Metropol 2 shtator 2013

Page 1

»12

Horoskopi mujor

Çfarë thonë yjet për të gjitha shenjat, shëndeti dhe financat E hënë

2 shtator 2013 Viti IX, Nr. 3069 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ankandet

Atlasi i konfliktit, regjimi, 10 librat më të shtrenjtë rebelët dhe të infiltruarit në botë, kapërcejnë »

bote & histori

• Erdogan: Konspiracion ndaj nesh dhe ndaj Egjiptit • Izrael vs Iran, shteti hebre në qendër të skakierës • Siria, Barak Obama: Duhet të sulmojmë »13-17

22

çmimin 2.5 milionë USD

Takimi në Durrës Emigrantët

9 kriteret për të përfituar pensionin në Shqipëri Kushtet që duhen plotësuar. Mosha kur mund të nisë aplikimi dhe përfitimi. Përqindjet që përfitohen nga pagesat e menjëhershme

»5

Të përndjekurit

Asnjë varr për 4500 të vrarët gjatë diktaturës Prej 22 vitesh nuk është dhënë asnjë fond për gjetjen e trupave. Dy mijë të pushkatuar janë gjetur vetëm nga familjarët »8

Opinion Nga Azem Parllaku

Idealistë dhe njerku shtet

»10

Nga Elvis Kotini

Lidhësa juridike »11

»2

Ministrat dorëzojnë programet, pikat që do të votohen në mbledhjen e parë Fluksi në Durrës

»9

Pavarësisht ndryshimit të ligjit, institucionet kërkojnë certifikata Zhvendoset treni në Vorë

Votimet në dy zona

Zgjedhjet e pjesshme, grusht mes militantëve dhe votim familjar Partitë dorëzojnë në momentet e fundit komisionerët dhe emrat e personave që do të numërojnë fletët

»3

Nisin projektet për pallatet e reja dhe zgjerimin e bulevardit të Tiranës CEZ: Oraret dhe zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike. Autobus falas për në Vorë sipas orarit të trenit »4

Shqiptari në Itali

Njofton policinë: Kam rrahur gruan, ejani më kapni pasi do t’a vras në sy të fëmijës »9


02

« POLITIKË

E hënë 2 shtator 2013 •

ARDHJA NË PUSHTET KTHEN HESHTJEN NË SELINË E PS-së

Ministrat mes kërkesave të mbështetësve dhe të Kryeministrit N

ë selinë e Partisë Socialiste prej javësh ka mbizotëruar qetësia, duke rimarë traditën e partisë në pushtet. Me përjashtim të ndonjë takimi zyrtar apo të ndonjë deklarate për shtyp në ambientet e brendshme të partisë apo dhe rreth saj, veç mbështetësve që presin të vjelin të mirat e ardhjes së partisë së tyre në pushtet, lëvizjet e funksionarëve të partisë ishin të pakta ose të munguara në rastet më të mira. Megjithatë, nuk munguan dhe ditë si ato të cilat sollën ministrat e zgjedhur në parti dhe ato pak momente të qëndrimit të tyre u shfrytëzuan nga militantët e partisë që të mund të shprehnin kërkesat e tyre përkundrejt njerëzve të cilët i kishin mbështetur dhe votuar pikërisht për të ardhur në krye të vendit. Por kontradita është e madhe momentalisht, nëse mbështetësit presin që njerëzit, ato të cilët votuan, tua kthejnë nderin, ministrat e kanë mendjen gjetiu, tek zbatimi i porosisë së prerë të kryeministrit të tyre, hartimi i planeve të detajura të punës së tyre në 100 ditët e para. Qeveria e ardhshme Megjithëse ishin të rralla rastet e dukjes së tyre në parti sërish përfaqësuesit e qeverisë së re që pritet të votëbesohet në shtator pati një javë të ngjeshur pune. Pas takimit dy ditor në Vlorë, ku diskutuan mbi programin dhe mbi projektin e 300 ditëve të para të qeverisjes, ministrat e kabinetit “Rama” u zhvendosën në Tiranë. Në një tjetër axhendë, por e lidhur sërish me programin qeverisës, socialistët trajtuan me ekspertë ndërkombëtare dy çështje mjaft të rëndësishme atë të territorit dhe ekonominë. Por dhe pas mbylljes së konferencës dy ditore, ministrat nuk u ndalën, vijuan takimet mes tyre për të koordinuar punën deri në hartimin e një projekti final, me të cilin kryeministri i zgjedhur do të prezantohet në Kuvend, pas betimit të qeverisë së re. Axhenda e ministrave Me i-pade në duar ministrat, e zgjedhur për të qeverisuar vendin, kanë vijuar konsultimet mes tyre. Avancimi i teknologjisë duket se ua ka thjeshtuar punën, të paktën nga ana infrastrukturore. Pasi mbyllën konsultimet me ekspertët e huaj të cilët i ftuan për katër ditë rrjesht në kryeqytetin e shqiptarëve dhe pasi i përcollën ato, figurat e zgjedhur nga Rama për të bashkëqeverisur koordinuan miniprogramin me të cilin do të nisin punën e tyre nesër

Pas takimit dy ditor në Vlorë, ku diskutuan mbi programin dhe mbi projektin e 300 ditëve të para të qeverisjes, ministrat e kabinetit “Rama” u zhvendosën në Tiranë. Në një tjetër axhendë, por e lidhur sërish me programin qeverisës, socialistët trajtuan me ekspertë ndërkombëtare dy çështje mjaft të rëndësishme atë të territorit dhe ekonominë. Por dhe pas mbylljes së konferencës dy ditore, ministrat nuk u ndalën, vijuan takimet mes tyre për të koordinuar punën deri në hartimin e një projekti final, me të cilin kryeministri i zgjedhur do të prezantohet në Kuvend, pas betimit të qeverisë së re.

MBLEDHAJ Takimi dy ditor në Durrës i parashikuar si finali për programin Është parashikuar që kjo të jetë mbledhja finale. Pritet që takimi dy ditor në hotel “Coloseu” pranë Shkëmbit të Kavajës mes Kryeministrit të ardhshëm dhe ministrave të zgjedhur prej tij të diskutojnë dhe miratojnë planin emergjent të 100 ditëve. Ky mikro-program, vetëm për 100 ditët e para, përfshin si të nevojshëm dhe të domosdoshëm ndërhyrjen për një normalitet demokratik të rendit publik, në administrimin e financave publike dhe duke qenë se për PS vendi është gjithmonë nën kërcënimin e situatës jo të mirë energjetike, kjo për qeverinë “Rama” duhet përballuar me shpejtësi dhe efektivitet. Programi do të përfshijë dhe reformat institucionale kryesisht ato që kanë impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët. Rrugë tjetër e rëndësishme, pjesë integrale e programit është dhe ajo e realizmit të investimeve të mëdha, qoftë e investimeve të huaja direkte qoftë e investimeve vendase dhe për këtë platforma propozon përmirësimin e klimës së biznesit. Madje, pritet që pjesë e këtij miniprogrami të jenë dhe masat në kundërpërgjigje me vepra ndaj vendimeve të marra nga qeveria “Berisha”.

në qeveri. Kështu, pritet që sot dhe nesër ministrat dhe kryeministri i zgjedhur do të formalizojnë programin e 100 ditëve të para të qeverisjes. Pasi kanë përcaktuar prioritetet e punës së tyre në çdo ministri, në një diskutim të hapur dyditor mes tyre, ministrat do të diskutojnë se cilat janë masat më të mira për të frenuar situatën aktuale në ekonomi, rend, polici, arsim, shëndetësi, e kështu me radhë. Të gjithë

ministrat mësohet se kanë përfunduar ato porosi dhe problematika që kishin dalë në mbledhjen e disa ditëve më parë të zhvilluar në Vlorë, duke i hedhur në një plan të detajuar pune. Kësaj radhe ndryshe nga mbledhja e zhvilluar në qytetin e Vlorës pritet që të jetë vetë Kryeministri i ardhshëm Rama i cili të japë detaje të punës ku do të përqendrohet kabineti i ri menjëherë pas votëbesimit në Kuvend.

Fate Velaj, këshilltar i kryeministrit për diplomacinë kulturore Një këshilltar dhe për diplomacinë kulturore. Për kët post në stafin e tij të këshilltarëve, Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama ka zgjedhur Fate Velajn, të cilit i bëri dje ftesë publikisht që ta pranojë një post të tillë. Vlerësimet për një emër të tillë, nuk munguan nga kryesocialisti Rama i cili në rrjetin social facebook, nga i cili dhe publikoi përzgjedhjen, radhit arsyet se përse sollën një vendim të tillë. “Para dy vitesh Presidenti i Parlamentit Europian nderoi me çmimin prestigjioz të Qytetarit Europian një shqiptar. Çmimi i posaçëm i Parlamentit Europian iu dorëzua për merita të veçanta në forcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e mëtejshëm të vendeve në Bashkimin Europian, si edhe ndihmesën e dhënë në nxitjen e mirëkuptimit mes qytetarëve të vendeve të ndryshme të Europës përmes bashkëpunimit pa kufij”, shkruante dje Rama në profilin e tij në këtë rrjet social. Madje, sqarimi vijoi më tej. “I ikur si shumë të tjerë nga Shqipëria në kërkim të Tokës së Premtuar, ky shqiptar emigrant nga Vlora bëri me jetën e tij prej endacaku ëndërrimtar nëpër Europë, një histori suksesi mes artit, kulturës e politikës. I diplomuar në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vienë për Menaxhim Arti e Kulture, Fate Velaj është organizator i shumë ngjarjeve kulturore nëpër Europë që kanë prekur vëmendjen e politikës si

edhe padyshim, një prej promotorëve më shembullorë të imazhit pozitiv të Shqipërisë në Kontinentin e Vjetër. Ai mori për merita të spikatura disa vite më parë, të drejtën e dynënshtetësisë nga Qeveria Austriake dhe së fundi iu përgjigj pozitivisht ftesës sime për të qenë këshilltar i kryeministrit në funksion të ambicies sonë për të zhvilluar diplomacinë e shumëprapambetur kulturore”, mbyllej mesazhi i Ramës. Kështu, Kryeministri i zgjedhur ka nisur të bëjë publikë emrat që do të përbëjnë stafin e tij të këshillimit në ekzekutiv. Pak ditë më parë, Rama zgjodhi si këshilltar për mbrojtjen Gjeneral Sandër Lleshi, i cili u shkarkua nga detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm

në maj të këtij viti. Dekretin e Presidentit, Lleshi jo vetëm që e cilësoi si të jashtëligjshëm por Lleshi e konsideroi si një vendim politik të diktuar nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Në mbledhjen dy ditore në Vlorë, Rama prezantoi si Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agasin. Ndërsa më herët, Kryeministri i ardhshëm bëri me dije se Vali Bizhga do të jetë drejtore e kabinetit të Kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama. Bizhga ka qenë zëvendëse e Ramës dhe më pas Drejtore e Kabinetit kur numri një i socialistëve drejtonte Bashkinë e Tiranës. Rama kujtoi në mesazhin e tij në Facebook se Bizhga shpesh ka qenë drejtore ekzekutive e fushatave elektorale të tij.


POLITIKË • E hënë 2 shtator 2013

»

03

KOMUNA RRETHINA, PROCESI VIJOI NORMALISHT, U SHMANGËN INCIDENTET

TOPONIMET

Zgjedhjet e pjesshme, grusht midis militantëve

Greqia shtyn afatin deri më 30 shtator

Dardhë, votime familjare. Kandidatët akuza të ndërsjellta Ervin Koçi

Z

gjedhjet e pjesshme në dy komunat, Dardhas dhe Rrethina u shoqëruan me incidentet duke mos shpëtuar nga tradita e shqiptarëve për mos realizimin e zgjedhjeve pa probleme. Pavarësisht se këto ishin zgjedhje të pjesshme, vetëm në dy komuna, ato sërish u shoqëruan me një sër incidentesh, të cilat ishin më së shumti në komunën Dardhas. Në komunën tjetër, Rrethina të qarkut të Shkodrës, u zhvilluan zgjedhje të qeta, pa incidentet. Dardhë Problemet më të mëdha në zgjedhjet e pjesshme u shënuan në komunën Dardhë të qarkut të Korçës. Ashtu si në zgjedhjet më parshme, edhe në këtë komunë u shënuan një sër incidentesh ku më i rëndi ishte sherri midis dy militantëve, njëri i LSI-së dhe tjetri i PD-së. Ky grusht ndërmjet dy simpatizantëve të dy forca politike rivale u bë jashtë ambienteve të qendrës së votimit dhe siç u raportua, incidenti kishte nisur nga një debat të fortë për partitë politike që garonin në këtë qark. Më pas dy militantët kanë kaluar në konfrontim fizik ndërmjet tyre dhe u desh ndërhyrja e votuesve të tjerë që gjakrat të qetësoheshin. Krahas kësaj, po për këtë komunë u raportuan tri raste të votimit familjarë. Në njërin rast u pa se një i ri i shoqëruar nga babai i tij, në rastin tjetër, një i moshuar u shoqërua nga një grua dhe në rastin e tretë ishte një tjetër grua e shoqëruar nga bashkëshorti. Votuesit hynë njëkohësisht në ambientet e dhomës së votimit dhe gjithçka ka ndodhur në sytë e komisionerëve dhe vëzhguesve të kësaj QV-je. Në komunën Dardhas të qarkut të Korçës u përballën kandidatët Gentian Pere i Partisë Demokratike dhe Genci Hamollari, kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i mbështetur nga Partia Socialiste. Rrethina Në komunë Rrethina të qarkut të Shkodrës u raportua se procesi zgjedhor vijoj pa incidente. Ashtu siç është e parashikuar në Kodin Zgjedhor, qendrat e votimit u hapën në orën 7 dhe u mbyllën në orën 19. Për këtë komunë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk paraqitur as një incident duke pohuar se i gjithë procesi i votimi ka vijuar pa incidente. Ndryshe nga komuna Dardhë, në komunën Rrethina kandidonin përballë njëri-tjetrit kandidati i PD-së dhe kandidati i PS-së. konkretisht nga radhët e Partisë Demokratike kandidoj Ridvan Guri, ndërsa socialistët me kandidatin Luan Harusha, i mbështetur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

PJESËMARRJE NË ZGJEDHJE, DARDHË 60%, RRETHINA 34% Mbyllja e qendrave të votimit për dy komunat ku u zhvilluan zgjedhje për kryetar komune, u bë në orën 19. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votim ka qenë e kënaqshme ku në komunën Dardhas është shënuar një pjesëmarrje në masën 55%. Por kjo komunë kishte një numër të vogël votuesish në krahasim me komunën tjetër Rrethina. Sipas të dhënave, në komunën Dardhas numri i votuesve është rreth 2600 persona dhe nga këto vetëm 60 për qind e tyre ka marrë pjesë në votime. Në komunë tjetër, Rrethina, numri i votuesve ishte më i lartë, rreth 17 mijë persona. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja e zgjedhësve në procesin elektoral ka qenë rreth 34 për qind, duke shënuar një pjesëmarrje më të madhe se sa në atë të komunës Dardhë. Për të dyja komunat pjesëmarrja në zgjedhje nuk ka qenë tepër e lartë. Rezultati i votimi për këto dy njësi vendore pritet që të shpallet sot nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi në mbrëmjen e djeshme komisionerët e partive politike kanë vijuar numërimin e votave në kutit e votimi.

Afati për hyrjen në Greqi të shqiptarëve, fëmijët e të cilëve kanë probleme me shkrimin e toponimeve greke në pasaportat e tyre, është shtyrë deri në fund të shtatorit. Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarit jep një afatin e ri, deri më 30 shtator, që emigrantët shqiptarë të kthehen pa u përballur në pikat kufitare greke me pengesa, për shkak të shkrimit të toponimeve në pasaportat e tyre. Urdhri i Ministrisë greke të Mbrojtjes së Qytetarit ka shkuar edhe në pikat doganore në kufirin shqiptarogrek. Kështu shqiptarët që kanë probleme në pasaportat e fëmijëve dhe ende nuk janë kthyer nga Shqipëria, kanë afat edhe një muaj për ta bërë këtë, për të mos hasur pengesa në pikën kufitare nga pala greke. Problemi i shkrimit të toponimeve greke në pasaportat e fëmijëve të lindur në Greqi, ka 2 vjet që është hapur dhe nuk po gjen asnjë zgjidhje. Palët fajësojnë njëratjetrën dhe për pasojë mijëra shqiptarë janë ndeshur me probleme, madje shumë prej tyre edhe janë kthyer mbrapsht nga policia greke dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Greqi.

Berisha takim me artistin holandez

•Procesi zgjedhor në Dardhas të Korçës është shoqëruar me tensione. Vetëm pak orë pas nisjes së procesit ka qenë kandidati i PD, Gentian Pere, që ka hedhur i pari akuza. Sipas kandidatit të PD-së, militantë të konkurrentit kanë ushtruar presion mbi votuesit. Në këtë komunë votojnë mbi 2 mijë e 600 banorë, të cilët do të votojnë në 8 qendra votimi. Këto akuza të hedhura nga ana e kandidatit të PD erdhën në mesin e procesit të votimit duke paralajmëruar se zgjedhjet në këtë komunë do të nuk do të zhvillohen në një ambient të qetë. Gjë kjo që u konfirmua më pas nga konflikti ndërmjet dy militantëve dhe nga votimi familjar i bërë në qendrat e votimit të kësaj komune. Këto incidente të ndodhura në këtë komunë mobilizuan policinë e Korçës, e cila dërgoi disa grupe të policisë për të mbarëvajtur procesin.

•Akuzat e kandidatit të Partisë Demokratike, Gentian Pere, u shoqëruan nga një kundërakuzë nga ana e rivalit të tij në këtë proces. Kandidati për kryetar të komunës Dardhas nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Genci Hamollari dhe kryetari i LSI-së për Pogradecin akuzuan kandidatin e Partisë Demokratike se nëpërmjet këtyre akuzave të bëra nga ai paralajmëron humbjen e tij në këtë proces duke shtuar më tej se LSI është shpallur fituese në këto zgjedhje të pjesshme. Zhvillimi i këtij procesi elektoral në komunë e qarkut të Korçës janë një “nxehje” e militantëve, pasi për një muaj do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkinë e Korçës, pasi kryetari i kësaj njësie vendore, Niko Peleshi, është zgjedhur nga kreu i PS-së, Edi Rama për të mbajtur postin e zëvendëskryeministrit dhe për këtë ai do të japë dorëheqjen nga Bashkia e Korçës.

•Zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara dje erdhën pasi në muajin shkurt, Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, firmosi vendimin për shkarkimin e dy ish-kryetarëve të këtyre njësive vendore, pasi ata kishin kryer vepra penale. Në këtë mënyrë, komuna Rrethina e qarkut Shkodër dhe komuna Dardhë e qarkut Korçë, rishkuan në zgjedhje pas procesit elektoral të 23 qershorit. Për komunën Rrethina ishin 16700 votues, të cilët kishin të drejtën për të marrë pjesë në këtë proces, ndërsa për komunën Dardhë ishin 2600 votues. Pas përfundimit të procesit të votimit në orën 19 siç është e parashikuar në Kodin Zgjedhor, komisionerët e partive politike do të kryejnë numërimin e votave për të shpallur fituesin në zgjedhjet e pjesshme. Verdiktin final për këtë mini proces zgjedhor pritet që të merret sot nga ana e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

Kryeministri në detyrë Sali Berisha priti në një takim artistin holandez Jaap vant Veer, i cili jeton dhe punon prej vitesh në Alpet shqiptare. Z. Jaap van’t Veer, u shpreh se për dhjetë vitet e qëndrimit në Shqipëri ishte bërë dëshmitar i transformimeve të mëdha që kanë ndodhur në infrastrukturën dhe mentalitetin e shoqërisë shqiptare. Artisti holandez i dhuroi Kryeministrit një skulpturë, me të cilën, u shpreh ai, janë mishëruar disa nga etapat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Berisha e falënderoi artistin holandez për vlerësimet dhe veçanërisht për përkushtimin që tregon ndaj natyrës, historisë dhe aktualitetit shqiptar, i uroi punë të mbarë në misionin e tij fisnik. Berisha u shpreh gjithashtu se populli shqiptar, natyra e truallit të tij, janë kthyer në frymëzim për shumë njerëz të famshëm, të cilët nga ana e tyre i kanë bërë të njohura botës virtytet e tij njerëzore dhe bukuritë natyrore të viseve shqiptare.


04

« SOCIALE

E hënë 2 shtator 2013 •

BASHKIA VË NË DISPOZICION AUTOBUSË FALAS PËR TRANSPORTIN DERI NË VORË

Tirana pa tren, derë e hapur për bulevardin e ri Zhvendoset linja e tensionit të lartë, Bashkia e Tiranës mban premtimet Erta Bode

T

reni nuk do të përshkojë më kryeqytetin. Tashmë nisja apo mbërritja në kryeqytet do të bëhet nga Vora. Ky është lajmi që Bashkia e Tiranës ka bërë për gjithë banorët që përdorin këtë linjë transporti, duke u siguruar atyre një transport falas Tiranë-Vorë dhe ansjelltas. Ndërsa lajmi shënon dhe nisjen e zgjatjes së Bulevardit të Tiranës. Madje, shkak i kësaj zhvendosje të stacionit të trenit është pikërisht fillimi i punimeve për bulevardin e ri të Tiranës. Për këtë arsye, duke nisur nga sot, Stacioni i Trenit do të jetë në Vorë. Zhvendosja e shinave të trenit, përveç se i hap rrugën realizimit të një projekti strategjik, siç është ndërtimi i bulevardit të ri, do t’i japë fund ankthit të banorëve që jetojnë përgjatë zonës ku shtrihen shinat e trenit. Kjo për arsye se do të eliminohen zhurmat, apo dhe frekuentimi i vagonëve të parkuar dhe të braktisur në stacion prej endacakëve apo për një shtresë të njerëzve frekuentues të lëndëvë narkotike, madje dhe për ata që e kthenin kabinën e një treni në hotel.Ndërsa banorët e zonës nuk do të kenë më frikë për fëmijët e tyre, të cilët tashmë i shpëtojnë aksidenteve. Ndërkohë Bashkia bën me dije se transporti nga Tirana në Vorë dhe anasjelltas, për synimin e shfrytëzimit të udhëtimit me tren, do të kryhet falas nga Bashkia e Tiranës. Do të vendosen në dispozicion të udhëtarëve autobuzë të cilët do të kryejnë transportin. Nisja e autobuzëve od të bëhet nga stacioni aktual, sipas orareve të nisjes së trenit dhe anasjelltas. Për të përdorur shërbimin falas të autobuzëve, pasagjerët duhet të kenë biletën e trenit ose abonenë që i identifikon si përdorues të linjës së trenit . Kryebashkiaku Lulzim Basha ua premtoi banorëve të kësaj zone, zhvendosjen e shinave të trenit, në vitin 2011, një premtim që do të kthehet në realitet, duke nisur nga sot. Investimi që e pason këtë hap të parë, pra ndërtimi i bulevardit të ri, do të pasohet me një çlirim të ndërtimeve në kryeqytet. Tashmë, mesohet se, janë një numër I lartë kompanish ndërtuese që kanë shprehur interes për sipërfaqet që do të jenë në dispozicion të tyre. Ndërsa ky zhvillim duket se do të trondisë dhe vlerat e tregëtimit të apartamenteve në kryeqytet. Një tjetër zhvendosje që do i ndodh kryeqyteit është edhe linja ajrore e tensionit të lartë që nuk do të jetë më mbi bulevardin “Zogu i Parë”. Zhvendosja e kësaj linje, një shqetësim i madh i banorëve të kësaj zone, ishte një premtim i kryebashkiakut Basha, bërë gjatë fushatës elektorale në vitin 2011. Pas 15 vitesh më në fund kjo linjë nuk do të përbëjë më rrezik. “Me vënien në efiçencë të linjës, do të mundësohet zhvendosja e kabllit ajror përgjatë “Zogut të Parë” deri në Tirana 1”,

deklaroi Henrik Hysenbregasi, drejtor i projekteve strategjike dhe investimeve të huaja. Për shkak të kompleksitetit të punës, për futjen nën tokë të kësaj linje, Bashkia e Tiranës ka marrë një ekip të specializuar nga jashtë si dhe po bashkëpunon me OST. Ekspertët e huaj e kanë konsideruar punën në zhvendosjen e linjës së tensionit të lartë, si një ndërhyrje “kirurgjikale”. Zhvendosja do të përfundojë tërësisht brenda javës së parë të shtatorit.

TRENI

LINJA E TENSIONIT

Mjeti transportues tashmë do i mungoj Tiranës, sepse stacioni i tij është zhvendour për në Vorë. Kjo pritet t’i sjellë një jetë paksa më të qetë kryeqytetit, duke shmangur incidentet dhe aksidentet që ndodhnin në atë zonë, si dhe të shërbejë si dritë jeshile për punimet e bulevardit të ri. Ndërkohë për transportin nga Tirana në Vorë dhe anasjelltas Bashkia e Tiranës u ka siguruar banorëve se do të kryhet falas nëpërmjet linjës së autobizit të vënë posaçërsiht për këtë punë.

Linja ajrore e tensionit të lartë nuk do të jetë më në bulevardin “Zogu i Parë”, por do të shtrihet nën tokë përgjatë tij. Linja e re ka një gjatësi prej 2.3 km, është ndërtuar me parametra bashkëkohorë dhe i përgjigjet zhvillimit perspektiv të rrjetit të rajonit. Kështu ajo nuk do të jetë më problem për banorët e kësaj zone dhe do të ofrojë më shumë siguri. Për futjen në tokë të kësaj linje Bashkia e Tiranës ka marr një grup specialistësh zviceran. Zhvendosja do të përfundojë tërësisht brenda javës së parë të shtatorit.

ÇEZ : NDËRPRERJA PËR SHKAK TË PUNIMEVE NË LINJËN KABLLOR

Kufizim i energjisë elektrike, 1-6 shtator Zonat e kryeqytetit që do të kenë kufizim të energjisë elektrike Kompania ÇEZ shpërndarje ka njoftuar se për 6 ditë, banorë të kryeqytetit do të ndeshen me kufizim të energjisë elektrike. Kjo jo në të gjitha lagjet e Tiranës, por në disa prej tyre, ku po kryhen punime në linjën kabllore 110 kë në nënstacionin Qendër Tiranë. ÇEZ e ka bërë këtë njoftim që banorët të marrin masat. Ekspertët thanë se kanë studiuar për të zgjedhur një orar të përshtatshëm për mos u ndjerë pengesa e energjisë në familje. Për rreth 8 orë në ditë, ekzaktësisht nga ora 22:00-06:00, në lagje të caktuara nuk do të ketë energji. Sipas punonjësve të ÇEZ, ky është orari ku energjia është më pak e konsumuar, pasi 80% të orarit e zë posaçërisht pjesa kur banorët pushojnë dhe janë në gjumë. Ndërkohë është pak problem orari 22:00-24:00, ku dihet që banorët janë ende

zgjuar dhe aktivë ndaj dhe do të ndeshen me mungesën e energjisë elektrike. Gjithashtu të arsyeshme janë dhe emergjencat e natës, ose familjet me fëmijë të vegjël, apo me mosha të treta, që ndodh të kenë zgjim natën, por kërkohet një mirëkuptim nga ana e banorëve për këtë situatë. Ky njoftim është bërë nga ÇEZ për t’u ardhur në ndihmë edhe bizneseve të cilët të sigurojnë mjetet e duhura që mos të ndeshen me mungesën prej 8 orësh të energjisë, pasi në shumë prej tyre është shumë e domosdoshme energjia. Gjithsesi ÇEZ ka siguruar banorët se ky orar do të zbatohet me përpikmëri dhe ndërprerje gjatë ditës nuk do të ketë. Ajo u kërkon atyre gjithashtu të mos alarmohen pasi është një gjendje e përkohshme për vetëm 6 ditë, për arsye të punimeve që do të ndodhin në linjën kabllor.

Zonat që preken nga kufizimi janë:

Kufizim të energjisë do ketë edhe në zonat

“Rruga e Durrësit”,

“Libri Universitar,

Rr. “Mihal Duri”,

Rr. “Ismail Qemali”,

Rr. “Ded Gjoluli”,

Rr. “Pjetër Bogdani”.

Rr. “Naim Frashëri”,

Ndërprerja e energjisë do të fillojë nga ora 22:00 deri në 06:00.

Rr. “Abdyl Frashëri”, Rr. “Sami Frashëri”.

MINISTRIA E ARSIMIT Publikohet Libri i Transparencës Maturantët do të gjejnë aty të gjitha të dhënat e tyre Në prag të përgjigjeve të shkollave të larta, Ministria e Arsimit publikon Librin e Transparencës, që është si një “ditar” për maturantët. Ai është online në faqen zyrtare të MASH, duke i kthyer përgjigje maturantit për çod gjë që do të dijë për veten. Libri i Transparencës plotëson tërësisht kuadrin e informimit të saktë dhe të plotë të maturantëve/ kandidatëve, dukuri që përshkon të gjithë procesin e Maturës Shtetërore dhe të pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik (IALP) nëpërmjet sistemit Meritë Preferencë. Në Librin e Transparencës çdo maturant apo kandidat gjen të gjithë elementet përbërës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme: Aty di të gjejë mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme, rezultatin e provimit të letërsisë, të matematikës si dhe rezulatet e lëndëve me zgjedhje, do të gjejë preferencat e tij, bashkangjitur tashmë edhe pikëve që kanë kapur për çdo preferencë. Mbi bazën e këtyre elementeve që përmbushin këtë libër janë publikuar dhe pikët e fituara nga secili maturant dhe kandidat për çdo preferencë të përzgjedhur prej tyre gjatë aplikimit online të formularit A2, të llogaritura këto në bazë të koeficienteve të miratuara nga MASH pas propozimeve të IALP-ve e gjitha kjo për të qënë sa më shumë transparent në sytë e tyre. Pikët për çdo preferencë maturantët kanë patur mundësinë t’i llogaritin edhe vetë, por kjo bëhet për transparencën si dhe për t’u treguar se MASH ka kohë të merret me secilin prej tyre dhe t’i kushtojë vëmendjen që kërkon. Çdo maturant dhe kandidat, pas leximit në Librin e Transparencës të pikëve të grumbulluara nga ana e tij në secilin program studimi të përzgjedhur, si dhe pikëve të fituesve të fundit të publikuara tashmë në Ëeb Site e AKP, arrin të gjykojë se në cilën degë ka më shumë shanse të fitojë. Vëmë në dukje se për maturantët dhe kandidatët të cilët ndër preferencat e përzgjedhura kanë dhe programe studimi që parashikojnë zhvillimin e konkurseve, pikët për këto programe studimi do të dalin pas publikimit të rezultateve të konkurseve. Gjthashtu bëhet e ditur se këto element dhe të dhënat për veten, maturanti mund t’i kërkoj vetëm nëpërmjet barkodit të tij personal.


EKONOMI • E hënë 2 shtator 2013

VLERA VJETORE E KONTRIBUTEVE ARRIN NË 49 320 LEKË

Llogaritja e kontributeve sjell ndryshime në bazën e llogaritjes së tyre për kategoritë e personave ekonomikisht joaktivë, për të vetëpunësuarit dhe për sigurimin vullnetar. Baza për llogaritjen e kontributit për këto kategori është mesatarja mes pagës minimale dhe maksimale për efekt të llogaritjes së kontribuesve. Ndërkohë, masa e kontributit të sigurimit të detyruar shëndetësor është 3.4 përqind të bazës për llogaritjen e kontributeve, për të gjitha kategoritë e mbuluara nga skema. Për të punësuarit, kontributet paguhen në masë 50 përqind nga punëdhënësi dhe në masën 50 përqind nga i punësuari. Gjithashtu, ligji i sigurimeve trajton problemin e bashkëpagesës, duke konfirmuar parimin e bashkëmarrjes në mbulimin e çmimit të shërbimeve nga personat e siguruar.

Mekanizmi i bashkëpagesës në një skemë sigurimesh shëndetësore synon të rikujtojë konsumatorët se, shërbimet shëndetësore kushtojnë; ndihmon në menaxhimin e skemës, duke formalizuar pagesat informale dhe është një mjet për të ndaluar ose kufizuar kërkesat abuzive për akses në skemën e sigurimeve. Ndërkaq, Fondi i Sigurimit Shëndetësor nuk financon shërbime të kujdesit shëndetësor ndaj personave që nuk janë të siguruar, me përjashtim të rasteve të urgjencës mjekësore. Në këtë drejtim, emigranti që ka vendosur të kthehet në Shqipëri dhe përpos kësaj të bëhet edhe pjesë e skemës së përfitimit të shërbimeve shëndetësore për vitin 2012 duhet të plotësojë një sërë kriteresh. Por, nga ana tjetër, përzgjedhja e mjekut të familjes, do të bëhet vetëm sipas dëshirës së emigrantit.

Emigrantët, ja 9 kriteret për përfitimin e pensionit Brikena Dervishaj Fondi i Sigurimeve ka përcaktuar një sërë kriteresh të reja si dhe dokumente për të gjithë emigrantët jashtë Shqipërisë, të cilët duan të përfitojnë sigurime shoqërore. Nëpërmjet skemës së sigurimit vullnetar, ku një emigranti i duhet të derdhë nivelin minimal të kontributit vullnetar për sigurimet shoqërore 4 110 lekë në muaj, që në vit arrin vlerën e 49 320 lekë, bëhet i mundur edhe sigurimi. Çdo person i autorizuar mund të vijë në emër të dikujt tjetër për të bërë pagesën. Sipas statistikave zyrtare, në skemën vullnetare të sigurimeve shoqërore janë të regjistruar rreth 27 300 emigrantë. Pagesat Sipas Fondit të Sigurimeve, kontributet mund të paguhen tremujore dhe kur këto paguhen paradhënie zbritet 1,5 për qind nga shuma e kontributeve; kur pagesa bëhet gjashtëmujore, emigrantëve iu zbritet 3 për qind e kontributeve dhe kur pagesa bëhet vjetore, zbritja e përqindjes është më e madhe dhe arrin në 6 për qind. Ndryshimet kalendarike të masës së kontributit nuk ndryshojnë për personat, të cilët i kanë realizuar paradhënie pagesat e kontributeve. Kjo do të thotë, që nëse një shtetas paguan paradhënie disa vite, ai përfiton, duke mospaguar tërësisht shtesën vjetore të masës së kontributit mujor, e cila në të shumtën e rasteve është 10 për qind. Ekspertët e ISSH-së theksojnë gjithashtu se, vihet re një interesim shumë i madh nga kategoria e emigrantëve për t’u siguruar në mënyrë vullnetare, pasi një pjesë e mirë e të larguarve kanë pasur vite pune, të cilat nuk u interesojnë t’i humbasin. Kur një shtetas shqiptar për një arsye apo për një tjetër nuk është i siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm, ka të drejtën e sigurimit vullnetar. Kjo e drejtë u lind të gjithë shtetasve 30 ditë, pasi janë shkëputur nga sigurimi i detyrueshëm. Përjashtohen nga kjo skemë të gjithë personat që janë në kushte përfitimi nga sigurimi i detyrueshëm. Personat e interesuar për vazhdim sifgurimi kanë të drejtë të paguajnë kontribute deri në nivelin maksimal, për përfitime në nivel maksimal. Për këtë, atyre u duhet të paguajnë kontribute mbi një shumëfish të kontributit minimal, që i korrespondon kontributit të llogaritur mbi një shumëfish të pagës minimale të miratuar për efekt pagese të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Nëse këta persona rikthehen në veprimtarinë ekonomike, ndërpresin sigurimin vullnetar dhe vazhdojnë

në sigurimin e detyrueshëm. Si realizohet sigurimi vullnetar? Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka aktivizuar të gjithë strukturat e tij në Drejtoritë Rajonale dhe Agjencitë e Sigurimeve Shoqërore, për të lehtësuar të interesuarit si për sqarimet përkatëse ashtu edhe për sigurimin e tyre. Ndërmjet personit që do të sigurohet vullnetarisht dhe punonjësit të autorizuar nga ISSH, që mund të jetë edhe agjent i kontraktuar brenda ose jashtë vendit, lidhet një marrëveshje për sigurimin vullnetar. Tipi i marrëveshjes është në varësi të vendit ku lidhet kjo marrëveshje.

Kushtet që duhet të plotësojnë emigrantët për t’u siguruar 1. Të kenë mbushur moshën 18-vjeç. 2. Të jetë i siguruar para lindjes të së drejtës për përfitim. 3. Të vetëpunësuarit në bujqësi që përfitojnë nga mbështetja e shtetit, nëpërmjet buxhetit të shtetit, nuk kanë të drejtë të sigurohen vullnetarisht. 4. Kontributi mujor për të përfituar nga kjo skemë është 3742 lekë. 5. Kjo vlerë ndryshon në çdo vit kalendarik. 6. Nëse kontributet paguhen paradhënie për tre muaj, atëherë personit i zbritet 1,5 % nga shuma e kontributeve. 7. Nëse paguhen paradhënie për gjashtë muaj, atëherë personit i zbritet 3% nga shuma e kontributeve. 8. Nëse paguhen paradhënie për një vit, atëherë personit i zbritet 6% nga shuma e kontributeve. 9. Nëse paguhen disa vite njëherësh paradhënie, atëherë personit i zbritet deri në 10 % nga kontributet.

EDHE PËR SIGURIMIN E PERIUDHAVE TË KALUARA PAGUHET E NJËJTA SHUMË

Kushtet që plotëson një shtetas shqiptar Përfitojnë të gjithë të vetëpunësuarit, veç atyre në bujqësi Që një shtetas shqiptar të sigurohet vullnetarisht duhet të ketë mbushur moshën 18 vjeç, sigurimi bëhet para lindjes të së drejtës për përfitim, si dhe të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët përfitojnë nga mbështetja e qeverisë nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe nuk kanë të drejtë të sigurohen vullnetarisht. Aktualisht, kontributi mujor për të përfituar nga kjo skemë është 4 110 lekë në muaj, e cila ndryshon në çdo vit kalendarik/lekë. Edhe për sigurimin e periudhave të kaluara do të paguhen me këtë shumë, për arsye se pensionet indeksohen çdo vit. Kontributet mund të paguhen tremujore dhe në këtë rast, kur paguhen paradhënie zbritet 1,5% nga shuma e kontributeve, mund të paguhen gjashtëmujore dhe në këtë rast zbritet 3% nga shuma e kontributeve, por mund të paguhen edhe vjetore, dhe në këtë rast zbritet 6% e kontributeve. Ndryshimet kalen-

Nga skema e sigurimit vullnetar mund të mbulohen edhe periudha të pambuluara nga skema e sigurimit të detyruar, të cilat përfitohen nga ata që derdhin kontribute. darike të masës së kontributit nuk ndryshojnë për persona, të cilët i kanë realizuar paradhënie pagesat e kontributeve. Kjo do të thotë, që nëse një shtetas paguan paradhënie disa vite, ai përfiton, duke mos paguar tërësisht shtesën vjetore të masës së kontributit mujor, e cila në të shumtën e rasteve është 10%. Përfitojnë të gjithë të vetëpunësuarit, duke përjashtuar të vetëpunësuarit në bujqësi, skemë për të cilën financon shteti, punëdhënësit, emigrantët.

Kontributi që paguhet në këtë rast do të jetë në masën e kontributit minimal për periudhën e pagesës së tyre, pra, do të jetë i barabartë me masën e kontributit që është në fuqi.

»

05

DETYRIMI Publikimi

Sot dorëzohet akti normativ për emrat e karburanteve Ditën e hënë Ministria e Ekonomisë do të dorëzojë pranë qeverisë aktin normativ i cili detyron Drejtorinë e Metrologjisë të bëjë publikë emrat e karburanteve që vjedhin. Ministri Florion Mima bën të ditur se akti do të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit të tij në mbledhjen e ardhshme të ministrave. Drejtoria e Metrologjisë është e detyruar të mos bëjë publikë emrat, sipas ligjit aktual. Në nenin 9 të ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë thuhet se publikimi i emrave të kompanive abuzuese duhet bërë në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Por në fakt vetë objekti i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale nuk kufizon kompani tregtare, por vetëm persona fizikë. Lidhur me këtë edhe biznesi ka shprehur shqetësimin e tij. Konfindustria është reshtuar krah zërave pro publikimit të emrave të kompanive që abuzojnë me cilësinë dhe sasinë e karburanteve në pikat e tregtimit me pakicë. Sipas administratorit të këtij grupimi, Gjergj Buxhuku, ky publikim do t’i japë fund abuzimit. “Është e padiskutueshme që akti normativ i parashikur për ndëshkimin e abuzuesve për sasinë e karburantit është i domosdoshëm dhe i nevojshëm për t’u ndjekur edhe në vazhdimësi edhe nga qeveria në pushtet dhe njëkohësisht mend të themi që është dhe mjaft i vonuar. Bëhet fjalë për një nga tregjet më të mëdha në Shqipëri, që kalon në xhiro vjetore 12 përqindëshin e xhirove bruto, ndaj është e domosdoshme marrja e masave drastike duke filluar që nga veprimet dhe ndëshkimet administrative deri tek ndjekja penale”, tha Buxhuku. Pas pak ditësh akti normative do të jetë gati. “Mendoj që publikimi i emrave është i detyrueshëm por jo vetëm i detyrueshëm pasi edhe nga pikëpamja morale është i domosdoshëm sepse konsumatorët qofshin këta të bizneseve apo qytarëve shqiptarë duhet ta dinë se cilat janë subjektet që abuzojnë në kurrizin e tyre”, deklaroi Buxhuku.


06

« AKTUALITET

E hënë 2 shtator 2013 •

VIKTIMA LULZIM CERA U QËLLUA TEKSA PO HYNTE NË NJË DYQAN

Del nga burgu, e vrasin për hasmëri Policia: Pista e hetimit, gjakmarrje për vrasjen që ka kryer FUSHË KRUJE-Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në qendër të qytetit të Fushë-Krujës. Mësohet se një 47-vjeccar është qëlluar me armë zjarri, teksa po hynte në dyqan. Pas disa orë hetimesh, policia heton mbi pistën se vrasja ka ndodhur për motive

hasmërie të vjetra. Sipas policisë, viktima është Lulzim Cera, 47 vjeç nga fshati Nikël, i cili punonte si shpërndarës i bukës në dyqane. Menjëherë pas ngjarjes ka mbërritur dhe policia, e cila ka bërë të mundur identifikimin e autorëve, emri i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Parap-

rakisht nuk përjashtohet mundësia që vrasja e tij të ketë lidhje me një vrasje që ka kryer vite me parë, për të cilën viktima sapo kishte përfunduar dhe dënimin. Policia dyshon se vrasja ka ndodhur për hasmëri të vjetra. Vijon puna për kapjen e autorëve të kërkuar.

EMIGRANTËT E GREQISË SHKELIN RREGULLAT DUKE SHKAKTUAR SHUMICËN E AKSIDENTEVE

Sezoni, emigrantët burim aksidentesh

ARTUR AJAZI

E

migrantët tanë që punojnë në Greqi kanë qenë edhe këtë verë më problematikë se ata të Italisë për sa i përket zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor, duke qenë protagonistët kryesorë në aksidentet e ndodhura. Ata drejtojnë automjetet pasi kanë konsumuar pije alkoolike, parakalojnë në vende të ndaluara, parkojnë vend e pavend dhe nuk vendosin rripat e sigurimit. Policia e Qarkullimit Rrugor e Durrësit është ndeshur me një fluks të madh makinash, pasi pjesa më e madhe e automjeteve që vijnë nga jugu me destinacion Tiranën, si dhe qytetet e veriut. Në këto kushte, Policia e Qarkullimit Rrugor ka kaluar në regjim të përforcuar pune dhe ka vendosur një numër të madh gjobash, të cilat llogariten në 200 të tilla për çdo ditë. Qarkullimi Sipas drejtuesve të Poli-

cisë Rrugore, në rrugët nacionale që kalojnë në Durrës, çdo ditë qarkullojnë nga 35 deri 40 mijë automjete. Ky numër është rritur, pasi edhe automjetet, të cilat vijnë nga Greqia me destinacion Tiranën apo qytetet e veriut, preferojnë Durrësin. Shefi i Qarkullimit Rrugor, Daut Naço, thotë se “janë një pjesë e mirë e emigrantëve të Greqisë ata që shkelin rëndë rregullat e qarkullimit rrugor dhe rezultojnë si shkaktarë të shumicës së aksidenteve që kanë ndodhur këtë sezon”. Ata lëvizin me shpejtësi, pasi kanë konsumuar pije alkoolike, parkojnë në vende të ndaluara, parakalojnë me shpejtësi dhe nuk vendosin rripa sigurimi. Policia Zoti Naço pohon se “Policia Rrugore ka kaluar në shërbim të përforcuar gjatë gjithë sezonit, me qëllim shtimin e kontrollit për parandalimin e aksidenteve e vendosjen e nor-

malitetit në qarkullim. Patrullat e policisë kanë vendosur në ditët e fundit 1200 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Këto gjoba variojnë nga 1 mijë lekë deri në 5 mijë lekë. Gjatë këtyre ditëve, objekti i punës së policisë ka qenë shoqërimi i automjeteve jashtë territorit të Durrësit, si në hyrje, ashtu dhe në dalje. Gjatë këtyre ditëve të rënduara me trafik në Durrës janë regjistruar, fatmirësisht, vetëm aksidente të konsideruara të lehta, pasi pasojë e tyre kanë qenë vetëm plagosje dhe dëmtime automjetesh. Policia ka evidentuar 37 aksidente me pasojë plagosje të lehta dhe 46 me dëmtime mjetesh. Pjesa më e vështirë dhe më problematike mbetet aksi Kavajë-Durrës. Por pavarsisht masave fluksi i madh i emigrantëve këto ditë si dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit e shpejtësia tej normave, veçanërisht e emigrantëve tanë që punojnë në Greqi e Itali, vazhdojnë të krijojnë probleme në rrugë.

Vdiq rrugës për në spital Pukë, vritet në mes të qytetit 22-vjeçari PUKË- Një 22-vjecar ka gjetur vdekjen, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Gojan të qytetit të Pukës. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Bardhok Përndreca 22 vjeç banues në fshatin Gojan i Vogël, Pukë. Mësohet se pasi është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, 22-vjeçari është nisur me urgjencë në spitalin rajonal, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ende nuk dihet autori dhe shkaqet e plagosjes, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia: Dy prej autorëve janë femra

Durrës, grabiten 20 milionë lekë në argjendari DURRËS-Një grabitje me armë si nëpër filma është realizuar në mes të ditës me diell në Durrës. Një dyqan argjendarie është bërë pre e një grabitje nga persona të armatosur dje pasdite në qytetin e Durrësit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ngjarja u shënua dje rreth orës 15:00 minuta pranë tregut industrial të qytetit bregdetar. 3 persona të armatosur kanë zbritur nga makina me xhama të errët dhe me maska e armë në duar kanë hyrë në argjendari duke vjedhur sende floriri dhe një sasi parash. Mendohet se 2 prej autorëve janë femra. Grabitja ka ndodhur në harkun e pak minutave. Dyshohet se nga grabitja, pronari është dëmtuar në vlerën e 20 milionë lekëve të vjetra. Menjëherë pas grabitjes, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet që i priste jashtë derës. Policia në vendngjarje ka marrë në pyetje shitësen, pronarin e argjendarisë, si dhe dëshmitarë që kanë qenë prezent gjatë grabitjes.

Autori goditi në fytyrë 80-vjeçarin

Grabitet për herë të dytë çifti i moshuar në Dukat VLORË- Grabitet dhe dhunohet një çift të moshuarish në Dukat. Policia bën me dije se mesnatën e së shtunës grabitësit janë futur në banesën e çiftit, Laçe dhe Selvi Hibroj, 80 dhe 77 vjeç. Shtetasi 80-vjeçari Laçe Hibroj ka dëgjuar zhurma jashtë banesës dhe ka dalë për të parë se çfarë ka ndodhur. Pasi ka vënë re një person, ky i fundit e ka goditur në fytyrë dhe ka arritur t’i marrë shumën prej 50 mijë lekësh të reja. Grabitësi i pamaskuar më pas ka mundur t’i marrë bashkëshortes së 80-vjeçarit, Selvi Hibroj, shumën prej 15 mijë lekësh të reja dhe është larguar menjëherë përmes derës. Nga hetimet paraprake mësohet se i riu ka hyrë në banesë përmes dritares së tualetit, ndërkohë që megjithëse ka qenë i pamaskuar dhe vetëm me një kapele të moshuarit kanë deklaruar në polici se nuk e identifikojnë dot. Ato kanë rrëfyer se grabitësi ishte shtatshkurtër. Të moshuarit kanë denoncuar ngjarjen në polici dhe kanë bërë apel për kapjen e autorëve.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


AKTUALITET • E hënë 2 shtator 2013

»

07

SHQIPTARI TELEFONON POLICINË “DO T’JU VRAS DHE JUVE, JAM ISH-POLIC KRIMINAL, KAM VRARË NJERËZ” ITALI- “Unë e bëra përsëri”. Siç ka ndodhur më pak se dy vjet më parë, ai kërcënoi të vrasë gruan e tij dhe pastaj, kur e kuptoi se zemërimi po i bllokonte trurin, i telefonoi policisë, duke i thënë “ejani shpejt se po vras gruan”. Arben Ruci , shqiptar i moshës 39 vjeç, ishte arrestuar në nëntor të 2011-ës për vendosjen e zjarrit në shtëpinë e tij në Viserba. Ndërkaq, të premten në orën 15:40 ai telefonoi në numrin e policisë 113, ku njoftoi: “Ejani menjëherë sepse po e vras gruan time dhe do ta bëj copacopa”. Menjëherë nxituan dy patrulla me gjashtë policë. Pas një kohe shqiptari është marrë edhe me agjentët, duke u thënë se “do marr një pistoletë dhe do t’ iu vras të gjithëve, do të bëj një masakër”. Ai pohoi se donte ta vriste gruan e tij sepse ajo nuk kujdesej për va-

“Ejani se po e vras gruan e do ta bëj copa-copa” Kërcënimi në sytë e vajzës 11 vjeçe, sepse ajo s’e ushqente mirë. Historia e plotë jzën e tij, ashtu siç duhet. Hyri në shtëpi dhe u përpoq ta godiste gruan me një shuplakë në sytë e një polici. “Unë nuk kam frikë nga asgjë. Unë jam një ish-anëtar i policisë kriminale edhe kam vrarë njerëz”, shtoi ai. Para operacionit gruaja e tij kishte marrë një telefonatë, të cilës nuk i ishte përgjigjur dhe pastaj Ruci kishte vazhduar me një seri kërcënimesh. E gjitha ndodhi nën sytë e vajzës 11-vjeçare. Me vështirësi gruaja shqiptare dhe ajo gjithashtu, ishin në gjendje ta shtynin atë larg nga dera, në sajë të ndërhyrjes së fqinjëve. Sipas 39-vjeçarit, zemërimi

ishte aq shumë për gruan e tij, sepse ajo nuk e kishte ushqyer vajzën e saj në mënyrë të rregullt. Shqiptari, i cili është banues në shtëpi me bashkatdhetarë të tjerë, është i papunë dhe për këtë arsye nuk merr para për mirëmbajtjen e vajzës. Por origjina e këtyre sherreve të panumrta, doli të jetë tjetër, gjatë procesit për zjarrin në episodin e mëparshëm, për të cilin ai u dënua me 2 vjet e 6 muaj, përveç një paradhënieje prej 30 mijë eurosh. Shqiptari kishte qenë gjykuar në procedurë të shkurtër, pasi ishte subjekt i një raporti psikiatrik, i cili vërtetoi se i akuzuari nuk

ishte shoqërisht i rrezikshëm dhe që mund të gjykohej. Ai e kishte mbrojtur gjithmonë veten e tij duke thënë se nuk donte të digjte banesën, por vetëm sa po kërkonte për t’ iu vënë zjarrin rrobave të saj. Situata atëherë, kishte degjeneruar. Për më tepër gjatë procesit ishte e qartë se sapo zjarri shpërtheu, shqiptari kishte punuar shumë për të siguruar që të gjithë banuesit e ndërtesës mund të ishin në siguri. Ky gjest sipas hetuesve kishte vetëm një shpjegim: Arbeni nuk mund ta duronte dot faktin që nuk e takonte dot vajzën e tij dhe se në shtra-

tin ku ai flinte me ish-gruan, tashmë mund të flinte një burrë tjetër. Pothuajse një fyerje, një sakrilegj. Arben Ruci u mbrojt nga avokati Piero Venturi. Ndërkaq, shqiptari para këtij gjesti goditës kishte tentuar vetëvrasje dy herë. Shqiptari ka punuar si punonjës i shëndetit shoqëror dhe kishte marrë një diplomë në mjekësi në Shqipëri. Të premten ai u arrestua për rezistencë ndaj një oficeri publik, lëndime dhe kërcënime. Prokurori do të shqyrtojë nëse do të marrë masa të tjera të parashikuara nga dekreti fundit mbi dhunën ndaj grave.

Ç’PARASHIKON PAKETA E PLOTË, PËRFITOJNË 30 MIJË QYTETARË

Halimi: Gati reforma civile, sms apo email qytetarëve për datat e gjyqeve Mariglen Mullai

P

ër dëshminë e trashëgimisë, qytetarët do të informohen edhe nëpërmjet sms-ve apo e-mail-it për ditën e gjyqit, për çfarë ka ndodhur në seancë dhe do të kenë mundësi monitorimi 24 orë në 24. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, me postimin në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka njoftuar se dje hyri në fuqi paketa civile, e cila i vjen në ndihmë mijëra qytetarëve. Halimi shkruan se “Thyejmë tabutë dhe sjellim një traditë të re në fushën civile. Më shumë se 30.000 qytetarë në vit nuk do shkojnë më në gjykatë për të kërkuar dëshminë e trashëgimisë, nuk do të harxhojnë me mijëra lekë për shpenzime gjyqësore dhe afërsisht një muaj kohë, por do të përfitojnë këtë shërbim në pak minuta, nga noteri. Nga nesër qytetarët që kanë fituar një proces gjyqësor nuk do të detyrohen të shkojnë sërish në Gjykatë për të filluar një tjetër proces, atë të lëshimit të urdhërit të ekzekutimit”. Sipas tij, gjykime për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit nuk do të ketë më. Halimi sqaron se reforma civile që hynë sot në fuqi, ndihmon në rritjen e efiçencës së sistemit gjyqësor, duke eleminuar muajt e pritjes për daljen e datës së gjyqit apo zvarritjen me vite në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë. Gjyqtarët do të kenë më pak procese, ndaj trupat gjykues më fleksibël, si dhe kalendari elektronik për proceset civile do të shkurtojnë kohën e gjykimit për këdo që i drejtohet gjykatës. Postimi i plotë Ministria Halimi shkruante dje se “Të dashur miq. Sot hyn në fuqi paketa civile. Thyejmë tabutë dhe sjellim një traditë të re në fushën civile. Më

Kishte vuajtur 4 vjet burg në Ankona

I dhunshmi me të shtëpisë, pas burgut riatdhesohet në Tiranë ITALI- Një shqiptar shërbeu katër vjet dhe tre muaj në burg për sulm seksual, abuzim në familje, shkelje e detyrimeve të mbështetjes familjare dhe dhunës në familje. Një shtetas shqiptar shumë se 50 vjeç është kthyer të shtunën pasdite, menjëherë pasi u lirua nga burgu në Spoleto. Veprat penale për të cilat u krye riatdhesimi i menjëhershëm i shtetasit S.B kanë shërbyer për dënimin e tij të fundit nga Gjykata e Apelit e Ankonës dhe datojnë në vitin 2009. Pas lirimit të tij shoqërimi është kryer nga agjentët e Spoletos në stacionin e policisë ku policët e Zyrës së Emigracionit, duke pasur parasysh aktivitetin e saj klandestin dhe kriminale, njoftuan për një dëbim me shoqërim të menjëhershëm në kufi. Pra, ai është shoqëruar në aeroportin “San Francesco”, nga ku me fluturimin e pasdites në Tiranë, u riatdhesua në Shqipëri.

Vdekja natyrale

Kopshtari 55 vjeç i maternitetit gjendet pa jetë në bordum TIRANË- Kufoma e dekompozuar e një 55-vjeçari është gjetur i pajetë mesditën e djeshme në Tiranë. Trupi i 55-vjeçarit, Xhemal Loja, u gjend dje i pajetë në bodrumin e Maternitetit të Ri. Nga të dhënat e para dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ndërkohë që policia, e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 55-vjeçarit. Trupi i pajetë i 55-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Tiranës ku do t’i bëhet edhe ekspertiza. Ndërkaq, drejtoresha e këtij materniteti, Rubensa Moisiu u shpreh se 55-vjeçari punonte si kopshtar, teksa prej kokësh strehohej në bodrumin e maternitetit.

Tri të plagosur nga përleshjet

Studentët shqiptarë, sherr në spital me disa të rinj bullgarë shumë se 30.000 qytetarë në vit nuk do shkojnë më në gjykatë për të kërkuar dëshminë e trashëgimisë, nuk do të harxhojnë me mijëra lekë për shpenzime gjyqësore dhe afërsisht një muaj kohë, por do të përfitojnë këtë shërbim në pak minuta nga noteri. Nga nesër qytetarët që kanë fituar një proces gjyqësor nuk do të detyrohen të shkojnë sërish në Gjykatë për të filluar një tjetër proces, atë të lëshimit të urdhërit të ekzekutimit. Gjykime për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit nuk do të ketë më. Qytetarët do të informohen edhe nëpërmjet

sms-ve apo e-mail-it për ditën e gjyqit, për çfarë ka ndodhur në seancë dhe do të kenë mundësi monitorimi 24 orë në 24. Reforma civile që hyn sot në fuqi, ndihmon në rritjen e eficencës së sistemit gjyqësor duke eleminuar muajt e pritjes për daljen e datës së gjyqit apo zvarritjen me vite në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë. Gjyqtarët do të kenë më pak procese; ndaj trupat gjykues më fleksibël, si dhe kalendari elektronik për proceset civile do të shkurtojnë kohën e gjykimit për këdo që i drejtohet gjykatës. Hyrja e kësaj pakete në fuqi ështe siguri e shtuar

edhe për sistemin bankar, i cili do të ketë mundësi të ekzekutojë më shpejt kreditë e këqija; do të mund të kontrollojë onlinë se çfarë bën përmbaruesi me çështjen e tyre, si dhe të sigurojë kolateralin. E realizuam këtë reformë dhe nga sot çdo shqiptar do të gëzojë frutet e saj. Paketa Civile si të gjitha proceset transformuese që ndërmorri Ministria e Drejtësisë, u mbështetën nga ekspertë të misioneve të huaja, u përkrahën nga grupet e interesit dhe për to u investua stafi i Ministrisë, një ekip profesionistësh, të cilit i jam mirënjohës për reformat e guximshme të këtyre viteve”.

BULLGARI- Një luftë “shpërtheu” parmbrëmë në rrugët e Bllagojevgradit dhe në departamentin e emergjencës të një spitali lokal, mes studentëve shqiptarë në Universitetin Amerikan në Bullgari AUB dhe të rinjve lokalë. Nga raportimet e medieve bullgari mësohet se ka tre të plagosur pas betejës që nisi pas mbylljes së një diskoje në konviktin Skaptopara të AUL. Gjithnjë duke iu referuar të njëjtave burime nga mediet bullgare mësohet se menjëherë pas orës 03:00, tri të plagosur shqiptarë mbërritën në repartin e urgjencës të një spitali lokal, duke përdorur transportin e tyre dhe të shoqëruar nga një truprojë e universitetit, i cili gjithashtu ka shërbyer si përkthyes i tyre. Vetëm pasi mjeku në detyrë ka filluar të mjekonte plagët e tyre, tre të rinjtë bullgarë i kanë ndjekur nga pas. Menjëherë pasi mjeku ka vendosur të trajtojë bullgarët, pasi kishte mbaruar me shqiptarët, një i sapombërritur shqiptar hyri në repart dhe qëlloi me grushte në fytyrë njërin prej pacientëve bullgarë. Ndërkaq edhe pas luftës në dhomëzën mjekësore, asnjëri prej të përfshirëve në këtë sherr, nuk u shtrua në spital.


08

« AKTUALITET

E hënë 2 shtator 2013 •

Besim NDREGJONI 30 gushti është dita ndërkombetare e të zhdukurëve nga diktaturat. Në të gjithë botën demokratike kjo është një ditë reflektimi dhe nderimi ndaj atyre grave dhe burrave që nuk u pajtuan me diktaturat e krimit, por e kundërshtuan atë duke u bërë viktimë e terrorit çnjerëzor. Shqipëria mban në ndërgjegjen e saj disa nga gjërat më dramatike për një komb. Njëra pjesë e kombit të saj u përndoq në mënyrën më të pamëshirshme, u përndoq për bindjet e saj, për pasurinë e saj, për rangun dhe inteligjencën, për kodet e saj etike e kombëtare, u përndoq për tre breza. Vetëm se ishte e tillë. Kur një shoqëri nuk do të ballafaqohet me ndërgjegjën e vet për të bërë pastrimin e së keqës, ajo shoqëri do të vazhdojë të jetë traumatike: të nesërmen, kushedi, mund ta ketë më të errët se të djeshmën. U mbushën 23 vite që nuk janë gjetur eshtrat e 4500 të pushkatuarëve pa gjygje nga diktatura. Dhe sot ata vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe të harruar nga klasa politike. Këta korifej të kombit tim sfiduan padrejtësin e terrorit me anën e vlerave të tyre, duke u martirizuar, gjënë më të shejtë jetën. Këta korifejë sfiduan padrejtesinë, duke sakrifikuar moshën por jo idealin e lirisë, drejtësisë paqes për shoqërinë. Që në vitet e para të demokracisë, ne ëndërronim që padrejtësia e një sistemi çnjerëzor komunist do të denohet moralishtë dhe penalisht. Fatëkeqësisht sot kur po mbushen 23 vite të ndërrimit të sistemit, ne shqiptarët, e në veçanti politika nuk i dënuan këto krime, por përkundrazi me mënyra të stërholluara përdoren diktatin ndaj kësaj pjese të shoqërisë që nuk u bënë palë me diktaturën,” harresën”. Harresa është një fenomen që nuk i shërben paqes, lirisë, por diktaturës. Duke ndjekur me vëmendje aktorët politikë meditike si dy shtylla të fuqishme të pluralizmit, kemi parë se fenomenin e harresës ndaj vlerave dhe dijes së kombit, e mbulojnë me gënjeshtrën, ideologjinë nga vjen kjo klasë politike. Më anën e pushtetit të diktatit të fshijnë dijen që na kan lënë trashëgimni këta burra e gra që janë sot, me Fotot e tyre.. dhe me shkëlqimin e vlerave të tyre kombëtare duket sikur bisedojnë me ne, duket sikur dhe sot mbas terrorit na frymëzojnë që ne të punojmë për të mirën e shoqërisë e të kombit. Gjithmonë deri kur drejtësia të penalizojë padrejtësine kjo shoqëri nuk mund të ketë paqe, dhe dashuri. Ne jemi dëshmitarë okularë të atmosferës së frikës që krijon çdo terror, sidomos terrori i kuq. Ne gëzojmë të drejtën e fituar me gjak për fjalën e lirë, mendimin e lirë, veprimtarinë e lirë e ligjore ma shumë se asnjeri tjetër. Kjo e drejtë nuk është një privilegj por një e drejtë që nuk mund të mohohet nga askush. E kur ajo mohohet -siç është rasti shumë herë në

Shqyrtimi në Gjykatën e Hagës

Dëshmimtari “x” dëshmon sot kundër Fatmir Limajt Sot pritet që në Gjykatën Themelore të mbahet seanca për të shqyrtuar dëshminë e “Dëshmitarit X”, i ishte vetëvrarë afër një vit më parë, për Rastin “Kleçka”, ku akuzohet edhe deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj. “Vazhdon shqyrtimi kryesor né rastin Kleçka dhe pritet që nesër të vendoset për leximin e raporteve të ekspertëve britanik lidhur me analizimin e gjendjes psikike të dëshmitarit X”, ka thënë për Express avokati i Limajt, Tom Gashi. Gashi e ka quajtur këtë proces si proces të stërzgjatur dhe pa ndonjë arsye të veçantë dhe kjo është arsye se pse mbrojtja ka hequr dorë nga dëgjimi i dëshmitarëve. “Mbrojtja ka heq dorë nga dëgjimi i mbi 30 dëshmitarëve, duke konsideruar se Gjykata ka mjaft prova nga gjykimi i kaluar për të vendosur për lirimin e Limajt”, ka thënë Gashi.

Ende të pabindur për himnin dhe flamurin

Kthehet debati për simbolet kombëtare në Kosovë 4500 FAMILJE SHQIPTARE KËRKOJNË PREJ 23 VITESH

Mbeten enigmë varret e të zhdukurve gjatë diktaturës komuniste vitet e fundit- e drejta jonë për revoltë është e shenjtë, dhe e pacënueshme. At Gjergj Fishta, kërkon eshtrat ...Sazan Hadëri kërkon eshtrat në burgun e Burrelit.... Xhelal Koprenca në Spaç e mijëra të tjerë në Maliq e Beden.. është e turpshme e aspak kombëtare të flitet për kontributet e atyre që i sollën kësaj shoqërie diktaturë e të heshtet ndaj këtyre që u sakrifikuan që ne të kemi liri. Dhe veprat e këtyre martirëve të ditur, të zhdukur sot mbas 23 vitesh pret nga kjo klasë politike që në fund të viteve ‘90 ndryshoi pardesytë e u bë demokrate, ndrroi emrin e partisë nënë e na u bë socialiste... kur do të kenë faljen e

tyre, kur do të kenë një varr që nënat motrat, prindërit , nipërit të përulen para sakrificës së tyre madhore.. kur kur kur..... A është e qetë shoqëria kur në 101 vjetorin e pavarësisë, flitet për pavarsinë, dhe ata që bënë pavarësinë sot nuk kan një varr.. ka 23 vite që ky shtet i ashtuquajtur demokratik, ka financuar me mijëra subjekte e individë .. kurse për gjetjen e eshtrave të vrarëve të diktaturës nuk ka dhënë as edhe një cent.. janë gjetur afërishte 2000 të vrarë nga viti 1990 e deri më sot, pa ndihmën e shtetit por vetëm familjarët me shpenzimet e veta.. aq përbuzëse është përgjigjja e këtij shteti ndaj këtij fenomeni kombëtar sa të përgjigjen me

indiferentizëm se nuk ka dosje për të pushkatuarit, sikur këta i ka marrë ndonjë pushtues e i ka larguar jashtë Shqipërisë... Kosova e pushtuar 100 vite nga serbët kërkon 2000 qytetarë të zhdukur.. ne të pushtuar nga diktatura komuniste për 50 vite kërkojmë 4500 të zhdukur.. A ka ndërgjegje kombëtare Presidenti , Parlamenti, Qeveria .. kur nje pjesë e shoqerisë kërkon të drejtën njerzore të respektoi ata që u vranë për liri.. për këtë demokraci që flasim sot.. por ndergjegjën e tyre e ka mbuluar heshtja, heshtja e tyre është krimi i dytë që u bëhet martirëve qe u vranë për liri dhe sot nuk kan një varr në vendin e tyre..

Çështja e simboleve- kundërshtimit, mbrojtjes apo modifikimit të tyre, është ngritur shpesh herë në Kosovë. Qysh në kohën e Jugosllavisë socialiste, përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare, para së gjithash Flamurit Kombëtar, ka qenë çështje e tensionuar politike. Më pas, në kohën e represionit shtetëror serb, ku Jugosllavia tashmë po shpërbëhej, shqiptarët e Kosovës janë shquar për kundërshtimin e simboleve të imponuara nacionale serbe, duke krijuar edhe simbolet e veta politike të rezistencës: dy gishtat e ngritur lart në formën e shkronjës V në shenjë fitoreje dhe paqeje. Lufta e Kosovës solli simbolet e veta, prej shfaqjes së UÇK-së, deri tek intervenimi i NATO-s, por fundi i luftës dhe dërgimi i forcave nuk solli edhe fundin e betejës edhe për simbolet, shkruan Koha Ditore. “Nëse dikush i refuzon simbolet e një bashkësie, qëllimi i tij është të bëjë me dije se ai nuk e pranon as bashkësinë”, thotë sociologu Blerim Latifi. Ai ka cituar mendimtarin gjerman Ernest Kasirer i cili ka thënë se “njeriu është qenie simbolike’, “Po ja hoqët simbolet s’mbetet gjë prej tij. Kjo duhet të vlejë edhe për shtetin”. “Funksionet e simboleve janë të njëjta edhe kur bëhet fjalë për forma të tilla të bashkësisë njerëzore sikurse janë kombet apo shtetet. Përmes gjuhës së simboleve një komb apo shtet ua transmeton pjesëtarëve të tij, por edhe kombeve tjera kuptimin e ekzistencës së tij, lindjes së tij apo qëllimeve të tij. Simbolet janë si hierogliflet e egjiptianëve të lashtë: pas çdo figure qëndron një domethënie politike e historike”, thotë Latifi, shkruan gjerësisht “Koha Ditore” e të dielës.

Marrëveshjet e Beogradit

Zhduken fondet e dhëna për serbët në Mitrovicë Në veri të Mitrovicës, gjatë nëntë viteve të fundit, konsumi i ilaçeve është rritur për 700 për qind, ndërsa po për këtë pjesë të qytetit janë ndarë miliona euro për ndërtesat që nuk ekzistojnë. “Instituti Farmaceutik i Mitrovicës nga fondi republikan për sigurime, në fund të vitit 2012 ka paguar shtatë herë më shumë mjete. Anëtarët e Komitetit të Verifikimit dyshojnë se mjekët përmes ‘pacientëve’ kanë organizuar kontrabandën e ilaçeve. E njëjta vërehet edhe në Gjilan”, shkruan gazeta serbe, ”Blic”. Te rasti i Qendrës së Gjerontologjisë në Mitrovicë, më 2003 është nënshkruar marrëveshja prej 1.5 milion eurove, pra për 40 për qind të shumë së përgjithshme, ndërsa kjo qendër kurrë nuk është ndërtuar, transmeton Telegrafi . “Punën e ka fituar firma ‘Masters’ nga Prishtina. Ne një raport thuhet se punët nuk janë kryer kurrë”, shkruan ”Blic”. “Ndërsa, është e pabesueshme se firma ‘Masters’ akuzon Ministrinë për mos pagesë të borxhit”. Në Kosovë është ”ndërtuar“ edhe një tjetër qendër e tillë në Zveçan, që po ashtu kurrë nuk është hapur. “Bashkëbiseduesi jonë thekson se për objekti i ndërtuar është menduar të jetë shtëpi e pleqve. Për këtë janë shpenzuar shtatë milionë euro, apo 1.600 euro për metër katror. Ndërsa, aktualisht objekti jepet me qira”. Kryetari i Këshillit Verifikues, Momir Stojanoviq, ka thënë për Alo se numri i objekteve mjekësore për serbët në Kosovë është aq i madh sa nuk përkon me numrin e tyre; se ka shumë të punësuar; nepotizëm të tillë sa që një familje punon në të njëjtin institucion. Disa madje marrin rroga edhe pse nuk bëjnë asgjë. “Këshilli do të propozojë që të punësuarit serbë në Kosovë të mos marrin 150 për qind të pagave, por 50 për qind, të cilat i ndanë Serbia për t’i derdhur në një fond nga i cili do të financohen familjet që nuk e kanë asnjë anëtar të punësuar”, thotë Stojanoviq, duke shtuar se shumë serbë marrin edhe rroga nga buxheti i Kosovës. “Nga hetimet del se tre miliardë euro për 10 vjet janë shpenzuar për rroga dhe mëditje, edhe për ata që nuk jetojnë në Kosovë, si dhe për ndërtesat që kurrë nuk janë ndërtuar”.


AKTUALITET • E hënë 2 shtator 2013

»

09

AMBASADAT DHE ZYRAT SHTETËRORE, KËRKOJNË VAZHDIMISHT CERTIFIKATA ME FOTOGRAFI

Certifikatomania, tallja e turpshme me qytetarët Fluks klientësh në zyrat e gjendjes civile, torturë e përditshme

Ky dokument “skadon” shpejt, pasi sapo kalojnë 3 muaj, ai bëhet i pavlefshëm. Patjetër duhet të shkosh tek Zyra e Gjendjes Civile, ku mbi të gjitha oraret e gjata të pritjes të acarojnë. Në qoftë se rastis të shkosh në një njësi vendore, do të përballesh menjëherë me qytetarë që me të drejtë janë të tensionuar dhe kanë të drejtë. Kjo pasi vetëm ideja që aty do të gjesh radhë të gjata të streson...

Megjithëse karta e identitetit e ka zëvëndësuar de facto dhe de jure certifikatën, duket se para dyerve të bashkive do të shohim edhe për shumë kohë grupe njerëzish. Ata presin të marrin një certifikatë. Ky fenomen që ndodh prej kohësh, kur institucionet janë të detyruara të njohin kartën e identitetit, ashtu siç e njohin pikat doganore të Maqedonisë e Malit të Zi. Në kushtet kur certifikata kërkohet gjithandej, domosdoshmërish duhet të paraqitesh në dyert e gjendjes civile të bashkive dhe komunave. Por sikur të mos mjaftonte kjo, ky dokument “skadon” shpejt, pasi sapo kalojnë 3 muaj, ai bëhet i pavlefshëm. Patjetër duhet të shkosh tek Zyra e Gjendjes Civile, ku mbi të gjitha oraret e gjata të pritjes të acarojnë. Në qoftë se rastis të shkosh në një njësi vendore, do të përballesh menjëherë me qytetarë që me të drejtë janë të tensionuar dhe kanë të drejtë. Kjo pasi vetëm ideja që aty do të gjesh radhë të gjata të streson. Këtë mendim kanë qytetarët e moshave të ndryshme deri tek pensionistët. Tek i pyet ata të shprehen se “certifikata më duhet për djalin sepse po kërkon punë dhe kudo që ka

prezantuar CV-në i është kërkuar edhe certifikatë me fotografi”. Çfarë paradoksi. Një tjetër grua e moshuar thotë se “më duhet certifikata për të marrë lekët e kompensimit sepse që pas vdekjes së burrit jetoj vetëm, por më thonë se më parë duhet të paguaj taksën e gjelbërim-pastrimit, e cila nuk është pak, por 50 mijë lekë të vjetra”. Në rajonin nr. 1 të Durrësit shpërndahen rreth 300 certifikata në ditë, ndërkohë që janë të regjistruar afro 45 mijë banorë. Por edhe në ditë të zakonshme, kur ka flukse me njerëz orari punës shkon deri në ora 17.00. Vështirësia qëndron në faktin se më shumë këto dokumente kërkohen në ambasada. Por edhe në zyrat e përkrahjeve sociale, në zyrat e pensioneve dhe nëpër shkolla, por për nga numri i madh i certifikatave që tërheqin, rekordin e thyejnë refugjatët. Këta të fundit duhet të kenë certifikatë për pasaportë kur shkojnë në ambasadë, por edhe kur iu duhet të fusin dokumentet për të nxjerrë leje qëndrimi. Po pse çdo tre muaj një certifikatë? Një punonjëse e gjendjes civile në Durrës shprehet se “është vendosur kështu, për arsye se

qytetari mund të ndryshojë vendqëndrim, derisa kudo të kërkohen certifikata, do të ketë gjithmonë shumë punë dhe fluks njerëzish që presin është e rëndësishme, që qytetarët të mund të pajisen me kartat më moderne të identitetit”. Ky është një detyrim për identifikimin e tyre, që përbën një kërkesë të rëndësishme, në mënyrë që të arkivohet përfundimisht diskutimi mbi vërtetësinë e dokumenteve të lëshuara nga gjendja civile dhe të bëjë të mundur që qytetarët shqiptarë të çlirohen nga certifikatomania. Pas VKM, për fotokopjimin e tyre nga zyrat e shtetit, është kufizuar në mënyrë të ndjeshme lëshimi i tyre, por sërish mbetet problem që rëndon edhe burokracinë shtetërore, edhe arkën e xhepin e qytetarëve, pavarësisht se çmimi i tyre është shumë i lirë. Aktualisht është ecur për përzgjedhjen e karakteristikave teknike, por duhet zgjidhur mënyra për të lehtësuar kohën e qytetarit. Ndonëse nga pikëpamja ekonomike është me interes shumë të madh për qytetarët, marrja e kartës së identitetit duhet t’i shpëtojnë ata nga sfilitja dhe radhët e gjata për marrjen e një certifikate. A. Ajazi

PROTESTA KUNDËR EMIGRANTËVE SHQIPTARË, SHKAK KISHA E PËRMETIT

Nazistët e Agimit të Artë bllokojnë Kapshticën

Bashkiakët: Nuk mund të mbyllën, pa shlyer detyrimet

Aplikojnë për mbyllje 400 biznese, regjistrohen debitorë ndaj bashkisë Janë 400 biznese të vogla që kanë aplikuar për mbyllje pranë QKR vetëm në muajt e fundit. Ato llogaritet t’i kenë borxh bashkisë me taksa dhe tarifa rreth 4 mln lekë të reja. Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Serafin Papa, shprehet se shumë biznese kanë aplikuar për të mbyllur aktivitetin e tyre, pasi ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike, por mbyllja nuk mund të bëhet derisa ato të shlyejnë detyrimet ndaj institucionit vendor. “Janë rreth 400 subjekte që kanë aplikuar pranë QKR për mbyllje. Shumë nga këto i kanë bashkisë rreth 4 milionë lekë, të cilat nuk i kanë likuiduar. Prandaj i bëj thirrje që të shlyejnë detyrimet pasi në të kundërt nuk mund ta mbyllin. Janë kryesisht subjekte tregëtare, shërbimi dhe aktivitete të tjera që kanë aplikuar për mbyllje”. Ndërkohë që vetë bizneset ankohen se veresia dhe ulja e fuqisë blerëse po çon drejt falimentit të pakthyeshëm. Ata deklarojnë se ky mund të konsiderohet edhe viti më i zi për fitimet e tyre edhe për faktin e rritjes së çmimeve që kanë stepur edhe shumë blerës. “Nuk kemi çfarë të bëjmë. Rrimë kot për një shitje në ditë që nuk del as për të paguar qiranë. Jemi në rënie të lirë dhe nuk dimë në do ketë shpresë për ne”, thotë një tregëtare këpucësh. Ndërkohë kriza është ndihmuar dhe nga hapja pa kriter e shumë dyqaneve të të njëjtave produkte në të njëjtin vend. Sipas tregëtarëve, fundi i tyre është mbyllja dhe nuk paguajnë dot as taksat duke mbetur borxhlinj edhe ndaj Bashkisë së Elbasanit.

Shkak fondet

Biblioteka Qemal Baholli e varfër, mungojnë titujt e rinj

KAPSHTICË- Veprimtarë të partisë neonaziste greke “Agimi i Artë” u tubuan mesditën e së dielës në pikën kufitare të Kapshticës (në tokën greke) në një protestë, e cila zgjati më shumë se 1 orë nga ç’ishte parashikuar. Lajmi u konfirmua nga drejtori i kufirit, Ylber Zyberi. Forca të shumta policore monitoruan situatën në të dy anët e kufirit, për të shmangur një incident të mundshëm, ndërkohë që pati edhe përforcim të kufirit. Drejtori i kufirit Ylber Zyberi bëri me dije se për shkak të protestës u vendos të ndërpritej puna në pikën kufitare të Kapshticës dhe asnjë qytetar shqiptar nuk u lejua për të kaluar në tokën greke, me qëllim shmangien e ndonjë përplasjeje të

mundshme. Burime jozyrtare greke konfirmojnë se protesta është zhvilluar si pasojë e ngjarjeve që lidhen me kishën e Përmetit. Protesta “Na morët kishën ortodokse, të ikin emigrantët shqiptarë nga Greqia!”, mësohet se ka qenë mesazhi i neonazisteve të “Agimit të Artë” gjatë protestës së djeshme. Një tjetër parrullë e hedhur gjatë protestës ishte, “Atje, atje, atje në Përmet flamurin grek do ngrejmë përsëri”. “Agimi i Artë” ka paralajmëruar protesta të tjera të së njëjtës natyrë me të njëjtin motiv. Emigrantët shqiptarë, të cilët kanë mundur të kalojnë kufirin se protesta e “Agimit të Artë” nuk iu shkaktoi probleme.

“Kishte shumë forca policie, por ne nuk patëm probleme”, u shprehën emigrantët. Ata thanë se nuk kishin dijeni për arsyet e protestës. “Nga kufiri deri këtej radha ishte e pazakontë”, u shpreh një emigrant shqiptar. “Pamë një grup policësh. Për mua nuk ka pse të jenë të gjithë ata polica në rrugë, mbase po ruajnë qetësinë, por pse na pengojnë tanët”, tha një emigrant tjetër. “Erdhëm nga Lefkadha dhe pamë një autobus me policë. Dëgjuam se do bëhej një protestë nga “Agimi i Artë”, tha një zonjë. “Pamë dy grumbullime policie dhe thamë çfarë ka ndodhur. Nuk na ngacmuan”, tha një tjetër. Ndërkohë veprimtarët e “Agimit të Artë” kanë paralajmëruar protesta të tjera.

Biblioteka e Qytetit Qemal Baholli ka pasur një frekuentim të madh sidomos gjatë stinës së verës, por ajo që vihet re është mungesa e shumë titujve të rinj. Vitet e fundit kanë qenë gjithmonë edhe më të pakta blerjet dhe me thellimin e krizës fondet që janë kufizuar janë ato të titujve të rinj që dalin çdo vit. Drejtoresha e kësaj biblioteke zonja Drita Cankja shprehet se është bërë gjithçka që lexuesit elbasanas mos t`i mungojë asgjë. Sipas saj, biblioteka publike e Elbasanit është një ndër më të mirat në Shqipëri, me fond të basur bibliografik dhe salla moderne për lexuesit, por ato që mungojnë janë titujt e rinj të librave që për shkak të mungesës së fondeve janë gjithmonë edhe më pak prezentë pranë kësaj biblioteke. Biblioteka nuk ka vetëm lexues të moshë së tretë, ashtu siç pretendohet rëndom, por vihet re që çdo ditë shtohen të rinjtë që frekuentojnë këtë institucion për qëllime studimi, por edhe për kënaqësinë e leximit shprehet ajo. Në fund zonja Cankja falenderon ata që kontribuojnë në pasurimin e kësaj biblioteke, dhe u bënë thirrje atyre që kanë mundësi të japin kontributin e tyre në mënyrë që biblioteka Qemal Baholli të jetë në nivelin që i ka hije qytetit të Elbasanit. “I bëj thirrje të gjitha institucioneve pse jo edhe subjekteve private të dhurojnë libra për bibliotekën, pasi kështu shënojnë me shkronja të arta emrin e tyre në dhuruesit e librave për këtë institucion duke i bërë një të mirë qytetit dhe qytetarëve që e duan librin, e duan kulturën, i bëj thirrje gjithashtu edhe shkrimtarëve që të japin kontributin e tyre duke i sjellë kopje të veprave të sapobotuara pasi kështu librat e tyre ruhen dhe i shërbejnë brezave të rinj”. Ashtu si dhe disa biblioteka të tjera në vend, edhe biblioteka Qemal Baholli do të përfshihet në procesin e dixhitalizimit, duke iu përshtatur kështu kërkesave të kohës.


10

« opinion

E hënë 2 shtator 2013 •

Idealistë dhe njerku shtet

U

shtarakët, ata të uniformave të blerta nuk ka pse të mos konsiderohen idealistë! Duke i’u referuar Bonapartit të madh i cili thoshte; “Oficeri ka në dorë të hedh në luftë rininë e një Kombi”, ky përcaktim vlen për ata. Më tej e qartësisht ka shkruar një nga ish-ushtarakët dhe politikanët më të suksesshëm të kohës sonë Kolin Pauell, i cili kur i referohet profesionit të ushtarakut sjell në vëmendje se; “Nuk ka profesion në të cilin përgjegjësia për jetën e vdekjen bie në supe kaq të njoma si në Ushtri, kësaj pjese të nderuar të Kombit, të asaj pjese të shoqërisë, që e përjeton idealin demokratik më përpara se çdo pjesë tjetër e saj”. Është e drejtë të dakordohesh me atë çfarë kanë shprehur burrështetasit e cituar më lart, e për më tutje të reflektosh në realitetin tonë shqiptar. Ndjeshmëria për të rrokur qasje të tilla për publikun, përpos të tjerave kërkon njohje, aftësi, më së shumti dhe guxim, për të thënë atë që duhet, për të apeluar për atë që është e domosdoshme, e më tej akoma, për të justifikuar pretendimet që ke ngritur. Në këtë pikëshikim po sjellim në vëmendje vetëm harkun kohor të dy dekadave e tre vite të fundit, me të vetmin qëllim, për të mos shikuar verbërisht, përkundër për të mbetur qartësisht në anën e të vërtetës. Shqipëria e fundmit nga vendet e Europës, kaloi butësisht në demokraci, ashtu e varfër dhe me shpresë. Në këtë periudhë të ndryshimit të madh, Forcat e Armatosura si instrument i Sigurisë Kombëtare, më së shumëti u konsideruan njëlloj si klasa politike, fajtore të prapambetjes ekonomike dhe të izolimit me botën. Kjo vinte për faktin se në emër të Sigurisë Kombëtare, ishin bërë shpenzime kolosale, shpenzime të cilat i faturoheshin Forcave të Armatosura, pasi në inventarin e tyre ishte i gjithë ai arsenal, që përfshinte armatimin, pronat ushtarake, deri dhe bunkerët këta të fundit tashmë quhen “breshka të shëmtuara”. Në fakt nuk ishin aq fajtorë ushtarakët për këtë sipërmarrje në dëm të popullit të tyre, ata kurrësesi nuk vepruan pa patur klasën politike si udhërrëfyese. Njëlloj vepruan dhe shtresat e tjera shoqërore. Ashtu sikurse regjimi pengoi dhe dënoi çdo ide të përparuar e cila qasej në politikbërje, në industri, në art e gjetkë, pengoi, dënoi e vrau idetë e përparuara të ushtarakëve, përgjegjës të fushës së mbrojtjes. Kush ka memorie, nuk ka si të mos sjell në vëmendje një fakt mjaftueshëm paradoksal, por të vërtetë, ushtarakët e kohës në fjalë nuk kishin asnjë simbol përfaqësues, për t’i diferencuar me zboristët e një fabrike, apo çetën vullnetare të grave të fshatit. Përse ata duhen konsideruar idealistë? Ka një arsyetim të shëndoshë për t’a definuar këtë fakt. Ushtarakët veçanërisht studentët ushtarakë të viteve 1990, mbetën promotorë në kërkesën më thelbësore, atë të departizimit të Forcave të Armatosura, me qëllimin e mospërdorjes së tyre për llogari të politikës. Ndonëse kjo kërkesë e cila erdhi nga vetë ushtarakët u sanksionua ligjërisht, përsëri ata vijuan të anatemohen, e kështu deri sot herë si miq, herë si armiq të politikës dhe ideve të politikbërsve. Një student ushtarak i vitit 1990 pati të njejtin ideal si bashkëkohësi i tij, që studionte për mjek, apo inxhinier, por në kohët më pas ndryshimi qe i madh. Bashkëkohësi mjek, apo inxhinier nuk ushtruan asnjë ditë zanatin, pasi u bënë politikanë e deputetë, ndërsa studenti ushtarak e ushtroi denjësisht zanatin, e tashmë trajtohet si ish-ushtarak me një status të papërcaktuar siç duhet. Përgjatë këtij harku kohor politika dhe politikbërësit më së shumti e konsideruan ushtarakun si “mall të lirë”. Jo shumë shpejt dhe kur duhej, atyre i’u rikthyen gradat dhe simbolet, po kaq dinjiteti dhe përkushtimi i tyre ndaj detyrës si “qytetarë me uniformë”, shpesh vijuan të konsiderohen si sjellje e keqe e të kaluarës. Ndërkohë politikbërësit intensifikuan axhendën e tyre me Përendimin, qëlloi shpesh dhe më shpesh, që homologët e tyre tërhiqnin vëmendje se “Pa integrim ushtarak nuk mund të ketë integrim në fushat tjera, pasi integrimi ushtarak është garanci”. Sigurisht sot ushtarakët kanë të drejtë të jenë krenarë, pasi Forcat e Armatosura të Shqipërisë, janë anëtare të NATO-s, kësaj Aleance më garante të sigurisë dhe paqes në mbarë botën. Edhe pse në këto kushte, përsëri ushtarakët kanë mbetur pa një status të qartë, përpos kaq, statusi i ushtarakut është ndryshuar disa herë, për të mbetur ashtu amorf siç është aktualisht. Më shumë jo për fajin e tyre, ndonëse dhe ata janë fajtorë, ushtarakët nuk kanë mundur dot të kenë “lobin” e tyre mbështetës në politikë e më gjërë. Nëse do të kishin një “lob” të tillë, atëherë statusi i tyre do t’i trajtonte dinjitoz si

Nga Azem PARLLAKU

çdo vlerë tjetër e shoqërisë shqipëfolëse. Për të krijuar një bindje më të qartë le t’i referohemi një fakti; Kush President, kush Kryeministër, kush Ministër, kush Deputet, apo funksionar i lartë, kush biznesmen dërgoi djalin apo vajzën e tij për t’a bërë oficer? Përgjigja është e qartë. Le të kthejmë sytë nga Europa e Perëndimi më tutje, ku arsimimi ushtarak është në radhë të parë privilegj i Mbretërve, Presidentëve, Kryeministrave, Lordëve, Dukëve, Senatorëve, etj. Komenti më tutje në lidhje me këtë fakt është i tepërt, por e sollëm në vëmendje atë, për hir se ai është e kështu ka gjasa të jetë për shumë kohë në të ardhmen. Të konsideruar si “mall i lirë” ushtarakët nuk kanë mundur të vetanalizojnë, e as nuk kanë patur qasje për të bërë një analizë të qartë për shumë e shumë probleme, të cilat e për të cilat nuk janë fajtorë, e nuk ka pse të jenë përgjegjës ushtarakët. Ende deri sot në Shqipëri nuk ka një analizë publike, kombëtare për ngjarjet e vitit 1997. Natyrshëm lind pyetja; Kush ka fuqinë ta bëjë këtë analizë? A pati 1997-ta ngjyrim politik? Kush nga politikanët doli të kërkojë, që anëtarët apo simpatizantët e forcës së tij politike, të mos drejtohen tek ushtria ky aset kombëtar në pranverën e 1997-ës? Pavarësisht artikulimit të vazhdueshëm në media për Gërdecin e famshëm, ende nuk ka një analizë të qartë, por thjesht “fajtorë të uniformës së blertë” e pa asnjë faj të cilët thirren e stërthirren në gjykata dhe fajtorë të vërtetë të politikës e ministra. Gjatë gjithë kësaj periudhe Forcat e Armatosura në vazhdimësi i’u nënshtruan një transformimi rrënjësor në rrugën për t’u bërë anëtare të NATO-s. Në këtë rrugëtim u dëshmua se Forcat e Armatosura kishin e kanë një korpus oficerësh të përgatitur dhe të edukuar për të bërë detyrën e shtetarit nën uniformë. Edhe pse u bënë hapa të rëndësishëm në përmirësimet strukturore, për të patur një operacionalitet dhe ndërveprueshmëri të niveleve të kërkuara, shpesh dhe më shpesh ishin ushtarakët ata të cilët në emër të “statusit” dilnin në rezervë, e fatkeqësisht në moshën më të mirë për të shërbyer. Akoma më i dhimbshëm është fakti, kur një ushtarak i trajnuar në Perëndim viktimizohet po në emër të “statusit”. Funksionet e lira tashmë u shërbyen militantëve të politikës, të cilët asgjë nuk i lidh me profesionin e ushtarakut dhe ushtrinë. Me status të papërcaktuar ushtarakët e vuajnë menaxhimin e tyre si personel. Pothuaj çdo vit ndryshojnë rregullat të cilat përcaktojnë kriteret e trajnimit dhe karierës së ushtarakut. Kurset e trajnimit dhe ecuria në karierë janë luksi vetëm për një pjesë servilësh dhe të nënshtruarish me lidhje nepotike, të cilët dhe pasi u nënshtrohen këtyre kurseve, nuk janë në gjendje të sjellin në praktikë ndonjë risi për t’u shënuar. Diferencimi në pagë për funksione që relativisht kanë të njejtën ngarkesë në punë, shpeshherë e ka demotivuar personelin. Mungesa e transparencës në momentin e thirrjes në shërbim të ushtarëve profesionistë, po kaq dhe reklamat butaforike për t’i thirrur ata nën uniformë, ka bërë që këta të fundit të jenë përballë një fakti krejt tjetër, ku bie në sy paga e ulët dhe mospërfitimi në kohë i të drejtave të tjera financiare siç është trajtimi me ushqim, apo ai i mbulimit të qerasë për banesë. Uniforma është një element shumë sinjifikativ për ushtarakët. Janë propozuar lloji dhe mbajtja e saj, por ende fatkeqësisht kush mund të bëjë një lëvizje në Tiranë aty rreth orës 07.30, apo në orën 16.30 sheh lloje të ndryshme uniformash ushtarake, që nuk i bëjnë mirë imazhit të Forcave të Armatosura. Ka qëlluar rëndom që pa u kompletuar me uniformën e miratuar, të propozohet lloji tjetër i saj, e kështu lind dyshimi; Pse duhet të bëhet ky propozim? Me status të papërcaktuar ushtarakët nuk kanë mundësinë e të bërit problem të shqetësimeve që ata mund të kenë. Pavarësisht se

janë qytetarë dhe gëzojnë të drejtën si çdo qytetar, ata nuk mund të shprehen në tribunën e lirisë së fjalës, aty në media. Media shpesh vlerësohet jo si mike, por e kundërta. Media më së shumti bëhet aleate kur ftohet për të pasqyruar, ndërsa i mbyllen dyert kur ajo është e interesuar për të investiguar një të vërtetë. Kjo lloj mardhënie, ka bërë që ende të mos ketë një transparencë për shumë probleme të cilat i faturohen për të mirë, apo për të keq vetë Forcave të Armatosura. Strukturat e komunikimit me median, nuk kanë mundur të ndërveprojnë siç duhet, e kështu ka gjasa që vetë media i ka quajtur si bashkëpuntore të pavlefshme. Ende deri sot nuk është marrë në konsideratë të bëhet një analizë në lidhje me shpenzimet e qindra miliona lekëve për të ndërtuar, apo ristrukturuar shumë objekte ushtarake, të cilat dolën jashtë funksionit vetëm pak kohë pas përfundimit të tyre. Po kështu nuk ka një transparencë në lidhje me pasuritë dhe resurset materiale që dalin jashtë funksionit; Ku shkojnë dhe si administrohen të ardhurat që mund të krijohen nga shitja, apo transformimi i tyre. Në këtë hark kohor janë ripunuar rregullore, apo dhe ligji për autoritetet e komandimit e drejtimit, por ata ende mbeten jo qartësisht të shprehura për një ndarje të kopetencave, ç’ka bën shumë herë të vazhdojnë reminishencat. Shpesh një drejtor civil në Ministrinë e Mbrojtjes merr kopetencën e drejtuesve të lartë ushtarakë, duke anashkaluar qëllimisht argumentin e këtyre të fundit. Jo shumë larg por vetëm gjatë muajit Gusht u fol gjatë në lidhje me ndrrimin e destinacionit të njërës prej pronave të Forcave të Armatosura, atë të SHQUP-it, në këtë kontekst u mësua se më së shumti kish vlejtur propozimi i një drejtori me zanat “spiker”, sesa mendimi i Shtabit të Përgjithshëm. Si aset mjaft i rëndësishëm Forcat e Armatosura thirren në mbështetje të strukturave të qeverisjes vendore në përballimin e Emergjencave Civile, pavarësisht gatishmërisë së tyre, ata pothuaj operojnë me resurset e tyre në këto raste, dhe pse komunat, bashkitë, apo qarqet disponojnë fonde të posaçme për këtë qëllim. Shpenzimet e planifikuara për pajisje, uniforma, apo trajtim të ushtarakëve, gjithnjë e më shpesh ka qëlluar e qëllon të shkojnë në funksion të plotësimit të detyrave të paplanifikuara, gjë e cila nuk ka pse të ndodhë. Akoma më e padrejtë është përdorimi që i bëhet reparteve apo nënreparteve ushtarake për preferenca e punë klienteliste. Një fakt çuditërisht memorizuar kish të bënte me një ish-zëvendës Ministër i Mbrojtjes, i cili paskësh bashkëshorten drejtoreshë të një shkolle, ky burrështetas jep urdhër të punohet për parkun e shkollës duke vendosur në dispozicion forca dhe mjete ushtarake; Pse? Apo se bashkëshortja e tij është drejtoreshë e shkollës! Më mirë do të ishte që këto forca dhe mjete të angazhoheshin në ndihmë të një shkolle tjetër pa lidhje me burrështetasin në fjalë. Janë me dhjetra e dhjetra rastet kur strukturat apo asetet e Forcave të Armatosura, përdoren për qëllime klienteliste me urdhër të politikës. Mjafton që një këngëtare e turbofolkut apo tallavasë sllavo-turke të bëjë një kërkesë dhe të ngrihet helikopteri apo të lëshohet anija, apo ndërtohet kampi me çadra. Pothuaj çdo vit propozuesit ushtarak bëjnë kërkesa për kompletim të strukturave me pajisje dhe sisteme në shërbim të misionit dhe funksionit të Forcave të Armatosura, çuditërisht propozimet e tyre anashkalohen, nga borde civilësh me militantë partiakë të papërvojë për qasje në çështjet e vendimarrjes në fushën e mbrojtjes. Ushtarakët janë pjesë e nderuar e shoqërisë shqiptare, të cilët shpesh në kushte të vështira ekonomike, madje deri në kufijtë e varfërisë, pa strehim, pa trashëgimi, pa mundësi pasurimi, pa pjesmarrje në privatizimin kombëtar, arritën të qëndrojnë dinjitoz në detyrën e tyre fisnike. Kur më sipër i kemi përcaktuar ushtarakët si idealistë, kurse shtetin të sillet si njerku me ata, ka shumë e shumë argumenta të tjerë që thuhen e thuhen vazhdimisht në komunikimin ndërushtarak, ashtu sikurse ka ushtarakë që ngrenë zërin e të vërtetës përtej këtij komunikimi, e që e justifikojnë këtë përcaktim. Forcat e Armatosura janë pasuri kombëtare, ata disponojnë resurse njerëzore e materiale për të mbetur qartësisht në detyrën e tyre siç përcaktohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Një analizë dhe transparencë për çfarë ato kanë vuajtur në këtë tranzicion, më së shumti do t’i shërbej komunikimit dhe mardhënies paqësore veçanërisht me politikën dhe politikbërësit. Politika dhe ata që e duan e i shërbejnë asaj, janë shërbetorë të denjë të shtetit dhe shoqërisë kur bëjnë vepra të mira, ndërsa ushtarakët shërbejnë mirë kur bëjnë si duhet detyrën e tyre në përputhje me ligjshmërinë, në interes të shtetit dhe shoqërisë.


opinion • E hënë 2 shtator 2013

»

11

Lidhësa juridike

N

dreqja e gabimeve materiale, neni 114 K.P.P : “Ndreqja e vendimeve dhe e urdhërave me gabime materiale bëhet kryesisht nga gjykata që ka nxjerrë aktin. Kur ndaj këtij akti bëhet ankim, i cili pranohet, ndreqja bëhet me vendim të gjykatës që shqyrton ankimin, në bazë të të cilit bëhet shënimi në origjinalin e aktit”. Mbahet parasysh në këtë rast forma e aktit zyrtar, i cili konsiston në gabimin material, i cili mund të quhet në subjekt, d.m.th gjeneralitetet, ose në objekt, d.m.th numura. Ky nen është lidhur me solemnitetin e gjykimit dhe i shkon për shtat plikos zyrtare, e cila duhet të jetë e konservuar me saktësi dhe vlerë të rregullt zyrtare. Ky nen lidhet efektivisht me nenin 131 të K.P.P, mbi pasojat e deklarimit të pavlefshmërisë, d.m.th: “Pavlefshmëria e një akti i bën të pavlefshme aktet e mëpasme që varen nga ai që është deklaruar i pavlefshëm”. Pra, çdo gabim material i pavlefshëm shuhet nga organi zyrtar që e ka nxjerrë atë sipas parimit nominativ dhe fazës ekzekutive. Por problemet me kodin e procedimit penal shtrihen sidomos në disa seksione të këtij libri me shumë vlerë për juristët. Le të shikojmë nenet mbi përgjimet dhe kushtet për t’u përgjuar. Parimisht rasti i përgjimeve është i hapur ndaj kujtdo subjekt, pasi interesi teknik përbën një provë të sigurt para autoritetit gjyqësor. Problemi i përgjimeve lidhet efektivisht me gjendjen e flagrancës, d.m.th 24 orë para prokurori mund të përgjojë pa vendim gjykate. Është ky hark kohor që bën diferencën midis përgjimeve në tërësi, ambientale, telematike të Prokurorisë mbi çështjet në hetim dhe gjykatës mbi kushte dhe kategori më të njohura kushtetuese. A vendosen kufizime mbi përgjimet? Kjo është e palejueshme, pasi çdo dyshim mund të përgjohet, ndërsa përdorshmëria e thënieve i përmbahet dy kritereve: autorizimit të përgjimit dhe përkatësisë së provës. Nuk duhet të konfondojmë këto dy cilësi të nenit 221 të K.P.P, ku caktohen kufinjtë e lejimit të përgjimit mbi krime të caktuara deri në 5 vjet, krime mbi armët dhe drogën, si dhe krimet mbi fyerjen dhe kanosjen me të gjithë gamën kriminale. Kjo dispozitë nuk bën gjë tjetër veçse sa përjashton mundësinë e përgjimit teknik dhe inter-telematik si figurë informative në të gjitha rastet dhe për të gjithë dyshimet e rrezikut civil. Njëra anë është përdorëshmëria e përgjimit dhe ana tjetër është përftimi i rezultateve teknike sipas interesit zyrtar. Prandaj kufizimet sipas këtij neni janë një anomali dhe paranojë e sistemit mbi veprimin e ligjit në kohë dhe në hapësirë në kundërshtim me kriterin absolut të aktit zyrtar që lidhet me të vërtetën dhe liritë politike. Teknika përgjon, por nuk do të thotë të kufizohet në disa krime të veçanta, pasi cenohet raporti i provës në tërësi dhe kriteri i hetimit të së vërtetës mbi të gjithë forcën e rrezikut kriminal. Përgjimi mbetet një akt i vlefshëm i provës juridike, sepse lidhet me intuitën dhe kontrollin ushtarak

Nga Elvis Kotini

mbi territorin. Nga ana tjetër vlera provuese e përgjimit përfaqëson një nga elementët më të fortë të sinjalistikës kriminalistike në proces dhe më gjerë, e vlefshme si fotografia kriminalistike dhe gjurmë të rilevimit të autorizuar shkencor. Format e përgjimit teknik janë një arsye e thjeshtë mbi trasmetimet nën rrymë dhe fushë magnetike midis shiritave të përdorur dhe vënë në dispozicion nga vetë shteti. P.sh dritë-hijet që mbarten nga alumini dhe sqyfuri në metale janë një element që nuk mund të kufizohet nga tri krime te thjeshta apo më të renda të kodit penal. Burokracitë mbi përgjimet nuk duhet të vijnë nga dispozitat penale mbi thjeshtë ushtrimin e kopetencave ndaj provës dhe karakterit organizativ të kuadrit. Rregullat mbi përgjimin janë të autorizuara sipas Policisë së Shtetit në manualin mbi profilin kriminal, statistikën shkencore dhe interesin e provës. Neni 223: “Veprimet e përgjimit”: “Këto mund të kryhen vetëm me anën e paisjeve të instaluara, në vende të caktuara, të autorizuara e të kontrolluara nga prokurori i rrethit”. Kuptohet se instalimi i përgjimeve formon metodë shkencore në rilevimin hetimor penal dhe se një metodë shkencore nuk përfaqëson akuzën në vetvete, e cila nis me numurin një. Përcaktimi i vendit të përgjimit nga prokurori është absurd, pasi këqyrja e vendit të ngjarjes bëhet fillimisht nga Policia e Shtetit dhe se interesi hetimor mbi çështjen dhe mbledhjen e provave nuk mund të kushtezojë dinamikën hetimore dhe paracaktojë versionin hetimor. Si bëhet një përgjim? Kjo mbetet një situatë e kushtëzuar në dy aspekte: nevoja për të bërë përgjimin u takon sallës operative të komandës së veprimit policor si çdo rast i veçantë, ndërsa vlera e përdorimit bëhet me kërkesë me shkrim nga polici i autorizuar inspektor në krim pranë Prokurorisë së rrethit. Kuptohet se Kodi i Procedurës Penale parashikon rregulla të ngjeshura mbi përgjimet dhe rastet jepen në mënyrë të ngurtësuar, akt që paraqet edhe apatinë e organeve tona, mungesën e iniciativës në shkallë të gjerë në repartet kriminale dhe mungesës së vetë krimit potencial. Vlefshmëria juridike e përgjimit nuk është asgjë më shumë sesa një pliko e vulosur që i lihet në dispozicion palëve në proces. Nga ana tjetër një sintezë penale mbetet publikimi i të dhanave hetimore. Këto të dhëna nuk duhet të konsiderohen regjim i kodit të procedimit penal, pasi formojnë kompetenca, ndërsa depozitat sekrete, dokument shtetëror. A mund të publikohen kështu të dhënat sekrete ose jo publike gjatë hetimit? Kjo është retorike, pasi asnjë prokuror nuk ka interes të publikojë të dhëna jashtë juridiksionit për të cilin autorizohet nga liigji dhe natyra kriminale e çështjes, afatet para gjykatës dhe personat e implikuar në hetim. Çdo publikim i fakteve dhe ngjarjeve të tilla, thjeshtë nuk formon kompetencë lëndore të Prokurorisë, madje mund të dëmtojë interesat e vetë çështjes. Por jo për këtë arsye depozitat sekrete nuk duhen publikuar, ndërsa në proces të gjithë provat janë të shqyrtueshme. Siç shihet shumë përkufizime

mbi ndjenjën e vlerësimit të çështjeve sipas K.P.P-së, kanë karakter formal dhe më pak detyrues, e bëjnë sistemin burokratik dhe vendosin kufizime të së njëjtës natyrë me llojshmërinë administrative. Një “kapak” i panjohur është përfshirë në mënyrë absurde në Kushtetutën e Shqipërisë. Neni 33 ku flitet, se: “Nuk përfiton nga drejtësia personi që i fshihet asaj”. Mirëpo, neni duket qartë si një urdhër i degës së brendshme për organin e ndjekies dhe hetuesin e rrethit, që vihej me fanatizëm në zbatim nga prokurorët politikë. Nga ana tjetër sot në demokraci vlerësohet si shenjë e barazizë supreme, karakteri i drejtë i normës juridike me parimin se çdo që nuk ndalohet lejohet. Mbi këtë bazë është ngritur principi i prezumimit të pafajësisë, d.m.th personi quhet i pafajshëm derisa të provohet fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë. Prezumimi nënkupton vetëdije ndaj ligjeve të shtetit, dhe se në ligjn penal parashikohet se nuk përjashtohet nga përgjegjësia penale personi që nuk e di ligjin. Në të dy këto anatema juridike mbi prezumimin dhe padijeninë, ne nuk mund të besojmë tek një klauzolë e tretë dhe e pahijshme në sistem, siç është neni 33 i Kushtetutës. Pasi të gjithë personat kanë të drejtën e mbrojtjes juridike para gjykatës dhe në funksion të drejtësisë është ligji. Asnjë ligj nuk mund të kufizojë apo përjashtojë një person nga detyrimi i shtetit ligjor dhe aq më pak ta asgjësojë nga të drejtat mbi drejtësinë. Drejtësia është domein publik dhe nëse një person fshihet kjo ka lidhje me krimin. Çfarë do të bëjmë? Do të rrimë indiferent ndaj krimit dhe do të zhdukim provën e autorësisë nga ana tjetër? Jo, të gjithë qytetarët kanë të drejtë të mbrohen dhe përjashtohen nga detyrimi për të dëshmuar kundër vetvetes në dhunë ose nën teknika hetimore, por jo që të bien vitktimë në demokraci e iluzioneve të vjetra të hetuesisë mbi fshehjen dhe mospërfitimin nga drejtësia. Njohja e personit lidhet me dijeninë dhe se ky proces është ligjor, nën veprimin habitor se ligji dihet aq sa edhe personi dihet. Edhe në këtë argument ne duhet të evitojmë përkufizimin e nenit 33 të Kushtetutës me idenë se të drejtat në proces kanë autor me emër dhe mbiemër, në mungesë ose jo, përfaqësojnë kauzën e sigurisë, qartësinë vizive mbi çështjen dhe procesin e rregullt ligjor. Gjithçka që ka një gjykatë është identiteti dhe verifikimi i rregullt i personalitetit të shtetasit, prandaj nuk mund të ishte e vërtetë parashikimi mbi fshehjen ndaj drejtësisë, nga njëra anë, dhe mos gjykimin e rregullt nga ana tjetër. Me fshehje do të kuptojmë shkeljen e ligjit në rrugë kriminale. Dhe është ky element që gjykohet. Nga ana tjetër shtetet anëtarë të konventave evropiane kanë firmosur mbi ndalimin e torturës dhe përfitimin e të dhenave në mënyrë të dhunëshme, duke mos e detyruar personin të fshihet mbi këtë prirje. Në të gjithë rastet e tjera procesi është i vlefshëm për sa ka autor, autori dihet, dhe se një çështje penale nuk mund të fillojë pa akuzën e prokurorit.

Interesat kombëtare dhe tekstet e historisë

T

’u lëmë historinë historianëve, të mos merremi me histori”. Kjo tingëllon bukur, por në fakt është një idiotizëm i llojit të vet. Historianët janë për t’i nxjerrë në dritë faktet, por edhe për t’i komentuar ato në dritën e fakteve të tjera. Historia dhe tekstet e historisë janë dy gjëra të ndryshme. Historia është shkencë, kurse shkrimi i teksteve të historisë është politikë. Kjo, sepse nxënësve në shkollë fillore, është e pamundur t’u servirësh gjithë faktet historike. Ata nuk do të mësojnë historinë e gjithë kombeve të botës e as gjithë historinë e kombit tonë. Ata do të mësojnë gjëra të përzgjedhura nga tekstshkruesit e historisë. Pikërisht kjo përzgjedhje është politikë. Fakte ka si për periudhën e Skënderbeut (1443-1468), si për Lidhjen e Prizrenit (1878-1881), por cilave fakte duhet t’u japësh më shumë hapësirë para nxënësve, kjo është politikë. Fakt është edhe Lidhja e Dytë e Prizrenit (16-20.09.1943) edhe Konferenca e Bujanit (30.12.1943-02.01.1944), por përse nxënësit duhet të mësojnë vetëm për Konferencën e Bujanit e jo për të dyja, apo edhe vetëm për Lidhjen e Dytë të Prizrenit? Cila ishte politika e tekstshkruesve të historisë deri më tani dhe cila duhet të jetë në të ardhmen, ky lipset të jetë një debat politik i përhershëm, ashtu siç duhet të jenë të përhershme debatet për politikat zhvillimore.

Nga Nexhmedin Spahiu

Tekstet aktuale të historisë distonojnë me sistemin politik dhe orientimet kombëtare Shkrimi i teksteve të historisë në kohën e Enver Hoxhës ishte plotësisht në funksion të sistemit të tij politik. Shkrimi i teksteve të historisë në këtë kohë është krejtësisht në disharmoni me vlerat demokratike dhe interesat kombëtarë. Jo se tekstet e historisë nuk kanë ndryshuar fare, por ky ndryshim vetëm sa i bën me qesharake tekstet e historisë. Nuk ka ndryshim thelbësor se ç’është ndryshimi mes sistemit komunist dhe atij demokratik apo çfarë është ndryshimi në kursin kombëtar shqiptar: nga kursi izolacionist në një kurs të tejhapur ndaj botës. Faktet që na i servirin tekstshkruesit e historisë në kohën e Enverit sa i përket historisë botërore, lidheshin me orientimet e politikës së tij të jashtme. Nxënësit në shkollë fillore dhe të mesme kishin mundësi të mësonin në shkollë për historinë e lashtë kineze dhe hinduse e egjiptiane, për historinë franceze, greke, ruse e serbe, por shumë pak apo aspak për historinë amerikane, angleze, gjermane, italiane, skandinave etj. Injorimi i historisë së kombeve mike Kjo sepse Enver Hoxha miqtë tradicionalë të shqiptarëve- gjermanët, anglezet e amerikanët – i konsideroi armiq dhe anasjelltas, për miq konsideroi armiqtë tradicionalë. Nga këto tekste del se kombi gjerman e italian nuk kanë prodhuar gjë tjetër, pos nazizmit e fashizmit. Në tekstet e historisë

përmendet pakëz biografia e profetit Muhamed, por jo edhe periudha e ndritur që pasoi paraqitjen e tij në histori. Periudha e kalifateve e prezantuar si errësirë Në filmin e historisë që i krijohet një nxënësi të mirë në shkollat e Kosovës dhe Shqipërisë pas vdekjes së profetit Muhamed, pason periudha e errët mesjetare. E vërteta historike është krejt e kundërt: hopi më i madh i zhvillimit njerëzor në të gjitha rrafshet është bërë pikërisht në këtë periudhë. Zhvillimi shkencor, teknologjik, mjekësor, artistik, juridik, ekonomik, moral, kulturor etj. ka bërë hapin e vet më të madh pikërisht në këtë periudhë. Injorimi i kësaj periudhe nga tekstshkruesit kosovarë e shqiptarë të historisë i lë mangët nxënësit në shumë fusha. Derisa nxënësit nga gjithë Evropa kanë dëgjuar për mbretin e lavdishëm Sallahudin Jusuf ibn Ejub (1138-1193), si një shembull i një mbreti luftëtar fisnik me kod moral të luftës, nxënësit në Kosovë e Shqipëri as që kanë dëgjuar ndonjëherë për këtë emër. Injorimi i historisë së protektorëve tanë Është jashtëzakonisht jo-falënderuese që nxënësit shqiptarë mësojnë shumë-shumë pak për historinë e Austro-Hungarisë, shtetit që ka krijuar shqiptarët si komb e Shqipërinë si shtet. Të mos flas për atë që derisa politikanët kosovarë kanë plot gojën Amerikë, nxënësit kosovarë nuk dinë pothuajse asgjë për historinë e Amerikës. E për më tepër, nga edukata që marrin nga këto tekste shkollore, thonë se amerikanët nuk janë komb!


12

« zodiak

E hënë 2 shtator 2013 •

javor

horoskopi Dashi

pse të ngarkuar me punë duhet të gjeni kohë për t’u marrë me ndonjë aktivitet fizik. Vetëm kështu do keni shëndet më të mirë dhe do ndiheni më në formë. Në planin financiar duhet të tregoheni striktë dhe të mos kryeni asnjë transaksion pa pasur një situatë të qëndrueshme. Në punë do u kushtoni vëmendje edhe detajeve më të vogla dhe do arrini atje ku doni.

Fillimi i këtij muaji do jetë mjaft dinamik për ata që janë në një lidhje. Kujdes me impulsivitetin e tepruar sepse ndonjëherë mund të lindin debate të kota. Nga ana tjetër tregohuni të sinqertë me partnerin nëse doni të ruani një klimë më harmonike. Beqarët tashmë do jenë më të sigurtë për atë që duan në të vërtetë dhe do ia arrijnë qëllimit. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të kenë shqetësime jo alarmuese nga koka apo shpina. Në javët e fundit do jeni pak më shumë energjikë. Financat do vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme deri në javën e dytë, më pas situata do fillojë të përmirësohet. Në punë duhet t’i dëgjoni me vëmendje këshillat që do ju japin shefat dhe të tregoheni më të duruar.

Shigjetari

Demi

Gjatë këtij muaji ata që janë në një lidhje nuk do kenë aspak kohë të mërziten me njëritjetrin. ambienti do jetë i këndshëm sepse as komunikimi nuk do mungojë për asnjë moment. Disa do mendojnë të hedhin hapa më tej drejt një lidhjeje më zyrtare. Beqarët gjatë gjithë muajit do kenë takime, por vetëm në fund do e gjejnë personin e përshtatshëm. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë dhe pa probleme. Ruani një ekuilibër me ushqimin dhe merruni me pak sport. Financat do jenë problematike në fillim të muajit, por me ndihmën e disa miqve do arrini ta stabilizoni situatën. Në punë duhet të analizoni çdo detaj me kujdes para se të filloni një projekt të rëndësishëm. Stresi ndonjëherë mund t’ju verboje dhe tju çojë në rrugë të gabuar.

Binjakët

Do i dëgjoni me kujdes këshillat e partnerit gjatë këtij muaji dhe nuk do veproni asnjë moment sipas kokës suaj. Lidhja në çift do bëhet edhe më e fortë. Të dy do jeni të duruar dhe tolerantë. Beqarët nuk duhet ta teprojnë me joshjen dhe nga ana tjetër nuk duhet të pranojnë të gjitha ftesat që do u bëhen. Me shëndetin fatmirësisht nuk priten probleme të mëdha. Stresi që do ekzistojë në fillim të muajit do ikë pak nga pak. Në planin financiar ka ardhur koha të merrni masa strikte dhe të ndalni dhënien e huave. Askush nuk ua di për nder për ndihmën që keni dhënë. Në punë do punoni në grup dhe do jeni autoritare, megjithatë kjo do jetë ajo që do ju çojë drejt suksesit të garantuar. Do merrni vlerësimin e merituar.

Gaforrja

Këtë muaj do mundoheni t’i sqaroni një nga një problemet që keni pasur në çift dhe do ndiheni më të qetë. Nëse keni ndonjë kërkesë për të bërë, bëjeni me shumë diplomaci. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për të filluar aventura emocionuese, por lidhje serioze nuk do arrijnë dot të krijojnë. Shëndeti do fillojë të përmirësohet pas datës 6. Nëse në ndonjë moment jeni të tensionuar dilni për vrap dhe relaksohuni. Muaj i paqëndrueshëm dhe problematik për sektorin e financave. Kujdes me çdo lloj shpenzimi dhe mos e tejkaloni limitin. Në punë do jeni më të kujdesshëm me hapat që do hidhni dhe nuk do u besoni shumë kolegëve. Me kalimin e javëve do i afroheni gjithnjë e më shumë objektivit tuaj.

Luani

Në përgjithësi do jeni me humor të mirë gjatë këtij muaji dhe marrëdhënia në çift nuk do jetë problematike. Gjithsesi yjet këshillojnë të mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri dhe të bëni kujdes me xhelozinë. Beqarët do e kenë të vështirë t’i rezistojnë sharmit të dikujt që do ju kalojë pranë edhe pse ai person do ketë angazhime.

Shëndeti nuk do ketë as shqetësimin më të vogël kështu që në këtë plan mund të rrini të qetë. Financat do kenë herë pas here disa tronditje. 15 ditëshi i parë do jetë më i vështiri për t’u menaxhuar më pas gjërat do fillojnë të ecin në rrugën e duhur. Në planin profesional do bëni buje. Projektet që do përmbyllni do jenë të rëndësishme për gjithë kompaninë dhe do merrni shpërblimin e duhur.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji nuk do ndikoheni aspak nga të tjerët dhe do bëni atë që ndjeni në jetën tuaj në çift. 10 ditët e para nuk do qëndroni aq kohë sa dëshironi përkrah partnerit sepse do keni shumë angazhime, por më pas atmosfera mes jush do bëhet mjaft e nxehtë. Beqarët do argëtohen dhe do flirtojnë pa mbarim me personat që do kenë rreth e rrotull. Pas javës së dytë ka mundësi të ndodhin takime më interesante. Edhe pse nuk do e shprehni shumë, nuk do jeni me shëndet të mirë. Stresi dhe lodhja do bëjnë punën e tyre. Financat do jenë shumë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot të vendosni ekuilibrin. Në punë do jeni më të gatshëm të provoni sfida të reja dhe nuk do dorëzoheni me pengesën e parë që mund t’iu dalë. Shefat do ju përgëzojnë.

Peshorja

Pritet që ky muaj të jetë pozitiv për të dashuruarit. Do bini gjithmonë në kompromis me atë që keni në krah dhe do tregoheni të kuptueshëm. Nga ana tjetër do e ndihmoni mjaft njëri- tjetrin. Beqarët duhet të mendohen shumë para se të fillojnë një lidhje serioze. Në këtë moshë që jeni nuk mund ta merrni jetën si një lojë. As për ju shëndeti nuk do jetë në fazën më të mirë. Shkoni te mjeku dhe bëni një vizitë të përgjithshme. Financat do jenë goxha problematike. Gjithsesi yjet këshillojnë të mos e humbni kontrollin, por të mundoheni të gjeni një mënyrë për t’ia dalë mbanë. Java e tretë do jetë paksa më e qëndrueshme. Në planin profesional do jetë muaj me ulje dhe ngritje. Herë do arrini ku doni dhe herë do bëni gabime. Kujdes!

Akrepi

Muaj i mbushur me gjallëri dhe optimizëm. Duke filluar nga data 12 çdo gjë do bëhet ashtu si ju e dëshironi dhe kjo do ju bëjë t’i çoni gjërat më tej në lidhjen që keni krijuar. Edhe për beqarët perspektivat janë të mira. Shfrytëzojini të gjitha rastet kur t’iu bëhen ftesa apo shihni me kujdes nëpër festat që do merrni pjesë. Princi juaj i kaltër fshihet në një vend që as ua pret mendja. Edhe

Gjatë këtij muaji do jeni shumë ambiciozë në çdo fushë të jetës. Në lidhjen që keni krijuar do kërkoni gjithnjë e më shumë. Gjeni mënyrën e duhur për ta bërë këtë dhe do e shihni që dëshirat do ju plotësohen. Beqarët do kenë shumë pretendime dhe do harxhojnë shumë kohë për të zgjedhur personin më të përshtatshëm. Çdo gjë do jetë në dorën e tyre. Shëndeti do jetë i mirë. Nuk do keni më as probleme me gjumin dhe as shqetësime nga koka apo shpina. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por jo dhe shumë të këqija. Përfitoni për të shlyer detyrimet që keni pasur prej kohësh. Për punën do jetë muaj i suksesshëm. Do merrni propozime interesante nga kompani të mëdha dhe do arrini atë që keni ëndërruar gjithmonë.

Bricjapi

Nëse nuk i keni mbajtur premtimet që i keni dhënë partnerit ka rrezik të përballeni me debate të forta gjatë këtij muaji. Në fakt ai nuk ka ndonjë faj, jeni ju që e keni bërë të ëndërrojë më shumë sesa duhet. Beqarët do kenë takime mjaft interesante të cilat shumë shpejt mund të kthehen në dashuri të mëdha. Shëndeti do jetë më i mirë edhe pse yjet këshillojnë të mos e teproni me lodhjen apo pagjumësinë. Ambienti në planin financiar do jetë më i qetë. Mund të bëni ndonjë shpenzim të domosdoshëm dhe më pas të ruani ekuilibrin. Në punë duhet të merreni njëherë me çështjet më urgjente për të kaluar më pas tek ato të dorës së dytë. Në përgjithësi do jeni të kujdesshëm dhe nuk do hidhni asnjë hap pa qenë të sigurtë se ajo është zgjidhja e duhur.

Ujori

Ndryshe nga një muaj më parë, këtë muaj do bëni çmos t’i gjendeni më pranë personit që keni në krah dhe të kaloni më shumë kohë me të. Ai do mundohet gjatë gjithë kohës t’ua bëjë qejfin që ju të ndiheni sa më mirë. Beqarët duhet të bëjnë atë që ndjejnë pa menduar se çfarë do thonë të tjerët. Nëse dikush ju pëlqen, shprehjani pëlqimin. Shëndeti do ketë shqetësime. Merrni masa sa më shpejt pa qenë shumë vonë. Kujdesuni edhe pak për higjienën vetjake. Financat fatmirësisht nuk do kenë probleme të mëdha. Javët e para sidomos do jenë më të favorshmet. Bëni investimet e menduara prej muajsh. Edhe në punë do arrini atje ku dëshironi. Do ndiheni të plotësuar kur të përmbushni të gjitha qëllimet.

Peshqit

Fillimi i muajit nuk do jetë shumë i mirë për ju dhe partnerin, por me kalimin e javëve situata do filloje të përmirësohet. Do e përforconi komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet jush. Për beqarët ka mundësi të konkretizohet një histori dashurie. Dilni sa më shumë dhe njihuni me persona të rinj. Shëndetin do e lini pas dore duke qenë se nuk do keni shqetësime të mëdha. Mirë do jetë të bëni ndonjë kontroll rutine dhe të shkoni edhe tek dentisti. Financat do kenë ulje dhe ngritje. Mos shpenzoni më shume sesa ua mban xhepi sepse do keni probleme serioze. Në punë do jeni shumë të organizuar dhe do hidhni çdo hap pasi të jeni menduar shumë herë. Do i bindni edhe shefat tuaj mbi një projekt që doni të filloni.


bota

»

• E hënë 2 shtator 2013

s p e c i a l e

13

gossip Erdogan: Konspiracion ndaj nesh dhe ndaj Egjiptit

»17

Izrael vs Iran, shteti hebre në qendër të skakierës

»15

SIRIA, Barak Obama: Duhet të sulmojmë

»14

Guido Olimpio

K

onflikti në Siri duket të jetë larg një pikë kthese, palët ndërluftuese, për momentin, nuk e kanë forcën që të mbizotërojnë në mënyrë bindëse. Regjimi Betejat luftohen me armë moderne, mbetjet e shumë arsenaleve dhe taktikave, që ndonjëherë të kujtojnë Mesjetën. Lealistët e mbyllur në “kështjellat” e tyre në afërsi të qyteteve dhe nyjeve rrugore strategjike, të thirrur për t’u rezistuar rrethimeve të pafund nga ana e rebelëve. Një shembull është pushtimi i bazës së Mengh: e rënë pasi kish mbetur e rrethuar për pothuajse 9 muaj. Ushtria qeveritare mund të kryejë vetëm një operacion të madh në kohë dhe duke qenë se territori është shumë i madh, ka probleme logjistike. Në rastet më të ndërlikuar i besohet Gardës Republikane dhe Divizionit IV, i udhëhequr nga Maher Assad, me përforcime nga militantët e Hezbollaht dhe pasdaranët iranianë. Pasi ka humbur njerëz (sulme, dezertime) dhe shumë mjete, regjimi ka riorganizuar forcat. Objektivi parësor është ai i kontrollit të qendrave kryesore të banuara, si dhe arterien strategjike që të con nga veriu në jug. Për ta bërë, mbështetet tek njësitë e zgjedhura dhe “pozicionet e zjarrit” që mbështesin njëritjetrin falë goditjeve të artilerisë, bombardimeve me raketa Scud, përfshirjes së aviacionit dhe ndoshta, gazit. Assad nuk është në gjendje të ripushtojë të gjithë territorin, megjithatë reziston dhe manovron. Në zonat armike përdor taktikën e tokës së djegur, për të boshatisur dhe provokuar mospajtim mes popullsisë. Është rritur edhe përdorimi i milicive. Përmendim palestinezët e Ahmed Jibril në Damask, Rezistenca e Mihrac Ural (thonë se është vrarë kohët e fundit), përgjegjës për masakrën në Bania dhe me lidhje në territorin turk, komitetet popullorë. Rebelët Disa analistë thonë se rebelët kanë kontrollin e 60% të Sirisë, një prani megjithatë e dobësuar prej ndarjeve, të fryra edhe prej aktorëve të huaj që duan të imponojnë zgjedhje dhe objektiva. E provon emërimi i Ahmad Jarba në krye të Këshillit Kombëtar Sirian: ishte kandidat i sauditëve dhe fitoi ndaj atij që mbështesnin katariotët. Dy mbretëritë janë rivale dhe furnizojnë me armë dhe para fraksionet respektivë. “Rezistenca” përbëhet nga një komponent nacionalist, një islamo-pragmatist dhe ai

REGJIMI, REBELET, TE INFILTRUARIT

Atlasi i konfliktit

Përplasje strategjike rajonale ku pozicionet nuk janë gjithmonë të qarta. Sauditët veprojnë kundër Iranit dhe nuk i besojnë Katarit. Teherani është përfshirë në operacione për të shpëtuar mikun, më pak e bën këtë Bagdadi edhe pse ka bërë pjesën e vet në favorizimin e trafiqeve pro Sirisë. Turqia do të rrëzojë Assadin, përpiqet të ketë karta në duar duke mbështetur disa fraksione rebelësh, është pika kyçe në tranzitin e armëve. Lojë e rrezikshme, sepse kjo luftë nuk njeh kufij

kaedist, që mishërohet tek Al Nusra. Pikërisht ekstremistët janë shfaqur më me iniciativë. Janë të aftë ushtarakisht dhe shpesh herë përdorin njerëzbombë në bordin e mjeteve të mëdhenj shpërthyes. Aksione vetëvrasës që dobësojnë mbrojtjen kundërshtare duke hapur një të çarë për muxhahedinët. Një tjetër tipar: janë të disiplinuar, përpiqen të pushtojnë mendjet dhe zemrat e civilëve duke u plotësuar nevojat parësore (ujë, bukë, shërbime bazë). Një strategji e ngadalësuar prej masakrave, ekzekutimeve dhe përndjekjes së minorancave që dyshohet se janë pranë pushtetit. Në Lindje punojnë ata të isis, kaedistët e ardhur nga Iraku. Shumë interesant veprimi i kryengritësve në rajonin jugor. U përgjigjen urdhërave të Komandës së Lartë, kanë mbështetjen e Jordanisë – thuhet edhe të shërbimeve perëndimorë. Njësia simbol është Brigada Liva al Islam. Në javët e fundit kanë bërë përparim duke ekuilibruar

përmbysjet në sektorë të tjerë. Për të mbijetuar kanë nevojë për një udhëheqje të unifikuar, një infrastrukturë që sjell furnizime ushtarakë të vazhdueshëm, një stërvitje të vërtetë dhe një vizion politik të përbashkët. Katër kushte të largët, në mos të pamundur. Kurdët Si gjithmnë, një histori e ndarë. Lëvizja Pyd mbron autonominë e vet dhe është një kundërshtar i fortë i atyre që e vënë në diskutim. Të ashpra përplasjet me Al Nusra, por edhe me reparte të tjerë rebelë. Pyd ndihmohet nga organizata binjake e PKK në Turqi dhe nga vëllezërit irakenë. Për këtë arsye është fryrë, duke ngjallur dyshimet e Turqisë. Edhe pse nuk kanë munguar zërat për një bashkëpunim të mundshëm. Të huajt Në dy frontet – ashtu si në kohën e Luftës së Spanjës – veprojnë shumë vullnetarë. Mes rebelëve spikasin xhi-

hadistët e ardhur nga Afrika e Veriut, Gjiri, Cecenia dhe Evropa. Në krahun e Assad janë militantët shiitë libanezë Hezbollah, pastaj ata të ardhur nga Iraku (të paktën katër organizata) dhe pasdaranët iranianë. Mijëra vetë të stërvitur mirë që zyrtarisht luftojnë në mbrojtje të fesë së tyre (sunite, shiite), por që në të vërtetë marrin pjesë në një përplasje strategjike rajonale ku pozicionet nuk janë gjithmonë të qartë. Sauditët veprojnë kundër Iranit dhe nuk i besojnë Katarit. Teherani është përfshirë në operacione për të shpëtuar mikun, më pak e bën këtë Bagdadi edhe pse ka bërë pjesën e vet në favorizimin e trafiqeve pro Sirisë. Turqia do të rrëzojë Assadin, përpiqet të ketë karta në duar duke mbështetur disa fraksione rebelësh, është pika kyçe në tranzitin e armëve. Lojë e rrezikshme, sepse kjo luftë nuk njeh kufij.

Mozaiku i feve

Sunitë-shiitë, nëse rajoni ndizet flakë

E

rërat e luftës që fryjnë në Siri duket sikur hedhin tej muaj të tërë pavendosmërie. Situata është në të vërtetë komplekse dhe një ndërhyrje e armatosur rrezikon të komplikojë situatën edhe kështu të ndërlikuar në terren. Një ndërhyrje në Siri nuk mund të mos ketë pasoja nga Irani në Turqi, duke kaluar nga zonat e krizës. Lindja e Afërme është e përfshirë nga kriza të ndryshme mes tyre për nga origjina dhe historia. Prekin kombe që janë mozaikë etnish dhe fraksionesh të ndryshëm fetarë. Konfliktet po marrin megjithatë gjithnjë e më shumë pamjen e një përplasjeje tërësisht brenda islamit, mes sunitëve dhe shiitëve. Fuqitë islamike si Turqia, mbretëritë e Gjirit Persik dhe Irani mbështesin në kufi njërën apo tjetrën palë, duke tërhequr Irakun, Sirinë dhe Libanin në një spirale dhune dhe paqëndrueshmërie, të cilës nuk i duket fundi. Autobombat e Beirutit të javës që kaloi tregojnë se si edhe ky vend është i përfshirë tashmë në krizinë siriane dhe që edhe këtu, xhihadizmi sunit ka nisur ofensivën e tij kundër Hezbollahut shiit. Megjithatë, një ndërhyrje e mundshme ushtarake mund të ketë kapacitetin të ndryshojë ekuilibrat në terren, duke shtyrë SHBA dhe aleatët e tyre që të marrin një pozicion të qartë në favor të sunitëve dhe kundër shiitëve e iranianëve. Bombardimi i mundshëm i pozicioneve qeveritarë sirianë, në fazën e kundërofensiës kundër koalicionit opozitar, do të ketë padyshim forcën që të përmbysë situatën, por mund të hapë një fazë të panjohurash edhe më të vështira për t’u zbërthyer. Hezbollahu, në Liban dhe Siri ku lufton në krah të Assadit, vështirë se nuk do të reagojë. Ekuilibri i brishtë iraken rrezikon të prishet, nën shtytjen e mëtejshme të xhihadizmit sunit që do të përgjakë qendrat e banuara më të rëndësishme të Bagdadit. Në fund, Siria rrezikon t’u hapë rrugën komponentëve xhihadistë më të fuqishëm që kanë në duar rebelimin. Një bombardim, pa një pushtim ushtarak, ashtu si në Libi rrezikon t’u lërë atyre terren të lirë. Ndërhyrja e SHBA do të shënonte edhe një përmbysje tërësore të politikës “islamike” të SHBA. Pas kryqëzatës së Bushit, që ishte jë e 11 shtatorit, fjalët në Kajro të Obamës dhe pasombi të gjitha fakti i pranimit të fitoreve elektorale të Vëllazërisë Myslimane në Tuniz, Tripoli dhe Kairo kishin treguar një sjellje të ndryshme. Në këtë rast do të bëhej fjalë për një hap të mëtejshëm. Do të thotë mbështetje për forcat sunite në Siri, kundër shiitëve, edhe me riskun e hapjes së rrugës për xhihadizmin sunit. Është një lojë me risk. Mund të zgjidhë në një mënyrë apo një tjetër luftën civile siriane, por me një sy edhe nga Libani, duke ridimensionuar Hezbollahun. Në të njëjtën kohë mund të parandalojë risqe të mëtejshëm për Izraelin dhe t’u vërë fre ambicioeve të Iranit. Është një lojë më se e rrezikshme, që ndoshta do të lajë shumë hesape me një goditje të vetme, pa i ndotur duart në terren, dhe që rrezikon ta ndezë më shumë situatën.


14

« bota

P

residenti Obama ka vendosur se nevojitet një sulm ushtarak kundër Sirisë në përgjigje të përdorimit të armëve kimike, por ai ka thënë se do të kërkojë autorizim nga Kongresi për të forcuar mbështetjen kombëtare për çdo veprim që merret. Zoti Obama tha se sulmi kimik në Siri kërcënon të vërë në lojë vendimin e komunitetit ndërkombëtar për të mos lejuar përdorimin e armëve kimike, duke kërcënuar aleatët dhe partnerët, dhe mund të çojë në shkallëzimin e përhapjes së këtyre armëve. Ky rrezik, tha ai, kërkon përgjigje: “Pas një analize të kujdesshme, kam vendosur se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin masa ushtarake kundër objektivave të regjimit sirian. Ky nuk do të jetë një operacion pa afat. Ne nuk do të dërgojmë forca në terren. Veprimet tona do të planifikohen në një mënyrë të kufizuar si nga objektivi, ashtu edhe kohëzgjatja. Por kam besimin se ne mund ta mbajmë përgjegjës regjimin e Asadit për përdorimin e armëve kimike, ta pengojmë këtë veprim në të ardhmen dhe të ulim aftësitë e tyre për akte të tilla”. Presidenti tha se ushtria amerikane është e përgatitur për sulm dhe ai është i përgatitur për të dhënë urdhërin përfundimtar. Megjithatë, Presidenti u shpreh se i ka dëgjuar thirrjet që ai të kërkojë autorizim: “Prej kohësh kam besuar se fuqia jonë nuk qëndron thjesht në aftësinë e ushtrisë sonë, por në shembullim që ofrojmë ne si qeveri e popullit, e dalë nga populli dhe për popullin. Prandaj kam marrë vendimin të kërkoj autorizim për përdorimin e forcës nga përfaqësuesit e popullit amerikan në Kongres”. Zoti Obama tha se udhëheqësit në Kongres kanë rënë dakord të caktojnë një datë për të hedhur në votë autorizimin sapo të kthehen nga pushimet. Qeveria siriane ka hedhur poshtë akuzat për përfshirjen në sulme me armë kimike dhe thotë se do ta mbrojë vendin kundër çdo mase ushtarake. Zyrtarë të lartë të administratës thanë se autorizimi i sulmit po hartohet dhe se zoti Obama beson se Kongresi do ta miratojë. Një dokument i shërbimeve amerikane të zbulimit fajëson direkt regjimin e Asadit për planifikimin dhe kryerjen e sulmit kimik të 21 gushtit dhe thotë se të paktën 1,429 sirianë, përfshirë 426 fëmijë. Zoti Obama e cilësoi dje sulmin kimik një goditje mbi dinjitetin njerëzor dhe tha se ky akt rrezikon të vërë në lojë politikën ndërkombëtare të ndalimit të armëve kimike. Kerry: U përdor gaz sarin Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se testime të pavarura kanë konfirmuar përdorimin e gazit sarin në sulmin e muajit të kaluar në Damask. Këto komente Sekretari Kerry i bëri një ditë pasi Presidenti Barack Obama njoftoi se do të kërkojë miratimin e Kongresit

E hënë 2 shtator 2013 •

SIRIA

Obama: Duhet të sulmojmë

“Prej kohësh kam besuar se fuqia jonë nuk qëndron thjesht në aftësinë e ushtrisë sonë, por në shembullim që ofrojmë ne si qeveri e popullit, e dalë nga populli dhe për popullin. Prandaj kam marrë vendimin të kërkoj autorizim për përdorimin e forcës nga përfaqësuesit e popullit amerikan në Kongres”

para se të ndërmarrë ndonjë sulm ushtarak kundër qeverisë siriane në përgjigje të përdorimit të armëve kimike. Sekretari Kerry tha sot për disa rrjete televizive amerikane se mostra flokësh dhe gjaku, që Shteteve të Bashkuara iu dhanë nga ekipe të përgjigjes së shpejtë në vendin e ngjarjes, kanë shfaqur “shenja të gazit sarin”. Pasi Presidenti Obama tha dje se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërhyjnë në Siri, por se ai do të presë miratimin e Kongresit, zoti Kerry shprehu bindjen se ligjvënësit amerikanë “do të marrin vendimin e duhur”. “Nuk besoj se ish-kolegët e mi në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve do t’i kthejnë shpinën të gjitha interesave tona, besueshmërisë së vendit tonë dhe normave të lidhura me ndalimin e përdorimit të armëve kimike që kanë qenë në fuqi që në vitin 1925”. Por ai shtoi se Presidenti ka autoritetin të veprojë pavarësisht vendimit të Kongresit. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Sirisë, Presidenti Bashar al-Assad tha sot se Siria ka aftësinë që të përballëjë çdo “agresion të

jashtëm”. Ndërkohë, opozita në Siri shprehu zhgënjim duke thënë se çdo shtyrje e një sulmi kundër Presidentit sirian, Bashar al-Assad do t’i japë këtij të fundit mundësinë që të dëmtojë më shumë civilë. Dje, Presidenti Obama vendosi të shtyjë atë që pritej të ishte një sulm ushtarak kundër Sirisë, duke kërkuar miratimin e Kongresit. “Kam besuar për një kohë të gjatë se pushteti ynë e ka bazën jo vetëm tek fuqia e ushtrisë tonë, por në shembullin tonë si një qeveri e popullit, nga populli dhe për popullin dhe kjo është arsyeja që ndërmora vendimin e dytë. Unë do të kërkoj autorizim për përdorimin e forcës nga përfaqësuesit e popullit amerikan në Kongres”. Presidenti e cilësoi sulmin në një rrethinë të Damaskut para gati 2 javësh si sulmin më të rëndë me armë kimike të shekullit të 21-të dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëjnë ‘një sy qorr” ndaj kësaj situate. Pro dhe kundër Pasi Presidenti Barak Obama njoftoi se do të kërkojë mbështetjen e Kongresit për ndërhyrje në Siri, në Shtetet e

Bashkuara, por edhe në vende të tjera të botës u zhvilluan demonstrata pro dhe kundër ndërhyrjes amerikane në Siri. Demonstrata kundër luftës u zhvilluan dje para Shtëpisë së Bardhë në Uashington, si dhe protesta të tjera në Francë, Gjermani, Britani, Australi, Jordani dhe Turqi, një ditë pasi qeveria amerikane paraqiti raportin e saj ku konfirmon se qeveria siriane ka përdorur armë kimike kundër civilëve. Në Nju Jork, rreth 200 njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në Siri, duke bërë një demostratë të zhurmëshme në distriktin e teatrove në “Times Square” të mbushur me turistë. Në

Sakramento të Kalifornisë, disa dhjetëra njerëz që ishin kundër ndërhyrjes u mblodhën jashtë gjykatës federale. Demostrata u organizua nga Cindy Sheehan, e cila u bë aktiviste kundër luftës, pas vrasjes së të birit që ishte mobilizuar në luftë në Irak në vitin 2005. Ajo njoftoi dje se do të konkuronte për postin e guvernatorit të Kalifornisë në vitin 2014, si kandidate e Partisë Paqe dhe Liri. “Që nga 9 shtatori 2011 ne jemi angazhuar në shumë vende në Lindjen e Mesme. Obama na ka angazhuar më tepër në Afganistan, Pakistan, Jemen, Somali, Libi, dhe tani në Siri. Kjo është e papranueshme”. Në Hjuston të Teksasit,

ku banojnë shumë sirianoamerikanë, rreth 100 njerëz dolën për të protestuar në një rrugë përballë zonës së galerive kundër një sulmi të mundshëm amerikan në Siri. Ata që kundërshtonin ndërhyrjen amerikane ishin më të shumtë në numër se ata që e mbështesnin atë. Njerëzit që mbështesnin ndërhyrjen amerikane në Siri valëvitnin flamuj sirianë të pavarësisë që përdoreshin para ardhjen së fuqi të partisë Baath në vitin1963 dhe mbanin në duar pankarta, në një prej të cilave shkruhej “Banorët e Hjustonit kundër armëve kimike”. Udhëheqësit e Kongresit amerikan përshëndetën njoftimin e papritur të Presidentit Obama se do të kërkojë votë në dy Dhomat e Kongresit për të autorizuar operacione kundër Sirisë lidhur me sulmin kimik për të cilin akuzohet qeveria siriane. Më shumë se 140 ligjvënës amerikanë kishin nënshkruar një letër në adresë të Presidentit Obama, ku i kërkonin të merrte më parë miratim nga Kongresi para se të ndërmerreshin masa kundër Sirisë. Por Kongresi është me pushimet e sezonit aktualisht dhe ligjvënësit janë shpërndarë në shtete të ndryshme. Siç duket Presidenti shpreson të ketë një votë sa më parë që të jetë e mundur. Por njoftimi i djeshëm i zuri të papërgatitur shumë në Uashington, kur ai tha se do të kërkonte miratimin e Kongresit, megjithëse nuk është e domosdoshme: “Megjithë bindjen se unë gëzoj autoritetin për të ndërmarrë veprime ushtarake pa ndonjë autorizim specifik nga Kongresi, e di që vendi do të jetë më i fortë nëse ndjek këtë kurs dhe veprimet tona do të jenë më të efektshme. Duhet ta zhvillojmë këtë debat pasi këtu bëhet fjalë për sfida më të mëdha se problemet e përditshme. Sot në mëngjes, John Boehner, Harry Reid, Nancy Pelosi dhe Mitch McConnell shprehën bindjen se ky është veprimi i duhur për demokracinë tonë”.


bota • E hënë 2 shtator 2013

»

15

V

ite më parë, ish-Kryeministri izraelit Ehud Barak e përshkruante Izraelin - në një gjuhë politikisht jo korrekte - si një “vilë” të rrethuar nga “një xhungël” arabe. Dy vitet e fundit vetëm sa kanë konfirmuar saktësinë e këtij pohimi, në një botë arabe ku nuk shihet as hija e demokracisë, tolerancës dhe liberalizimit, por përkundrazi duket gjithnjë e më e “shqyer” prej revoltave të përgjakshme, luftërave civile, kundër-revolucioneve dhe represionit. Dy vjet pas fillimit të të ashtuquajturës pranverë arabe, pozicioni i Izraelit në rajon është bërë, paradoksalisht, shumë më i fortë dhe shumë më i matur. Në një farë mënyrë Siria – e zhytur në një luftë civile të frikshme – vepron njëkohësisht si protagoniste dhe si diell-thyese dhe në javët që do të vijnë, gjithçka do të varet nëse vendet në kufi me të, të parët Libani, Izraeli dhe Jordania, do të thithen në spiralen e turbulencave të saj të brendshme. Pranvera arabe ka eleminuar tërësisht kërcënimin strategjik konvencional kundër Izraelit që përfaqësohej nga ushtritë e Sirisë, Egjiptit dhe Irakut. Ato ushtri, më të mëdhatë e botës arabe, janë neutralizuar tërësisht. Ushtria siriane, me radhët e saj shfarosëse të tankeve, artilerisë, raketave dhe armëve kimike, është e angazhuar në luftën civile kundër shumicës sunite, të cilës nuk i parashikohet dot as fundi dhe as fituesi. Ushtria irakene, e ringritur në këmbë nga amerikanët gjatë dekadës së pushtimit të vendit, është e përfshirë në miniluftën civile që kundërvë sunitët dhe shiitët dhe nuk është në gjendje që në një të ardhme të afërt të marrë pjesë në një agresion kundër Izraelit (strategët izraelitë nuk harrojnë që Iraku dërgoi kontigjente të mëdhenj ushtarësh për të luftuar në luftërat arabo-izraelite të 1948, 1967 dhe 1973). Dhe në fund, ushtria izraelite sot duhet të mbajë nën fre turbulencat e revolucionit, me një mini rebelim të xhihadistëve në gadishullin e Sinait, në kufirin me Izraelin, si dhe rrezikun e një kryengritjeje më të fortë të tipit guerilase/terroriste në brendësi të vendit, nga ana e Vëllazërisë Myslimane. Kuadrit mund t’i shtohet fakti që Libani, me ndarjen e tij mes shiitëve dhe sunitëve, nis dhe ai një luftë civile si pasojë e përplasjeve sektare që po ndodhin në Siri. Acarimet në rritje në Liban – kujtojmë autobombat në jug të Beirutit (zonë shiite) dhe Tripoli (zonë sunite) gjatë dy javëve të fundit – janë ushqyer prej pjesëmarrjes aktive të qeverisë në konfliktin sirian në anën si të forcave të armatosura, edhe të Hezbollahut, partia kryesore shiite që vepron si një shtet i pavarur në brendësi të kufijve të Libanit. Për më tepër, ndërhyrja e Hezbollahut – disa analistë pohojnë se pothuajse gjysma e trupave janë sot operative në Siri – ka dobësuar shumë pozicionin e Libanit kundrejt Izraelit. Ndërkohë, vendi tjetër kufitar, Jordania është e tendosur prej fluksit të madh të qindra mijëra refugjatëve që largohen prej luftimeve në Siri, ndërkohë që partia e saj e Vëllazërisë Myslimane ka humbur një pjesë të madhe të luftëdashjes antiizraelite për shkak të represionit që i është bërë organziatës paralele në Egjipt. E njëjta gjë mund të thuhet, deri në një farë pike, për filialin palestinez të Vëllazërisë Myslimane, pra Hamasin, që kontrollon Rripin e Gazës. Megjithatë, përçarja e shteteve e qeverive dhe dobësimi i ushtrive përreth Izraelit kanë krijuar jo pak boshllëqe pushteti, dhe ka sjellë një seri aktesh dhune përgjatë kufirit me Libanin, Sirinë dhe Egjiptin. Javën që kaloi disa terroristë – ose ndoshta xhihadistë sunitë që synonin të provokonin akte miqësorë mes Izraelit dhe Hezbollahut si mjet për të minuar qeverinë e Assadit në Siri – lëshuan një seri raketash Katjusha në veri të Izraelit. Mungesa e trupave të Hezbollahut, të angazhuar në Siri, ua ka lehtësuar ndoshta detyrën xhihadistëve sunitë në pajisjen e operacioneve në jug të Libanit, që normalisht është nën kontrollin e Hezbollahut. Në të njëjtën kohë, siç ka ndodhur shpesh vitin e fundit, goditjet e mortajave të lëshuara nga Siria kanë goditur Kodrat Golan në territorin izraelit, ndërkohë që dhjetëra civilë dhe ushtarakë të plagosur në luftën civile kanë mbërritur në Izrael për t’u kuruar falas në spitalet izraelitë. Izraeli druhet se lufta civile mund të shkaktojë pasoja shumë më të rënda, si një sulm të drejtpërdrejtë

Shteti hebre në qendër të skakierës

Izraeli dhe hija e Iranit Siria mund të jetë paradhoma e një konflikti shumë më dramatik

sirian kundër Izraelit për të larguar vëmendjen nga operacionet e qeverisë kundër popullsisë së saj, apo ndoshta dërgimin e armëve të sofistikuara nga Siria drejt Hezbollahut në Liban (raketa tokë-ajër ose ndoshta sisteme raketorë tokë-ujë). Gjatë vitit të fundit aviacioni izraelit ka goditur në mënyrë të përsëritur karvanë ushtarakë në territorin sirian që transportonin këto raketa, e që supozohej se kishin si destinacion Hezbollahun. Deri sot, sirianët kanë hequr dorë nga raprezaljet kundër Izraelit duke iu trembur një sulmi nga ajri mbi bazat e tyre ajrore dhe atyre strategjike, që do të sillte dobësim të regjimit të Assadit dhe i hapte rrugën një fitore-

je të opozitave në luftën civile. Kërcënimi i fundit amerikan për të sulmuar Sirinë për shkak të përdorimit të armëve kimike apo për të goditur bazat e raketave tokë-tokë – si reagim për përdorimit të gazit nervin – rrezikon edhe ai ta tërheqë Izraelin në konflikt. Sirianët, të paaftë apo duke mos dashur t’i përgjigjen zjarrit amerikan, mund të vendosin të kundërsulmojnë duke vënë në shënjestër objektiva izraelitë. Sikur të mos mjaftonin problemet në veri të Izraelit, kufiri në jug të vendit – më i qeti pas firmosjes së traktatit të paqes mes Egjiptit dhe Izraelit në 1979 – kohët e fundit është gjendur i përfshirë në konflikt si pasojë e pranverës ar-

abe. Rënia e Mubarakut dhe ngjitja më pas në Kajro e Presidentit Morsi, në krye të qeverisë së Vëllazërisë Myslimane, ka sjellë forcimin e kontrollit islamist të hapësirave të mëdha në gadishullin Sinai dhe fillimin e oepracioneve të xhihadistëve si kundër forcave egjiptiane në Sinai, ashtu edhe kundër Izraelit. Disa javë më parë, disa raketa të lëshuara nga Sini goditën portin dhe qendrën bregdetare të Eilatit, duke provokuar një sulm izraelit në brendësi të Sinait (duke shkelur sovranitetin egjiptian) për të goditur një kontigjent raketash xhihadist. Nëse ushtria egjiptiane – e angazhuar për të kontrolluar rrugët e qyteteve – shfaqet e paaftë për të penguar operacionet islamike në Sinai, Izraeli mund të ndihet i autorizuar të ndërhyjë. Agresionet islamikë përtej kufirit rrezikojnë të fusin Egjiptin dhe Izraelin në akte armiqësie të sikletshëm. Por shqetësimi kryesor i Izraelit mbetet veriu, për shkak të aleancës mes Hezbollahut, regjimit të Assadit nën rrethim dhe Iranit islamik. Iranianët shiitë po bëjnë të pamundurën për të ndihmuar Assadin dhe fituar luftën civile kundër rebelëve sunitë, duke dërguar madje kontigjentë të gardës revolucionare iraniane, që luftojnë në krah të ushtrisë së Assadit. Vetëm mund të bësh hipoteza për atë që do të bënte Irani në rast të një sulmi të SHBA apo Izraelit kundër Sirisë. Në sfondin e kësaj situate dramatike profilizohet për më tepër rreziku bërthamor i Iranit, që do të jetë në gjendje të disponojë armë bërthamore në vitin 2014, sipas vlerësimeve të shërbimeve të fshehtë perëndimorë, nëse programi i tyre bërthamor nuk do të ndalet në kohë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, është i bindur që armët bërthamore në duart e ajatollahëve përbëjnë një rrezik ekzistencial për shtetin e Izraelit dhe është betuar të dërgojë aviacionin izraelit për të bombarduar impiantet bërthamorë iranianë nëse sanksionet ndërkombëtare apo ndërhyrja amerikane nuk do të ketë efekt. Pranvera arabe duket e ka hequr vëmendjen perëndimore nga rreziku iranian – që rritet ditë pas dite me akumulimin e uraniumit të pasuruar. Përplasja mes Izraelit dhe Hezbollahut, apo mes Izraelit dhe Sirisë rrezikon të çojë në një konflikt shumë më të madh mes Izraelit dhe Iranit.


16

« bota

E hënë 2 shtator 2013 •

INTERVISTA/ Zbigniew Brzezinski

SHBA

Kërkohet përligjja e sulmit “Nga perspektiva perëndimore ndërhyrja humanitare mund të jetë e lejuar sot në raste ekstreme, në qoftë se përmes saj shmanget një katastrofë humanitare urgjente. Nga ana tjetër po të nisesh nga një perspektivë globale, atëherë intervenimi humanitar nuk është i pranuar. Dhe natyrisht për të drejtën ndërkombëtare këndëvshtrimi global i gjërave është vendimtar” ritanikët nuk do të marrin pjesë në një sulm kundër Sirisë pa mandat të OKB-së. Por kjo nuk e pengon PresidenB tin e SHBA-së Obama, për të ndërhyrë ushtarakisht kundër

A ka strategji? N

ë intervistë për Deutsche Welle, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare amerikane, Zbigniew Brzezinski shprehet kundër sulmeve ndoshta të pashmangshme ushtarake kundër Sirisë. SHBA-së i mungon strategjia koherente, beson ai. Tani që SHBA-të dhe aleatët e saj perëndimorë pothuajse nuk kanë më fare dyshime se Presidenti i Sirisë Assad qëndron prapa sulmeve me gaz helmues në vendin e tij, një ndërhyrje ushtarake duket e pashmangshme. A jeni ju për një mision të tillë, si e vlerësoni ju situatën aktuale? Unë besoj se një sulm ushtarak - në qoftë se ai ndodh në të vërtetë - duhet të jetë pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse. Përndryshe ndërhyrja mund të jetë një masë ndëshkuese e drejtë, por shtrohet pyetja a e zgjidh ajo problemin? A ka një strategji të përshtatshme për të zgjidhur problemin? Dhe kush është pjesë e zgjidhjes dhe kush nuk është? Për këto çështje duhet të mendohet në mënyrë intensive para se të ndërhyhet ushtarakisht. Një sulm ushtarak mund të jetë moralisht i pranueshëm për shkak të ashpërsisë së krimeve të kryera në Siri, por duhet të kihet gjithashtu parasysh se ai mund të ketë pasoja të padëshirueshme. A mendoni se qeveria amerikane ka një strategji të qartë në Siri, edhe për kohën pas një ndërhyrjeje ushtarake? Nëse është kështu, atëherë ky është një sekret i ruajtur mirë.

Çfarë strategjie e gjykoni ju si të përshtatshme? Mua më duket se problemi në rastin e Sirisë është pjesë e një dileme të madhe, në sfondin e kryengritjeve të fundit në Lindjen e Mesme. Zgjidhja nuk mund të jetë thjesht as ushtarake, as nuk duhet të bëhet e varur vetëm nga fuqitë perëndimore. Mua më habit fakti se sa të etura duket të jenë Britania e Madhe dhe Franca për një goditje ushtarake. Por natyrisht nuk duhet harruar se këto dy vende janë ish-fuqi koloniale në rajon. Ju thoni se në një sulm ushtarak, nëse është e mundur, duhet të jetë i përfshirë një koalicion i madh. Për kë mendoni saktësisht? Turqia duhet të përfshihet hapur dhe drejtpërdrejtë në një sulm ushtarak, kjo do të ishte më e pakta. Përveç kësaj, vendet që përfitojnë ekonomikisht nga stabiliteti minimal në Lindjen e Mesme ekonomikisht, duhet ta mbështesin hapur ndërhyrjen ushtarake. Unë jam duke menduar për disa vende të fuqishme aziatike, të cilat e kanë të siguruar furnizimin me energji elektrike vetëm atëherë kur vendet tranzite në Lindjen e Mesme nuk fundosen në një kaos të plotë. Ju tani nuk e përmendët Rusinë. Si e shihni rolin e saj? Rusia duhet të jetë më e arsyeshme në fushën e bashkëpunimit me vendet e tjera, jo vetëm për një zgjidhje të problemit të Sirisë, por në përgjithësi për të vendosur standardet ndërkombëtare, edhe në lidhje me politikën

bërthamore të Iranit, d.m.th. se si programi bërthamor i Iranit të bëhet më i qëndrueshëm dhe të legjitimohet ndërkombëtarisht. Natyrisht, Rusia duhet gjithashtu të marrë pjesë aktive në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, përfundimisht disa probleme në rajon ndodhin për shkak të këtij konflikti. Të gjitha këto gjëra duhet të shihen në një kontekst më të gjerë dhe të veprohet në përputhje me rrethanat. Çfarë pasojash mund të ketë një goditje ushtarake kundër regjimit sirian? Presidenti Assad ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara nga një Vietnam i dytë. A mund të merret seriozisht një kërcënim i tillë? Çdo analogji mund të jetë e përshtatshme deri në një farë mase, por ajo gjithashtu mund të jetë edhe shumë çorientuese. Unë mendoj se situata në Siri është shumë e ndryshme nga ajo në Vietnam, para së gjithash kur dihet se rezistenca kundër Assadit në Siri është e konsiderueshme. Në të njëjtën kohë autorët e kësaj rezistence nuk janë aq të pëlqyeshëm për Perëndimin. Zbigniew Brzezinski ka qenë këshilltari i Sigurimit Kombëtar të SHBA gjatë mandatit të Presidentit Jimmy Karter nga viti 1977 deri në vitin 1981. Ai konsiderohet si një prej ekspertëve më të shquar të politikës së jashtme amerikane. Ai është aktualisht profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins dhe gjithashtu shërben si këshilltar në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

regjimit të Asadit. Shtëpia e Bardhë do ta justifikonte ndërhyrjen me përdorimin e gazit helmues javën e kaluar në disa fshatra në afërsi të Damaskut, për të cilin ajo bën përgjegjës regjimin e Bashar al-Asadit. Sulmi me gaz helmues vlerësohet si një shkelje e së drejtës ndërkombëtare, deklaroi ministri i Jashtëm amerikan John Kerry. Meqenëse Këshilli i Sigurimit për shkak të qëndrimit të Rusisë dhe Kinës nuk mundi të marrë vendim për ndërhyrjen ushtarake, është e mundur, që SHBA të heqin dorë nga rezoluta dhe ta sulmojnë Sirinë pa aprovimin e tij. Ndërhyrja humanitare është shumë e debatuar në të drejtën ndërkombëtare, shpjegon juristi i së drejtës ndërkombëtare Stefan Talmon, që jep mësim në Universitetin e Bonit. Shumica e shteteve e refuzojnë ndërhyrjen humanitare, thotë ai. “Nga perspektiva perëndimore ndërhyrja humanitare mund të jetë e lejuar sot në raste ekstreme, në qoftë se përmes saj shmanget një katastrofë humanitare urgjente. Nga ana tjetër po të nisesh nga një perspektivë globale, atëherë intervenimi humanitar nuk është i pranuar. Dhe natyrisht për të drejtën ndërkombëtare këndëvshtrimi global i gjërave është vendimtar”, thotë Talmon. Dyshimet e kundërshtarëve të ndërhyrjes bazohen në përvojat e mëparshme me ndërhyrjet unilaterale, në rradhë të parë me pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003. SHBA e patën justifikuar atëherë sulmin duke thënë se regjimi i Sadam Huseinit zotëronte armë të shkatërrimit në masë. Pohimi doli më vonë jo vetëm i pabazë, por si informacion qëllimisht i rremë për të justifikuar ndërhyrjen. Ndërhyrjet e pasanksionuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB janë veçanërisht të dyshuara se kryhen arbitrarisht, ose për arsye të tjera nga ato të deklaruarat zyrtarisht. “Natyrisht intervenimi humanitar bart në vetvete një rrezik, sidomos për shtete të dobëta, të cilat nuk janë vetë të afta për ndërhyrje humanitare, por mund të bëhen viktima të tyre”, shpjegon Talmon. Pikërisht kjo është parë gjatë sulmit në Irak. Ajo që e shtyu qeverinë për intervenim, nuk është shumë e qartë deri sot. Ëndrra e Presidentit të atëhershëm Xhorxh W. Bush për një “Greater Middle East” të qetësuar më në fund pas vitesh të dhunshme, mund të kishte qenë një motiv. Por edhe për sigurimin e burimeve irakiane të naftës është spekuluar, si dhe për atë që administrata e Bushit donte ta kompensonte rastin e humbur në luftën e dytë të Gjirit për rrëzimin e Sadam Huseinit nga pushteti. Vetëm argumenti i deklaruar zyrtarisht për armët e shkatërrimit në masë të Huseinit nuk ka qenë që në fillim i bazuar. Kështu ndërhyrjet humanitare fshehin një potencial të konsiderueshëm abuzimi. “Sidomos atëherë, kur ata ndërmerren me vendimin e disa shteteve - të ashtuquajturit koalicion të të gatshmëve”, thotë Talmon. Grupi i shteteve të painkuadruara, pothuajse 120 shtete të botës, deklaroi shprehimisht pas konfliktit në Kosovë, se “e ashtuquajtura e drejtë për ndërhyrje humanitar nuk gjen bazë në të drejtën ndërkombëtare”, thotë Talmon. “Edhe tani ne do të shohim shtete, jo vetëm Rusinë dhe Kinën, por ndoshta edhe vende të tilla si Brazili, India, Afrika e Jugut, që do të shprehen në mënyrë kritike për ndërhyrjen ushtarake, nëse ajo nuk kryhet në bazë të një rezolute të Kombeve të Bashkuara”. Vështirësia nuk kapërcehet as nga parimi politik i përgjegjësisë për të mbrojtur, i njohur nga Kombet e Bashkuara, thotë Talmon. Sipas tij shtetet janë të detyruara, të vepruar në shkeljet në rastet e shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut. Kjo sipas mundësive duhet bërë në mënyrë preventive, pra me anëtë masave parandaluese, por në raste nevoje edhe në mënyrë represive, nëpërmjet ushtrimit të masave të dhunës. Megjithatë, edhe prej saj nuk mund të përftohet baza ligjore për ndërhyrje ushtarake të shteteve të veçanta. Koncepti i përgjegjësisë për mbrojtje në variantin e tij represiv do të thotë në fund të fundit vetëm se Këshilli i Sigurimit, i cili fillimisht duhej të vihej në veprim vetëm në konflikte ndërkombëtare, tani mund të ndërhyjë edhe në konfliktet e brendshme dhe këtë duhet ta bëjë. Megjithatë, vetëm në kuadrin e kufizimeve të përgjithshme të Kartës së OKB-së. Kjo do të thotë, se anëtarët e Këshillit të Sigurimit mund të bien dakord për një ndërhyrje. “Edhe ajo nuk ofron justifikim për ndërhyrjen në Siri, thotë Talmon, pasi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ende nuk ka marrëveshje për Sirinë.


bota • E hënë 2 shtator 2013

»

17

TURQIA

K

ryeministri turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka qenë ndër të parët që kanë dënuar përmbysjen e Presidentit egjiptian Mohamed Morsi, të cilën ai e ka fajësuar si një komplot ndërkombëtar. Zoti Erdogan po ashtu ka paralajmëruar se Turqia mund të bjerë viktimë e një komploti të tillë. Vëzhguesit thonë se qëndrimi i tij mund të jetë një shenjë se Ankaraja po përgatitet të mbajë një qëndrim të fortë kundër ndonjë proteste në të ardhmen. Kryeministri Erdogan po viziton qytetet ku ai gëzon mbështetje elektorale dhe po flet nëpër mitingje. Fjalimet e tij përqëndrohen tek rrëzimi ushtarak i qeverisë Morsi në Egjipt, dhe udhëheqësi turk pretendon gjithashtu se qeveria e tij mund të bëhet viktimë e një komploti të ngjashëm. Sot është Egjipti, nesër mund të duan të shkaktojnë trazira në Turqi, pasi nuk u intereson një Turqi e fuqishme në rajon, tha ai në një miting në qytetin Bursa, kohët e ffundit. Mos harroni se të gjithë mund të kenë një kurth, por kurthi më i madh është ai i Zotit të plotfuqishëm, shtoi ai. Partia AKP në pushtet e zotit Erdogan i ka rrënjët në Islamin politik dhe ka lidhje të ngushta politike me Vëllazërinë Myslimane në Egjit. Sinan Ulgen, studiues në institutin Carnegie Europe në Bruksel, thotë se rrëzimi i Presidentit egjiptian nga ushtria pati një ndikim të fuqishëm tek zoti Erdogan. “Duke parë historinë e konfliktit në Turqi mes partisë në pushtet - AKP – dhe ushtrisë, dhe zbutjen me sukses të ndikimit politik të ushtrisë, është sigurisht shumë e natyrshme për Erdoganin të përkrah këtë linjë me Egjiptin, duke

Erdogan: Konspiracion, ndaj nesh dhe ndaj Egjiptit Zoti Erdogan ka përsëritur vazhdimisht pretendimet se rrëzimi i Presidentit egjiptian ishte pjesë e një konspiracioni ndërkombëtar kundër islamit politik. Kryeministri turk pretendon se një konspiracion i ngjashëm ishte edhe pas protestave disa javore të nxitura nga planet e qeverisë së tij për rindërtimin e Parkut Gezi të Stambollit

Që nga fillimi i mandatit të tij presidencial, Barack Obama e ka bërë të qartë se përmirësimi i marrëdhënieve me Rusinë është një çështje e rëndësishme e politikës së tij të jashtme. Por marrëdhëniet mes të dy vendeve po keqësohen. Politika e jashtme gjatë mandatit të parë të Presidentit Barack Obama synonte përmirësimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës, që kishin arritur një pikë të ulët gjatë viteve të fundit të administratës Bush. Kjo politikë solli rezultate konkrete, siç ishte për shembull traktati për kontrollin e armëve strategjike. Moska po ashtu i lejoi forcat amerikane të kalojnë përmes Rusisë për në Afghanistan. Po ashtu, Rusia mbështeti në Kombet e Bashkuara vendosjen e sanksioneve më të forta ndaj Iranit, për shkak të programit bërthamor që mendohet se ka ai vend. Nga ana tij, Uashingtoni luajti një rol të rëndësishëm në pranimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. Por tani, analistët thonë se marrëdhëniet mes të dy vendeve po përkeqësohen përsëri. Robert Legvold, profesor në Universitetin Columbia, thotë se marrëdhëniet me ulje-ngritje mes Uashingtonit dhe Moskës nuk janë diçka e re. “Kështu ndodhi gjatë administratës së Presidentit Clinton, pas zgjerimit të radhëve të NATO-s dhe me luftën e Kosovës gjatë vitit 1999. Në fund të administratës së Presidentit Clinton marrëdhëniet mes të dy vendeve ishin në një pikë të ulët, nuk po arrihej ndonjë marrëveshje. Edhe sot po ndodh e njëjta gjë. Një situatë e ngjashme ishte edhe pas përparimit në marrëdhënie që u vu re gjatë administratës së Presidentit Bush pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe pas vitit 2003, kur filloi lufta në Irak, deri në momentin kur filloi lufta e Rusisë me Gjeorgjinë në vitin 2008. Pastaj administrata Obama dhe Presidenti Medvedev e ndryshuan përsëri situatën. Por tani jemi përsëri në një marrëdhënie të tensionuar dhe nuk po duket ndonjë zgjidhje për të dalë nga kjo situatë”. Analistët thonë se një mosmarrëveshje madhore mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë është lufta në Siri. Uashingtoni do

parë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike të përmbyset nga ushtria”. Zoti Erdogan ka përsëritur vazhdimisht pretendimet se rrëzimi i Presidentit egjiptian ishte pjesë e një konspiracioni ndërkombëtar kundër islamit politik. Kryeministri turk pretendon se një konspiracion i ngjashëm ishte edhe pas protestave disa javore të nxitura nga planet e qeverisë së tij për rindërtimin e Parkut Gezi të Stambollit. Semih Idiz, komentator diplomatik për gazetën turke “Taraf”, thotë se ndërsa Turqia përballet me zgjedhje të rëndësishme vitin e ardhshëm, luajtja e kartës së konspiracionit, mund të jetë një lëvizje e mprehtë nga ana e zotit Erdogan. “Ai mund të

SHBA-RUSI

A po ngrijnë marrëdhëniet?

që Presidenti sirian Bashar al-Assad të largohet nga pushteti, ndërsa Moska vazhdon ta mbështesë atë si politikisht në arenën ndërkombëtare, edhe duke e furnizuar me armë. Matthew Rojansky, drejtor në Institutin Kennan, të Qendrës Wilson, thotë se kundërshtimi i Rusisë shkon përtej çështjes së ndryshimit të regjimit. “Këtu kemi të bëjmë me një çështje tjetër, si do të ishte gjendja pas largimit të Assadit? Le të supozojmë se ai do të largohet nga pushteti. Ç’ndodh pastaj? Ata shohin se ç’ndodhi me Egjiptin, me Libinë, me Irakun, me Afganistanin… Rusët nuk shohin në asnjë rast një situatë të favorshme, ku të kenë një mburojë nga rreziku i islamizmit, trafiku i armëve dhe përhapja e terroristëve xhihadistë; shumë prej tyre, ata mendojnë se do të vrasin rusë,

ruajë elektoratin dhe të sigurojë që nuk ka ndarje brenda partisë, duke përdorur mentalitetin e rrethimit, - duke thënë duhet të qëndrojmë bashkë në këto momente. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke u rënë këmbanave që u shkojnë për shtat mbështetësve të tij të bazës islamike”. Përmbysja e Presidentit egjiptian nga u parapri nga protesta masive në emër të demokracisë. Duke patur parasysh këtë, paralajmëron Soli Ozel, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has të Stambollit, zoti Erdogan do ta konsideronte çdo përsëritje të protestave anti-qeveritare në Turqi, si një kërcënim të drejtpërdrejt anti-demokratik të sundimit të tij dhe ka

të ngjarë të autorizojë një shtypje të fuqishme të tyre. “Po të ketë një demonstratë si ajo për parkun Gezi apo një valë demonstratash në vend, përgjigja do të jetë mjaft e ashpër. E gjithë analogjia me Egjiptin përdoret për t’i shërbyer legjitimitetit të shtypjeve të mundshme”. Qeveria turke ka vendosur rregulla që ndalojnë hedhjen e parullave politike në koncerte apo aktivitete sportive. Qeveria ka paralajmëruar gjithashtu se ligjet e saj të ashpra kundër terrorizmit mund të përdoren ndaj protestuesve. Megjithë kërcënime të tilla, analistët thonë se me studentët që po kthehen në shkolla dhe universitete në shtator, protesta të reja mund të shfaqen në horizont.

në Kaukazin Verior p.sh., ose ndoshta rreth periudhës kur mbahen Lojërat Olimpike Dimërore të 2014-ës.” Shumë ekspertë thonë se shtypja nga Presidenti Putin ndaj shoqërisë civile po ashtu është një tjetër faktor që ka patur ndikim negativ tek marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Çështje të tjera mosmarrëveshjesh janë mbrojtja nga raketat dhe azili i përkohshëm që Rusia i dha ish-kontraktorit amerikan të agjencive të zbulimit Edward Snowden, i cili kërkohet në SHBA nën akuzat për spiunazh. Pjesërisht për shkak të këtij veprimi të Rusisë, Presidenti Obama anuloi një takim me Presidentin Putin në Moskë, që ishte plaanifikuar të kryhej para takimit të G-20-ës në Shën Petersburg në fillim të shtatorit. Studjuesi Rojansky thotë se vendimi i zotit Obama për këtë çështje ishte i gabuar. “Presidenti Obama duket se mendon se meqë do të shkojë në takimin e G-20, që zhvillohet në Rusi, ai do të ketë rastin t’i japë dorën zotit Putin, por ai nuk e sheh të përshtatshme të shkojë në Moskë për një takim dy palësh me zotin Putin, meqë ky nuk ka dërguar ndonjë sinjal se është i gatshëm ose i interesuar për përparim, për ndonjë prej çështjeve që janë të rëndësishme për Presidentin Obama. Kjo duket e përshtatshme nga këndvështrimi i Obamës ose edhe nga një këndvështrim objektiv. Por konteksti i vetëm në të cilin nuk ka kuptim refuzimi i takimit është ai i historikut të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë, kur mbyllja e kanaleve të komunikimit, sidomos në nivel të lartë, garanton dështimin në zgjidhjen e çështjeve dhe mundësinë e krizës në marrëdhënie”. Robert Legvold është i të njëjtit mendim. “Rreziku qëndron se në këto rrethana, kur udhëheqësit e të dy vendeve nuk investojnë në përmirësimin e marrëdhënieve, në se ndodh një ngjarje tjetër, si ajo e luftës mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, pra në se përsëritet ky skenar brenda hapësirës pas-sovjetike, rrezikon që situata të keqësohet së tepërmi”. Shumë ekspertë thonë se nuk është e qartë se kur do të përmirësohen marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës.


18

« dossier

E hënë 2 shtator 2013 •

pushtimi i shqipërisë nga italia

Diversitet faktesh historike për 7 prillin 1939, përgatitjet për t’u mbrojtur Nga Albert KOTINI

P

ër luftën çlirimtare pikënisja e mendimit historik shqiptar është 7 prilli 1939, datë që edhe aktualisht është mbushur me obsione ideologjike dhe me një boshllëk të pashpjeguar shkencor. Akuza gjysmë shekullore, se Zogu e “shiti, braktisi, tradhëtoi” Shqipërinë, jo vetëm që s’ka asnjë provë dokumentare, por çuditërisht subkoshienca enveriane predominon edhe koshiencën aktuale historike. Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri (1935-1939) Hugh H. Grant, nën titullin “Mbreti Zog siç e kam njohur”, shkruan: “Besoj, se historia në gjykimin e saj të fundit, të paanshëm dhe të drejtë, do ta përmendë Zogun e I-rë, Mbretin e Shqiptarëve, si një nga Udhëheqësit më të famshëm ushtarakë dhe politikë, si një Prijës patriot dhe trim, me një inteligjencë dhe zgjuarsi të jashtzakonshme, me të cilat mundi të përballojë dhe të zgjidhë problemet e koklavitura të mbajtjes gjallë të popullit liridashës dhe patriot shqiptar… Filozofia politike e Zogut ishte ajo e përparimit dhe e ndryshimit evolucionar të mendimeve, dokeve e zakoneve mesjetare të vendit për t’iu përshtatur kohërave moderne. Në të kundërt, Noli dhe pasuesit e tij ishin të padurueshëm. Ata kërkonin ndryshime të shpejta radikale, ekonomike e shoqërore… Patjetër, nuk kishte ndonjë shitje të Shqipërisë deri tek Italia, nga ana e Mbretit Zog. Një shpifje e tillë është një fyerje, që i bëhet karakterit dhe patriotizimit të Ahmet Zogut”. Haki Stërmilli në librin “Burgu”, viti 1935, shkruan: “Na kundërshtarët e këtij regjimi, të themi të drejtën, e patëm akuzuar rëndë Zogun e I-rë dhe u përpoqëm të krijojmë një opinion të ligë, kundër tij, si brenda, ashtu dhe jashtë Shqipnisë. Por akuzat që i atribuojshim, vetvetiu ranë poshtë, sepse ai dha prova aq të shkëlqyeshme e bindëse, sa i la me gisht në gojë edhe të huajt që u gabuan mbas trillimeve tona. Unë, sa për pjesën time jam i shtrënguar të deklaroj, se i marr prapë të gjithë ato akuza që i kam pasë atribuar personit të tij, mbasi s’kishin, as ndonjë saktësije që t’i përgjigjeshin së vërtetës”. E, të tilla dokumente, materiale, libra për figurën e Zogut zbulojnë tashmë të çliruar nga diktatura, jo vetëm të vërtetën, por edhe personalitetin që e vuri çështjen e atdheut mbi të gjitha. - Fakte historike para 7 prillit 1939. Kur Gjermania pushtoi Poloninë, mendoi se do të përfshihej dhe i përkiste Boshtit, atëherë Anglia i shpalli luftë. Në Londër ishte Partia Fashiste Angleze (legale). Vetëm kur Italia i shpalli luftë Francës, atëherë i shpalli luftë edhe Anglia, e cila zhduku njëkohësisht dhe Partinë Fashiste, sepse u fut në luftë me Italinë, të cilën nuk mundi ta largonte nga Boshti. Anglia nuk kishte problem fashizmin, as në ekonomi, por as dhe në ideologji, sepse lufta po hapej për kufinj të rinj. Po kështu edhe Moska, apo Franca nuk e kishin problem fashizmin. Lufta e Dytë Botërore filloi, si luftë imperialiste dhe kur Gjermania sulmoi Bashkimin Sovjetik, vetëm atëherë komunistët e quajtën, në veçanti për Ballkanin “luftë antifashiste”. Bashkimi Sovjetik luftën e tij e quajti patriotike. Termi fashist nisi me luftën në Spanjë, kur Musolini ndihmoi Frankon, por asnjëherë Franko nuk e quajti veten fashist. E gjithë propoganda u përqendrua në personifikimin e së keqes të tradhëtisë, të identifikuar me fashizmin. Fashizmi është sistem ideologjik. Ky sistem filloi në vitin 1922, në Itali, ku Musolini në kompromis me perandorin Viktor Emanuel i III dhe nën idenë e “Spacio Vitale” (Hapësirë Jetike), donin të rimëkëmbnin Perandorinë Romake. Në vitin 1933, lindi nazizmi, ku Hitleri mbasi zhduku kancelarin e mëparshëm dhe shokët e vet të ngushtë nën idenë e rracës

arjane për sundim botëror, u përgatit për luftë. Në vitin 1917, komunizmi vendoset si sistem në Rusi, duke mos bërë kompromis me Carin, por duke zhdukur romanovët. Shtroi idenë e sundimit botëror sllavo-komunist. Kështu që Lufta e Dytë Botërore në vetvete përmbante përplasjen e tre diktaturave, ndërsa vendet demokratike, si Anglia, SHBA dhe mbarë Evropa perëndimore, përzgjodhi nga pikëpamja strategjike si më të rrezikshëm nazifashizmin. Në të vërtetë historia e sllavo-komunizmit ishte një farë që pushtoi botën. Në datën 23.3.1939, u nënshkrua Traktati Molotov-Ribentrop. Gjenerali rus Dmitri Vollgonov në librin me titull “Triumf e tragjedi”, e cilëson për herë të parë, si “gabim të madh politik” traktatin gjermano-sovjetik për miqësinë e kufinjtë, të përfunduar më 28 shtator 1939. Stalini dhe Ribentropi në këtë ditë shtrënguan duart e njëri-tjetrit. Koncepti lufta patriotike, lufta civile dhe lufta klasike, gjykohet në mjaft botime, sipas këndvështrimit ideologjik, në vend të atij shkencor. Për mendimin tim, në Shqipëri nuk ka qënë asnjëra prej tyre, që të drejtoheshin veprimet e një populli në një nga ato tre luftëra. Kjo, sepse fjala atdhe duhet të përshkruante një përqafim vëllazëror të bashkuar. Më 7 prill 1939, por edhe sot, asnjë partizan nuk pohon që ka luftuar nën idealin komunist, sespe nuk e njihnin fare, as si ballist, apo legalist, por thjesht, si shqiptar kundër një okupatori. Ishin frymëzimet e pedagogëve nëpër gjimnaze, sipas edukimit rilindas që i shtynë të bëjnë disa demonstrata, apo thjesht deri në tre herë rezistencë sporadike mbi baza vullnetare. Këto tre koncepte të shtyjnë që në një analizë të veçantë, me pikënisje nga 7 prilli 1939, të dallojmë një ide më të fundit për luftën çlirimtare ndaj okupatorit. Drejtimi i kërkimit studiues, se si nisi e përfundoi kjo rezistencë kundër okupatorit, bëhet jo nga gjykimi ideologjik, por shkencor, sepse ka qenë në fakt një luftë e popullit evropian kundër nazifashizmit. Pra, çësthja do të zgjidhej ndërmjet pranimit të shtypjes nga diktatura fashiste e naziste nga njëra anë dhe lufta për rifitimin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Evropianët zgjodhën pa hezitim rrugën e dytë. Nga sakrificat që u bënë erdhi liria e pavarësia. Lufta çlirimtare kundër nazifashistëve, parë brenda kuadrit evropian ka pasur qëllim ndërtimin e një Shqipërie të lirë, dinjitetin e plotë të qytetarit të një kombi demokratik. Rënia e fashizmit, kapitullimi më 8 shtator 1943, shënoi edhe disfatën morale të kombit italian. Mirëpo, mbas kësaj date, vetë Italia nuk u përfshi në luftë civile edhe pse u përplas në katër fronte të ndryshme. Në Shqipëri rezistenca kundër italianëve ka qenë e dobët. Përpjekiet e misioneve britanike ishin për të mbajtur të bashkuar këtë front rezistence të PK-së, Ballit Kombëtar, Legalitetit, por ishte e pamundur. Këtë gjë e bënë vëndet e tjera evropiane. Kjo luftë quhet rezistencë dhe luftë ndaj okupatorit, sepse fashizmi siç dihet nuk përfaqësonte tërë ushtrinë italiane, por partinë udhëheqëse. Kuptohet që çdo luftë ka figurën e vet juridike, fillestare të zhvillimit të saj, e cila ka të bëjë me aspektet e së drejtës ndërkombëtare, jashtë së cilës nuk mund të kesh ide të përgjithshme interpretuese edhe në histori për konfigurimin e kësaj lufte. Kështu lufta nën aspektin e së drejtës ndërkombëtare, akoma nuk ka një përcaktim unik doktrinor. Opinionet më bindëse mund t’i përafrohen këtyre ideve: - Lufta përbën një nga mënyrat e zbatimit të së drejtës ndërkombëtare (iuris executio), ose lufta është mbrojtja e të drejtës ndërkombëtare të shkelur ose të dëmtuar rëndë. – Lufta është vazhdim i vetmbrojtjes. E, në këtë rast, lufta do të ishte vazhdimi tipik i zgjid-

hjes së mosmarëveshjeve politike. Ose, lufta është sipas përcaktimit të njohur, vazhdimi i politikës me mjete të tjera. (libri “La resistenza dei soldati italiani al Estero-2004”). Për të shkruar historinë e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, patjetër duhet të kesh studiuar mirë konceptet juridike të së drejtës ndërkombëtare, konceptet dhe nocionet ushtarake e strategjike botërore dhe rajonale, e mbi të gjitha të kesh filozofinë ideore të padoktrinuar. Lufta ka shumë elementë, si ajo e pjesëmarrjes në mënyrë legjitime apo jo legjitime, ajo e zhvillimit të forcave të armatosura dhe ajo e popullsisë civile, të cilat shkaktojnë tragjedi, por nga studimi i tyre i pabazuar dalin pasoja që vijnë edhe luftërat e tjera të paparishikuara, kur ato interpretohen në termin sllogan, që “historia i përket fitimtarëve”. Ky përcaktim është në lidhje me spekulimin gati institucional enverian për ta bërë të gjithë luftën ndaj fashizmit, si një pronë të fitimtarëve komunistë. Asgjë nuk mund ta bëjë të qartë nëpërmjet koncepteve ideologjike komuniste, por duke u bërë të qarta parimet e përkufizuara, që e kanë origjinën tek e drejta ndërkombëtare dhe tek parimet e të drejtave të njeriut, të cilat enverizimi, as që dinte se ku binin. Këtë e argumentojmë edhe me faktin, që mbas marëveshjes Ribentrop-Molotov, e deri në datën e sulmimit më 21 qershor 1941, të Bashkimit Sovjetik, komunistët bënë aleancë me nazizmin dhe nuk ishin në luftë me fashizmin si ideologji, por si okupatorë. Bile komunistët i quajtën “proletariat socialist” edhe idetë e Musolinit mbi fashizmin. Në shkurt të vitit 1939, Qemal Stafa dhe Vasil Shanto u futën në burg. Nuk i arrestoi Italia Fashiste, përkundrazi Stafës iu dha bursë për në Itali. Me këtë shpjegohet fakti që lufta, sipas “lejes” të Stalinit, filloi më 21 qershor 1941, sepse u bashkua me frontin lindor. - Pak shpjegim historik nga pushtimi faktik i Italisë në Shqipëri. Në revistën italiane “Quadrante” viti 1997, me autor Enrico Magnani në shkrimin “Misioni italian gjatë pushtimit të Shqipërisë”, shkruhet: “Në akademitë e ndryshme italiane futeshin 16 nxënës shqiptarë. Lidhja ushtarake që bashkon Romën me Tiranën në fushën e formimit (përgatitjes) është nga viti 1918… Fundi i Luftës së Parë Botërore pa misionin e parë të stërvitjes në Shqipëri, ku karabinierët stërvitën trupa lokale të sigurimit të brendshëm nga viti 1918, deri në vitin 1920. Më 1925, deri më 1939, u dërgua përsëri në Shqipëri një mision i madh stërvitje ushtarake, e përbërë nga 200 oficera dhe nënoficera të ushtrisë, i cili u mor me përgatitjen e personelit ushtarak dhe koordinoi edhe veprimet e nevojave publike, si punimet e rrugëve, bonifikimet dhe hapjen e shkollave. Në mision mori pjesë edhe një grup oficerësh dhë nën oficerësh të Guardia di Finanza (Rojës së Financës), të cilat stërvitën trupën homologe shqiptare”. Autori tregon për hungarezin Sandor Rado, që gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë përgjegjës i një rrjeti spiunazhi (“Orkestra e kuqe”), që ka vepruar në Zvicër, në favor të Bashkimit Sovjetik. Mbas Luftës së Dytë Botërore, Sandor, nën pseudonimin Dora, ka shkruar librin “Emri i luftimit: Dora”, ku ndër të tjera përmend edhe Shqipërinë, që në botimin italisht në faqen 90, jep një të dhënë të tillë: “Hoteli i Vlorës më bëri përshtypje të çuditshme. Muri i dhomës time, ishte zbukuruar me një tablo të madhe me portretin e Musolinit dhe nga ana tjetër me imazhin e Ahmet Zogut”. Ky spiun flet gjërë e gjatë për Shqipërinë para pushtimit fashist, për interesat për naftë dhe vaj-guri, por edhe për klanet italiane të asaj kohe. Në telegramin

e datës 21.9.1943, Dora nga Werther, në pikën 4 thotë: “Vendet ballkanike të pushtuara Greqia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia duhet të rifitojnë autonomi të plotë kur të vendoset evakuimi i këtyre territoreve. Për sa i përket çështjes së implikimit dhe largimit të Zogut nga vendi, ky nuk është një fenomen i veçantë shqiptar, por që ka ndodhur në shumë vende të Evropës dhe në asnjë histori të tyre aktulaisht këta nuk u përgojuan, si Ahmet Zogu ynë. Kështu p.sh fenomeni i qeverive kuislinge nuk ngjau vetëm në Shqipëri, por ngjau në të gjithë shtetet e Evropës, që u okupuan nga fashizmi dhe nazizmi. Në Greqi, kjo ngjau me Collagoblu, kur iku mbreti në Francë me Petain, në Rumani me Antoneskun, në Norvegji me kuislingun, në Belgjikë, Danimarkë etj. Në Danimarkë, mbreti uli flamurin kombëtar dhe vuri shenjën e Davidit, duke dalë me biçikletë rrugëve dhe për të mbrojtur të gjithë çifutët, i gjithë populli danez bëri të njëjtën gjë. Ngarkesat e mëdha antikombëtare që i janë bërë në histori Zogut, janë vepër e vetë fashistëve italianë, por edhe e mjaft injorantëve politikë shqiptarë. Në fletoren “Giornale d’Italia” i datës 31.10.1940, shkruhet. “Për arsye nderi sulmi i parë kundër forcave greke u bë nga legjionarët e milicisë shqiptare” dhe kjo nën titullin “Pagëzimi i zjarit të milicisë shqiptare”. Kurse “Tomorri” më 23.7.1940 shkruan: “Gjatë këtij viti, vllazërimi i armëve midis të dy popujve, u vulos në luftën, në të cilën morën pjesë në Frontin perëndimor, batalionet e Gardës Mbretërore Shqiptare. Janë gati të shkojnë atje batalionet e këmishëzinjëve shqiptarë që kanë stërvitur shpirtin dhe vullnetin e tyre në reziqet më të madhaja për madhërinë e Shqipërisë”. Qëllimi më i largët i pushtimit të Shqipërisë ishte, siç u provua më vonë, që ajo të mësynte Greqinë. Viktor Emanueli i III me anë të ligjit nr.580, botuar më 16 prill 1939, në gazetën zyrtare të Romës, u shpall mbret i Shqipërisë, perandor i Etiopisë. Më 22 prill 1939, me dekret mbretëror emërohet mëkëmbës i tij, Francesko di San Savini Jakomoni, d.m.th-në prefekt. Cianoja, pas pushtimit tha: “Përfundimisht nuk mbeti kurrëgjë prej pavarësisë shqiptare... Pavarësia e Shqipërisë nuk ekziston më, Shqipëria u shndërrua në një provincë italiane, u bë (e kreu) një eunukizim (gjymtim) pa bërtitur i sëmuri”. (Ditar i Cianos-faqe 488-491; Luigi Mondini, atashe ushtarak i Italisë në Greqi; si dhe autori Emmanuele Grazzi, Francesko Jacomoni, Di San Saviono. Viti 1965, Amadro Tosti Visconti Frasca etj). Nisur nga këta autorë dhe aktorë të luftës të Italisë ndaj Greqisë, histo-


dossier • E hënë 2 shtator 2013

rianët tanë, por mbi të gjitha politikanët, kanë nevojë të njohin argumenta përkatëse të tilla, ku: Sipas të drejtës ndërkombëtare, gjëndja e luftës, ose nevoja për të zhvilluar një luftë, nuk kanë qenë kurrë, si rezultat në mënyrë automatike i ndonjë të drejte, që çdo shtet nënluftues të përvetësojë brenda territorit të vet elementët pasurorë qoftë të vet shtetit armik, qoftë të nënshtetasvetë këtij shteti. Neni 46, i rregullores së Hagës, i vitit 1907, dispozitë kjo që njihet si konformuese e një rregulli zakonor të së drejtës ndërkombëtare e përjashton sekuestrimin dhe shtetëzimin e pasurive private, prej të drejtave që rrjedhin në favor të shteteve, ndërluftuese prej vetë faktit të pjesëmarrjes në luftë. Ky rregull është në fuqi, sikurse është fjala mbi pasuritë private, që ndodhin në një territor të huaj të zotëruar me anë pushtimi, ashtu edhe për sa i përket pasurive të huajve, të cilat ndodhen brenda vet territorit të një shteti. Pikërisht më 7 prill më 1939, personaliteti ndërkombëtar i Shqipërisë, kishte humbur duke mos qenë e mundshme, për këtë arsye, të ndodhej në gjendje lufte me kundërshtarët e Boshtit. Aq më tepër dhe asnjëherë Shqipëria nuk ka kryqëzuar armët me Greqinë. Kjo sepse nuk ka ekzistuar vullnet (animus belli) për luftë, sepse Shqipëria duke u inkorporuar te Italia, më 7.4.1939, dhe iu nënshtruar një bashkimi të përkohshëm prej datës 16 prill 1939, i tërë personaliteti i saj ndërkombëtar, sikurse ndodhi një gjë e tillë edhe me Austrinë, me anën e pushtimit të saj prej Rajhut të Tretë. Si pasojë Shqipëria nuk shpalli absolutisht asnjë luftë, kundër Greqisë, sepse ishte edhe ajo nën pushtim dhe në këtë mënyrë pa asnjë vullnet Italia sulmoi Greqinë, duke përdorur territorin e Shqipërisë. Për sa më sipër, këto fakte historike dhe juridike, kërkojnë të rivlerësohen në mënyrë shkencore çështjet aktuale të rishikimit të historisë të Luftës së Dytë Botërore, çështjen e ligjit të luftës me Greqinë dhe të vetë figurës të mbretit Zog dhe shtetit të tij. - Kronikë koncetpuale, faktike dhe rishikuese për të gjykuar ngjarjen e 7 prillit 1939. Aktualisht historianët e botës po e studiojnë nën dritën e fakteve dhe dokumenteve të reja arkivore tërë historinë e Luftës së Dytë Botëroe, për t’a hedhur atë mbi baza sa më shkencore. Kjo është tepër e demosdoshme për vendin tonë, sepse pa kuptuar drejtë pikënisjen e kësaj lufte nuk mund të hidhen themelet e Shqipërisë së re. Sa për argumentim të thjeshtë, vetë Franca nën këtë këndvështrim, Petenin nuk po e quan “tradhëtar”, sepse në bazë të analizave dhe fakteve rezulton, se ai ka shpëtuar Parisin nga

katastrofa. Shqipëria nuk u shit aspak nga Zogu. Pse? Zogu e dinte mirë që të gjithë instruktorët, oficerë italisnë, e sabotuan ushtrinë e tij; i njihte mirë agjenturën jo vetëm në ushtri, por edhe në forcat e brendshme dhe mbi të gjitha nacionalizmi në Shqipëri, sapo kishte filluar të ngrihej dhe ishte si flakë kashte, se po përballej edhe me vetë bolshevizimin. Kur Mehdi Frashëri i tha Zogut “vish opingat e lufto”, Zogu e pa që nuk e përkrahu as Anglia, as Greqia dhe asnjë! Atëherë, bëri vetëm dy demonstrime me Abaz Kupin në Durrës dhe disa demonstrata deri më 7 prill, kur u largua edhe vetë. Zogu e studioi dhe e bëri bilancin, që në çdo mënyrë që të vepronte humbja ishte e pandarë dhe populli i copëtuar nga varfëria, me as 1 milion banorë, do të zhytej në katastrofë. Pra, nuk luftonte dot dhe vuri arsyen mbi forcën. Më 1 prill 1989, ishte kjo statistikë e ushtrisë sonë kombëtare në organikën e saj aktive: Këmbësori-gjeneralë 2, kolonela 5, nënkolonela 9, majora 16, kapitenë të parë 27, kapitenë të dytë 47, togera 136, nëntogera 106, aspirantë 1, gjithsej 348 oficera. Në artileri: majora 1, kapiten i parë, 3, kapiten i dytë, 2, togera 53, nëntogera 38. Gjithsej 97 oficera. Dhe kështu me radhë në xhenjo 22 oficera, roje kufiri 79, shëndetësi 20, veterinerë 2, intendencë 45, rekrutim 52, marina 10. E gjithë ushtria përbëhesh nga 675 oficera aktivë me komandant gjeneralë Xhemal Aranitasin. Kishte edhe 6 regjimente këmbësorie me grupe të përzier, prej të cilave, 4 me organikë aktive dhe dy me organikë pa kompletim. Ushtria aktive ishte Shkodër, Tiranë, Korçë, Elbasan Berat dhe Përmet. Për të kuptuar përballjen e forcave tona në rast se do të luftohej kundër ushtrisë italiane, a do ta përballonte dhe a duhej ta luftonte apo duhej të asgjësohej e tëra? E gjithë historia e artit ushtarak në qindramijëra shkrime të historianëve ushtarakë, veteranëve, institutete shkencore enveriane, në një injorancë totale të plotë, qoftë edhe sot, që nuk i heqin nga qarkullimi të tilla profka, le ta zgjidhin këtë pikëpyetje para se të akuzojnë “luftën e braktisur” nga Zogu, me një gjykim sa më të thjeshtë. Forcat italiane, sipas statistikave (edhe këto jo fort të sakta, të komandës së mbrojtjes kombëtare të Shqipërisë) në shkresat nr.2232/I dt.29.7.1989, dhe në shkresa të ndryshme të komandës italiane (Komanda e Mbrojtjes tokësore, Komanda e Armatës së IX), jepen trupat italiane që sulmuan, zbarkuan dhe qëndruan në ditët e para të prillit 1939. Në etapën e parë 7 prill 1939, e deri në tetor të vitit 1940, d.m.th-në në vigjiljen e luftës më

Greqinë, italianët zbarkuan në Shqipëri më tepër se 2/3 e Armatës së IX (Korp Armata e IV dhe e XV) megjithë repartet speciale (karabineri, roje finance, milici fashiste, pyjore kuesturë). Kjo sasi 2/3 e armatës së IX me qëndër në Tiranë, afërsisht përfshinte 80-90 efektiva aktivë të komanduar në fillim të gjeneral Guzonit. Raporti i forcave disponohet me një dokumentacion konkret për çdo divizion regjiment italian nëpër qytetet e Shqipërisë, duke u llogaritur në periudhën fillestare të tyre. Revista italiane “Aeronautika” shkruan, se zbarkuan vetëm 12000 trupa, ndërsa disa burime të tjera ushtarake të kohës, japin raportin e forcave italiane me 137 anije lufte, 600 aeroplanë dhe 50000 ushtarë. Mjaft autorë grekë, italianë dhe gjermanë, për këto statistika kanë një ekuivok të dhënash, por megjithatë përballë forcave shqiptare, këto nuk mund të ndesheshin në një luftë për t’u fituar nga shqiptarët. Pra, do të ishte aventurë nga pikëpamja ushtarake, politike, ekonomike. Në dokumentin gjerman, bobina 250-995, gusht 1943, sigla T120-340 shkruhet: “Italia u përpoq për të futur fashizmin në Shqipëri, që nga shumica e shqiptarëve cilësohet si një gjë e huaj. Me këtë duhet kutptuar edhe kjo, që edhe nacionalizmi me gjithë nderimin e përgjithshëm për personin e udhëheqësit, nuk paraqet ndonjë interes të thellë kombëtar”. Bismarku shprehet, se: “Popullsia e vërtetë dhe e talentuar shqiptare, gjëndet në rajonin e Kosovës. Ajo i është sinqerisht mirënjohëse Gjermanisë, si rezultat i çlirimit nga okupacioni serb, duke iu trembur kthimit të këtij okupacioni”. Po në bobinën 59.590.989. telegram 21.8.1943, shkruhet: “Shqipëria dora-dorës është okupuar nga 7 divizione italiane. Këta mjaftojnë, ashtu sikurse është rasti edhe me trupat italiane në rajonet e okupuara të Ballkanit për të sigururar rajone të mëdha”. Zogu u ndodh më 7 prill 1939, përballë deklaratave të tilla, ku Kryeministri i Birtanisë së Madhe Camberlen deklaroi, se: “Shqipëria nuk na intereson drejtpërsëdrejti dhe nga ana tjetër, Kryeministri i Greqisë Metaxa, 4 ditë pas agresionit, lajmëroi kontin Ciano, se “jam fare i bindur, se asgjë nuk do të ndalojë në të ardhme që të prishë miqësinë tradicionale që ekziston në mes të dy vendeve dhe që një epokë e re dhe përzëmërsie dhe bashkëpunimi paqësor në mes tonë është duke filluar”. Një qëndrim të tillë e mbajti edhe qeveria jugosllave e Stojadinoviçit, ndaj Zogut. Në kujtimet e Jakomonit, gazeta angleze “Mundimi” zbulon, se veç hipokrizisë, të italianëve ndaj Shqipërisë edhe tradhëtinë që këta i bëjnë Zogut, në këtë revistë shkruhet: “Italianët në Tiranë për të zbutur mosmarëveshjet e hapura midis Musolinit dhe Cianos, shtrënguan Jakomonin, që të jepte dorëheqjen, gjë të cilën ai nuk e bëri, vetëm e vetëm që të shpëtonte jetën e Mbretit Zog. Pastaj ai deklaroi, që i pat thënë Mbretit Zog të martohej me një vajzë italiane, e për këtë qëllim pruri në Tiranë zonjushën Ceriana, prej qytetit të Torinos. Mirëpo edhe kjo gjë nuk doli ashtu, siç pritej. Tradhëtia e Cianois, dhëndrit të Musolinit, u reflektua në prill të vitit 1938, kur shkoi në Tiranë, si kumbaro në martesën e Mbretit Zog, sepse i tregoi Jakomonit qëllimet e vërteta kundër Mbretit Zog. Sipas Jakomonit, ai i paska thënë Cianos, se do të ishte tradhëti të pushtohej Shqipëria. Mëgjithatë, Zogu mund të rrëzohej lehtë, sepse ai ishte bërë Mbret prej Musolinit. Mirëpo, vendimi ishte marrë prej Musolinit dhe nuk mund të ndërrohej. “Kështu erdhi ultimatumi që më 2 mars, - thotë Jakomoni, ku pashë një projekt për një traktat aleance ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, siapas të cilit qeveria shqiptare do të shtrengohej të pranonte për çdo ministri nga një sekretar të përgjithshëm italian dhe t’i lëshonte Italisë, përdorimin e lirë të porteve dhe fushave ajrore. Mbreti Zog nuk e pranoi këtë projekt dhe e vonoi deri më 1 prill. Atëherë Musolini, i dërgoi një mesazh Mbretit, ku i thoshte të dorëzohej, duke i dhënë kohë, deri më 6 prill. Më 7 prill filloi zbarkimi”. Hipokrizia e Jakomonit zbulohet në kujtimet e tij, kur shkruan, se ky zbarkim nuk ishte një vepër agresioni dhe për të mbrojtur këtë teori të rreme, ai u mundua të vërtetojë, se mbas pushtimit të Shqipërisë, ai bëri aq sa mundi t’i japë aneksimit të Shqipërisë, pamjen e një bashkimi të vërtetë dhe jo të një pushtimi. Ai vetë u gradua nga ministër në mëkëmbës mbretëror dhe mohoi gjithmonë shtimin e korrupsionit në qeverisjen e tij. Jakomoni ka pranuar se për të paqësuar dhe mbajtur me të mirë shqiptarët, iu desh tu paguajë shuma të mëdha

»

19

disa bajraktarëve. Për sa i përket ndryshimit të emrit nga Saranda në Porta Eda, sipas tij, Musolinit, këtë ia kanë propozuar shiptarët. Jakomoni padit Benininin, se punët nuk shkuan mirë në Shqipëri për fajin e këtij (Zenone Benini), si ish sekretar i përgjithshëm në punët e Shqipërisë, sepse e donte Shqipërine vetëm, si pronë për ta shfrytëzuar, në veçanti për monopolin e industrisë elektrike. Ai konsideron, si armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë, Cianon dhe Beninin. Dihet, që Ciano u ekzekutua prej vetë fashistëve, sepse më korrik të ’43, e ktheu polikën e tij dhe luajti një rrol me rëndësi për rrëzimin e Musolinit, ndërsa Benini u gjykua në mungesë. Jakomoni jep dorëheqjen edhe pse është përfshirë në krime ndaj Shqipërisë. Në kujtimet e tij nuk e ndjejmë këtë përgjegjësi. Për sa i përket çështjes së rezistencës së shqiptarëve më 7 prill 1939, e cila ka mbetur në histori vetëm më figurën e Mujo Ulqinakut, sipas dokumenteve të reja, dhe dëshmitarëve okularë, nuk është bërë më tepër se 3 orë luftë. Një kronikë e shkurtër mund të paraqitet nën deshminë e Islam Lleshit: Në datën 3 prill 1939 u zhvillua një demonstratë në gjimnazin e Tiranës, ku drejtor ishte Safer Butka, së bashku me profesorët Vasil Andoni dhe Adem Karapici. Flamurin e demonstruesve e mbajti Sali Toptani, të cilët mbasi hodhën parrulla kundër pushtuesit, duke filluar nga Rruga e Dibrës, e deri tek pallati i Zogut, ku është sot Akademia e Shkencave, Zogu i përshëndeti nga brenda me dorë demonstruesit, duke i nderuar, si shqiptarë dhe kaq ishte kjo protestë. Më 4 prill 1939, u zhvillua një tjetër demonstratë, nga patriotët tiranas, Ramazan Jarani dhe Xhafë Zelka, duke u pasuruar nga mjaft studentë të shkollave të Tiranës. Data 5-6 prill ka qenë në qetësi të plotë, ndërsa më 7 prill 1939, xhandarët hapën llafe në Tiranë, që popullsia të futet nëpër shtëpi, pasi do të kishte bombardime. Kështu u organizua ikja pa zhurmë e Zogut në mbrëmjen e 7 prillit 1939. Në fakt, kush luftoi?! Me këtë çështje spekullohet akoma. Emra, si Limon Karuli, oficeri Zogut nga Kavaja, Hamit Leçini, vullnetarisht me 50 veta nga Luzi i Kavajës, Mujo Ulqinaku, ish kapter i Rojës së Financës dhe një farë Dollani nga Durrësi, por nën organizimin e Abaz Kupit, në mënyrë spontane luftuan, jo më tepër se 3 orë. Episode dhe ngjarje të treguara në lidhje me këto luftime, si p.sh për shkatërrimin e urës së Shijakut nga komunistët, është në fakt një gënjeshtër me bisht, por edhe që gratë, vajzat dhe nënat, të kenë ndihmuar në këtë rezistencë të ditëve të para të prillit, nuk qëndrojnë, sepse më 7-8 prill, italinët me biçikleta, motoçikleta dhe makina erdhën nga Durrësi në Tiranë, duke parakaluar në bulevard, bile dhe me brohoritje të pjesshme me lule. Nuk kaluan shumë orë, e italianët u shpërndanë nëpër dyert e familjeve tiranase, për t’u miqësuar dhe kërkuar mikpritjen e tyre, por acarimi i vërtetë i popullsisë shqiptare erdhi, kur iu ngacmoheshin gratë dhe vajzat. E, për të qenë më realistë, e të besueshëm për këtë datë historike, nga fillon historia e luftës çlirimtare, qëndron në fakt teza e mjaft partizanëve, të cilët mbasi u futën në burg nga Hoxha, guxuan e thanë, se: “Nuk ka më të keqe e më të rëndë, kur shikon një të huaj të të shkelë vendin tënd pa e ftuar. Nuk ka më mobilizuese, sesa të të sundojë tjetri dhe të gjithë padagogët tanë nëpër shkollat fillore e të mesme ishin frymëzuesit e parë që kishin mësuar për atdheun nga rilindasit, por që kishte ardhur koha t’i shprehnin ato për të mbrojtur atdheun. Mashtrimi më i madh që është bërë në histori është që idetë komuniste e frymëzuan rezistencën e parë. Jo, në fakt fashizmi u shfrytëzua prej komunistëve, që të riste radhët e veta dhe këtë e bëri me anëtarë patriotë nacionalistë shqiptarë, të cilët vetëm pas vitit 1941, u përpoq ta përvetësonte si meritë të saj”. Dëshmitarët okularë, gjithashtu shprehen sot, që idetë e komunizmit u rritën para pushtimit fashist dhe u hapen shumë duke shfrytëzuar nacionalzimin dhe ndjenjat kombëtare të shqiptarëve kundër të huajve. Komunizmi u paraqit, si shpresa e lirisë kundër fashizmit. Një pjesë e mirë e intelektualëve shqiptarë ishin internuar më parë në Itali dhe atje morën kontakt me komunistët italinë, si Longo, Pertini etj. Intelektualët shqiptarë që shkuan në Itali, u internuan si nacionalista, por u kthyen në komunista prej Italisë. Ruso shpjegon se: “Sovraniteti i popullit është më i fortë se çdo gjë tjetër në një komb”. Këtë iluminizëm komunistët edhe të fshehur si emër deri në vitin 1948, e atribuan në historinë e luftës çlirimtare, si një vlerë të fitimtarëve, aq sa thanë dhe sajuan “shteti jam unë” të Luigjit XIV.


20

«

Librari

E hënë 2 shtator 2013 •

Fjalimi i Martin Luter Kingut në Uashington, më 28 gusht 1963 (shkëputur nga libri monografik “Martin Luter Kingu” i autorit Ilir Hashorva) TITULLI: Martin Luter King AUTORI: Ilir Hashorva MONOGRAFI

tostradave dhe në hotelet e qyteteve. Ne nuk do të mund të kënaqemi, përderisa lëvizja bazë e negrit do të vazhdojë të bëhet vetëm nga një geto e vogël për në një geto më të madhe. Ne nuk do të mund të kënaqemi, përderisa fëmijët tanë do të të jenë të zhveshur nga personaliteti dhe të vjedhur nga dinjiteti nga shpallje që thonë “Vetëm për të bardhët.” Ne nuk do të mund të kënaqemi, përderisa një negër nga Misisipi nuk do të mund të votojë dhe një negër nga Nju Jorku do të besojë se nuk ka se për se të votojë. Jo, jo ne nuk jemi të kënaqur dhe ne nuk do të kënaqemi, përderisa drejtësia të rrjedhë si uji dhe e mira si një përrua i fuqishëm. Nuk jam i pavëmendshëm se disa prej jush kanë ardhur këtu nga përpjekje dhe mundime të mëdha: që disa prej jush kanë ardhur drejtpërsëdrejti nga qelitë e ngushta, që disa prej jush kanë ardhur nga ato zona ku përpjekja për liri është ndeshur me furinë e persekutimeve dhe me brutalitetin e policisë. Ju keni qenë veteranët e vuajtjes krijuese. Vazhdoni të punoni me besimin se vuajtja e pamerituar është shpërblyese. Shkoni përsëri në Misisipi, shkoni përsëri në Alabama, shkoni përsëri në Karolinën e Jugut, shkoni përsëri në Xhorxhia, shkoni përsëri në Luiziana, shkoni përsëri në lagjet e ndyra dhe ne getot e qyteteve tona të veriut, duke besuar se kjo gjendje në njëfarë mënyre mundet dhe do të ndryshojë. Le të mos zhytemi në luginën e dëshpërimit. Ju them, miqtë e

KAM NJË ËNDËRR

N

dihem i lumtur të jem sot këtu midis jush, në atë që do të hyjë në historinë e vendit tonë si demonstrimi më i madh për liri. Njëqind vjet më parë, një amerikan i madh, nën hijen simbolike të së cilit qëndrojmë sot, firmosi Proklamatën e Emancipimit. Ky dekret i rëndësishëm erdhi si një fener shprese për miliona neigër skllevër, të cilët qenë damkosur në flakët vrasëse të padrejtësisë. Ai erdhi si një agim i gëzuar në fundin e një nate të gjatë të robërisë së tyre. Por, njëqind vjet më pas, negri nuk është ende i lirë. Njëqind vjet më pas, jeta e negrit është ende e gjymtuar keqas nga prangat e ndarjes dhe zinxhirët e diskriminimit. Njëqind vjet më pas, negri jeton në një ishull të vetmuar të varfërisë, në mes të një oqeani të pafund të begatisë materiale. Njëqind vjet më pas, negri ende lëngon në skajet e shoqërisë amerikane dhe e gjen veten të syrgjynosur në vendin e tij. Kështu, kemi ardhur sot këtu, për të vënë në dukje këtë gjendje të shëmtuar. Në njëfarë kuptimi kemi ardhur në kryeqytetin e kombit tonë, për të thyer një çek. Kur arkitektët e republikës sonë të madhe shkruan fjalët e mrekullueshme të Kushtetutës dhe të Deklaratës së Pavarësisë, ata po nënshkruanin një akt premtimi prej të cilit çdo amerikan do të ishte përfitues. Kjo deklaratë ishte një premtim se të gjithë, po të zinjtë, si dhe të bardhët, garantoheshin për të drejtat e tyre të patjetërsueshme të lirisë së jetës dhe të ndjekjes së lumturisë. Sot është e qartë se Amerika nuk iu përmbajt asaj deklarate për qytetarët e saj me ngjyrë. Në vend që ta përmbushte atë detyrim të shenjtë, Amerika u dha negërve një çek të keq, një çek që u kthye mbrapsht me shënimin “për pamjaftueshmëri fondesh”. Por ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se nuk ka fonde në kupolat e mëdha të mundësive të këtij vendi. Kështu, ne kemi ardhur ta thyejmë këtë çek, këtë çek që do të na japë, sipas kërkesës, pasuritë e lirisë dhe sigurinë e drejtësisë. Ne kemi ardhur, gjithashtu, në këtë vend të shenjtë, për t’i kujtuar Amerikës ngutësinë e madhe të këtij problemi. Nuk ka më kohë të zhytemi në luksin e largimit prej tij, apo të qetësimit me barnat e gradualizmit. Tashti është koha për të realizuar premtimin e demokracisë. Tashti është koha për t’u ngritur nga lugina e errët dhe e mjerë e ndarjes, në rrugën e ndritur të drejtësisë racore. Tashti është koha ta ngremë kombin tonë nga rëra fundosëse e padrejtësisë racore, në shkëmbin solid të vëllazërisë. Tashti është koha të vendosim drejtësinë për të gjithë fëmijët e Zotit. Do të jetë fatale për vendin të anashkalojë ngutshmërinë e mo-

mentit dhe të nënvlerësojë vendosmërinë e qytetarëve me ngjyrë. Kjo verë zhuritëse e pakënaqësisë së ligjshme të negërve, nuk do të kalojë, përderisa të ketë një vjeshtë jetëdhënëse të lirisë dhe të barazisë. Njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e treja nuk është një fund, por një fillim. Ata që ëndërrojnë se negrit po të shfrynë, do të qetësohen, do të zgjohen të zhgënjyer rëndë. Vendi nuk mund të vazhdojë kështu. Nuk do të ketë as reshtje dhe as qetësi në Amerikë, përderisa t’i garantohen negërit të drejtat e qytetarisë. Shtjella e revoltës do të vazhdojë të tronditë themelet e vendit tonë, përderisa të shfaqet drita e shkëlqyer e drejtësisë. Por, ka diçka që dua t’u them njerëzve të mi që qëndrojnë në pragun e ngrohtë që të çon për në pallatin e drejtësisë. Në procesin e fitimit të vendit që na takon, nuk duhet bëhemi fajtorë nga punë të gabuara. Mos të kërkojmë të shuajmë etjen tonë për liri, duke pirë nga kupa e vrazhdësisë dhe e urrejtjes. Ne duhet ta drejtojmë përpjekjen tonë gjithnjë në planin e lartë të dinjitetit dhe të disiplinës. Nuk duhet të lejojmë protestën tonë krijuese të degjenerojë në dhunë fizike. Prapë dhe prapë duhet të ngrihemi në lartësitë madhështore të përballjes së forcës fizike me forcën e shpirtit. Militantizmi i ri i mrekullueshëm që ka përfshirë komunitetin e negërve, nuk duhet të na çojë në mosbesim ndaj të gjithë të bardhëve, sepse shumë nga vëllezërit tanë të bardhë, siç duket edhe nga prania e tyre

sot këtu, kanë kuptuar se fati i tyre është lidhur me fatin tonë. Ata kanë kuptuar se liria e tyre është lidhur pazgjidhshmërisht me lirinë tonë. Ne nuk mund të ecim vetëm. Dhe, ndërsa ecim, duhet të premtojmë se duhet të marshojmë gjithnjë përpara. Ne nuk mund të kthehemi mbrapsht. Ka nga ata që pyesin të devotshmit e të drejtave civile, “Kur do të kënaqeni?” Ne nuk do të mund të kënaqemi kurrë, për sa kohë negrit do të mbeten viktima të tmerreve të patregueshme të brutalitetit të policisë. Ne nuk do të mund të kënaqemi, për sa kohë trupat tanë, të rënduar nga lodhja e udhëtimit, nuk do të mund të qetësohen në motelet e au-

mi, sot, se edhe pse ndeshemi me vështirësitë e sotme dhe të nesërme, unë ende kam një ëndërr. Është një ëndërr e rrënjosur thellë në ‘Ëndrrën Amerikane.’ Unë kam një ëndërr se një ditë ky vend do të ngrihet dhe do të jetojë sipas kuptimit të plotë të kredos së tij: ‘Ne themi se këto të vërteta janë të qarta: se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë’. Unë kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqe të Xhorxhias, bijtë e skllevërve të dikurshëm dhe bijtë e skllavopronarëve të dikurshëm do të mund të ulen së bashku në tryezën e vëllazërimit. Unë kam një ëndërr se një ditë edhe shteti i Misisipit, një shtet që

po shkrumbohet nga flakët e shtypjes, do të transformohet në një oazë paqeje dhe drejtësie. Unë kam një ëndërr se të katër fëmijët e mi të vegjël do të jetojnë një ditë në një vend, ku nuk do të gjykohen më nga ngjyra e lëkurës, por nga karakteri i tyre. Unë kam një ëndërr sot! Unë kam një ëndërr se një ditë, aty poshtë në Alabama, aty tek racistët e pashpirt, aty ku guvernatorit i rrjedhin nga buzët vetëm fjalët “interpozicion” dhe “nulifikim,” një ditë, pikërisht aty, në Alabama, vajzat dhe djemtë e vegjël të zinj, do të mund të tokin duart me vajzat dhe djemtë e vegjël të bardhë si motra dhe vëllezër. Unë kam një ëndërr sot! Unë ka një ëndërr se një ditë, çdo luginë do të lartësohet, çdo kodër e mal do të ulet, vendet e ashpra do të sheshohen dhe vendet e shtrembra do të drejtohen, se lavdia e Zotit do të na shfaqet dhe të gjithë ne do ta shohim atë së bashku. Kjo është shpresa jonë. Ky është besimi me të cilin do të kthehemi për në jug. Me këtë besim do të jemi në gjendje që nga mali i dëshpërimit të gdhendim një gur të shpresës. Me këtë besim do të jemi në gjendje të kthejmë kakofonitë çjerrëse të vendit tonë në një simfoni të bukur të vëllazërimit. Me këtë besim do të jemi në gjendje të punojmë së bashku, të lutemi së bashku, të përpiqemi së bashku, të shkojmë në burg së bashku, të ngrihemi për liri së bashku, duke ditur se një ditë do të jemi të lirë. Dhe kjo do të jetë dita, kur të gjithë bijtë e Zotit do të jenë në gjendje të këndojnë me një kuptim të ri: “Vendi im, për ty, vendi i ëmbël i lirisë, këndoj, Vendi ku na u shuan baballarët, vendi i krenarisë së pelegrinëve, Nga çdo anë mali, le të buçasë liria!” Dhe, në qoftë se Amerika do të bëhet një vend i madh, kjo duhet të ndodhë. Dhe kështu, le të buçasë liria nga majat e kodrave të mrekullueshme të Nju Hempshairit. Le të buçasë liria nga malet e fuqishme të Nju Jorkut. Le të buçasë liria nga lartësitë Alegeni të Pensilavanisë. Le të buçasë liria nga majat me borë të Rokit të Kolorados. Le të buçasë liria nga tatëpjetat dredhuese të Kalifornisë. Por jo vetëm aq, le të buçasë liria nga malet Ston të Xhorxhias. Le të buçasë liria nga malet Lukaut të Tenesisë. Le të buçasë liria nga çdo kodër dhe kodrinë e Misisipit. Nga çdo anë mali le të buçasë liria. Dhe kur të ndodhë kjo, kur ta lejojmë lirinë të buçasë – kur ta lëmë atë të buçasë nga çdo lagje e nga çdo fshat, nga çdo qytet dhe nga çdo shtet - do të mundemi të shpejtojmë ditën kur të gjithë fëmijët e Zotit, të zinj dhe të bardhë, çifutë dhe jo çifutë, protestantë dhe katolikë, do të mund të bashkojnë duart dhe të këndojnë fjalët e këngës së vjetër spirituale negre: “Të lirë më në fund! Të lirë më në fund! Falë të Madhit Zot, jemi të lirë më në fund!


» Librari

• E hënë 2 shtator 2013

PSIKIKA dhe EROSI

TITULLI: Më lehtë nga se mendoni …sepse jeta nuk ka pse të jetë aq e vështirë. AUTORI: Richard Carlson PËRKTHEU NGA ORIGJINALI: Denata Toçe

FOTO: Te marresh dashurine qe do TITULLI: Të marrësh dashurinë që do - Një guidë për çiftet AUTORI: Harville Hendrix Ph.D. PËRKTHYEN NGA ORIGJINALI: Mirela Sula, Fiorela Shalsi

N

atyra iluzioniste e dashurisë romantike ilustrohet mrekullisht në mitin e Psikikës dhe Erosit, një legjendë tipike që është regjistruar për herë të parë në shekullin e dytë pas Krishtit. Sipas kësaj legjende, perëndesha Afërditë ishte xheloze për një vajzë të re të vdekshme të quajtur Psikikë dhe s’e duronte dot adhurimin që tregonin fshatarët e saj për të. Në një moment zemërimi Afërdita urdhëroi që Psikika të dërgohej në majë të një mali, ku do të martohej me një përbindësh të tmerrshëm (në disa versione të historisë, ky përbindësh quhet Vdekje). Prindërit e Psikikës dhe banorët e fshatit me trishtim e shoqëruan virgjëreshën e re në majë të malit, e lidhën në një shkëmb dhe e braktisën në fatin e saj. Por përpara se Psikika të mund të binte në duart e përbindëshit, Erës së Perëndimit i erdhi keq për të dhe e zbriti me kujdes në një luginë që qëlloi të ishte shtëpia e djalit të Afërditës, Erosit, Perëndisë së dashurisë. Psikika dhe Erosi ranë menjëherë në dashuri, por Erosi nuk dëshironte që Psikika të mësonte që ai ishte perëndi, prandaj e mbajti të fshehtë identitetin e tij duke ardhur tek ajo vetëm kur ishte natë. Në fillim Psikika e pranoi këtë kusht të çuditshëm dhe u kënaq me dashurinë e saj të re, pallatin e mahnitshëm, dhe natyrën e bukur. Një ditë, dy motrat e saj i shkuan për vizitë. ato ishin ziliqare për pasurinë e saj dhe filluan të bënin pyetje gjithë kureshtje për Erosin. Kur Psikika nuk mundi t’u përgjigjej, ato mbollën hijen e dyshimit në kokën e saj se i dashuri mund të ishte një gjarpër i neveritshëm që kishte qëllim ta gllabëronte. Atë natë, përpara ardhjes së Erosit, Psikika fshehu një llambë dhe një thikë të mprehtë poshtë krevatit. Nëse i dashuri i saj do të shfaqej si një krijesë e keqe, ajo ishte e vendosur t’i priste kokën. Priti derisa Erosin ta zinte gjumi i thellë dhe atëherë ndezi llambën në heshtje. Por ndërsa u përkul mbi të që ta shihte më mirë, një pikë vaji e nxehtë pikoi nga llamba drejt e në supin e tij. Erosi u zgjua me rrëmbim dhe kur pa llambën dhe thikën fluturoi jashtë dritares së hapur, duke u betuar se do ta dënonte Psikikën se ajo kishte zbuluar të vërtetën. Në panik të plotë, Psikika vrapoi pas tij duke e thirrur në emër, por nuk mundi ta arrinte dhe u pengua e ra. Menjëherë pallati madhështor dhe natyra e shkëlqyer u zhdukën dhe sërish ajo e gjeti veten të lidhur me zinxhirë në majë të malit, e vetmuar. Ashtu si në të gjithë përrallat, në këtë legjendë ka edhe një të vërtetë. Dashuria romantike lulëzon vërtet bazuar në injorancë dhe fantazi. Për sa kohë të dashuruarit vazhdojnë të kenë një opinion të idealizuar, të paplotë mbi njëri-tjetrin, ata jetojnë në Kopshtin e Edenit. Por miti, gjithashtu ka edhe trillim. Kur Psikika ndezi llambën dhe pa Erosin qartas për herë të parë, ajo zbuloi se ai ishte një perëndi i mrekullueshëm me krahë të florinjtë. Kur ju dhe unë ndezëm llambat dhe hodhëm vështrimin tonë të parë objektiv mbi të dashurit tanë, zbuluam se ata nuk ishin aspak perëndi–ata ishin njerëz të papërsosur, plot me lytha dhe të meta, me të gjitha ato tipare negative që ne vazhdimisht kishim refuzuar të shikonim…

21

Këshilla për adoleshentët TITULLI: Fjalë për adoleshentët ose kompleksi i karavidhes AUTORË: Francoise Dolto, Catherine Dolto, Colette Percheminier PËRKTHEU: Jeta Toçila -Shkurti *** “Kriza” e adoleshencës për të cilën bëhet fjalë nuk është ndonjë krizë më e madhe se kriza e lindjes; e njëjta gjë është vetëm se tani bëhet fjalë për një shndërrim. Nuk mund të thuash që larva kalon krizë kur bëhet flutur ...Foshnja rrezikon jetën; vetëm kështu mundet të lindë. Nëse nuk e mban frymën atëhere nuk mund të nisë udhëtimin nga barku i nënës deri tek qarja e parë. Pra, është e domosdoshme që të rrezikojë të vdesë. Në fakt, vdes si fetus për të rilindur si foshnje, por duhet të rrezikojë. Ndërsa adoleshenca nuk është krizë; është një periudhë shndërrimi, diçka krejtësisht tjetër. *** E çuditshme se si adoleshentët kanë në gojë vetëm një fjalë: “të dalë”! Njëlloj si të ishin foshnje. Foshnja në të vërtetë nuk e di se mendon që duhet të dalë, por këtë mendim e jeton si një dëshirë–nevojë sepse, po të mbetej brenda do të vdiste. E njëjta gjë i ndodh edhe adoleshentit, i cili, po të qëndrojë brenda lëkurës së fëmijës, në sigurinë që i jep familja, do të përfundonte i pasigurtë. Për të është e pamundur të qëndrojë në shtëpi duke iu bindur mamit apo babit. Në një mënyrë a në një tjetër duhet pranuar kjo pamundësi, qoftë duke e brendësuar me qëllim që t’i shpëtojnë familjes, qoftë duke e nxjerrë jashtë vetes e të largohen pasi kanë kuptuar që të dalësh është më mirë sesa të mbyllesh në vetvete. Ta mbajmë vëth në vesh që këto dy ekstreme ekzistojnë tek çdo adoleshent, por ka edhe të rinj që e kërkojnë zgjidhjen aty ku e dinë shumë mirë se nuk do ta gjejnë kurrë. *** Adoleshenca është një moshë në të cilën veprimet e rrezikshme kryhen për t’i pasur si një lloj tesere anëtarësie, duan të thonë që nga vetvetja pretendojmë të jemi në gjendje të marrim përgjegjësitë tona. Para çdo suksesi kemi gjithnjë ankth, dhe ky ankth nga ana e tij kthehet në një kërkim. Ndodh njëlloj si me drogën: ajo shkakton

kënaqësi si impulse pasive, ekstazë, ndryshime të shikimit dhe dëgjimit, iluzione të prekjes. Por, edhe pse e duam rrezikun, përse duhet ta çojmë punën deri në kulm, deri në vdekje? Ky është rasti që të ndërhyjë psikanalisti e t’i thotë të riut se ka vënë re fakte që çojnë drejt identifikimit me babain apo nënën dhe në të cilat ai ka gjetur një lloj etike. *** Ka mundësi që tek adoleshentët të vërehen kriza deliri, për të cilat nuk duhet të bëhemi aspak merak, as nuk duhet të mendojnë se paraqesin fillimin e skizofrenisë. Duhet të kemi guximin që të përballojmë këto periudha që ngjajnë si rënie që, nga ana tjetër, shfaqen me pamje nga më të larmishmet, hartime të turbullta, vizatime peisazhesh, makina që ecin në një drejtim, avionë të parë nga poshtë. I shihni që mbushin faqe të tëra pa asnjë qëllim, vetëm për të zënë veten me punë. Vijnë tek ju, ju sjellin me vete vogëlushin simbolik dhe me ndroje largohen, por gjithnjë e më pak të ndrojtur. Kjo mënyrë gjithnjë e më e sigurt për t’u larguar është e vetmja gjë e dukshme për psikoanalistin... ...të rinjtë nuk mund të shkojnë të jetojnë vetëm, [se] varen prej parave që u japin prindërit apo prej mbështetjes së tyre, sepse mbeten pa punë për kohë të gjatë. Nuk është turp të mos gjesh punë. Ky është fati i të gjithëve. Kushdo që është i mbushur me shpresë dhe mundësi, me jetë, me dëshirë, por që nuk gjen punë, shtyhet drejt impulseve pasive; përndryshe në realitet do të kthehej në keqbërës. Dhe ata që ia dalin të mos vihen përfund prej mundësive që çojnë drejt veprave të këqija i bëjnë dëm vetvetes kur kultivojnë delinkuencën pasive, që vërtiten në kërkimin e ndjenjave që nuk i bëjnë dëm të tjerëve përreth, siç janë droga e alkooli, duke rënë preh e tundimeve që ngërthejnë dëshirat e adoleshentëve të mbetura shumë gjatë në kurriz të familjarëve të të rriturit.

*** Jeta mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë. Ndyshime të vrullshme janë shpesh tema të vështira për të folur në një grup të madh, pasi për një pjesë të audiencës mund t’i dukem pesimist. Unë ju siguroj që nuk jam i tillë. Është shumë kritike të kuptojmë që në çdo moment jeta jonë mund të ndryshojë. Realisht, do të vijë një ditë që jeta jonë e përditëshme do pësojë ndryshim të menjëhershëm. Ne vetëm nuk e dimë se kur do të ndodhë. Shumë prej nesh do marrin telefonatën e jetës, apo lajmin më të keq të mundshëm. Ndoshta, do t’ju marrë doktori duke ju thënë që keni diçka që nuk shkon me shëndetin tuaj, apo të humbisni papritur punën. Ndryshimi mund të jetë si për mirë dhe për keq. Jeta juaj mund të ndryshojë për më mirë kur ju nuk e mendoni, ju mund të bini në dashuri, mund të fitoni llotarinë, të gjeni një punë më të mirë. Ju jetën nuk e njihni dhe kjo është një nga arsyet pse jeta është kaq ngacmuese dhe misterioze. Shumë prej nesh ëndërrojnë idenë për të ndryshuar. Ne pëlqejmë gjërat ashtu siç janë. Megjithatë, duam apo nuk duam ne, gjërat do të ndryshojnë. Të jetosh duke menduar se gjërat do ndryshojnë, na ndihmon për të qënë të përgatitur për ndryshime. Në vend që, të ndihemi të habitur nga ndryshimi dhe rrjedha e tij, ne pranojmë dhe reagojmë qetësisht. Unë nuk do ta harroj kurrë, kur kolegu im Pol mori telefonatën nga avokati i tij, i cili e informonte se do humbiste të drejtën e shtëpisë, sepse kishte vonuar pagesën e kredive. Ai ndodhej në këtë situatë pasi sapo kishte humbur vendin e punës. Çuditërisht, unë dukesha më i shqetësuar se ai, ndërsa për Polin ishte i ndërgjegjshëm për situatën që ai gjëndej dhe vazhdoi punët e veta sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Duke vërejtur reagimin e tij shumë të qetë, unë e pyes se si kishte mundësi që ai dukej aq i qetë. Ai më përgjigjet se shumë kohë më parë kishte mësuar një mësim të vlefshëm, që në jetë çdo gjë ndryshon. “Pyetja e vetme,” thotë ai, “është kur”. Dhe vazhdoi duke thënë se koha “kur” ishte tani. Me gjithë krizën që i kishte mbizotëruar ai ishte i gatshëm për të m’a kujtuar mua mësimin e jetës. Çdo njëri prej nesh gjatë ditës ndeshet me situata, subjekti i së cilës nënvizon faktin që jeta ndryshon. Fatmirësisht, zgjidhja e këtyre situatave është menaxhuese, përjashtuar ato raste kur kemi të bëjmë me humbjen e një njeriu të dashur apo të shtëpisë. Nëse ne mbajmë mend që ndryshimi është konstant, do të na ndihmonte për të përballuar të gjitha ndryshimet që do na dalin përpara, qofshin këto ndryshime të vogla apo të mëdha. Është e rëndësishme të mbajmë mend që ndryshimi nuk mund të evitohet, ashtu si edhe të jemi të përgatitur më përparë për to. Kjo mund t’ju tingëllojë çuditshëm, por le të marrim disa mënyra për të qenë të përgatitur. Hapni dollapin e rrobave dhe hiqni nga raftet të gjitha veshjet që nuk ju duhen më, apo që i ke ruajtur ndër vite. Çfarë vihet re, është fakti që edhe pse heq veshje që nuk të duhen më, si fillim t’i ndihesh keq që po i hedh, por në fund të fundin çdo gjë është mirë. Në fakt, pasi rregulloni dollapin ndiheni më mirë. Ju po mësoni që, edhe pse ndryshimi duket i vështirë dhe i padëshiruar, ai mund t’ju sjellë surpriza të këndshme. Le të bëjmë një eksperiment bazuar te jeta juaj. Kujtoni një person që e keni pasur shumë shok ose shoqe, por që ndër vite nuk është se jeni bërë shumë njëri-tjetrin. Ndoshta mund të keni kaluar edhe disa zënka dhe tani dëgjoheni rrallë ose aspak. Merreni në konsideratë për të bërë një ndryshim, duke marrë iniciativën për të rifilluar një urë komunikimi me mikun tuaj. Merreni në telefon apo dërgoi një mesazh, duke thyer kështu akullin. Nëse ju e bëni këtë gjë me sinqeritet, atëherë keni ndryshuar atmosferën ndërmjet jush, nga ajo negative në atë pozitive. Iniciativa mund të rezultojë në një ndryshim pozitiv në vetvete. Duke mbajtur mend që jeta mund të ndryshojë me sa hap e mbyll sytë, shërben për të qenë një armë shumë e fuqishme. Me këtë njohuri, ju mund të paraprini të ndryshoni jetën tënde, sesa të presësh që jeta t’ju ofrojë ndryshime. Dhe kur jeta ju ofron surpriza, me këto njohuri ju mund të përballoni ndryshimet duke qenë më fleksibël dhe me një zemër të hapur. Botuesit e këtij libri këshillojnë “Lexoni më shumë në këtë libër... sepse e keni në dorë për të bërë ndryshimin e jetës tuaj…”.


22

« SPECIALE

“Tregime të Beedle Bard”

E hënë 2 shtator 2013 •

10 librat “Cosmographia Geographia”

“Bibla Gutenberg”

“Ungjijtë”

më të shtrenjtë në botë gjermane në Sotheby të Londrës në vitin 1983 për 8.140.000 pound ose rreth 11.700.000 dollarë në atë kohë. Libri ka 266 faqe, duke përfshirë 50 faqe të plota- me ilustrime, libri është konsideruar një kryevepër e dorëshkrimit romane të shekullit të 12-të.

BEQIR SINA, New York

N

jë nga ankandet më të njohura në botë të librit, “Sotheby”, në Delware ka publikuar listën e 10 librave të konsideruar si më të shtrenjtët në botë. Libri më i shtrejnët në botë, sipas “Sothebyt”, është “The Codex Leicester”, i Leonardo da Vinçi — me vlerë 30.8 million dollarë i ndjekur nga “Ungjijtë”, I “Urdhri i Shën Benedikti e Henry Lion” - me një vlerë 11.700.000 dollarë, të dy kanë dalë nga një ankand nga kjo shtëpi ankandesh edhe të librave. Është intersantë fakti se librat fetar të krishter janë librat më të shtrenjëtë në botë. “Sotheby”, është një korporatë multinacionale, fillimisht britanike, por tani me seli në Delware është Amerikane. Ky ankand , është një nga agjencitë më të mëdha botërore të arteve të bukura dhe dekorative, bizhuteri, pasurive të patundshme, dhe collectibles. “Sotheby”, është e ndarë në tre segmente: ankand, financa, dhe tregtari. Shërbimet e kompanisë shkojnë nga shërbimet e Koorporatës së Artit në Shitjen Private. “Sotheby” është shtëpia e katërt më e vjetër në botë për ankande në veprim të vazhdueshëm, me 90 vende në gjithë botën. Që nga dhjetori i vitit 2011, kompania kishte 1.446 të punësuar në mbarë botën. Është biznes i madh në botë i artit me një shitjet globale në vitin 2011 shuma e të cilit arrijnë deri në 6 miliardë dollarë Sotheby është themeluar më 11 mars 1744 në Londër. Kompania u bë amerikane në gusht të vitit 1983 në Michigan. Në qershor të vitit 2006, Sotheby Holdings Inc, i bashkëngjitet sërish në shtetin e Delaware dhe u emërtua Sotheby. “The Codex Leicester”, i Leonardo da Vinci — 30.8 million dollarë Një nga më të famshmet të revistave shkencore të ashtuquajturit “Kodi i da Vinçit”, me 72-faqe është e

“Zogjtë e Amerikës”, James Audubon - 11.500.000 dollarë Në vitin 2000, ishte ankandi ku Christie i cili nxorri në ankand një kopje (një nga vetëm 119 kopjeve të plota të njohura në botë) e Shpendëve në Amerikë për 8.802.500 dollarë. Dhjetë vjet më vonë, një tjetër botim i plotë i kopjes së parë u shit në Londër në “Sotheby” për 7.321.250 pound ose rreth 11.500.000 dollarë. Sot, një tjetër kopje enorme e vendosur në katër vëllime doli përsëri për ankand nga “Christie”, dhe ndoshta do të jetë një tjetër rekord botëror.

“The Codex Leicester”

“ The Canterbury Tales”, Geoffrey Chaucer - 7.500.000 dollarë Një botim i parë i shekullit të 15është shitur për 4.6 milion pound (ose rreth 7.500.000 dollarë në atë kohë) po nga Christie në Londër në vitin 1998. Një duzinë e kopjeve të njohura të edicionit të parë të botuara në 1477, ishte blloku i volumeve të fundit që do të mbahej privatisht, dhe ishte blerë fillimisht për 6 milion pound. “Folio i Parë” “Zogjtë e Amerikës” mbushur me Musings, shkrime me dorë, të mendimtarit të madh dhe teorive mbi çdo gjë nga fosilet me lëvizjen e ujit në atë që e bën shkëlqimin e hënës. Dorëshkrim ishte blerë për herë të parë në 1717 nga Thomas Coke, i cili më vonë u bë Earl & Leicester, dhe pastaj, në vitin 1980, u ble nga pasuria Leicester nga koleksionisti artit Armand Hammer (emri i të cilit doli nga dorëshkrimi dhe për katërmbëdhjetë vjet ai ishte në pronësi të këtij libri). Në

vitin 1994, Bill Gates e bleu atë në një ankand për 30.800.000 dollarë, duke e bërë atë librin më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë. “Ungjijtë” , Urdhri i Shën Benedikti e Henry Lion 11.700.000 dollarë Porositur fillimisht nga Henry Lion, Duka i Saksonisë, për altarin e Virgjëreshës Mari në Katedralen Brunswick, ky libër ungjilli u ble nga qeveria

“Folio i Parë”, i William Shakespeare - 6.166.000 dollarë Edhe pse çmimi fillestar i “Folio O Parë”, ishte një e vetme, (një ose dy më shumë i lidhur në lëkurë ose stolisur ndryshe), kopjet e paprekura tani janë në mesin e librave më të shtrenjtë dhe i gjen në mesin e librave më shumë të çmuar në mesin e librit, të shekullit, ku kanë mbetur vetëm 228 kopje që i kanë shpëtuar egzistencës prej 750 kopjeve origjinale. Në vitin 2001, bashkë-themeluesi i Mocrosoft Paul Allen e ka blerë një kopje për 6.166.000 dollarë në Nju Jork nga shtëpia botuese “Christie”.

“Bibla Gutenberg”4.900.000 dollarë Një kopje e Biblës Gutenberg është shitur në vitin 1987 për një shumërekord 4.900.000 dollarë në Nju Jork, nga shtëpia e librave Christie. Vetëm 48 prej librave që ekzistojnë në botë Biblës Gutenberg janë paraparë që do të shtypen me llojin e luajtshme. “Traité des arbres fruitiers” “Traktat mbi pemë frutore” nga Henri Louis Monceau Duhamel, ilustruar nga Pierre Antoine Poiteau dhe Pierre Jean François – ka prekur një vlerë prej 4.500.000 dollarë. Definitivisht ky është libri më i shtrenjtë i shkruar ndonjëherë për pemë frutore (gjashtëmbëdhjetë varieteteve të ndryshme!), Një kopje e këtij vëllimi harlisur me foto origjinale, vendosur për të ilustruar edhe tekstet është shitur për rreth 4.500.000 dollarë në vitin 2006. “Cosmographia Geographia”, Klaudi Ptolemeu 4.000.000 dollarë I pari libër në botë i shtypur si libër dhe përdorur si atlas, është libri i parë në botë për të bërë përdorimin e gdhendur të ilustrimeve, “Cosmographia 1477 Ptolemeut ‘s” është shitur në shtëpinë e librit “Sotheby” në Londër në vitin 2006 për 2.136.000 pound, ose pothuajse 4.000.000 dollarë në atë kohë. “Tregime të Beedle Bard”, J.K. Rowling - 3.980.000 dollarë Para këtij libri, që kishte për qëllim të jetë libër i fëmijëve i së njëjtës formë me Harry Potter dhe të librit “Shenjtërit e Vdekur”, u bë në masë më i preferuari i tregut të librave për fëmijë në botë. Tregime të “Beedle Bard”, J.K. Rowling krijoi shtatë kopje origjinale, secila me dorë dhe ilustruar nga vetë Rowling. Gjashtë ishin dhënë për miqtë dhe redaktorët, por në vitin 2007, një nga të shtatët ishte vënë në ankand. Ajo u shit nga “amazon.com” për një çmim 3.980.000 dollarë, duke e bërë atë dorëshkrimi më i shtrenjtë të librit modern blerë ndonjëherë në ankand. Paratë nga shitja e librit iu dhuruan në fushatën bamirëse organizatës “Zëri i Fëmijëve”. “Libri i Parë i Urizen”, William Blake - 2.500.000 dollarë Shtypur fillimisht në vitin 1794, libri i parë i Urizen është një nga pjesët më të mëdha dhe disa thonë se më e rëndësishme në seri të librave të Blake, së punimeve të tij profetike. Njëri prej vetëm tetë kopjesh të njohura dhe mbijetuara u shit në Nju Jork në vitin 1999 nga shtëpia e librit “Sotheby” për 2.5 milionë dollarë për për një koleksionist privat.


SPORT • E hënë 2 shtator 2013

Me fitore e kanë nisur sezonin kampionët në fuqi. Dje në Korçë, Skënderbeu ka fituar 1-0 ndaj Besës, në ndeshjen e parë të kampionatit. Vendimtar për fatet e ndeshjes ka qenë goli shumë i shpejtë që ka shënuar Gjergji Muzaka. Kampionët e kanë nisur ndeshjen me gol, kur pa kaluar as dy minuta kanë kaluar në avantazh. Ka qenë një goditje shumë e fortë e Ribajt, pas pasimit të përpiktë që ka marrë nga Pejiç, që ka përfunduar në shtyllën e miqve nga Kavaja dhe është kthyer sërish në lojë, aty Muzaka nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetën e Bejtes. Një start i tillë të jep përshtypjen se Skënderbeu do të shkatërrojë Besën, por kavajasit kanë arritur ta mbledhin veten shpejt. Besa ka luajtur mirë dhe lojtarët e saj arritën

SKËNDERBEU E NIS ME FITORE t’i kundërvihen mjaft mirë skuadrës vendase, pavarësisht emrave të mëdhenj që ajo ka. Sidomos në 15 minutat e fundit të pjesës së parë dhe tërë pjesën e dytë Besa ka qëndruar më mirë në fushë. Besa edhe pse me shumë ndryshime në minutat e fundit në skuadër, arriti të rritej me kalimin e minutave dhe ta vënë jo pak në vështirësi formacionin e Josës. Megjithatë Skënderbeu me më shumë eksperiencë diti të menaxhojë lojën për të marrë fitoren e kërkuar, edhe pse nuk shkëlqeu në fushë. Duhet theksuar se dy skuadrat i kanë luajtur 60 minuta lojë me nga 10-të lojtarë, sepse në minutën e 30-të, një dyluftim i ashpër me taka të ngritura mes Orelesit dhe Poçit,

ka detyruar gjyqtarin kryesor Sino të nxjerr të kuqen për të dy lojtarët, duke i larguar nga loja. Kjo i tendos edhe më shumë lojtarët e të dyja skuadrave, teksa verdhezinjtë kërcënojnë me goditjet nga distanca, ku spikat Batha dhe Berisha. Korçarët aplikojnë kundërsulmin, duke qene disi më të përmbajtur, kjo edhe për faktin se kanë shpenzuar shumë energji në mesjavë, kur u eliminuan me penallti nga Çernomorets prej Ligës së Europës. Pavarësisht gjithçkaje në fund goli i Muzakës mbeti në fuqi dhe kështu Skënderbeu merr tri pikët e para në luftën e gjatë për mbrojtjen e titullit të kampionit, të cilin e mban prej tri edicionesh radhazi.

De Biazi zbardh listën, mungojnë Bogdani e Kapllani Trajneri i kombëtares Xhiani De Biazi, ka publikuar dje listën prej 28 lojtarësh që do të grumbullojë për dy kualifikueset e shtatorit, ndaj Sllovenisë dhe Islandës

T

rajneri i kombëtares Xhiani De Biazi, ka publikuar dje listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy kualifikueset e shtatorit, ndaj Sllovenisë dhe Islandës, në transfertë. Trajneri italian ka grumbulluar plot 28 lojtarë, një numër i konsiderueshëm ky, por i justifikueshëm me faktin se kemi të bëjmë me dy ndeshje në katër ditë dhe nuk u dihet të papriturave me dëmtime apo kartonë. Nga kampionati shqiptar figurojnë katër lojtarë të thirrur për Slloveninë dhe Islandën, tre prej të cilëve janë pjesë e kampionëve të Skënderbeut: Shehi, Arapi dhe Lilaj, ndërsa Tefik Osmani është pjesë e Teutës. Emrat e tjerë janë të përhershëm tashmë në kombëtaren kuqezi, ndërkohë që kemi të bëjmë vetëm me një debutues. Fjala është për Agon Mehmetin, sulmuesin që luan në Portugali me Olhanense. Ai ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Suedisë, por ka zgjedhur më së fundi t’i bashkohet Shqipërisë dhe të jetë një forcë më shumë në përmbushjen e objektivit madhor, tek i cili ende besojmë të gjithë, kualifikimi në Botërorin 2014. Në sy bie mungesa e tre lojtarëve të përhershëm të kuqezinjve: Erjon Bogdani, që është ende pa ekip, Mërgim Mavraj dhe Alban Meha, të dy të dëmtuar. Referuar emrave që ishin në miqësoren e fundit me Armeninë, ka dy mosthirrje nga De Biazi, janë Edmond Kapllani dhe Emir Lenjani. Kujtojmë se ndeshja ndaj Sllovenisë do të luhet më 6 shtator në Ljubjanë, ndërsa katër ditë më pas, më 10 shtator, kuqezinjtë tanë do të jenë luajnë në Rekjavik, në kryeqytetin e Islandës. Këto ndeshje janë shumë të

23

Tirana e Laçi ndajnë pikët Në një ndeshje nën nivelin mesatar Tirana dhe Laçi kanë ndarë pikët në përballjen e parë të tyre për këtë sezon. Tirana ka shfaqur dëshirë të madhe për fitore, por në anën tjetër është evidentuar moskoordinimi si duhet mes reparteve të saj. Ardhja e disa lojtarëve në momentet e fundit dhe aktivizimi i tyre si titullarë ka bërë që të mos shkrihen si duhet me pjesën tjetër të skuadrës. Sidoqoftë bardheblutë kanë marrë një rezultat pozitiv përballë një skuadre luftarake si Laçi, e cila ka kohë që po përgatitet për kampionatin. Ndeshja u zhvillua me shumë duele në mesfushë, ku lojtarët më shumë mendojnë të shkatërrojnë se sa të ndërtojnë, ndërkohë që dy ekstremitetet e skuadrave, sulmet, vuajnë në finalizim. Çota pati një rast ideal afër fundit të pjesës së parë për Tiranën, kur ai rrëmbeu një top, por nuk e shfrytëzoi me saktësi, ndërsa portieri Bakaj bëri një superpritje përballë gjuajtjes së Peposhit në një moment tjetër. Në tërësi pjesa e parë ishte më e mirë për Tiranën, ndërsa Laçi është mjaftuar me një lojë mbrojtëse. Pjesa e dytë ka një pamje tjetër. Laçi është më kërkues, ndërsa Tirana luan më pas. Dukshëm freskia fizike ndikon në lojën e vendasve që nuk kanë fuqi të përballojnë një kundërshtar të fortë fizikisht. Megjithatë loja vazhdon të vërtitet rreth mesfushës dhe rasti i parë serioz shënohet në 65’ për Laçin, kur Vucaj në hyrje të zonës godet rrezikshëm, por ka grushtuar Çaka. Minutat e fundit janë të tëra për Laçin që ushtron presion ndaj mbrojtjes bardheblu, por pa shumë sukses. Në minutën e tretë të ndeshjes portieri i ri i Tiranës, Çaka ka bërë një pritje të bukur, pas një goditje të Veliajt dhe të devijuar nga koka e Vrapit. Me kaq është mbyllur kjo ndeshje, ku pika e barazimit ka qenë mëse e drejtë për çdo skuadër. Pas ndeshjes trajneri i Laçit Stavri Nica ka deklaruar: “Jam i kënaqur me pikën, por jo me lojën. Nuk luajtëm me autoritetin e duhur dhe nuk luftuam fort për kontrollin e topit. Na mungoi mentaliteti i fituesit”. Ndërsa trajneri i Tiranës Nevil Dede është shprehur se: “Deri diku jam i kënaqur. Shpresoja më shumë pjesën e dytë, por ndodhi e kundërta. Duhet të kemi parasysh se sot nuk kemi pasur 5-6 lojtarë në fushë, që sapo kemi marrë, ndaj kjo nuk ishte skuadra e vërtetë. Nuk patëm qetësinë e duhur për të shënuar. Duke pasur parasysh kontingjentin e lojtarëve që na ka ardhur, duhet të presim disa ndeshje që të kemi të dhënat e vërteta të fuqisë së skuadrës”. Kategoria Superiore / Java e 1-rë, DJE TIRANA-LAÇI

0-0

Gjyqtarë: L.Alla, D.Korreshi, G.Koka SKENDERBEU-BESA

1-0

Shënues: Muzaka 2’ Gjyqtarë: E.Sino, R.Çokaj, I.Tartari 31 gusht VLLAZNIA-FLAMURTARI

0-1

Shënues: Kuqi 32’ Gjyqtarë: L.Jemini, E.Barushi, E.Biçaku TEUTA-BYLIS

2-1

Shënues: Ahmataj 70’, Xhafaj 84’ / Kuli 44’ Gjyqtarë: D.Jubica, D.Salaj, M.Dervishi

LISTA E KOMBËTARES

14 Odise Roshi

(FSV Frankfurt)

15 Migjen Basha

(Torino)

1 Samir Ujkani

(Palermo)

16 Ansi Agolli

(Qaraback)

2 Etrit Berisha

(Kalmar)

17 Armando Vajushi

(Litex Lovech)

3 Orges Shehi

(Skenderbeu)

18 Ervin Bulku

(Sepahan)

4 Admir Teli

(Qaraback)

19 Valdet Rama

(Real Valladolid)

5 Lorik Cana

(SS Lazio)

20 Vullnet Basha

(Sion)

6 Andi Lila

(PAS Giannina)

21 Amir Abrashi

(Grasshopers)

7 Tefik Osmani

(FK Teuta)

22 Sabien Lilaj

(Skenderbeu)

8 Renato Arapi

(Skenderbeu)

23 Ahmed Januzi

(Vorskla Poltava)

9 Elseid Hysaj

(Empoli)

24 Emiliano Vila

(PAS Giannina)

10 Debatik Curri

(Hoverla)

25 Edgar Çani

(Karpi)

11 Armend Dallku

(Vorskla Poltava)

26 Shkëlzen Gashi

(Grasshopers)

12 Jurgen Gjasula

(Litex Lovech)

27 Hamdi Salihi

(Jiangsu Sainty)

13 Ergys Kaçe

(PAOK Selanik)

28 Agon Mehmeti

(Olhanense)

rëndësishme për kombëtaren tonë, pasi në rast të rezultateve të suksesshme kuqezinjtë kanë shumë shanse për kuali-

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

fikim në Botërorin 2014, që është një ëndërr e madhe për të gjithë shqiptarët. Aktualisht Shqipëria mban vendin e dytë

në klasifikimin e Grupit E, me 10 pikë, një më pak se Zvicra e vendit të parë dhe një më shumë se Islanda e vendit të tretë.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

KASTRIOTI-PARTIZANI

0-2

Golat: Hyshmeri 24’, Demiri 50’ Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Avdo, E.Doda 4 SHTATOR LUSHNJA-KUKESI

(17:00)

Kaka kthehet tek Milani Rikardo Kaka është praktikisht një lojtar i Milanit. Adriano Galiani ka pranuar se në fakt ata kishin “arritur një marrëveshje me Real Madridin” për kthimin e lojtar te kuqezinjtë, por, shpjegoi ai: “Ne tani duhet të merremi me lojtarin.” Brazilianit i është propozuar një kontratë dyvjeçare, e cila ofron një reduktim të ndjeshëm të përfitimit financiar të deritanishëm te Reali. Tani topi është në “këmbët e shkurtra” të Kakasë. Nëse ai pranon propozimin e Galianit, transferimi në “San Siro” është i bërë. Megjithatë, Kaka duket se e ka vendosur të kthehet mbrapa te Milani, sepse aty ndjehet nevoja për shërbimet e tij, ndërsa te Reali nuk ka më vend. Mbërritja e Gareth Bejl ka mbyllur përfundimisht çdolloj hapësire për aktivizim në “Bernabeu”, ndaj duhet të lëvizë në një skuadër tjetër. Tifozët e Milanit janë të lumtur: ata pritën për këtë ngjarje në dy vera. Kaka u shit tek Reali për 67.200.000 € në vitin 2009, ndërsa rikthimi në Milano i tij do të bëhet me parametra zero.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E hënë 2 shtator 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.