Metropol 30 gusht 2013

Page 1

»8

Mbajti barrën e teatrit

Durrsaku Vangjel Heba, njeriu me dhunti të lindura aktoriale E premte

30 gusht 2013

Viti IX, Nr. 3067 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Nisin zgjedhjet

Alarmi për tokën, po Tërhiqen “të mëdhenjtë” pushtohet nga betonizimi Eksperti Ramadan Shehu flet mbi zgjidhjet që mund të aplikohen në Shqipëri për vënien në »6 efiçencë maksimale të sipërfaqes

e PD-së, nuk do ketë përçarje të selisë blu

»2

Asnjë dënim eurot false

BSH vë alarmin për rritjen e monedhave në treg

Në 8 muaj zbulohen 38 grupe me të mitur, hapen gjyqet

Ndryshojnë rregullat e kontrrollit, do bllokohen dhe paratë e rregullta, por që dyshohen nga punonjësit. Nuk ka kompensim

»5

Turqia: Në Kazanë e Korçës janë 33 mijë vllah shqipfolës Harta e shpërndarjes së popullsisë, dhe dokumentimi i gjuhës dhe përkatësisë prej regjistrimeve më të hershme »18-19

Opinion

Gossip

Nga Artur Ajazi

Konkursomania, ky term i deformuar

»10

Nga Endrit Ndreçka

Konferenca ose koha për të humbur

»11

»12-13

“Të fortët” ndryshojnë strategji, përdorin të vegjlit në grabitje » 7

Studentët e universiteteve publike

»4

Ankesa për diferencimin e tarifave të vjeshtës

Shpati & Afërdita kapërcejnë Di Kaprion, kthehen sërish bashkë

• Miriam Cani ikën nga “The Voice”, vendoset Aurela • Besa Kokëdhima në festivalin e Sopotit në Poloni • Bleona Qerreti koncert në Las Vegas me stil hot

Individi dhe shoqëria

Gëzim Tushi analizon dilemën sociale, individualizmi apo komunitarizmi Botohet libri i ri në të cilin trajtohet tranzicioni i shoqërisë shqiptare, dhe realiteti i problematikave në vend »17

Plazhet mbushen me plehra

Dhjetëra ton mbetje zhvendosen nga plazhi i Ishmit drejt Durrësit

»9

Lufta me Sirinë Bazat nga ku SHBA, Britani e Francë do sulmojnë

»20

Struktura kombëtare


02

« POLITIKË

E premte 30 gusht 2013 •

BASHA BASHKON DEMOKRATËT PËR OPOZITËN

•Ish-shefi i demokratëve njëkohësisht Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, është figura e Partisë Demokratike që ka arritur të qetësojë gjakrat ndërmjet të mëdhenjve të partisë. Kjo gjë duket se është bërë larg vëmendjes së medieve pasi që prej një jave të gjithë figurat kryesorë të partisë janë shprehur për një opozitë të fortë parlamentare të Partisë Demokratike pa përmendur asnjë ndasi.

•Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetarja e Parlamentit në detyrë, Jozefina Topalli, është një ndër figurat kryesore të Partisë Demokratike, e cila është bashkuar me grupin e demokratëve për të bërë opozitë të fortë në Parlament, gjë kjo e cila është konfirmuar nga postimi i saj para disa ditësh në “facebook” ku është shprehur për një bashkim të fortë opozitare në Parlament.

•Sokol Olldashi, rivali i Lulzim Bashës, për postin e kryetarit të Partisë Demokratike është gjithashtu një nga figurat e Partisë Demokratike i cili ka lënë mënjanë pakënaqësitë për t’u bashkuar sërish në një opozitë të fortë parlamentare. Kjo gjë u dallua me rikthimin e tij në mbledhjet e qeverisë dhe me disa deklarata që ka bërë në rrjetin social “facebook” ku është shprehur për një PD të bashkuar dhe të fortë.

Zhduken përçarjet, të “mëdhenjtë” e PD-së shprehen të bashkuar Ervin Koçi

Z

hduket përçarja brenda Partisë Demokratike. Të “mëdhenjtë” e partisë duket se i janë bindur kryetarit të ri dhe kanë vijuar bashkëpunimin ndërmjet tyre. Pas përfundimit të zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, ku u duk se një pjesë e mirë e figurave më kryesore për partisë shfaqën kundërshtimet e tyre lidhur me kryetarin e ri, duket se ato janë shuar dhe demokratët janë bashkuar sërish për të qenë të përgatitur për të bërë opozitën parlamentare pas dy javësh. Kjo gjë del në dukje nga deklarata publike të figurave më kryesore të partisë i Jozefina Topalli, Arben Imami, Eduard Halimi, Sali Berisha, Sokol Olldashi etj, ku në përfundim të çdo deklarate të tyre kanë shprehur se janë të bashkuar për të bërë opozitë të fortë nga qeverisja e majtë. Bashkimi Përçarja ndërmjet figurave të mëdha të Partisë Demokratike u shfaqën shumë muaj më parë, që në momentin e publikimit të listave të kandidatëve për deputet të partisë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Konkretisht kryeparlamentarja në detyrë, Jozefina Topalli pati një përplasje me Lulzim Bashën për sa i përket listave të zgjedhëse ku u krijuan edhe dy grupe brenda partisë, grupi Basha dhe grupi Topalli. Kjo përçarje u duk edhe më shumë pasi Basha mori drejtimin e partisë ku përveç Topallit edhe disa figura të tjera si Patozi, Olldashi etj u shfaqën hapur kundër zgjedhjes së Bashës në krye të PD-së. Por këto përçarje mesa duket janë shuar nga bashkimi që ka bërë Basha, punë kjo e cila është bërë nën hijen e medieve. I pari që u bashkua nga të pakënaqurit ishte Olldashi, i cili krejt papritur u shfaq në mbledhjet e qeverisë Berisha, ku pas kësaj filloi me postimet e tij në rrjetin social “facebook” ku pohonte fillimin e një opozite të fortë dhe të bashkuar. Pas këtij, edhe Topalli doli hapur pro grupit të PD-së. Kjo u duk edhe më shumë në postimin e saj të para dy ditëve në rrjetin social “facebook” ku shprehu se Partia Demokratike do të bëj një opozitë të fortë ndaj qeverisë Rama. Në këtë mënyrë, të gjithë figurat kryesore të Partisë Demokratike janë bashkuar sërish dhe rol për këtë duket se ka pasur edhe Kryeministri në detyrë dhe ish kreu i demokratëve Sali Berisha, i cili mesa duket ka arritur të qetësojë gjakrat ndërmjet demokratëve për t’i vënë ata nën drejtimin e kryetarit të ri Basha.

TESTI Bashkimi i Partisë Demokratike për një opozitë të fortë ka përpara edhe një test të fundit, atë të zgjedhjes së kryesisë së re të Partisë Demokratike, sekretarëve të partisë dhe nënkryetarëve. Nga zgjedhja e tyre pritet që të lindi ndonjë pakënaqësi pasi Basha do të kërkojë që të ketë një ekip të tijin në drejtimi ne partisë, por gjithsesi këto do të dalin në pah në fillim të muajt të ardhshëm kur Partia Demokratike të zhvillojë edhe zgjedhjet e saj të brendshme për të caktuar kryesinë e re të partisë.

SELIA E RE PD nis rindërtimin. Largohet ushtria, vendosen flamujt e PD-së Partia Demokratike ka nisur dje rindërtimin e selisë së re të partisë. Ish-Shtëpia Qendrore e Ushtrisë tani më është kthyer zyrtarisht në selinë e re të PD-së dhe demokratët kanë filluar të rehabilitojnë ndërtesën prej nga ku do të zhvillojnë opozitën në 4 vitet e ardhshme. Me dhjetëra punëtore kanë filluar pastrimin dhe rregullimin e ambienteve të jashtme, ndërkohë që po punohet edhe me rregullimin e zyrave dhe sallave. Në oborrin e ndërtesës që deri dje është përdorur nga ushtria, është vendosur tashmë flamuri i PD-së, në krah të flamurit shqiptar, atij të NATO-s dhe atij të BE-së. Rregullimet në selinë e re të demokratëve po përqendrohen tek sistemi i oborrit dhe gjelbërimit, ndërkohë që brenda ka filluar lyerja e ambienteve dhe futja e mobilieve të zyrave. Burime brenda Partisë Demokratike bëjnë të ditur se në fillim të javës tjetër zyrtarët e PD do të zhvendosen në selinë e re dhe procesi i transferimit do të mbyllet brenda pak ditësh. Edhe pse sipas zyrtareve të PD ish-ndërtesa e SHQUP-it ka nevojë për një rikonstruksion të thellë për t’iu përshtatur nevojave të një partie politike, Partia Demokratike do të mjaftohet në fillim me një rehabilitim të thjeshtë të godinës dhe në një kohë të dytë do të shihet mundësia për ndryshime më të thella në strukturën e godinës.

KQZ: Po rrezikohet procesi zgjedhor

Zgjedhjet e pjesshme, partitë politike nuk çojnë komisionerët Partitë politike nuk tregojnë interes për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen ditën e diel, duke vënë në rrezik procesin. Në mbledhjen e radhës së Komisionit Qendror Zgjedhor është konstatuar se subjektet politike nuk kanë dërguar ende anëtarë për qendrat e votimit dhe grupet e numërimit. Hysen Osmanaj i ka bërë apel partive politike të zbatojnë Kodin Zgjedhor ose në të kundërt do të përballen me penalitete. Por problematika kryesore qëndron në fakin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka një vendim të posaçëm për të zëvendësuar komisionerët e partive politike me komisionerët e saj. Këtë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e miratoi për procesin elektoral të 23 qershorit me frikën se partitë politike nuk do të sillinin komisionerët dhe për rrjedhojë institucioni ngriti një armatë komisionerësh. Por në zgjedhjet e pjesëshme, mungesa e një vendimi të tillë rrezikon të gjithë procesin pasi kryetarët e dy komunave do të zgjidhen ditën e diel dhe në mungesë të komisionerëve, mund të bëhet shtyrja e zgjed-

hjeve pasi mungon administrata zgjedhore për ta kryer këtë proces. Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një deklarate për mediat i bëri thirrje partive politike që të paraqesin komisionerët pranë KQZ-së në mënyrë që ata të bëjnë trajnimet, por mesa duket kjo deklaratë ka rënë në vesh të shurdhët, pasi subjektet politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje nuk kanë paraqitur pranë KQZ-së as një listë me emrat e komisionerëve të tyre. Gjatë mbledhjes së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi edhe vëzhguesit ndërkombëtar që do të vëzhgojnë procesin gjatë ditës së diel. Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në dy komuna, përkatësisht për kryetar në komunën Rrethina qarku Shkodër dhe për kryetar në komunën Dardhas të qarkut Korçë.

Takimi me kreun e Asamblesë së OSBE-së

Berisha: Rama do ta çojë vendin në recension ekonomik Kryeministri në largim, Sali Berisha, përsëriti bindjen e tij se qeveria e ardhshme e Kryeministrit Edi Rama do ta çojë vendin në recesion. Shqetësimin për një krizë eventuale ekonomike, Kryeministri Berisha e ndau me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, deputetin austriak, Volfgang Grosruk, i cili ndodhet në Tiranë për të konkretizuar një ndihmë prej 500 mijë eurosh për shërbimin zjarrfikës shqiptar. Duke vënë në dukje se pavarësisht pasojave të krizës evropiane, qeveria e tij ia doli që nëpërmjet reformave të mos lejojë rënien e ekonomisë në recesion, Kryeministri Berisha shprehu bindjen se kjo arritje madhore do të zhbëhet nga qeveria e ardhshme. “Partia Socialiste me premtime antiglobaliste dhe jo realiste si shërbim shëndetësor falas, heqje të taksave për 95 për qind të shqiptarëve, legalizime falas etj, si dhe me një ekip qeverisës pa eksperiencë do ta çojë Shqipërinë në recesion, duke sjelle krizë ekonomike, papunësi e varfëri”. Kryeministri Berisha theksoi në takim se Partia Demokratike do të

jetë vigjilente dhe do të qëndrojë përballë tyre duke bërë një opozitë të fortë. Këto deklarata të Berishës kanë ardhur të përsëritura përgjatë kësaj jave, pasi çdo ditë Berisha ka pohuar se Rama do ta çoj vendin drejt recensionit ekonomik. Akuzën më të rëndë ai e bëri ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë ku e cilësoi ekipin e Edi Ramës si injorant. Ky ishte takimi i fundit që Berisha zhvillon me përfaqësues të lartë të Asamblesë Evropiane në postin e Kryeministrit të vendit pasi në javën që vjen, në krye të qeverisjes së vendit do të jetë kryeministri i zgjedhur Edi Rama. Gjithsesi opozitarizimi i tij pritet të mos mungojë pasi ai e ka paralajmëruar një gjë të tillë që pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.


POLITIKË • E premte 30 gusht 2013

»

03

LSI PRET E QETË NDARJEN E POSTEVE ZËVENDËSMINISTRORE

Vasili: Emërimet pas votëbesimit të qeverisë së re Lëvizja Socialiste për Integrim shfaqet e qetë lidhur me ndarjen e posteve në nivel zëvendësministrash me Partinë Socialiste. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili evidentoi faktin se kjo parti nuk shesh asnjë problem lidhur me vendimet për përfaqësimin në postet e zëvendësministrave. Sipas tij, procedura është e qartë, kryeministri bën propozimet dhe miratimi bëhet në qeveri. “Zëvendësministrat janë pozicione, të cilat propozohen nga kryeministri dhe miratohen në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Dhe ky është një proces, i cili do të kompletohet në javët që vijnë, sigurisht pas votëbesimit të qeverisë së re dhe jo më parë, sepse sigurisht jo më kot janë nivele të dyta të qeverisjes dhe po me atë frymë bashkëpunimi, mirëkuptimi,

konstruktiviteti por edhe proporcionaliteti politik me të cilin u ngrit qeveria, në po të njëjtën mënyrë do të ndërtohet dhe do të vazhdojë edhe plotësimi i këtyre niveleve të qeverisjes, sigurisht duke pasur preokupacion nivelet më të mira profesionale politike të përfaqësimit në to”, vlerësoi Vasili gjatë komunikimit të tij me mediat. Në pozita komode, LSI ndihet dhe lidhur me marrjen e posteve zëvendësministrore në ministritë që ajo ka nën drejtim, duke pritur dhe një shpërndarje në dikastere të tjera. “Kjo është një çështje e negociimit politik. Prioriteti i yni dhe i gjithë qeverisjes është proporcionalitet politik dhe realizimi i eficiencës maksimale të qeverisjes në çdo pozicion ku mazhoranca e re do të bëjë ndryshimet e saj. Ky është dhe

mbetet prioriteti themelor”, nënvizoi Vasili. Gjithashtu, nënkryetari i LSI-së, gjatë daljes së tij publike, shpreh shqetësim për mungesën e sigurisë dhe numrin e krimeve në rritje. Duke iu referuar disa ngjarjeve kriminale të ditëve të fundit, Vasili tha se situata e rendit ka dalë jashtë kontrollit dhe për këtë Lëvizja Socialiste për Integrim bën përgjegjëse qeverinë. Sipas Vasilit, ekzekutivi e ka braktisur detyrën dhe vetë qytetarët. Ndaj ai pemtoi se qeveria e re do ta transformoje situatën, duke rivendosur rendin. “Qeveria e re do të ketë një ndjeshmëri krejt tjetër ndaj problemit dhe do të sigurojë një kontroll të territorit, thellësisht të ndryshëm nga ky që me dhimbje po përjetojmë në këto momente”, premtoi Vasili.

PËRZGJEDHJA E ZËVENDËSMINISTRAVE TË KABINETIT TË RI QEVERITAR

Kryeministri Rama i “harron”, aleatët në pritje të takimit P

rej kohësh janë në pritje të ftesës për takim të aleatit të tyre kryesor për të diskurtuar për ndarjen e posteve të niveleve të dyta qeverisëse. Partitë, pjesë e koalicionit të majtë i cili rezultoi fitues në 23 qershor, kanë pushuar këtë sezon veror përtej parashikimeve. Kishin menduar se do t’u duhej t’i ndërprisnin ato për një bisedë me Kryeministrin e zgjedhur për të diskutuar mbi marrëveshjen e tyre parazgejdhore, duke e përkthyer atë në shpërblime në poste qeverisëse, por nuk rezultoi kështu. I gjithë gushti ishte në dispozicion të tyre, pavarësisht se prioritet ishte pikërisht ky moment. Megjithëse kryesocialisti, Edi Rama i harroi aleatët e tij përgjatë këtij muaji, sërish ata janë në pritje të përfshirjes në axhendën e tij dhe të takimeve mbi një çështje e cila do të duhet të konsumohet për vetë detyrimet ligjore që diktojnë konturimin e kabinetit qeveritar jo vetëm me poste ministrore por dhe me ato të niveleve të dyta. Gjatë kësaj periudhe, aleatët ish-kryesorë të Partisë Socialiste duket se kanë ngrirë pothuajse krejtësisht marrëdhënien me lidershipin e PS-së. Madje, burime pranë kësaj partie, bënë me dije se ndarja e këtyre posteve do të jetë sërish mes dy partive kryesuese të kabinetit të ri, që do të nisë punën në shtator. Kështu, edhe pse aleatët e Partisë Socialiste, pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit, janë në pritje të negociatave me Kryeministrin e zgjedhur Edi Rama, procesi do të bëhet formalisht. Kjo pasi vetëm një pjesë e vogël e aleatëve do të mund të përfaqësohen në nivele zëvendësministrash. E njëjta situatë do të jetë dhe në përfaqësimin në rang drejtorësh apo drejtuesish të pushtetit

Shkëlzen Maliqi, Këshilltar i Kryeministrit për rajonin

Rama paralajmëron staf ndryshe nga ai i Berishës Kabineti i ri i kryeministrit do të ndryshojë thellësisht. Kështu ka paralajmëruar dje Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, gjatë një postimi në Facebook, ku bëri me dije se Shkëlzen Maliqi do të jetë këshilltari i tij për rajonin. Njëherësh me publikimin e këtij lajmi, kryesocialisti, Rama duke kundërshtuar praktikën e deritanishme të formimit të stafit të Kryeministrit, bëri me dije se “numri i madh deri më sot i këshilltarëve do t’ia lërë vendin një bërthame strategjike njerëzish me cilësi të spikatura, të cilët do të luajnë rol kyç në përgatitjen e vendimmarrjes”. Njëherësh, Rama nuk kurseu vlerësimet për themeluesin e Partisë Demokraticia Sociale të Kosovës, i cili aktualisht kryeson Institutin për Studime Sociale “Gani Bobi”. “Njëri prej tyre do të jetë edhe një intelektual i mirënjohur e i mosvarur, që do të vijë nga Prishtina, për të ndihmuar në jetësimin e rolit që parasheh për Shqipërinë në rajon programi ynë i Rilindjes - Shkëlzen Maliqi. Ne duam të ecim më shpejt në drejtim të Kosovës e të fqinjëve të shqiptarëve në tërësi, për të mundësuar të gjithë bashkë projektin e një rajoni plotësisht të integruar në Europën e Bashkuar”, vuri në dukje, Rama në postimin e tij në rrjetin social Facebook. Gjithashtu, në këtë mesazh, marrë shkas nga emri i përzgjedhur për të dhënë këshillat e tij për marrëdhënien ndër-rajonale, Rama iu referua dhe realitetit aktual në rajon. “Marrëveshja e Kosovës me Serbinë ka shënuar fundin e konflikteve të bartura nga ish-Jugosllavia dhe ka hapur një horizont të ri mundësish që na takon ne, njerëzve të këtyre territoreve t’i kthejmë në zhvillim ekonomik, social e kulturor rajonal pa humbur vite të tjera të çmuara. Shkëlzen Maliqi na është bashkuar për këtë qëllim të lartë fisnik”, vlerësoi Rama.

Turi i konsultave të ambasadorit Arvizu

Takimi i radhës me Gjiknurin, ritheksohet mbështetja e SHBA

vendor në varësi të ekzekutivit. Aleatët besnikë, tashmë të njohur jopublikisht me këtë fakt, kanë jo pak pakënaqësi ndaj lidershipit socialist, i cili i zëvendësoi ata me aleatin strategjik. Pasi përzgjodhi ministratt e kabinetit të tij, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama do të plotësojë atë me figurat që do të jenë zëvendësministra. Ajo çfarë është konfirmuar deri më tani, jo zyrtarisht, lidhet pikërisht me faktin se dhe këto poste të dyta qeverisëse do të jenë të ndara mes PS-së dhe LSI-së, fakt që ka irrituar

aleatët besnik të PS-së të cilët kanë pasur të tjera pritshmëri në këtë proces konturimi të qeverisjes në të gjithë nivelet. Përveçse kanë refuzuar që të jenë vetë në krye të këtyre posteve, drejtues të partive aleate që pritet të përfaqësohen në këto nivele, kanë shfaqur pakënaësi për masën me të cilën do të kenë në ndarjen e pushtetit. Ndaj negociatat pritet të jenë të vështira e sidomos me aleatët që dikur ishin besnikë të PS-së. Pritet që një takim informal me aleatët e tij, Rama ta zhvillojë

që përpara betimit të qeverisë në parlament, por konkretizimi i marrëveshejs të bëhet vetëm pas kësaj faze. Gjithashtu, mësohet se Partia Demokracia Sociale, e Paskal Milos, Partia Socialdemokrate, e Skënder Gjinushit, Aleanca Popullore, e Artur Dojakës, Partia KristianDemokrate, e Mark Frrokut dhe Partia Socialiste e Vërtet ’91, e Petro Koçit pritet të marrin poste të rëndësishme në qeverisjen e vendit, ndërsa pjesa më e madhe e pushtetit do të ndahet mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu vijoi dje turin e konsultimeve me ministrat e ardhshëm të qeverisë Rama. U ndal në selinë e Partisë Socialiste ku zhvilloi një takim prej gati 60 minutash me ministrin e ardhshëm të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Temat e bisedës me tyre nuk u bënë me dije, por në përfundim të takimit, ambasadori Arvizu garantoi dhe një herë tjetër ndihmën e SHBA-së për ekzekutivin e ardhshëm, në çdo mënyrë të mundshme. “Vazhdojmë konsultimet me njerëzit që do të mbajnë pozicione kyçe në qeverinë e re. Zoti Gjiknuri na bëri një paraqitje të pikave që ai i shikon si prioritetet e punës së tij. E përsëris, ne jemi të angazhuar për të punuar me qeverinë e re dhe të ndihmojmë në çdo mënyrë të mundshme. Do t’ia lë atij që të tregojë disa prej çështjeve specifike për të cilat diskutuam”, vuri në dukje ambasadori Arvizu. Por pavarësisht nga ftesa e ambasadorit për të dhënë detaje mbi disa nga temat e trajtuara, ministri i ardhshëm Gjiknuri preferoi të mos i shtonte shumë fjalëve të Arvizut, duke u treguar i rezervuar në deklaratën e tij. “Ishte një takim i frytshëm, shtruam disa piketa për bashkëpunimin e mëtejshëm, shfaqëm vizionin tonë dhe problematikën me sektorin dhe besojmë gjithmonë në mbështetjen e SHBA edhe në këtë sektor delikat të ekonomisë shqiptare”, vlerësoi Gjiknuri. Po kështu, Gjiknuri refuzoi të komentonte mbi deklaratën e Kryeministrit të zgjedhur Edi Rama se pas 3 muajsh vendi mund të përballet me një krizë energjitike. “Nuk kam asnjë koment”, ishte përgjigjia e Gjiknurit, lidhur me një pretendim të tillë të ardhur nga kryesocialisti, pak ditë më parë. Takimi mes tij dhe ambasadorit Arvizu, erdhi pas konsultimeve që ky i fundit pati zhvilluar me ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, atë të Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço.


04

« SOCIALE

E premte 30 gusht 2013 •

NUK ZBATOHEN TË NJËJTAT STRUKTURA PËR UNIVERSITETET, RRETHET MË TË RËNDUAR

Tarifa të ndryshme për provimet e vjeshtës Sezoni i vjeshtës, tarifë edhe për provimet e ciklit part time Erta Bode

Fakultet e Tiranës kanë një mospërputhje përsa i përket metodave dhe strukturave që ndjekin për tarifat e provimeve si dhe ato të shkollimit për të njëjtin vit akademik, e justifikuar kjo si një lloj lirie që i jepet univeristetit për t’u vetëfinancuar.

Part-Time

Provimet e sezonit të vjeshtës do të mbajnë tarifën e 2000 lekëve në universitet e rretheve në vendin tonë, tarifë kjo e justifikuar për më shumë përgjegjësi për studentët që anashkalojnë provimet e sezoneve normal.

Tirana

të cilën ata nuk kanë kompetenca të ndërhyjnë, sepse me këto mbulohen fondet për vetëfinancim, që dekanati i fakultetit ose rektori i universitetit e vendos vetë. Ndërkohë universitet kanë shpallur datat e sezonit të vjeshtës që përkojnë pas datës 2 shtator 2013- 23 shtator 2013, pasi java e fundit e këtij muaji do të jetë për ata që do të mbrojnë diplomën.

Rrethet

A

plikimi i vetëfinancimit për Universitetet publike kanë bërë që studentët të kenë pagesa të ndryshme përsa i përket provimeve të vjeshtës. Në sekretaritë e universiteteve jemi informuar se edhe brenda të njëjtit universitet, ku ka shumë fakultete secili është i lirë të përdorë metodë të ndryshme pagese, madje ka raste ku edhe brenda anjë fakulteti ka degë që kanë tarifë dhe degë të tjera e kanë vendosur faturën me zero lekë. Universitetet publike kanë diskutuar çdo vit mbi pagesën që duhet të kryejnë studentët që kanë provime të mbartura.Të parët që kanë një tarifë për sezonin e vjeshtës janë universitetet e rretheve ku aktualisht tarifa e një provimi në vjeshtë shkon 2 mijë lekë, pothuajse njësoj me tarifat e universiteteve private. Ndërkohë kësaj tarife i është bashkëngjitur dhe sistemi part-time ku tarifa është po 2 mijë lekë për provim. Pra, një student për çdo provim që do të hyjë në sezonin e vjeshtës do të paguajë tarifën prej 2 mijë lekësh, dhe kjo vetëm në universitetet publike të rretheve, në sistemin part-time dhe në universitetet private. E njëjta zgjidhje vihet re edhe në disa universitete në kryeqytet, si në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ai i mjekësisë etj, ku të njëjtën tarifë paguajnë studentët për vjeshtën. I parë nga pedagogët ky tarifim është i vlefshëm pasi sistemi i Bolonjës u jep mundësi studentëve ta japin provimin sa herë të duan, pa marrë parasysh lodhjen e pedagogut që vlerëson. Ndërsa pagesa konsiderohet si një taks për korrigjimin e provimit. Ndërkohë studentët deklarojnë se kjo është një mënyrë e padrejtë, kjo dhe për faktin se universitete të ndryshme kanë vendosur tarifa të ndryshme, pavarësisht se janë publike. Një ndryshim vihet re në ‘taksat’ që paguajnë studentët si detyrime gjatë gjithë vitit, ka univeristete të rretheve të cilët kërkojnë pagesën vjetore në bankë, për çdo vit stazh si, Universiteti i Shkodrës, ka universitete që edhe pse ke mbaruar ciklin 3-vjeçar por nuk je diplomuar ende, kërkojnë taksën vjetore për vitin në të cilin studenti shkon dhe bën aplikimin për të mbrojtur diplomën si ai i Elbasanit, ka dhe Universitete ku paguhet vetëm tarifa vjetore e studentit, siç janë ata të Tiranës. Ndërkohë, studentët tregojnë se kjo që bëhet nëpër rrethe është e padrejtë dhe është një shfrytëzim që i bëhet studentit, i cili është i detyruar të japë provimet e vjeshtës, mirëpo duhet të paguaj taksën dhe kjo në sekretarinë e shkollës. Të interesuar në Ministrinë e Arsimit për këto procedura që nuk përputhen nga rrethi në rreth, zyrtarët shpjegojnë se është një mënyrë vetëfinancimi brenda fakultetit ose universitetit, për

Në sistemin part-time, të arsimit të lartë publik, është vendosur për këtë sezon vjeshte tarifa e çdo provimi. Studenti do të regjistrohet kundrejt pagesës prej 2000 lekësh, ku Univeristeti i Gjirokastrës është i pari që e aplikon prej 2 vjetësh.

FLUKSI I BANORËVE, NDRYSHON ZHVILLIMIN E CIKLIT MËSIMOR PARAUNIVERSITAR

Kryeqyteti në kaos, mësimi në dy turne Nxënësit e Tiranës tejkalojnë kuotat e pranimit nëpër shkolla Fluksi i banorëve që shtyhen për të jetuar në Tiranë, po kthehet i papërballueshëm për arsimin sidomos atë të kryeqytetit, i cili tani në prag të shtatorit e gjen veten të papërgatitur për të përballuar këtë numër të lartë nxënësish. Në Drejtorinë Arsimore thonë se janë rreth 70 % e shkollave të cilat do ta zhvillojnë mësimin me turne. Kjo do të thotë se një kategori nxënësish do të hyjë në mësim në orarin 8:00 me 12:30, dhe turni tjetër 13:00 me 18:00. Shkaku i kësaj është situata që në kryeqytet nuk ka pasur shtim të objekteve ndërkohë që numri i nxënësve është rritur nga viti në vit edhe për shkak të kthimit të emigrantëve në vendlindje.”Turnet do të

ekzistojnë për numrin e madh të nxënësve, sidomos në Tiranë, por edhe për shkak të lëvizjes së nxënësve nga njëra shkollë në tjetrën, apo edhe për shkak të kthimit të emigrantëve”, thotë Arjola Byzyka, specialiste e Kurikulave në Drejtorinë Arsimore në Tiranë. Ndërkohë emigrantët të cilët kthehen në atdhe dhe kërkojnë të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat e kryeqytetit, duhet të paraqiten direkt në drejtoritë e shkollave dhe jo siç ka ndodhur më parë, ku kërkohej të siglonin diplomën në Drejtorinë Arsimore.”Nuk do të ketë më radhë dhe lodhje në dyert e Drejtorisë Arsimore për të marrë një firmë nga Drejtoria Arsimore për të shkuar në shkollat përkatëse”, sqaron

Byzyka. Drejtoritë e Shkollave të Mesme kanë prioritet të tërheqin nxënës nga shkollat nëntëvjeçare të përcaktuara sipas zonave dhe nëse kapacitet e tyre plotësohen, ata nuk

mund t’i kapërcejnë ato duke regjistruar nxënës që heqin dorë nga institucionet arsimore jo publike apo siç është rasti i fëmijëve të emigrantëve dhe preferencave të ndryshme.

ISKSSH Rriten pagat

Ja rroga që do të kenë mjekët ISSH ka bërë të ditur dje rritjen e pagave mesatare me 3.1% për mjekët e familjes dhe infermierët e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Në total për shërbimin parësor, përfitojnë rreth 9.300 punonjës, me një fond prej 80.9 milionë lekë. Ky vendim ka hyrë në fuqi që nga 15 korriku. Sipas ISKSH, rritja më e lartë është parashikuar për mjekët të cilët mbulojnë zonat qendrore, paga e të cilëve, nga 55.335 lekë, bëhet 57.335 lekë, por që gjithsesi mbetet më e ulët se ajo e mjekëve në zonat malore, apo në ato kodrinore. Për mjekët që mbulojnë zonat kodrinore paga rritet nga 65.335 lekë, bëhet 67.335. Ndërsa për mjekët e zonave malore, paga e të cilëve ishte 83.335 lekë të reja, bëhet 84.335 lekë”. Pra, një mjek në zonën qendrore që mbulon 2 mijë banorë, me vjetërsi pune 25 vjet dhe që kryen mbi 12 vizita në ditë, do të paguhet me një pagë mujore bruto rreth 57.335 lekë, ndërsa një mjek në zonat e thella malore që kryen 6 vizita në ditë do të paguhet me pagë mujore rreth 84.335 lekë. Mësohet se nga kjo rritje përfitojne rreth 1600 mjekë familje me një efekt financiar 5/mujor rreth 17.8 milionë lekë. ISKSH bën me dije se edhe pagat e mjekëve specialistë në qendrat shëndetësore ndryshojnë vetëm në elementin e pagës për pozicion, në vlerë absolute 1.300-1.500 lekë në muaj, nga 54.800 lekë në 58.000 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 327 mjekë specialistë me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, prej rreth 2.9 milionë lekë. ISKSH njofton se edhe paga e personelit të infermierëve në total pëson një rritje që varion nga 2.33-4.23 %. Nga 15 korriku pagat mujore bruto të infermierëve me arsim të mesëm, me vjetërsi pune 25 vjet, arrijnë deri në 37.000 lekë, e infermierëve me arsim të lartë arrijnë deri në 41.500 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 6700 infermierë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, në paga e sigurime rreth 54.7 milionë lekë. Paga e personelit tjetër jo shëndetësore (sanitarë, shoferë) dhe ekonomistë, gjithsej rreth 672 punonjës, është parashikuar një rritje mesatare e pagave nga 2% në 5.25%, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, rreth 5.5 milionë lekë.


EKONOMI • E premte 30 gusht 2013

RRITET FLUKSI I MONEDHAVE TË PA RREGULLTA, NDRYSHOJNË MASAT

Rregullorja për trajtimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të tjera të huaja të dyshuara të falsifikuara hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi shfuqizohet udhëzimi “Për njohjen e autenticitetit të monedhave kombëtare në qarkullim e për qëndrimin ndaj monedhave që konstatohen të jenë të falsifikuara”, miratuar me vendimin e Këshillit Mbikqyrës nr. 28, datë 30.03.1998. Ky vendim ngarkon për zbatim Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë dhe subjektet e rregullores të miratuar me këtë vendim. Objekti i rregullores është përcaktimi i rregullave për trajtimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të tjera të huaja, të dyshuara si të falsifikuara, për parandalimin dhe mbrojtjen nga falsifikimi.

Subjekte të kësaj rregulloreje janë Banka e Shqipërisë, bankat, degët e bankave të huaja dhe subjektet e tjera financiare jobanka, të licencuara për të ushtruar veprimtari bankare ose financiare në Shqipëri. Subjektet sipas kësaj rregulloreje duhet të sigurojnë klientët që kartëmonedhat dhe monedhat metalike euro e të tjera të huaja që mund të marrin gjatë veprimtarisë së tyre, të kontrollohen për autenticitet me anë të makinerive të trajtimit të kartëmonedhave ose në mënyrë manuale nga një anëtar i trajnuar i personelit të tyre, me anë të pajisjeve të autentifikimit. Subjektet sigurohen që të gjitha kartëmonedhat dhe monedhat metalike euro e të tjera të huaja të dyshimta të zbulohen në kohë dhe të mos riqarkullohen te konsumatorët dhe përdoruesit e tjerë.

Banka Qendrore: Rregullat e reja kur kapen valuta të falsifikuara N dryshojnë rregullat për valutat e falsifikuara, të cilat ishin rregulluar me një vendim të vitit 1998. Banka e Shqipërisë ka miratuar rregullat e reja që duhet të zbatojnë bankat apo institucionet e tjera financiare jobankare kur hasin modhedha apo kartëmonedha euro apo monedha të tjera të valutës së huaj, të dyshuara si të falsifikuara. Sipas kësaj rregulloreje janë dy mënyrat për zbulimin e kartëmonedhave të dyshuara si të falsifikuara. Ose zbulimi nga subjektet banka dhe jo banka, ose dorëzimi vullnetar nga persona juridikë ose fizikë. Në këto raste Banka e Shqipërisë ka dhënë edhe rregullat përkatëse që duhet të zbatohen në rast se subjektet do të gjenden përballë kartëmonedhave të tilla të dyshuara.

Sekuestrimi Subjektet fillimisht do të duhet të sekuestrojnë sasinë e monedhave euro që mendohet të jenë të falsifikuara. Verifikimi paraprak bëhet me anën e paisjeve speciale për këtë qëllim. “Subjektet sekuestrojnë menjëherë kartëmonedhat ose monedhat e dyshuara, dhe i tërheqin ato nga qarkullimi. Subjektet plotësojnë procesverbal sekuestrimi dhe në momentin kur konstatojnë se kartëmonedhat ose monedhat janë të dyshuara si të falsifikuara dhe klienti është i pranishëm, i lëshojnë këtij të fundit një procesverbal sekuestrimi, duke i kërkuar të jetë në pritje të përfundimeve të rezultateve të ekspertizës”, theksohet në rregullore. Në rastet e dorëzimit vullnetar subjektet i pranojnë ato nga persona fizikë apo juridikë. Dorëzimi në Bankën e Shqipërisë Kartëmonedhat u nënshtrohen rregullave dhe procedurave të kontrollit të autenticitetit. Ato, pas sekuestrimit ose dorëzimit vullnetar, dërgohen në zyrën e Qendrës Kombëtare të Analizës në Bankën e Shqipërisë, pas 20 ditësh nga dita e konstatimit të dyshimeve. Akti i ekspertimit u dërgohet subjekteve, dhe autoriteteve kompetente, jo më vonë se 30 ditë. Banka e Shqipërisë konfiskon pa kompensim të gjitha kartëmonedhat ose monedhat të cilat në përfundim të analizës teknike rezultojnë të falsifikuara. Ndërsa ato që rezultojën autentike, i kthehen menjëherë subjektit dërgues. Bankat ose degët e bankave të huaja sigurojnë që vlera e kartëmonedhave ose monedhave të rezultuara autentike t’i kalohet menjëherë personit që i ka dorëzuar ose që i janë sekuestruar si të dyshuara. Ruajtja e kartëmonedhave Ato valuta që rezultojnë të

falsifikuara do të mbahen në ruajtje për 15 vjet në Bankën e Shqipërisë. Ato më pas mund të asgjësohen. Mostrat e përzgjedhura si pjesë përbërëse e albumeve apo katalogëve do të mbahen pa afat, duke qenë pjesë e inventarit të kar-

totekës së Zyrës së Qendrës Kombëtare të Analizës. Ndërsa kur janë objekt shqyrtimi në çështje penale, në bazë të kërkesës me shkrim, u dorëzohen autoriteteve kompetente. Subjektet, janë të detyruara të marrin masat e nevojshme

organizative dhe teknike për zbatimin e kërkesave të kësaj rregulloreje jo më vonë se 3 muaj nga hyrja e saj në fuqi. Banka e Shqipërisë, në rast të mosplotësimit të kësaj rregulloreje zbaton masat ndëshkimore sipas ligjit për bankat.

BIZNESET VLERËSIME PESIMISTE PËR GJENDJEN FINANCIARE

BSH: Investimet private në rënie Importi i makinerive dhe pajisjeve ra 11.6% Bizneset në vend shfaqen ende pesimiste për të zhvilluar apo për ta zgjeruar aktivitetin e tyre. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ecuria e investimeve private për pjesën e parë të vitit ka qenë e dobët. “Tërësia e treguesve që përafrojnë ecurinë e investimeve private në ekonomi sugjerojnë për nivel ende të ulët të tyre gjatë tremujorit të parë të vitit. Norma ende e lartë e kapaciteteve të pashfrytëzuara, pasiguria për të ardhmen, si dhe kushtet e shtërnguara të kreditimit vazhdojnë të dekurajojnë ndërmarrjen e investimeve të reja private. Importi i “makineri dhe pajisje” ka shënuar rënie me 11.6% në tremujorin e parë, duke ndjekur tendencën rënëse të vitit 2012. Në linjë me dobësinë e kërkesës, kredia për qëllime investimi është ngadalësuar gjatë muajve të parë të vitit”, - theksohet në raportin e politikës monetare të Bankës Qendrore për tremu-

jorin e dytë 2013. Të dhënat cilësore nga vrojtimet e besimit të bizneseve për tremujorin e dytë të vitit, sipas raportit të Bankës Qendrore tregojnë për norma të ulëta të shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi e vlerësime pesimiste të gjendjes financiare, pavarësisht stimulit të investimeve publike të larta gjatë këtij tremujori mbi investimet private, veçanërisht në sektorin e ndërtimit. Nga ana tjetër, kushtet e kreditimit kanë vijuar të mbeten në kahun shtrëngues, në tremujorin e dytë të vitit.

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në ndërtim u rrit në tremujorin e dytë. Importi i mallrave kapitalë përgjysmoi normën rënëse, në -7.1% nga -11.6% në tremujorin e parë.

Dinamika e konsumit privat duket e përmirësuar në tremujorin e dytë. Importi i mallrave për konsum u rrit 8.8%, pas normave negative përgjatë tre tremujorëve paraardhës.

»

05

7-MUJORI Pushteti vendor Mblidhen rreth 1,1 miliardë lekë më pak taksa Të ardhurat e mbledhura nga pushteti vendor janë 6.4 miliardë lekë, nga 7.5 miliardë që ishte planifikimi në fillim të vitit. Nga të dhënat e Ministrisë së Financave për treguesit fiskal për 7-mujorin, vihet re se nga ana tjetër shpenzimet për buxhetin vendor për 7-mujorin kapin vlerën e 17.4 miliardë lekëve, ndërkohë që ishin planifikuar 15.6 miliardë lekë. Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë taksa mbi pasurinë, mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale. Kjo ecuri e dobët e mbledhjes së të ardhurave nga pushteti vendor është rrjedhojë e menaxhimit jo të mirë, si dhe niveli i ulët i kapaciteteve njerëzore. Në total të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë kësaj periudhe ishin 185.3 miliardë lekë me një mosrealizim prej rreth 11.5 miliardë lekësh nga planifikimi fillestar. Shpenzimet arritën në 233.1 miliardë lekë, duke krijuar një deficit buxhetor prej rreth 47.7 miliardë lekë.

Të ardhurat Papajani: Shërbimet tatimore me koncension janë më efikase Ecuria jo e mirë në realizimin e të ardhurave, e ka shoqëruar administratën fiskale gjatë gjithë muajve të këtij viti, duke thelluar deficitin në arkën e shtetit. Bazuar në këtë performancë, dhënia e disa shërbimeve tatimore për t’u manaxhuar nga sipërmarrës privatë do të jetë më efektive për këtë administratë. I këtij mendimi është ishdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, i cili u shpreh për mediet se, disa shërbime të administratës tatimore mund t’u jepen me koncesion kompanive private të huaja, por jo funksionet bazë siç janë kontrolli dhe vlerësimi. Sipas Papajanit, dhënia e funksionit të mbledhjes së tatimeve një kompanie private do të ishte efikase edhe për buxhetin e shtetit, pasi do të rriste nivelin e të ardhurave. Një prej taksave më pak të realizuara janë edhe ato nga pushteti vendor, që shpesh është diksutuar se mund të mblidhen edhe nga administrata qëndrore fiskale.


06

« INTERVISTË

E premte 30 gusht 2013 •

STRUKTURA MË E PËRSHTATSHME E BIMËVE, MUNDËSI MBJELLJEJE DERI NË 2-3 HERË PËR TOKAT FUSHORE

Ramadan Shehu: Shqipëria arrin t’i mbijetojë mbipopullimit, nëse fermeri mbjell me planifikim P lotësimi gjithnjë në rritje i kërkesave për ushqim human e blegtoral përbën një nga detyrat prioritare në sektorin e prodhimit bujqësor. Humanët hanë atë ç’ka mbjellin, por tendenca e dhjetëvjeçarit të fundit për t’iu larguar punimit individual të tokës që tashmë njërëzit e kanë pronë, vë në pikëpyetje mirëqenien e jetesës në aspektin ushqimor dhe në radhë të parë edhe në atë ekonomik në shkallë vendi, sepse gjithçka që nuk mbillet do të kompensohet me blerjet që do të kryejë shteti ynë nga shtetet e tjera, për të kompesuar kërkesën e konsumit të këtij vendi. Mirëpo e gjitha kjo sjell një ulje të ekonomisë së vendit dhe të çdo familje gjithashtu. Në këto kushte toka është dhe do të jetë faktor defiçitar i prodhimit bujqësor, prandaj dhe është e domosdoshme përcaktimi i një strukture sa më efektive bimore për rritjen e sasisë së prodhimit për njësi të sipërfaqes dhe koefiçentit të përdorimit të saj për njësi të kohës, sidomos në zonën fushore ku dhe efektiviteti i inputeve është më i lartë. Për shkak të faktorit të largimit nga punimi i tokës, problemet se ç’do të hamë nëse nuk mbjellim, sa e dëmtojmë ne dhe e shpërdorojmë ne tokën, u është përgjigjur për gazetën “Metropol”, Prof.as.Dr.Ramadan Shehu, drejtor në Qendrën e Transferimit të Teknologjisë Fushë-Krujë. Prof. Shehu shpjegon se sa në gjendje është Shqipëria, në bazë të tokës që ka dhe mënyrës se si e shfrytëzon atë, t’i mbijetojë mbipopullimit, duke e lënë atë në dorën e reformave për planifikim, pasi në rrugën konkrete ai shprehet se fermeri që aktulisht nuk di ç’të mbjellë dhe sa të mbjellë, është në një rrugë pa krye. Prof. Shehu tregon se ka disa toka fushore që fermeri mund të përfitojë duke i mbjell 2-3 herë në vit dhe duke u marr atyre 2-3 prodhim. Gjithashtu ai shpjegon se mbjellja e të njëjtës bimë për shumë herë në të njëjtën tokë, minimizon pasuritë e tokës duke e varfëruar atë, si dhe ul rendimentin e prodhimit dhe cilësinë e bimës së prodhuar. Prof. Shehu, çfarë kuptojmë me furnizim ushqimor dhe cila është baza e tij? Me furnizimin ushqimor nuk duhet të kuptojmë vetëm ushqimin e popullsisë2-3 milionë, por edhe të blegtorisë që në tërësinë e saj arrin në 10-11 milionë krerë. Baza e prodhimit të këtij ushqimi gjithëvjetor në sasi e cilësi është dhe do të ngelet toka, pronësi e fermerëve, të cilët përbëjnë mbi 50% të popullsisë që jetonë në zonat rurale. Parë në këtë aspekt, puna me tokën zë aktivitetin kryesor dhe ngelet alternativa e vetme e vetëpunësimit duke prodhuar për vete dhe për pjesën tjetër të popullsisë e blegtorisë. Si është raporti aktual njeri/ tokë dhe si paraqitet raporti prodhim/ frymë? Saia e tokës për fyrmë është e pakët, 1.3-2 dylym dhe shtrirja e saj 43.3% në fushë, 34% në kodër dhe 22.7% në mal, aktualisht dhe në të ardhmen, me shtimin e popullsisë, kjo

pasuri jetike për fermerin në veçanti dhe kombin në përgjithësi, do të vijë duke u pakësuar.

Ju shpjegoni se paraqitet një gjendje që vjen duke u përkeqësuar, çfarë masash duhet të marrin autoritetet? Në këto kushte toka është dhe do të jetë faktor deficitar i prodhimit bujqësor, prandaj dhe është e domosdoshme përcaktimi i një strukture sa më efektive bimore për rritjen e sasisë së prodhimit për njësi të sipërfaqes dhe koefiçentit të përdorimit të saj për njësi të kohës, sidomos në zonën fushore ku dhe efektiviteti i inputeve është më i lart. Prirjet e zhvillimit bujqësor në përgjithësi janë në rritje duke u krijuar ferma më të mëdha me bimë të arave, blegtori, pemëtari, vreshtari, ullishtari etj, ndërsa ritmet e rritjes së prodhimit për njësi të sipërfaqes për shumë arsye ende janë të ulëta dhe larg nevojave të pritshme për konsumatorin. Në këtë aspekt në çdo vit bujqësor e në vazhdimësi një rol të veçantë luan edhe struktura mbjellëse e bimëve në çdo fermë në veçanti dhe në shkallë vendi në përgjithësi. Çfarë duhet të kuptojmë me strukturë mbjellëse të bimëve dhe si realizohet ajo? Me strukturë të bimëve në një vit bujqësor kuptohet lloji i bimëve dhe përqindja që zë secila prej tyre në sipërfaqen e përgjithëshme të fermës, komunës, rrethit, qarkut apo të marra së bashku, vendit. Kjo strukturë duhet të përgatitet e tillë që t’u përgjigjet kërkesave për ushqim human e blegtoral dhe rajonizimi i bimëve t’u përshtatet kushteve klimatiko – tokësore në çdo zonë kultivimi. Mbjellja e bimëve të kryhet e renditur, pas parabimëve më të mira, me varietetet më të përshtatshëm sipas zonave të kultivimit dhe me farë të certifikuar. A është ndjekur kjo strukturë në këto 20 vite tranzicion? Në dy dekada të periudhës së tranzicionit jo vetëm që struktura mbjellëse nuk është ndjekur, për më tepër u kthye heterogjene, ku u eleminua kultivimi i pambukut, panxhar sheqerit. Duhani, soja, luledielli shkuan në 200 deri 1000 ha, si dhe u ul sipërfaqja mbjellëse e grurit, fasules etj. U prish sistemi i prodhimit të farërave të certifikuara, si dhe sistemi i ujitjes dhe kullimit. Kush është struktura aktuale mbjellëse dhe a ju përshtatet ajo kërkesave humane e blegtorale? Aktualisht në shkallë vendi me bimë të arave mbillen 400 mijë ha tokë në të cilën peshën kryesore e zënë foragjeret e njoma me 195000 ha, por të mos harrojmë sepse edhe sipërfaqja e mbjell me misër, tërshërë, sojë etj, si dhe nënproduktet e bimëve të arave, pa përmendur mbjelljen me bimë të dyta, shkojnë në dispozicion të blegtorisë. Struktura aktuale mbjellëse është e diskutushme sepse nuk ka kuptim dhe efektivitet mbjellja e kufizuar me duhan, luledielli, sojë etj.Të gjitha bimët kanë vlerën e tyre të kultivimit dhe përdorimit, një numur i të cilave është harruar duke u

rrezikuar edhe si gjermoplazmë.

Profesor, po ne vetë a e dëmtojmë tokën? Ç’do bimë kur mbillet e përsëritur ose pas vetes së vetë dëmton jo vetëm tokën sepse shton dëmtuesit specifik, por ul edhe prodhimin për njësi të sipërfaqes. Kështu, nga të dhënat e eksperimentimit shkencor ka rezultuar se kur gruri qarkullohet merret prodhim më i lartë e cilësor, ndërsa në mbjellje të përsëritur dëmtohet nga kalbëzimi rrënjor, fushat infektohen shumë nga barërat e këqija, të cilat në bashkërritje me të e konkurrojnë për dritë, lagështi dhe lëndë ushqyese, bëhen strehues të sëmundjeve e dëmtuesve, duke ulur rendimentin 5-6 kv/ha ose 15-20% dhe cilësinë e prodhimit. 80 70 60 50

me pleh

40

pa pleh

30 20 10 0 1

2

3

4

5

6

7

Sa nga resurset ushqimore që na jep toka janë të pavlefshme, dhe a ka tokë të keqe? Nuk ka tokë të keqe, por kultivues e përdorues të këqij, sepse nuk e përdorin atë sipas kushteve konkrete të zonës me bimët më të përshtatshme që duhet të mbillen. Aktualisht, krahasuar me vendet fqinj harxhojmë më shumë dhe fitojmë më pak sepse plehërat, karburanti, pesticidet, herbicidet, insekticidet, pothuajse janë njësoj me çmimet në vendet fqinje, ndërsa niveli ynë ekonomik është 5-6 herë më i ulët. Pavarësisht se ç’mbjellim në tokë, teorikisht, asnjë prodhim nuk është i pavlefshëm, por nëse analizojmë koston e prodhimit,

Prof.as.Dr.Ramadan Shehu

duke u nisur nga vlera e inputeve dhe infrastrukturës, shumë prodhime si qepa, patatja, gruri etj dalin të pavlefshme. Tregtari nuk ka interes që të bëj po themi 100 km rrugë për të blerë patate në Shishtavec të Kukësit apo qepë në Miras të Korçës me çmim të lirë kur këto i gjen edhe në tregjet më afër, pse jo edhe në Maqedoni.

Drejt çfarë rruge po shkojmë me këto hapa? Rruga që po shkojmë deri tani, pa një ekonomi të planifikuar, heterogjene, ku fermeri në një vit bujqësor nuk di se ç’të mbjelli dhe sa të mbjelli me një bimë të caktuar dhe me ç’varietet, pra i paorientuar dhe pa refroma mbështetëse nga politika që s’ka mendje për bujqësinë dhe blegtorinë, është një rrugë pa krye. Ç’është bërë në këto 20 vite për zhvillimin e prodhimit bujqësor? Në këtë aspekt për sasinë dhe sigurinë ushqimore është e rëndësishme të kuptohet dhe vlerësohet në radhë të parë kërkimi shkencor për prodhimin e farërave të çertifikuara dhe teknologjinë e kultivimit të bimëve e mbarështimit të kafshëve si dy nga hallkat kyçe për zhvillimin e bujqësisë, gjë që janë lënë pas dore. Tregtarët me shumicë para se të shesin mallin në pikat me pakicë duhet të kontrollohen dhe vlerësohen jo vetëm për sigurinë ushqimore, por edhe për çmimin e shitjes. Gjithçka mbetet në dorën tonë nëse kemi mundësi të prodhojmë farëra cilësore dhe të çertifikuara në vend apo t’i importojmë ato. Në këtë drejtim nëse programet e punës do të organizohen, vlerësohen dhe të përgatiten më mirë, i kemi të gjitha mundësitë për prodhim jo vetëm të materialit mbjellës, por edhe për konsum për shumicën e bimëve të arave. Cilat pjesë të Shqipërisë duhet të shfrytëzojmë më shumë? Të gjitha hapësirat janë me interes të shfrytëzohen si në fushë dhe në kodër e mal, por me një studim të argumentuar. P.sh. në fushë drithërat, perimet e jonxha dhe bimët e dyta sepse edhe efektiviteti i inputeve është më i lartë. Në kodër e mal të zhvillohet pemtaria, vreshtaria, ullishtaria e pylltaria, si dhe bimët e

rralla bishtajore për ushqim human e blegtoral sepse klima ka ndryshuar dhe kriza është në vazhdim.

Sa pjesë të tokave të punueshme shqiptare kanë mbetur djerrë, dhe sa të rrezikuar jemi nga emigracioni dhe erozioni? Për tokën djerrë nuk ka një statistkë të saktë, por përderisa raportohet sipas vjetarit statistikor që kemi 699000 ha tokë dhe mbjellim 400000 ha do të thotë se 200000 ha i kemi djerrë. Kjo nuk është shumë e saktë sepse nuk është zbritur sipërfaqja me ndërtimin e rrugëve apo ndërtimet e ndryshme urbane që dikur kanë qenë tokë bujqësore. Për sa i përket emigracionit, ndikon shumë në nivelin e rritjes së prodhimit bujqësor, sepse në zonat rurale që përbëjnë 50-60% të popullsisë, në çdo familje kanë ngelur nga dy pleq janë drejt ikjes dhe të pafuqishëm për t’u marrë me administrimin dhe shërbimin e tokës. Ndërsa erozioni është një aspekt tjetër shkatërrues, sepse një tokë që nuk mbulohet me mbulesë bimore sidomos në kodër e mal është e destinuar të kthehet nga viti në vit në përrenj arificial dhe për disa vite të dalë jashtë përdorimit sepse nuk ja vlen të investohet për shkak të ndikimit të gërryerjeve të shumta. Ku shikohet Shqipëria pas 20 vjetësh me këtë hap konsumi që ka, si dhe me këtë pjesë toke që punon? Toka është një faktor deficitar i prodhimit në Shqipëri sepse me betonizimin e vendit nuk kanë ngelur më shumë se 400000 ha tokë. Por nëse kjo tokë që kemi po të përdoret me kriter dhe e planifikuar me bimët më prioritare për popullësinë që kemi aktiualisht dhe do të kemi më pas, është e mjaftueshme, gjithmonë nëse mbjellim me plan dhe zbatojmë strukturën vjetore të mbjelljes. Në një gjendje krize apo ndryshimeve të vazhdueshme klimatike e faktorëve të tjerë që kthehen në pengues për prodhim, nëse punojmë në mënyrë të planifikuar ku i pari i vendit të mendojë si i pari i një familje është e mundshme që të mbijetojmë duke pasur jo tavolinë të shkëlqyer, por të pëlqyeshme. Bisedoi: Erta Bode


AKTUALITET • E premte 30 gusht 2013

»

07

ATENTAT NË ALLIAS 32-VJEÇARIT, PLAGOSET RËNDË Për borxhin e pashlyer një 32-vjeçar, për pak ka gjetur vdekje, teksa është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:20 minuta në qendër të Alliasit në Tiranë. Mësohet se i plagosuri është Erion Coba 32-vjec nga Puka. Burime nga policia e Tiranës thanë se 32-vjeçari është konfliktuar me një person tjetër në qendër të Alliasit, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka shtënë, duke e plagosur në këmbë dhe gjoks. Ndërkaq, mësohet se 32-vjeçari është përcjellë me

Plumba për borxhin e vjetër në Angli Policia identifikon autorin, e shpall në kërkim urgjencë në Spitalin Ushtarak ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi plumbi i ka prekur mëlçinë. Nga hetimet paraprake mësohet se konflikti ka nisur pas një borxhi që i plagosuri i ka marrë autorit. I plagosuri ka jetuar më parë si emigrant në Angli. Pas krimit policia ka arritur të identifikojë autorin

e plagosjes. Ai quhet Simon Leka dhe është shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se në momentin e krimit i plagosuri po udhëtonte me një motor me targa “TR 910 F”, kur i është ngritur atentat. Ndërkaq, ende nuk dihet sasia e borxhit në fjalë, por mësohet paraprakisht se bëhet fjalë për mijëra paund.

SHUMICA U DËNUAN DERI NË 2 VJET BURG, ASNJË MASË LEHTËSUESE

Në 8 muaj janë gjykuar 38 të mitur në Tiranë, 31 për vjedhje Mariglen Mullai

N

ga fillimi i këtij viti, gjatë 8 muajve në gjykatën e Tiranës janë dërguar për gjykim 38 raste me të mitur, ku të gjithë janë dënuar nga togat e zeza. Për fat të mirë, nga janari i 2013-ës dhe deri në fund të gushtit, asnjë person në moshë minore nuk është përfshirë në ngjarje tepër të rënda siç mund të jetë vrasja. Porse ana tjetër e medaljes nuk është edhe aq e bardhë, pasi plot 31 nga këto 38 raste, kanë të bëjnë me vjedhjen. Një tjetër karakteristikë e të miturve që janë gjykuar është fakti se pjesa më e madhe e tyre janë me arsim, të cilin në disa raste e kanë ndërprerë pas shkollës 9-vjeçare dhe në rastet e tjera vijojnë gjimnazin. Ndërkaq, duket se gjykata e Tiranës nuk është treguar aspak e mëshirshme me fëmijët që kanë kryer këto vepra penale, pasi në asnjë rast nuk është dhënë dënimi me gjobë. Plot 32 nga këta 38 të mitur janë dënuar me burg deri në 2 vjet, ndërsa vetëm 2 të tjerë kanë marrë dënimin me më shumë se 5 vjet burg. Të dënuar për vjedhje Numrin më të madh të dënimeve të dhëna prej Gjykatës së Tiranës, në këto 8 muaj, e mbajnë çështjet që kanë nisur për veprën penale të “vjedhjes”. Ashtu siç dihet qartësisht prej ekspertëve të antivjedhjeve në policinë e Tiranës, të miturit janë shtresa më vulnerabël për sa u përket vjedhjeve, pasi ata mund të shfrytëzohen mjaft lehtë prej “tutorëve”. Këto muaj komunikatat zyrtare të policisë së Tiranës kanë qenë të mbushura me njoftime për ndalime të miturish që kishin vjedhur kalimtarë, puseta, tela, shtëpi, etj, etj. Madje edhe kur janë arrestuar të mitur, këto minigrupe hajdutësh, në disa raste janë përbërë edhe nga persona të mitur. Rasti më i freskët dhe më domethënës është ai i pak javëve më parë në Tiranë, ku 3 të mitur hynë

Kishte vjedhur një makinë

Interpoli ekstradon nga Athina të kërkuarin për një vjedhje Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, dje është kryer ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Artan Muça, 38 vjeç, nga Mati. Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, me vendimin të datës 15.05.2010, e ka dënuar shtetasin Artan Muça me 1 vit burg, për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1, i Kodit Penal. Shtetasi Artan Muça, në datën 24.07.2009, i ka vjedhur automjetin një shtetasi në Tiranë, për të cilin i dëmtuari ka bërë kallëzim në komisariatit nr.3. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 13.03.2013, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Artur Muça. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Banorët: Ka qenë shtëpi publike para ‘30-ës

Përmbarimorët sherr me gjashtë familje për lirimin e ndërtesës Një situatë e rënduar është krijuar dje në rrugën “Kont Urani” ku përmbarimi me një vendim gjykate kërkon të nxjerrë nga shtëpitë banorët që jetojnë prej 50 vjetësh aty. Si çdo herë lirimi i banesave dhe kthimi i tyre tek ishpronarët është shoqëruar edhe këtu me tensione mjaft të forta, ku këtë herë janë nevojitur forca të shumta policie për të qetësuar situatën. Banorët pretendojnë se ata janë akoma në një proces gjyqësor, i cili ende nuk ka përfunduar në gjykatën e Tiranës. Ndërsa avokati i 6 familjeve që rrezikojnë të mbesin pa një çati, Agron Gjedia, shprehet se duhet të pritet vendimi gjyqësor në mënyrë që banorëve t’i lihet kohë për të zbrazur shtëpinë nëse gjykata vendos në favor të pronarëve. Gjashtë familje, të cilët banojnë prej vitesh në godinë nuk pranojnë të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi pretendojnë se kjo ka qenë shtëpi publike që para viteve 1930. Për shkak të konfrontimit disa nga banorët janë shoqëruar për në komisariat, ndërsa pretenduesit e pronës thonë se disponojnë vendim të formës së prerë nga gjykata për lirimin e banesës së debatuar.

Ua “grinë” gjithë pallatit në Kombinat në një dyqan dhe teksa vajza mbante shitësin me muhabet, 2 të tjerë tentuar të grabisnin. Kështu, në total janë dënuar 31 të mitur për vjedhje, ku 26 persona janë akuzuar sipas Nenit 134/2 të Kodit Penal, 4 të tjerë sipas nenit 134/1 të Kodit Penal dhe një rast për “vjedhje me dhunë”, të parashikuar nga Neni 139 i Kodit Penal. Krime të tjera Në këto 8 muaj të vitit 2013, një rast është gjykuar

për “plagosje të rëndë me dashje” dhe një rast tjetër për “marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të rritur”. Ndërkaq, 2 raste janë gjykuar për “moskallëzim krimi”, vepër penale që parashikohet nga Neni 300 i Kodit Penal. Ndërkaq, 2 persona të tjerë janë dënuar për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Fenomenet më negative Ashtu siç vihet re dukshëm

Vodhën një kondicioner, një kapet, një në kërkim Nga komisariati i policisë Nr.5 në Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi Eduart Vasej, 34 vjeç, banues në Paskuqan Nr.2 , me arsim 8 klasë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Korab Vladi, sepse në bashkëpunim me

njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur një kondicioner të markës “Elekta”, në një banesë. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2.

në statistikat që ndodhen në faqen zyrtare elektronike të Gjykatës së Tiranës, mbizotëron gjykimi për krimin e vjedhjes, ku të akuzuarit janë të mitur që në shumicën e rasteve janë të detyruar nga të rriturit. Por vjedhja nuk është i vetmi rast kur i mituri bëhet viktimë, pasi edhe lypja në rrugë është një tjetër fenomen shqetësues. Ndërkaq, këto 8 muaj nuk është gjykuar ndonjë i mitur për shpërndarje droge.

Pranga vëllezërve me “perandori” matësash të vjedhura në shtëpi Dy persona të akuzuar për vjedhjen e sahatëve të ujit të një pallati kanë rënë në pranga. Kështu, nga komisariati nr.6 Tiranë u arrestuan në flagrancë vëllezërit Shkëlzen dhe Lirodon Osmanaj, 27 dhe 23 vjeç, të dy lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, të dënuar më parë për vjedhje. Policia tha se arrestimi i tyre u krye sepse në rrugën “Haki Stërmilli” Kombinat, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme duke tentuar që të kryenin shitjen e një matësi uji (sahat uji) në një pikë skrapi. Ndërkohë që gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale dhe 11 copë matës uji, një qese plasmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me peshë 182 gram së bashku me 19 qese të vogla farmaceutike që përdoren për ambalazhim dhe shitje, si dhe një shishe e vogël qelqi me një lëng të tejdukshëm, ende i papërcaktuar. Nga kryerja e veprimeve procedurale e hetimore rezultoi se shtetasit e mësipërm janë autorë të vjedhjeve të 12 matësve të ujit në pallatin 152, shk.2, në rrugën “Haki Stërmilli”, ngjarje për të cilën më datë 28.08.2013, këto familje kanë kallëzuar për vjedhjen. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit Liridon Osmanaj parashikuar nga nenet 283 dhe 134/2 K.P dhe “Vjedhjes” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 134/2 Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Shkëlzen Osmanaj.


08

« SPECIALE

E premte 30 gusht 2013 •

LUAJTI DHJETRA ROLE, KOLEGËT: MBAJTI BARRËN E TEATRIT TË DURRËSIT

Vangjel Heba, njeriu me dhunti të lindura aktoriale

OPINION

KONKURSOMANIA, ky term i deformuar Nga ARTUR AJAZI

Përgatiti: ARTUR AJAZI

moshën 74- vjeçare, më 17 tetor 2007, duke lënë pas një emër të nderuar, një artist që do të kujtohet brez pas brezi. Regjisori Haxhi Rama kujton se një nga rolet më të spikatura të Artistit të Merituar, Vangjel Heba, është Petriti te drama “Familja e peshkatarit”.

V

angjel Heba ka qenë dhe do të mbetet në arkivin e artë të aktorëve dhe artistëve shqiptarë të kinematografisë, ndër të paktët që kishte lindur me dhunti aktoriale. Vangjeli ( apo Gjela siç e thërrisnin miqtë e kolegët) njihet si ndër pionierët e filmit shqiptar të krijuar pas 1944-s, dhe ndër aktorët e parë të Kinostudios. Një aktor i lindur Ai u lind në Durrës më 11 mars 1933. Shkollën e mesme e mbaron në Durrës në 1951. Që kur ishte nxënës në shkollën e mesme aktivizohet me amatorët, pasi siç shprehetj ai vetë “më pëlqente shumë letërsia dhe madje recitoja bukur”. Kur ishte në vitin e tretë në 1950 luan rolin e tij të parë në një dramë ruse “Nën gështenjat e Pragës” në trupën amatore të qytetit krahas aktorëve të tjerë. Duke qenë se roli i tij i parë qe i suksesshëm kjo i dha forca dhe shtytje për të vazhduar rrugën e tij drejt artit të skenës dhe të ndryshonte njëkohësisht mendimin e tij të mëparshëm për të mos u marrë me art. Luajti më vonë edhe disa role të tjerë po me këtë trup si në dramën “Invadimi” dhe dy drama të tjera në të cilat paraqitet në Olimpiadën Kombëtare dhe fiton çmim për rolin e tij. Në dhjetor të 1952 shkon ushtar në Asamblin e Ushtrisë, krahas aktorëve të tjerë si Piro Mani, Avni Resuli, Esat Oktrova, etj, të cilët themelojnë Teatrin e Ushtrisë. Pas ushtrisë kthehet në Trupën e Teatrit Profesionist të Durrësit të krijuar në 1953 dhe roli i tij i parë ishte roli i Petritit në dramën “Familja e Peshkatarit”, një nga rolet e tij më të mirë dhe më të realizuar në ketë teatër dhe i vlerësuar lart nga shtypi i kohës për interpretimin dinjitoz të Hebës. Më pas vijnë role të tjerë në komeditë e dramat, ku spikasin Anjuckin te “Martesa” e Gogolit, Adem Reka te “Flamur në stuhi”, Berti te “Rrënjë të thella”, te “Revizori”, “Netë shqiptare”, “Hijet e natës”, “Çajka”, etj. Gjatë gjithë jetës së tij artistike në skenë interpretoi mbi 75 role, duke mbajtur barrën kryesore në teatrin “Aleksandër Moisiu”. Në vitin 1975 kryen një kurs për regjisurë dhe vuri në skenën e këtij teatri mbi 15 pjesë, mes të cilave dramat dhe komeditë “Njerëz mbi shkëmb”, “Revizori” mbajnë firmën e regjisorit Vangjel Heba. Është nderuar me shumë çmime dhe medalje në konkurrimet teatrale kombëtare si aktor dhe si regjisor. Kontributi i Vangjel Hebës në teatër është i madh. Ai e ka çuar këtë teatër drejt suksesit, por ashtu siç shprehet vetë Vangjeli: “Më vjen keq, por teatri i Durrësit ka pasur shkëlqimin e vet deri në vitin 1974

ROLET NË TEATËR: “Votra e huaj”, “Natë e stuhishme”, “Ndalesa e fundit”, “Invadimi”, “Një dashuri e tillë”, “Rrënjët e thella”, “Përtej dashurisë”, “Histori e një nate”, “Shërbëtori i djallit”, “Hijet e natës”, “Martesa”, “Çajka”, “Frikë dhe mjerim në rajhun e tretë”, “Familja e peshkatarit”, “Mbi gërmadha”, “Gërsheti i luftrave”, “Revizori”, “Beslidhja..”, etj. ROLET NË FILMA:

1979: Ne vinim nga lufta 1982: Nëntori i dytë 1960: Fortuna 1982: Gracka 1965: Toka jonë 1983: Flaka e maleve 1969: Njësiti gueril 1984: Udhëtim i vështirë 1970: Malet me blerim mbuluar 1986: Me çdo kusht 1975: Zani partizani 1987: Botë e padukshme 1976: Ilegalët 1987: Telefoni i një mëngjesi 1976: Tinguj lufte 1987: Eja 1976: Thirrja 1988: Misioni përtej detit 1977: Një udhëtim i vështirë 1989: Balada e Kurbinit 1978: Vajzat me kordele të kuqe 1990: Vetmi 1979: Dorina 1994: Tre ditë nga një jetë

e më pas ai ‘vdiq’ artistikisht”. Në teatrin “Aleksandër Moisiu” doli në pension në vitin 1988. Vangjel Heba ka interpretuar mes aktorëve mjaft të njohur të skenës dhe ekranit si “Artisti i Popullit’’, Nikolin Xhoja, “Mjeshtri i madh’’ i skenës Mirush Kabashi, “Artistët e Merituar’’ Vera dhe Spiro Urumi, Guljelm Radoja, Ali Bega, Marta Burda, etj. Por angazhimi i tij në filmin artistik shqiptar i dha famë dhe e bëri të njohur në të gjithë vendin. Suksesi i tij qe i menjëhershëm. Që në filmin e parë “Furtuna” dhe më vonë në rolin e Murrashit në filmin “Toka jonë”, si dhe roli i tij në “Malet me blerim mbuluar”- një ndër rolet më të bukura dhe më të arrira të filmit shqiptar, emri dha fama e Vengjel Hebës u njoh në të gjithë Shqipërinë. Në film Vangjel Heba luajti mbi 20 role. E veçanta e tij ishte serioziteti dhe vërtetësia në interpretim. Ai kishte një nur

skenik, një paraqitje potente, ku zinte vend fjala e rëndë dhe me peshë, një aktor me një karakter të fuqishëm e i guxitshëm. Edhe në rolet negative, si në heronjtë dhe antiheronjtë, Vangjel Heba u dha atyre forcë dhe imponoi respekt me lojën e tij. Zëri i fuqishëm, i qartë, shmangu melodramën, duke interpretuar tipa dhe karaktere nga të gjitha viset shqiptare, si nga jugu, ashtu edhe nga Kosova. Nuk ishte dialekti ai që e bënte të besueshëm Vangjel Hebën, por tonaliteti i zërit të tij. Në filmin shqiptar ai ka bashkëpunuar me shumë regjisorë që nga Hysen Hakani, Dhimitër Anagnosti, Xhanfise Keko, Gëzim Erebara, Viktor Gjika, Saimir Kumbaro, Kujtim Çashku etj. Për kontributin e tij që në vitin 1968 nderohet me titullin e lartë “Artist i Merituar”. Është nderuar edhe me titullin “Qytetar nderi” i Durrësit. U nda nga jeta në

Flasin kolegët “Ishte vërtet i tillë, ‘petrit’, për ne artistët më të rinj dhe për vetë teatrin”, u shpreh ‘Mjeshtri i madh i skenës’, Haxhi Rama. I hidhëruar për humbjen e kolegut të tij, Vangjel Heba, Rama shtoi se “Vangjeli ishte një regjisor strikt dhe shumë serioz dhe unë pata fatin të punoj me të në dramat ‘Njerëz mbi shkëmb’, ‘Një shok i klasës sime’, etj. Në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu”, aty ku Vangjel Heba u ndal sot për herë të fundit, hynin vazhdimisht njerëz, bashkëqytetarë dhe artistë që nderonin aktorin e shquar. Përballë familjes ishin rreshtuar kolegët artistë të teatrit, familja tjetër e madhe Vangjel Hebës. Regjisori Gjergj Vlashi kujton se Vangjeli ka krijuar figura mjaft interesante edhe në kinematografi si Peshkopi te “Nëntori i dytë”, apo Beu në “Malet me blerim mbuluar”, e Murrashi te “Toka jonë”, etj.“26 filma nuk janë pak”, shton “Artisti i Popullit” Gjergj Vlashi. Vlerësimet për Hebën vazhdojnë dhe në një plan tjetër. “Djalosh i pashëm dhe mjaft komunikues Vangjeli ka drejtuar si konferencier Festivalin e Tretë të Këngës në Radio-Tirana (Radiotelevizioni i sotëm)”, thotë Vlashi, i cili ka qenë regjisor i këtij festivali. Ndërsa aktori Mirush Kabashi kujton bashkëpunimin e parë me Hebën në komedinë ‘Revizori’. “Sapo kisha mbërritur nga auditoret e Institutit të Lartë të Arteve dhe regjisori Vangjel Heba më besoi që në hapat e parë. Më pas bashkëpunimet vazhduan mjaft të frytshme dhe në dramën ‘Një shok i klasës sime’. Vangjeli ishte jo vetëm regjisor, por edhe një nga interpretët kryesorë të pjesës”, thotë Kabashi. Për aktorin Kabashi “roli komik i Anjuckinit te Martesa e Gogolit ishte një nga arritjet e Hebës, që e plotësonte atë jo vetëm si aktor të figurave dramatike, por edhe si njohës shumë të mirë të planit komik të figurave. Kam qenë i lumtur që e kam dubluar atë rol mjaft të këndshëm”, thotë Mjeshtri i Madh i Skenës, Kabashi. Aktorët Xhelal Tafaj, Hysen Bashhysa, Sanie Hoti, Roland Koca, Muharem Hoxha, regjisorja Driada Dervishi, të cilët aktualisht militojnë në teatrin e themeluar 55 vjet më parë nga Vangjel Heba dhe artistët e tjerë të mëdhenj të Durrësit kujtojnë dhe aktorë të tjerë të shquar, një pjesë e të cilëve nuk jetojnë më.

Fenomeni më i përhapur sot në Shqipëri, padyshim mbetet edhe konkursomania, e cila ka bërë “strehë” në të gjitha institucionet e shtetit. Specialistët mendojnë se, konkursomania, ka qenë dhe mbetet gjesti më i pakuptimtë, derisa konkurset nuk bazohen mbi ligjin dhe drejtësinë ligjore. Mendoj se në sisteme të ndryshme politike që kalojnë shoqërite njerëzore, çuditërisht ato marrin kuptime dhe nënkuptime të ndryshme e të veçanta, dhe kjo vjen nga emërtimi që i jep shoqëria fenomeneve që përkufizohen me këtë term të ri. Të gjithë e dimë se çfarë ngjyrimi të deformuar morën në kohën e diktaturës shumë fjalë si.. . parti, borgjez, pasuri, klasë shoqërore, proletar, i deklasuar, funksionar, zbor, dezhurn etj, që sot tingëllojnë krejt ndryshe dhe shpesh herë edhe qeshim kur i kujtojmë, ndonëse me dhimbje për nënkuptimet dhe peshën e tyre në atë kohë. Pas rënies së diktaturës dhe ndryshimeve të mëdha politiko- shoqërore, edhe gjuha jonë shumë e bukur, filloi të risistemohet në fjalorin e ditës me fjalë të fjetura deri në atë kohë si, liria e fjalës, ekonomia e tregut, tregëtia e lirë, korrupsioni, deputeti, trafikanti etj. Me kalimin e viteve ato filluan të marrin edhe ato kuptime të ndryshme pa u larguar nga rrënja, ku disa u lartësuan e disa u zbehën dhe u zhvleftësuan. Në bisedat e përditëshme shpesh dëgjojmë në disa vende pune apo profesione të administratës shtetërore në të gjitha nivelet e të gjitha pushteteve, fjalë që kanë kuptime absurde. Të njëjtin vlerësim, jo më kot, ka marrë edhe fjala si tender, konkurs, OJQ, shoqëri civile etj, që si këto ka shumë. Pa dashur të bëj analizë, po të kërkosh origjinën e fjalës “konkurs” rezulton se vjen nga folja “konkurroj” nga latinishtja cuncurrere (cum+currere) , të vraposh së bashku. Sot kuptimi i konkurrimit largohet shumë nga kuptimi “të vraposh së bashku” sipas origjinës, sigurisht ndoshta në sensin figurativ mund të gjendet një lloj korrespondence, por vetëm në sensin figurative. Por çfarë kuptimi ka atëherë? Sot konkurs do të thotë vetëm garë, seleksion dhe në praktikë nuk vrapon asnjeri. Kështu, të sqarosh kuptimin duke u nisur nga etimologjia, është e kotë për qëllimin e kuptimit konkret dhe aktual të fjalës. Në Shqipëri sot si kudo në botë, përdoret shpesh edhe konkursi në çdo fushë, në rastin në fjalë për studime e projekte urbanistike, që në kuptimin logjikën time është, për të përzgjedhur më të mirin, por atyre që “vrapojnë së bashku” do t’i thuash ca gjëra më parë, si detyrë projektimi që të bëhet konkursi, dhe këto gjëra ja thotë “ai” që organizon konkursin. Organizatorët e konkurseve zakonisht, vendosin disa kritere e terma që asnjëherë ti të mos marrësh pjesë, dhe jo të fitosh. Përzgjidhen vetëm ato studio dhe arkitektë që parapëlqen “ai”, më të mirët skualifikohen. Në Durrës konkurset për sheshet i fitojnë më së shumti profesorë universitetesh italiane. Këto përzgjedhjesh nga më të çuditëshmet, të lenë të mendohesh e të dëshprohesh, kur shikon se ka dalë në “pazar” fati i qendrës të qyteteve tona. Një arkitekt më tregonte se, në vitin 1971, na mbajti një ligjeratë në universitetin e Tiranës një arkitekt nga Vjena, me emër në fushën e arkitekturës, me gjithë ekspozenë që i bënin arkitektët shqiptarë për ndërtimet tona me granil të gërvishtur në Tiranë, për çudinë e të gjithëve vlerësimi i tij ishte për kompleksin e pallateve “Agimi” dhe “Shallvaret”. Arkitekti nga Vjena, dha asokohe porosi “bëni kujdes me aksin e bulevardit dhe e quajti “Shën -Elize” e Tiranës, kujdesuni për parkinget”. Qytetet në historitë e tyre shënojnë e dëshmojnë përgjithësisht, se janë produkte të përpjekjeve të ideve të mençura e zgjidhjesh të shtrira në kohëzgjatje që arrijnë në shekuj. Ndaj është marrëzi që qytetet të preken në të gjitha pikat e për zgjidhje definitive. Shoqëria njerëzore është në proces zhvillimi të vazhdueshëm dhe zgjidhjeje e nxituara do të binin në kundërshtim me dëshirat e qytetarëve.


AKTUALITET • E premte 30 gusht 2013

»

09

BANORËT E 4 FSHATRAVE NË PROTESTË KUNDËR FIRMËS RIKONSTRUKTUESE

Punimet për rrugën jashtë kushteve teknike Vendosin 8 kushte, përfaqësuesit e firmës: Do t’i plotësojmë BERAT- Janë banorët e 4 fshatrave Gjoroven, Velabisht, Palikësht etj, të cilat për më shumë se 2 orë kanë bllokuar aksin rrugor që përshkruan këta fshatra, me qëllimin se firma ndërtuese ka lënë, sipas banorëve, në gjysmë punimet në rrugë, kryesisht veprat e artit. Muret mbrojtëse, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza. Sipas banorëve, firma ndërtuese e rrugës “Albastar”, nuk ka plotësuar disa kushte teknike në ndërtimin e kësaj rruge, e cila përshkruan deri në fshatrat Veleshnje, Molisht, ku dhe firma “Geotec Spa”, ka ndërtuar një pus shpimi për kërkimet në naftë. Kryeplaku i fshatit Gjeroven, Krenar Shehu, gjatë një prononcimi për gazetën pohoi se, firma në fjalë e ndërtimit të rrugës duhet të plotësojë kushtet teknike, pasi na ka sjellë shumë shqetësime në komunitet. Sipas kryetarit të këtij fshati firma “Albastar” duhet të plotësojë kushtet teknike, ndryshe ne do të vijojmë të protestojmë për ditë duke bllokuar rrugën për

bllokimin e punimeve. Sipas kryeplakut Shehu, kushtet të cilat duhet të plotësojë firma dhe që jenë problem për komunitetin janë, 1- Të përmisojë problemin e ndotjes, pasi janë me dhjetëra fëmijë e të moshuar që kanë shkuar në spital të sëmurë nga rrugët aspirative, të rregullojnë veprat e artit, të rregullojë kanalizimet e ujërave të bardha, pasi i ka lënë pa dalje (këto të fundit po na gërryejnë tokat bujqësore që është jetike për ne), të rregullojë urgjent kanalizimin e ujërave të zeza që ka prishur, të përfundojë skrapatjet dhe muret mbrojtëse në vendet ku rrezikohet shembja e tokës, të rregullojë sinjalistikën e rrugës pasi banorët janë shumë pranë rrugës, ku nga shpejtësia e mjeteve ka pasur dhe aksidente, të ulet shpejtësia e mjeteve të tonazhit të rëndë, pasi banesat kanë krijuar plasaritje, të rregullojë urgjentisht daljet e rrugëve të papërfunduara. Shumë prej banorëve mes të cilëve Kastriot Shehu, Bilbil Velçani, Bedri Grëmshi, Përparim

Kapo, Aleksandër Grëmshi, Ylli Salami etj. Banorët kanë pohuar gjithashtu se po na prishen prodhimet bujqësore, perimet. Ndër të tjera banorët shtojnë se, këtë vit kemi dështuar në prodhimet bujqësore e biznese të tjera, ndërsa banka na kërkon këstin e kredive, jemi vërtet në hall përfundojnë ata. Pasi është ndaluar qarkullimi i automjeteve të punës në vendin që zhvillohej protesta kanë mbërritur edhe përfaqësuesit e firmës “Albstar”, drejtori i saj Bledi Lloshi, i cili ka komunikuar me Kryetarin e Komunës “Velabisht”, Kastriot Rrapajn dhe kryetarët e fshatrave Gjeroven e Velabisht Krenar Shehu e Ylli Selami. Pas tij u vendos se 8 kushtet do të plotësohen, ndaj kërkohet një mirëkuptim për të vazhduar punën. Ndërsa kryetari i komunës Velabisht Kastriot Rrapaj, shton se “jam dakord me pikat që ngre komunitet, unë mbështes komunitetin, gjithashtu jam dakord me firmën dhe rrugën e ndërtuar nga ana e saj, të plotësohen kushtet e komunitetit”.

Të ndara në 28 parcela

Asgjësohen në Krujë 1225 rrënjë kanabis KRUJË- Asgjësohen 1225 rrënjë kanabis në Krujë, në sajë të operacionit “Antikanabis” që policia ka ndërmarrë prej disa ditësh. Burime nga policia e Krujës bënë me dije se 28 parcelat me kanabis u zbuluan në fshatin Shqiez të komunës Cudhi. Bimët narkotike kultivoheshin në një zonë të thellë të kësaj komune. Ndërkohë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të drogës.

Po vadiste me pompë

Bie në korent, vdes në arë i riu ELBASAN- Regjistrohet viktima e dytë brenda muajit nga pompa e vaditjes në Elbasan. Një 25-vjeçar ka humbur aksidentalisht jetën si pasojë e rrymës elektrike. Mësohet se i riu i identifikuar si Ilir Bica me banim në fshatin Gjocaj të Peqinit ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa ishte duke vaditur tokën. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në komunën Gjocaj të Peqinit. Sipas policisë, viktima ka qenë duke vaditur tokën me pompë uji në momentin kur ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike. Policia e këtij qyteti ka nisur ndërkaq hetimet për të ngjarjen.

Autori i dehur: S’ndaloi të pinte kafe me mua

DAKO: DHJETËRA TON MBETJE U ZHVENDOSËN NGA PLAZHI I ISHMIT DREJT BREGDETIT TONË

Bregdeti mbushet me mbeturina nga era dhe ndotësit e plazheve Nga ARTUR AJAZI DURRES- Diçka e rrallë dhe e pazakontë ka ndodhur në 24 orët e fundit në plazhin e Durrësit. Si pasojë e detit me dallgë dhe erës së fortë, kanë dalë në disa zona të bregdetit, mbeturina plastike dhe pjesë të tjera plehrash, të cilat janë zhvendosur nga grykderdhjet e lumenjve Ishëm, Zezë e Lanë drejt plazhit. Inspektimi Në zonën e plazhit, ishin dje edhe kreu i Prefekturës Juka, kryetari Bashkisë Dako dhe drejtuesit e ARM, qarkut, të cilët e kanë vlerësuar situatën skandaloze. Prefekti Juka tha se “hapi i parë do të jetë gjobitja e kryetarëve të komunave dhe bashkive nga ku lumenjtë janë kthyer në vatra të rrezikshme epidemie, por nuk do të mungojë edhe marrja e masave urgjente nga ndërmarrjet e Bashkisë Durrës dhe ato nën varësi të institucionit të Prefekturës”. Nga ana e tij Dako u shpreh se “kjo është një dukuri natyrore e mjedisore e ndodhur në plazhin e Durrësit edhe në verën e vitit 2012, ku dhjetëra ton mbetje urbane janë zhvendosur nga plazhi i Ishmit drejt bregdetit tonë kryesisht mbetjet urbane të zhvendosura nga zona e Ishmit përmes rrymave detare”. Mbetje urbane kanë vënë në situata alarmi edhe Ndërmarrjen e Komunales së plazhit në Durrës. Juka dhe Dako u shprehën se “është hera e dytë që deti ka nxjerrë bidona, shishe plastike, dhe mbeturina të tjera, pasi para disa ditësh ato u konstatuan

Konflikti për një kafe, i shkatërron zyrën dhe godet policin ELBASAN- Nuk ndaloi të pinte kafen me të, i shkatërron zyrën dhe godet policin, ndërsa tenton ta ndalojë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Librazhdit kur Marius Bajrami 35 vjeç ka shkatërruar zyrën e administruar nga shoku i tij, pasi ky i fundit nuk pranoi të ndalonte me të në një kafene në qytet. Gjithashtu mësohet se ai ka qenë në gjendje të dehur kur ka bërë këtë veprim dhe po nën efektin e alkoolit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë së patrullës. Sipas dëshmisë së administratorit të agjencisë “Alba-Transh” me inicialet D.P 35-vjeçari Majrus Bajrami i ka kërkuar ta shoqërojë në kafe, pasi njiheshin më parë me njëri-tjetrin. Duke qenë se ai ishte nën efektin e alkoolit, administratori nuk ka pranuar, por ka shkuar në zyrën e tij pranë lokalit ku ishte 35-vjeçari. Për pak minuta ai është gjendur në zyrë duke thyer e shkatërruar objekte brenda saj. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe një efektiv i patrullës së policisë që ka tentuar ta ndalojë. Në gjendje të dehur ai i është kthyer efektivit duke e goditur me grushte. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Shkatërrim prone dhe goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 150 e 237 të Kodit Penal.

Shkak, lejet vjetore të personelit tek gjiri Ishmit, kurse tani në plazhin e Durrësit, janë sërish mbetje mbeturinash, të cilat po i evidentojmë”. Dako tha se “ka nisur aksioni qysh orët e para të mëngjesit, janë nxjerrë në punë gjithë punonjësit e plazhit dhe mendojmë që brenda ditës së sotme do

t’i heqim të gjitha, aktualisht janë evidentuar mbetje urbane, që në zonën e Ishmit zbarkojnë nga lumejtë Zezë, Lana e Tiranës dhe Ishmi, të cilat nëpërmjet rrymave detare mbërrijnë në Durrës”. Vitin e kaluar në Ishëm mes mbetjeve urbane u mbytën

dy të rinjtë e zonës. Aksioni i pastrimit do të vazhdojë përgjatë gjithë javës deri në pastrimin e krejt zonës së plazhit, ndërkohë që Bashkia dhe Prefektura e Durrësit kanë nisur seriozisht marrjen e masave për të mos përsëritur katastrofën e vitit 2012.

VLORË, NDËRHYRJA NGA TASK FORCE

Procedohen 4 shtetas, ndërtuan pa leje VLORE-Njësia Task-Forcë e Vlorës ka sekuestruar 4 objekte të paligjshme që po ndërtoheshin në këtë qytet, si edhe ka nisur procedimin penal për 4 pronarët e tyre. Policia ka prangosur shtetasin E.Dh, 43 vjeç me banim në Vlorë, i cili po ndërtonte një objekt disa katësh në lagjen “Pavarësia” duke mos disponuar dokumentin përkatës për të kryer këtë ndërtim. Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe shtetasi R.H, 43 vjeç. Sipas policisë, ky shtetas ka qenë duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt në lulishten e sheshit “Avni Rustemi” në afërsi të teatrit “Petro Marko”. Njësia Task Forcë ka prangosur edhe shtetasen me iniciale D. A., 60

vjeçe, banuese në Vlorë, pasi nga veprimet e kryera ka rezultuar se ka qenë duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt disakatësh në lulishten e sheshit Avni Rustemi. Procedim penal ka filluar edhe për H. M., 48 vjeçe, banues në Vlorë, i cili ishte duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt dykatësh, në lulishten e sheshit “Avni Rustemi” . Gjithashtu nga njësia Task-Forcë ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” edhe në ngarkim të punonjësve të agjencive të tjera ligjzbatuese që kanë për detyrë ligjore dhe të drejtëpërdrejtë monitorimin dhe parandalimin e kryerjes së ndërtimeve pa leje.

Spitali i Elbasanit, shtyhet me tre javë inaugurimi ELBASAN- Qendra e re spitalore në Elbasan ende nuk është vënë në funksion edhe pse është bërë pajisja me materialet e nevojshme. Shkak për shtyerjen me të paktën 3 javë është bërë marrja e lejeve nga mjekët dhe personeli i përgjysmuar gjatë muajit të pushimeve. Të paktën kjo është deklarata e drejtorit të spitaleve Mehmet Ibaj. Aktualisht janë sjellë të gjitha pajisjet dhe janë gati ambientet dhe sallat e operacionit. Një zgjidhje emergjente kërkon sistemi i kondicionimit për të cilin nuk ka pasur një parashikim në projekt ose ai ka mbetur i pazbatuar rrugës. Sipas Ibajt do të duhen 1 mln lekë të reja për të vendosur në punë sistemin e kondicionimit, i cili është parashikuar vetëm në versionin e ngrohtë dhe jo për ftohje. Mësohet se ky është një defekt i projektit të ndërtimit të kompleksit kirurgji-obsetrigjinekologji që do të zhvendoset brenda pak ditësh duke shfrytëzuar një godinë të re me kushte bashkëkohore. Objekti është investim i buxhetit të shtetit me një fond prej 3.5 mln EU. Elbasani ka vite që e pret ndërtimin e spitalit të ri kirurgjik dhe të maternitetit. Kushtet aktuale të godinave ku qytetarët marrin këto shërbime janë skandaloze. Kjo situatë vazhdon prej vitesh dhe pas kërkesave të vazhdueshme është akorduar më në fund investimi për spitalin e ri që pritet të inaugurohet sipas të gjitha gjasave në fillim të shtatorit ku do të zhvendosen edhe shërbimet bazë për t’i ofruar nënave të reja ambiente të pranueshme, sallat e operacionit janë të kushteve maksimale dhe po kështu pavijonet e shtrimit.


10

« opinion

E enjte 29 gusht 2013 •

Ezani n’Perzeren Nga Blerina Gaxha

O

ra pesë e mëngjesit. Ezani i sabahut thrret në Prizren. Zëri që kryente lutjen e mëngjesit kishte pushtet dhe hijeshi që të zgjojë gjysmë të vdekurit dhe të të detyrojë respekt për thirrjen që i bënte muzeini secilit ‘insan’ mysliman ose jo. Ndoshta zëri kthehej diku në historinë e në themelet e Xhamisë së Sinan Pashës, ndoshta ishte edhe vetë historia e Pashës që e bënte zërin të të ngujojë, dhe dhjetëra zëra përcjellës në xhamitë e mëdha e të vogla të Prizrenit. Rrugët e qytetit në thirrjen e sabahut janë të zbrazura, mysafirët flenë, derisa nikoqirët pak nga pak nisin punën.Mund të jetë që Prizreni është një perlë e falë nga Zoti, një perlë e ruajtur nga qytetarët, dhe një perlë e shkelur me këmbë nga pushtetarët. Prizreni, qyteti i Lidhjes, Dushanov grad- kryeqyteti shpirtëror i humbësve të tij, ëndrra e madhe e Lindjes Islame, deri vonë qytet i 1001 dritareve... sot mban po kaq vlera dhe po kaq shenja. I ka të pashlyera edhe shenjat e pushtuesve edhe të mbrojtësve të tij. Prizreni ndoshta është qyteti më diversitar i Kosovës, prandaj dhe rruga për Prizren është gjithmonë magjike, sepse ky qytet sado i shpërdoruar nëpër kohë, të ofron magjinë. Qyteti i Kalasë, e ka ruajtur atë të stërkequr, i Lidhjes dhe i Konakut, i ka ruajtur ato të sajuara, i Kishës dhe i xhamive përreth...me suvanë e re të pas 2004-ës, me kalldrëmin rishtas të rregulluar, me bozën dhe me bakllavanë e mbytyr në sheqer, me një universitet të shpifur dhe me “fajdexhitë” e tij, i ka edhe pushtetarët e vet që ndiqen nga ligji por që nuk i japin pesë pare, për gjithë këto vlera të qytetit e as për ligjin e tij. Por, qyteti ka njohur edhe pushtues të tjerë, dhe ai prap aty ka mbetur, me gjithë Kalanë dhe Bistricën, Marashin dhe urat e gurta, dhe me 1001 dritaret e tij, ani pse sot jo të gjitha ato shohin nga Shandërvani! Qyteti muze është treguar dinak për të shkuarën e tij. Sado ta kenë vrarë, sado ta kenë shpërfytyruar, ai ka ruajtur me xhelozinë

më të madhe shpirtin e tij. Ka ruajtur fuqinë që i ka mveshur ujit të shadërvanit, duke e bërë secilin prej nesh të kthehet e të kthehet sërish. Me gjasë pizrenalinjtë duhet të jenë me fat. Të zgjohesh brenda çepengave të drunjta, të pish kafenë buzë Marashit, të të rrijë mbi kokë kalaja, dhe para syve dikur burrat e mëdhenj të kombit, nuk duket si gjë e vogël në Kosovën e vogël. Ndoshta diku rrugicave të ngushta me kalldrëmë sillet fantazma e Ymer Prizrenit, për të gjetur shenjat që ka lënë e shoqja, varrin e saj a të vetin, armët që ia vodhën apo unazën që ia fali mbreti. Ndoshta hija e Pashko Vasës në ndonjërën prej çajtoreve vuan derisa e mendon se si t’ua thotë shqiptarëve se cila është feja e tyre. Ndoshta Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi e Iljaz Pashë Dibra do të jenë ulur diku në odën e shtëpisë së Lidhjes për të kuvenduar qëndrimin e shqiptarëve. Mbase duke i bërë kundërplanet për ‘Naçertanian” e serbëve, dhe dhembjen e mospasjes së përkrahjes

nga askush. Gruaja që ruan shtatoret dhe shenjat e shkrimit të tyre, do t’i thotë “Bujrum, se shtëpia juaj është!” luftëtarëve të dikurshëm e burrave të sotëm, të cilëve jo rallë nuk ua ka qejfi të paguajnë për të parë burrshtetasit e dikurshëm. Zonja që rri nën këmbë të tyre do të pëshpërisë nga afër: është mbush Prizreni turqeli! Prizreni i kulturave e i traditave të përziera, hijerëndë siç është, do t’i japë secilit mysafir pak nga shpirti i tij shqiptar, bash si Vaso Pasha dikur, në vargjet që secili i dimë përmendsh. Prizreni mund të ketë njëqind e një rastësi dhe më shumë se kaq të vërteta. Ka legjendën e Shadërvanit, uji i të cilit thonë se të lidh përjetësisht në Prizren. Ka kalldrëmin që fsheh gjithë historitë e qytetarëve e të pashallarëve të dikurshëm. Ka xhaminë e Sinan Pashës, në të cilën myslimanet kosovare mund të harrojnë se nuk hyhet këmbë zbathur e me fustanë. Ka manastirin e ortodokësve pothuajse ngjit kësaj xhamie, ku rrinë priftërinjtë e veshur zi. Kalanë qindravjeçare që me një sy mbyll e një të hapur vëzhgon e vjedh çdo frymë që i kalon nën këmbë, zejtarët e vjetër që gati sa s’po japin shpirt, apo goranët që mburren për mjeshtërinë e përgatitjes së bozës. Prizreni ka edhe DokuFestin, që solli në një tavolinë në zemër të tij, dy burrat më të fortë të pushteteve aktuale shqiptare. Burrat me nofkat negative, ndonëse promovojnë majtizmin, qyteti duket se nuk do ta pranojë as të majtin, as të djathtin. Prizreni në emrin e tij ka shtatë shkronja dhe kjo mbase mund të lidhet me fatin e tij të mirë. Prizreni në jetën e tij ka personazhet e kombit, të cilëve më shumë se sa t’u besosh, mjafton t’i njohësh, ashtu siç e dimë se kanë ekzistuar dikur, edhe atëherë kur historia e tyre është trille plot. Dhe ndoshta kështu do të nxjerrim një mësim më të mirë për veten dhe vendin. Ezani i mbrëmjes thrret. Qyteti vlon. Duket se nuk i ka mbetur asnjë copë tokë bosh. “Bujrum, bujrum…” nuk e di në fakt se kush po të thrret e po të pret në odën e tij, por prizrenasit që të gjithë të ofrojnë mikpritje, dhe atë jo me pak dashuri. Duhet të jenë njerëz me fat.

Pa simbole rrezikohet shteti

P

ër të fituar reputacion, kredibilitet, respekt dhe përkrahje ndërkombëtarë, institucionet tona duhet të veprojnë konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Kanë për obligim t’i tregojnë edhe qytetarëve të Kosovës, por edhe botës se ne jemi për shtet që mbron qytetarin, simbolet, por edhe kufijtë e vendit. Kështu na mëson edhe vendimi i GJND-së për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Simbolet edhe në 3+1 komunat veriore Nëse i heqim simbolet e shtetit tonë nga fletëvotimet në 3+1 komunat veriore, ku plotësohet kërkesa e minoritetit serb, atëherë dalin këto çështje: 1. Ku ndalen lëshimet që duhet të bëjnë institucionet e Kosovës për pakicën serbe në Veri dhe në Kosovë? 2. Krijohet precedan, i cili nuk e lejon Kosovën për 20 vjetët e ardhshme të dal nga bllokada politike. 3. Kë e përfaqëson vota e fletëvotimeve pa simbole shtetërore? 4. Kush zgjidhet nga kjo votë dhe a i përgjigjet institucioneve të Kosovës, a po vetëm asociacionit të komunave serbe? 5. Kryetarët e këtyre komunave i zgjedhin komandantët e policisë që i raportojnë atij dhe ai kujt të dëshirojë! 6. Nga Asociacioni i Komunave Serbe fuqizohen Këshillat e Përkohshme që planifikon Serbia t’i krijoi nëpër të gjitha qytetet e Kosovës. 7. Zgjedhjet në pjesën Veriore nuk realizohen nga KQZ-ja, por nga OSBE – me këtë fakt Asociacioni i Komunave Serbe merr fuqi autonome në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 8. Këshillat e Përkohshme Administrative brenda një (1) viti krijojnë komunat paralele në tërë territorin e Republikës së Kos-

Nga Seremb Gjergji

ovës duke u paguar nga buxheti ynë. 9. Kosova ndahet dhe Serbia e merr menaxhimin paralel në tërë Kosovën, duke shfrytëzuar buxhetin e Kosovës. 10. Ndalën njohjet e reja ndërkombëtare dhe bllokohet anëtarësimi në OKB dhe NATO. Pra, është esenciale dhe kruciale që KQZ të jetë partner me OSBE-në në tërë territorin e republikës.

sadori gjerman Ernst Reichel – tash udhëheqës për Ballkanin dhe Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, tha se, në vendin tim nuk ka simbole të shtetit në fletëvotime, por i them z. Rechtel se as OSBE që zhvillon zgjedhjet, e as probleme të kufirit nuk ka Gjermania. Po ashtu e pyes z. Reichel, çka do të bënte Gjermania sikur pesë (5) milionë turq që jetojnë në Gjermani të kërkonin një veprim të njëjtë?

Kërkoj mendimin e BE-së dhe QUINT-it Për veprimet, të cilat mund të pasojnë nga komuniteti serb në komunat veriore të vendit, kërkoj nga BE, QUINT-i dhe SHBA mendimin se me të cilën të drejtë vendore apo ndërkombëtare mund të lejohen këto veprime të njëanshme? Njësoj duhet të veprojë edhe ekipi negociator! Kosova i ka institucionet e veta, të cilat me fuqinë dhe përgatitjen e tyre punojnë pandërprerë në ndërtimin e këtij shteti të ri që e dua shumë. U them të gjithë ambasadorëve në Kosovë, pa dallim, cili vend i juaji do t’i lejonte këto veprime dhe cili vend i juaji nuk do t’i dënonte ato veprime dhe njerëzit që i ushtrojnë ato veprime të njëanshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Kërkesa serbe në bisedime Tejkalimi i këtyre zgjedhjeve pa logo, pa vula dhe dokumentacione përcjellëse të Republikës së Kosovës, si dhe përfshirja e OSBE-së si e vetme nënkupton krijimi i një entiteti të veçantë dhe fillimi i ndarjes së Kosovës. Për këtë arsye edhe kërkesa serbe në bisedime është që për këto të drejta, të na jepet Kodi telefonik, menaxhimi i Energjisë dhe Menaxhimi i Planifikimit Hapësinor edhe i pjesës Veriore të vendit tonë. Paketë për Paketë. Nëse ne pranojmë këtë kompromis, atëherë urime komunat paralele serbe në tërë territorin e Kosovës.

Reflektimi me vendet e BE-së Çdo shtet anëtar i BE-së i ka kufijtë e vet të përcaktuar dhe të mbrojtur ndërkombëtarisht. Po ashtu ka ushtrinë e vet që e forcon edhe më shumë këtë lloj kufiri. Kosova ende nuk e ka as njërën e as tjetrën, andaj paraqitja e logove të shtetit është esenciale dhe e domosdoshme për vendin tonë të ri. Nëse BE-ja, pas gjithë atij investimi miliardësh, dëshiron që Kosova të jetë model i suksesit, atëherë secili vend anëtar duhet të llogarisë se si do të përgjigjej në situatën tonë. Amba-

Çfarë simbolesh do të ketë në Veri? Shtrohet pyetja, çfarë simbolesh do të përdorën në 3+1 komunat e Veriut, pasi që asnjë nga simbolet shtetërorë mund të mos përdorët në zgjedhje? Pas zgjedhjeve, Vulat, Logot, Kontratat e Punës, Sociali, Fletë-aplikacioni për Dokumente Identifikimi të Kosovës, Katastri, Shërbimet Mjekësore, Policia, Shkollat, Çerdhet, etj çfarë logo do të kenë? Pra, në çfarë niveli dhe në çfarë formë do të zhvillohet jeta në këtë pjesë të Kosovës, nëse jo sipas Kushtetutës? Kush e mbron interesin e shtetit tonë, nëse vet ne nuk e mbrojmë atë? Kryeministër, si kapiten i skuadrës, si Dribler i shkëlqyeshëm dhe si vendimmarrës për këtë proces – Kujdesu për Vendin!


opinion • E enjte 29 gusht 2013

»

11

Konferenca ose koha për të humbur Nga Endrit Ndreçka

I

vetmi që s’kishte kohë për të humbur në konferencën dyditore të socialistëve “Shqipëria e gjeneratës tjetër” dhe që arriti t’i zbriste në tokë diskutuesit e huaj dhe vendas, ishte ish-ministri i Teknologjisë së informacionit në Izrael, Jacob Foss. Ai u shpreh: “Këtu ju keni shumë burokratë që flasin në terma të përgjithshme. Ato janë korniza. Unë si investues i huaj, në rast se vij në vendin tuaj, dua të shoh projekte. Mund të marr një projekt nga ju me vlerë 5 milionë euro dhe të investoj 50 milionë euro. Për këtë edhe kam ardhur. Shteti izraelit tek ne u ka dhënë para firmave vendase, për të bërë projekte. Pastaj, kur këto projekte janë realizuar, ka marrë paratë mbrapsht, bashkë me përfitimet. Pa projekte konkrete për t’jua paraqitur investuesve, do të jetë shumë e vështirë ta zhvilloni vendin tuaj”. Të tjerët, disa syresh edhe ata ish-ministra, i ranë rreth e rrotull ideve dhe temave mbi ekonominë, pa folur për gjëra konkrete. Do të kishte qenë më mirë të kishin sjellë eksperiencat e tyre jetësore, qofte edhe dështimet. Nganjëherë mësohet më mirë kur njihesh me ato që të tjerët në postin tënd nuk i kanë bërë më parë, ose i kanë bërë keq. Deri tek edhe ministrat e rinj të qever-

isë së shtatorit, pyetjeve apo kërkesave se çfarë do të bënin për një zhvillim ekonomik, u përgjigjeshin me terma të përgjithshme si zhvillim të fuqisë së punës, me rritje të shkollave profesionale dhe trajnimeve. Si të thuash, bariu (perëndimor) u thotë “Ja ujku!”, këta tanët kërkojnë gjurmët dhe se si kishte ulëritur nja dy ditë më parë mbi kodër. Me fjalë të tjera, kur duam të themi zhvillim të turizmit, qeveria e re duhet të ketë gati brenda një viti nja 15-20 projekte për fshatra të mëdhenj turistike, për t’jua dhënë investuesve potencialë të mëdhenj ndërkombëtare. Duhet të shbëjë ndërtimet pa leje dhe të shtetëzojë ato ndërtime me leje në bregdet, që bien ndesh me planet e saj të zhvillimit. Dhe jo të bëjë ndonjë strategji të re zhvillimi të qëndrueshëm të turizmit (50-60 faqe broshure) me ndonjë donator, si dhe nja 4-5 takime rajonale e një konferencë qëndrore me 2-3 specialistë të huaj të paguar kripur nga donatori apo vetë qeveria. Kjo qeveri e re e shtatorit 2013 duhet të mendojë të gjejë para dhe kompani (apo grupe specialistësh) që të jenë të afta të shkruajnë projekte. Me vetëm fjalë të bukura për reformat në tërësi, për ligjet mbështetëse (çfarë dëgjuam boll nga qeveria e mëparshme), apo për strukturat gjoja shërbyese ndaj investuesve,

të stilit “një dyqan vend i vetëm ndalimi (“one stop shop”), askush parelli serioz nuk të vjen. Vijnë vetëm disa pseudo-investues apo sekserë investuesish, klientelistë të njerëzve në pushtet. Në konferencë të tjerët vetëm sa humbën kohën e tyre (nëse specialistët e huaj janë paguar nga arka e PS-së, atëhere ata s’kanë humbur gjë, përkundrazi) dhe të specialistëve shqiptarë që erdhën për t’i dëgjuar. Ministrat e rinj dukeshin kokëulur dhe me vullnet për të dëgjuar. Kjo është shenjë e mirë. Por sfidat janë aq të forta sa dëshira e tyre për të mësuar nuk mund të bindë dhe ngrohë njeri. Shumë shpejt vijnë garat-betejat e vërteta. Janë 1 miliard euro që në turizëm mund të shpalosen. Po aq edhe në energjetikën shqiptare. Bujqësia dhe agropërpunimi është miniera tjetër që duhet të tërheqë kapital të huaj me shumicë në 4 vitet e ardhshme. Ministrat e qeverisë së shtatorit duhet të dinë të jenë menaxherë të mirë të projekteve të fushave përkatëse. Dhe pikënisja është pikërisht përgatitja e projekteve të para nga vetë ministritë ekonomike dhe jo-ekonomike. Kjo qeveri e re duhet të vetëquhet qeveri e projekteve, pse paratë dhe vendet e reja të punës nuk mund veçse të vijnë nga investimet e huaja.

Përdorimi i gazit helmues nuk mund të kalojë i pandëshkuar

P

ara 77 vitesh, Liga e Kombeve, paraardhëse e Kombeve të Bashkuara, u ballafaqua me krizë. Italia, duke e shkelur në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare, e pat invaduar Abisininë, shkruan në fillim të artikullit autori Paddy Ashdown, në të përditshmen londineze, Times, dhe përkujton se atëherë kjo Ligë kishte dështuar të veproj, meqë Gjermania dhe Japonia, efektivisht e kishin shfrytëzuar veton. Nga ky moment, Liga pushoi së ekzistuari si një institucion efektiv dhe praktikisht kishte vdekur në vitin 1939. Kryeministri britanik Baldwin i tha Dhomës Përfaqësuese se Liga “përfundimisht dështoi për shkak të hezitimit të...kombeve...të vazhdojnë me ...sanksione ushtarake”. Ajo që ndodhi në Damask të Sirisë është sfidë për njerëzinë tonë, shkruan Ashdown në Times, dhe thekson se është, poashtu, sfidë për sistemin tonë të së drejtës ndërkombëtare. Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk do të gjejë mënyra për ta bërë të qartë se ne nuk do të tolerojmë përdorim të armatimit për shkatërrim në masë, siç është gazi helmues, për vrasjen masive të shtetasve të pafajshëm, atëherë strukturat e ndjeshme të së drejtës ndërkombëtare, që i kemi gritë me dhembje të mëdha këto 20 vitet e fundit, do të shkatërrohen, dhe do të zgjerohet kërcënimi, që në të ardhmen të përdoren armatimet e shkatërrimit masiv, shkruan e përditshmja londineze, Times. Lehtë është të flitet, por çka të bëhet, e shtron pyetjen autori Peddy Ashdown, dhe përgjigjet se gjërat diplomatike janë më të lehta, ndërsa ato ushtarake, si gjithmonë, më të vështira. Domosdoshmëria e parë është e vërteta. Sekretari William Hague, javën e kaluar tha se kjo ishte punë e Assadit. Pa dyshim se ai ka shkaqe solide për këtë vlerësim. Por, kjo nuk do të thotë se ai bëri mençuri, që e tha këtë zëshëm. Më mirë do të ishte të ndjekej presidenti Barack Obama, dhe tu jepej kohë Kombeve të Bashkuara, për të na dhënë të vërtetën objektive – ose së paku sa më tepër që është e mundshme – atëherë të deklarohej kjo si mendim i një lideri perëndimor, por me themel të mirë. Detyrë aktuale është që fokusi të mbahet në synimin e thjeshtë dhe të vetëm nga i cili ne nuk duhet të ndahemi, pra që inspektorët të futen brenda. Duket se rusët e dëshiruan këtë, poashtu. Pra, për çështjen e Sirisë ka diçka të përbashkët ,që ne mund të punojmë për ndryshim, shkruan Ashwdow në Times,

Nga The Times

dhe shton se duhet të koncetrohemi vetëm në këtë çështje dhe të mos lejojmë asgjë tjetër ta pengoj atë. Mirë është që Obama dhe Cameron kanë folur. Mirë është të ketë përgagtitje. Por, më mirë që kjo të bëhet qetas se sa zëshëm. Kjo është kohë për zëra të qetë dhe shkopinjë të gjatë, e jo reciprocikisht. Por, këtu ekziston pengesë. Dëshmia për këtë krim është e ndjeshme dhe degradohet shpejt. Bile, mund të ndodhë që e vërteta e plotë tashmë është jashtë qasjes sonë. Ne ndoshta duhet të jemi të kënaqur tash me të vërtetën e pjesërishme dhe vlerësimet e pasigurta, por sa më tepër të vërteta që të kemi, të mbledhura objekvitisht dhe në mënyrë të paanshme nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, më të fuqishme do të jenë bazat për aksion të mëtejshëm. Por, çfarë aksioni? Politikanët nuk duhet ta luajnë rolin e gjeneralëve. Puna jonë është që që të definojmë se çka është e nevojshme, e jo të vendosim për aksion, shkruan Times. Ajo që nevojitet këtu është diçka përkatëse, në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, e definuar qartë dhe duke e marrë në shënjetës të ngushtë krimin. Pra, jo zonë e ndalim fluturimeve, edhe nëse ato janë ushtarakisht të mundshme. Dhe jo armatimit të kryengritësve, poashtu, bile edhe nëse kjo duket si mençuari, (që kalimthi, nuk është). Kjo do të thotë diçka e shpejtë, e ashpër, specifike dhe ndëshkuese. Dhe, preferohet – fuqishimisht preferohet – i legjitimuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, shkruan Ashdown në të përditshmne Times. Këtu, perëndimi duhet t’i kuptoj kufizimet e reja të forcës së tij. Disa thonë se kjo po bëhet gjithnjë e më e ngjashme

me Bosnjën, pas Srebrenicës. Ndoshta, në disa mënyra është, por në shumë të tjera nuk është. Siria është shumë më tepër komplekse dhe me shumë më tepër konsekuenca gjeostrategjike se sa që ndonjëherë i ka pasur Bosnja. Por, edhe nëse do të ishte si Bosnja, ne, perëndimi, nuk jemi sikur që kemi qenë atëherë. Iraku, Afganistani dhe kriza ekonomike, na e kanë grabitur kredibilitetin moral dhe kapacitetet ushtarake,që i kishim atëherë. Ndërhyrja në stilin e Bosnjës dhe Kosovës, nuk është vetëm pamençuri , por është jashtë mundësive tona. Dhe, rastësisht, jashtë tolerancës së publikut tonë votues, poashtu. Pra, sot, ne duhet të bëjmë më të mirën që mundemi për ndërtimin e terrenit më të mirë të përbashkët, me Rusinë dhe Kinën, që janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Kjo nuk do të jetë e lehtë, ose e këndshme. Por, gjërat do të jenë më të lehta kur ne arrijmë sukses në këtë dhe më të vështira kur ne nuk ia dalim kësaj, shkruan Times. Por, çka ndodh nëse të ballafaquar me të vërtetën e mallkuar nga Inspektorët e Kombeve të Bashkuara, ose nëse mjafton një konkluzë e mallkuar, që Rusia dhe Kina, përsëri të vazhdojnë të paraqesin veto kundër sanksioneve përkatëse kundër këtij krimi të tmerrshëm ndërkombëtar? Atëherë ne ballafaqohemi me dy alternativa të pakëndshme. Ne mundemi të pajtohemi në heshtje dhe të bëjmë precedent, bile edhe të ballafaquar me shkeljen më skandaloze, me gjasë prej se Kombet e Bashkuara janë themeluar, të asaj pjese të së drejtës ndërkombëtare, që i mbron të drejtat e shtetasve, atëherë nuk do të ndërmerret aksion, nëse fuqitë e mëdha vendosën kështu. Në këtë rast, Kombet e Bashkuara dhe çdo gjë për të cilat ajo qëndron, do të jetë në masë të madhe e shkatërruar si një organizatë efektive për të ardhmen. Ose, ne mund të ndërmarrim aksion të njëanshëm. Në këtë rast, po ashtu, Kombet e Bashkuara do të dëmtohen. Pra, zgjedhje e vështirë. Mendoj se mundësia e dytë është më e preferuar se e para. Ndërmarrja e aksionit me qëllim të përforcimit të së drejtës ndërkombëtare, edhe në rast se në fund të fundit kjo nuk ndodh, është më mirë, më duket mua, se sa të mos ndërmerret aksion, me konsekuenca të sigurta që e shkatërrojnë atë. Shiko, në fillim të artikullit se çka ndodhi pas Abisinisë, në vitin 1936, shkruan në fund të artikullit autori Peddy Ashdown, në të përditshmen londineze, Times. (Marrë nga Radio Europa e Lirë)


12

« thashethemevip

E enjte 29 gusht 2013 •

B

esa Kokëdhima ka përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës në Sopot të Polonisë. Ky festival është një prej festivaleve më të mëdhenj në Evropë. I zhvilluar në dy ditë, në këtë festival marrin pjesë emra të njohur të muzikës botërore, evropiane dhe polake. Këtë vit, në një natë kushtuar muzikës së viteve ‘80-të ishin të ftuar këngëtarë, si: Belinda Carslie, Rick Asltey, Opus, ndërkohë që emra të njohur, si: Arash, Honey, Dj Bobo, Edith Gorniak, Loreen, Amy MacDonald, Imany etj., prezantuan muzikën e re evropiane sipas vendeve nga vijnë. Shqipëria këtë vit përfaqësohej me Besën, e cila u vlerësua nga kritika vendase për interpretimin e saj të këngës “Fishekzjarre”. Një vit më parë, Shqipëria në këtë festival është përfaqësuar me Alban Skënderajn.

Besa merr pjesë në

Festivalin e Sopotit në Poloni

Bleona Qereti,

koncert në Las Vegas

ëngëtarja shqiptare Bleona Qereti po përgatitet për një koncert, të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore. Artistja, e K cilësuar shpesh si “Madona e Shqipërisë” dhe e komentuar në

shtypin amerikan si “artistja e parë nga Evropa Juglindore që ka shitur mbi 800 000 albume”, do të prezantohet me një koncert të vetin në Las Vegas të SHBA-ve ku dhe jeton, këtë fillim shtatori. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bleona përmes një statusi të saj në FB ku shkruan: “Për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Vegas, apo edhe në shtetet përreth… Ju pres në koncertin e parë që do të mbaj më 7 shtator atje (Las Vegas). Është shumë e rëndësishme që zemrat e mia nga Shqipëria të jenë aty atë ditë…” – Bleona Qereti.


thashethemevip • E enjte 29 gusht 2013

»

13

Shpati dhe Afërdita sërish bashkë Tani është e konfirmuar! Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj janë sërish bashkë! Të përfolur së shumti kohët e fundit për lidhjen e tyre, e cila disa kohë më parë mori fund, janë kthyer në krahët e njëri-tjetrit. Këto ditë, si Shpati dhe Afërdita, janë parë të lumtur në një prej bareve të Tiranës, ndërsa kanë bërë publik në “Facebook” rikthimin. Në profilet e tyre ata kanë postuar foto ku kanë dalë së bashku, ndërsa kanë ndryshuar dhe statusin në FB, nga “Single” në “In relationship”. Reagimet e fansave dhe njerëzve të ndryshëm, kanë qenë nga më të ndryshmet për këtë ribashkim, ndërkohë që një pjesë e madhe kanë komentuar me ironi dhe humor, duke përmenduar faktin e “marrëdhënies së supozuar” së modeles Dreshaj me aktorin Leonardo di Caprio dhe “tentativën” e saj së fundi për t’u paraqitur si këngëtare. Pavarësisht këtyre, ne i urojmë çiftit dashuri dhe lumturi në këtë marrëdhënie të rinisur.

Dafina Zeqiri:

Tuna ka ngrënë m… për mua

“Afërdita Dreshaj, e vetmja me të cilën flas lirshëm”

Miriam Canin e largojnë nga “The Voice…” I zë vendin Aurela Gaçe Miriam Cani nuk do të jetë më gjyqtare në edicionin e ri të “The Voice…”. Vendimi është marrë tashmë dhe kemi mësuar se ajo që do të zëvendësojë në panel këngëtaren është Aurela Gaçe. Për më tepër, Miriami as nuk e ka ditur këtë vendim të organizatorëve. Të themi të drejtën, na vjen keq për largimin e Miriamit sepse gjithmonë na ka pëlqyer, por të paktën e kanë zëvendësuar me një tjetër këngëtare të preferuar tonën dhe për publikun, siç është Aurela Gaçe, për të cilën besojmë se asnjë nuk dyshon se është tip dhe besojmë se do të jetë e suksesshme në gjykim e do t’i japë ngjyra spektaklit. Në vijim, mund të shtojmë edhe se Aurela, në të njëjtën kohë është dhe gjyqtare e ftuar tek “X Factor”.

Ermal Merdani, pushime të nxehta me të dashurën e re Lidhja me Françeskën ka mbetur vetëm një kujtim në faqet e gazetave, pasi Ermal Merdani po shijon së fundmi një histori të bukur dashurie. Një dashuri të re, të cilën ai nuk është përpjekur ta fshehë as nga vëmendja publike. Së bashku me të, Ermali ka kaluar thuajse gjithë verën nga ku vijnë edhe këto foto. Çifti shihet shumë i lumtur, e siç duket kjo vajzë e cila nuk është e njohur për publikun ia ka rrëmbyer zemrën Ermalit.

D

afina Zeqiri është krejt ndryshe në biseda private nga ato publike. Ajo nuk kursen edhe fjalët fyese ndaj kolegeve të saj me të cilat ka bashkëpunuar dhe realizuar spote muzikore. Kështu, në një bisedë private, e cila është bërë publike nga Besfort Hasanaj, Dafina Zeqiri rrëfehet për raportet e saj me këngëtarët e tjerë shqiptarë, përkatësisht me Tunën. “Se unë kam ni kohëve të fundit, më falni në shprehje, se Tuna kish hëngër goxha shumë mut për mu”, ka thënë Daffy për Altuna Sejdiun. “Unë e kam pas idenë për këngën dhe në fund ata kompozitorët e kanë marrë idenë teme. Kemi pas probleme të shumta dhe ajo shumë është një femër dyfytyrëshe”, ka thënë Dafina për Tunën, transmeton Express. Më tej, në këtë incizim thotë se ajo ka vuajtur shumë gjatë incizimit të këngës me Tunën dhe se ka hequr të zitë e ullirit nga ajo, përderisa ka thënë se me të vetmin njeri që flet shlirë për të është këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj. Dafina, që pa modesti në këto biseda e quan vetën të “famshme” thotë se ajo nuk jep më intervista për gazeta pa i dhënë para, edhe pse ishin këto gazeta dhe media që i kanë dhënë famë Dafinës që në fillim të karrierës së saj. “Tash nëpër gazeta nuk dal sepse

ju thashë po i shitni gazetat për tri euro ose dy euro dhe ju po fitoni sepse fytyra e ime është në faqe të parë”. Dafina më tej ka treguar se si Blero dhe Teuta Krasniqi i kanë shitur fotot një reviste për ballinën e saj dhe se asaj i ka treguar një shoqe gazetare, që revista ka dhënë para për to. Ajo e ka përmendur edhe rastin kur kishte marrë 1000 euro për të kënduar në një finale basketbolli, pasi që kishte kënduar tri këngë aty. Dafina ka kritikuar edhe Videofestin muzikor, ku ka thënë se çmimet aty merren me të njohur. “PSh unë me pas ditë kurrë nuk isha kthye prej Amerikës me pas ditë që nuk me japin pare ose najsend, pra nuk me kanë jep. Pra, nuk kam fitu asgjë, i kam hup dy tre koncerte, kam humb pare, kam bo udhëtim dhe kam humbur gjithë ato gjëra dhe në fund nuk kam fituar asgjë”. Ajo ka kritikuar edhe televizionin Koha Vision ku ka thënë se është ftuar për të kënduar “live” në këtë televizion me orkestër dhe krejt këtë e ka bërë për shoqëri. Daffy ka qenë kritike edhe ndaj Zanfina Ismajlit dhe disa këngëtarëve të tjerë. “Unë përpara kam fol me krejt dhe tani e kam zgjedhur shoqërinë time, sepse përpara unë budalla folsha me krejt”. Këngëtarja ka folur edhe për këngëtarë të tjerë dhe gazetarë. Më poshtë gjeni linkun, të cilin mund ta kopjoni për ta parë videon: http:// www.m1.besfort.tv/ëatch.php?vid=b0cbb240e

Shqiptaret në VMA 2013

Drita D’Avanzo, Rita Ora dhe Bebe Rexha në tapetin e kuq Ju tashmë i keni parë MTV VMA (Amerikë), që u zhvilluan në Nju Jork, por a e vutë re se ndryshe nga çdo herë tjetër, këtë vit në VMA shqiptarët u prezantuan fuqishëm? Drita D’Avanzo e “Mob Wives” u shfaq në tapetin e kuq, së bashku me mikeshat e saj, ndërkohë që shoqërohej dhe nga vajza. Rita Ora mahniti të pranishmit në tapet, duke sugjeruar se ndoshta vitin e ardhshëm do të jetë në skenën e VMA, kur albumi i saj i dytë të hidhet në treg. Ndërkohë që gjatë spoteve publicitare të MTV për VMA, kënga “Take Me Home” e një tjetër shqiptareje, Bebe Rexha, ka shërbyer si kolonë zanore.


14

« gossip

Matt Damon: Nuk do të luaj rolin e Robin Janë dy nga aktorët më të mirë të Hollivudit dhe gjithashtu i lidh një miqësi e ngushtë me njëri-tjetrin që në fëmijëri. Bëhet fjalë për Ben Affleck dhe Matt Damon. Pasi u dha lajmi se Affleck do të jetë Batmani i ri, dolën zëra se Damon do të ishte Robini, ndihmësi i superheroit në luftën kundër kriminelëve të Gotham City. Por, vetë Damon i ka përgënjeshtruar këto zëra. “Nuk do ta luaj unë rolin e Robinit. Jam më i vjetër se Beni dhe Robini nuk është më i vjetër se Batmani”, tha aktori për ‘Times Of India’. Më tej, Damon theksoi se Affleck është shumë i përshtatshëm për rolin e ri edhe pse fansat e Batmanit nuk e mendojnë kështu. “Do e shihni që do të jetë i jashtëzakonshëm. E di që ka shumë persona që po ankohen në internet dhe më vjen për të qeshur. Nuk po interpreton Mbretin Lir, por Batmanin. Nëse i keni parë filmat e tij të fundit Argo apo The Toën do të kuptoni që kanë qenë role shumë më të vështira se Batmani. Batmani thjesht vesh uniformën dhe i flet njerëzve me zë të ngjirur. Bruce Ëayne është rol më i vështirë, por Beni do të jetë i aftë ta interpretojë me sukses”, tha Damon.

E enjte 29 gusht 2013 •

Ata me sy të gjelbër kanë libido më të fuqishme

Jessica Simpson merr 100.000$ për foton e parë të fëmijës së dytë Jessica është publikuar në faqet e para të shtypit bashkë me fëmijën e saj të dytë, ku mësohet sipas Neë York post se ajo dhe i fejuari Eric kanë kërkuar 100.000$ për foton e parë. Shtatzaninë e dytë, Jessica e ka bërë publike gjashtë muaj pasi lindi vajzën e saj të parë. Ajo lindi djalin Ace në 30 Qershor dhe pohon se tani me dy fëmijë i ka duart plot, por çdo ditë është një aventurë e re, ka thënë Jessica. ‘Ndihem në paqe tani që jam nënë’, ka përfunduar ajo.

Sean Connery vuan nga Alzheimeri Aktori veteran, Sean Connery, është diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer. 83-vjeçari, i cili ishte ylli i parë që luajti James Bondin, nuk e mban mend as vendin ku ndodhet, prandaj gruaja e tij, Micheline Roquebrune, i ka ndihmuar që të shkojë në spital. Miku i tij i vjetër, legjenda e ekranit Michael Caine, ka thënë se ndjehet keq për përkeqësimin e gjendjes së Conneryt dhe nuk mund ta pranojë faktin që ai vuan nga kjo sëmundje. “Të dielën ishte ditëlindja e tij. E thirra dhe ia urova. Ndjehej mirë, si gjithmonë. Nuk e di nga kanë dal tash këto supozime për atë sëmundje”, është shprehur Caine.

E

kzistojnë konstatimet që në bazë të ngjyrës së syve mund të vlerësohen meshkujt: sytë ngjyrë gështenje i kanë meshkujt besnikë dhe të sigurt, sykaltërve u mungon vetëbesimi, sygjelbrit janë plot imagjinatë. - Sytë ngjyrë gështenje i kanë meshkujt besnikë, të sigurt dhe të butë. Ata janë të shkëlqyeshëm dhe janë plotë

vetëbesim, gjë që deri diku sqaron fakti që shumica e njerëzve të pasur në botë i kanë sytë ngjyrë gështenje. - Meshkujt sykaltër janë më pak agresivë se të tjerët, mirëpo kanë më pak vetëbesim. Sytë e kaltër janë shenjë sinqeriteti dhe lumturie. - Sytë ngjyrë të kaltër të mbyllët i kanë meshkujt “e zjarrtë”. - Sytë e gjelbër duken misteriozë. Meshkujt me sy ngjyrë të kaltër janë spontanë, imagjinues, por jo edhe posaçërisht të sigurt, sepse lehtë

ngazëllehen në jetë. Megjithatë, ata konsiderohen si meshkuj me libido më të fuqishme. Nga kombinimet e ngjyrave themelore të syve mbase më interesantë janë sytë ngjyrë mjalti (herë të gjelbër, herë gështenje, varësisht nga drita dhe humori). Meshkujt me sytë ngjyrë mjalti janë argëtues, spontanë, ngjyra e gjelbër u jep një dozë çapkënllëku, ndërkaq e gështenjta i bën të hapur dhe kontaktues.

Krijohet mini truri njerëzor në laborator

S Stacy Keibler me të dashur të ri milioner Stacy shumë shpejt është hedhur në krahët e një mashkulli tjetër, pas ndarjes nga George Clooney. Sipas burimeve ajo është në një lidhje me milionerin Jared Pobre dhe ka shëtitur në Europë me të dhe në gjithë Italinë, disa javë më parë. Me sa duket Stacy është duke e treguar hapur romancën e saj të re, ndoshta mund të bëhet fjalë për një lidhje serioze mes çiftit.

hkencëtarët në Austri kanë arritur të rrisin trurin e parë njerëzor të përmasave të vogla në një laborator, duke sqaruar se suksesi i tyre mund të bëjë të kuptohet më mirë mënyra se si zhvillohet truri. Zbulimi i fundit shkencor do të përdoret kryesisht për atë se çfarë e shkakton sëmundjen e skizofrenisë dhe autizmit, transmeton rel njoftimin. Shkencëtarët kanë përdorur qelizat burimore njerëzore dhe kanë krijuar mostrën në laborator që u lejon atyre të rrisin të ashtuquajturin “organoidin cerebral”, apo mini trurin që përmban disa zona të dallueshme të trurit.


gossip • E enjte 29 gusht 2013

»

15

Sandra

Bullock shkëlqen në Venedik

Liam i kërkon Miley që t’i kthejë unazën mbrapsht

Nicole

e mërzitur që mbaroi pushimet

Nicole Scherzinger iu rikthye kalendarit të saj të ngjeshur të punës, me një fytyrë të zymtë, në mbërritjen e aeroportit të Londrës. Arsyeja për këtë çehre të 35-vjeçares ishte lehtësisht e kuptueshme, nga vetë fotot e pushimeve të kaluara në Hauai, që këngëtarja postoi në një rrjet shoqëror. Me plazhin e mbyllur për të, Scherzinger natyrshëm duket e trishtuar, teksa përpara ka vetëm perspektivën e punës në “X-Factor” dhe të regjistrimeve muzikore për albumin e saj të ri. Ndërkohë, pas ndarjes me Hamilton, për arsye të moskalimit të mjaftueshëm kohe së bashku, në pushimet apo komentet e Scherzinger në profilin e saj në “Instagram” nuk kishin asnjë gjurmë të ishpilotit të Formulës 1.

N

ë hapjen e Festivalit të Filmit në Venedik, Sandra Bullock dhe George Clooney prezantuan filmin e tyre të ri “Gravity”. 49 vjeçarja Bullock sigurisht se tërhoqi vëmendjen më të madhe veshur me një fustan të kuq dhe aksesorë të zi. Me flokët e saj të zeza të mbledhura Sandra përshëndeti turmën e fansave të cilët ishin mbledhur për ti dhënë një mikpritje veneciane. Ndërkohë 52 vjeçari George kishte një paraqitje klasike në tapetin e kuq, me smoking të zi, këmishë të bardhë dhe krevatë fjongo. Sidoqoftë arritja e yjeve në tepihun e kuq ishte ekstravagante, pasi ata mbërritën me anë të motoskafëve luksoze përgjatë një prej kanaleve të shumta që e bëjnë të famshëm Venedikun. Por përgjatë rrugës aktorët e famshëm u lagën me ujë, por për fat të mirë Sandra dhe George ndihmuan njëri-tjetrin për të pastruar fytyrën para se të zbrisnin në qilimin e kuq. Edicioni i 70 –të i “Venice Film Festival” do të zgjasë për 11 ditë ndërkohë në mesin e yjeve të tjerë pjesëmarrës janë edhe Nicolas Cage, Matt Damon, Zac Efron dhe Scarlett Johansson.

Nuk ka një arsye të qartë pse Liam kërkon t`i japë fund fejesës me Miley, por gjithsesi ata nuk janë duke planifikuar që të martohen, pas lajmit se Liam i kërkon unazën mbrapsht të Miley. Ai nuk dëshiron që ajo ta vendosë atë në gishtin e saj të majtë. Edhe pse të dy po përpiqen që ta bëjnë lidhjen të funksionojë edhe pa martesë, me sa duket ka një hendek të madh mes tyre. Kështu që çifti do të rikthehet në statusin e parë të lidhjes, ku zëra të ndryshëm qarkullojnë se Liam ka frikë të lerë Mliley, pasi nuk dëshiron të përballet me presionin e ndarjes.

Lady Gaga frymëzohet nga Ariel për look-un

Britney me klip të ri muzikor Britney Spears ka lënë të kuptohet se ajo përgatit një video të re muzikore. Këngëtarja ka zbuluar se ajo është duke punuar në një projekt “sekret” që do të realizohet javën e ardhshme, por nuk ka konfirmuar se për çfarë saktësisht janë provat. “Po bëj një pushim të shkurtër për t’u thënë ‘hi’ të gjithë përcjellësve në Twitter. Në prova për diçka top sekrete që do të ndodhë javën e ardhshme”, ka shkruar ajo në Twitter.

Pupla, guacka, ngjyra dhe një kapele, janë zgjedhjet e fundit të Lady Gaga e cila frymëzohet nga bota detare dhe personazhi i Disneyland Ariel, shumë i dashur për fëmijët. Sigurisht të para tek një femër më e madhe, duken jo bukur, por ajo që shqetëson më shumë është ‘kërcënimi’ i Lady Gaga në Twitter nga Londra: ‘Do ju tregoj disa pamje të ndryshme këtë jave: 1. Predhat. 2. Kuaj detar. 3. Yje detare’. Shohim se çdo na servirë Gaga me look-un këtë javë.


16

« SPECIALE

Banyuls, Francë

E premte 30 gusht 2013 •

Bregu etrusk, Itali

10 PLAZHET E FSHEHURA TË MESDHEUT

N

ndër pushuesit në bregdetin kroat. Një rezervat natyror i pazhvilluar dhe i mbrojtur, Kamenjak tregon një ‘qilim’ të bimësisë së shëndetshme, shkurreve dhe bimëve të egra. Dhe ky ndërpritet vende-vende nga një varg gjiresh dhe plazhesh me guralecë të izoluar shkëmbore, të rrethuar nga deti i kristaltë blu-në të gjelbër. Dhe ka gjithmonë një plazh të boshatisur për t’u larguar nga rrëmuja dhe zhurma e përditshme, por edhe një bar të këndshëm për të bërë shoqëri.

ëse jeni në plazhet shqiptare, apo në plazhet e famshme të Evropës që janë plot me njerëz, dhe nëse kërkon të jeni në një plazh të qetë, atëherë zgjidhni alternativat për t’iu larguar rrëmujës e zhurmës për të shijuar pushimin. Vija bregdetare përgjatë Mesdheut ka mjaft pika të bukura e të qeta për ju dhe sigurisht të arritshme lehtë nga perëndimi në lindje. 1. Cabo de Gata, Spanjë Nëse do të gjenit një të moshuar aq sa mund të kujtonte Costa del Sol para se buldozerët të mbërrinin aty, me siguri do të thonë se dukej pak si Cabo de Gata. Disa nga plazhet më të bukura dhe më pak të mbushur me njerëz të Spanjës janë duke u lidhur mes tyre përmes shkëmbinjve të mëdhenj dhe kepeve në lindje të Almeria, ku kodra të errëta vullkanike bien në det. Por, edhe pse Cabo de Gata nuk është një plazh i pazbuluar, ende ka një ndjenjë të virgjër aty dhe fshatrat e shpërndara të tij, që merren kryesisht me peshk, mbetet si një element kyç. Ju mund të ecni përgjatë këtij bregdeti apo më larg tij, nga plazhi Retamar në veriperëndim në Agua Amarga në verilindje. 2. Cap de Favartix, Menorca, Spanjë Bregdeti në veri Menorca është i thyer dhe shkëmbor dhe herë-herë i ndërprerë limane piktoreske të vogla. Është më pak i zhvilluar se në jug dhe me pak ecje në këmbë, ju do të zbuloni disa prej plazheve më të mira të Balearics. Duke ecur me makinë deri në Cap de Favartix, kepi i ngushtë shkëmbor në skajin verior të Parkut Natyral S’Albufera des Grau është vërtet një trajtim i mirë për ju. Etapa e fundit është përgjatë një peizazhi hënor; në fund të rrugës, një far qëndron duke hedhur dritën, ndërsa deti përplas dallgët me furi mbi shkëmbinjtë e ftohtë. Ndërsa në jug të kepit zgjatohen disa plazhe të bukura me rërë, përfshirë Cala Presili dhe Platja d’en Tortuga, të arritshme vetëm në këmbë. 3. Banyuls, Francë Fshati Banyuls në Bregun Vermeille të Francës është i mirënjohur për verërat e saj më tepër sesa plazhet me guralecë dhe pikëpamjet bregdetare, por ka një shteg që ia vlejnë përpjekjet për ta kërkuar. Në fakt, është kaq mirë i fshehur dhe është në të vërtetë nënujor. Një gjurmë nënujore, 500 metra, jashtë Plage de Peyrefite, e në mes të rrugës midis Banyuls dhe Cerbère dhe brenda një zone të mbrojtur detare, ka pesë pika nënujore informuese dhe ofron një eksperiencë unike. 4. Cala Gonone, Sardenja I mbështetur nga shkëmbinjtë ar-

Cabo de Gata, Spanjë

Gadishulli Lustica, Mali i Zi

Cala Gonone, Sardenja

Kamenjak, Kroacia

Gadishulli Delimara, Malta rogante të veshur me pemë, qyteti i vogël turistik i Cala Gonone gëzon një mjedis mahnitës. Dhe me shumë hotele, bare dhe restorante përbën një bazë të shkëlqyer, nga e cila mund të eksploroni limane përgjatë kësaj shtrirje të mrekullueshme të bregdetit Sardenjës. Ndërmerrni një udhëtim me varkë përgjatë bregdetit jugor Cala Gonone; disa plazhe janë të arritshme nga qyteti me makinë ose në këmbë, por rruga më e mirë për t’u arritur është vetëm nga deti. Nga porti, anijet shkojnë në jug drejt Marino del Grotta Bue, një kompleks shpellash dhe nga atje pasojnë një varg limanesh dhe plazhesh, nga Luna në formë hëne dhe Cala Sisine, të mbështetur nga një luginë të gjelbër, përmes ujërave të pabesueshëm blu të Cala Mariolu dhe Cala Goloritze, i preferuar nga alpinistët e shkëmbinjve që vijnë

për bedenat e tij të çuditshme. 5. Gadishulli Delimara, Malta Merrni me qira një makinë dhe zbuloni resortet e mëdha turistike të Maltës, duke shkuar poshtë drejt Gadishullit Delimara. Ka një numër të madh të pikave të notimit përgjatë bregdetit; e vështirë për t’u gjetur, por me vlerë është pika natyrale e quajtur Pishina e Pjetrit. Me vetëm pak fëmijë të zonës përreth që do t’ju shoqërojnë, është e mahnitshme për të pasur një pushim të qetë, të merrni rrezet e diellit dhe të shijoni pamjen me shkëmbinj dhe zhytjet në detin blu me ujëra të kthjellët. Fshati më i afërt Marsaxlokk ka një port piktoresk plot me anije peshkimi shumëngjyrëshe dhe i njohur për restorante me ushqime të detit. 6. Bregu Etrusk, Itali I ngjan një mini-Amalfi, bregu

etrusk i Basilicata është i shkurtër (rreth 20 km), por i ëmbël. I ‘shtrydhur’ në mes të Kalabrisë dhe gadishullit Cilento të Campania, ndan të njëjtat karakteristika; shpella të fshehura dhe plazhe me rërë të lidhur nga shkëmbinjtë madhështorë bregdetare. Rruga të jep një pamje spektakolare përgjatë maleve për të arritur në pikën më të bukur dhe më tërheqëse; pikën bregdetare tërheqëse të Maratea. Edhe pse sekreti është jashtë Maratea-s, udhëtimet e shkurtra ditore në fshatrat e afërta apo koha e udhëtimit do t’ju japë ndjenjën e zbulimit të një sekreti të ruajtur mirë. 7. Kamenjak, Kroacia Është një bukuri e egër dhe pika fundore e këtij gadishulli të vogël në jug të Pula, që ka fituar statusin kult

8. Gadishulli Lustica, Mali i Zi Përgjatë bregdetit jugor të gadishullit Lustica të Malit të Zi është një varg plazhesh të pastra që janë të populluara me udhëtarë (pushues) ditore nga Herceg Novi dhe mund të vizitohen nga turnetë me kajak nga Rose. Dobrec ka ujërat nga më të pastrat në Mal të Zi dhe është i arritshëm vetëm nga deti. Një tjetër ndalesë popullore e turneve është Shpella Blue (Plava Spilja), e quajtur kështu për efektin që jep drita që reflekton përmes ujit. Barkat mund të futen në shpellën 9 metra të lartë dhe ju jep një mundësi për të notuar. Në bazë të gadishullit, në jug të qytetit Radovici, është e bukura Przno (nuk duhet të ngatërrohet me Przno afër Sveti Stefan). Ky gji i mrekullueshëm me rërë të bardhë bashkë me rripin e pishave dhe pemët e ullirit është një kandidat perfekt për plazhin më të mirë të Malit të Zi. 9. Kabak, Turqi Komuniteti i largët i plazhit të Kabak është duke u kthyer në kërkuesin e vetmuar të pikës së fundit dhe shumë mendojnë se është edhe më qiellor se Lugina Flutur aty pranë. Pavarësisht se si do t’a bëni udhëtimin drejt Kabak, me mjet apo në këmbë, ju do të shpërbleheni me një plazh spektakolar dhe të rrethuar nga dy shkëmbinj të gjatë. Tetë kilometra në jug të Faralya dhe disa botë larg nga kudo tjetër, Kabak është ideal për kampe dhe për të pasionuarit pas yoga, ose bukurisë së qetë e të pashfrytëzuar. 10. Gokçeada, Turqi Në veri të hyrjes së Dardaneleve, i thyer, Gokçeada (Qiellor Island) është një nga vetëm dy ishuj e banuar të Egjeut, që i përkasin Turqisë. Rreth 13 km nga veriu në jug dhe vetëm 30 km nga lindja në perëndim, ai është larg nga ishulli më i madh i vendit. Gokçeada është një vend tërheqës, me disa pamje dramatike në një zonë të vogël, është një vend fantastik për t’u larguar pas vizitës në Galipoli. Plazhi me rërë në Aydincik është më i miri në ishull dhe është ngjitur me Tuz Golu (Liqeni i Kripur). Më tej, në perëndim, në brigjet magjepsëse piktoreske në juglindje, ka plazhe të vogla në Kapikaya dhe Ugurlu.


BOTIM • E premte 30 gusht 2013

B

otimi i një libri sociologjik është gjithnjë një ngjarje, jo vetëm në fushë të mendimit sociologjik shqiptar por dhe kontribut në shërbim të trajtimit të ekuilibruar të shqetësimeve sociale problematikave të ndërlikuara të jetës shoqërore të post-tranzicionit shqiptar. Por libri i sociologut Tushi, është një qasje e zgjeruar në problematikën e ndërlikuar, të kuptimit të drejtë të raporteve dhe relacioneve midis individit dhe shoqërisë. Natyrisht, duke lexuar librit në mënyrë evidente ndihet tendenca liberale e qëndrimit të autorit. I cili në këtë ekuacion individ shoqëri, individualizëmkomunitarizëm mban qëndrimin e vet, duke favorizuar me tendencë mbështetjen e filozofisë së individualizmit, si kusht për afirmimin e plotë të njeriut dhe individualitetit të tij, si sencë e lirisë dhe bazë ekzistenciale thelbësore për riformatimin modern të shoqërisë shqiptare. Por duke e vlerësuar me prioritet këtë anë, ai nuk lë pa trajtuar nevojën e balancimit të nevojave dhe interesave private të individit me shoqërinë, komunitetin dhe nocionin e paasgjësueshëm të së “mirës së përbashkët”. Kjo tematikë e zgjeruar sociale është vendosur në qendër të librit “Individi dhe Shoqëria”. Autori synon që këtij “ekuacioni social” Individshoqëri t’i japë një zgjidhje sociologjike, që të këtë të integruar çështjet teorike e konceptuale me problematikat dhe shfaqjet kontekstuale në realitetin e jetës sociale të shoqërisë së sotme shqiptare. Me fjalë të tjera, në libër autori ka bërë temë qëndrore idenë që njerëzit të kuptojnë ndryshe realitetet e komportimit me “veten”, individualitetin e tyre dhe shoqërinë, si organizim social apo dhe si strukturë e përbashkët e jetës së individit. Qëllimi i autorit është të ndikojë që ta kuptojmë ndryshe problemin e vjetër social se kush vendos në shoqërinë moderne: Individi apo Shoqëria? Siç shkruan sociologu Tushi dhe problemi që sqarohet përmes 450 faqeve të librit të tij është: A është e vërtetë që shoqëria është gjithçka dhe individi asgjë, apo e kundërta është e vërtetë? Sipas tij, kjo është kuintesenca e librit “Individi dhe shoqëria”, ky është objekti me të cilin merret dhe që përmes këtij libri përpiqet të japë një përgjigje koherente dhe kompatibile me të vërtetat e kohës moderne në shoqërinë tonë. Kjo është arsyeja pse autori e ka kompozuar librin duke e ndarë atë në dy pjesë të mëdha të lidhura organikisht me njëra tjetrën. Pjesa e parë i kushtohet kuptimit dhe interpretimit elokuent të “Filozofisë së Individualizmit”, duke e parë atë në shumë prerje sociale dhe duke e vlerësuar në disa aspekte sociologjike dhe jetike. Ndërsa pjesa e dytë e librit i kushtohet tërësisht zbërthimit të “Sociologjisë së Komunitarizmit”, kuptimit të vlerës së shoqërisë dhe ndryshimit të raporteve të

»

17

RRETH LIBRIT TË SOCIOLOGUT GËZIM TUSHI “INDIVIDI DHE SHOQËRIA”

Trajtim i zgjeruar i dilemës sociale: Individualizmi apo komunitarizmi? Kjo është arsyeja pse autori e ka kompozuar librin duke e ndarë atë në dy pjesë të mëdha të lidhura organikisht me njëra tjetrën. Pjesa e parë i kushtohet kuptimit dhe interpretimit elokuent të “Filozofisë së Individualizmit”, duke e parë atë në shumë prerje sociale dhe duke e vlerësuar në disa aspekte sociologjike dhe jetike. Ndërsa pjesa e dytë e librit i kushtohet tërësisht zbërthimit të “Sociologjisë së Komunitarizmit”, kuptimit të vlerës së shoqërisë dhe ndryshimit të raporteve të vjetra determinante në marrëdhëniet e saj me natyrën e fortë të njeriut individualist. vjetra determinante në marrëdhëniet e saj me natyrën e fortë të njeriut individualist. Trajtimi i këtij problemi dhe “zgjidhja e ekuacionit” individshoqëri, individualizëm-komunitarizëm nuk është gjë e lehtë. Aq më tepër kur ontologjia e këtij raporti të vjetër social, ka pamje fenomenologjike të caktuara, të diversifikuara, të lidhura me të kaluarën tonë totalitare dhe superkolektiviste por dhe të kondicionuara me tranzicionin kaotiok dhe turbulencat individuale të modernitetit. Ndaj, sociologu Gëzim Tushi, ka gjetur mënyrën e trajtimit duke i parë gjërat njëherësh së pari në aspektin e trajtimit teorik e konceptual, si filozofi të integruara të jetës moderne, të pasqyruara në shoqëri dhe jetën private të individit. Por në të gjitha rastet, edhe pse mbështet dukshëm vlerën e individualizmit, autori nuk është i njëanshëm. Përkundrazi, individin, identitetin e jetës private të tij, nuk e ndan nga e vërteta e ekzistencës dhe kuptimit të përgjegjësive sociale që ai ka, duke qenë pjesë e pandarë e jetës së përbashkët shoqërore. Ndryshe nëse anashkalojmë shoqërinë dhe format komunitare të organizimit të jetës moderne, atëherë nuk kemi më qytetar por “mbetje individuale”. Autori analizon gjërë në këtë kontekst, shfaqjen në shoqërinë tonë të fenomenit të ekzistencës së njerëzve asocialë, të tipizuar në morfologjinë ekzistenciale të njerëzve të vetmuar apo të margjinalizuar. Të cilët për fat të keq nuk janë pak në shoqërinë e sotme shqiptare. Prandaj, komunitarizmit, nevojës së organizimeve ndryshe nga e kaluara të jetës sociale moderne, përforcimit të

sensit komunitar të qytetarit, largimit të frikës së hiperboliZyra Qendrore e Regjistrimit zuar nga rreziqet e jetës komunitare, që është sipas autorit të Pasurive të Paluajtshme “substancë e shoqërisë moderne”, autori i kushton kujdes sociologjik dhe sens mase të veçantë. Analiza e dukurive antikomunitare, shfaqja e fenomPër Afishimin Publik të Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme eneve të desolidarizmit të (Bazuar në Ligjin Nr. 33/2012, datë 21. 03. 2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”) shoqërisë, zbehja humanizmit Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se prej datës 09 Korrik 2013, ka filluar Afishimi dhe kohezionit social, dobësirojekti i dministrimit dhe enAxhimit të rojekti okës i dministrimit dhe enAxhimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme të cilat ndodhen në Zonën Kadastrale Nr. 8642 në Sarandë. Periudha mi i shtratit të komunikimit e Afishimit Publik është 45 ditë kalendarike në datat e publikuara më poshtë. qytetar, zbehja e kooperimit Të gjithë subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në social dhe agravimi dozave të kiomPonenti A:zonën Sigurimi i Zotërimit tëvijnëPronës omPonenti Sigurimi i Zotërimit të P kadastrale përkatëse, janë të ftuar të dhe të verifikojnëk Regjistrimin Fillestar tëA: pasurive të tyre. egoizmit të egër, janë dukuri Nëse pronari (si dhe personi që ka interesa të tjera mbi pasurinë) është dakord me të dhënat e regjistrimit të pasurisë së tij ai/ dhe tëeksentrik, Drejtat të Pasurive të Paluajtshme dhe të Drejtat e Regjistrimit të Pasurive të P të individualizmit që e Regjistrimit ajo duhet ta konfirmojnë regjistrimin në listat përkatëse. kanë sjellë tronditje jo të vogla Nëse pronari (si dhe personi që ka interesa të tjera mbi pasurinë) ka pretendime se regjistrimi i pasurisë së paluajtshme është i pasaktë, nuk është i plotë, ose mungon, atëherë ai/ajo duhet të sjellë brenda afatit të afishimit pranë ZVRPP-së, së Sarandës dhe të parëndësishme për ikoshërbimi kërkuAr : sPeciAlist, jurist/hArtogrAf & it shërbimi i kërkuAr: sPeciAlist, jurist/hArtog dokumentacionin mbështetës për korrigjimin apo plotësimin e regjistrimit. herencën dhe funksionimin e Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. shoqërisë tonë. Gra dhe tëMenaxhimin reja, merrni pjesë në procesin e Regjistrimit Fillestar jeni bashkëpronare dhe e drejta mbi pronën mbron Në kuadër të Projektit për Administrimin dhe e Tokës (LAMP), Komponenti Në kuadër A, tësepse Zyra Projektit për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës (LAMP), K Në fund autori bën një sinedhe lirinë tuaj. e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për efekt dhe nevoja të procesit të Regjistrimit e Regjistrimit Fillestar, të Pasurive të Paluajtshme, për efekt dhe nevoja të procesit të Re tezë të realitetit dhe raporteve Procesi i Regjistrimit Fillestar, bëhet nga Qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore dhe është FALAS për të kandidatë me formim profesionalgjithë sipas tabelësprivate bashkëngjitur që të që aplikojnë fton për punësim kandidatë me profesional tabelës bashkëngjitur që të aplikoj të rejafton të lidhjes ndryshe midis subjektet dhe shtetërore kanë të drejta pronësie të ose tëformim drejta të tjera reale mbisipas pasuritë e paluajtshme. “Individit të Madh” dhe “ShoAfishimin publik të Regjistrimit Fillestar të pasurive të paluajtshme, mund të shihet edhe në faqen zyrtare të internetit të përkohshëm. përkohshëm. ZRPP-së: www.zrpp.gov.al qërisë së Vogël”. Jo në kuptimin autentik dimensional, por si Nr. ZVRPP Nr. Vendi i Afishimi Publik Fillimi Përfundimi Orari Tel. ZK ZRPP (Adresa) i Afishimit i Afishimit Kontaktit esencë filozofike dhe realitet NR. Pozicioni Nr. i Specialistëve NR. Publik Pozicioni ZRPP Publik social i kombinimit ndryshe 01 Jurist/Hartograf Zyra Qendrore e RPP 601 Jurist/Hartograf Zyra Qendrore e RPP të raporteve02 individ-shoqëri, 02 2013 Jurist/Hartograf1 ZVRPP Tiranë Jurist/Hartograf ZVRPP Tiranë SARANDË 8642 Rruga “Skënderbeu”, 0910 Korrik 24 Gusht 2013 E Hënë - Premte 10.00 0686406012 në hyrje të qytetit 13.00 dhe 14.30 - 19.00 individualizëm-komunitarizëm. 03 03 Jurist/Hartograf ZVRPP (mbi Durrës 4 Jurist/Hartograf ZVRPP Durrës Hotel “Butrinti”), Sarandë E Shtunë - E Diel 10.00 Ai i kushton 04 rëndësi faktit, Jurist/Hartograf ZVRPP Shkodër 204 Jurist/Hartograf - 16.00 ZVRPP Shkodër që individi duhet të të dijë të 05 Jurist/Hartograf ZVRPP Gjirokastër 205 Jurist/Hartograf ZVRPP Gjirokastër ndërtojë marrëdhëniet me 06 Jurist/Hartograf ZVRPP Fier 106 Jurist/Hartograf ZVRPP Fier veten dhe shoqërisë, duke u 07 Jurist/Hartograf ZVRPP Elbasan 207 Jurist/Hartograf ZVRPP Elbasan orientuar në08 jetë ndryshe.Jurist/Hartograf Por ZVRPP Vlorë 108 Jurist/Hartograf ZVRPP Vlorë gjithnjë duke09njohur “Kufirin e IT ZVRPP Durrës 109 IT ZVRPP Durrës 10 “Dimensionin IT ZVRPP Elbasan 110 IT ZVRPP Elbasan Vetes” dhe edhe TOTALI 30 11 TOTALI e Shoqërisë”.11 Libri i sociologut Gëzim Tushi është kontribiut i ri nësë Specialistëve Kriteret e përzgjedhjes Kriteret e përzgjedhjes së Specialistëve fushë të sociologjisë. Ai është të diplomuar në fakultetin Juridik, Inxhinieri, Gjeodezi, Informatikë • Të jenë të diplomuar në fakultetin Juridik, Inxhinieri, Gjeodez shkruar• me stilTë të jenë kuptueshëm, që e bën për • atë të Tëdobishëm kenë eksperiencë pune në Regjistrimin Fillestar të Pasurive të• Paluajtshme Të kenë eksperiencë pune në Regjistrimin Fillestar të Pasurive qytetarët. studentët, punonDokumentet që duhet të dorëzoni Dokumentet që duhet të dorëzoni jësit e medias, institucionet e edukimit, • etj. Një kërkesë me shkrim • Një kërkesë me shkrim Botimi i librit është realizuar • Curriculum Vitae (ku të pasqyrohet me hollësi eksperienca e punës) • Curriculum Vitae (ku të pasqyrohet me hollësi eksperienca e p në Turqi, me mbështjen bujare • Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë • Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë të Shoqatë Alternativa e së Ardhmes (Alsar) dhe ndihmën Aplikantët duhet të dorëzojnë brenda datës 30. 03. 2012 dokumentet e tyre pranë Aplikantët Drejtorisë duhet së të dorëzojnë brenda datës 30. 03. 2012 dokumentet e tyre pra e çmuar të Presidentit të në sajZyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Shërbimeve Mbështetëse Shërbimeve Tiranë. Mbështetëse në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Pal Mehdi Gurra.

NJOFTIM PUBLIK

NJOFTIM PUNËSIMI

P

A

m

NJOFTIM PUNËSIMI

Pt

A

m


18

« dossier

E enjte 29 gusht 2013 •

Një vlerë e strukturës tonë kombëtare

Të dhënat e Turqisë: Në Kazanë e Korçës janë 33 mijë vllehë shqipfolës Nga Albert KOTINI (vijon nga numri i kaluar)

N

ë analizën e këtij fakti të përplasjes së grupimeve vllehe të këtyre shoqatave, zbulohet tendenca e prirjeve greke në një anë dhe asaj vendase për të marrë autoritetin institucional të këtij komuniteti me të gjitha format e monopolit. Në vitin 2006 është e zbardhur plotësisht kjo prirje e marrjes së kryesisë së komunitetit vllah nga ana e z. Kristo Goxhi në cilësinë e nënkryetarit të P.B.D.NJ, sepse edhe përfitimet kanë qenë më të mëdha, prej shetit grek. Të klasifikosh komunitetin vllah, si një etni më vete d.m.th të sajosh kritere të paqena shkencore, sipas shtetit dhe origjinës historike. Është nocioni më i vështirë klasifikimi etnik, dhe mjaft i përshtjelluar në mjaft shtete apo rajone të botës. Kuptimi i fjalës minoritet etnik nuk argumentohet tek elementi vllah. Kjo edhe për faktin, se në momentin aktual nuk ekziston akoma një përcaktim universalisht i pranuar nga të gjithë vendet, edhe pse forume ndërkombëtare punojnë prej kohësh, që të arrijnë një gjë të tillë. Në terma të përgjithshme, një minoritet etnik mund të përcaktohej, si një bashkësi nënshtetasish të një shteti, që dallohen nga pjesa e saj maxhoritare dhe nga pjesë të ndryshme të tjera minoritare, në pikpamje të qëndrimit social, të cilët dëshmojnë të jenë ndërgjegja e kësaj veçorie. Edhe kaq, formulimi i paraqitur shërben vetëm, si një instrument metodologjik për trajtim dhe nuk mund të konsiderohet, si një mjet nëpërmjet të cilit mund të pohosh apo të mohosh ekzistencën e një minoriteti brenda një shteti. Përcaktimet për karakterin etnik nuk janë thjesht çështje interesi, por kur bashkohen elementët e gjuhës, fesë, (por jo gjithmonë), mënyra e jetesës, psikologjia dhe ngjyrimet raciale dhe ato antropologjike. Përveç këtyre futet edhe koncepti i identitetit civil në atdheun e vet etnik. Mirëpo problemi i minoriteteve, siç u shtrua në Atlasin Gjeografik të Popullsisë së Shqipërisë të botuar nga Arqile Bërxholi e Dhimitër Doka krijohet një imazh i rremë i përbërjes tonë kombëtare dhe i gabuar shkencërisht, për sa i përket konceptit për “grupet etnike”, si arrumunë dhe romë, për të cilët pohojnë, se në Shqipëri cilësohen, si “grupe kulturore apo gjuhësore”(faqe 98 e atlasit). Këto grupe janë asimiluar dhe nuk mund të flitet për grupe etnike, sepse asimilimi i tyre ka ndodhur gjatë një procesi historik, i cili ka filluar, qysh para krijimit të shtetit shqiptar dhe është zhvilluar brenda territoreve të bashkjetesës paqësore për vite të tëra. Autorët e atlasit japin për arumunët në vitin 2003 shifrën 139065 vetë, një shifër kjo shumë e dyshimtë, aq më tepër që kjo popullsi është sa e shpërndarë, aq dhe e pamatshme. Zyrat e gjëndjes cilvile, që të cilësohen në atlas nuk mund të provojnë përkatësinë vllehe të qytetarëve dhe nga ana tjetër kjo shifër bie në kundërshtim logjik edhe me shifra zyrtare të kohës, ku popullsia, që fliste gjuhën arumune, mund të matej më lehtësisht. Instituti Kombëtar i Statistikave dhe i Studimeve Ekonomike të Francës jepte në vitin 1946, se në Shqipëri banonin 10000-20000 arumunë. (Institut National Centrale et Balkanique et Des Etudes Economiques-Les Minorites Ethniques En Europe Centrale et Balkanique. Paris 1946, faqe 14). Po kështu të dhëna të besueshme japin statistikat turke, të cilat për vitin 1908, pohojnë, se në kazanë e Korçës kishte 33894 rumë

(ortodoksë, që flisnin shqip), 1544 ortodoksë vllahofonë dhe 34171 myslymanë shqiptarë. Kuptohet kështu, se duke u marrë mesatarja e ritmeve të shtimit të popullsisë, duke përjashtuar edhe fenomenin e asimilimit kulturor dhe gjyqësor, shifra 139065 është rritur tej mase. Popullsia është rritur tre herë dhe kjo shifër në këtë propocion shtesë nuk mund të ishte më e lartë se 30000-60000. Prandaj të gjykohet drejtë dhe të studiohet kultura, gjuha dhe traditat vllehe dhe mbi të gjitha marrëdhëniet e mrekullueshme me shqiptarët, për të mos dhënë shifra të ekzagjiruara, të pabazuara shkencërisht dhe me tendencë dallimesh me shqiptarët, duke i paraqitur, si grup etnik, sepse nuk janë, as të ndershme dhe as të dobishme. Pakicat etnike, qoftë ato të sajuara vllehe nuk mund të krijohen me dëshirën e njërit apo tjetrit. Kamuflimi gjoja shkencor për të paraqitur

diversitetin kulturor të shoqërisë më të thellë, se ç’është ai në realitet është mjaft e dëmshme, për faktin, se mund të provokojë reagime nacionaliste dhe pse jo shovene. Njëkohësisht nuk i shërben stabilitetit dhe integrimit, që ka ardhur natyrshëm për kombin shqiptar nga bashkëjetesa historike. Si rezultat trajtimi, si “etni” më vete të vllehëve përbën jo vetëm një gabim të rëndë institucional, por rrezikon një të vërtetë shkencore për këtë çështje nga të dy anët qoftë në dukurinë e formës nacionaliste, qoftë edhe në dukurinë e formës së ideologjisë evropianiste, integruese. Në këtë çështje vllehët nga pikpamja e pronësisë, së bashku me ata shqiptarë janë objekt studimi për veçoritë e tyre kulturore dhe tradicionale dhe të ngjizur fortë, si përbërës të bërthamës së përbashkët të kombit tonë shtetformues. Për sa më sipër përçarja e elementit vllah,

në mënyrë konvencionale d.m.th sipas interesave të shteteve, që ato referojnë nuk do të thotë, që të kesh të drejtën e ndarjes nga ngjizja vllaho-shqiptare, si bërthamë e kombit tonë. Shkencëtarët, studiuesit, historianët, filozofët e Shqipërisë, që nuk kuptojnë këtë çështje të elementit vllah, se përse po del aktualisht kaq shumë në sipërfaqe, duhet të shkruajnë e punojnë, që kjo vlerë kombëtare të mos cenohet për asnjë arsye, a motiv qoftë. Janë tjetër gjë përfitimet kulturore, arsimore e pse jo materiale, që vllehët mund të marrin, prej Greqisë apo prej Rumanisë apo Italisë, por siç e deklarojnë dhe vetë vllehët mbi të gjitha Shqipëria, është mëmëdheu i tyre. -Disa argumenta historike të trevës jugore Korçë, Leskovik, Përmet, Kolonjë në ekzistencën e tyre materiale dhe morale. Në studimet shkencore, që janë bërë në lidhje me këtë trevë shqiptare, për çështjen në fjalë, po i referohemi disa të dhënave për shekujt XV-XVI, sepse burimet historike janë të pakta për periudhën para pushtimit otoman. Kjo ka arsyet e veta. Këto zona ndodheshin larg interesave politike dhe ekonomike të shteteve perëndimore, prej kancelarive të të cilave është trashëguar një material i pasur i dokumentar për krahinat bregdetare. Për këto arsye janë mjaft të varfra aktet dokumentare nga formacionet shtetërore feudale shqiptare. Një burim me rëndësi është memoranda e princit shqiptar Gjon Muzaka, e shkruar në vitin 1510, në të cilën gjatë përshkrimit të shtrirjes të principatës së Muzakajve, përmenden edhe fshatra të veçanta të trevës së Korçës dhe të Përmetit, por këto burime janë të mjaftueshme për të dhënë në tërësi gjëndjen e trevave juglindore, para pushtimit osman. Më të rëndësishme janë burimet, që paraqesin rregjistrimet kadastrale të tokave dhe të popullsisë, që u kryen nga sunduesit osmanë, pas pushtimit të vendit në shekullin e XV. Studiuesi Artan Pulaha në botimin “Studime Historike” viti 1990, nr. 17, ku flet për etnografinë shqiptare dhe trevat juglindore gjatë shekujve XV-XVI shkruan se: “Ndër regjistrimet më të hershme, që kanë mbetur në arkivat turke janë ato të vitit 1431 të kryera në trevat e Shqipërisë së Jugut, Qëndrore dhe Juglindore, pas zhvillimt të fushatës ushtarake osmane të udhëhequr nga Isa Bej Evrenozi. Këto janë burime historike me shumë rëndësi, që përmbajnë të dhëna të pasura dhe të shumëanëshme të karakterit ekonomik, shoqëror, politik dhe demografik, të nxjerra


dossier • E enjte 29 gusht 2013

nga një njohje e drejtëpërdrejtë e terrenit, prej nëpunësve të kadastrës osmane. Ato lejojnë të ndriçohet gjendja në periudhën fillestare të sundimit osman, si dhe mjaft çështje të periudhës, para pushtimit të vendit. Burimi kryesor është defteri i regjistrimit të tokave rreth popullsisë, që kryen pushtuesit osmanë në vitin 1431, në trevat juglindore, të cilat formonin tashmë një njësi administrative më vete të ndara në tre vilajete: të Korçës, Përmetit dhe të Konicës”. Në këtë studim jepen të dhëna konkrete për shtëpitë e fshatit, familjet me dhe pa tokë, të ardhurat për spahijntë e deri në përbërjen beqar apo e martuar. Njëkohësisht në regjistrimet e bëra, pas vitit 1431 saktësohen dokumentet kadastralë dhe gjëndja demografike për fshatrat e reja, që krijohen apo për ato të zhdukura më parë, duke paraqitur të gjithë ndryshimet periodike. Pa dashur të sjellim shifra e fakte në këto dy drejtime të tokës dhe demografisë, del shumë i qartë karakteri shqiptar i kësaj zone në të gjitha drejtimet. Të gjitha fshatrat dhe qytetet të Konicës apo Voshtinës, të Korçës, Përmetit, të Kolonjës flasin shumë qartë, se ishin tërësisht shqiptare. Po t’i referohemi tabelave përkatëse, sipas ndarjes administrative të vitit 1431 p.sh për Kazanë e Korçës janë 92 fshatra të ndara në të krishterë dhe myslymanë, ku mbizotërojnë krishterët, sepse pas këtij viti defterët sjellin të dhëna për procesin e islamizimit. Në këtë zonë në gjysmën e parë të shekulllit të XV, e gjithë popullsia ishte e krishterë. Islamizmi kishte përfshirë vetëm elementët feudale vendas, që kishin hyrë në klasën feudale, sipas kërkesave islame. Në Kazanë e Korçës, në gjysmën e dytë të shekullit XVI, fenë islame e kishin përfaqësuar edhe një pjesë e fshtarësisë. Në Kazanë e Korçës numuroheshin 967 familje myslymane; në Kazanë e Bilishtit 879 dhe në atë të Përmetit 1092 familje myslymane. Në raport me sasinë e përgjithshme të shtëpive, të islamizuarit, si shtëpi zinin në Kazanë e Korçës afro 16% të tyre (843 shtëpi, kundrejt 5054 shtëpive), në Kazanë e Bilishtit 28% (784 shtëpi, kundrejt 2738 shtëpive), në Kazanë e Përmetit 14%. Pa u zgjatur me të dhëna më të hollësishme, zbulohet fakti i të qenurit element shqiptar në këto zona plotësisht pronare të tokave dhe të studiuara, sipas kriterit territorial; të gjitha shifrat e regjistrimet përkatëse japin pastër të drejtën e trashëgimisë së pronave shqiptare në shekuj. Një vështrim më tipik të kësaj zone e gjejmë në burimet bizantine, në veçanti për tokat

shqiptare, që kanë qenë nën sundimit e Despotatit të Epirit (viti 1204-1215). Në kohën, kur sundimtar i Epirit ishte Mihail Komneni, të bën përshtypje fakti historik, që lufta e latinëve me bizantinët kufizohej me kalimin e maleve të Pindit, d.m.th atje, ku Greqia kishte kufinjtë e vet perëndimorë. Krahina e Albanonit përfshinte, edhe viset e Kosturit, si shqiptare. Malet Pirine (Pindit) ndajnë Epirin e Vjetër dhe të Riun nga tokat greke dhe nga toka tjetër e bizantit. Pra, ndarja administrative e Epirit (i vjetër dhe i ri) dhe e Greqisë kontinentale perëndimore kupton shtrirjen gjeografike edhe në fund të shekullit XII të Epirit shqiptar. Autori Theudor Skutarioti në veprën e tij “Paraqitje Kronikale” të botuar, prej K.N.Satha, ishte njëri nga intelektualët e oborrit të perandorit Theodor i Dytë Laskari (1254-1258). Për historinë tonë kombëtare ky autor jep të dhëna për dështimin e ushtrisë bizantine, kundër shqiptarëve, kur e gjithë treva jugore e Shqipërisë, deri në malet e Pindit, duke përfshirë edhe Artën ishte shqiptare. Qëndra e kryengritjeve shqiptare, sipas këtij autori, kundër perandorit ishte Kosturi. Kur u thye e “si pasojë u tërhoqën, deri në kufinjtë e tyre d.m.th të maleve Pirene (Pindit), të cilat ndajnë në kufi Epirin e Vjetër dhe të Riun nga tokat greke dhe bizantit”. Po kështu vijon ky autor, se “Domestiku i madh Aleks Stratigopulli dhe Jan Rauli, pasi kapërcyen malet Pirene, marshonin drejt Artës, duke lënë një ushtri për rrethimin e Janinës. Këta pushtuan Artën”. Kjo tregon, që Arta nuk ishte greke, por u pushtua, si shqiptare. Duke iu referuar të gjitha kronikave dhe autorëve të Bizantit, kufinjtë e Despotatit të Epirit dhe të territoreve shqiptare të atyre greke kanë pasur historikisht dhe gjeografikisht, si vijë ndarjeje vargmalet e Pindit. Janë me shumë interes të dhënat burimore, që flasin për Karl Topinë, në veçanti “Kronika e Janinës”, si dhe “Kronika e Tokove”. Në shpjegimet e autorëve të mësipërm zbulohen të dhëna, se në tokat e Epirit nga fundi i shekullit XIV dhe fillimi i shekullit të XV tregohet heterogjeniteti i popullsisë, ku përfshihen vlleh e bullgarë, por gjithmonë dëshmohet, se shumica e popullsisë përbëhej nga shqiptarë. Kronistët i specifikonin shqiptarët “shumë të panumurt” ose “shumicë pa fund”. Vllehët dhe bullgarët, si pakicë që ishin në vartësi të prijësve shqiptarë në Epir, paraqiten tepër primitivë dhe me botkuptim fetar ortodoks. Fakti i të qenit tërësisht të zonës jugore shqiptare autoktone

vërtetohet, jo vetëm nga autorë të “Historisë së Bizantit”, por edhe të paraardhësve të tyre për të cilët kemi referenca të plota edhe tek autorët e vjetër klasikë grekë dhe romakë. Jo më kot Leon Rey në cilësinë e drejtorit të misionit arkeologjik francez në Shqipëri në vitin 1987 shkruan: “Se, kur u themelua udha Egnatia, që lidhte Adriatikun me Egjenë dhe vinte në komunikim qarkun e Ohërise me atë të Manastirit, nuk bëri tjetër gjë veçse të marrë një itinerar të vendosur, që prej kohësh...Megjithë këtë, më pëlqen të besoj se toka shqiptare përmban në ndonjë vend sekretin e banorëve të saj më të vjetër”. Kështu, duke shkuar deri në provat arkeologjike, argumentet historikë kanë të drejtën shkencore, që t’i pohojnë brezit aktual trashëgiminë legjitime të këtyre tokave, që po na i marrin grekët. Për sa i përket trashëgimisë kulturore, mjafton t’i referohemi studiuesit dinjitoz Ilo Mitkë Qafëzezit në shkrimin e tij për Voskopojën, i cili na zbulon se nga djegia e Voskopojës shpëtuan jo më pak se XIX libra, ndërsa mjaft botime kishtare dhe pedagogjike kishin datën e vitit 1720, por veprat e shpëtuara, deri në vitin 1944 përfshinin vetëm vitet 1791-1765. Sipas këtij autori, në Korçë një libër voskopojare, të vitit 1734, e posedon Stefanaq Faber. Manastiri Shën Pjetër i Vithkuqit ka në biblotekë shumë copë të njëjta botimesh të 1774 dhe një copë të 1744. Mungesa e këtyre librave e bën pak të errët edhe kohën e prejardhjes së vllehëve në këtë territor. Ajo, që të gëzon, është fakti historik i elementit vllah, si i pandarë në përgatitjen e alfabetit, si dhe burrat, që kanë dalë nga shkolla e Voskopojës. Kështu p.sh. Todi Haxhi Filipi ka qenë për shumë kohë koleg i Kavaliotit. Për të kuptuar rëndësinë e Voskopojës me të cilën me të drejtë mburren vllehët, po e ilustroj me një shëmbull. Autori grek Alekso Ullis në vitin 1868, Korfuz në faqen 70-73 me titull “Sintomos Ist Mitropolios Velegrallon”, shkruan se: “Një grindje interesante lind në 1779 në mes të dhespotit të Beratit dhe të Durrësit, kur ky i fundit, pas shpërndarjes së kryepeshkopatës së Ohërisë (1767), ka pushtuar padrejtësisht të parët enorinë beratas të Stërmenjit, Malësenin, Sirianin, Kuqanin, Gostimën, Muriçanin dhe ca fshtara të Shpatit. Në komisionin e mbylljes të kësaj grindjeje, i kryesuar prej dhespotit Joaqim të Korçës me porosi të posaçme të Patrikut të Stambollit Sofron figurojnë, si dëshmitarë edhe “Ierodhaskali Protopapa,Theodhori me Theodhor Haxhi Filipidin”, i cili nuk ka asnjë titull përveç emrit. Mbledhja e Komisionit është bërë në Voskopojë. Mirëpo, duke folur autori Ilo Mitkë Qafëzezi për Shinjon e Vladimirit të Elbasanit vë në diskutim vrasjen e Dhaskal Todrit, duke shkruar, se: Problem tjetër është vrasja e Dhaskal Todit në mënyrë të pabesë nga “Kolasët” (qiragjinjë), vllehë, kur u nis për të ardhur në Elbasan, prej Manastirit në vitet 1801 apo 1803, është në diskutim. Nuk ka përse ta vrisnin Todi Kavaliotin për t’i vjedhur torbat me shkronjat e shtypshkronjës, sepse në këtë datë (1803) figuronte si i vdekur, që më 1879 në Voskopojë prej zotit. Një njeri nuk mund të vdesë dy herë. Me këtë të dhënë I. M. Qafezezi i çliron vllehët nga akuza historike, si pjesëmarës në vrasjen e Dhaskal Todrit. Mbi të gjitha vllehët, mund të krenohen me Veqilharxhin, Vithkuqarin për punën e bërë për alfabetin shqip, por edhe si mësues i gjuhës shqipe për albanologun e madh gjerman Dr. Han. Një autor tjetër dinjitoz është K.N.Sathas, që dokumenton nga arkivi i Venedikut (vitet 14001500) me titull “Historia e Greqisë”, midis të tjerave, kur shkruan “në luftën kundër persianëve, grekët e justifikuan, si traditë, ndërsa në luftën, kundër banorëve sllavë, shqiptarë, vlleh të Peloponezit nuk bënë gjë tjetër, veçse krijuan terren pa rezistencë, ndaj pushtimit turk”; të gjitha ngjarjet historike të kësaj periudhe vllehët i përcakton, si një nocion të përzierë me shqiptarët në tërë territotin e Lakonisë, Pndin dhe të Epirit në përgjithësi. Asnjëherë autori grek nuk dokumenton ndonjë luftë të bërë, midis shqiptarëve dhe vllehëve, por kurdoherë, si aleatë ndaj pushtuesve të tyre. Me një kulturë dhe erudicion për t’u pasur zili, për marrëdhëniet e vllehëve dhe të shqiptarëve që paraqesin botimet e autores Dora d’Istria. Njëkohësisht mjaft albanologë dhe historianë përcaktojnë faktin gjenetik, që shqiptarët dhe rumunët ishin njerëz të lashtësisë të fiseve Daci Ans ose Thraci Ans, së bashku me ilirët autoktonë në Ballkan. Turhan Pasha në librin “Shqipëria para Konferencës së Paqes” vëllimi i parë, botuar në Romë në vitin 1919 faqe 9-20 shkruan: “Dakord, që kufinjtë e shtetit sh-

»

19

qiptar të jenë, deri në vargamalet e Pindit”. Korçari Mihal Turtulli me 24.2.1919, para “Këshillit të të dhjetëve” deklaroi, se “grekët quajnë grekë të gjithë ata që janë ortodoksë. Unë jam ortodoks, por nuk jam grek. Bullgarët, serbët, rusët janë ortodoksë, por ata nuk janë grekë”. Pastaj M.Turtulli vijon, se “Lëvizja e Vitit 1914” në Shqipërinë e Jugut, jo vetëm kishte qenë e organizuar nga qarqet zyrtare greke, por ne të kishin marrë pjesë drejtpërsëdrejti ushtarët dhe andartët greke”. Ngjarjet e Konferencës së Paqes në Paris treguan, se deri në 21.1.1920, delegacioni shqiptar u thirr dhe u pyet sa për formë. Mihal Turtulli, si anëtar i këtij delegacioni, për më tepër, si i krishterë nga Korça me shumë vështirësi, u lejua të vinte në Paris. Shëmbujt historikë për këtë trevë jugore të Shqipërisë në marrëdhënie me Greqinë janë të reflektuara mirë dhe me një dokumentacion të pasur në arkivin tonë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që përfshinin çështjen e “Epirit te Veriut”. Sa për kujtesë po i referohemi, disa të dhënave prej tyre; p.sh në 5 prill 1950 gazeta greke “Vrallini” shkruan: “Kryesia e Shoqërisë Vorio-Epiriote të rretheve të Korçës, Përmetit, Voskopojës, Kolonjës, i bënë një vizitë gazetarit shumë të njohur amerikan z. Robert Kliman...”. Në datën 6 Maj 1950 gazeta greke “Ermis” shkruan “Vorio-Epiri mbas kryengritjes së vitit 1821. Vorio-Epiriotët e mëdhenj, mirëbërës të kombit grek Evangjelis Zappas- Kostandinos Zapas- Apostolos Arsaqis- Jeorgjijos Sinas- Hristaqis Zografos- Ioanis Bangas...”. Pasi i’u bëhet biografia e shkurtër, secilit si përkrahës të interesave pangreke theksohet, se me ndihmën e tyre materiale të pakufijshme, gjatë shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX d.m.th në fillim të luftërave ballkanike funksiononin 360 shkolla greke me 22595 nxënës dhe në një popullsi afro, prej 120000 greke. Artikulli përfundon ndjenjat e popullit të Epirit dhe dashuria e tyre kundrejt nënës Greqi, janë dëshira për origjinën e tyre të pakundërshtueshme ultra greke. Në artikull tregohet, se vendi i këtyre VorioEpiriotëve të mësipërm, si grekë janë: Labova e Tepelenës, Hotova e Përmetit, Voskopoja e Korçës, Qestorati i Gjirokastrës dhe Korça. Me anën e këtyre renegatëve bëhet thirrje për çlirimin e Vorio-Epirit. Renegatët kanë dalë në fotografi në Athinë së bashku me klerikun e lartë grek Pandeleimon, duke vendosur kurora lulesh në varrin e ushtarit të panjohur. Gazeta “Elmis” 6 Maj 1950, në kryeartikullin e saj “Padrejtësia e Madhe”, shkruan: “Me 1914 Greqia, pas vendimit të padrejtë të aleatëve u tërhoq nga rrethet e Himarës, Gjirokastrës, Përmetit, Kolonjës dhe Korçës, të cilat një vit më parë i kishin çliruar nga zgjedhja shekullore. I gjithë kombi grek ndjen një dhëmbje të madhe për shkëputjen e pjesës së gjallë nga trungu i tij. Kjo pjesë e pandarë, që prej 1914 kaloi në histori me emrin “Epiri i Veriut”, e cila deri sot nuk ka pushuar nga vuajtja të martirizohet dhe të luftojë me vendosmëri për çlirimin e saj të plotë...Propoganda armiqësore, kundrejt Greqisë paraqet Vorio-Epirin, si tokë shqiptare, populli i së cilës është shqiptar dhe në të cilën rri një komunitet i vogël grek. Historia e vjetër dhe ajo e re dëshmojnë krejt të kundërtën. Shqiptarët dhe mbrojtësit e tyre me prapamendime pretendojnë, se që prej kohërave të lashta Vorio-Epiri banohesh nga ilirët, që kanë si stërnipër të tyre shqiptarët e sotëm. Është një çështjë shumë e diskutueshme në rast se shqiptarët rrjedhin nga ilirët e vjetër. Shqiptarët si popull janë dukur nga mbarimi i epokës së Mesjetës, por jo si popull i bashkuar, pa ndonjë qytetërim elementar, pa ndjenja kombëtare. Shqiptarët, si një total njerëzish kanë banuar në skajet malore, në Veri-Perëndim të Ballkanit. Sidoqoftë nuk është ndodhur ndonjë shkrimtar grek apo romak, i cili në shkrimet e tij të ketë përfshirë edhe Vorio-Epirin me Ilirinë dhe, as ka ekzistuar ndonjë dëshmi e tillë në lidhje me të. Shkrimet e vjetra tregojnë, se vendi i ilirëve fillonte shumë larg nga kufinjtë e sotëm të VorioEpirit. Në tokat e Vorio-Epirit nga Joni e deri në Korçë gjenden aq të dëndura ndërtimet e vjetra greke, akropolet e vjetra greke, kalatë e vjetra greke, me shumë mbishkrime e shenja të tjera dhe që vërtetohen, se çfarë populli banonte në ato vende në kohërat e vjetra. Në vitet e para të epokës, pas Krishtit, helenizmi ishte përhapur më shumë në Veri dhe që nga kjo, një pjesë e Shqipërisë u helenizua dhe që romakët e asaj kohe e quanin “Iliria greke”. (vijon numrin e ardhshëm)


20

« bota

E hënë 5 gusht 2013 •

Ligji i xhunglës Nga TAHAR BEN JELLOUN

Në fakt, është e gjithë bota arabe që ndodhet në qendrën e një stuhie në të cilën fuqi si Kina, Rusia, Irani dhe Amerika përballen në një luftë të pashpallur, viktimat e të cilës janë gjithmonë të njëjtat: popullsitë anonime e të pambrojtura. Të masakruara, ose thjeshtë të helmuara me gaz kimik, teksa flejnë gjumë

J

o, indinjata nuk mjafton, dhe nuk bën fare punë. Nuk mjaftojnë fjalët, dhe as neveria për të përshkruar masakrën e kryer të mërkurën në 21 gusht nga trupat e Bashar al Assadit. Pamje të papërballueshme: trupa fëmijësh, trungje qeniesh nejrëzore, mbetje organesh të mbuluar prej peshqirëve të bardhë. Qindra fëmijë, që mesa duket ishin të gjithë terroristë të rrezikshëm, salafitë të armatosur, agjentë të huaj të dërguar për të destabilizuar regjimin e Bashar al Assadit. Shihet nga fytyrat e tyre, të shkatërruara prej veprimit toksik të substancës së përdorur kundër tyre. Ajo që po ndodh në Siri prej dy vitesh tregon se Kombet e Bashkuara janë një “mjet” që nuk shërben. I paaftë as të ngrejë zërin. Dhe aspak në gjendje të ndalë një kriminel zemërgur që nuk do të thyhet asnjëherë. Atëherë, popujt e botës duhet të dinë që, nëse nesër një diktator vendos të kryejë genocid, nuk do të jenë Kombet e Bashkuara, as edhe Çmimet Nobel për Paqen që të rendin në ndihmë të tyre. Do zvarriten sipas ligjit të xhunglës. Prej kohësh duhej nxjerrë një mandat ndërkombëtar arresti për atë vrasës, bir i një vrasësi. (Hafez, i ati, mbyti me gaz më shumë se 20 mijë vetë brenda një nate në Hama, në 4 shkurt 1982 – ashtu si dhe Saddam Husseini, që kish përdorur gaz kundër banorëve të Halabjas në 16 mars 1988). Duke pasur mbështetjen e regjimeve si ai i Rusisë, Kinës dhe Iranit, al Assad beson se gjithçka i lejohet. Teza e islamizimit të protestës terrorizon dhe bllokon perëndimorët. Ekspertët (e hiçit) na thonë: më mirë një diktaturë që të garantojë unitetin e vendit se sa një republikë islamike, që do të vriste të gjithë të krishterët. Për momentin, kjo tezë i shkon për shtat Bashar al Assadit dhe tribusë së tij. Sirianët që zbritën në shesh në fillim nuk ishin të armatosur; nuk ekspozonin flamuj të zinj, as edhe slogane fetarë. Assadi dha urdhër që kundër tyre të shtijnë mitrolozët. I ati i kishte mësuar që të mos tolerojë asnjëherë, asnjë lloj manifestimi. Dhe ai, si bir i bindur, përveçse kriminel, ka bërë maksimumin: arriti të sigurojë mbështetjen e palëkundur të miqve të vërtetë e të besuar. Vetoja ruse është një armë absolute; disa dinjitarë të krishterë shkuan në Moskë për t’i bërë presion Putinit, me qëllim që ky të mos ia mohonte mbështetjen al Assadit. Armët e ofruara nga Irani janë vendimtare. Dhe ka qenë gjithmonë Irani që u ka kërkuar krerëve të Hezbollahut libanez që t’i japin një dorë diktatorit sirian. E përditshmja Liberation shkruante se çfarë ka thënë Mehdi Taeb, një prej këshilltarëve të liderit suprem Ali Khamenei: “Siria është provinca e tridhjetepestë dhe një provincë strategjike për ne: nëse armiku do të na sulmonte dhe do të përpiqej të merrte njëkohësisht kontrollin e Sirisë dhe të Khuzestanit, prioriteti do të ishte ai i mbajtjes së Sirisë. Po të humbisnim Sirinë, nuk do të ishim në gjendje të mbanim Teheranin”. Me këto mbështetje, shumë më të forta e të besueshme se ato të rebelëve, regjimi i Assadit i ka lejuar vetes gjithçka: deri edhe të përdorte gazin brenda një nate kundër popullsisë civile. Më shumë se dy vjet më parë, Bashar al Assad kish paralajmëruar botën: nëse ndërhyni në Siri, do ta shndërroj rajonin në ferr. “Do të lëshoj një sferë zjarri që do të ndezë Lindjen e Mesme”, deklaroi. Dhe është në gjendje ta bëjë, duke parë cinizmin dhe mizorinë e tij, që burojnë prej barbarisë që i është ushqyer që në fëmijëri. Për të qëndruar në pushtet nuk do të tërhiqet para asgjëje. Këtë duhet të kuptojnë perëndimorët. Ai që kemi përpara nuk është kryetari i një shteti modern, pra të qytetëruar, por një kryetar fisi për të cilin e drejta është forca, dhe vrasja e vetmja përgjigje; dhe mbi të gjitha, i mbështetur në praktikën e tij kriminale prej shteteve që turpërojnë njerëzimin. Ndërkohë që amerikanët dhe europianët pyesin a duhet të ndërhyjnë apo jo, Bashar al Assad nuk humbet kohë me probleme etike. Vret me çdo mjet. Dhe në këtë tragjedi, fatkeqësisht është ai që ka fituar. Ndodhemi përpara një monstre që ka mohuar ligjin, të drejtën, qytetërimin. Është padroni i xhunglës. Dhe nuk ka për të qarë, kur mbreti i xhunglës kryen një masakër. Është roli i tij, zanati i tij, arsyeja e tij e të ekzistuarit. Ndërkohë, shtetet arabe rrijnë duarkryq dhe vështrojnë nga ana tjetër. Arabia Saudite ndihmon rebelët, ndërkohë që Katari ndjek një politikë të paqartë. Të tjerët janë të zënë duke e bërë pranverën një stinë më të butë. Në fakt, është e gjithë bota arabe që ndodhet në qendrën e një stuhie në të cilën fuqi si Kina, Rusia, Irani dhe Amerika përballen në një luftë të pashpallur, viktimat e të cilës janë gjithmonë të njëjtat: popullsitë anonime e të pambrojtura. Të masakruara, ose thjeshtë të helmuara me gaz kimik, teksa flenë gjumë.

INTERVISTA / MOISES NAIM

“Assad ka gënjyer. Sulmi, i pashmangshëm” “Paradoksi është që sulmi amerikan nuk synon drejtpërdrejtë fundin e luftës civile. Realisht asgjë nuk do të jetë si më parë në Siri pas veprimit që po përgatitet e që do i presë krahët regjimit. Por Obama nuk dëshiron të jetë ai që vendos fatin e Sirisë”. Moises Naim, politolog dhe ekonomist, si diplomat i hershëm e kalibron me vëmendje çdo fjalë. Ministër i Industrisë i Venezuelës, drejtor ekzekutiv i Bankës Botërore, për 15 vjet në drejtim të Foreign Policy, sot është anëtar i Think Tankut Carnegie Endowment for International Peace në Uashington. Ka përvojën dhe pavarësinë për të bërë një lexim të operacionitSiria, “që tani mund ta quajmë të sigurtë”. Përse kaq shumë siguri? Sepse SHBA, për arsye etike, politike, dinjiteti, nuk mund të lënë pa ndëshkuar atë që gënjeu pafytyrësisht botën dhe përdori një armë të urryer dhe vrastare. Nuk është çështja e Sirisë: prioritet është bërë tashmë mbrojtja e imazhit dhe reputacionit të Amerikës. Në një botë marrëdhëniesh ndërkombëtare duhet të ketë një raport mes veprimit dhe reagimit, dhe SHBA duhet të bëjnë të kuptohet se nuk mund të lënë të kalojë gjithçka. Shumëkush mund ta interpretojë keq dhe ta bëjë Amerikën të duket si një gjigand i paralizuar.

Po çfarë ndodhi atë natë në Damask? Ka nga ata që thonë se ka qenë vëllai ushtarak i Assadit që përdori armën kimike, thjeshtë për arrogancë, ka që thonë se u teprua me ingredientët, u gabua në shënjestrim... Nëse është për këtë, mund të profilizohet dhe hipoteza taktike e dorëheqjes së afërme të Assadit. Janë të gjithë truke që s’mjaftojnë. Ka një kolegjialitet në vendim marrje që përfshin qeverinë, ushtarakët, të gjithë establishmentin. E pamundur që të dorëhiqen në bllok. Po sikur rebelët t’ia dalin krejt papritur në përpjekjen e tyre për të rrëzuar regjimin? Edhe këtu më duket se jemi jashtë kohe. Konflikti nuk do të zgjidhet brenda disa pak ditësh. Nafta po fillon të japë sinjale shqetësimi: nga çfarë duhet të druhemi? Nuk është ai problemi. Ka ndryshuar tregu, gazi në shtresat argjilore e ka bërë Amerikën të pavarur, kërkesa europiane është e ulët prej recesionit, ka shumë prodhues të rinj. Duhet të përqëndrohemi tek qëllimi: ndaljen e masakrave në Siri. Zgjedhja amerikane për të mos vendosur se kush fiton, vjen për shkak se nuk i duhet bërë një favor al Kaedës, që është e infiltruar mes rebelëve?

Vendimi është i qartë: të shkatërrojmë sa më shumë arsenalë të Assadit që të mundemi. Harta e tyre është hartuar me saktësi nga shërbimi i fshehtë. Pa trupa tokësore dhe viktima në civilë. Administrata po përpiqet të krijojë aleanca përreth këtij objektivi specifik. Pastaj, siç e kam shpjeguar në librin “Fundi i pushtetit”, nuk ekziston më askush në këtë botë që të diktojë rregullat. Që të vendosë se çfarë rendi ndërkombëtar duhet të ndërtojë dhe pastaj ta imponojë. As Amerika e fuqishme? Shikoni Egjiptin: amerikanët nuk donin që vendi të përfshihej nga një tjetër revoltë edhe pse qeveria kish ardhur në pushtet me zgjedhje aspak transparente, dhe nuk mundën të ndalin zemërimin kundër vëllazërisë myslimane. Por as Kina nuk mundi të ndalë revoltën e Darfurit pavarësisht se kish mbushur me ndihma regjimin e Khartoumit, ndërkohë Rusia nuk arrin të ofrojë më asnjërën prej dy zgjidhjeve. Sot është e lehtë të marrësh pushtetin, e vështirë ta mbash dhe e lehtë ta humbasësh, pa patur nevojë që dikush të veprojë nga jashtë. Sa për OKB, në këtë rast, ashtu si në shumë të tjerë është e bllokuar nga vetokracia. Janë të largëta ato kohë kur ata që qeverisnin në Britani dhe Francë vizatonin në hartë kufijtë e shteteve.


bota • E hënë 5 gusht 2013

»

21

Bazat, ja prej ku mund të nisë sulmi Mundësia e ndërhyrjes ushtarake në Siri, pas dyshimeve për përdorimin e armëve kimike, po shtohet. Ndërkohë është krijuar edhe një lloj aleance e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës. Ato kanë stacionuar forcat e tyre, të cilat mund të sulmojnë regjimin e pushtetmbajtësit Baschar al-Assad as dyshimeve për përdorimin e armëve kimine në Siri, janë shtuar aktivitetet në P përgatitjen e sulmeve të aleatëve ndaj tru-

pave qeveritare. SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca kanë disa mundësi të ndryshme për goditje. Mundësia e ndërhyrjes ushtarake në Siri, pas dyshimeve për përdorimin e armëve kimike, po shtohet. Ndërkohë është krijuar edhe një lloj aleance e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës. Ato kanë stacionuar forcat e tyre, të cilat mund të sulmojnë regjimin e pushtetmbajtësit Baschar al-Assad. Vëzhguesit thonë se kohët e fundit janë regjistruar lëvizje të shumta në këtë rajon. Forcat po pozicionohen në vende prej nga mund të sulmojnë. Këto gjëra janë të zakonshme, nëse bëhet fjalë për sulme dy apo treditore, siç ka paralajmëruar edhe Presidenti amerikan Barak Obama, thotë Sebastian Bruns, nga Instituti për Politikë të Sigurisë në Unversitetin e Kielit. Por ndërhyrja nënkupton edhe miratimin e kalimit të avionëve mbi hapësirën e ndonjërit prej vendeve të Gjirit: Arabisë Saudite, Jordanisë, apo Irakut. Ndërkohë që ndërhyrja me trupa tokësore do të ishte edhe më e vështirë. Anijet luftarake mund të mbeten në zonën e ujërave ndërkombëtare, rreth 20 kilometra larg bregdetit, shpjegon eksperti. Pikërisht kjo edhe po ndodh. Anijet e aleatëve, që janë nisur në këto rajone kanë në bord 96 raketa të tipit “BGM-109 Tomahawk”. Këto raketa mund të hidhen në një largësi deri në 2500 kilometrash. Caqet në Siri mund të arrihen edhe prej bartësve të avionëve në Gjirin Persik dhe në kepin e Afrikës, ku po ashtu ka raketa Tomahawk. Edhe Britania e Madhe ka dërguar një bartëse në Detin Mesdhe. Por është e mundur që bartësja e helikopterëve, një anije me raketa dhe një nëndetëse atomike janë në një mision për manovra të planifikuara më parë, thotë Sebastian Bruns. “Ndërsa mendohet se francezët do të marrin pjesë me një nëndetëse atomike, e cila edhe më tej mbahet sekrete, si dhe një bartëse avionësh, e cila ende është në territorin francez”. Por Burns paralajmëron se në rast futjeje në këtë zonë të njësiteve tepër të mëdha, ekziston frika nga aksionet hakmarrëse të regjimit të Assadit ndaj popullatës dhe kundërshtarëve të tij.

Sulmet dhe rreziku Përparësia e sulmeve me raketa nga larg është se rreziku i humbjeve është minimal. Kjo do të thotë se efekti është i ngjashëm, sikur të sulmohej me avionë, por nuk ekziston rreziku se mund të qëllohen pilotët, apo avionët. Armët e Sirisë për mbrojtje kundërajrore llogariten si të fuqishme, thotë Harald Kujat, ish-gjeneral i Bundeswehrit. “Ushtria e Sirisë është armatosur nga Rusia dhe ka armë të mira për mbrojtje prej sulmeve nga ajri. Ndaj qëllimi kryesor duhet të jetë zvoglimi sa më i madh i mundshëm i rreziqeve”. Nga ana tjetër armata siriane ka nisur të zhvendosë forcat e saj ushtarake dhe bazat e avionëve. Në këtë mënyrë duan të shmangin goditjet dhe humbjet e mëdha prej sulmeve të aleatëve. Nga SHBA bëhet e ditur se sulmet do të vazhdojnë dy apo tre ditë. Në shënjestër do të jenë bazat ushtarake, bazat e regjimit, qendrat komanduese dhe bazat e telekomunikacionit, furnizimi me energji, rrugët dhe hekurudhat. Përveç raketave aleatët kanë edhe shumë avionë që mund të përdorin. Britanikët mund të shkrepin raketat e tyre me Tornado në largësi prej më shumë se 200 kilometra, që do të thotë se pilotët nuk janë në rrezik nga kundërsulmet siriane. Nga bazat në Qipro ato mund të arrijnë territorin e Sirisë brenda 20 minutash. Armët ajrore amerikane, që janë të stacionuara në Kreta të Greqisë, mund të përdoren po ashtu për këto aksione. Por SHBA-ja duhet të ketë edhe lejen e qeverisë greke, nëse do të përdorë këtë bazë. Një bazë të madhe ushtarake amerikanët e kanë edhe në Turqi. Nga aeroporti ushtarak Incirlik, të cilin e përdorin edhe forcat britanike, deri në territorin e Sirisë ka vetëm 120 kilometra, ndërsa deri në Damask 400 kilometra. Ndërhyrja ushtarake kundër Sirisë është pjesë e aksioneve të përbashkëta të SHBAsë, Britanisë së Madhe dhe Francës. Gjermania këtu nuk luan asnjë rol. Bundeswehri është prezent në shumë vende në rajon, por ai vepron në misionet me mandatin e OKBsë. Ekspertët thonë se është shumë pak e besueshme, që njësitë ushtarake gjermane të futen në ndonjë konflikt.


22

« SPECIALE

E premte 30 gusht 2013 •

Microsft, gjigandi i teknologjisë nxjerr

Xbox ONE

T

ë mësosh një gjuhë të huaj me mësues privatë kushton shtrenjtë, por edhe të ndjekësh kurse është e vështirë për shkak të orareve. Glovico ofron mësim përmes Skaipit. Në Mynih është ora 5 mbasdite. Ulrike Trüstedt është ulur para kompjuterit të saj në kuzhinë dhe po shikon ekranin. Atje shfaqet Julio Gomez nga Karakasi ku është ora 10 e paradites. Ai është ulur në një tavolinë para kompjuterit dhe është duke punuar. Gomez i jep mësime spanjishteje Ulrikes dhe tema e sotme është “Festat e Majit‘. I riu përpiqet të kuptojë Ulriken, kur ajo i shpjegon traditat bavareze në spanjisht. Ai më pas e pyet dhe e korrigjon. Julio Gomez punon për Glovico, një kompani e cila mundëson mësimin e gjuhëve të huaja përmes Skaipit. Klientët e kësaj kompanie kanë avantazhe sepse mësuesit janë nga vendet ku flitet gjuha që ata duan të mësojnë. Kjo ide i lindi hamburgasit Tobias Lorenz. “Rreth tre vjet më parë isha në Eritre për të punuar për temën e doktoraturës, ku kam studiuar sipërmarrjet sociale. Atje kam parë se si krijoheshin sipërmarrje të vogla në sektorin e ujit dhe arsimit. Kjo ishte një gjë që më bëri përshtypje duke parë situatën politike të Eritreas“, thotë ai. Themelimi i kompanisë Për shkak se Tobias Lorenz fliste shumë në Skype me miqtë dhe familjarët e tij në Gjermani, i lindi ideja të krijonte një sipërmarrje sociale që të krijonte lidhje përmes Skype me personat që nuk kishin kushte të mira ekonomike. Në një konferencë me temë ”Financimi i sipërmarrjeve sociale“ në Shkollën e Lartë të Biznesit, Instituto de Estudios Superiores de la Empresa, në Spanjë ai u shpjegoi idenë e tij studentëve të interesuar, të cilët e ndihmuan më pas të krijonte një plan biznesi. Kërkesat më të mëdha vijnë nga studentët dhe profesionistët e rinj, por nuk është i vogël edhe interesimi i të moshurave. Ulrike Trüstedt merr tre orë mësime dhe është e kënaqur. Vajza e saj ka të dashur një spanjoll, prandaj ajo kërkon të përmirësojë spanjishten. Për të Glovico është

Kurs gjuhësh të huaja përmes Skype

zgjidhja ideale sepse nëse do të kishte një mësues privat gjuhe në Mynih do të paguante nga 30 deri në 50 Euro në orë. “Modeli ynë i biznesit është shumë i thjeshtë. Për çdo orë ne mbajmë një komision prej tre eurosh. Nga gjashtë deri në 700 orë bisedimi në muaj, mund të fitojmë rreth 2000 Euro, çka mjafton për ta mbajtur funksionale kompaninë.” – tregon Tobias Lorenz. Për Julio Gomez pesë Euro nuk është një shumë e madhe.

“Për mua është e qartë se nuk është një shumë e konsiderueshme parash. Por mendoj se është më mirë të kesh pak të ardhura se asgjë. Kam kohë mjaftueshëm për të bërë diçka të tillë.” Zgjerimi i kompanisë Julio, i cili është mësues anglishteje dhe spanjishteje me studime univeristare, i lejon vetes të rrisi çmimin në 12 deri 15 euro për orë. Kjo mund të funksionojë thotë ai, por Glovi-

co duhe të forcojë akoma më shumë pozitat në treg. Deri në fund të vitit orët e komunikimit do të rriten deri në 3 mijë. Gjithashtu, Glovico ka si qëllim të rrisë bashkëpunimin me kompanitë të cilat duhet të dërgojnë punonjësit e tyre në vende të ndryshme. Me anë të Glovicos këta punonjës do të kenë mundësi të dëgjojnë theksin e gjuhës së vendit ku do të shkojnë, por edhe do të krijojnë një kontakt, që mund t’i ndihmojë më pas në takimin e drejtpërdrejtë. Julio Gomez thotë se është bërë mik me disa nxënës të tij. Një çift nxënësish shkojnë rregullisht në Venezuelë dhe Gomez kujdeset për udhëtimin e tyre, në cilin hotel duhet të shkojnë, cilat vende do të vizitojnë dhe ku është me rrezik. Disa informacione janë mjaft të rëndësishme, veçanërisht në zona ku banorët nuk flasin gjuhë të huaja. Tobias Lorenz shikon një vend të veçantë për shkollën e tij. “Ne ofrojmë më shumë se 35 gjuhë, duke nisur që nga më të mëdhatë si frëngjisht, spanjisht, anglisht, arabisht, kinezçe e deri tek ato më të voglat si tagalog e filipinçe, uolou e senegçe apo suaheli. Zemra jonë rreh më shumë për gjuhët e vogla, sepse ne ofrojmë një mundësi unike për t’i mësuar”, përfundon ai.

Kompania Mikrosoft ka shpalosur për publikun Xbox ONE, një sistem argëtimi që përfshin të brenda kutisë magjike internetin, kanalet televizive, filmat, muzikën dhe padyshim lojrat elektronike. Paisja e cila pritet të dalë në treg nga fundi i vitit me një çmim ende të pa bërë publik. Gjatë prezantimit të paisjes Xbox One në Redmond, të shtetit të Washingtonit ku ndodhen zyrat e kompanisë, presidenti i divizionit të Mikrosoftit për Xbox-in Don Mattrick përdori komandat me zë për të komanduar Xboxin, duke kaluar nga lojrat tek kanalet televizive apo dëgjimi i muzikës. Siç edhe tregon demostrimi, gjithçka ishte preçize dhe shumë e shpejtë. Gjatë dy viteve të fundit, Mikrosofti e ka udhëhequr industrinë e lojrave elektronike për sa u takon shitjeve të paisjes Xbox 360. Por kanë kaluar 8 vite që nga krijimi i saj dhe Microsofti është i treti prodhues kryesor që shpalos një sistem të ri. Konkurenca është e madhe ndërkohë që Microsofti, Sony dhe Nintendo po përdorin paisjet e tyre të fundit jo vetëm që të tërheqin të apasionuarit e lojrave elektronike, por këto paisje po bëhen qendra të komandës argëtuse në shtëpi. “Çështja qendronte se si do t’i japim një kuptim të ri eksperiencës me paisjen tonë. Si do të bënim që të gjitha pjesët e argëtimit të përmblidheshin sëbashku në një kuti si kjo. Menduam se vet emri i paisjes do ta shpjegonte këtë.” Jim Yin analist me Capital IQ mendon se Microsofti po ndjek një qasje të re me paisjen ndryshe nga konkurrentët. “Ata janë të parët jo vetëm për sjelljen e kësaj paisje tek të apasionuarit e lojrave elektronike, por edhe në tregun e përgjithshëm. Që industria të rritet ajo duhet të zgjerohet përtej atyre që janë të dhënë pas lojrave.” Xbox One shërben si urë lidhëse e marrjes së filmave me qira në internet, apo mund të luajë dhe regjistrojë transmetimet drejtpërdrejt në televizor. Po ashtu ajo ka aftësi t’u tregojë përdoruesve prirjet për lojrat, serialet televizive apo filmat popullorë mes komunitetit që përdor këtë paisje. Paisja e re do të ketë një përballje të mirë me Playstation 4 nga Sony, pasi ofron Blu-ray dhe kapacitet 8 giga-bajt. Megjithatë, shumë gjëra priten të mësohen më vonë pasi në prezantim nuk u fol nëse paisja mund të përdorte lojra të sistemit të mëparshëm apo nëse është e domosdoshme lidhja e përhershme me internetin.


SPORT • E premte 30 gusht 2013

Kukësi provoi të pamundurën, por nuk ia doli mbanë të bënte historinë në Turqi, ndaj Trabzonsporit. Me krenarinë që i karakterizoi gjatë ecurisë në Europa Ligë, formacioni i Armando Cungut hyri në fushë me bindjen se nuk kishte asgjë për të humbur dhe i ka befasuar vendasit kur në minutën e 11-të ka shënuar golin e avantazhit. Ka qenë një gabim i mbrojtësit Javru, i cili ka kthyer gabimisht topin prapa dhe aty Popoviç ka përfituar duke kalu-

P

a fat ka qenë Skënderbeu që pas një ndeshje heroike është eliminuar në ruletën e penalltive. Janë dashur plot 120 minuta dhe një seri prej 9 goditje nga 11-metrat, që Çernomorets të eliminonte Skënderbeun. Është mëkat për kampionët tanë, që kanë qëndruar si të barabartë në fushë përballë kundërshtarit, madje mund ta kishin marrë kualifikimin që në 90-të minutat e rregullta. Skënderbeu e ka filluar ndeshjen ashtu siç duhej. Korçarët me një lojë të kujdesshme në prapavijë dhe me një mesfushë shumë luftarake, kanë qenë më kërkues në minutat e para dhe janë shpërblyer. Në minutën e 19të “Qemal Stafa” tundet. Orelesi, nga më të mirët në fushë në këtë ndeshje, ka pasuar me shumë zgjuarsi për Ribaj, i cili del përballë portierit dhe me shumë klas ia kalon topin poshtë këmbëve dhe gol, 1-0. Çernomorets ka reaguar menjëherë, por lojtarët e Skënderbeut janë mbrojtur mirë me të vetmin përjashtim atë të minutës së 24-t, kur përpak e pësuan nga një gabim i tyre. Gvozdenoviç e kthen topin pas me kokë në mënyrë të gabuar, portieri Shehi tenton ta presë, por përpak përfundon në rrjetë së bashku me topin. Portieri ynë e hedh topin para vijës fatale dhe më pas ka qenë po Gvozdenoviç që e ka larguar. Nga përsëritja u pa që topi kishte kaluar vijën fatale, por për fat gjyqtarët nuk e vunë re. Ukrainasit nuk pajtohen me rezultatin dhe trajneri i tyre bën ndërrim që në minutën e36-të, kur heq sulmuesin Riera dhe fut brazilianin Leonardo Da Matos. Megjithatë deri në fund të pjesës së parë nuk ndodh asgjë dhe korçarët e ruajnë avantazhin. Pjesa e dytë nis me ukrainasit në sulm, por rasti i parë i takon kampionëve tanë, kur në 53’ Arapi ka goditur fuqishëm dhe ka grushtuar me vështirësi portieri ukrainas. Loja është e shpejtë dhe e fortë, por Skënderbeu mbrohet mirë. Për fat në një prej gabimeve të pakta të mbrojtjes korçare, portieri Shehi tregon aftësitë e tij. Në 65’ pas një gabimi të mbrojtjes Shehi ka mundur në një dule vetëm për vetëm sulmuesin ukrainas.

Kukësi largohet me kokën lart ar Kukësin përpara. Por gëzimi i ekipit tonë është shuar shpejt. Vetëm pas tri minutash nga goli i Kukësit ka ardhur barazimi për turqit. Paulo Henrike, njeriu që solli Trabzonin në play-off ka shënuar duke barazuar rezultatin. Pas barazimit turqit shohim më shumë drejt portës së Kukësit, por nënkampionët tanë janë të vendosur mirë në fushën e lojës dhe nuk rrezikojnë asgjë. Kështu

minutën e 64-t shënon golin e tretë për Trabzonin dhe të dytin personal. Minutat e mbetura më së shumti janë një rutinë dhe gjithçka mbyllet me fitoren 3:1 të Trabzonsporit. Për Kukësin ëndrra Evropë përfundon këtu. Megjithatë për atë çfarë ka dhuruar në fushë në çdo ndeshje të luajtur Kukësi meriton fjalët më të mira dhe ka shkruar historinë e vet në futbollin shqiptar.

Mëkat, Skënderbeu e pëson nga penalltitë Pa fat ka qenë Skënderbeu që pas një ndeshje heroike është eliminuar në ruletën e penalltive. Janë dashur plot 120 minuta dhe një seri prej 9 goditje nga 11-metrat, që Çernomorets të eliminonte Skënderbeun Gjuajtjet e 11-metërshave

Edhe më pas Shehi ka treguar klasin e tij duke ndalur disa goditje të rrezikshme të lojtarëve kundërshtar. në 79’ Abazaj ka humbur një rast shumë të mirë për golin e

Një short relativisht i kënaqshëm për të gjitha skuadrat e mëdha ka qenë dje ai i Ligës së Kampioneve. Edhe pse nuk mungojnë përplasjet e mëdha, grupet e “ferrit” mungojnë në këtë sezon. Ajo që ra në sy është që sërish Barcelona e Milani do të përplasen me njëri-tjetrin, për të tretin sezon radhazi, pasi shorti i vuri përballë në Grupin H, së bashku me Ajaksin e Selltikun. Po kështu shumë interesante do të jetë edhe përballja Real MadridiJuventus, që shorti i vuri në Grupin B. Trajneri i madrilenëve Karlo Ançeloti ka drejtuar më parë Juventusin, në kohën kur trajneri aktual i bardhezinjve, Antonio Konte ka qenë lojtar. Në këtë grup

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

45 minutat e para mbyllen në barazim 1:1. Në pjesën e dytë janë vendasit të cilët rrezikojnë që në fillim dhe pa kaluar dhjetë minuta nga kjo pjesë është mesfushori francez Florent Maluda që kalon në avantazh Trabzonsporin. Këtu përfundon gjithçka sa i përket ndonjë ëndrre. Megjithatë turqit nuk janë të kënaqur vetëm me një gol avantazh dhe vijojnë të sulmojnë dhe Henrike në

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

kualifikimit, pot goditja e tij ka përfunduar mbi traversë. Në minutat e fundit ukrainasit u përpoqën të arrinin tek goli me krosime të gjata, por mbrojtja e Skënderbeut rezis-

Shkëmbi

1-0

Didenko

1-1

Radas

1-1

Fontanello

1-2

Ribaj

2-2

Kutas

2-3

Shehi

3-3

Gai

3-4

Gvozdenoviç

4-4

Leonardo

4-4

Bicaj

5-4

Samodin

5-5

Lilaj

6-5

Santana

6-6

Orelesi

6-6

Kovalçuk

6-6

Nimaga

6-6

Primojov

6-7

toi dhe kështu të dy skuadrat shkuan në shtesë. Në shtesë të dyja skuadrat treguan lodhje dhe ritmi ishte shumë i ulët dhe kështu skuadrat shkuan në ruletën e 11-metërave.

GRUPI B — Real Madrid, Juventus, Galatasaray, Copenaghen GRUPI C — Benfica, Paris Saint Germain, Olympiacos, Anderlecht GRUPI D — Bayern Monaco, CSKA Mosca, Manchester City, Viktoria Plzen GRUPI E — Chelsea, Schalke 04, Basilea, Steaua Bucarest GRUPI F — Arsenal, Marseille, Borussia Dortmund, Napoli GRUPI G — Porto, Atletico Madrid, Zenit, Austria Vienna

Armiq të vjetër, duel i ri

Zyrtare, Milani merr Matrin Milani futet fuqishëm në momentet e fundit të merkatos, pasi ka siguruar kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Dje në mbrëmje klubi kuqezi ka blerë Alesandro Matrin nga Juventusi. Kishte kohë që Milani interesohej për Matrin, madje kjo blerje ishte paralajmëruar dhe dje Galiani e Marrota kanë rënë dakord nëpërmjet telefonit për gjithçka. Për 11 milionë euro Matri do të kthehet tek Milani, aty ku ka nisur karrierën si futbollist, edhe pse i famshëm është bërë tek Kaljari.

Samuel Eto përfundimisht tek Çelsi Deri tashmë lojtari më i paguar në botë, kamerunasi i Anzhit, do t’i duhet të bëjë një ulje të konsiderueshme të pagës së tij vjetore. Samuel Eto’o është zyrtarisht futbollist i Chelsea-t. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi londinez, me 32-vjeçarin kamerunas që ka firmosur një kontratë 1-vjeçare. “Nuk ishte një vendim i vështirë. I njoh cilësitë e Çelsit dhe me Murinjon kam qenë shumë i lumtur në të shkuarën, kështu që nuk mund të humbja këtë mundësi”, ka qenë fjalët e para të Eto’o si “Blues”. Eto’o ka luajtur në drejtimin e Zhose Murinjos në sezonin 2009-2010 duke fituar edhe tripletën e famshme. Me kalimin në Stamford Bridge Samuel Eto’o ka hequr dorë nga rroga faranoike që merrte te Anzhi, plot 20 milionë euro në sezon. Kjo në fakt, ishte edhe shuma më e madhe në futboll, një shumë e paarritur më parë dhe që pak gjasa ka të preket edhe në të ardhmen. Për statistikë, Lionel Mesit i është ofruar një pagë më e lartë në rast se do të shkonte në Ligën Arabe. E thënë ndryshe, një opsion aspak real.

Riberi më i miri i Evropës! Frank Riberi është fituesi i çmimit të futbollistit më të mirë në Europë të dhënë nga UEFA për sezonin 2012 – 2013 në ceremoninë, që u zhvillua menjëherë pas hedhjes së shortit të Champions. Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldos, ishin përzgjedhur tre kandidatët potencialë për ta fituar këtë çmim individual në fazën finale, por pas votimit, ku morën pjesë gazetarët përfaqësues të 53 anëtarëve të UEFA-s, trofeu i lojtarit më të mirë në Europë shkoi për futbollistin kampionëve të Bundesligës.

Arsenali merr Flamini

GRUPI H — Barcelona , Milan, Ajax , Celtic janë edhe Gallatasaraj e Kopenhagen. Grupi F është më interesanti, pasi janë së bashku Arsenal, Borusia e Dortmundit, Marseja e Napoli, skuadra që kanë potencial të marrim çdo rezultat nga

njëra-tjetra. Kampionët në fuqi nuk priten të kenë detyrë shumë të vështirë për t’u kualifikuar. Bajerni ra në Grupin D ku janë edhe CSKA e Moskës, Mançester Siti e Viktoria Plzen.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

23

Pep Guardiola do të kërkojë trofeun e tij të parë me klubin e ri, Bajernin e Mynihut, teksa sonte në mbrëmje në Pragë, kampionët e Evropës do të kërkojnë superkupën e Evropës në përballjen me Çelsin e Murinjos. Duel i ri mes armiqve të vjetër. Dikush përballeshin kur drejtonin Barcelonën dhe Realin e Madridit, tashmë Bajernin dhe Çelsin. Pep kundër “The special one”. Bajerni siguroi emrin e tij në historinë e futbollit gjerman në sezonin e kaluar, teksa arriti të fitonte tripletën, kampionat, kupë dhe Champions. Një sukses i paarritur më parë nga një klub gjerman. Ndërsa Guardiola ka qenë nga afër një spektator i suksesit të Jup Hajnkes dhe tashmë kërkon të vijojë në rrugën e tij. E ka provuar ta fitojë një trofe por nuk ka mundur, Superkupën e Gjermanisë ku u mund në finale nga Dortmundi. Tani do të jetë finalja e dytë, këtë herë kundër Çelsit të ish-armikut të tij, Zhoze Murinjos. Një ndeshje që premton xixa mes dy trajnerët që e njohim më shumë se mirë njëri-tjetrin dhe do të kërkojnë t’i rrëmbejnë trofeun e parë sezonal. Gjithçka do të vendoset në Pragë, aty ku Pep dhe Mou do të përplasen mes tyre. Bajerni është fuqizuar edhe më në këtë sezon me ardhjen e Gëtces apo Tiago Alkantarës, megjithatë nuk mbetet më pas dhe Çelsi i Murinjos që është shumë pranë një tjetër marrëveshje milionere për të afruar në ekip sulmuesin Samuel Eto.

Përballje italo-spanjolle GRUPI A —ManchesterUnited,ShakhtarDonetsk,BayerLeverkusen,RealSociedad

»

Arsene Venger ka bërë sot nënshkrimin e dytë të afatit kalimtar veror, me francezin Mathieu Flamini i cili ishte pa ekip pasi që u lirua nga Milani. Në fakt ai iu ribashkua klubit prej nga iku te AC Milan në 2008-ën, dhe sipas Daily Mail, ai është pajtuar me Arsenalin për një marrëveshje me një pagë prej 40 mijë paund në javë.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E enjte 29 gusht 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.