Metropol 30 korrik 2013

Page 1

»14

Misteret e masakrës së Katinit

Loja e spiunazhit rus dhe atij gjerman për gjetjen e fajësisë E martë

30 korrik 2013 Viti IX, Nr. 3040 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Flet Totozani

Kapen tre të rinj, në dy “Të zgjidhet problem i » vjet bastisën 40 banesa toponimeve.” Ministria

3

Vidhnin ora të shtrenjta, bizhuteri, televizorë dhe para kesh. Lista e shtëpive që ranë pre nga vitit 2012 »8

premton sërish takime

Vrasjet në Vlorë Viktimat rastësore, 17-vjeçari nxënës shembullor në klasë Pensionet

Drejtori Goci flet për afatet që do të ndiqen dhe përfituesit Drejtori i Kontributeve në ISSH: Janë siguruar fondet. Përfitimi do të nisë prej datës 1 gusht. Skema e shpërndarjes

»5

Zgjedhjet në PD

Ndryshimet e para nisin me kryesinë e re të selisë blu Qëndrimi i Berishës në zhvillimet e brendshme. Skema që do të ndiqet në zgjedhjet për degët dhe Kuvendin »4

Opinion Nga Gëzim Tushi

Martesa ka të meta apo të martuarit kanë defekte? »10 Nga Ramiz Lushaj

Si eci 22 korriku drejt Lulzim Bashës »11

»7

PS pranon Lezhën

Ishte grindur me disa fierakë, shkreh karikatorin në turmën e pushuesve

»2

Mazhoranca e re do të hyjë në Kuvend me 83 mandate

Morena Taraku

Rrëfehet vajza e karatesë, si arriti të zgjidhet “Mis Kosova” Rrugët janë të mbushura me vajza të bukura, ndryshimin e bën sjellja dhe karakteri. Këshilltar kryesor për stilimin ka veten »16

Raporti për reformimin

Rama zbardh sistemin e ri të raportimit financiar

»2

Propozimi i PS: Do të aplikohet procedura e zbatuar në Sllovaki. Detajimi për zhvillimet ekonomike pas shtatorit

Plotësimi i formularit A-2

Shtyhet afati, përgjigjja me e-mail. MASH ndryshon sërish rregullat

»6


02

« POLITIKË

E martë 30 korrik 2013 •

PS tërhiqet nga rivotimi në Lezhë

Qëndrimi “Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e së vërtetës të gjendjes aktuale të financave shqiptare”, - kështu e nisi kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, përshkrimin e tij të shkurtër mbi reformën e re për raportimin dhe auditimin e financave publike. Në anonçimin e kësaj platforme në rrjetin social “Facebook” kryeministri në ardhje dha dhe një përmbledhje të shkurtër të opinionit të tij mbi këtë nismë. “Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash ekonomike e fiskale rrënuese. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur. Angazhimi ynë është t’i drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutueshme në rang ndërkombëtar. Ne po përgatitemi për ta bërë këtë me të nisur nga puna. Sot dua të ndaj me ju në mënyrë të përmbledhur piketat e projektit që do të transformojë rrënjësisht sistemin e raportimit financiar të sektorit publik në Shqipëri dhe do ta përgatisë Shqipërinë për të jetësuar standardet europiane të kontabilitetit

të sektorit publik”, - shkruan Rama në postimin e tij në këtë rrjet social. Nisma “Raportimi dhe auditimi i financave publike, transparencë dhe cilësi në vendimmarrje”, kështu ka zgjedhur ta përkufizojë Partia Socialiste reformën në sistemit të raportimit financiar të sektorit publik, të cilën pritet ta jetësojë me nisjen nga puna këtë shtator. Konkretisht kjo reformë përfshin katër hapa, që nis me reformën dhe analizën e këtij sektori, për të kaluar te reforma ligjore dhe administrative, më pas te raportimi financiar sipas standardeve ndërkombëtare e për ta konkluduar me auditimin ndërkombëtar të financave, një nismë kjo e premtuar nga Rama që në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Rritjen ndjeshme të cilësisë së raportimit financiar në sektorin publik duke mundësuar një kuptim më të mirë të financave publike në të gjitha nivelet dhe një vendimmarrje më të informuar në lidhje me investimet, menaxhimin e buxhetit dhe gjendjes pasurore etj. Sipas kësaj platforme, reforma në këtë sektor ka disa përparësi si në bashkëveprim më efikas me investitorët, ashtu dhe në transparencën në rritje mbi aktivitetin financiar të qeverisë.

Raportimi në nivel entiteti e më tej i konsoliduar në nivel minstrie / qeverie sipas kërkesave IPSAS: Pasqyra e pozicionit financiar (asete / detyrime), e performancës financiare (të ardhura / shpenzime), e ndryshimit në kapital, e lëvizjes së parasë (inkasimet / pagesat), e krahasimit me buxhetin (nëse kërkohet: buxheti aktual).

AUDITIMI

Analizë dhe verifikim në lidhje me kontratat më të mëdha të shërbimit e të punëve publike që janë në progres për të parë shpenzimet akruale: analizë e kontratave më të mëdha në progres dhe e termave / progresit të punimeve, si dhe një analizë e pagesave të kryera nga qeveria dhe krahasim me progresin e punimeve dhe termat e kontratës.

RAPORTIMI

ë rrugën e rilindjes ekonomike për kryeministrin e zgjedhur me rëndësi është pikërisht transformimi i sistemit të raportimit financiar të sektorit publik në vend. Kësisoj, raportimi dhe auditimi i financave publike e sjell qeverinë “Rama” me një reformë të re përkundrejt kësaj çështjeje. Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” kryesocialisti bëri publike piketat e projektit që do të sjellë ndryshimin. Por përmes tij do të mund të zbardhet dhe e vërteta me “gropën e krijuar”, siç e cilëson Rama, në buxhetin e shtetit. E në këtë miniplatformë një ndër katër etapat që zgjedh lidershipi socialist për mbarëvajtjen e procesit është dhe auditimi ndërkombëtar, një nismë që aplikohet për herë të parë në vend.

ANALIZA

Rama zbardh reformën për sistemin e raportimit financiar N Auditim i jashtëm i pavarur nga kompanitë Big 4. Auditim i kryer sipas standardeve ndërkombëtare të auditimit (ISA). Auditohen pasqyrat e përgatitura dhe të konsoliduara në nivel ministrie. Po kështu dhe pasqyrat financiare të audituara botohen për efekt transparence. Ministritë përkatëse marrin dhe raport shtesë, për këtë proces.

HAPI I DYTË I REFORMËS Propozimi i PS: Do të aplikojmë një reformë si Sllovakia Në Shqipëri sistemi i raportimit të financave dhe sektorit publik do të ketë një reformë si Sllovakia. Në gjykimin e socialistëve vendet e zhvilluara në Europë e më gjerë kanë zbatuar raportimin aktual sipas standardeve ndërkombëtare. Sipas tyre, shembull i një reforme të suksesshme është dhe Slovakia, ndaj një reformë e tillë është e nevojshme edhe në Shqipëri. Si pjesë e rëndësishme e saj është reforma ligjore dhe ajo administrative. Ndalur në të parën propozohet hartimi dhe miratimi në parlament i ligjit që rregullon raportimin financiar të entiteteve publike duke përdorur standardet ndërkombëtare të kontabilitetit për sektorin publik SNKSP (IPSAS). Këtu mund të bëhet diferencim për kërkesa raportimi të entiteteve në nivele të ndryshme. Gjithashtu duhet pasur parasysh se kompani publike mund të kenë kërkesa të tjera të raportimit financiar sipas SNRF-së. Ligji duhet të përcaktojë dhe detyrimin e auditimit të këtyre pasqyrave financiare të paktën në nivelin më të lartë të konsolidimit: atë të ministrisë. Ndërsa reforma administrative konsiston në ngritjen dhe zbatimin e një sistemi të ri të raportimit financiar. Për secilin entitet kjo do të kërkojë zhvillimin e udhëzuesve të raportimit. Përkthimin e SNKSP-së për reference nga përdoruesit, implementimin e softuerëve të rinj apo azhurnimin e softuerëve ekzistues, që të mundësojnë raportimin e ri.

Ndërkohë që përpiqen të përshpejtojnë mbylljen e procesit elektoral, socialistët do të vazhdojnë të kërkojnë hetimin e ngjarjeve të Laçit dhe Mamurrasit, si dhe qëndrimet e KQZsë që i gjykojnë të paligjshme. “Aktet e paligjshme në procesin zgjedhor duhet të marrin ndëshkimin e merituar sipas ligjit. Partia Socialiste do të kallëzojë në prokurori të gjithë paligjshmërinë e votimit në Laç dhe Mamurras si dhe veprimtarinë e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas ditës së zgjedhjeve”, - garantoi Gjiknuri lidhur me një çështje të tillë.

Sipas socialistëve, PDja ndërhyri në rezultatet e 4-5 qendra votimi të ZAZ-së nr. 13 në qarkun e Lezhës. “Nga verifikimi i materialeve të vetëm 6 QV-ve të ZAZ-së nr.15 të Laçit rezulton se kanë votuar me qindra qytetarë që nuk kanë qenë në Shqipëri ditën e zgjedhjeve. Një gjë e tillë është verifikuar nga të dhënat e sistemit TIMS të Ministrisë së Brendshme. Në një qendër votimi, ku pjesëmarrja në votim është mbi 90%, rezulton se gati 40 % e zgjedhësve të mos kenë qenë fare në Shqipëri apo nënshkrimet e tyre të jenë të falsifikuara nga pushteti”, - akuzoi Gjiknuri.

SHKELJET

FINANCAT, KRYEMINISTRI NIS PUNËN PËR REFORMIMIN

Partia Socialiste ndryshon kurs, tërhiqet nga kërkesa e saj për rivotim në qarkun e Lezhës. Pavarësisht se kjo parti disponon fakte që do të sillnin një rivotim në këtë qark brenda katër javëve, sërish për këtë forcë qeverisëse me rëndësi është certifikimi i rezultatit zgjedhor, vendim i cili do të shtyhej në rast se do të vijohej me ankimimin në Kolegjin Zgjedhor. Tashmë në këtë institucion vijon të mbetet kërkesa ankimore e PD-së po për këtë qark. Prapaskenat Shtyrja e certifikimit të rezultatit zgjedhor nisi të shqetësojë lidershipin socialist, ndaj në zyrat qendrore nisi të diskutohej mbi hapësirat për shpejtimin e vendimmarrjes. Kështu, tërheqja nga ankimet do të ishte dhe rruga e parë dhe më e vlefshme drejt certifikimit të zgjedhjeve. Së fundi në Kolegjin Zgjedhor PS-ja pati depozituar kërkesën për rivotim në qarkun e Lezhës, kërkesë që, po të pranohej, do të shtynte shumë në kohë certifikimin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Burime pranë selisë së PS-së bënë me dije se humbja e mandatit në qarkun e Lezhës e kandidatit për deputet Arben Noka shtonte më së shumti presionin ndaj kupolës rozë. Mësohet se pas konsultash mes eksponentëve të PS-së u gjet formula për zgjidhjen e këtij ngërçi. Kështu, pritet që deputetja Mimi Kodheli, që kryeson listën e PS-së për qarkun e Lezhës, të pranojë zgjedhjen e saj si ministre e kabinetit “Rama”, duke hequr dorë kështu nga mandati i deputetit. Për pasojë ngjitja në listën shumemërore të kandidatëve për deputetë për këtë qark do t’i krijojë mundësinë Nokës që të jetë përfaqësuesi i ri në Kuvend. Vendimi Socialistët heqin dorë nga rivotimi në qarkun e Lezhës. Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri, pohon se ndryshimi i kursit brenda pak ditësh u bë në të mirë të vendit. “Partia Socialiste është bindur dhe disponon të gjitha provat e kërkuara që vërtetojnë se zgjedhjet në qarkun e Lezhës kanë qenë një proces i dështuar dhe se rezultati nuk reflekton vullnetin e plotë të qytetarëve të këtij qarku. Të vetëdijshëm për nevojën që ka vendi për t’i dhënë fund sa më shpejt procesit zgjedhor, përkundër interesit të ngushtë politik, vendosëm të tërhiqemi nga kjo kërkesë. Kjo edhe për t’i hequr çdo fije justifikimi kundërshtarit tonë politik, i cili pas humbjes dërrmuese më 23 qershor po mundohet të njollosë zgjedhjet apo të

PARALAJMËRIMI

Prapaskenat në selinë rozë përpara marrjes së vendimit

ndërtojë alibi politike sikur zgjedhjet ia paska vjedhur opozita”, - vuri në dukje sekretari socialist. Sipas tij, me heqjen dorë të ankimit për Lezhën procesi zgjedhor shkon drejt fundit, duke i lënë vend shpërndarjes së mandateve dhe certifikimit të rezultatit, dhe kjo është në interes të vendit që ky proces i fundit të mbyllet sa më parë.


POLITIKË • E martë 30 korrik 2013

»

03

SHPËRNDARJA E MANDATEVE HAPI I FUNDIT PËR LEGJITIMITETIN E ZGJEDHJEVE

Certifikimi i zgjedhjeve, procesi drejt mbylljes Pritet që Kolegji të marrë vendimin për të mbyllur zgjedhjet

jes së PS-së nga • PD-ja ka reaguar pas tërheq kun e Lezhës. kërkesa e saj për rivotim në qar diet Oerd Nëpërmjet një deklarate për me in e selisë rozë dim Bylykbashi e ka cilësuar ven or në qarkun e “përdhosje të procesit zgjedh cialistin Rama se Lezhës”. Ai ka akuzuar kryeso edhur votat”. ka frikë nga rivotimi, pasi ka “vj

Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve pritet të përfundoi brenda datës 10 gusht. Pas dorëheqjes së Partisë Socialiste për kundërshtimin e rezultatit në qarkun e Lezhës dhe nga kërkesa e tyre për pavlefshmëri të zgjedhjeve në këtë qark, Kolegji Zgjedhor ka për të shqyrtuar edhe një kërkesë të fundit, që është ajo të Partisë Kristanpopullore Shqiptare, e cila kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në të gjithë vendin. Ky vendin i Kolegjit pritet të merret brenda kësaj jave dhe më pas t’i hapet rrugë për shpërndarjen e mandateve dhe certifikimin e zgjedhjeve. Për të arritur tek ky konkluzion janë të hapura dy mundësi: ajo e KQZ-së dhe e Kolegjit Zgjedhor. Skenarët Versioni i parë për certifikimin e zgjedhjeve është ai

BERISHA Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, theksoi dje në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” se tërheqja e PS-së nga kërkesa për ripërtëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës dëshmon manipulimin që është bërë në këtë qark. Më tej Berisha është shprehur se zgjedhjet e 23 janë fund e krye të manipuluara dhe se një hetim i tyre do të ishte vendimtar për stabilitetin e vendit. “Hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve aty ku janë përdorur krimi dhe paratë e pista janë vendimtare për stabilitetin e vendit”, - shkruan Berisha.

i Kolegjit Zgjedhor si dhe më i ligjshmi, kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka numrin e mjaftueshëm të votave për certifikimin e zgjedhjeve dhe shpërndarjen e mandateve. Kësisoj institucioni që administron zgjedhjet në vend pritet të zhvillojë një mbledhje rutinë, ku do të marrë vendim që çështja t’i kalojë për shqyrtim Kolegjit Zgjedhor për

shkak të mungesë së votave për të miratuar një vendim të tillë. Më pas Kolegji do të marrë vendimin për të shpërndarë mandatet. Skenari tjetër është edhe më i vështiri për t’u vënë në zbatim, pasi do të hasë debate të forta nga ana e partive politike. Ky debat mund të vijë nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta miratojë vetë

MPJ: TË MËRKURËN AMBASADORI SHQIPTAR TAKOHET ME MINISTRIN E JASHTËM GREK

shpërndarjen e mandateve, duke gjetur një interpretim ligjor që mund t’ia japë këtë kompetencë pavarësisht mungesës së kuorumit. Por kjo do të sillte debatin e radhës ndërmjet partive politike të majta dhe anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi të majtët kanë deklaruar se kjo çështje gjen zgjidhje vetëm në Kolegjin Zgjedhor.

TOPONIMET

Totozani: MPJ të zgjidh çështjen e toponimeve

Emigrantët kërkojnë zgjidhje nga shteti

Sezoni turistik, çështja e toponimeve ende pa zgjidhje për emigrantët

Autoritetet greke në pikën kufitare të Kapshticës u hapin sërish probleme emigrantëve shqiptarë për toponimet në gjuhën shqipe në pasaportat e fëmijëve të tyre. Të ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet në vendlindje, shumë emigrantë janë detyruar të lënë fëmijët e tyre, pasi janë penguar të kalojnë kufirin nga ana e palës greke, me argumentin se në pasaportat e fëmijëve të emigrantëve të lindur në shtetin helen vendlindja shkruhet në gjuhën shqipe. Për emigrantët situata është tejet shqetësuese dhe apelojnë që shteti shqiptar të gjejë një marrëveshje me palën greke për këtë çështje. Nga ana tjetër, ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik, numri i emigrantëve shqiptarë që kthehen për pushime është reduktuar ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pasi emigrantët i frikësohen kthimit në Atdhe për shkak të qëndrimit të palës greke në Kapshticë. Por ky problem haset edhe në pikat e tjera kufitare dhe për këtë mjaft emigrantë kanë frikë se mos pala greke i lë pa kaluar kufirin për shkak të toponimeve në pasaporta, pavarësisht se ata mund të jenë me leje qëndrimi në Greqi. Problemi i toponimeve haset kryesisht te pasaportat e fëmijëve që kanë lindur në Greqi dhe vendlindjen e tyre në pasaportën shqiptare e kanë të shkruar në shqip, gjë që nuk pranohet nga pala greke.

Ervin Koçi

për këtë çështje. “Sa i përket çështjes së toponimeve, ajo është bërë pjesë e axhendës së bisedimeve zyrtare me palën greke qysh në vitin 2011, kur kjo e fundit e ngriti si problem. Në funksion të zgjidhjes së saj janë zhvilluar një numër i madh takimesh dypalëshe në Tiranë dhe Athinë. Gjatë këtij viti am-

basadori grek është thirrur në mënyrë të përsëritur në MPJ për këtë çështje dhe po ashtu ambasadori ynë në Athinë ka zhvilluar rregullisht takime në MPJ-në greke. Kjo çështje është ngritur nga pala jonë edhe në takimet e Ministrit të Punëve të Jashtme Aldo Bumçi me homologun e tij grek Dimitris Avramopulos. Në

Deklarata a e zyrës së Avokatit të Popullit dhe reagimi i Ministrisë së Jashtme ishte një debat në distancë ndërmjet dy palëve. Kjo replikë ndërmjet tyre vjen pak ditë pasi Totozani zhvilloi një takim me Aldo Bumçin, ku u diskutua edhe problemi i toponimeve, një çështje kjo që nga vitit 2011 dhe ende nuk ka gjetur një zgjidhje përfundimtare.

këtë kuadër ditën e mërkurë, datë 31 korrik 2013, ambasadori ynë në Athinë, Dashnor Dervishi, do të zhvillojë një takim me zv.kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Evangelos Venizelos, në bisedë me të cilin ndër të tjera do të trajtojë edhe këtë çështje prioritare, duke kërkuar një zgjidhje

Debati

Zgjidhja që ka mbi një vit që diskutohet është shkruaja e vendlindjes së shqiptarëve në pasaportat me germa latine. Konkretisht, nëse një shqiptar ka lindur në Selanik, në pasaportë të shënohet “Thesaloniki”. Por kjo do të sillte disa probleme, pasi të gjithë shqiptarët që kanë lindur në Greqi do të duhet të ribëjnë pasaportat.

Zgjidhja

Problemi i toponimeve konsiston në vendosjen e vendlindjes në pasaportën e shqiptarëve që banojnë në shtetin helen. Konkretisht, në pasaportat shqiptare janë shënuar vendlindjet e emigrantëve të cilët kanë lindur në Greqi në gjuhën shqipe, gjë që nuk është pranuar nga shteti grek, pasi sipas tyre emërtimet e qyteteve në gjuhën shqipe në pasaporta nuk janë në përputhje me gjuhën e tyre.

Toponimet

I

gli Totozani i kërkon Ministrisë së Jashtme që të japë shpjegime për çështjen e toponimeve. Nëpërmjet një komunikate për shtyp zyra e Avokatit të Popullit theksoi se MPJ-ja duhet të japë shpjegime për zgjidhjen e problemit të toponimeve, pasi një numër i madh emigrantësh shqiptarë në shtetin helen kanë hasur probleme gjatë kalimit të kufirit. Por pak çaste më pas vetë Ministra e Jashtme theksoi se kjo çështje është drejt zgjidhjes. “Avokati i Popullit ka marrë një sërë ankesash nga qytetarë shqiptarë lidhur me çështjen e pasqyrimit të toponimeve greke në dokumentet zyrtare të shtetasve shqiptarë dhe bazuar në to ka nisur procedurën e hetimit administrativ. Ndjekja konkrete e çështjes nga ana e Avokatit të Popullit ka vazhduar me kërkimin e shpjegimeve nga ana e autoritetit kompetente në vendin tonë, Ministria e Punëve të Jashtme. Megjithatë, konstatojmë se edhe pse janë dërguar tri shkresa të përsëritura për këtë qëllim, nga ana e këtij institucioni është shfaqur mungesë angazhimi dhe transparence për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, - tha zëdhënësja e Avokatit të Popullit Elona Demollari. Pak orë pasi deklaratës së zëdhënëses së Totozanit Ministra e Punëve të Jashtme reagoi nëpërmjet një komunikate për shtyp, duke theksuar se kjo çështja ka dy vjet duke vijuar dhe se pas pak ditësh ambasadori shqiptarë në Greqi do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë enkas

përfundimtare, të qëndrueshme, të pranueshme nga të dyja palët dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, - thuhet në komunikatën e MPJ-së. Problemi i toponimeve në pasaportat shqiptare ka që nga viti 2011 që nuk gjen zgjidhje, pasi ende nuk është arritur marrëveshja mes dy shteteve.


04

« POLITIKË

E martë 30 korrik 2013 •

ZGJEDHJA E KRYETARIT TË RI, NDRYSHIME NË ORGANET DREJTUESE TË DEMOKRATËVE

PD, ndryshimet e para në kryesinë e partisë Pritet emërimi i sekretarit të përgjithshëm dhe dy zëvendëskryetarëve Ervin Koçi

• Sipas statutit të Partisë Demokratike, zgjedhja e 25 anëtarëve të kryesisë bëhet nga 100 anëtarët e Këshillit Kombëtar. Po sipas statutit, në fletën e votimit për anëtarët e kryesisë nuk duhet të jetë një numër jo më shumë se 1.5 herë më i madh se ai i vendeve, pra jo më shumë se 38 emra. Votimi i kryesisë së re pritet të bëhet pas një muaji, periudhë në të cilën do të fillojë beteja e demokratëve si forcë opozitare pas 8 vjetve në mazhoracë, ku në krye të tyre do të jetë Lulzim Basha.

Z

gjedhja e kryetari të ri të Parisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që të shoqërohet edhe me ndryshime në strukturat e PD-së, që nga grup-seksionet deri te kuvendi i partisë, që është institucioni më i lartë i demokratëve. Në epiqendër të ndryshimeve dhe ato më të nevojshme pritet që të jetë kryesia e Partisë Demokratike, pasi në përbërje të saj janë ende disa prej figurave që kanë dhënë dorëheqjen si dhe rivali i Bashës në garën për kryetar të PD-së, Sokol Olldashi. Ndryshimi i kryesisë pritet të bëhet në fillim të muajit shtator, periudhë në të cilën PD-ja do të fillojë fushatën e gjerë opozitare, pasi në këtë muaj do të krijohet edhe qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama. Zgjedhja Ndryshimi i kryesisë bëhet me votimin e 100 anëtarëve të Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike. Këta 100 anëtarë ishin ata që zgjodhën kryesinë e shkuar të PD-së dhe pritet që ta bëjnë këtë gjë sërish. Në përbërje të organit drejtues të partisë janë 25 anëtarë dhe pritet që të bëhet një ndryshim rrënjësor nga kjo

e tanishmja. Konkretisht pritet që në përbërjen e kryesisë të mos jetë ish-kryetari i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi, ish-nënkryetarja e PDsë Jozefina Topalli, ministri në detyrë i Transporteve, Sokol Olldashi etj. Largimi i Topallit është bërë publik nga vetë kjo e fundit kur dha dorëheqjen nga posti në parti, ndërsa Patozi dhe Olldashi priten që të mos jenë pasi ditët e fundit pati edhe një fërkim idesh mbi

TAKIMI I PARË ME DIPLOMACINË E HUAJ

Kryetari i PD-së, Basha, takohet sot me ambasadorin e BE-së Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Etore Sekui. Ky takim është në vijim të takimeve të kryetarit të Partisë Demokratike dhe pritet që në qendër të bisedimeve të tyre të jetë opozitarizmi i PD-së gjatë këtyre katër

procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të demokratëve. Pas zgjedhjes së kryesisë së PD-së Basha do të marrë vendimin për dy zëvendësit e tij si dhe për sekretarin e përgjithshëm. Emrat më të përfolur për zëvendëskryetarë janë Genc Ruli dhe Jorida Tabaku, duke ndjekur traditën e PD-së për të pasur një kryesi një femër, ndërsa në postin e sekretarit të përgjithshëm pritet të jetë Arben Imami. Basha ka premtuar gjithash-

vjetve deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pas këtij takimi Basha pritet që në ditët në vijim të zhvilloi takime të tjera me krerë të diplomacisë së huaj në Tiranë, si me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo kreun e delegacionit të OSBE-së. Takimi i Bashës me ambasadorin Sekui nuk është i pari, pasi edhe më parë ata kanë zhvilluar takime ndërmjet tyre, ku Basha ka qenë vetëm në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”, Znj. ZARINA TAJA është fitues i konkursit, për pozicionin PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E ANALIZAVE DHE HARTIMIT TË POLITIKAVE NË DREJTORINË E POLITIKAVE FISKALE NË MINISTRINË E FINANCAVE.

tu futjen e një mekanizmi karriere brenda partisë, gjë e cila do të çoj në ndryshimet e kryetarëve të degëve të partisë, grup-seksioneve etj., pasi ata janë konsideruar si bashkëfajtorë për humbjen e zgjedhjeve më 23 qershor. Ndryshimi i fundit që pritet do të jetë ai i zgjedhjes së Kuvendit të ri të demokratëve si dhe të Këshillit Kombëtar të demokratëve, gjë që do të sillte në skenë një PD krejt të reformuar.

• Pas zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike pritet që procesi i reformimit të PD-së të vijojë edhe më tej. Konkretisht pritet që të bëhet ndryshime te drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike në rrethe, te drejtuesit e grupseksioneve etj. Këto ndryshime do të bëhen për të ndryshuar modelin e PD-së për fushatën e ardhshme elektorale, e cila do të jetë beteja e parë e Lulzim Bashës në krye të PD-së përballë Edi Ramës si kryeministër.

MEDIU E NDOKA PRO BASHËS

Aleatët japin vlerësimin për kryetarin e ri, optimistë për ringritjen e PD-së Dy aleatët kryesorë të Partisë Demokratike, PR-ja dhe PDK-ja, shprehen pro zgjedhjes së Bashës në krye të PD-së, pavarësisht se theksojnë se mungesa e Berishës ka ndikimin e saj në politikat e opozitës së re. Sipas Mediut, Basha do të bëjë një punë të mirë në krye të PD-së, gjë kjo e mbështetur edhe nga Ndoka, që thekson se me bashkëpunimin e tyre e djathta do të kthehet shumë shpejt në krye të qeverisjes së vendit. “Berisha është njeriu që ka bërë politikë për të krijuar dhe hapësirat për të tjerët për të bërë politikë dhe zoti Basha duhet të gjejë autoritetin plotësisht për të qenë kreu i PD-së. Ai nuk është zgjedhur kryetar i PD-së thjesht dhe vetëm për faktin se e donte apo s’e donte një përfaqësues i PD-së, qoftë ky edhe vetë Sali Berisha”, - theksoi Mediu. Ndërsa Ndoka shtoi: “Askush nuk gjykon dhe mendon se aksionet e reja të zotit Sali Berisha do të përfundojnë. Nuk e gjykoj dhe diskutoj asnjëherë se do të prekin drejtimin e PDsë, por do të dijë të ndajnë

përgjegjësitë, balancat brenda asaj partie.” Lidhur me opozitën e re të djathtë Mediu mendon se “PDja ka autoritete të jashtëzakonshme, që kanë eksperiencë politike, ekzekutive, që janë një zë i fuqishëm për parlamentin dhe për të analizuar për të gjitha problematikat që ka vendi dhe për t’u treguar të gjithë qytetarëve shqiptarë të vërtetat, por mbi të gjitha se çfarë është gjykimi ynë për të ndërtuar një realitet tjetër

nga qeverisja socialiste”, theksoi Mediu. Ndërsa Ndoka pohoi: “Partia Demokratike ka një grup parlamentar dhe ka disa parti aleate, të cilët do të bëjnë që opozita të jetë në parlament dhe e përgjithshme dhe jo një opozitë si PS-ja, që bllokonte dhe bojkotonte parlamentin.” Të dy aleatët e Partisë Demokratike shprehen se mazhoranca e re është e madhe në numër, por jo e fortë dhe sipas tyre PD-ja do të kthehet sërish në krye të qeverisjes.


EKONOMI • E martë 30 korrik 2013

DREJTORI I KONTRIBUTEVE NË ISSH: JANË SIGURUAR FONDET

Fondi 1 411 milionë lekë do të përballohet nga fondet e ISSH-së dhe Fondi i Kontingjencës. Për mbulimin e pagesave të pensioneve do të jetë shuma 1395 milionë lekë dhe për procedurat teknike dhe pagesa e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare 16 milionë lekë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare do të nxjerrin udhëzimet teknike. Kompensimin e çmimeve, sipas kritereve dhe masës së përcaktuar në vendimet e Këshillit të Ministrave për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse dhe për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm do ta marrin edhe ata persona që përfitojnë pensione për herë të parë nga 1 gusht 2013 e në vazhdim.

Personat që përfitojnë pensionet e plota të pleqërisë dhe pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe kompensime vetjake nuk mund të marrin pagesa mujore më të ulëta se 14 174 lekë në muaj. Vendimi përcakton se personat që përfitojnë nga pensionet e caktuara sipas ligjit “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën të Shqipërisë” dhe sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe kompensime për çmimin e energjisë elektrike dhe për të ardhurat nuk mund të jenë më të ulëta se 9123 lekë në muaj dhe më të larta se 12 224 lekë në muaj. Jo më shumë se 12 224 lekë do të jenë edhe pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota.

Goci: Pensionet nga 1 gushti, përfitojnë 595 mijë pensionistë Brikena Dervishaj

Q

everia “Berisha” në mbledhjen e saj të fundit ka marrë vendimin për rritjen e pensioneve. Sabah Goci drejtor i Kontributeve në Institutin e Sigurimeve Shoqerore në një intervistë për gazetën “Metropol” saktëson se si do të bëhet kjo rritje. Sipas Gocit, pensioni më i ulët në qytet shkon 12 024 lekë dhe 24 048 lekë, pra sa dyfishi i pensionit minimal. Ndërsa të ardhurat minimale të pensionistit në qytet, shkojnë 14 140 lekë. Qeveria ka miratuar rritjen e pensioneve për këtë vit. A ka nisur puna për ndarjen e tyre? Po, Këshilli i ministrave ka nxjerrë një vendim për rritjen e pensioneve dhe përfitimeve të tjera që rrjedhin nga ligjet e ndryshme të sigurimeve shoqërore. Ky vendim tashmë është botuar edhe në Fletoren Zyrtare dhe menjëherë ka nisur puna për të përcaktuar mënyrën se si do të bëhet ndarja e rritjes, për të gjithë pensionistët përfitues, sipas kategorive përkatëse. Kur parashikohet të fillojë rritja e pensioneve? Rritja e pensioneve e pensioneve për ne, aparatin që bëjmë rritjen reale të pensioneve pranë qendrave paguese që tashmë ka filluar janë përgatitur i gjithë informacioni i nevojshëm janë përgatitur të gjitha procedurat udhëzimet e nevojshme dhe sistemet informatike për të vazhduar dhe për të emetuar nga 1 gushti i

2013 me rritje. Efektet financiare të vendimit shtrihen nga 1 gushti pra, dhe parashikohet që të përfitojnë rreth 595 mijë përfitues me efekt 1,578 miliardë lekë të ndara me kategori specifike, pensionet e shtetit, fshatit dhe trajtimet e veçanta financiare dhe pensionet e posacme që caktohen me vendime të veçanta procedurat që i bën konkretisht procedurat ISSH-ja. Sa do të rriten kontkretisht pensionet e ulëta dhe ato të larta? Pensioni rriten 4 për qind për qytetet dhe 5 për fshatin. Në vijim të politikës së shtetit për ngushtimin e diferencave

midis pensioneve të shtetit dhe atyre të fshatit dhe për të arritur në një peridhë kohore që këto të barazohen, me ritme më të shpejta janë rritur blloku i pensioneve që rrjedhin nga puna e ish- kooperativave bujqësore dhe këto ne i quajmë pensione fshati. Pensionet e qytetit që rriten me 4 për qind rriten rreth 450 lekë në muaj. Rritjen bashkë me pensionin këstin mujor të muajit gusht pensionistët do ta marrin nga 1 gushti. Pensioni më i ulët në qytet shkon 12 024 lekë dhe 24 048 lekë. Pra sa dyfishi. Ndërsa të ardhurat minimale të pensionistit në qytet përveç pensionit të rritur përfiton edhe të ardhura që rrjedhin

nga përmirësimi i nivelit të jetesës së pensionistit dhe të ardhurat bazë shkojnë 14 140 lekë. Janë siguruar fondet e nevojshme dhe po punohet për pasqyrimin në dokumentat e pagesave sese ato janë të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë, atje ku jetojnë dhe punojnë pensionistët. Ju e keni përgatitur planin e shpërndarjes? Po janë përgatitur të gjitha modalitetit dhe në bashkëpunim me Postën Shqiptare agjenti ynë kryesor pagues ka filluar zbatimi në praktikë i rritjes reale të pensioneve, dokumenti që ne e quajmë urdhër pagesë.

INVESTIMET FINANCIARE JANË PËRQENDRUAR TE BORXHI I QEVERISË

Qeveria borxh në tregun e brendshëm Sot ankandi i radhës kërkon 8.4 miliardë lekë Qeveria do të marrë sërish borxh në tregun e brendshëm. Bëhet fjalë për rreth 8.4 miliardë lekë, për të cilat Ministria e Financave ka njoftuar se sot do të zhvillohet Ankandi i Bonove të Thesarit në lekë. Ankandi do të zhvillohet në Bankën e Shqipërisë, ku do të kërkohen 2.5 miliardë lekë me afat kohor 3 mujor. Sipas njoftimit, data e emetimit do të jetë 1 gushti 2013, ndërsa data e maturimit është 31 tetori 2013. Do të zhvillohet gjtiashtu edhe ankandi për emetim të bonove me maturim 12-mujor me vlerën 5.9 miliardë lekë, ku data e emetimit do të jetë 01.08.2013, dhe data e maturimit 31.07.2014. Borxhi publik i qeverisë tashmë është fokusuar më tepër në

Në mungesë të kërkesës për kredi, likuiditetet e sistemit bankar po shkojnë kryesisht për financimin e borxhit publik, si tregues i vështirësive që po kalon buxheti.

tregun e brendshëm, duke patur parasysh se tregjet e huaja nuk ofrojnë interesa të ulëta, kjo ndikuar edhe nga kriza ekonomike dhe financiare që ka përfshirë shumë vende të eurozonës. Ndërsa tregu financiar vendas

vazhdon të shfaqë ofertë të lartë për të financuar borxhin publik, pavarësisht nga përkeqësimi i ndjeshëm i treguesve fiskalë. Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti deficiti ishte 50% më i lartë se planfikimi i buxhetit

Tregu financiar është duke e absorbuar shumë mirë kërkesën e qeverisë për likuiditet, edhe në rastet e huamarrjes së paplanifikuar, si ankandet e disa ditëve më parë.

dhe e gjithë kjo shumë është mbuluar me huamarrje në tregun e brendshëm. Investimet e sektorit financiar janë përqëndruar akoma më shumë te borxhi i qeverisë dhe oferta e madhe i ka ulur interesat në vlerat minimale historike.

»

05

MBLEDHJA S’merret parasysh propozimi për shkarkimin e Dollapit Enti Rregullator i Energjisë ka shqyrtuar punën në 6 muajt e parë të vitit të kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Kjo është edhe periudha që përkon me kalimin në administrim shtetëror të kompanisë. Ka qenë komisioneri Adriatik Bego i cili kërkoi shkarkimin nga detyra të administratorit të kompanisë, Sahit Dollapi. Sipas Begos, Dollapi ka shkelur rregulloren e funksionimit të kompanisë dhe janë shkelur pikat që rregullojnë marrëdhëniet e emërimit e shkarkimit të stafit në varësi të administratorit. Kryetari i ERE-së, Sokol Ramadani, dhe anëtarët e bordit nuk morën parasysh këtë kërkesë, por vlerësuan disa nga arritjet që janë bërë. Megjithatë, kreu i ERE, kërkoi përmirësim të sistemit të matjes dhe trajtimin e ankesave të konsumatorëve. Sipas raportit, problematikat më të mëdha janë hasur në procesin e prokurimeve publike. Ndaj, bordi i komisionerëve të ERE, vendosi përgatitjen e një kërkese ndaj avokatit të shtetit për shqyrtimin e kësaj çështje.

Në Shqipëri Shtohen markat, 50 mijë kompani bëjnë pagesat Rreth 50 mijë biznese ndërkombëtare paguajnë tarifë për mbrojtjen e markës në Shqipëri. Kjo realizohet falë Marrëveshjes së Madridit dhe ky numër sjell në buxhet rreth 500 mijë franga zviceriane të ardhura në vit. Drejtori i Patentave dhe Markave, Safet Sula ka theksuar se regjistrimet falë kësaj marrëveshjeje janë disa herë më të larta se regjistrimi i markave shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare në 4 vite, rreth 1200 biznese shqiptare kanë mbrojtur markën pranë Drejtorisë së Patentave dhe Markave. Në një vit regjistrohen në këtë drejtori rreth 300 marka. Drejtoria e Markave dhe Patentave ka propozuar ndryshime në ligjin aktual, që kanë të bëjnë me harmonizimin e plotë me legjislacionin e BE-së. Projekti është në nivelin e dhënies së mendimeve nga ministritë. Dublimi i markave është një fenomen i përhapur në Shqipëri, ku shpesh herë shikojmë që produkte të markave të shtrenjta, shiten në mënyrë informale me çmime qesharake.


06

« SOCIALE

E martë 30 korrik 2013 •

KA NISUR DJE PLOTËSIMI I FORMULARIT A-2 PËR TIRANËN

MASH e pavendosur, afat shtesë për A-2 Përgjigje në imeil për maturantët që e plotësojnë saktë Erta Bode

M

inistria e Arsimit vazhdon të tregojë lëkundjet e saj në vendimet e dyfishta që ndërmerr. Pasi u vonua dita e saktë e fillimit të plotësimit të formularit A-2, bëhet e ditur se do të ketë edhe një afat shtesë. Kjo gjë nuk dihej më parë, u bë e ditur pikërisht dje nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj. Ditën e parë që maturantët e kryeqytetit patën të drejtën të plotësonin formularin A-2, u njoftua se do të ketë edhe një afat shtesë, për të cilin nuk është vendosur akoma data e saktë. Për të shmangur mbingarkesën në sistemin e vendosur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve gjatë plotësimit të A-”, por dhe për t’u lënë më shumë kohë të rinjve që të renditin dhjetë preferencat e tyre për degët që duan të studiojnë nga 300 programe studimi, autoritetet e arsimit kanë vendosur që ta mbyllin këtë proces në datën 5 gusht. Por për çdo qytet do të ketë një datë të caktuar. Ndërkaq Harizaj thotë se, nëse të rinjtë marrin një përgjigje në imeilin e tyre, do të thotë se e kanë plotësuar në rregull formularin A-2. Për ata që nuk do të munden ta plotësojnë në datat e caktuara autoritetet e arsimit thonë se do të ketë një afat shtesë. “Do ketë një afat shtesë, që ne do ta deklarojmë ditët në vijim pas përfundimit për të gjithë se është data 5. Pas datës 5 do të këtë edhe një shtyrje tjetër. Kur përfundon dhe dërgon formularin, atij i shkon në adresën e vet të imeilit njoftimi për veprimin që ka

ët që iu nënMaturantët e Tiranës janë të par larit A-2, sipas shtruan dje plotësimit të formu së Arsimit se këtë njoftimit më të ri të Ministrisë të kenë datën e vit maturantët e secilit rreth do lari. Data e funtyre për plotësimin e këtij formu formularin do ta dit do të jetë 5 gusht 2013, kur risë së Veriut. plotësojnë maturantët e Shqipë

j, bëri me dije Drejtori i AKP-së, Alfons Hariza jetë dhe dita e se pas datës 5 gusht, që do të it A-2, do të ketë fundit e plotësimit të formular shpallet pas kësaj edhe një afat shtesë, që do të MASH ka akoma dite, sepse aktualisht brenda et për t’u ardhur pavendosmëri. Gjithsej kjo bëh ij vendi. në ndihmë maturantëve të kët

ë për aplikim në Formulari A-2 shërben si kërkes din tonë. MASH ka ciklin e studimeve të larta në ven rbejë maturantëve aprovuar që ky formular t’u shë tyre për degët ku për të shënuar 10 preferencat e universitet brenda kanë dëshirë të studiojnë, në çdo i tij është kërkesa Republikës së Shqipërisë. Plotësimi r arsimin e lartë. që çdo maturantë bën për të ndjeku

on-line dhe ka Formulari A-2 do të plotësohet uar atë. Nëse tës vetëm një mundësi për ta plo në imeilin e është plotësuar saktë, atëherë je ku do të bëhet maturantit do të shkojë një përgjig maturantët kanë të konfirmimi i formularit. Ndërkohë ë atë dhe ta kenë drejtë që pas plotësimit ta printojn mund të ndodhë. për të vërtetuar çdo parregullsi që

Provimi i Shtetit është i detyruar për të gjithë studentët që përfundojnë praktikën në degën e tyre dhe do të ushtrojnë një vend pune. Pas përfundimit të këtij viti arsimor, një pjesë e studentëve që kanë mbaruar për mësuesi në lëndë të ndryshme iu nënshtruan këtij provimi duke nisur qysh më 15 korrik 2013. Agjencia Kombëtare e Provimeve shpalli datat zyrtare të provimit, të cilat nisën më 15 dhe përfunduan më 26 korrik. Ky provim u jep të drejtën këtyre kandidatëve që të ushtrojnë profesionin e mësuesit në profilin që ata kanë mbaruar studimet. Gjithashtu vetë studentët që iu nënshtruan këtij provimi treguan se kishin 2000 pyetje për të përgatitur dhe 50 prej tyre do të binin në provim. Sipas tyre, pyetjet kishin përgjigje shumë të përafërta, ku nën stresin e provimit ishte pak komplikuese të gjeje përgjigjen e saktë. Sipas urdhrit të ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj, mësuesve të ciklit të ulët u është kërkuar master shkencor, pasi ata janë baza e themelimit të intuitës për nxënie të nxënësve, ndërkohë që për kategoritë e tjera të mësuesve është kërkuar master profesional, ku hyjnë edhe studentët e degës së gjuhë-letërsisë.

bërë: “Ju plotësuat formularin A-2, zgjodhët këto preferenca dhe është kjo pamje që keni plotësuar.” Veç kësaj maturanti ka të drejtë të bëjë kopjes të formularit të plotësuar për ta pasur si dokument. Ne ia kemi krijuar mundësinë që ai mund ta printojë, mund ta mbajë si provë në çdo rast në evidencë të asaj që ai ka plotësuar”, - tha Harizaj. Edhe këtë vit të rinjtë kanë të drejtë të bëjnë ankimin në rast se do të vënë re parregullsi. Por u bëhet me dije se në rastin se ata nuk do të marrin përgjigje me imeil, do të thotë se formulari i tyre është i pavlefshëm dhe automatikisht

ata digjen nga e drejta për të konkurruar në shkollën e lartë Rezultat e formularit A-2 pritet të përpunohen pas mbylljes së procesit në të gjitha rrethet e vendit, ndërkohë që fituesit e universiteteve, rreth 30 mijë të rinj, pritet të shpallen në fillim të muajit shtator. Mirëpo deri në shtator nuk i dihet ende se sa herë do të ketë ndërruar mendjen MASH, që për çdo vendimmarrje del gjithmonë një përfundim i dyfishtë, dhe e gjitha kjo me pretekstin se u vijnë në ndihmë maturantëve, por kuptohet qartë se brenda atij institucioni vendimet merren të papeshuara mirë.

URGJENCA Shtretërit tëmbushur, shkaku temperaturat e larta Temperaturat e larat kanë mbushur shtretërit e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Mjekët thonë se urgjenca s’ka më shtretër të lirë dhe në ditë vetëm nga vapa dhe temperaturat e larta ka më shumë se 200 vizita. Gjithashtu bluzat e bardha të QSUT-së apelojnë mbi spitalet e rretheve të marrin më shumë përgjegjësi duke mos lejuar këtë dyndje drejt QSUT-së. Fëmijët dhe moshat e treta duket se janë më të prekurit dhe më të parezistueshmit nga këto temperatura përvëluese. Gjithashtu ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre sëmundjet nga të cilat ata vuajnë, sidomos luhatjet e tensionit dhe sëmundjet e zemrës, diabeti. Ndërkohë fëmijët janë problematik për shkak të organizmit tyre jo mirë të mbrojtur dhe ndjeshmërisë që kanë ndaj rrezeve të nxehta. Mjekët shprehen se rastet në urgjenca nuk janë të prerë me thikë se cila moshë preket nga vapa. Një rritje të numrit ka edhe për femrat e reja, të cilat abuzimi në të ngrënë i çon drejt dyerve të urgjencës. Ata këshillojnë që të evitohen në maksimum lëvizjet nga ora 11:00 deri orën 16:00 dhe të mbrohen me kapelë ose çadër dielli. Gjithashtu ata këshillojnë konsumimin e sa më shumë lëngjeve.

TË DIPLOMUARIT PAS VITIT 2010 ULIN NIVELIN E MËSUESVE

Provimi i shtetit, bie niveli i gjuhë-letërsisë Mbesin më shumë se 30% e atyre që hynë në provim Pasi dhanë provimin e shtetit, përfundimet treguan se studentët që diplomohen për gjuhë-letërsi sa vjen e janë më të dobët. Rreth 600 kandidatë janë regjistruar për të dhënë provimin e shtetit, nga të cilët 200 ishin të gjuhë-letërsisë dhe mbi 30% e tyre nuk e kaluan provimin. Ndryshe nga viti i kaluar kemi pothuajse trefishin e kandidatëve që preferojnë t’i nënshtrohen provimit për një vend pune të sigurt, mirëpo moskalimi i këtij provimi i lë këta të diplomuar pa vend pune, duke pritur provimin e radhës për t’iu nënshtruar sërish atij. Provimi i shtetit startoi me mësuesit e gjuhës shqipe më 15 korrik. Pikërisht këta dhanë rezultatet më të dobëta. U bë me dije se pjesëmarrja e tyre ishte nga

studentë të diplomuar pas vitit 2010, ç’ka nënkupton se ka rënë mësimdhënia dhe mësimnxënia, ndoshta dhe interesi në këtë lëndë, duke nxjerrë kështu plotësisht jashtë loje reformat e MASH për arsimin e mesëm dhe të lartë. Provimi i shtetit për mësuesit ishte i përbërë nga dy pjesë: jesa pedagogjike, që do të zërë rreth 40 për qind të pyetjeve, dhe pjesa profesionale, që do të zërë 60 për qind të pyetjeve. Programi i provimit të shtetit për pjesën pedagogjike është një program orientues, që do të bazohet në kompetencat kryesore që duhet të zotërojë një kandidat për mësues në formimin e tij të përgjithshëm, ndërsa pjesa tjetër do të jetë vetëm për përgatitjen profesionale që mësuesi ka në lëndën për-

katëse, ku ai është specializuar gjatë studimeve të shkollës së lartë. Në sesionin e kaluar pjesë e garës u bënë 200 mësues të 20 profileve të ndryshme. Këtë vit janë 400 mësues më shumë.

Krahasuar me një vit më parë, aq sa ka qenë numri i përgjithshëm i mësuesve që i janë nënshtruar këtij provimi, aq ka qenë vetëm numri i mësuesve të gjuhë-letërsisë për këtë vit.


AKTUALITET • E martë 30 korrik 2013

»

07

ARRESTOHET 18-VJECARI, KISHTE PASUR NJË KONFLIKT TË ÇASTIT ME DISA TË RINJ NGA FIERI

Zbardhjet vrasja, 3 viktimat ishin rastësore Plumbat ishin të gjithë rikoshet, u godit drejtpërdrejtë me turmën

Z

bardhet masakra e Vlorës, ku tre persona mbetën të vdekur, pasi një person hapi zjarr një ditë më parë në një resort turistik në zonë e Kalasë pranë Ujit të Ftohtë. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e masakrës që tronditi pushuesit e bregdetit të Vlorës pasditen e së shtunës, Leo Osmani, teksa thekson se po punon për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Në përfundim të të gjithë dëshmive, rezultoi se ngjarja kishte si shkak një sherr mes autorit të dyshuar dhe disa të rinjve nga Fieri për motive banale, ndërsa të tre viktimet e kësaj ngjarjeje ishin rastësore, kur dy djemtë janë vrarë nga plumba rikoshetë. “Falë një pune hetimore intensive, të mirëorganizuar dhe të pandërprerë është bërë e mundur që ditën e sotme mbas disa orësh nga ndodhja e ngjarjes të mund të identifikohet dhe arrestohet shtetasi: Leo Luan Osmëni, vjeç 18, banues në Vlorë, person me precedent penal, si dhe po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë”, deklaroi drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës, Artan Cuku. Duke iu referuar rrjedhës së ngjarjes, ai sqaroi se ”nga veprimet paraprake hetimore ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta midis autorit të dyshuar shtetasit Leo Osmani dhe disa shtetasve nga qyteti i Fierit. Gjithashtu, sqarojmë se nga tërësia e veprimeve të hetimore të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e viktimave nga një grup ekspertësh mjekoligjorë, dhe gjithë veprimtarisë hetimore paraprake ka rezultuar se 2 prej viktimave shtetasit Serdi Bajlozi 17 vjeç dhe Sokol Isufaj 34 vjeç, janë goditur nga plumba rikoshetë, si dhe asnjë prej 3 viktimave nuk ishin në konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe se nuk kanë qenë objekt i sulmit kriminal”, përfundoi ai. Ndërkohë Prokurori i Rrethit Gjyqësor Vlorë, pjesëmarrës në këtë konferencë, pasi falenderoi për punën e bërë grupin hetimor, garantoi qytetarët se çdo element kriminal do të përballet me forcën e ligjit. Mësohet se grupi hetimor ka siguruar provat të pakundërshtueshme shkencore në lidhje me autorësinë e këtij krimi, prova të cilat janë sekuestruar nga policia dhe janë të patjetërsueshme. Sipas bluve të qytetit bregdetar, autori i vrasjes pasi kreu krimin u largua nga vendi i krimit me një makinë tip “Land Rover” me targa të huaja. Ndërsa,

Shokët e klasës: Serdi ishte shembull për ne

Babai: U nxitova nga dhimbja për trafikun e organeve

Serdi Bajlozi

KRIMI FRIKËSON PUSHUESIT NË VLORË

Vasil Bedini: Nuk duhet të ndikojë në turizëm Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës ku kanë gjetur vdekjen 3 shtetas, ka tronditur mbarë opinionin publik. Qytetarët vlonjatë kanë shprehur indinjatën e tyre lidhur me këtë vrasje makabre, duke dënuar ashpër një ngjarje të tillë, pasi ajo sjell frikë dhe pasiguri në qytet, pasi fenomene të kësaj natyre mund të përsëriten në mes të ditës me diell dhe autorët të largohen pa i bezdisur askush. Ndër të tjera ata kanë theksuar se duhet të merren masa të menjëher-

Sokol Isufaj

shme dhe të vendosen përpara përgjegjësisë personat të cilët pasditen e djeshme kanë tronditur qytetin bregdetar. Ngjarje të tilla në mes të sezonit turistik prishin imazhin jo vetëm të qytetit, por edhe largojnë turistët e shumtë, të cilët kanë preferuar të zgjedhin Vlorën si destinacion të pushimeve të tyre ose të tjerë të cilët do të zgjedhin bregdetin jonian në ditët në vijim. “Ngjarje të tilla mund të përsëriten nga momenti në moment” kanë theksuar pushuesit, ndërsa shtojnë se “dhe siguria për

policia mësohet se ka gjetur dhe armën e krimit vetëm 1 km larg vendit ku ndodhi masakra. Gjatë të shtënave dje në Vlorë gjetën vdekjen tre persona, një femër dhe dy meshkuj. Femra e vrarë quhet Diana Ademi 53-vjeçe nga Vlora, kurse dy viktimat meshkuj janë Sokol Isufi 34-vjeç nga Fieri dhe Serdi Bajlozi 17-vjeç nga Prrenjasi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një resort privat në zonën e Kalasë në Ujin e Ftohtë,

jetën është në nivele tejet të ulëta. Nga ana e policisë duhet të punohet më tepër për të garantuar rend dhe siguri publike sa më të lartë”. Ndërsa, Kryetari i Operatorëve Turistikë për jugun, Vasil Bedini, në një prononcim për mediat ka theksuar se impakti i parë ka qenë negativ, por sipas tij “kjo ngjarje është e shkëputur dhe nuk duhet të ndikojë në ecurinë e turizmit, pasi Vlora sipas tij “është një qytet me resurse të shumta dhe përtej bukurisë së plazheve, pastërtisë dhe qetësisë së tyre ka garantuar dëfrim 24 orë për pushuesit”. Ai u ka kërkuar pushuesve që kanë prenontuar në Vlorë, por edhe të tjerëve të vijnë të shijojnë plazhet e jugut.

kur një person pas një sherri me një nga pushuesit në të njëjtën zonë, është pozicionuar në shkallët e resortit, duke gjuajtur me breshëri automatiku në drejtim të turmës. Aktualisht grupi hetimor është duke vijuar me intensitet punën për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të dërguar para drejtësisë bashkëpunëtorët e tjerë që mund të ketë patur autori i kësaj ngjarjeje të rëndë Leo Osmëni.

Është përcjellë për në banesën e fundit në Prrenjas i riu që mbeti i vrarë një ditë më parë në Florë. Arkivoli me trupin e pa jetë të Serdi Bajlozit, vetëm 17-vjeç, është shoqëruar nga një kortezh i gjatë me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve. Mes lotëve të nënës dhe motrës dhe dhimbjes së të atit djalit të vetëm i familjes Bajlozi i janë bërë nderimet e fundit. E gjithë familja e mbyllur në dhimbjen e saj për një humbje kaq të madhe nuk ka dashur të komentojë asgjë në ditën e lamtumirës. Vetëm babai i tij Agroni ka dashur të përcjellë një mesazh lidhur me deklaratën e tij për heqje organesh të të birit. “Skam asgjë për të thënë. Dua vetëm të sqaroj se kam thënë diçka që në nxitim dhe në dhimbje e sipër nuk e kam menduar. Nuk akuzoj njeri për heqje apo trafikim organesh. Ka qenë dhimbja e madhe dhe fakti që jam gjetur papritur para trupit të tim biri të dëmtuar. Dua të sqaroj se më pas me kontaktet me drejtues të policisë dhe mjekët ekspertë ky moment është sqaruar dhe nuk kam asnjë pretendim”. Shokët e klasës: ishte shembulli ynë, nuk meritonte të vdiste Ndërsa presin me dhimbje momentin e varrimit shokët e klasës së Serdi Bajlozit tregojnë për krenarinë e klasës me rezultate të mira dhe një nxënës model. “Ka qenë e tmerrshme ajo që ka ndodhur. As nuk do ta mendonim kurrë se mund ti ndodhte gjë atij. Ai ishte një djalë i ri me shumë ëndrra. Ishte me 10 dhe sot e prisnim të kthehej në shtëpi ku kishim vendosur të takoheshim. Ishte shembullor. Kot nuk thonë vetëm të mirët ikin. Do na mungojë shumë të gjithëve”. Kështu shprehet Xhesi Rira, shok klase dhe fqinj me familjen Bajlozi. Të rinjve nuk i mungojnë lotët ndërsa shprehin mllef ndaj asaj që ndodhi. “Ndodh në Shqipëri që të shkosh me pushime e të përfundosh i vrarë”. Të shkosh në plazh e të vritesh aksidentalisht, kjo është e tmerrshme. Duhet të ketë dënime maksimale. Nuk mund të vriten njerëzit në mes të plazhit. Ka rënë shteti. Jemi bërë si në 97-tën. Këto janë disa nga shprehjet që dëgjon nga banorët e Prrenjasit. Tronditja është e madhe për formën si ndodhi dhe sidomos për të riun që njihej nga të gjithë si djalë i sjellshëm dhe korrekt pa vese të këqia dhe një krenari për Prrenjasin. Një pjesë kërkojnë dënimin me vdekje ndërsa pjesa tjetër thonë se duhet të zbatohen ligjet deri më një e duhen ashpërsuar që të mos guxojë njëri të marrë armën në dorë e jo më të vrasë njerëz.

REAGOJNË FAMILJARËT E ISUFAJT

Nuk ishte grindur me askënd, nuk ka lidhje me Xhindin Familjarë dhe të afërm të Sokol Isufaj shprehen për “Neës24” se 34-vjeçari nuk ka lidhje me ndonjë krim të mëparshëm, aq më tepër me vrasjen vite më parë të deputetit Fatmir Xhindi. Sipas të afërmve, Sokoli ishte baba i dy vajzave 4 dhe 6 vjeç, punonte si elekriçist, ishte fjalë pak dhe gëzonte respekt te banorët e zonës ku jetonte. Me një deklaratë të tillë janë hedhur poshtë

spekullimet për ndalimin e tij gjatë hetimeve për vrasjen e deputetit Xhindi. Ndërkohë që dhe vetë deklarata e policisë, e cila saktëson se viktimat kanë qenë rastësore dhe janë prekur nga plumba rikoshetë, tregon se as Isufaj nuk ishte pjesë e konfliktit. Madje dhe dy ditë më parë dëshmimtarët kanë saktësuar se Isufaj atë ditë nuk ishte grinder me askënd por se ishte krejtësisht me pushime.


08

« aktualitet

E martë 30 korrik 2013 •

Si mund t’ia hidhje lehtë edhe nëse makina kishte probleme në sistemin TIMS

Mariglen Mullai

M

e “miq” te kufijtë, 3 persona garantonin çregjistrimin e makinave, pa asnjë problem, duke marrë nga 200 euro për një “shërbim”. Kështu, Seksioni Kundër Korrupsionit në Policinë e Tiranës ka realizuar ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për tre personat që ushtronin këto aktivitete të paligjshme. Në pranga ranë edhe dy të kërkuar për mashtrim. Çdoganimet me 200 euro Policia tha se u arrestua Luan Mustafa, 34 vjeç, banues në Tiranë, Idajet Shima, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Admir Alimerko, 37 vjeç, banues në Tiranë. Ndaj tyre Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 27.07.2013 ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi” pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojne funksione publike” paragrafi 2,

Me 200 euro, të çdoganonin makinat se kishin “miq” Shqipërisë. Aktualisht nga këto struktura po punojnë më tej për kapjen e shtetasit me iniciale S.P, i shpallur në kërkim për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e dt.27.07.2013, ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest ne burg”, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Falsifikim kompjuterik” nga personi që ka për detyrë ruajtjen dhe administrimin e të dhënave kompjuterike të parashikuar nga neni 186/a/2 i Kodit Penal.

“Falsifikim kompjuterik”, pashikuar nga nenet 245/1/2 dhe 186/a/2 i K.P. Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin më shumë se një

herë u kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma deri në 200 euro me qëllim për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjësit e Pikave të Ka-

limit Kufitar për të rregjistruar në Sistemin e Administrimit të Informacionit TIMS, në mënyrë fiktive, në hyrjen e mjeteve të ndryshme në territorin e

Pranga 2 mashtruesve Nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasem Liljana Rustemi 43 vjeç, lindur dhe banuese në Rrogozhinë. Nga Gjykata e Kavajës ishte dënuar me 3 vjet burg për “Mashtrim”. Për këtë vepër penale u kap edhe Kardi Gjinaj, 41 vjeç.

Preferonin televizorë dhe bizhuteri floriri, grabitjet kanë ndodhur në Tiranë

Pranga “të tmerrshmit”, në kërkim 2, vodhën 40 shtëpi N

ë kuadër të operacionit “Korriku II”, komisariatet 1, 2, 3 dhe 4 në Tiranë arrestuan një person që akuzohet për rreth 40 vjedhje dhe shpallën në kërkim 2 të tjerë. U arrestua në flagrancë Klodjan Duro, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe është bërë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e Erind Kodrës, 23 vjeç, dhe Arsen Qoses, 28 vjeç. Ata preferonin grabitjet në shtëpi, ku nuk harronin të merrnin edhe bizhuteri. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një

mjet tip “Audi Q7”, një mekanizëm çeliku për hapjen e dyerve të banesave, disa kaçavida, si dhe dorashka dore, një gjenerator ngjyrë e kuqe model “Honda” i vjedhur si dhe materiale të tjera elektronike. Aktualisht nga strukturat e policisë po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetim të mëtejshëm, për veprat penale të “Vjedhjes” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

Banesat e vjedhura, lagjet dhe emrat e pronarëve Ngjarjet të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.1 - Më 26.05.2013, në rrugën ”Thoma Nasi”, në shtëpinë e D. B morën 80.000 lekë - Më 03.06.2013, te Kodra e Diellit, kanë vjedhur me thyerje një banesë, ku kanë vjedhur disa bizhuteri floriri, dy ora, si dhe shumën prej 1.2 milion lekë dhe 1500 euro - Më 15.06.2013, te liqeni i Thatë, pranë kompleksit “Colombo 2” kanë vjedhur një televizor Plazma LCD, 2 piktura dhe disa pajisje të ndryshme - Më 29.06.2013, në rrugën “Arkitekt Kasemi”, vodhën një televizor e një kompjuter - Më 02.07.2013, është vjedhur televizor i markës “Samsung” si dhe disa bizhuteri - Më 24.07.2013, në rrugën “Robert Zhvarc”, kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit K.T, ku autorët kanë marrë një makinë qepëse, një kompjuter lap-top dhe tre ora dore - Më 25.07.2013, në rrugën “Robert Shvarc”, kishin vjedhur një lap-top e një sasi bizhuterish Ngjarjet të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.2 - Më 10.03.2013, në banesën e shtetasit A.K, u vodhën dy Laptop e bizhuteri - Më 23.04.2013, në Rrugën e Kavajës, është vjedhur banesa e shtetasit E.B, ku janë vjedhur 2.500 euro dhe një televizor “Samsung” - Më 08.05.2013, në rrugën “Imer Kurti”, kanë tentuar të vjedhin një banesë - Më 27.05.2013, në rrugën “M. Qosja”, në banesën e shtetasit Reshat Hito Kociraj kanë vjedhur 50 000 lekë dhe disa bizhuteri - Më 30.05.2013, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kanë tentuar të vjedhin me thyerje fisheku banesën e shtetasit Andi Durim Lala - Më 03.06.2013, në rrugën “Nazmi Delli”, kanë vjedhur banesën e shtetases Violeta Josif Tela - Më 18.06.2013, në rugën “Prokop Mima”, në banesën e shtetasit Adriatik Mema, kanë marrë një TV “Samsung” dhe një telefon “Nokia” - Më 30.06.2013, në rrugën “Sulejman Delvina”, në banesë kanë marrë disa bizhuteri - Më 02.07.2013 në rrugën “Vaso Pasha”, në farmacinë në pronësi të shtetasit A.N, janë marrë 70 000 lekë dhe disa ilaçe me vlerë 500 000 lekë - Më 21.07.2013, në rrugën “Margarita Tutulani” morën 4 000 euro dhe disa bizhuteri - Më 22.07.2013, në rrugën “Shefqet Musaraj”, në shtëpi morën bizhuteri me vlerë 50.000 lekë

- Më 23.07.2013, në rrugen “Muhamet Gjollesha” në lokal morën një TV e 10.000 lekë Vjedhjet e ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.3 - Më 23.06.2012, te blloku”Gintash”, është vjedhur klinika, kompjutera e pajisje të tjera - Më 14.08.2012, në rrugën “Gjergj Legisi”, pallati K, është vjedhur banesa e një shtetaseje - Më 18.10.2012, te sheshi “Gjergj Legisi”, në shtëpi u vodhën televizor, bizhuteri e 200.000 lekë - Më 02.11.2012, në rrugën “Reshit Çollaku”, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A. B - Më 02.12.2012, në rrugën “Don Bosko”, u vodhën në shtëpi 50.000 lekë, 940 euro, 100 paund, disa bizhuteri, varëse dhe unaza floriri - Më 02.12.2012, në rrugën “Him Kolli”, është tentuar të vidhet një banesë - Më 26.04.2013, në rrugën “Mahmut Fortuzi ”, është vjedhur banesa në katin e 9-të - Më 29.04.2013, në rrugën “Gjergj Legisi”, është vjedhur banesa e shtetasit V. M - Më 26.06.2013, në rrugen “Gjergj Legisi”, pallati H, kanë vjedhur banesën e shtetasit Nj.P, ku kanë marrë rreth 100.00 lekë, e bizhuteri si unaza, byzylykë, varëse etj - Më 22.07.2013, në “Rrugën e Barrikadave, është vjedhur lokal, kazino “Admiral” me administrator shtetasin A.R, ku kanë marrë një shumë prej 300.000 lekësh - Më 23.07.2013, në rrugën “Reshit Petrela” është vjedhur në dyqan 1.400 lekë Ngjarjet të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.4 - Më 29.05.2013, te Fresku, në shtëpi kanë marrë një televizor plazma dhe bizhuteritë e floririt - Më 04.06.2013, në lagjen Qesarake, morën televizor plazma 38 polsh dhe një orë dore floriri - Më 05.06.2013, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, kanë vjedhur 20.000 lekë, dy varëse dhe një unazë floriri me vlerë rreth 40.000 lekë - Më 03.06.2013, në rrugën “Sitki Çiço”, kanë vjedhur një televizor plazma, si dhe disa bizhuteri - Më 22.07.2013, në rrugën “Endri Keko”, në banesë kanë vjedhur tre ora të markave “Dolçe Gabana” një orë e markës “Xhorxh Armani” dhe një e markës “Januar” si dhe disa bizhuteri të markave Penelope, si byzylykë, unaza, varëse dhe dy parfume - Më 05.05.2013, në Rrugën e Dajtit, kanë vjedhur 1500 euro. Gjithashtu po në të njëjtin pallat, me të njëjtin mekanizëm, në banesën e një tjetër shtetasi u vodh një TV Plazma 42 polsh

Rekursi i Prokurorisë për “Gërdecin” hidhet poshtë Ditën e djeshme, Dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë ka rrëzuar rekursin e prokurorisë për dosjen e Gërdecit, shpërthimin tragjik në vitin 2008, ku mbetën të vdekur 26 persona dhe qindra të plagosur. Vendimi është marrë nga dhoma e këshillimit, pasi dosja nuk plotësonte kushtet penale për të kaluar në gjykim. Vendimi për mospranimin e shyqyrtimit të dosjes në Gjykatën e Lartë u mor më 19 korrik nga kjo gjykatë, ndërsa pritet që të zbardhet vendimi i arsyetuar. Ndërkohë pas zbardhjes së arsyetuar të vendimit për mospranim rekursi pritet dhe qëndrimi i prokurorisë për këtë dosje, nëse do ta dërgojë për gjykim në Kushtetuese. Kërksesa për rekurs në Gjykatën e Lartë u bë nga Prokuroria, pasi Gjykata e Apelit për të akuzuarit e Gërdecit si Mihal Delijorgji, Ylli Pinari etj la në fuqi dënime shumë më të ulëta nga çfarë kërkoi prokuroria.

Gjendet trupi i pajetë i një 70-vjeçari, jetonte vetëm Ditën e djeshme një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qendër të kryeqytetit. Viktima është Y. Çaçi, 70 vjeç dhe trupi i pajetë u gjet pas denoncimit të banorëve të zonës përreth në drejtorinë e policisë Tiranë dhe Komisariatin Nr.1. Banorët prej ditësh kanë ndjerë erën e keqe që kundërmonte kufoma e 70-vjeçarit duke ngjallur dyshime. Shërbimi zjarrfikës ka shpërthyer derën ku banonte 70-vjeçari, teksa dyshohet se i moshuari ka ditë që ka vdekur. Nga hetimet paraprake flitet për vdekje natyrale.

Motori përplaset nga një makinë, një plagoset rëndë Një person është plagosur rëndë mesditën e djeshme në kryeqytet, pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, ku një motor është përplasur nga një automjet. Drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici.


AKTUALITET • E martë 30 korrik 2013

»

09

I ATI DHE VËLLAI I VOGËL I KËRKONIN TË SHKONTE NË PUNË E TË MOS RRINTE KOT

Krujë, 32-vjeçari plagos me thikë babain dhe vëllain, shkak një konflikt i çastit Krimi brenda familjes vijon të trondisë çdo ditë opinionin publik. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen Kovaçe të Krujës, ku një 32-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain dhe babain e tij, pas një konflikti për motive banale, por që fatmirësisht të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Krujës janë rikthyer sërish në banesë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se 32-vjeçari M. Emini është arrestuar në flagrancë, pak minuta pas ngjarjes, nën akuzën e plagosjes me dashje. “Në saj të njoftimit në kohë dhe shpejtësisë në ndërhyrje strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë arritën të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm, i cili mund të çonte drejt pasojave fatale një

familje në qytetin e Krujës. Lidhur me rastin, këto struktura kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Emini, vitlindja 1981, banues në Krujë, beqar. Ky shtetas, rreth orës 09.45, në banesën e tij në lagjen Kovaçe të Krujës, përgjatë një konflikti ka qëlluar me thikë vëllain (të cilit i ka shkaktuar plagë në kokë) dhe babain e tij (dëmtime të lehta në duar)”, - bëri të ditur Policia. Mësohet se konflikti brenda familjes ka nisur për motive banale dhe të çastit, ndërkohë që babai 55-vjeçar i kërkonte djalit të tij të shkonte në punë dhe ky i fundit kundërshtonte. Ky ka qenë një nga debatet e zakonshme të kësaj familjeje, pasi babai nuk pranonte që djali i tij 32 vjeçar të mos punonte, por të qendronte gjatë gjithë kohës si i papunë, duke shpenzuar paratë e

familjes në kafene. Por këtë herë, ndryshe nga ditët e tjera në debat është përfshirë edhe djali i vogël i familjes, i cili ka dalë në krahë të babait duke i kërkuar edhe ai të vëllait se duhet të punojë për të mbështetur familjen. Por ky reagim duket se ka nxehur gjakrat, pasi vëllai i madh 32 vjeçar nuk e ka pranuar kritikën e vëllait të vogël dhe pasi e ka qëlluar me grushta ka marrë thikën edhe e ka goditur vëllain e tij në kokë.Ndërkohë, babai duke parë ngjarjen ka ndërhyrë për të shpëtuar jetën e djalit të vogël si dhe për ti hequr nga dora thikën djalit tjetër dhe si pasojë ka marrë plagë në duar. Fatmirësisht dy të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

MBETJET E FABRIKAVE DHE ATO TË KOMUNAVE ZHDUKIN FAUNËN

Lumi i Erzenit dhe ai Ishmit të ndotur, po prishet bregdeti Nga ARTUR AJAZI

N

iveli i ndotjes i dy lumenjve të cilët derdhen në bregdetin e Durrësit vazhdon të rritet nga viti në vit. Ndotja është evidente sapo të vizitosh grykëderdhjet e tyre në det dhe do të shohësh disa qindra metra bregdet të ndotur me lloj lloj mbeturinash të transportuara nga këto lumenj. Shkak i ndotjes së këtyre lumenjve është përdorimi i ujrave për depozitimin mbeturinave urbane dhe inerte përgjatë shtratit nga qendrat urbane të cilat përshkohen prej tyre. Lumi Ishëm sipas një studimi të paradokohëshëm të kryer nga një institut zvicerian, rezulton të jetë lumi më i ndotur në shkallë vendi. Ky lumë është i gjatë 74 km dhe formohet nga bashkimi i lumit të Tiranës me Përroin e Tërkuzës dhe atë të Zezës. Ky lumë derdhet pranë fshatit Draç të Komunës së Ishmit, në atë pjesë që njihet edhe si plazhi me të njëtin emër. Përgjatë shtegtimit të tij ai përshkon disa qendra të banuara deri sa përfundon në det. Ndërsa Lumi Erzen është i gjatë 109 km dhe buron nga Mali me Gropa. Ai derdhet në Gjiun e Lalësi po në komunën e Ishmit. Përsa i përket nivelit të ndotjes ai vlerësohet një shkallë më poshtë se lumi Ishëm. Sipas inxhinierit të mjedisit në durrës Myftar Dushka “nga një studim i kryer jo shumë kohë më parë shkaqet e ndotjes së këtyre lumenjve, rezulton se janë disa. Por më kryesorët janë derdhja e mbetjeve industriale dhe derdhja e ujrave të zeza në lumenj”. Po të shohësh në këto ditë të nxehta vere, në grykëderdhjet e tyre, syri të zë mbeturina nga më të ndryshmet duke nisur nga ambalazhet plastike e deri te mbeturinat e kafshëve të ngordhura, pa harruar derdhjet

e kanaleve të ujrave të zeza në mungesë të impianteve të përpunimit të tyre. Përveç ekzistencës së këtyre mbeturinave, në grykëderdhjen e lumit Ishëm ndjehet edhe një erë e rëndë kutërbuese. Banorët e qendrave të banimit, të cilat përshkohen nga këto lumenj, hedhin plehrat e përditshmë në ujrat e tyre ashtu si dhe fabrikat e lëkurëve derdhin mbetjet teknoligjike. Në lumë

hidhen gjithashtu edhe skeletet e metalike të automjeteve të dala jashtë përdorimit. Në fakt ndotja e lumenjve Ishëm dhe Erzen nuk është fakt i ri pasi kjo është një dukuri e cila ka disa vjet që po ngjet. Por më shqetësuse është mungesa e ndërhyrjes e Ministrisë së Mjedisit për mbrojtjen e këtyre lumenjve. Aq shqetësues është ky fakt saqë biologët janë shprehur se fauna e këtyre lu-

NJË TJETËR FORMË KOMUNIKIMI

AMC arrin 200 mijë fansa në faqen e “Facebook”-ut AMC arrin mbi 200 000 fansa në faqen e saj zyrtare në Facebook dhe përforcon kështu një tjetër mënyrë komunikimi me abonentët dhe publikun. Numri përherë në rritje i ndjekësve online i krijon kompanisë më shumë hapësirë informimi dhe mundësi për t’i bërë abonentët pjesë të aktiviteteve argëtuese që ofron ekskluzivisht në faqen AMC Friends. Aktiviteti i AMC në mediat sociale zë fill disa vite më parë, kur kompanitë e rëndësishme në mbarë botën vlerësuan perspektivën që

ofronte interneti për të kuptuar më mirë nevojat dhe kërkesat e njerëzve. Pasi u bë kompania e parë në vend që angazhohej në media sociale, sot AMC ofron një shumëllojshmëri informacioni në faqet më popullore, si Facebook, YouTube dhe Tëitter. Gjithashtu, AMC e ka përdorur faqen e saj zyrtare në Facebook, tashmë me mbi 200,000 ndjekës, për të informuar publikun mbi aktivitetet e saj në dobi të shoqërisë, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin përmes dhënies së shembullit

menjve dikur e pasur me peshq dhe specie të tjera lumore të llojeve të ndryshme pothuajse është zhdukur. Dikur në këto lumenj peshkohej ndërsa sot ai është një sport i harruar. Përballë kësaj gjendje pushteti vendor (i cili ka në juridiksionin e tij edhe plazhet në të cilat derdhen këto lumenj) është i pafuqishëm për të ndërhyrë për shkak se lumenjtë ndoten gjatë rrugës për në bregdet.

personal mbi domosdoshmërinë e kontributit në nisma domethënëse. Me arritjen e 200 mijë ndjekësve në Facebook, AMC u jep mundësi abonentëve të saj të përfitojnë falas 200 MB internet. Çdo abonent AMC mjafton të vizitojë faqen e saj në Facebook dhe aty do të marrë udhëzime për platformën ku plotësohet numri i celularit dhe adresa elektronike. Abonentët që i plotësojnë këto të dhëna, përfitojnë falas 200 MB internet 3G! Platforma është aktive për 24 orë nga momenti i aktivizimit. AMC fton çdo përdorues të mediave sociale të vizitojë kanalet e saj të komunikimit në mediat sociale dhe të bëhet pjesë e një bote plot mundësi informimi dhe argëtimi..

Mjeku gjen fajin te media, ofendon

Korçë, dy të dehur dhunojnë mjekët e urgjencës, protestojnë bluzat e bardha Të paktën 5 mjekë dhe infermierë të spitalit rajonal në Korçë janë dhunuar mëngjesin e kësaj të hëne nga dy persona që janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Rasti i paprecedent është regjistruar në repartin e Urgjencës në Korçë, ku stafi i mjekëve është përballur me agresorët e dehur, të cilët ktheheshin nga një dasmë. Mësohet se dy persona janë paraqitur në repartin e Urgjencës rreth orës 04:30 të mëngjesit të djeshëm dhe kanë kërkuar fillimisht ndihmë mjekësore, por më pas, për arsye të paqarta, kanë goditur me shkelma dhe grushte bluzat e bardha, duke mos kursyer edhe dëmtimin e disa pajisjeve. Mjekët e urgjencës të spitalit të Korçës thonë se janë kërcënuar edhe me jetë nga agresorët. Ngjarja ka terrorizuar edhe pacientët e shtruar në këtë repart si dhe të afërmit e tyre. Pas denoncimit të bërë nga mjekët e spitalit të Korçës, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka mundur të shoqërojë dy nga agresorët ndërsa po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. I njëjti mjek që denoncoi dhunën ndaj bluzave të bardha, për paradoks të ngjarjes, nuk ka nguruar të fyejë dhe quajë mediokre mediat të cilat mbuluan ngjarjen prej orëve të para të mëngjesit. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, mjekët e spitalit rajonal të Korçës, e kanë nisur punën e tyre të përditshme me një protestë kundër dhunës, që dy persona të dehur kanë ushtruar ndaj kolegëve të tyre. Protesta zgjati 30 minuta para ambienteve të spitalit, duke ndërprerë çdo shërbim dhe punë në spital. Ndërkohë, që bluzat e bardha shprehën shqetësimin për rrezikun që i kanoset sidomos mjekëve të turnit të emergjencës. Por, nëna e Jorgo Binjakut, deklaron se djali i saj është ndaluar pa të drejtë nga policia. Ajo akuzon bluzat e bardha se nuk i bënë shërbimin e duhur djalit të saj ndaj dhe ai ka reaguar në mënyrë të dhunshme.


10

« opinion

E martë 30 korrik 2013 •

Martesa ka të meta, apo të martuarit kanë defekte? Pse drejt divorcit dhe jo drejt një raporti të ri martesor?

P

a dyshim jemi në situatën kur divorci në Shqipëri është bërë shqetësim i madh social. Madje, me përmasat që ka marrë, duhet konsideruar sociologjikisht si një nga problemet sociale më të agravuara. Zhvillimet tregojnë se në të ardhmen e afërt ai mund të jetë fenomeni dhe shqetësimi social që mund të ketë frekuenca sociale dhe statistikore shumë të larta, sepse me gjithë përpjekjet e sforcuara sociale në shoqërinë tonë numri i divorceve është në rritje. Motivet që e bëjnë atë shkakun kryesor social dhe degradues të martesës kohët e fundit janë shtuar. Sa më shumë i studion ato, aq më shumë të duket se shkaqet e divorcit janë bërë gjithnjë e më të shumëllojshme. Ka prej tyre që janë thelbësore dhe që e justifikojnë divorcin si zgjidhje në rrugë sociale e ligjore të martesës, por për mendimin tim në tërë tipologjinë dhe larminë e shkaqeve të divorcit kohët e fundit duket se po bëhen sunduese ato që janë me natyrë të sipërfaqshme. Madje, tani më shumë se me konturet e një plage sociale me shkaqe konsistente, divorci po bëhet modë, që si alternativë shkatërruese e martesës ka filluar, për fat të keq, të pëlqehet dhe pranohet jo vetëm nga partnerët që divorcohen, por dhe nga familjet e tyre, madje edhe nga shoqëria jonë. Duket sikur divorci është konsideruar vetëm çështje personale e jetës private dhe pothuaj mund të mos përbëjë fare problem për shoqërinë tonë. Kjo situatë është alarmante. Megjithatë, duke analizuar nga pikëpamja e tipologjisë sociale divorcet e shumta që bëhen gati çdo ditë në Shqipëri dhe për të qenë analog më të vërtetën, mund të themi se shkaqet e tij herë janë esenciale dhe e motivojnë divorcin, herë të tjera ato janë krejt banale dhe të pajustifikuara, të cilat kanë arsye rastësore, si lufta absurde. Shumica e faktorëve që shkaktojnë divorc dhe që pranohen si argument nga partnerët që divorcohen dhe gjykatat që bëjnë divorcet janë të lidhura me prirjet e sotme për dominim në martesë, rritja e nivelit të agresivitetit verbal, fizik e psikologjik, rritja e nivelit të neurotizmit martesor, mungesa e tolerancës në çift, konceptimet arkaike për moralin seksual etj. Shqetësuese sipas meje është fakti që divorcet janë bërë veprime sociale të shpeshta, të dhunshme dhe me pasoja sociale në rritje. Nga ana tjetër, është shumë e rëndë situata, që tregon se në shoqërinë tonë të gjitha konfliktet e martesës në mënyrë paradoksale dhe absurde në pjesën dërmuese të rasteve të konfliktit martesor çojnë në divorc. Kultura jonë e martesës ka një defekt të rëndë qytetar dhe ontologjik, që është e trashëguar nga e kaluara jonë. Në të gjitha rastet konfliktet që mbeten brenda familjes apo që shfaqen publikisht në gjykatë kalojnë në divorc. Vetëm në raste shumë të rralla konflikti martesor apo dhe procesi gjyqësor i nisur për divorc mund të kalojë përmes konsensusit të partnerëve drejt riparimit të martesës, gjetjes së gjuhës së përbashkët, kapërcimin e konfliktit momental dhe rikrijimin e kushteve të arsyeshme dhe humane për rifillimin e një raporti të ri martesor. Kjo është e mundur kur partnerët bëhen të arsyeshëm pas konfliktit paradivorcor. Ne duhet ta shikojmë fenomenin e divorcit në kontekstin e kohës moderne. “Në këtë mënyrë, çdo individ i zakonshëm që ka ndër mend të martohet, ka një lloj ideje se si ka ndryshuar institucioni familje, ndryshime që lidhen me pozitën sociale, alternimet në orientimet seksuale etj., ku secila prej tyre përfshihet në proceset e ndryshimit të mëtejshëm, duke pasqyruar këtë ndryshim.” (A. Gidens, “Pasojat e modernitetit”, f. 43.) Duke bërë një vlerësim sociologjik dhe statistikor të rasteve të shumta të divorceve vitet e fundit në Shqipëri, mund të themi se martesa si institucion i jetës sociale dhe relacion personal është “rrethuar” dukshëm nga shumë rreziqe. Divorcet po shtohen dhe janë bërë epidemi sociale ngaqë martesa si institucion social dhe strukturë bazale e lidhjeve intime ndodhet përballë rrezikut të trajtimit me mendjelehtësi sociale të pajustifikuar nga partnerët martesorë. Kjo ide të krijohet menjëherë, kur vërejmë se numri i divorceve në vendin tonë ka kapur shifra shumë të frikshme, që flasin për tronditjen e thellë dhe mungesën e qëndrueshmërinë sociale të martesës në Shqipëri. Martesa është relacion që ka problemet e veta. Ka konfliktet dhe kontradiktat e natyrshme. Por ajo është një relacion që në të njëjtën kohë i ka të dyja shanset e veta: mund të forcohet si martesë me kalimin e kohës, ose të deformohet dhe destruktohet nga paqartësitë dhe konfliktet e partnerëve martesorë. Në martesë në të gjitha rastet është mundësia që njerëzit, pasi martohen, mund të shpalosin gradualisht natyrën dhe botën e tyre personale. Kjo bën të mundur që partnerët të jenë në gjendje të komunikojnë, të merren vesh me njëri-tjetrin dhe të përballojnë me durim dhe sukses nevojat e tyre individuale në martesë dhe brenda kontureve të saj. Nuk ka martesë që nuk ka probleme, keqkuptime

Nga Gëzim TUSHI

dhe konflikte të çiftit martesor, por kjo situatë, që pothuaj është e pranishme dhe shfaqet në nivele të ndryshme në çdo lidhje martesore, ka dy rrugë: ose do të bëhet shkak për gjetjen e gjuhës së marrëveshjes martesore dhe njëherësh bazë për krijimin e një ‘lidhjeje të re’ mbi bazën e dy identiteteve të reja të rikrijuara pas konfliktit martesor, ose për shkak të mosgjetjes së gjuhës dhe thellimit të konfliktit në çift do të sjellë patjetër divorcin shkatërrimtar. Për shoqërinë tonë numri në rritje i divorceve dhe mungesa e luftës për ringritjen e martesës pas konfliktit përbën shqetësim social. Fakti që konfliktet dhe keqkuptimet e natyrshme të martesës në raste shumë të rralla çojnë në rimarre të konsolidimit të lidhjes martesore, në zbutjen e nivelit të problemeve patologjike të martesës dhe krijimin e një raporti të ri martesor, tregon shumë për të sotmen dhe të ardhmen e saj. Kjo është arsyeja pse si rregull martesat në Shqipëri në çdo nivel, qoftë konflikt patologjik, më së shumti kalojnë drejt divorcit sesa drejt një rimarrjeje të zhvillimit të martesës në një nivel të ri mirëkuptimi reciprok të çiftit martesor. Por me këtë nivel kaq të lartë të divorcit në Shqipëri dhe këtë tipologji absurde të shkaqeve fatale të realizimit të prishjes së martesave kam frikë se jemi në një situatë kur sociologjikisht nuk besoj se është e lehtë të parashikosh drejtimin e lëvizjes që do të marrë martesa në të ardhmen. Nga mënyra si zhvillohet dhe sasia statistikisht e frikshme e divorceve që realizohen në vit (6-7 mijë divorce), martesa më shumë është bërë institucion që më shumë “ikën” sesa një institucion që “po vjen”. Duke parë defektet aktuale të martesës, në shoqërinë tonë (sidomos tek të rinjtë) po krijohet ideja sociale dhe kultura e kundërmartesës. Ngaqë martesa masivisht po brehet nga divorci, është krijuar ideja te shumë të rinj se martesa po del jashtë mode dhe është bërë institucion social kundër qëllimeve dhe destinacionit të vet. Akoma më keq dhe fare e gabuar është ideja e disa të rinjve ekscentrikë, të cilëve u duket sikur vetë martesa është bërë institucion social ngatërrues, shqetësues dhe disfunksional. Nëse me këtë situatë të divorcit përballemi jo duke u nisur nga fati individual i martesës personale, por nga roli social i martesës dhe divorcit në shoqëri, atëherë do të ishte e udhës të mendojmë pozitivisht për të. Kjo është arsyeja që sociologu më i madh britanik Antoni Gidens mendon se “informacioni për numrin e lartë të divorceve mund të ndikojë në vendimmarrjen për t’u martuar...” (A Gidens, “Pasojat e modernitetit”, f. 43.) Duke parë tipologjinë e martesave dhe diagramet e divorcit në kohën e sotme, duket se ka një tendencë që po përforcohet së tepërmi në shoqërinë shqiptare. Njerëzit martohen akoma në moshë të re përgjithësisht, por në të njëjtën kohë ata ndahen shumë shpejt, ngaqë martesa është ngritur shpejt dhe pa bazament të qëndrueshëm. Nuk ka martesa të përkryera. Vetëm për gënjeshtarët dhe hipokritët mund të ketë të tilla. Mund të ketë edhe për ata që nuk kuptojnë thelbin e jetës, ose që kanë dëshirë të largohen nga kjo botë pa qenë të bindur se kanë gënjyer veten kur kanë propaganduar një martesë të qetë, tërësisht të lumtur. Në këtë botë nuk ka martesa tërësisht të lumtura, të përkryera dhe pa defekte. Martesa është një marrëdhënie që ka dialektikën, problemet, telashet dhe të mirat e saj. Secili në martesën e vet ka problemet e individualizuara të saj. Niveli i tyre është i ndryshëm, dhe kjo varet nga mënyra se si njeriu e ndërton, menaxhon dhe konsumon martesën, bashkë me të mirat e shumta dhe të metat jo të pakta të saj. Koha po tregon se martesat kanë nevojë të mirëmbahen që të funksionojnë. Mungesa e kujdesit bën që ato të ndryshken, të oksidohen apo të shndërrohen në lidhje të sforcuara problematike të çiftit, që e bëjnë martesën të lodhshme, të mërzitshme, që lodh bashkëshortësinë dhe për pasojë sjell divorcin, prishjen e martesës dhe ndarjen e

bashkëshortëve. Njerëzit që e motivojnë martesën, që përpiqen të gjejnë anët e mira të saj, kanë më shumë shanse të flasin dhe të gjejnë oazat e shumta të lumturisë së martesës dhe të jetës bashkëshortore. Në këto kushte, janë të gjitha mundësitë dhe janë në dorën e bashkëshortëve që jetën martesore ta bëjnë më të gjatë e më të lehtë për veten e tyre, për familjen dhe indirekt edhe për shëndetin social të shoqërisë tonë. Në martesë nuk hyhet as me ëndrra të tepërta e utopi seksuale, por as me paragjykime për vështirësitë e ekzistencës dhe problemet shqetësuese të funksionimit të saj. Idolatritë dhe paranojat janë shkaqet psikologjike të zgjeruara, që janë bërë destruktive për ekzistencën dhe funksionimin e martesave. Në martesë ka dy rrugë: ose të bëhesh vesveseli duke gjetur shkaqe të lidhjes martesore për të vërtetuar defektet e saj, pamundësinë e funksionimit për një kohë të gjatë, ose me ndjenjë realizmi do të duhet të përpiqemi dhe të merremi me martesën dhe problemet e saj. Me të mirat dhe hallet e pashmangshme, duke bërë të mundur ta shijojmë atë ashtu siç është ajo në kufijtë dhe destinancionin e saj. Rrugë tjetër për të rregulluar martesën apo për të mos e shkatërruar atë nuk ka. Në vend që të merremi me lente në dorë për të gjetur defektet dhe mangësitë bashkëshortore të njëritjetrit, duke e bërë martesën problematike dhe të paqëndrueshme, do të ishte mirë që atë ta shikojmë nga ana e mirë e saj, të përqendrohemi në shumë aspekte të mrekullueshme të martesës. Në vend që t’i mëshojmë gjetjes së defekteve si rrugë për të “thyer martesën”, është më mirë ta mirëmbajmë ose të përpiqemi në çdo rast që me shpirt konstruktiv të rregullojmë “veglat e martesës”, të cilat në kohën tonë thyhen shpesh dhe duhen mirëmbajtur. Pa dyshim, fakti që martesat po bëhen gjithnjë e më të brishta tregon qartë se ka disa arsye, që tashmë nuk janë sipërfaqësore, por ontologjike për të. Në kohën tonë duket se kanë ndryshuar parimet ideologjike tradicionale të martesës, por dhe bazamenti social dhe sistemi i vlerave me të cilat vlerësohet ajo. Në këtë kontekst duhen njohur dhe pranuar ndryshimet që kanë ndodhur, si kusht për të kuptuar kohën, veçoritë e martesave, problemet e brendshme që ato kanë si kusht për të ekzistuar. Kjo do të thotë se sot duhet folur më hapur dhe duhet diskutuar më drejtpërdrejtë për çështjen se cilët janë faktorët që mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e martesës. Unë besoj se ato mund të jenë shumë, por duhen vlerësuar ato që janë më kryesoret. E para është një problem i brendshëm, sepse sipas psikiatrit Jurg Uilli martesat më të rrezikuara në kohën tonë janë ato të ndërtuara mbi bazën e “normave të jashtme” fetare apo juridike sesa ato që ndërtohen mbi bazën e vlerave psikologjike të partnerëve të çiftit martesor. Së dyti, që të bëhen të qëndrueshme dhe funksionuese, martesat kanë nevojë për aplikimin e parimit human të vlerësimit në martesë të nevojave individuale dhe të detyrimeve të çiftit. Natyrisht, pranimi i këtij modeli të martesës dhe tipologjisë së jetës bashkëshortore nuk është i mundur nëse nisemi nga parimet e ngurta morale dhe zakonet e martesës tradicionale, që mbivlerëson pjesën e detyrimit bashkëshortor dhe mohon të drejtën për çdo hapësirë të mundshme të lirisë individuale të njeriut edhe duke qenë i martuar, ndaj sot është hapur debati nëse çifti në martesë është vetëm në marrëdhënie bashkëshortore apo edhe në marrëdhënie bashkëjetuese. Sipas konceptit tradicional, një marrëdhënie tërësisht e mbyllur (jo në kuptimin seksual) dhe pa asnjë hapësirë për liri individuale nuk funksionon, ndërsa martesa që ka parimin e vlerësimit të të drejtave të partnerit për të qenë i bashkëjetuar në martesë, krijon kushtet dhe hapësirën e lejuar të një tolerance të shëndetshme martesore dhe për më shumë autonomi individuale. Njerëzit që janë të martuar nuk do të thotë se janë të “shkrirë” dhe pa mundësi dhe kushte për identitet personal. Martesat prishen në kohën tonë për shumë arsye. Ato janë bërë të vështira ngaqë në martesë akoma nuk kanë në rolin e duhur disa parime demokratike të funksionimit të martesës, duke vlerësuar jo vetëm anën intime, por dhe raportet sociale të ndërtuara mbi bazën e ndërsjelltësisë, aleancës dhe këmbimit reciprok. Martesa e kohës sonë nuk është më institucion total, në të cilin bashkëshortët vërtet lënë diçka nga identiteti i tyre i mëparshëm, por kjo nuk do të thotë se ata në martesë tjetërsohen tërësisht apo martesa është institucion që i zhvesh ata nga identitetet e tyre personale apo përfytyrimet sociale. Sepse “martesa dhe familja nuk do të ishin këto që janë sot nëse nuk do shoqërizoheshin dhe psikologjizoheshin plotësisht”. (Anton Gidens”, f. 43.) Kurrë nuk mund të ekzistojë një martesë e shëndetshme nëse ajo do të jetë e formatuar në përmasat e një institucioni total, që nuk krijon asnjë kusht dhe hapësirë lirie për partnerët. Veçanërisht për gruan.


opinion • E martë 30 korrik 2013

»

11

Si eci 22 korriku drejt Lulzim Bashës Nga Ramiz LUSHAJ

N

jë shi piklan vere lëshoi reja e zezë politike me fjalëthënie në studion e një televizioni kombëtar të liderit partiak, nënkryetarit të PD-së e të grupit parlamentar të saj, kryesues i listës në qarkun e Vlorës, demokratit Astrit Patozi, një nga vlerat potenciale të kësaj force politike, teksa (keq)fliste për elektoriadën partiake të 22 korrikut 2013. Në një pohim rrënjas në këtë intervistë të gjatë kalkulon vetëdijshëm se Lulzim Basha si kryetar i ri i PD-së “është legjitim për arsyen se duke qenë i paracaktuar, duke qenë i përzgjedhur, ai do të fitonte ndaj çdo rivali, sepse ishte parapëlqim i Sali Berishës dhe Berisha është një figurë shumë e vlerësuar dhe shumë e respektuar, pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen nga PD-ja”. Realiteti politik e shoqëror shqiptar diellnon faktet reale: vetë Lulzim Basha si figurë politike e shtetërore ka qenë i paracaktuar nga atributet e kontributet e tij kombëtare e ndërkombëtare si “djalë i artë i demokracisë”, “princ i integrimeve shqiptare” (në UNMIK të Kosovës, si ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, kryebashkiak i Tiranës etj.), si dhe ka qenë e mbetet i përzgjedhur nga vetë koha shqiptare, nga qytetarët e demokratët shqiptarë, nga (ndër)kombëtarëtm që ky “yll në ngjitje” në çfarëdo date të zakonshme apo simbolike të zgjidhej me meritë e triumfal kryetar i ri i Partisë Demokratike e në një fitore të afërt edhe kryeministër i Shqipërisë londineze. Ndryshe, krejt ndryshe nga figura politike publike shqiptare jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë, Maqedoni e në Malin e Zi, politikani kombëtar Lulzim Basha ka më shumë miq (friends) në rrjetin social “Facebook”, përveç Sali Berishës (rreth 589 mijë) dhe Edi Ramës (mbi 386 mijë), i cili ia tejkaloi numerikisht vetëm pas fitores të së majtës në zgjedhjet e fundit parlamentare. Lideri i së sotmes e së ardhmes Lulzim Basha ka arritur të ketë në “Facebook mbi 120 mijë miq më shumë se vetë Partia Demokratike dhe asnjë nga titullarët politikë apo ekzekutiv të saj nuk mund të krahasohet ballas, pasi ka tri herë më shumë miq (friends) sesa kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli (Çoba) etj. Përndryshe, Sokol Olldashi, kandidat për kryetar i PDSH-së, anëtar i kryesisë së PD-së, ministër i Punëve Publike e Transporteve, ish-kandidat i PD-së për kryebashkiak i Tiranës më 2007, kryesues i listës së PD-së në Fier në dy elektoriadat e fundit parlamentare, ka vetëm 57 mijë miq në “Facebook”, pothuaj sa ministri i ri i Drejtësisë Eduard Halimi. Ndërkohë Lulzim Basha, rivali e fitimtari për kreun e PDSH-së, ka mbi 360 mijë miq. Ky raport përpjesëtimor në “Facebook” është pothuaj i njëjtë me rezultatin e elektoriadës partiake të 22 korrikut 2013 midis Bashës e Olldashit, në shifra përqindjeje të përafërt 8 me 2. Kjo në këtë hulli politike publike do të thotë se Lulzim Basha ishte i “paracaktuar” dhe i “parazgjedhur” jo nga kryeministri në detyrë e kryetari i dorëhequr i PD-së, prof. dr. Sali Berisha, por vetëdijshëm, vullnetarisht e masivisht nga vetë demokratët e shqiptarët për të qenë jo vetëm kryetari i ri i PDSH-së, po dhe figura shtetërore politike më e lartë e demokratëve (pas shtatorit 2013) si kryebashkiak i metropolit shqiptar, njëherësh edhe kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë demokratike. 2. Ditën e 22 korrikut 2013, kur kandidatët potencialë e vitalë për kryetar të PD-së, Lulzim Basha e Sokol Olldashi, dhanë deklaratat zyrtare para kamerave televizive e medieve të shkruara, u vu re qartas se Lulzim Basha ishte i “paracaktuari” dhe i “përzgjedhuri” jo vetëm i demokratëve shqiptarë. Faktet flasin vet: në faqen e tij zyrtare në “Facebook” lideri Lulzim Basha pas deklaratës e fotoalbumit - në të dyja bashkërisht, merr rreth 5 mijë pëlqime e shoqërohet me 378 komente, ndërkohë që deklarata e Sokol Olldashit e kësaj dite, ndonëse fushatist

i denjë, klikohet vetëm me 305 pëlqime e i bashkëngjiten 30 komente. Krahasimi na jep diferencën e thellë mes dy kandidatëve demokratë, që janë e mbeten vlera e visare të mëdha të Partisë historike Demokratike. Faktet flasin vet: në ditën e nesërme të shpalljes së Lulzim Bashës kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, më 23 korrik 2013 poshtë fjalës së tij të rastit e bashkëlidhjes së fotove demokratë e simpatizantë i japin 7801 “like” dhe 812 komente, nga 779 “like” e 199 komente që merr Sokol Olldashi. Duket se një pjesë e madhe e miqve të tij në “Facebook” nuk iu njëmendësohen deklaratës paszgjedhore të Olldashit. Faktet flasin vet: edhe në faqen zyrtare “Partia Demokratike e Shqipërisë”, pavarësisht se CV-ja e Olldashit vendoset me “hile” (pa kriterin emër, mbiemër etj.) para asaj të Bashës, shohim se në pëlqime dhe në komente shenjohen disa herë më shumë miq për Bashën. Faktet flasin vet: nënkryetarja e PD-s e kryetarja e ëparlamentit, Jozefina Topalli (Çoba) në mesazhin e urimin e saj (nuk ia përmend emrin kryetarit të ri Lulzim Basha), ndonëse ka mbi 100 mijë miq, nuk merr veç 1391 pëlqime e 93 komente. Në asnjë nga këto nënshkrime në “Facebook” nuk është emri i Sali Berishës dhe as shtysa e tij te friends-at e Bashës, po është vet figura politike shtetërore popullore e Lulzim Bashës, janë atributet e kontributet e Lulzim Bashës, është vetë imazhi i lartë e faktorizues i Lulzim Bashës, është vetë fryma “Basha” që çoi në fitoren plebishitare. Në njëfarë mënyre akordore, siç tregojnë edhe veprimet e friendsa-ve të Bashës në “Facebook”, kemi të bëjmë me një akt të dykahshëm: aq sa shkoi Lulzim Basha drejt 22 korrikut 2013, edhe 22 korriku 2013 erdhi drejt tij. Këta vektorë politikë të fitores së Bashës nuk ishin në dorën e Berishës, po të vetë votuesve demokratë, të politikës (ndër)kombëtare, të masmedieve shqiptare etj 3. Koincidencë: më 3 korrik 2005 politikani 31-vjeçar i diplomuar në Holandë, Lulzim Basha, koordinator i KOP-it e zëdhënës i fushatës së PDSH-së, që vinte nga Misioni i OKB-së në Kosovë, kandidoi në zonën 33 të Tiranës, bastion i së majtës dhe fitoi përballë tre opozitarëve të fortë: Edi Ramës, asokohe kryebashkiak (njësia nr. 7 e Tiranës u stërmbush me posterat e tij dhe u endacak si fushatist më shumë se në çdo zonë tjetër), Arben Ahmetaj, politikan karriere në PS e kandidat i saj në këtë zonë, Edmond Haxhinasto, kandidat i LSI-së dhe tevona zv.kryeministër e ministër i Jashtëm në qeverinë “Berisha 2”, po sipas gjasave pritet të jetë zv.kryeministër edhe në qeverinë “Rama” të shtatorit 2013. Në një tjetër zonë të vështirë, në Shijakun e okupuar nga të majtët, përballë një ministri të fuqishëm socialist, Agron Duka, kandidoi Sokol Olldashi dhe arriti një fitore më fort me merita vetjake të fushatës së tij. Ndryshe nga Lulzim Basha, që u përball me 14 rivalë politikë, 10 rivalët e Olldashit (përveç Dukës) ishin pa këllqe politike, pasi morën nga 14 deri në 98 vota, që na tërësi u bie diçka më shumë se i katërti (LZHK) e i pesti (PSD) kandidat për deputet në listën përfundimtare të zonës elektorale nr. 33 të Bashës. Deputeti i ri Lulzim Basha mori rreth 8000 vota në zonën elektorale nr. 33 të Tiranës, jo vetëm më shumë se Sokol Olldashi në zonën nr. 26 në Shijak, por edhe më shumë se vetë kryetari i PD-së Sali Berisha në Kavajë, se vetë Fatos Nano në Sarandë, se vetë Ilir Meta në Skrapar, se vetë Jozefina Topalli (Çoba) në Shkodër etj., etj. Pas 8 vjetësh Lulzim Basha, anëtar i kryesisë së PD-së e kryebashkiak i Tiranës, në korrik 2013 rikthehet edhe në zonën 33 (njësia bashkiake nr.7) në elektoriadën partiake për kryetar të Partisë Demokratike dhe fiton me rezultatin 540 vota me 107 vota përballë Sokol Olldashit, anëtar i kryesisë së PD-së prej vitit 2002, kryetar i Forumit Rinor të PD-së (2002-2007), kryetar i PDsë për degën e Tiranës (2005-2007). Nëse staticienët e fushatave e analistët e zgjedhjeve do të

merren me krahasim të këtij rasti të një zone elektorale apo njësie bashkiake në kryeqytet, do të shohin se arritjet e Lulzim Bashës janë të themelta dhe në rritje progresive (2005-korrik-2013) duke fituar përballë Olldashit me rezultatin 80 me 20 për qind. Ky është nga ata shembujt faktik, që dëshmojnë se Lulzim Basha ishte i përcaktuar dhe i përzgjedhur nga vetë elektorati i djathtë për të ecur drejt kreut të Partisë Demokratike. Lideri historik Sali Berisha, sado i gjithëpushtetshëm në politikën shqiptare, nuk mundej ta mendonte e as ta kronometronte në korrik 2013 një rezultat të njëjtë (80 për qind Basha dhe 20 për qind Olldashi) si në zonën nr. 33 të Tiranës (ku Basha kandidoi për herë të parë si deputet më 2005) dhe në shkallë kombëtare në ditëzgjedhjen e tij kryetar i PD-së. 4. Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sokol Olldashi, anëtar i kryesisë së PD-së, ish-ministër i Brendshëm e ministër i Punëve Publike e Transporteve, ia nisi fushatës elektorale partiake nga qarku i Fierit, duke e cilësuar si bastion demokrat të tij, ku është kryesues i listës së PD-së në dy legjislaturat e fundit parlamentare. Jo nga Berisha, as nga selia e PD-së, po pikërisht nga Fieri nisi dhe humbja elektorale partiake e Sokol Olldashit, pasi nuk fitoi as në rrethet e mëdha si Fieri e Lushnja. Sipas disa burimeve të publikuara, Olldashi në Fier mori vetëm 51 për qind të votave të anëtarësisë së PD (!). Edhe në disa rrethe me shpresa të mëdha pati humbje të thellë, si në Shkodër (84 për qind Basha e 16 për qind Olldashi), në Korçë (mbi 70 për qind Basha e rreth 30 për qind Olldashi) etj. Lideri historik Sali Berisha e mori përsipër gjithë përgjegjësitë e fajësitë për humbjen e madhe të 23 qershorit 2013 në zgjedhjet parlamentare dhe tani po ngrihen “humbësit e mëdhenj” si Olldashi në qarkun e Fierit e Patozi në qarkun e Vlorës e ngrenë akuza kundër tij për zgjedhjet partiake të 22 korrikut 2013. Nuk është hera e parë e ndoshta as e fundit që Olldashi humb kaq thellë. Në shkurt 2007 Sokol Olldashi, ish-ministër i Brendshëm, anëtar i kryesisë së PD-së dhe kryetar i degës së kësaj partie për Tiranën, kryetar i Forumit Rinor të PDSH-së, në përballje elektorale me Edi Ramën për kryebashkiak i Tiranës pësoi dy humbje: mori 22 122 vota më pak se kryesocialisti Edi Rama dhe rreth 20 mijë vota më pak se koalicioni i djathtë i Berishës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, që brenda vijës së verdhë të Tiranës mori asokohe 96 mijë vota. Kryetari i atëhershëm i PD-së e kryeministri i pushtetshëm Sali Berisha nga humbja elektorale e çoi në fitore ekzekutive: e emëroi me besim të lartë ministër të Transporteve, ku arriti tregues të mirë pune, ashtu sikurse është i pasuksesshëm në misione e detyra partiake. Kryesocialisti Edi Rama në mandatin e katërt si kryebashkiak u përball me Lulzim Bashën, anëtar i kryesisë i PD-së e ish-ministër i Brendshëm dhe pësoi një humbje tronditëse. Basha, ndryshe nga Olldashi, duke tejkaluar problematika të konsumimit në gjashtë vjet në pushtet, arriti t’ia rikthejë Partisë Demokratike Bashkinë e Tiranës, drejtimin ekzekutiv të metropolit shqiptar. Gjithashtu Basha si kryetar bashkie i Tiranës më 2011 mori 28 mijë vota të djathta më shumë se Olldashi në vitin 2007. Edhe në elektoriadën e 22 korrikut 2013 për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha mori mbi 25 mijë vota më shumë se rivali i tij humbës Sokol Olldashi, i cili gjatë e pas kësaj fushate partiake po tregon “dorën e fortë”(!) me “të tijat e të vetët”, me një stil ballkanik, që nuk i bën mirë askujt në PD. As fytyrës euroatlantike të kësaj partie historike, kombëtare e misionare. As imazhit e frymës “Basha” të kësaj partie. As trashëgimisë historike partiake të Berishës. As dijes e djersës, meritave e kontributeve të Olldashit në PD. As një “fillimi të ri” në PD, që e kishin logo të përbashkët të fushatës elektorale partiake Basha e Olldashi.


12

« gossip

E martë 30 korrik 2013 •

Kim&Kanye vazhdojnë shpenzimet milionëshe për shtëpinë e tyre Unazë diamanti në gishtin e Jennifer Lopez

Psy:

Fitova famë, nisa pijen

Këngëtari i ‘Gangnam Style’, koreani Psy, është shprehur se që kur ka fituar famë botërore, ka zënë shoqëri të ngushtë me vodkën, tekilën dhe uiskin. “Nëse jam i lumtur, pi; nëse jam i trishtuar, pi; nëse bie shi, pi; nëse është kohë e mirë, pi; nëse është vapë, pi; nëse është ftohtë, pi.” Psy ka qenë në burg për një kohë shumë të shkurtër gjatë vitit 2001. Këngëtari u arrestua për zotërim marijuana dhe ai e kujton kështu atë periudhë: “Ishte e tmerrshme. Por, nëse flas si artist, them që sa më shumë eksperiencë, aq më mirë. Jam shumë njeri pozitiv. Nëse më ndodh diçka e keqe, mendoj se ka ndodhur për shkak se përpara më pret një gëzim i madh.”

P

Duke treguar një unazë diamanti në gishtin e saj të fejesës, Jennifer Lopez mohon që ajo është e angazhuar me Casper Smart. Këngëtarja dhe aktorja është parë më rrezatuese se kurrë dhe me një paraqitje mbresëlënëse. Ndërsa një unazë që shkëlqente prej së largu në gishtin e saj ka marrë vëmendjen e kujtdo. Unaza e diamantit ka shkaktuar sugjerimet se Jennifer Lopez mund të jetë fejuar me Casper Smart, por ajo i ka mohuar thashethemet. Jennifer Lopez 44 vjeç, ishte në Brooklyn, New York, për të prerë shiritin në hapjen e një dyqani të Movil Viva.

asi harxhuan gjysmë milioni apo 560.000 euro për vetëm një guacë tualeti të larë me ari, Kim Kardashian dhe Kanye West, vazhdojnë me shpenzimet marramendëse për shtëpinë e tyre të përbashkët. Kim dhe Kanye janë duke shpenzuar shumë për të mobiluar mansionin e tyre ku ata pritet të zhvendosen së shpejti me vajzën e tyre North “Nori” West. Së fundmi ata kanë shpenzuar rreth 900.000 euro për 6 shtretër luksoz të cilët do të vendosen nëpër dhomat në shtëpinë e tyre të madhe. Vetëm një shtrat luksoz kushton rreth 140.000 euro, ndërsa mbajnë emrin e prodhuesit luksoz të shtretërve “Savoir Royal State Bed”. Për krijimin e vetëm një shtrati të tillë harxhohen me qindra orë, ai punohet nga leshi unik Kashmir, leshi i shprishur i qengjit Virgin dhe fije të flokut të kalit. Vetëm 60 të tillë janë krijuar në nder të përvjetorit të Mbretëreshës Elizabeta, që flet se Kanye dhe Kim hyjnë në grupin e njerëzve shumë të pasur në botë.

Witherspoon shpenzon në parukeri 1500$

Celine Dion debuton këngën e re ‘Love Me Back to Life’ Celine Dion ka debutuar këngën e saj të re ‘Love Me Back to Life’, në koncertin live në Kanada. Kjo këngë do të mund të jetë gati në treg në Tetor. Kënga është singëlli i parë në gjuhën angleze që prej këngës të nxjerrë në 2007 “Taking Chances”.

Reese Witherspoon është parë të largohet nga salloni i parukerisë Rossano Ferretti në Beverly Hills. Salloni është me famë për prerjen e flokëve me metodën të quajtur ‘teknika Ferreti’, e mësohet se trajtimi i saj i fundit i flokëve ka kushtuar 1500$. Në websiten e sallonit shkruhet “Çdo pjesë e flokut ka strukturën dhe lirshmërinë e tij...Me kujdes dhe ndjeshmëri, parukieri trajton çdo fije floku sipas natyrës së flokut, me qëllimin për të arritur një efekt sa më natyral. Teknika Ferreti përpiqet të krijojë një imazh sa më harmonik të flokëve. Sipas burimit, aktorë të tjerë si Angelina Jolie and Salma Hayek, preferojnë këtë lloj teknike.


gossip • E martë 30 korrik 2013

»

...me Kosovën vetëm 25 Lekë/min

13


14

« bota

E martë 30 korrik 2013 •

MASAKRA

L

ajmi i parë për masakrën e Pyllit të Katinit erdhi në prill 1943, kur gjermanët gjetën një varr masiv me 4500 ushtarë polakë në Rusinë e pushtuar nga Gjermania. Zbulimi i tmerrshëm në pyllin e Katinit do të fuste seriozisht në telashe qeverinë ruse. Rusët iu përgjigjën pretendimeve të gjermanëve se kjo ishte vepër e policisë së fshehtë ruse, duke dek- laruar se masakra ishte kryer nga vetë gjermanët. Në kontekstin e luftës - aleatët po luftonin makinerinë naziste të luftës dhe Rusia ishte një aleat i vlefshëm - versioni gjerman nuk u pranua nga britanikët dhe qeveritë e tjera të vendeve aleate. Megjithatë, në epokën e Luftës së Ftohtë, versioni rus nisi të këqyrej me kujdes dhe u vu seriozisht në dyshim. Lajmërimi i parë për atë që kishte ndodhur në pylin e Katinit u bë nga Radio Berlini në 13 prill 1943. “Një lajm na ka mbërritur nga Smolenski, i cili bën të ditur se banorë lokalë kanë përmendur përpara autoriteteve gjermane ekzistencën e një vendi ku janë kryer ekzekutime masive nga ana e bolshevikëve, dhe ku 10 000 oficerë polakë janë vrarë nga Policia e Fshehtë Shtetërore Sovjetike. Autoritetet gjermane shkuan në një vend të quajtur ”Kodra e Dhive”, një vendpushim rus që ndodhet dymbëdhjetë kilometra në perëndim të Smolenskit, aty ku bënë një zbulim makabër”. Lajmi i Radio Berlin Gjermanët pretenduan se kishin gjetur një gropë të madhe, 28 metra të gjatë dhe 16 metra të gjerë në ”Kodrën e Dhive” në të cilën ndodheshin të vendosur mbi njëri- tjetrin 3000 trupa. Të gjithë trupat ishin krejtësisht të veshur me uniforma ushtarake; disa prej tyre ishin të lidhur dhe të gjithë kishin shenja të plumbave të pistoletës prapa kokës. Gjermanët besonin se do të ishin në gjendje të gjenin 10 mijë trupa (prandaj ishte kjo edhe shifra e dhënë në transmetimin radiofonik të lajmit), por në fund, totali ishte 4500 trupa. Gjermanët deklaruan se trupat ishin në gjendje të mirë e madje ata kishin mundur të njohin edhe gjeneralin Smoravinski, si njërën prej kufomave. Toka kish bërë “goxha punë” në ruajtjen e gjendjes së trupave dhe dokumentacionit nëpër rrobat e tyre. Megjithatë, çdo lloj informacioni që lidhej me këtë masakër dhe që bëhej publik gjatë luftës, vinte nga ministria e propagandës e Gëbelsit, dhe ai trajtohej si i dyshimtë prej Aleatëve. Në janar të vitit 1943, rusët kishin përmbysur tendencën e luftës, falë mposhtjes së gjermanëve në Stalingrad - një fitore për të cilën Churchilli kish thënë se të gjithë në anën e Aleatëve duhej të festonin. Në atë lloj situate, çdo lloj kriticizmi për rusët në pranverën e vitit 1943 do të

Misteret e

Katinit

ishte i papranueshëm. Nga ana tjetër, çdo lidhje mes masakrës dhe dorës së gjermanëve do të pranohej më me gatishmëri, nga të gjithë ata që luftonin kundër nazistëve. Po çfarë ndodhi saktësisht në pyllin e Katinit? Kur forcat gjermane sulmuan Poloninë në shtator të vitit 1939, taktika Blitzkrieg shkaktoi të çara të mëdha në mbrojtjen e polakëve. Megjithatë, në 17 shtator, në kuadër të Paktit RibbentropMolotov, forcat ruse pushtuan edhe ato Poloninë. Udhëheqja ruse u bëri thirrje ushtarëve polakë që të ngriheshin kundër oficerëve të tyre si dhe udhëheqësve politikë, si ndëshkim për faktin që e kishin futur vendin e tyre në një luftë të padrejtë. Ata oficerë polakë dhe politikanë që u kapën nga Ushtria e Kuqe u arrestuan dhe u dërguan në Rusi. Ajo që dihet është se ata u dërguan në tre kampe në Rusi - Kozelsk, Starobelsk dhe Ostashkov. Njëri prej kampeve, Kozelsk, mbante brenda tij më shumë se sa thjeshtë oficerët. Në të ndodheshin profesorë polakë universiteti të arrestuar, kirurgë, fizikanë, avoketër dhe gjykatës. Në Kozelsk ndodhej edhe një femër e burgosur - Janina Levandovski. Trupi i saj u gjet i veshur me uniformë ushtarake të Forcave Ajrore Polake. Në Ostashkov ndodheshin oficerë - por aty ndodhej gjithashtu edhe çdo person nga Polonia që konsidero- hej “borgjez”. Me sa duket, vetëm Starobelski kishte oficerë të ushtrisë polake. Si fillim, rusët u përpoqën që të “riedukojnë” polakët në të tre kampet ku ata mbaheshin. Brigadieri Zarubin i Policisë së Fshehtë Shtetërore Sovjetike mori detyrën për ekzekutimin e këtij urdhëri. Përpjekjet e tij për të ngulitur një mënyrë sovjetike të të jetuarit tek të burgosurit nuk kishin ndoshta asnjë shans. Polakët në kamp e kishin të ndaluar të mbanin, e madje edhe të përmendnin fjalën Meshë - gjë që për një komb të devotshëm katolik ishte një goditje e madhe dhe është pothuajse e sigurtë që kjo kryhej në fshehtësi. Kështu që, është e paarsyeshme të mendohet se kishte ndoshta nga ata që do të pranonin këndvështrimin sovjetik që Zarubini po përpiqej të shiste. Më pas, Zarubini raportoi në Moskë për dështimin e detyrës që i kishin ngarkuar, dhe menjëherë në të tri kampet u shfaq një kolonel i Policisë së Fshehtë Shtetërore Sovje- tike. Menjëherë pas vizitës së këtij koloneli, grupe të burgosurish merreshin nga kampet dhe dërgoheshin në

destinacione të panjohura. Në prill të vitit 1940, që të tre kampet u boshatisën njëkohësisht. Në 22 qershor të vitit 1941, Gjermania naziste nisi “Operacionin Barbarosa”. Ushtria gjermane sprapsi me lehtësi të madhe ushtrinë ruse dhe penetroi thellë në Rusi. Stalini, i alarmuar nga kolapsi i Ushtrisë së Kuqe, urdhëroi që të ofrohej një amnesti e përgjithshme për të gjithë të burgosurit polakë që ishin të gatshëm të luftonin kundër gjermanëve. Në 14 gusht të vitit 1941, për këtë qëllim u firmos një marrëveshje ushtarake polako-sovjetike. Megjithatë, askush nuk mund të thoshte gjë në lidhje me vendndodhjen e oficerëve që ishin mbajtur në Kozelsk, Starobelsk dhe Ostashkov. Vetë Uinston Churchilli ka shkruajtur atëherë në lidhje me sikletin që një zbulim i tillë shkaktoi tek autoritetet ruse. Qeveria polake në mërgim, me qendër në Londër, ishte veçanërisht e shqetësuar dhe kërkonte me ngulm që rusët të shpjegonin se ku ndodheshin këta njerëz. Stalini dha dy përgjigje. Fillimisht, ai deklaroi se të gjithë ishin arratisur në drejtim të Mancurisë. Megjithatë, autoritetet në Moskë - domethënë, sërish Stalini - pretenduan se të

të rrethuar me tela me gjemba dhe që ruhej nga roje të armatosura deri në dhëmbë. Për të mbajtur larg banorët vendas, policia e fshehtë mbante edhe qenë roje për të patrulluar perimetrin e burgut. Në 16 korrik 1941, Smolenski ra në duart e gjermanëve. Autoritetet ruse ishin larguar nga Katini dhe për herë të parë pas shumë viteve, kjo zonë ishte tashmë “e hapur për publikun”. Në vitin 1942, polakë pjesëtarë të kompanise Todt mbërritën në këtë zonë për të mbledhur aty çdo lloj forme skrapi. Ndërkohë që punonin në ”Kodrën e Dhive”, ata gjetën trupin e një oficeri të vdekur polak, i cili më vonë u varros me një ceremoni të denjë. Megjithatë, dimri i vitit 1942-1943 ishte shumë i ashpër dhe terreni në ”Kodrën e Dhive” ngriu krejtësisht. Në pranverën e 1943, një fshatar rus, Ivan Krivozertzev lexoi një artikull në një gazetë (“Novij Put”), që fliste për Gjeneralin Sikorski si dhe kërkimin që ai kishte

gjithë të burgosurit ishin mbajtur në territoret që gjermanët kishin pushtuar në sulmin e tyre të befasishëm në qershor 1941 dhe se vetëm gjermanët mund të flisnin në lidhje me vendndodhjen e tyre. Kjo do të ishte për shumë kohë edhe përgjigja standarte e Moskës në lidhje me këtë problem përgjegjësit ishin gjermanët. Vendasit që jetonin pranë pyllit të Katinit kishin prej kohësh dijeni se ajo ishte një zonë që përdorej nga policia e fshehtë për të ekzekutuar ata që kishin dalë kundër qeverisë së Stalinit. Që në vitin 1929, policia e fshehtë sovjetike kishte ndërtuar atje një burg

nisur për mijëra oficerë polakë, të cilët nuk i gjente askund. Pavarësisht dorës së fortë të komunizmit në Rusi, Krvozertzev kishte ruajtur besimin e tij fetar dhe ofroi një rrëfim të asaj cfarë kishte ndodhur në Smolensk në vitin 1940. Ai kish parë vagonë trenash që mbërrinin në stacionin e Smolenskut, por që më pas devijonin në binarët rezervë. Ai kish parë burra që shoqëroheshin nga roje të armatosura në “Korbat e Zinj” - emri që vendasit i kishin vënë mjeteve të burgut. Krivorzertzev kish parë gjithashtu të burgosur “normalë” që largoheshin nga qyteti i Smolenskut në

kamionë, me lopata dhe kazma në duar. Krivorzertzev shkoi tek gjermanët dhe u tha atyre se besonte që oficerët polakë mund të gjendeshin në ”Kodrën e Dhive”. Gjermanët shkuan në pyll dhe gërmuan në vendet ku kishin mbirë pemë të reja. Këto pemë nxorrën një sekret të dukshëm, pasi unazat përreth tyre tregonin që ishin mbjellë pikërisht në prill 1940. Gjermanët nisën të gërmojnë në Kodrën e Dhive dhe gjetën trupat e shumë njerëzve, ende në uniforma ushtarake, të cilët ishin qëlluar prapa kokës dhe duart i kishin të lidhura pas shpine. Gjermanët gjetën gjithashtu trupat e burrave dhe grave ruse që ishin pushkatuar përpara vitit 1940. Çuditërisht, gjermanët pretenduan se mënyra se si ishin lidhur rusët dhe polakët ishte identike, dhe se kjo tregonte që të dy seritë e vrasjeve ishin kryer nga e njëjta organizatë. 4500 trupat që u zhvarrosën vinin nga Kozelsk - askush nuk e di se çfarë ndodhi me ata që ishin mbajtur në Starobelsk dhe në Ostashkov. Moska e shpalli qëndrimin e saj në 14 prill 1943: “Të burgosurit polakë në fjalë ishin internuar në afërsi të Smolenskut, në kampe specialë dhe ishin punësuar në ndërtim rrugësh. Ishte e pamundur që ata të evakuoheshin në kohën kur trupat gjermane ishin duke u afruar dhe, si rezultat, ata ranë në duart e gjermanëve. Kështu që, nëse ata janë gjetur të vrarë, kjo do të thotë se janë pushkatuar nga gjermanët, të cilët, për qëllime provokimi, tani pretendojnë se krimi është kryer nga autoritetet sovjetike”. Në 15 prill, qeveria britanike deklaroi publikisht përmes BBC-së se gjermanët kishin thënë gënjeshtra dhe se pranonte versionin rus. Një gjë e tillë nxiti qeverinë polake në mërgim që të bënte thirrje për një hetim të pavarur të masakrës së Katinit - diçka që mund ta bënte Kryqi i Kuq Ndërkombëtar në Zvicër. Gjermanët dhe qeveria polake në mërgim ranë dakord për këtë; Moska refuzoi. Rusët ndërprenë të gjithë marrëdhëniet me Poloninë dhe ata krijuan një qeveri polake kukull në Moskë. Kur Rusia përparoi në Evropë dhe rimori zonën e Katinit, u duk sikur çështja ishte zgjidhur pasi tashmë ishte e qartë se rusët nuk do të lejonin asnjë lloj hetimi për atë që kishte ndodhur

në Katin. Në gjyqet e Nyrenbergut, vrasjet u lidhën me dënimet e dhënë kundër Gëringut dhe rusët paraqitën provat e tyre për të “vërtetuar” që ishin gjermanët që e kishin kryer krimin, por ata nuk bënë asnjëherë, asnjë hetim dhe Katini u zhyt sërish në errësirë. Në gjykimin përfundimtar në Gjykatën Ndërkombëtare, Katini as që u përmend. Nga ana e tyre, rusët pretenduan se masakra ndodhi pasi u bë e qartë që Vermahti ishte në tërheqje të plotë pas humbjes së tyre në Stalingrad dhe se ajo ishte kryer nga nazistët. Në Nyremberg, ata paraqitën këto prova të grumbulluara pej tyre: “Gjermanët nul lejuan asnjë autoritet të jashtëm që të ekzaminonte tërësisht as trupat, dhe as vendet e varreve masivë. Komisioni Polak, i ngritur nga nazistët për të ekzaminuar provat, u lejua të shohë vetëm atë që gjermanët donin që ata të shihnin. Një profesor bullgar, Marko Markov, deklaroi se ai ishte lejuar të shqyrtonte vetëm një kufomë e cila i ishte sjellë atij dhe se ai nuk mund të konkludonte nëse ky trup kish qenë nën tokë për tre vite - siç ishin përpjekur t’i mbushnin mendjen nazistët. Në raportin e tij të shkruar, Markov kish përmendur vetëm atë që kishte gjetur në trup - ai nuk kish dhënë një konkluzion se si kish mbërritur në këtë gjendje trupi. Ai dhe gjashtë ekspertë të tjerë u lejuan të bëjnë vetëm dy vizita gjysmë-ditore në zonën e varreve masivë nga gjermanët. “Mu duk si një udhëtim turistik”, deklaroi Markov. Rusët pretenduan gjithashtu se çështja e fidanëve trevjeçarë ishte gjithashtu e lehtë të shpjegohej. Ata deklaruan se nuk kish prova që fidanët vinin nga vendi i varreve masivë dhe se ata mund të ishin grumbulluar nga çdo pikë në Pyllin e Katinit dhe të ishin paraqitur si “provë”. Rusët deklaruan gjithashtu se plumbat e gjetur në trupa ishin prodhim i kompanisë gjermane Geko. U pretendua se ishin të gjithë plumba 7.65 mm tip Geko, të cilët vetëm një gjerman mund të kishte në armën e tij. Kush i kreu vrasjet mbeti një mister, deri në vitin 1990 kur autoritetet ruse pranuan se ishte Policia e Fshehtë Ruse (NKVD) e cila kish harxhuar shumë kohë dhe mund në përpjekjen për t’ua hedhur fajin gjermanëve.


bota • E martë 30 korrik 2013

Protestat

»

15

TURQI “Arena” tani janë parqet

rotestuesit anti-qeveritarë po e vazhdojnë fushatën e tyre në parqet lokale. Çdo natë, qindra-mijëra vetë P marrin pjesë në të ashtuquajturat “forume në park”, për të

Rritet presioni nga rruga Korrupsioni në politikë dhe gjyqësor është i gjithëpranishëm: Vitet e fundit janë raportuar raste në të cilat anëtarët e familjes së zyrtarëve ishin të preferuar në ndarjen e tokës së subvencionuar. “Falë gazetarëve investigativë dhe organizatave vitet e fundit, disa nga këto makinacione kanë dalë në dritë. Por fakt është se pas njoftimit të këtyre rasteve nuk është marrë asnjë masë konkrete juridike”

P

resioni nga rruga në Bullgari po rritet dhe edhe pas mbi 40 ditësh protestat nuk po marrin fund. Dikur njerëzit mendonin se nuk ndryshojnë dot gjë në politikë, thotë Miladin Hadzhiev, biolog nga Sofia. Edhe ai vetë nuk interesohej dikur për politikë, por gjendja është përkeqësuar dhe ka shumë të zhgënjyer nga politika. Me emërimin e shefit Deljan Peevskit si shef të Agjencisë Bullgare të Sigurimit, situata në vend ndryshoi. 32-vjeçari është një manjat mediash shumë i fuqishëm dhe me ndikim, për të cilin thuhet se merret me veprimtari ilegale dhe ka kontakte me mafien. “Mendova në fillim se emërimi i tij është një shaka. Disa komente në Facebook përbëheshin vetëm nga pikëpyetje, njerëzit nuk dinin se ç’të thonin nga habia. Por politikanët e kishin vërtet seriozisht. Një realitet absurd që ka tejkaluar edhe idetë tona më absurde”, thotë Kiril. Dhe mbrëmjen e 14 qershorit 2013 u mblodhën spontanisht në qendër të Sofjes, protestuesit e parë. Peevski të nesërmen dha dorëheqjen, por zjarri tashmë ishte ndezur. Në indeksin e korrupsionit të Transparency International, Bullgaria zë prej vitesh një nga vendet e fundit dhe është një nga vendet më të korruptuara në Bashkimin Evropian. Që prej rënies së regjimit komunist 23 vjet më parë dhe tranzicionit drejt ekonomisë së tregut janë formuar klika të përbëra kryesisht nga anëtarë të ishnomenklaturës komuniste. Ato kontrollojnë deri sot proceset

vendimmarrëse në vend dhe veprojnë në një zonë gri në mes të politikës, ekonomisë dhe të drejtësisë. Korrupsioni në politikë dhe gjyqësor është i gjithëpranishëm: Vitet e fundit janë raportuar raste në të cilat anëtarët e familjes së zyrtarëve ishin të preferuar në ndarjen e tokës së subvencionuar. “Falë gazetarëve investigativë dhe organizatave, vitet e fundit disa nga këto makinacione kanë dalë në dritë. Por fakt është se pas njoftimit të këtyre rasteve nuk është marrë asnjë masë konkrete juridike”, thotë Todor Galev, ekonomist në Qendrën për Studime Demokratike. Protestat po ndodhin në një fazë në të cilën ekonomia bullgare po rimëkëmbet në mënyrë të konsiderueshme, megjithë krizën në Evropë.

Madje, edhe në tregun e punës nuk ka aq shumë humbje vendesh pune sa në kohë krize, thotë Laçesar Bogdanov nga OJQ Industry Watch. Edhe pse në Bullgari duhet të bëhet ende shumë, Bogdanov nuk shikon paralele mes protestave në Spanjë, Portugali apo Greqi me ato në Bullgari. “Politikanët në këto vende premtuan për vite përfitime të qëndrueshme sociale, rritje të ardhurash dhe privilegje të tjera dhe kur u bë e qartë për të gjithë se, shteti nuk mund t’i financonte, ato u ndezën. Protestat u rritën kundër masave të kursimit të qeverive”, mendon Bogdanov. Në Bullgari nuk ka pasur shkurtime në përfitimet sociale, madje edhe gjatë krizës. “Kjo është arsyeja pse kjo protestë nuk është ekonomike. Madje shumica e

demonstruesve kanë punuar dhe nuk janë të varur nga asistenca sociale.” Po si do të vazhdojnë ngjarjet? Protestuesit nuk kanë ndërmend t’i ndalin protestat dhe politikanët nuk mendojnë të japin dorëheqjen. Nervozizmi është në rritje në të dyja anët. Por lëvizja e protestës nuk ofron ndonjë alternativë konkrete politike, dhe kjo as që duket të jetë qëllimi i tyre: “Ne nuk jemi naivë. Ne e dimë se situata nuk do të ndryshojë nga sot nesër. Ne nuk mund t’i çojmë politikanët tanë në pastrim kimik dhe të shpresojmë se pas kësaj mund të rifillojnë të pastër punën e tyre “, thotë Miladini. Por politikanët - të kaluarit dhe të ardhshmit - e dinë tani shumë mirë se kanë përballë një shoqëri të re civile e cila me siguri do t’i vëzhgojë nga afër.

diskutuar për politikën dhe për të ardhmen e vendit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli se ccdo natë në parqet publike anembanë Stambollit, qindra madje edhe mijëra protestues anti-qeveritarë mblidhen për ato që ata i quajnë “forumet në park”. Forumet u krijuan pasi forcat e sigurisë i dëbuan protestuesit nga Parku Gezi i Stambollit muajin e kaluar. Planet e qeverisë për ndërtimet në park sollën si rezultat javë demonstratash anti-qeveritare. Zeynep, që deshi të jepte vetëm emrin nga frika e përndjekjes së autoriteteve, është një nga organizatoret e forumeve. Ajo thotë se përveç diskutimit të veprimeve të fundit të qeverisë, forumet trajtojnë edhe ndërtimin e demokracisë dhe tolerancës. “Në çdo park mbahen forume dhe fjalime ku diskutohen shumë çështje të demokracisë. Kështu filloi shumë kohë më parë demokracia: në Greqinë e lashtë, njerëzit mblidheshin në forume apo vende të tilla për të diskutuar çështjet e tyre dhe për të gjetur zgjidhje. Në këto parqe mund të gjesh turq dhe kurdë, fondamentalistë, apo mbështetës të ideve të Kemal Ataturkut. Ata thjesht diskutojnë nuk luftojnë dhe kjo është shumë e rëndësishme”. Folësi kryesor në forumin e kësaj nate po diskuton për të drejtat e kafshëve. Çështje të tjera përfshijnë të drejtat për abort dhe rolin e fesë në shoqëri. Pjesëmarrësit janë nga të gjitha grupet shoqërore, përfshirë gra me kokë të mbuluar, megjithëse shumica janë të rinj. Një nga pjesëmarrësit i konsideron forumet si një mënyrë për t’u dhënë fund relikeve të fundit të regjimit ushtarak. “Për ata që marrin pjesë në këto forume, është ndoshta hera e parë në jetë që janë pjesë e një diskutimi demokratik. Sepse, veçanërisht pas grushtit të shtetit të vitit 1980, njerëzit ishin fillimisht të papolitizuar dhe larg diskutimeve publike. Prandaj këtu njerëzit lidhen me njëri-tjetrin dhe sfidojnë njëri-tjetrin në diskutime”. Disa nga pjesëmarrësit janë sulmuar nga grupe të paidentifikuara burrash me shkopinj dhe thika dhe guvernatori i qytetit, i caktuar nga qeveria, i ka dënuar forumet si armiqësore. Por deri tani, policia nuk ka ndërhyrë, megjithëse ata që marrin pjesë në forume thonë se policë të veshur si civilë shpesh vëzhgojnë takimet. Eksperti i shkencave politike Cenhiz Aktar i Universitetit Baçesehir të Stambollit beson se forumet sinjalizojnë një ndryshim të madh në Turqi. “Është diçka e ndryshme, një lloj i ri veprimi politik që ekziston kudo në vendet e zhvilluara. Është një demokraci pjesëmarrëse, diçka që Turqia po e zbulon me shumë shpejtësi. Njerëz që shprehin hapur mendimet e tyre, që organizohen dhe që sfidojnë vendimet e njëanshme të autoriteteve, do të jenë diçka e përhershme në muajt dhe vitet në vazhdim”. Forumet që tani kanë filluar të mendojnë për zgjedhjet lokale dhe presidenciale të vitit të ardhshëm, sipas organizatores Zeynep. “Nga këto parqe, pjesëmarrësve po u jepen detyra, si për shembull vëzhgimi i qendrave të votimit, që të sigurohemi që qeveria të mos manipulojë më. Ne po organizohemi gjithnjë e më shumë. Në fakt ideja jonë nuk është të bëjmë revolucion; ideja është të marrim pjesë në zgjedhje dhe të sigurohemi që kjo qeveri të mos rizgjidhet”. Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ka filluar ndërkohë të bëjë fushatë, të organizojë tubime politike dhe takime në gjithë vendin. Vëzhguesit pretendojnë se këto grumbullime do ta rrisin vendosmërinë e protestuesve, ç’ka do të thotë se parqet e Stambollit dhe shumë të tjerë në gjithë vendin do të vazhdojnë të jenë qendra për politikë dhe mosbindjeje politike.


16

« INTERVISTË

E martë 30 korrik 2013 •

MORENA TARAKU, vajza të cilën e dëshirojnë të gjithë

Si stilist kryesor kam veten time. Merrem me fitnes, dikur me karate Intervistoi: Gazmend Kajtazi

S

ecili që e ka njohur së paku ndonjë vajzë të tillë, patjetër se e ka mbajtur në mend... Njëzetvjeçarja Morena Taraku shquhet për aristokracinë e saj, elegancën, qëndrimin, shijen, mënyrën e të folurit, ecjen... e shumëçka tjetër. Me transformimin e vet të pazakonshëm ka arritur majat e bukurisë. Është zgjedhur “Miss Kosova 2010”, “Miss Liberty of the World 2012”, mori pjesë në “Miss Earth 2010”, ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World 2012”; shijoi aventurën e saj në “VIP Shpija 3”, provoi veten si prezantuese e “Video Festit Muzikor”, është imazh publicitar i DigitAlb....Ka treguar edhe më shumë nga talenti i saj i fshehtë dhe, akoma është një ndër personazhet më të dashura të skenës vendëse. Ta njohësh privatisht, është kënaqësi e vërtetë, sepse krahas të gjitha sukseseve të cilat i ka arritur, ajo edhe më tej është shumë e shoqërueshme, e hareshme dhe vajzë shumë interesante. Ajo që pëlqehet tek Morena është edhe stili i saj i veshjes, i cili, para së gjithash, është i pazakonshëm, herëherë edhe avangarde. Morena, tani e di se çka dëshiron. Mirëpo, është edhe e vetëdijshme për atë që posedon. Me buzëqeshjen e saj karakteristike thyen edhe karakteret më të vrazhda. Morena, cilat mund të konsiderohen si sukseset tuaja gjatë kësaj karriere deri tani? Çdo sfide të re i gëzohem, çdo hap që bëj mundohem ta kurorëzoj me sukses. Fundja, çdo gjëje që në jetën time i fala buzëqeshje, e quaj sukses.

Pjesëmarrja në manifestime bukurie është cilësuar si një botë e bukur me shkëlqim, sharmë. Kështu është vërtet? Në çdo rrugë që hyn, je ti që i jep sharmin apo shkëlqimin e dëshiruar... Spektri ka shumë ngjyra. Si e niset ju këtë udhëtim? Pra, si u integruat në tregun e bukurisë? Mendoj se këto gjëra nuk nisen, ato kanë lindur bashkë me mua... është momenti dhe fati që të udhëhiq me to. E, kjo mua është duke më përcjellë që nga mosha 16 vjeçe. Thuhet se bukuria është shumë e rëndësishme kur vendos të merresh me art. Ç’ i duhet tjetër një femre për t’u bërë e suksesshme? Vet arti është i bukur, andaj bukuria e femrës dhe arti sikur shkojnë paralel, por nëse kjo fisnikërohet edhe me mençuri, suksesi nuk mungon. Mis, imazh televiziv…, çfarë ju bën të ndiheni e tillë, me pak fjalë çfarë keni ju ndryshe nga të tjerat? Njeriu i gëzohet asaj që e do, secili ka diçka të veçantë që e bën të dallojë nga të tjerët.

Çfarë të nevojitet që të dukesh pikërisht kështu siç je? Buzëqeshja ime. Çfarë përfitoni ju si mis, atëherë përmes programeve të bukurisë? Të vetmit përfitim që i gëzohem është shoqëria. Eksperienca juaj jetësore më e bukur deri tani, cila është? Ajo që do të vijë. Gjithmonë hapëroj përpara. Dukesh shumë e bukur dhe bukur e grimuar. Sa shpenzon për dukjen tënde? Nëse flasim për evenimente, grimi është pjesë përbërëse e tyre, por përditshmëria ime është e thjeshtë dhe pa grim. Të vetmen gjë që shpenzoj është koha, hahaha... Për veshjet vendos vetë apo këshillohesh me stilistë? Aty ku ndihem rehat - ky është stili im. Këshilltarin më të mirë që nga fillimi e kisha vetveten, prandaj vazhdoj ta këshilloj vetëm unë Morenën. A bën ushtrime? Nëse po, çka preferon: aerobi, fitness, jogë, pilates, shkathtësi luftarake apo diçka tjetër? Jam marrë me karate, ndërsa tani me fitnes. Një pyetje që u bëhet bukurosheve dhe, që është normale për shkak të fushës ku ato punojnë, është se në qoftë se do t’ju propozonin të pozonit nudo për një revistë prestigjioze botërore, do të pranonit? Nuk mendoj se bukuria e femrës qëndron në lakuriqësi. A i lehtëson gjërat bukuria për femrat, a e kanë më të lehtë ato të gjejnë dashurinë? Thonë se fati buzëqesh, jam unë ajo që besoj në fat, e jo në bukuri. Çfarë kushtesh duhet të plotësojë dikush për të qenë miku juaj? Duhet të jetë i sinqertë. Femrat e bukura gjykohen si të përcipta, e ke ndjerë këtë gjë? Ky është gjykim i rremë. Mençuria nuk peshohet me terezi. A është e vështirë të ecësh në jetë kur je një vajzë e bukur? Jo. Rrugët janë përplot me vajza të bukura. Çfarë të mungon për ta plotësuar jetën tënde? Nëna. Çfarë ju jep më shumë kënaqësi në këto momente? Babai im, ai i cili më bën të buzëqeshi edhe kur kam sytë me lot. Marrë nga telegrafi.com


AKTUALITET • E martë 30 korrik 2013

»

17

SHQIPTARËT U RIKTHEHEN AUTOMJETEVE TË PËRDORUARA

Më të preferuarat mjetet “Made in Germania” Nga ARTUR AJAZI

K

riza ekonomike duket se i ka rikthyer shumicën e shqiptarëve tek makinat e përdorura. Ka një rritje të ndjeshme të importit të automjeteve të përdorura në portin e Durrësit. Edhe pse vlera e doganës për këto mjete është rritur përsëri ato mbeten më të preferuarat në tregun tonë të brendshëm. Vetëm në muajin korrik në doganën e Durrësit janë zhdoganuar mbi 280 automjete të përdoruara. Tre vjet më parë vlera e doganës për makinat e përdorura u 3 fishua në një kohë që për makinat e fabrikës ajo u hoq fare. Për një kohë relativisht të gjatë një masë e tillë arriti që ta ulë në shifra fare minimale importin e makinave të përdorura si dhe të asfiksojë tregun e makinave të përdoruara në Durrës. Pjesa më e madhe e tregtarëve të këtyrë makinave hoqi dorë nga ky lloj biznesi. Ndërsa sot afro 3 vjet nga vendimi për rritjen e vlerës së doganës për makinat e përdorura situata ka ndryshuar përsëri. Tragetet që mbërrijnë nga portet italiane ka disa muaj që transportojnë përsëri sasi të konsiderueshme automjetesh të përdorura. Ato imbarkohen kryesisht në tragetet e Ankonës dhe të Triestes. Vetëm gjatë muajit korrik prej këtyre trageteve zbarkuan mbi 280 autovetura të përdorura të porositura nga qytetarë të ndryshëm nga vendi ynë. Në krahasim me të kaluarën kur mjetet e përdorura bliheshin nga tregtarët e më pas nxirreshin në shitje duke e rritur vlerën e tyre për shkaqet e fitimit, sot skema ka ndryshuar. Ata që kanë nevojë të blejnë një makinë të përdorur si në Gjermani e cila është edhe furnizuesja e vendit tonë me mjete të përdorura, i porosisin ato direkt në vendin e origjinës. Një benz prodhim i pas vieteve 2000 gjendet atje me

BERAT- Shtimi i numrit të vizitorëve si rezultat i stinës së verës, organizimi i sporteve ekstreme, kthimi i emigrantëve, ditët e peligrinazhit në malin Tomor, bëjnë që Qarku i Beratit të hyjë në ditët e pikut të sezonit turistik. Për të miniminizuar mundësitë e ngjarjave kriminale dhe aksidentale, bllokimin e rrugëve apo rrezikun e zjarreve, drejtoria e policisë ka hartuar një plan masash. Ky plan i detajuar është prezantuar mesditën e djeshme nga zëdhënësja e Drejtoris së Policisë së Qarkut të Beratit, Valbona Qafa. Kjo e fundit ka pohuar se të gjitha masat e marra i janë bërë të ditura drejtorive të turizimit, agjensive, institucioneve të pushtetit lokal me qëllim për të përballuar me sukses këto ditë ku fluksi i turistëve të huaj dhe vendas do të rritet nga dita në ditë.

Rrahu nënën të atin dhe motrën, arrestohet nga policia BERAT- Dhuna sistematike e ushtruar ndaj familjarëve të tij ka bërë që një 24 vjeçar nga qytetit i Beratit të arrestohet nga policia. Drejtoria e Policisë së Qarkut nëpërmjet zëdhënëses së saj Valbona Qafa bëri me dije arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Koleka, 24 vjeç, banues në Berat, me gjendje gjyqësore i pa dënuar më parë. Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë në bazë të kallëzimit të bërë nga babai i tij, i cili deklaroi se është dhumuar nga djali i tij. Po si pas të njëjtit burim djali ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike dhe e ka kanosur me thikë në banesën e tij, jo vetëm atë, por dhe bashkëshorten e tij (nënën e djalit) shtetasen me iniciale H.K si dhe dhe motrën e tij shtetasen me iniciale P.K 23 vjeçe, banuese në Berat. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për vepreë penale ”Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a, paragrafi 4 Kodit Penal.

çmime që variojnë nga 5000 euro deri në 10 000 euro. Në portin e Durrësit këto mjete zhdoganohen me shuma nga 250 mijë lekë deri 340 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë është edhe një kategori tjetër të cilët porositin makina të markave më të thjeshta të cilat atje gjenden me vlera nga 700 euro deri 1500 euro. Në doganë këto mjete zhdoganohen brenda vlerave nga 180 mijë lekë deri në 240 mijë lekë në vartësi të viteve të prodhimit. Për çdo ditë në portin e Durrësit pranë sheshit të trageteve dhjetra njerëz presin mjetet e porositura prej tyre. Pas mbërritjes së këtyre automjeteve me tragete shumica preferon të kryejë procedurat e zhdoganimit po në doganën e Durrësit si dhe procedurat e sigurimit të parashikuara me ligj. Prej zhdoganimit të këtyre automjeteve dogana ka arkëtuar disa qindra miliona lekë në arkën e saj.

VAJZA TËRHEQ VËMENDJEN, 2 DJEMTË MARRIN LEKËT

Fëmijët në aksion, tentojnë të vjedhin 10 mijë euro në Exchange Mesditën e djeshme 3 të mitur janë ndaluar nga forcat e njësisë “Shqiponja”, pas tentativës së grabitjes në një pikë ‘Exchange’ në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në një pikë ‘Exchange” në rrugën e Durrësit, ndërkohë që të miturit janë kapur menjëherë me shumën prej 10 mijë eurosh teksa largoheshin në drejtim të qendrës së kryeqytetit. Një djalë dhe dy vajza të moshës 14 dhe 16-vjeçare, janë futur mesditën e djeshme në pikën e “Exchange”, të paarmatosur. Njëra nga vajzat ka marrë dy vazo dhe i ka lëvizur për t’i tërhequr vëmendjen punonjës së pikës “Exchange”, ndërkohë që bashkëpunëtorja e saj është futur menjëherë në pjesën e banakut dhe ka mundur të marrë 10 mijë euro. Pas grabitjes 3 të miturit janë larguar menjëherë nga vendngjarja, në drejtim të qendrës

Turizmi, policia e Beratit harton planin e masave

së Tiranës. Pas denoncimit së punonjëses kanë arritur forcat e njësisë speciale “Shpiponja”, e cila ka mundur të arrestojë 3 të miturit, dhe të sekuestrojë shumën prej 10 mijë eurosh, teksa të miturit po merren në pyetje, në prani të psikologëve. Ndërkaq, nga të dhënat e para mësohet se fëmijët e kishin bërë planin, duke qenë grup dhe me ç’dukej, kishin parashikuar me saktësi të gjitha lëvizjet, mbase të bazuar te ndonjë film aksion, pasi gjithçka dukej se zhvillohej sipas një frekuence të paracaktuar kohore. Vajza kishte rol kryesor, pasi duhej të shpërqendronte shitësen, kurse 2 të tjerët kanë marrë lekët. Pranë Policisë së Tiranës, prindërit të shqetësuar janë shprehur se nuk ishin në dijeni të veprimeve të fëmijëve të tyre, ndërsa tashmë pritet ecuria e hetimeve.

Trafiku i qenieve njerëzore

Sarandë, policia ndalon 11 klandestinë pakistinezë, etiopianë dhe afrikanë Policia e Sarandës ndalon një tjetër kontigjent me klandestinë, të cilët kishin hyrë në mënyrë klandestine në vendin tonë nga kufiri i gjelbër. Bëhet fjalë për 11 klandestinë me origjinë pakistaneze, etiopianë dhe afrikanë, të cilit ndodheshin të fshehur në këtë automjet. Sipas policisë, ata janë gjetur në furgonin e një 45-vjeçari nga nga fshati Cakran i Fierit, ndërkohë që konfirmohet se tashmë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Kristian Sheha. Duke iu referuar sqarimeve që kanë dhënë vetë klandestinët, ata po tentonin te kalonin drejt veriut te vendit, ndërsa po hetohet për përfshirjen e personave të tjerë në rrjetin e trafikut të klandestinëve. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që ndalohen shtetas të huaj që kanë hyrë në mënyrë klandestine në vendin tonë, ku edhe gjatë atij aksioni shoferi I mjetit ishte sërish nga fshati Cakran i Fierit. Pikërisht nga kjo rrethanë mësohet se policia ka nisur hetimet intensive nëse rastet kanë lidhje me njëra tjetrën, çka do të thotë se ky trafik është i organizuar nga persona konkret që janë me origjinë nga kjo zonë, apo origjina e drejtuesve të mjeteve nuk ka lidhje me këtë trafik klandestinësh.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”, z. MALVIN KACAJ është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST JURIST NË SEKTORIN E PROKURIMIT DHE TEKNOLOGJIVE NË DEPARTAMENTIN E FINANCËS, BURIMEVE NJERËZORE DHE SHËRBIMEVE NË KËSHILLIN E MINISTRAVE.


18

« dossier

E martë 30 korrik 2013 •

Përplasjet në vitin 1918-1945 Nga Albert KOTINI (vijon nga numri i kaluar)

K

ëtu janë rreth 77 emra. Njëkohësisht janë mbi 50 emra të arsimtarëve të lindur në Kosovë për t’u shkolluar në Shqipëri. Sipas autorit ishte plejada e mësuesve që erdhën në Kosovë dhe në vise të tjera të trojeve arbërorë. Atëherë ishim mësues të rinj e me pak përvojë, por tepër të gëzuar e të entuziasmuar që do të fillonim të hapnim shkollat e para fillore në gjuhën amtare në Kosovë e më gjerë. Ajo që na e bënte më tepër zemrën mal, të gjithë ne mësueve të parë, ishte pritja shumë e përzemërt dhe një gëzim i papërshrkuar i mbarë popullit kosovar, të cilët ishin çliruar nga kthetrat e pushtuesit sllav, që për dekada me rradhë i kishte lënë mbi 95% analfabetë. Fakti që ne punonim nëpër shkolla me nxënës nga 40-60 veta nëpër fshatra e me klasa kolektive nuk na e priste hovin. Takoheshim në Prizren e në Prishtinë me njëri-tjetrin edhe pse larg familjeve tona, midis shqiptarëve të ardhur, malli ka qenë shumë i madh midis nesh. Me mësuesit e rinj që erdhën në shtator të vitit 1941 u bënë kurse kualifikimi dhe mbi këtë bazë u vunë themelet e arsimit të përgjithshëm e profesional, në veçanti të edukimit patriotik në Kosovë e më gjerë. Përndryshe, Kosova nuk do të kishte sot një përbërje të tillë kuadrosh të formuar e me përgatitje të shëndoshë, me tipare arsimimi të gjithanshëm dhe me frymë patriotike. Kuptohet që në vitet 1945-1950 dhe në veçanti mbas prishjes TitoEnver, OZNA dhe UDB, pothuajse të gjithë shqiptarët e ardhur si mësues në Kosovë ishin me dosje. Eprorët e mi në Inspektorinë e Arsimit në Prizren në vitin 1941-1942 kanë qenë Beqir Spahiu, inspektor i qarkut të Sharrit, mësuespedagog i spikatur e me përvojë me arsim nga Luma, i cili ka mbaruar normalen e Elbasanit ndër gjeneratat e para. Përsa i përket Prizrenit, unë kam pas shërbyer atëherë gjatë tërë kohës së Luftës së Dytë Botërore (1941-1944), veprimtaria jashtëshkollore e arsimtarëve në Prizren ka qenë për çdo rezultat. Korridoret mbusheshin me të rinj e të ritur për të mësuar alfabetin e gjuhës tonë. Posaçërisht prizrenasit kanë qenë me dakada të tëra nën ndikimin e turqishtes e të serbo-kroatishtes. Kështu që s’ka mbetur i ri dhe i rritur që nuk i ka ndjekur me rregull kurset e analfabetizmit. Më kujtohet si sot kur hynim në shkolla në mbrëmje dhe orë të tëra i kalonim me ta duke lexuar e shkruar dhe duke kënduar e kuvenduar, shkruar në gjuhën tonë amtare. Shumica e mësuesve të parë të ardhur më 1941 nga Shqipëria ishin nga ata që kishin kryar shkollën Normale të Elbasanit, por kishte mjaft edhe të tjerë që kishin kryer degën e mësuesisë pranë gjimnazit të Shkodrës, pastaj degën e mësuesisë pranë shkollës teknike shqiptare-amerikane të Tiranës, institutet femërore “Naim Frashëri” dhe “Nana Skëderbeg” në Tiranë. Kontribut të veçantë kundër analfabetizimit dhanë dhe femrat e reja shqiptare, sidomos në emancimin e femrës shqiptare të Kosovës dhe përgjithësisht në zhdukjen e prapambetjes shekullore. Mbas mbarimit të luftës, mjaft arsimtarë të parë që patën ardhur vullnetarisht nga Shqipëria më 1941 u kthyen në Shqipëri, ndërsa disa të tjera kanë qenë të internuar, të burgosur, të humbur, por edhe të pushkatuar. Nga muajin janar 1945 e deri në tetor 1950 kam shërbyer si instruktor i shkollave shqipe të Kosovës. Më datën 15.12.1945, në bazë të konventës jugosllavo-shqiptare, u emëruan mësues të përkohshëm në shkolla të ndryshme të Kosovës, por u detyruan që të ndjekin kurset përkatëse. Në shumë shkolla fshatrash, kushtet për punë dhe për jetë ishin tepër të vështira, ku shumica e nxënësve të vegjël, uleshin nga 4-6 nxënës nëpër disa banka të gjata të vjetëruara e të papërshtatshme, aty ku në ndonjë shkollë fshati shihej edhe ndonjë hartë e vogël e vjetëruar dhe grisur gjeografike, ose ndonjë figurë kafshësh a bimësh të shqyer apo të tymosur. E të mos flasim për lokalet e ish mejtepeve, ose odat përdhese private, ku gjendja ishte e mjerueshme, ku e vetmja dritare e vogël e odës ishte me xhama të thyer e të ngjitur me lloj letra gazetash për t’u mbrojtur nga i ftohti në dimër. Mbas mbarimit të Luftës së

Sfida që ndërpreu kolonizimin arsimor të Kosovës (1941-1945)

Dytë Botërore janë keqtrajtuar, pushuar nga puna, burgosur, internuar e likuiduar shumë e shumë arsimtarë shqiptarë, nëpër burgje të ndryshme të ish Jugosllavisë, si në Goli-Otok, kurse disa të tjerë i kanë dëbuar përgjithmonë nga Jugosllavia. Nga ata që më kujtohen janë Hasan Dylgjeri nga Elbasani, ish-instruktor arsimi në Gjilan (populli në rrethin e Gjilanit e thirri Hasan mësuesi), luftëtar i vitit 1941, i cili pas daljes nga burgu u dëbua nga Jugosllavia; Selami Kreka nga Shqipëria, arsimtar në rrethin e Drenicës, i cili mbas daljes nga burgu u dëbua edhe ky nga Jugosllavia. E kështu me rradhë Jani Korça, luftëtar i vitit 1941, arsimtar dhe drejtor i xhimnazit në Prishtinë, pas burgut, për një kohë shërbeu si përkthyes e pastaj u dëbua nga Jugosllavia. Emir Abazi nga Shqipëria mësues në Prizren; Kolë Nikaj nga Shqipëria, mësues në Prishtinë; Xhaferr Palloshka mësues në Prishtinë; instruktor i arsimit në Dragash; Kadri Blloshmi, mësues ne Gjilan; Shabedin Vrioni, mësues në Mitrovicë; Fehmi Sinella, mësues në rrethin e Prizrenit; Halil Gjinali, mësues në Gjilan; Albert Kahremani, mësues në rrethin e Ferizajt; Dhimitër Fulani, mësues në shollën e mesme të Gjakovës; Zef Nekaj, mësues në Gjakovë etj. Të gjithë kanë histori më vehte. Asnjëherë nuk më ka shkuar ndër mend në vitin 1945 të largohem nga Kosova, por synimi me qëllim të keq i Oznës ndaj meje, ka qenë tipik në vitin 1950, kur isha drejtor i kursit të fundit pedagogjik në Pejë, të cilën e ndoqën atëherë 1000 mësues shqiptarë të pakualifikuar, në kurset e ulëta e ato të larta për maturë. Aty u informova nga disa kolegë të mi, se organet e Oznës në Pejë i merrnin herë pas here në pyetje disa arsimtarë të kursit dhe kërkonin nga ata deklarata për qëndrimin tim armiqësor ndaj pushtetit etj. Pra, isha me dosje të hapur, por eprorët e mi në drejtoratin e arsimit, më transferuan në shtëpinë botuese “Mustafa Bakia”. Duke më shkëputur nga synimi për arrestim të Oznës e më vonë të UDB-së. Megjithatë, në mars të vitit 1952, më thirri në zyrën e sekretariatit të punëve të Brendëshme, një farë Vujiça Sekuliq, i cili në prani të Branko Joviqeviqit, nisën të më fyenin rendë, pa kurrfarë faji, se gjoja ka dokumente se unë paskam folur në kafene kundër pushtetit, e duke më ndërprerë të

flas më tha: “Brenda tri ditëve duhet të largohesh nga Jugosllavia”. Është tjetër çëshje kjo që nga viti 1952-1965 kur dola në pension, për të folur mbi peripecitë nga UDB-ja. Mbasi dola në pension, nëpërmjet shtypit të përditshëm e periodik dhe si anëtar i këshillit qendror të shoqatës “Motrat Qirjazi” të Kosovës (1990-1995) dhe si kryetar i kryesisë së shoqatës së veteranëve të arsimit të Kosovës (1986-1998), jam përpjekur që të jap kontributim tim modest në fushën e arsimit dhe të kulturës. Ndjej kënaqësi të posaçme, kur shoh shumë kuadro shqiptarë më kualifikime të larta, si akadamike, mjekë, shkrimtarë etj. Është për të theksuar, se në vitin 1941 e deri në vitin 1945 kishte mbi 95 % meshkujve, ndërsa të femrave 100% analfabete. Po kështu shfaqja e parë teatrale në gjuhën shqipe në Kosovë është dhënë në vitin 1943 me titull “Kosovarja”, roman nga autori Haki Stërmilli. U dha në Prizren dhe Gjilan, duke bërë bujë të madhe. Fakt tjetër është se në vitin 1944, vetëm në muajt nëntor-dhjetor u aftësuan për lexim 2178 analfabetë. Shumë vështirë ka qenë problemi i mësusve shqiptare në Kosovë, sepse mentaliteti konservator i konsideronte të përdalura, të pandershme dhe propoganda sllave e ndihmuar nga kjo prapambetje i cilësonte si prishëse të vajzave kosovare. Edhe në këtë drejtim është punuar me shumë cilësi. Kur ish ministri i Arsimit të Shqipërisë, z. Ernest Koliqi dërgoi mbi 350 mësues e mësuese të kualifikuar në tërë trevën shqiptare, shqiptarët ishin zhytur në kulmin e pellgut të padijes. Prandaj edhe akademik Mark Krasniqi në librin e vet me titull “Aspekte Mitologjike. Besime e besytni”, që u botua në tetor të vitit 1947, këtë libër ia dedikoi plejadës së parë të arsimit, të kulturës dhe të shkencës nga Shqipëria (për vitet 1941-1951). Më 15.12.1945 mbi 40 të rinj të moshës 20-22 vjeçare, në bazë të konferencës midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë erdhën për të dhënë kontributin arsimor në Kosovë. Mirëpo, për fat të keq, pas rezolutës famëkeqe të Infobyrosë më 1948, shumica e këtyre mësuesve ka ardhur këtu në Kosovë dhe sipas konventës, filluan haptazi të trajtohen si elementë të dyshimtë nga organet e Oznës, megjithëse nuk është e vërtetë. Disa prej tyre u burgosën, disa

u dërguan në Shqipëri, dhe sipas evidencës janë mbi 41 të tillë që kanë pësuar një fat jo të mirë trajtese. Kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore, në Kosovë e më gjerë ishte rilindja e vërtetë e këtij populli të shumëvuajtur, sepse pikërisht atëherë ishte hedhur fara e dijes e cila u zhvillua me hove të vrullshme”. Janë mjaft autoritete shkencore elitare të Kosovës, të cilët kanë shprehur mirënjohjen dhe një vlerësim të jashtëzakonshëm, si për rolin e Ernest Koliqit, por në veçanti atë të Mehmet Gjevorit me shokë. Ramiz Kelmendi shkruan: “Mehmet Xhevori me shokë, mua dhe breza të tjerë na mësuan të lexojmë dhe të shruajmë shqip, por para së gjithash na mësuan të mos ishim ata që synonim të bëheshim… Desh Zoti, që Ernest Koliqi dërgoi katërqind e ca mësues, të cilët nderuan ndërgjegjet tona, mbollën gjuhë e atdhedashuri…” Mark Krasniqi vlerëson kontributin e këtyre arsimtarëve të Shqipërisë, por njëkohësisht përmend edhe fakte rënqethëse si kundërpeshë, si: “Serbia helmoi rreth 7000 nxënës në Podujevë”. Kur profesor Eqerem Çabej në këtë kohë thekson, se “të gjitha botimet e Prishtinës të kalonin më parë nëpër duart e Mehmet Gjevorit, i cili është njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe”. Janë me dhjetëra dokumente që shprehin mirënjohjen pothuajse të tërë intelektualëve më në zë të Kosovës, për Mehmet Gjevorin, me dhjetëra dekorata që e vlerësojnë për kontribut të veçantë dhe që të gjithë e konsiderojnë “baba të arsimit” në Kosovë. Në mars të vitit 1944, unë e takova Mehmet Gjevorin, së bashku me profesor Sabit Ukën (i vdekur pak kohë më parë në moshën 87 vjeç), të cilët kishin një miqësi të pandarë dhe shpesh herë Sabiti i thoshte me të qeshur: “Edhe pse nxënësi yt, e kuptoj se do të më vësh përpara në këtë jetë, por t’i i duhesh akoma Kosovës”. Mark Krasniqi në hotel “Grant” u shpreh: “Është paradoks që Serbia shprehet, se atje ku janë varret serbe atje është edhe tokë serbe”. Njëkohësisht është mjaft i indinjuar që gjuha shqipe nuk ka akoma njehësim kombëtar. Edhe në Gjermani, apo në Itali, ka kantone që s’merren vesh me njëri-tjetrin, por të paktën kanë një gjuhë të përbashkët. E kur e pyeta Mehmet Gjevorin se “pse zgjodhe Prishtinën e jo Elbasanin, ku ke vëllezërit e tu”, ai m’u përgjigj: “Kur më ftuan në Tiranë në vitet ’70 për Kongresin e Drejtshkrimit, mbeta i zhgënjyer edhe në familjen time.” Ata më porosisnin mua, që vetëm të lavdëroja arritjet në Shqipëri dhe të heshtja për Kosovën. Më bëri shumë përshtypje, fakti i frikës që kishin për të folur, se sipas vëllait tim “organet e sigurimit dinin gjithçka, sa lugë ke në shtëpi e çfarë ha e jo më ato që ke folur…” Kështu që heshta për të mos t’i bërë dëm edhe familjes time. Duke studiuar të gjithë portretet e arsimtarëve shqiptarë të viteve 19411944, janë me të vërtetë dishepuj të gjuhës shqipe, por ndër më të shenjtëruarit janë Ernest Koliqi, si institucion dhe Mehmet Gjevori si shëmbëlltyrë e saktificës: një jetë për arsimin shqip të Kosovës. Të vjen keq për një gjë, që ka edhe emra rrugësh, si p.sh pas vdekjes Rr. “Ndreko Rino”, dhe asnjë emër të ndonjë shkolle, të paktën në Tiranë apo në Elbasan, për këta njerëz të arsimit shqiptar. Respekti për këtë gjeneratë është në fakt respekti për Kosovën. Këtë e pashë me sytë e mi më 7 mars 1944 në Kosovë, në veçanti, kur u binjakëzuan shkollat 8 vjeçare “Kongresi i Lushnjës” me shkollën tetëvjecare në Prishtinë “Zenel Hajdini”, ku fjalën e rastit e mbajti Mehmet Gjevori dhe nuk kishte vend ku të hidhje kokrën e mollës.


dossier • E martë 30 korrik 2013

»

19

Emigrantë në vendin e tyre R

obëria serbe ndaj Kosovës dihet se ka qenë imponuese e shtrënguese për të kërkuar strehë, sidomos në Shqipëri. Si krahinë e okupuar që prej viteve 1912-1941, Kosova kishte një status të shtetit nën Serbi, duke u kuptuar si një minoritet, por që ishte një popull, një komb shqiptar në trevën e vet. Aparati shtetëror serb me dispozita të veçanta sistematikisht përdorte politikën asimiluese, duke mos vlerësuar asnjë virtyt etnik apo për liri. Brutaliteti dhe qëndrimet djallëzore ishin pozicioni serb ndaj mbarë jetës shqiptare të Kosovës (shih 3). Qytetërimi europian e dinte se në paqen e Versajës u ishte dhuruar pjesa më e begatë e Shqipërisë serbëve si reparacion lufte. Beogradi me aktivitete si vrasje, grabitje vjedhje të shoqëruara me zhdukjen e gjuhës amtare në arsim, shkombëtarizim ndjenjash në publik të hapur, formuan idenë e një Serbie të Madhe. Në shoqërinë kosovare synonin zhdukjen e dokeve të këtij populli; besimin sikur ishte turk dhe i përkiste Turqisë së Anadollit. Kosova deri në këtë kohë (viti 1941 nuk kishte më tepër se 60 studentë universitarë, sepse politika serbe bënte çmos që të mos kryhej nga rinia e tyre as shkolla e mesme. Shqiptari i Kosovës ishte i detyruar ta çonte djalin e vajzës që nga mosha 6-vjeçare në shkollën serbe, me synim serbizimin e tyre. Ata i detyronin të bënin ligjërata nacionale serbe. Politika fetare luajti një rol specifik në jetën myslimane të Kosovës, sepse kryesia e autoriteteve fetare nuk ka qenë e përbërë prej shqiptarëve, por prej myslimanëve boshnjakë dhe nuk kishte mundësinë e Klerit mysliman, që të qëndronte në Sarajevë

si kryesi. Beogradi me këto organizata fetare bënte çmos t’i paralizonte shqiptarët që në këto vatra të vetme të mos zhvillohej fshehurazi një propagandë kombëtare. Serbët kishin frikë në veçanti nga propaganda kombëtare e organizuar në Shkup, sidomos me anën e shkollës së lartë fetare, që ishte çerdhja e shqiptarizues, duke emëruar komisarin e shtetit, me detyrë për të shkatërruar këtë fole edukimi atdhetar. Të drejtat e çdo shtetasi tjetër nuk ishin për kosovarët. Kjo në veçanti kur u fut jeta e partive politike në Jugosllavinë e vjetër. Si popull i Kosovës, nuk kishin asnjë të drejtë politike, por vetëm rryma që mund të ndihmonin atë parti që vinte në fuqi. Partitë qëndronin në fuqi, sipas kohës e situatës së përgjithshme, të lidhur me politikën e Versajës, si një sundim partish që të shkatërronte jetën e Kosovës. Për të robëruar më tepër Kosovën e për ta bërë që të linin tokën e vet Beogradi krijoi një zyrë të veçantë pranë Drejtorisë Agrare për çështjet agrare në Kosovë (shih 3). Çështja agrare, siç e quajnë vetë ata, u bë mjeti më i fortë i regjimit të Beogradit, që realizoi shpërngulje, vjedhje tapish e pushtim tokash, duke eliminuar çdo të drejtë ankese parën dikastereve shtetërore. Shpenzimet e mëdha kosovarët i varfëruan më tepër, duke u shtrënguar të linin shtëpinë dhe lëvizura për jashtë vendit. Me këtë përgjegjësi shteti shqiptar i Ahmet Zogut i priti dhe i ndihmoi familjet kosovare, me tokë dhe cdo të drejtë qytetarie të barabartë. Po shteti i Enver Hoxhës? Dihet se si u përdorën kosovarët dhe Kosova gjatë Luftës Nacionalçlirimtare në emër

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

të vëllazërimit internacionalist Tito-Enver. Le të eksplorojmë një laborator të tërë dokumentesh arkivore, që nxjerrin në pah të vërtetën zyrtare: - Një listë prej 87 emrash të datës 2229.12.1944 të cilësuar “dezertorë”, sepse u larguan nga Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare kur e kuptuan vëllazërimin me serbët. Ata ishin nga Mitrovica, Peja dhe Gjakova. Mjaft kosovarë të Brigadë VIII Sulmuese shqiptare u quajtën “të arratisur” dhe fati i tyre nuk përmendet në histori (shih-1). - Ka mjaft procesverbale se si është vepruar nga ushtria jugosllave me kosovarët (shih-1) e quajtur “dezertorë”, prej ushtrisë së tyre, apo “tradhtarë” pse ishin nacionalistë. Çështja ka të bëjë me kosovarët në Shqipëri Në një komunikatë me siglën VF-LP, dosja nr.181, 4.5.1944, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, sektori i Korçës përmban këto të dhëna: “Pjesa e forcave të Brigadës I Sulmuese, komanduar prej shokut Tuk Jakova, komisar politik i Brigadës I Sulmuese, që më 7 mars pati suksesin e bujshëm, duke zënë 400 ballistë robër dhe duke vrarë në luftë 70 prej tyre…” “Batalioni II Sulmues, hyri në qytet (Pogradec) dhe pas 24 orë lufte të rreptë shpartalloi batalionin “Luboten” (autonom) kosovar si dhe forcën e xhandarmërisë së qytetit. Njëzet xhandarë dhe 220 ushtarë kosovarë bashkë me komandat e tyre, u zunë robër. Numri i të vrarëve e të djegurve, nëpër shtëpi arrin deri në 40 veta (kemi parasysh se nuk i janë përgjigjur thirrjes për të dalë jashtë). Oficerët, tradhtarë që udhëhiqnin turmat e gabuara mercenare të kosovarëve kundër UNÇL që luftonin për lirinë e truallit të atdheut dhe të popullit u pushkatuan.” Nuk po dokumentoj se çfarë ka bërë OZNAjugosllave gjatë Luftës II Botërore kundër kosovarëve nacionalistë (të quajtur ballistë), por sa ka ndikuar komunisti serb te partizanët tanë për tërë ata kosovarë që nuk e donin “vëllazërimin” bolshevik, para atdheut të vet. Me këtë propagandë, me këto qëndrime të ashpra kundër të

gjithë kosovarëve jokomunistë Enveri deri në vitin 1948 mbajti një qëndrim më të ashpër se vetë Titoja (shih-1). Çështja thelbësore qëndron nga vitit 1948-1990. Kjo periudhë shërben si një propagandë, duke përdorur elementin kosovar si prokombëtar, p.sh. Bije Vokshi, Veli Dedi, Hajdar Dushi, Emin Duraku etj. me ideale komuniste, kundër të gjithë nacionalistëve antiserb. 1. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ekzistuar sektori politik për emigracionin e Kosovës (shtetasi Jonuz Mersini dëshmitar). Të gjithë “emigrantët” kosovarë kanë qenë nën survejim. 2. Në listat e të dyshimtëve përfshihej p.sh. Fieri, qytet në të cilin në rast lufte do të bëhej eliminimi i kosovarëve të kësaj. 3. Kosovarët në çështje drejtuese në parti, pushtet, sigurim, nuk kanë qenë të preferuar, por të cenuar dhe të paragjykuar. 4. Në mjaft dokument zbulohet shkëmbimi dhe dorëzimi I kosovarëve tek UDB-ja prej Sigurimit të Shtetit, gjoja të kapur si agjentë të tyre. Fati i tyre duhet ose mundet të verifikohet aktualisht (shih-2). Për të mos i faktuar të gjitha këto argumente po trajtoj vetëm këto dy fenomene të dokumentuara: Fondi AQU-së, Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria I, me nënshkrim të gjeneralmajor Zoi Themeli, nr.oz/6-38 “tepër sekret”, Tiranë 11.3.1963, jepet informacioni nga 5 emigrantë, të cilët kanë kërkuar strehim politik në vendin tonë. Pasi vihet shënimi nga Themeli, për Kasem... I studioni dhe pastaj të merren në pyetje për ato që na interesojnë neve…shiko dokumentacionin përkatës të nënvizuar 2). Pothuajse të gjithë pa arsimin e duhur që të jenë të përgatitur për informimin kaq cilësor në shkallë ushtrie jugosllave. Po fati i tyre? Janë gjallë në Shqipëri apo u kthyen mbrapsht? Në vitin 1982 Kadri Azbiu “verifikon” kosovarin e ardhur në Shqipëri në vitin 1925 (shih 5, korrespondencën përkatëse). Vitet 1982-1987 (shih 6). Informacionin ynë “studion” UDB-në jugosllave mbi të dyshuarit kosovarë. Vetëm në këtë kohë lihen të qetë kosovarët si të dyshimtë.


20

E

«

Nga Doc. Dr. I. S. LARTI

Kulturë

tika si disiplinë merret me studimin e çështjes së burimit, esencës dhe të funksionit të moralit. Ç’është morali, e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, e lejueshmja dhe e palejueshmja, detyra morale, vlera etj., të gjitha këto janë çështje me të cilat merret Etika. Të gjitha pikëpamjet etike mund t’i ndajmë në pikëpamje etike autonome dhe heteronome. Pikëpamja etike heteronome, burimin e çdo sjellje e gjen jo në njeriun por si subjekt i moralit diku jashtë dhe pavarësisht nga njeriu. Në etikën e këtillë është etika religjioze, kozmologjike e Heraklitit, Pitagorës, Akuinit etj. Etika autonome, përkundrazi konsideron se burimi i çdo morali dhe veprimi moral gjendet në vetë njeriun. Përfaqësues më të njohur janë Sokrati, Stoikët, Kanti, Fihte etj. Stoikët thonë se për të qenë i lumtur njeriu, mjafton të heqë dorë nga interesat dhe të ruajë autonominë e mendjes. Përfaqësues tipik i etikës autonome është Kanti. Ai thotë se askund në botë për më tepër, as jashtë saj, nuk mund të merret me mend asgjë, që pa kurrfarë kufizimesh mund të konsiderohet e mirë, pos vullnetit të mirë. Vullneti i mirë është vullneti racional që mbështetet në mendjen praktike. Në këtë kontekst është më se e nevojshme sot që shoqëria jonë ta prekë në vijën e sjelljes së saj Etikën duke ruajtur ato norma dhe vlera tradicionale nga më të mirat, por domozdoshmërisht duhet përqafuar, mirëpranuar dhe aplikuar një sistem rregullash, parimesh, dhe vlerash të qarta, pra të një “etikë konsensuale”, si ajo e të gjithë shoqërive demokratike perëndimore, ku ne duam të bëhemi pjesë dhe të aderojmë. Ndaj nuk është aq e lehtë të flitet për funksionimin e një “kornize etike”, si bazë ekzistenciale dhe si mundësi reale për të përcaktuar dhe vlerësuar mënyrat e sjelljes së njerëzve, apo funksionimit të mekanizmit për zgjidhjen e dilemës midis të të mirës dhe të keqes, të dëshirueshmes nga e padëshirueshmja, të drejtës nga e pa drejta e të tej. Sepse shoqëria shqiptare në këtë trazicion relativisht të gjatë, është në një fazën kur për këtë arsye, por edhe për ca arsye të tjera, që sociologjikisht nuk lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, me individualiteti, personalitetin, socializmin dhe emancipimin e tij, si gjithë shoqëritë e tjera të demokracive të zhvilluara, po ajo sot përjeton një “krizë etike”, të thellë. Treguesit e kësaj “krizë etike”, janë më se të qarta, evidente, të dukshme, ta matshme duke iu referuar jetës qytetare dhe sjelljes së tyre të përditshme. Ky shqetësim social i përhapur ndeshet sot kudo si: në familje, në komunitet, në punë, në jetën publike, në marrëdhëniet private dhe ato publike e deri në sjelljet dhe qëndrimet sociale. Këtë situatë, nuk ka njeri normal që nuk e kupton, që nuk përballet me epideminë e amoralitetit, duke u shqetësuar nga do e ku do, si dhe ndjehet i bezdisur çdo çast nga sjelljet e asociale dhe qëndrimet indiferente të shumë njerëzve, për atë çka shohin e një pjesë e tyre përjetojnë. Kohët e fundit në mënyrën e të sjellurit ka mjaft dukuri dhe fenomene të shfaqura me intensitet të lartë, duke filluar që me fëmijët, të rinjtë, prindërit, eprorët, nëpunësit, punonjësit e shërbimit shëndetësor, punonjësit e policisë, të arsimit, shërbimeve sociale, etj. Nga kjo gjendje si komunitet dhe shoqëri,

E martë 30 korrik 2013 •

Filozofia e kohës dhe sjellja e njeriut… Etika

REFLEKSION Për mirë apo për keq pragmatizmi, utilitarizmi, individualizmi, dëshira për sa më shumë jetë private, për sukses të personalizuar, etj, kanë kapur majat e sistemit të ri të vlerave morale të shoqërisë moderne, të cilat janë bërë “natyrë e dytë” e njeriut, “njësi matëse” në vlerësimin e vlerës së tyre. Nuk mund që në kohën tonë të kesh përfytyrim dogmatik dhe sens skolaresk, kur dihet që tani jemi pjesë e një shoqërie pluraliste, nganjëherë me qëndrime të skajshme morale dhe vlerësime relativiste, me aks dhe qëndrim të fortë individualist dhe me mënyrë jetese të personalizuar. Sigurisht, unë e ndjej se, në këto kushte të zhvillimeve të vrullshme, hapjes dhe diversitetit të kulturave nuk është e lehtë që të japësh rekomandime morale, këshilla sociale, si psh. se çfarë duhet të bëjë shoqëria dhe si duhet të veprojnë njerëzit që të jenë kompatibël me “vlerat morale”, të reja apo të trashëguara nga më të mirat.

kemi shumë probleme që vijnë nga kaosi dhe nga papërcaktueshmëria e vlerave morale. Realisht konfuzioni i jetës morale është në rritje nga paqëndrueshmëria moral dhe papërcaktueshmëria e vlerave etike, për shkak të dobësimit të rolit, aftësive kohezive të shoqërisë, por dhe të prirjes tejet individualiste të sjelljes së njerëzve në marrëdhënie me të tjerët, duke arritur të bëhen apo kryhen veprime çnjerëzore, për motive të dobëta, duke filluar nga krimi në familje, në një komunitet të caktuar e deri në shoqërinë e gjerë. Duke mos pasur një sistem të pranuar vlerash etike, jemi në gjendje (shoku kulturor) dhe nga njëherë mjaft të pa qartë, në të cilën është e vështirë të gjenden ato parime racionale që duhen, për të rregulluar dhe normativizuar vlerësimin e sjelljes sociale të njerëzve në shoqërinë tonë. Kjo gjendje e shokut kulturor kohët e fundit, ka zbritur dhe ka mbërthyer mjaft familje në të cilat zhvillohet një situatat e pa këndshme e shoqëruara me, marrëdhënie kaotike, të tensionuara midis burrit dhe gruas, prindërve dhe fëmijëve, midis mësuesve dhe nxënësve nëpër shkolla. Më tej mund të themi se, shthurja morale dhe liberalizimi ekstremal i seksualitetit, dhuna në ambientet publike, krimet, vrasjet, brutaliteti i sjelljeve në rrugë, të gjitha këto janë tregues të “krizës etike”, që shfaqen me çrregullime në sjelljet publike dhe ato private të njeriut. Sipas mendimit tim, ajo që është më shqetësuese, ka të bëjë me situatat e “konformizmit etik”, si dhe e “pajtimit social”, me këtë realitet, pra me nënvleftësimin dhe neglizhimin e vlerës së parimeve etike universale, si një nga kushtet për të rregulluar sjelljen so-

ciale dhe morale të shoqërisë, si dhe duke pranuar një qëndrim dhe aplikim edukativ të njerëzve, ku të mbajnë peshën kryesore, normat dhe parimet etike që koha i kërkon dhe që të jenë “vlera etike”, të mirëpranuara nga e gjithë shoqëria. Analiza sociologjike e situatës sociale dhe e tendencave etike, tregon se: Në se ka një gjë për të cilën duhet të jemi të shqetësuar së tepërmi, nuk është ajo që ka të bëjë aq shumë me vlerësimi i situatës etike empirike dhe i gjendjes së sjelljeve aktuale të njerëzve në shoqërinë tone e cila ka të bëjë me këtë fazë, që po shkon drejt përmbylljes së “tranzicionit moral”, ku për këtë mund të them se janë fenomene tipike, sa të kuptueshme, të eliminueshme apo të korrigjueshme, por dhe sa kalimtare. Kuptohet që shoqëria shqiptare nuk do ta deformojë mentalitetin moral, suksesin dhe të qenit i virtytshëm me bindje, për vlerat që kanë parimet etike universal, të cilat normojnë dhe rregullojnë sjelljen si dhe formatizojnë standardet individuale etike të njeriut të veçantë. Në këtë kontekst shqetësimi im, për situatën etike të shoqërisë ku unë jetoj e punoj nuk është dhe aq empirik sa është parimore, e cila lidhet organikisht me të sotmen dhe të ardhmen e normave dhe parimeve etike që po ndërtohen e përmirësohen me një ndjeshmëri të lartë drejt vlerave morale dhe sjelljeve etike e mjaft qytetare të njerëzve. Në këtë sens, ne kemi nevojë duke filluar që në familje, në ambientet shoqërore, në shkollë e kudo që mundemi dhe kudo që është e mundur, të ndjehemi nën ndikimin edukativ dhe të merremi edhe më shumë me korrigjimin e de-

formimeve që ndjehen aty këtu. Për të ngritur edhe më lart përgjegjësinë për respektimin me kulturë dhe edukatë normat dhe parimet brenda standardeve që kërkojnë vlerat morale, të cila do të sjellin në mikromjediset tona qartësi mendimesh e sjelljesh korrekte sa dhe qytetare. Në këtë mënyrë iu pritet rruga komunikimeve banale, jetës së pamoralshme, si dhe mungesës së kritereve të vlerësimit të sjelljes së mirë dhe të ndarjes prej saj si sjellje e keqe apo e pa hijshme. Si unë dhe shumë kolegë/e, jemi realisht të shqetësuar sepse sipas mendimit tim, jeta moderne në shoqërinë tonë ka marrë deformime të thella, të cilat e kanë çuar situatën në marrëdhëniet shoqërore, ku jo vetëm, nuk flitet për nevojën dhe domosdoshmërinë e “etikës sociale”, dhe “normave individuale”, por akoma më keq nganjëherë kemi një situatë të rëndë (strategjikisht dhe etikisht të frikshme),sepse po ndodh një proces i rrezikshëm, të cilin filozofët, psikologët dhe sociologët e kohës moderne e konsiderojnë “proces ç’nderemi”, të etikës dhe vlerës së “arsyetimit parimor”, të njeriut. Një situatë e tillë është e lidhur me faktin se ne kemi kaluar nga një shoqëri e mbyllur, etikisht e determinuar nga normat dhe parimet e ngurta të ideologjizimit të etikës dhe normativizimit të ngurtë të sjelljes, në një situatë vakuumi social dhe etik. Gjithsesi në shoqërinë tonë ka një “familjarizim” dhe adoptim me ca të “vërteta të deformuara”, në të cilën duket sikur nga


Kulturë » 21

• E martë 30 korrik 2013 që jemi në shoqëri moderne, liberale dhe të individualizuar nga pikëpamja e sjelljeve, që nuk ka më nevojë për parime dhe norma të përbashkëta etike. Këtë unë e shikoj jo vetëm në realitetin empirik por edhe në teorizimat etike ultraliberale dhe ultraindividualiste, sepse dikush këtë paradoks e justifikuar me pseudo argumentin banal se: njeriu është i lirë të ndërtojë sjelljen e vet të individualizuar, duke qenë qenie “etikisht e personalizuar” dhe në thelb jo e ngjashme me të tjerët. Tani në kohën e sotme të “pluralizmit”, ideologjik, sa etik dhe kulturor, ku duket qartë se parimet etike të së kaluarës janë shembur, ka nga ata individë që provokojnë një “çoroditje”, sepse te ata vazhdon arsyetimi me bazë mentalitetin e së kaluarës (pra ai i para viteve 90-të), që sjellin mosbesimin për etikën, duke filluar nga normat e sjelljes dhe vlerat morale, të cilët me fanatizmin e tyre i mbrojnë (për “ego”), kur realisht i shijojnë dhe i pranojnë në heshtje të mirat dhe hapësirat e shoqërisë demokratike si dhe domosdoshmërinë e tyre, në ndërtimin e jetës dhe marrëdhënieve të reja sociale. Gjithsesi si unë dhe çdo qytetar nuk mund të abstragojmë nga realitetet etike dhe zhvillimet kontekstuale të sjelljes së njerëzve tanë. Duke e parë kështu këtë realitet është e vërtetë që shqetësimet tona janë nga që sistemi klasik i vlerave tradicionale të shoqërisë shqiptare në kohën tonë është tronditur thellë dhe po braktiset çdo ditë e më shumë. Por gjthësesi , është më se e dukshme përfshi këtu individë, te të gjitha shtresat të shoqërisë tonë se e kanë të vështirë komportimin e tyre social, mënyrën e të sjellurit në jetën publike, përfshi këtu dhe organizimet e vogla të jetës sociale. Ku si rrjedhojë ka gjithnjë e më pak vend për humanizëm, solidaritet, ndjenjë hmunitare dhe gjykime të përbashkëta konsensuale. Për pasojë jemi në një moment determinant të jetës kur në shoqërinë tonë, në marrëdhëniet sociale të njerëzve tanë në mënyrë mjaft të dukshme po spikatin ndjenjat individualizmit, paqëndrueshmërisë, ankthit, mungesës së komunikimit social, zbehjes së humanizmit, shmangies për të qenë në solidaritet me të tjerët në interes të një komuniteti të caktuar e tej. Duke u ndodhur përballë kësaj performance me tipare të një jete moderne e cila përballet me module të reja të “sjelljes njerëzore”, njerëzit tanë kanë të drejtë që nuk ndihen të qetë, madje janë të çoroditur sepse është rritur në përmasa të frikshme paqëndrueshmëria e lidhjeve sociale, po kështu është zgjeruar përtej kufijve normal asocialiteti, egoizmi, vetmia, qëndrimet jo korrekte ndaj njerëzve si atyre të “afërt”, të “largët”, “kolegëve/e” e tej. Në këtë rast është e vështirë të pretendosh se shoqëria jonë mund të jetë aq deontologjike sa të mundemi sociologjikisht të bëjmë klasifikime nëpërmjet “etikës klasike”, për të ndarë vlerat nga antivlerat. Në të ardhmen, siç po duket tendenca dhe kahu social i ridimensionimit të vlerave, zhvillimet me natyrë kontradiktore, pse jo dhe kundërthënëse, do të jenë akoma dhe më të vështira, në se nuk ecim më shpejtë në kahun e ndryshimin e duhur të sistemit tradicional dhe klasik të vlerave, duke i zëvendësuar ato me një sasi parimesh dhe normash morale qytetare konsensuale dhe të mirëpranuara, që janë cilësi të reja dhe që me pa tjetër do të jenë, të përbashkëta, universale, humane dhe shumë njerëzore. Kuptohet “pseja”, në këtë këndvështrim sepse, në shumë raste për shkak të natyrës së njohur të periudhave kalimtare apo të tranzicionit moral, shfaqet tendenca e përplasjes së sistemit të vlerave etike, të mënyrës tradicionale të jetës, që gjithnjë e më shumë ndeshet me presionet e vlerave universale, neutrale, si cilësi humane të përbashkëta dhe të ngjashme. Sistemi i vlerave në shoqërinë tonë

ka tendencën e natyrshme të largimit pa kthim nga interferimet e gabuara dhe unifikimet e shtrembëruara midis vlerave etike dhe politike, midis standardeve morale të shoqërisë supersociale dhe shoqërisë moderne, ku ne duam apo nuk duam, ka marrë rrugën super-individuale, me një këndvështrim të ri etik, pra të vlerave morale, të komportimit social të njeriut, që nuk i sjell ai parimet, por i determinon koha moderne dhe ritmet e personalizuara të saj. Unë edhe herë të tjera e kam thënë, por më duhet edhe njëherë të theksojë se, ne si shoqëri jemi në një fazë me rëndësi të jetës sonë sa individuale por dhe të emancipimit nga pikëpamja sociale, duke iu referuar kushteve ekonomiko-shoqërore, ku ne punojmë dhe jetojmë. Në se tranzicioni ynë moral ka ndonjë vështirësi për tu plotësuar deri në fund, ai nuk do të jetë i lidhur aq shumë në trajtë deterministe me situatën dhe zhvillimet politike apo ekonomike, të cilat megjithë defektet e tyre, janë procese të mbyllura nga pikëpamja sociale, irreversibile politikisht dhe konsensualisht të pranuara nga të gjithë. Gjithsesi në këtë aspekt cilësoj se: shumë probleme dhe vështirësi do të ketë tranzicioni i jetës morale, sepse jemi futur në një kohë të re dhe që ndodhemi brenda një “terreni social”, me disa të “papritura morale”, me të cilat duhet me pa tjetër t`i mirëpresim e duhet të mësohemi. Ne duhet të përshtatemi me natyrën morale të kohës moderne, në të cilën përgjithësisht nuk ka më “qën-

ndërtojmë dhe konsolidojmë çdo ditë. Sigurisht, kjo situatë është sa natyrshmëri por dhe domosdoshmëri sepse, shumë mënyra të sjelljes të ardhura nga tradita mund të duken dhe janë të vjetra dhe pa fuqi ndikimi. Por gjithsesi, nuk ka pse ngulim këmbë në idenë mekaniciste të “formimit moral”, të qëndrueshëm në vetvete, qoftë në “kuptimin historik të vlerave”, apo si parametra të funksionimit të jetës morale, të cilat kanë qenë në të kaluarën “një pikë ndarë”, me peshë, por që koha dhe zhvillimet moderne të shoqërisë, kanë bërë që këto “vlera morale”, në kohën tonë, duke filluar nga mënyra e të konceptuarit të sjelljes dhe deri te stili i të jetuarit mjaft kontradiktore. Në shumicën e rasteve ato janë “penguese”, duke i ballafaquar me kërkesat e kohës, gjërat më parësore të jetës, personale dhe shoqërore, pse jo, shfaqen dhe në kundërshtim me sensin pragmatist, frymën e ekonomisë së tregut, natyrën individualiste, gjatë të menduarit dhe jetuarit në shoqërinë e hapur e tej. Për mirë apo për keq pragmatizmi, utilitarizmi, individualizmi, dëshira për sa më shumë jetë private, për sukses të personalizuar, etj, kanë kapur majat e sistemit të ri të vlerave morale të shoqërisë moderne, të cilat janë bërë “natyrë e dytë” e njeriut, “njësi matëse” në vlerësimin e vlerës së tyre. Nuk mund që në kohën tonë të kesh përfytyrim dogmatik dhe sens skolaresk, kur dihet që tani jemi pjesë e një shoqërie pluraliste, nganjëherë me qëndrime të skajshme morale dhe vlerësime relativiste, me aks

PËRZGJEDHJA E MIKELE PLAÇIDOS

Luli Bitri do të interpretojë “Un bacio sul cuore” Aktorja Luli Bitri është e përzgjedhur nga regjisori Mikele Placcido për të interpetuar në pjesën teatrale “Un bacio sul cuore”. Ky është një projekt që flet për jetën private të Giusepe Verdit, në të cilin Bitri interpreton rolin e sopranos çeke, Tereza Stolz, e cila është konsideruar muza e Verdit dhe e dashura e tij sekrete. Premiera është në datat 9 dhe 10 gusht, në skenën e Teatrit të Operas në Romë. Me rastin e 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh Italian, Giuseppe Verdit, Placido ka marrë përsipër rolin e regjisorit në pjesën teatrale, njëkohësisht ai do të luajë edhe personazhin kryesor të veprës, atë të Giuseppe Verdit. Në krah të tij do të intepretojë një tjetër aktore e madhe e kinemasë dhe teatrit italian, Isabella Ferrari.

PROBLEMI ME REGJISTRIMIN E VEPRAVE TË ARTIT

Inventarizohen me koston e vendosur para viteve ‘90 Regjistrimet e veprave të artit në Qendrën e Inventarizimit vazhdojnë. Por problem mbetet fakti se veprat regjistrohen me koston e vendosur para viteve 90- të. Koleksionet private regjistrohen me kostot aktuale. Drejtori inventarizimit Izet Duraku bën me dije se brenda 6 muajve të parë të këtij viti janë katologuar 1000 objekte që janë në pronësi të muzeve dhe galerive shtetrore, problem mbetet fotografimi i veprave kryesisht në arkeologji. Në të njëjtat shifra qëndrojnë edhe koleksionet private të regjistruara kryesisht pikture dhe etnografi. Pajisia me certifikat e e objekteve që posedojnë është e domosdoshme për cdo autor apo koleksionist i cili dëshiron të ekspozoj vepra jashtë Shqipërisë.

JETA E AKTORES

Kujtim Gjonaj: Margarita Xhepa në dokumentarin tim më të ri

drime etike”, të ngurta, ontologji fikse dhe tërësi hierarkike numrash të vlerave morale, apo ndonjë “panteon” të paprekshëm” Etik. Ne jetojmë në kohë të reja moderne në të cilën me sa duket, asgjë që nuk i shërben njeriut, apo që është kundër dëshirave personale dhe qëllimeve pozitive të tij, sikurse kompatibilitetit social pragmatist dhe utilitarist, i cili është e vështirë të klasifikohet si: ”vlerë morale”. Është e vështirë që në kuadrin e një shoqërie që ka mungesë stabiliteti moral dhe paqëndrueshmëri sociale, të kërkosh t`iu imponosh njerëzve nga “jashtë”, një sistem vlerash që të jenë “konstante morale”. Sigurisht në këtë prizëm del mendimi se, shumë herë disa vlera tradicionale të konfirmuara në të kaluarën, e kanë humbur forcën morale dhe ndikimin e tyre social. Ndaj kjo situatë duhet kuptuar drejt, si kusht i parë dhe i domosdoshëm për t’i dhënë përgjigjet e duhura dhe gjetur zgjidhje etike konsensuale apo të kompromisit qytetar, pa të cilat nuk do të kemi asnjëherë shanse, që të kemi “sistem të qëndrueshëm vlerash morale”, në shoqërinë që kemi përqafuar dhe që po e

dhe qëndrim të fortë individualist dhe me mënyrë jetese të personalizuar. Sigurisht, unë e ndjej se, në këto kushte të zhvillimeve të vrullshme, hapjes dhe diversitetit të kulturave nuk është e lehtë që të japësh rekomandime morale, këshilla sociale, si psh. se çfarë duhet të bëjë shoqëria dhe si duhet të veprojnë njerëzit që të jenë kompatibël me “vlerat morale”, të reja apo të trashëguara nga më të mirat. Më saktë, duhet vlerësuar ajo se: “çfarë duhet bërë?”, “ajo që kërkohet për tu ndërtuar nga jeta jonë”, me module të vërteta të modernitetit, duke e përshtatur “sistemin e vlerave”, me presionin pragmatist të parimeve të jetës individualiste, si dhe me natyrën utilitariste të ekonomisë së tregut. Megjithë, dëshirën që kam/kemi, për të qenë “shoqëri etike”, për të ndërtuar marrëdhëniet e njerëzve mbi bazën e disa vlerave që duhet të jenë “konstante të qëndrueshme” të tregueseve moralë, është bërë mjaft e vështirë për të gjetur “module etike”, në nivelin e vlerave të shoqërisë tonë, por gjithsesi ato duhen gjetur, përshtatur, aplikuar me korrektësi dhe qytetari që dhe shoqëria jonë t`i bëhet shoqe e pa ndarë e qytetërimit perëndimor...!?

Nuk ndodh shpesh që figurave të shquara ti realizohen filma dokumentar në të gjallë. Por Margarita Xhepa është me fat. Kineasti Kujtim Gjonaj i cili në karrierën e tij ka realizuar Mbi 100 filma dokumentarë tashmë prej muajsh ka nisur punën filmin dokumentar, dedikuar aktores së madhe shqiptare Margarita Xhepës. Gjonaj na bën me dije se në këtë film do të pasqyrohet jeta e aktorës së shquar e cila i ka dhënë jetë një numri të madh personazhesh ne skene dhe ekran. Regjisori vlerëson thjeshtësinë e Margarita Xhepës edhe titullin atrtistja kërkon që të jetë pa pompozitet. Ky është filmi i parë dokumentar realizuar për aktoren Xhepa e për këtë nuk harron të falenderojë edhe bashkepuntoret, skenaristen , Angjelina Xhara e cila i ka dedikuar edhe një libër aktores. “Mjeshtër i Madh”, Gjonaj premton se filmi përfundon në vjeshtë, por premiera është menduar në fillim të pranverës së ardhshme për 80 vjetorin e aktores. Ky është dokumentari i parë që bëhet për aktoren tonë të madhe dhe të shquar, brilant të skenës dhe kinemasë shqiptare. Ajo është një aktore që ka lozur mbi 150 role në skenën teatrore, një aktore që ka në bagazhin e vet mbi 33 filma artistikë. Margarita është një aktore që kudo që ka pasur evenimente në jetën artistike të Shqipërisë është prezente me recitimet e saj, me aktivitetin e saj artistik. Margarita Xhepa është një gur margaritari në margaritarët e shquar të artit shqiptar


22

« speciale

Oxhaku i Nga Ramiz Lushaj

B

ajram Haziri (Rrogami), i vllaznisë Gjomakaj (Gjon Maka), lindi më 2 tetor 1885 në Rrogam të Epërm të Kolgecajve, në rreth 300 m lartësi mbidetare. Trungu i tij familjar ndihet i prejardhur nga Shkreli i Malësisë së Madhe qysh në shek. XVII. Ndoshta kësaj kohe erdhën vet Gjon Mark Papa me dy djemtë e tij, Markun e Hasanin. Në brezni gjaku këta Gjonmakajt e Rrogamit janë kushërinj me Marash Vatën, bajraktarin e Shkrelit, figurë e lavdisë historike. Dera e Madhe e Gjomakajve (Rrogami) tue fillue nga Qerim Zymer Lulashi njihet si oxhak i madh, një nga dymbëdhjetë oxhaqet e Malësisë së Gjakovës (Malësisë së Mirë), i cilësuar edhe si më i pari ndër këta oxhaqe të kohës. Kjo derë e madhe e burrave të shquar, ky oxhak i pushkës e i pleqësive, kjo familje e fisme e vitale në breza, krijoi lidhje të gjakut e pragut, miqësi e kumbari, me gjithë ato shtëpi me emër historik si me Abdullah Hoxhën e Gashit (var nga xhonturqit më 1908 në Gjakovë, së bashku me Shaban Binak Alinë e Mulosmanëve), Mus Zenel Qelinë (vrarë nga malazezët në luftën e Moraçës), Grosh dhe Shpend Zeqir Haklaj të Gashit (nipa të Hazir Syl Rrogamit), Miftar Matoshin e Leniqit të Bytyçit (vrarë nga austro-hungarezët në Qafë të Luzhës), Tahir Bek Dini – bajraktari i Shipshanit (Bek Bajraktari – vrarë në Luftën e Nokshiqit), Col Isuf Agaj nga Hasajt e Babinës, Rexhep Uk Hysenaj nga Ahmatajt e Gashit, Elez Hysen Biberaj nga Shoshani i Krasniqes, Nikë Gjonin nga Gjonpepajt e Nikajve (kumar shpie) etj. Bajram Hazir Rrogami lindi në vit lufte të përflakshme e të përgjakshme, kur në sythim të pranverës të vitit 1885 mareshal Vesel pasha ndërmori një ekspeditë ndëshkimore otomane kundër Malësisë së Gjakovës. Një nga prijësit e formacioneve me rreth 4.000 luftëtarëve aktiv të fiseve të saj ishte edhe Avdyl Qerim Zymeri i Rrogamit, që kishte në krah të tij edhe nipin e vet, Syl Qerim Zymerin, përndryshe gjyshi i Bajram Hazir Rrogamit. Kontributi i tij luftarak u përjetësuar në këngët historike:

Avdyl Rrogami n’armë të bardha, Vesel pashës po i del përpara: “Ndalu pashë se k’tu s’ngreh çadra!...” …Avdyl Rrogami trim duhi, Në nizamë po ban kërdi, Shumë po i vret, shum’ po i mbyt n’Dri, Mos me shkel turqit n’Malësi. Me marrë nizam’, me marrë vergji… Në këtë vit lufte (1885) otomanët e dogjën kullën e Gjomakajve të Rrogamit, por asokohe, kur zot shtëpie ishte Hazir Syl Qerimi, babai i Bajram Hazirit, kjo u ngrit edhe më e madhe e më e bukur, si një kështjellë malësore. Edhe dy herë të tjera u dogj kjo kullë: nga otomanët në vitin 1893 dhe nga sllavët në vjeshtën e vonë të vitit 1913. Kulla e madhe e Bajram Hazir Rrogamit i ka ruajtur në trupin e vet të gurtë gjurmët e predhave të topit të serbëve, që i kanë gjuajtur nga Podi i Rasofës (Maja e Dhinë) kah koha e luftërave ballkanike, pasi brenda saj ishin prijtarë e luftëtarë të lirisë e pavarësisë shqiptare si Bajram Curri, Hysni Curri, Sali Man Mulosmani, Rexhep Abdullah Mulosmani, Cen Selimi nga Llugajt e Epërm, Osman Isuf

Profil

E martë 30 korrik 2013 •

Bajram Hazir Rrogamit Rrogami, Brahim Sadik Rrogami, Man Rexhep Zekukaj, Sadri dhe Bajrush Musnimanaj etj., të cilët kishin pesë ditë luftë të pandërprerë në rrethim, derisa mundën të tërhiqen në drejtim të Shkodrës. Historia e vlerëson pjesëmarrjen e Bajram Hazir Rrogamit në Lidhjen e Dytë të Prizrenit (16-19 shtator 1943) si i vetmi delegat nga Malësia e Gjakovës. Në dokumente të kuvendit themelues të kësaj Lidhjeje të ripërtërirë figuron i njëzet e nënti në listën emërore, përkrah Sheh Musa Shehzade i Prizrenit, Rexhep Mitrovica nga Mitrovica, Xhafer Deva (mitrovicas, i ardhur nga Tirana), Lukë Simon Mjeda – delegat i Prizrenit, Asllan Boletini i Mitrovicës, Shemsi Ferri i Plavës – delegat i krahinës së Plavë-Gucisë, Bedri bej Peja (pejan, me qëndrim në Tiranë), dr. Xhelal Mitrovica (mitrovicas, i ardhur nga Tirana), Sheh Hasani nga Prizreni, Sylejman Kryeziu i Gjakovës, Mazhar Sopoti (i pranuem si delegat i Tiranës në Shqipërinë Londineze), Mentor Çoku nga Ohri (delegat i Strugës), Qemal Karahoda nga Prizreni, Tahir Zajmi i Gjakovës, Qazim Bllaca i Suharekës,

Xhevat Begolli i Pejës, Adem Kurtaga i Rozhajës (sot komunë në Mal të Zi), Mahmut Shabanpasha i Prishtinës, Mehmet Devaj i Gjilanit, Hasan Dashi i Gjakovës, Bejtullah Haxhiu i Rahovecit, Nuredin Haliti i Suharekës, Rexhë Metë Ulaj i Vuthajve – delegat i Plavë-Gucisë, Bahtjar Qaflleshi i Dragashit, Haxhi Xheledini i Shkupit, Nexhip Basha i Pejës, Jusuf Jahja i Tetovës, Safa Ulqini – delegat i Ulqinit (sot – komunë në Mal të Zi), Bajram Gashi i Pejës – delegat i Istogut, Halim Shuku i Gjakovës – delegat i Ferizaj, Ahmet Lusha i Tetovës, Esat Berisha i Gjilanit, Bedri Gjinaj i Mitrovicës, Shahin Cami i Dibrës, Lutfi Spahiu i Kolesjanit – delegat i Bicaj në Shqipërinë Londineze, Aqif Bluta i Pazarit të Ri – delegat i kryeqendrës së krahinës të Sanxhakut, Hasan Zvediç nga Senica – delegat i Sanxhakut (krahinë etnike shqiptare, e pushtuar nga Serbia), Vehbi Hamzagaj nga Senica – delegat i Sanxhakut, Remzi Ragibi i Gostivarit, Jusuf Agushi i Prishtinës dhe Rustem Ymeri i Dibrës. Bajram Haziri Rrogami e ktheu kullën e tij në bazë të rëndësishme të LANÇ-it, pasi aty u strehuan antarët

e Shtabit të Kosmetit (Kosovës e Metohisë – Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit) si Ymer Pulaj, Mehmet Hoxha, Metush Grezda, Xhevdet Grezda etj.; luftëtarë nga Shkodra që erdhën partizanë në Malësi të Gjakovës si Fahri Ramadani (Hero i Popullit), Bajram Hebovija, Muho Qamo, Isa Agoviku, etj.; disa partizanë në kohën e Operacionit Armik të Dimrit si Mehmet Dermani nga Vuthajt e Plavë-Gucisë, një nga firmëtarët e Konferencës së Bujanit, mjeku Vojo Kërçiku nga Durrësi, Teofik Meçja nga Pogradeci etj. Nga kulla e tij në vitin 1944 u nis çeta me krye aksionin e saj në Qafë të Morinës me Mehmet Mulosmanin, Rexhep Molikën e Gjongecajve (që u plagos në këtë betejë), Ram Qerim Bashkurtin, Bajram Gjonin, Haxhi Nikoçin, Brahim Zeqirin, Ukë Buçaj, Teofik Meçe, dy partizanë malazezë etj. Në shtator 1943 Bajram Hazir Rrogami e çoi djalin e tij, Rrustemin, partizan në batalionin “Bajram Curri”, “Rinia”, brigadën XXV-S, brigadën VII-S , duke luftuar deri në trevat shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, ku titullohet oficer

(1944) dhe pas çlirimit (pushtimit komunist) kryen detyra të rëndësishme ushtarake në Korçë etj. dhe nderohet me dekorata të larta. Në maj të vitit 1953 forcat e sigurimit të shtetit komunist shqiptar e arrestojnë Bajram Hazir Rrogamin në kullën e tij, çka i befasoi të gjithë malësorët e Tropojës, pasi njihej në popull si luftëtar i lirisë dhe i pavarësisë kombëtare shqiptare. Tre ditë pas arrestimit, rreth 30 forca policore me toger Ramadan Gjokën, kryejnë përmbysje e bastisje në kullën e tij në Rrogam dhe ia marrin pjesëtarët e familjes dhe ia çojnë në këmbë deri në DPB në Bajram Curri, ku i burgosin përkohësisht gruan e tij, Shemen dhe vajzën 18 vjeçare, Rushën. Ato lirohen prej andej vetëm kur e vrasin pa gjyq Bajram Hazir Rrogamin, të cilit ende edhe sot nuk iu ka gjet varri. Mbi familjen e tij dhe pasardhësit fillon persekutimi komunist, gjersa duan t’i internojnë për në Tepelenë, bashkë me familjen 12-anëtarëshe të mikut të tij Sali Tahir Bajraktarin e Kasajve, një familje me histori epokale që mbajti lart në shekuj bajrakun e Shipshanit.


SPORT • E martë 30 korrik 2013

Garet Beil është lojtari më i ri i Realit të madridit, ndonëse mungon zyrtarizmi. Mediat spanjolle dhe ato angleze flasin për prishjen marrëdhënieve të mesfushorit uellsian me skuadrën e Totenhemit. Ndërkohë transferimi i Beil pritet që transferimi të bëhet zyrtar në ditët e ardhshme, dhe kjo bazohet në disa të dhëna. Londinezët gjenden në Hong Kong për një turne miqësor, dhe në asnjërën prej ndeshjeve të zhvilluara atje, Beil nuk është aktivizuar qoftë edhe një minutë. Drejtuesit e “Gjelave” pretendojnë se Beil ka probleme fizike, teksa mendohet që ta bindin atë të mos largohet. Sipas “Daily Mail”, mesfushori ka planifikuar një takim me presidentin e Totenhemit Levy, për ti kërkuar zyrtarisht largimin drejt Real Madrid. Në Angli dhe Spanjë janë të bindur që transferimi herët apo vonë do të kryhet, pasi në mendjen e 24-vjeçarit është vetëm Real Madridi. Ky fakt përforcohet akoma më shumë pasi Beil ka munguar në të gjitha eventet promocionale të Totenhemit, teksa spanjollët e presin t’i bashkohet atyre në Los Anxhelos, ku po

K

a marr “jetë” Sera A, e cila do të nisë më datën më datën 24 gusht do të do përfundojmë më 18 maj 2014-të. Dje Liga e Futbollit ka hedhur kalendarin e Serinë A, ku 20 skuadrat janë njohur me kundërshtarët. Mund të thuhet se fati ka buzëqeshur për disa skuadra, por jo për kampionët e Italisë, të cilët kanë një nisje shumë të vështirë. Skuadra e drejtuar nga Antonio Konte do ta nisë mbrojtjen e titullit kampion kundër Sampdorias, dhe më pas do të përballet me Lacion dhe Interin. Në javën e gjashtë “Zonja e Vjetër” do të luajë derbin e Torinos dhe në dy javët në vijim do të përballet me dy rival të përhershëm, Milanin dhe Fiorentinën. Ndërkohë kampionati për Napolin do të nisë kundër Bolonjës, Milani do të luajë në transfertë kundër Veronës, ndërsa Interi kundër Xhenoas. Në ditët e shortit tifozët sigurisht që janë njohur edhe me dy derbit më të mëdhenj në Itali. Bëhet fjalë për Derbin e Romës që do të zhvillohet që në javën e katërt, ndërsa ai i Milanos në prag të festave të fund vitit. Ndërkohë në javën e katërt priten dy sfida të forta, Milan-Napoli dhe derbi i Romës, i cili këtë vit do të luhet shumë shpejt. Ndërsa në javën e tetë kur Juventusi do të përballet me Fiorentinën, Napoli do të ketë një sfidë të vështirë kundër Romës, e cila këtë sezon me Rudi gardian pretendon vërtet shumë. Ndërkohë edhe Milanin e presin dy javë shumë të vështira. Në javën e dhjetë kuqezinjtë Lacios dhe javën e ardhshme kundër Fiorentinës. Përballja direkt mes dy kundërshtarëve direkt Juventusi dhe Napolit, të cilat konsiderohen favorite për të fituar kampionatin, do të jetë në javën e 12-të. Për sa i përket Interit, tre javët e fundit do të jenë shumë të vështira dhe nëse ka ndonjë objektiv duhet ta arrijë katër javë nga fundi i sezonit. Në javën e 17-të zikaltrit do të përballen me Napolin, një javë më pas me Milanin dhe nga kjo sfidë do të sfidojnë Lacon. Në 18 maj Seria A do të përfundojë me sfidat: Verona-Napoli, Inter-Kievo, RomaXhenoa, Sasuolo-Milan, TorinoFiorentina e Kaljari-Juventus.

GARET BEIL ËSHTË I REALIT zhvillojnë fazën përgatitore. Madje sipas mediave britanike, Totenhemi duket i dorëzuar në garën për të mbajtur Beil, aq sa ka gjetur zëvendësuesin e tij. Javier Pastore i Paris SG është alternativa më e mirë e piketuar nga drejtuesit e klubit anglez, të cilët pritet të përfitojnë një shumë marramendëse nga shitja e uellsianit. Bale në “Twitter”: Krenar që jam i Realit Mesfushori i Totenhemit, Garet Beil tani po e ndjen vetën si lojtar i Realit të Madridit. Uellsiani këtë e ka bërë edhe publike, përmes rrjetit të tij social, “Twitter”, ku thotë se e ka plotësuar ëndërron e tij. “Jam shumë krenar që kam përmbushur ëndrrën. Unë jam lojtar i ri i Real Madridit. Së bashku, ne do të arrijmë shumë tituj,” - shkruan Beil në “Twitter”. Ndryshe, Belie mund të thyej edhe rekordin për blerjen më të shtrenjtë, pasi mendohet se ai do tí kushtoj Realit mbi 91 milionë euro, rekord të cilin e mban Kristiano Ronaldo.

Ka marr “jetë” Seria A Është hedhur kalendari i Serinë A, që do të startoj më datë 24 gusht dhe do të përfundoj më 24 majë 2014-të. Start i vështirë pritet për kampionët e Italisë, të cilët në javët e parë duhet të përballet me Lacion, Interit, Milanin e Fiorentinën

23

Reali vë nën radar Kielinin Me kompletimin e mesfushës me Garet Beil, Reali i Madridit mendon për repartin e mbrojtjes. Skuadra spanjolle tashmë ka vënë nën shënjestër mbrojtësi e Juventusit, Xhorxho Kielini. Sipas mediave italiane, Reali ka gati një kontratë 4-vjeçare në Madrid, ku mund të përfitojë rreth 4.5 milionë euro në sezon. Gjithsesi, pavarësisht dëshirës së Karlo Ançelotit për ta blinduar mbrojtjen me një nga lojtarët më të fortë të planetit në këtë repart, Juventusi nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e lojtarit 29-vjeçar. Ndërkohë Real me largimin e Raul Albiolit, po e kërkon një qendërmbrojtës të nivelit të lart. Kielini është një mbrojtës i tillë, pasi me Juventusi ka luajtur në ritme shumë të larta. Ai është shumë i fort fizikisht dhe ndër mbrojtësit më të mirë në luftën në ajër. Për të siguruar shërbimin e Kielinit, Reali ka gati 22 milionë euro. Nuk është hera e parë që Reali bënë ofertë për Kielinin, por gjitha ofertat deri më tani janë refuzuar. Me siguri që e njëjta gjë do të ndodh edhe këtë herë, pasi Konte nuk dëshiron të shesë asnjë prej kampioneve të tij, me të cilët këtë sezon do të provojë të lërë gjurmë edhe në Ligën e Kampioneve.

Tiago Silva rinovon me Paris SG Paris SG i ka dhënë fund zërave për të ardhmen e Tiago Silvës tek Barcelona, duke arritur një marrëveshje me të për të rinovuar kontratën deri në vitin 2018-të. Sipas gazetës “L’Equipe”, në bazë të marrëveshjes së re, mbrojtësi brazilian do të përfitojë 2 milionë euro më shumë në sezon. Gjithçka u vendos të shtunën e kaluar, edhe pse Barcelona vijonte tentativat për transferimin e 28-vjeçarit në “Kamp Nou”. Ishte pikërisht presioni i vazhdueshëm i katalanasve që e detyroi presidentin e paris SG, Al Kelaifi të ndërmerrte këtë hap, për të blinduar një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Tashmë Barcelona e ka të qartë se duhet të heqë dorë përfundimisht nga Tiago Silva, pasi nuk mund t’ia plotësojë kërkesat ekonomike, pa harruar edhe shumën e majme që duhet të paguante për kartonin e tij. Por kampionët e Francës nuk ndalen me kaq. Edhe mesfushori italian Marko Verrati rinovoi kontratën deri më vitin 2018-të, me një pagë vketore që rritet nga 850 mijë në 2 milionë euro në sezon.

Khedira drejt largimit E ardhmja e mesfushorit gjerman të Real Madrid, Sami Khedira mund të jetë larg “Santiago Bernabeut”, sidomos pas largimit të Zhoze Murinjos te Çelsi. Gjermani pëlqehet shume nga trajneri portugez, i cili po tregon interes që ai tí bashkohet tek skuadra angleze. Por, përveç Çelsit në gjurmët e tij është edhe Monako, e cila nuk e ka fshehur ambicien për ta siguruar kartonin e 26-vjeçarin. Sipas mediave franceze në listën për Khediran është shtuar edhe Paris SG.

Mesi, lojtari më i mirë i vitit

Reina, portieri i ri i Napolit Pepe Reina është portieri i ri i Napolit. Spanjolli është huazuar për një vit tek klubi italian nga anglezët e Liverpulit, skuadër me të cilën Reina ka pasur momentet më të mira të karrierës pikërisht nën drejtimin e teknikut aktual të Napolit, Rafael Benitez. Me anë të një letre drejtuar tifozëve të Liverpulit, Reina shprehu pakënaqësinë ndaj drejtuesve të “Të kuqve”. “Më vjen keq që largohem kështu. Nuk më lajmëruan fare. Gjithsesi, kam fatin që kaloj në një klub tjetër të madh dhe Benitez është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar. I kisha kërkuar drejtuesve nëse Barcelona kishte bërë ofertë për mua pasi doja të kthehesha në shtëpi. Gjithashtu i kisha thënë që do isha i lumtur të rinovoja kontratën, por pa më thënë asgjë e bënë fakt të kryer largimin për tek Napoli”, shtoi Reina, i cili e mbylli letrën duke thënë që tashmë mendon për aventurën e re në një klub ambicioz dhe me Rafael Benitez në krye.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Leonel Mesi ka marrë çmimin “Goal 50”, çmim që jepet nga faqja sportive goal.com për lojtarin më të mirë të sezonit. Argjentinasi i Barcelonës, i cili e ka fituar këtë çmim edhe në sezonet 2008-2009 dhe 2010-2011, ka lënë pas në votime francezin Frank Riberi dhe portugezin Kristiano Ronaldo. Për këtë çmim votojnë 500 gazetarë të cilët zgjedhin 50 futbollistët më të mirë të sezonit. Ja 10 lojtarët më të mirë të sezonit 2012-2013 sipas “goal.com”: 1. Lionel Messi 2. Frank Riberi 3. Kristiano Ronaldo 4. Tomas Myler 5. Arjen Roben 6. Gart Beil 7. Filip Lahm 8. Tiago Silva 9. Arturo Vidal 10. Robin Van Persie

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E martë 30 korrik 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.