Metropol 30 maj 2013

Page 1

»8

Kandidati i LSI-së Lefter Kuqo

“Boshti i fushatës, paraqitja e programit dhe fitorja e LSI-së” E enjte

30 maj 2013

Viti IX, Nr. 2988 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Në gjimnaze

Nis hetimi për shefat Droga e alkooli mes e mjekësisë në spitale Gjatë vizitave u kërkojnë pacientëve të ndiqen në klinika dhe spitale private. Problem dypunësimi dhe barnat »7

»9

adoleshentëve, policia zbret në fushatënë klasa

Amnistia fiskale PS e PD përplasen në seancën e jashtëzakonshme

Të përndjekurit Mbyllen dosjet për emrat që marrin dëmshpërblimin

»2-3

Shpërndarja e këstit të dytë përfundon brenda majit. Ministria e Financave përgatit dosjen e re. Si do të veprohet për kalimin e parave

»5

Perimet me hormone

Mjekët: Të shkurtojnë jetën, dëmtojnë rëndë lëkurën Mungesa e vitaminave sjell pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Dermatologët japin këshilla për mirushqyerjen »6

Opinion Nga Nebil Çika

Presidenti që na duhet

»11

Nga Muharrem Lala

Arsimi përballë sfidave politike

»11

ve Negociatat mes palë sin s’arrijnë kompromi t për asnjë nga pika

ri Mur: Procesi zgjedho siongarantuar nga funk r imi i Kolegjit Zgjedho

ë PS nuk merr asnj tri vendim grupi për në ligjet, as për KQZ-

»3

FRD fushatë në zona

Problemet në lista janë shqetësuese, përpjekje për manipulim

Anulohet samiti

Maqedonia plotësoi kërkesën e Serbisë për Kosovën, dështon takimi Presidenti i Shqipërisë, i Kroacisë dhe i Sllovenisë braktisin bisedimet. Ivanov: U bëmë pre e lojërave ballkanike »4

Produkte importi

Në treg mallra kozmetike të skaduara, nis hetimi Qendra Kombëtare e Barnave bën kallëzimin në polici. Janë falsifikuar produktet e markave të njohura »6

Shënjestrat

Pentagoni: Hakerat, kinezët kthehen në tmerrin e globit

»14


02

« POLITIKË

E enjte 30 maj 2013 •

VOTIMI I TRI LIGJEVE, SOT MBLIDHET GRUPI KUVENDOR I PS

Qëndrimi në seancë, ligjvënësit socialistë të painformuar T akimet në funksion të fushatës elektorale kanë qenë të ngjeshura për kreun e PS-së Edi Rama. Por dje ai ishte shkëputur për disa orë prej saj për shkak të vizitës në Turqi, ku zhvilloi një takim me kryeministrin Erdogan. Në rrjetin social “Twitter” kreu socialist postoi një fotografi të dedikimit në librin e Erdoganit, që vetë kryeministri turk i la kryesocialistit shqiptar. E me sa duket ishte mungesa e tij ajo që i la të paqartë deputetët aktualë të grupit kuvendor socialist mbi votën në seancën e sotme parlamentare për tri ligjet e integrimit. Qëndrimi Ligjvënësit socialistë janë njoftuar që të jenë të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që mblidhet sot në orën 10:00, por nuk u njohën me çnderimin e tyre në të. Pritet një mbledhje e grupit kuvendor përpara nisjes së punimeve të kësaj seance, ku do të njihen si me ngjyrën e votës, ashtu dhe me axhendën që do të ndjekin lidhur me emrat dhe ligjërimet e përfaqësuesve së PS-së në Kuvend. Burime pranë selisë rozë bënë me dije se paraprakisht vota për tri ligjet do të jetë “pro”, po nëse debati në seancë do të precipitojë dhe nëse do të ketë një kushtëzim nga ana e mazhorancës aktuale, atëherë nuk përjashtohet dhe bojkoti i këtyre punimeve. Takimi Gjatë ditës së djeshme vetë kreu socialist, Edi Rama, nuk ndodhej në Tiranë e për pasojë nuk kishte një qëndrim zyrtar nga selia socialiste mbi këtë seancë. As vetë deputetët nuk ishin të qartë me mënyrën

TAKIMI NË KAVAJË Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte besimplotë për një votë unanime në Kavajë më 23 qershor. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Kavajës kreu i socialistëve, pasi shpalosi projektet e partisë që ai drejton për qeverisjen e re, ku premtoi zgjidhje për legalizimet dhe sistemin e shëndetësisë, ripërsëriti apelin ndaj qytetarëve që më 23 qershor të marrin me vete një person që nuk ka votuar në zgjedhjet e shkuara. “Ishte e paimagjinueshme që PS-ja të votohej në Kavajë, po sot në shenjë maksimale besimi vendosëm të kemi një deputet nga Kavaja në dhjetëshen e parë në skuadrën e Tiranës. Kush do ndryshimin, më 23 qershor duhet të marrë me vete një tjetër që nuk ka votuar herën e kaluar”, - vuri në dukje Rama.

se si do të vijohet në seancën e sotme. Ndërsa vetë kreu Rama nga profili i tij në rrjetin social “Twitter” u përpoq të anonçojë entuziazmin për dy momente të veçanta që vetë ai përjetoi gjatë ditës së djeshme. Konkretisht, pasi zhvilloi një takim me kryeministrin turk Erdogan në rezidencën e këtij të fundit, nga ky rrjet social Rama foli

për një mikpritje të rrallë dhe interesim e respekt të madh për shqiptarët. “Lufta kundër korrupsionit dhe papunësisë, ndalja e rrënimit në arsim dhe shëndetësi, rilindja ekonomike e sociale janë arritjet e Erdoganit sot dhe do të jenë edhe sukseset tona pas 23 qershorit”, - shkruante Rama. Njëkohësisht kreu socialist postoi edhe një

fotografi të dedikimit në librin e Erdoganit, që vetë kryeministri turk i la kryesocialistit shqiptar. Momenti i dytë lidhej me faktin se kreu i PS-së është shpallur “Qytetar Nderi i Skenderajt” dhe pasi konfirmoi lajmin në rrjetin social “Twitter”, kreu i PS-së shprehu mirënjohjen dhe premtoi një faqe të re bashkëpunim Shqipëri-Kosovë.

SISTEM VADITJEJE MODERN, NË SHTATOR FILLON NDËRTIMI NË LUSHNJË

Berisha lëshon akuza ndaj platformës socialiste “Ne investime, shoku i autobusit me platformën ‘akuzo e moho’” Kryeministri Berisha ka qenë sot i pranishëm në fillimet e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Lushnjë-Vashaj. Duke iu drejtuar banorëve të kësaj zone kreu i qeverisë tha se kjo është një rrugë e merituar plotësisht nga ata. Duke akuzuar platformën e kryesocialistit Rama si platformë të akuzave, mohimeve dhe trillimeve, Berisha e ftoi atë në Hysgjokaj për të parë nga afër punën e këtyre banorëve dhe mbështetjen që qeveria u ka dhënë atyre. “Po shkojmë drejt zgjedhjeve. Ju keni përpara një zgjedhje të madhe: do të zgjidhni të ecim për finalizimin e infrastrukturës më moderne (besoj se rrugët e ndërtuara

dëshmojnë përkushtimin tonë, do ndërtojmë e rindërtojmë çdo shkollë, ujësjellës, do të shkojmë drejt integrimit në BE, drejt marrjes së statusit të vendit kandidat, drejt hapjes së negociatave), apo do ndiqet platforma ‘akuzo, moho gjithçka, trillo çdo gjë’. Ftojeni këtu shokun e autobusit. I thoni ‘hiqi pak këto gjyzlykët e etërve të tu të shohësh Hysgjokajn’ dhe i thoni se ato shpate nuk i ka qëndisur Sali Berisha, ato i kanë qëndisur gratë dhe burrat e kësaj komune, por Sali Berisha po bën gjithçka për t’ua lehtësuar jetën. Ndaj të vazhdojmë së bashku”, - tha ai. Më tej Kryeministri premtoi një sistem modern vaditjeje, pro-

jekt i cili sipas tij do të fillojë në muajin shtator dhe pikërisht në Lushnjë. “Projekti i sistemit më modern të vaditjes fillon në shtator. Lushnja është rrethi i parë i aplikimit me 70 milionë

euro. Le të kushtojë edhe 200, 400 apo 1 miliard euro, ai do të jetë më i madhi i 4 vjetve që vijnë së bashku me Rrugën e Arbrit dhe boshtin e Jugut”, - tha më tej kreu i qeverisë.

Kryebashkiaku i Durrësit takon Xhonatan Mur

Mur: Procesin zgjedhor mund të vendosë edhe Kolegji Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka pritur në një takim drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit Xhonatan Mur. Në këtë takim është diskutuar gjerësisht për prioritetet e Bashkisë së Durrësit në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve. Dako i ka bërë një përshkrim të hollësishëm zyrtarit të lartë amerikan në lidhje me resurset që ofron Durrësi në shumë plane, si ekonomike, ashtu edhe turistike. Më tej në këtë takim është diskutuar gjerësisht për marrëdhëniet midis pushtetit qendror dhe atij vendor, si dhe për zgjedhjet e 23 qershorit dhe problematikat e ndryshme që lidhen me këto zgjedhje ky kryebashkiaku Dako u shpreh se roli i SHBAve është mjaft i rëndësishëm për të pasur zgjedhje sa më të drejta: “Unë ju falënderoj për vizitën tuaj në Durrës, që zhvillohet në një kohë mjaft të rëndësishme për vendin, siç janë zgjedhjet parlamentare. Roli i SHBA-ve është mjaft i rëndësishëm që të kemi zgjedhje sa më të drejta dhe të lira”, - u shpreh Dako. Nga ana e tij zyrtari i lartë amerikan takimit ka bërë një deklaratë mjaft

të rëndësishme për zgjedhjet dhe KQZ-në. “I kam shprehur kryebashkiakut Dako pikëpamjet tona për zgjedhjet dhe mbi faktin se ato janë mjaft të rëndësishme. Në lidhje me KQZ-në mund të them se situata më e mirë do të ishte që KQZ-ja të ishte me 7 anëtarë. Ne shpresojmë që kjo do të ndodhë, por aktualisht janë vetëm 4 anëtarë aktivë në KQZ. Kjo mund të zgjidhet shpejt, por mund edhe të mos zgjidhet shpejt, por SHBA-të do t’i japin një vëmendje tejet të shtuar të gjithë procesit të zgjedhjeve. Ka institucione të tjera që kanë një rol të rëndësishëm, siç është kolegji zgjedhor dhe ne duam që votuesit shqiptarë të jenë besimplotë me institucionet që merren me menaxhimin e zgjedhjeve dhe ne do ta ndjekim me shumë vëmendje jo vetëm më 23 qershor, por edhe të gjitha ditët në vijim”, tha zyrtari i lartë amerikan.

Premtimi i LSI-së për biznesin fason

Meta: Prioritet financimi me grante dhe kredi të buta Mbështetja për biznesin fason është pjesë e projektit të ofruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Por kjo mbështetje e këtij sektori për këtë parti është e argumentuar me faktin se ndikon drejtpërdrejt për zhvillimin dhe rritjen e punësimit. “Në këtë drejtim ne jemi të angazhuar për të ndihmuar sidomos në financimin e biznesit fason, në ristrukturimin më afatgjatë të kredive që ka ky biznes. Njëkohësisht në mbështetje me grantet dhe me kreditë deri në 3 % për këtë biznes, sidomos për atë që shton më shumë vende të reja pune, për të subvencionuar një pjesë të pagës për të gjitha ato gra dhe vajza që fillojnë për herë të parë punën në këtë biznes derisa të arrijnë eksperiencën dhe formimin e duhur profesional, në mënyrë që të lehtësojmë kostot e punëdhënësve dhe t’i nxitim ata për të hapur vende të reja pune”, - vuri në dukje kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë një takimi që zhvilloi me këtë biznes. Gjithashtu Meta e vuri theksin te përpjekjet që duhen bërë për të nxitur biznesin dhe për të ndihmuar hapjen e vendeve të reja të punës si prioritet kryesor

në programin e LSI-së. “Për LSI-në është mjaft e rëndësishme që Shqipëria të vihet në punë dhe në radhë të parë gratë dhe vajzat e Shqipërisë, prandaj në të ardhmen do të jetë një prioritet yni jashtëzakonisht mbështetja e biznesit fason, që është biznesi më i madh punëdhënës sot në Shqipërisë, sidomos për gratë dhe vajzat. LSI-ja është e bindur se me një mbështetje më të madhe nga ana e shtetit dhe qeverisë së ardhshme jo vetëm do të ruhen vendet e punës, por do të mund të shumëfishohen, duke u zgjeruar këto aktivitete, duke realizuar cikli i plotë i këtyre aktiviteteve në vend e në mënyrë në veçantë duke rritur eksportet shqiptare drejt vendeve të tjera dhe në radhë të parë drejt vendeve të BE-së”, vuri në dukje Meta lidhur me një çështje të tillë.


POLITIKË • E enjte 30 maj 2013

»

03

PLANET E PËRGATITURA NGA PALËT PËR NGËRÇIN E KQZ-së

Seanca e jashtëzakonshme, sot votohen tri ligjet e integrimit Ervin Koçi

D

ilema për miratimin e tri ligjeve të integrimit duket se do të marrë fund ditën e sotme, pasi Kuvendo do të mblidhet në orën 10:00 në një seancë plenare të jashtëzakonshme për t’i dhënë fund kësaj çështjeje. Në rendin e ditës të seancën janë miratimi i tri ligjeve të integrimit: ligji për nëpunësit civilë, ligji për Gjykatës së Lartë dhe reforma parlamentare. Këto tri drafte janë tri pikat e fundit të pamiratuara nga kushtet e vendosura nga Komisioni Europian që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Kjo është përpjekje për manipulimin e zgjedhjeve” FRD-ja ka reaguar për problemet në listat e zgjedhësve. Sipas zëdhënëses së kësaj partie Eni Feruli, të dhënat e auditit të KQZ-së janë shqetësuese. “Nisur nga të dhënat më të fundit të auditit të zhvilluar nga KQZ-ja, bie në sy një numër ende i lartë dhe i pajustifikueshëm i zgjedhësve të dubluar në lista, që shkon deri në 27 mijë persona. Po ashtu edhe zgjedhësit pa adresë në këto lista kanë kapur një shifër rekord prej 348 mijë personash, çka përbën një problematikë alarmante në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, - tha zëdhënësja e FRD-së. Sipas kësaj partie, këto janë përpjekje për manipulimin e votave. “FRD-ja beson se mosveprimi nga ana e organeve shtetërore për të reduktuar brenda afateve ligjore që parashikon Kodi Zgjedhor numrin e zgjedhësve pa adresë dhe të dubluar është në vazhdën e përpjekjeve për manipulim të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ky është një skenar tepër i shëmtuar dhe i papranueshëm për rëndësinë që përfaqësojnë këto zgjedhje si në aspektin politik të vendit, ashtu dhe në proceset e integrimit tonë në Bashkimin Europian”m - vijoi zëdhënësja e FRD-së.

Topalli takim në Athinë me shqiptarët

Sot pritet që salla e Kuvendit të jetë e tejmbushur nga deputetët dhe ministrat. Kjo për shkak të rëndësisë që ka kjo seancë. Krahas kësaj ajo mund të shfrytëzohet për një debat politik ndërmjet dy forcave kryesore politike, pasi akuzat që do të hidhen do të jenë në funksion të fushatës elektorale. Krahas kësaj edhe deputetët që nuk janë më në lista kanë garantuar pjesëmarrjen e tyre për ditën e seancën e sotme.

KQZ-së ose të mbështesë variantin që të kthehen anëtarët e larguar, gjë që është në interes të demokratëve, pasi do të krijonte një përçarje tjetër ndërmjet partive të aleancës së majtë. Problemi i KQZ-së lindi në fillim të muajit prill, kur LSI-ja u bashkua me PS-në në një koalicion, që sipas mazhorancës solli prishen e balancave në tavolinën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Trupa diplomatike e akredituar në Tiranë ka një vëmendje maksimale mbi seancën plenare që do të mbahet sot, kjo pasi në të janë tri ligjet e integrimit dhe me miratimin e tyre vendit do t’i hapet rruga për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Krahas kësaj ata presin edhe një zgjidhje të problemit të krijuar në KQZ.

Diplomatët

Mosfutja në rend të ditës të emrave që mund të zëvendësonin tre anëtarët e larguar nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve u hap rrugë dy mundësive: ose tre anëtarët e larguar të kthehen në detyrën e tyre në KQZ-së, ose ngërçi i krijuar do të vijojë edhe më tej, duke e futur vendin në zgjedhje me një KQZ të cunguar.

KQZ

Seanca plenare që do të mbahet sot do të vijojë me të njëjtin rend dite që është thirrur për miratimin e ligjit të nëpunësit civil, reformën e Gjykatës së Lartë dhe reformën parlamentare. Në këtë mënyrë zgjidhja e ngërçit të KQZ-së nuk është parashikuar që të futet në rendin e punës së seancës plenare, duke e lënë këtë çështje pezull.

Axhenda

“Gjeni kohë dhe ejani të votoni më 23 qershor”

Pjesëmarrja

Seanca Seanca plenare pritet të filloj sot në orën 10:00 të paradites. Të pranishëm do të jenë të gjithë deputetët e Kuvendit, edhe ata që nuk janë të pranishëm në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Edhe pse interesi më i madh i kësaj seance është zgjidhja e ngërçit të krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pritet që edhe në mbledhjen e sotme palët të mos gjejnë një konsensus për të emëruar tre anëtarë për vendet boshe në KQZ. Edhe pse Kryeministri Berisha deklaroi se dorëheqja e tre anëtarëve nuk është votuar në Kuvend, çka i lejon ata që të rikthehen automatikisht në punën e tyre si anëtarë të KQZ-së, kjo sjell një përplasje me koalicionin e majtë. Dy prej anëtarëve të emëruar nga Partia Socialiste, Denar Biba dhe Albana Shtylla, mund të rikthehen në postin e anëtarit të KQZ-së, por problemi qëndron tek anëtari i tretë i opozitës. Sipas Kodit Zgjedhor, këtë të drejtë e ka partia e dytë e opozitës parlamentare, që tani është Lëvizja Socialiste për Integrim. Por anëtari i tretë i larguar, Jani Jani, ishte i emëruar nga PBDNJ-ja, çka do të sillte një përplasje ndërmjet dy partive të të njëjtin koalicion. LSI-ja nga ana e saj kërkon që në punë të kthehen katër anëtarët që ishin më parë në KQZ-së, edhe Ilirja Muho, i cili u shkarkua nga Kuvendi rreth një muaj më parë. Por kjo është e jashtëligjshme, pasi më parë duhet të shkarkimi i Klement Zgurit, gjë që s’mund të ndodhë, pasi Kodi ka parashikuar pika të tjera se kur mund të shkarkohet një anëtar i KQZ-s. Kësisoj palët do të dalin në një tjetër debat bosh ndërmjet tyre për ngërçin e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke mos arritur as një marrëveshje për plotësimin e saj. Gjithsesië, mazhoranca është shprehur gjithmonë e gatshme për t’i votuar kandidaturat e opozitës për postet boshe në

FRD: Shqetësuese problemet në listat zgjedhore

PS kërkon shqyrtimin në komisione

Amnistia fiskale, pritet bojkoti nga socialistët Edhe pse në rendin e ditës së seancës së sotme plenare është vendosur edhe amnistia fiskale, ajo pritet të mos votohet nga Kuvend, dhe kjo për shkak të opozitës. Burime nga selia rozë thonë se socialistët do të kërkojnë që projektligji i amnistisë fiskale duhet të kalojë më parë në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe më pas të votohet në seancë plenare. Kjo gjë është e pamundur, pasi koha për të shqyrtuar draftin në komisionet parlamentare nuk ekziston, në këtë mënyrë opozita nuk do të votojë draftin. Por ky refuzim pritet të bëhet nga opozita do të shkaktojë debati në radhës ndërmjet socialistëve dhe demokratëve. Kjo pasi opozita në disa raste ka refuzuar të votojë drafte që parashikonin rritje pagash me argumente se shuma e shtuar në rritjen e rrogave, duhej të ishte më e lartë, por votimi kundër ka sjell edhe akuzat e demokratëve ndaj tyre, gjë kjo që do të jetë pjesë edhe e fushatës elektorale që po zhvillohet. Ligji parashikon faljen e gjobave nga vitit 2011 deri në muajin maj të këtij viti, gjë që u përkrah shumë nga bizneset në vend. Në ligj janë të përjashtuara të gjitha bizneset që janë të regjistruara në pronësi të familjarëve të politikanëve.

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, është takuar në Athinë me emigrantët shqiptarë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kandidati për deputet i qarkut të Tiranës Tritan Shehu. Kryeparlamentarja theksoi se Kuvendi ka kaluar 941 ligje, vendime e rezoluta, reforma që kanë impakt direkt te jeta e qytetarëve. “Në parlament duhen vetëm tri sekonda për të kaluar tri ligjet që do t’i kishin dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë. Pa marrjen e statusit ne nuk mund të ecim përpara për të arritur atë që është më e rëndësishme për emigrantin: njohjen e viteve të punës dhe marrjen e pensionit. Kësaj radhe ju duhet të ndihmoni përsëri për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Nëse mundeni, nëse gjeni kohën, nëse keni mundësi, ejani në Shqipëri dhe votoni për vendin tuaj”, - iu drejtua ajo emigrantëve. Mëtej Topalli shtoi se në mandatin e ardhshëm Shqipëria ka projekte të reja për turizmin, bujqësinë, infrastrukturën, tunelet e urat, në energji dhe mbi të gjitha projekti i integrimit.

Halimi akuza Ramës për pronat

“Kërkon të zgjidhë problemin, ose është i marrë, ose bën vetë” Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka sulmuar premtimet që kreu i opozitës, Edi Rama, ka bërë në takimet e tij elektorale se do të zgjidhë përfundimisht problemin e pronave. Halimi duke e etiketuar Ramën si “të marrë” sqaron se ka vendime të Gjykatës Kushtetuese që nuk e lejojnë qeverinë as Kryeministrin, as ministrin dhe asnjë agjenci të Kryeministrit të bëjë gjykatësin, të anulojë prona dhe të zgjidhe konfliktet. “I çoroditur, Rama premtoi se do të ngrinte një agjenci që do të zgjidhte konfliktet mes pronarëve të vjetër, fermerëve dhe të ardhurve, me dokument që do t’i gjente në Itali (!). Mirë që nuk merr vesh fare nga kjo punë, por si nuk i thotë njeri nga ata që ka aty se ka vendime të Gjykatës Kushtetuese që nuk e lejojnë qeverinë, as Kryeministrin, as ministrin dhe asnjë agjenci të Kryeministrit të bëjë gjykatësin, të anulojë prona dhe të zgjidhe konfliktet”, - shkruan Halimi në profilin e tij në “Facebook”.

Situata e krijuar në KQZ

ODIHR: Kolegji Zgjedhor certifikon zgjedhjet Shefja e misionit të ODIHR-it, Conny McCormack, nuk e sheh si një gjë të jashtëzakonshme hyrjen në zgjedhje me 4 anëtarë në KQZ dhe certifikimin e rezultatit nga Kolegji Zgjedhor. Në intervistën e saj McCormack kujton zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ku ishte gjykata ajo që shpalli fituesin. Ndaj ligjërisht kjo është e mundshme edhe në Shqipëri. Pa dyshim që ligjshmëria e vendimeve të Komisionit të cunguar Zgjedhor do të jetë pjesë e komenteve të ODIHR-it në raportet tij, por McCormack thekson se nuk ka ndër mend të ndikojë në plotësimin ose jo të KQZ-së. “Është jashtë kornizës ligjore të parashikuar, madje edhe jashtë mundësisë së KQZ-së për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve vetëm me katër anëtarë. Nëse shkohet në Kolegjin Zgjedhor, ky do të jetë tërësisht një aspekt tjetër i zgjedhjeve e ne do të na duhet ta vëzhgojmë. Në këtë pikë ne qartësisht nuk mund të ndikojmë në mënyrën e konstituimit të KQZ-së, madje as po përpiqemi ta bëjmë këtë. Por do ta komentojmë çështjen e ligjshmërisë së saj. Patjetër që do ta bëjmë”, - tha McCormack


04

« POLITIKË

E enjte 30 maj 2013 •

ZYRTARJA E DEPARTAMENTIT TË SHTETIT SHPREHET SE VETËM PËR 2012 JANË DHËNË 5200 VIZA

Z

yrtarja e Departamentit të Shtetit, Elizabeth A. Finan, në një intervistë për gazetarin Beqir Sina shprehet në lidhje me udhëzimet që ka dhënë presidenti Obama për këtë çështje. Sipas saj, Obama ka urdhëruar përmirësimin e sistemit të vizave hyrëse në SHBA për të gjitha shtetet e botës, ndërkohë që bën me dije se vetëm për vitin 2012 vetëm për Shqipërinë janë dhënë rreth 5200 viza të tipit B1 dhe B2 që janë kryesisht viza biznesi, turizmi apo për arsye shëndetësore “ Ne e mirëpresim edhe Shqipërinë në këtë përpjekje të saj dhe se si ata do të punojnë me Kongresin drejt arritjes së këtij qëllimi” - Si mund të bëhet më e lehtë hyrja me vizë për qytetarët shqiptarë që kërkojnë të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në Shtetet e Bashkuara? - Zyrtarët tanë nga Zyra për Doganat dhe Mbrojtjes Kufitare në momentin e hyrjes së qytetarëve kanë të drejtë për të përcaktuar se sa kohë një vizitor mund të qëndrojë në SHBA, pavarësisht se sa është shënuar në vizë. Dhe kjo është e

ndarë nga procesi i lëshimit të vizave nga ambasada. - Si mund të merret mbështetja amerikane në përpjekjet e Shqipërisë për të lehtësuar tregtinë legjitime dhe lehtësimin e vizave të qytetarëve të saj, nëse ata do të punojnë me aleatët e tyre në Kongres për arritjen drejt këtij qëllimi? - Më lejo të sqaroi se në janar të vitit 2012 Presidenti Obama na ka urdhëruar për të ndërtuar një program për vizat me të gjithë kapacitetin, burimet e levave dhe të përmirësojmë aplikimin e vizave dhe procesin e hyrjes për vizitorët nga e gjithë bota. Për këtë ne jemi krenarë që kemi luajtur një rol kyç në lehtësimin e udhëtimit të qytetarëve anembanë botës, ku për përafërsisht një e treta e udhëtarëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara për çdo vit që kërkojnë një vizë e kanë marrë atë. Ndërsa ne i jemi përgjigjur me të gjithë kapacitetin tonë në ruajtjen e standardeve më të larta të sigurisë kufitare. Dëshirojë të theksojë se në vitin 2012 ne kemi lëshuar më shumë se viza 5200 B1/B2 për qytetarët shqiptarë.

Finan: Urdhri i Obamës për lehtësimin e procedurave

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT

REFUZOI SHQIPËRIA, KROACIA E SLLOVENIA

Maqedonia anulon samitin e presidenteve të Ballkanit Maqedonia ka dështuar të organizojë samitin e Ohrit, për shkak se kishte plotësuar kërkesat e Serbisë dhe Bosnjës që Kosova të mos jetë pjesë e kësaj ngjarjeje. Për shkak të mungesës së Prishtinës në samit Presidenti i Shqipërisë, i Kroacisë dhe ai i Sllovenisë kanë anuluar pjesëmarrjen. Kjo situata ka detyruar Presidentin e Maqedonisë Gjorgje Ivanov të konfirmojë anulimin e samitit. Ivanov ka thënë se vetoja dhe bojkotimi i presidentit shqiptar, slloven dhe atij kroat tregon se nuk ka bashkëpunim rajonal. “Kjo tregon se realiteti në rajon është ende i pastabilizuar. Ka ndasi të thella në mes të shteteve të ish-Jugosllavisë dhe vendeve të Europës Juglindore”, - ka thënë Ivanov. Para se të anulohej samiti i Ohrit, Serbia dhe Bosnja kanë bllokuar pjesëmarrjen e Kosovës. Pas kësaj Shqipëria, Kroacia dhe Sllovenia kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre, ndërsa Greqia i është shmangur pjesëmarrjes në samit, kurse Bullgaria ka paralajmëruar se do të merrte pjesë në nivel të ultë diplomatik. Presi-

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

Adresa: Sheshi “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK “Shpallje Kërkese për Shpronësim Publik Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i segmentot rrugor “Ura e Drinit – Ura e Bunës” (Hyrje e Qytetit Shkodër). Subjekti kërkues i këtij objekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me V.K.M. nr. 138, datë 23.03.2000 “Për kriteret tekinke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuri të pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar.

denti maqedonas ka folur për kulturën e Ballkanit, por jo për arsyet e vërteta që e kanë detyruar ta anulojë samitin. “Kjo mospjesëmarrje me lojëra dhe veto nga këto shtete ka bërë që ne ta anulojmë samitin”, - ka thënë Ivanov. “Fatkeqësisht, paragjykimet e vjetra në Ballkan dhe komplekset kanë ridalë në shesh pak para fil-

limit të samitit”, - ka shtuar ai. Sipas tij, Maqedonia po vepron kështu për të mos e marrë barrën që nuk i takon. “Kurrë nuk do të lejoja që paragjykimet e vjetra ballkanike të prishin interesat e shteteve brenda kufijve maqedonas dhe çmimin e gjithë kësaj ta paguante vetëm Maqedonia, - thuhet në deklaratën zyrtare të Ivanovit.

Pronarët që kanë emrin në listen emëror edhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). Vlera totale e shpronësimit është 3.098.361 (tre million e nëntëdhjetë e tetëmijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë. Lista e pronarit qe shpronesohen si rezultat I ndertimit te segmentit "Rruga Hyrese Shkoder" Nr.

Emri

Pronari Atsia

Mbiemri

1 SANDER PASHK LUANI TOTALI

ZK

Nr Pas

8581

18/699

Vlera

Shenime Proces Rikonformimi dhe rivleresimi 3098361 3098361


EKONOMI • E enjte 30 maj 2013

»

05

KËSHILLI MBIKËQYRËS I BSH-së LË TË PANDRYSHUAR NORMËN E INTERESIT TË LEKUT

Fullani: Duhet një kufi i arsyeshëm për borxhin Shqipëria duhet të përcaktojë një tavan të ri borxhit publik, në përputhje me kushtet e reja në të cilët ndodhet ekonomia dhe buxheti. Sipas Guverantorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, nuk mund të sugjerohet një shifër konkrete, por kërkohet një objektiv të ri, që të garantojë qëndrueshmëri afatgjatë, por pa masa shtrënguese ekstreme që do t’i merrnin frymën ekonomisë. Fullani njoftoi se Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së la të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3.75%. Në analizën e BSH-së ekonomia ka vijuar me ritme të ulëta të rritjes edhe në pjesën e parë të vitit 2013, hap ky i përcaktuar kryesisht nga kërkesa e dobët konsumatore. “Banka e Shqipërisë vëren se politika afatmesme dhe afatg-

Deficiti

BSH: Ekonomia në rritje të ngadaltë dhe kërkesa e dobët Politika fiskale ka pasur një natyrë stimuluese katër muajt e parë të vitit, me rritje vjetore të deficitit buxhetor dhe shpenzimeve publike. Deficiti buxhetor ishte rreth 2 herë i lartë se katër muajt e parë të 2012-ës, ndërsa shpenzimet fiskale u rritën me 9.8% si shifër vjetore, ndërkohë që shpenzimet korente ruajnë norma të ulëta të rritjes vjetore. Të ardhurat fiskale u rritën me 0.3%, në reflektim të ecurisë së ngadaltë të aktivitetit ekonomik.

jatë fiskale duhet të orientohet më shumë drejt ruajtjes së qëndrueshmërisë së borxhit publik. Përmbushja e këtij objektivi ndihmon në uljen e pasigurisë dhe të primeve të rrezikut. Borxhi i ulët dhe i kontrolluar publik krijon një ambient më të mirë për iniciativën private, nëpërmjet ruajtjes së normave të ulëta të interesit dhe rritjes së fondeve të disponueshme, duke ndihmuar kështu rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit”, - theksoi Fullani. Shkëmbimet me partnerët tregtarë kanë dhënë një stimul pozitiv në rritjen e aktivitetit ekonomik edhe gjatë tremujorit të parë të vitit. Deficiti tregtar u tkurr me 28.6% në terma vjetorë gjatë kësaj periudhe, duke reflektuar ecurinë e mirë

të eksporteve dhe rënien e importeve. Eksportet shënuan një rritje vjetore prej 17.2% në tre muajt e parë të vitit, të dominuar nga eksportet në sektorin e energjisë. Nga ana tjetër, importet vazhdojnë të thellojnë rënien e tyre vjetore, rënie e cila për këtë periudhë shënoi vlerën 11.1%. sipas Bankës së Shqipërisë rritja e konkurrueshmërisë së produkteve e shërbimeve shqiptare, si dhe zgjerimi i bazës së eksporteve, mbetet instrumenti më i mirë për të siguruar korrektimin e shëndetshëm të llogarisë korente. Ekonomia në rritje të ngadaltë dhe kërkesa e dobët nuk krijon presione të forta inflacioniste, ndaj Guvernatori paralajmëroi vijimësinë edhe në muajt e ardhshëm të politikës monetare stimuluese.

MINISTRIA E FINANCAVE PËRGATIT LISTËN E RE JAVËN E ARDHSHME PËR KËSTIN E DYTË

VODAFONE

Shpërndarja e këstit të dytë brenda majit

Forumi i dytë për përgjegjësinë e korporatave

Ish-të përndjekurit, paratë në llogari brenda dy javësh nga shpallja

Vodafone Albania u bë mikpritësi i Forumit të dytë Shumëpalësh për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës në Shqipëri. Ky forum prezantuar në dhjetor 2011 është një organ këshillues dhe konsultativ për promovimin e PSK-së në Shqipëri. Aktiviteti u koordinua prej Ministrisë së Ekonomisë, Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Rrjetit Shqiptar për PSK. Tema e forumit ishte vendosja e një mekanizmi të akordimit të Çmimeve për Përsosmëri dhe Progres për kompanitë, të cilat integrojnë për çështjet mjedisore dhe sociale në aktivitetin e biznesit së tyre. Mikpritësi i aktivitetit, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Dietlof Mare, përsëriti angazhimin e Vodafone jo vetëm për zbatimin në vijueshmëri të praktikave të PSK-së, por edhe rolin mbështetës që Vodafone do të vijojë të luajë në fuqizimin e strukturave të Përgjegjësisë Sociale për kompanitë, organizatat dhe entet në shkallë vendi. Sipas tij, Vodafone Albania do të jetë një mbështetës i përpjekjeve të Shqipërisë për të integruar PSK me kërkesat që dalin në rrugën për përfarimin e legjislacionit shqiptar me acquis communautaire të BE.

Brikena Dervishaj

M

inistria e Financave ka gati listën e radhës për ish-të përndjekurit politikë që përfitojnë dëshpërblimin për vitet e burgimit të padrejtë. Burimet kanë bërë me dije se, fondi që do të vihet në dispozicion për dëmshpërblimin financiar të ish-të përndjekurve politikë për këtë vit është më shumë se dyfishuar. Në total janë paguar deri sot 5700 dosje nga rreth 10300 që përfitojnë këstin e dytë. Referuar deklaratës së ministrit të Financave, Ridvan Bode, shpërndarja e këstit të dytë do të përfundojë brenda muajit maj, duke i dhënë fund edhe problematikës së shfaqur për kohën dhe mënyrën e dëmshpërblimit. Konkludimi i këtij procesi të rëndësishëm pritet të arrihet gjatë ditëve në vijim. “Dosjet e tjera janë në proces pagese dhe për pak javë mbyllet totalisht kësti i dytë për këtë shtresë”, - është shprehur pak ditë më parë ministri Bode. Listat Listës së ish-të Përndjekurve Politikë që përfitojnë këstin e dytë të dëmshpërblimit financiar i janë shtuar edhe 500 përfitues të tjerë në mes të muajit maj. Ndërsa në fillim të majit ishin 600 përfitues të tjerë që u shpallën zyrtarisht nga Ministria e Financave dhe mund të tërheqin këstin e dytë të dëmshpërblimit për vitet e burgimit. Vetëm javët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, është dhënë kësti i dytë i dëmshpërblimit për rreth 3

PAGESAT Pagesat për listat e publikuara nga Ministria e Financave realizohen dy javë pas shpalljes së emrit. Si procedurë pas publikimit të emrit deri në kryerjen e pagesave nga dega e thesarit duhet të kalojë një periudhë prej më shumë se 10 ditësh derisa të bëhet koordinimi i listave dhe emrave përkatës me bankat dhe llogaritë përkatëse të hapura nga individët përfitues. Ndërkohë, burimet zyrtare të kësaj ministrie kanë bërë të ditur për gazetën gjithashtu edhe një risi tjetër sipas të cilëve, kësti i parë i dëmshpërblimit do të vijojë të shpërndahet edhe në buxhetin e këtij viti deri në likuidimim total.

KATEGORIA Ministria e Financave ndjek procedurat e pagesës vetëm, pasi emri i ish-të dënuarit apo familjarit të tij është përfshirë në listën e miratuar kohë më parë me vendim të Këshillit të Ministrave. Fondet që janë përcaktuar tashmë të ndara me tetë këste të barabarta për përfituesit, ndahen në mënyrë të barabartë edhe për të gjithë ish-të dënuarit apo familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 milion lekë. Sipas vendimit të qeverisë, ndarja e kësteve do të vijojë me radhë për këstin e dytë, sipas radhës së ndarjes së këstit të parë.

REALIZIMI Të dhënat faktike të buxhetit për vitin 2012 nuk kanë dalë akoma, por të dhënat fillestare të Thesarit flasin për një realizim 100% të tyre që në muajin nëntor. Qeveria ka parashikuar këtë vit 3 miliardë lekë në buxhet apo rreth 76% më shumë se në vitin 2012. Rritja e shpenzimeve buxhetore gjatë 2009-s si pasojë e të ardhurave nga privatizimi i OSSH-së, bëri që fondet e parashikuara për “Ish të përndjekurit politikë” të shkonin në 3.17 miliardë, shifra më e lartë e dhënë ndonjëherë. Pas këtij momenti, vihet re një konstante në nivelin e buxhetuar prej 2 miliardë lekësh për vitet 2010 dhe 2011.

mijë dosje. Deri në fund të muajit shkurt fondi për ish-të përndjekurit është realizuar në masën 209 milionë nga 3 miliardë lekë të parashikuara, ose një realizim prej 6.95 për qind. Por me nisjen e ndarjes së këstit të dytë për këtë kat-

egori realizimi i shpenzimeve ka arritur në 364 milionë lekë, me një realizim prej 12,13 për qind. Kësti i dytë Shpërndarja e këstit të dytë për ish-të përndjekurit

politikë nisi në fund të muajit prill. Më konkretisht më 19 prill, Ministria e Financave njoftoi shpërndarjen e këstit të dytë për më shumë se 1 mijë ish-të përndjekur, ndërsa 10 ditë më vonë, procesi nisi edhe për 800 të tjerë. Me listën e re prej 504 përfituesish, dhënia e këstit të dytë merr zgjidhje për më shumë

se 50 për qind të listës së ish të përndjekurve politikë. Referuar të dhënave zyrtare, deri më tani kanë përfituar këstin e dytë 6 900 ish të përndjekur nga 11 mijë që janë në total. Fondi i përcaktuar për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve në buxhetin e shtetitpër këtë vit është 3 miliardë lekë.


06

« SOCIALE

E enjte 30 maj 2013 •

NUK KANË VITAMINAT PËR TË CILAT SPECIFIKOHEN, RRITJE ARTIFICIALE

SHËNDETËSIA

Hormonet në perime shkurtojnë jetën

Shtohen tumoret

Dermatologu: Pasoja jo të menjëhershme, probleme në lëkurë Erta Bode Perimet me hormone po kthehen në vetëvrasje me dëshirë. Të gjitha zarzavatet, frutat dhe perimet që nxirren në treg të rritura në mënyrë jo natyrale janë kthyer në shkakun e shkurtimit të jetës, duke sjell mungesë vitaminash në trupin e njeriut. Të gjithë shqiptarët që po blejnë në treg perimet jo bio po blejnë me atë çmim shkurtimin e jetës së tyre. Të interesuar se si ndikojnë në organizmin e njeriut këto perime, na u konstatua se problem rrënjësor janë plakja e lëkurës dhe shkurtimi i jetëgjatësisë. Lajmin e bën të ditur dermatologu i njohur Afrim Tridishta. Ai është shprehur se shqiptarët janë të rrezikuar gjatë gjithë vitit nga perimet, pasi vetëm muaji gusht është ai kur perimet e përditshme mund të jenë bio, por dhe kjo varet nga eksporti dhe importi. “Të hash të njëjtin ushqim për gjithë vitin, është e kuptueshme që ka pasoja, sepse në mënyrë natyrale zarzavatet kanë përkatësisht stinën e tyre të pjekjes dhe konsumit”, - tregon dermatologu. Mirëpo shqiptarët nuk i ndal kjo, duke blerë edhe domate në dhjetor,

PROBLEMET

Hormonet, vrasësit e fshehur në perime Hormonet që shërbejnë për rritjen e kokrrës së një zarzavate apo pjekjen e një perimeje të përdorur rëndomë nga fermerët e serrave janë shkaku kryesor i shkurtimit të jetës. Dermatologu Afrim Tridishta shprehet se në radhë të parë një perime e rritur me hormone nuk ka asnjë veti ushqyese, sepse nuk ka asnjë vitaminë. Kjo tregon se mosmarrja e vitaminave që na nevojiten ndikon në jetëgjatësinë tonë. Gjithashtu ai shpjegon se ka problem në lëkurë të natyrës së plakjes së lëkurës, shfaqjes së kapilarëve, rrjepjes së saj, si dhe të shfaqjes së nishaneve në sipërfaqe, që janë një demonstrim i kancerit në lëkurë, kur shtohen pas moshës 20-25-vjeçare tek të dyja gjinitë.

edhe bostan në shkurt. Dermatologu tregon se rreziku i këtyre perimeve të rritura me shiringa brenda 24 orëve nuk është i menjëhershëm, por i jep më vonë pasojat. Hormonet për rritje që përdoren për rritjen dhe pjekjen e frytit në radhë të parë humbin cilësinë e vitaminave që përmban në

Në treg produkte kozmetike të skaduara Në farmacitë tona zbulohen produkte kozmetike të skaduar. Kjo situatë alarmante u ka dhënë përgjigje të gjithë klientëve që ankohen se produktet kozmetike nuk kanë rezultat, madje edhe rasteve kur kanë pikasur efekte anësore gjatë përdorimit të tyre. Qendra Kombëtare e Barnave ka deponuar në polici një kompani private të produkteve dermatologjike, ndërsa sipas saj prodhimet që tregtohen në farmaci janë të skaduara. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Barnave Arif Shahini tha se produktet janë përdorim kozmetik, ndërsa nga kontrollet ato kanë rezultuar të skaduara. Importi i tyre në Shqipëri bëhet nëpërmjet falsifikimit të etiketave të tyre që mbajnë datën e skadencës, pra u falsifikohet data e skadencës. “Janë produktet e kompanisë “Avene”. Nga sektori i inspektimit kemi ngritur dy grupe, për të cilat kemi bërë disa kontrolle në Tiranë dhe në rrethe të tjera dhe nga kontrolli janë gjetur disa produkte që janë të falsifikuara”, - tha Shahini. Sipas tij, mbi prodhimet nuk mund të kryhen analiza, pasi nuk hyj-

Shifrat e tumoreve dhe personave të prekur nga kanceri shtohen çdo ditë e më shumë në Shqipëri. Më shqetësuese është edhe mosha e re, pasi nuk po kursehen as 25-vjeçarët, në rastet më të shumta femra. Konstatimet janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë kohë më parë, duke u bërë kjo situatë çdo ditë e më alarmante. Janë munduar të nxjerrin si shkakun kryesor ndotjen e ajrit, konsumimin e cigares dhe alkoolit, si dhe stresin e përditshëm. Të gjitha institucionet e kanë fshehur faktin e konsumimit të perimeve të rritura me hormone. Në asnjë deklaratë dhe në asnjë apel që u është bërë njerëzve dhe bluzave të bardha nuk është përmendur se perimet të rritura me hormone janë një ndër arsyet e shfaqjes së kancerit të njeriut, pikërisht se në vetvete janë të rritura me produkte kancerogjene, hormone që përdorin fermerët që kanë serra për të nxjerrë në çdo kohë perime në treg.

BASHKIA E TIRANËS

FARMACITË TREGTOJNË PRODUKTE QË IMPORTOHEN TË SKADUARA

Shahini: U falsifikohet data e skadencës, produkte të “Avene”

në zmadhimin e gjëndrave kancerogjene edhe kur s’janë problem, i dyti në kancerin e lëkurës”, - shpjegoi Tridishta. “Ju bëj thirrje institucioneve autoritare të zgjidhin sa më shpejt hormonin vdekjeprurës, që po e tregtojnë pa asnjë problem në mbarë vendin”, - ka apeluar dermatologu.

vetvete çdo fryt, duke i eliminuar ato. “Fakti që ajo që ne konsumojmë nuk ka vitamina, do të thotë se nuk ka asnjë vlerë ushqyese pozitive përveç ndikimit negativ që sjellin hormonet në organizëm. Theksoj se hormonet kanë veti rritjeje dhe ngjyrimi, të dyja llojet ndikojnë në organizëm. I pari

Gjëndrat kancerogjene prekin edhe të rinjtë

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr. 8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” ndryshuar me VKB-në nr. 54, datë 24.12.2012 për “Një shtesë dhe ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.8, dt. 12.10.2011 për “Miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës”, dhe urdhrit nr. prot. 686, datë 27.05.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Politikave dhe Edukimit Mjedisor në Drejtorine e Pergjithshme të Politikave të Zhvillimit dhe Promovimit të Qytetit. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. PËRSHKRIMI I PUNËS: Menaxhon hartimin e zhvillimit te politikave, planeve, monitorimin dhe edukimin per mbrojtjen e mjedisit urban, ruajtjen dhe permiresimin e tij, parandalimin dhe pakesimin e rreziqeve ndaj jetes e shendetit te njeriut. Merr pjese ne hartimin e ketyre politikave per te siguruar permiresimin e vazhdueshem te cilesise se jetes se banoreve si dhe sigurimin e kushteve per zhvillimin e qendrueshem te qytetit te Tiranes dhe territoreve perreth. KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATIN • • • • • •

në në kategorinë e barnave, ndërsa po punohet për burimin e tyre pasi vijnë të skaduara nga jashtë vendit. “Kemi bashkëpunim me strukturat e krimit ekonomik dhe jemi në proces e sipër për të identifikuar burimin nga vijnë”, - shtoi Shahini. Deri tani nga kontrollet e ushtruara 20 deri në 30 për qind e farmacive tregtojnë këto produkte kozmetike. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se hetimi vazhdon ndërsa pritet dhe identifikimi i kompanisë bazë, e cila tregton produktet

në disa vende të rajonit. Ndërkohë një verifikim do të bëhet edhe për lidhjen dhe sjelljen e produkteve në vendin tonë, si dhe për informacionin nëse farmacistët janë në dijeni për këtë shkelje apo jo. Shahini bën me dije se përderisa nuk janë barna, atyre nuk mund t’u kryhen analiza nga QKKB, por ai tregon se kontrolle të vazhdueshme do të ndërmerren dhe për barnat, tani ndoshta do të kalojnë në kompetencat e uniformave blu hetimet e tyre.

Të ketë kryer arsimin e lartë në Fakultetin e Filologjisë, preferohet dega histori-gjeografi Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fusha të ngjashme. Të kete diplome Master, preferohet dhe me doktoraturë. Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE-së. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup.

PARAQITJA E DOKUMENTAVE Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 01.07.2013, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumenta. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Certifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo certifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, si dhe literature specifike për këtë pozicion pune. Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.


SOCIALE • E enjte 30 maj 2013

»

07

MSH: ATA KANË ABUZUAR, DO TË JENË NËN HETIM 19 PREJ TYRE NË QSUT

BASHKIA

Shefat dërgojnë pacientët në spitalet private

Rrugë lidhëse

Ata janë të dypunësuar, nxjerrin pretekstin e mungesës së barnave Erta Bode

Pacientët shihen si pre nga bluzat e bardha, përpos halleve të tyre që i drejtojnë në dyert e spitaleve. Mjekët në Shqipëri e kanë kthyer mjekësinë në biznes, duke anashkaluar faktin se në radhë të parë është një shërbim human ndaj njerëzve në nevojë. Edhe pse duke punuar në sektorin shtetëror ata paguhen me rroga që herë pas here rriten, nuk ndiejnë të ngopur. Kanë filluar të punojnë edhe në sektorin privat, duke e përdorur pacientin në rastin e parë që u intereson. Mjekët i drejtojnë pacientët drejt dyerve të privatit për operacione për të siguruar kështu dy rroga.

PACIENTËT

Situata Njerëzit u drejtohen përditë dyerve të spitalit për hallet që u bien, mirëpo mjekët i shikojnë ata si prenë e radhës dhe jo si një pacientë, që drejtohet aty nga nevoja për t’u kuruar. Në spitalet shtetërore ndodh rëndom që pacientët që kanë nevojë për operim të shtyhen, ta kryejnë atë në spitalet private. Shpeshherë atyre u konstatohet nga mjekët se ka radhë të gjatë për kryerjen e një operacioni të caktuar dhe ua shtyjnë operacionin pas tre muajsh. Nevoja e menjëhershme e bën pacientin të kërkojë një tjetër zgjidhje te mjeku, i cili e drejton në dyert e sektorit privat, ku është vetë i punësuar. Por ka dhe situata kur u thonë se mungojnë barnat që duhen për operacion dhe pacientët sërish drejtohen në spitalet private. Kjo ndodh sepse këta mjekë të pandërgjegjshëm e kanë të sigurt rrogën në sektorin shtetëror dhe duan të kryejnë operacione në sektorin privat, sepse kostoja e tyre është më e shtrenjtë dhe u siguron atyre një tjetër fitim. Nga ana tjetër, janë dhe mjekët në rolin e sekserit, të cilët nuk janë të punësuar nëpër spitalet private, por dërgojnë pacientë-klientë aty. Këta e bëjnë për arsye të një shume monedhash që u

caktohet nga kolegët e tyre me bluzë të bardhë që janë të punësuar aty. Pra, me të sëmurët në Shqipëri luhet pingpong, duke i kaluar sa në sektorin shtetëror në atë privat vetëm për t’i rrjepur nga lekët. Ky është konstatimi që Kosova ka bërë dhe për të cilin ka lënë në hetim 19 mjekë, të cilët i ka paralajmëruar se mund të pushohen edhe nga puna, nëse konstatohen raste të përsëritura për këtë situatë dhe për çdo shkelje tjetër që ata do të bëjnë në kurriz të pacientit.

Po nga ata 19 që janë në hetim bëjnë rolin e sekserit për pacientët, duke i shtytur drejt dyerve të privatit vetëm e vetëm sepse andej punojnë kolegët e tyre, duke u shpërblyer kështu me një përqindje fitimi në bazë të operacionit që kryhet nga çdo pacient i dërguar prej tyre. Kjo bëhet që përveç rrogës të fitojnë dhe një tjetër shumë lekësh në xhepat e tyre.

3 mjekë

Nga ata 19 që do të jenë nën hetim, 16 mjekë janë njëkohësisht të punësuar në sektorin privat të shëndetësisë. Fakti që në shtet e kanë rrogën të siguruar i bën që ta shtyjnë pacientin në dyert e privatit për të përfituar një tjetër rrogë dhe shpërblim, pasi një operacion në privat kushton mesatarisht 2-3 herë më shtrenjtë se në spitalet shtetërore.

16 mjekë

Të punësuar në QSUT, kanë shkelur ligjin duke bërë drejtimin e pacientëve në dyert e spitaleve private për operacionet që ata kanë pasur nevojë të kryejnë. Kjo ka ndodhur duke u mashtruar pacienti se në spitalin shtetëror ka shumë radhë për kryerjen e këtij operacioni, duke e shtytur datën e operacionit pas tre muajsh, ose në rastet emergjente duke mashtruar se ka mungesë barnash.

19 mjekë

S

hefat e shërbimeve nëpër spitale i drejtojnë pacientët të operohen në privat, duke shkelur kështu ligjin për shëndetësinë. Ministria e Shëndetësisë ka pikasur rastet dhe i ka lajmëruar se janë nën hetim të plotë. Kjo shkelje vjen si pasojë e dypunësimit të tyre, meqenëse shumica e tyre punojnë edhe në privat. Janë nën hetim 19 shefa të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, 80% e të cilëve punojnë në spitalet më të njohura private në vend. Ndërkohë 20% të mbetur kanë lidhje me kolegët me bluzë të bardhë në ato spitale dhe marrin një përqindje për çdo pacient që shkon i autorizuar të kryejë një operacion në privat. Për këtë arsye ditët e fundit ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ka ngritur një grup të posaçëm inspektorësh, që do të hetojë hap pas hapi situatën në spital, si dhe çdo drejtim që u japin mjekët pacientëve. Vet ministri ka konstatuar se ka dhe raste shumë të thjeshta, kur mjeku i pohon pacientit se i është anuluar operacioni, sepse ka mungesë barnash. “Ndoshta ndonjë shef shërbimi, i prirur nga puna në sektorin privat, u thotë pacientëve se do të anulohen operacionet se mungon filan ilaç. Absolutisht që ky do të përplaset me të gjitha ato që unë kam në dorë për të bërë për atë që abuzon me sektorin shëndetësor”, - tha Halim Kosova, ministër i Shëndetësisë.

MSH: DO T’I JAPIM PRIORITET SHËNDETIT TË NËNËS DHE TË FËMIJËS

Jepet fryma e parë në 10% të lindjeve Rastet urgjente, nevojiten mjekë të kualifikuar Foshnjat në Shqipëri ndihmohen për frymën e parë. Në shkëputjen që bën foshnja nga nëna në çastin e ardhjes në jetë, në 10% të lindjeve ndërhyhet për të dhënë frymën e parë. Problemet e shtatzënisë dhe ato që shfaqen në çastet e lindjes, vazhdojnë të shqetësojnë Ministrinë e Shëndetësisë dhe drejtuesin e saj. Në një takim në maternitetin “Koço Glozheni” ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ka shpalosur problemet gjatë lindjeve si dhe gjatë shtatzënisë, duke theksuar se ministria e drejtuar prej tij do ta ketë prioritet shëndetin e nënave dhe të foshnjave. “Çdo rast urgjent kërkon kualifikim maksimal. Mjekësia nuk është thjesht pajisje, por së pari produkt human. Çdo aparaturë pa anën profesionale është e kotësi. Unë jam këtu si ministër Shëndetësie jo për t’i fshehur problemet, por se e njoh dhe di shumë mirë cilat janë këto probleme”, - tha ministri Kosova. “Ne flasim për minutën e parë të jetës së foshnjës, që mund të përcaktojë të ardhmen e këtij fëmije si në drejtim të jetës, ashtu dhe të zhvillimit të fëmijës. Për këtë arsye u vihet rëndësi çasteve të para,

•90% e lindjeve në vendin tonë janë normale, me parametrat e duhur, pa ndërhyrje të tjera, nuk shfaqin problem gjatë çasteve të lindjes dhe në shkëputjen që bën foshnja me fëmijën.

dhe kjo kërkon njerëz që kanë njohuri, por dhe aftësi të veprojnë”, - u shpreh mjeku Eduart Tushe, shef i shërbimit të neonatologjisë në maternitetin e ri. Tushe theksoi se në shumicën dërrmuese të rasteve rreth 90 % lindin mirë dhe nuk kanë nevojë për ndonjë ndihmë, pra janë në gjendje vetë të bëjnë kalimin nga barku i nënës në mjedisin e jashtëm”. Por sipas tij, në 10 % rasteve duhen ndihmuar të marrin frymë, në 1 % do të duhet një ndihmë shumë e kualifikuar. “Ndaj ne i japim rëndësi të madhe trajnimit të personelit shëndetësor.” Ministri Kosova tha se mangësitë e evidentuara deri tani janë të lidhura me mungesat e barnave dhe theksoi se këto raste po evidentohen.

•Në 10% të lindjeve në Shqipëri mjekët ndërhyjnë për të dhënë frymën e parë në çastin kur foshnja shkëputet nga nëna, pra në çastin i parë kur ai merr frymë në këtë jetë, dhe për këtë kërkohet shumë kualifikim. •Në 1% të lindjeve, ku ndërhyhet për frymën e parë, ndërhyhet dhe për thithjen e fëmijës me mjete të posaçme për ta nxjerrë atë nga nëna për shkak të mungesës së ujërave, ose mungesës së forcës shtytëse nga nëna.

Basha: Rrugët e kryeqyteti, transformimi i Tiranës Bashkia e Tiranës ka përfunduar një tjetër rrugë, me një investim prej 22.2 milionë lekë. Segmenti lidhës i rrugës “Elez Isufi” dhe “Ali Gjuzi”, që shtrihet mbi kolektorin e ujërave të zeza, për shume vjet ishte kthyer në makth për banorët dhe një vatër infeksioni në njësinë bashkiake nr. 11. Ndërtimi i kësaj rruge me gjerësi 10 metra, me trotuare nga 1.5 m në të dyja anët e saj ka akomoduar edhe kolektorin e ujërave të zeza. Në këtë rrugë është ndërtuar rrjeti i ujësjellësit, kanalizimeve të ujërave të bardha, sinjalistika rrugore, ndriçimi etj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i pranishëm në inaugurimin e kësaj rruge, theksoi se ky investim transformon jo vetëm standardin e jetesës së banoreve në këtë zonë të kryeqytetit, por rrit edhe vlerën e pronës së tyre. Basha ka bërë të ditur se buxheti i Bashkisë ka parashikuar 16 milionë euro investime për njësinë bashkiake nr. 11, e cila prej vitesh është lënë në harresë. “Kjo rrugë ku ndodhemi sot nuk është veçse fillimi, është fillimi i një premtimi të bërë dhe të mbajtur, por është edhe fillimi i ecjes përpara me projektet e Bashkisë së Tiranës”, - tha Basha. Kryebashkiaku Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të vazhdojnë së bashku rrugën e transformimit të kryeqytetit, duke i dhënë një herë e përgjithmonë fund kohës së baltës, pluhurit dhe konfliktit politik. Përmirësimi i situatës në meteorologji u ka mundësuar firmave kontraktore të nisin fazën e fundit: atë të asfaltimit të punimeve në shumë rrugë të kryeqytetit. Paqëndrueshmërisë së motit i mbeti barra e ngadalësimit të punimeve, dhe jo përfundimit të tyre gjatë fushatës elektorale. Kryebashkiaku Basha ka inspektuar mbrëmë punimet për asfaltimin e bulevardit “Petro Nini Luarasi” në njësinë bashkiake nr. 2. Me një investim prej 63,7 milionë lekësh, ky bulevard, me gjatësi 805 metra, i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë. Në këtë rrugë janë ndërtuar të gjitha shtresat e nevojshme të inxhinierisë nëntokësore, ujësjellës-kanalizimeve, kabllot e telefonisë dhe internetit. Janë vendosur mbi 50 shtylla të reja ndriçimi aktual dhe janë mbjellë mbi 150 fidanë të rinj pemësh.


08

« intervistë

E enjte 30 maj 2013 •

Kandidati i LSI-së Lefter Kuqo: Boshti i kësaj fushate, paraqitja e programit dhe fitorja e LSI-së

Për më shumë arsim për Beratin, shëndetësi, punësim e infrastrukturë J

am emigrant, jam biznesmen në fushën e ndërtimeve, madje sipërmarrës në këtë sektor, punoj dhe jetoj në shtetin helen, ndërsa kam filluar fushatën politike së bashku me 8 kandidatët për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit. Kështu ka pohuar për gazetën kandidati për deputet i kësaj force politike Lefter Kuqo, i cili ndryshe nga kandidatët e tjerë të LSI-së është përzgjedhur për të kandiduar nga radhët e Emigrantëve dhe për të përfaqësuar këta të fundit në ligjvendësin shqiptar që do të dalë pas 23 qershorit. Sipas tij është LSI-ja, partia ajo që ka përfshirë në listën e kandidatëve një përfaqësues të emigrantëve, gjë e cila do të thotë se është e vetmja forcë politike që ka përkrahur këtë shtresë shoqërore të shoqërisë tonë në zhvillim, por që ende ka probleme jo vetëm në integrimin e tyre në shtetet dhe vendet ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh, por dhe në tërësi në shoqërinë tonë shqiptare. Janë me qindra probleme që ende kanë emigrantët mes të cilave shkollimi i fëmijëve, pensionet e tyre, lejet e qëndrimit, pasaportat për ta dhe fëmijët e tyre e shumë e shumë probleme të tjera. Pikërisht për këto dhe për të tjera probleme ne i kemi marrë këtë intervistë kandidatit për deputet të LSI-së për qarkun e Beratit Lefter Kuqo... Cili është qëllimi i kanditimit tuaj në LSI? Vendosja e kandidaturës time për deputet si përfaqësues i emigracionit, në qarkun e Beratit, ku unë jam rritur, ndryshon shumë situatën tek emigrantët, sepse sot kanë mundësinë të sigurojnë përfaqësimin e tyre, në këto zgjedhje të rëndësishme të rotacionit politik. Ajo që dua të theksoj, është se mbas më shumë se 20 vjet, për herë të parë në historinë e emigrantëve, në shenjë të emancipimit dhe të respektit të gjithë historisë shqiptare të emigrimit jam këtu si përfaqësues i të gjithë emigrantëve shqiptarë, kudo që janë me parti dhe pa parti, pavarësisht bindjeve politike të tyre apo origjinës krahinore që kanë. Kjo në saj të LSI-së dhe të gjithë mbështetësve të saj, si dhe të kryetarit e mikut të emigrantëve z. Ilir Meta, i cili me kontaktet dhe vizitat e drejtpërdrejta të tij në Athinë, Volos, Selanik, Larisa, Itali etj, si asnjë lider tjetër partie ka treguar interes të vazhdueshëm dhe mbështeje për ne. Për ne ky vlerësim i madh është një forcë për të vazhduar rrugën tonë, por dhe një mundësi për të sjellë në mënyrë më të drejtpërdrejtë programin e LSI tek emigrantët dhe kudo. Siç e kemi theksuar këto vite e në veçanti në të gjitha takimet e ditëve të fundit boshti i kësaj fushate për ne është kombinimi i programit paraelektoral të LSI-së në këto zgjedhje me problemet specifike të emigracionit dhe gjithë shqiptarëve në përgjithësi. Cilat janë objektivat tuaja për përfaqësimin dhe integrimin e emigrantëve kudo që ndodhen? LSI është një parti solidare me çdo shqiptar në vështirësi, dhe punon që asnjë shqiptar dhe emigrant të mos ndjehet i vetmuar dhe për secilin të

ketë një shans për të dalë nga kriza ekonomike dhe përjashtimi social. Çdo shqiptar emigrant që për shkak të krizës kthehet në Shqipëri, duhet të gëzojë të drejtën dhe ndihmën për punësim, iniciativat investuese, dhe t’ju krijohet mundësia për të jetuar me punë të ndershme. Rikthimi mbas 10-20 vjetësh në Shqipëri sidomos në periudhë krize është për shumë nga ne një emigrim i dytë ekonomik. Në kushtet e krizës ende shumë emigrantë shqiptarë ndër ne, jetojnë nën minimumin jetik. Po kaq të vështirë e kanë dhe ata që do të vazhdojnë të punojnë e jetojnë në emigrim, me problemet e tyre, siguracionet, mësimi i gjuhës amëtare të fëmijëve te tyre dhe deri në problematikën praktike që hasin në jetën e përditshme. Në grupin tonë elektoral janë përfshirë intelektualë të fushave të ndryshme si, arkitektë, juristë, bizesmenë që kanë aktivitete të sukseshëm jashtë vendit këtu në Greqi, duke pasur eksperiencën evropiane të emigracionit. Kështu, kemi shansin të bëjmë propozime konkrete për të shpërndarë kudo këtë eksperincë për zhvillimin e zonave të ndryshme në të gjithë vendin. Konkretisht, kemi bërë dhe vazhdojmë të shfrytëzojmë studime rajonale për zhvillimin e agroturizmit dhe turizmit sportiv në zonën e kanioneve Çorovodë etj, zhvillimit të artizanatit, dhe shfrytëzimin e vlerave natyrore, folklorike e historike që nuk i mungojnë vendit tonë. Këto ide dhe të tjera si kjo do të pasqyrohen në një projekt elektoral të plotë që do të shpalosim në ditët në vazhdim. Gjithashtu në bashkëpunim me specialistë dhe bashkëpunëtorë juristë ekonomistë në emigracion, si dhe në dikastere të ndryshme në Shqipëri ne japim dhe do të mbështesim tek të gjithë emigrantët që duan të rikthehen në vendin e tyre mbështetje juridike dhe ide investuese me lehtësira dhe ndihma, këto nga programe të ndryshme evropiane, qeveritare, etj. Këtë ne do ta kërkojmë dhe konkretizojmë me ngritjen e zyrave legale në disa rajone të Greqisë ku do të kontribuojnë specialistët tanë. Në kuadrin e programit të LSI për emigracionin, siç e tha dhe kryetari ynë Ilir Meta, do të punojmë për të koordinuar investimet e emigrantëve të ardhur në Shqipëri në një fond të vetëm për të inkurajuar veprimtarinë dhe iniciativat investuese ekonomike me kredi të buta dhe programe, sidomos në aktivitetin eksportues “made in Albania”. Ne besojmë tek një Shqipëri e respektuar dhe e integruar në Evropë, te rimëkëmbja e ekonomisë, ripërtëritja e sho-

qërisë dhe në këto sfida ne jemi të bindur nuk do të jemi vetëm, por do të kemi mbështetjen, kontributin dhe energjinë të çdo shqiptari e shqiptareje në emigracion. Cila do të jetë puna juaj mbas 23 Qershorit në ligjvënësin shqiptar për problemet madhore të emigrimit? Siç e thamë dhe më lart problemet e emigrantëve janë akumuluar dhe dalin çdo ditë në jetën praktike të përditshme. LSI, Athinë dhe gjithë Greqisë dhe përfaqësuesit e saj, i ndjek këto probleme nga afër, ka punuar dhe do të kërkojë zgjidhjen e tyre. Telegrafisht një skelet i platformës tonë për emigracionin ndër të tjera mund të përmend: - Legalizimi i pronave sipas dokumenteve dhe të drejtave të pronarëve. - Siguracion shëndetësor për prindërit dhe fëmijët. - Ndihmë arsimore për mësimin e shqipes dhe arritjen e nivelit shkollor. - Punësim në sektorin publik dhe privat. - Rikthimi i të rinjve që kanë studiuar jashtë vendit, me programe të posaçme... Për emigrantët, do të ndërhyrjmë dhe kërkojmë si deputet ish-emigrant në qeverinë vendase dhe Parlament: - Pasaportat biometrike dhe toponimet- Qarkullimi lirshëm i fëmijëve - Qarkullimi i emigrantëve me kartë papunësie, pavarësisht dokumentacionit. - Njohja e sigurimeve shoqërore – pensionet e emigrantëve me vitet e punës në Shqipëri/Greqi - Patentat ndërkombëtare dhe njohja e tyre në Greqi. - Rinovimi i lejeve të qëndrimit për familjet që jetojnë prej vitesh të ligjshëm, pavarësisht numrit të ensimave dhe siguracionit shëndetësor. Për të riatdhesuarit do të ndërhyrjmë dhe kërkojmë që të arrihet: - Lehtësim tatimor dhe shanse investimi, si dhe subvencionime apo kredi me kushte favorizuese për tokat bujqësore për të rikthyerit në periferi. Këto do të realizohen dhe duke bashkëpunuar me të gjithë emigrantët dhe përfaqësuesit e

forcave politike dhe forumet e shoqatat shqiptare në emigracion. Dega LSI Athinë organizimi i strukturave dhe integrimi i tyre. Siç duket dhe nga platforma jonë ne dolëm nga emigracioni dhe do të punojmë për emigracionin, fakti që emigracioni do të përfaqësohet për herë të parë në Parlament është një risi që hap perspektiva të mëdha për të. Dega LSI Athinë dhe personalisht bashkë me bashkëpuntorët e mi u krijua dhe do të vazhdojë betejën për një LSI të fuqishme në emigracion. Ne jemi të vendosur, me frymën tonë integruese, për të qënë pranë dhe për t’u hapur me të gjithë emigrantët që duan të bëhen jo thjesht aktorë, por faktorë të politikës dhe të vendimmarrjes. Për këtë, LSI-ja e Athinës do të rrisë aksionet e veta politike, duke demonstruar që është një aktor shumë i fuqishëm politik, për të dhënë kontributin e saj, por edhe për ta monitoruar, për ta bërë si duhet punën për të siguruar të ardhmen e shpejtë evropiane dhe prosperitet për çdo shqiptar kudo që ndodhet. Tashmë LSI në Athinë e gjithë Greqinë, funksionon prej kohësh në mënyrë efektive, është aktiv gjatë gjithë kohës në çdo aspekt dhe sferë të veprimtarisë shoqërore, të cilat nuk janë jo vetëm të natyrës politike, por edhe kulturore, sociale në emigracion e kudo. Me veprimin e saj, LSI-Athinë tregon sërish vullnetin dhe përkushtimin e saj, tregon forcën dhe qëndrueshmërinë që e karakterizon, dhe se shoqeria, emigracioni e rinia, janë një shoqeri aktive, e interesuar, që mbi të gjitha ka vlera dhe virtytet e një shoqërie evropiane. Si e pritët kandidimin tuaj tek LSI? Në radhë të parë dua t’ju them se ndihem shumë i privilegjuar dhe me një emocion të veçantë falenderimi për faktin që ndodhem në grupin e kandidatëve për deputet të LSI në këtë qark historik si Berati. Përfshirja ime në politikë nuk është e rastësishme. Edhe disa nga pjesëtarët e familjes sime janë marrë me kontribute shoqërore dhe unë sot jam i prirur të ndjek shembullin e tyre, dhe pse ata sot kanë hequr dorë prej saj. Si pjesëtar i LSI, shpresoj dhe besoj fuqishëm në integrimin e vendit tonë në BE dhe jam pjesë e kësaj partie të spektrit të majtë ku unë besoj, e cila është më aktivi i mundshëm, më efektivi dhe në të cilin sot mund të integrohen emigrantët shqiptarë. Për mua LSI-ja është një ambient ku unë mund të shprehem, ku komunikoj shqetësimet e mia, por dhe shpalos idetë. Idetë e paraqitura nga LSI në këto zgjedhje janë radikale, ambicioze dhe moderne, vlerat tek të cilat besoj mbeten të pandryshuara. Ato janë vlerat që na mbajnë bashkuar në familjen e të majtës evropiane. Prandaj dhe koalicioni i madh me të majtën shqiptare, të cilin ne besojmë dhe mbështesim ishte i domosdoshëm dhe i natyrshëm, për të qenë përsëri me vijën e parë, që të shpalosim dhe të aplikojmë idetë tona, për të ecur më shpejt drejt ndryshimit dhe integrimit. Bisedoi: Sulo Gozhina


AKTUALITET • E enjte 30 maj 2013

»

09

GJYKATA E LARTË PRISH VENDIMET E MËPARSHME PËR TË KAPURIN NË ITALI

“9 janari”, gjyqi i Altin Belulajt nga e para Në tragjedi vdiqën 27 persona, 8 nuk janë gjetur kurrë Ditën e djeshme Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka prishur të gjitha vendimet e shkallëve të gjyqësorit, duke kthyer për rigjykim tragjedinë e 9 janarit për Altin Belulajn. Ky 34-vjeçar është cilësuar si njëri nga skafistët e kësaj ngjarjeje nën akuzë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Çështja do të rigjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë. Një nga shkaqet që Gjykata e Lartë e ka prishur vendimin madje edhe një vendim të sajin të mëparshëm të vitit 2007 për tragjedinë 9 janarit thuhet se është zbulimi i provave të reja, të cilat tregojnë se referuar edhe provave të tjera të marra në shqyrtim të çojnë në konkluzionin se vendimet e mëparshme ndaj këtij shtetasi janë të gabuara. Altin Belulaj, i dënuar në

mungesë me 20 vjet heqje lirie u arrestua gati një vit më parë në Romë, ndërsa prezantohej si shtetas rumun, ndërkohë që ky vendim do të thotë për të akuzuarin si skafist lirim të menjëhershëm të tij. Në

vitin 2007, Gjykata e Lartë, në vendimin e saj, uli dënimet për 7 të akuzuarit e tragjedisë së 9 janarit të vitit 2004, gjatë të cilës 36 shtetas tentuan të udhëtojnë drejt Italisë e për pasojë 27 prej

tyre humbën jetën, ku 8 prej tyre që nuk u gjendën kurrë. Ndërkaq, muajt e fundit, janë arrestuar të tjerë persona, si organizatorë të asaj ngjarjeje.

PROJEKTI NDËRGJEGJËSON TË RINJTË PËR EFEKTET NEGATIVE

Droga dhe alkooli. Policia në gjimnazet e Tiranës, synimet Mariglen Mullai

P

as shkollave 9-vjeçare, tashmë projekti i bluve kryeqytetas “larg drogës e alkoolit” është zhvendosur në gjimnazet e Tiranës. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka vendosur në zbatim projektin “Policia pranë të rinjve përmes edukimit e ndërgjegjësimit kundër substancave të rrezikshme (drogë, alkol, duhan) duke bashkëpunuar me shoqatën “Stop Sida në Tiranë”, e financuar nga Programi “Mbështetja Suedeze për MB/ PSH për policimin në komunitet”, i cili ka si qëllim forcimin e marrëdhënieve midis të rinjve dhe policisë. Në fokus të këtij projekti që aktualisht po vijon, janë të rinjtë e grupmoshës 1618 vjeç, të shkollave të mesme të përgjithshme “Petroni Nini Luarasi”, “Sami Frashëri”, “Ismal Qemali” dhe gjimnazi “Partizani” në kryeqytet. Më datë 29 Maj 2013 nxënës të këtyre shkollave do të vizitojnë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe shoqatës “Stop Sida” në Shqipëri për të marrë një informacion tepër të nevojshëm për edukimin e tyre. Aktivitetet kanë filluar rreth 1 javë më parë në forcimin e rolit të të rinjve në luftën kundër drogës, përmes promovimit të dialogut dhe komunikimit midis nxënësve në shkollat e mesme, mësuesve, punonjësve socialshëndetësor dhe prindërve. Qëllimet e objektivat Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është forcimi i rolit të punonjësit policisë dhe policimit në komunitet, i cili nuk duhet të jetë dhe të shihet vetëm si një

Liroi Xhakjen, që vrau kryekomisarin

Nis gjyqi për gjyqtarin Tabaku, mungon, taktikë moskompetenca Gjykata e Tiranës ka nisur dje shqyrtimin gjyqësor ndaj Neritan Tabakut, gjyqtarit të Durrësit të akuzuar për shpërdorim detyre. Pas kalimit të procedurave dhe kërkesave gjykata do të vijojë punën me paraqitjen e provave, ndërsa në seancën e djeshme vetë Tabaku nuk ka qenë i pranishëm. Në seancën e mëparshme, gjykata hodhi poshtë pretendimet e gjyqtarit Tabaku për pavlefshmëri totale të akteve në dosjen e hetimit, për shkak se ato, sipas tij, ishin kryer nga një prokurori jo kompetente. Avokatët pretenduan para gjykatës se nuk duhet të ishte Prokuroria e Tiranës ajo që të kryesonte hetimin, por ajo e Kavajës. Gjyqtari Nertian Tabaku, akuzohet për shpërdorim detyre, pasi çoi në lirimin e Ilir Xhakjas, autorit të dyshuar të vrasjes së kryekomisait të Shijakut, Adem Tahiraj. Lirimi i Xhakjes që akuzohej për vrasjen e Qerim Malokut, para disa vitesh, u shoqërua me skandalin e mospublikimit të atij vendimi, ndërsa kj çështje tashmë po gjykohet nga një tjetër gjyqtar.

Policia ndjek 4 shqiptarët që s’ndaluan në postbllok ITALI- Katër të rinj nuk i kanë ndaluar Policisë Rrugore, nga ku filloi një ndjekje në autostradën në drejtim të Xhenovas. Ngjarja ka ndodhur natën mes të hënës dhe së martës, ku 4 djemtë në një BMW me targa franceze, e vjedhur në Francë më 25 mars, pas injorimit të Policisë Rrugore, kanë nxituar të arratiseshin. Njëri prej tyre, një 30-vjeçar me kombësi shqiptare, u bllokua nga agjentët e Policisë Rrugore, një i dytë, gjatë arratisjes ka lënë disa rroba që përmbanin pasaportën e tij të nacionalitetit shqiptar. Kërkimet e 4 të arratisurve vazhduan edhe nga karabinierët e Shërbimi Pyjor, nga mëngjesi deri në fillim të pasdites, kur një banor në Pontedassio raportoi praninë e 4 të rinjve, brenda pronës së tij. Një prej të rinjve doli të jetë njëri prej protagonistëve të arratisjes gjatë natës dhe është identifikuar si qytetar shqiptar. Ai kishte precedentë për vjedhje, ndërsa policia dyshon se bëhet fjalë për një grup hajdutësh shqiptarë, pasi në makinë u gjetën kaçavida dhe sende të tjera që mund të supozohej se kishin eksperiencë në këtë fushë.

Pas filmit “Taken 2” u vra një shqiptar nga një anglez

zbatues drastik i ligjit, por në të njëjtën kohë dhe si edukator dhe pikë referuese për në parandalimin dhe luftën kundër drogës dhe substancave të tjera abuzive tek të rinjtë. Aktivitetet sensibilizuese e ndërgjegjësuese mbi edukimin e të rinjve forcimit të kapaciteteve të mësuesve, punonjësve mjeko-socialë të shkollave dhe punonjësit të policisë, deri më tani janë zhvilluar disa seancave informuese dhe edukuese me këto grupe, ku ata do të informohen mbi problemet e drogës dhe substancave abuzive, problemet social-shëndetësore që jep ky përdorim, mënyrën se si të sillen dhe të këshillojnë një nxënës shkolle, njoftimi i prindërve, bashkëpunimi me qendrat e specializuar social-shëndetësore dhe shërbimin policor në rast nevoje. Këto tema do të fokusohen në njohjen e modelit biopsiko-mjekësor të përdorimit të substancave abuzive, problemet social-shëndetësore që lidhen me këtë përdorim, parandalimin e hershëm, trajtimin dhe referimin e rasteve specifike. Gjithashtu rëndësi e veçantë do

t’i jepet dhe rritjes së njohurive të nxënësve mbi mbrojtjen e shëndetit të tyre seksual dhe riprodhues. Gjatë këtyre bisedave do të identifikohen dhe do të marrin trajnim të avancuar personat më aktiv (njohuri dhe veprimtari), të cilët do të shërbejnë si edukatorë bashkëmoshatarë dhe do të vazhdojnë promovimin e kësaj nisme. Duke krijuar një mjedis social komunikimi nëpërmjet aktiviteteve sociale, sportive në bashkëpunim edhe me autoritetet arsimore dhe përfaqësues të policisë, projekti synon të rrisë efektivitetin e policimit në komunitet me synim ndikimin në rritjen e sigurisë të përgjithshme të të gjithë qytetarëve në mënyrë të veçantë të të rinjve me fenomenet negative që mund të hasin. Ndërkaq, objektivat synojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve, mësuesve, prindërve dhe autoriteteve të komunitetit (njësive bashkiake) mbi rreziqet dhe pasojat social-shëndetësore që lidhen me përdorimin dhe abuzimin me drogën dhe substancat e tjera të rrezikshme. Më tej syn-

ohet në rritjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve dhe sidomos prindërve te tyre në çështje e abuzimit të substancave duke u fokusuar në parandalimin e hershëm dhe përballjen me problemet e abuzimit dhe zvogëlimin e dëmeve të lidhura me përdorimin e substancave abuzive. Ndërkaq, policia kërkon forcimin e kapaciteteve të punonjësve të policisë, stafit mjeko-social në shkollat e mesme, mësuesit, prindërit për të trajtuar dhe referuar raste specifike të përdorimit të drogës në komunitetin e tyre (familje, shkollë, komunitet, rajon policie, etj), si dhe të promovohet roli pozitiv i punonjësit të policië dhe policimit në komunitet në parandalimin dhe luftën kundër përdorimit të substancave ilegale. Së fundmi, ky projekt synon mbrojtjen e shëndetit të të rinjve, policisë dhe komunitetit nga dëmtimet aksidentale (shpimet) me shiringat e përdorura për injektimin e drogës, të cilat janë një burim potencial për transmetimin e infeksionit HIV dhe hepatiteve të ndryshme.

ANGLI- Daniel Lewis, 19 vjeç, u tha gjyqtarëve se e kishte vrarë 23-vjeçarin shqiptar Pelivan Zekaj, pas përplasjeve me një grup rival shqiptarësh, në shfaqjen e kinemasë së filmit “Taken 2”. Filmi trajton një rrjet shqiptarësh që trafikon femra dhe një anglez që kërkon të shpëtojë të bijën. Viktima u rrëzua me një plagë fatale në zemër dhe vdiq minuta më vonë në vendngjarje. Lewis u arrestua pesë ditë më vonë dhe i tha policisë se Zekaj u plagos me thikën e tij gjatë një përleshjeje. Zekaj, i cili jetonte në “Finsbury Park”, kishte shkuar në kinemanë “Cineworld” me miqtë e tij më 4 tetor 2012, por ka pasur thirrje luft mes grupit të tij të shqiptarëve dhe një grupi të rinjsh të veshur me zeza. Ekspertët po analizojnë ndikimin e filmit te autori.

Vrasja e Xhem Krasniqit, një 34-vjeçar ndalohet ANGLI- Një banor në Brighton është arrestuar me dyshimin për konspiracion për vrasje, ku policia po heton të shtënat fatale që i morën jetën një shqiptari. Policia tha se 34-vjeçari i dyshuar nga East Sussex u mbajt në aeroportin Gatwick të dielën në mbrëmje në lidhje me vdekjen e Xhem Krasniqit. Baba i dy fëmijëve, 31-vjeçari Krasniqi ishte goditur një herë në bark, pasi një person i armatosur hapi zjarr në Church Road, Hove, më 18 maj. Javën e kaluar policia akuzoi dy vëllezërit Edmund Nela, 30 vjeç, dhe vëllain e tij, 34-vjeçarin Albert, si të akuzuar. Por të shtunën, Albert Nela kishte telefonuar gazetën nga Italia për të thënë se ai ishte “i tronditur” kur kishte mësuar për ngjarjen dhe kishte plane për t’u kthyer në Britani të Madhe.


10

« MJEKSI

Nga Dr. Ilir Shani

P

ër shumë vjet me radhë qytetarë të shumë vendeve të botës kanë shkuar në SHBA dhe në vëndet e tjera të zhvilluara të Europës, për të përfituar nga teknologjia e avancuar. Kohët ë fundit ka filluar të praktikohët një modë e re e njohur si turizëm mjëkësor, ku shumë qytetarë nga vëndet e zhvilluara po shpërfillin shërbimin mjeksor të ofruar në vendet e tyre, dhe po shkojnë në vënde më pak të zhvilluara për të kërkuar shërbime mjekësore. Turizmi mjekësor po bëhet shumë popullor ndërsa rreth 750 000 amerikanë kanë kërkuar ndihmë mjekësore jashtë SHBA. Turizmi mjekësor ka kapur interesin e medias. Artikuj, guida flëtëpalosje po publikohën me frekuencë gjithnjë në rritje. Një kërkim në Google, me termin “medical tourism” i realizuar disa vjet më parë dha një përgjigje me 1 100 000 oferta, kurse 62 ditë më pare kanë rezultuar 300 mijë oferta më shumë. Shumë mjekë dhe organizata mjekësore, reklamojnë dhe japin informacion në internet për shërbimet që mund të ofrohën në qëndra të ndryshme. Natyrisht termi turizëm mjekësor, nuk reflekton gjëndjen e pacientit ose teknologjinë e ofruar në këto qëndra, ai përfaqëson një dukuri komplet ndryshe nga modeli i mëparshëm në të cilin pacientët shkonin në shtete më të zhvilluara. Mëgjithëse nuk ka statistika të sakta përsa i përket madhësisë së fenomenit informacion i bollshëm, sugjeron që një numër i rëndësishëm pacientësh, udhëtojnë nga vendet e zhvilluara në ato më pak të zhvilluara. Në vitin 2004 , mbi 1,2 million pacientë udhëtuan drejt Indisë dhe 1,1 milion turistë mjekësorë udhëtuan drejt Tajlandës , kurse në vitin 2007 rreth 750 000 amerikanë udhëtuan jashtë saj për të kërkuar shërbim mjekësor, kurse me këtë ritëm rritje në 2010 numri i tyre shkoi në rreth 6 milion, dhe në 2011, afro 7.5 milion. Mendohet që nga turizmi mjekësor, vendet e Azisë të gjenerojnë rreth 4,4 bilion dollarë dhe gjysma e kësaj shume të përfitohet nga India. Vlerësohet që industria e turizmit mjekësor fiton çdo vit rreth 60 bilion dollarë në gjithë botën me një rritje vjetorë prej 20 % .Një numër në rritjë vendesh po ofrojnë shumë shërbime mjekësore, kirurgjikale dhe stomatologjike. Shumë nga këto destinacionë ofrojnë teknologji të avancuar dhe akomodim perfekt. Një numër i rëndësishëm i mjekëvë në këto destinacionë janë të trajnuar në vende të zhvilluara të Europës dhe SH.B.A. Turistët mjekësorë kërkojnë shërbime në kirurgjinë kozmetike, procedurat dentare, kirurgji bariatrike, në fertilitet, shërbim ortopedik, kardiak dhe transplant organesh. Një numër i madh vendesh në Amerikën Qëndrorë dhe Jugore, kanë fituar reputacion të madh në kirurgjinë kozmetike dhe plastike. India, Malajzia, Singapori dhe Tailanda, janë bërë popullorë në turizmin mjekësor për

E enjte 30 maj 2013 •

Turizmi mjekësor, dhe globalizimi i mjekësisë

pacientët që kërkojnë kirurgji kardiake ose ortopedike. Shërbimi mjekësor në Indi ofron komoditet dhe çmime sa 10% e atyre në SHBA. Shumë vende të zhvilluara si Belgjika, Kanadaja, Gjermania, Izraeli dhe Italia, janë duke tërhequr pacientë të huaj duke u ofruar shërbim modern të sofistikuar dhe vëmëndje të vëçantë preferencave dhe satisfaksionit të këtyre pacientëve. Tregu global i kujdesit shëndetësor Tregu Global i Kujdesit Shëndetësor, u duk nga fundi i shekullit të 19, kur pacientët nga vende më pak të zhvilluara të botës me burimet e nevojshme filluan të udhëtojnë në qëndrat më të mëdha mjekësore në Europë dhe në SHBA, për të marrë trajtime mjekësorë që nuk janë të disponueshme në vendet e tyre. Situata është shumë e ndryshme në modelin e turizmit mjekësor, ku pacientët nga vënde shumë të zhvilluara shkojnë në vende më pak të zhvilluara për shërbime mjëkësore . Turistët mjekësor do të preferonin të kishte m ë

shumë kirurgji në spitalin e qytetit ose rajonit të tyre. Sidoqoftë këto pacientë ndjehen të stresuar për të balancuar nevojat e tyre mjekësore me mundësitë. Por teknologjia e sotme moderne, sidoqoftë ka krijuar kushtet që ato të investigojnë dhe të arranxhojnë kujdesin e tyre shëndetësor kudo nëpër botë nga kompjuteri i shtëpisë së tyre ose me këshillën dhe asistencën e një agjencie turistike mjekësore. Për pacientët nga vende shumë të industrializuara, arsyeja kryesore e shërbimit mjekësor në vende më pak të zhvilluara është kostoja shumë më ë ulët. Pacientë të tillë të ndërgjegjshëm për koston, zgjedhin të pranojnë një shërbim jashtë vendit për çmime të cilat ata mund t’i përballojnë më mirë. Rasti për të konservuar burime të limituara financiare u jep fund pasigurisë së tyre. Një pacient nga SHBA, i shtresës së mesme dhe që nuk ka mbulim shëndetësor preferon këtë lloj shërbimi mjekësor . Grupi

tjetër i turizmit mjekësor janë njerëzit që kërkojnë kirurgji kozmetike, shërbim dentar, trajtim fertiliteti, dhe trajtime jo të mbuluara nga siguracioni mjekësor. E përbashkëta e dy grupeve është që të ardhurat e tyrë janë të tilla që mund të përballojnë kostot e ulëta të shërbimit shëndetësor turistik por janë të pamjaftuëshmë për ato që të përballojnë të njëjtat shërbime në tregun e tyre lokal. Në disa vende ku siguracionet shëndetësorë janë shtetërore, shkak për largimin e pacientëve janë listat e gjata të pritjes. Në Kanada dhe Angli siguracionet shëndetësore nuk mbulojnë operacionet kozmetike dhe për një çmim shumë më të ulët pacientët shkojnë në vënde të tjera. Pacientët gjithashtu udhëtojnë në destinacione mjekësore jashtë shtetit për proçedura që nuk janë shumë të disponueshme në vetë vendet e tyre. Për shëmbull, terapia stem –cell, për një sërë

arsyesh mund të jenë të padisponueshme ose të kufizuara në vendet e industrializuara por mund të jenë shumë më të disponushme në tregun e turizmit mjekësor. Disa pacientë veçanërisht ato të kirurgjisë plastike, proçedurat e ndërrimit të seksit dhe rehabilitimi i drogës, zgjedhin turizmin mjëkësor për shkak të konfidencialitetit dhe privacisë në vënde të largëta. Në fund disa pacientë kërkojnë kujdes shëndetësor jashtë vendit thjeshtë për të udhëtuar në vende ekzotikë dhe pushime të rrethuara nga ambiente luksoze. Mëgjithëse agjentët e turizmit mjekësor mund të promovojnë aspektin turistik të kujdesit shëndetësor, vlera kreative e udhëtimit ka një rëndësi në rritje për pacientët me probleme komplekse serioze. Arsyeja kryesore që qëndrat mjekësore në vendet në zhvillim janë të afta, të sigurojnë shërbime të kujdesit shëndetësor jo të

kushtueshme, është e lidhur me gjëndjen ekonomike të vetë vendeve. Në të vërtëtë çmimet për shërbimin shëndetësor në përgjithësi përkojnë me të ardhurat për frymë të popullsisë. Në të njëjtën kohë tarifat për shërbimet shëndetësore janë të përshtatashme për nivelin e zhvillimit ekonomik në të cilin sigurohen shërbimet. Shpenzimet e ulëta administrative dhë ato medikolegalë për mjëkët gjithashtu luajnë rol për koston e ulët të kujdesit mjekësor jashtë vendit. Për shëmbull, siguria për profesionin për një mjek kirurg në Indi është 4% e asaj që një kirurg paguan në Neë York. Një konsideratë e rëndësishme në turizmin mjekësor është ndikimi i fuqishëm i kushteve në vendet e destinacionit. Të ardhurat e mira që fitojnë këto klinika nga këto pacientë krijojnë mundësinë e përmirësimit të vazhdueshme të kushteve të akomodimit duke e bërë

përherë e më atraktiv shërbimin . Duke parë të ardhurat nga ky lloj turizmi shumë shtete kanë rregulluar edhe politikat e tyre makroekonomikë. Nga ana tjetër fluksi gjithmonë në rritje i këtyre pacientëve, ka vënë në alarm siguracionet shëndetësore të vëndeve të zhvilluara duke aplikuar politika më fleksibile për të ruajtur pacientët. Zgjedhja e klinikës përbën një problem të vëçantë. Të joshur nga fitimi në treg ofrohen shumë shërbime dhe përpos reklamës është shumë e vështirë të identifikohen mjekët e trajnuar mirë. Për të mbrojtur pacientët e tyre, disa vënde kanë krijuar organizata si “Join Commission Intërnational”,ose “International Organization of Standartisation” të cilat janë një pikë e rëndësishme referimi për pacientët që duan të kurohen jashtë. Ka pasur shqetësime

në lidhje më rrezikun e komplikacioneve gjatë udhëtimit dhe veprimtarive rekreative të përiudhës post-operatore. Menaxhimi i komplikacioneve post-operatore, që ndodhin gjatë udhëtimit të kthimit, dhe kostoja e këtij kujdesi, janë ende probleme të vështira që mbetën të pazgjidhura. Përgjëgjësia për Turizmin mjëkësor Komuniteti mjekësor në vendet e zhvilluara ka filluar të njohë turizmin mjekësor si një fenomen të vërtetë që përfshin profesionin, mjekun dhe pacientin. Gazetat mjekësore dhe të shëndetit kanë filluar të publikojnë artikuj në lidhje me këtë temë që në vitin 2006. Organizatat mjekësore i janë adresuar turizmit mjekësor në artikuj dhe të tjera dokumente të postuara në Ëeb –site e tyre. Komiteti Special për moshën në Senatin Amerikan e trajtoi problemin dhe kërkoi një Task-Forcë të ekspertëve për të eksploruar ndikimin dhe sigurinë për kujdesin shëndëtësor jashtë vëndit. Industria e sigurimeve është bërë një pjësëmarës aktiv në turizmin mjekësor. Në disa vende, shitën politika sigurimi që aftësojnë ose inkurajojnë pacientët që të kryejnë procedura mjekësore të shtrenjta me vlera shumë më të ulëta nëpërmjët turizmit mjekësor. Në një përpjekje për të zvogëluar barrën financiare të kujdësit shëndetësor për punonjësit e tyre mëse 500 korporata janë dukë vlerësuar visibilitetin e mundësimit të shërbimëvë jashtë vëndit për shërbime shëndetësore të shtrenjta. Rrjetet e siguracioneve po zgjerohen për të përfshirë mjekët në të gjithë botën, dhe pritet që për një decade, do të hartohen plane shëndetësore që një shumicë e punonjësve të mund të kurohen në qëndra mjekësore jashtë vendit. Kompanitë e sigurimit janë të afta të përdorin një pjesë të kursimeve të tyre substanciale, për të ofruar iniciativa për përfituesit që dëshirojnë të kenë shërbim turistik mjekësor, dukë përfshirë reduktimet për shpenzimet e shëndetit outof-pocket, dhe duke paguar për udhëtimin për pacientin dhe madje edhe për një anëtar të familjes. Një përgjigje vëçanërisht interesante për migrimin e pacientëve në destinacione jashtë vendit është që disa facilitete mjekësore të SHBA-së, janë tani duke pranuar referenca nga agjensitë e turizmit mjekësor duke siguruar shërbime shumë më të lira për pacientët ameri-

kane. Në vendet që kanë lista të gjëra të pacientëvë në pritje për procedura të caktuara, turizmi mjekësor siguron një mekanizëm për të lehtësuar stogjet e njerëzvë në pritje dukë i dërguar pacientët jashtë pa zgjeruar kapacitetin lokal. Në të njëjtën kohë është dukë i dërguar pacientët në vende fqinjë për këtë qëllim dhe vendet më të largëta do të përdoren si destinacion për turizmin mjekësor për një periudhë më të vonshme. Mëgjithëse kjo ide nuk është eksploruar akoma, mund të jenë mundësi të reja për të përdorur destinacione të reja me kosto të ulëta për turizmin mjekësor për të siguruar kujdes për pacientët me të ardhura të ulëta ndërsa në të njëjtën kohë duke lehtësuar barrën mbi kujdesin mjekësor familjar dhe organizatat filantropike. Evolucioni i vazhdueshëm i Turizmit mjekësor Industria e turizmit mjekësor furnizon nga pacientët e pakënaqur nga shërbimi shëndetësor në vendin e tyre. Këto pacientë nëgociojnë me sistemet mjekësorë jashtë vëndit për të gjetur shërbimë që janë të përballueshme, në kohë osë thjesht të disponueshme. Millstëin thekson se “largimi i pacientëve amerikanë në destinacione të huaja për operacione jetësore është thjesht një problem që në fund të fundit ka një vlerë simbolike në krahasim me jetën e njeriut dhe për këtë arsye ato duhet të drejtohen nga mjekë drejtues”. Këto mjekë drejtues duhet të njohin faktin që pacientët, si të gjithë konsumatorët, do të kërkojnë për një shërbim që ofron vlera optimale dhe turizmi mjekësor është një zgjedhje e pacientit për të caktuar se çfarë është më e vlefshëm për të. Mjekët dhë spitalet në destinacionin e turizmit mjekësor njohin që ato ato duhet të sigurojnë kujdes të cilësisë së lartë për të zhvilluar jë avantazh konkurrues në tregun ndërkombëtar. Në një artikull mbi turizmin mjekësor në “Time”, ekonomisti i Princeton University Uëe Reinhardt thekson: “ Turizmi mjekësor ka potencialin që pasojat e tij mbi sistemin shëndetësor amerikan të jenë të tilla si ato të industrisë japoneze të makinave mbi industrinë amerikane të makinave”. Është vazhdimisht e dukshme që turizmi mjekësor është duke ndryshuar peisazhin e kujdesit shëndetësor në vendet e industrializuara dhe në zhvillim rreth botës, dhe ka çdo arsye për të besuar që kjo tendencë do të vazhdojë të evoluojë.


AKTUALITET • E enjte 30 maj 2013

Flamujt kanë regjistruar edhe incidentin e parë elektoral pas nisjes së fushatës në qarkun e Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Gramsh, Dritan Bici, akuzon një zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes se e ka kërcënuar me armë pasi nuk është bindur për lëvizjen e flamujve në pjesën që sipas tij i takonte partive të majta. Kryetari i Bashkisë Bici u shpreh se është kërcënuar me armë dhe më pas situata ka precipituar në grushte derisa drejtori i Ministrisë së Mbrojtjes, Shkëlqim Berisha, është larguar duke u futur në ambientet e komisariatit. “Unë kam nxjerë një urdhër bashkiak që përcakton vendet ku do të vendosen posterat dhe flamujt e partive politike për zgjedhjet e 23 qershorit. Në këtë urdhër kam përcaktuar se krahu i majtë i rrugëve të qytetit do të përdoret nga partitë e majta për të vendosur flamuj dhe postera, ndërsa krahu i djathtë i rrugëve të qytetit do të përdoret për partitë e djathta.

Kryebashkiaku: Zyrtari i Ministrisë më kanosi me armë Reagon PD: Nuk është e vërtetë, kryetari Bici dhunoi fizikisht njerëzit tanë Militantë të Partisë Demokratike kanë vendosur mbrëmë natë flamuj të PD në krahun e majtë të rrugës që është përcaktuar për Partinë Socialiste. Sot Policia Bashkiake ka nisur të heqë flamujt e PD në krahun e majtë, por është ndaluar nga Çim Berisha, drejtor ekonomik pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Unë u ndodha aty dhe i kërkova që të lejonte punën e Policisë Bashkiake, ai më tha që nuk dua t’ja di, nuk më intereson dhe nxorri pistoletën gati për të gjuajtur. Një i tyre i kap dorën dhe nuk e la të qëllonte. Në këtë moment u konfrontuam me gruashte unë dhe ai. Në këtë moment u mblodhën shumë njerëz që ndërhynë dhe ai u largua për në komisariat”. Pyetjes se do të bëjë kallëzim

Gjirokastër, invesistorët “në luftë” për të ardhmen Telnis Skuqi

Investime të vështira Aktualisht gjërat kanë ndryshuar. Hyseni fitoi luftën me drejtësinë, ndërsa ngushëllohet me shprehjen e shkrimtarit francez Honore de Balzak: “Kush ka tokë, ka luftë”. Afro dy muaj më parë, Hyseni ka nisur të ndërtojë mbi themelet e paraardhësve të tij. Ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga arkitektura mesjetare gjirokastre. Sipas tij, projekti është miratuar nga

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, si dhe është në përputhje me të gjitha normat e lejuara për ndërtimet në zonën muzeale. Hyseni më thotë se nuk kemi të bëjmë me një ndërtim të ri, por me restaurimin e thelemeve që gjenden poshtë sheshit ku ngrihej monumenti. Investitori tregon se ndërtimi nuk ngrihet në sheshin ku ka qenë vendosur ishbusti i Hoxhës, po në vendin ku ka qenë e ngritur banesa e gjyshit të tij. “Duket fare qartë në projektin e përfunduar, se themelet e banesës sonë gjenden poshtë sheshit në fjalë dhe kur të përfundojë kati i dytë i banesës (hotelit) do të ngrihet në nivelin e sheshit

Vrasja e Refik Lilës

Gjykata lë të lirë me detyrim paraqitjeje një nga të ndaluarit Gjykata e Durrësit la të lirë një nga të arrestuarit për vrasjen e Refik Liles. Trupi gjykues vendosi “Detyrim

11

GRAMSH, PËRPLASJA PËR VENDOSJEN E DISA FLAMUJVE PARTIAKË PËR FUSHATËN ZGJEDHORE

REPORTAZH / NJË HISTORI PËRPJEKJESH PËR TË FITUAR PRONËN

GJIROKASTËR - Hysen Kodra, përfaqësuesi i familjes së vjetër gjirokastrite Nishani, ka ndërmarrë prej dy muajsh një investim të guximshëm për t’u admiruar. Prej 23 vitesh, Hyseni ka luftuar për të rimarrë pronën e tij, që afro 70 vite më parë ia grabiti me dhunë sistemi komunist. Afro 10 vite më parë, në tokën e tij ishte parashikuar të ndërtohej Korpusi Universitar, një projekt kokë e këmbë jashtë standardit, pasi nuk plotësonte asnjë kriter arkitekture në zonën muzeale. Ky projekt u hodh poshtë nga specialistët e Drejtorisë së Monumeteve të Kulturës, të cilët e vlerësuan si projekt “alien”.

»

Paraqitje” për Ardit Hyskën, i arrestuar më 24 prill. Avokati i tij kërkoi nga trupi gjykues rivlerësim të masës së sig-

pa dëmtuar pamjen e qytetit nga kjo pikë”, shprehet Hyseni, ndërsa shton se banesa e vjetër e familjes ka qenë e ndërtuar shekuj më parë, si gjithë shtëpitë e vjetra gjirokastrite dhe pas luftës në 1944 është sekuestruar nga komunistët. Në 1954, vijon Hyseni, zjarri shkrumboi gjithçka, ndërsa në vitin 1988 u ktye në ëc publike. Më pas në këtë vend u ngrit Pallati i Kulturës së qytetit që u prish për t’i lënë vendin monumenit të Enverit. Në vitin 1993 prona u kthye nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe pas kërkesave të shumta më në fund është miratuar projekti restaurues për ta kthyer këtë vend

urisë, pasi Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur të arrestuar. Kërkesa e avokatit mbrojtës u pranua edhe nga prokurori i çështjes, i cili tha se pas arrestimit të Taulant Gjinit, i cili ka pranuar autorësinë e vrasjes, akuza nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur në burg Hyskën.

në identitet. “Askush nuk ka të drejtë të paragjykojë investimin tim. Nuk jam i çmendur të hedh mijëra euro në lumë, por dua që ky investim të jetë një pasuri për Gjirokastrën”, pohon Hyseni. Hysen tregon se vitet e fundit shumë gjirokastritë e vjetër po investoj për zhvillimin e turizmit. “Turistët vendas dhe të huaj duan mjedise mesjetare ku të akomodohen, jo moderne. Unë këtë po bëj. Holeti dy katësh parashikohet të ketë 13 dhoma dhe një suitë”, thotë Hyseni. Për të respektuar arkitekturën, si dhe kujtimin e paraadhësve të mi, shprehet Hyseni, projekti është minimizuar nga katër në dy kate dhe është hartuar nga specialistë të monumenteve. “Unë jetoj këtu dhe kam vendosur të ndërtoj të ardhmen, duke investuar në këtë qytet”, nënvizion Hyseni, ndërsa thekson se nuk dëshiron polemikat dhe zhurmë të pakuptimtë që është krijuar këto ditë. “Personalisht kam menduar të reagoj në heshtje, pasi përgjigjjen ligjore keqdashësit e kanë marrë nga institucionet përkatëse. Unë dëshiroj t’ju ftoj të vizitoni banesën e përfunduar dhe të ndajmë së bashku mendime në të mirë të Gjirokastrës”, thotë Hyseni.

penal për kërcënimin me armë, Bici i është përgjigjur se nuk do t’i drejtohet policisë për arsyen e vetme se skena regjistrohej pikërisht para komisariatit dhe asnjë efektiv nuk u pa në qarkullim, si dhe strehimi i Berishës ishte pikërisht komisariati dhe kuptohet që është i tyre. Ai u shpreh se deri tani nuk ka asnjë thirrje ndaj tij për këtë shkak. Partia Demokratike, dega Gramsh, nëpërmjet kryetarit të saj Armir Xhangolli përgënjeshtron pretendimet e Kryetarit të Bashkisë se është kërcënuar me armë nga ndonjë veprimtar i Partisë Demokratike. Madje PD pretendon se ka qenë Bici bashkë me militatët e PS që kanë dhunuar flamujt dhe gjithashtu akuzon për dhunë fizike kryebashkiakun

Bici. “Bici së bashku me një grup militantësh të Partisë Socialiste kanë hequr dhunshëm flamujt dekorues të Partisë Demokratike, madje vetë kryetari i Bashkisë ka goditur personalisht me grushta një prej aktivistëve të Partisë Demokratike. Partia Demokratike, dega Gramsh ka raportuar dhunën e ushtruar tek OSBE/ODIHR dhe tek autoritetet kompetente. Nga ana e Partisë Demokratike në Gramsh po bëhen të gjitha përpjekjet për të zhvilluar një fushatë zgjedhore qytetare siç u ka hije qytetarëve të Gramshit, ndaj ftojmë Partinë Socialiste të qëndrojë së bashku me ne për një palë zgjedhje të qeta, të lira, demokratike e të ndershme”.

Eugen Isaj: Në vëmendje të drejtat e fëmijëve

Qarku i Elbasanit aktivitete dhe dhurata më 1 qershor për 150 fëmijë në nevojë ELBASANRreth 150 fëmijë në nevojë në qarkun e Elbasanit do të festojnë në mënyrë krejt të veçantë 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke përfituar dhurata dhe argëtuar në aktivitete të ndryshme sportive dhe argëtuese. Me këtë rast me iniciativën e kryetarit të këtij këshilli Eugen Isaj do të zhvillohen një sërë aktivitetesh e do të shpërndahen dhurata të ndryshme. Në kuadër të përgatitjeve për këtë festë kryetari i Këshillit të Qarkut, Eugen Isaj, u shpreh se kjo është dita kur fëmijët kthehen në epiqendrën e vëmendjes së gjithkujt, kur qenia dhe sakrifica jonë merr kuptim më shumë se kurrë. Sepse, fëmijët janë pasuria më e madhe që kemi në këtë botë, nënvizoi Isaj. Një nga prioritet themelore të qarkut Elbasan janë shërbimet në fushën sociale e veçanërisht fëmijët në nevojë. Në projekt u përfshinë fëmijë të grupmoshave 6-15 vjeç ku, mes të tjerëve, edhe fëmijë të komunitetit rom, fëmijë të qendrës autike, fëmijë jetimë, si dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare. Qëllimi kryesor i këtij i projekti është integrimi social i fëmijëve me probleme, për të përcjellë mesazhin se “Edhe Ne Jemi si Ju”. Edhe pse të drejtat e fëmijëve duken mjaft mirë të sistemuara me ligje, ekzistojnë ende sfida në implementimin e plotë të tyre, tha Isaj. Ndaj qeveria aktuale shqiptare është e vendosur që t’i përmbushë këto detyrime. Prioritet i saj mbetet arsimimi, edukimi dhe mirëqenia e fëmijëve. Ky është investimi më i mirë dhe më i madh për të ardhmen tonë. Më pas aktiviteti ka vijuar me këngë, valle dhe lojëra të përgatitura nga fëmijët e shkollave të ciklit fillor të qytetit. L. Lleshi

Iu gjetën në banesa

Vodhën kambanat e kishës, arrestohen 2 hajdutët Bien në prangat e policisë autorët e vjedhjes së kambanave të kishës në Berat. Policia lokale deklaroi se ka arritur të

zbulojë këmbanat e vjedhura kohë më parë nga kisha e Sinjës. Objektet mësohet se u gjetën në banesën e dy perso-

nave, të cilët edhe u arrestuan. Në pranga u vendosën Jetmir Lezi dhe Sokol Ferro. Policia ka thënë se në banesat e të arrestuarve policia gjeti lëndë plasëse tritoli dhe municione.


12

« gossip

Policia viziton Bieberin pas ankesës së fqinjëve për ecje me shpejtësi

E enjte 30 maj 2013 •

Shenjat e pëlqimit:

Injoron miqtë dhe e dëshiron tërë kujdesin tënd

Ylli i tinejxherëve, Justin Bieber, i ka shqetësuar fqinjët e tij duke i dhënë makinës shpejtë nëpër lagje, prandaj ata janë detyruar që ta thërrasin policinë. Policia është paraqitur në shtëpinë e 19-vjeçarit në Los Angeles dhe ka kërkuar shpjegim për ankesat e fqinjëve. “Ai I jep makinës shumë shpejt ndëdsa fëmijët janë në rrugë”, ka thënë një burim për E! News. Kjo nuk është hera e parë që fqinjët ankohen për këngëtarin e ri. Në muajin mars, ai është akuzuar për sulm dhe goditje në fytyrë të një fqinji.

‘Sulltanesha Hyrem’ përfundon në psikiatri, braktis serialin Meryem Uzerli, ‘sulltanesha’ e popullarizuar Hurem nga seriali “Sulejmani I Madhërishëm”, është larguar nga Turqia dhe është kthyer në Berlin. “Jam keq. Nuk mund të duroj më asnjë ditë në Turqi. Po kthehem në Berlin”, ka deklaruar ajo dhe është paraqitur në një klinikë rehabilitimi. Aktorja ka humbur vetëdijen pasi ka festuar episodin e 100-të të serialit, i cili e bëri të famshme. Menjëherë është thirrur ndihma e shpejtë dhe më pas është diagnostikuar me lodhje kronike dhe rraskapitje mendore. Meryem është e prirë ndaj depresionit, ndërsa atë e lodhin edhe fansat, për shkak të të cilëve nuk mund ta bëjë si duhet jetën private. Me të në Gjermani ka shkuar edhe i fejuari i saj, Can Ates, ndërsa familja është e shqetësuar, sepse ajo e ka të vështirë të përballet me stresin. Nga ana tjetër thuhet se producentët e serialit kanë mbajtur audicione të fshehta për të gjetur zëvendësuesen e saj.

Fadil Berisha bëhet me pasaportë shqiptare Fotografi shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha, pas qëndrimit disaditor në Tiranë është pajisur me pasaportën e Shtetit shqiptar. Revista Story ka publikuar një fotografi, ku ai shihet duke mbajtur në duar pasaportën shqiptare. Siç transmeton Vipat, mjeshtri i fotografisë, i cili jeton në SHBA, është gëzuar që është bërë shtetas i Shqipërisë, pasi ai njihet si njëri nga ambasadorët tanë më prestigjioz në arenën artistike ndërkombëtare.

D

ashuria me shikim të parë: Dhe “Çfarë do të bësh nesër?” janë shenjë që e kanë “infektuar” ethet e dashurisë – mos u befasoni nëse rastësisht takoheni në kafenenë e preferuar. Përshtypja e parë krijohet për më pak se 30 sekonda, ndërkaq femrave shumë më lehtë u shkon për dore që gjatë bisedës së parë të magjepsin mashkullin, mirëpo për këtë gjë shpeshherë nuk janë të vetëdijshme. Nëse nuk dini të joshni, kushtoni kujdes shenjave të sigurta me të cilat ju bën me dije direkt apo indirekt që ka në mend diçka më shumë se miqësinë. Injoron miqtë dhe thirrjet telefonike Nëse me shikim të parë e keni pushtuar zemrën e tij, ai shumë shpejt dhe në mënyrë të pamëshirshme do t’i injorojë të gjitha ato gjëra që e pengojnë bisedën tuaj. Nëse i cingëron celulari apo i ofrohet miku, bisedën do ta përfundojë më shpejt se që e ka filluar. Është i përqendruar plotësisht tek ju dhe i injoron të gjithë të tjerët, që do të thotë se është porosi: “Çdo sekondë me ju më është e vlefshme”. Me çdo kusht e dëshiron tërë kujdesin tuaj vetëm për veten Nëse nuk jeni vetëm dhe

ai hidhërohet, madje bëhet edhe agresiv. Strategjia e takimit të rastësishëm Nëse i keni pëlqyer, ai do të gjejë mënyrën që t’ju takojë sërish. Do t’ju pyes: “Çka do të bësh nesër”, apo “Çfarë planesh ke për fundjavë”, ai ka qëllimin e fshehur që t’ju takojë “rastësisht”. Nuk pushon me komplimente Je e mrekullueshme, ke buzëqeshje të mrekullueshme, ky fustan të rri pefekt... Derisa ju vërshon me komplimente personale, mashkulli haptas ju bën me dije që po i pëlqeni. Unë jam “princi yt në kalë të bardhë” Nëse i pëlqeni, mashkulli para jush do të sillet si mbrojtës. Ai në njëfarë mënyre do të përpiqet të parashohë dhe të pengojë çdo rrezik potencial, me ç’gjë do t’ju dërgojë porosinë që dëshiron të bëhet mbrojtësi juaj.

me ju është edhe ndonjë mashkull tjetër, ai bëhet llafazan. Nëse i duket se ju ka preokupuar ndonjë mashkull tjetër, do të bëjë

çdo gjë, madje edhe budallallëqe, në mënyrë që sërish të tërheqë kujdesin tuaj. Nëse përpiqet mashkulli tjetër të prish imazhin e tij para jush,

Dëshiroj që me mua të jesh e lumtur Keni të ftohtë, po ndiheni rehat, dëshiron të të sjell diçka për të pirë... Ato pyetje të kujdesshme dhe ai angazhim i fuqishëm që i bën në mënyrë që të ndiheni rehat dhe sigurt janë dëshmi që e keni magjepsur.

Kur të mbushësh 30 vjet është vonë për dietë?!

P Mediat në Itali favorizojnë Elhaidën për të triumfuar në “The Voice” “Këngëtarja e re, e lindur dhe e rritur në Shkodër, ka një zë të bukur e të fuqishëm, por ajo që bën më shumë përshtypje është fakti që ka marrë pjesë në disa shou për talentë në vendin e saj. Elhaida duket super e favorizuar për të fituar këtë edicion të ‘The Voice’, megjithëse pothuaj gjithmonë ka kënduar në anglisht”, shkruan Rete 24 duke përmendur pjesëmarrjen e 20-vjeçares në “Star Academy” dhe fitoret e saj në “Top Fest” dhe në një spektakël në Rumani. Të enjten mbrëma (30 maj), televizioni italian Rai 2 do ta transmetojë natën finale të spektaklit “The Voice of Italy”, ku krahas Elhaidës konkurrojnë edhe tre finalistë tjerë.

asi të mbushin 30 vjet femrat bëhet më seksi dhe tërheqëse, por në raport me dobësimin punët janë krejtësisht të kundërta. Nga ky moment e më andej që të krijosh trup seksi me anë të dietës është shumë më vështirë! Sipas ekspertëve britanik femrat mbi të 30tatë nuk kanë pothuajse asnjë shpresë që të përshëndeten me kilogramët e mbledhura me anë të dietave. E vërteta e hidhur është se kalimin e viteve njerëzit nuk humbin, më saktë fillojnë të shtojnë kilogramë edhe dietat më magjike nuk janë në gjendje të neutralizojnë efektin e kohës.Tingëllon shumë ekstreme, por deri te ky përfundim është ardhur në bazë të hulumtimeve shkencore të bëra mes 25 mijë femrave dhe meshkujve, shkruan Milingona. Rezultatet janë kategorike- nëse në vitet e mesme njeriu fillon të shtojë kilogramë, me kalimin e viteve kjo gjendje vetëm do të përkeqësohet, pa marrë parasysh dietat që i mban.Sipas ekspertëve shpëtimi i vetëm në këto raste nuk janë dietat, por mënyra e shëndoshë e të ushqyerit. Nëse ju i takoni grupit të njerëzve me mbi 30 vjet, me qëllim që ta fitoni luftën më kilogramët, mos u lëshoni në dieta rigoroze, por zgjidhni regjimin e shëndoshë të të ushqyerit!


gossip • E enjte 30 maj 2013

»

13

Milla

Jovovich 5 orë izolim në Venecia

Sam Mendes është në biseda për të kryer regjinë e filmit të ardhshëm James Bond, pas suksesit të filmit të fundit “Skyfall”, i pari për regjisorin britanik. Realizimi i Mendes u bë filmi më i suksesshëm i të gjitha kohërave mbi agjentin 007, duke thyer rekordet e box-office dhe duke fituar një numër çmimesh përfshirë edhe një Oscar, nga Adele për këngën shoqëruese të filmit, dhe dy BAFTA. Pavarësisht suksesit, Mendes shprehu ngurrimin për t’u rikthyer në vazhdimin e radhës. Por ai duket se është rikthyer në biseda me producentët, të cilët dëshirojnë ai të qëndrojë edhe prapa filmit të ardhshëm.

Samsung

prezanton Galaxy S4 mini

Samsung i ka ftuar mediat angleze në një ngjarje mediale të cilën kompania do ta mbajë më 20 qershor në Londër. Në këtë ngjarje është thënë se Samsung do të prezantojë produktet e saj të cilat bazohen në platformat mobile të Windows dhe Android. Burime të Wall Street Journal kanë konfirmuar se në mesin e modeleve të reja të telefonave të mençur do të jetë edhe Galaxy S4 Mini, i cili do të debutojë në këtë ngjarje me disa produkte të reja të kompanisë jug-koreane. Sipas këtyre burimeve, versioni minimal i Samsung Galaxy S4, Mini do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, në teknologjinë e ekranit qHD, procesorin 1.6GHz dual-core Exynos 5210, kamerën e pasme me 8MP, dhe Android 4.2.2 Jelly Bean me ndërfaqen e Samsung, TouchWiz. Në raportet më të fundit thuhet se Galaxy S4 Mini do të prezantohet zyrtarisht më 20 qershor 2013.

Mendes, regjisor edhe i Bondit të ardhshëm?

K

a pasur sukses të madh si modele dhe aktore e për këtë arsye Milla Jovovich ka kombinuar talentet e saj për një performancë të pazakontë në Itali. 37-vjeçarja tregoi format trupore si një vepër arti e gjallë në Bienalen e Venecias ditën e martë. Milla ishte futur brenda një kutie prej xhami ku qëndroi për 5 orë dhe mund të komunikonte me botën e jashtme vetëm me anë të telefonit. Binte në sy që protagonistja e sagës ‘Resident Evil’ nuk kishte vënë reçipeta.

Nicolas Cage të nderohet në Ischia Film Festival

Talenti i Jennifer Lopez Kishte shkuar për të prezantuar ekskluzivisht për Britaninë e Madhe këngën e saj më të re, por Jennifer Lopez i dha publikut edhe më shumë se kaq. Në emisionin ‘Britain’s Got Talent’, këngëtarja latine ishte mbuluar sipër dhe ishte zbuluar poshtë duke nxjerrë në pah pjesën e saj më të mirë. N jë nga pjesëtarët e jurisë, Amanda Holden, dha përshtypjen e saj në mënyrë shumë eksplicite: “Më vinte t’i kafshoja ato të pasme. Një mrekulli e vërtetë!”

Nicolas Cage do të nderohet në edicionin e ardhshëm të festivalit italian të filmit, Ischia Film Festival, për karrierën e tij të gjatë. Ylli i Hollywoodit do të marrë shpërblimin Ischia Legends Award në Ischia Global Film & Music Fest, që do të organizohet në muajin korrik. Themeluesi i festivalit Pascal Vicedomini, ka zbuluar se Cage do t’i jepet çmimi për “performancat e tij të guximshme dhe zgjidhjet e patrembura të roleve”. Aktori i bashkohet Samuel Jackson dhe producentit Arnon Milchan si fitues të këtij çmimi prestigjioz.


14

« bota

E enjte 30 maj 2013 •

NGA AMERIKA NE AUSTRALI

Hackerat

kinezët bëhen tmerri i globit Raporti sekret i Pentagonit, i cituar nga gazeta “Washington Post”, jep listën më të hollësishme të sistemeve, që thuhet se hakerët kinezë kanë arritur të hyjnë: Sistemet e mbrojtjes nga raketat, mes tyre ato Patriot, THAAD dhe sistemet mbështetëse. Aeroplanë të sofistikuar luftarakë, që janë në zhvillim e sipër si F-35 dhe Fajkuajt

Z

yrtarë të Pentagonit thonë se hyrja, sipas njoftimeve, e Kinës në sistemet më të avancuara të armëve amerikane nuk ka dëmtuar aftësitë e Shteteve të Bashkuara. Të hënën gazeta “Washington Post” njoftoi se hakerët kinezë arritën të hynin dhe të kompromentonin dizenjot e sistemeve amerikane të mbrojtjes nga raketat, si dhe të aeroplanëve dhe anijeve luftarake. Raporti sekret i Pentagonit, i cituar nga gazeta “Washington Post”, jep listën më të hollësishme të sistemeve, që thuhet se hakerët kinezë kanë arritur të hyjnë: Sistemet e mbrojtjes nga raketat, mes tyre ato Patriot, THAAD dhe sistemet mbështetëse. Aeroplanë të sofistikuar luftarakë, që janë në zhvillim e sipër si F-35 dhe Fajkuajt. Pyetja që ngrihet tani është se si do t’i përgjigjet Uashingtoni atyre që, sipas analistëve, janë ndërhyrje kibernetike të Pekinit. Në fjalimin mbi gjendjen e vendit, që mbajti në muajin shkurt, Presidenti Obama foli rreth kësaj çështjeje. “Ne e dimë se vende dhe kompani të huaja dëmtojnë sekretet tona. Tani armiqtë tanë përpiqen gjithashtu të sabotojnë centralet tona energjitike, institucionet tona financiare dhe sistemet tona të kontrollit ajror. Ne nuk mund të lejojmë që të kalojnë vite dhe të shkojmë nga e kaluara dhe të pyesim veten se pse nuk bëmë asgjë kur përballeshim me kërcënime reale ndaj sigurisë dhe ekonomisë tonë”. Ky kërcënim është shtuar, ndërsa Kina modernizon ushtrinë dhe përpiqet të gjejë mënyra për të zhvilluar sistemet e veta të armëve. Jason Healey është specialist i sigurisë kibernetike në Këshillin e Atlantikut, një organizatë kërkimesh në Uashington. “Ne e dimë se gjatë viteve të fundit kinezët i kanë zgjeruar ndjeshëm programet e tyre të mbrojtjes. Dhe kjo përputhet plotësisht me zhvillimet, që

Personalitete në shenjëster

T

ingëllonte si një bombë e vërtetë kibernetike: Michelle Obama, First Lady e SHBA-së, blen shpesh në rrjetin shitës Banana Republic, këtë e tregojnë llogaritë e saj të kartës së kreditit. Ato mund të shihen në faqen e internetit exposed.su, e cila publikoi së afërmi të dhëna tejet delikate të personaliteteve të njohura dhe të politikanëve amerikanë. Në këtë faqe interneti (mbaresa ‘su’ e së cilës do të thotë Bashkimi Sovjetik) publiku mund të fusë hundët jo vetëm në transaksionet e Michelle Obamës, por edhe në jetën private të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, të ministrit të Drejtësisë Eric Holder dhe të ish-Ministres së Jashtme Hillary Clinton, të vajzës së miliarderit Paris Hilton, të këngëtarit Jay-Z dhe të yllit të muzikës pop Britney Spears. Megjithatë, është ende e paqartë nëse të dhënat e publikuara janë të sakta dhe nga e kanë origjinën. Me gjasa ato nuk janë vjedhur nga kompjuterat dhe telefonat mobilë të personave të vënë në shënjestër, por u janë vjedhur së paku pjesërisht zyrave ekonomike amerikane të informacionit. Madje disa informacione janë të hapura për publikun dhe mund të mësohen nëpërmjet një hulumtimi të thjeshtë, për shembull në dosje gjyqësore. “Kureshtja për të ditur të reja nga jeta e personaliteteve të njohura është një gjë. Por shumë më e rëndësishme është për mendimin tim që të mbrohesh siç duhet, për shembull kundër spiunazhit ekonomik”, plotëson në bisedë për Deutsche Welle-n Constanze Kurz, zëdhënëse e Klubit Kompjuterik të Kaosit [Chaos Computer Club] (CCC). Në këtë aspekt ajo sheh të rrezikuar edhe politikanët udhëheqës dhe shefat e sipërmarrjeve gjermane. Në fakt Enti Federal për Sigurinë në Teknikën e Informacionit përpiqet t’i mbrojë rrjetet e institucioneve dhe të politikanëve drejtues. Megjithatë, edhe politikanët e bosët e ekonomisë janë njerëz, të cilët nganjëherë për t’i rënë shkurt përcjellin në platforma të pasigurta, si celularët privatë, informacione që duhen mbrojtur”, paralajmëron Kurz. Te celularët normalë, të cilët transmetojnë me valë në standardin GSM, sot është shumë e lehtë të përgjosh përmbajtjen e bisedave dhe SMS-të, thotë Kurz. Angela Merkel mund t’i hapte veshët katër në këtë temë (siç dihet, edhe ajo komunikon shpesh nëpërmjet SMS-ve). E kush nuk do të dëshironte të vrojtonte fshehurazi nëse dhe sesi i gjykon ajo ministret dhe ministrat e saj? Zëdhënësja e CCC-së kundërshton: Në telefonin e saj të punës (thotë ajo) Kancelarja ruhet me anë të metodave shtesë të kodimit më mirë sesa shumica e qytetarëve të zakonshëm. kemi parë në fusha të tjera të sistemeve ushtarake të Kinës”. Në takimet e tyre me zyrtarë kinezë, zyrtarët amerikanë kanë ngritur për vite me radhë çështjen e sulmeve kibernetike, por qeveria amerikane vetëm kohët e fundit ka filluar t’i bëjë më publike ankesat e saj. “Para 6 muajsh, Shtetet e Bashkuara ende nuk kishin një qëndrim se si të vepronin ndaj këtij aspekti. Tani qeveria amerikane, nga Presidenti deri tek zyrtarët e niveleve më të ulëta, kanë deklaruar se Kina do të konfrontohet kryesisht në takime private, por edhe në publik lidhur me këtë çështje”. Pentagoni thotë se e

shikon me shumë seriozitet kërcënimin e spiunazhit kinernetik, madje ka ndërmarrë masa për të mbrojtur aftësitë e veta. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, do të ketë mundësinë që ta ngrejë këtë çështje me zyrtarët kinezë të mbrojtjes kur të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë mbi sigurinë të vendeve aziatike, që do të mbahet këto ditë në Singapor. Australi Një politikan australian ka konfirmuar raportet se piratët kompjuterikë kinezë vodhën projektet e ndërtesës së re kryesore të agjencisë australiane të zbulimit që po ndërto-

het në Kanberra. Kryeministrja australiane Julia Gillard e kundërshtoi dje këtë raport, duke e quajtur të pasaktë dhe pabazë. Por, ligjvënësi i opozitës George Brandis tha sot se lajmi iu konfirmua atij nga organizata australiane e sigurisë së zbulimit. Ai tha se projekti i ndërtesës ishte vjedhur nga piratët elektronikë kinezë vite më parë. Një radio australiane njoftoi këtë javë se piratët kinezë në internet kishin vjedhur projektet e ndërtesës së re të agjencisë së spiunazhit, dhe se projektet përmbanin informacion të detajuar rreth sistemeve të sigurisë dhe të komunikimit kabllor të kësaj agjencie.


bota • E enjte 30 maj 2013

N

ë një pjesë të madhe të shteteve të Bashkimit Evropian po rritet mosbesimi ndaj projektit Evropë. Sipas një studimi të pak javëve më parë, të Qendrës Studimore amerikane Pew, vetëm 45 për qind e qytetarëve të BE shprehen pozitivisht për BE. Para një viti ishin 60 për qind. Bruce Strokes, njëri nga autorët e studimit të Qendrës Studimore Pew i tha DW se “problemi më i madh është kriza ekonomike. Ajo ndikon gjithçka. Dhe bindja se projekti Evropë, politika e përbashkët ekonomike është e mirë për njerëzit, po zhduket. Shumë thjesht nuk e besojnë këtë”. Kriza aktuale në Evropë nisi si krizë financiare, si krizë e “kredive bankare”: si në shumë vende të botës, edhe në Evropë, një numër i madh bankash u ndodhën papritur përpara një numri të madh kreditorësh, që nuk ua kthenin dot më kreditë e marra. Në këtë situatë doli në pah edhe se shumë banka nuk kishin ruajtur kapital të mjaftueshëm vetjak. Aktivitetet financiare ato i kryenin në një masë më të madhe se kufiri i nevojshëm me para “të huaja”, p.sh. të shtetasve të tjerë që ua jepnin bankave këto para hua, në formë investimesh, aksionesh e kursimesh të depozituara në banka. E pikërisht këto para bankat i kishin futur në qarkullim për të nxjerrë fitime, duke i dhënë hua edhe në formë kredish, tanimë të pakthyeshme. Por kredi te bankat nuk kishin marrë vetëm qytetarët, por edhe vetë shtetet. Dhe këtu ndërhyn një faktor i dytë, speficik për krizën evropiane: kriza e euros. Me futjen e euros si monedhë vendase, marrja e kredive shteteve borxhmarrëse u kushtonte më lirë, pasi në sajë të eurozonës interesat bankare ishin më të ulëta. Shtete si Greqia, Italia, Portugalia e Spanja, pa shtuar prodhimin, pra të ardhurat, shtuan shpenzimet, të cilat i financonin me borxhe. Administrata shtetërore joefikase shpesh gjigante dhe tregje pune jo të zhdërvjellta në këto vende vazhduan t’i marrin frymën ekonomisë. Që prej futjes në eurozonë, sidomos shtetet e jugut të Evropës nuk përdorën dot më as mjetin e emergjencës: zhvlerësimin e monedhës kombëtare, për të shtensionuar ekonominë. Tani monedha është e përbashkët. Mbërritja e shteteve në borxhe në buzë të falimentimit, ka keqësuar gjendjen e përgjithshme ekonomike në vendet e BE: shtetet kanë pakësuar investimet dhe kanë nisur të detyruara reforma të ashpra strukturore, për të pakësuar shpenzimet vetjake. Kudo janë shkurtuar subvencionet shtetërore: në arsim, në sistemet e mbështetjes sociale, papunësia sidomos tek të rinjtë është thelluar edhe më tej. Pagat dhe pensionet në shumicën e

BE Kriza, rreziku për projektin Kriza aktuale në Evropë nisi si krizë financiare, si krizë e “kredive bankare”: si në shumë vende të botës, edhe në Evropë, një numër i madh bankash u ndodhën papritur përpara një numri të madh kreditorësh, që nuk ua kthenin dot më kreditë e marra. Në këtë situatë doli në pah edhe se shumë banka nuk kishin ruajtur kapital të mjaftueshëm vetjak. Aktivitetet financiare ato i kryenin në një masë më të madhe se kufiri i nevojshëm me para “të huaja”, p.sh. të shtetasve të tjerë që ua jepnin bankave këto para hua, në formë investimesh, aksionesh e kursimesh të depozituara në banka vendeve të BE janë ulur, duke shkaktuar pasiguri për të ardhmen dhe protesta kudo në Evropë. Kriza financiare është kthyer në krizë të përgjithshme ekonomike dhe sociale. Por edhe politike. Studimi i Qendrës Studimore Pew nxjerr në pah një fakt të përbashkët për këto vende: mosbesimin e qytetarëve te politikanët që i drejtojnë. Njerëzit nuk besojnë, se politikanët që i drejtojnë, janë të aftë të gjejnë rrugëdalje. Qytetarët kanë ndjesinë se e kanë humbur kontrollin mbi proceset në Evropë. Detyrohen të pranojnë gjëra, që u paraqiten pa alternativa, si zgjidhjet e vetme të mundshme. Gjermanët p.sh. detyrohet të aprovojnë paketa të reja kredish për vendet në borxhe, evropiano-jugorët në borxhe të aprovojnë paketa të reja kursimesh. Më tej, shumë ekspertë mendojnë se ekzistojnë probleme edhe me mënyrën e marrjes së vendimeve në BE. Shpesh vendimet merren në mbledhje jopublike nga eurogrupi apo troika dhe parlamentet detyrohen thjesht t’i miratojnë. Kjo mënyrë jodemokratike e

marrjes së vendimeve nuk sjell mbështetje për vendimet e marra. Një pjesëmarrje reale e parlamenteve dhe qytetarëve, në vendimmarrje do të ishte rruga më e përshtatshme. Përdorimi i euros si monedhë e përbashkët e vendeve të BE, nuk është thjesht projekt ekonomik, ai është në radhë të parë një projekt

politik. Ky projekt nisi më 1992 me Marrëveshjen e Mastrihtit. Kjo marrëveshje e rreth 20 viteve më parë vuri themelet e europolitikës. Synimi atëherë ishte të bashkohej Evropa, pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik, në një zonë model të mirëqenies. Federalizimi i Evropës, një

buxhet i përbashkët evropian, me një ministër Financash të plotëfuqishëm për të ndërhyrë në politikat nacionale financiare të shteteve evropiane, politika të unifikuara taksash e pensionesh, të mbrojtura nga parti evropiane, ky ishte dhe është vizioni i synuar i mbështetësve të Evropës. Nga ana institucionale, bashkimi fiskal dhe bankar i vendeve të BE do t’i

vinte kapakun ngrehinës ende të paplotë. Në thelb do të kishim një dorëzim të mëtejshëm të sovraniteteve kombëtare tek Brukseli. Por, siç është thënë me të drejtë: reformat duhet të bëhen në kohë të mira, jo në kohë krize. Për momentin vizioni i synuar është më se i largët. Kriza ua ka kthyer kombeve evropiane vështrimin tek vetja. Nga ana tjetër, mosvazh-

dimi i ristrukturimit të BE me bazë euron, ka nxjerrë në pah probleme të ndërtimit të eurozonës: euroja ka bashkuar vende me ekonomi të strukturuara krejt ndryshe, në veri dhe në jug të Evropës, vende më të pasura dhe të varfra. Vende, me ekonomi të bazuar tek eksporti me vende të tjera, me ekonomi të bazuar tek shërbimet. E i ka bashkuar vetëm mbi bazën e vetëm pak rregullave. Këtu qendron thelbi i krizës aktuale: jo tek euroja, te krijimi i eurozonës, por te projekti i papërfunduar politik i Evropës, me eurozonën. Rëndimi i gjendjes ekonomike kudo në Evropë ka shtuar mbështetjen për euroskeptikët. Jo vetëm në vendet e krizës në jug të Evropës, si në Greqi e Itali, por edhe në Gjermani janë shtuar zërat që kërkojnë fundin e eurozonës, dhe me këtë fundin e projektit aktual evropian. “Alternativa për Gjermaninë”, partia e themeluar vetëm pak muaj më parë në Gjermani, merr aktualisht sipas sondazheve tre përqind të votave të zgjedhësve. Mbështetja për këto parti flet për një krizë legjitimiteti të BE. I shqetësuar për këtë gjendje, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso kujtoi pak ditë më parë se “nuk mjafton që një politikë e caktuar të jetë konceptuar si duhet. Që ajo të ketë sukses, ajo duhet të marrë një minimum mbështetje nga qytetarët”.

»

15

Ndryshim strategjie? Në këtë situatë, vende që mbështesin kurse më të ashpra reformash dhe kursimesh, si Gjermania, Danimarka, Hollanda, Finlanda etj. duket se po tolerojnë heshturazi një zbutje të disa kërkesave. Njëra prej tyre është kërkesa për një ulje të shpejtë të deficitit buxhetor. Kështu, nga njëra anë po pranohet një ngadalësim i ritmeve të uljes së deficitit buxhetor. Spanjës p.sh. iu dhanë edhe dy vjet kohë, para se të fillojnë procedurat e BE, që i ndëshkojnë vendet që shkelin kufijtë e deficitit buxhetor të përcaktuar nga BE. Francës, të zhytur në recesion pritet t’i jepet edhe një vit kohë në dispozicion për të ulur deficitin buxhetor – në këmbim të premtimit për përshpejtim të reformave strukturore. Gjermanët kanë vendosur t’i ndihmojnë të tjerët edhe duke eksportuar një nga „sekretet“ që i ka ndihmuar ata në dekada të luftojnë papunësinë. Ministrja gjermane e Punës, Ursula von der Leyen, nënshkroi javën e kaluar me Spanjën një marrëveshje, me të cilën Gjermania zotohet ta mbështesë Spanjën të ngrejë edhe ajo një „sistem të dyfishtë të trajnimit profesional“, shumë i suksesshëm në luftimin e papunësisë në Gjermani. Sipas këtij sistemi, të rinjtë punojnë tre ose katër ditë në javë në një qendër pune, ndërsa pjesën tjetër të kohës, 8 deri 12 orë në javë e kalojnë në shkollë. Në fund të trajnimit, studentët duhet të kalojnë një test, dhe fitojnë një dëshmi aftësish. Ndërsa ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaüble nënshkroi kohët e fundit me Portugalinë një marrëveshje tjetër: Gjermania do ta ndihmojë këtë vend të ngrejë një bankë, e cila do të mbështesë financiarisht punësimin e të rinjve nën 25 vjeç. Nga ana tjetër, Gjermania dhe vende të tjera kërkojnë që vendet me borxhe të përshpejtojnë reformat strukturore, pra që të zhdërvjelltësojnë tregun e punës e të produkteve, si dhe që ta bëjnë administratën publike më efikase. Që këto vende të bëjnë ato reforma, të cilat Gjermania i nisi që 10 vjet më parë, me “Agenda 2010”, të iniciuar nga Kancelari Gerhard Schröder. Dhe suksesin e të cilave Gjermania po e përjeton sot. Në këtë kuadër, Gjermania dhe Franca pritet të shpallin në qershor një iniciativë, për të nxitur ekonominë dhe punësimin në Evropë. Megjithë mosmarrëveshjet me njëratjetrën, për politikat ekonomike me të cilat Evropa mund të dalë nga kriza: Gjermania dhe Franca, motori ekonomik dhe politik i Evropës, e ndiejnë nevojën emergjente për veprime. Nevojën për një përpjekje të re, që Evropa të mos i humbasë qytetarët e saj.


16

« opinion

E enjte 30 maj 2013 •

Mos Edi Rama po luan për Berishën?

T

ë kuptohemi mirë qysh në fillim: nuk është fjala që lideri i PS-së, Edi Rama, është i infiltruar, agjent apo gur shahu i liderit të PD-së Sali Berisha. Ideja është se duke u mbështetur në disa fakte dhe duke i analizuar ato jepet arsye apo shkas të çohet ndër mend edhe ajo që për shumëkënd, sidomos nga anëtarësia dhe elektorati i majtë duket e pamundur, që lideri i tyre, duke luajtur keq, pa dashje çon ujë në mullirin e Berishës. Duke e respektuar opinionin e adhuruesve të Edi Ramës dhe të votuesve të “ekipit të tij kombëtar” se ai po luan mjeshtërisht dhe do të fitojë mbështetur në disa fakte apo argumente, do t’u sugjeroja që të mos jenë 100% të sigurt për të dyja. Pra, që t’i bëjnë vetvetes edhe pyetjen: vërtet ekipi ynë po luan shkëlqyeshëm dhe Edi Rama po e tregon veten një kapiten i madh? Sipas këndvështrimit tim, gjykoj se loja e deritanishme e Edi Ramës lë hapësira për t’u diskutuar dhe për t’u vlerësuar jo si e pakritikueshme. E mira do të ishte që analizën objektive dhe kurajoze të saj ta bënin vetë lojtarët, specialistët dhe tifozët e këtij ekipi, duke mos u kompleksuar apo trembur nga emri, autoriteti dhe vështrimi i kryetarit apo kapitenit Edi Rama. Pra, duke guxuar për t’ia thënë në sy atij edhe disa vërejtje apo kritika, pa marrë parasysh se mund t’u kushtojë me flakje nga radhët e partisë dhe nga listat e saj. Opinionin tim se Edi Rama po luan për Berishën do ta filloj me listën e kandidatëve. “Lista Edi Rama” është mbingarkuar me shokë, miq dhe ortakë të tij, si Koço Kokëdhima, Dashamir Peza, apo me karta të djegura me kohë, si Gramoz Ruçi, Anastas Angjeli dhe spastruar nga personalitete elitare në aspektin intelektual dhe profesional, si dhe me angazhime e kontribute për PS-në qysh nga krijimi i saj. Kujtdo i lind e drejta të shtrojë pyetjet: a e ka paramenduar dhe parallogaritur Edi Rama se duke i falur PD-së Kastriot Islamin, Asllan Dogjanin dhe Gjovalin Kadelin, PR-së Agron Dukën, si dhe duke e përjashtuar nga “ekipi kombëtar socialist” Arben Malajn i ka djegur mijëra vota PS-së dhe koalicionit të së majtës dhe ia ka falur këto vota, po e vlerësojmë pa dashje, Berishës dhe koalicionit të së djathtës? A e ka menduar Edi Rama se këto vota të vetëhumbura apo të dhuruara më 24 qershor mund të jenë, në mos përcaktuese, me ndikim të ndjeshëm në rezultatin përfundimtar, siç ndodhi 2 vjet më parë me dhjetëra votat që e dogjën atë në Tiranë? Le të vazhdojmë me listën e partive të koalicionit të së majtës. Vërtet si numër partish koalicioni i së majtës është më i madh se ai i së djathtës, po nëse do të bëhet një peshim pa hile, do të dalë se aktualisht partitë kryesore aleate të PD-së, si PDIU, PR, PDK e Nard Ndokës, PLL e Ekrem Spahiut, LZHK e Dashamir Shehit, PAA e Xhuvelit, peshojnë më shumë se ato kryesore të

Nga Xhevat MUSTAFA PS-së, sidomos për faktin se PD-ja i ka përfshirë në vende me shanse të sigurta fitoreje liderët e partive aleate. Ndërsa Edi Rama nuk e ka bërë të njëjtën gjë me liderët e partive aleate të tij. Ndoshta është ndikuar nga euforia e ardhjes në koalicionin e së majtës të LSI-së. Nuk mund të mohohet se është një lëvizje pozitive me ndikim në frontin e majtë, por edhe se është thikë me dy presa. Kjo mund të dalë edhe një martesë me fund të dyshimtë, që mund të prishet për kolltukun e kryeministrit apo të një ministrie, në rast se ndodh që e majta të fitojë me diferencë të ngushtë dhe që Berisha t’i japë Ilir Metës përsëri më shumë kolltukë dhe përqindje pushteti sesa Rama. Edhe sipas z. Kastriot Islami, pa dyshim një specialist me përvojë të madhe edhe në fushën e strategjive e të llogarive elektorale, si dhe sipas sondazhit të kryer nga instituti italian “IPR marketing” në periudhën 27-30 prill 2013, publikuar më 2 maj 2013, megjithëse LSI-ja bashkohet me PS-në, aleanca e majtë zvogëlohet në krahasim me vitin 2009, kur PS-ja e LSI-ja kanë qenë veças. Ky përfundim duket paradoksal, por vjen për shkak të keqfunksionimit të bashkimit të së majtës, dukuri që e mori më qafë edhe 4 vjet më parë. Në fund të fundit, edhe llogaritë dhe pazaret me aleatët janë drejtuar dhe përmbyllur nga Edi Rama, kapiteni i “ekipit kombëtar” të së majtës. Kjo do të thotë se atij i mbetet përgjegjësia dhe faji nëse me llogaritë e ribëra gabim me aleancën dhe aleatët i bën dëm së majtës dhe mirë Berishës. Përsëri kushdo ka të drejtë të pyesë: pse luajti kështu e përsëri në dobi të Berishës? E bëri me kokën e vet apo të ndonjë këshilltari të keq? Kush e këshilloi të luante sipas kësaj skeme taktike? Edi Rama ka luajtur keq dhe në dobi të Berishës edhe kur miratoi me konsensus Kodin Zgjedhor ekzistues, me privilegje të tepërta për dy superpartitë dhe me hapësira për pazare dhe manipulime në favor të tyre dhe në dëm të minipartive. Edi Rama krijon përshtypjen se luan për Berishën edhe me lënien e KQZ-së pa 3 anëtarët e së majtës. Edhe pse mund të mendohet se mund t’i duhet si alibi për mosnjohjen e humbjes dhe si pretekst për nja dy vjet kontestime dhe protesta pas 23 qershorit, siç bëri më 2009, nëse do të dëshironte të luante me të gjitha forcat për fitoren e së majtës, Edi Rama nuk duhet ta lërë KQZ-në vetëm me 4 anëtarët e Berishës. Gjithnjë sipas opinionit tim, Edi Rama ka luajtur keq dhe në dobi të Berishës edhe me strategjinë e tij të kundërshtimit, nihilizimit apo negativizimit të çdo pune të mirë të kryer nga pozita në dy mandatet e saj, si me veprat në infrastrukturë: me anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave; me kufizimin e evazionit fiskal; me rritjen e investimeve të huaja dhe të turizmit; me zgjerimin e dixhitalizimit dhe të rrjetit të internetit etj. Ka më shumë gjasa që Edi Rama të fitonte më shumë pikë

nëse do t’i pranonte këto arritje, qoftë edhe pa sinqeritet dhe me një koeficient zbritjeje, nëse do të këmbëngulte t’ia hiqte ekskluzivitetin PD-së dhe mazhorancës. Ai kishte edhe alternativën që të kërkonte evidentimin dhe njohjen edhe të rolit të opozitës për punët e mira, si dhe duke premtuar sinqerisht se “ne do të bëjmë më shumë, më mirë dhe më me pak korrupsion kur të na jepni votat dhe pushtetin”. Edi Rama mund t’i krijojë kujtdo përshtypjen se nuk është i sinqertë në kërcënimet kundër korrupsionit, se luan për Berishën kur në krah ka bosë të korrupsionit rozë si Anastas Angjeli apo edhe disa figura të LSI-së, që kanë lënë gjurmë korrupsioni në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të Shëndetësisë etj. Shprehje e një loje të dobët apo në dobi të Berishës nga ana e Edi Ramës mund të interpretohen edhe fyerjet dhe kërcënimet e tij ndaj arsimtarëve, punonjësve të shëndetësisë etj. Duke i kërcënuar ai mund t’ua ndërrojë mendjen edhe atyre qytetarëve nga këto kontingjente që janë ose të lëkundur, ose për rrotacion, duke i shtyrë ose drejt djegies së votave, ose drejt PD-së. Së fundi, mund të thuhet se Edi Rama ka luajtur keq për 3 vjet, me kokën e vet apo të këshilltarëve të dobët, edhe në lojën politike në parlament e jashtë tij, për miratimin e 3 ligjeve të përcaktuara si kusht për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në BE. Ai do t’i kishte dhënë pikë dhe avantazh PS-së, të vlefshme sidomos tani në fushatën elektorale dhe do të kishte shmangur penalizimin në 23 qershor, nëse do t’i kishte votuar këto 3 ligje. Ky akt do t’ia hiqte mundësinë Berishës që t’ia linte kopilin në derë dhe ta paraqiste në vend dhe nëpër botë PS-në si parti të bojkotimit dhe bllokimit të procesit integrues në BE, kur në të vërtetë në këtë drejtim nuk mund të thuhet se nuk ka aspak përgjegjësi edhe PD-ja. Mund të merret si autogol i Edi Ramës në minutat shtesë deklarimi i tij në mitingun e Kamzës më 25 maj 2013 se “Berisha ju futi në NATO dhe iu bë jeta natë’, se “NATO-ja nuk është as bukë, as ujë”. Kjo është jo vetëm një gafë e rëndë politike, por dhe shprehje se ai, në mos është kundërshtar dhe bllokues i ndërgjegjshëm i proceseve integruese euroatlantike të Shqipërisë, vetëdemaskohet si përçmues i tyre. Natyrshëm shtrohet pyetja: pse luan keq apo në favor të Berishës lideri i PS-së Edi Rama? Më afër së vërtetës mund të jetë përgjigja: sepse ai vazhdon të jetë student në politikë dhe në qeverisjen qendrore, kur kundërshtari i tij është bërë prej kohësh profesor edhe në këto dy fusha. Prandaj edhe Berishës i takon t’i jetë mirënjohës Edi Ramës për mënyrën si luan dhe për autogolat që shënon në portën e vet, apo koshat që fut në tabelën e skuadrës së tij.

Xhemal Qefalia, sinoptika e një opinioni

D

uke vjelë opinione të shumta nga njerëz të moshave, profesioneve, ideve dhe origjinave të ndryshme, krijova natyrshëm dhe në mënyrë më të konsoliduar një portretizim kompleks për një personazh, tek i cili gjithsecili prej nesh gjen diçka nga vetja. Nuk është shkrim fushate dhe as në vijim të saj. Gjithsesi, dhe i tillë po të konsiderohet, veç të mirave asgjë të keqe s’ka kur bëhet fjalë për virtyte dhe njerëz të virtytshëm. Nuk më preokupon fakti se si do t’i motivojnë dhe etiketojnë arsyet që më shtynë të shpreh nëpërmjet këtij shkrimi opinionet e grumbulluara nga njerëz të rastësishëm. Nuk e konsideroj aspak herezi mendimin kundër, cilido qoftë ai. Thjesht dëshira për të njohur njerëz publik, modestia e të cilëve ka magjinë e prezantimit real dhe pa bujë të atyre figurave, të cilët mjafton t’i takosh një herë të vetme për të mos u ndarë më, është dhe arsyeja e shkrimit tim. Dhe ky rast m’u dha edhe mua. Dhe vërtet, në ditët e sotme s’është fort e lehtë të ndeshësh figura të tilla. E them këtë jo vetëm nga përvoja ime e derisotme, por dhe nga një opinion masiv, gjeografikisht i gjerë dhe sinoptikisht i qartë. Sepse nuk e sigurova informacionin nga zyra, as vetëm në një zonë. Shkela në zona dhe territore të largëta e të afërta, u ula, fola e bisedova shtruar, intervistova, pyeta dhe mora përgjigje, por m’u përgjigjën dhe pa i pyetur. Shkurt: njerëzit na duken indiferentë, por nuk janë të tillë. Ndonjëherë mendojmë se nuk na njohin, por gabohemi. Syrit vëzhgues nuk i shpëton asgjë. Edhe atje ku mund të mos kemi shkelur, para nesh ka kaluar emri ynë. Merret me mend kur gru-

Nga Petraq FLOKU pi apo individi shkon e takon njerëz, njihet me hallet dhe kontribuon për zgjidhjen e tyre. Dhe kjo mbetet në kujtesë, krijon e lind respektin dhe mirënjohjen, forcon besimin tek e ardhmja. Natyrisht, gjithçka shkon në një adresë të qartë, pikërisht atje dhe tek ata që e meritojnë. I tillë është dhe zoti Xhemal Qefalia dhe me këtë përparësi prezantohet ai në një hapësirë mjaft të gjerë. Pa dyshim, ndër virtytet që gjithkush do të dëshironte t’i evidentohej, madje në mënyrë të theksuar, është dhe ai i një vlerësimi masiv dhe të përhershëm si figurë e kompletuar, jo thjesht në aspektin e formimit profesional apo shkencor, por veçanërisht në atë njerëzor dhe kulturor. Dhe përgjithësisht njerëzit nuk para e nënvlerësojnë aspektin e dytë. Përkundrazi, duhet thënë se ata nuk i falin lehtë defektet e tij, sepse ai është tregues mjaft i rëndësishëm për ta dhe marrëdhëniet mes tyre dhe individit në fjalë. Pra, virtytshmëria e të qenit modest, komunikues, bindës, fjalë- e gojëmbël, i shtruar e me këmbë në tokë, i besueshëm, i respektuar dhe i vlerësuar aq gjatë, sa edhe pas vitesh të tëra në karrierë mendimi pozitiv të mos zbehet, por të konsolidohet, është gati në kufijtë e ideales. Por ja që ndodh edhe kështu. Ka mes nesh dhe figura të kompletuara e të formuara plotësisht, të cilat masa i admiron dhe i lë në dorë fatet e veta, ndonëse me pakicë dhe jo në atë numër që do dëshironim t’i kishim. Na ndodh shpesh të flasim, të diskutojmë e të debatojmë ashpër me njeri-tjetrin për zhgënjime dhe premtime të pambajtura, për pafytyrësi dhe pehlivanllëqe politikanësh në kurrizin tonë, për ekonominë e rrënuar familjare dhe rrogat copë-copë kundrejt çmimeve masakruese, për papunësinë e frikshme dhe

nivelin ekonomik ekstremisht kritik, për spitalet, ku i lutemi Zotit të mos na çojë fati, për pasigurinë në rrugë e kudo, për fëmijët dhe të ardhmen e tyre. Na u regj lëkura dhe na ra leshtë duke pritur e shpresuar t’i afrohemi Eropës e të shkojmë krah saj. Na kanë shkuar ato në fund të këmbëve dhe kemi pafytyrësinë t’i bëjmë karshillëk botës duke i treguar asaj arritjet tona planetare, thua se ata janë miopë e të verbër, ndërkohë që ne shikojmë përtej horizontit. Në shumë raste jemi ne ata që, si tifozë të sëmurë ngjyrash, revoltohemi, zihemi e grihemi me njëri-tjetrin për motive krejt banale, duke harruar madje që të gjitha ngjyrat kalojnë nga stomaku ynë, i cili shpesh është dhe fare bosh. Jemi ne ata që ndizemi si flakë kashte apo shpërthejmë të tregojmë trimëri pas beteje për katër vjet rresht sa të vijnë zgjedhjet e radhës, duke fryrë e shfryrë mllefin me shoshoqin për deputetët tanë, që me të marrë mandatin, të cilin ua japim vet ne, nuk na kthejnë as kokën më e jo të vijnë për të zgjidhur hallet tona. E kemi pyetur ndonjëherë veten se pse na ndodh kaq rëndom ky fenomen dhe a do të dimë ndonjëherë të nxjerrim mësim nga pësime të tilla?! Disa prej nesh, ndoshta për fat a rastësi, nuk e kanë shqetësues problemin në fjalë. Kjo për faktin e thjeshtë se janë të bindur dhe të qetë se i përfaqësohen njeriu i duhur, i cili me kohë e ka kaluar disa herë këto vite testin e besueshmërisë dhe që në të ardhmen do ta pasurojë CV e tij me më shumë vlera dhe veprimtari konkrete. Janë pikërisht këto vite dhe realitetet që ato përcjellin pse Xhemal Qefalia gëzon sot mbështetjen dhe reputacionin e merituar nga i gjithë spektri dhe komuniteti që ai përfaqëson. Ky është një privilegj që vjen rrallë, ndaj duhet vlerësuar pa mëdyshje dhe pa humbur kohë.


opinion • E enjte 30 maj 2013

»

17

Presidenti që na duhet

D

Nga Nebil ÇIKA

itën kur Shkëlqesia e Tij, Bujar Nishani, u zgjodh Presidenti i Republikës, kam botuar një profil të tij me titull : “Presidenti që duam apo presidenti që na duhet?”, ku unë këmbëngulja te ky i fundit dhe më vjen mirë sot që ajo që parashikova atëherë po konkretizohet të paktën në një nga veprimet dhe vendimet e fundit të kreut të shtetit shqiptar. Vendimi i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për të mos marrë pjesë në samitin e SEECP-së të Ohrit përbën pa dyshim një pikë kthese në sjelljen e shtetit shqiptar në raport me interesat kombëtare, si një detyrim që rrjedh nga Kushtetuat e Republikës së Shqipërisë. Në profilin në fjalë kam theksuar faktin që Shqipërisë i duhet një kryetar që të zbatojë ligjin themeltar të shtetit, në mënyrë të veçantë nenet që kanë të bëjnë me interesat kombëtare, gjë që më parë nuk ka funksionuar në mënyrë korrekte. Ky qëndrim i Presidentit Nishani i lidhur me mospjesëmarrjen e Kosovës në samit, i argumentuar politikisht dhe juridikisht, përbën ndoshta hapin e parë të sigurt të Shqipërisë për t’u sjellë si shtet amë, por dhe të përdorimit të saj në të mirë të interesave kombëtare, të përparësive gjeopolitike në funksion të tyre. Shteti shqiptar duhet të marrë pa dyshim rolin lider në zhvillimet mbarëkombëtare, si detyrë kushtetuese dhe historike e tij. Ky refuzim i z. Nishani ndaj një forumi politik rajonal ku përjashtohet një pjesë e konsiderueshme e kombit dhe popullit shqiptar është një start i mirë për një lloj tjetër politike të jashtme që Shqipëria ka detyrim, por dhe mundësi ta aplikojë. Pozita gjeopolitike e shqiptarëve në rajon, të shpërndarë ne katër shtete me dy shtete të tyre, Shqipëria dhe Kosova, dhe dy të tjera të kushtëzuara nga ta, Maqedoni dhe Mali i Zi, si dhe pozita superiore në integrimin euroatlantik janë elemente të mjaftueshme që shqiptarët të imponohen si faktor në rajon e më gjerë. Fqinjët tanë duhet ta kuptojnë se zhvillimi i tyre dhe i rajonit nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen apo miratimin edhe të shqiptarëve në hapësirat e tyre etnike në rajon, gjë që deri tani ka ndodhur pak apo aspak. Vende të tjera nuk lënë mundësi pa përdorur për të konsoliduar rolin

e ruajtur interesat e tyre në rajon, duke krijuar shpeshherë kriza të gjata, siç është, p.sh., bllokimi i integrimit euroatlantik të Maqedonisë nga Greqia për shkak të emrit. Greqia ka përdorur të drejtën e vetos së saj në NATO e BE për të bllokuar Maqedoninë, apo dhe Turqinë në përpjekjet e tyre për integrim. Ndryshe nga sa mendon kryetari i opozitës Edi Rama, anëtarësimi në NATO i Shqipërisë përbën një zhvillim të paparë në pozitat tona gjeopolitike, por dhe një mundësi e garanci shumë të fortë për Shqiptaret e tjerë në rajon. Kjo përparësi euroatlantike e vendit e ka rritur dukshëm rëndësinë mundësinë e shtetit shqiptar për të ndihmuar pjesët e kombit të mbetura jashtë tij, mjafton që drejtuesit të kenë vullnetin e duhur politik për ta bërë një gjë të tillë. Zoti Nishani, si ushtarak i shkolluar edhe në SHBA, e di mirë rëndësinë e anëtarësimit në NATO dhe pritet ta shfrytëzojë me efikasitet këtë përparësi të shtetit që drejton. Vendeve të tilla si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi etj. do t’u duhet pa tjetër vota e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO, gjë që pikësëpari duhet të kushtëzohet me interesat kombëtare dhe respektimin e tyre nga këto vende, por dhe vendeve të tjera që kanë interesa në nismat rajonale e më gjerë. Por me gjithë rëndësinë parësore, nuk është vetëm NATO-ja forca imponuese e respektit e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në rendin e ri politikat globale janë përcaktuese në zhvillimet kombëtare e rajonale. Siç e thashë, shqiptarët janë faktor politik, ekonomik e shoqëror në disa shtete: Shqipëri, Kosovë Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, por edhe në Serbi me Luginën Preshevës. Pa stabilitetin e tyre politik, ekonomik, shoqëror e sidomos etnik nuk mund të pritet kurfarë stabiliteti i rajonit. Nëse ne arrijmë të veprojmë të koordinuar në mbrojtjen e interesave kombëtare, gjë që është së pari detyrë e shtetit shqiptar, suksesi do të jetë i padiskutueshëm. Edhe aspekti ekonomik është i pashfrytëzuar mirë nga shqiptarët. Tregu prej pothuaj 12 milionë shqiptarë në rajon nuk mund të jetë i pakonsiderueshëm nga ekonomitë rajonale e ndërkombëtare. Nëse ai reagon i koordinuar ndaj interesave antishqiptare, besoj se do të arrijë të jetë një gur i fortë në damën e diplomacisë mbarëkombëtare, pjesë e së cilës është edhe ky vendim i Presidentit Nishani.

Sigurisht që mosmarrja pjesë e Shqipërisë në samitin e Ohrit e dobëson, për të mos thënë e bën të pakuptimtë këtë aktivitet të procesit të bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), që pa shqiptarët ka pak apo aspak shanse të funksionojë. Fakti që bllokimi i Kosovës vazhdon i pandryshuar edhe pas marrëveshjes së 23 shkurtit 2012 për përfaqësimin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, datë 19 prill 2013, garantuar me marrëveshjen e parimeve të përgjithshme për zbatimin e planit të rënë dakord mes Kosovës dhe Serbisë, datë 22 maj 2013, të nënshkruara mes kryeministrave Thaçi i Kosovës dhe Daçiç i Serbisë në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, sipas të cilave asnjëra palë nuk do të pengojë dhe nuk do të inkurajojë një palë të tretë të bllokojë përparimin në rrugën e integrimit europian, e bën të papapranueshme pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë samit dhe vendimin e Presidentit Nishani shumë të drejtë dhe të rëndësishëm. Mendoj se ky standard i vendosur nga ky refuzim legjitim i z. Nishani për të marrë pjesë në një forum ku nuk respektohen shqiptarët dhe roli i tyre në rajon duhet të bëhet një pikë orientimi për politikën e jashtme të Shqipërisë dhe gjithë marrëdhënieve rajonale e më gjerë të shtetit shqiptar. Sigurisht që roli, por dhe shembulli i z. Nishani si kryetar shteti është i mjaftueshëm për të imponuar një kthesë në politikën tonë të jashtëme, ku interesat kombëtare të jenë objektivi parësor, gjë që detyrohet edhe nga ligji ynë kushtetues. Sigurisht që me këtë veprim z. President i Republikës ishte në përmbushje të plotë të detyrës së tij kushtetuese dhe ndokush ka të drejtë të thotë se pse duhet veçuar e lavdëruar ky vendim i Shkëlqesisë së Tij. Duke u kthyer edhe një herë në krye të radhës, dua të theksoj se pikërisht ky lloj zyrtari e politikani që përmbush me vullnet e guxim detyrën e tij kushtetuese i ka munguar dhe i duhet më shumë se çfarëdo tjetër këtij shteti, populli e kombi. Me këtë veprim z. Nishani më ka forcuar edhe më shumë bindjen se mund të jetë Presidenti që s’e duan gjithë shqiptarët, por sigurisht është ai që na duhet të gjithëve brenda dhe jashtë shtetit që ai drejton.

Arsimi përballë sfidave politike

G

jithnjë shkolla, duke qenë një vatër ku mblidhen nxënësit dhe ku bëhet një punë e kujdesshme mësimore edukative, bëhet jo rrallë një objekt sulmesh të padenja nga njësi të caktuara të politikës ditore, po edhe të shtypit, çfarë e sjell në vëmendje prodhimin e lajmeve të pakonfirmuara. Ne e kuptojmë se shtypi nganjëherë jeton me zhurmën për shkak të komercializmit, se zhurma me fryrje titujsh të caktuar duke sajuar apo modifikuar fakte bëhet në mënyrë të tillë sikur në shkollë po ndodhin gjëra të pabesueshme apo gjëra të tjera që nuk është vendi të publikohen as të merren shumë në konsideratë, sepse lajme të tilla siç ndizen, ashtu edhe shuhen, si flaka e kashtës. Mirëpo nganjëherë lajme të tilla lënë një shije të hidhur dhe krijojnë një atmosferë mosbesuese ndaj shkollës, duke menduar vetiu se nuk ka rregull, disiplinë, se në shkollë bëhet vetëm politik, se njëra apo tjetra parti ndërhyn në të etj., etj; lajme të paqena që marrin të drejtën e qarkullimit përmes thashethemesh, duke krijuar një tymnajë të panevojshme dhe spekulative. Natyrisht, shkolla është pjesë e shqetësimeve komunitare dhe element përbërës i saj. Ajo mbledh në gjirin e saj nxënës të niveleve të ndryshme, duke iu nënshtruar një kurrikule të mirëpërcaktuar, absorbimi i së cilës kërkon kohën e nevojshme dhe synon vetëm forcimin e procesit mësimor edukativ, synon krijimin e qytetarit të lirë, të menduarit e lirë jashtë klisheve dhe paradigmave irracionalë. Si e tillë, ajo nuk është e imunizuar nga rrjedhat e shoqërisë dhe zhvillimeve politike edhe në kohë fushate, po gjithsesi të dëgjosh fjalë të tilla sikur në të bëhet fushatë apo njëra e tjetra parti është futur në të këmbëkryq, kjo natyrisht është keqdashëse dhe bëhet me prapavijë të caktuar politike, duke synuar zhvlerësimin e rolit dhe misionit të saj, që është vetëm misioni shkencor, qytetar dhe edukativ. Nuk të vjen mirë kur dëgjon lajme të tilla edhe për faktin se duke qenë të pavërteta ato bëhen një model i keq i shpifjes dhe injektojnë edhe pasiguri për të ardhmen dhe ecurinë e shkollës. Gjithnjë do të synohet që shkolla të bëhet pjesë e pandashme, madje të prijë në zhvillimet e reja sociale e kulturore të shoqërisë sonë, dhe kjo është e vetëkuptueshme. Në bankat e saj çdo ditë ulen djem dhe vajza të talentuara, që përvetësojnë dije dhe koncepte të reja e përgatiten për t’u ballafaquar me sfida të reja të tregut të punës, po dhe të realiteteve të caktuara që sjell zhvillimi i një shoqërie dinamike në rrethana të globalizmit dhe të lëvizjes së lirë. Kjo sjell si domethënie të kuptuarit se shkollës nuk i del kohë të merret me

Nga Muharrem LALA gjëra që nuk janë të profilit të saj. Kolektivet arsimore, duke punuar me një orar fiks dhe të detyrueshëm për shkak të veçorive specifike që ka shkolla dhe puna në të, nuk mund të braktisin mësimin, se kjo do të krijonte një nonsens moral dhe profesional në sy të të rinjve, po njëkohësisht si papërgjegjshmëri do të hetohej më lehtë dhe do ndëshkohej. Vetëm ata që nuk e njohin këtë proces e që i afrohen shkollës së jashtmi për të gjetur një të metë sado të vogël e më pas për ta zmadhuar, vetëm ata mund të rendin, siç kanë rendur, të prodhojnë lajme nga më të ndryshmet për të denigruar imazhin e shkollës shqiptare, e cila këto vitet e fundit ka bërë progres, sidomos arsimi në zonën e Kamzës, ku janë ndërtuar dhjetëra shkolla të reja, është ulur numri i nxënësve nëpër klasa e njëkohësisht është rritur cilësia e orës së mësimit dhe mundësitë e zgjedhjes që u janë dhënë nxënësve sipas kurrikulave të reja. I tillë është edhe gjimnazi “Ibrahim Rugova”, një shkollë e re në një godinë multifunksionale, me ambiente të bollshme dhe që plotësojnë standardet për zhvillimin e një mësimi normal. Ne s’duhet të harrojmë se jo më pak se tre katër vjet më parë kjo shkollë s’ka qenë dhe mësimi bëhej me tri turne. Natyrisht, zhvillimet demografike dhe kërkesat gjithnjë në rritje për arsimim do të shtrojnë nevojën e ndërtimit të shkollave të reja, do të rritin më tepër kërkesën për të forcuar procesin e mësimdhënies, që fillon me rritjen e shoqërisë dhe kulturimin e saj si dhe kërkesat e tregut të punës. Natyrisht, shkolla i ka dyert e hapura dhe mirëpret edhe njerëz nga komuniteti, gazetarë e të interesuar, që kërkojnë ta njohin atë më shumë apo të japin ndihmesë në të, sepse shkolla nuk është një garnizon ushtarak i mbyllur, përkundrazi, ajo mbetet një vatër drite dhe një institucion i debatit dhe komunikimit të ndërsjellë prindër-mësues, nxënës-mësues e me radhë. Po jo çdo ngjarje që ndodh në afërsi të shkollës mund t’i vishet asaj dhe çdo i ri mund të quhet “nxënës shkolle”, sikundër është reklamuar ndonjëherë. Fakti kërkon investigim dhe jo një njoftim të thjeshtë pa u konfirmuar. Unë nuk besoj se prapa lajmeve të tilla qëndrojnë qëllime të caktuara politike, por sidoqoftë, nëse qëndrojnë, llogaritë bëhen gabim dhe kthehen në bumerang për këdo. Gjithashtu, nëse shkollën e viziton ministri i Arsimit, është gjë normale dhe e pritshme. Kjo nuk do thotë se shkolla është e politizuar, sepse ministri i Arsimit i përket një partie të caktuar. Gjithnjë, ministri i Arsimit do t’i përkasë një partie, dhe kjo s’duhet paragjykuar, sepse e tillë ndërtohet jeta politike në vendin tonë e në gjithë botën. Funksionarët lokalë të Bashkisë së Kamzës kanë marrë pjesë në aktivitetet e saj, sepse si njerëz të

zgjedhur ata kanë të drejtë të interesohen dhe të shohin arritjet e nxënësve nëpër spartakiada sportive, aktivitete kulturore, sepse talentet e shkollës janë bij të komunitetit, që voton dhe interesohet edhe për të ardhmen e vet zhvillimore. Nëse kjo paragjykohet dhe merret si një ndërhyrje politike, atëherë shkolla nuk mund të kthehet në një manastir murgjish të shkëputur nga realiteti social dhe politik aktual, as nxënësit nuk mund t’i detyrosh që jashtë ambienteve të saj të marrin pjesë atje ku duan ata. Gjithnjë gazetaria investigative e ka për detyrë të shohë dhe hulumtojë faktet e njëkohësisht t’i ballafaqojë ato në terren, ndryshe humbet profesionalizmi dhe gjërat marrin rrokopujën. Arsimi shqiptar vitet e fundit ka marrë zhvillim, po kjo nuk do thotë se duhet kënaqur me kaq, se sfidat janë kapërcyer dhe ka ndodhur mrekullia. Përkundrazi, ka vend për përmirësim, ka vend për të kuptuar se procesi i reformimit për shkak të natyrës së saj në shkollë është një proces i pandalshëm dhe kërkon të kryhet me ritme të shpejta e pa gabuar, sepse çdo gabim vetëm për hir të reformimit ka koston e vet. Kështu, forcimi më i madh i lidhjeve me komunitetin dhe shumimi i vlerave që përcjell ky forcim do të duhej të mos keqpërdorej si një handikap i nevojshëm, që e kthen shkollën në etatizëm të zymtë. As atmosferës dhe pështjellimeve politike shkolla nuk u shpëton, siç e cekëm më lart. Gjithsesi, shkolla për vetë natyrën e saj e ka imunin të rrijë larg politikës dhe politizimeve, por jo të jetë refraktare deri në fund. Kjo duhet kuptuar ashtu si duhet kuptuar, se çdo përgojim i panevojshëm apo lajme dhe thashetheme që përhapin tymnajë të panevojshme dëmtojnë imazhin e saj dhe nuk i bën mirë psikologjisë moshore. Gjimnazi “Ibrahim Rugova” në Kamëz vitet e fundit ia ka dalë të qëndrojë në detyrat që shtron koha imperativin e saj e njëkohësisht të forcojë profilin e vet, duke zgjeruar gamën e veprimtarive të veta socialkulturore, pa harruar se procesi mësimor mbetet prioritet i prioriteteve. Ai është një gjimnaz i hapur, që mirëpret miqtë, figura të ndryshme, gazetarë, artistëve, të interesuar të tjerë, të cilët jo vetëm duan ta shohin këtë godinë të bukur dhe polifunksionale, po dhe të njihen me arritjet e nxënësve të kësaj shkolle, talentet e saj, duke krijuar kështu edhe ura bashkëpunimi, të cilat gjithnjë e sjellin në vëmendje faktin se vetëm ato i sheshojnë keqkuptimet dhe jo gjykimit në distancë, të cilat, për fat keq, nganjëherë, sado që vjen në ndihmë fantazia, janë të destinuara të plasin si tullumbace përballë realiteteve kokëforta në të mirë të punës, që i kundërshtojnë...


18

« dossier

Nga Albert Kotini

D

eri më sot kemi kuptuar e shijuar nga kanuni organizimin origjinal të fiseve tona. “Familjen, - shkruan at Gjeçovi, e përbëjnë gjindja e shtëpisë; si të shtohen këta, ndahen në vllazëni, vllazënia në gjini, gjinia në fise, fiset në flamurë e të gjitha së bashku përmblidhen në një familje e cila quhet komb, e kanë një atme, një gjak, një gjuhë e doke.” Organizimi fisnor ka mbetur që nga lashtësia e deri në ditët e sotme të mendimit popullor e demokratik të Athinës. “Siç dihet, reformat e Solonit e të Klistenit e lëshuan sundimin e shtetit në dorë të popullit. Popullit i përkiste me i rrahë e me i vendosë të gjitha çështjet shtetërore, për luftë për paqe, marrëdhënie me shtete të tjera, punët fetare dhe të tjera. Këshilli ishte një farë pleqësie a senati, e kishte në dorë autoritetin sundues (politik), e marështrues (administrativ) të shtetit, u rrinte gati zyrtarëve të shoqërisë, përgatiste çështjet që do të trajtoheshin në mbledhje të përgjithshme. Në sheshin publik, rrëzë Akropolit, të gjithë kishin lirinë më të madhe të fjalës, dhe kishin mundësinë të shfaqnin lirisht mundimet e tyre, edhe kundra propozimeve të Këshillit të Pleqve”. (A. Abruzeze, Atene e Roma, bl.I Atene, faqe 178-180). Siç shihet prej kësaj atmosfere klasike lirie e demokracie, ku edhe kanuni ynë i përshkruan në kuvendet e burrave të maleve të Shqipërisë. Kuvendi, lexoj në kanun, është një bashkim fisi, a fisesh me tërësinë e të parëve të tyre që kanë qëllim të lidhin ndonjë besë. Në këto kuvende nuk ka të drejtë që të përzien të huajt. (Bie fjala me kombësi tjetër). Në kuvend deri a të flasi njeri të tjerët dëgjojnë dhe heshtin dhe asnjëri nuk do të shajë tjetrin, e nuk do t’i thotë se gënjen, se përndryshe ka për tu gjobitur deri në pesë desh të racës së parë, e deri në 500 grosh në rast të dytë. Për çështjet më të rëndësishme zgjidhet një Komision i veçantë krerësh, që për pari e për zotësi mëndje e ndërgjegje gëzojnë lejen e mbarë fisit. Vendimet e këtyre kanë fuqi ligji për tërë fisin. Ky organizim shoqëror, kjo atmosferë demokracie e lirie, që na kujton kohët e arta të Athinës së lashtë, kuptohet se është një gjë e vdekur, por jeton edhe sot në mendësinë shqiptare. Në Veri të Shqipërisë Kanuni i Lekë Dukagjinit është harruar nga valët e anarkisë që kultivuan hakmarrjen dhe gjakmarrjen që përfshiu mjerimi organik. Në Shqipërinë e Mesme, që nuk e hanin migrimin, u përfshinë me entuziazëm familje të tëra. Jugu, me prejardhje të lashtë nga më tepër se 14 fise të shpërndara në Toskëri e Labëri, u trullosën nga prishja e tabuve të të parëve të tyre… “Më të famshëm ishin kaonët, ose të quajtur ata që kullosnin qetë (nga fjala shqipe ka-kau); thesprotët, ose njerëzit e veshur me thes (nga fjala shqipe thes- “me pru”); molosët ose banorët e maleve (nga fjala shqipe mal) e kështu abantët, persebët, atamanët, ellopët, orestët, lynkestet…”. (Kështu shkruan Kiepert në Lehrebuch der Allen Geografie, faqe 302. Lajmëtari i Shqipërisë 1.11.1904, nr. 4, faqe 19). Në kërkim të fiseve të lashtë Gjatë diktaturës enveriste, fisi rreth një udhëheqësi citohej “jam nip nga fshati”, ku tërë fshati i biografisë së mirë bënte të heshte fisin ballist, p.sh të Dukatit, apo fisin zogist të Burgajetit… Radha e hierarkisë shoqërore ishte e paracaktuar. Mirëpo kur kjo e keqe, na u konvertua në një demokraci false, që as lashtësinë nuk e imiton dot. Struktura shoqërore e fshehur me ngjyra partiake, vështirë se e zbulon dot thelbin e përbërjes së saj. Fabula, që përjetohet sot mund të afrohet sadopak se si funksionon shoqëria e një shteti të frikësuar nga demokracia reale. Them i frikësuar se mbrapa shtetit janë fiset moderne, ku llumi ka dalë në sipërfaqe. Një mik i imi, i ndershëm, inteligjent, i moralshëm si familje dhe të tillë i ka edukuar edhe fëmijët më tregon: “U nisa për të kërkuar punë. Dija se funksiononin institucionet ilegale të spiunëve, hajdutëve, kriminelëve. Vajta së pari, mbasi kisha dorëzuar lutjen me shkrim tek institucioni i spiunëve. Komisioni i tyre ishte tepër konspirativ e më thanë: “Sa ke futur në burg me deponimet e tua?” - “Asnjë!” Ata u revoltuan: “Kemi të tjerë në radhë, me kërkesa edhe pse kanë futur në burg, bile edhe nga fisi i tyre, e jo ti që s’ke bërë asgjë.” Kështu u largova, sepse s’bëja dot për këtë punë. Kuptova një solidaritet

E enjte 30 maj 2013 •

Emërimet në bazë fisi, në diktaturë dhe më pas në demokraci spiunësh që reflektonte me ta edhe tek institucionet legale të shtetit që ka frikë ti largojë nga që komprometimi reciprok i ka bukosur që në krye të vet. Në çdo institucion njoha funksionimin real të pseudonimeve, por edhe plot nipër e mbesa të tyre prej fisit spiun. E kuptova që isha tjetër grup gjaku. Atëherë vajta te fisi i hajdutëve, në një rezidencë përrallore, kur kryetari i tyre më priti në audiencë duke më pyetur: Sa banka ke vjedhur? I thashë përsëri: Asnjë! U prish në fytyrë, më ofendoi rëndë dhe më tha: “Nuk e sheh radhën që ne kemi kërkesa të parealizuara për ata që kanë vjedhur toka, banka hotele?” Ika i tmerruar, nga turfullimi i të parit të fisit të hajdutëve. Nuk kisha se çfarë të bëja, doja të mbijetoja ose të mbytesha… Vajta tek fisi i kriminelëve. Më priti mjaftë ngrohtë kryetari i tyre, më hodhi dorën në qafë më puthi të dy faqet me dashuri, saqë unë dyshoja se mos kisha ngatërruar adresë, dhe tërë njerëzillëk më pyeti: “Kërkon punë? Shumë mirë! Duhet të japësh më parë disa prova, si p.sh., a ke vrarë njeri dhe në qoftë se jo të paktën duhet të vrasësh 4-5 që janë listë për ne, se përndryshe kemi mjaft kandidatura të tjera, që kanë vrarë babain, vëllain, gjyshen, por ne jemi humanitarë dhe nuk i pranojmë.” U tmerrova, e s’kisha se ç’të thosha për vete, sepse më prishej gjaku kur edhe një gjel për Vit të Ri nuk e therja dot e jo më të isha prej fisit të sojshëm e elitar të atyre grupeve. U largova mjaft fatalisht nga këta “miliarderë” të fisit anarkik me shpresë të fundit tek Njeriu Politik, tek shteti im. Këta ndoshta janë siç tregohen apostujt e atdhetarit”. Në vijim për të njohur strukturën aktuale të shoqërisë sonë, iu referova studiuesit F.Galton, i cili me 1883 themeloi bazat e eugjetikës, si “shkenca”, që i jep recetat e përmirësimit të njeriut në rrugë biologjike. R.Fisher, një nga themeluesit e gjenetikës së popullimeve më 1981, duke ligjëruar para universitetit të Kembrixhit, propagandonte krijimin e një race të jashtëzakonshme në ishullin britanik, duke shfrytëzuar si material të parë cilësitë e gjigantëve të tillë si Darvini dhe Shekspiri. Mirëpo sociobiologjia aktuale në Shqipëri me çfarë speciesh pretendon të shpjegojë sjelljet njerëzore të shoqërisë sonë? Miku im, që përfaqëson fisin e mbetur të të ndershmëve (budallenjve), të intelektualëve, të aftëve, me një emër të padyzuar, që pohon anën shoqërore të tij, po kërkon mbështetjen kryesisht në anën biologjike të njeriut të pasur. Pse? Shoqëria ku bën pjesë e konsideron si një kope individësh pa vlerë. Mjaftë, psikanalistë të shoqërisë kërkojnë të komprometojnë në shkrimet e tyre të vërtetën me idenë se “për t’u futur në lojën e këtij evolucioni demokratik, fitojnë gjenet më të forta, që janë zakonisht fitimtarët e këtyre tre grupeve, të cilët qëndrojnë në krye te hierarkisë sonë”. Bartësit e gjeneve të ndershmërisë, sipas tyre nuk bëjnë pjesë në elitën udhëheqëse, sepse nuk dinë të mashtrojnë nga trashëgimia e arsenalit të spekulimeve. Kjo luftë për jetë a vdekje e “gangsterit të Çigagos”, provon se fitimtarët dalin gjithmonë ata egoistë që duan paranë. Në konkurrimet midis legalëve me ilegalët, virtytin me vesin, djallit me engjëllin, përligjet me pabarazinë shoqërore të parasë. Morali është i qartë. Çdo njeri duhet të ndjekë interesat e veta dhe të mundohet të përfitojë sa më shumë në kurriz të shokut dhe të shoqërisë. Fenomenet shpjegojnë tërë fizionominë morale të marrëdhënieve midis njerëzve të shoqërisë së re amorale. Strategjia amorale e kësaj strukture synon në përhapjen dhe riprodhimin e vemjeve të gjarprit apo të marrëdhënieve seksuale të krimit. Mundësia e seleksionimit të tyre pasqyron luftën dhe fitoren e së keqes duke i fryrë

Në qoftë se mbyllim sytë dhe të përfytyrojmë një diell, ai do të ketë ngjyrën e djemve tanë

Që të shpëtojmë nga ai mallkim mos duhet të vrasim majmunin idesë së moralit njerëzor, të shkruar si predikim, sepse me veprim do të bëhet e kundërta. Kështu që do kënaqen interesat biologjike të njeriut. Zgjidhja e kësaj kontradikte më parë bëhej nga diktaturat, revolucionet e dhunës masive, ndërsa kontradikta e shpëtimit të shtetit të kapur po zgjidhet duke e mbajtur të frikësuar shoqërinë. Pikat e takimit të dukurisë biologjike dhe sociale të njeriut, po shfaqen në ato koordinata, që e bëjnë të pamundur vlerën reale njerëzore. Psikanaliza e shoqërisë është në ankthin e saj më të

vështirë, sepse ana biologjike po sundon atë shoqërore të qenies njerëzore për çlirim. Duke studiuar, herë darvinizmin, herë Frojdin, herë teorinë e gjeneve dhe here-herë Ungjillin, Biblën, Kuranin për të kuptuar këtë thelb të arrirë në këtë organizim të shoqërisë sonë (d.m.th.-në ajo që funksionon në fakt), më duhet të bëj pyetjen: Njeriu dhe kafsha, nëpër mbretëritë e sundimit të tyre, a kanë miliona vjet që i ndajnë, apo që do t’i bashkojnë? Në qoftë se si qenie e ndërgjegjshme, mos vallë këto lloj dukurish, a shfaqjesh transmetohen ndryshe? Një plake që dukej në ditët e fundit të tij, kur po rruhej te berberi, ky i fundit i tha që të mos mundohej se nuk ishte mirë me shëndet dhe do të vinte në shtëpi ta ruante. Atëherë klienti plak i tha: Nuk kam hallin tim, por kam hallin e zgjedhjeve…se tërë jetën nga pesëvjeçari në pesëvjeçar jam rruar në këtë pasqyrë. Vjen kjo ditë e mistershme në jetë, kur kërkon të zbulosh të gjitha që ke për veten tënde dhe çdo gjë të padukshme në botën që të rrethon, do të jesh i kënaqur atë ditë, kur do të mbetesh lakuriq dhe të dukesh i gjallë përpara pasqyrës. Edhe pse në çdo pyetje gjen përgjigjen e duhur dhe në çdo përgjigje të rrënjosur njëfarë të vërtete. Mirëpo edhe kjo s’na kënaq, se arsyetimi kërkon të thellohet më tej për të zbuluar dhe jo për të mbyllur kërkimet. Po të pushojë për një çast të zbuluarit, atëherë pushon të qenët dhe humbet mençuria. Mençuria e mendjes qëndron në qenien dhe qenia e saj është puna, e kjo punë është vetë përmbajta e jetës. Aktualisht zbulohet dymendësia prapa një pushteti institucional, rrethanave politike, a ndonjë autori publik. Kuptohet lavdërimi për hipokritët, autoriteti për spiunët, respekti për kriminelët dhe zotësia tek hajdutët. E vërteta e plotë e një misioni shoqëror përmbledh lirinë, bashkimin kombëtar, zhvillimin tërësor e dinjitetin e sovranit popull. Nuk mund të bësh zgjedhje të lira, kur nuk je i lirë, nga mentaliteti sundues i spiunëve, hajdutëve dhe kriminelëve. Më 2 mars 1925, vritet Lugj Gurakuqi në Bari të Italisë, duke dalë nga restorant “Cavour”, prej Baltion Stamollës. Vrasësi ishte kushëriri i tij që e qëlloi me tre plumba për vdekje, i cili kapet dhe çohet në kuesturë. Mirëpo, a duhet të ishte ky shpërblimi për një figurë historike? Shoqëria në gjendje kome për të dëshpëruarin e saj Një lloj monologu për këtë mund të jetë kundër horrave, rrugaçëve, vagabondëve, spiunëve, dhe llumit që ka uzurpuar shoqërinë. Për këtë ai rri i vrenjtur, i heshtur dhe pa zë. Kujt t’ia thotë? Horrave, rrugaçëve-mashtrues, vagabondëve-hipokritëve, spiunëve-hajdutë, kriminelëve - drogmenë. Sa shumë u mbush me një “elitë” të tillë shoqëria shqiptare. Pa dëshirën që të këndojë e dëgjojë, as të lotojë, nëpër dasma apo vdekje, por kërcet dhëmbë e dhëmballë e shtrëngon grushtet. Kujt i qahet? Gomarëve me dy këmbë që dinë veçse të mburren nëpër bingo me paratë e vjedhura a burim prostitucioni... Megjithëse i dëshpëruari është një vullkan që nuk e mban dot brenda zjarrin që e përvëlon dhe nuk e shuan dot. I vjen keq për njerëzit e ndershëm, të mirë, që vuajnë nga ky pushtim i së keqes, i vjen të digjet vet, por përse vallë? Edhe kur dikush bëhet pishtar, ndez dritën e flakës për ndriçim të këtij vendi pse mijëra plagë të tjera çelin pa u mbyllur të vjetrat. Infeksioni i sëmundjes patologjike shoqërore, ka asimiluar çdo vlerë humanitare të ekzistencës të njeriut të ndershëm. Cila është rruga e çlirimit, pyet i dëshpëruari? Një zë i politikanit-demagog, del si shpresë tjetër zhgënjyese, një vdekje tjetër hap kronikën e zezë televizive, një vrer i zi jargavit ligjërimin e përvajshëm të lypsarëve. Një


dossier • E enjte 30 maj 2013

Po ku di gomari se uji i detit nuk pihet trumbetim që del i mjerë nga simfonia e vuajtjes shqiptare, dëgjohet si melodi e të dëshpëruarit. Kush e dirigjon këtë? Ata që jetën e vdekjen më tepër se kanuni e vodhën nga diktatura si bij të saj. Pagëzimi i tyre është bërë nga djalli, derisa ai të bëhet çdo gjë, veçse njeri jo. Këngë e re ka nisur, e kjo do të thotë fundi një herë e mirë i asaj gjenerate mashtruesish e demagogësh që e katandisën këtë popull të ngratë deri në kufijtë e vetëvrasjes. E vërteta u vra, e drejta u bë iluzion, alibi e një kotësie në kërkim prej turmës së pashpresë. I dëshpëruar, si Prometeu tërë zjarr e që digjet si prushi, që po e djeg vetë atë, kërkon të ndezë zjarre të tjerë për të ngrohur jetën, e djegur vdekjen. Hiqet zvarrë me ëndrra bosh, kërkon si skllavi plot përulësi, shtrëngon zëmrën të mos pëlcasë nga të shfryrit, ndalon gjuhën për të mos bërtitur jashtë vetes, lidh duar e këmbë për të mos qenë i lirë e të mos dalë në shesh për liri me hov duke goditur çdo mur e gur e çdo pengesë e çdo ndalesë, sepse sheh, shesh e se ndalon dot këtej në horizont një shpresë dhe tretet në vend i kënaqur. Më në fund! Për të jetuar e mbijetuar si çdo e drejtë e krijesa të zotit e natyrës së gjallë, veprohet e nuk heshtet më, aq sa të dërrmohet ajo shtresë e trevës gjakatare: Spiunë, hajdutë, kriminelë e imoralë të së keqes. Janë shumë! Jo! Janë pak, sepse rrojnë një jetë të vdekur, të mekur e të prekur nga thellësitë e ferrit, purgatorit, të ndjekur nga ligësitë e tyre, prej të cilave hanë vetveten deri në inekzistencë, sepse ata janë kurrkush! I dëshpëruari ngrihet më këmbë, kujton se jeta s’ka vetëm vdekje, kur i dhëmb kjo mënyrë jetese poshtëruese dhe ndjen energji thellë në shpirt. I dhëmb shpirti që nuk shpërthen, që tremb, që e fsheh, kur tingëllon trumbeta e së keqes, por nuk e pret i vetmuar të shembet forca brenda në gji, si një qenie e shkretë... Jo! Nuk ka përse t’i bëhet qejfi ligësisë dhe t’i hapet rruga mundimit. Qenia e shkretë kërkon të lirohet nga zinxhirët e nuk lyp mëshirë, as të tjetërsohet, por si të lindë shpresa që errëson dhe verbon të dëshpëruarin. E kjo shpresë është jo vetëm lindja, por edhe rilindja e këngës së re të shoqërisë që e bën të heshtë çdo kanun i errësirës. Larg qetësisë e shkretëtirës pa ujë e bukë të kësaj shoqërie të vdekur, sepse tashmë po lind e reja për të harruar dhe për të qenë e lirë nga i gjithë ky zjarr i ferrit për të mbijetuar. Dhe fitorja, si ligj i shoqërisë do të jetë ajo që do të ndriçojë të ardhmen. - Atëherë, në Europë kush do të na çojë: Fisi, njeriu i dëshpëruar, apo lideri politik? Le të flasim për njeriun politik, por të kujt qytetërimi?! Kombi shqiptar, vendi i thesareve të shumë qytetërimeve të harruara, me bukuritë me tepër të pazbuluar nën tokë sesa mbi tokë. Ka arritur në kufijtë e kërkesave të një lideri të vërtetë politik. Të jetë një njeri që të ketë përshkruar bibliotekën e librave dhe të jetës reale të vendit të

vet, të jetë me prejardhje shqiptare të qytetëruar në disa breza, që i ka përdorur energjitë e dijet e veta për të mirën e popullit të tij. Që të jetë i dobishëm për shtetin e vet ta meritojë emrin e kombësisë shqiptare, i duhet që të ketë një përgatitje intelektuale e kulturore te gjatë e të pasur, për të qenë në gjendje dhe i dobishëm në shërbim të vendit të tij. Duke kaluar moshën e re jo me qejfe e pa lexuar intensivisht, por me studime dinjitoze, të njohë historinë e popullit të tij, gjendjen sociale, nevojat e hallet si qytetar i thjeshtë e deri sa të fillojë aktivitetin e burrit të shtetit. Sapo të fillojë jetën politike të ketë si princip të punës së tij, që vendin e Liderit në atë drejtim ta konceptojë jo si rrugën më të shkurtër për t’u bërë i nderuar dhe i pasuruar, por si shkencë dhe ideal që pretendon të rregullojë në mënyrën më të mirë marrëdhëniet apo marrëveshjet, midis shtetit dhe individit në shoqëri. Atij i duhet të vërë interesin personal në shërbim të interesave të përgjithshme dhe në asnjë mënyrë të mos të tërhiqet nga çështje të vogla e të pjesshme, përveç kryesoreve që kanë të bëjnë me të mirën e përgjithshme: plotësimi i mirëqenies morale e materiale, të popullit të vet. Dihet, që njeriu politik bën pjesë në një parti, sepse nuk bën dot ndryshe pa qenë i tillë në strukturën shoqërore të çdo

Majmuni që donte të kapte diellin, u bë njeri, të tjerët mbetën majmunë

shteti të lirë, por sapo bëhet autor dhe aktor i politikës shtetërore, medoemos edhe pse anëtar i një partie i shërben interesave kombëtare. Edhe pse ka diversitet mendimesh individuale, ndryshime konceptesh politike me partitë e tjera, mbetet parimore dhe çështje karakteri që nuk mund të verbohet kurrë, aq sa të sakrifikojë shtetin e vet për pasionet materiale, të një grupi, të grindjeve, apo të ambicieve të nxitura nga të huajt. Ky pozicionim për t’u ruajtur interesat e shtetit të vet, misionin për t’i shërbyer popullit të vet, autoritetit dhe sovranit të kombit e vendit të vet është synimi thelbësor, që nuk e ndan asnjëherë nga fjala e vepra e vet: njeriu Politik. Për ta kuptuar këtë përcaktim të filozofisë si një udhëheqës apo thjesht të njeriut politik në funksion të këtij synimi të lartë, merren parasysh: Së pari, ruan e mbron me kujdes marrëdhëniet me shtet e tjera, të shtetit tënd, me dinjitet e pa e dëmtuar atë. Së dyti, i sjell gjatë zbatimit të politikës së brendshme të vërtetën, të drejtën, besimin dhe bindjen me një transparencë e sinqeritet të burrit të shtetit, duke zgjidhur çështjet reciproke me shoqërinë, jo me mëndje madhësinë e kokëfortësinë e policit në sorollatje pa fund që të precipitojë thjesht si një çështjeje personale e pavlerë. Politikani ynë duhet të dijë e të kuptojë se shteti shqiptar i vogël në krahasim me fqinjët, në marrëdhënie me fuqitë e mëdha nuk duhet të pretendojë më tepër se ruajtjen e pavarësisë së tij tokësorë, sovranitetin; t’u imponojë respekt popujve të tjerë, jo me anën e konkurrencës së prodhimit (bile as të nivelit fqinjësor), që nuk e ka, por me diplomacinë e tij të urtë, të mençur dhe jo servile. Pra, plot dinjitet në vendin e rolin e vet, aq sa i takon. Në qoftë se nuk je një njeri i tille politik, por ndryshon e bëhesh intrigant, aventurier, sidomos në një shtet të ri siç është Shqipëria, atëherë partitë me të tillë politikanë do të ekzistojnë te krijuara vetëm që të jenë në antagonizëm të pandërprerë. Ato ngjajnë nëpër ato shtete e kombe që në historinë e tyre kanë mbrapa një traditë luftërash të pafund dhe ku përfituese është vetëm humbja e ardhmërisë...Në qoftë se ky politikan, fytyrën e të cilit po përpiqem ta pikturoj, ndodhet në opozitë, ai nuk duhet të mendojë se është detyrë e tij që të shajë e të fëlliqë tërë potencialin publik për të vetmen arsye se aktualisht nuk e ka ai në dorë pushtetin. Ai duhet të ngrihet mbi këtë mentalitet të ngushtë që dëmton shtetin e vet, por të kuptojë që si në opozitë edhe në qeveri të punojë për të mirën e përgjithshme të shtetit, vendit, popullit të vet, duke dhënë shembullin e respektimit të ligjeve, pa humbur kurrë parimin kryesor të sistemit parlamentar, ku opozita kontrollon e ndalon veprimet ilegale të pushtetit. Kur të marrë pushtetin opozita e konceptuar kështu, ka mbetur pa u cenuar dhe i respektuar vlera dhe autoriteti i parlamentit, presidentit, kryeministrit, atëherë Lideri e politikanët tashmë në pozitë, do të rrethohen nga njerëz të

»

19

zotë e të dobishëm për ta çuar punën më përpara. Në qoftë se veprohet e kundërta, atëherë opozita që vjen në pozitë do të jetë një kopje kreaturash, që nuk janë gjë tjetër për meritë veçse lajkatarë, servilë e mashtrues dhe shpejt do të ç’vleftësohen në çdo fushë, Politikani i mirë duket në zgjedhjen e ekipit më të mirë, me njerëz të zotë, që do t’i shërbejnë shtetit me devotshmëri, ministër i vërtetë i tillë, do të bëjë të ritet respekti ndaj institucioneve të shtetit e këtë e fillon nga vetja, që respekton ligjet me shembull të çdo rasti në jetë e në punë. Prestigji dhe autoriteti i qeverisë, kur një kryetar apo politikan kryesor ka qenë në opozitë, e ka fëlliqur me fjalë e me vepra atë, atëherë nuk ka garanci ta bëjë kur vjen në pozitë. Kjo në veçanti për qëndrime kombëtare në parlament, kur nuk ka diskutuar, mbrojtur e votuar në interes të vendit të vet, por të një interesi privilegji apo subjekti të huaj atëherë të kuptohet njëherë e mirë për të gjithë këta lloj politikanësh, të çdo partie qofshin, se janë të damkosur me shenjën e shitjes së pavarësisë e dinjitetit të shtetit të vet. Respekti për ta në opinion ka humbur përgjithmonë, si në pozitë ashtu edhe në opozitë. Një president apo kryetar qeverie, po të ketë qenë modern, i zgjuar, atdhetar që kur ishte i pazgjedhur në këtë funksion, atëherë, kur do të jetë në fuqi, apo në krye të politikës, do të shpërblehet me besim, me dashuri shpirtërore në masën e popullit të vet, dhe urdhrat e tij do të ishin ligj për tërë administratën që funksionon nën atë autoritet. Edhe shtypi do të bazohet në zbulimin e vlerave të tij dhe jo në luftimin e mangësive ndaj një padevotshmërie në detyrë. Politikani duhet t’u rekomandojë e kërkojë nëpunësve të vet të mos shpërdorojnë detyrën dhe duke qenë një udhëheqës i urtë, i qetë e jo të nxisë e ndërsejë grindjet e tyre. Ai duhet të kuptojë se asgjë nuk do i shërbejë më mirë kundërshtarëve se sa dhuna e treguar prej tij e kurdisur në këtë rrugë, që më tepër e turpëron sesa e nderon. Shtypi i partisë së këtij politikani, shërbimin më të madhe e jep kur nuk e komprometon atë, d.m.th. kur e ndërsen apo kurdis ndaj kundërshtarëve të opozitës, si qëllim në vetvete, duke përdorur fjalë të ulëta, por i frenon gazetarët, që janë vulgarë dhe jo t’i nxisë e ushqejë me gjuhë rrugaçërore. Pse i pret rrugën sjelljeve të dhunës apo polemikave që ngatërrojnë, qytetërimin e një kombi me nivelin e ulët që i shkel ato. Pozitë apo opozitë, vlera e një udhëheqësi politik matet me shkallën e qytetërimit të atij shteti e kombi, vetëm atëherë kur realisht ata janë zgjedhur të tillë, jo si uzurpues nëpërmjet partive, sepse nën çdo emër që të jetë ai nuk është gjë tjetër, veçse shërbëtor i shtetit të tij. Në shërbim të popullit të vet ai, politikani, të jetë kurdoherë njeriu më i qytetëruar, më i shkolluar, më i sakrificës, qoftë edhe të prestigjit të vet ndaj çështjes që ai mbron. Në çdo gjë të ketë karakterin dhe moralin e shembullit të vet në mbajtjen e premtimeve dhe në të qenit model jo për miqtë apo shokët dhe farefisin, por mbi të gjitha për të qenë i dobishëm për shoqërinë. Kështu do të jetë vlera e njeriut të politikës shqiptare për t’iu afruar Evropës dhe jo për t’iu larguar asaj. Në shkrim përmenda nocionin “shtet i frikësuar”, sepse në vend që të tregojë ligjin në praktikë kundër peshkaqenëve të mëdhenj të krimit, ushqen këta peshkaqenë me peshq të vegjël ordinerë të krimit. Përmenda që në titull nocionin “shtet i klonuar”, sepse janë me mijëra emra për të cilët taksapaguesi shqiptar nuk ka asnjë burim informacioni dhe asnjë të drejtë ligjore për të kuptuar destinacionin e parave të tij. Këtu bashkohen të dy nocionet “ i frikësuar” dhe “i klonuar”, të këtij shteti i cili nuk jep llogari para taksa paguesit si në çdo shtet demokratik të Evropës, sepse me mijëra emra, e përsëris, janë veteranët, dëshmorët, pensionet e veçanta, të persekutuarit politikë, profesorë doktorët e shkencave etj., të cilët nuk zbulohen nëpër buletine të veçanta se përse e marrin këtë vlerë materiale e morale të shoqërisë sonë. Kështu p.sh. nuk dihet se kur dhe përse, ka rënë dëshmor (ka mjaft të tillë që janë bërë kot), ka mjaftë veteranë që janë bërë në vitin 1944, pa qenë 3 vjeç (pa folur këtu për debatikasit që ia fusin kot), për pensionet e veçanta (mjaft prej tyre njihen si spiunë), profesorë doktorët (me tema për luftën e klasave apo politikën në plan të parë etj, pa asnjë vlerë shkencore, por edhe bashkëfajtore me diktaturën). Përfundimisht me logjikën e saktësisë matematikore shteti i klonuar dhe i frikësuar na del me identitet të një shteti të tredhur. Çështja është e thjeshtë. Qytetarët e këtij shteti janë të ndërgjegjshëm tashmë që për të pasur shtetin e tyre të së drejtës, ndryshimi është një domosdoshmëri jetike dhe jofiktive.


20

«

Kulturë

Janë vepra të koleksionit të Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë, të cilat duke filluar nga sot, 30 Maj deri më 14 Korrik do të jenë të vizitueshme për publikun e gjerë.‘Kohë dhe Vende: Stambolli Me Vepra nga Koleksioni i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë’, e cila vjen para publikut në sajë të bashkëpunimit me Bankën Qëndrore të Republikës së Turqisë dhe Institutin e Kulturës Yunus Emre, prezantohet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Veprat janë përzgjedhur duke prezantuar një tematikë të përbashkët, e cila është peizazhi i Stambollit, i cili sipas kuratores Prof. Dr. Kiymet Giray, i ka frymëzuar gjithmonë artistët turq.

A

ta kanë bërë art me materiale të ricikueshme dhe kanë projektuar vetveten duke përdorur forma tekstili. Të gjitha këto punë vijnë si një vepër arti masive në ekspozitën “Auto-portret-e”, të çelur në Galerinë Fab të Universitetit të Arteve. Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Ateliesë Tekstil dhe Modë kanë prezantur tek publiku punët e tyre artistike, realizuar gjatë një viti studimesh dhe komunikimesh me pedagogët e tyre, Najada Hamza dhe Genc Përmeti. “Ndonëse jepet një temë e përbashkët për të gjithë studentët, studentët janë individë, personalitete të ndryshme. Në këtë temë në fillojmë zbulojmë personalitetet dhe është mirë që të mos u prekim ndjesitë e tyre të brendshme. Kjo është ajo që në temën e madhe punojmë me secilin që ta bëjmë artistë më vete, të mos bëjmë një grup artistësh”, është shprehur Najada Hamza, shefe e Ateliesë Tekstil dhe Modë në UA. “Me pasuritë e të kaluarës mund të zhvillojmë të ardhmen, por gjysma e 1700-ës më duket pasuri e madhe në veshje, edhe në kulturë të përgjithshme. Por unë e kam zhvilluar në një model të sotshëm”, vijon një student, Bermir Latifi. Përdorimi i materialeve nga më të ndryshmet, siç janë thasët e kafes, mbetjet e prodhimit të këpucëve, apo materialeve të ndryshme të ndërtimi nxisin publikun të reflektojë më shumë mbi atë se cfarë mund të jetë arti dhe moda. Kështu, me lugë plastike ishte ndërtuar një fustan nuseje, nuk mungonin thasë lini apo dhe letra që përdoret për paketim, etj, sipas studentëve përdorimi i materialeve të riciklueshme gjen gjithmonë dhe më shumë vend në procesin e modës. Ekspozita do qëndrojë e hapur deri më datë 30 maj në FAB. Ekspozita “Autoportret” hap ciklin e prezantimeve të tilla artistike të studentëve të Fakultetit të Arteve Figurative në Universitetin e Arteve. Në këtë ekspozitë janë prezantuar dhjetëra punime të studentëve të vitit të dytë dhe të tretë në Fakultetin e Arteve të Bukura.

Kohë dhe vende: Stambolli

Vepra të koleksionit të Bankës së Turqisë në Tiranë

Veprat i përkasin një hapësire kohore që fillon që nga fillimi i shekullit XX e deri në ditët tona. Kjo ekspozitë

përveç tregimit të Stambollit nëpërmjet syrit të artistëve turq është njëkohësisht edhe një lloj prezantimi i historisë së pikturës së këtij vendi duke qenë se autorët pjesëmarrës janë ndër më të rëndësishmit e historisë së artit të Turqisë moderne. Disa nga autorët më të njohur janë: Ali Riza Bayezit, Hikmet Onat, Ibrahim Çalli, Devrim Erbil, Adnan Çoker etj. Sot, kuratorja e ekspozitës Prof. Dr. Kiymet Giray, do ta prezantojë më gjerësisht ekspozitën para medies.

ART ME RICIKLIM “Auto-portret-e”, atelieri i tekstilit dhe modës ekspozitë në FAB

FASHION SHOW Departamenti i Tekstilit dhe Modës, në Universitetin Politeknik të Tiranës organizon aktivitetin e përvitshëm për të tetin vit radhazi “Fashion Show 2013”. Departamenti i Tekstilit dhe Modës është njësi mësimore dhe shkencore e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të UPT, i cili mbulon një degë të veçante të këtij fakulteti, atë të “Inxhinierisë së Tekstilit dhe Modës”. Departamenti i Tekstilit dhe Modës është pjesë e UPT që prej vitit 1984. Ky Departament mbulon të vetmen degë universitare në fushat e Tekstilit, Modës, Fashion Design, Menaxhimit të Ndërmarrjeve të Tekstilit dhe Veshjeve në Shqipëri. Fashion Show 2013 është një aktivitet i studentëve të viteve të fundit, të cilët në kuadër të punimeve vetjake dhe projekteve të kursit që ata zhvillojnë në një prej lëndëve të formimit profesional “Modelim Veshjesh”.

“Nero”, ekspozitë në Teatrin e Komedisë E ka titulluar “Nero” ekspozitën e çelur në ambientet e Teatrit të Komedisë në Tiranë. Ekspozita e autorit belg Marc Sleen do të qëndrojë e hapur deri më 31 Maj. Organizuar nga ambasada belge në bashkëpunim me “Fondacionin Marc Sleen”, ekspozita ka qenë në vëmendje jo vetëm të publikut, por dhe të vetë artistëve të teatrit. Është hera e parë që një ekspozitë e tillë qëndron kaq gjatë në hollin e TKK, por ka bërë që teatri të jetë mes dy zhanreve artistike.

Nero është një personazh humoristik dhe optimist i një libri për publikun e gjerë. Ekspozita nxjerr në pah jo vetëm talentin e jashtëzakonshëm artistik të autorit, por edhe interesin e tij për natyrën, kafshët e egra dhe udhëtimet safari. Marc Sleen është një karikaturist dhe shkrimtar i njohur humorist belg. Ndërkaq që herë pas here TKK në mjediset e tij lejon ekspozita. Pak kohë më parë atje është çelur një tjetër ekspozitë në ditët e Pranverës së Frankofonisë.

E enjte 30 maj 2013 •

“Ëndrra e një nate vere” NË TEATRIN KOMBËTAR Shekspiri “shqip” nga regjisori amerikan Është një shfaqje moderne dhe plot dinamizëm, ku lëvizjet koreografike janë po aq të rëndësishme sa fjala. “Ëndrra e një nate vere” e Shekspirit, do të ngjitet premierë më 30 Maj në skenën e Teatrit Kombëtar. Me regji të amerikanit John Blondell, shfaqja pritet të jetë një vënie “ndryshe” e Shekspirit, ku do të ketë shumë lëvizje, kërcim dhe këngë. Ndërsa publiku do të përballet me skena dhe atmosfera që ndyshojnë shumë shpesh nga njëra tjetra. “Ëndrra…” shekspiriane do të interpretohet nga aktorët Neritan Liçaj, Helidon Fino, Olta Dako, Florian Agalliu, Ervin Bejleri, Elia Zaharia, Vasian Lami, Eriona Kakeli, Valbona Imami, etj. “Ëndrra e Një Nate Vere” trajton temën universale të dashurisë dhe pështjellimet e saj: epshin, zhgënjimet, çoroditjen dhe martesën. Përmbajtja e veprës përqendrohet në tre ngjarje: përpjekjet dhe përvojat e dy çifteve të dashuruar në një pyll të magjepsur, bota e Mbretit dhe Mbretëreshës së zanave, si dhe një grupi zejtarësh të rëndomtë që përpiqen të vënë në skenë një pjesë të quajtur “Pirami dhe Tisba” për nder të dasmës së Dukës së Athinës. Hermia është e dashuruar me Lizandrin, por ati i saj kërkon ta martojë me Demetrin. Për t’i shpëtuar kësaj martese të kurdisur, ajo dhe Lizandri arratisen në pyll. Demetri i ndjek dhe Helena, që ushqen një pasion të pashpërblyer për të, e ndjek dhe ajo pas. Një katërshe dashurie zhvillohet midis të rinjve kur Paku qerrata luan rolin e Kupidit. “Kursi i dashurisë asnjëherë nuk ka qenë i qetë”, thotë Lizandri. Ndërkohë, një grup aktorësh amatorë bëjnë prova të një teatri të dështuar dhe shpejt jetët e tyre ndryshojnë nga veprat e Oberonit dhe Titanias, mbreti luftëtar dhe mbretëresha e zanave. Magjia, aksioni, dashuria dhe humori janë mjetet e kësaj formule magjike. Ky është produksioni i tretë i regjisorit Blondell mbi këtë vepër të Shekspirit. Blondell ka realizuar edhe më parë vepra të tjera të Shekspirit, si: “Makbeth”, “Otello” e “Jul Çezar”, por “Ëndrra e një nate vere” ka për të fantazi, seriozitet dhe gjithashtu nota komike. “Ëndrra e një nate vere” është shkruar ndoshta në vitin 1595 ose 1596. Ndryshe nga pjesa më e madhe e veprave të Shekspirit (duke përfshirë të gjitha komeditë), në krijimin e kësaj historie Shekspiri nuk u mbështet drejtpërdrejt në ndonjë pjesë ekzistuese, poezi narrative, kronikë historike apo në ndonjë burim tjetër, por krijoi një pjesë vërtet origjinale. Për vënien në skenën shqiptare të “Ëndrra e një nate vere” kanë marrë pjesë në audicione 200 aktorë. Regjisori ka vlerësuar zërat femërorë shqiptarë në këtë pjesë dhe ka premtuar një shfaqje të kapshme si nga ana vizuale, edhe nga tingulli. Vepra të Shekspirit në skenën e Teatrit Kombëtar deri tani janë ngjitur 13 herë. Ndryshe nga pjesa më e madhe e veprave të tij (duke përfshirë të gjitha komeditë), në krijimin e kësaj historie Shekspiri nuk u mbështet drejtpërdrejt në ndonjë pjesë ekzistuese, poezi narrative, kronikë historike apo në ndonjë burim tjetër, por krijoi një pjesë vërtet origjinale. Shumica e kritikëve janë të mendimit se edhe në qoftë se Shekspiri i ri nuk ishte në formën më të mirë të tij në këtë komedi, ai sigurisht është zbavitur gjatë kohës kur e ka shkruar atë. “Ëndrra e një nate vere” është vendosur në skenën shqiptare edhe pak ditë më parë nga regjisorja Driada Dervishi. Pjesa është realizuar me rastin e 60-vjetorit të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“14 vjeç dhëndër”, shfaqje bamirësie tek amfiteatri Artistët e komedisë “14 vjeç dhëndër”, e cila korri sukses për javë të tëra në Teatrin e Metropolit, kanë vendosur të japin një shfaqje të hapur për të gjithë, por që ka qëllim të sigurojë para për vogëlushen 2-vjeçare që vuan nga një tumor. Me nismën e teatrit të Metropolit, pasditen e se martës “14 vjec dhëndër” u shfaq në amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë. Shfaqja ishte falas dhe publiku ftohet të kontribujë në shenjë humanizmi. “Shfaqja mbi të gjitha do të jepet falas, nuk do të kemi bileta, por do të ketë vetëm një kuti të vogël, e cila pret çfarëdo lloj kontributi nga njerëzit për të ndihmuar Mejsin. Është një shfaqje që ka bërë bujë dhe ka mbledhur publikun”, thotë regjisorja Elma Doresi. “Shoqëria jonë ka shumë probleme që mund të zgjidhen me iniciativa të tilla, vetëm kërkohet organizimi dhe dëshira e mirë e artistëve. Të vijnë, të dëfrehen, por dhe të mendojnë për ndihmesën që mund ti japim kësaj vajze të vogël”, shprehet aktori Devis Muka. Artistët dhe stafi i shfaqjes e kanë cilësuar këtë si një mundësi shumë të mirë për të përcjellë mesazhe humanizmi për mes artit e që sipas tyre duhet të ndiqet edhe nga institucione të tjera.

Prizreni në 135-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit Me qëllim që në shënimin e 135 vjetorit të Lidhjes Shqiptare, qyteti i Prizrenit të marrë pamje të re, komuna ka filluar fasadimin e objekteve të vjetra të trashëgimisë kulturore, por edhe shtëpive përreth kompleksit të Lidhjes, të cilat janë ndërtuar para një shekulli. Për realizimin e projektit Drejtoria për turizëm e zonës do të investojë rreth 30 mijë euro. Ky është projekti i parë i këtij lloji, që po realizohet nga paslufta, i cili ka përkrahjen edhe të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore.


Kulturë Dhuntia e Petrit Halilajt • E enjte 30 maj 2013

Kosova për të parën herë në Bienalen e Venecies Shkëlzen Maliqi

D

jaloshi i brengosur në fotografinë e Andrew Testa, i shtypur nga kolona e grave në zonën kufitare të Shqipërisë me Kosovën, është Petrit Halilaj, 13-vjeçar, njëri nga rreth një milion shqiptarët që u dëbuan me dhunë nga forcat serbe në pranverën e vitit 1999.Tani, pas 14 vitesh, Petrit Halilaj përfaqëson Republikën e Kosovës në Bienalen e Venecies, që është paraqitja e parë e shtetit më të ri në Evropë në evenimentin artistik më të rëndësishëm në botë. Për ta kuptuar artin e Halilajt do të doja të bëja një shqyrtim të shkurtër të biografisë së tij. Si i ri, ai kishte zbuluar se e ka dhuntinë e rrallë të vizatimit me dy duar njëkohësisht të dy imazheve të ndryshme. Kjo shkathtësi e pat bërë atë atraksion gjatë qëndrimit në kampin e refugjatëve në vitin 1999. Si në përralla, atje qëllon Giacomo Poli, një punëtor humanitar nga Italia, i cili vendos ta përkrahë djaloshin e talentuar: organizon ekspozitën e punëve të tija në Itali, e ndihmon, pas luftës, ta vijojë shkollën e artit në Pejë dhe pasi që e kreu shkollën e mesme, bamirësi e merr Halilajn në Mantova që të jetojë me familjen e tij. Në Itali, Halilaj regjistron dhe kryen Akademinë e Arteve Brera, në Milano. E gjithë kjo tingëllon si një histori e suksesit, me happy endin për një vunderkind. Por rruga e Petrit Halilajt drejt afirmimit ndërkombëtar nuk ka qenë e sheshtë dhe pa sfida. Pa dashur që të bëj psikanalizë të thelluar të formimit të tij, dua të theksoj se maturimi i tij si artist nuk ndodhi me përfundimin e studimeve në Brera. Paradoksalisht, kjo kishte ndodhur ditën e parë që u paraqit në këtë akademi, kur ai prezentoi portfolin me punët e tij para profesorit dhe klasës në Brera, krenar që e kishte dëng të mbushur. Dhe përderisa Halilaj priste lëvdata, profesori i tha ftoftë: “Çun i mirë, shumë bukur që na tregove punët. Por tani të lus që ta mbyllësh portfolin që e pamë dhe t’i harrosh këto punë!” Halilaj ishte shokuar dhe prekur në sedër. Çfarë kuptimi kishte ky urdhër? A mund të qitet në harrësë e gjithë ajo e kaluar që e bënte krenar? Pse duhej mbyllur i tërë portfoli, a nuk kishte bash asgjë të vlefshme në te…? Pas reflektimit, Halilaj do të bëjë atë çka i kishte kërkuar profesori, por në vete mbetet irezervuar për harresën. Edhe ashtu nuk mund ta shlyente lehtë të kaluarën dhe vendlindjen. Vetëm se që nga ajo ditë çështja e identitetit, e prejardhjes, e përshtatjes në ambientin e ri, e (ko) ekzistimit të vlerave dhe shijeve të ndryshme, e preokuponin shumë Halilajn. Shpesh edhe e falënderonte profesorin që kishte ndezuar tek ai këto shqyrtime të zjarrta se kush është, nga vjen, ku është nisur. Gjatë kohës së studimeve, e edhe më vonë, do të kërkonte një zgjidhje që nuk do ta detyronte të hiqte dorë nga kujtesat, nga vendi (ose edhe vendet) të cilit i përkiste, si dhe nga dhuntitë që ia krijonin vetëbesimin se mund ta përballojë sfidën. Një parim që do ta përvetësojë

gjatë atyre shqyrtimeve ishte ai i sintezës unikale që mund ta bart në vete çdo individ kreativ, i cili lëviz nga një kulturë në kulturën tjetër. Këto lëvizje, si zhvendosje kontekstesh kulturore, janë shpesh me pasoja traumatike për migrantët, nëse nuk e gjejnë çelësin për adaptim dhe integrim… Zgjidhja e Halilajt konsistonte në atë se përvojat e ndryshme kulturore, që në shikim të parë duken të papajtueshme, mund dhe duhet të integrohen dhe bashkëjetojnë në një botë artistike inkluzive. Për të mbështur këtë interpetim të parimit kryesor në veprën dhe botëkuptimin e Halilajt, unë do ta zgjëroja kastile këtë narrativ me analizën e një detaji që nuk duket se është edhe aq qëndror në veprën e tij, por që ai e përsërit në shumicën e tyre. Është ky momenti i popullimit të punëve të tija me pula, qoftë të gjalla, qoftë të vizatura, ose “pulat” që i japin format objekteve dhe instalimeve që i ekspozon në hapësira galeriste. Ajo çka është interesante, e mbase edhe ironike dhe përçudnuese, është se krejt këto pula ai quan “pula borgjeze” (Bourgeois Hens). Në të vërtetë në disa punë, si ato të realizuara në Stamboll (“They are lucky to be BourgeoisHens II”, Melancholy of Compassion, Siemens Sanat, 2009) dhe në Prishtinë (They are lucky to be Bourgeois Hens III, Art Qendra Stacion, 2009), pulat dhe koteci i tyre kanë rolin qëndror në instalimin/performansën, ndërkaq që në disa punë tjera nuk duket e domosdoshme prezenca e tyre, edhe pse nuk mund të thuhet se është arbitrare. Në narrativin tim për artin e Halilajt “pulat borgjeze”, duke përfshirë edhe vezët e tyre, “luajnë” vetën ashtu siç luajnë fëmijët ose edhe të rriturit në filmat artistikë që realizohen me amatorë, si aktorë të patrajnuar, që vijnë nga vetë jeta, dhe që zakonisht e “luajnë veten e tyre”. Simbolikisht, pulat e Halilajt zënë vendin e vetë natyrës ose të natyrshmes në art, e që ky, artisti, i cili veten e kupton si një demiurgu klasik, pulave ua avancon klasën e përkatësisë nga “pulat fshatare” ose edhe “pulat e proletariatit”, ku zakonisht e kanë “vendin”, në klasën e

“pulave borgjeze”. Në një plan tjetër më të gjerë pula borgjeze është metaforë e transformimit të vetë Halilajt nga një vunderkind fshatar në një “artist borgjez” sikur që edhe arti i tij është dashur të transformohej nga vizatimet e realitetit fshatar kosovar, që u detyrua t’i qetë në harresë, në një art bashkëkohor “borgjez”, qytetar dhe evropian. “Borgjez” mbase jo në kuptimin strikt ideologjik të përkatësisë klasore, por në kuptimin e mënyrës së jetës perëndimore me tipare mjaft të çnatyralizuara dhe artificiale. Pulën borgjeze unë e marr edhe si metaforë të falendërimit ironik ndaj profesorit, i cili me ndalesën dhe tregimin e kufirit e artit“naiv’, “dalëmode” e “provincial”ndikoi në katapultimin e Halilajt në botën dinamike të artit bashkëkohor ku shumë shpejt arriti suksese dhe afirmim, e që megjithatë nuk deshi që t’i shkëpuste lidhjet me botën dhe realitetin e prejardhjes. Në veprat më përfaqësuese të opusit të tij të derisotëm, Halilaj mëton që të sintetizojë përvojat e tija rinore me ato të maturimit si artist. Nuk mjaftohet vetëm me sinteza metaforike, por krijon vepra që dyzohen ose shumëfishohen në hapësirë dhe kohë. Ashtu sikur që dikur me dhuntinë e tij të lindur vizatonte me dy duar njëkohësisht, tani veprat e tij realizohen në dy o më shumë vende, p.sh. në Berlin dhe kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë (The places I’m looking for, my dear, are utopian places, they are boring and I don’t knoë hoë to make them real.,6th Berlin Biennial for contemporary art, June 2010), ose tjetra në Basel të Zvicrës dhe katundin e tij të lindjes Runik (Instalimi Kostërrc, Art 42 Basel, 2011). Edhe pse të shkëputura në hapësirë, ato përbëjnë një tërësi. Pjesët e ekspozura në hapësirat e galerive perëndimore nuk e kanë kuptimin e plotë pa pjesën e tyre në Kosovë, dhe shikuesi duhet të ketë angazhim mental dhe emocional që të përjetojë atë tërësi lidhjesh dhe raportesh që i përbëjnë këto artefakte konstukte të veçanta hapësinoro-kohore. Për autorin, ose edhe ndonjë kritik ose adhurues të artit bashkëkohor, këto raporte mund të janë edhe gjeo-

grafike, përfshi udhëtimet dhe vizitatat pjesëve të ndara të artefaktit, por për të tjerët mbesin raporte konceptuale, që ilustrohen me fotografi. Në Bienalin e Berlinit më 2010 Halilaj do të ndërtojë paralelisht dy objekte të ndara, i pari si kopje e shtëpisë familjarenë fashtin Runik kishte filluar të rindërtohet në Prishtinë (nuk është kryer me kohë për shkak të procedurave dhe pengesave burokratike), ndërkaq që të njëjtën kohë në hapësirën qëndrore ekspozuese të Bienalit, Halilaj do ta ndërtojë një instalim të madh të skeletit konstruktiv të po asaj shtëpie familjare, por tani si objekt/skulpturë monumentale që i takon narrativit konceptual të artit bashkëkohor. Si banorë të përkohshëm në atë instalim ai vendosi një tufë pulash borgjeze të gjalla me gjithë kotecin dhe vezët e tyre. Kjo punë e vitit 2010 në të vërtetë është triptik i shpërndarë në tri hapësira dhe tri nivele ontologjike dhe të perceptimit (shtëpia reale arketipe në Runik, kopja e shtëpisë në Prishtinë dhe koncepti/skeleti konsturuktiv i shtëpisë në Berlin), gjë që mund të krahasohet me sintezën konceptuale të famshme që e ka realizuar njjëri nga protagonistët kryesor të artit konceptual, Joseph Kosuth, në vitin 1965 duke ekspozuar në galeri triptikun me një karrige reale, fotografinë e saj, dhe tekstin e definicionit të karrikës që e kishte marrë në një fjalor të gjuhës angleze (One and Three Chaires, 1965). Ndërkaq puna tjetër, e titulluar Kostërrc, është një diptih që shtrihet në dy realitete, mes Kosovës dhe Zvicrës, pasi që në bregun Kostërrc, që është pronë e familjes së tij, Halilaj hapi një gropë të madhe (6 herë 4 metra për nga diametri, e thellë 2,30 m) dhe pastaj gjithë atë dhe me barin në pjesën e sipërme e barti në Zvicër, duke rekonstruktuar në mënyrë besnike formën e gropuar në hapësirat e Art Basel 42. Këta dy shembuj ilustrojnë mirë mënyrën se si është ballafaquar Petrit Halilaj me “sfidën e Brerës”. Qasja e tij nuk është reduktuese, e motivuar vetëm me sedrën dhe inatin hakmarrës të një “barbarogjeniu”. Edhe pa “urdhërin” e profesorit të Brerës, Halilaj do të përplasej, si çdo emigrant, me çështjen e identitetit dhe të in-

»

21

tegrimin në shoqërinë perëndimore. Sfida e tij nuk ka qenë imperativi i përshtatjes nga zero (“Nëse do sukses në Perëndim harro kush je dhe nga vjen dhe filloje nga e para”). Ai kërkoi një rrugë të tretë, ku do të mund të bashkëjetonin dy realitetet që i kishte në vete. Kështu që arti i tij i rinisë mbase edhe ka mundur të mos jetë i “mirëfilltë”, pasi që burimin e kishte nënjë besim naiv që nuk e reflektonte botën e sotme komplekse, që kërkon një qasje më të thelluar artistike ndaj identitetit. Por, në konceptin e Halilajt, për ta kuptuar se kush je, nga vjen dhe ku po shkon, nuk mjafton ta harrosh të kaluarën dhe vendin që e ke lënë, por paradoksalisht, duhet ta harrosh edhe harresën. Me intuitën e tij prej vunderkindit, Halilaj besoi se mund t’ia dalë sfidës, duke menduar kësisojit: ‘Ashtu sikur që kam mundur të vizatoj me dy duar dy vizione të ndryshme, mbase mund të përballem me dy realitete dhe t’i shkrijë në një!” Dhe ky edhe u bë, vetëdijeshëm, programi i artit të tij. “Shkrirjen në një” të dy (e më shumë) realiteteve ai e gjen te vetja, ku e ndien se realisht edhe ndodh bashkëdyzimi. Dhuntia e tij është që përmes aktit krijues “materializon” sinteza gati natyrale. Tek kjo nuk e mistifikon shumë aktin e krijimit, sepse gjithnjë përdorë materialet natyrore, ato që i gjen pranë, si dheu, druri, guri, bari, plehu, pigmente= puro të ngjyrave. Procedimi nga ana konceptuale i ngjan gnozës klasike, e cila tek uni reflektues i individit vendoset themeli dhe forca prej një demiurgu krijues. Veprat e tija nuk janë pasqyrim ose riprodhim i thjeshtë, kopje e ndonjë origjinali, e as thjesht koncepte, por mishërim i tërësisë së përvojave personale ku artisti “kullon” sintezën kuptimplote artistike në përmasat që janë, në shumicën e rasteve, me dimensione monumentale. Në të vërtetë, si edhe konstrukti skeletor i modelit të shtëpisë së Runikut në Berlin, që ka një brenda dhe jashtë, Halilaj edhe në disa vepra tjera konstrukton instalimete mëdha që lënë përshtypjen e një mikrokozmi personal shumëdimensional, që për ta kuptuar duhet të vizitohej dhe shijohet si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë.Ky koncept deri në fund është realizuar në instalimin e ekspozuar në Kunstraum Innsbruck në vitin 2011. Me një titull tejet poetik: Because it is for you my Dear, and the Sky doesn‘t see you and We can fall. Yes I am doing it for you, to see if you are free too, që është bërë karakteristike për këtë autor edhe në emërtimin e veprave tjera. Tek ky instalim, Halilaj në hapësirën e brendshme të kubit të bardh ekspozues, vendos katër dritare zenitale mbi tavan me tuba katrore prej dërasave të gjëra sa edhe dritaret, që lëshohen në drejtim të dyshemesë dhe vizitori mund të futet në to dhe ta sheh, lart në tavan, segmentin e qiellit. Por ky qiell nuk është real, është artificial, i vizatuar në një pëlhurë të vendosur në një ring (unazë) të madhe mekanike që rrotullohet pa mbarim rreth një boshti, ndërkaq që nga tubat shihen imazhet, si në kalaidoskop, të lëvizshëm, ku imazhet e qiellit ndërrojnë njëri-tjetrin vazhdimisht, nga e kthjellta e kaltër, tek e kuqrremta e perëndimit të diellit, ose pamja e ngrysur e qiellit të mbushur me retë e zeza… Instalimi halucinant lë përshtypjen e një lodre fëmijësh të stërmadhuar, por edhe të një tempulli ku mund të falen kultet e hyjnive qiellore sipas rendit të rrotullimit të yjeve. Por nga jashtë, instalimi e demistifikon shajninë duke treguar mekanizmin mashtrues ku arti paraqitet si bojatisje e një shiriti të pafund rrotullues, në cirkularin e të cilit sillen dhe stërsillen iluzionet e njëjta.


22

« speciale

E enjte 30 maj 2013 •

Përfitimet dhe pasojat e ngrohjes globale S

hkencëtarët thonë se shumë nga pasojat afatgjatë të rritjes së temperaturës janë ende të panjohura për njerëzit. Ata po diskutojnë lidhur me këtë problem në konferencën për ndryshimet klimatike, që po mbahet në Durban të Afrikës së Jugut. Studiuesit thonë ndryshimi i klimës sjell një numër përfitimesh komplekse dhe pasojash, që lidhen sidomos me prodhimin e ushqimeve. Studiues nga disa vende të botës u takuan në Pekin para dy vjetësh. Ata përfaqësonin të ashtuquajturit vende BRICS, që janë vende me zhvillim të shpejtë ekonomik, si Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara dhe Indonezia. Ata diskutuan për ndryshimet klimatike dhe sigurinë e ushqimeve dhe ranë dakord për një numër çështjesh dhe rekomandimesh për t’u paraqitur në konferencën e Durbanit. Një nga këta studiues, Gerlad Nelson, thotë se në takimin e Pekinit pjesëmarrësit ranë dakord për një program për negociatorët e traktatit për ndryshimet klimatike. Ky program përqendrohet te roli i bujqësisë. “Avantazhi i programit tonë është se delegatët mund të njihen menjëherë me rezultatet e studimit mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike tek

bujqësia”, - thotë Nelson, që punon në Institutin Ndërkombëtar për Studimin e Politikave me seli në Uashington, i njohur si IFPRI. Nelson thotë se kërkuesit kanë njohuri për ndryshimet klimatike, por ata duhet të dinë më tepër. “Rezultatet e studimeve tona, të kuptuarit për atë që po ndodh sot mbi sipërfaqen e planetit tonë, pengohet nga mungesa e të dhënave. Ne kemi shumë pak informacione mbi ndryshimet aktuale që po ndodhin në planetin tonë. Ende shumë pak njohuri për t’i kuptuar këto ndryshime. Duhet të përpiqemi më shumë për të grumbulluar të dhëna lidhur me vendin e ndryshimeve dhe mënyrën se si ato po ndodhin.” Në vështrim të parë, disa nga ndryshimet që janë duke ndodhur duket se janë të vlefshme, të paktën tani për tani. “Kështu për shembull, në shtetin e Iovas fermerët shohin se është zgjatur periudha e prodhimit. Këtë vit ata po i mbjellin më herët farërat. Po ashtu stina e pranverës shoqërohet me më tepër reshje…Në Kinë, provinca Heilogjiang, ku zakonisht nuk prodhohej orizi, tani prodhon 15 për qind të orizit në vendit. Në pjesën veriore të Rusisë tani prodhohet gruri, i cili 20 apo 30 vjet më parë

Deti i Vdekur,

depresioni më i madh në tokë

urioziteti i parë. Deti i Vdekur është pika më e ulët e Tokës (thënë si specialist: depreK sioni më i madh në tokë). Deti i Vdekur është së

pari një liqen i njelmët, i cili shtrihet 400 metra nën nivelin e detit (kërkimi më i ri, -418 metra). Thellësia më e madhe e Detit të Vdekur është 400 metra. Nga ai nuk del uji, vetëm se avullohet. Thellësia e ujit gjithmonë zvogëlohet për shkak se marrin shumë uji nga lumi Jordan. Kurioziteti i dytë. Deti i Vdekur është liqeni i dytë më i njelmët në botë (ekziston një në Afrikë me 35 % të njelmësisë). Njelmësia e Detit të Vdekur është diku rreth 33 %. Deti Adriatik e ka njelmësinë 3 për qind. Kuptojeni tani sa është dallimi. Niveli i detit bie për 1 metër dhe në këtë mënyrë mund të dëmtohet. Kurioziteti i tretë. Për të mbajtur nivelin e detit në parametrat e duhur, Izraeli dhe Jordani kanë planifikuar të sjellin një kanal nga Deti i Kuq

deri në Detin e Vdekur. Kanali do të ishte 300 kilometër dhe do të kushtonte 5 miliardë dollarë. Në këtë gjendje nuk është e mundur futja në ujë deri në qafë, sepse trupi i njeriut ngrihet mbi ujë porsa hyn në ujë në lartësinë e gjoksit, kështu që notimi është pothuajse i pamundur, për shkak se trupi qëndron në sipërfaqe. Kujdesi duhet të jetë i lartë që ndonjë pikë uji të mos depërtojë në sy, sepse është e domosdoshme shpëlarja me ujë të zakonshëm. Deti është aq i kripur, saqë është e pamundur hapja e syve. Për shkak të kripësisë uji i Detit të Vdekur është shumë i shërueshëm. Pas daljes nga uji trupi mbetet i mbuluar me një shtresë të trashë të kripës, e cila me kalimin e kohës vepron në lëkurë. Në fund të detit është edhe shtresa e baltës, më të cilën njerëzit bëjnë lyerjen e trupit për shëndet më të mirë. Astrit Domi

ishte e pamundur të prodhohej.” Por ç’ndodh nëse temperaturat globale vazhdojnë të rriten? A do të vazhdojnë këto përfitime të dukshme? Ndoshta jo. “Në një periudhë afatshkurtër rritja e temperaturës duket se është pozitive. P.sh, prodhimi i orizit më në Veri të Kinës, ngaqë atje tani është më ngrohtë, është diçka e mirë për këtë vend. Është më e vështirë të veçosh sinjalet e klimës, sa më shumë që i afrohesh mesit të planetit. Ndryshimet dallohen më mirë në pjesën veriore. Por natyrisht që kjo ndodh me ndryshimin e klimës që kemi deri tani.” Nelson thotë se parashikimet e motit tregojnë për rritje të konsiderueshme të temperaturave. Ai thotë se gjatë 100 vjetve të fundit ka pasur një rritje temperature prej rreth 1 grade celsius. Por parashikimi tani është për një rritje temperature me 2 gradë celsius deri në vitin 2050. Një rritje e tillë, thotë studiuesi, mund të ketë një ndikim dramatik tek prodhimi i misrit. “Bima e misrit, p.sh, mund të japë prodhim të mirë për sa kohë që temperatura është 30-31 gradë celsius. Por kur temperatura rritet në 32-33 gradë, studimet më të fundit kanë treguar se prodhimi ka rënë ndjeshëm.” Studiuesi Nelson dhe pjesëmarrës të

tjerë në takimin e Pekinit nxorën një listë me 12 përparësi për ndryshimet klimatike. Një prej tyre paralajmëron se një rritje temperature po ashtu mund të sjellë një rritje të insekteve të dëmshme që sulmojnë të mbjellat. “Insektet, në veçanti me rritjen e temperaturave, riprodhohen më shumë. Pra, në vend që të riprodhohen 3 herë në sezon, ato riprodhohen 4 ose 5 herë, dhe kjo do të thotë që bimët të dëmtohen më tepër me rritjen e tyre.” Me rritjen e temperaturës rajonet mund të humbin periudhën e ngricave që ndihmojnë të kufizimin e numrit të insekteve. Ndërsa barërat e këqija, shtohen shumë më tepër në kushtet e shtimit të dyoksidit të karbonit në mjedis. Pastaj kemi kafshët ripërtypëse, të cilat prodhojnë shumë gaz metan gjatë tretjes së ushqimit. Studiuesi Nelson thotë se gazi metan është shumë më i fuqishëm se dyoksidi i karbonit. Një numër më i madh vendesh pritet ta shtojnë numrin e bagëtive me përmirësimin e kushteve të tyre të jetës. Përparësi të tjera janë shfrytëzimi i tokës, bioteknologjia, humbjet në ushqimet e magazinuara dhe përgatitja teknike e studiuesve, fermerëve dhe të tjerëve, që ta trajtojnë më mirë ngrohjen globale.


SPORT • E enjte 30 maj 2013

Një ditë pasi shpalli listën e pjesshme me futbollistët që grumbullojë për sfidën e Norvegjinë, Xhani De Biazi nisi stërvitjen në kompleksin “Tropikal” me grupin e ende jo të plotë. Futbollistëve të kampionatit shqiptar, Arapi, Osmani, Lilaj, si dhe “legjionarëve” Çani e Jurgen Gjasula, që prej ditësh janë vënë në urdhrat e përgatitësit atletik, iu bashkuan në mesditë Shehi, Teli, Agolli, Bogdani, Bulku, Vajushi dhe prurja më e re, Azdren Llukaku. Në seancën e parë stërvitore që u zhvillua në orët e pasdites grupi ishte më i kompletuar, ku binte në sy mungesa e portierit Etrit Berisha, i cili këtë të mërkurë ka qenë i impenjuar në kampionatin suedez me Kalmarin. Në ditët në vijim listës para-

R

adamel Falkao ka finalizuar kalimin e tij tek skuadra e Monakos, e cila bëri një lëvizje tepër të bujshme duke marrë futbollistin në fjalë, por që pritet të pasohet nga të tjera blerje të “çmendura”. Kështu, Falkao , pasi ka kaluar dje vizitat mjekësore dhe është arritur akordi mes tij dhe klubit francez, me “bekimin” e Atletiko Madrid, që do të përfitojë 45 milion euro nga shtija e futbollistit. Në fakt klauzola e largimit të kontratës së tij është 60 milion euro por klubi spanjoll ka pranuar që të ulë pretendimet, pasi vlerëson se Falkao ka siguruar të ardhura të mjaftueshme për klubin në këtë sezon duke e ndihmuar të kualifikohet në Ligën e Kampioneve dhe të fitojë Kupën e Mbretit. Vetë futbollisti ka kaluar vizitat e detyrueshme mjekësore gjatë ditës së djeshme, ku ka qëndruar në Monako dhe më pas ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit të principatës, duke u kthyer ndër lojtarët më të paguar të futbollit botëror, me 14 milion euro neto në sezon. Duke llogaritur që marrëveshja e tij është pesëvjeçare, Falkao pritet të përfitojë rreth 70 milion euro vetëm nga rroga e tij në klubin e ri, pa harruar bonuset, sponsorizimet dhe të ardhurat e tjera nga shitja e imazhit. E ardhmja e Monakos Por duket se klubi francez nuk do të ndalet këtu, pasi mediat sportive bëjnë të ditur se pas blerjes së Zhoao Mutinjo, Xhejms Rodriguez e Rikardo Karvajo, emra të tjerë që i interesojnë skuadrës së Monakos janë Viktor Valdes dhe Hulk, me të cilët do të vazhdojnë negociatat gjatë javës së vazhdim.

Kombëtarja fillon punën prake me 18 emra, pritet t’i shtohen edhe disa elementë të tjerë, kryesisht lojtarë që do të grumbullohen për herë të parë me Shqipërinë, si Vullnet Basha, Ilir Abrashi apo Ergys Kaçe. Mungesa e tyre në ditët e para të stërvitjes lidhet me vonesat proceduriale të pajisjes me pasaportë shqiptare. Sytë tek mbrojtja Edhe pse ka qenë 90 minutëshi i parë në fushën e stërvitjes trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi, nuk ka humbur kohë dhe ka nisur me eksperimentet, me tre lojtarët që ka në dispozicion Tefik Osmanin, Debatik Currin dhe Admir Telin. Të tre të ndarë në dy skuadra kanë treguar edhe një herë se do të luftojnë për një vend

23

“Në Spanjë janë blerë ndeshje”

DE BIAZI

ofertë nga Kievo Xhani De Biazi kërkohet nga Kievo. Trajneri i kuqezinjve ka marrë një ofertë orët e fundit nga skuadra italiane e Kievos. Edhe pse është në Durrës me grumbullimin e kuqezinjve ai është kontaktuar nga Xhovani Sartori për të marr detyrën e Euxhenio Korinit. Nuk dihet se çdo të ndodhë më pas por aktualisht De Biazi është trajner i Shqipërisë.

Falkao lojtar i Monakos për pesë sezone Radamel Falkao do të jetë futbollist i Monakos për pesë sezonet e ardhshme, teksa ekipi francez nuk do të ndalet me kaq në merkaton e sapo nisur

“Trukimet e ndeshjeve kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë gjithnjë. Kush thotë të kundërtën gënjen”. Është kjo deklarata e dhënë nga lojtari i Getafes, Adrian Kolunga, duke zbuluar një të vërtetë të hidhur të futbollit spanjoll. Dhe ai e di, sepse e ka të jetuar diçka të tillë. Të gjithë e kanë komentuar, madje ka pasur dhe nga ata që janë rebeluar kundër tij. Një pakicë madje e ka denoncuar, por fatkeqësisht asnjë nuk ka shkuar në polici. Kjo mbetet një tabu për futbollistët dhe trajnerët. Teksa Kolunga ka folur, këtë fundjavë pritet të mbyllet ajo që është vlerësuar si ndoshta Liga më e pastër në këto 10 vjet në Spanjë. Gjithë polemika e lindur për ndeshjen Levante-Deportivo ka ndrydhur shumë gjëra në raportet mes lojtarëve dhe medias, si dhe mes presidentëve të klubeve, trajnerëve dhe vetë lojtarëve. Në telefon nuk bëhet fjalë të flitet. Ndaj mënyra e vetme e komunikimit është kontakti i drejtpërdrejtë me protagonistët e vërtetë, për të gjetur dëshmitarë duke garantuar anonimatin. Ka shumë nga ata që flasin hapur dhe pranojnë të bashkëpunojnë, por askush nuk do t’i dalë emri. E vërteta është se në këtë histori janë prodhuar ndeshje të trukuara në Primera dhe Segunda Division. Bie në sy një rrëfim i mbrojtësit të Rajo Vjekanos, Hoze Manuel Kasado, i cili ka marrë një telefonatë që fliste në emër të drejtuesve të Majorkës. Menjëherë pa telefonatës, futbollisti ka nxituar të bisedojë me trajnerin Pako Himenez, duke denoncuar një fiksim të mundshëm. Një tjetër president i një klubi në Spanjë, që nuk ka pranuar të bëjë publik emrin e tij ka deklaruar hapur: “Jam 100% i sigurt se në këtë sezon janë shitur dhe blerë ndeshje. Por, fatkeqësisht në realitet nuk po mundim të bëjmë asgjë për t’i ndalur. Ia kam vënë policisë në dispozicion të gjithë telefonat e lojtarëve të mi për të hetuar”, ka shtuar ai. Një tjetër rrëfim vjen nga një president i një klubi të njohur në Segunda. Sipas tij nuk ka vetëm nga ato skuadra që tentojnë të blejnë një ndeshje për të përfituar nga ana e rezultatit, por ka dhe nga ato skuadra që vetëofrohen për të humbur një ndeshje në këmbim të parave Trajneri “Më ka ndodhur të kem dyshimet e mia për ndonjë lojtar, që mund të jetë blerë. Dhe kam menduar ta lë jashtë. Nuk ke më besim te askush. Por nëse e lë jashtë dhe vendos të hedhësh në fushë një lojtar të ri, të akuzojnë ty se nuk do fitosh ndeshjen”, tregon një trajner në Primera. Lojtari “Shpesh na është dashur të bëjmë teatër në fushën e lojës. Aq sa na vinte për të qeshur në fushë. Por, realiteti ky është. Kur të kërkohet të bësh diçka jashtë vullnetit kështu përfundon”, tregon një lojtar nga Primera Division. Shembulli i Gjermanisë e Italisë Gjithë ky kaos ka bërë që në Spanjë të mendohet për një zgjidhje praktike. Shembulli është aty. Një president në Primera merr si shembull Italinë dhe Gjermaninë për të hapur një hetim të gjerë ndaj trukimit të ndeshjeve. “Në Itali dhe Gjermani janë zbuluar shumë trukime. Është e mira që edhe këtu të nxirret një karton i kuq dhe dhjetë të verdhë”, nënvizon ai.

Reali 70 milionë për Bejl Detyra e parë që i është ngarkuar Zidanit si drejtor teknik i Realit është t’i mbushë mendjen Totenhemit për Garret Bejl. Zizu e ka pranuar këtë sfidë, por nga ana tjetër i ka kërkuar një sforco enonomike klubit të tij. Sipas gazetës britanike “Daily Star”, Reali do të t’i ofrojë 70 milionë euro Totenhemit për shërbimet e mbrojtësit të majtë. Sakaq kjo gazetë gjithashtu nënvizon faktin se presidenti i Realit, Florentino Perez kërkon të mbyllë gjithçka deri në datën 15 qershor.

Gatuzo trajneri i ri i Palermos Xhenaro Gatuzo do të jetë trajneri i ri i Palermos për sezonin e ardhshëm në Serinë B. Mes presidentit të Palermos, Mauricio Zamparini dhe ish-lojtarit të Milanit, i cili luan tek skuadra e Sionit, është arritur një marrëveshje dhe për çështje orësh do të vijë edhe zyrtarizimi. Gatuzo ka krijuar një eksperiencë si trajner, sepse gjatë kohës që ai ka luajtur për Sionin, ka qenë edhe trajneri i kësaj skuadre. Mediat italiane kanë bërë të ditur se Gatuzo do të firmosë një kontratë 2-vjeçare, nga e cila ai do të përfitojë 400 mijë euro në vit. Një shumë jo e lart, por Gatuzo ka pranuar, sepse nga Palermo më pas dëshiron të bëjë hapin e madh. Me sa kuptohet Gatuzo ka si objektiv të krijojë një eksperiencë në Serinë B dhe më pas të drejtojë një skuadër të madhe, pse jo edhe Milanin.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

titullari. Edhe vetë trajneri i kombëtares ka qenë shumë i përqendruar për tre lojtarët duke i ndjekur me kujdes. Pas një pjese të madhe stërvitjeje fizike, italiani ka vendosur që të zhvillojë një minindeshje miqësore, ndonëse qëllimi i parë ka qenë verifikimi i lojtarëve të mbrojtjes dhe atyre të krahut. Në ekipin e verdhë, me Ujkanin në portë, ishin edhe Dallku, Teli, Curri, Arapi, Bulku, Gjasula, Vajushi dhe Çani. Grupi tjetër ishte i përbërë nga Shehi, Mavraj, Osmani, Agolli, Tramezani, S.Lilaj, Basha, Bogdani, Llullaku. Në testin që është zhvilluar mes grupit ka dalë në pah vëzhgimi që trajneri i ka bërë me pjesë dy dysheve të mbrojtjes.

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Guardiola donte Nejmarin, Bajerni vuri veton Presidenti i Bajernit, Uli Hënes ka treguar për “Bild” se Nejmar ka qenë një nga kërkesat trajnerit të ri të bavarezëve, Pep Guardiola. Por, sipas tij klubi votoi kundër, duke zgjedhur alternativën e dytë, Mario Gëtcen. “Guardiola dëshironte të firmosnim me Nejmarin, por klubi refuzoi”. Duhet thënë se me aq sa raporton “Bild” çmimi më i lartë si dhe vështirësitë me ambientimin kulturor dhe klimatik të brazilianit ishin ato që bindën bordin e Bajernit të shmangnin firmën me sulmuesin e Santosit, që në fund zgjidhi Barcelonën.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E enjte 30 maj 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.