Dokumentet ne ambasaden greke, ish pronaret ne kushtetuees, Rrok Mirdita, kuotat e lira

Page 1

»18-19

Isuf Luzi tregon përplasjet e viteve ‘40

Letra që i dërgova Haxhi Lleshit iu dorëzua fashistëve E martë

30 tetor 2012

Viti VIII, Nr. 2809 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Universitetet publike

Banesat e ish-pronarëve, Shpallen 7 mijë kuota të kriteret që do të ndiqen Gjykata Kushtetuese, vendim për lirimin e objekteve. Ministri Olldashi: Banorët i kanë pasur të gjitha njohuritë për afatet »5

paplotësuara, ndarja sipas degëve dhe rretheve »4

Dokumentet greke Ja si do të zgjidhet legalizimi në ambasadë

»7

Mbivendosjet

Zbulohet projektligji për marrëveshjen e legalizimit të dokumenteve në ambasadë

Ja si do të bëhet regjistrimi i pronës së saktë në hipotekë

Dokumentet që do të plotësohen në ZRPP. Si veprohet në rastet e konfliktit dhe për dosjet që janë ende në proces gjyqësor

Pasaportat që nuk e kanë të shënuar vendlindjen në gjuhë të huaj do të ribëhen

»5

Intervista/ Rrok Mirdita Jo shkishërim, gjakmarrja luftohet me kishërimin»16

Pakti për shqiptarët që kanë lindur në çamëri. Debati për kalimin në kufi

projektet dhe aktivitetet

Elbasani nis më 25 nëntor festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë

»8

Opinion Nga Besnik Maho

PS: Po anashkalohet Ismail Qemali. Reagon PD bota

Nga Reshat Kripa

Disa zgjidhje për banesat e ish-pronarëve

»10-11

»2-3

partitë nisin garën e 100-vjetorit

»

13

• E martë 30 tetor 2012

Greva e urisë, media dhe të përndjekurit politikë

»9

ake Familja perandor

Uen

NËNA

Yang ZhiYUn E njohur edhe si Yang Xiu’an, invesmamaja 90-vjeçare ka time në Ping An Insurance me vlerë 120 milionë USD 120 milionë $

Kryeministri Kinez

Zhang beili në gurët Bashkëshortja. Një ekspert tregtinë e çmuar dhe një forcë në Ajo u njoh e diamantëve në vend. punonin si me Uen Jiabao kur të dy Gansu gjeologë në procincën VËLLAI I BASHKËSHorTJA BASHKËSHorTES

Uen Jiabao Kryeministër i Kinës. Ka shkak nofkën Gjyshi Uen për të shqetësimit që shfaq ka për më të dobëtit. Ai e quajtur korrupsionin zyrtar një kërcënim për Partinë Komuniste në pushtet.

Ujkan Hysaj

VËLLAI

Pasuria përrallore, skema e plotë e lidhjeve të familjes së Uen Jiabaos »

12-13

Ka nofkën “Gjyshi” Uen për shkak të shqetësimit që shfaq për më të dobëtit. Ai e ka quajtur korrupsionin zyrtar një kërcënim për Partinë Komuniste në pushtet

shoQJa Uen Jiahong Dhe e e Vëllai. Ai kontrollon kompanitë menaxhimit energjisë, ndërtimit dhe një sasi të të mbetjeve; e shoqja ka Ping An madhe aksionesh në 110 milionë $

BASHKËSHorTJA E DJALIT

PrinDëriT Yang Xiaomeng Dhe Ka aksione në kompani Bashkëshortja e djalit. përfshirë një kompani të lidhura me familjen, Mobile Pay. Prinërit që zotëron pjesë të Union në Ping An dikur kishin shumë aksione 416 milionë $ President

KoLEGIA E VËLLAIT Zhang YUhong Zëvendëspresidente në “Hanyang Investment”. Është rritur në Tianjin. e Ndihmon në kontrollin kompanive të investimeve Uen. të lidhura me familjen 176 milionë $

Zv. President

investimet e hanyang

Drejtor

KoLEGU I DJALIT Investues

DJALI

PËrfAqËSUES LIGJor Uen rUChUn Vajza. Ka punuar në Credit Suisse. Ka pasur VËLLAI I aksione në një BASHKËSHorTES kompani kineze bizhuterish me emrin “Gallop”.

Uen YUnsong Investues Djali. Ka diploma në inxhinieri, si School dhe një master nga Kellogg ues of Business. Nashkëthemel i Kryetar i New Horizon Capital. ns China Satellite Communicatio Drejtor

sino diamond

Investues

Themelues C.E.o.

Kapitalet e horizonteve të reja

Themelues

C.E.o. trUst Kombëtar

Zhang Jianming Vëllai i gruas. Ka investuar në kompani diamantesh bashkë me kolegët e të motrës.

VAJZA

sheng ChUrUi

Investues Drejtor

Drejtor

YU Jianming në pak kohë në McKinsey Koleg i djalit. Ka punuar ues i New Horizon Capital. Los Angeles. Bashkëthemel një serie investimesh e Ndihmon në kotnrollin të lidhur me familjen Uen. PËrfAqËSUES LIGJor

Zhang JianKUn që ka investuar Ish-burokrat në qeveri i mbështetur në kompani diamantësh kompani pronash nga e motra, si dhe në infrastrukturë të paluajtshme dhe në autostradash. 1 milionë $

go2joy KoLEGU I BASHKËSHorTES

Drejtor

Investues Investues

Unioni i telefonisë së lëvizshme

Investues Investues Investues

Investues

Uang ZhUangli Ka Koleg i bashkëshortes. diamanpunuar për një kompani Beili. tesh të lidhur me Zhang të lidAksioner në disa kompani përfshirë hura me familjen Uen, Sheng Churui dhe Xuanda. 74 milionë $ Drejtor

Investues

Investues

ProNAr 1.3 bilion $ DUan Ueihong Pekin

Investues

XinyUan liandong

THEMELUESI I NEw worLD DEVELoPMENT

Një prej grave më të pasura në Kinë dhe themeluese e Taihong, Great Oecean Group dhe Airport City Logistics. Fondacioni i saj Kaifeng financon Universitetin e Harvardit dhe Universitetin Tsinghua në Pekin.

UnihUb

Investues

XUanda

Investues tianjin taihong

14 bilion $ Cheng YU-TUng Hong Kong Pasaniku i dytë më i madh në Hong Kong. Kontrollon New World Development, me pasuri të paluajtshme, infrastrukturë dhe kompani të tjera, përfshirë edhe zinxhirin më të madh të dyqaneve të bizhuterive në botë, Chow Tai Fook.

ProNAr

Investues PËrfAqËSUES LIGJor 1.4 bilion $ Zheng JianYan Hong Kong

I njohur edhe si Vincent Cheng. Një filantrop dhe ortak i manjatit të Hong Kongut Cheng Yu-tung. Dikur kontrollonte tre kompani me 300 milionë usd aksione në Ping An.

SHITUr TEK DALIAN HAICHANG 75 milionë $ QU naiJie Dalian

Biznesmen i pasur nga Kina veriore që kontrollon Dalian Haichang. Ka interes në kompani kimike, plastike dhe diamante. Sipas “Forbes”, pasuria e tij neto është 770 milionë USD.

I BASHKUAr ME P.C.C.w.

li Ka-shing Hong Kong Më i pasuri në Hong Kong për pjesën më të madhe të dekadës së fundit me një pasuri 22 miliardë. Bashkë me të birin, Richard Li, kontrollon konglomeratin e Hong Kongut, Hutchison Whampoa.

Investues

SHITUr TE NJË NDIHMËS I CHINA.CoM

PeTer YiP Hong Kong Ish-drejtori ekzekutiv i CDC Corporation, një kompani teknologjike kineze. Një prej aksionerëve kryesorë të kompanisë së tij ishte “New World Development”, që kontrollohet nga manjati i Hong Kongut, Cheng Yu-tung.

Shqipëria dhe Kosova janë dy botë të kundërta Intervistë me regjisorin e filmit “Kolona”, fitues i çmimit të publikut “Warsaw Film Fest”. Pritshmëritë që kanë dy vendet... »19


02

« politikë

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Shtyhet ngritja e komisionit hetimor parlamentar për Imamin Mazhoranca në Konferencën e Kryetarëve ktheu mbrapa kërkesën e opozitës për hetimin parlamentar të veprimtarisë së Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, për periudhën janar 2010 -tetor 2012, për plotësime. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ftoi grupin e PS-së ta rishohë atë, në mënyrë që të jetë në përputhje me ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Anëtarët e opozitës në Konferencë e kanë cilësuar këtë si një përpjekje të mazhorancës për të fshehur shkeljet e ligjit të ministrit të tyre. Debati për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për Ministrinë e Mbrojtjes do të zhvendoset ne seancën plenare të së enjtes. Kërkesa e grupit të PS për Komisionin Hetimor ndaj Ministrisë së Mbrojtjes u deklarua pak kohë më parë në Komisionin e sigurisë nga nënkryetari i Komisionit Ilir Gjoni. Kërkesa e opozitës për hetim nga Kuvendi vjen “për shkak të bllokimit të mbikëqyrjes parlamentare nga ana e drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes”. Konferenca miratoi edhe programin e punës dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit.

Reagimi pas takimit me krerët e KQZ-së

Kryeprokurori, Volfart: Të gjendet një personalitet neutral

E martë 30 tetor 2012 •

Propozim i Prokurorisë Projekti që synon realizimin e proceseve teknike të përgjimeve për nevoja të Prokurorisë së Përgjithshme, edhe nga prokuroritë e rretheve dhe ato të shkallës së parë për krimet e rënda, është hartuar me konsulencën e Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas diskutimeve që u bënë një javë më parë në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare, rezultoi se Prokuroria ka kërkuar decentralizimin e këtij shërbimi, i cili duhet t’u lejohet dhe prokurorive të rretheve. Sipas përfaqësuesve të organit të akuzës, ndryshimet parashikojnë që për çështje të veçanta të fazës së hetimeve linja e përgjimit, e cila ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme, t’u kalojë dhe prokurorive të rretheve, kjo gjithmonë me pëlqimin e prokurorit të përgjithshëm.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Volfart duket i tërhequr nga mendimi i tij për përfundimin e mandatit të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama në maj të vitit të ardhshëm, si momentin më të përshtatshëm. Në përgjigje të interesit të medias për këtë çështje, Volfart tha se duhet gjetur një figurë e paanshme. “Kryeprokurori i ri duhet të jetë një personalitet i kualifikuar, i paanshëm dhe neutral. Le të shohim diskutimet që po vazhdojnë dhe mënyra si do të interpretohet Kushtetuta për këtë. Kam besim se do të gjendet një zgjidhje e mirë. Por, ajo që është më e rëndësishme është gjetja e një personaliteti të kualifikuar që do ta bënte punën e prokurorit të përgjithshëm në mënyrë neutrale dhe të paanshme”,- tha ambasadori i OSBE-së pas takimit me kryetaren e re të KQZ-së, Lefteri Lleshi dhe nënkryetarin Denar Biba. Zgjedhjet e 2013-ës ishin temë e këtij takimi. Ambasadori Volfart apeloi për një bashkëpunim teknik mes palëve, ndërkohë që shprehu besimin që ekzistojnë përbërësit për zgjedhje të mira.

PS: Rritet rreziku i abuzimeve PD: Keni fobi nga përgjimet

Përfundon procesi zgjedhor i LSI-së

Albana Lika

Axhenda e PS-së me fokus elektoral

Takime e deklarata nga qendra në bazë Përfaqësuesit e Partisë Socialiste së bashku me kryetarin e saj kanë ndjekur sot një axhendë të përqendruar në disa drejtime, por që në thelb ka një qëllim: atë të një fushate elektorale. Kështu, gjatë ditës së djeshme vetë kreu i kësaj partie, Edi Rama, ka vijuar takimet e tij me fermerët dhe bujqit në Lezhë, ku u njoh me disa nga problemet me të cilat përballen çdo ditë fermerët dhe blegtorët lezhjanë. Ndërkohë në selinë e PS-së në qendër sekretari për sipërmarrjen në parti, deputeti Arben Ahmetaj, ka ndërmarrë fushatën e radhës kundër keqqeverisjes, duke u ndalur në sistemin elektroenergjetik në vend, i cili sipas tij po keqmenaxhohet dhe është kthyer në një sistem të ri piramidal. Në vlerësimin e Ahmetajt qeveria nuk ka arritur të menaxhojë dhe monitorojë CEZ-in, ndërsa ka kaluar përgjegjësinë te qytetari. Ai shtoi se sot shqiptarët e paguajnë 200% me shtrenjtë energjinë se në vitin 2005 dhe përgjegjëse për këtë është qeveria.

Ermonela Felaj

Lëvizja Socialiste për Integrim shpalli dje emrat më të votuar që do të jenë pjesë e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie, pasi mbylli procesin e numërimit të votave pas më pak se 24 orë nga mbyllja e votimeve. Në listën e fituesve nuk mungonin emrat më të spikatur të LSI-së, si Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Erisa Xhixho, Ilir Dashi, Luan Rama, Nora Malaj, Pëllumb Pipero, Petrit Vasili, Shezai Rrokaj, Viron Bezhani etj. “KQV pasi shqyrtoi në mënyrë të detajuar gjithë dokumentacionin e zgjedhjeve konstatoi se: Në Konventën Kombëtare Zgjedhore të LSI-së morën pjesë 2 209 delegatë, nga të cilët kanë marrë pjesë në votim 2 107. Nga këto rreth 38 % janë delegate gra. Në përfundim të procesit të votimit i zhvilluar në mënyrë elektronike, rezultojnë të zgjedhur anëtar të KDK-së 80 persona që kanë marrë më shumë vota nga 282 kandidatë që ishin në listë. Në zbatim të statutit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kapitulli 11, pika 8, hynë automatikisht në Komitet Drejtues Kombëtar 75 persona”, - tha kryetarja e komisionit, Klajda Gjosha.

S

htrirja e përgjimeve edhe te prokuroritë e rretheve për llogari të Prokurorisë së Përgjithshme ka hasur kundërshtinë e fortë të opozitës në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Sipas deputetëve të PS-së në këtë Komision, ndryshimet ligjore të parashikuara në ligjin “Për përgjimet telekomunikative” veçse krijojnë kakofoni institucionesh, si pasojë edhe abuzime në fushën e përgjimeve. Nënkryetari i Komisionit, deputet i PS-së Fatmir Xhafaj, deklaroi se përgjimet janë një fushë e ndjeshme, ndaj dhe projekti duhet të shihet me shumë kujdes, me qëllim që të mos krijojë shteg për abuzime. “Kemi një kakofoni institucionesh, për vlerësimin tim kemi shërbime paralele, që përgjojnë; kemi mungesë të kontrollit parlamentar, që është një element shumë i rëndësishëm për të kufizuar dhe për të shmangur abuzimin dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njerëzve”, - deklaroi Xhafaj. Ndërsa mazhoranca e cilësoi fobi të opozitës frikën ndaj përgjimeve, duke e mbrojtur këtë tezë me kontrollin që vetë lideri i tyre, Rama, u bëri në mbledhjen e asamblesë, duke u bllokuar komunikimin me celularë përmes bllokimit të valëve. “Është për të ardhur keq mënyra se si abuzohet me këtë projektligj. Është për të ardhur keq, sepse nuk ke çfarë i bën kur ka fobi opozita ndaj problemit të përgjimeve, dhe këtë e ka shfaqur edhe brenda saj, por ky nuk është faji i kësaj

mazhorance. Siç nuk është faji i kësaj mazhorance që selia e Partisë Socialiste është ngjitur me Kishën Ortodokse apo Ministrinë e Mbrojtjes”, - tha deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula. Duke vlerësuar draftin e propozuar nga ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit Genc Pollo, Sula përmendi të drejtën e opozitës të kërkojë interpelancë me Prokurorinë për projektin në fjalë. Sipas Sulës nuk ka asnjë abuzim me

ligjin dhe se problemi qëndron vetëm tek opozita. Ndryshimi i ligjit konsiston në dhënien akses prokurorive vendore të kryejnë perceptimin. “Pajisjet e sistemit të përgjimit janë unike dhe janë në zyrën e prokurorit të përgjithshëm. Vetëm sallat, oficerët që kryejnë perceptimin do të kenë një shpërbërje duke kaluar sinjalin prokurorive vendore sipas çështjeve që ata kanë kërkuar përgjimin”, - sqaron drejtori i Drejtorisë së Përgjimeve në organin e

Gent Strazimiri

Shpallen anëtarët e rinj të Komitetit Drejtues Kombëtar

Mazhoranca dhe opozita debate për ligjin e Pollos

“Ndryshimet e këtij ligji nuk mund të përkthehen ndryshe veçse në këtë vend po i hapet qartazi rruga krijimit të shërbimeve të fshehta informative, kudo, të cilat në një moment të caktuar, duke qenë jashtë kontrolli, sepse nuk ka asnjë lloj raportimi, edhe sot që po flasim, të paktën nga Prokuroria e Përgjithshme, sesa kërkesa të tilla vijnë nga shërbimet e fshehta informative. Sot veprojnë 7 të tilla.”

“Ti përpiqesh të ngresh tymnaja se dikush na dashka të përgjuaka opozitën. E për çfarë? Për alternativë. Nuk e keni, e dinë të gjithë, ndaj nuk ka nevojë t’ju përgjojë njeri. Është një ligj, siç tha Vasilika Hysi, ekskluzivisht me Ministrinë e Teknologjinë së Informacionit, sepse kryesisht ka të bëjë me detyrat që provajderët kanë për t’u dhënë akses institucioneve shtetërore.”

akuzës Thoma Jano. Komisioni i Ligjeve e miratoi në parim projektin në fjalë vetëm me votat e mazhorancës.


politikë • E martë 30 tetor 2012

»

03

Masa të forta sigurie për të shmangur incidentet

Axhenda e Klintonit në Tiranën zyrtare Në katër orë takime me drejtues të lartë të shtetit Për katër orë intensive sekretarja e Shtetit amerikanë, Hilari Klinton, do të zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e enjte më 1 nëntor. Edhe pse jo e zbardhur zyrtarisht, axhenda e takimeve të saj, përfshin biseda me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Ende nuk ka një konfirmim se në qëndrimin e saj në Tiranën zyrtare Klinton do të ketë të rezervuar një takim me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Mësohet se protokolli për organizimin e një vizite të tillë po harton një projekt për takimet, ku nëse do të përfshihet edhe një takim me kreun socialist ai të zhvillohet në rezidencën e SHBA-së në Tiranë. Kështu, sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary Klinton, ka nisur turin e saj disaditor, që përfshin Algjerinë dhe Ballkanin, ku në ndalesën e saj në vendet e rajonit do

Historiku Vizita e sekretares amerikane të Shtetit Hilari Klinton është paraprirë nga të tjerë drejtues të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Konkretisht Hilari Klinton është e katërta sekretare amerikane e Shtetit që viziton Shqipërinë në 20 vjet. Në rrjedhën historike i pari ishte Xhejms Bejker në vitin 1991, më pas në vitin 2000 në Tiranë mbërriti sekretarja Medlin Ollbrajt, pastaj Kolin Paul më 2003 e tashmë më 1 nëntor është radha e sekretares Hilari Klinton.

të bashkohet me shefen e diplomacisë evropiane Katerinë Ashton. Paraprakisht është parashikuar që përveç takimeve me drejtuesit e lartë të shtetit Klinton të përshëndesë Shqipërinë dhe shqiptarët me një fjalim në Kuvend. Pritet që në këtë vizitë sekretarja amerikanë e Shtetit do të theksojë solidaritetin me Shqipërinë, aleate e NATO, si dhe do të marrë pjesë në kremtimet e

100-vjetorit të Pavarësisë, ku përfshihet dhe fjalimi në parlament. Njëkohësisht mësohet se Klinton do të vërë theksin te nevoja e bashkëpunimit më të fuqishëm politik dhe vendosjen e sundimit të ligjit. Kjo pasi në deklaratat e vazhdueshme të DASH kërkohet që dialogu mes palëve të jetë baza për realizimin e reformave të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit. Ndërkohë vizita

e Klinton është komentuar më së shumti nga drejtuesit e mazhorancës parlamentare dhe pothuajse ka kaluar në heshtje nga kampi opozitar. Në vlerësimin e Kryeministrit vizita e zonjës Klinton në Tiranë bart një mesazh të rëndësishëm mbështetjeje për shqiptarët dhe ky është një rast i mirë që edhe shqiptarët t’i shprehin mirënjohjen e tyre shefes së diplomacisë amerikane.

Kryeministri u përgjigjet akuzave për përjashtimin e Vlorës nga festimet e 100-vjetorit

“Çdo figurë ka vendin e vetë në histori” Berisha fton Ramën të votojë ligjet e BE-së, e ironizon për zhurmuesin

K

“Të pyesë veten: a ka një kryetar partie në botë që ka zhurmuar komitetin, kryesinë apo asamblenë e vet? Ky hyn në “Guines”. Dhe tjetra më thonë se i vendos edhe në makinën e tij jashtë. Po. Pra, ky është një abuzim madhor me teknologjinë në raport me të drejtat e njeriut.”

Përgjimet, Rama kundërpërgjigjet

zvogëlojë veprën e ndritur të tij”, - vijoi numri një i qeverisë shqiptare. Berisha ftoi mediet, poredhe ndonjë “eksponent të opozitës” të shqyrtojnë me objektivitet këtë çështje. “Ky është një festim që po bëhet në mbarë trojet shqiptare dhe, natyrisht, Vlora ka pjesën e vet të luanit, por kryeqendra është dhe mbetet Tirana”, - tha Kryeministri. Në fjalën e tij nuk mungoi ftesa drejtuar opozitës për të votuar tri ligjet për integrimin e vendit. “Unë dhe një herë ftoj zotin Rama të ulemi në bisedime, në mënyrë që t’i votojmë ato ligje së bashku, sepse ideja

se mund të fitohet kapital politik nëpërmjet bllokimit është kryekëput e dështuar”, - deklaroi ai. Në fund shefi i ekzekutivit nuk harroi pa përmendur bllokimin nga Rama të valëve të celularëve gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së mbajtur te lokal “Xibraku”, aty ku Rama zhvilloi ceremoninë e martesës së tij. “Ky njeri në sallën e martesës, imagjinoni, nuk ngurroi të vendoste shurdhërinë e plotë ndaj Asamblesë. Po të ishte ministër i Brendshëm, do të vendoste zhurmues dhe përgjues në të gjitha rrugët e vendit”, - tha Berisha.

“Është një kalkulim jashtëzakonisht i gabuar praktika që të zgjidhim me dialog vendimet e gjykatave. Nuk shkon. Vendimet e gjykatave vetëm zbatohen. Po. Në qoftë se do politikisht zgjidhje politike, zgjidhje politike janë mocionet, të cilat nuk mund të pengohen në asnjë rrethanë.”

“Ngjarja më e shënuar është vizita e sekretares së Shtetit Hilari Klinton në Shqipëri. Diplomatja e parë e planetit është njëkohësisht edhe kryediplomatja me sukseset më të shënuara në historinë e diplomacisë dhe popullaritetin më të lartë, kjo jo vetëm në SHBA.”

Klinton

Mazhoranca

ryeministri Berisha i ka cilësuar “arkaike dhe provinciale” akuzat se Vlora po përjashtohet nga protokolli shtetëror me rastin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Duke folur në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të PD-së kreu i qeverisë tha se mes debatit të shëndetshëm për këtë përvjetor ka pasur edhe qëndrime të bazuara në provincionalizma hoxhiste të të shkuarës. Berisha theksoi se Vlora ka pjesën e saj të luanit në ceremoninë festive të 100-vjetorit, që do të zgjasë tri ditë. “Vlora nuk është përjashtuar, përkundrazi, është përfshirë në mënyrë thelbësore në protokoll. Festimet fillojnë në Shkup më datën 25 nëntor, vazhdojnë në Prishtinë me inaugurimin e autostradës Morinë–Prishtinë, vazhdojnë në Vlorë dhe kthehen në drekë më datën 28 nëntor në Tiranë”, - tha Kryeministri. Duke vijuar më tej me akuzat për errësimin e figurës së Ismail Qemalit, Berisha tha se vlerësimi nuk bëhet duke injoruar figura të tjera. “Se po e nënvlerësojmë figurën, këto janë deklarata të turpshme, primitive. Për herë të parë pas 100 vjetësh përmendorja e tij po vendoset aty ku duhej të ishte vendosur që me themelimin e Tiranës si kryeqytet. Ky është vlerësimi i merituar që i bëhet figurës së tij, po nëse mendojnë se lartësimi qëndron vetëm duke injoruar figura të tjera, ky është koncept hoxhist dhe ne jemi ndarë nga ky koncept. Asgjë nuk mund të

Zhurmuesit

Albana Lika

Berisha më kujton spiunët e Partisë së Punës Bllokimi i valëve telefonike në Asamblenë Kombëtare të PS-së dhe komentet e kreut të ekzekutivit mbi një çështje të tillë kanë sjellë reagimin e vetë kreut socialist Edi Rama. Kështu, duke zgjedhur rrjetin social “Tuiter” kryetari i PS-së ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Berisha në lidhje me historinë e zhurmimit të celularëve gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare. Në mesazhin e tij në “Tuiter” Rama ka ironizuar fjalët e shefit të qeverisë, duke theksuar se deklaratat e Berishës i kujtojnë atij spiunët e kohës së Partisë së Punës. “Saliu sot më kujtoi një spiun nga ata maniakët e kohës së PPSH-së, që u gris në ferra te Liqeni në tentativën për të përgjuar dy të dashuruar. E pastaj thoshte në mbledhjen e lagjes se ‘ç’janë këta të pacipë që enden ferrave dhe prishin qetësinë e popullit’! Tamam burrë shteti”, - shkruan Rama në “Tuiter”. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Kryeministri Berisha akuzoi Ramën se po e kthen Partinë Socialiste në bunker. Ndërkohë në vlerësimin e deputetit socialist Tauland Balla “çimkat i vendos Saliu, nuk kemi ne kolegë që mbajnë çimka”. Më tej ai vazhdoi: “Jemi të gjithë 100% të bindur se këtë regjim duhet ta rrëzojmë. Në eksperiencën time dhe ndërkombëtare shumë parti europiane në selitë e tyre apo në mbledhjet e tyre të rëndësishme, sigurisht që aplikojnë një sistem të tillë.” Sipas tij, kjo është çështje e miradministrimit të informacionit të rëndësishëm për partinë.


04

« sociale

E martë 30 tetor 2012 •

Lista e plotë e kuotave të lira në universitetet publike

31 tetor, hapet konkursi për fakultetet, formulari A-3 M aturantët që nuk kanë fituar dot nga konkurrimi, do të kenë mundësi tjetër që të konkurrojnë për kapjen e shkollave. Rreth 700 mijë vende të lira janë regjistruar në të gjitha universitetet publike të vendit pas daljes së përgjigjeve të formularëve A-2. Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzuesin për plotësimin e formularit A-3, i cili do të mundësojë një rikonkurrim për të gjithë maturantët që nuk kanë fituar fakultetin e preferuar të tyre. Formulari A-3 do të plotësohet sërish në mënyrë elektronike, online. Faza e aplikimit do të fillojë më datën 31 tetor dhe do të përfundojë më datë 2 nëntor. Të gjithë kandidatët që kanë plotësuar detyrimet e maturës shtetërore dhe mund të përfitojnë nga mundësia e radhës. Lista e fituesve të A-3 do të shpallet më datën 8 nëntor. Këtë formular mund ta plotësojnë edhe ata që UNIVERSITETI I TIRANËS Histori (10) Gjeografi (10) Gjuhë - Letërsi (5) Gazetari (5) Biologji (10) Bioteknologji (10) Matematikë (10) Fizikë (10) Informatikë (20) Kimi (10) Kimi e Teknologji Ushqimore (10) Kimi Industriale e Mjedisore (10) Inxhinieri Matematike dhe Informatike (20) Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (20) Gjuhë Angleze (24) Gjuhë Frënge (24) Gjuhë Gjermane (20) Gjuhë Italiane (20) Gjuhë Greke (15) Gjuhë Turke (15) Gjuhë Ruse (15) Gjuhë Spanjolle (10) Gjuhë Angleze (Kukës) (20) Gjuhë Angleze (Sarandë) (30) Psikologji (10) Punë Sociale (5) Filozofi (11) Sociologji (10) Shkenca Politike (5) Administrim dhe Politika Sociale (10) Administrim - Biznes (25) Ekonomiks (15) Financë (25) Informatikë Ekonomike (15) Administrim - Biznes (Kukës) (30) Administrim- Biznesi (Sarandë) (70) Mjekësi e Përgjithshme (20) Farmaci (5) Stomatologji (7) Shëndet Publik (7) Infermieri e Përgjithshme (20) Mami (10) Teknik i Lartë Laboratori (10) Fizioterapi (10) Logopedi (5) Imazheri (15) Infermieri e Përgjithshme (Kukës) (20) Infermieri e Përgjithshme (Sarandë) (20) Drejtësi (40) UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS Menaxhim Agrobiznesi (20) Menaxhim Agrobiznesi (Lushnjë) (20) Ekonomi dhe Politikë Agrare (20) Financë – Kontabilitet (20) Financë – Kontabilitet (Lushnjë) (25) Menaxhim i Turizmit Rural (20) Mbrojtje Bimësh (30) Hortikulturë (40) Hortikulturë (Lushnjë) (40) Prodhim Bimor (40) Zootekni dhe Biznes Blegtoral (40) Akuakulturë e Menaxhim Peshkimi (40) Agromjedis dhe Ekologji (25) Inxhinieri Agrare - Agromekanizim (30) Teknologji Agroushqimore (20) Vreshtari - Enologji (35) Mbarështim Pyjesh (15) Përpunim Druri (30) Mjekësi Veterinare (30) Menaxhim Veterinar(2 vjeçar, Lushnjë) (30) Inxhinieri Ndërtimi (20) (2 v j e çar, Gjirokastër) (30) UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS Inxhinieri Hidroteknike (15) Inxhinieri Mjedisi (15)

tashmë janë të regjistruar në sistemin part-time dhe ata që duan të ngjiten në një preferencë më të lartë. Në këtë fazë kanë të drejtë të aplikojnë edhe maturantët që kanë plotësuar formularin A-2 dhe që ndodhen në një program studimi që nuk është preferenca e parë e tyre. Të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë garën kanë mundësi që ta bëjnë në këtë fazë. A-3 është faza e fundit e pranimeve në universitete. Nëse kuotat e universiteteve publike nuk do të plotësohen, atëherë ato do të mbeten të lira, duke u djegur, ashtu siç ka ndodhur edhe vitet e kaluara. Universitetit i Tiranës së bashku me Universitetin Bujqësorë të Tiranës janë dy universitetet me vendet me të lira, kjo për shkak edhe të numrit të madh të degëve. Lista e plotë e degëve të universiteteve publike në vend me degët e lira janë të publikuara më poshtë.

Inxhinieri Gjeodet (10) Inxhinieri Elektrike (Automatizim i Industrisë) (10) Inxhinieri Elektrike (Energjitikë) (10) Inxhinieri Mekatronike (10) Inxhinieri Fizike (20) Inxhinieri Matematike (20) Inxhinieri Mekanike (15) Inxhinieri Tekstile dhe Modë (20) Inxhinieri Materiale (20) Inxhinieri Ekonomike (10) Inxhinieri Gjeologjike (25) Inxhinieri e Burimeve Natyrore (25) Inxhinieri Gjeoinformatikë (30) Inxhinieri Gjeomjedis (30) Inxhinieri Elektronike (10) Inxhinieri Informatike (10) Inxhinieri Telekomunikacioni (10) UNIVERSITETI I KORÇËS “F. Noli” Gjuhë - Letërsi (20) Gjuhë Letërsi Shqipe dhe Frënge (30) Gjuhë Angleze (55) Cikël i Ulët (30) Cikël i Ulët Parashkollor (24) Histori - Gjeografi (20) Cikël i Ulët dhe Anglisht për Filozofi - Sociologji (20) Matematikë - Fizikë (75) Matematikë - Informatikë (80) Cikël Fillor (Pogradec) (26) Biologji - Kimi (32) Teknologji Informacioni (50) Infermieri e Përgjithshme (15) Mami (Infermier) (15) Financë - Kontabilitet (20) Menaxhim (20) Marketing (30) Turizëm (30) Turizëm (Pogradec) (60) Agroushqim (40) Agrobiznes (40) Teknologji e Prodhimit Bimor (40) Hortikulturë (35) UNIVERSITETI I ELBASANIT “A.Xhuvani” Gjuhë - Letërsi (25) Gjuhë - Letërsi Shqipe e Frënge (40) Histori - Gjeografi (30) Histori e Gjuhë Gjermane (45) Gjeografi dhe Gjuhë Italiane (45) Gjuhë Angleze (50) Gjuhë Gjermane (45) Gjuhë Frënge (35) Gjuhë Italiane (25) Gazetari (10) Gazetari - Anglisht (25) Biologji - Kimi (30) Matematikë - Fizikë (50) Teknologjitë e Informacionit (50) Teknolog Laborant (2 vjeçar) (40) Fizikë Kompjuterike (25) Infermieri e Përgjithshme (20) Infermieri - Mami (20) Fizioterapi (20) Arsimi Fillor (30) Arsimi Parashkollor (25) Edukim Qytetar (15) Punonjës Social (15) Filozofi - Sociologji (20) Administrim - Biznes (30) Psikologji (20) Edukim Fizik dhe Sporte (10) Administrim - Biznes (30) Psikologji (20) Edukim Fizik dhe Sporte (10) Financë - Kontabilitet (20)

Ekonomia dhe e Drejta (20) Informatikë Ekonomike (30) Ekonomi Turizmi (20) Administrim Biznesi e Inxhinieri (20) UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS “E.Çabej” Biologji - Kimi (30) Fizikë e Teknologji Informacioni (30) Matematikë - Fizikë (50) Matematikë - Informatikë (50) Teknologji Informacioni (50) Infermieri (5) Infermieri Mami (5) Histori - Gjeografi (35) Gjuhë - Letërsi Shqipe (45) Gjuhë Letërsi Angleze (30) Gjuhë Letërsi Italiane (30) Gjuhë Letërsi e Qytetërim Grek (35) Histori dhe Gjuhë Italiane (30) Mësuesi për Arsimin Fillor (45) Mësuesi për Arsimin Parashkollor (20) Kontabilitet - Financë (20) Administrim - Publik (30) Turizëm (30) UNIVERSITETI I SHKODRËS “L.Gurakuqi” Gjuhë – Letërsi (35) Gazetari dhe Komunikim (20) Histori (20) Gjeografi (15) Matematikë (40) Fizikë (40) Informatikë (50) Biologji - Kimi (40) Infermieri e Përgjithshme (30) Infermieri (Mami) (30) Infermieri (Fizioterapi) (10) Cikël i Ulët (25) Cikël i Ulët Parashkollor (10) Psikologji (10) Punë Sociale (15) Edukim Fizik dhe Sporte (15) Financë - Kontabilitet (30) Administrim - Biznes (30) Turizëm (20) Gjuhë Angleze (40) Gjuhë Italiane (25) Gjuhë Gjermane (30) Gjuhë Frënge (35) Drejtësi (40) Matematikë (80) Shkenca Akuaristike (70) Matematikë Financë (70) Matematikë Fizikë (100) UNIVERSITETI I VLORËS “I. Qemali” Fizikë (70) Shkenca Kompjuterike (80) Shkenca Kompjutacionale (80) Teknologji Informacioni (90) Informatikë (70) Inxhinieri Navale (16) Inxhinieri Mekanike (30) Navigacion (26) Navigacion dhe Peshkim Detar (36) Kimi (44) Biologji (12) Inxhinieri Elektrike (30) Administrim Biznesi (40) Menaxhim Turizmi (40) Ekonomiks (35) Financë (30) Kontabilitet (90) Marketing (73) Mësuesi për Arsimin Fillor (35) Mësuesi për Arsimin Parashkollor (36) Pedagogji e Specializuar (12) Gjuhë Shqipe dhe Letërsi (20)

OBSH: 5% e shqiptarëve të varur nga alkooli

DSHP, masa të reja kufizuese për konsumimin e alkoolit Ashpërsohet ligji kundër alkoolit. Drejtori i politikave shëndetësore, Pëllumb Pipero, ka kërkuar dje në Komisionin parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë që të merren masa të reja për parandalimin e këtyre pijeve për moshat nën 18 vjeç. Ligji aktual nuk ka mundur që ta eliminojë plotësisht këtë problem, ndaj përfaqësuesit e Drejtorisë së Shëndetit Publik kanë kërkuar ndihmën e ligjit dhe tregtimin e pijeve alkoolike në orare të përcaktuara. “Të paktën 1/3-a e nxënësve të shkollave të mesme, sidomos në grup-moshën 17-1819 vjeç, rezultojnë se kanë konsumuar të paktën një pije alkoolike ditët e fundit. Pirja e alkoolit në moshat 11-12 vjeç

është prezente, ka vlerësime të ndryshme më shumë në zonat urbane, më shumë djem se vajza”, - tha Gazment Bejtja, drejtor i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë. Të dhënat e OBSH-së për Shqipërinë tregojnë se 30 për qind e popullsisë është konsumatore e moderuar e alkoolit, ndërsa 5 për qind është krejtësisht e varur prej pijes.

Jo më reklama politike me fonde publike Gjuhë Angleze (40) Gjuhë Italiane (26) Histori - Gjeografi (30) Drejtësi (25) Infermieri e Përgjithshme (10) Infermier Mami (10) UNIVERSITETI I DURRËSIT “A. Moisiu” Administrim Biznesi (20) Menaxhim - Marketing (20) Shkenca Ekonomike (20) Financë -Kontabilitet (20) Bankë Financë (10) Menaxhim Hotel Restorant (20) Menaxhim Turizëm Kulturor (20) Menaxhim Turizëm Arkeologjik (15) Juridik (25) Shkenca Polotike (10) Administrim Publik (10) Infermieri e Pergjithshme (10) Ndihmës Dentist (2 vjeçar) (20) Menaxhim Ndërtimi (2 vjeçar) (20) Menaxhim Transporti (2 vjeçar) (15) Asistent Ligjor (2 vjeçar) (10) Asistent Administrativ (2 vjeçar) (15) Teknologji Automobilash (2 vjeçar) (15) Specialist Rrjetesh Informatikë Praktike (2 vjeçar) (20) Kompjuterike (2 vjeçar) (20) Gjuhë Angleze (30) Cikli i Ulët (20) Ekspert Procesi Formimi (10) Psikologji-Sociologji (10) Gjuhë Letërsi - Anglisht (15) Shkenca Kompjuterike (35) Sistemet e Informacionit (35) Teknologji Informacioni (35) Matematikë - Informatikë (30) Informatikë - Anglisht (40) Multimediadhe Televizioni Dixhital (20) Financë - Kontabilitet (Peshkopi) (10) Informatikë - Anglisht (Peshkopi) (25) Matematikë - Informatikë (Peshkopi) (60) Biologji-Kimi (Peshkopi) (10) Psikologji - Sociologji (Peshkopi) (10) Financë - Bankë (Peshkopi) (10) Gjuhë Letërsi - Anglisht (Peshkopi) (10) Menaxhim - Marketing (Peshkopi) (15) Administrim - Biznes (Peshkopi) (15) Infermieri e Përgjithshme (Peshkopi) (10) Matematikë - Fizikë (Peshkopi) (55) Menaxhim Hoteleri Turizëm (me konkurs) (35) Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (me konkurs) (30) Teknologji Informacioni (me konkurs) (25) UNIVERSITETI I ARTEVE TIRANË Regji Filmi dhe TV (2) Regji (1) Koreografi (2) Pikturë (6) Kompozim (2) Violinë (2) Flaut (1) Pedagogji Muzikore (4) UNIVERSITETI I SPORTEVE TIRANË Shkencat e Lëvizjes (10) Fushat e Veprimtarisë Fizike, Shëndetit e Rekreacionit (10) AKADEMIA ARTEVE SHKODËR Violinë (me konkurs) (5) Piano (me konkurs) (5) Kanto (me konkurs) (5) Kompozim (me konkurs) (5) Dirigjim (me konkurs) (5) Pikturë (me konkurs) (15) Pikturë - Grafike (me konkurs) (15)

PS në Komisionin e Medies kundër reklamave politike

Pas fushatës denoncuese për shpërdorimin e parave të buxhetit të ministrive për reklama propaganduese në media dhe kompani preferenciale, opozita propozon të ndalojë me ligj reklamat politike që mbështeten me fonde publike. Amendimi i relatorit socialist të projektligjit për mediet audiovizive Alfred Dalipi u pranua edhe nga demokratët

dhe grupi teknik i punës. Komisioni parlamentar ka miratuar me kompromis kapitullin e parë të përkufizimeve në draftin për mediet audiovizive. Në variantin përfundimtar të projektit është korrigjuar edhe nocioni “persona me aftësi të kufizuar” pas shqetësimit të ngritur nga Shoqata e të Drejtave të Njeriut dhe Shoqata e të Verbërve. Diskutimi për hartimin e ligjit të plotë për mediet ka nisur 6 vjet më parë dhe është miratuar në parim vetëm javën e kaluar. Ndërsa shqyrtimi i plotë i tij do të kërkojë kohë, pasi është tejet voluminoz. Projektligji për mediet audiovizuale gjithashtu ka në brendësi të tij edhe kalimin e transmetimit në versionin numerik

Totozani: Rritje e ndjeshme e rasteve të dhunës

Avokati i Popullit apel për parandalimin e dhunës ndaj grave Vetëm fuqizimi ekonomik, social dhe politik i gruas do të ulte shkallën e lartë të dhunës ndaj tyre - ky është në thelb rekomandimi që Avokati i Popullit i drejton parlamentit nëpërmjet një raporti të posaçëm mbi dhunën ndaj grave, të hartuar pas rasteve të shumta të krimit në familje, ku viktima kanë qenë femrat. Nëpërmjet propozimeve specifike sugjerohen ndryshime ligjore për sa u takon urdhrave të mbrojtjes nëpër gjykata, të cilat në shumicën e rasteve nuk zbatohen. Gjithashtu kërkohet ngritja e strukturave që ndihmojnë viktimat e dhunës, por edhe ato që merren me integrimin e gruas. “Ligji i ka dhënë një fuqi shumë të madhe qeverisjes vendore

për krijimin e strukturave të posaçme, strukturat e shërbimit social të dhunës në familje. Nga 56 bashki deri në fund të vitit 2011 është aplikuar vetëm në 16 prej tyre”, - deklaron Lindita Xhillari, ndihmëskomisionere Avokati Popullit. Në raportin e Avokatit të Popullit konstatohet se ka një rritje të ndjeshme të rasteve të dhunës në familje.


ekonomi • E martë 30 tetor 2012

»

05

Gjykata fillon shqyrtimin e padisë së shoqatës së qiramarrësve

Banesat e pronarëve, akti normativ në Kushtetuese Nuk përcaktohet data e vendimit. Pas dy ditësh mbaron afati

3 mijë familje jetojnë ende në shtëpitë e pronarëve 358 familje që jetojnë në shtëpitë e pronarëve kanë aplikuar për kredi 30 vjet është afati maksimal i kredisë për këtë kategori 0 për qind është norma e interesit vjetor për këtë kategori 1 nëntori është afati i fundit për lirimin e shtëpive të pronarëve

qeveria për këtë kategori nuk zbatohen nga bankat, të cilat në më të shumtën e rasteve nuk u japin kredi me interesa zero qiramarrësve. Nga ana e tij ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, tha se qeveria i jep zgjidhje të dyja palëve. Sipas Olldashit, janë rreth 3000 familje që banojnë në këto banesa, nga të cilat deri tani kanë aplikuar për kredi në banka 358 familje.“Akti nuk cenon asnjë garanci apo siguri juridike për të pastrehët që banojnë në këto prona, pasi kjo kategori ka qenë në dijeni të afateve ligjore”, - tha ministri Olldashi, duke shtuar se “kur kanë kaluar 20 vjet nga nisja e kthimit dhe kompensimit të pronave, këtyre subjekteve u janë ofruar të gjitha mundësitë të aplikojnë për kredi për strehim me 0 % interes, por pjesa më e madhe e tyre nuk ka paraqitur interes t’i tërheqë

Kur kanë ngelur edhe 2 ditë nga zbatimi i aktit normativ të qeverisë për lirimin e banesave të pronarëve nga qiramarrësit, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendim mbi kërkesën e tyre për pezullimin e tij. Në mbyllje të seancës trupi gjykues nuk dha datë për shpalljen e vendimit, duke lënë kështu pezull aktin normativ që parashikon datën 1 nëntor për lirimin e shtëpive nga qiramarrësit e banesave shtetërore. Në seancën e mesditës Gjykata shqyrtoi dosjen mbi kërkesën për pezullim që ishte depozituar nga Shoqata e Qiramarrësve, kjo me arsyetimin se akti normativ i qeverisë është diskriminues, pasi lë të pastreha rreth 3 mijë familje që prej vitesh paguajnë qiratë. Sipas mbrojtësve ligjorë të Shoqatës, edhe pse e drejta për strehim shkelet, lehtësitë që ka aplikuar

ato, ose të paraqitet për aplikim”. Sipas Olldashit, moskthimi i pronave te pronarët e ligjshëm ka pasur dhe kosto të mëdha për shtetin shqiptar, i cili është detyruar të përballet me dosje të shumta në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut. “U referohem të paktën tri rasteve në të cilat shteti shqiptar është dënuar me një gjobë prej 91 milionë lekë të reja. E thënë ndryshe, një shumë e barabartë për të zgjidhur kreditimin për 17 familje qiramarrësish në pronë private. Nuk mundemi të vazhdojmë të përballojmë kosto të tilla”, - deklaroi Olldashi. Në aktin normativ thuhet se brenda dy ditëve nga lirimi i banesës Enti Kombëtar i Banesave konfirmon me shkrim se qytetari i pastrehë është në listën për trajtim me kredi me 0 % interes në vit për një afat kohor deri në 30 vjet.

Pronat me probleme vetëm me vendim gjyqi

Kufizimet

ërcaktohen procedurat e reja për mbivendosjen e trojeve të dhëna për ndërtim nga ana e pronarëve. Mes të tjerave udhëzimi i ri i Këshillit të Ministrave përveç saktësimit se si do të bëhet regjistrimi i lejeve të ndërtimit, objekteve të ndërtuara në fazën e karabinasë si dhe kontratave të shitjes është përcaktuar edhe zgjidhja e mbivendosjes së trojeve të dhëna për ndërtim. Kur për truallin ku është ngritur objekti pjesërisht apo plotësisht ka dy ose më shumë regjistrime që nuk rrjedhin nga i njëjti titull, por ka akt noterial të lidhur mes investitorit dhe ndonjërit prej pronarëve të truallit për të cilët ekzistojnë regjistrimet që krijojnë mbivendosje, procedohet sipas rastit. Kështu, pasuritë e individualizuara sipas akteve noteriale të lidhura ndërmjet subjekteve porositëse dhe investitorit, të përcjella nga autoriteti përkatës i planifikimit dhe i kontrollit të zhvillimit të territorit apo të paraqitura për regjistrim në ZRPP nga subjektet e interesuara, regjistrohen në pronësi të porositësit. Mosmarrëveshjet ndërmjet investitorit dhe porositësit zgjidhen në rrugë gjyqësore. Në rast se ka konflikt gjyqësor ndërmjet palëve, regjistruesi regjistron kërkesëpadinë. Në rast se nuk ka konflikt gjyqësor, por paraqiten pretendime nga palët e përcaktuara në aktin noterial, regjistruesi vendos kufizimin e veprimeve në përputhje me afatin dhe procedurat e përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr. 33/2012 dhe orienton palët për zgjidhjen e çështjes në rrugë gjyqësore. Pasuritë e individualizuara të objektit ku pronari i truallit është regjistruar si pronar apo bashkëpronar me investitorin,

Përparësia

Mbivendosjet, ja si do të bëhet regjistrimi në hipotekë P

do të qëndrojnë të kufizuara deri në zgjidhjen e çështjes së mbivendosjes. Ndërkohë, kur nuk ka akt noterial të lidhur mes investitorit dhe ndonjërit prej pronarëve të truallit, për të cilët ekzistojnë regjistrimet që krijojnë mbivendosje, është përcaktuar që pasuritë e individualizuara sipas akteve noteriale të lidhura ndërmjet subjekteve porositëse dhe investitorit, të përcjella nga

autoriteti i planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit apo të paraqitura për regjistrim në ZRPP nga subjektet e interesuara, regjistrohen në pronësi të porositësit. Për njësitë e individualizuara të regjistruara regjistruesi lëshon dokumentin e pronësisë menjëherë pas regjistrimit. Mosmarrëveshjet ndërmjet investitorit dhe porositësit zgjidhen në rrugë gjyqësore.

Në rastet kur për një pasuri të individualizuar të objektit janë paraqitur për regjistrim dy ose më shumë akte noteriale të lidhura ndërmjet investitorit dhe subjekteve të ndryshme porositëse apo me pronarët e truallit, ZRPP-ja do të zbatojë përcaktimet e bëra në nenin 37, të ligjit nr. 33/2012, datë 23.03.2012. ZRPP-ja respekton parimin e përparësisë së regjistrimit të parashikuar në këtë nen duke filluar që nga regjistrimi i lejes së ndërtimit sipas kreut II të këtij udhëzimi. Kur për truallin ku është ngritur ndërtimi, pjesërisht apo plotësisht, në kartelën/regjistrin e pasurive të paluajtshme në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme rezultojnë të vendosura kufizime të veprimeve mbi truallin, për shkak se regjistrimi është bërë në kundërshtim me nenin 193 apo 195 të Kodit Civil, këto kufizime u shtrihen edhe pasurive të individualizuara të objektit që përfiton pronari i truallit të objektit ndaj të cilit është vendosur kufizimi.

KLSH: 3 milionë dollarë abuzime në Qytetin Studenti Kontrolli i Lartë i Shtetit gjen 3 milionë dollarë shkelje dhe abuzime në Qytetin Studenti. Nga njoftimi për shtyp i KLSH-së mësohet se nga kontrolli i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Nr. 1 sh.a. Tiranë, dëmi arrin në vlerën 3 milionë dollarë, të shkaktuar nga mosarkëtimi nga debitorët në Ndërmarrjen e Trajtimit të Studentëve. Kontrolli në fjalë ka përfshirë periudhën 1.01.2010 deri më 31.12.2011 dhe ka pasur për objekt zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomike financiare. KLSH-ja në bazë të shkeljeve të gjetura ka rekomanduar 35 masave organizative, duke përfshirë edhe një sërë rekomandimesh për menaxhimin e situatës. Mbi bazën e vlerësimit të gjetjeve të mësipërme dhe shkallës së përgjegjësisë të secilit punonjës, KLSH-ja ka propozuar dhënien e masës disiplinore “shkarkim nga detyra” për Kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës dhe 2 anëtarë të tij, si dhe i ka rekomanduar prefektit të qarkut të Tiranës dhënien e masës disiplinore “largim nga puna” për arkitekten, në cilësinë e përfaqësueses së prefekturës së qarkut të Tiranës.

BERZH e risheh në ulje me 0.6 për qind ekonominë shqiptare Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ul pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë nga 1.2 në ulje, me 0.6% për vitin 2012. Në raportin e publikuar për parashikimet ekonomike për vendet e Rajonit theksohet se rritja ekonomike e këtyre vendeve është ngadalësuar si pasojë e ndikimit nga kriza e eurozonës. Për sa i përket vendit tonë, në parashikimin e muajit korrik Shqipëria ka vijuar prirjen e shpejtë rritëse, duke lënë pas vendet e tjera të rajonit gjatë vitit të kaluar, por vendi ka pësuar një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në gjysmën e parë të vitit 2012. Kjo ka ardhur si pasojë e ecurisë së dobët ekonomike të tregjeve të saj europiane, Greqisë dhe Italisë. Tregtia e fuqishme e Shqipërisë, investimet dhe lidhjet e remitancave me këto vende ka gjasa të vazhdojnë të mbështesin rritjen ekonomike gjatë vitit të ardhshëm. Për vitin e ardhshëm BERZH-i ka rishikuar sërish në rënie pritshmëritë për ekonominë nga 1.4% në 1.3%.

KESH: Reshjet përmirësojnë gjendjen në hidrocentrale Reshjet e dendura të rëna në ditët e fundit kanë shtuar nivelin në hidrocentralin e Fierzës. Sipas informacioneve zyrtare nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, niveli i liqenit në këtë hidrocentral ka arritur në më tepër se 259.81 metër. Aktualisht në Fierzë janë të stakuar të gjithë agregatet, me qëllim që të grumbullohen rezerva për stinën e dimrit, kur do të nevojitet për konsum më tepër energji e prodhuar. Prurjet ujore në këtë hidrocentral janë afërsisht 650 m3/sek. Ndërkaq hidrocentralet e tjera punojnë me kapacitet të plotë për të plotësuar energjinë që prodhohet në vend dhe që kalon për konsumin vendas. Sipas të dhënave nga OST, niveli në hidrocentralin e Komanit është rreth 174.36 metra dhe prurjet arrijnë në 500 metër kub për sekondë. Kurse në Vaun E Dejës niveli i ujit ka arritur në 74,74 metra dhe prurjet llogariten rreth 150 m3/ sek. Aktualisht konsumi ditor i vendit është 18 milionë kilovat-orë dhe pjesa më e madhe e energjisë importohet nga KESH-i.


06

« aktualitet

E martë 30 tetor 2012 • I dënuar në Sllovaki me 22 vjet në mungesë, arrestohet në Kosovë

Pranga baronit të drogës, “mik” me ministrin Sadiki u kap në telefonatë me ish-ministrin e Drejtësisë

Rasti u bë i famshëm në Sllovaki për një telefonatë të publikuar nga mediet mes Sadikit dhe ish-ministrit të Drejtësisë (tani kryetari i Gjykatës së Lartë) Stefan Harabin, në të cilën ata të dy dukej të ishin të njohur me njëri-tjetrin.

Një prej baronëve shqiptarë të drogës, kosovari Baki Sadiki, i cili u dënua në mungesë me 22 vjet në Sllovaki në një burg maksimal të sigurisë, u arrestua të enjten nga trupat aleate të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga kryepolici sllovak Tibor Gaspar, duke iu referuar të dhënave të Interpolit në Sllovaki. Sadiki u gjet nga Interpoli në operacionin me infra të kuqe (projektuar për të kapur personat më të kërkuar nga vende të ndryshme, të cilët besohet se jetojnë jashtë shtetit) dhe aktualisht është në paraburgim për 40 ditë. Ekstradimi i tij në Sllovaki mund të komplikohet nga fakti se

Sllovakia nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën si një shtet të pavarur dhe kështu nuk ka marrëdhënie diplomatike ose marrëveshje për ekstradimin e kriminelëve. Më 21 shtator 2011 Gjykata Rajonale në Presov konfirmoi akt-gjykimin e Gjykatës së Qarkut, pasi Sadiki ishte gjetur fajtor për prodhimin dhe tregtimin e drogës. Rasti u bë i famshëm në Sllovaki për një telefonatë të publikuar nga mediet mes Sadikit dhe ish-ministrit të Drejtësisë (tani kryetari i Gjykatës së Lartë) Stefan Harabin, në të cilën ata të dy dukej të ishin të njohur me njëri-tjetrin. Mediat sllovake aluduan se përderisa mes

tyre viheshin re shenja miqësie, atëherë trafikanti kosovar duhet të jetë ndihmuar nga autoritete të larta të drejtësisë. Sipas ministrit të Punëve të Jashtme, Miroslav Lajçak, nuk duhet të ketë asnjë pengesë për ekstradimin e Sadikit në Sllovaki dhe sipas tij, rasti mund të zgjidhet me sukses brenda pak ditësh. Lajçak tashmë po komunikon me homologun e tij dhe Kryeministrin e Kosovës. Sllovakia nuk ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, por megjithatë, të gjitha bisedimet formale do të mbahet nën patronazhin e misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian, EULEX.

Del nga “hekurat” e shtëpisë, 21-vjeçari qëllon vajzën

Nga arresti shtëpiak rreh ish-të dashurën: Dogje makinën e nënës ITALI- Edhe pse ndodhej në “arrest shtëpie”, një 21-vjeçar shqiptar e theu këtë masë arresti, vetëm për të rrahur ish-të dashurën e tij, sepse e akuzonte si përgjegjëse për djegien e makinës së nënës së tij. Mediet italiane lajmëruan dje se dje në Sicili emigranti shqiptar, Malvin Bodinaku, 21 vjeç, u arrestua nga policia sepse kishte shpëtuar nga arresti shtëpiak, ndërsa tashmë akuzohet edhe për rrëmbimin dhe plagosjen e ish-të dashurës së tij, edhe ajo 21-vjeçare, me inicialet S.K. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga ana e policisë, Bodinaku ka dalë prej arrestit shtëpiak, ku ndodhej prej disa ditësh. Ai ka përfituar nga mungesa e forcave të policisë, ndoshta edhe sepse 21-vjeçari ndodhej në arrest shtëpie për një vepër të lehtë penale. Por ngjarjet rrodhën në mënyrë tepër të vrrullshme orët në pasim, sepse me ç’duket hakmarrja për marrjen flakë të mjetit tip “Smart for two”, në pronësi të së ëmës, pak ditë më parë e ka shtyrë Bodinakun që ta sulmonte në fillim ishtë dashurën dhe më pas ta

Adoleshtentët

Dashuri me zor, i ikën arrestit, kapet pas 2 vitesh

rrëmbente atë. Pasi e mbajtur duke e kërcënuar e rrahur për vdekje 21-vjeçaren që e akuzonte si zjarrvënëse të makinës, Bodinaku e plagosi dhe i shkaktoi të çara në dorë e brryl, pas thyerjes së xhamit

të makinës. Gjithçka ndodhi në qarkun S.Giacomo, të Sicilisë, pak metra larg shtëpisë ku 21-vjeçari ndodhej në arrest shtëpiak. Shoqja e vajzës lajmëroi policinë, pasi e pa 21-vjeçaren në atë gjendje.

Për dy vite ngacmoi një vajzë 14-vjeçare, me të cilin ai kishte rënë në dashuri, duke i kërkuar në çdo mënyrë vëmendjen e saj. Por në disa raste ai e kishte kërcënuar dhe e kishte detyruar që ajo ta ndiqte në disa vende të papërshtatshme. Madje nganjëherë e puthte kundër vullnetit të saj. Një shtetas shqiptar, 21 vjeç u arrestua nga policia, me urdhër të gjykatësit të Firences, pasi akuzohet për sulm seksual. Sipas hetimeve, 21-vjeçari ishte në provincën e Aquilas te disa familjarë të tij. Ai kishte shkuar nga Toscana ku banonte, pasi kishte mësuar se familja e vajzës, tani 16 vjeçe, e kishte denoncuarr në polici. Në muajt e fundit vajza kishte reduktuar daljen me miqtë nga frika se shqiptari do ta ndëshkonte.

Policia kap 18-vjeçarin nga Tropoja, F.Ismailaj kërcënoi adoleshenten

E njeh në “Facebook”, gjobë 3 milionë 14-vjeçares Kërcënime me telefon për jetën e saj dhe të familjarëve Pas një njohjeje në Facebook, një 18-vjeçar nga Tropoja duket se kishte marrë avancë ndaj adoleshentes 14-vjeçare, të cilën e kërcënonte me jetë nëse nuk i jepte para. Policia e Tiranës tha dje se denoncimi ishte marrë nga e dëmtuara dhe familjarët para 3 ditësh, ndërsa F.Ismailaj u kap dje. Nga burime policore mësohet se 18-vjeçari kishte rënë në dijeni të gjendjes së mirë ekonomike të familjes së vajzës dhe e kërcënonte me mesazhe, duke i kërkuar 3 milionë

lekë të vjetra. Policia tha zyrtarisht se “Seksioni kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë pranë policisë së kryeqytetit, ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të një gjobvënie për dhënie pasurie përmes mesazheve. Falë shtrirjes në kohë dhe të shpejtë të këtij hetimi, ku pas kallëzimit të marrë rreth 3 ditë më parë nga e dëmtuara, u arrit identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, i cili ka konsumuar elementë të veprës penale të “shtrengimit me

anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Kapja e tij u realizua në afërsi të shkollës së Baletit në Tiranë ku u krye dhe arrestimi i tij. F.Ismailaj, 18 vjeç, banues në Tropojë dyshohet si autor i shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie të një shtetaseje 14-vjeçare. Nga hetimet e kryera, rezultoi se autori e ka njohur më parë 14-vjeçaren në facebook dhe më pas i ka dërguar mesazhe kërcënimi për jetën dhe familjarëve të saj, për dhënie pasurie.

Shqiptari hero, rrezikoheshin 2 fëmijë e babai

Shpëton familjen nga vdekja, rrinin në makinën që digjej ZVICËR- Për shpëtimin e një familjeje nga aksidenti i dytë i sigurtë i tyre, një shqiptar është quajtur heroi i ditës në Zyrih. Akti i tij shpëtues u vlerësua më së shumti sespe hoqi nga ngurrimi babain që kishte ngrirë në shi e “harroi” 2 fëmijët që qanin, pasi kishin pësuar aksident dhe makina digjej me flakësh. Sipas medieve lokale, po të mos ishte për Fatmir Limanin, të riun 24-vjeçar, banor i Zyrihut, në atë pjesë rruge patjetër do ndodhte ose shpërthimi i makinës ose përplasja me ndonjë makinë tjetër që kalonte në autostradë. Kështu djali shqiptar është autori i një shpëtimi pothuajse heroik. Nga raportimet e medieve mësohet se ishte ora 23:30 e ditës së diel, kur Fatmiri po ngiste makinën e tij në autostradën A1 drejt Zyrihut, kur e gjeti veten përballë kësaj skene. Në korsinë emergjente një makinë digjej në flakë. Limani rrëfen se “Unë ndalova në rrugë, sepse asnjë mjet tjetër nuk kishte ndaluar qoftë edhe për të parë se çfarë kishte ndodhur”. Sapo kishte parë këtë skenë, veprimi i parë ishte lajmërimi i policisë. Më tej 24-vjeçari thotë se “Dy fëmijë, të moshës 10 dhe 12 vjeç ishin duke qëndruar në shi dhe dukeshin krejtësisht të tronditur”. Kur iu afrua automjetit, i riu gjeti babain e dy fëmijëve ende në makinë: “Burri ishte krejtësisht i qullur nga shiu sepse kishte dalë më parë, por kur hyra ai rrinte ulur me duar në timon. E tërhoqa dhe e nxorra jashtë”.

Pronari: Mungon mall

Tritol në butik, dyshime për grabitje ose për konkurrencë Dje rreth orës 04.00’, në rrugën “Sami Frashëri”, në afërsi të piceri “Era”, është vendosur lëndë plasëse pranë një dyqani “Top Sport”. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të lehta materiale si thyerja e një xhami. Policia sqaron se tritoli në dyqan është vendosur për të vjedhur, dyshim ky i përforcuar edhe nga pronari, i cili deklaroi se në dyqan mungonte një pjesë e mallit. Dy persona dyshohet të jenë autorët e vënies së tritolit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Prej tyre nuk përjashtohet as pista e ndonjë konflikti të mundshëm që mund të ketë pasur pronari i dyqanit. Ngjarja është në hetim dhe dyshohet për grabitje ose për konkurrencë.

Ngjarja pranë Liqenit Artificial

Qëllohet në lokal 35-vjeçari, autorët largohen me makinë Një person është plagosur me armë zjarri dje rreth orës 16:45 minuta në Tiranë. Policia bëri të ditur se shtetasi Alfred Biba, 35 vjeç me origjinë nga Puka është qëlluar me armë zjarri në vendin e njohur si Liqeni i Thatë, tek zona e Parkut të Liqenit Artificial në kryeqytet. Biba ishte në lokal në momentin që është qëlluar me armë nga disa persona. Sipas bluve të Tiranës, autorët kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar me një automjet në drejtim të “Komunës së Parisit”. Për të kapur personat që tentuan vrasjen e Bibës janë ngritur postblloqe në hyrje dhe dalje të Tiranës.


speciale • E martë 30 tetor 2012

»

07

Problemet me të lindurit në Greqi, Ministria e Jashtme dorëzon draftin

T

oponimet greke në dokumentet e qëndrimit për personat që kanë lindur gjatë 22 vjetve në Greqi do të ndryshojnë. Burime nga Ministria e Jashtme thanë dje se është bërë gati një relacion me propozimet që do t’i parashtrohen palës greke për këtë qëllim. Çështja e toponimeve në dokumentet e qëndrimit, por dhe në pasaporta ka sjellë amulli mes shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj. Që prej një viti personave, kryesisht atyre në moshë të re, që në certifikatën e lindjes ose dokumente të tjera identifikimi nuk u shkruhet emri i qytetit grek me shkronja latine ashtu siç shqiptohet në greqisht, autoritetet u nxjerrin probleme jo vetëm në lejet e qëndrimit, por dhe për hyrje-daljet nga vendi.

DD u rishikohen pasaportat, vendlindja sipas shqiptimit grek Bëhet fjalë pikërisht për marrëveshjen ku vetë Greqia nuk dorëzoi emrin “Çamëri” në territorin e saj. Vetë Shqipëria e ka firmosu këtë marrëveshje. Propozimi i dytë, i miratuar në përfundim të mbledhjes, në këtë herë në vitin 2001, ishte përdorimi i toponimisë sipas vendit amë përkthyer në shkronja latine për lehtësim e prakticitet. Domethënë emri i qytetit “Thesaloniki” do të shkruhet kështu me shkronja latine në të gjithë botën. Nëse keni lindur në Athinë, vendlindja juaj do të shkruhet me shkronja latine “Athina” kudo që të ndodheni, qoftë edhe sikur të jeni pajisur, fjala vjen, me pasaportë kineze apo arabe

Marrëveshja Po ku bazohet qeveria greke, që ka nxjerrë këto probleme ndaj emigrantëve tanë? Në vitin 1998 në OKB u nënshkrua një marrëveshje, sipas së cilës do të njiheshin të gjitha toponimet, sidomos të atyre vendeve me pretendime territoriale, dhe do të shënoheshin në dokumentet e identifikimit.

Propozimet Por me sa duket të njëjtin problem s’e kanë vetëm shqiptarët. Edhe turqit apo maqedonasit këtu e dy vjet më parë. Për turqit u vendos që krahas qytetit të shkruar

në turqisht të vendosej dhe shqiptimi me germa greke në latinisht. Ndërsa për Maqedoninë, për shkak dhe të problemeve me çështjen e emrit, u vendos që të shkruhej thjeshtë “Republic of Greece”, kryesisht për të lindurit në pjesën e Maqedonisë greke, duke bërë kështu dhe një përjashtim nga pikat e marrëveshjes të vitit 1998 dhe 2001. Duket se dhe në draftin e dorëzuar nga Ministria e Jashtme këto do të jenë dy propozimet që do të bëhen për çështjen e dokumenteve të personave të lindur në shtetin fqinj. Kjo do të kërkonte veç të tjerash dhe një riformulim të pasaportës shqiptare. Nuk është vendosur ende nëse do të ndërhyhet në pasaportat ekzistuese apo do të pajisen me pasaporta të reja shtetasit shqiptarë dhe kush do t’i marrë përsipër shpenzimet e saj. Një pikë tjetër është dhe ndërhyrja në regjistrin themeltar për të gjithë

shtetasit, që do t’u duhet të kryejnë këtë procedurë pranë konsullatave tona në Greqi apo pranë zyrave të gjendjes civile në shtetin amë Shqiptarët e lindur në Çamëri Ndërkohë një problem i pazgjidhur është dhe çështja e minoritetit çam në Shqipëri. Në pasaportat e tyre shkruhet se kanë lindur në Greqi duke e specifikuar si Çamëri. Por në dokumentin e dorëzuar në OKB, në marrëveshjen e Dejtonit, Greqia nuk e njeh si toponim Çamërinë. Specialistët shprehen se një zgjidhje do të ishte dhe huazimi i modelit maqedonas, ku shkruhet vetëm “Republic of Greece”, duke shmangur vendin ekzakt, por duke shmangur në të njëjtën kohë edhe andrallat e qytetarëve shqiptarë nga Çamëria sa herë u duhet të kalojnë kufirin, duke u privuar kështu padrejtësisht nga e drejta e lëvizjes.

Familjet që janë të rregullt me pagesa do të furnizohen me burime alternative CEZ ndërpret energjinë në Sukth, Nikël si dhe Shtiqen e Tërthore Në kuadër të garantimit të një furnizimi cilësor me energji për klientët e rregullt, CEZ Shpërndarje njofton se duke filluar nga java që vjen, do të rinisë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për të gjithë klientët debitorë dhe shkëputjen e linjave të dyfishta në Nikël, Sukth dhe disa zona në Qarkun e Kukësit, të cilat rezultojnë problematike në mosarkëtime dhe lidhje të paligjshme në rrjet. Pas negociatave të kryera midis përfaqësuesve të kompanisë dhe përfaqësuesve të autoriteteve lokale, të cilët morën përsipër të ndihmojnë në ndërgjegjësimin e banorëve debitorë, megjithë punën e ekipeve tona në terren, paralajmërimeve të njëpasnjëshme sipas detyrimeve kontraktuale dhe mundësisë së ofruar nëpërmjet marrëveshjeve për pagesa të pjesshme, nuk është arritur arkëtimi i nevojshëm nga klientët debitorë.Në Sukth dhe Nikël, arkëtimi mbetet nën nivelin 1% të debisë, duke e bërë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje për furnzimin me energji elektrike për këta klientë debitorë. Gjithashtu, edhe ne komunat Shtiqen dhe Terthore në Rrethin e Kukësit, niveli i arkëtimeve është i

ulët, pavarësisht punës së përfaqësuesve të komunave dhe premtimeve të klientëve për kryerjen e pagesave sipas marrëveshjeve. CEZ Shpërndarje thekson se, në rast se nuk kryhen pagesat sipas marrëveshjeve, do të jetë e detyruar të ndërpresë furnizmin me energji elektrike për të gjithë klientët debitorë. Ata klientë, të cilët nuk rezultojnë debitorë apo kanë kryer pagesat sipas marrëveshjeve për pagesa të debisë me këste, do të furnizohen me energji elektrike nëpërmjet burimeve alternative, kostot e të cilave do t’i mbulojë kompania CEZ Shpërndarje. Klientët e interesuar, janë të lutur të paraqiten pranë qendrave më të afërta të Kujdesit ndaj Klientit ose të komunikojnë me përfaqësuesit e arketimeve nëpër zona, në mënyrë që t’u rikthehet furnizimi sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu, CEZ Shpërndarje bën të ditur se ndërhyrjet e paligjshme në rrjet dhe vjedhja e linjave elektrike nga persona të papërgjegjshëm ka dëmtuar rrjetin furnizues në Manati (Lezhë), dhe kanë detyruar kompaninë që për arsye sigurie të stakojë fiderin Zejmen, deri në momentin e shkëputjes të të gjitha lidhjeve të paligjshme në rrjet

dhe zëvendësimin e kabllove të vjedhur. Përgjatë fundjavës, lidhjet e paligjshme gjithashtu kanë shkaktuar defekte dhe probleme me furnizimin normal me energji për banorët e Postrribës (Shkodër). Kompania ka njoftuar policinë e shtetit në lidhje me përpjekje nga ana e klientëve debitorë të cilëve u është ndërprerë furnizimi me energji, për t’u rilidhur në rrjet në mënyrë të paligjshme. Kompania thekson se këto lloj lidhjesh, përveçse shkaktojnë defekte në rrjetin e shpërndarjes duke sjellur si pasojë mungesë të energjisë për zonat e përkatëse, rrezikojnë gjithashtu jetën e punonjësve të kompanisë por dhe të vetë kundravajtësve. CEZ Shpërndarje u bën thirrje të gjithë klientëve debitorë që të mos e pengojnë procesin e punës së ekipeve në terren, por të kontaktojnë ekipet e arkëtimeve ose të vizitojnë qendrat e Kujdesit ndaj Klientit për të kryer pagesën e debisë së tyre. Për t’iu shërbyer më mirë klientëve të vet, CEZ Shpërndarje ofron edhe mundësinë e pagesës me këste të debisë dhe thekson angazhimin e saj për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe për të furnizuar normalisht me energji klientët e rregullt të kompanisë


08

« aktualitet

E martë 30 tetor 2012 •

Elbasan, Miratohen në Këshill Bashkiak taksat e përkohshme

Ndryshojnë taksat vendore për lojërat e fatit Zerohen detyrimet për veteranët, sa do të paguajnë biznese të veçanta Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar taksa vendore të përkohshme për lojëra fati dhe kazino. Kështu është vendosur taksë e përkohshme për lojëra fati, kazino elektronike brenda qendrës së qytetit për çdo vend biznesi taksë 10.000 lekë për m2 në vit. Ndërkohë jashtë qendrës së qytetit taksë zero. Po kështu është vendosur taksë e përkohshme për baste sportive, bingo tradicionale, televizive, lotari kombëtare që operojnë brenda qendrës së qytetit në vlerën 5000 lekë në muaj ndërsa jashtë qendrës së qytetit taksë 0. Gjithashtu është bërë zero edhe tarifa e pastrimit, gjelbërimit dhe

ndriçimit për veteranët e luftës duke iu bashkuar kategorisë së familjeve që marrin ndihmë ekonomike. Kjo shtresë është përcaktuar me numër të vogël dhe me më pak të ardhura. Do të ndryshojnë tarifat e shërbimit për ndërtim ku rritet ajo me mbi 4 kate në 30.000 lekë në vit. Po kështu shtrohet edhe një tarifë e re për adoptime rikonstruksione me vlerën 5000 lekë në vit. Gjithashtu ndryshon tarifa duke iu përshtatur ligjit të urbanistikës duke hequr vendimin e KRRT duke u zëvendësuar me leje shfrytëzimi me tarifë 5000 lekë. Ndryshojnë gjithashtu tarifat vendore në thertore ku për certifikim mishi

bëhet 30.000 lekë në vit ndërsa për therje lope bëhet 300 lekë për krerë, 250 lekë për krerë viç po kështu një rritje të lehtë ka edhe për kategoritë e tjera. Kështu do të ndryshojë taksa për zënien e hapësirave publike, e cila ishte 115 lekë/ m2 në muaj, do të shkojë 200 lekë/m2 në muaj në qendër të qytetit ndërsa në periferi nuk ndryshon. Burime nga Këshilli Bashkiak sqarojnë se lihen të pa ndryshuara tarifat dhe taksat për biznesin e vogël, taksa e fjetjes në hotel, taksa e ndikimit në infrastrukturë, e kalimit të drejtës së pronësisë, taksa e tabelës dhe taksa e vendosjes së tavolinave në hapësirat publike. L. Lleshi

Tentojnë të vjedhin një banesë dhe një lokal

Bien në pranga 3 hajdutë, u aksidentuan gjatë largimit ELBASAN- Një ngjarje e rrallë është regjistruar një ditë më parë në regjistrimin e komisariatit të policisë Elbasan. 4 persona kanë tentuar të realizojnë një vjedhje, por në përballje me sinjalin e alarmit janë larguar me shpejtësi me një automjet dhe në arratisje e sipër janë aksidentuar. Shërbimet e policisë në Elbasan kanë ndaluar Gezim Ibrahimi, 34 vjeç, Bujar Teta, 23 vjeç dhe Alfred Bajrami 31 vjeç me banim Kamëz-Tiranë dhe ka shpallur në kërkim një shtetas tjetër pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin lokalin në pronësi të Xhevahir Hysa 45 vjeç me banim në Belësh. Por gjatë tentativës së vjedhjes janë aktivizuar pajisjet e sigurisë e ata janë larguar në drejtim të paditur me mjetin tip golf me targë AA 026 AH të drejtuar nga Alfred Bajrami. Nga nxitimi, gjatë drejtimit të mjetit në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Balldren, makina del nga rruga e pësojnë aksident. Ata kanë pësuar dëmtime të lehta dhe tashmë janë arrestuar. Vetëm njëri prej tyre ka mundur të largohet nga vendi ku u aksidentua mjeti dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ndaj tyre policia ka ngritur akuzën “Vjedhje e mbetur në tentativë dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. L. Lleshi

Nis hetimi për aksidentin

Martanesh, vdesin në minerë 2 minatorë

Elbasani nis më 25 nëntor festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë

BULQIZE – Vdesin 2 minatorë në minierat e Martaneshit. Ngjarja tragjike ka ndodhur dje kur një grup minatorësh po punonin në zonën e quajtur Zona e Re dhe një masë dheu u ka rënë përsipër. Sipas burimeve nga policia, fillimisht humbi jetën njëri prej minatorëve, ndërsa tjetri ishte në gjendje të rëndë. Mësohet se minatorët e aksidentuar janë Vebi Stafa dhe Ermal Elezi, ndërsa theksohet se minatori i dytë vdiq në spital për shkak të plagëve të rënda.. Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të sqaruar çdo rrethanë të ngjarjes. Gjithësesi vdekjet e minatorëve në minierat e kësaj zone janë kthyer në fenomen, pasi çdo muaj thuajse ka viktima në këtë sektor. Një aksident i ngjashëm ndodhi më 30 gusht në minierën e Martaneshit, ku minatori Murat Kaceli humbi jetën ndërsa Abdullah Hoti u plagos rëndë, pasi u zunë poshtë nga një masiv dheu ndërsa po punonin në galeri.

LEDIA LLESHI

Vrasja e çiftit në Mallakastër

Bashkia bën gati axhendën me aktivitete të larmishme

ELBASAN- Edhe pse Elbasani nuk është përmendur si qyteti që ngriti i pari flamurin duke shpallur pavarësinë lokale më 25 Nëntor 1912, institucionet vendore po bëjnë maksimumin që kjo datë e Elbasanit të mos kalojë pa u vënë re. Bashkia Elbasan tashmë ka përcaktuar axhendën e festimeve që do të nisin më 25 Nëntor, ditën e ngritjes së flamurit në Elbasan për të vazhduar më 28 Nëntor ditën e pavarësisë kombëtare. Zëdhënësja e Bashkisë, Jonida Gucaj Ackova, deklaroi se veç këtij programi Bashkia është përgjegjëse për organizimin e festimeve për dy ditët e shënuara të historisë një shekullore të shtetit shqiptar. Festimet Po kështu Bashkia është duke u organizuar për një ceremoni të veçantë, në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak, për dhënien

programi E FESTIMEVE •Konferencë Shkencore me rastin e 25 Nëntorit, 100-vjetorit të ngritjes së flamurit në Elbasan. •Botim i librit kushtuar atdhetarit dhe patriotit të shquar Aqif Pashë Biçakçiu Elbasani. •Mitingu teatror ndërkombëtar “Skampa 2012” •Ekspozitë në Galerinë e Arteve, me vepra kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë •Koncert festiv •Veprimtari në bibliotekën e qytetit “Qemal Baholli”, për 25 dhe 28 Nëntorin. •Shfaqja e komedisë “Emili” •Fragmente nga drama “Besa” •Ekspozitë me materiale arkivore mbi Elbasanin në periudhën e shtet-formimit. •Ekspozitë fotografike nga qendra “Danida”. •Koncert festiv i Bandës Frymore “Afërdita”. •Ekspozitë me fotografi ajrore të qytetit të Elbasanit •Demonstrim çiklistik në Bulevardin “Qemal Stafa” e titujve të nderit emrave të nderuar elbasanas që bënë historinë 100-vjeçare të Elbasanit dhe Shqipërisë, me kontributin e tyre të jashtëzakonshëm atdhetar e patriotik. Veç aktiviteteve të parashikuara qyteti do të vishet me flamuj dhe janë duke u përgatitur 3 000 logo për 25 Nëntorin, ditën e Pavarësisë së Elbasanit. Veç aktiviteteve

tashmë është duke u zhvendosur monumenti i Aqif Pashës përgjatë murit të Kalasë ku edhe do të bëhen ceremonitë e festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë. Kjo axhendë aktivitetesh u miratua edhe nga Këshilli Bashkiak, në mbledhjen e tij të muajit shtator. Universiteti “Aleksandër Xhuvani” do të zhvillojë një konferencë

ndërkombëtare kushtuar Lef Nosit, një ndër firmëtarëve të Pavarësisë. Më 25 Nëntor pranë monumentit të Aqif Pashës do të ngrihet edhe një pllakatë me emrat e firmëtarëve të deklaratës së Pavarësisë së Elbasanit. Këto ditë u ndryshua edhe emri i bulevardit kryesor duke vendosur emrin e figurës qendrore të Pavarësisë Aqif Pasha.

Autori dhe Enver Myftari konflikt për çështje lekësh MALLAKASTËR- Edhe pas arrestimit të autorit të vrasjes së dyfishtë në Mallakastër, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje. Burime konfidenciale bëjnë të ditur për se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për çështje parash mes autorit të ngjarjes dhe 55-vjeçarit Enver Myftari. Mësohet se viktima edhe autori vidhnin naftë bruto dhe hekur për skrap, ndërkohë që së fundmi 55- vjecari refuzonte t’i jepte paratë që i takonin 19- vjeçarit Xhevit Malkaj. Pikërisht për këtë 19-vjeçari Xhevit Malkaj kishte shkuar i armatosur në dyqanin e çiftit Myftari, duke ekzekutuar Enverin dhe Azbien, të cilët fillimisht i vrau dhe më pas u vuri flakën. Policia arrestoi një ditë më parë edhe Bajram Malkajn, babain e autorit të vrasjes për moskallëzim krimi.


opinion • E martë 30 tetor 2012

»

09

Greva e urisë, media dhe të përndjekurit politikë

K

ëto ditë nëpër faqet e shtypit të përditshëm po bëhen komente të ndryshme mbi grevën e urisë të një grupi të përndjekurish politikë. Natyrisht, mendimet e paraqitura shprehin edhe pikëpamjet e secilit prej komentuesve, por ajo që bie më tepër në sy është synimi i medieve, kryesisht atyre të majta, për ta paraqitur këtë grevë si një shprehje të vullnetit të të gjithë të përndjekurve të Shqipërisë, madje arrijnë deri aty sa edhe drejtuesit apo zëdhënësit e saj t’i quajnë kryetarë shoqatash, pa qenë të tillë, e ku e di unë se çfarë tjetër. Unë nuk dua të hyj në hollësira të tjera të biografisë së tyre të së kaluarës apo së tashmes, pasi kjo është një zgjedhje e vetë grevistëve, por dua të përqendrohem në një aspekt aspak korrekt të realitetit të sotëm. Që të quhesh shoqatë duhet të kesh një statut dhe një program të caktuar, që i paraqitet gjykatës së rrethit, e cila e miraton. Duhet gjithashtu që për çdo ndryshim të ndodhur me vendim të një kuvendi apo ku e di unë se çfarë të legjitimohet përsëri në gjykatën e rrethit. Një status të tillë e ka edhe shoqata ku unë bëj pjesë: Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Ftoj përfaqësuesit e medies të vijnë në zyrat e shoqatës sonë dhe do të gjejnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm: aktet e themelimit të shoqatës në vitin 1995, procesverbalet e gjashtë kuvendeve kombëtare të zhvilluara, miratimet e tyre në gjykatën e Tiranës, listat e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë Kombëtare, regjistrat e anëtarëve të hedhura në kompjuter, librezat e anëtarësisë etj. Një gjë e tillë ka bërë që shoqata e jonë të pranohet në gjirin e Shoqatës Ndërkombëtare të të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit me qendër në Berlin, me kryetar kroatin Jure Knezoviç dhe sekretar gjermanin Guenter Rudolf, shoqatë që për çdo vit zhvillon kuvendet e saj, njeri prej të cilëve në vendin tonë në vitin 2009. A e kanë një status të tillë organizatorët e grevës së zhvilluar? Unë deklaroj se jo. Atëherë, pse etiketohen si kryetarë shoqate të përndjekurish? Kjo është një fyerje që u bëhet të përndjekurve politikë. Të drejtën e grevës e ka çdo individ, por të mos flitet si përfaqësues të një shtrese të caktuar, pasi ata nuk e përfaqësojnë atë. Për më tepër edhe mediet që i paraqesin si të tillë nuk tregojnë etikën gazetareske që duhet të ketë. Unë mendoj se mediet duhet të zgjedhin persona me integritet dhe të besueshëm për të paraqitur në programet e tyre objektivat që kanë. Dalja në ekran e atyre që nuk e kanë këtë integritet dhe paraqitja e tyre si të zgjedhur nga ndonjë forum, kur nuk janë të tillë, e bën këtë media të pabesueshme. Spekulimi me të vërtetën është një turp. Për fat të keq, një gjë e tillë ndodhi në grevën e porsapërfunduar. Tani le të kthehemi te greva. Fillimi i saj në një çast fare të papërshtatshëm për vendin, kur pritej vendimi i Komisionit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE Shqipërisë, me dashje ose jo, tregon se qëllimi i saj ishte pengimi me çdo mjet i arritjes së këtij qëllimi të madh. Këtij synimi të mbrapshtë i shtohet më tepër edhe vërshimi i paparë i liderëve kryesorë të së majtës dhe i disa forcave të djathta të sapoformuara drejt ngritjes në qiell të karakterit të kësaj greve. Kjo gjë bëri që ky himnizim të mbërrinte deri në SHBA, ku disa personalitete, natyrisht të keqinformuara, të bashkoheshin me korin e majtë. Një gjë e tillë vërtetohet edhe me faktin se pse pas vendimit të Komisionit Europian këta liderë e braktisën grevën dhe zëdhënësve të grevës u duhesh të bënin disa

Nga Reshat Kripa herë thirrje për mbështetje nga shoqëri civile, madje edhe nga Partia Socialiste. Kush e mbështeti praktikisht këtë grevë? Ishin pikërisht leva të partive të majta, si disa përfaqësues të sindikatave apo të shoqërive civile të tyre. Si në ambientet e grevës, ashtu dhe në ato “manifestimet” e trumbetuara nuk numëroheshin më shumë se 20-30 persona, ku midis tyre të përndjekurit politikë pothuajse nuk shquheshin fare. Pse nuk e mbështetën të përndjekurit grevën? Sepse në të nuk gjetën veten e tyre. Ky ishte realiteti i kësaj greve. Të analizojmë tani kërkesën kryesore të grevistëve: zbatimin e ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë të regjimit komunist”, i ndryshuar. Dua t’i pyes hartuesit e kësaj kërkese: në cilën pikë është shkelur ky ligj? “Në zbatimin e afatit kohor”, - do të përgjigjen ata, por unë në asnjë nga nenet e këtij ligji nuk shoh një afat kohor të përcaktuar për zbatimin e tij. Unë di se në ligj është përcaktuar vetëm se ai do të paguhet me tetë këste, pa përcaktuar kohën e zbatimit të çdo kësti. Logjika e do të pranojmë se afati i fundit i shpërndarjes së dëmshpërblimit është viti 2017. Atëherë, përderisa ky afat nuk ka përfunduar, pse duhej të zhvillohej kjo grevë, madje të arrihej edhe deri në masa ekstreme? Më vjen me të vërtetë keq për disa ish-të burgosur politikë të vërtetë, të cilët i njoh mirë, të futur në atë grevë të gabuar dhe në një çast të gabuar. Në fund të fundit, në rast se nuk ishin dakord me këtë formulim të ligjit, pse nuk protestuan në vitin 2007, kur ai u miratua? Tani le të flasim edhe për menaxhimin që i bëri qeveria kësaj greve. Mendoj se ai nuk ishte i drejtë. Ajo ra në grackën e përgatitur nga organizatorët e grevës dhe zëdhënësit e saj dhe u kthye në një shkëmbim batutash jokorrekte midis tyre. Ditët e fundit Kryeministri deklaroi se ligji do të zbatohej një për një, se dëmshpërblimi do të përfundonte pikërisht në vitin 2017, se në ligj do të bëheshin edhe përmirësime dhe shtesa të tjera. Kjo është një gjë e mirë, të cilën shoqata e jonë e ka kërkuar prej kohësh. A nuk do të kishte qenë më mirë që këto deklarata t’u ishin bërë të ditura grevistëve qysh në ditët e para të saj? A nuk do të kishte qenë më mirë që një përfaqësues, për shembull, i Ministrisë së Financave, t’u kishte bërë të ditur atyre të dhënat mbi përfitimet në privatizime e të tjera, që më vonë u publikuan nëpërmjet organeve të medies? Unë do t’i sugjeroja qeverisë demokratike se mundësia për të dëmshpërblyer të burgosurit politikë që janë gjallë, nuk është e pamundur të zgjidhet. Më lejoni të riparaqes të dhënat e mëposhtme: Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të burgosur politikë të mbetur gjallë janë 2400 persona. Atëherë le të bëjmë llogaritë: në rast se për një të dënuar marrim mesatarisht 10 vjet burg, duke zbritur 2 vjet që janë paguar,

atëherë mbeten: Persona 2400 X 8 vjet X 365 ditë X 2000 lekë në dita = 14.016.000.000 lekë ose 140.160.000 $, ose 100.114.286 Euro Ndarë në 2 këste; 7.008.000.000 lekë, ose 70.080.000 $, ose 50.057.143 euro Shumë baras me gati 6% të shumës së privatizimit të “Albpetrolit” prej 850.000.000 eurosh. Për sa më sipër, mendoj se qeveria, për të përballuar shumën e madhe që duhet për dëmshpërblimin, të caktojë një përqindje prej 25-30% të shumës së përfituar nga privatizimet për këtë çështje. Të gjithë të përndjekurit e vërtetë politikë e sidomos ata që nuk rrjedhin nga shtresa komuniste, e kanë shumë të qartë se kush ka bërë më tepër për ta. Ndaj ata mbështesin bllokun e djathtë me në krye Partinë Demokratike, pasi kanë besim se vetëm ky bllok mund t’i integrojë plotësisht në shoqërinë kapitaliste që po ndërtojmë. Këtë e them pasi e provuam për 8 vjet edhe qeverisjen e majtë me në krye Partinë Socialiste dhe e dimë se ajo na dha vetëm vrasje, pushime nga puna, diskriminime dhe fyerje të dinjitetit tonë. Dimë gjithashtu edhe qëndrimin e saj në këta shtatë vjet të sundimit të shumicës së djathtë, ku për çdo ligj në favorin tonë ka dalë kundër, ndaj tani nuk i besojmë më demagogjisë së saj të ulët. Personalisht mendoj se çështja e dëmshpërblimit duhet të jetë çështja e fundit që duhet realizuar, dhe ky nuk është vetëm mendimi im. Ai është mendimi i të gjithë të përndjekurve politikë të vërtetë. Kur u ngritëm kundër komunizmit, nuk u ngritëm duke menduar se një ditë do të dëmshpërbleheshim për këtë sakrificë. Ne u ngritëm për parimet tona, për idealin tonë dhe ideali ynë nuk ishte dëmshpërblimi, por liria dhe demokracia. Në kundërshtim me ne, ish-komunistët që u burgosën nuk u ngritën kundër komunizmit, por kundër rivalëve të tyre për pushtet, të cilët, po të kishin fituar, do të ishte i njëjtë me atë të diktatorit Enver Hoxha. Ndaj për ta çështja kryesore është dëmshpërblimi financiar dhe jo përmbysja e mentalitetit komunist. Ne jemi kundër çdo shfaqjeje të mentalitetit komunist në jetën e përditshme, gjë që e hasim në çdo hap që bëjmë. Ne kemi kërkuar, kërkojmë dhe do të kërkojmë vazhdimisht zhdukjen e këtyre pasojave të rrezikshme për vendin, gjë që ka tërhequr edhe vëmendjen e autoriteteve të larta të vendeve më të zhvilluara të botës. Kërkojmë zbatimin sa më parë të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë të vitit 2006. Kërkojmë dënimin ligjor të diktatorit Enver Hoxha. Kërkojmë ligjin e lustracionit për të gjithë bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe organeve të tjera të diktaturës. Kërkojmë rishikimin e historisë së vendit tonë dhe përpilimin e teksteve të reja shkollore, të mbushura deri më sot me propagandën komuniste. Kërkojmë ngritjen e muzeve nëpër qendrat kryesore të përndjekjes, si në Tepelenë, në Burrel dhe në Spaç. Kërkojmë ndërtimin sa më parë të memorialit të viktimave të komunizmit në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit. Së fundi, kërkojmë ngritjen dhe financimin e një komisioni shtetëror për gjetjen dhe rivarrosjen e martirëve të rënë në luftën kundër komunizmit. Ky është qëllimi ynë kryesor dhe për këtë do të luftojmë, por ndërkohë shpresojmë se do të gjejë zgjidhje vetëm në një qeveri të djathtë demokratike. *Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Tiranës


10

« opinion

E martë 30 tetor 2012 •

Lirimi i banesave të pronarëve dhe disa rrugë për zgjidhjen e problemit Nga Besnik MAHO*

Ç

ështja e zgjidhjes të problemit midis interesave të subjekteve të shpronësuara dhe atyre qiramarrëse përbën një çështje për të cilën ka pasur një vëmendje institucionale dhe ligjore, nga njëra anë, gjatë këtyre 20 vjetve demokraci, por njëkohësisht ka pasur mjaft debat kushtetues në lidhje me rrugën ligjore të zgjidhjes të kësaj problematike. Kjo çështje ka qenë fillimisht objekt rregullimi i ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” si dhe të ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”. Në lidhje me këto dy akte normative, por dhe akte të tjera që u miratuan më pas, ka pasur mjaft konfliktualitet mes dy grupeve shoqërore, çka ka sjellë që dispozitat e çdo akti normativ të miratuara për të zgjidhur këtë problematikë të jenë pjesë e veprimtarisë të Gjykatës Kushtetuese. Praktika e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë problem është e larmishme, pasi qëndrimi që ajo ka mbajtur në vite nuk është i njëjtë. Vendimi i parë i Gjykatës Kushtetuese daton në vitin 1993, kur ajo do të shqyrtonte ankimin e një grupi qiramarrësish, që nuk ishin dakord me mbajtjen e këtij statusi në raport me banesat që do t’u ktheheshin subjekteve të shpronësuara. Arsyeja e një qëndrimi të tillë buronte nga fakti se këta qiramarrës nuk trajtoheshin në mënyrë të barabartë me qiramarrësit e tjerë, që në bazë të ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” kishin të drejtë të privatizonin banesat shtetërore ku banonin me qira. Ndërkohë që qiramarrësit që banonin në banesat e ish-pronarëve privoheshin nga mundësia për t’i privatizuar ato. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në lidhje me këtë ankesë të subjekteve qiramarrës në vendimin e saj nr. 11, dt. 27.08.1993, arsyeton “kërkuesit prej vitesh janë qiramarrës në banesat që në mënyrë arbitrare u kanë qenë shtetëzuar, shpronësuar, konfiskuar etj. pronarëve të tyre të ligjshëm dhe që tani u janë kthyer atyre me ligjin nr. 7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”. Zgjidhja e ndryshme e problemeve të strehimit që kanë këto dy kategori qiramarrësish (ata të banesave shtetërore dhe ata të banesave private) nuk vjen për shkak të ndonjë diskriminimi që bëhet ndërmjet tyre, por për shkak të pozitave të ndryshme që kanë ata në fakt, të parët si qiramarrës të banesave të ndërtuara nga shteti, të dytët si qiramarrës të banesave që u kthehen ish-pronarëve. Në bazë të nenit 25, barazia në ligj dhe para ligjit nuk do të thotë që të ketë zgjidhje të njëllojta për individë ose kategori personash që janë në kushte objektivisht të ndryshme. Barazia në ligj dhe para ligjit presupozon barazinë e individëve që janë në kushte të barabarta. Marrëdhëniet ndërmjet kërkuesve si qiramarrës dhe pronarëve që u kthehen si qiradhënës edhe në të ardhmen do të rregullohen në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, sikurse për çdo qiramarrës tjetër. Sipas nenit 19 të ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, për banesat pronë private dhe banesat shtetërore ish-pronë private nuk lejohet liberalizimi i qirasë para muajit dhjetor 1995 .Sipas nenit 25 të po këtij ligji, shteti në të ardhmen do të marrë pjesë në zgjidhjen e problemit të strehimit të banorëve të qyteteve nëpërmjet institucioneve të specializuara për këtë qëllim dhe se banesa me qira do të përfitojnë edhe qiramarrësit e banesave private që lirojnë banesën si rezultat i kthimit të saj pronarit....” Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e subjekteve qiramarrës që banojnë në banesat e kthyera ish-pronarëve mbi bazën e ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”. Qëndrimi që ajo mban në këtë vendim është më se i drejtë, pasi dispozitat e ligjit nr. 7698 datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” si dhe dispozitat e ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, nuk cenojnë interesat e këtyre subjekteve në raport me interesat e subjekteve të shpronësuar si dhe të subjekteve të tjerë qiramarrës në banesat shtetërore. Zgjidhjet që ofrojnë dy ligjet për dy grupet e qiramarrësve konsiderohen të drejta. Për qiramarrësit që banojnë në banesat shtetërore njihet mundësia për t’i privatizuar ato, ndërsa për qiramarrësit që banojnë në banesat pronë private ruhet ky status edhe në të ardhmen, duke vazhduar të kenë të drejtën e posedimit dhe gëzimit të banesave të subjekteve të shpronësuar (edhe pse këta të fundit mund ta kishin rinjohur të drejtën e tyre të pronësisë me vendime të KKK së pronave pranë bashkive) si dhe të ishin të privilegjuar në pagimin e qirave me të njëjtat tarifa deri në fund të vitit 1995. Detyrimi i këtyre subjekteve të qëndronim me qira në banesat e kthyera ish-pronarëve ishte një detyrim i garantuar, pasi shteti merrte përsipër detyrimin për të gjetur mundësi alternative banimi për këtë grup shoqëror. Gjatë vitit 1997 dhe 2001 në Gjykatën Kushtetuese u paraqitën dy kërkesa të tjera nga ana e shoqatës së qiramarrësve të banesave ish-pronë private, të cilat kishin për objekt shfuqizimin si antikushtetues të ligjit nr. 8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”, shfuqizimin si antikushtetues të nenit 4 të ligjit nr. 8647, datë 24.07.2000 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha” dhe nenit 10 të ligjit nr. 8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”. Në vendimin nr. 5, dt. 27.02.1997, Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën drejtuar asaj, duke arsyetuar “Me ligjin nr. 8030, datë 15.11.1995 është vendosur detyrimi i shtetit t’i japë falas çdo familjeje të pastrehë, ku hyjnë edhe qytetarët që banojnë në banesa ish-pronë private që u janë kthyer ose po u kthehen ish-pronarëve

të tyre në bazë të ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, një shpërblim për realizimin e strehimit të tyre. Ligji parashikon gjithashtu edhe detyrimin e shtetit që t’u japë kredi familjeve të pastreha për të plotësuar shumën që u duhet atyre për blerjen e apartamenteve të reja ose të përdorura, ose për ndërtimin e tyre. Gjykata arrin në përfundim se nuk është zgjidhur drejt raporti i masës së qirasë që do të përballohet nga qiramarrësit dhe nga shteti. Sipas nenit 10 të ligjit, “qiraja vjetore në banesat ishpronë private për qytetarët e pastrehë do të jetë në vlerë sa 5% e kostos aktuale të ndërtimit...”, ndërsa sipas nenit 11 “deri në zgjidhjen e strehimit të qytetarëve të pastrehë që banojnë në banesa ish-pronë private, shteti do të paguajë diferencën e qirasë të llogaritur mbi bazën e banesave shtetërore mbi sipërfaqen që ata kanë, por jo më shumë se normat aktuale në fuqi”. Nga sa u tha më sipër, Gjykata çmon se neni 11 i ligjit duhet shfuqizuar dhe të rregullohet me një dispozitë tjetër detyrimi i qiramarrësve të banesave ish-pronë private për pagimin e qirasë deri në zgjidhjen e strehimit të tyre brenda fuqisë së tyre ekonomike, ndërsa diferenca e masës së qirasë të përballohet nga shteti...” Gjykata Kushtetuese mban të njëjtin qëndrim edhe në ankesën e dytë që i paraqitet. Në vendimin nr. 43, datë 18.05.2001, ajo arsyeton se për këtë problem është shprehur më parë me vendimin nr.5, datë 27.02.1997, vendim në të cilin është shfuqizuar neni 11 i ligjit nr.8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”, duke rekomanduar që kjo dispozitë të rregullohet me një dispozitë tjetër. Në të dyja vendimet Gjykata Kushtetuese përpiqet të ruajë një balancë midis interesave të qiramarrësve të banesave ish pronë private dhe subjekteve të shpronësuara nga ana tjetër. Ajo çka del në pah në këto vendime është mbrojtja e interesave të subjekteve qiramarrës duke u detyruar të paguajnë qira mujore në përputhje me të ardhurat e tyre ekonomike deri në zgjidhjen e strehimit përfundimtar. Ndërsa diferenca e masës së qirasë do të përballohet nga shteti. Por, edhe pse Gjykata Kushtetuese është shprehur që në vitin 1997 për shfuqizimin e nenit 11 të ligjit nr. 8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”, ligjvënësi nuk e kishte plotësuar vakumin ligjor deri në vitin 2001, vit kur ajo merr në shqyrtim të njëjtën kërkesë për të njëjtin problem. Si përfundim, konkluzionet që dalin nga vendimi nr. 43, datë 18.05.2001 i Gjykatës Kushtetuese janë të njëjta me ato që ka mbajtur kjo gjykatë në vendimin nr.5, datë 27.02.1997, nga ku del detyrimi i ligjvënësit për të saktësuar mënyrën e caktimit të qirasë mujore, shumën që duhet të paguajnë subjektet qiramarrës, si dhe diferencën që duhet të përballohet nga shteti. Marrëdhënia e qirasë midis subjekteve qiramarrës nga njëra anë dhe subjekteve të shpronësuara, nga ana tjetër, do të vazhdojë të ekzistojë deri në zgjidhjen e strehimit për qytetarët e pastrehë (qiramarrësit e banesave të subjekteve të shpronësura), por pa dëmtuar interesat e subjekteve të shpronësuar. Deri në vitin 2001 objekt i ankesave të paraqitura në Gjykatën Kushtetuese ishte statusi i subjekteve qiramarrës në banesat ish-pronë private, që pretendonin se ishin në raport jo të barabartë me atë të qiramarrësve të tjerë. Në vendimin nr. 5, dt. 27.02.1997 dhe atë nr. 43, dt. 18.05.2001 Gjykata Kushtetuese nuk konstaton antikushtetutshmëri të ligjit nr. 8030, dt. 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”, i ndryshuar me ligjin nr. 8647, datë 24.07.2000 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”. Por Gjykata Kushtetuese shprehet për shfuqizimin e nenit 10 të ligjit nr. 8030, dt. 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”, si një dispozitë e paqartë dhe e paplotë në lidhje me masën e kompensimit real që shteti duhet t`u mbulojë subjekteve qiramarrës që kanë këtë status në banesat e subjekteve të shpronësuar, duke i lënë detyrë Kuvendit të Shqipërisë të plotësojë këtë vakum ligjor. Qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese do të ndryshonte rrënjësisht në vitin 2004, kur Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri nr. 9235 dt. 1.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Për këtë çështje, ligji në nenin 9 të tij shprehej: “Banesat, pronë e subjekteve të shpronësuara, lirohen nga qiramarrësi brenda një afati 3-vjeçar. Qiramarrësit vazhdojnë të paguajnë qira të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave deri në dy vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”. Me miratimin e ligjit të ri vendoset një afat prekluziv, pas skadimit të të cilit nuk do të ekzistonte marrëdhënia e qirasë midis subjekteve të shpronësuara që u ishin kthyer banesat e tyre dhe qiramarrësve. Shoqata e qiramarrësve në shtëpitë ish pronë private iu drejtua sërish Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që kishte për objekt: shfuqizimin si antikushtetues të nenit 9 të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, pasi shqyrtoi kërkesën me vendimin e saj nr. 26, dt. 02.11.2005, vendosi të pranojë kërkesën me arsyetimin e mëposhtëm: “Nga viti 1993 e deri më tani, për rregullimin e këtij problemi sa ekonomik e juridik po aq dhe social kanë dalë një sërë dispozitash e veçanërisht me rëndësi për çështjen është ligji nr. 8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”, me ndryshimet e bëra me ligjin nr. 8647, datë 24.07.2000. Ky rregullim ligjor ka vazhduar deri në gusht 2004 kohë në të cilën ka hyrë në fuqi ligji nr. 9235, datë 01.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, neni 9 i të cilit kontestohet nga kërkuesit. Në këtë dispozitë parashikohet: “ Banesat, pronë e subjekteve të shpronësuara, lirohen nga qiramarrësi brenda një afati 3-vjeçar. Qiramarrësit vazhdojnë të paguajnë qira të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave deri në dy vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Këshilli i Ministrave ngarkohet të sigurojë strehimin e qiramarrësve, që kanë

statusin e të pastrehëve, nëpërmjet banesave me qira të ulët, kredive me interes të ulët ose banesave me qira të kompensuar nga shteti. Ligji i ri nr. 9235, datë 29.07.2004 në pikën 1 të nenit 9, bën ndryshime esenciale tek të drejtat e qiramarrësve. Kështu,ndërsa me dispozitat e mëparshme shteti merrte përsipër të zgjidhte strehimin duke i bërë kërkuesit pronarë mbi të njëjtat kritere që përfitoi pjesa tjetër e popullit, dispozita e kontestuar nuk parashikon shprehimisht këto detyrime të shtetit. Dispozita parashikon sigurimin e strehimit të tyre nëpërmjet banesave me qira të ulët, kredive me interesa të ulëta ose banesave me qira të kompensuara nga shteti. Veç kësaj në dallim nga dispozita e mëparshme që “ngrinte” qiranë e banesave deri në zgjidhjen përfundimtare të strehimit të qiramarrësve (neni 10 i ligjit nr. 8030, datë 15.11.1995), dispozita që kontestohet parashikon shprehimisht pagimin e kësaj qiraje “të ngrirë” deri në dy vjet nga hyrja e ligjit në fuqi, duke nënkuptuar që pas këtij afati qiraja liberalizohet. Në ligjin e ri parashikohen edhe masa të tjera të cilat keqësojnë në një shkallë të ndjeshme pozitën e qiramarrësve. Kështu, ndërsa në ligjin e mëparshëm (të shfuqizuar) si afat kohor për lirimin e banesave merrej shprehimisht koha kur do të zgjidhej përfundimisht strehimi i qiramarrësve, në dispozitën e kontestuar, në mënyrë arbitrare e pa asnjë garanci të shprehur, parashikohet që qiramarrësit të lirojnë banesat brenda një afati 3-vjeçar. Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se dispozita e re (pika 1 e nenit 9 të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”), nuk është rezultat i një interesi publik apo i kërkesave të shtetit social. Përderisa në rastin konkret, pa as një shkak të përligjur është prekur parimi i sigurisë juridike kjo dispozitë është antikushtetuese e duhet të shfuqizohet....” Dy vjet më vonë ligji nr. 9235 dt. 1.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, pëson ndryshime rrënjësore si në aspektin organizativ të institucioneve të ngarkuara për zbatimin e tij, ashtu edhe për sa i përket dispozitave të tjera me karakter material dhe procedural që atij iu shtuan. Në aspektin organizativ në vend të Komitetit Shtetëror si organ kolegjial krijohet AKKP-ja (Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave) e cila do të merrte trajtën e një organi monokratik e drejtuar nga një Drejtor i Përgjithshëm. Lidhur me nenin 9 të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, ligjvënësi plotëson boshllëkun ligjor, duke dashur të zgjidhë njëherë edhe mirë si problemin e subjekteve të shpronësuara nga njëra anë ashtu edhe atë të qiramarrësve në banesat e subjekteve të shpronësuar. Në nenin 9, i cili u miratua me ndryshimet që iu bënë ligjit nr. 9235 dt. 1.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” në muajin korrik 2006 në pikën 1/a, b sanksionohej se” banesat pronë e subjekteve të shpronësuara që u janë dhënë me qira qiramarrësve nga shteti para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7652, dt. 23.12.1992 ‘Për privatizimin e banesave shtetërore dhe që shfrytëzohen për nevoja strehimi, kalojnë në posedim të objekteve të shpronësuar, kur vërtetohet një nga rastet e mëposhtme: Qiramarrësit kanë plotësuar nevojat e tyre për strehim në çfarëdo mënyrë tjetër të ligjshme, Subjekte shpronësuara u ofrojnë qiramarrësve strehim në sipërfaqe jo më të vogël dhe me kushte të përafërta me strehimin që kanë në përdorim brenda së njëjës njësi të qeverisjes vendore derisa qiramarrësit të plotësojnë nevojat e tyre në një nga mënyrat e tjera të përcaktuar në këtë nen. Kjo dispozitë ligjore, u bë sërish objekt i animimit në Gjykatën Kushtetuese nga ana e shoqatës së qiramarrësve. Me vendimin e saj nr. 11, dt. 4.04.2007, Gjykata Kushtetuese do të shfuqizojë sërish si të papajtueshëm me Kushtetutën nenin 9 të ligjit nr. 9583, datë 17.07.2006 “Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, pothuajse me të njëjtin arsyetim dhe qëndrim që ajo kishte mbajtur në vendimin e saj nr. 26, dt. 02.11.2005 kur kishte shfuqizuar më parë pikën 1 të nenit 9 të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” Kjo do të ishte situata për sa i përket kuadrit ligjor deri në muajin mars të këtij viti, kohë kur Këshilli i Ministrave do të miratonte vendimin e vetë me karakter normativ nr. 3, dt. 1.03.2012 “për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat subjekteve të shpronësuar”. Në këtë vendim mes të tjerash në nenin 1 sanksionohet se “kjo VKM ka për objekt lirimin dhe dorëzimin e banesës nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, emrat e të cilëve janë dërguar nga Enti Kombëtar i Banesave në Bankën Kombëtare Tregtare, në vijim referuar BKT-së, për kreditim në kushtet deri 30 vjet afat me zero për qind interes vjetor, sipas programit social të trajtimit me kredi të lehtësuar nga shteti, në zbatim të udhëzimit nr. 6257, datë 2.9.2008 “Mbi përcaktimin e masës së subvencionit për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”, të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, të ndryshuar, apo që duhet të aplikonin për këtë projekt strehimi, brenda datës 1 nëntor 2012”. Neni 2. “Ngarkohet Enti Kombëtar i Banesave të dorëzojë në BKT deri më 5 shtator 2012 listën e qytetarëve të pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, që kanë aplikuar apo nuk kanë aplikuar ende në Entin Kombëtar të Banesave, me gjithë njoftimin publik të bërë më 4.11.2009. Lista publikohet e plotë edhe në faqen zyrtare të Entit Kombëtar të Banesave brenda datës 5 shtator 2012”. Neni 3. “Kur lirimi dhe dorëzimi i banesës sipas nenit 1, të këtij akti normativ, nuk ndodh brenda datës 1 nëntor 2012, pronari i pronës ose


opinion • E martë 30 tetor 2012 një përfaqësues ligjor i ngarkuar prej tij, me autorizim të posaçëm,i dërgon Entit Kombëtar të Banesave njoftimin respektiv. Enti Kombëtar i Banesave, brenda 2 (dy) ditëve pune nga marrja e njoftimit me shkrim, konfirmon, me shkrim, se qytetari/ët i/e pastrehë është/janë në listën e botuar për trajtim me kredi me 0 (zero) % interes në vit, për një afat kohor deri në 30 vjet. Ky konfirmim, në kuptim të këtij akti normativ, përbën titull ekzekutiv sipas nenit 510, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Civile dhe Enti Kombëtar i Banesave brenda 1 (një) dite pune, regjistron kërkesën për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në gjykatën ku ndodhet pasuria e paluajtshme, në favor të kreditorit”. Neni 4. “Për çdo qytetar të pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, që nuk liron banesat, ndonëse janë në listat e dërguara nga Enti Kombëtar i Banesave në bankën e BKT-së për kreditim, në kushtet deri 30 vjet me 0 (zero) % interes vjetor, pas ekzekutimit të titullit ekzekutiv,sipas nenit 4, veprohet si më poshtë vijon: - Trajtohen me strehim në banesa sociale nga këshillat bashkiakë, duke pasur përparësi në programet e banesave sociale për qira. Këshillat bashkiakë të bashkive përkatëse, brenda datës 15 nëntor 2012, ftohen të planifikojnë numrin e banesave, kur objektet janë me fonde të tyre. Për financime me fondet e pushtetit qendror, këshillat bashkiakë duhet të shpërndajnë të paktën 1/2, e kuotës për këtë kontingjent. - Për persona të moshuar, të paaftë të kujdesen dhe pa persona të tjerë në ngarkim, kur nuk dëshirojnë me deklarim me shkrim, sistemim me qira apo, sipas verifikimit të kryer, janë të paaftë të kujdesen për vete, bëhet sistemimi me strehimin e tyre në qendrat e përkujdesjes për moshat e treta. Këto janë disa nga dispozitat kyçe të VKM të miratuara në muajin mars të këtij viti e cila ka si qëllim rregullimin përfundimtarë interesave sociale, ekonomike dhe juridike të dy grupeve shoqërore që ende vazhdojnë të jenë pjesë e një konflikti institucional, ku arbitër dhe rregullues i problematikës që mbart secili grup shoqëror kanë qenë institucionet shtetërore kompetente. Na u desh të bënim një hyrje të gjatë për të shpjeguar kuadrin normativ që është miratuar ndër vite dhe që ka synuar dhe synon të zgjidhë përfundimisht problematikën që ekziston midis këtyre dy grupeve shoqërore. Për sa i përket VKM nr. 3, dt. 1.03.2012 “Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat subjekteve të shpronësuar” m’u desh të shfaq disa qëndrime të karakterit social e juridik në lidhje me problematikën që synon të zgjidhë ky akt normativ. Së pari, është për tu versuar iniciativa që solli miratimin e aktit të mësipërm normativ, pasi nga viti 2007 dhe deri në fillim të muajit mars të këtij viti kishte një vakum në ligjin nr. 9235 dt. 01.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar, pasi neni 9 u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë drejtim akti normativ i sipërcituar synon t`i japi fund një problemi që ekziston prej 40 vjetësh diktature dhe 20 vjet demokraci, ku më të humburit pa diskutim kanë qenë interesat e subjekteve të shpronësuar. Në lidhje me formën me të cilin doli ky akt normativ ka pasur qëndrime nga juristë dhe konstitucionalistë të ndryshëm, se rregullimi i një problematike të tillë duhej bërë me ligj dhe jo me VKM dhe se tërësia e dispozitave, që janë sot pjesë përbërëse e vendimit të KM, duhej të zinin vendin e tyre në nenin 9 të ligjit nr. 9235 dt. 1.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, dispozitë e cila është ende blankete. Në lidhje me këtë qëndrim më duhet të theksoj se më shumë se forma ka rëndësi përmbajtja apo thelbi i problemit të agravuar që synon të zgjidhë ky akt normativ. Ndërsa për sa i takon plotësimit të nenit 9 të ligjit nr.9235 dt. 01.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar më duhet të theksoj se tërësia e përmbajtjes të kësaj dispozite në tërësinë e saj ka qenë një dispozitë e huaj për sa i përket thelbit dhe qëllimit që synon të rregullojë ky ligj. Ligji nr.9235 dt. 1.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar, synon të rregullojë rrugën institucionale në lidhje me dokumentacionin tekniko-ligjor që duhet të paraqesin subjektet e shpronësuara për t’ju njohur e drejta e pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme dhe për t’iu kthyer kjo pasuri në rast se është e lirë dhe jashtë çdo interesi publik apo për t’u kompensuar në të kundërt. Neni 9 i këtij ligji i miratuar në dy vjet të ndryshme në vitin 2004 dhe 2006 synon në thelb të rregullojë jo interesat e subjekteve të shpronësuar, por të subjekteve qiramarrës, kështu që në këtë mënyrë në të njëjtin ligj rreshtoheshin dispozita ligjore që i përkisnin dy grupeve të ndryshme shoqërore, çka e ka bërë këtë dispozitë të huaj për ligjin e sipërcituar qysh në origjinë. Dalja me një akt normativ më vetë dhe për më tepër që synon të zgjidhë në aspektin social, ekonomik dhe juridik interesat e subjekteve qiramarrës në banesat e subjekteve të shpronësuar përbën rrugën më të mirë që është ndjekur qoftë si procedurë qoftë si përmbajtje. Në këtë drejtim mund të themi se jo vetëm titulli i aktit normativ por edhe vetë përmbajtja e tij synon të rregullojë problematikën që shoqëron këtë grup shoqëror në këto 20 vite demokraci. Së dyti, Gjykata Kushtetuese në vendimin e vitit 2005 dhe 2007 ku shfuqizon nenin 9 të ligjit nr. 9235 dt. 01.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar ve theksin në moscenimin e sigurisë juridike dhe që ka të bëjë me respektimin e parimeve kushtetues që kanë të bëjnë me shtetin ligjor. Në lidhje me këtë qëndrim jam plotësisht dakord, veçse më duhet të theksoj se ky parim që lidhet me sigurinë juridike duhet të vlejë dhe të zbatohet njësoj për të dy grupet shoqërore në bazë të nenit 18 të Kushtetutës. E drejta e pronës për sa i përket sigurisë juridike që duhet të ofrojë kuadri kushtetues dhe ligjor i një shteti nuk qëndron më pak hierarkisht se sa e drejta për strehim, përkundrazi. Realisht në qoftë se ka interesa të cilat kanë qenë më të nëpërkëmbura si në aspektin social, ekonomik dhe juridik, këto janë interesat e subjekteve të shpronësuar. Të klasifikuarit “kulak”, “latifondist” dhe marrja në mënyrë të padrejtë e banesave të subjekteve të shpronësuara nga regjimi monist ka qenë goditja më e rëndë që ka marrë ky grup shoqëror për 40 vjet diktaturë ku i është dashur të mos posedojë dhe gëzojë banesat tyre edhe pse qëndrimi që mbajnë Kolegjet e Bashkuara në dy vendimet e tyre unifikuse të vitit 2002 dhe 2004 i cilëson atë pronarë më se të ligjshëm që kanë humbur vetëm posedimin dhe gëzimin e pronës të tyre por jo të qenit pronar(titullin e pronësisë). Për sa i përket këtyre dy vendimeve po ndalemi shkurtimisht në një pjesë të vendimit unifikues nr. 24, dt 13.3.2002, ku kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë, ndër të tjera arsyetojnë “ligji nr. 7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish te perndjekurve politike”dhe ligji Nr. 7698, dt. 15.04.1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve ”, nuk janë mënyra

të reja të fitimit të pronësisë, por korrigjim i padrejtësisë së bërë, dhe për këtë qëllim, shfuqizojnë iso lege të gjitha aktet e mëparshme ligjore, me të cilat u ishte marre prona pronarëve padrejtësisht. Ato nuk krijojnë një situatë të re (nuk kanë efekt konstituitiv), por ristabilizojnë ligjshmërinë dhe drejtësinë. Shfuqizimi i akteve të sipërpërmendura ka si efekt kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme, duke rregulluar në masën më të mundshme situatën e paligjshmërisë lidhur me të drejtën reale më të rendesishme: atë të pronësisë (jo të drejta të tjera reale e aq më pak të drejtat e detyrimeve). Në këtë këndvështrim, kthimi në gjendjen e mëparshme nuk është i plotë, por i pjesshëm (restitutio in parte). Nëpërmjet këtyre akteve normative u njihet e drejta e pronësisë ish-pronarëve, ose trashëgimtareve të tyre dhe u përcaktuan modalitetet për gëzimin efektiv të saj. Në vijimësi të këtij qëndrimi që mbajnë kolegjet e bashkuara të Gjykatës të Lartë, në aspektin kushtetues detyrimi që ka shteti ndaj subjekteve qiramarrës për t’i strehuar në raport me të drejtën e pronës të subjekteve të shpronësuara mbi banesat e tyre, e drejtë që nuk ka humbur asnjëherë nuk ka të njëjtën shenjë barazie. E drejta e strehimit në Kushtetutë hyn në Objektivat Sociale (neni 59/b), por jo në kapitullin e lirive dhe të drejtave të njeriut që do të thotë se ka një karakter dytësuar në lidhje me të drejtën e pronës (neni 11 dhe 41 i Kushtetutës). E drejta për strehim, përbën detyrimin pozitiv të shtetit që brenda mundësive të tija të marrë masa për strehimin e familjeve në nevojë dhe jo vetëm të subjekteve qiramarrës. Ky detyrim duhet të themi se nuk e vesh shtetin dhe personat e tertë me të njëjtën përgjegjësi sikurse e drejta e pronës e cila është një drejtë e shenjtë dhe që duhet të respektohet nga të gjithë (pasi detyrimi i shtetit dhe i të tretëve në lidhje me këtë të drejtë ka karakter negativ/mosveprim). Nga sa më sipër, rezulton se parimi i sigurisë juridike që kërkohet të respektohet nga Gjykata Kushtetuese, parim i cili lidhet me respektimin e normave kushtetuese dhe ligjore sipas hierarkisë nga njëra anë dhe respektimit efektiv të tyre nga ana tjetër, dukshëm ndihet më i cenuar në të drejtën e pronësisë të subjekteve të shpronësuara. Së treti, në nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ si dhe në nenin 41 të Kushtetutës sanksionohet e drejtat e pronës si një e drejtë e shenjtë e cila thuhet se është e garantuar në territorin e Republikës të Shqipërisë. Ky parim kushtetues, i cili parqet detyrimin solemn të shtetit dhe të tretëve ndaj pronës do të thotë se pronari i një pasurie të caktuar përfshirë edhe banesat e subjekteve të shpronësuar, ka të drejtë ta gëzojë, posedojë dhe disponojë brenda kufijve të përcaktuar me ligj dhe se shteti dhe të tretë janë të detyruar të mos e pengojnë atë në ushtrimin e lirshëm të tagrave të pronësisë (detyrimi i shtetit në këtë rast është një detyrim me karakter negativ). Referuar këtij interpretimi, parimi i sigurisë juridike, kërkon që çdo person që është zot i një pasurie të caktuar të ndihet realisht i tillë ku personat e trete, përfshirë dhe organet shtetërore të mos e kufizojnë atë në ushtrimin e tagrave të së drejtës të pronësisë. Në të vërtetë pronësia që u është njohur subjekteve të shpronësuar në banesat e tyre me VKK Pronave është një “pronësi boshe” për aq kohe sa ata ende nuk e gëzojnë, posedojnë dhe disponojnë banesat e tyre private. Në rast se i referohemi praktikës të GJEDNJ, gjejmë të njëjtin qëndrim edhe pse situata faktike dhe juridike që do të ilustrojmë në çështjen “Sporong Lorondroth kundër Suedisë” ishte shumë më favorizues ndaj këtyre qytetarëve. Në këtë çështje shteti Suedez gjeti në shkelje të së drejtës të pronësisë në lidhje me vendimin që kishte miratuar Këshilli Bashkiak i qytetit të Oslos për të shpronësuar disa banesa në qendër të qytetit. Edhe pse akti i shpronësimit nuk u zbatua asnjëherë, dhe dy shtetasit suedeze nuk e humbën faktikisht të drejtën për të poseduar dhe gëzuar banesat e tyre dhe as mundësinë ligjore për t`i tjetërsuar ato ishin të trysnuar dhe të dhunuar psikologjikisht për gëzimin e qetë, posedimin e qetë dhe disponimin efektiv të banesave të tyre. Sigurisht që shenjë krahasimi nuk mund të behët, pasi parimi i sigurisë juridike që ka të bëjë garantimin e të drejtës të pronësisë, flet qartë se subjektet e shpronësuar që ende nuk kanë marrë në posedim dhe gëzim banesat e tyre në vendin tonë, ndodhen në kushte më disfavorizuese. Një qëndrim të ngjashëm për mosrespektimin e të drejtës të pronësisë që lidhet me vendimet e dhëna nga KKK Pronave pranë bashkive si tituj ekzekutivë, janë edhe disa vendime që ka dhënë GJEDNJ mbi bazën e ankesave të shtetasve shqiptarë për shkelje të nenit 1 të Protokolit 1 të Konventës dhe që lidhet me pozitën e tyre si subjekte të shpronësuara. Në mënyrë më konkrete do të ndalem te çështja “Ramadhi” kundër Shqipërisë dhe çështja “Hamzaraj” kundër Shqipërisë. Çështja “Ramadhi” kundër Shqipërisë. Kjo çështje lidhet me mosekzekutimin e vendimeve administrative dhe atyre gjyqësore të brendshme, që janë të formës së prerë dhe trajtojnë të drejtën e ankuesve për kompensimin e parcelave të tokës të konfiskuara gjatë regjimit komunist. Gjykata Evropiane ka konstatuar se ka pasur shkelje të nenit 6.1 të Konventës si pasojë e mosekzekutimit të vendimit të KKK Pronave Kavajë që konfirmonte të drejtat e pronësisë së ankuesve mbi parcelat e tokës, duke kompensuar një pjesë dhe vendosur kthimin për pjesën tjetër. Gjykata Evropiane gjithashtu konstatoi se nuk ka një afat ligjor të përcaktuar për të kundërshtuar vendimet e komisionit përpara gjykatave kombëtare apo ndonjë mjet efektiv për ekzekutimin e tyre (shkelje e nenit 13 në lidhje me nenin 6.1 të Konventës). Gjithashtu Gjykata Evropiane konstatoi se ka pasur ndërhyrje të pajustifikuar në të drejtën e ankuesve për gëzimin e qetë të pronës së tyre për shkak të mos kompensimit të tyre për parcelën e parë të tokës dhe kthimin e parcelës së dytë të tokës, gjë që i vuri ankuesit në një gjendje pasigurie në aspekt të realizimit të të drejtave të tyre të pronësisë (shkelje e nenit 1 Protokolli 1 i Konventës). Çështja “Hamzaraj” kundër Shqipërisë. Kjo çështje trajton mosekzekutimin e vendimit të KKK Pronave që ka vendosur kompensimin e ankuesit. Gjykata Evropiane vëren se, pavarësisht faktit nëse jemi para një vendimi gjyqësor apo administrativ që është përfundimtar (i formës së prerë), ligji i brendshëm dhe Konventa parashikon që vendimi të zbatohet (shkelje e nenit 6.1 të Konventës). Gjykata konstaton se ndërhyrja duhet të shqyrtohet në bazë të parimit për zotërimin në paqe të pasurisë në terma të përgjithshëm (ref. çështjen “Beshiri”). Pothuajse i njëjti qëndrim për shkelje të nenit 1 të Protokollit 1 të KEDNJ, nga ana e GJEDNJ është mbajtur edhe për çështjet “Beshiri” etj. kundër Shqipërisë, “Driza” kundër Shqipërisë. Ajo që do të doja të theksoja për vendimet gjyqësore që lidhen me Shqipërinë është fakti se këto vendime kanë si fitues subjektet e shpronësuar, ndërsa thelbi i mosmarrëveshjes ka të bëjë me vendime

»

11

të KKK Pronave të formës të prerë, që u kanë njohur subjekteve të shpronësuara të drejtën e pronësisë si dhe kthimin apo kompensimin e pronave të tyre. Pavrasisht faktit se në këto vendime të GJEDNJ-së flitet për pasuri të paluajtshme të llojit truall dhe tokë bujqësore, mesazhi që buron nga këto vendimmarrje vlen njësoj edhe për pasuritë e paluajtshme të llojit banesa. Në këtë mënyrë çdo vendim i KKK Pronave apo i gjykatave i formës të prerë, që i njeh të drejtën e pronësisë mbi një banesë një subjekti të shpronësuar dhe që ende nuk është vendosur në posedimin dhe gëzimin e qetë të saj, do të përbënte shkelje të nenit 1 të KEDNJ-së. Së katreti, një pjesë e subjekteve qiramarrëse në marrëveshje me subjektet e shpronësuara kanë lejuar këta të fundit të hyjnë në posedimin dhe gëzimin e pronës të tyre të ligjshme, për arsye se nga vetë subjektet e shpronësuara u është gjetur një banesë alternative, qiraja e së cilës është paguar nga subjektet e shpronësuara (një fakt i tillë i cili është pranuar vullnetarisht apo me vendime gjyqësore për zgjidhjen e problemit, përveç karakterit human dhe detyrimit moral që kanë shfaqur subjektet e shpronësuara duhet thënë se nuk i vesh ata me asnjë detyrim ligjor dhe kushtetues që të vepronin në këtë mënyrë). Gjithashtu nga dispozitat ligjit nr. 8030, dt. 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”, i ndryshuar me ligjin nr. 8647, datë 24.07.2000 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”, duhet thënë se një pjesë e subjekteve qiramarrës u sensibilizuan për pozitën e tyre juridike si “posedues” në banesat e subjekteve të shpronësuar, duke pranuar të përfitojnë kredi me kushte lehtësuese dhe në këtë mënyrë të sistemohen në banesat e ngritura nga EKB-ja apo në treg të lirë me kushte lehtësuese. Së pesti, një pjesë e subjekteve të shpronësuar nisur nga ajo analizë ligjore dhe kushtetuese që paraqitëm më lart, nuk kanë ngurruar për të hapur procese gjyqësore ndaj subjekteve qiramarrës me qëllim për të kërkuar rivendosjen në gëzimin dhe posedimin e ligjshëm të banesave të tyre nga viti 1993 dhe në vazhdim. Për sa i takon aspektit jurdikik dhe social, dhënia e vendimeve të KKK Pronave pranë bashkive që i njeh të drejtën e pronësisë mbi banesat që u janë marrë në mënyrë të padrejtë subjekteve të shpronësuara, por që nuk kanë mundur ende t’i kenë në posedimin dhe gëzimin e tyre, banesat e kthyera, ka qenë goditja e dytë që ky grup ka pësuar përgjatë këtyre 20 vjetve demokraci. Nisur nga një realitet i tillë, kur edhe vendimet e KKK Pronave pranë bashkive jo në të gjitha rastet ishin të efektshme, një pjesë e subjekteve të shpronësuara e panë të udhës të hapnin procese gjyqësore duke kërkuar lirimin dhe dorëzimin e banesave të tyre të cilat posedohen në mënyrë të paligjshme nga subjektet qiramarrës. Nga investigimi i kryer, rezulton se në pjesën më të madhe të proceseve gjyqësore të hapura, fitues kanë dalë subjektet e shpronësuar, për arsye se nga viti 1993 dhe deri më sot, subjektet qiramarrës në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë jo vetëm që nuk kanë paguar qira tregu për banesat që kanë në përdorim, por nuk kanë paguar as edhe qiranë minimale të vendosur në vitin 1992. Mospagimi i qirasë, sipas qëndrimit që mbajnë gjykatat përbën një posedim të paligjshëm, çka i ka lejuar shumë subjekte të shpronësuar që aktualisht të kenë fituar të drejtën e gëzimit dhe posedimit mbi banesat e tyre, krahas asaj të pronësisë që nuk e kanë humbur kurë. Gjithashtu në shumë vendime gjyqësore argumentohet paligjshmëria e posedimit dhe gëzimit që u bëjnë subjektet qiramarrës banesave të subjekteve të shpronësuar, duke u provuar gjyqësisht mbajtja në mënyrë të paligjshme e banesave të subjekteve të shpronësuara. Disa nga arsyet e paligjshmirisë që përmenden në këto vendime gjyqësore ka të bëjë me mungesën e lidhjes të kontratave të qirasë midis subjekteve të shpronësuara me statusin e pronarit të ligjshëm dhe subjekteve qiramarrës nga ana tjetër, mungesën e pagimit të qirave mujore, apo të provuarit gjyqësisht se vetë subjektet qiramarrëse apo familjarët e tyre gjatë 20 vjetve demokraci kanë pasur mundësinë të fitojnë një banesë tjetër në pronësinë e tyre. Së gjashti, në aktin normativ që ka miratuar KM në nenin 4, shikojmë disa lehtësira të karakterit financiar dhe infrastrukturor që nuk i përfiton as edhe një familje tjetër, që e gjen veten në listën e personave të pastrehë pranë bashkive përkatëse, por që nuk gëzon pozitën e subjekteve qiramarrëse. Në këtë drejtim interesat e kredive që jepen janë me përqindje zero për 30 vjet dhe nga ana tjetër i kërkohet këshillave bashkiakë të bashkive përkatëse që brenda datës 15 nëntor 2012 të planifikojnë numrin e banesave, kur objektet janë me fonde të tyre. Për financime me fondet e pushtetit qendror, këshillat bashkiakë duhet të shpërndajnë të paktën 1/2, e kuotës për këtë kontigjent. Sipas kësaj dispozite, shihet qartë garancia që shteti jep për banesat ngritura me fonde të buxhetit qendror, ku ½ e banesave të përgatitura për t’iu shpërndarë subjekteve të pastrehë i përfitojnë subjektet qiramarrëse (kur dihet tashmë se shumica e banesave që ngrihen nga EKBja dhe vihen në dispozicion të këshillave bashkiakë bëhen të mundura me fonde të buxhetit qendror). Kjo mënyrë zgjidhje e situatës do të thotë se në një qytet ku numri i subjekteve qiramarrëse është dhjetëra herë më i vogël se subjektet e tjera të pastrehë, nuk kanë të njëjtin trajtim, përkundrazi, numri i banesave që u rezervohen subjekteve qiramarrëse është ½ e numrit total të banesave të ndërtuara, duke përbërë në këtë mënyrë një diskriminim pozitiv për këta subjekte në raport me subjekte e tjera të pastrehë. Së shtati, do të sugjeroja respektimin e dispozitave që lidhen me aktin normativ nr. 3, dt. 1.03.2012 “Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat subjekteve të shpronësuar”, si rrugën më të mirë dhe më shumë mundësi që i ofrohet subjekteve qiramarrës për tu bërë realisht pronarë sipas kritereve që vendos akti normativ dhe për të liruar banesat e subjekteve të shpronësuar. Ky akt normativ për sa u përket interesave të subjekteve të qiramarrëse është shumë herë më i mirë për ta sesa lirimi i banesave që këta subjekte janë të detyruar dhe po e bëjnë aktualisht me vendime gjyqësore në favor të subjekteve të shpronësuara. Duhet theksuar se në të gjitha ato procese gjyqësore ku subjektet qiramarrëse janë detyruar për të liruar banesat e subjekteve të shpronësuara, nuk kanë përfituar asnjë të drejtë nga ato që ofron ky akt normativ. Respektimi i këtij akti normativ kërkon gjithashtu edhe mirëkuptimin dhe mbështetjen e organeve shtetërore kompetente të angazhuara në këtë proces, për t’i dhënë udhë respektimit real të parimeve kushtetuese, sikurse është parimi i së drejtës të pronësisë, një nga parimet më të rëndësishme kushtetuese, respektimi i të cilit tregon edhe fuqinë e një shteti të së drejtës. *Pedagog i së drejtës private në Universitetin Europian të Tiranës, ish-drejtor i përgjithshëm i AKKP-së


12

« bota

E martë 30 tetor 2012 •

MILIARDERET E PEKINIT

Djali i vetëm Në Kinë besohet gjerësisht se bijtë e udhëheqësve janë një klasë më vete. Të njohur si “princushat”, ata shpesh trajtohen si VIP-a dhe madje u ofrohen çmime preferenciale gjatë shitjeve të aksioneve në bursë. Ata njihen gjithashtu si njerëz që mund të të mbarojnë punë në tregun kinez të mbushur me rregulla, ku shteti kontrollon aksesin. Dhe vitet e fundit, pak princushë kanë qenë të guximshëm sa Uen, i cili mban emrin anglez Uinston dhe është afro 40 vjeç.

N “Ai nuk ka aspak turp që të përdorë influencën e tij për të mbaruar punë”, tha një sipërmarrës që takohet rregullisht me Uen

(vijon nga numri i kaluar)

jë mbrëmje vonë gjatë këtij viti, djali i vetëm i Kryeministrit, Uen Yunsong, ndodhej në Cigar Lounge në Xiu, një bar luksoz të Park Hyatt në Pekin. Po shijonte kokteile teksa të pasurit e rinj të Pekinit mblidheshin rrotull, duke tundur çanta firmato dhe me kostume biznesi të kushtueshëm, sipas dy të ftuarve që ishin të pranishëm. Në Kinë besohet gjerësisht se bijtë e udhëheqësve janë një klasë më vete. Të njohur si “princushat”, ata shpesh trajtohen si VIP-a dhe madje u ofrohen çmime preferenciale gjatë shitjeve të aksioneve në bursë. Ata njihen gjithashtu si njerëz që mund të të mbarojnë punë në tregun kinez të mbushur me rregulla, ku shteti kontrollon aksesin. Dhe vitet e fundit, pak princushë kanë qenë të guximshëm sa Uen, i cili mban emrin anglez Uinston dhe është afro 40 vjeç. Një shikim i NYT i investimeve të Uinston Uen dhe intervista me njerëz që e kanë njohur prej vitesh, tregojnë se marrëveshjet e tij kanë qenë të zgjeruara dhe fitimprurëse, edhe sipas standardeve të princushëve të tjerë. Gjigandë shtetërorë si “China Mobile” kanë krijuar kompani të reja me të. Në vitet e fundit, Uinston Uen ka qenë në bisedime me studiot e Hollywood për të arritur një marrëveshje financiare. I shqetësuar se Kina nuk ka një shkollë elite për studentë kinezë, ai kohët e fundit punësoi drejtorët e Choate and Hotchkiss në Connecticut për të mbikëqyrur krijimin e një shkolle private 150 milionë dollarëshe në rrethinat e Pekinit. Uinston Uen dhe bashkëshortja e

tij, veç kësaj, kanë aksipne në industrinë e teknologjië dhe një kompani elektrike, si dhe aksione indirektë në “Union Mobile Pay”, platforma e pagesave online që mbështetet nga qeveria, ndërkohë që jeton në rezidencën e Kryeministrit, në qendër të Pekinit, sipas të dhënave të kompanive, si dhe njerëzve që janë të njohur me investimet e familjes. “Ai nuk ka aspak turp që të përdorë influencën e tij për të mbaruar punë”, tha një sipërmarrës që takohet rregullisht me Uen. Vetë djali i Kryeministrit refuzoi të komentojë. Por në një intervistë telefonike, bashkëshortja e tij, Yang Xiaomeng, tha se bashkëshorti i saj është kritikuar pa të drejtë për bizneset e tij. “Çdo gjë që është shkruar për të është e gabuar”, tha ajo. “Ai nuk merret më aq shumë me biznes”. Uinston Uen është arsimuar në Pekin dhe më pas është diplomuar në Institutin e Teknologjisë në Pekin. Më pas, ai studioi për master jashtë Kinës, në Uindsor në Kanada, si dhe një MBA nga Kellogg School of Business pranë Chicagos. Kur u kthye në Kinë në vitin 2000, ai ndihmoi në krijimin e tre kompanive teknologjike në pesë vite, sipas njerëzve të afërm. Dy prej tyre iu shitën biznesmenëve nga Hong Kongu, njëra familjes së Li Ka-shing, një prej pasanikëve më të mëdhenj të Azisë. Sipërmarrja më e hershme e Uen, një kompani të dhënash e quajtur Unihub Global u themelua në vitin 2000 me një kapital fillestar 2 milionë USD. Financimi erdhi nga një grup i ngushtë të afërmish dhe ish-kolegë të së ëmës nga qeveria dhe tregtia e diamantëve, si dhe një ortak i Cheng Yutung, patriarku i familjes së dytë më të pasur të Hong

Kongut. Klientët më të hershëm të kompanisë ishin shtetërore, si dhe Ping An, në të cilën familja Uen ka një sasi të madhe aksionesh. Ai bëri një lëvizje më të guximshme në 2005, duke u futur në private equity kur krijoi New Horizon Capital me një grup shokësh klase nga Kina. Grupi grumbulloi shumë shpejt 100 milionë dollarë nga investitorë, përfshirë SBI Holdings, një divizion i grupit japonez SoftBank, si dhe Temasek, fondi i investimeve të qeverisë së Singaporit. Me Uen, New Horizon hyri në treg si një kompani lidere në private equity, duke investuar në bioteknologji, energji diellore, energji të erës, si dhe prodhues të materialeve të ndërtimit. Që kur nisi veprimtarinë, kompania ka pasur një kthim prej 430 milionë dollarësh tek investitorët, një fitim katërfish ky, sipas SBI Holdings. “Fondi i tyre i parë ishte dinamit”, tha Kathleen Ng, botuese e Private Equity Review në Azi, një botim i industrisë në Hong Kong. “Dhe kjo i lejoi që të grumbullonin shumë më tepër para”. Sot, New Horizon menaxhon më shumë se 2.5 miliardë dollarë. Megjithatë, disa prej ndërmjetësimeve dhe marrëveshjeve të Uinston Uen kanë tërhequr vëmendje të padëshiruar drejt Kryeministrit. Në vitin 2010, kur New Horizon bleu 9 për qind të aksioneve në një kompani të quajtur “Sihuan Pharmaceuticals” vetëm 2 muaj përpara se kjo të dilte në bursë, Bursa e Hong Kongut tha se investimet e tij në këtë fazë të vonë shkelnin rregullat e saj dhe e detyroi kompaninë të rikthejë aksionet. Megjithatë, New Horizon fitoi 46.5 milionë dollarë nga shitja. (vijon numrin e ardhshëm)


bota • E martë 30 tetor 2012

»

13

Familja perandorake Uen nëna

Yang Zhiyun E njohur edhe si Yang Xiu’an, mamaja 90-vjeçare ka investime në Ping An Insurance me vlerë 120 milionë USD 120 milionë $

vëllai Uen Jiahong dhe e shoqja Vëllai. Ai kontrollon kompanitë e energjisë, ndërtimit dhe menaxhimit të mbetjeve; e shoqja ka një sasi të madhe aksionesh në Ping An 110 milionë $

bashkëshortja e djalit

Yang Xiaomeng dhe prindërit Bashkëshortja e djalit. Ka aksione në kompani të lidhura me familjen, përfshirë një kompani që zotëron pjesë të Union Mobile Pay. Prinërit dikur kishin shumë aksione në Ping An 416 milionë $ President

Investimet e hanyang

Zv. President

Drejtor

kolegu i djalit Investues

trust kombëtar

Uen Yunsong Djali. Ka diploma në inxhinieri, si dhe një master nga Kellogg School of Business. Nashkëthemelues i New Horizon Capital. Kryetar i China Satellite Communications

Zhang Yuhong Zëvendëspresidente në “Hanyang Investment”. Është rritur në Tianjin. Ndihmon në kontrollin e kompanive të investimeve të lidhura me familjen Uen. 176 milionë $

bashkëshortja

vajza

djali

Investues

kolegia e vëllait

Zhang Beili Bashkëshortja. Një ekspert në gurët e çmuar dhe një forcë në tregtinë e diamantëve në vend. Ajo u njoh me Uen Jiabao kur të dy punonin si gjeologë në procincën Gansu

Uen Jiabao Kryeministër i Kinës. Ka nofkën Gjyshi Uen për shkak të shqetësimit që shfaq për më të dobëtit. Ai e ka quajtur korrupsionin zyrtar një kërcënim për Partinë Komuniste në pushtet.

Drejtor

Zhang Jianming Vëllai i gruas. Ka investuar në kompani diamantesh bashkë me kolegët e të motrës.

përfaqësues Uen Ruchun ligjor Vajza. Ka punuar në Credit Suisse. Ka pasur vëllai i aksione në një bashkëshortes kompani kineze bizhuterish me emrin “Gallop”.

Themelues

Kapitalet e horizonteve të reja Themelues

C.E.O.

C.E.O. Yu Jianming Koleg i djalit. Ka punuar pak kohë në McKinsey në Los Angeles. Bashkëthemelues i New Horizon Capital. Ndihmon në kotnrollin e një serie investimesh të lidhur me familjen Uen.

Drejtor

Zhang Jiankun Ish-burokrat në qeveri që ka investuar në kompani diamantësh i mbështetur nga e motra, si dhe në kompani pronash të paluajtshme dhe në infrastrukturë autostradash. 1 milionë $

Investues

kolegu i bashkëshortes

Unioni i telefonisë së lëvizshme Uang Zhuangli Koleg i bashkëshortes. Ka punuar për një kompani diamantesh të lidhur me Zhang Beili. Aksioner në disa kompani të lidhura me familjen Uen, përfshirë Sheng Churui dhe Xuanda. 74 milionë $ Drejtor

Investues

Investues Investues xuanda

Investues

Investues

Investues

unihub

Investues

Investues

Xinyuan liandong

tianjin taihong themeluesi i New World Development

Një prej grave më të pasura në Kinë dhe themeluese e Taihong, Great Oecean Group dhe Airport City Logistics. Fondacioni i saj Kaifeng financon Universitetin e Harvardit dhe Universitetin Tsinghua në Pekin.

Sheng Churui

Investues Investues

1.3 bilion $ Duan Ueihong Pekin

Investues

go2joy

Drejtor

pronar

sino diamond

Drejtor

përfaqësues ligjor Investues

vëllai i bashkëshortes

14 bilion $ Cheng Yu-Tung Hong Kong Pasaniku i dytë më i madh në Hong Kong. Kontrollon New World Development, me pasuri të paluajtshme, infrastrukturë dhe kompani të tjera, përfshirë edhe zinxhirin më të madh të dyqaneve të bizhuterive në botë, Chow Tai Fook.

pronar

Investues përfaqësues ligjor 1.4 bilion $ Zheng Jianyan Hong Kong

I njohur edhe si Vincent Cheng. Një filantrop dhe ortak i manjatit të Hong Kongut Cheng Yu-tung. Dikur kontrollonte tre kompani me 300 milionë usd aksione në Ping An.

shitur tek Dalian Haichang 75 milionë $ Qu Naijie Dalian

Biznesmen i pasur nga Kina veriore që kontrollon Dalian Haichang. Ka interes në kompani kimike, plastike dhe diamante. Sipas “Forbes”, pasuria e tij neto është 770 milionë USD.

i bashkuar me P.C.C.W.

Li Ka-shing Hong Kong Më i pasuri në Hong Kong për pjesën më të madhe të dekadës së fundit me një pasuri 22 miliardë. Bashkë me të birin, Richard Li, kontrollon konglomeratin e Hong Kongut, Hutchison Whampoa.

Investues

shitur te një ndihmës i china.com

Peter Yip Hong Kong Ish-drejtori ekzekutiv i CDC Corporation, një kompani teknologjike kineze. Një prej aksionerëve kryesorë të kompanisë së tij ishte “New World Development”, që kontrollohet nga manjati i Hong Kongut, Cheng Yu-tung.


14

« gossip

E martë 30 tetor 2012 •

Femrat dhe meshkujt

nuk qajnë njësoj

Stacy Keibler edhe me maskë e mrekullueshme E ndërsa shumë vipa tjetërsohen kur veshin kostumet e Hallounit, Stacy Keibler mbetet klasike edhe me maskë. 33 vjeçarja është dukur e mrekullueshme teksa ka marrë pjesë në ballon me maska. Ajo ka treguar trupin e sja të tonifikuar me një fustan të zi, por ajo që i jepte më shumë bukuri ishte maska që kishte vendosur me shumë hijeshi. Stacy nuk ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj i pashëm George Clooney, por burimet tregojnë se gjërat sa vijnë edhe po bëhen më serioze mes tyre.

Cheryl Cole: Mund të martohem sërish

F

emrat të qarën e kanë të kushtëzuar biologjikisht, kështu që ato gjatë jetës “lëshojnë” dukshëm më shumë lot se meshkujt. Ndërsa me kontrollin mikroskopik mund të vërehet edhe dallimi gjinor në ndërtimin e gjëndrave të lotëve, shpjegojnë shkencetaret. Duke studiuar dallimin, konkret në mes lotëve mashkullore dhe femërore dhe lotëve në pergjithësi, kanë zbuluar që kanali i lotit të mashkulli është më i madh se te pjesëtarët e gjinisë “më të butë”, prandaj te femrat lotët ndahen dhe rrjedhin ose rrëshqasin nëpër faqe, shpjegon dr. Louann Brizendine nga Universiteti California. Lotët e meshkujve nuk ndahen, por rrjedhin, si pikat. Lotët e tyre janë më të mëdhenj dhe bien në sasi më të madhe;

Cheryl Cole thotë se ajo mund të martohet sërish në të ardhmen, pavarësisht ndarjes së dhimbshme nga ish-burri Ashley Cole. Këngëtarja britanike thotë se ajo ende dëshiron të ketë “familje të madhe”, por nuk është e sigurt nëse ëndrra e saj do të realizohet. “A mund të martohem sërish? Kurrë nuk thuaj kurrë. Gjithmonë kam thënë se dua të kem një familje të madhe, pasi jam nga një e tillë, andaj do të doja katër ose pesë fëmijë”. “Por nuk e di nëse kjo vërtet do të ndodhë. Ju nuk mund të jepni garanci për gjërat. Kurrë nuk kam menduar se do të divorcohem”, ka thënë Cheryl.

Reese Witherspoon i kthehet muzikës Aktorja amerikane Reese Witherspoon po planifikon që të hedh në treg një këngë. Mediat amerikane thonë se bëhet fjalë për një duet me Michael Buble. Aktorja e cila ka bërë ushtrime të zërit më parë për të adaptuar rolin e këngëtares June Carter Cash dhe kënduar hitin e saj “Walk the Line” është në kontakt me këngëtarin kanadez për të bërë një bashkëpunim në një këngë. Reese ka kënduar disa këngë në filmin e vitit 2005 një film biografik për Johnny Cash në të cilin ajo luante rolin e Joaquin Phoenix. Madje për këtë paraqitje ajo fitoj edhe çmimin Oskar për aktoren më të mirë.

James Cameron heq dorë nga xhirimi i vazhdimit të “Avatar” James Cameron ka ndryshuar planin e tij të punës. Ka në plan që të fillojë xhirimet e filmit “The Informationist”, që mund të ndikojë në punën për vazhdimin e filmit “Avatar”. Regjisori i famshëm ka blerë të drejtat e librit hit të Taylor Stevens, “The Informationist” ku heroina kryesore, Vanessa Monroe, e cila merret me tregtinë e informacioneve, udhëton për në Afrikë që të gjejë vajzën e rrëmbyer të një milioneri. Rolin e heroinës po e krahasojnë me atë të Lisbeth Salander, personazhin kryesor të origjinalit të filmit “The Girl with the Dragon Tattoo”. Por, ky informacion është në kundërshtim me deklaratën e Cameronit, të dhënë në fillim të këtij viti: “Mua nuk më interesojnë filmat, ngjarja e të cilëve nuk zhvillohet në Pandora. Kjo është kjo, unë jam duke planifikuar që të bëjë edhe tri vazhdime të tjera të “Avatar”. Nëse Cameron vendos të xhirojë “The Informationist” pas “Avatar”, ky film mund të shfaqet nëpër kinema vetëm pas dhjetë vjetëve.

5 mijë hapa të zgjasin jetën

P

ër shumë njerëz po bëhet gjithnjë e më e vështira mbajtja e trupit në formë dhe rreziku nga sëmundje të ndryshme prej jetës sedentare, prej vitesh trumpetohet me të madhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Aktiviteti sportiv është ai që mban larg pjesën më të madhe të këtyre rreziqeve. Por jo të gjithë kanë kohën dhe vullnetin për aktivitete fizike të sforcuara. Lajmi i mirë për këtë kategori vjen nga studimi më i fundit i OBSH-së. Sipas këtij studimi, mjaftojnë 5 mijë hapa në ditë për të patur një trup të shëndetshëm dhe për të mbajtur larg pjesën më të madhe të sëmundjeve që vijnë nga jeta sedentare. 5 mijë hapa, diku tek 3 kilometër, po sipas të njëjti studim, përvecse të ndihmojnë në mbajtjen e muskujve elastikë dhe në lëvizje, të zgjasin edhe jetën. Nga të dhënat e OBSH, personat që janë marrë rregullisht, edhe me kohë apo distanca minimale me aktivitete sportive, jetojnë mesatarisht 6 vjet më shumë se sa personat që kryejnë një jetë sedentare.

dhe më të shpejtë. Rrethanat shoqërore si dhe dallimet individuale kushtezojnë se sa do ta ketë vështirë individi’ të përmbajë dëshirën dhe nevojën për të qarë. Djemtë për dallim nga vajzat kanë mekanizmin e ndërtuar ashtu që ato sinjale udhëtojnë me ngadalë, ndërsa për shkak të rregullave shoqërore ata gjatë rritjes edhe më shumë mësojnë si të mbajnë kontrollin dhe t’i shtypin lotët. Për këtë arsye, hulumtimet e kohës së fundit tregojnë që rrethi reagon më pozitivisht ndaj meshkujve sesa ndaj femrave që qajnë, sepse konsiderohet se ata për këtë shkak janë më të ndjeshëm dhe “më të mirë” se meshkujt e tjerë. “Edhe pse mekanizmi i formimit te loteve dhe qarjes nuk eshte teresisht i qarte per shkencetaret, dihet qe njerezit jane specia e vetme, qe qan lot emocionale” thote dr. Ad Vingerhoets nga Universiteti Tilhurg.


gossip • E martë 30 tetor 2012

Kim

»

15

Kardashian vesh kostum Hallouini 2000$

Kylie

Liam Neeson ndahet nga e dashura

25 vjet karrierë

Aktori Irlandez Liam Neeson është ndarë nga e dashura e tij, me të cilën pati një romancë dy vjeçare. Pas vdekjes së gruas Natasha Richardson në një aksident në 2009, Liam e gjeti përsëri dashurinë me biznesmenen Freya St Johnston një vit më vonë. Por sipas raportit romancës së çiftit i ka erdhur fundi. Liam do të rikthehet në Amerikë për të punuar në filmin e tij më të ri. Ai i ka thënë Freyas se dëshiron të pushojë për pak dhe të përqëndrohet tek familja. Liam ka dy fëmijë nga martesa e parë me Richardson.

Mingogue

Kylie Minogue zgjodhi 25-vjetorin e debutimit të saj në muzikë për të publikuar albumin e saj të ri, me një “cover” foto joshëse që tregon se për këngëtaren 44-vjeçare vitet nuk ecin. Australiania shfaqet më një fustan të gjatë me nuanca ari në foton e albumit “The Abbey Road Sessions”, i cili doli në shitje ditën e hënë. Ky album është një ripërpunim i këngëve më të mira të Kylie Minogue në karrierën e saj 25-vjeçare në muzikë. Veç muzikës, një vend të veçantë tek Minogue zë edhe moda e për këtë këngëtarja njoftoi hedhjen në treg të librit të saj “Kylie Fashion”, libër që është në proces botimi e që pritet të dalë në treg më 19 nëntor. “Ky libër është një përmbledhje e raporteve të mia me disa prej njerëzve më të talentuar të botës së modës përgjatë gjithë karrierës sime. Është një kënaqësi dhe krenari të bësh bashkë në një libër të gjithë stilistët dhe shtëpitë e modës më me emër që unë kam punuar ndër vite”, shkruan 44-vjeçarja.

K

im Kardashian dhe Kanye West kanë festuar Hallouinin teksa ishin të ftuar në një party në NYC. Gjithashtu ishin të ftuar edhe miqtë e Kardashian si Simon Huck, Carla di Bello etj. E veshur si sirenë dhe me paruke të gjata bjonde, ishte në qëndër të vëmendjes, dhe nuk është çudi se pse kostumi i saj ka vlerën prej 2000 dollarësh. Kim dhe Kanye janë parë gjatë gjithë kohës bashkë duke ndarë momente të ëmbla së bashku, po ashtu Kanye i ka pasur gjatë gjithë kohës sytë tek Kim duke iu thënë miqëve se sa e mrekullueshme dukej ajo.

Bobbi Kristina trashëgon 20 milionë $

Jessica Simpson bashkëpunon në divorcin e prindërve Kohët e fundit kanë ndodhur shumë ndryshime në jetën e Jeesicas. Bërja nënë për herë të parë, përpjekja për të hequr kilet e tepërta dhe tani i është dashur që të përballet edhe me divorcin e prindërve. Por sipas një burimi, Jessica ndihet e trishtuar por është mirë dhe e hëndetshme mendërisht. Ajo ka ditur si të përballet me ndryshimet në jetën e saj. Ajo vazhdon të frekuentojë rregullisht palestrën, katër herë në javë edhe pse mund të ndihet e lodhur. Së fundmi ajo raportoi se ka humbur 30kg.

Vajza e Whitney Houston, Bobbi Kristina Brown do të trashëgojë nga pasuria e Whitney Houston 20milionë dollarë. Është menduar që paratë t`i jepen Bobbit në tre pjesë. Ajo do të marrë si fillim 2milion$ kur të mbushë 21 vjeç, dhe 4milionë$ kur të mbushë 25 vjeç dhe pjesa tjetër do t`i kalojë kur ajo të jetë 30 vjeç. Ishin pikërisht motra dhe e jëma e Whitney Houston që ndryshuan mënyrën se si Bobbi do të merrtë lekët. Për shkak të moshës së saj të re, Cissy dhe Pat Houston menduan se ishin shumë lek për moshën e saj. Kjo gjë u arrit në një marrëveshje me Bobbin.


16

« intervistë

E martë 30 tetor 2012 •

Intervistë me monsinjor Rrok Mirditën në emisionin “Arena”

Rrok Mirdita: Shkishërimi i gjakmarrësve është i gabuar, duhen kishëruar

N

ë një intervistë të dhënë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Arena” imzot Rrok Mirdita ka dhënë argumentet e tij kundër vendimit për shkishërimin e atyre personave që kryejnë veprimin e gjakmarrjes. Ndërkohë rrëzon akuzat ndaj tij si një spiun i UDB-së.

- Monsinjor Rrok Mirdita, si e komentoni shkishërimin e atyre që vrasin për gjakmarrje? - Unë jam për kishërimin dhe jo për shkishërimin e tyre. Nismëtare për shkishërim është metropolia e Shkodrës së bashku me ipeshkvin e Vaut të Dejës dhe Lezhës. Shqipëria është e ndarë nga ana e administrative nga dy metropoli: ajo e Shkodrës dhe e Tiranë-Durrës. Në dekret është e përfshirë vetëm metropolia e Shkodrës. Unë nuk jam iniciator dhe nuk jam as mbështetës i këtij dekreti. - Pse nuk e mbështetni? - Filozofia ime është ajo e kishërimit të njerëzve dhe jo e shkishërimit, sepse jemi shkishëshuar për 50 vjet nga diktatura komuniste. Duke pasur parasysh fenomen e trishtueshëm të gjakmarrjes, mendoj se duhet të punohet më shumë në mënyrë intensive, duke folur me njerëzit me ndërhyrjen e Kishës dhe personaliteteve fetare dhe laike, që kanë peshë në vendet ku ndodhin vrasjet dhe nëpërmjet dialogut të ndikohen sa më shumë që mentaliteti i hakmarrjes të reduktohet apo të eliminohet krejtësisht. Mendoj se me një dekret nuk arrihet kjo. Ai që vret, ai që thyen urdhrat e Zotit vetvetiu shkishërohet për krimin që bën. - Mos ideja juaj kundër shkishërimit lidhet me faktin se gjakmarrja është pikërisht në zonën ku ka dalë dekreti për shkishërim? - Pyetja është me vend, por kjo nuk është arsyeja. Duke pasur parasysh lëvizjet demografike që kanë ndodhur vitet e fundit, ku një numër i madh janë shpërngulur nga zonat e thella dhe janë vendosur në periferitë e Tiranës, mund të them se nuk ka lidhje. Vrasjet i bëjnë njerëzit dhe jo vendi. Ky është perceptim, me të cilin unë nuk pajtohem, për faktin se Kanuni ka pasur një ndikim më të madh dhe më të vonë në këto zona, por vrasjet që kanë ndodhur nuk kanë të bëjnë aspak me Kanunin. Në kanun nuk lejohet vrasja e grave apo e fëmijëve, por fatkeqësisht kjo ka ndodhur. Unë mendoj se me një parandalim dhe ndërhyrje dhe punë të lodhshme, por sistematike te familjet që përfshihen në këto vrasje nëpërmjet personave të duhur ky fenomen mund të zbutet dhe të zhduket. - Me këto që thatë a mund të mendojmë se ju jeni kritik ndaj kishës se nuk është marrë aq sa duhet me fenomenin e gjakmarrjes së Shqipëri? - Unë jam këtu për të thënë sa punë është bërë, por mund të them se nuk është bërë aq sa duhet edhe nga kisha për këtë fenomen. Te njerëzit që kryejnë këto krime sigurisht që duhet rritur përgjegjësia morale fetare, por nga ana tjetër shteti duhet të marrë masat adekuate, pra që ata që vrasin duhet të paguajnë. Unë jam për gjykimin me vdekje ndaj tyre, përveç kësaj ka dënime të tjera më të rrepta që ligji ofron. - Po në metropolinë që ju drejtoni, kur një besimtar i fesë katolike ka kryer një vrasje, ju si keni vepruar? - Fatmirësisht, ky fenomen në këtë zonë nuk është i përhapur. Vrasjet kanë qenë thjesht vrasje dhe jo marrje gjaku. Por siç thashë edhe më parë, për shkak të kësaj popullate heterogjene sigurisht nuk ka qenë e lehtë, por famullitari i vendit ka bërë çmos me disa njerëz të tjerë që

- Sigurisht që po, jo vetëm për Kishën Katolike në ato rrethana aq të veçanta, por edhe për Shqipërinë në përgjithësi. Ishte vizita e parë e një pape në vendin tonë, por ishte edhe vizita e parë e një pape në vendet e rajonit pas rënies së komunizmit. Papa në aspektin fizik, nëpërmjet shugurimit të katër ipeshvikëve, rindërtoi hierarkinë kishtare, e cila ishte shkatërruar. Ardhja e tij për të bërë këtë nuk do të thoshte se ishte arsyeja e vetme, por Papa Gjon Pali këtë e kishte një dëshirë të thellë në zemrën e tij vetëm për Shqipërinë. Ardhja e tij i dha një shtytje ringjalljes së Kishës në këtë vend, dhe kjo pati një efekt të papërsëritur. Ende ne sot kujtojmë porositë që ai na dha dhe fjalën që mbajti në Shqipëri.

të shkojnë te personat që kanë qenë të dëmtuar nga këto vrasje dhe për ta bindur atë që vrasjet të mos vijojnë. - Nuk kanë qenë në traditën e shqiptarët që përveç një vrasjeje të thjeshtë të shoqërohet edhe me makabritet. Shteti tashmë përveç rritjes së krimit ka fituar edhe një cilësi të re, siç është makabriteti. A ka ndikim mungesa e fesë, për 50 vjetët e komunizmit? - Për sa i përket fesë apo më mirë dekalogut, thuhet “mos vrit” dhe “vrasja është mëkati më i madh”. Dikush që vendos t’i marrë jetën dikujt tjetër sigurisht që nuk ka më lidhje me fenë. Ai mund të shkojë edhe në kishë, edhe në xhami, por feja nuk ka kurrfarë ndikimi në mentalitetin dhe kulturën e tij. Ajo mund të jetë një stil jete, por jo që të ketë një efekt brendapërbrenda që të krijojë një mentalitet tjetër më të butë, gjithmonë në raport atë që Zoti është ai që na ka dhënë jetën dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të na i marrë atë. Kjo nuk është vetëm mungesë feje, por edhe kulture, por njerëzit që vendosin të bëjnë një krim, ku shpërthen e gjithë egërsia e një njeriu, këtu mendoj se nuk ka lidhje me fenë. Feja është një lloj timoni, që jep përgjigjen e saktë se në këtë situatë urrejtje ai të ekuilibrohet që mos përfundojë në këto veprime makabre. - Shqipëria ka 22 vjet që ka rikthyer besimin fetar. Ju keni një kontribut të jashtëzakonshëm në ringritjen e kishës katolike, por ajo çka duam të pyesim sot

është: sa besojnë shqiptarët? - Së pari, duhet thënë se është e pamundur të japësh statistika se sa besojnë ose jo njerëzit. Me fitimin e lirisë feja nuk u rikthye, por ajo ishte këtu, në zemrat e njerëzit. Kur kam ardhur më 1991-shin, së bashku me një koleg për të mbajtur një meshë, kurrë nuk e kuptova se si njerëzit u informuan për meshën dhe erdhën në një kishë krejtësisht të shkatërruar për të marrë pjesë në atë meshë, ndërkohë që nuk ishte votuar ende qeveria demokratike. Meshën e mbajta në një altar të improvizuar dhe i pushtuar nga emocionet u thashë: “Unë nuk kam ardhur këtu që t’ju predikoj fenë, por të për të forcuar fenë time, edhe pse jam prift.” Kur pashë gjithë atë popull që ishte duke ardhur, edhe pse ishte një ditë jave, u ngazëlleva. Ndaj them se feja ishte këtu, pavarësisht se kjo fe nuk mund të praktikohej. Liria dhe demokracia nuk e solli fenë, ajo thjesht bëri të mundur që njerëzit ta shfaqin atë publikisht, atë çka kanë në brendësi të shpirtit të tyre ta praktikojnë dhe këtë fe ta konfirmojnë me pjesëmarrjen e tyre në ritet fetare. Pra, fenë nuk e sollëm as unë, as kolegët e mi, por e gjetëm këtu. Ne kemi krijuar kushtet që kjo fe të praktikohet, që njerëzit të kryejnë detyrat e tyre fetare, dhe ajo çka është e vërtetë është që në t’ia fillonim nga zeroja. - Është shumë interesante kjo që thatë, por ai lumë i njerëzve që ju patë më ’91shin a janë edhe sot, a vijnë në grupe aq të mëdha në ritet fetare? - Sigurisht që jo. Ai ishte edhe një ngjarje e rrallë. Ishte një popull që më në fund ndiente një çast frymëmarrje. Kur unë isha në Shkrel dhe dhashë atë meshë, ishte edhe më shumë një kuriozitet, por ama nuk u mblodhën për një miting, por u mblodhën për fenë. - A vijon të mbetet ardhja e Papa Gjon Palit të Dytë ngjarja më e rëndësishme e Kishës Katolike në Shqipëri, por dhe më gjerë? - Sigurisht që po, jo vetëm për Kishën Katolike në ato rrethana aq të veçanta, por edhe për Shqipërinë në përgjithësi. Ishte vizita e parë e një pape në vendin tonë, por ishte edhe vizita e parë e një pape në vendet e rajonit pas rënies së komunizmit. Papa në aspektin fizik, nëpërmjet shugurimit të katër ipeshvikëve, rindërtoi hierarkinë kishtare, e cila ishte shkatërruar. Ardhja e tij për të bërë këtë nuk do të thoshte se ishte arsyeja e vetme, por Papa Gjon Pali këtë e kishte një dëshirë të thellë në zemrën e tij vetëm për Shqipërinë. Ardhja e tij i dha një shtytje ringjalljes së Kishës në këtë vend, dhe kjo pati një efekt të papërsëritur. Ende ne sot kujtojmë porositë që ai na dha dhe fjalën që mbajti në Shqipëri. - Si ka mundësi që Italia, një shtet aq afër me ne, nuk fliste për Shqipërinë e sidomos për klerikët që gjatë kohës së komunizmit u pushkatuan, u arrestuan dhe u internuan? - Përderisa ka ndodhur, do të thotë se ka mundësi. Është diçka e dhimbshme dhe unë e kam bërë këtë pyetje jo vetëm për Italinë, por edhe për SHBA-të. Kurrë nuk kam qenë da-


intervistë • E martë 30 tetor 2012

kord me mendimin se “pse duhet të përzihesh me një popull që e ka zgjedhur vetë regjimin e vet, përndryshe ata do ta përmbysnin”. Ky ka qenë qëndrimi i tyre, i cili mua shpesh me irritonte duke hyrë edhe në debate shumë të thella e të forta. Atyre nuk u interesonte me tepër për Shqipërinë, sepse nuk kishin interesat e tyre gjeopolitike. - Po Vatikani? - Vatikani kishte një qëndrim në të cilin Papa mendonte se një fjalim i tij mund ta bënte edhe më hakmarrës ndaj fesë regjimin. Një shprehje thotë: “Të heshtësh, do të thotë të filozofosh”, me kuptimin që nga frika se atë fjalim mund ta paguanin edhe më shtrenjte këtu. Menjëherë pas fjalimit të Papa Gjon Palit në Bari duke qenë i drejtuar nga bregu i shqiptar, në kishën ku unë shërbeja në Nju-Jork, ishin disa persona që kishin marrë pjesë në misionin e OKB-së kishin ardhur te kisha jonë për të bërë propagandë, jo brenda saj, por jashtë. Pas meshës dal në oborrin e kishës dhe pashë që njerëzit ishin frustruar, pasi ata kishin shpërndarë një artikull në Zërin e Popullit, në të cilin flitej zi e më zi për Atin e Shenjtë. - Janë 120 klerikë që janë burgosur apo pushkatuar pas ’44-s në Shqipëri. A kanë marrë ata atë që duhej pas ’90-s për kontributin që dhanë për politikën, kulturën e dijen shqiptare? - Për sa i përket Kishës Katolike, ne kemi bërë hapa të mëdhenj. Ka disa vjet që është bërë një analizë e gjithanshme për këto personalitete. Disa vjet më parë në një konferencë ipeshvnike kemi bërë një ndarje në kategori, duke pasur parasysh rregullat e kishës dhe kemi bërë një listë dhe ia kemi propozuar Selisë së Shenjtë që 40 veta të shpalleshin martirë. Këta nuk janë vetëm priftërinj, por edhe laikë. Ky proces është i njohur tashmë dhe pas tij bëhet një analizë e materialeve në lidhje me personat për të gjetur nëse ka kontradikta. Kam besimin se në një të ardhme të afërt Kongregata do të marrë një

- Së pari, dua të falënderoj Zotin për atë që na ka dhënë, sepse 100 vjet nuk janë pak. Sado që ka kaluar në faza të dhimbshme, identiteti shqiptar ka mbetur i pastër si kristal dhe nëse nuk do të ishte kjo pavarësi, kjo nuk do të ndodhte. Personalisht falënderoj Zotin që kam mundur të përjetoj 2000-vjetorin e krishterimit dhe 100-vjetorin e pavarësisë dhe këto janë privilegje. 100-vjetori i parë ka kaluar duke u munduar të gjejmë vetveten dhe 100-vjetori i dytë le të jetë me një perspektive të shkëlqyer, me më shumë atdhedashuri dhe besim.

vendimin, sepse Vatikani ende po shqyrton emrat. - Pse 40 dhe jo 120 persona? - Kisha është shumë e kujdesshme kur bëhet fjalë për të shpallur dikë të shenjtë. Janë 40 sepse është konstatuar se këta njerëz janë pushkatuar apo persekutuar vetëm për shkak të fesë. Nuk do të thotë se të tjerët nuk janë pushkatuar edhe për shkak të fesë, por ne kemi konstatuar se vetëm këta persona janë pushkatuar dhe persekutuar vetëm e vetëm për shkak të fesë. - A është Anton Harapi? - Jo nuk është pjesë e asaj liste. Jo vetëm ai, por edhe klerikë të tjerë mund të kenë pasur edhe angazhime të tjera, mbase edhe politike dhe nuk mund të vërtetohet se ai mund të jetë ekzekutuar vetëm për fenë, sjell edhe përjashtimin. Janë disa kritere kanonike të fesë, të cilat duhet të zbatohen. Shumë figura mund të jenë heronj, por që të jesh shenjt është diçka tjetër. Është krijuar një komision i posaçëm, i cili ka udhëtuar edhe jashtë shtetit që të mbledhë të dhënat dhe gjithçka që ka pasur të bëjë me këta kandidatë. Kjo nuk do të thotë se të tjerët janë të përjashtuar në këtë proces, thjesht për ta mbase procesi mund të jetë më i ngadaltë. - Është folur shumë për harmoninë fetare në Shqipëri, por një antropologe sociale angleze e njohur, Klarisa Deval, në një studim të saj ka thënë se shqiptarët nuk janë tolerantë fetarë, por indiferentë ndaj fesë. Sa mendoni se ky konstatim i saj është i vërtetë? - Unë nuk pajtohem me këtë mendim dhe mendoj se është vetëm një përshtypje e saj, dhe kjo nuk do të thotë se është e saktë. Nga rrethanat që ne dimë, askush nuk duhet ta mohojë se ka injorancë fetare, e cila është armikja më e madhe e fesë. Dikush që ka një injorancë fetare është më i rrezikshëm sesa dikush që nuk ka injorancë fetare. - Ajo thotë “indiferencë fetare” dhe jo “injorancë fetare”. - Injoranca fetare sjell edhe in-

diferencën fetare. Nëse feja kthehet vetëm në një traditë ose në ideologji, siç ka ndodhur në rajonin tonë, si në p.sh në Bosnjë. Harmonia fetare e ka karakterizuar këtë rajon, jo sepse të tjerët janë më besimtarë se ne. Unë mendoj se shqiptarët kanë diçka që nuk e kanë të tjerët, pasi ne bashkohemi në një trung dhe fetë tona nuk identifikohen me identitetin kombëtar. Pra, nuk je më shumë ose më pak fetar nëse i përket apo nuk i përket kësaj feje. Kjo na bën që ne ta shohim në një tjetër optikë tjetrin dhe ta njohim më mirë atë dhe me këtë i japim shembull të tjerëve. - Monsinjor Rrok Mirdita, a është marrë miratimi i Papës për shkishërimin e personave që vrasin për gjakmarrje? - Jo, sepse dekretet janë në kompetencën e atij ipeshkvi që administron zonën e tij. Gjithashtu, nëse do ta kishte vendosur Papa, kjo do të thoshte se duhet ta zbatoja edhe unë. - Pak ditë më parë u mbyll një grevë urie e ish-të përndjekurve politikë, të cilët bënë edhe një thirrje për mosprezencën tuaj atje, madje duke hedhur akuza të rënda ndaj jush. Ju si e komentoni dhe pse nuk shkuat tek ta? Së pari, unë do të thosha se pse më kërkonin të isha atje, nëse ajo akuza qëndron, sipas tyre. Jam i njohur me grevën e tyre dhe e kam përcjellë me dhimbje, por Kisha Katolike në mënyrë të prerë ndalon çdo veprimtari që dëmton jetën e dikujt, qoftë të tjetrit apo edhe të vetes. Ky ishte motivi kryesor dhe kur dikush përpiqet t’i bëjë keq vetes, duhet që ai të shkojë te prifti për ndihmë dhe jo e kundërta. Unë do t’i ndihmoj për gjithçka që nuk ka të bëjë me dëmtimin e jetës. - Mbushen 100 vjet të shtetit shqiptar. Një kontribut të madh ka dhënë edhe kleri shqiptar. Nuk dua të përmend shumë emra, por i pari ka qenë dom Nikollë Kaçori. Kur keni parë kthimin e eshtrave të tij në një thes në Rinas, pa atë

»

17

ceremoni që kjo figurë meritonte, si jeni ndier? - Ka qenë befasimi më i madh në këto vite që unë kam qenë në Shqipëri. Nuk ishte aspak dinjitoze dhe nuk dua të gjej fajin, sepse thonë se faji është jetim. Unë jam gjetur para një fakti të kryer në këtë rast dhe jam njoftuar vetëm në çastin e fundit. Jam informuar për ardhjen e eshtrave të tij vetëm një ditë më parë. Kisha menduar se do të kishte një ceremoni të madhe, ashtu siç kisha parë në përcjelljen e at Zef Pllumit. Nuk dua të hyj në detaje, por kjo ka qenë një befasi e madhe për mua. - Si i vlerësoni këta 100 vjet të shtetit shqiptar? - Së pari, dua të falënderoj Zotin për atë që na ka dhënë, sepse 100 vjet nuk janë pak. Sado që ka kaluar në faza të dhimbshme, identiteti shqiptar ka mbetur i pastër si kristal dhe nëse nuk do të ishte kjo pavarësi, kjo nuk do të ndodhte. Personalisht falënderoj Zotin që kam mundur të përjetoj 2000-vjetorin e krishterimit dhe 100-vjetorin e pavarësisë dhe këto janë privilegje. 100-vjetori i parë ka kaluar duke u munduar të gjejmë vetveten dhe 100-vjetori i dytë le të jetë me një perspektive të shkëlqyer, me më shumë atdhedashuri dhe besim. - Çfarë do t’u thoshe shqiptarëve për këtë 100-vjetor? - Pranë të gjitha problemeve dhe kalkulimeve të bëra nga të tjerët ne jemi sot këtu. Më 25 nëntor do të ketë një meshë për të falënderuar Zotin dhe ata që na sollën deri këtu. Shqiptarëve do t’u thosha që tashmë me këtë bagazh 100-vjeçar le të ndërtojmë një shtet që të mos përmendet më për negativitet, por të bëhemi shembull, sepse nuk na mungon asgjë. Do të përmend këtu një psalm, pavarësisht besimeve fetare: “Kot mundohen ta ndërtojnë shtëpinë ata që nuk ndërtojnë mendimin e Zotit”. Le t’i shtrijmë krahët, pavarësisht besimeve fetare dhe të ndërtojmë në 100-vjetorin e ardhshëm një shtet që ta kenë lakmi edhe të tjerët.


18

« dossier

E martë 30 tetor 2012 •

Isuf Luzi: Letra që i dërgova Haxhi Lleshit, iu dorëzua fashistëve Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

N

dërsa këto grupe të arrestuarish mbas një qëndrimi dymujor në Tiranë u internuan në Berat, disa prej të cilëve i dërguan në burgun e Ventotene, një ishull i Italisë, Aliu vazhdonte të mbahej akoma në hetuesinë e Tiranës, që zgjati 8 muaj, por pa arritur asnjë rezultat. Aliu nuk e pranoi akuzën dhe nga fillimi i shtatorit 1940 e nisën në burgun e Ventotenes, ku ishte edhe Feriku e miqtë e tjerë të tyre, të cilët ishin arrestuar para dy muajsh. Mirëpo edhe këtu nuk i lanë veçse 1 muaj, duke i transferuar përsëri brenda një kështjelleburg, të quajtur “Corpora da Renzo”. Ja si e përshkruan në intervistën e tij profesori 86-vjeçar nga Vlora, Isuf Luzi, i cili pak vite më parë është dekoruar me titullin e lartë në SHBA nga Presidenti Regan. Ai thotë: “Në Ventotene ishin rreth 120 shqiptarë, ndër ta edhe 120 bajraktarë nga Veriu. Aty nga viti 1942 më transferuan nga Ventotene për në burgun – kështjellë Corpora da Renzo, një nga kështjellat më të fuqishme në ambientet e të cilës shërbenin 150 karabinierë. Aty gjeta Ali Këlcyrën dhe një Ali Agolli, i cili, mund të them, ishte një nga njerëzit më të zgjuar të pashkollë që kam njohur. Në korrik të vitit 1942, me ndërmjetësinë e z. Ernest Koliqi, i cili në atë kohë ishte ministër i Arsimit, më liruan nga burgu. Erdha në Vlorë, në shtëpinë time, ndërsa Aliun së bashku me të vëllanë, Ferikun, i lashë aty”1. Me sa më kujtohet, - vijon më tej Avniu, - aty nga fillimi i korrikut arritëm të nxjerrim, nëpërmjet miqve, një akt vdekjeje për gjyshen (nënën e Aliut) dhe së bashku me një lutje – kërkesë ia përcollëm Ministrisë së Drejtësisë të njoftonte të bijtë se nëna u kishte vdekur. Kështu iu mundësua Ferikut aty nga fillimi i gushtit 1942 të vinte 15 ditë me leje, me kusht paraqitjeje çdo ditë në karabinierinë e Maqellarës. Arrestimi i Ferikut ishte më tronditës për ne, jo vetëm si i burgosur, por nga nevoja e familjes në shtëpi për të qenë një burrë në drejtim të ekonomisë. Kjo sepse edhe gjyshe Hajrija ishte në moshë të thyer, një grua me shumë përvojë, e përplasur në jetë me shumë dallgë e vështirësi, përsëri e tregoi veten zonjë fisnike për të qenë në krye të familjes pa u trembur nga mungesa e burrave. Ajo diti t’i bënte ballë asaj situate, por shqetësimi për bijtë e saj e hante çdo ditë nga meraku i fatit të tyre. Edhe pse i vogël, mbaj mend se gjyshja tregonte se tre herë kishte parë shtëpitë e djegura nga serbët, pa llogaritur ndjekjet e raprezaljet e shumta, por këtë shqetësim për të bijtë në tokë të huaj e brente çdo ditë për moshën që kishte. Italianët, përveç arrestimeve, na vendosën edhe një tabelë ku shkruhej: “Familje armiku, askush nuk duhet ta vizitojë”. Ndërsa gjyshja më fliste mua (Avniut – shënimi im) se je zot i gjithë kësaj pasurie, prandaj hap sytë se ta shpërdorojnë. Kështu, me dashje apo pa dashje tek unë filloi të lindte përpjekja për mbijetesë. Gjyshja vinte nga derë e madhe e në zë për Dibrën; ishte bija e Llan Kaloshit dhe e rritur në dallgët e jetës. Po ashtu edhe aty ku kishte ardhur e kishin pritur ato furtuna. Burri i saj, Maliqi, pas vdekjes së shpejtë e kishte lënë jo vetëm atë, por edhe me fëmijën e parë, Aliun 13 vjeç. Kjo fatkeqësi tek ajo kishte formuar një karakter të pathyeshëm dhe burrëror. Në këtë periudhë e në këto kushte që u krijuan për ne, gjyshja ngjalli tek unë një formim të parakohshëm, ndoshta siç kishte bërë edhe me bijtë e vet.

Nazmi Rushiti

Isuf Luzi

Duke më quajtur zot shtëpie, ku do të bëja jo vetëm mikpritje, por edhe vizita dhe rite të tjera familjare për dasmë apo fatkeqësi, duke përfaqësuar respektin e familjes si i pari i saj, më poqën që të vogël. Kështu vazhdoi jeta në familjen tonë deri aty nga 5 prilli 1941, kur në Dibër u grumbulluan rreth 25 000 ushtarë italianë për të sulmuar Jugosllavinë. Fronti i luftës ishte nga rrëza e malit të fshatit Kërçisht, shtrihej deri në Gollobordë. Kështu që si familje ishim në vijën e parë të frontit dhe duhej të futeshim më në thellësi për të shpëtuar nga goditjet e predhave. Një kushëri i yni, Gafur Karameta, erdhi aty ku strehoheshim dhe më solli një letër nga Haxhi Lleshi, ku kërkonte që unë të ndërhyja te disa miq që ata të organizonin ndonjë goditje mbrapa shpine trupave italiane. Kësaj letre iu përgjigj me shkrim ime motër, e cila ishte më e madhe se unë dhe kishte mbaruar shkollën fillore. Shkruante bukur dhe pa gabime. Përgjigjja ishte e prerë se unë nuk mund të merresha me një veprimtari të tillë, dhe kjo kërkesë nuk mund të plotësohej sepse kishte jo pak por 25 mijë ushtarë të armatosur deri në dhëmbë. Për fat të keq, letërprurësi diktohet nga ushtarët italianë; kërkuan të ndalonte, por ai, i trembur, iku me vrap. Në çantën që i bie në tokë ishte edhe letra me emrin Avni Agolli. Lufta nuk zgjati më shumë se 7 ditë, sepse trupat gjermane , me një kolonë të tyre erdhën deri në Dibër të Madhe, atëherë kur italianët kishin ngelur në vijën e kufirit. Natyrisht, Lleshët ishin vënë me forcat e tyre në shërbim të serbëve, meqenëse ishin edhe oficerë rezervë dhe mirëmbaheshin nga serbët. Pra, e kishin për detyrë t’u shërbenin atyre ashtu siç ishin vënë nga ana jonë e kundërt një batalion shqiptar i komanduar nga Halil Alia. Ushtria italiane hyri në Dibër të Madhe dhe u stabilizua aty pa treguar as më të voglin interes për materialet ushtarake që divizioni serb kishte lënë përgjatë vijës së kufirit. Kështu që vendasit gjetën rastin dhe rrëmbyen çfarë gjetën: pushkë, mitralozë, fishekë. Nuk morën vetëm artilerinë. Këtë rast unë e shfrytëzova meqenëse nuk ishim më tepër se 2 km larg, duke vënë në lëvizje disa besnikë dhe me 6-7 mushka që kisha, mbusha një hangar me armatime dhe fishekë, jo pak, por rreth 200 copë. Këto i shtoheshin çfarë kishin

ngelur nga njerëzit që u larguan më 7 prill 1939. Një javë pas mbarimit të luftës erdhi në shtëpinë tonë mareshali Zino i postës së Maqellarës së bashku me një karabinier, Nikolla, me origjinë nga Mirdita, të shoqëruar nga kryeplaku i fshatit. Doli gjyshja dhe i ftoi në dhomën e pritjes. Radioja ishte aty mbi tavolinë, të cilën e kisha lënë hapur dhe askush nuk e dinte pse kishte ardhur mareshali italian. E pyetën gjyshen: “Ku e ke djalin?” Ajo iu përgjigj: “Djemtë janë në burg në Itali.” - “Jo, jo, djalin tjetër.” - “Nuk kam djalë tjetër”, - i tha gjyshja. “Po nipin ku e ke?” - “Këtu është. Tani nuk e di nga ka shkuar.” “Gjejeni! Duhet ta takojmë!” - ndërhyri kryeplaku, Musa Norçia, një burrë mjaft i pjekur e në moshë. “E ç’ju duhet? Ai është kalama, 11 vjeç.” - “Jo, na duhet patjetër se ai nuk mund të ketë këtë moshë që thoni ju, prandaj thirreni të vijë këtu.” Më thirri dikush dhe shkova. Mendja më shkoi tek armatimet që kisha fshehur dhe me siguri dikush do kishte spiunuar. Por nuk iu tremba këtij takimi. Më erdhi keq se do t’i merrnin dhe do të kërkonin se kush i kishte sjellë. Hyra brenda, i përshëndeta: “Mirë se keni ardhë!” - “Si e ke emrin?” - “Avni Agolli.” - “Shkon në shkollë?” - “Po!” - Çfarë klase je?” - “Në të katërtën.” - “Shkruan bukur pak a shumë...” Në këtë moment nxori letrën që i kisha dërguar Haxhi Lleshit. U habita. Ç’ne letra në dorën e mareshal Zinos, një burri rreth të 50-ve? Për momentin mendova se letërprurësin do ta kishin arrestuar dhe i kishin gjetur letrën. “Kush e ka shkruar këtë letër?” – më pyeti mareshali. “Unë!” Mareshali italian nxori një letër nga çanta e tij, ma zgjati duke më dhënë edhe stilografin. Më shkoi mendja se donte të më vinte në provë për shkrimin nëse ishte imi apo dikush tjetër fshihej pas meje. Mendova të mos shkruaja, por kështu do të nxirrja time motër e kushedi çfarë do bënin me të. Më vinte turp të dënohej motra. I thashë: “Letrën e kam shkruar unë. S’di ç’të të them tjetër gjë, por po ju them se nuk shkruaj më”. Më urdhëroi: “Do ta shkruash se nuk ke nga ia mban! Për këtë kam ardhur këtu.” - “Unë nuk shkruaj më dhe ti ik e qërohu nga shtëpia ime!” Mbas shumë përpjekjesh për të më bindur të shkruaja e duke u ndeshur me kokëfortësinë time, më shau italisht, nga ato të sharat që ata i kishin në majë të gjuhës, dhe ma futi me shuplakë. Nuk kisha provuar deri atë ditë të më qël-

lonte njeri. Iu hodha në surrat duke e gërvishtur me thonj, ndërsa ai vazhdonte të më shante. Në momentin që karabinieri Nikolla po përpiqej të më kapte, i dhashë një të shtyrë mareshalit, i cili, mbasi u përplas tek tavolina, ra përtokë. Ia dhashë vrapit duke sharë, ndërsa nga pas dëgjoja të thirrurat e gjyshes, e cila u thoshte: “Të keni turp, dy burra me thinja merreni me një fëmijë!” Disa ditë nuk fjeta në shtëpi nga frika se mos më arrestonin. Mbas 4-5 ditësh, aty vonë nga mesnata dëgjova se dikush po trokiste në derë. Gjyshja, e cila mund të them se nuk flinte natën, mori koburen dhe u afrua te dera. Mbasi pa se nuk kishte të bënte me ndonjë zhurmë dyshimi, pyeti se kush ishte. Përgjigjja ishte: “Jam Ymer Lleshi”. Gjyshja hapi derën. “Një minutë sa të thërras Haxhiun.” Ymer Lleshi ishte kunati i Aliut, martuar me të motrën e tij. Mbasi u përshëndet me ta, gjyshja i strehoi në njërën nga dhomat e një shtëpie që përdorej vetëm për strehimin e njerëzve që kishin ndonjë pritje të veçantë; për atë periudhë ajo dhomë kishte ngelur e pabanuar. Pas pak gjyshja më zgjoi e më tha se kishin ardhur Ymeri me Haxhiun. Mbas luftës Lleshët kishin ngelur në arrati, meqenëse kishin luftuar pro serbëve. Shkova dhe i takova. Gjyshja u kishte përgatitur për të ngrënë, meqenëse ishin tepër të lodhur. Më pas ranë për të fjetur. Natyrisht që unë do t’u shërbeja duke vrojtuar se mos kishte ndonjë lëvizje ushtarësh, sidomos kur shkoja në shkollë rruga para shtëpisë ishte rrugë kryesore. Dyshimet më të mëdha i kishin te drejtori i shkollës Isuf Ceka, i cili ishte bërë edhe federal e mbante të veshur uniformën. Njëkohësisht ai dyshohej mbasi mund të kishte spiunuar Aliun dhe Ferikun. Kjo më kishte mbushur me urrejtje për drejtorin. Ardhja e Ymerit dhe Haxhiut më trimëroi edhe më tepër, se tani e kisha një mbështetje. Mbas një jave dy vëllezër nga Dibra e Madhe, Iljaz dhe Hysen Zarameti, vrasin një maqedonas, i cili u kishte vrarë të atin, duke i lënë jetimë, dhe natyrisht që nga qeveria serbe nuk kishte pësuar asgjë. Kështu, aty filluan të grumbullohen mjaft elementë të ndryshëm, si Qazim Reçi, Lutfi e Gani Greva, dy djem nga Mirdita, Zefi e Frroku, të cilët ishin ushtarë. Po krijohej një bërthamë, që me dhe pa dashje ishte një pikëmbrojtje, apo më mirë njëfarë rezistence antifashiste, por pa një vijë politike. Natyrisht, unë nuk mund të harroja lehtë shuplakën e mareshalit, çalamanit Zino. I thashë Ymerit se doja ta vrisja mareshalin. Ai më tha:


dossier • E martë 30 tetor 2012 Atë vit vazhdoja klasën e pestë; shkolla funksiononte normalisht. Unë si nxënës mund të them isha pak dembel, ose nuk e vlerësoja shumë të bëja një punë më të madhe. Si lëndë më pëlqente shumë matematika ose lëndët ekzakte. Kjo mospërpjekje vinte edhe nga ajo që shpejt fillova të kem ngarkesa të tjera, si familjare, ashtu dhe ato që sillte politika, duke qenë i pranishëm gjithmonë në mes tyre. Aty filluan të grumbulloheshin edhe mjaft të rinj nga Dibra e Madhe dhe nga fshatrat përreth. Nga fundi i korrikut 1942 më erdhi në shtëpi Nazmi Rushiti. Për të kisha dëgjuar se para vitit 1939 ishte arrestuar si student në gjimnazin e Shkodrës së bashku me Qemal Stafën dhe mbas një gjykimi për idetë e tyre komuniste ishte internuar në Berat. Për fat, nuk ishin aty Haxhiu me shokë. Mbasi më foli se sapo ishte liruar nga internimi në kampin e Ventotenes, më foli për dibranët që kishte lënë atje. Mbasi më shpjegoi pse e donte Haxhiun, i thashë se do ta ndihmoja qoftë për takimin apo ndonjë hall tjetër që të kishte. M’u ankua se ishte i paarmatosur. “Këtë problem e zgjidhim menjëherë, - i thashë, - bile edhe çfarë pushke të duash.” Meqenëse ishte pak i dobët fizikisht, por dëshira për të luftuar armikun nuk i mungonte, i dhashë një pushkë me gjithë fishekë. Kështu kisha bërë edhe me të tjerë. Iku duke më premtuar se do të kthehej shumë shpejt. Nuk vonoi dhe u bashkua me grupin, mbasi akoma nuk ishte formuar çeta. Siç e thashë më sipër, aty ishin Shaban e Siri Strazimiri e më pas erdhën edhe shumë të tjerë me arsim të mesëm e të lartë, si Ahmet Jegeni, Xhevit Hatibi, Demir Gashi, Xheladin Krifca, Haki Stërmilli, Nazmi Rushiti, Irfan dhe Met Hajrullai si dhe partizanet Shyrete Turkeshi (Çabej), Qansure Sadoshe (Baholli), të cilat ishin pjesëmarrëse edhe në aksionin e prerjes së shtyllave të telefonit në FushëMaqellarë në korrik 1942. Aty mua më kthyen nën pretekstin se me 3-4 shokë do të ruaja bazën e strehimit. Nuk mbetën pa ardhur, qoftë si korrierë që binin përditë korrespondencën, edhe të dër“Këtë punë e bëj unë, prandaj rri pa merak.” Unë ngulja këmbë se e bëja vetë. Pa dyshim që dikush e lajmëroi mareshalin dhe ai u largua drejt Tiranës, ndërsa karabinier Nikolla në Peshkopi. Për të qenë më të sigurt, këta të arratisur i strehoja nëpër baza të tjera e sidomos lart në mal, ku ne kishim një shtëpi me tri dhoma dhe çdo ditë u dërgonim ushqime dhe sendet e nevojshme. Italianët tregoheshin mjaft të kujdesshëm, pasi e dinin se zona ishte e armatosur nga armatimet serbe të ngelura nga lufta. Në këtë gjendje herë pas here vinin Dali dhe Esat Ndreu, të cilët ishin njëlloj për ne, miq shtëpie si edhe Lleshët. Mirëpo me ardhjen e Daliut dhe të Esatit fillova të reflektoja se do të bisedonin për komunizmin dhe të ardhmen që mund të sillte kjo ideologji. Natyrisht që këto bisedat ndikuan edhe te Haxhiu, që të kishin të njëjtën rrugë e të njëjtën miqësi. Njëra nga motrat e Daliut ishte e martuar me Ferikun (tim ungj), ndërsa tjetra me Hamdi Lleshin, të vëllanë e Ymer dhe Haxhi Lleshit. Daliu u shqua shumë shpejt për idetë e tij komuniste e me të edhe Esati e, si të tillë, ishin pushuar nga puna si oficerë pa bërë asnjë vit karrierë së bashku me Bedri Spahiun etj. Për këto grumbullime gjyshja edhe shqetësohej se mos një ditë atje në burg djemtë pësonin ndonjë pasojë, por e kishte shumë të vështirë t’i largonte miqtë e familjes. Në këto lëvizje Kërçishti ishte pika nyjë ku lidheshin të gjitha organizimet e para antifashiste. Isuf Çeka, një njohës i mirë i komunizmit, një ditë, kur ishte në shoqërinë e një mikut tonë, mësues ndër të parët, por që kishte vite që jetonte në familjen tonë, Jonuz Shehu, shpesh i thoshte: “Jonuz, shiko se po dhanë ndonjë porosi e më vret Avniu...” Ai kishte me të vërtetë frikë se Isufi jo vetëm fliste në shkollë për fashizmin, por njihej edhe si autor i arrestimit të Aliut. Ndërsa Jonuz Shehu nga ana e vet e siguronte Isufin që të rrinte i qetë se një gjë e tillë nuk do ndodhte kurrë. Një ditë, aty nga fundi i nëntorit të vitit 1941, ishin të dy, Isufi dhe Jonuzi. Meqenëse kishin dijeni për formimin e PKSH-së, unë i përshëndeta të dy duke i nderuar me grusht dhe shtova fjalët “vdekje fashizmit”. Isufi qeshi dhe me qetësi m’u përgjigj: “Nuk e kupton dhe nuk e njeh historinë e komunizmit sesa barbar është si dhe krimet që ka bërë në Rusi. Dëgjo, Avni, ti sot po e ushqen dhe po i jep gjithçka ke mundësi komunizmit, pse, siç thashë, nuk e njeh historinë reale të tij. Të jesh i sigurt se si ty edhe familjen tënde, këtë shtresë që po e ushqeni e po e ndihmoni për të

ardhur në pushtet, nesër do t’ju quajnë kundërshtarë dhe armiq të tij dhe do të bëjë krime të paimagjinueshme, ashtu siç bëri në Rusi.” Unë, me atë bindjen se ky e urren komunizmin, iu përgjigja: “Zoti Isuf, jeni një fashist që ia keni shitur shpirtin Duçes”. Ai qeshi e nuk m’u përgjigj. Mësues Jonuzi nuk ushqeu asnjë ndjenjë, edhe pse atë e lidhnin disa miqësi me këta njerëz që kishin marrë përsipër të udhëhiqnin komunizmin në Dibër. Mbas kësaj bisede drejtor Isufi u largua nga Kërçishti dhe nga Dibra, duke ardhur në Tiranë me punë.

guarit e Komitetit Central të PKSH-së, që u krijua më 8 nëntor 1941. Nga shkurti i vitit 1942 erdhi një grup i përbërë nga Ramadan Çitaku (Baca) dhe të porositur Zoi Themeli, Sotir Vullkani, Qazim Prishtina, të cilët kishin kaluar nga Martaneshi. Baba Faja i shoqëroi me 4-5 martaneshas dhe, meqenëse kishte rënë shumë borë dhe bënte mjaft ftohtë, u detyruan të qëndronin aty. R. Çitaku mori kontakte me Haxhiun e të tjerë dhe jam dëshmitar i atyre takimeve midis tyre në ato vite. Kur lexoj nga ata persona tërë ato libra të

»

19

shkruar për vitet e luftës, për shembull, të Sul Bahollit apo “Jeta dhe veprimtaria e Aqif Lleshit” e mjaft partizanëve të asaj kohe, së paku për Dibrën, si dhe luftimet e zhvilluara në atë trevë, për mua ato nuk shprehin realitetin; madje janë edhe kontradiktorë me vetveten për ato çfarë kanë shkruar në kujtimet e tyre. Kjo në veçanti për ca dëshmi nëpër salla gjyqesh, apo të dokumentuara nëpër arkivat e tyre të asaj kohe. Për ta pasqyruar më saktë, unë po marr si shembull Sul Bahollin se si i jep pompozitet vetes në vitet 1943-1944, çfarë rëndësie i jepte vetes para të tjerëve dhe si i hodhi në plehra apo i la në harresë. Midis emrave që përmend jo realisht janë Zoi Themeli, Qazim Prishtina, Sotir Vullkani etj., që në atë kohë ishin në Dibër dhe ishin primarë, apo Esat Ndreu. Haxhi Lleshi ishte ndër krerët komunistë aty. Në Dibër të Madhe u futën krerët, si Fiqiri Dine, Hysni Dema, Ali Maliqi, Cen Elezi, Ukë Cami me forcat e tyre dhe të nxitur nga këta, erdhën në Dibër të Madhe Ali Këlcyra, Hasan Dosti, Thoma Orollogai e të tjerë ballistë e zogistë, si patër Lekë Luli. Këta morën kontakt me kuadro të batalionit partizan, të cilët ishin Esat Ndreu, Njazi Islami dhe Sotir Vullkani. Krerët e Dibrës të Ballit Kombëtar e të Legalitetit morën takim me Haki Stërmillin dhe me shokun Sul Baholli, si sekretar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Dibrës së Madhe. Në bisedat që bënin iu kërkua krerëve Ballit e të Legalitetit të merrnin pjesë në luftë kundër gjermanëve. Përgjigjja e parisë ishte si gjithnjë: “Kur të vijë koha”. Një amalgamë e vërtetë tjetërsimi historik. Më habit fakti “... thua ky Haxhi Lleshi ishte më intelektuali i atij vendi dhe se me të vërtetë ai kishte potencë apo fuqi më tepër se krerët e tjerë?” E kam thënë edhe më sipër se miqësia dhe njohja jonë ishte e hershme, prandaj ardhja dhe qëndrimi në shtëpinë tonë, aktiviteti që kreu aty për aty, i atij apo edhe i të tjerëve, nuk mund të liheshin në harresë. Sinqerisht më vjen keq për këta autorë, që nuk folën e as flasin për sakrificat për të cilat familja Maliqi bëri gjatë luftës. Mua më vinte turp nga vetvetja që nuk i kisha kuptuar se sa pa personalitet kishin qenë këta njerëz. Në Kërçisht më 21 korrik 1942 u formua çeta e quajtur “Çeta e Zogjes”. Këtë e dinë fare mirë Haxhi Lleshi e të gjithë ata që ishin të pranishëm si dhe fshatarët e zonës. Haxhi Lleshi e di fare mirë për dy rrethimet, njëra lart te stani, për të cilin mund të flasin dhjetëra të moshuar nga Kërçishti e përreth, ndodhinë që iu bë nga forcat italiane. Atëherë ishte Hajrija, nëna e Aliut, që u jepte zemër duke u thënë: “Djema, qëndroni, mos u dorëzoni! Le të digjen të gjitha këto”. Por italianët, mbasi qëndronin disa orë jashtë, tërhiqeshin në qetësi. Ndërsa Haxhi Lleshi, kur ishte ministër i brendshëm, bëri oficerë të Sigurimit Azis Asllanin dhe Miftar Zaçanin e duke rekrutuar edhe të tjerë në atë sistem njerëzit spiunë më të pamoralshëm të kombit. Nëse mua më përkëdhelnin këta banditë të komunizmit në kohë lufte, se u siguroja strehë dhe ushqim, më premtonin se mbas çlirimit do të vazhdoja shkollën në Bashkimin Sovjetik dhe se do të isha dikushi. Këtë e provova në gusht të ’45-s, kur erdha në Tiranë dhe i kërkova njërit prej këtyre që e kishim të afërm, duke i shkuar edhe në shtëpi, ku gjeta të shoqen, të cilën nuk e njihja, sepse ishte martuar mbas çlirimit. Më ftoi mbasi i tregova se kush isha. Meqenëse i shoqi nuk ishte, e prita sa erdhi dhe i kërkova të ndërmjetësonte për t’u regjistruar në njërën nga shkollat e mesme të kryeqytetit, sepse në Dibër, me aq sa dukej, nuk po hapej një shkollë e tillë. U befasova nga përgjigjja që më dha: “Ne e bëmë luftën që ju të mos keni të drejta.” Më erdhi më keq për të sesa për vete. Një filozof arab është shprehur: “Jeta është një çudi, enigmat e saj askush nuk i di”. Jo shumë kohë më vonë edhe ai pësoi të njëjtën tragjedi si unë, ndoshta edhe më keq, por unë sërish ndjeva keqardhje për të dhe për fëmijët e tij. Gjatë viteve që këta komunistë i strehuam gjatë luftës, te cilido prej tyre shikoja diferencën intelektuale, se cilët ishin në të vërtetë dhe shpesh pyesja veten: “Pse këta oficerë me akademi apo të tjerët me arsim pranuan dhe pranonin një komandant me shkollë fillore, apo me një unike të pambaruar?” Më vonë mësova se kjo teori ishte udhëzuar nga Moska. Një broshurë e Revolucionit të Tetorit, që vetë e kisha lexuar e stërlexuar disa herë, nuk jepte të dhëna të kësaj natyre. (vijon numrin e ardhshëm) 1. Intervistë e Isuf Luzit, gazeta “Shekulli”, 6 nëntor 1998.


20

Kulturë

«

Prej tri javësh, në zonën e njohur si “Kodra e Gështenjave” ka nisur puna për atë që do të njihet si Mauzoleumi i familjes mbretërore shqiptare. Projekti që po ndiqet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, bazohet në origjinalin e vitit 1934 krijuar nga Qemal Butka, enkas për varrin e Sadije Toptanit, nënës së Ahmet Zogut, njohur ndryshe si

E martë 30 tetor 2012 •

Mauzoleumi mbretëror, projekti i ngjashëm me atë të Qemal Butkës Nëna Mbretëreshë. Sipas arkitektit Luciano Bojaxhi, rindërtimi i kompleksit të varrezave po bëhet bazuar në projektin e mëparshëm. Ky mazoleum pritet të përfundojë me ardhjen e eshtrave të Zogut në Tiranë në kuadër të 100-vjetorit. Bo-

jaxhi thote së po bëjmë të pamundërën që projekti të përfundojë brenda afateve. Varri i Nënës Mbretëreshë, eshtrat e të cilës ndodhen pikërisht këtu në këtë vend, ku punëtoret po kryejnë sot punimet, u hodh në erë nga komunistët në vitin

1944. Ai u la i rrënuar, jo vetëm gjatë periudhës së diktaturës, por edhe ditët e sotme, deri në marrjen e vendimit nga Këshilli i Ministrave për rivlerësim të figurës së Zogut. Kostoja e tij është 20 milionë e 800 mijë lekë.

100-vjetori i Pavarësisë

Shfaqet i restauruar “Nëntori i dytë” dhe dublohet “Skënderbeu”

D

uken dhe janë dy projekte të ndryshme, por në fakt i bashkon fakti që janë dy filma që kanë bërë epokë në kinematografinë shqiptare dhe që në 100-vjetorin e Pavarësisë rishfaqen “të kuruar”. Filmi i parë është “Nëntori i dytë”, i cili së fundi është restauruar nga i ashtuquajturi Projekti i Kinemasë Shqiptare dhe është planfikuar të shfaqet këto ditë në Festivalin e 13-të të Filmit Shqiptar. Filmi është përzgjedhur madje të çelë këtë festival më 3 Nëntor. Projekti i Kinemasë Shqiptare dhe “Colorlab Corp.” kanë realizuar kështu restaurimin e parë dixhital dhe përshtatjen e subtitruar në anglisht të filmit artistik shqiptar “Nëntori i dytë”, prodhim i viti 1982 i regjisorit të njohur Viktor Gjika. “Nëntori i dytë” tregon historinë e ngjarjeve që çuan në pavarësinë e Shqipërisë nga sundimi osman më 28 nëntor 1912. Kjo është e para përshtatje në gjuhën angleze e filmit, si dhe restaurimi i parë i tij në bashkëpunim mes Projektit të Kinemasë Shqiptare, Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe “Colorlab Corp.” Skenari i “Nëntorit të dytë” është shkruar nga Dhimitër Shuteriqi e Kiço Blushi dhe regjia mban emrin e Viktor Gjikës. Realizuar tre vjet para vdekjes së Enver Hoxhës, filmi pati premierën e tij në fund të Nëntorit 1982, më pak se një vit pas vdekjes misterioze të Mehmet Shehut, trashëgimtar i mundshëm i Hoxhës. Gjatë prodhimit të filmit në Shqipëria hyri në një nga periudhat më të errëta të saj gjatë pesëdhjetë viteve të sundimit marksist. “Nëntori i dytë” nuk ka qenë shfaqur më parë për publikun jashtë Shqipërisë. Projekti i Kinemasë Shqiptare do të nisë promovimin ndërkombëtar të filmit në SHBA dhe Evropë duke filluar prej muajit mars 2013 me ndihmën e ambasadës amerikane në Tiranë, The Orphan Film Symposium (NYU) dhe Arkivit të Universitetit të Wesleyan (Wesleyan Cinema Archives). Dublimi i Skënderbeut Krahas dublimit të “Nëntorit të dytë”, një tjetër film epokal për

kinemanë shqiptare, “Skënderbeu” vjen i dubluar, 59 vite pasi është prodhuar. Ai ridublohet në variant të ri, sipas realizuesve të kësaj pune “me parametra bashkëkohorë dhe në gjuhën letrare, ndryshe nga ai që jemi mësuar të shikojmë në variantin gegë”. Figura e Skëndërbeut është realizuar nga Rikard Larja dhe ky është varianti i ri i Skënderbeut të vitit 2012. Regjisori i realizimit të dublimit është Esat Mysliu. Për realizimin e personazheve janë zgjedhur mbi 60 aktorë, nga më të njohurit e skenës sonë. Versioni i ri i filmit do të sjellë dialogje të reja, gjithashtu edhe muzika dhe efektet si troku i kalit, përplasja e shpatave apo rrëzimi i kalorësve, do të tingëllojnë ndryshe. Mendohet që “Skënderbeu” në variantin “e ri”, të shfaqet në prag të ditës së 100-vjetorit të Pavarësisë. Restaurimi dhe dublimi i këtij filmi ishte një ide e regjisorit Piro Milkani, e cila tani duket se siguron jetën e filmit edhe për 100 vjet të tjera, duke ruajtur edhe kopjen origjinale. Siç bën të ditur grupi i punës që po merret me projektin, gjatë ridublimit do të restuarohen gërvishtjet apo “plakjet” që ai mund të ketë pësur, si dhe destabiliteti i figurës që lëviz. b.g

Botohen njëmijë dokumente të Pavarësisë Në 100-vjetorin e pavarësisë kanë menduar të botojnë koleksionin e dokumenteve të qeverisë së Ismail Qemalit. Janë rreth njëmijë të tillë, që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë “do të servirë”. Arkivi do të botojë në një libër të rrallë, me të gjitha dokumentet e ruajtura dhe të shqipëruara me kujdes nga njohësit më të mirë shqiptarë të turqishtes së vjetër. Siç është shprehur drejtoresha e Arkivit të Shqipërisë, Nevila Nika, “Shumica e këtyre dokumenteve janë në gjuhën osmanishte, dhe vetëm një pjesë e vogël janë në gjuhën shqipe”. Botimi i arkivit të shtetit do t’i sjellë ato të gjitha në gjuhën shqipe, të shoqëruara me faksimile të origjinaleve, në të cilat bie në sy nënshkrimi i Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit të pavarur. Por ajo që vlen të shënohet është se edhe këtu mungon akti origjinal i shpalljes së Pavarësisë. Si pasojë e trazirave të shumta politike dhe ushtarake, mendohet se janë zhdukur një pjesë e madhe e dokumenteve të qeverisë së parë të Shqipërisë. Një pjesë e madhe e dokumenteve të shpëtuara të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës janë mbledhur para Luftës së Dytë Botërore nga Instituti Shqiptar i Kulturës, e pjesa tjetër janë dorëzuar në Arkiv pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas drejtoreshës së Arkivit, problem ende mbetet mosgjetja e aktit origjinal të pavarësisë, megjithëse edhe ai do të përfshihet në këtë botim, falë një fotografie të origjinalit, të gjetur në fototekën “Marubi”. Botimi i dokumenteve të Qeverisë së Përkohshme bazohet në punën profesionale të arkivistëve të hershëm, të cilët ishin edhe bashkëkohës të Ismail Qemalit, si: Jonuz Tafilaj, Haki Sharofi, Nezir Leskoviku e Andrea Sahatçi, të cilët i kanë përkthyer dokumentet në shqip, bashkë me shpjegime të detajuara për to. Botimi i koleksionit të plotë të dokumenteve të qeverisë së Ismail Qemalit shihet si një detyrim, për të kënaqur kërkesat e publikut, por edhe për të plotësuar bibliotekat e cilitdo qytetar të interesuar për historinë e Shqipërisë. Të frymëzuar nga 100-vjetori i Pavarësisë së shtetit shqiptar, mijëra qytetarë nga të gjitha trevat e Ballkanit dhe botës po kërkojnë nga Arkiv kopje të dokumenteve të ndryshme, gjë që tani po mundësohen lehtë përmes shtypjes dhe metodave dixhitale.


• E martë 30 tetor 2012

P

as suksesit në Monterrey të Meksikës, ku fitoi çmimin filmi më i mirë i shkurtër ndërkombëtar, filmi “Kolona” vetëm disa ditë më parë është vlerësuar me një tjetër çmim të rëndësishëm. Filmi me metrazh të shkurtër i regjisorit të ri Ujkan Hysaj ka marrë çmimin e publikut në edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë të Polonisë, që u mbajt nga data 12 deri më 21 tetor. Sipas Hysajt, ky është realisht një vlerësim sepse, “çmimi i publikut tregon vlerësimin më real që mund të bëhet në ndonjë festival, ndërsa vlerësimi i jurisë gjithmonë mund të jetë relativ për arsye të shijeve të ndryshme”. Pak kohë më parë, filmi ‘Kolona’ po ashtu u shfaq edhe në Abu Dhabi Film Festival në Emiratet e Bashkuara Arabe. Filmi ‘Kolona’ është bashkëprodhim i “AJO Pictures” dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës. Skenari është shkruar nga Besian Hysaj, ndërsa regjia është bërë nga Ujkan Hysaj. Në rolet kryesore luajnë: Sunaj Raça, Arbnesha GrabovciNixha, Irena Cahani, Don Raça, Enis Krapi, Vllado Jovanovski, Bislim Muçaj. Filmi juaj “Kolona” sapo është vlerësuar me një tjetër çmim, atë të publikut në Festivalin e Filmit në Varshavë. Ç’vlerë ka për ju ky vlerësim në morinë e të tjerave çmime? Me rastin e lajmit nga “Warsaw Film Fest” se filmi “Kolona” fitoi çmimin e publikut, u ndjeva shumë mirë dhe shumë i vlerësuar, sepse çmimi i publikut tregon vlerësimin më real që mund të bëhet në ndonjë festival, ndërsa vlerësimi i jurisë gjithmonë mund të jetë relativ për arsye të shijeve të ndryshme. Publiku polak është publik me traditë shumë të madhe në kinematografi dhe po ai publik neve na ka vlerësuar si filmi më i mirë për ta. Kjo do të thotë shumë për kinematografinë e vendit tonë. Në qendër të filmit është një familje kosovare, e cila shpërngulet gjatë kohës së luftës dhe i duhet të përballet me kontrollin e autoriteve serbe, të cilët i detyrojnë të zgjedhin mes vdekjes dhe jetës. Një histori që realisht ka ndodhur me dhjetëra njerëz në Kosovë. Njihnit ndonjë histori të tillë nga ku realisht morët shtysën e parë për të realizuar këtë film? Mund të rrëfeni diçka për mënyrën se si e keni ngjizur këtë film? Po. Filmi është i bazuar në histori të vërtetë. Kjo ngjarje ka ndodhur në Mitrovicë gjatë luftës. Është po e njëjta situatë sikurse në film, kur babai përfundon në një situatë ku duhet të zgjedhë. Në versionin real babai po ashtu sakrifikon djalin e tij për djalin e vëllait,

Ujkan Hysaj: Shqipëria dhe Kosova, dy botë të kundërta

Kulturë

»

21

Flet regjisori i ri i filmit “Kolona”, fitues i çmimit të publikut në “Warsaw Film Fest”

hja e aktorëve? Përzgjedhja e aktorëve është bërë në mënyrë shumë profesionale, e sidomos roli kryesor është bërë me kinoprovë, ku janë ftuar disa aktorë dhe janë provuar të luajnë para kamerës skenën kryesore të filmit. Me këtë rast Sunaj Raçaj ka qenë më i afërti për rolin kryesor. Nëse do të kishit mundësi të ndryshonit diçka në këtë film, do ta bënit? Cilat janë ato “pika” ku ju mendoni se ka diçka për të përmirësuar në filmin tuaj (nëse ka)? Jo, nuk do të kisha ndryshuar asgjë, por vetëm do të kisha dëshirë të kisha më shumë buxhet dhe t’i jepja kohë më shumë vetvetes që të punoj në mënyrë më komode. mirëpo arrin ta shpëtojë edhe djalin e vet. Ndërsa në film sakrifikohet me të vërtetë djali dhe nuk mund ta shpëtojë. Kjo natyrisht ka ardhur si rezultat i inspirimit dhe është adaptuar për film. Unë kam intervistuar personin që i ka ndodhur kjo ngjarje dhe nga rrëfimi i tij është shkruar skenari. Mendoni se në Kosovë janë ende të freskëta “plagët” e kohës së luftës? Cila është mënyra më e mirë për të kapërcyer situata të tilla? Po, plagët e luftës mendoj që janë ende të freskëta edhe pse kohëve të fundit po duket kinse janë tejkaluar. Mirëpo unë mendoj që ende janë të freskëta. Mënyra më e mirë për t’i kapërcyer ato është që të mos i tejkalojmë, përkrundazi të përballemi me to. Si? Me filma për luftë, me shfaqje dhe me arte të tjera.

Sa e vështirë është të jesh sot regjisor i ri në vende si Kosova dhe Shqipëria? Shumë e vështirë. Sepse duhesh të merresh edhe me punët që nuk të takojnë të merresh. Kjo si rezultat i mosmundësisë për të pasur një buxhet të mjaftueshëm për të bërë film.

Si është pritur filmi nga publiku në Kosovë? Në Kosovë është pritur shumë mirë. Mendoj që publiku i Kosovës e di çfarë do dhe nuk parapëlqen të shohë filma të luftës me ngjarje të shtrembëruara. Publiku ka nevojë të shohë ngjarjet reale. Për sa kohë keni xhiruar dhe cili është buxheti i këtij filmi? A keni hasur vështirë-

si në këtë drejtim? Skenari ka zgjatur rreth një vit, deri sa kemi ardhur deri te skenari final. Xhirimi i filmit ka zgjatur po ashtu një vit me pauza të ndryshme kohore. Vështirësi kemi pasur mjaft, prej natyrës më banale deri tek seriozet. Mirëpo kur filmi rezulton i suksesshëm, ato edhe mund të harrohen. Si është bërë përzgjed-

Mendoni se Kosova dhe Shqipëria e njohin ashtu si duhet “frymën artistike” të njëra-tjetrës dhe kanë të njëjtën atmosferë kulturore? Jo aspak. Për mendimin tim janë si dy botë të kundërta. Ndoshta e njohin njëra- tjetrën se si punojnë, mirëpo nuk kanë të njëjtën atmosferë filmike. Si i vlerësoni filmat e realizuar gjatë viteve të fundit? Parapëlqej të mos flas në këtë drejtim.

Ju jeni djali i një prej emrave më të njohur të regjisë dhe teatrit në Kosovë, Fadil Hysajt. Sa dhe si ka ndikur ky fakt në formimin dhe njohjen tuaj artistike? Mendoj që jam njeriu më fatlum në botë që kam baba Fadil Hysajn, sepse gjithçka ka filluar me të. Jam fatlum sepse shkollën e parë e kam nga babai im. Nuk e di a do të mundem ndonjëherë t’ia kthej këtë mirë, ndoshta do t’ia kthej me depërtimin tim në industrinë e filmit, duke triumfuar në festivale botërore. Një film me metrazh të shkurtër, i fuqishëm dhe i thellë në dramën e tij. Mendoni se arti dhe filmi janë krijuar fillimisht mbi trishtimin si ushqim shpirtëror apo kjo është thjesht një klishe? Nuk e di a do ta quaja klishe! Por nuk mendoj që është i krijuar nga trishtimi. Filmi është rezultat i nevojës për të treguar diçka që bota nuk e di. Çfarëdo qoftë ajo, të jep motiv për të krijuar dhe për t’ia treguar botës. Ideja është që bota jote e brendshme duhet të jetë më e fortë se ajo që shihet jashtë çdo ditë. Mendoje që kjo të sjell deri tek arti, kur t’i nëpërmjet artit të bukur e kënaq dhe e bën të mendojë ndryshe publikun për jetën në përgjithësi. Së fundi, keni ndonjë projekt tjetër filmik (jo vetëm) për të cilin po punoni? Mund të zbuloni diçka rreth tij? Po. Jam duke punuar. Është film i metrazhit të gjatë. Duhet patjetër që gjenerata e re të kalojë në film të metrazhit të gjatë, sepse filmi i gjatë të hap rrugët shumë më shpejt. Bisedoi: Blerina Goce


22

« histori

Profil

E martë 30 tetor 2012 •

Konrad Adenauer:

Sallami i Këlnit dhe buka e Këlnit

M

Tomas

Xheferson

P

residentin e tretë dhe njërin prej etërve themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tomas Xheferson, nuk e quajnë më kot ngandonjëherë njeriun e vërtetë të epokës së Rilindjes, megjithëse ai pati jetuar në kohë tjetër. Ai kombinonte në vetvete talente të ndryshme: atë të politikanit, diplomatit, shkencëtarit, udhëtarit, fermerit, koleksionistit, shpikësit. Përveç kësaj ai ishte edhe qejfli i madh të ngrënash. Pëlqente jashtë mase kuzhinën amerikane, por pavarësisht nga kjo shfaqte interes të gjallë edhe ndaj arritjeve të artit gastronomik të vendeve të tjera. Gjatë kohës së qëndrimit disavjeçar si ambasador i SHBA-ve në Francë Tomas Xheferson studioi me skrupulozitet të madh kuzhinën franceze. Por edhe perimet e freskëta ai i preferonte jashtë mase. Atij i pëlqenin ullinjtë, fiqtë, manat, ananaset. Në Monticello, në çifligun e Xheferson mbilleshin shumë perimeve, barishte dhe erëza, që përdoreshin të freskëta në tavolinë. Thomas Xheferson ishte gjithashtu

edhe entuziast i kultivimit të frutave të ndryshme, të reja për Amerikën. Ai mbolli jo pak rrënjë dardhësh në çifligun e vet në Virginia. Më e preferuara për Xhefersonin ishte dardha “beurre”, e cila e përkthyer nga frëngjishtja do të thotë “si gjalpë (vajore)”. Kultivonte me kënaqësi të madhe edhe pjeshkët. Mbillte shalqinj, që u sollën në botën e re pas zbulimit të saj nga europianët. Ndër produktet më të preferuara të Thomas Xhefersonit ishin edhe prodhimet e detit (fruta deti) - karavidhet, guaskat e detit. Vdiste për ëmbëlsirat franceze, sufletë, byreçkat e lehta me petë të holla. Pije të zakonshme në tavolinën e Xhefersonit ishin mushti, vera e mollës, pija prej malti. Ndërsa vera e preferuar e presidentit ishte “Madeira”. Ashtu si dhe shumë udhëtarë të tjerë, pasi kthehej në shtëpi, Thomas Xhefersonin e merrte malli për gatimet e provuara në viset e huaja. Ai mbante shënim recetat e

atyre gjellëve që i pëlqenin më shumë, me qëllim që të kishte mundësi t’i servirte në tavolinën e shtëpisë së vet në atdhe. Midis ëmbëlsirave më me popullaritet ishte akullorja me vanilje, receta e përgatitjes të së cilës ishte shënuar me dorën e vetë Xhefersonit. Shumë risi të bëra njëherë e një kohë nga Tomas Xhefersoni vazhdojnë të mbeten deri tani pjesë përbërëse tradicionale e kuzhinës amerikane. Shërbëtorit të vet, i cili kthehej më vonë nga Europa në Amerikë, Xhefersoni i jepte udhëzime që të sillte me vete sa më shumë makarona, parmixhan (lloj dhjathi), fiq Marseje, rrush

të thatë, bajame, uthull, vaj ulliri, mustardë, anchois (një lloj sardeleje). Në Holandë Xhefersoni provoi për herë të parë vaferin e atjeshëm dhe pas kësaj bleu menjëherë pajisjen e përgatitjes së tij (waffle-iron). Një varietet çaji në Amsterdam i erdhi kaq shumë për mide amerikanit, saqë ai e bleu atë për ta marrë me vete në atdhe. Ngjallte interes të madh tek ai edhe kuzhina italiane. Për shembull, ai mbante shënim detajet e përgatitjes së gjalpit, djathit parmixhano dhe pastës (makaronave). Por adhurimi që provonte për kuzhinën franceze nuk e ftohu dot në zemrën e tij dashurinë për gatimet amerikane - të tilla si patatja e ëmbël (sweet potato), vezët e pjekura të merlucit, proshuta e Virxhinias, bizelet e njoma, misri i ëmbël i Virxhinias.

e emrin e Konrad Herman Zhosef Adenauerit është e lidhur “mrekullia ekonomike”, e cila i lejoi Gjermanisë Perëndimore të ngrihet nga gërmadhat e Luftës së Dytë Botërore dhe të bëhet një nga vendet më të zhvilluara të botës. Po para se Adenauer të bëhej kancelar i Republikës Federale Gjermane ai u detyrua të përshkonte rrugën e gjatë e aspak të lehtë të politikanit. Në vitin 1909 Adenauer u bë nënkryetar i bashkisë së Këlnit, kurse më pas edhe kryebashkiak (Bürgermeister), i këtij qyteti industrial, dhe qëndroi në këtë post deri në vitin 1933. Në vitet e Luftës së Parë Botërore Adenauer u kushtonte një vëmendje të madhe çështjeve të furnizimit me ushqim të popullatës civile, e cila vuante nga vështirësitë dhe të këqijat e luftës. Në periudhën e kulmit të zhvillimit të Luftës së Parë Botërore Adenauer shpiku të ashtuquajturin “sallam (suxhuk) të Këlnit” (“Kölner Wurst”). Në këtë sallam nuk kishte fare mish. Ai bëhej me miell soje. Thonë se ky sallam ishte krejtësisht pa shije, por mjaft i ushqyeshëm. Me të mund të ngopje barkun në njëfarë mënyre në kushtet e luftës. Një ndër shpikjet e Konrad Adenauerit në fushën e gastronomisë është edhe “buka e Këlnit” (“Kölner Brot”), e gatuar me miell të përftuar prej përzierje drithërash të ndryshme. Madje, Adenauer e patentoi këtë bukë, e cila përbëhej 40% nga miell misri, 35% miell tërshëre dhe 10% miell orizi. Në përbërjen e “bukës së Kölnit” hynin gjithashtu erëza të ndryshme dhe dekstrina (polysaccharide - që përftohet nëpërmjet trajtimit termik të niseshtesë së patates apo të misrit). Adenauer krijoi një rrjet të tërë kuzhinash gjigante në rajonet e përqendrimit të klasës punëtore të Këlnit, të cilat prodhonin deri në 200 mijë racione ushqimi në ditë. Pa dyshim që përvoja e administrimit të Këlnit i hyri shumë në punë Adenauerit kur ai kryesoi qeverinë e Gjermanisë Perëndimore. Dita e punës së Konrad Adenauerit gjatë kohës që ishte kancelar i Republikës Federale Gjermane fillonte në orët e para të agimit. Në mëngjes herët kancelari punonte me shkresat e nevojshme dhe i hidhte një sy shtypit. Më pas hante mëngjesin, pinte kafenë dhe nisej për në Bon (gjer. Bonn). Drekën zakonisht Adenauer e hante në orën 13:00, sigurisht në qoftë se nuk kishte ndonjë drekë diplomatike. Preferonte të hante vetëm, me qëllim që të kishte mundësi të koncentronte mendimet e veta. Tryeza e drekës së tij zakonisht ishte shumë e thjeshtë dhe pa gjëra të tepërta: supë, mish, perime. Preferonte shumë p etullat me patate (Reibekuchen), pjatë tradicionale kjo për Rheinland, e cila serviret në tavolinë e shoqëruar me salcë mollësh (apfelmus). Mbasi hante drekën, kancelari bënte një sy gjumë. Pasi pushonte, Konrad Adenauer dilte për të marrë pak ajër të freskët. Ndërsa mbas shëtitjes kthehej në kabinetin e vet për të vazhduar punën. Darkën Adenauer e hante zakonisht në shtëpi. Si rregull, kjo ishte një darkë e lehtë me pjesëtarët e familjes. Konrad Adenauer dha dorëheqjen nga posti i kancelarit të RFGJ në moshën 87-vjeçare. Ai hyri në histori si njëri nga krerët më të moshuar të qeverisë në historinë moderne. Adenauer ndërroi jetë më 19 prill të vitit 1967 në vilën e vet në Re n d o r f në moshën 91-vjeçare.


sport • E martë 30 tetor 2012

Artur Lekbello largohet, Tafaj trajneri i ri i badhebluve

A

rtur Lekbello dorëhiqet si trajner i Tiranës dhe vendin e tij do ta zërë Alban Tafaj. Pas një mbledhjeje të gjatë mes tij, administratorit të klubit Salih Tagani dhe drejtorit teknik Alban Tafaj, palët arritën në konkluzionin për ndërprerjen e marrëdhënieve profesionale, për shkak të rezultateve të dobëta të bardhebluve në javët e fundit. Klubi i Tiranës, nëpërmjet një deklarate zyrtare, bëri të ditur se Lekbello ka dhënë dorëheqjen, që është pranuar nga administratori Tagani. Gjendet menjëherë edhe pasuesi i Lekbellos, i cili është Alban Tafaj. Drejtori teknik i bardhebluve emërohet në këtë detyrë jo përkohësisht, sic ka ndodhur në momentin e largimit të Julian Rubios, por deri në fund të sezonit. Të paktën kështu serviret nga klubi, që mund të ofrojë skenarë të rinj në ditët në vazhdim. “Më datë 29.10.2012, pranë zyrave të klubit të futbollit të Tiranes u zhvillua një takim ndërmjet administratorit të klubit Z.Tagani dhe trajnerit z.Artur Lekbello. Trajneri Artur Lekbello paraqiti dorëheqjen e tij si drejtues i ekipit të Tiranës. Kjo dorëheqje u pranua nga administratori i këtij klubi z.Tagani. Klubi i futbollit Tirana falënderon z.Lekbello për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tij, duke i uruar suksese të mëtejshme në punën e tij. Me detyrën e trajnerit të ekipit të parë të Futbollit të Tiranës ngarkohet z.Alban Tafaj”,-thuhej në deklaratën e Tiranës. Largimi i Lekbellos u paralajmërua që para se të niste kjo mbledhje, me mungesën e tij në stërvitjen e Tiranës, që u drejtua nga ndihmëstrajneri Sokol Bulku. Në kohën që futbollistët zbritën në fushën e Skënder Halilit, Lekbello, Tagani dhe Alban Tafaj u mbyllën në zyrat e klubit për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshme për ndërprerjen e bashkëpunimit dhe më e mira rezultoi dorëheqja e trajnerit dhe pranimi i saj nga administratori i Tiranës. Gjatë kohës së shkurtër në krye të 24 herë kampione të Shqipërisë, Lekbello e drejtori skuadrën në 9 ndeshje, duke arritur 3 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje. Gjithsesi, disfata turpëruese në kupë 4-0 me Kukësin si dhe humbja 2-0 në Korçë me Skënderbeun vulosën dështimin e tij në eksperiencën e parë në krye të Tiranës, edhe pse emërimi i Lekbellos u konsiderua në fillim si zgjidhja më e mirë për skuadrën me më shumë trofe në vend.

“Trajneri paraqiti dorëheqjen e tij si drejtues i ekipit të Tiranës. Kjo dorëheqje u pranua nga administratori i këtij klubi z.Tagani. Klubi i futbollit Tirana falënderon z.Lekbello për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tij, duke i uruar suksese të mëtejshme në punën e tij. Me detyrën e trajnerit të ekipit të parë të Futbollit të Tiranës ngarkohet z.Alban Tafaj”

Çani i padurueshëm, stërvitet me të rinjtë Edgar Çani është dënuar të stërvitet me ekipin e të rinjve dhe do të largohet në janar dhe ky është një fakt i njohur, por që nuk ka një marrëdhënie të mirë me shokët e skuadrës. Është Sport.pl ajo që zbulon një fakt të tillë për

Martini trajneri i Luftëtarit, ikën Ernest Gjoka Edi Martini është trajneri i ri i Luftëtarit, ndërsa Ernest Gjoka braktis Apoloninë. Pas largimit të Nevil Dedes, drejtuesit e skuadrës gjirokastrite kanë gjetur tek shkodrani njeriun e duhur për t’i besuar timonin e ekipit. Ish lojtari

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

shqiptarin. Në shkrimin e publikuar dje mësohet se Çani do të largohet nga ekipi shumë shpejt, por ai nuk konsiderohet një humbje e madhe, sepse për më tepër Edgari nuk ka një marrëdhënie të mirë me shokët e skuadrës.

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

i Vllaznisë ka drejtuar më parë Vllazninë, Teutën, Laçin dhe Adën. Momentalisht Luftëtari është në vendin e 11 me 7 pikë duke qenë në zonën e ftohtë që të çon një kategori më poshtë. Edi Martini pritet të debutojë në stolin e gjirokastritëve në

transfertën e Laçit, aty ku e njeh mjaft mirë ambientin. Edhe në Fier ka një trajner të ikur. Ernest Gjoka është larguar përfundimisht nga Apolonia duke zyrtarizuar krizën e skuadrës që tashmë ndodhet në fund të renditjes.

politika: albana lika, Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

»

23

Shumë shpejt edhe korçarët mund të ndalen

Duka: Nuk parandalohen aktet e dhunës me ndëshkime, por me edukatë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka pranuar dje se shumë shpejt ekipet e moshave të Shqipërisë do të bëjnë më të mirën në fushën e lojës. Nga fusha e klubit “Olimpik” ai ka dhënë një mendim për futbollin e moshave në Shqipëri, por edhe për kampionatin shqiptar dhe futbollin e moshave. Ja intervista e plotë me presidentin e FSHF-së. Ka pothuajse dy vjet që keni nisur një projekt të ri me skuadrat e moshave në Shqipëri. Po zhvillohet një turne me moshat U-16, çfarë mund të na thoni, a janë arritur rezultatet që priteshin? Ky projekt i nisur dy vjet më parë ka dhënë rezultatet e veta. Janë aktivizuar dhe trajnuar më tepër futbollistë nëpërmjet udhëzimeve të Drejtorisë Teknike të FSHF-së, por edhe ka pasur prurje në ekipet kombëtare. Qëllimi i këtij projekti është që të stërviten sa më shumë lojtarë dhe të afrohen pranë ekipeve kombëtare sa më shumë elementë cilësorë. Këto turne i shërbejnë vetë lojtarëve të rinj, i shërbejnë trajnerëve për të bërë seleksionimet e duhura dhe i shërbejnë në një farë mënyre masivizimit të futbollit në Shqipëri. Ekipet kombëtare të moshave në këtë edicion kanë pasur mundësi të kalojnë në Elite Round, por pavarësisht lojërave të mira nuk ja kanë arritur. Jeni i zhgënjyer nga ky fakt apo do ta vlerësonit paraqitjen e U-17 dhe U-19 në një prizëm tjetër? Absolutisht mendoj se jemi në rrugë të mbarë. Skuadrat tona kombëtare të moshave kanë dhënë goxha në fushën e lojës, kanë pasur talente më tepër sesa kundërshtarët e tyre, pavarësisht se nuk i kanë pasur rezultatet ashtu si konkurrentët. Në futboll që të kualifikohesh janë të lidhur bashkë shumë komponentë, por tek moshat e reja e rëndësishme është që të kesh shpresë për të ardhmen me kontingjentin që ke. Mendoj se ekipet U-17 dhe U-19 kanë futbollistë që do të kontribuojnë në Kombëtaren A. Kuptohet që nëse do të kishte një kualifikim në Elite Round do të ishte akoma më mirë për ta, për të pasur më tepër eksperiencë ndërkombëtare, por kjo nuk ka pse të dekurajojë askënd. Në fund të fundit ata kanë bërë një paraqitje shumë të mirë dhe japin vërtet shpresë për të ardhmen. Për sa i përket Superligës, kemi një fillim sezoni ku Skënderbeu është i shkëputur. Mendoni se do t’ia ulë pak cilësinë e garës një skuadër e shkëputur, apo do të ketë rivalitet deri në fund? Cila është analiza juaj për këtë fillim të sezonit? Kampionati ka nisur mirë, me rivalitet të madh. Është e vërtetë që në krye kemi Skënderbeun tashmë të shkëputur disi, por duhet të kemi parasysh se kampionati është i gjatë, në futboll njihen ngritjet dhe uljet. Besoj se Skënderbeu do të ketë ditët e veta që do t’i japë mundësi konkurrentëve për t’iu afruar. Kjo garë e këtij edicioni ka pasur më shumë korrektësi nga të gjitha skuadrat, futbollistët dhe drejtuesit. Uroj që deri në fund gara të vazhdojë kështu. Për ne është e rëndësishme të fitojë loja dhe se kush do të renditet në vend të parë. Të gjithë dalin të fituar nga gara. Fatkeqësisht në disa kategori të ulëta kemi pasur dhe shfaqje të dhunës, për të cilat janë marrë masa nga komisionet juridike të FSHF-së. Çfarë duhet bërë më shumë për t’i parandaluar këto ngjarje? Për ato që ndodhin brenda fushës së lojës është e rëndësishme që klubi vetë duhet të edukojë futbollistët, të cilët nuk duhet të bëjnë veprime dhune. Masat parandaluese nëpërmjet Komisionit të Disiplinës nuk janë të vetmet, por siç e thashë është edukimi që duhet të bëhet nga ana e klubit, për të mos kontestuar, për të pranuar vendimet e gjyqtarit, për të pranuar verdiktin e 90 minutave dhe jo për ta kërkuar rezultatin pozitiv në mënyra të dhunshme, sepse nuk fiton as individi, as loja, as klubi, përkundrazi, humbasim të gjithë. Masat nga Komisioni i Disiplinës besoj se kanë qenë korrekte. Veprime ka pasur brenda fushës së lojës si në Ersekë, Memaliaj, por që janë marrë masat e duhura. Por nuk parandalohen aktet e dhunës me ndëshkime, por që fëmijë lojtarët duhet të edukohen.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E martë 30 tetor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.