Vret birin e nusen, Balli M Shehu

Page 1

»5

Leskaj, Nishani dhe Llalla

Do të ndiqen penalisht zyrtarët e gjetur me shkelje nga KLSH E enjte

31 janar 2013

Viti IX, Nr. 2885 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Banka e Shqipërisë

Të përndjekurit që do të Ulet norma e lekut marrin dëmshpërblimin në 3.75%, vendoset Lista e re me familjet Ministria e Financave publikon emrat e të dënuarve politikë që marrin këstin e parë dhe ata që përfitojnë shumën e dytë të parave »6

rekordi i ri historik

»5

Nusja shtatzënë 21 janari 48 vjet burg për 2 gardistët Prendi dhe Llupo, provat e hetuesve »8-9

Ekspulset e BE-së Berisha: Panariti të bisedojë për heqjen e ndëshkimeve të para 2012-s »3

Vret djalin dhe gruan italiane »7

• Çifti ishte kthyer nga Italia, jetonin në një banesë • Dyshimi, i biri e kishte rrahur para ekzekutimit • E reja italiane ishte katërmuajshe shtatzënë

Spitalet me strukturë të re

»4

“Shkarkohen” drejtorët, vendoset bordi i specialistëve Referendumi për tri ligjet Nisma e Bashkisë Karta e studentit do të jepet edhe për universitetet private »4

Kodi dy kuptime për afatet, Gjata e Celibashi: S’ka kohë Meta bën thirrje për votimin e tri ligjeve. Ekspertët hedhin dyshime mbi realizimin e referendumit në vend »2

Dossier/Brigada I

Opinion

Balli Kombëtar Nga Nebil Çika akuzon Mehmet Mehmet Shehu Shehun: Vrau ose rehabilitimi 106 partizanë i (pa)mundur »10 Mehmet Shehu, komandanti i Brigadës I Sulmuese dhe tmerri i shqiptarëve antikomunistë, dhe Shefqet Peçi, “heroi” i krimit

»18-19

Nga Bedri Blloshmi

Rikthimi në kraterin e ferrit»11


02

« politikë

E enjte 31 janar 2013 •

Gjata e Celibashi ndajnë të njëjtin mendim: Nuk ka kohë për referendumin

Referendumi i Berishës në dhjetor ose më 2014 Kodi Zgjedhor nuk lejon referendumin për tri ligjet në një vit elektoral Ervin Koçi

R

eferendumi i propozuar nga Kryeministri Berisha nuk mund të zhvillohet këtë vit. Kjo vjen për arsye se Kodi Zgjedhor nuk e lejon zhvillimin e një referendumi gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, si dhe tre muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri. Në nenin 119 të Kodit Zgjedhor thuhet: “Nuk mund të zhvillohet referendum kushtetues ose i përgjithshëm gjatë periudhës nga gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit deri tre muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri. Në përputhje me pikën 3 të nenit 152 të Kushtetutës, kërkesat për referendum, që nuk kanë kaluar nëpër të gjitha procedurat e këtij kreu brenda datës 15 mars të çdo viti, pavarësisht se kur janë paraqitur, shtyhen deri në vitin pasardhës.” Konkretisht mandati i Kuvendit përfundon më datën 7 mars, por që vendi të shkojë deri në referendum më parë duhet të kalojë etapat. Në nenin 150 të Kushtetutës thuhet se Këshilli i Ministrave ose një e pesta e deputetëve të Kuvendit mund të bëjnë kërkesë për referendum për të miratuar një projektligj. “Kuvendi me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozim të Këshillit të Ministrave mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.” Ekspertët Në një prononcim për gazetën “Metropol” dy ekspertët e çështjeve zgjedhore, Çlirim Gjata dhe Ilirian Celibashi, njëkohësisht edhe dy ish-kryetarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shprehen se zhvillimi i një referendumi para përfundimit të procesit zgjedhor është i pamundur. Ilirian Celibashi shprehet se Kryeministri nuk mund ta zhvillojë dot referendumin tani. Që vendi të shkojë në këtë proces zgjedhor, duhet të kalojë disa etapa deri në përgatitjen e tij. Të njëjtin mendim me Celibashin ndan edhe eksperti tjetër Çlirim Gjata, i cili shprehet se ky proces nuk ka kohën e mjaftueshme që të zhvillohet para datës 7 mars, ditë e cila përkon me përfundimin e mandatit të Kuvendit, ndaj dhe kërkesa e shefit të ekzekutivit për zhvillimin e një referendumi për votimin e tri ligjeve nga populli nuk mund të realizohet në këtë periudhë. Që kërkesa e Kryeministrit të shkojë deri në zhvillimin e referendumit, më parë duhen kaluar etapat. Pas miratimit të kërkesës së deputetëve apo të qeverisë ajo duhet të kalojë për miratim në Gjykatën Kushtetuese. Nëse merret aprovimi në Gjykatë, çështja duhet të dekretohet

Çlirim Gjata: Kërkesa e ligjshme, por nuk ka kohë”

Nenet Në nenin 199 të Kodit Zgjedhor thuhet se referendumi nuk mund të zhvillohet gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit dhe tre muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri. “Nuk mund të zhvillohet referendum kushtetues ose i përgjithshëm gjatë periudhës nga gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit deri tre muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri. Në përputhje me pikën 3 të nenit 150 të Kushtetutës, kërkesat për referendum që nuk kanë kaluar nëpër të gjitha procedurat e këtij kreu brenda datës 15 mars të çdo viti, pavarësisht se kur janë paraqitur, shtyhen deri në vitin pasardhës”. Neni 150 i Kushtetutës thekson se referendumi mund të zhvillimi me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose me firmën e 1/5-s së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në rastet kur ai përbën një rëndësi të veçantë për vendit.

Meta: Vizita e Fyles mundësi e artë

“Votoni 3 ligjet që të marrim statusin para zgjedhjeve” Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, theksoi dje në një konferencë për mediet se ardhja e komisionerit për Zgjerim në BE, Stefan Fyle, është një mundësi e mirë që palët të gjejnë dialogun ndërmjet tyre që të miratojnë tri ligjet e shumëdebatuara. “Është një lajm i mirë që komisioneri Fyle vjen këtu për të nxitur dialogun mes palëve për të favorizuar dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Kjo mundësi duhet të miradministrohet nga politika shqiptare, pasi gjetja e një konsensusi tani rrit mundësinë për marrjen e statusit para zgjedhjeve të 23 qershorit”, tha Meta. Meta apeloi më tej për

nga Presidenti i Republikës dhe më pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon përgatitjen e referendumit, por koha që kërkojnë këto procedura është më e gjatë sesa ajo që ka në dispozicion Berisha për ta bërë referendumin para zgjedhjeve. Edhe dy ekspertët e çështjeve

gjetjen e konsensusit ndërmjet partive kryesore. “Gjetja e urave të bashkëpunimit mes palëve kryesore të politikës duhet bërë sa më shpejt për të plotësuar tri pikat e kërkuara nga KE-ja”, - theksoi ai. Krahas kësaj kreu i LSI-së u shpreh se gjetja sa më shpejt e konsensusit ndërmjet Ramës dhe Berishës do të ishte një sinjal i mirë për vendin, pasi komisioneri Fyle do të mund të mbrojë Shqipërinë për pranimin e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. “Për ne ka shumë rëndësi të arrihet konsensusi mes dy palëve që Komisioni të ketë mundësi të bëjë avokatinë e Shqipërisë për marrjen e statusit”, - tha Meta.

zgjedhore, Çlirim Gjata dhe Ilirian Celibashi, njëkohësisht dy ish-kryetarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shprehen se koha që ka në dispozicion shefi i ekzekutivit është tejet e limituar dhe referendumi që ai propozon nuk mund të zhvillimi para përfundimit të mandatit të

Krahas kësaj edhe konkluzionet e nxjerra pas përfundimit të konferencës së Partive Popullore Europian ditën e djeshme u kërkua më shumë bashkëpunim nga opozita dhe të heqë dorë nga politika bllokuese. Këtë gjë e theksuan eurodeputetët e pranishëm në konferencë, si Doris Pak dhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Rikardo Migliori.

tij si kryeministër. Rrjedhimisht, e vetmja mundësi që çështja e tri ligjeve të shkojë në referendum është në muajin dhjetor, pasi mbledhja e parë e Kuvendit të ri zhvillohet në muajin shtator. Krahas kësaj ngelet varianti që referendumi të zhvillohet vitin tjetër, pra më 2014.

- Si e gjykoni ju një vendim të tillë? A është në përputhje me Kushtetutën, apo bie ndesh me parimet kushtetuese? - Mendoj se Kryeministri hapi një debat për këtë temë, nuk është se mori një vendim. Dhe debati i hapur është plotësisht në kohën e duhur, pasi çështja e statusit të Shqipërisë si vend kandidat për anëtarësim në BE është tepër determinante, madje do të thosha më e rëndësishme se vetë zgjedhjet parlamentare të qershorit. Kryeministri nuk është se bëri thirrje për të votuar për partinë e tij, gjë plotësisht normale për një vend demokratik në prag zgjedhjesh, por kërkoi debat për një referendum për miratimin e tri ligjeve të mbetura në parlament, si çelësi i fundit për të hapur derën e statusit. Duke qenë se atje, në parlament, këto ligje nuk po miratohen, për shkak se opozita nuk jep votat e saj (duhen 3/5-at, ose 84 vota si minimum për t’u miratuar këto ligje), pra nuk po jep konsensusin, duhen kërkuar rrugë të tjera për miratimin e tyre. Atëherë, i ndodhur pa rrugëzgjidhje në mjetet politike-parlamentare, me të drejtë Kryeministri i drejtohet popullit (bëhet fjalë për realizimin e një misioni historik kombëtar: futjen e vendit në Europë). Jo më kot pak më lart përmenda rëndësinë që kanë këto ligje si standarde të kërkuara nga BE-ja për plotësim. Sepse në vetvete ligjet edhe mund të liheshin për më vonë. Nuk miratohen në parlament dhe nuk ndodh asgjë. Këto nuk janë ligje që mund të sjellin tronditje politike, si rrezikim të qeverisë apo zgjedhje të parakohshme, që duhen miratuar me çdo kusht. Kjo gjen mbështetje të bazuar plotësisht edhe në Kushtetutë. Dhe konkretisht në pjesën e njëmbëdhjetë (Referendumi), neni 150, pika 2 e Kushtetutës thuhet: “Kuvendi me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.” Pra, ose 1/5-a e deputetëve, ose vetë qeveria mund të iniciojnë referendumin për një projektligj të një rëndësie të veçantë. Vini re ku thuhet “një projektligj” jo ligj të miratuar, por një projekt të pamiratuar nga Kuvendi si i vetmi organ që miraton ligje. Pra bëhet fjalë për referendum miratues, jo kundërshtues dhe as lejues. Kushtetuta e ka lënë këtë dritare demokratike pikërisht për këto raste të rëndësisë së veçantë (dhe rëndësi më të veçantë se pranimi i Shqipërisë në BE unë nuk di). Pra, nuk është e detyrueshme të miratohen nga parlamenti njëherë dhe pastaj të kalojë në referendum, por direkt si projektligje mund të kalojnë në popull për miratim me anë të referendumit. Kur them “si projektligje”, kam parasysh të plota, ashtu siç janë, me të gjitha nenet, jo thjesht si çështje të rëndësishme, por ashtu siç janë në parlament me atë përmbajtje. Për krahasim, ndryshon problemi kur bëhet fjalë për vetë Kushtetutën. Aty kemi procedurat e parashikuara nga neni 177, pikat 4 dhe 5 të saj. Amendamentet kushtetuese ose miratohen nga Kuvendi dhe pastaj 1/5-a e deputetëve amendamentin e miratuar mund ta dërgojnë në referendum, ose projektamendamenti i pamiratuar në parlament dërgohet direkt në referendum nga 2/3-a e deputetëve. Ndërsa për projektligjin nuk ekzistojnë procedura të tilla, mund të dërgohet direkt në referendum nga qeveria ose 1/5-at e deputetëve. E thënë shkurt, qeveria nuk mund të dërgojë direkt në referendum një amendament kushtetues përveçse si çështje të rëndësisë së veçantë, por një projektligj të plotë e dërgon. Kështu që nga pikëpamja kushtetuese nisma e Kryeministrit është e bazuar. Vlen të theksohet koncepti kushtetues “i një rëndësie të veçantë”. Se kush e vlerëson se një projektligj është i një rëndësie të veçantë komform nenit 150 pika 2 të Kushtetutës, mendoj se e ka zgjidhur neni 152, pika 2 i Kushtetutës, i cili thotë: “Rëndësia e çështjeve të veçanta të parashikuara në nenin 150, paragrafët 1 e 2 nuk është objekt gjykimi në Gjykatën Kushtetuese.” Pra, nuk e vlerëson as Gjykata Kushtetuese se cila çështje quhet e një rëndësie të veçantë, por mbetet në diskrecion të nismëtarit, që në rastin tonë është qeveria. - Mendoni se referendumi është zgjidhja e përshtatshme tani që jemi 6 muaj larg zgjedhjeve parlamentare? Nëse mund të bëhet referendumi, në cilën periudhë mund të realizohet pa cenuar kushtetutshmërinë? - Këtu nuk bëhet fjalë për kohën dhe pikërisht për këtë kohë. Këtu mendoj se bëhet fjalë për debatin, që nëse nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, a mund të gjendet një rrugë zgjidhje e tille? Sa për kohën, mund t’ju them se në bazë të kapitullit ligjor mbi referendumet të Kodit Zgjedhor, i mbetur në fuqi që në vitin 2003, i vetmi kapitull në fuqi nga kodi i vjetër, neni 119, “Kufizimet në ushtrimin e së drejtës së referendumit”, pika “, thuhet: “Nuk mund të zhvillohet referendum kushtetues ose i përgjithshëm gjatë periudhës nga gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit deri tre muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri.” Kështu që mbetet deri më 7 mars të këtij viti. Prandaj e theksoj se nuk bëhet fjalë për kohën, por për problemin, ndaj duhet të përqendrohemi te debati. Pastaj ka procedura ligjore të shumta deri ditën e referendumit që të kondicionojnë pamundësinë e zhvillimit të një referendumi të shpejtë. Edhe nëse do të niste kjo procedurë që sot që po flasim, së pari duhej të kalonte nëpër filtrin e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas të Presidentit për datën, në KQZ për përgatitje, fushata etj., etj. Kështu që edhe një herë bëhet fjalë për debatin, çështja e datës është thjesht një teknikalitet. Këtu problemi shtrohet shumë më madhor: bëhet fjalë për anëtarësimin në BE.


politikë • E enjte 31 janar 2013

»

03

Zgjedhjet, socialistët tryezë për programin me policët e liruar

Rama: PS në qeveri, do të rritim rrogat e policëve Kreu socialist kopjon Berishën, premton rritje rrogash

PS me ardhjen në qeveri do të rrisë pagat e uniformave blu me 70%. Policia ka trajtimin financiar më të dobët në të gjithë rajonin. Policët shqiptarë taksohen më shumë se të gjithë policët e rajonit. Kemi katër herë më shumë njerëz të vrarë në rrugë për 1 mijë banorë. Kush beson se tri ligjet na ndajnë nga parajsa, nuk ka sy për të parë.

Afrimi i fushatës elektorale bënë më të qarta premtimet e lidershipit socialist. I ndalur dje te programi i PS-së për funksionimin dhe organizimin e Policisë së Shtetit, kryetari i PS-së, Edi Rama, garantoi rikthimin e autoritetit të shtetit mbi gjithë territorin përmes uniformave blu në 300 ditët e para të qeverisjes socialiste. Kështu, duke ndjekur traditën e fushatave elektorale, kreu socialist shpalosi premtimet e partisë së tij për policinë në një tryezë të organizuar me ishpolicë të liruar nga detyra. I pari premtim që të tërhiqte vëmendjen ishte se me ardhjen në pushtet PS-ja do të rrisë pagat me 70%. “Një inspektor që sot merr mbi 300 mijë lekë, vetëm në mandatin e parë qeverisës do ta çojmë mbi 500 mijë lekë. Sot policia është e shitur. Që operacionet shiten, ky është fakt. Trajtimi financiar është lëmoshë, që ka sjellë

pasoja të drejtpërdrejta jo vetëm në kryerjen e detyrës, por dhe në cilësinë e rekrutimeve në polici. Pjesa më e madhe atyre që aspirojnë të hyjnë në polici kanë një mesatare 5-6. Zbatimi i programit tonë për rimëkëmbjen e Policisë së Shtetit, për ringritjen e autoritetit për komisarin do të sjellë ndryshim thelbësor në forcat e rendit. Do t’u rikthejmë shqiptarëve sigurinë e humbur që në momentin që kthejmë sigurinë në jetën e policit në punë, sigurinë në raport me detyrat e tyre”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij. Gjithashtu në bisedën e tij me policët e liruar kreu socialist nxitoi të evidentonte dy anë të medaljes për këtë sektor kaq të rëndësishëm për sigurinë dhe rendin në vend. “Gjatë gjithë kësaj kohe kam pasur shumë kontakte jo vetëm me ushtarakë, por kam pasur kontakte rrëqethëse me

familjet dhe të dyja anët e medaljes janë tronditëse, anën e medaljes si është katandisur sot Policia e Shtetit dhe ana tjetër që tregon varfërinë në të cilën jeton sot Policia e Shtetit. Policia është e tradhtuar, e braktisur, e rrënuar”, - tha kryesocialisti. Në këtë këndvështrim, Rama bëri me dije se në sondazhin e realizuan nga PS-ja rezulton se numri i rasteve të krimit ditët e sotme ka njohur rritje të madhe. “Ne kemi koeficientin më të lartë të vrasjeve në Europë për 100 mijë banorë. Ashtu sikundër Shqipëria është vendi me numrin më të madh të vdekjeve në rrugë për gjithë Europën, por edhe për gjithë rajonin”, - u shpreh Rama lidhur me një çështje të tillë. Ndaj, sipas tij, “kush mendon se tri ligje na ndajnë nga parajsa ose nuk do të shikojë, ose fatkeqësisht nuk ka sy për të parë”.

Nisma e radhës e Berishës, duhet bashkëpunim me vendet mike

Heqja e “ekspulseve” për shqiptarët që kanë shkelur kufirin e BE-së

“Ligjet” kthejnë qeverinë mbrapsht

Deputetët kthejnë projektligjin për saktësime në KM

Ervin Koci

e vendeve të BE-së në mënyrë ilegale dhe për rrjedhojë të marrin edhe përjashtimin për të shkuar në Bashkimin Europian për periudha disavjetore. “E tillë ka qenë historia jonë, shumë e dhimbshme, pasi në vitet ’90 asnjë komb në Europë nuk u gjet si ne: qytetarë pa asnjë mjet jetese, pa asnjë pronë, në tërësi pa punë, ndaj dhe u larguan. Shumica prej tyre ndërtuan jetën dhe

Në mbledhjen e qeverisë Berisha theksoi se taksa e sheshtë mbetet më optimalja për ekonominë, por çdo model ka nevojë për reformim. Duke iu referuar vendimit për heqjen e taksës për të ardhurat personale nën 300 mijë lekë, shefi i qeverisë tha se ky vendim konsiston në rritjen në 10% të rrogave të mbi 200 mijë punonjësve në sektorin privat me rrogë nën 30 mijë lekë dhe përafërsisht 15 mijë punonjës në sektorin publik.

janë qytetarë të respektuar në ato vende, të tjerë janë kthyer për këto motive. Mirë është ta shohim këtë problem me të gjitha vendet mike”, - theksoi kreu i kabinetit qeverisës. Këto diskutime Berisha i bëri gjatë ratifikimit të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për transferimin e personave të dënuar. Lidhur

taksa

Vulën e ndalimit për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian pjesa më e madhe e shqiptarëve i kanë marrë për shkak se kanë shkelur kufirin e zonës “Shengen” në mënyrë ilegale. Marrje e kësaj vule ndalimi për të udhëtuar nuk i lejon qytetarët shqiptarë që të shkelin në vendet e BE-së për periudha disavjeçare. Konkretisht penalizimet zgjasin për periudha pesëvjeçare deri në pezullime të përjetshme, kur individi ka kryer krim të rëndë.

Përjashtimi

K

ryeministri Berisha kërkon që t’u heqë “ekspulsin” shqiptarëve që kanë shkelur kufirin e BE-së gjatë periudhës që vendi nuk kishte marrë liberalizimin e vizave. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë shefi i ekzekutivit i kërkoi ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, dhe ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti, që të bashkëpunojnë ndërmjet tyre dhe homologëve në vendet e Bashkimit Europian, në mënyrë që këtyre individëve shqiptarë t’u hiqet pezullimi që kanë marrë për të udhëtuar në zonën “Shengen”. “Zoti ministër i Jashtëm dhe ministër i Brendshëm, gjatë këtyre 20 vjetve, për arsye të vetëkuptueshme, janë një numër shumë i madh qytetarësh shqiptarë që vite më parë kanë marrë vula largimi, sepse kanë shkelur rregullat dhe normale që është e drejtë. Është mirë që të kenë një sistem parashkrimi, në kuptimin që një njeri që ka bërë një gabim, por nuk është kapur në asnjë krim apo trafik, t’u kërkohet një nga një vendeve. Nëse do të kishte qenë ky sistem, asnjë prej tyre nuk do të kishte një vulë moshyrjeje më në atë vend. Dikush ka bërë një herë një gabim, ka shkuar, tani duhet parë, se janë jo pak qytetarë. Kjo duhet të trajtohet vend pas vendi dhe me të gjitha të dhënat e plota, pavarësisht sa janë ata. Ne duhet të qëndrojmë prapa interesit të drejtë të çdo qytetari.” Shefi i ekzekutivit e ka cilësuar shkeljen e këtyre rregullave si të pashmangshme në mënyrën se si rrodhën ngjarjet e vendit pas shembjes së diktaturës në vend. Ai theksoi se varfëria në të cilën ishte zhytur vendi në vitet ’90, kur ra dhe komunizmi, i detyroj ato qytetarë që të shkelin kufirin

me këtë çështje ai u shpreh se bashkëpunimi do të vijojë me të gjitha vendet mike. “Ne jemi të vendosur të kemi bashkëpunimin më të ngushtë me vendet mike, vendet partnere dhe i përmbahemi asaj që shqiptarët duhet të jenë një faktor kontribuues në zhvillimin e këtyre vendeve dhe jo në të kundërtën. Kjo marrëveshje është firmosur edhe me vende të tjera.”

Komisioni i Ligjeve del kundër qeverisë, duke kthyer mbrapsht projektligjin për “Parandalimin e financimit të terrorizmit”. Sipas deputetëve të Komisionit, ligji kishte shumë mangësi dhe për rrjedhojë duhej që të kthehej në qeveri, në mënyrë që të saktësohen problemet e hasura. Sipas relatorit të projektligjit Viktor Gumi, neni 10 kishte shumë mangësi në përcaktimin e detyrimit të personave që duhet të raportojnë në institucionet përkatëse për individë që kryejnë transaksione të dyshimta. Sipas nenit 10, pika 2 të projektligjit, çdo person është i detyruar të raportojë në institucionet përkatëse kur ka dijeni për financim të terrorizmit, gjë kjo për të cilën nuk ra dakord asnjë nga deputetët. “Çdo person që ka dijeni për veprime financiare, transaksione, fonde ose veprime të tjera të kryera apo që tentohet të kryhen, që kanë për qëllim kryerjen apo financimin e veprave terroriste, është i detyruar të njoftojë menjëherë organet e zbatimit të ligjit ose Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave”, thuhet në ligj. Ky ishte shkaku kryesor i refuzimit të projek-

Sipas deputetëve të Komisionit, ligji kishte shumë mangësi dhe për rrjedhojë duhej që të kthehej në qeveri, në mënyrë që të saktësohen problemet e hasura. Sipas relatorit të projektligjit Viktor Gumi, neni 10 kishte shumë mangësi... tligjit nga ana e deputetëve, pasi relatori i çështjes, Viktor Gumi, kërkoi që të përjashtoheshin avokatët, pasi do të përbënte shkelje të profesionit të avokatit. Këtë ide e mbështetën edhe deputetët e tjerë dhe më pas kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, propozoi shtyrjen e mbledhjes. Ai kërkoi gjithashtu që projektligji t’i shkojë edhe një herë qeverisë me amendamente e bëra nga deputetët, në mënyrë që të bëhen saktësimet e nevojshme.


04

« sociale

E enjte 31 janar 2013 •

Spitalet do të drejtohen nga bordi i tyre drejtues

Drejtorët e spitaleve në vendin tonë brenda pak muajsh do të bien nga funksioni i tyre. Ata do të kryejnë rolin e një menaxheri ose kancelari nëpër spitale. Kompetencat e tyre do të shtrihen në kontrollin e financave, në menaxhimin e barnave dhe shpërndarjen e përdorimin e tyre, si dhe menaxhimit të fluksit të pacientëve. Kjo do të jetë puna e tyre e re pas drejtimit të spitalit nga bordi, sipas projektit të USAID-it.

Spitalet do të drejtohen nga bordi. Në bord do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, nga ISKSH-i, nga bashkia, qarku dhe komuniteti. Ky draft i ri do të sjellë një reduktim të fenomenit të mbipopullimit të spitaleve, do të ketë një shpërndarje të vizitave dhe shfrytëzim maksimal të shtretërve. Ndërkohë i jepet një mundësi spitalit rajonal për zhvillimin e tij me të gjitha paketat e plota të shërbimeve, duke i dhënë kështu përgjegjësinë e duhur.

Rrëzohen kompetencat e drejtorëve, do të jenë menaxherë Erta Bode

D

rejtorët e spitaleve së shpejti do të jenë kancelarë ose menaxherë të spitaleve. Në ndryshimet ekzekutive që pritet të bëhen, roli i tyre do të jetë në varësi të një strukture të posaçme. Një grup specialistësh në formën e një bordi do të marrin në dorëzim situatën. Elvana Hana, drejtoresha e Institutit të Sigurisë dhe Kujdesit Shëndetësor, ka bërë të ditur ndryshimin e sistemit. Të gjitha spitalet në vend do të drejtohen nga bordet, duke nisur nga spitali i Korçës dhe ai i Lezhës. Këto spitale do të drejtohen nga këto struktura dhe më pas ligji do të zbatohet nga të gjitha institucionet e tjera shëndetësore spitalore. “Autonomia do të përkrahet në dy spitale kryesore, në Korçë dhe në Lezhë, dhe ky projekt është i operuar nga USAID-i”, - sqaroi drejtoresha. Hana bëri të ditur se bordet do të kenë të gjitha kompetencat vendimmarrëse, që nga punësimi dhe shkarkimi i çdo punonjësi në spital deri te kompetencat më të larta. Ajo ka sqaruar se struktura e bordit do të jetë krejtësisht e ndryshme nga ajo e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Hana sqaron se drejtori do të kalojë në rolin e menaxherit të spitalit. “Drejtori do të përzgjidhet nga bordi. Ai do ketë fuqi vendimmarrëse vetëm mbi kontrollin e financave, menaxhimit të mënyrës së fluksit të pacientëve, kontrollit të barnave, depozitimit të tyre si dhe përdorimit të tyre”, – tha Hana. Në bordin e spitaleve do të ketë përfaqësues nga ISKSH-i, nga Ministria e Shëndetësisë,

“Bordi ka një mandat trevjeçar dhe ka të gjitha kompetencat e duhura për të emëruar ose shkarkuar drejtorin dhe gjithë punonjësit e tjerë në spital”

nga bashkia, qarku dhe komuniteti. Bordi ka të drejtë të emërojë dhe shkarkojë drejtorin e spitalit dhe ka një mandat trevjeçar. Po ashtu ka të drejtë të emërojë dhe shkarkojë gjithë punonjësit e tjerë. Drafti i ri parashikon një status autonom për spitalet. Kjo është një mbështetje që bëhet edhe për autonominë e spitaleve rajonale, të cilat duhet të marrin më shumë përgjegjësi, kërkuar publikisht kjo edhe nga Pëllumb Pipero, drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë. Ky draft do të sjellë një reduktim të fenomenit të mbipopullimit të spitaleve.

Sipas Hanës, do të ketë një rishpërndarje të vizitave dhe një shfrytëzim maksimal të shtretërve. “Do të thotë një pakësim i punës në këto qendra spitalore, që ne i kemi të mbipopulluara me pacientë, dhe një shpërndarje e pacientëve në mënyrë më normale dhe një rritje dhe përgjegjësi më e madhe e spitaleve rajonale, po dhe një mundësi për të zhvilluar spitalet rajonale në të gjithë Shqipërinë, të cilat pastaj do të jenë me paketa të plota shërbimi”, - vijon Hana. Ky draft është zbatuar për herë të parë në spitalin e Durrësit dhe ka rezultuar me sukses.

kundërpërgjigje AKU për AK

Ushqimet janë “të kontrolluara dhe me garanci” “Të gjitha produktet e importit janë të kontrolluara dhe të sigurta. Akuzat e Aleancës Kuqezi janë thjesht spekulime me bazë politike”, - kjo është përgjigjja që i ka dhënë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Aleancës Kuqezi pas akuzave të saj se ushqimet që importohen janë jashtë çdo parametri për t’u konsumuar, duke mos pasur as datën e skadencës, duke vënë në rrezik jetën e konsumatorit shqiptar. Bernarda Haderi, specialiste në AKU, sqaroi se çdo operator biznesi që do të fusë produkte ushqimore në Shqipëri lajmëron 24 orë përpara se ngarkesa të mbërrijë në kufirin tonë. Kështu, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjithë kohën e domosdoshme për të bërë kontrollin e duhur. Në Shqipëri legjislacioni i ushqimit mbështetet mbi parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë, i cili nuk kufizon tregtinë e lirë apo importin për aq kohë sa produktet janë konform standardeve të sigurisë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Aleancës ka kërkuar fakte dhe emra konkretë për akuzën që i është bërë për cilësinë e ushqimeve.

Studentët e Tiranës do të pajisen të gjithë me kartën e studentit

Universitetet private me kartë si publiket

Karta Karta bashkiake e studentit është një kartë që lëshohet nga Bashkia e Tiranës për të gjithë studentët që ndjekin arsimin e lartë në universitet publike ose private. Kjo kartë do të shërbejë si një vërtetim i lëshuar nga shkolla. Nëse atyre do t’u duhet një vërtetim, mund ta zgjidhin atë me një fotokopje të kartës, meqenëse ajo përmban emrin e saktë, vitin e fillimit të studimit, vitin aktual dhe afatin e mbarimit. Gjithashtu ajo do të përmbajë edhe degën e studimit si dhe universitetin përkatës.

Karta e studentit tani do të jetë edhe për studentët e universiteteve private të Tiranës. Bashkia ka vendosur të përfshijë në këtë skemë dhe studentët që nuk kanë arritur të përfitojnë nga fakultetet publike. Karta e studentit tërhiqet vetëm nga studentët që rezultojnë të regjistruar nëpër universitete, zhvillojnë procesin normal të vijimit në shkollë ose janë frekuentues të provimeve. Pra, për të gjithë studentët që e kanë emrin të regjistruar si ndjekës të një dege universiteti. Karta e studentit është një projekt i zbatuar për të lehtësuar gjithë studentët e Tiranës, për të cilët jeta ka kosto më të shtrenjtë. Drejtuesit e Bashkisë thonë se deri tani

pranë sporteleve të Bashkisë kanë aplikuar rreth 5200 studentë, ndërkohë janë gati edhe rreth 1400 karta të tjera. Për shpërndarjen e këtyre kartave studentët janë ankuar se ka pasur vonesa, por përfaqësuesit e bashkisë shpjegojnë se vonesa është për shkak të kontrollit. Ata janë duke kontrolluar të gjitha të dhënat duke bërë vërtetimin e tyre. Kështu, shmangen abuzimet nga personat që nuk duhet ta përfitojnë atë. Përfaqësuesit e bashkisë bëjnë të ditur se këtë kartë nuk kanë të drejtë ta përfitojnë studentët që e kanë ndërprerë ciklin studimor. “Dalin jashtë të drejtave përfituese të gjithë ata studentë që mund të kenë kryer një vit, ose

Përfitimet

Karta në ndihmë për të reduktuar shpenzimet e studentëve Karta e studentit do të sjellë edhe lehtësime në shpenzimet ekonomike, duke i reduktuar ato. Disa biznese private dhe publike kanë pranuar të bëjnë pjesë në institucionet mbështetëse për këtë kartë, duke ofruar shërbimet e tyre me një ulje çmimi për të gjithë klientët që do të paraqesin këtë kartë. Ata do të ketë lehtësim në transportin e tyre në vendet ku ata frekuentojnë, në supermarket dhe qendra tregtare për veshje dhe shërbime të tjera.

dy vjet shkollë dhe kanë bërë çregjistrimin nga universiteti, si dhe ata studentë që kanë përfunduar sistemin akademik 3-vjeçar dhe nuk janë duke vazhduar një master”, - shpjegoi Jorida Tabaku, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës. “Çdo aplikim për kartë studenti, pasi verifikohet nga sekretaritë përkatëse të fakulteteve, më pas procedohet për printimin e saj. Kjo mund të sjellë disa vonesa në printim, po në të njëjtën kohë ka bërë të mundur t’u pritet rruga për pajisjen me kartën bashkiake të studentit personave që nuk e gëzojnë këtë të drejtë”, sqaron Tabaku. Ajo u bën thirrje studentëve të aplikojnë të gjithë për të përfituar këtë mbështetje nga Bashkia.


ekonomi • E enjte 31 janar 2013

»

05

Presidenti Nishani inkurajon KLSH për përmbushjen e misionit

Dëmi 13.5 miliardë lekë, s’ndëshkohen shkelësit Leskaj: Luftë pa kompromis. Llalla: Do të hetojmë çdo rast Kryetari i Kontrollit të lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, tha dje gjatë analizës vjetore të institucionit që ai drejton se sfida e institucionit që ai drejton mbetet modernizimi i KLSH-së dhe lufta ndaj korrupsionit. “Më shumë se 13.5 miliardë lekë është dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit gjatë vitit 2012 nga institucionet publike”, - thuhet në raportin që Leskaj prezantoi. Për këto shkelje 125 persona janë kallëzuar penalisht në Prokurori, ndërsa janë dhënë me dhjetëra rekomandime të tjera për zbatim të menjëhershëm. Fusha në të cilën janë

Në fushën e urbanistikës, dëmi i konstatuar nga KLSH është 125 milionë lekë, ndërsa në fushën e shpenzimeve operative, abuzimet e konstatuara arrijnë 104 milionë lekë.

konstatuar më shumë abuzime është ajo e shitjes dhe dhënies me qira të pasurive shtetërore, në masën rreth 674 milionë lekë. Edhe në fushën e prokurimeve është konstatuar një dëm i konsiderueshëm, në masën 445 milionë lekë, ku pjesa më e madhe e dëmit është konstatuar në Ministrinë e Brendshme. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, inkurajoi Kontrollin e Lartë të Shtetit për luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Nishani vlerësoi bashkëpunimin e KLSH-së me institucionet e tjera. Ai shprehu besimin e plotë se përkushtimi i shprehur në sy të opinionit

Fullani: Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës, nxitje aktivitetit ekonomik

Norma e lekut në rekordin e ri 3.75% Brenda vitit 2012 Banka Qendrore uli normën bazë 5 herë

Konfindustria mbështet në parim uljen e normës bazë të interesit për lekun, por shprehet e zhgënyer ndaj vonesës në kohë. Konfindustria gjatë 3 muajve të fundit të 2012 ka kërkuar vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë të zbuste politikën monetare përtej kufirit 4%, duke ndikuar në tejkalimin e mungesës së likuiditetit në ekonomi, apo nxitjes së kreditimit.

Rritja vjetore e kredisë për ekonominë shënoi 4% në nëntor. Kreditimi i ekonomisë është mbështetur në rritjen me 18% të kredisë në lekë, ndërsa kredia në valutë është reduktuar me 3.2%. Rritja e kredisë udhëhiqet nga rritja e kredisë për bizneset. Kredia për konsum dhe blerje banesash paraqitet e ulët.

4 për qind

Vonesa

14,3 për qind

Brikena Dervishaj

Deficiti i eksporteve neto është ngushtuar në tremujorin e tretë të 2012. Të dhënat e kësaj periudhe tregojnë për vijimësinë e këtij trendi. Në periudhën tetor-nëntor, eksportet u rritën me 14.3%, ndërsa importet ishin rreth 5% më të ulëta. Si rezultat, deficiti tregtar shënoi një reduktim vjetor prej 15.5%.

N

orma bazë e interesit të lekut ulet me 0.25 për qind. Ka qenë ky vendimi i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Tashmë norma bazë do të jetë 3.75 për qind, duke shkuar në nivelin minimal të saj. Për herë të fundit norma u ul në korrik të vitit të kaluar ku shkoi në shifrën 4 për qind. Ulja e normës bazë të interesit pritet të rrisë niveltit të parasë në qarkullim, duke pasur më shumë likuiditet për konsumatorët dhe bizneset. Ky vendim të do ndikojë edhe në rritjen e kreditimit në lekë, pasi qyetarët do të përfitojnë interesa më të ulëta për kreditë e reja. Vendimi për uljen e normës bazë besohet se ka ardhur pas një presioni të shtuar mbi Bankën e Shqipërisë nga ekspertët dhe grupet e interesit për lehtësim të mëtejshëm të kushteve monetare. Ndonëse në vitet e krizës, kreditimi po lëviz me hapa të ngadalta drejt lekut, sërish vlerësohet se kredia në valutë zë mbi 67% të totalit. Statistikat Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, në konferencën e përmuajshme me medien, shpjegoi se vendimi i Këshillit Mbikëqyrës synon të nxisë më tej aktivitetin ekonomik në kushtet e krizës ekonomike në eurozonë. Referuar vitit që lamë pas, Fullani tha se rritja ekonomike ka qenë 2.7 për qind dhe pritet të ketë të njëjtat ritme. Sipas Fullanit, vendi do të vazhdojë të ketë një ecuri pozitive gjatë vitit 2013, por ajo do të jetë e ngadaltë dhe nën portencilat e saj. Lehtësimi i mëtejshëm i kushteve monetare do të ndihmojë në respektimin e objektivit të inflacionit për periudhën afatmesme. “Njëkohësisht do të nxisë më tej aktivitetin ekonomik në vend

Zhvillimet fiskale Treguesit fiskalë kanë reflektuar ecurinë e përgjithshme të ekonomisë dhe politikën konsoliduese fiskale të ndjekur gjatë 2012. Të dhënat indirekte tregojnë përmirësim të konsumit në tremujorin e tretë të vitit, por investimet private mbeten të ulëta si pasojë e shfrytëzimit jo të plotë të kapaciteteve të prodhimit, e pasigurisë për të ardhmen dhe e kushteve më të shtrënguara të financimit. Zhvillimet fiskale janë karakterizuar nga rritja e ngadaltë e të ardhurave dhe e shpenzimeve buxhetore, si dhe nga tkurrja e deficitit buxhetor. Të ardhurat fiskale për 11 muajt e parë të vitit janë rritur me 2.0%, duke reflektuar kontributin e ulët të komponentit tatimor. Shpenzimet publike janë rritur me 0.9%, duke reflektuar ritmet negative të rritjes së shpenzimeve kapitale. Deficiti buxhetor i kësaj periudhe paraqet një rënie vjetore prej rreth 8%.

duke nxitur stimulin monetar në mbështetje të kërkesës së brendshme”, - deklaroi Guvernatori Fullani. BSH-ja ka ulur pesë herë brenda vitit 2012 normën e interesit duke e lënë atë deri në fund të javën e fundit të muajit janar 2013 në nivelin 4%. Vendimi Duke bërë një përmbledhje të zhvillimeve ekonomike

gjatë tremujorit të katërt të 2012, Guvernatori tha se, kemi një përmirësim të konsumit, por investimet private vijojnë të mbeten të ulëta, si pasojë edhe e kushteve më të shtrënguara të financimit. Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjysmën e dytë të vitit ekonomia shqiptare ka përmirësuar ritmet e rritjes. Megjithatë, kjo rimëkëmbje e pjesshme nuk e ka ndryshuar qëndrimin pasiv

të individëve dhe kujdesin e shtuar të sektorit bankar në financim. Guvernatori bëri të qartë se përcjellja e kësaj uljeje të re të normës bazë në interesat e kredive bankare do të përcaktohet shumë edhe nga kërkesa e qeverisë për financim në tregun e brendshëm. Zoti Fullani bëri edhe njëherë thirrje për huamarrje të përmbajtur dhe ruajtje të borxhit publik të vlera sa më të ulta.

publik për një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet KLSH dhe Prokurorisë së Përgjithshme, do të sjellë shembuj konkretë. Kryeprokurori Adriatik Llalla theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për të luftuar korrupsionin. “Janë bërë përpjekje të dukshme për identifikimin e dëmeve në financat publike nga ana juaj, ndërsa nga ana jonë po kryhen hetimet”, - deklaroi Llalla. Ai e konsideroi KLSH- në partner të pazëvendësueshem në misionin e përbashkët për luftë ndaj korrupsionit dhe abuzimit me fondet dhe pronën publike.

Vendimmarrja Struktura e re e CEZ

Dollapi: S’do të tolerohet abuzimi me konsumatorin Administratori i ri i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi, nuk do të lejojë asnjë shkelje ndaj konsumatorëve. Në takimin e parë me punonjësit e CEZ-it, ai tha se qytetarët duhet të trajtohen si të ishin eprorë të tyre. Sipas tij, energjia do të jetë pa ndërprerje për ata që e paguajnë atë, ndërsa premtoi zgjidhjen e shpejtë të stakimeve. Ndërkaq, ERE gjatë ditës së djeshme miratoi organigramën e re të punonjësve, propozuar nga kreu i ri i CEZ-it. Bordi i ERE-s miratoi edhe pagën e administratorit shtetëror të CEZ-it, e cila do të jetë në nivelin e 300 mijë lekëve. Sahit Dollapi prezantoi administratorin për zonën e Tiranës, Sulejman Lame. Sipas administratorit, në menaxhimin e ri të kompanisë, punonjësit do të vlerësohen në bazë të rezultateve që do të arrijnë. Ai kërkoi normalizimin brenda dy muajve të situatës së furnizimit me energji në të gjithë territorin e vendit. Kompania ka kaluar prej një jave nën administrimin shtetëror për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale dhe abuzimeve të shumta në dëm të konsumatorit. Gjatë këtij muaji, ankesat e qytetarëve pranë ERE për cilësi të dobët shërbimi dhe dëm të shkaktuar ndaj pajisjeve elektroshtëpiake janë trefishuar.


06

« sociale

E enjte 31 janar 2013 •

Ministria e financave publikon emrat që marrin këstin e parë dhe të dytë

Lista e re e të përndjekurve që përfitojnë dëmshpërblimin Ministria e Financave ka miratuar dosjet e reja të të dënuarve politik që do të përfitojnë dëmshpërblimin. Në listën e publikuar janë përfshirë ata që përfitojnë këstin e parë si dhe ata që përfitojnë këstin e dytë. Publikimi i rreth 100 emrave ka ardhur pas shqyrtimit të plotë të dosjeve si dhe të plotësimit të dokumenteve që kanë paraqitur. Burimet kanë bërë të ditur se ekspertët janë duke punuar për miratimin e dosjeve të reja, të cilat kanë kaluar prej ministrisë së Drejtësisë. Ndërkohë që listat e familjeve që përfitojnë këstin e dytë dhe të tretë do të vijojnë në vazhdimësi. Sipas procedurës pasi emrat miratohen prej qeverisë kalojnë për zbatim në ministrinë e Financave e cila kryen dhe kalimin e fondeve në llogaritë përkatëse.

EMER MBIEMER ATESIA MUHARREM QAFZEZI HAJREDIN ABDYL KOOLI ALI IZE AGACI ALI BAJRAM GREMI RAMADAN DANE GOCKAJ MERSIN VASIL PAPA VANGJEL ISMAIL HARKA NUREDIN LLIKO TRALO NIKOLLA KOCEKU NIKE LUSH QANI ZENELI ZENEL OSMAN MENA MISIN NEXHIP BALLI RIZA LUIGJ KOMASKU ENRIK HAXHI HOTI ABDYL SHEHAJ DAUT ISUF GURISHTA HUS ABAZ PAJAZITI MEHMET MUSA SHYQYRI SHABA ISA MEFAIL BIÇAKU MAHMUT VAIT BEQIRI IZET HYSEN DIKA SULEJMAN IRFAN GEGA OSMAN HALIT NDREU HYSENJ MUHAMETI MUHAMET DINO NAQE LLACI GOGO RAM MARKU HAXHI ALI MENA HAKIK PJETER NIKOLLI MARK MERSIN MUMAJESI MAHMUT THELLEZA HOXHA ADEM HAJREDIN ZEKA RIZA SHEFQET DOBRA ISLAM MARK GJONAJ NDUE HATE ALIAJ QAMIL SULEJMAN MOLLA ZENEL HAMDI HOTI ALIKO RROK MAZREKU SIMONI BEKTASH SHKEMBI NEXHIP XHAFER MALAJ ALIKO PETRIT HAXHI LEVEND JONUS PUCI SELMAN MURAT MUSTAFA QAMIL ISLAM SKEPI BAJRAM HAZIS SHEHU KASEM GJELOSH STAKA STAK NEZIR MUZHAQI AHMET MUHARREM KRUJA MAHMUD HARIZ SELIMJA HYSENJ MUHAMET NURJA RAMAZAN ISUF TAFHASAJ SADIK REXHEP ALLA RAMAZAN QAMIL BACE SHAQIR HYSEN CELAJ VELI TAHIR MATA DALIP AHMET SHEHU KALO PLLUM NDOKA NDOK MARK KOLA DED NDUE PRENGA SHKURT FRROK PRENGA PJETER IZET DURO SALI NDREC NDRECA NDUE

Heqja e tatim-fitimit

PS: Duam biznes pa taksa Heqja e tatim-fitimit për të ardhurat personale për rrogat deri në 300 mijë lekë ka sjellë një tjetër reagim nga ana e Partisë Socialiste. Kjo e fundit insiston në qëndrimin e saj se kjo nismë është një propozim i bërë nga ana e PS-së. Madje, në vlerësimin e PS-së, meqenëse Kryeministrit i pëlqen që të kopjojë programin e saj, atëherë socialistët e ftojnë qeverinë që të heqë taksën për biznesin e vogël. “Kryeministri Berisha tha se shqiptarët që paguhen deri në 30 mijë lekë nuk do të paguajnë taksa. I kujtojmë Kryeministrit se ky është një nga premtimet e programit të Partisë Socialiste ‘Për një Rilindje Shqiptare’, të cilin si të tillë opozita do ta votojë. Por nga ana tjetër pyetja që shqiptarët kanë për Sali Berishën është: pse nuk e hoqe këtë taksë gjatë këtyre 8 vjetve që qeverise, por u kujtove vetëm tani në prag të fushatës, kur këtë nismë e propozoi opozita?”, - u shpreh anëtarja e grupit të punës për programin në PS-së Milena Harito.

Problemet me toponimet BAJRAM VOCI SHABAN KOCO DUKA VITO MARK VOKRRI BIBE BAJRAM HOXHA TAHIR SINAN GEGA RUSTEM HALIL ALIA SELIM ALI MARKU MARK NIK BOSHI SOKOL VANGJEL KOÇI PILO KOLE ALIAJ MARK HASAN BERHAMI SEJFULLA MUHAMET EMIN SYRJA VATE BEQI MARASH BAFTJAR XHERAJ IBRAHIM COLI (BRUÇAJ) COL DAN HAXHI SELIMAJ HYSEN ISLAM MENA SELMAN SELMAN MENA ALI HAXHI VESELI AHMET SAMUNDJA OSMAN NURI RASIM GJYREZI SYLEJMAN PASHKO GURRAJ DEDE SULEJMAN MERILLI ZENEL KALOPI KRONGO VANGJEL ALI SHEMO RAMADAN ZUNA BAJRAM ALI GLLAVATOVIC VASIL MILLO NAZMI MULLA AHMET MUHAMETAJ DAJLAN QAZIM MUSTAFA VAROSHI JUSUF KARAFIL KALAÇI BEXHO HASAN ZHUGLI RAMADAN GOLE TOLE KICO GARIP KUTROLLI JASHAR MAKSUT GJOCA RUHAN QERIM SHEHU AHMET JULIAN EMANOILI NUCI MAKSUT ZENELI NUREDIN NDOC MALAJ LLESH NIKOLIN KURTI TOM THOMA ANDONI THANAS DED VUKA GJOK SUL AJAZI RAMADAN KEL KOCOBASHI PJETER RAPO XHELILAJ LELO FASLLI GEGA REFAT KOÇO KOLACI KOLI REXHEP HOXHAJ NUT DUSHKU ALI AJAS KESTI 2 EMER MBIEMER ATESI BARI BALLIU FEZO NDOCAJ LAZER GJON ASTRIT QORRI RUZHDI ILIRJAN MANUSHI SHEFQET PETRO SAMARA SHYQYRI BESNIK ALIJA RUZHDI ROLAND BOLLANO THODHORI HARHULLA SHAQIR YMERLI LADOVIK VUKA NDOK KOSTA RIZO JANI

MYFIT TOPI ILMI AL BEGU FAIK SKENDER PELLUMB LAMAJ ARIS NIKOLLA LEZO MIHAL BRUNGA GJIN MARK BESNIK CELAJ CELO QAZIM METANI REXHEP ABEDIN PERPARIM ALI LULE AJAS QAMIL AQIF MAHMUTI DAMAN SHEFQET BACANI BAJRAM DILAVER PREMTAJ RAPO ALI KRASNIQI XHELIL SPIRO ANDONOPULL THANAS BARJAM MERKOJ IDRIS BEJO KALAJ SHAQIR SHEBEKU MITI BANI ISUF SALLA SULEJMAN BASHKIM LLESHI HYSEN ILIR BEQARI BAJRAM DINO JACE SAFET MATMUTAJ AVNI SADRI HOXHAJ ABAS VEIS GEZM HAMIT QANI GAZMEND HAMITI HAXHI MIHAL MANO KRISTO SHABAN DERVISHAJ BAJRAM BEQIR XHEPA RAMAZAN LULZM MISHTARI JANI MANUSH NANXA MYSLIM BUSHGJOKAJ NDUE ZEF FRAN SHKRELI KOL RAMAZAN HASANI NAZIF HYSNI SEFA RAMAZAN NDREK PJETRI MHILL TONIN DEMA GASPER STEFAN SHANI MIHO YMER MYRTJA SELIM ILIA KUCO VASIL MEHMET SELIMAJ ALI HULSI CAUSHAJ ALI GANI ALI NUREDIN MEHMET ALIJA QERIM AHMET DACI SHERIF ALI FRAKULLI NASIB NAIM LICO SHYQYRI MUHARREM PROTODUARI SAKO JORGJI MECI MITRE ARIF BEU RIZA ZENEL UKPERAJ BISLIM SELIMLLARI XHAFER AFRIM EDMOND BUBEQI FADIL XHUMA SHAKE HYSEN VASIL KRISTO JANI GJETO NDOJ NDUE MUSTAFA XIBRAKU ALI ABAZ BERHAMI JAKUP ODHISEA BUZOPULLO THEOFAN AVNI TURHAN DEMIR DASHAMIR SHEHU MUSA ANASTAS DHAMI KLIME GJERGJ DOCI ZEF

Panariti pret emigrantët Vetëm një ditë pas këtij vendimi të qeverisë shqiptare për të shpallur person të padëshirueshëm deputetin grek Papas, 16 shtetas shqiptarë u bllokuan në aeroportin e Athinës dhe janë kthyer mbrapsht në Shqipëri, sepse në pasaportat e fëmijëve të tyre vendlindja ishte shënuar shqip. Nga të kthyerit 9 ishin fëmijë, të cilët kanë lindur në Greqi dhe që kishin leje të rregullta qëndrimi në shtetin helen. Një përfaqësi e të kthyerve është pritur nga ministri i Jashtëm Edmond Panariti. Çështjen në fjalë ministri ynë i Jashtëm ia bëri të ditur edhe ambasadorit grek në vendin tonë Leonidhas Rokanas. Panariti shprehu shqetësimin për moslejimin e kalimit të shtetasve shqiptarë në pikat e kalimit kufitar me Greqinë për shkak të mënyrës së shkrimit të toponimeve greke në pasaportat e tyre. Ministri kërkoi nga pala greke shtyrjen e moratoriumit, që lejon qytetarët shqiptarë të udhëtojnë me dokumentet që kanë në përdorim.

Durrës, u dorëhoq kryetarja e mëparshme

Armand Teliti zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Qarkut DURRËS -Armand Teliti është zgjedhur dje në mesditë kryetar i Këshillit të Qarkut të Durrësit, pas dorëheqjes së Eglantina Begteshit, për shkak të daljes së saj në pension, më 8 dhjetor të vitit që lamë pas. Këshilltarët e djathtë që përbëjnë shumicën dërmuese të Këshillit të Qarkut, miratuan në vendin e lënë vakant pas tërheqjes së ish-kryetares Begteshi, propozimin për Armand Telitin, drejtor i përgjithshëm i Gjendjes Civile. Këshilltarët e majtë u tërhoqën nga votimi, pasi kërkuan më shumë kohë për të pasur propozimet e tyre. Duke përshëndetur zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit të Qarkut, zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, pasi vlerësoi kontributin e Eglantina Begteshit në veprimtarinë e saj i uroi punë të mbarë kryetarit Armand Teliti. Në fjalën e tij Teliti vlerësoi rëndësinë e frymës së mirëkuptimit në vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut në të ardhmen dhe kërkoi bashkëpunimin e të gjithë këshilltarëve dhe drejtuesve të njësive vendore të qarkut të Durrësit dhe Krujës.


aktualitet • E enjte 31 janar 2013

»

07

Brenda 2 vjetve rasti i dytë, dëm dhjetëra mijë euro

Autori 60-vjeçar me shenja dhune, dyshohet se u rrah nga viktima

Babai vret të birin dhe nusen italiane, shtatzënë 4-muajshe LEDIA LLLESHI ELBASAN- Pas një konflikti familjar, babai 60-vjeçar ka vrarë të birin dhe nusen e tij italiane në një apartament në lagjen “Sulë Paprri” pranë shatërvanit “Tri Urat” në qytetin e Elbasanit. Kanë qenë të shtënat e automatikut që kanë tronditur një mbrëmje të qetë të banorëve të pallatit, duke sinjalizuar edhe një patrullë policie që po kalonte aty pranë. Sapo agjentët janë ngjitur në katin e katërt të pallatit, burri ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë, por është përballur me policinë dhe është dorëzuar. Engjo Llucaj, 60 vjeç, ka qëlluar me kallashnikov disa herë, fillimisht të birin Sokol Llucaj, 27 vjeç, pastaj bashkëshorten e tij Xhulia Poltofieri, 24 vjeçe, me banim dhe nënshtetësi italiane. Burri është shoqëruar në polici me shenja dhune në fytyrë, që dyshohet t’ia ketë shkaktuar i biri pak para se të ndodhte tragjedia. Ngjarja e rëndë rrezikon të shndërrohet në një krim të trefishtë, duke qenë se sipas dëshmisë së fqinjëve 24-vjeçarja ishte shtatzënë në muajin e katërt. Ngjarja Ka qenë ora 20:00 kur në pallatin e ri dhjetëkatësh janë dëgjuar të shtëna arme. Pak më parë bashkëshortja e Engjos, Rajmonda Llucaj, ka marrë policinë pas sherrit në familje dhe ka dalë jashtë për të pritur patrullën e policisë, por kanë mjaftuar pak minuta që i shoqi i saj të nxirrte armën e të kryente vrasjen. Ajo ka thënë se i biri po rrihte të shoqin dhe nuk kishte mundur të bënte asgjë për t’i ndalur, veçse të kërkonte ndihmën e policisë. Sapo patrulla e policisë ka mbërritur në katin e katërt të pallatit, gjithçka kishte ndodhur dhe nuk kishte më asnjë mundësi shpëtimi. Burri kishte qëlluar fillimisht mbi të birin dhe më pas mbi nusen italiane. Sapo tentoni të dilte në derë pas asaj që kishte ndodhur, është përballur me efektivat e patrullës. Sipas policisë, 60-vjeçari nuk ka bërë rezistencë për të mos u dorëzuar. Fqinjët Duke qenë një pallat i ri i ndërtuar

para tre vjetësh, njohjet me familjen Lluca janë të pakta, madje as fqinjët e katit të katërt të pallatit nuk ia dinin emrin e saktë. Shitësit e minimarketit tregojnë se ishin një familje mjaft e respektuar. Kishin parë si djalin, që ishte mjaft i sjellshëm dhe nusen e tij italiane, një vajzë e vogël me pak fjalë dhe të gjithë të qetë dhe aspak konfliktualë në dukje. Djalin kishin të paktën dy javë që nuk e kishin parë, ndërsa të atin e tyre e kishin klient të vazhdueshëm. Askush nuk do ta mendonte që në këtë familje kaq të qetë në dukje do të ndod-

hte kjo ngjarje kaq e rëndë. Fqinjët shprehen se çifti kishte mbi një muaj që ishte kthyer dhe kishin parë se nusja italiane ishte shtatzënë. Familja Llucaj ishte me orgjinë nga Laçi, e ardhur prej kohësh në Elbasan. Pasi kishin shitur apartamentin e vjetër në një lagje të qytetit, ata kishin blerë një apartament në një pallat të ri dhjetëkatësh pranë qendrës së qytetit. Mësohet se së fundi kishin edhe vështirësi ekonomike, të cilat kanë shtuar debatet në familje dhe grindjet, që përfunduar me tragjedi të shumëfishtë.

Vidhet sistemi i ndriçimit të stadiumit ende i painauguruar ELBASAN- Sulmohet sërish sistemi i ndriçimit të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan, jashtë funksionit ende pa u inauguruar. Ditët e fundit vjedhësit kanë sulmuar duke grabitur krejtësisht aparaturat dhe kabujt e ndriçuesve të katër kullave duke e nxjerrë jashtë funksionit sistemin dhe duke çuar dëm dhjetëra mijë euro investime. Jashtë kamerave përgjegjësi i mirëmbajtjes së terreneve sportive të Bashkisë Elbasan, Edmond Koçiaj, u shpreh se investimi i kryer nuk është marrë në dorëzim nga Bashkia e Elbasanit dhe nuk është përgjegjësi e saj. Brenda dy viteve, impianti i ndriçimit të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” është vjedhur 2 herë. Në vitin 2011 policia arriti të kapë tre adoleshentë, të cilët u dërguan para organeve të drejtësisë. Ndërsa për vjedhjen e dytë dhe më të madhe të ndodhur gjatë këtyre ditëve, ende nuk ka asnjë autor. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre. Ende nuk është e qartë se kush duhet ta mbajë përgjegjësinë për këtë dëmtim. Por fakt është se ky impiant nuk është vënë kurrë në shfrytëzim. Prokuroria e Elbasanit ka filluar një hetim penal. L. Lleshi

Ulet masa e pagesës, mbërrijnë dhe emigrantët

ISSH Elbasan, këtë muaj fluks të sigurimit vullnetar ELBASAN- Vitet për përfitimin e pensionit, fluks për sigurim vullnetar të viteve të paplotësuara. Rritet numri i personave që zgjedhin sigurimin vullnetar për të plotësuar vitet e përfitimit të pensionit të plotë. Përgjegjësi i Kontributeve pranë ISSH tha se gjatë këtij muaji është vënë re një shtrim i rasteve që kërkojnë të përmbushin vitet e pensionit duke paguar vullnetarisht pjesën e munguar. Ai thekson se kjo bëhet pasi këtë vit dalin në pension një numër i madh shtetasish që mbushin moshën, por gjithashtu duhet të përmbushin edhe vitet e duhura pra 35 vjet kohë e siguruar për të përfituar pension të plotë. Po kështu ka pasur një shtim të rasteve që duan të kenë një pension më të mirë, por janë siguruar me pagë minimale. Dhe kjo nëpërmjet kontributeve mund të përfitohet. Një tjetër fluks pranë ISSH kanë krijuar sidomos emigrantët e kthyer, të cilët kërkojnë të përfitojnë pensionin në Shqipëri duke paguar vullnetarisht vitet e humbura. “Ka shtim të emigrantëve që paguajnë vullnetarisht kontributet. Legjislacioni e lejon që të përmbushen vitet e siguruara me kontribut vullnetar. Ne jemi në dispozicion të çdo kërkese të qytetarëve duke iu përgjigjur interesit të tyre për të pasur vitet e mjaftueshme të sigurimit në shërbim të pensionit”. Përfitimi i një uljeje në masën 6% për të gjithë ata që paguajnë kontributet në mënyrë vullnetare ka bërë që numri i qytetarëve dhe të emigrantëve që i paguajnë këto në Drejtorinë rajonale të Sigurimeve Shoqërore Elbasan të shënojë një rritje në këtë fillim viti. Pagesa është 3 952 lekë në muaj dhe mund të paguhet me afate tremujore apo vjetore duke filluar nga viti 1994. Të gjithë personat që kanë 35 vjet sigurime shoqërore përfitojnë pension të plotë dhe me 15 vjet sigurime shoqërore pension të pjesshëm. L. Lleshi

Tentoi t’i vriste pas grindjes banale

Shtyp me makinë 2 vëllezërit, rëndë në spital KORÇE-Një sherr i nisur për motive të dobëta në fshatin Pirg të Korçës, mes dy vëllezërve dhe një personi tjetër ka përfunduar në mënyrë të rëndë. 30-vjeçari Artan Poro pak pas mesditës së sotme, pasi është konfliktuar me dy vëllezërit ka hipur në makinën e tij dhe i ka përplasur me të. Burime zyrtare nga policia thanë se Poro ka tentuar të vrasë Ferdinand Muçanjin dhe Alfred Muçanjin që të dy vëllezër, duke bërë që për shkak të plagëve të marra të dëmtuarit të dërgohen me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Mësohet se paraprakisht 30-vjeçari i ka kërcënuar me armë vëllezërit, ndërsa më pas i ka përplasur me makinë, për shkak të acarimit të situatës me synimin për t’i vrarë.


08

« aktualitet

E enjte 31 janar 2013 •

Pretenca e Prokurorisë së Tiranës, akuzat dhe kërkesa për dënim

Katari i dhuron Policisë Rrugore 30 aparate dixhitale Ambasada e Katarit i dhuroi dje Policisë së Shtetit 30 aparate fotografik dixhital, të cilat do të jenë në përdorim të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe Patrullës së Përgjithshme. Ceremonia e rastit u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ishin të pranishëm Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Muhamet Rrumbullaku, konsulli i ambasadës së Katarit në Shqipëri, Awadh Al-Hababi, etj. Ndërkaq, Rrumbullaku, duke shprehur falenderimet për ambasadën e Katarit evidentoi rëndësinë e këtij donacioni, duke e cilësuar atë si një kontribut të vlefshëm në përmirësimin e standardeve të punës së shërbimeve të policisë në zbatimin e ligjit, në veçanti në fushën e qarkullimit rrugor. Ndërkohë Konsulli i ambasadës së Katarit në Shqipëri, shprehu vlerësimet e tij për rolin e Policisë së Shtetit në ruajtjen e sigurisë publike në vend, si dhe shprehu kënaqësinë që po ofrojnë këtë ndihmë për strukturat e Policisë së Shtetit. “Më lejoni që në emër të ambasadës së Katarit të shpreh kënaqësinë që ofrojmë këtë ndihmë modeste për përmirësimin e punës së policisë në shërbim të komunitetit”,- u shpreh ai. Pajisja me këto aparate fotografike e Shërbimit të Patrullës së Përgjithshme dhe të Policisë Rrugore do të mundësojë që këto shërbime gjatë përmbushjes së detyrave të tyre funksionale të konstatojnë dhe të fiksojnë ato automjete, të cilat janë parkuar në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në Kodin Rrugor, si dhe të dokumentojnë shkeljet.

Peshkarexha shqiptare kapet me 15 kg heroinë ITALI - Policia italiane sekuestroi dje në portin e Brindisit 15 kg heroinë, ndërsa ka vënë në pranga 5 persona, mes tyre 4 shtetas shqiptarë. Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, sipas të cilave sqarohet se personi i pestë i arrestuar është një italian i identifikuar si Teodoro di Lauro, i njohur si person me precedentë penalë. Mësohet se lënda narkotike ka mbërritur në portin e Brindisit me një peshkarexhë shqiptare.

“Ja provat që mbërthejnë Ndrea Prendin dhe Llupon” N

ë pretencën e saj, Prokuroria e Tiranës thekson se “në datën 21.01.2011, katër shtetasve shqiptarë iu hoq jeta në mënyrë të kundërligjshme. Secili prej të dëmtuarëve nuk ka pasur asnjë njohje me njëri-tjetrin, banojnë në qytete e fshatra të ndryshëm dhe kanë ardhur në Tiranë për t’u takuar rastësisht mbi bazën e një thirrje të subjektit politik që ata simpatizojnë”. Ndërkaq, gazeta “Metropol”, e disponon të plotë pretencën e Prokurorisë, por publikon vetëm pjesët thelbësore të saj. Kështu, në pretencë, pasi përshkruhet e gjithë ngjarja dhe citohen dëshmitarë, shkresa, ekspertime, etj thuhet gjithashtu se “Mes efektivave të Gardës e konkretisht të pandehurve Ndrea Prendi e Agim Llupo dhe personave të dëmtuar viktimave Ziver Veizi, Faruk Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika, etj. nuk rezulton të ketë qenë i pranishëm ndonjë motiv personal për ato veprime. Të pandehurit jo vetëm që kanë parashikuar se pasojat shoqërisht të rrezikshme do të shkaktoheshin domosdoshmërish, dhe kanë dëshiruar ardhjen e tyre, por ata në funksion të këtij mendimi kriminal, me armatimin e tyre personal, në kundërshtim me ligjin “Për përdorimin e armëve të zjarrit” dhe referencave ligjore si subjekte të Gardës së Republikës, kanë qëlluar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj grupit të protestuesve, në vijimësi dhe në një interval kohor të konsiderueshëm një sasi fishekësh, e cila krahasimisht me numrin që kanë qitur efektivat e tjerë, është thuajse e njëjtë, por në mënyrë cilësisht të dallueshme nga efektivat e tjerë të Gardës, të cilët kanë qëlluar me armët e tyre të zjarrit, por pa u provuar që ata të kenë sjellë pasoja shoqërisht të rrezikshme”. Akuza për Prendin Më tej akuza kryeqytetase sqaron akuzën për Ndrea Prendin duke thënë se “E faktuar dhe e dokumentuar nëpërmjet të gjithë provave të administruar në seancë gjyqësore është se: ditën e ngjarjes, ora 16.00, i armatosur me armët e tij personale, pistoletën “Beretta” me Nr.P52796 Z, pistoletën “Makarov” me Nr.BO 1343, me uniformë dhe skafandër në kokë, ka qenë prezent pothuaj gjatë gjithë kohës së zhvillimit të ngjarjeve, në “Sektorin Verior” të O.R.V “K/ Ministrave”, së bashku me efektivat e tjerë të Gardës së Republikës. Në intervalin kohor 16.00-16.10, ka qitur 11 fishekë luftarakë të kal.9mm (9X19 mm) dhe këto, në momentin kur brenda

Myrtaj) dhe Q7 (të gjetura në zyrat e UNHCR), sikundër edhe 11 gëzhojat e gjetura e sekuestruara brenda rrethimit të Kryeministrisë, janë qitur nga pistoleta e të pandehurit Ndrea Prendi. Pra, tërësia e provave të përmendura më lart, provon plotësisht se, pistoleta me Nr.P52796Z, është pistoleta e armatimit personal të pandehurit Ndrea Prendi, i cili e ka poseduar deri në datë 21.03.2011, kur është dorëzuar tek Shefi i Armatimit Mark Ndoj, nga i pandehuri Margarit Kume”. Prokuroria thekson se e ka vërtetuar vrasjen e Myrtajt nga ana e Prendit.

Ndrea Prendi

Agim Llupo rrethimit të ndërtesës së Kryeministrisë, nuk ka pasur asnjë person nga radhët e protestuesve. I pandehuri Ndrea Prendi në momentin që ka qitur me armën e zjarrit, provohet se ka qitur në një –(minus) kënd 1.56 gradë, tek vendi ku ndodhej viktima Faik Myrtaj dhe –(minus) kënd 1.65 gradë, tek pema dekorative ku është gjetur predha tjetër. Megjithëse asnjë prej gëzhojave të ekzaminuara, nuk ishte qitur nga pistoleta me numër P52778Z,(pistoleta e të pandehurit Margarit Kume), por ndërkohë ishte qitur një predhë e pikërisht ajo e gjetur në pemën dekorative), ndërkohë që trupi i pistoletes P52796Z, (pistoleta e të pandehurit

Ndrea Prendi), kishte qitur të gjithë gëzhojat e mësipërme është vendosur ekspertim i mëtejshëm armëve, gëzhojave dhe predhave pranë një Laboratori në SHBA, ku aktiekspertimi tekniko-balistik (Raport Ekzaminimi), me Nr.163G-SP-215 çështjeje, dt.05.01.2012 ka konkluduar se:“-…predha e gjetur në trupin e kufomës së të ndjerit Faik Myrtaj e numërtuar Q3, si dhe plumbat(predhat) e gjetur tek U.N.H.C.R të numërtuar Q5, Q6, Q7,…. u identifikuan të qitura nga tyta e ndodhur në pistoletën K2 me numër serie P52778Z..-pistoleta e Margarit Kumes…Pra, me fjalë të tjera dhe të përmbledhura u vërtetua plotësisht se dy predhat me numrat Q3 (Faik

Akuza për Llupon Në pretencë thuhet se “Është vertetuar se i pandehuri Agim Llupo ditën e ngjarjes, ka qenë i armatosur me një automatik MP-5 A2, kal.9mm, me numër shuli “ 244” 90 (nëntëdhjetë) fishekë luftarakë, pistoletë “Bereta”, 9 mm, si dhe jelek antiplumb, mbrojtëse, skafandër dhe shkop gome. Arma automatike MP-5 A2 si pjesë e armatimit të Gardës së Republikës ka qenë e kufizuar në numër”. Më tej Prokuroria përmend dëshmitarët Alfred Ahmetcenaj, Sokol Sula, etj, ku vërtetohet se Llupo ka pasur atë armë. Në pretencë citohet se “Vetëm një nga pesë armët A2 dhe pikërisht arma me Nr.shuli “ 244” , kishte qitur 13 gëzhoja ditën e ngjarjes, kurse armët e tjera nuk kishin qitur asnjë gëzhojë. Predha që u gjet në trupin e viktimës Ziver Veizi, ishte qitur nga automatiku MP5 A2, me numër shuli “244. Pra, nga tërësia e provave të mësipërme në lidhje me të pandehurin Agim Llupo, rezultoi ditën e ngjarjes i pandehuri Agim i pozicionuar në dritaren e dytë ana veriore, në pjesën e poshtme të bordurës së ndërtesës së Kryeministrisë, ka qëlluar me automatik në ajër në drejtimin veri-perëndimor, e mandej ka ulur automatikun duke e drejtuar tek vendi ku qëndronin viktima Hekuran Deda, së bashku me deklaruesit Fatos Mahmutaj, Hysni Peposhi, Erald Bisha, Sokrat Gode, e persona të tjerë dhe ka filluar të qëllojë tek e tek ndaj grupit të personave. Pasi gjuan në drejtim të këtij grupi personash, i pandehuri Agim Llupo ka ndryshuar vijën e shënjimit dhe pasi e drejton armën drejt “Portës Nr.1”, ka qitur përsëri ndaj protestuesve, në drejtim të vendit ku qëndronte viktima Ziver Veizi dhe të tjerë”. Lirimi i Kumes Prokuroria thotë në pretencën e saj se “Fakti që i pandehuri Margarit ka poseduar armët pa doku-

mentacion të rregullt, nuk përmbush elementët e ndonjë vepre penale, por përbën një situatë konkrete mirëbesimi, e zakonshme në relacionet e ngushta epror-shofer”. Kërkesa për dënimet Në fund të paraqitjes së fakteve Prokuroria e Tiranës shprehet se “Kërkojmë deklarimin fajtor të pandehurit Ndrea Prendi për kryerjen e veprës penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, me pasojë të drejtpërdrejtë vdekjen e të ndjerit Faik Myrtaj, parashikuar nga neni 79/”ë” i K.Penal dhe bazuar në kete nen, si dhe nenin , 50/pikat, “dh”, “i” të Kodit Penal, dënimin e tij me 23 vjet burgim. 2.Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg me seksion të “sigurisë së lartë”. 3. Deklarimin fajtor të pandehurit Agim Llupo për kryerjen e veprës penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy a më shumë personave”, me pasojë të drejtpërdrejtë vdekjen e të ndjerit Hekuran Deda, të ndjerit Ziver Veizi, plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, parashikuar nga neni 79/”dh” i K.Penal dhe bazuar në këtë nen dhe nenin 50 pikat “dh”, “i” të Kodit Penal, dënimin e tij me 25(njëzetë e pesë) vjet burgim. 4.Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg me seksion të “sigurisë së lartë”. 5. Për të pandehurin Margarit Kume, bazuar në nenin 377 të K.Pr. Penale, heqim dorë nga akuza në ngarkim të tij për veprën penale të “veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i K.Penal. 7. Shpenzimet procedurale gjatë hetimeve paraprake dhe ato në gjykim, t’u ngarkohen në mënyrë solidare, dy të pandehurve Ndrea Prendi e Agim Llupo.


aktualitet • E enjte 31 janar 2013

»

09

Denoncimi i bashkisë

Ministri Flamur Noka në Austri

Shkëmbim të dhënash e bashkëpunim për luftë ndaj krimit dhe azilantët Gjatë një vizite punë në Austri, ministri i Brendshëm Flamur Noka nënshkroi, në emër të qeverisë shqiptare, marrëveshjen për “Shkëmbimin e Informacionit dhe Kontrollit të Azilit dhe Migacionit me Republikën Federale të Austrisë”. Për palën austriake marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Brendshme e Austrisë, Johana Mik-Leitner (Johanna Mikl-Leitner). Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, i jep një shtysë të re dhe ngre në nivlet më të larta bashkëpunimin për sundimin e ligjit mes dy vendeve, duke mundësuar një veprim të shpejtë dhe të mirëkoordinuar, kundër krimit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe migracionit të paligjshëm. Të dy drejtuesit e lartë gjatë takimit theksuan faktin se shkëmbimi i shpejtë i të dhënave të personave është një ndër mënyrat me efikase për zbulimin e itenerareve të migracionit apo verifikimit të të dhënave për personat që kërkojnë azil. Noka tha se “Jemi i vetmi vend i rajonit, i cili që ka marrë përsipër kthimin në atdhe, me shpenzimet tona të gjitha shtetasve shqiptarë, që shkelin rregullat e qëndrimit në hapësirën Shengen”. Ndërsa ministrja e Brendshme e Republikës Federale të Austrisë, Johana Mik-Leitner, theksoi: “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje përshpejtohet bashkëpunimi ynë. Ne mund të shkëmbejmë me partnerët tanë shqiptarë direkt të dhëna personale për të luftuar kontrabandën dhe trafikun e qenieve njerëzore”.

Akuza: Ndrea Prendi të dënohet me 23 vjet burg, Llupo me 25, shoferi i lirë

Prokuroria: 48 vjet burg për 21 janarin Komandanti i Gardës: Prokuroria më shantazhoi dhe kërcënoi Mariglen Mulla

kane, nga Avokati i Popullit dhe shoqëria civile. Më 6 shkurt Gec Gjokutaj, avokati i Ndrea Prendit do të paraqesë provat që mbrojnë klientin e tij.

P

araditen e djeshme Ndrea Prendi, ish-komandati i Gardës e vartësi i tij Agim Llupo, të akuzuar për dy vrasje dhe tri plagosje më 21 janar, dëgjuan pretencën e Prokurosisë së Tiranës, e cila kërkonte 48 vjet burg për të dy. Mes debatesh të shumta, ankesash dhe akuzash nga të dyja palët, prokurorët Adriatik Camaj dhe Blerim Tominaj i thanë treshes gjykuese, të kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha, se Prendi duhet të dënohet me 23 vjet burg për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj, ndërsa për gardistin Agim Llupo u kërkua dënimi me 25 vjet burg, duke e cilësuar fajtor për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Ndërkaq, Prokuroria ka tërhequr akuzat për shoferin e ish-kreut të Gardës Margarit

Kume, i cili dyshohej për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Përfaqësuesit e Prokurorisë deklaruan se akuza ndaj Kumes nuk është vërtetuar. Tashmë mbetet ende e pazbardhur vrasja e Aleks Nikës, por një dilemë serioze mbetet ekspertiza për vrasjen e Ziver Veizit. Rrëmuja është shkaktuar nga dy ekspertët e thirrur

nga gjykata, ku Gani Jahelezi për palën e avokatëve të Llupos thotë se predha kishte ashkla druri, duke e cilësuar si vrasje me plumb rikoshet, ndërsa eksperti i Prokurorisë Dritan Zoto thekson se ashklat janë marrë nga rrobat e viktimës, ndaj vrasja është e drejtpërdrejtë. Të pranishëm dje në seancë ishin edhe përfaqësues nga ambasada ameri-

Prendi: Më shantazhuan Ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi, pasi ngushëlloi familjet e viktimave, deklaroi në seancën e djeshme se nuk kishte dijeni për faktin se gjatë demonstratës kishte pasur viktima, derisa ka dëgjuar lajmet në media. Ai tha se: “Prokuroria hetoi vetëm Gardën e Republikës, duke harruar të hetonte ata që sulmuan Kryeministrinë dhe vunë në rrezik jetën e Kryeministrit. U plagosën 80 gardistë”. Ai nuk e pranoi pretencën e organit të akuzës, madje hodhi akuza të forta në drejtim të prokurorëve, me pretendimin se është shantazhuar dhe kërcënuar prej tyre. Prendi

deklaroi se nuk ka marrë e as ka dhënë ndonjë urdhër për të qëlluar në drejtim të turmës, por ka kërkuar që gardistët të qëllonin në ajër. “Prokurorët më shantazhuan e më kërcënuan për orë të tëra, derisa unë të thoja atë çfarë ata donin. Më 21 janar është qëlluar në ajër jo mbi demonstruesit. Çdo veprim ka qenë në planin e masave dhe bazuar në ligj”,- tha ai. Më parë Prendi kishte deklaruar se ishin blerë disa snajpera në Gjermani dhe ishte organizuar atentat kudër Kryeministrit. Prendi ka deklaruar gjithashtu gjatë seancave të mbrojtjes se prokurorët e kanë marrë në pyetje në kushte të rënduara, ku nuk i kishin dhënë as ujë për të pirë, ndërsa i ka qëndruar tezës se ishte në mbrojtje të institucionit të rëndësisë së veçantë datën e 21 janarit 2011.

Baristi u vra nga një italian 18 vjeç

U sekuestrohen 11 kg heroinë

Familjarët e shqiptarit u dhurojnë organet 3 familjeve

Kapet një familje shqiptare që transportonte heroinë

ITALI - Familja e baristit shqiptar Artan Meta, i cili ndërroi jetë të hënën në Sardenja, i rrahur nga një italian, ka vendosur t’i dhurojë organet e 45-vjeçarit për të shpëtuar tre jetë njerëzish. Emigranti shqiptar u godit me një shqelm në fytyrë nga një djalë i ri, i nervozuar sepse një makinë automatike për shitjen e cigareve nuk i kishte dhënë reston prej 20 centësh. Kur baristi shqiptar e kishte qortuar, iu përgjigj me goditjen vdekjeprurëse. Në rrjetet sociale kërkohet drejtësi, është organizuar edhe një mbledhje parash për të përballuar shpenzimet e transportimit të trupit dhe të varrimit të Artanit në Shqipëri.

FRANCË - Dje, policia franceze arrestoi një familje shqiptare në afërsi të Marsejës, teksa transportonte rreth 11 kg heroinë. Sipas mediave franceze, familja shqiptare që transportonte drogën nga Spanja, është pjesë e grupit famëkeq të ashtuquajtur “French Connection”. Arrestimi i tyre u bë në kufirin e autostradës A56, ndërsa 3 anëtarët e familjes shqiptare udhëtonin me 2 makina të ndara, ku kishin fshehur lëndën narkotike. Policia ka informuar se një vit më parë ishte arrestuar një anëtar i kësaj familjeje, pasi u kap me 600.000 euro, të siguruara nga shitja e drogës. Lënda narkotike ishte ngarkuar në Spanjë dhe si pikë përfundimtare kishte qytetin Marsejë dhe Aix en Provence, por të arrestuarit kanë pohuar se droga kishte destinacion Italinë.

Viktima dhe autori

Prokuroria merr kallëzimin për pallatin e Linda Bashës Në orët e pasdites së djeshme, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kallëzimin e Bashkisë së kryeqytetit në lidhje ato që bashkia i cilëson si shkelje për pallatin e Linda Bashës. Gjithashtu mësohet se organi i akuzës i ka kërkuar bashkisë plotësim të kallëzimit në mënyrë më të detajuar, ku të plotësohet jo vetëm me legjislacionin e shkelur në këtë rast, por dhe me veprimet që janë kryer nga bashkia, Këshilli Bashkiak dhe drejtoritë përkatëse të këtij institucioni. Objekt i hetimit është praktika që është ndjekur me dhënien e lejes së ndërtimit, nëse është bërë ose jo verifikim i planit urbanistik me verifikim nëse ka mbivendosje të lejes së ndërtimit me objekte të tjera urbanistike, siç është lulishtja që pretendohet etj. Ndërkaq, do verifikohet nëse firmosja e lejes së ndërtimit është bërë mbi bazën e rekomandimeve dhe vlerësimeve që duhet të jepen nga drejtoritë dhe specialistët përkatës, pra do hetohet se kush e ka bërë propozimin që leja duhej dhënë.

Hajduti vjedh kasafortën dhe e lë bosh, nisin hetimet Dje pas mesditës një banesë private në kryeqytet është bërë pre e grabitjes. Një person i pamaskuar duke përfituar nga dritaret e hapura ka hyrë në banesë duke marrë që aty një kasafortë. Sipas policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30, ndërsa në kasafortën e vjedhur dyshohet se ka pasur një sasi të konsiderueshme parash, dollarësh dhe dokumente. Megjithatë, policia ende nuk e ka të dhëna për shumën e saktë të parave të grabitura. Pas pak ngjarjes mësohet se është gjetur edhe kasaforta bosh, vetëm pak metra larg banesës.

Zjarr në një shtëpi private, ka vetëm dëme materiale

Një zjarr ka rënë dje në një banesë private në kryeqytet, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por për fat të mirë nuk u regjistrua asnjë viktimë. Burimet pranë policisë së Tiranës thanë se zjarri ka rënë në afërsi të shkollës “Partizani”, ndërsa si shkak dyshohet të ketë qenë rrjeti i amortizuar elektrik. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, të cilët mundësuan shuarjen e zjarrit, ndërsa policia nisi hetimet.


10

« opinion

E enjte 31 janar 2013 •

Mehmet Shehu ose rehabilitimi i (pa)mundur i diktaturës

R

isitë politike në këtë vit elektoral duket se nuk kanë të sosur. Iniciativa, ose më mirë të themi çmenduria më e fundit politikomediatike është pa dyshim përpjekje për të rehabilituar figurën numër dy të diktaturës komuniste, ish-kryeministrin e (vetë)vrarë komunist Mehmet Shehu. Kjo sigurisht që nuk është përpjekja e parë e qarqeve ish-komuniste shqiptare për të rehabilituar diktaturën dhe autorët e krimeve të saj, por mbërritja dreri te një figurë kaq e inkriminuar sa Mehmet Shehu ka krijuar një tërheqje të veçante vëmendjeje të opinionit publik për atë çka synon ky aksion apo kjo iniciativë, që po dominon këto ditë mediet. Përpjekjet për rehabilitimin e Mehmet Shehut vijnë në një kohë kur Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm të shkëputjes nga diktuara komuniste dhe rikthimin në familjen perëndimore, si anëtarësimi në NATO apo kandidimi për në BE, por njëherazi edhe pa zbardhur ende krimet e komunizmit dhe mbyllur plagët e rënda që ka shkaktuar. Mijëra viktima të krimit komunist, një pjesë e mirë të ekzekutuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Mehmet Shehum janë ende pa një vend varri, ndërkohë që ata të mbetur gjallë përballen çdo ditë me mungesën e drejtësisë si pasojë e mosndëshkimit të autorëve të krimeve të diktaturës më kriminale në Europë. Moszbardhja e krimeve të komunizmit ka krijuar probleme të mëdha historike e aktuale për shoqërinë shqiptare, e cila ende nuk e ka të qartë përmasën e krimeve të diktaturës, që për një gjysmë shekulli sundoi me gjak e hekur Shqipërinë. Me gjithë koperturën historike që autorët po mundohen t’i japin kësaj nisme po aq kriminale sa dhe personazhi në qendër te saj, ia bën “mu” fakti që kemi të bëjmë tërësisht me një iniciativë politike, që synon një fushatë shumë më të gjerë se Shehu dhe rehabilitimi apo glorifikimi i pretenduar i tij. Por le të përqendrohemi tek objektivi dhe (pa)mundësia e rehabilitimit politik e historik të tij. Kriminel lufte Pa dyshim që Shehu i përmbush të gjitha kriteret juridike për t’u klasifikuar nga ligjet ndërkombëtare si një kriminel i rëndomtë lufte. Ka dhjetëra krime të dokumentuara e të njohura botërisht që vërtetojnë autorësinë e shumë krimeve prej tij, nga masakrimet masive të civilëve dhe robërve, torturat çnjerëzore të kundërshtarëve politikë e personalë të tij e deri te masakrimi i grave e fëmijëve, djegia e shtëpive dhe grabitja e pasurive. Mund të përmendim këtu masakrat e kryera në Mallakastër, ku dhjetëra italianë të dorëzuar pas kapitullimit u therën me thika dhe u hodhën në një shpellë në fshatin Kremenar, midis të cilëve edhe një oficer, shok i tij i Akademisë Ushtarake në Itali; një tjetër masakër e ngjashme në Librazhd, masakrimi i më shumë se 70 nacionalistëve të dorëzuar në Lushnjë. Masakrat gjatë operacionit ushtarak për shtypjen e Veriut nga pushkatimet pa gjyq të njerëzve të pafajshëm e deri te djegia e fshatrave dhe qyteteve, edhe pse ishte viti 1945 dhe lufta kishte kohë që kishte mbaruar. Këto krime nuk janë të vetmet që mbajnë firmën e Mehmet Shehut, por janë prova të mjaftueshme juridike për t’i dhënë atij dënim maksimal si kriminel lufte, gjë që pranohet edhe nga raportimet e shërbimeve sekrete perëndimore, të pretenduara si aleatë nga komunistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një dokument të vitit 1945 Shehu dhe krerët kryesorë të diktaturës komuniste paraqiten si autorë të disa krimeve politike e ordinere, duke hedhur poshtë edhe pretendimin e historiografisë dhe politikës së majtë se komunistët shqiptarë ishin aleatë të Perëndimit në Luftën e Dytë Botërore. Krimet e luftës së komunizmit, në veçanti të Shehut, janë pranuar edhe nga vetë djali i tij Bashkim Shehu, i cili në një intervistë televizive ka përcaktuar “vendin në histori të njëjtë me atë të diktaturës komuniste”. Nëse Shqipëria do të kishte qenë një vend demokratik, pa dyshim që pas luftës Shehu dhe të tjerë do të ishin ndeshur për krime lufte, por për fatin e mirë të tyre dhe të keqen e shqiptarëve kalimi nga pushtimi i huaj në diktaturën nga më të egrat në botë u dha atyre mundësinë jo vetëm t’i shpëtonin drejtësisë, por edhe t’i pasuronin CV-të e tyre politike me krime që do të vazhdonin edhe për 45 vjet të tjerë. Nuk ka shqiptarë, përfshirë edhe ata që për motive politike përpiqen ta rehabilitojnë, të mos ketë informacion të mjaftueshëm për ta konsideruar Mehmet Shehun si kriminelin më të madh të luftës në Shqipëri. Gjenocid e krime kundër njerëzimit Veprimtaria pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore e Mehmet Shehut është e mbushur me krime të tjera,

Nga Nebil ÇIKA

që mund të përcaktohen lehtësisht nga ana juridike si krime kundër njerëzimit. Shehu ishte komandanti komunist që udhëhoqi “pushtimin” e Veriut të vendit nga forcat komuniste. Rezistenca që shqiptarët në Veri të vendit i bënë “pushtimit” komunist u shtyp me zjarr e hekur nga forcat partizane të komanduara nga Mehmet Shehu. Janë me qindra viktimat e pafajshme, përfshirë edhe gra e fëmijë të pushkatuara pa gjyq nga partizanët e tij. Masakra të njohura, si në Mirditë, Kurbin, Dibër, Shkodër e Malësi të Madhe ishin pasojë e urdhrave direkt të Mehmet Shehut. Djegia e plaçkitjet e qindra banesave të njerëzve të pafajshëm në Dibër, por dhe zona të tjera të Veriut në vitin 1945, dhe pse Shqipëria ishte deklaruar e çliruar nga pushtuesit, janë sërish vepër e tij. Masakra e ambasadës sovjetike, ku 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm të Tiranës, të konsideruar si kundërshtarë potencialë të regjimit, u arrestuan dhe u pushkatuan pa gjyq është pa dyshim kryevepër kriminale e ideuar, projektuar e realizuar kryesisht prej Shehut. Sipas dokumenteve të vetë PPSH-së, ishte Mehmet Shehu ai që i propozoi Hoxhës arrestimin e 100 personave dhe pushkatimin e tyre, si hakmarrje e terror pas hedhjes nga persona të tjerë të një sasie lënde plasëse në oborrin e ambasadës sovjetike në Tiranë. Lista e të përzgjedhurve nga Sigurimi u përgatit e u miratua kryesisht prej tij. Kjo vepër kriminale e diktaturës kapërceu dhe shkeli edhe vetë ligjet e saj dhe përbën pa dyshim një krim kundër njerëzimit, hetimi dhe ndëshkimi i të cilit mund të bëhet edhe sot, pasi krimet kundër njerëzimit nuk mund të parashkruhen ligjërisht. Gjenocidi është një vepër tjetër kriminale e konsumuar në mijëra raste nga diktatura komuniste dhe Shehu si numri dy i saj. Gjatë qeverisjes së tij mijëra shqiptarë u vranë, u burgosën e u internuan vetëm se ishin pasardhës apo nga i njëjti gjen me kundërshtarë politikë të regjimit. Në kohën kur Shehu po shtypte me zjarr e hekur Veriun e vendit, mijëra familjarë të atyre që kundërshtonin këtë kryqëzate të kuqe, fëmijë, gra e pleq, u internuan në kampe shfarosjeje në Berat, në Tepelenë, në Porto-Palermo etj., ku të paktën 300 fëmijë vdiqën nga uria e skamja. Ndërkohë që familje e fise të tëra u përcaktuan si armike dhe u persekutuan me të gjitha mjetet e mënyrat për të paktën tre breza rresht. Atyre iu mohua çdo e drejtë themelore e njeriut, si: liria e lëvizjes, e drejta e arsimimit, përzgjedhjes, e drejta strehimit etj. Një nga krimet që preku gjithë popullin shqiptar ishte pa dyshim ndalimi apo mohimi me ligj i së drejtës së besimit te Zoti, gjë që dëshmon edhe një herë se deri ku mund të shkonte mendja dhe veprimtaria kriminale e diktaturës që u qeveris për tri dekada nga Mehmet Shehu. Sigurisht që lista e krimeve me autorësinë dhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Mehmet Shehut është shumë e gjatë, por vetëm këto janë prova me të cilat çdo gjykatës normal do të kishte dhënë dënim maksimal për autorin e tyre. Megjithëse gjenocidi komunist është një vepër e pandëshkuar nga drejtësia shqiptare, ai është një fenomen i njohur dhe i provuar botërisht, gjë që në çdo vend normal demokratik do të mjaftonte që askujt të mos i shkonte ndër mend të thoshte qoftë edhe një fjalë të mirë e jo të merrte iniciativa për rehabilitimin apo nderimin e autorëve të tij. Burracak shtetit Gjëja më vulgare dhe më e pabesueshme në këtë përpjekje për rehabilitimin e ish-kryeministrit komunist është paraqitja e tij si burrë shteti. Është vërtetuar tashmë nga psikologjia përcak-

timi se kriminelët janë frikacakë, duke përjashtuar rastet kur ata janë psikopatë. Ashtu siç vrasin e presin me lehtësi kur kanë situata komanduese, ashtu dhe kur ndodhen ngushtë pranojnë e bëjnë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tyre. Në rastin e Shehut kjo shfaqet në mënyrën më të qartë të mundshme. Një trim nuk mund të urdhërojë vrasjen e robërve, të grave, të pleqve e fëmijëve, masakrimin e njerëzve të pafajshëm vetëm për një kapsollë dinamiti, siç ndodhi me masakrën e ambasadës sovjetike. Nuk mund të shpjegohet ndryshe veçse me frikën dhe paranojën që manifestonin kremtet komuniste të diktaturës dhe në veçanti Mehmet Shehu. Vetëm burracakët mund të vrasin në pabesi duke përdorur pushtetin për krime kaq të tmerrshme sa ato që Shehu dhe shokët e tij komunistë kryen për gjysmë shekulli në Shqipëri. Fakti më domethënës i burracakërisë së tij ishte pa dyshim qëndrimi ndaj akuzave që iu bënë para se të (vetë) vritej e në mënyrë të veçantë autokritika para Hoxhës, ku për 6 orë ai u thye në servilin më të madh të diktatorit, duke kërkuar falje për gjëra që as i kishe shkuar ndër mend e duke akuzuar si armiq edhe fëmijët e tij. A ka prind që shet fëmijët e vet vetëm për të shpëtuar kokën? E pra, ky “burrë shteti” e ka bërë, dhe kjo mund të vërtetohet katërçipërisht nëse do të keni nerva të dëgjoni autokritikën apo më mirë të themi përgjërimin e tij tek Enver Hoxha vetëm pak ditë para vdekjes. Shehu jo vetëm që nuk ka ndonjë lidhje me burrin e shtetit, po nëse i hedhin një sy të shpejtë veprimtarisë e jetës së tij, vëmë re lehtësisht se ishte krejt e kundërta e një përcaktimi të tillë. Rehabilitimi si mision politik Kërkesa për rehabilitimin e numrit dy të diktaturës komuniste është pa dyshim një përpjekje politike për mohimin e krimeve dhe krejt diktaturës në Shqipëri. Jo rastësisht në krye të saj janë vënë ish-zyrtarë e politikanë të njohur të së majtës ishkomunistë. CV-të dhe karrierat politike të tyre apo familjeve të tyre kanë qenë shumë të lidhura me veprimtarinë kriminale të Mehmet Shehut. Ajo që duket e pashpjegueshme në këtë iniciativë më shumë se politike është fakti se në të nuk janë përzier familjarë të ngushtë të tij. Ky përbën faktin më dyshues të kësaj orvatjeje dhe iniciatorëve të saj, që me sa duket nuk kanë qellim Shehun dhe glorifikimin e tij, por punë dhe interesa të tjera. Siç thashë, në këtë iniciativë janë përfshirë politikanë, historinë e sharlatanë, kryesisht figura të dyshimta apo të diskredituara në opinion. Çuditërisht, pothuaj të gjithë kanë të njëjtën qasje e vlerësim si për Enverin, ashtu dhe për Mehmetin: heronj e burra shteti, gjë sa e turpshme aq dhe e palogjikshme. Pa dyshim që Enverin e Mehmetin i bashkojnë shumë gjëra, veçanërisht bashkautorësia në krime, por ata i ndan vdekja, pasi ishte i Enveri ai që “vetëvrau” Mehmetin. Mendoj se, nëse dikush do të dëshironte të vlerësonte Mehmet Shehun, duhet të merrte një iniciativë për zbardhjen e (vetë)vrasjes së tij. Enveri, por edhe vejusha e tij, Nexhmija, e kanë akuzuar dhe vazhdojnë ta trajtojnë si armik dhe poliagjent Mehmetin dhe askush nga iniciatorët e rehabilitimit të tij nuk ka guxuar ta kundërshtojë një gjë të tillë publikisht. Sigurisht që edhe eliminimi i Mehmet Shehut ishte një krim i diktaturës, pavarësisht nëse e meritonte apo jo ai një gjë të tillë, dhe si i tillë duhet zbardhur përpara se të tentohet glorifikimi i pretenduar i tij. Ka shumë shqiptarë që me të drejtë i konsiderojnë njëlloj Hoxhën dhe Shehun, por kjo u ndodh atyre që i shohin ata si kriminelë. Por duket logjikisht e papranueshme që ata që e konsiderojnë si hero Shehun të kenë të njëjtin mendim edhe për “vetëvrasësin” e tij, Hoxhën. Këto, por dhe dhjetëra detaje të tjera, na bëjnë të besojmë edhe më fort në idenë se rehabilitimi i Shehut është fasada e një projekti të madh politik, që synon rehabilitimin më shumë se historik të krejt diktaturës komuniste. Duket se kjo fushatë e frymë që po përpiqen ta injektojnë në prag zgjedhjesh shkon si paketë me instalimin në krye të së majtës aktuale politike të pinjollëve të familjeve të kupolës së diktaturës komuniste. Origjina e tyre komuniste, por dhe lidhjet e ngushta të gjakut me autorët kryesorë të krimeve komuniste ka qenë dhe pritet të jetë një argument i fortë elektoral për kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë këndvështrim larja nga përgjegjësia dhe shpallja “hero” e Mehmet Shehut do të ishte një zbutës i mirë për të reduktuar efektin negativ në zgjedhje që pritet të sjellin akuzat për trashëgiminë kriminale politike e gjenetike që z. Berisha ka bërë e pritet të bëjë ndaj opozitës ish-komuniste. Megjithatë, suksesi i kësaj iniciative duket një mision i pamunduar. “Nuk lahet m... me shurrë”, - thotë populli.


opinion • E enjte 31 janar 2013

»

11

Rikthim në kraterin e ferrit

M

e kërkesën e zotit Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, u nisëm për të vizituar burgun e Spaçit. Nuk kisha asnjë lloj dëshire për të shkelur përsëri në këtë humnerë, në këtë krater, në këtë gropë të rrjepur pa asnjë lloj bimësie, pa asnjë lloj krijese të gjallë, ku edhe egërsirave apo kaçakëve nuk u pëlqen as të kalojnë e jo më të jetojnë. Në këtë anë këtu edhe uji i paktë që rrjedh nga grykat e galerive apo maja e kodrës së djegur ka një ngjyrë të kuqërreme, që ngjan si të jetë gjak që rrjedh nga një trup i plagosur, që rënkon pa pushim. Zoti Agron Tufa gjatë bisedës më pyeti: - Hë Bedri, si të duket ky udhëtim? Çfarë të bën më shumë përshtypje? - Asgjë nuk më bën përshtypje. Nuk është hera e parë që shkel pa pranga në duar në këtë humbëtirë të mbetur shkretë, iu përgjigja. - Edhe ju, zoti Agron, këtë rrugë e keni shkelur që kur ishit fëmijë, me trasta në krahë, me opinga të grisura, me barkun bosh e me një ndjenjë frike tek shkonit të takonit babanë e tuaj. Sapo lamë autostradën, rruga më tej gjarpëronte përgjatë një përroi që zhdukej poshtë majave të maleve të rrjepura. Me vete kishim dhe një kameraman, që shikonte nga brenda xhamit të makinës këtë vend të çuditshëm dhe shkrepte aparatin, psherëtinte me vete, duke shikuar here nga unë e here nga përroi i thellë, që s’i dukej fundi. - Më falni, zoti Blloshmi e zoti Tufa, por nga po na çoni këtej? Nuk besoj se nga kjo anë që po shkojmë ka jetesë? Kush mund të jetojë në këto shkrepa? Mos jemi gabim? – na pyeti kameramani ndërsa vazhdonte të shkrepte aparatin. - Ne po shkojmë atje ku kemi qenë të mbyllur e të rrethuar me tela me gjemba e gryka mitralozi, - iu përgjigja unë. - Po edhe nëse e kemi gabim, kjo rrugë të çon o në Qafën e Barit ose në burgun e Gurthit. Këto rrugë janë vetëm rrugë burgu. Pa e kuptuar sa kishim udhëtuar, në një çast shoferi më pyeti: - Zoti Blloshmi, këtu nga do të shkojmë, se janë dy rrugë? - Të thashë një herë se, si rruga poshtë, edhe kjo sipër të çojnë në një burg, por ne do të kalojmë sipër. Këtu është burgu për të cilin jemi nisur ta vizitojmë. Mbaj sipër, - i them përsëri unë. - Ja, arritëm, pas kësaj kthese do të shohim godinat, që na presin gojëhapur, se galeritë nuk duken, janë në përrua. Çdo gjë është shkatërruar, megjithatë gërmadhat janë. Ja, i sheh këto? - vazhdova t’i shpjegoja. Mbasi ecëm gati 300, u afruam dhe unë fillova të tregoja: - Ja, kjo godina, komanda, këtu ka qenë porta e hekurt, këtu fusha e qymyrit, kjo gërmadha këtu ka qenë një dhomë ku bënin spiunët “takim special”, këtu ka qenë mensa, këtu kanë qenë biruc-

Nga Bedri BLLOSHMI

at, këtu depoja e veshmbathjeve, kjo është fusha që rreshtoheshim kur donin të arrestonin sërish një të dënuar. Këtu u arrestua Xhelal Koprencka kur prokurori thirri gjithë inat e turivarur, duke tundur dorën e shtrirë drejt nga nesh në fushë: “Xhelal Koprencka, në emër të popullit arrestohesh!”. Pa mbaruar fjalën prokurori, policët e mbërthyen me pranga, ndërsa Xhelali iu përgjigj: “Jo në emër të popullit, por në emër të armiqve të popullit po më arreston!”. Kur kaluam përpara pallateve, vazhdova të tregoja: - Ky pallat ishte plot me të dënuar që punonin në galeri. Kjo është dhoma ku kam jetuar për pesë vjet me radhë. Shiko mbi derë, akoma është parulla me thënien e diktatorit. Ja, shiko, gjithandej ka parulla. Në këtë dhomë flinin 51-52 të dënuar e në çdo dhomë shtretërit ishin me tri kate, të bëra me hekura të salduara. Kjo gërmadha përpara nesh ka qenë banja, ndërsa tarraca përdorej për të bërë apelin tri herë në ditë. Këtu rrinim me orë të tëra në shi e në dëborë duke pritur oficerin e rojës për të na numëruar. Kjo gërmadha tjetër këtu ka qenë depo dhe përdorej nga ne për të lënë çizmet e grisura të llastikut, që kundërmonin era djersë, e rrobat e grira nga acidi, që vinin po aq erë të keqe sa çizmet, të lagura nga djersa dhe uji që kullonte fillim e mbarim të galerisë. Ja dhe zona e dytë, ajo në kodër. E njoh mirë atë zonë, atje kam punuar 5 vjet pa shkëputje. Atje temperatura ishte 45-47 gradë. Lart fare, zona e parë e tretë dhe e katërta dhe kjo këtu poshtë fare quhej zona e pestë. Në këto zona punohej me tri turne. Çdo turn kishte brigadën e armatorëve, brigadën e sipër-

faqes, ku çdo brigadë kishte mbi 48 të dënuar veç brigadës që nxirrte vagonët. Kur nuk arrinim të bënim normën, polici na lidhte pas një shtylle për 6-7 orë rresht, e cila ndodhej atje tej në kodër, pranë barangës së tij. Shumë herë na lidhnin në hekurat e duarve edhe një rrotë vagoni, e cila nuk takonte në tokë, peshonte vetëm në duart e prangosura. Kishte raste që mbasi të linin lidhur në kodër deri sa të dënuarit e tjerë të dilnin nga galeria në fund të turnit, kur brigada zbriste për të shkuar në fjetore, na zbrisnin të lidhur e më pas na futnin në birucë. Në mëngjes na nxirrnin e na çonin prapë në punë. E sheh këtë pallatin tjetër? Ky ishte pallati i “papunësisë”. Ishte i mbushur plot me pleq sakatë, me një dorë apo me një sy dhe ata që ishin me raport mjeku. Kishte dhe të dënuar që kishin dalë nga fiqiri prej torturave në hetuesi. Thënë troç, i kishin çmendur dhe, të gjithë këta i futnin çdo ditë në një sallë dhe u çanin kokën 4-5 orë duke lexuar dokrrat e përrallat e diktatorit. Tani të lutem mos më pyet më, se po ndihem keq. - Pse, çfarë po ndien? Të lutem ma thuaj. - Unë habitem kur kujtoj se gjithë ajo dhunë psikologjike, gjithë ai presion, birucat, riarrestimet, vrasjet në galeri, vrasjet nga ushtarët, pushkatimet. Shpeshherë humbnim shpresën. Sa herë futej operativi në kamp, të gjithë në dridheshim nga tmerri, se e dinim që diçka do të ndodhte. Ja tani si vjen koha, çdo gjë është zhdukur e shkatërruar e kanë mbetur vetëm gërmadha. Por kameramani prapë vazhdoi: - Po ndonjë rast vrasjeje a të kujtohet? - Po, - iu përgjigja unë, - disa raste. Ikim dhe flasim rrugës në makinë, se nuk mund të qëndroj më këtu. M’u zgjuan shumë kujtime të tmerrshme, që më kallin datën e më drithërojnë shpirtin. Ikim, ikim, çfarë kërkon më shumë të dish? E gjithë pllaja ku jemi ne vetë rënkon e pëshpërit. Janë shpirtrat që s’kanë gjetur asnjëherë qetësi... Zoti Agron vetëm shikonte i heshtur e thithte cigaren me ngut. Me bishtin e cigares së përfunduar ndizte tjetrën mendueshëm, ndërsa shtëllungat e tymit ngjiteshin e shpërndaheshin ngadalë kushedi se ku, duke humbur ashtu siç u harruan e u anashkaluan krimet 50-vjeçare të terroristëve komunistë, duke mohuar gjithë atë gjak të derdhur e gjithë ato sakrifica pa iu nënshtruar e pa u futur në strehën e çadrës së tyre gjakatare. E sot bijtë e vrasësve të djeshëm sundojnë vendin, duke u pasuruar e mbrojtur baballarët e tyre. Dhe kjo është demokraci! Ndërsa me mijëra nëna shamizeza përsëritin legjendën e qyqes, duke vajtuar kodër më kodër e përrua më përrua me lot në sy, me shkop në dorë e të kërrusura nga pesha e halleve dhe dhimbjes së përjetshme. Ato rënkojnë e shpresojnë për djemtë, vëllezërit, baballarët e tyre, që edhe të vdekur e të zhdukur i kërkojnë e i kërkojnë duke psherëtirë... Mos të pafsha më kurrë, shkretëtirë e mbetur shkretë!

Kongres i talljes me popullin e Kosovës

I

shte hera e parë që po shkoja në njërin prej hoteleve më luksoze në Kosovë, në “Emerald”. Rrugës tek ngasja makinën u ndala në dy vende për të pyetur se ku gjendej ky hotel tamam. Me t’u afruar në oborrin e hotelit më zuri syri qindra makina luksoze, të mëdha e të zeza, siç i përdorin zakonisht zyrtarët e shtetit. Xhipa e vetura të markave të ndryshme, të prodhuara në Gjermani e Japoni, që pothuaj çdo ditë i shohim duke defiluar rrugëve të Kosovës. Këto vetura shfrytëzohen për aktivitete partiake, punë private, pjesëmarrje në dasma e syneti. Kështu prona e shtetit përdoret për qëllime joshtetërore. Kështu edhe paratë e shtetit digjen për interesa partiake dhe private. Që në hyrje të hotelit shihej se çfarë po ndodhte: kongresi i Partisë Demokratike të Kosovës ose konventa, siç kanë dëshirë ta quajnë, sigurisht duke tentuar të imitojnë Amerikën, edhe atje thuhet “Konventa e Demokratëve” ose “Konventa e Republikanëve”. Të forcuar nga të mirat e pushtetit zyrtarët e PDK-së ia bënin qejfin njëri-tjetrit, duke thënë se partia e tyre është më e forta dhe s’ka kush e mposht në zgjedhje. Mes të pranishmëve mund të dalloje edhe disa politikanë të PDK-së, të cilët vitet e pushtetit i kanë shpërfytyruar totalisht, sikur janë bërë njerëz tjerë. Sa ishin ne opozitë promovonin vlera dhe thoshin se do të luftojnë korrupsioni. Thirreshin në vlera të demokracisë dhe ligjit. Sot janë pjesë e makinerisë së korrupsionit. Shumicës u vjen mërzi t’ua kujtosh kohën kur betoheshin se do

Nga Arbana Xharra

të luftojnë korrupsionin. Ndoshta as ata nuk duan të kujtojnë më të kaluarën, as luftën, as terrin, as vitet e kaluara në opozitë, as konferencat e tyre për shtyp, ku nxirrnin të zezat e koalicionit qeverisës AAK-LDK. Kishte vite që këta politikanë të PDK-së nuk i kisha takuar. Asnjëri prej tyre nuk pranon të flasë hapur e publikisht për keqqeverisjen. Por, kur e shohin se nuk po vëzhgohen nga ndonjë bashkëpartiak, me dëshpërim thonë: “Nuk kemi çka me ba...”. Kjo logjikë e shpjegon më duket më së miri edhe kongresin e Partisë Demokratike të Kosovës. Kur në një parti mungon kultura e debatit, kur mungon shkëmbimi i ideve, atëherë edhe kongresi shndërrohet në tubim, të siguron vazhdimësinë me politikanë të diskredituar. Ky Kongres i PDK-së në vend se t’i kërkonte falje opinionit për aferat korruptive në fakt vendosi t’i mbajë në nivelet më të larta partiake të diskredituarit si Bajram Rexhepi, Adem Grabovci, Azem Syla dhe shumë kryetarë komunash të njohur për dallavere dhe kërcënime. Ky ishte kongres i retorikës proevropiane dhe i sjelljes dhe vendimeve në stilin e Koresë së Veriut dhe Zimbabvesë, ku si me urdhër duartrokasin të gjithë dhe askush nuk shtron asnjë pyetje. Ky ishte kongres i brohoritjeve për udhëheqësin që përgjohet nga drejtësia ndërkombëtare. Ky nuk ishte kongres ku të deleguarit e bazës kërkonin llogaridhënie për degradimin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo “konventë” e PDKsë ishte vetëm një rast për të përjashtuar kritikët. Ky kongres në një mënyrë ka përjashtuar mbështetësit e Jakup Krasniqit dhe një pjesë të Drenicës. U përjashtua njëri prej themeluesve të UÇK-së

dhe po avancohen ata që në emër të UÇK-së u pasuruan pa fund. Kongresi ka përzënë një pjesë të ish-të burgosurve politikë që kanë sakrifikuar shumë për lirinë e Kosovës. Kongresi ka përzënë edhe mbështetësit e Fatmir Limajt dhe rajonin e Malishevës, të gjithë ata mbështetës të PDK-së që kryeministri Hashim Thaçi i quante “zagarë” në bisedat e tij telefonike me Adem Grabovcin. Me dëbimin faktik të Hydajet Hysenit PDK e ka përzënë po ashtu një pjesë të mbështetësve në Anamoravë, sidomos në Gjilan e rrethinë. PDK me këtë lidership po dëshmon se nuk është parti, por grup interesi për plaçkitje të shtetit. Kulmi i joseriozitetit u arrit kur pa asnjë debat partia si me magji u bë djathtiste. Derisa shumë mbështetës të Thaçit gjatë luftës kanë përshëndetur dhe pozuar me grusht në stilin e Enver Hoxhës dhe rregullisht i kanë raportuar liderit socialist të Shqipërisë Fatos Nano, këtë fundjavë PDK u bë djathtiste. Kjo ndodh ndoshta për shkak se, siç e tha Augustin Palokaj në komentin e tij te “Koha Ditore”, kryeminstri Thaçi kishte fjetur të dielën në krahun e djathtë. Në të vërtetë PDK nuk është as parti e majtë e as e djathtë, por vetëm menaxhon me resurset që i ka futur nën thonj. Ky ishte më një fjalë kongresi i talljes me Kosovën dhe popullin e saj. Profilizimi i partisë nuk bëhet me urdhra nga shefi brenda pesë sekondave, por me përfaqësim të shtresave të caktuara të shoqërisë. Cilat shtresa i përfaqëson sot PDK? Asnjë shtresë shoqërore. Por, PDK po e përfaqëson grupin e zhvatësve, të cilët janë pasuruar jashtëligjshëm.


12

« gossip

Ish-burri i Mariah Carey Tommy Mottola kërkon falje për sjelljen e tij kontrolluese Tommy Mottola, ish-burri i Mariah Carey, ka gjetur rastin t`i kërkojë për herë të parë ndjesë asaj përmes librit të tij The Man and His Music, për sjelljen e tij kontrolluese. Në libër ai shkruan: ‘nëse dukej se unë isha kontrollues, më fal...’. Ai mendon se ky libër do të mirëpritet nga Carey. Ai shprehet se gëzon një respekt të madh për të, dhe se është një nga këngëtaret më të mira. Mottola përpiqet të shpjegojë sjelljen e tij se çdo njeri i suksesshëm, bëhet obsesiv në atë që përpiqet të ketë sukses. Ai është shprehur se ishte një gabim i madh dhe i pafalshëm që u lidh me Mariah dhe kjo jo për shkak të moshës por duhet të kishte vruajtur distancën me të. Mariah dhe Tommy Mottola janë martuar në 1993 kur ai ishte 42 dhe Mariah 22.

E enjte 31 janar 2013 •

Pushimet sjellin benefite në shëndet, të cilat zgjatin me muaj

Timberlake në bashkëpunim me stilistin Tom Ford Timberlake është duke bashkëpunuar me dizanjerin e tij të preferuar Tom Ford, për të krijuar një koleksion kostumesh inspiruar nga albumi i tij i ri. Këngëtari është duke krijuar linjën e këmishave, kollareve dhe këpucëve me bosin e Gucci në bashkëpunim për nxjerrjen e albumit të tij rikthyes. Rrobat dhe aksesorët do të shfaqen në video gjatë fushatës vizuale të albumit. Ford punoi me Timberlake për veshjet e videos së këngës së tij të fundit Suit & Tie. Ai gjithashtu është kujdesur edhe për veshjen e këngëtarit në video. Nuk është hera e parë që vjen një bashkëpunim mes dy palëve. Ford stiloi kostumin e dasmës së Timberlake, bashkë me idenë që dha vetë këngëtari.

Alec Baldwin dhe Hilaria Thomas në pritje të fëmijë së parë Lajmi i lumtur ka ardhur për aktorin Alec dhe instruktoren e yogas, gruan e tij Hilaria Thomas. Ata janë duke pritur fëmijën e tyre të parë, pasi u martuan verën e shkuar. Burimi tregon se çifti është tepër i emocionuar dhe se Alec është shumë i dashuruar me Hilaria dhe se është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë. Të njëjtën ndjenjë ndan dhe ajo për Alec. Alec dhe Hilaria e cila është 26 vjet më e re, janë lidhur në verë të 2011. Pasi u fejuan në Prill të 2011, ata u martuan në New York në Qershor të 2012. Alek ka një vajzë nga martesa e tij e parë me aktoren Kim Basinger.

Ben Affleck nderohet nga Matt Damon Matt Damon ka ndihmuar zyrtarët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara për të nderuar shokun e tij, Ben Affleck të shtunën kur prezantoi aktorin të shndërruar në regjisor me shpërblimin prestigjioz. Ylli filmit “The Bourne Identity” ishte i mbushur me krenari derisa lëvdoi punën e shokut të tij të fëmijërisë, i cili është zgjedhur si fituesi i vitit 2013, me shpërblimin “Mjeshtrit Modern” (Modern Master Award) në mirënjohje për punën e tij në dramën e vlerësuar nga kritikat “Argo”, e cila ka marrë një grumbull çmimesh në ndarjet e shpërblimeve të këtij sezoni. Në një fjalim të përzemërt, Damon tha për turmën kaliforniane, “Beni ka bërë këta tre filma të mëdhenj dhe i fundit “Argo” edhe në mënyrë legjitime ka hyrë ndër filmat e mëdhenj, i cili tashmë është nominuar për “Oskar”, si filmi më i mirë, dhe tashmë ka fituar “Globin e Artë” për filmin dhe regjisorin më të mirë dhe askush nuk do të befasohet nëse fiton edhe “Oskarin’. Dhe ja ku jam, me shokun tij, i cili pa diskutim është një regjisor i madh. Kështu që, e vetmja gjë që mund ta them është, ju lutem mirëprisni dikë, i cili pa dyshim se ka dy gjëra: miku im i vjetër dhe një mjeshtër i ri i filmit.” Dukshëm i prekur nga fjalët e mira të shokut të vet Afflek para audiencës tha: “Unë dua t’i them faleminderit Matt Damonit, i cili kur ta marrë këtë shpërblim, shpresoj se do të më ftojë këtu për ta dhënë fjalim për të, por do të jetë më i mërzitshëm sepse më mungojnë shumë nga karakteristikat brilante të Matt”. Afflek e mbaroi fjalimin me: “Urtësia e vetme e vërtetë që kam për të ofruar është që nëse ka mjeshtri, është në bashkëpunim. Ju faleminderit shumë!”

S

tudimi tregoi se pushimet përmisojnë gjumin, presionin e gjakut madje ndihmojnë edhe në humbjen në peshë. Vullnetarët ishin më të lumtur dhe kishin më shumë energji, për të paktën dy javë pas përfundimit të pushimeve. Kur shkoni me pushime jo vetëm që ndiheni mirë, por përmirësoni shëndetin tuaj, të cilat këto benefite zgjatin për muaj, thonë studiuesit. Të pushuarit në vende ekzotike, ju ndihmon të bëni një gjumë të qetë, të çliroheni nga stresi, të rregulloni presionin e gjakut dhe të zvogëloni nivelin e sheqerit në gjak. E mira është se këto benefite zgjatin me muaj edhe pasi ju i keni përfunduar pushimet. Studiuesit thonë se ata që punojnë rregullisht gjatë vitit duhet të marrin pushimet e plota çdo vit. Rezultatet tregojnë se kur jeni në pushime aftësia fizike për të përballuar stresin përmisohet. Specialistët rekomandojnë të gjithë punonjësit të planifikojnë pushimet e tyre çdo vit. Të punosh shumë është e rëndësishme po aq sa dhe të pushosh dhe të rikuperosh energjitë. Pushimet e rregullta mund të konsiderohen si mjekime parandaluese për shumë sëmundje.

“Nokia” rikthehet me Music+

P

as shitjeve të smartphoneve “Lumia”, përmes të cilave ka arritur të marrë frymë, “Nokia” po depërton sërish në treg me Music+, një azhornim premium i shërbimit të saj të lëvizshëm me muzikë në streaming, me audio më të mirë në rast wi-fi. Aplikacioni i ri kushton 3.99 euro në muaj dhe konkurron kështu me ofertat e kompanive gjigande si “Apple” dhe “Amazon”. “Muzika në versionin bazë do të vazhdojë të jetë gratis, pa ndërprerje publicitare dhe pa pasur nevojën e abonimit nga ana e përdoruesve të “Lumia”, thuhet në një komunikatë të kompanisë. Të gjithë ata që përdorin Nokia Music mund të krijojnë playlistën e tyre me ndihmën e ekspertëve muzikorë dhe artistëve me famë ndërkombëtare, me mundësinë për t’i dëgjuar më pas edhe offline.


gossip • E enjte 31 janar 2013

»

13

Victoria

Beckham eksperte futbolli

Jon Bon Jovi:

“Jam shumë i zënë për talentshow”

Rokeri Jon Bon Jovi ka refuzuar shumë oferta fitimprurëse për të qenë gjyqtar në një talent show televiziv duke thënë: “Unë tashmë kam punë”. Spekulohet që ai ishte një nga të preferuarit e producentëve për të zëvendësuar Steven Tyler në panelin e American Idol, por ylli refuzoi pasi ai është shumë i zënë duke u marrë me muzikë. Ai tha për revistën “The Sun”: “Më kanë ftuar të gjithë ata në konkurset televizive të talentit, por kjo gjë nuk është për mua, sepse unë kam një punë – jam shumë i zënë.” Bon Jonvi pranon që ndihet keq për ata që duan të bëhen yje brenda natës, duke shtuar se “është e vështirë për talentet e reja sepse ata i fusin në qendër të madhe të vëmendjes dhe kur fitojnë këto gjëra, nga ata pritet që të bëjnë një këngë e cila do të jetë në një nivel me të artistëve të mëdhenj. “Ti i sheh ata aty dhe si mund të arrijnë notat e larta dhe pastaj një vit më vonë mund të jenë të parëndësishëm.”

V

iktoria Beckham është një eksperte sa i takon futbollit dhe është “serioze” në përpjekjen që djali i saj dhe i David, Brooklyn, të ndjekë hapat e babait dhe të bëhet profesionist i kësaj fushe. Këngëtarja e shndërruar në dizenjatore, e cila është e martuar me yllin e futbollit David Beckham, ka njohuri të mëdha për sportin dhe është duke inkurajuar djalin e saj më të madh, Brooklyn, 13-vjeçar, të bëhet profesionist, pasi ai ka impresionuar trajnerët te ish-skuadra e tij në Los Angeles. “Ne kemi punuar ngushtë me Brooklyn sa ai ishte këtu. Djaloshi i ri ka një talent të madh natyral”, ka thënë një burim nga skuadra amerikane. “Victoria është një nënë serioze e futbollit. Ajo telefononte trajnerin e saj dy herë në javë për të marrë raport të detajuar se si Brooklyn përparonte. Ajo bisedonte edhe për taktikat. Ajo vërtet i njeh gjërat dhe është shumë mbështetëse për arritjet sportive të fëmijëve të saj”. “Vicotria thoshte do t’ia përcillte raportin Davidit, por ajo dinte gjithçka për futbollin. Ajo mund të bisedojë lirshëm dhe madje mund ta menaxhojë një ekip futbolli vetë”, ka shtuar burimi.

Makinat italiane, protagonistë në sallonin e Katarit Në Doha të Katarit zhvillohet edicioni i tretë i sallonit të makinave. Në këtë aktivitet prezenca e supermakinave italiane pritet të jetë e fortë. Tipet e reja dhe larmishmëria e tyre pritet të vlerësohen nga publiku i këtij shteti të pasur.

Nicole Kidman mund të lëvizë fytyrën përsëri Është përfolur për vite se fytyra e Kidman i ngjan asaj të një kukulle porcelani, ose si fytyrës së akullt. Kujtojmë se ajo ka bërë botoks dhe fytyra e saj ngriu për vite. Por ajo është betuar se nuk përdor më dhe nuk do të përdorë më botoks. Tani ajo mundet të lëvizë përsëri fytyrën e saj. Tani gjithçka ka ndryshuar për të. ‘Jam plotësisht natyrale, vendos krem mbrojtës, nuk pi duhan dhe kujdsem për veten time’, është shprehur ajo. Duke folur rreth të qënit e gjykuar për vite, ajo është shprehur: “Çdo njeri mund të bëjë çfarë të dojë me veten e tij, unë nuk gjykoj por besoj në të qenit fizikisht i aftë. Kjo është mënyra që unë jam edukuar”.

George Clooney i paguan darkën fqinjit Është ëndrra e shumë grave, por ja që këtë herë i ka ndodhur një burri që për më tepër ishte edhe i panjohur: George Clooney i ka ofruar darkën! Në një restorant të njohur të Berlinit, biznesmeni Oliver Hermann ishte ulur pa dijeninë e tij pranë tavolinës ku po darkonte ylli i Hollivudit me miqtë e tij. Kur ka lënë lokalin, Hermann ka marrë vesh nga kamarieri se fatura e tij ishte paguar nga aktori, i cili kishte shprehur keqardhjen sepse kishte biseduar me zë të lartë me miqtë. “Unë vajta atje, i dëgjova që po flisnin anglisht, por aktorin nuk e vura re. Nuk mu duk se ata po bënin zhurmë. Përkundrazi, ishin shumë të moderuar”, ka treguar më pas biznesmeni.


14

T

« bota

ek dy pjesë nga “Historia Natyrale”, Plini i përshkruan popullsitë e Lindjes së Largme aziatike të njohura si prodhues dhe tregtarë mëndafshi, Serët, siç i quanin grekët: “Serët janë mite, por edhe ata të ngjashëm me kafshë të egra, i largohen partneritetit njerëzor dhe presin që tregtarët të shkojnë tek ata”. Më tej, shkruan: “Banorët kanë një gjatësi më të madhe se mesatarja, flokët të kuq, sytë ngjyrë bojëqiell, një timbër zëri të frikshëm dhe nuk flasin me udhëtarët. Informacionet e tjerë përkojnë me ata të tregtarëve tanë: mallrat grumbulloheshin në anën tjetër të lumit, në krah të atyre që ata vendosnin në shitje. Nëse shkembimi i kënaqte i merrnin dhe largoheshin”. Përshkrimi i karakterit të atyre njerëzve dhe ritmi i heshtur i marrëdhënieve tregtare që ata kishin më të huajt nxjerr mirë në pah idenë e distancës, jo vetëm gjeografike, mes Romës dhe Kinës në lashtësi. Një distancë që kishte penguar dhe vazhdoi të pengojë dhe më vonë një përballje të vërtetë kulturore, dhe që u kapërcye vetëm në mënyrë indirekte prej flukseve tregtarë. Emërtimi Seres, apo Serae e ka prejardhjen nga greqishtja dhe është e ngjashme me kinezen “Si”, që do të thotë “seta” (mëndafsh): mëndafshi në fakt ishte në qendër të një tregtie të madhe mallrash luksi që përshkonte të gjithë Azinë. Një burim kinez, Annalet e Dinastisë Han kujton një ekspeditë romake të vitit 166 pas Krishtit, të perandorit An-Tun, ose më saktë Mark Aurel Antonit, nga Ta-y’sin (Roma), edhe ai i përbërë më së shumti nga tregtarë, që mbërriti në Luoyang në Kinë përmes detit dhe Vietnamit të sotëm, duke u sjellë dhurata sovranëve të dinastisë Han. Kjo është një prej të paktave ngjarje, një prej takimeve të parë zyrtarë të regjistruar nga burimet, që gjithësesi përmendin vetëm temën e tregtisë së mëndafshit. Bëhet fjalë pra për kontakte sporadikë mes dy zonave të mëdha gjeografike, që nuk patën asnjëherë rastin të kryqëzonin historitë e tyre dhe kulturat e tyre, por që janë takuar në ekspozitën e madhe të disa viteve më parë në Pekin, Muzeu i Artit Botëror, më pas në rastine festimeve të 60-vjetorit të krijimit të Republikës Popullore Kineze, më tej në Luoyang dhe në “Dy Perandoritë. Shqiponja dhe Dragoi”, në Milano e në fund në Romë. Ekspozita merrte në konsideratë katërqind vite histori, mes shekujve II para dhe pas Krishtit, që i korrespondojnë periudhës më me fat të botës romake, gjatë të cilës kultura latine u përhap në të gjithë Mesdheun dhe vendosi një strukturë të vetme ekonomikosociale në territore dhe shtrirje të paprecedentë. Ky hark kohor korrespondon në Kinë me Dinastinë Qin, që mbretëroi për pak kohë nga 221 deri në 209 para Krishtit, por që me Shi Huangdi, i pari Perandor, unifikoi perandorinë dhe përcaktoi strukturën burokratike dhe administrative. Më tej erdhi dinastia Han, e cila pati një jetëgjatësi katër shekullore, nga viti 206 para Krishtit deri në vitin 220 pas Krishtit, dhe që përfaqëson momentin e evoluimit maksimal të strukturës perandorake dhe identitetit kinez. Dhe gjatë epokës së Han mëndafshi mbërriti në Perëndim dhe aty u shënua edhe ajo që edhe sot quhet Rruga e Mëndafshit. Më tej, e gjithë historia e perandorisë kineze rikthehet e referohet

E enjte 31 janar 2013 •

ROMA & KINA Takim mes qytetërimeve

pikërisht kësaj periudhe të parë dhe aty kërkon rrënjët historike të vendit, ashtu sikurse kultura jonë evropiane e gjen modelin e saj të parë dhe origjinën e saj tek bota klasike greke dhe latine. Dy perandoritë arritën një shtrirje analoge dhe arritën të ndërtojnë një strukturë rezistente falë aftësisë për të transmetuar modele administrativë homogjenë dhe në gjendje të inte-

dhe mbledhjeve të artit antik si një iniciativë në thelb politike, që synon të modifikojë dhe zbusë imazhin kinez në botë. Zhvillimi i madh ekonomi i kohëve të fundit në vendin aziatik ka vendosur një kod të ri dhe efikas komunikimi me pjesën tjetër të fuqive botërore, që zvogëlon agresivitetin në marrëdhëniet politiko-ekonomike dhe që, duke kapërcyer barrierën gjuhësore,

gronin territore shumë të mëdhenj. Të dyja kishin struktura të mëdha ushtarake dhe burokraci të ngjashme, të dyja konsideroheshin në qendër të botës, respektivisht të Orbis Terrarum dhe Tianxia (gjithçka që ka poshtë qiellit). Megjithatë, zhvillimi i tyre historik njohu përfundime krejt të ndryshëm, në fragmentimin dhe diversifikimin e botës sonë perëndimore dhe në jetëgjatësinë pothuajse 2 mijëvjeçare të perandorisë kineze. Në dekadat e fundit janë hapur disa ekpozita mbi zbulimet e arkeologjisë kineze, dhe disa autorë sot e quajnë përdorimin e këtyre gjetjeve

eksporton imazhin e kulturës kineze. Një projekt komunikimi që e ka patur instrumentin e tij më të përshtatshëm në shpejtësinë e gjuhës së artit dhe në eksportimin e arkeologjisë (një veprimtari që në Perëndim ka një traditë të konsoliduar). Rizbulimi i lashtësisë në Kinë është një produkt i Revolucionit Kulturor, që i bëri zbulimet arkeologjikë sistematikë dhe publikimin e rezultateve të tyre një detyrë të shtetit, instrument i vetëdijes historiko-politike, sipas ideve të Mao Cedunit. Që nga vitet ’70 të nëntëqindës arkeologjia nisi të prodhojë rezultate në shkallë të gjerë,

vendet e kërkimeve u shumëfishuan, duke mbuluar një hark kronologjik shumë të gjerë, që nga Neoliti mbërrin deri në 1700. Gjetjet arkeologjike janë shndërruar në vetvete në elementë të një gjuhe të përhapur, që synon të rrëfejë historinë e Kinës. Sot, ata duan të jenë edhe në ndihmë të dialogut ndërkombëtar, me imazhin e kësaj fuqie të madhe që dëshiron të eksportojë dhe e cila kërkon konsensusin e komunitetit ndërkombëtar. Në projektin e sipërpërmendur, për herë të parë Kina nuk është limituar në lartësimin e arkeologjisë së saj, duke u përballur në brendësi të kufijve të saj, me arkeologjinë perëndimore: refleksioni për antikitetin u shndërrua në një instrument politik dialogu dhe shkëmbimi kulturor, i udhëhequr nga një vullnet hapjeje dhe vetëdijeje historike. Duhet përmendur me këtë rast ajo që ka thënë Ru Xin, autor i një prej shkrimeve në katalog: “Ekspozita nuk kufizohet për të na dhënë rastin për të reflektuar për gjëra të një të kaluare të largët dhe për të thelluar dijet tona mbi vlerën e këtyre dy qytetërimeve të mëdhenj, por stimulon zhvillimin e shkëmbimeve mes kulturave, na bën që të mësojmë nga eksperienca e tjetrit...” Dhe konfrontimi mes dy kulturave spikat mbi të gjitha tek ideja e statujave. Në bazë të perceptimit të statujave në lashtësinë klasike greko romake është analogjia e tyre me figurën njerëzore. Duhet të imagjinojmë sheshet, vendet e kultit, kopshtet, shtëpitë dhe varret e qyteteve të perandorisë romake, të populluara nga heronjtë, personazhet mitologjikë dhe mbi të gjitha qenie njerëzore, personazhe politikë dhe, mbi të gjithë, perandorin, statuja e të cilit duhej që të shfaqej shumë herë për të ritheksuar autoritetin. Edhe në këtë rast, përballë busteve të Trajanit apo Karakalës apo përballë statujës së princit Giulio Clau-

dio, pavarësisht bardhësisë uniforme të mermerit, që i bënte të ngjashme, mund të dallohen mes tyre personazhet, të dallueshëm prej tipareve të fytyrës dhe të trupit. Përshtypja që na krijohet nga statujat kineze, me flokët e tërhequr në qafë, me veshjet e gjëra, ndërkohë që ecin apo ulen në gjunjë, apo të ndalur në pritje të luftës, është po kështu shumë afër figurave të vërteta njerëzore. Por pavarësisht diversitetit të objekteve të veçantë, të prodhuar në seri me një teknikë të rafinuar me stampa e modele, ata duhej të përfaqësonin një popullsi të tërë subjektesh, varrosur në krah të perandorit për ta shoqëruar atë në udhëtimin e tij të përtejmë. “Diversiteti” i statujave respektive, nga njëra anë – në Romë – personazhe të veçantë, e nga ana tjetër – në Kinë – një komunitet personash, përbën një aspekt të një realiteti në vetvete më kompleks e shumëplanësh: vetë Mauzoleumi i perandorit kinez është ende i paprekur, dhe sot mungon një pamje e vetë sovranit. Varri i perandorit shtrihej në një sipërfaqe 56 kilometra katrorë dhe rrethohej nga çdo gjë që përfaqësonte jetën dhe botën e gjallë që kishte shoqëruar perandorin në jetën e tij tokësore. Vetë varri i perandorit, ku sipas legjendës ishte ndërtuar universi i qiellit dhe tokës me lumenj dhe pasqyra uji, nuk është hapur ende. Për të ndërtuar një paralelizëm efikas mes dy kulturave dhe dy perandorive, mungon pra një imazh i qartë i fuqisë supreme në Kinë, i individit që ishte mbi të nënshtruarit e tij. Një tjetër seri gjetjesh me prejardhje nga Kina, mes të cilave perdja shumë e vyer e mëndafshtë e Mavangduit, ku është pikturuar me ilustrim të detajuar udhëtimi në qiell i shpirtit të të vdekurit, na ftojnë që të reflektojmë për disa tema universale të kulturave të lashta, si pavdekshmëria dhe paraqitja e saj apo hyjnizimi i pushtetit dhe mekanizmat e transmetimit të tij. Na detyrojnë të reflektojmë mbi rrugëtime të ngjashëm në qytetërimin greko-romak, që përfaqësojnë transformimin e perandorit në hyjni me apoteozë, duke e bërë një rit të domosdoshëm politik për jetëgjatësinë e perandorisë. Shqiponja dhe dragoi në sintezë ka demonstruar se si përballja mes dy kulturave kaq të largëta nuk mund të ndodhë brenda koordinatave për ne më të zakonshme të kulturizimit, dhe duhet menduar në terma të tjerë. Tentativa për të ndërtuar nëj urë mes dy qytetërimeve përbën një ftesë për të arsyetuar mbi relativitetin e disa koncepteve tanë, të braktisim kategoritë tona të zakonshme të analizave dhe koordinatat tona arkeologjike dhe historike, të drejtuara në rindërtimin e konteksteve apo analizave mikrohistorike. Duke marrë në konsideratë struktura më të gjera, ku kronologjia, ngjarjet historike dhe fenomenet kulturorë kanë një marrëdhënie të ndryshme mes tyre. Ndonëse harku i gjerë kronologjik i përzgjedhur pengon një analizë të thelluar të dy kulturave, kemi të bëjmë gjithësesi një ftesë për të reflektuar mbi konceptet e “lashtësisë” në këto dy kultura. Duhet bërë një hap prapa dhe duhet kërkuar një perspektivë globale vëzhgimi, prej ku duhen krahasuar dy kulturat e dy perandorive të lashtësisë, në jetëgjatësinë e tyre, si dhe në konceptet e “lashtësisë” dhe “të kaluarës”. Një perspektivë ku ndoshta duhet braktisur eurocentrizmi ynë, dhe duhet hapur një dialog i ndryshëm mbi rrënjët klasike të identitetit tonë evropian.


bota • E enjte 31 janar 2013

P

ritja pothuajse ka mbaruar. Sot, Research in Motion, prodhuesi kanadez i familjes Blackberry të telefonave celularë dhe tabletave do të nxjerrin më në fund sistemin e operimit Blackberry 10, si dhe dy telefona që pritet të funksionojnë me këtë sistem operimi. Thorsten Heins, që mori pozicionin e drejtorit ekzekutiv jo më shumë se një vit më parë, ka vënë bast të ardhmen e RIM – ndoshta dhe vetë mbijetesën e tij – pikërisht tek suksesi i BB10. Në pritje të lancimit, aksionet e RIM kanë pësuar një ringritje nga 6.22 dollarë që ishin në shtator, në pothuajse 18 dollarë në fundjavën që kaloi. Ashtu si Heins, duket se investitorët gjithashtu po vënë bast se lancimi i telefonave të rinj do të shënojë fillimin e një rikthimi të suksesshëm. Në total, pjesa që RIM zë në tregun e celularëve smartphone ka rënë nga një kulm prej pothuajse 20 për qind që ishte në vitin 2009, në afro 6 për qind sot. Por vazhdimi i shitjeve të mëdha në disa tregje, si dhe të ardhurat e përvitshme të shërbimit që kompania u ngarkon operatorëve të rrjeteve telefonikë për shërbimi BlackBerry e kanë mbajtur kompaninë mbi ujë teksa ajo ka kaluar një periudhë ristrukturimi të dhimbshëm, duke shkurtuar 7 mijë vende pune, si dhe duke nxituar për përfundimin e një tranzicioni teknik kompleks nga sistemi i vjetër operativ dhe portofoli i produkteve të vjetër, tek platforma e re BB10. Phillip Redman, një analist në gartner research thotë: “Nuk ka asnjë dyshim që Rim ka pësuar një goditje në pjesën e vet që zë në tregun e smartphone – sidomos tek kompanitë e mëdha ku po zëvendësohet me shpejtësi me iPhone. Kompania pa bazën e vet të bjerë me pothuajse 2 milionë përdorues për herë të parë në historinë e saj, por, sipas fjalëve të famshme të Monty Python, “ende nuk ka vdekur!” Redman sjell shembullin e një vëzhgimi të kryer nga Gartner në dhjetor 2012 me 222 kompani, kryesisht në Amerikën e Veriut, ku pothuajse 14 për qind e tyre thanë se kishin në plan të vazhdonin të kishin BlackBerry-në si platformën e tyre kryesore pas 12 muajsh. “Duke folur rregullisht me klientët, shoh të njëjtin nivel interesi – përgjithësisht 15-20 për qind e punonjësve vazhdojnë të preferojnë BlckBerry dhe tastierën e vet fizike”, thotë ai. Pak vetë kanë dyshime se RIM do të fuqizohet në një periudhë agfatshkurtër me kërkesën në pritje për pajisjet BB10. Analistët kanë vërejtur që operatorët kanë reduktuar shumë inventarin e tyre të celularëve të vjetër BlackBerry në përgatitje që aparatet e rinj të sjellin një rritje të shpejtë të shitjeve në muajt menjëherë pas lancimit. Por pyetja shumë më e vështirë për t’iu përgjigjur është nëse aparatet e rinj dhe sistemi i operimit kanë atë çfarë duhet për të mbështetur një kthesë tek RIM dhe të ndihmojnë BlackBerry që të rifitojë kohën e humbur, por edhe ndikimin e vet në treg. Ndërkohë që një numër detajesh kyçë mbi pajisjet e reja, si çmimi dhe disponueshmëria, mbeten të panjohura, Heins ka thënë se do të ketë dy aparate të rinj – njëri vetëm me ekran me prekje, tjetri me ekran me prekje, por edhe me tastierë fizike. Kompania u ka kërkuar gjithashtu prodhuesve të aplikacioneve, si dhe u ka shtruar terrenin që të prodhojnë sa më shumë të tillë – gjithashtu ka garantuar edhe aftësinë për të luajtur aplikacione Android. Operatorët celularë që kanë testuar prototipë të celularëve të rinj që nga viti i kaluar, gjithashtu janë shprehur mbështetës. Javën që kaloi,

BLACKBERRY

Hedhja e fundit e zareve

për shembull, Fran Shammo, kryefinancieri i Verizon, doli nga vetja dhe u shpreh se e mirëpret ardhjen e sistemit të ri të operimit të BlackBerry. Ndërkohë, dje RIM zbuloi një seri partnerësh për muzikë dhe video për BB10, duke përfshirë Walt Disney Studios, Sony Pictures, Universal Music Group dhe Warner Music Group. “Shumë gjëra varen nga lancimi i aparatit celular, si dhe nga tremujorët e parë të shitjeve”, thotë Redman i Gartner. “Pamjet paraprake të aparatit nuk shohin shumë ndryshim sa i përket faktorit hardëare – ndonëse është shumë i hollë, në dorë ka ndjesi solide dhe ekrani është i ngjashëm me iPhone 5. Janë përdoruesit dhe eksperienca e tyre që do të bëjnë dallimin, dhe pikërisht këtu RIM i ka fokusuar të gjtihë energjitë”. Por të mëdhenjtë nuk janë ende të bindur. Ata thonë se do të duhen më shumë se disa tremujorë të mirë për të bindur se RIM ka një të ardhme të vërtetë dhe thonë që edhe pas lancimit,

»

15

Në total, pjesa që RIM zë në tregun e celularëve smartphone ka rënë nga një kulm prej pothuajse 20 për qind që ishte në vitin 2009, në afro 6 për qind sot. Por vazhdimi i shitjeve të mëdha në disa tregje, si dhe të ardhurat e përvitshme të shërbimit që kompania u ngarkon operatorëve të rrjeteve telefonikë për shërbimi BlackBerry e kanë mbajtur kompaninë mbi ujë teksa ajo ka kaluar një periudhë ristrukturimi të dhimbshëm, duke shkurtuar 7 mijë vende pune, si dhe duke nxituar për përfundimin e një tranzicioni teknik koompleks

mbeten shumë gjëra të pasigurta. Në mënyrë të veçantë, pyetja është nëse ka vërtetë hapësirë për një tjetër sistem operimi në tregun e smartphone-ve, nëse është tashmë “shumë vonë” për një rikthim të BlackBerry dhe thonë se një vëzhgim strategjik i realizuar nga bordi i Rim në bashkëpunim me dy banka investimesh gjatë vitit që kaloi mund të rekomandojë ende shitjen e një pjesë apo të gjithë kompanisë – sidomos nëse një blerës potencial si Lenovo i Kinës vjen e troket në derë. Charles Golvin i Forrester Research thotë: “Kompania duhet të bindë shumë aktorë që të investojnë në BB10: përdoruesit e vet aktualë dhe të mëparshëm, prodhuesit e aplikacioneve, operatorë të telefonisë celulare etj. Tregu i smartphoneve me konkurrueshmërinë e tij të lartë do i lërë një hapësirë shumë të vogël. Është një sfidë gjigande për një kompani të madhësisë së RIM”. Heins ka pranuar gjithashtu se të ardhurat që RIM përfton nga rrjeti i shërbimit BlackBerry mund të mos vazhdojnë. Operatorët e telefonisë kanë nisur që tani të kërkojnë ulje të çmimeve që RIM NGARKON PËR TË DHËNAT E BB. Ai ka thënë se veprime të tillë do të adresohen vetëm pas lancimit të BB10. Si i tillë, ngritja e perdes mund të shënojë vetëm fundin e fillmit. Ndërkohë, Redman thotë se nuk pret që shitjet e BB10 të kalojnë ato të iOS apo Android, por shton: “Unë mendoj se ky aparat ka një potencial të madh për rikthim”.


16

« studim

E enjte 31 janar 2013 •

Fjala e thënë me takt ju bën të suksesshëm dhe të afrueshëm

Nga Doc. Dr I. S. Larti eta dhe gjithë veprimtaria në një shoqëri demokratike, funksionon duke u mbështetur në një sistem rregullash dhe ligjesh tepër rigoroze. Njeriu në këtë shoqëri ka detyrime, të drejta dhe interesa. Në aspektin e detyrimit, njeriu duhet të japë kontributin e vet, nëpërmjet punës për veten, familjen dhe shoqërinë, sigurisht duke njohur dhe zbatuar kërkesat e shtetit ligjor, shtetit demokratik dhe të atij të së drejtës. Në aspektin e të drejtave, njeriu në shoqërinë demokratike, është i barabartë përpara ligjit si të gjithë të tjerët e shoqërisë, që të punësohet, të marrë pjesë në jetën shoqërore dhe politike. Gjithashtu ai, ka të drejtën e shprehjes, të të menduarit, pra të flasë të komunikojë pa kurrëfarë censure dhe të shprehë mendimet dhe idetë e tij, pa pasur asnjë ndjekje apo paragjykim, si nga pikëpamja morale dhe ajo ligjore. Kuptohet, që në këtë sens, të gjithë njerëzit, lindin dhe mbeten të lirë dhe me të drejta të barabarta. Ndërsa, në aspektin e interesave për njeriun, ato janë sa vetjake, për familjen dhe për shoqërinë, duke filluar që nga të qenit, i lirë, i qetë, i lumtur, si dhe të ndërtimit dhe shijimit të jetës së tij, ashtu si ta dojë ai vetë e të tjera. Për të realizuar këto tre aspekte të jetës, njeriut detyrimisht që do t`i duhet dhe një angazhim mjaft i madh, i cili përcillet nëpërmjet komunikimit, që fillon, nga të pyeturit, të dëgjuarit, të kërkuarit dhe të udhëzuarit. Ku bazë për këto është të shprehurit e mendimeve dhe ideve, nëpërmjet të folurit, pra të komunikuarit. Në këtë kontekst, në qendër të saj, është fjala, e cila përcjell, ndjenjën e brendshme, vlerat njerëzore dhe përfytyrimin për të sotmen dhe të nesërmen. Të mësojmë të flasim Nuk është gjë e lehtë që të dish të flasësh përpara njerëzve të tjerë. Nga ngashërimi apo hutimi, në mendjen tonë përplasen mendimet, idetë që na vinë në mënyrë krejt të çrregullta dhe ne e kemi të vështirë t`i rendisim, të themi në krye idetë kryesore dhe të shprehemi qartë e bukur, prandaj shpesh në të tilla raste harrojmë të themi sendet kryesore dhe nuk na vinë në mendje fjalët dhe shprehjet e duhura. Një ngathtësi e tillë, domosdo ka shumë mundësi që të na bëjë të dështojmë. Kur flasim duhet të zbatojmë edhe disa norma Normat janë rregulla të përgjithshme që merren dhe ndiqen nga të gjithë anëtaret e shoqërisë. Ato mbulojnë një gamë shumë te madhe aktivitetesh, nga ritualet e thjeshta (psh., çfarë të bësh kur përgjigjesh në telefon), deri te përshkrimet emotive se kush mund të ketë ndikime psikologjike. Në disa raste devijimi nga norma nuk ka pasoja të rënda (për shembull sjelljet në publik). Në raste të tjera pasojat janë kaq të rënda sa normat duhet të respektohen në mënyrë rigoroze (për shembull vrasja). Disa norma janë informale, apo shfaqen spontanisht nga ndryshimet e përditshme (psh., mjetet e huazuara duhet të kthehen tek i zoti). Norma të tjera kthehen në ligj në formën e kodeve formale të shkruara, mishëruar nga fuqia e shtetit (psh., ligjet relative mbi kontratat). Edhe nëse i përkasin veprimeve banale

J

Fjala

si instrument bazë i suksesit

apo të rëndësishme, format, qofshin formale ose informale, janë rregullat e përgjithshme që aplikohen në mënyrë te dukshme nga të gjithë anëtarët e një grupi të dhënë, komunitet apo shoqëri. Sjellja në brendësi të grupit kërkon që individët të kenë një hartë të brendshme me përvojë të këtyre normave që mund të jenë shumë të detajuara e komplekse nëse ato do të bashkëveprojnë pa probleme me individët e tjerë brenda kufijve të sjelljes së pranueshme. Shkurt për Komunikimin Objekti i komunikimit në tërësinë e vet konsiston, në lidhjet midis njerëzve, pra në dhënien dhe marrjen e mesazheve. Kjo lidhje bëhet me anën e të folurit. Njeriu, për të folur dhe respektuar shokët, kolegët, të afërmin, kursantët, studentët e të tjerë, duhet

me patjetër, që të zotërojë një nivel të mjaftueshëm intelektual, si dhe një formim të gjerë kulturor, i cili të ketë për bazë eksperiencën e shtrirë në kohë, për të qenë në gjendje, të flasë në mënyrë të logjikshme, rrjedhshëm, kuptueshëm e bukur, që t`i përcjellë mesazhe dikujt (dëgjuesit) dhe të marrë prej tij, përgjigje të sakta, të cilin ta bindin mëësëmiri, për kuptueshmërinë e mesazhit. Filozofia e komunikimit ka ligjet e veta, e cila drejton marrëdhëniet midis njerëzve, ku në sensin substancial vendos problemin e njohjes midis tyre. Pra, të komunikojnë dy njerëz, duke dhënë dhe marrë mesazhe, për realizimin e një detyre, zgjidhjen e një halli, apo problemi e të tjera. Në qendër të këtij komunikimi zë vend fjala (ana verbale), si dhe gjesti (jo verbale ose gjuha e trupit).

Në këtë aspekt filozofë të ndryshëm shprehen, për vlerat e fjalës: Platoni: Fjala, është “Dashuria” (ide, dashamirëse e një njeriu, në të mirë të tjetrit). Senka: Fjala, është “Miqësia” (përbën lidhjen ndërpersonale më të pastër). Kantin: Fjala, është “Respekti” (qëndrimi, i cili lidhet me mos cenimin e të tjerëve: As fizikisht > me anën e dhunës dhe as moralisht > me anën e gjykimit). Kanti, cilëson më tej se: “Respekti”, është me më tepër vlera, se sa “Simpatia” (Simpatia një mprehtësi e ndjenjës, që supozon dashamirësinë dhe barazinë; ajo nuk e pranon mëshirën). Lagash: Komunikimin e lidh me nocionin themelor të ndikimit të njerëzve midis njëri-tjetrit (influencës). Fihte: E përcakton komunikimin si një veprim, ku liria e njërit, të mos bjeri mbi lirinë e tjetrit, pra mendimi dhe veprimi t’i kundërvihet dhunës dhe mospërfilljes (shkëputur nga vepra e tij, “Teoria e së Drejtës”). Ndërsa psikologët e cilësojnë komunikimin si: një lidhje, marrëdhënie sa të domosdoshme dhe jetike midis njerëzve. Në këtë këndvështrim mund të themi se: Fjala dhe veprimi janë në unison me njëra-tjetrën. Veprimi nuk është gjë tjetër, veçse një pasojë e pa shmangshme e fjalës. Pra veprimi, do të ishte i pamundshëm të realizohej pa shtytjen e fjalës. 2. Në fillim të çdo gjëje është fjala Fjala është një veprim, që shpreh mendimin e njeriut, me anën e gjuhës. Platoni: Fjalën e përcakton si mendim të brendshëm të vetëdijes (ndërgjegjes). Fjala pra, është e pandashme nga reagimi shpirtëror, si dhe

nga çdo veprim i arsyeshëm njerëzor. Në këtë kontekst mund të themi se, nëpërmjet fjalës shprehet, sa mendimi dhe liria njerëzore. Fjala e cila përbën bazën e Shkencës së Komunikimit shprehet nëpërmjet gjuhës. Vetë gjuha është një virus i programuar në makinën biologjike të qenies njerëzore e përdorur për qëllime kontrolli. Ky kontroll, ushtrohet nëpërmjet fjalës, ku mbizotëron monologu i brendshëm, për të qartësuar mendimet. Njerëzit nuk duhet t`i zërë paniku kur mendojnë se monologu i brendshëm mund të gjenerojë në një heshtje të gjatë. Pra, në një mbyllje në vetvete dhe në të, të mbizotërojë vetmia. Sigurisht, që të mos bihet në këtë heshtje, monologu i brendshëm duhet të realizohet brenda disa minutave, duke arritur marrjen e një vendim, sa më të përshtatshëm dhe të drejtë. Te çdo njeri, si me veten e tij dhe në marrëdhëniet me të tjerët, nuk duhet të zërë vend paragjykimi dhe cenimi i lirisë. Fjalët, pa pasur lirinë, pengohen, gjymtohen, trazohen, përgjaken, burgosen, nuk arrijnë të marrin dot frymë e të tjera. Ndaj dhe në të drejtat dhe liritë e njeriut në krye qëndron, liria e fjalës. Fjalët kanë shpirt Fjalët janë si njerëzit. Ato jetojnë, kanë gjak, nerva, shpirt, mendim, ndjenjë, sjellje e të tjera. Pra, të dish të flasësh, do të thotë të komandosh me zemër. Të shprehesh thjeshtë me fjalë, atë që kupton vetë, në mënyrë që edhe të tjerët ta kuptojnë po ashtu, ja kjo është gjëja më e vështirë. Si fjalët dhe shprehitë, përcillen në mënyra të ndryshme, ato shfaqin (nga dërguesi), ndjenja dhe ndikojnë (te marrësi), në një përfshirje emocionesh, të cilat ngjallin reagime


studim • E enjte 31 janar 2013

si pozitive dhe negative. Parë nga ky këndvështrim, ato mund të jenë: Fjalët e brishta, përdoren nga njerëzit e kulturuar dhe të edukuar, gjatë urimeve dhe marrëdhënieve familjare, vëllazërore, shoqërore e deri në marrëdhëniet institucionale, e cila tregon sa etiketën dhe formimin qytetar. ”Tungjatjeta”, ”Të lutem”, “Të faleminderit”, “Më fal”, “Si mund t’ju ndihmoj”, “S’ka përse”, “Urdhëroni”, “Jeni i mirëpritur”, “Jam në dispozicionin tuaj”, “Do të bëj të pamundurën t’ju ndihmoj”, “Çfarë dëshironi” tej. Shprehjet e ngrohta, që përdoren gjatë urimeve përcjellin: sinqeritet, thjeshtësi, dashuri, mirëkuptim e të tjera. “Mirsearrdhët” “Ju lumshin këmbët” “Na mbushët shtëpinë” “Mirënjohje për jetë” “Ju ardhsha në gëzime” “Ju uroj rrugë të mbarë” “Të priftë mirësia” “Të kini fat” tej. Shprehjet e mira, zakonisht përdoren gjatë dhënies së këshillave dhe qortimeve dashamirëse. “Bashta ka lezet me lule, shtëpia me njerëz”. “Kush s’lot këmbët, s’lot as dhëmbët”. “Lisi do rrënjë e jo degë”.

“Mos shiko halat e le trarët”. “Pleqve urtësinë, djemve trimërinë”. “Urrejtja shkakton grindje, dashuria i mbulon të gjitha fajet” “Kush ruan mësimet është në rrugën e jetës, ndërsa, kush nuk pranon gabimet shënon humbjen”. “Thuaji diturisë: Ti je motra ime dhe quaj shok gjykimin” tej. Shprehjet e mëdha, përdoren për të përcjellë saktësi, rëndësi dhe vlera mendimi. “Për drejtësinë sakrifikoj dhe jetën”. “Po dhashë fjalën, ther dhe djalin”. “Për atdheun dhe për popullin, s’ka kthim prapa”. “Përvoja është shkopi i së verbërit”. “Të mos harrohet ligji dhe të mos shtrembërohet e drejta e të pikëlluarave”. “Njeriu i mençur përpiqet ta trego-

jë veten në formën më të mirë”. “Të mos njohësh ligjin, do të thotë të jesh i pambrojtur” e të tjera. Shprehjet e mërzitshme, zënë vend në komunikimet, sa moralizuese dhe në ato të propagandave bajate, dhe sidomos nga ata që nuk kanë për vete moral. “Ruani dhe forconi moralin, se është motori i shpirtit” (kur atij që e thotë i mungon). “Duajeni atdheun se ka nevojë për ju” (kur thënësi, s’ka dhënë dhe nuk jep shembullin për çështje të atdhedashurisë dhe patriotizmit). “Punoni sot, që të merrni shumë mot” (kur ai merr shumë sot, e nuk jep dot sot e ç’të presësh nga ai, mot). “Kush punon edhe gabon” (kur do të mbulojë gabimet e veta), e të tjera. Shprehjet zhgënjyese, vijnë si rezultat i mungesës së sinqeritetit dhe karakterit jo të formuar, të cilat

mund të përdoren nga një shok, koleg, vartës, epror, të cilave një ditë, ju del e vërteta për: pabesi, imoralitet, interes e të tjera. “Po ra mielli në kalldrëm zor se bëhet byrek”. (një njeri që ka shkatërruar moralin njerëzor) “Po të rish gjatë natës me qorrin, çakër do të gdhihesh në mëngjes”. (po t`i bësh shoqëri një hajduti, apo imorali dhe ta ndjekësh dhe mbështetësh në prapësitë e tij) “Po u bashkove me krundet, dihet se pulat do të hanë”. (po u bashkove me hajdutin, burgu do të presë). “Siç kam bërë nuk bëj më, por zakonin nuk e lë” (hajduti dhe imorali). “Shpif, shpif, se do të ngelet pa tjetër diçka” (shpifjet, gënjeshtrat mashtruese, trillimet dhe përhapja e tymnajave, për të dëmtuar dikë dhe për të larguar vëmendjen nga vetja e tij). Fjalët dhe shprehjet e ftohta, përcjellin: hidhësinë, ligësinë, keqdashjen dhe me anën e tyre arrihet që të thyen dhe vriten moralisht të tjerët, me pa të drejtë. “Rrugaç”, “Kriminel”, “Hajdut”, “Imoral” (kur nuk janë të tillë). “Do të bëj gjëmën”. “Do të bëj të hash veten me dhëmbë” (kërcënuese). “Do të të shtrydh si limoni”. “Do të të bluaj kockat”. (presione psikologjike). e të tjera Fjalët e rënda, përdoren në biseda banale nga persona që, iu mungon edukata dhe kultura qytetare. “Burracak” “I trashë” “Harbut” “Mendjemadh” “Trutharë” “Çalaman” “Qorr” “Kryqethyer” “Hajvan” “Debil” “Budalla” “Qaraman” “Leckaman” “Barktharë” “Kokë pa larë” tej. Shprehjet e heshtura, zakonisht përdoren nëpër gojë, (mbyturazi), për të mallkuar dikë, të cilin nuk e do, si dhe kur trembesh ose vuan nga bëmat e dikujt. “Vdeksh pa parë”, ”Mos t’u gjendët varri”, “T’u thaftë barku”,

»

17

“Mos të zëntë e nesërmja”, “T’u nxiftë shpirti”, ”Të vajtët qafa mbrapa” tej. Shprehjet e lira, gjatë përdorimit, shkaktojnë humor dhe sjellin të qeshura. “Gjej çoban e kërko gjizë”. “S’pyet arra me thekër se bëjnë kalamajtë pizga”. “Jo s’të bën beli e lopata, por s’të bën, ajo prapa”. “Unë ha kumbulla e ty të mpihen dhëmbët”. “U ndot nusja në kalë” “Sa e mban jeshili vesën, aq e mbani i ligu besën”. “Mbete morro, tërë jetën” tej. Ja pra, këto janë fjalët dhe shprehitë, të cilat kanë brenda shpirt, copëza jete me vlera mirësie, si dhe ngarkesa emocionesh me brenga, halle dhe ndonjëherë edhe me nga ato fjalë që përdorin disa njerëz të paformuar, të cilëve iu mungon qytetaria dhe priren nga shpirtngushtësia dhe ligësia. Në këtë kontekst përforcojmë se: Fjalët dhe shprehitë, kanë vendin, kohën, shkëlqimin, dritën, vëmendjen dhe kujdesin, por ndonjëherë te disa njerëz kanë dhe mllefin, urrejtjen, cinizmin dhe ambiciozitetin. Brenda fjalës, gjithmonë gjendet dhe shfaqet, ndjenja, kultura, sjellja dhe qëndrimi. Që të dish të komunikosh, duhet të kesh domosdoshmërish parasysh: Të pyesësh me takt (si nëna, që pyet fëmijën). Të dëgjosh me vëmendje ( interesi, sikur ke hall dhe probleme vetë). Të dish se çfarë të kërkosh (i matur, korrekt, duke pasur parasysh dhe mundësitë). Të udhëzosh me “urtësi” (të jepet një ngushëllim, të gjendet një rrugëdalje, e realizueshme sa morale dhe ligjore. Në substancë: Të dish të flasësh, do të thotë të komandosh me zemër. Në këtë kontekst duke e parë fjalën nga analiza sociologjike e sjelljes njerëzore ajo fillon nga mirëkuptimi i natyrës të grupeve njerëzore. Në pjesën me të madhe të rrethanave jetësore, kur personat vendosin si të sillen, marrin parasysh pritjet dhe reaksionet e mundshme të të tjerëve. Pra, njerëzit preokupohen më tepër për atë që mendojnë të tjerët, për aprovimin dhe mos aprovimin, për çmimet dhe ndëshkimet, për mirënjohjet apo poshtërimet që mund të ndjekin veprimet e tyre. Siç thotë sociologu, Charles Horton Cooley, “Faktet konkrete të shoqërisë përbejnë atë që njerëzit imagjinojnë për njëri-tjetrin”. Cooley i referohet faktit që individët e futur në një grup organizojnë shkëmbimin reciprok në brendësi të rregullave reciprokisht të njohura. Këto rregulla stabilizojnë përkufizimin e sjelljes së përshtatshme dhe sigurojnë parashikueshmërinë për atë që na pret nga çdo anëtar i grupit dhe për atë që secili duhet të presë nga të tjerët. Pa këto pika referimi, jeta siç e njohim do te ishte e pamundur: çdo takim njerëzor do të ishte përkufizuar me zero, nuk do të kishte jetë të grupeve të organizuara, shoqëri dhe as civilizim. Modelet që lindin nga mania e rregullave të ndërveprimeve ndërpersonale quhen organizim shoqëror. Pra, nëpërmjet fjalës së ngrohtë me takt, gjuhës së qartë tej., realizohet komunikimi sigurisht duke pasur përsysh normat etike, etiketën etj.


18

« dossier

E enjte 31 janar 2013 •

Brigada I, akuzat e Ballit Kombëtar në adresë të Mehmet Shehut: Vrau 106 partizanë Nga Albert Kotini

M

ehmet Shehu, komandanti i Brigadës I Sulmuese dhe tmerri i shqiptarëve antikomunistë, dhe Shefqet Peçi, “heroi” i krimit. Brigada I Sulmuese kreu vrasje masive kundër shqiptarëve të Lushnjës, Pogradecit, Dunicës dhe Martaneshit. Këto vrasje i legalizoi vetë Enver Hoxha në mbledhjen e Komitetit Qendror të Partisë më 17.12.1981 për të fajësuar Mehmet Shehun. Mirëpo që në mbledhjen e Beratit të muajit tetor të vitit 1944 të PKSHsë Sejfulla Malëshova tha: “Nuk bëhet mobilizimi i masave me terror. Me terror po zgjidhen të gjitha punët. Unë jam i çuditur kur kam dëgjuar të thuhet se sa më brutal dhe terrorist të jetë një njeri, aq më komunist është. Kjo do të thotë se shokët maten nga brutaliteti dhe kriminaliteti. Në partinë tonë duken simptomat e degjenerimit për ta kthyer atë nga një parti politike në një bandë kriminelësh. Sektarizmi degjeneroi në terror dhe terrori u bë shumë herë krim”. Enver Hoxha po në këtë mbledhje tha: “Vija terroriste ishte e theksuar tek Aliu (Miladin Popoviç) dhe te Liria (Liri Gega). Unë mendoja si mendonte Aliu, asnjë presje më tepër. Dushani gjoja hiqej kundër terrorit që ka bërë Mehmeti dhe Dumja, por Dushanin nuk e pengonte askush të vriste pa të keq më tepër nga Mehmet Shehu.” Mirëpo kundërshtarët e pushtetit komunist Mehmet Shehu i vrau sipas porosisë së Enver Hoxhës, dhe kjo gjoja gjatë luftës për çlirimin e Tiranës nga datat 1deri në 17 dhjetor 1944, ku pushkatoi mbi 100 të pafajshëm. Në dokumentin e dt. 21.10.1943 (fondi “Balli Kombëtar” AQU), shkruhet: “Ditën 21 tetor 1943 brigada partizane e komanduar prej Mehmet Shehut sulmoi çetën e Ballit Kombëtar dhe pas një lufte të tmerrshme në kodrën e Cen Hasanit dhe Malit të Hajdaranjit mundi të kapë 63 robër. Secilit prej këtyre robërve Mehmet Shehu i bëri këtë pyetje: “A do të luftosh përsëri në radhët e Ballit, apo do të luftosh në radhët tona?”. Prej 63 robërve vetëm njëri pranoi të futej në brigadën e tij. Të 62 të tjerët refuzuan kategorikisht dhe me krenari. Ata deklaruan se janë në Ballin Kombëtar, pasi janë të bindur se Balli lufton për lirimin e Shqipërisë. Mehmet Shehu dha urdhër atëherë që të pushkatoheshin të 62 vetat, kundër çdo rregulli dhe ndjenje njerëzore dhe, ç’është më e pabesueshme, i ndaloi ekzekutuesit t’u jepnin atë që quhet “colpo di grazia” me revolver dhe pa u dalë shpirti urdhëroi t’i thernin me thikë. Në fondin arkivor të Ballit Kombëtar shkruhet në një dokument të tyre: “Në luftën që bëri Mehmet Shehu ndërmjet Çermës dhe Divjakës e në të cilën mbetën të vrarë 109 partizanë e 18 ballistë, ju nuk e tregoni dhe e përshkruani pa asnjë hollësi. Edhe neve nuk na bënte zëmra për t’u gëzuar rreth kësaj masakre, por thamë se u vranë 127 shqiptarë.” Në revistën e Ballit Kombëtar me titull “Robni o liri”, faqe 14, me autor Besim Shtajka, shkruhet një fakt i pazbardhur në histori deri në vitin 2006, të cilën e faktojnë edhe dokumentet gjermane të Vermahtit: “Në përroin e Shqipskës të Voskopojës (Korçë) zbulohen kufomat e 185 vetave, luftëtarë të lirisë, të mbytur e të masakruar me një egërsi shtazore, që rrallë ka parë historia! O klysha të Dushanit! Po akoma keni sy e faqe për të thirrur vetveten shqiptarë duke e përdhosur këtë emër të shenjtë? O barbarë të paemër, po kjo është liri e popullit, që keni trumbetuar në të katër anët? Kufomat e përroit të Shqipskës buçasin “hakmarrje, hakmarrje, kundër të huajve që na ndajnë!”. Në Brigadën I Sulmuese në datën 17.3.1943 është rregullorja e firmosur nga Mehmet Shehu me 17 pika. E tërë propaganda komuniste e ka cilësuar luftën partizane të ndërgjegjshme dhe mbi baza vullnetare. Mirëpo në këtë rregullore po japim disa pika, që flasin të kundërtën. Kështu në pikën 3 shkruhet: “Imoraliteti, sido që të jetë, dënohet me pushkatim”. Pika 11 përcak-

Sqarim

Liri Çeli nuk është e bija Isa Toskës, siç pretendohet në shkrimin e datës 23 janar me titull “Isa Toska, legjenda e një krimineli”. Liri Çeli ka qenë mjeke e njohur në Tiranë, dermatologe, shefe e këtij pavijoni, e arsimuar në Francë. Më pas është internuar në Pukë nga regjimi komunist. ton: “Kush bën punën e kolonës së pestë, brenda në rreshtat partizane me vetëdije dhe mbjell përçarje e pakënaqësia është i dënueshëm me vdekje”. Në pikën 12, shkruhet se “Kush shtien në dorë, ose me armë një partizan të brigadës meriton plumbin në lule të Ballit”. Në pikën 13 shkruhet se: “Kush dezerton nga rreshtat e brigadës, quhet tradhtor dhe dënohet, si i tillë; komplotet në rreshat e brigadës dënohen me plumb”. Komenti do të ishte i tepërt për treguar se sa është spekuluar me këto pika, nëpër të ashtuquajturat gjyqe partizane, ku drejtuesi kryesor komandanti i brigadës bënte ligjin e jetës dhe të vdekjes. Kështu, ka ndodhur, kur pa dashje ose pa leje të pronarit të ndonjë molle, është vjedhur, ndonjë kokërr mollë, dhe hajduti “ka shkuar për lesh”. Brigada I Sulmuese, edhe pse Preng Cali u dorëzua në besë, i bëri një vrasje model këtij, për të trembur të gjithë “reaksionarët” e Shkodrës. Vrasja kishte arsyen e vet, pasi Preng Cali njihej, si mbrojtës i vendit nga serbët, të cilët nuk e harruan armikun e tyre. Ky hero i vitit 1924, që shpëtoi Vermoshin, mori vulën e tradhtisë në historiografinë komuniste. Mehmet Shehu, si komandant i Divizionit I Sulmues, në shkresën me numër 2890 dt.6.9.44, sipas procesverbalit të gjyqit ushtarak në qytetin e Peshkopisë, me cilësinë e kryetarit dënoi me vdekje Sherif dhe Zyber Lita, të kapur në Kalanë e Dibrës. Janë aq të shumta bëmat e Brigadës dhe Divizionit I Sulmues, që komandonte Mehmet Shehu, sa ato mund të reflektohen edhe në detyrën e re të Mehmet Shehut, si shpërblim i heroizmave kriminale të mëparshme, por tashmë në detyrën e komandantit të operacionit të zonës së Veriut me qendër në Shkodër. Shefqet Peçi, si komandant i Korpusit III të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Shkodër, komunikon me Mehmet Shehun. Shkresa nr. 3/5, rezervat, Shkodër dt. 6.2.1945. “Gjyqi ushtarak i Korparmatës III, dënoi me vdekje 21 persona dhe presim aprovimin e ekzekutimit për10 veta, në lidhje me Dedë Shabanin, 4 vetë me Hasan Isufin, 6 në lidhje me Gjon Martinin, për mbledhjen kundër lëvizjes nacional-çlirimtare. Këta sabotatorë të lëvizjes nacional-çlirimtare janë: Qemal Mlika, Nikollë Teli, Zef Teli, Palokë Uçi, Gjon Marku, Nikollë Keci, Kolë Gjete, Gjetë Gjoni, Nikollë Baçi, Lolë Marashi, Mark Malaj, Kolë Llesh Leka, Gjokë Tomë Keqi, Mark Simoni, Tomë Lekë Deka, Gjon Nikollë Voci, Hyder Dyli, Shaban Dani, Taip Halili, Martin Rroku, Llesh Zefi. - Shefqet Peçi”. Në dokumentin tjetër, nr 35. dt 8.2.1945, Mehmet Shehu, pasi e ka informuar Enver Hoxhën, i përgjigjet kështu Shefqetit: “Nga shqyrtimi që iu bëra proceseve të 21 personave të dënuar me vdekje, konstatova se gjyqi është nxituar, dhe disa prej tyre mund të mos pushkatoheshin. Do t’iu njoftoj me hetimin më vonë për disa, që nuk duhen pushkatuar”. E këto urdhra ishin të komandantit të operacionit me gradën gjeneralmajor Mehmet Shehut dhe të Kolonel Shefqet Peçit, si komandant i Korpusit të III Shkodër.

Shkodra e vitit 1945 dhe operacionet e Korpusit III të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, nuk i ka harruar urdhrat e operacionit nga komandanti i saj gjeneralmajor Mehmet Shehu me këtë përmbajtje: “Në rast se ndonjë katund ose një grup njerëzish do të guxojnë të shtien me armë, kundër partizanëve, atëherë duhet të merren masa të rrepta, d.m.th të sulmohen reaksionarët dhe nga ata që do të kapen me armë në dorë, të pushkatohen në vend pa gjyq. Ata elementë, që duken më pak të pafajshëm të shoqërohen të lidhur për këtu në Shkodër, elementi popull, që ka qenë i gënjyer në këto raste të lihet i lirë e të çarmatoset. Në rast se çdo kush, për të mos dorëzuar armën arratiset, atij i caktohet një afat i shkurtër, aq sa të ketë mundësi të kthehet, dhe në mbarim të afatit, në rast se nuk dorëzohet, ti digjet shtëpia, dhe t’i internohet familja, duke ia konfiskuar edhe pasurinë...Të gjithë elementët dezertorë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare që nuk dorëzohen, duhet që pasi të mbarojë afati që i caktohet për dorëzim, t’u digjen shtëpitë dhe t’u internohen familjet dhe në rast se kapen pas afatit, të pushkatohen pa gjyq. Në rast se konstatoni elementë fetarë, si priftërinj, hoxhallarë etj, të cilët janë treguar aktivë kundër nesh, si prifti i Bogës, i Shkrelit, i Thethit etj., këta duhet të arrestohen dhe të shoqërohen për këtu. Sjellja duhet të jetë shembullore, duhet t’i tregohet popullit se neve jemi armiq të reaksionit për mbrojtjen e tij. Në çdo prefekturë do të krijohet nga një kompani shëtitëse, e cila do të komandohet nga komandanti më besnik i vendit dhe do të përbëhet, prej 30-40 partizanë të vendit nga më besnikët, e cila kompani do të gjurmojë këmba-këmbës çdo element të arratisur

në rajonin e vet dhe do të plotësojë operacion, pasi ky të jetë kryer nga forcat tona operative... Reaksionit i duhet bërë asgjësim i plotë. Populli duhet organizuar e mobilizuar. Kujt i kërkohet arma duhet të dorëzojë armën ose shpirtin”. Në këto operacione janë shumë dokumente që kanë një përmbajtje të tillë, vrasjesh, djegiesh, internimesh marrje pasurie. Kështu në dokumentin ekstra, dt. 24. 2.1945 shkruhet: “Të pushkatuarit janë Lazër Pali nga Magulla; shtëpitë e djegura janë të Vatë Gjonit nga katundi Kir, Prel Gjeloshit nga katundi Xham, Zef Markut, Lulash Gjonit, Marash Pjetrit, Shan Murati, të cilëve shtëpitë u janë djegur për arsye se personat e mësipërm janë të arratisur. Malli i sekuestruar është: misër 5 kv, groshë 60 kg,

kripë 15 kg, një fuçi ufull 10 kg, patate 50 kg, dhi 11 krerë, lopë 2 krerë, që 1 krerë, mëzat 1 krerë. Misri, groshët, kripa, ufulla iu dorëzua këshillave për t’i grumbulluar në komandën e vendit”. Me këto bilance të “fitoreve”, pasohet me bëma të tjera, që Shefqet Peçi komunikon me Mehmet Shehun. Në dokumentin nr 3, Shkodër 25.2.1945, (për gjeneral Mehmetin): “Në Komunën e Shalës mbaroi operimi me këto rezultate: 500 armë, 222 të mobilizuar, 12 të arrestuar, 3 shtëpi të djegura, tre të pushkatuar. Janë organizuar komandat e vendit dhe këshillat nacional-çlirimtare. Në komunën e Pultit, mbaroi operacioni. Vazhdon operacioni në Komunën e Shoshës. Bajraktari i Shoshës u dorëzua, mbrëmë. Hasan Isufi me të vëllanë u vranë. U zu rob nipi i plagosur rëndë, Boshnjak Hajro. Të fala Shefqeti”. Të tilla raportime rezultojnë për të dy kriminelët, të cilët me një “rendiment të lartë”, realizojnë të gjithë operacionin kundër reaksionarëve të Veriut. Ekzistojnë aq shumë dokumente për vitin 1945, në Shkodër dhe në Kosovë, sa që nuk është “rastësi” e historisë kryerja e këtyre operacioneve. Të bie në sy vrasja e atdhetarëve Preng Cali me shokë në Shkodër dhe Shaban Polluzhës në Kosovë, si një akt antishqiptar, pasi këta nuk ishin vëllezër me serbët, siç ishin Mehmet Shehu dhe Shefqet Peçi. Shkodra, Kukësi, Dibra, Puka, gdhihen nën terrorin e vrasjeve internimeve, arrestimeve, duke u shoqëruar me një bilanc lukunie nën firmat e Mehmet Shehut dhe të Shefqet Peçit, kundër reaksionarëve d.m.th. ata që ishin, kundër komunistëve. Fenomenet e terrorizmit, ndaj reaksionarëve në të gjithë zonën e Veriut, nisnin nga Korparmata III në Shkodër, ku figura e Shefqet Peçit, i bëri me hije njerëzit, duke parë ndër vite nga mbrapa, se kur e kishin radhën, po të mos flisnin mirë për Enverin, regjimin, lumturinë, paçka se brenda, zienin nga e kundërta. Kështu betimet kombëtare, si “për besë”, “për flamur”, “për atdhe”, e “për fe”, u zëvendësuan nga një betim komunist “për ideal të partisë”. Të gjitha dokumentet e firmosura nga Mehmet Shehu dhe Shefqet Peçi, përmbajnë urdhra arrestimesh për fshehje armësh, e deri pushkatim. Kështu, p.sh, Tomë Marku, vjeç 27, nga Sheldia, pushkatohet se duke pasur nëntë armë, tregon vetëm një. Pushkatimi i tij është bërë me konferencë para popullit të katundit. Njëkohësisht janë internuar po me urdhër te kriminelëve Shehu dhe Peçi, familje të tëra të të arratisurve, shumë prej të cilëve kanë qenë partizanë, por që u arratisën, sepse nuk mund të vrisnin vëllezërit e tyre shqiptarë. Kështu, p.sh., gjatë operacionit u dogjën shtëpitë e tyre në Kelmend, 34 të tilla dhe u përgjakën në këtë zonë të Kelmendit, mjaft pleq, fëmijë e gra si strehues të “reaksionarëve” dhe në këtë pafundësi krimesh, u dekoruan për


dossier • E enjte 31 janar 2013

trimëri, e deri heronj të popullit emra, si Ndreko Rino apo Vanxhel Argjiri me shokë. Sllavet e Jugut të Titos me instruktorët e tyre ushtarakë pranë Mehmetit dhe Shefqetit i mësuan si të vrasin shqiptarët dhe si të dekorojnë vetveten për krimin. Operacionet kundër nacionalizmit shqiptar, janë në të gjithë urdhrat e firmosura, që nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu e deri te Shefqet Peçi, në mënyrën më të egër për zhdukjen e të gjithë antikomunistëve. Më tipike, kanë qenë urdhrat për zhdukjen e priftërinjve katolikë në zonën e Veriut, të cilët janë histori më vete. Mehmet Shehu, si komandant i operacionit në Veri të Shqipërisë nga njëra anë, dhe Koçi Xoxe, si Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit nga ana tjetër, u vunë në garë, duke krijuar një përvojë tmerri për terrorin e kuq. Ata ishin pararendës të gjithë vrasjeve që pasuan, periudhën e diktaturës dhe krimet kanë qenë nga më të tmerrshmet, aq sa ia kaluan edhe mësuesve të tyre serbë. Mehmet Shehu më 9.10 1943 u cilësua, si Isa Toska i dytë, kur me një kompani, nga Fraveshi, vjen në Priskë të marrë kontakt me xhandarët e postkomandës. Kur Mehmet Shehu kërkoi që xhandarët të dorëzoheshin, ata i besuan dhe u dorëzuan, se ishin Shqiptarë. Kur i thanë Mehmetit të bëhet gjyqi, përgjigja e tij ishte: “vetëm plumbin në kokë!”. Për formalitet, i mori vetë në pyetje. E çfarë pyetje? Vetëm emrat: kapter Adil Maksuti nga Margëlliçi i Çamërisë, kishte vetëm 15 ditë në shërbim, i varfër, më se prej 15 vjetësh, kishte qenë punëtor në lulishten e Tiranës, ishte një burrë plak dhe tregonte i pafajshëm; Preng Marku, nga Kaçinari e Kthellë; Zef Simoni, nga Fishta e Zadrimës; Preng Lekë Shkreli, nga Malësia e Shkodrës; Prengë Kolë Marku, nga Kaçinari e këtej; dhe Pjetër Shkjalleshi nga Kthjella. Këta pesë të fundit kishin më tepër se një vit shërbim, por u pushkatuan në vend. Po t’i referohemi në momente të caktuara kronike, luftës partizane, në veçanti, Brigadës I Sulmuese, me të cilën mburret historia e saj, gjatë 50 vjetve të shekullit të kaluar, në veçanti, para vdekjes së Mehmetit, zbulon mjaft mashtrime dhe krime të cilat janë dhënë, si një legjendë heroike e saj. Kështu p.sh në listën e partizanëve të Brigadës I të vrarët gjatë luftimeve të ndryshme përfshijnë edhe 54 emra që janë fshirë me vizë të kuqe, pa përmendur enigmën e eliminimit të tyre. Në historiografinë e luftës antifashiste nuk përmenden pushkatime pa gjyq, që ka bërë kjo brigadë, të cilat është tentuar të harrohen nga sistemi politik, për të mos ulur “lavdinë” e kësaj brigade. Mirëpo kur Mehmet Shehu u cilësua tradhtar nga Enver Hoxha, për të errësuar këtë figurë, u dha porosia, që edhe lavdia e Brigadës së V, të varrosej bashkë me komandantin e vet. Pushkatimet e Besim Belishovës, të Tofik Cfirit, të fraksionistëve të Vlorës e deri tek, kundërshtarët e komunizmit pas vitit 1944, në veçanti, kur Mehmet Shehu ka qenë ministër i Punëve të Brendshme mbajnë firmën e një krimineli tipik, për zhdukjen e jetës së shqiptarëve, që mendonin ndryshe nga Enveri. Çështja shtrohet, nëse Mehmet Shehu, edhe me këtë bilanc të mjaftueshëm, të përmendur më lart,

a mund të quhet “Hero i Popullit”, kur me urdhrin e tij shënohen në histori, akte të tragjedisë nga më rrëqethëset. Mehmet Shehu dhe Shefqet Peçi, në garën krimit, kush të tregohesh më i devotshmi që të zbatonte urdhrat më mirë, ndaj Enver Hoxhës. Nuk i lan dot as Buna e as Zalli i Kirit, po të botohen të gjitha urdhrat e krimit që u zbatuan nga Korparmata III në Shkodër. Megjithëse janë gjallë edhe sot njerëzit e Shkodrës, të Ukës, të Tropojës, Dibrës, Kukësit, që e kanë përjetuar humbjen e njerëzve të vet, rikujtimi i tyre për motivin, pse u vranë është fatalisht i dënueshëm nga historia. “Heronjtë e Popullit”, vranë me cilësinë shpikjes komunsite, për reaksionarët “Ballistë”, “Zogistë”, e “tradhtarë”, por kurrsesi këto medalje trimërie nuk janë fituar nga betejat reale, kundër fashistëve dhe nazistëve. Viktimat e këtyre urdhrave të Mehmet Shehut dhe të Shefqet Peçit, flasin sot nga varret e tyre: Janë 14 emra nga Malësia e Veriut, ku i 14-i, Dedë Gjoni, apo Luk Toma, i gjetur i plagosur, është vrarë. Numri i të pushkatuarve në Kelmend arrin mbi 50 veta. Në Dukagjin emrat e të vrarëve, si shqiptarë filluan me Lazër Plin, si të pushkatuar, pa asnjë motiv e në pafundësi tragjedish të tilla Mehmet Shehu mbahet mënd në këto vende, si një kriminel, që ka vrarë heronjtë e vërtetë të tokës së tyre, të cilët mbronin shqiptarizmin dhe jo komunizmin apo sllavizmin. Po tjetri? Quhet Shfeqet Peçi. Më 1924 në Greqi u fut me shërbim, si bodigardi i Myfit bej Libohovës. Në dhjetor të vitit 1924, vjen nga Kakavija në Shqipëri për të rrëzuar qeverinë e Fan Nolit, si shoqërues i Myfit Bej Libohovës. Ka qenë kapter në kohën e Zogut, me Shkollën e “Plotësimit” në Tiranë. Këtu, duke rënë në kontakt me komunistët kaloi nga e majta dhe u bë një nga kryesorët, që organizoi daljen nga burgu të Koçi Xoxes. Detyrën e lirimit të komunistëve nga burgu, Shefqeti e realizoi me ndihmën e një kapteri xhandarmërie, që e kishte mik dhe mori pjesë nga brenda në arratisjen e të burgosurve. Në këtë kohë ka qenë kujdestar konvikti në Shkollën Normale të Elbasanit dhe është arrestuar për disa ditë në vitin 1943, si pjesëtar i lëvizjes komuniste. Vjen në Gjirokastër dhe emërohet komandant i forcave partizane të krahinës së Kurveleshit. Në nëntor të vitit 1943, duke qenë një nga drejtuesit e partizanëve për Gjirokastrën dhe pasi kishte filluar lufta vëllavrasëse merr pjesë në ekzekutimin e 14 personave në oborrin e gjimnazit. Të gjithë emrat janë të shënuara në librin e autorit Agim Musta me titull “Gjëmat e komunizmit në Shqipëri”, botim i vitit 2001. Midis të

luan të digjnin shtëpitë e partizanëve. Një plak i del përpara komandantit gjerman dhe, meqë dinte anglisht, sqaron majorin gjerman, se nuk po digjnin shtëpitë e udhëheqësve partizanë, por ato të njerëzve të thjeshtë, duke i treguar si shembull shtëpinë e Shefqet Pecit. Komandanti gjerman e verifikoi dhe e kuptoi “tradhëtine” e Seit Shehut, i cili kishte lënë pa djegur shtëpinë e Shefqet Peçit, të cilin e kishte në krye të listës dhe me urdhër të tij të gjithë çetën e Seit Shehut e çarmatosin dhe i pushkatojnë të gjithë në Nivicë. Seit Shehu mbahet mënd nga gjirokastritët, si një kriminel me damkë, i shkurtër me një revolver në dorë dhe një automatik në krah, dhe cilindo që takonte rrugës në Gjirokastër, ashtu gjysmë i pirë siç ishte, të vriste menjëherë. Vetëm për një gjë të pyeste: “Çfarë u ka thënë Bedri Spahiu?” Kështu së koti të vriste. Pas vrasjes së Seit Shehut nga gjermanët, familja e tij nuk pësoi asnjë persekutim, bile pas vitit 1945-1946, djali i tij u bë mësues. Ngjarje tjetër kriminale lidhet me urdhrin e Shefqet Peçit për vrasjen e Ramize Gjebresë, pas operacionit të dimrit, mars-prill 1944. Ramizeja, ishte e dërguara e Komitetit Qendror të Rinisë në Qarkun e Vlorës dhe e atashuara në Brigadën e V Sulmuese. Gjatë operacionit të dimrit, Brigada e V, u nda në grupe dhe u fsheh, në ato anë. Kjo ishte me grupin e Zaho Kokës. Zaho Koka, i pashëm, trim, gjatë kohës së fshehjes u fut në një shpellë së bashku me Ramizenë...Kjo u deklarua nga partizanët e tjerë që ishin në grup me ta dhe kur u mblodh brigada e kishin denoncuar tek udhëheqja se Ramizeja me Zahon nuk çanë kokën për ta, por bënin dashuri me njëri-tjetrin. Ramizeja ishte një nga emrat më të shquar dhe me një kulturë të gjerë, njohëse e tri-katër gjuhëve të huaja. Enver Hoxha e kishte gjirokastrite dhe për idetë komuniste të saj, por pak liberale, nuk e preferonte shumë dhe donte ta hiqte qafe duke e dërguar nga Tirana në Vlorë. Ramizeja ishte e fejuara e Nako Spiros dhe ekzekutimi i saj dyshohet se mund të ketë pasur edhe pëlqimin e Enver Hoxhës. Ramizeja ka qenë shumë e bukur dhe synimet ndaj saj i kishin Shefqet Peçi dhe Hysni Kapo, si drejtues te Brigadës V. Me të dhënat ndaj saj Shefqeti i improvizoi një gjyq partizan me prokuror Pajo Islamin dhe anëtarë gjyqi Hito Çakon etj., duke e dënuar me vdekje dhe ekzekutuar para Brigadës me motivin se ka thyer normat e moralit partizan. Çfarë ndodhi? Ramizeja e mohoi akuzën e saj në fillim. Morën Zahon, e detyruan të deklarojë të vërtetën. Zaho, kur u ekzekutua Ramizeja me përpjekjen e parë, u hodh në sulm që të vritej,

ekzekutuarve ishte edhe djali 15 vjeçar Duro Shehu, të cilit më parë i vranë babain, Myzafer Shehu, një tregtar i ndershëm dhe i respektuar në Gjirokastër. Motivi ishte i vetëm: të qenit antikomunist dhe gjoja tregtari na ishte ballist. Vjehrrit të Mysine Kokalarit, Hajro Latos, tregtar i ndershëm, iu kërkua prej Shefqet Peçit një shumë parash. Tregtari iu përgjigj: “Jo, pa para nuk jepet malli”! Kështu, e morën dhe ekzekutuan po atë ditë, nga Shefqeti. Një tjetër ngjarje, ka të bëjë me çetën e “Ballit”, që kishte komandant Seit Shehun, me tridhjetë vetë nga Tepelena, por që ishte kushëriri i Shefqet Peçit. Seiti mbahet mend si një shoqërues i operacioneve gjermane dhe për zellin e tij të jashtëzakonshëm në djegiet dhe krimet e bëra. Duke qenë se ishte kushëriri i Shefqetit, shtëpinë tij në Picar ai nuk ia dogji. Nga Picari gjermanët kaluan në Golem, dhe sipas listës fil-

sepse e ndiente veten pak përgjegjës për vrasjen e Ramizesë. Për këtë gjyq të stisur Shefqet Peçi ka përgjegjësinë e komandantit të Brigadës. Libohova e mban mënd Shefqet Peçin vetëm si kriminel. Kështu, ky fshat është sulmuar disa herë dhe numërohen mbi 104 viktima, një pjesë të vrarë me luftë, një pjesë iu mor bagëtia, të cilën nuk e jepnin dhe e vrisnin. Në këtë mënyrë u vranë 17 veta çobanë të familjes Beqo në nëntor të vitit 1943. Këto akte kriminale i bëri Shefqet Peçi, bile pati në ndihmë edhe një batalion të EAM-it grek. Motivi i agresionit, ndaj libohovitëve, nuk ka qenë të përfshiheshin në lëvizjen komuniste, përveç Jashar Kasimatit, Kadri Ismailatit, të cilët u bënë titullarë të “Sigurimit”. Ndërsa të tjerë libohovitë nuk e përkrahën komunizmin, prandaj u ndëshkuan. Për të bërë Libohovën me vete, në veçanti në muajt qershor-korrik 1943, një autoambulancë

»

19

italiane me tre të sëmurë nga repartet e tyre, po shkonte për në divizionin “Perugia” të Gjirokastrës dhe aty partizanët i bëjnë pritë, vrasin të sëmurët, infermieren dhe shoferin, pastaj i çojnë në fund të fshatit Libohovë, me qëllim që partizanët të bëjnë reprezalje atje. Menjëherë nga divizioni “Perugia” rrethohet Libohova dhe 180 burra, ishin gati për t’u pushkatuar, si një masakrim që iu bë italianëve të sëmurë. Një jurist libohovit nga familja Roshi, i drejtohet komandantit italian me prova se kjo është vepër e komunistëve dhe se makinën e sollën në Libohovë, sepse nuk pranonin bashkëpunim me komunistët. Duke kuptuar hilenë e partizanëve, komandanti italian u bind për të vërtetën dhe nuk e realizoi hakmarrjen kundër libohovitëve. Libohovitët ngritën një çetë vetëmbrojtëse të tyre, me komandant Neço Bejleri, i cili erdhi posaçërisht nga Durrësi dhe nuk lejoi këmbë partizani në këtë zonë. Faji i Neços ishte se pushkatoi 12 veta në Glinë, si hakmarrje për një libohovit të vrarë nga partizanët në gusht të vitit 1943. Neço vjen në Tirane, mirëpo Balli e kishte përjashtuar për këtë veprim të tij dhe njëkohësisht e kishin cilësuar, si një forcë të padëshiruar dhe kriminale. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Abaz Kupi ndaj Neços, sepse kishte vrarë njerëz të pafajshëm. Nacionalistët, ata që bënin vëllavrasje, nuk i nderonin ashtu, siç bënin partizanët, që e vinin në krye të çetave të tyre. Disa trima të Neços i kap Ushtria e Kuqe në Austri dhe i sjellë në Shqipëri, të cilët u ekzekutuan në Libohovë. Megjithatë, nipi i Neços, Riza Bejleri, u la të punonte në ushtri dhe u bë kampion në motoçikletë. Shefqet Peçi nuk shquhet për ndonjë betejë ballë për ballë italianeve apo gjermanëve, bile, në gusht të vitit 1943 në një aksion, që u bë afër Fushë-Bardhës u mblodhën 2-3 çeta që e shpëtuan nga rrethimi. Në Dishnicë të Përmetit, populli i kësaj krahine e kujton për të gjitha krimet, që ka bërë dhe djegien e njëqind e tridhjetë e ca shtëpive në vitin 1943, pa folur për dhjetëra të vrarë dhe krahina. Për këto krime, populli i ngriti këngën: “O Shefqet, o ibret Ç’kemi bërë që po na vret Ndryshe bën e ndryshe flet Këmbë e duar lidhur me tela Kokën po na e bënë thela Më i zi se katrani Më egërsirë, se gjermani Më shpirt kazëm, se katrani.” Në listën e kriminelëve të luftës komanda partizane në Gjirokastër, ka rreshtuar 204 veta. Duke iu atribuuar këtyre 756 vrasje, 5358 djegie shtëpish, 26 çnderime dhe grabitje etj. Këto i atribuohen vetëm nacionalistëve, si “bashkëpunëtorë” me armikun, duke përfshirë emra të tillë, si Bahri Omari, Hysni Popllo, nga Lazarati, e mjaft emra të tjerë, që populli i njihte mirë, që ata nuk vrisnin një mizë e jo të ishin kriminelë. Mirëpo ngjarjet mbi krimin në Gjirokastër mbajnë etiketime të tilla, që vijojnë: “Boco Kalo dhe Tare Kalo, i biri i tij, kur kthyer nga Italia, pasi kishte mbaruar universitetin, po jepte mësim në Gjirokastër për italisht. Nuk kishte bërë asnjë veprim tjetër veç mësimit. Vritet nga Shefqet Peçi. I biri pa mbushur 16 vjeç thërriste: Aman, mos ma vrisni babanë! Por a mund të kishte shpirt Shefqet Peçi apo Petref Kokona. Në listën e gjatë të vrasjeve të Shefqet Peçit nën urdhrat e tij janë: Myazafer Shehu dhe djali i tij Duro Shehu, Emin Kokalari, Safedin Hadëri, Hajro Late, Vasil Shahini, përfshirë edhe xhaxhain e Adil Çarçanit. Përse nuk dha llogari Shjefqet Peçi për dekoratat që mori për vrasjen e tyre? Dokumentat më domethënëse, që zbulojnë Shefqet Peçin si një kriminel të regjur janë ato të Korpusit të III, me qendër në Shkodër, në cilësinë e komandantit dhe gradë kolonel. Kështu, në AQU, dosja tetë nr. 47 rezervat Shkodër në dt. 31.1.1945, në telegramin që i dërgon Koçi Xoxe këtij korpusi, midis të tjerave shkruan: “Rinia antifashiste e Tiranës, në një miting të gjerë kërkoi që kriminelët e luftës që ndodhen këtu të dalin sa më parë para gjyqit dhe për ata që janë dorëzuar tek aleatët, kërkoi kthimin e tyre në Shqipëri. Populli në formë manifestimi, shkoi përpara misioneve aleate duke bërtitur dhe kërkuar dorëzimin e të arratisurve politikë”. Historia e zbardh ndryshe të vërtetën e këtyre vendimeve të gjykatave speciale, për vendimet me pushkatim, që ka marrë në vitin 1945 ndaj “kriminelëve” të sajuar, dhe jo ndaj atyre të vërtetë, si puna e Shefqet Peçit. (vijon në numrin e ardhshëm)


20

«

Kulturë

E enjte 31 janar 2013 •

Botohet “Teoria letrare” e Ibrahim Rugovës Fondacioni “Ibrahim Rugova”, këto ditë botoi veprën e radhës. Bëhet fjalë për librin me tekste të zgjedhura të dijetarit Ibrahim Rugova, të titulluar “Teoria letrare”. Tekstet që përbëjnë librin janë përzgjedhur nga: “Kah teoria” (1978), “Strategjia e kuptimit” (1980) dhe “Refuzimi estetik” (1987), ndërsa janë strukturuar në tri pjesë: I. Estetika letrare, II. Kritika letrare dhe III. Teoria e poezisë. Kjo strukturë është produkt

i lidhjes tematike të teksteve: estetikë e veprës letrare; teori e kritikës letrare; teorie e poezisë shqipe. Diskurset e pjesës së parë janë eseistike, ndërsa ato të dy pjesëve të tjera janë më të lidhura, më të përqendruara e më përgjithësuese. Vepra “Teoria letrare” lidh bashkë temat e mëdha të diskursit teorik të Rugovës, që kapin cepat e shekullit të tij të kërkimit dhe që bëhen paradigma të kritikës letrare të tij. Së bashku, tri pjesët

e librit e provojnë një teori letrare. Teoria letrare sjell në një vend diskurset teorike të Rugovës, për t’u lexuar së bashku e për ta provuar sistematikën e teorizimeve të tij. Teoria letrare, si libër i strukturuar, e hap teorinë e Rugovës, si një nyjë të teorisë letrare shqipe, dhe e propozon atë një paradigmë moderne. Trashëgimi e diskurs i gjallë, e tillë hapet e propozohet këtu teoria letrare e Ibrahim Rugovës.

Rrëfimet nga vendet e Jugosllavisë së dikurshme me tre autorë nga Kosova

Ëndrra e Ismail Qemalit” vijon shfaqjet “Ëndrra e Ismail Qemalit”, drama e Bashkim Kozelit me regji të Spiro Dunit po vijon të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Një rrëfim dramatiko-poetik i Ismail Qemalit dhe disa vegime takimesh të rëndësishme të tij; në rrugëtimin e vështirë për realizimin e një ëndrre të madhe. Rrëfimi i viteve 1917-1918, përpara dy gazetarëve të huaj, gërshetuar me ndryshimin e këndvështrimit të tij rreth platformës për realizimin e qëllimit: shpalljes së mëvetësisë së Shqipërisë. Në vepër parakalojnë dhe personazhe që e adhurojnë dhe një grup tjetër që duan ta pengojnë apo edhe më keq: t’i marrin jetën. Në fund, plaku i urtë, me shumë modesti e fisnikëri e mbyll rrëfimin me përshkrimin e ditëve të fundit të nëntorit 1912 dhe na jep mesazhin se ky vend do të bëhet e do të rrojë poqese ata burra që do ta drejtojnë do ta duan atdheun më shumë se veten. Interpretojnë: Fatos Sela, Roland Trebicka, Anastas Kristofori, Bujar Asqeriu, Naun Shundi, Alfred Bualjoti, Dritan Boriçi, Anila Bisha, Flaura Kureta, Merkur Bozgo, Sokol Angjeli, Fadil Kujofsa, Amos Zaharia.

Të rinjtë e “Petro Ninit” në skenë, paratë e shfaqjes për jetimët

T

re autorë kosovarë janë bërë pjesë e “Antologjisë së prozës së shkurtër të vendeve të Jugosllavisë së dikurshme”. Ragip Sylaj, Gjergj Filipaj e Idro Seferi kanë nga dy tregime, krahas tregimeve të autorëve të tjerë nga vendet e një shteti që nuk është më. “Antologjia..” është projekt i shtëpisë botuese “Scriptio” nga Lubjana, e cila po përgatit botimin e kësaj proze në një format të veçantë. Janë 25 autorë dhe “Antologjia...” del në formatin elektronik. “Rekuiem për plakun e verbër” dhe “S’kam kohë të jetoj me vdekjen” janë dy tregimet e Sylajt, që përthekohen në “Antologji..”. Sylaj prek tema ekzistenciale. Tregimi i parë përfshin një temë të një situate të paraluftës dhe shpërfaqjen e vizionit për liri. “Më konkretisht, etjen e një plaku që është duke dhënë frymën e fundit dhe vdes, siç thuhet, me sy çelë

për ta parë Kosovën e lirë”, ka thënë Sylaj, teksa për të dytin ka treguar se paraqet fatet e njeriut të pasluftës. “Nëpërmjet retrospektivës jepet historiku i narratorit, i rravgimeve dhe i melankolisë në kërkim të kuptimit të jetës e të lirisë dhe përsosmërisë së saj”, ka thënë Sylaj. Sipas Sylajt, rëndësia e këtij prezantimi është se tregimet, përveç në gjuhët amtare të autorëve, botohen edhe në anglisht dhe krijojnë një mundësi më të madhe të komunikimit me lexuesin joshqipfolës. Gjergj Filipaj thotë se në tregimet e tij mundohet të qëndisë disa tema sipas ideve universale, duke pasqyruar personazhe dhe ngjarje që mbase çdokush i ka takuar dhe i ka përjetuar në një mënyrë personale. “Me pak fjalë unë jam i interesuar që në këto tregime të shkruaj për ngjarjen, jo fort për të dhënë ndonjë mesazh - nuk shoh nevojë për të dhënë mesazh, sepse

nëse dua të jap mesazh e bëj një shkrim të tillë dhe e botoj në gazeta, por vetëm të shkruaj dhe pse jo t’i zbavis në mënyrë cilësore lexuesit”, ka thënë Filipaj. Këtë punë Filipaj thotë ta ketë nisur që nga fundi i vitit 2010, pas një përvoje më se njëdekadëshe në gazetari. Tregimi “Pesë shkronjat (B-C-D-Gj-M)” me të cilin Filipaj përfaqësohet në “Antologji..” rrëfen se si e përfundojnë ditën - në fakt e presin natën 5 meshkuj të rritur duke ndenjur në shkallët mes katit të 5-të dhe atij të 6-të diku në një ndërtesë banimi në lagjen MAT-1. “Tregimi bazohet në kotësinë e ngjarjeve të fundit të ditës”, thotë Filipaj. Kurse tregimi tjetër, “Jeta e luksit” pasqyron dilemat mes idesë së krijimit të familjes dhe dëshirës për të bërë jetë beqari/beqareje. Idro Seferi thotë se kur i takon një kombi, në të cilin sipas statistikave të botuesve vetëm 300 veta blejnë libra rregullisht dhe lexojnë letërsi,

është mirë ta kesh një mundësi për të treguar se ende ka një gjeneratë të re krijuesish. “Është me rëndësi matja, krahasimi dhe vlerësimi në tregun më të madh të mendimeve dhe krijimeve e sidomos për shkak se në Kosovë ky trend është i limituar”, ka thënë Seferi. Tregimet e Seferit në “Antologji..” janë më të hershme. “I pari ka një rrëfim për jugonostalgjinë dhe gjithnjë një përplasje e gjeneratave për këtë çështje, ku flitet për marrëzitë e kufijve ballkanikë, por e gjithë kjo gërshetohet me idenë e një nostalgjie për një kohë iluzionare”, tregon Seferi. “Rrëfimi i dytë është personal dhe quhet ‘Letër tim ati’, ku përmes ngjarjeve abstrakte, por reale, jam munduar të transmetoj atë për çfarë ka luftuar në atë betejën e tij këto dy dekada, në çfarë është kthyer dhe çfarë nuk është bërë për ata për të cilët është luftuar, por që mbeten një gjeneratë tjetër ‘lufte’”, shton ai.

Në skenën e Universitetit të Arteve u interpretuan dy pjesë të teatrit antik, “Edipi mbret” nga Sofokliu, dhe “Gratë në Parlament” nga Aristofani. Ishin mbi 25 gjimnazistë të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet, të cilët realizuan këtë projket me qëllim bamirësie. Të gjitha të ardhurat nga biletat e këtyre shfaqjeve teatrore i janë dedikuar shtëpisë së fëmijëve jetim “Zyber Hallulli” në Tiranë. Kjo iniciativë e kthyer tashmë në traditë, nuk kishte për qëllim vetëm realizimin e shfaqjeve, por dhe ndërthurjen e njohurive nga shumë lëndë të programit shkollor, si, ekonomia, historia dhe letërsia.


• E enjte 31 janar 2013

Getoja e Varshavës,

Kulturë

»

21

historia e arkivit sekret të saj

G

jatë ditëve të hidhura të getos së Varshavës, një grup klandestin ka mbledhur një arkiv të madh, duke treguar në detaje çdo aspekt të jetës në burgun e ndërtuar në qytet, i cili pastaj është shkatërruar nga nazistët. I udhëhequr nga historiani Emanuel Ringelblum, grupi pastaj ka “varrosur” arkivin për gjeneratat e ardhme. Gjatë një nate të nxehtë verore, më 3 gusht të vitit 1942, 19-vjeçari David Graber ka shkruar emrin e tij në një copë letre dhe e ka vënë në një kuti metalike ne rrugën 68 Nowolipki, në zemër të getos së Varshavës. “Do të më pëlqente të shihja momentin kur ky thesar i madh do të nxirret dhe do të tregojë të vërtetën botës”, shkroi ai. “Me shpresë që thesari bie në duar të mira, le të jetojë në kohë më të mira, dhe ta alarmojë botën se çka ka ndodhur, në shekullin e 20-të. Le të jetë historia dëshmitarja jonë”. David e dinte që mund të kishte vetëm disa orë ose minuta kohë. Gjermanët kishin arritur në rrugën afër. Dy javë më herët, ata kishin filluar t’i çonin në trena gjysmë milionë hebrenj, meshkuj, femra dhe fëmijë që jetonin në geto, duke i dërguar në kampin e ri të vdekjes, në Treblinka. Më 2 gusht 6.276 janë marrë, më 3 gusht, janë marrë 6.458 njerëz. Bashkë me Davidin ishte edhe një adoleshent tjetër, Nahum Grzywacz, dhe një mësues, Israel Lichtensztajn. Të tre ishin pjesë e një përpjekjeje kolosale, sekrete për të regjistruar çdo detaj të jetës së getos në një arkiv – “thesari i madh” i Davidit. Emri kodik për këtë projekti ishte Oyneg Shabbes (Gëzimi i së dielës). Bashkëpunuesit e Oyneg Shabbes kishin grumbulluar dhjetëra e mijëra dokumente deri në gusht të vitit 1942. Disa ishin të shkruara në formë të ditarëve, eseve, poezive dhe reportazheve në jidish, polonisht dhe në gjuhë të tjera evropiane. Po ashtu kishte piktura, skica, harta, tiketa tramvaji, receta dhe madje fotografi që ishin zhvilluar në formë sekrete në geto, të cilat ishin të mbështjella në letër dhe ishin ruajtur. Disa nga gjërat e zbuluara nga arkivi janë: -Pllakat i koncertit – shumë muzikantë ishin të burgosur në geto dhe orkestrat simfonike dhe koret performonin shpesh. -‘Kënga e Rebbe të Radzyn’, një poemë e shkruar nga Yitzhok Katzenelson, që eksploron reagimin ndaj vdekjes – poeti po ashtu drejtonte një shkollë ilegale për fëmijë. “Portreti i vajzës me top”, një nga 300 pikturat me ujë të Gele Sekstajn, e cila vdiq në vitin 1943 – “Mendoj që jam piktorja e fundit e mbijetuar hebraike”, shkroi ajo. Kuponë të ushqimit dhe një kartë zyrtare për porcione – racionet ishin të kufizuara në 189 kalori për ditë dhe një e katërta e popullatës së getos vdiq nga uria. Krijuesit e arkivit kanë mbushur 10 kuti metalike, i kanë lidhur me një lidhës dhe i kanë fshehur në themele të tullave të 68 Nowolipki, një ndërtesë e vjetër shkollore. “Unë vetëm dua që të kujtohem”,

lexon shënimin e fundit të Lichtenstzajn në emër të tij dhe gruas së tij, një artist i njohur. “Dëshiroj që gruaja ime të kujtohet, Gele Seksztajn. Dëshiroj që vajza ime të kujtohet. Margalit i mbush 20 muaj sot”. Njeriu pas Oyneg Shabbes, ishte një historian dhe aktivist shoqëror, Emanuel Ringelblum. Ai ishte duke jetuar me bashkëshorten e tij dhe djalin e vogël në Varshavë ku ushtritë e Gjermanisë përparuan nëpër Evropë dhe Poloni – në zemrën e hebrenjve evropianë. Familjet hebraike polake me dhjetëra e mijëra u çuan në pjesët e qytetit të ndarë me mur, të njohura si geto, ose shkuan në Varshavë duke menduar që do të ishin të sigurt në kryeqytetin modern në të cilin çdo i treti ishin hebre. Por, nuk ishte kështu. “Njerëzit në rrugë nuk e dinin që do të ishte një geto e mbyllur”, shkroi Ringelblum në nëntor të vitit 1940. Ringelblum filloi ta regjistronte çdo ditë vet. Por gradualisht ftoi gjithnjë e

më shumë kontakte që i besonte. Disa shkruanin në polonisht, disa në jidish. Për Ringelblum, rigjallërimi dhe mirëmbajtja e jidishtes kishte rëndësi të madhe, në një popullatë të mbushur me debate intensive për identitetin e saj dhe nën presion si asnjëherë më herët. Secili dokument siguron një depërtim preciz dhe personal në jetën e një komuniteti që ende shpresonte paqen. Fotografitë tregojnë “kontrabandistët” duke kërcyer në murin tri metra me thasë ushqimi, çka ndihmonte shumicën vetëm për ta shmangur vdekjen nga uria. “Çdokush shkruante”, shënoi Ringelblum. “Gazetarët dhe shkrimtarë sigurisht, po edhe mësimdhënësit, të rinjtë-madje edhe fëmijët. Një sasi shumë e madhe është shkruar, një fotografi e jetës”. Shkrimet dhe mbledhja e tyre janë bërë me më shumë kujdes. Sekretarët bënin kopje të trefishtë, në rast se zbulohej projekti, madje duke përdorur makina shkrimi dhe letra karboni të Judenrat, këshilli hebraik i krijuar nga gjermanët. Asnjë person i vetëm nuk dinte vendndodhjen e të gjithë dokumenteve, për të krijuar më shumë siguri për vazhdimin e ekzistencës së tyre. Secili dokument zbulon një detaj të mprehtë, të ndritshëm të jetës reale. Aty ka qenë edhe poeti, Wladislaw Szlengel, duke u ulur pranë telefonit në geto, duke shikuar në dritare parkun

në anën tjetër. Telefoni ende punon, por ai nuk ka askënd për ta telefonuar në pjesën tjetër të Varshavës përtej murit, ata që i kishte telefonuar para vitit 1940. Shumë dëshmi e tjera tregojnë për shumë që kanë vdekur pa asnjë gjurmë. Ringelblum shkruan për familjen e dërguar me tren në geto. “Roja e ka gjuajtur fëmijën në borë. Nëna ka kërcyer nga vagoni për ta shpëtuar fëmijën. Roja ka kërcënuar që do t’i vrasë të gjithë hebrenjtë në vagon. Nëna ka arritur në Varshavë dhe është çmendur tërësisht”. Programet e koncerteve dhe biletat e ruajtura japin një paraqitje për emrat dikur të famshëm në kryeqytetin dikur të sofistikuar të Evropës. Në geto kishte performanca nga muzikantë me famë botërore nga Orkestra e radios së Varshavës dhe Filarmonia. Një nga yjet dikur të njohur të Varshavës, Artur Gold, ishte aq i famshëm aq që gjermanët e kanë detyruar të

performojë në Treblinka, me një veshje palaçoje, para se ta vrisnin. David Graber, Nahum Grzywacz, Israel Lichtensztajn, Margalit 20-muajsh, Emanuel Ringelblum, Yehudit Ringelblum, Uri Ringelblum, poeti Wladislaë Szlengel, orkestrat, Artur Gold – asnjëri nuk mbijetoi luftën. E as rruga Nowolipki. Në vitin 1943, ushtarët gjermanë bënë rrënojë dhe hi rrugët e vjetra që ende qëndronin në këmbë të getos. Por tre pjesëtarët të rrethit të ngushtë të Oyneg Shabbes kanë arritur të mbijetojnë. Në shtator të viti 1946, pas disa jave planifikimi dhe kalkulimi, ata kanë vlerësuar se ku mund të jetë vendi i fshehur dhe kanë gërmuar nën rrënoja. Dhjetë kutitë ishin ende aty, të paprekura dhe letrat ishin të lexueshme. Pastaj në vitin 1950, disa punëtore të asaj që tani ishte Varshava komuniste derisa punonin kanë ngecur në dy tundëse metalike të qumështit të mbushur me dokumente. Rreth 35.000 dokumente ishin zbuluar tërësisht. Të gjithë përpjekjet për të zbuluar vendin e fundit të fshehtë – më të madhin – kanë dështuar. Në kohën më të fundit, arkeologët kanë shikuar nën kopshtin e ambasadës kineze, në të cilin vend ka qenë rruga Nowolipki, por nuk kanë gjetur asgjë. Pjesa tjetër e arkivit mund të jetë ende nën Varshavë.

“Kosova International Fashion Week 2013”, më 20-24 mars “Gecjan Fashion Group” dhe RTV 21, kanë filluar përgatitjet për edicionin e pestë të javës së modës në Kosovë. Është viti i pestë i realizimit të javës së modës në Kosovë dhe si i tillë ky eveniment shënon ngjarjen më të madhe të modës në rajon, duke u rishfaqur çdo vit, si një diritare e prezantimit të punimeve autoriale të kreatorëve nga mbarë trojet shqiptare dhe dizajnerave botërorë. “ ‘Kosova Fashion Week’ këtë vit vjen si një javë mode internacionale ku përveç dizajnerëve dhe modeleve shqiptare, shumë modele të huaja bashkë me ‘brende’ të ndryshme botërore do të jenë pjesë e pesë netëve të javës së modës”, shprehen organizatorët e aktivitetit. Java e modës këtë vit do të fillojë në qytetin e Ferizajt në qendrën më të madhe tregtare atje më 20 dhe 21 mars, për të vazhduar më pas më datën 22, 23 dhe 24 mars në sheshin 21 në Prishtinë. Për shkak të interesimit të madh nga shtëpitë e modës, numri i atyre që do të prezantohen në KIFW nga 15 që ka qenë vitet e kaluara, këtë vit është rritur në 20 kompani që do t’i prezantojnë punimet e tyre të dizejnuara në mënyrë të veçantë për këtë javë mode. Po ashtu mbi 40 modele, më të mirat nga vendi dhe rajoni, do të sfilojnë në këtë eveniment. Përgatitjet për javën e modës kanë filluar dhe konkursi zyrtar për të gjitha kompanitë e interesuara për tu prezantuar në javën e modës, do të mbyllet më 20 shkurt. Edhe këtë vit, fotograf zyrtar i javës së modës do të jetë fotografi shqiptar Avni Selmani. Seti fotografik për këtë eveniment ka filluar dhe shumë shpejt do të publikohet emri dhe fotot e modeles që do të jetë imazh kryesor i këtij evenimenti.


22

T

« speciale

ë premten pasdite Amin ngjitet në shpat. Ai këtu vjen gjithmonë vetëm. Çdo javë. Nuk ka mbushur ende 60 vjetët, por nga larg duket shumë më i moshuar. Pasi u ngjit në shpat, ai qëndron shkurt aty. Pamja është e dobët. Prapa tij gjenden shtëpitë e qytetit izraelit Sderot, në të cilin edhe jeton. Para tij gjendet Rripi i Gazës, ku ai ka jetuar dikur. Por Amin sheh më shumë. Nga shpati, që gjendet disa qindra metra larg nga Gaza, ai të premteve pasdite i hedh një shikim jetës së tij të dikurshme. “Nuk mund të kthehem. Vetëm nëse shkeli në Gazë, unë do të jem i vdekur”, - thotë ai. Ai nuk kishte filluar të spiunonte nga bindja fqinjët e tij të dikurshëm. “Ata kanë akuzuar gabimisht vëllezërit e mi si bashkëpunëtorë dhe i kanë vrarë”, - rrëfen Amin. Kjo nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme: dyshimi është një gjë tejet e përhapur në territoret palestineze, akuzat për bashkëpunim me Izraelin shpesh përdoren për të qëruar hesapet e vjetra. Amin thotë se ka dashur të hakmerret për vëllezërit e tij. Në vitin 1994 dikush e tradhtoi atë. Ai kaloi tre vjet në burg, u torturua, në fund pagoi para për të ikur nga burgu dhe u arratis në Izrael, i ndihmuar nga personat e tij të kontaktit në radhët e shërbimit të fshehtë izraelit. Ai arriti të nxjerrë nga Gaza edhe familjen e tij, mori leje qëndrimi nga Izraeli dhe një pension modest nga qeveria izraelite. Amin kishte hipur mbi shpat edhe ditën kur u vra udhëheqësi i krahut ushtarak të “Hamasit”, Ahmed Jabari. Ai dëgjoi shpërthimet, pa tymin duke u ngritur në Gazë. Dhe ai e dinte: pa bashkëpunëtorë, pa informatorë palestinezë ofensiva ushtarake do të kishte qenë e pamundur. Dikush me gjasë kishte tradhtuar Jabarin, siç ishin tradhtuar edhe shumë udhëheqës tjerë të “Hamasit” para tij. Askush nuk e di se sa palestinezë bashkëpunojnë me shërbimin e fshehtë të Izraelit. Me gjasë janë disa mijëra. Ata jetojnë rrezikshëm: shtatë bashkëpunëtorë të dyshuar u ekzekutuan javën e kaluar në Gazë. Në internet po qarkullojnë xhirime të tmerrshme të ekzekutimit. Një prej kufomave u lidh për një motoçikletë dhe u tërhoq zvarrë nëpër rrugët e Gazës. Amini i ka parë këto xhirime. Ai nuk pranon të thotë se çfarë informatash i ka ofruar shërbimit izraelit, por nënvizon se nuk pendohet për asgjë. Ai thotë se e di me saktësi që “Hamasi” nuk do të heqë dorë kurrë nga taktikat terroriste, por shton se Izraeli duhet t’i mundësojë një jetë normale dhe të ndershme popullatës civile palestineze në Gazë. Janë disa dhjetëra familje të informatorëve palestinezë që jetojnë sot në qytetin e Sderotit. Flitet se me mijëra spiunë palestinezë të Izraelit janë zhvendosur në qytetet izraelite dhe se shërbimi i fshehtë i Izraelit ka një departament të veçantë, i cili kujdeset për agjentët palestinezë të shërbimit. Pjesa më e madhe e tyre jetojnë në

E enjte 31 janar 2013 •

Në shërbim të

Izraelit

qytetet me popullatë të përzier hebreje dhe arabe. Aty bien më pak në sy. Por nuk është kujdesi i shtetit i njëjtë për të gjithë. Edhe Mahdub ka spiunuar për Izraelin, por jo vullnetarisht. Ai ishte ende i ri kur u kap duke vjedhur para nga arka e punëdhënësit të tij. Çmimi për

heshtjen ishte bashkëpunimi me izraelitët. Fillimisht nga ai kërkohej që të jepte informata se ku punonin fqinjët e tij dhe për këto informata paguhej. “Kur të paguajnë një herë, atëherë nuk ka më kthim prapa, të kanë në dorë”, - rrëfen Mahdub. Më tutje ai shton

Një libërth dëshmish, i botuar nga “Breaking the Silence”, organizatë e ish-ushtarëve izraelitë të vendosur për të demaskuar veprimtarinë e përditshme të ushtrisë izraelite në territoret e okupuara, përmban përshkrime të rrahjeve, të frikësimeve, të poshtërimeve, të abuzimeve verbale, të lëndimeve dhe të arrestimeve në orët e vona të natës të fëmijëve palestinezë që dyshoheshin kryesisht për hedhje gurësh. “Deklaratat e dëshmitarëve janë mbledhur për të treguar realitetin e zakonshëm të akteve të dhunës së ushtruar nga ushtarët izraelitë kundër palestinezëve, pa përjashtuar fëmijët, në Bregun Perëndimor, - ka thënë Jehuda Shaul nga “Breaking the Silence”. – Fatkeqësisht, këto janë pasojat morale të okupimit të zgjatur të popullit palestinez”, - është shprehur ai. Një ish-ushtar ka përshkruar shërbimin e tij në Hebron më 2010: “Nuk ua di asnjëherë emrat, nuk u flet asnjëherë, ata gjithmonë qajnë, dhjesin pantallonat... Janë ato çastet e tmerrshme kur je në një mision arrestimi dhe nuk ka hapësirë në stacionin e policisë, kështu që detyrohesh të marrësh fëmijën me vete, t’ia lidhësh sytë, ta vësh në një dhomë dhe të presësh policinë që të vijë ta marrë atë në mëngjes. Ai qëndron aty sikur një qen...” Fëmijët shpesh fëlliqnin veten, sipas dëshmive. “Më kujtohet të kem dëgjuar atë duke dhjerë pantallonat... Më kujtohet edhe një rast kur njëri shurronte në brekë. Thjesht u bëra indiferent ndaj këtyre gjërave, s’më bënin përshtypje”, - ka thënë një ish-ushtarak tjetër. Një koleg i tij ka përshkruar një incident në Kalilia më 2007, në të cilin një djalë ishte arrestuar për hedhje gurësh. “Në fund të fundit, diçka duhej bërë për t’i detyruar këta fëmijë të ndalonin së hedhuri gurë në rrugë, sepse ata mund të vrasin”, - ka thënë ai.

se shërbimi i fshehtë izraelit shpesh shfrytëzon shantazhin për të rekrutuar spiunët palestinezë. Kriminelët e vegjël nëpër burgjet izraelite mund të negociojnë lirimin e parakohshëm të tyre në shkëmbim të spiunimit për Izraelit. Dhe pagesa për këto aktivitete nuk

është e keqe. Edhe Mahdub ishte kapur dhe torturuar. Por një ditë, befas, një kushëri i tij, që kishte lidhje të mira me “Hamasin”, kishte paguar një shumë parash dhe kishte blerë lirimin e tij. “Izraelitët më kanë shfrytëzuar dhe më pas më kanë hedhur si një limon të

qelbur”, - thotë Mahdub. Atij i mungon familja, gruaja e tij, të cilën e la prapa pas arratisë në Izrael. Megjithatë, për familjen e tij në Gazë Mahdub është i vdekur përgjithmonë. Këtë ia ka qartësuar edhe vëllai i tij gjatë një bisede telefonike. (Die Welt)

“Më kujtohet të kem dëgjuar atë duke dhjerë pantallonat... Më kujtohet edhe një rast kur njëri shurronte në brekë. Thjesht u bëra indiferent ndaj këtyre gjërave, s’më bënin përshtypje”

Kur fëmijët i trajtonim si qen “Ai fëmijë i shtrirë në tokë, që lutej t’i kursehej jeta, ishte nëntëvjeçar. I ishte drejtuar revolja në kokë dhe ai kërkonte mëshirë. Kjo është diçka që e mundon atë tërë jetën. Por mendoj se, po të mos kishim hyrë ne në atë fshat në atë kohë, të nesërmen do të hidheshin gurë dhe mbase herën tjetër dikush do të mund të lëndohej apo edhe të vritej.” Shumica e ish-ushtarëve kanë dhënë dëshmi në anonimitet. Njëri prej tyre ka thënë se nuk ka marrë kurrfarë udhëzimesh si të sillet me fëmijë gjatë stërvitjes së tij për shërbim ushtarak. Ai ka thënë se fëmijët nganjëherë arrestoheshin dhe merreshin në pyetje, jo se dyshoheshin, por për të marrë informata për të afërmit apo fqinjët e tyre. (The Guardian)


sport • E enjte 31 janar 2013

Mario Baloteli ka realizuar një ëndërr, të cilën e ka dëshiruar që kur ishte fëmijë. SuperMario nuk e ka fshehur ndonjëherë që është një tifoz i Milanit, dhe tani ai do të luajë për këtë skuadër. 22-vjeçari është i sigurt se tek Milani do të hedhë një hap më shumë në karrierën e tij dhe se do të ngjitet në nivelin në nivelet më të larta, pse jo të lërë pas emra të mëdhenj si Mesi dhe Ronaldo në garën për të fituar “Topin e artë”. Dje ai ka mbërritur në Milano, është pritur në mënyrën më madhështore nga tifozët kuqezinj, të cilët kanë shkuar në aeroportin “Malpensa”. Pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, ka dhënë

Baloteli: Realizova ëndrrën e fëmijërisë deklaratën e parë si një lojtar kuqezi. Ashtu si tek Interi dhe Mançester Siti, ai dot mbajë veshur fanellën me numrin 45. “Prej kohësh kam dashur që të luajë me Milanin dhe e dija që kjo do të realizohej që në fillim të merkatos, - ka deklaruar Baloteli. Kur u shfaq mundësia, nuk humba kohë për të realizuar ëndrrën e fëmijërisë. Kam bërë një zgjedhje të rëndësishme dhe jam shumë i lumtur për këtë. Nuk ka qenë një sezon shumë i mirë për mua deri tani tek Mançester Siti, por tek Milani do të rikthehem në nivelin tim më të mirë”.

Në momentin që Baloteli ka mbërritur në Itali, ka qenë në shoqërinë e administratorit të deleguar, Adriano Galiani, i cili ka bërë lëvizjen më të madhe gjatë me merkatos së janarit. “Nuk ka nevojë të prezantosh Marion. Është një ëndërr që bëhet realitet. Ai gjithmonë ka qenë në zemrën e Milanit dhe të presidentit Silvio Berluskoni. Me mbërritjen e tij përforcohemi së tepërmi. Jemi shumë të lumtur që ia dolëm mbanë, pasi ai ka qenë gjithmonë një përparësi për ne”. Milani dhe Mançesteri Siti kanë arritur një marrëveshje, e cila ka zgjatur

pothuajse një muaj. Ndonëse anglezët në fillim kanë kërkuar një shumë të madhe, i kanë ulur pretendimet duke e lënë Balotelin të lirë për 20 milionë euro. Këtë shumë kuqezinjtë do t’ia paguajnë në pesë këste. Në të njëjtën kohë edhe vet Baloteli ka pranuar të reduktoj rrogën nga 5 milionë në 4 milionë euro në vit, vetëm për të realizuar një ëndërr që e ka pasur që kur ishte fëmijë. Me Milanin ai ka firmosur një kontratë 4-vjeçare dhe tani mezi po pret momentin që zbres në fushë për të bërë debutimin me kuqezinjtë.

Varane mban Realin në lojë Në “Bernabeu” madrilenët kanë mundur të barazojnë ndaj Barcelonës falë qendërmbrojtësit, i cili me golin e shënuar mban gjallë shpresat e skuadrës së Murinjos për të shkuar në finale

N

uk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Spanjës midis Realit dhe Barcelonës. Në “Bernabeu” sfida e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar në barazim në shifrat 1 : 1. Tashmë kualifikimi mbetet për t’u diskutuar ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou”, ku do të mësohet edhe skuadra që do të shkojë në finale. Për shkak te mungesave të shumta, Murinjo i ka besuar lojtarëve që nuk kanë luajtur, si Karvajo dhe Varane, të cilët së bashku me Esien dhe Arbeloan kanë formuar katërshen e mbrojtjes, ndërsa në sulm i ka besuar treshes Ronaldo, Ozil dhe Benzema. Nga ana tjetër Barcelona ka zbritur në fushë me formacionin më të mirë, ku në sulm ka luajtur Mesi, Pedro dhe Iniesta. Pjesa e parë ka nisur me një ritëm të lartë dhe kështu ka vazhduar deri në fund. Të parët që i janë afruar golit të avantazhit kanë qenë vendasit me anë të Esien, por gjuajtja e tij, e cila më pas është devijuar edhe nga Xhordi Albra është grushtuar nga Pinto. Nga ana tjetër Barça ka zhvilluar lojën e saktë, karakteristike me shumë pasime dhe ka provuar të gjejë hapësira në mbrojtje për të depërtuar. Momentin më të mirë për të zhbllokuar këtë sfidë e ka pasur Barcelona në minutën e 20-të. Mesi ka përfituar nga një gabim i Karvajos dhe më pas ka pasuar për Ksavin, ky i fundit ka gjuajtje në port, ku nuk ka pasur portier, por për fatin e tij të keq topi është ndalur nga këmbët e Varanes. Gjithashtu edhe për vendasit nuk kanë munduar mundësit për të shënuar, por Pinto është treguar i vëmendshëm ndaj të gjithë krosimeve që kanë ardhur në zonë për Ronaldon dhe Benzeman. Gjithashtu edhe pjesa e dytë ka nisur me

23

Konte dhuron spektakël në konferencën për shtyp Trajneri i Juventusit, Antonio Konte ka bërë një shou para gazetarëve, pas ndeshjes së kthimit në gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Lacios, ndeshje të cilën e humbën. Konte, i cili ka qenë i ndëshkuar për kritikat e ashpra ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes me Xhenovën, ka kaluar gjithçka me një deklaratë ironike, duke thumbuar jo vetëm Lacion, por edhe organet kompetente në Itali. “Çfarë penalltie për Vuçiniçin? Portieri Marketi as që e preki. Për mendimin tim Vuçiniç duhej të ndëshkohej me karton për simulim”, - ka deklaruar Konte me një qetësi shumë të madhe dhe pa vënë aspak buzën në gaz. Për rastin me Xhovinkon në pjesën e dytë, kur lojtari mori karton të verdhë, ai ishte edhe më ironik, duke theksuar se Xhovinkon do ta përjashtojë nga skuadra: “Ajo që bëri Xhovinko, është për largim nga skuadra, - ka deklaruar Konte. Do t’ia lejojë vetes edhe një kritikë direkte. Në pjesën e parë pati një penallti të pastër për Lacion gjatë ndërhyrjes ndaj Kloses. Juventusi është në krizë, në këto rrethana nuk e di nëse do të vazhdojë në Ligën e Kampionëve dhe nëse do ta mbrojë titullin.” Nuk apelon vendimin Konte pranon ka pranuar vendimin e Komisionit të Disiplinës, i cili e ka skualifikuar për dy ndeshjeve. Trajneri i Juventusit, ka vendosur ta kalojë në heshtje dhe me asnjë veprim masën ndëshkimore pas përplasjes verbale me arbitrin Guida që drejtoi ndeshjen kundër Xhenoas. Konte, ndryshe nga Bonuçi dhe drejtori i përgjithshëm, Bepe Marota, që e çuan çështjen në apel duke kërkuar zbutje të masës ndëshkimore, ka vendosur të mos bëjë asnjë lëvizje. Gjithçka nisi pas minutës së 94-t, kur Grankuist i Xhenoas ka prekur topin me dorë në zonën, por gjyqtari nuk akordoi një penallti. Ky vendim ka sjellë zemërimin e skuadrës vendase, por edhe të trajnerit, i cili e ka akuzuar hapur gjyqtarin Guida. Nga ana tjetër, Marota shkoi edhe më tej duke hedhur hije dyshimi për gjyqtarin kryesor, që sipas tij banon në një provincë të Napolit dhe vendimin për të mos akorduar penallti e ka marrë për të ndihmuar Napolin në garën për titullin kampion.

Napoli-Rolando, mungon vetëm firma

të njëjtin ritëm. Vendasit janë hedhur në sulm, por Barcelona nuk ka lënë hapësira bosh dhe ka qenë shumë e frikshme në kundërsulm. Pas disa rastesh të krijuar, Barça ka gjetur golin. Në minutën e 50 Kajehon ka mbajtur Fabregas në lojë, i cili i vetëm përpara Diego Lopez

ka mundur të shënoj. Reali nuk është dorëzuar, madje ka rrezikuar duke u hedhur në sulm dhe duke lënë hapësira pas. Murinjo ka hedhur në fushë Higuain dhe Mondriç në vendin e Kajehon dhe Benzema. Vendasit gradualisht e kanë arritur lojën deri sa kanë gjetur golin e

barazimit. Në minutën e 83-të Ozil ka krosuar në vonë dhe Varane me një gjuajtje me kokë ka shënuar. Në minutat e mbetura Reali ka zhvilluar një lojë sulmuese, por nuk ka mundur të gjejë fitoren, duke lënë kualifikimin të hapur për ndeshjen e dytë në “Kamp Nou”.

FSHF: Nuk ka më falje për tradhtarët Komiteti ekzekutiv i mbledhur dje ka marrë vendim që të mos lejojë më që futbollistë të ndryshëm të tallen me fanellën e kombëtares. Ata që refuzojnë një herë kombëtaren përjashtohen për jetë nga e drejta për të luajtur me Shqipërinë. “Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi unanimisht rregullin që në rast se një futbollist nuk i përgjigjet pa arsye ftesës për t’u bërë pjesë e ekipeve Kombëtare nuk do ta ketë më këtë mundësi në të ardhmen. Asambleja e Zakonshme e radhës të Federatës Shqiptare të Futbollit të zhvillohet në Tiranë më datë 28 shkurt 2013 ora 09.00. U miratua me shumicë votash rendi i ditës se Asamblesë së Federatës Shqiptare të Futbollit. U analizua puna në Zyrat Rajonale të FSHF-së si edhe u lanë një sërë detyrash për organizimin, punën dhe zhvillimin e trajnimit dhe seleksionimin për të ardhmen. U paraqit një informacion i detajuar për ecurinë e punës rreth projektit kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

për stadiumin e ri Kombëtar si edhe u aprovua një fond 200.000 euro për vazhdimin e procedurave të përbashkëta me kompaninë supervizore nga Franca nëpërmjet të cilës do të përzgjidhet kompania fituese. U raportua për punën e bërë nga sektori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median për vitin 2012 si edhe u aprovuan projektet që do të ndiqen në të ardhmen duke përfshirë përmirësimet në faqen uebsite, logo e re me asistencën e UEFA-s dhe marrëdhëniet në rrjetet sociale. U diskutua në parim raporti i Komisionit të Rishqyrtimit të Titujve Kampion për vitet 1939-1942 dhe u la detyrë që deri në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së (brenda muajit shkurt 2013) të paraqitet dokumentacioni përkatës i cili vërteton njohjen apo mosnjohjen e tyre. Aprovimi përfundimtar i kësaj çështje do të jetë votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së”.

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Napoli ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Portos për transferimin e Rolandos në Itali. Portugezi do të transferohet tek Napoli në formë huazimi, me të drejtë që Napoli ta blejë në fund të sezonit për 7 milionë euro. Aktualisht Napoli i ka paguar Portos 1 milion euro për shërbimet e tij, vetëm për 6 muaj. Në varësi të paraqitjeve të tij, presidenti De Laurentis do të vendos në fund të sezonit nëse do ta blejë për shumën e fiksuar prej 7 milionë eurosh, apo do ta kthejë pas. Mes dy skuadrave është arritur çdo marrëveshje. E vetmja që mungon është firma e qendërmbrojtësit portugez që pritet të vijë nga momenti në moment.

Agron Çela president i Vllaznisë Klubi Vllaznia që nga dita e sotme që do të ketë një president të ri. Ai është biznesmeni Agron Çela i cili do të kontribuojë financiarisht deri më 30 korrik 2015. Këshilli Bashkiak Shkodër, në mbledhjen e tij të radhës, ka miratuar me 33 vota pro dhe asnjë kundër akt-marrëveshjen e administrimit të klubit të futbollit Vllaznia nga biznesmeni në fjalë. Në fakt, diskutimi për Vllazninë ashtu si gjithmonë, ka kaluar mes shumë debatesh duke i marrë një orë këshilltarëve. Tonet më të larta të kritikës i ka pasur këshilltari Armando Pali që si gjithmonë ka ngritur shqetësimin e abuzimeve me fondet e Bashkisë. Por akuza të këtij këshilltari, i është kundërpërgjigjur po me tone të ngritura kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka që ka dashur të mbrojë administratën e tij. Nga ana tjetër, edhe këshilltarët e tjerë kanë folur me shqetësim për situatën e krijuar dhe ndër ta, këshilltari Paulin Radovani, ka deklaruar se është kundër mënyrës si biznesmeni Çela e ka marre drejtimin e Vllaznisë, por përderisa ai e ka marrë përsipër, duhet miratuar. Ndonëse mes shumë debatesh, aktmarrëveshja për marrjen e administrimit të klubit për 2 vite e gjysmë nga biznesmeni Agron Çela që do të jetë kësisoj presidenti i ri i Vllaznisë nga dita e djeshme.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E enjte 31 janar 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.