Metropol 31 maj 2013

Page 1

»15

EL CID RIPUSHTUESI

Legjenda e heroit që dëboi “murët” nga tokat spanjolle E PREMTE

31 MAJ 2013

VITI IX, NR. 2989 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Përmbytet rruga

Arvizu: S’kam axhendë Mbetet i bllokuar autobusi personale në Shqipëri Ambasadori amerikan flet mbi situatën parazgjedhore në vend. “Kam bërë betim në Shtëpinë e Bardhë”

»8

me 50 maturantë, ndërhyn policia e Elbasanit »9

KALOJNË 3 LIGJET MATURANTËT

Nis provimi i parë, skema e tezës dhe formula e llogaritjes së pikëve

Sekui lajmëron urgjent Brukselin »2

Korigjimi i përgjigjeve do të jetë i dyfishtë. Gabimet që duhen shmangur. Masa shtesë për të mos lejuar kopjimin

»7

NIS “E DOGANA”

Pagesat online, shmangen radhët, stop korrupsionit Shqipëria në vendet e pakta që përdor sistemin në favor të biznesit. Ndikim i drejtpërdrejtë duke shmangur korrupsionin dhe radhët »5

Opinion Nga MAJLINDA BUSHJA

Eufori elektorale

»18

Nga LUAN KURTI

Rrugëdalja nga kurthi elektoral

»19

JES HAPET RRUGA E MARR IT SË STATUSIT TË VEND KANDIDAT PËR NË BE

KONFLIKTET PËR PRONËN

NË REPLIKAT MES PALËVE KONSEANCËN E JASHTËZA SHME. GJENDET PAQJA

E PARTITË VOTOJNË DH PËR NDARJEN E PARAVE LE FUSHATËN ELEKTORA

»4

Ministria do ndërhyjë kur refuzojnë bashkitë dhe komunat

FEJA DERË MË DERË

Predikimi në shtëpi shqetësim për familjet dhe fëmijët Sociologët flasin mbi pasojat që »6 mund të vijnë nga trokitjet pa orar dhe shpërndarjet e fletëpalosjeve në banesë

AMNISTIA FISKALE

Palët dakord në parim, rrëzojnë votimin para 23 qershorit Pikat që propozon PD dhe PS në faljen që u ofrohet biznesi. Palët parashikojnë kthimin e votimit në tetor »2

SHOQËROHEN DY ISH-TË PËRNDJEKUR

Tufa presion me benzinë para Kuvendit. Policia ishin të dehur

»11


02

« POLITIKË

E premte 31 maj 2013 •

SEANCA E FUNDIT PLENARE MES DEBATESH PS-PD BERISHA: DO TË LANI SYTË ME UJË TË ZI

Arrihet konsensusi, votohen 3 ligjet në Kuvend Të pranishëm gjysma e deputetëve opozitarë. Të larguarit japin votën “pro” Ervin Koçi

P

SHBA, BE, OSBE përshëndesin votimin

as një viti plot debate dhe apele nga ndërkombëtarët, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë arritën të gjenin konsensusin për të miratuar tri ligjet që i hapin dritën jeshile marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE. Votimi i tri akteve u bë gjatë seancës së jashtëzakonshme plenare të thirrur nga Kryeministri Berisha. Ashti siç pritej, kjo seancë nuk kaloi pa debatet ndërmjet palëve, ku mazhoranca akuzoi opozitën si bllokuese të statusit të vendit kandidat.

REPLIKA GJATË SEANCËS SË DJESHME PARLAMENTARE

Votimi i 3 ligjeve që mbetën peng u bë pas propozimit që bëri kreu i LSI-së, Ilir Meta, ditë më parë, ku duke iu drejtuar politikës së majtë e të djathtë bëri thirrje që të kaloheshin ligjet, sepse Shqipëria, siç theksoi ai, ka dhe një shans për marrjen e statusit të vendit kandidat për BE brenda këtij viti. Pas kompromisit që propozoi Meta, PS-ja iu përgjigj pozitivisht ftesës, me kusht që ligjet të miratohen para zgjedhjeve, por të hyjnë në fuqi pasi të vijë në pushtet qeveria e re.

se nuk je një baba si prindërit tanë. BALLA - Shtatë herë na e ke nisur atë mesazh në celular. BERISHA - Një njeri gënjeshtar nga gjykata e nxjerr një formular, nuk është formular dogane dhe kontrabande. Ajo është fushë për çdo zgjedhës shqiptar. E përgëzoj zonjën Ermira për përkushtimin e saj. Partia ka stadin e identifikimit personal, fizik vullnetar të çdo zgjedhësi. Normale! Partia bën studimin e prirjeve, tendencave të zgjedhësve. Partia merr mendimeve për programin e saj përmes zgjedhësve. Ju dhe aleati juaj do të jepni llogari kur të humbni zgjedhjet. Ju po votoni për ta kallur atë, puna juaj.

Paketa e Brukselit hyn në fuqi vetëm me krijimin e Kuvendit të ri, ndërsa Kryeministri Berisha anashkaloi kështu një referendum të premtuar nëse opozita nuk i votonte 3 ligjet. Berisha në fjalën e tij tha se në 235 ditë të vitit ka kërkuar çdo orë votimin e 3 ligjeve që i mbajti peng opozita. Sipas Kryeministrit, bllokimi ishte i qartë se u bë për interesa dhe rivalitet brenda se majtës, ndaj kërcënoi se kjo do t’i përvëlojë me vone ata.

Paketa

TOPALLI - Fjalën e ka Ditmir Bushani... prisni! Po, urdhëroni, zoti Kryeministër! TAHIRI – Ç’është kjo? Ku e keni parë t’i ndërpritet fjala deputetit?” BERISHA - Nëse ju u kërkoni të falur shqiptarëve për 235 ditë shkelmim të interesave të tyre, unë nuk kam asnjë koment; nëse ju e votoni sot për shkak të rivaliteteve të brendshme, atëherë ky votim do t’ju përvëlojë. Të jeni të sigurt se do të lani sytë me ujin e pellgut të zi që krijuat vetë. BEJTJA - Në pellg të zi je zhytur ti me kokë poshtë. TAHIRI - Do t’i votojmë ligjet, apo të ikim fare ne?! BUSHATI - Kryeministri Sali Berisha nuk ka respekt për deputetët, pasi jo vetëm që nuk ngrihet më këmbë kur flet, por tenton të përziejë situatat duke futur në votim 3 ligjet dhe amnistinë fiskale. BERISHA – Majko, të ka sjellë për kurban në Tiranë. Kur s’të votoi Maliqi, do të të votojë Tirana ty, mos më thuaj mua? Ç’do t’u thuash ti Mimi biznesmenëve lezhjanë duke mos votuar amnistinë? KODHELI - Do t’u them që ti t’u paguash njëherë borxhet që ke ndaj tyre dhe më pas do të votojmë amnistinë, se ka vajtur fatura e borxhit ndaj biznesit 200 milionë euro. TAHIRI - Ti ke zili për prindërit tanë. Ke zili

Kompromisi

Seanca Prezenca në sallën e Kuvendi nuk ishte ashtu siç pritej, pasi një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës nuk ishin të pranishëm, madje edhe kryetari i grupit parlamentare të PS-së Gramoz Ruçi nuk mori pjesë. Nga kampi opozitar numëroheshin 36 deputetë, duke përfshirë këtu edhe deputetët e dy partive aleate të PS-së, LSI-së dhe PBDNJ-së. Në momentin e fillimit të seancës Berisha e shfrytëzoi këtë rast për të akuzuar Partisë Socialiste si bllokuese të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE. Ai i bëri thirrje opozitës të kërkojë falje për humbjen e statusit. Sipas Kryeministrit, nëse opozita votoi 3 ligjet, kjo është dëshmi se ata nesër do të përvëlohen. “Ndaj shqiptaret duhen ta dinë mirë se ata që shkelmuan hodhën në kosh 3 ligje që kërkoheshin për marrjen e statusit, krijuan një pellg të zi, me ujin e të cilit po lajnë sot fytyrën. Nëse ju u kërkoni të falur shqiptarëve për 235 ditë shkelmim të interesave të tyre, unë nuk kam asnjë koment; nëse ju e votoni sot për shkak të rivaliteteve të brendshme, atëherë ky votim do t’ju përvëlojë. Të jeni të sigurt se do të lani sytë me ujin e pellgut të zi që krijuat vetë”, - tha Berisha. Reagimi i socialistëve nuk mungoi. Në replikë me Kryeministrin deputeti i PS-së Sajmir Tahiri theksoi se kauza e “Fierit” është zgjidhur. Gjatë votimit socialistët dhe demokratët bashkuan votat e tyre për t’i hapur rrugë vendit drejt integrimit në Bashkimit Eurpian. Nga demokratët, deputetët që nuk ishin prezent ishin të paktë, ndërsa nga opozita numri i tyre ishte relativisht i lartë. Në sallë të pranishëm ishin 35 opozitarë. Për t’u veçuar ishte fakti se pjesa më e madhe e personave deputetëve socialitë ishin ata që nuk janë më pjesë e listave të kandidatëve për deputetë, si Ilir Gjoni, Marko Bello, Gazmir Bizhga etj. Votimi i tri drafteve u shoqërua me tri vota abstenime. Ligji për reformën e Gjykatës së Lartë mori votën “abstenim” të Vasilika Hysit, ndërsa ligji për nëpunësin civil mori votat abstenuese të Blendi Kolosit dhe Ermonela Felajt, ndërsa të gjitha votat e tjera ishin “pro”.

Sekui: I raportova BE-së për miratimin e ligjeve të integrimit Pas përfundimit të seancës së djeshme plenare ambasadori i BE-së në Shqipëri, Etore Sekui, theksoi se kishte raportuar në selinë qendrore të BE-së në Bruksel lidhur me miratimin e tri ligjeve të integrimit. Sipas tij, miratimi i këtyre drafteve i hapi rrugë integrimit të vendit për në BE, por që sfida e radhës janë zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. “Ne e mirëpresim miratimin e kësaj pakete, 2 ligjet dhe rregulloren e parlamentit. Kjo vërteton atë që kam thënë gjatë inaugurimit të një projekti. Shqiptarët kanë mundësinë, kapacitetin dhe vullnetin e mirë kur duan të punojnë. Miratimi i ligjeve është i rëndësishëm jo vetëm se është kërkuar nga Brukseli, por dhe prova që vërteton se palët mund të bashkëpunojnë kur është në të mirë të vendit. Ju e mbani mend se, kur Fyle bëri prezantimin e kritereve, tha se ishte me rëndësishme që ligjet të kalonin në parlament. Një raport në të cilën do të përfshihen lufta kundër krimit të organizuar, mendoj se është ditë e rëndësishme që u

miratuan”, - tha Sekui. Miratimin e tri ligjeve e përshëndeti edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë, e cila pas miratimit të tri drafteve në një komunikatë për mediet theksoi se nxitin qeverinë shqiptare që të përmbushë edhe kriteret e tjera që vendi të anëtarësohet në BE. “Ambasada mirëpret miratimin konsensual nga parlamenti të legjislacionit të rekomanduar nga Bashkimi Europian. Nxitim parlamentin dhe qeverinë e ardhshme t’i përkushtohen përmbushjes së përparësive të mbetura dhe reformave të tjera të nevojshme nëpërmjet konsensusit dhe bashkëpunimit, me qëllim që të fitojnë një opinion pozitiv nga Bashkimi Europian”, - thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. I pranishëm në seancën plenare ishte edhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart, i cili përshëndeti gjithashtu miratimin e tri ligjeve. Në një prononcim për mediet pas përfundimit të seancës ai pohoi se miratimi i ligjeve është një hap konstruktiv drejt reformave të tjera që integrojnë vendin në BE.

Kuvendi miraton fondet për forcat politike

Shpërndahen paratë, partitë më shumë mundësi për fushatë Kuvendi miratoi dje projektvendimin “Për shpërndarjen e fondeve publike për subjektet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013”, gjë kjo që u akordon partive politike fonde publike për të zhvilluar fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas projektvendimit, sasia e fondeve publike që do t’u shpërndahet këtyre subjekteve për procesin zgjedhor të 23 qershorit është 65 milionë lekë. Nga ky fond, PD-ja dhe PS-ja do të përfitojnë pjesën dërrmuese. Kështu, Partia Socialiste, e cila është renditur e para në zgjedhjet e 2009-s për numrin e votave, do të sigurojë 26.115.596 lekë, ndërsa Partia Demokratike, e renditur e dyta me 10 mijë vota më pak, do të marrë 25.688.615 lekë. Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfitojë 3.1 milionë lekë. Mbi 1 milion lekë arrijnë të sigurojnë edhe Partia Republikane dhe Partia Socialdemokrate. Me vlera më të ulëta vijojnë partitë e tjera, të cilat kanë sigu-

ruar një numër më të vogël votash në zgjedhjet e kaluara, si partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet etj. Të 13 subjektet politike kanë siguruar më 2009-n 1.467.424 vota dhe në total do të përfitojnë 61.750.000 lekë. Pjesa e mbetur nga fondi 65 milionë lekë do t’u shpërndahet 53 partive të tjera politike. Të gjitha këto parti të mbetura do të marrin nga 61 mijë lekë. Ky vendim i Kuvendit u fut në rendin e ditës pas akuzave të përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Genc Gjonçaj se PS-ja kishte nevojë për fondet, ndërsa PD-ja përdor fondet publike për fushatë. Ky pohim i Gjonçjat solli edhe shpërndarjen e parave publike për partitë politike parlamentare në vend. Sipas vendimit, ato duhet të marrin një për qind të votave në rang kombëtarë që të mos i kthejnë paratë që kanë përfituar, në të kundërt janë të detyruar t’i kthejnë paratë në buxhetin e shtetit.


POLITIKË • E premte 31 maj 2013

BERISHA: TA MBYLLIM SEANCËN PLENARE ME NJË AKT SHUMË TË RËNDËSISHËM

Dështon miratimi i amnistisë fiskale Socialistët nuk japin votën. “Është për qëllime elektorale” Ervin Koçi

OPOZITA

A

shtu siç pritej, Kuvendi nuk miratoi dje amnistinë fiskale, pasi u shpreh kundër miratimit të këtij drafti, që u falte gjobat biznesit nga vitit 2011 deri në muajin maj të këtij viti. Qëndrimi i socialistëve u shpreh që në fillim që ishte kundër, pasi deputetët e kësaj partie nuk pranuan miratimin, duke e cilësuar draftin për qëllime elektorale. Nga ana e saj mazhoranca u bëri apel deputetëve socialistë që të japin votën për këtë ligj duke u shprehur se është mënyra më e mirë për të mbyllur një legjislaturë. Seanca Kryeministri Berisha në fjalën e tij i kërkoi socialistëve që të votojnë ligjin, duke shprehur se për shumicën e tyre kjo do të jetë mundësia e fundit për të votuar në Kuvend, pasi nuk do të jenë deputetë në legjislaturën e ardhshme. Kjo pasi pjesa më e madhe e deputetëve të PS-së të pranishëm në sallë janë të larguarit nga listat për deputetë. “Urdhëroni ta votojmë si një akt gjeneroziteti të shtetit dhe e mbyllim këtë seancë me vendime shumë të rëndësishme, nuk keni shkak të refuzoni ligjin e amnistisë. Çfarë do t’u thuash, zoti Majko, biznesmenëve të Tiranës, që kanë punësuar qindra mijëra veta? Çfarë do t’u thoni biznesmenëve të Elbasanit, që u përpoqët të pengoni tunelin? Të paktën jepeni amnistinë. Çfarë do t’u thuash biznesmenëve në Korçë. Kryetari premtoi të heqë gjobat e 1 marsit dhe këtej hajde t’i bëjmë qytetarët e drejtë para ligjit. Pse vini me paragjykime, pse vini me partishmëri? Kini nevojë për konsultime? Merrni kohën që duhet. Si mund të shkosh, Mimi, në Lezhë dhe t’u thuash ‘nuk jam për amnistinë’?. Vali, ti ia ke lënë Koços në dorë.

Premtohet falje e pjesshme e borxheve për biznesin Janë të shumta premtimet me të cilat po përballet opinioni publik në këtë fushatë elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Ndër të shumtët është dhe një premtim i Partisë Socialiste për faljen e gjobave për bizneset. Pothuajse në të gjitha takimet që zhvillon në funksion të fushatës elektorale, pjesë e refrenit është dhe ky premtim. “Ne kemi marrë një zotim, këta janë turrur ku të munden duke vënë gjoba, e kanë vijuar me fshatarët dhe vazhdojnë me bizneset. Ne jemi shumë të qartë në këtë pikë: që nga data 1 mars deri më 23 qershor nuk do t njohim asnjë gjobë, si dëshmi e faktit që i bën nder që nuk është me ta”, - shprehet kreu i socialistëve Edi Rama në takimet e tij elektorale. Ky është një premtim që kreu i PS-së ka garantuar se do ta kthejë në nismë ligjore pas 23 qershorit. Por në anë tjetër jo më larg se dje ligjvënësit socialistë refuzuan jo një amnisti të pjesshme si dhe pretendohet në këtë premtim. Në seancën e jashtëzakonshme grupi kuvendor i PS-së vendosi të mos marrë pjesë në votimin e amnistisë së plotë, duke lënë në fuqi një borxh të vjetër të biznesit në tatime e dogana prej 60 miliard lekësh.

QEVERIA FALJE PËR DETYRIMET DOGANORE DHE TATIMORE TË BIZNESEVE

Çfarë përfshiu amnistia fiskale në 2011 Qeveria zbatoi për herë të parë në 2011 amnistinë fiskale e cila përfshiu të gjitha shtresat, si qytetarët për legalizimin e parave dhe kapitaleve por edhe bizneset, me përjashtimet nga gjobat dhe pagesat e prapambetura. Edhe pse amnistia fiskale përfshiu disa pika mjaft të rëndësishme, ajo që rezultoi më e suksesshmja ishte deklarimi i pasurive dhe rivlerësimi i pasurive të paluShko shih rrugën e Qeparoit, u mori paret e qeverisë fshatarëve dhe nuk e bëri rrugën. Shteti ndëshkon, shteti fal. Hajde, amnisti totale! E the bukur. Del se ne kemi ndëshkuar demokratët dhe nuk voton. Thua se kemi ndëshkuar socialistët, hajde

ajtshme nga ana e qytetarëve. Në pranverë të 2012, qytetarët filluan të deklarojnë për herë të parë të ardhurat e tyre. Nga kjo inisiativë ligjore përfituan edhe bizneset e vogël dhe ato të mëdha, por interesi I tyre nuk ishte në të njëjtën shkallë përfshirjeje sa angazhimi I qytetarëve për të rivlerësar pasuritë. Bizneseve të vogla, u falën sigurimet shoqerore dhe shëndetësore dhe gjobat e kamatë vone-

të bëjmë amnistinë, Pandeli!” tha Berisha. Por socialistët nuk pranuan që të bashkoheshin në të njëjtën mendje me Berishën, duke vijuar me qëndrimin se drafti ishte sjellë për votim vetëm për qëllime elektorale. Kjo pasi vetë PS-ja pak javë

sat e papaguara deri më 31 dhjetor 2008, si dhe 2 vitet e fundit nëse paguanin detyrimin e tyre për sigurime për vitin 2011. Po kështu amnistia përfshiu edhe bizneset e mëdha, pasi të gjithë ata që nuk kanë deklaruar, që kanë fshehur detyrimet tatimore, nëse do të bënin vetëdeklarim duke paguar 50% të shumës së deklaruar, mund të përfitonin falje të një pjesë të borxhit tatimor apo doganor.

më parë propozoi që të bëhej një amnisti fiskale për faljen e gjobave për bizneset, por që të shtrihej në harkun kohor nga muaji mars deri në muajin maj të këtij viti. Gjatë votimit të draftit deputeti demokrat Edmon Spaho propozoi që drafti të shtyhej

deri në dhjetor të këtij viti, në mënyrë që brenda gjashtë muajve të mbetur të 2013-s palët të gjejnë konsensusin për ta miratuar atë. Ky propozim i tij mori 67 vota të demokratëv e, pasi pesë deputetë blu nuk ishin të pranishëm në sallë.

BERISHA: TË QUASH TOMË DOSHIN ‘RILINDËS’ ËSHTË SI TË QUASH ZANI ÇAUSHIN SKËNDERBEUN E TYRE

“Rama mashtroi fierakët me tri ligjet e integrimit” Partia Demokratike prezanton kandidatët për deputetë në qytetin e Krujës Nga Kruja, ku prezantoi kandidatët e PD-së për deputetë, Kryeministri Berisha sulmoi programin e socialistëve, duke e cilësuar si alternativë të shpifjes e mashtrimit. Lideri i PD-së ironizoi sloganin e socialistëve “Rilindje”, që sipas tij nënkupton rikthimin në pushtet të neobllokmenëve. Sipas Kryeministrit, të quash Koço Kokëdhimën, Fidelin apo Tomë Doshin rilindës të shqiptarëve, është si të quash Zani Çaushin Skënderbeun e tyre. “Nga Kruja i bëj thirrje Ramës: mos i ofendo shqiptarët. Për shqiptarët rilindësit janë shenjtorët e shqiptarisë. Me “rilindje” kupton rikthimin në

pushtet të neobllokmeneve. Por e shkuara në Shqipëri nuk do të kthehet kurrë”, - deklaroi Berisha. Duke iu referuar miratimit të 3 ligjeve të integrimit në Kuvend,Kryeministri Berisha tha: “Zoti Edi Rama me një akt më të papërgjegjshmin bllokoi statusin e vendit kandidat. A mundet një shqiptar t’u bënte shqiptarëve këtë që bëri Rama? Te nderuarët socialistë të Krujës dhe mbarë Shqipërisë le t’i shtrojnë pyetjen: çfarë ndodhi që i votove sot pas 236 ditësh? A nuk tha se po i bllokoi për Fierin? Çfarë do t’u thuash sot qytetarëve të Fierit, se s’kishe arsye për të mos i votuar? Por

spekulove me emrin e tyre për interesa personale.” Ndër të tjera Berisha përmendi arritjet e qeverisë së tij gjatë 8 vjetve në pushtet, ndërsa theksoi vendosmërinë për të vijuar reformat e investimet për punësimin dhe mirëqenien e shqiptarëve. “Sot Shqipëria ecën në rrugën e zhvillimit. Shqipëria e zhvilluar është qëllimi ynë më madhor. Ia dolëm të rritim ndjeshëm rrogat e pensionet, luftuam varfërinë, ia dolëm në një hark kohor të shkurtër që të ardhurat për frymë të dyfishohen. Do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë për mirëqenien tuaj, punësimin tuaj”, - u shpreh Berisha.

»

03

SHKËLZEN BERISHA Reagimi

“Rama dhe Doshi do të përballen me drejtësinë” Shkëlzen Berisha, djali i kryeministri të vendit, ka reaguar dje ndaj akuzave që kreu i PS-së Edi Rama lëshoi ndaj tij. Nëpërmjet një komunikate për mediet Shkëlzen Berisha theksoi se akuzat e Ramës kanë marrë përgjigje disa në gjykatë, ku janë cilësuar si shpifje dhe se do t’u drejtohet organeve të drejtësisë. “Sot shqiptarët panë fytyrën pa maskë të Edi Ramës dhe nivelin ku ka degraduar skenari i ‘Rilindjes’. Rama me platformën e tij ‘akuzo, shpif, moho’ buzëqeshte sot në Shkodër teksa përdorte një kontingjent krimi si dajre për shpifje të radhës. Ai ripërsëriti në Shkodër shpifje që kanë marrë jo njëherë, por disa herë përgjigjen e drejtësisë. Të njëjtin fat do të kenë edhe këto akuza të ambalazhuara nga Rama dhe të mbicitura nga goja e ordinerit Tomë Boshi, që Shkodra dhe e gjithë Shqipëria e njohin si deputeti që ka diplomë universiteti, por i mungon ajo e shkollës tetëvjeçare”, - shkruan Shkëlzen Berisha në komunikatën për shtyp.

Arvizu

“Nuk kam axhendë personale” “Nuk kam një axhendë personale në Shqipëri. Jam këtu për t’i shërbyer qeverisë amerikan dhe vendit tim”, - kështu reagoi ambasadori amerikan në Aleksandër Arvizu, ndërsa qëndrimi i tij lidhur me çështjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk u prit mirë nga një pjesë e politikës shqiptare. Arvizu e bëri këtë deklaratë nga qyteti i Elbasanit, ku mori pjesë në betimin e korpusit të paqes së këtij qyteti. “Tre vjet më parë unë kam bërë të njëjtin betim kur u emërova nga Shtëpia e Bardhë për të shërbyer në Shqipëri dhe u emërova nga Senati. Dhe është i njëjti betim. Disa njerëz ndoshta do të dëgjojnë në këto zgjedhje se ka një axhendë personale, por nuk ka një axhendë personale. Unë nuk e kam një të tillë, edhe këta amerikanë nuk e kanë gjithashtu. Ne jemi këtu për të përfaqësuar vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky është përkushtimi ynë dhe premtimi për gjithsecilin prej jush”, - tha Aleksandër Arvizu, ambasador i SHBA-ve.


04

« POLITIKË

E premte 31 maj 2013 •

QARKU I SHKODRËS STACIONI I RADHËS SË TAKIMEVE ELEKTORALE TË KREUT SOCIALIST

Rama: Bastioni i PD-së do të votojë “Rilindjen” “Një mesazh shumë i qartë Saliut e Jozefinës: Hegjemonia e tyre ka marrë fund”

B

indja forcohet çdo ditë e më shumë, tashmë për lidershipin socialist dhe bastionet e demokratëve do të votojnë alternativën e “Rilindjes”. Kjo u konfirmua nga vetë kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi elektoral që zhvilloi dje në Bushat të Shkodrës. “Ju po i jepni një mesazh shumë të qartë Saliut, Jozefinës dhe gjithë partisë familjare, siç është katandisur sot Partia Demokratike, se në këto territore që deri dje kanë qenë besnikërisht me PD-në, hegjemonia e tyre ka marrë fund dhe pushteti i tyre do të marrë votën e ndëshkimit për një rrënim të vazhdueshëm, që nuk mund të vazhdojë më. Sepse shqiptarët nuk munden më të mbajnë në kurriz një pushtet që flet gjithë ditën për ta dhe punon gjithë ditën për vete. Një pushtet që premton dhe gënjen, premton dhe zhgënjen, premton dhe harron”, - vuri në dukje Rama. Por i stacionuar dje në këtë qark, takimet e tij kryesocialisti Rama i vijoi në komunën e Oblikës, ku sërish shigjetoi qeverisjen “Berisha”. Sipas tij, vota symbyllur e Shkodrës ka marrë fund, pasi Shkodra kërkon rilindje. “Pas premtimeve kanë ardhur përmbytjet, pas përmbytjeve ka ardhur premtimi për dëmshpërblim dhe pas premtimit për dëmshpërblim ka ardhur premtimi

KREU I LSI PARASHTRON PROJEKTET NË MBËSHTETJE TË BIZNESIT

Meta: Jemi kundër taksës progresive LSI deklaron qëndrimin pro amnistisë fiskale

tjetër, pas përmbytjes tjetër ka ardhur premtimi tjetër për dëmshpërblim dhe pas premtimit tjetër për dëmshpërblim ka ardhur përmbytja tjetër dhe te përmbytja tjetër ata nuk kanë ardhur më. Bujqësia dhe blegtoria do të jenë prioriteti ynë themelor. Ne do të bëjmë

MUR TAKON PREFEKTIN E DURRËSIT Juka: Garantojmë proces të rregullt zgjedhor Prefekti i Durrësit, Genc Juka, takim me Xhonatan Mur për ta informuar mbi masat e marra për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Prefekti në fjalën e tij së pari falënderoi të dërguarin e Departamentit të Shtetit për vizitën në vendin tonë dhe vlerësoi interesin e SHBA-ve për situatën zgjedhore në Shqipëri. Ndër të tjera Juka bëri një panoramikë të plotë të situatës aktuale për sa u përket përgatitjeve që po bëhen në qytetin e Durrësit për zgjedhjet parlamentare. Prefekti theksoi se ky qytet është i dyti më i madh në vend dhe se ka rreth 313 mijë votues, 444 qendra votimi dhe 7 KZAZ. Në këto kushte, prefekti informoi Mur se deri tani janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e të gjithë procesit zgjedhor në qytetin e Durrësit. Më konkretisht Juka tha se aktualisht janë përcaktuar plotësisht qendrat e votimit, është instaluar teknologjia përkatëse në këto qendra, janë publikuar listat përfundimtare të votuesve, të cilat janë afishuar në vende të dukshme, në mënyrë që të mund të shikohen nga çdo qytetar dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë ankesë për sa i përket këtyre listave. Prefekti garantoi se procesi do të jetë i lirë dhe i ndershëm dhe shprehu bindjen e plotë se qeveria dhe opozita kanë si qëllim kryesor të tyre garantimin e standardeve më të larta për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Nga ana tjetër, drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan te Shtetit, Xhonatan Mur, vlerësoi punën e bërë deri tani dhe deklaroi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe se duhet të jenë me standard të lartë dhe të ndershme.

një ministri të posaçme vetëm për fshatin, Ministrinë e Zhvillimit Rural”, vlerësoi Rama gjatë një takimit të tillë. Ndërkohë po gjatë ditës së djeshme Rama zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të Velipojës, si dhe prezantoi kandidatët për deputetë në Koplik.

Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshton zyrtarisht heqjen e taksës së sheshtë dhe aplikimin e taksës progresive. Në një takim me biznesmenë e sipërmarrës në Shkodër Meta deklaroi se LSI-ja është kundër ndryshimit të normës së tatim-fitimit për bizneset, qëndrim ky që bie ndesh me programin e Partisë Socialiste për heqjen e taksës së sheshtë dhe vendosjen e asaj progresive. Aktualisht tatim-fitimi për biznesin është në nivelin e 10%, së bashku me tatimin mbi të ardhurat personale dhe atë mbi të ardhurat e biznesit të vogël. Njëkohësisht Meta bëri me dije se është pro një amnistie fiskale për biznesin, por kërkoi realizimin e saj pas konsultimeve të gjëra me këtë komunitet. Sipas Metës, nuk duhet të bëhen ligje të nxituara vetëm për fushatë. “LSI-ja është pro një amnistie fiskale për biznesin, por kjo duhet të realizohet pas konsultimeve të gjëra me

grupet e interesit, nuk duhen bërë ligje të nxituara për qëllime elektorale, por një ligj i menduar mirë, që çliron potencialet e biznesit”, - u shpreh Meta gjatë një konference të

përbashkët me përfaqësuesit e “BiznesAlbania”, të cilët i dorëzuan zyrtarisht kreut të LSI-së librin e propozimeve, me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

KONFLIKTET E SHITJES SË PRONËS PREJ PUSHTETIT VENDOR

Qeveria: Ministria dërgon përfaqësues nëse bashkitë nuk plotësojnë detyrimet Konfliktet në komuna dhe bashki mbi shitjen e pronës duket se kanë detyruar qeverinë të ndërmarrë ndryshime në kapërcimin e situatës. Kështu, në rast se nga pushteti vendor nuk dërgohen përfaqësues në procesin e privatizimit të pronës së vendosur në këshilla bashkiakë apo komuna për privatizim, do të jetë ministri ai që do të realizojë zhvillimin e procesit. “Në rastet kur për objektet që janë në pronësi të organeve të pushtetit vendor është marrë vendimi i këshillit të qarkut të baskisë apo komunës për privatizimin apo tjetërsimin e tij dhe këto objekte janë miratuar për t’u përfshirë në procedurë privatizimi, por organi i pushtetit vendor përkatës nuk dërgon përfaqësuesin e tij si anëtar të komisionit të vlerësimit, ministri përgjegjës për privatizimin e pronës shtetërore i kërkon institucionit të prefektit përkatës të dërgojë përfaqësuesin që do të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit”, -

thuhet në vendimin e marrë dje në qeveri. Do të jetë përfaqësuesi i prefekturës që do të kryejë të gjitha procedurat për privatizim deri në dorëzimin e objektit. Po ashtu kryetari i komisionit të vlerësimit i dorëzon ekspertit vlerësues gjithë dokumentacionin e më-

sipërm dhe eksperti vlerësues harton raportin e vlerësimit për objektin përkatës. Eksperti vlerësues zgjedh metodën përkatëse të vlerësimit të objektit dhe mban përgjegjësi ligjore për vlerësimin e bërë dhe vlerën e përcaktuar. Në rastet kur në përbërje të pronës që

privatizohet nuk ka objekte ndërtimore sipërfaqësore, por vetëm objekte ndërtimore nëntokësore, atëherë privatizimi do të bëhet vetëm për objektin dhe sipërfaqen e zënë prej tij, sipas inventarit të miratuar me aktin ligjor përkatës të institucionit administrues-pronar. Në lehtësi të pronarëve të rinj do të jetë kur në pronë gjenden makineri apo pajisje të tjera. “Në rastet kur bashkë me objektin janë marrë me qira apo enfiteozë edhe makineri, pajisje, linja teknologjike, mjete xhiro, inventar ekonomik etj., të cilat janë pjesë përbërëse të kontratës së qirasë, dhe subjekti qiramarrës ka kryer investimin përkatës me vlerë mbi 150% të vlerës së truallit, atëherë shlyerja e vlerës së tyre të bëhet deri 80% me bono privatizimi apo me lekë privatizimi, sipas kërkesës me shkrim të depozituar në Ministrinë e Financave (Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike) nga blerësi i objektit”, - saktësohet në vendim.


EKONOMI • E premte 31 maj 2013

SHQIPËRIA NJË NDËR PAK VENDET ME KËTË SISTEM, INVESTIMI 80 MIJË DOLLARË

Kryeministri Sali Berisha përuroi dje projektin ‘e-dogana’

Marrëdhëniet me biznesin Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal te marrëdhëniet me biznesin. “Të bëni gjithçka për marrëdhëniet absolute më transparente me biznesin. Të dëgjoni me vëmendje zërin e tij. Platforma jonë është klima më miqësore e mundshme ndaj biznesit. Në këtë kontekst kërkesat e biznesit duhet të shqyrtohen me seriozitetin më të madh. Biznesi e kupton njëlloj si ne se, që referencat janë një mbrojtje për të, por biznesi nuk kupton pse duhet të jenë referencat në fuqi për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, pasi nëpërmjet euro-

Kryeministri Berisha ka theksuar se politika fiskale që do të ndjekë qeveria do të jetë lehtësim i biznesit, me uljen e taksave. Ai nuk ka ngurruar ta etiketojë kryesocialistin Rama si “analfabet në taksa”. “Garantoj biznesmenët se ne nuk heqim dorë, përkundrazi pas kaq vitesh ne jemi më të bindur se kurrë, se ulja e mëtejshme taksave është rruga më e sigurtë e suksesit të biznesit. Se ulja e mëtejshme e taksave është rruga më e sigurtë, e punësimit të shqiptarëve. Se ulja e mëtejshme e taksave është rruga më e sigurt, për zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë. Në një hark kohor të shkurtër 6-vjeçar, të ardhurat në këtë vend me filozof i taksa të ulëta kanë qenë 9.2 miliardë dollarë më shumë. Por nëse të ardhurat janë rritur në mënyrë kaq të ndjeshme, janë rritur sepse në një proporcion edhe më të madh janë rritur

Zbatimi i këtij sistemi sjell reduktim të dokumenteve në eksport nga 7 në 3 dhe import nga 8 në 4, si dhe rrit transparencën ndaj biznesit, pas krijimit të portalit ku çdo biznes mund të konstatojë të gjitha stadet e deklaratës dhe nivelin e kontrollit. Biznesi ka mundësi të marrë informacion nëpërmjet Fletores Zyrtare të pasqyruar në faqen e web-it.

Zbatimi i këtij sistem të ri nga ana e përdoruesve, por edhe e administratës doganore do të rrisë edhe nivelin e kontrollit për efekt sigurie. Me vënien në eficiencë të “e-dogana” shmanget koha që bizneseve do t’u duhej për të çuar faturat dorazi, për të ndjekur pagesat në terren, sepse këto veprime bëhen më efikase me pagesat online.

Sipas Kryeministrit Berisha, fluksi i internetit është rritur 1 300 herë, janë ulur çmimet e telefonisë me 3 deri në 5 herë dhe është futur teknologjia 3G. “Ky vrap nuk do të ndalet. Katërvjeçarin që vjen, Shqipëria do të bëjë gjithçka për t’u shndërruar në një vend lider në Rajon në teknologjinë e lartë. Kjo do të sjellë shumë më tepër investime në Shqipëri”, - tha Berisha.

DIXHITALIZIMI

doganës ne mund të gjejmë çdo lloj dokumenti. Referencat me Bashkimin Evropian janë hequr dhe kjo është një gjë e mirë, kjo ka qenë një nga kërkesat e biznesit. Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi të mundur për biznesin. Ne qëndrojmë për ta ndihmuar atë dhe kjo është një gjë pozitive. Unë e kuptoj se mund të bëhet edhe ndonjë hile, por përqindja është aq e vogël sa nuk ia vlen të merremi me penalizimin e një morie të tërë biznesmenësh, të cilët tregtojnë me vendet e Bashkimit Evropian dhe heqja është për t’u përgëzuar”, - tha Berisha. Gjithashtu, Kryeministri i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave që të bashkëbisedojë me Shoqatën e Transportuesve, pasi sipas tij, “ata janë burra që mbajnë Shqipërinë mbi supe dhe ne duhet të dëgjojmë kërkesat e tyre dhe t’u krijojmë”.

KONTROLLI

Në total investimet për modernizimin e doganave kanë shënuar 180 milionë euro, prej të cilave 28 milionë për modernizim dhe 80 milionë euro në infrastrukturën doganore, të cilat kanë bërë të mundur përfitimet për rritjen e nivelit të të ardhurave rreth 2 herë krahasuar me vitin 2005, uljen e nivelit të kontrollit fizik pas implementimit të sistemit të skanimit nga 100 për qind në 2005, në 10 për qind në 2012 me tendencë ulje të mëtejshme. Ky sistem sjell uljen e kohës së zhdoganimit (qëndrimi i mallrave në doganë), nga 457 minuta në vitin 2011 në 206 minuta në 2013.

SISTEMI

Projekti Berisha gjatë fjalës së tij vlerësoi projektin duke thënë se ai rrit transparencën dhe shkurton kohën në pagesa. Kryeministri tha se platforma e mazhorancës është klima më miqësore e mundshme ndaj biznesit. “Asgjë nuk pasqyron shteti më shumë se dogana. Dogana është një institucion themelor i krijuar me krijimin e shtetit, është porta e hyrjes së tij dhe vendit. Unë kam kënaqësinë të konstatoj përmirësime thelbësore që ju keni bërë gjatë këtyre viteve. Përmirësime, të cilat janë pasqyruar së pari në një qëndrim të ri të publikut dhe biznesit ndaj jush, me një emër të mirë, pasqyruar në performancën tuaj në tërësi. Hapa të mëdha janë arritur gjatë këtyre viteve. Është reduktuar në 10 përqind kontrolli për riskun. Janë reduktuar në shkallë maksimale referencat . U inaugurua pak ditë më parë, një nga komplekset më moderne, që siç do të më thoshte një mik italian për doganën e Tiranës të inauguruar në Vorë, vepër kjo e një partneriteti publik-privat”, - theksoi Berisha.

INVESTIMET

M

e një kompjuter dhe me një password personal të gjithë pagesat në doganë mund të kryhen nga zyra nëpërmjet internetit. Kështu tatimpaguesve u shkurtohet kohë, u shkurtohen kostot dhe ç’është më e rëndësishme nuk përballen drejtpërdrejt me punonjësit e administratës doganore, duke shpangur mundësitë për korrupsion. Ka qenë vetë Kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili përuroi dje projektin ‘e-dogana’, një investim me vlerë 80 mijë dollarë, që do të sigurojë këtë marrëdhënie të re me biznesin. Berisha në aktivitetin e zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave shoqërohej nga ministri i Teknologjisë, Genc Pollo, dhe ministri i Financave, Ridvan Bode. Gjatë këtyre kohëve të fundit, sipas tij, janë vendosur një seri shërbimesh elektronike në Ministrinë e Drejtësisë, në Hipoteka, në Ministrinë e Punës, në tatime dhe sektorë të tjerë, është portali i qeverisë, në të cilën qytetari mund të marrë të gjitha këto shërbime direkt në internet.

QEVERIA DO TË ULË TAKSAT, SI RRUGË E SIGURTË E SUKSESIT

Berisha: Rama analfabet për taksat “Një mashtrim i paskrupullt i tipit të kohës së vet”

bizneset. Para nesh qëndron një analfabet në taksa. Unë kam respekt për analfabetët se është përgjegjësi e shoqërisë, por nuk është përgjegjësi e imja pse nuk njeh

taksat ai, nuk është detyra e Kryeministrit t’i mësojë kryetarit të opozitës për taksat, sepse kjo nuk ndodh. Nuk luhet me taksat, një ditë vjen para Kryeministrisë me uniform

05

GARA

Biznesi do të shmangë pagesat dorazi Brikena Dervishaj

»

ceremoniale dhe proteston pse e detyrova të ulë taksat, ditën tjetër thotë se 95 për qind e shqiptarëve nuk do të paguajnë taksa. Një mashtrim i paskrupullt i tipit të kohës së vet”, - nënvizioi Kryeminsitri. Berisha theksoi se gjenerata e tij u rrit ndër një propagandë, e cila deklaronte çdo ditë se jemi vendi i vetëm pa taksa në botë. “Me majë të lapsit, ishim të vetmit qytetarë që punonim 8 muaj në vit për shtetin, kjo ishte e vërteta e atij sistemi pa taksa. Por unë kam besim në mençurinë biznesmenëve, kam besim në arsyetimin e tyre, se këto bukëvale do t’ia lanë në autobusin e tij”, - tha Berisha.

“Inovacioni vjen nga ju”

AMC shpall fituesit e granteve universitare AMC shpall fituesit e programit “Inovacioni vjen nga ju”. Ky program grantesh universitare ka në fokus mbështetjen e universiteteve publike, për të kontribuar në përmirësimin e ambienteve të përbashkëta apo të aspekteve të tjera të procesit mësimor. “Inovacioni vjen nga ju” është konceptuar në formën e një konkursi idesh mes fakulteteve. Synimi është të motivohen studentët dhe profesorët që vetë ata të bëhen nismëtarët e ndryshimeve pozitive në universitete dhe, nëpërmjet përdorimit të teknologjisë, t’i vënë në jetë zgjidhjet e propozuara. Programi është shtrirë në fakultetet e Universitetit të Tiranës, Universitetit Politeknik, Universitetit të Mjekësisë, Universitetit Bujqësor, Universitetit të Arteve dhe Universitetit të Sporteve. Një komision ekspertësh, i përbërë nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Gudar Beqiraj, përfaqësuesi i “Ericsson Albania”, Adrian Braculla, Menaxheri i Departamentit të Radiotransmetimit në AMC, Ilir Duka, dhe Menaxherja e Marrëdhënieve të Korporatës në AMC, Ornela Bego, përzgjodhi 22 aplikime nga totali dhe më pas u përzgjodhën dy projektet më të mira. “Dixhitalizimi i procesit dhe të dhënave mësimore”, i propozuar nga Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, dhe “Ngritja e bibliotekës dhe orari mësimor dixhital”, i Fakultetit të Ekonomisë, ishin projektet që morën vlerësimin më të lartë, për vetë ndikimin që do të kenë dhe përputhjen e tyre me synimet e mbarë projektit. Programi i granteve të AMC për universitetet ishte i orientuar drejt aplikimeve që kanë në bazë teknologjinë për zgjidhjen e problemeve të identifikuara në teknologji informacioni dhe komunikimi, në ambiente të përbashkëta për studentët, në biblioteka dhe ambiente studimi për studentët, si edhe në mjedise mësimdhënieje apo kërkimi shkencor. Projektet e përzgjedhura si fituese do të vihen menjëherë në praktikë, falë edhe angazhimit të vetë studentëve dhe profesorëve të tyre. Programe të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen, për t’u krijuar mundësi edhe studentëve e pedagogëve të tjerë të bëhen pjesë e zhvillimeve të rëndësishme në institucionet arsimore.


06

« INTERVISTË

BESIMET FETARE JO TË PRANUESHME NGA TË GJITHË

Predikimi i fesë shqetësim për pjesën tjetër të banorëve Bashkëjetesa e një larmie fesh në Shqipëri po sjell kontradiktat e para dhe problemet e para. Besimi i feve të reja, me rituale të reja, të panjohura më parë nga populli shqiptar, duket se po e ekzagjeron me formën e predikimit, duke trokitur derë më derë për të predikuar fenë dhe mesazhin e perëndisë së tyre. Banorët kanë filluar të ndihen të bezdisur nga trokitjet në derë të besimtarëve të caktuar orar pa orar. Nënat ankohen se mund të kenë foshnjën në gjumë, mund të kenë shumë punë në ato kohë, mosha e tretë ankohen se mezi

ngrihen deri te dera, fëmijët ankohen se u rreh zemra fort sa herë janë vetëm në shtëpi dhe pas dere përgjigjet një i panjohur. Gjithashtu shumë situata të tjera në shtëpi, që qoftë edhe nga nxitimi për të hapur derën kanë sjellë incidente, i kanë bërë banorët të bezdisen nga këto predikime. Moshat e vjetra tregojnë se këto janë gjëra të reja, se feja më parë s’ka pasur kështu predikimesh, ka vende të caktuar dhe njerëz të caktuar, ku vete bisedon ose falesh. Mirëpo vetë besimtarët e disa prej këtyre feve tregojnë se e ndiejnë detyrë

E premte 31 maj 2013 •

Nënat ankohen se mund të kenë foshnjën në gjumë, mund të kenë shumë punë në ato kohë, mosha e tretë ankohen se mezi ngrihen deri te dera, fëmijët ankohen se u rreh zemra fort sa herë janë vetëm në shtëpi dhe pas dere përgjigjet një i panjohur.

morale që të shpërndajnë fjalën e Perëndisë derë më derë, edhe nëse marrin shikimin përbuzës, të bërtiturat e shpeshta apo dhe ofendimet banale. Ajo çka shikohet si predikim nga besimtarët është bezdisëse për pjesën tjetër të popul-

lit, që është e ndarë në dy pjesë: në besimin e kundërt, si dhe në ata që nuk besojnë fare. Mbase zilja e derës do të sjellë provokime fetare, mbase do të sjellë dhe një mirëkuptim nga të dyja palët. Mirëpo secila palë mendon se ka të drejtë.

SHQIPTARËT ENDE TË PAPOLLARIZUAR ME FETË E REJA DHE RITAALET E TYRE FETARE

Lumi: Banorët kanë të drejtë të denoncojnë shqetësimet nga besimtarët e fesë

B

esimi fetar nuk mund të jetë i pranueshëm nga të gjithë për shkak të lirisë që jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Aty besimi fetar është i lirë, mirëpo edhe bashkëjetesa në të njëjtin komunitet po sjell shqetësime në popull, sidomos për besimet fetare, që janë frymë e re në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën “Metropol” flet sociologu Dean Lumi, i cili bën me dije se kriza globale dhe kapitalizmi nuk i kanë sytë nga besimi fetar. Ai deklaron se vlerësimi për besimin fetar në popull nuk është i detyrueshëm dhe se janë kohë të vështira që ai të pranohet nga të gjithë.

- Lumi, ç’është besimi fetar? - Besimi në fe është zgjidhja për gjithçka që njeriu e shikon të pamundur t’i japë përgjigje në jetë, është besimi i krijimit të rruzullit, njeriut dhe gjithçka që e rrethon është një paqe që vendoset mes ndërgjegjes dhe logjikës sa herë drejtohesh në fenë tënde. - Si pritet feja këto ditë? - Në Shqipëri nuk është e rrënjosur feja dhe nuk ka ndonjë demonstrim të madh të saj. Pa ofenduar asnjë komunitet dhe duke i përkrahur të gjithë për vlerësimi që bëjnë ndaj hyjnores dhe besimit maksimal që tregojnë si dhe kohës që i përkushtojnë besimit të tyre. - Në Shqipëri ekzistojnë fe të ndryshme, si pritet larmia e tyre? - Vendi ynë është njohur për harmoninë mes feve, kur ekzistonin dy komunitete të mëdha, përkatësisht komuniteti i krishterë dhe komuniteti mysliman, me nënndarjet e tyre. Mirëpo çdo vit në Shqipëri del një frymë e re besimi, duke u përfaqësuar me shoqatat e saj dhe me besimtarët e saj. Për sa i përket pritshmërisë, ajo është relative, po përderisa kanë mbështetës, kjo tregon që priten mirë. - Besimet e reja kanë sjellë dhe frymën e re të shpërndarjes së fjalës së Perëndisë nëpër dyert e banorëve, të cilët edhe bezdisen.

I respektoj besimtarët e çdo feje, vullnetarët e tyre, ritet fetare, ku mund të them dhe disa që më pëlqejnë dhe që edhe unë kam fenë time ku besoj. Gjithçka është relative dhe të gjithë janë të lirë t’i drejtohen besimit fetar që duan. Në fund të fundit, Shqipëria është një vend që kur paraqitesh përpara ligjit, atij që është gjykimi në këtë jetën e gjallë, të kërkojnë të betohesh mbi Kushtetutën e vendit dhe jo mbi librat e shenjtë.

Çfarë tregon kjo? - Me dy komunitet kryesore vendi ynë nuk i njihte këto forma besimi. Në momentin që i njohëm, ata krijuan mbështetësit e tyre. Fakti që ata kryejnë detyrën e tyre në çdo portë, shtëpi, duhet parë në dy këndvështrime. Besimtari që troket, sipas fesë së tij, bën punën e tij, duke shpërndarë dhe duke lajmëruar në popull se ç’do të ndodhë dhe se ç’thotë feja e tij për fenomene të ndryshme, ekzistencën e globit, zhdukjen e tij, fatin e njeriut etj. Ata e ndiejnë detyrë morale të lajmërojnë për atë që dinë. Nga ana tjetër, janë banorët që nuk i përkasin këtij besimi, si dhe banorët që s’e kanë mendjen te feja. Normalisht që, sa herë preken interesat, reagimet nuk janë të mira. Dhe nga ana tjetër, populli ynë nuk është mësuar me këtë mënyrë demonstrimi të fesë së tyre. Asnjëri nga dy komunitet fetare të mëdha në vendin tonë, bashkë me nënndarjet, nuk ndjek këtë procedurë, pavarësisht se secili besim ka ritet e veta. - Banorët ankohen se bezdisen nga trokitje orar pa orar në derë, ose nga ndalime në rrugë nga besimtarë të feve të ndryshme. Si

shikohet kjo nga një sociolog? - Është ajo që thashë, në radhë të parë tregon një formë demonstrimi që populli ynë nuk e njeh dhe në radhë të dytë është kohë e vështirë që besimi fetar të pranohet në të gjithë popullin. Vetëm fakti që ka shumë fe, do të thotë se gjithkush është i lirë të besojë në fenë që ka përzgjedhur, që i duket më e besueshme. Ndalimet në rrugë dhe trokitjet në shtëpi janë të bezdisshme për këdo që nuk i përket atij besimi. Në fund të fundit, është një ndalesë që kërkon kohë dhe shekulli i kapitalizmit dhe kriza globale nuk e kanë shikimin nga besimi fetar, por lufta për të jetuar. Është pozicion i vështirë të gjykosh besimtarin që të ndalon në rrugë, ose të troket në derë, por njëkohësisht po aq i vështirë është dhe pozicioni kur bie zilja e derës dhe një nëne i zgjohet fëmija, lë një punë përgjysmë për të hapur derën, pengohet në kohën e saj të kufizuar në veprimtarinë e saj, një i moshuar mezi ngrihet deri te dera etj. E njëjta situatë është edhe në rrugë. Dihet se 75% e popullatës janë në rrugë se kanë një punë. Edhe ai që ka dalë për qejf, gjithsesi ka një orar dhe destinacion se ku duhet të shkojë, kështu që të gjithë rendin drejt planeve të tyre, duke iu përkushtuar kohës dhe duke e shfrytëzuar sa më shumë atë, pa pasur kohë as për të kthyer një përgjigje në rrugë: “Ju lutem, nuk kam kohë”. - Po si shpjegohet që për një reklamë marketi, firme interneti e ide të tjera njerëzit ndalojnë në rrugë? - E pra, po ky është kapitalizmi. Shikimi është i kthyer nga interesi dhe përfitimi. Të dëgjosh një besimtar që të flet për fenë e tij, është një formë thirrjeje për t’iu referuar asaj feje, që faktikisht shkenca ka përparuar në teknologji dhe njeriu informohet në media dhe tani me kompjuterin e tij për gjithçka ndodh në botë, kështu që, nëse i intereson, di të drejtohet në fenë e ndaluesit në rrugë, edhe pa u ndaluar nga ai. Ndërsa reklamat e supermarketeve janë ndryshe, ato ngjallin interes në uljen e çmimit të produkteve

jetësore, bëjnë oferta, reklamojnë një markë të re në vend me çmime të tjera e shumë promocione të tjera, që ndihmojnë në ekonominë e njeriut dhe në një zgjidhje më ekonomike për të shpenzuar. Kështu që kjo normale që ngjall shumë më tepër interes në popull. - Si paraqitet bashkëjetesa e shumë feve brenda një populli? - Ja kjo situatë, secili do të shkojë pas interesit. Kush shikon përfitime në fe, duke qenë këto edhe morale, do t’i drejtohet asaj. Kush do të shikojë përfitime në aspektet të jetës, do të vazhdojë ta ketë kohën e limituar dhe nuk do të ketë kohë të besojë. - A nuk është e rëndë fjalia “Nuk do të ketë kohë të besojë”? - Për mua jo, dhe me ç’shoh as për popullin. Jo se nuk besojnë, por nuk kanë të gjithë kohë t’i përkushtohen tërësisht fesë. Të gjithë rendin të përfitojnë kohën, të mirën material që ajo u sjell, qetësinë shpirtërore të kohës së lirë e shumë drejtime të jetës. Shumë pak njerëz rendin ende pas fesë. - Mos është kjo një thirrje diplomatike për të mos besuar në fe? - Absolutisht jo. I respektoj besimtarët e çdo feje, vullnetarët e tyre, ritet fetare, ku mund të them dhe disa që më pëlqejnë dhe që edhe unë kam fenë time ku besoj. Gjithçka është relative dhe të gjithë janë të lirë t’i drejtohen besimit fetar që duan. Në fund të fundit, Shqipëria është një vend që kur paraqitesh përpara ligjit, atij që është gjykimi në këtë jetën e gjallë, të kërkojnë të betohesh mbi Kushtetutën e vendit dhe jo mbi librat e shenjtë. - Së fundi, a mund të denoncojë një familje që bezdiset nga trokitjet në derë? - E mira është të ketë bashkëjetesë të lirë dhe të kuptohen të gjitha palët për ekzistencën e tyre. Normalisht përplasjet e mëdha nuk janë produktive, por me të drejtë familja mund ta bëj. Është banesë dhe çdo shqetësim quhet dhunim banese. Gjithsesi, të tregohemi më tolerantë dhe më të kuptueshëm. Bisedoi Erta Bode


SOCIALE • E premte 31 maj 2013

PROVIMI DO TË KETË 25 PYETJE, KORRIGJIMI I TIJ DO TË JETË I DYFISHTË

Maturantët, sot provimi i gjuhë-letërsisë Kopja të penalizon nga provimi, sallat me zhurmues për valët Erta Bode

S

VLERËSIMI

MASAT

Vlerësimi i testit do të jetë i dyfishtë. Pas përfundimit të provimit në faqen e Ministrisë së Arsimit do të publikohen përgjigjet e sakta të provimit, duke shënuar dhe pikët, në mënyrë që maturanti të bëjë vetë një përllogaritje me afërsi të vlerësimit. Ndërkohë për vlerësimin e testit janë dy komisione, ku pas vendimit të komisionit të parë testi do t’i nënshtrohet dhe një kontrolli nga komisioni i dytë. Rezultati përfundimtar do të jetë rezultati mesatar mes vlerësimeve të dy komisioneve.

MASH ka marrë masa për të ndaluar në mënyrë kategorike kopjen. Përveç izolimit të ambientit nga çdo lloj tabele do të jetë dhe prania e mbikëqyrësve dhe administratorëve të sallave, të cilat janë pajisur me zhurmues. Ky mjet do të shërbejë për interferimin e valëve në sallë, duke penguar maturantin të komunikojë me aparatura celular, radio, fejsbuk, blututh, infrared etj., apo me mesazhe. Në çdo rast që në sallë do të ketë një proces që transmetohet nëpërmjet valëve, ai do të pikaset nga mbikëqyrësit për shkak të zhurmuesit.

39PËR QIND E POPULLSISË PI DUHAN, 60% MESHKUJ, 40 PËR QIND FEMRA

Duhanpirës 11.5% e fëmijëve 13-15vjeç Shuperka: Të rritet çmimi, të rritet akciza e cigareve Fëmijët në Shqipëri janë kthyer në duhanpirës të rregullt. Atyre u mungon kontrolli nga prindërit, si dhe masa të tjera që ndëshkojnë këtë fakt, duke qenë se janë në kundërshtim me ligjin për konsumimin e duhanit, sepse janë nën 18 vjeç. Nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik bëhet e ditur se 11.5% e fëmijëve të moshës 13-15 vjeç janë duhanpirës të rregullt. Në Ditën Botërore Kundër Duhanit bëhen të ditura shifrat e popullsisë shqiptare që janë duhanpirës të rregullt. ISHP bën me dije se rreth 40% e popullsisë shqiptare janë duhanpirës të rregullt, përkatësisht 60% e tyre meshkuj dhe 40% femra. Ndërkohë 22% e popullsisë ka kontakte me cigaren, por jo të vazhdueshme. Këtu përfshihen personat që nuk e ndezin rregullisht, që kanë pak që e kanë nisur cigaren ose që e nisin dhe e lënë sipas periudhave. Në këtë 22-përqindësh 19% e tyre janë femra, që konsidero-

Shuperka bën apel se masat e menjëhershme për të ulur numrin e njerëzve që janë duhanpirës është pikërisht rritja e çmimit të cigares dhe akcizës së saj, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e kërkesës së ofertës, pra do të ulen shitjet dhe do të reduktohet numri i duhanpirësve në vend. Po kështu duhet shumë sensibilizim në popullsi.

MASAT

ot në orën 10:00 maturantët do të ulen për të zhvilluar provimin e gjuhë-letërsisë. Mirëpo identifikimi i maturantëve do të bëhet 1 orë e 30 minuta përpara orarit zyrtar të fillimit të provimit. Ky është provimi i parë dhe është i detyruar për të gjithë maturantët. Rezultati i këtij provimi do të shoqërojë dëftesën e pjekurisë të secilit maturant. Provimi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta dhe do të ketë 25 pyetje. Pyetjet e këtij provimi do të ndahen përkatësisht në 13 pyetje që kërkojnë përgjigje me alternativa dhe 12 pyetje që kërkojnë përgjigje me zhvillim. Pyetjet me alternativa vlerësohen me një pikë secila, ndërsa pyetjet me zhvillim do të vlerësohen 37 pikë të gjitha. Testi do të vlerësohet me 50 pikë gjithsej. Ai do të ketë pjesë letrare të zhvilluara në klasë dhe pjesë letrare jashtë programit mësimor. Teksti letrar do të zërë 45% të pyetjeve, ndërsa teksti joletrar 55% të tyre. Testi do të jetë i ndërtuar në mënyrë të tillë ku do të përfshihen të tria nivelet e vështirësisë. Peshat specifike të çdo niveli do të jenë përkatësisht: niveli bazë me 40%, niveli mesatar me 40% dhe niveli i lartë me 20%. Kandidatët që do të rezultojnë mbetës në këtë provim do ta rijapin atë në sesionin e dytë, në vjeshtë. Do të rezultojnë mbetës të gjithë ata që do të vlerësohen nën notën 4.49. Ndërkohë në ambientet ku do të zhvillohet provimi i gjuhë-letërsisë do të jenë rreth 150 maturantë në çdo shkollë dhe jo më shumë se 15 maturantë brenda një salle, me një mbikëqyrës ku secili maturant duhet të ketë më shumë se 1 metër e 50 cm distancë në të katër drejtimet (majtas, djathtas, para e prapa) nga maturanti tjetër. Bëhet e ditur se çdo maturant që do të përfundojë plotësimin e testit në kohën më të shkurtër se orari i përcaktuar do të largohet nga salla ku po zhvillon provimi dhe do të akomodohet në një sallë tjetër, që do të jetë posaçërisht për të gjithë maturantët që përfundojnë më shpejt se orari i përcaktuar. Ata nuk do të dalin jashtë ambientit të shkollë ku po kryhet provimi derisa të gjithë maturantët të dorëzojnë fletën e provimit. Ndërkaq në sallën ku do të akomodohen pas provimit do të jenë sërish me një mbikëqyrës. Ministria e Arsimit u bën apel maturantëve të kenë besim në rezultatet transparente, pasi testi do të ketë korrigjim të dyfishtë, si dhe të mos kopjojnë, sepse do të penalizohen nga provimi. Bëhet e ditur se përgjigjet e provimit do të dalin on-line, ndërkohë masa për kopjen janë të forta në zhvillimin e provimeve në këtë maturë. Për aparaturat celulare janë pajisur sallat me zhurmues.

hen si pirëse jo të rregullta të cigares, dhe 3% janë meshkuj që nuk e pinë rregullisht. 80% e femrave që janë duhanpirëse të rregullta kanë deklaruar se e kanë nisur atë nëpër festat në klabet e natës, ose në orët bosh në shkollë, apo në qëndrimin nëpër konvikte me shoqet e dhomës. Ndërsa 90% e meshkujve që janë duhanpirës

të rregullt kanë treguar se e kanë nisur cigaren qysh në bankat e shkollës së mesme, kur nuk paraqiteshin në shkollë. Roland Shuperka, specialist i problemeve të duhanit në ISHP, bën të ditur se vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i femrave duhanpirëse dhe pritet që ky 5-vjeçar të shënoj bumin, ku shifra e femrave duhanpirëse do të kalojë atë të meshkujve. Ai bën të ditur se është shumë

e nevojshme që të bëhen fushata sensibilizuese, të bëhet ndërgjegjësimi real i popullsisë për pasojat negative të cigares. “Kemi nevojë emergjente për sensibilizim, sepse është absurde kur shikon se 40% e studentëve të mjekësisë, infermierisë dhe stomatologjisë janë duhanpirës. Ata duhet të jenë të parët që duhet të luftojë pirjen e duhanit në vend”, thotë Shuperka.

»

07

BASHKIA Parku teknologjik

Basha: Tirana - qendër e teknologjisë dhe inovacionit Tirana do të ketë parkun e saj teknologjik. Ky është projekti i radhës që Bashkia e Tiranës ka për zhvillimin e kryeqytetit, duke e kthyer atë në një qendër të zhvillimit të teknologjisë dhe informacionit në vend. Kompania “Arkada” ka prezantuar dje studimin e parafizibilitetit për parkun teknologjik të Tiranës. Koncepti i parkut teknologjik është ai i një qendre kërkimore, ku nga njëra anë biznesi, korporatat, kompanitë e ndryshme dhe nga ana tjetër bota akademike, universitetet, institutet kërkimore bashkëpunojnë për të realizuar aktivitete në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Kjo bën që idetë e reja të përkthehen në produkte dhe në shërbime, të kalojnë atë hendek që shpesh ndan botën akademike nga ajo e biznesit, duke kontribuar në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë, në krijimin e vendeve të reja të punës, në rritjen konkurrencës dhe cilësisë së kësaj konkurrence në treg, çka domosdoshmërisht sjell edhe rritjen e cilësisë së jetës në qytet. Projekti parashikon ndërtimin e një parku në një sipërfaqe 30 mijë metër katrorë, ku do të mblidhen të gjithë firmat kombëtare dhe ndërkombëtare që merren me projekte zhvillimore dhe kërkimore për rritjen e kapaciteteve prodhuese, zhvillimin e ndërmarrjeve, gjenerimin e punësimit dhe natyrisht përmirësimin e lidhjeve midis botës akademike dhe industrisë, midis botës universitare dhe botës së biznesit. Shërbimet për bizneset e inovacionit fokusohen në katër prioritete, përkatësisht informacion ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, integrim të bizneseve, çka do të thotë përfshirjen e tyre apo garantimin e përfshirjes së tyre nëpërmjet teknologjive të informacionit dhe të inovacionit në një rrjet më të gjerë informacioni dhe këshillimi, rritjen e kapaciteteve në teknologji, auditim dhe menaxhim, si dhe lehtësirat që u krijohen bizneseve për financim. Bashkia e Tiranës synon me ngritjen e këtij parku, mbështetjen e kompanive në fushën e teknologjive të informacionit dhe rritjen e punësimit, kryesisht të të rinjve.


08

« AKTUALITET

E premte 31 maj 2013 •

AMBASADORI AMERIKAN REPLIKË NË DISTANCË ME KRYEMINISTRIN BERISHA

Arvizu në Elbasan: Nuk kam një axhendë personale në Shqipëri

Akuza qeverisë për ujin dhe fushën e mbetjeve

Blushi: Të gjithë mitmarrësit do të ndëshkohen ELBASAN- Kryesuesi i zgjedhjeve elektorale të PS në qarkun e Elbasanit Ben Blushi zhvilloi dje një takim me banorë të lagjes “Brigada 17 Sulmuese”. Gjatë fjalës së tij Blushi shprehu domosdoshmërinë që të ndryshojmë qeverisjen më 23 qershor si nevojë jetike. Më pas Blushi u ndal te plaga e madhe e korrupsionit duke u shprehur se “qeveria i fut duart në xhepat e secilit prej jush. Të gjithë ata që marrin ryshfet do ndëshkohen. Qeveria e ka sabotuar Bashkinë e Elbasanit dhe këtë qytet prej 8 vitesh. Qyteti është i ndotur, sepse nuk ka një vend për përpunimin e mbeturinave. Saliu i ka marrë peng këtij qyteti edhe ujësjellësin si ajo kuçedra e përrallës që mban peng ujin. Ryshfeti është një kalbësirë morale që duhet t’i japim fund. Si ka mundësi shprehet Blushi që Bashkia kërkon një fushë për mbetjet dhe menaxhimin e ujësjellësit dhe nuk i jepet ?!!! Ujësjellësi i Elbasanit është i mbajtur peng. Si mundet një shtëpi të jetojë pa çezme dhe pa kosh ??? ”. “Unë jam i bindur”, vijoi Blushi “që 80% e këtij qyteti nuk ka asnjë arsye të votojë, por ka të gjitha arsyet që të votojë PS. Regjimi i Berishës, sipas Blushit, është një regjim i padrejtë që i diskriminon njerëzit. Sot ky regjim persekuton të gjithë të varfërit. Ky është një regjim antidemokratik”. L. Lleshi

LEDIA LLESHI “Nuk kam një axhendë personale në Shqipëri, vij për t’i shërbyer qeverisë amerikane dhe vendit tim”. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan i akredituar në Tiranë, vetëm pak çaste para se të kryente ceremoninë e betimit të 34 vullnetarëve të Korpusit të Paqes në qytetin e Elbasanit. Deklarata Duke iu drejtuar vullnetarëve Arvizu shtoi se, “tre vite më parë edhe unë kam bërë të njejtin betim kur u emërova nga Shtëpia e Bardhë për të shërbyer në Shqipëri dhe u emërova nga senati. Disa njerëz ndoshta do të dëgjojnë në këto zgjedhje që dikush ka një axhendë personale, unë nuk e kam një të tillë, dhe këta amerikanë të mrekullueshëm nuk e kanë gjithashtu. Ne jemi këtu për të përfaqësuar vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky është përkushtimi ynë dhe premtimi për gjithësecilin prej jush”. Kështu i është drejtuar ambasadori i SHBA akredituar në Tiranë Aleksandër Arvizu, i cili ka marrë pjesë në betimin

e 34 vullnetarëve të Korpusit të Paqes, në një ceremoni, e cila realizohet në ambientet e teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit. Elbasani është shtëpia e Korpusit të Paqes dhe dua t’i falenderoj edhe një herë shumë për ato që keni bërë në këto vite. Dua të

dini që tre vjet më parë kur u vendosa nga Shtëpia e Bardhë për të shërbyer si ambasador në Shqipëri. Është i njëjti betim që kam bërë unë dhe ka një kuptim të veçantë”, ka theksuar ndër të tjera ambasadori, ndërsa ka bërë betimin e vullnetarëve. Si

çdo vit në Elbasan 34 vullnetarë të Korpusit Amerikan të Paqes bënë betimin zyrtar pas përfundimit të trajnimit dhe nesër do të nisin të punojnë pranë bashkive, organizatave komunitare, shkollave dhe qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT

BASHKIA E TIRANËS

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

Adresa: Sheshi “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK “Shpallje Kërkese për Shpronësim Publik Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i segmentot rrugor “Ura e Drinit – Ura e Bunës” (Hyrje e Qytetit Shkodër).

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr. 8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” ndryshuar me VKB-në nr. 54, datë 24.12.2012 për “Një shtesë dhe ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.8, dt. 12.10.2011 për “Miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës”, dhe urdhrit nr. prot. 686, datë 27.05.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Politikave dhe Edukimit Mjedisor në Drejtorine e Pergjithshme të Politikave të Zhvillimit dhe Promovimit të Qytetit. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. PËRSHKRIMI I PUNËS:

Subjekti kërkues i këtij objekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me V.K.M. nr. 138, datë 23.03.2000 “Për kriteret tekinke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuri të pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar. Pronarët që kanë emrin në listen emëror edhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). Vlera totale e shpronësimit është 3.098.361 (tre million e nëntëdhjetë e tetëmijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë. Lista e pronarit qe shpronesohen si rezultat I ndertimit te segmentit "Rruga Hyrese Shkoder" Nr.

Emri

Pronari Atsia

Mbiemri

1 SANDER PASHK LUANI TOTALI

ZK

Nr Pas

8581

18/699

Vlera

Shenime Proces Rikonformimi dhe rivleresimi 3098361 3098361

Menaxhon hartimin e zhvillimit te politikave, planeve, monitorimin dhe edukimin per mbrojtjen e mjedisit urban, ruajtjen dhe permiresimin e tij, parandalimin dhe pakesimin e rreziqeve ndaj jetes e shendetit te njeriut. Merr pjese ne hartimin e ketyre politikave per te siguruar permiresimin e vazhdueshem te cilesise se jetes se banoreve si dhe sigurimin e kushteve per zhvillimin e qendrueshem te qytetit te Tiranes dhe territoreve perreth. KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATIN • • • • • •

Të ketë kryer arsimin e lartë në Fakultetin e Filologjisë, preferohet dega histori-gjeografi Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fusha të ngjashme. Të kete diplome Master, preferohet dhe me doktoraturë. Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE-së. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup.

PARAQITJA E DOKUMENTAVE Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 01.07.2013, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumenta. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Certifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo certifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, si dhe literature specifike për këtë pozicion pune. Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.


AKTUALITET • E premte 31 maj 2013

»

09

AUTORËT NË KËRKIM, DYSHIME PËR KONFLIKT TË VJETËR

Plagoset me armë një 35-vjeçar, goditet dhe shoku

Destinacion Malin e Zi, arrestohet transportuesi

Sulmohet me armë një 35-vjeçar, goditet me mjete të forta shoku i tij 30-vjeçar, ndërsa pinin kafe në një lokal afër qendrës së qytetit. Burime të policisë bëjnë të ditur se tek vendi i quajtur “Xhepa” në qendër të qytetit pranë murit të kalasë dy persona janë afruar, kanë qëlluar dhe goditur dy të tjerë. Pasi i kanë lënë përtokë me disa të shtëna, dy të rinjtë mësohet se janë larguar përgjatë rrugicës së Kalasë. Nga të

SHKODER- Policia kufitare e Hanit të Hotit ka sekuestruar mëngjesin e djeshëm një sasi prej 210 kg kanabis dhe ka vënë në pranga transportuesin e lëndës narkotike. Gentjan Mehmeti u arrestua nga policia kufitare pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij me AA 278 GH u gjet e fshehur lënda narkotike. Sipas policisë, lënda narkotike kishte si destinacion Malin e Zi dhe më pas tregun perëndimor. Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

dhënat e para janë qëlluar disa herë shtetasit me inicialet E.I she F.B përkatëisht të moshës 30-35 vjeç me banim në Elbasan. Për shkak se janë në rrezik policia ka mbajtur sekret emrat e tyre duke siguruar edhe spitalin ku janë dërguar për kurim. Ndërkohë sektroi i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë dhe efektivë të komisariatit kanë rrethuar e siguruar vendin e ngjarjes duke vendosur njëkohësisht postblloqe

në hyrje-daljet për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim. Nga verifikimet e para njëri nga personat është goditur me armë zjarri pistoletë në pjesën e barkut, ndërsa tjetri është goditur me mjete të forta duke i lënë të dy për tokë. Mësohet se në largim autorët kanë hedhur edhe pistoletën me të cilën është kryer krimi, e cila është dërguar në laboratorin shkencor për ekzaminimin e shenjave të gishtërinjve.

DEKLARATA KUNDËRSHTUESE NGA POLICIA: U BLLOKUAN VETËM 5 MINUTA

Përmbytet rruga, mbetet i bllokuar automjeti me 30 maturantë LEDIA LLESHI

Tentuan ta marrin dhe peng

Vidhet me dhunë 29-vjeçari, arrestohen 3 perosna Policia e Qarkut të Korçës njoftoi se tek kryqëzimi i Ersekës, është vjedhur me dhunë, si dhe është tentuar që të futin me dhunë në një mjet Benz, targë KO 4644 B, ngjyrë i bardhë shtetasin E.M, 29 vjet, banues në lagjen 16 Korçë. Shtetasi i lartëpërmendur pasi është qëlluar me sende të forta në kokë, i kanë marrë portofolin me një sasi të hollash, kartën e identitetit dhe një kartë bankomati te Raiffeisen Bank. Nga puna e bërë u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi rreth orës 24.00, i autorëve të kësaj ngjarjeje D.T, 14 vjet, banues në fshatin Ravonik Korçë, Jani Nikola Kocini, 32 vjet, banues në lagjen 10 Korçë, Fredi Fillor Dragolli, 37 vjet, banues në Ravonik.

Shoqërohet drejtuesi i mjetit

GRAMSH- Maturantët e Kukurit kanë mbetur të bllokuar, ndërsa përroi ku duhet të kalonin është mbuluar nga uji duke mbuluar edhe urën. Shirat e rënë në rrethin e Gramshit kanë bërë që të dalë nga shtrati përroi i Lilajve në segmentin për në Kukur. Ngë dëshmitë e vetë maturantëve, si pasojë e prurjeve të ujit të shumta ka mbetur i bllokuar një autobus me rreth 30 maturantë. Të bllokuar Dalja nga shtrati e lumit të Lilajve, si pasojë e reshjeve të shiut, ka bllokuar lëvizjen e mjeteve në Gramsh. Mësohet se për rreth dy orë, një autobus me 30 maturantë është bllokuar në rrugë. Po ashtu mësohet se bashkë me autobusin janë bllokuar edhe shumë mjete të tjera. Kaosi është shtuar pasi sipas pasagjerëve askush nuk është afruar për t’i ndihmuar në këtë moment paniku. Të rinjtë dhe drejtuesit e mjeteve të tjerë të bllokuar kanë telefonuar të afërm e të njohur për t’u kërkuar ndihmë. Ndërkohë në një reagim të saj pas verifikimit të situatës Drej-

Kapen 210 kg drogë në doganën e Hanit të Hotit

Përplaset në rrugë 60-vjeçari, vdes në spital KUKËS- E përplas makina, ndërron jetë në Spitalin Ushtarak, 60-vjeçari Nustret Tafhasi. Aksidenti i rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm në lagjen numër 2 të Kukësit, ndërkohë që i plagosuri Nustret Tafhasi u transportua me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. Nga hetimet parake, mësohet se 60-vjeçari po kalonte rrugën, ku papritur është përplasur nga një automjet, i cili drejtohej nga shtetasi Bujar Bilali. Drejtuesi i mjetit ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurin, duke e transportuar në spitalin rajonal. Policia nis hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në polici.

Ngjarja tek Ura e Dajlanit

Përplaset motori me makinën, vdes 26-vjeçari

toria e Policisë ka konfirmuar se nuk ka pasur një bllokim të gjatë të rrugës. Për shkak të reshjeve është bllokuar lëvizja në rrugën drejt Kukurit në përroin e Lilajve dhe kjo situatë

ka vazhduar për 5 minuta e jo më shumë. Po sipas kësaj deklarate, uji ka rënë në nivelin e tij dhe qarkullimi në këtë pjesë të rrugës ka vijuar normalisht menjëherë pas kësaj.

Ndërkohë në këtë komunikatë nuk është sqaruar se në çfarë gjendje është aksi pas përmbytjes dhe nëse paraqet problem për lëvizjen e mëvonshme të mjeteve në të dy drejtimet.

Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 26-vjeçari tek Ura e Dajlanit në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes kur motori i drejtuar nga Erblin Jashari, 26 vjeç, është përplasur me një makinë. Policia ka thënë se i riu po ecte me një motor sportiv kur u përplas me një makinë, me targa AA 089 AH, drejtuar nga shtetasi Arber Dogani. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa shoferi i makinës shpëtoi pa lëndime. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”,

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”,

Znj. ELDA SPAHIU është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË DREJTORINË E MENAXHIMIT TË INVESTIMEVE NË MINISTRINË E FINANCAVE.

Z. ERNIL SABAJ është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË SEKTORIN E ANALIZAVE NË DREJTORINË E MAKROEKONOMIKE NË MINISTRINË E FINANCAVE.


10

« MJEKSI

E premte 31 maj 2013 •

NAKI LIBOHOVA

Kozma Tavanxhi, profesori që luftoi infeksionet

mjeku Durrsak që krijoi infermierinë

N

jë nga mjekët dhe patriotët e hershëm. Lindi më 5 korrik të vitit 1866 në Libohovë në familjen e kadiut (gjykatësit) Atarëllak Libohova. Shkollën fillore e kreu në Libohovë, babai i tij kishte mbaruar studimet Universitare në Turqi në fushën e drejtësisë nga e cila u emërua Kadi ( gjykatës) në perandorinë osmane. Duke qenë se i biri kishte dëshirë të arsimohej e dërgon për të kryer gjimnazin në Stamboll. Viti 1878 e gjen Dr. Nekiun në Stamboll në gjimnazin e atij qyteti të cilin e kreu në vitin 1886. Me këmbënguljen e një djaloshi të etur për dije ai regjistrohet në Universitetin e Stambollit, në Fakultetin e Mjekësisë nga ku diplomohet si mjek në vitin 1891, vit në të cilin emërohet mjek në qytetin e Izmirit. Vdekja e shpejtë e të atit e detyron të kthehet në Shqipëri. Në vitin 1892 Dr.Nekiu vendoset në Durrës bashkë me familjen e tij ku punoi pa rreshtur për 43 vjet me radhë. Në moshën 63 vjeçare, atëherë kur aftësitë e tij profesionale ishin më të spikatura, ndërroi jetë i goditur nga një paralizë. Dr Nekiu i shërbeu profesionalisht dhe me shpirt pa u kursyer qytetit të Durrësit e sidomos shtresave të varfra. Në vitin 1920 me iniciativën e tij dhe përpjekjet këmbëngulëse për hapjen e parë të ambulancës në qytetin e Durrësit në të cilën kryheshin vizitat dhe kurimet falas. Ai qe gjithmonë i gatshëm për t’i shërbyer popullit në çdo kohë edhe pa shpërblim në raste varfërie dhe për këtë, si shpërblim populli i këtij qyteti i vuri epitetin dhe e thërriste “Baba i Durrësit”. Gjatë gjithë kohës si mjek Dr: Nekiu luftoi me të gjithë energjitë dhe dijet e tij për shëndetin e popullit dhe dha një kontribut të vyer në luftën për zhdukjen e malarjes aq të përhapur atë kohë. Që në rininë e tij kur ishte student në Stamboll, ai ishte pjesëtar i shoqërisë “Drita” të Stambollit dhe shok i Naim Frashërit etj, shoqëri me punëtorë e politikanë shqiptarë. Për bashkëpunimin e ngushtë me pjesëtarët e kësaj shoqerie atdhetare dhe për aktivitetin e tij në këtë shoqëri është mjekuar vazhdimisht nga qeveria Turke. Dr.Nekiu ishte rilindas i flaktë. Në vitet 1906-1907 formon në Durrës shoqërinë përparimtare patriotike “Vllaznia” së bashku me Dr. Nikoll Kaçorrin e patriotë të tjerë në ilegalitet. Më vonë për të qenë në fshetësi dhe të sigurtë kjo shoqëri mori emrin “Bashkimi” “lëvizje e bashkëpatriotëve kushtuar lëvizjes kombëtare”. Që në themelimin e kësaj shoqërie atdhetare Dr.Nekiu qe kryetari i saj, më vonë bashkë me Don Nikoll KACORRIN ishin bashkë kryetar me kryetarin ekzekutiv Dr.Nekiun. Në vitin 1912, vit i ngjarjeve të mëdha të përgatitjes së Shqipërisë së pavarur, veprimtaria e Dr.Nekiut ishte e madhe, ai si kryetar i shoqërisë mori pjesë aktive

N’atë kohë që pat qendruar, Qazimi pat qenë i ngarkuar prej një komisijoni me beshkëpunuar në përgatitjen e lëndës për enciklopedinë Turke. Më vonë ai bashkëpunoi në krijimin e shoqërisë turko- shqiptare në Stamboll. Familja e Dr.Neki Libohovës, e këtij mjeku veteran dhe patriotik, iu nënshtrua një persekucioni nga regjimi Komunist duke u dëbuar fillimisht nga Tirana në vitin 1945 dhe në vitin 1946 duke u nxjerrë nga shtëpija dhe sekuestruar gjithçka. Nipi i tij u përjashtua nga shkolla në dhjetor të 1950 nga të gjitha shkollat e shqipërisë si i padenjë, për të dhe në mars të vitit 1951 u arrestua dhe u dënua me 5 vjet burg.

në organizimin e pritjes në Durrës bashkë me patriotë të tjerë të plakut të Vlorës Ismail Qemalit dhe më 26 nëntor të vitit 1912 ngriti flamurin shqiptar. Për veprimtarinë e tij patriotike është dekoruar disa herë: në vitin 1937 me rastin e 25 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë për veprimtari patriotike, më dt 14.7.1965 dekret Nr 4040 të Presidiumit të Kuvendit Popullor me “Urdhërin e Kl.3 për veprimtarinë patriotike: më dt 14.7.1992 me dekret N: 344 presidenti i Republikës e dekoron me urdhërin ”për veprimtari patriotike të Kl 2 , më dt 15.12.1995 me dekret N : 1329 i jep Dr. Neki Libohovës “ Urdhër i punës Kl 1” me motivacion: Tregoi një zell dhe kujdes të shquar në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, dha një kontribut të çmuar për zhdukjen e malarjes. Dr. Neki Libohova pati një djal të vetëm, ai ndoqi traditën e të atit për të pasur dëshirën e madhe të arsimohej jashtë shtetit, Qazim Neki Libohova që ndër të parët e djelmërisë durrsake që në vitet 1925-1927 i dërguar nga i ati shkoi në Itali për studime në Universitetin e Inxhinierisë. Në vitin 1935 u formua shoqata “Durrësi” me një aktivitet patriotik, sportiv, artistik etj. Kryetari i ri i shoqatës zgjidhet Qazim Neki Libohova në vitin 1938. Në letrën që i dërgon Mit’hat Frashërit “Lumo Skendo” shkruan: Kemi nderin me ju njoftu që kjo shoqëri me shumë sakrifica sa mezi mundi me kriju një fond të vogël, me qëllim që ta përdori për pasurimin e bibliotekës së saj. Gjithashtu lutemi të na tregoni dhe për librat e tjera në gjuhën shqipe ose të huaj që nuk figurojnë në këtë listë që mund të jenë botuar më vonë dhe që janë të dobishëm për zhvillimin intelektual të dijemënisë durrsake. Lazer Lumaçi shkruan në revistën “Shenjzat” të botuar nga Martin Camaj, Ernest Koliqi etj,

me ratsin e vdekjes së tij në vitin 1968 si i mërguar politik në Turqi. Nekiu qe vërtet i përgatitur mjaft mirë në gamën kultorure në kohën e sotshme. Me 3-4 gjuhe të huaja që i zotronte si duhej i patën dhënë mundësinë me i shërbuer Atdheut si prefekt e në punë të tjera më të larta. Vullneti i fortë dhe dashurija që kishte në shpirtin e vet për Shqiprinë e shqiptarët, Qazimit ia patën shtuar vlerën para shoqëris. Synesa e vetme e Qazimit ishte Shqiprija Etnike, e gjitha problemet e tjera për të, qenë të një rëndësije të dytë. N’atë kohë që pat qendruar, Qazimi pat qenë i ngarkuar prej një komisijoni me beshkëpunuar në përgatitjen e lëndës për enciklopedinë Turke. Më vonë ai bashkëpunoi në krijimin e shoqërisë turko- shqiptare në Stamboll. Familja e Dr.Neki Libohovës, e këtij mjeku veteran dhe patriotik, iu nënshtrua një persekucioni nga regjimi Komunist duke u dëbuar fillimisht nga Tirana në vitin 1945 dhe në vitin 1946 duke u nxjerrë nga shtëpija dhe sekuestruar gjithçka. Nipi i tij u përjashtua nga shkolla në dhjetor të 1950 nga të gjitha shkollat e shqipërisë si i padenjë, për të dhe në mars të vitit 1951 u arrestua dhe u dënua me 5 vjet burg. Mbas daljes nga burgu në vitin 1956 u dëbua nga qyteti i tij si I padëshiruar bashkë me familjen e jetoi për 5 vjet e gjysëm në dëbim, deri me ardhjen e demokracisë në vitin 1991. Bashkia Durrësit bashkë me shoqatën “Durreesi” i akordon Dr. Neki Libohovës titullin “Mirënjohje e qyetit”. Motivacioni: Për kontributin e madh që ka dhënë në pavarësinë e shtetit shqiptar nga pushtuesit otoman dhe për ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në qytetin e Durrësit më 26 nëntor 1912.

Më datë 24 shtator 2010 u nda nga jeta Prof.Dr. Kozma Tavanxhiu , njëri prej infeksionistëve më të mirë që me punën e tij e veprën e tij dha një kontribut të shquar për mjekësinë shqiptare. Prof. Kozmai lindi në vitin 1943 në një familje me tradita qytetare dhe patriotike. Në vitin 1966 përfundoi shkëlqyeshëm studimet në Fakuletetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, duke u radhitur në ata pak mjekë që janë nderuar me medaljen e artë. Ka punuar si infektolog në spitalin infektiv të Elbasanit dhe në Shërbimin infektiv të QSUT-së 1 “Nënë Tereza” , deri në ditët e fundit të jetës. U kualifikua në specialitetin e tij në disa klinika të Italisë, Svicrës, Danimarkës , Greqisë të cilat kontribuan në formimin e thellë profesional si mjek specialist i shkëlqyer dhe si drejteus. Ai ka justifikuar më së miri ndër vite detyrën e shefit të shërbimit infektiv, si dhe të Drejtorit të Spitalit Infektiv. Në vitin 1994 Kozma Tavanxhi për veprimtarinë e gjerë shkencore e pedagogjike iu akordua titulli Profesor. Prof.Kozma Tavanxhiu mbetet në kujtesën tonë si mjeku që kishte të ndërthurur inteligjencën natyrore me vullnetin për të studiuar dhe përkushtimin në punë. Këto ishin cilësitë kryesore që shumë shpejt e bënë Prof. Kozmain një mjek të dalluar. Në rrugën e jetës profesionale ai arriti të bëhet një nga mjekët e shquar të infektologjisë shqiptare, duke i dhënë shumë shkencës mjekësore të vendit. Si një klinicist i talentuar dhe i pa lodhur Kozmai ka diagnostifikuar e mjekuar mijëra të sëmurë, si dhe ka shpëtuar qindra vetë nga sëmundje të rënda infektive. Ai është një nga mjekët e parë që arriti të kryejë studime disertacioni jashtë QSUT-së në vitin 1981, mbi një temë interesante e me vlerë siç ishte “Korelacioni klinik –biologjik-histologjik në hepatitin viral”, çka u konsiderua një moment shkencor edhe në rafshin ndërkombëtar. Prof .Kozmai ishte një nga mësuesit e mirë të infektologjisë, i cili diti t’u trasmetonte disa breza studentësh të mjekësisë dhe specializantëve bazat dhe veçoritë e lëndës së vështirë të sëmundjeve infektive. Ai kontriboi në mjaft botime të teksteve mbi sëmundjet infektive, për epidemiologjinë si dhe në drejtimin diplomatik. Prof .Kozma Tavanxhi e deshën të sëmurët që ai i mjekonte, por e donte edhe populli, i cili në shenjë respekti, për vitet 1996-1997 e zgjodhi deputet në parlamentin shqiptar. Largimi i parakohshëm nga jeta i Prof. Kozma Taranxhiut është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij të dashur, por edhe për infektologjinë shqiptare, Fakultetin e Mjekësisë, kolegët, miqtë dhe të sëmurët që e donin dhe e respektonin aq shumë.


AKTUALITET • E premte 31 maj 2013

»

11

E MITURA NGA ATIKA SHKOI NË KAVALA TË TAKONTE MARJON AJAZIN, 23 VJEÇ

Zhdukja e 13-vjeçares, akuzë shqiptarit për rrëmbim Kryepolici i Kavallës: Nëse janë në pyll do t’i gjejmë sot GREQI- Policia greke ka publikuar foton e një 23-vjeçari shqiptar, i cili dyshohet se ka rrëmbyer vajzën greke 13-vjeçare që është zhdukur nga shtëpia e saj, në Spata të Atikës, natën e së dielës. Vajza 13 vjeçe Kristina Krasa besohet të ketë ikur nga shtëpia dhe ka marrë autobusin në Kavala për të takuar shqiptarin Marjon Ajazi, 23 vjeç, banor i përkohshëm në qytetin verior grek. Vendndodhja e vajzës ishte gjurmuar fillimisht nëpërmjet telefonin të saj celular dhe familjen e saj ka qenë e njoftuar, por policia nuk e di vendndodhjen e saktë të saj. Policia në Kavala ka zbuluar dy shtëpitë e braktisura, ku ata besohet se kaluan natën, si dhe një fermë që ata vizituan në kërkim të ushqimit dhe ujit. Kreu i Drejtorisë së Policisë Kavallës, Makis Koskeridis, tha se helikopterët me kamera infra të kuqe do të dërgohen në

zonë të enjten për të ndihmuar në kërkim. “Nëse ata mbesin në zonë, brenda në pyll, ne besojmë se do t’i gjejmë sot”, tha Koskeridis. Ndërkaq, qendra e bamirësisë “Buzëqeshja e Fëmijës” lëshoi një alarm për vajzën zhdukur, vetëm disa orë pasi ajo u largua. Kjo shoqatë ka

thënë se 97 të mitur janë ende të pagjetur aktualisht në Greqi, ku 23 besohet se janë rrëmbyer. Sipas programit, shumica e zhdukjeve, rreth 46% janë për shkak të arsyeve familjare. Pothuajse një e treta ndodhin pas mosmarrëveshjeve me seksin e kundërt dhe 14%

janë shpjegohen me shkaqe të shëndetit mendor. U theksua se vajzat kanë 2,5 herë më shumë gjasa të zhduket sesa djemtë. Sipas statistikave të policisë, 138 fëmijë janë zhdukur në 4 muajt e parë të vitit 2013 në Greqi, nga të cilët 90 janë gjetur.

SHOQËROHEN 2 ISH-TË PËRNDJEKURIT, DËSHMIA DHE PËRPLASJET

Tufa: Benzina për presion. Policia: Ai e shoku, të dehur

“Jam oficer i Interpolit”, në pranga mashtruesi 25-vjeçar Një 25-vjeçar nga Burreli e banues në Tiranë ndalonte njerëzit me makinë dhe iu bënte presion për t’u zhvatur lekët si agjent i Interpolit. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur disa ditë më parë në qendër të Tiranë, pas denoncimit të bërë në polici nga shtetasi R. Bodinaku, që kallëzoi se një person, i cili udhëtonte me një automjet me targa angleze RY 51 LVJ e kishte kërcënuar dhe ndaluar si punonjës i Interpolit. Pas marrjes së kallëzimit strukturat e policisë kanë ndaluar disa orë me vonë shtetasin Luftar Hoxha 25 vjeç me origjinë nga Burreli dhe banues në rrugën “Myslym Keta” Tiranë. Këtij shtetasi në cilësinë e provës materiale i është bllokuar një dokument i falsifikuar, me siglën Interpol, në emër të tij. Pas marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore Luftar Hoxha ka deklaruar se dokumentin e kishte bërë fallco në Greqi, ku kishte paguar dhe një shumë financiare. Blutë e kryeqyteti i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Tiranës materialet për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore”. Sipas të dhënave të dokumetuara nga policia, ky shtetas një veprim të tillë e kryente prej rreth 1 muaj.

Vajza dëshmoi kundër

Një muaj burg njërit nga shqiptarët e sulmit me acid ITALI- Altistin Precetaj, 30-vjeçari shqiptar i përfshirë në sulmin me acid të avokates Lucia Annibali, u dënua dje me një muaj në burg. Dënimi nuk i përkiste sulmit ndaj avokates, pasi shkodrani akuzohet për kërcënime të rënda ndaj një vajze që kishte dëshmuar kundër tij në një gjyq për shitjen e drogës. Altistin Precetaj u arrestua nga policia në një shtëpi në fermë në kodrat e Pesaros. Më 16 prill të vitit të kaluar ai dhe Rubin Talibani u akuzuan nga Prokuroria në Pesaro, pasi besohet të jenë agresorë ndaj Lucia Annibalit, të paguar nga i dashuri i saj.

Në pranga një shqiptar

Policia zbulon laboratorin ku përpunohej drogë

Mariglen Mullai

P

ër të disatën herë, ishi përndjekuri politik, Skënder Tufa, është shoqëruar në polici, por dje te Parlamenti, atij i janë sekuestruar edhe 2 bidona me benzinë që i mbante me vete. Në momentin e ndalimit ai shoqërohet nga një tjetër ish-i përndjekur, ndërsa policia shtoi se Tufa e tjetri ishin në gjendje të dehur. Nga burimet policore mësohet se gjatë shoqërimit për pak orë të Tufës dhe Petrit Licos, janë shënuar edhe përplasje verbale, pasi të dy nuk mund ta kontrollonin plotësisht veten, gjatë çasteve të përballjes me policinë. Ndërkaq, në ambientet e komisariatit nr 1, mësohet se Tufa është shprehur se nuk kishte në plan të kryente ndonjë akt vetësakrifikues me të dyja shishet me benzinë që mbante me vete. Sipas Tufës, shishet i kishin marrë me vete ditën e djeshme, pasi ishin të sigurtë se në ambientet e Kuvendit do të ndodhej një numër i madh deputetësh. Plani ishte tepër i thjeshtë dhe nuk kishte prapaskena të tjera, pasi Tufa e Lico, do të përfitonin nga prania e shumtë e deputetëve dhe në momentet kur ata do kalonin aty, ish-të përndjekurit vetëm sa do t’ua tregonin bezninën, në formë presioni që politika t’ua zgjidhë problemet e tyre. Por më pas, me ç’ duket ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë dhe ata përfunduan duke konsumuar alkool, deri në momentin kur janë ndaluar

Gjoba kalimtarëve në rrugë

ITALI- Policia gjeti në Casale Monferrato, një laborator për përpunimin e heroines. Ndërkaq, arrestohet një shpërndarës droge dhe është sekuestruar 8 kilogramë heroinë ende për t’u prerë, në një vlerë të madhe, 70 kilogramë të substancave të përshtatshme për prerje, materiale dhe mjete për veprimtari të paligjshme. Ky është bilanci i një operacioni të rëndësishëm në mes krahinave të Astit dhe Aleksandrisë. Për disa kohë njerëzit e Seksionit kundër Drogës ishin duke mbajtur nën vëzhgim një shtetas shqiptar, sepse sjellja e tij e dyshimtë në sytë e hetuesve, mund të ishte shkak për një aktivitet të paligjshëm. Dje ai u ndalua në shtëpinë e tij, rrugës kur ecte me makinë. Në një bastisje të kryer menjëherë në rezidencën e tij, hetuesit kanë arrestuar dhe identifikuar disa njerëz të përfshirë në pozita të ndryshme, konsumi dhe trafiku të drogës. Përveç 7 kg heroine, janë sekuestruar edhe material të përdorura për paketimin e drogës. Ndërkaq, shqiptari me inicialet B.D u arrestua dhe transferua në burgun e Aleksandrisë.

nga policia dhe u shoqëruan në komisariatin nr 1. Nga mielli te zinxhirët Më 22 shtator vitit 2012, një grup ish-të përndjekurish nisën një grevë urie që çoi në vetëflijimin e disa prej tyre, ndërkohë që Lirak Bejko fatkeqësisht vdiq nga plagët e marra. Grevistët pretenduan se qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut. Por Gjergj Ndreca, një tjetër ish-i burgosur nuk ishte i panjohur për opinion shqiptar dhe policinë. Më 9 korrik 2012 ai u ngjit në monumentin e Skënderbeut në qendër të Tiranës dhe përreth 2 orë kërcënoi se do të hidhej për t’u vetëvrarë. Pak më herët, më 17 shkurt Gjergj

Ndreca u ndalua nga policia e Tiranës për goditje dhe fyerje ndaj personaliteteve të njohur politik dhe jo vetëm. Ndreca së bashku me Lirak Bejkon, më datë 16 shkurt goditën me grusht deputetin Ilir Rusmajli gjatë kohës që ky po dilte nga ambientet e Parlamentit. Vetëm 6 ditë më pas, Gjergj Ndreca raportohet të ketë goditur avokatin A. Tirana, po në afërsi të Parlamentit të Shqipërisë. Po kështu 2 javë pas incidentin me Rusmajlin ministri i Financave, Ridvan Bode, është fyer teksa po kalonte para Institutit të ish-të përndjekurve politikë pasi shumë prej ish- të përndjekurve nuk kanë marrë dëmshpërblimin e burgut që kanë bërë. Pak kohë më parë ka qenë Gjergj Ndreca

që ka qëlluar me miell makinën e Kryeministrit Sali Berisha teksa hynte në selinë e Kuvendit. Para pak muajsh ish-të përndjekurit politikë qëlluan me vezë dy makina zyrtarësh të Gjykatës Kushtetuese. Precedenti ndodhi para kryesisë së Kuvendit ku makinat me targa TR 0279 Z dhe TR 0283 Z ndodheshin të parkuara. Para disa javësh, një grup ish-të përndjekurit kanë qenë para selisë së Kryeministrisë dhe më pas janë zhvendosur para selisë së kryesisë së Kuvendit, ku kanë qëlluar me vezë mjetet e zyrtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkaq, para pak ditësh, gjatë përurimit të bustit që përkujton viktimat e komunizmit në ishbllok, pati një tjetër përplasje të tyre me policinë.

Vdekja e Krasniqit

Lirim me kusht 2 personave, hetime për vrasjen e shqiptarit ANGLI- Një burrë dhe një grua nga Brighton, të arrestuar nga policia, gjatë hetimeve mbi vrasjen e shqiptarit, janë liruar dje me kusht. Xhem Krasniqi, 31 vjeç, një shtetas shqiptar që jetonte në Kent, vdiq në spital nga një plagë plumbi të vetëm, pasi u qëllua në Hove më 18 maj. Ndërkaq, një 34-vjeçar, është arrestuar me dyshimin për konspiracion për vrasje, ndërsa një gruaja, 32 vjeçe, u arrestua me dyshimin se ka ndihmuar një kriminel. Ajo gjithashtu u la e lirë deri në 22 korrik, në pritje të hetimeve të mëtejshme. Policia në Sussex beson se incidenti pasoi një mosmarrëveshje në mes dy familjeve shqiptare.


12

« INTERVISTË

E premte 31 maj 2013 •

Teuta Koço

Sopranoja e njohur, edhe në një koncert xhazi

N Blerina Goce

ga shumica e njerëzve në Shqipëri, do të vazhdojë të identifikohet si mbesa e të madhes Tefta Tashko Koço apo si bija e Eno Koços, por Teuta Koço ka një identitet të vetin artistik tepër të formuar, përtej këtyre përcaktimeve. Sopranoja, këto ditë ndodhet në Tiranë, bashkë me vajzën e saj katërvjeçare, Ana-Rajmondën, për një koncert bashkë me të atin e saj, dirigjentin e njohur Eno Koço, i cili do të mbahet sonte në sallën e madhe të Akademisë së Arteve. Por pinjollja Koço, është plot surpriza… Për të gjithë ata që nuk e dinë, Teuta ka një përvojë interesante edhe në fushën e kinemasë. Përveç interpretimit në skenat muzikore, ajo ka interpretuar edhe për ekranin e madh, në filmin “Flauti magjik”, me regji të aktorit dhe regjisorit të njohur hollivudian, Kenneth Branagh, ku luante rolin e “First Lady”-t. Ndërsa së shpejti, në kalendarin e saj është shënuar edhe një koncert xhazi…. Për këto dhe të tjera, Teuta rrëfen në intervistën për “Metropol”. -Vini në një koncert bashkë me babain tuaj. Ç’do të thotë për ju të punoni me babain dhe ç’mund të thoni më tepër për koncertin? Projekti i fundit në Tiranë, ku kam punuar me babain, ishte përvjetori i gjyshes në vitin 2010, gati tre vjet më parë. Është përgjegjësi e madhe sa herë kthehem, që jo vetëm të mbahet një lloj standardi, por ajo çfarë sjellim, të rritet cilësisht nga viti në vit. Kjo sjell punë dhe emocionet e veta. Këtë herë ideja për koncertin u krijua në fillim me rastin e 70-vjetorit të ditëlindjs së Enos, paçka se në një fazë të mëvonshme nuk donte që kjo gjë të përhapej kaq shumë. Do të thotë se ishte e drejta e babait të zgjidhte një vepër që dhe atij i shkon më shumë, se sa mua dhe kjo është simfonia 4 e Mahlerit. Mund të them se është hera e parë që interpretohet në Shqipëri kjo vepër nga orkestra e Radios dhe rastisi që në kohën e katërt ka solist një soprano dhe kështu, në këtë pikë u futa unë. Duke dashur të mos vija thjesht me këtë numër mbushëm programin me 3 numra të tjerë që rrihnin në kuadrin e muzikës gjermane që të kishte një lloj tempi koncerti. Por ishte kryesisht dëshira e babait të luante këtë simfoni në Shqipëri dhe u plotësua dëshira me rastin e 70-vjetorit. -Shpesh identifikoheni si mbesa e Tefta Tashko Koços dhe vajza e Eno Koços. Ky është “fati” i fëmijëve që kanë parardhës të njohur. Ju në fakt si e identifikoni veten në raport me gjyshen dhe babain tuaj? Tani ia kam marrë dorën se e pranoj që në Shqipëri i tillë është stili dhe gjithmonë kështu do të rrjedhi. Mbase kur isha më e re doja të krijoja më me forcë identitetn tim, kurse tani e pranoj

se gjithë kjo lidhje e emrit me nënën dhe babanë ka anën e vet pozitive dhe të mirë që vjen me të, plus dhe anën negative që kujtohesh gjithmonë për disa të tjerë para teje. Por kam arritur në një pikë që e shijoj një gjë të tillë. Në Angli kam personalitetin tim dhe identifikohem thjesht si Teuta, me karrierën time, me interest, me miqtë e mi, pa pasur aspak parasysh lidhjet familjare. Kurse këtu në Shqipëri është tjetër gjë. -Si e “rindërtoni” me mendje portretin e gjyshes suaj, duke qenë se nuk e keni njohur së afërmi atë? Kur keni dëgjuar për herë të parë një interpretim të sajin dhe si jeni ndier? Shpesh herë jam pyetur kur e kam dëgjuar për herë të parë zërin e gjyshes dhe të them të drejtën, nuk kam memorie të këtij rasti. Nuk mbaj mend ku e kam dëgjuar për herë të parë zërin e saj, sepse u rrita me atë zë. Por vitet më kanë ofruar informacion mbi gjyshen si artiste, si edhe gjyshen si grua dhe kuptoj që ka qenë një grua po aq e fortë sa edhe elegante, tërheqëse, e talentuar, e pasionuar mbas artit të saj, si edhe e dedikuar ndaj familjes të saj të vogël, burrit dhe djalit. Shpresoj të kem marrë edhe unë pak nga ajo. Kur mendoj që vdiq dhe babai kishte moshën që ka vajza ime tani, është vërtet e hidhur. -Çfarë ruani “të çmuar” në formën e CDve, fotografive apo shënimeve të veçanta të shkruara nga vetë dora e Tefta Tashko Koços? Keni menduar të risillni para publikut interpretime të saj, ndonjë regjistrim, shënime apo botime në formën e kujtimeve? Me këto plane merret babai im, sepse ai është

shumë i ambientuar me ritmin e punës në Shqipëri dhe materialet e gjithçka ruhet nga Tefta kalon në duart e tij. Ai me pasion i ka mbledhur dhe seleksionuar. Mua nuk më ka rënë radha të merrem me një gjë të tillë. Mbase një gjë të tillë një ditë do e bëj për babanë. E di që ka CD të ribëra të Teftës, thjesht shijoj dëgjimin apo leximin e lancimeve, botimeve të këtij lloji. -Ju vetë keni interpretuar disa herë këngë të njohura si të Tefta Tashko Koços. Keni menduar të vini me një koncert apo të sillni në një të ardhme një CD ku të riinterpretoni gjithë repertorin (apo pjesën më të madhe të tij) e Teftës me zërin tuaj? Herë pas herë nëpër koncerte, unë dhe babai mundohemi të fusim gjëra që kanë lidhje me të. Në koncertin e Teftës në 2010 interpretova disa këngë të këtij lloji, deri edhe këngë popullore ndër më të popullarizuarat e saj. Nuk kemi bërë koncert vetëm me vepra të saj, se nuk kam të njëjtin zë, por në çdo koncert ka pasur një element interpretimi nga repertori i Teftës, përveç tani. -Veprimtaria juaj zhvillohet së shumti në Londër, ku jetoni, por jo vetëm. Ç’mund të rrëfeni për projekte të tjera pas këtij koncerti? Këto ditë do të kthehem në Londër dhe më 26 Qershor kam koncert recital atje. Atje do të këndoj disa cikle këngësh të ndryshëm, që nga Poulenc - Fiancailles pour rire si edhe Schoenberg Bretl Lieder. Gjithashtu do të përfshijmë arie të ndryshme operistike dhe presim të vendosim diçka nga Schubert për piano dhe violë. Pas kësaj, në Korrik, marr pjesë në festivalin Ed-

inburg të xhazit, ku do të interpretoj një pjesë me Big Band. Pastaj në Gusht filloj provat për një opera moderne në Angli, një opera moderne e shkruar nga një kompozitor në Wells. Në Dhjetor kam një koncert me “Messia” e Hendelit. Deri në Krishtlindje jam e angazhuar me këtë. -Si e shikoni Shqipërinë dhe për më tepër skenën artistike shqiptare, duke bërë krahasimin me hapësira të tjera muzikore në botë? Njerëzit janë ata që e bëjnë vendin. Në Shqipëri kam një teze, si edhe gjyshin, por përveç tyre, janë miqtë ata që bëjnë pjesën më të madhe të njerëzve që takoj. Për sa i përket skenës muzikore mund të them se artistët janë shumë të mirë, por nganjëherë më vjen keq për kushtet ku punojnë. Por në Shqipëri ka artistë të vërtetë dhe me talent të madh siç është treguar në botë. Unë kam pasur fatin të rritem në Angli që e vogël, por të tjerë që kanë dalë shumë vonë nga Shqipëria, kanë bërë hapa të mëdha falë talentit dhe punës që është dhënë nga Shqipëria. Sikur të arrijmë të nderojmë gjithë artistët që duhet nga ky vend, do të ishtë gjë e madhe. A nderohen aq sa duhen, kjo është tjetër gjë! -Duke folur për projektet tuaja thatë se krahas shumë aktiviteteve do të interpretoni edhe në Festivalin e Jazz-it në Edinburg. Cila është lidhja juaj me muzikën xhaz? Kur isha në shkollë kam kënduar me “Big Band”, orkestër fryme, tunxhi, të cilët më kanë marrë në atë kohë si soliste. Këtë gjë e kam bërë në shkollë dhe që nga ajo herë, kam pasur koncerte ku kam futur numra xhazi. Tani vjen rasti për një vepër që është krejtësisht xhaz. -Disa kohë më parë ju keni interpretuar edhe në një film, ndërkohë që keni pasur propozime edhe për projekte të tjerë filmikë. Ç’mund të rrëfeni për këto përvoja? Si e shihni veten në fushën e kinemasë? Mendoni se në ndonjë të ardhme mund edhe të përkushtoheni në këtë fushë? Dëshirën e kam të futem në këtë fushë, por nuk është e lehtë. Isha me fat që munda të marr pjesë në atë film operistik, sepse ato shanse nuk u jepen shpesh këngëtarëve klasikë. Puna ime vazhdon në kanton klassike, por po doli ndonjë ofertë tjetër në botën kinematografike, do të thosha po menjëherë. -Sa e vështirë është për një artiste, e cila është edhe nëna e një vajze të vogël të japë maksimumin në artin e saj? Çfarë mund të thoni diçka më tepër për bashkëshortin dhe familjen tuaj? Me bashkëshortin tim jemi takuar në studion e kantos, ku kam studiuar unë në Francë, pas shkollës së lartë. Ai është francez dhe në atë periudhë punonte në anën administrative të studios. Pas dy vjetësh në Francë u zhvendosëm në Londër. Tani punon në një drejtim krejt tjetër, IT për spitalet. Vajza, Ana-Rajmonda, mbush katër vjeç në fund të Qershorit. Ka ardhur bashkë me mua në Tiranë dhe kjo është hera e saj e parë në Shqipëri. U ambjentua lehtësisht dhe jam shumë e kënaqur dhe ndjehem mirë, kur e shoh të lozë në të njëjtat vende ku kam luajtur edhe unë kur kam qenë e vogël, të gjejë argëtim në të njëjat pika të Tiranës, qoftë në shkallët e pallatit, në këndin e lodrave. Më vjen mirë ta shoh në Tiranë si zë shoqe në parqet e Tiranës. Në Londër e çoj në shkollë shqipe dhe di disa fjalë në shqip. -Do të donit që vajza juaj të bëhej një soprano apo këngëtare, për të ecur në rrugën tuaj? Do të desha ta gjente vetë rrugën e saj- ka mundësi të jetë matematiciene si i ati. Po pashë prirje për muzikë, sigurisht do të investojmë në atë rrugë! -Cilët janë njerëzit që kanë ndikuar së shumti në formimin artistik tuajin? Njerëz të ndryshëm në periudha të ndryshme të jetës. Dirigjentë e mësues të ndryshëm kantoje, si edhe koha e kaluar në shtete të ndryshme me punë. Kam shijuar shumë kohën në Itali kur kam pasur punë atje. -Cilat janë gjërat që vlerësoni me tepër (apo do të donit të ndryshonit) tek vetja? Vlerësoj besnikërinë time ndaj atyre që quaj miq dhe shkathtësinë për t’u marrë me shumë gjëra të ndryshme menjëherë. Do desha të isha natyrë që i dal mbanë stresit më mirë dhe mos ta lija veten të shkoj deri në pikë të shpërthimit. Duhet gjithashtu të mësoj të klasifikoj gjërat sipas rëndësisë se nuk bëhen të gjitha menjëherë. Natyralisht jam pak dembele (paçka se jeta më ka bërë të jem gjithë kohës në lëvizje), kështu që jam më e lumtur kur jam me pushime diku, pa bërë gjë, në një vend me diell me burrin dhe vajzën.


THASHETHEMEVIP • E premte 31 maj 2013

»

13

Elona kërkon vëmendje nga djemtë e shtëpisë.

“JENI TIPIKË SHQIPTARË”

ur banorët ndodheshin të gjithë në K dhomën e gjumit dhe po diskutonin me njëri-tjetrin, Shpendi e ka pyetur

Elonën nëse e ka problem që po qëndron në shtëpi me tre meshkuj. Elona i është përgjigjur që e ka pak problem sepse kanë sjellje ndryshe nga meshkujt francezë dhe këtu bëhet diferenca. Shpendi e ka pyetur se çfarë duhet të bëjnë që të ndihet mirë. Elona është shprehur që i vetmi që po tregohet pak më i kujdesshëm ndaj saj është Shpendi. Iliri me Anaidin kanë reaguar duke i thënë se pse mendon kështu se edhe ata janë sjellë mirë. Anaidi ka ndërhyrë dhe ka thënë që Elona me Ilirin nuk flasin dhe kjo është një gjë që e kanë zgjed-

hur vetë dhe në momentin që ai rri me Shpendin, ajo ndihet vetëm duke qenë se s’ka komunikim me të. Elona i ka thënë se nuk ka të bëjë ajo gjë që thotë Anaidi. Sipas Anaidit, ai është treguar shumë i sjellshëm duke i bërë lëngun e frutave në mëngjes e duke u përpjekur ta bëjë të ndihet mirë. Më pas djemtë, të prekur në sedër tashmë, kanë krahasuar sjellien e meshkujve shqiptarë me ata francezë në formë shakaje. Pasi qeshën me shakatë e njëri-tjetrit, Shpendi i ka shpjeguar Elonës se edhe në fund të botës t’i çojnë, po të njëjtët do të mbeten, sepse kështu janë mësuar. Anaidi është ndier disi i “ofenduar”, duke thënë se e ka mbajtur si nuse dhe ajo nuk është e kënaqur. Më

pas Anaidi e ka pyetur Elonën se nëse do të ishin tre meshkuj francezë në vendin e tyre, ku do të ishte ndryshimi. Sipas Elonës, ndryshimi është në sjellie dhe ajo e ka theksuar që përveç Shpendit që është më ndryshe, Iliri me Anaidin janë tipikë meshkuj shqiptarë. Anaidi e ka ngacmuar duke i thënë që kur ishte Rikja, nuk i kishte këto pretendime. Elona është shprehur se kur ishte Rikja dhe Eldora, ishin tre vajza dhe tre djem dhe nuk ndihej shumë diferenca. Anaidi ka bërë shaka duke thënë se ai i ka gatuar Elonës,është kujdesur për të dhe kur vjen puna, ajo vlerëson Shpendin. Të katërt banorët kanë qeshur me të madhe me ato që ka thënë Anaidi.

Bjordi bëhet regjisor i Noizyt dhe aktor te klipi i Albërie Hadërgjonajt Iliri për Anaidin: “I fut hundët aty ku nuk i takon”

Zajmina

REKLAMON PJESËT E TRUPIT

Nuk nënkuptojmë karakterin e saj njerëzor kur shprehemi kështu, por i referohemi kësaj fotoje, të cilën këngëtarja Zajmina Vasjari e ka postuar vetë në rrjetin social. Nuk i duket fytyra fare, por kjo… pak rëndësi ka për atë. Mbase ka dashur të reklamojë më shumë këmbët seksi para pasqyrës, sesa fytyrën, por ajo çfarë mësojmë lidhur me këtë fotografi është se në këtë moment këngëtarja po rregullohej për xhirimet e klipit të shtunën e kaluar. Ndërsa, së shpejti pritet që të lançohet klipi “Ushtarak” në televizonin BBF dhe në internet, fansat presin dhe foto të tjera të Zajminës.

B

jordi Mezini, djali simpatik që u bë i njohur te “Big Brother 2”, gjithnjë ka shprehur dëshirën e tij për t’iu përkushtuar botës së filmit dhe regjisë. Me sa duket, tani ka ardhur momenti që ai ta materializojë këtë dëshirë. Pak ditë më parë, ai ka qenë i angazhuar në një projekt shumë serioz, siç është regjistrimi i klipit të ri të këngëtarin hip-hop, Noizy-t. Bjordi ka marrë përsipër të bëjë regjinë e klipit, së bashku me mikun e tij, regjisorin e “Pop Channel”, Erion Bubullima. Kënga “No worries” pritet të jetë suksesi i tij i radhës. Kësaj here ai vjen për dashamirësit e muzikës së tij me një temë sociale. Ai shfaqet si djali i lagjes, i cili prek përditë hallet e fqinjëve të tij dhe i fton politikanët që të vijnë edhe ata në lagjen e tij të shohin se ç’ndodh.

Luzja e

‘Portokallisë’ bëhet modele

Është tetë vjet më e madhe se i dashuri i saj, dhe kjo nuk i pengon aspak, madje flitet se dashuria e tyre është në hapa të sigurt. E kemi fjalën për aktoren më të dashur të “Portokallisë’ e njohur me personazhin Luzja, por që në fakt ajo quhet Renada Caci. Në këtë foto që shihni realizuar përkrah të dashurit të saj të ri, një prezantues dhe balerin i njohur në Shqipëri, Klinton Zeqiraj, aktorja duket sikur një modele, madje konkurron edhe të dashurin e saj, i cili është mësuar me ‘fotoshoting’.

Noizy ka prekur një plagë të rinisë së sotme, siç është varësia nga droga dhe plot probleme të tjera. Edhe klipi thuhet se është realizuar në lagjet periferike të Tiranës, me qëllim që të sjellë në mënyrë sa më të prekshme atmosferën dhe tematikën e këngës. Jemi kuriozë të shohim dhe dëgjojmë këngën e re të Noizy-t, ku nuk mungojnë edhe sharjet me zhargonin e rrugës, por jemi gjithashtu kuriozë të shohim punën e Bjordi Mezinit si regjisor, duke i uruar që të ketë rrugë sa më të gjatë. Bjordi gjithashtu ka qenë pjesëmarrës edhe në një projekt tjetër, që është klipi i këngës “Ndarja”, me të cilën këngëtarja Albërie Hadërgjonaj konkurron në “Top fest”. Kësaj here Bjordi është zgjedhur për të bërë aktorin, së bashku me një vajzë të re. Të dy ilustrojnë tekstin e këngës, e cila flet për ndarjen e një çifti. Klipi do të dalë kur të mbarojë “Top fest”.

Të ulur në lulishte në shtëpinë e Big Brother, Anaidi e ka pyetur Elonën se sa i njeh ajo tre djemtë, përkatësisht Shpendin, Ilirin dhe Anaidin. Elona i është përgjigjur se Shpendin e njeh mirë sepse ka diskutuar disa herë me të, Ilirin deri diku për gjërat që ka treguar për veten dhe jetën e tij, ndërsa për Anaidin nuk është se ka shumë informacion. Pasi Anaidi ka nisur ta testojë Elonën duke i bërë pyetje në lidhje me Shpendin për të parë nivelin e informacionit që ajo ka, ai bën habi se si ka mundësi që ka tre muaj në shtëpi dhe për disa prej banorëve nuk di asgjë. Elona e ka pyetur Anaidin se çfarë do të thotë me këtë që nuk di gjëra për banorët: që nuk është treguar e kujdesshme më ata që ka pasur afër vetes?! Anaidi e ka pyetur mos ka ndikuar fakti që nuk flet për jetën e saj private dhe nuk ka dashur t’i pyesë banorët, sepse ka pasur frikë mos bëjnë edhe ata të njëjtën gjë me të. Elona i është përgjigjur se është pak e kujdesshme në lidhje me jetën private dhe nuk do që t’i ngacmojë njerëzit për një gjë, që ndoshta nuk kanë dëshirë për të folur. Ajo shton që nuk mund të kesh të njëjtin interes për secilin banor dhe varet edhe nga afrimiteti e shumë gjëra të tjera. Anaidi ka vazhduar të këmbëngulë që nëse nuk i ka interesuar jeta e banorëve, çfarë është ajo gjë që i intereson. Sipas Elonës, secili ka gjykimin e tij dhe nuk mund ta gjykojë askush tjetrin. Ajo ka sqaruar se nuk ka dashur t’i prekë njerëzit te jeta private dhe prandaj nuk ka dashur të ndërhyjë dhe nuk ka asnjë arsye tjetër veç kësaj. Anaidi më pas e ka pyetur Elonën në mënyrë të drejtpërdrejtë, se cila është gjëja që ajo mendon se e solli në finale. Sipas Elonës, ajo ka qenë një femër e palëkundur dhe kjo është ajo që e ka sjellë deri këtu dhe nëse do kishte qenë një femër e lëkundshme, do të bënte sikur nuk ka ndodhur asgjë me Ilirin, për “ta mbajtur mirë” me të. Më pas Elona ka diskutuar me Ilirin dhe i ka thënë se ai iu fut një situate që as vetë nuk e dinte ku do e çonte, por është shumë e lumtur që sot nuk e ka në krah, por e ka përballë, sepse ai është nga ata që ia fut personit që ka më afër. Edhe Iliri i ka thënë Elonës, se kjo është Elona e vërtetë, se ajo që ka qenë ishte komplet fals. Megjithatë, Iliri ka shtuar se të gjitha padrejtësitë që i janë bërë Elonës në shtëpi i janë bërë nga Anaidi dhe Joana, sepse Joana nuk e pranonte dot faktin që Rikja nuk e pëlqente Anaidin. Në lidhje me raportin Anaid-Joana, Iliri është shprehur se Joana e shikonte Anaidin si mashkullin e saj, ndërsa ai e shihte Joanën si konkurrente dhe gjithnjë e ka ndihmuar nëpër debate, sepse ajo e vetme nuk ja dilte. Anaidi ka treguar se ka ndërhyrë aty ku mendonte se ka pasur të drejtë dhe është tërhequr kur nuk ka pasur. Ai ka shtuar më tej se nuk ka ndërhyrë deri ku e ka parë të arsyeshme, por kur e ofendonin, normalisht që do të ndërhynte. Iliri i ka thënë që me këtë veprim, ai ka futur hundët aty ku nuk duhet, duke u përfshirë në situata që nuk kanë të bëjnë me të. Sipas Ilirit, edhe pse kjo është java e fundit e “Big Brother”, nuk e dimë se kush ka qënë kush akoma.


14

« GOSSIP

Liam Hemsworth zyrtarizon ndarjen nga Miley Cyrus Pas shumë spekulimeve për ndarjen mes Miley dhe Liam, ka qënë vetë ky i fundit i cili ka zyrtarizuar dhënjen fund të lidhjes me Miley, edhe pse ata vazhdojnë të jetojnë në të njëjtën shtëpi në Los Angeles, por flejnë në dhoma të ndara. Çifti ka qënë bashkë për katër vjet, por romanca e tyre ka pësuar tronditje që në Shkurt, me shfaqjen e xhelozisë nga ana e Miley për miqësinë e ngushtë që kishte Liam me aktoren January Jones. Liam ka qënë i shtyre edhe nga vëllai i tij Chris, për t`i dhënë fund lidhjes me Miley, pasi mendonte se nuk ishte një marrëdhënje e shëndetshme. Miley ka akoma unazën e fejesës të Liam, por nuk dihet nëse ai do ja kërkojë t`ia kthejë përsëri atij.

E premte 31 maj 2013 •

Takat e larta

nuk e deformojnë thembrën

Jessica Simpson martohet së shpejti Dy herë ka anulluar martesën për shkak të dy shtatzanive të saj të papritura, por tani burime të afërta me çiftin konfirmojnë se së shpejti do të ketë një kurorëzim të dashurisë mes Jessicas dhe Eric Johnson. Jessica i`u ka treguar miqëve të saj se dëshiron të martohet pak muaj para se të lindë fëmija i saj i dytë. Ajo pritet të sjellë në jetë fëmijën dita ditës dhe kjo do të thotë se ka një motiv shumë të madh për Jessican të humbë kile menjëherë pas lindjes për të qenë një nuse e adhurueshme. Ky është një moment që po e presin të dy me padurim, thotë burimi, ku Eric i është dashur më shumë se dy vjet për të thënë ‘Po’, në altar.

S

humë femra do të pajtoheshin me shprehjen “bukuria dhemb”. Por, edhe përkundër të gjithave, shumë femra nuk mendojnë në çmimin që do ta paguajnë, pasi e kanë më të rëndësishme që të duken bukur, të tërheqin vëmendje dhe të mbajnë një dozë të mirë të vetëbesimit. Femrat kënaqen në gjithçka dhe nuk mërziten aspak nga fakti se make up-i mund ta dëmtojë fytyrën, se me hekurosje dhe fenirim flokët thahen, po as për bindjen e njohur se taket e larta deformojnë thembrat. Por, bindja e fundit nuk është edhe aq e vërtetë. Njëherësh shkencëtarët vërtetojnë se taket e larta nuk janë fajtorët për deformimin e gishtërinjve apo thembrave. Sigurisht që taket e larta mund ta përkeqësojnë gjendjen e gishtave të lakuar të këmbës, por sipas teorisë shkencorë e cila është bazuar në hulumtimet mbi 1000 persona të rritur, kanë ardhur në përfundim se deformimi i thembrës është shumë shpesh i trashëguar. Kjo donë të thotë se arsyeja për këtë problem të dhimbshëm dhe të pakëndshëm, nuk janë taket e larta, por fajtori kryesor janë gjenet.

Swift me parfum “personal” Taylor Swift thotë se aroma e saj e tretë, Taylor by Taylor Swift, është reflektimi më i mirë i shijes së saj personale. Këngëtarja thotë se parfumi i saj i ri është më i pjekur se ato të mëhershmit, dhe beson se kombinimi i aromave të luleve, frutave dhe drurit, reflekton në mënyrë të përkryer stilin dhe personalitetin e saj. “Është një miks i shumë gjërave: është i ëmbël, i sofistikuar, ju josh brenda. Është vërtet mënyra ime e përkthimit të klasikes në moderne në një parfum”. “Dy aromat e mia të para ishin disi më përrallore, por kjo është një aromë më e stilit tim, andaj doja t’i jap një emër më personal”, ka thënë Swift.

Lamborghini sfidon Bugattin

Beyonce mosmarrëveshje me H&M Beyonce ka urdhëruar udhëheqësit e “H&M” që të largojnë fotografitë për reklamën e tyre, pasi që sipas saj, ata përmes fotoshopit kanë dëmtuar linjat e saj trupore. Bukuroshja kishte zbuluar se fotografitë për reklamë ishin “prekur” nga fotografët dhe ka insistuar se vetëm fotografitë natyrale do të përdorën. “Kur Beyonce zbuloi se fotot ishin edituar fotografitë, ajo u ‘çmend’”, ka thënë një burim për The Sun. “Ajo është një div e vërtetë dhe ishte nervozuar shumë kur ata nuk e kishin përfillur. Njerëzit e saj refuzuan t`ua japin fotografitë, kështu H&M ishin të detyruar të përdornin fotografitë origjinale”, shtoi ai. Marka e njohur e veshjeve bëri të ditur kohë më parë se këngëtarja, 31 vjeçare, do të ishte fytyra e koleksionit verë 2013 dhe deri më tani ajo është paraqitur vetëm në bikini. Zëdhënësi i H&M pranoi se ka pasur “diskutime” për fotografitë dhe konfirmoi se fotografitë e publikuara nuk ishin doktoruar. “Ashtu si për reklamën, ka pasur diskutime edhe për fotografitë që do të shfrytëzoheshin. Tani, edhe ne edhe ajo jemi të kënaqura me rezultatin përfundimtar”, tha ai.

L

amborghini Aventador është një nga makinat më sportive prezantuar ndonjeherë ne tregun e makinave. Një makinë e cila prezanton të gjithë zhvillimin e saj falë motorit V12 dhe dizajnit. Përpara disa viteve u prezantua mitikja Countach, dyert e të cilës hapeshin nga lartë ndryshe nga sa ishim

mësuar më parë. Por tani duket se specialistet kanë vënë dorë për ta bere akoma me te “keqe” këtë supermakinë ekstreme. Bëhet fjalë për Autoproject-D- DMC, të cilët kanë realizuar një Aventador akoma më të keq se seritë e mëparshme. Me ngjyrë të zezë, kjo Lambo është shumë e keqe për shkak të

aerodinamikës së pjesës së përparme por edhe të pasme. Prapa ulëseve, Lamborghini V12 krenohet me një fuqi motorike e cila shkon në 900 hp, e cila në krahasim me versionin standard është 200 hp më tepër. Kjo makinë shihet si një sfiduese e Bugatti Veyron e cila ka shënuar rekord në rrugë.


GOSSIP • E premte 31 maj 2013

»

15

GISELE

BUNDCHEN

DEMONSTRON TRUPIN PERFEKT PËR VOGUE BRAZIL Leonardo DiCaprio me të dashur të re

Emma

Watson:

Bëhet fjalë për të dashurën e tij më të re Toni Garrn, një nga modelet e Victoria Secret, me të cilën Di Caprio është parë në aeroportin e Francës. Lajmet janë përhapur se çifti ka filluar një lidhje bashkë, para se Leo të lëvizte në Ibiza dhe më pas në Itali. Me sa duket aktori ka një preferencë për modelet e victoria Secret, pasi Toni është modelja e katërt me të cilën është lidhur Di Caprio. 20-vjeçarja Toni është një nga emrat e një prej firmave të njohura të veshjeve intime ANGELS. Leonardo ka qënë i pranishëm në Festivalin e filmit në Kanë, për të prezantuar filmin e tij të ri The Great Gatsby.

S’kam besim tek vetja

Është bërë e famshme në moshë shumë të vogël falë sagës ‘Harry Potter’, por tashmë Emma Watson po mundohet të “shkëputet” nga roli i Hermionës dhe të nisë një karrierë normale. 23-vjeçarja deklaroi në një intervistë për revistën ‘Rookie’ se do e ketë shumë të vështirë të çajë në kinematografi: “Më duket sikur do vijë dita që dikush do të më thotë që nuk bëj për këtë punë dhe se nuk meritoj asgjë nga ato që kam arritur.” Watson zbuloi se kur po xhironte skenat e filmit të fundit të sagës ‘Harry Potter’ kishte humbur besimin si aktore: “Nuk kisha më besim tek aftësitë e mia. Tani që kam interpretuar në dy filma të tjerë ndihem shumë më mirë.” Aktorja britanike ka qenë në Kanë gjatë këtij muaji për promovimin e filmit të saj më të ri ‘The Bling Ring’, i bazuar në historinë e vërtetë të një bande banditësh adoleshentë, të cilët kanë vjedhur shtëpi VIP-ash si Paris Hilton, Orlando Bloom, Lindsay Lohan dhe Megan Fox.

S

upermodelja Gisele Bundchen, e cila është coveri në revistën Vogue Brazil, për muajin Qershor, ka treguar linja perfekte edhe pse ka vetëm dy muaj që ka lindur. Është e vështirë të besohet që bukuroshja Gisele bashkë me bikinin e saj perfekt është nënë e dy fëmijëve. Fotoshoting është realizuar nga Mario Testino, i cili ka mbetur i mahnitur nga format perfekte të Gisele, të cilës i ka propozuar që të bëjë edhe tetë editoriale të tjera. Së fundmi ajo ka punuar edhe për një fushatë të Chanel, ku fotografitë janë realizuar po nga Mario Testino.

Cameron Diaz në lidhje me Elon Musk?

Belen Rodrigues debuton si stiliste Një mama e re por dhe biznesmene. Belen Rodrigues ka prezantuar koleksionin e saj të parë si një stiliste. Show-girl-ja argjentinase e ka quajtur markën “!m?perfect”. pranë saj në prezantim nuk mungonte dhe i dashuri, Stefano De Martino.

Cameron Diaz ka pak kohë që ka treguar një afrimitet me bilionerin Elon musk. Ajo është takuar për herë të parë me Elon pasi ka blerë një makinë sportive për një mikun e saj nga kompania e Elon dhe prej atëhere çifti është takuar rregullisht. Sipas burimit Cameron është nja fanse e madhe e Elon, por nga ana tjetër edhe ai mendon se Cameron është e mrekullueshme. Ai personalisht i shiti asaj një Tesla në fillim të vitit, dhe prej atëher ka patur një flirtim mes tyre. Besohet se gjërat mes tyre duken të jenë serioze. Elon, pasuria e të cilit shkon 4.5bilionë$, ka qënë i martuar dhe divorcuar dy herë.


16

« BOTA

E premte 31 maj 2013 •

D

eri në fund të majit Presidenti francez dhe Kancelarja gjermane do të paraqisnin propozimet e përbashkëta për të thelluar Bashkimit Monetar. Por kjo nuk është ende. Një fazë e re megjithatë ka nisur mes tyre. Ata buzëqeshin, bëjnë shaka dhe theksojnë shpesh ngjashmëritë. Në samitin e BE-së në Bruksel para pak ditësh, apo me rastin e festimeve të 150-vjetorit të PSD. Kancelarja konservatore dhe Kryeministri socialist sillen jashtëzakonisht miqësorë me njëri-tjetrin. Atmosfera në marrëdhëniet gjermano-franceze është sot me sa duket më e mirë se gjatë muajve të parë të ftohtë të presidencës socialiste në Paris. Vëzhguesit e kishin parashikuar që para zgjedhjeve se Hollande i matur dhe pragmatik mund të bashkëpunojë ndoshta më mirë me Angela Merkelin se sa paraardhësi i saj të hedhur dhe impulsiv Nicolas Sarkozy. Dhe megjithatë, marrëdhëniet ndërmjet dy qeverive nuk janë shumë, shumë të mira me gjithë miqësinë. Idetë mbi ardhmen e Evropës janë shumë të ndryshme dhe shumë dramatik është zhvillimi i raporteve të forcave. Franca është dobësuar shumë ekonomikisht dhe kështu edhe politikisht, ndërsa ndikimi gjerman në Evropë rritet në mënyrë konstante. Nëse ekonomia franceze para një dhjetëvjeçari ishte në një nivel me atë gjermane, ajo tani nuk ecën me të njëjtin ritëm. Deindustrializimi dramatik shoqërohet nga një papunësi më e lartë se kurrë më parë në Francë. François Hollande e mori drejtimin në kushte shumë të vështira, ai i premtoi elektoratit se nën drejtimin e tij do të jetë menjëherë gjithçka më mirë. Por një vit pas zgjedhjes së tij ai ka 322.000 të papunë më shumë. Kriza më e rëndë Për krizën në Evropë dhe në vendin shumë socialistë francezë fajësojnë masat e kursimit të vendosura nga Gjermania. Dhe në të vërtetë Kancelarja gjermane frenon herë pas here iniciativa politike të Hollande: në çështjen e një bashkimi të borxhit në Evropë, apo në lidhje me rolin e ri të Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Një gjë është e sigurt: Angela Merkel nuk dëshiron momentalisht bashkimin e borxhit dhe as një BQE politike, apo programe afatshkurtra investimesh. Ajo është e bindur se Franca si partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë do ta marrë veten vetëm me ndihmën e një reforme të gjërë strukturore, një reforme si ajo që organizoi paraardhësi i saj Gerhard Schrëder në vitin 2010. Edhe pse Hollandes ka vlerësuar disa herë kohët e fundit reformat e shtetit social të kancelarit socialdemokrat gjerman, një program i ngjashëm reformues nuk duket ende në horizont në Paris. Përkundrazi, francezët e perceptojnë Presidentin e tyre si një hezitues pa autoritetin e duhur, politika e të cilit është e pavendosur dhe kontradiktore. Rënia e autoritetit duket edhe në mediet franceze, që e paraqesin Presidentin si “Monsieur faible” (“zotëria i dobët) dhe në të njëjtën kohë theksojnë rolin e padiskutueshëm udhëheqës të Kancelares në Evropë. Kështu rritet trysnia, sidomos nga partia e tij, që ai të “japë” më në fund dhe të mundësojë një ndryshim politik majtas në Francë dhe në Evropë. Nervozitetin në kampin socialist në Paris e tregon debati në lidhje me kongresin e socialistëve për poli-

MERKEL-HOLLANDE

Një marrëdhënie e vështirë Ata buzëqeshin, bëjnë shaka dhe theksojnë shpesh ngjashmëritë. Në samitin e BE-së në Bruksel para pak ditësh, apo me rastin e festimeve të 150-vjetorit të PSD. Kancelarja konservatore dhe Kryeministri socialist sillen jashtëzakonisht miqësorë me njëri-tjetrin. Atmosfera në marrëdhëniet gjermano-franceze është sot me sa duket më e mirë se gjatë muajve të parë të ftohtë të presidencës socialiste në Paris

tikën evropiane në mes të qershorit. Në një dokument të brendshëm denoncohet “patundshmëria egoiste” e Kancelares gjermane. Ndërkohë pasazhet, që akuzonin Gjermaninë janë hequr, por zemërimi ndaj politikës së kursimit të Kancelares nuk njeh kufi tek shumë socialistë. Koncepte të ndryshme për të ardhmen e Evropës janë ato, që bllokojnë deri tani një iniciativë për të cilën është rënë dakord më parë. Edhe pse Merkel und Hollande në festimet për 50 vjetorin e traktiatit të Elizesë deklaruan se deri në fund të majit do të përpilojnë propozimet e përbashkëta për të ardhmen e bashkimit monetar, ato nuk kanë për t’u bërë në kohë. Negociatorët nuk kanë mundur të bien dakord der tani. Gjermania gëzon në të gjithë botën prestigjin më të lartë. Para së gjithash Franca dhe Anglia e vlerësojnë RFGJ - e këtë gjermanët vetëkritikë e kanë të vështirë ta kuptojnë. Lista e paragjykimeve kundër gjermanëve është e gjatë. Krahas klisheve pa zarar, që prej shpërthimit të krizës së euros Gjermanisë i duhet të luftojë edhe kundër paragjykimeve të vjetra politike: gazetat e huaja e paraqesin Kancelaren Merkel me mustaqe Hitleri ose me helmetë me majë prusiane, për të shprehur pakënaqësinë ndaj politikës së kursimit të Kancelares. Kjo në një kohë kur imazhi i Republikës Federale Gjermane është shumë më i mirë se mendohej, siç tregon një studim i transmetuesit britanik BBC. Rreth 26.000 vetë në 25 vende në të gjithë botën u pyetën për mendimin e tyre për 16 vende dhe për BE. Rezultati: 59 për qind e të pyeturve e vlerësuan ndikimin e Gjermanisë si “kryesisht pozitiv”. Kështu, në bazë të këtij studimi, Gjermania zë vendin e parë, e ndjekur nga Kanadaja dhe Britania e Madhe. Vendet e fundit në studim i zënë Irani dhe Pakistani. Po pse janë kaq të mira rezultatet për Gjermaninë? Për shkaqet vetëm mund të spekulohet, thotë Sam Mountford, drejtor i GlobeScan, në bisedë me Deutsche Wellen. Instituti i studimit të opinionit e kreu studimin i ngarkuar nga BBC. “Ajo që mund të themi, është se vendet, të cilat kanë arritur rezultate të mira në studim janë të pasura, stabile dhe demokratike”. Nga anketimet e kaluara njihet se është para së gjithash ekonomia e fortë e Gjermanisë që i siguron Gjermanisë nota të mira. Veçanërisht e preferuar është Gjermania në Evropë. Kështu, 81 për qind e francezëve dhe 78 për qind e britanikëve kanë mendim të mirë për Gjermaninë. Vetëm Greqia e tronditur nga kriza bën vlerësim negativ. Edhe në Indi e në Pakistan, preferenca për Gjermaninë është mesatare. Para së gjithash të tërheqin vëmendjen notat e mira nga Anglia, sepse edhe dekada pas Luftës së Dytë Botërore Gjermania shihej si me dyshim në Mbretërinë e Bashkuar. Por ndryshimi i qendrimit mund të vihet re edhe pavarësisht nga anketimi i BBC-së. Kështu, gazeta bulevardeske “Sun” përmendte në fillim të vitit dhjetë shkaqe, se pse duhet të duhet Gjermania: krahas topmodeleve Claudia Schiffer dhe Heidi Klum, gazeta vlerësonte edhe markat gjermane të automobilave, Audi, VW dhe Mercedes, festën e birrës në tetor dhe Boris Beckerin, që ka fituar disa herë turneun e tenisit në Wimbledon. Për Mountford përmirësimi i imazhit është para së gjithash i natyrës ekonomike: “Britanikët shohin stabilitetin, që Gjermania mund t’i ofrojë Eurozonës. Dhe ai është edhe në interesin e Britanisë së Madhe”.


BOTA • E premte 31 maj 2013

N

jë, asnjë, njëqind mijë: El Cid, campeador, siç e përshkruan Vitangelo Moscarda protagonist në romanin e Pirandellos, i shpëton çdo lloj klasifikimi. Për legjendën, ai ishte heroi i Ripushtimit, dëbimi i “murëve” nga tokat spanjolle. Për propagandën e diktatorit Francisco Franko, në vitet nëntëqind, ishte një model i nacionalizmit, besnikërisë ndaj atdheut dhe devotshmërisë ndaj familjes. Kinemaja e ka përjetësuar me një film kolosal shumë të njohur, interpretuar në vitet gjashtëdhjetë nga Charlton Heston dhe Sophia Loren. Që në Mesjetë emri i tij qarkullonte në sheshet, në gojë të rrëfimtarëve dhe poetëve. Veprat e Rodrigo Diaz de Vivar, i thirrur El Cid campeador (“Zotëria kampion i artit të luftës”) hynë në legjendë përpara vdekjes së tij, pikërisht në fundin e shekullit (1099). Por a ishte vërtetë një hero i panjollosur i krishtërimit, siç e thotë tradita? Apo ishte më shumë një mercenar në shërbim të atij që ofronte më shumë, siç thonë studiues të ndryshëm? Për amerikanin Richard Fletcher, një prej historianëve më të mirë të Spanjës dhe biograf i El Cid nuk ka dyshime: “Në kohën kur jetoi Rodrigo nuk mund të flitej për ndjenjë kombëtare, për kryqëzatë apo për ripushtim të Spanjës nga mbretërit e krishterë. Vetë Rodrigo ishte i gatshëm të luftonte në krah të myslimanëve kundër të krishterëve dhe e anasjellta. Nuk i përkiste askujt dhe luftonte vetëm për llogarinë e tij. Domethënë, një mercenar”. Atëherë, si mund të shpjegophet popullariteti i tij? I pari që transformoi në legjendë veprat e tij ishte një poet anonim që pak kohë pas vdekjes së Rodrigos i dedikoi atij një poemë epike: “Il Cantar de mio Cid”. 3730 vargje që e përshkruanin si një kalorës fisnik dhe bujar, i gatshëm të luftonte për parimet e tij me kurajë dhe shpirt drejtësie. Për më tepër, një baba familje, i ndarë mes mbrojtjes së parimeve të krishterë dhe dashurisë për gruan dhe fëmijët, me sfond një Gadishull Iberik të ndarë mes principatave të vogla në luftë mes tyre në veri dhe kalifatit të fuqishëm të Al Andalus në jug. Për të, historianët dinë se lindi diku rreth vitit 1046 në Vivar, një fshat pranë Burgos në Spanjën jugore dhe që u afrua në oborrin e Mbretit të Kastijës Ferdinandi I, për t’u arsimuar dhe marrë mësime kalorësie ashtu si bijtë e fisnikëve. Emri i tij nisi të qarkullojë atëherë kur pasi u emërua oficer mbretëror i oborrit kastilian, morti pjesë në luftën që shpërtheu pas vdekjes së mbretit në 1065. Ata që luftonin për territoret e Kastijës ishin katër bijtë e sovranit të vdekur: Alfonso VI, Garcia, Urraca dhe Sancho II. Që në fillim krahu i djathtë i Sancho II, pas vdekjes së këtij Rodrigo hyri në rrugën e përplasjes me Alfonson VI, mbretin e ri që sapo kish

EL CID

»

17

Ripushtuesi Që në Mesjetë emri i tij qarkullonte në sheshet, në gojë të rrëfimtarëve dhe poetëve. Veprat e Rodrigo Diaz de Vivar, i thirrur El Cid campeador (“Zotëria kampion i artit të luftës”) hynë në legjendë përpara vdekjes së tij, pikërisht në fundin e shekullit (1099). Por a ishte vërtetë një hero i panjollosur i krishtërimit, siç e thotë tradita? Apo ishte më shumë një mercenar në shërbim të atij që ofronte më shumë, siç thonë studiues të ndryshëm?

ardhur nga mërgimi. Në fakt Alfonso kishte një obsesion: ai kish frikë se El Cid synonte që t’i merrte kurorën e Kastijës. Kështu nisin përpjekjet për afrim: fillimisht e lidhi me shtëpinë mbretërore duke i dhënë si bashkëshorte mbesën e tij, Jimena. Më pas ia hoqi detyrën e oficerit mbretëror, duke ia dhënë atë një rivalit të tij. I pakënaqur, i mbështetur edhe nga oborri që e kish zili Rodrigon për arritjet e tij, e dëboi në mërgim me një akuzë pak të qartë: grabitje të parave të shtetit apo, sipas disa burimeve, për faktin që kish kryer një fushatë ushtarake të paautorizuar. Ishte viti 1081. Për campeadorin filluan presë vite të gjatë në mërgim. Megjithatë, nuk u shndërrua në një kalorës të vetmuar alla Don Kishot. Ai zhvendosej, siç ndodhte atë kohë, me një sërë shërbëtorësh dhe vasalësh. “Për një luftëtar aristokrat të shekullit XI, një periudhë në mërgim ishte diçka që duhej të pritej”, shpjegon Fletcher në biografinë e tij për El Cid. “Ashtu si për një disi-

dent sovjetik të shekullit XX pritej që të kalonte disa kohë në gulag”. Nëse mundësitë për të shkuar në mërgim ishin të mëdha, ato të kalimit në shërbim të një zotërie mysliman ishin shumë të ulëta. Në këmbim të strehimit dhe një page të rregullt, Rodrigo kaloi nën urdhërat e një princi arab në Saragozë, Ahmad al-Muqtadir, aleat i mbretërisë së Kastijës. Përveç pagës, campeadori siguroi edhe disa klauzola shtesë jo të vogla: të drejtën për të shitur apo siguruar në një vend në qytet të ardhurat nga sulmet e tij ushtarakë; të mira për njerëz dhe kafshë të ushtrisë së tij personale; pronësinë e disa rrethinave për vete dhe vasalët e tij, ku të qëndronin në kohën kur nuk ndodheshin në luftime. Pasi mori këto garanci, në qeverisjen pasardhëse të djalit të al Muqtadir, El Cid e rriti pushtetin e tij deri kur u emërua komandant suprem i ushtrisë. Dallimet e fesë në atë kohë nuk ishin një pengesë për karrierën, qoftë kjo edhe ushtarake.

Në themel të famës së El Cid, përveçse ambicies së madhe dhe aftësive të jashtëzakonshme diplomatike, ishte edhe një dije e rafinuar e zanatit të armëve. Legjenda thotë që, përpara çdo beteje, Rodrigo i mblidhte vasalët e tij për të bërë një brain storming, një lloj shkëmbimi idesh që i jepte mundësinë çdo gjenerali të shprehte mendimin e tij. Madje thuhet se në këto raste lexoheshin edhe klasikët e artit ushtarak grek dhe romak. Dhe në fund, strategjia ishte shpesh ajo e “luftës psikologjike”: një ngacmim nervash i armikut, që lihej sa më shumë të ishte e mundur me idenë e pritjes së një sulmi, deri në një ofensivë të papritur të paraprirë nga manovra diversive. Ndërkohë që vlerësimet e Cid rriteshin Gadishulli Iberik u përfshi nga pushtimi i Almoravidëve, një dinasti berbere nga Maroku që u thirr në vitin 1086 nga princërit e reinos de taifas për t’iu kundërvënë përparimit të të krishterëve. Sipas versionit nacionalist të historisë, në këtë pikë Rodrigo u vu hapur në mbrojtje të fesë kristiane. Dhe që, i thirrur prej mërgimit nga Alfonso VI, ai shkoi në Kastijë. Por, ajo që e bindi mbretin për të thirrur menjëherë campeadorin ishte humbja në betejën e Al Zalaqa,

në Estremadurë. Në fakt, falë aftësisë luftuese të Rodrigos në dy vitet e mëvonshëm territoret myslimanë të Albarracin dhe Alpuente u shndërruan në taksapagues të kurorës së Kastijës, duke mos lejuar që qyteti strategjik i valencias të binte në duar të armikut. Dhe në Valencia, El Cid do të kurorëzonte ëndrreën e një jete: të kishte një mbretëri të tijën. Por i duhej ta pushtonte me forcë. Pasi mori vesh që guvernatori i Valencias kishte vdekur, Rodrigo u nis drejt qytetit në krye të një ushtrie të përzier arabo-kristiane. Sulmi nisi në 1092. Valencia, me pamje në det nuk ishte e lehtë të merrej. Por me një strategji fituese – tërheqja në fushë të hapur e armikut falë një prej manovrave diversive – dy vite më vonë campeadori ia doli mbanë. Jo vetëm i demonstroi botës së krishterë se Almoravidët nuk ishin të pamposhtur, por edhe në imagjinatën e gjysmës së Evropës u shndërrua në një simbol të Krishtërimit. Në Valencia, Rodrigo qeverisi në emër të Alfonso VI, por në fakt kishte autonomi të plotë: krijoi aleanca edhe me arabët dhe përforcoi lidhjet me martesa diplomatike. Në vitin 1099 martoi dy bijat: njërën me Raimondin III, kont që sundonte në Barcelonë

dhe tjetrën me Ramiron, një prej fisnikëve më në zë në mbretërinë e Aragonës. Në të njëjtën kohë vazhdoi të blejë në fshatrat e mbretërisë, për të siguruar ushqime, grurë, mish e vaj për ushtrinë e tij. Armiqtë e tij politik torturoheshin dhe disa edhe çoheshin në turrë. Gjykimi i historianëve të kohës për mbretërinë etij është kontradiktor: burimet myslimane e masakrojnë, ata të krishterë e lëvdojnë si një udhëheqës kundër kqyqëzatave të gjysmëhënës. Në kulmin e suksesit, në korrik 1099, El Cid ndërroi jetë. Sipas legjendës, dalja e tij nga skena ishte epike: i goditur në zemër në betejë ndërkohë që Almoravidët kishin ardhur në kufijtë e mbretërisë dhe kur njerëzit e Alfonso VI ishin duke mbërritur. Kufoma e tij, e lidhur pas shalës së Babiekës, kalit të bardhë që ia kish falur një murg, më pas ishte vënë në krye të trupave. Kështu kishte galvanizuar njerëzit e tij dhe terrorizuar armiqtë. Në të vërtetë, gjërat kishin shkuar ndryshe: campeador ndërroi jetë në shtratin e tij. Po që atëherë, Ibn-Bassam, historian andaluzian dhe bashkëkohës i tij shkruante: “Ky njeri, kamzhik i kohës së tij, për fam,ën dhe lavdinë, për shkathtësinë e mendjes dhe për kurajën heroike ishte një mrekulli e Perëndisë”.


18

« OPINION

E premte 31 maj 2013 •

Eufori elektorale Nga MAJLINDA BUSHJA

P

ara pak ditësh, sipas Kodit Zgjedhor, u hap zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit. Në të vërtetë fushata elektorale ka kohë që ka nisur në të gjithë Shqipërinë dhe entuziazmi për punët e kryera e që do të kryhen në të ardhmen nuk ka përfshirë vetëm aktorët kryesorë të kësaj fushate, por dhe simpatizantët më besnikë të saj, të cilët ndjekin takimet e partive të tyre në çdo qytet apo fshat ku ata shkojnë. Megjithëse për muaj me radhë janë prezantuar programet e partive politike më të mëdha në vend, ato pashmangshmërisht do të jenë edhe pjesë e fushatës së tyre zyrtare. Për muaj me radhë ka rënë në sy retorika boshe në takimet e partive politike me elektoratin, ku entuziazmi i pamat i politikanëve po lë gojëhapur çdo njeri gjakftohtë që beson dhe vepron në bazë të arsyes. Tashmë nuk ka qytetar të mos e dijë se pas 23 qershorit situata do të ndryshojë për mirë në vend në saj të programeve të partive tona, qoftë të majta apo të djathta, të cilat shumë herë kanë akuzuar njëra-tjetrën për kopjim programi. Në të gjithë këtë histori elektorale vetëm për një gjë janë të bindur qytetarët e thjeshtë: se propaganda e përsëritur e partive politike duket më shumë si eufori elektorale. Për të sqaruar më mirë se çfarë kam parasysh me shprehjen “eufori elektorale” do të kthehem pas në kohë, e saktësisht në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997. Pas rrëzimit të firmave piramidale kriza ekonomike u kthye shumë shpejt në krizë politike, situatë e cila e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme. Shumë gjera u thanë asokohe nëpërmjet një gjuhe të vrazhdë, por ajo që ka mbetur ende në kujtesën e shqiptarëve dhe sot është një premtim i kryetarit të atëhershëm të Partisë Socialiste Fatos Nano. Zoti Nano deklaroi asokohe para elektoratit në Sheshin e Flamurit në Vlorë në kulmin e fushatës elektorale se “paratë e firmave piramidale do të kthehen 100%”. Njerëzit, të zhgënjyer pas një kaosi që përfshiu gjithë vendin, megjithëse i kishin futur paratë e tyre në këto firma piramidale me vullnetin e tyre, i besuan këtij premtimi. Ndoshta jo të gjithë, por a nuk ngjan ky premtim më shumë si një eufori elektorale? Megjithatë, shpresa e njerëzve për të marrë paratë e tyre e se gjërat do të ndryshonin e ndihmoi

Partinë Socialiste të qëndronte për dy mandate rresht në pushtet. Por koha kaloi shumë shpejt e ky premtim elektoral nuk u mbajt asnjëherë. I zhgënjyer, elektorati pas 8 vjetësh solli në pushtet në vitin 2005 të djathtën, e cila premtoi qeverisjen “me duar të pastra”. Populli besoi përsëri se gjërat do të ndryshonin, besoi në emër të shpresës, por gjërat nuk ndryshuan. E kam fjalën te “duart e pastra”, të cilat janë shumë të rëndësishme në mirëfunksionimin e një demokracie. “Duart e pastra” nuk u panë asnjëherë, megjithëse u bënë përpjekje të vazhdueshme për t’i pasur të tilla. Media e shkruar dhe elektronike raportoi në mënyrë të vazhdueshme dhe përsëri vazhdon të raportoi për rritjen e korrupsionit në Shqipëri, duke iu referuar raporteve të organizmave të rëndësishme ndërkombëtare. Më i fundit raport ishte ai i “Transparency International” për vitin që shkoi, që e renditi Shqipërinë në vendin e 113-të nga 176 vende, duke zbritur jo pak, por 18 vende. Ndërkohë në këtë fushatë elektorale ende nuk është dëgjuar nga partitë politike se çdo të bëhet për luftën ndaj korrupsionit në të ardhmen, e cila është dhe lufta më e vështirë për t’u fituar, ndërkohë që është më e rëndësishmja. Kritikat nuk i kanë kursyer as ndërkombëtarët. Pak ditë më parë ambasadori i OSBEsë në Shqipëri, Eugen Volfart, theksoi ndër të tjera, pas një takimi me personat me aftësi të kufizuara në qendrën “TEN”, se “po aq e rëndësishme është lufta ndaj korrupsionit dhe trafiqeve”. Madje, një nga 12 prioritetet që ka vendosur Bashkimi Europian për të marrë statusin e vendit kandidat është edhe lufta kundër korrupsionit. Gjithsesi, peshën e tij jemi vetë ne që e ndiejmë në lëkurën tonë çdo ditë, e nëse themi të kundërtën, e bëjmë nga pafuqia jonë për të reaguar ndaj tij. Nëse do t’i referoheshim fushatës elektorale të 23 qershorit, më duhet të ndalem në një premtim të kryetarit të PD-së, njëkohësisht kryeministër i vendit, z. S. Berisha. Në hapjen e fushatës elektorale në qytetin e Durrësit zoti kryeministër premtoi se “do të heqim vizat me SHBA-të”. Shumë qytetarë të thjeshtë e morën këtë premtim si eufori elektorale. Madje dhe vetë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ktheu një përgjigje sqaruese pa kaluar as dy ditë për këtë premtim, pasi sipas saj Shqipëria nuk i plotëson kriteret për heqjen e vizave, madje dukej shumë larg, sepse ligji

aktual që favorizon vetëm vendet që kanë nivel refuzimi të vizave për vizitorët më pak se 3%, ndërkohë Shqipëria ka pasur nivelin e refuzimit të vizave për vitin 2012 në masën 40.5%. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë katër vjetët në vazhdim. Një tjetër premtim elektoral për katër vjetët e ardhshëm, që është pjesë e rëndësishme e programeve partiake të majta e të djathta në vend në këto zgjedhje parlamentare, është ai që ka lidhje me punësimin. Premtimi për hapjen e 250 apo 300 mijë vendeve pune për shumë nga ne konsiderohen si eufori elektorale. Një premtim i tillë ka vënë në dyshim shumë ekspertë të ekonomisë, të cilat janë dyshues për mbajtjen e këtij premtimi në katër vjetët e ardhshëm. Me këtë rast do të më pëlqente të citoja një fragment nga fjala e ish-presidentit Rexhep Meidani në “Shqiptarja. com”, i cili shprehet kështu për punësimin disa kohë më parë: “Nëse pretendohet se do të hapen 300 000 mijë vende pune (natyrisht me zhvendosje natyrore nga zonat rurale), kjo shumë (gjithmonë minimale) del afro 3-4 miliardë euro, që praktikisht nuk disponohen brenda sistemit buxhetor në një periudhë qeverisjeje 4-vjeçare apo dhe brenda sistemit financiar.” Siç duket, një premtim i tillë përngjan më shumë me një luftë midis partive kryesore në vend për tërheqjen e elektoratit, i cili është shumë i interesuar për çështjen e punësimit. Ndërkohë që Europa lëngon nga rritja e numrit të papunësisë, në Shqipëri situata bëhet edhe më e komplikuar. Shumë nga qytetarët këtë premtim e kanë konsideruar si një eufori elektorale. E ndërsa politikanët premtojnë ne na mbetet vetëm të presim në vazhdim. Shumë premtime të vjetra nuk janë realizuar ende (nuk janë kthyer paratë e firmave piramidale 100%, qeverisja “me duar të pastra” ende nuk duket në këta 23 vjet demokraci, ujë ende nuk kemi 24 orë në rubinetet tona në të gjithë Shqipërinë, premtimi për shtimin e punësimit ende nuk është realizuar. Sipas raportimit më të fundit të INSTAT-it, janë humbur 51 592 vende pune në vitet 2008-2012 etj.). Ndërkohë partitë politike kapen pas premtimeve të reja për të ardhmen, disa prej të cilave në mënyrë të logjikshme janë të parealizueshme e çdokush prej nesh jo vetëm nuk duhet t’i besojë, por duhet t’i arkivojë tek euforia elektorale, e cila është e pashmangshme në kohë fushate.


OPINION • E premte 31 maj 2013

»

19

Rrugëdalja nga kurthi i Kodit Zgjedhor Nga LUAN KURTI

M

bërritja e ditës së votimit krijon një pështjellim të madh në mendjen e shqiptarëve, paradokse të cilave askush nuk është në gjendje t’u japë shpjegim. Nga njëra anë kemi mbi 20 vjet që qahemi, ankohemi nga politika e papërgjegjshme, nga ana tjetër votojmë po të njëjtat forca politike, po të njëjtët njerëz, me arsyetimin se nuk mund ta braktisim partinë e zemrës, se jemi të djathtë apo të majtë, se...(!). Nëse në fletën e votimit kemi edhe ndonjë të hajrit, përsëri ngurrojmë t’ia japim votën, pasi nuk bën pjesë te partitë tradicionale. Gjithmonë përpiqemi të zgjedhim të keqen më të vogël, jo të bëjmë zgjedhjen e duhur (!). Dikush mund të thotë se nuk ka të duhur, se “gjithë derrat një turi kanë”. Na është rrënjosur në mendje se cilido që ka hyrë në politikë kërkon të zhvatë, të pasurohet, është me lugë në brez për të marrë sa më shumë nga deti i bërë kos. Kjo situatë na çon në një përfundim dëshpërues, në një pohim që nuk bëhet rishtas: jemi më keq se në vitin 1990, se kemi humbur besimin se ky vend mund të bëhet dhe ka të ardhme. Nga ana tjetër, kontribuojmë me një fanatizëm donkishotesk për t’ia zgjatur jetën kësaj klase politike, të njëjtëve personazhe. Jemi në një simbiozë të pronarit me skllavin dhe, me sa duket, zor se do të çlirohemi. E keqja qëndron te sistemi i mosndëshkimit që prodhoi kjo klasë politike, tek imuniteti i pushtetarëve të lartë përballë çdo shkelje të ligjit dhe shpërdorimi të detyrës. Po të vëmë re në vendet përreth nesh, elitat politike që filluan

proceset demokratizuese pas viteve ’90 pothuaj janë ndryshuar tërësisht dhe shumë ish-funksionarë të lartë kanë përfunduar pas hekurave. Por kjo nuk ka ndodhur dhe s’ka gjasa të ndodhë në Shqipëri. Demokracia na ka dhënë në duar ne popullit të thjeshtë votën si mundësi e shprehjes së vullnetit për ata që duhet të na udhëheqin drejt një të ardhmeje më të sigurt. Por ne nuk e kemi marrë në konsideratë pothuaj kurrë këtë shans. Në mënyrë masive kemi qenë militantë të dy forcave kryesore politike. Rritjes së dozës së skepticizmit te publiku partitë ia kanë gjetur ilaçin: pragmatizëm. Deri dje i siluronin njerëzit nevojtar me thasë mielli, me ndonjë pesë apo 10-mijëlekësh, tani ua kanë rritur pazarin. Bëhet

fjalë për shuma nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë për votë. Pra, pazar i qëruar, punë e mbaruar. Kjo logjikë tregu jo po e mbyt, por po e varros ditë pas dite demokracinë. Politikanët e ndryshëm na ofrojnë një pjesë të parave, të djersës, të mundit dhe pronës sonë të grabitur për të na i vjelë sërish me interesa të shumëfishuara në katër vjetët e ardhshëm. Është një skemë fajdeje e përsosur që ua kalon edhe atyre të viteve 1997. Kur të na i kenë blerë votën, domosdo ata kanë mbaruar punë me ne, s’kanë asnjë detyrim, prandaj do të ishte e udhës të mos i votonim, t’i shpërfillnim, t’i nxirrnim zbuluar. Kurrsesi nuk them se duhet abandonuar procesi. Jo, përndryshe ata do ta vendosin me short në tavolinë, pa u bërë merak se çfarë mendojmë ne. Lypset të shkojmë masivisht përpara kutive të votimit, por me mend në kokë. Të përpiqem që në këtë llum dhe tymnajë të pikasim më të mirët. Së paku të shpërndajmë votat për të mos krijuar mazhorancat bllokuese. Ky Kod Zgjedhor e çon përfaqësimin në nivele zonale, kantonesh; jep shanse që komunitete të konsoliduara, të papërfaqësuara deri dje, të kenë hapësira komunikimi, marrëveshjeje efikase, që i bëjnë faktorë të rëndësishëm në parlamentin e ardhshëm. Pra, militantizmi krahinor në kushtet aktuale do zëvendësonte atë partiak, do të minimizonte mundësinë e tjetërsimit të votës. Natyrisht, ekziston rreziku i ndarjes, i perceptimit të gjysmave kundërshtuese, i mosharmonizimit të interesave në plan kombëtar, i një rivaliteti aspak frytdhënës. Gjetja e mekanizmave rregullues për ta ekuilibruar sistemin në të ardhmen është punë e ekspertëve dhe konstitucionalistëve.

Adoleshentët shqiptarë dhe sporti i harruar prej tyre

R

inia dhe sporti sot gjithnjë e më shumë vihen në vëmendje të shoqërisë shqiptare, si një binom që nuk bën dot pa njëri-tjetrin. Stili i jetës së adoleshentëve shqiptarë sot ka ndryshuar shumë, ndërkohë që flasim për një moshë delikate dhe ku hidhen hapat e parë të së ardhmes. Sot në Shqipëri vihet re se kjo adoleshencë kalon më shumë kohë ulur në kompjuter dhe duke parë televizor sesa duke u praktikuar me sport. Rreth 70% e të rinjve shqiptarë kalojnë nga 10 deri 11 orë ulur në një kolltuk në shtëpi apo në një karrige lokali, ndërkohë që vetëm 30% arrin të merret me sport, dhe kjo më së shumti në mënyrë jo të përhershme, por sporadike. Madje, ka nga ata të rinj që me sport merren dhe kujtohen ta praktikojnë vetëm në orët e detyrueshme të fizkulturës në shkolla dhe jo ta shohin si një aktivitet normal fizik. Pak, madje shumë pak, djem e vajza merren me sport, duke menduar se në këtë moshë të jetës të rinjtë dhe të rejat duhet të praktikojnë më shumë sport, pasi ndikon në rritjen harmonike të shëndetit dhe mendjes, pra në zhvillimin psikofizik. Studimet thonë se adoleshentët sot në botë duhet të praktikojnë të paktën një orë në ditë sport. Kjo jo detyrimisht në fushë futbolli apo pallat sporti, por mjafton edhe një vrap i lehtë, një shëtitje me biçikletë apo not në pishinë për t’u relaksuar dhe për të mbajtur trupin në

Nga VIRON BEZHANI

formë. Madje të merresh me sport sot është e nevojshme edhe si një stil më i mirë jetese, pasi ndihmon për një jetë më të kulturuar e të shëndetshme, larg stresit e veseve të këqija. Sot adoleshentët kalojnë orë të tëra ulur në kolltuk para një kompjuteri apo në një lokal, duke bërë që rinia sot të jetë gjithnjë e më shumë sedentare. Shifrat janë alarmante, të cilat shqetësojnë një brez të tërë që do të vijë, i cili nuk do të jetë i aftë të reagojë në kohën e duhur, pasi nuk do të jetë plotësisht i aftë fizikisht. Mospraktikimi i sportit sjell edhe obezitetin dhe probleme të ndryshme shëndetësore, që janë gjithnjë e më shumë të pranishme në rininë e sotme shqiptare, sëmundje të cilat po bëhen kronike. Por pse adoleshenca e sotme nuk merret me sport si dikur? Motivet janë të ndryshme, ndërkohë që gjithnjë e më shumë ndikon një kulturë antispor, që gjen sot në shoqërinë shqiptare. Shumë mendojnë se të jesh sportiv do të thotë të jesh tifoz, por kjo nuk është e vërtetë, ndërkohë që edhe orët e pakta të mësimit fizik në shkollë nuk ndihmojnë që rinia e sotme të merret rregullisht me sport. Sot problemi i marrjes disa orë në javë me sport në moshën e rinisë nuk është vetëm problem nga orët e pakta të mësimit në shkolla, por dhe nga një përgjumje që në moshën e adoleshencës. Edhe vetë prindërit nuk i nxitin shumë fëmijët për t’u marrë me sport, duke harruar se ajo është mënyra më e mirë

për t’i larguar nga shumë vese dhe për t’i pasur të shëndetshëm. Të merresh me sport sot nuk do të thotë me çdo kusht se në të ardhmen do të jesh kampion i madh, ashtu siç synojnë ata që nisin të bëjnë një karrierë sportive. Kjo mund të jetë një ambicie shumë e mirë për të avancuar, por sporti praktikohet edhe për të pasur një jetë dhe shëndet më të mirë. Jo të gjithë mund të vazhdojnë aktivitetin fizik kur të rriten, kjo për arsye të ndryshme, por më e pakta do të kenë një shëndet më të mirë për shkak të një jete sportive të hershme. Sot rinia shqiptare nuk pranon që të ketë modelet e saj sportive, që kryesisht i përkasin së kaluarës, duke refuzuar një agonizëm që të bën protagonist. Me pak mundim dhe rregulla sot të gjithë mund të merren me sport, ndaj dhe sistemi sportiv në vend duhet të përshtatet më shumë me realitetin e Shqipërisë së sotme. Për adoleshentët dhe të rinjtë duhen ofruar modele më tërheqëse dhe stimuluese, në mënyrë që rinia e sotme të merret më shumë me sport, duke e parë atë si një argëtim, si një mënyrë të kulturuar për të kaluar kohën. Adoleshentët nuk duhet ta shohin sportin vetëm në televizor dhe të ulur në një kolltuk, por ta praktikojnë atë në mënyra të ndryshme, pasi kështu do të shohin se edhe vetë bëhen protagonistë në jetën e tyre. Vetëm duke u marrë me sport rinia e sotme arrin të jetë më e shëndetshme dhe e kulturuar, duke qenë kështu një e ardhme më e mirë, më e sigurt.


20

« DOSSIER

E premte 31 maj 2013 •

Përgatitja e kadetëve në shkollën ushtarake “Skënderbej”

Metodika e mësimit dhe kushtet sipas modelit sovjetik në vitet 1960 Nga Albert Kotini

E

dukimi më racional i përgatitjes për luftë ishte që në lashtësi mosha e adoleshencës, kur ecën në një kohë fenomeni mendor dhe ai fizik, ashtu siç synohej. Pra, të ishin luftëtarë deri në vdekje për komandantin e vet në çdo kohë e në çdo vend. Spartanët kështu i përgatitnin të rinjtë e tyre, bile më herët, që fëmijë. Kështu u përgatitën jeniçerët, ajka e ushtrisë otomane. E në këtë përvojë, po me ideologji, filozofi, psikologjinë e udhëheqësit të vet funksionoi shkolla e mesme ushtarake “Suvorov” (nxënësit thirreshin “Suvorovas”). Suvorovi, Kutuzovi e Ushakovi ishin strategë historikë për rusët dhe gjithë Bashkimin Sovjetik. Që në vogëli përgatiste në shkolla ushtarake edhe Hitleri të ardhmen e ushtrisë së vet, duke pasur në bazë edukimin nga profesorët e historisë, që kultivonin racën ariane superiore të tyre. Në moshën e adoleshencës i përgatitnin e SHBA-të Uest Pont me edukimin sipas kodit moral të veçantë për atdheun dhe kombin amerikan. Në Shqipëri u krijua shkolla e mesme ushtarake “Skënderbej” (nuk do të jap historikun e saj, se nuk ka ndonjë interes për lexuesin), siç quhej ndryshe nga partia, “fidanishtja e ushtrisë’’. Në vitin 1946 kjo shkollë u ngrit, u ideua dhe funksionoi sipas modelit rus të shkollës së Suvorovit. Po cila ishte ideologjia e ngritjes dhe funksionimit të kësaj shkolle dhe gjithë ushtrisë sonë? Po i referohem vetëm faktorit partiak të saj. Ushtria deri më 21 tetor 1945 kishte gjithsej 1620 anëtarë partie (komunistë), 1630 kandidatë partie (kandidatë për komunistë), 6271 rini komuniste. Pra, forca e partisë komuniste shqiptare në ushtri ishte 16 503 veta. Vetëm nga Divizioni I Sulmues i vitit 1945, sipas dosjes 47, që ka regjistrin alfabetik, ku përfshinte 874 anëtarë partie nga 550 anëtarë partie që i kemi llogaritur më sipër, 324 anëtarë partie janë më pak prej meje se kjo dosje zyrtare e arkivuar. Si konkluzion, Ushtria Popullore, apo siç quhej ndryshe Ushtria Kombëtare, ishte që në themel komuniste. Dhe s’kishte si të ishte ndryshe ndërtimi dhe ngritja e shkollës “Skënderbej”. Disa aspekte të jetës në këtë shkollë Nuk mund të flasësh për ushtrinë pa folur diçka dhe për jetën e gjallë të kësaj shkolle, që përgatiti oficerë të një brezi prej 50 vjetësh në Shqipëri. Menjëherë në moshën 12-13-vjeçare ndaheshin nga familja dhe futeshin në kazermë të tipit special, siç ishte shkolla “Skënderbej”. Kujtoj se tërë vitin e parë të shkollës vetë isha i mërzitur nga mbyllja brenda dhe trajtimi spartan që na behej. “Ç’dua unë këtu?” – mendoja, dhe pse e zgjodha rrugën të tillë dhe mendja më rrinte vetëm për t’u larguar sa më parë nga kjo shkollë. Nuk mësoja, merrja dysha (ngelës). Prindërit u mërzitën shumë. Mbledhje dhe kritika për mua në organizatën e rinisë çdo ditë etj., pa folur për Frontin, lagjen që nuk të linte ta braktisje shkollën. Ajo që më preku në sedër ishte kur disa merhumë zbritën nga këmbët e maleve, mësonin tërë kohën përmendsh dhe merrnin nota të shkëlqyera. “E po, - i thashë vetes, - të ta kalojnë edhe këta?!” (“Këta” i mësoja si hahej buka, si vishej këpuca me lidhëse, sepse erdhën me opinga dhe shajak mjaft prej tyre ditën e parë të shkollës.) Kështu më prekën në sedër dhe po mësoja. Shpejt mësimet i përvetësoja dhe kohën tjetër lexoja romane. Boll kam lexuar ata katër vjet, aq sa të gjeje libra të rinj ishte gëzim i madh për mua. Biblioteka e shkollës ishte e mbushur me

literaturë ruse. Në atë shkollë bëhej një garë midis oficerëve, komandantëve të togave, kompanive kush e kush të na mundonte më shumë fizikisht, sepse kështu i dilte nami sipas përvojës ruse: sa i zoti, i egër dhe kërkues. Mbaj mend që në “finale” dilte Mark Kovaçi me Nevruz Serjanin. O bir, o bir çfarë nuk na punonin, sidomos kur ishin oficerë-rojë dhe nuk kishin me se ta kalonin natën! Gjenin një pece të vendosur keq te këpucët në fund ë krevatit, apo në qafore pak pis e deri te vendosja shtrembër e rrobave mbi komodinë dhe: “Kompania, çohu! Me vrap përjashta!” Disa herë “prapa-kthehu” dhe gjumë. Përsëri çohu, prapë kthehu dhe gjumë. Sa të plotësonin normën e tyre me sekonda për t’u hedhur nga krevati, për t’u veshur dhe dalë jashtë në rrugë me këmishë. Aty prapa bujtinës së fjetjes fillonte rreshtorja dhe bile edhe me këngë ruse, pastaj vrapi për nja dy orë dhe pasi na shtronin, flinim si të vdekur. Çdo javë mezi prisnim liridaljen. Që të meritoje liridaljen, jo vetëm disiplina formale shihej në qime, por edhe puna. Them “puna” për ne 13-14-vjetarët sepse me acid dhe dorën brenda VC i pastronim xixë ato. Me vrap shkonim deri në Linzë për shqope si fshesa që përdornim për të pastruar territorin nga çdo gjethe plepi që mbulonte fushën dhe do të ishte fat i madh po të kalonte komandanti i shkollës e të na shihte ne, për më tepër komandantin tonë të togës e të na buzëqeshte i kënaqur. Kur donim ndonjë akullore, organizonim punën nga orari i studimi pasdite 16:0019:00 për të dërguar ndonjë shok fshehurazi,

pa e marrë vesh komandanti. Njëherë na e kapi komandanti një shok dhe ai u ndalua një muaj “ndalim kazerme” pa liridalje në qytet. E di çdo me thënë kjo?! Mirëpo ne skënderbegasit nuk na zinte gjumi pa e zbuluar “spiunin” e komandantit. Një të tillë e zbuluam (pas vitit 1990 ai u bë edhe gjeneral). E morëm me të mirë, e futëm në banjë dhe “ku të dhëmb e ku të djeg”. Spiunët e vegjël i seleksiononim me dru ose i izolonim nga shoqëria. Skënderbegasit ishin sa solidarë midis njëri-tjetrit aq dhe krenarë në marrëdhëniet e tyre shoqërore. Ajo që na gëzonte ishin aktivitetet sportive. Traditë e shkollës ishte që të përfaqësonim të rinjtë e Partizanit në çdo sport dhe hanim shumë inat midis klasave kush e kush të ishte elitare. Atletika, futbolli, boksi ishin të padiskutueshme për vendin e parë midis të të gjitha shkollave të mesme në Shqipëri. Na konkurronte vetëm shkolla e mesme e fizkulturës. Boksierët e shkollës dolën kampion në vend, por dhe fituan në ndeshje ndërkombëtare. Të tillë si Rrahmi Sadushi, Ethem Ibrahimi, Kristaq Laci, Ismet Vorfi e dhjetëra të tjerë bënë emër jo të vogël ndër vite për sportin shqiptar. E fillova edhe unë boksin, por më mundi Ethem Ibrahimi dhe e kuptova se nuk ishte sport për mua. Luajta futboll me të rinjtë e “Partizanit” ca kohë, pastaj e lashë, kur më çuan në shkollën e Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”. Pedagogët e fizkulturës ishin shumë të dashur për ne, jo vetëm si profesionistë, por dhe pse dinin në psikologjinë sportiv të zgjidhnin elementin duhur. Ismet Bellova zbuloi Isat Taren,

Ali Kastrati e Bejkush Birçe zbuluan talentet e boksit më sipër. Loro Boriçi, Sllave Llambi, Simon Deda e deri te Sherif Ciciku nxorën futbollistët si Foto Andoni, Neptun Bajko e dhjetëra anëtarë të ekipit të parë të “Partizanit” disa herë kampion të vendit. Bujar Bujari, Xhavid Xhani nxorën kampionët e vendit në gjimnastikë. Sokol Morina nxori disa kampionë vendi në atletikë. Me një fjalë, sportin e “Partizanit” e mbante gjallë shkolla “Skënderbej”. Nuk na ndahej për çdo ndihmë Petrit Dumja. Kishin edhe ne të palarat tona si çdo nxënës i kësaj moshe. Kur u bëmë maturantë, pothuajse kishim bërë lidhje të gjithë me korrespondencë me vajzat ruse, midis tyre edhe unë. Kur na vijnë letrat (me pika loti) prej vajzave ruse, tërë natën ëndërronim takimet me to, sepse prej tyre merrnin fotografi, aq sa na tërbonin neve që s’kishim mundësi për t’i takuar... Si për dreq, atë vit u rregulluan (pas dhjetë vjetësh prishjeje) marrëdhëniet me shkollën e mesme pedagogjike “17 Nëntori” të Tiranës. Kuptohet që edhe ato ishin konviktore e me liridalje e kontroll më keq se ne. Ne u thërrisnim atyre “murgesha”, por edhe ne nuk ishim keq si murgj. Është e qartë se erotika e asaj kohe ka qenë me tërë mend mjaft e babëzitur. E filluam me këto shoqe me një kulturë, të porositur për t’u treguar jo harbutë me mbrëmje tematikoletrare, buzëqeshje dhe si të tillë mbasi i mbushnim edhe me dhurata sipas xhepit tonë të vogël, d.m.th. me karamele e çokollata, dilnim shëtitje në qytet së bashku. Megjithëse ato i binin qylit nga ne, çoku u thoshim me poezi ndonjë fjalë dashurie. Ato gajaseshin me ne dhe tërë naze na sillnin vërdallë shkollës së tyre, por meazallah se dilnin murgeshat tona! Pati atë vit të dashuruar, bile edhe çifte që janë të martuar deri më sot. Nuk po ndalem më gjatë në idilin e dashurisë së atyre viteve midis “murgjve” e “murgeshave” të asaj kohe. Ajo që dua të shpjegoj këtu për këtë eveniment që përmenda më lart ka të bëjë me atë çka ishte tipike dhe e konsoliduar te ne si maturantë: shpirtin e solidaritetit tonë. Ne jemi zënë e rrahur midis shokëve vetëm për të konkurruar kush të dashuronte vajzën më të mirë. Pse? Kur dilnim në grupe me këto vajza, qoftë edhe dy tre së bashku, nuk mund të guxonte t’i ofendonte e jo më t’i prekte, sepse ne skënderbegasit nuk të falnim. Krenarinë e nderit e kishim sublime. Atë vit erdhi si mësuese e fizikës Violeta Mejdani, sapo kishte mbaruar e shkreta Universitetin dhe direkt mësim me ne maturantët. E bukur, e re, e ëmbël, e urtë e pak e ndrojtur, na shpjegonte tërë pasion e kulturë mësimin. E ku e kishte mendjen Loni Prifti, edhe pse Fuat Çeliku i thoshte: “Rri urtë, se e kam fisin tim! Mirëpo asnjë nuk e kishte mendjen në mësim, por vetëm tek ajo. E mori vesh mësuese Leonora, që na jepte trigonometri më parë dhe e zëvendësoi qëllimisht disa orë Violetën. Ulej mbi tavolinë këmbë mbi këmbë dhe ashtu e bëshme siç ishte, pak e zbuluar mbi gju e pa e çarë kokën fare na bënte provim me shkrim. Dhe e dinte kur ishim tapë, sepse një natë më parë mund të kishim parë sportin ose ndonjë mbrëmje vallëzimi. Na vinte si dënim të gjithëve nota pakaluese. Në anglisht kishim pasur Nina Agollin (ruse), një mësuese me të vërtetë e shkëlqyer dhe që na donte shumë. Me theksin e saj rusisht, na mësonte anglishten, por kishte një dobësi se nuk i njihte mirë emrat nxënësve. Kur na kapte në gabim, na thoshte: “Pse bëni llafosuni?” E zbuluam këtë mangësi dhe përgjigjeshin për të tjerët vetëm ata më të përgatiturit. Kur e kuptoi Nina këtë hile, na bënte vetëm provime me shkrim. Na er-


DOSSIER • E premte 31 maj 2013

dhi shumë keq dhe kemi qarë kur ajo u nda nga i shoqi, Dritëro Agolli, dhe u kthye në BS. Ashtu siç na donte ajo tjetërkush jo. Nuk mund të rri pa përmendur pedagogun e letërsisë e psikologjisë Kozma Vasili, për të cilin kam pasur një respekt të veçantë jo vetëm se i dedikoj pasionin për letërsi, po kur unë fitova midis shkollave të mesme konkursin për hartimin më të mirë, u entuziazmova aq shumë, sa i tregova një tregim të gjatë tip novele me titull “Rrugicat”. E lexoi profesori, qeshi pak me ironi dhe më përgëzoi duke më thënë: “Është tepër realiste për realizmin socialist.” Më vonë xhaxhai im, Polikron Kotini, më tha: “Ishte tipike si novela “Tuneli” e Dhimitër Xhuvanit dhe pedagogu yt i nderuar të ka ruajtur që s’të lejoi ta botosh. Të këshilloj edhe unë të mos shkruash për ca kohë, sa ta kuptosh mirë këtë realitet.” E pata vëth në vesh, se ndryshe do ta haja si të tjerët. Nga pedagogët ishte ai që ne e quanim “komandanti i shkollës”, Viron Cinxo, sepse na jepte tri lëndë të shkencave ekzakte. Ama na mësoi, edhe pse dridheshin para tij. Sidomos ata nxënës që ishim mirë në letërsi ai u qepej keq. Në atë shkollë polarizimi ishte midis nxënësve më të mirë të shkencave shoqërore me ata të shkencave ekzakte dhe ne kënaqeshim kur duke luajtur pingpong ngacmoheshin në këtë prizëm si përfaqësues të këtyre palëve. Profesor Kozma Vasili, i gjatë, me profesor Viron Cinxon, i shkurtër. Ishte me të vërtetë një nga skenat më të bukura që ne shijonim si nxënës. Bile as Stavri Angjeli, drejtor i shkollës, nuk ishte autoritetin e tyre, aq më tepër të Viron Cinxos. Drejtor Stavri na donte aq shumë, sa, kur vinte fjala për të përjashtuar ndonjë nxënës, bënte çmos deri te Petrit Dumja që të mos ndodhte. Loja e shahut për drejtorin tonë dhe sporti ynë ishin hobi i pandarë për ta. Pa e zgjatur, nuk mund të rri pa përmendur edhe ëmbëlsinë dhe dashurinë që shprehte mësuesja jonë Marie Nano kur na mësonte anglishten, edhe pse mendjen ne e kishim te rusishtja. Pa humbur kohë, nuk mund të rri pa përmendur me respekt mësuesen Drita Hajro, mësuesin Ali Neviri e plot të tjerë, që nuk është rasti këtu për t’u ndalur. Këto momente nuk kanë fund, por unë shkrova ato që na hidhëronin e mundonin, por edhe ato që na gëzonin dhe entuziazmonin në atë kohë. Erdhi çasti kur mbaroi shkolla më 1962. Prishja me BS më tepër na hidhëroi ne skëderbegasit. Besoj se kuptohet tani se çfarë prisnim, prandaj nuk e besoj se do të mërziste të tjerët më shumë. Para nesh protestuam për të shkuar në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve “ Enver Hoxha” ata që ne i quajtëm “ Lu 104”, që kuptoheshin 104 maturantët të emërtuar sipas emrit të komandantit të shkollës së atëhershme, kolonel Luto Haxhiu. Ku të shkonim?! Shkolla e Bashkuar e Oficerëve “E.Hoxha” deri atë vit furnizohej nga punëtorë e fshatarë me 7 klasë, bënin një vit përgatitor, siç quhej atëherë, e cila sipas tyre na zëvendësonte të mesmen tonë dhe pastaj së bashku bënim dy vjet të tjerë e dilnin oficer. Ne skënderbegasit i quanim këta përgatitorët “pello” nga fjala pellazgë, sepse do të bënim me ta dy vitet e fundit së bashku. Kuptohet që skënderbegasit nuk ishin me të njëjtat përgatitjet kulturore të rangut të tyre, edhe pse për hatër tonë e quajtën këtë shkollë “gjysmë të lartë”. Tipike ruse, sipas uçilishes! Kultura e pellove nuk ishte as e kohës së hekurit dhe të bakrit, apo më mirë të tunxhit për ne dhe jo më e arit apo argjendit, siç u bënë disa prej tyre nga veshjet e vonshme që arritën edhe gjeneralë! Po cila ishte shkolla “Skënderbej”?

Atje ku u përgatitën ushtarakë nga shkollë me prejardhje, si p.sh. e jeniçerëve në Perandorinë Otomane, e gjithë historia e ka krijuar si një sinonim të vetë vlerës, forcës së asaj ushtrie. E gjithë Perandoria Otomane filloi të bjerë njëkohësisht me shkatërrimin e shkollës së jeniçerëve. Po kështu edhe në BS, kur u prish shkolla e kadetëve në kohën e Carit, po ashtu edhe ajo “Suvorov” në BS filloi edhe dekadenca e atyre ushtrive. Në SHBA Uest Ponti është akoma shpirti dhe zemra e ushtrisë së tyre kombëtare. Pse? “Edukim, edukim, edukim”, - ka thënë Toni Bler. Ky edukim për atdheun dhe vendin bëhet i plotë dhe me baza shkencore që nga mosha e adoleshencës. Këtë më mirë se kushdo e tregon përvoja historike e të gjitha shkollave të botës në ushtri. Për sa i përket shkollës “Skënderbej”, ajo e filloi dhe e mbaroi misionin e vet në kohën e duhur. Pse? Vetëm kur vajtën në BS skënderbegas dhe zëvendësuam ish-partizanët, komandantët legjendarë edhe pa unike, u ngrit niveli i konkurrimeve të vërteta nëpër akademitë e BS. Vetëm atëherë prestigji shqiptar intelektual u bë me tërë mend në nivelet e arsimit të lartë.

Vetëm kur u prish shkolla “Skënderbej” dhe u zëvendësuam me komisarë, sekretarë partie me origjinë punëtore dhe fshatarë filloi shkatërrimi i ushtrisë shqiptare. Nuk dua të ofendoj fshatarët ose punëtorët në drejtim, por ata vinin në ushtri vetëm nga halli për t’u shkëputur nga punët e vështira për të dalë në krye si çobanët që drejtonin tufat e dhenve për të tjerët. Pra, në këtë periudhë ishte një përplasje e madhe midis qytetërimit dhe mentaliteti akoma jo i qytetëruar që po rrethonin dhe mblidhnin ushtrinë nga brenda. Si dhe qysh e dinë të gjithë. Së fundi, për këtë drejtim shkolla e Lindjes na la një gangrenë deri në ditët e sotme: ajo e politizimit dhe e ideologjizimit partiak. Çdo vend i botës e ka ushtrinë zbatuese të politikës kombëtare dhe jo siç ka ndodhur dhe po ndodh te ne si armë e politikës partiake. Ky koncept e realitet është i pranishëm edhe në vitin 2004. Argumente dhe fakte ka plot, por nuk ia vlen ta ngacmoj më tej këtë çështje me shpresën e rinovimit real të saj. Labirintet e studentëve ushtarakë shqiptarë në Moskë Në fondin arkivor të atdheut ushtarak në Moskë befasohesh kur zbulohet e vërteta e jetës

së këtyre studentëve në Bashkimin “e lavdishëm Sovjetik”, edhe pse nostalgjikë për të thinjurit e sotëm. Nuk do të paragjykoja atë madhështi të stisur, që ishte në fakt ëndrra e çdo shqiptari si anëtar i familjes socialiste: ta shikonte, ta prekte dhe ta përjetonte me mburrje deri në vitin 1960 të qenët në B. Sovjetik. Një lavdi aq e sfumuar nga politika dhe po aq e frikshme pas prishjes. U martuan dhe u ndanë shqiptarë me rusë, herë si biografi e mirë, pastaj po aq e keqe. U prishën familje, aq sa mbas 50 vjetësh takohen babai nga Tirana me nënën nga Moska me fëmijë që nuk njihen as kur plaken. Çdo gjë që mendonte dhe shprehte studenti shqiptar u vu nën kontroll të Partisë dhe të Sigurimit, si një metodë survejuese midis shokësh. Sot shumë prej tyre nuk e njohin atë që i rrinte aq afër, por që e ka pasur nën kontroll të plotë. Më mirë le t’u referohemi dokumenteve përkatëse: Sh. Koço Prifti M O S K Ë E mora letrën tuaj dhe e lexova me vëmendje. Në letër ju shkruani se keni në ngarkim nënën që është e kaluar nga mosha dhe më poshtë

thoni: “plaka e jeme nuk e ka parë gjysmën e lekut, ajo, si asnjë nënë tjetër në RPSH. mendon tani se çfarë të hajë për darkë ose për drekë, kjo nuk ka vend se ku të rijë. Unë kam turp të kthehem në Shqipëri mbas 4-5 muajve por nuk kam si të veproj ndryshe kam detyrime familjare. Unë nuk mund të lejoj mëmën 60 vjeçare të vuajë. Unë kërkoj atë që ju pa të drejtë ma keni ndaluar deri më sot”. Që në fillim mendova t’ia u ktheja letrën pa ju dhënë asnjë përgjigje sepse shprehjet e mësipërme nuk janë aspak të mira dhe të denja, që nuk lejohen të bëhen nga një ushtarak i Ministrisë së P. të Brendshme që përgatitet për avenirin e tij; por duke menduar se jeni i ri dhe e kuptoj që letrën e keni shkruar në momente nervozizmi, ngarkova Drejtorin e Kuadrit të Ministrisë për ta shikuar në vend çështjen. Në përfundim nuk rezultoi ashtu siç shpreheni ju, përkundrazi ajo është në gjendje të mirë ekonomike sepse jeton me njërin nga vëllezërit tuaj që është anëtar i kooperativës bujqësore të fshatit Dhoksat. Që ta keni më të kjartë, në vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.501 datë 11/XI/ 1958 dhe në shkresën e Ministrisë Financave Nr.53 datë 8/VIII/1959 thuhet: “të gjithë punonjësit civilë që dërgohen jashtë shtetit për studime (natyrisht me pëlqimin e tyre) edhe sikur të

»

21

kenë persona në ngarkim, në gjendje ose jo pune, nuk u lidhet asnjë rrogë”. Kurse ju atje si kursanta, përveç ushqimit dhe veshmbathjes që i keni gratis, merrni edhe nga 75 rubla në muaj. Unë jam i bindur që ju duhet të dini mbi sakrificat dhe shpenzimet e mëdha që bën shteti për pregatitjen e kuadrove sidomos jashtë shtetit. Në qoftë se do ta shikoni drejt këtë çështje, duke menduar se ju pregatiteni edhe për avenirin tuaj, vetkuptohet që sikurse ju ashtu edhe familja e juaj duhet të bëni sakrifica, ndryshe nuk ka se si të kuptohet. Ju duhet ta keni të kjartë se mundësija për të studjuar në Bashkimin Sovjetik nuk i jepet kujtdo; për këtë arsye ju duhet të jeni të Kënaqur dhe të bëni çmos për të mësuar sa më shumë që nesër t’i shërbeni më mirë Atdheut dhe Partisë dhe në të njëjtën kohë për të ndihmuar më efektivisht familjen. - Si përfundim ju këshilloj që, jo vetëm të jeni i disiplinuar dhe i rregullt, por dhe çështjet t’i shikoni më objektivisht, ato nuk duhet të zmadhohen; t’ardhurat në familjen tuaj janë normale kështu që nuk duhet t’alarmoheni. Njerëzit tonë do të mbajnë lidhje të vazhdueshme me familjen tuaj ashtu si dhe me gjithë familjet e tjera që kanë njerëzit e tyre aty.Kjo letër t’i jepet dhe përgjegjësit të grupit ta lexojë të marë masat edukative që ay gjen në këtë rast me vend. Ministri P. të Brendshme Gjeneral Leitenant (Kadri Hazbiu) Tiranë, më 22.III.1960 Fondi: Arkivi i atasheut ushtarak në Moskë (AUM). Dosja 4, viti 1960 E vërteta I Informacion: I detyrojnë studentët shqiptar të vishen si jugosllavë. Së ndershmes Legatë Shqiptare në Moskë Ne të nënshkruarit, Qemal Perihana dhe Riza Drishti, të cilët gjendemi në shkollën teknike ushtarake të qytetit Tula kemi nderin t’iu informojmë për disa çështje tona që poshtë vijojnë: E ndershmja Legatë! Sikurse e dini në shkurtin e ’45-s nji grup partizanësh shqiptarë u dërgua nga shtabi i përgj. shqiptar për të studjuem n’Akademin Usht. Të Beogradit. Dy ndër ato jemi edhe neve. Atje neve studjueme deri në shtatorin e 45-ës. Në shtator të 45-ës me dijeni të Shtabit të Përgj. Shqiptarë, në lidhje me misjonin Usht. Të Beogradit, caktohemi 10 shokë shqiptarë për në B. Sovjetik. Mirëpo me qenë se edhe Jugosllavija dërgonte me studjue të vetët për në B. Sovjetik ne na bashkojnë me grupin e tyne. Ndahemi ndër degë të ndryeshme t’artileris. Vetëm ne të dy caktohemi për në teknikë prej 10 shokëve shqiptarë. Kështuqë nga ajo ditë dhe sot na bashkuene me grupin e tyne (Jugosllavinë). Gjindemi në mes 13 oficerave jugosllavë këtu në këtë shkollë. Kemi arrijtë këtu që me 23 prill 1946. Ndër këto ditë ka ardhë nji urdhër për të gjithë studentët e huej që gjinden në këtë shkollë të vishen me uniformat e veta. Prandaj të shtyem nga ky urdhër u vumë t’iu informojmë mbi këto: 1) Neve na detyrojnë të veshemi me uniformë jugosllave, prandaj lutemi të keni nderin të ndërmjetsoni në shtabin e kësaj shkolle që të na ipet uniforma shqiptare. Mbi këtë pikë lutemi të na ndërmjetësoni dhe të na lajmoni mundsisht sa ma parë. 2) Mandej e dyta është çështja e gazetavet. Shokëve jugosllav ju vijnë gazeta çdo javë. Prandaj lutemi të na dërgoni gazeta shqipe që edhe ne të jemi në lidhje të lajmeve. 3) E treta është çështja e gjendjes sonë financiare. Kemi tash dy muaj që gjindemi në mes këtyne oficeravet jugosllav, por neve u turpnueme me to tue i kërkuem pothuaj çdo ditë para për t’u rruar, mbassi në shkollë e rruemja është me të holla. Neve këtu na apin 40 rubla në muaj. Prandaj në se keni mundësi, të na ndihmuni. Tue shpresue se kërkesat tona kanë për t’u marrë në konsideracjon V.F. Mbetemi L.P. Me nderime Partizanët Perihama Qemal Riza Drishti Tula 21.VI.1946 Fondi A.U.M. Dosja 7.V.1958


22

« SPECIALE

Profil

Rreziku i “Agimit të Artë” N

ë Athinë një parti e popullarizuar e së djathtës ekstreme i ka dënuar hebrenjtë si burim i fatit të keq të këtij vendi dhe riciklon gënjeshtrën e lashtë duke i përshkruar ata si vrasës të Krishtit”, - shkruan në fillim të artikullit autori Nikolas Burns në të përditshmen “International Herald Tribune” dhe pastaj e përmend edhe rastin e Hungarisë, duke vlerësuar se kryeministri i këtij vendi ka dështuar ta distancojë vetveten në mënyrë të besueshme nga një grup fashist antisemitik fuqi në rritje. Pastaj autori shtron pyetjen se mos këto skena janë nga Europa e viteve ’30 dhe menjëherë përgjigjet me “jo”, por të dy shembujt, sipas tij, fatkeqësisht janë nga politikat e sotme europiane. Gazeta shkruan se organizata greke Golden Dawn (“Agimi i Artë”) tash është partia e tretë më e popullarizuar në vendlindjen e demokracisë. Partia hungareze, e cila po e shton ndikimin, është “Jobbik”. Ish-ambasadori Nicholas Burns shkruan në “International Herald Tribune” se afro 70 vjet pas disfatës së Hitlerit, Musolinit dhe fashizmit europian në Luftën e Dytë Botërore urrejtja, ideologjia e djathtë ekstreme është kthyer pothuajse në secilin vend evropian. Edhe pse asnjëra nga këto parti nuk është mjaft e fortë për ta fituar pushtetin,

ato shpeshherë janë të dhunshme dhe agresive. Po ashtu ato janë jotolerante ndaj imigrantëve, hebrenjve dhe grupeve të pakicave të tjera, që nuk e plotësojnë definimin e shtrembëruar të tyre për atë se për çka grekët, hungarezët dhe europianët e tjerë do të duhej të qëndronin. Grupi “Golden Dawn” ka tërhequr vërejtjen e barë botës me fanatizmin e papërpunuar, garën me karrema dhe përdorimin e kryqit të thyer dhe përshëndetjen naziste. Për një kohë të gjatë ky grup ishte i panjohur dhe i parëndësishëm në politikën greke. Ai e filloi rritjen e tij të qëndrueshme në hulumtime të opinionit, ndërkohë që po përkeqësohej kriza ekonomike në Greqi gjatë tre vjetve të kaluar. Në zgjedhjet kombëtare të vitit 2012 Golden Dawn befasoi duke fituar 7% dhe 18 vende në parlamentin e Greqisë. Aktualisht, në hulumtimet e opinionit ky grup qëndron në pikën 11%. Legjislatorët e kësaj partie javën e kaluar janë përleshur me pjesëtarët e së majtës në parlament. Më herët këtë muaj një lider i partisë është përpjekur ta qëllojë me grusht prefektin e Athinës në një tubim humanitar, po në vend të tij gabimisht goditi një vajzë 12-vjeçare, shkruan “International Herald Tribune”. Gjatë pak muajve të fundit Golden Dawn, veçanërisht ishte kritike

ndaj Komitetit Amerikan të Hebrenjve, pjesërisht për shkak të thirrjes që i është dërguar kryeministrit të Greqisë Adonis Samaras për të mbajtur fjalim muajin e ardhshëm në forumin global në Uashington. Komitetin Amerikan të Hebrenjve partia “Golden Dawn” e kritikon ashpër, ku hebrenjtë i përshkruan si “peshkaqenë të huadhënies dhe tiranë të popullit grek”. Drejtori ekzekutiv i Komitetit Amerikan të Hebrenjve, David Harris, këtë kërcënim e ka përshkruar në këtë mënyrë: “Golden Dawn as nuk përpiqet ta kamuflojë ideologjinë e saj të urrejtjes” dhe “paraqet një pikëpamje tinëzare, që nuk mund të injorohet sot”. Më tutje “International Herlad Tribune” shkruan se, sikur nazistët dhe Musolini, që kanë bërë gjueti mbi bazën e atëhershme të popullarizuar të shqetësimeve kryesore gjatë krizave ekonomike në vitet ’20 dhe ’30, Golden Dawn i merr në shënjestër grekët e varfër, që jetojnë në këtë kohë të zhgënjimit, me papunësi të të rinjve afro 50%. “Përderisa do të ishte gabim i madh sikur Hitleri të mos merrej seriozisht nga liderët demokratikë në vitet ’30, si duhet të reagojnë sot Europa dhe Shtetet e Bashkuara?” - shtron pyetjen autori Nikolas Burns në “International Herlad Tribune”. Astrit Domi

E premte 31 maj 2013 •

Fobitë e qyteteve të mëdha ë shumë se dhjetë milionë njerëz në mbarë botën vuajM në nga fobi të ndryshme, ndërsa më saktësish, banorët e qyteteve të mëdha dy herë më shumë sesa njerëzit që

jetojnë në lokalitete të vogla. Në një përfundim të tillë arritën ekspertët e fondit britanik të Mbrojtjes së Shëndetit Mendor. Megjithatë, sipas vlerësimit të ekspertëve, përmasat e katastrofës mund të jenë shumë më të mëdha, sepse pjesa më e madhe e njerëzve e fshehin me mjaft kujdes frikën e tyre. E ashtuquajtura “fobi” nuk është një frikë e zakonshme që na jepet nga natyra si mbrojtje, kjo është një frikë obsesive irracionale (e ngulët). Për shembull, gjatë ndjesisë së klaustrofobisë (claustrophobia) një person përjeton frikë shumë të fortë çdo herë që ndodhet në ashensor ose në ndonjë hapësirë tjetër të ngushtë e të mbyllur. Në të njëjtën kohë njeriu e kupton për mrekulli se asnjë rrezik real nuk e kërcënon atë, megjithatë nuk mund ta bindë dot veten që të mos ketë frikë. Sipas mendimit të specialistëve, kohët e fundit në botë po duken gjithnjë e më shumë fobi të ndryshme. Disa njerëz përpiqen të mos ecin më këmbë mbi ura apo të ngjiten nga njëri kat në tjetrin me shkallë lëvizëse bosh, të tjerë kanë tmerrësisht frikë oficerët e zbatimit të ligjit dhe shumë gjëra të tjera. Megjithatë, në vlerësimin e fobive midis liderëve për shumë vjet me radhë renditet frika e fluturimit me aeroplan, tregon psikologu rus Sergei Enikollopov: “Ekziston një numër mjaft i madh njerëzish që, meqë ra fjala, pinë pije alkoolike në bordin e avionit. Ata pinë për shkak se kanë tmerrësisht frikë fluturimin, përpiqen të qetësojë veten në këtë mënyrë. Në këtë rast përzihen njëkohësisht frika nga hapësirat e mbyllura, sepse të gjitha këto mjete transporti janë mjaft të mbyllura, dhe frika e fluturimit aktual. Këtu është e rëndësishme të theksohet se këto frika janë shumë më superiore, më dominante se ato që duhet ta frikësojnë njeriun në realitet. Probabiliteti i rrëzimit të aeroplanit është shumë më i vogël sesa probabiliteti i të goditurit befasisht nga ndonjë automobil në rrugë, megjithatë, njerëzit kanë më tepër frikë aeroplanët sesa makinat. Është interesant fakti që nga 30% deri në 50% e banorëve të Rusisë vuajnë nga meteofobia (fobia e lidhur me motin). Informacioni që jepet shumë shpesh nga parashikuesit e motit në lidhje me “paralajmërime të stuhive e tornadove në afrim e sipër” sintetizohet në mendjet e njerëzve me reportazhet televizive nga vendet e përfshira prej uraganeve shkatërruese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si rezultat, individëve fort të ndjeshëm, të prekshëm fatkeqësi të tilla natyrore u projektohen në mendje edhe në të ardhmen e tyre. Kurse gjermanët, sado e çuditshme që të duket kjo, ua kanë shumë frikën llambave të kursimit të energjisë elektrike. Dhe gjithë fajin për këtë e ka një emision i zakonshëm televiziv, në të cilin njëherë treguan për rreziqet dhe risqet e lidhura me përdorimin e tyre. Për shumë njerëz që fatmirësisht janë të anashkaluar nga fobitë e ndryshme, të gjitha këto mund të duken shumë të çuditshme. Por për personat që vuajnë me të vërtetë nga e keqja në fjalë kjo nuk është aspak një trill apo kapriço, por një sëmundje, që i ka ngujuar ata në kornizën e frikës mitike.


SPORT • E premte 31 maj 2013

M

urinjo, sipas të gjitha gjasave, do të jetë trajneri i Çelsit duke nisur që javën e ardhshme, teksa në Angli shprehen të bindur për këtë gjë. Kështu portugezi i ka dhënë lamtumirën Realit të Madridit që në përgjithësi nuk pati një eksperiencë shumë pozitive. Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar lajmin e shumëpritur nga tifozët e Çelsit se Hoze Murinjo është trajneri i ri i kësaj skuadre pasi ka zyrtarizuar marrëveshjen me klubin duke hedhur firmën në kontratë. Ndonëse nuk ka konfirmim nga Çelsi, apo vetë tekniku portugez, gazeta britanike e ka bërë atë çështje të kryer, duke deklaruar se marrëveshja mes palëve është nënshkruar të martën. Sipas një burimi brenda klubit, Murinjo ka hedhur të martën firmën në kontratën katërvjeçare me vlerë 40 milion paund, që e bën trajnerin më të paguar në Angli. “Hoze është zyrtarisht pjesë e Çelsit. Të gjithë janë të lumtur se ai po kthehet përsëri. Presim me padurim sezonin e ardhshëm pasi jemi të sigurt se do të jetë shumë entuziazmues”, tregoi ky burim për gazetën angleze. Firma është hedhur gjatë vizitës dyditore të Murinjos në Londër në fillimin e kësaj jave edhe pse zyrtarisht ai kishte udhëtuar vetëm për të ndjekur ndeshjen mes Kristal Palas dhe Uotford. Por gjatë atyre dy ditëve, bashkë me asistentin e tij Rui Faria, kanë nënshkruar kontratën për të punuar te Çelsi, klub ku portugezi ka fituar 6 trofe në 3 sezone në vitet 2004-2007. Prezantimi i trajnerit pritet të bëhet javën e

Luis Suarez, Edison Kavani, Robert Levandovski dhe së fundi Karlos Tevez. Kjo është lista e gjatë e sulmuesve që kërkon Reali i Madridit për në sezonin e ri. Ndërsa tri emrat e parë diheshin, listës i është shtuar edhe ai i sulmuesit të Mançester Sitit, Karlos Tevez. Argjentinasi bëhet kështu i fundit që i shtohet listës së blerjeve të parashikuara nga Reali, që ka nisur të hasë disa vështirësi në merkato. Madrilenët tashmë i janë futur punës për Tevezin, duke parë dhe hezitimin e shfaqur nga Monako dhe Juventusi, deri më tani skuadrat më të interesuara për argjentinasin, që ka shfaqur dëshirën për t’u larguar nga Mançesteri. Sipas shtypit spanjoll, drejtues të Realit janë takuar me homologët e tyre anglezë për të kërkuar më shumë hollësi për sulmuesin. Tevez shihet me mjaft interes në Madrid, aq më shumë që afrimi i tij pritet të mbulojë në një farë mënyrë boshllëkun që pritet të lerë Higuain, i cili me shumë mundësi do të transferohet në Itali te Juventusi. Siç raportojnë mediat në Spanjë, nga bisedat mes dy palëve madrilenët kanë kuptuar qël-

The Sun: Murinjo ka firmosur!

Sipas gazetës prestigjoze angleze, Murinjo e ka firmosur tashmë kontratën e re me skuadrën e Çelsit dhe zyrtarizimi do të bëhet menjëherë pas përfundimit të kampionatit spanjoll

23

Trukimet në Spanjë, dalin emrat Gazeta “Marca” ka vijuar me hetimin e saj sa i përket trukimit të ndeshjeve në Spanjë. Ndryshe nga publikimi i së mërkurës, të enjten kjo gazetë ka publikuar dhe emrat e parë të përfshirë në këtë skandal. Në skenë ka dalë emri i presidentit të Saragozës, Agapito Iglesias, i cili akuzohet se ka trukuar ndeshjet e skuadrës së vet. Bëhet fjalë për ndeshjen e 21 majit 2011, mes Levantes e Saragozës, e përfunduar 1:2. Ka dëshmi që konfirmojnë se presidenti i Saragozës, tri ditë përpara ndeshjes, u kishte thënë presidentëve të klubeve të tjera se e kishte rregulluar ndeshjen, duke thënë gjithashtu se skuadra e tij do të fitonte falë dopietës së Gabit. Në të vërtetë ndodhi kështu. Falë kësaj ndeshjeje, Saragoza evitoi rënien në kategorinë e dytë.

Abidal shpërthen në lot, e mbyll me Barcelonën

ardhshme, pasi ai të ketë përmbushur detyrimin e fundit ndaj Real Madrid, duke e drejtuar në ndeshjen kundër Osasunas që mbyll kampionatin spanjoll. Për

më tepër, pritet që ndeshja e fundit për Murinjon të mos jetë kaq e këndshme, pasi priten fërshëllima të gjata kundër tij. Portugezi nuk arriti t’i japë dot

Ligën e Kampioneve “galaktikëve”, por edhe është dominuar nga Barcelona sezonet e fundit në kampionat, çka kanë sjellë në pakënaqësi të mëdha ndaj tij.

REALI TASHMË KËRKON TEVEZIN

limet e Sitit, i cili ka vendosur ta nxjerrë në shitje argjentikryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

nasin. Ata as nuk e çojnë ndër mend rinovimin e kontratës me

të dhe kjo mund t’i vijë në ndihmë planeve të Realit. Ngjarjet mund të rrjedhin më shpejt e ndoshta akordi mund të vijë për punë ditësh, duke parë se dhe klubi anglez ka piketuar të paktën dy lojtarë të Realit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Fabio Koentrao dhe mbrojtësin tjetër portugez, Pepe. Kështu nëse Reali kërkon seriozisht të afrojë në skuadër Karlo Tevez, me shumë mundësi në tratativa do të përfshihet njëri nga dy mbrojtësit e tij, ose Koentrao ose Pepe. Nëse gjithçka duket mirë e bukur dhe operacioni mund të kryhet pa problem parë interesin e përbashkët të dy klubeve, gjithsesi nuk mungojnë as problemet. Në fakt bëhet fjalë për një problem të vetëm, që është pagesa e lartë e Tevezit. Argjentinasi fiton 10 milionë euro në sezon te “qytetarët” por në Madrid vështirë të pranojnë ta barazojnë atë me Kristiano Ronaldon. Kjo pengesë mund të vonojë disi operacionin, ndonëse në Madrid shpresojnë për gjetjen e një marrëveshje.

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Mbrojtësi i Barcelonës, Erik Abidal, i përlotur, në sallën e konferencave ka deklaruar përpara gazetarëve se e ka mbyllur me klubin spanjoll. “Mirëdita të gjithëve. Ju faleminderit presidentit dhe Zubizarretës. Kam luajtur për gjashtë vjet këtu dhe kanë qenë 6 vjet të mrekullueshëm. i falënderoj të gjithë trajnerët që kanë besuar në mua, të gjithë doktorëve dhe doktorit të veçantë Medina. Një falënderim edhe familjen time. I kisha vënë vetes dy objektiva: i pari për vajzat e mia dhe e dyta që të kthehesha në fushë duke luajtur. Do të më kishte pëlqyer së tepërmin të vazhdoja në Barcelonë, por më duhet të respektoj vendimin e klubit. Unë do të kthehem sërish pasi klubi më ka propozuar një pozicion tjetër. Do të mendohem dhe do të vendos. Një falënderim për të gjithë tifozët e Barcelonës”, ka deklaruar në lot mbrojtësi francez i Barcelonës.

Bulku: Të kënaqur edhe me një barazim Futbollistët kuqezi, në përballjen e radhës në “Qemal Stafa” do të kërkojnë të marrin rezultat pozitiv. Ervin Bulku e ka të qartë që një fitore e mundshme në sfidën e radhës me nordikët i shkurton kilometrat drejt Brazilit. Në konferencën për shtyp ai flet për shumë tema duke filluar nga shiriti i kapitenit e deri tek ndeshja e 7 qershorit. Shiriti i kapitenit “Nuk është fare e rëndësishme se kush do të jetë kapiten. E rëndësishme është që të jemi të gjithë bashkë në këtë mision që kemi përpara dhe të bëjmë më të mirën për ekipin kombëtar”. Atmosfera “Nuk ka vend për entuziazëm. Ky grumbullim ka filluar si gjithë herët e tjera, për t’u përgatitur për këtë ndeshje që është shumë e rëndësishme dhe shumë e vështirë. Ne duhet të bëjmë më të mirën, pasi një rezultat pozitiv na shkurton disa kilometra për të shkuar në Brazil”. Fitorja “Të gjithë e dimë që duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Por kjo nuk është diçka që pritet me thikë që ne duhet ta fitojmë dhe do ta fitojmë. Ky është futboll prandaj është dhe një nga sportet më të bukura se nuk dihet asnjëherë se çfarë ndodh. E thashë dhe më parë që të gjithë bashkë do të bëjmë më të mirën tonë, të japim 100% tonë, sepse po nuk dhamë të gjithë maksimumin nuk mund të arrijmë aty ku shpresojmë të gjithë së bashku”. Kundërshtari “Nuk i druhemi ndonjë lojtari të veçantë, por ne duhet të bëjmë diçka më shumë se sa bëmë në Norvegji, pasi ata tani i dinë vlerat e ekipit kombëtar shqiptar, sepse atje ndoshta ata mund të kenë patur ndonjë shenjë nënvlerësimi. Tani ata e dinë forcën tonë dhe do të vijnë këtu me tjetër vlerësim, ku edhe me një barazim do të ishin të kënaqur siç ka qenë dhe deklarata e bërë nga ana e trajnerit norvegjez”.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E premte 31 maj 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.