ps-lsi ak, legalizimet, kriza komuniste

Page 1

»16-17

Reportazh/ Aty ku ndalon koha

Destinacioni Grabovë, parajsa e mjerimit dhe e mrekullisë së Zotit E shtunë

4 maj 2013

Viti IX, Nr. 2966 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Dinastitë

Idrizi do të ketë numëruesit Cilët ishin perandorët e tij në qendrat e votimit Pakti mes PD dhe PDIU për sigurimin e fletëve. Komisionerët garantohen në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës e Elbasan »4

ilirë të Bizantit. Jeta dhe luftërat

»20-21

Lufta PS-LSI-AK poliShegush Ligori del nga të, tika: Nuk do të jem në lis onit do t’i kthehem profesi

ifti: Reagon Dritan Pr isha Meta s’më lejoi të tet në listat për depu

PD mban konventën e min grave, premton plotësi e detyrimit të Kodit

Të mëdhenjtë marrin anëtarët e Spahiut

Legalizimet

Afatet e reja për deklarimin e ndërtimeve pas vitit 2006

»3-4

Procedurat që do të ndiqen për verifikimin dhe miratimin e dosjeve. Rritet fluksi i pagesave për ndërtimet që kanë përfunduar

»5

Vitet 1980-1990

Nisja e krizës financiare, boshatiset arka e shtetit Ushtria del në aksione, objektet e fortifikimeve mbeten në mes. Ushtarët kthehen në fuqi punëtore pa pagesë, dokumentet për shpenzimet»18-19

Opinion Nga Elvis Kotini

Good morning Albania! »11 Nga Suada Halilaj

Diçitura e një dënimi pa vdekje

»10

»3

Topalli mbledh të rinjtë në Shkodër

Jepen teserat e reja. Gara mes palëve për deklarimin e të rinjve

Koalicioni PS-LSI

Këshilltarët e majtë shkarkojnë Kosovrastin, miratohet Aldrin Dalipi Bashkia: Nuk kishte njoftim për mbledhje, u dhunua institucioni. Tensionet mes palëve për marrjen e postit »4

Vendimi i KLD-së

Hetim gjyqtarëve për të cilët do të ketë ankesa on-line nga palët Nishani kërkon denoncimin e togave të zeza në një sit të posaçëm. Alarm për korrupsionin në drejtësi »7

Ish-kreu i PS së Beratit

Hoxha apel Ramës: Ka akoma kohë për t’u ndrequr listat

»9


02

« POLITIKË

E shtunë 4 maj 2013 • KREU I LSI NË TAKIM ME BIZNESIN FASON, VLERËSON PUNËN E QEVERISË

Meta: Deri më 2017 do të dyfishojmë eksportet “Gjëra pozitive janë bërë edhe gjatë këtyre viteve të fundit” Dyfishimin e eksporteve në 4 vjetët e ardhshëm në mbështetje të biznesit fason do të jetë prioriteti i Lëvizjes Socialiste për Integrim nesër në qeveri. Një premtim i tillë u bë nga vetë kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë vizitës që zhvilloi në një fabrikë përpunimi veshmbathjesh në njësinë nr. 4 në Tiranë. Sipas këtij premtimi, objektivi i LSI-së është që deri në vitin 2017 të dyfishohen eksportet dhe të arrijnë deri në 40% të prodhimit të brendshëm bruto, duke rritur njëkohësisht edhe prodhimin së bashku me markat “Made in Albania”. “Angazhimi ynë është që në katër vjetët e ardhshëm të garantohet një mbështetje më e madhe, sidomos me kredi të buta me interesa deri në 3% për të zgjeruar biznesin fason dhe njëkohësisht për të garantuar sa më shumë

grante, veçanërisht për sa i takon blerjes së makinerive dhe pajisjeve për biznesin fason”, - vuri në dukje Meta. Për LSI-në është shumë e rëndësishme që të realizohet një cikël i mbyllur brenda vendit, si dhe rritja e prodhimit me markat “Made in Albania”. “Rritja e prodhimi dhe eksporteve është e vetmja rrugë për fuqizimin e ekonomisë sonë dhe objektivi ynë është që deri më 2017 të dyfishohen eksportet, që do të thotë se eksportet në vitin 2017 do të arrijnë deri në 40% të prodhimit të brendshëm bruto. Kjo do të thotë njëkohësisht edhe garantim të rritjes së punësimit dhe qëndrueshmërisë së punësimit”, - deklaroi Meta. Në vlerësimin e tij biznesi fason ka një impakt të rëndësishëm social. Në këtë këndvështrim, kreu i LSI-së nuk anashkaloi dhe reformat e

ndërmarra në këtë drejtim, duke vlerësuar në këtë mënyrë punën e ekzekutivit, ku dhe vetë forca e drejtuar prej tij ishte e përfaqësuar për katër vjet me radhë. “Gjëra pozitive janë bërë edhe gjatë këtyre viteve të fundit, siç është heqja e taksës doganorë për lëndët e para të importit, për heqjen së fundit të TVSH-së për makineritë dhe pajisjet apo dhe bërja zero e taksës së sheshtë për pagat deri në 30 mijë lekë të reja, por duke qenë se është një biznes fason, që punëson jashtëzakonisht shumë gra e vajza dhe ka një impakt të jashtëzakonshëm social, është shumë e rëndësishme për të ndërmarrë iniciativa të tjera, që e zgjerojnë dhe e përkrahin akoma më tej këtë aktivitet”, - vlerësoi Meta, duke garantuar mbështetje për këtë biznes në katër vjetët e ardhshëm.

PS HAP DYERT PËR PËRFAQËSUESIT E ALEANCËS KUQEZI

Rama nis fushatën kundër “sorrës”, përçan radhët P

remtoi më herët dhe e zyrtarizoi dje. Përçarja e Aleancës Kuqezi u faktua me përfshirjen e një pjesë të përfaqësuesve të saj në radhët e Partisë Socialiste. Kreu i PSsë, Edi Rama, pati premtuar se, në rast se AK-ja nuk do të ishte pjesë e aleancës së drejtuar prej tij, atëherë lufta kundër tij do të ishte e njëjtë si me kundërvënien ndaj kampit të djathtë. Krahas shtimit të radhëve vijojnë largimet. Mbase jo nga anëtarësia, por si përfaqësuese e PS-së në Kuvend Shega Ligori s’do të jetë më. Lidershipi vendosi që të mos e kandidojë më. Takimi Gjatë paradites së djeshme kreu i PS-së, Edi Rama, zhvilloi një takim me përfaqësues të Aleancës Kuqezi, të cilët do të jenë tashmë anëtarët më të rinj të kësaj force politike. “Dyert e Partisë Socialiste, dyert e Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe dyert e çdo partie brenda kësaj aleance janë të hapura për të gjithë kuqezinjtë idealistë, për të gjithë kuqezinjtë opozitarë, për të gjithë kuqezinjtë që janë investuar në këtë projekt politik me çiltërsinë e qytetarëve të këtij vendi, të lodhur nga politika, të zhgënjyer nga këto vite tranzicioni të stërzgjatur, të paintegruar në forcat politike aktuale, në mënyrë që e gjithë ajo energji patriotike, e gjithë ajo energji e gjeneruar nga ideale dhe ide për një Shqipëri më të mirë, e gjithë ajo energji e derdhur në dy vjet për të sjellë në Shqipëri ndryshimin të mos shkojë dëm”, - u shpreh Rama. Madje, sipas tij, duhet të ndodhë e kundërta. “Kanalizohet përmes këtij koalicioni të madh të opozitës, përmes Partisë Socialiste, duke qenë të gjithë të bindur se PS-ja është një forcë që në programin e vet, në rrugën e vet,

MAJKO KËRKESË PËR T’U BËRË KOSOVAR Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko zhvilloi dje një takim me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi. Por përveç diskutimeve të lidhura me zhvillimet në dy vendet, si dhe me vlerësimin e marrëdhënies mes tyre si dy miq të hershëm, Majko nuk ka harruar të ripërsërisë kërkesën për kryeministrin e Kosovës për nisjen e procedurave për të marrë nënshtetësinë kosovare. “Pata emocionin e veçantë t’i ripërsërisë mikut tim, edhe kryeministrit të shtetit të Kosovës, që të më japë nderin dhe kënaqësinë që shpejt do të bëjë procedurat për të marrë shtetësinë e shtetit të Kosovës. Ka shumë qytetarë të Kosovës që duan të jenë shtetas të Shqipërisë, por mos harroni se ka dhe ca në krahun tjetër si puna ime që këtë anë e konsiderojnë atdheun e tyre, popullin e tyre”, - vuri në dukje Majko gjatë fjalës së tij.

në bindjet e veta përfaqëson interesat kombëtare, përfaqëson aspiratat e kombit shqiptar, përfaqëson ambicien e çdo shqiptari për çka përbënte arsyen madhore të kuqezinjve për t’iu atashuar Aleancës Kuqezi”, - u shpreh Rama pas takimit që zhvilloi me ta. Largimi Përmes një postimi në profi-

lin e saj në rrjetin social “Facebook” deputetja e PS-së Shega Ligori njoftoi mospërfshirjen e saj në listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. “Në përfundim e sipër të mandatit tim si deputete e PS-së në Kuvend dhe teksa po përmbyllen listat e kandidatëve për legjislaturën e ardhshme, dua t’ju bëj të ditur vendimin tim për

t’u tërhequr nga politika aktive. Do t’i kthehem profesionit të avokatit, që e ndërpreva 4 vjet më parë. Nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua, por besoj se është i duhuri. Mirënjohje PS-së, kësaj familjeje të madhe e fisnike, që më besoi një detyrë të lartë dhe të nderuar. Shpresoj shumë ta kem merituar besimin që më falët”, - shkruan ajo.

Zhgënjimi për marrëveshjen me PS

Shkrihet AK e Fierit dhe Mallakastrës, bashkohen me LSI Kryesia e Aleancës Kuqezi për rrethin Fier dhe të Mallakastrës së bashku me anëtarësinë e tyre iu bashkuan Lëvizjes Socialiste për Integrim. Të pranishëm në daljen publike, ku u zyrtarizua kjo lëvizje, ishin Pandeli Tole, kryetar i AK-së për rrethin e Fierit; Ali Baro, nënkryetar i AK-së për rrethin e Fierit; Besmir Selami, kryetar i AK-së për rrethin Mallakastrës, dhe Sejda Marku, kryetare e forumit rinor të AK-së. Të pranishëm nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishin Petrit Vasili, zv.kryetar i LSI-së; Spartak Braho, anëtar i kryesisë së LSI-së, dhe Robert Bitri, kryetar i LSI-së për rrethin e Fierit. Pandi Tole, kryetar i AK-së për rrethin e Fierit, deklaroi se Spahiu e kishte zhgënjyer anëtarësinë me mosbashkimin e tij me koalicionin opozitar. Gjithashtu kryetari i AK-së për rrethin e Fierit shprehu qëndrimin e tij për nevojshmërinë e një rotacioni politik. Në prani të medieve

nënkryetari Baro dhe kryetarja e forumit rinor të AK-së për rrethin e Fierit u shprehën entuziastë për bashkimin me radhët e LSI-së. Zv.kryetari i LSI-së Petrit Vasili shprehu vlerësimin e tij për bashkimin e strukturave të ish-AK-së me LSI-në. “Ky bashkim është në shërbim të rotacionit politik që kërkon vendi”, u shpreh në fjalën e tij Vasili. Mbi këtë zhvillim pozitiv në radhët e LSI-së në Fier, Petrit Vasili shtoi se drejtuesit dhe anëtarësia e shkrirë e ish-AK-së së Fierit dhe Mallakastrës do të kenë një bashkëngjitje dhe integrim të plotë dhe funksional në radhët e LSI-së së Fierit. “Të gjithë shqiptarët bashkë për të ecur më shpejt drejt integrimit”, - do të vlerësonte Vasili. Besimin mbi zhvillimin në fjalë zv.kryetari i LSI-së e shprehu në fjalët përmbyllëse, duke deklaruar se anëtarësia dhe drejtuesit e AK-së iu bashkuan fitores së madhe të 23 qershorit.

Kandidimi në Lezhë, bindje për përkrahje masive

Kadeli: Po spastron eksponentët për anëtarë të përkohshëm Deputeti Gjovalin Kadeli pas largimit të tij zyrtar nga Partia Socialiste nuk ka ngurruar të thotë publikisht dhe vlerësimet për lidershipin socialist. Gjatë një deklarate për shtyp Kadeli risolli në kujtesë faktin se u detyra të largohej nga PS-ja për shkak të sjelljes së kryetarit të PS-së Edi Rama. “Jam larguar nga Partia Socialiste pasi kreu i saj bllokoi të gjitha aktivitetet e mia politike, dhe pse kisha një kontribut te kjo forcë. Këto janë gabime që Rama ka kryer në vazhdimësi dhe nuk pendohet për gabimet e vazhdueshme, gjë që do të çojë në një dështim të madh

dhe të paimagjinueshëm”, - u shpreh deputeti Kadeli. Sipas tij, Rama po largon eksponentët e Partisë Socialiste dhe elektoratin e tij dhe po i zëvendëson ata me militantë të përkohshëm. “Kam menduar gjithnjë se socialistët duhej të kishin një përfaqësim real dhe dinjitoz në qarkun e Lezhës. Më vjen keq për kolegët e mi, të cilët janë abandonuar nga Rama, por, në fund të fundit, kjo është natyra e këtij të fundit”. Nga ana tjetër, Kadeli falënderoi Kryeministrin Berisha që e ka bërë pjesë të stafit të tij dhe garanton fitore në qarkun e Lezhës.


POLITIKË • E shtunë 4 maj 2013

»

03

BARAZIA NË LISTA, PD E PS VENDOSËN SHKELJEN E KODIT PËRKUNDREJT GJOBËS Dy koalicionet më të mëdha të vendit, e majta dhe e djathta, për më shumë se 3 muaj kanë filluar të lobojnë për garantimin e të drejtave të grave në vendimmarrjen e vendit. Karash kësaj shumë herë krerë të këtyre dy forcave kryesore kanë kërkuar që të garantohet barazia gjinore në listat e zgjedhësve.

Po çfarë kanë vendosur PS-ja dhe PD-ja në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për garantimin e barazisë gjinore? Sipas aktit të propozuar me konsensus nga PD-ja dhe PSja, partitë politike do të ndëshkohen vetëm me gjobë në rastet kur nuk respektohet barazia gjinore në listat për deputetë, duke hedhur

poshtë të gjitha pretendimet e deritanishme se duhet një barazi gjinore. Sipas Kodit Zgjedhor, në listat e deputetëve duhet të jetë raporti 3 me 1, pra tre meshkuj dhe një femër në listë, në mënyrë që të garantohet 30-përqindëshi i kuotave gjinore. Ky raport 3 me 1, sipas Kodit, duhet ndjekur deri në emrin e

fundit të listës, duke e bërë të domosdoshme 30-përqindëshin e femrave në parlament. Por ndryshimi që u bë me aktin e miratuar nga KQZ-ja me konsensus të plotë të PS-së e PD-së rezulton se këto parti mund të mos e respektojnë këtë barazi dhe të ndëshkohen me një gjobë që shkon deri në 1 milion lekë.

BERISHA KËRKON VOTAT E GRAVE PËR FITORE NË ZGJEDHJE PARLAMENTARE

PD mban konventën për gratë Përfaqësuesit demokratë e vënë theksin te barazia gjinore Ervin Koçi

P

artia Demokratike organizoi dje konventën e radhës, ku tema e diskutimeve ishte gruaja. Edhe pse organizimi i skenës ishte identik me konventat e mëparshme të PD-së, në këtë konventë kishte disa ndryshime në tematikën e fjalës si dhe te pjesëmarrësit. Pallati i Kongreseve, ku u zhvillua aktiviteti i selisë blu, ishte tejmbushur nga gjinia femërore, por në brendësi të tij ishin edhe të gjithë krerët e qeverisë dhe deputetët e selisë blu. Një nga ndryshimet me aktivitetet e mëparshme të PD-së ishte fjala e mbajtur nga të ftuarit. Regjisorët e aktiviteti kishin përcaktuar që në këtë konventë të merrnin fjalën vetëm gjinia femërore në moshë të ndryshme, duke dështuar edhe thelbin e tematikës: gratë dhe gjinia femërore. Lideri i së djathtës shqiptare, Sali Berisha, si i vetmi individ i gjinisë mashkullore që mbajti fjalim në konventën e djeshme, ngrit në piedestal rëndësinë e gjinisë femërore në drejtimin dhe funksionim e shtetit. Numri një i qeverisë vlerësoi se zgjedhjet e 23 qershorit janë përcaktuese për Shqipërinë europiane. Sipas Berishës, fitorja e Partisë Demokratike është në duart e femrave shqiptare.

“Më 23 qershor fitorja si gjithnjë është në duart tuaja, fitorja është vepra juaj. Nga zgjedhjet e para pluraliste gjer më sot fitorja e PD-së ka pasur një emër dhe vetëm një emër: emri i saj ka qenë ‘grua’, ‘zonjë’, ‘vajzë’, ‘zonjushë’. Ndaj dhe këto 50 ditë që kanë mbetur me forcën shpirtërore të argumentit tuaj dhe qartës-

inë dhe kthjelltësinë tuaj, me vendosmërinë e paepur tuajën, zonja Margaret Theçer do t’ju thoshte: ‘Zonja nuk kthehet mbrapa’”, - shpreh Berisha. Majlinda Bregu, si e vetmja femër në drejtimin e ministrive të vendit, gjatë fjalës së saj vuri në dukje se në Ministrinë e Integrimit 92 për qind e punonjësve ishin femra. “Kjo

e sotmja është konventa e PD-së për barazinë gjinore. E vërtetë është që jam e vetmja grua në qeveri, por për të kompensuar këtë në Ministrinë e Integrimit stafi është 92% gra e vajza e vetëm 8% burra. Pra, për barazi gjinore aty ku jam unë duhet të luftojnë burrat”, - tha Bergu. Një fjalim mallëngjyes

mbajti Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila risolli në vëmendjen e publikut momentin e mbajtjes peng në vitin 2000 në qarkun e Vlorës, ku po bënte fushatë elektorale për PD-në. Ajo shprehu bindjen se roli i femrës në politikë është tejet vendimtar në konsolidimin e barazisë gjinore në të gjitha fushat.

ANËTARËSIMI NË NATO DHE LIBERALIZIMI I VIZAVE ARGUMENTET E TOPALLIT PËR TË MARRË VOTAT E TË RINJVE

“Më 23 qershor PD do të marrë 8 mandate në Shkodër” Topalli aktivitet në vendlindjen e saj, shpreh bindjen për fitoren e zgjedhjeve Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë një aktiviteti të zhvilluar me forumin rinor të PD-së shprehu bindjen e saj se forca politike ku ajo bën pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit do të marrë 8 mandate në qarkun e Shkodrës. Gjatë këtij takimi në Partinë Demokratike u anëtarësuan 3088 të rinj dhe për kryeparlamentaren ky është një sinjal tejet i qartë për rezultatin e zgjedhjeve në këtë qark dhe në të gjithë Shqipërinë. “Çdo ambicie juaja është objektivi ynë. Mos e humbni kurrë ëndrrën! 3088 anëtarë të rinj të PD-së është një ëndërr, është e pabesueshme! Ju bëni ëndrrën

realitet, ju bëni të mundur që në Shkodër më 23 qershor nuk do të marrim 7 mandate, por 8 mandate, në mënyrë që në mandatin e ardhshëm të PD-së ne të marrim një rezultat spektakolar. Më 23 qershor ne do të marrim një rezultat si në vitin 1992, sepse të rinjtë guxuan ta shpëtojnë Shqipërinë nga gremina e diktaturës. Ju jeni brezi i shpresës, i optimizmit. Ju e dini se Berisha është njeriu që mban fjalën. Ju e dini që Berisha beson më shumë se çdokush tjetër te ju të rinjtë e të rejat”, deklaroi Topalli. Sipas saj, fitorja e 2005-s dhe e 2009-s erdhi nga të rinjtë, të cilët u shpërbly-

en. Kreu i Kuvendit përmendi reformat në arsim, anëtarësimin e vendit në NATO dhe liberalizimin e vizave. Ajo vuri në dukje se mbështetja nuk do të mungojë as më 23 qershor, kur demokratët në Shkodër do të marrin 8 mandate. Ky aktivitet i Topallit vjen pak ditë para fillimit zyrtar të fushatës elektorale dhe kryeparlamentarja është përcaktuar në krye të listës së PD-së në qarkun e Shkodrës. Rrjedhimisht ajo do të jetë në krye të grupit të punës të Partisë Demokratike për këtë qark dhe do të udhëheqë strategjinë elektorale të selisë blu për zgjedhjet parlamentare.

OSBE-ODIHR-i Bashkëpunimi

Një raport për cilësinë e zgjedhjeve OSBE-ja dhe ODIHR-i do të flasin me një zë për zgjedhjet e qershorit në Shqipëri. Lajmi raportohet nga agjencia “Balkan Insight”, sipas së cilës një marrëveshje e rinovuar së fundi do të testojë aftësinë e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe ODIHR-it për të punuar së bashku në monitorimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. “Do të ketë bashkëpunim mes dy institucioneve. Asambleja Parlamentare ka njoftuar së fundi se do të riaktivizojë marrëveshjen e bashkëpunimit, që dy misionet të punojnë së bashku. Pra, do të flasim me një zë në këtë drejtim”, -ka thënë Thomas Rymer, zëdhënës i ODIHR-it. Pavarësisht se vëzhguesit afatgjatë të ODIHR-it zakonisht kanë ardhur në Shqipëri shumë më përpara në zgjedhjet e kaluara, Rymer konfirmoi se misioni do të mbërrijë në Tiranë 6 deri në 8 javë përpara ditës së votimit. “Nuk ka të bëjë aspak me politikën, por është kryesisht çështje logjistike”, tha ai. Edhe pse ODIHR-i është institucioni kryesor i vetë OSBE-së, deklaratat përfundimtare kanë qenë shpesh burim mosmarrëveshjesh mes Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe misionit të ODIHR-it. Bashkëpunimi i dy institucioneve për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri përkthehet edhe në një raport të përbashkët të dy organizatave për cilësinë e zgjedhjeve në vend. Ky raport do të jetë tejet i rëndësishëm për aspiratën shqiptare për t’u integruar në Bashkimin Europian, pasi do të merret për bazë nga BE-ja, nëse Shqipëria i ka plotësuar standardet ndërkombëtare në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.


04

« SOCIALE

E shtunë 4 maj 2013 •

BASHKIA E TIRANËS: KËSHILLTARËT TË DISTANCOHEN NGA DHUNA. MBLEDHJA S’ËSHTË ZHVILLUAR

PS shkarkon Kosovrastin, emëron Dalipin Koalicioni PS-LSI votojnë kërkesën, kërkojnë bashkëpunim për Tiranën Erta Bode

Akuza për bllokimin e mbledhjes

K

ëshilli bashkiak i Tiranës është përfshirë në një situatë të ndezur politike dhe tejet konfuze. Koalicioni i ri PS-LSI ka kërkuar ndryshimin e kryetarit të këshillit dhe vendosjen e një tjetër emri në vend të tij. Por duket se rregullat, afatet dhe procedurat kanë shërbyer që palët të krijojnë tension politik. Votimi Këshilltarët e majtë janë paraqitur në ambientet e Bashkisë së Tiranës me kërkesën për shkarkimin e Njazi Kosovrastit dhe emërimin në vend të tij të Aldrin Dalipit. Por duket se këshilltarët e djathtë nuk kanë marrë njoftim për këtë kërkesë, ndaj dhe nuk kanë marrë pjesë në mbledhje. Megjithatë, të majtët kanë vendosur të votojnë duke shkarkuar nga detyra e tij Kosovrastin dhe emërimin e Dalipit me 31 vota pro dhe asnjë votë kundër. Këshilltarët e majtë kanë hyrë me forcë në ambientet e paradhomës së këshillit të Bashkisë pas refuzimit të kërkesës së 31 këshilltarëve drejtuar kryebashkiakut Basha që të hapte derën e të niste mbledhja. Dalipi Sipas kreut të këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës Aldrin Dalipi, kërkesa për mbledhjen e sotme është bërë në zbatim të të gjithë hapave ligjorë. Ai theksoi se në bazë të ligjit, me krijimin e një mazhorance të re në këshillin bashkiak edhe drejtimi i këtij këshilli

Këshilltarët e majtë akuzojnë Bashkinë e Tiranës për bllokimin e kësaj mbledhjeje të parashikuar për paraditen e djeshme. Në profilin e tij në “Twitter” Aldrin Dalipi akuzon Bashën se ka ndërruar natën bravën e sallës së këshillit bashkiak. “Të arrinte deri këtu Basha sa të ndërronte natën bravën e sallës së këshillit bashkiak, të bllokonte telefonin e këshillit, të ndërronte pasuordin e kompjuterit të këshillit bashkiak! Turp! Të bëjmë dhe një herë thirrje: ruaj qetësinë, pranoje shumicën, mos e përjeto kaq me dhimbje këtë situatë! Ka një shumicë të re për qytetarët”, - shkruan Dalipi. Sipas tij, grupi i PS-së dhe ai i LSI-së i bëjnë thirrje Bashës të mos e tensionojë situatën, duke i kujtuar se është në sytë e qytetarëve, medieve dhe faktorit ndërkombëtar. ndryshon. “I bëjmë thirrje kreut të Bashkisë së Tiranës të ruajë qetësinë, të zbatojë ligjin, të respektojë vullnetin e shumicës. Kemi ezauruar të gjithë hapat ligjore për thirrjen e kësaj mbledhjeje. Kërkesën ia drejtuam zotit Kosovrasti, i cili shpërfilli kolegët e tij në këshillin bashkiak. Njoftimi për mbledhjen është bërë që ditën e hënë. Ne u gjendem përballë një fakti qesharak. Ajo që ne kërkuam dhe që na jep ligji të drejtën është një dhe vetëm një: përderisa ka një shumicë

të re, drejtimi i këshillit bashkiak të Tiranës ndryshon. Kjo jo për të bllokuar zotin Basha, por për t’i dhënë legjitimitet institucionit”, - u shpreh Dalipi. Bashkia Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës ka refuzuar njohjen e vendimit. Në një deklaratë të dhënë për mediet thuhet: “Bashkia Tiranë bën të ditur se nuk është zhvilluar asnjë mbledhje zyrtare e këshillit bashkiak. Bashkia e Tiranës njoftoi që dje opinionin publik

PARTIA POPULLORE DHE ALEANCA CIVILE MARRIN MIRATIM E KQZ

se nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe të ligjshëm mbi thirrjen e mbledhjes së këshillit bashkiak për ditën e sotme. Bashkia e Tiranës dënon dhunën e përdorur sot nga disa këshilltarë ndaj institucionit të Bashkisë dhe bën të ditur se do të bëjë kallëzim penal ndaj personave përgjegjës. Të gjitha veprimet dhe deklaratat e sotme të disa anëtarëve të këshillit bashkiak janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe janë të motivuara nga fryma e konfliktit politik.”

Prifti kandidat i pavarur në Fier

“Rama s’i mban premtimet, s’jam në lista për shkak të Metës” Deputeti Dritan Prifti deklaroi dje se do të kandidojë si deputet i pavarur për zgjedhjet e 23 qershorit në qarkun e Fierit. Krahas kësaj Prifti nuk kurseu as akuzat për kreun e opozitës Edi Rama, që e ka cilësuar si një njeri që nuk mban premtimet. Akuzat vijuan edhe më tej, duke përfshirë edhe ish-kryetarin e tij te LSI-ja, Ilir Metën, duke u shprehur se nuk ishte pjesë e listave të PS-së për deputet për shkak të Ilir Metës. “Do të shkoj në KQZ të depozitoj kërkesën, mandatin e deputetit si një kandidat i propozuar nga zgjedhësit. Pas ikjes nga LSI-ja u afrova me Ramën, por premtimi që mora nga Rama nuk u mbajt. Më pas, pasi u afrua me Metën, ai nuk u kujtua më. Duhet t’ia ketë vënë si kusht Meta. Besoj se po, sepse pesha që i është vënë nga Meta duhet të ketë qenë më e rëndë se pesha politike. Kam folur gjatë me Paskal Milon, Gjergj Kojën. Ardhja e LSI-së, sipas tyre, do të kontribuojë në humbjen e Berishës, por sapo flisja me Gjinushin, apo tek tjetri, telefonohej menjëherë Gjinushi dhe menjëherë i thuhej ‘nuk duhet të afrohet Prifti’. Kuptova së kryetar i PS-së nuk është Rama, por Meta. Domethënë se brenda një force politike të majtë nuk më lejohet të votohem si kandidat sepse nuk do Meta”, tha Prifti. Ai argumentoi edhe marrëdhëniet me Ramën dhe tha: “Para se të nxirrja videon, marrëdhëniet me Ramën kanë qenë maksimale. Por me afrimin e z. Meta në koalicion ai nuk pati as burrërinë të më thoshte se ‘kjo që ndodhi, ndodhi tanimë dhe ti, z. Prifti, gjej ndonjë rrugë tjetër’. Ai kishte mirëkuptimin tim të plotë për tërheqjen e LSI-së në koalicion, por jo mirëkuptim, që veproi kështu.”

KOMISIONER NË KZAZ-t E FIERIT, VLORËS DURRËSIT, TIRANËS E ELBASANIT

Shtohen 2 parti në koalicionet PS e PD Marrëveshja fut numëruesit e Idrizit KQZ miraton ngritjen e bordit monitorues të medies Çamët marrin gjysmën e anëtarëve të KQV-ve në 5 qarqe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje të miratojë kërkesën e Partisë Aleanca Popullore dhe Partia Civile për të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit. Vendimi nuk kaloi pa debat, ku shkaku ishte ndryshimi i kryetarit të Partisë Popullore, e cila përfaqëson komunitetit çam. Këto dy parti rierdhën për vendimmarrjen në KQZ pas refuzimit që iu bë herën e parë dhe pas miratimit të kërkesës së tyre në Kolegjin Zgjedhor. KQZ vendosi t’i fusë këto dy forca politike në garën për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Aleanca Popullore është një parti që përfaqëson komunitetin çam dhe është pjesë e koalicionit opozitar. Vendimi për futjen e kësaj parie në këtë koalicion u prezantua nga kreu i PS-së Edi Rama, që gjatë prezantimit të marrëveshjes akuzoi partinë

tjetër çame, PDIU-në. Ndryshe nga PP-ja, Partia Civile është pjesë e koalicioni të djathtë dhe pas miratimit të vendimi nga KQZ-ja tani PD-ja ka në gjirin e saj 25 parti politike që do të garojnë për zgjedhjet e 23 qershorit. KQZ miratoi dje edhe ngritjen e bordit monitorues të medies (BMM) gjatë fushatës

zgjedhore. Nga 7 anëtarë që ka ky bord, vetëm 6 u miratuan, pasi njëri prej tyre kishte përfituar një post tjetër publik. BMM do të bëjë monitorimin e medieve gjatë fushatës zgjedhore, në mënyrë që të respektohet barazia kohore në hapësirën politike që do t’i vihet fushatës elektorale.

Marrëveshja parazgjedhore ndërmjet PDIU-së dhe PD-së ka në përbërjen e saj edhe përfshirjen e komisionarëve të çamëve në KZAZ-të e vendit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga dy forcat politike, thuhet se PDIU-ja do të ketë nga një komisioner në çdo KZAZ të qarkut të Fierit, Durrësit, Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës. Edhe pse kjo parti nuk e ka të drejtën të ketë përfaqësues në komisionet e nivelit të dytë, marrëveshja përcakton gjithashtu futjen e numëruesve të votave të çamëve në grupet e numërimit të votave. Konkretisht PDIUja ka kërkuar që të ketë një numërues për dy tavolina numërimi dhe në tavolinën ku nuk ka numërues të ketë një vëzhgues. “Në përcaktimin e anëtarëve të grupeve të numërimit (GNV-ve), që do të

caktohen dhe zgjidhen nga ana e KZAZ-ve në afatet e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor, të drejtën e përzgjedhjes dhe propozimit të emrave të numëruesve do ta ketë PDIUja, me kushtin që të ketë një numërues në çdo dy tavolina numërimi. PDIU-ja do të ketë të drejtën e caktimit të një vëzhguesi në grupin e numërimit në të cilën PDIU nuk do të ketë numërues”, - thuhet në marrëveshje. Ndryshe nga anëtarët të KZAZ-ve, anëtari në grupin e numërimit të votave do të jetë në të gjitha qendrat e numërimit të votave në të gjithë Shqipërinë. Por pika ku demokratët kanë lëshuar më shumë pe është ajo e përcaktimit të anëtarëve në komisionet e qendrave të votimit. Konkretisht është vendosur që PDIU-ja të ketë të drejtën e përzgjedhjes së

gjysmës së anëtarëve në komisionet e qendrave të votimit në qarkun e Fierit, të Vlorës, Tiranë, Elbasanit dhe Durrësit, duke lënë në këtë mënyrë PRnë e Mediut pa anëtarë në KQV.


EKONOMI • E shtunë 4 maj 2013

»

05

BANKAT TË MONITOROJNË VEPRIMTARINË DUKE RUAJTUR NIVELIN E KAPITALIZIMIT

BSH: Sistemi bankar rezulton i qëndrueshëm Strestestet e bankës qendrore: Rritja ekonomike 1.43 për qind Gjendja dhe ecuria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar u paraqitën të qëndrueshme gjatë gjysmës së dytë të vitit 2012. Sektori bankar përmirësoi më tej rezultatin financiar, treguesit e kapitalizimit dhe të likuiditetit. Për sektorin bankar, rreziku i kreditit përfaqëson sfidën më të rëndësishme të veprimtarisë, ndërsa ekspozimi ndaj rreziqeve të tregut dhe të likuiditetit mbetet i kufizuar. Sistemi bankar shqiptar rezulton i qëndrueshëm edhe përballë strestesteve të radhës të kryera nga BSH-ja. Stres-testet apo provat e rezistencës aplikohen çdo gjashtë muaj nga Banka Qendrore

dhe paraqiten në raportet përkatëse të stabilitetit financiar. Edhe në gjysmën e dytë të vitit 2012, për skenarët e supozuar nga BSHja, niveli i kapitalizimit të sektorit mbetet mbi nivelin minimal të kërkuar prej 12%. Skenari bazë i ndërtuar nga BSH-ja supozon një rritje ekonomike prej 1.43%, një mbiçmim të lekut me 1.7% dhe një rritje të totalit të kredisë me 4%. Gjithsesi, si në rastin e skenarit bazë, ashtu edhe për skenarët e rënduar, banka të veçanta mund të kenë nevojë për kapital shtesë. Në kushtet e presioneve nga zhvillimet ndërkombëtare dhe situatës ekonomike jo të favorshme në vend, BSH-

ja këshillon bankat të monitorojnë me kujdes veprimtarinë e tyre për të ruajtur një nivel të përshtatshëm kapitalizimi. BSH-ja gjykon se kontributi i stimulit fiskal në rritjen ekonomike do të ishte më i ndjeshëm nëse do të shoqërohej me përmirësimin e besimit në qëndrueshmërinë e treguesve fiskalë në afat të mesëm. Për këtë arsye, kërkohet vendosja, në afat të shkurtër, të një rregulli fiskal të qëndrueshëm, që të përcaktonte kufijtë maksimalë të borxhit publik në afat të mesëm dhe të mundësonte rikthimin e këtij treguesi në një prirje të qëndrueshme rënëse.

PROCEDURAT PËR OBJEKTET PA LEJE PAS 2006 NISIN NË QERSHOR

Pagesat për legalizim, shtohet fluksi i qytetarëve për shlyerjen Brikena Dervishaj

F

luksi i punës pranë Agjencisë së Legalizimit në Tiranë, por edhe në rrethe është rritur ndjeshëm. Kjo për shkak të hapjes së procedurave të reja për legalizimin e objekteve të ndërtuara edhe pas vitit 2006. Numri i qytetarëve që kërkojnë sqarime është tepër i lartë, por edhe numri i qytetarëve që kërkojnë të shlyejnë detyrimet për objektet në proces legalizimi. Pronarët posedues të objekteve informale kanë tre vjet kohë që nga marrja e faturës financiare për të shlyer pagesën për shtesat e pallateve që kanë ndërtuar pa leje. Në rast të kundërt, ALUIZNI do të zbatojë penalitetet që shkojnë deri dhe në shembje të objektit në fjalë.

Mënyrat e pagesës Ligji për legalizimin e ndërti-

“Bota jonë, ti!” është koncepti, i cili do të përshkojë tashmë çdo mundësi komunikimi që AMC ofron. Kompania e telekomunikacionit me mbulimin më të mirë 3G në vend, vjen tek abonentët me një paraqitje më dinamike dhe moderne. AMC, si pjesë e dy grupeve të rëndësishme të telekomunikacionit, Grupeve OTE dhe Deutsche Telekom, ka përherë në fokus abonentin dhe teknologjinë më moderne. AMC ofron një larmi paketash me minuta bisede dhe internet 3G për abonentët me parapagesë, si edhe plane tariforë të përshtatur posaçërisht për çdo kategori abonentësh me kontratë. Plotësimi i çdo nevoje komunikimi është pohimi më i mirë i përkushtimit të saj ndaj abonentëve. Fushata e re e komunikimit tregon lidhjen e ngushtë të kompanisë me abonentët. Gjithkush prej nesh ka nevojat e veta për komunikim dhe AMC ofron gamën më të gjerë të mundësive, në mënyrë që të gjithë ne të zgjedhim atë që na përshtatet. AMC, nëpërmjet sloganit “Bota jonë, ti”, fton gjithësecilin të zgjedhë nga produktet dhe shërbimet që janë ideuar me abonentin në fokus dhe në përputhje me zhvillimet bashkëkohore teknologjike.

Agjencia e Legalizimit për Tiranën do të përfundojë dosjet për shtesat e pallateve të ndërtuara deri në vitin 1993, si dhe për pallatet e ndërtuara gjatë këtyre viteve, por që kanë dalë nga leja e ndërtimit. Duhet theksuar se pallatet e ndërtuara pas vitit 1993 ndahen në dy kategori, ato që nuk kanë marrë lejen e shfrytëzimit për shkak të shkeljes së projektit dhe kryerjes së ndonjë shtese dhe ato që kanë marrë leje shfrytëzimi, por përsëri kanë shtesë.

meve pa leje kaloi me konsensus në Kuvend. Parcelat ndërtimore nga brenda vijës së verdhë me sipërfaqe 1-300 m2, do të kryejnë 70% pagesë me bono dhe 30% të saj me para në dorë, ndërsa parcelat mbi 300 m2, do të paguajnë 50% të vlerës me bono dhe pjesën tjetër 50% të shumës me para në dorë. E njëjta linjë do të ndiqet edhe për ndërtimet jashtë vijës së verdhë, por sipërfaqet mbi bazën të cilave llogaritet përqindja në bono dhe para do të jenë më të mëdha. Kështu për parcelat ndërtimore 1- 500m 2, 70%

Në rastin e pallateve me shtesa, por me leje shfrytëzimi, firma e ndërtimit mund të hipotekojë pallatin për të cilin ka marrë lejen e shfrytëzimit, ndërsa me procedurat e hipotekimit të shtesës pa leje të pallatit do të merret Agjencia e Legalizimit. Ndërsa, në rastin kur pallati nuk ka leje shfrytëzimi, atëherë procedurat e hipotekimit të tij i ndjek Agjencia e Legalizimit dhe do të hipotekohet krejt objekti në momentin që përfundojnë.

pagesë do të kryhet me bono, ndërsa 30% me para në dorë, për parcela mbi 500 m2 pagesa do të kryhet vetëm me lekë. Fotografimi Ndryshimet ligjore të miratuara vetëm pak ditë më parë parashikojnë kryerjen e një fotografimi tjetër satelitor për të monitoruar situatën dhe frenuar fenomenin e ndërtimeve informale. Qeveria së shpejti do të hapë tenderin për zgjedhjen e kompanisë që do të realizojë këtë fotografim dhe azhornimin e hartës së mëparshme

Hipotekimi

Kompania “ALBtelecom” ofron internet Wi-Fi në zona publike

Dosjet

Procedurat Të gjitha objektet që janë ndërtuar pa leje pas vitit 2006 do të fillojnë t‘i nënshtrohen procedurave të ligjërimit duke filluar nga muaji qershor. Subjektet duhet të dorëzojnë pranë njësive vendore një shkresë, ku të kërkojnë legalizimin e ndërtimit që kanë bërë. Strukturat vendore do të bëjnë edhe verifikimin e kërkesës, edhe nëse kërkuesi është në kushte të rregullta për ta bërë këtë kërkesë apo jo. Banorët përreth ndërtesës, komshinjtë me të cilët ndahet tarraca, muri dhe shkallët do jenë pjesë gjatë verifikimit. Nëse ata bien dakord dhe nuk kanë kundërshti për investimet e fqinjit të tyre, atëherë edhe për pushtetin vendor është një plus më shumë për të marrë një vendim pozitiv për legalizimin. Pushteti vendor është i detyruar të bëjë verifikimet dhe të bashkëpunojnë me strukturat e bashkisë qendrore për t’i dhënë të drejtë komunitetit apo për t’i legalizuar ndërtimin aplikuesit, që nga kontrollet dhe evidencat rezulton të jetë ndërtuar ilegalisht.

AMC vjen me konceptin e ri më dinamik, “Bota jonë ti”

dixhitale. “Llogaritet të jenë deri në 100 mijë objekte të tilla të ndërtuara gjatë kësaj periudhe për të cilat do të nisë fotografimi ajror, ndërsa janë deklaruar nga vetë qytetarët rreth 270 mijë ndërtime informale. Një nga qëllimet e këtyre ndryshimeve është dhënia fund e ndërtimeve informale në vend”, - saktësojnë burimet zyrtare. Aktualisht, sipas të dhënave të Agjencisë së Legalizimeve, gjatë këtyre viteve janë kompensuar rreth 4600 pronarë për tokën që ishte pjesë e procesit të legalizimit.

“ALBtelecom” ofron shërbimin e internetit (me valë) Wi-Fi në hapësirat publike në Tiranë dhe po vazhdon me fazën e testimeve në vende të ndryshme të vendit. Çdo abonent që ka një laptop, tablet, apo një celular të zgjuar tashmë mund të lidhet në internet falas në parqe, rrugë, ambiente publike, praktikisht kudo ku shkon në kryeqytet. Ky shërbim është promovuar gjatë një ceremonie në Qytetin Studenti, ku kanë qenë të pranishëm kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe Drejtori i Përgjithshëm i “ALBtelecom”, Erkan Tabak. “Shpresojmë që deri në fund të Majit të kemi shërbim në të gjithë Tiranën. Dhënia falas e këtij shërbimi për dy orë në ditë është një ndihmë për të rinjtë që nuk kanë mundësi blerjeje të shërbimit dhe kjo është një pjesë e Përgjegjësisë sonë Sociale. Ne e kemi deklaruar 2013-n ‘Viti i Internetit të sigurt’ dhe duam të ofrojmë internet të sigurt për familjet shqiptare dhe të rinjtë”, - tha Tabak. Shpejtësia e internetit është e lartë dhe përballon pikun me lehtësi. “ALBtelecom” Wi-Fi mund të përdoret në çdo pajisje që mbështet këtë teknologji, laptop, tablet dhe telefon smart.

Terminali i ri doganor i Tiranës do të jetë gati javën e ardhshme Terminali i ri doganor i Tiranës do të jetë gati brenda javës që vjen. Drejtori i Doganës për degën e Tiranës, Bujar Vukaj, ka theksuar se ky terminal do të jetë i parametrave evropiane dhe do të zgjidhë radhët e gjata në zhdoganimet e mallrave të ndryshëm. “Ambientet e reja të ushtrimit të aktivitetit të degës doganore të Tiranës do të jenë gati javën që vjen. Do të jetë një terminal bashkëkohor, i parametrave evropiane, sa i takon procedurave të përpunimit të mjeteve, kapaciteteve, mbajtëse, përpunese dhe magazinuese”, - tha Vukaj. Ky terminal ofron një vend-kontrolli fizik që të përballojë 15 trajlera në një kohë, duke mënjanuar pritjen. “Ky terminal ka një sipërfaqe totale prej 75 mijë m2, me mbi 10 mijë m2 sipërfaqe magazinash doganore dhe një sipërfaqe totale në dispozicion të administratës doganore prej 2200 m2”, - tha Vukaj. Sipas tij, zhdoganimi në këtë terminal do të jetë më cilësor dhe më i shpejtë, pasi investimi prej 20 milionë eurove do t’i vijë në ndihmë biznesit duke shkurtuar procedura. Dogana e Tiranës tanimë kthehet në një godinë me parametra ndërkombëtarë.


06

« reklamë

E shtunë 4 maj 2013 •

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

Adresa: Sheshi Skëndërbej nr.5 Tel: ++355 42 380 793; Fax: ++355 42 232 389

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private (kultura bujqësore dhe dru frutorë), që preken nga ndërtimi i “Landfillit Bajkaj”. Subjekti kërkues i këtij objekti është

Këshilli i Qarkut Vlorë. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me kuadrin ligjor. Pronarët që kanë emrin në listën emërore

dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në

Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). Vlera totale e shpronësimit është 20 865 792 (njëzet milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy) lekë.

REPUBLIKA E SHQIPERISE DREJTORIA E PERGJITHSHME E RRUGEVE DREJTORIA E SHPRONESIMEVE KESHILLI I QARKUT VLORE

Lista e pronarëve që preken nga ndërtimi i landfill në fshatin Palavli, Komuna Vergo

Nr

PRONARI Emri

Nr. Mbiemri

Z.K

Pas.

Sip m2

Cmimi

VLERA

m2

TOTALE LEKE

Shenime

1

KADRI

DAUTI

2864

663

399

645.6

257,594

Konfirmuar nga ZVRPP

2

PETRIT

DAUTI

2864

664

239

645.6

154,298

Konfirmuar nga ZVRPP

3

EQEREM

DAUTI

2864

665

773

645.6

499,049

Konfirmuar nga ZVRPP

4

RABIJE

RAÇA

2864

666

356

645.6

229,834

Konfirmuar nga ZVRPP

5

SIHAT

RAÇA

2864

667

310

645.6

200,136

Konfirmuar nga ZVRPP

6

IDRIZ

RAÇA

2864

668

528

645.6

340,877

Konfirmuar nga ZVRPP

7

NESIP

RAÇA

2864

669

679

645.6

438,362

Konfirmuar nga ZVRPP

8

BASTRI

RAÇA

2864

670

2076

645.6

1,340,266

Konfirmuar nga ZVRPP

9

VESEL

SINANI

2864

671

860

645.6

555,216

Konfirmuar nga ZVRPP

10 NAZIE

SINANI

2864

672

1009

645.6

651,410

Konfirmuar nga ZVRPP

11 TAIP

SINANI

2864

673

1076

645.6

694,666

Konfirmuar nga ZVRPP

12 TEKI

DAUTI

2864

676/677

4038

645.6

2,606,933

Konfirmuar nga ZVRPP

13 SINAN

KUÇI

2864

678

892

645.6

575,875

Konfirmuar nga ZVRPP

14 AGO

KUÇI

2864

679

1859

645.6

1,200,170

Konfirmuar nga ZVRPP

15 NEDIN

KUÇI

2864

680

2349

645.6

1,516,514

Konfirmuar nga ZVRPP

16 SHAHIN

HADERI

2864

681

7123

645.6

4,598,609

Konfirmuar nga ZVRPP

17 ARIF

HADERI

2864

683

3404

645.6

2,197,622

Konfirmuar nga ZVRPP

18 SHPETIM

DAUTI

2864

725

22

645.6

14,203

Konfirmuar nga ZVRPP

19 TENO

DAUTI

2864

725

2215

645.6

1,430,004

Konfirmuar nga ZVRPP

20 DAUT

ALINANI

2864

725

2113

645.6

1,364,153

Konfirmuar nga ZVRPP

TOTALI

32320

20,865,792


AKTUALITET • E shtunë 4 maj 2013

»

07

NISHANI-QYTETARËVE: DENONCONI KORRUPSIONIN NË DREJTËSI

Ankesa online në KLD, ok që u rritën rrogat, “stop” zvarritjeve Mariglen Mullai

N

ë mbledhjen e parë për këtë sezon pranvere, KLDja u duk se donte të përcillte një mesazh të qartë sigurie se gjërat në lëmin e drejtësisë do të vijnë duke u rregulluar. Sinjalet janë të shumta, por më pikantja mbetet ankesa direkt e personit që pretendon se i shkelet e drejta. Teksa ai shkruan “akuzën” në faqen e re online të kupolës së drejtësi, ndaj krerët kanë mundësi ta verifikojnë në kohë reale. Gjetja e një “ilaçi” për të ndaluar zvarritjet e panumërta të seancave gjyqësore e marrja e masave të menjëhershme për ta minimizuar në maksimum këtë fenomen gërryes për drejtësinë, ishte një tjetër pikë që s’mund të anashkalohej. Por momenti tjetër kulminat i mbledhjes së djeshme ishte fjala mbështetëse e kryetarit Nishani, kur garantoi qytetarët se fjalët e tyre kundër një veprimi të ndonjë gjyqtari, të cilin e cilësojnë të padrejtë, nuk do të shkojnë në vesh të shurdhët. Ndërkaq, nënkryetari Cefa tha se “KLD po shqyrton aktualisht 400 nga 1 mijë kërkesa të depozituara. Në 46 raste është konstatuar shkelje nga ana e gjyqtarëve dhe disa prej tyre janë paralajmëruar për masa ndëshkimore. Nga ana tjetër ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, vlerësoi se KLD ka hyrë tashmë në një proces të promovimit të gjyqtarëve në bazë të meritës. Por Ministria e Drejtësisë, tashmë prej muajsh e ka hapur portalin e saj online për ankesat e qytetarëve dhe në mjaft raste është ndërhyrë ku qytetarët kanë marrë përgjigje për shqetësimet e tyre. Në mbledhjen e djeshme u fol me shqëtësim edhe për çështjen e ekstradimeve. Folësit theksuan se gjykatat tona japin shpeshherë vendime pa u njohur më parë me vendimet e gjykatave

ALEAT e ka pushim të hënën, janë Pashkët Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton shtetasit shqiptarë se kompania ALEAT e prodhimit të pasaportave biometrike, si kompani private, në zbatim të Kodit të Punës, ditën e hënë, më datë 6 maj 2013, e ka ditë pushimi zyrtare, për arsye të festës së Pashkëve ortodokse, ndërkohë që shërbimet e Gjendjes Civile, do të jenë hapur. I gjithë shërbimi i pasaportave do të jetë i hapur normalisht në ditën e martë, më datë 7 maj 2013.

Një rëndë në spital, tjetra jashtë rrezikut

Drejtuesit e 2 motorëve në rrugë përplasin makinën e kalimtarin Dy aksidente me pasojë plagosje janë regjistruar së fundmi në kryeqytet. Nga komisariati nr.3 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Blerim Pisli, 28 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë, sepse në Rrugën e Durrësit, duke drejtuar motorin tip “Suzuki” me targa, italiane CJ 40120, është përplasur me automjetin tip “Benz Mercedes” me targa TR 6968 N, me drejtues shtetasin Ardian Labi, 27 vjeç, ku si pasojë është aksidentuar shtetasja Marjeta Pima, 23 vjeçe, e cila ka qenë pasagjere në motor dhe pas ndihmës mjekësore është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasit Ledison Pisli, 23 vjeç, pasi dyshohet se ka depozituar deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore. Ndërkaq, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Myrto Shaha, 56, vjeç, sepse në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin motor tipit “DAYANG”, ka aksidentuar shtetasin, Ylli Kola 34 vjeç, i cili është shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Ushtarak, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur vetë drejtuesi i mjetit.

Rekomandim para zgjedhjes së deputetëve

të huaja. Një tjetër vendim i KLDsë ishte zëvendësimi i Leferie Lleshit, e cila tashmë është në krye të KQZ-së. Nishani Në fjalën e tij Presidenti Nishani, njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësië, pasi i uroi mirëseardhjen Kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë dhe Kryetarit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, Xhezair Zaganjorit, i uroi punë të mbarë si anëtar i KLD-së. Më tej Nishani tha se “Qëndrimet e fundit të qeverisë shqiptare dhe Parlamentit shqiptar si rritja e nivelit të pagave të gjyqtarëve, gjykatave të Faktit dhe gjykatave të Apelit, u trajtuan me shumë seriozitet dhe do t’u shërbejë më së shumti gjyqtarëve të ndershëm dhe kurajozë pa mohuar faktin e shqetësimeve, problematikave të veprimeve korruptive dhe antiligjore të gjyqtarëve të caktuar në sistemin e gjyqësorit”. Më tej kreu i KLD-së shtoi se “Ne mbetemi të bindur se sistemi i gjyqësorit dominohet nga njerëz me integritet të lartë profesional, të cilët kanë nevojë për inkurajim, kanë nevojë për

mbështetje, kanë nevojë për vlerësim. Po kështu, vendimet më të fundit të qeverisë dhe të Parlamentit për ndërhyrje të rëndësishme në Kodin Penal dhe të Procedurës, janë një hap i rëndësishëm dhe vendimtar edhe për të ngushtuar maksimalisht abuzimet që mund të bëheshin nga gjyqtarë apo prokurorë të caktuar gjatë punës së tyre hetuese dhe gjykuese. Ndaj, do të desha të ndaj me opinionin publik këtë vlerësim në emër të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe për të vijuar gatishmërinë e këtij Këshilli nga njëra anë, për të mbështetur fuqimisht punën e gjyqtarëve tanë, për të inkurajuar profesionalizmin e tyre, për të nxitur dhe vlerësuar integritetin e tyre qytetar dhe njerëzor. Gjatë këtyre kohëve kam pasur në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë një numër ankesash dhe komunikimesh me qytetarë të ndryshëm të vendit, të cilët pretendojnë për shqetësime dhe problematika të ndryshme që kanë mbi sistemin gjyqësor. Janë për t’u vlerësuar që të gjitha këto ankesa, por veçanërisht duhet të jenë tërë-

sisht të patolerueshme rastet kur proceset gjyqësore zvarriten në kurriz të së drejtës së qytetarit; kur vendime gjyqësore mbeten në sirtarët e zyrave të gjyqtarëve me muaj të tërë, duke mohuar dhënien e të drejtës qytetare. Prandaj i kam kërkuar Nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe anëtarëve që në faqen zyrtare elektronike të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të vendoset menjëherë një portal i veçantë për depozitimin e të gjitha ankesave të drejtpërdrejta nga ana e qytetarëve, portal i cili të ketë detaje të plota jo vetëm për identifikimin e rastit, por dhe për të realizuar mënyrën e komunikimit sa më të shpejtë me qytetarin. Dëshiroj t’i garantoj qytetarët se Këshilli i Lartë i Drejtësisë çdo ankesë që do të depozitohet në këtë Portal online, në mënyrë publike nga çdo qytetar, do ta ndjekë me vëmendjen dhe përgjegjësinë maksimale. Këto ankesa do të jenë në çdo rast pjesë e agjendës prioritare të punës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Inspektoratit të saj, të bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë dhe me të gjitha institucionet e tjera të shtetit”.

KUNDËRPËRGJIGJET POLLO: PO FITOVA GJYQIN NR 2, PARATË KRYQIT TË KUQ

Balla padi nr 2 Pollos “Abuzim me tenderat” Vijon përplasja me socialistin e ministrin e Inovacionit Për të dytën herë rresht, deputeti socialist Taulant Balla depoziton një padi të re në Prokurori kundër ministrit të Inovacionit Genc Pollo. Në këtë padi Balla e akuzon atë për abuzime në tenderin për ngritjen e rrjeteve dixhitale tokësore. Sërish Balla akuzon Pollon për shkelje të barazisë në tender dhe abuzim. Ndërkaq, pak ditë më parë gjykata Tiranë ka shpallur fajtor deputetin e PS Taulant Balla duke e dënuar me 30 mijë lekë gjobë pas akuzave në Kuvendin e Shqipërisë në tetor të 2011, ku ministri Pollo akuzohej për korrupsion, shpërdorim detyre dhe abuzime me tendera. Pas shpalljes së vendimit ministri Pollo u shpreh i kënaqur në lidhje me vendimin. Ai është shprehur se “dëmshpërblimi i caktuar nga gjykata ishte i ulët dhe prandaj jo dekurajues për shpifës të tjerë si Balla pasi

ajo sasi parash do t’i kalojë Kryqit të Kuq Shqiptar”. Nga ana tjetyër, për vendimin ka reaguar edhe deputeti socialist, duke e cilësuar këtë një vendim politik të gatuar siç shprehet Balla, në aneksin e kuzhinës së Sali Berishës kundër opozitës. Ministri Genc Pollo reagoi ndaj padisë së deputetit socialist, duke theksuar se në rast se dëmshpërblehet nga gjykata, do t’i dhurojë sërish paratë për bamirësi. Pollo ka deklaruar se “Taulant Balla, sa herë që kalon nga Prokuroria hedh një shuk me letra dhe përmend emrin tim. A vepron për hesap të Edi Ramës, apo për hesap të biznesit të kunatit, apo të të dyve bashkë, pak më intereson se çfarë bën ky gojëpalarë. Mbetem i vendosur që nëse sërish gjykata e urdhëron Ballën të më dëmshpërblejë, paratë do t’ia dhuroj Kryqit të Kuq Shqiptar”.

Totozani apel politikës për pjesëmarrjen e grave “30 %” Një apel për politikën vjen nga Avokati i Popullit, Igli Totozanik, sipas të cilit nuk është përmbushur kuota 30 për qind e pjesëmarrjes së grave në listat e kandidatëve për deputetë. Ai thotë se “Në vitin 2003 Këshilli i Evropës hartoi një rekomandim, sipas të cilit asnjë nga gjinitë nuk mund të përfaqësohet në një instancë vendimmarrëse me më pak se 40%. Ky rekomandim bazohet në konceptin e pjesëmarrjes së ekuilibruar gjinore me theks të veçantë e të posaçëm në pjesëmarrjen e grave në Parlament dhe qeverisje. 10 vjet pas këtij rekomandimi Shqipëria ka ende shumë për të bërë. Avokati i Popullit i drejtohet klasës politike në këtë moment të mbylljes së listave të kandidatëve për deputetët e Kuvendit të ri pas zgjedhjeve të 23 qershorit: Jo vetëm nuk është rruga e duhur, por është zhgënjyese për të gjithë ata që presin ndryshime reale në këtë vend të konstatosh që, megjithëse ligji përcakton kuotën 30 për qind të pjesëmarrjes së grave në listat e kandidatëve për deputetë, partitë kanë zgjedhur të paguajnë penalitetet e shkeljes së tij”. Më tej Totozani shton se “Duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së ekuilibruar të grave në Parlament, partitë do të jepnin një mesazh të qartë të vullnetit për ndryshime reale në skemën e vendimmarrjes politike të vendit. Ky është një element themelor i drejtave të njeriut; është një element i drejtësisë sociale në vend, por më shumë se kaq, është një çështje e demokracisë reale. Kjo e fundit nuk mund të ekzistojë në një vend ku gjysma e popullsisë nuk është e përfaqësuar politikisht”

Kërkohet respektimi i rregullave

Policia Rrugore 440 gjoba në 24 orë për disa shkelje Shërbimet e policisë së Tiranës thanë se janë të angazhuara maksimalisht për t`ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për një lëvizje sa më normale në rrugë. Vetëm 24 orët e fundit nga shërbimet e policisë së kryeqytetit, janë vendosur në total 440 masa administative, kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara. Gjithashtu, shërbimet e policisë do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të gabuara, parkime dyshe, mos zbatim të sinjalistikës, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej normave të lejuara, për përdorim alkooli etj. Policia e Tiranës në vijim të punës së saj, kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve, ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.


08

« AKTUALITET

E shtunë 4 maj 2013 •

NGARKESAT NË 1 VIT, VLERA E HUMBUR ARRIN NË 10 MILIONË EURO

Kapen 65 kg marijuanë në fugonin me qepë dhe patate

Tentuan të trafikonin 1.5 ton drogë, prangosen 3 persona VLORE- Ishin të vëzhguar dhe nën survejim për trafik droge, ndërsa nuk kanë mundur të kapërcejnë në shtetet fqinje brenda një viti së paku 1 ton e 631 kg drogë. Pas një operacioni të mirëdetajuar policia e Vlorës ka mundur të vërë në pranga 3 persona të skeduar e të dyshuar për veprimtari kriminale.

Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se ka sekuestruar një sasi prej 65 kg marijuanë në një furgon mallrash. Sipas burimeve zyrtare nga policia lokale, furgoni me targat e Korçës ishte i ngarkuar me qepë dhe patate, ndërsa pas kontrollit sasia e drogës u gjet poshtë këtyre thasëve. Të arrestuarit janë Jetnor Veshtrulla dhe Besnik Kosturi, 33 dhe 44 vjeç nga Korça. Mësohet se droga ishte blerë në Lazarat dhe dyshoheshe se do të trafikohej jashtë vendit.

ishin shtetasit: Bexhet Selam Alliaj, 43 vjeç, lindur në fshatin Romës dhe banues në Vlorë, i arrestuar disa herë për disa krime të rënda, Dritant Marko Kaçani, 42 vjeç lindur në Fier dhe banues në Zvërnec dhe Shpëtim Novrus Shehu, 22 vjeç banues në fshatin Zvërnec të rrethit Vlorë. “Ndalimi i këtyre shtetasve u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në harkun kohor të një viti ka rezultuar se këta persona kanë qënë të përfshirë drejtpërsëdrejti në një aktivitet kriminal me tendencë trafikimin e narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Në disa raste këta shtetas kanë tentuar të trafikojnë sasi të mëdha marijuane në drejtim të Italisë, të cilat janë kapur dhe sekuestruar nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni Policia e Vlorës ka finalizuar dje me sukses një operacion për kapjen e 3 personave për trafik droge, të cilët kanë tentuar që në harkun kohor të një viti të trafikojnë rreth 1 ton e 631 kg drogë, e sekuestruar kjo nga policia dhe me vlerë 10 milionë euro. Strukturat kundër Krimit të Organizuar falë hetimeve prej mëse 1 viti në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Laguna” ku si rezultat i të cilit u shkatërrua një grup kriminal me tendencë trafikimin e narkotikëve, anëtarë të të cilit

Droga Më konkretisht shtetasit

REPUBLIKA E SHQIPERISE KESHILLI I QARKUT ELBASAN Drejtoria e Burimeve Njerezore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Elbasan

Adresa: Keshilli Qarkut Elbasan Tel:++355 54 52344, 52696, Fax: 52144

Njoftim për shpallje konkurimi për vend të lirë pune Ne zbatim te Ligjit Nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Keshilli i Qarkut Elbasan, shpall konkursin per nje vend te lire pune, ne pozicionin e specialistit per kontrollin e zhvillimit te Tokes ne Drejtorine e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillit te Territorit te Drejtorise se Pergjithshme te Planifikimit, Kontrollit dhe Mbrojtjes se Tokes, ne institucionin e Keshillit te Qarkut Elbasan. Çdo kandidat duhet te plotesoje kerkesat e pergjithshme ne perputhje me nenin 12 te Ligjit Nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”. KERKESAT E VECANTA PER KANDIDATET • Te kete mbaruar studimet e larta, dega inxhineri (ndertimi,hidroteknik, mjedisi,gjeodet) • Te kete aftesi te mira komunikuese dhe te jete e afte te punoj ne grup. • Te njohe programet inxhinerike ne kompjuter si: AUTOCAD, SAP+ETAPS. • Te zoteroje nje gjuhe te BE-se. Paga per pozicion: eshte ne kategorine IV-a Kandidatet qe do te aplikojne per konkurim do te paraqesin brenda dates 07.05.2013 ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, dokumentat e meposhtme: • Kerkesen per aplikim • Curriculum Vitae • Çertifikate familjare • Fotokopje te kartes se identitetit • Fotokopje te diplomes dhe listes se notave te noterizuara. • Deshmi Penaliteti • Vertetim mjeksor • Deshmi te gjuhes se huaj • Deshmi kompjuteri • Çertifikata kualifikimi (ne rast se ka) Pas verifikimit paraprak te dokumentacionit te paraqitur nga kandidatet ne Keshillin e Qarkut Elbasan me date 10. 05. 2013 do te shpallet lista e kandidateve te cilet do te vazhdojne konkurimin, data e zhvillimit te testimit me shkrim dhe intervista me goje. (Mosparaqitja e plote e dokumentave te kerkuar perben skualifikim). Çdo kandidat do te testohet ne lidhje me: njohuri mbi Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, Ligjin Nr. 8652 date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e organeve te qeverisjes vendore”, Ligjin Nr. 8485 date 12. 05. 1999 “Kodi i procedurave administrative te Republikes se Shqiperise”, Ligjin Nr. 8549 date 11. 11. 1999 “Statusi i nepunesit civil”, Ligjin Nr.9131 date 08. 09. 2003 “Per rregullat e etikes ne administrates publike”, aktet nenligjore per nepunesin civil“, Ligjin nr.10119 date 23. 04. 2009. “Per planifikimin e Territorit“, Ligjin nr. 8402 date 10.09.1998. “Per kolaudimin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit“, Ligjin nr. 9482 date 03.04.2006. “Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje “. KRYETARI Eugen ISAJ

e mësipërm janë përgjegjës: Për sasinë prej 600 kg marijuanë e sekuestruar në fshatin Zvërnec në kuadër të operacionit “EKLIPSI”, më datë 16.06.2012 ku u sekuestruan edhe 2 mjete lundruese, si dhe u arrestua shtetasi Novrus Shehu. Për sasinë prej 1 ton marijuanë të sekuestruar në kuadër të operacionit “KARABURUNI” më datë 10.08.2012 dhe për sasinë prej 17 kg marijuanë i sekuestruar në kuadër të operacionit “VACANZE 1”, 18.08.2012 ku u arrestua shtetasi Marlen Gutici; Për sasinë prej 14 kg marijuanë të sekuestruara në portin Vlorë në kuadër të operacionit “VACANZE 2”, më datë 18.08.2012 ku u arrestua shtetasi Armir Nushi; Gjithashtu nga informacionet e sakta të dhëna autoriteteve ligjzbatuese në Itali këtij grupi i janë sekuestruar edhe 4 ngarkesa të tjera me sasi të konsiderueshme marijuane.

LAJMËRIM Zhvillohet ankandi për dhënien me qera tokë bujqësore pronë shtetërore me afat 1 vjeçar. Dhënia me qera e tokës bëhet në përputhje me ligjin n.r 8318 dt. 01.04.1998, Urdhrit të Kryeministrit nr. 287 dt. 20.12.2006, Udhëzimit nr.3 dt. 28.12.1998 të Këshillit të Ministrave. Sipas pasqyrës së mëposhtme: Nr Nr kadastral

vendi

Sip.ha

kategori a

Cmimi për Bashkia 1 ha sipas vkm

Zhvillimi i ankandit. Vendi, ora dhe data

1

174

koder

4.7

6

11500

Cerrik

2

348

pozhok

6.7

2

26000

Elbasan

10.00 dt. 05.06.2013 05.06.13

3

406

Fushmbret

3

2

26000

Cerrik

05.06.13

4

291/2

Belik

11.85

3

22000

Cerrik

05.06.13

5

229.293

Belik

31.54

2

26000

Cerrik

05.06.13

6

350

Pozhok

11.3

3

22000

Cerrik

05.06.13

7

141/6, 141/7

Monder

3

6

11500

Cerrik

05.06.13

8

911/1

Belik

5

2

26000

Cerrik

05.06.13

Çdo person fizik dhe juridik i interesuar për marrje toke shtetërore me qera me afat 1 vjeçar dhe mbjellje kulturash me cikël biologjik një vjecar të paraqiten në vendin, datën dhe orën e caktuar pranë Komisionit të Ankandit. Personat duhet të paraqesin • KËRKESË ME SHKRIM • GARANCI BANKARE APO MANDATE PAGESE QË VËRTETON NGURTËSIMIN E 20% TË VLERËS TOTALE TË PARCELËS SË KËRKUAR MË LART. Ngurtësimi të bëhet pranë Bankës Kombëtare të çdo rrethi në llogari të DRBUMK Elbasan Kërkuesi për marrjen e tokës me qera duhet të paraqesë pranë komisionit dokument identifikimi letërnjoftim ose certifikatë me fotografi. Në rastin kur pjesmarrësi i shpallur fitues në ankand tërhiqet nuk i kthehet garancia dhe shpallet fitues oferta e çmuar si e dyta. Drejtoria e Bujqësisë Elbasan DREJTORI SHKËLQIM ELEZI


AKTUALITET • E shtunë 4 maj 2013

»

09

NGJARJA TË DIELËN QË KALOI NË QYTETIN E FIERIT, AUTORËT GODITËN PRONARIN

Grabitën argjendarinë, pranga Leshkos, Bushit e Ujkut Policia deklaroi se u sekuestruan 2 mjete, 3 maska, pistoleta dhe xhupi FIER- Policia e Fierit njoftoi se ka arrestuar autorët e vjedhjes së argjendarisë së ndodhur të dielën në këtë qytet. Sipas zyrës për media të policisë, të arrestuarve u janë sekuestruar dy automjete, tre maska, një pistoletë, një xhup i përdorur gjatë vjedhjes me dhunë dhe bizhuterira. Për këtë ngjarje u bë ekzekutimi i urdhërave të ndalimit të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier për autorët e dyshuar që janë shtetasit: Niku Dol-

va, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Fier, i njohur me pseudonimin Leshko. Po ashtu është ndaluar edhe Moren Rrokaj, 24 vjeç, lindur dhe banues në Fier, i njohur me pseudonimin Bushi, si dhe Naim Dyrmishi, 23 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Fier, i njohur me pseudonimin Ujku, bën të ditur policia e Fierit. Më 28 prill të tre të rinjtë grabitën një argjendari në lagjen “Apolonia” në Fier, duke dhunuar edhe pronarin e saj.

Hoxha apel Ramës: Listat për deputetë, ke kohë t’i ndreqësh BERAT -Lidhur me listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Beratit ish-kryetari i Partisë Socialiste të rrethit të Beratit, Memsur Hoxha, ka reaguar nëpërmjet gazetës për t’i bërë dhe njëherë thirrje për korrigjim, pasi ka kohë për të ndrequr. Sipas tij, kandidaturat e publikuara në një të përditshme kombëtare për të janë nivel i ulët, persona që nuk i lidh gjë me PS-në, nuk është vetëm reagimi im si anëtar i kësaj partie dhe si një ishdrejtues i saj, por janë shumë anëtarë dhe simpatizantë dhe anëtarë të thjeshtë të kësaj partie që i kanë nisur me qindra mesazhe kreut të PS-së, Edi Rama, me qëllimin e vetëm që ka kohë që të reflektohet nga ana e tij në lidhje me këtë problem sa madhor dhe dhe aq të ndjeshëm për përkrahësit dhe anëtarët e saj. Për prononcimin e cituar në pak fjalë dhe për probleme të tjera që shqetësojnë këtë kategori njerëzish të kësaj partie që nuk janë të paktë ne iu drejtuam me disa pyetje Hoxhës. Lidhur me shqetësimin tuaj dhe të shumë simpatizantëve dhe anëtarëve të kësaj partie që ju folët pak më lartë, cili është mendimi juaj, a ka nepotizëm në caktimin e kandidatëve për deputet në PS-në e qarkut të Beratit? Po ka nepotizëm, pasi janë parë lidhjet e tyre shoqërore, miqësore, krushqi dhe klanore, janë parë hatërmbetjet e mundshme etj. Ka zhgënjim nga simpatizantët dhe anëtarët e kësaj partie, cili është mendimi juaj për këtë problem? Po ka një zhgënjim total ndaj kupolës udhëheqëse të PS-së në Tiranë, e cila kjo e fundit në përcaktimin e deputetëve nuk ka zbatuar edhe rregulloren më elementare të statutit të kësaj partie, atë marrjes së mendimit të bazës nga asambleja social-

LETËR DREJTUAR RAMËS!

Nuk besoj se lista e botuar në media për kandidatët për deputetë të qarkut Berat është vendimtare dhe e konfirmuar nga Partia Socialiste. Nuk besoj se janë këta persona që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet politike të 23 Qershorit 2013, dhe do të jenë pikërisht këta persona pjesë e listës për grupin e ardhshëm të deputetëve socialistë prej të cilëve do të varet edhe zbatimi i programit të PS-së për një “Rilindje Kombëtare” e për një Shqipëri Evropiane. Tani që ne jemi në aleancë me LSI-në, si mund të caktohen në listë për kandidatë për deputetë katër persona, dy nga çdo parti në renditje fituese, të cilët janë nga e njëjta krahinë dhe kjo mund të këtë ndikim në rrjedhje votash për PS-në?! Unë jam themelues i degës së PS-së në Berat dhe do të votoj për PS-në dhe programin e saj elektoral, por ndjehem i obliguar të shpreh rezervat e mia për këtë listë që asnjëherë nuk do ta besoj që është e vërtetë. Në qoftë se do të kishim një sistem zgjedhor mazhoritare nuk do të votoja për një pjesë të këtyre kandidaturave, pasi nuk e meritojnë që të jenë përfaqesuesit më të lartë politikë të PS-së të dalë nga qarku i Beratit.

Fier- Lushnjë, shpërthen makina, plagosen burrë e grua Dy persona burrë e grua kanë marrë plagë të rënda nga shpërthimi i një sasie eksplozivi. Lënda shpërthyese ishte vendosur në automjetin me të cilin ata udhëtonin dhe ndërsa ishin në ecje ka ndodhur shpërthimi. Sipas policisë, shpërthimi ndodhi në aksin Fier-Lushnjë në vendin e quajtur Vajkan. Nga shpërthimi është krijuar edhe një gropë në rrugë, ndërsa mjeti i mbuluar nga flakët ka vijuar të ecë edhe 500 metra duke u ndalur më pas. Të plagosurit janë identifikuar si Sulejman dhe Alie Sula, 60 dhe 51-vjeç, të cilët mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para të policë, dyshohet për një shpërthim të qëllimshëm. Në mjetin e bashkëshortëve është vënë ekzploziv për hakmarrje, siç dyshon policia. Kjo pasi vëllai i Sulejmanit ka kryer një vrasje kohë më parë.

ISH-KREU I PS-së: KANDIDATËT E PËRFOLUR JANË NË NIVEL MEDIOKËR

Sokol Gorrica

U vu eksploziv, policia dyshime për hakmarrje

Punonjësit e CEZ na kërkojnë raki e gjela

Banorët e një lagjeje në protestë, prej 10 ditësh pa drita ELBASAN- Banorët e lagjes “Harvales” të fshatit Katund i Ri në komunën Bradashesh kanë dalë një ditë më parë në protestë për shkak të mungesës së energjisë elektrike prej 10 ditësh. Për shkak të një defekti me kabullin që furnizon me energji elektrike, 42 familje të kësaj lagjeje janë pa energji që prej javës së kaluar. Mungesa e energjisë u ka shkaktuar probleme jo vetëm familjeve, por edhe bizneseve të zonës. Sipas tyre u janë prishur të gjitha produktet frigoriferike. Gjithashtu mungesa e energjisë elektrike ka bërë që 42 familjet të mbeten edhe pa ujë të pijshëm, pasi uji që ato përdorin është prej puseve private, të cilin e marrin me anë të elektopompave. Vetë banorët deklarojnë se punonjësit e CEZ, përveç parave u kanë kërkuar edhe ushqime apo deri edhe shpendë, për të riparuar defektin. Ata paralajmëruan se nëse nuk do të zgjidhet ky problem do të bllokojnë rrugën nacionale. Fadili, njëri prej banorëve akuzon direkt punonjësit e CEZ për ryshfet: “Vinin ata punëtorët e KESH me ryshfete me gjëra, jo duam kështu duam ashtu, kemi çuar gjela, raki. Na thoshin “katunar bini ndonjë gjë t’ju lidhim dritat”. Vunë transformatorin e parë, dhe atë mezi e vunë, ikën hajdutët e parë erdhën hajdutët e dytë. Kemi të sëmurë, fëmijë, jemi qelbur nga pisllëku. Jemi interesuar, jemi ankuar, na kanë vënë policinë përditë me shkelma. Ne do të bllokojmë rrugën, do bëjmë protesta. Jemi pagues të rregullt. Është e patolerueshme kjo që po ndodh me ne. U kemi dhënë pula, gjela, pata, raki, janë mbajtur me rakinë tonë. Na kërkojnë lekë, na kërkojnë lekë gjithmonë edhe për të ndërtuar linjë të re. Ne nuk kemi 20 milionë lekë për ti dhënë elektrikut për të ndërtuar linjën”. Aktualisht sipas banorëve nuk ka bërë asgjë për rregullimin e defektit. Sipas banorëve, punonjësit e kësaj kompanie u kanë thënë se nuk kanë bazë materiale dhe mjete për të rregulluar defektin. L. Lleshi

Dita Ndërkombëtare e Medies së Lirë

Titull Ahmet Daklit, themeloi gazetën “Ura e Shkumbinit”

Memsur Hoxha iste për kanditaturat që në fakt duhet të përfaqësojnë qarkun e Beratit në Legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Por siç dhe pamë dhe lexuam listën me emrat e kandidaturave që do na përfaqësojnë në një zonë me 250 mijë banorë, janë emra të vendosur si kandidatë për deputetë nga kupolë dhe si të tillë ata nuk do të mbrojnë interesat e komunitetit që do t’i votojnë, por do të mbrojnë ata të kupolës. Vendosja e dy kandidaturave të PS-së nga e njëjta krahinë ka efekt krahinor dhe kjo do të ketë kosto në dëmin e PS-së,

pasi edhe politikanët më mediokre nuk do ta pranojnë një gjë të tillë, ndaj dhe është koha për të reflektuar. Ju keni cituar në një letër disa mendime, ia keni dërguar këtë kreut të PSSH-së Rama? Jo, këtë citim dua të më botoni kështu si dhe ia dërgova gazetës tuaj me qëllimin e vetëm për të thënë se ky është mendimi im i pandryshuar dhe thuajse të njëjtin mendim kanë dhe shumë anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie këtu në bazë në Berat dhe më gjerë.

Në ditën ndërkombëtare të medies së lirë, në teatrin “Skampa” u zhvillua një simpozium në nder të patriotit elbasanas Ahmet Dakli, që 90 vjet më parë themeloi dhe botoi gazetën politiko-kulturore “Ura e Shkumbinit”. Në takimin e organizuar nga këshilli i qarkut dhe universiteti “Aleksandër Xhuvani”, merrnin pjesë prefekti i qarkut, intelektualë, pedagogë, gazetarë dhe pasardhës të Ahmet Daklit. Referuesit e këtij simpoziumi sollën në kujtesën e të pranishmëve çaste dhe kontributin patriotik dhe kulturor të Daklit në Shqipëri. Kryetari i këshillit të qarkut, Eugen Isai, dhe Kryetari i Partisë Demokratike Luciano Boçi, në fjalën e tyre përshëndetëse, kanë vlerësuar figurën e Ahmet Daklit si një intelektual i madh që i ngre vlerat qytetit. “Ahmet Dakli është një personalitet që i bënë nder historisë sonë kombëtare, ai duhet vlerësuar për kontributin e tij patriotik dhe kulturor. Diktatura komuniste e përdhosi figurën e këti patrioti të shquar”, – u shpreh Eugen Isai gjatë fjalës së tij. Referuesit shkencor Kujtim Bevapi dhe Gazetari Fatos Salliu, në kumtesat e tyre sollën për të pranishmit, pjesë nga artikujt dhe botimet më të rëndësishme të gazetës “Shkumbini” ku të binin në sy një sërë artikujsh me përmbajtje atdhetare dhe kulturore të botuara nga vet Ahmet Dakli. Në fund të simpoziumit ka përshëndetur edhe nipi i Ahmet Dakit, Ibrahim Dakli, i cili në moshë të thyer kishte ardhur enkas nga Italia për këtë ditë. Ahmet Dakli është nderuar nga kreu i këshillit të qarkut Eugen Isai, me titullin “Nderi i Qarkut Elbasan” pas vdekjes, titull i cili iu dorëzua nipit të tij, Ibrahim Daklit. L. Lleshi


10

« opinion

E shtunë 4 maj 2013 •

Diçitura e një dënimi PA vdekje

K

am besuar gjithmonë se çdo shoqërie, në të gjitha diagramet e kohës, patriotizmit, trajtat e pashquara të diktaturës apo utopisë demokratike, i ka munguar përherë një tribunë monologu, një kapital empirik, në të cilin t’i tregojë vetes se ndonjëherë duhet të ulemi e të metabolizojmë gjithë ngopjen historike dhe t’i japim strehë një arsyeje neutrale. I ka munguar domosdoshmëria për të folur me vete, me zë të ulët a me zë të lartë, pa u betonuar në një retorikë zhurmuese e të mos llastojë egon e një evolucioni kinse me gradë, as të mos kursehet në deontologjinë e një regjimi kapilar, po të shkopsisë të vërtetën e lakuriqtë nga një trup me palcë të kalbur. Shoqëritë e shekujve në renditje, fatkeqësisht, kanë një perimetër miop logjike dhe sa herë ecin këmbadorazi në maratonën e dembelizmave klasikë nuk bëjnë gjë tjetër veçse drejtojnë gishtin mbi më të voglin, sikur natyra e mbijetesës dhe e shfajësimit të shndërrohet krejt natyrshëm në ligj atësor. Një shoqëri që nuk pranon capitjet e veta, që nuk korrigjon kohën së cilës i përgjigjet, nuk dyshon për asnjë çast në kaligrafinë e saj të dobët, do të thotë se ka dështuar, do të thotë se do të vazhdojë të kacavirret në të njëjtat fytyra groteske, të zbuluara nga faji, duke bërë kapitullimin e saj, shembull progresi; do të thotë se, në vend që t’i thërrasë mendjes e të angazhojë veten në shmangien e fundosjes totale, vazhdon të shtihet si e plotfuqishme në valle karizmash. Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve nuk është e vetme në gjithë këtë tranzicion tëhuajëzimi, që rëndom tkurr çdo rimëkëmbje ekonomike apo politike në botë e për më tepër paralizon europianizimin e vendeve të “treta”. Në gjithë këtë sforco barazie ndërshtetërore dhe ligjërimesh akustike të masës politologe për zëvendësimin e totalitarizmave me mirëseardhjen e demokracisë besoj se gjithmonë lihet në tejdukshmëri një parim themelues në këndvështrimin tim racional: ai i tutelimit kundrejt çdo rrethanë apo komploti justifikues i jetës së NJERIUT. E gjithë kjo “teori” e vështirë për t’u shtruar në tryezën e çdo qeverie pluraliste a më pak e gjen zanafillën në një proces të thjeshtëzuar: atë të eliminimit nga çdo kushtetutë a bërthamë ligjore të dënimit me vdekje. T’u thuash shqiptarëve se dënimi me vdekje nuk është zbutësi i krimit përveçse një hallkë e tij, është anomalia më e dukshme e një intelektualizmi pigmentar, edhe pse Shqipëria në linjë me kushtet europiane nuk e praktikon më këtë antiligj që në vitin 1995. Nuk është e pajustifikueshme thirrja për t’u kthyer në të kaluarën e mbrapshtë, por as e mendueshme ringjallja e një sistemi monopushtetar, që i shkruan ligjet si një ditar kronologjie. Shqiptarët, fatkeqësisht, e kanë humbur besimin në çdo segment institucional, në çdo strukturë drejtësie apo kandar pa hile. Janë radhitur dosjet në gjykata, sepse prioriteti i tyre duket se ka humbur qendrën e detyrës. Janë zvogëluar deri në shuarje shpresat se një shtet si yni, që ka luftuar për lirinë e vëllazërinë me shekuj e shekuj pa ndier lodhje, do të mundet sot t’i japë qytetarit medaljen e merituar. Medalje ka plot, por të vendosura në qafë krejtësisht të gabuara. Ama kur përpara robërisë së gazetave dhe informacioneve mediatike në një cunam indinjues krimesh, të deleguarit tanë përgjigjen me “ngushëllime familjeve” dhe disa refrene të tjera paradoksale, aty vjen puna që shqiptari e vendos drejtësinë me dorën e vet duke iu falur kokë e këmbë një kanuni, superior karshi çdo hallke ligjore. Ose i kërkon të ashtuquajturit “shtet” të asgjësojë turmën e kriminelëve që të nderohet merita e kujto. Pra, papritmas, sapo shteti të njollosë duart, individi duartroket e brohorit “hallallën” e atij sistemi që deri dje e ngiu me lugë të zbrazët. Kjo ndodh te ne prej shekujsh, e nëse dikur nga frikam sot nga humbja e vetvetes. Në thelb, pra, “duam” që shteti ynë të vrasë për t’i mësuar vrasësit se të vrasësh është gabim. Nuk është një lojë e ndier fjalësh, përveçse ndërgjegjja jonë, paketuar në një sentencë të vetme. Shpëtimi ynë na qenka një kokë e prerë pështyrë nga miliona kalimtare. Kjo është drejtësia sipas afërsive tona, një më shumë, një më pak. Sa gabim! Kur do të kuptojë qytetari i botës se dënimi me vdekje nuk mund të jetë kurrsesi një metër ligjvënieje përveçse një kasaphanë shtetërore me një kthesë gjigante në një kohë linjash, ankandesh,

Nga Suada HALILAJ

racionesh, që asnjë figurë ekranuese nuk mund ta shpëtojë dot nga shëmtia që ka lënë pas. Kur do të nxëmë mend që t’i delegosh shtetit sot të drejtën e vrasjes në emër të drejtësisë është njëlloj si t’i japësh katedrën e përdorimit të kësaj të drejte si të dojë, kur të dojë, mbi kë të dojë. Ku i dihet se si pushteti e justifikon sundimin në një të nesërme! Ndoshta nostalgjia për diktaturë kthehet në vendimmarrje, e nëse ligji fuqizon asaj here ekzekutimin final, atëherë pse të mos e ripërdorë shteti për shantazh e matje pulsi për qytetarin që dje i dha sëpatën në dorë? Ku i dihet nëse nesër vendos kreu i vendit të klasifikojë aktet e dhunës në një krim-paradë krejt personal, ku të dënohesh me heqje jete, edhe sikur të dalësh për të protestuar kundër cinizmit pushtetar? E kemi një dosje të majme me realitete e histori të tilla në rëndesën komuniste, pse të mos e kemi prapë kur kemi arritur në këtë pikë degraduese? Mendoni më gjatë! Në një bashkëbisedim miqësor në Oslo me Helen Biornstad, këshilltaren kryesore të “Amnesty International”, lidhur me çështjen e dënimit me vdekje, kësaj makine grirëse të frikshme, që përllogarit guximin e një njeriu në kohë rekord, për të cilin ajo ka edhe një specializim të veçantë, po më tregonte se gjithë historia dhe “shkëlqimi” i tij s’janë gjë tjetër veçse një aparat politik i moçëm, përdorur fuqishëm edhe në fjalimet elektorale të kokave më të larta të shtetit, si ish-presidentit amerikan Bill Klinton, i cili teknikisht dukej që nuk e përkrahte një gjykim të tillë, por që në ansamblin e premtimeve të tij karshi shtetasve amerikanë, e sugjeronte në rreshta tepër të qartë, kinse për shfarosjen e kriminalitetit dhe mbrojtjen e jetës së qytetarit. Pak a shumë i njëjti arsyetim kambanor që Adolf Hitler jepte lidhur me gjenocidin e hebrenjve “për të pastruar racën ariane”. Tani sigurisht që togfjalëshat janë më të rafinuar e thuhet “për të pastruar botën nga duart me gjak”. Qëllimi nuk është human, por një strategji e hidhur politike për zotërimin e reputacionit dhe kontrollit ndërkombëtar. Por a është e kuptueshme kjo kur vrasja leksionohet me vrasje? Krimit nuk i bien flokët nga epidemitë e “drejtësisë sy për sy, dhëmballë për dhëmballë”, përveçse brutalizon më shumë një shoqëri. Hidhini një sy Kinës, Iranit, Arabisë Saudite, Irakut apo Shteteve të Bashkuara për të kuptuar gjendjen e tyre katastrofike. A janë këto vende të privuara nga kriminaliteti? Jo. Sigurisht që, nëse përgjojmë shifrat statistikore dhe i referohemi një raporti të thjeshtë mes sipërfaqes në kilometër katrorë dhe masës së krimit, Shqipëria zvogëlohet menjëhershëm përballë territorialiteteve të sipërpërmendura, por për një herë të

vetme ju ftoj të mos ngjiteni pas numrave apo koeficienteve, por përpara gjestit, sepse jeta e një njeriu duhet të ketë vlerë po aq sa jeta e miliona të tjerëve pas tij. Jo më kot propagandojmë barazinë mes të barabartëve, apo jo? Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duan apo nuk duan, përfundojnë në të njëjtën breshëri dhune si Koreja e Veriut apo Irani, edhe pse vazhdojnë të sistemojnë figurën e tyre publike si një kampione e lodshmërisë demokratike, laureate e një shteti qe për të mbrojtur një jetë merr një tjetër. Një aritmetikë kaq primitive, saqë ka kohë që unë e kam riparuar mendimin tim për një kontinent glorifikues përtej oqeanit. Amerika do të luftojë krimin kur është e gatshme të sulmoje pa dhimbje e rimendim çdo popullsi civile në kohën që lyp t’i afrohet monopolit të naftës. Ndodh kështu çdo ditë, po ç’rëndësi kanë vdekjet e 100 iranianëve të pafajshëm, që ditë për ditë luftojnë kundër një shoqërie suprimuese, përpara 3 viktimave të Bostonit? Asnjë, fatkeqësisht, sepse për të “emancipuarit” ka prioritete dhe nënbashkësi prioritetesh. Dhimbja dhe diskriminimi nuk mund t’u ngjajnë gurëve të një peshoreje apo një piramide autokratike. E gjithë kjo për t’ju thënë të mos persekutoheni nga shembujt, sepse të keqin nga i miri i ndan një frymë e hollë. “Të gjithë ata njerëz do të qeshin, do të bashkojnë duart, do të duartrokasin. E prapëseprapë mes atyre njerëzve, të lirë, të panjohur për rojtarët e qelive të burgut e që vrapojnë me hare drejt ekzekutimit të një burri, në atë turmë ka më shumë se një njeri, koka e të cilit është e destinuar të ndjekë timen, herët a vonë, në koshin e kuq. Më shumë se një, që sot ka ardhur për të parë fundin tim, një tjetër ditë do të shoh të tijin. Për të gjitha këto qenie të pashpresa ka një lloj magjepsjeje për fatalen, një njollë tërheqjeje. Ata shtyhen të shkojnë drejt asaj që një ditë do të bëhen…” Ky është një fragment nga novela e Hygoit “Dita e fundit e një të dënuari me vdekje”, që interpreton jo vetëm opozitën e autorit karshi Death Penalty, por edhe realitetin fanatik të Francës së viteve 1800. Kanë kaluar më shumë së 2 shekuj e duket sikur edhe presjet kanë ruajtur stoike të njëjtin pushim. Nëse dikur i gjithë ky banket i hidhur merrte hijen e një spektakli të paramenduar, sot dyert janë mbyllur dhe njerëzit e tepërt janë lënë jashtë, me demek për të ruajtur standardet e modernizimit. Patetike! Unë nuk dua në asnjë mënyrë që Shqipëria t’i bashkohet këtij kori të pandershëm, e kjo aspak për çështje të integritetit europian. Dua që Shqipëria të ndjekë veten e të mësohet në ecjen mbi potkonjtë e ligjit dhe prosperitetit pa iu drejtuar si gjithmonë fishekut si zgjidhjes më të shpejtë. Zakonisht, kur flitet për ekzekutimin me vdekje, siç po lexoja disa artikuj të gazetarëve dhe analistëve të ndryshëm shqiptarë e jo vetëm shqiptar, të cilët argumentonin në paralelet faktike dhe boshtore kundërshtimin ndaj kësaj mënyre mesjetare të drejtësivënies, ndoshta kundërpërgjigjet e lexuesve ishin pasiguria dhe vëmendja më urgjente. Njëri ndalej te pohimi “frutat e kalbura treten”, nuk e di si do të bindeshim sikur një arsyetim i tillë të vinte pikërisht nga koshat e mollëve kundrejt njerëzimit. Trishtimi më i madh është se njerëzit e duan dënimin me vdekje, njerëzit besojnë me shumë se në çdo gjë tjetër te vrasja e vrasësit, sikur kjo “meritokraci” kanibale të na ndihmonte në një konsumim më pak të dhimbshëm të krizës identitare, në të cilën po notojmë të gjithë tashmë, pa caqe kufijsh. Nuk dua të përqendrohem shumë te “puna e shtetit” në zgjidhjen e një sistemi të pakomplikuar indor, ku çdo fajtor të marrë dënimin që i takon, pa frekuenca faljesh, lirimit me kusht, ku çuditërisht kushti janë gjithmonë lekët, një pikëpyetje e madhe mbi binomin “të flasësh a të mos flasesh”, apo puna e “mikut”, që paska një derë të fshehtë edhe në qelitë e para dhe pas burgimit. Nuk do ta bëj këtë analizë repetitive, sepse të na flasësh ne shqiptarëve për shtet, ligj, kushtetutë, prokurori apo gjykatë të shkallës së lartë është si të lexosh një fletushkë publicitare. Çështje kohe. Por si mundet që një shoqëri me një kurriz të mbingarkuar vuajtjesh e diskriminimesh, të gjejë shërimin e saj në një pushtet që rimerr përsëri ekzekutimin e krimkryerësve si rrugëdaljen e vetme përballë kolapsit institucional? Jo rrallë mbrojtësit e të drejtave dhe lirive fondamentale janë viktimat e para të shënjestrës civile,


opinion • E shtunë 4 maj 2013

»

11

Good morning Albania!

S

Nga Elvis KOTINI

hqipëria duhet të dalë me dhuntitë dhe vlerat e saj politike dhe jo si një anakronizëm kulturor. Them kështu sepse tjetër janë drejtimet e integrimit shoqëror, d.m.th “multi, kulti”, tjetër është kultura kombëtare. Gjithashtu nuk duhet të jetë një rrymë nënkulturore, e cila është një karakteristikë kozmopolitike. P.sh., në vendet e Afrikës mund të gjejmë plot gjeneza të subkulturës etnike dhe këto si një çështje integrimi. Shqipëria nuk duhet të paraqesë një juridiksion të ndërvarur policor nga vende apatride si SHBA-të apo Italia (sinori diplomatik dhe ekonomik). Nuk duhet të paraqesë një situatë kriminaliteti në planin e arsyeshëm dhe duhet të zërë peshën që i takon në Europë në rrafshin historik, kombëtar e politik. Kësisoj rreth 80% e formimit kombëtar dhe ndërkombëtar duhet te jetë shqiptar. Kam parasysh këtë ndarje nisur nga rrymat e ndryshme estetike që lidhen me racën, ekstremin politik, gjininë e kulturës, spiunazhin industrial dhe krimin e organizuar. Të gjitha këto shfaqje të huaja për Republikën e Shqipërisë. Bibliotekat, apo siç quhen ndryshe “kodikët e shenjtë”, janë një rrymë e hollë e ndjeshmërisë humane, që nuk kanë të bëjnë me filozofinë kombëtare, por me dyshimin e arsyeshëm, me diskriptin dhe inskriptin ndaj dhiatës dhe kulturës së besimit. Sidoqoftë, ja një nga elementet autentike të shteti shqiptar. Guri i rëndë në vend të vet, d.m.th çdo shtet ka qeverinë, ka numra e dogana. Ky element si shembull mund të ilustrohet me çmimin e tregut që është i barabartë me 10.1% të lekut. Preferencë ndaj mallrave ndërkombëtare, çmimeve të luksit, ka jo vetëm leku, por edhe tregu shqiptar. Rregullat e qeverisjes demokratike klasifikohen me shkollën politike. Shkolla politike është akt universal. Ministria e Jashtme bazohet në normën e akreditimit diplomatik, parashikon marrëveshje të ripranimit të shtetasve (votë politike). Mbi këtë bazë dhe nën frymën e lirisë politike justifikohen të gjitha rregullat e drejtimit politik. Nga ana tjetër, çështja e ideologjisë, shkencës dhe filozofisë mund të jenë rrënjë në interesat kolektive, solidare apo socialdemokratike, si një pozitë e shquar e dinjitetit njerëzor. Por kjo nuk do të thotë se trajta e komunikimit masiv të heqë dorë nga programi politik. Këto ishin unilaterale, por besohet se mendimi më i fuqishëm nuk është politik, por teologjik, duke u dhënë shteteve kultura dhe manovra të ndryshme veprimi. Me pak fjalë, ajo çka është shqiptare është e drejtë, pavarësisht rrymave të qeverisjes politike. E drejta është politike, jo akademike. Politika është shtëpia jonë e përbashkët. Sidoqoftë, mbi rrymat e qeverisjes politike mendon projektati qeveritar, një doktrinë sa absolutiste aq dhe republikane e bazuar mbi një disiplinë të fortë ndaj rregullave komunitare dhe një respekt të vazhdueshëm ndaj sistemit politik. Në çështjet e shtetit futet edhe rryma e besimit fetar, por kuptohet

jo në kompetenca zyrtare, por në filozofinë e gjykimit. Kemi protestantët, myslimanët, puritanët, katolikët apo ateistët, të cilët bartin një forcë të vërtetë shpirtërore në fuqitë e leximit. Këto rryma fetare janë kongregacion, por me fjalë të tjera ne jemi të pranishëm në këto shprehje të natyrës psikologjike, në formën teknike të vendimmarrjeve, si dhe në dëshirat e shumta fondamentale. Kemi përftuar kështu një ndërthurje të vërtetë midis mitit dhe politikës, duke evituar konfondimin e tezave të qeverisjes me lirinë politike. Një nga tezat më të njohura të administrimit politik lidhet me krahët politikë, midis së majtës dhe të djathtës. Mirëpo kushtetuta e një vendi partitë i shikon thjesht si një fraksion kombëtar, duke i dhënë përparësi fazës ekzekutive. Besimi politik lidhet me sistemin e mandateve, si një kulturë e së drejtës ndërkombëtare mbi palët negociatore. Parlamenti është vendi që njeh dhe vlerëson rolin politik të kuadrit zyrtar nëpërmjet mandateve të besimit elektoral. Me këto nuk dua të injoroj rolin e partive politike, angazhimin publik të tyre, apo pakënaqësitë që kanë zgjedhësit e zonës elektorale. Por duhet që një opozitë e shëndoshë të shfrytëzojë interesin juridik në radhë të parë e më pas pasionet. Kjo pasi sindroma politike është baza akute e çdo subjekti dhe vështirësia më e madhe në planin e lobimit shoqëror. Kështu, nuk duhet goditur drejtpërdrejt një kryeministër në pozitat e tij ekzekutive. Kjo do të shkaktonte pengesa serioze në zbatimin e ligjeve të shtetit. Këtu nis edhe misioni legal i opozitës, duke kërkuar mocion mosbesimi mbi kabinetin qeveritar. Them kërkesa mbi kabinetin pasi askush nuk mund të rrëzohet kolektivisht me votë, ashtu si dhe qeveria nga një opozitë e rastit. Kjo dogmë mbi përpjekjet antizyrtare nuk njihet nga Kushtetuta. Opozitës i duhet të plotësojë normën e komunikimit në zbatim të protokollit parlamentar dhe kompetencave ligjore që ka ky instrument i besimit. Lufta ndaj një kryeministri është një luftë me zgjedhësit dhe jo një luftë për karriget, prandaj roli i partisë politike fuqizohet këtu, duke marrë përsipër elementin e legjitimitetit në plan të pare. Pra, të drejtën për të propozuar dhe për të ndryshuar ligje. Kjo është një faze sui generis më e rëndësishme sesa dokumenti i besimit qeveritar. Kërkohet kësisoj që një deputet, opozita të bëjë lëshimet e veta në sallën parlamentare, pavarësisht se debati ndaj qeverisë është çështje kolegjialiteti. Pra, puna e deputetit është një akt i jashtëm i bashkëveprimit në raport me inspektimin e kompetencës ekzekutive, e cila sidoqoftë përbën rezerve juridiksionale. Dhe ne e dimë mirë që një rezervë juridiksionale kalon në disa drejtime të kontrollit, që nga gjykatat e deri tek aktet administrative. Duk qenë se pavarësia operative e deputetit është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, atëherë ku qëndron dyshimi më i madh ndaj çështjeve të politikës? Këtu nuk bën përjashtim as kryeministri, i cili mund të jetë një figurë

e padëshiruar për shumicën e popullit, pikërisht nisur nga mundësitë juridike që parashikon ligji dhe drejtësia. Megjithatë, në planin formal opozita duhet të shikojë drejt dhe lart në hapësirën juridiksionale që njeh dhe respekton forca qeveritare, duke mënjanuar tendencat për grusht shteti apo kundër karriges së kryeministrit. Në fund të fundit, kjo është luftë liderësh, midis krerëve të partive dhe kryeministrave, ku futet edhe një investigacion i hollë mbi sistemin financiar. Politika në dy plane? Kjo është e vërtetë, pasi tjetër janë protokolli i shtetit me qeverinë demokratike, tjetër janë interesat genuine të popullit, kutitë e votimit dhe teknikat formale të analizës. Këto të fundit lidhen me çështjen e kontrollit, akt i cili njihet si sistem pozitiv ndaj fakteve etnike. Në një vështrim të përgjithshëm unilateral nuk kërkohen imitacione nga vende fqinje si Italia, apo Europa, pikërisht në pasaportën elektorale që njihet si programacioni politik. Këtu puna ndryshon, pasi lidhet me hallet e vendit, ashtu si një arkitekturë e rregullt me bazë dritaren e vrojtimit. Fenomeni politik nuk pengon askënd që të marrë dhe përdorë projekte nga e gjithë bota në bazë të teknikës akumuluese, por rasti politik nuk duhet sublimuar. Kemi shembuj që politika është kthyer në sfidë të palës akuzatore në çështjet e imëta të krimit ndaj personit, por edhe si një filozofi unike mbi periudhën klasike, marksizmin dhe ekstremizmin. Por këto janë të pavërteta, sepse në fakt vendos roli politik, sekretari i partisë, agjencitë e zbatimit të ligjit ose interesi kolektiv. Kjo nuk toleron as mosmarrëveshjet mbi bazë prirjet ideologjike. Këtu palët duhet të ulen dhe të vendosin autoritetin e shtetit nisur nga politikëbërja. Fakti provohet me gjykatë dhe rilevimet informative. Madje Gjykata e Lartë (Kasacioni) mban një pozitë kulminative në çështjet e projeksionit shtetëror, duke i dhënë atribute të tjera fenomenit politik. Me këtë dua të them se nuk ndahet drejtësia me ato krimet e veta nga procesi politik dhe filozofia e menaxhimit financiar. Përkundrazi, në vende të vogla si yni instrumentet duhet të plotësojnë njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, duhet respektuar forca, e cila nuk është çështje inatesh personale apo krimesh në detyrë, por i referohet normës së sjelljes politike, eskalacionit mbi prirjet civile dhe lirisë kushtetuese. Liria është palë në çështjen e kulturës, sintezë që shikohet me zili edhe nga universitetet. Kryetarët e partive politike si shembull kanë një rol mbi gjykatën kushtetuese në planin e rekuizitave që njeh ligji. Se kalon një deputet i majtë (Islami) djathtas, kjo përbën karakteristikë civile dhe politike për sa kohë personi nuk është i dënuar nga një gjykatë. Jemi futur në fazën e njohjes, por që përkufizimi më i saktë i lumturisë njerëzore lidhet me mirëqenien. Vlera seksuale njihet edhe si vlera heteroseksuale, pasi lidhet me biotipin organik të qenies. Njeriu është sadist, ndërsa xhelozia lidhet me seksin. Duke i dhenë germën “A” mashkullit dhe germën “E” femrës, kemi përcaktuar edhe distancën më të saktë politike.

si dogmatuesit e një modeli shtetëror ku killerat meritokan falje. Nuk është absolutisht kështu. Unë personalisht besoj në një gjykim të drejtë, human e gjithashtu logjik. Asnjë krim nuk duhet të lihet mënjanë, i vogël a mesatar qoftë ai. Çdo qytetar, pavarësisht pozitës e kapitalit financiar apo publik, duhet të përgjigjet përpara organeve të drejtësisë, sepse të mos harrojmë se krimi nuk përkthehet vetëm në vrasje, pedofili apo dhunë fizike, por edhe në marrje ryshfetesh, në falsifikime dokumentesh apo në blerje diplomash, tapish e sekuestrime të vërtetash. Edhe këto janë krime, të rënda për më tepër, por për të “mëdhenjtë” mund edhe të kalohen, me dashje i shndërrojnë në kategorikë. Nëse e duam kaq shumë Europën, unitetin me fuqitë botërore, duhet të bashkëngjitemi me deklaratat e tyre konvencionale “shteti duhet të mbrojë jetën e çdo qytetari”. Nëse nuk e bën, do të thotë që ka dështuar shteti, por kjo nuk i heq xhaketën e fajit individit në asnjë mënyrë, e nëse ky individ ekzekutohet nga shteti, do të thotë që ky i fundit e shpërlan fajin e tij me gjakun e një tjetri, andaj shteti është dy herë fajtor, por kurrë i gjykuar. Krimineli meriton burgun, por jo heqjen e jetës. Atëherë shteti, që shpesh propagandon me forcë fenë e që “vetëm Zoti vendos për jetën tonë”, harron gjithçka e vishet si Zot. Harron ky shtet të ndërhyjë në shkolla, në familje, në raste në nevojë, në denoncime të përditshme në një repart policie provincial. Janë vetëm arkivime ato që pluhurosen në harresë e rihapen vetëm atëherë kur gjithçka ka marrë dhenë. E gjithë rrëmuja mund të shmangej në 90% të rasteve, por shteti ishte i zënë me infrastrukturën vetjake e pasurimin personal, të tjerët, njerëz janë, njerëz mbeten! Unë besoj tek e drejta e jetës, jo te padronanca e lirisë. Gjithashtu lind pyetja e thjeshtë: cili është dënimi më i rëndë: një jetë e përfunduar brenda katër mureve, duke bashkëjetuar çdo ditë të bekuar me idenë së asgjë përveç qelisë nuk do të kujtojë më frymën tënde, apo një çast pa kohë pendese? Kujtohuni

se, kur u dha urdhri i ekzekutimit të Sadam Huseinit, ai donte të vdiste si martir, si patriot i krimeve dhe masakrave që kishte kryer në gjithë vitet e xhandarmërisë së tij pushtetare. Vdekja për kriminelët e “mëdhenj” është kafshatë e ëmbël dhe për popullin shndërrohet në hakmarrje, jo në drejtësi. Këtu është i gjithë ngërçi, sepse vrasja e një vrasësi nuk mund të barazohet kurrë me parimin e ligjvënies, për këtë ekziston burgu i përjetshëm, e nëse kjo instancë në vendin tonë zvogëlohet me kohën, atëherë kam frikë se krimi nuk bën gjë tjetër veçse translokohet nga fajtori njeri, te dikur i pafajshmi shtet. Si mund t’i mësoni fëmijës suaj që të vrasësh është gabim kur pagëzojmë shtetin me një provë, me një akt të tillë? Nëse ju gjeni fjalët, unë gjej veç heshtjen. Sepse është e pamundur që më 2013 Shqipëria jonë e varfër, gjunjëzuar përpara një kohe të borduar, marrë nëpër gojë e nëpër këmbë nga “atdhetarët” e saj të shtrenjtë, kërkon të mbahet në jetë me pafrymën e kriminelëve. Nëse ju besoni në fe, marrja e jetës nuk i përgjigjet asnjë libri të shenjtë. Nëse ju besoni në ekuipazhet demokratike, detyra e parë e një sistemi të drejtë është të tutelojë jetën e të gjithëve, pa asnjë lloj dallimi apo diskriminimi paragonues. Nëse besoni në drejtësi, atëherë gjithkush duhet të marrë dënimin e merituar në terma te lirisë dhe heqjes së saj, pa kthyer drejtësinë në një thertore të rregullt. Që nga antikiteti, duke shfletuar çdo legjendë, mitologji apo dokumentacion të saktë, gjaku nuk është pastruar asnjëherë nga gjaku, përveçse ka çuar në një retiçencë krimesh pa afat. Andaj drejtojini gishtin shtetit të sigurojë heqjen e lirisë dhe respektimin e çdo neni ligjor për atë që e meriton, pa cenuar jetën e askujt. Mësojuni fëmijëve tuaj faljen para hakmarrjes, mësojuni durimin përpara nxitimit, mësojuni vlerën e jetës dhe jo privilegjin e saj, ndryshe do të jemi ne fabrikuesit e monstrave të së ardhmes dhe në të njëjtat pyetje të mermerta do të përplaset ndërgjegjja jonë e mjerë.

Andaj shqiptarë të dashur le të punojmë të gjithë së bashku për braktisjen e barbarizmave dhe gulçit të gjakut, le të shmangim krimin e përpunuar e shembullin e një shoqërie që në vend të fjalës i vjen më e rehatshme pushka e litari; le të këmbëngulim në dënimin e çdo fajtori, në masën e merituar, në vendin e merituar, por duke mos dalë asnjëherë jashtë njerëzores. Le të kontribuojmë në përforcimin e shtetit ligjor, të së drejtës, administratës dialoguese dhe jo vetëm, ndërmjet zgjedhjeve të mirëmenduara, zgjedhjeve që na përkasin. Mos i merrni fjalët e mia si një pajë idealiste. Unë jam një nga ju. Prindërit e mi janë dëshmitarët e normës, kooperativave, monizmit e dollisë për partinë-shtet, e përpara vuajtjes së tyre të dikurshme unë e kam shumë të lehtë të flas sot, ndoshta. Por pikërisht dua një Shqipëri të pranverës, pa makthin e së kaluarës e pa supersticionin e së nesërmes. Dua një Shqipëri që secili nga ne meriton, por besomëni që nuk i largohemi asnjë milimetër qorrsokakut patologjik, duke shtënë në dorë një shufër anormale të “gjykimit mortor”. Le të shërbejmë si shembuj, jo si përbindësha. ……………………………………………………………………………………………… Pas vrasjes së senatorit Robert Kenedi, vëllait të presidentit amerikan Xhon Kenedi, natën e 5 qershorit 1968, e bija, Kerri, shkruante: “Isha vetëm 8-vjeçe kur babai im u vra. Është e pamundur të shprehësh dhimbjen e humbjes së një prindi në një situatë kaq absurde. Por edhe pse fëmije, një gjë ishte krejt e qartë për mua: nuk doja që vrasësi i tim eti në kthim të vritej. Mbaj mend netët e gjata kur shtrihesha në shtrat dhe lutesha me zë të ulët: ‘Të lutem Zot, mos e merr edhe jetën e tij!’. Nuk gjeta kurrë asgjë në botë që mund të vinte drejtësi në humbjen e një jete duke u përgjigjur me marrjen e një jete tjetër.”


12

« gossip

E shtunë 4 maj 2013 •

Si të motivoni

Heidi Klum: Të vesh unazë nuk do të thotë që do të martohesh Klum ka konfirmuar se unaza që ka vendosur në gisht, nuk është aspak paralajmëruese për martesë. Ajo është një dhuratë nga i dashuri i saj Martin Kirsten, por çifti nuk ka plane për t`u martuar. Supermodelja e cila filloi lidhjen me Kirsten verën e kaluar, pas ndarjes nga këngëtari Seal, ka shkëmbyer unazë me të dashurin e saj. Nga ky fakt shumë lajme janë përhapur se marrëdhënja e tyre po bëhet shumë serioze. Klum nuk i ka kushtuar shumë rëndësi këtyre raporteve duke thënë se ka të bëjë thjesht me një shkëmbim dhuratash.

Robert Pattinson i mungon privatësia Robert urren faktin që po jeton me nënën e Kristen. Çifti i cili u pajtua në fillim të vitit pas ndarjes së tyre, po shpenzojnë shumë kohë në shtëpinë e nënës së Kristen Stewart në Malibu, por aktori i ‘Twilight Saga’, ka rrëfyer se nuk është i lumtur për shkak të mungesës së privacisë. Ai e quan jetesën me të si kërcënuese për lidhjen me Kristen.

Halla e Tupac Shakur, terroriste e shumëkërkuar Gruaja e parë në historinë e FBI-së, që vendoset midis 10 më të kërkuarve për terrorizëm, është halla e një prej reperëve më të famshëm të të gjitha kohërave, Tupac Shakur. Joanne Chesimard, e akuzuar se ekzekutoi në stil mafioz një polic në shtetin e Nju Xhersit, është një anëtare e Ushtrisë për Lirinë e Njerëzve me Ngjyrë, një organizatë radikale racore, e futur në “listën e zezë” të organizatave terroriste. Krimi i Chesimard ndodhi 40 vjet më parë, por ndërsa prej dekadash ajo është e shpallur në kërkim, këtë të premte u përfshi në listën e dhjetë më të kërkuarve nga FBI, për shkak të terrorizmit. ”Ajo është absolutisht një rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh në shtypin amerikan agjenti i FBI-së, Aron T. Ford. Tupac Shakur u vra në moshën 25-vjeçare në një shkëmbim zjarri të ndodhur në shtator 1996, ndërsa gëzonte kulmin e suksesit në karrierën e tij muzikore. Njerku i tij ishte vëllai i Chesimard. Halla e Tupac, aktualisht besohet se ndodhet e fshehur ne Kube, një shtet që nuk ka marrëveshje ekstradimi me SHBA-në.

veten për të bërë gjithçka

J

u e dini saktësisht se çfarë duhet të bëni. Jeni në fokusuar në të gjitha rezultatet pozitive që do të vijnë pas përfundimit të detyrave të caktuara dhe më pas nuk ndosh asgjë. Pse? Sepse ju keni nevojë për motivim. Nëse do t`iu duhet të prisni për të atëherë do të duhet shumë kohë, pasi realiteti i motivimit është një mit. Ja tre arsye pse:

prandaj këndoj”. Në këtë rast mund të themi se ne nuk jemi produktivë se jemi të motivuar, por jemi të motivuar prandaj jemi produktivë. Aftësia për të qënë të kontrolluar. Aftësia për të qënë të motivuar nuk kontrollohet nga gjëra të jashtëme. Sigurisht që gjërat e jashtëme na motivojnë për gjëra të vogla, por për të patur një motivim të qëndrueshëm duhet ta kërkojmë brenda vetes.

1. Motivimi asnjëherë nuk vjen para produktivitetit Kur ndiheni më të motivuar? Përpara se të filloni një projekt të madh apo pasi keni shpenzuar kohë dhe jeni marrë me të? Kur marrim angazhime të mëdha dhe të reja, shpesh ndihemi nervozë, pasi i drejtojmë vetes pyetje se çfarë do të mendojnë njerëzit rreth saj, si do të pritet etj. Por menjëherë pasi ju hyni në aksion dhe filloni të ndiheni produktiv në atë që po bëni, energjia rritet dhe ju jeni më të emocionuar për t`u përfshirë më shumë

3. Nuk ka sekrete për të arritur motivimin I vetmi fakt është se sekreti i vetëm është ajo çfarë ju dini gjatë gjithë eksperiencës suaj. Punoni fort dhe përpiquni të merrni feedback. Ndani detyrat më të mëdha në ato më të vogla në mënyrë që ato të arrihen. Shikojini problemet në një tjetër perspektivë. Nëse i bëni të gjitha këto asnjëherë nuk do ta gjeni veten në vështirësi për të kërkuar motivim. Rrisni produktivitetin, në mënyrë që motivimi t`iu ndjekë ju.

në punën që po bëni. Ky është momenti kur ndodh motivimi i vërtetë. Kështu që produktiviteti nuk është produkt i motivimit, por motivimi është produkt i produktivitetit.

“YouTube”

mund televizionin

N

jë luftë e gjatë për supremaci ndaj televizionit mbyllet, pasi “Youtube” për herë të parë në histori kaloi numrin e shikuesve unikë të ekranit të zakonshëm. Këtë përfundim e dha shefi ekzekutiv i “Google”, Eric Schmidt, gjatë një prezantimi të enjten. Sipas Schmidt, nuk ka më dyshim se e ardhmja është tashmë “Youtube”, faqja që kaloi kufirin e një miliardë shikuesve unikë gjatë muajit prill dhe sipas përllogaritjes së “Google”, është në total tashmë më e ndjekur se televizioni i zakonshëm. Pavarësisht kësaj arritje, sipas shefit ekzekutiv të “Google”, e ardhmja e “Youtube” mund të jetë vetëm e ndritur, me përhapjen e madhe që po merr rrjeti në vendet e botës së tretë, ku televizioni ende mbizotëron. Për faktin se platforma më e madhe e postimit të videove në botë është në gjendje që ofrojë një seleksionim të gjerë, “Youtube” po fiton një avanazh të madh ndaj televizionit, i cili i ofron shikuesve të tij një përzgjedhje shumë më të kufizuar programesh.

2. Ju kontrolloni mënyrën se si ndiheni William James, babai i psikologjisë moderne ka një thënie: “Unë nuk këndoj se jam i lumtur, jam i lumtur


gossip • E shtunë 4 maj 2013

»

13

Natalie

Portman bëhet zonja Macbeth

Amanda dëshiron të bëhet producente

“Shpërthen”

Miley

Cyrus Miley Cyrus ka realizuar për revistën ‘V’ atë që është padyshim seti i saj fotografik më i “nxehtë” deri tani. Aktorja dhe këngëtarja shihet në disa nga fotot duke tërhequr të mbathurat, duke zbërthyer pantallonat ose duke mbuluar me dorë gjoksin. 20-vjeçarja ka kohë që e ka hedhur poshtë imazhin e saj si princesha adoleshente e filmave Disney dhe ky set fotografik tregon që Cyrus po shkon drejt ekstremeve. Miley theksoi në intervistë se zërat për ndarjen e saj nga i fejuari Liam Hemsworth janë të rreme: “Thjesht ne nuk kemi aq kohë sa do të donim për të ndenjur me njëri-tjetrin.” “Ne të dy punojmë dhe zërat lindin pasi paparacët rrallë na fotografojnë së bashku. Nuk kam kohë të dal me të dashurin tim çdo ditë, por kjo nuk do të thotë se jam ndarë”, shpjegoi Miley Cyrus.

A

ktorja fituese e çmimit Oscar, Natalie Portman është zgjedhur për të qenë pjesë e kastit të filmit “Macbeth”, ku do të interpretojë zonjën me të njëjtin emër. Në këtë ripërshtatje të veprës së William Shakespeare, xhirimet për të cilin do të nisin më vonë gjatë vitit, do të interpretojë edhe aktori i njohur Michael Fassbender. Portman dhe Fassbender kanë bashkëpunuar së fundmi në një film të regjisorit Terrence Malick, titulli i të cilit nuk është caktuar ende, por që bën fjalë për muzikën në Teksas. Aktorja 31-vjeçare, që fitoi Oscar-in për rolin e saj në filmin e vitit 2010 “Black Sëan”, do të shfaqet më vonë në sallat e kinemasë me “Thor: The Dark World”, vazhdimi i filmit të parë me protagonist aktorin Chris Hemsëorth. Sipas mediave britanike, skenari i “Macbeth” është një depërtim i thellë në historinë e tij, ku përfshihen edhe skena luftarake. Mes versioneve të tjera kinematografike të veprës së Shakespeare është ai i Roman Polanski-t në vitin 1971, si dhe ai i Orson ëelles në vitin 1948.

Amanda Seyfried shpreson të bëhet producente filmash dhe thotë se i sheh filmat e pavarur më “interesantë” se filmat në studio. Aktorja e filmit “Les Miserables” shpreson të bëjë një tranzicion nga të qenit në ballë të kamerave në kalimin prapa tyre, pasi ka shijuar rolin e producentes në “Lovelace”, një film në të cilin ajo ka luajtur edhe rolin e yllit të pornografisë, Linda Lovelace. “Është mrekulli kur idetë tuaja dëgjohen dhe keni një shpërthim kreativ, të jeni pjesë e procesit. Në një aspekt, do të doja të prodhoj gjëra të cilat jo detyrimisht kanë të bëjnë me aktrimin”, ka thënë aktorja.

Vdes kitaristi i grupit “Slayer”

Piquè dhe Shakira do të martohen më 17 korrik Shakira dhe Gerard Piqué do të martohen më 17 korrik. Këngëtares 36-vjeçare dhe futbollistit 26-vjeç nuk i mungonte gjë tjetër veç martesa. Lajmi është bërë publik nga revista javore “Fama”, ku një mik shumë i afër i çiftit ka treguar për dasmën e tyre.

Jeff Hanneman, bashkëthemelues dhe kitarist i grupit legjendar metalik, Slayer, ka vdekur në moshën 49-vjeçare. Bendi ka bërë të ditur se Hanneman ka vdekur të enjten, nga problemet me mëlçinë. Slayer, i themeluar në Llos Angjelles në fillim të viteve 1980, konsiderohet si njëri prej bendeve të para që ka luajtur “heavy metal” – një zhanër i njohur për temp të shpejtë. Albumi i grupit “Reign in Blood” (1986) konsiderohet si një pikë referimi për zhanrin.


14

« reklamë

E shtunë 4 maj 2013 •

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

Adresa: Sheshi Skëndërbej nr.5 Tel: ++355 42 380 793; Fax: ++355 42 232 389

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tre Urat Leskovik”. Subjekti kërkues i këtij objekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë

në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me V.K.M. nr. 138, date 23. 03. 2000 “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe për llogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të

drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar. Pronarët që kanë emrin në listen emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të

shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). Vlera totale e shpronësimit është 5.310.508.8 (pesë milion e treqind e dhjetë mijë e pesëqind e tetë pike tetë) lekë.

REPUBLIKA E SHQIPERISE DREJTORIA E PERGJITHSHME E RRUGEVE DREJTORIA E SHPRONESIMEVE

Lista e pronareve qe shpronesohen nga ndertimi i segmentit rrugor "Tre Urat-Leskovik" Lloji i Pasurise Sip. Nr. Emri

Atesia

Mbiemri

Z.K.

Nr. Pasurise

Siperfaqja

Totale

ARE Çmimi

Vlera

PYLL Çmimi

Vlera Vlera

Shenime

Totale (Leke)

FSHATI GLINE Z.K. 1780 RRETHI KOLONJE 1 I Parregjistruar

1780

270

3232

245

169.9

41625.5

41625.5

Konfirmim ZVRPP

2 I Parregjistruar

1780

287

89486

1120

169.9

190288

190288

Konfirmim ZVRPP

3 I Parregjistruar

1780

286

4622

320

169.9

54368

54368

Konfirmim ZVRPP

4 I Parregjistruar

1780

300

213118

190

169.9

32281

32281

Konfirmim ZVRPP

5 I Parregjistruar

1780

277

2734

315

169.9

53518.5

53518.5

Konfirmim ZVRPP

6 I Parregjistruar

1780

295

280167

1735

169.9

294776.5

294776.5

Konfirmim ZVRPP

7 I Parregjistruar

1780

281

695

169.9

118080.5

118080.5

Konfirmim ZVRPP

8 I Parregjistruar

1780

282

9423

381

169.9

64731.9

64731.9

Konfirmim ZVRPP

9 I Parregjistruar

1780

284

8505

520

169.9

88348

88348

Konfirmim ZVRPP

10 I Parregjistruar

1780

174

936

495

169.9

84100.5

84100.5

Konfirmim ZVRPP

11 I Parregjistruar

1780

180

14667

510

169.9

86649

86649

Konfirmim ZVRPP

12 I Parregjistruar

1780

176

10534

865

169.9

146963.5

146963.5

Konfirmim ZVRPP

13 I Parregjistruar

1780

175

24468

150

169.9

25485

25485

Konfirmim ZVRPP

14 I Parregjistruar

1780

178

326

126

169.9

21407.4

21407.4

Konfirmim ZVRPP

15 I Parregjistruar

1780

177

120579

3830

169.9

650717

650717

Konfirmim ZVRPP

16 I Parregjistruar

1780

162

3221

650

169.9

110435

110435

Konfirmim ZVRPP

17 I Parregjistruar

1780

147

154996

260

169.9

44174

44174

Konfirmim ZVRPP

18 I Parregjistruar

1780

171

63306

1755

169.9

298174.5

298174.5

Konfirmim ZVRPP

19 I Parregjistruar

1780

179

2070

175

169.9

29732.5

29732.5

Konfirmim ZVRPP

20 I Parregjistruar

1780

167

39644

895

169.9

152060.5

152060.5

Konfirmim ZVRPP

21 I Parregjistruar

1780

21

52083

155

169.9

26334.5

26334.5

Konfirmim ZVRPP

22 Fanteri

Fidari

Firaj

1780

265

1121

125

169.9

21237.5

21237.5

Konfirmim ZVRPP

23 Gezim

Rexhep

Dajko

1780

264

1954

240

169.9

40776

40776

Konfirmim ZVRPP

24 Faslli

Rexhep

Dajko

1780

262

2495

310

169.9

52669

52669

Konfirmim ZVRPP

25 Dalip

Beshir

Potka

1780

268

2277

210

169.9

35679

35679

Konfirmim ZVRPP

FSHATI ÇARÇOVE Z.K. 1356 RRETHI PERMET 26 Mynedet

Qamil

Ramolli

Bujar

Fenai

Ramolli

Pellumbesha Fenai

Ramolli

27 Zihni

Xhavit

Bordi

Zhaneta

Xhavit

Bordi

Armand

Xhavit

Bordi

Beqir

Rusi (Mazreku)

28 Shpresa

Shuma

1356

15-68

100 ha

4561

366

1669326

1669326

Konfirmim ZVRPP

1356

173

30 ha

1500

366

549000

549000

Konfirmim ZVRPP

1356

92

30 ha

895

366

327570

327570

Konfirmim ZVRPP

2545896

5310508.8

4247.5


BOTA • E shtunë 4 maj 2013

L

iria e shtypit në Evropën Juglindore ekziston zyrtarisht në këto 20 vitet e fundit. Por në praktikë shumë medie janë nën presionin e politikës dhe ekonomisë. Kriza ekonomike e ka përkeqësuar gjendjen. “Partitë politike në Evropën Juglindore po ushtrojnë presion të madh ndaj gazetarëve”, thotë reporterja nga Bosnjë e Hercegovina, Elvira JukiqMujikiq. Ajo kritikon faktin që politikanët në Bosnje vendosin se kush duhet t’i drejtojë mediat kryesore publike. Kryeredaktorët dhe drejtorët thirren deri në 20 herë në ditë me telefon prej politikanëve dhe u thuhet se cilat informacione apo kronika duhet të bëjnë publike. Një metodë e ngjashme ndikimi vlen edhe për Serbinë, e cila është radhitur në vendin e 63 të listës së World Press Freedom Index 2013, të bërë nga Reporterët pa Kufij. Bosnjë e Hercegovina gjendet në vendin e 68, ndërsa Bullgaria madje në vendin e 87. Influenca e politikanëve ndaj mediave në Maqedoni është edhe më e dukshme, ankohet Maria Sevrieva, gazetare e lirë nga Shkupi. Shumë aktorë udhëheqës politikë kanë qenë deri para pak kohe edhe pronarë të gati të gjitha mediave në vend. Kjo ka ndryshuar pas presioneve të mëdha nga Brukseli, për shkak të interesimit të Maqedonisë për integrim në BE. Por edhe tani kur mediet kanë disa pronarë të tjerë, ndikimi i politikanëve është shumë i fuqishëm. “Qeveria paguan shuma të mëdha për reklama në mediet maqedonase dhe mund të thuhet se ato varen nga qeveria”, thotë ajo. Humbja e reklamave për shkak të kritikave Në Shqipëri (vendi 102 në këtë listë) pronarë të disa medieve kanë sipërmarrje të ndryshme, të cilat mbështesin edhe politikanë të caktuar. “Shpesh ata përfitojnë nga lejet për ndërtime apo përparësi të tjera”, shpjegon Fatjon Kodra, gazetar nga Shqipëria. Në përgjithësi, sipërmarrësit influencojnë në media edhe kur nuk janë pronarë të tyre. Richard Meares i njeh disa raste. Si trajner i gazetarëve dhe reporterëve nga Ballkani ai ka pasur rastin të njoftohet me shumë gjëra. Një reporter i ka treguar se shefat e medieve në vendet e Evropës Juglindore që në fillim u thonë të mos raportojnë apo shkruajnë për gjëra dhe persona të caktuar. Gazetarët në Evropën Juglindore janë mësuar me presione, që nga koha e diktaturave komuniste. Sot presionet më të mëdha vijnë nga sektori i ekonomisë, mendon Meares. “Nuk mund të thuash se çka është më keq. Por në shumë vende sipërmarrësit janë

Gazetarët e Evropës Juglindore nën presion

njëherit edhe politikanë, ndaj këto gjëra janë të përziera”, pohon ai. Vetëcenzura dhe presionet familjare Goran Miliq mendon ndryshe. Ai punon për 43 vjet me radhë në mediet e ish-Jugosllavisë, ndëra tani drejton “Al Jazeera Balkan”. Gazetarët e vënë veten nën presion, sepse e dinë se çfarë u pëlqen lexuesve apo

shikuesve. Presioni vjen edhe nga vet familjet e tyre. “Prindërit shpesh u thonë fëmijëve të tyre gazetarë: për shkak të shkrimeve të tua unë nuk jam i sigurt as në rrugë. Pse po ma bën këtë”? Këto gjëra natyrisht që sjellin edhe vetëcenzurë. Shumë gazetarë nga Evropa Juglindore shpresojnë se gjërat do të ndryshojnë në vendet e tyre pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në Rumani gjërat kanë ndry-

Pakistan, vritet prokurori i çështjes “Bhutto” Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje prokurorin që po heton vrasjen e ish-lideres pakistaneze Benazir Bhutto, që u vra në një atentat në vitin 2007. Policia lokale njoftoi se Chaudhry Zulfiqar Ali ra në një pritë teksa po udhëtonte me makinën e tij nga Islamabadi për në gjykatën e Raualpindit, ku do të mbahej një seancë pikërisht për çështjen “Bhutto”. Policia nuk ka spekuluar për motivin e vrasjes. Zulfiqar ishte gjithashtu në krye të hetimeve të një çështjeje të lidhur me sulmet e Mumbait në vitin 2008 në Indi. Ish-presidenti pakistanez Pervez Musharraf është akuzuar se kishte dështuar në garantimin e sigurisë për zonjën Bhutto në kohën e vrasjes së saj. Musharraf, që së fundmi është kthyer në Pakistan pas një jetese jashtë vendit dhe ndodhet në arrest shtëpie, i hedh poshtë akuzat në fjalë. Askush nuk është dënuar për vdekjen e zonjës Bhutto, që ndodhi vetëm pak ditë pasi ajo ishte kthyer në vendlindje pas një mërgimi të gjatë në Londër. Policia tha se prokurori po udhëtonte drejt gjykatës së anti-terrorizmit në Raualpindi, kur papritur ra në breshërinë e armëve të zjarrit. Atentatorët që ndodheshin në bordin e një motoçiklete qëlluan si të çmendur ndaj makinës dhe plagosën rëndë hetuesin, i cili ndërroi jetë në spital. Një zëdhënës i spitalit tha se Chaudhry Zulfiqar ishte qëlluar nga më shumë se 7 plumba përpara dhe në pjesën anësore të tij, plus një plumb në kokë.

shuar pas anëtarësimit në vitin 2007, por vetëm për një kohë të shkurtër, thotë Roxana Pricop, redaktore në gazetën më të njohur ekonomike “Ziarul financiar”. “Gjendja e gazetarëve në Rumani është sot më e keqe se para anëtarësimit në BE. Për këtë nuk e kanë fajin politikanët, por situata e rëndë ekonomike”, mendon ai. Në vendet e prekura nga kriza gazetarët kanë në veçanti frikë nga mundësia e humbjes së vendit të punës, ndaj edhe u ikin disa temave të caktuara. Krahas gjendjes së rëndë ekonomike, Maqedonia po përballet edhe me një problem tjetër: “Baza ligjore është tepër e ashpër”, thotë gazetarja Maria Sevrieva. “Pronarët e medieve u thonë ndonjëherë bashkëpuntorëve shumë hapur: ne nuk kemi para për ndonjë proces juridik para gjykatave, pra duhet të jemi të kujdesshëm me shkrime dhe raportime. Ne e dimë që nuk është profesionale, por ne nuk mund të mbijetojmë në treg, nëse raportojmë për korrupsionin”. Maqedonia është sa i përket gjendjes së lirisë së shtypit në vendin e fundit në Evropën Juglindore - në vendin e 116, që do të thotë se gjendja është përkeqësuar në krahasim me vitin e kaluar për 22 vende.

»

15

Komisioni i BE ul prognozat për eurozonën Komisioni i BE-së mendon se eurozona do të futet në recesion gjatë vitit 2013 më thellë se sa është menduar. Rimëkëmbja pritet në vitin 2014, pohon Olli Rehn. Prodhimi kombëtar bruto në 17 vendet e Eurozonës gjatë këtij viti do të shënojë një rënie mesatare prej 0,4%. Ndërkohë që gjendja ekonomike e kësaj zone do të përmirësohet shumë ngadalë në pjesën e dytë të vitit, kumtoi Komisioneri për monedhën e përbashkët në Bashkimin Evropian, Olli Rehn në Bruksel. Në trendin negativ do të ndikojë në veçanti gjendja në vendet jugore si në Francë, Spanjë apo Itali. Gjendja në këto vende do të influencojë uljen e prognozave të deritanishme. Ekonomia franceze do të shënojë një rënie prej 0,1%, ndërsa minusi në Spanjë dhe në Itali do të jetë shumë më i lartë - mbi 1%. Bashkimi Evropian ka pritur në shkurt një rënie për Eurozonën prej më pak se 0,3%. Prognozat kanë ndryshuar edhe sa i përket Gjermanisë. Autoritetet evropiane janë tani më skeptike dhe thonë se rritja ekonomike në Gjermani do të jetë 0,4 e jo 0,5 %, siç parashikohej më parë. Rimëkëmbja e ngadalshme dhe papunësia e lartë Autoritetet e BE-së parashikojnë se vitin e ardhshëm presin dy lajme të rëndësishme, por një i mirë dhe një i keq. Lajmi i mirë është që ekonomia do të fillojë të rimëkëmbet dhe do të shënojë një rritje prej 1,2 % në eurozonë. Ndërsa lajmi i keq është se niveli i papunësisë do të mbetet i njëjtë, prej rreth 12%, gjë që do të ndikojë që as niveli i konsumit privat të mos rritet. “Ne duhet të bëjmë gjërat që janë të domosdoshme për të tejkaluar krizën e papunësisë”, theksoi Rehn. Ulja e borxheve në buxhetet e vendeve anëtare duhet të ngadalësohet. Njëkohësisht vendet e Eurozonës duhet të nxisin rritjen ekonomike, përmes reformave të domosdoshme. Sipas prognozave të BE-së, futja në borxhe të reja me një mesatare prej 2,9% do të jetë më e ulët se sa norma e lejuar prej 3%, sa parashikohet me paktin e stabilitetit. Por nëntë nga 17 vendet anëtare të Eurozonës nuk do të mund t’i përmbahen këtij pakti. Franca për shembull do të ketë një deficit prej 3,9 %. Në qoftë se qeveria e Presidentit Francois Hollande nuk i ndërmerr masat e duhura, futja në borxhe të reja gjatë vitit 2014 do të jetë madje në nivel prej 4,2 %.


16

« Reportazh

Destinacioni Nga Nebil ÇIKA

K

isha dëgjuar e lexuar diçka për Garabovën e Sipërme dhe historinë e saj, por ishte këmbëngulja e mikut tim Sybi Hida, deputet i zonës, që më ftoi ta vizitoja e sigurisht edhe të shkruaja diçka për këtë parajsë të harrur e të braktisur të turizmit tonë. Kisha lexuar rreshta të shkëputur në libra që flisnin për vlerat historike dhe turistike të Grabovës, por kurrë nuk e mendoja që këtu mes maleve të Gramshit, pothuaj në kufi me Korçën, të gjeja një copë të vogël nga parajsa që Zoti e solli në tokë që ne të kemi mundësinë ta imagjinojmë atë të vërtetën të përjetshmen. Siç thashë, nuk e besoja Sybiun për atë që më tregonte, pasi duke dituar dashurinë e tij, por dhe përkushtimin për të promovuar publikisht vendlindjen, isha skeptik për ato që ai më tregonte për Grabovën dhe vlerat e saj, po kur mbërrita këtu, kuptova se nuk më kishte thënë shumë gjëra që natyrisht janë të pamundura të përshkruhen me fjalë. Por kini durim, unë do të mundohem maksimalisht të sjell një copë të këtij realiteti, që besoj se do të jetë i mjaftueshëm të tërheq vëmendjen tuaj e ndoshta të ngjallë edhe kureshtjen apo dëshirën për ta vizituar këtë mrekulli të Zotit. Në fund të botës... Rrugën për në Grabovë e mora me dëshirë të madhe, gjë që më ndodh sa herë udhëtoj në vende të panjohura. Dita e ngrohtë e kësaj pranvere të vonuar e bën udhëtimin më të bukur e më komod. Në Gramsh ndërrojmë makinën, pasi për të shkuar ne Grabovë edhe foristrada nuk mjafton. Bashkudhëtarët e mi vendas, njerëz me kulturë, bëjnë për mua guidën turistike, duke më shpjeguar ato që shihja rrugës e treguar historitë e legjendat e tyre. Dy prej tyre, Ramadani dhe Bajrami, arsimtarë të vjetër, kanë shkelur pothuaj çdo fshat të rrethit të Gramshit dhe për shkak të profesionit kanë informacione e shpjegime pothuaj për çdo gjë. Sa lë qytetin dhe merr rrugën e vjetër që lidh Gramshin me Korçën, të del përpara pamja e mrekullueshme e luginës së Devollit. Lëndinat në të dyja anët e lumit janë të gjelbëruara plotësisht dhe të mbushura me lule shumëngjyrëshe. Sipër në horizont Tomori i shenjtë mbretëron me mjekrën e bardhë të dëborës, që nuk i ikën as në verë. Drita e diellit thyhet mbi dëborë dhe i jep këtij mëngjesi pranveror një sfond pothuaj të artë. Bashkë me Kodovjakën, një fshat 15 km nga qyteti i Gramshit, i thua “lamtumirë” asfaltit dhe veshkat tona fillojnë betejën me rrugën me çakëll, që duhet thëne se është sfida kryesore e destinacionit tonë final: Grabovën e Sipërme. Prisni, ky është vetëm fillimi, sakrifica e vërtetë vjen më pas, kur t’i afrohemi Grabovës pas nja dy orësh të mira udhëtim nëpër male. Makina ngjitet me sforco në rrugën e ngushtë malore paralel mbi luginën e lumit Devoll, që, siç thashë, këto ditë është një mrekulli me vete. Terreni i thyer, por i mbushur me gjelbërim, krijon hera-herës panorama befasuese për një si unë, që e shkel për herë të parë në këtë zonë. Shoferi, miku im Miroshi, nuk bezdiset nga kërkesa ime për të ndaluar herë pas here për të bërë foto, një sëmundje profesionale kjo, imja dhe e çdo gazetari. Të pabezdisur

E shtunë 4 maj 2013 •

Grabovë

Parajsa e mjerimit

duken edhe bashkudhëtarët e tjerë të bombarduar nga pyetjet e mia pothuaj për gjithçka që më shohin sytë. Në fshatrat e vegla anës rrugës ka jetë. Tufa me bagëti, kryesisht dhen dhe dhi, kullosin të qeta në bollëkun që Zoti i ka bërë hise pa u shqetësuar nga ne, ndërkohë që qentë e frikshëm nga ata të staneve që i ruajnë janë në lartësinë e detyrës. Të egërsuar me lehjen karakteristike, e ndjekin makinën tonë për dhjetëra metra me këmbëngulje të admirueshme. Barinjtë, në masë fëmijë (është e diel dhe nuk kanë shkollë), na përshëndesin të buzëqeshur. Te banorët që takojmë rrugës dominon raca bionde, flokë të verdhë dhe sy të kaltër, ndoshta racë e pastër ilire, një fenomen ky që e ndesh pothuaj në të gjitha zonat e thella të vendit. Nga lartësia e malit lumi Devoll ngjan si një gjarpër i bukur që shullëhet në diell i shtrirë në barin e harlisur rreth brigjeve të tij. “Ja kanionet! - më tregon me dorë Ramadani. - Nuk ka vetëm në Skrapar, edhe këto tonat janë shumë të bukura.” Dhe vërtet: këto të Gramshit janë po aq të bukura e tërheqëse sa ato të Skraparit. Sipas bashkëbiseduesve të mi, kohët e fundit janë zbuluar edhe turistët e aventurave, sidomos të huaj. Pisha-flamur! Kështu quhet për shkak të formës që i ka dhënë era. E vetme në një hundë në anë të rrugës, bie edhe më shumë në syrin e udhëtarit. Nuk kemi vetëm ne në Llogora pisha të tilla, megjithëse nga forma ngjan shumë me ato tonat. Rruga nuk ka të sosur. Sa më shumë i afrohemi destinacionit, aq më shumë vështirësohet udhëtimi ynë. Degradimi i rrugës, ndërtimi i së cilës daton që nga pushtimi italian, është evident. Kalimi i kamionëve që transportojnë lëndë drusore e ka bërë pothuaj të pakalueshme e sigurisht më të vështirë udhëtimin tonë. Në Grabovë Kemi hyrë në komunën e Lenies në Grabovën e Poshtme. Komuna përbëhet nga katër apo pesë fshatra, dy prej të cilave quhen “Grabovë”. Ajo e Poshtmja dhe ajo e Sipërmja, që është edhe destinacioni ynë final. Dikur kjo komunë quhej “Shënepremte”, por iu ndërrua në “Lenie” pasi diktatura ndaloi besimin në Zot në vitin 1968, emër që vazhdon ta mbajë ende. “Shën e Premte” quhet një nga kishat, që ende vazhdon të qëndrojë më këmbë në Grabovën e Sipërme, nga e cila besohet të këtë marrë emrin e tërë zona. Sot ky emër i vjetër pothuaj është harruar edhe nën kujdesin e drejtuesve lokalë të komunës, që edhe pse kanë mundësinë ligjore të rikthejnë emrin e vjetër, kanë preferuar të mbajnë atë komunist, që duket i pakuptimtë para atij historikut. Shumica e banorëve të komunës janë të besimit mysliman (bektashi), përveç

atyre Grabovës së Sipërme, që janë të besimit të krishterë (ortodoks). Në mos gaboj, Grabova e Sipërme duhet të jetë edhe fshati i vetëm ortodoks në rrethin e Gramshit. Në Grabovën e Poshtme fillon kalvari i vërtetë udhëtimit tonë. Nga Grabova e Poshtme në Grabovën e Sipërme na priti një rrugë që vetëm e tillë nuk mund të konsiderohej. “Mitsubishi” gulçon teksa ngjit me vështirësi rrugën në mal, që edhe pse në marshin 4 x 4 e ka të sikletshme ecjen. Duket se askush nuk ka vënë dorë në këtë rrugë, ndoshta që nga ndërtimi i saj shumë vjet më parë. Lart një shkëmb i ndarë më dysh krijon idenë e një porte të stërmadhe, që duket sikur i fton udhëtarët ta kalojnë si të ishte porta e Parajsës. E parë nga poshtë ngjan me një skulpturë gjigante e të përsosur, si ato që di të bëjë vetëm Zoti. Nuk e di, por sa më shumë afrohesha, aq me shumë më pëlqente. Ishte pikërisht kjo pamje që më bëri ta harroja disi rrugën ku kalonim, duke ia lënë gjithë sikletin Miroshit, i cili si në një garë rally ia mbërriti të na çojë gjallë në Grabovën e Sipërme. Sa kalon shkëmbin e çarë, të shfaqet pamja e mrekullueshme e Grabovës. Një lëndinë me lule ngjan si një tapet natyral i shtruar si për të uruar mikpritjen në këtë vend. Fshati shfaqet përballë me madhështinë dhe mjerimin e tij. Një urë druri e ndërtuar nga banorët mbi një përrua të rrëmbyeshëm, që rrjedh akull i ftohtë nga maja e malit, na detyron të zbresim nga makina, pasi drejtuesi i saj nuk ka besim se mban shumë peshë. E kaluam me sukses urën dhe u futëm në fshat. Gjurmët e lashtësisë janë të dukshme që në pamje të parë. Shumica e shtëpive, të gjitha prej guri, janë ndërtuar shumë vjet më parë. Rrasat e gurit, të ngjashme me ato të Gjirokastrës, janë çatitë tradicionale, që ende dominojnë shumicën e banesave ekzistuese. Kjo traditë historike ka filluar të sfidohet nga llamarina, që po zëvendëson me shpejtësi rrasat e gurit e që janë njëkohësisht edhe i vetmi element i modernizimit në Grabovë. Banorët shohin kureshtar e të habitur mbërritjen tonë e ndoshta na mendojnë pak si të çmendur që kemi marrë rrugën deri këtu pa pasuar ndonjë hall të veçantë. Duken të varfër, por shumë miqësorë. Disa e njohën Sybiun dhe u mblodhën të bisedonin me të. Mua nuk ma varën fare, gjë që më dha mundësi të shkëputesha për të ndjekur destinacionin tim: gjurmët e lashtësisë. Mezi prisja të shikoja muralet e famshme dhe ikonostasin antik, për të cilat kisha lexuar që më parë. I vura re kishat që nga larg dhe kërkova dikë të më shoqëronte. Një burrë i vjetër thirri në gjuhën vllahe një djalë. Nuk e kuptova çfarë biseduan, por ai mori përsipër

të ishte guida ime turistike në fshat, ciceroni im i veçantë. U nisa së pari për te kisha e Shën Kollit në fund të fshatit. Rruga, që dikur kishte qenë me kalldrëm, gjarpëronte e ngushtë midis shtëpive antike dhe kasolleve të bagëtive, që ndodheshin pranë e pranë, një mënyrë jetese tradicionale kjo e njohur e vllehve. Spiro quhej djali që më shoqëronte dhe, siç më tha, ishte nxënës në gjimnaz. Nuk dinte shumë për vlerat e fshatit të tij dhe më tha se në shkollë askush nuk i kishte thënë ndonjë gjë për rëndësinë historike e kulturore të tij përveç historive të treguara nga pleqtë. Më shikonte i habitur kur rrekesha të fotografoja shtëpitë dhe muret e vjetra, urën me hark, e vetmja e ruajtur mirë, dhe pikturat murale në kishën e Shën Kollit. Në hyrje të saj prifti kishte shkruar me thëngjill në greqisht, një gjë e pakuptimtë për një fshat që nuk ka asnjë lidhje me Greqinë dhe greqishten, por ky është një problem i njohur dhe fenomen i përhapur për Kishën Autoqefale Shqiptare. Spiroja ngre supet e me shikon i çuditur kur i them se Grabova dikur ka qenë një qytet i njohur. Rreth meje në oborrin e kishës së Shën Kollit u mblodhën edhe disa fëmijë të tjerë, që më dëgjonin me kureshtje e mosbesim, por dhe me krenari për ato që u thosha për historinë e fshatin e tyre. “Sipas burimeve historike, kryesisht gojëdhëna apo dëshmi të kodikëve kishtarë të Elbasanit, Grabova ka qenë një qytet mesjetar, i krijuar në shekullin X nga vllahët, të cilët janë edhe sot janë banorët e vetëm të fshatit. Sipas gojëdhënave, në kohën e lulëzimit Grabova kishte rreth 2000 familje dhe një e katërta e saj e ka braktisur zonën në shekujt XVII-XVIII. Në periudhën e mesjetës fshati Grabovë e Sipërme, atëherë qytet me rreth

12000 banorë, ka qenë një qendër e rëndësishme ekonomike e kulturore. Dëshmi të gjalla të këtij janë dhe sot prania e urave me gurë, njëra prej tyre e periudhës antike, si dhe kisha e Shën Kollit dhe ajo e Shën e Premtes.” Ky fjalim i im duket se i hutoi fare. Nuk kanë faj. Jeta në Grabovën e sotme nuk ka lidhje fare me lavdinë e vjetër, gjë që u jep të drejtë fëmijëve të dyshojnë te fjalët e mia për të. Kisha e Shën Kollit të befason që në hyrje me disa murale të vjetra, që thuhet se janë punë të piktorëve të familjes Çetiri: Johani, Gjergji dhe Nikolla, piktorë që kanë gdhendur dhe pikturuar në shumë kisha të Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Disa prej tyre janë ende në gjendje të mirë, por të rrezikuara nga kushtet atmosferike dhe grabitësit e antikuarëve, pasi askush nuk duket se kujdeset për to. Kishën e gjetëm të mbyllur. Prifti, që vinte hera-herës nga Gramshi, ishte larguar kushedi se ku, edhe pse ishte ditë feste (Dita e Dafinave). Një nga djemtë kërkon nëpër fshat njeriun që ka çelësin e kishës. Në pritje ngjitem në kambanore, që e ka shkallën në oborr. “Kambanën e vjetër e kanë vjedhur disa kohë më parë”, - më thotë njëri prej fëmijëve që ndenji me mua. Thonë se kishte vlera historike. Prifti e ka zëvendësuar me një të re më të vogël, që e ka lidhur me litar te shkalla, jo në kube, ku ishte e vjetra. Çunat kthehen pas pak me një djalë më të rritur topolak, që hap derën qetësisht pa më thënë asnjë fjalë. “Ti je dhiaku?” - e pyes. “Jo, solla çelësin e kishës”, - m’u përgjigj duke hapur derën. Hyra në kishë. Një mrekulli dhe batërdi njëkohësisht. Fragmentet e muraleve dhe një pjesë e ikonostasit të vjetër janë ende atje. Edhe kubeja ka shenja të duarve të vëllezërve Çetiri, megjithëse është e restauruar. “Ikonostasin dhe disa


Reportazh • E shtunë 4 maj 2013

ikona të vjetra i kanë vjedhur kohë më parë, - më thotë djali i çelësit. - Vetëm këto kanë ngelur, por mos u vono, se kam punë.” Reagimi im kur mora vesh vjedhjet e këtyre vlerave historike nuk ua prishi terezinë djemve që më shoqëronin. Ndoshta u dukesha i marrë që shqetësohesha për disa vjetërsira e përpiqesha të lexoja mbishkrimet mbi kryqet e vjetra në varrezën përreth kishës. “Kanë sjellë ikona të reja nga Greqia, janë më të bukura”, - më tha më i vogli prej tyre, që sigurisht nuk i kuptonte dot vlerat e mëdha të atyre fragmenteve të historisë të ngelura në muralet e kishës. Çudi si kishin ngelur edhe ato pak gjëra historike! Me kushtet e sigurisë që ka kjo kishë dhe krejt Grabova mund të vidhje çfarë dhe kur të doje. Kisha e Shën Kollit në kohën e diktaturës u mbyll dhe u kthye ne stallë dhish e delesh. Nuk e di si kanë shpëtuar ato murale dhe sidomos punimet e drurit në ikonostas dhe kubenë e kishës. Por Grabova ka edhe shenja të tjera të qytetërimit antik. Për të shkuar te kisha tjetër, ajo e Shën e Premtes, duhet të kalosh në urën me hark, e vetmja e mbetur e plotë dhe në funksion në fshatin që dikur kishte dhjetëra të tilla. Po edhe kjo ka disa gropa të hapura në vende të ndryshme. “I kanë bërë grabitësit, - më thotë Spiroja, - kërkonin flori. Do ta kishin shkatërruar fare, por i përzuri fshati.” Shkatërrimi i urës është vërtet një krim. Dy të tjerave pak më lart u kanë ngelur vetëm këmbët. Shën e Premtja është rindërtuar plotësisht pas viteve ’90 me kontributin e emigrantëve nga ky fshat. Përveç një pjese të mureve dhe çatisë me rrasa, çdo gjë tjetër është e re e ndërtuar pas vitit 1990. Ato pak shenja antikiteti që kishin mbijetuar nga depoja e barit që e ktheu komunizmi nuk janë

më. Është e famshme vetëm për emrin e saj, me të cilin është identifikuar dikur e gjithë komuna. Interesante e me vlera janë edhe banesat e vjetra, sidomos ato që ruajnë traditën e janë të mbuluara me rrasa guri. Por gjithçka rrezikon të shkatërrohet plotësisht, pasi askush nuk kujdeset ta ruajë e ta restaurojë këtë vlerë të rrallë të kulturës dhe të turizmit. Fshati vetëm me dy stinë Në hartë Grabova gjendet në koordinatat 40° 47’ 43” veri dhe 20° 24’ 31” në lindje. Sipas banorëve, këtu ka vetëm dy stinë: pranverë dhe dimër. Livadhet me lule janë vetëm disa qindra metra nga kurora me borë e malit. Fshati ndodhet në lartësinë 1300 metra, ndërsa mali mbi të rreth 1500 m. Temperaturat nga 4 deri në 12 gradë celsius, regjistrohet si mesatare 17.4 gradë për muajin më të ngrohtë dhe -2.2 gradë për muajin më të ftohtë. Në mal në juglindje të Grabovës ndodhet Liqeni i Zi, i njohur për bukurinë e jashtëzakonshme dhe vetitë kuruese. Pasuritë e Grabovës janë klima, burimet e shumta të ujit dhe blegtoria, një traditë historike e vllehve. Mungesa e infrastrukturës ka bërë që turizmi të jetë një pasuari inefiçente, por shenjat e perspektivës së tij nuk mungojnë. Rreth 500 m mbi fshat në fillimin e një masivi gjigant pishash, pranë ujit akull të ftohtë, që gurgullon, është ngritur një bujtinë tradicionale, hotel “Grabova”. Më çuditi fakti që aty ndodheshin prej disa ditësh një grup turistësh italianë. Kishin lënë makinën në fshat deri atje ku ishte e mundur të shkonte dhe ishin ngjitur më këmbë. Personeli i hotelit na thotë se interesi, sidomos i të huajve, është i madh, por infrastruktura nuk e favorizon shfrytëzimin e kësaj mrekullie natyrore. Ushqimi, sidomos mishi i të

imëtave, është bio i cilësisë së lartë dhe me shije të veçantë, ndërkohë që Grabova njihet për përpunimin e qumështit, sidomos të djathit kaçkavall me cilësi të veçanta dhe shije

karakteristike. Me pak fjalë, Zoti është treguar shumë bujar me Grabovën, ndërkohë që njeriu, sidomos ai i ri, nuk ka qenë aspak mirënjohës për këtë dhuratë hyjnore.

»

17

Midis mrekullisë së Zotit dhe mjerimit të robit Kisha kohë, ndoshta që nga viti 1990, që nuk kisha parë një mjerim të tillë. Në kohën e komunizmit Grabova ishte nga zonat më të varfra të rrethit të Gramshit. Kolektivizimi i bagëtive çoi në shuarjen e biznesit tradicional të vllehve dhe rrënimin ekonomik e shoqëror të tyre. Të kuptohemi: në të njëjtën situatë ishte e gjithë zona. Mirëpo në shumë aspekte gjendja nuk duket se ka ndryshuar shumë, sepse m’u krijua ideja se këtu nuk e kanë marrë vesh ende që komunizmi ka rënë. Varfëria është e dukshme dhe e prekshme ngado. Izolimi nga infrastruktura, por dhe informacioni, duket një problem i madh. Banorët kanë vazhduar ndoshta për inerci të votojnë në masë socialistët, që këtu vazhdojnë ende t’i thërrasin “komunistë”, gjë që ka stimuluar stasukonë dhe ndryshimin e papërfillshëm të cilësisë së jetesës me gjithë ndërrimin e sistemeve politike. Të krijohet ideja se nuk e dinë ende që jemi në demokraci. Edhe struktura politike, ekonomike e shoqërore e zonës pothuaj nuk ka ndryshuar. Baza ekonomike është blegtoria dhe emigracioni. E gjithë komuna ka vetëm një dyqan në qendër të saj, tani në verë, rreth një orë më këmbë nga Grabova. Pronari i tij është kryetari i komunës. Ka vetëm një autobus, me pronar kryetarin. Kryetari ka pronësuar edhe skrepin e vetëm të komunës dhe përbën të vetmin autoritet ekonomik, politik e shoqëror, një status i ngjashëm me kryetarin e kooperativës në sistemin e vjetër. Mjerimi është i pranishëm dhe i dukshëm ngado që hedh sytë. Në mentalitet, infrastrukturë, te banesat, veshjet dhe sidomos në fytyrat e vrara e në sytë e trishtuar të fëmijëve. Sinqerisht nuk mund ta shpreh dot atë kontrast vrastar që shikon, prek e ndien këtu. Shumë mendojnë se zgjidhja e vetme është largimi, madje habiten nga këmbëngulja e një pjese të banoreve për të qëndruar ende këtu. Ky mjerim sigurisht që është rrjedhë e izolimit mungesës së informacionit e sidomos mentalitetit prej plebeu të instaluar te banorët e këtij fshati që nga koha e komunizmit, kohë që duket se nuk arrijnë dot ta dallojnë nga kjo e demokracisë. Me vjen keq vërtet për këta njerëz, që vuajnë kaq pranë kësaj cope parajse që Zoti ua dhuroi me bujari. Po ndërsa është treguar bujar për natyrën, duket se është treguar kurrnac në atë që këta njerëz kanë më shumë nevojë: mendjen dhe mentalitetin për të kuptuar ndryshimin e gjërave, keqkuptimi i deritanishëm i të cilave përbën problemin kryesor për këta njerëz të dëshpëruar. Megjithatë, ka ende shpresë. Në inaugurimin e rrugës Gramsh- Kodovjat disa javë më parë Kryeministri Berisha premtoi se në mandatin tjetër do ta çojë këtë rrugë deri në Lenie. Ndërkohë qeveria ka dhënë me koncesion një HEC me fuqi 32 MW me katër turbina, dy në Grabovë të Sipërme dhe dy në Lenie dhe një tunel prej rreth tre km, që pritet të fillojë nga ndërtimi në gusht të këtij viti, një investim ky disa milionë euro, që pritet të rrisë dukshëm ekonominë lokale. Ndërtimi i hidrocentralit do të detyrojë edhe rregullimin e rrugës, duke ndihmuar indirekt atje ku banorët kanë më shumë nevojë. Mirëpo investimet janë vetëm njëra anë e medaljes për daljen nga izolimi dhe hapjen rrugë të ndryshimit. Ndryshimi rrënjësor varet nga banorët e Grabovës dhe zonës përreth, sidomos të brezit te ri me mendje më të hapur, emigrantë apo të shkolluar, që me pak zgjuarsi, dinjitet dhe kurajë mund dhe duhet ta ndryshojnë fatin e tyre, duke filluar së pari me mentalitetin dhe reagimin si qytetar drejt ndryshimit, që fillon së pari nga orientimi i tyre politik e elektoral, një mundësi që prej 22 vjetësh e kanë injoruar e shpërdoruar si askush tjetër në këtë vend.


18

« dossier

E shtunë 4 maj 2013 •

Vitet 1980-1990 Boshatiset arka e shtetit

Ushtria në aksion për punët civile

M

basi raportohen realizimet për çdo njësi ushtarake, kërkohet llogari, për të mos dështuar plani, i cili është e pamundur të bëhet nga ngarkesa e punës që është parashikuar. “Llogaridhënia: Bejto Isufi, komandanti i Grupimit Tiranë: “Ne jemi më shumë sesa është vënë në tabelë”. M. Shehu e ndërpret: “Nga ju i kemi marrë, nuk i kemi vjedhur”. Ja realizimet si 6-mujor: Korpusi I 20%; korpusi II 15%; korpusi III 20%; korpusi IV 40%; korpusi V 3%; korpusi VII 12%; korpusi IX 10%. Grupimi 6 – 32%; grupimi 8 – 19%. Ishulli i Sazanit 10% - tregon tabelën M. Shehu. Bejto Isufi argumenton mosrealizimet duke thënë: “Kemi pasur vështirësi në hapjen e gropave nga popullsia, për arsye se ata janë përqendruar në punimet bujqësore”. Nevruz Dervishaj, komandant i Korpusit Gjirokastër: “Do t’i realizojmë detyrat, shoku Mehmet, në fushën e Dropullit. Me montimin e qendrave të zjarrit të tipit të rëndë jemi 28% të planit vjetor, për të zbatuar porosinë e dhënë për t’u ngjitur lart, trupën e efektivit e kemi ngritur lart në Malin e Gjerë, në Bureto, në Çajup dhe deri tani kemi arritur të hapim 170 gropa për qendra zjarri”. Mehmet Shehu: “Mos harro se ke 650 qendra zjarri malore. Sa ke vendosur nga këto maleve? Vetëm 119 copë. Mos pandeh se do të lëmë që t’i vendosësh atje ku shkon makina? Këto do të vendosen atje ku nuk shkon makina. Janë të tëra në krahë këto... Këto vërejtje, kur ia bëj njërit, ua bëj të tërëve. Në qoftë se do t’i marrësh e do t’i vendosësh atje ku vete makina e traktori, atëherë ke shkelur rregullat. Këto janë bërë për t’u vendosur në mal. Plenumi i 12-të ka porositur të ngremë mal atje ku nuk ka.” Nevruz Dervishaj: “Kemi edhe në mal të Gjolikut”. Mehmet Shehu: “Ç’ne në mal të Gjolikut ti tani? Hiqe efektivin dhe çoje përpara, ç’më vete në Tepelenë?! Ç’vete në mal të Gjolikut kur ti nuk ke fortifikuar Bureton? Domethënë, po të plasë nesër lufta, ti frymën do ta mbash menjëherë në Gjolik, se atje e ke fortifikimin.” Myfit Bardhi (komandant i Korpusit të Fierit): “Na penguan seriozisht ndërmarrjet e Vlorës dhe të Fierit, prodhimet e të cilave u pezulluan nga kontrolli i cilësisë”. Ndërhyn M. Shehu: “Po shkaktarët a u pezulluan?” M. Bardhi: “Ndaj shkaktarëve u morën masa përgjegjësie dhe u pushuan; një inxhinier u hoq dhe kaloi në prodhim si punëtor. E kështu, për betonimin e pozicioneve të zjarrit të tipit për strehimin e tankeve apo për depot e municionit, kabëllzimi nëntokësor ka influencuar negativisht edhe hapja e gropave, sidomos tani në fushatën e korrjeve, megjithatë ne e kemi organizuar hapjen e gropave të qendrave të zjarrit nga popullata”. Simon Ballabani – komandant i Korpusit të Korçës dhe Muharrem Mulgeci – komandant i Korpusit të Pukës, flasin me frymën e justifikimit për mosrealizimet. Ndërhyn M. Shehu: “Shikoni se për ndërmarrjen e Kukësit unë kam rezerva dhe shumë dyshime të mëdha në ato ndërmarrje, sepse i kam parë vetë. Kam parë parafabrikatet e ndërtimit që i duhen për trarët e shtëpive dhe i kam kritikuar rëndë duke u thënë: ‘Shikoni, mos e merrni sapunin për djathë’”. Kiço Mustaqi, komandant i Korpusit të Tiranës: “Jemi 42 %. Abdyl Duka, komandant i Korpusit të Burrelit. I pyet M. Shehu: “Autoparku i Laçit, që vjen bosh në Bulqizë, a furnizon?” “Po, - thotë Abdyli. – Mbrëmë në Kaptinë montuam 42 copë. Në malin e Zgarës, në Përrenjas, Pogradec, Librazhd. Vështirësi kanë ato për punën e forcave. Kemi bashkëpunuar që të bëjmë aksion me rininë e rrethit; vumë 150 copë në ato vende”. Fadil Toçi, komandant i Grupimit të Elbasanit. Pa realizuar, heshtje. Xhenet Muça, komandanti i Korpusit të

Shkodrës: “Me masat që ka marrë rrethi i Shkodrës për qendra zjarri malore, do të hidhen të gjitha forcat, që me rastin e konferencës të përfundojmë shpërndarjen e vinçave traktor me bigë 10 dhe 5 tonë. Mehmet Shehu: “Se mos na bëni rrëmujë situatën, se kemi kongresin, kemi Konferencën e Partisë dhe na gënjeni!” Neim Muho, komandanti i ishullit të Sazanit: “Punojmë në malin Dukat”. Mehmet Shehu: “Në rekrutimin që do të bësh mot, shiko të marrësh minatorë. Elementi më i rëndë është 115 kg. kështu që e mban mushka. Ushtarët e transportuan shumë lehtë elementin; pesha është 70 kg., nuk është edhe shumë e rëndë”. Tahir Minxhozi, sekretar i Komitetit të Partisë të MMP: “Mendoj që në zonat e larta të mos presim shtesa. Këta shokët duhet t’ia çojnë popullit që t’i bëjnë, në të kundërt do të jemi në vështirësi të madhe, sepse po të hipësh në Korab me makina është e pamundur. Ata të Peshkopisë e të Burrelit duhet të fillojnë tani sulmin në Kaptinë. Peshkopia duhet të ketë forca nga Radomira, Sllova etj. Veli Llaka, shef i Shtabit të Përgjithshëm: “Sabotimi është bërë nga drejtori i ndërmarrjes së bonifikimit Vlorë, quhet Skënder Mulliçi. Mendoj se ky problem duhet të ndiqet. Ka një defekt jashtëzakonisht serioz që nuk realizohet plani. Për shembull, raportohet për 126 gropa që duhej të hapte kompania, por ishin hapur vetëm 14. Problemi i bjellorusëve qëndron dhe për këta kanë shumë nevojë korpuset”. Mehmet Shehu: Po, tani t’i bëjmë një letër Brezhnjevit mbase na jep kredi speciale për 50 bjellorusë. I paskeni vënë edhe emrin bjellorus. Kështu që ai do të na japë 50 bjellorusë për të siguruar mbrojtjen e Shqipërisë kundër ushtrisë sovjetike dhe të jeni të sigurt se do t’i dërgojë me kryqëzorë kur të duash”. Nazar Berberi, zëvendësministër i Mbrojtjes i MMP. Mendu Backa, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Xhenios: “Duhen 2100 ton hekur. Sot kemi 80 autovinça që punojnë në ushtri. Si 6-mujor i parë u realizuan 3000 qendra zjarri”. Mehmet Shehu: “Mendojmë që të ndajmë shpërblime kur të realizohet plani. Do t’i japim më 1 gusht në rast se do të vendosen 4000 qendra zjarri gjatë korrikut. Dilni e propozoni që të dekorohen sportistë.

Për shembull, propozoni që të bëhet hero Loro Boriçi. Në fortifikim vendoset fati i Shqipërisë, ndërsa ju merreni me këto.” Në një bilanc krahasues jepet pasqyra nr. 1 për rrethet prodhuese. 20% të planit me qendra zjarri = 20.083 copë si elementë përbërës; pozicione zjarri artilerie 25 copë. Pasqyra nr. 2: Jepen montime me makina 4530 copë dhe me krahë 10% e planit 6-mujor. Vendosje e qendrave të zjarrit me makina 12.800 copë dhe me krahë 14% e planit 6-mujor. Janë dorëzuar 32.700 qendra zjarri. Pasqyra nr. 3: Realizimi i fortifikimit me popullatën. Në 24 rrethe, deri më dt. 5.6.1976 (6-mujori I) u realizuan: Transhe 66.9 km. (17%); hapje gropash 6160 (30%) dhe hapje pozicioni zjarri artilerie 31 copë (41%). Në 15-ditëshin e dytë të periudhës 15-30 qershor 1976, sipas informacionit nr. 3215 dt. 14.7.1976 kemi: kupola – 5387 copë = 33% e planit vjetor; qendra zjarri malore 1320 copë = 27% e planit vjetor; qendra zjarri të serisë “B” 2790 copë = 18% e planit vjetor; popullata hapi 8164 gropa për qendra zjarri = 34% e planit vjetor. Deri më 30 qershor 1976 me angazhimin e popullatës u realizuan transhe 113 km. dhe gropa 8131 copë. * * * Për të mbajtur në dinamikë gjithë punën fortifikuese të vendit, nuk rrinte edhe MPB pa punë e kontribut. Në fondin e Sekretariatit të MMP, dosja 1, viti 1976 është letra e Kadri Hazbiut dërguar M. Shehut: “Nga studimi që bëmë në Drejtorinë e Përgjithshme të Xhenios të MMP për objektet e rëndësisë së veçantë, në të cilat duhet të ndërtohen qendrat e zjarrit për mbrojtjen e afërt të tyre janë: Radiostacionet, repartet e riedukimit dhe burgjet, uzinat ushtarake, objektet dhe burgjet, uzinat ushtarake, objektet e mëdha ekonomike, arkivat e mëdha të Partisë e të shtetit, urat dhe venddrejtimet e D.P.Brendshme”. Shënim i M. Shehut për Llambi Gegpriftin dhe Menduh Backën: “Bashkë me MPB duhet bërë plani i fortifikimit. Më urgjent është fortifikimi i Arkivit të Shtetit.” Lidhur me informacionin përfundimtar për 6-mujorin e parë të vitit 1976, pasi plani ishte realizuar vetëm 40 për qind, Mehmet Shehu urdhëron që të merren masa për ta nxjerrë vendin nga prapambetja. Përgjigjja nga fortifikimi për MMP ishte: “Si rezultat i masave të marra së bashku me Ministrinë e Bujqësisë për mbulimin e rajoneve të

desantimit, deri tani janë prodhuar 90.000 hunj betoni me shtiza metalike për vreshta, që përfaqësojnë 30% të planit vjetor”. Në përfundim të dt. 27.12.1977 M. Shehu merr telegramin nga MMP: “Punonjësit e ndërmarrjes së prodhimit xhenier do të realizojnë planin për të vënë në jetë vendimet historike të Kongresit të 7 të PPSH në masën 100%. Nga ulja e kostos u përfituan 1.700.000 lekë, duke përballuar bllokadën e egër imperialisto-revizioniste”. 6. Shtigje abuzimesh në fortifikim Viti 1976. Fondi Drejtoria e Përgjithshme e Xhenios. Dosja 2, shkresa nr. 3955 përmban: “Fondi me investim lekë 266.282.000 të ndara në 5 tipa fondesh: a) Fonde për blerje të prodhimeve të gatshme nga pushteti 219.999.100 lekë; b) Për nevojat monetare të materialeve të importuara në raport me materialet e vendit nuk janë përfshirë në kërkesat tona. C) Materialet e vendit si çimento, dërrasë etj. të çelen direkt Ministrisë së Ndërtimit nga ana e Komisionit të Planit të Shtetit me shënimin përkatës: Për llogari të mbrojtjes. D) Nevojat e hekurit për vitin 1976 janë 29.500 tonë (17.700 tonë nga importi). Duam 6500 tonë shtesë Drejtori i Përgjithshëm i Xhenios Menduh BACKA Po në këtë fond arkivor, Dosja 76m viti 1976, me shkresë ekstra: 21.9.1976 për Drejtorinë e Planit (1976-1980) të kërkohet nga pushteti për kantieret: Për vitin 1978 → 1.850.000 tonë dhe 63.5 milionë tonë/km. Për vitin 1979 → 1.900.000 tonë dhe 64 milionë tonë/km. Për vitin 1980 → 1.800.000 dhe 63 milionë tonë /km. Viti 1982 dhe ngjarjet e jashtëzakonshme Menjëherë pas “tradhtisë” së Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut, përsëri tatëpjeta e ushtrisë nuk po ndalej... Në analizën e MMP më dt. 11.6.1982 vetëm si 6-mujor ndodhën këto incidente: Në Korpusin e 2-të më dt.6.1982 nga rrufeja vriten dy ushtarë dhe plagoset një tjetër, ndërsa gjatë punimeve mbrojtëse një ushtar aksidentohet e nga plagët e shumta vdes, kurse një tjetër rrëzohet nga pema e vdes. Në Korpusin e 3-të po në dt. 7.6.1982, duke kryer punime fortifikuese nga mosrespektimi i rregullave të sigurimit teknik plagosen dy ushtarë me mina. Në Korpusin e 5-të më dt. 9. 6. 1982 shefi i kimisë dhe 3 ushtarë rezervistë aksidentohen rëndë sepse shkelën rregullat e përdorimit të


dossier • E shtunë 4 maj 2013

dt. 20.12.1986 për financimin e punimeve të kryera deri në vitin 1985. Kanë mbetur tre objekte ushtarake me shumën 174.084 pa u financuar. Po në këtë drejtori, Dosja 5, viti 1986 jepet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave me nr. 331, dt. 29.9.1086, me shkresën nr. 7306 prot. dërguar Komisionit të Planit të Shtetit, ku thuhet: “Në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH dt. 20.12.1985 u vendos që në investimet për punimet mbrojtëse të pakësojmë 20 milionë lekë.” Ministri i Mbrojtjes Prokop Murra Pason vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 331, pika 2 ku shuhet: “Fondet prej 17 milionë e 147 mijë lekësh që ndryshojnë nga punimet ndërtimmontim, të përdoren në hekurudhën Milot-Klos”. Kështu, për të mos dështuar aksioni – vullnetar në hekurudhë, u hoqën para nga fortifikimi.

lëndëve helmuese e djegëse që kanë në përdorim. Siç shihet, gjendja paraqitet shqetësuese, ku vetëm brenda 3 ditëve aksidentohen, dëmtohen ose vdesin 11 vetë (1 oficer e 10 ushtarë). Është dhënë urdhri i MMP për qëndrimin e kuadrove në repart dhe ky problem nuk ka gjetur zbatim të plotë. Në Brigadën e Xhenios në Tiranë 1 ushtar hipën në riportabël, bie dhe vdes. Në Brigadën e Ndërlidhjes një ushtar i ndodhur në vendrojë plagos rëndë një ushtar tjetër. Në BFU Tiranë dërgohet për nevojat e një kuadri një makinë “Zuk” për në rrethin e Korçës, i cili gjatë rrugës shtyp një fëmijë. “Shoku Enver më 28 maj 1980 i tërhoqi vëmendjen ushtrisë, veçanërisht ne oficerëve: “Ku po e çoni ushtrinë shokë oficerë, që Partia na ka besuar?!” Një përfundim: ushtarakët e tërë populli kanë investuar në tërë këtë pasuri publike për t’i trashëguar si kontribut e jo me ato pensione pa jetë. Mbas disa vjetësh punë të kësaj natyre jemi në vitin 1986 Në fondin e Drejtorisë së Investim-Fortifikimit (dosja 1) sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 63 dt. 8.3.1986 “Mbi ndërtimin e hekurudhës Milot–Rrëshen–Klos” në pikën 16 shkruhet: “Ndërtimi i trasesë të bëhet me ndarje pune në bazë të rretheve e të njësive ushtarake”. Pasi jepet pasqyra e kësaj ndarjeje për vëllimin e punimeve saktësohet se: Ushtria plotëson: 2 km. transhe 266. 000 m3, mbushje dheu 26.000 m3 gur dhe 7 vepra arti. Vijon puna midis ministrit të Mbrojtjes, P.Murra dhe ministrit të Financave, A.Nako, të cilët në bazë të shkresës nr. 1250 dt. 28.3.1986, pika 15 thekson: “Vlefta e ushqimit do konsumuar nga ushtarët dhe do likuiduar nga ndërmarrja hekurudhore Laç”. Midis dikastereve fillojnë kontradiktat, të cilat reflektojnë në letrat që i dërgojnë kryeministrit Adil Çarçanit. P.Murra i shkruan se: “Këto detyra i kemi shumë të vështira, sepse përveç planit të punimeve fortifikuese ne kemi edhe ndërtimin e rrugës Koman-Fierzë, hapjen e galerisë në sheshin “Skënderbej” etj.”. I kundërpërgjigjet Jashar Menzelxhiu: “Në qoftë se shihet e arsyeshme, mundet t’i hiqet fare nga aksioni i hekurudhës ushtria...”. Ky debat vijon në shkresën nr. 98, dt. 22.5.1986. Prokop Murra udhëzoi: “Detyra e caktuar ushtrisë për ndërtimin e hekurudhës Milot – Rrëshen i ngarkohet Divizionit të Xhenios. Komandant aksioni caktohet komandanti i rep. ushtarak 2261 Tiranë. Veprat e artit t’i ndërtojë rep. ushtarak 3225 Elbasan”. Drejtoria e Investim-Fortifikimit (dosja 3, viti 1986) përmban vendimin e Këshillit të Ministrave

Mjaft objekte fortifikuese mbetën përgjysmë Pakësim fondesh nën kufi për rep. 4031; për ndërtim-montimet e vitit 1986 në pesë divizione 2 milionë lekë. Mjaft aksione, me urdhër të MMP tërhiqen. Kështu, me urdhrin e MMP nr. 63, më dt. 8.4.1986 urdhërohet: “Aksioni ka përgjegjësi vetëm punimet e ndërtim – montimit të galerisë me një gjatësi 160 m.; do të bëhet nga Divizioni i xhenios, rep. ushtarak 5858 Tiranë, Shkolla e lartë 2-vjeçare “Skënderbej”, NNU. Punimet fillojnë më dt. 6.5.1986 dhe përfundojnë më 21.5.1986. Caktohet kryetar shtabi zëvendësministri i MMP Llambi Gegprifti. Investim–Fortifikimi për vitet 1986-1990 planifikon vetëm 970 milionë lekë (dosja 24). Në dosjen 27 po të Investim-Fortifikimit për vitet 1986-1990 kuota prej 791 milionë e 100 mijë lekë jepet me përparësi fortifikimi të drejtimit të vendkomandës, që zë 31% të krejt investimit. Mbetet kryerja me aksione sporadike për të mbyllur mosrealizimet (dosja 31, viti 1986). Informacion i MMP dërguar KQ të PPSH, ku thuhet se: “Aksioni me ushtarët e viteve të dyta deri në Kukës, Pukë, Peshkopi e Burrel për 56 km. tunel”. Dosja 32, viti 1986 (Investim-Fortifikimi). Informacion i Këshillit të Ministrave për “Ndërtimin e pishinave për rininë e Tiranës dhe kryerjen e aksioneve për ndërtimin e “Muzeut Enver Hoxha”. Punimet: gërmim dheu 45.000 m3; beton arme 410 m3; beton 660 m3; shtresa çaklli 656 m3...” Përveç këtyre, kemi marrë detyra të tjera për riparimin e godinës dhe konvikteve në Qytetin Studenti. Morëm urdhrin nr. 4943 nga P. Murra dhe s’kishim çfarë të bënim, sepse ushtria po i bën të gjitha... U ndërtua kompleksi i pishinave në Tiranë. Ankesat në ushtri rriten sepse “nuk kemi mundësi t’i ndërtojmë”. Na urdhërojnë: “T’i bëni, do edukuar rinia. Do vijnë delegacione të huaja”. Viti 1986 nuk kishte para dhe aksionet e ushtarëve u bënë parësore Në letrën e dt. 8.9.1986 NNU Tiranë informon MMP se s’mund ta ndërtojë pishinën e dytë për rininë e Tiranës, sepse është ngarkuar me detyra të tjera jo vetëm në Tiranë, por dhe në Vlorë, Berat, Krujë, Lushnjë, Durrës, Fushë-Krujë, Tropojë...” Në dosjen 33 viti 1986 (Investim-Fortifikim) është informacioni i MMP dërguar KQ të PPSH për objektin “K” nr. 3279. Për këtë objekt janë përcaktuar 2.5 miliardë lekë. Drejtuesi Sokrat Mosko shkruan: “Lutemi të na zgjidhni vështirësitë, se ndryshe punimet do të ndërpriten”. Bëhet fjalë për 600 mijë lekë sisteme valore për digën hermetike; 400 mijë lekë duhen për pompat e ajrimit të kondicionuar. Në dosjen 34, viti 1986 informacioni i Drejtorisë së Investim-Fortifikimi “Për kryerjen e aksionit në hapjen e minierave të reja të kromit dhe rrugën e Libohovës”. Aksioni i kromit me tre sektorë të rinj do të vazhdojë deri në fund të vitit 1989. hapen 3600 m. galeri. Sektori i Thëllëzës ka mungesa organizimi të punës nga personeli drejtues i minierës. Aksioni për rrugën e Libohovës janë realizuar 12.000 m3. Do të hapet edhe rruga për në Delvinë”. Në dosjen 35, viti 1986, Drejtoria e InvestimFortifikimit. Divizionit të xhenios i jepen objekte në Palermo, Shëngjin, depo municioni dhe objekte në Poliçan, Zavalan, Korab. Nga 2.5 milionë lekë janë realizuar 1.11 milionë lekë. Për këtë problem zyrtarisht kemi njoftuar edhe investitorin, sh. Sokrat Mosko, në aparatin e KQ të PPSH, i cili gojarisht na ka thënë që edhe në vitin 1987punimet nuk do të vazhdonin. Në 20 objekte mungojnë lekët.

“Parku i teknikës së rëndë të Divizionit të xhenios, jashtë planit realizoi detyrat në aksionin e sheshit “Skënderbej” dhe tani vazhdon punën në hekurudhë; ka realizuar 500 mijë m3 në gërmim e mbushje”. Dosja 41, viti 1986. Drejtoria e Investim-Fortifikimit. Prokurori i Përgjithshëm i dërgoi MMP “disa shkelje të dispozitave ligjore në fushën e investim – ndërtimeve themelore”. Kështu, në shkresën nr. 1209/4, më dt. 8.11.1986 kemi: “Prokuroritë e rretheve Peshkopi, Durrës, Tiranë ushtruan kontroll për të parë zbatimin e urdhrit nr. 5, dt. 22.10.1092 dhe urdhëresën nr. 3, dt. 5.4.1984. U konstatuan disa shkelje (4 faqe në miliona lekë). Nuk u mor asnjë masë. Prokurori i Përgjithshëm, Rrapi Mino, ngarkoi vetëm tre persona me përgjegjësi materiale. Janë grabitur 3200 lekë. Në fakt, mbulohen shuma të mëdha. Në një përgjigje Prokop Murra, me shkresën nr. 9228, dt. 4.1-1987 për këto shkelje ligjore (si ekonomist i madh që e mbante veten!) i jep përgjigje Rrapi Minos duke thënë: “Kritikova qendrat e reparteve për dëmet e konstatuara dhe kërkojmë vëmendjen e drejtësisë përkatëse...”. Gjërat mbyllen! Në dosjen nr. 45, viti 1986 Drejtoria e Investim-Fortifikimit lexon tjetër fenomen: “Për eliminimin e prodhimeve stoqe në sektorin e fortifikimit”, dërguar ndërmarrjes së ndërtimeve ushtarake (NNU). Shkresa me nr. 2652, dt. 27.4.1986: “Dërgohen hekurishte në kombinatin metalurgjik Elbasan... dyer stoqe... shula etj., të cilat ishin prodhuar ndër vite. Kështu, miliona e miliarda lekë u shkrinë nga bunkerë pa vlerë. Vetëm frëngjitë e tipit M41 K – dy copë kushtonin 121.10 lekë. Janë 26 zëra të tillë me qindra copë dhe me vlerë mbi 10-15.000 lekë secila, të cilat me llogari prej miliona lekësh u eliminuan me disa firma jashtë destinacionit që u prodhuan. Fonde jashtë kontrollit bankar Fondi i Drejtorisë Investim-Fortifikim, viti 1986, Dosja 47. Listat e objekteve fortifikuese që do t’i nënshtrohen dhe që nuk do t’i nënshtrohen kontrollit bankar më 1986, i miratuar nga MMP dhe ministri i Financës. Lista në dokumentin përkatës përfshin objekte parafabrikat 14, tip tunel 27, hendeklidhje 6. Firmosur nga Prokop Murra si ministër i Mbrojtjes dhe Andrea Nako si ministër i Financave. Objektet janë të karakterit tepër sekret, por me vleftë me miliarda lekë. Pyetja shtrohet: a ka objekte të investuara nga buxheti për mbrojtje jashtë kontrollit bankar? Jepet porosia nga lart: kjo listë do të mbahet në Ministrinë e Financave. Degëve të bankës në rrethe do t’u dërgohet objekti i koduar pa emërtim, për shembull, objekti D 10-02 nuk do të kontrollohen. Të tilla objekte me vlerë miliarda lekësh janë 11 në një listë të veçantë dhe 20 objekte të tjera me shënimin: “Jashtë kontrollit bankar”. Ushtarë apo fuqi punëtore Viti 1986, dosja 37. Investim-Fortifikimi. MMP. “Punime me ushtarët” e pazënë në punë dhe me popullatën dhe me angazhimin në punime shkruhet: “Nga studimi i zënies në punë të ushtarëve rezulton se: sasia e përgjithshme e ushtarëve 51900 vetë, janë planifikuar 47.410 dhe nuk janë parashikuar për kryerje punimesh fortifikuese 4490 ushtarë. Nga sasia prej 47410 ushtarë, të cilët nxjerrin 1 milion e 303 mijë ditë pune, ushtarët do të realizojnë vëllimin e ndërtimit, të montimit etj., etj.”. Vazhdon llogaria derisa zihen me punë ushtarë të llojeve të armëve dhe shërbimeve. Fitimet e punës së bërë janë fantastike. Aksionet e ushtrisë, po paratë ku shkuan? Fondi i Drejtorisë së Investim – Fortifikimit viti 1986, Dosja 1. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr, 63, dt. 8.3.1986. Sekret. “Mbi ndërtimin e hekurudhës Milot – Rrëshen – Klos” pika 16 “Ndërrimi i trasesë do të bëhet me ndarje pune në bazë të rretheve e të njësive ushtarake”. Jepet pasqyra e kësaj ndarjeje për vëllimin e punimeve (2 km. transhe 266.000 m3 mbushje dheu, 26.000 m2 gërmim, 7 vepra arti. Këtë shumë investimi e heq UP. Pati mjaft kontradikta atëherë midis MMP dhe ministrit të Financave për detyrimet, por fitoi Këshilli i Ministrave. Pasojnë aksionet: Ndërtimi i rrugës KomanFierzë, hapja e galerisë në sheshin “Skënderbej”. Në njërën anë vijojnë vendime të Byrosë Politike, të Këshillit të Ministrave për pakësim

»

19

fondesh për ushtrinë dhe nga ana tjetër futjen e ushtrisë për të sjellë fitime aty për fondet e investuara nga shteti atëherë ishin më të ulëta nga realizimi në praktikë. Vendime të tilla si nr. 331 dt. 22.9.1986 i KM flasin qartë për këto veprime. Dosja 32, viti 1986 Informacion në MMP për “ndërtimin e pishinave për rininë në Tiranë dhe kryerjen e aksionit për ndërtimin e Muzeut Enver Hoxha. Përveç këtyre, riparimi i godinës dhe konvikteve të Qytetit Studenti. Viti 1986 e tërë ushtria në të gjithë vendin është futur në aksione dhe këto punime kolosale propagandoheshin në popull si “dhuratë” e Partisë. Dosja 34, viti 1986. Informacion i Drejtorisë Investim-Fortifikimit “Për kryerjen e aksionit për hapjen e minierave të reja të kromit dhe rrugën e Libohovës. Aksioni i kromit në tre sektorë të rinj do të vazhdojë hapje 3600 ml galeri, sektori i Thekrës ka mangësi në organizimin e punës nga personeli drejtues i minierës”. Viti 1984. Dosja 51, informacion i ministrit të Punëve të Brendshme, Hekuran Isait, dërguar ministrit të Mbrojtjes, Prokop Murra: “Në brigadën e tankeve Laç dalin diferenca të mëdha për mbulimin e të cilave janë prerë dokumente fiktive gjatë vitit 1984 si për 9500 litra naftë. 15 000 litra vaj, 12.000 litra elektrolizë etj. etj. Janë implikuar 76 persona”. Prokop Murra i bën shënim Kiço Mustaqit: “Përse nuk arrijmë të nxjerrim më shpejt? Këto nga kanë dalë? Dt. 23.7.1984”. Pa dashur të jap bilance konkrete, të cilat i kam studiuar nëpër fondet përkatëse, por duke dhënë shembuj të fenomeneve për “Shqipërinë si kantier i madh pune”, roli i ushtrisë ka qenë parësor, por i sekretuar në publik. Çështja shtrohet se pas vitit 1986 u kuptua se po të mos harxhohej ai mund fortifikimi si më parë, por për pishina, rrugë, pallate sportive etj. do të trashëgonim një pasuri kombëtare jo të pakët. Mjaft tunele, qendra zjarri, elemente u braktisën, veçanërisht pas vdekjes së E. Hoxhës. Kjo erdhi për faktin se rezervat monetare, materiale e njerëzore kishin precipituar mbarimin e tyre. Nismat e aksioneve vullnetare pas vdekjes së E. Hoxhës mbajtën disi gjallë prodhimin vendas, por fakt i pamohueshëm është se gjithë këtë gjak, mund e djersë të ushtrisë kush e përvetësoi si punë private? Po të vrarët në ushtri për motivet e lartpërmendura, përse dallohen nga të rënët e tjerë në krye të detyrës, si p.sh. aviatorët? * * * Megjithëse disponoj të dhëna nga Instituti i Projekteve Ushtarake, që ka qenë tepër sekret dhe kam vajtur për kontroll si drejtues arkivi nga Ministria e Mbrojtjes, kur ishte pothuaj i braktisur e lënë në mëshirë të fatit gjatë vitit 1996, nuk e gjykoj të zbuloj fakte të parakohshme për këtë çështje. Personalisht kam respekt për atë institut, jo se aty punonte i biri i E. Hoxhës, por se aty niveli shkencor ishte për t’u pasur zili. Projekte uzinash nën tokë të Gjadrit apo Porto-Romanos, vendkomanda strategjike nën tokë e deri vendstrehime municionesh, apo uzina tankesh, artilerie etj. flasin për nivele të larta deri në prag prodhimi në vend. Jo vetëm ato projekte që u zbatuan në standarde të larta, por shumat kolosale që u përdorën për to në shërbim të mbrojtjes, po të përdoreshin për mirëqenien e popullit, vlerat do ishin të pallogaritshme. Kur shikoj e lexoj shifra marramendëse për prodhime armësh dhe municionesh në uzinën e Poliçanit apo të prodhimeve kimike etj. në Mjekës etj. deri te tanket e pjesë të plota aviacioni apo artilerie, kuptohet që “truri shqiptar” ishte militarizuar deri në skajet e një realiteti tepër të rënduar ekonomik. Këto projekte, investime a duheshin shkatërruar? Mendoj se jo, sepse edhe pse konkurrenca e huaj i përballonte me kosto më të ulët e me cilësi moderne, ato ishin majat e mendimit shkencor teknik shqiptar të përfituar nga të huajt në fushën e aplikimit. Përfundimisht, objekti për të shmangur pikën e fundit (Instituti i Studimeve e Projektimeve Ushtarake) është në shenjë respekti për atë nivel shkencor më të arrirë nga studiuesit shqiptarë që mbetën në hije dhe të harruar. Njëkohësisht, ushtria në tërësi nuk e meriton këtë trajtesë respekti pensioni, sepse veprat i kanë bërë jo vetëm të persekutuarit politikë, por tërë ata mijëra ushtarë, oficerë e civilë që punuan në fushën e mbrojtjes. Ja pse e bëra këtë shkrim të thjeshtë, duke zbuluar vetëm majën e ajsbergut të kontributit ushtarak.


20

«

Kulturë

E shtunë 4 maj 2013 •

Perandorët ilirë të

BIZANTIT

P

as ndarjes së Perandorisë Romake nga perandori romak Teodosi, në vitin 395, perandorët e lindjes dhe të perëndimit ishin të ndryshëm dhe nuk ishte si më parë kur një perandor mund të qeveriste vetë të gjithë perandorinë. Bizantin e themeloi një shqiptar, Konstandini dhe më 1453 e pushtoi po një shqiptar tjetër, për llogari të perandorisë që përfaqësonte. Në 476, Perandoria Romake e perëndimit u pushtua nga fiset gjermanike. Kjo shënoi fundin e perandorisë së perëndimit. Pas kësaj, e vetmja perandori mbeti ajo e lindjes e Konstandinopolit, që ruante ende gjuhën, titujt dhe traditën latine në qeverisje, por kjo vetëm në shekujt e parë. Nga të dhënat e autorëve të asaj kohe, përsëri dalin figura që janë ilirë në krye të shtetit të Bizantit, që arritën ta bëjnë një perandori të vërtetë. Pas shekullit të shtatë, është e vështirë të flasësh për origjinën e saktë të perandorëve të Bizantit, se popullsia u trazua nga dyndjet barbare sllave dhe në Gadishullin Ilirik ndryshoi struktura etnike. Pra, flasim për perandorët shqiptarë të perandorisë së Bizantit deri aty sa kemi të dhëna historike. Shqiptarët arritën edhe këtu majat e pushtetit në sajë të aftësive të tyre ushtarake, sepse edhe këtu vazhdoi ajo traditë që filloi në Romë në shek. III-IV, që froni i takonte më të zotit, pra, kemi në marrjen e pushtetit meritokracinë, e cila për fat të keq nuk funksionon as sot. Anastasi 491-518 Historiani i Bizantit Joani Malala tregon se “Pas sundimit të Zenonit u bë perandor shumë i hyjnushmi Anastas Dikori nga Dyrrahu i Epirit të ri”. Pra, Anastasi ishte nga Durrësi. Para tij ishte në pushtet dinastia Izaure me të cilët luftoi shumë për fronin derisa i shkatërroi. Gjatë kohës së qeverisjes së tij u ashpërsua lufta midis dy rrymave fetare. Këta ndaheshin në të gjelbërit, që përkraheshin nga Anastasi, dhe të kaltërit që predikonin ortodoksinë. Kjo luftë fetare, desh i kushtoi fronin Anastasit, megjithatë, arriti ta shmangte në sajë të aftësive të tij intelektuale dhe ushtarake. Anastasi, gjatë qeverisjes së tij, arriti t’i kthejë perandorisë disa territore që i kishin pushtuar persët. Ai bëri disa ndërtime të rëndësishme në qytetin e tij të lindjes, Durrës, dhe ndërtoi një mur 75 km të gjatë nga deti Marmara në detin e Zi, për të mbrojtur Konstandinopolin nga dyndjet barbare, dhe nga sulmet e shteteve të tjera, që më vonë do të ishte shumë i dobishëm. Ai ngriti një sistem ekonomik të fortë dhe ndërmori reforma monetare duke i lënë shtetit rezerva të mëdha ari në buxhet kur vdiq. Justini I 518-527 Justini ishte me origjinë ilire nga Dardania. Prokopi Cezares te “Historia e Fshehtë” na tregon origjinën e tij kur thotë se “Kur Leoni ishte perandor në Bizant, 3 fshatarë të rinj ilirë Zimarhu, Ditivisti dhe Justini nga Bedriana,

mbasi luftuan për një kohë të gjatë në atdheun e tyre me vështirësitë e varfërisë, duke dashur të shpëtonin prej tyre, vendosën të hynin në shërbim ushtarak. Ata u drejtuan në këmbë dhe arritën në Bizant me torba në krahë në të cilat kishin futur nga shtëpia vetëm bukë thatë. Ata u pranuan në ushtri dhe perandori i zgjodhi për roje të oborrit se kishin një trup të mrekullueshëm”. Pasi u fut në ushtri, Justini u bë komandant i Gardës perandorake, dhe me zgjedhjen e ushtrisë e miratimin e popullit e Senatit u bë perandor. Kështu, nga një fshatar me një copë bukë thatë në torbë u bë perandor i fuqisë më të madhe ushtarake të botës së atëhershme. Justini nuk dinte shkrim e lexim, por u kujdes shumë që nipi i tij, Justiniani, të merrte të gjithë arsimimin e nevojshëm, dhe e afroi në pushtet sa qe vetë gjallë. Justini uli tensionin midis kishës së lindjes dhe të perëndimit duke hyrë edhe vetë në negociata. Në përgjithësi ishte tolerant për çështjet e fesë, pavarësisht se në perandori kishte shpërthyer një konflikt i madh fetar.

Justiniani I i Madh Justiniani ishte nip i Justinit të I dhe lindi në Bedriana në Dardani. Vendit të cilin e rriti ai ia shpërbleu si asnjë perandor Ilir më përpara. Kështu, ndërtoi qytetin e tij të lindjes dhe e rrethoi me mure të larta me qëllim që të mos prekej nga dyndjet barbare. Me shpenzimet e veta ndërtoi një ujësjellës madhështor në qytet që të kishte ujë në të gjitha stinët. Për atdheun nga vinte ndërtoi 157 kështjella që nga Danubi në Epir me qëllim që të siguronte këto territore nga dyndjet e popullsive të ndryshme që kishin filluar prej shekujsh. Është meritë e tij që një pjesë e madhe e territorit shqiptar shpëtoi nga dyndjet sllave. Justiniani u martua me Teodorën, një femër e shthurur që kishte nisur jetën si artiste, por që kur njohu Justinianin, ktheu rrugë, pasi u dashurua me të dhe filloi t’i përkushtohej perandorit dhe Zotit. Gruaja ishte partneria e tij në politikë, dhe një nga këshilltaret më të zonja që do ta shpëtonte atë në disa raste, madje edhe kur rrezikoi fronin. Ëndrra e Justinianit në politikën e jashtme ishte që të ribënte edhe njëherë Perandorinë Romake, dhe kësaj ëndrre i dedikoi pjesën më të madhe të jetës së tij. Ai kishte disa komandantë të zotë si Belisari dhe Naseri, të cilët ndërmorën fushata ushtarake për të pushtuar territoret që kishte projektuar Justiniani. Kështu brenda një kohe të shkurtër ai pushtoi mbretërinë e vandalëve në Afrikën Veriore, Sicilinë, Napolin, Ravenën. Në Itali luftoi kundër ostrogotëve dhe kapi mbretin e tyre rob, ashtu si edhe mbretin e vandalëve. Pushtoi pjesën jug-lindore të gadishullit Iberik duke shkatërruar dhe aty mbretërinë gjermane. Por ndërkohë që ai ndërmerte fushata ushtarake në perëndim, barbarët sllavë po shkelnin tokat më të mira të perandorisë ato të Ilirisë, dhe pasi bënë një shekull fushata grabitëse tashmë, donin që të ven-

Bizanti doseshin në këtë vend patjetër. Ai nuk i pranoi t’i vendoste në Iliri, por në shekullin e VII perandori Herakël i vendosi sllavët në territoret ilire, në Kroaci dhe Slloveninë e sotme, pasi fiset me origjinë turke të quajtura bullgare, kishin hyrë në pjesën lindore të Ilirisë me forcë, më vonë erdhën edhe serbët që u vendosën në Danub në veri të Dardanisë. Enciklopedia Ruse e vitit 1954 pasqyron kufijtë e mbretërisë së Serbisë në fillim të shekullit të XIX, të cilat shtriheshin në veri të Nishit vetëm në Beogradin e sotëm dhe po aty pasqyrohet zgjerimi i Serbisë në kurriz të tokave etnike shqiptare. Nga njerëz që mezi nxirrnin kokën nga pylli, dalëngadalë sllavët u

bënë zotër të pjesës më të madhe të Ilirisë duke e futur vendin në një periudhë errësire mesjetare dhe varfërie. Justiniani, për të mos pasur probleme me perandorinë perse, nënshkroi me të një marrëveshje paqeje për 50 vjet. Në vitin 532, ai shtypi kryengritjen e Nikes, që ishte një luftë midis të kaltërve e të gjelbërve për çështje fetare, që lidheshin me pikëpamjet që kishte njëra palë për Zotin dhe tjetra. Justiniani, nuk mbajti nga asnjëra palë, gjë që e çoi në konflikt me të dyja palët, të cilat u bashkuan kundër tij. Ata shpallën perandor një ilir tjetër, nipin e Anastasit, dhe Justiniani u bë gati të largohej nga froni, por nuk e la Teodora dhe kështu me ushtri

e diplomaci arriti ta shtypë rebelimin, dhe të forcojë pushtetin e vet. Ai ndaloi shitblerjen e posteve në administratë, dhe kreu një reformë administrative që e centralizonte pushtetin dhe e vinte nën kontrollin e tij. Në provinca ndau pushtetin civil nga ai ushtarak me qëllim që administratorët e tyre të mos kishin në dorë gjithçka dhe të bëheshin konkurrentë për fronin perandorak me forcën e armëve. Rriti tregtinë duke hapur një rrugë të re për në Kinë që shmangte territoret e perandorisë perse, madje ai dërgoi agjentë në Kinë, të cilët e vodhën krimin e mëndafshit, pasi kinezët nuk ua jepnin, dhe ngriti një industri të madhe mëndafshi në Konstandinopojë dhe qytete të tjera. Justianini ishte iniciatori i një kodifikimi të madh të së drejtës romake duke parë se ajo nuk po i përshtatej më marrëdhënieve të reja që ishin krijuar. Në fakt, e drejta romake ishte një e drejtë skllavopronare, por në kushtet e krishterimit skllevërit po liroheshin dhe filloi një lloj i ri skllavërimi që quhej kolonat e më pas feudalizëm. Kështu kur marrëdhëniet ekonomike kishin ndryshuar, duhej ndryshuar dhe ligji që rregullonte këto marrëdhënie. Në fakt, ishin bërë shumë ligje sepse çdo perandor nxirrte urdhëresat e tij, duke e bërë drejtësinë shumë konfuze, kështu që lindte nevoja e kryerjes së një seleksionimi të së drejtës për ta bërë atë sa më praktike. Për këtë ai ngarkoi një grup juristësh, të cilët kodifikuan të drejtën duke nxjerrë Corpus Juris Civilis, pra kodin e së drejtës civile. Pas një pune trivjeçare u bë një përmbledhje e çështjeve të së drejtës romake e quajtur Diageste, që ishte një përmbledhje e shkrimeve të juristëve të vjetër romakë. Për ta studiuar studentët këtë të drejtë në shkollë u krijuan Institucionet. Ligjet që nxori vetë Justiniani gjatë qeverisjes së tij u quajtën Novela dhe ishin të vetmet në gjuhën greke. Kështu e drejta Skllavopronare iu përshtat një shoqërire të re. Ky kodifikim u ndikua nga idetë e reja të barazisë para ligjit, megjithatë kjo e drejtë i shërbente klasës së lartë, dhe perandori kishte një pushtet të pakufizuar mbi shtetin dhe shtetasit e tij pra ai ishte mbi çdo gjë. Kjo do të ishte dhe filozofia e mbretërve feudalë të mëvonshëm.


• E shtunë 4 maj 2013 Ai ishte armik i paganizmit grek, dhe në vitin 529 mbylli Akademinë e Athinës ku predikohej akoma feja pagane. Në fakt, me grekët, perandorët e Bizantit janë sjellë shumë keq, sepse ata qenë popullsia e fundit e perandorisë që u kristianizuan ngaqë kishin pasur një traditë të fortë pagane dhe një numër të madh perëndish që s’ishte e lehtë t’i shkulje nga mendjet e njerëzve. Ai e mbrojti kishën e krishterë dhe i dhuroi prona të shumta. Ndërtoi kisha e manastire, ku mbi të gjitha dallonte kisha e Shën Sofisë në Konstandinopol, një vepër arti e klasit të parë që u kthye në xhami, e sot është muze. Kjo kishë apo xhami është ndërtuar në kodër në një sipërfaqe të madhe përballë detit, dhe qëndron edhe sot madhështore si përpara 1400 vjetësh. Edhe pse kisha kishte Patriarkanën, ai qëndronte në krye të saj duke marrë pjesë në çdo konsil dhe kështu lidhi pushtetin fetar me atë civil. Ai ishte autoriteti më i lartë i kishës së lindjes, dhe as para tij dhe as më pas nuk pati perandorë që ndikuan aq shumë te kisha. Që ta kishte mirë me Papatin ai duhet të dënonte të gjithë kundërshtarët fetarë të tij, që ishin rrymat fetare të lindjes, të cilat kundërshtonin doktrinën zyrtare të kishës si e pambështetur në Bibël, pra që mbështetej në fjalët e njerëzve të shenjtë, dhe jo në fjalët e Zotit. Megjithë masat që mori, ai kurrë nuk i mposhti dot këto rryma. Duke qenë se nuk ia dilte dot as me papën dhe as me rebelët fetarë në perandori, e mbante mirë herë me njërën palë e herë me tjetrën duke i kërcënuar kur ishte e nevojshme. Periudha e qeverisjes së Justinianit ishte periudha e fundit e lavdishme e Perandorisë Romake, se pas tij do të fillonte një periudhë e re në historinë e perandorisë. Ai ishte një nga perandorët më të mëdhenj të Bizantit, sepse i dha perandorisë edhe njëherë, për herë të fundit, territoret e perëndimit deri në Spanjë. Justiniani ishte iniciatori i kodifikimit të së drejtës romake, që sot është baza e kodeve civile e sistemit civil loë në Evropë dhe kudo në botë. Justini II 563-578 Pas vdekjes së Justinianit pushtetin e mori nipi i tij Justini, po ilir. Në kohën e qeverisjes së tij gjendja në vend u përkeqësua nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm. Kështu, ai prishi marrëveshjen që kishte bërë Justiniani me persët për 50 vjet dhe nuk pranoi t’u paguante tributin vjetor. Lufta midis tyre u zhvillua për Armeninë për të cilën kishin pretendime të dy palët. Tiber Konstandini 578-582 Gjatë qeverisjes së tij vazhdoi luftën me Persët për të ruajtur integritetin e perandorisë. Ai ishte një njeri shumë bujar dhe u kujdes për popullin e perandorisë. Kështu uli taksat dhe shpenzoi shuma të mëdha nga buxheti duke e shterur atë. Ai njihej si një perandor i mirë, dhe kur vdiq populli u hidhërua shumë. Mauricio 582-602 Maurici ishte një nga perandorët më të mëdhenj të Bizantit. Ai erdhi në fron pas vdekjes së Tiber Konstandinit dhe duhet të ketë qenë nga e njëjta dinasti ilire ose i afërm i tyre sepse nuk ka ndonjë reprezalje për të marrë pushtetin me forcë. Derisa perandorët filluan t’i linin trashëgimin djemve ose të afërmeve të tyre pa dyshim që ai ka qenë një nga të afërmit e perandorit paraardhës, sepse e mori pushtetin me qetësi të madhe, pasi kur ndërroheshin dinastitë perandorake bëheshin luftra disavjeçare, ashtu siç ndodhi me Mauricion më pas, që i rrëmbehet froni me luftë nga

Nga të dhënat e autorëve të asaj kohe, përsëri dalin figura që janë ilirë në krye të shtetit të Bizantit, që arritën ta bëjnë një perandori të vërtetë. Pas shekullit të shtatë, është e vështirë të flasësh për origjinën e saktë të perandorëve të Bizantit, se popullsia u trazua nga dyndjet barbare sllave dhe në Gadishullin Ilirik ndryshoi struktura etnike. Pra, flasim për perandorët shqiptarë të perandorisë së Bizantit deri aty sa kemi të dhëna historike. Shqiptarët arritën edhe këtu majat e pushtetit në sajë të aftësive të tyre ushtarake, sepse edhe këtu vazhdoi ajo traditë që filloi në Romë në shek. III-IV, që froni i takonte më të zotit, pra, kemi në marrjen e pushtetit meritokracinë, e cila për fat të keq nuk funksionon as sot.

Artistë nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi në një ekspozitë të përbashkët Studentët e Universitetit të Arteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi kanë shfaqur punët e tyre në një ekspozitë të përbashkët. Qëllimi i tyre është bashkëpunimi në fushën e artit dhe shkëmbimi i eksperiencave mes tyre. 24 studentët u prezantuan me nga një punë secili. Punët ishin në pikturë, skulpturë, aplikacione dhe stilizëm. Ajo çka bie në sy në këto punime është liria e krijimit dhe shumëllojshmëria. Kjo është ekspozita e dytë që mbledh të rinjtë e klubit ASK në Tiranë. Së shpejti ata do të realizojnë ekspozita edhe në Kosovë dhe Mal të Zi.

një gjeneral i quajtur Foka. Gjatë sundimit të tij arriti të bënte paqe me Persinë dhe i shkëputi asaj një pjesë të Armenisë, e cila kishte një pozitë gjoegrafike të favorshme për rrugët tregtare në lindje. Krijoi Egzarkatin e Ravenës në Itali, dhe të Kartagjenës, të cilat ishin pushtuar gjatë Justinianit. Ai uli taksat dhe kjo e afroi me popullsinë e vendit. Në testament i la njërit djalë Ravenën, dhe tjetrit Konstandinopolin, por në atë kohë, një gjeneral i ushtrisë së Danubit, gjysëm barbar, i quajtur Foka, organizoi një kryengritje kundër tij dhe e rrëzoi nga froni. Foka vrau të pesë djemtë në sy të Mauricios, dhe pastaj atë vetë, kështu mori fund dhe sundimi i kësaj dinastie ilire. Perandorët ilir të Bizantit qeverisën që nga viti 491 deri në vitin 602, pra për 111 vjet. Ata u dalluan për aftësitë e tyre ushtarake dhe politike në drejtimin e shtetit, duke i rikthyer lavdinë Romës, dhe Bizantit. Me këta perandorë Bizanti arriti kulmin e zgjerimit të tij, sidomos me Justinianin. Përveçse burra të zotë, ata qenë dhe njerëz që kontribuan në qytetërimin botëror me veprat e artit që ndërtuan. A ka pasur perandorë të tjerë Bizanti me origjinë ilire? Me dyndjet barbare filloi një epokë e errët për gjithë historinë e gadishullit Ilirik pasi ai u kthye në fushë lufte dhe dyndjeje në masë të popullsive të stepave, të cilët dalëngadalë u bënë zotë të tokës së ilirëve. Kjo errësirë ishte e gjithanshme, si në jetën ekonomike dhe atë politike e kulturore, dhe nuk ka historianë që të kenë shkruar në këtë kohë për këtë rajon dhe për popujt e tij. Në fakt, duke qenë se pushteti në Bizant merrej me meritë, pra, ushtarakët më të zotë dilnin në drejtimin e perandorisë dhe deri në kohën kur flitet për gadishullin Ilirik, kemi pothuajse vetëm perandorë ilirë, patjetër që ka pasur perandorë të tjerë sepse elementi Ilir dhe klasa aristokrate ushtarake Ilire në Bizant, ishte tepër e fortë. Dinastitë e Maqedonasve, Komnenëve, Dukasëve, Paleologëve dhe Katakuzhinëve. Meqë në Bizant gjuha greke ishte gjuhë zyrtare ashtu si latinishtja në perëndim, të cilat ishin gjuhë të kishave, disa studiues e quajnë Bizantin perandori greke. Kjo është e barabartë me atë, se meqë sot gjuha angleze është gjuhë ndërkombëtare, atëherë e gjithë bota ka qeveritarë anglezë dhe popujt e kulturës angleze. Pra, të thuash se Bizanti ishte perandori greke, është e njëjta gjë sikur të thuash se sot bota ka popuj dhe drejtues anglezë dhe është angleze. Në revistën Monument të 2003 jepet një e dhënë tepër e rëndësishme. Në një mbishkrim të gjetur në Ravena që ka lidhje me peshkopin Felix, i cili i përkiste periudhës kur perandor ishte Filippicus 711-713

Kulturë

shkruhet: “Post mortem vero Justiniani levaverunt super se Pelasgi novum imperatorem (Felix-Ravenna, 1974, Bovini, p.212) që do të thotë se pas vdekjes së vërtetë të Justinianit (II) vendoset perandori i ri pellazg. Pra, autori e ka quajtur Filippicusin që qeverisi në 711-713 si pellazg, pra ilir që do të thotë se Bizanti vazhdon ende të qeveriset nga ilirët të cilët njihen nga romakët ende me emrin pellazgë, fakt që dëshmon edhe njëherë se ilirët ishin vetë pellazgët. Në Bizant njihet një dinasti që quhet si dinastia maqedonase, e cila qeverisi nga viti 867 deri në shekullin XI. Këta maqedonas nuk quhen as sllavë e as grekë por thjesht me emrin Maqedonas. Çfarë etniciteti kanë pasur? Po të kihet parasysh se në vitin 1912, ¾ e Maqedonisë etnike pellazgo-ilire e Aleksandrit dhe e Filipit, ishte e banuar nga shqiptarët mundet që kjo dinasti të ketë qenë nga familje feudale shqiptare. Në shekullin XI në pushtet erdhi një perandor Bizantin i quajtur Roman Argjir. Aristidh Kola te libri “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” kur flet për disa familje shqiptare në shtetin grek, Argjirët i quan shqiptarë, por edhe po të shikosh edhe etimologjinë e mbiemrit është shqip Ar-gjiri. Kur flitet për Komnenët, Paleologët, thuhet se ata nuk ishin grekë, as sllavë por ishin të një kombësie tjetër. Cila ishte kjo kombësi tjetër kur dihet që ata kishin marrëdhënie të mira me shqiptarët?! Në vitin 1056, në pushtet në Bizant vjen Isak Komneni nga aristokracia provinciale. Familjet feudale shqiptare kishin marrëdhënie me Komnenët dhe lidhje gjaku si Arianitët. Aristidh Kola jep disa fakte që qartësojnë disi origjinën e burrave të këtyre dinastive. 1 – Ai thotë se familja Vrionase ka pretenduar se është pasardhëse e Paleologëve sepse emri i tyre i vjetër ka qenë paleolog. 2 – Paleologët dhe Kataguzhinët me de-krete të posaçme thirrën shqiptarët që të vendosen në grupe prej mijëra vetësh në Peloponez. Çfarë i lidhte me shqiptarët që t’i merrnin me dekrete të posaçme dhe pse nuk e bënë për ndonjë etni tjetër? 3 – Konstandin Paleologu e çliroi Morenë me ushtri arbëreshe. 4 – Paleologët ishin perandorët që vendosën shqiponjën simbolin e shqiptarëve në flamurin e shtetit të tyre, dhe po të shikosh flamurin e Bizantit në atë kohë me flamurin e Skënderbeut nuk ka asnjë ndryshim. Pse do e vendosnin këtë simbol po qe se nuk do ta kishin në kulturën e traditën e tyre? Të njëjtën gjë bënë edhe perandorët ilirë të Romës, të cilët, kur erdhën në pushtet, vendosën shqiponjën, të njëjtën gjë bëri Napolon Bonaparti kur erdhi në pushtet. Çfarë tregon kjo? 5 – Në 1358 prijësi shqiptar Karl

»

21

Topia i ngriti arbëreshët në një kryengritje kundër Niqifor Angjelos, sepse ky ndau gruan që të martohej me të motrën e së vesë së Stefan Dushanit. Pse do ngriheshin në kryengritje pikërisht arbëreshët dhe jo grekët. Këtu nuk bëhej fjalë për fenë pasi të gjithë ishin ortodoksë, por bëhej fjalë për kombësinë sepse arbëreshëve nuk u ka pëlqyer që një arbëresh të lërë gruan arbëreshe për të marrë një sllave. Kjo do të thotë se në kundërshtim me çfarë thuhet te shqiptarët, ka ekzistuar ndërgjegjja kombëtare, por shqiptarët e kanë përdorur për të tjerët. 6 – Kur ra Konstandinopoja dhe Paleologët po dorëzonin armët në Peloponez, arbëreshët, me Pjetër Bue Shpatën, u ngritën të ndalojnë këtë veprim të perandorit të tyre. Pse pikërisht arbëreshët dhe jo ndonjë komb tjetër? Sepse arbëreshët e kishin idenë e kombësisë më të zhvilluar se fqinjët, dhe ata i dolën në mbrojtje perandorit të etnisë së tyre. Shqiptarët duke qenë se i kanë qeverisur vetë perandoritë e mëdha, i kanë parë ato si shtete tërësisht të tyre. 7 – Në kohën që Konstandinopoli ra dhe paleologët po bëheshin gati që të dorëzoheshin, arvanitët shpallën perandor Manuil Kadakuzhinin njëlloj siç bënte ushtria ilire me shekuj, që shpallte vetë perandorët që qeverisën Romën. Pse peranor Kataguzhinin dhe jo ndonjë tjetër? Si konkluzion: Perandorët që qeverisën Bizantin nga shekulli IX deri në shekullin XV, ishin nga Ballkani dhe jo nga territore të tjera të perandorisë. Sipas burimeve historike nuk ishin as grek dhe as sllavë madje, ka të dhëna që ata i urrenin shumë sllavët. Atëherë, çfarë ishin nga etniciteti? Sigurisht që kanë qenë shqiptarë, se vetëm tokat e shqiptarëve mbetën nën perandorinë Bizantine nga tokat e Ballkanit dhe fisnikëria feudale shqiptare e bënte karrierën e saj politike-ushtarake natyrisht te shteti i asaj, që në këtë rast ishte perandoria Bizantine. Pra, fisnikëria feudale shqiptare e shikonte pushtetin Bizantin si pushtet të shtetit të saj, prandaj dhe shqiptarët u shkëputën vonë nga Bizanti dhe perandoria Osmane, se kjo fisnikëri i drejtonte dhe qeveriste vetë këto perandori. Jan Klod Feveriali një njohës i mirë i historisë së mesjetës të Ballkanit tek libri “Historia më e vjetër e Shqipërisë” thotë gjithashtu se edhe mbreti i bullgarëve, Samueli ishte gjysëm shqiptar dhe gjysëm vlleh”. Pra, ka të dhëna që shqiptarët vazhdonin të qeverisnin Ballkanin, ashtu siç kishin bërë prej shekujsh. Megjithëse të dhënat për këtë periudhën historike janë të pakta, mendoj se në bibliotekat e Vatikanit dhe në ato mesjetare të Bizantit, ka të dhëna që mund të dalin në dritë më vonë.

“TERRORI KOMUNIST NË SHQIPËRI”, BOTOHET ALBUMI Një përmbledhje e krimeve të komunizmit deri në vitet ‘90, vjen në formën e një botimi me dokumenta dhe fotografi titulluar “Terrori Komunist ne Shqipëri”. Albumi është forma e shtypur e ekspozitës me të njëjtin emër çelur vitin e kaluar në Muzeun Kombëtar. Në të ndodhen disa nga dëshmitë më rrënqethëse të krimeve të diktaturës. “Ky është një dokumentacion që sot hidhet për herë të parë, kalon në bibliotekat e shtetit, kalon në shitje të lirë. Është një dokumentacion i cili ne shpresojmë të kemi realizuar diçka të rëndësishme. Është bërë një punë e kujdesshme, është bërë një punë që të ketë vlerë his-

torike dhe shpresojmë të kemi edhe vlerësime nga opinioni i përgjithshëm”,- thotë drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi. Sipas drejtorit të Muzeut, ky botim përpiqet të vërtetojë edhe nëpërmjet doku-

mentave arkivorë se regjimi komunist shqiptar, një model i atij Stalinist, ka qenë ndër më të egrit në Evropë. “Pyetja e parë që mund të bëjë çdo njeri është: Ky terror ka qenë karakteristikë për vendet e Lindjes në përgjithësi apo Shqipëria zë një vend të veçantë? Unë besoj se i jep përgjigje këtij problemi. Për botimin tonë mund të ketë vërejtje, mund të ketë gjykime të ndryshme, por Muzeu e përmbledh dokumentacionin kryesor dhe i jep përgjigje këtij problemi kulminor”,- thotë Malltezi. Albumi do të jetë pjesë e librarive dhe bibliotekave, ndërkohë që e ekpozita do të vazhdojë të qëndrojë e hapur në muze për një kohë të pacaktuar.


22

«

Kulturë

E shtunë 4 maj 2013 •

FLET DREJTORI I GJIMNAZIT “QEMAL STAFA”, ASTRIT BORIÇI

Çmimi botëror i cilësisë për gjimnazin shqiptar “Qemal Stafa”, i vetmi institucion publik në rang botëror që u vlerësua nga organizata në bazë të kritereve të cilësisë

“Ëndrra e një nate vere” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

E

cilëson një lloj “Oscar”i për biznesin dhe edukimin, gjë që padyshim e bën të ndihet krenar si drejtues i të parës shkollë në Shqipëri që sjell këtë “Oscar” në Shqipëri. Drejtori i gjimnazit “Qemal Stafa”, Astrit Boriçi, e cilëson padyshim arritje për institucionin ku ai punon vlerësimin e shkollës me çmimin e Harkut Ndërkombëtar të Evropës sipas kritereve të cilësisë QC100 TQM, në një ceremoni të zhvilluar këto ditë në Gjermani. Çmimet e cilësisë, që jepen prej 26 vjetësh në qendrat e botës, si në Moskë, Paris, Gjenevë, Londër, Frankfurt, Madrid apo në Nju Jork, janë të rëndësishëm edhe për pjesëmarrjen në to figura të ndryshme të jetës publike e të politikës. Përmendim kështu pjesëmarrjen një vit më parë në ceremoni të Bill Klintonit. Por rëndësia e këtij çmimi shkon përtej “show”-t të pjesëmarrësve dhe organizimit… Së fundi, gjimnazi “Qemal Stafa” u vlerësua me çmimin “Harku i Artë i Evropës”, akorduar nga BID (Business Initiative Directions). Çfarë rëndësie ka marrja e këtij çmimi për ju? Gjimnazi “Qemal Stafa” mori çmimin “Arch”- kategoria ‘gold’, ‘harku i triumfit’ për vitin 2013 në Frankfurt në Gjermani, nga organizata më e madhe ndërkombëtare në vlerësimin e100 kritereve të menaxhimit të cilësisë totale që i bëhen organizatave publike dhe jopublike në mbarë botën pas një vlerësimi të këtij gjimnazi në 10 vitet e fundit. Organizata që quhet BID- Europe, (Drejtim i insiativës së biznesit), ka për qëllim të vlerësojë disa nga kriteret bazë, si: cilësi shërbimi ndaj klientit, lidership, kënaqeëi e konsumatorit, cilësi në mësimdhënie, rezultate maksimale, trajnim i vazhdueshëm, aftësi në planifikim dhe vendimmarrje, inovacioni, teknologjia. Në këtë takim merrnin pjesë kompanitë më të fuqishme në mbarë botën në fusha të ndryshme të biznesit. Në fushën e edukimit u vlerësua një universitet privat amerikan me këtë çmim dhe gjimnazi “Qemal Stafa”. Gjimnazi ynë ishte i vetmi institucion publik ndërkombëtar që u vlerësua për arritje të tilla. Ky çmim është një ngjarje e madhe për historinë e arsimit shqiptar. Për historinë e gjimnazit “Qemal Stafa”, kjo trofe vjen pas vlerësimeve maksimale që ky gjimnaz ka marrë nga Ministria e Arsimit, për rezultate të larta mësimore, cilësi në mësimdhënie dhe me projekte inovative nga organizata të ndryshme jashtëshkollore.

Baleti neoklasik kthen në skenën shqiptare Altin Korutin dhe Danilo Zekën

PAK HISTORIK Në vitin 1984, themeluesi i BID, Jose E. Prieto, krijoi konceptin e ‘Cilësisë’. Në dekadat e fundit, BID- Drejtimet e iniciativës së biznesit, për shkak të ideve të reja, ka arritur të bëhet një nga katër organizatat e para në mbarë botën për të zbatuar kulturën e cilësisë në kompanitë lokale të lartë, nacionale, kontinentale dhe globale. Menaxhimi i cilësisë (Total Quality Management) Inxhinierët Federico Neussner, Antonino Enrique Martínez dhe Llorente, së bashku me Presidentin e Drejtimet e Iniciativës së Biznesit, Jose E. Prieto, Këshillit të Përhershëm, janë në krye të përmirësimit të vazhdueshëm të modelit QC100, në bashkëpunim me një ekip shumë të kualifikuar të inxhinierëve. Modeli QC100 përcakton kriteret për të votuar për Drejtimet e Iniciativës së Biznesit (BID). Sondazhe të vazhdueshme kryhen midis kompanive, të cilët votojnë për ato kompani që konsiderohen “udhëheqësit”, si pasojë e vëmendjes të cilësisë. Çmimet Ndërkombëtare të ofertave janë paraqitur mbi bazën e kritereve të QC100 TQM (Total Quality Management), përmbajtja e të cilave shërben si udhëzime për udhëheqjen e biznesit për të përmirësuar proceset dhe sistemet. QC100 TQM lidhur me Harkun Ndërkombëtar të Evropës është projektuar për të lehtësuar të kuptuarit e parimeve dhe asimilimit të shpejtë në kulturën e kompanisë. QC100 do të thotë angazhim i cilësisë në 100 pikat e kualitetit të përmbajtura në modelin, të cilat janë ndarë në 10 fusha që mbulojnë të gjitha nivelet e funksionimit të kompanisë. Çfarë është Menaxhimi i Kualitetit Total? Fjala “totale” në Total Quality Management do të thotë se të gjithë në organizatë duhet të jenë të përfshirë në përpjekje të përmirësimit të vazhdueshëm, fjala “cilësi”, tregon një shqetësim për kënaqësinë e konsumatorit, dhe fjala “menaxhim” i referohet popullit dhe proceseve të nevojshme për të arritur cilësinë.

Vetë presidenti i kësaj organizate vlerësoi cilësinë e këtij gjimazi në mënyrë të veçantë për arritjet e tij, duke thënë që “kudo ku pyetën për ju, vlerësimi ishte maksimal në kuadrin e cilësisë së shërbimit, cilësisë së bashkëpunimit, kënaqësisë së klientit dhe cilësisë së udhëheqjes”. Cilat janë kriteret mbi bazë të të cilave përzgjidhen “konkurrentët” për këtë çmim? Si arriti të bëhej gjimnazi “Qemal Stafa” i për-

zgjedhur në këtë vlerësim? Në kriteret e kësaj organizate është marrja e informacionit në mënyrë të pavarur dhe vlerësimi sipas një tabele të 100 kritereve të cilësisë. Ndikimi pozitiv i shërbimit të këtij gjimnazi në vite, në komunitet dhe jashtë tij ka tërhequr vëmendjen e kësaj organizate, duke i vlerësuar arritjet tona në mënyrë të pavarur. Marrja e këtij çmimi ishte vijim i punës së madhe që bëhet nga stafi i mësuesve të këtij gjimnazi

në vite, nga bashkëpunimi i shkëlqyer mësues- nxënës për arritje maksimale në procesin mësimor. Futja e teknologjisë së informacionit nëpër shkolla ka modernizuar procesin mësimor, ka lehtësuar përfitimin e ideve, si dhe ka nxitur nxënësit që të zgjerojnë horizontin e tyre në marrjen e ideve jashtë procesit mësimor. Ky gjimnaz për vite me radhë ka rezultate të larta mësimore dhe tani ka kohë që kemi filluar të transmetojmë te nxënësit aftësitë e kompetencave të tyre në inovacion, që është hapi maksimal i kërkesave të kurrikulës së re të gjimnazit. Është kënaqësi të shohësh që ky gimnaz po realizon me sukses reformat arsimore të zhvilluara vitet e fundit në vendin tonë, duke iu përshtatur zhvillimeve të reja dhe integrimit evropian. Përveç vlerësimit dhe njohjes në botë, çfarë sjell praktikisht marrja e këtij çmimi për gjimnazin dhe më gjerë? Çmimi sjell prezantimin e Shqipërisë në cilësinë e vlerave arsimore, hap rrugën e bashkëpunimit me organizata qeveritare dhe joqeveritare, kompani private brenda Shqipërisë në funksion të ruajtjes dhe arritjes së vlerave të cilësisë të mësimdhënies në shkollë. Shumë shpejt edhe Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë në rikonstruksionin e gjimnazit duke rritur, përmiësuar kushtet për një mësimdhënie sa më të mirë. Duke vlerësuar shumë të reëndësishëm këtë çmim sot kemi për detyrë që të punojmë me ritme të larta për të ruajtur rezultatin në procesin mësimor, të trajnojmë sistematikisht stafin, të përmirësojmë teknologjinë në mësimdhënie, duke përballuar sfidat e kërkesës së tregut dhe integrimin evropian. ble.go

Këtë herë nuk do të vijë si shfaqje teatrore, por si shfaqje koreografike. “Ëndrra e një nate vere” do të ngjitet si në gjuhën e vallëzimit dhe baletit përmes koreografisë së Arian Sukniqit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Pjesa do të sjellë para publikut shqiptar edhe elementin shqiptar, ndërkohë që për të është punuar duke pasur parasysh një nga kryeveprat e repertorit botëror, baletin e rusit George Balanchin. Vepra, e cila shënon fillimin e baletit neoklasik do të ngjisë në skenë rreth 100 balerinë. Ndërkohë me këtë shfaqje do të rikthejë në Tiranë dy balerinët e sukseshëm shqiptar të taetrove greke, Altin Korutin dhe Danilo Zekën. Dy solistet e shfaqjes janë balerinat Greta Hushi dhe Isida Mollaymeri, njëra në rolin e një princeshe hyjnore dhe tjera një princeshë tokësore. “Ëndrra e një nate vere” do të realizohet në ditët e para të qershorit për publikun shqiptar, është një balet me dy akte dhe është shfaqur për herë të parë në Nju Jork në vitin 1962. Kjo është shfaqja e parë e këtij baleti për skenën shqiptare “Ëndrra e një nate vere” është bazuar në veprën e Shekspirt me muzikë të Mendelson Barthold. ble.go

“Evil Dead” në kinema

Nga producenti i horrorëve klasikë, në ekranin e madh të kinemasë prej ditës së djeshme po shfaqet “Evil Dead”, i shpallur nga media e huaja si një kryevepër horrori, një film që nuk duhet humbur, një histori që të fut frikën deri në palcë dhe për më tepër një remake i horrorit kult që bëri të njohur regjisorin Sam Raimi në vitin 1981. Tre vajza dhe dy djem, kalojnë fundjavën e tyre në një kasolle në një pyll. Qëllimi është që të ndihmojnë njërën prej tyre që lërë drogën, duke e ndihmuar në ditët e saj të para të tentativës. Dhe është pikërisht ajo, më e brishta që bie viktimë e demonit të thirrur nga faqet një libri të gjetur në kasolle. E frikësuar nga ajo që po i ndodh, vajza kërkon ndihmën e të tjerëve, të cilët besojnë se ajo po kalon thjesht një krizë që lidhej me lënien e drogës. Kështu ata nuk pranojnë që të largohen prej aty derisa bien edhe vetë viktima të demonit. I rikthyer pas 30 vitesh në kinema, nga regjisori uruguajan Fede Alvarez, filmi mban sërish një vulë nga Sam Raimi, i cili është një nga producentët së bashku me Bruce Campbell. Këtë herë ai del përtej çdo rregulle apo përkufizimi duke sjellë thjesht një film demonësh. “Evil Dead” është vlerësuar pozitivisht nga media e huaj, e cila ka dhënë notat maksimale për realizimin e tij. Natyrisht edhe për frikën dhe adrenalinën që përmban filmi, duke e konsideruar si një ndër prodhimet më të mira të vitit në këtë gjini. “Evil Dead” është një film që merr një pozicion, beson në diçka qoftë ky edhe një moral i thjeshtë, dhe merr përgjegjësi duke e bërë të vërtetë dhe të frikshme luftën e pesë të rinjve për të shpëtuar. Ai është një film i ashpër, i drejtpërdrejtë ku agonia, dhimbjet dhe pasionet e pesë të rinjve mund të kuptohen të lidhura më varësinë ndaj drogës. Gjithçka në 91 minuta e bën atë një film të besueshëm të ferrit në tokë.


SPORT • E shtunë 4 maj 2013

Markisio: Nuk e shoh veten larg Juventusit

Arsen Venger: Jo tek Paris Saint-Germain!

Klaudio Markisio duket se do t’i qëndrojë besnik për një kohë të gjatë skuadrës së Juventusit, teksa ka mohuar mundësinë për një transferim të mundshëm tek Man. Junajtid sezonin tjetër. “Nuk e shoh veten larg Juventusit. Do të ishte absurde të largohesha nga Juvja në këtë moment ku vetëm po fitojmë e po dominojmë kampionatin”,- u shpreh Markisio. Ndërkaq, ky i fundit hap dyert për një transferim të mundshëm të Ibras tek Juventusi. “Të gjithë lojtarët që kanë eksperiencë por që kanë ende për të dhënë do të na bënin mirë. Këto pastaj janë vendime të drejtuesve, por e sigurt është që Ibra është një lojtar i madh”,- mbylli Markisio.

Arsen Venger ka hedhur poshtë zërat që e shohin atë të shkojë te PSG në fund të këtij sezoni, në vend të Karlo Ançelotit. Francezi ka bërë të qartë se jo vetëm dëshiron që të drejtojë për vitin e 18-të radhazi në Londër, por mundësisht të zgjatë qëndrimin e tij. “Unë i jam përgjigjur edhe më parë këtyre pyetjeve, unë i respektoj kontratat. Dua të qëndroj, edhe pas vitit 2014. Nëse unë bëj mirë dhe unë apo klubi mendojmë se gjërat kanë shkuar siç duhet, gjithçka është në rregull. Unë dua që ky klub të shfaqet sa më mirë. Kemi kaluar një periudhë mjaft të ndjeshme nga e cila jemi larguar tani dhe jemi në një pozicion të fortë për të ardhmen”, shpjegoi Venger.

Milani në alarm. Kështu, për ndeshjen e nesërme që është mjaft e rëndësishme për Milanin, mund t’i mungojë sulmuesi i saj, El Sharaui, i cili duket se ka një problem me kaviljen e tij. Konfirmimi vjen nga stafi mjekësor i kuqezinjve, të cilët shprehen se El Sharaui vuan nga një dëmtim në kavilje, gjë që mund ta privojë atë të luajë nesër ndaj Torinos në “San Siro”. Milani është në një moment kritik që duhet të fitojë patjetër, ndaj mungesa e “princit” mund të ndikojë shumë në repartin ofensiv të skuadrës.

Tirana e së ardhmes bazohet tek Nevil Dede

Tekniku i Realit ka shpërthyer dje në një konferencë për shtyp, duke sulmuar të gjithë ata që kanë bërë kritika ndaj tij. Murinjo nuk ka lënë as kunjat e përhershme, nga ku nuk shpëtoi as Iker Kasijas

Z

Tirana e sezonit 2013-2014, Tirana e së ardhmes do të ketë si lider trajnerin aktual Nevil Dede. Trajneri aktual i bardhebluve është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me klubin bardheblu për të vijuar bashkëpunimin për të paktën edhe dy sezone. Vetë trajneri i Tiranës ka deklaruar se marrëveshja pritet të mbyllet brenda pak orësh. Kjo shihet si diçka pozitive si nga trajneri ashtu dhe nga vetë klubi, pasi kjo do t’i jepte mundësi Dedes të ndërtonte gjithçka vetë dhe mbi të gjitha në kohën e duhur për të mos e lënë gjithçka pre të rastësisë. Tiranës i mungon prej vitesh një titull kampion dhe duket se energjitë e klubit do të përqendrohen pikërisht në këtë drejtim për t’i kthyer bardhebluve titullin e munguar. Megjithatë sfidat e Tiranës pritet të jenë të shumta. Por rinovimi i trajnerit Dede është hapi i parë drejt një stabilizimi të situatës te rekordmenët e titujve në Shqipëri.

Teuta mund Laçin e siguron Evropën Teuta ka fituar në ndeshjen hapëse të javës së parafundit të kategorisë superiore duke mundur Laçin me shifrat 1:0. Durrsakëve i ka mjaftuar një gol i mbrojtësit Tefik Osmani në minutën e 63-të për të siguruar tri pikët që e kanë ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në pritje të takimit të Kukësit në Krujë. Paralelisht me këtë fitorja ndaj Laçit i ka garantuar djemve të detit pjesëmarrjen në Ligën e Evropës në sezonin e ardhshëm.

Partizani me titullarët në fushë, drejtuesit mendjen tek Lushnja Di Stefano, Antiç, Benhaker, Floro, Del Boske, Valdano, Iglesias, Kapelo, Heinkes, Hidink, Keiroz, Kamaço, Ramon, Luksemburgo, Lopez Karo, Shuster, Ramos, Pelegrini… Numëroj 18 trajnerë që në 21 vite kanë arritur vetëm 5 herë të çojnë Real Madrid në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Kurse Murinjo i keq e arriti këtë gjë tre herë në tre vite. Por nëse kaq shumë vetë e arritën kaq pak herë, do të thotë se nuk është edhe aq e lehtë”, ishte batuta e Murinjos që ka lënë të shtangur gazetarët. “Shpresoj kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

23

El Sharaui me probleme

Murinjo sulmon të gjithë: Nuk fshini dot arritjet e mia! hose Murinjo vazhdon me misteret e tij, teksa është shprehur se nuk është i sigurt në rast se do të qendrojë, apo do të largohet. Megjithatë, ai dje ka dalë në një konferencë për shtyp, në të cilën flet për të gjitha arritjet e klubit. Konferenca e djeshme për shtyp e Zhose Murinjos ka qenë një mesazh i qartë lufte ndaj atyre që e kanë kritikuar në këtë periudhë dhe të gjithë atyre që mendojnë se ai thjesht ka dëmtuar Real Madrid. Portugezi ka bërë të qartë se për të ardhmen nuk ka vendosur asgjë dhe do ta bëjë siç ka thënë më parë, në fund të edicionit pas një takimi miqësor me drejtuesit e Realit. Por në momentin kur i është pyetur nëse e quan bilancin trevjeçar te Reali si të mirë, ai ka nxjerrë letrën dha ka filluar të lexojë. “Kur vlerësohet puna ime, flitet vetëm për tituj. Por faji është i imi, pasi kam fituar aq shumë sa pritshmëria është e madhe. Por e dija, ndaj kam ardhur i përgatitur me shënime. Kampionati i rekordeve në Spanjë më përket mua, sado që të përpiqeni të ma hiqni dhe do të shohim se kur do të jetë ndokush në gjendje ta thyejë. Ky klub kishte 20 vite pa fituar Kupën e Mbretit. Superkupa e Spanjës është një turne i vogël. Tre gjysmëfinalet radhazi në Ligën e Kampioneve, edhe pse nuk përputhen me egon time pasi nuk më pëlqejnë gjërat “thuajse”, nuk janë të lehta për t’u arritur”, tha ai duke lexuar më pas një listë të gjatë me emra të njohur. “Toshak,

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

që Reali të fitojë sa më parë Ligën e Kampioneve numër 10, me apo pa mua. me tifozët nuk kam pasur kurrë probleme, kanë të gjitha të drejtat të na vërshëllejnë kur humbim një ndeshje apo kur eliminohemi nga Liga e Kampioneve. Respektoj shtypin, mendoj se është i mirë, por vazhdoj të jem i bindur se nuk duhet të udhëtoni në avion me ekipin, të mos jeni në çdo stërvitje, të mos vendosni ju formacionin dhe të mos hedh në fushë fëmijët që keni për zemër”, ishte mesazhi i tij për mediat, ndërsa më pas

ka lëshuar një shigjetë të qartë në adresë të Iker Kasijas, ndonëse nuk i ka përmendur emrin. “Nuk kam asnjë problem me lojtarët, të paktën ata që duan të trajtohen si të barabartë. Kam probleme me ata që mendojnë se janë sipër të tjerëve. Nëse ka një gjë që mund të kisha bërë më shumë, ishte të blija Diego Lopez që pas vitit tim të parë këtu dhe ta aktivizoja menjëherë, ai është pengu im”, u shpreh Murinjo, i cili ka lënë të habitur të gjithë gazetarët me deklaratën e tij shokuese dje.

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Partizani do ta zhvillojë në Yrshek ndeshjen e fundit në fushën e vet në këtë sezon. Të kuqtë që nga sezoni i ardhshëm do të luajnë në kategorinë superiore do të presin në Yrshek Besëlidhjen që luan mundësinë e fundit për të qëndruar në kategorinë e parë. për këtë ndeshje trajneri Lika do të ketë të gatshëm të gjithë futbollistët. Dhe siç mësohet nga klubi i kuq, ai do të hedhë në fushë të gjithë lojtarët titullarë duke mos kursyer asnjë. Kjo i detyrohet edhe ultimatumit të vendosur nga presidenti Sallaku, i cili i ka kërkuar skuadrës 6 pikë nga dy ndeshjet e fundit. Drejtuesit e mendojnë për Lushnjën Nga njëra anë skuadra po përgatitet në fushë për ndeshjen ndaj lezhjanëve. Por nga ana tjetër drejtuesit e Partizanit, ndoshta në koordinim me ata të Lushnjës po mendojnë më shumë për ndeshjen e një jave më pas. Drejtuesit e Partizani po përpiqen të organizojnë gjithçka në perfeksion për takimin e fundit në kampionat ndaj Lushnjës. Ata po merren me të gjithë detajet e këtij takimi, ku kryesore mbeten vendi i zhvillimit të ndeshjes dhe tifozeria.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E shtunë 4 maj 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.