Metropol 4 qershor

Page 1

»8-9

Intervistë me akademikun Koçi Kyçykun

Astrit Leka dhe roli në ridimensionimin e vlerësimeve për Shqipërinë E hënë

4 qershor 2012 Viti VIII, Nr. 2682 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ish-ushtarakët

Historia e spiunazhit, » ISSH-ja miraton nga faraoni deri sot emrat që do të marrin

6

bote & histori

• 20 vite internet kush ishin gjenitë krijues • Greqia, kostot e rënda të shkëputjes • Të fundit në fronin e Perandorit »12-17

pensionin suplementar

Debati i emrit

Berisha-Rama, PS s’jep emra, krerët nuk takojnë duart

Studimi Shqiptarët të parafundit për drogë, duhan e alkool Në 36 vende të Evropës të rinjtë shqiptarë kualifikohen si më pak të ndikuar nga lëndët narkotike apo veset e nikotinës...

»7

Koment

Socialistët në tryezë pa emër të kandidatit për president. Kundërshtohet diskutimi dhe i emrave të paraqitur nga mazhoranca, pa marrë në shqyrtim kapacitetin e emrit të propozuar. Nesër seanca sërish pa proces votimi. Berisha: Jemi të hapur të presim për konsensusin sipas frymës kushtetuese. PD ka bërë lëshimet e saj

»2-3

Nga Leonard Olli

Rama kundër Fatos Nanos President

»22

Spostimet prej dyndjeve sllave

Lidhjet mes kroatë-shqiptarëve dhe ilirëve, provat e lëvizjeve Intervista

Falenderim

»13

»18-19

Çfarë do të ndryshojë nga çmimet e pronave në gjithë Shqipërinë Eksperti Juris Avonitas, i cili po punon me hartën e re të vlerave, flet mbi rishikimin e të gjitha zonave. Shembujt ku do të ulet çmimi dhe ato ku do të ketë rritje »4

Koment

Sociologji

Gëzim Tushi: Nga Luan Kurti Ridimensionimi Shqipëria modern i jetës pa opozitë dhe nostalgjikët Pa dyshim, duke analizuar specifikat e zhvillimeve sociale të kohës, shqetësimet e thella njerëzore, që po e vështirësojnë stabilitetin...

»11

»10

Nga Marion Mardodaj

Casusbelli serb, kufijtë dhe provokimi »10


02

«

POLITIKE E hënë 4 qershor 2012 •

BERISHA–META

RAMA–ZAGANJORI

Kryetar i PD-së, Berisha, nisi më 25 maj konsultimet me krerët e partive parlamentare të koalicionit (LSI, PR dhe PDI) në kuadër të negociatave për zgjedhjen e presidentit. Në këto takime nuk u diskutua për kandidatë konkretë, por për një proces konsensual.

Dy ditë pas zhvillimit të raundit të parë në Kuvend për zgjedhjen e presidentit, kandidati i mazhorancës për postin e presidentit të Republikës, Xhezair Zaganjori, u takua në selinë rozë me kryesocialistin Rama. Zaganjori e informoi kreun e opozitës me arsyet e kandidimit.

REFUZIMI Pas takimit me Zaganjorin kreu i PS-së përforcoi kundërshtimin e tij ndaj kandidatit të mazhorancës. “PS s’do ta mbështesë në asnjë rast një kandidaturë të paraqitur pa proces nga qeveria. Kjo vlen edhe për kandidaturën e zotit Xhezair Zaganjori”, - tha Rama.

DY LIDERËT E POLITIKËS REFUZOJNË TË SHKTRËNGOJNË DUART

Rama-Berisha, s’ka konsensus, opozita pa emër në takim Herion Mesi

Berisha Për sa i përket Kryeministrit, ky i fundit menjëherë pas takimit u shpreh se opozita tashmë duhet të bëjë hapat e veta, pasi mazhoranca i ka bërë ato më parë në funksion të procesit: “U bë një shkëmbim i hapur për procesin. Ju tashmë

Takimi i fshehtë në gjirin e Lalëzit

Kryetari i PS-së, Edi Rama, dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, u takuan mes tyre për herë të parë që pas hyrjes së LSI-së në koalicion me Berishën pas zgjedhjeve të 2009-s në rezidencën private të kreut të LSI-së në gjirin e Lalëzit. Dy krerët partiakë kanë biseduar për më se katër orë në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Takimi u mbajt i fshehur për pak ditë, pasi ai u zhvillua larg vëmendjes mediatike. Mësohet se objekt i bisedës mes Ramës e Metës ka qenë pikërisht qëndrimi që partitë e tyre do të mbajnë në lidhje me zgjedhjen e presidentit. Të dy liderët politikë kanë zhvilluar deri tani takime me kandidatin për president Fatos Nano. Duke iu referuar akuzave të mëparshme të Ramës ndaj Metës për trafikim të zemrave të socialistëve në lidhje me koalicionin me Berishën, mësohet se kjo temë është prekur fare pak në bisedë. Dy liderët kanë ndarë mendimin se duhet të shohin nga e ardhmja. Vetë Rama në një intervistë televizive sqaroi se as Berisha dhe as Meta nuk janë armiqtë e tij, por kundërshtarë politikë. “Pas ftesës sime publike unë kam marrë një ftesë nga kreu i LSI-së, që ka shprehur dëshirën për t’u takuar privatisht. Nuk kam menduar se ku është vendi, ora, por kam shkuar ta takoj për t’i thënë në sy gjithçka që unë mendoj se është e rëndësishme dhe duke besuar se kësisoj mund të mbillet një dialog. Dhe pas një moskomunikimi të gjatë, le të mos harrojmë për asnjë moment se unë jam takuar me kreun e LSI-së si njëri prej përfaqësuesve që qeverisin”, - u përgjigj Rama mbi takimin.

e dini se mazhoranca ka bërë hapat e veta, ka bërë tërheqjet e veta, paraqitjen, nga një fushë jashtë interesave të ngushtë partiake, duke ju dhënë përparësi përpjekjeve serioze për një zgjidhje konsensuale me opozitën. Ne mendojmë se dhe opozita do të bëjë hapat e saj. Unë nuk them se ne erdhëm këtu me një rezultat konkret, por shprehëm qëndrimet dhe pozicionin, ku elaboruam modalitetet e për-

pjekjeve për konsensualitet, dhe kjo ishte e tëra çfarë u diskutua në këtë takim”, u shpreh Kryeministri. Pra, me sa shihet dhe në seancën e sotme, nuk do të ketë votim për presidentin, por do i lihet një raundi tjetër. Nga ana tjetër, pavarësisht deklaratave të sotme nga ish-lideri socialist Fatos Nano, burime nga takimi shprehen se emri it ij nuk është shtruar fare për diskutim në tryezën e diskutimeve.

Edi Rama

Rama darkon me Metën në rezidencën e tij private

Sali Berisha

P

ër rreth 1 orë e 20 minuta kanë diskutuar dje dy krerët e politikës, shqiptare, Rama dhe Berisha, por pa arritur në një rezultat konkret. Takimi u zhvillua në kryesinë e Kuvendit, ku u shmang dhe dhënia e duarve mes dy liderëve. Opozita është paraqitur në këtë takim pa asnjë emër, diçka e pazakontë kjo për takime të tilla, ku më së shumti diskutohen emra, pasi për procesin është rënë dakord paraprakisht dhe në distancë. Rama dhe pas fjalës së tij u shpreh se PS është përqëndruar më së shumti tek procesi, duke anashkaluar faktin nëse në seancën e sotme do të ketë një kandidat tjetër apo jo. Gjithsesi Rama deklaroi se për opozitën është i papranueshëm një kandidat i propozuar në mënyrë të njëanshme nga ana e mazhorancës, duke vlerësuar njëkohësisht tërheqjen nga qëndrimi i parë i të djathtëve “Nuk duam president të PS, nuk duam të vendosim njëanshmërisht apo të imponohemi, por duam të kontribuojme dhe qeveria duhet të na japë mundesinë të kontribuojmë. Nuk jemi për garë emrash, por kemi detyrimin të gjejmë dakordësinë”. Në lidhje me kandidaturën e paraqitur prej qeverisë, se ka përsëritur qëndrimin e njohur publikisht “Në lidhje me kandidaturën e Zaganjorit, ne kemi përsëritur qëndrimin e njohur publikisht dhe kemi kërkuar që një hapje e vogël që ka ndodhur duke kaluar nga regjimi në një qëndrim që në vetvete përbën një përpjekje për të gjetur një pikëtakim me opozitën të zgjerohet, por jo me kandidadin e mazhorancës”, tha Rama.

“Nuk duam president të PS, nuk duam të vendosim njëanshmërisht apo të imponohemi, por duam të kontribuojme dhe qeveria duhet të na japë mundesinë të kontribuojmë. Nuk jemi për garë emrash, por kemi detyrimin të gjejmë dakordësinë. Në lidhje me kandidaturën e Zaganjorit, ne kemi përsëritur qëndrimin e njohur publikisht”, u shpreh kreu i PS pas takimit.

“U bë një shkëmbim i hapur për procesin. Ju tashmë e dini se mazhoranca ka bërë hapat e veta, ka bërë tërheqjet e veta, paraqitjen, nga një fushë jashtë interesave të ngushtë partiake, duke ju dhënë përparësi përpjekjeve serioze për një zgjidhje konsensuale me opozitën. Ne mendojmë se dhe opozita do të bëjë hapat e saj”, u shpreh Berisha pas takimit.

REAGIMI PD për moratoriumin e skafeve

“PS kërkon ta rikthejë Otranton në varrezë të shqiptarëve” Partia Demokratike iu kundërpërgjigj deklaratave të selia rozë lidhur me moratoriumin e skafeve. Përmes zëdhënëses së saj Silvi Bardhi ajo i cilësoi të paqëndrueshme pretendimet e përfaqësuesve socialistë sa i takon një çështjejeë tillë. “Në Shqipëri skafet, si flotilje e krimit të organizuar dhe trafiqeve, i kanë shërbyer vetëm pasurimit të grupeve kriminale dhe mbrojtësve të tyre, pushtetarëve që i mbështesin dhe jo qytetarëve. Pretendimi se ndalimi i skafeve ka dëmtuar turizmin në qytetet e qeverisura nga socialistët është sa absurd aq dhe qesharak. E vërteta është se pas ndalimit të skafeve numri i turistëve në këto qytete jo vetëm që nuk është ulur, por është rritur me rreth 15 herë dhe në shkallë vendi ky numër është rritur me 13 herë dhe konkretisht Shqipëria priti vitin e kaluar mbi 4 milionë turistë e vizitorë, kundrejt vetëm 300 mijë qe ajo priti në vitin 2004”, - deklaroi zëdhënësja e PD-së. Sipas saj, moratoriumi i skafeve bëri të mundur liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë në mbarë Europën për qytetarët shqiptare. “Partia Demokratike denoncon dhe hedh kategorisht poshtë këtë qëndrim të zotit Rama dhe krerëve të tjerë të PS-së, e cila për interesa të pasurimit të pushtetarëve të saj me paratë e pista të trafiqeve kriminale kërkon ta kthejë sërish Otranton në varrezën e zezë të të rinjve shqiptarë”, - tha Bardhi.


POLITIKE •E

hënë 4 qershor 2012

»

03

KOORDINATORI GALDINI REAGON PËR AKUZAT PËR KËRCËNIM

“Lëvizja e Nanos është ftesë për reflektim” Koordinatori i lëvizjes “Nano President”, Arian Galdini, ka nënvizuar përmes një njoftimi për mediet se i vetëshpalluri kandidat për postin e kreut të shtetit Fatos Nano nuk ka kërcënuar në asnjë rast PS-në. Ai sqaroi se Nano do t’i kundërpërgjigjet me konkurrim dhe dinjitet kreut të PS-së Edi Rama, nëse ai nuk reflekton. “Fatos Nano ka dëshmuar se politikës së krizës dhe shpërfilljes së Edi Ramës, nëse Edi Rama nuk reflekton e kthjellohet, do t’i kundërpërgjigjet me

konkurrim dhe dinjitet. Kush nëpërkëmb dinjitetin e cilitdo qytetari, aq më tepër të ish-kryetarit të PS-së dhe ishkryeministrit të Shqipërisë, meriton të ballafaqohet me koston e konkurrencës me dinjitet. E megjithatë lëvizja e Nanos nuk është as kërcënim e as shantazh, por ftesë për reflektim e kthjellim për Edi Ramën”, - nënvizon Galdini në njoftimin për shtyp. Ai deklaron se Nano është i gatshëm të konkurrojë për të qenë president konsensual, sikurse është i

gatshëm të konkurrojë në një garë të lirë e të ndershme në Kuvend, ku votat e deputetëve nuk do të zgjedhin një president me urdhra kryetarësh, por një president të vullnetit të lirë. Gjithashtu ai thekson se ish-kryeministri, nëse do të pengohet në mundësinë e tij për të garuar për president, do t’i vetofrohet publikut dhe qytetarëve shqiptarë për të konkurruar me të gjithë kryetarët e derisotëm për zgjedhjet e vitit 2013 bazuar në një alternativë të qartë vlerash.

Kreu i PS-së pret ambasadorët

Studentët letër të hapur Berishës e Ramës

Presidenti, Rama takon Sekui e Arvizu jashtë selisë

“Harroni konfliktet në emër të së ardhmes së vendit”

Pak orë përpara takimit me Kryeministrin Berisha, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u takua me ambasadorin e Bashkimit Europian Etore Sekui dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu. Takimet ishin informalë dhe të panjoftuara për mediet. Ato u zhvilluan në barin pranë selisë rozë, burime nga e cila bën me dije se kryesocialisti ka diskutuar me ambasadorët lidhur me çështjen e presidentit dhe pozicionin e opozitës në negociata me mazhorancën qeverisëse. Në përfundim të takimeve asnjëra palë nuk u prononcua rreth takimit. Ambasadori Sekui në ecje e sipër tha shkurt se kishte folur me zotin Rama për të ardhmen europiane të Shqipërisë. E ardhmja e Shqipërisë, në fakt, është pikërisht në varësi të ecurisë së reformave në vend, veçanërisht zgjedhore dhe parlamentare si dhe zgjedhjes së presidentit të Republikës me konsensus. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mënyrë të vazhdueshme është konsultuar me diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në vendin tonë sa i takon çështjes së zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Në fillim të muajit maj Rama u takua me ambasadorin Sekui para takimit me kandidatin e vetëshpallur për postin e presidentit Fatos Nano. Diplomatët gjithashtu janë angazhuar vazhdimisht edhe në takime me Kryeministrin Berisha si dhe me ish-kryeministrin Nano. Ky i fundit nuk arriti të takohej për shkak të axhendës ambasadorin Sekui, por Nano ka takuar dhe ka marrë vlerësime pozitive për kandidaturën e tij nga ambasadori Arvizu.

Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër me anë të një letre të hapur i bënë dje apel krerëve të dy partive më të mëdha politike, Sali Berishës dhe Edi Ramës, që të harrojnë ngjarjet e së kaluarës dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në të mirë të së ardhmes së vendit. Reagimi i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës vjen pak orë para takimit të mbrëmjes mes Ramës e Berishës në mjediset e Kryesisë së Kuvendit. Në letër studentët kërkojnë që kulti i harresës të mbizotërojë si te njëri, ashtu dhe tek tjetri. “Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (KSUSH) ju përgëzon për takimin tuaj, nga i cili shpresojmë se do të dilet në një zgjidhje të arsyeshme, atë që aq shumë e dëshiron dhe meriton populli ynë. Integrimi i mëtejshëm i vendit është në duart tuaja dhe sonte gjithçka mund të finalizohet me sukses. Në këtë letër të hapur publike ju drejtohemi me zemrën të ngrirë, duke pritur me ankth takimin tuaj dhe shpresuar se më në fund klasa jonë politike është e aftë t’i japë vendit dhe popullit, të cilin përfaqëson, atë çka ai aq shumë e meriton: një president me konsensus të gjerë politik, përfaqësues i unitetit të popullit dhe një individ me moral e integritet të lartë, një njeri me profil atdhetar. Duke shpresuar dhe besuar në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të drejtë dhe të pranueshme, po e mbyllim këtë letër të shkurtër”, - përfundon letra e hapur e studentëve të Shkodrës dërguar dje kreut të mazhorancës Berisha dhe kreut të opozitës Rama.

KUVENDI NË SEANCË PLENARE, SOT SHANSI I DYTË PËR NJË KANDIDATURË KONSENSUALE

Sot raundi i dytë i votimit për presidentin e ri Në raundin e dytë dhe të tretë, që sipas Rregullores së Kuvendit zhvillohen brenda shtatë ditëve nga pararendësi, duhen 84 vota për zgjedhjen e kreut të shtetit, për arritjen e të cilave kërkohet dialog e konsensus mes palëve. Nëse edhe këto dy raunde do të dështojnë, atëherë Kushtetuta parashikon se presidenti mund të zgjidhet në dy raundet e fundit me votat e mazhorancës në Kuvend, pra me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.

K

uvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për të zhvilluar raundin e dytë të votimit për presidentin e ardhshëm të Republikës. Tashmë janë edhe katër raunde votimi për të zgjedhur njeriun që do të pasojë Bamir Topin në Presidencë. Ndërkohë negociatat për një kandidaturë konsensuale do të vijojnë edhe pas takimit të mbrëmjes së djeshme mes Ramës e Berishës edhe për dy raunde të tjera, të cilat i imponon edhe Kushtetuta, duke përcaktuar zgjedhjen e presidentit me 84 vota. Në seancën e fundit plenare të së enjtes mazhoranca në Kuvend vendosi me 74 vota pro dhe 57 kundër që raundi i dytë i votimit për presidentin e ri të zhvillohej më datën 4 qershor. Opozita nga ana e saj kërkoi që votimi i dytë të mbahej

më 5 qershor, por ishte votimi në Kuvend që përcaktoi 4 qershorin si datën e konsumimit të raundit të dytë. Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve nuk është depozituar ende zyrtarisht asnjë emër konkret. Ashtu siç e kërkon procedura, kandidatët me mbështetjen e 20 deputetëve duhet të kalojnë më parë në

shqyrtim në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ku do të vlerësohet nëse përmbush kriteret kushtetuese apo jo. “Presidenti i Republikës zgjidhet me një shumicë prej jo më pak se tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit në votimin e parë, të dytë e të tretë. Në votimin e katërt dhe në votimin e pestë

president zgjidhet kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit”, - thuhet në Rregulloren e Kuvendit. Të mërkurën e 30 majit Kuvendi ezauroi raundin e parë pa votim, pasi në konkurrimin për garën presidenciale nuk u paraqit asnjë kandidat zyrtar. Më herët max-

Bashkimi Europian tri ditë më parë vendosi të mbikëqyrë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Shqipërisë. Më 7 qershor mbërrin në Tiranë drejtori për Zgjerimin në Këshillin e Europës Stefano Sanino, i dërguari i komisionierit për Zgjerimin Stefan Fyle. Në axhendën e tij janë parashikuar takime me Kryeministrin Berisha, kryetarin e PS-së Edi Rama etj. Vizita e Saninos zhvillohet menjëherë pas përfundimit të raundittë dytë të votimit në Kuvend për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

horanca propozoi kandidaturën e gjyqtarit Xhezair Zaganjori për postin e kreut të shtetit, por pa e depozituar zyrtarisht në Komisionin e Ligjeve. Ndërkohë opozita u shpreh kundër saj, duke e konsideruar kandidaturë të njëanshme nga ana e shumicës. Megjithatë, para përfundimit të seancës së 30

Mbikëqyrja

Herion Mesi

Konsensusi

Në Komisionin e Ligjeve nuk është depozituar asnjë kandidaturë nga palët

majit kryeparlamentarja Topalli ftoi deputetët ta zgjedhin kreun e ri të shtetit në raundin e dytë. “Është kjo sallë që do të vendosë për kreun e ri të shtetit. Unë besoj se, nëse të gjitha forcat kanë shpirtin e pranimit, zgjidhja e presidentit mund të bëhet në raundin e dytë apo të tretë”, - tha Topalli.


04

«

INTERVISTE E hënë 4 qershor 2012 •

FLET JURIS AVOTINS, KËSHILLTAR PËR ÇËSHTJET E REFORMAVE I MINISTRIT TË DREJTËSISË

Pronat, si do aplikohen vlerat e reja të çmimeve Procesi i kompensimit të pronave. Afatet dhe si do përfundojë për dy vjet

F

let Juris Avotins, këshilltar për Çështjet e Reformave i Ministrit të Drejtësisë: Pse është e mundur që procesi i kompensimit të ishpronarëve të përfundojë brenda 2 vjetësh. Metodologjia e re e vlerësimit të pronave jep një saktësi shumë të mirë me një marzh gabimi plus/minus 2%, ndërkohë që metoda e vjetër prodhon gabime shumë të mëdha. Pse lindi e nevojshme për të pasur një metodikë të re për vlerën e pronës? Në fakt kjo metodologji vetëm sa thërritet me emrin e re, sepse është e re për Shqipërinë, por praktikisht po përdoret në 100 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Këto metoda janë të bazuara në standardet ndërkombëtare dhe diferenca mes asaj që quhet metoda e re dhe metodës së vjetër është se metoda e re e bazuar në të dhënat statistikore të çmimeve të tregut jep një saktësi shumë të mirë, me marzh të gabimit plus/minus 2%, ndërkohë që metoda e vjetër prodhon gabime shumë të mëdha. Pra gabimet në vlerën e pronës do të jenë vetëm 2%? Jo kaq ekzaktësisht, sepse të gjitha metodat statistikore janë të bazuara në të dhënat përfundimtare dhe asnjë nuk është 100% e sigurt. Standardet lejojnë që të bëhet gabim në disa raste në maksimum plus/minus 10%. Por zakonisht në statistikat e mira është më pak se 5%. Kur nisët punën, a kishte në Shqipëri të dhëna të sakta për tregun e pronës? Ne kemi nisur këtë studim rreth gjysmë viti më parë dhe ne fillim problemi i parë mendoja se do të ishte mungesa e të dhënave të tregut. Por pas studimit dhe tani pas 2 muajsh, grupi ynë teknik përfundoi studimin dhe ne kemi gjetur se në praktikë situata është shumë herë më e mirë, sepse në Zyrën e Regjistrimit të tokës, duke u bazuar në ligj, ata regjistrojnë zyrtarisht kontratat dhe çmimet e kontratave. Dhe minimumi për përdorimin e kësaj metode të re statistikore është nevoja për të pasur të paktën 10 mijë të dhëna, në mënyrë që të bëhet përllogaritja. Ndërsa ne gjetëm në zyrën e regjistrimit të pasurive rreth 20 mijë të dhëna për çdo vit. Kjo do të thotë se është më se e mjaftueshme për aplikimin e metodës së re. Ku dallojnë të dy metodikat vlerësimin e pronave? Ka një diferencë shumë të madhe ndërmjet termit çmim dhe termit vlerë. Metoda e vjetër përdor termin vlerë, i cili është artificial dhe model, që do të thotë se është shumë larg realitetit. Ajo që ne e quajmë metode e re bazohet tek çmimi. Dhe çmimi është fakt në çdo marrëveshje, në çdo kontratë, dhe metodat statistikore të japin mundësinë të kesh një saktësi të lartë, në rast se ke më shumë se 10 mijë të dhëna. Prandaj duke përdorur këtë metodë të re, këto gabime kaq të mëdha do të përjashtohen automatikisht. Ato janë të pamundura. Sepse në bazë nuk është një model artificial si vlera, por kjo është e bazuar tek çmimi real i tregut. Prandaj, pasi të zbatohet e plotë,

Ka një diferencë shumë të madhe ndërmjet termit çmim dhe termit vlerë. Metoda e vjetër përdor termin vlerë, i cili është artificial dhe model, që do të thotë se është shumë larg realitetit. Ajo që ne e quajmë metode e re bazohet tek çmimi. Dhe çmimi është fakt në çdo marrëveshje, në çdo kontratë, dhe metodat statistikore të japin mundësinë të kesh një saktësi të lartë, në rast se ke më shumë se 10 mijë të dhëna.

diferencat më të mëdha do të jenë 10% apo në maksimum 15%. Por kjo është shumë e rrallë dhe në tokat bujqësore do të jetë në 5%. Çfarë risish të tjera ka metodika e re? Risia qëndron gjithmonë tek çmimi i tregut, sepse deri më tani nuk ka qenë e përdorur aspak dhe grupi ynë i punës ka qenë entiteti i parë që zbatoi çmimet e tregut në Shqipëri. Ne kemi arritur në përfundimin se këto çmime të kontratave janë një pikë shumë e mirë për të filluar dhe tashme ka një lloj baze të dhënash për çmimet e tregut, të krijuar në Regjistrin e Pasurive të Patundshme të Shqipërisë. A janë realë çmimet që ndodhen aktualisht në kontratat e shit-blerjes së pasurive të paluajtshme në Shqipëri? Këto metoda statistikore janë unike dhe shumë të mira, sepse të japin mundësinë të përjashtosh të dhënat e pasakta apo ato false. Për këtë arsye statistika përdor një numër të lartë të dhënash. Për shembull kemi gjetur në Regjistrin e Pasurive për apartamentet në Tiranë se ndryshimi në çmimet e kontratave të regjistruara ishin plus/minus 5% nga vlera reale e tyre ne treg. Në fakt çmimet jo të vërteta mund të zbardhen nga këto metodologji standarde dhe të fshihen si gabime të këqija dhe vetëm të dhënat e sakta do të ruhen në bazën e të dhënave. Në fakt rreth 20% e këtyre të dhënave që kemi

gjetur janë false. Çmimet në kontratat e transferimit të pronësisë shpeshherë nuk janë reale për të evituar pagesën e taksave, ndërsa vlera e tokës dhe apartamenteve ndonjëherë arrin sa në Nju-Jork… Sipas kësaj metode të re, një gjë e tillë është e pamundur, sepse këto janë krejtësisht të dhëna artificial, që do të dalin jashtë kornizës së përllogaritjeve. Të dhënat statistikore përdorin terma të tillë, si korrelacioni dhe në rast se korrelacioni është më i keq se 2%, këto të dhëna dalin jashtë përllogaritjes si gabime. Pra, në rast se dikush do të thotë se çmimi është si në Nju-Jork do të futet në formulë. Si do të reflektohen ndryshimet e çmimit të pasurive të paluajtshme me kalimin e viteve? Si do të freskohen të dhënat? Jam krenar që grupi ynë i punës është i pari që ofroi një analizë të dinamikës së çmimeve të tregut të apartamenteve, të shesheve të ndërtimit dhe të tokave bujqësore. Në materialet e grupit të punës kemi grafikë shumë të mirë të dinamikës së çmimit, që tregon e çmimet janë rritur deri në një moment në vitin 2010 dhe ishte dyfishuar në krahasim me vitin 2005-2006 dhe më pas çmimet ranë dhe në vitin 2011 kjo rënie u ngadalësua. Pra kjo ishte një flluskë normale, ashtu si në çdo vend tjetër të Evropës dhe këtu Shqipëria nuk bën asnjë përjashtim. Ne kemi diskutuar se sa shpesh duhet të

ofrojmë analiza. Shembujt më të mirë nga vendet e Bashkimit Evropian tregojnë se zyrtarisht këto duhet të rifreskohen në çdo vit, por zyrat që ofrojnë hartat duhet të bëjnë analiza në çdo muaj. Grupi ynë i punës aprovoi se në bazë të këtyre të dhënave të marra nga kontratat e regjistruara në zyrën e pasurive, është e mundshme që të kryhet dhe ofruam shembuj praktikë, që do të thotë se sistemi është funksional në Shqipëri. Cila ka qenë vështirësia më e madhe në hartimin e metodikës së re? Sfida më e madhe ka qenë që në fund të punës, kur ofruam produktin përfundimtar, zbuluam se nuk ka probleme teknike për Shqipërinë. Kemi mundësinë të marrim metodën praktike, të analizojmë çmimet e kontratave, vendosen në formula, përllogariten në harta dhe tani ne kemi nevojë për të blerë 2 ose 3 softuerë të ndryshëm. Njëri do të jetë për data basë-n matematikore, një tjetër do të jetë për data basë-n grafike të hartave dhe një të tretë për të krahasuar këto harta me hartat kadastrale, që ekzistojnë në zyrat e pasurive të paluajtshme. Prandaj kemi nevojë për një harduer shumë të mirë dhe 3 softuer dhe më sistemi është funksional. Sigurisht që ka nevojë për trajnimin e rreth 20-25 personave, të cilët do ta kryejnë këtë punë. A do të ketë nevojë qeveria shqiptare të shtojë struktura të tjera për ta zbatuar metodikën?


INTERVISTE •E

hënë 4 qershor 2012

Grupi ynë i punës e ka lënë të hapur këtë pyetje, sepse ne kemi të dhëna të mjaftueshme që mund të jenë baza për një agjenci të re shtetërore apo për një formë më të vogël, si departament i zyrës së regjistrimit të pasurive të patundshme. Ky është një vendim që mund të merret nga autoritetet, pa pasur asnjë diferencë në rezultatet e punës që do të kryejmë ne. Diferencat do te jenë vetëm në shpenzimet për krijimin e data basë-n. Por praktikisht në rezultatet e punës tonë janë përfshirë të 6 modelet mbi mënyrat e funksionimit dhe janë të mjaftueshme për autoritetet që të vendosin nëse do të jetë një agjenci apo një departament në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndër shembujt tuaj rezulton edhe fakti se një metër katror në Kukës kushton 2,5 euro, ose shumë herë më lartë se mesatarja në BE. Pse ndodh kjo? Kjo është 25 herë më e lartë se mesatarja në Shqipëri. Kjo është një situatë e ngjashme me Belgjikën, që nuk ka tokë të lirë bujqësore, prandaj është shumë e shtrenjtë. Kjo është një vlerë artificiale, sepse ne punuam me specialistët lokalë dhe vlerësuesit e agjencive të kompensimit të pronave dhe ata thanë se vlera është nxjerrë duke përdorur metodën e vjetër. Kuptohet që është një shembull se si çmimi i apartamentit në Tirane është i barabartë me atë në Nju-Jork. Si ka qenë ecuria e çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri? Sipas përfundimeve të punës tonë, çmimi maksimal u arrit në vitin 2010 dhe më pas ra diku te 20% dhe në fillim të këtij viti filloi të stabilizohet. Por fatkeqësisht kemi të dhëna deri në majin e këtij viti. Ky ka qenë dhe paralajmërimi im për vendimmarrësit, sepse është e rrezikshme të krijosh hendeqe kohore mes data basë-s që aktualisht është duke punuar. Është e rëndësishme të freskohen të dhënat për majin, qershorin e korrikun dhe më pas do të mundem t’i përgjigjem pyetjes tuaj bazuar në këtë statistike. Në këto kushte nuk mund t’i përgjigjem. Pse krijohet ky hendek në bazën e të dhënave? Data basa është në vijimësi gjatë gjithë kohës. Hendeku krijohet në fuqinë punuese të analistëve, sepse gjatë punës së grupit tonë, ne kishim edhe një skuadër me analistë dhe punuam fort për dy muaj për të krijuar këtë analizë në terma të dinamikës historike. Ne jemi përpjekur të parashikojmë se si do të jenë çmimet në fund të vitit apo në fillim të vitit tjetër. Por për momentin po përpiqem të shpjegoj se sa e rëndësishme është të hapet të paktën një projekt-pilot, apo një njësi e vogël, e cila të punojë gjatë gjithë kohës për të prodhuar këto analiza dhe kur të vije koha për t’u marrë vendimi përfundimtar, atëherë do të merret pa pasur këtë hendek në kohë të analizës. Vendimi besoj do të merret në shtator dhe hendeku deri në shtator nuk është i rrezikshëm, por nëse do të jetë më i gjatë se gjysmë viti, atëherë do të jetë i rrezikshëm. Duhet të presim deri sa të merret vendimi dhe pastaj momenti i parë do të jetë shumë i vështirë, pasi do të duhet të analizojmë 6-7 muaj. Do të jetë një punë më e vështirë se sa të kryesh punë të përditshme të analizës. Kur mund të vihet në zbatim kjo metodikë e re? Modeli i ri i zbatimit do të kërkojë rreth gjysmë viti për krijimin e të gjithë elementëve. Kjo do të thotë se nëse fillojmë në shtator, deri në fund të vitit do të jetë krijimi i bazës teknike. Në vendet e pasura përdorin 3-4 modele në të njëjtën kohë, nga të cilat njëra është metoda bazë. Shumica e shteteve përdorin një metodë bazë dhe një metodë mbështetëse. Prandaj propozimi im është që nëse do të nisim këtë metodë të re, në vitin e ardhshëm ajo do të punojë bashkërisht me metodën e vjetër. Në këtë formë mund të realizojmë zbulime të mira, pasi edhe metoda e vjetër funksionon normalisht në disa sektorë. Pas kësaj, duke nisur nga viti 2014, metoda e re mund të shndërrohet në metodë bazë dhe metoda e vjetër mund të përdoret si mbështetëse. Viti 2014 përkon edhe me një afat strategjik për kompensimin e pronës. Kjo do të thotë se nëse duke nisur nga janari i 2014-s kjo metodë do të jetë në përdorim të plotë, atëherë ajo do të përputhet dhe me këtë afat të strategjisë. Në vendin tonë u debatua pak javë më parë, nëse metodika duhej miratuar ose jo nga Parlamenti apo qeveria. Si do të ishte më mirë? Në pikëpamjen teknike nuk ka asnjë diferencë të madhe. Por në rast se i kalon Parlamentit, do të jetë më e vështirë rifreskimi i saj në çdo vit, sepse

Metoda e re do të shmangë hapjen e proceseve në Strasburg. Nuk jam i gatshëm për të folur në publik për çështjet historike, sepse janë hapur prej kohësh dhe çdo njëra prej tyre duhet studiuar individualisht. Por përfitimi kryesor politik është se në të ardhmen është mbyllur dera për mosmarrëveshje të tilla. Nuk do të ketë më motiv për t’ju drejtuar niveleve të ndryshme të gjykatave, sepse asnjë gjykatë e nivelit të parë nuk do të marrë kërkesa të tilla, pasi gjithçka është e qartë, gjithçka është sipas standardeve dhe është një vendim i lirë i ish-pronarit për të vendosur se çfarë do të marrë, kompensim në para apo kompensim në sipërfaqe tokësore të lirë. Në fakt kemi pak shembuj dhe më lejo të jap një shembull nga Tropoja. Tani kemi vetëm modelin që ka të dhënat e vetëm 2 muajve, por proporcionet mes çmimeve të apartamenteve në Vlorë, Sarandë e Durrës me Tiranën janë shumë të ngjashme me çdo qytet tjetër të Europës. Edhe proporcionet e distancës janë të ngjashme, ashtu si grafiku i dinamikës në kohë. Dhe ashtu si në vendet që kemi për model, ndryshimi mes pikës më të shtrenjtë dhe asaj më të lirë, nganjëherë shkon në 200 apo 300 herë

është shumë e vështirë që të shqyrtohen në këtë nivel kaq të lartë të gjitha detajet e vogla dhe të aprovohen. Teknikisht modeli i thjeshtë është që Parlamenti aprovon teknologjinë bazë, metodologjinë bazë. Me bazë nënkuptojmë çmimin e tregut, destinacionin e përdorimit të pronës, llojin e pronës dhe përdorimin e zbatimin e standardeve ndërkombëtare. Nëse këto pika bazë aprovohen nga Parlamenti, atëherë në nivelin tjetër nuk do të ketë hapësira për lëvizje, sepse Parlamenti ka aprovuar një kornizë të qartë. Prandaj nëse do të mbajmë këtë këndvështrim do të jetë e ndarë në mes të dy niveleve, ku Parlamenti aprovon parimet bazë, ligjin e përgjithshëm dhe treguesit e përgjithshëm. Nëse do të aprovohen standardet ndërkombëtare, askush nuk do të dalë jashtë standardeve dhe askush nuk duhet të frikësohet për punën në nivelin tjetër, sepse këto standarde nuk lejojnë të bëhen gabime. Çfarë problemesh do të zgjidhë për Shqipërinë kjo metodikë e re për të cilën po asistoni Ministrinë e Drejtësisë? Opinioni im është që zbatimi i metodës së re do të zgjidhë një mori të madhe çështjesh. Një prej tyre do të jetë se pas zbatimit të sistemit do të shuhen të gjitha mosmarrëveshjet mes ish-pronarëve të tokave dhe shtetit në lidhje me vlerën e kompensimit, sepse të gjitha vlerësimet do të bëhen në bazë të çmimit të tregut. Kjo është e kuptueshme nga të gjithë, do të jetë e vlerësuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe nuk do të ketë nevojë për të shkuar në gjykatat kombëtare apo gjykatat ndërkombëtare. Ky ishte përfitimi i parë. Një tjetër përfitim është se zbatimi i kësaj metode do të mbulojë të gjithë territorin. I gjithë territori do të llogaritet automatikisht dhe në rastin e kompensimeve të ish-pronarëve, ata do të shkojnë në zyrat e kompensimit dhe do të propozojnë të kompensohen në zonat pa pronarë, në vend që të presin për paratë e kompensimit. Pra kjo lehtëson zgjidhjen e problemit, si për ishpronarët, për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës dhe është një punë që, duke nisur nga viti 2014 mund të kryhet në 5 minuta, pasi mund të bëhet menjëherë vlerësimi që kjo zonë kadastrale është në vlerë me ish-pronën e zënë nga të tjerët. A ka shembuj të ngjashëm të procesit të kompensimit të pronave edhe në vendet e tjerë? Po sigurisht. Në vendim tim (Letoni) dhe shumica e vendeve të bllokut socialist, finalizuan këtë proces të kompensimit në harkun e 1 apo 2 viteve. Kështu për Lituaninë, Letoninë dhe Estonin u përfundua në vitin 1995. Shqipëria e ka vonuar dhe ndoshta një prej arsyeve është privat-

»

05

izimi i tokës bujqësore, që e komplikoi situatën. Po rezultatet teknike të grupit të punës tregojnë se zbatimi i kësaj metode do t’i japë mundësinë Shqipërisë të finalizojë procesin e kompesimit në fillim të vitit 2014 në masën 95%. Kjo metodë të jep mundësinë të zgjidhësh menjëherë problemin në sasi të mëdha. Është një parashikim real që ky proces të përfundojë brenda 2 viteve? Zakonisht në shumë vende ka ndihmuar për të marrë një vendim. Nëse realizohet masa më e madhe e kompensimit në 95% mund të merret një vendim, pasi 100% nuk realizohet dot dhe do të ketë gjithmonë bishta nga pas që kërkojnë më shumë kohë. Por për të arritur 95% të kompesimit për 2 vite, unë them se është realitet, në rast se njerëzit punojnë fort. Megjithatë disa nga ish-pronarët u janë drejtuar gjykatave ndërkombëtare për të marrë të drejtën e tyre. Si e vlerësoni këtë zgjidhje? Metoda e re do të shmangë hapjen e proceseve në Strasburg. Nuk jam i gatshëm për të folur në publik për çështjet historike, sepse janë hapur prej kohësh dhe çdo njëra prej tyre duhet studiuar individualisht. Por përfitimi kryesor politik është se në të ardhmen është mbyllur dera për mosmarrëveshje të tilla. Nuk do të ketë më motiv për t’ju drejtuar niveleve të ndryshme të gjykatave, sepse asnjë gjykatë e nivelit të parë nuk do të marrë kërkesa të tilla, pasi gjithçka është e qartë, gjithçka është sipas standardeve dhe është një vendim i lirë i ish-pronarit për të vendosur se çfarë do të marrë, kompensim në para apo kompensim në sipërfaqe tokësore të lirë. Cili është vendi më i shtrenjtë dhe më i lirë në Shqipëri? Në fakt kemi pak shembuj dhe më lejo të jap një shembull nga Tropoja. Tani kemi vetëm modelin që ka të dhënat e vetëm 2 muajve, por proporcionet mes çmimeve të apartamenteve në Vlorë, Sarandë e Durrës me Tiranën janë shumë të ngjashme me çdo qytet tjetër të Europës. Edhe proporcionet e distancës janë të ngjashme, ashtu si grafiku i dinamikës në kohë. Dhe ashtu si në vendet që kemi për model, ndryshimi mes pikës më të shtrenjtë dhe asaj më të lirë, nganjëherë shkon në 200 apo 300 herë. Sigurisht do të ketë tjeter çmim në breg të detit në Durrës dhe tjetër çmim në Tropojë. Por këto modele të para të çmimeve të tregut tregojnë se Shqipëria i përshtatet shumë mirë modelit europian dhe do të jetë shumë e lehtë për Shqipërinë që të bëhet një vend i standardizuar dhe të shkojë në modelin e unifikuar të vendeve europiane. Intervistoi Elton Metaj, emisioni “Elite Business”, Tv Scan


06 Emer

«

Atesi

ISH-USHTARAKËT E hënë 4 qershor 2012 •

Mbiemer

Lloji perfitimit

Rajoni

Abedin

Asllan

Busho

Suplement Pleqerie

Korca

Adem

Rushit

Dine

M.Brendshme

Durresi

Agim

Hysen

Skuro

P.Parakohshem

Fieri

Agim

Teki

Kusaraj

P.Parakohshem

Fieri

Agush

Hysenj

Sinani

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Ahmet

Shefqet

Durmishaj

P.Parakohshem

Fieri

Alush

Sait

Bakalli

Suplement Pleqerie

Shkoder

Apostol

Kici

Tangu

Suplement Pleqerie

Vlora

Arben

Ylli

Venxha

P.Parakohshem

Korca

Astrit

Hasan

Sanxhaku

Suplement Pleqerie

Elbasani

Astrit

Rustem

Kamberaj

P.Parakohshem

Fieri

Baki

Sabri

Nurka

Suplement Pleqerie

Elbasani

Barjam

Riza

Manllija

Suplement Pleqerie

Fieri

Besim

Hider

Shani

Suplement Pleqerie

Durresi

Besnik

Gurtali

Dede

P.Parakohshem

Korca

Besnik

Pelivan

Qelemeni

P.Parakohshem

Korca

Besnik

Rexhep

Deda

P.Parakohshem

Durresi

Bino

Zigur

Kasaj

Suplement Pleqerie

Vlora

Bujar

Hikmet

Saliasi

P.Parakohshem

Berati

Perparim

Selman

Kodra

P.Parakohshem

Fieri

Demir

Kamber

Shkembi

Suplement Pleqerie

Korca

Petraq

Sotir

Trebicka

Suplement Pleqerie

Korca

Dhimitraq

Thimi

Shtembari

P.Parakohshem

Fieri

Petref

Pelivan

Rushitaj

P.Parakohshem

Fieri

Dhori

Apostol

Qiriako

Suplement Pleqerie

Shkoder

Petrit

Muharrem

Cercizi

P.Parakohshem

Durresi

Duro

Islam

Lengo

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Petrit

Shahin

Arapi

Suplement Pleqerie

Fieri

Elez

Man

Vladi

Suplement Pleqerie

Lezha

Pllumb

Pjeter

Kulla

P.Parakohshem

Shkoder

Emin

Ahmet

Spaholli

P.Parakohshem

Elbasani

Preng

Gjergj

Lalaj

P.Parakohshem

Lezha

Eqerem

Xhevdet

Taka

P.Parakohshem

Gjirokaster

Qamil

Shaban

Tahiri

P.Parakohshem

Elbasani

Et`Hem

Bastri

Mullaj

Suplement Pleqerie

Vlora

Qirjako

Thoma

Koleta

Suplement Pleqerie

Korca

Faik

Adem

Oparaku

Suplement Pleqerie

Korca

Rakip

Myftar

Caca

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Flamur

Tefik

Baxhia

P.Parakohshem

Fieri

Ramadan

Muharrem

Alushi

Suplement Pleqerie

Vlora

Gjovalin

Prend

Mustafa

Suplement Pleqerie

Lezha

Riza

Qamil

Hoxha

Suplement Pleqerie

Fieri

Hair

Neim

Likaj

Suplement Pleqerie

Fieri

Riza

Selman

Ruçi

Suplement Pleqerie

Shkoder

Hajredin

Jonuz

Cala

Suplement Pleqerie

Durresi

Rrapi

Sheref

Cenaj

Suplement Pleqerie

Vlora

Hajro

Selman

Zeqo

P.Parakohshem

Fieri

Rustem

Tafil

Dervishaj

Suplement Pleqerie

Vlora

Hekuran

Zenel

Hyka

P.Parakohshem

Fieri

Ruzhdi

Fehmi

Xhepa

P.Parakohshem

Fieri

Hysni

Islam

Hoxha

P.Parakohshem/ S.pleqerie

Shkoder

Ruzhdi

Hasan

Koçiaj

P.Parakohshem

Fieri

Ismet

Oso

Hasaj

Suplement Pleqerie

Durresi

Saba

Feti

Bushi

P.Parakohshem

Fieri

Jonuz

Ali

Nishani

Suplement Pleqerie

Shkoder

Sefer

Riza

Gjonça

Suplement Pleqerie

Vlora

Jorgji

Andon

Thomaj

Suplement Pleqerie

Fieri

Seit

Magrip

Peci

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Jovan

Filip

Allkanjari

P.Parakohshem

Fieri

Sherif

Murat

Metaj

Suplement Pleqerie

Vlora

Kadri

Malush

Arapaj

Suplement Pleqerie

Shkoder

Shkelqim

Sherif

Duka

P.Parakohshem

Durresi

Kole

Sotir

Pohja

P.Parakohshem

Shkoder

Shukri

Nazif

Hasa

P.Parakohshem

Elbasani

Kujtim

Naim

Kodra

P.Parakohshem

Korca

Simon

Naum

Milo

Suplement Pleqerie

Korca

Lavdosh

Jaup

Qejvanaj

P.Parakohshem

Fieri

Sinan

Veledin

Shaha

P.Parakohshem

Fieri

Laver

Sinan

Sulaj

Suplement Pleqerie

Fieri

Skender

Sinan

Bitri

Suplement Pleqerie

Vlora

Lefter

Kristo

Bardha

Suplement Pleqerie

Korca

Sokol

Refat

Seraj

P.Parakohshem

Fieri

Lefter

Skendo

Lulaj

P.Parakohshem

Vlora

Themistokli

Uan

Mehilli

P.Parakohshem

Fieri

Llazi

Jani

Sota

Suplement Pleqerie

Vlora

Theodhor

Ndini

Prifti

Suplement Pleqerie

Fieri

Llazi

Kili

Stasa

Suplement Pleqerie

Fieri

Thoma

Fane

Banushi

Suplement Pleqerie

Fieri

Luigj

Prek

Preka

P.Parakohshem

Lezha

Thoma

Pandi

Shkodrani

Suplement Pleqerie

Korca

Mahmut

Ismail

Gjana

Suplement Pleqerie

Shkoder

Vangjel

Pali

Liço

P.Parakohshem

Fieri

Marks

Meto

Hajdini

P.Parakohshem

Fieri

Vangjeli

Thoma

Mefsha

Suplement Pleqerie

Fieri

Mehmet

Mufit

Shapll0

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Vat

Gjon

Gjoni

Suplement Pleqerie

Shkoder

Meleke

Hetem

Sula

P.Parakohshem

Elbasani

Veli

Qemal

Halilaj

P.Parakohshem

Fieri

Meleq

Jaske

Zani

P.Parakohshem

Elbasani

Vlash

Ndue

Lleshi

Suplement Pleqerie

Lezha

Myzafer

Sadik

Malaj

P.Parakohshem

Vlora

Vogel

Ujk

Prroni

Suplement Pleqerie

Shkoder

Ndue

Cub

Gjini

Suplement Pleqerie

Shkoder

Xhafer

Xhemil

Kaleshi

P.Parakohshem

Fieri

Nisi

Tasi

Kole

Suplementar Familjar

Korca

Xhemal

Hekuran

Dulaj

Suplement Pleqerie

Fieri

Nosh

Lulash

Ndreshaj

P.Parakohshem

Lezha

Xhevit

Mustafa

Sulejmani

Suplement Pleqerie

Berati

Numan

Musa

Hoxhaj

Suplement Pleqerie

Vlora

Xhevit

Sulo

Mullai

Suplement Pleqerie

Vlora

Osman

Yzeir

Qose

P.Parakohshem

Elbasani

Ylbert

Hysen

Cuculi

P.Parakohshem

Elbasani

Palush

Nikoll

Palushi

Suplement Pleqerie

Shkoder

Ylli

Hetem

Pashai

P.Parakohshem

Durresi

Ylli

Kosta

Anastasi

Suplement Pleqerie

Korca

Pandeli

Xoxi

Komini

Suplement Pleqerie

Fieri

Pellumb

Ali

Gjokoli

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Zef

Mark

Caka

Suplement Pleqerie

Shkoder

Pelump

Mete

Zenollari

Suplement Pleqerie

Korca

Zimet

Saliko

Shkurtaj

Suplement Pleqerie

Vlora


AKTUALITET •E

hënë 4 qershor 2012

»

07

STUDIMI I “ESPAD”: ÇEKËT TË PARËT, SHQIPTARËT MBETEN MË TË PAPREKURIT Mariglen Mulla

A

doleshtentët shqiptarë renditen të parafundit në Evropë për konsumin të alkoolit, duhanit dhe substancave psikotrope. Sa i përket konsumit (të paktën një herë në jetën e tyre) të substancave të tjera të paligjshme psikoaktive si kokaina, heroina, amfetaminë, ekstazia dhe halucinogjenët adoleshentët shqiptarë klasifikohen të pestët në listë bashkë me italianët dhe irlandezët dhe që të treja janë në përputhje me mesataren evropiane prej 6 për qind. Sipas studimit të publikuar në www.etribuna.com, për vitin 2011, të rinjtë çekë mbeten në top-listën e Bashkimit Evropian për konsumimin e pothuajse të gjitha substancave psikotrope dhe alkoolit. Në vija të përgjithshme kjo është ajo që del nga hulumtimi i “Espad”, organizatës evropiane që studion sjelljen e adoleshentëve, ku për vitin 2011 janë përfshirë 36 vendet evropiane. Ndërsa në Itali, studimi është kryer nga Instituti i Fiziologjisë Klinike i Këshillit Kombëtar të Kërkimit (IFC-CNR) në Pisa. “Alkooli ka qenë gjithmonë substanca më me përvojë psikotrope e konsumuar nga moshat gjashtëmbëdhjetë vjeç, edhe pse përdorimi i saj është i ndaluar apo i kufizuar në vendet e tyre”,- tha ekspertja Sabrina Molinaro. Duhani e alkooli Italia është në 10-shen e vendeve kryesuese me 63 për qind të adoleshentëve, të cilët kishin pirë alkool e drogë së paku një herë muajin e kaluar, krahasuar me një mesatare prej 57 për qind. Rekordi shkon në Republikën Çeke me 79 për qind, e ndjekur nga Danimarka me 76%, Gjermania (73%) dhe Greqia (72%). Vendet që mbyllin klasifikimin janë Shqipëria me 32 për qind të adoleshentëve që përdorin drogë dhe alkool dhe Islanda me 17%. Në vend të kësaj, për të pirë për qejf (pesë ose më shumë pije në një rast) Italia kap shifrën prej 35% nën mesataren e 39%. Për më tepër, në krahasim me vrojtimin e vitit 2007, në mesin e studentëve italianë është regjistruar një rënie të lehtë. “Për fat të keq, konsumi i cigareve në muajin e fundit për 16-vjeçarët tanë ka shkuar në 36 për qind kundrejt mesatares evropiane prej 28 për qind. Shifra, përkundër fushatave ndërgjegjësuese, mbetet gjerësisht e qëndrueshme. Në vende të tjera të tilla si Franca, Portugalia, Polonia, Finlanda dhe Rumanisë, megjithatë, konsumi i cigareve është rritur krahasuar me vitin 2007, ndërsa poshtë vijnë Norvegjia, Rusia dhe Islanda”,thotë Molinaro. Adoleshentët me përqindje më të lartë të shkallës së duhanpirjes janë në Republikën Çeke (42%) dhe në Bullgari (39%), ku vajzat janë në shumicë të qartë: 46% kundrejt 33 për qind, kështu edhe Franca me 38% të adoleshentëve ku 34% janë meshkuj dhe femrat zënë 43 %). Vendet ku të rinjtë pijnë duhan më pak janë Norvegjia me 14%,

Adoleshentët shqiptarë të parafundit në Evropë për drogë, duhan e alkool Tabela për vitin 2011 ku janë përfshirë adoleshentët e 36 vendeve evropiane Totali drogë, alkool e duhan (mesatarja 57%)

Republika Çeke Danimarka Gjermania Greqia Shqipëria Islanda

79% 76% 73% 72% 32% 17%

Duhani e alkooli (mesatarja 28%)

Republika Çeke 42% Bullgaria 39% (Vajzat 46%, djemtë 33%) Franca 38% (Vajzat 43%, djemtë 34%) Norvegjia 14% Shqipëria 13% Islanda 10% Lëndët psikotrope

Republika Çeke 42% Franca 3 9% Italia 21% (meshkujt 24%, femrat 18%) Greqia 8%

Vëzhgim i tregut të drogës dhe preferencat

Adoleshentët vendosin hashashin në top-listë, jo lëndëve psikoaktive Të rinjtë shqiptarë, në këtë anketim evropian duket se kanë treguar vetëpërmbajte, pasi edhe pse jetojnë në një vend të cilësuar si

kultivues të drogave të lehta, kanë arritur t’u shmangen sa më tepër atyre.

Shqipëria me 13 për qind dhe Islanda me 10%.

entët shqiptarë klasifikohen të pestët në listë bashkë me italianët dhe irlandezët dhe që të treja janë në përputhje me mesataren evropiane prej 6 për qind. “Në krye të listës janë Franca dhe Bullgaria me 10 për qind, ndërsa e mbyllin Bosnja dhe Norvegjia me 2 %”,-saktëson studiuesja. Krahasuar me anketën e fundit ka një rënie të lehtë në Itali së bashku me Islandën, Irlandën dhe Rusinë. Trend i kundërt po ndodh në Portugali, Qipro dhe Rumani, ndërsa shumica e vendeve kanë ruajtur konsumin e qëndrueshëm. Sondazhi i “Espad” përsëritet në Evropë çdo katër vjet që nga viti 1995 ku janë rritur me kalimin e kohës vendet pjesëmarrëse, si dhe substancat që hetohen, përfshirë qetësuesit pa recetë. Italianët janë në vendin e pestë me 10 për qind, duke konfirmuar kulmin e 2007. Mesatarja është 6%, renditja është e hapur nga Polonia (15%), Lituania (13%), Qipro dhe Franca me 11 për qind dhe e mbyll me 2 për qind Gjermania, Rusia dhe Ukraina. Përqindja e rritjes vihet re në Greqi, Qipro dhe Malin e Zi, ndërsa Shqipëria nuk futet në listë, duke shënuar progres.

Lëndët psikotrope e qetësuesit pa recetë Substanca e paligjshme e eksperimentuara nga nxënësit evropianë të paktën një herë në jetën e tyre është kanabisi (hashashi apo marihuana). “Dhe Italia është ende në mesin e dhjetë vendeve me përqindje më të lartë me 21% (24% meshkuj dhe 18 % femra) në krahasim me 17 për qind mbi mesataren. Lista kryesohet nga çekët dhe francezët, respektivisht me 42% dhe 39%, dhe mbyllet nga Greqia me 8% dhe Shqipëria vetëm me 4 për qind”,- thotë Molinaro, e cila shton se përdorimi i kanabisit në mesin e 16-vjeçarëve italianë është stabilizuar. Nga ana tjetër, Franca, Polonia, Portugalia dhe Greqia në katër vitet e fundit kanë shënuar rritje për adoleshentët që konsumojnë kanabis. Në Ukrainë dhe Rusi këto shifra janë zvogëluar. Sa i përket konsumit (të paktën një herë në jetën e tyre) të substancave të tjera të paligjshme psikoaktive si kokaina, heroina, amfetaminë, ekstazia dhe halucinogjenët adolesh-

Në ato raste të interceptuara nga shërbimet e specializuara shtetërore, është vënë re se droga më e përdorur nga adoleshentët shqiptarë është hashashi, i cili konsumohet më tepër në shkollat e mesme dhe në ato

9-vjeçare. Policia ka ndaluar disa shpërndarës qeskash 5-mijë lekëshe pranë këtyre institucioneve arsimore, ndërsa në anketimet lokale të rinjtë janë shprehur se “E provova kot për herë të parë”. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që përjashtohen konsumuesit e rregullt. Gjithashtu janë raportuar konsumime të duhanit dhe alkoolit. Ndëkaq, për lëndët

Shqipëria

4%

Konsumi të paktën një herë në jetë të substancave të tjera të paligjshme psikoaktive si kokaina, heroina, amfetaminë, ekstazia dhe halucinogjenët

Franca Bullgaria Italia Shqipëria Irlanda Bosnja Norvegjia

10% 10% 6% 6% 6% 2% 2%”

Qetësues pa recetë (mesatarja 6%)

Polonia 15% Lituania 13% Qipro 11% Franca 11% Gjermania 2% Rusia 2% Ukraina 2% Shqipëria nuk futet në listë psikoaktive si heroina, kokaina, haluçinogjenët, etj, nuk ka evidenca të qarta përdorimi, përveç rasteve sporadike. Antidroga e Tiranës ka bllokuar disa doza ekstazi që ishte destinuar për në PUBet e kryeqytetit, ndërsa nga vëzhgimi i tregut të drogës rezulton se këto lëndë psikoaktive shiten me raste dhe me pakicë në Shqipëri, ndaj ato nuk kanë gjetur treg këtu.

NXËNËSIT U SENSIBILIZUAN NË SHKOLLAT 9-VJEÇARE PËR EFEKTET NEGATIVE

Drejtoria Arsimore dhe policia në fushatën “Stop drogës e alkoolit” “Edukimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancat e tjera të rrezikshme”, quhet programi i vënë në zbatim në shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit. Ky projekt është miratuar në muajin tetor të vitit 2011 nga Drejtoria Arsimore rajonale e Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Programi ka vepruar sipas një grafiku që është shtrirë në 40 shkollat 9-vjeçare të Tiranës, ndërsa në të gjitha klasat e 6-ta si temë e parë që nxiti diskutime mes të rinjve ishte “Alkooli”. Specialistët që u morën me hartimin, njëkohësisht me zbatimin e këtij programi sqarojnë se puna do të vijojë gjatë gjithë kohës që do të duhej për të ndërgjegjësuar adoleshentët shqiptarë. Sakaq, grupet mësimdhënëse të kësaj “lënde” përbëhen nga 2 punonjës policie dhe 1 mësues, të cilët së bashku japin instruksione mbi drogat dhe substancat e tjera të rrezikshme. Ky program vjen pas një vlerësimi të

situatës së përdoruesve të drogave në Tiranë dhe synon në përgatitjen dhe formimin e fëmijëve të moshave 12-13-vjeçare, të cilët kur të përballen me duhanin, alkoolin e marijuanën, të jenë në gjendje t’u thonë “jo drogave dhe substancave të tjera të rrezikshme”. Duke parë efektet e menjëhershme tek nxënësit, hartuesit e programit e zgjeruan atë edhe këtë vit, ku u shkua në disa shkolla 9-vjeçare për sensibilizimin e nxënësve. Meqenëse puna e mirë shpërblehet gjithmonë, kësaj radhe i takoi Drejtoreshës së Arsimit në Tiranë, Arjana Bekteshi, të merrte një certifikatë vlerësimi nga vetë ambasadori i SHBA-ve, Alekandër Arvizu, i cili gjatë inspektimit të një ore sensibilizuese falenderoi edhe oficerët e policisë dhe theksoi se të rinjtë shqiptarë janë të përkushtuar ndaj sportit, ajrit të pastër dhe librave, duke këshilluar nxënësit të qëndrojnë larg drogës dhe alkoolit.


08

«

SPECIALE E hënë 4 qershor 2012 •

Astrit Leka – “Hero i rezistencës shqiptare” Atdhetari shqiptaro-zviceran, që i ka kushtuar jetën paqes dhe kombit të vet për lashtësinë Sami Starova GJENEVË - Në gjetjen e dritës së botimit për një intervistë të marrë akademikut të njohur Kopi Kyçyku, gazetari i njohur Sami Starova iu drejtua gazetës “Metropol”. Sipas tij, kjo intervistë ka ardhur si rrezultat i një udhëtimi disa ditor jashtë shtetit të gazetarit njëherazi arkeologut të njohur beratas, Starova, duke bërë të mundur të takojë akademikun Kopi Kyçyku ku mes të tjerash ka mësuar prej tij për përfundimin e monografisë për jetën dhe veprimtarinë e shumanshme të intelektualit të mirënjohur at’dhetar dhe evropian, profesor Astrit Lekës. Në përpectimin shkurtër identiteti i Astrit Lekës është shprehja e vullnetit për të respektuar shënjtërisht një program jete dhe e një ndjeshmërie të pazakontë të fituar nga përjetimi intensiv i evenimenteve shoqërore dhe historike. Pikërisht jeta e nxiti të përcaktonte, të qartësonte opsionet dhe të zbulonte vokacionin e vet të vërtetë. Janë dukuri, të cilat sot përkufizojnë një ndërgjegje, një vepër, një mënyrë origjinale të jetuari e të vepruari në Shqipëri e në dhé të huaj. Bëhet fjalë për ecurinë drejt majash shkencore e shpirtërore të një evropiani të mirëfilltë, të një shqiptari që ka “pushtuar” Evropën, por edhe kontinente të tjerë. Për këtë dhe për më tepër për veprimtarinë e profesor Astrit Lekës në monografinë që është duke e përfunduar për të, ne i morëm këtë intervistë akademikut Kopi Kyçyku. Ju, zoti Kyçyku jeni duke përfunduar një monografi për jetën dhe veprimtarinë e shumanshme të intelektualit të mirënjohur atdhetar dhe evropian, profesor Astrit Lekës. A mund të na thoni ç’farë ju shtyu për një ndërmarrje të tillë? KOPI KYÇYKU - Tani për tani, emri dhe bëmat e Astrit Lekës nuk janë të njohura aq sa duhet. Të paktën “me shkrim”. Dua të vë në dukje qysh në krye se profesori Astrit Leka ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të grupeve guerrile dhe arkitekti e realizuesi i një numuri të madh aksionesh antifashiste e antinaziste të përmasave të mëdha për nga rëndësia dhe rrezikshmëria, të kryera në territorin e Shqipërisë, që përfshinte Kosovën, një pjesë të Maqedonisë shqiptare, por duke dalë edhe në zonat serbe e malazeze, në kufi me ne, si edhe në Shkup që në atë kohë bënte pjesë në Bullgari etj. Dëshiroj të theksoj se bërja të ditura e figurave si Astrit Leka është më fort një detyrë, se sa një e drejtë, sidomos sot kur mundësitë për t’i paraqitur në dritë të vërtetë janë praktikisht të pakufizuara. Është bërë zakon të shkruhet vetëm për heronjtë apo dëshmorët, pra për ata që janë flijuar në fushën e nderit. Kjo është më se e drejtë, madje tingëllon si detyrim ndaj tyre dhe ndaj brezave. Por ka edhe nga ata, shumica luftëtarë të thjeshtë, që kanë mbetur gjallë dhe që kanë kryer akte heroizmi njëlloj si të rënët. Pra, janë heronj dhe duhen trajtuar si të tillë. Vite më parë, Astrit Leka u përpoq të lidhej me mua në Bukuresht. Jo thjesht si bashkëkombës e sa për të pirë një kafe, siç thuhet rëndom në kësi rastesh. Dëshira e tij shpjegohej me shqetësimin e vazhdueshëm për të gjetur sa më shumë miq e shokë, për të shkëmbyer mendime për çështjen kombëtare, mbarëshqiptare. Nuk qe e thënë ta kishim atë kënaqësi të përbashkët. Më pas, rasti e solli ta gjenim shoshoqin në Prishtinë dhe tani së fundi në Gjenevë, në Romë, në Tivoli dhe sërish në Gjenevë. Me gjuhën e përflakur nga pasioni e nga dashuria e pamatë për kombin e nga dëshira për ta parë atë në radhët e para të përparimit njerëzor, Astriti ma hapi zemrën, pa mbajtur as më të voglën rezervë. Thashë me vete: “Këto duhet t’i mësojë çdo shqiptar, i kudondodhur”. Dhe mendoj se nuk e kisha keq, përderisa mjaft të përmendet fakti që jeta dhe vepra e Astrit Lekës, përpos që përbëjnë një kontribut pa

të dytë për mbrothtësinë tonë, shërbejnë si shembull për këdo. Por, megjithatë me rëndësi është fakti që, njerëz si Astrit Leka, tanimë fort të rrallë, janë dokument i gjallë dhe autentik i gjithçkaje që ndodhi gjatë një kohe tepër të gjatë, që fillon të paktën me periudhën ndërmjet dy luftrave botërore dhe vazhdon, pandëprerje, edhe në ditët tona. Duke qenë njeri me karakter të lartë, - pa vese, pa mërira, pa shtysa negative, si: hakmarrja, prapaskenat, pabesia, përgojimi, lakmia, egoizmi apo smira, Astriti, vetvetiu na paraqitet si mishërimi i së vërtetës së kulluar, të pacenuar aspak nga ndikime të një kahu apo të një tjetri. Në klimën e sëmurë komuniste, ku konformizmi, poshtërsia, servilizmi, nënshtrimi pa kushte ndaj partisë - shtet, rënia barkas para eprorëve, besimi i verbër ndaj autoriteteve të korruptuara, karrierizmi e dukuri të tjera të këtij lloji, Astriti ruajti me dinjitet vertika-

çiltërsi: “Unë nuk dua të dal para publikut mbarëshqiptar si një figurë me bëmat e mia, por si një aktor aktiv, i cili, në shumë raste është edhe bartës i kujtimeve të drejtpërdrejta të atyre që kanë qenë në odat e burrave në kohën e Lidhjes Prizrenit, si, bie fjala, Hamdi Bej Ohri, nipi i Iljaz Pashë Dibrës, dhe rreth njëzet nënshkruesve të Aktit të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, nismëtarë të Kongresit të Lushnjës apo personalitete të kohës së Fan Nolit, e të Zogut, derisa fillova të bëhem edhe vetë një miniprotagonist, objekt dhe subjekt evenimentesh të ndryshme me rëndësi historike. Nga ky këndvështrim, vepra që do të shkruash, ka për të qënë diçka sui generis, unikale, se, për hir të së vërtetës, praktikisht nuk kanë mbetur shumë shqiptarë të brezit tim që t’u kenë bërë ballë ashtu siç duhet të gjitha vështirësive në etapat e ndryshme të historisë sonë të dhimbshme, të shoqëruara

sitetit të Nju Jorkut, profesori Grinberger, fill pasi ky pa tre dokumentet kryesore: librezën e punës ku theksohej se ishte pushuar nga puna me motivacionin “për veprimtari armiqësore”; dekoratat e dëshmitë e luftës dhe tri diplomat universitare dhe sidomos pas bisedave që zhvilluan bashkarisht. Këtë ofertë bujare Astriti nuk e pranoi, por ajo ndikoi fuqimisht për zhdukjen e kompleksit të inferioritetit për shkak të vetizolimit gjysmëshekullor dhe iu rrit besimi se mund të vazhdonte të jepte në vazhdimësi ndihmesë në lëmin e shkencës. Jo më pak rëndësi pati për Astritin dëgjimi i drejtpërdrejtë nga goja e Nelson Mandelës të sapoliruar nga burgu, për veprimtarinë në të mirë të popullit të vet e të mbarë njerëzimit. Nga ai moment, pas kontakteve me deputetë e personalitete të Kosovës, përfshi Ibrahim Rugovën e Anton Çettën, si dhe të Maqedonisë, në kontekstin e zhvillimeve

dr. Agim Leka për dërgim aparaturash të sofistikuara në Shqipëri. Këtu kemi parasysh sigurimin e dy skanerave, me ndërmjetësinë e të vëllait, doktor Agim Lekës, i cili ishte vendosur në SHBA prej mëse dyzet vjetësh. Malli për atdheun mbeti gjithnjë i ndezur në shpirtin e tij, paçka se regjimi komunist nuk e shihte me sy të mirë si ish-anëtar i rinisë balliste dhe pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes. I vetmi që ka mbetur gjallë nga gjithë ata që u mblodhën në atë konferencë historike. Nga SHBA, Astriti shkoi në Kanada, ku, në vazhdën e përpjekjeve për të bërë diçka për atdheun, ia doli mbanë të krijonte një urë bashkëpunimi midis instituteve të shkencave të natyrës të të dy vendeve, çka u konkretizua me dërgimin në Shqipëri nga pala kanadeze të librave dhe farave të zgjedhura për Kopshtin Botanik të Tiranës. Ju lutemi të na thoni edhe ndonjë hollësi tjetër për kontributet e profesorit Astrit

litetin moral e human dhe këqyri gjithçka me syrin e paanshëm të njeriut të drejtë e të panënshtrueshëm. Ai është, pra, objektiv dhe bën l’histoire, pas des histoires! (histori, jo historira). Vlera e pazëvendësueshme e dëshmive të Astritit, të cilat janë konfirmuar katërcipërish nga dokumente të panumërta, me shkrim e me gojë, qëndron sidomos në faktin që ato nuk mund të “retushohen”, të deformohen, dhe as të zbukurohen apo të shëmtohen, siç ka ndodhur tepër dendur, në varësi nga përgatitja dhe përkatësia politiko-ideologjike e hartuesit, qoftë ky institucion, person juridik, apo person fizik. Për të ilustruar këtë, mjaft të përmendim se figurën e luftëtarit për liri fashistët e vizatonin me ngjyrat më të errta, ashtu siç vepronin zyrat e kuadrit dhe përgjithësisht organet e diktaturës në komunizëm me demokratët e vërtetë, të ndershëm dhe jokonformistë, si Astrit Leka. Kur e njoftova se vendosa të marr përsipër hartimin e një monografie për jetën e veprën e tij, Astriti u prek dhe, pasi më falenderoi, si për të më orientuar të jem sa më i saktë dhe i paanshëm, më tha me

me goditje të papara në historinë e Ballkanit”. Dhe, ç’është më interesantja, ka qenë gjithmonë në ngjitje. Duke sfiduar anatomofiziologjinë, doli në Perëndim kur i kishte mbushur të 65 vjetët. Dhe ai bën pjesë në radhët e atyre shqiptarëve të rrallë, të cilët pas shembjes së diktaturës kanë në aktivin e tyre njëzetedyvjeçar rezultate mbarëkombëtare, madje edhe ndërkombëtare. Në Perëndim doli më 28 maj 1990, kur në Shqipëri erdhën për vizitë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Perez de Kuelar, dhe senatori amerikan Lantosh. Me lëshimin e mijëra pasaportave për jashtë shtetit, të tronditur edhe nga ngjarjet e Rumanisë, donin të krijonin përshtypjen se Shqipëria po fillonte të liberalizohej. Në SHBA, ku shkoi fillimisht, para hapjes së ambasadave të huaja në Tiranë, si shtetasi i parë shqiptar atje, me pasaportë dhe vizë të rregullt, - pas një ndërprerjeje mbi gjysmëshekullore të lëshimit të vizave amerikane për shqiptarët, qysh prej 7 prillit 1939 (me përjashtim të të arratisurve politikë), - iu ofrua punë si bibliograf nga dekani i Fakultetit të Drejtësisë i Univer-

politike në Ballkan e më gjerë, u frymëzua dhe e quajti detyrë atdhetare të bënte diçka, qoftë edhe modeste, për kombin shqiptar e për të drejtat e njeriut. Dhe mundësitë për një gjë të tillë kishin ardhur, njëherazi me revoltat e mbarë popullit shqiptar në Kavajë, Shkodër e gjetiu dhe që arritën kulmin me ngjarjen e ambasadave në Tiranë. Aq më shumë që edhe shqiptarët në Jugosllavi ishin ngritur në këmbë për të drejtat e tyre të ligjshme, të shprehura me zërin e fuqishëm të Parlamentit të parë të Kosovës. Ndërkaq, gjatë qëndrimit gjashtëmujor në SHBA, përmes kontakteve të dendura me universitete prestigjioze amerikane New York University, Columbia University, Adelphy University etj, Astriti mundi të siguronte dhe t`u dërgonte në atdhe institucioneve mësimore dhe shkencore homologe, një fond librash të rëndësishme që ishin fjala e fundit e shkencës dhe që për më se 50 vjet atdheu ynë ua kishte mbyllur derën. Duke ditur gjendjen plot vështirësi të shëndetësisë shqiptare, edhe pse nuk kishte asgjë në dorë, u përpoq vetëm të sensibilizonte, vëllain e vet

Leka !. KOPI KYÇYKU - Evidentimi i kontributeve të Astrit Lekës nuk le në hije meritat e të tjerëve. Ai nuk ka nevojë për to, sepse i mjaftojnë të vetat. Madje ia njeh mbarë bota e qytetëruar, përmes vlerësimeve që i kanë bërë një numur i madh personalitetesh të larta të politikës e të shkencës. Teksa po hedh në letër këto rreshta, para syve kam numurin e datës 18 tetor 2010 të gazetës prestigjioze zvicerane “Tribune de Genève”. Në rubrikën “Portret”, me okelion “Genève Internationale”, pranë një fotografie të madhe të Astrit Lekës, nën titullin “Astrit Leka, hero i rezistencës shqiptare”, ndër të tjera, lexoj: “... Jeta e Astrit Lekës është një roman që vazhdon të shkruhet. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pa mbushur 18 vjeç, ai kreu kundër pushtuesit nazist, ndërsa më parë edhe kundër njerëzve të Musolinit, me emrin e vet të luftës Alarik, akte heroizmi të pavdekësuara nga një dramë e Artistit të Popullit Ndrekë Luca, që ka fituar çmim në konkursin kombëtar të organizuar në vitin 1981, me rastin e 40-vjetorit të themelimit

të PPSH-së. Është mirë që t’i shtojmë intervistës zvicerane se Astrit Leka, në kohën kur akti i i tij heroik nderohej në shkallën më të lartë, ai mbante në kurriz cilësimin armik populli. Me motivacion në librezë të punës “pushuar nga puna për veprimtari armiqësore”. Me të drejtë pune vetëm në punë të rënda si në bujqësi 12 orë në ditë në stinën e verës...Gjatë viteve ‘90, vazhdon gazetari zviceran, Astrit Lekën e gjejmë në të gjithë frontet. Ai mbështet nismën e personalitetit zviceran Ueli Leuenberger për ngritjen e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë; merr pjesë në përurimin e tij, si kryetar i Shoqatës SOLIDEST, e cila u vjen në ndihmë vendeve ish- komuniste të Lindjes; merr përsipër përgjegjësi në gji të Federatës Botërore të Veteranëve të Luftës dhe mbështet Nismën e Gjenevës për dialogun izraelo-palestinez. Veterani i rezistencës shqiptare mbron kauzën e të drejtave të njeriut, të lirisë së popujve, përkrah luftën kundër minave antinjeri. Ai përpiqet t’u rikthejë krenarinë shqiptarëve duke ngritur në Gjenevë, me shpenzimet e veta, monumentin e Skënderbeut, heroit të Shqipërisë. Në moshën 85-vjeçare, pas shumë vitesh që ka përshkuar botën kryqetërthor për të marrë pjesë në konferenca, simpoziume dhe kongrese ndërkombëtare, ai krenohet që nuk i ka tradhtuar kurrë bindjet e veta. Unë do të shtoja se, në një kohë kur shumë bashkëmoshatarë të tij e mbyllën luftën njëherazi me çlirimin e vendit nga nazifashistët dhe e quajtën të udhës të shijojnë në maksimum frytet e saj, duke mbajtur poste, ofiqe dhe duke gëzuar privilegje nga më të ndryshmit, për Astrit Lekën lufta nuk ka mbaruar; ajo vazhdon pa ndërprerje, deri në fund të jetës. Dhe, me rëndësi të jashtëzakonshme është se frytet e kësaj lufte të përhershme, të gjithëditshme, Astriti për asnjë çast e në asnjë rast nuk i ka mbajtur për vete. Kënaqësinë e vërtetë e ka ndjerë pikërisht atëherë kur ato fryte ua ka dhënë njerëzve të thjeshtë, anekënd botës, duke bërë një jetë nga më modestet. I nisur nga mendimi se të gjitha partitë politike shqiptare të ish-Jugosllavisë, pavarësisht nga orientimi ideologjik që kanë, duhet të vihen pa rezerva në shërbim të kombit e të atdheut, Astriti, - i cili nuk ka bërë pjesë asnjëherë në ndonjë parti politike, si në Shqipëri, ashtu edhe në mërgim, - ka mbajtur qëndrim të njëjtë ndaj tyre, pa i mbajtur anën njërës apo tjetrës. Njëkohësisht nuk ka mbajtur për asnjë çast qëndrim indiferent ndaj veprimtarisë dhe vendimeve të tyre. Përkundrazi, nuk ua ka kursyer vërejtjet dashamirëse e konstruktive, sa herë që e ka gjykuar të arsyeshme. Sa ç’mohet në Shqipëri Astrit Leka? KOPI KYÇYKU - Çka thamë më sipër, lidhet me vetë identitetin e Astrit Lekës, i cili është shprehja e vullnetit për të respektuar shenjtërisht një program jete dhe e një ndjeshmërie të pazakontë të fituar nga përjetimi intensiv i evenimenteve shoqërore dhe historike. Pikërisht jeta e nxiti të përcaktonte, të qartësonte opsionet dhe të zbulonte vokacionin e vet të vërtetë. Janë dukuri, të cilat sot përkufizojnë një ndërgjegjje, një vepër, një mënyrë origjinale të jetuari e të vepruari në Shqipëri e në dhé të huaj. Bëhet fjalë për ecurinë drejt majash shkencore e shpirtërore, të një evropiani të mirëfilltë, të një shqiptari që ka “pushtuar” Evropën, por edhe kontinente të tjerë. Me forcat e meritat e veta, duke dëshmuar se kombi ynë ka potencial krijues të pamatë. Por “Modeli Astrit Leka” mjerisht nuk i çmohet sa duhet nga ne e tek ne. Kjo të kujton thënien: “Askush nuk mund të jetë profet në vendin e vet”. Duam, s’duam, vlerat na i ditkan më mirë pikërisht të huajt. Në dosjet përkatëse, ndër materialet, që më shërbyen si “lëndë e parë” gjatë përgatitjes së monografisë për jetën dhe veprimtarinë e Astrit Lekës, pata rastin të shoh me qindra foto-


SPECIALE •E

hënë 4 qershor 2012

grafi interesante të veprimtarisë së tij, ku shqiptari ynë pozon me dinjitet krahas dhjetëra presidentësh, dhjetëra kryeministrash shtetesh, si edhe qindra ministrash, ambasadorësh e personalitetesh të shquara kudo në botë. Edhe pse ai nuk ka qenë ngarkuar me ndonjë funksion politik a shtetëror, ai ka qenë një ambasador moral i kombit shqiptar kudo në botë. Ai ka çuar zërin e kombit tonë kudo që i ka shkelur këmba. Dhe këto vende ku ai ka shkuar, në të pesë kontinentet, nga jugu i tyre, në qendër e në veri, nuk janë të pakta. Dhe personalitetet që ai ka takuar ishin përfaqësuesit e vërtetë të popujve të tyre. Shqiptari ynë, dikur i diplomuar edhe në një fakultet historie e gjeografie, kudo që shkonte, kujtonte ngjarje nga atdheu i tij, që lidheshin me vendet e reja që njihte. Atij i kujtohej bashkëpunimi me miqtë e vet dhe të familjes, por dhe kolegët e tij, profesorët Eqrem Çabej dhe Ahmet Gashi, me të cilët bëri një treshe shkencore, për të caktuar kriteret që duheshin përdorur, për herë të parë në historine e hartografisë shqiptare, për vendosjen me nyje të shquar apo të pashquar të emërtesës gjeografike, në hartat tona në gjuhën shqipe. Ishte fjala për hartimin e emërtesës gjeografike të të parit atlas gjeografik në gjuhën shqipe, me të cilin mësuan me qindra mijëra nxënës shqiptarë gjeografinë botërore. Nga gjithë fotografitë që zura në gojë më sipër, vendosa të veçoj për këtë intervistë disa, ku Astritin e shohim me disa personalitete të nderuar me çmimin “Nobel”, si dekanen e gjithë çmimeve “Nobel”, senatoren italiane Rita LEVI MONTALÇINI, Mihail Gorbaçov, Eli Vizel, specialisten amerikane Xhodi Uilliams, në minat antinjeri dhe Kofi ANNAN. Pak më tej, kam para meje disa thënie për Astritin: “… njohuritë tuaja, veprimtaritë tuaja të mëdha, si dhe personaliteti juaj, bëjnë që universiteti ynë të nderohet po t’ju ketë në shërbimin e tij “ (Hans Majer, rektor i Universitetit të Friburgut, Zvicër, 19 mars, 1991). Kjo letër ka qenë me shumë vlerë për Astritin, se e ndihmoi ndjeshëm për të zhdukur atë kompleks të natyrshëm ndaj intelektualëve perëndimore, kur ai doli nga Shqipëria e mbyllur krejtësisht. “Duke vlerësuar personalitetin tuaj, ju autorizoj ta shënoni emrin tim si referencë në çdo letër drejtuar autoriteteve zvicerane” (Hajnrih Ursprung, ministër i Shkencës dhe i Kërkimeve të Zvicrës, Bernë, maj, 1995) ; “Zoti Leka është personalitet i njohur për mirë jo vetëm në mjediset zvicerane, por edhe në ato të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Emri i tij është një letër rekomandimi e hapur në Shqipëri” (Elisabet Rës Dekre, kryetare e Parlamentit të Gjenevës, maj, 1996); “Mesazhi juaj më ka prekur shumë; në të unë lexoj angazhimin e një personaliteti të frymëzuar nga ideale të larta” (Pol Fivat, ambasador, Drejtoria e Dytë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës); “Puna juaj në gjirin e Federatës Botërore të Veteranëve të Luftës lidhur me Nismën e Gjenevës për Paqe midis Izraelit e palestinezëve vlerësohet lart nga ne” (Mishlinë Kalmi Re, ministre e Jashtme e Zvicrës, mbështetëse nga të parat e çështjes së Kosovës); “Çmoj interesimin tuaj për çështjen tuaj kombëtare” (Kofi Anan, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Gjenevë, 16 korrik, 2001); “Çmoj figurën e shquar të Skënderbeut dhe ju shpreh mirënjohjen për nderin që më bëni duke më caktuar anëtar nderi në komisionin e ngritjes eventuale të përmendores së tij në Paris” (Bernard Kushner, ish i ngarkuar i OKB-së në Kosovë, ministër i Jashtëm i Francës, qershor, 2002) ; “Ju prezantoj një veteran të madh lufte nga një vend i vogël - Shqipëria” (Zhak Shirak, ish-President i Francës, duke iu drejtuar Gerhard Shrëderit, ishKancelar i Republikës Federale Gjermane, Normandi, 6 qershor, 2004). Shfletoj sërish gazetën e mirënjohur zvicerane “Tribune de Genève”. Në numurin që mban datën 3 shkurt 1993, lexoj shkrimin e titulluar: “Mos harroni shqiptarët”, ku Astriti, me patos të jashtëzakonshëm, shprehet: “… Kam besim të plotë te populli im që ka një moshë mesatare prej 27 vjetësh, më i riu i Evropës. Kam besim në potencialin bujqësor, minerar dhe turistik të vendit tim. Populli shqiptar mund të mbështetet në trashëgiminë e traditave të tij historike, të cilat nuk duhet të ngatërrohen me ekseset vdekjeprurëse të nacionalizmit. Mikrobi që shkakton këtë sëmundje, e cila është bërë endemike dhe bren e shkatërron demokracitë e reja që po lindin në Vendet e Lindjes, mund të asgjësohet po qe se në Ballkan zbatohen parimet universale të pavarësisë së popujve dhe kombeve, duke u dhënë autonominë e vërtetë pakicave etnike që gjenden në mes apo brenda kombësive të ndryshme”. Astriti iu kundërvu Misha Milosheviçit, këshilltarit diplomatik të Radovan Karaxhiçit, atëkohë punonjës në zyrat e OKB-së në Gjenevë, i cili, duke folur në emër të diasporës serbe prej 400.000 anëtarësh, si kryetar i saj, në një intervistë pò për “Tribune de Genève”, të vetëm pak ditëve më parë (më 22 janar 1993), ishte shprehur me fjalët më të këqija për shqiptarët e Kosovës. Ai pretendonte se shqiptarët e Kosovës,

që ndodheshin ende nën sundimin sërbomadh, nuk përbëkan një popull! Astrit Leka shpalosi fakte dhe argumente shkencore historike për lashtësinë e vazhdimësinë e paprerë të shqiptarëve në Ballkan e në Evropë, duke theksuar: “… Më se tre milionë shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë: ata përfaqësojnë si numër grupin e tretë të popullsisë së ish- Jugosllavisë. Ata janë të barabartë nga numuri me gjysmën tjetër të popullit që jeton në Shqipëri. Pra, është një padrejtësi e madhe të sakrifikosh gjysmën e kombit shqiptar (në Kosovë, në Sërbi, në Maqedoni, në Mal të Zi) vetëm me pretekstin e parandalimit të një konflagracioni ballkanik. Shqipëria, duke respektuar parimet e Kombeve të Bashkuara, nuk i rivendikon këto toka të banuara nga një shumicë popullsie shqiptare edhe pse ajo ka të drejtë”. Më tej, Astrit Leka dilte në përfundimin se “…OKB-ja, me të gjitha mjetet që disponon (duke përfshirë edhe ato ushtarake), duhet të angazhohet për mbrojtjen e efektshme të këtyre popullsive dhe të garantojë të drejtën e tyre për vetëvendosje. Pa përjashtuar ribashkimin e tyre në gjirin e një shteti të vetëm shqiptar, i cili do të kishte afërsisht madhësinë e Zvicrës dhe do të bëhej faktor ekuilibri në Ballkan”. Ja, tani, pas 20 vjetësh, në vijim të një numri të madh shkrimesh për veprimtarinë e gjithanshme të Astrit Lekës, të publikuara në shtypin dhe në masmedian ndërkombëtare, sytë më venë sërish në numurin e datës 18 tetor 2010 të prestigjiozes “Tribune de Genève”, ku Alën Zhurdan, publicist i mirënjohur zviceran, bën këtë portretizim: “Astriti, me emrin e tij të luftës Alarik, ka shpëtuar shumë jetë njerëzish. Termi tërheqje nuk ekziston në fjalorin e Astrit Lekës. Të pakët janë njerëzit që e njohin historinë e këtij intelektuali shqiptar, që ka ardhur në Gjenevë në fillimvitet ’90. Sot, në moshën 85-vjeçare, ai thotë se ndoshta do të duhej të shkruante kujtimet e veta. Vitin që shkoi besoi se i kishte ardhur fundi i jetës kur avioni, me të cilin po kthehej në Gjenevë, bëri një ulje të detyrushme në Austri, pas një defekti në motorë. Tani ai vë buzën në gaz për këtë ngjarje… Një hero lufte, i urryer nga regjimi komunist, që arriti të shpëtonte edhe nga katastrofa ajrore… Historia e tij mund të ishte ndalur aty. Por jeta tjetër e Astrit Lekës zuri fill në Gjenevë, në vitin 1990. Në moshën 65-vjeçare, kur regjimi komunist shqiptar, për të krijuar tek të huajt përshtypjen se po liberalizohej përmes dhënies së pasaportave mijëra qytetarëve të vet, Astriti u largua nga Shqipëria për t’u vendosur në brigjet e Liqenit të Lemanit, në Gjenevë, pas një qëndrimi gjashtëmujor në SHBA, Kanada dhe në disa vende të tjera të Evropës. Historia e kap sërish Astritin. Në fillim autoritetet e Gjenevës, nën ndikimin e forcave antishqiptare, dyshuan se mos Astriti ishte agjent i komunistëve. Por ky dyshim shpejt u zhduk”. Historianin Astrit Leka e ftuan në kongrese e konferenca dhe i kërkuan mendime për ngjarjet që po zhvilloheshin në Ballkan. Në kolokiumin e parë për trajtimin shkencor të mundësive të përfshirjes dhe integrimit në Evropë të vendeve ish-komuniste të Evropës Juglindore (Gjenevë, maj 1992), shumica e folësve - historianë, politikanë, studiues e analistë të njohur të problemeve të rajonit, - këmbëngulnin që të mos shpërbëhej Jugosllavia ngaqë një gjë e tillë, sipas tyre, do të sillte pasoja fatale, do të ndizte konflike dhe luftë ballkanike. Ndër ta, përmendim: Zhorzh Kastelan, profesor nderi dhe i merituar i Universitetit të Sorbonës (Paris); Hans-Peter Furer, drejtor i Çështjeve Politike në Parlamentin Evropian (Strasburg); profesor Zhan-Pol Karteron, president i Forumit Kran-Montana; profesori Zhak Fremont, President nderi i Qëndrës Evropiane të Kulturës; Virxhil Kandea, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Studimeve të Evropës Juglindore (Bukuresht), Sër Rexhinald Hibert, ish - ambasador i Britanisë së Madhe në Francë, ish-anëtar i Misioneve Britanike, të parashutuara gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, pranë të cilave Astriti ishte atashuar me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, si dhe personalitete të tjera të shquara. Duke pasur parasysh se jetësimi i një teze të tillë, në një kohë kur Evropa po bashkohej përfundimisht, rrezikonte ta mbante Kosovën përjetësisht nën Jugosllavi, Astriti parashikoi me argumente shkencore dhe shpalli botërisht se shpërbërja e Jugosllavisë ishte një domosdoshmëri absolute për paqen e stabilitetin në Ballkan e në Evropë, sepse, sipas tij, konflikti do të mbetej brendapërbrenda kufijve të Jugosllavisë. Sot, mund të themi se historia i dha plotësisht të drejtë Astritit, që, në atë kolokium pati mbështetje vetëm nga ministri i qeverisë së Kosovës, Xhaferr Shatri. Ky i fundit ishte ftuar për të marrë pjesë në atë veprimtari të rëndësishme, të paktën për një ditë, pa të drejtë vote, me këmbënguljen e Astrit Lekës. Këto qëndrime parimore në dobi të paqes do t’i shkaktonin telashe Astrit Lekës. Disa kundërshtarë do të guxonin ta padisnin sikur ishte duke kurdisur një atentat kundër Milosheviçit, teksa ky i fundit po vinte në Mbledhjen

e Gjenevës. Qëllimi ishte i qartë: nxjerrja jashtë loje e Zvicrës e Astrit Lekës. Por më kot. Ministrja zvicerane e Sigurimit me letrën që i shkroi çiftit Astrit dhe Emine Leka në korrik 2010, theksonte: “Zonjë, Zotëri, Letrat tuaja të 10 janarit dhe 9 majit më erdhën dhe ju falenderoj. Pasi i lexova dhe pasi u njoha me dosjen tuaj, krijova bindjen e sinqertë se Kantoni i Gjenevës dhe Zvicra mund të jenë krenarë që kanë pritur në tokën e tyre personalitete të këtij niveli kaq të lartë. Megjithatë, ka ndodhur që ardhja juaj në Zvicër të mos ketë qenë pa vështirësi dhe unë e kuptoj hidhërimin që mund të keni përjetuar... E kuptoj, gjithashtu, mungesën e mirënjohjes që mund të keni provuar po të mbajmë parasysh veprat tuaja të admirueshme që s’kanë të çmuar dhe që i keni kryer për mbrojtjen e lirive në Evropë. Uroj të ndiqni veprimtaritë tuaja të idealit që i keni caktuar vetes dhe të gjeni qetësinë që meritoni në vendin tonë, në të cilin tashmë kemi përparësinë të jemi së bashku shtetas zviceranë. Duke ju falenderuar për rëndësinë që do t’u kushtoni këtyre radhëve, ju lutem të besoni, Zonjë dhe Zotëri, në shprehjen e konsideratës sime më të përkryer”. Akulli i heshtjes keqdashëse gjashtëdhjetëvjeçare për punën titanike e të gjithanshme, që Astrit Leka ka zhvilluar me përkushtim të rrallë, duke mbajtur mbi shpinë damkën “armik i popullit”, u thye. Krahas vlerësimeve të autoriteteve më të larta zvicerane, Astrit Lekës iu akordua një numër i madh urdhrash e medaljesh nga institucione politike, shkencore dhe të natyrave të tjera, anekënd globit, përfshi Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Pas këtyre që thatë, a mund të na jepni një përkufizim të personalitetit të Astrit Lekës? KOPI KYÇYKU - Çdo personalitet i mirëfilltë është sinonimi i njeriut me kulturë të gjerë, militant aktiv për një të ardhme më të mirë për popullin e vet dhe për krejt njerëzimin. Një personalitet poliedrik si profesori Astrit Leka, - pedagog, merceolog, filozof, gojtar, ekonomist, historian, sociolog, politolog, shkrimtar, publicist, poliglot, përkthyes, - zotëron vokacionin e pasionit të frymëzuar nga ideale madhore, si dhe angazhimin gjithëpërfshirës, si në vorbullën e një të shkuare të turbullt e gjithaq të vrullshme, aq dhe të një të sotmjeje të përndezur. Njohja e “të fshehtave” të Astrit Lekës ka vlerë të posaçme sidomos, - sikurse e përmendëm më sipër, - nga këndvështrimi i marrjes si model, si shëmbull për t’u ndjekur përderisa ka si përmasa dhe si njësi matjeje integritetin e përkryer. Dijetari rumun Dimitrie Kantemir ka thënë: “Tek njeriu integral fjala mbart ikonën e shpirtit, ndërsa veprimi, aksioni - thesarin e ruajtur nga zemra”. Vëmendja që u duhet kushtuar njerëzve si Astrit Leka lidhet edhe me faktin që ata na kumtojnë e na ushqejnë me mendime e me dije të thella, tejet të dobishme, udhërrëfyese për jetën. Çdo kuvendim me një personalitet të tillë na dhuron momente kënaqësie intelektuale falë fuqisë depërtuese, rrezatimit të vitalitetit dhe të botës së gjerë shpirtërore, me të cilat ai është i pajisur. Ish-Presidenti i Rumanisë I. Iliesku pas njohjes, por edhe pas ndonjë polemike që kishte pasur me Astrit Lekën, e ftoi për drekë shqiptarin tonë, si shumë personalitete ndërkombëtare. Interesant ishte fakti se Astritin e vunë në tavolinë ngjitur me dr. Daniele Vasella, zvicerani që drejton Novartisin, firmën farmaceutike botërore, i cili në vitin 2010 ka marrë si rrogë vjetore me dhjetëra milionë franga zvicerane, pra rreth një qind mijë franga zvicerane për dite pune. Pasi Presidenti i përcolli të gjithë të ftuarit, mbajti vetëm Astritin, për të folur shtruar me të, duke i marrë personalisht dosjen e ngritjes së statujës në kalë të Skënderbeut në Bukuresht. Ai i shpjegoi Astritit se ata nderojnë personalitetet e mëdha, që udhëheqin ekonominë botërore, por nderojnë edhe ata, që në kohën e tyre rrezikuan jetën për mundjen e nazifashizmit, duke shpëtuar lirinë, këtë vlerë të madhe të njerëzimit, pa të cilën nuk do të kishim zhvillimin e sotëm. Astriti i tha Ilieskut; “Por u larguam edhe nga komunizmi”. Pastaj morën në analizë plagën që kullon gjak të të dy popujt. Ajo pjesë e rinisë shqiptare dhe rumune që është bërë problem për gjithë Evropën… Takimi midis intelektualit atdhetar shqiptaro-zviceran, që i ka kushtuar jetën paqes dhe kombit të vet e që punon pa u ndjerë e pa i shtrirë dorën askujt dhe zviceranit të shquar dr.Vasella e vlen të përmendet në këtë intervistë, me një pjesë të letrës vlerësuse që ky i fundit i dërgon Astrit Lekës: “Fjalët tuaja kanë pasur një kuptim të veçantë për mua, sepse ato lidhen me jetën tuaj shumë impresionuese, kundër së majtës totalitare dhe sigurisht më parë edhe luftës suaj heroike kundër nazizmit, në gjirin e brigadave partizane. Ju keni qenë gjithmonë i gatshëm të mbroni idealet tuaja, pavarësisht nga sa ju ka kushtuar personalisht. Ky qëndrim meriton respektin më të madh, aq më shumë për faktin se brezi i lindur pas lufte, të cilit i përkas edhe unë, nuk mund ta kuptojë veçse me vështirësi, se sa kurajë ju është dashur për të luftuar

aktivisht fuqitë fashiste dhe komuniste”. Ju zutë në gojë më lart problemin e mprehtë të refugjatëve kosovarë. A mund të na thoni diçka më shumë lidhur me qëndrimin e Astrit Lekës në këtë aspekt delikat? KOPI KYÇYKU - Siç e dimë, në fillimvitet ’90 të shekullit të kaluar, Milosheviçi donte ta zbrazte ishJugosllavinë dhe mundësisht krejt Ballkanin nga shqiptarët, duke i nxitur apo duke i detyruar të braktisnin vatrat stërgjyshore dhe të dyndeshin në Perëndim. Ai ishte pothuajse i sigurtë që kjo mund të ndodhte, sepse, nga njëra anë shqiptarët etnikë do të shpëtonin nga gjëmat e serbomëdhenjve, dhe nga ana tjetër në Perëndim i priste një jetë shumë më e mirë. Astriti e ngriti zërin fort kundër këtij plani djallëzor, i cili, jo vetëm do të çonte në sllavizimin e trevave shqiptare, ëndërr kjo e vjetër e çubrilloviçëve, por do t’i hapte telashe të papërfytyrueshme Evropës Perëndimore, botës së lirë në përgjithësi dhe Zvicrës në veçanti. Argumentet e tij solide tërhoqën vëmendjen dhe morën vlerësim të merituar nga autoritetet më të larta zvicerane. Këto çmuan sidomos faktin që, në rast se do të ishte realizuar plani i Milosheviçit, do t’u krijoheshin vështirësi për sistemimin në punë të mijëra e mijëra njerëzve, të cilët vinin nga një botë krejt tjetër, me nivel zhvillimi tepër të ulët, pra edhe me shanse tepër të pakta për t’iu përshtatur me lehtësi realitetit të ri. Nën titullin «Nuk duhen shpërndarë kosovarët nëpër botë», gazetat «Le Courrier» dhe «La Liberté», të datës 5 maj 1999, botuan intervistën e Astritit. Ata vinin në dukje se, në polemikën që kish shpërthyer në ato momente rreth pritjes së kosovarëve në Zvicër, Astrit Leka pati meritën e qartësisë: refugjatët duhet të qëndrojnë atje ku janë, në Shqipëri. «Për mua, thoshte Astriti, do të ishte një gabim i rëndë, një deportim i dytë sikur t’i transferoje në Kubë, në bazën amerikane të Guantanamos, ose në Norvegji ose në Zvicër. Në Shqipëri, shtonte më tej ai, kanë për të rigjetur gjuhën, atmosferën, mund të shkojnë në shkollë, të punojnë në fusha, sepse shumica janë fshatarë. Ata nuk kanë për t’i humbur rrënjët». Më tej, theksonte: «Por Shqipëria nuk mund t’i presë vetë, ajo është tepër e vobegtë. Duhet, pra, që Evropa dhe bota ta ndihmojnë Shqipërinë që ta bëjë këtë». Në vijim, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me bashkimin familjar, Astriti shfaqte mendimin : «Kjo është tjetër gjë. Të afërmit e shkallës së parë Zvicra duhet t’i pranojë pa ngurruar. Por vendimet duhen marrë rast pas rasti dhe me bujari... Por përparësi merr ndihma në vend» (në Shqipëri, sh.y.). Bindjen e vet Astriti e bazonte jo vetëm në përvojën vetjake prej emigranti, por edhe në kontaktet e ngushta që mbante me përfaqësuesit politikë të Shqipërisë, Kosovës dhe të bashkësive shqiptare nëpër botë. «Çfarë do të bënin këta mijëra kosovarë në Zvicër?», shtronte pyetjen ai dhe vazhdonte: «Askush nuk e di nëse do të riktheheshin në vatrat e tyre. Këta njerëz kanë humbur gjithçka, janë çrrënjosur, kanë përjetuar një traumatizëm të rëndë. Cilat do të ishin mundësitë e kontakteve, e marrëdhënieve me popullsinë zvicerane? Sot emocioni është i fortë, gjithë bota dëshiron t’u vijë në ndihmë. Po më pas? Nuk na mbeten veçse vështirësi që duhet t’i ndajmë së bashku. E di që Shqipëria është e gatshme t’i pranojë këta refugjatë, po qe se ndihmohet. Presidenti i saj e tha të hënën në mbrëmje në televizion. Dhe kjo ndihmë do të jetë shumë më pak e shtrenjtë ... se sa në Zvicër. Gjëja më e mirë për Zvicrën është vënia në zbatim e projekteve - pilot, për t’i ndihmuar në vend, në familjet shqiptare, në fshatrat e vendit”. Astriti siguroi zotimin e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Bujar Bukoshit, të UÇK-së, të krerëve të partive politike shqiptare në Maqedoni e në Malin e Zi, të shqiptarëve, që ishin të afërt me zëvendëspresidentin amerikan Al Gore, të këshilltarëve të kryeministrit italian Romano Prodi; mbështetjen e Parlamentit të Evropës përmes zotit Hans Peter Furrer, i cili mori përispër të bëjë dy projekte - pilot duke kërkuar premtimin e Astritit për vlerësimin e tyre. Konfederata Zvicerane e dha përgjigjen gjithashtu, sidoqë të vonuar (1 mars 1999), me anë të këshilltarit federal zviceran, F. Kotti. Rëndësi pati takimi dhe sidomos premtimi i zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhënë në Hotelin e Paqes në Gjenevë për të pritur e mbajtur rreth 500.000 refugjatë vetëm në Shqipëri. Sigurisht ai foli në emër të shtetit duke kërkuar mbështetjen financiare të botës. Pra, projekti i Astritit u realizua. Me këtë projekt, u shmang shpërthimi i parlamenteve evropiane, ku kishte parti politike që nuk donin t’ia dinin fare për refugjatët shqiptarë, viktima të genocidit serb të Milosheviçit. E përsërisim: Ishte fjala për 1 milion refugjatë shqiptarë që duhej të sistemoheshin brenda pak

»

09

javësh me rregullat që ka Evropa. Pra, ishte shumë e vështirë për të mos thënë krejt e pamundur për Evropën të përballonte një milion refugjatët shqiptarë të Kosovës. Astriti e kishte njohur mirë masakrën e 300.000 shtetasve të Burundit, kishte takuar para masakrës edhe Kryeministrin e tyre. Ishte edhe në dijeni për masakrat e 900.000 ruandezêve brenda 100 ditësh. Mund të themi se bota nuk vuri dorë në ta. Astriti, pra, donte që kombi shqiptar të dilte faqebardhë në këtë katastrofë historike të mundshme, me pasoja fatale. Ai e dinte mirë se për atë genocid nuk ishim ne shqiptarët përgjegjës. Aty nga fundi i vitit 1992, ai kishte organizuar një takim midis të deleguarit të Kombeve të Bashkuara në Bosnjë ish-ministrit amerikan të Punëve të Jashtme, Sajrus Vens, me një ministër të Kosovës që nuk arrinte ta bënte dot takimin. Diplomati i shquar amerikan e dha qartë porosinë me këto fjalë. “Kini kujdes ju, shqiptarët e Kosovës, mos u futni sot në luftë kundër Jugosllavisë, se Milosheviçi atë pret, që të bëjë një kaspaphanë me shqiptarët e Kosovës”. Në Zvicër, në Gjermani, në Francë e kudo nëpër Evropë, ku ishin vendosur, shqiptarët e Kosovës donin të sillnin familjet e tyre. Disa politikanë vendës, dashamirës ndaj shqiptarëve, por edhe pa qenë të tillë, por vetëm për hir të humanizmit, bënin përpjekje që të hapnin dyert e shtetit të tyre për të pritur shqiptarët e Kosovës të përzënë nga genocidi serb. Televizioni botëror, me skenat e tmerrshme që paraqiste, kishte sensibilizuar gjithë botën duke ndjellë një dhembshuri për shqiptarët. Sigurisht të gjithë shqiptarët e Kosovës, të kudondodhur në Evropë, donin të sillnin pranë vetes familjarët që ishin akoma rrugëve dhe të pasistemuar. Në këto kushte duhej të vepronte Astrit Leka në Gjenevë. Projekti i tij i kundërvihej rrezikut që kërcënonte një pjesë të kombit tonë dhe, zhdukjes së Kosovës nga harta demografike e Ballkanit me popullsi shqiptare. Astriti mendonte se diplomacia botërore, siç e kishte djegur kombin shqiptar që nga Vendimet e Kongresit të Berlinit, mund ta bënte sërish. Edhe pse në histori, thotë Astriti, nuk ecet me “sikur”, në çdo hap me rëndësi kombëtare që duhet hedhur, duhet të shihet edhe “sikur” Milosheviçi të arrinte të largonte nga Kosova jo një milion shqiptarë, por të gjithë shqiptarët, e të merrte serbët e Kroacisë e ata të Bosnjës e t’i vendoste në Kosovën më pjellore, se tokat që ata do të linin në vendet e tyre. A nuk do të ishte kjo në interes të Kroacisë që pastrohej nga serbët, por edhe në interes të Bosnjës, pse jo dhe të Maqedonisë që do të kishin kufitarë të rinj, në Kosovë, serbët sllavë? Astriti e kishte jetuar tragjedinë e shpërnguljes pas Luftës së Dytë Botërore, të miliona e miliona njerëzve, të padëshiruar prej shekujsh nga shtetet fitimtarë. Nga Vollga e Rusisë në Danubin e Jugosllavisë, disa miliona gjermanë të Silezisë, çamët shqiptarë myslimanë të Greqisë dhe shpërngulje apo dëbim popujsh të tjerë, për të bërë spatrimin etnik nga shteti që kishte forcën në dorë. Ai e dinte se askush nga ata që u larguan me forcë nuk u kthye në vendin e vet. Diplomacia botërore i mbylli ato çështje në emër të pasojave të luftës edhe pse shpernguljet u bënë pas mbarimit të saj. Astriti e kishte shumë të qartë që NATO-ja nuk kishte hyrë ndonjëherë në luftë që nga krijimi i vet, çka mund të kishte ndodhur atje ku ajo e kishte fuqinë. Evropa e kishte lënë Milosheviçin të vriste barbarisht 8.000 bosnjakët, dhe e pranoi atë me nderime për nënshkrimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Historia mund të përsëritej. Milosheviçi, për një pjesë të diplomacisë evropiane, me këtë spastrim, në ish - Jugosllavi, ndihmonte për kthimin e paqes në Ballkan (!). A nuk qe ajo pjesë e diplomacisë evropiane, - përjashto Toni Blerin dhe Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, - e gatshme, përmes ndalimit të bombardimeve nga NATO-ja, ta linte çështjen e Kosovës sot e kësaj dite akoma të pazgjidhur? Nuk duhet të harrojmë, thotë Astriti, se diplomacia evropiane kombin shqiptar e ka gjymtuar në të gjitha traktatet, edhe për faktin se ai përbëhet nga një popullsi me shumicë myslimane. Sigurisht koha ka bërë punën e vet edhe te diplomacia evropiane. Sot mund të themi se do të kishte më pak diplomatë, por ama do të kishte, që do ta quanin një fitore evropiane, genocidin e Milosheviçit, kundër shqiptarëve të Kosovës. Jo si akt genocidi në vetvete, por nga rezultatet që do të jepte: “Spastrimin e Ballkanit, që është Evropë, nga shqiptarët myslimanë”. Jam i bindur që në monografinë tuaj qindrafaqëshe, keni edhe shumë fakte nga veprimtaria e gjithanshme e Astrit Lekës, por hapësira e rezervuar në gazetën, mjerisht nuk na e lejon përfshirjen më gjerë të të tyre tjera pohimeve tuajat për Astrit Lekën !. KOPI KYÇYKU - Gjithsesi, edhe me kaq sa thashë, shpresoj që lexuesit të kijojnë një përfytyrim relativisht të plotë për këtë personalitet poliedrik shqiptar dhe njëherazi evropian.


10

« koment

E hënë 4 qershor 2012 •

Casusbelli serb Nga Marion Mardodaj

S

erbia është e njohur ndërkombëtarisht tashmë për thurjen e intrigave me qëllim mbjelljen e konflikteve dhe tensionimin e vazhdueshëm të situatës në rajonin e brishtë të Ballkanit, brishtësi që ruhet në sae të popullsisë shqiptare. Plagosja e 2 ushtarëve të KFOR-it dhe e të paktën tre serbëve lokalë ditën e premte si rezultat i konfliktit të gjeneruar për shkak të vendosjes së barrikadave prej serbëve në Rudarë, afër Zveçanit, mendoj se nxori në pah edhe një herë mentalitetin mesjetar të Serbisë, atë mentalitet që në termat grekë sot po bëhet gjithnjë e më shumë një mikroide. Pas zgjedhjes së presidentit të ri serb Tomisllav Nikoliç, si një ish-anëtar i partisë radilake serbe dhe me shumë gjasa i orientuar me mendje dhe zemër drejt Moskës, casusbelli i barrikadave do të ishte një mënyrë perfekte me qëllim mbjelljen e konfliktit të radhës në Veri të Kosovës, duke pasur parasysh këtu edhe ngërçin politik për zgjedhjen e presidentit në Shqipëri. Në fakt, duke rikujtuar edhe një herë komedinë hollivudiane të vitit 1997, nuk na mbetet hapësirë tjetër për të aluduar veçse intrigave serbe.

Wag the Dog (“Trazoje Qenin”), një komedi hollivudiane, e cila mori spunto nga mëkati Klinton-Levinski dhe që u transmetua në vitin 1997, ku presidenti i SHBA-ve paraqitet si i gllabëruar nga një krizë seksuale në prag të rikandidimit të tij për t’u rizgjedhur president, bëri që këshilltarët e tij, duke u orvatur të sajonin ndonjë diversion në politikën e jashtme, vendosën të trillojnë një krize që po kërcënonte sigurinë e SHBA-ve. Dhe shteti që po “kërcënonte” SHBA-të u vendos të ishte Shqipëria. Kështu, këshilltarët kontraktuan një regjisor të famshëm hollivudian, i cili bëri një klip, ku paraqiste një vajzë të vogël, e cila vraponte dëshpërimisht për t’u ikur shqiptarëve. Në këtë amulli, forcat e SHBA-ve dërgohen për të ndaluar këtë “kërcënim” që po vinte prej terroristëve shqiptare. Kudo në Shtëpinë e Bardhë inspirohej një fushatë diversioni Mediet dhe opinioni publik amerikan përshkruhen si leshko dhe lehtësisht të manipulueshëm. Për arsye të vendosmërisë së presidentit për të luftuar “kërcënimin” shqiptar, mbështetja ndaj presidentit u rrit në nivele marramendëse. Ky fakt u shfrytëzua në mënyrë djallëzore prej autoriteteve të Beogradit, pasi përputhej plotësisht me mëkatin Klinton-Levinski, dhe gjatë bombardimeve mbi Beograd

më 1999 kjo komedi u transmetua dendësisht prej medieve serbe me qëllim diskreditimin e presidentit Klinton. Efekti i këtij filmi varej nga reagimi i audiencës dhe besueshmëria se me të vërtetë “Shqipëria mundet të strehonte terroristë të pajisur me armë bërthamore”, duke njollosur njëkohësisht edhe imazhin e Shqipërisë nëpër botë. Pa dyshim që këto trillime u shuan me fjalimin e mirënjohur dhe të përvitshëm gjeopolitik të marsit 1999 të mbajtur prej presidentit Klinton. Sekretari në largim në Ministrinë për Kosovën i qeverisë së Serbisë, Ivanoviç, deklaroi të premten se “më duket se Prishtina dhe KFOR-i shfrytëzojnë vakumin institucional në Serbi për të ndryshuar gjendjen në terren”. Gjendje kjo e aprovuar nga pjesa më e madhe e globit dhe që në realitet po tentohet vazhdimisht të ndryshohet nga qarqet nacionalshoviniste serbe me mjete nga më të ndryshmet. Këto fakte mendoj se reflektuan edhe një herë qasjen mesjetare serbe ndaj zgjidhjes së problemeve dhe tensionimi në Veri të Kosovës të premten ishte një casusbelli i radhës për të përligjur psokologjikisht në popullsinë e thjeshtë dhe të ndershme serbe konceptin mesjetar të “naçertanjës”.

Shqipëri pa opozitë Nga Luan KURTI

J

a, më në fund lakrorit iu zbuluan petët. Kur Berisha thoshte se do të zgjidhte një president nga figurat më të rëndësishme të PD-së, Rama e kundërshtonte prerë dhe përpiqej të krijonte idenë e paanësisë: artikulonte termat “konsensus”, “gjithëpërfshirje”, “proces negocimi” dhe “respektim i germës së kushtetutës”. Tani që Berisha pas takimeve me aleatët (ekskluzivisht me Metën), ndryshoi qëndrim dhe pranoi mundësinë e një presidenti mbi palët, që do dilte pas një procesi negociatash, Rama tha se nuk do bëhej pjesë e teatrit të Berishës, duke paralajmëruar bllokimin e procesit dhe bojkotin. Duke luajtur blofin (pasi asnjëherë nuk ka qenë i interesuar për zgjedhjen e presidentit), ai tentonte ta detyronte Berishën të vazhdonte në aventurën e tij duke u përballur me ndërkombëtarët si njeri i pandreqshëm, të cilit i duhet vënë kufiri te thana, përndryshe ky vend do të prodhonte të tjera kriza dhe s’do të ishte i denjë as për NATO-n, as për Evropën. I kompleksuar, i pasigurt për ta fituar sfidën më 2013, ai kishte ëndërruar në mënyrë djallëzore ta shpinte kundërshtarin politik në gijotinë e madje ta detyronte arbitrazhin ndërkombëtar për t’i dhuruar një fitore në tavolinë. Në anën tjetër skeptik, dyshues se mos taktika e tij nuk do të funksiononte, u përpoq që nëpërmjet kulisave të joshte Ilir Metën në një pazar me përfitime dypalëshe, duke lënë pas baltovinën e së kaluarës dhe duke përdhosur veç të tjerash gjakun e katër viktimave të pafajshme të 21 janarit. Pra, për t’u kthyer tek argumenti, ndryshimi i qëndrimit të Berishës ia dogji atij kartat në duar, e bëri të humbas toruan dhe i mllefosur gjithë vrerin, pakënaqësinë ta përmbledh brenda një pakete kërkesash, riformulimesh, që duke e zgjeruar spek-

trin i largohen ekstremisht çështjes kryesore, zgjedhjes së presidentit të vendit. Kjo është mendja diabolike e njeriut që kalon tej çdo mase parashikimi, që nuk pyet për pasojat, që bojkotin ka të vetmen zgjidhje që gjërat të mos zgjidhen kurrë, që thotë “o mu bindni, ose pas meje le të bëhet hataja” (“ta shihni në ëndërr Europën”) dhe nuk ka këshillë, kurë apo leksion demokracie që t’i bëjë derman. Paketat e tij për mazhorancën me katër, pesë apo iks çështje nuk kanë as pikë dhe as presje, janë një kakofoni, një lëmsh mendimesh, gjasash, një mishmash, një labirint ku hyn e nuk del dot as ditën me diell. Ai është lideri karizmatik në rolin e Zhvejkut me thënien e artë “ç’më duhet mua se çfarë them unë”. Por kjo sëmundje, kjo gjendje simptomatike e vazhdueshme, nuk është fati, historia e një personi dhe kaq. Kjo është lëngimi i opozitës shqiptare, është bjerrja e demokracisë, është pamundësia e zërit ndryshe, mungesa e shpresës, e zgjidhjeve alternative, është monologu i një individi të fustruar që në gjenezë, që po zëvendëson dita-ditës komunikimin politik, që tenton t’i ikë realitetit dhe zgjidhjet t’i gjejë në rrjetet sociale. Ai është pa identikit, një njeri anonim, i cili lëshon frazat, batutat e çastit, replikon në distancë, por askush nuk ia sheh fytyrën, mimikën, gjestet; të iluzionon, të hipnotizon, të bën ta admirosh pa ditur se ç’përfaqëson, ku fillon e mira dhe e keqja, ku fillon e vërteta dhe ku gënjeshtra, ku fillon sinqeriteti dhe ku intriga, ku fshihet engjëlli e ku djalli. Veprimet, sjelljet, qëndrimet e tij janë të një paranormali, që halucinacionet, vegimet, përçartjet kronike i paraqet për të vërtetat absolute. Ansambli i PS-së, i zhurmshëm, por gjithsesi virtuoz dhe harmonik në të kaluarën, është bërë tani i heshtur, apatik, pa ide; i ngjan më tepër një kori kishe që këndon haleluja (kryetarit), në vijë

të drejtë dhe pa nerv. Nuk ka më në atë orkestër as vegla fryme, as violinë, as kitar, as kontrabas, as piano, vetëm një lideruc në rolin e xhezbandistit dhe një tufë pasonjësish që çjerrin gurmazet, përplasin duar dhe këmbë duke ruajtur ritmin. E pra, kjo nuk është fatkeqësi vetëm e PS-së, por është fatkeqësi e pluralizmit shqiptar, e demokracisë, që belbëzon, vegjeton, lëngon dhe kalamendet në ethe delirantësh. Ajo që duhej të ishte aset, vlerë kombëtare, shprehje e lartë intelektualizmi dhe qytetarie, burim idesh, pikëpamjesh dhe perspektivash qeverisëse është kthyer në kovaçhanë, ku njëri i bie gozhdës e tjetri potkoit; në manifaturë zejtarësh, ku më e preferuara, më e spikatura është oratoria, militantizmi pro kryetarit, dredhja e tespiheve nëpër zyra; në mërgatë, ku ca hyjnë e ca dalin, ku ca janë miq e ca armiq, ca të babës e ca të njerkës; në një qendër asistence sociale, ku pa bërë asnjë ditë pune në fund të muajit firmos pa t’u dridhur dora çekun për rrogën e radhës. Jemi në një periudhë të bipolarizimit politik ekstrem, ku aktorët kryesorë në një ndeshje revanshi po sillen si sherifët që kanë nxjerrë koburet nga brezi e ia kanë shenjuar njëri-tjetrin, pa pyetur se zjarri i tyre mund të ndëshkojë të pafajshëm që kalojnë atypari, pa llogaritur se dëmi mund të jetë me pasoja të pariparueshme dhe mund ta shndërrojë gjithçka në fushë të shkretë, të zbrazët. Marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europë, si prioritet i prioriteteve, do të kërkonte domosdoshmërisht vendosjen e një akordi paqeje, mirëkuptimi, bashkëpunimi të ndërsjellë. Berisha ia doli të kapërcejë vetveten, së paku de jure me deklarimet e fundit, ndërsa Rama tjerr e tjerr rrjetën e merimangës si Penelopa në pritje të Odiseut, duke e lënë vendin në udhëkryq krizash permanente dhe pa opozitë.


koment • E hënë 4 qershor 2012

»

11

Ridimensionimi modern i jetës dhe nostalgjikët Nga Gëzim TUSHI

P

a dyshim, duke analizuar specifikat e zhvillimeve sociale të kohës, shqetësimet e thella njerëzore, që po e vështirësojnë stabilitetin ekzistencial të qytetërimit tonë, nuk mund të mos themi se ato janë refleksione adekuate të faktit që praktikisht po përjetojmë një etapë të re të zhvillimeve sociale, ekonomike e demografike, kur e tërë shoqëria shqiptare bashkë me njerëzit e saj është në ndryshime eruptive për shkak të ndryshimit të tipologjisë së kërkesave të modernitetit, lëvizjeve dhe ndryshimeve konceptuale të shoqëruara me ridimensionimin e përshpejtuar urban të jetës. Kjo është arsyeja pse e tërë shoqëria shqiptare është duke u ndikuar nga mënyra moderne e riorientimit gjeografik, social dhe kulturor të jetës së njerëzve tanë. Natyrisht, në këtë proces të gjerë e kompleks, që është social dhe individual, janë evidente shumë gjëra të rëndësishme dhe prirje kontroversale dhe qëndrime paradoksale, që duhen vlerësuar me kujdes, sepse shqetësimet tona nuk janë të rastit, as të lidhura me domosdoshmëritë dhe rastësitë e zhvillimeve tona historike, politike e kulturore, por janë probleme me natyrë thelbësore për të rindërtuar jetën dhe që kanë karakter ontologjik. Nuk është fjala për të parë dhe vlerësuar vetëm nga jashtë, nga dukja këtë proces, që është esencial për shoqërinë tonë. Përkundrazi, ka ca gjëra që tregojnë se aktualisht kanë ndryshuar, në mos mund të thuhet se në disa aspekte janë përmbysur raportet e njeriut urban me të kaluarën e tij të trashëguar, qoftë historike, gjeografike, kulturore, fisnore e pronësore, të cilat megjithatë kanë efekt të gjerë në proceset e thella që po përjeton shoqëria dhe njerëzit tanë. Duke i parë me kujdes, duke i vlerësuar nga pikëpamja filozofike dhe sociologjike, besoj se zhvillimet në shoqërinë e sotme shqiptare janë sa emancipuese aq dhe kaotike, që kanë efektet dhe kundërefektet e tyre në riorientimin urban të jetës së sotme, të shoqërisë në përgjithësi, por dhe të qytetarëve shqiptarë. Në këtë kontekst, shoqëria dhe njerëzit tanë janë përballë rrjedhës dinamike më të gjerë të ndodhur ndonjëherë në historinë e qytetërimit tonë, që ka karakter të qartë transformues, ekonomik dhe social. Kjo situatë është arsye e mjaftueshme për të ndikuar në konceptin për rishikimin dhe rivlerësimin e raporteve të reja të jetës në krahasim me paradigmat e së kaluarës, duke e parë në tërë gjerësinë e përmbajtjes dhe fenomenologjinë e ndikimit të shfaqjeve të saj në kohën e tanishme. Shoqëria shqiptare aktualisht ka hyrë në esencë të zhvillimeve të plota të modernitetit social dhe individual. Ajo është në fazën më intensive të ndërtimit mbi parime urbane dhe qytetëruese të marrëdhënieve të njeriut me të sotmen dhe të kaluarën e vet. Procesi i rishikimit, ridimensionimit dhe rivlerësimit të raporteve të njeriut me të kaluarën e vet sociale apo personale është me vlerë të shumanshme për ndërtimin e shoqërisë sipas parametrave pozitivë të modernitetit. Ndryshimet duhen parë jo vetëm në aspektin dhe kuptimin historik, që natyrisht shërben si moment reflektimi dhe ballafaqimi për secilin qytetar shqiptar, që duke jetuar në shoqëri të re, të lirë dhe demokratike të kujtojë kohët e vështira që kemi kaluar së bashku dhe veç e veç. E kaluara jonë e afërt është një nga periudhat më obskurante të historisë, që ndikoi të qenët “popull i karfosur” nga diktatura. Madje, në limitet e determinuara të një jete të vdekur, të bazuar në parametrat e ngushtë të shoqërisë së mbyllur dhe të transformimit të detyruar të njeriut në qenie pa identitet personal dhe me mundësi tejet të kufizuara për fleksibilitet qytetërues, urbanistik dhe me labilitet social. Duke e parë nga kjo pikëpamje, duhet thënë se procesi i raportit të njerëzve tanë me të kaluarën, qoftë të përbashkët apo individuale, ka filluar të shihet me objektivitet, në përputhje me të vërtetat e kohës dhe të historisë sonë. Kjo është arsyeja pse sot në shoqërinë tonë me siguri që janë shumë pak, madje është në rënie progresive pesha sociale e njerëzve, që mund të kenë përfytyrime të deformuara për të kaluarën tonë apo që manifestojnë nostalgji për të, qoftë individualisht apo socialist,

sepse ajo ka qenë tejet e hidhur dhe është vështirë që në të gjesh momente të vërteta të lumturisë në kuptimin e vërtetë dhe të gjerë të saj. Pa dyshim që ne kemi nevojë që të orientohemi drejt dhe pa qenë nihilistë në labirintet e ndërlikuara të së kaluarës sonë. Kjo është arsyeja pse sot duhet të ndihmojmë njerëzit tanë që, jo me inat apo nostalgji, të rregullojnë raportet e tyre me të kaluarën, sepse është e natyrshme që çdo njeri ka proces të personalizuar të raportit të kujtimeve me të kaluarën e vet individuale dhe sociale. Megjithatë, sociologjikisht të vjen keq kur e kaluara është nëpër këmbët tona dhe na pengon në rrugën drejt së ardhmes. Mund të duket e tepërt, por, sa herë ndeshemi me njerëz që kanë konceptime nostalgjike për të kaluarën tonë, që për hir të së vërtetës nuk ka qenë aq e “lavdishme” sa e bëjnë ata, gjithnjë më shkon mendja te një pengesë e madhe, që lidhet me faktin se e kaluara jonë ende nuk i ka “varrosur të vdekurit” e saj. Kjo është një çështje me rëndësi konceptuale, filozofike, morale dhe qytetare. Madje e kaluara për ne shqiptarët ende është proces i komplikuar. Këtë situatë shkrimtari i shquar Milan Kundera e quan “ndriçim i ekzistencës” së njeriut, i cili për ne shqiptarët ka qenë më i vështirë se të gjithë europianët e shekullit të 20-të. Megjithatë, është pozitiv fakti që tani njerëzit tanë janë bërë më koshientë për të kaluarën tonë të përbashkët dhe në njëfarë mënyre po reflektojnë për problematikat që ka sjellë jeta moderne, raportet e së kaluarës me pritmëritë e kohës dhe realitetin empirik. Në këtë valë të gjerë reflektimesh dhe ndryshimesh materiale dhe transformimesh ideologjike, psikologjike, kulturore dhe morale të njerëzve tanë elementet materiale kanë peshën e tyre të veçantë në vlerësimin e raporteve të së kaluarës së jetës së përbashkët me aktualen e shoqërisë dhe aktualitetin e mënyrës moderne të të jetuarit. Kjo është në të vërtetë baza logjike dhe arsyeja thelbësore pse shqiptarët janë duke u transformuar radikalisht si shoqëri, duke ndryshuar me shpejtësi edhe perceptimet sociale dhe identitetin personal të së kaluarës. Natyrisht, që të mos mbetemi në terrene të brishta ideologjike, duhet të pranojmë se në themel të gjithë këtij procesi të thellë ridimensionimit të marrëdhënieve sociale në formë revolucionare dhe individualisht me ritëm të fortë revolucionarizues, është ndryshimi i shpejtë që po ndodh në raportet personale të njeriut me vendin e jetesës, identitetin personal dhe marrëdhëniet me pronën. Kjo është forma më evidente e ndryshimeve që po ndodhin në shoqërinë shqiptare të ditëve tona. Koha po ndryshon me intensitet të veçantë marrëdhëniet e njeriut me veten, shoqërinë, pronën deri në ato nivele ndryshimesh, saqë nganjëherë të duket sikur njerëzit nuk janë në gjendje të kuptojnë esencën e ndryshimeve të thella të marrëdhënieve të njeriut me shoqërinë shqiptare të së kaluarës dhe të kohës moderne. Kjo ngaqë në shumicën e rasteve ky proces tërësor social e gjithëpërfshirës për tërë shqiptarët ndeshet shpesh në trajtën e pakuptueshme të tjetërsimit

nga vendi ku njeriu ka jetuar, nga natyra kulturore morale, fizike e sidomos nga ndryshimet e thella të marrëdhënieve të njeriut me pronën. Në vendin tonë kemi vetëm dy dekada që kemi hyrë në procesin e një tipi të ri tjetërsimi pozitiv të njeriut nga e kaluara e tij gjeografike, fizike, morale, kulturore dhe pronësore. Dhe pikërisht shumë gjëra nuk mund të kuptohen dhe interpretohen drejt nga pikëpamja sociale, filozofike dhe personale, nëse njerëzit nuk kuptojnë se gjërat që po ndodhin në shoqërinë shqiptare dhe në jetën personale të njerëzve tanë janë të determinuara prej zhvillimeve dhe ndikimeve të forta të shfaqjes së kësaj forme të re pozitive të tjetërsimit social, kulturor, psikologjik e veçanërisht material. Por ky lloj tjetërsimi, që në esencë është nxitës, progresiv dhe urbanizues për disa, dhe fatkeqësisht rrënues për disa të tjerë, që në disa raste janë nostalgjikë të së vjetrës apo të paorientuar me të renë dhe sfidat e saj. Nuk është pak, nuk është ndryshim formal i esencës së qytetërimit tonë, por është esencial dhe me pasoja të rëndësishme fakti që gjithnjë e më shumë në shoqërinë e sotme shqiptare përballemi me faktin që gjithnjë e më tepër njerëzit nuk identifikohen aq shpesh sa në të kaluarën me origjinën e prejardhjes gjeografike të tyre, me tipologjinë e vendit ku kanë jetuar më parë, por me ambientin e ri social ku kanë “hedhur rrënjët”. Në jetën tonë të së kaluarës, për shkaqe që dihen, ka pasur shumë rëndësi origjina e njeriut. Ajo ende ka ndikime vlerësuese favorizuese apo diskriminuese edhe në ditët tona. Kjo është e lidhur jo vetëm me natyrën e dikurshme tribale të shoqërisë sonë, por dhe me faktin se njerëzit tanë ende trashëgojnë shumë tipare dhe zakone rajonale, që i shfaqin edhe në kohën e sotme, të cilat doemos janë të lidhura me rajonin, traditat, zakonet në të cilin ka jetuar njeriu. Sado ndryshime që kanë ndodhur në emancipimin social të shoqërisë sonë, nuk mund të thuhet se feja, raca dhe vendi ku ka jetuar njeriu janë pa peshë sociale. Ato ende kanë fuqi dhe vlerë identiteti për njeriun në shoqërinë tonë. Pa dyshim që nën presionin e zhvillimit të vrullshëm urban dhe të dehur nga era e lirisë shumë gjëra kanë ndryshuar. Lëvizja e lirë e njeriut në njëfarë mënyre ka filluar ta thyejë konceptin e dikurshëm, që ishte tabuja e paluajtshme e mosndryshimit të vendlindjes dhe vendqëndrimit të determinuar të njeriut nga shteti, që përcaktonte dhe determinonte gjithçka. Tani pothuaj në shoqërinë tonë është shkatërruar sensi i vendit të paluajtshëm të njeriut. Kjo është në të vërtetë tregues i modernitetit, edhe pse mund të jetë ca kaotike. Natyrisht, zbehja e lidhjeve të njeriut me vendin e lindjes, natyrën dhe pronën krijojnë kushtet për zbehjen dhe shkëputjen e lidhjeve personale të dikurshme midis tyre. Prishja e këtyre lidhjeve të gjata e tradicionale i tjetërson njerëzit dhe shpesh i lë pa identitet të përcaktuar. Për të vërtetuar këtë fakt shikoni se si e ndiejnë veten banorët e ardhur nga zonat verilindore në Tiranë. Tjetërsimi i tyre duket i qartë, sepse ata kanë prerë të gjitha lidhjet e forta të dikurshme me pronën, me të kaluarën e tyre, si dhe me natyrën në të cilën ndiheshin zot. Është vështirë të mposhtet ndjenja e tjetërsimit (në kuptimin negativ në këtë rast), si ndjenjë që vjen nga vështirësitë reale të adoptimit social dhe integrimit urban të tyre. Ndihet qartë në banorët e ardhur nëpër qytetet e mëdha frika e vështirësisë së orientimit social, pasiguria, zhgënjimi personal dhe mungesa e kushteve të afirmimit të shpejtë të identitetit të ri. Kjo ndjenjë komplekse, që është pasojë e procesit të tjetërsimit, në kuptimin më të gjerë dhe polivalent të përmbajtjes së termit, buron nga fakti se shumë njerëz janë vendosur në një realitet të ri ekonomik, kulturor, moral dhe social, duke prerë mekanikisht, me dëshirë apo në formë të imponuar, të gjitha lidhjet e forta të dikurshme me natyrën, ambientin, të kaluarën historike, pronën, që e kishin si bazë të jetës në të kaluarën dhe që tani kanë ndryshuar radikalisht. Jetojmë në kohë të ndryshuar, në të cilën jo gjithnjë të ndihmon e kaluara e kuptuar me inat apo me nostalgji.


12

bota

« koment

s p e c i a l e

Historia e spiunazhit, nga faraoni deri sot E hënë 4 qershor 2012 •

Greqia, kostot e rënda të shkëputjes Të fundit në fronin e Perandorit

»14 »16 »17

Nga naviguesit e parë, që quheshin Mosaic dhe Netscape, deri tek Google dhe Facebook. Interneti është në histori tashmë. Njëzet vite më parë lindte world wide web, “rrjeti i madh informatik i merimangës” që solli internetin në shtëpitë tona dhe revolucionarizoi, vit pas viti, stilin tonë të jetesës. Ja se si

Vendi Kur lindi “World Wide Web” (“rrjeti i madh botëror”), Interneti ekzistonte tashmë. Në fakt interneti dhe Webi janë dy gjëra të ndryshme: i pari është rrjeti i të gjithë kompjuterëve, i dyti një lloj teknologjie për shkëmbimin e informacioneve përmes lidhjeve të quajtura linke. Pra, interneti lindi përpara webit. Rrjeti i parë i kompjuterëve quhej Arpanet: u krijua në kulmin e Luftës së Ftohtë nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA për të garantuar një shkëmbim të dhënash edhe në rast të një lufte bërthamore. Por në vitet tetëdhjetë Arpanet e humbi qëllimin e vet ushtarak dhe nisi të përdoret nga shkencëtarët. Lindën rrjete të tjerë dhe më pas interneti, “rrjeti i rrjeteve”, gjithnjë e më i gjerë: në vitin 1976, mbretëresha Elisabeta II e Anglisë dërgoi e-mailin e saj të parë që nga Royal Signals and Radar Establishment, në Malvem (Britania e Madhe). Gjithmonë në vitet shtatëdhjetë, në Carnegie Mellon University, u lidh për herë të parë në rrjet një distributor pijesh Coca-Cola. 1991-1992. Origjina: Një rrjet shkencëtarësh “World Wide Web” synon që të krijojë lidhje mes informacioneve, kudo ku këta ndodhen. Projekti ka lindur për të lejuar fizikanët që të shkëmbejnë të dhëna, informacione dhe lajme... Bashkëpunëtorët janë të mirëpritur”. Me këtë frazë, të botuar në një grup lajmesh online shkencëtarësh informaticioni britanik Tim Bernes Lee mbolli farën për lindjen e „World Wide Web”. Ishte 16 gushti i vitit 1991. Lee punonte nën mbikëqyrjen e CERN të Gjenevës, që për të gjithë vitin 1992 bëri të disponueshme teknologjinë e re për universitete dhe laboratorë shkencorë. Të cilët nisën të shkëmbejnë info duke e përmirësuar. Në vitin 1992, shkrimtarja amerikane Jean Armour Polly pagëzoi shprehjen “surfing the web” (lundrimi në internet). 1993. Me modemët e parë, webi në shtëpitë e të gjithëve Në 30 prill të vitit 1993, CERN liberalizoi internetin: të gjithë mund të lundronin, me kushtin që të kishin një kompjuter dhe një modem. Lidhja në internet kryhej nëpërmjet një telefoni me një shpejtësi 14,4 kilobyte në sekondë (sot është deri 1000 hew më i lartë). Faqet bëheshin të dukshme falë një programi të quajtur ‘browser”. I pari i këtyre ishte Mosaic X, i krijuar nga Mark Andreessen, i cili pak kohë më vonë do të nxirrte Netscape. Në dhjetor web-i kishte vetëm 623 faqe. Gazetat e mëdha, nga Neq York Times tek Economist publikuan artikujt e parë mbi webmaninë. 1994. Zgjerimi Lindën motorrët e parë të kërkimit, pararendësit e Google, që atëherë quheshin WebCrawler dhe Lycos. Dhe nisi eksperimentimi i blerjeve online: zinxhiri i Pizza Hut u ofronte klientëve të vet të Santa Cruz në Kaliforni mundësinë që të porosisnin pica në internet. Më pas lindi libraria online Amazon. Com, e quajtur kështu nga themeluesi i saj Jeff Bezos sepse donte që të bëhej faqja më e madhe tregtare e botës (ashtu si Rio i Amazonës është lumi më i madh). Gazetat nisën të shumëfishohen në internet duke hapur degët e tyre. Në Europë, e para ishte Unione Sarda. Faqja e internetit GeoCities nisi t’u paraprijë faqeve të rrjeteve socialë, si Facebook: përdoruesit mund t’i mbushnin me fotografi dhe

keq në momentin e rregjistrimit. 1992-2000. Muzikë falas për të gjithë Bumi i lidhjeve falas në interneti rriti në mënyrë të jashtëzakonshme numrin e përdoruesve. Nisën të shfaqen lidhjet e para Adsl me bandë të gjerë dhe u fillua të flitet për internetin pa kabëll. Në kulmin e rrëmujës krijuese të webit 18 vjeçari Shawn Fanning krijoi Napsterin, një program që lejonte shkarkimin e këngëve nga interneti. Kështu, pirateria u shndërrua në një fenomen masiv. Ndërkohë, weblog-ët u shndërruan në log-ë. Microsofti krijoi MSN Messenger dhe Interneti hyri në bursë. Aksionet e kompanive teknologjike arritën shifra të rëndësishme: në Itali, për shembull, Tiscali e kaloi edhe kapitalizimin e FIAT. Ishte fillimi i asaj që do të quhej dotcom bubble, fluska spekulative e New Economy.

20 vite internet tekste, por ende nuk mund të komunikonin mes tyre. 1995. Ankande, buletinë dhe lista dixhitale Ishte viti i një informaticieni iranian, i lindur në Francë dhe që kish marrë nënshtetësinë amerikane: Pierre Omidyar, i cili në moshën 28-vjeçare lançoi Auction Web e më vonë do të ndërronte emër e do të quhej eBay (Echobay, emri i zgjedhur fillimisht, ishte i zënë tashmë). Ai u pasua nga Craig Newmark, i cili në San Francisco krijoi një buletin informatik për shpalljet ekonomike të miqve të tij: Craiglist, që do të bëhej një ndër faqeve më të rëndësishme të lajmërimeve online. Gjithmonë në vitin 1995 do të lindnin edhe dy motorrë kërkimi të tjerë: Altavista dhe Excite, si dhe një direktori (listë faqesh interneti të organizuar në formë hierarkie) që përpiqej të vendoste rregull në kaosin e internetit: Yahoo! Netscape kishte tashmë konkurrent,

Internet Explorer i Microsoftit i cili do i shpallte një luftë të pamëshirshme. 1996-1998. Lind Google Në janar 1996 u rregjistruan 100 mijë faqe në botë. Dhe në po të njëjtin vit lindi në Itali i pari motorr kërkimi, Arianna. Një vit më vonë, amerikani Jorn Barger nisi të sinjalizojë interesin e tij për faqen Robot Wisdom, që e quante weblog. Në vitin 1998 kishte tashmë 3.7 milionë faqe interneti. Dy studentët e universitetit të Stanford, Larry Page dhe Sergey Brin, menduan që për t’i etiketuar në mënyrë dixhitale për ta bërë sa më të dobishëm navigimin, nevojitej një motorr i ri kërkimi. E krijuan dhe e quajtën Google. Në të vërtetë, emri duhej të ishte Googol, një numër shumë i madh (1 i ndjekur nga 100 zero) por diçka shkoi

2001-2003. Shpërthimi i fluskës Fluska e new economy shkaktoi shembjen e shumë kompanive por nuk e ndali valën e gjatë të webit, tashmë i përdorur edhe përmes celularëve. Shpresat nisën të mbështeten tek Web 2.0, bazuar në bashkëpunimin e përdoruesve dhe ndarjen e informacioneve. Një filozofi që në vitin 2001 solli krijimin e Wikipedias, enciklopedia e realizuar nga vetë lexuesit e vet. Në vitin 2002 u krijua Flickr, për ndarjen e fotografive. Dhe bota e festoi kapërcimin e pragut të 1 miliardë kompjuterëve (të shitur duke nisur nga vitet shtatëdhjetë). Në vitin 2003 lindi rrjeti social MySpace: fjala magjike ishte “profil”. Të gjithë mund të hapnin profilin e tyre e ta mbushnin me fotografi, fjalë, muzikë e mbi të gjitha të bënin miqësi me përdoruesit e tjerë të faqes. 2004-2007. Lindja e YouTube dhe Facebook Përdoruesit e internetit u bënë 780 milionë. Njëri prej tyre, Mark Zuckerberg në shkurt 2004 krijoi një faqe për të vënë në kontakt mes tyre studentët e Harvardit. Emri? The facebook, nga emri i vjetarit të studentëve që publikohet në shkollat amerikane. Në atë periudhë doli sërish browser-i falas i quajtur Mozilla Firefox i cili do të sfidonte Internet Explorerin, që përdorej nga 95% e njerëzve. Në 23 prill të vitit 2005 u shfaq filmimi “Unë në kopshtin zoologjik” i Jawed Karim: ishte pagëzimi zyrtar i YouTube, që Karim e kish krijuar me dy miq të tij, Chad Hurley dhe Steve Chen. Në vitin 2006 Jack Dorsey krijoi Twitterin, një shërbim që u lejonte njerëzve të komunikonin me një grup miqsh me mesazhe jo më shumë se 140 gërma. Dhe në vitin 2007 Steve Jobs prezantoi produktine Apple, iPhone, celulari gjithmonë i lidhur në internet. 2010-2012. Triumfi i aplikacioneve Viti 2010 u hap me lancimin e iPad, tableti i Apple: një kompjuter i lëvizshëm me ekran me prekje. Më vonë mbërritën edhe të markave të tjera. Të gjithë këta produkte, ashtu si iPhone përdorin aplikacionet: programe që”ndajnë” internetin në shërbime të ndryshme dhe mundësojnë një navigim të paracaktuar. Sipas disave, në të ardhmen kjo mund të sjellë fundin e navigimit të lirë në internet. Ndërkohë Facebook, që ka arritur 800 milionë përdorues, ishte në 2011 bashkë me Twitterin mjeti i komunikimit i Pranverës Arabe dhe rebelimeve të të rinjve që tronditën Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.


bota • E hënë 4 qershor 2012

»

13

Gjermania dhe Rusia të shqetësuara për Sirinë P residenti rus Vlladimir Putin gjatë vizitës në Gjermani u takua me kancelaren Angela Merkel dhe me presidentin Joachim Gauck. Temat për bisedime ishin të shumta, por koha ishte e shkurtër. Vetëm një orë zgjati takimi mes presidentit të Rusisë Vlladimir Putin dhe kancelares gjermane Angela Merkel në Berlin, ku ata biseduan për marrëveshjet për energjinë, marrëdhëniet ekonomike, krizën e euros, programin atomik iranian dhe gjendjen në Siri. “Masakra më e fundit në Al - Hula nxorri në pah se sa e tmerrshme është gjendja e të drejtave të njeriut në Siri”, deklaroi kancelarja Merkel, në një konferencë të shkurtër pas këtij takimi, duke shtuar: “Ne të dy kemi bërë të qartë se angazhohemi për një zgjidhje politike.” Plani i të deleguarit të posaçëm Kofi Anan mund të jetë pikënisje e mirë për zgjidhje politike të konfliktit. Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të punojë që ky plan edhe

të realizohet, e në rast nevoje edhe të plotësohet me masa të reja, theksoi Merkel por pa dhënë detaje të reja se me çfarë masash mund të plotësohet plani i tanishëm i Ananit. Edhe Putin u deklarua për çështjen e Sirisë. Ai hodhi i poshtë kritikat sipas të cilave Rusia është e njëanshme në mbështetjen e regjimit të Asa-

dit. “Sa i përket Sirisë ne kemi raporte të mira shumëvjeçare. Por ne nuk mbështesin asnjërën prej palëve në konflikt”, theksoi Putin duke shtuar se Moska nuk i furnizon palët me armë, që mund të përdoren në një luftë civile. Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka kërkuar më parë prej Rusisë që të ndërpresë

furnizimin e Sirisë me armë. Putini paralajmëroi nga rreziku i luftës civile në Siri, sepse qysh tani po shihen shenjat fillestare të saj. “Kjo është shumë e rrezikshme. Ne jemi të një mendimi me kancelaren Merkel, se duhet ta evitojmë luftën civile. Për këtë duhet të bashkëpunojmë me

KS të OKB, presidentin e Sirisë, vendet arabe dhe të gjitha vendet e interesuara për zgjidhjen e këtij konflikti. Në këtë kuptim, Putini tha se duhet pasur durim. “Ne duhet t’i japim një shans planit të Ananit dhe jo të flasim për dështimin e tij. Me dhunë nuk mund të arrihet asgjë”, theksoi Putin. Takimi mes Putinit dhe kancelares Merkel u prit me shumë interes. Mediat patën spekuluar më parë se mes tyre mbizotëron një atmosferë e akullt dhe mungon përzemërsia. Ky ishte edhe shkaku pse kishin ardhur shumë gazetarë

për ta ndjekur këtë takim, i pari qysh pas rizgjedhjes së Putinit në postin e presidentit. Ata ishin të interesur për çdo fjalë dhe gjest që mund të simbolizonte marrëdhënjet mes dy politikanëve. Por Merkel dhe Putin lanë një përshtyphe shumë profesionale. Përshëndetja me dy puthje në faqe, buzëqeshjet miqësore dhe fjalët e përzgjedhura ishin ato që dëshmojnë për një raport respektplotë mes tyre. Si dëshmi e një partneriteti të mirë Putini theksoi edhe bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë ekonomik dhe rritjen e volumit të shkëmbimit të mallrave mes këtyre dy vendeve. Ndërsa Merkel lavdëroi kredibilitetin e palës ruse në furnizimin me gaz. Pas takimit me kancelaren Merkel, Putini u takua edhe me presidentin gjerman Joachim Gauck. Ishte ky takimi i parë mes tyre në postin e presidentëve. Putini e ftoi presidentin gjerman për një vizitë zyrtare në Rusi.


14

« bota

E hënë 4 qershor 2012 •

Një histori e spiunazhit

nëpër shekuj Ç

farë kanë të përbashkët James Bond, Marlene Dietrich dhe Mata Hari? Përgjigja është e menjëhershme, duke patur parasysh famën e personazheve: ishin të tre spiunë. Një ”zanat“ tërheqës që ka frymëzuar kinematografinë dhe letërsinë, është ngjitur në maja gjatë Luftës së Ftohtë, por me origjinë shumë të lashtë, të paktën sa edhe arti i luftës. Praktikisht, kuptohet menjëherë se kush praktikon më mirë spiunazhin disponon një avantazh të dukshëm ndaj kundërshtarit. Mendja, mashtrimi, dredhia shpesh herë mbizotërojnë ndaj forcës. Është e mundur që ky koncept ka qenë i njohur që në kohën e sumerëve, akadëve të Sargonit, babilonianëve të Hamurabit dhe Hiksosëve, por kronikat e para të besueshme në këtë fushë, të nxjerrë nga gjetje të caktuara arkeologjike, na vijnë nga Egjipti i lashtë. Gjatë dinastisë XIX (Ramses II, 1290-1224) përvijohet qartë roli i spiunazhit për të influencuar fatet e luftës në betejën e famshme të Kadeshit (në Lumin Oront, në Sirinë e sotme). Faraoni është konfuz për shkak të spiunëve armiq, mbi grumbullimin real të trupave itite që kanë ardhur të pushtojnë vendin e tij. Sa vjen e afrohet një humbje e thellë për egjiptianët. Megjithatë, Ramses II, vendos që të përdorë të njëjtat armë si armiku. Kështu që, dërgon të maskuar disa prej njerëzve të tij më të zotë në brendësi të trupave të armikut me detyrën që të verifikojonë se prej ku do të vinte sulmi final. Misioni është i suksesshëm. Lajmet e vyera që dërgojnë spiunët egjiptianë i lejojnë faraonit të vendosë aty ku duhet mbrojtjen e tij si dhe të përmbysë fatet e luftës e cila përfundon me një lloj barazimi. Mbi bazën e mësimeve të nxjerra në Kadesh, krijohet në oborrin e Faraonit posti i një funksionari të lartë i quajtur ”syri dhe veshi i Mbretit“, i ngarkuar për t’u marrë me çështjet e sigurisë së brendshme dhe të jashtme, një lloj shefi i shërbimeve të fshehtë ”ante litteram”. Do të jetë falë tij, për shembull, që Ramses do të mund të zbulonte komplotin e quajtur ”haremi i madh“, një revoltë e vërtetë brenda pallatit, udhëhequr nga disa konkubina të Mbretit Diell, që dëshironin të vendosnin në vendin e tij djalin e njërës prej grave të tij të preferuara. Sistemet informativë të egjiptianëve do të merreshin dhe përmirësoheshin edhe nga asiro-babilonianët dhe persët. Por, do të duhej të vinte koha e Aleksandrit të Madh, një prej strategëve më të famshëm të hsitorisë, mbret i Maqedonisë nga 336 deri në 323, për të filluar dhe folur për një sistem të vërtetë të shërbimeve të fshehta. Në fakt, pushtimi i perandorisë perse brenda vetëm dhjetë viteve, nuk do të kish qenë i mundur pa një rrjeti të organizuar të mbledhjes së të dhënave përpara çdo beteje të rëndësishme,

Nga 007-at e parë të paguar prej faraonëve të Egjiptit të lashtë, deri tek agjentët e fshehtë të Luftës së Ftohtë, e deri tek operatori modern i shërbimeve të inteligjencës. Udhëtimi magjepsës në kohë me zanatin më ”top secret“ të historisë së njerëzimit nëpërmjet agjentëve të tij të fshehtë. Në këtë mënyrë arrinte të njihte njësitë e ushtrisë së armikut, gjeografinë e territorit, tendencat politike të popujve, e madje edhe karakterin e mbretit. Nëse në mbretëritë lindore përdorimi i spiunazhit është boll i shpeshtë, Athina dhe Roma nuk do të shfaqnin të njëjtin interes, kjo për shkak të një qasjeje të ndryshme ndaj politikës si dhe për shkak të një organizimi të ndryshëm ushtarak. Vetëm me ardhjen e Jul Cezarit (100-44 para Krishtit), mbi të gjitha në momentin e pushtimit të Galisë dhe Britanias, Roma do të niste të përdorte sistemet informativë. Historiani Svetoni na rrëfen se si funksiononte shërbimi i fshehtë i Cezarit: ”Gjatë ekspeditave të tij nuk ishte e qartë nëse Cezari ishte i suksesshëm për shkak të maturisë së tij, apo për shkak të pakujdesisë. Në fakt, ai asnjëherë nuk e udhëhiqte ushtrinë në rrugë potencialisht të rrezikshme, po e studiuar më parë më së miri me vendosjen dhe terrenin, dhe e udhëhoqi atë drejt Britanias vetëm pasi kishte mësuar detajet mbi portet, mbi lundrimin, mbi mënyrat e zbarkimit në ishuj. Një version modern i mbledhjes së ”informacioneve parandaluese“! 007 i parë në oborrin e Anglisë Ndryshe nga vendet e lindjes, në Perandorinë Romake të perëndimit, që nga rënia e saj në vitin 476 pas Krishtit e deri në zbulimin e Amerikës (1492), arti i spiunazhit do të lihej mënjanë, do të flijohej në altarin e etikës kalorësiake, e cila mbizotëronte në periudhën e Mesjetës. Do të ishte një grua që do t’i ndryshonte gjërat. Në vitin 1558, Elisabeta I Tudor erdhi në fronin e Anglisë, dhe gjeti një vend të dobësuar dhe të izoluar, ku edhe vetë të drejtat e saj dinastike nuk është se i njiheshin me siguri të plotë. Për t’u bërë ballë vështirësive politike në rritje dhe për t’u mbrojtur nga armiqtë e saj të shumtë, nuk kishte rrugë tjetër përveçse të përdorte spiunazhin e praktikuar në shkallë të gjerë. Veç të tjerash, kishte fatin që mund të mbështetej tek një kryeministër veçanërisht i ndjeshëm ndaj çështjeve të sigurisë, William Cecil, i cili krijoi State Defense, një organizëm kompetent si për spiunazhin jashtë vendit, ashtu edhe për kundërspiunazhin brenda vendit. Cecil do të inauguronte edhe një shërbim të parë të ”shërbimit të shifrimit“, si për të bërë të pakuptueshëm për kundërshtarët sekretet që përmbanin letërkëmbimet mbretërorë, përmes zëvendësimit të shkronjave apo futjes së nomenklaturave (fjalë dhe fraza kyçe), ashtu edhe për

të deshifruar mesazhet e interceptuara të armikut. Shërbimi do të koordinohej nga njeriu misterioz John Dee, astrologu i oborrit, i cili do të firmoste me 007 (00 kishte domethënien që leximi i dokumentit ishte i rezervuar vetëm për dy sytë e mbretëreshës, 7 ishte numri i tij i preferuar). Një sigël që me sa duket ka frymëzuar Ian Fleming për emrin e agjentit të tij të preferuar. Veprën e Cecil do ta çonte më tej Francis Walsingham i cili do të drejtonte me një aftësi të jashtëzakonshme një rrjet shumë të madh agjentësh të përhershëm, me banim edhe në shumë kryeqytete të vendeve të tjerë. Në Angli preferonte që të vinte në shërbimin e tij të rinj që vinin nga Universitetet e Oksfordit dhe Kembrixhit. Roli i shërbimeve të Waxingham do të ishte përcaktues në trajtimin e rastit të Mary Stuart, mbretëresha katolike që aspironte të hipte në fron duke rrëzuar protestanten Elisabeta. Mary, në fakt, do të ekzekutohej me prerje koke për shkak të shkëmbimit të disa letrave ”të koduara“ me aristokratin e ri katolik Anthony Babington, letra që u interceptuan dhe u lexuan nga shërbimi i fshehtë. Walsingham, duke imituar kaligrafinë e mbretëreshës katolike dhe duke përdorur kodin e saj të fshehtë, i shtoi letrës së Maryt drejtuar Babington edhe një shënim në fund të saj ku i kërkonte që të njihte emrat e aristokratëve që mbështesin kauzën katolike. Babingtoni ra në kurth dhe dërgoi një letër me listën e kërkuar, e cila natyrisht do të shkonte direkt e në tryezën e Walsingham! Në atë pikë, Elisabeta nuk kishte më zgjedhje: nuk mund të mos urdhëronte që Mary dhe bashkëpunëtorët e saj të ekzekutoheshin.


bota • E hënë 4 qershor 2012 Fundi i Luftës së Ftohtë, në mos përcakton “fundin e historisë” (sipas formulës së famshme të historianit të famshëm amerikano-japonez Francis Fukuyama), me siguri provokon fundin e një historie. Një histori që zgjati gjysmë shekulli gjatë të cilit rregullat e Lojës së Madhe janë të njohura, armiqtë të panjohur, rreziqet të parashikueshëm, sfidat të qarta. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, shërbimet e fshehta ndërkombëtarë do të duhej të përballeshin me një situatë krejt të re, që kërkonte një riorganizim të thellë Dashuri fatale Historia e spiunazhit është e mbushur me ngjarje të panumërta, të ndërthurura dhe misterioze. Një prej anektodave më të spikatura i takon Alfred Redl (1864-1913), shefi brilant i Evidenzbureau austriake, organizmi i ngarkuar për të mbledhur informacione nga çdo burim i mundshëm për sigurinë e Perandorisë. Redl ishte një inovator i madh sepse futi disa procedura që ishin revolucionare për kohën, e që më vonë u përshtatën nga të gjithë shërbimet europianë: skedat biografike me gjurmët dixhitale, fotografi të të dyshuarve, mbikëqyrje e grupeve politikë, përgjimet e para telefonikë, gjurmime të vazhdueshëm dhe rregjistrime në cilindra dylli (pararendësit e magnetofonit). Megjithatë, Redl ishte në qendër të një skandali të pabesueshëm, duke u bërë protagonist i atij që më vonë do të merrte emrin ”paradoksi Redl“. Ai ishte homoseksual, u dashurua marrëzisht pas një nxënësi të tij, Stephan Horomodka, dhe nuk hezitoi që të shiste sekretet shtetërore vetëm që të kënaqte kërkesat e vazhdueshme për para të të dashurit të tij. Do të arrinte deri në atë pikë sa të bënte me homologun e tij rus një lloj ”marrëveshje të heshtur“, absolutisht unike në historinë e spiunazhit, me anë të së cilës të dy palët angazhoheshin reciprokisht që të shkëmbenin emrat e agjentëve të tyre, të cilët më pas zbuloheshin dhe arrestoheshin, ndërkohë që shefave të agjentëve u jepeshin medalje mirënjohjeje, ngriheshin në detyrë dhe shpërbleheshin. Ky njeri, pra, kontribuoi vetë duke sjellë hapa gjigandë për shërbimet e fshehtë të Perandorisë Austro-Hungareze, për t’i tradhëtuar më pas në favor të armikut rus, të cilëve do u shiste madje edhe planet e shpërndarjes së trupave austriake në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Inovator i madh, tradhëtar i madh! Kur u zbulua, nuk kishte rrugë tjetër veç vetëvrasjes. Spiuni global Që nga Lufta e Madhe ndryshoi gjithçka. Konflikti kish të bënte me ushtritë apo popullsitë e interesuara nga skenarë të caktuar operativë, por kërkonte edhe një sforcim të të gjithë vendit për të konsoliduar potencialin luftarak dhe aftësinë e rezistencës. Pra ishte e domosdoshme jo vetëm të njiheshin numrat e pjesëve të artilerisë apo lëvizjet e divizioneve apo futjen e armës më të fundit në kampin e armikut, por edhe të zbulohej gjendja e industrisë, sigurimi i lëndëve të para dhe vendburimi i tyre, transaksionet financiare, progresi i kërkimit shkencor, morali i trupave. Pra, civilët do të hynin në botën e spiunazhit: matematicienë, inxhinierë, docentë universitarë, linguistë, ekspertë të fushave të ndryshme filluan t’u bashkohen teknikëve ushtarakë, duke i përmirësuar dukshëm rezultatet. Gjatë Luftës së Dytë Botërore pati një zhvillim të jashtëzakonshëm të veprimeve klandestine. Që nga spiunazhi ekonomik, tek teknikat e rafinuara të propagandës politike, që nga lufta psikologjike tek praktikat e mashtrimit (veprimtari disinformimi), që nga interceptimet dhe zbulimet e mesazheve të koduar të armikut e deri tek veprimet ushtarakë jokonvencionalë (sabotim dhe guerilje). Në mënyrë emblematike, lufta nis pikërisht me një operacion “informacioni të

Protokollet (falsë) të Sionit

Ë

shtë shumë e habitshme të konstatosh se si një publikim, frut i dizinformimit më të pastër që është kryer nga një shërbim i fshehtë, ka vazhduar të ketë pasoja të dëmshme për më shumë se një shekull, edhe pasi është demonstruar falsiteti. Në vitet e parë të shekullit XX në Rusi, Okhrana (policia politike) donte që të diskreditonte, mbi të gjitha pas vrasjes së Carit Aleksandri II, reformatorët liberalë që dukej se fitonin terren dhe simpati mes minorancave të shtypura, në mënyrë të veçantë hebrenjtë. Në Paris, një intelektual rus, agjent i Okhranas, Matvei Golovinski, u ngarkua me misionin jo shumë të lehtë. Golovinski shkruajti për të përditshmen Le Figaro një seri artikujsh për të baltosur hebrenjtë, pikërisht në periudhën e çështjes Dreyfuss. Më pas, duke u frymëzuar nga shkrimet thellësisht antisemitë të francezit Maurice Joly, Golovinski botoi edicionin e parë të “Protokolleve”, që u përkthyen menjëherë në rusisht. Nisi të qarkullojë ideja e komplotit hebraik ndërkombëtar, ndërthurur me atë masonik (i famshmi komplot judaik-masonik). Në thelb 24 protokollet paraqiteshin si një plan i lashtë operativ i menduar nga pleqtë e Sionit, i gjetur rastësisht dhe drejtuar brezave të rinj hebraikë që duhej të zotëronin teknikat e strategjive të nevojshme për të siguruar kontrollin e financës ndërkombëtare dhe vendosjen e një rendi të ri botëror bazuar mbi kontrollin e masave. Megjithatë, me kalimin e viteve doli qartë falsiteti i protokolleve (një investigim i Times në 1921 dhe vendimi i Gjykatës së kantonit të Bernës në 1934). Pavarësisht kësaj, shumëkush do të vazhdonte të besonte në vërtetësinë e tyre. Edhe sot protokollet printohen dhe shpërndahen në vende të ndryshëm të Lindjes së Mesme dhe përmenden madje në statutin e Hamasit (neni 32).

finalizuar” të nazistëve, operacioni Himmler dhe përfundon me një veprimtari të paharrueshme mashtrimi anglo-amerikan, operacioni Fortitude. Në fakt, në 1 shtator 1939 shumë gazeta titulloheshin “Polonia sulmon Gjermaninë”. Një agresion i mirëpritur nga Hitleri, i cili më në fund mund të lëshojë gjashtëdhjetë divizionet e tij, prej kohësh në pritje, në drejtim të Varshavës për të ndëshkuar arrogancën polake. Dhe operacioni Himmler! Çfarë kishte ndodhur? Një ditë më herët shtatë agjentë të SS, të stërvitur në mënyrët ëpërsosur dhe të veshur si ushtarë polakë, kishin vënë nën zotërim një stacion radiofonik të një qyteze gjermane në afërsi të kufirit me Poloninë, Gleivitz. Që nga mikrofonët e radios, që transmetonte në shkallë kombëtare, grupi kishte lexuar deklarata të forta antinaziste. Gjatë këtij operacioni, ishte parashikuar sulmimi i disa gjermanëve që ishin në dijeni si dhe një kufomë (e marrë në kampet e përqendrimit), i armatosur dhe veshur si ushtar polak. Një provë përfundimtare e agresionit. Dy ditë më vonë shpërthen Lufta e Dytë Botërore. Operacioni Fortitude, nga ana tjetër, u mundëson anglo-amerikanëve që të devijojnë gjermanët nga vendi ku do të ndodhë zbarkimi i madh i aleatëve në Francë, në qershor 1944, për hapjen e “frontit të dytë”. Plani parashikonte krijimin e “gjoja” dyzetë divizioneve të vendosur në zonën e Dover dhe me shtrirje drejt Calais. Përmes një veprimtarie intensive në radio transmetoheshin direktiva false: specialistë të rekrutuar për këtë qëllim bëjnë të besohet për ekzistencën e një trupi të ri të armatës. Dhe për të krijuar edhe përshtypjen vizive (për avionët spiunë gjermanë) ndërtohen tanke prej kauçuku, kamionë prej druri, profesionistë të kinemasë realizojnë zjarre të mëdhenj për t’i krijuar përshtypjen e aviacionit nazist se ka shënjestruar depozita karburanti. E gjithë kjo për të mbajtur të fshehur destinacionin e

vërtetë final: Normandinë. Pas zbarkimit të aleatëve në brigjet e Normandisë, komanda e lartë gjermane, e befasuar dhe konfuze, do të vonohet 48 orë për të vendosur përqendrimin e të gjithë divizioneve të disponueshëm në frontin e ri. Dy ditë fatale për nazistët. Ndërkohë, aleatët kanë konsoliduar shënjestrën e tyre: është i pafrenueshëm tashmë zbarkimi i trupave që do të çlironin Europën. Periudha e nxehtë e Luftës së Ftohtë, me fundin e Luftës së Dytë Botërore do të niste fazën më të spikatur të historisë së spiunazhit. Tensioni i madh politik mes dy superfuqive, Shteteve të Bashkuara dhe BRSS, të ndara prej ideologjive të kundërvëna, duhet të kontrollohej nga vetëdija se duhej të shmangnin përplasjet ushtarake, mbi të gjitha në momentin kur të dyja arrijnë ekuilibrin bërthamor dhe bashkë me të sigurinë që do të shkatërroheshin reciprokisht në rast lufte bërthamore (Doktrina e MAD: Mutually Assured Destruction). Kështu që lufta nuk mund të ishte e drejtpërdrejtë, e nxehtë, por më shumë indirekte, e ftohtë (një shprehje e pagëzuar nga këshilltari presidencial Bernard Baruch dhe nga gazetari Walter Lippeman), e luftuar pra në vende të treta (Korea, Vietnami, Amerika Qendrore) dhe nëpërmjet shërbimeve të fshehta që do të njihnin kështu një ekspansion të paprecedentë në historinë e inteligjencës. Dy blloqet e kundërvënë njëri-tjetrit nga njëra anë kërkonin të mbroheshin nga kundërshtari, por nga ana tjetër përpiqeshin ta “penetronin” me të gjithë mjetet në dispozicion të spiunazhit dhe të shërbimeve të fshehta dhe që në këtë periudhë të vështirë, si të thuash, “bashkëjetonin”. Agjentët e fshehtë përfshiheshin nën një gamë të gjerë specialitetesh: agjentë të influencës (operonin në brendësi të një shteti kundërshtar për të ndikuar pozitivisht në opinionin publik kundrejt vendit që i përkisnin); agjentë penetrimi (urithët e famshëm, të infil-

»

15

truarit në institucionet publike apo brenda vetë shërbimeve të fshehta të vendit kundërshtar); agjentë të dyfishtë (që punonin për shërbimin e fshehtë të vendit kundërshtar me miratimin e shërbimit të fshehtë të vendit të origjinës); agjentë specialë (jashtëzakonisht shumë të stërvitur dhe operativë, janë 007-at e vërtetë); të përgjumur (vendosen në vendin kundërshtar me veprimtari tërësisht të ligjshme, në pritje për t’u aktivizuar në momentin e duhur); legalë (veprojnë në vendin kundërshtarë me mbulesë ligjore, duke përdorur përgjithësisht statusin që buron nga akreditimi diplomatik, janë Sekretarët e Parë falsë të ambasadave). Simbol i kësaj bote ku gjërat ecnin në fshehtësi, i këtyre veprimtarive të nëndheshme, i këtyre tragjedive personale për të cilat opinioni publik nuk di shumë gjëra, përveç atyre që sheh në filma apo lexon në romane të frymëzuar nga realiteti i atij momenti historik, është ndoshta ura Glienicke (ura e spiunëve, Glienicker Bruecke), në Berlin, mbi lumin Havel. Teatër (ashtu sikurse një tjetër vend emblematik i ndarjeve të epokës, Checkpoint Charlie) i shkëmbimeve të paharrueshëm të spiunëve. I famshëm ka mbetur ai mes Gary Powers dhe sovjetikut Vilyam Genrikhovich Fisher (alias Rudolf Abel, identitet me të cilin do të njihej në Europë). Powers ishte piloti i avionit spiun U2 që u rrëzua në kulmin e Luftës së Ftohtë, në qiejt sovjetikë dhe që për mrekulli mbijetoi. Pasi u arrestua, u dënua me 10 vite burg. Vilyam Fisher, nga ana e tij, ishte mes “të paligjshmëve” të Moskës, ndër më eficientët e shekullit XX. Në Shtetet e Bashkuara kishte krijuar një rrjet të fuqishëm spiunazhi. Pasi u zbulua, ishte dënuar me 30 vjet burgim. Në 10 shkurt të vitit 1962 të dy u kryqëzuan në urën Glienicke ndërsa u ktheheshin vendeve respektivë të origjinës, secili i bindur se kishte bërë detyrën e tij dhe u kishte shërbyer interesave të kombit. Rreziqe të reja nga e gjithë bota Fundi i Luftës së Ftohtë, në mos përcakton “fundin e historisë” (sipas formulës së famshme të historianit të famshëm amerikano-japonez Francis Fukuyama), me siguri provokon fundin e një historie. Një histori që zgjati gjysmë shekulli gjatë të cilit rregullat e Lojës së Madhe janë të njohura, armiqtë të panjohur, rreziqet të parashikueshme, sfidat të qarta. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, shërbimet e fshehta ndërkombëtare do të duhej të përballeshin me një situatë krejt të re, që kërkonte një riorganizim të thellë. U kalua, në fakt, nga rreziqet klasike (në nivel shtetesh, gjeografikisht të kufizuar, me një kod sjelljeje të pranuar nga palët, me forca ushtarake të identifikuara, me doktrina ushtarake të njohura) tek rreziqet e reja (transnacionalë, gjeografikisht të përhapur, pa ligje dhe kode të pranuar, me fanatikë vështirësisht të identifikueshëm dhe me vullnetin për të vënë në përdorim të gjitha mjetet e shkatërrimit në dispozicion). Në një kontekst të tillë sfidat e shërbimeve të fshehta do të bëheshin globale dhe metodat e tyre do të pësonin ndryshime thelbsore. Shërbimet e fshehta duhej që nga ky moment të interesohen për të gjitha çështjet e mëdha që mendohet se kanë ndikim në ecurinë globale (tensione demografike, rezerva energjie dhe lëndë të para, siguria e produkteve ushqyese, ndryshime të klimës, globalizimi i ekonomisë, rishfaqja e luftërave fisnore, ndëretnike dhe fetare). Rreziqet e reja përfundimisht do i shtyjnë shërbimet e fshehta drejt bashkëpunimeve në rritje për të zhvilluar komplementaritetin e nevojshëm mes mjeteve teknike të inteligjencës (satelitë, avionë) dhe faktorit njerëzor, që mbetet pavarësisht gjithçkaje, kyç në luftën kundër terrorizmit. Pra, nëse rezulton një plan teknik relativisht i lehtë kalimi i informacionit nga rrjetet sovjetike tek ata të “shteteve batakçinj”, rezulton absolutisht e pamundur të dëgjosh individë që komunikojnë përmes mesazherëve apo që mblidhen në një shpellë në anë të shkretëtirës ku nuk realizon dot asnjë lloj përgjimi. Mejithatë, është gjithmonë e mundur të kapësh mesazherin, të infiltrosh në grupet ekstremistë apo të bësh ndonjë anëtar të tyre të tradhëtojë. Pikërisht, faktori njerëzor. Një zanat që nuk njeh kriza: si për të demonstruar këtë gjë, në 2010 në Vienë, në pistën e Aeroportit Schwechat, dhjetë spiunë rusë u shkëmbyen me katër informatorë të CIA, gjë që u transmetua direkt në televizion. Jetë reale, por duket sikur lexon një prej romaneve të famshme të Ian Fleming.


16 G

« bota

rekët votojnë përsëri këtë muaj për një qeveri të re, e cila më në fund mund të vendosë nëse Greqia do të mbetet në Eurozonë. Zgjedhjet parlamentare, të dytat në dy muajt e fundit, ishin të nevojshme pasi partitë politike nuk arritën të krijonin një koalicion funksional. Vendet evropiane, që në të kaluarën tregoheshin të përmbajtura, për të mos shkaktuar panik në tregjet financiare, kanë filluar të bëjnë plane emergjente për një një dalje të mundshme të Greqisë nga Eurozona. Por me çfarë kosto do të arrihej kjo? Megjithëse Greqia është një vend i vogël, thuhet në materilian në vazhdim, ajo që do të ndodhë në këtë vend mund të ketë një ndikim të madh në ekonominë globale. Me një popullsi prej gati 11 milionë banorësh dhe me një prodhim të përgjithshëm kombëtar prej rreth 300 miliardë dollarësh, Greqia është vendi i 41 në listën e vendeve të industrializuara të botës. Por me një borxh gati sa dyfishi i prodhimit të saj vjetor, Greqia është një prej hallkave më të dobëta të asaj që është shndërruar në një krizë të vazhdueshme në Evropë. Simon Johnson është ekonomist në Institutin Peterson për Ekonomitë Ndërkombëtare. "Bashkimi Evropian përbën më shumë se 25 për qind të prodhimit të përgjithshëm botëror. Ata e krijuan vetë krizën dhe më pas e keqmenaxhuan një krizë shumë serioze. Prandaj kam frikë se ndikimet për shumë vende do të jenë tepër të rënda". Shumë njerëz i shikojnë zgjedhjet greke të 17 qershorit si një referendum ndaj masave të ashpra ekonomike, që ka kërkuar BE-ja në këmbim të paketave të ndihmave. Por ky është një referendum, që mund të rezultojë në daljen e Greqisë nga Eurozona, duke u bërë vendi i parë që ndërmer një hap të tillë. Analistët thonë se një shkëputje e parregullt mund të shkaktojë kosto më të larta huamarrjeje për ekonomitë më të dobëta, duke zhytur në recesion vende si Spanja dhe Italia. Reagimi financiar mund ta kalojë Atlantikun, duke shkaktuar një rënie prej 1 për qind të ekonomisë amerikane. Një gjë e tillë, do të ndërpriste rimëkëmbjen e ngadaltë të ekonomisë amerikane, thotë profesori i ekonomisë Peter Morici. "Shtetet e Bashkuara kanë tani një zhvillim vjetor prej rreth 2 për qindësh. Nëse ky zhvillim bie me 0.5 për qind, ne do të arrinim në një nivel të paqëndrueshëm. Ka shumë të ngjarë që ekonomia të bjerë në recesion". Megjithë ndikimin e saj minimal ndaj Greqisë, analistët thonë se kërcënimi i një recesioni të dyfishtë në ekonominë më të madhe të botës do të ishte i mjaftueshëm për të turbulluar tregjet tashmë të dobëta financiare. Bankat, që ndikohen më shumë nga borxhi evropian, mund të

E hënë 4 qershor 2012 •

GREQIA

Kostot e rënda të shkëputjes Me një popullsi prej gati 11 milionë banorësh dhe me një prodhim të përgjithshëm kombëtar prej rreth 300 miliardë dollarësh, Greqia është vendi i 41 në listën e vendeve të industrializuara të botës. Por me një borxh gati sa dyfishi i prodhimit të saj vjetor, Greqia është një prej hallkave më të dobëta të asaj që është shndëruar në një krizë të vazhdueshme në Evropë

kursin e tanishëm të Evropës si "të paqëndrueshëm". Por edhe ndërsa ai bën thirrje për reforma emergjente, të tjerë këmbëngulin se eksperimenti i Evropës me një monedhë të përbashkët ka dështuar, duke e vënë theksin tek Greqia se pse ky eksperiment nuk funksionoi.

përjetojnë një ulje të depozitave, ndërkohë që disa prej tyre mund të përballen me një shpërbërje të plotë. Edhe ekonomitë me zhvillim më të shpejtë në Azi mund të presin rënie të ndjeshme ndërsa eksportet e tyre drejt Perëndimit zhduken. Për ironi, profesori Morici thotë se Greqia do të ishte në pozitë më të mirë në se menaxhohet një dalje e kujdeshme nga Eurozona, megjithatë ai nuk mendon se kjo do të ndodhë. "Pres që votuesit grekë të

zgjedhin një qeveri që do t’i mbante ata në Eurozonë. Më pas ata do të zbatojnë një program të ashpër ekonomik dhe Greqia do të vazhdojë rënien ekonomike. Pas një viti ne do të flasim rreth papunësisë prej rreth 25 për qind në Greqi, Profesionistët e rinj do të largohen nga vendi dhe Greqia do të bjerë në statusin e një vendi në zhvillim". Drejtori i Bankës Qendrore të Evropës, Mario Draghi ka pranuar se sa e rëndë është kriza, duke e përshkruar

Frymëmarrje Irlanda miraton paktin fiskal evropian. Më në fund lajme të mira për Eurozonën në mesin e trazirave të rënda. Refuzimin nuk do ta kishin përballuar as irlandezët dhe as Evropa. Shumica dërrmuese e irlandezëve kanë miratuar në një referendum kushtetues paktin fiskal evropian. Të paktën ata, që kanë shkuar në votime, sepse shumica e votuesve nuk dolën për të votuar. Pjesëmarrja në votim ishte nën 50 për qind. Eurozona mund të gëzohet, sepse ka shpëtuar nga një goditje tjetër. Jo-ja e Irlandës do t'i kishte trazuar me tepër tregjet financiare dhe do të kishte shkaktuar rënien e mëtejshme të kurseve. Përqindjet e larta të rrezikut

për obligacionet shtetërore spanjolle do të ishin rritur më shumë, ata arrijnë gjithsesi që tani nivele rekord. Ky skenar horror nuk u realizua. Falë Zotit! Urra! Irlandezët kanë vendosur në mënyrë racionale dhe kanë miratuar ratifikimin e paktit fiskal, që do të sjellë në perirudhë afatgjatë më shumë disiplinë buxhetore dhe buxhete të ekuilibruara në Evropë. Këtë herë ata i kanë rezistuar tundimit, për të ndëshkuar qeverinë e tyre në referendum për arsye të brendshme politike. Dy herë tashmë në vitin 2001 dhe 2008 dështuan për shkak të këtij qëndrimi në Irlandë referendumet për çështje evropiane. Këtë herë kryeministri Kenny dhe aleatët e tij ia dolën mbanë. Por ky nuk kishte medoemos një angazhim të pasionuar për Evropën, kursin e shpëtimit, sepse vetëm një pakicë e vogël ka votuar. I goditur rëndë nga kriza ekonomike irlandezët e kanë kuptuar, se duke thënë jo do të dëmtonin vetë veten. Sepse pa miratimin e paktit

fiskal, nuk do të kishte më kredi të mëtejshme shpëtimi nga vendet e të tjera të eurozonës dhe ndoshta as nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Irlanda krahas Greqisë dhe Portugalisë është e varur nga ndihmat prej Evropës, sepse nuk mund të refinancohet vetë në tregun e kapitalit. Një krizë imobiliesh dhe kriza pasuese bankare, që çuan në defiçite të mëdha publike, e detyruan Irlandën të hynte nën ombrellën e shpëtimit. Në dallim nga Greqia ishmrekullia ekonomike Irlanda, po i plotëson kërkesat e kursimeve dhe për disa vjet mund të dalë nga moçali. "Po-ja" e Irlandës do të thotë pak mbështetje për kancelaren gjermane Merkel dhe kursin e saj të shpëtimit të euros. Ajo tani ndaj presidentit francez Hollande dhe kërkesës së tij, për të ndryshuar paktin fiskal, ka në dorë argumentin, se madje edhe irlandezët shpesh kokëfortë do të ratifikojnë paktin. Hollande do të shohë, se nuk do ta ndryshojë më paktin, por më së shumti mund ta zbukurojë me një dokument joobligativ me iniciativa për zhvillimin ekonomik. Edhe Franca së fundi do të jetë e detyruar të ratifikojë paktin fiskal, përndryshe monedha e përbashkët Euro ndodhet para fundit. Aprovimi i Irlandës u jep menaxhuesve të krizës në eurozonë një hapësirë të vogël për të marrë frymë. Jo më shumë. Sepse rëndësi kanë zgjedhet e reja në Greqi me 17 korrik. Në qoftë se atje fitojnë forcat, që refuzojnë disiplinën buxhetore dhe programet e kursimit, atëherë mund të shpërthente kaosi. Largimi i Greqisë nga eurozona me pasoja të pallogartishme për Spanjën, Italinë madje edhe Francën do të ishin të mundshme. Duke patur parasysh perspektivat ekonomike për Evropën bursat janë në rënie, këtu nuk ka ndryshuar asgjë sinjali pozitiv nga Irlanda. Edhe pas referendumit në Irlandë vlen të thuhet: "Eurozona vazhdon të jetë në rrezik të madh të shkatërrohet." Kjo fjali nuk është e imja, por e Olli Rehnit, komisarit të BE për çështjet monetare. Dhe ai duhet ta dijë.


bota • E hënë 4 qershor 2012

N

jë spektër vërtitet nëpër histori. Eshtë spektri i Perandorit të Fundit. Jo, nuk e kemi fjalën për Pu Yi, sovrani fëmijë që qëndroi i fundit në fronin kinez, i cili u bë i famshëm prej filmit Perandori i Fundit në 1987 nga Bernardo Bertoluçi. Apo më mirë, jo vetëm ai. Edhe pse Pu Yi-së – formalisht në detyrë deri në 1945 – i takon titulli “i fundmi i të fundmëve“. Në fakt ka një tjetër perandor ende zyrtarisht në fron: japonezi Akihito. Por ajo e Japonisë është një perandori sa për të thënë: nuk përfshin popuj të tjerë përveç atij japonez dhe sovrani i saj nuk ka një pushtet absolut dhe hyjnor që nga 1946. Të gjithë perandoritë e mëdha që në historinë e njerëzimit janë shembur herët a vonë, apo janë shpërbërë kanë patur gjithësesi në krye të tyre një perandor pa të ardhme. Çfarë i bashkon dhe çfarë i dallon këta ”të fundëm të mëdhenj“? Shfaqje Perandorët e fundit, edhe ata më të largëtit në hapësirë dhe në kohë, janë etiketuar shpesh herë si të pavend dhe me diçka të përbashkët: nuk kishin pikë peshe. Përveç atyre që ishin të parët dhe të fundit në të njëjtën kohë sepse perandoritë që themeluan morën fund bashkë me ta (Aleksandri i Madh dhe Napoleoni, për shembull) kjo është boll e vërtetë nga pikëpamja historike. Në shumë raste, pesha e pakët politike vinte prej moshës së re. Kur Romul Augusti hipi në fronin e Perandorisë romake të Perëndimit ishte viti 475 pas Krishtit dhe ai ishte 12 vjeç, maksimumi 14 vjeç (për këtë arsye hyri në histori si Augustoli (Augusti i vogël). Në emër të tij qeverisi i ati Flavio Oresti, që ishte një barbar dhe kështu që nuk mund të aspironte për këtë detyrë (nëna e Romulit ishte me gjak romak). Në çdo rast zgjati shumë pak (as edhe një vit). Kur gjermani Odoakri e dëboi pa emëruar asnjë pasardhës ai e konsideronte Romulin kaq të parrezikshëm saqë i kurseu jetën duke e dërguar në Napoli. Por në fillim e bëri të firmosë një letër për Zenonin, perandor i Lindjes me qendër në Kostandinopojë, ku thoshte se mjaftonte vetëm një perandor. Edhe më i ri në moshë ishte Pu Yi (1906-1967) kur u kurorëzua në dhjetor 1908: për ata pak më shumë se tre vite gjatë të cilëve mbretëroi kujdestar i tij ishte i ati, dhe pas këtij u shpall republika dhe u arkivua Perandoria e Kaltër. Perandori fatkeq u rikthye në fron edhe dy herë të tjera, por gjithmonë me një rol si

»

17

kukull: herën e parë kur ishte nëntë vjeç, në 1917, në një tentativë për rikthim që zgjati 11 ditë; hera e dytë në 1934, në Mançurinë e pushtuar nga japonezët. Vdiq pa lindur fëmijë, pra pa lënë as pretendentë për fronin. Dembel I papërshtatshëm “për zgjedhje” ishte në fakt Nikolla II Romanov, Cari i fundit. Udhëhoqi perandorinë ruse për 23 vjet, por që në fillim me një bindje të pakët. Thuhet se përpara kurorëzimit, që ndodhi në vitin 1896, i kishte rrëfyer një kushëririt të tij: “Nuk jam gati për të qenë një Car. Nuk kam dashur asnjëherë të jem”. Ky refuzim do të manifestohej në një preferencë për një jetë të tërhequr dhe ngrohtësinë familjare, që e bënte Carin shumë të ndikueshëm. Në fakt, për çështje shtetërore herë pas here besonte në personazhe të ndryshëm të oborrit: nga konservatorët tek progresistët e deri tek murgushërues shumë i dyshimtë, Rasputin. Kur në shkurt të vitit 1917 shpërtheu revolucioni, ai e mësoi shumë ditë më vonë. Bëri më pas një seri gabimesh që Romanovët i paguan me jetën e tyre në Ekaterinburg, ku familja mbretërore u pushkatua nga bolshevikët, në 17 korrik 1918. Anakronikë Në po të njëjtat vite po perëndonte një tjetër perandori shumëshekullore, ajo otomane. Aventurën e saj e mbylli Mehmeti VI. Ashtu si “kolegët” romak dhe kinez ai zgjati shumë pak, vetëm katër vite. Por sulltani i 36 dhe i fundit nuk ishte aspak një fëmijë: në vitin 1918 festonte 57 vjetorin. Pasi kishte marrë rastësisht fronin nga vëllai i tij Mehmeti V (trashëgimtari ishte vetëvrarë), ai vetë do ta quante ngjitjen në fronin e Stambollit “të papritur”. Ajo e Mehmetit VI ishte një mbretëri e shurdhët. Trashëgoi humbjen e rëndë turke në Luftën e Parë Botërore dhe pranoi kushtet e dorëzimit shumë të vështira, që shkaktoi edhe reagimin e lëvizjes së turqve të rinj udhëhequr nga Mustafa Qemal Ataturku. Prej këtu erdhi shfuqizimi i sulltanatit si dhe lindja në 1923 e Republikës turke. Mehmeti do të vdiste në mërgim në vitin 1926 në Sanremo. Pakujdesi inkase I vetmi “i fundëm” që duket se ka shpëtuar nga një gjykim historik negativ është Atahualpa, sovran i perandorisë inkase, më e madhja mes perandorive parakolumbiane. Edhe ai, me thënë të vërtetën, ishte “inka” (perandor) për

Të fundit në fron Nga Romul Augustoli tek sovrani i fundit i perandorisë së kaltër, ata janë konsideruar shpesh të paaftë. Por nuk ka qenë gjithmonë për faj të tyre

vetëm një vit. Por e bëri në kulmin e forcave (ishte 36 vjeç) dhe si protagonist. Hipi në fron pasi kishte triumfuar në një luftë civile dhe kishte bashkuar dy pjesët, kur ishte ndarë perandoria. Pavarësisht kësaj u mposht në fushëbetejë nga konkuistadorët, në një prej disfatave ushtarake më të rënda që ka njohur historia. Mendohet shpesh që indianët u dorëzuan para spanjollëve sepse i quanin hyjni që, sipas profecive të lashta, do të vinin nga deti për të sjellë fundin e botës, apo më saktë atë të mbretërisë inkase. Kjo është e pavërtetë, të paktën në rastin e inkasve. Është e

vërtetë që në një moment të parë, kur konkuistadori Francisco Pizarro kishte nisur marshimin e tij në Peru, në vitin 1532, emisarët e Atahualpas kishin mbetur shumë të habitur prej anijeve, pushkëve dhe kuajve (që në Amerikë nuk ishin parë asnjëherë). Por më pas u vetëdijësuan se ata “shkopinj që bënin zhurmë” rikarikoheshin me ngadalë, që katërkëmbëshit ishin vetëm

mjete transporti që komandoheshin nga qenie njerëzore normale. Gabimi i Atahualpas nuk ishte që i mbivlerësoi, por që i nënvlerësoi. Ndonëse kishte 80 mijë ushtarë që do të mundnin të dëbonin pak spanjollët e mbërritur, perandori u paraqit në një ftesë për drekë të Pizarros bashkë me disa dinjitarë të tij të paarmatosur. Të cilët u vranë prej europianëve, që besonin që mund të merrnin peng mbretin, duke mbajtur nën kontroll perandorinë. Shenja të këqia Që shumë mbretërime në përfundimin e tyre janë

shoqëruar nga parathënie ogurzeza nuk është një ekskluzivitet i perandorive parakolumbiane. Perandorët e fundit kanë jetuar kohëra pasigurish të mëdha, në krye të perandorive që kanë qenë shpesh herë hija e vetvetes: nuk është për t’u habitur që shenjat për fundin e afërt shumëfishoheshin. Të qënurit të udhëhequr nga një perandor që quhej Romul August, pra si mbreti i parë i Romës dhe si perandori i parë i saj, ishte për romakët një shenjë e keqe: zgjedhja e atij emri u interpretua si shenjë e një cikli që ishte i destinuar të mbyllej. Dëshira për të larguar atë frikë shkaktoi ndoshta lindjen e një legjende e cila do të bëhej shumë popullore në Europë (që do të frymëzonte best sellerin e Valerio Massimo Manfredi “Legjioni i fundit”): arratia me fat e Romul Augustit deri në Britani, e ndjekur nga një betejë pas të cilës shpata që i përkiste Jul Cezarit do të ngulej në një shkëmb dhe prej ku do të lindte një linjë pasardhësish pjesë e të cilës ishte dhe mbreti Artur. Jashtë vendi Pra, fundi i një perandorie është gjithmonë një traumë. E pastaj, nëse koka e kurorëzuar nuk qëndron në vendin e vet, e paguajnë të gjithë. Romul Augusti ndodhej në jug të Italisë kur u largua nga froni; gjatë revolucionit të shkurtit Nikolla II qëndroi në rezidencën e tij 30 kilometra larg nga kryeqyteti Shën Petërsburg; pasi lindi qeveria e Ataturkut në Ankara (në Turqinë aziatike) Mehmeti VI vazhdoi të mbretërojë indiferent në Stamboll; republika kineze u shpall në Nanking, ndërkohë që Pu Yi mbeti në Pekin. Sa për Atahualpan, nuk vuri asnjëherë këmbë në Cuzco, kryeqytet. Luftoi gjetkë dhe Pizarro e mbajti të burgosur në Cajamarca. Por ndryshe nga të fundmit e tjerë, luajti një rol të dorës së parë. Konkuistadori mori një shpërblim të madh në flori duke premtuar ta lironte. Nuk e mbajti fjalën dhe në 1533 u pagëzua dhe më pas u ekzekutua. Me vdekjen e tij, për inkasit, fundi i perandorisë shënonte me të vërtetë fundin e një bote.


18

« dossier

E hënë 4 qershor 2012 •

Ex katedra, ex libris:

Gjendje konfliktuale mendore e Shqipërisë Nga albert kotini

K

(vijon nga numri i kaluar)

jo histori na paraqet dy veçori: pikësëpari kemi një histori fisesh që zhvillohen, rregullohen dhe vihen në përpjeke me popujt e tjerë. Së dyti, del hapur se këto fise mbrojnë tokën dhe lirinë e vet kundër armiqve të jashtëm. Kështu që koha e parë e historisë ilire fillon me informacionet tona për këta popuj derisa fiset (ardiat) pushtohen nga romakët në vitin 158 para Krishtit. Kjo është periudha e zhvillimit monarkik të shtetit ardian derisa Genci, mbreti i tyre, mundet nga romakët dhe dërgohet në Romë si i burgosur lufte. Mjaft fise ilire nuk iu nënshtruan Romës dhe historia e tyre merret vësh pjesërisht prej vetvetes. Kjo periudhë e fiseve të papushtuara deri në vitin 9 pas Krishtit (pas një qëndrimi shekujsh, për të cilin ishte i bindur vetë perandori Tiber), bien nën Romë. Në ketë vit fillon periudha romake e historisë ilire, kjo periudhë iliro-romake vazhdon deri në ndarjen e perandorisë në atë Perëndimit dhe atë të Lindjes. Perandorët e racës iliriane mbrojnë Perandorinë Romake nga shkatërrimi që u kërcënohej. Siç shihet, historia ilire është e lidhur shumë me historinë e Perandorisë së Romës. Kjo periudhë vjen që në vitin 359 pas Krishtit, kur u nda perandoria nga Theodhosi i Madh dhe pas një periudhe tranzicioni të gjatë përçarjeje historia vijon deri në rilindjen e pavarësisë dhe ekzistenca e princave shqiptarë. Kur territoret ballkanike u pushtuan nga sllavët, bie gati e tëra nën ndikimin bizantin. Që nga kjo kohë kombi ynë u vu në rrezik, sepse në njërën anë sllavët dhe në tjetrën bizantinët apo grekët, ku me pushtime tokash, ku me ndikim kulturor e fetar ishin duke shkaktuar zhdukjen tonë. Që në fillim vendi ynë pati si mbrojtje kishën perëndimore, e cili qëndroi hap pas hapi përpara që të lëshonte çdo pëllëmbë tokë krahine nën ndikimin e kishës lindore. Një tjetër arsye e fortë që na ruajti të mos zhdukeshim, ishte kujdesi që treguan shtetet e ndryshme të ndodhura në Itali, Austri, Francë. Më parë normanët, pastaj venedikasit, që na nxorën nga ndikimet bizantine dhe nxitën ringjalljen tonë kombëtare. Këto përpjeke me botën perëndimore, që u vërtetuan në shekujt XI-XII, i dhanë shkas një periudhe të re në historinë tonë kombëtare. Në këto kohë fillojnë të dalin princat shqiptarë, të zhvillohen krahina dhe provinca të qeverisura me kryetarët e vendit dhe të gatuhet mendimi i pavarësisë. E në fakt, kur u përjashtua ndikimi sllav dhe u përmbys mbretëria e car Dushanit, na del në shesh për të parën herë Regnum Albania - mbretëria e Shqipërisë, nën shtëpinë princërore të Topiajve. Më vonë vijnë princat shqiptarë të shtëpisë së Balshajve dhe së fundi Kastriotët. Nën Skënderbeun Shqipëria organizohet, mbron truallin e vet dhe bëhet mburoja e kulturës europiane kundër kërcënimit otoman. Kjo është koha e artë e historisë shqiptare, që zë fill në shekullin XI-XII dhe forcohet e organizohet sidomos në shekullin XV, për t’u zhdukur në robëri në fillim të shekullit XVI. Historinë e kohës së re ne e fillojmë me robëri. Robërimi ynë nuk nis menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut (1468), sepse qëndresa shqiptare nuk zhduket, por vijon. Ky robërim fillon i rreptë dhe i tmerrshëm më 1503, kur fuqitë perëndimore nuk mundën t’i bënin më ballë Turqisë dhe Venediku lidh paqe me të i tërhequr nga tokat dhe ndikimi i vet mbi brigjet lindore të Adriatikut. Mund të thuhet se nga viti 1503 deri më 1912 është periudha e robërimit tonë, e mbarsur me përçarje, kryengritje, luftëra, të cilat nuk mundën të përfundojnë. Vetëm më 28 nëntor 1912 fillon përsëri koha e pavarësisë.

Kjo është periudha e zhvillimit monarkik të shtetit ardian derisa Genci, mbreti i tyre, mundet nga romakët dhe dërgohet në Romë si i burgosur lufte. Mjaft fise ilire nuk iu nënshtruan Romës dhe historia e tyre merret vësh pjesërisht prej vetvetes. Kjo periudhë e fiseve të papushtuara deri në vitin 9 pas Krishtit (pas një qëndrimi shekujsh, për të cilin ishte i bindur vetë perandori Tiber), bien nën Romë. Në ketë vit fillon periudha romake e historisë ilire, kjo periudhë iliro-romake vazhdon deri në ndarjen e perandorisë në atë Perëndimit dhe atë të Lindjes. Perandorët e racës iliriane mbrojnë Perandorinë Romake nga shkatërrimi që u kërcënohej. Siç shihet, historia ilire është e lidhur shumë me historinë e Perandorisë së Romës

- Raguza, albumet Në monografinë turistike “Kroacia”, botuar në Zagreb ‘2000 për Dubrovnikun (f. 175-186), shkruhet: “Dubrovniku është vend historik e turistik nën mbrojtjen e UNESKO-s dhe një simbol tregtie për shtetin kroat. Vendqëndrimi më i lashtë, Rausij (Ragusium), në këmbët e malit Srd, i cili është ndarë me një kanal të vogël. Emri kroat i Dubrovnikut u regjistrua në vitin 1187, si qytet-shtet i diplomatëve të shquar, tregtarëve, detarëve, artistëve me ndërtesa të mrekullueshme. Duka dhe anëtarët e këshillit të madh e të vogël në senat respektonin shkrimin e shënuar në hyrje të këshillit të madh, që thotë: “Harrojini çështjet private dhe mbani parasysh vetëm përftimet e përgjithshme.” Këto u bënë të suksesshme në politikë vetëm pas shkatërrimit të tërmetit (viti 1667) dhe gjatë tërë periudhës së rënies së Republikës së Dubrovnikut nga dekreti i Napolonit). Dubrovniku dhe rrethinat e tij u dëmtuan rëndë nga luftërat e kohës. Në pjesën perëndimore ndodhet një katedrale e mrekullueshme e virgjëreshës Mari e vitit 1713 (Our Lady). Pjesa lindore e katedrales përfsihet nga kisha “Shën Mari”, prej Carmel - viti 1635, e ndertuar me stilin barik. Pranë katerales drejtimi i rrugës në kompleksin “Baroque” të kishës së Shën Igantius (1725), është edhe shtëpia e kolegjit. Në konventën e Shën Katerinës ishte një shkollë muzike. Kisha e Shën Marisë formon pjesën e arkivit, ndërsa shtëpitë e manastirit “Benedikt” janë konvertuar në ambiente private. Ka gjithashtu manastirin dominikan (shek XIV), me

disa kisha, si “Shën Luka”, stil romak, dhe kisha “Nuncio”, stil Renaissance (shek XV). Mbasi jepen mjaft gjerë kufijtë e Dubrovnikut me qytetet e tjera me interes janë të dhënat sporadike të tilla si: “Mbreti Bela IV dhuroi një dokument në vitin 1242, të ashtuquajturën “Golden Bull”, që e shpall Zagrebin një qytet të lirë të mbretërisë”. Pas vitit 1537 Zagrebi është zyrtarisht kryeqyteti i Kroacisë. Në faqe ’89 për Zagrebin shkruhet: “Lëvizja iliriane (shek XIX) në fund konfirmoi Zagrebin që në vitin 1850 të bashkuar si një qendër kulture, shkence dhe politike të Kroacisë dhe si pikëpamje intelektuale e sllavëve të Jugut. (Akademia e arteve dhe shkencave)”. Në faqen 89 shkruhet: “Mirëpo origjina e kroatëve dhe themelimi i tyre nuk është qartësuar akoma nga të dhënat e pakta apo të dyshimta mbi origjinën historike.” Disa historianë besojnë se origjina e kroatëve, nis nga periudha e Persisë antike (Iran). Këtej lëvizën drejt Perëndimit dhe themeluan zonën sllave, ku krijuan shtetin e tyre të vetin të mbiquajtur “Kroacia”. Ata detyruan sllavët të përdorin emrin e tyre, por gradualisht pranuan kulturën sllave dhe gjuhën e tyre. Mirëpo shumica e historianëve e quajnë teprinë iraniane si të pabesueshme... Perandori bizantin Konstandini VII (viti 905959) shkroi një libër dore me titull: “Nën administrimin e perandorisë”, ku ai dëshmon historinë e hershme të kroatëve si dhe mbërritjen e tyre deri në ditët e sotme. Kështu, bazuar në të dhënat arkeologjike dhe dokumentet arkivore, besohet se Papa së bashku me historianë të


dossier • E hënë 4 qershor 2012

huaj i quajtën kroatët si sllavë. Mbreti Tomisllav (910-928) ishte sunduesi i parë kroat që Papa iu drejtua si mbret. Burime historike përmendin një forcë të madhe ushtarake të ish-Kroacisë si shtet, duke përfshirë fitoren e mbretit Tomislav ndaj Hungarisë dhe ushtrisë së fuqishme të perandorit Simeon (893-927). Ata themeluan në shekullin XVII zonën midis Cetinës-Zmanja (lumenj) dhe krahinës malore Lika dhe Krbara, që u konsideruan si thundra e shtetit kroat. Në mesjetë kroatët themeluan zonën deri në lumin Drava, pjesa më e madhe e Istries dhe shteti aktual i Bosnjë-Hercegovinës. Ata paskëshin krijuar zonën e Svijemit dhe Boka Kotorska, të cilët formojnë pjesë të ish-Jugosllavisë. Gregori nga Bar (Tivari) flet për dy pjesët e Kroacisë bregdetare: nga Duvno dhe Tomislavgrad, në Vinol dhe Redone (prej Duvno në Bambalone), në Shqipëri. Kostandini VII përdori emrin “Pagnia” në vend të “Red Croatia”. Kroacia në Veri u nda pas shpërbërjes së Perandorisë Bizantine në besime të ndryshme, struktura etnike që ndryshuan në kalimin e shekujve. Kroacia në përudhën e rregullave populistike - deri në vitin 1102 Gjatë shekullit XIX arritjet deri në kohë historike janë përshkruar në këtë monografi në mënyrë mjaft të pasur për zhvillimet ekonomike, por në veçanti procesi i kristianizimit cilësohet faktor kryesor në krijimin e shtetit kroat. Qytetet bizantine të bregut Dalmat në çerekun e fundit të shekullit XIX u ndikuan nga misionarët sllavë Saint, Curil dhe Methodius. Kristianizmi i banorëve lokalë udhëhoqi drejt civilizimit kristianë, që u zhvilluan nën emrin “kroat”. Papa dhe historianë të huaj i quajtën kroatët si sllavë. Më 1102 theksohet se Kroacia u bashkua me mbretërinë hungareze me vullnetin e tyre të mirë, duke e njohur mbretin Soloman, që vinte nga dinastia arpatiane, si mbretin e tyre. Sovraniteti i Kroacisë u reflektua nëpërmjet institucioneve. Që nga shekulli XIII Slavonia u konsiderua një mbretëri më vete, e shpërndarë nga Mali Gvod e lumi Drava dhe lumenjtë Vërbor dhe Bosna. Kroacia u quajt “Mbretëria Kroate” (Dalmacia dhe Slavonia), por jashtë kufijëve politikë kroatët jetuan në Dinarike dhe Istria. Dubrovniku, siç e theksuam më lart, e mori emrin në mesin e vitit 1187. Imazhi aktual i Dubrovnikut Një album fotografik (prej 188 faqesh) botuar nga Damir Fabianiç, në Zagreb, viti 1997, e paraqet Dubrovnikun si më të famshmin qytet Kroat, pothuajse si një legjendë të ndarë në 3 pjesë: A. Qyteti i Dubrovnikut në vitin 1989. B. Peizazhi i kulturës, në vitin 1990. C. Destina-

cioni tragjik i ndarjes së qytetit dhe territorit të Republikës së Raguzës, mbas shkatërrimeve nga serbët dhe malazezët në vitin 1991-1992. Në komisionin e bordit restaurues të Dubvrovnikut (themeluar në vitin 1979 pas tërmetit), i vuri në punë autorët për të fotografuar monumentet, arkitekturën, në dekadën e fundit dhe atë nën ndërtim, pas lufte. Stili barik i dyqaneve të Dubrovnikut është i thjeshtë, tradicional dhe sintetizon lyerjen sipas dritareve të dyqaneve të vjetra, në mënyrë sugjestive për vizitorët. Burimet e Raguzës pika referimi për historinë tonë Në testamentin e mbretit të Meksikës, që e ka lenë 1460 vjet para Krishtit, midis të tjerave thuhet: “Ajo që ishte dje, sot nuk do të jetë nesër”. (“Njeriu”, korrik 1944 nr.1). Për historinë tonë kombëtare burimet arkivore të Stambollit, Venedikut, Vatikanit etj. janë pika referimi pak të shfrytëzuara, ndërsa ato të Raguzës, pothuajse të paeksploruara. Kur u nda Perandoria Romake, Shqipëria mbeti në perandorinë lindore. U shkel Shqipëria, përsëri nga barbarët: Visigot, Ostrogot, Hun, Avarë, e Normadë, që prishnin ato që linin paraardhësit. Ata që u ngulën në trevën iliro-trake, ishin serbët e bullgarët, me përzierin e tyre ngadalë-ngadalë asimiluan atje ku është Mali i zi, Serbia Perëndimore, Hercegovinë, Bosnjë e Dalmaci, që s’janë gjë tjetër veçse ilirë të sllavizuar. Mjaft fise ilire me një qëndresë të jashtëzakonshme deri në Vardar ruajtën gjuhën, zakonet e doket e të parëve. “Baza etnike e këtij populli, thotë Shuflai, - në kohën e vjetër ishte një faktor i historisë, i cili njihej me emrin ilir”. (Libri “Serbë dhe shqiptarë” II- 33-4, Tiranë, 1926). Gjermani Arnold fon Harf ka ardhur në një udhëtim të shkurtër në Shqipëri dhe kemi një shkrim nga më të vjetrit i shtypur deri më sot. Arnold fon Harf rrjedh nga një familje fisnike dhe e vjetër e Rinit dhe niset nga viti 1496, për një udhëtim. Në Shqipëri vjen pas vizitës në Romë, Venedik, Ankona, Raguzë dhe ndalet në Ulqin, Durrës Sazan… Për aq sa ka shëtitur në Shqipëri shkruan: “Nga Raguza në Dulçina, 100 mile. Ky është një qytet i bukur, i vogël në pronë të venecianëve dhe është në tokat e shqiptarëve. Shqiptarët kanë një gjuhë të tyre, që nuk mund të shkruhet mirë, meqenëse nuk kanë shkronjat e tyre.” Autori pastaj dokumenton disa fjalë shqip të mbledhura gjatë udhëtimit. Në monografinë turistike “Croatia”, shkruhet: “Mbreti Bela IV dhuroi një dokument në vitin 1942…” Kjo flet për domosdoshmërinë e studimit të mbretit Bela, që nuk është gjë tjetër veçse Balsha shqiptar. * Rrok Zojzi në shkrimin “Në çerdhen e

Balshajve” (“Drini” nr 5. maj 1944 f. 17-18) thotë: “Gjergji I Balsha mbaroi veprimtarinë e nisur prej plakut Balshë. Zgjeroi mbretërinë e tij edhe te Mali i Zi. Atëherë ishte shqiptare një pjesë e Bosnjës e Hercegovinës, pothuajse në gjysmën e Dalmacisë… Emri ‘Balsh’ mund të ketë si rrënjë emrin ‘Balë’ (Belë), që ishte aq i përhapur në malet tona. Mbi gjeneaologjinë e kësaj familje shkruan Gelcich, në veprën e vet “La dinastia del Balshidi”. * P. Marin Sirdani në shkrimin “Shqypnia e Shqyptarit” (Hylli i Dritës”- mars-prill-maj 1941, f. 10) thotë: “Në fund XIII të qindvjetit, në kohë të anxhovinëvet, Shqypnia përhapej edhe mbas Vlore mbi tokën e arijanitasve e të muzakajve. Në XIV qind vjet, kjo ide gjeografike u zgjanua në drejtim të Veriut. Brenda saj hynte, sipas burimeve të Raguzës (viti 1386), Shën Serxhi mbi Bunë, viti 1429 qyteti i Tivarit, viti 1430, Luzhnica afër Kotorrit, viti 1443, Podgoricë. Një përshkrim gjeografik, i vitit 1570, quan Shqipëri, tokën prej Ulqinit, deri në Vlorë, edhe ndër brigjet e Himarës. Natyrisht që në vitin 1602 edhe Pastroviçët, afër Budvës, janë “de Albania”. Kur venedikasit (1571) humbën tepricat e fundit të Shqipërisë, lidhnin edhe Kotorrin me Shqypni”. Në faqe 108 autori vazhdon: “Sikur Iliria e Vjetër- thotë Shuflai, qe si një kufi në pikëpamje politiko e kulturore, ashtu edhe Shqipnia qe si një qendër në pikëpamje besimi. Këtu kufizojnë sot katolicizmi, ortodoksizmi e myslimanizmi…”. Po në faqen 116 vijon: “Në vitin 1592, shqiptarët i falën kurorën e mbretërisë shqiptare, Karl Emanuelit të Savojës, në 1606, Rudolfit II të Habsburgëve. E në vitin 1615 Dukës së Parmës, Ranuçit I romak Farnese. Këso kohe iu fal kurora e Shqipërisë, edhe mbretit të Spanjës e papëve të Romës”. (Shih Arturo Galanti. “L’Albania” Romë, 1901. f. 170). Në faqet 140-141 shkruhet se “Sipas Thalloczy (Acta Albania), elementi shqiptar shtyhet i përzier me sllavë, në XIV qindjvjet, deri brenda në Dalmaci. Këta kundrohen ngjatë Raguzet - e Kotorrit”. (Thalloczy, vëllimi I nr. 577 f. 156, 204, 679). Shuflai shton për shqiptarët: “Brenda, thellë në Mal të Zi”. Për sa i përket Tivarit, - shkruan M. Sirdani, - përmendet në akte përherë si “Civitas Albaniae”. Ashtu edhe Ulqini, emni “Arbni2 në mesjetë përfshinte katërkëndëshin Tivar-Prizren-OhërVlorë”. Për fisin e Kuçit në vitin 1610 thonë se “Gjurma ishte ortodokse, e gjejmë latine”, (Questi dalmatini et Cucci la meta di quali escismatica e l’altra latina”), ndërsa në vitin 1614 thuhet “Cuzzi albanesi di rito romano” (Sufflai f. 110). Të plota janë “Acta et diplomata res Albaniae mediae actatis illustrantia”. (Thalloczy, Jirecek Sufflai). Në volumin I Wien 1913, vol II Vjenë 1918,

»

19

vol III dhe IV, që duhej të kishte dokumente deri në vitin 1479… Kështu, në kërkim të identitetit më herët se Skënderbeu, edhe autori TH. Capidan (Bukuresht), në shkrimin “Paraqitja e gjendjes etnologjike në Ballkan” botuar në “Hylli i Dritës” qershor gusht 1923, f. 222, thotë: “Banimi i tyre (ilirëve) shtrihej krah perëndimit të trakëve, në krahinën ku sot gjinden serbo-kroatët e shqiptarët… Acumiucum (Petrovardari) qenë koloni ilire”. (P. Kreschmer. Einleitung, f. 48). Në faqen 43 Sirdani vazhdon: “Pas kallëzimeve të shkrimtarëve të vjetër e prej datave epigrafike del në shesh se, ilirët sikurse trakët, ishin të ndarë në shumë fise. Ndër ta më të rëndësishëm ishin Delmatët, ose Dalmatët (Dalmatue). Keta banonin gjatë brigjeve adriatike në Dalmacinë e sotme, që morën emrin e tyre”. Për ketë autori P. Sirdani i referohet, përkthyesit A. Benedikt Dema. O. F. M “Sudost Forachungen”, v. VII -ing Helf. 3-4 Dezember 1942. * Fishta ka marrë mësimet e mesme në Kroacine e Starçeviçit, Radiçit e të Strossmarjerit, një nga më të famshmit kryepeshkop që njohu koha e tij dhe kisha romake-perëndimore. * Osman Myderizi në shkrimin “Emni i Shqipnisë në kohën e mesme” botuar “Hylli i Dritës” qershor-gusht nr. 6. 8 f. 234 thotë: “Në shekullin XIII- XIV burimet e Raguzës, (Th. Ippen. Contribution a l’histoire de l’Albanie du XII an XV scecle. Albania e Leon Reyit. Nr. IV ) i shton kufijtë e Arbënit në veri të Tivarit e Podgoricës, deri në Lushticë afër Kotorrit”; “Ndër fqinjët tanë, sidomos në gojën e popullit, trajta e jonë e vjetër nuk është harruar krejt, pse kroatët e Dalmacisë shqiptarin katolik e quajnë edhe sot “arbanasi” e grekët shqiptarin përgjithësisht e quajnë arabanitis”. F. 236. Marin Bizzi, arqipeshkopi i Tivarit më 1610, shkruan se: “Stjefën Gaspari, vizitues i dioqezëve shqiptare më 1671 e mirte krahinën e arbërit nga malet e Dukagjinit e arrinte në Kosovë...”. Të dhëna interesante jep Georg Stadmueller. Në përkthimin e berë nga Karl Gurakuqi më 1942. (“Hylli i dritës”. Prill 1942. nr. 4). * I nderuari albanologu kroat dr. Milan Shuflai na i ka venë në dispozicion mjaft burime të tilla prej kohësh dhe për këtë çështje ai ka dhenë edhe jetën e tij. Me të drejtë “Shkëndia” nr. 2-3 viti 1941 me rastin e 10 vjetorit të vdekjes tragjike të Shuflait, shkruan me mjaft respekt për popullin kroat, që dha korifenj të tillë. Me fillimin e karrierës së tij Shuflai interesohet për popullin shqiptar dhe e lidhi bashkëpunimin e tij, me paraardhësit si dr. Ludoviko Thalloczy, dr. C. Jeriçek, të cilët e forcuan miqësinë e tyre për shkak të studimit të jetës shqiptare. Ata studiuan psikikën e shqiptarit, jetën shoqërore aklimatizimin e kulturës perëndimore në tokën tonë dhe bënë përpjeke maksimale për t’i dhënë botës politike një Shqipëri që nga lashtësia e deri në kohët moderne me një civilizim të panjohur deri atëherë. Mbas jetës tragjike të dr. Ll Thalloczy, që ndodhej afër Budapestit më 30.9. 1916, kur po kthehej nga Vjena, dr. Shuflai e vijoi po me atë vullnet veprën madhore “Acta et Diplomata”, që la pa kryer prof Thalloczy. Lufta I Botërore e pengoi punën e Shuflait, por për të përfunduar ketë vepër në shkurt të vitit 1931 filloi përsëri punën për ta përfunduar veprën. Gjurmimet e tij, arkivat private i dhanë materiale të panjohura sidomos ato të fshehta që quheshin “Burime të zeza” … Mirëpo ardhja e tij në Shqipëri ishte fatale, sepse, sapo u kthye në Zagreb, në muzgun e një nate të qetë u vra prej një dore kriminale, duke lënë të pabotuar veprën e tij aq të vlefshme për në shqiptarë e për historinë. Vepra e tij “Serbë e shqiptarë” doli në kohën kur historianët serbë J. Tomic e Haxhivasilevic, botonin para zhvillimit të konferencave te Londrës dhe të Parisit mohimin e çështjes shqiptare… Me argumente historike vepra e Shuflait iu dha përgjigje akademikëve e profesorëve të Beogradit në kohën e duhur. Mirëpo, sipas fjalëve të Shuflait, është dorëshkrimi i tij që e përmblidhte historinë e Shqipërisë dhe qe e morën kundërshtarët, të cilët me kujdes të veçantë e kanë vendosur në arkivat e tyre. Aktualisht shteti kroat dorëshkrimet i ka dërguar në Arkivin e shtetit shqiptar, por botimi i tyre i plotë, nuk është konceptuar. Shuflai ka shkruar dhe një roman prej jetës shqiptare nën pseudonimin “Konstadin Babiç” dhe shumë artikuj për jetën tonë shoqërore. Ja pse Raguza mund të rezervojë materiale, amanete për Shqipërinë. Kroatët me të drejtë krenohen për Shuflain, sepse i ka nderuar. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Titulli: Steve Jobs Autori: Walter Isaacson Përktheu: Taulant Hatia Redaktoi: Miranda Haxhia Tipologjia: Biografi

Librari

“Steve Jobs” është biografia e autorizuar e Steve Jobsit, themeluesit të kompanisë “Apple”. Jobsi i kërkoi biografit të mirënjohur, Walter Isaacson, të shkruante biografinë e tij. Walter Isaacsoni ka qenë një nga menaxherët e CNN-it dhe revistës “Times” dhe ka shkruar disa biografi shumë të rëndësishme. Me më shumë se dyzet intervista të bëra në një periudhë dyvjeçare me Steve Jobsin, si dhe mbi njëqind intervista me shokë, familjarë, kundërshtarë, konkurrentë dhe kolegë,

Isaacsonit iu dha një qasje “ekskluzive dhe e papërsëritshme” në jetën e tij. I parashikuar për botim në mars 2012, botimi u vendos të afrohej në nëntor 2011, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Jobsit. Por humbja e tij më 5 tetor 2011,bëri që libri të botohej edhe më herët, më 24 tetor 2011 në SHBA. Ky libër rrëfen jetën e themeluesit të kompanisë “Apple” nga lindja e deri në vdekjen e tij të bujshme. Aty zbulojmë, jo me pak habi, se si ky njeri aq krijues e i vullnetshëm, ishte edhe një maniak i përsosmërisë, një individ i egër, pa shumë skrupuj, me një karakter shumë të vështirë. Jobsi arrinte t’i egërsonte dhe t’i dëshpëronte njerëzit rreth tij. Por personaliteti dhe produktet qenë të ndërlidhura, ashtu siç janë të ndërlidhura hardueri dhe softueri në produktet Apple. Walter Isaacsoni ka thënë: “Tek e shihja që luftonte kundër sëmundjes me një vullnet shembullor e forcë emocionale që të habiste, filloi të më dukej shumë bindës dhe kuptova se sa shumë nga personaliteti i tij kishte hyrë në produktet që kishte krijuar. Pasionet, demonët, dëshirat, delli i artistit, djallëzia dhe fiksimi për kontroll ishin tërësisht të lidhura me qasjen e tij ndaj biznesit, prandaj vendosa ta shkruaj përrallën e tij si një rast studimor mbi krijimtarinë”. Publiku i interesuar Ky libër është për të gjithë ata ...që kanë ose do të donin të kishin

E hënë 4 qershor 2012

STEVE JOBS, biografia e

“NJERIUT TË KUNDËRKULTURËS”

një iPod, iPhone, iPad, iMac ose MacBook ...që e kuptojnë vlerën e artit të bashkuar me teknologjinë dhe rolin e tyre në jetën tonë të përditshme... që duan

Kritika Që nga

të tjera. Ja çfarë kanë thënë disa nga gazetat dhe revistat më prestigjioze për të. New York Times “Skeptik mbas skeptiku, shumë veta bënë gabimin ta nënvlerësonin Steve Jobsin. Isaacsoni ka përmbledhur shumë nga kritikat dritëshkurtra ndaj një karriere të jashtëzakonshme. ‘Na vjen keq Steve, ja pse dyqanet Apple nuk do të

trishton edhe pak më shumë, pasi e qeshura e tij tashmë ka heshtur”. Malcom Gladwell për New Yorker “Isaacsoni fillon me origjinën e thjeshtë të Jobsit në Silicon Valley dhe triumfin e parë në Apple, duke vazhduar me përjashtim përulës nga kompania që ai krijoi. ...Kur ai u kthye në Apple, natyrisht që lexuesi priste ta gjente më të mençur e më të sjellshëm falë udhëtimit të tij të stuhishëm. Por jo, ai kurrë nuk u tregua më i mençur apo më i sjellshëm. Në spital, në fund të jetës së tij, ai provoi gjashtëdhjetë e shtatë infermiere para se të gjente tri që i pëlqenin. Forbes “Nëse ende nuk e keni lexuar biografinë e mrekullueshme, frymëzuese dhe më të shitur “Steve Jobs” nga Walter Isaacsoni, lexojeni sa më shpejt... Kur një njeri i madh vdes, termitet gjithmonë e hanë pak e nga pak reputacionin e tij. Në rastin e Jobsit është e lehtë t’i imagjinosh qortimet: mungesa e delikatesës në lidhje me menaxhimin e të punësuarve, përfshirja e tij në skandalin e opcioneve, mungesa e interesit filantropik; kaq mjafton dhe arritjet e tij nuk do të duken të habitshme në të ardhmen. Ky libër do t’i mbajë larg termitet, të paktën për ca kohë. Dhe kur të sulmojnë me të vërtetë, kjo kryevepër do jetë në qendër të mbrojtjes”. Financial Times “Ja ku qën-

të zbulojnë jetën e një personi që u vajtua nga e gjithë bota dhe u quajt nga Obama si “shembull i gjenialitetit të shpirtit amerikan”.

botimi i tij e deri më sot, libri “Steve Jobs” është ende në listën e librave më të shitur të “New York Times”-it dhe në shumë

funksionojnë’, shkroi “Business Week” në faqe të parë në 2011. ‘Ka mundësi që iPodi të bëhet një produkt për pak vetë’, tha një profesor nga Harvardi. ‘Teknologjia e lartë nuk mund të modelohet dhe t’u shitet konsumatorëve’,- tha Z. Skalli në 1987. Jobsi qeshte gjithmonë i fundit. Libri ‘Steve Jobs’ na

dron bukuria e vërtetë e historisë së Steve Jobsit. Edhe mbas gjithë nekrologjive dhe kujtimeve të muajit të kaluar, me gjithë familjaritetin e një pjese të madhe të këtij libri, i cili është shkruar me pjesëmarrjen e thellë të Jobsit, tregimi i plotë i Isaacsonit e meriton lexueshmërinë e gjerë që patjetër do të ketë. Guardian “Një vepër monumentale... Libri i Isaacsonit është i mbushur me momente që do t’ju lënë gojëhapur...” Mbi autorin


•E

Librari

hënë 4 qershor 2012

SI U SHKRUA KY LIBËR (Pjesë nga hyrja) Në fillim të verës së 2004-ës, më telefonoi Steve Jobsi. Për vite me radhë ishte treguar mjaft miqësor me mua, edhe pse hera herës shpërthente furishëm, sidomos kur ishte rasti për të nxjerrë në treg një produkt të ri dhe ta reklamonte në faqen e parë të revistës “Time” apo ta shfaqte në CNN, vende ku punoja atëherë. Por që kur nuk punoja më në asnjërin prej tyre, e kisha parë më rrallë. Folëm pak për Institutin Aspen ku punoja së fundi dhe e ftova të vinte të fliste në një kurs veror në Kolorado. Më tha se do t’i pëlqente të merrte pjesë, po nuk donte të dilte nëpër tribuna. Do t’i pëlqente të bënim një shëtitje e të bisedonim.Më erdhi paksa çudi. Nuk e dija që shëtitjet e gjata i quante mënyrën më të mirë për të zhvilluar biseda serioze. Mora vesh se donte që t’i shkruaja biografinë. Kisha botuar një të tillë për Benjamin Franklinin dhe po shkruaja atë të Albert Einsteinit. Në fillim reagova i habitur dhe i thashë, gjysmë me të qeshur, në e shihte veten si pasues të natyrshëm të këtyre lloj njerëzve. Ngurrova, ngaqë mendoja se ndodhej në mes të një karriere me luhatje e do të kishte ende shumë të panjohura. Jo tani, i thashë. Ndoshta pas një apo dy dhjetëvjeçarësh, kur të dalësh në pension. E kisha njohur qysh në vitin 1984, kur pati ardhur një herë në Manhatan në një drekë me botuesit e revistës “Time” dhe ngriti në qiell kompjuterin e ri Macintosh. Edhe atëherë u tregua zemërak, duke sulmuar një gazetar, i cili e kishte lënduar me një shkrim që e nxirrte shumë zbuluar. Por edhe unë, si shumë të tjerë gjatë viteve, pasi fola me të, u magjepsa nga forca e tij tërheqëse. I mbajtëm lidhjet edhe mbasi u largua nga kompania “Apple”. Kur kishte për të nxjerrë diçka nga duart, si për shembull, ndonjë kompjuter NeXT apo ndonjë film të studiove Pixar, rrezet e magjepsjes së tij binin drejt e mbi mua, më thërriste në ndonjë restorant ku gatuhej sushi në Manhatanin e Poshtëm dhe më thoshte se ajo që do të paraqiste tani ishte gjëja më e mirë që kishte prodhuar ndonjëherë. Më pëlqente. Kur u ngjit përsëri në fronin e kompanisë “Apple”, e nxorëm në kopertinën e revistës “Time” dhe, pas njëfarë kohe, nisi të më jepte ide për një varg shkrimesh për persona që kishin më tepër ndikim në vend. Nisi fushatën Think different, ku përdori portrete të disa prej njerëzve që po shqyrtonim edhe ne, dhe iu duk magjepsës ndikimi historik i tyre. Edhe pse nuk pranova që t’i shkruaja biografinë, komunikonim me raste. Një herë i dërgova një e-mail ku e pyesja nëse ishte e vërtetë, siç kishte dëgjuar vajza ime, se logoja e kompanisë “Apple” ishte zgjedhur për nder të Alan Turingut, pionierit britanik të kompjuterëve, i cili theu kodet gjermane gjatë luftës dhe vrau veten duke ngrënë një mollë të lyer me cianur. M’u përgjigj se do të kishte dashur të ishte kështu, po nuk ishte. Kjo u bë shkas për shkëmbimin e disa letrave rreth historisë së hershme të kompanisë “Apple”

dhe m’u duk sikur kisha nisur të mblidhja materiale për këtë temë, sikur të kisha vendosur ta shkruaja librin. Kur doli biografia e Einsteinit, erdhi në një veprimtari që kisha organizuar në Palo Alto, më mori mënjanë dhe më tha edhe një herë se tema e tij ia vlente. Më hutoi kjo këmbëngulje. Njihej si person që e ruante fort privatësinë, ndërsa unë nuk kisha arsye të besoja se kishte lexuar ndonjë nga librat e mi. Ndoshta më vonë, vazhdova t’i thosha... Por, në vitin 2009, gruaja e tij, Loren Pauelli më foli hapur: “Nëse ke ndërmend të bësh ndonjë libër për Steve-in, bën mirë ta bësh tani”. Sapo kishte marrë përsëri pushimet për arsye shëndetësore. I thashë se kur ma kishte parashtruar në fillim idenë, nuk e dija që ishte i sëmurë. Nuk e di pothuajse askush, ma ktheu. Më kishte telefonuar përpara se të bënte një ndërhyrje kirurgjikale për kancerin e përsëri nuk më kishte treguar, më shpjegoi ajo. Atëherë vendosa ta shkruaja librin. Jobsi më habiti pa masë, kur më tha se nuk donte të kontrollonte asnjë pjesë të tij, madje nuk donte as ta shihte përpara se të shtypej. “Është libri yt”, më tha. “Madje, as kam për ta lexuar”. Më vonë, nga vjeshta, dukej se kishte ndërruar mendim për bashkëpunimin, për shkak të disa ndërlikimeve të tjera nga kanceri, të cilat nuk i dija. Nuk po u përgjigjej telefonatave, prandaj, edhe unë e lashë mënjanë për ca kohë projektin. Pastaj, papritur, ditën e Vitit të Ri 2009 më telefonoi pasdite vonë. Ishte në shtëpinë e vet, në Palo Alto, së bashku me të motrën, shkrimtaren Mona Simpson. Gruaja dhe fëmijët kishin shkuar për ski, por atë nuk e lejonte gjendja shëndetësore që t’i shoqëronte. Kishte rënë në mendime, folëm për më tepër se një orë. Nisi të kujtonte kohën kur donte të ndërtonte një numerator frekuencash, në moshën dymbëdhjetëvjeçare, kërkoi në librin e telefonave emrin e Bill Hewlettit, themeluesit të kompanisë HP, dhe i telefonoi duke i kërkuar t’i gjente pjesët. Jobsi tha se dymbëdhjetë vitet e shkuara të jetës, që kur ishte rikthyer në kompaninë “Apple” kishin qenë më produktivet nga pikëpamja e krijimit të prodhimeve të reja. Por qëllimi më i rëndësishëm i tij, më tha, ishte të bënte atë që kishin arritur të bënin Hewletti dhe miku i tij David Packardi: Ndërtimi i një kompanie aq të ngjeshur me risi, sa do të jetonte edhe pas tyre.“Si fëmijë, gjithnjë e kam parë veten si person të prirur ndaj shkencave humane, megjithëse më pëlqente elektronika”, më tha. “Pastaj lexova diçka ku njëri nga heronjtë e mi, Edwin Land i Polaroidit, fliste për rëndësinë e njerëzve që qëndrojnë në kryqëzimin ndërmjet shkencave humane dhe atyre natyrore, dhe kuptova se doja të bëhesha edhe unë i tillë”. M’u duk sikur po më sugjeronte tema për biografinë (dhe në këtë rast, kjo temë doli mjaft e vlefshme). Aftësia krijuese që lind kur një personalitet i fortë ndihet si gërshetim i fushave shoqërore dhe shkencore, ishte tema që më kishte interesuar më tepër në biografitë e Franklinit dhe Einsteinit dhe besoj se ajo do të jetë pika kyç në krijimin e fushave novatore në shekullin e njëzetenjëtë….

FRAGMENTE NGA LIBRI “Pavarësisht famës dhe pasurisë, ai përsëri e quante veten bir të kundërkulturës. Gjatë një vizite në një klasë të Stanfordit, zhveshi xhaketën Uilks Beshford, zbathi këpucët, kërceu mbi një bankë dhe u ul këmbëkryq. Studentët i bënë pyetje, si për shembull, kur do të rriteshin çmimet e aksioneve të kompanisë “Apple”, por Jobsi i anashkaloi. Në vend të këtyre, foli për pasionin rreth produkteve të ardhshme, si për shembull, për projektin që një ditë të prodhonte një kompjuter të vogël, sa një libër”. - “Fusha e shtrembërimit të realitetit ishte një përzierje e ngatërruar e një stili retorik hirplotë, e një vullneti të paepur dhe e një dëshire për t’i detyruar faktet të përputheshin me qëllimin që kishte në dorë”. - “Aty nga fundi i fjalimit, dikush e pyeti nëse duhet të bënin ndonjë studim tregu për të parë se çfarë dëshironin konsumatorët. ‘Jo’, u përgjigj, ‘sepse konsumatorët nuk dinë se çfarë duan derisa t’ua tregojmë ne’. Pastaj nxorri një pajisje që ishte pak a shumë sa një nga ato blloqet-kalendar të tryezave të punës. ‘Doni t’ju tregoj diçka të bukur?’ Kur e hapi, u duk qartë që ishte modeli i një kompjuteri të vogël që mund të mbahej mbi gjunjë, me tastierë dhe ekran brenda të njëjtit trup. ‘Kjo është ëndrra ime, të cilën do ta realizojmë nga mesi i viteve tetëdhjetë deri në fund të tyre’, u tha. Po ndërtonin një kompani që do të krijonte të ardhmen”. - “... bota është vend më i mirë me kompaninë ‘Apple’”.

Walter Isaacson, drejtor ekzekutiv i Institutit Aspen, ka qenë president i CNN-it dhe kryeredaktor i revistës “Time”. Përveç biografisë së Steve Jobsit, ka shkruar edhe biografitë shumë të suksesshme të Benjamin Franklinit dhe Albert Ajnshtajnit.

Mbi Walter Isaacson-in Me rastin e përfshirjes në listën e 100 njerëzve më ndikues të vitit, të përpiluar nga revista “Time” (18 prill 2012) Madaleine Albright “Një nga treguesit e ndikimit është aftësia e tij për t’i përballur me

guxim rrymat, duke i ndryshuar ato. Shumëkush do të kishte supozuar se era e biografive madhështore kishte mbaruar tashmë duke u zëvendësuar nga era e përqendrimeve fluturake, e pajisjeve ndërvepruese dhe e sa më pak librarive. Dhe ja tek vjen Walter Isaacsoni dhe tri punët e tij të mahnitshme mbi njerëzit-gjeni: Frenklin, Ajnshtajn dhe Jobs. Ky është një nga llojet më të mirë të ndikimeve, na edukon duke na treguar në të njëjtën kohë bukurinë e pavdekshme që mund të ketë një jetë e analizuar mirë, e shprehur nga Isaacsoni me objektivitetin e një historiani të vërtetë dhe me stilin e një tregimtari të lindur. Por ajo që e ndan Isaacsonin 59-vjeçar nga kolegët e tij, është zgjuarsia që ka ai në përzgjedhjen e talenteve individuale që kanë prekur jetën e të gjithëve. Këta individë na interesojnë, prandaj lexojmë dhe mësojmë - në fillim një mësim e më pas shumë të tjerë. Si autor dhe si president i Institutit Aspen aq intelektualisht pjellor, Isaacsoni është një shpërndarës i dijes, një furnizues për të gjithë ata që varen nga nevoja për t’i kuptuar gjërat thellësisht. (M. Albright, ish-sekretare e SHBA-së, kryetare e grupit Albright Stonebridge)

»

21

Një enciklopedi historike e bashkëkohore Titulli: Gati për rinisje Autore: Monika Shoshori Stafa Gjinia: Reportazhe, shënime udhëtimi Recensues: Hamit Boriçi, Urim Bajrami Redaktor: Naim Zoto Botues: “Naimi”-shtëpi botuese dhe studio letrare Gazetarja e njohur Monika Shoshori Stafa publikon librin e saj të tretë nën titullin “Gati për rinisje”. Në këtë vëllim përshihen reportazhe të shkruara gjatë shërbimeve të saj profesionale nëpër vise të ndryshme të Shqipërisë; gjatë udhëtimeve jashtë vendit për të marrë pjesë në shkolla e kurse evropiane formimi e riformimi. “E titullova “Gati për rinisje”, thotë autorja në përcjelljen e librit për lexuesin, sepse ky është rendi në gazetari: gjithnjë duhet të jesh me çantën e udhëtimit gati, gjithnjë të pret diku autovetura e redaksisë, mikrobusi i konferencave, avioni i udhëtimeve më të largëta. “Gati për rinisje”, ashtu si protagonisti i filmit me të njëjtin titull, sepse jeta e një gazetari dhe kërkuesi është aq intensive, sa shpesh duhet të mendosh si ta lehtësosh bagazhin tënd të udhëtimeve gjërat më të domosdoshme dhe nisu! - e jo e kundërta”. Ndërsa prof. dr. Hamit Boriçi, në hyrje të librit të saj, vlerëson se “reportazhet e gazetares historiane Monika Stafa paraqiten, në mos si risi, si pasurim i formave të pasqyrimit publicistik në gazetarinë tonë. Ndjehet kështu kritika e tërthortë, më saktë e nëntekstuar, për lënien në harresë të këtij zhanri gazetaresk aq të rralluar në mediat e printuara të Shqipërisë së periudhës së tranzicionit demokratik”. Autorja sjell informacion të pasur nga fshatra e qytete të Shqipërisë, të Ballkanit dhe të Evropës, ku ka shkelur këmba e saj. Kështu lexuesi “e shoqëron” gazetaren në udhëtimet e saj në Dunicë, në Mirditë, në Tiranë, në Pogradec, në Prishtinë, por edhe në Tivar e Cetinë të Malit të Zi, në Pragë e Budapest, në Bruksel e Strasburg etj. Ky libër me reportazhe, përshkrime e mbresa udhëtimi është një enciklopedi historike e bashkëkohore. Për nga tematika dhe përmbajtja, reportazhet - shënime udhëtimi të Monika Stafës mund t’i shohim e t’i përcaktojmë si: reportazhe me kahje historike, reportazhe me kahje politiko-sociale dhe reportazhe me kahje shkencore. Mjaft prej këtyre shënimeve të udhëtimit priren nga pasqyrimi historik i zhvillimeve dhe problemeve, kjo edhe në sajë të kulturës së gjerë e të thellë historike që dëshmon autorja e librit.

Rrëfim muzikor në tre kohë Titulli: Rrëfim në tre kohë Autori: Ina Kosturi Roman Shtëpia botuese: Ombra GVG Ngjason me një pjesë muzikore, me një koncert për violinë ndoshta për shkak të tre kohëve, tre rrëfimeve. Rrëfimi i parë ka në qendër ditarin e vashave dhe këtë shkollë të rrallë të qytetërimit shqiptar rreth viteve 1925 deri 1933, tregon për këtë veçanti të arsimit shqiptar në një epokë të varfër po me këto vlera të rralla të mbajtur fshehtë. Pjesa e dytë apo rrëfimi i dytë ka në qendër një artiste, aktore dhe familjen e saj, një familje artistësh në diktaturë, ku biografia është më e fuqishme se talenti, dhuntia, kultura, është ajo që dërgon dallgë të kota në jetët e tyre që i përkushtohen artit. Rrëfimi i tretë duket më modern, vjen në një kohë ndryshe, në një kohë të sotme lirie, po gjithsesi të vështirë, pasi mentaliteti i së shkuarës ua vështirëson sërish jetën, në këto raste femra, që tashmë përpiqen në një Shqipëri ndryshe që duhet t’u falë më shumë në udhën e vështirë të artit e skenës. Libri është shkruar konceptuar sipas formës muzikore në mënyrë instinktive nga lidhja midis muzikës dhe letërsisë dhe fjalës që është e drejtpërdrejtë krahasuar me tingullin. Në vend të skenës, koncerteve, shkrimi në një moment të tillë pauze është i drejtpërdrejtë, shkon menjëherë tek lexuesi dhe është i pakushtëzuar nga faktori çast që i nevojitet koncertit. “Historitë janë reale, pavarësisht që jam munduar t’i fsheh deri diku. Personazhi i parë, e zonja e ditarit, vërtitet mes ngjarjeve, është një njohëse e mirë e historisë, ka një lidhje midis Kosturëve, Kirjazëve me shkollën e parë në Korçë, Nosëve me Kirjazët, pra deri diku libri në pjesën e parë e shikon të zonjën e ditarit si personazh interesant dhe përtej saj shkollën e Dakos, si një shkollë të parë të mesme, atë të gjuhëve të huaja, të një dëshire për emancipim e qytetërim”, shprehet autorja, violinistja Ina Kosturi. Ditari, blloku i përqafimeve u bë shkak për të shkruar këto tre histori, me tre kohë, ku gjithnjë diktatura, e shkuara është ajo që ngatërron fatet e personaliteteve të mëdha që luftuan për arsim e integritet e deri tek njerëzit e thjeshtë, artistë që përpiqen për pak liri, role e tinguj.


22

«

KOMENT E hënë 4 qershor 2012

Rama kundër Nanos President

N

ë ditët e fundit, kërkesa e kryesocialistit Rama për një takim me liderin e mazhorancës u artikulua mjaft qartë, madje edhe në Parlament nga vetë kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Vetë Kryeministri Berisha jo vetëm që nuk e kishte refuzuar një takim me liderin socialist Edi Rama lidhur me gjetjen e konsensusit për Presidentin e ardhshëm, por kishte deklaruar se ishte i gatshëm të takohej në çdo moment. Por, një takim i bazuar në një platfromë të qartë, transparent, larg pazareve dhe bazuar në punën e teknicienëve. Por, çfarë kishte ndryshuar që kërkesa për një takim mes tyre ishte hedhur me aq urgjencë dhe këmbëngulje? Sigurisht që kërkesa e vazhdueshme e faktorit ndërkombëtar, por edhe presioni i opinionit të brendshëm për të shmangur një krizë të panevojëshme politike janë arsye serioze. Por, përtej kësaj duket se në thellësi ka edhe një faktor tjetër. Dhe, në këndvështrimin tim, ky faktor është Fatos Nano. Vetëm pak ditë më parë, Fatos Nano, i vetëofruar për postin e presidentit në një letër publike denoncoi aktorët që pengojnë emrin e tij, si kandidat presidencial. “Loja për pushtet e kryetarëve, mbizotërohet nga mekanizmat dhe mendësite meskine prej nga ku ata synojnë të rrëzojnë njëri-tjetrin. Ata luajnë e luftojnë veç për pushtet e motivohen nga dëshira dhe ambicia që ose njëri të mbetet Kryeministër, ose të bëhet tjetri, i cili drejton deri sot opozitën. Loja e kryetarëve, por sidomos

Nga LEONARD OLLI

loja e kryetarit të PS, Edi Rama, si edhe ata që kanë rënë në kurthin apo janë pjesë e kurthit, të kësaj loje qëllimligë, taborët e analistëve dhe opiniondeformuesve apo opinionkeqdrejtuesve, ka nxitur një zhurmë të paarsyetuar që të krijon idenë se, të gjitha fajet i paska kandidati që vetëofrohet Fatos Nano”. Është vetëm një pjesë nga letra e hapur e Fatos Nanos, e njëkohësisht dhe pjesa më thelbësore. Ndoshta në pamje të parë, qoftë edhe për të motivuar këtë interepretim përdoret termi “loja e kryetarëve”, por gjithkush arrin të kuptojë qartë se ai nuk mund të falë vetëm njërin prej tyre: Edi Ramën. Në fakt të dy këta liderë janë kthyer në makthin më të keq të njëri-tjetrit, ndërsa Nano nuk i fali kurrë ekzilin politik që i “ofroi” Rama, pas dorëheqjes nga PS-ja në vitin 2005, Edi Rama nuk mundi ta falë kurrë Nanon për tre goditje “knock-doën-i” që ka marrë prej tij, që nga koha që ai mori drejtimin e PS-së. E para ishte në vitin 2006, kur Nano u takua me Berishën për të ndalur bojkotin e zgjedhjeve vendore dhe ku sërish spikat roli i liderit të LSI-së, Ilir Meta. Vetëm pak muaj më vonë erdhi goditja e dytë: Deputetë socialistë, të njohur si mbështetës të ish-kryetarit socialist Nano votuan Bamir Topin për President, duke shkërrmoqur kështu ëndrrën e Ramës për zgjedhje të parakohëshme. Hakmarrja e Ramës ishte e menjëherëshme. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, sistemi ndryshon në proporcional rajonal me lista të mbyllura, ku kryetari ka fjalën e fundit. Nano nuk përfshihet në lista, duke mos qenë kështu pjesë e grupit parlamentar socialist. Për

herë të parë, pas vitit 1997, Nano nuk ishte më pjesë e Kuvendit. Për të shmangur çdo reagim, PS depoziton listën e deputetëve disa orë pas mesante, në shkelje të afatit ligjor, por ndërkohë Nano, i cili kishte marrë informacionin se kishte mbetur jashtë listës dha goditjen e tretë. Në një intervistë brilante në emisionin “Opinion” në TV Klan, ai portretizoi ecurinë politke të Ramës, paralelisht si kryebashkiak dhe si lider i PS-së. As kundërshtarët më të vendosur të Ramës, nuk mund të jepnin një kritikë të përafërt me të. Ashtu si pamjet që ofron një rezonancë manjetike, Nano përshkroi me detaje gabimet e tij si kryebashkiak, si drejtues i PS-së, por edhe gabimet e tij të rënda në kuadrin e liderit të gjithë opozitës. Më pas, heshtje dhe distancë. Rallë e më rrallë Nano shfaqej në publik dhe sigurisht nuk mungonin kritikat në distancë për mënyrën se si Rama menaxhonte humbjen në zgjedhje apo drejtonte partinë. Në një pozitë inferiore sa i takon humbjes në zgjedhje, ashtu edhe për menaxhimin e Partisë Socialiste, Rama në mungesë të plotë reflektimi vazhdoi të hidhte përgjegjësinë sa te Berisha, KQZ, por po aq edhe te Nano. Kur Nano shfaqi hapur ambicien për President të vendit, Rama ishte shumë i vendosur t’i lante borxhet e vjetra. Dhe në përpjekje për të mbyllur të gjitha shtigjet, në kuadër edhe të një imazhi mediatik për të përmirësuar profilin e tij, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, por pse jo për të mos i dhënë sërish meritën që i takonë Ilir Metës, kërkoi hapur takim me liderin e mazhorancës.

Në pamje të parë, në kërkim të konsensusit të munguar, në thelb edhe për një tjetër alibi që largon përfundimisht Nanon nga karrigia presidenciale. Sigurisht që takimi Berisha-Rama do ketë një impakt pozitiv, madje besoj se do japë një president konsensual, të votuar me bazë të gjerë, përtej kufijve të 100 kartonëve jeshilë, në raundin e tretë. Ka shumë të ngjarë që Rama të lëshojë më shumë në kontekst politik sa i takon Presidentit, por për të mjafton që Nano të mos jetë aty. Madje, Rama është kaq i prerë në këtë vendimmarrje sa është gati të pranojë edhe një çarje tjetër të PS-së (nisur nga deklarimet e Nanos për një forcë të re politike), vetëm të mos i japë kurorën me dorën e tij. Mjafton që Nano të mos plotësojë kurrë ambicien e tij të kaherëshme, për të qenë kryetari i shtetit. Madje, edhe LSI përtej dëshirës për të pasur një president konsensual, tregoi qartazi se, në mungesë të kësaj zgjidhje, do të ndiqte zbatimin e marrëveshjes me PD-në dhe rrugën që ofron Kushtetuta. Mungesa e strategjisë, kohezionit, por edhe fakti se mazhoranca mund ta zgjedhë presidentin edhe e vetme jo vetëm që nuk e ndihmojnë Ramën që të orientohet qartë në një ekuacion si ky me shumë të panjohura, por përkundrazi të shtyjnë të besosh se në plotësimin e hakmarrjes ndaj Fatos Nanos, ai mund të rrezikojë shumë. Takimi Rama-Berisha është fillimi i fundit të zgjidhjes së Presidentit. Ato çka u thanë aty për një kohë të gjatë nuk do të mësohen, por se Nano nuk do jetë presdient do të kuptohet shumë qartë. Por këtë fakt mbeten edhe pak ditë për ta vërtetuar.


SPORT •E

hënë 4 qershor 2012

»

23

R

oi Hogson nuk po arrin të gjejë paqe me kombëtaren e Anglisë dhe pas dëmtimeve të Frenk Lampard dhe Gereth Berri, të cilët janë të detyruar të mbeten jashtë EURO 2012, tashmë listës do t’i shtohet dhe qendërmbrojtësi i Çelsit, Geri Kehill. Kehill pësoi një dëmtim në nofull në minutën e 20 të miqësores përballë Belgjikës, dhe u detyrua të zëvendësohej nga qendërmbrojtësi i Mançester Sitit, Xholeon Leskot. Pas një përplasjeje me portierin Xho Hart, rezultatet e skanimit treguan se Kehill kishte pësuar një frakturë të dyfishtë në nofull, gjë e cila do ta lërë atë jashtë EURO 2012. Një mungesë të tillë e ka konfirmuar dhe vetë Federata Angleze e Futbollit. Tashmë, zëvendësuesi për Kehill do të jetë mbrojtësi i ri i Liverpul Martin Kelli. Java e shkuar ka qenë për tu harruar për Hogson dhe për Anglinë, pasi kombëtares u janë dëmtuar plot 3 futbollistë të formacionit bazë. Të paktën një lajm i mirë për kombëtaren është se Xhon Terri do të jetë i gatshëm për EURO 2012, pasi në fillim dhe ai u duk se pësoi një dëmtim të rëndë muskulor, por vizita mjekësore tregoi se për të nuk kishte asgjë të rëndë. Në një deklaratë për shtyp FA u shpreh: “ Geri Kehill do të mbetet jashtë EURO 2012 pas dëmtimit të pësuar në takimin miqësor përballë Belgjikës. Qendërmbrojtësi i Çelsi ka pësuar fraktura në dy anët e nofullës. Stafi mjekësor i Anglisë do të qëndrojë me mbrojtësin për ta ndihmuar atë të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Qendërmbrojtësi i Liverpul Martin Kelli do ta zëvendësojë atë në EURO 2012, pas një akordi të arritur me UEFA-n. Kelli është stërvitur me kombëtaren javën e shkuar dhe ka qenë pjesë e saj në miqësoren e zhvilluar përballë Norvegjisë. Xhon Terri i është nënshtruar skanimit dhe

Shtohen problemet tek Anglia, Geri Kehill jashtë EURO 2012 do të jetë i gatshëm për Evropianin, por ai do t’i nënshtrohet dhe një kontrolli të dytë sot, kur e gjithë skuadra të bashkohet për të zhvilluar seancën stërvitore.” Tërbohet Ferdinand, kërkon arsye për lënien jashtë I lënë jashtë përfaqësueses së Anglisë për EURO 2012, pas

dëmtimit të Geri Kehill për Rio Ferdinand u duk se do kishte një mundësi të dytë për të treguar vlerat e tij me kombëtaren e “3 luanëve”. Por vetë trajneri Roi Hogson vendosi që për të zëvendësuar Kehill, zgjedhja e duhur të ishte ajo e qendërmbrojtësit Martin Kelli. Në një mënyrë krejt të çuditshme Hogson përsëri vendosi që ta lërë jashtë

qendërmbrojtësin e Mançester Junajtid duke zhvilluar një ndjenjë tërbimi pikërisht tek ai që shpresonte në një grumbullim pas dëmtimit të Kehill. Në një deklaratë të lëshuar për rrjetin social “Tëitter” Rio u shpreh: “Kush janë arsyet e mos grumbullimit tim në kombëtare?”. Tashmë dhe vetë mediat britanike e gjykojnë zgjedhjen e

bërë nga Hogson si të pamatur. Ferdinand është një futbollist që mund t’i jepte diçka tepër të vyer kombëtares, pasi dhe 81 përfaqësimet e tij me fanellën e “tre luanëve” flasin vetë. Ndërkohë qendërmbrojtësi i Liverpul Martin Kelli, i cili është vetëm 22-vjeç ka arritur të zhvillojë vetëm 10 paraqitje me fanellën e Liverpul gjatë gjithë sezonit të shkuar.

Evra fshin prapanicën me fanellën e kombëtares franceze

Një ngjarje disi qesharake, por që mund të marri masa të mëdha ka ndodhur në stolin e Francës gjatë takimit me Serbinë në miqësore. Kapiteni Patris Evra është kapur nga kamerat duke fshirë prapanicën dhe pastaj duke i mbajtur erë fanellës e shokut të tij të kombëtares Metju Valbuena. Një ndodhi disi e turpshme kjo për 31-vjeçarin, i cili mund të përjashtohet dhe nga kombëtarja pas këtij gjesti të turpshëm. Për më tepër pamjet flasin vetë.

Dashi

Demi

Binjaket

Gaforrja

Luani

Virgjeresha

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Peshqit

Asnje planet nuk do ndikoje sot ne jeten tuaj sentimentale. Ka ardhur koha te perfitoni sa me shume nga qetesia dhe te flisni me ate qe doni per gjithcka. Edhe pse do jene joshes dhe sharmante beqaret nuk do e gjejne dot personin ideal. Do kete thjesht disa flirte, asgje me teper. Financat nuk do jene te keqija, por nese nuk mendoni parsa se te shpenzoni ato mund te destabilizohen.

Pas nje periudhe paksa te stresuar dhe te veshtire per jeten tuaj ne cift, sot me ne fund do te vije qetesia. Do te rivendoset edhe dialogu. takimet per beqaret do jene eksituese, te kendshme dhe mjaft emocionuese. Perfitoni per t’i njohur me mire keta persona. Ne sektorin financave dita do jete me e veshtire. Mos merrni hua sepse ende nuk keni shlyer ato qe keni marre me pare.

Dite e bekuar kjo e sotmja per te gjithe te dashuruarit. Do takoni lumturine. Nese jeni te matuar mund te mendoni edhe per ndonje femije. Beqaret do jene me optimiste. Jupiteri dpo iu sjelle fat dhe do e keni te lehte te terhiqni vemendjen e atyre qe pelqeni. Ne planin financiar mos mendoni vetem per te sotmen, por tregohuni te matur qe edhe neser buxheti te jete i stabilizuar. Ju mundeni!

Nese jeni ne nje lidhje nuk do ndodhe ndonje gje e vecant sot, por as probleme nuk do te keni. jetojeni diten ashtu si t’iu vije dhe do ndiheni me mire. Ne jeten e beqareve me shume gjasa do te mberrije personi ideal. Mos e lini qe ai te largohet prej jush. Tregohuni shume vigjilente ne planin financiar gjate kesaj dite. Mos merrni vendime te rendesishme pa qene te sigurt per gjithcka.

Nese jeni ne nje lidhje nuk do ndodhe ndonje gje e vecant sot, por as probleme nuk do te keni. jetojeni diten ashtu si t’iu vije dhe do ndiheni me mire. Ne jeten e beqareve me shume gjasa do te mberrije personi ideal. Mos e lini qe ai te largohet prej jush. Tregohuni shume vigjilente ne planin financiar gjate kesaj dite. Mos merrni vendime te rendesishme pa qene te sigurt per gjithcka.

Fale konfigurimit te yjeve jeta juaj ne cift do jete e turbullt. Do keni ndryshime te shpeshta te humorit dhe kjo do sjelle here pas here debate. Per beqaret, mundesite per takime do jene te shumta. Iu ngelet vetem te tregoheni me te hapur dhe t’iu jepni atyre personave mundesi per t’i njohur. Tregohuni sa me te matur te mundeni ne plani financiar. Situata nuk do jete shume e mire.

Ka shume mundesi qe marredhenia juaj me partnerin te permiresohet sot. Do tregoheni me tolerante dhe do i kuptoni nevojat e partnerit. Edhe ai do iu beje te ndiheni mire. Beqaret do ndihen me te sigurte pe rate qe duan. Mundesite do i keni edhe per te krijuar lidhje, por jeni ju qe duhet te vendosni. Financat nuk do kene ndryshime. Mundohuni vetem mos beni blerje ekstreme.

Me ne fund do krijohet ambienti i favorshem qe iu te beni ndryshimet qe keni menduar nejeten ne cift. partneri do iu mbeshtese dhe do jete ne nje mendje me ju. Per beqaret nuk pritet te linde ndonje histori e vecante, megjithate miqte do iu bejne te ndiheni mjaft mire dhe jo vetem. Financat nuk do jene ashtu sic i kishit menduar. Ka rrezik te keni veshtiresi me menaxhimin e tyre.

Nuk do kete asnje planet sot qe do turbulloje jeten tuaj ne cift. Pjesa me e madhe do ia kalojne mire. Per ata qe kohet e fundit kane pasur konflikte Merkuri dhe Venusi do jene ambasadoret qe do rregullojne situaten. Beqaret do kene takime mbreselenese dhe qe do i lene pa fjale. Me financat punet do shkojne me se miri. Do dini si t’i menaxhoni mire qe te vendoset edhe stabiliteti.

Dielli do te favorizoje bashkepunimin ne cift, por kujdes nga Saturni i cili do iu beje ta humni kthjelltesine dhe te tregoheni te pamatur me fjalet. Beqaret do kene shume fat te takojne personin e duhur. Per kete duhet te tregoheni sa me te hapur dhe te kujdeseni me shume per pamjen. Merruni me shume me menaxhimin dhe organizmin e financave sepse situata nuk eshte e qendrueshme.

Marredhenia me partnerin tuaj nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Do keni debate te forta. Beni kujdes me ato qe do thoni sepse nuk do kete kthim mbrapa. Beqaret do kene mundesi me shumice por do hezitojne te krijojne lidhje. E keni vete ne dore, por ta dini se keni per te humbur shume. Tregohuni me te arsyeshem me financat dhe mos shpenzoni pa kontrolluar buxhetin.

Ndikimi i Venusit per pjesen me te madhe te cifteve do jete pozitiv. Ju do zbuloni kenaqesi te reja dhe nuk do kerkoni te ndaheni ne asnje moment nga ai qe dashuroni. Beqaret do fillojne nje histori te bukur dashurie e cila do ua shtoje deshiren per te jetuar. Financat do jene paksa te turbullta, megjithate nese tregoheni te matur dhe te kujdesshem me shpenzimet do ia dilni.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E hënë 4 qershor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.