Metropol 4 qershor

Page 1

»20-21

YLLI POLOVINA BOTON “ZOG, PSE IKE?”

La Stampa Libera: Mbreti i harxhon paratë me vajza të bukura E MARTË

4 QERSHOR 2013 VITI IX, NR. 2992 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Flasin mjekët

Topi: Koalicioni paszgjedhor? Syzet me xhama fals rrezik Nuk do të bëjmë pazare FRD parashikon të krijojë një grup të rëndësishëm deputetësh në Kuvend. Rotacioni i pushtetit është tepër i nevojshëm »5

për shikimin, sëmundjet që shkakton përdorimi

»6

BERISHA E RAMA , ZBULOHET KËNGA E PD-SË DHE INTERPRETON “ELITA 5” H NJË GRUP KËNGËTARËS

TAKSA E MAKINAVE 400 mijë mjetet që fitojnë ulje në pagesë

Drejtori Pinari flet mbi skemën që do të ndiqet. Fluks pagesash për vendimin e marrë në uljen e tarifës vjetore

»7

KUNDËRSHTOHET CENSUSI

Ortodoksët letër OKB-së, të pakënaqur nga rezultati Klerikët përplasen për të dhënat. Disa vlerësojnë lirinë fetare, të tjerët pretendojnë numër më të madh besimtarësh »11

Opinion Nga ELVIS KOTINI

Sekreti nuk ka karakter penal

»10

Nga AGIM JANINA

Mjeshtëria e karikaturës

»16

NGA KRERËT E POLITIKËS NJËRI CEP NË TJETRIN PËR PROGRAMIN FUSHATA ME TONE TË U NJËJTA, NGA MITING H NË BISEDA NË SHES

4-5 takime në ditë për fushatë REAGOJNË AMBASADORËT

»2-3

»4

Zgjidhja e ngërçit të KQZ realizohet me vendosjen e rregullave

KADETËT SKËNDERBEGAS

Raportet që vinin nga Moska për martesat e kadetëve me ruset Celebrimet sekrete në Rusi. Oficerët ankoheshin për sjellje imorale të studentëve shqiptarë. Skema e organizimit të informatorëve »18-19

TRITOL KANDIDATIT

Në pallatin e Kollozit banonte dhe i listuari i LSI për Vlorën Policia heton pistat politike dhe detyrën e Kollozit si kryetar i ALUIZNI-t. Hetime dhe për tentativë ndaj Selamit »8

PAGESAT 5-MILIONËSHE

Në 5 muaj shteti merr 56 padi për burgime të padrejta

»9


02

« POLITIKË

E martë 4 qershor 2013 •

TRADITA E FUSHATËS ME MITINGJE THYHET ME TAKIME ME BANORËT TË QARQEVE

Kryeministri Berisha 4-5 takime në ditë Kryetari i PD-së zhvillon 40 aktivitete elektorale në 9 ditë Ervin Koçi

F

illimi i fushatës zgjedhore solli intensifikimin e aktiviteteve elektorale të Kryeministrit Berisha. Edhe pse në fillimin zyrtar të fushatës PD-ja zhvilloi vetëm një miting festiv në Tiranë, ato erdhën duke u shtuar dita ditës. Sipas një vëzhgimi të bërë nga gazeta “Metropol” vetëm në nëntë ditët e fundit Kryeministri Berisha ka zhvilluar 40 takime elektorale, ku futen bashkëbisedimet me gazetarët, inaugurime rrugësh dhe mitingje festime me prezantimin e kandidatëve për deputetë të demokratëve.

Mitingjet Mitingjet festive janë tradicionalisht pjesë e fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Rrjedhimisht këto kanë qenë në fokus të kësaj fushate elektorale nga ana e demokratëve. Kulmi i mitingjeve të zhvilluara nga Berisha deri tani ishte ai i datës 31 maj, kur zhvilloi brenda një dite tri mitingje festive: një në Burrel, një në Bulqizë dhe një në Mirditë. Gjithsesi, pritet që në ditët në vazhdim këto takime me elektoratin të intensifikohen edhe më shumë, pasi data e zgjedhjeve po afrohet gjithnjë e më shumë. Në ndihmë të Berishës për të organizuar këto mitingje festive janë edhe kandidatët për deputetë të qarkut ku ai zhvillon këto takime festive, që disa ditë më parë merren me organizimin e mitingut. Përurimet e ndërtimeve të shkollave, rrugëve dhe fabrikave janë pjesë e përditshme e takimeve elektorale të shefi të qeverisë, kjo pasi ndërtimet e nisura kohë më parë përfundojnë në një periudhë kur vendi është në fushatë zgjedhore. Veç kësaj këto përurime shfrytëzohen nga Berisha edhe për të bërë deklarata politike, të cilat pritet të japin efektin e tyre ditën e zgjedhjeve.

KËNDOJNË: “Elita 5”, Elvana Gjata, Soni Malaj, Genta Ismaili, Vesa Luma, Vedat Ademi, Renis Gjoka, Eni Koçi Ne jemi ndryshimi

Risi në fushatën

Strofa 1: Në çdo moment ky vend ndryshon, të ardhmen shoh në horizont, në horizont. E sotmja na përket, e ardhmja ne na pret dhe krenari na zgjon, ne jemi ndryshimi. Refreni: Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi, te gjithë duart t’i bashkojmë. Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi, mbi çdo sfidë ne do të fitojmë. Strofa 2: Nën qiellin blu dhe pa re na pret të gjithëve një ditë e re, një shpresë e re. Motivi ynë je ti, e jona Shqipëri, prandaj çdo ditë ndryshon. Armand Trebicka

Fillimi i fushatës

Takimet Takimet me qytetarët ka qenë një nga risitë e kësaj fushate elektorale, e cila u nis nga Kryeministri Berisha dhe vijoi më pas edhe nga kampet e tjera politike. Në këto nëntë ditë Berisha ka zhvilluar mesatarisht nga një bashkëbisedim me qytetarët ose me gazetarët e medieve lokale ku ai ka vajtur për të bërë fushatë. Takime të tilla ishin ato me banorët e Urës Vajgurore, me gazetarët e qytetit të Elbasanit, me gazetarët e qytetit të Shkodrës, takimi me banorët e Peshkopisë etj. Këto takime janë shfrytëzuar nga Berisha jo vetëm për të prezantuar arritjet e qeverisjes së tij dhe premtimet elektorale, por dhe për të akuzuar rivalin e tij Edi Rama, ku në disa raste ka përdorur edhe batuta ndaj tij, siç ishte ajo e para dy ditëve në Pogradec, ku pohoi se Rama vuan nga kompleksi i Edipit.

Kënga e re e PD-së

Për Partinë Socialiste organizimi i fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit erdhi në formë të re. Dhe e re në këtë fushatë është pikërisht mënyra e konceptimit të saj nga një fushatë e zhvilluar në garat e kaluara me regjistrime dhe shpërndarja me kaseta, ku ishte i gatshëm edhe teksti, dhe fraza e përzgjedhur e kreut Rama në transmetime direkte. Rama është në transmetim direkt në takimet e tij elektorale, dhe kjo është jo vetëm e përditshme, por e shtrirë në të gjithë kohën.

Fushata zgjedhore ka nisur rreth dy javë më parë, ditën e 23-të të muajit maj, pasi Kodi Zgjedhor e përcakton këtë ditë si afat për fillimin e fushatës. Pavarësisht se Kodi thotë se fushata zgjedhore fillon 1 muaj përpara datës së zgjedhjeve, partitë politike e kanë filluar atë kohë më parë, por jo në mënyrë zyrtare. Tani politika dhe fushata zgjedhore ka pushtuar pjesën më të madhe hapësirës mediatike në vend, pasi e gjithë vëmendja e opinionit publik është përqendruar te fushata zgjedhore.

NGA FUSHATA ME REGJISTRIM NË TRANSMETIME LIVE

Rama nga 3 deri në 4 takime në ditë Kreu i PS kënde fjalësh dhe prezantime kandidatësh Kënde fjalësh dhe prezantime kandidatësh janë dy çështjet kryesore në të cilat është përqendruar axhenda e punës së kreut të Partisë Socialiste Edi Rama në këtë fushatë zyrtare elektorale. Për çdo ditë lidershipi socialist ka projektuar tri deri në katër takime elektorale dhe këto të organizuara brenda të njëjtit qark, me qëllim që të mund të realizohen si këndet e fjalës apo bashkëbisedimet me qytetarët, ashtu dhe prezantimet e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Kjo ndryshe nga kundërshtari i tij politik, i cili e ka të alternuara takimet e tij në bashkëbisedime, inaugurime dhe prezantime kandidatësh për deputetë. Prezenca e lidershipit socialist në televizione në transmetime direkt është jo vetëm e përditshme, por e shtrirë në të gjithë ditën. Axhenda Kryetari i Partisë Socialiste me hapjen në mënyrë zyrtare të fushatës elektorale ka përcaktuar një axhendë pune jo pak të ngjeshur. Konkretisht në shumicën e rasteve grupi i punës i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas të kontraktuar nga PS-ja për organizimin e fushatës zgjedhore programon nga tri deri në pesë takime në ditë, takime që kryesohen nga vetë kreu i PSsë Edi Rama. Krahas takimeve

të kryetarit socialist edhe vetë kandidatët për deputetë zhvillojnë takime intensive sipas zonave të mbulimit dhe të përgjegjësisë. Megjithatë, ndalur në axhendën e ndjekur nga kryetari socialist e pothuajse e përditshme është zhvillimi i dy apo tri këndeve të fjalës, si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë në një qytet të caktuar, pjesë e qarkut ku janë zhvilluar bashkëbisedimet. Projekti Mesatarja e takimeve ele-

ktorale gjatë këtyre 35 ditëve ishte tri takime në ditë, por pati ditë të tilla si vizita në Bruksel apo në Turqi që u mbuluan me takime të zhvilluara më herët në zona të ndryshme dhe u vunë në dispozicion nga zyra e shtypit pranë PS-së. Megjithatë, ritmi i takimeve deri tani është i konceptuar në këtë format, pra nga dy deri në tri bashkëbisedime me qytetarët dhe një prezantim të kandidatëve për deputetë.

MEDIU Takimi në Kamëz

“Në 4 vjetët e ardhshëm integrohemi në BE” Fatmir Mediu ka prezantuar kandidatin e Partisë Republikane në Kamëz, ku ka kërkuar nga votuesit që më 23 qershor të votojnë numrin 45 për të vijuar rrugën drejt Europës. “Data 23 qershor është ditë e madhe jo për të vazhduar 4 vjet të tjera qeverisëse, por për të vazhduar për të realizuar ëndrrën tonë europiane, atë që kemi ndërtuar dhe ndërtojmë së bashku. Atë që ka qenë amaneti i të parëve dhe atë që është rruga pa kthim e shqiptarëve, sepse Zoti na ka vendosur në këtë mrekulli, që ne duhet ta meritojmë. Prandaj në emër të besimit në Zot, në emër të familjes, në emër të kombit, në emër të dashurisë njerëzore ju ftoj të votoni PR-në, të votoni nr. 45”, - tha Fatmir Mediu kreu i PR. Integrimi në BE tani është edhe më pranë, pasi në tetor pritet marrja e statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në BE. Në fjalën e tij kreu i republikanëve e ka vënë theksin te rëndësia e zgjidhjes së çështjes së pronave.

PDIU në Lezhë

Pakt bashkëpunime me trojet shqiptare Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet” zhvilloi dje aktivitetin e radhës elektoral në qytetin e Lezhës, ku u prezantua edhe kandidatja e kësaj partie për këtë qark, Aida Shtino. Në fjalën e tij kryetari i PDIU-së u ndal tek e ardhmja e qarkut të Lezhës, si një zonë me potencial shumë të madh si në turizëm, ashtu dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. “Ne do ta bëjmë Lezhën etapë të detyrueshme të udhëtimeve të rinisë sonë të të gjitha viseve kombëtare. Për varrin e Skënderbeut, për kështjellën, për shumë bukuri të tjera. Ne do të mbështesim idenë për një port të Shëngjinit të projektuar për Kosovën dhe për gjithë rajonin. Jo për këtë port ekzistues, por për një port të ri. Ka studime në këtë drejtim dhe ne do të shtyjë përpara së bashku me Aidën dhe miq të tjerë në këtë drejtim. Ne, siç e dini, jemi një parti që kemi në programin tonë Komunuelthin kombëtar, njëlloj bashkimi ekonomik të gjithë viseve shqiptare.


POLITIKË • E martë 4 qershor 2013

»

03

AKUZA NDAJ KRYESOCIALISTIT RAMA: PËRFAQËSON ALTERNATIVË BLLOKUESE

“Monumenti i dy gishtave i duket Ramës si bajoneta” Berisha në Bushat: Kompensojmë çdo banor për përmbytjet

e djeshme organ• Kryeministri Berisha pasditen Që të tria këto izoi edhe tri mitingje festive. qarkun e Tiranës në aktivitete ishin përqendruar orën 18:00 ai zhvilloi dhe të Durrësit. Konkretisht në zhvilloi aktivitetin mitingun në Sukth, në orën 19:00 zhvilloi mitingun në Vorë, ndërsa në orën 20:00 takime pati një tjetër në Paskuqan. Në këto ntëve demokratë. prezencë të madhe të simpatiza

Kryeministri Berisha garantoi dje banorët e Bushatit për marrjen e çdo qindarke për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Gjatë një takimi elektoral, ku prezantoi kandidatin për deputet Gjokë Uldedaj, Kryeministri sulmoi programin e PS-së për sistemin fiskal, duke akuzuar kryetarin Rama se po tenton të mashtrojë qytetarët. “Më 23 qershor t’i japim Shkodrës, Shqipërisë mandatin e artë, mandatin e tretë për të sjellë profesor Uldedën në parlamentin shqiptar. Do të merrni qindarkë për qindarkë ato që ju takojnë për përmbytjet dhe për këtë është garant Sali Berisha dhe qeveria. Alternativa jonë është e mundit, e djersës, e begatimit, e dinjitetit, e ecjes përpara”,- deklaroi Berisha. Sipas Kryeministrit, koalicioni i djathtë synon të mbështesë mundin dhe suksesin

e qytetarëve, ndërsa të majtët paraqesin alternativa të rrezikshme për ta. Monumenti në Kavajë Gjatë një takimi që zhvilloi dje me disa të rinj që u anëtarësuan në PD, Berisha deklaroi se monumenti në Kavajë nuk mund të preket nga socialistët dhe se Rama e ka frikë atë, pasi i duken si dy bajoneta që rrëzuan komunizmin në vend. “Alternativa tjetër është alternativa që ka kundërshtuar çdo hap të prindërve tuaj të shqiptarëve për anëtarësim në NATO. Ndaj ju ftoj sot me 2 gishtërinj krenarë si 20 vjet më parë, me këta gishtërinj përpjetë ne përmbysëm diktaturën më të egër në Europë. Shembëm regjimin e etërve të Edi Ramës. Me këta gishtërinj përpjetë nisëm rrugën e Europës, rritëm ekonominë shqiptare 400 herë, morëm anëtarësimin

në NATO. Bllokmeni Edi Rama deklaroi në Vlorë se 2 gishtërinjtë janë bajoneta që u është ngulur në sy shqiptarëve. Rama është njëlloj si Ramiz Alia, dy gishtat i duken si bajonetë. Ramës gishtërinjtë tuaj i duken bajoneta, trikoja ime i duket parzmore, ndërsa nesër stilografi im do t’i duket shpatë, furrë që do e përvëlojë. Ne do ecim përpara”, - deklaroi shefi i qeverisë. Debati për monumentin në qytetin e Kavajës lindi disa ditë më parë, kur kryesocialisti Rama deklaroi nga Kavaja se me ndërtimin e sheshit të ri të qytetit ai monument do të hiqet. Por ky pohim i tij solli edhe indinjatën e demokratëve, të cilët kërkuan që ai monument të mos preket, pasi simbolizon rrëzimin e pushtetit diktatorial që mbizotëronte në Shqipëri para vitit 1990.

OSMANAJ: NËSE I DONI ZGJEDHJET, SILLNI ZOTËRINJTË KËTU NË TAVOLINË

KQZ, debati ndërmjet PS për vendet bosh Gjonçaj kërkon që KQZ t’i drejtohet Kuvendit për problemin Ervin Koçi

M

ungesa e tre anëtarëve të opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve solli dje debatin e radhës ndërmjet përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste me anëtarët e Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Debati nisi kur palët po diskutonin për miratimin e manualit të përdorimit nga komisionerët e qendrave të votimit, ku PS-ja pretendonte se ky akt kërkon një shumicë të cilësuar votash, ndërsa anëtarët e Komisionit e cilësonin si një çështje procedurale, e cila nuk ka nevojë për së paku pesë vota. Në këtë çast Genc Gjonçaj, përfaqësuesi i socialistëve në KQZ. theksoi se puna e KQZ-së nuk po kryet në mënyrë e duhur, pasi vendimet po kalojnë duke mos respektuar kriteret që janë vendosur në Kodin Zgjedhor. Anëtari i tavolinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Hysen Osmanaj i kërkoi Gjonçajt që të bënte propozimet në Kuvend, në mënyrë që të miratohen tri vendet boshe në KQZ. “Ju flisni për proces zgjedhor demokratik. Nëse doni zgjedhje demokratike, çoni kandidaturat që të plotësohet KQZja”, - tha Osmanaj. Ky pohim i tij solli ashpërsimin e debatit ndërmjet PS-së dhe KQZ-së, ku përfaqësuesi i socialistëve tha: “Nuk i sjellim ne, se nuk janë kukulla ata që komandohen nga një dorë politike, o Hysen. Kuptoje këtë!” Më pas ai vijoi duke thënë se problematika u krijua nga Kuvendi i Shqipërisë dhe nëse KQZ-ja kërkon zgjidhje të problemit, atëherë duhet që t’i drejtohet atij për të zgjidhur këtë ngërç. “Çojini letër Kuvendit të Republikës, e kemi të pamundur të punojmë kështu. Ta zgjidhë Kuvendi”, - vijoi ai. Pas kësaj deklarate të Gjonçajt kryetarja e KQZ-së kërkoi

DEBATI

PS akuza për numrin e fletëve të votimit Përfaqësuesi ligjor i socialistëve, Genc Gjonçaj, tha dje se pas verifikimeve në 493 qendra votimi listat mbi të cilat u porositën fletët ndryshojnë me 63 deri në 100 zgjedhës për qendër. “Nga 89 ZAZ në 46 ZAZ pas verifikimit që ne i bëmë materialit të KQZ ekzistojnë diferenca ndërmjet numrit të zgjedhësve, për të cilat KQZ-ja ka porositur fletët e votimit, me numrin e zgjedhësve në listat e zgjedhësve të dërguar nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore në KZAZ. Këto parregullsi duhen rregulluar në shtypshkronjë, në mënyrë që fletët e votimit që do të vijnë për 23 qershorin të jenë korrekte”, - tha Genc Gjonçaj. “Do të bëjmë verifikimet e duhura lidhur me informacionin që ju keni sjell dhe atë që kemi dhe, nëse ky informacion do të rezultojë se do të ketë ndryshime, do t’i reflektojmë ato në vendimmarrjen tonë”, - u përgjigj kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi. Krahas kësaj KQZ-ja u përfshi në debat dje për shkak të dekretit të Presidentit Nishani për zhvillimin e zgjedhjeve në tri njësi vendore në vend. Sipas socialistëve, koha e vendosur nga Nishani nuk është e pamjaftueshme që kandidatët të zhvillojnë fushatë elektorale. Sipas Gjonçjat, me vendimin që mori Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kandidatëve u ka mbetur vetëm shtatë ditë kohë për të zhvilluar fushatë elektorale, që ai tha se është e pamjaftueshme.

KOLEGJI ZGJEDHOR Kolegji Zgjedhor rrëzoi vendimin e KQZ-së lidhur me miratimin e tri qendrave të votimit në ambiente private në njësinë nr. 4 në Tiranë. Partia Socialiste paditi KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor me pretendimin se tri qendrat e votimit të ngritura në ambiente private në pronësi të familjes Kulla bien në kundërshtim me nenin përkatës të Kodit, ku theksohet se nuk mund të merren ambiente nga pronar që kanë lidhje me kandidatin apo partinë. Partia Socialiste pretendon në kërkesën e saj se familja Kuka ka lidhje me Partinë Demokratike, duke kërkuar që qendrat e votimit të zhvendosen në ambiente publike. Pas shqyrtimit të kërkesës Kolegji Zgjedhor nën drejtimin e Valbona Cekrezit vendosi të rrëzojë vendimin KQZ-së, duke zhvendosur në këtë mënyrë tri qendrat e votimit nga ambiente private në ambiente publike, saktësisht në shkollën “Pal Engjëlli”.

që PS-ja të mos bëjë më të tilla kërkesa në KQZ, pasi nuk është kompetencë e këtij institucioni që kjo çështje të zgjidhet. Por një pohim i anëtarit Osmanaj pa mikrofon solli edhe një reagim ironik nga kryetarja Lleshi. “Ata duan ta konstituojnë nga e para KQZ-në”, - tha Osmanaj dhe më pas Lleshi pohoi: “Shumë mirë, ata janë plot ide dhe të ikin t’i çojnë në vend tjetër idetë e tyre.” Mbledhja Pavarësisht se KQZ-ja herë

pas herë vijon të përfshihet nga debate të ashpra për shkak të përbërjes së institucionit, në mbledhjen e djeshme u miratuan disa akte ku një ndër më kryesoret ishte shpërndarja e fondeve të partive politike për fushatën zgjedhore. Sipas aktit, sasia e fondeve publike që do t’u shpërndahet si paradhënie këtyre subjekteve për fushatën zgjedhore të 23 qershorit është 65 milionë lekë. Nga ky fond PD-ja dhe PS-ja do të përfitojnë pjesën dërrmuese. Kështu, Partia So-

cialiste, e cila është renditur e para në zgjedhjet e 2009-s për numrin e votave, do të sigurojë 26 115 596 lekë, ndërsa Partia Demokratike, e renditur e dyta me 10 mijë vota më pak, do të marrë 25 688 615 lekë. Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfitojë 3.1 milionë lekë. Mbi 1 milion lekë arrijnë të sigurojnë edhe Partia Republikane dhe Partia Socialdemokrate. Me vlera më të ulëta vijojnë partitë që kanë siguruar një numër më të vogël votash në zgjedhjet e kaluara.

SKADON AFATI

Votuesit pa emër në listë votojnë me vendim gjykate Nëse nuk figuron në listën e votuesve për zgjedhjet e 23 qershorit, e vetmja zgjidhje është gjykata. Vetëm me vendim gjyqësor çdo person që nuk e ka emrin në listë mund të marrë pjesë në votime. Ka përfunduar afati që këtë korrigjim ta bëjnë njësitë e qeverisjes vendore dhe zyrat e gjendjes civile, ndaj kjo bëhet vetëm me vendim gjyqësor. “Personat përgjegjës për të bërë listën janë kryetarët e njësive vendore në bashkëpunim me nëpunësit e gjendjes civile. Këtu te ne ka pak rëndësi emri. Do të duhet t’i drejtohemi gjykatës. Është gjykata ajo që merr vendime në ndryshimin e listës përfundimtare, në kuptimin që vendoset njeri në listë në një qendër të caktuar votimi ose jo”, - tha zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Pone. Në zgjedhjet e 23 qershorit janë thirrur në votime 3.2 milionë shtetas, 157 mijë prej të cilëve votues për herë të parë. Por në këto zgjedhje janë përfshirë me kërkesën e tyre edhe 380 persona mbi 100 vjeç, emrat e të cilëve ishin bllokuar nga gjendja civile. “Kanë qenë 1130 mbi 100-vjeçar më 3 janar të bllokuar, se të gjithë bllokoheshin, dhe tani nga ajo listë 100-vjeçarësh 750 nuk janë të bllokuar dhe vazhdojnë të jenë në listë. Pra, ne kemi vetëm 380 persona mbi 100-vjeçarë dhe janë ata që kanë ardhur apo persona të afërt me ta, të interesuar për të votuar”, - tha Pone.


04

« POLITIKË

E martë 4 qershor 2013 •

LEGALIZIMET, KREU SOCIALIST AKUZON BERISHËN PËR MASHTRIME ELEKTORALE

FUSHATA

PS në pushtet, ndryshon sheshi në Kavajë

Meta në Dibër

“Sa herë ka fushatë, del e thotë se do të legalizojë shtëpitë”

K

reu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zgjodhi dje që pjesë e axhendës së tij veç bisedave elektorale të ishte dhe një bashkëbisedim me gazetarët. Gjithsesi, edhe një bisedë e tillë tashmë kuadrohet plotësisht në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Pas një bisede me gazetarët, e shoqëruar dhe me një ëmbëlsirë, për shkak se u zhvillua që në mëngjes, Rama nisi takimet e tij elektorale duke e ndalur këndin e tij të fjalës në Kashar e në Vaqar. Deklarata Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët kryetari i PSsë shprehu qëndrimin e tij të palëkundur për rindërtimin e sheshit në qytetin e Kavajës. “Ne do ta ndërtojmë sheshin dhe do t’i japim Kavajës përmasat e një qyteti mesdhetar dhe t’i japim atij komuniteti një shesh me dimension tjetër. Do jetë sërish sheshi “Demokracia”, nuk është tamam monument, nuk janë tamam as dy gishta dhe ajo është një farsë. Nuk i takon Saliut të vendosë se çdo të bëjë me monumentin kur Kavaja drejtohet nga Elvis Roshi”, - vlerësoi Rama.

KUNDËRVËNIA

“Pushoni Saliun nga puna me votë” Kërkesa për Saliu na tregon NATO-n, sikur e ka themeluar ky NATO-n. Ky për 25 vjet sekretar partie ka bërë luftë me NATO-n. Vazhdon i gënjen disa, ca me idenë se ‘jam nga Veriu. ‘Jeni nga Veriu, ky është njeriu ynë’. Ç’domethënë ‘njeriu ynë’? Ai është kryeministri, që duhet t’ju gjejë punë. Ndajeni mendjen: doni punë vetë, hiqeni atë nga puna. Thotë ‘komunistët, etërit’. Ky xhiro me varkën e Bllokut dhe thotë se ‘rreziku na vjen nga Artan Gaçi’. Është e rëndësishme të kuptohet se më 23 qershor nuk do të hiqni gjyshin që është bërë si pikëpyetje, se duhet të mbajë dhe antiplumbin në qafë dhe të më vendosni mua si pikëçuditëse e gjatë. Është fati i një gjenerate. Në do ta ndalim rrugën e rrënimit më 23 qershor, do të përveshim mëngët dhe do të kthejmë Shqipërinë në punë.

Biseda I ndalur në Kashar, Rama u përpoq që të bindte banorët se çdo premtim për legalizim në këtë prag zgjedhjesh është një mashtrim. Ai tregoi se komuna ka shpërndarë disa fletushka, me anë të të cilave banorët ftohen të kontaktojnë personin që do t’u bëjë legalizimet. Por Buli (emri i

Më 23 qershor qytetarët e qarkut të Dibrës të ndëshkojnë me votë qeverinë “Berisha” për harresën që i bëri për 8 vjet me radhë kësaj zone. Ky ishte apeli i ardhur dje për dibranët nga kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili zhvilloi takime elektorale në Peshkopi e Bulqizë. Sipas tij, Kryeministri Berisha ka neglizhuar qarkun e Dibrës, duke e akuzuar se shfrytëzon Rrugën e Arbrit për premtime elektorale. Meta tha se Berisha në 8 vjet ka ulur punësimin, ndërkohë bëri thirrje që shqiptarët më 23 qershor të ndëshkojnë harresën që qeveria u bëri. “Me 23 qershor do të ndëshkoni këtë harresë. Ju nuk i keni borxh PD-së, është ajo që ka detyrime ndaj popullit tuaj. Sa herë ka zgjedhje lokale dhe parlamentare, premtohet Rruga e Arbrit dhe hidhet një grusht asfalt elektoral. Por me këtë ritëm duhen 80 vjet për të përfunduar këtë rrugë”, - u shpreh Meta.

BASHKIA E TIRANËS

SEKUI: MIRATIMI I 3 LIGJEVE S’ËSHTË FUNDI I PROCESIT TË INTEGRIMIT

KQZ, Arvizu: Ngërçi zgjidhet me vendosjen e rregullave Kreu i prezencës së SHBAve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në një bashkëbisedim me studentë të ekselencës në Qytetin Studenti komentoi përbërjen e institucionit të administrimit të zgjedhjeve. Sipas ambasadorit amerikan, mosmarrëveshjet zgjidhen përmes rregullave që i vendosin palët, të cilat nuk duhet të ndryshohen në minutën e fundit. Arvizu e vuri theksin te besueshmëria e votuesve në proces dhe transparenca në numërimin e votës. “Procesi i zgjedhjeve është shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye të gjithë aktorët politikë duhet të rritin besimin te njerëzit, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë transparente dhe të ndershme. Ndonjëherë mendoj se ajo që humbet në debat nuk është 4 komisionarë kundrejt 3 komisionarëve apo marrëveshjeve më 2013, apo kapitullin 1 apo 18 të Kodit Zgjedhor. Pika qëndron në këtë se ju si qytetarë dhe votues të mundshëm keni nevojë të keni një masë besimi që, kur të hidhni votën, të numërohet si duhet edhe kur votimi të jetë shumë i ngushtë, sikurse ndodhi në votimin për Bashkinë. Ka rregulla që të mund të ven-

pronës. Legalizimet, pronësinë e tokës dhe çështjen e pronarëve atyre që kanë prona të trashëguara dhe ndërkohë zvarriten rrugëve e gjyqeve dhe në pronat e tyre bëhen pronarë të tjerë që i marrin pronat në labirintet e korrupsionit. Sa herë ka fushatë, Saliu del e thotë se ‘do të legalizojmë shtëpitë’”, - vlerësoi Rama.

nëpunësit) tha se nuk dinte gjë. Ndërkohë që për PS-në kjo është një çështje për të cilën zgjidhja është konceptuar në programin e rilindjes. “Kjo qeveri duhet ndëshkuar me votë, se e ktheu çështjen e pronës në propagandë dhe nuk bëri asgjë për ta zgjidhur. Çështja e legalizimeve është pjesë e çështjes së

“Ndëshkoni me votën harresën për 8 vjet të PD”

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr. 8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” ndryshuar me VKB-në nr. 54, datë 24.12.2012 për “Një shtesë dhe ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.8, dt. 12.10.2011 për “Miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës”, dhe urdhrit nr. prot. 686, datë 27.05.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Politikave dhe Edukimit Mjedisor në Drejtorine e Pergjithshme të Politikave të Zhvillimit dhe Promovimit të Qytetit. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. PËRSHKRIMI I PUNËS: Menaxhon hartimin e zhvillimit te politikave, planeve, monitorimin dhe edukimin per mbrojtjen e mjedisit urban, ruajtjen dhe permiresimin e tij, parandalimin dhe pakesimin e rreziqeve ndaj jetes e shendetit te njeriut. Merr pjese ne hartimin e ketyre politikave per te siguruar permiresimin e vazhdueshem te cilesise se jetes se banoreve si dhe sigurimin e kushteve per zhvillimin e qendrueshem te qytetit te Tiranes dhe territoreve perreth. KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATIN

dosin për mosmarrëveshjet. Rregullat nuk mund të ndryshohen në minutën e fundit. Është e domosdoshme të rritet besimi te procesi”, - theksoi Arvizu, i cili solli shembullin e partive amerikane, të cilat, pasi humbin, pranojë rezultatin dhe punojnë për katër vjetët që vijnë. Sekui Ambasadori i BE-së në Tiranë në fjalën e tij theksoi se miratimi i tri ligjeve nuk do të thotë se vendi ka marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. “BE-ja kërkon që vendet që aspirojnë integrimin të zbatojnë stand-

ardet e Kopenhagës. Shqipëria duhet të aplikojë të njëjtat standarde që kanë vendet anëtare. BE-ja ka qenë shumë pranë Shqipërisë në vitet e fundit. Financimet e Unionit në Shqipëri kanë qenë 530 milionë euro. Nëse vërtet doni të jeni pjesë e Europës në të ardhmen, duhet të zbatoni parimet në fjalë”, - nënvizoi kreu i prezencës së BE-së në vendin tonë. Që të dy ambasadorët theksuan se të rinjtë duhet të votojnë në bazë të parimeve të tyre dhe të shmangin votimin familjarë, pasi është një pikë që prish standardin e zgjedhjeve në Shqipëri.

• • • • • •

Të ketë kryer arsimin e lartë në Fakultetin e Filologjisë, preferohet dega histori-gjeografi Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fusha të ngjashme. Të kete diplome Master, preferohet dhe me doktoraturë. Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE-së. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup.

PARAQITJA E DOKUMENTAVE Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 01.07.2013, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumenta. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Certifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo certifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, si dhe literature specifike për këtë pozicion pune. Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.


INTERVISTË • E martë 4 qershor 2013

»

05

FITIMI I MANDATEVE, FRD ENDE E PAVENDOSUR PËR BASHKËPUNIMIN PASZGJEDHOR

Topi: Rotacioni politik i domosdoshëm. Largimi i Berishës nga pushteti me votë

K

ryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, mëngjesin e djeshëm ishte i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” me gazetarin Bashkim Hoxha në “News 24”. Lideri i FRD-së komentoi fushatën e nxehtë elektorale, ku e vuri theksin te ndryshimi që do të sjellë Fryma e Re Demokratike në vend, sipas tij. I pyetur nga qytetarët nëse FRD-ja është për rotacion politik në vend, Topi u përgjigj: “Unë e kam thënë më se një herë se FRD-ja është jo vetëm parimisht, por dhe konkretisht për rotacion politik në Shqipëri. Ky pushtet dhe ky kryeministër duhet të largohen me votë. Besoj se është në të mirën e Shqipërisë që të ketë jo vetëm rotacion të pushtetit, por dhe të elitave, gjeneratave.” Kryetari i FRD-së pohoi gjithashtu se aleancat e tij paszgjedhore do të varen në interes të qytetarëve, duke mos pohuar asnjë nga alternativat e mundshme të bashkëpunimit me ndonjë nga kampet politike në vend. - Dje në lajmet vura re se kishte shumë të bërtitura në fushatën elektorale. Ndoshta ngaqë kryetarët e partive i flasin më shumë njëritjetrit në distancë sesa qytetarëve që kanë përballë. Madje, dje kishte fishekzjarrë dhe daulle në Pallatin e Kongreseve. Ju shquheni për një sjellje më të matur dhe pak bërtitëse. Si ndiheni me këtë sjellje brenda kësaj fushate? - Së pari, ju falënderoj që më ftuat në këtë studio. Dëshiroj të jap vlerësimin tim për këtë komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët. Mund t’ju them se unë pres që çjerrjet të shtohen. Por nga pikëpamja fiziologjike zëri do të meket, sepse duke bërtitur shumë, kuptohet që fuqitë e liderëve tanë janë të tilla që, kur të vijë dita e zgjedhjeve, zëri i tyre do të meket dhe në plan të parë do të vijë zëri i qytetarëve. Unë besoj se nuk është gjë tjetër veçse një mekanizëm komentues për atë që politika nuk ka bërë. Këtu e kam fjalën së pari për ata që janë në pushtet, por duke i parë nga afër, duke i njohur nga afër, besoj se edhe opozita ka qenë e pamjaftueshme në misionin e saj për të realizuar atë çka duan qytetarët. Kështu që unë e shikoj më se të natyrshme sjelljen e tyre, por të pakuptueshme. Për vitin 2013 politika u është larguar programeve, u është larguar shqetësimeve të qytetarëve dhe po merren me njëri-tjetrin me tone të larta. Kanë krijuar një lloj kakofonie, që është e dëmshme për marrjen e mesazheve në funksion të qytetarit. - Po ndoshta kjo ndez më shumë militantin. Sepse është fakt që, pavarësisht fushatave që zhvillohen, në fund të fundit, në qendrat e votimit kanë shkuar kryesisht militantët për të hedhur votën, ata që kanë vendosur që më parë se për cilin do të votojnë. A mendoni se ju si FRD keni mundur të zgjoni mjaftueshëm interesin e votuesve për partinë tuaj? - Militantët janë shumë të rëndësishëm, por janë të rëndësishëm për partitë. Unë mendoj se më i rëndësishëm është qytetari racional, që ka problemet e ditës. Zgjedhjet nuk bëhen për militantët, Bashkim. Zgjedhjet politike bëhen për të ndry-

“Unë e kam thënë më se një herë se FRD-ja është jo vetëm parimisht, por dhe konkretisht për rotacion politik në Shqipëri. Ky pushtet dhe ky kryeministër duhet të largohen me votë. Besoj se është në të mirën e Shqipërisë që të ketë jo vetëm rotacion të pushtetit, por dhe të elitave, gjeneratave. Fakti që FRD-ja nuk hyri në koalicion me asnjë parti, tregon se do të demonstrojë profilin e vet dhe në momentin kur të kemi realizuar këtë kontratë me qytetarin ju siguroj se koalicioni ynë nuk do të jetë koalicion pazaresh, por në interes të qytetarëve.”

shuar pikërisht mentalitetin qeverisjes. Edhe në ato raste kur qeverisja përsëritet, çdokush ka prokupacionin që qeverisjen ta bëjë më mirë. Ndërsa në rastin konkret unë them se është një qeverisje që ka qenë larg pritshmërisë së qytetarëve. Në këto kushte, FRD-së, që ka një përbërje shumë cilësore brenda radhëve të saj, i është dashur të demonstrojë projektin e vet politik, por nga ana tjetër të përballojë atë që krijohet sidomos nga partia në pushtet. Pushteti sot është kudo, është i pranishëm edhe aty ku nuk e merrni me mend. Tani fushata nuk ka kaluar drejtpërdrejt me qytetarin, por nëpërmjet medies. Duke ardhur nga Tirana në Durrës dhe ju e keni parë, çdo ditë shikon elementë të rinj butaforikë. Parulla kudo, ka një lloj helmimi të klimës urbane vetëm e vetëm me pjesën sipërfaqësore të fushatës. Liderët politikë e kanë harruar këtë komunikim dhe unë do të dëshiroja që të kishte një debat në studio televizive midis njerëzve që drejtojnë partitë politike, sepse tekefundit do të drejtohet Shqipëria e katër vjetve që vijnë. - Me sa vë re unë, ju doni të nënvizoni se FRD-ja i drejtohet qytetarit? - Në mënyrë absolute. Ne kemi pasur një slogan që nga fillimi, që është “FRD-ja është për shtetin dhe qytetarët”. Në Shqipëri ka qenë një tranzicion dramatik, që në kushte të tjera duhej të kishte përfunduar brenda një dekade. Trauma pa fund në këtë vend dhe vazhdojmë të kemi të njëjtët protagonistë, që vazhdojnë të krijojnë të njëjtën klimë traumatike. - Nga pikëpamja e llogarive elektorale ju ia vështirësuat garën FRD-së duke mos marrë pjesë në asnjë koalicion me partitë e mëdha. Pse ishte kjo zgjedhje? - Së pari, nuk ishte një zgjedhje personale, ishte një zgjedhje gati në unanimitet. Edhe emërtimi “Fryma e Re Demokratike” erdhi nga ajo që ekzistonte në terren. Ekziston një frymë ndryshe nga ajo që aplikon pushteti, qoftë dhe opozita. Ka shumë njerëz që nuk ndihen të përfaqësuar, ju e keni parë edhe në sondazhe, ose ndihen të pasigurt nëse do të shkojnë në zgjedhje apo jo. FRD-së nuk iu bashkua asnjë koalicion. Natyrisht që koalicionit të majtë nuk mund t’i afrohej, sepse ndan dukshëm pozicioni i FRD-së si një parti e qendrës së djathtë. Ndërsa me PD-në në mënyrë të dukshme na ndan morali politik, morali i qeverisjes. Ne jemi kritikues për shumë gjëra dhe sot ajo që është e dukshme është se pushteti ka vendosur në këmbët e tij shtetin, madje në këmbët e një njeriu është gjithçka sot. - Ju flisni për frymë të re, por njerëzit janë po ata që vërtiten nga partia n ë

parti. Madje edhe ju keni qenë në poste të larta drejtuese. Keni pasur mundësi të ndërhynit si kryetar i KLD-së në sistemin e drejtësisë, që ende vuan nga korrupsioni dhe probleme të tjera. Si mund të sillni realitete të tjera tani, kur i bie të keni më pak kompetenca? - Duhet të kuptohet që gjëja më e rëndësishme në një vend, sidomos kur rinovohet parlamenti, është të kuptohet që çdo institucion, përfshirë edhe Presidentin dhe KLD-në, çdo institucion buron nga institucioni i parlamentit. Unë do ta argumentoj vetëm me miratimin së fundi të ligjit për Gjykatën e Lartë. Kaq kohë ka qenë politika që e ka bllokuar dhe që e realizoi këtë ligj brenda 3 minutave. Gjithçka që ndërtohet në një vend vjen si rezultat i një pune të mirë apo të dobët të parlamentit. Aty ku ka pasur vullnet politik, ka reforma; aty ku nuk ka vullnet e bashkëpunim, s’ka reforma. Çdo e keqe demokracisë dhe institucioneve në Shqipëri i vjen nga politika. - Ku qëndron diferenca apo avantazhi juaj në raport me partitë e tjera që garojnë në këto zgjedhje, veçanërisht me partitë e mëdha? - Unë besoj se FRD-ja ka një profil të qartë qytetar, që do të thotë se përfaqëson interesat bazë të qytetarëve. Është një parti që po e tregon se nuk i jep rëndësi pjesës sipërfaqësore, por thelbit. Ne e kemi konsideruar pushtetin shumë të rëndësishëm për administrimin e institucioneve, por pushteti duhet të vendoset në funksion të shtetit.

Ajo për të cilën Shqipëria vuan prej vitesh është ose mungesa e shtetit, ose pamjaftueshmëria e shtetit. Administrata, siç po e dëshmon dhe kjo fushatë elektorale, ose është një administratë e frustruar, ose shkon me dëshirë në të gjitha mitingjet e partive, duke u rreshtuar dhe duke u bërë njësh me politikën. Paradoksi më i madh në Shqipëri sot, përderisa diskutojmë për shtet në një republikë parlamentare, mendoni sa paradoksale është fakti që pretenduesi i fronit mbretëror sot shërben si këshilltar i Presidentit. Përfytyroni në një konflikt interesi sa sipërfaqësore janë gjërat në Shqipëri. Kjo mënyrë propagande që po bëhet është një fyerje direkte për qytetarët, të cilët sot kanë probleme pa fund. Para dy ditësh ishte 1 Qershori. Këta u kanë vjedhur festën fëmijëve. Fëmijët janë fëmijë, jo vetëm që po u vidhet fëmijëria, festat, por ata ndoshta po bëhen të përgjegjshëm aq sa të rriturit për gjendjen e tyre katastrofike. - Fjalori juaj shpesh sjell fjalët “kornizë ligjore”, “kompetencë”, “gjuha e ligjit” e të tjera si këto. Që të funksionojë një frymë e re demokratike në shoqërinë shqiptare, çfarë duhet të ndryshojë, sipas jush? - Së pari, duhet që çdo politikan që predispozohet për t’u futur në politikë, duhet të kuptojnë se e ardhmja e këtij vendi nuk është parada elektorale, që bëhet me shumë pompozitet. Kur telefonat hapen për qytetarët dhe mbyllen 24 orë pasi mbaron fushata. Ajo që nevojitet është të miratohen ligje të mira reforma të mira dhe të respektohen. Mendoj se duhet shumë përputhshmëri midis idesë për t’u marrë me politikë, politikës që realizon ligje dhe së pari zbatimi i ligjit duhet të bëhet nga politikanët, që duhet të jenë shembull për realizimin e ligjit. - Nëse dalin dy partitë e mëdha 68 me 68, katër votat e Topit nga do të shkojnë? Nga do të anulojë vota juaj në një situatë të mundshme? - Fakti që FRD-ja nuk hyri në koalicion me asnjë parti, tregon se do të demonstrojë profilin e vet dhe në momentin kur të kemi realizuar këtë kontratë me qytetarin ju siguroj se koalicioni ynë nuk do të jetë koalicion pazaresh, por në interes të qytetarëve.


06

« SOCIALE

E martë 4 qershor 2013 •

STINA E VERËS DHE KAUÇUKU I SYZEVE SJELLIN SËMUNDJE NË SY

BESIMI FETAR

Syzet e diellit false të rrezikshme për shikimin, të zgjidhen para përdorimit

Kundërshtohet censusi

Erta Bode

Syzet e diellit të prodhuara në vende të ndryshme dhe të përdorura masivisht sjellin problem në shikimin e njerëzve, sidomos ato të shitura në çdo cep rrugësh. Trashësia e kauçukut të përdorur si dhe harku i kësaj pjese sjellin zmadhimin ose zvogëlimin e këndit të shikimit, duke shfaqur probleme serioze të mëvonshme. Një ndër ta është shtrembërimi i syve dhe përkeqësimi i shikimit, sidomos te gratë shtatzëna.

Stina e verës është një rrezik në vetvete për sëmundjet që shfaqen në sy, si infeksioni, tensioni i syrit etj. Temperaturat e larta, thatësira e ambientit, pluhuri, grimcat e rërës në plazh, uji i detit, përdorimi i syzeve të gabuara janë shkaqet kryesore që sjellin probleme serioze në shikim, që kalojnë deri në verbim. Shenjat e para janë djegia e syve, kruajtja dhe lotimi i tyre. Njerëzit duhet të paraqiten menjëherë tek okulisti dhe të mos vonohen duke pritur shërimin natyral.

VERA

Shenjat alergjike shfaqen me skuqje të syve, kruajtje, që është shenja kryesore. Gjithmonë duhet të kihet parasysh se trajtimi asnjëherë nuk mund të bëhet në mënyrë individuale, sepse mund të shkaktohen probleme në sy, por me antialergjikë të këshilluara nga mjeku. Një sëmundje shumë e rrezikshme që vjen nga përdorimi i gabuar i syzeve të diellit është edhe tensioni i syrit, i cili provokohet nga ngjyra e qeses që vesh kauçukun e syzeve.

SYZET

S

yzet e diellit sjellin probleme në shikimin e njerëzve. Të blera vend e pa vend, xhamat e tyre sjellin probleme në ndryshimin e numrit për sytë. Në problemet që shfaqen te sytë shenjat e para janë lotimi i syve, skuqja e retinës, për të kaluar në shtrembërimin e syve dhe në pengimin për të parë. Okulistët bëjnë me dije se edhe vetë stina e verës sjell më shumë probleme për sytë, pikërisht nga pluhuri dhe përdorimi i syzeve të diellit. Bëhet e ditur se ngjyra e syzeve për t’u mbrojtur nga dielli, harku i kauçukut që ato kanë në vend të xhamit, cilësia e qeses që bën ngjyrosjen e syzeve e shumë faktorë të tjerë ndikojnë menjëherë në cilësinë e shikimit. Okulistët u bëjnë apel njerëzve se duhet të këshillohen për syzet e diellit dhe nuk duhet t’i blejnë ato vend e pa vend pa i kontrolluar nëse u sjellin problem në shikim apo jo. Gjatë stinës së verës vetë ambienti si dhe temperaturat e larta janë më të dëmshme për syrin. Në këtë stinë djegia e syve, kruajtja, sekrecionet janë më të shpeshta. Shkaqet kryesore të këtyre problemeve janë infeksionet, tharja e syve nga temperatura e lartë, irritimi nga uji i detit dhe i pishinave dhe nga alergjitë e stinës. Pacienti duhet të drejtohet menjëherë për te mjeku specialist që të përcaktojë shkakun dhe të nxjerrë diagnozën e saktë për kurim. Ndërkohë stina e verës sjell edhe alergji te sytë, ku faktorët kryesorë janë faktorët ambientalë, alergjitë e stinës, ku hyjnë polenet e bimëve, faktorët kozmetikë.

KRYETARI I BASHKISË I KTHEN PËRGJIGJE RAMËS PËR KËRCËNIMIN NDAJ PLANIT

“Ti dështove se nuk kishe një plan për Tiranën” Basha: Ne punojmë, përgjigjen ta japin qytetarët më 23 qershor Kreu i PS, Edi Rama, ka deklaruar se do ta asgjësojë planin urbanistik. “Nëse unë fitoj, pas 23 qershorit plani urbanistik do të anulohet dhe Tirana nuk do të ketë asnjë nga projektet që pretendon kjo Bashki”, - ka thënë Rama. “Prandaj mos nxitoni me përurime, përfundime dhe nisje të punëve të reja, sepse të gjitha bashkë do të kenë të njëjtin fat. Shkollat dhe çerdhet tuaja dhe një plan në letër, që s’do të gjejë zbatim”, - ka apeluar ai për Bashkinë e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u përgjigjet kërcënimeve të kreut të selisë rozë Edi Rama ndaj anulimit të planit urbanistik të kryeqytetit. Të gjitha debatet dhe përplasjet mes kryebashkiakut aktual dhe ish-kryebashkiakut, kanë në qendër Bashkinë e Tiranës, sidomos tani në prag zgjedhjesh. Të dy hedhin poshtë punën e secilit, kur banorët e kanë treguar me vote se kush ka punuar. Basha i ka bërë të ditur Ramës se punën e kësaj Bashkie nuk e hedh njeri poshtë, sepse e kanë parë 24 orë sa është punuar. “Ne e gjetëm Bashkinë me një sirtar me bashkësi skicash, kurse këtij po i tregojmë planin ur-

banistik, për zhvillimin e të cilit janë miratuar dhe fondet, janë edhe donatorët. Askush nuk mund ta ndalojë këtë plan”, - është shprehur Basha. Kryebashkiaku Basha ka kujtuar se Edi Rama në 11 vjet kishte kohën, resurset dhe burimet financiare të mjaftueshme për ta bërë Tiranën qytet modern evropian, por nuk e bëri një gjë të tillë dhe sot sulmon transformimin që po pëson çdo ditë qyteti i Tiranës. “Jam i sigurt se qytetarët e Tiranës, të cilët janë bashkautorë të planit urbanistik dhe të zhvillimit që shohim kudo sot në Tiranë si rezultat i kësaj përqasje pa prapavijë politike, por që ka në rend të ditës nevojat për përmirësimin

e jetës kudo që jetojnë, do ta lexojnë qartë kërcënimin e përsëritur të sotëm për të na kthyer pas dhe do të kenë përsëri mundësinë më 23 qershor, së bashku me qytetarët e Shqipërisë, që të vendosin për veten e tyre, për familjet e tyre, për qytetin e tyre, për të ecur përpara dhe për të mos u kthyer më pas në modelet e dështuara dhe të refuzuara”, - u shpreh kryebashkiaku Basha. Këto fjalë u deklaruan në një komunikatë për mediet si dhe në përfundimin e çerdhes nr. 35 të njësisë bashkiake nr. 7, ku ishte i pranishëm dhe u tregoi banorëve se standardet dhe premtimet e kësaj bashkie nuk janë skica, por punë.

Ortodoksët kërkojnë më shumë liri besimi Shifrat e censusit mbi popullsinë ortodokse në Shqipëri kanë hapur debate. E deklaruar se vetëm 6.75% e popullsisë shqiptare beson në këtë drejtim, pra janë të krishterë ortodoksë, Këshilli Botëror i Kishave duket se nuk ka rënë dakot. Vetë Kisha Ortodokse në Shqipëri dhe KBK pretendojnë se këto shifra nuk janë të vërteta. Kisha Ortodokse Shqiptare bën me dije se ka fakte se janë më shumë banorë që besojnë këtë fe. Ka qenë Këshilli Botëror i Kishave që me anë të sekretarit të përgjithshëm i ka dërguar një letër ankese Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara. Në këtë letër, pasi bëhet pasqyrimi i rezultateve të censusit të vitit 2011, nxirren në pah rezultatet e censusit të realizuar nga vetë Kisha Ortodokse, ku sipas tyre ato provojnë se janë kryer një sërë shkeljesh dhe rezultati i prodhuar nuk është i saktë. Por ajo që bie më shumë në sy në këtë letër është fakti se Këshilli Botëror i Kishave kërkon nga Kombet e Bashkuara që me forcën e tyre të garantojnë lirinë e besimit në Shqipëri, e cila sipas Këshillit Botëror të Kishave është e cunguar. Mirëpo komunitet fetare në Shqipëri kanë njëmendim krejt të kundërt. “Në vija të përgjithshme pa dyshim që ka liri fetare. Njerëzit janë të lirë ta shprehin atë. Nuk është e lehtë ta shpjegosh lirinë. Liria është një gjë shumë komplekse, edhe liria fetare është një gjë shumë komplekse. E parë në përgjithësi dhe krahasuar me shumë vende të tjera, unë besoj se ka një liri fetare”, - thotë Hirësia e Tij Joani, Mitropoliti i Korçës. “Besoj se ka liri të plotë për besimet e tyre. Kushtetuta e Shqipërisë garanton këtë liri fetare dhe barazinë mes feve të ndryshme. Secili ka mundësi të praktikojë pa asnjë pengesë besimin e tij, madje edhe kalimin nga një besim në një tjetër. Ky fakt është shumë domethënës këtu në Shqipëri”, - thotë imzot George Frendo , ipeshkëv ndihmës dhe Vikar i Përgjithshëm. Pavarësisht ankesës së dërguar në Kombet e Bashkuara, opinioni i klerit shqiptar është i ndryshëm nga Këshilli Botëror i Kishave, duke pohuar se në Shqipëri ira fetare është e pacenueshme.


EKONOMI • E martë 4 qershor 2013

»

07

PINARI: JANË MBI 400 MIJË MJETE AKTIVE NË TERRITORIN E VENDIT

Fluks pagesash për taksat e përgjysmuara të makinave Brikena Dervishaj Deri më 30 qershor drejtuesit e automjeteve, të cilët janë debitorë për pagesat e taksave mund të paguajnë vetëm gjysmën e tyre. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Pinari, u shpreh dje se në sportelet e kësaj drejtorie vijon fluksi i qytetarëve të interesuar për të bërë pagesat e përgjysmuara të taksave të makinave. Sipas Pinarit, kjo drejtori ka marrë masat që shërbimet të mos mungojnë, edhe para miratimit të ligjit për këto lehtësi fiskale. Sipas tij, është e vërtetë që para miratimit të ndryshimeve ligjore ka pasur një rënie të pagesave për taksat e makinave. “Të gjithë prisnin miratimin e këtyre ndryshimeve për të shfrytëzuar hapësirat më të mira për xhepin e tyre. Numri i qytetarëve ka qenë për afro 10 ditë sa ka qenë fluksi i pagesave për një muaj në sportelet tona. Pra, kemi pasur arkëtime të kënaqshme nga ana e taksapaguesve”, - tha Pinari. Sipas tij, informacioni në lidhje me përgjysmimin e taksave për automjetet me naftë dhe me benzinë është dhënë jo vetëm nëpërmjet medieve, por edhe në të gjitha sportelet e drejtorive në Tiranë dhe në rrethe. Përfituesit Sipas zotit Pinari, jo vetëm individët, por edhe bizneset do të përfitojnë nga përgjysmimi i taksave, pasi bizneset përbëjnë një masë të madhe të taksapaguesve. “Vetë formula e përllogaritjes së taksës është

PAGESAT Taksa për makinat me naftë nga 25 lekë tani është 12.5 lekë dhe për makinat me benzinë nga 20 lekë tani është vetëm 10 lekë. Ministria e Financave ka udhëzuar drejtoritë rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor për të bërë llogaritjet përkatëse. Ligji u jep mundësi të përfitojnë edhe drejtuesve të automjeteve që nuk i kanë paguar detyrimet për periudhën nga viti 2011 e më pas. Qeveria zbatoi dy vjet më parë një tjetër model taksash, duke hequr pagesën e importit dhe shkriu në një taksë të vetme tarifën vjetore të qarkullimit dhe pagesën për lejen e qarkullimit.

e tillë që mat cilindratën e automjetit, llojin e karburantit që përdor dhe koeficientin e vjetërsisë. Pra, përfitimi është i drejtpërdrejtë. Aktualisht janë mbi 400 mijë mjete aktive në territorin e vendit. Ndërkaq në vitin 2011 pati një rinovim të parkut të automjeteve, pasi mbi 48 mijë mjete u regjistruan për herë të parë dhe u importuan nga jashtë”, - shprehet Pinari. Gjithashtu reforma e ndërmarrë në këtë vit, me heqjen e taksës së shit-blerjes së makinave të përdorura,

sipas tij, ishte mjaft efikase, sepse solli një lehtësim të tregut dhe një rinovim të tij, pasi edhe shumë makina të sapoprodhuara u futën në territorin e vendit, për shkak të taksës 0 për makinat e reja. Efektet në buxhet Sa i përket efekteve në buxhetin e shtetit, sipas zotit Pinari është e vërtetë që me përgjysmimin e taksave do të ketë një rënie të të ardhurave, por kjo jo domosdoshmërisht do të jetë e lartë. Kjo pasi filozofia që do të

ndiqet është futja në sistemin e pagesave për sa më shumë taksapagues. “Ajo që ne synojmë është mirëadministrimi i taksapaguesve. Nëse nuk do të kemi debitorë, këto mungesa që fillimisht mund të duken të mëdha do të jenë më të ulëta”, - shprehet Pinari. Përfitues nga kjo lehtësi fiskale janë jo vetëm drejtuesit e automjeteve të përdorura, por edhe ata që kanë taksa të prapambetura nga viti 2011 e këtej. Afati i pagesës së detyrimeve është data 30 qershor.

RRITET BORXHI I BRENDSHËM I VENDIT PËR MUAJT E PARË TË VITIT 2013

Huamarrja 7,7 miliardë lekë më shumë se plani Në krahasim me vjet rezulton një rritje e huas prej 10.7 miliardë lekësh Niveli i huamarrjes ka arritur për 4 muajt e parë në vlerën 22.8 miliardë lekë, nga 15 miliardë që ishte planifikuar për këtë periudhë. Kjo shifër është rreth 7.7 miliardë lekë më shumë se shuma e planifikar nga qeveria. Në këtë mënyrë pothuajse janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë e huamarrjes në tregun e brendshëm. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave për gjithë vitin kufiri i huamarrjes së brendshme e parashikuar në buxhetin e vitit 2013, është në vlerën 27.4 miliardë lekë, ndërkohë sipas përllogaritjeve, aktualisht kjo hua është konsumuar në 89.3%. Edhe po të krahasohen shifrat me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton një rritje e huasë prej

10.7 miliardë lekësh. Ekspertët e lidhin këtë fakt edhe me situatën e vitit zgjedhor dhe investimet publike kanë njohur rritje të dukshme. Këto fonde kanë shkuar kryesisht për sh-

lyerjen e kompanive që kanë kryer punë publike, por edhe për investime në projekte të reja. Vitet e fundit qeveria është fokusuar më tepër në marrjen e borxhit në tregun

e brendshëm, kjo ndikuar dhe nga kushtet jo të favorshme dhe interesat shumë të larta që ofrojnë tregjet financiare ndërkombëtare. Për rritje të nivelit të borxhit publik, qeverisë shqiptare i kanë ardhur kritika, jo vetëm nga opozita apo ekspertë të ekonomisë brenda vendit, por dhe nga institucione të rëndësishmë financiare ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Banka Botërore, të cilët janë shprehur skeptikë edhe për heqjen me ligj në Shqipëri e tavanit prej 60 për qind për borxhin publik. Në fund të vitit të kaluar Kuvendi miratoi heqjen e kufirit të borxhit publik prej 60 për qind, ndërsa u parashikua që për 2013, niveli i tij të jetë 62.5 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto.

Risitë e kompanisë së telefonisë celulare

“Eagle Mobile” sjell në treg shërbimin më të ri “Ka trafik?” Eagle Mobile vazhdon të sjellë risi për tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, një traditë që e karakterizon që nga dita e parë e daljes në treg. Këtë herë qytetarët e Tiranës dhe veçanërisht abonentët Eagle tashmë e kanë më të lehtë se kurrë të informohen në çast për dendësinë e trafikut në rrugët më të frekuentuara të qytetit. “Ka trafik?” është shërbimi më i ri mobil që Eagle Mobile ka lançuar falas për të gjithë abonentët e tij. Ky shërbim risi u mundëson përdoruesve të automjeteve që të mësojnë rrugën më të përshtatshme për sa i përket trafikut, për të mos hasur vështirësi trafiku në destinacionet e tyre në kryeqytet. Në fazën e parë të

këtij shërbimi Eagle Mobile ka instaluar 8 kamera me transmetim direkt në zona si 21 Dhjetori (2 kamera), Pallati me shigjeta (2 kamera), Zogu i zi (2 kamera), Stacioni Trenit dhe sheshi “Skënderbej”. Për t’u regjistruar në këtë shërbim përdoruesit Eagle duhet vetëm të dërgojnë një SMS falas në 52000 duke shkruar TRAFIK, dhe më pas në lidhjen e tyre në internet mund të aksesojnë linkun http://trafik. eaglemobile.al. në fakt këtë mundësi mund ta kenë edhe abonentët e operatorëve të tjerë celularë. Ata gjithashtu mund të provojnë në mënyrë të limituar shërbimin e trafikut, por për ta pasur të plotë këtë shërbim duhet të jeni përdorues i një numri Eagle.

Gjatë 5 muajve të parë të vitit

Agjencia e Burimeve Natyrore ka dhënë rreth 650 leje minerare Gjatë 5 muajve të parë të vitit Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka dhënë 648 leje për shfrytëzim minerar në të gjithë vendin. Burime nga ky institucion, bëjnë të ditur se, gjatë vitit të kaluar në këtë sektor janë investuar diçka më shumë se 50 milionë dollarë, të përqendruara kryesisht në nxjerrjen dhe shfrytëzimin e kromit dhe hekur-nikelit. Aktualisht, rezervat kombëtare në krom arrijnë në 35 milionë ton, ndërsa në hekur-nikel arrijnë në 230 milionë ton. Burimi minerar që shënon rezervën më të madhe në vend janë gurët gëlqerorë, duke arritur në rreth 500 milionë metër kub rezerva gjeologjike. Pasuri natyrore të mëdha vendi ka dhe në

gurët dekorativë, rezervat e të cilëve arrijnë në disa qindra milionë metër kub. Investimet gjatë vitit të kaluar në këtë sektor tejkaluan me rreth 10 milionë dollarë pritshmëritë e qeverisë. Megjithatë, prodhimi dhe të ardhurat nga sektori minerar deri në muajin Maj janë më të ulëta nga parashikimet e Ministrisë së Ekonomisë dhe AKBN-së. Nuk është tejkaluar kufiri prej 5% rritje për shkak se, pjesa më e madhe e volumit të mineraleve përbëhet nga ato që përdoren në industrinë e ndërtimit. Ky sektor, prej gati pesë vitesh po shënon rënie në vend, kryesisht për mungesë investimesh në infrastrukturë dhe nga bllokimi i nxjerrjes së lejeve të ndërtimit në qytetet kryesore të vendit.

Analiza e të dhënave për 4 muajt e parë

Pushteti vendor mbledh vetëm gjysmën e parave që shpenzon Pushteti vendor nuk arrin të mbledhë paratë për shpenzimet që duhet të kryejë. Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga njësitë vendore vazhdojnë të jenë mjaft të ulëta. Nga të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave për treguesit fiskal sipas buxhetit të konsoliduar për 4-mujorin, vihet re se të ardhurat nga pushteti vendor janë 4.5 miliardë lekë. Edhe pse është kërkuar shpesh nga institucionet qendrore një rritje e eficiencës së vendorëve në mbledhjen e të ardhurave të tyre, kjo nuk ka dhënë rezultatin e pritshëm. Ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, shpenzimet për buxhetin vendor për 4-mujorin kapin vlerën

e 8.9 miliardë lekëve. Këto shifra janë të krahasueshme me ato të viteve të fundit dhe sipas analizës këto të ardhura janë afërsisht sa dyfishi i të ardhurave që ato mbledhin për buxhetin e shtetit. Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë taksa mbi pasurinë, mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale. Ndërkohë, në total të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë kësaj periudhe ishin 106,6 miliardë lekë me një mosrealizim prej rreth 2 miliardë lekësh nga planifikimi fillestar. Shpenzimet arritën në 129,4 miliardë lekë, ose 2,3 miliardë më shumë. Nga këto të dhëna rezultoi një deficit buxhetor prej rreth 22,8 miliardë lekësh.


08

« AKTUALITET

E martë 4 qershor 2013 •

RIVERIFIKOHEN LISTAT ZGJEDHORE, EKSPERTËT DYSHOJNË TE FËMIJËT BINJAKË

Korçë, problem me dublimin e të dhënave Në shumë raste prindërit ndryshojnë vetëm nga një germë Vetëm tre javë para zgjedhjeve të 23 qershorit, listat e votuesve në rrethin e Kolonjës vijojnë të jenë ende me probleme. Ndonëse listat përfundimtare janë afishuar dhe pastrimi i tyre duhej të kishte përfunduar, ende figurojnë si të dubluar 179 persona. Për nënkryetarin e Bashkisë së Ersekës Dritan Jashari ky është një problem i mbartur nga zgjedhjet vendore të 2011s, ndërsa një shqetësim i tillë është përcjellë edhe në KZAZtë përkatëse. “Nga verifikimi që kemi bërë me listat përfundimtare dhe informacionet që na kanë ardhur nga Tirana në shkallë rrethi, 179 persona mendohet se janë të dubluar. Po bëjmë një tjetër verifikim, ndërkohë që një pjesë e madhe e këtyre emrave na dalin që

janë edhe binjakë”, – thekson Jashari. Ai shton se ka porositur përfaqësuesit e PS në KZAZ në mënyrë që ta ngrenë si shqetësim. “Duhej të ishin pastruar me kohë. Edhe me shkresa zyrtare është komu-

nikuar që dublimet të pastroheshin që te listat paraprake dhe u deklarua se ato ishin pastruar”, – shton më tej numri dy i Bashkisë së Ersekës. Në lista vërehen persona që figurojne me të njëjtin emër, atësi,

mbiemër dhe datëlindje, por ka edhe raste sporadike kur një emër figuron në një komunë në rrethin e Kolonjës dhe në një qytet tjetër të Shqipërisë, por një ndryshim të lehtë të ndonjë gërme në emrin e atësisë ose mëmësisë. Jashari deklaron më tej se gjithçka tashmë ngelet në dorën e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile ose të KQZ, ndërsa tregohet i qetë lidhur me ndikimin që ka ky fenomen në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se bëhet fjalë për një vend të vogël, ku pjësa më e madhe e banorëve njihen mes tyre. Ndërkaq, për sa i takon 100-vjeçarëve dhe zgjedhësve pa adresë, numri i këtyre personave në këtë Kolonjë, ndryshe nga Korça dhe Pogradeci ka qënë i papërfillshëm…

Një tjetër në gjendje të rëndë

Aksident në Elbasan, vdes tregtari i armëve të gjahut Një aksident me bilanc tragjik në Elbasan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur e plagosur. Ngjarja u shënua pasditen e djeshme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Paulesh. Një automjet tip Ford me targa AA 991 AF u përplas me një mjet tip Benz me targa AA 523 BA, duke sjellë vdekjen e dy drejtuesve të mjeteve dhe plagosjen e një pasagjereje. Dashamir Leka, rreth 40 vjeç tregtar i armëve të gjahut ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ai drejtonte mjetin tip Ford. Bashkë me të udhëtonte edhe bashkëshortja e 40-vjeçarit, e cila mbeti e plagosur rëndë. Viktima tjetër është 43-vjeçari Arben Poroçani, një pedagog në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, i cili ndërroi jetë rreth 1 orë pas aksidentit, si pasojë e plagëve të marra. Ekspertët kanë përcaktuar si shkaktarë të aksidentit mjetin tip Ford, i cili udhëtonte nga Elbasani drejt Durrësit me shpejtësi tepër të lartë dhe ka përplasur përballë mjetin tip Benz. Si pasojë e përplasjes së fuqishme Benz-i ka dalë jashtë rruge, duke u përmbysur disa metra më larg. E plagosura ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin rajonal të Elbasanit, ku i është nënshtruar terapisë intensive, ndërsa bluzat e bardha bëjnë të ditur se gruaja ka plagë të shumta në trup. Aksidenti shkaktoi probleme në qarkullimin rrugor në aksin Elbasaan-Peqin..

Policia ndalon dy të dyshuar

NË PALLAT BANONTE DHE NJË NGA KANDIDATËT E LSI-së

Tritol Kollozit, hetim për politikën dhe punën tek ALUIZNI E nde asnjë autor i identifikuar për shpërthimin në pallatin 12-katësh ku banon kreu i PD së Vlorës, njëherazi kandidat i kësaj force politike Ardian Kollozi. Policia e Vlorës vijon ende hetimet për shpërthimin e 600 gr lëndë eksplozive e llojit tritol. Burime të policisë bëjnë të ditur se nga hetimet e deritanishme është zbuluar se eksplozivi nuk është komanduar në distancë me celular, siç u dyshua në fillim, por ka qenë me fitil. Të njëjtat burime saktësojnë se autori ose autorët kanë përdorur një fitil me gjatësi të mjaftueshme, duke llogaritur kohën që iu duhej për ta ndezur dhe për të zbritur nga kati i 10-të i pallatit pranë kryqëzimit “Rinia” në qytetin bregdetar dhe më pas për t’u larguar nga vendngjarja pa rënë në sy. Pak metra nga vendi ku ndodhi shpërthimi në katin e 10-të të pallatit 12-katësh është gjetur një pjesë fitili. Sipas policisë së Vlorës, mendohet se autorët e kanë kryer shpërthimin përmes një fitili rreth 2 metër të gjatë në orën 3 të mëngjesit të së shtunës, më 1 qershor 2013. Efektivë të shumtë të policisë vijojnë të qëndrojnë në pallatin e Ardian Kollozit, duke vijuar me pyetjet e dëshmitarëve. Numri i të shoqëruarve ka shkuar në dhjetëra, ndërsa mësohët se pjesa më e madhe e tyre kanë qenë kryesisht persona që janë filmuar nga kamerat, ndërsa kalonin aty pranë në momentin e ngjarjes. Të shoqëruarit janë pyetur se përse ndodheshin në atë moment në atë vend, ndërsa policia

Del nga makina të pijë kafen, i vjedhin 20 milionë lekë Del për të pirë kafe, i grabisin kamionin e parkuar në anë të rrugës. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në aksin Elbasan-Librazhd. Policia e këtij qarku bën të ditur se tre persona kanë arritur të futen me forcë brenda një kamioni me targa DR 8727 E, duke grabitur shumën e parave që ndodhej aty, rreth 20 milionë lekë të vjetra, ngjarje kjo e ndodhur në afërsi të një lokali në Librazhd. Më pas tre të rinjtë u larguan nga vendngjarja së bashku me shumën e parave. Drejtuesi i kamionit ka parë grabitësit, ndërsa largoheshin, të cilët i ka identifikuar lehtësisht, si dhe ka vërejtur derën e mjetit të tij të hapur dhe xhamin e thyer. Ai më pas ka denoncuar ngjarjen në policinë lokale. Por nuk ka zgjatur shumë aventura e të rinjve, pasi pak orë pas grabitjes policia vuri në pranga dy prej autorëve të grabitjes. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Kledio Muçollari dhe 22-vjeçarin Andi Çibuku, të dy nga qyteti i Durrësit. Në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Sipas policisë, të tre personat në bashkëpunim kishin udhëtuar nga qyteti i Durrësit në Drejtim të Elbasanit me qëllim grabitjen e 20 milionë lekëve të vjetra. Tre personat ishin informuar më herët se në automjetin tip kamion, ndodheshin këto para, pasi e njihnin drejtuesin e mjetit për shkak se edhe ai ishte nga Durrësi. Në momentin kur ky i fundit ka parkuar në një lokal në periferi të qytetit të Librazhdit, kanë hapur mjetin me leva dhe kanë marrë prej andej 20 milionë lekët e vjetra.

Vizitorë nga Çekia dhe Serbia

Gjirokastra pushtohet nga turistët, sporti kthehet si risi bën të ditur se pjesa më e madhe e tyre kanë pasur alibi, çka bën që krimi të mbetet ende pa një autor. Vijon ndërkohë survejimi i kamerave të sigurisë së bankave dhe bizneseve, që është shtrirë në perimentin e gjithë zonës së Fabrikës së Orizit. Hetimi vijon ende në disa pista, mes të cilavë ajo e motiveve politike, e detyrës së Kollozit në krye të ALUIZNI-t. Policia nuk përjashton as pistën e një sulmi në drejtim të ndonjë banori tjetër të pallatit, për faktin se shpërthimi ndodhi një kat poshtë shtëpisë së Kollozit. Në katin e 7-të të pallatit banonte edhe kandidati për deputet i LSI, Shkëlqim Selami, i cili ka

mohuar që eksplozivi të ketë lidhje me të. Policia po heton edhe të kaluarën e banorëve të tjerë të pallatit, e veçanërisht ajo e atyre që banojnë në katin ku ndodhi shpërthimi, në katin e dhjetë, për të zbuluar nëse ka ndonjë person me precedent të mëparshëm penalë. Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit të 1 qërshorit, shpërthimi i fuqishëm tronditi banorët e pallatit në qytetin bregdetar. Rreth 600 gr tritol u vendos nga persona ende të paidentifikuar në katin e 10-të pranë portës së parë, e cila të çon në katin e 11-të, ku banon Ardian Kollozi. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa shkaktoi dëmtimin e të gjitha dyerve

të banesave të dy kateve, disa prej të cilave u spostuan disa metra. 7 apartamente pësuan dëme të mëdha materiale. Në momentin e shpërthimit, banorët e pallatit, përfshirë këtu dhe Kollozin e familjarët e tij, ishin nduke fjetur. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore dhe specialistë nga Tirana, përfshirë dhe drejtuesit e Sektorit të Krimeve të Rënda. Edhe gjatë ditës së djeshme (e hënë) Kollozi ka ritheksuar se sulmi është kryer për motive politike, çka e motivon atë që të punojë edhe më fortë për elektoratin e tij, duke bërë përgjegjës PS-në, e cila dy ditë më parë u distancua nga ky akt i rëndë….

Pavarësisht temperaturave të paqendrueshme dhe mosnisjes ende të pushimeve sezonale verore, grupe të shumta turistësh kanë nisur të eksplorojnë zona të ndryshme të vendit, duke u përqendruar më së shumti në jug. Sporti i kanotazhit tashme është kthyer në një risi edhe në jugun e vendit. Ditët e fundit, grupe turistësh kanë zgjedhur vijëzimin e lumit Drino e Vjosë, për të zhvilluar këtë sport. Turistët e ardhur kryesisht nga Çekia e Serbia deklarojnë se Shqipëria ka zona mjaft të përshtatshme për të kryer sportin e lundrimit me kanoe. Ata rrëfejnë se janë ndalur fillimisht në veri të vendit, përpara se rë mbërrinin në Gjirokastër e Përmet. “Ne jemi mjaft të mahnitur me zonën. Jemi njohur me të nepërmjet internetit dhe më pas kemi zgjedhur të shikojmë nga afër luginat e lumenjve. Kemi fjetur në ambient të hapur dhe mund të them që përveç sportit të kanoes, kjo ishte një tjetër eksperiecë e bukur në Shqipëri.”, – thekson njëri nga turistët. Sporti i kanotazhit prej vitesh është prezent në luginat e lumit Vjosë në Përmet për shkak të terreit të përshtatshëm për këtë lloj sporti ekstrem, ndërsa ky sezon veror duket se po përfshin edhe Gjirokastrën. Deri tani janë mbi 6 grupe të huaja që kanë zhvilluar sportin e kanotazhit pranë luginës së lumit Drino…


AKTUALITET • E martë 4 qershor 2013

»

09

TIRANË, PAGESA 5 MILIONË LEKË. NË 5 MUAJ 3 TË BURGOSUR U ARRATISTËN

Për burgim të padrejtë, në 5 muaj 56 padi shtetit në gjykatë Mariglen Mullai

N

ë 5 muajt e parë të këtij viti 56 padi për kompensim për burgim të padrejtë janë shqyrtuar nga gjykata e Tiranës. Shifra ndodhet e publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate, ndërsa rastet e shqyrtuara nga togat e zeza u përkasin të dënuarve vetëm për rrethin e Tiranës. Shifra totale që do t’i duhet që shteti t’u paguajë të dënuarve është rreth 5 milionë lekë të reja, pasi sipas ligjit, një ditë e padrejtë burgu llogaritet në rreth 8 mijë lekë të reja. Nga 1 janari i këtij viti deri në ditët e para të qershorit, në gjykatën e Tiranës kanë ardhur 23 padi të reja për kompesion për burgim të padrejtë, ndërsa 25 ishin të mbartura nga viti i kaluar. Nga ana tjetër, në të njëjtin hark kohor, në Tiranë janë gjykuar 5 raste për largim të të burgosurit nga vendi i ngjarjes, ku 3 raste kanë ardhur sivjet, ndërsa 2 të tjera kishin mbetur nga viti 2012. Këto 5 muaj është regjistruar një dëshmi e rreme dhe një deklaratë e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore. Ndërkaq, kanë ndodhur 4 veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Burgosja padrejtësisht Në një rast konkret, me vendimin nr 984, Gjykata e Apelit në Tiranë, vitin e kaluar, i ka dhënë të drejtë Robert Peçit, 30-vjeçarit të akuzuar për drogë, që kishte paditur Prokurorinë e Ministrinë e Financave. Bazuar në ligjin nr.9381, datë 28.04.2005,

E denoncon, arrestohet

Djali përdorues droge rreh të atit dhe thyen shtëpinë Një 26-vjeçar, përdorues droge, kishte rrahur të atin dhe për këtë vepër penale është arrestuar nga policia e Tiranës. Nga burimet e policisë mësohet se nga komisariati nr.2 u krye arrestimi në flagarancë i shtetasit Ivi Mata, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, pasi në banesën e tij ka thyer shtëpinë, si dhe ka dhunuar fizikisht babain e tij. Më pas babai ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak, ku dhe kallëzon se i biri është përdorues i lëndëve narkotike. U kryen veprimet e para hetimore dhe procedurale dhe materialet i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim prone”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.

I dënuar në Fier

INTERPOL-i sjell nga Londra një të dënuar për vrasje Ditën e djeshme, Interpol Tirana ka ekstraduar nga Londra shtetasin shqiptar Ilirian Nuri Zeqaj, 41 vjeç, nga Cakrani i Fierit. Policia thotë se ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e rrethit gjyqësor Fier në vitin 2000, ndaj tij ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim“. I ekstraduari Ilirian Zeqaj, më datë 26.09.1999, në fshatin Cakran të rrethit Fier, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë vrarë për motive hakmarrje dy shtetas. Si rezultat i bashkëpunimit e shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës me Interpol Londra, më datën 27.09.2011 është bërë arrestimi në Londër me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Ilirian Zeqaj. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do të vuajë dënimin. “Për kompensimin për burgim të padrejtë”. Apeli thotë se nuk vihet në dyshim se paditësi ka vuajtur 272 ditë burgim të padrejtë dhe është subjekt që përfiton kompensim, duke e detyruar Ministrinë e Financave, Dega e Thesarit Tiranë, të kompensojë paditësin Robert Peçi, për kohën e burgimit të padrejtë prej 272 ditësh në masën prej 234.909 lekë. Arratisjet nga burgu Afër fundit të vitit të kaluar,

18-vjeçari Samet Adilaj, ishte futur në një valixhe dhe për pak u arratis nga burgu. Në momentin që 18-vjeçari tjetër, Rajmond Kuldeda, do të dilte nga burgu, me vete kishte dy valixhe dhe një çantë duke pretenduar se tek ato kishte futur të gjitha sendet personale që kishte pasur në burg, por gjatë kontrollit nga gardianët, rezultoi se në çantë, ishte futur 18-vjeçari Adilaj. Ndërkaq, më 10 maj të këtij viti, një i dënuar me 22 vjet heqje lirie është

arratisur nga burgu i FushëKrujës. Ilir Avdillari, i njohur si një ndër anëtarët e bandave famëkeqe të viteve ‘97-‘98 në Tiranë, asaj të Yzberishtit, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Drejtoria e Burgut të Fushë- Krujës i ka dhënë leje me afat 7-ditor të dënuarit për vrasje, por ai nuk është kthyer brenda afatit të lejes. Avdillari duhej të kthehej në burgun e Fushë-Krujës, kohë kur i përfundonte afati i lejes së dhënë.

Akuza për sulm me acid

Shqiptari i mori 25.00 euro, kapet

Shqiptari e avokatja italiane, kulmi i luftës së kimistëve

Presion sipërmarrësit “Të presim gishtat e dorës e të vrasim familjen”

ITALI- Në Pesaro të Italisë, duhet edhe një tjetër vizitë dermatologjike dhe avokatja Lucia Annibali, e sulmuar me acid nga 2 shqiptarë, do të kthehet në Urbino, punën e saj. Ndërkohë, dje në mëngjes, në Romë, në laboratorët e RIS, ajo do të fillojë analizat kimike dhe do t’i krahasohen shenjat e gishtërinjve viktimës 35-vjeçare, avokates që u sulmua me acid nga 2 shqiptarët, të paguar me 30 mijë euro nga Luca Varani, i akuzuar se është nxitësi i sulmit të 16 prillit. Në Parma, dje në mëngjes, mjekët e spitalit bënë një kontroll tjetër në fytyrën e Luçias. Kjo ishte për të parë se si lëkura e vajzës reagon ndaj kirurgjisë së katërt, atë të rindërtimit të gërryerjes nga acidi. Nëse rezultati do të jetë pozitiv, Lucia do të kthehet në Urbino dhe do të vazhdojë trajtimin në shtëpi. Nëse do t’i duhet të ndërhyjë më shpesh, do të vazhdojë të qëndrojë ende në Parmë. Në Romë, megjithatë, RIS do të fillojë hetimet e të gjitha mostrave të mbledhura në Pesaro. Ndërkaq, avokati Gianluca Sposito, mbrojtësi i Rubin Ago Talaban, 31-vjeçarit shqiptar që konsiderohet autori i sulmit, pretendon se akuza nuk qëndron.

ITALI- Pasditen e së premtes, një operacion i komisariatit të Desenzanos çoi në arrestimin e M.S (shtetas shqiptar i lindur në vitin 1959) dhe Z.L. (Italian nga Breshia, lindur më 1945ën) sepse akuzohen se i kanë zhvatur para një biznesmeni në lokal. Historia daton më 24 maj, kur sipërmarrësi ka filluar të marrë një numër të madh kërcënimesh serioze dhe të përsëritura, duke përfshirë edhe perspektivën për t’i prerë gishtat e një dore me gërshërë, të cilat janë zgjeruar më pas në anëtarët e familjes. Pesë ditë më vonë, sipërmarrësi ka takuar personalisht shqiptarin M.S brenda në një bar në Desenzano, ku ishte urdhëruar shpërndarjen e 25,000 eurove. Pasi ka vendosur një takim të dytë, i frikësuar, sipërmarrësi italian vendosi të denoncojë në komisariatin e Desenzanos. Agjentët, të udhëhequr nga zëvendës kuestor Salvatore Borgesano, e ndoqën në raundin e dytë dhe duke folur në kohën e transferimit të parave policët mundësuan bllokimin e dy kriminelëve që u përpoqën ta merrnin bisnesmenin larg në një makinë. Ata janë arrestuar për grabitje.

Arrestet në Tiranë

Në kërkim për drogë e pistoletë, dy në pranga Një 23-vjeçar që kërkohej për shitje droge dhe një tjetër që mbante me vete një pistoletë janë vënë në pranga dje nga policia e Tiranës. Seksioni i Kërkimit, në rrugën “Myslim Shyri” kapi personin në kërkim Gledian Hysenllari, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Marsin e këtij viti Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Nga komisariati nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jetmir Halilaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Don Bosko”, duke drejtuar mjetin “Benz ML 230”, me targa DAH 886 A, nga kontrolli i ushtruar i’u gjet një pistoletë, tip “Beretë”, kalibri. 9 mm, më një krehër, me 8 copë fishekë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.

Arrestohet edhe 1 në kërkim

Grabiti çantën në makinë, arrestohet autori në Tiranë Dy persona të kërkuar për vjedhje janë arrestuar së fundmi në kryeqytet. Nga komisariati nr.4 u bë arrestimi i shtetasit Bledar Kotorri, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vetëgjyqësisë”, sepse është kapur në flagrancë nga patrulla Elitë “Shqiponja” me prova materiale të vjedhura, një sasi parash 10.000 lekë, 75 euro dhe disa bizhu me vlerë. Kotorri i kishte vjedhur këto sende në çantën që e kishte marrë brenda mjetit me targa AA 200 EY, që i përkiste një shtetaseje. Ndërkaq, në Institutin Bujqësor Kodër-Kamëz u bë kapja e personit në kërkim Klodian Koka, 18 vjeç, i shpallur në kërkim më 17 maj të këtij viti, pasi Prokuroria e Tiranës kërkon ekzekutimin e vendimit Penal të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.


10

« OPINION

E martë 4 qershor 2013 •

Sekreti nuk ka karakter penal Nga ELVIS KOTINI

P

rokuroria të zbatojë normën e sjelljes civile nisur nga akti i publikimit të të dhënave personale, pasi edhe kur është qytetar, edhe kur është i pandehur, publikimi i të dhënave është i njëllojtë. Mirëpo fakti i publikimit të të dhënave përbën jo vetëm një sistem profesional ndaj veprave penale, por dhe një punë operative në lidhje me sekretin profesional të hetimit penal. Niveli i këtij sekreti hetimor lidhet me kriterin e zbulimit, efetivisht një masë paraprake dhe administrative midis Policisë së Shtetit dhe njohjes penale. Sekreti penal bëhet për të siguruar masën e sigurisë nga ana tjetër, dhe ka si veçori qysh në prokurori kriminelin dhe jo dyshimet e mëtejshme ndaj grupit politik. Zakonisht natyra sekrete lidhet me kapjen e kriminelit dhe për këtë orientimet orare ndërthuren herë në rrugë administrative 3 muaj, dhe herë në rrugë fizike prova. Organi i prokurorisë së shtetit nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi të lartë në detyrë nisur nga natyra e punës që bën dhe karakteri disiplinor i juridiksionit penal. Një prokurori të ri në detyrë i duhet të mbajë parasysh qëndrimin psikik të kriminelit dhe vullnetin për të sjellë pasoja të rrezikshme. Te qëndrimi psikik prokuroria duhet të vërtetojë përgjegjshmërinë e të pandehurit, por interesi penal lidhet me dijeninë e kriminelit për të kryer ose jo një krim. Ndërsa në planin material vullneti për të kryer veprën me dashje ose nën pakujdesi përbën një rrethanë të njohur objektive midis aktit kriminal dhe veprës penale. Nëse zbulohen këto elemente nën sekretin hetimor ose jo, atëherë çështja është gati për në gjykatë dhe prokurorisë i duhet të fitojë edhe një betejë me avokatin e njoftuar paraprakisht. Nisur nga kjo kulturë hetimore, prokurorët duhen mbështetur në punën e tyre si në planin e politikës penale nga parlamenti, ashtu dhe në aspektin e bashkëpunimit të qytetarëve në të dyja format: dëshmi dhe drejtësi. Çështja e procedurës penale, si rrjeti i dispozitave ligjore që rregullon kompetencat e gjykimit në krimet, lidhet me protokollin zyrtar dhe zbatimi i së cilës shkakton disa prej akteve bazë: solemnitet, betim të dëshmitarëve, fajësi të të pandehurit. Por nuk duhet që sistemi i drejtësisë penale të konsiderohet “sekret” nisur nga këto dispozita. Flitet për ruajtjen e sekretit profesional, akt i cili lidhet me solemnitetin në detyrë të gjykatës dhe nuk duhet konfonduar me llojin e sekretit profesional. Kjo nuk ka se si, pasi tjetër është seanca publike e gjykimit, tjetër është detyrimi për të mos dëshmuar i palëve që dinë një sekret për shkak të profesionit jashtë gjykatës. Natyra e sekretit profesional nuk prek sferën e sekretit shtetëror, pasi efektivisht lidhet me ndarjen e kompetencave dhe juridiksioneve të veprimtarisë në punën prodhuese dhe politike. Sekreti profesional i referohet aktit administrativ, që në gjuhën teorike pranohet si “refuzimi i nxjerrjes së një akti”. Kjo mund të shpjegohet detyrimisht si sekret profesional deri në ushtrimin e një objekti zyrtar. Ky element nuk duhet të formojë akt në dëm të interesave të publikut dhe nuk duhet të përftohet nga të tretët, pasi akti i sekretit profesional lidhet me punonjësin e specializuar që e kryen atë. Interesant duket neni 160 i Kodit të Procedurës Penale mbi ruajtjen e sekretit shtetëror.

Kjo është një dispozitë e papërshtatshme me procedurat e gjykimit, pasi askush nuk mund të detyrohet sipas Kushtetutës të vetëdeklarohet fajtor, e jo më të imponohet të ekspozojë sekretin shtetëror mbi rrethana gjyqësore. Elementi është një relikte e hartuesve të kodifikimit penal, ndoshta një model italian i revizionuar sipas motiveve të shtetit të fortë, që e gjejmë në Rusi ose në periudha të zhvillimit politik. Kjo pasi shteti nuk mund të jetë palë ndërhyrëse në procesin penal, as si Këshill i Mbrojtjes së Ligjshmërisë, as si interes publik. Procedurat gjyqësore garantojnë provat e çështjes penale dhe nuk mendohet se provat e gjykimit të kenë lidhje efektive me shtetin. Askush nuk do të besonte se krimineli edhe mbi fakte të natyrës shtetërore të përdorë gjurmën shtetërore për të kryer krimin. Kjo pasi në dallim nga kjo dispozitë mbi sekretin krimi është objekt i zbuluar, ndërsa sekreti shtetëror depozitë ushtarake. Pra, nuk mendohet një lidhje midis sekretit shtetëror dhe krimit në detyrë. Neni 160/1 Kodit të Procedurës Penale sanksionon: “Nëpunësit shtetëror, nëpunësit publikë dhe të ngarkuarit me një shërbim publik janë të detyruar të mos dëshmojnë për faktet që janë sekret shtetëror.” Në fakt, kjo dispozitë duhej të ishte në të kundërt: çdo subjekt që përdor sekretin shtetëror në dëm të interesave të shtetit, dënohet jo vetëm për krimin e kryer, por edhe në kolizionin me normat e Kodit Penal, që dënojnë nxjerrjen e aktit sekret. Praktikat mbi njoftimin e organit më të lartë administrativ dhe vlerën e sekretit të nxjerrë nuk kanë lidhje me të drejtat e të pandehurit, natyrën e tij kriminale dhe formojnë strukturë legjislative nën juridiksionin qeveritar. Askush nuk mund të bëjë konflikt kompetencash në gjykatë mbi njoftimin e organit më të lartë kur vjen puna për depozitën dhe sekretin. Kur prova është thelbësore, të gjitha ligjet pranojnë bashkëpunimin civil, d.m.th. çdo provë thelbësore në poçes, edhe pse është sekrete, duhet përdorur në interes të drejtësisë. Këtu sistemi “thyhet” në favor të gjykatës, pas nuk ka nevojë që të merret leje për një provë sekrete kur akti ka lidhje me krimin. Prandaj punonjësit dhe agjentët e shtetit shqiptar këtu e kanë shkelur, pasi janë të ngurtë, hipokritë dhe tregojnë hapur se nuk kanë eksperiencë në fushën e depozitës sekrete. Nuk mund që një çështje penale të kushtëzohet nga leja zyrtare mbi dhënien ose jo të informacionit sekret. Në momentin që një element sekret del në sallë të gjykimit, për këtë nuk kërkohet bashkëpunim i njëanshëm me shtetin, pasi mund të cenohen të drejtat e të pandehurit dhe interesit publik i çështjes. Ekspozimi i sekretit shtetëror nuk lidhet detyrimisht me procedurën penale, por me vlerësimin zyrtar të shtetit. Duhet më shumë fantazi për gjykim dhe njohje më e mirë e të drejtave në procesin penal. Rrezikohet dhe gjykohet, por jo më shumë, pasi elementet profesionale të veprës penale nuk kanë rëndësi. Informacioni provues është një rilevim i qartë metodik si në gjykatë, ashtu dhe në sytë e publikut. Prandaj nuk mund, nga ana tjetër, që një sekret shtetëror të kushtëzojë sistemin në fushën e lirive dhe të drejtave kushtetuese. Klauzolë tjetër e Kodit të Procedurës Penale: “Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore si dhe personeli i shërbimit informativ nuk mund të detyrohen të tregojnë emrat e informatorëve të tyre. Informacionet e dhëna prej tyre

nuk mund të merren dhe as të përdoren, në qoftë se këta zyrtarë nuk pyeten si dëshmitarë lidhur me informacionin”. Çështjet e informatorëve në një proces penal janë çështjet e dëshmitarëve dhe nuk lidhen me drejtimin “filtër” të informacionit, por marrin krah të kundërt me sekuestrimin e provës, d.m.th. sigurimin e dëshmisë në rastin më të mirë, që lidhet me detencionin policor të dëshmitarit. Prandaj nuk besohet që një informator të bëjë objekt të provës penale, nëse cilësitë e tij nuk janë të barasvlershme e dëshmitarin në proces, pasi, nëse do të ishin të vlefshme, atëherë ai do të detyrohej të dëshmonte nën betim mbi gjithçka që di. Në liri të plotë nga kërcënimet dhe nën sigurim të provës, po të jetë e nevojshme. Prandaj nuk mund të krijohet një raport zyrtar me agjentë policorë, të cilët bëjnë thjesht detyrat e tyre në polici dhe jo para gjykatës, që është një institucion më i besueshëm në fushën e vet. Nga ana tjetër, çdo dëshmitar është i detyruar të tregojë burimin e dëshmisë. Çfarë? A mos duhet që agjentët të fshehin informatorët për çështjen?! Kjo do të minonte legjitimitetin e operacionit policor dhe do të vinte në dyshim karakterin e drejtë të procesit penal. Por kuptohet se nuk gjendemi para ndonjë kritike madhore në këto raste, pasi bëhet fjalë për apati në fushën e manovrimit midis subjekteve shtetërore dhe praktikave para gjykatës. Është gjykata që nuk shkel ligjin kur merr për bazë provat në harmoni me çështjen. Personalisht nuk jam për t’i zbatuar këto dispozita që nuk paraqesin një interes në mbrojtje të Kushtetutës dhe sidomos anës funksionale të çështjes. Kësisoj duhen abroguar. Informatori është kompetencë policore dhe mbrohet më së miri nga oficerët e policisë nën grada dhe funksione. Mos vallë do të duhet të deklarojmë para gjykatës një fakt të tillë? Dhe, si për çudi, le ta mbyllim shkrimin me nenin 161 të Kodit të Procedurës Penale mbi përjashtimin e sekretit: “Nuk mund të jenë objekt i sekretit shtetëror të dhënat ose dokumentet që lidhen me veprat penale që synojnë përmbysjen e rendit kushtetues”. E gjithë dispozita është në favor të mendimit sa më lartë mbi përjashtimin e sekretit në krime, madje ekzagjerohet kur përcakton llojin e sekretit me rendin kushtetues. Përmbysja e rendit kushtetues është alibi e Sigurimit të Shtetit dhe e sistemit komunist. Nga ana tjetër, është një gjeografi e madhe e papërcaktuar në vlerë dhe raport fizik, prandaj nuk mund të flitet kështu në hava nga krimi penal, sekreti dhe direkt në rendin kushtetues, pasi në të dy rastet, si në hyrje (krimi) dhe në dalje (rend kushtetues) nuk mund të ketë sekrete gjyqësore. Do të isha dakord me në fund më nenin 162 të ligjit mbi marrjen e dëshmisë së Presidentit të Republikës dhe të nëpunësve të lartë të shtetit në selinë ku ata ushtrojnë detyrat e tyre. Edhe vetë si gjyqtar kam pasur çështje ku i kam pyetur vetë kriminelët në spital, pasi ata ishin të plagosur. Por duhet pranuar se para ligjit janë të gjithë të barabartë dhe se dëshmia e Presidentit është edhe juridiksioni fillestar i Gjykatës së Lartë për ta ndjekur atë penalisht. Sekreti është koncept që vjen më vonë. Ky lloj fenomeni varet nga kriteri i besimit, statusi civil, vrasja, shteti, dashuria, pozita dhe faktet. Instituti i sekretit e përcakton rastin si teori sekrete, pasi më shumë karakteri quhet “krim”.


OPINION • E martë 4 qershor 2013

»

11

Kujtimit të një “luleje” Manjola Mirakaj (Libohova), që mbylli sytë në Nju-Jork më 31 maj “Doje dritë, o qiell, more dritën time dhe ma mbushe jetën plot me hidhërime...”

K

Nga EUGJEN MERLIKA*

ëto vargje na vijnë ndër mend instinktivisht kur përballohemi me humbje të mëdha njerëzore në rrafshin vetjak, kur ndahemi nga njerëzit e zemrës, me të cilët na bashkon lidhja e gjakut, familja, por dhe miqësia, shoqëria. Përdora shprehjen “humbjet e mëdha”, ndoshta jo shumë të motivuar, sepse largimet nga kjo jetë, edhe pse përbëjnë dukuritë më të zakonshme e më të sigurta të vetë qenies njerëzore, i përjetojmë gjithmonë me dhimbje e trishtim. Por edhe vetë vdekjet në tërësinë e tyre të pashmangshme si dukuri kanë ndarjet e dallimet e tyre. Në këtë vështrim, ato mund të jenë më shumë apo më pak të dhimbshme, goditëse, traumatike, me pasoja. Dhimbja që shkakton vdekja e një njeriu në moshë të madhe, mbas një jete të kaluar në caqet e natyrshme të një ekzistence të qetë, nuk mund të jetë e barabartë me atë të një tjetre që vjen aksidentalisht apo si pasojë e sëmundjeve të pashërueshme, që ndajnë nga gjiri i familjes njerëz në dhjetëvjeçarët e parë të jetës. Është kjo logjika parake e një dukurie, bashkëshoqëruese e parë e historisë së njerëzimit. Ky arsyetim më erdhi në sitën e mendjes kur mora lajmin e hidhur të ndërrimit jetës të Manjolës, vajzës së një çifti mik e të dashur, të Lekë Mirakajt e Dolores Spahiut, bashkëmoshatarë, bashkëvuajtës, bashkudhëtarë në “rrugët e ferrit” të disa dhjetëvjeçarëve të jetës sonë prej të mbijetuarish në fushat e përqendrimit të Myzeqesë. Kishte lindur ajo vajzë e bukur në një ditë janari të vitit 1969 dhe i kishin vënë emrin e një luleje. Ishte rritur në baltërat e Gradishtës, në barakat e mbuluara me eternit kancerndjellës të atij sektori internimi në zemrën e Tërbufit. Si të gjitha shoqet e shokët e saj, fëmijë të atyre familjeve që shteti i kishte vulosur me mallkimin e tij të zi të “armikut të klasës”, u rrit duke thithur ajrin e urrejtjes, që një kastë kriminelësh e kishte kthyer në frymëmarrjen e përditshme të shqiptarëve. Ata fëmijë, të lindur në ato vite e në ato kushte mjerimi, ishin shprehja më e mirë e qëndresës së prindërve të tyre ndaj diktaturës, e dashurisë për jetën dhe vlerat e saj. Krahasuar me botën e mirëqenies e të lirisë, ku njerëzit ngurrojnë të lindin fëmijë për vështirësitë e rritjes e të edukimit të tyre, Manjola, motra e vëllai i saj së bashku me të gjitha shoqet e shokët e tyre janë dëshmi e fuqishme e gjallësisë së shtresës, e fuqisë së saj qëndrestare, e prirjes për të përtërirë familjen e traditën e saj edhe në kushtet më të vështira, edhe atëherë kur shteti proletar i gjithëfuqishëm punonte për zhdukjen e saj. Por fëmijëria e atyre fëmijëve ishte një kalvar i gjatë dhimbjesh e mundimi, që duhet të rëndojë jo vetëm mbi ndërgjegjet e krimbura të atyre që ndërtuan socializmin në Shqipëri. Ata fëmijë u privuan nga gjithçka që sillte gaz në fytyrat e tyre të njoma, që nga lodrat e deri te studimet. Në moshën dhjetëvjeçare Manjolës i mungoi babai, që duhej të plotësonte numrin e skllevërve të dënuar për të nxjerrë mineral në minierën e Spaçit, e jeta i ktheu faqen e saj të errët, të dhunës, të padrejtësisë, të krimit. Është një krim, madje tepër i shëmtuar, të shkëputet me forcë nga krahët e një fëmije babai i pafajshëm, edhe pas 35 vjetësh të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në emër të luftës

së klasave. Për këtë krim në gjithë Europën ishin të aftë vetëm komunistët shqiptarë. Çfarë lavdie! Sot Manjola ka pushuar së luftuari. Një jetë lufte, me guximin e një heroine, vajza e Gradishtës e kishte filluar që fëmijë e fati desh ta vazhdonte dhe atje, në botën e ëndrrave, në Nju-Jorkun e demokracisë së madhe. Këtu si fëmijë e rritur me ushqimet e racionuara, mbi të cilat duhej të kursente për t’ia çuar babait në burg, i duhej të luftonte me padrejtësinë, me të cilën ballafaqohej çdo ditë, duke ndier mbi krye ndonjë dorë përkëdhelëse të njerëzve të familjes e duke ëndërruar kthimin e babit në shtëpi, ashtu sikurse shumë shoqe e shokë të saj, të cilëve “shteti i proletarëve” u vrau fëmijërinë me burgosjen e baballarëve. Kur babai u kthye në shtëpi, Manjola qe një adoleshente plot hir, që fillonte të ëndërronte në vetvete një tjetër jetë nga ajo e barakave të Gradishtës. E kërkoi atë jetë së bashku me familjen jashtë Atdheut, që për ta qe njëjtësuar me baltërat e Myzeqesë e me fytyrat e policëve. Familja shkoi në Itali e më pas në Amerikë. Filloi nga zeroja, si mijëra familje shqiptare, rrugën e saj, por liria i dha flatra Manjolës, që studioi, punoi, arriti një mirëqenie e krijoi një familje. Krijoi një familje në bazë të së cilës ishte jo thjesht

Manjola Mirakaj (Libohova)

dashuria, por adhurimi i ndërsjellë me një bashkëshort bashkatdhetar, por që fatmirësisht nuk kishte pasur një fëmini të djegur. Nga kjo dashuri lindën Ana dhe Ema, dy engjëllushe që i dhanë jetës një kuptim të ri. Atëherë kur jeta dukej se kishte hyrë në hullinë e saj të normalitetit, madje të mirëqenies në një shoqëri të lirë, sëmundja e shekullit do të trokiste në derën e dy motrave. Ndoshta eterniti që mbulonte barakat e fëminisë së tyre shtrinte dorën e tij të zezë edhe atje larg në Nju-Jorkun e Statujës së Lirisë. Filloi një tjetër betejë, këtë herë jo me shtetin kriminal, por me sëmundjen kriminale. Shtatë vjet betejash me përbindëshin modern të padukshëm, ku vullneti për ta mposhtur atë nuk u mpak deri në çastin e fundit, treguan brumin prej të cilit ishte formuar Manjola. Shtatë vjet luftë me sëmundjen për të dalë fituese, që vajzat të rriteshin e të mbanin mend fytyrën e nënës kur ajo një ditë do të fluturonte në qiell. Kjo ide, sa e madhërishme në vetvete aq dhe prekëse në madhështinë e saj, u bë lajtmotivi i betejës së saj të jashtëzakonshme për jetën. Për fat të keq, jo të gjitha betejat për jetën njerëzore fitohen, pra të gjithë duhet të jemi të përgatitur edhe për humbjen. Por edhe humbja ka pjesën e saj të fitores dhe është mënyra si humbet. Manjola nuk qe një humbëse në luftën e saj të pabarabartë me të keqen. Ajo nuk u ligështua, nuk hoqi dorë nga ëndrrat, nga projektet për jetën, e sfidoi vdekjen deri në çastin kur qelizat e trupit nuk riprodhoheshin më, fitoi moralisht mbi të. Në këtë betejë të gjatë ajo pati gjithmonë pranë familjen e saj, bashkëshortin, fëmijët, prindërit, familjen e vëllait e atë të motrës, kushërinjtë e njerëzit e afërm. Ajo pati në anën e saj lutjet e shumë njerëzve, bashkudhëtarë të rrugës së mundimeve të së shkuarës, shokë, miq të familjes, që i dhanë kurajë e forcë në këta shtatë vjet të gjatë lufte me të keqen. Pati edhe fjalën e fundit të shkencës, sa u përket ndërhyrjeve kirurgjikale e mjekimeve, por të gjitha këto nuk mjaftuan për të evituar tragjedinë, sepse e tillë duhet të quhet ndarja nga jeta e një gruaje 44-vjeçare, me një familje të re, me dy vajza të vogla, me një dëshirë të pafund për të jetuar, me... Sot është një ditë e hidhur për të gjithë ata që shoqëruan edhe me mendim e shqetësim kudo tramvajin e Manjolës, është një ditë trishtimi të zi, që na sjell ndër mend vargjet e mrekullueshme të Çajupit, sepse Manjola me hirin, virtytet e gjallërinë e portretit të saj rrezatonte dritë, shpresë e mirësi. Ato do të mbeten të skalitura në kujtesën e atyre që e njohën, që ndanë me të një pjesë të jetës, dhimbjet, luftën, shpresat, lutjet. Kjo është jeta njerëzore, me misteret e të panjohurat e saj, ku logjika normale nuk arrin të depërtojë, ku e vërteta absolute përmblidhet në një koncept në dukje të thjeshtë: “Njeriu lind, jeton dhe vdes - kjo është me pak fjalë historia e njerëzimit.” Duhet të përpiqemi ta pranojmë të gjithë këtë ligj të botës sonë edhe atëherë kur vdekja ka një fytyrë përbindëshi si në rastin e Manjolës. Është shumë e vështirë t’ua bëjmë të njohur e të pranishme këtë të vërtetë rrëqethëse dy krijesave të vogla, Anës dhe Emës, që sot përcollën në qiell mamin e tyre. Ndoshta sot ky është misioni i vërtetë i atyre që do të përcjellin në banesën e fundit luftëtaren e pamposhtur. * Itali, 1 qershor 2013


12

« GOSSIP

E martë 4 qershor 2013 •

Shenjat kur një mashkull

Jolie, dalja e parë publike pas operacionit Angelina Jolie ka thënë se ndihet “shumë mirë” dhe se është prekur jashtë mase nga mbështetja e publikut pasi iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të një kanceri në gji. Aktorja hollivudiane, duke folur para premierës së filmit ‘World War Z’ në Londër, deklaroi se është krenare që zgjedhja e saj ka çuar në lindjen e një debati publik. “Pasi humba nënën time për një sëmundje të tillë, jam shumë e lumtur që është hapur një debat.” Sipas Jolie, tashmë rreziku që t’i zhvillohet kanceri në gji është ulur në 5%. Më parë, mjekët kishin dhënë 87% mundësi për një kancer dhe kjo gjë detyroi bashkëshorten e Brad Pitt t’i nënshtrohej mastektomisë.

Aniston e tmerruar me komentet e Pitt Jennifer Aniston raportohet se ka reaguar si e çmendur pas komenteve të Brad Pitt për të kaluarën e tij me aktoren. Pitt së fundi dha një intervistë për revistën “Parade”, gjatë të cilës la përshtypjen se Jennifer është disi e ngathët dhe se atij nuk i kishte pëlqyer martesa me të. Një ditë pas lëshimit të intervistës, Brad lëshoi një deklaratë publike si një kërkim falje për deklaratat e tij për Jennifer, dhe deklarata po ashtu u analizua, u përdor dhe u senzacionalizua. “Ajo ishte e tmerruar. Ajo mendoi se ishte e vrazhdë dhe e pavend. Agjentët dhe publicistët e saj kontaktuan në mënyrë balistike dhe plot zemërim kampin e Brad”. “Askush nuk beson se fjalët e tij janë nxjerrë prej kontekstit – ai ka thënë çfarë ka thënë. Unë mendoj se ai është penduar. Ne mendojmë se ai është xheloz që ajo ka gjetur dashurinë”, ka thënë burimi.

ka rënë kokë e këmbë në dashuri me ju

M

eshkujt ndonjëherë kanë mënyra të çuditshme dhe misterioze për ta treguar dashurinë. Jo të gjithë meshkujt mund të shfaqin hapur ndjenjat. Nëse dëshironi të kuptoni se mashkulli juaj ju pëlqen apo jo, përpiquni të vini re këto shenja.

palestër me ju, atëherë do të thotës e kërkon të kalojë më shumë kohë me ju.

Ju kontakton vazhdimisht Nuk ka rëndësi nëse ai është në punë apo me shokët, ai do të gjejë një mënyrë për të kontaktuar apo dërguar sms vazhdimisht. Nëse ai e bën këtë gjë, atëherë është një shenjë se kërkon vëmendjen tuaj dhe është i interesuar tek ju.

Pëlqen të ketë kontakt fizik me ju Ai dëshiron të jetë në kontakt fizik me ju, por sigurisht që njeh edhe limite. Ai kërkon që edhe në vëndet publike t`iu mbajë dorën apo krahun.

Është protektiv Në ambjente publike por edhe në shtëpi ai është protektiv ndaj jush. Kur jeni larg tij, përpiqet t`iu telefonojë për t`u siguruar që jeni mirë. Siguria juaj është gjithmonë në mëndjen e tij.

Preferon të jetë në shoqërinë tuaj Përveç të qënit në një kontakt kostant me ju, ai preferon të jetë në shoqërinë tuaj, qoftë edhe kur nuk qëllim për t`u lidhur. Mund t`iu ftojë në darkë, në kinema, thjesht të jetë në praninë tuaj për t`u

Ju bën shpesh dhurata Kur një mashkull mendon që t`iu surprizojë me dhurata edhe në ditë të zakonshme, do të thotës e ai jo vetëm që është i interesuar për ju, por është i lumtur që po shpenzon para për ju, në mënyrë që ju të jeni të lumtur.

Është i interesuar për interesat tuaja Kur një mashkull tregon interes në gjërat që ju pëlqeni, kjo është një shenjë e dukshme se ai është i përfshirë në ju. Dhe kjo është mëse e

Nuk ua ndan sytë Nuk ka rëndësi se ku jeni, ai gjithmonë ju shikon në sy. Kur një mashkull ju shikon në sy, kjo do të thotë jo vetëm që ai ju pëlqen, por dëshiron që ai të vjedhë edhe vështrimin tuaj. Kontakti me sy tregon se ai është njeri social dhe jo i turpshëm.

vërtetë nëse ai ju ndjek në aktivitete që s`i pëlqejnë realisht. Nëse vini re se një mashkull dëshiron të vijë në

ndjerë më mirë. Është gjithmonë një xhentëlmen Nga dita në ditë ai do të tregojë sjellje prej një gentelmani të vërtetë. Do të hapë dyert për ju, do t`iu mbajë xhaketën. Nëse i bën shpesh këto sjellje, do të thotës e ai është vërtet i interesuar për ju dhe kërkon të tregojë se është një djalë i mirë.

Dobësohuni 1 kg në javë duke ngrënë qitro

E Kim Kardashian organizon Baby shower mes miq, familjarë dhe Kanye West Pasi ka bërë të ditur se po pret një vajzë, Kim ka organizuar baby shoëer party mes miqëve të saj më të afërm, familjarëve dhe në praninë e Kanye West, ku kohët e fundit është parë pak i distancuar nga Kim. Ndër emrave më të njohur nga të ftuarit kanë qënë Kelly Osbourne, Melanie Brown dhe Maria Menounos. Gjithashtu të pranishëm në këtë festë që organizohet vetëm disa javë më parë para se të vijë fëmija, kanë qënë edhe prindërit e Kanye. Çifti është dukur shumë i lumtur duke shijuar këtë moment.

pajisur me një sasi të lartë fibrash, qitroja ndihmon shumë në dobësim. Të gjithë i njohim dobitë e qitros mbi shëndetin e njeriut. Por, ky frut zë një vend shumë të veçantë për ata që kanë probleme me peshën. Dietologët mendojnë se qitroja zotëron enzima të cilat djegin yndyrat, ka pak kalori dhe shumë fibra. Qitroja ul rezistencën e insulinës dhe nëse konsumohet nga një kokërr pas çdo vakti mund të dobësohemi me nga 1 kg në javë. Në të njëjtën mënyrë edhe 2-3 kokrra arre në ditë të ndihmojnë në dobësim. Megjithëse shumë persona frikësohen nga fjala “ushqim mes vakteve” nuk duhet të harrojmë se janë pikërisht këto ushqime të cilat mund të na dobësojnë më shumë nëse konsumohen në sasinë e duhur. P.sh tërshëra dhe kosi përshpejtojnë metabolizmin, nëse në darkë konsumoni pak kos me majdanoz do t’ju ndihmojë në tretjen e ushqimit. Krahas kësaj edhe pak karotë, rrush i thatë apo ananas i hedhur në kos është ushqim i shëndetshëm, i cili mund të konsumohet mes vakteve.


GOSSIP • E martë 4 qershor 2013

»

13

MILEY

CYRUS POTHUAJSE NUDO PËR KËNGËN E RE

Michael

Rita Ora ka nevojë për pushim

Douglas:

Kanceri në fyt shkak virusi HPV, jo duhani

Protagonisti i ‘Basic Instinct’ tha se u prek nga kanceri në fyt pasi mori HPV-në, sëmundja që transmetohet në rrugë seksuale. Mendohej se pija dhe duhani ishin shkaktarët kryesorë të kancerit tek aktori 68-vjeçar, por vetë Douglas ka sqaruar çdo gjë, siç publikkon ‘The Sun’. Bashkëshorti i Catherine Zeta-Jones u pyet nëse pendohej për duhanin dhe alkoolin e konsumuar gjatë viteve dhe ai u përgjigj: “Jo, nuk pendohem sepse kanceri që më preku mua shkaktohet nga HPV-ja dhe HPV-ja vjen nga seksi oral.” Michael Douglas u diagnostikua me kancer në vitin 2010 dhe pas kimioterapisë dhe shumë kileve të humbura ia doli të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.

M

Rita Ora dukej se kishte nevojë për gjumë kur ishte shfaqur duke tërhequr para në një bankomat në orët e hershme të së dielës. Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka shumë fotografi të bukura, mirëpo fotografia e bërë në orën katër të mëngjesit, tregon se asaj i duhet pak pushim. 22-vjeçarja, mezi ka mbajtur sytë hapur kur ajo u largua nga klubi i natës “The Box”, ku pastaj hipi në një taksi.

iley Cyrus pozon thuajse nudo për të promovuar këngën e saj më të re ‘We Can’t Stop’. Kënga është lançuar ditën e hënë dhe Cyrus ka zgjedhur një kostum banjoje shumë të vogël për ta promovuar. 21-vjeçarja është bërë e famshme që në moshë shumë të vogël me serialin ‘Hannah Montana’. Cyrus ka interpretuar edhe në disa filma. Aktualisht ajo po bëhet gati për të nxjerrë në treg albumin e saj të katërt.

Channing Tatum bëhet baba Tom Cruise ende i dashuruar me Katie Holmes Cruise i cili u nda nga Katie Holmes pas gjashtë vitesh martesë, nuk i ka pritur shumë mirë thashethemet se ka një lidhje me kolegen Luke Kirby. Por një burim tregon se Cruise e kujton Katie si vajzën me të cilën ai ra në dashuri. Ai vërtet e ka dashur atë dhe vazhdon ta bëjë, madje po të kishte mundësi do të rikthehej përsëri me të, konfirmon burimi. Katie mbetet nëna e vajzës së tij Suri dhe problemi qëndron se ai gjithmonë do ta dojë atë, ka thënë një burim i brëndshëm.

Channing Tatum dhe aktorja Jenna Dewan, janë bërë prindër për herë të parë. Fëmija, gjinia e të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka lindur në Londër, aty ku Tatum po xhiron filmin e tij më të ri ‘Jupiter Ascending’. Çifti u martua në Korrik dhe bëri të ditur lajmin e pritjes së fëmijës së parë në Dhjetor.


14

« BOTA

E martë 4 qershor 2013 •

ERDOGAN Protestat akte ekstremistësh

Erdogan tha se protestuesit mund të jenë “mashtruar” nga opozita dhe “ekstremistët”. “Kjo mund të jetë edhe vepër e ekstremistëve. Ata kanë rrjetet e tyre në çdo qytet. Si fëmijë të këtij vendi, ju duhet ta keni parasysh këtë. Çfarë nuk kemi bërë ne si qeveri? Përse i bëjnë ata këto, çfarë mesazhi kanë?”, tha zoti Erdogan.

K

ryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi protestuesit antiqeveritar se po ecin “krah për krah me terroristët”, ndërsa fajësoi “elementët ektremistë” për tre ditët e protestave më të dhunshme në disa vite. Komentet e tij u bën dje ndërsa Shoqata Turke e Mjekëve tha se një djalë 20-vjeçar vdiq kur një makinë u përplas mbi turmën e protestuesve që po marshonin dje në mbrëmje. Kjo ishte vdekja e parë si pasojë e demonstratave. Protestat filluan të premten dhe morën hov kur policia përdori forcë të tepruar kundër një grupi demonstruesish që kërkonin të ndalohej shkulja e pemëve në sheshin kryesor të Stambollit, Taksim, për t’i hapur vend ndërtimit të një qendre tregtare. Kryeministri turk Rexhep i quajti protestat kundër qeverisë së tij veprime të organizuara nga ekstremistët dhe hodhi poshtë krahasimet me Pranverën Arabe. Protestat filluan të premten dhe morën hov kur policia përdori forcë të tepruar kundër një grupi demonstruesish që kërkonin të ndalohej shkulja e pemëve në sheshin kryesor të Stambollit, Taksim, për t’i hapur vend ndërtimit të një qendre tregtare. Protestat që nisën të premten janë përhapur, duke u kthyer në demonstrimet më të mëdha anti-qeveritare në vite. Ato kanë vënë në provë pushtetin e Kryeministrit Erdogan. Zoti Erdogan, duke komentuar sot, tha se protestuesit mund të jenë “mashtruar” nga opozita dhe “ekstremistët”. “Kjo mund të jetë edhe vepër e ekstremistëve. Ata kanë rrjetet e tyre në çdo qytet. Si fëmijë të këtij vendi, ju duhet ta keni parasysh këtë. Çfarë nuk kemi bërë ne si qeveri? Përse i bëjnë ata këto, çfarë mesazhi kanë?”, tha zoti Erdogan. Zoti Erdogan i bëri komentet për gazetarët para se të nisej për një turne katër ditësh në Marok, Algjeri dhe Tunizi. Ai hodhi poshtë çdo krahasim me kryengritjet e Pranverës Arabe, duke thënë se njerëzit që bëjnë këto krahasime “nuk dinë asgjë për Turqinë”. “Para së gjithash dua të pyes nëse vendet që kaluan nëpër Pranverën Arabe kishin apo jo të drejtën e votës? Kishin apo jo një sistem shumëpartiak? A e kanë një të tillë në Tunizi, në Egjipt, në Siri?”, tha zoti Erdogan. Ndërkohë, Presidenti Abdullah Gul tha sot se demokracia nuk ka të bëjë vetëm me votimin, por përfshin edhe të drejtën për protesta paqësore. Komentet e zotit Gul duket se ishin një kritikë e tërthortë ndaj atyre të bëra nga Kryeministri Erdogan, i cili i ka quajtur protestuesit “një bandë grabitësish”. “Nëse ka mendime të

ndryshme, situata të ndryshme dhe pikëpamje të kundërta, atëherë nuk ka gjë më të natyrshme se sa të jesh në gjendje t’i shprehësh ato”, tha Presidenti Gul. Demonstruesit, kryesisht laikë, dolën nëpër rrugë për të protestuar ndaj asaj që ata e quajnë stil i ashpër qeverisjeje dhe reagim i tepruar i policisë. Një pjesë e protestuesve janë përleshur me policinë, por shumica e tyre kanë demonstruar në mënyrë paqësore. Dje, qysh në mëngjes policia u përlesh në Stamboll me një grup demonstruesish. Agjencia e lajmeve Dogan tha se policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve në një zonë pranë zyrave të zotit Erdogan. Protestuesit u përgjigjën duke hedhur gurë. Agjencia tha se rreth 500 njerëz u arrestuan gjatë natës pas shpërndarjes së protestave nga policia në kryeqytetin Ankara ku morën pjesë mijëra njerëz. Televizioni Fox i Turqisë njofton për 300 të ndaluar të tjerë në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë. Kritika Bashkimi Evropian ka kritikuar mënyrën e reagimit të policisë turke ndaj demonstruesve. E ngarkuara e BE-së me politikën e jashtme Catherine Ashton foli dje në mbrëmje në një deklaratë për “përdorim dhune

të tepruar nga pjesëtarë të policisë turke”. Përballë numrit të madh të të lënduarve në protesta kryediplomatja e BE-së shprehu shqetësim të thellë. Në të njëjtën kohë Ashton bëri thirrje për zgjidhje paqësore të konfliktit. Të gjitha palët duhet të përpiqen të vetëpërmbahen dhe të kërkojnë dialogun. Me nota të ngjashme kritike u shpreh edhe një zëdhënëse e qeverisë amerikane. Demonstruesit paqësorë janë shprehje e formimit të mendimi në një demokraci, për këtë arsye SHBA pret vetëpërmbajtja nga forcat turke të sigurisë, tha zëdhënësja. Të dyja palët duhet të angazhohen për qetësimin e situatës dhe të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje. Në protestat kundër qeverisë turke të dielën në mbrëmje pati sërish përleshje mes demonstruesve dhe forcave të policisë. Në Stamboll forcat e sigurisë bllokuan rrugët përreth zyrës së Kryeministrit Erdogan dhe përdorën gaz lotsjellës. Në Ankara policia hyri me forcë në një qendër tregtare, ku ishin strehuar për mbrojtje shumë demonstrues. Me sloganet si “Taksimi na takon neve, Stambolli na takon neve”, apo “krah për krah luftojmë së bashku kundër fashizmit”, masa grumbullohet në parkun Gezi me trumpeta dhe megafonë. Homoseksualë, lesbike, socialdemokratë, komunistë, të rinj dhe të moshuar. Së bashku ata pushtojnë parkun, për të cilin kanë luftuar së bashku ditët e fundit. Për shumë nga demonstruesit kjo ka natyrë simbolike. “Ne e bëjmë këtë për të ndryshuar diçka. Ne luftojmë dhe qëndrojmë këtu prej ditësh për të tërhequr vëmendjen e qeverisë. Ajo duhet të na dëgjojë. Ne duam që të drejtat e njeriut të respektohen më fort dhe ne nuk durojmë dot më cenzurën e shtypit”, thotë një protestues 25-vjeçar. Demonstrata ka shumë efekt, thotë një studente 28-vjeçare e shkencave politike. “Përmes gjithë kësaj, që ndodh tani, ne ndjehemi më të lirë për të shprehur gjërat. Ne e shohim se nuk jemi vetëm në ndjenjat dhe mendimet tona. Në të ardhmen ne e dimë se brenda një kohe të shkurtër mund të grumbullojmë mijëra njerëz në rrugë. Kjo na jep përsëri një pjesë të lirisë, që e kemi humbur prej kaq kohësh”, thotë gruaja e re. Demonstrata nuk duhet të përfundojë këtu, thotë 23-vjeçari Özgür Sanlioglu. “Në këtë protestë bashkohen njerëz të feve, origjinave, gjuhëve, dhe botëkuptimeve të të ndryshme. Të gjithë luftojnë për të njëjtën çështje. Ne do të luftojmë deri sa të ketë ndryshuar diçka. Qeveria do t’i shmanget rezistencës së kombit”,


BOTA • E martë 4 qershor 2013

D

je nisi procesi kundër një prej informatorëve të Wikileaks. Media dhe mbrojtësit e transparencës shprehin shqetësim për qendrimin e administratës së Obamës në lidhje me transparencën për probleme të sigurisë. Që ditën e tij të parë të punës në Shtëpinë e Bardhë Barak Obama nënshkroi një njoftim për të gjitha ministritë dhe agjencitë qeveritare në të cilin kumtonte se qeveria e tij do të kishte një nivel të paparë transparence dhe do të “punonte për të siguruar besimin e publikut dhe për të krijuar një sistem transparence, pjesëmarrjes publike dhe bashkëpunimi”, një Open Government. Pesë vjet më vonë mediet thonë se administrata e Presidentit Obama ka “dështuar mjerueshëm” në lidhje me për transparencën. “Sidomos kur është fjala për sigurinë kombëtare, një nga shqetësimet kryesore në SHBA, mbahet fshehtësi, dhe në rast se del ndonjë informacion jashtë, kjo kontrollohet në mënyrë agresive”, mendon Yochai Benkler, profesor drejtësie dhe bashkë-drejtor i “Qendrës Berkman për internet dhe shoqëri” pranë Universiteti të Harvardit. Media dhe mbrojtësit e transparencës nga ana e qeverisë kritikojnë programin sekret të qeverisë për avionët pa pilot. Por edhe më shqetësues që mendojnë se është qëndrimi i administratës së Obamës në lidhje me e transparencën për probleme të sigurisë kombëtare. Në gjashtë raste nëpunës të qeverisë janë akuzuar në bazë të ligjit për spiunazh se u kanë dhënë informacione personave të tretë. Kjo shifër është dy herë sa më e lartë se në të gjitha qeveritë e tjera së bashku. Rasti më i spikatur është ndoshta ai i ushtarit Bradley Manning, që mendohet se është edhe informatori i WikiLeaks, i cili akuzohet se ka nxjerrë informacione të klasifikuara si sekret ushtarak. Edhe rastet e tjera tregojnë se sa ashpër ka vepruar qeveria kundër “rrjedhjes së informacionit”. Në vitin 2010 ish-përkthyesi i FBI Shamai Leibowitz u akuzua sipas ligjit për spiunazh dhe u dënua me 20 muaj burg për shkak se i kishte shënë informacione sekrete një blogeri. Në këtë rast as kryetari i trupit gjykues nuk e kishte idenë se për çfarë informacioni saktësisht përfundoi përkthyesin pas hekurave të burgut. Thomas Drake, punonjës i Agjencisë Kombëtare të Sigurimit (NSA), u akuzua se i kishte dhënë informacione të brendshme mbi një program të diskutueshëm përgjimi një gazetari. Të paktën dy raste të tjera janë në pritje të procesit gjyqësor, ai i përgjimit nga Ministria e Drejtësisë të gazetarëve të agjencisë së lajmeve AP dhe rasti i reporterit të “Fox News” James Rosen, i cili kishte botuar informacione sekrete në lidhje me Korenë e Veriut. Administrata e Obamës kritikohet për më tepër se e meriton, thotë Rahul Sagar,

»

15

OBAMA Dështimi i transparencës

Pesë vjet më vonë mediet thonë se administrata e Presidentit Obama ka “dështuar mjerueshëm” në lidhje me transparencën. “Sidomos kur është fjala për sigurinë kombëtare, një nga shqetësimet kryesore në SHBA, mbahet fshehtësi, dhe në rast se del ndonjë informacion jashtë, kjo kontrollohet në mënyrë agresive”. mendon Yochai Benkler, profesor drejtësie dhe bashkë-drejtor i “Qendrës Berkman për internet dhe shoqëri” pranë Universiteti të Harvardit profesor i shkencave politike në Universitetin Princeton. Ne nuk duhet të injorojmë konteksti historik dhe duhet të kuptojmë se veprimet e fshehta sot luajnë një rol shumë më të madh se në tri dekadat e fundit, thotë autori i “Sekrete dhe rrjedhje: Dilema e sekretit shtetëror” (“Secrets and Leaks: The Dilemma of State Secrecy”). Administrata e Obamës po përballet me një botë të re, në të cilën duhet të mbahen sekret shumë më tepër gjëra se dikur. “Zelli dhe shqetësimet e kësaj administrate në rastin e AP dhe WikiLeaks nuk janë pa bazë”, - thotë Sagar. Nisur prej faktit se dënimet e shprehura për nxjerrje sekreti thuaje nuk përmbarohen kurrë, David Pozen, profesor i drejtësisë në Universitetin Columbia mendon se në thelb, ajo që pritet të arrihet me proceset është siguria që nxjerrësit e sekreteve të kenë shumë më tepër frikë, se sa ajo se mund të humbasin vendin e punës. Sekretet, rreziku kinez Zyrtarë të Pentagonit thonë se hyrja, sipas njoftimeve, e Kinës në sistemet më të avancuara të armëve amerikane nuk ka dëmtuar aftësitë e Shteteve të Bashkuara. Të hënën gazeta “Washington Post” njoftoi se hakerët kinezë arritën të hynin dhe të kompromentonin dizenjot e sistemeve amerikane të mbrojtjes nga raketat, si dhe të aeroplanëve dhe anijeve luftarake. Raporti sekret i Pentagonit, i cituar nga gazeta “Washington Post”, jep listën më të hollësishme të sistemeve, që thuhet se hakerët kinezë kanë arritur të hyjnë: Sistemet e mbrojtjes nga raketat, mes tyre ato Patriot, THAAD dhe sistemet mbështetëse. Aeroplanë të

sofistikuar luftarakë, që janë në zhvillim e sipër si F-35 dhe Fajkuajt. Pyetja që ngrihet tani është se si do t’i përgjigjet Uashingtoni atyre që, sipas

analistëve, janë ndërhyrje kibernetike të Pekinit. Në fjalimin mbi gjendjen e vendit, që mbajti në muajin shkurt, Presidenti Obama foli rreth kësaj çështjeje. “Ne e

dimë se vende dhe kompani të huaja dëmtojnë sekretet tona. Tani armiqtë tanë përpiqen gjithashtu të sabotojnë centralet tona energjetike, institucionet tona financiare

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

Adresa: Sheshi “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK “Shpallje Kërkese për Shpronësim Publik Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i segmentot rrugor “Ura e Drinit – Ura e Bunës” (Hyrje e Qytetit Shkodër). Subjekti kërkues i këtij objekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me V.K.M. nr. 138, datë 23.03.2000 “Për kriteret tekinke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuri të pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar. Pronarët që kanë emrin në listen emëror edhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). Vlera totale e shpronësimit është 3.098.361 (tre million e nëntëdhjetë e tetëmijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë. Lista e pronarit qe shpronesohen si rezultat I ndertimit te segmentit "Rruga Hyrese Shkoder" Nr.

Emri

Pronari Atsia

Mbiemri

1 SANDER PASHK LUANI TOTALI

ZK

Nr Pas

8581

18/699

Vlera

Shenime Proces Rikonformimi dhe rivleresimi 3098361 3098361

dhe sistemet tona të kontrollit ajror. Ne nuk mund të lejojmë që të kalojnë vite dhe të shkojmë nga e kaluara dhe të pyesim veten se pse nuk bëmë asgjë kur përballeshim me kërcënime reale ndaj sigurisë dhe ekonomisë tonë”. Ky kërcënim është shtuar, ndërsa Kina modernizon ushtrinë dhe përpiqet të gjejë mënyra për të zhvilluar sistemet e veta të armëve. Jason Healey është specialist i sigurisë kibernetike në Këshillin e Atlantikut, një organizatë kërkimesh në Uashington. “Ne e dimë se gjatë viteve të fundit kinezët i kanë zgjeruar ndjeshëm programet e tyre të mbrojtjes. Dhe kjo përputhet plotësisht me zhvillimet, që kemi parë në fusha të tjera të sistemeve ushtarake të Kinës”. Në takimet e tyre me zyrtarë kinezë, zyrtarët amerikanë kanë ngritur për vite me radhë çështjen e sulmeve kibernetike, por qeveria amerikane vetëm kohët e fundit ka filluar t’i bëjë më publike ankesat e saj. “Para 6 muajsh, Shtetet e Bashkuara ende nuk kishin një qëndrim se si të vepronin ndaj këtij aspekti. Tani qeveria amerikane, nga Presidenti deri tek zyrtarët e niveleve më të ulëta, kanë deklaruar se Kina do të konfrontohet kryesisht në takime private, por edhe në publik lidhur me këtë çështje”. Pentagoni thotë se e shikon me shumë seriozitet kërcënimin e spiunazhit kinernetik, madje ka ndërmarrë masa për të mbrojtur aftësitë e veta. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, do të ketë mundësinë që ta ngrejë këtë çështje me zyrtarët kinezë të mbrojtjes kur të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë mbi sigurinë të vendeve aziatike, që do të mbahet këto ditë në Singapor.


16

« SPECIALE

E martë 4 qershor 2013 •

Mjeshtri i Agim Janina* Një ditë, një gjimnazist simpatik, veshur me shije për kohën, pasi kishte lënë orën e mësimit, do t’i drejtohej redaksisë së revistës “Hosteni”, në Rrugën e Elbasanit. Shtyu derën, kaloi korridorin e përpara zyrës, ku shkruhej “Redaktorët”, ndali pak çapet, sa për t’u mbushur me frymë. Kishte nxituar. Drejtoi trupin, u mbushi edhe një herë me frymë dhe me vendosmëri trokiti. I ulur para një tavoline të madhe, e priti një burrë i gjatë, tepër i hijshëm, me një pamje disi hijerëndë dhe i heshtur, tepër i heshtur. Djaloshit i ndizen faqet nga emocioni. Ishte përpara një mjeshtri, një njeriu të madh të karikaturës, një figure të shquar, i cili pasi ishte çuar nga tavolina, i kishte zgjatur dorën, duke i buzëqeshur paska me ashpërsi. Në duar gjimnazisti mban çantën e shkollës, e hap dhe që andej tërheq një fletë, ku kishte të vizatuar një karikaturë. - Ti e ke vizatuar ?! – do ta pyeste tjetri. Pyetja mosbesuese do të godiste djaloshin më shumë se sa një e goditur në faqe. Vinte nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, ku ka disa kohë që mbasditeve, por edhe në orën e mësimit skicon, vizaton. Në shkollë në gazetën “Muri”, që e drejtonte mësuesi i talentuar Gjergj Zheji, sapo kishte vënë disa karikatura të nxënësve, që ishin të parregullt në mësime dhe ka ndjerë entuziazmin e shokëve, por edhe të mësuesve. Në shtëpi ka disa natyra të qeta, portrete e karikatura. Rruga artistike ka fillesa më të hershme se ato të gjimnazit. Që i vogël është marrë me humor, teatër dhe pikturë. Tani përpara mjeshtrit, ndjente dyshimin e tij, që i rëndonte e i rëndonte... Respekti i përzihej me një ndjenjë revolte dhe shpejt i përgjigjet: - Po, unë e kam bërë ! – Dhe faqet do t’i ndizeshin, ndërsa sytë gati iu lëngëzuan. - Ashtu ?! – do ia bënte tjetri. - Pa ulu aty në tavolinë dhe më vizato diçka ! Djaloshi nxorri nga çanta e shkollës, shpejt e shpejt lapsin dhe mbi një fletë hodhi ravijëzimet e para me një linjë të zhdërvjellët. Pas disa çasteve ndjeu në sup dorën e mjeshtrit, nën një shtrëngim miqësor e të ngrohtë. - Nuk është nevoja të vazhdosh! Karikatura do të botohet në numrin e ardhshëm të revistës dhe mirëseerdhe te “Hosteni”! Kush ishin ata? Djaloshi gjimnazist Bujar Kapexhiu, ndërsa mjeshtri i njohur Zef Bumçi. Figurë madhore e karikaturës shqiptare, por edhe e artit shqiptar. Kapexhiu nuk është artist, që futet në dhomën laborator e fillon e sajon. Takimi me jetën, njerëzit është si një ushqyes dhe aty gjen motivet, sepse artistët e mëdhenj pa dyshim të gjitha motivet i kanë gjetur tamam në jetë, i kanë marrë, mbjellur dhe pastaj i kanë rritur vetë e shndërruar e përpunuar, por bazën e kanë pikërisht nga vëzhgimi në jetë. Për karikaturistin, një artist duhet të jetë vëzhgues i mprehtë në gjithçka, të shikojë njerëzit, sjelljet, fizionomitë, tiparet, veshjet, ecjen, të marrë batutat që ata hedhin, ndodhitë e vogla, ta ndjejë të gjithë lëndën në

karikaturës

Karikaturë e shpejtë në të “lexuar”, shpotitëse në goditje, pëgjithësuese në krijim, argëtuese në të parë dhe “mësuese” në jetë

shpirt, ta përpunojë në duar e pastaj të fillojnë e marrin jetë në një vepër arti. Gjatë gjithë jetës bashkëjeton me humorin, takohet me miq, ulet në tavolina, bisedon dhe të gjithë presin diçka të gëzueshme nga ai. Edhe në rrugë kur ecën me çapin e shpejtë, gjatë kohës që përshëndetet, ndokush i hedh ndonjë batutë dhe ai u përgjigjet me humor të këndshëm, duke dhuruar buzëqeshje të këndshme. E di që të tjerët presin prej tij një batutë, një buzëqeshje, një anekdotë, një rrëfim me kripë apo një karikaturë në faqet e shtypit. Janë këto batuta si të “hedhura” që ngjizen më pas në karikatura, ato që i japin pjalmin për lindjen e një vepre të re, sepse e di se sa e rëndësishme është humori në seriozitetin e jetës, që njerëzimi pa të do të ishte si në netët apo ditët polare, kur do të mungonte pikërisht ai, humori. Tek artisti humori mbart vlerë të dyfishtë. Kjo do të thotë që ta shikosh botën me humor dhe është vlerë dyfishtë. E para ke humor në vetvete, sepse që nga brenda i buron humori. Çarli Çaplini thotë, që një ditë pa qeshur është një ditë e çuar dëm. E dyta u dhuron të tjerëve humor. Ndaj karikatura dhe humori i brendshëm

tek Kapexhiu burojnë natyrshëm, janë pjesë e qenies. Aq i lidhur ndihet artisti, sa kur afrohet në një tavolinë, ku janë ulur miqtë, ndjen se ata presin një batutë prej tij apo qoftë edhe një buzëqeshje. “Humori, thotë ai, duhet të jetë i bukur, i këndshëm dhe kur bëhet, të bëhet me dashamirësi. Edhe kur e godet tjetrin, i thua një batutë, ajo duhet të jetë dashamirëse, duhet të jetë miqësia midis dhe jo ligësia, sepse po qe ligësia, atëhere nuk është më humor, pastaj kthehet në urrejtje, përbuzje, që e vret tjetrin”. Mbaron Institutin e Lartë të Arteve për aktrim dhe pas tij, studion edhe një vit për regjizurë dhe në përfundim të shkollës ishte aktor dhe regjisor. Artisti kujton kohën e fillimeve, kur mënyra e tij e skicimit të karikaturave ishte e shpenguar, e drejtpërdrejtë, jashtë çdo ndërtimi apo rregulli akademik. E hedh karikaturën ashtu siç i regëtin në shpirt, ndërton një stil origjinal, që ishte midis asaj të papranueshmes dhe të pranueshmes, në linja që janë pranë reales. Shprehemi kështu nga se figura është reale vetëm se ka disproporcione që janë humoristike me një hundë të gjatë të madhe, me ca krahë të hollë,

me ca këpucë të mëdha, hidhen linja që shkojnë e spërdridhen në forma gjeometrike, ku ravijëzohen tiparet, fabula tregimtare, tipe të goditur, pra shihej si figurë e pëlqyeshme, e këndshme. “Nuk vizatoja me linjat e sotme, por me linja të ndërprera, të drejta. Ishte një stil befasues e origjinal, pa konceptet e realizmit socialist. Dukeshin kubizëm, modernizëm, “Hë mo lere se karikatura janë !”, i kalonin disa, por kishte të tjerë që i thonin “nuk e kuptoj se si të lejojnë ty të vizatosh në këtë formë?”. “Karikatura është si puna e kosit, - shprehej buzagaz regjizori i talentuar Kujtim Spahivogli. Nuk e quaj se kos është...!”. U quajtën moderne, bile disa libra humoristikë të ilustruar nga artisti janë ndaluar të dalin, vetëm thjesht nga vizatimet. Ato karikatura u quajtën moderne, kubiste”, thotë artisti, dhe i vjen keq nga se shkolla i lartë i “prishi” dorën si për të thënë një të vërtetë. Por po t’i shikosh sot, kupton që janë krijimet e para në Shqipëri të vizatimeve moderne të shtypura të kubizmit apo të surealizmit. I quanin karikatura dhe artisti nuk u nis të bënte krijime abstraksioniste. Ishte dëshira e tij për të vizatuar në këtë mënyrë. I vizatonte me qejf e frymëzim. Shpesh mbrëmjeve apo në kohën e lirë kur zë e shfleton ato punime, veç nostalgjisë për të shkuarën, shprehet se tani dhe po të kërkojë t’i vizatojë, si atëherë, e ka shumë të vështirë. Me mbarimin e shkollës, me kanunet e saj, rregullat shkollore të të vizatuarit, sikur u ngurtësua, aq më tepër në atë kohë i thanë që nëse do të vizatosh karikaturë, nuk duhet të vizatosh kështu, dhe u detyrua që linjat e thyera aq shprehëse e të bukura t’i bënte të rrumbullakta. Kapexhiu do të niste rrugëtimin artistik dhe nuk do të kishte të ngopur. Pas karikaturës, vazhdon me dramën, luan në filma, e afrojnë prezantues, bëhet rregjizor dhe sapo mbaron shkollën caktohet regjizor në Estradën e Tiranës, e cila ishte një kompleks më i madh dhe një zhanër i veçantë. Kishte të bënte me kollosët e humorit Skënder Sallaku, Ramazan Zyberi, Melpomeni Çobani etj dhe shkruan shumë, skeçe, parodi, kuplete, pothuajse gjithçka, por nuk i ndahet karikaturës, duke mbushur faqet e shtypit të kohës. Shumë shpejt në vitet ’70 merr famën e artistit. Student në vitin e katër në Institutin e Arteve i propozohet roli i Bepinit, në filmin “Duel i heshtur” të regjizorit Dhimitër Anagnosti dhe më pas roli i Spiros në filmin “I teti në bronz”. Luan në filmat “Gjurma”, “Dy herë mat”, , “Stolat në park”, “Edhe ashtu, edhe kështu”, “Tela për violinë”. Kthehet në një personazh tepër i pëlqyer, sepse tek figura e tij moshatarët gjenin vetveten, dëshirat për dashuri, për vajza të bukura, për Perëndimin, për Italinë, muzikën, për një jetë më të mirë. Të gjithë nëse e kishin brenda këtë dëshirë e shikonin të mishëruar në personazhin e Bepinit. Ndoshta të gjithë në sallë ku shfaqej filmi britëm “Fitore !” Boton ilustrime nëpër libra, ku ai shfaq një lirshmëri të madhe në gjetjen, kapjen e personazheve dhe futjen në botën letrare të veprave të shkruara si të Dritëro Agollit, Qamil Buxhelit etj, libra për fëmijë. Në shtypin e kohës do të shfaqet me një bukuri të madhe me karikaturat dashamirëse ku portretizon me mjeshtëri artistë të mëdhenj si Abdurrahim Buzën, Dritëro Agollin, Alfred Uçin, Goqo Bushakën, Dhimitër Anagnostin, Xhanfize Kekon, Viktor Gjikën, Kristaq Dhamon etj, etj, të cilat edhe sot të prekin thellë për atë ndjenjë jo thjesht humori, por njerëzore që artisti ka derdhur pa kursim ndaj miqve të tij, duke i dhënë në një profil që deri

atëhere nuk ishte parë. Në jetë ka pëlqyer shumtë artistë karikaturistë që i kanë bërë përshtypje dhe ka dashur t’i ndjekë. Takimet e para i ka me karikaturistët hungarezë e gjermano-lindorë. Grafika e tyre e joshte me punimet jashtëzakonisht të bukura. Ky popullaritet dhe emri i japin kënaqësi, por edhe e vendosin përpara një përgjegjësie, që të ishte i kujdesshëm në çdo gjë. Nëse ka pasur një “dendi” në Tiranë midis “dendive” të tjerë, në kuptimin e të riut snob, të njeriut që ndjek modën, ky ka qenë Bujar Kapexhiu. Mbahet mend për xhaketën me kuadrate pak të verdhë, pak kafe, të bardhë, këpucët lustrafin, pak baseta... Kapexhiu është bashkëthemelues i studios së filmit vizatimor për fëmijë, ku bën regjizorin, skenaristin dhe vizatuesin. Fiton edhe disa çmime në festivale, si me filmin “Zhgarravinat” (1977), ku u vlerësua me çmimin e Parë të Festivalit të 3-të të filmit Ballkanik, të organizuar në Stamboll më 1979; me Kupën e Festivalit të 3-të të Filmit Shqiptar më 1979, si dhe me çmim në Napoli të Italisë më 1984. Në biografinë e tij janë rreth 20 filma vizatimorë, ku veçohet pesonazhi i Pipirukut, aq i dashur në botën e fëmijve. Festivalet në Radiotelevizion ndiqeshin shumë dhe këngët ishin të bukura, jashtë ngurtësisë e politizimit që iu bë atyre më vonë. Iu kërkua disa herë të bëhej prezantuesi i tyre dhe ai veçon Festivalin e 11. Kujton Vaçe Zelën. Anita Taken, Tonin Tërshanën, Liljana Kondakçiun, Bashkim Alibalin, Sherif Merdanin etj. Me këngët e bukura lirike, pranë frymës rinore. Ishte një mjedis të shkëlqyer pune. “E ndjenim, thotë, që po bënim diçka të re, diçka jo të zakonshme për të thyer disa rregulla, për të kaluar disa pengesa... Entuziazmi nuk ishte vetëm me aktoren e talentuar Edi Luarasin, ishte me vetë regjizorin Mihal Luarasin, i cili thoshte vazhdimisht “Të bëjmë diçka të re!” Çdo mëngjes Kapexhiu shkonte në zyrën e Drejtorit Todi Lubonja, ku i paraqiste tekstin që do të paraqiste atë natë dhe çuditërisht, çdo ditë, në mëngjes, në tre ditët e Festivalit, do të gjente aty edhe shkrimtarin Ismail Kadare, kolosin e letrave shqipe. Bisedonin, jepnin ndonjë ide në drejtim të ecurisë së festivalit, për tekstet etj, etj ... dhe më vonë ndodhi ajo që ndodhi. Erdhën goditje edhe nga ata që ishin korifejtë e karikaturës, sepse ata shikonin tek të rinjtë një lloj lëvizjeje, një lloj përparimi. Ishte lëvizje e lidhur me gjithë frymëmarrjen që do të merrte arti shqiptar në vitet ’60 si në poezi me Kadarenë, Dritëronë, Fatos Arapin, me vargun e lirë, figuracionet, metaforat që ishin krejt ndryshe, diçka e re. Kishte që nuk e kuptuan apo përballuan apo nuki kishin mundësi dhe atëherë filluan goditjet. U goditën piktorët e rinj si Edi Hila, Edison Gjergo apo Ali Oseku. U godit edhe karikatura, dhe “si më i kollajshmi, u gjeta unë” thotë me humor artisti, sepse kisha figurat më të avancuara se gjithë të tjerët... Festivali po ishte, “Ky është shembulli që duhet goditur!”. E largojnë nga Tirana për dy vjet për shkak të shfaqjeve moderniste dhe liberale. Ndonëse kinematografia nuk e tërhiqte e aq më pak loja e aktorit, realizon filmin “Dy herë mat”, ku bën edhe regjinë e luan edhe rolin e Ilo Pincit. I gjithë filmi është xhiruar në Sarandë për një muaj. Vijojnë pastaj fimat “Tela për violinë”, “Stolat në park”, “Edhe kështu, edhe ashtu”. Kur e pyet se si do të dëshironte të paraqitej: karikaturist, aktor, regjizor, humorist, prezantues, shkrues skeçesh apo diçka tjetër, artisti buzëqesh lehtë dhe përgjigjet me humor, se në jetë ka dhënë shumë


SPECIALE • E martë 4 qershor 2013

intevista dhe i janë përmendur të gjitha veprimtaritë ku është shfaqur. “E rëndësishme është që të thuhet emri e mbiemri, pastaj ai që është dashamirës ndaj filmit do të thotë, Ky është aktori që luan tek filmi... ky është Bepini, Ilo Pinci... E dikush tjetër, duke shfletuar gazetën apo revistën thotë, - Ah po ky është ai karikaturisti!” U... ai i Festivalit të 11!” Ndërsa në pyetjen tjetër, se nëse vërtet ka muza që fantazia e artistëve i ka paraqitur si vajza të bukura, fluturake të lehta, nën rrobat e mëndafshta, që u dallgazohen në erë, drejt kujt do të vraponte, Bujari duke venë buzën në gaz të përgjigjet, “Nëse do të ishin muza, me që jam i dashuruar me të gjitha, nuk mund të braktis dot asnjerën!”. Si pashai në harem, por një pasha artist dhe një harem, ku ngjizen e marrin jetë veprat e bukura artistike në gjini të ndryshme, gjurma të vetë artit shqiptar. Një vrull të ri me karikaturën Kapexhiu do të marrë pas viteve ’90, kur arrin të nxjerrë edhe disa numra të gazetës me titull “Çoku”, ku shfaq qëndrimet politike në ironizimin dhe satirizimin e shumë personazheve politike të kohës me ravijëzime groteske. Godiste konceptet e prapambetura. “Ishim idhtarë të demokracisë dhe kështu ia kushtuam të gjitha numrat Luftës kundër Komunizmit, atyre të cilët e kishin lënë Shqipërinë në atë gjendje. U mbyll shpejt, sepse pothuajse e bëja vetëm atë gazetë të gjithë, edhe shkrimet edhe vizatimet, gjithçka...” Dikush edhe e ka kërcënuar, por ai nuk është tërhequr. Tashmë është i lirë dhe lirinë e shpreh më shumë se kudo në karikaturat që bën sa mund të thuash që karikatura e ka çuar gjithnjë e më lart në ndjenjën e lirisë, ka qenë udhërëfyesja e tij drejt lirisë. Nuk është trembur nga njerëzit me pushtet që nuk duan të kuptojnë apo durojnë fshikullimin e ironizimin. Është i çliruar plotësisht, boton vazhdimisht, ndeshet me mentalitetin e botuesve që nuk pranojnë karikaturën, për t’i dhënën asaj vendin që meriton. Krijon ciklin e “Pësit”, i cili solli një ngacmim të madh. Deri atëhere, nuk e kishte karikaturuar asnjëherë Presidentin Ramiz Alia. E kërcënuan edhe me armë, duke i thënë se do ta vrisnin, pra, ti nuk duhet ta bësh karikaturë. Nuk mund të pranonin që edhe Presidenti i vendit mund të bëhej karikaturë. “Të nesërmen, tregon artisti, e bëra karikaturë dhe e dërgova tek “RD”. Karikaturën e shoqëron edhe me një artikull të gjatë, ku shkruan

kundër mënyrave kërcënuese për t’u mbyllur gojën artistëve. Kur i bëj një karikaturë dikujt, tregon që e kam vlerësuar, u kam kushtuar një vepër arti. Ka shumë ministra e politikanë, njerëz të shtypit e autoritete shtetërore, të cilët i kam përjetuar në karikatura. Të tjerë jo, pra kanë kaluar pa karikatura, pa një vepër arti, sepse nuk e kanë merituar veprën e artit dhe si të tillë ata janë zhdukur dhe sot nuk dihet se ku janë, nuk kanë asnjë lloj vlere...”. Kapexhiu solli një frymë të re në karikaturën shqiptare, duke e rritur cilësinë dhe frymëmarrjen. Si artist karikaturën e ka si një nënshkrim, një firmë, një vulë të mendimeve, qëndrimeve apo asaj ç’ka do t’u kumtojë të tjerëve. Ajo hidhet e ndërtohet, jo vetëm me elementë të groteskut, por është edhe rrëfimtare e mbi të gjitha mban qëndrim. Kërkon të rrëfejë dhe e bën këtë jo vetëm me disa elementë të thjeshtë, por e mban gjatë veprën duke e mbushur me elementë humoristik, ka edhe nga ato që tregojnë një histori, një ndodhi në çast, qoftë me diçiturë. Karikatura shkon deri në filozofime grafike me qëndrimet e personazheve, stilizimet e tyre groteske, zbërthimet psikologjike e në fund tharmi – qëndrimi dhe zbërthimi i ngjarjes apo fenomenit. Kapexhiut i vjen keq që karikatura pak shfrytëzohet nga botuesit e shtypit. Atyre u duket sikur iu ze vendin, por në të vërtetë, sikur të gjesh edhe një copë të vetme gazete në tokë të hedhur, ta parën gjë që kërkon për të parë, shikon se çfarë karikature ka dhe pastaj fillon të lexosh artikujt. Bile ka karikatura që thonë më shumë se sa artikulli vetë”. Pra, jo thjesht humor e groteks, tallje e telendisje, fshikullim, por artisti në mënyrë intuitive dhe emocionale ka ndjerë që një figurë e meriton karikaturën, sepse ndonëse një politikan, është qoftë edhe larg mendimeve të tij, i kundërt apo kundër një fenomeni të caktuar, i ka kushtuar një vepër arti dhe jo se kërkon ta godasë si njeri. Karikatura ka ardhur si një përgjigje jo me shkrim, as me tribunë, por një përgjigje nëpërmjet artit “Nuk e kam bërë karikaturën apo pikturën\për të qenë i madh, thotë artisti. Kam shprehur si në çdo art, kënaqësitë e mia dhe mundësitë e mia aq sa i kam. Një brengë e kam në këtë mes, kam shumë vepra e projekte, të mbyllura nëpër dosje. Si dukem nga që merrem më shumë e shumë gjëra

i le pa përfunduar. E di që deri në fund të jetës do të kem shumë gjëra pa përfunduar, që do të qëndrojnë nëpër dosje dhe nuk jam i sigurt nëse do t’i realizoj vallë...”. Në studio, ku ruan me dashuri shumë syresh, mrekullohesh nga skrupuloziteti i punimeve me një grafikë të qartë, kupton mjeshtërinë artistike në përkushtimin e madh që u ka bërë punimeve. Ka subjekte, ngjarje, fenomene që i vijnë menjëherë, godet, ulet dhe e vizaton. Ka të tjera që përpiqesh t’u gjejë formën, ndaj përgatit disa syresh, disa variante dhe pastaj zgjedh atë më interesanten. Pra, të gjitha karikaturat dhe motivet nuk vijnë rastësisht. Secila në formën e vet dhe “ngulen” në formë origjinale krejt të ndryshme: diku e gjetur, diku e pagjetur, e mundimshme për ta realizuar, diku del një karikaturë jo e zakonshme, që kur botohet merr vlera të tjera e ndonjë tjetër i thotë vetes, këtë e paskam bërë kot... Ky është procesi i përditësimit të veprave që mbruhen në shpirtin e artistit për të qenë një dritare humori në faqet e shtypit. Bujar Kapexhiu është vëzhgues i mprehtë, artist që mban qëndrim, kurdoherë me moton që është me të mirën që do populli. Me karikaturën është kthyer në një barometëri artistik, duke na treguar kohën politike në Shqipëri. Kjo nuk do të thotë që qëndrimi i artistit përputhet me të gjithë shikuesit, por problemi i karikaturuar është ai që shqetëson të gjithë. Secili ka zgjidhjen e vet. Galeria e politikanëve nën thumbin e artistit shtohet përditë. Ata janë shqiptarë e të huaj, të cilët kanë lidhje me zhvillimet në vend. Por jo të gjithë do ta kenë nesër vendin e vëmendjen e kohës, sepse shumë nga ata do të harrohen ashtu si edhe erdhën, por Kapexhiu është i kujdesshëm dhe jo shpesh heziton kur “nuhat” që ndokush ende nuk e ka “merituar” të vihet nën grafikën e tij thumbuese, ndaj pret e vëzhgon, i gatshëm të kapë çastin e ta përjetojë atë me art në faqet e gazetës. Karikaturën e ka me shumë plane: goditëse, thumbuese, sarkastike, dashamirëse, por kurrë dashakeqe. Është në moralin dhe formimin qytetar të tij. Ndihet mirë sepse jo rrallë në celularin e tij i vijnë mesazhe lavdëruese, nxitëse e falenderime. Etore Sekui (ambasador i Komunitetit Evropian) deklaron se çdo ditë, të parën merr gazetën “MAPO”, se shikon karikaturën e Kapexhiut dhe nëpërmjet saj kupton politikën shqiptare. Edhe amba-

sadori amerikan, Arvizu, kur artisti ka qenë i ftuar, jo rrallë është shprehur se, Bujar sot ke bërë një karikaturë të shkëlqyer! Ndërsa Eugen Vollfarth, ambasador i OSBE – së, të gjitha karikaturat që i ka kushtuar artisti, i ka zmadhuar dhe e ka mbushur zyrën e tij. I ruan me dashuri si vepra arti të mirëfillta, ku ai është personazh. Dhe këtë e merr si një vlerë që ai kë lënë në Shqipëri. Janë të rrallë ata politikanë të huaj që janë kthyer në personazhe artistikë. Bujar Kapexhiu është nga të vetmit që i ka shndëruar dhe ka marrë mirënjohjen e tyre. Karikaturisti i menduar do të shprehet se është përpjekur dhe është bërë gati disa herë për të botuar karikaturat në një vëllim libri dhe tashmë erdhi koha. Ka përgatitur dy vëllime, ku janë mbledhur karikaturat e botuara, që nga numri i parë (viti 2010) i gazetës “MAPO”. Si një krijues i vërtetë librat do të jenë si çdo libër tjetër, por këtë radhë ato kanë diçka të veçantë se gjuha e tyre është figura dhe kjo është e veçanta e tyre. Të flasësh me figurë, ku brenda ka humorin është ëndrra e Kapexhiut dhe atë e përmbushi. Më vonë mund të shkojnë tre, katër e kështu me radhë. Libri i parë mban titullin e rubrikës “Ngërç”, ku paraqiten 350 karikatura, që tregojnë hap pas hapi, gjithë çastet më të rëndësishme të politikës e të politikanëve në këtë kohë. Libri i dytë, me 350 karikatura, do të titullohet “Për një karrige”, ku janë mbledhur karikatura, që fillojnë nga fushata për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë në Tiranë, dmth luftën ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës... dhe tjetra është zgjedhja e Presidentit, “kriza ndërmjet njerit për kryetar, e tjetrit për President” buzëqesh artisti. Çdo ditë ka gjëra të reja për të krijuar. Krijimi është tashmë kryefjala e jetës së tij dhe nuk ndalet. Krijon dhe nuk ka njëanshmëri në kompozime. Është peqëndruar tek politika e politikanët. Ata e mirëkuptojnë, sepse Kapexhiu nuk fyen, nuk veçon apo largon. Ai qëndron dhe qëndron fart në atë ç’ka vetë politika afron dhe shfaq në çast. Rama apo Berisha kur i nxjerr në karikaturë janë shumë dashamirës, sepse në përgjithësi nuk fyen. “Kap momentet, thëniet e tyre dhe i vendos në një situatë humoristike, thotë artisti. Nuk jam me këtë apo me atë politikan, por me atë që është e mira e të gjithëve shqiptarëve. Si Ramën, Berishën, si të gjithë politikanët të gjithë i kam njëlloj. I ndjek hap pas hapi nëpërmjet gazetave që i marr përditë dhe i lexoj të gjitha, i shletoj, i shikoj e zgjedh nga shtypi, se kush është momenti më i rëndësishëm për të ndërtuar karikaturën e nesërme. Kështu artisti ruan domethënien e artit, ngrihet mbi të tjerët dhe ajo çka ofron është një art i pastër dhe shumë vetiak. Pothuajse të gjithë atyre që i ka bërë karikaturë i ka miq e dashamirës, sepse edhe ata e kuptojnë fare mirë që është një vepër arti. E bukur karikatura është kur e godet, kur bën humor, por edhe kur vetë ai buzëqesh. Në përgjithësi u është shmangur figurave politike, por edhe shoqërore, që ndonëse bëjnë shumë ndodhira, por nuk mbesin, të cilat artisti i quan “figura sezonale”. Mundohet të kapë figurat e personazhet që janë në vazhdimësi, që janë gjithmonë në rritje personaliteti. Kapexhiu ka një stil të zhdërvjelltë, të lexueshëm, me gjetje artistike plot humor, ku lidhet situata me kundërpërgjigjen, tipizimin e personazheve, duke kapur anën më domethënëse e më shprehëse. Karikaturizimi i personazhit nuk është thjesht defomim. Ai kërkon gjetje, thellim, kapje të pjesës

»

17

më domethënëse, më shprehëse, më tipike dhe më përgjithësuese e jo thjesht një tipar, por që kur e shikon thua po ky është ai! Futja e kompiuterit e zbeh karikaturën dhe artisti e ndjen këtë, ndaj përpiqet shumë që “ta shpëtojë”. Sa është e mundur kjo? Shikuesi gjykon. Ruan dy tre shprehje të personazheve, një shprehje mërzie, një shprehje serioziteti, një shprehje gëzimi, të cilat i përdor vazhdimisht. A është e gjitha? Dihet që është e vështirë, të bësh ditë për ditë një karikaturë. Kompiuteri, është një lehtësim në këtë drejtim, sepse ndihmon kuptimin e të përditësimit. Artisti i ka dhënë një emër. E quan “material konsumi”. Për të është ndryshe vepra e artit. Në botim ka zgjedhur punët më të mira dhe i përpunon edhe një herë nga fillimi. Dikur një i huaj, e pyeti, nëse e nënshkruan karikaturat politike. Pyetja bëhet vetëm për karikaturat politike dhe kjo ka një domethënie. Lidhet me lirinë e artistit dhe të shoqërisë me lirinë. Kapexhiu është ndoshta i vetmi karikaturist, që nuk ka botuar asnjë karikaturë pa i venë emrin. Hedhja apo vënia e emrit në veprën që krijon është një ndeshje me diktraturën, dhunën dhe sa më shumë le gjurmë aq më shumë i lirë je. Gjurma që Kapexhiu le duhet të dëshmohet që është e tija dhe kjo jo për vetëmburrje. Shpesh në shtyp shihen karikatura pa emrin e krijuesit. Kjo është e rëndë e duhet të na bëjë të mendojmë për vlerën e demokracisë. Kapexhiu është një shembull i gjallë i lirsë dhe vlerës së njeriut krijues. “Më mirë karikaturisti, të mos e bënte fare karikaturën, se sa ta botoj pa emër, shprehet artisti”. Si qytetar me veprën që krijoj shpreh edhe qëndrimin politik dhe duhet të dihet nga dora e kujt është bërë. Në shoqëri në periudha të ndryshme, veçohen e dalin e formëzohen figura joshëse, që rrezatojnë vlera në fusha të ndryshme të dijes e kulturës. Biseda me artistin ka humor dhe pjesë të historisë dhe të dhimbjes, që peshon tek çdo artist të brezit të tij. Disa njerëz bëhen pjesë e memorjes kolektive të një kohe. Disa të tjerë veç kësaj lenë gjurmë edhe në histori. Një prej tyre është edhe Bujar Kapexhiu. Ai sikur të zë pritë në kryqëzime rrugësh mendimesh, që bartin peshën e një brezi të tërë, ku “ndeshesh” me kohën, jetën, personazhe interesantë dhe si pika takimi bëjnë lidhjen me kujtesën, me emocionin dhe ndjesitë që ke përftuar në kohë, që veç nostalgjisë, sjellin bukur atë të kaluar “të vogël, të largët”, jashtë qëndrimeve zyrtare, fjalimeve e shtypjes së diktaturës. Në moshën më të bukur, Kapexhiu është vital në krijimtari. Ka një studio, ku punon çdo ditë dhe çdo ditë krijon, një punëtor i pashembullt. Është pedagog i brendshëm në Universitetin Evropian të Tiranës, ku jep lëndët, Komunikim pamor dhe Arti i të Folurit në Publik. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”. Merr pjesë në shumë ekspozita kombëtare e ndërkombatëre dhe është nderuar me shumë çmime. Bujar Kapexhiu me karikaturat e shumta “shkruan” historinë politike shqiptare, por në një mënyrë të veçantë, me humor, buzëqeshje dhe në mënyrë figurative. Në faqet e librit si në një film të gjatë, të bukur e të këndshëm, kalon e gjithë historia politike shqiptare e viteve të fundit dhe artisti na thotë – shijojeni! Nuk na mbetet tjetër vetëm të buzëqeshim e falenderojmë krijuesin e tyre. Karikaturat e paraqitura janë një kthim me humor prapa në histori, për të hedhur vështrimin përpara që të mos përsërisim gabimet që kemi bërë. *Studiues Arti


18

« DOSSIER

E martë 4 qershor 2013 •

Përgatitja e kadetëve në shkollën ushtarake “Skënderbej”

Nga Albert Kotini Nr.150 Res. Moskë më 14/5/55 Ministrisë së Mbrojtjes Popullore (Drejtorisë së Kuadrit) TIRANË Kap.I Behxhet Guxholli, ndëgjues i akademisë inxhinierisë dhe që mbaroi studimet dhe kthehet në Shqipëri ka pas marrëdhënie me nji vajzë sovjetike dhe bile pa aprovim të Presidiumit të Kuvendit Popullor, bëri martesën dhe ishte në pritje të aprovimit, pasi sipas pretendimeve të naltë përmendurit, formalitetet i kishte kryer me kohë. Tani kohët e fundit i vjen përgjegja negative-për arsye se familja e tij si sot dhe gjatë Luftës N.Çlirimtare paska qëndrim të keq. Ky motivacion si i çuditshëm dhe si ka qenë e mundur dhe është dërguar ky njeri në akademi. Me gjithë atë, qëllimi i këtij njoftimi nga ana e jonë është pse kap.Guxholli sipas të dhënave ka pas marrëdhënie me nji vajzë jo serioze dhe që në këtë drejtim, mund të thuhet me bindje nga faktet se ajo ka pas të këtilla marrëdhënie edhe me 3-4 oficerë të tjerë nga tonët që kanë studiuar në Moskë. Me gjithë se kjo çështje sipas përgjigjes së Ministrisë Jashtme për Kuvendin Popullor konsiderohet e përfunduar dhe në mënyrë negative, neve mendojmë se edhe këto të dhëna janë të nevojshme për Drejtorinë e Kuadrit nëse i naltë përmenduri kërkon të vazhdojë për t’iu aprovuar. Këto të dhëna këtij atasheu i janë njoftuar nga vetë shok të akademisë, ku studionte edhe vetë Guxholli. Me një fjalë vajza, me të cilën Guxholli ka pas marrëdhënie dhe me atë bëri edhe martesën në mënyrat që veprojë edhe më parë Veis Levandi – pa pyetur përfaqësuesin tonë. Ne mendojmë se ajo vajzë nga ana morale nuk ka qenë serioze dhe për këtë jemi të mendimit që edhe sikur të bëjë përpjekje të mos i aprovohet.

Martesat e studentëve me ruset dhe raportet që vinin nga Moska komandës së shkollës. Në një letër që më bën mua ky kursant (letrën ja kam dërguar Gjeneral Sadiku më shprehet se “nuk kini të drejtë të ndërhyni në çështjet e mija personale dhe me që juve mua më kërcënoni për përjashtimin tim nga shkolla unë po heq dorë nga ndarja e gruas deri sa të mbaroj shkollën”. Nazif Çerçiz Malaj kursant për teknik ndërlidhjeje në shkollën ushtarake të Gorkit. I ka dërguar letër gruas dhe i njofton në të ndarjen me pretekst se ajo gjoja është e sëmurë. Për këtë çështje i jam drejtuar me një letër komandës së tij të shkollës për ta këshilluar. Thirrja e tij në Moskë për ta këshilluar nga unë ka vështirësi kryesisht financiare. Kapiten Abedin Muharrem Kalanxhiu, i martuar me dy fëmijë në Shqipëri ka mbajtur marrëdhënie për një kohë të gjatë me një vajzë këtu në Moskë. Kur ishte në Shqipëri me leje vjetin e kaluar është kthyer 20 dit para kohe këtu në Moskë vetëm për të shëtitur me vajzën me të cilën edhe kur ka qenë në Shqipëri ka pasur korrespondencë. Për këtë arsye ka edhe grindje në familje. Në Akademinë e Xhenios mbasi kishte marrë shumë para borxhe në shokët e tij shqiptarë dhe të huaj ky shok në kohën e përgatitjes për t’u kthyer në Shqipëri mblidhte në Akademi rroba të vjetra dhe shishe bosh për t’i shitur që të lante borxhet. Organizata e partisë e Akademisë Xhenios për qëndrimin e tij e ka dënuar me vërejtje të rëndë me shënim në kartën e regjistrimit. Ky oficer është kthyer në Shqipëri mbasi mbaroi Akademinë. Shokët e tij më raportuan se është lidhur shumë ngushtë këtu në Moskë me një vajzë dhe dyshohet se mos len gruan aty në Shqipëri... Në rast se juve shoku Ministër do të vendosni të nxirrni në një urdhër për këtë çështje ju propozoj që njërin nga të tre kursantët që përmendëm më sipër ta kthejmë në Shqipëri dhe ta përmendim në urdhrin tuaj. Kjo masë përveç masave të tjera do të ketë efekt.

Atasheu Ushtarak Kolonel Hajdar Aranitasi D.v REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES POPULLORE “DREJTORIA E KUADRIT” Nr. 2142 prot. Tiranë, më 21.7.1955 ATASHEUT USHTARAK SHQIPTAR MOSKË Presidiumi Kuvendit Popullor para se të japi autorizimin për martesën e Toger PREL GJELOSH GJOKËS me nënshtetases Sovjetike NINA POLIVODA, banues në qytetin e Kievit Rruga Stenka Hazin nr.4 kërkon infiormata mbi qëndrimin moral-politik të vajzës, mbasi Ministria e P. Jashtme ka njoftuar Presidiumin se informata për familjet e ushtarakëve mund të kërkohen vetëm nga ana e Ministrisë Mbr. Popullore prandaj interesoheni për sa sipër dhe të na dërgohen të dhëna për të përmendurën, duke shfaqur mendimin edhe ai Atashe.ZV.SHEFI DREJTORIS KUADRIT: Major (Anest Andoni) D.v U shtyp në dy ekzemplarë nr…. Përpunoj Kap.I. P.Kantozi, Daktilografoj Kap.I.P.Kantozi Direkt në maqinë.ATASHEU USHTARAK SEKRET MOSKË Ekzemplar nr… NR.173 Prot. Moskë, më 11.8.1955 MINISTRISË MBROJTJES POPULLORE (Drejtorisë Kuadrit) TIRANË Gjegje urdhrit nr.2142 datë 2.7.1955 Sa kërkoni me të sipërmen ju njoftohet se si mbas konsultimit që para me ambasadorin shokun Mihal Prifti për këtë çështje, ai më vuri në dijeni se informata për qytetare sovjetike nuk mund të kërkojmë nga vetë organet sovjetike mbasi nuk lejohemi nga Ministria e P. të Jashtme e cila ka lëshuar rregullore të posaçme

në këtë drejtim nga ana tjetër i vetmi kanal që neve mund të merrnim të dhëna është organizata bazë e Partisë në ato qytete ku neve kemi studentë ushtarakë ose civilë, mirëpo në qytetin e Kievit ku banon qytetarja Sovjetike Nina Polivoda nuk kemi organizatë partie pse atje s’kemi studentë shqiptarë as civilë dhe as ushtarakë. Prandaj me qenë se këtë çështje nuk mund ta zgjidhim për arsye që thamë më lart, shoku Mihal më udhëzoj që t’u njoftoj. ATASHEU USHTARAK Kolonel P. (Hajdar Aranitasi) D.v Martesat me vajzat ruse – Një peripeci e vërtetë Moskë 2.3.1958 Po ju raportoj mbi disa akte të ulëta morale të kryera kohët e fundit nga oficerë dhe kursantë

tanët që studiojnë në Bashkimin Sovjetik. Maliq Mina Lufa kursant i vjetit të dytë në shkollën ushtarake për inxhinieri-ndërlidhje marine në Petrodvorec-Leningrad) ka bërë celebrimin për martesë me një vajzë sovjetike. Ky kursant është i martuar ligjërisht në Shqipëri ka edhe një vajzë. Është thirrur vjetin e kaluar kur ishte me leje nga Ministri i M.P. dhe atij i ka premtuar se do të heqë dorë nga qëllimi për të ndarë gruan. Me ndërhyrjen time komanda sovjetike do të marrë masa nga ana e saj që të anulohet martesa e dytë. Martesën e dytë ky kursant e kish bërë jo me pasaportë por me letër njoftimi të shkollës mbasi në pasaportë kishte të shënuar që ishte i martuar edhe në Shqipëri. Rexhep Ahmet Zenelaj kursant për teknik aviacioni në shkollën ushtarake të Volskut. I ka dërguar një letër të shoqes me anë të të vëllait të saj në Tepelenë ku i njofton ndarjen duke e argumentuar këtë se gruaja e tij nuk di shkrim e këndim. Ndërhyra për këtë çështje me anë të

Atasheu ushtarak dhe përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore RPSH pranë Komandës së Bashkuar. Kolonel Halim Ramohitaj D.v Nuk mund të vinim emrat e informatorëve, sepse janë gjallë, por edhe për arsye për të mos ngjallur shqetësime të mëtejshme me të cilën është mbarsur jo pak shoqëria shqiptare nga e kaluara. Të hapen apo jo dosjet, kjo është çështja! Po kush do ti hap? Kjo është pyetje! Për ata që do të figurojnë survejusa çfarë do të bëhet? Më mirë të jemi të vëmendshëm se çfarë bilanci e pasoja ka: Megjithëse spastrimin prej farës së keqe e kërkon tërë shoqëria! Sigurimi: Autoriteti i vdekjes dhe i jetës Në një emision që jep televizioni “Top Chanel” me titull:”Luftërat dhe qytetërimi” trajtohen ngjarjet historike që fillojnë apo tregojnë fundin e një epoke të vjetër dhe lindjen e një epoke të re. Kështu pas luftërave të Napoleon Bonapartit u gëzua për katër dekada paqja në popujt e Europës. U zhvillua lufta e Krimesë, të cilën e ka përshkruar deri në pavdekësi Tolstoi në librin “Lufta dhe Paqja”, ndërsa anglezët pjesëmarrës në këtë luftë edhe pse kanë shkruar shumë kanë mbetur në histori korrespondenti i parë i Luftës, Rasëll, i cili në gazetën “Times” të Londrës përshkroi të vërtetën në fushën e betejës. Popujt në luftë kurrë merrnin vesh të vërtetën


DOSSIER • E martë 4 qershor 2013 nga fronti i tmerronte vdekja e lules së rinisë. Në korrik 1861 u zhvillua lufta civile në Amerikë. Dihet që mjaft libra dhe filma e kanë pasqyruar atë, mirëpo mbeti i famshmi fotoreporteri i parë Bredi, i cili me fotot e tij në fushën e betejës për ushtarët e vrarë amerikanë si nga Veriu dhe nga Jugu pa kokë pa krahë e nofull tregoi tmerrin pa fund të luftës... Edhe pse zonjat e Amerikës së Veriut kishin shkuar si turistë për ta parë dhe ndjekur luftën në këtë fushë beteje ato u larguan të tmerruar kur “pikniku” i vdekjes i ndoqi edhe ato vetë deri në panik. Perandoria Gjermane në Versajë në vitin 1871 arriti kulmin e kënaqësisë së fitores. Brenda 50 vjetëve Bismarku e shndërroi Prusinë në fuqinë më të madhe në Europë. Me një miliardë dollarë që i mori Francës si dëmshpërblim ndërtoi një Berlin modern të kohës pastaj mori edhe Alcas-Lorenën. Autoriteti i fuqisë u vendos në emër të të vrarëve në luftë. Legjenda të vdekjes dhe jetës u thurën në dëshirën për fitore te letërsia dhe arti, tek historia. Mirëpo fitoret kuptoheshin në sajë të luftës, vdekjes dhe jo në sajë të qytetërimit d.m.th. të jetës. Në gjyqin e Nurembergut në 13.12.1945, prokurori amerikan Dod lexoi një dekret të dalë më 21 shtator 1942 të nënshkruar nga Rosenberg, ku thuhet: “Shtëpitë e kundërshtarëve do të digjen. Do të arrestojmë të gjithë kushërinjtë e tyre dhe do t’i mbajmë si pengje dhe do t’i internojmë në fushën e skllavërisë penale”. Dokumenti tregon pastaj se në çfarë kushtesh do të bëhen pushkatimet e çifutëve, të fëmijëve dhe të robërve të ikur. Ai tregoi p.sh., se robërit e luftës franceze, në shërbim pranë fabrikave të Krups, ishin të detyruar të jetonin nëpër strofulla qensh, ku detyroheshin të hynin duke u gjunjëzuar etj. * * * FashizmiVijmë në Shqipërinë e vitit 2004. Luftërat dhe qytetërimet sollën mbartjen e ideologjisë më të fundit, atë që quhet simbioza e dy diktaturave, fashizmit dhe komunizmit. Përsëri ndeshje midis antifashistëve dhe profashistëve, porse jo në emër të çështjes kombëtare zhvillohet kjo luftë edhe në psikologjinë e sotme të historiografisë shqiptare. Komunizmi në Shqipëri filloi të fshihej në emër të kombit, të popullit dhe dalëngadalë e zëvendësoi çdo fillesë të tillë me qëllimin e hapur internacionalist të një diktature të gjatë denigruese ndaj lirisë individuale. Në emër të fitores së komunizmit në të gjithë botën si sistem përfundon dhe mbahet me dhunë, duke gjeneruar luftën e klasave në çdo fazë të dështimit të saj. Komunizmi me propagandën e barazitizmit, të një mirëqenieje për të gjithë, duke qenë një utopi që nuk arrihet, thjesht nga fakti se vlerat individuale të njeriut nuk mund të kthehen dot në një emërues të përbashkët, si i tillë është mashtrues ose fiktiv për realitetin. Komunizmi lindi me premtime të mëdha ndaj të varfërve për t’i bërë të pasur, duke shtypur pakicën nga shumica, duke shoqërizuar mjetet e prodhimit dhe eliminuar pronën private. Intelektualët e kombit tonë e nisën luftën ndaj fashizmit, në emër të nacionalizmit, por krimi i komunizmit kishte hyrë brenda tyre. U mashtruan nga fasada komuniste, edhe pse nacionalistë me bazë sociale të pasur, me shkolla perëndimore, u bënë bartësit e ideve komuniste, duke ëndërruar si udhëheqës popullorë. Nuk e njihnin përvojën franceze që: “Revolucioni ha bijtë e vet”. Pikërisht gijotina enveriane këta intelektualë nacionalistë, por utopistë për çfarë luftuan të parat i preu kokat e tyre. * * * Fashizmi në Shqipëri filloi në emër të Shqipërisë etnike dhe, i fshehur pas tyre, dalëngadalë kërkoi ta aneksonte në trevën e vet perandorake. Pra, duke të dhuruar pjesën në emër të “hapësirës jetike” për nacionalizmin e tyre, të merrte të tërën. Fashizmi predikonte dëshirën e interesave mikroborgjeze për t’u bërë të pasur duke pranuar pronën dhe liritë e individit. Në Shqipëri fashizmi ndihmoi me egërsinë e pushtimit, komunizmin për të bashkuar popullin në lirinë e dëshiruar., Fashizmi në Europën Perëndimore u konceptua i plotë si diktaturë, që do të zëvendësonte pas lufte fitoret e demokracisë, por jo një diktaturë tjetër siç ishte komunizmi.

Fashizmi në Europën Lindore u konceptua pas luftës dhe fitores kundër saj për vendosjen e komunizmit, si vetë utopia e tetorit 1917. Pra, janë diktatura të egra që të dyja dhe kanë dallim si kohëzgjatje dhe në ideologji e praktikë. Fashizmi u ngrit në emër të nacionalizmit që të pushonte botën. Komunizmi u ngrit në emër të internacionalizmit që të pushtonte botën. Botën e pushton vetëm demokracia, sepse është vetë përmbajtja e progresit. Diktaturat kanë një emër: dhunën, si rruga më e shkurtër e ekzistencës. Humanizmi është më armik i komunizmit se sa i fashizmit. Në Kosovë sipas ATSH 28 qershor 1990 13 delegatë të Kuvendit të Jugosllavisë nga Kosova:Riza Aliaj, Iliaz Kurteshi, Neshta Zhubi, Rexhep Hamiti, Nazmi Rahmani, Isuf Kelmendi etj i dërguan një letër të hapur kryesisë së Jugosllavisë dhe Kuvendit të Jugosllavisë, në të cilën ndër të tjera thuhet:Kosova posaçërisht është e rrezikuar me marrjen e të drejtave autonome të përcaktuara në Kushtetutën e Ju-

gosllavisë, Kushtetua e re e Serbisë, që u miratua në mbledhjen e 15 qershorit të këtij viti në Kuvendin Republikan. Ne delegatët e Dhomës federative të Kuvendit të Jugosllavisë nga Kosova i drejtohemi këtij kuvendi që ta ndërpresë këtë rrugë, e sidomos aktin e reduktimit të autonomisë së krahinave deri në atë masë që objektivisht nënkupton suprimimin e tyre, që tu pritet rruga veprimeve ndërkushtetuese. Diskutuesit theksuan se luhatjet e tashme të autonomisë së Kosovës janë pasojë e Kuvendit të Prizrenit më 1945 ku për Kosovën u vendos pa vullnetin e popullit për bashkimin e saj me Serbinë. Duke e marrë fjalën në këtë tubim ish-udhëheqësi kosovar Xhavit Nimani, theksoi se proceset e reja po lirohen nga narkozat ideologjike dhe klauzolat zyrtare prandaj dëshmimi ynë është edhe një borxh moral ndaj popullit dhe vullnetit të tij. Duke u përgjigjur në shumë pyetje që ia bënë të pranishmit rreth procesit të Tivarit, ai theksoi se pas kthimit nga Shqipëria në vitin 1944 kishte marrë vesh se në Kosovë

»

19

janë bërë pushkatime të të mobilizuarve dhe në Prizren gjendja ishte alarmante. Ndërkaq tha ai, Sava Derlevic ish-komandantja e administratës ushtarake të Kosovës, i është kërcënuar se për pyetje dhe vërejtje të tilla mund të shkojë në gjyq ushtarak dhe mund të pushkatohet. Xhavit Nimani tha se kësaj mbledhjeje i kanë paraprirë edhe disa takime në Beograd me Miladin Popoviçin, Drazhe Markoviçin dhe funksionarë të tjerë. Edhe në Mbledhjen e Gemisë, tha ai, së bashku me disa shokë kemi kërkuar që kërkesa për republikë të mos jetë temë tabu. Ndërkaq dr. Akif Bajrami nga kumtesa e tij lidhur me Bujanin dhe reflektimet e tij në ngjarjet e mëvonshme, theksoi se mbledhja e Prizrenit është një farsë dhe se Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha në planet dhe diskutimet e tyre e varrosën autonominë e Kosovës. Për dokumentin e 23 janarit 1973 pak interpretim: - Zbulon që në nëntor 1943 pozicionin e Jugosllavisë për të përfshirë Kosovë-Metohinë në bashkësinë e saj. - Tregon faktin e qenies në dijeni nga PK Shqiptare që në vitin 1943 dhe mosdenoncimin e kësaj “tradhtie” që në ato vite për mbulimin e turpshëm. - Jugosllavët e quajtën qëndrim të drejtë ndaj kufijve të ardhshëm për Shqipërinë, pa Kosovë e Metohi. Atëherë si e paska mbrojtur këtë krahinë shqiptare Partia Komuniste e saj? Duke heshtur?! Si përfundim, Sigurimi dhe UDB-ja për këtë çështje kanë një ngarkesë të madhe për “vdekjen e atëhershme të çështjes sonë kombëtare”. Për sa më sipër, lind çështja përse nuk gjykohet me një koncept të ri edhe 60-vjetori i çlirimit të Shqipërisë si në këndvështrimin kombëtar, por vazhdohet thjesht si atribut i komunizmit? Se sa janë vrarë nga sigurimi shqiptar apo UDB-ja e Serbisë është çështje që njihet vetëm e vetëm që në emër të kombit shqiptar të mos flitej e veprohej asnjëherë. Argumentojmë idenë për vlerat kombëtare me disa raste më tipike në Shqipëri, sepse për në Kosovë dhe gjithë trevën shqiptare janë aq të shumta saqë kërkojnë trajtim më vete 1. Të sfidosh diktaturën komuniste do të thoshte të mos njihje autoritetin e vdekjes që e udhëhiqte atë. Përmenda në shkrimin e mëparshëm Shaban Zerecin. Pak a shumë po i referohem dosjes së tij personale. Për ata që guxuan të ndeshen me diktaturën është vështirë të shkruash, sepse më tepër se fjalët janë qëndrimet, sfidat e tyre ndaj regjimit totalitar. Ata janë njerëz të thjeshtë në komunikim, pa pretendime për ato që kanë bërë dhe kur i pyet se mjaft të tjerëve u ishte marrë jeta apo gjithçka në disa breza, si guxuan atëherë?! Të përgjigjen me një buzëqeshje të lehtë por të vendosur dhe krenarë: Nuk kemi bërë gjë, vetëm diçka që e ndieja për të qenë i lirë, kur të tjerët që e kanë pësuar më shumë janë zhdukur edhe pa lënë gjurmë. Quhet Shaban Zereci. Në katundin Zerec i zonës Gorë-Opar të Korcës. Me djemtë Ganiun dhe Çlirimin, vajzën të quajtur Liri në moshë të mitur. Mbas viteve të luftës ëndërronin të ardhmen”e lumtur” që u ishte premtuar... Cili ishte Shaban Zereci? Në fillim komandant çete, pastaj komandant i Batalionit “Çlirimi” në maj 1943. E kështu me radhë u bë komandant me zë i batalionit të Gorë -Oparit , “Skënder Çaçi”, batalionit të 4- të BR 11S dhe në janar 1945 transferohet në MPB. Pa mbushur një vit në detyrë transferohet në dhjetor 1945 në dispozicion të drejtorisë së personelit të kësaj ministrie. I plagosur që në vitin 1924 në luftën e Manastirit dhe i lavdëruar nga shtabi i qarkut të Korçës për trimëri të veçantë ndaj nazizmit gjerman. Shaban Zereci është vrarë 26 mars 1957. Në momentin e ngjarjes banonte në fshatin e tij pasi ishte i liruar me kusht nga gjykata duke përfituar nga amnistia që i kish dhënë presidiumi i kuvendit popullor. Ngjarja e vrasjes ka ndodhur natën e 26 marsit 1957 rreth orës 23.00. Ku kryqëzohet rruga e Dibrës me rrugën Bardhyl. Shabani kishte ardhur në Tiranë pasi thuhej se do të përfitonte nga dekreti i Kuvendit Popullor pafajësinë si i dënuar padrejtësisht nga Koci Xoxe. Vrasësi (nipi i Shabanit) N.M. punonte në Sigurim të Shtetit. Para se të kryente veprimin, NM ishte me leje të zakonshme mirëpo u thirr me urgjence me telegram nga F. Shehu se e kërkonte ministri Kadri Hazbiu për një problem.


20

«

Kulturë

E martë 4 qershor 2013 •

“La Stampa Libera”: Zogu i harxhon paratë për dashnore të bukura Dy fragmente të veçuara nga libri i fundit i Yllit Polovinës “Zog, pse ike?”

M

ë 29 dhjetor 1933, Konsullata e Përgjithshme Shqiptare në Boston, me rezidencë në Room 318, 6 Beoacon Street, i nisi qendrës së vet, Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, informacionin “Rezervat”, me numrin 1974-D. Në të kishte një artikull të shkëputur nga gazeta “La stampa libera”, edicioni i dyqind e tetëdhjetë e gjashtë i saj, ditë e diel, 3 dhjetor. Bashkëngjitur me shënimin “Këtë copë gazetë ua dërgojmë për të mësuar se ç’shkruajnë fletoret antifashiste mbi Shqipërinë”, rreshtoheshin edhe disa të dhëna. Ajo fletore mediatike përfaqësonte pikëpamjet e punëtorëve italianë në emigracion dhe e kishte adresën në Nju Jork, 52 West 15th Street. Ministri Xhafer Vila, të cilit i qe drejtuar posaçërisht, e këqyri me vëmendje copën e gazetës së prerë dhe pa se ajo e përjavshme kishte si devizë të saj shprehjen “Antifashizmi nuk ka nevojë për fjalë, por për vepra”. Pastaj vështrimin e hodhi tek kryeartikulli. Në të flitej se ato kohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin njohur qeverinë sovjetike. Një çast më vonë Xhafer Vila e kërceu vështrimin majtas, atje, ku lart, i vendosur në një kornizë për t’u bërë sa më i dukshëm, me mbititullin “Gjendja në Shqipëri”, ndodhej edhe artikulli “Një regjim që po perëndon”. Informacioni ishte marrë prej Durrësit, në muajin nëntor. “Mbreti Zog, diktator i Shqipërisë, duke iu dhënë presioneve të Musolinit është preokupuar vetëm për ta shndërruar vendin e vet një vend ushtarakisht të fortë. Të gjithë e dinë që Shqipëria është e varfër, e privuar nga gjërat më elementare. Ato pak rrugë të kalueshme nga mjetet nga qyteti në qytet nuk janë të përdorshme. Për shembull për të transportuar një kuintalë grurë që kushton njëzetë franga franceze, në një distancë prej tridhjetë kilometrash, është e nevojshme të harxhosh tridhjetë franga...Zogu nuk i ka pasur parasysh këto kushte primitive. Tre të katërtat e financave kombëtare i ka shpenzuar për ushtrinë, për oborrin, për dashnoret e bukura. Vetëm çereku është shpenzuar për të ndërtuar ndonjë kilometër rruge hapur strategjike, jo të përdorshme për komunikimin nga një vend në tjetrin. Dhe këto punime kanë kushtuar trefishi i vlerës reale, sepse administrata e Zogut është e përbërë nga predatorë të tipit fashist. Thonë që Zogu ka modernizuar Tiranën. E vërteta është se në këtë qytet ka nisur dy bulevarde të kushtuar për Zogun dhe Musolinin, secili prej tyre nga dyqind metra dhe të cilët akoma nuk kanë përfunduar; ka ndër-

tuar ndonjë pallat ministerial. Kostua që qenë tepër e madhe. I ka dhënë dritë elektrike qytetit. Bella roba! Ka blerë dy motorë me vaj të rëndë në Itali dhe me këto ka furnizuar me dritë vetëm një të tretën e banesave. Dhe Shqipëria zotëron kaskada që mund t’i japin energji elektrike pjesës më të madhe të Ballkanit! Musolini i ka dhënë para aleatit të tij Zogu, por me kusht që këto të shpenzohen në Itali. Në fakt Zogu ka blerë në Itali topa dhe armë të tjera, municione, “tanke” dhe autoblinda; i

ka veshur ushtarët e tij me rrobe italiane; ka ngritur bankën kombëtare nën drejtimin e italianëve, të cilët merren jo me interesat e Shqipërisë, por me interesat e tyre. Pas dhjetë vitesh diktaturë, Shqipëria nuk ka as industri, as tregti dhe në këtë pikë ka mbetur ashtu siç e lanë austriakët pas luftës së madhe. Në këto tri muajt e fundit gjendja është rënduar. Në prag të dorëzimit të dhjetë milion frangave ari Musolini i vuri kushte të reja, të cilat nuk mund të pranoheshin pa u shndërruar Shqipëria totalisht në një provincë të Italisë. Ishin këto: mësuesit francezë të Liceut të Korçës të zëvendësoheshin me italianë; të rihapej Liceu i Shkodrës, i mbyllur kohët e fundit me dekret mbretëror sepse jezuitët ushtronin një propagandë politike të paturpshme; të vendoseshin në të gjitha zyrat ushtarake dhe civile drejtues italianë; të lejohej të hynin në Shqipëri dhjetë mijë familje italiane për t’i vendosur në fushën e Myzeqesë, duke u siguruar atyre një pavarësi absolute administrative. Zogu nuk ka mundur t’i nënshkruajë të gjitha këto kushte nga frika se mos provokonte rebelimin e nënshtetasve të tij. Në fundin e regjimit të tij ai ka pranuar vdekjen e ngadaltë, shenja

që këto përditë e më shumë bëhen të dukshme. Në Tiranë për shkak të mungesës së parasë ai ka mbyllur shkollën mbretërore për oficerët, e cila përfshinte katërqind nxënës; likuidoi repartin e autoblindave dhe të “tankeve”, ka mbyllur shkollën e radiotelegrafisë (njëqind nxënës) dhe parkun e xhenios dhe të artilerisë që angazhonte dyqind e pesëdhjetë punëtorë. Në Elbasan ka likuiduar dy bateri të artilerisë dhe ka mbyllur Spitalin Ushtarak. Në Berat ka shkrirë garnizonin

që përbëhej nga pesëqind njerëz, ka mbyllur Spitalin Ushtarak dhe ka hequr tre bateri të artilerisë. Në Durrës e Korçë ka shkrirë garnizonet e përbëra nga katërqind njerëz gjithsecili, si edhe Spitalet Ushtarake. Fundi i regjimit të diktaturës fashiste është fare afër”. ... Mbreti Zog, ministrit Vila: “Mbro ndershmërinë e kombit” Kur po thyhej dita e 23 qershorit 1934 në gjirin e Durrësit u shfaq pa asnjë lajmërim një flotë e madhe luftarake italiane. Qenë 22 anije lufte, gjashtë prej të cilëve kryqëzorë. Ishte e shtunë. Menjëherë brenda asaj dite Sekretaria e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë Shqiptare hartoi një notë proteste për Armando Koch, përfaqësuesin diplomatik të Romës në Tiranë. Do ta firmoste vetë ministri, Xhafer Vila. “Kam nderin të vë në dijeni shkëlqesinë tuaj, kumtonte ajo prerë që në fillim, se një flotë italiane, e përbërë nga njëzetë anije, ka ardhur të vizitojë portin e Durrësit dhe kjo pa bërë që Legata Mbretërore të mund të na komunikonte”. Një paragraf më pas letra urgjente e Vilës e ngrinte tonin: “Qeveria shqiptare nuk e fsheh sur-

prizën e saj për këtë vizitë të kryer në rrethana të tilla. Megjithatë, ajo dëshiron të dijë për karakterin e kësaj vizite me qëllim që të mund të kryejë mirësjelljen e vet...”. Por, kur këtë tekst ia vunë përpara në tryezën e punës, ministri e anuloi. U tha bashkëpunëtorëve se nota duhej të qe më e shkurtër dhe më kategorike. Një variant i dytë sërish nuk i pëlqeu dhe nisi formulimi i një të trete. E shkruar në frëngjisht ajo thoshte: “Qeveria Mbretërore shpreh keqardhjen e vet më të gjallë për rrethanat në të cilat mbërriti skuadra italiane në Durrës, por ajo shpreson se kjo nuk shpreh një qëndrim jo miqësor të Italisë dhe se kjo gjë nuk do të përsëritet në të ardhmen në rrethana të njëjta. Qeveria shqiptare është e frymëzuar nga ndjenjat dhe qëllimet më të mira ndaj Italisë. Ajo gjithnjë e ka vlerësuar bashkëpunimin me aleaten e madhe, ndihma e të cilës është konsideruar si e nevojshme për zhvillimin e Shqipërisë. Ndërkohë qeveria shqiptare gjithnjë e ka konsideruar se qëllimi i këtij bashkëpunimi është ai për të konsoliduar individualitetin e Shqipërisë si Shtet i lirë dhe i pavarur në të gjitha drejtimet. Sigurisht në marrëdhëniet tona ka çështje për të zgjidhur, të cilat qeveria shqiptare është gati për t’i shqyrtuar. Por ky diskutim nuk mund të ketë vend duke braktisur natyrën miqësore të këtyre marrëdhënieve, e cila mund të krijojë përshtypjen e tentativave për presion, përpjekje që nuk do të ishte e këshillueshme për shpirtin që duhet të dominojë këto diskutime. Për pasojë, e para gjë që do të merrnim në konsideratë, pa dyshim, është heqja e elementëve të kërcënimit, e cila konsiston me praninë e anijeve të luftës që ndodhen para Durrësit”. Pasi e firmosi, me një korrier të

posaçëm nota u nis drejt të Dërguarit të Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë i Madhërisë së tij Mbretit të Italisë, Armando Koch. Autori i këtyre radhëve, tek ndeshi në arkivin i Ministrisë së Punëve të Jashtme të tri notat, dy të parat të anuluara dhe të tretën të ekzekutuar, i bëri kësaj ngjarjeje sendërtimin e mësipërm. Mirëpo ndihmësi shumë i afërt i Ahmet Zogut, Hysen Selmani, komandant i Gardës Mbretërore, i ka bërë një interpretim tjetër orëve të para të mbërritjes së lajmit për flotën e madhe italiane në dyert e Durrësit. Sipas librit të tij, “Nga notimet e Zogut, Mbretit të Shqiptarëve”, Xhafer Vila menjëherë ka marrë me vete një notë të Benito Musolinit, të nisur nga Roma më 10 qershor, në të cilën i bënte presion qeverisë shqiptare të rinovonte marrëveshjen e vitit 1927 dhe ka shkuar më pas me një frymë


• E martë 4 qershor 2013

“Andata e Ritorno 2”/ Ekspozitë e nëntë artistëve shqiptarë të formuar në Itali Edicioni i dytë i “Andata e Ritorno 2” është një ekspozitë kushtuar veprave të artistëve të rinj shqiptar të formuar në Itali. Tema e zbërthyer përmes punimeve të tyre me koncept modern merr shkas nga bindja e transformimit të lëvizjes së migrimit drejt këtij vendi. Punimet e 9 artistëve të ekspozuara në Galerinë FAB të Universitetit të Arteve japin qartësisht mesazhin e lëvizjes vajtje- ardhje. Sipas organizatorit Olson Lamaj, qëllim primar është vazhdimi i traditës së artistëve të formuar në shkolla italiane. Por nga ana tjetër, ata nuk shkëputen nga vendi i

N

ë ambientet e Pallatit të Rinisë e të Sporteve është çelur dje panairi i librit “Prishtina 2013”. Ky është edicioni i 15të i këtij manifestimi më të madh kushtuar librit në vendin tonë. Ai do të jetë i hapur deri më 9 qershor. Mbi 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora do të prezantojnë përveç botimeve të viteve më të hershme, edhe mbi 1300 tituj të rinj. Kompania “Koha” në këtë panair do të nxjerr 15 tituj të rinj, duke u radhitur kështu ndër botuesit e mëdhenj të librit shqip. Në këtë panair sivjet për herë të parë do të prezantohet edhe libri elektronik, një e arritur që edhe librin e fut në rrjedhat e epokës elektronike. Siç ka bërë të ditur Besian Zenelaj, nënkryetar i Shoqatës së Botuesve, që organizon këtë panair, ky manifestim për librinë sivjet ka disa veçanti, sepse shënon 100-vjetorin e lindjes së Petro Markos, 100-vjetorin e lindjes së Vedat Kokonës, 100-vjetorin e lindjes së Isuf Luzajt, 90-vjetorin e lindjes së Jakov Xoxes, 90-vjetorin e lindjes së Vehap Shitës dhe 30-vjetorin e vdekjes së Musine Kokalarit.

tek shefi i tij, në Pallatin Mbretëror. Përshkrimi i këtyre çasteve prej Selmanit është ky: “Ministri Vila është shumë i tronditur dhe i frikësuar, gati duke u dridhur, dhe e pyet Mbretin se çfarë duhej të bënte. Mbreti Zog, kur e sheh Ministrin kaq të tronditur e pyet se çfarë do të bënte nëse do të ishte Ministër i një Shteti të Madh? Ministri tha se do të protestonte. Mbreti Zog i zemëruar i tha atëherë që të shkonte të bënte detyrën, siç i ka hije një shteti për të mbrojtur independencën e ndershmërinë e kombit. Kjo është fjala historike e Mbretit Zog”.

Kulturë

»

21

origjinës, pasi spunton për punët e tyre e marrin nga këtu. Kuratori Stefano Romano, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Shqipëri, është zgjedhur pikërisht si imazhi “urë” mes dy vendeve protagoniste të kësaj lëvizjeje, që historikisht lidh këto dy vende. Gjenerata e re artistike shqiptare që është në lëvizje mes dy brigjeve të Mesdheut sjell emra, si: Adi Haxhiaj, Aldi Zgjani, Iva Lulashi, Blerta Hocia, Dritan Hyska, Eltjon Valle, Rudina Hoxhaj, Pleurad Xhafa, Lek M. Gjeloshi. Veprat e tyre do të ekspozohen në Galerinë FAB dhe Galerinë Miza në Tiranë deri më 9 qershor.

Hapet panairi i librit

“PRISHTINA 2013”

Pa ngulmuar për t’i gjetur anët e pasakta këtij tregimi karakteristik për një besnik të ekzaltuar, le të rikthehemi në mbrëmjen e 23 qershorit 1934. Në Durrës, nën një qiell të çoroditur nga re endacake, flota italiane vazhdonte të qëndronte e heshtur. Në qytet kishin pritur më kot që ajo të bënte të shtënat e përshëndetjes, të cilave, sipas rregullit, topat në kodrat mbi port, do t’i përgjigjeshin. Kjo ishte edhe shenja se luftanijet patën ardhur miqësisht. Kur ra nata, edhe pse një çerek hëne hidhte dritë të zbehtë mbi koracat e kryqëzorëve, ata mbi ujërat e detit u bënë edhe më të zymtë. Ishte kjo kohë kur dy batalione specialë u nisën nga Tirana për t’u ardhur në ndihmë atyre në Durrës. Në qytet dhe në rrethinat e tij filluan të ngriheshin disa breza mbrojtës. Po ashtu mbërriti urdhri që një pjesë e armatimit nga depot në afërsi të portit, sasi e planifikuar edhe për nevojat kombëtare, të largohej sa më shpejt prej andej, duke u dërguar shumica në kryeqytet. Gjumë nuk do të kishte për asnjë ushtarak, i çdo grade dhe funksioni të qe. Nisi gërmimi i llogoreve. Kur u gdhi 24 qershori banorët e Durrësit morën vesh, por si të qe thjesht një thashethemnajë, se komanduesi i flotës së ankoruar mistershëm në detin para tyre, një admiral, i kishte telegrafuar prefektit të qytetit. I bënte kërkesë të mund të zbrisnin për të shëtitur dhe kundruar vendin një grup ushtarësh dhe marinarësh. Prefekti bashkë me komandantin e trupave mbrojtëse, e refuzoi. Me telegram e pyetën admiralin se cili ishte qëllimi i këtij demonstrimi detar dhe ky u përgjigj se

qe ardhje vetëm miqësore dhe se Shqipëria, siç më parë, mbetej një vend mik dhe aleat i Italisë. Në këtë përgjigje ai shtoi se grupi i ushtarëve dhe i marinarëve që dëshironin të zbrisnin në tokë për ta vizituar qytetin, do të qenë të gjithë pa armë. Në mbyllje të mesazhit qetësues komanduesi i flotiljes luftarake italiane e jo vetëm e ftoi prefektin të vinte për një vizitë në anijen e tij, por edhe i zotohej se do t’i vinte në zyrë për ta përshëndetur. Po i niste gjithashtu, një përfaqësi të vogël oficerësh që ta nderonte me një takim formal. Pa ardhur mesdita prefekti, pasi u këshillua me Tiranën, nuk i ktheu ftesës së admiralit një përgjigje të shpejtë. I kishin dhënë porosinë të priste rezultatin e takimit më të parë të përfaqësuesit të qeverisë me Armando Koch. Megjithatë, rreth orës 14.00 Tirana e telegrafoi dhe e udhëzoi të pranonte. Prefekti nuk e vonoi t’ia dërgonte pëlqimin admiralit. E kuptoi se në kryeqytet patën zgjedhur, si rrugëzgjidhjen më të mirë, uljen e tensionit. Ndërkohë në qytet dukej fare qartë se trupat ushtarake shqiptare kishin zënë pikat kyçe dhe qenë në pritje të urdhrit për ta marrë në dorë administrimin e tij, si gjendje nën një situatë të jashtëzakonshme. Menjëherë pas mesditës Koch e njoftoi Xhafer Vilën se dëshironte ta takonte. Ai u shfaq në paradhomën e ministrit të Jashtëm në orën 16.25 dhe pas pesë minutash të dy qenë përballë njëri-tjetrit. Shqiptari ishte më shtatlartë dhe kur i nderi njërën dorë në shenjë ftese për t’u ulur së bashku në këndin e kolltukëve, u duk sikur desh ta

merrte diplomatin italian përdore. “Më falni!”, i shqiptoi fjalët e para Armando Koch. Nëpër bebëza i shkëlqente një dritë e mugët. Lëshonte po ashtu një vështrim shponjës. Megjithatë, nën syzat e trasha me skelet të zi, Vila i rezistoi atij shikimi të qëllimshëm. “Në mëngjes nuk pata kohë t’ju vizitoj”, vazhdoi tjetri. Zërin e kishte si të dalë prej grykës së një altoparlanti të porsandezur. “Në emër të qeverisë italiane ju deklaroj se moslajmërimi i vizitës së flotës italiane ka ardhur se ajo thjesht po bënte një shëtitje në Adriatik. Por kjo vizitë është miqësore dhe zyrtare, është e zhveshur nga çdo manifestim armiqësor. Kështu që aspak nuk cenohen marrëdhëniet miqësore të dy shteteve tona mike dhe aleate”. Xhafer Vila, si të thoshte se e kishte kuptuar fare mirë, vetëm tundi kokën. Fytyrës së tij nuk i lëvizi asnjë muskul. “Jam pa fund i kënaqur, vijoi Koch, që prefekti i Durrësit do t’ia kthejë vizitën admiralit. Ajo do të pritet me simpati nga ana e flotës sonë. Me këtë rast do të bëjë pesëmbëdhjetë të shtëna përshëndetjeje”. Zëri i tij tashmë nuk ngjante me të një fortafolësi. Po rikthehej tek natyrshmëria njerëzore. Ndërsa priti një çast mos ministri i Jashtëm shqiptar reagonte, Armando Koch shtoi: “Menduam që admirali të kërkonte një audiencë nga Nalt-Madhënija e Tij, por e këshillova të mos e kërkojë. Gjithashtu menduam që disa hidroavionë të bënin një fluturim nderimi për Nalt-Madhninë e Tij, në rast se vjen

Festivali i formacioneve muzikore ushtarake Organizohet për herë të parë në Tiranë “Festivali i formacioneve muzikore ushtarake të vendeve të NATO-s të rajonit të Mesdheut”. Për tre ditë, bandat muzikore të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe orkestra frymore e forcave të sigurisë së Kosovës, do të performojnë për publikun kryeqytetas. Simbolika e këtij festivali është kultivimi i muzikës më të spikatur të traditave të këtyre vendeve.

në Durrës, por nga frika se këta mund të preknin në tokë dhe të dëmtoheshin, hoqëm dorë. Hidroavionët udhëtojnë gjithnjë vetëm mbi det”. “Ju kuptova”, shqiptoi më në fund Xhafer Vila. Sërish asnjë nerv i fytyrës së tij nuk e kishte kallëzuar veten si të ndjeshëm për çfarë po ndodhte në atë dhomë. Trupmadh, siç ishte, ngjante me një shkëmb. Armando Odatino Koch, siç edhe qe emri i tij i plotë, por që e përdorte mjaft rrallë, tha qetësisht: “Me qenë që vizita ka një karakter thjesht zyrtar, admirali nuk do të bëjë asnjë takim jo vetëm me qeverinë shqiptare, por as me Legatën italiane. Ai do të rrijë gjithnjë në anije. Vetëm nesër, ora 10.00, do t’i bëjë një vizitë prefektit”. Pas një pauze të shpejtë, gropë heshtjeje që ai e kapërceu menjëherë, diplomati italian e vijoi fjalën duke u justifikuar përse flota nuk hodhi topa përshëndetjeje. “Durrësi nuk është një fortesë e armatosur, u shpreh ai, dhe këtë vetë autoritetet tuaja ushtarake e kanë deklaruar”. Xhafer Vila tendosi të dy vetullat: “Nuk kam dijeni mbi deklaratat e autoriteteve ushtarake, por di shumë mirë një gjë. Çdo vit nga fortesa e Durrësit u jemi përgjigjur me topa përshëndetjeve flotave të ndryshme”. Armando Koch një çast u duk se nuk po e gjente përgjigjen e duhur. Ai e njihte shumë mirë ministrin e Jashtëm shqiptar. Me të pati përjetuar periudha të vërteta ngrice, madje ajo akullimë mes tyre vazhdonte akoma, e mprehtë brisk. (Vijon nesër)


22

« SPECIALE XHON F. KENNEDI (1917 – 1963)

Profil

E martë 4 qershor 2013 •

XHON F. KENNEDI (1917 – 1963) Nga FRIC RADOVANI

X

hon F. KENNEDI (John Fitzgerald Kennedy) ka lindur ë Brooklin, Masaçusets, më 29 maj 1917. Asht vra me atentat më datën 22 nëntor 1963 në Dallas, Teksas (SHBA). Ishte me origjinë nga një familje irlandeze me besim katolik, i vendosur kur imigroi në Amerikë në Boston. Më datën 20 janar 1961 Xhon Kenedi u betua si president i SHBA-ve dhe për tre vjet mbeti i përjetshëm jo vetëm në historinë e Amerikës, po edhe atë botërore. Njihej si një ndër gjenialitetet e universiteteve amerikane, mbasi kishte mbrojtur titullin “doktor” me një studim të veçantë të zhvillimit ekonomik të SHBA-ve për 50 vjetët e ardhshëm. Në qoftë se Europa Perëndimore, ku përfshiheshin edhe SHBA-të, në zhvillimet politike kishte arritur me krijue njëfarë stabiliteti edhe në ekonomi, Europa Lindore komuniste kishte humbë edhe atë ekonomi që kishte pasur para Luftës së Dytë Botërore, mbasi gjithçka shkonte në buxhetin ushtarak ndër të gjitha shtetet që ishin nën dhunën e diktaturës staliniane bolshevike të Bashkimit Sovjetik, ndërsa të ardhurat nga kampet e punës dhe të shfarosjes rezervoheshin ndër bankat perëndimore. Kontrasti më i madh mes dy blloqeve ishin të drejtat dhe liritë e njeriut. Mbas vdekjes së Stalinit disa lëvizje me karakter demokratik në Europën Lindore u shtypën me tanket e bllokut komunist tue rikthye pushtimin e tyne nga sovjetikët, që gjoja në vitet 1956-1958 kishin dënuar kultin e Stalinit, me të cilët asokohe u bashkua edhe udhëheqja e Tiranës komuniste, pra edhe Shqipëria, që mbas viteve 1961–1962 filloi me dënue “revizionizmin modern sovjetik”, mbasi Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu nuk ishin dakord me lëshue postet drejtuese të tyne dhe me ba ndryshimet që vendet e “demokracive popullore” të Lindjes po bënin ato vite. Përballë me SHBA-të ishte edhe Kuba

Xhon F. Kenedi në Berlin Më 13 gusht 1961 Xhon Kenedi shkoi te Muri i Berlinit dhe aty tha: “Unë sot jam një qytetar berlinez” dhe vazhdoi: “Kush mendon se asht i mirë komunizmi, të vijë e të shohë Berlinin.”

Kjo flakë nuk fiket! Kjo flakë nuk fiket, as nder zemrat e mendjet e atdhetarëve shqiptarë! Kjo flakë nuk fiket…Presidenti Kenedi e ka ndezë për mos me u shue kurrë ma! Kjo flakë nuk fiket, se asht e ndezun me dashuninë e tij për jetën, njeriun, lirinë! Ajo flakë përditë ndritë botën me virtytet e shpirtit të tij human. Me të drejtat e liritë e njeriut, për të cilat Kenedi dha jetën e vet.

komuniste, që kishte filluar instalimin e luftanijeve e raketave sovjetike në portet e saj, gjë që kishte zgjuar prej gjumit edhe amerikanët. Data 14 prill 1961 solli atë që Kenedi me avionët e tij i tregoi botës se politika që do të ndjekin shkon drejt ndryshimeve. N.S.Hrushovi në vitin 1959 kishte qenë mysafir i Ajzenhauerit në Kemp-Dejvid të SHBA-ve, por gjithça mbeti e mefshtë mes dy kryetarëve të shteteve më të fuqishme të botës. Ndaj veprimeve të Kenedit kundër Kubës si kundërveprim Hrushovi më datën 13 gusht 1961 filloi mu në zemër të Europës ngritjen e Murit të Berlinit. Gjithçka dukej se bëhej në prag të një gjendjeje së re dhe të rrezikshme botërore. Kenedi ishte ndër presidentët më të rij (43 vjeç) kur kandidoi si president i SHBA-ve. Më datën 22 nëntor 1963 presidenti Kenedi në një limuzinë me të shoqen, Zhaklin Kenedin, shoqëruesin dhe shoferin arritën në Dallas për zgjedhje të reja. Nga një dritare në një kthesë Lia Harvei Osvald gjuajti dy herë dhe presidenti mbas pak kohe vdiq në një klinikë, ku e operuan pa sukses. Ngjarja atje ka ngjarë rreth orës 12:30. Pra, më datën 23 në mëngjes në Europë u hap lajmi i vrasjes së Xhon J. Kenedit. Tue shkue te stacioni i urbanit me dalë në punë, te Dugajt e Reja, lajmin ma dha spiuni Pjerin Vata, i cili ishte i gëzuar për suksesin e zhdukjes së presidentit amerikan, që ne e konsideronim president të ndryshimeve të pritshme. Më datën 24 tetor (në SHBA), kur policia po çonte Lia Osvaldin nga burgu për në një burg tjetër, një qytetar amerikan, i zemëruar për vrasjen e presidentit, i quajtur Xhek Rubi (Jack Ruby), në mes rojave shtiu me pistoletë dhe vret atentatorin Osvald. Në dukje çështja u mbyll! Presidenti Kenedi ishte i 35-ti president i SHBA-ve dhe i treti që vritej me atentat në moshën 46-vjeçare mbas Abraham Linkoln dhe Mc. Kinleit në vitin 1901.

Nga raporti “Worren” kam veçue një frazë: “Historia rrallë përpilon shpjegime të plota dhe bindëse mbi vrasjet e burrave të shtetit. Një njeri i vetëm shumë rrallë kryen ndonjë vrasje.” Po në raportin “Worren” thuhet se mbas 50 vjetësh do të zbulohet e vërteta e vrasjes, pra në 2013. Në një kohë rekord ai ka lanë një dafinë lavdie për shpresat e popujve të shtypur. Në Amerikën moderne Xhon Kenedi është presidenti i parë që u nderua nga zezakët. Në vitin 1961 erdhi në Europë dhe më 2 qershor, në pallatin “Shaijo” në Paris, mbas bisedimeve me presidentin e Francës Sharl dë Gol, deklaroi: “Mund të ketë turbullira prapa perdes së hekurt për shkak të lidhjeve të dobëta që ekzistojnë, në një gjendje në të cilën Shqipëria është radhitur përkrah Kinës komuniste në grindjen ideologjike me Bashkimin Sovjetik.” ‘Kjo është arsyeja, – tha Kenedi – për të cilën ai mendon se rrota po rrotullohet në favor të botës së lirë dhe jo të komunistëve.” (Gazeta “Zëri i popullit”, dt. 9 qershor 1961, nr. 139 (3982), f. 4.) Mbas pak ditësh presidenti Kenedi u takua me N.S.Hrushovin në Vjenë. Kur Nënë Tereza kërkoi me ardhë në Shqipëri me takue nënën e vet dhe motrën, që asokohe jetonin në Tiranë, terroristi Enver Hoxha jo vetëm nuk pranoi kërkesën e saj, por edhe me një mllef të turpshëm shprehu mendimin e vet në gazetën “Zëri i rinisë” asokohe. (E ndoshta ajo deklaratë e tij pengon edhe sot Kuvendin Popullor “mos me ia prekë tituj e dekorata”!!) Nënë Tereza iu drejtua Presidentit Kenedi, i cili iu përgjigj: “Unë e detyroj qeverinë e Shqipërisë me Ju lejue me shkue mbrenda 24 orëve, por nuk e quaj me vend shkuarjen tuaj atje, mbasi drejtuesi i shtetit shqiptar jo vetëm është vetëshpallur ateist, po është edhe një terrorist, vrasës i shumë klerikëve katolikë të pafajshëm. Shkuarja Juej atje asht një nderim që i bahet atij, e ai nuk mendoj se e meriton këtë.” Melbournë, 2013


SPORT • E martë 4 qershor 2013

De Biazi 26 lojtarë, bëhet gati shpërblimi 10 mijë euro për kokë Bashkohen me ekipin kombëtar lojtarët që ka grumbulluar Xhani De Biazi. Të rinjtë me emocione në stërvitjen e parë. Ergys Kaçe, Amir Abrashi, Ilir Berisha dhe Vullnet Basha janë katër të rinjtë të cilët kanë zbritur plot emocion dje për herë të parë me fanellën e ekipit kombëtar. Të katër kanë

qenë debutuesit e fundit të kombëtares së drejtuar nga Xhani De Biazi. Edhe pse nuk e njihnin ambientin kuqezi ata kanë zbritur së bashku me ekipin për të nisur aventurën me Shqipërinë. Të katër lojtarët e rinj kanë qenë të qetë në stërvitjen e parë. Së bashku me Vilën, Salihin dhe Hysajn ata

kanë parë veçmas stërvitjen. Të gjithë nën urdhrat e De bizit prej ditës së djeshme janë 26 lojtarë të cilët do të jenë deri në fund të përgatitjeve për ndeshjen me Norvegjinë. Ka dje e deri më 7 qershor skuadra do të përgatitet për të fituar këtë ndeshje që mund të na hapë rrugët e botërorit.

Prezantohet Nejmar, pritje spektakolare në Spanjë Ashtu siç ishte parashikuar, sulmuesi ka mbërritur nga Brazili pas impenjimit me kombëtaren për të firmosur për katalanasit. 50 mijë tifozë në stadium

N

ejmar ka çmendur Barcelonës. Sulmuesi brazilian ka firmosur me kampionët e Spanjës duke bërë njëkohësisht dhe prezantimin e tij jo vetëm me fanellën e katalanasve, por njëkohësisht edhe përpara mijave të tifozëve që kanë mbushur stadiumin “Camp Nou” për të pritur talentin brazilian. Për Barcelonën ka qenë një ditë e ngjeshur, ku gjithçka është fokusuar tek talenti më i ri i saj. Ndërsa për shtypin spanjoll ka qenë një maratonë e nisur që në orën 13:00 kur avioni ka zbritur sulmuesin në aeroportin e Barcelonës, për të vijuar më pas me një transmetim të drejtpërdrejtën në çdo fazë të ceremonisë së zyrtarizimit të sulmuesit brazilian. Pas mbërritjes në Barcelonë, rreth orës 15:30, sulmuesi ka zbarkuar në spitalin e Barcelonës për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore. Ndërsa Nejmar ka qenë në klinikën e Barcelonës për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore të rastit, në orën 16:00 janë hapur dyert e stadiumit “Camp Nou” për të pritur tifozët e shumtë. Ironi me Madridin Duhet thënë se tifozët e Barcelonës nuk kanë kursyer as ironitë me Realin e Madridit. Ku ndër të tjera binte në sy një pankartë ku shkruhej: “Florentino en Madrid, no hay mar ni Neymar” (Florentino, në Madrid nuk ka as det dhe as Nejmar) që i referohej presidentit të Realit, i cili tentoi deri në fund të bënte të vetin sulmuesin brazilian, madje duke i ofruar një kontratë shumë më të mirë se vetë Barcelona. Dreka Pasi ka mbyllur të gjithë testet mjekësore, rreth orës 17:30 Nejmar ka drekuar diçka të shpejtë në ambientet e klubit në stadiumin “Camp Nou” përpara se t’i drejtohej zyrave për të firmosur kontratën e tij me katalanasit. 18:06, firma me Barcelonën Momenti i shumëpritur ka ardhur në orën 18:06 kur sulmuesi së bashku me babain e tij menaxher, në prani të

23

Biletat e fundit 7 mijë tifozë do të kenë shansin për të blerë një biletë në treg normalisht. Edhe pse situata e biletave nuk është nga më normalet, sepse e gjithë Shqipëria kërkon një biletë, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një sforco të fundit dhe ka hedhur në treg 7 mijë bileta, ndonëse mund t’i kishte shitur me prenotime. Nga mëngjesi i sotëm në dy pikat e shitjes në Tiranë do të shiten biletat e ndeshjes Shqipëri-Norvegji. Tek pika e shitjes së stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” dhe tek rruga e Barrikadave, do të jenë të disponueshme të gjitha biletat që janë për treg. Faktikisht numri i biletave që janë kërkuar për ndeshjen e së premtes kanë qenë shumë dhe në institucionin e futbollit ka kërkesa me prenotim për një biletë. Por FSHF ka bërë një sforco dhe ka vendosur që të mos braktisë asnjëherë ata tifozë që gjithmonë e blejnë biletën nëpër pikat e shitjes. Më së shumti biletat do të jenë D1-D3 anësoret dhe pak D2. Në institucionin e futbollit garantojnë se bileta do të ketë në treg për të gjithë. Në lëvizjen që ka bërë FSHF ka reduktuar prenotimet e sigurta dhe ka çuar në treg gati gjysmën e biletave që kërkohen në çdo moment nga tifozët e shumtë. Federata ka kërkuar që të kënaqë të gjithë në prag të ndeshjes, ndonëse ka qenë e rezervuar që të japë bileta me shumicë për grupet e tifozëve apo personave që kërkojnë shuma të mëdha. Për të pasur sa më shumë bileta në treg FSHF nuk ka plotësuar kërkesat me bileta. Aktualisht kërkesat për bileta janë të shumëfishta. Nëse stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” do të ishte 30 mijë vendesh ato do të ishin shitur pa problem. Por edhe në këto kushte kur nuk ka shumë bileta të gjithë në një farë mënyre do të kënaqen me bileta.

Roma përqendrohet tek Laurent Blank

drejtuesve më të lartë të Barcelonës, presidentit Rosell ka firmosur kontratën 5-vjeçare me Barçën. Prezantimi përpara tifozëve Firma në kontratën me Barcelonën nuk ka qenë hapi i fundit i sulmuesit pasditen djeshme. Pas firmës dhe fjalëve të para si një lojtar i Barcelonës ai ka zbritur në ta-

petin e stadiumit “Camp Nou” për të bërë dhe prezantimin e tij të parë para publikut të Barcelonës. siç raportojnë mediat spanjolle në stadium në këtë ceremoni kanë qenë të paktën 50 mijë spektatorë. Nejmar: Përmbusha një ëndërr Pas firmës mbi kontratë që e ka lidhur sulmuesin për 5 vitet e ardhshëm me Barce-

lonës, Nejmar ka dalë përpara gazetarëve duke folur për herë të parë si një lojtar i Barcelonës. “Jam shumë i lumtur që jam një lojtar i Barcelonës. Ardhja këtu ka qenë përmbushja e një ëndrre për mua. Jam shumë i emocionuar. Dua t’i falënderoj të gjithë për këtë mikpritje. Është një pritje fantastike dhe shpresoj që t’ia kthej duke thënë maksimumin për Barcelonën”, kanë qenë fjalët e para të brazilianit.

Juventus-Real, bisedime intensive për Higuain Real Madrid dhe Juventus kanë nisur kontaktet intensive për të realizuar transferimin e Gonzalo Higuain nga radhët e skuadrës spanjolle drejt asaj italiane në merkaton e verës, me kërkesën e vetë sulmuesit argjentinas. Argjentinasi bëri të qartë dy ditë më parë se dëshironte të largohej nga Reali, ku ka qëndruar për 7 vitet e fundit, pasi tashmë synon një aventurë të re. Ishte po Higuain që konfirmoi interesimin e Juventusit për të, duke bërë të qartë se tashmë negociatat ekzistojnë mes dy skuadrave. “Reali më ka blerë 12 milion euro dhe tani mund të fitojë shumë më tepër me shitjen time”, ishte mesazhi i Higuain, duke i bërë të qartë Realit që të gjente sa më parë gjuhën e përbashkët me Juventusin. Oferta që bardhezinjtë u kanë bërë drejtuesve të Realit është prej 22 milion eurosh por madrilenët pretendojnë të çojën këtë shifër në 30 milion euro. Në fakt, kjo është shuma që madrilenët kanë refuzuar në vitet e kaluara nga skuadra si Çelsi e Mançester Siti, ndërsa shpresojnë që të bindin edhe Juventus të paguajë këtë shifër për sulmuesin argjentinas. Gjithsesi dy skuadrat janë futur sërish negocimeve dhe me shumë mundësi brenda kësaj jave do të vijë edhe zyrtarizimi për transferimin e Higuain tek Juventusi.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Masimiliano Alegri vendosi të qëndrojë tek Milani ndërsa Romës i duhet të gjejë një trajner të ri. Dy drejtuesit verdhekuq Baldini dhe Sabatini duhet të fillojnë menjëherë punën dhe të gjejnë trajnerin e ri pas shumë refuzimesh. Në ditët e fundit është folur për shumë emra, por më së fundmi verdhekuqtë janë përqendruar tek Laurent Blank, i cili aktualisht është një trajner i lirë. Por, verdhekuqtë duhet të nxitojnë pasi për të po tregon interes edhe Paris SG në rast largimi të Karlo Ançelotit tek Reali i Madridit. Pra verdhekuqtë janë të detyruar të avancojnë që mos të mbesin edhe njëherë tjetër me duar bosh. Por, tek Roma janë të shumta alternativat, pasi në të njëjtin kohë drejtuesit janë duke mbajtur kontakte edhe me emra si Garcia, Bielsa, Valverde dhe Rijkaard. E vetmja gjë që duket qartë është se trajneri i ri i Romës do të jetë i huaj. Tifozët pas dy vitesh zhgënjimesh duan qartësi, ajo që në këtë moment mungon. Refuzimi i Maxarrit dhe Alegrit pas humbjes në finalen e Kupës me Lazion e kanë shtuar edhe më shumë tensionin në kryeqytet. Zgjedhja e parë e drejtuesve është Laurent Blank. Francezi vjen pas impenjimit 2-vjeçar me përfaqësuesen dhe prej një viti është i lirë. Trajneri që ishte kontaktuar edhe një vit më parë përpara se të merrej Zeman mund ta pranoj këtë projekt. Drejtori Sabatini nuk e ka fshehur simpatinë për francezin, i cili ka treguar se është një trajner me personalisht dhe i aftë në profesionin që ushtorin.

Gomez zgjedh Napolin Mario Gomez i ka idetë e qarta për të ardhmen. Sulmuesi gjerman ka vendosur të largohet nga Bajerni i Mynihut, pasi nuk dëshiron që sezonin e ardhshëm të qëndrojë në pankinë. Duke iu referuar gazetës gjermane “Bild” pas finales së Kupës së Gjermanis, Gomez i ka bërë të ditur drejtuesve se dëshiron të largohet, pavarësisht kontratës që ka deri në vitin 2016. Madje duke iu referuar këtij burimi, Gomez i ka bërë të ditur drejtuesve se dëshiron të transferohet tek skuadra e Napolit. Nga ana tjetër italianët i kanë hapur dyert gjermanit, duke i premtuar një kontratë të majme, prej katër milionë eurosh në sezon. Por, kjo marrëveshje duket e vështirë për t’u realizuar për shkak të shumës së Bajerni kërkon për ta bënë të lirë. Gjermanët kërkojnë minimalisht 20 milionë euro për Gemez, një shumë kjo që Napoli as që e çon në mendje ta paguaj. E vetmja mënyrë që Gomez të veshë fanellën e Napolit është që ai të arrij vet një marrëveshje me drejtuesit e Bajenrit.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E martë 4 qershor 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.