Lista e re PS, shqiptaret 5 shtete, bota speciale

Page 1

»9

Shoqëria muzikore 104 vite më parë

Kush ishin muzikantët e “Afërdita” që morën pjesë në luftën e Vlorës E hënë

4 shkurt 2013

Viti IX, Nr. 2888 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ish-ushtarakët

Gjoja të çmendur. Mafiozë të vërtetë ISSH: Emrat që do të bote & histori

• Revolucioni sunit, është pranverë në Jeruzalem • Evropa, monarku i parë, lidhjet e mbretërve • Ekonomia, tani Kina është në Amerikë »13-17

përfitojnë pensionet suplementare »8

Fushata e PS Rama ndryshon listën, fton LSI»

2

Berisha në Mynih

Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në 5 shtete Kryeministri kërkon në konferencën ndërkombëtare respektimin e marrëveshjeve. Albanofobia rrezik për rajonin

»3

ligji/ Minatorët

Rastet kur përfitojnë trajtim të posaçëm mbi pensionin Vjetërsia në punë që duhet të plotësojnë dhe masa e përfitimit sipas ndryshimeve në ligj. Kur aplikohet »8

Meshkujt në rrezik

Andropauza edhe tek 30-vjeçarët, kurat e sugjeruara Studimi zbulon rritjen e numrit të shqiptarëve që preken. Shkaqet që sjellin humbjen e aktivitetit seksual »4

a Prezantohet Peza, emr totë rinj në garën elek rale të socialistëve

nit, FRD jashtë koalicio et është parti që i përk krahut të djathtë

Aksioni i policisë Tiranë

ës: Një ditë para vizit n Nuk do të votohe n tre ligjet pa Fieri

»8

Ndalohen 25 persona, vidhnin makinat. Ja targat Pensionet private

Shtylla e tretë. Përjashtimet nga tatimi, e drejta e përfitimit Rritet skema e të punësuarve që kërkojnë një pension më të lartë. Kontributet që kërkohen dhe trashëgimi i fondit »5

Fyle sot në Tiranë

Opinion Nga Petrit VASILI

Vizita e Fyles është një mundësi që s’duhet humbur Nga Bujar Leskaj

»11

Komisioneri takim me krerët e politikës KLSH, llogaridhënia për të gjetur paktin e 3 ligjeve »3 dhe transparenca

»10


02

« politikë

E hënë 4 shkurt 2013 •

Kreu i PS ndryshon qëndrim për përbërjen e koalicionit të majtë

Meta

Rama s’ka besim te FRD: Topi i djathtë Selia rozë e shikon më frytdhënës bashkëpunimi me Metën Oli Xhilaga

L

Partia Socialiste nuk do të votojë tri ligjet që janë kusht për statusin e vendit kandidat. Vetë kreu socialist theksoi vendosmërinë e opozitës për të mos votuar 3 ligjet e kërkuara nga BE-ja pa ndërtuar më parë Shqipërinë europiane këtu. “Nuk ka integrim në BE pa ndërtuar Shqipërinë ruropiane këtu. E kjo s’bëhet vetëm duke miratuar ligje, po duke ndërtuar shtet. S’funksionon me detyrim partneriteti i BE-së e me komisionerin. Tri ligjet mund të votohen nëse opozita dëgjohet se pse nuk i voton”, - u shpreh kryesocialisti.

Nuk ka munguar në këtë komunikim interaktiv me ndjekësit e tij në “Tuiter” edhe komenti ndaj deklaratave të ideologut neonazist të “Agimit të Artë” Kristos Papas në emisionin “360 gradë” të analistit Artur Zheji. Referuar deklaratave antishqiptare të Papas, Rama u shpreh se ndien neveri për çdo krijesë fashiste të “Agimit të Artë”. “Neveri për çdo krijesë fashiste, siç është edhe ajo forcë e skutave më të errëta të psikologjisë sociale që quhet ‘Agimi i Artë’, - vuri në dukje Rama lidhur me deklaratat e grekut Papas.

Deklarata

Lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit jo vetëm që do të ketë emra të rinj, por nga ana tjetër do të ketë dhe lëvizje të zonave të deputetëve aktualë. Një fakt i tillë u bë i ditur dje nga vetë Rama. “Natyrshëm mund të ketë lëvizje pozicionesh në fushë për të marrë rezultatin më të mirë nga kontributi i secilit në territor”, - u shpreh Rama. Ndërkohë ai nuk preferoi të japë asnjë të dhënë mbi masën me të cilën do të përfshihen eurosocialistët në këtë listë.

Tri ligjet

Aleancat Kryetari i Partisë Socialiste heq dorë nga oferta e tij për bashkëpunim me Frymën e Re Demokratike. Nga ana tjetër, ai i mëshon me forcë rëndësisë së një bashkëpunimi me LSInë, si një mundësi për rikompaktësimin e votave majta. Më konkretisht, gjatë bashkëbisedimit të tij të djeshëm në “Tuiter” Rama shpjegoi arsyet se pse nuk e tërheq më aleanca me FRD-në. “Bamir Topi është jo vetëm i djathtë, por ka dhe synimin të duket i ri në fushë, plus që qëllimi i tij real është reformimi i PD-së”, sqaroi Rama, duke e konsideruar tashmë këtë parti si një parti e djathtë, bashkëpunimi me të cilën nuk do të sillte frytet e synuara prej tij. Por e kundërta ndodh me Lëvizjen Socialiste për Integrimi dhe me kreun e saj Ilir Meta. Tashmë duket se Rama ka lënë pas të gjitha mosmarrëveshjet me të, duke pasur si qëllim që përmes sheshimit të konflikteve të shkohet në një bashkim të së majtës. “Nuk bëhet fjalë për diçka mes dy njerëzve, po për një investim strategjik që synon rikompaktësimin e të gjithë forcave me vota majtas. E nuk bëhet fjalë thjesht për fitoren e 23 qershorit, por për një riorganizim strategjik përtej momentit e individëve”, - vuri në dukje Rama lidhur me një çështje të tillë. Në këtë mënyrë, lidershipi socialist duket se në ditët në vijim do t’i mëshojë më tej konkretizimit të një strategjie të tillë elektorale. Ndërkohë që ndalur në aleanncat me partitë e majta kreu i PS-së nxiton të hedhë poshtë çdo pretendim se partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” të mund të braktisë të majtën, pavarësisht pakënaqësive që mund të ketë ndaj lidershipit socialist. Sipas Ramës, PBDNJ-ja dhe kreu i saj mund të mos jenë në një koalicion me PS-në, por do të jenë në të njëjtin krah, duke kërkuar rotacionin politik. “Vangjel Dulja kërkon rotacionin njësoj si ne, po nëse do ta synojë jashtë nesh, kjo është zgjedhja e tij, që do ta respektojmë. Rezultati ynë më 23 qershor do të jetë një fitore e qartë dhe ai i PD-së

Kandidatët

idershipi socialist shfaqet çdo ditë e më shumë me një qëndrim të konsoliduar lidhur me konfigurimin e koalicionit të majtë. Në konferencën e djeshme për shtyp të organizuar në “Tuiter” kreu i PS-së, Edi Rama, në përgjigje të pyetjeve që i vinin nga bashkëbiseduesit e tij në këtë komunikim interaktiv trajtoi çështje të rëndësishme të programit, të strategjisë elektorale, me fokus mbrojtjen e votës, përbërjen e listave të kandidatëve dhe aleatët e Partisë Socialiste.

Rama prezanton Pezën, nis përfshirja e të rinjve Partia Socialiste hapi dje zyrtarisht dyert për prurjet e reja në radhët e saj. I pari anëtar i ri që i bashkohet familjes socialiste ishte gazetari Alfred Peza, i prezantuar nga vetë kreu i PS-së Edi Rama. Kështu, afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit dhe bashkë më to hartimi i listave të kandidatëve për deputetë sjellin me vete dhe qartësimin e konfigurimit të përbërjes së secilit kamp politik. Por duke qëndruar te kampi socialist, dje startoi përfshirja e figurave të reja në radhët e tij. Rama ndalur te emri që po prezantonte e cilësoi atë si një vlerë e shtuar në Partinë Socialiste. “Kam nderin dhe kënaqësinë t’i uroj mirëseardhjen për t’u bërë pjesë jona Alfred Pezës. Deri më sot ai ishte një zëdhënës i pavarur i medies, ndërsa sot ai do të jetë një zëdhënës i ambicies publike për një rilindje shqiptare. Jam i bindur se skuadra jonë sot është më e fortë se dje”, - vuri në dukje Rama. Në këtë këndvështrim, Rama vlerësoi faktin se në Partinë Socialiste çdo

një humbje e thellë”, - u shpreh Rama gjatë përgjigjeve të tij. Pronat Kreu socialist ka anonçuar vizionin e Partisë Socialiste për

gjeneratë është e përfaqësuar në çdo nivel. “Kemi qenë dhe do të mbetemi një familje e madhe politike, ku çdo gjeneratë është e përfaqësuar në çdo nivel. Ripërtëritja e vazhdueshme është domosdoshmëri. Skuadra jonë kombëtare e rilindjes është konsoliduar në sprova dhe përmes sakrificash të mundimshme në tërësinë e saj”, - u shpreh Rama lidhur me një çështje të tillë. Por në këtë prezantim nuk mund të mungonte dhe fjala e vetë gazetarit Peza, i cili nxitoi të parashtronte arsyet se pse vendosi të ndalojë të ushtruarin e këtij profesioni dhe të kalojë në politike, duke zgjedhur pikërisht derën e Partisë Socialiste. Sipas Pezës, pjesëmarrja në politikë do të ketë moto kryesore pikërisht promovimin e modelit të tij në gazetari dhe në këtë fushë të saposhkelur për të. “Sot jam këtu për të deklaruar largimin tim nga gazetaria dhe futjen në politikë nëpërmjet derës socialiste. Për të provuar në politikë modelin tim të gazetarisë. Dua të kontri-

zgjidhjen e problematikën me pronat. Pavarësisht se jo e zbardhur kjo strategji, Rama zgjodhi dje të japë disa piketa kryesore mbi aletarnativën socialiste për zgjidhjen e çështjes së pronësisë.

buoj sadopak për të rilindur Shqipërinë, të shërbej me modesti duke filluar nga vendlindja ime. Me bindjen se shoqëria progresiste shqiptare është forca e vetme që mund të realizojë ndryshimin. Jam shpresëplotë se askush nuk mund të ndalë rrotën e historisë. Pas 23 qershorit do të jetë viti i ri i një shekulli të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët. Zoti më ndihmoftë!” – u shpreh Peza. Po nga ana tjetër, Peza nuk vonoi të bëjë dhe thirrjen e parë elektorale në këtë dalje të parë publike nga pozitat e një politikani të ri. “Më 23 qershor Shqipëria ka dy rrugë: ose instalimin përfundimisht të një regjimi rrënimtar, ose ky vend të rilindë dhe të begatojë”, - vlerësoi Peza gjatë fjalës së tij. Ndërkohë pritet që gjatë këtyre ditëve të vërshojnë prurjet e reja në kampin rozë. Kjo për vetë faktin se gjatë kësaj periudhe do të nisë dhe konturimi paraprak i listave të kandidatëve për deputetë, të rinjtë që do të përfshihen në radhët e PS-së automatikisht do të jenë pjesë e kësaj liste.

“Ne kemi një planifikim strategjik për zgjidhjen e pronës. Partia Socialiste do të ngrejë Agjencinë Kombëtare të Bregdetit për planifikimin strategjik, mbrojtjen e zhvillimin, duke garantuar pro-

nën. Xhungla e pronësisë është ngatërruar në 8 ligje të ndryshme. Zgjidhja e çështjes së pronës është imperativ ligjor, moral, social e ekonomik”, - vuri në dukje Rama sa i takon një çështje të tillë.

“BE kërkon tri ligjet”

“Politikanët si në kohën e Haxhi Qamilit” Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, nga qyteti i Durrësit theksoi se partitë politike në vend, që të paraqesin alternativa për arsimin apo punësimi, sillen si në kohën e Haxhi Qamilit. Sipas Metës, politikanët kanë filluar të fajësojnë njëri-tjetrin për ngërçin, ndërkohë që tri ligjet e BE-së mbeten pa u miratuar. Sipas kreut të LSI-së, palët politike duhen të fokusohen në gjetjen e konsensusit për miratimin e tri ligjeve, në vend që të fajësojnë njëri-tjetrin për situatën e krijuar. “Ngatërrojnë kohën e Haxhi Qamilit, kur disa grupime thërrisnin ‘duam Babën’, me kohën në të cilën jemi ne sot, kur gjithë shqiptarët thonë ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’, ashtu sikurse studentët e kërkuan këtë gjë në dhjetor ‘90, duke sjellë dhe ndryshimin e sistemit. Mirëpo kur ndjekim lajmet, debatet e politikës dhe politikanëve, në vend që të dëgjojmë debate lidhur me arsimimin dhe punësimin, dëgjojmë më shumë lidhur me ato çfarë kanë ndodhur para ’90-s, se kush e kishte fajin për këtë, kush e kishte fajin për atë dhe duke lënë jetim fajin për tri aktet që presin në Kuvend që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat”, - u shpreh Meta. Sipas liderit të LSI-së, sfida më e madhe e politikës sot është që të ofrojë më shumë siguri ekonomike dhe sociale, është që të bëjë politika më lehtësuese e favorizuese për gratë sipërmarrëse. “Shikoj beteja për heqje monumentesh dhe vendosje monumentesh, ndërkohë që sfida më e madhe e politikës sot është që të ofrojë më shumë siguri ekonomike dhe sociale, të bëjë politika më lehtësuese dhe favorizuese për gratë sipërmarrëse. Shqipëria europiane ka nevojë për energji pozitive. Nuk ka nevojë për energji negative. Ka nevojë për njerëz që shikojnë drejt së ardhmes dhe që i përkushtohen asaj. Nuk ka nevojë për politikanë që duan të bëhen historianë, ndërkohë që duhet të japin zgjidhje”, - tha dje Meta.


politikë • E hënë 4 shkurt 2013

»

03

Axhenda e Fyles, takimi i parë me përfaqësuesit e BE-së në Tiranë

Takim me Berishën dhe më pas me Ramën Komisioneri në tentativën e radhës për të bashkuar PD e PS

Fyle ka mbërritur në Tiranë që mbrëmjen e djeshme. Në fillim Fyle do të zhvillojë një mëngjes pune me ambasadorët Sekui e Volfart. Më 10:45 do të zhvillojë takimin e parë me Berishën. Takimi me Kryeministrin do të zgjasë rreth një orë Më 12:05 Fyle do të takojë kryetarin e PS-së Edi Rama. Pas Ramës do të takojë edhe kreun e shtetit, Presidentin Nishani.

Zbardhet programi i komisionerit për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle në Tiranë, në një përpjekje të fundit për të mundësuar një rrugëzgjidhje për miratimin në parlament të tri reformave të përcaktuara nga Brukseli si kusht që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Kryekomisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Eurpian mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe vizitën e parë do ta bëjë me dy delegatët e BE-së në Shqipëri, ambasadorin e BE-së dhe atë të OSBE-së. Takimet e para të ditës së sotme komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, do t’i ketë me ambasadorin e BE-së Etore Sekui dhe ambasadorin e OSBE-së Eugen Volfart. Komisionari, Më pas ai do të zhvillojë një takim prej rreth një orë me Kryeministrin

Sali Berisha. Konkretisht në orën 10:45 Fyle do të ketë vizitën në ambientet e Kryeministrisë me Berishën. Diskutimet ndërmjet tyre nuk do të zgjasin më shumë se një orë, pasi në orën 12:05 minuta komisioneri për zgjerimin e BE-së ka të programuar takimin me kreun e Partisë Socialist Edi Rama. Pas takimit me Ramën ai do të zhvillojë edhe një takim të fundit me kreun e shtetit shqiptar, Presidentin Bujar Nishani. Ardhja e tij këtë herë ka vetëm një objektiv: të mund të zgjidhë ngërçin që ka mbajtur të bllokuar avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Vizita në Tiranë e komisionerit Fyle nuk pritet të jetë një mision i lehtë. Nuk dihet nëse ai do t’u paraqesë palëve një formulë kompromisi apo thjesht do të përpiqet që të ushtrojë trysni në emër të

interesit që vendi të përparojë në rrugën e integrimit. Mes palëve politike shqiptare janë në lojë edhe llogaritë elektorale, të cilat e kanë rritur më tej tensionin e brendshëm. Sipas komisionerit Fyle, Shqipëria ka një shans për ta marrë statusin në qershor, por brenda pranverës ajo duhet të miratojë tri reformat, në mënyrë që Komisioni t’u paraqesë rekomandimin e tij vendeve anëtare. Tetorin e kaluar Komisioni u rekomandoi vendeve anëtare të Bashkimi Europian dhënien e statusit Shqipërisë me kusht që të miratohej reforma parlamentare, ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë dhe në atë të nëpunësit civil. Opozita e kushtëzoi një kompromis të mundshëm me zgjidhjen e çështjes së qarkut të Fierit, ku ajo pretendon se shumica ka uzurpuar drejtimin e tij.

”Duhen respektuar të drejtat e shqiptarëve në pesë shtete, jemi një komb”

Berisha: Albanofobia rrezik për rajonin Kërkesa e Kryeministrit për vendosjen e marrëveshjeve të reja

Takimi

B

erisha u kërkoi të gjithë ndërkombëtarëve respektimin e të drejtave të shqiptarëve që ndodhen jashtë territorit të vendit. Në fjalën e tij të mbajtur në konferencën e 49-të për sigurinë në Mynih shefi i ekzekutivit deklaroi se ndarja e shqiptarëve në pesë shtete nuk mund të konsiderohet kurrsesi ndarja në 5 kombe, pasi është vetëm një komb shqiptar. Krahas kësaj Kryeministri theksoi se nocionet e albanofobisë janë rritur ndjeshëm te fqinjët, dhe kjo përbën një rrezik të madh për stabilitetin e rajonit. “Nëse shihni hartën e Europës, nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkëkombës dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete. E rrezikshme është ideja sipas të cilës, meqenëse shqiptarët janë të copëtuar në 5 shtete, duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme nga njëri-tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme. Kjo do të prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt”, - deklaroi Berisha. Kryeministri e konsideroi vendimtare për rajonin respektimin e plotë dhe implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen në 5 kombe. “Në rajon situata më delikate është ajo e shqiptarëve. Kur flas me miqtë e mi kroatë, sllovenë e madje edhe me ndonjë serb, ata më pohojnë me sinqeritet se çfarë ‘baruti’, urrejtje dhe përbuzje është akumuluar gjatë një shekulli për shqiptarët. Kjo është e vërteta. Dhe kjo është e shprehur duke vonuar zbatimin e marrëveshjeve, duke përkujtuar fillimin e fushatave të asgjësimit masiv të shqiptarëve. Prandaj unë këmbëngul në implementimin e

Marrëdhëniet

Ervin Koçi

Konferenca e mbajtur për sigurinë në Mynih ka si synim zgjidhjen e problemeve ndërmjet shteteve. Krahas diskutimeve që janë bërë për gjendjen në Siri edhe çështja shqiptare është diskutuar nga ndërkombëtarët. Deklaratat e shefit të ekzekutivit për respektimin e të drejtave të shqiptarëve si minoritet vijnë pas acarimit të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për çështjen e lapidarit të Preshevës, që ushtria serbe e hoqi. Kjo ngjarja ka sjell edhe “merakun” e ndërkombëtarëve për stabilitetin në rajon. Ndryshe nga herët e tjera, në konferencën e sigurisë ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga. Prania e përfaqësueses së shteti kosovar në këtë konferencë ka ngritur më lart pretendimet e Berishës, ku ai theksoi se shqiptarët janë të ndarë në pesë shtete. Si rast për ta vërtetuar më së miri këtë deklaratë ishte kreu i shtetit kosovar. Në takimin ndërmjet dy përfaqësuesve të shteteve shqiptare në Ballkan u vlerësua rëndësia që ka tani Kosova për sigurinë në rajon.

marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen në 5 kombe, sepse nuk do të pranohet nga shqiptarët. Kjo do të ketë për alternativë bashkimin e tyre kombëtar”, - deklaroi kryeministri. I pyetur nga deputeti gjerman Rajner Stiner se cili ishte mesazhi i tij për ta, shefi i ekzekutivit iu përgjigj duke përsëritur deklaratën e tij në vitin 1992, kur pati kërkuar bombardimin e bazave ushtarake serbe. “Në vitin 1992 unë kam qenë këtu në Mynih në të njëjtën konferencë. Një gazetar italian i ‘Corriere della Sera’-s më pyeti se çfarë mendoja unë si zgjidhje për konfliktin në rajon. Unë iu përgjigja se zgjidhja për mendimin tim qëndronte në bombardimin e

instalimeve dhe bazave ushtarake në Serbi. Ai të nesërmen hapi gazetën me lajmin: ‘Berisha kërkon që NATO-ja të bombardojë Beogradin’. Por kjo nuk ishte e vërtetë. Unë isha shprehur për bombardimin e bazave ushtarake të Serbisë, dhe kjo 7 vjet më vonë ndodhi. Ndofta do të kishte qenë më mirë të mos ishte vonuar. Edhe sot, pas 21 vjetësh, e vetmja gjë që unë kërkoj sërish nga ju është një analizë më realiste dhe më e vëmendshme për zhvillimet në rajon. Sepse në rast se nga njëra anë tjetri flet për perspektivën e marrëdhënieve bilaterale dhe nga ana tjetër feston datat e fillimit të fushatave të shfarosjes së kombit shqiptar, imagjinoni vetë se çfarë mesazhi fqinjësie është ky. Prandaj e konsideroj

të domosdoshme të zbatohen marrëveshjet, të punohet për klimën e pajtimit”, - theksoi shefi i qeverisë shqiptare në përgjigjen e dhënë për deputetin gjerman. Krahas kësaj në përfundim të fjalës së tij Berisha kërkoi më shumë presion nga ana e ndërkombëtarëv, në mënyrë që të implementohen marrëveshje të reja ndërmjet vendeve të Ballkanit, pasi situata mund të tensionohet nga çasti në çast. “Unë shpresoj se perspektiva europiane do të jetë ajo që do të sigurojë një zgjidhje. Kur gjermanët dhe francezët u bashkuan në BE, ata u bashkuan me një frymë të fortë pajtimi dhe u udhëhoqën prej saj dhe frymëzuan kombet e tjera në Europë. Por kjo nuk po ndodh në rajonin tonë”, - deklaroi Berisha.

Takimi Delegati i SHBA-ve

Berisha merr garanci, SHBA-të mbështesin TAP Berisha merr garantimin se SHBA-të do të mbështesin gazsjellësin TAP. Gjatë punimeve të konferencës së 49-të për sigurinë në Mynih Kryeministri zhvilli një takim me ambasadorin Karlos Paskual, i dërguar i posaçëm dhe koordinator për çështjet e energjisë ndërkombëtare në Departamentin e Shtetit në SHBA. Përfaqësuesi i SHBA-ve e e siguroi Kryeministrin Berisha se një material i përgatitur nga stafi i një senatori nuk shpreh aspak qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane dhe theksoi se qeveria e tij do të mbështesë fuqishëm projektin që do të përzgjidhet përfundimisht për transportimin e gazit nga Shah Deniz. Në takim u diskutua gjerësisht për rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për rajonin e Europës Juglindore dhe Europës në tërësi si kontinent realizimi i projekteve të furnizimit me gaz natyror. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha ritheksoi faktin se projekti TAP mbetet projekti më i detajuar nga pikëpamja teknike dhe me interesin më të madh ekonomik për rajonin dhe për Europën e njëkohësisht një projekt që gëzon tashmë një mbështetje të gjerë politike e të gjithanshme në rajon e më gjerë. Disa ditë më parë për gazsjellësin në medie qarkulloi lajmi se SHBA-të mbështetin një projekt tjetër për furnizimin e Europës me gaz, atë Nabuko.


04

« sociale

E hënë 4 shkurt 2013 •

Burrat nuk vizitohen, preken 30-vjeçarët

ISHP-ja kreu një studim për sëmundjen e andropauzës te meshkujt shqiptarë. U studiuan 1500 burra nga të gjitha rrethet dhe rezultoi se shkalla e mosinformimit ishte në nivelin më të lartë të mundshëm. Ndërkohë ISHP bën të ditur se 2/3 e këtyre meshkujve kishin arsimin e mesëm ose dhe atë të lartë. U klasifikua si problem prekja e të rinjve 30-vjeçar nga andropauza, edhe pse simptomat e saj të para te meshkujt fillojnë në moshën 45-vjeçare.

Andropauza, sëmundja seksuale tabu për meshkujt shqiptarë

Rikonstruksionet e Bashkisë së Tiranës

Basha: Për interesin qytetar Bashkia e Tiranës është e njëjtë Me një investim prej mbi 1 miliard lekësh të Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka nisur puna për ndërtimin e rrugës që lidh zonat e Stërmasit, Picallës, ish-reparti ushtarak, Sauk, Garunjë e TEG-un. Kjo rrugë, me gjatësi 14.69 km, do t’u shërbejë 30 mijë banorëve të Bashkisë së Tiranë e komunave Farkë e Petrelë. Rruga e re do të ketë një gjerësi asfalti 6 metra, sinjalistikë vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçim dhe trotuare në zonat e banuara si dhe do të krijohen dhe ruhen hapësirat e gjelbra. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, i ka garantuar banorët se Sauku është hequr nga harta e diskriminimit me buxhetin e vitit 2013. “Balta e rrugëve

në Sauk, - tha Basha, - do të zëvendësohet me infrastrukturë moderne. Dua të garantoj edhe një herë banorët e Saukut se Bashkia e Tiranës, duke e konsideruar këtë territor si pjesë të qytetit të Tiranës, është e vendosur të përparojë projektet e paraqitura në këtë buxhet dhe ato dhjetëra rrugë që nuk e kanë njohur kurrë asfaltin, sepse paragjykimi apo injoranca e atyre që Saukun nuk e konsideruan qytet, vërtetohet më së miri nga shtresat e baltës që do të zëvendësohen me infrastrukturë moderne”, - theksoi kryebashkiaku. Kohëzgjatja e punimeve për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor do të zgjasë më pak se parashikimi prej 18 muajsh.

Klasat kolektive fenomen shqetësues

Vejsiu: Ato përbëjnë problem, por është situatë e paeliminueshme Erta Bode

Sipas studimit, rreth 97% e burrave të përfshirë në studim nuk kishin bërë asnjëherë vizitë tek andrologu dhe rreth 99% e tyre nuk kishin marrë asnjëherë terapi zëvendësuese hormonale. Kjo shpjegon qartë se meshkuj shqiptarë ende e shohin si tabu faktin se mund të mos kenë rezultatet e duhura apo rezultatet e pritshme në jetën e tyre seksuale. Specialistja Mërkuri bëri të ditur se kjo ndodh vetëm në teori, praktikisht ata ndeshen përditë me këtë fenomen.

Nga studimi rezultoi se 80% burrave të përfshirë në studim nuk ishin fare të informuar për shenjat e para të kësaj sëmundjeje dhe nuk e kishin idenë se si mund të procedohej për kurimin e saj. Kjo tregon se shëndetësia nuk i ka kushtuar rëndësi sensibilizimit të gjinisë mashkullore, madje nuk ka punuar as me anën maskiliste, të theksuar për shqiptarët, ashtu si burrat e vendit tonë nuk duan të përballen me këtë sëmundje, që ul potencialin e tyre mashkullore.

J

eta e shpejtë dhe angazhimi në punë dhe projekte që të krijojnë stres duket se e kanë futur Shqipërinë në shtetet ku andrologu është i rëndësishëm. Sipas studimeve të fundit, në Shqipëri meshkujt mbi 30 vjeç, konkretisht 10 për qind e tyre, përfshihen në andropauzë. Ndërsa mbi 40 vjeç përqindja e meshkujve është dhe më e madhe. Për specialistët problem është se meshkujt nuk mjekohen ose nuk kërkojnë këshilla për tejkalimin e kësaj situate. Ndërsa tashmë është e njohur dhe kura e posaçme për t’i ardhur në ndihmë. Trajtimi konsiston në terapi hormonale zëvendësuese. Meshkujt shqiptarë e shohin si tabu andrologun dhe s’kanë njohuri për andropauzën. Sëmundja, që prek meshkujt dhe ka të bëjë drejtpërsëdrejti me uljen e dëshirës së tyre seksuale, teorikisht nuk e shqetëson gjininë mashkullore në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik bëri një studim, ku morën pjesë 1500 burra shqiptarë nga të gjitha rrethet. Nga studimi rezultoi se 97% e meshkujve shqiptarë nuk kishin bërë asnjëherë asnjë vizitë tek andrologu dhe 80% e tyre nuk ishin të informuar për simptomat e para të kësaj sëmundje. Shqetësues është fakti se po preken edhe meshkujt 30-vjeçar. Lumturi Mërkuri, specialiste e ISHP-së, deklaroi se ky fenomen është një tabu për meshkujt shqiptarë, të cilët nuk arrijnë të perceptojnë teorikisht se mund të kenë probleme gjatë marrëdhënies së tyre seksuale, ndërkohë ajo thekson se praktikisht ata janë prezent të andropauzës, sepse ajo zhvillohet brenda tyre. “Nga studimi që kryem rezultoi se shumë pak prej burrave e njihnin andropauzën. Edhe këta për arsye se kishin shkuar te mjeku për një prob-

Andropauza Andropauza është sëmundje që ul dëshirën seksuale mashkullore. Në moshën 40-vjeçare niveli i testosteronit ulet dhe menopauza mashkullore kthehet në një rrezik konkret për këtë gjini. Ajo shoqërohet me lodhje, këputje fizike, mungesë energjie mendore, ulje të dëshirës seksuale dhe shpeshherë dhe me një gjendje depresioni, kjo e fundit në 2 këndvështrime: e para për ndryshimet hormonale që ndodhin në trup, e dyta për përballjen më paaftësinë seksuale. Meshkujt nuk e mirëpresin këtë sëmundje, madje as shenjat e saj.

Shfaqja dhe kurimi “Pas moshës 30-vjeçare te meshkujt nis një ulje e testosteronit me 10 % në çdo dekadë. 30% e meshkujve mbi moshën 40-50 vjeç shfaqin probleme, duke u rritur në 50 % te moshat mbi 50 vjeç dhe 70 % tek ata mbi 60 vjeç. Trajtimi konsiston në terapi hormonale zëvendësuese. Kohët e fundit po përdoret me sukses një medikament i ri, një injeksion që bëhet çdo 3 muaj. Ky shqetësim nuk është se haset nga të gjithë meshkujt, por prek pjesën më të madhe të burrave. Nebido është ndër preparatet që përdoret në mbarë botën. Bëhet fjalë për gjilpërë që injektohet në disa faza. “Po të kemi një diagnozë ekzakte, nebido do të ishte një trajtim perfekt”, - tha andrologu Evi Dani.

lem tjetër shëndetësor të lidhur me sferën seksuale dhe u është folur për andropauzën. Studimi ynë nxori se 99% e të pyeturve nuk kishin marrë asnjëherë terapi zëvendësuese hormonale. Rreth 97 % e tyre nuk kishin kryer asnjëherë vizitë tek andrologu dhe rreth 80 % e tyre nuk i njohin simptomat e para të kësaj sëmundjeje. Kjo tregon se indiferenca e tyre ndaj këtij fenomeni do të sjellë problem në kurimin e tyre si dhe në rritjen e numrit të të prekurve nga andropauza”, - tha Mërkuri. Shqetësuese për gjininë mashkullore është dhe fakti se vihet re tendenca e uljes së moshës ndaj meshkujve të prekur nga andropauza. Mërkuri shpjegon se shkaku i kësaj sëmundjeje është rënia e nivelit të hormonit mashkullor testoster-

one, i cili ndodh në mënyrë graduale. Jeta moderne pa aktivitet fizik është një nga shkaqet kryesore të kësaj sëmundjeje. Specialistja këshillon për të gjithë meshkujt se, nëse kanë ndjesinë sikur u ka kaluar mosha, rënie të energjisë mendore e fizike, çrregullime të gjumit apo edhe çrregullime të lidhura me aktivitetin seksual, duhet t’i drejtohen mjekut androlog. Ajo shpjegoi se këto janë shenjat e para që paralajmërojnë prekjen nga andropauza. Mërkuri sqaroi gjithashtu se nga 1500 burrat që u pyetën për studim, 2/3 e tyre e kishin mbaruar arsimin e mesëm ose të lartin. Ajo theksoi se, edhe pse të arsimuar, kur vjen puna për problemet e seksuale të tyre, meshkujt shqiptarë i shohin si një tabu dhe si një ofendim.

Nxënësit që zhvillojnë mësimin në klasa kolektive janë një tjetër problem i arsimit shqiptar. Drejtori i Departamentit të Edukimit Parauniversitar, Fatmir Vejsiu, deklaroi se ky është një fenomen që sjellë pasoja në rezultatet e arsimit dhe ka një kosto në financimin e tij joproduktiv, por që nuk mund të marrë zgjidhje. Në zonat e thella të rrethit të Kukësit, Dibrës dhe Gjirokastrës ka nxënës që e zhvillojnë mësimin në klasat kolektive, pra nga klasa e parë në të nëntë, nxënësit ulen të gjithë në një klasë dhe kanë vetëm një mësues. Vejsiu u shpreh se në Shqipëri ka rreth 900 shkolla të tilla, për të cilat është e pamun-

dur marrja e masave. Sipas Observatorit të të Drejtave të Fëmijëve, ky është një fenomen që vjen për arsye se ka shumë pak nxënës dhe normalisht në ato zona shkollat janë shumë larg. Vejsiu deklaroi se kjo mënyrë e zhvillimit të mësimit sjell një prapambetje të nxënësve dhe një kosto për shpenzimin e shkollës dhe të mësuesve, e cila nuk justifikohet. “E vetmja masë që kemi marrë është transporti falas i nxënësve për në një shkollë sa më të afërt, por ka rezultuar pa sukses, sepse grumbullimi i plotë i tyre është pa sukses”, - tha Vejsiu. Ai bëri të ditur se numri i nxënësve shqiptarë për një mësues është më i ulëti në Europë.

Të ulet vdekshmëri foshnjore dhe infertiliteti

MSH: 3.3 miliardë dollarë për maternitet rajonal Ministria e Shëndetësisë do të shpenzojë 3.3 milionë dollarë për maternitetet rajonalë dhe do të vazhdojë trajnimin profesional të mjekëve. Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, bëri të ditur se ky investim do të vijë për të ulur vdekshmërinë foshnjore dhe infertilitetin. Për këtë arsye do të ketë investime në infrastrukturë dhe në institucionet shëndetësore përkatëse. Mjeku gjinekolog Orion Gliozheni u shpreh se inferiliteti është një problem më tepër social sesa shëndetësor. Ai bën të ditur se statistikat e infertilitetit luhaten në shkallën 15-20%. Nga ana tjetër, Tavo deklaron se Shqipëria ka arritur një përmirësim në numrin e vdekshmërisë së foshnjave. “Shqipëria tashmë ka shifra të përmirësuara në vdekshmërinë

amtare dhe atë foshnjore. Më 2010-n statistikat e vdekshmërisë foshnjore ishin 9.7 vdekje për 1000 lindje të gjalla. Një vit më vonë, më 2011, kjo shifër u ul duke arritur 8.7 vdekje në 1000 lindje të gjalla”, - tha ministri. Gjithashtu ai theksoi se duhen të përmirësohen kushtet e të gjitha materniteteve rajonale qoftë në ambientet e tyre dhe në mjetet kirurgjikale, ashtu dhe në kualifikimin e stafit, që të jenë sa më të përgatitur për pritjen e një lindjeje dhe të zvogëlohet vdekshmëria foshnjore pas lindjes. Ai thekson se rol kryesor ka luajtur rritja e përqindjes së fëmijëve që ushqehen me gji, duke ndikuar në uljen e patologjive apo infeksioneve të mundshme tek të vegjlit.


ekonomi • E hënë 4 shkurt 2013

Nëse anëtari vdes përpara se të marrë pagesën e të gjitha aseteve vetjake, asetet në llogarinë e tij do t‘u shpërndahen trashëgimtarëve në bazë të dispozitave ligjore që rregullojnë trashëgiminë ligjore. Fondet e pensionit do të investohen në bursë, në letra me vlerë dhe në asnjë sektor tjetër.

»

05

Punimet do të zgjasin 2 vjet

Brenda muajit do jetë gati kontrata për By-passin e Fierit Brenda muajit shkurt pritet të përmbyllet edhe kontrata për ndërtimin e by-pass-it të Fierit. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit bën të ditur se, “pas miratimit përfundundimtar të bankave evropiane të procedurave për ndërtimin e by-pass-it të Fierit, brenda 28 ditëve do të lidhet kontrata dhe, menjëherë, fillon puna”. Sipas MPPT-së, ndërtimin do t’a bëjë kompania italiane “Serenissima”, e cila paraqiti ofertën më të mirë financiare prej 39 milionë eurosh, nga 60 milionë euro që ishte fondi limit. Bypass-i fillon aty ku mbaron rruga Lushnjë-Fier. Vazhdon në krahun perëndimor të Fierit deri në Apoloni dhe del në Levan. Gjatësia totale është

22 km. Nga 23 kompani që kaluan fazën e parë, vetëm 11 prej tyre paraqitën oferta ekonomike për ndërtimin e bypass-it të Fierit. Në muajin prill të vitit të kaluar, BERZH njoftoi në faqen e saj hapjen e tenderit, ku shprehën interes 31 kompani që paraqitën dokumentacionin e tyre tekniko-ligjor për miratim. Fondi për ndërtimin e bypass-it të Fierit është 75 milionë euro, përfshirë TVSH-në, dhe do të financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nga Banka Evropiane e Investimeve. Bypass-i do të jetë i gjatë 22 kilometra, me katër korsi dhe punimet për ndërtimin e tij parashikohen të zgjasin plot 2 vjet.

Brikena Dervishi

T

ë ardhurat e krijuara nga kontributet në pensione private si rregull i nënshtrohen tatimit. Por në disa raste ligjvënësi ka parashikuar se kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi pensioni zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi. Kështu, kthimi i investimit, duke përfshirë fitimet nga kapitali, prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensionit nuk i nënshtrohen tatimit, as për vetë fondin e pensionit dhe as për shoqërinë administruese. Deri në shtator 2912, sipas AMF-së, në tre shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve private janë 7 065 kontribues nga 6 295 që ishin në 2011. Rastet Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk konsiderohen si të ardhura personale të anëtarit. Blerja e kuotave të një fondi pensioni është shërbim financiar dhe si rrjedhojë është e përjashtuar nga TVSH-ja. Shërbimet e ofruara nga depozitari për shoqërinë administruese dhe anëtarët konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja. Tatimi që shoqëron tërheqjen e parakohshme është sa norma e zbatueshme në momentin që bëhet tërheqja. Skema Çdo individ ka të drejtë të kontribuojë në skemën e pensioneve private, sipas dëshirës dhe mundësisë, duke lidhur kontratë me shoqërinë që do të

Personat që kanë mundësi të rrisin të ardhurat e tyre pas daljes në pension, përveçse duhet të kontribuojnë në skemat e pensioneve private, do të kenë lehtësi fiskale. Ligji u krijon hapësira të konsiderueshme për të rritur kontributin vullnetar në skemat e pensioneve private që administrohen nga shoqëri të posaçme dhe të mbikëqyrura nga autoriteti financiar.

Fondet private në reformën e pensioneve quhen ndryshe si “shtylla e tretë” (kontribut vullnetar), kurse dy të parat do të jenë të detyrueshme. Sipas ligjit, veç punëmarrësve që kontribuojnë në këtë skemë vullnetarisht, parashikohet edhe mundësia e përfitimit për punëdhënësit, në rast se do të japin ndihmë me fonde sipas numrit përkatës të punëmarrësve.

Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një plan pensioni profesional do të konsiderohen si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës të barabartë me 250.000 lekë. Sipas ligjit, me qëllim lehtësimi dhe përfitimi për punëdhënësin, kjo shumë do të konsiderohet si shpenzim i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin.

Kontributet

Pensionet vullnetare, kur të ardhurat i nënshtrohen tatimit

Borxhi që Shqipëria ka për të shlyer është 2.4 miliardë euro

Fondet

Instrument kryesor për rritje

Të ardhurat

Lehtësirat tatimore të kontributeve për pensionet private

e zbatueshme në momentin që bëhet tërheqja.

bëjë menaxhimin e fondit. Çdo person duhet të ketë parasysh se, kontributi i bërë në fondin e pensionit zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi. Po ashtu, kthimi i investimit, duke përfshirë fitimet nga kapitali, prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensionit nuk i nënshtrohen tatimit, as për

vetë fondin e pensionit dhe as për shoqërinë administruese. Po ashtu, shërbimet e ofruara nga depozitari për shoqërinë administruese dhe anëtarët konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja. Për rrjedhojë, tatimi që shoqëron tërheqjen e parakohshme është sa norma

Fondet mund të investohen Nëse anëtari vdes përpara se të marrë pagesën e të gjitha aseteve vetjake, asetet në llogarinë e tij do t‘u shpërndahen trashëgimtarëve në bazë të dispozitave ligjore që rregullojnë trashëgiminë ligjore. Fondet e pensionit do të investohen në bursë, pra, në letra me vlerë dhe në asnjë sektor tjetër, për të garantuar qëndrueshmërinë. Tjetër fakt i rëndësishëm është se askush nuk ka të drejtë që fondet e pensionit t‘i përfshijë si garanci në marrje kredish, apo në rast falimentimi. Shoqëria administruese, në çdo kohë, duhet të ketë një kapital të paktën 15.625.000 lekë. Kapitali i shoqërisë administruese llogaritet, duke zbritur detyrimet nga asetet në bilancin e shoqërisë administruese.

Banka Qendrore raporton se borxhi neto i ngelur për të shlyer është rreth 2.4 miliardë euro. Pjesa më e madhe e stokut të borxhit të jashtëm i takon institucioneve shumëpalëshe, kryesisht bankave të zhvillimit. Sipas të dhënave më të fundit, Shqipëria u detyrohet këtyre institucioneve rreth 1.3 miliardë euro ose 54% të borxhit të ngelur për t’u shlyer. Kreditorët kryesorë të Shqipërisë janë Banka Botërore, me 651 milionë euro dhe Banka Evropiane e Investimeve me 208 milionë euro. Afro 21% e borxhit të jashtëm i përket financimeve direkte nga vendet partnere, ku kreditorët kryesorë të Shqipërisë janë Italia, me 206

milionë euro dhe Gjermania, me 162 milionë euro. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, deri në fund të tremujorit të parë të viti që kaloi Shqipëria ka përfituar 3.2 miliardë euro financime në kredi dhe instrumente të tjera borxhi afatgjatë. Ekspertët vlerësojnë se, kreditë e marra nga jashtë, gjatë viteve të fundit, kryesisht përmes bankave të zhvillimit dhe qeverive të vendeve partnere, kanë qenë një instrument i rëndësishëm për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë. Një pjesë e konsiderueshme e këtij financimi është investuar në sektorë strategjikë të ekonomisë, që është rivlerësuar në rritje të aktivitetit të biznesit, të të ardhurave dhe punësimit.

Masat e marra dy vitet e fundit

Autonomia fiskale, rriten të ardhurat nga taksat vendore Reforma e decentralizimit fiskal ka pasur efekte pozitive, si në rritjen e të ardhurave vendore, ashtu dhe në rritjen e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore përkundrejt të ardhurave nga transferta e pakushtëzuar e buxhetit të shtetit. Autonomia financiare e pushtetit vendor është rritur nga viti në vit. Në buxhetin e 2013, është vazhduar me përmirësime në mënyrën e llogaritjes së transfertës së pakushtëzuar për çdo njësi të qeverisjes vendore. Nga viti 2007 dhe në vazhdim e gjithë përgjegjësia për mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave nga taksa e biznesit të vogël u ka kaluar organeve të qeverisjes vendore. Në vitin 2011 është

ndryshuar taksa e regjistrimit të automjeteve në taksë të qarkullimit të automjeteve, dhe në vitin 2012 ka filluar zbatimi i kuadrit ligjor për rentën minerare. Këto masa kanë bërë që të rritet autonomia fiskale dhe për rrjedhojë të rriten edhe të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore. Në vitin 1996, organet e qeverisjes vendore kishin të drejtë të vendosnin vetëm për 1 për qind të buxhetit të tyre. Në vitin 2005, kjo autonomi ishte 36 për qind në vitin 2006, mbi 45 për qind në vitin 2009, dhe mbi 46 për qind në vitin 2012. Kjo reformë, sipas ekspertëve, ka ndryshuar strukturën e burimeve të të ardhurave të pushtetit vendor.


06

« intervistë

E hënë 4 shkurt 2013 •

Mitropoliti i Korçës: Na sulmojnë padrejtësisht. Jemi më shumë se ç’na kanë nxjerrë te censusi

N

ë një intervistë të dhënë për emisionin “Tunight” të gazetares Ilva Tare, metropoliti i Korçës flet mbi përplasjen me trupën e teatrit si dhe ndikimin e censusit në Shqipëri - Çfarë është autoqefalia e Kishës Ortodokse? - Është folur shumë për autoqefalinë, shpeshherë nga njerëz që njohin mirë, nga njerëz që njohin pjesërisht ose dhe nga njerëz që ndoshta nuk e njohin mirë, por kanë folur shumë për të. Në kuptimin e kishës ortodokse ekziston vetëm një kishë, sepse është në themelin e besimit së kishës ortodokse dhe kishës katolike se kisha është një, e shenjtë dhe apostolike. Kështu që çdo kishë është shprehja lokale e kishës së njëjtë, por për organizimin kishtar, për arsye specifike që ndodhen në vendet e Lindjes, mos pjesa më e madhe janë në vendet ortodokse, u organizuan kishat në vetëqeverisje dhe autoqefalia do të thotë se çdo kishë ka vetëqeverisjen për organizimin kishtar, për jetën e përditshme, ndërsa çështja dogmatike, doktrinare nuk ndryshon, sepse të gjitha kishat e kanë të njëjtë. Asnjë kishë nuk mund të ndryshojë nga njëra tjetra në këtë çështje. Por çështja e organizimin, sepse është edhe më lehtë, një kishë lokale duke u organizuar vetë, është dhe më lehtë për të drejtuar, për t’u kujdesur për besimtarët që ajo ka në të. Kjo është autoqefalia, vetëqeverisja. - E kanë ortodoksët e Shqipërisë këtë vetëqeverisje të kishës? - Pa dyshim, kjo është shpallur që me itomosin patriarkal të 12 prillit 1937, por kisha shqiptare ka pasur diçka unike. Është hera e parë në historinë ndoshta të krishterimit që një kishë u gjet pa hierarkinë e saj dhe sipas kuptimit të krishterë, të paktën në dy kishat e mëdha, si katolike dhe ortodokse, nuk mund të ekzistojë një kishë në kuptimin e strukturës së saj jo në kuptimin e besimtarëve pa pasur një episkop. Pa pasur një episkop, nuk mund të ketë dot një jetë sakramentale të njerëzve. Kisha jonë u gjet pa këtë gjë. Shkatërrimi i madh që kishte ndodhur, jo për faj të të huajve, por nga vetë ne e gjeti kishën pothuaj tërësisht të shkatërruar dhe pa dyshim që duhej një ndihmë nga jashtë për ta riorganizuar përsëri dhe kjo nuk ishte vetëm për komunitetin ortodoks. Gjithë komunitetet e tjera u ndihmuan që u ndërtuan. Ajo që shpeshherë dua unë të theksoj edhe tek të tjerat, dua të them se pse për të gjithë të tjerët ishte e rëndësishme që të ndihmoheshin nga të huajt, ndërsa për rastin e Kishës Ortodokse gjithmonë kjo u pa me dyshim. - Kështu që nuk ka asgjë për të dyshuar. Në fund të fundit, ishte e nevojshme të ndihmohej? - Pa dyshim, sepse ishte e pamundur të ngrihej vetë, jo vetëm komuniteti ortodoks, gjithë komunitetet e tjera fetare, madje i gjithë shteti shqiptar, pa një ndihmesë të madhe nga jashtë, në të gjitha fushat, jo vetëm ekonomike, do ishte shumë vështirë që të ringrihej. Procesi i ruajtjes ose ndërtimit të autoqefalisë nuk është thjesht një proces i shkurtër. “Autoqefali” do të thotë se një kishë është në gjendje ta qeverisë veten e saj, që do të thotë se duhet të ketë burimet financiare, duhet të ketë burime teologjike dhe hierarkike, që të ketë një hierarki për ta drejtuar. Duhet të ketë mundi që të shkollojë priftërinjtë, episkopët e gjithçka tjetër dhe ky është një proces i gjatë. Të përgatitësh një episkop në kishën e krishterë do të paktën 15-20 vjet. Do t’ju jap një

shembull. Në kishën katolike ka 22 vjet që është organizuar, ndërtuar dhe akoma nuk është dorëzuar një episkop shqiptar nga Shqipëria. Me të drejtë, sepse do një kohë që të përgatitet. Në kishën tonë ndoshta u përshpejtua kjo gjë nga nevojat e mëdha që ka dhe sot kisha ortodokse e Shqipërisë ka 4 epislopë të rinj, të cilët janë shqiptarë të lindur dhe rritur këtu. Ata do jenë e ardhmja e kishës dhe ky është një kontribut i madh brenda kishës. - Cili është roli i Fan Nolit në krijimin e Kishës Autoqefale Shqiptare? Është Kisha e sotme vijim i asaj që krijoi Fan Noli? - Kisha gjithmonë ka qenë vijim i gjithçkaje. Pa dyshim çdo kohë ka problematikën e saj dhe ka zhvillim dinamik të saj. Nuk mund të përsëritet në të njëjtën formë gjithmonë. Kontributi i Fan Nolit ishte i jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e ndërgjegjes kombëtare. Ndoshta vetë personalisht Fan Noli nuk u mor shumë me procedurat e shpalljes së pavarësisë. Më tepër u morën epislopët, që ishin atë moment në Shqipëri. U mor qeveria e asaj kohe me mbretin Zog sepse ishte një tratativë ndërmjet kishës tonë dhe patriarkanës që zgjati me vite dhe kjo proceduare nuk ka qenë vetëm për kishën e Shqipërisë. Të gjitha kishat e tjera që kanë fituar autoqefalinë, kanë shkuar drejt një procedure të gjatë deri sa është arritur shpallja që në kishë njihet me emrin tomosi. Është një dekret i lëshuar nga patriarkana ku njihet autoqefalia e Shqipërisë. - Ju si e zbuluat Zotin tuaj, në një kohë kur në Shqipëri ndalohej besimi fetar? - Rrugët e Zotit thotë proverbi janë të çuditshme. Çdokush ka mënyrën e tij. Unë kam rënë në kontakt për herë të parë me literaturë fetare në vitin 1974. Isha në vitin e fundit në gjimnaz dhe ishte moment sa kisha mësuar frëngjisht. Dhe vjen dikush më thotë se kishte një libër frëngjisht në shtëpi. As ai vetë nuk e dinte se çfarë libri ishte. Ishte një libër i vogël dhe ishte libri ungjilli sipas Joanit. Kur e kam lexuar për herë të parë atë libër, janë disa gjëra që shpeshherë janë vështirë të shpjegohen pse, janë disa që quhen të vërteta psikologjike, mënyra se si ishte shkruar, mënyra se si fliste u binda që kjo gjë ka gjëra të vërteta. Duke filluar nga ai vit, u njoha me disa njerëz, siç ishte Petro Zheji, të cilët jo vetëm ruajtën besimin në ato moment të vështira, por u bënë edhe burim frymëzimi edhe për njerëz të tjerë. Në atë kohë unë edhe u pagëzova dhe kjo ishte arsyeja pse mora dhe emrin Joan, për shkak të librit dhe pastaj në atë periudhë u lidhëm me disa grupime siç ishin një grup besimtarësh në Korçë, prifti që më pagëzoi mua, një hero. - Cili është vendi që zë besimi dhe religjioni ë kohën e sotme, ku duket se ikonat janë zëvendësuar nga I-Padi, të paktën tek të rinjtë? - Koha e sotme është një kohë unike dhe siç do institucion duhet të jetë pak më krijues se nuk mund të përsëriten të njëjtat gjëra. Është shumë vështirë të gjykosh njerëzit për besimin, por unë besoj që të gjithë njerëzit janë në një lloj kërkimi. Të gjithë po kërkojnë diçka. Dhe ajo çka mund të bëjë kisha, është pikërisht t’i ofrojë atë thesar që ata besojnë që kanë sepse ne jetojmë në një botë që shpeshherë nuk ka shumë përgjigje për shumë pyetje. Madje, për pyetjen bazike të jetës se cili është qëllimi i jetës, nuk ka më përgjigje. Në fe njeriu mund të gjejë një përgjigje të kësaj dhe në kishë mund të gjejë disa nga këto përgjigje. Njerëzit vijnë edhe të luten, vijnë edhe se kanë një jetë shpirtërore të

vazhdueshme, por është vështirë që të gjesh motivet se për çfarë vijnë saktësisht njerëzit në kishë. - Si është situata në Shqipëri_ A ka një krizë morale shoqëria shqiptare? Dëgjojmë vrasje, krime, vetëvrasje pothuajse përditë. Janë këto një lloj treguesi i dëshpërimit dhe mungesës së shpresës? - Unë besoj që nuk mund të shkëputemi nga gjithçka që ndodh në botë. Dhe Shqipëria është pjesë globale e botës. Ajo që ndodh më tepër nuk është dëshpërimi, por çorientimi. Njerëzit shpeshherë as nuk po e kërkojnë se çfarë duan. Ka një lloj çorientimi. Njerëzit nuk e dinë se çfarë realisht kërkojnë. Dhe në këtë botë çorientimi ku ka mijëra të vërteta është shumë vështirë për njerëzit që të vesojnë në një të vërtetë. Ky moment çorientimi pa dyshim që ka nevojë për një ngushëllim shpirtëror sepse pa të jeta nuk është e plotë dhe as gëzim nuk mund të kesh në zemër. Jetojmë në një kohë ku njerëzit nuk kanë gëzim. - Vini re një krizë të moralit të shoqërisë shqiptare? - Pa dyshim, kjo krizë është në të gjithë botën dhe reflektohet edhe te ne, por diskutimi i moralit është diskutim pak më i thellë, sepse çfarë mund të jetë e moralshme për dikë mund të mos jetë për dikë tjetër - Kryepeshkopi Anastas është vazhdimisht në qendër të sulmeve të medies, të ndonjë analisti apo të ndonjë force politike, si e shpjegoni këtë? - Kjo është histori e vjetër faktikisht, prej 20 vjetësh dhe nuk thuhet asnjë gjë e re, por përsëriten të njëjtat akuza. Unë jetoj brenda kishës dhe I shoh gjithë problemet e gjithçka tjetër dhe besoj që pa kontributin e tij, do ishte shumë vështirë që të ngrihej kisha. Për këtë të paktën duhet të jemi mirënjohës. Ndoshta mirë bëjmë pot ë ndalojmë në disa nga akuzat kryesore që bëhen për t’i parë pak më qartë. E para është mbi autoqefalinë. Ndërtimi dhe sigurimi I autoqefalisë është një proces shumë I gjatë. Nëse kryepeshkopi nuk do e kishte dashur autoqefalinë, nuk do ishin bërë gjithë këto vepra për ta forcuar atë gjë. Si mund të kishim një kishë nëse s’do kishim klerikë? Të gjithë klerikët janë shkolluar në Shqipëri dhe janë shtetas shqiptarë. Do të kishte qenë shumë me më pak kosto t’i dërgonim të gjithë të studionin jashtë. Shumë kisha afër nesh na kanë ofruar bursa pafund për të studiuar. Arsyeja që kryepeshkopi ka ndërtuar kishën në këtë vend është pikërisht për të nderuar një kishë lokale që do I shërbejë njerëzve që jetojnë në këtë vend. Dhe shpeshherë mund të keni dëgjuar pa e studiuar mirë se për çfarë flitet, flitet p.sh. për ndryshimin e statutit të vitit 1929. Thonë që është ndryshuar një nen që nuk duhet të ndryshonte dhe gjithçka tjetër. Neni 16 I statutit fliste që kryepeshkopi duhet të jetë shqiptar. Është dhe neni 15 që thotë se përpara se të përcaktohet, duhet të dekretohet nga mbreti. Neni 21 thotë që mbreti me një dekret mund ta largojë kryepeshkopin. Ai ishte një statut që paraqiste problematikën e asaj kohe. Ndoshta në atë kohë i përgjigjej disa nga problematikave siç iu përgjigj problematikave të asaj kohe statuti i viteve 50. Të dy këto statute nuk mund të shërbenin në gjendjen në të cilën kisha u gjend pas 1990. Për ta kuptuar më mirë se çfarë është statuti, është një rregullore e brendshme për organizimin e kishës. Çdo statut mund të ndërrohet sa herë që kisha e shikon të nevojshme madje vetë statuti I vitit 1929, neni 63 dhe 64, thuhet shprehimisht: “Përveç nenit 1,2,3, ku flitet se çfarë është kisha, të gjithë nenet e tjera mund të ndryshohen, ose me një kongres

ose edhe me vendim të këshillit miks. Vetë ky statut e thotë atë gjë. Kanonet e kishës janë ato që nuk ndryshojnë. Komunitetet e tjera fetare në Shqipëri e kanë ndërruar edhe gjatë këtyre 20 vjetve, 2-3 herë statutin dhe kanë bërë mirë se u janë përgjigjur problematikave të tyre. Statutet u afrohen kushtetutave. Tjetër kushtetutë kishte monarkia në vitet 30, tjetër kushtetutë ishte gjatë komunizmit dhe tjetër është sot. Statuti u punua me disa dispozita statutore, derisa u hartua statute në vitin 2006 dhe autoqefali, pikërisht do të thotë këtë gjë. Që kisha të jetë e pavarur jo vetëm thjesht nga jashtë, por edhe nga brenda, sepse asnjë institucion tjetër nuk mund të flasë në emër të kishës, se kush do jenë episkopet, kryepeshkopi. Kjo është çështje e brendshme e kishës dhe kjo gjë nuk është trazuar nga ortodoksët. Janë të tjetër që kanë trazuar vazhdimisht kishën. Komuniteti ortodoks është një komunitet paqedashës, brenda kishës ortodokse gjithmonë ka pasur harmoni. Hierarkia e kishës nuk ka ngjallur problem për njerëzit, madje njerëzit kanë qenë dhe mirënjohës për kontributet që ka bërë dhe kryepeshkopi gjatë gjithë këtyre viteve. Si do ndërtohej kisha ortodokse pa këtë ndihmesë? - Pse nuk e ka marrë një pasaportë shqiptare kryepeshkopi? - Ndoshta kjo pyetje është për t’ju adresuar atyre personave që kanë të drejtën për ta dhënë, por unë mendoj që do ishte në nderin e shtetit shqiptar dhe në nderin tonë për t’ia dhënë atë pasaportë. Shumë shtete do ndiheshin të nderuara dhe do ia kishin dhënë përnjëherë me kënaqësi nëse do e kishte kërkuar prej tyre. Ajo është diçka simbolike. Në shumë vende të tjera, kryepeshkopit ia japin brenda ditës pasaportën nëse zgjidhet. Ajo që doja të thosha është që ne duhet të mësohemi dhe vlerësojmë njerëzit që ndihmojnë. Këto janë disa procese që do kalojnë. Nuk vijnë shumë dhe njerëz për të na ndihmuar. Ka shumë pak njerëz që vijnë për të shërbye, sepse shërbesa nuk është aq e lehtë dhe për njerëzit që kanë shërbyer, pa dyshim që duhet të jemi mirënjohës. Do thosha edhe një gjë tjetër. Nuk mund të ketë grupe të cilat marrin monopolin e patriotizmit. Pse ato grupe qenkan më patriot sesa priftërinjtë ortodoksë që shërbejnë kudo në të gjithë Shqipërinë? Dhe përse ata qenkan më shqiptarë sesa unë? Çfarë kanë bërë më tepër ata për këtë vend? Çfarë shërbimi kanë bërë për atë gjë? Grada e atdhedashurisë nuk matet nga grada e sharjeve, por matet nga grada se sa njeriu punon dhe shërben për vendin ku jeton. Kisha nxit gjithmonë që të gjithë ta duan vendin e tyre. Unë nuk besoj se ka njeri që të dojë zotin dhe të mos dojë vendin e tij. Nëse dikush do vendin e tij kjo ndodh nëse ai e lulëzon atë vend, sesa jep për atë vend. Dhe në këtë drejtim, kryepeshkopi ka bërë shumë më tepër se ata njerëz që ata akuzojnë për këtë vend. - Disa mendojnë se është cenuar autoqefalia e kishës për shkak se në krye ka një shtetas grek? - Qëndron kjo? - Unë jetoj në këtë vend dhe jetoj në kishë çdo ditë. I shoh problemet dhe hallet që ka kisha çdo ditë. Gjatë këtyre 20 vjetve kisha është forcuar. Autoqefali do të thotë të kesh një autoqefali financiare. Nëse një kishë nuk është e aftë për të përballuar shpenzimet, nuk mund te jetë dot autoqefale. Gjatë këtyre 20 vjetëve, është punuar edhe në këtë drejtim shumë. Që të arrihet dita që kisha të jetë e pavarur nga ana financiare. Kjo është autoqefalia e vërtetë. Kisha nuk mund të kufizohet vetëm nga etnia. Unë nuk besoj që dëm-

ton duke qenë një i huaj. Kisha dëmtohet nga njerëz që nuk janë të devotshëm. nga njerëz që nuk janë të ndershëm. Mund të kesh një të kombit tënd e mund të bëj dëm shumë të madh ose e kundërta, në rastin që ne po flasim, ka ndodhur kjo e dyta. Një njeri që jep kontribut dhe e ndërton duhet të paktën t’i themi “faleminderit”. - Thuhet se zgjedhja e kryepeshkopit Anastas ishte e përkohshme, derisa të krijohej brezi i klerikëve shqiptarë. A ia kemi arritur asaj dite? Është krijuar pas 21 vjetësh mundësia? - Pasi e njoh kishën duke jetuar çdo ditë, nuk realizohet aq lehtë ajo gjë, jo vetëm thjesht në kishë, por ne edhe si shtet jemi në një periudhë tranzicioni dhe akoma nuk ka mbaruar çdo gjë. Ky do jetë një proces pak i gjatë. Nuk është aq i lehtë për t’u bërë. Nuk bëhet për 5 vjet. Është një proces i gjatë dhe ne jemi në këtë proces. Unë besoj se kisha po rritet, me njerëz që janë të këtij vendi, me njerëz të cilët dalëngadalë po fitojnë eksperienca se në krye të kishës duhet të jetë një njeri me eksperiencë shumë të madhe se gabime të ndryshme mund të kenë kosto të madhe. Dëgjojmë shpeshherë që thuhet se nuk meshohet në shqip. Kushdo që do të vërtetojë këtë gjë, mjafton të vijë në kishë. Kishat janë të hapura. Në të gjitha kishat meshohet shqip përveçse në kishat e minoritetit të cilët kanë të drejtën e gjuhës edhe në arsim. - Në Serbi nuk ndodh kështu me minoritetet. - Po kjo nuk do të thotë se është e drejtë. Madje, Kisha Serbe kritikohet. E drejta e një njeriu për t’u shkolluar dhe për të meshuar në gjuhën e tij është një e drejtë që nuk ia jap ose ia heq unë. Është e njohur dhe nga shteti. Por edhe në statutin tonë thuhet kjo gjë. Gjuha zyrtare është shqipja. - Mendoni se ka ndonjë klerik shqiptar të gatshëm për ta drejtuar Kishën Autoqefale të Shqipërisë? - Kjo çështje është si në familje. Nuk diskutohet se a ka ndonjëri që kur të vdesë babai, ta zëvendësojmë. Gjatë kohës që është një person, nuk bisedohet se kush do e zëvendësojë. Në momentin që personat nuk janë dhe vendet janë bosh, pa dyshim se do zgjidhet se kush do të ketë vazhdimësinë e asaj pune. Kisha do vazhdojë siç ka vazhduar. Personalitete sigurisht që do ketë kur të vijë moment. - A mund të ndërhyjë shteti në raste të tilla për të vendosur që të mos pranojë një kryepeshkop? - Kisha është autoqefale, që do të thotë vetëqeveriset. Është autoqefale nga ndikimet nga jashtë, edhe nga ndikimet nga brenda. Në historinë e kishës ka pasur tension midis pushtetit sekular dhe pushtetit fetar. Por këto nuk përkojnë me kanonet e shenjta. Kisha duhet t’i zgjedhin vetë njerëzit. Nuk mund të caktojë shteti se kush duhet të jetë episkopi. Ajo është një heshtje brenda e komunitetit ortodoks. Edhe brenda partive politike, nuk i cakton shteti kush do jetë kryetari i partisë. Edhe kisha është një grupim vullnetar. Pa dyshim që është edhe një grupim hyjnoronjerëzor se ka dhe elementin sakremental të kishës, por është një grupim vullnetar I njerëzve. Nuk mund të caktohen nga dikush tjetër. Ne kemi një marrëveshje me shtetit e cila është ndërtuar sipas kushtetutës së Shqipërisë dhe sipas statutit tonë ku përcaktohen të gjitha gjerat se si zgjidhen marrëdhëniet midis shtetit dhe kishës. - Mendoni se ka një frymë antiortodokse në Shqipëri sipas një shenje barazimi që ka ekzistuar se çdo ortodoks është grek?


intervistë • E hënë 4 shkurt 2013 - Për fat të keq, shpeshherë po. Mund ta shihni edhe nga sulmet e ndryshme. Unë befasohem nganjëherë. Çdo ditë na vjedhin nga një kishë. Ne shpeshherë kemi qenë të heshtur për të mirën e vendit ashtu siç kur do jemi të zëshëm për të mirën e vendit. Sulme të padrejta shpeshherë, shpifje, denigrime, gjëra që nuk janë të vërteta. Ne ndoshta nuk kemi kohën dhe mundësinë për t’i sqaruar shpeshherë. Na ka ndodhur që shkruajnë gazetat shpifje të ndryshme. Ne kthejmë një përgjigje, ato nuk e botojnë. Si mund të quhet kjo gjë? Që çdokush ka të drejtën për t’u përgjigjur nëse dikush shkruan për të. Kjo gjë nuk e ndihmon këtë vend. Kisha Ortodokse është një pjesë e rëndësishme e këtij shteti. Ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në formimin e shtetit shqiptar. Dhe kjo lloj fryme krijon përçarje. Një shtëpi e ndarë nuk mund të qëndrojë dot. - Mos duket sikur po merrni rolin e viktimës sot? - Nuk është në kuptimin e viktimës, por është realiteti. Çdo njeri mund ta ndiejë këtë gjë. Pse vetëm për kishën ortodokse? Shumë gjëra që kanë ndodhur, vetëm për kishën flitet vazhdimisht. Nëse flitet për gjera që janë reale, të vërteta, ata njerëz mund të vijnë të bisedojnë dhe me ne për të shpjeguar, por shpeshherë ngrihen mbi thashetheme, ngrihen mbi gjera jo të vërteta, si ai rasti që thonë që meshohet greqisht. Në Korçë, nga gjithë ata priftërinj që kam unë, edhe sikur të duan, nuk dinë greqisht. Një ose dy veta dinë të meshojnë greqisht. Kjo nuk është ndonjë diçka për t’u mburrur se sa më shumë të dinin, akoma dhe më mirë është, por ky është realiteti. Shtrembërime të tilla, thënë nga dikush dhe duke u përsëritur nga të tjerët, merr statusin e një të vërtete. Shumë veta që më kanë pyetur për këtë, i kam thënë që kjo është gjeja më e thjeshtë që mund ta vërtetoni. Shkoni në kishë dhe shihni si meshohet. Kisha është e hapur. - E njihni at Nikolla Markun? E përfaqëson ai kishën? - Unë e kam takuar dy herë, por nuk e njoh mirë sepse duhet të rrish me dikë që ta njohësh. Duhet kuptuar diçka se çfarë është prifti. Në kishën ortodokse po edhe atë katolike ka vetëm një prift. Ky është Jezu Krishti. Episkopi bëhet ikona e dukshme e pranisë së padukshme të priftit. Dhe gjithë këto të tjerët që marrin emrin prift, marrin pjesë në priftërimin e episkopit. Në kishën e parë ishte vetëm episkopi që i bënte ritet. Por kur krishterimi u shtua dhe episkopi nuk mund të ishte i pranishëm në shumë vende, delegoi një pjesë të priftërinjve të tij tek të tjerët për të shërbyer këtë gjë. Një prift nuk mund të qëndrojë dot pa qenë në një kungim dhe pa një juridiksion të një episkopi. Madje të tre statutet që kemi pasur ne kanë një nen i cili qëndron dhe thotë: “Asnjë nuk mund të kryejë funksionet e priftit ortodoks nëse nuk është emëruar nga sinodi i shenjtë I kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë”. At Nikolla Maru nuk është emëruar nga sinodi dhe nuk mund të jetë dot prift sepse kur të meshojë një prift, duhet të përmendë episkopin e tij. Ne duhet të jemi pak më seriozë. Nuk mund të tallet me anën sakrementale të kishës. Prifti nuk mund të zgjidhet me vota njerëzish. As nuk mund të bëhet me peticione njerëzish. Priftëria ka momentin sacramental dhe duhet të jetë nën juridiksionin e një episkopi. - Nga financohet Kisha Autoqefale e Shqipërisë? - Në fillim ndihmesa e madhe vinte nga jashtë dhe ishte falë personalitetit të kryepeshkopit, i cili mblodhi fonde të jashtëzakonshme nga Greqia, Amerika, Gjermania, Australia, Danimarka, të gjithë dhanë një ndihmesë të jashtëzakonshme. Dhe këto nuk u dhanë, sepse dikush u kujtua për kishën tonë. U dhanë në bazë të një kërkimi të jashtëzakonshëm e të vazhdueshëm të kryepeshkopit. Ka të drejtë që e quan veten shpeshherë që është bërë lypës ndërkombëtar. Ka shkuar dhe ka marrë kudo. Së fundi, një besimtar në Gre-

qi, la gjithë pasurinë e tij kishë ortodokse autoqefale të Shqipërisë. 3.5 milionë euro para 2-3 vjetësh. Këto janë burimet nga kanë ardhur deri më sot. Në vitet e fundit ka filluar të shtohen të ardhurat nga brenda. Komuniteti ortodoks, besimtarë të ndryshëm kanë filluar të shtojnë pak me tepër, kisha ka krijuar disa mënyra për të krijuar diçka dhe kjo është lufta e gjatë e kishës për të krijuar bazën financiare në të cilën do të sigurohet dhe autoqefalia jo vetëm në kohën ku jetojmë tani, por dhe për të ardhmen. - Sa ka që është ngritur komisioni për përkthimin dhe korrigjimin e ungjillit, cili është qëllimi dhe mund të na thoni diçka më tepër se si po shkon puna? - Kjo është një çështje shumë e rëndësishme jo vetëm për kishën, por për gjithë literaturën shqip sepse dhe monumenti që bëri Kristoforidhi në përkthimin e ungjillit ishte një monument i gjuhës shqipe. Pa dyshim koha ka kaluar, shumë fjalë kanë evoluar dhe lindi nevoja për të pasur një libër që të ishte i kuptueshëm edhe për brezat e sotëm. Përkthimi i ungjillit është jashtëzakonisht i vështirë. Është një punë jashtëzakonisht e madhe dhe për këtë arsye kisha ka ndërtuar një grup pune, që punoi gati 2 vjet e gjysmë. Ne pothuajse sa e mbaruam dhe ndoshta së shpejti do dalë në botim. Jemi në bisedime edhe me shoqërinë biblike për t’u botuar. Vështirësitë kanë qenë të mëdham sidomos në problemin terminologjik. - Cili është raporti i Kishës me fenomenin e ri në Shqipëri, që është vala e re e nacionalizmit? - Nacionalizmi i mbështetur në urrejtje është nga natyra antikishë, sepse një nacionalizëm përjashton një nacionalizëm tjetër. Kisha duke qenë katolike nga greqishtja katholos, që është universale nuk mund të pranojë ndarjen dhe konfliktet etnike. Konflikti etnik është nga natyra vetë antikishë, sepse ngrihet mbi urrejtjen. Ky është një debat jo vetëm në Shqipëri, është një debat në shumë vende. Kur një parti në Greqi siç është “Agimi i Artë”, kur doli për të mbrojtur kishën dhe thanë që jemi për të mbrojtur ortodoksinë sepse është baza e identitetit tonë, ja si iu përgjigj metropoliti i Kishës në Greqi: Cilën ortodoksi do mbroni ju? Të kishës apo tuajën? Sepse ortodoksia thotë duaje vëllain tënd, nëse dikush urren vëllain e tij dhe thotë dua zotin, ai gënjen. Kjo është ortodoksia. Krahasoni veprat e kësaj partie me këto fjalë në mund të përputhen. Kështu që kisha nga natyra e saj është për dashurinë e të gjithë popujve. Të mbështetesh në urrejtje, jo vetëm është kundër besimit, por është dhe kundër Zotit. Zëri i kryepeshkopit ka qenë një zë i fuqishëm dhe kanë qenë zëra që kanë munguar në Ballkan. Ka qenë një zë i guximshëm vazhdimisht. Ka qenë një nga promotorët e dialogut ndërfetarë dhe ndërkulturor. Ajo frymë është përhapur dhe në kishën tonë. Askush nuk ka të drejtë të urrejë. Edhe sikur të jetë armiku jonë ne prapë duhet ta duam. Njerëz që abuzojnë me të tilla gjera jo vetëm që nuk e duan vendin e tyre, por ato nxisin urrejtje dhe përçarje dhe kjo gjë përfundon gjithmonë në tragjedia dhe vuajtje pafund . Unë besoj që Ballkani ka nevojë për bashkëpunim dhe ka nevojë për njerëz që ta duan njëritjetrin. Konfliktet e ndryshme do të sjellin vetëm humbës. - Siç e thotë edhe kryepeshkopi, ka një shqetësim për marrëdhëniet shqiptaro-greke së fundmi. Çfarë duhet bërë për t’i paqtuar dhe a ka marrë Kisha përsipër ndonjë rol për të ndihmuar në këtë situatë? - Pa dyshim brenda mundësive tona, sepse ne nuk mund të kontrollojmë gjithçka. Çdo njeri që vjen në kishë, predikimet janë të mbushura me këto gjëra që unë thashë edhe më parë madje shpeshherë veprimet që ka bërë kisha janë veprime dashurie. Ka pasur raste dhe me emigrantët shqiptarë që shkuan në Greqi të cilët u

ndjenë të detyruar të pagëzoheshin, të ndërronin emrat për të mbijetuar atje. Mos ndoshta gjithë këto ndryshime që kanë ndodhur këto 20 vjet atje kanë mbjellë ndonjë klimë tensioni, urrejtje dhe kisha ka një lloj roli dhe këtu? Për të folur qartë për të tilla gjëra e dinë shumë më mirë njerëzit që kanë qenë atje. Ka edhe presione kulturore, padyshim çdo vend ka presionet kulturore, në një shoqëri pak më shumë, në një shoqëri pak më pak. Jo të gjithë që janë pagëzuar, janë pagëzuar se janë ndjerë të detyruar se është shumë vështirë të gjykosh se përse njeriu bën një veprim nga brenda. Besoj se Kisha ka ndihmuar me aq sa ka mundur madje ka disa rate ku kryepeshkopi ka folur në Greqi për të mbrojtur të drejtat e emigrantëve shqiptarë siç ishte rasti i famshëm i operacionit fshesa. Në bisedë me kryeministrin që është bërë publike, kryepeshkopi edhe titullin e ka quajtur fyes. Zëri i kishës është munduar që brenda mundësive të saj të ndihmojë çdo njeri dhe sidomos për të ruajtur dinjitetin e njerëzve. Shpeshherë njerëzit kanë nevojë më tepër për dinjitet se sa edhe për bukë. - Cilat janë marrëdhëniet tuaja me komunitetet e tjera fetare? - Në Shqipëri kjo është diçka e veçantë. Pa dyshim që janë shumë të mira. Dy komunitetet e mëdha që janë në Korçë komuniteti mysliman dhe ai ortodoks, marrëdhëniet janë jashtëzakonisht të mira. Madje, me myftiun jo vetëm që kemi marrëdhënie institucionale, por edhe miqësi. Padyshim të gjithë familjet në Shqipëri janë të ndërlidhura. Unë nuk mbaj mend ndonjëherë të kem bërë ndonjë pagëzim apo të kem bërë ndonjë funeral dhe të kenë qenë vetëm ortodoksë. Gjithmonë kanë qenë të përzierë janë komshinjtë, janë kushërinj. Edhe sikur të duam ne nuk mund të zhbëhet kjo gjë. Dhe kjo është një pasuri dhe si çdo pasuri duhet ruajtur. Sepse nga pakujdesitë edhe mund të dëmtohet dhe kur kemi ngritur shpeshherë zërin për gjëra të ndryshme ka qenë pikërisht e parë në këtë aspekt për ta ruajtur dhe forcuar këtë harmoni. Marrëdhëniet kanë qenë jashtëzakonisht të mira jo vetëm me myslimanët, por edhe në komunitetet e tjera, me katolikët. - A mendoni, Hirësi, se ekziston kjo harmoni fetare në Shqipëri, toleranca dhe respekt i ndërsjellë? Apo ekziston një mosnjohje e feve në përgjithësi nga qytetarët? Jemi në prag të ndonjë kërcënimi, rreziku të kësaj harmonie? - Vetë fakti që ne nuk kemi pasur ndonjëherë tensionim fetar, harmonia që është ndërmjet krerëve ndërmjet njerëzve. Harmonia fetare nuk është privilegj i krerëve, krerët mund të ndihmojnë në shtimin dhe pakësimin. Është harmonia ndërmjet njerëzve me njëri-tjetrin. Unë duhet të theksoj se kjo është diçka e rëndësishme që do kujdes sepse si çdo gjë harmonia nuk është diçka e dhënë. Pakujdesitë mund ta dëmtojnë. Mos respektimi i tjetrit mund ta dëmtojë, si më marrëdhëniet ndërnjerëzore. Nëse dy njerëz janë miq nëse ata grinden ose fillojnë mosrespektimin e njëri-tjetrit atëherë dhe ftohet. Shpeshherë ftohja mund të kalojë edhe në armiqësia, prandaj dhe kjo duhet kultivuar. Deri sot kjo është kultivuar nga institucionet fetare dhe nga njerëzit dhe shpresojmë që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse do të jetë në të mirën e të gjithëve. - Cili është roli i shtetit në marrëdhëniet me ju? Çfarë raporti keni me të? - Pa dyshim që shteti është laik. Dhe janë dy rende të ndryshme. Marrëveshjet kanë rregulluar marrëdhëniet me njëritjetrin. Unë vetë do të kisha dashur të kishte më tepër bashkëpunim. Duke ndihmuar komunitetet fetare ndihmohet vetë vendi. Për fatin tonë të keq shpeshherë ka ekzistuar në historinë tonë, shpeshherë njerëzit kanë menduar se duke qenë komunitete të dobëta mund të kontrollohen më lehtë. Unë nuk e besoj këtë gjë. Komunitete solide dhe realisht të pavarura e rrisin sigurinë e vendit edhe më shumë. Shtete shumë të fuqishme e dinë këtë gjë dhe i

ndihmojnë komunitet fetare dhe duhet të ishte një ndihmesë për komunitet fetare. Kthimi i pronave nuk është thjesht për të bërë komunitet fetare të pasura, por për t’i aftësuar ata komunitete për të kryer shërbesën e tyre. Shërbesa që bën kisha ose komunitete e tjera fetare kërkon edhe një financim, kërkon edhe një bazë financiare. Do të bësh kampe për të rinjtë kërkon edhe diçka për t’i dhënë. Do të ndihmosh të varfrit do të ndihmosh njerëzit në nevojë kërkon diçka dhe kufizimi i këtyre burimeve kufizon edhe shërbesën e njerëzve. - Ku ka ngecur procesi i kthimit të pronave për Kishën Ortodokse? - Unë besoj se nëse do të ishte vullneti i fortë për ta bërë këtë mund të zgjidhje shumë lehtë. Madje mund të ishte zgjidhur që në fillim. Pronat tona u morën me një dekret në vitin 1967 dhe mund të ishin kthyer menjëherë me një dekret që e zhbënte atë të 67-s. Procesi i kthimin është në çdo pronë duhet të hapësh një gjyq. Dhe jemi zvarritur nëpër mijëra e mijëra gjyqe që është e vështirë t’i ndjekësh jo vetëm thjeshtë nga ana financiare, por edhe nga njerëzit. Në këtë drejtim mund të ishte bërë një marrëveshje. - Ajo që ndodhi me afresket e Onufrit, a mendoni se mund të pengohej nëse ajo kishë do të ishte nën administrimin Kishës dhe jo të shtetit? - Ajo mund të ruhej mes një bashkëpunimi midis Kishës dhe shtetit. Shpeshherë ndodh që kujdestari i një kishe jeton në një fshat që është 4 orë larg, kur në të njëjtën kohë mund të gjendej një kujdestar që ishte brenda fshatit. Ne e kemi kërkuar këtë gjë duke caktuar një besimtar të devotshëm që ka kujdes shumë më tepër për ta ruajtur. Janë qindra kisha të pozicionuara edhe nëpër male dhe është e vështirë që të ruhen të gjitha. Organizimi i kujdestarëve do të ndihmonte në këtë gjë. Është një projekt që duhet të ishte vënë në jetë për të vendosur në monumente të rëndësishme kamera, siç ishte kisha e Valshit një monument shumë i rrallë, shumë e rëndësishme e kujtesës sonë historike. Ato humbje janë të parikuperueshme. Kjo nuk mjafton me kaq e gjithë shoqëria jonë duhet të jetë më e përgjegjshme për t’i ruajtur këto gjëra, sepse edhe në vende të tjera ndodhin vjedhje, por te ne janë vjedhje të mëdha. Afresket që u morën atje ato nuk mund të shiten, por është bërë një dëm I jashtëzakonshëm. - U bë shumë debat për dramën e Namik Dokles, shfaqja e të cilit u ndalua në Korçë për blasfemi. Cili është qëndrimi juaj për këtë rast konkret? - Është spekuluar shumë. U dhanë shpeshherë si deklarata të mitropolisë shkrime që ishin nëpër blogje të ndryshme, që nuk ishin lëshuar nga kisha dhe madje ajo që është për të ardhur keq është kjo gjë: njerëz të nderuar të shtypit dhe analistë ngritën komente dhe konkluzione mbështetur në thashetheme. Deklarata e kishës ishte që kjo dramë fyen dhe denigron klerikët ortodoksë. Ne nuk kemi kërkuar as të hiqet drejtoresha as nuk është vendimi jonë të ndalohet apo jo shfaqja. Madje edhe në takimet që kam pasur me drejtoreshën e teatrit ne shprehëm thjesht ndjeshmërinë tone ndaj kësaj gjëje. Është vendimi i tyre për të vendosur për ta shfaqur ose jo. Për ta respektuar ndjeshmërinë e besimtarëve ortodoksë ose jo. Nuk është vendim i Kishës. - “Ndjeshmëri” çfarë do të thotë, që i kërkuat zonjës Kita që të mos jepet më shfaqja? - Ne kemi kërkuar këtë gjë që kjo pjesë fyen dhe denigron komunitetin ortodoks. Dhe duhet të kemi parasysh edhe diçka ne vijmë nga një e kaluar shumë e hidhur. Kisha është denigruar për një kohë shumë të gjatë. Unë dua t’ju jap një shembull. Ju e shikoni se sa e kujdesshme është qeveria gjermane me Izraelin nuk e ka kritikuar asnjëherë, ndoshta edhe për diçka që mund ta kritikonte. Pikërisht për atë që kanë bërë gjermanët kundër hebrenjve. Dhe

»

07

kisha jonë si çdo komunitet tjetër kemi qenë të persekutuar, të denigruar, të tallura nëpër filma. Ringjallja e kësaj gjëje na duket sikur ringjall përsëri atë gjë. - Por ka një raport midis lirisë së fjalës dhe lirisë së besimit, e respektoni ju këtë? - Patjetër. Dhe në lirinë e fjalës dhe ne kemi të drejtën për të shprehu atë që mendojmë ne, sepse nuk mund të jetë liria e fjalës që dikush ka liri për të sharë dhe ti nuk paske liri për t’i thënë që nuk është mirë kjo gjë. Unë nuk mund ta ndaloj atë gjë. Është e drejta dhe vendimin e merr teatri dhe këshilli. Nuk jemi ne që e vumë në skenë dhe nuk mund të jemi ne që mund ta ndalojmë. Ne respektojmë lirinë e fjalës së gjithsekujt dhe liria e fjalës duhet të ketë një lloj kufizimi që të mos abuzohet me lirinë. - A mendoi se skandalet për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore e kanë dëmtuar disi imazhin e Kishës dhe mund të na sqaroni se cili ka qenë roli i Kishës në këtë proces? - Imazhi nuk është bërë nga ne, është bërë shpeshherë nga mënyra se si është dhënë. Marrëveshjet për varrezat nuk janë marrëveshje ndërmjet kishës. Janë ndërmjet dy shteteve respektive. Kisha ka detyrimin e saj kundrejt çdo të krishteri ortodoks që të ndodhet në çdo zhvarrim. Pa dyshim si do gjë që ka ndodhur në Shqipëri, unë nuk habitem nëse nuk ka pasur profesionalizëm, por nuk është problem i kishës kjo gjë. Ne nuk bëjmë biografitë e njerëzve. Çdo kërkesë që bëhet për një shërbesë fetare, ne jemi të detyruar për ta bërë ashtu si mjeku në spital. Unë nuk mund të flas me siguri se çfarë ka ndodhur, po nëse prokuroria do të kishte shpallur fajtor një klerik për këtë pa dyshim që kisha do të kishte marrë masën karshi atij personi. Nuk është kisha ajo që bën zhvarrimin. Unë mendoj se ka ndodhur po ajo gjë që duke u përsëritur nga të gjithë, atëherë fillon e merr statusin e të vërtetës. - Sa jeni ju ortodoksit në Shqipëri? Censusi që u realizua ju ka nxjerrë vetëm 6,7%. Ju pretendoni 24%. Si është e vërteta? - Ky pretendim që themi ne mbështetet në regjistrat e pagëzimit të rinj dhe të vjetër. Në listat e gjithë famullive që kemi ne dhe mbështetur në këtë gjë, janë të paktën 24%. Qarku i Fierit ka 475 mijë banorë. Nga këto gjysma janë ortodoksë. Vetëm kjo gjysmë është gati 10% e gjithë popullsisë në Shqipëri. Kjo është vetëm për Fierin. Po të përfshish qarkun e Korçës, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës. Mua më duket dhe një census pak qesharak. Nuk mund ta zhbësh 2/3 e një besimi, e as nuk mund ta justifikosh me emigracionin. Nga të gjithë komunitetet kanë emigruar, jo vetëm ortodoksët. - Ju keni regjistruar dhe një census vetjak. Sa i ligjshëm është dhe sa do t’ju vlejë? - Nuk ishte census. Ai ishte për një kohë shumë të shkurtër. Ne pyetëm vetëm njerëzit që erdhën në kishë nëse ishin pyetur ose jo. Dhe unë do t’ju jap një shifër që është befasuese. Mbi 20 mijë veta janë deklaruar me emër dhe adresë që as nuk janë pyetur për këtë gjë. Dhe këta janë vetëm ata që kanë ardhur në kishë. - Sa i dëgjohet zëri kryepeshkopit kur kthehen familje shqiptare në kufirin grek? - Nuk mund të jetë kryepeshkopi që të zgjidhi të gjitha këto probleme. Këto gjëra mund t’i kërkojmë privatisht, mund të bisedohet me njerëzit, por nuk mund t’i zgjidhi kryepeshkopi gjithë problemet midis Tiranës dhe Athinës. Nuk është as e arsyeshme që t’i zgjidhë kryepeshkopi. Pa dyshim që në shumë takime kryepeshkopi është munduar që të ketë sa më pak konflikte dhe të japë kontributin e tij për të shuar këtë gjë. Nuk do të thotë se zëri gjithmonë të dëgjohet. Detyra jonë është ta vëmë në dukje, dhe ne këtë kemi bërë gjithmonë.


08

« aktualitet

P

unonjësit e minierave pas daljes në pension përfitojnë trajtim të veçantë financiar, të parashkuar me ligj dhe akte nënligjore të posaçme. Sipas sqarimit të dhënën në faqen zyrtare të ISSH, personat të kenë punuar për një periudhë jo më pak se 11 vjet e gjysëm nëntokë dhe të kenë periudhë të përgjithshme jo më pak se 23 vjet punë përfitojnë nga ky trajtim i posaçëm. Por për të arritur këtë do të duhet të vërtetojnë se nuk ushtrojnë veprimtari tjetër ekonomike. Në rast kur një minatori i lind e drejta e daljes në pension dhe i përfitimit të trajtimit të posaçëm, në të ardhurat e tij do të shtohet një shumë e barabartë me 60% të bazës së vlerësuar. Po kështu në ligje janë parashikuar dhe rastet kur nuk ka dokumente në llogaritjen e bazës së përfitimit. Kështu në rastet kur për llogaritjen e bazës së vlerësuar mungojnë dokumentet, masa e përfitimit do të caktohet në nivelin e përfitimit minimal, i cili përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithësesi bëhet e ditur se lidhur me këtë përfitim, nuk procedohet në

E hënë 4 shkurt 2013 •

Trajtimi i kategorive të veçanta, kushtet e përfitimit

Punonjësit e minierës pension pas 11 vite pune vijim, pasi në ligj është parashikuar një datë kufi e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit deri më 31 mars 2001. Kushtet ligjore Prej vitit 2000 ligji për trajtimin e posaçëm për minatorët ka ndryshuar disa herë. Ndërsa si bazë për të llogaritur përfitimin vlerësohet ligji i vitit 2007 ku janë dhe ndryshimet e fundit. Së pari, llogaritja e trajtimit të posaçëm ka nisur me ligjin nr. 8685, datë 09.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera nëntokë”. Ndërsa ndryshimet janë të parashikuar fillimisht me ligjin nr. 9356, datë 17.03.2005 dhe së fundi me ligjin nr. 9706, datë 05.04.2007. Personat përfitues: sipas këtij ligji janë punonjësit, të cilët kanë punuar në miniera, nëntokë.

Ish-ushtarakët që përfitojnë

Policia: Arrestuam 15 persona

Merrnin makina me qira, vidhnin kalimtarë e makina, i çmontonin Brenda 48 orëve të fundit policia e Tiranës arrestoi 15 persona, kryesisht për veprat penale të vjedhjes me dhunë, vjedhjes së banesave, vjedhjes së automjeteve, si dhe armëmbajtjes pa leje. Vetë kryepolici i Tiranës, Bernard Caushaj, dje në një deklaratë për shtyp, tha se nga operacionin i koduar “Automjetet me qira” u arrit identifikim dhe lokalizimi i vendodhjes së autorëve që kryenin “vjedhje me dhunë” dhe më pas “vjedhje të automjeteve”, kryesisht “Mercedez Benz” në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranës. Më konkretisht janë arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasit Benardo Cakaj, 23 vjeç, Fation Bushgjoka, 22 vjeç, Kristian Bushgjoka, 18 vjeç dhe Sokol Sula, 26 vjeç, të tre banues në Kamzë dhe Arlind Mhilli, 23 vjeç, Leandro Cera 18 vjeç dhe R.Bara, 17 vjeç, të tre banues në Laç. Në sajë të shtrirjes së gjerë të këtij procedimi duke bashkëpunuar edhe me komisariatet e disa qyteteve, u arrit dokumentimi ligjor i mekanizmit të vjedhjes me dhunë të këtyre shtetasve. Dyshohet se, autorët merrnin automjete me qira pranë zonës së stadiumit “Dinamo”, në Tiranë dhe më pas realizonin vjedhje me dhunë të kalimtarëve të sendeve personale e bizhuterive, kryesisht në orët e darkës. Është dokumentuar tërësisht me prova të pakontestueshme, implikimi i tyre në 30 vjedhje automjetesh, kryesisht të tipeve Mercedez Benz, të cilat më pas i dërgonin në një servis në Vorë, me qëllim çmontimin e tyre dhe shitjen më pas për pjesë këmbimi në Fushë-Krujë, Laç, Mamurras etj. Mekanizmi i vjedhjes së tyre ishte marrja e automjeteve me qira dhe më pas kryerja e vjedhjeve të automjeteve apo grabitje me dhunë të qytetarëve të ndryshëm. Gjithashtu personat në fjalë më datë 1 shkurt të këtij viti, rreth orës 22.00’ në Rrugën “Hasan Sufa”, kanë vjedhur me dhunë dy shtetas, si dhe një shumë të konsiderueshme parash në 2 mijë euro dhe më pas janë larguar me automjetin tip “Ford Fussion” TR 0837 T, të marrë me qira. Po ashtu është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ina Sulejmani 23 vjeç dhe Arbër Doko 18 vjeç, sepse më 2 shkurt, rreth orës 22.00 në afërsi të Pallatit të Kulturës në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur me dhunë shumën prej 150 000 lekësh, shtetasit Ahmet Bici. Blutë e Tiranës dhe ata të rretheve, po dokumentojnë të gjitha grabitjet.

Nr.

Emer

Atesia

Mbiemer

Llloji perfitimit

Rajoni

55

Koco

Dhimiter

Kristo

Suplement Pleqerie

Korca

1

Agim

Kadri

Mullaj

P.Parakohshem

Korca

56

Kostandin

Vangjel

Dhimo

Suplement Pleqerie

Tirana

2

Ahmet

Ali

Sakaj

Suplement Pleqerie

Tirana

57

Kristaq

Xhoxhi

Olldashi

Suplement Pleqerie

Tirana

3

Ahmet

Hasan

Limani

Suplement Pleqerie

Durresi

58

Kudret

Hamel

Collaku

Suplement Pleqerie

Tirana

4

Aleks

Llazi

Cipi

Suplement Pleqerie

Elbasani

59

Latif

Muharrem

Mukaj

Suplement Pleqerie

Tirana

5

Aleks

Pali

Baloshi

Suplement Pleqerie

Elbasani

60

Leke

Nike

Imeraj

Suplement Pleqerie

Shkoder

6

Alfed

Fiqiri

Kreka

P.Parakohshem

Korca

61

Liko

Sali

Agolli

Suplement Pleqerie

Tirana

7

Ali

Luto

Spahiu

Suplement Pleqerie

Tirana

62

Llambi

Miri

Miraku

P.Parakohshem

Korca

8

Alo

Bektash

Satko

Suplement Pleqerie

Tirana

63

Llukan

Miti

Mici

Suplement Pleqerie

Tirana

9

Andrea

Nuni

Luadhi

P.Parakohshem

Korca

64

Llukan

Thimi

Kushi

Suplement Pleqerie

Berati

10

Arben

Ahmet

Myrtaj

Suplement Pleqerie

Tirana

65

Lola

Eqerem

Janaqi

Suplement Pleqerie

Korca

11

Artan

Zenel

Koka

Suplement Pleqerie

Tirana

66

Mark

Pashuk

Peraj

P.Parakohshem

Shkoder

12

Astrit

Bilbil

Leskaj

Suplement Pleqerie

Tirana

67

Marko

Koco

Gerde

Suplement Pleqerie

Korca

13

Astrit

Gjezair

Muca

P.Parakohshem

Tirana

68

Medat

Damo

Mamaj

Suplement Pleqerie

Tirana

14

Balil

Boco

Xhemali

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

69

Mehdi

Sali

Karasani

Suplement Pleqerie

Vlora

15

Bardhok

Gjok

Arapi

Suplement Pleqerie

Tirana

70

Mete

Njazi

Cenolli

P.Parakohshem

Tirana

16

Bashkim

Hysen

Mucaj

Suplement Pleqerie

Berati

71

Mexhit

Beshir

Llapushi

Suplement Familjar

Korca

17

Bedri

Shefki

Nano

Suplement Pleqerie

Tirana

72

Muharrem

Feta

Ferrollari

Suplement Pleqerie

Durresi

18

Bilbil

Iliaz

Shehu

Suplement Pleqerie

Tirana

73

Murat

Hazbi

Doko

Suplement Pleqerie

Tirana

19

Bujar

Brahim

Ramaj

Suplement Pleqerie

Tirana

74

Naum

Okli

Gjego

Suplement Pleqerie

Korca

20

Demir

Shyqyri

Hyseni

Suplement Pleqerie

Korca

75

Ndue

Gjon

Marku

Suplement Pleqerie

Tirana

21

Dhionis

Aristidh

Nikollari

Suplement Pleqerie

Tirana

76

Osman

Hasan

Osmani

Suplement Pleqerie

Korca

22

Dhionis

Trushi

Nushi

Suplement Pleqerie

Vlora

77

Osman

Sulejman

Shehu

Suplement Pleqerie

Tirana

23

Dile

Preng

Prenga

P.Parakohshem

Tirana

78

Pandeli

Andrea

Kosta

Suplement Pleqerie

Korca

24

Eliana

Rako

Mecaj

Suplement Pleqerie

Tirana

79

Partizan

Hysen

Mance

Suplement Pleqerie

Tirana

25

Engjell

Xhevit

Marishta

P.Parakohshem

Tirana

80

Pellumb

Nure

Sina

P.Parakohshem

Gjirokaster

26

Ferdinand

Shaban

Koruni

Suplement Pleqerie

Tirana

81

Petrit

Rexhep

Zere

Suplement Pleqerie

Tirana

27

Feti

Reshat

Mehmeti

Suplement Pleqerie

Tirana

82

Petrit

Xhelal

Breshanaj

Suplement Pleqerie

Vlora

28

Filip

Vasil

Suku

Suplement Pleqerie

Berati

83

Qazim

Man

Selimaj

P.Parakohshem

Tirana

29

Fiqiri

Jashar

Duci

Suplement Pleqerie

Korca

84

Qirjako

Ilo

Qirici

Suplement Pleqerie

Tirana

30

Fitim

Kamber

Bejko

P.Parakohshem

Tirana

85

Ramadan

Bilbil

Feruni

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

31

Gani

Dalip

Sabahu

Suplement Pleqerie

Durresi

86

Ramazan

Selman

Nika

Suplement Pleqerie

Tirana

32

Gani

Myftar

Memoci

P.Parakohshem

Tirana

87

Rapo

Adil

Rrapo

Suplement Pleqerie

Tirana

33

Gezim

Asllan

Mecaj

P.Parakohshem

Korca

88

Robert

Thanas

Leno

P.Parakohshem

Korca

34

Gezim

Guce

Haxhiraj

Suplement Pleqerie

Berati

89

Saimir

Qemal

Demiri

P.Parakohshem

Tirana

35

Gjergji

Piro

Gjoshe

P.Parakohshem

Tirana

90

Sazan

Kamber

Aliko

Suplement Pleqerie

Vlora

36

Hajdar

Met

Kociaj

Suplement Pleqerie

Durresi

91

Seid

Maliq

Disha

P.Parakohshem/ S.pleqerie

Durresi

37

Hajredin

Rexhep

Stojku

Suplement Pleqerie

Tirana

92

Seit

Sinan

Mamo

P.Parakohshem

Gjirokaster

38

Halit

Xhaferr

Rremi

Suplement Pleqerie

Tirana

93

Servet

Bajram

Zhapa

Suplement Pleqerie

Tirana

39

Hanushe

Tafil

Cela

Suplement Pleqerie

Tirana

94

Shamet

Dino

Salati

Suplement Pleqerie

Vlora

40

Harillaq

Qirjako

Haxhijani

Suplement Pleqerie

Durresi

95

Shasho

Veliko

Hamzaj

Suplement Pleqerie

Tirana

41

Haxhi

Sulejman

Taga

Suplement Pleqerie

Durresi

96

Shefikat

Ali

Calja

P.Parakohshem

Elbasani

42

Hazbi

Qazim

Llakaj

Suplement Pleqerie

Elbasani

97

Shefki

Adem

Myftarago

Suplement Pleqerie

Korca

43

Hidajet

Bajram

Tocaj

Suplement Pleqerie

Tirana

98

Skender

Ismail

Malkaj

Suplement Pleqerie

Tirana

44

Ibrahim

Hysen

Torba

P.Parakohshem

Berati

99

Sotir

Asimaq

Zoto

Suplement Pleqerie

Tirana

45

Ibrahim

Xhefer

Ameda

Suplement Pleqerie

Tirana

100

Spiro

Ndrio

Strari

Suplement Pleqerie

Tirana

46

Ilo

Kristo

Gjino

Suplement Pleqerie

Tirana

101

Stavri

Andon

Petro

Suplement Familjar

Korca

47

Ivanov

Haxhi

Metaj

Suplement Pleqerie

Tirana

102

Theofan

Panajot

Duka

P.Parakohshem

Gjirokaster

48

Jakup

Njiazi

Mullaraj

P.Parakohshem

Gjirokaster

103

Thoma

Qendro

Lara

Suplement Pleqerie

Tirana

49

Jani

Kristo

Naka

P.Parakohshem

Gjirokaster

104

Vait

Emin

Taku

P.Parakohshem

Tirana

50

Jorgaq

Naum

Prifti

Suplement Pleqerie

Tirana

105

Vasil

Laze

Jongari

P.Parakohshem

Tirana

51

Jorgji

Spiro

Calja

Suplement Pleqerie

Elbasani

106

Vasil

Thoma

Thomai

Suplement Pleqerie

Tirana

52

Jovan

Pandeli

Janellari

Suplement Pleqerie

Korca

107

Yllson

Rahmi

Koro

P.Parakohshem

Korca

53

Jusuf

Zeqir

Ago

Suplement Pleqerie

Tirana

108

Ymer

Haki

Gurabardhi

Suplement Pleqerie

Tirana

54

Kanon

Fejzi

Islami

Suplement Pleqerie

Tirana

109

Yzeir

Jazo

Basho

Suplement Pleqerie

Tirana


aktualitet • E hënë 4 shkurt 2013

»

09

U cilësua 104 vjet më parë si një shoqëri muzikore, patriotike

Banda “Afërdita”, kush ishin muzikantët e ‘20 në luftën e Vlorës

Pjesëtarët e shoqërisë “Afërdita” LEDIA LLESHI

B

anda “Afërdita” nuk ka vetëm një vlerë shpirtërore për Elbasanin, por edhe një vlerë të madhe historike për të dhe të gjithë Shqipërinë. Ajo mban si vit themelimi 1909-tën dhe nuk u quajt thjeshtë një bandë frymore, por një Shoqëri Patriotike. Qëllimin e saj e shpreh mirë rregullorja ku thuhet se: “Kjo shoqni ka për qëllim të përhapunit e dashurisë, vllaznisë e njisisë ndërmjuet vendësve të qytetit e fshatnave rreth që të marrin rrugën e qytetënimit”. Ndër drejtuesit e kësaj shoqërie përmenden patriotët Lef Nosi, Fot Papajani, Dhimitër Papajani, Petër Dodbiba, Hysen Ceka, Myrteza Demeti etj. Shoqëria “Afërdita” dha një ndihmesë të madhe në realizimin e Kongresit të Elbasanit dhe në hapjen e shkollës Normale. Në gazetën Dielli të 13 gushtit 1909 që botohej në SHBA shkruhet midis të tjerash”. S’ka shumë kohë që u ngre këtu një bandë muzikore me emrin Afërdita, ka më shumë se një qind anëtarë….Qëllimi i kësaj bande nuk është të përhapë muzikën… Në ballë në luftën e Vlorës Ajo ishte e vetmja bandë frymore që shoqëroi luftën e Vlorës. Nisja e bandës u bë bashkë me vullnetarët elbasanas që u nisën drejt jugut. Në një fotografi të rrallë të arkivës së muzeut vullnetarët mblidhen në Zaranikë jo vetëm nga qyteti, por edhe nga fshatrat, Kuqan, Malasenj, Kodërbujaras, si dhe një ekip sanitar që ndihmonte të plagosurit në luftë. Ndër këto vullnetarë në anë të fotos vihet re edhe banda 100-vjeçare Afërdita. Është

pikërisht kjo orkestër frymore që më 3 shtator 1920 kur forcat shqiptare hynë triumfalisht në Vlorë përshëndeti me solemnitet e në mënyrë festive këtë triumf. Itinerari i vullnetarëve të Elbasanit bashkë me orkestrën filloi dhe mbaroi në këmbë duke filluar nga Elbasani, në Belsh, Dragot, Lushnjë, Fier, Vlorë. Orkestra përbehej nga të njohurit Ahmet Hastopalli, kryetari i shoqërisë “Afërdita”, Sali Isaj, flamurtar i orkestrës frymore, Ahmet Gashim drejtues i orkestrës, Vehbi Demiri, muzikant, Shyqyri Shkreli, Shyqyri Demiri, Ruzhdi Luniku, Adem Jahja, Hajdar Sejdini, Sulejman Gjevori, Hamdi Sulçebe, Rapush Bumçi, Mustafa Shahai, Qemal Pobrati, Raif Maliqi, Nazmi Baholli, Ymer Saraçi, Qemal Xheladini, Abdurrahim Luniku, Fadil Gurmani, Emin Haxhimusai, Jani Shuteriqi dhe Myrteza Krasta. Historia e jetës së bandës “Afërdita” që vazhdon edhe sot... Banda Frymore “Afërdita” në Elbasan e themeluar 104 vjet më parë, në veprimtarinë e asaj kohe përshkohej nga fryma patriotike. Me të janë lidhur përpjekjet e para për krijimin e një repertori të kultivuar kombëtar, me pjesë si “Marshi i Elbasanit”, “Afërdita” etj. Historiani Kujtim Bevapi thote se “orkestra ishte një formacion i rregullt. Ajo jepte herë pas here koncerte publike. Në pragun e ditës së 28 nëntorit të vitit 1917 banda frymore “Afërdita” shpërndante në rrugët e qytetit tingujt e këngës patriotike. Çast historik në jetën e bandës frymore ishte edhe pjesëmarrja në kremtimin e çlirimit të Vlorës nga pushtuesit italianë”. Astrit Lopari, drejtor i

shkollës së muzikës “Onufri”, thekson se “në vitin 1917 banda frymore “Afërdita” do të jepte koncertin e saj të parë cilësor në publik. Në realizimin e koncertin kontribuan nxënës, mësues të shkollës “Normale”, si edhe mbështetja financiare e qytetarëve elbasanas, të cilët mblodhën shumën e nevojshme të parave, e më pas ia dërguan në Vjenë Dhimitër Papajanit (veprimtar i arsimit). Ky i fundit solli kompleksin e plotë të një formacioni bande, por gjeti edhe mjeshtrin e orkestrës, austriakun Anton Cimfl, i cili ndodhej në Elbasan që një vit më parë në përbërje të trupave ushtarake austro hungareze”. “Ky muzikant austriak, vijon Lopari, përgatiti një sërë talentesh të reja të muzikës frymore dhe vetë ishte dirigjenti i bandës. I frymëzuar nga vlerat patriotike të Elbasanit, ai do të ishte dhe krijuesi i marshit për Aqif Pashën, si dhe orkestrues i një sërë krijimesh frymore me tema shqiptare” thotë ai. Më pas, rol përcaktues në rrugëtimin e bandës do të luante mësuesi Ahmet Gashi, i cili e drejtoi këtë formacion në shumë ngjarje të historisë së qytetit të Elbasanit. Në prag të vitit 1920 banda frymore e rriti shumë cilësinë e saj. Repertori i bandës do të ishin këngët patriotike, popullore, forma të suitave, apo potpurive me motive popullore, si dhe një sërë marshesh nga repertori evropian dhe ballkanas. Pjesëtarët e parë të kësaj bande si, Faik Gurmani, 15 vjeç, Ymer Saraçi, 14 vjeç, Shqyqyri Demiri, 14 vjeç etj, studiuan në Austri në fusha të ndryshme si, mjekësi, inxhinieri, si edhe për vegla muzikore si, flaut, trombë etj. “Në këtë nisje të bandës

“Afërdita”, vijon historiani Kujtim Bevapi, një rol të rëndësishëm luajtën dhe intelektualë të tillë si Thanas Floqi, i cili në vitin 1913 krahas obligimeve të tjera si mësues në shkollën “Normale”, krijon një sërë veprash vokale, por edhe për bandën frymore “ Afërdita”. Gjithashtu, Filip Papajani jep kontributin e tij me krijimin “Elbasan, qytet me famë”. Në vitet 1930 nën drejtimin e Sokol Paparistos repertori i bandës do të pasurohej me veprat violinistike, që do të zinin një rol të rëndësishëm në bandë. Po gjatë këtij viti, banda pati një ndërprerje dhe pas çlirimit në vitin 1944 u drejtua nga Sulejman Gjevori, i cili vuri në baza profesionale punën në këtë formacion duke rritur dhe një brez të ri muzikantësh. Pas tij, në vazhdimësi me bandën e qytetit punuan, Mit’hat Stringa, Alfons Balliçi, Sulejman Baltëza, Blerim Narazani, Emin Palluqi, Josif e Leonard Shuteriqi, Hamit Kusi, Ndriçim Behluli”. Banda Frymore “Afërdita”, sipas Bevapit, është pjesë e rregullt e cilësore e gjithë veprimtarive kombëtare ku shpesh është nderuar për cilësitë e saj. Në vitet 1970, cilësia e formacionit frymor u rrit me nxënës të shkollës “Onufri”. Pas viteve 1990-të banda frymore “Afërdita” zhvilloi dy turne në festivalin ndërkombëtar të Holandës. Ajo është pjesëmarrëse e Festivalit Veror të Sarandës, si dhe në të gjitha manifestimet kombëtare, ku është vlerësuar me çmime në Pogradec, Gramsh, Vlorë e Sarandë. Banda “Afërdita” vazhdon edhe sot. Janë ndoshta nipër dhe stërnipër të atyre që e krijuan, por banda me historinë më të gjatë se pavarësia vazhdon të shoqërojë të gjitha aktivitetet masive në qytetin e Elbasanit.

Korçë, të rinjtë kishin konsumuar alkool

Aksidentet, brenda 24 orëve 5 të vdekur e 2 të plagosur KORCE - Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e një tjetri. Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të djeshëm në bulevardin “Republika” në vendin e quajtur “Lëndina e lotëve”, ku automjeti me targa AA 842 CS ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë gjetur në bulevard mjetin e dëmtuar, dy të rinj të vdekur dhe një të plagosur në gjendje të rëndë. Mësohet se viktimat janë Elton Bazeli dhe Ermir Spillo 21 vjeç, përkatësisht drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri në vendin pranë tij. Teksa i plagosur rezulton të jetë pasagjeri tjetër, i cili ishte ulur në sediljen pas shoferit, Aldo Naumi. Sipas policisë, të rinjtë kishin konsumuar alkool në një prej lokaleve të qytetit të Korçës dhe janë aksidentuar gjatë kohës që po ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ndërkohë në Shkodër një person mbeti i vdekur pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë e më saktësisht në kryqëzimin e “Vaut të Dejës”. Një furgon përplasi një motoçikletë në të cilën udhëtonte një çift dhe për pasojë gjeti vdekjen shtetasja Lirie Kalaj, ndërsa është plagosur bashkëshorti i saj, i cili është dërguar në spital. Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të furgonit Arjan Tahiri, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë dy persona gjetën vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Lushnje mbrëmjen e të dielës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Shën e Premte. Policia ka thënë se shtetasit Dritan Dervishi, 23 vjeç dhe Bajram Balla, 19 vjeç, kanë qenë duke ecur me motoçikletë në momentin kur janë përfshirë në aksident. Nga hetimet e para, dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë parakalimi i gabuar.

Vit elektoral, “jo shqetësime” nëpër këmbë

Buxheti, kampet politike këtë vit i miratojnë pa probleme BERAT- Ndryshe nga një vit më parë ku më shumë se 50% e buxheteve të bashkive e komunave patën probleme me mos aprovimin e tyre, këtë vit duket se të gjitha forcat politike kanë bërë paqe dhe kanë kaluar pa pengesa financime e tyre për vitin 2013. Thuajse në të gjitha këshillat e deritanishme në takimet e tyre për kalimin e buxheteve në njësitë vendore të tyre kanë pasur votat e bashkuara, pra PS me aleatët dhe PD + LSI. Sipas specialistve të ekonomisë të këtyre njësive vendore të pyetur për kalimin pa problem të buxheteve që është sa madhor, por dhe aq jetik për komunitetin citoj: “Tre janë problemet që kaluan këto buxhete deri tani në mbi 50% të njësive vendore. E para është se këtë vitë është dhe një vit jo i mirë financimi si nga granti i akorduar nga qeveria po ashtu dhe nga të ardhurat e mbledhura nga taksat vendore. E dyta është se fondet këtë vit janë të pakta dhe mundësia e investimit është thuajse zero nga vetë komunat dhe bashkitë e këtij qarku. E treta është se këtë vit jemi në vit elektoral dhe këshilltarët më shumë e kanë mundësinë të punojnë për zgjedhjet pa pasur probleme sesa të merren duke hapur probleme që të dyja krahët politikë më të mëdhenj do të shfrytëzonin votën kundër në favor të tyre në elektoratet e secilit. S. Gozhina

Për vjedhje, armëmbajtje dhe shitje narkotikësh

Berat, brenda 48 orëve arrestohen 10 persona BERAT- Burime pranë Drejtorisë të Policisë të Qarkut të Beratit bënë me dije se për 48 orët e fundit punonjësit e antikrimit kanë mundur të arrestojnë dhe të shoqërojnë për në dhomat e para burgimit 10 të dyshuar si autorë të kryerjes të veprave penale në ditët e fundit të muajt janar, si dhe të këtij fillim muaji. Veprat penale të kryera nga personat që kanë përfunduar në prangat e policisë janë vjedhje, mbajtje pa leje të armëve luftarake, si dhe të tregtimit të lëndëve narkotike. Po të njëjtat burime thanë për gazetën se veprat penale janë kryer në bashkëpunim dhe të vetmuar në banesa private dhe në institucione private dhe shtetërore, ndërsa shumica e të prangosurve kanë qenë të dënuar edhe më parë për përsëritjen e të njëjtave veprave penal. S. Gorica


10

« opinion

E hënë 4 shkurt 2013 •

KLSH, llogaridhënia dhe transparenca

L

logaridhënia dhe transparenca janë dy parimet kryesore të qeverisjes së mirë në sektorin publik dhe përgjegjësia e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), si institucioni më i lartë i auditimit të jashtëm publik, është që të kontribuojë në transparencën dhe llogaridhënien e menaxhimit të fondeve publike. Këtë kontribut institucioni e ka pasur në fokus të çdo auditimi. Gjatë vitit 2012 ka realizuar 177 auditime nga 153 të planifikuara dhe ka përfunduar plotësisht 158 auditime. Çështja kryesore dhe më e rëndësishme për KLSH-në është të mbajë një cilësi të lartë në aktivitetet e auditimit dhe ta ruajë këtë cilësi. Institucioni duhet t’u përmbahet standardeve të cilësisë dhe në të njëjtën kohë audituesit e tij duhet të mbajnë flamurin e pavarësisë, objektivitetit, skepticizmit profesional dhe llogaridhënies ndaj publikut. Gjatë auditimeve të kryera në vitin 2012 (me periudhë dy-trivjeçare aktiviteti të entit shtetëror që auditohej) KLSH-ja ka vërejtur parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat e mbledhura dhe në shpenzimet e kryera nga entet publike të audituara, institucione të pushtetit qendror dhe vendor, me dëm ndaj buxhetit të shtetit në shumën 13 522 392 000 lekë, ose 97.3 milionë euro. Institucioni ka rekomanduar që kjo shumë të zhdëmtohet në masën 100 për qind. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka shumë palë të interesuara në realizimin e misionit të tij: qytetarët, Kuvendin, entet e audituara dhe organizatat e shoqërisë civile. Besimi i palëve të interesuara te KLSH-ja do të thotë besim i Kuvendit dhe publikut në përgjithësi për rezultatet e tij. Misioni i KLSH-së është informimi i publikut dhe i Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me përgjegjshmërinë e qeverisë dhe të enteve të tjera publike për përdorimin e burimeve publike sipas ligjit me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçencë dhe nxitja e kësaj përgjegjshmërie në të gjithë sektorin publik në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, me standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t dhe me ndjeshmërinë popullore për shtimin e luftës kundër korrupsionit. Në sektorin privat aftësia e një kompanie për të ndërtuar dhe për të ruajtur besimin e aktorëve të saj është shumë e rëndësishme për biznesin. Kjo ndodh edhe për institucionet publike. Për KLSH-në, si një institucion publik që punon në emër të Kuvendit, aftësia për të krijuar besimin te palët e interesuara ka rëndësi vendimtare. Institucioni ka zbuluar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara në shumën e përgjithshme 1 842 998 000 lekë, ose 13.2 milionë euro. Shkeljet financiare janë vërejtur kryesisht në prokurimet publike, në shitjen dhe dhënien me qira të pasurisë shtetërore, në urbanistikë, në shpenzimet operative, në doganat, në tatimet e taksat etj. Integriteti i menaxhimit të auditimit paraqitet shumë i rëndësishëm për KLSH-në në drejtim të rritjes së besimit të palëve të interesuara. Qytetarët duan të dinë se si shpenzohen fondet publike nga institucionet publike dhe si i kryejnë institucionet detyrat e tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit punon si një ndërmjetës në këtë kontekst, auditon institucionet dhe raporton në lidhje me llogaritë dhe transaksionet e tyre në Kuvend dhe te qytetarët. Integriteti i menaxhimit të auditimit nënkupton kryerjen e këtyre auditimeve me staf kompetent dhe të pavarur, i cili përdor një kod sjelljeje të mirëprovuar dhe i kryen auditimet në përputhje me ligjet dhe standardet profesionale INTOSAI. Pra, duhen përmbushur disa kushte për të siguruar integritetin e menaxhimit të auditimit: audituesit duhet të jenë të kualifikuar, kodi i etikës duhet të jetë i qartë, procedurat e auditimit duhet të jenë të hapura dhe të mirëpërcaktuara, lidershipi i KLSH-së duhet të sigurohet që monitorimi për të vlerësuar procesin e auditimit dhe raportet e auditimit është i rregullt. Në bazë të standardit profesional ISSAI 20, “përgjegjshmëria për institucionin suprem të auditivit (SAI) qëndron në përgjegjësinë e treguar për planifikimin dhe kryerjen e punës së tij audituese duke përdorur metodologjitë dhe standardet e duhura për të siguruar llogaridhënien dhe transparencën mbi aktivitetet publike, duke përmbushur përgjegjësitë e tij në mënyrë të plotë dhe objektive” (ISSAI 20, botim i vitit 2010, f. 3). Në kontekstin e përgjegjshmërisë, proceset e punës, aktivitetet dhe produktet duhet të jenë transparente dhe SAI-t duhet të komunikojnë hapur me aktorët e tyre. Përgjegjësia ndahet në përgjegjësinë e lidershipit dhe të stafit të një SAI. Përafrimi i njohur në literaturën botërore me shprehjen Tone at the top (“Theksi në majë”) ka të bëjë me përgjegjësitë e lidershipit për të siguruar cilësinë e produkteve apo shërbimeve që ofron institucioni. Termi është përcaktuar nga IFAC si vijon: “Standardi i vendosur nga lidershipi i një organizate, në të cilin është matur performanca; kultura brenda së cilës veprojnë anëtarët e organizatës, mënyra e veprimit e vendosur nga lidershipi, pavarësisht strategjive të dokumentuara për drejtimin dhe politikat, ajo është forca që drejton profesionistët individualë; dora e padukshme që drejton pavarësisht rregulloreve” (IFAC, Komiteti i Audituesve Ndërkombëtarë, botim i vitit 2007, f. 8). Siç thuhet në Raportin e Komitetit të Audituesve Ndërkombëtarë, “kultura brenda SAIve është çelësi për auditime cilësore, pasi ajo krijon një mjedis ku arritja e cilësisë në çdo aspekt të procesit të auditimit vlerësohet dhe shpërblehet. Brenda SAI-t arritja e cilësisë është shumë më e domosdoshme se në institucionet e tjera për vetë rolin që SAI ka si gjykues i punës së të tjerëve. (Raporti i grupit të punës së EUROSAI-t, botim i vitit 2010, f. 7) Për këtë arsye ruajtja e një niveli të caktuar të cilësisë bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për SAI-t. Reputacioni ynë bazohet në cilësinë e prodhimit tonë. Si KLSH jemi të përqendruar për sigurimin e nivelit të duhur të llogaridhënies dhe të cilësisë në auditim, duke zbatuar rekomandimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për “Kryerjen e auditimeve ndaj përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit, si dhe fondeve të projekteve të financuara nga BE-ja e nga institucionet financiare ndërkombëtare me objektivitet, profesionalizëm, cilësi dhe efektivitet të lartë”. Në vitin 2012 kemi sjellë 58 propozime për përmirësim të legjislacionit, nga të cilat 15 janë zbatuar tashmë, ndërsa 24 janë në proces zbatimi. Kemi rekomanduar 2194 masa organizative, nga të cilat janë zbatuar 1659 ose 76 për qind e tyre. KLSH-ja ka rekomanduar 1221 masa disiplinore dhe administrative, nga të cilat 802 ose 66 për qind janë realizuar që gjatë këtij viti. Duhet pohuar se ndërsa në përmbushjen e rekomandimeve të institucionit për masat organizative, disiplinore dhe administrative ka nivel të mirë zbatueshmërie, masat për largime nga puna të punonjësve të gjetur me shkelje janë në nivel shumë të ulët. Ky mosrealizim ka ardhur nga serioziteti i paktë i enteve të audituara në ndëshkimin e shkelësve të ligjit brenda stafit të tyre. KLSH-së i del detyrë e rëndësishme për këtë vit që të ngrejë në një nivel të pranueshëm këtë tregues shumë të rëndësishëm për kulturën e ndëshkueshmërisë në administratën publike. Ekziston një perceptim negativ i publikut në lidhje me nivelin aktual të korrupsionit në administratën publike. Ky perceptim vjen nga moszbulimi dhe mosndëshkimi i korrupsionit në nivel të mjaftueshëm nga ana e organeve shtetërore përgjegjëse për ta

Nga Bujar LESKAJ

luftuar këtë dukuri. Në këtë këndvështrim, mirëqeverisja është antidoti më i mirë ndaj korrupsionit. Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur se “të promovosh mirëqeverisjen në të gjitha aspektet e saj, duke siguruar sundimin e ligjit, duke përmirësuar efiçencën dhe përgjegjësinë e sektorit publik dhe duke luftuar korrupsionin janë elemente thelbësore të një kuadri ku ekonomitë mund të prosperojnë” (udhëzues, “Qasja e FMN-së në promovimin e mirëqeverisjes dhe në luftën ndaj korrupsionit”, ribotim i vitit 2011, f. 18). Përpara audituesve të KLSH-së duhet të qëndrojnë gjithnjë fjalët e çmuara të ish-sekretares së Shtetit Hilari Klinton në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë vitin e kaluar: “Është gjithmonë e rëndësishme t’i kujtojmë vetes se konsolidimi i demokracisë kërkon më shumë se vetëm zgjedhje. Kërkon studim logjik. Kërkon institucione të forta, [...] kërkon që qeveria të jetë e hapur, në mënyrë që njerëzit të na pyesin ne menaxherëve të llogarive publike. Unë kërkoj me ngulm që ju të përballeni me problemin që ndikon në kaq shumë demokraci sot në botë, pikërisht me korrupsionin. [...] Kjo është një luftë që secili vend duhet ta zhvillojë dhe të fitojë në të gjithë botën, sepse korrupsioni është një kancer që gërryen shoqëritë. [...] Zhdukja e korrupsionit kërkon përpjekje të pandalshme dhe një angazhim të përbashkët.” Si KLSH gjatë vitit 2012 kemi kryer 40 kallëzime penale për 125 punonjës të administratës shtetërore të niveleve të ndryshme, ose 2 herë më shumë kallëzime se ç’ka bërë institucioni në tre vitet 2009-2011 të marrë së bashku. Puna jonë shkon në sinkron me Strategjinë Ndërsektoriale të Parandalimit, Luftës Kundër Korrupsionit dhe Qeverisjes Transparente 2008-2013 të qeverisë “Berisha”, e cila kërkon një bashkëpunim më të ngushtë të institucioneve kryesore që e luftojnë korrupsionin, të bazuar në angazhime të përbashkëta të institucionalizuara. Është vërejtur botërisht se rritja e përgjegjësisë së menaxherëve publikë ndikon menjëherë në uljen e korrupsionit. Gjatë vitit të kaluar jemi përpjekur të krijojmë sinergji për mirëqeverisjen, duke bashkëpunuar në sistem me institucionet e tjera shtetërore. Në mars 2012 nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të funksionarëve të lartë të shtetit dhe një me Autoritetin Shqiptar të Konkurrencës, me synim zhbirimin e çdo rasti pasurimi të shpejtë të ndonjë funksionari publik, si dhe të rasteve të prishjes së konkurrencës në tenderat dhe ankandet shtetërore. Në qershor 2012 nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme. Nga kallëzimet e institucionit vetëm në muajin dhjetor 2012 institucioni i Prokurorisë ka nisur hetimet për 35 punonjës publikë të kapur me shkelje nga KLSH-ja në bashkinë e Vlorës, të Sarandës, të Himarës, të Pogradecit dhe të Përmetit, si dhe në ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve në Mat. Kjo është parësore në ndërgjegjësimin e strukturave dhe enteve publike për përgjegjësitë që ato kanë në administrimin e pronës shtetërore. Bashkëpunimi efiçent i KLSH-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme në zbulimin dhe hetimin e abuzimeve me pronën shtetërore prodhon përgjegjshmëri. Dhe një shkallë më e lartë përgjegjësie ndaj disiplinës së rreptë financiare dhe detyrave të tjera publike ul korrupsionin. Nga ana tjetër, sfida jonë kryesore: modernizimi i institucionit, realizohet duke koordinuar si duhet punën me institucionet e tjera. Në përmbushje të objektivit të platformës strategjike të caktuar në dhjetor 2011 për institucionin, kemi siguruar bashkëpunim profesional me Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) dhe me Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit. Në maj 2012 kemi iniciuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave, sidomos me strukturat e saj të auditimit të brendshëm. Kjo marrëveshje është në veprim dhe do të realizohet e plotë gjatë këtij viti në objektivat e saj kryesore në bazë të standardeve ISSAI 9150 dhe 1240. Ndajmë mendimin se forcimi i kapaciteteve të auditimit publik, si atij të brendshëm, ashtu dhe atij të jashtëm, është rruga e duhur për të mbështetur maksimalisht rritjen e përgjegjshmërisë, transparencës dhe ndershmërisë në qeverisje. Përmirësimi i qeverisjes duke luftuar korrupsionin dhe antikulturën e pandëshkueshmërisë nëpërmjet transparencës së plotë dhe funksionale me publikun ka përbërë një nga përparësitë e veprimtarisë sonë gjatë vitit të kaluar. Ai është njëkohësisht shprehje e filozofisë dhe përqasjes sonë për të vendosur në plan të parë interesat e qytetarit. Kemi trajtuar 358 letra dhe ankesa nga qytetarët për probleme të ndryshme, nga të cilat 111 i kemi konstatuar jashtë kompetencave dhe juridiksionit të KLSH-së, kurse nga 247 kërkesa dhe ankime në kompetencë të institucionit, 171 prej tyre i kemi verifikuar dhe u kemi dhënë përgjigjen përkatëse, ndërsa 76 janë në vijim të verifikimit. Për rritjen e transparencës dhe efiçencës në auditim KLSH-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa nga OJF-të më të spikatura në promovimin e transparencës në administratën publike dhe në luftën kundër korrupsionit dhe konkretisht me “Transparency Intertacional” në Shqipëri, me lëvizjen “Alternativa Civile”, me Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë, me Institutin e Studimeve Bashkëkohore, me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, me Lëvizjen Europiane në Shqipëri dhe me institutin “G & G Group”. Këto nuk janë marrëveshje sa për numër. Marrëveshjet shprehin filozofinë e punës sonë, realizimin e veprimtarisë me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçencë, duke realizuar sinergji me bashkëpunimet. Nga OJFtë kërkojmë jo vetëm bashkëpunim për transparencë, por dhe të marrin pjesë aktive në

auditimet tona dhe ato të na auditojnë ne. Në zbatim të parimit 8-të të ISSAI 20 për komunikimin aktiv të një SAI nëpërmjet publikimeve, gjatë vitit 2012 institucioni përgatiti dhe botoi “KLSH - analiza vjetore 2011”, “KLSH në Kuvend”, “KLSH - analiza 6-mujore 2012”, “EUROSAI dhe SAI-t europiane”, “Standardet ISSAI 1, 10, 11, 20, 30, 40, 100 dhe 200”, “Historiku i KLSH-së”, dy numra të revistës shkencore “Auditimi publik” dhe manualin e përditësuar të auditimit të performancës. Më datën 28 dhjetor 2012 Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilloi konferencën e tij të parë shkencore, duke iu referuar historikut të institucionit dhe punës shumëvjeçare të të gjithë personave që kanë kontribuar për ngritjen dhe mbarëvajtjen e tij në periudha kohore të ndryshme, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Kjo konferencë për këtë vit dhe vitet në vijim synon të kthehet në një traditë dhe një forum përqasjesh eksperiencash auditimi si për auditimin e jashtëm dhe atë të brendshëm publik, duke sjellë edhe përvojën audituese të institucioneve homologe të zhvilluara në rajon e më gjerë. Puna në sistem për mirëqeverisjen, përgjegjësia jonë për transparencë dhe llogaridhënie mbartin në vetvete një përgjegjësi ligjore, profesionale dhe morale tepër të lartë. Për të qenë sa më efektiv dhe për të modernizuar kapacitetet e tij audituese dhe gjithë aktivitetin, në zbatim dhe të rekomandimit të raportit të progresit të vitit 2012 të BE-së për Shqipërinë, i cili ka nënvizuar se “auditimi i jashtëm duhet të vijë në nivel me standardet e INTOSAI”, gjatë vitit 2012 KLSH-ja plotësoi përgatitjen e projektamendimeve të ligjit organik të KLSH-së në bashkëpunim intensiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit në BE, DG-Budget dhe me SIGMA. Gjatë ditëve të para të nëntorit 2012 u organizuan katër tryeza pune me pedagogë të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe ekspertë të njohur ligjorë, kontabël dhe të financave publike, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medieve. Në këto tryeza mori pjesë dhe një drejtor njësie në DG-Budget, specialist i fushës. Nga tryezat rezultuan sugjerime të vlefshme, që u reflektuan në draftin përfundimtar të projektligjit me amendimet, që iu dorëzua Kuvendit të Shqipërisë më 30 nëntor 2012 dhe sipas DG-Budget “tërësisht në përputhje me standardet INTOSAI”. Amendimet sjellin një konceptim modern të të drejtave dhe detyrave të KLSH-së. Ato do të ndihmojnë në rritjen e nivelit të zbatimit të rekomandimeve të tij, në rritjen e kapaciteteve administrative, në saktësimin e së drejtës së KLSH-së të auditojë fondet e akorduara nga BE-ja për Shqipërinë deri te përdoruesi i fundit dhe në saktësimin e së drejtës të certifikojë llogaritë financiare të enteve të audituara. Ne besojmë se Kuvendi do të na mbështesë si gjithmonë. Për më tepër, vetë rezoluta e Kombeve të Bashkuara e 22 dhjetorit 2011 “Për nxitjen e efiçencës, përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe transparencës së administratës publike duke fuqizuar institucionet supreme të auditimit” i inkurajon shtetet anëtare të OKB-së dhe parlamentet e tyre të “mbështesin SAI-t, të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë objektive dhe efektive, duke qenë të pavarura nga subjekti i audituar dhe të mbrojtura nga ndikimet e jashtme”. U drejtohem të gjithë zotërinjve deputetë të Kuvendit që të shqyrtojnë amendimet e ligjit të KLSH-së, sepse nëpërmjet tyre përmirësohet qeverisja dhe rritet ndjenja e përgjegjësisë dhe llogaridhënia në administratën publike. Ndikimi i KLSH-së në mirëqeverisjen publike është tërësisht në funksion të nivelit të kapaciteteve të tij. Gjatë vitit 2012 institucioni ka rekrutuar sipas të gjitha rregullave të punësimit në administratën publike shumë punonjës të rinj, ndër të cilët katër me gradën shkencore “Doktor i shkencave” dhe tetë me nivel pasuniversitar të programit “Master”. Ka parë si mjetin kryesor të forcimit të kapaciteteve audituese të institucionit trajnimet intensive të stafit, si atij me përvojë, ashtu dhe atij të ri, në përvetësimin e standardeve INTOSAI. Për këtë duke filluar nga muaji shkurt 2012 e në vijim ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me institucionet simotra të zhvilluara të auditimit më të lartë publik, si Zyra e Audituesit të Përgjithshëm të Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit (NIK) e Polonisë, Gjykata e Auditimit e Sllovenisë, Gjykata e Llogarive e Turqisë dhe Institucioni i Auditimit Shtetëror të Kroacisë. Si rezultat i zbatimit të këtyre marrëveshjeve, gjatë vitit 2012 u trajnuan jashtë shtetit një numër audituesish të KLSH-së i barabartë me numrin e punonjësve të institucionit të dërguar jashtë gjatë shtatë viteve 2004-2011 të marrë së bashku. Në gjysmën e dytë të vitit 2012 u realizua me ekspertë të SIGMA në Tiranë një program intensiv trajnimesh për auditimin e performancës, auditimin financiar dhe auditimin e teknologjisë së informacionit, program i cili do të vijojë edhe këtë vit. Vitin 2012 KLSH-ja e mbylli me një tregues 19.4 ditë trajnimi për auditues në KLSH, nga vetëm 2.1 ditë trajnimi në vit për auditues që kishte trashëguar nga viti 2011. Ky tregues i sotëm është në nivel me treguesit e ditëve të trajnimit në vit për auditues të institucioneve të auditimit suprem më të zhvilluara në kontinent. Gjatë vitit 2012 institucioni katërfishoi numrin e auditimeve të performancës në krahasim me një vit më parë (duke u nisur nga një bazë shumë e dobët) dhe përditësoi Manualin e Auditimit të Performancës, që ai t’u shërbejë më konkretisht audituesve të vet. Në shtator 2012 KLSH-ja ngriti Departamentin e Auditimit të Performancës, me në krye një nga studiuesit më premtues të makroekonomisë shqiptare dhe doktor i shkencave në financat publike, si dhe me 16 auditues ndër ata më me përvojë dhe auditues të rinj me perspektivë të qartë për ngritje profesionale. Institucioni aplikoi dhe fitoi një projekt binjakëzimi për zhvillimin e metodologjisë dhe kapaciteteve të tij audituese në kuadër të financimeve IPA 2012, me vlerë 2.11 milionë euro, i cili do të bëhet veprues në fund të këtij viti. Në bashkëpunim me ekspertë të SIGMA-s kemi përgatitur Planin e Zhvillimit Strategjik të KLSH-së për vitet 2013-2016, që përmban objektivat kryesorë, si: përmirësimi i bazës ligjore dhe rregullatore të KLSH, në përputhje me standardet INTOSAI dhe praktikat më të mira evropiane, përmirësimi i metodologjisë dhe rritja e cilësisë në auditim, përmirësimi i cilësisë dhe shtimi i numrit të auditimeve të performancës, krahas konsolidimit të auditimeve të përputhshmërisë dhe atyre financiarë, sigurimi i mirëqeverisjes, si dhe rritja e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies për një menaxhim të shëndoshë financiar. Bashkëpunimi i gjerë dhe i thellë me qytetarët, me Kuvendin e Shqipërisë, me institucionin e Presidencës, me qeverinë dhe me të gjithë partnerët e tij në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për KLSH-në është garancia më e plotë në suksesin e objektivave edhe gjatë këtij viti. Ne besojmë fort në punën në sistem për përmirësimin e qeverisjes dhe rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së institucioneve publike, ndaj bindjen se rezultatet nuk do të mungojnë, ashtu sikurse ato erdhën edhe gjatë vitit të kaluar, nëse vullneti dhe predispozicioni në rritjen e kapaciteteve profesionale të audituesve, por dhe vullneti dhe predispozicioni për bashkëpunim i të gjitha institucioneve shtetërore dhe i gjithë aktorëve të tjerë të përfshirë do të jenë në nivelin e duhur. *Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit


opinion • E hënë 4 shkurt 2013

»

11

Vizita e Fyles është një mundësi që nuk duhet humbur

V

izita e z.Fyle në mjaft rrethana të tjera do të ishte një komunikim politik normal, pa ngarkesa dhe ndihmues, ashtu siç kanë qenë gjithmonë vizitat e tij në Shqipëri. Por këtë herë kjo vizitë ndryshon shumë nga gjithë të tjerat dhe do të bëhet në një realitet politik të ngjizur prej kohesh, nga një ngërç që është bërë kritik dhe me pasoja tepër të mëdha, duke frenuar procesin e integrimit dhe duke dekurajuar atë. Kjo vizitë është përkufizuar me shumë të drejtë si një shans i artë dhe një mundësi e re e jashtëzakonshme për vendin dhe politikën shqiptare, dhe ajo e tillë është, sepse procesi i integrimit duhet të ecë patjetër përpara. Zoti Fyle vjen në një klimë politike shqiptare plot dyshime, kalkulime politike, takticizma elektorale në nivel kombëtar e lokal, duke bërë që për një çast kauza e tij për të bindur politikën dhe opozitën në veçanti që të votojë tri ligjet kyç për integrimin do të dukej një mision tepër i vështirë. Por misioni i tij është objektivisht një mundësi që nuk duhet humbur, sepse arsyet themelore, pra ato të qenësishme, ato që përbëjnë zemrën e procesit politik të integrimit, janë në anën e misionit të tij, ndërsa sëmundjet kronike të politikës shqiptare, si: kundërshtitë, hezitimet, pavendosmëritë, frika nga gjoja hapat e gabuar politikë, janë realisht pa peshë, janë afatshkurtra, nuk janë parimore, ndaj dhe si të tilla nuk mundet të prevalojnë dhe nuk duhet ta pengojnë më tej marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Ne kemi vuajtur për një gjysmëshekulli një izolim të pabesueshëm dhe vrastar. Ka vetëm një përgjigje për të fituar këta dhjetëra vjet kohë të humbur, dhe ky do të ishte integrimi sa më i shpejtë europian u vendit, drejt asaj hapjeje europiane që emancipon e ndryshon në themel mentalitetin e politikës shqiptare, duke e orientuar atë drejt konstruktivitetit dhe kompromiseve parimore në vend të betejave politike tepër konsumuese, që prodhojnë prapambetje në shumë fusha, beteja politike këto që

Nga Petrit VASILI zemërojnë dhe mërzitin qytetarin e thjeshtë. Shqiptarët në këtë çështje madhore kanë qenë të bashkuar si asnjëherë më parë mes tyre dhe vokacioni i jashtëzakonshme proeureopian i tyre ka qenë një stimul shumë i fortë për Europën që ajo të ketë dashamirësi pa fund në mbështetjen e procesit të integrimit, duke dalë edhe mbi procedurat burokratike e duke i dhëne njëri pas tjetrit shanse pa fund Shqipërisë, që ajo të bëjë përpara në këtë proces. Vetë vizita e z. Fyle është një mision dhe mundësi e tillë e madhe për të mos u humbur. Votimi i menjëhershëm i tri ligjeve në parlament, për të cilat nuk ka asnjë kundërshti parimore mes maxhorancës dhe opozitës, pra bëhet më i lehtë si dhe braktisja e takticizmave politike, po ashtu. Këto ligje na duhen, sepse reformimi i sjelljes dhe normave të funksionimit të parlamentit si organi ligjvënës është domosdoshmëri. Po ashtu edhe ligji statusit të shërbimit civil do të thotë kualitet dhe qëndrueshmëri e shtetit vetë si dhe ligji për Gjykatën e Lartë si një nga instancat kulmore të drejtësisë shqiptare, që do të ndihmonte edhe në konsolidimin e shtetit ligjor, por dhe fuqizimin e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Votimin e këtyre ligjeve nuk mund dhe nuk duhet ta kushtëzojnë çështje të tjera, sepse asnjë prej tyre nuk do të mund të baraspeshonte atë vlerë dhe dimension që ka integrimi europian për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Edhe misioni i z. Fyle ndërmerret për të evokuar pikërisht këtë dimension të integrimit dhe për të ndihmuar politikën shqiptare të dalë mbi veten dhe të jetë më pranë shqiptarëve proeuropianë. Zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit kanë influencuar jo pak si dhe kanë kushtëzuar së tepërmi vendimmarrjet e politikës në funksion të përllogaritjeve elektorale, duke frenuar në këtë mënyrë procesin e integrimit, duke bërë kështu një gabim historik që për Shqipërinë do të ishte me pasoja tepër të mëdha. Ka pasur edhe deklarime politike se procesi i integrimit mund të presë dhe mund të realizohet edhe pas zgjedhjeve. Duke u shndërruar në një mision

të suksesshëm, vizita e z.Fyle do të bënte që deklarime të tilla politike të arkivoheshin e të mos ndikonin më tutje në vendimmarrjet politike për integrimin, sepse procesi i marrjes së statusit të vendit kandidat duhet të ndodhë përpara zgjedhjeve të 23 qershorit. Duhet të ndodhë përpara 23 qershorit sepse së pari politika shqiptare nuk mund të refuzojë e shpërdorojë dot më një mundësi politike kaq të madhe që Europa na krijon, sepse ajo do të sillte edhe krijimin e raporteve politike të një natyre tjetër me Europën, pasi, në fund të fundit, edhe dashamirësia e saj lidhur me ne do të kishte një limit etik dhe politik. Së dyti, ekonomia e vendit po funksionon në kontekstin e një krize ekonomike globale, por edhe me pasoja të mëdha edhe në Europë, ndaj izolimi ndaj Europës do të ishte humbje mundësish të mëdha të zhvillimit ekonomik si dhe një ekspozim me pasoja të rënda ndaj krizës. Së treti, vetë Europa po përjeton probleme të karakterit ekonomik politik, por dhe social, për të cilat asaj i duhet kohë dhe energji të mëdha për t’i zgjidhur e për pasojë lind pyetja: a do të kishte ajo kohë të merrej për të kushedisatën herë me kapriçot e politikës shqiptare? Për këto arsye të mëdha do të duhej patjetër që procesi të ecte me ritme shumë të shpejta dhe realizimi i marrjes së statusit të vendit kandidat do të duhej të ndodhte përpara zgjedhjeve politike të 23 qershorit dhe natyrshëm mazhoranca dhe opozita që do të dilnin pas tyre do të përcaktonin një program politik katërvjeçar që realizonte hapa drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE, që është edhe një objektiv final, në vend që të mbeteshim në vend dhe të flisnim përsëri e përsëri për statusin e vendit kandidat. Vizita e z. Fyle është një mundësi që nuk duhet humbur, sepse fituesit e mëdhenj do të jenë shqiptarët dhe jo politika, ndaj nuk mund dhe nuk duhet të ketë hezitime për t’ua dhënë këtë gëzim atyre dhe për t’u hapur dyert e Europës, ashtu siç e meritojnë, duke shndërruar votimin e tri ligjeve në një demonstrim përgjegjshmërie politike, por dhe atdhedashurie. *Nënkryetar i LSI-së

Kush përfitoi nga ndarja e mandateve sipas hartës së 2009-s?

M

e më pakë debate sesa pritej, u miratua ndarja e mandateve të deputetëve për 12 qarqe për zgjedhjet e 23 qershorit. Ndarja u bë sipas hartës së vitit 2009. U duk sikur socialistët do të bënin namin në parlament, por kandili i tyre nxori më shumë tym sesa flakë. Vajguri i kandilit u duk se ishte i përzier me ujë. Edhe ata deputetë socialistë që folën u morën më shumë me cic-mice të personalizuara sesa me objektin e vërtetë të debatit. Ndryshe nga herët e tjera, deputetët socialistë folën me letër, përveç zotit Gramos Ruçi, që foli ç’i erdhi për mbarë. Por kjo dava duket se u mbyll. U mbyll me fjalët e deputetit Ben Blushi: “Dakord jemi, po do të humbisni.” Krejt të qetë ishin deputetët e mazhrancës, të cilët ishin të qartë për atë që kërkonin dhe rezultati i votimit ishte 72 me 63 vota. Deputeti Kastriot Islami edhe një herë dëshmoi se është më i vendosur në bindjen e tij. Për të Edi Rama është i paftë që të mbajë timonin e së majtës. E papritura e madhe për PS-në në këtë votim ishte humbja përfundimtare e PDNJ-së dhe Vangjel Dules, i cili u dha fund të gjitha diskutimeve. Ai kërkon një pol të tretë, por edhe një afrim me parabolë me PD-në. Dulja kërkon një tjetër fole, por kërkon dhe guximin e të tjerëve dhe ftesën e tyre. Por ajo që përfitoi realisht nga ndarja e mandateve është LSI-ja. Kjo parti shpëtoi nga një sulëm i ashpër i PS-së, e cila donte që t’i hiqte Beratit një deputet, që e përkthyer shqip do të thotë që LSI-ja të vihej në rrezik. Tani tabloja për LSI-në është krejt në favorin e saj. Ajo pretendon me të drejtë dy deputetë në Berat dhe, nëse nuk arrin që t’i marrë, atëherë do të jetë krejtësisht paaftësia e saj. I ka të gjitha mundësitë që fushata e udhëhequr nga lideri i saj Ilir Meta dhe e detajuar në terren nga deputeti Nasip Naço dhe

Nga Bejdo MALO pasardhësit e tij në listë, të vërtetojnë se Berati është bastion i tyre, se ata meritojnë vërtet dy deputetë në këtë qark. LSI-ja ishte e qartë në betejën e saj në adresë të ndarjes së mandateve. Që para një muaji ajo konfirmoi se PS-ja nuk veproi drejt në KQZ dhe tërë loja e saj në vijim ishte një lojë bajate dhe e paligjshme. PSja shanin e saj e kishte humbur që në diskutimin e parë në KQZ, dhe gjatë rrugës u kujtua se duheshin ngjitur flokët e prerë nga berberi në kokën e saj. Kështu mund të përmblidhet me dy fjalë tërë ai prapaktheu i PS. Edhe të dojë berberi nuk t’i ngjit flokët që të ka prerë. Dukej si ai skeçi “hiqma tullacllëkun”. Por ishte vonë. Tre anëtarët e saj të KQZ-së, që janë në fazën e perfomomit mediatik dhe televiziv, ishin më shumë të interesuar për gjestet dhe rekuizitën e tyre sesa për problemin që diskutohej. Ata nuk kishin argument as herën e parë dhe nuk i gjetën as herën e dytë. Kjo lloj djallosje nuk bëri gjë tjetër vetëm se bllokoi për disa ditë KQZnë, e cila, për hir të së vërtetës, ka shumë punë për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve. Përfaqësuesi i LSI-së, Ilir Muhaj, ishte shumë i qartë dhe bëri betejën e vërtetë të partisë së tij. Si një njohës i mirë i zgjedhjeve, pasi i rikthehet për herë të dytë kësaj përvoje, ai mbështeti programin e partisë së tij. Kjo betejë mbaroi dhe tej llogarive të partive të mëdha tani ka filluar beteja e vërtetë elektorale. Që nga sot është shkrehur pistoleta e startit si në garën e 100 metrave të Usaim Bolt. Gjithmonë me kohë vonesë është PS-ja. Ajo ka dhe një detyrim shumë të madh politik në këtë hark kohor shumë të vogël deri më 23 qershor 2013. Ka votimin e tri ligjeve. Tërë ndërkombëtarët ende po i bëjnë thirrje Edi Ramës nga distanca për tri këto ligje, por siç duken bathët këtë shkurt ata do të zbresin në zyrën e tij për të marrë aprovimin përfundimtar. Rama, duke qenë jashtë parlamentit, komunikimin e ka të kufizuar dhe më shumë mediatikisht sesa në institucionin e vërtetë.

Beteja është e sigurt që do të fitohet nga PD-ja. Pa shumë llafe brenda shkurtit Edi Rama do t’i bëjë dhe nderin final integrimit të Shqipërisë në BE, do të miratojë tri ligjet. Por shenjat duket se Edi Rama do të bëhet pjesë e miratimit edhe të disa ligjeve të tjera që kërkojnë tri të pestat e parlamentit. PS-ja kundërshton në fillim, bën pakë zhurmë dhe pastaj bie dakord. Kjo dukej dhe dije në parlament. Votimi i tyre kundër ishte votim politik një urdhër dhe jo një bindje reale. Tani motorët janë ndezur dhe të gjithë do të përqendrohen në fushatë. LSI-ja është e favorizuar, sepse terreni e favorizon shumë për të bërë një fushatë reale me nivel dhe me njerëzit kokë më kokë. PD-ja, nga ana tjetër, tërë fuqinë e kësaj fushate e ka mbështetur te Sali Berisha, që për hir të së vërtetës, është më sportiv se zgjedhjet e 2005 dhe të 2009-s. Ka shumë arsye thelbësore pse lidershipi i PD-së ka këtë siguri. Ai ka punuar me kujdes që këta katër muaj të jenë finalja e investimit të tij politik. PD-ja është koshiente dhe e qartë për tablonë sinoptike të 23 qershorit 2013. Pak i intereson PSja dhe lufta brenda saj. Duhet thënë se PS-ja e ka humbur dhe ngjyrën e saj karakteristike. LSI-ja përfundimisht ndihet shumë më komode në krah të mazhorancës. Beteja sapo ka filluar. Tërë deputetët aktualë të PS-së janë si më gjemba. Janë si drama e Namik Dokles, që nëpërkëmb e djallos edhe Onufrin edhe folenë e shpirtit, Zotin. Edhe emrat e dramës së tij me zhvillim ngjarjesh në Berat dhe aktrim në Korçë, ky derëzi i kishte vënë për figurat më të ndritura shpirtërore të fesë shqiptare. Ndoshta ai ka paraqitur atë dramacitet që zien brenda radhëve të tij për pasigurinë e listave të deputetëve për mandatet dhe shumë pikëpyetje të tjera që ne si shpjegojmë dot më mirë sesa Namiku. Por një gjë është shumë e qartë. Të ashtuquajturit “armiq politikë” kanë filluar betejën e tyre të vërtetë.


12

« zodiak

E hënë 4 shkurt 2013 •

javor

horoskopi Dashi

Akrepi

Demi

Shigjetari

Binjakët

Bricjapi

Jeta në çift do jetë e bukur gjatë kësaj jave. Së bashku me partnerin do tregoheni të gatshëm të tentoni gjëra të reja në mënyrë që ta largoni rutinën. Beqarët do kërkojnë një lidhje të qëndrueshme dhe jo aventura kalimtare. Nuk do jeni me shumë fat. Nëse doni të kryeni transaksione, prisni ditët e fundit të javës. Ditët e para situata do jetë më delikate. Shëndeti, falë ndikimit pozitiv të yjeve do jetë i mirë. Do i kaloni edhe ato probleme që keni pasur. Në punë do jetë periudhë e vështirë për gjeografët, matematicienët dhe teknikët. Të tjerët nuk do kenë vështirësi të mëdha. Me familjen duhet të tregoheni pak më të kujdesshëm dhe t’iu kushtoni vëmendje.

Gjatë kësaj jave do keni më shumë nevojë se kurrë për siguri dhe ngrohtësi në jetën tuaj në çift. Flisni më tepër me parterin dhe tregohuni sa më të hapur. Për beqarët, Mërkuri do jetë planeti më i favorshëm. Mundësitë për takime nuk do mungojnë, por duhet të bëni disa seleksionime. Në planin financiar duhet të bëni kujdes mos shpenzoni më shumë sesa ua mban xhepi. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Do ndiheni gjithë kohës të lodhur dhe pa fuqi. Merrni sa më shumë vitamina dhe çlodhuni sa të mundni. Në punë do mërziteni sepse projekti që aq shumë keni pritur do i jepet një kolegut tuaj. Me familjarët do pajtoheni pas një kohe të gjatë.

Gjithçka do ecë për mrekulli këtë javë në jetën tuaj në çift. Nuk do konfliktoheni për asgjë me partnerin dhe të dy do tregoheni më tolerantë. Beqarët do kenë mundësi për takime, por nuk do jenë të sigurtë nëse do duan apo jo të krijojnë një lidhje. Mos u nxitoni, merrni kohën e duhur për të reflektuar. Financat duhen menaxhuar me shumë kujdes. Edhe pse dikush mund t’ju japë disa para, kjo nuk do të thotë që t’i shpenzoni menjëherë. Shëndeti në përgjithësi do jetë problematik. Do jeni nervozë dhe stresi do lërë pasojat e veta. Në punë do ju bëhen propozime interesante nga të cilat duhet të përfitoni. Në familje do mbizotërojë harmonia.

Mos u tregoni kapriçozë gjatë kësaj jave në jetën tuaj në çift. Nuk jeni më një fëmijë që duhet t’ua plotësojnë tekat. Nga ana tjetër duhet të mbani më tepër përgjegjësi për sjelljen tuaj. Beqarët duhet të dëgjojnë më shumë zemrën sesa arsyen. Tregohuni të sinqertë me ata që do takoni. Në planin financiar do ketë disa tronditje, për shkak se do shpenzoni jashtëzakonisht shumë. Kujdes! Shëndeti do jetë përgjithësisht më i qëndrueshëm se një javë më parë. Do keni rezistencë fizike dhe morale. Në punë, Dielli do ju nxisë të tregoheni më të vëmendshëm dhe të mos dorëzoheni lehtë para vështirësive që do ju dalin. Familja mirë.

Gaforrja

Mos u ankoni nëse partneri ankohet për sjelljen tuaj gjatë kësaj jave. Do i bëni skena të shumta xhelozie dhe nuk do e lini asnjë minutë të qëndrojnë me miqtë. Ky do jetë një gabim. Beqarët do bënin mirë të tregoheshin sa më realistë dhe të mos ëndërroni më shumë sesa duhet. Në planin financiar duhet të shmangni transaksionet financiare sepse situata nuk do jetë e qëndrueshme. Shëndeti do jetë më delikat se javën e kaluar. Mund të keni probleme me qarkullimin e gjakut, prandaj duhet të bëni pak më tepër aktivitet fizik dhe të ushqeheni si duhet. Në punë do hidhni goxha hapa para dhe do arrini afër qëllimit final. Familja nuk do ketë një periudhë të qetë.

Luani

Nese tregoheni agresive me partnerin ditet e para te javes, ka rrezik qe atmosfera te nxehet edhe me shume ne ditet e fundit. Ai do iu kritikoje shume dhe mund te vendose t’iu qendroje larg. Beqaret jo vetem qe do kene takime, por mund te ndryshojne shume shpejt edhe statusin. Situata financiare do jete pergjithesisht e mire. Nuk do keni asnje veshtiresi. Shendeti do kete permiresime te medha. Nuk do ndiheni me te fryre dhe nuk do keni probleme me stomakun. Ne pune edhe pse do e keni te veshtire te punoni ne ekip, duhet te mundoheni sepse perndryshe nuk mund t’ia dilni dot. Me familjaret do ia kaloni per mrekulli.

Do bënit mirë të mos e vendosnit në piedestal gjatë kësaj jave atë që keni në krah. Më mirë tregohuni të matur kur ta lavdëroni në mënyrë që ai të mos ”fluturojë” dhe më pas të kërkojë dikë tjetër. Ndodh shpesh kjo gjë. Beqarët do jenë të parezistueshëm. Propozimet për të filluar një lidhje do jenë të shumta, por duhet të dini të zgjidhni. Në planin financiar do përballeni me probleme dhe me vështirësi të mëdha. Kujdes! Shëndeti do jetë delikat. Një pjesë do preken nga gripi dhe do kenë temperaturë e rrufë. Në punë duhet të jeni më të vendosur dhe të bëni çmos të arrini atje ku keni menduar. Familja do kalojë një javë mjaft harmonike.

Virgjëresha

Kjo javë do jetë e mirë për të dashuruarit. Përfitoni për të zgjidhur disa probleme të hershme që keni pasur. Beqarët do jenë sharmantë dhe do tregohen të gatshëm për të nisur aventura. Nëse doni që financat të jenë të qëndrueshme shmangni shpenzimet e tejskajshme dhe mos jepni asnjë para hua. Shëndeti nuk do ketë probleme shqetësuese, por dhimbja e kokës dhe shpinës do ndihet herë pas here. Pini ndonjë qetësues, por mos e teproni në asnjë mënyrë. Në punë do jetë periudhë e ngarkuar. Do ju duhet të sakrifikoni shumë për të arritur qëllimin. Kur të merrni rezultatet do thoni që ia vlejti. Me familjarët duhet të tregoheni pak më tolerantë.

Peshorja

Ndikimi i madh i Plutonit do e përkeqësojë marrëdhënien ndërmjet jush dhe partnerit tuaj. Herë do bëheni xhelozë dhe herë shumë strikte. Mos i kaloni limitet! Beqarët nuk do kenë fat e dashuri edhe pse nuk do lënë gur pa lëvizur. Prisni momentin e duhur. Financat do jenë më të mirë sesa ju mendonit. Bëni investimet që keni menduar dhe hiqni disa lek mënjanë për më vonë. Shëndeti nuk do jetë problematik. Ata që mendojnë se janë mbi peshë mund të fillojnë ndonjë dietë të lehtë. Në punë tregohuni të kujdesshëm kur flisni. Disa kolegë mund të jenë spiunë dhe do ju prishin punë. Mos iu besoni të gjithëve. Familja do ketë një javë normale.

Venusi do ua bëjë edhe më të bukur javën. Do qëndroni më tepër kohë me partnerin dhe do kaloni momente pasionante më të. Euforia dhe gëzimi do jenë fjalët kyçe të të gjitha ditëve. Nëse zemra juaj është ende e lirë, duhet të dilni më tepër dhe të njiheni më persona të rinj. Asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodh më pas. Një riorganizim i përgjithshëm i financave do iu bënte mirë. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mbrojtur dhe nuk do keni shqetësime. Konsumoni sa më tepër perime të freskëta. Në punë, me vullnet dhe këmbëngulje mund t’i kaloni të gjitha pengesat dhe do arrini ku doni. Në famije duhet t’i shprehni më tepër ndjenjat. Familjarët do kenë nevojë.

Ujori

Këtë javë do tregoheni më të kuptueshëm dhe më tolarentë me atë që keni në krah. Nga ana tjetër do i pranoni disa gabime që keni bërë dhe do dini si të kërkoni falje. Për beqarët nuk do jetë koha e duhur për të filluar angazhime serioze. Gjithsesi nga aventurat e përkohshme edhe mund të përfitoni. Në planin financiar do vendosët më në fund ekuilibri. Shëndeti do jetë paksa delikat. Mos abuzoni me pagjumësinë dhe me lodhjen sepse do keni shqetësime të mëdha më vonë. Në punë mos dëgjoni çfarë thonë të tjerët, por vazhdoni me planët tuaja sido që të jenë. Janë shefat ata që do vendosin në fund. Për familjen do jetë pozitive.

Peshqit

Marrëdhënia juaj me partnerin këtë javë, do varet shumë nga humori juaj. Do ketë momente pasionante dhe emocionuese, por edhe çaste të mbushura me debate dhe zënka. Beqarët ka gjasa të fillojnë edhe histori dashurie, por yjet këshillojnë të ecin ngadalë, jo me nxitim. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme, por ndonjëherë impulsiviteti mund t’ju shtyjë të shpenzoni më tepër. Rezistenca fizike do jetë e mirë, ndërsa ajo morale jo gjithmonë. Qëndroni në qetësi për pak kohë dhe reflektoni. Në punë do keni më shumë ambicie dhe pak nga pak do arrini atë që dëshironi. Familjarët do ju gjenden pranë dhe do ju ndihmojnë.


bota

»

• E hënë 4 shkurt 2013

s p e c i a l e

13

Evropa, monarku igossip parë, lidhjet e mbretërve

»16

Ekonomia, tani Kina është në Amerikë

»15

Gjoja të çmendur. Mafiozë të vërtetë

»14

Është pranverë në

Jeruzalem

A

rmiqtë në çdo portë dhe një palë zgjedhje ku nuk ka dalë një shumicë solide, me të djathtën e Bibi Netanjahut e detyruar të kërkojë aleancë me centristët e një AKTORI të ri, Yair Lapid. E megjithatë, nga këndvështrimi i Izraelit, ekziston një mënyrë për të parë gotën si gjysmë plot, në këtë Lindje të Mesme ku po rikrijohen influencat dhe raportet e forcës. Sigurisht, ka rreziqe të rinj por, nga ata të së kaluarës “nuk është më ushtria irakene, nuk është më ushtria siriane, dhe nuk di në ekziston më një ushtri egjiptiane”, thotë Ely Karmon, i qendrës së studimeve antiterroriste në Herzlyia, një prej ekspertëve më në zë në botë dhe këshilltar në korridorët e pushtetit, jo vetëm në Jeruzalem. Është i bindur që në 10 vitet e ardhshëm do të ndryshojë thellësisht harta e rajonit, dhe do të asistojmë në një lloj ballkanizimi, me lindjen e shteteve të vegjël më të dobët. E gjithë kjo në avantazh të Izraelit. Por nëse ajo është pika e mbërritjes, në ndërkohë ka turbulenca, kaos dhe zi. Sipas Karmon, është iluzion për ata që mendojnë se moszhvendosja e thellë djathtas e elektoratit izraelit do të sjellë një tratativë serioze në fund të së cilës do të lindë një shtet palestinez. “Të bëjmë tratativa me kë? Me Abu Mazen? Firma e tij në një marrëveshje nuk do të kish asnjë vlerë sepse do të hidhej poshtë menjëherë nga Hamasi, që kontrollon të gjithë Rripin e Gazës”. Është refreni i dashur për Netanjahun, sipas të cilit “në anën tjetër nuk ka një interlokutor të besueshëm”. Por nëse figura e Abu Mazen është dobësuar, faji është edhe i atyre që nuk i kanë bërë asnjëherë lëshime që të mund t’i prezantonte popullit të tij karta të besueshme. Që duhet të nisen bisedime me çdo kusht dhe më këdo, ky është mendim i Yacov Perry, ish-kreu i Shin Bet, shërbimi i brendshëm i sigurisë, krahu i djathtë i Yair Lapid. Një çështje që ndan e do të ndajë, ndërkohë që ka më pak distancë mbi vlerësimin e rreziqeve të jashtëm. Për një kohë të gjatë Netanjahu kish thënë se rënia e regjimit të Assad në Siri do të ish një fatkeqësi për Izraelin, për shkak të ardhjes së mundshme në pushtet të fondamentalistëve islamikë: pranvera

Revolucioni sunit që ka përfshirë Lindjen e Mesme do të përfundojë duke forcuar shtetin e Izraelit. E parashikon një ekspert i madh i antiterrorizmit

arabe, si dimër për vendin e tij. Tani, thotë Karmon, “regjimi ka marrë fund”. Dhe në horizont

po përvijohet shpërthimi nga brenda dhe ndarja e Sirisë në tre pjesë. Bashar Assad nuk

mundet dhe nuk do një ekzil në Amerikën e Jugut, siç ishte thënë. Mund të pranojë maksimumi Katarin apo Emiratet. Por në terren po përgatritet një tjetër perspektivë. Mes portit të Tartusit, Latakias dhe maleve, ushtarët e tij kanë nisur një spastrim etnik si ata të ish Jugosllavisë, ku dëbojnë gjithë sunitët dhe sjellin alavitët, grupi fetar të cilit i përket presidenti, minoritar, por në pushtet prej dekadash. Pas pothuajse 2 vitesh luftë, 60 mijë të vdekurish, dhe përdorimit sistematik të torturës, është e pamundur çdo formë pajtimi dhe Assad mund të ketë një copëz tokë ku ai dhe të tijtë mund të jetojnë të qetë me mbrojtjen e Putinit, që kështu mund të vazhdojë të përdorë portin strategjik mesdhetar të Tartusit për flotën e tij. Kurdët do të ndërtonin kombin e tyre (në fakt po e krijojnë) dhe sunitët do të merrnin Damaskun dhe pjesën tjetër të Sirisë. Duke shpresuar që grupe me frymëzim salafit nuk fitojnë në zgjedhjet hipotetike. Me këdo që do të drejtojë në Damask, do të duhet të përballet çështja e kodrave të Golan të pushtuara nga Izraeli, atje, “në fshatrat ku janë vendosur luftëtarët e Jabhat al-Nusra, që konsiderohen shumë pranë Al Kaedës, por të cilës ndoshta i kanë shfrytëzuar vetëm emrin”. Për ndarjen e Sirisë kanë nisur të flasin në mënyrë të rezervuar SHBA dhe Rusia. Mund të funksionojë me dy kushte: që Irani të përjashtohet nga përdorimi i portit të Tartusit dhe që armët kimike e bakteriologjike të vihen nën kontroll ndërkombëtar dhe më pas të shkatërrohen. Si kusht në tratativë, SHBA mendohet t’i kenë kërkuar Rusisë njohjen e Kosovës, duke parë që shteti alavit në Lindjen e Mesme do të kish të njëjtat kushte si shteti ballkanik. Pengesa më e madhe për këtë skenar quhet Rexhep Taip Erdogan, Presidenti

turk që duhet të luajë rolin e garantit të zonës dhe që është kundër një shteti kurd: i druhet të njëjtës kërkesë në lindje të vendit të tij, apo që tani, me Kurdistanin iraken praktikisht të pavarur, kurdët do të kërkojnë një shtet që kufizohet me Sirinë, Irakun dhe Turqinë. Shpërbërja e Sirisë do të ishte një humbje e madhe strategjike për Iranin: do të sillte ndalimin e vazhdimësisë së asaj linje që nis nga Teherani, kalon në Damask dhe mbërrin në jug të Libanit, ku bëjnë ligjin Hezbollahu libanez dhe prej aty kërcënon Izraelin. Regjimi i ajatollahëve dhe bota shiite në përgjithësi po humbasin influencë sepse revolucioni arab u demonstrua mbi të gjitha një lëvizje sunite. Por, ata shumë shpejt mund të kenë bombën atomike. Përpara një veprimi ushtarak për të shmangur ndërtimin e saj, Karmon mendon se ka ende disa karta për të luajtur. Mbi të gjitha embargoja totale për tregtinë e naftës, një burim pothuajse ekskluziv i pasurisë së këtij vendi. “Irani mund të reagonte duke sulmuar në Bahrein pozicionet amerikanë apo vendburimet e hidrokarbureve në Arabinë Saudite”. Pastaj, për të ngadalësuar programin bërthamor, ka shumë metoda, jo vetëm vrasjet e shënjestruara: “Viruse informatike, eksplozione “të çuditshme” në vendet atomikë. Gjithçka

që nevojitet për të shtyrë në kohë Orën X. Pa llogaritur faktin që ajatollahu Khamenei nuk ka dhënë ende miratimin për stadin final të programit”. Është opinioni i përgjithshëm që Teherani ka fshehur mirë nën tokë impiantet bërthamorë dhe i ka përhapur në vende të ndryshëm, duke e bërë problematik një aksion ushtarak për t’i shkatërruar. Karmon kundërshton: “Një zgjidhje është gjithmonë, gjithçka varet nga çmimi që je gati të paguash. Sot njohim të paktën 1 fakt që konfirmon se Netanjahu ka menduar seriozisht për një bombardim: kohët e fundit ish-kryeministri Ehud Olmert ka përmendur një program 3 miliardë dollarësh për operacione specialë kërkuar nga Bibi dhe që nuk mund t’i referohen përveçse Iranit”. Sidoqoftë, për Karmon, një gjë është e qartë: nuk ka nevojë të mbështetemi tek SHBA sepse “nga Regani e këtej nuk kanë dashur të bëjnë asgjë kundër regjimit të ajatollahëve”. Gjithmonë nëse Irani mbetet i tillë. Studiuesi nuk i beson shumë një revolucioni liberal që të mund të përmbysë regjimin, se sa një ballkanizimi që do të çojë në një ripërcaktim të kufijve mbi baza etnike: “Në Iran, persët e vërtetë janë 50 për qind e popullsië dhe balukët, për shembull, mund të kërkojnë një shtet të tyrin”. Karmon shton se ekziston edhe një mbulesë juridike që kufijtë të ndryshojnë: “Ndarja e Sudanit jugor, miratuar nga OKB, tregon se jemi në fazën e kapërcimit të hartave koloniale”. Dhe në Lindjen e Mesme do të ketë një efekt domino, duke nisur nga Siria. Për Jeruzalemin do të ketë gjithmonë shumë armiq, por do të jenë të përçarë dhe më të dobët, “dhe Izraeli mund t’i kthehet lojës strategjike të Ben Gurion, asaj të aleancave periferike”. Është një skenar i mundshëm, sigurisht duke u studiuar nëpër kanceleri, por ende me shumë të panjohura.


14

« bota

E hënë 4 shkurt 2013 •

Gjoja të çmendur. Mafiozë të vërtetë Bosi që besonte se ishte Napoleoni. Ai dhjami i Zotit. Dhe misteri i Provenzanos. Për herë të parë, një libër analizon se si Cosa nostra shfrytëzon marrëzinë

P

ërpara komisarit Boris Giuliano që i vinte prangat në duar, bosi Antonio Marchese u hodh tek klasikët: “Po si guxoni? Unë jam Napoleoni, më jepni ushtritë e mia!” 19-vjeçari Agostino Badalamenti, i vetmi vrasës sicilian i kapur me revolen që ende nxirrte tym, shfrytëzoi pamjen e tij prej fëmije: nisi të qajë, duke tundur këmbët dhe duke ulëritur: “Dua mamin”. Giovani Battaglia, djaloshi i sulmit në Capaci, kaloi muaj të tërë duke i pritur magjistratët me pështyma, blasfemi, si dhe fraza të gjata e të pamend. Ndërsa kreu i klanit të Sirakuzës, Angelo Bottaro, u vetëshpall “dhjami i Zotit”, duke bekuar gjykatën si dhe duke u shpërndarë shenjtë të vegjël karabinierëve. Veprime dhe fjalë që i garantuan transferimin në çmendinë, falë mjekëve që kishin bërë marrëveshje të fshehtë, si dhe rikthimin e shpejtë në liri. Për vite të tërë, çmenduria ka qenë rrugëdalja e shfrytëzuar nga mafiozët për t’i shpëtuar burgut: e kanë provuar shumë, që nga vitet gjashtëdhjetë e deri sot. Historia e të çmendurve të nderit është rindërtuar më në fund në një libër, “Mafie për të lidhur”, shkruar nga psikiatri Corrado De Rosa, dhe gazetarja Laura Galesi. Një tekst inteligjent, që rindërton marrëdhënien mes Cosa Nostras dhe sëmundjes mendore, të vërtetë apo false. Sepse ka edhe biografi kriminelësh ku brutaliteti është pasqyrë e trazimeve të thellë. Si ajo e Filippo Marchese, i quajtur “Milinciana”: “Një sadist që i lidhte dhe i priste kufomat. Që nuk lejonte askënd të dilte i gjallë nga dhoma e tij e vdekjes dhe provonte një kënaqësi erotike tek vriste, ndërsa thithte kokainë”. Apo si ajo e Nino Santapaola, vëllai i më të njohurit Nitto, i përshkruar nga i penduari Antonino Calderone me këto fjalë: “Çdo të shtunë në mbrëmje dilte nga shtëpia dhe shkonte për gjueti. Argëtohej duke kërkuar njerëz për të masakruar... Nëse shikoni kronologjinë e krimeve të kryer në Katania në

1976-1977, mund të verifikoni se sa kanë ndodhur të shtunave. Të dielën në mëngjes hapnim gazetën dhe komentonim: “I çmenduri, paska punuar dje”. Vëllai i tij, Nitto e quante një “likantrop”: “Ishte kaq gjakatar sa që kur urdhëroi vrasjen e 4 fëmijëve që kishin grabitur nënën e tij, edhe korleonezët thanë: “E ekzagjeruar!” Prej 30 vitesh, Nino Santapaolo hyn e del nga çmendinat gjyqësore. Në periudhat e lirisë shpesh ka drejtuar çështjet e familjes: një herë u ndalua me makinën plot me armë, dhe thuhet se ka kuruar ngjitjen e nipit në krye të klanit. Megjithatë, në takimet me psikiatrët bën bashkë “homeopatinë, fushat e luleshtrydheve dhe hidrokarburet, thotë që nuk mbushet sa duhet me oksigjen dhe për këtë arsye duhet të dalë nga burgu. Zërat e persekutojnë: “Si një rrjetë që më del para dhe më bën shoshë trurin”. Edhe pse, siç thonë psikiatrët, në bashkëbisedimet e tij nuk ka zëra gjëkundi”. Nga një ndalim në tjetrin, ka marrë vetëm një dënim për vrasje. Sot, pas një infarkti, një iktusi, viteve të tërë me diabet, gjendja e tij shëndetësore është vërtetë e rëndë. Në dhjetor 2011 Gjykata e Apelit e Katanias i ka konsideruar të papajtueshëm me burgun dhe ka pezulluar proceset ndaj tij: ndoshta shumë shpejt do të lthehet në shtëpi. Por, tek Cosa Nostra, e dhe çmenduria e ka një rang. Asnjë kapo i vërtetë nuk do të përdorte ndonjëherë këta truke për t’i shpëtuar burgut. Është një prej dallimeve me kamorrën napoletane që ka mbërthyer në klinikat psikiatrike edhe njerëz të rëndësishëm të mafias, apo si në kohët e fundit kanë tentuar të bëjnë bosë fraksionesh apo kazalezë. Ndërsa për sicilianët, të shfaqen si të çmendur do të thotë të humbasin komandën. Madje problemet mendorë kanë qenë gjithmonë një instrument për të delegjitimuar rivalët, të penduarit apo edhe gjykatësit. Në një intervistë për Enzo Biagin, padrino i parë korleonez Luciano Liggio fliste për Cesare Terranovan, i vrarë në

Palermo: “Nuk e di nëse i gjori gjykatësi Terranova ndihej i urryer. Ndieja një përdëllim të sinqertë për të. Kur pati atë artrit të vogël gjatë marrjes në pyetje, kuptova që ndodhesha përballë një të sëmuri. Nëse prapa tryezave të ndryshme të shtetit ka psikopatë, faji nuk është imi. Përse nuk u bëjnë vizitat e duhura këtyre njerëzve përpara se t’u besojnë një zyrë?” Por Cosa Nostra e ka marrëzinë edhe instrument dënimi. Vendimi kundër Giuseppe Greco,

që thuhet se ka vrarë 58 vetë duke i mbytur apo me plumba kallashnikovi, është prezantuar kështu nga Toto Riina dhe Salvatore Cancemi: “E di që kemi gjetur ilacin për të çmendurit? Kemi vrarë Grecon, ishte bërë i çmendur...” Shpeshherë Riina e ka përdorur në takimet sy më sy me të penduarit që e akuzonin. Gaspare Mutolos i ka ulëritur: “Me të nuk mund të flitet sepse është i çmendur si nëna e tij”. Dhe në fakt Mutolo kish arritur të kalonte nga qelia në spitalin psikiatrik, ku siguroi një “trajtim të favorshëm”. Një prej të shumtëve që ka shfrytëzuar bashkëpunimin e mjekëve. Ka histori këmishash të pista në të gjithë Italinë. Si romanjolët që firmosën paaftësinë e një mafiozi, i cili më pas u filmua tek u ngrit nga karrikja me rrota dhe kërcente makarenën nën shoqërinë e disa vajzave. Pasi u zbulua, ai u vetëvra. Këto kohë, çështja më e diskutuar i përket Bernardo Provenzanos, regjisori i fundit i mafias. Që nga momenti i arrestimit, Provenzano u ka ofruar fotografëve një buzëqeshje të ëmbël. Deri në shkurt 2011 ka thënë se sëmundja e tij nuk e lejonte të qëndronte në burg. Por mjekët e përjashtuan, duke e transferuar në një burg me qendër klinike. Në atë pikë avoketërit e tij ndërruan linjë, duke theksuar gjendjen psikike gjithnjë e më konfuze: “Provenzano nuk është në gjendje të kuptojë, nuk mund të marrë pjesë në procese”. Në fakt, kumbari shkruan letra dhe telegrame për familjarët. Për De Rosa dhe Galesi, nisma mjeko ligjore nuk ka qenë e izoluar. Figura të tjera në po të njëjtat javë kanë kërkuar dhe siguruar lënien e burgut, si Michele Aiello dhe Gaetano Fidanzato. Autorët e librit e quajnë “një moment mobilizimi të përgjithshëm”. Në këtë moment Provenzano gjendet nga rojat me një thes plastike në kokë. Sapo agjentët hapin derën, ai vetë dorëzon zarfin. Ata që i vajtën në ndihmë thonë se “përgjigjej në mënyrë të çorientuar, por me një buzëqeshje dashakeqe”. Mjeku që e vizitoi tha se ishte një “teatër”. Veprimi i 9 majit të vitit të kaluar mbetet misterioz: a ishte akti i një 80-vjeçari pa të ardhme, apo një formë proteste? 20 ditë më vonë, prokurorët e Palermos e pyesin për tratativën mes shtetit dhe mafias. Përgjigja ishte koncize: “Po të them të vërtetën, do të flas keq për kristianë, më falni”. Më 17 dhjetor Provenzano u rrëzua në qelinë e tij dhe u operua me urgjencë, për një hematomë cerebrale. Pas një kome të gjatë farmacologjike tani tregon shenja shërimi, me një pamje në përkeqësim të dukshëm. Tani është i papajtueshëm me proceset...


bota • E hënë 4 shkurt 2013

K

ushedi sa krenar do të ishte babai Theo po të shihte të birin, Bruce Cochrane, i ftuar nga Shtëpia e Bardhë e Presidentit Obama për të folur për biznesin e familjes dhe për të dëshmuar me shembullin e tij se si, në fillim të shekullit XXI, ia vlen sërish që të vësh bast për “made in USA”. E të mendosh që vetëm 15 vjet më parë Cochrane-t kishin shitur kompaninë e tyre në Karolinën e Veriut bashkë me një mijë punëtorët tek një sipërmarrës nga shteti i Indianës që, nga ana e tij, kish zhvendosur barakat dhe zyrat në Kinë, ndërkohë që Bruce kish ndryshuar jetë dhe kish nisur të ofronte këshilla për biznesmenë të vegjël amerikanë, se si të zbarkonin në Kinë. “Po ndodhte një eksod i vërtetë”, kujton ai tani. “Mendonim se nuk do të kish më avantazhe për të vazhduar të prodhonim në SHBA”. Por, në fund të 2010, Bruce vërejti se diçka po ndryshonte. Me rritjen e ekonomisë, pagat e kinezëve po fillonin të rriteshin, duka kaluar nga disa cent në orë, në 4 dollarë. Gjithnjë e më pak të rinj kinezë ishin të gatshëm të mbylleshin në një fabrikë ditën dhe natën. Protestat e punëtorëve po rriteshin. Dhe po rritej edhe kostoja e transportit të mallrave mes dy brigjeve të Paqësorit, përveç shpenzimeve logjistikë që lidheshin me të punuarit m një fabrikë në anën tetër të botës. Ishin sinjalet e parë të atij që në muajt në vijim do të shndërorhej në një fenomen të vërtetë ekonomik: “reshoring”, ose “riatdhesimi”. Më saktë, rikthimi në shtëpi për arsye të volisë financiare të atyre kompanive që në 20 vitet e fundit ishin zhvendosur në Kinë për të shfrytëzuar basenin e madhe të krahut të punës me kosto të ulët. SHBA nuk kanë qenë gjithmonë një vend vetëm i shërbimeve dhe hi-tech. Në 1950 prodhonin 40 përqind të të gjithë mallrave të botës. Në 1970, pjesa e sektorit të prodhimit në GDP e brendshëm ishte pothuajse e barabartë me atë

»

15

Tani Kina është në Amerikë

Në Pekin rriten pagat e punëtorëve dhe kostot e transportit të mallrave. Në SHBA lindin teknologji prodhimi të reja dhe zbulohen vendburime të mëdha gazi. Kështu, tani, të punosh në SHBA, volit. Dhe sipërmarrësit po kthehen në shtëpi kineze sot: 27 për qind. Më pas, sipërmarrësit amerikanë kuptuan se do të mund të prodhonin me një çmim shumë më të ulët në Kinë, ku krahu i uritur i punës ishte i gatshëm të punonte për një pagë shumë më të ulët se sa punëtori mesatar amerikan. Jo vetëm shpërthyen fitimet e kompanive, por për herë të parë në histori një seri mallrash jetëgjatë (nga mobiljet, tek elektroshtëpiaket) nuk përfaqësonin më për konsumatorin një zgjedhje themelore në jetën e tij ekonomike. Kështu, në 2010, përqindja e prodhimit industrial në GDP e SHBA kish rënë në 16%: një rënie e madhe, që bashkë me rritjen e çmimeve kishte “zhdukur” pothuajse edhe klasën punëtore, deri në atë pikë sa të bënte disa ekonomistë të shpalnin fundin e prodhimit “made in USA”. Por, siç ndodh shpesh kur parashikimet dhe statistikat flasin për një të ardhme shumë të largët, jo vetëm që aktiviteti riprodhues në SHBA sot është ringritur (prodhimi është tre herë e gjysmë më shumë se ai i 1972, edhe pse numri i punëtorëve është sa një e treta), por SHBA ndodhen në prag të një revolucioni të ri industrial që, nëse do të risjellë në vend të 6 milionë vendet e punës që janë eksportuar në Kinë gjatë dy dekadave të fundit, mund t’i rikthejë Amerikës forcën ekonomike dhe optimizmin e dikurshëm. Gjysma e punëtorëve të sotëm janë ata historikë”, thotë Bruce duke iu referuar kompanisë që ka rihapur vitin që kaloi me emrin Lincolton, qyteti në Karolinën e Jugut ku vepron. “Kur i kontaktova, disa prej tyre nuk punonin që nga viti i mbylljes së stabilimentit në Amerikë. Ishte emocionuese të rifilloja të prodhoja mobilje dhe t’u riktheja njerëzve vendin e dikurshëm të punës”. Ashtu si Lincolton, kompani të tjera, të vogla e të mëdha, kanë nisur të riatdhesojnë veprimtarinë, të ndihmuara edhe nga plani i stimujve fiskalë të qeverisë federale. Në krah të kolosëve si General Electric dhe Ford, janë kompani më të vogla si Michigan Ladder apo Ëham-O, që ka vendosur të prodhojë të famshmet “frisbee” në Los Angeles dhe jo në Shenzhen. E fundit në rend kohor është Apple, ndoshta ikona e strategjisë amerikane të outsourcing: në dhjetor, administratori

Tim Cook ka shpallur se disa e linjave Mac do të prodhohen ekskluzivisht në Kaliforni. Sipas shoqërisë së konsulencës Boston Consulting, që i ka dedikuar dy raporte kohët e fundit fenomenit të “reshoring”, riatdhesimi i prodhimit duhet të gjenerojë dy deri tre milionë vende pune, nga të cilët një milionë në fabrikë dhe pjesa tjetër që buron nga shërbimet e asistencës dhe infrastruktura, dhe që do i shtojë GDP amerikan 100 miliardë dollarë në vit deri në 2015. Ndër faktorët kryesorë të rilindjes së prodhimit “made in USA” është një ndryshim i kostos së prodhimit mes Kinës dhe SHBA, në rënie të vazhdueshme. Sipas grupit të konsulencës Hackett, këtë vit duhet të arrijë 16%, një nivel shumë i ulët, veç të tjerash i kundërbilancuar prej avantazheve të një prodhimi pranë klientit final. “Kur ndryshimi i kostove mes një shteti të huaj dhe SHBA bie tek afërsisht 15 përqindëshi, sipërmarrësit nxiten që të të sjellin bazën prodhuese pranë tregut final”, shpjegon David Sievers, ekspert i logjistikës tek Hackett. Për studiuesit e Bcg, dallimi i kostos duhet të eleminohet brenda 5 viteve të ardhshëm. Shtete amerikanë të varfër, por të pasur në krahë pune dhe treg të mirë, si Tennessee, Karolina e Jugut dhe Alabama mund të shndërrohen në oazë të vegjël të “Kina-ve të brendshme”. Edhe sepse, ndërkohë që pagat e aziatikëve rriten, ato të perëndimorëve regjistrojnë rritje të vogla, pavarësisht rritjes së produktivitetit, apo siç ndodhi në rastine fundit me Ford Usa, pësojnë ndoshta dhe një ulje. Jo vetëm kaq. Ndryshojnë edhe kushtet e punës. Nëse punëtorët koreano-jugorë të Hyundait dhe Kias sapo kanë siguruar heqjen e turnit të natës, kolegët e tyre amerikanë (dhe britanikët e Land Rover, tani në duar indiane) kanë pranuar rikthimin e turnit – me bekimin e sindikatave – për t’i garantuar kompanisë fleksibilitetin e nevojshëm. Rritja e pagave të kinezëve nuk është faktori i vetëm që po i mundëson SHBA-ve të rishëndoshin bazën e tyre prodhuese. Zbulimi kohët e fundit i vendburimeve të mëdha të gazit që ndodhet në shkëmbinj të caktuar sedimentarë me bazë argjile (shale gas) ka qenë e papritura klasike e historisë që trondit çdo lloj parashikimi. Brenda 5 viteve SHBA mund të bëhen një vend i pavarur energjetikisht, me një kosto qesharake të energjisë elektrike industriale, mbi të gjitha

po ta krahasosh me vlerat evropiane, të cilat që sot janë mesatarisht pesë herë më të larta, dhe ato aziatike, tre herë më të larta. Bëhet fjalë për një avantazh konkurrues thelbësor, sidomos nëse konsideron automatizimin progresiv të veprimtarisë industriale në sektorë që variojnë nga ai i telefonisë, deri tek elektroshtëpiaket dhe pneumatikët. Dhe është e mundur që bumi i “shale gas” të sjellë mijëra vende pune në sektorët e petrokimisë dhe plastikës, duke i shkëputur në një pjesë të mirë nga Evropa dhe Azia. Rezultati: Mes 2012 dhe 2014, rreth 20 për qind e prodhimit kinez me destinacion SHBA do të zhvendoset në Amerikë. Një shifër që korrespondon me afro 150 mijë vende pune që do të kenë humbur mes 2002 dhe 2016 për shkak të outsourcing. Vendet e punës që rikthehen në SHBA do të jenë të ndryshëm nga ata që ishin larguar në vitet nëntëdhjetë. Do të kërkojnë një përgatitje më të lartë të punëtorëve, që duhet të përdorin kompjuterët dhe të përdorin instrumente prodhues të sofistikuar si printeri tredimensional, një proces që lejon prodhimin e një projekti duke nisur prej modelit të tij dixhital dhe që, mundëson kursimin deri 70 për qind të kostove të prodhimit tradicional. Do të jenë punët më pak të kualifikuara, si prodhimi i veshjeve, që kërkojnë një përdorim intensiv të krahut të punës, që do të mbeten në Azi. Por edhe ato do të lënë brigjet kineze për t’u eksportuar në vende me një kosto edhe më të ulët të krahut të punës, si Vietnami dhe Tailanda. Në Kinë do të qëndrojnë ata punëtorë për të cilët janë krijuar lagje industriale eficiente apo që kërkojnë profesionalizëm pak të përhapur në SHBA dhe, mbi të gjitha, prodhimet ndërkombëtarë me destinacion tregun vendës. Nuk është pak. Kina, dikur djepi i prodhimit botëror, me rritjen e klasës së mesme i ka kartat në rregull për t’u bërë tregu i dytë më i madh i botës, pas SHBA. Sipas një studimi të McKinsey, deri në 2025 pothuajse 70 për qind e konsumit do të vijë nga vendet në zhvillim. Është një ndryshim epokal.


16 S

« bota

i themel i parë dhe i fortë i qeverisë suaj, duhet që gjithmonë të pranoni se çdo e mirë e juaja dhe vetë ekzistenca juaj vijnë prej dashamirësisë së pafundme të Perëndisë. Dhe ndaj vullnetit të tij duhet të nënshtroni dëshirat dhe veprimet tuaja”. Nuk jemi përpara një predikimi të një asistenti të Veprimit Katolik, drejtuar një grupi deputetësh demokristianë në vitet pesëdhjetë: fraza është shkëputur nga një letër e një babai drejtuar të birit. Dhe fjala “ju” nuk nënkupton që i drejtohet disa personave: është vetëm një formë kortezie, një herë e një kohë e përdorur edhe mes njerëzve të afërt. Në rastin në fjalë, “një herë e në kohë” nënkupton 18 janarin e vitit 1548. Dhe babai për të cilin flasim ishte karli V (1500-1553), sovran i perandorisë së shenjtë romake dhe mbajtës i titujve të tjerë “më të vegjël”, si mbret i Spanjës, mbret i Italisë, dukë i Borgonjës, dhe dukë i Austrisë. Shkurt, flasim për njeriun më të fuqishëm të Evropës. Apo më mirë të themi, të të gjithë botës, pasi zotërimet e tij shtriheshin nga Azia, në Afrikë e deri në Amerikë, aq sa ishte në gjendje të thoshte me plot gojën, siç përsëriste shpesh se “në perandorinë time nuk perëndon kurrë Dielli”. Por të kthehemi tek letra e sipërpërmendur, që u dërgua nga Augusta dhe që është e rëndësishme për dy arsye. I pari: teksti zbulon që Karli V, regjisor i tentativës më të rëndësishme për të bashkuar Evropën në 12 shekujt që kanë kaluar që prej Karlit të Madh deri në krijimin e Bashkimit Evropian, thoshte se vepronte jo thjeshtë në emër të tij, por në emër të Perëndisë. Arsyeja e dytë: duke ditur se ishte më pak i paperëndueshëm se sa Dielli në perandorinë e tij, perandori shqetësohej sepse dëshironte të bindte më së miri Filipin II, djali trashëgimtar i tij, që të vazhdonte aleancën me të Gjithëpushtetshmin. Në raste të tjerë Karli V ishte treguar edhe më eksplicit. Në vitin 1543, duke qenë në prag të shpalljes luftë ndaj Francës, e cila hezitonte që të integrohej në Evropën perandorake, kishte shkruajtur: “Ikja ime nga këto mbretërime po afrohet tashmë dhe çdo ditë që kalon e shoh se sa e domosdoshme është. Në fakt, vetëm kështu mendoj se do të përmbysh detyrat që më ka caktuar mua Perëndia”. Në vitin 1548, Franca ishte mposhtur tashmë, por Karli ishte ende larg (në baviera) pasi kishte marrë nga Perëndia një detyrë të re: të mbante nën mbikëqyrje të krishterët gjermanë, të tunduar prej Luterit. Përzierje gjenetike Ky perandor-mesiah, i cili ndiente se kishte marrë shumë “detyra hyjnore”, shpesh herë është quajtur spanjolli sepse kishte pallatin mbretëror në Madrid; por në të vërtetë ai ishte lindur dhe ishte rritur në Gand (në Fiandrat, sot Belgjikë). Dhe në ADN-në e tij kishte kromozomet e gjysmës së Evropës. Spanjollë ishin vetëm e ëma e tij (Xhovana e Çmendur) dhe gjyshërit nga e ëma, Reyes Catolicos Ferdinandi i Argagonës dhe Izabela e Kastijës, sponsorë të Kolombit. Por babai i tij (Filipi i Bukuri i Habsburgëve) kishte lindur edhe ai në Belgjikë, nga një austriak (Maksimiliani I) dhe nga Maria e Pasur. Nuk është gjithçka, sepse në venat e Karlit rridhte edhe gjak blu me tjetër origjinë, e trashëguar nga paraardhës edhe më të largët: polak (nga Plast-ët), italian (nga Viskontët), francez (nga Valois-ët), anglez (nga Lancaster-ët), gjerman (nga Hohen-

E hënë 4 shkurt 2013 •

Evropa Monarku i parë Ky perandor-mesiah, i cili ndiente se kishte marrë shumë “detyra hyjnore”, shpesh herë është quajtur spanjolli sepse kishte pallatin mbretëror në Madrid; por në të vërtetë ai ishte lindur dhe ishte rritur në Gand (në Fiandrat, sot Belgjikë). Dhe në ADN-në e tij kishte kromozomet e gjysmës së Evropës. Spanjollë ishin vetëm e ëma e tij (Xhovana e Çmendur) dhe gjyshërit nga e ëma, Reyes Catolicos, Ferdinandi i Argagonës dhe Izabela e Kastijës, sponsorë të Kolombit. Por babai i tij (Filipi i Bukuri i Habsburgëve) kishte lindur edhe ai në Belgjikë, nga një austriak (Maksimiliani I) dhe nga Maria e Pasur

staufen-ët). Me një fjalë, një potpuri gjenetike të cilën vetë perandori e përblidhte me një fjali të bërë të famshme: “flas spanjisht me Perëndinë, italisht me gratë, frëngjisht me burrat dhe gjermanisht me kalin tim”. Por në të vërtetë, sovrani i asaj perandorie ku nuk perëndonte dielli ishte më shumë i fuqishëm se sa poliglot: shprehej mirë në frëngjisht, por në gjyhët e tjera ishte gjysmë katastrofë. Sa për spanjishten, dukej se kishte një version krejt të tijin, e ngjashme me atë të turistëve italianë të kohëve

moderne, të cilët nga Ibiza në Havana pretendojnë të kuptohen duke i shtuar nga një “s” të gjithë fjalëve që thonë në dialekt venecian. Sido që të jetë, kishte një arsye përse Karli ishte i tillë: ishte bërë Mbret i Spanjës vetëm në moshë madhore; të gjithë vitet e fëmijërisë i kishte kaluar mes gandit dhe Digiones (Francë). Por dihet: për të bërë karrierë, të lashtët që lëvdohen vlejnë më shumë se sa gjuhët që fliten. Dhe, siç u pa më lart, Karlo lëvdohej me një prejardhje shumë të pasur paraardhësish

të famshëm, pra edhe me një bekim trashëgimie. Trashëgimia e Habsburgëve, që ishte tashmë dinastia më e fuqishme e Evropës, i përkiste për shkak të linjës së drejtpërdrejtë; ndërsa pjesa tjetër e perandorisë i takoi atij krejt rastësisht, për arsye se emrat e familjeve të Kastijës, Aragonës, dhe Borgonjës u zhdukën, duke i lënë kështu zotërimet e tyre në duart e nipit fatlum me mbiemër mittelevropian, pasardhësi i tyre indirekt. Pikërisht në këtë mënyrë Karli u bë më i madhi i Habsburgëve. Dhe e filloi shumë shpejt karrierën e tij, kur ishte vetëm 6 vjeç. Në fakt, babai i tij Filipi ndërroi jetë ndërkohë në vitin 1506 dhe ai u bë trashëgimtar i parë i fronit (austriak) të gjyshit të tij Maksimilanit dhe atij që kishte qenë i gjyshes së tij, që kishte vdekur prej kohësh. Natyrisht që një mbretëri nuk mund

t’i jepet një fëmije, kështu që gjithçka mbeti në “frigorifer” deri kur mbreti në fjalë mbërriti në moshën madhore, e cila megjithatë u shpall shumë më herët se sa të vdekshmit e zakonshëm, domethënë kur ishte vetëm 14 vjeç, ditën e Pagëzimit 1515. Bollëk titujsh Në kryet e Karlit adoleshent u vendos shumë shpejt kurorëza e parë, ajo e Dukës së Borgonjës. Kësaj kurore, l’enfant prodige i aristokracisë evropiane i shtoi më pas gjithë të tjerat, me një ritëm mbresëlënës: në vitin 1516 trashëgoi nga gjyshi nga e ëma mbretëritë e Aragonës dhe të Napolit; në vitin 1517 mori atë të Kastijës në vend të të ëmës, e cila kishte trazime psikike; në vitin 1519, me vdekjen e gjyshit nga babai, trashëgoi fronin austriak; dhe në fund, disa muaj më vonë, mori edhe kurorën e perandorit,


bota • E hënë 4 shkurt 2013

e cila në atë kohë përftohej (të paktën formalisht) me zgjedhje. Kështu, brenda pak vitesh ishte unifikuar gjysma e Evropës. Dhe Karli, në pjesën e mbetur të jetës së tij kultivoi projektin për unifikimin edhe të gjysmës tjetër, duke u përpjekur të detyrojë t’i binden edhe ata që rezistonin, domethënë perandorinë turke në lindje dhe Francën në perëndim. Nëse plani do të kish pasur sukses, atëherë historia evropiane do të kishte marrë një drejtim krejt të ndryshëm nga ai që mori: historiani i Mesjetës Franco Cardini arrin deri aty sa të deklarojë se në vitin 800 nuk do të kish ardhur sezoni i madh i shteteve kombe dhe në vitet 900 do të ishin shmangur dy luftërat botërore. Atëherë, Karli V ishte një pararendës i Bashkimit Evropian? Po dhe jo, por më shumë jo se sa po, pasi Evropa e tij nuk ishte sigurisht një union mes shtetesh sovranë. “Uniteti politik, të cilit duhet t’i referohemi nuk mund të ishte veçse ai i perandorisë romake, filtruar dhe transformuar nga Karli i Madh në përvojën e perandorisë së shenjtë romake, që kishte mirëpritur dhe përthithur vlerat morale dhe shpirtërore të krishtërimit”, saktëson Cardini. “Pra, gjithçka që ishte shprehur nga Dante tek De Monarchia dhe kishte gjetur konfirmim në shkrimet e Erazmit të Roterdamit”. Teza e Dantes ishte që “autoriteti i monarkisë perandorake i shkoi atij pa ndërmjetës prej burimit të autoritetit universal”, një perifrazim që i përket Perëndisë. Karli V ndodhej në të njëjtën linjë: perandoria e tij duhej nga

i Gjithëpushtetshmi dhe duhej të përfshinte jo vetëm Evropën, por të gjithë botën e krishterë, duke anashkaluar edhe vetë Papën. Ashtu si ajo e Dantes, Monarkia e Karlit kishte “M”në e madhe, sepse ishte një fotokopje tokësore e “Mbretërisë së qiejve”. Në të gjithë frontet Duke nisur nga këto premisa, perandoria e Habsburgëve u shndërrua në teokracinë më të madhe që është parë ndonjëherë në perëndim, me të gjithë pasojat e këtij rasti: me Karlin V dhe birin e tij Filipi II besimi katolik ishte motori i gjithçkaje, që nga eksplorimet (shikoni misionet e Jezuitëve në Amerikën e Jugut), deri tek shtypjet e kundërshtive (përmes Inkuizicionit), që nga krijimi i kryeveprave të arkitekturës (si manastiri i Escorial në Madrid) deri në genocidet e konkuistadorëve (Hernan Cortes në Meksikë në vitet 1519-1521 dhe Francisco Pizarro në Peru në vitet 1532-1533). Duhet thënë se Inkuizicioni spanjoll nuk ishte një krijesë e Karlit V, por i gjyshërve të tij nga e ëma, Ferdinand dhe Izabela. Ai u limitua në shfrytëzimin dhe eksportimin e tij: në Sicili, për shembull, ishte ai që vendosi si inkuizitor të madh Bartolomeo Sebastianin, Torkuemadën e ishullit. Në po të njëjtën mënyrë, masakrat që lidhen me pushtimin e Amerikës kishin nisur që në kohën e Kolombit; por ishte “perandori pa perëndime” që emëroi Pizarron si guvernator i Perusë dhe që i dha Cortes-it titullin “nënmbret i Spanjës së re”, domethënë zot i Meksikës. Origjinale e Karlit V ishte në fakt ideja e Këshillit të Trentos (1545-1563), lëvizjes së gjatë të peshkopëve që i dha nismën kundëreformës katolike, reagimi ndaj lëvizjes protestante (1520). Ndonëse i ashpër me Luterin (që e “gjykoi” dhe u përpoq ta dëbonte) Karli V e kuptonte që murgu rebel nuk ishte krejt gabim në sulmin e Selisë së Shenjtë; për këtë arsye bënte thirrje që Kisha të bënte një “ekzaminim të ndërgjegjes”. Por Papa Klementi VII tregohej kokëfortë dhe nuk u përkul edhe kur në vitin 1527 një grup ushtarësh perandorakë rrethoi Romën dhe e detyroi që të arratisej për në Orvieto, i maskuar me veshjet e kryeshërbëtorit të tij. Por ka një thënie që “rrugët e Perëndisë janë të pafundme”: në këtë rast rrugët kalonin nga një pjatë me Amanita phalloides, një kërpudhë shumë helmuese, që në vitin 1534 e çuan Klementin VII në botën e përtejme. Pak vite më vonë, pasardhësi i tij më pak i ngurtë Paolo III hapi këshillin. Që çoi drejt fundit punët e tij, duke respektuar mbarëvajtjen e angazhimeve të luftës të perandorit, i cili bënte thirrje për një “pengesë legjitime” të epokës: nuk mund të ndiqte në të njëjtën kohë luftërat dhe këshillin “e tij”. Dhe luftëra, Karli V bëri shumë. E megjithatë, Cardini thotë: “Nga shkrimet e tij del që sipas tij, finalizimi i monarkisë ishte paqja për të gjithë krishtërimin, i konsideruar si qëllimi i fundit i veprimtarisë së sovranit dhe aspirata maksimale e tij”. Si mund të shpjegohet kontradikta? Vetë perandori, në vitin 1548 përgjigjet: “e di mirë, nga përvoja, se shmangia e luftës nuk është gjithmonë ndër mundësitë e atij që e dëshiron, sidomos për atë që ka shumë shtete të mëdhenj, disa të largët, siç më ka dhënë mua perëndia me bujarinë e tij”. Mes armiqve që perandori ishte “i detyruar” të luftonte, më e natyrshmja për një mesazh të bekuar prej perëndisë ishte perandoria osmane, e cila në Mesdhe gjente mishërimin tek një kardinal berber, Khair El-Din i qua-

jtur Barbarossa, kundër të cilit Karli V luftoi nga viti 1530 deri në 1541, me rezultate të ndryshëm, por ndërkohë me një efekt jetëgjatë politiko-ushtarak: vendosjen përfundimisht në Maltë të Kalorësve të Shën Xhovanit, të destinuar ta qeverisnin ishullin për shekuj të tërë, si dhe të shndërrohen në xhandarë kundër “të pafeve”. E ashpër ishte edhe armiqësia që kundërvuri Karlin V me Francën dhe mbretin e saj, Francesco i cili nuk ishte aspak “i pafe”. Rivaliteti mes të dyve, shkak i plot katër luftërave (mes viteve 1521 dhe 1544) lindte pjesërisht nga mllefe personalë

(Francesco ishte një ish kandidat për kurorën perandorake, të cilin Karli e kishte mposhtur), por ndryshku mes Francës dhe Perandorisë ishte më i lashtë: që në kohën e maksimilianit I, në një tekst të vitit 1513, ai i kishte quajtur francezët “anchiens et natureiz ennemis de notre maison”, domethënë “armiq të lashtë dhe të natyrshëm të familjes sonë”. E vërteta është që pas luftërave franko-perandorake, të shpërthyera formalisht për hegjemoni në Italinë veriore, kishte një përplasje mes dy kulturave politike të papajtueshme: nga njëra anë luftohej për globali-

»

17

zimin e parë të historisë moderne; nga ana tjetër për mbrojtjen e autonomive të kombeve. Përfundoi me Francën që humbi të gjithë luftërat. Madje në një rast mbreti i saj u kap rob në fushën e betejës. Por parë në një këndvështrim për afatgjatë, Karli V ishte humbësi i vërtetë, për arsye se projekti i tij i globalizimit katolik u ndërpre në gjysmë të rrugës. Në tërheqje Po kush apo çfarë ishte në gjendje të ndalte perandorin që kishte Perëndinë në anën e tij? Jo Francesco I, as Luteri e aq më pak Papa Klementi VII, që u ndanë nga jeta respektivisht në vitet 1547, 1546 dhe 1534. Rënia e sovranit mesiah ishte shkaktuar për shkak të një teprie sigurie si dhe një aleancë e pamundur. Teprimi vinte nga vetë Karli, i cili në vitin 1552 u nis për ripushtimin e Lorenës, e pushtuar nga Luteranët. Aleanca e pamundur ishte ajo që mbreti i ri francez Henriku II lidhi me të gjithë protagonistët e tjerë të epokës: papa, turqit dhe protestantët. Erdhi kështu viti i zi i Karlit V, viti 1552: ekspedita e Lorenës përfundoi para mureve të Metz, i rrethuar më kot për muaj të tërë, dhe aleanca franko-turke solli humbjen e flotës perandorake, e shkatërruar në Ponza. Ishte një dështim i dyfishtë. Më i madhi i Habsburgëve u vetëdijësua dhe në vitin 1556 hoqi dorë nga froni duke ia dorëzuar kurorat vëllait Ferdinand dhe birit të tij Filip. Më pas u tërhoq në një manastir në Yuste në Estremadura (Spanjë) ku qëndroi deri sa vdiq. Thonë se fjalët e tij të fundit ishin: “Po vij, Zot!” Evropa e Karlit tjetër Më shumë se 700 vite përpara Karlit V ishte papati që ndërmorri një aksion me karakter “evropian”. në Romë, ditën e Krishtlindjeve të 800 papa Leoni III kurorëzoi Karlin e Madh (742-814) perandor i perandorisë së shenjtë romake. Papati kishte nevojë për një aleat të fuqishëm për t’u mbrojtur nga armiqtë që kërcënonin zotërimet e tyre në Itali. Dhe Karli i Madh, luftëtari i frankëve që në tre dekadat e mëparshme u kishte shkëputur territore Longobardëve, Saksonëve, Avarëve dhe Sllavëve, përfaqësonte krahun laik ideal. Historianët këmbëngulin megjithatë ta bënin Karlin e Madh “baba” të Evropës. Kurorëzimi i tij ishte më shumë një tentativë për të ringjallur perandorinë tashmë të varrosur romake në emër të krishtërimit. Aquisgrana, që u me Karlin e Madh i shndërrua në kryeqytet të Perëndimit, i kundërvihej asaj që përcaktohej “roma e re”, apo më mirë Kostandinopoja bizantine. Edhe nga pikëpamja territoriale perandoria e shenjtë romake e Karlit të Madh nuk ishte kaq e zgjatur: nuk përfshinte ishujt britanikë as edhe Gadishullin Iberik (dominuar nga myslimanët, bashkë me Italinë jugore dhe Sicilinë). Mizoria e përdorur në Amerikë nga konkuistadorët e Karlit V kundër indigjenëve, e maskuar me qëllime ungjillizimi, nxiti reagimin e një peshkopi dominikan, Bartolome de las Casas, i cili në vitin 1542 shkroi një “Relacion të shkurtër mbi shkatërrimin e indive”, një akuzë e fortë kundër kolonëve. Teksti goditi dhe Karli V nxorri ligjet e rinj që ndalonin skllavërinin e indianëve dhe kufizonin reduktimin e tyre në skllevër. Megjithatë, shpesh herë këta ligje mbeteshin në letër: në Peru, një guvernator që donte t’i zbatonte u vra; dhe në Spanjë një teori pohonte që vendasit e Amerikës nuk kishin shpirt. Ai që e mbështeste ishte Juan gines de Sepulveda, autor i “Zbulimi i njerëzve të egër”.


18

« dossier

E hënë 4 shkurt 2013 •

Xhaferr Matuka, dënimi i ushtarakut që kish mbaruar në Rusi

Si e spiunoi miku i familjes te Dilaver Poçi Nga Albert Kotini

Ë

shtë një brez i tërë, ku simbolizon figura e Xhaferr Matukës, që jo vetëm u zhgënjyen nga idealet për të cilat luftuan e punuan, por u survejuan, denigruan, deri në kufijtë e vetëshkatërrimit moral dhe u burgosën në të gjitha parametrat e jetës së lirë. Kur seleksionimi brenda llojit, u bë i hapur, pas përvojës së skenuar nëpër vitet 1946, 1948, 1960, në “prerjen” e kokave rebele të ushtarakëve të lartë në vitet 1974-1975 edhe ato pak koka që kishin mbetur u “ngulën” nëpër hunjtë e oborrit diktatorial. Në një letër që toger Diftir Hysi (më parë një ushtar i rëndomtë), i dërgon më 8 tetor 1962, drejtorit të Kuadrit të Ushtrisë, gjeneralmajor Dilaver Poçit për Xhaferr Matukën jepet një informacion, prej 5 faqesh, prej të cilave, po shkëpus vetëm disa pjesë: “Shoku gjeneral, e ndiej të nevojshme, që me anën e kësaj letre të vë në dijeni juve për qëndrimin e lëkundur karshi vijës heroike të partisë tonë, nga major Xhaferr Matuka, i cili ka disa pikëpamje të shtrembra në qartësinë e tij politike. Duke u treguar pasonjës i flakët i vijës revizioniste të Nikita Hrushovit dhe grupit të tij. Unë, major Xhaferrin e kam mik familjar, jo vetëm kaq, por kur u kthye Xhaferri nga Bashkimi Sovjetik, ne krijuam një shoqëri të ngushtë me njëri tjetrin. Në shumë raste, duke biseduar me Xhaferrin për vijën e partisë sonë, ai tregohej i pakënaqur duke u shprehur gjoja me shaka se Hrushovi e ka mirë dhe se neve nuk keshëm të drejtë ta kritikonim. Një natë, duke qenë me disa shokë të tjerë në kishën e Shën Prokopit në Tiranë, u ulëm të pinim nga një birrë duke filluar nga biseda të ndryshme, si dhe për situatën e krijuar nga revizionistët modernë kundër Kinës dhe neve, në mbledhjen e Bukureshtit. Aty u bisedua për qëndrimin e partisë sonë që përfaqsohej nga shoku Hysni Kapo. Xhaferri tha: ‘Na lini rehat dhe juve me Hysni Kapon, se dolli si burrë i mirë në gjithë ata burra shteti të 81 partive, të mbronte Kinën, se kështu shkojmë neve bedel për të tjerë. Kur neve i thamë, që Hysni Kapua e bëri, si burrat, se i theu hunët Hrushovit, i cili po tallet me marksizëm-leninizmin dhe me Stalinin e madh.’ Xhaferri tha: ‘Hrushovi e ka shumë mirë, se Stalinit mirë ia bëri, Stalini ka qënë kriminel dhe ka vrarë 14 anëtarë të Presidiumit njëherësh. Unë isha në Leningrad, - tha Xhaferri, atje populli Stalinin e urrente shumë, sa i prishën me kazmë natën të gjitha bustet e Stalinit. Pastaj, - tha Xhferri, na lini rehat, se nuk ka kush bën politikë në Shqipëri, apo Xan Zyberi. Unë i thashë: ‘Ti Xhaferr nuk je në rregull. Ç’lidhje ka Xan Zyberi këtu, kur neve kemi udhëheqës të cilët kanë çuditur gjithë botën, si Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu?’ Xhaferri tha që edhe Mehmeti, shoku i Xan Zyberit është. Në këtë kohë unë u inatosa shumë, saqë e shava Xhaverrin dhe ika nga muhabeti. Po kështu e kundërshtoj dhe Petrit Muzakun, ndërsa shokët e tjerë nuk flisnin, as mirë as keq, të cilët ishin: Rustem Peçi, Reiz Sinani i Rep 3700, si dhe kap Qemal Abazi. Një rast tjetër me Xhaferrin, ishte kur në një mbledhje të MMP-së, për vitin e ri, ku foli Ministri i Mbrojtjes, gjeneral Beqiri, Xhaferri, u kthye me mospërfillje, duke më thënë mua: Kënaqu me politikë. Kjo është politika në Shqipëri, etj. Mua më thoshte vazhdimisht Xhaferri, që shko shaje Hrushovin, afër Drejtorisë së Kuadrit, mbase të japin ndonjë gradë, se kështu u graduan të gjithë. Një ditë në klub të MMP-së, unë, Xhaferri dhe Rustemi, ramë në llaf të Shefqet Peçit, që kujdeset shumë, si deputet që është në Kurvelesh. Xhaferri, - tha: Nuk na e lanë edhe atë që e keshëm në ushtri, se qe i zoti, se tani e mori Korça në dorë ushtrinë. Vazhdimisht, kur takohej me ndonjë shok që ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik, Xhaferri i thoshte, se sikur të na dërgojnë edhe një ditë tani në Bashkimin Sovjetik, rrezik të kthehemi. Bile, Qemal Abazit, i tha një ditë, që sikur të na çojnë të marrim teshat e shokëve dhe tonat, mua

Xhaferr Matuka

Xhaferr Matuka gjatë kohës kur ishte partizan

dhe ty do të ishim shumë mirë. Shoku gjeneral, unë mendoj se këto pikëpamje oportuniste të Xhaferr Matukës, duhen dënuar nga të gjithë komunistët. Mirëpo, disa shokë, si p.sh major Besimi, i degës politike të Fudit, sikur nuk e kanë pritur mirë letrën që unë i drejtova Drejtorisë Politike për këto gjëra, i cili nuk më flet dhe të takohet me mua, si më parë, por më ri më anë. Mua më bën shumë përshtypje, qëndrimi i këtij kuadri politik lidhur me këtë problem. Duhet të dijë se Xhaferrin, ai e ka më të afërt nga unë dhe nuk duhet ngatërruar interesat e partisë dhe të atdheut me miqësi e shoqëri, bile jo me fjalë, por kur e lyp nevoja edhe jetën për partinë tonë heroike, Komitetin Qendror me shokun Enver në krye.” Po cili ishte Xhaferr Matuka? Lindi në familjen e njohur të Matukajve, në Nivicë të Kurveleshit më 1928, trashëguese e traditave patriotike dhe me një gjendje mjaft të mirë ekonomike. Xhaxhait të tij, Selamit, i këndohej nga populli i Kurveleshit për atdhetarizëm, trimëri, bukuri fizike e karakter. Më 1914, ai kryesonte çetën e fshatit dhe ra duke luftuar kundër pushtimit grek. E kështu ka qenë i tërë fisi, edhe nga linja e të ëmës, nga Likajt e Golemit, ku Xhaferri ishte nip dhe që kishte dëgjuar që në fëmijëni luftën e kësaj zone, kundër grekëve dhe okupatorëve të tjerë. Xhaferri, vetë i gjashtë në familjen e tij, u rrit nga nëna e tij, sepse babai e la jetim në moshë të re, por në gjendje mjaft të pasur dhe me një çiflig të dëgjuar në Nivicën e tij. Ashtu siç të njeh fshati e Kurveleshi, nuk të njeh rrallë vend tjetër, për të të vlerësuar e mbajtur mënd, për mirë a për keq. Ta ngreh këngën, po qe dikush


dossier • E hënë 4 shkurt 2013

për t’u mbajtur mënd, e po kështu ta ngreh bejten për t’u tallur e qesëndisur në çdo dasmë, a festë, ku shpotitë të bëjnë që mos të të mbajë vendi. Kështu kujtohet nga Nivica edhe sot e kësaj dite “varri në mes të çifligut”, për Rezo Canen, babain e Xhaferrit, sa herë bie fjala për këtë familje të nderuar. Nën këtë krenari dhe edukim u përfshi edhe Xhaferri, partizan 14 vjeçar, në batalionin Asim Zeneli, e më vonë në brigadën e XII S, larguar pa lejen e së ëmës, Hania, apo Ligua, siç e quanin, sepse nuk ishte rritur për “pushkë”. Erdhi nga lufta, por nuk mbeti tek dekoratat e të mburrej me pushkën e gjatë, po kërkoi dijen dhe kulturën, si armë të së ardhmes. Përfundon me medalje ari, Akademinë Ushtarake “Krillov” të Flotës Luftarake Detare në Bashkimin Sovjetik, për armën e artilerisë bregdetare dhe që në kualifikimet e mëtejshme shkëlqeu, midis të gjithë të tjerëve. Në ushtri, i kanë vënë nofkën “Ylli i Detit”. Sapo kthehet nga Bashkimi Sovjetik, u caktua me detyra titullare në Sazan dhe drejtor për bregdetin në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Kariera e tij u ndërpre menjëherë mbas letrës së Diftir Hysit, mbas së cilës ulet pesë kategori më poshtë dhe derisa lirohet nga ushtria, si i padëshiruar në moshën 46 vjeçare. Oponencë dhe disidencë e përjetuar në vepra shkencore ushtarake, letrare dhe qëndrimin e tij e në ushtri. Xhaferri nga partizan i vogël me ideale të mëdha filloi të zhgënjehej për ato që ndodhnin në Shqipëri. Tjetër bëhej propagandë e tjetër realitet prekte. Një rebelim i brendshëm i tij filloi të shkëputej nga vetja e të përcillej në rrethet e ngushta shoqërore. E prekte, e shqetësonte padrejtësia, imoraliteti politik i udhëheqjes, e nuk

ndjehej mirë po të mos guxonte që t’i shprehte ato. Në personalitetin e tij, kolegët dhe miqtë e afërt njihnin dëgjimin dhe respektimin e parimit të brendshëm të “demonit” në vetvete, që posaçërisht për stoikët, është jo vetëm privilegj i Njeriut të veçantë, por edhe obligim i vënë në sprovën e shoqërisë. Po të kihen parasysh vitet 1973-1975, do të kuptohet shumë mirë përse Xhaferr Matuka, kërkoi të largohej me kërkesën e tij në mënyrë ultimative nga ushtria, sepse e kuptoi, që do ta pësonte më keq se të tjerët. Të përballesh dhe të sfidosh mashtrimin e udhëheqjes, ndoshta përfshinte armiqtë e komunizmit, si koncept reaksionar, por është ndryshe dhe e pritshme, kur helmohen e zhgënjehen ish partizanët, nga i njëjti ideal i gabueshëm, në veçanti kur arsyeja zbulon rrugën e gabuar të atyre që ka në krye. Kjo tregon, jo vetëm mençuri e guxim, por mbi të gjitha dinjitet, disidencë edhe brenda llojit,

që ndoshta është nga më të vështirat. Xhaferri nuk mund të deformonte mendjen dhe vullnetin e vet, prandaj nuk heshti e as u bë rob, i ritualeve predikuese të udhëheqësve të atij sistemi të dështuar. Njerëzit e kulturuar si ai, nuk mund të pranonin aktet e nënshtrimit dhe të dëgjueshmërisë ndaj udhëheqjes në mënyrë të verbër, por ato të së vërtetës, për të cilat, ai kishte ëndërrt, dëshirat që luftonte. Xhaferr Matuka i shpallte publikisht ato, që ai ishte në krijimtarinë e vet. Duke e mbushur “kohën e zbrazëtisë” me subjekte njerëzish heroikë për vendin jepte shpresa se ideali i tyre nuk mund të tjetërsohej në iluzione dhe jeta të degradohej në vetmi izoluese, që nga shteti e deri tek individi. Janë pikërisht këto shprehje dhe revolta, të cilat përkojnë në personalitetin e Xhaferrit në vitet 1960-1961, mbas prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe pastaj në vitet 1974-1975, pas prishjes me Kinën, të cilat

»

19

çuan në humbjen e drejtpeshimit psikoafektiv të shoqërisë shqiptare, ku çdo komunikim u bë objekt i kontrollit të Sigurimit të Shtetit. Nën këtë trysni, nën këtë kod moral, individi rebel intelektual mund të parapëlqente një formë të zhytjes në vetvete, të bëhej pre e ndjenjës së zbrazëtisë së brendshme e të strukej në një heshtje të frikës. Refleksionet e zhgënjimit janë të pasqyruara në tërë krijimtarinë letrare të Xhaferit, i cili ishte i kompletuar, edhe me fakultetin e letërsisë në Universitetin e Tiranës, por edhe me një bibliotekë për ta pasur zili. Për kohën e tij partizane, shkroi 6 monografi, me tematikën e heroizmit, e cila në fakt po deheroizohej, sepse u vranë deri në vitin 1975, mjaft heronj të popullit nga gjyqet e partisë, të cilësuar si tradhtarë. Në këto monografi Xhaferri shtronte pyetjen, se pse e dhanë jetën Selam Musai, Xheladin Karadaku, Meleq Gostinishti, Memo Meto. Monografia për Mustafa Matohitin, u vlerësua me çmim të dytë në konkursin kombëtar të “35 vjetorit” të çlirimit të atdheut. Në thelb monografitë për Meleq Gostinishtin e Mustafa Matohitin, kishin vlerën e veçantë të autorit, sepse i vlerësonte jo thjesht nga trimëria, por si intelektualë me kulturë perëndimore, nëpër shkolla universitare të Francës dhe Italisë dhe me një botëkuptim iluminist e demokrat. Pikërisht për këtë arsye, këto monografi u censuruan pa e parë dritën e botimit, pa folur për mjaft dorëshkrime që në ditët e sotme kanë mbetur, si të tilla. Në vegimet e moshës së vogël partizane u shkruan prej tij tregimet “Buka”, “Nëna e partizanit”, “Takimi në luftë”, “Grimca nga jeta e një heroi”, “Batua” etj. Kur ishte në provokacionet e gushtit 1949 si adjutant i Petrit Dumes, në vijën e parë të frontit, shkroi vëllimet “Vidohov - 2 gusht 1949” dhe në karrierën e tij ushtarake, librin me tematikë për mbrojtjen e atdheut, si “Bateria e kepit të largët”. U fut në listat e zeza të udhëheqjes dhe survejohej në çdo hap nga Sigurimi, e deri tek miqtë e familjes, sepse edhe në mjaftë artikuj shkencorë dhe ushtarakë, e deri skenarë filmash televizivë, përpiqej t’i shpëtonte kontrollit e censurës. Koloneli në pension, Halit Zhupa, i cili e zëvendësoi në detyrën e komandantit të regjimentit bregdetar të Durrësit, Xhaferr Matukën, flet për të, më mënyrë superlative. Ai tregon, se: “Xhaferri, kishte aftësi intelektuale në shkollë e në detyrë. Përdorte sarkazëm me oficerët madhorë, e deri tek udhëheqja lart, në Byronë Politike, kur kuptonte se ishin mediokër, ndërsa ishte i pranishëm me të gjithë gjeneralët për meritë të tij, sepse ishte më lartë se ata në kulturë e dije dhe ia kishin nevojën. Nuk ishte karrierist, por i urrente njerëzit e paaftë, ndërsa për spiunët e servilët fliste hapur. Gjeneralët injorantë, i vlerësonte vetëm pse kishin qenë më të vjetër në luftën nacional-çlirimtare. Kur e hoqën nga Ministria e Mbrojtjes dhe e çuan me ulje në Durrës, duke e mbajtur në survejim të Sigurimit, e takova rastësisht... Mirëpo, edhe pse më shikoi, më ndryshoi rrugë, gjë që nuk e kishte zakon ta bënte këtë gjest. Kur i afrohem më thotë me zë të ulët: “Mos më tako, se e kam prapa atë spiunin”. Oficer nuk e kthyen më, e liruan në kulmin e aftësisë së tij, por e kthyen në parti. Kjo, sepse Xhaferri, u tregua i zgjuar, pasi po të ndodhte ky “pushkatim politik”, me siguri që do të përfundonte në burg. E thërret Manush Myftiu, atëherë ishte Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Tiranës (në vitin 1976-77), sepse Xhaferri i kishte bërë një letër udhqheqjes: “Pse më liruat? Pse më përjashtuat nga partia? Pse më vutë para servilëve, që bëjnë karrierë me fatkeqësinë e tjetrit?”. Manush Myftiu i thotë, se të kam thirrur për letrën që i ke dërguar udhëheqjes dhe je këtu para Byrosë së Partisë së Tiranës. Ishin 15 veta, një farë gjyqi paraprak, të cilës po t’i shpëtoje imunizoheshe për të mos u futur në burg. Pyetja thelbësore ishte: “Çfarë faji pranon në karakterin tënd?”. Xhaferri i përgjigjet: “Pranoj, se kam qenë mendjemadh. Po tani në pension s’ka vlerë kjo. Kam qenë qejfli, e pranoj, por ja që mosha bën të vetën dhe kjo s’ka vlerë tani”. Manush Myftiu i thotë: “Dil përjashta dhe prit”. Në Byronë e Partisë, Xhaferri iu drejtohet grave: “Të më thonë këto gra, se unë kam qenë qejfli, por kam qenë dhe partizan i vogël 13 vjeçar”. E kështu Xhaferri e fitoi teserën, d.m.thnë ia “hodhi” burgut, ndërsa në ushtri nuk u kthye më. Xhaferri ishte disident. E ka shprehur këtë në pakënaqësinë e heqjes së gradave, në bisedë me Dilaver Raçin, i cili u fut në burg më vonë. Duke e quajtur, një ushtri jo ekzistonte, kur vendos për çdo gjë partia. Prishjen me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën i quajti marrëzi. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Librari

Histeria mediale dhe dordolecët kombëtarë

G

juhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme Lindita Aliu-Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendëse. Libri u referohet dukurive që gjuha e sotme i ka shoqëruar me konflikt jo për faj të saj, po për shkak të keqpërdorimit të qëllimshëm të saj. I botuar këto ditë nga shtëpia botuese “Naimi”, libri përbëhet prej dy pjesësh. Në më shumë se gjysmën e parë të tij trajtohen çështje që i takojnë përdorimit ndërmjetësues të gjuhës. Pjesa tjetër e librit u kushtohet dukurive, personaliteteve, rrjedhave dhe zhvillimeve letrare në botën e sotme shqiptare, duke u fokusuar tek botimet e këtyre 20 vjetëve të fundit të autorëve si I. Kadare, Xh. Spahiu, Z. Çela, S. Hamiti, E. Shukriu, B. Blushi, B. Shehu etj. Studimet e Lindita Aliut-Tahirit, një filologe e specializuar për gjuhësi teksti në SHBA dhe aktualisht zëvendës-rektore e Universitetit të Prishtinës, synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias. Këtyre etnotipeve u përgjigjen stereotipe përftimi, që lidhen me shtampa shtegtuese nga një shekull në tjetrin. Autorja e këtij libri synon që përmes shqyrtimeve të karakterit gjuhësor-kritik dhe socio-gjuhësor të dëshmojë si identifikohen sot në Ballkan përmes gjuhëve popullore dhe ligjërimeve të tyre bashkësitë etnike, grupimet politike, brezat shoqërorë dhe madje edhe individualitetet e jetës publike: kryesisht politikanë, por edhe njerëz të letrave e të artit. Mënyra si procedon Lindita AliTahiri në trajtesat e saj gjuhësorekritike, shkruan prof. dr. Shaban Sinani në parathënien e librit, është shumë e thjeshtë: ajo vetëm bën të dukshme hipokrizinë e fjalës. Kjo hipokrizi gjuhësore dekodifikohet prej saj dhe i lejon njeriut të zakonshëm që jeton në Kosovë e në Shqipëri të kuptojë se përtej artit të së mundshmes ka vetëm mashtrime. Në këtë kuptim, megjithëse studimet e këtij libri në pamje të parë mund të ngjajnë si teknokratike, ato janë shumë të rëndësishme për shëndoshjen e mendësisë së shoqërisë së shqiptarëve përmes prishjes së iluzionit. Sepse, siç shprehet studiuesi arbëresh Matteo Mandalà, duke parafrazuar një thënie të njohur latine, “mundus vult decipit” “botës i pëlqen të mashtrohet”. Lindita Aliu-Tahiri me të drejtë bën sarkazëm të hijshme me propozuesit e dalldisur të gjuhës kosovarishte; me mbrojtësit e identitetit të rremë kosovarli, me të gjithë ata që mjetin më përbashkues të shqiptarëve kanë tentuar ta kthejnë në mjet etnodallues. Sipas autores, këta janë “dordolecët kombëtarë”. Libri “Gjuha dhe lufta e ideve” është një libër emancipues, në radhë të parë për mënyrën e të menduarit shqip, pastaj për vetëmbrojtjen prej mashtrimit, më tej dhe për çkriptimin e qëllimeve të vërteta të shkencës

E hënë 4 shkurt 2013 •

Një libër, si një muze… Nga Muharrem Neziri Kur shfleton librin “Kulla e Currit plot histori” të hartuar nga Ismet Balaj të krijohet përshtypja se je në një muze, ku pasqyrohen rreth 500 vjet histori qëndrese, lufte dhe mbijetese e vëllazërisë që mban këtë mbiemër. Në pamjen e parë rrokë natyrën e Mirditës dhe të Pukës, ku një popull jeton prej shekujsh duke kaluar vështirësi jo vetëm të natyrës së egër, mbi shkëmbinj me pak tokë prodhuese, por veçanërisht përpjekje për jetë a vdekje në përballje me pushtues të shumtë e të gjithëfarshëm, të egër dhe barbarë. Në këtë luftë është formuar, kalitur dhe ka ecur përpara pa u ndalur edhe pukjani edhe mirditori, duke ruajtur tipare dalluese si popull shqiptar, me veçori gjuhe, kulture e traditash të hershme e deri të reja të zhvilluara në kohë e hapësirë në këto krahina. Njëkohësisht, duke iu kthyer historisë së shkuar na jepet gjeneza dhe zhvillimi ndër kohë gjer më sot i vëllazërisë Curri, që jeton në Fushë-Arrëz të rrethit Pukë. Shkaku themelor që zhvillohet në këta shekuj një dramë e tragjedi njerëzore në këtë hapësirë është e drejta e banorëve vendas për të jetuar në bazë të të drejtës zakonore, nga njëra anë dhe në anën tjetër, përpjekja e dhunshme, duke përdorur çdo mjet e pushtuesve për t`i nënshtruar e shpërbërë. Për të paraqitur sa më të plotë, më të qartë e të saktë historinë e Currajve është shfrytëzuar shkenca e historisë dhe e letërsisë. Fushëbeteja shtrihet në hapësirat nga Kaçaniku, në Shkodër, por si të thuash qendra, shtabi i luftës është Fushë-Arrëzi; është vëllazëria e Currajve, ndërsa aktori kryesor i kësaj historie është Nikollë Ndue Curri (1857-1935), i vlerësuar në gjysmën e parë të shekullit XX si hero i Mirditës.

Dashuria e Sherifit Skënder SHERIFI - “LOVE” Përktheu nga frëngjishtja: Anton Papleka 1. E dashur, unë të përfytyroja!

për: Ava Gardner E Dashur, unë të përfytyroja të shtrirë në një Fushë me Orkidé duke folur me sqifterët që fluturojnë mbi dhé.

Autorja e këtij libri synon që përmes shqyrtimeve të karakterit gjuhësorkritik dhe sociogjuhësor të dëshmojë si identifikohen sot në Ballkan përmes gjuhëve popullore dhe ligjërimeve të tyre bashkësitë etnike, grupimet politike, brezat shoqërorë dhe madje edhe individualitetet e jetës publike: kryesisht politikanë, por edhe njerëz të letrave e të artit.

Titulli: Gjuha dhe përplasja e ideve Autore: Prof. Lindita Aliu-Tahiri Gjinia: Studime socio-lingustike Recensues: Shaban Sinani Redaktor: Naim Zoto

vullnetare atdhetare dhe, së fundmi, edhe për të kuptuar veten përmes pasqyrës së tjetrit, të afërm e të largëm; tjetrit që e duam e nuk e duam, tjetrit që ia urrejmë a ia lapidarizojmë gjuhën dhe armën; tjetrin që e duam antagonist a protagonist; tjetrin që i falemi a nuk e falim. Përpos studiuesve të gjuhësisë dhe të letërsisë, këto shkrime mund t’u interesojnë dhe t’u duken të dobishme të gjithë atyre që kanë përshtypje se në botën e sotme të vërshuar me mesazhe kemi filluar t’i dëgjojmë dhe t’i lexojmë ato në mënyrë të automatizuar, pothuaj si një kompjuter i programuar për të marrë shumë informacione në të njëjtën kohë. Siç thotë vetë autorja në përcjelljen e librit për lexuesit, “ky libër mund ta nxisë pyetjen se kush e bën “programimin tonë kompjuterik” dhe si mund të arrijmë ta kuptojmë atë, duke e parë gjuhën si mundësi të lirisë të plotë, si fuqi absolute, por edhe si përgjegjësi morale dhe profesionale”.

E Dashur, unë të përfytyroja duke u vërtitur si Flutur për të lajmëruar se po vjen Stina e bukur. E Dashur, unë të përfytyroja të rrethuar nga gjithfarë shkërbesh që ligjërimin tënd e merrnin vesh. E Dashur, unë të përfytyroja sipas melodisë Lulet e së Keqes, duke vallëzuar ngadalë bashkë me Letrashpërndarësin Kalë. E Dashur, unë të përfytyroja duke mbajtur si Robert Desnos një Qengj të çuditur nga të jetuarit ! Në trenin Bruksel-Paris, prill 1976 2. Çfarë duhet të shtoj tjetër?

për: Michaëla Lecocq Të dua, shpirti im le ta marrë dreqi këtë nderë: çfarë duhet të shtoj tjetër? Era vuante nga Turbullime në organet e tretjes Dielli u fsheh prapa kanateve të tij të mbyllura Më dukej vetja si MOLIERI që luan Molierin: në të hapurën e Hijes sate rrëshqita Turirin tim të kaltër !

Hëna tregonte Kofshët e saj në fund të një Korridori Macja ime nxori çadrën në Ministrinë e Financave Më dukej vetja si PIKASOJA që pikturon Pikasonë: në Tavernën e Zemrës sate piva një Gotë plot DASHURI ! Të dua, shpirti im le ta marrë dreqi këtë nderë : çfarë duhet të shtoj tjetër ? Bruksel, qershor 1976 ILUMINIME

për: Sophia Loren Në det ca Kristale zjarri i ndriçojnë Gjinjtë e tu të mrekulluar nga butësia e Ledhatimeve të mia Dhe Rëra e praruar që e rrok Trupin tënd shkrihet nga Frymëmarrja e Ekstazës sonë të pafundme Në Det ca perla Ere e freskojnë Kujtesën tënde të magjepsur nga Kënga e Zogjve Dhe ashtu si ata Pulëbardha ikanake ne emigrojmë te Dëshira fëmijë i instinktit tonë të egër. Në Det ca tinguj violinash vdesin në Buzët e tua të etura për Ligjërimin Dhe ca Reflekse shkume të lindura përmes Dhimbjes përthithin vrazhdësisht çastet tona të rralla të Lavdisë Prishtinë (Kosovë), prill 1977


Librari

• E hënë 4 shkurt 2013

Çështjet e Zotit

»

21

dhe puna

RAINER KIRSCH

RAINER MARIA RILKE

ush flet? Poeti. Kujt i drejtohet? Zotit. Cili është ai? Vite më parë Rilke kishte filluar t’i jepte atij role jo të zakonshme: Zoti ishte një kullë e lashtë, rreth të cilës subjekti lirik fluturonte si era, si një skifter, stuhi ose si një e kënduar e mprehtë, pastaj pas pak kohe u ai bë fqinj, ligj, trup qiellor një tym pëshpëritës furrnaltash ruse dhe në vazhdim u zvogëlua gjithmonë e më shumë, deri sa nganjëherë lihet mënjanë, gjersa në vjeshtën e vitit 1901 pushoi krejtësisht dhe i varej njeriut në fjalë rreth qafës si një gur mulliri. Më pas, më 21 shtator 1902, pasi kishte humbur dhe ndihmën financiare nga familja dhe me një monografi të Rodin-it me vete, ateisti Rilke u vendos në Paris. Në këtë kohë ai me sa duket është i dëlirë në lidhje me Zotin – mund t’i afrohet atij me mënyrën klasike: me mirësjelle, i sigurt në vetvete dhe njohës i rendit botëror. Ku ndeshet kjo? Në vargun e parë. Adresimi bëhet me fjalën Zot (duke vënë theksin në rrokje të patheksuar, Rilke ka mësuar kështu, të luajë me rrokjet, e në këtë mënyrë ai vë kësulën, profesionale të poetit. Deri tani Perëndia ishte quajtur Perëndi, ti Perëndi, i Gjithëpushtetshëm, etj, ndërsa këtë herë, në mënyrë të pahijshme dhe pa përshëndetje, si të ishte një kërcim i shkurtër, ai thirret - Zot; Pas adresimit jo me shumë respekt, na ndjek kujtesa ka ardhur koha: është një takim formal, kështu folësi shfaqësohet për mënyrën e të drejtuarit. Sigurisht, ai përmbahet dhe ka kujdes të mos dalë menjëherë në momentin më të rëndësishëm. Ekziston një nevojë e pamasë për të bërë lëvdata për ushqimin, pa to nuk bëhet asgjë ose merret vetëm pakënaqësi: shprehja jo e zakonshme e lavdërimit shumë e begatë kjo verë tregon për njohjen e folësit mbi botën, përcakton Zotin dhe lë të bashkëveprojë vargun në jambin klasik, por në të njëjtën kohë ajo tregon vendin e ngjarjes, një peizazh. Kush është Zoti? Ai ndikon tek moti dhe stinët. Dhe sjellja e motit është puna e parë e të gjithë zotërve të mëdhenj të vërtetë, që nga Aton-i tek Jahëe-i dhe Zeusi deri tek Wotan-i; pra sipas kësaj, Zoti është më i rëndësishmi dhe ajo çfarë duhet bërë në gjashtë vargjet e mëposhtëme, është çështje e tij. Gjërat që duhen bërë ende, por në masën e duhur! Të lëshosh hijen mbi orët diellore – duke përcaktuar masën e reve! Të bësh të fryjë erë – erë që mos shkatërrojë as të grumbullohet në ciklone, por të fryjë aq sa është e nevojshme! Të marrësh ëmbëlsinë e fundit në verën e plotë – mrekullinë e përsosur biokimike në shpatet më të ndryshme të kodrave! Kështu Zoti na paraqitet si zotërues i madh pasurish në veri të detit Mesdhe, pushteti i të cilit përmes atmosferës dhe stratosferës arrin deri tek dielli; folësi, mbarështuesi i shtëpisë së tij, shqetësohet, që ATIJ t’i arrijë ajo që

Ditë vjeshte verë. Zot: erdh’ koha. Shumë e begatë kjo ta, Shtrij hijen tënde gjatë orëve të nxeh erë. fryjë të heve dhe bëj që livad

K

përplot Urdhëro frutat e vona të mbushen ë dy ditë jugore falju atyre më shum nxiti të piqen dhe derdh si lumë ë. ëmbëlsinë e fundit në verën e plot ndërtojë. Ai që ende s’ka shtëpi, më nuk do gjatë tet mbe do u asht m Kush është vetë mbyllë sy përnatë letra pafund do shkruajë, lexojë, s’do shkojë të do uar traz tëhu – tutje nëpër rrugica . dalë nga derisa pemët të zhvishen me

duhet në kohën e duhur, dhe përdor me vend vargje të bukura – një Zot i gëzuar është një Zot më i mirë. Ne lexojmë vargun e tetë dhe ndalojmë. Ai që ende s’ka shtëpi, më nuk do ndërtojë. Kujt i drejtohet kjo? Zoti i interesonte atij për gjërat më sipër, ai e dinte këtë, por ai do të gëzohej nga të punuarit. Përveç kësaj, kur askush nuk është i pranishëm,

mbarështuesi i shtëpisë flet me veten e tij. Qahet ai? Aspak. Atij i mbetet të mendojë më shumë mbi punën e mbaruar, domosdoshmëritë dhe punët private. Ai krijon një koncept për jetën. Buxheti familjar i Rilkes në Westerwede ishte shpenzuar, rezervat ishin të pamjaftueshme, honorare as që dukeshin në horizont. Si mund të vazhdohej? Manifestimi i një plani

modern, siç thuhet kishte bërë Hofmannsthal-i të njëjtin vit me letrën e Lord Chandos-it? Asgjë e tillë. Folësi do të rrijë zgjuar, do të lexojë, do të shkruajë letra të gjata - ai do të rezervohet, do të kërkojë mecenatë dhe do të krijojë. Për gjashtëmbëdhjetë ditë Rilke kishte mësuar rregullin themelor të Rodins- it “Il faut travailler, rien que travailler. Et Il faut avoir patiente... Duhet të puno-

jmë, asgjë tjetër veçse të punojmë. Dhe duhet të kemi durim...”, që është ndërkohë dhe rregull i tij. Shprehja në fund, mbi rrugicat, mbi të cilat gjethet do të grumbullohen, rrotullon poezinë dhe shtrin kohën e lajmërimit në të ardhmen shumë të afërt, fundin e vjeshtës; Rilke vazhdoi ti përmbahej parimeve të Rodin-it edhe për 23 vite të tjera, deri në vdekjen e tij, të cilën ai e ka përshkruar si? Si Punë.

Dashuria dhe dëbora HORST BIENEK Kjo do të thotë se shkruhen ende poezi dashurie, kohët e fundit madje gjejmë libra me vjersha, të cilat mbajnë guximshëm në titullin e tyre fjalën dashuri; dhe na shfaqen antologji, të cilat përmbledhin fare thjeshtë “histori dashurie të kohës tonë”. Sigurisht unë e besoj, e gjitha kjo është e gabuar. Poezitë e vërteta të dashurisë nuk gumbullohen – dhe aq më tepër jo prej poetëve. Ai grusht poezish të vërteta të dashurisë, që u shkrua në dhjetë - njëzet vitet e fundit në gjuhën gjermane, vjen nga poete femra, nga Marie Luise Kaschnitz, nga Ingeborg Bachmann, Rose Ausländer, nga Sarah Kirsch. Po ta shohim mirë, poezia ngjitur është një poezi ndarjeje nga dashuria, edhe pse në titull dhe në rreshtin e parë, që tingëllon njësoj si titulli pritet diçka e tillë. Poezia flet për kohën e iluzionit të bukur. Sepse nëse ajri mban aromë dëbore, ka kaluar vera, koha e kulmit të dashurisë, e pasionit, e ekstazës, siç tingëllonte dikur në poezitë e vjetra. Sigurisht, të ashpra dhe në kundërshtim me tradicionalen, shfaqen në poezi pakënaqësitë për dimrin që po vjen, ah, dimri - pa një psherëtimë nuk mund të lihet. Tingullimi i bukur gjatë recitimit, i cili e bën gjuhën kaq të zhdërvjellët dhe i lë fjalët të vërshojnë, nuk na e largon mendjen nga fatkeqësia, e cila ndihet në ajër, ose më të shumtën na largon për aq kohë sa recitohen fjalët.

Dimri thirret në mënyrë përgjëruese, ai duhet t’i bashkojë të dashuruarit, t’i lidhë ata, duhet ta bëjë më të ngushtë bashkimin e tyre, dhe dashurinë më të madhe, më të fuqishme. Autorja nuk ka frikë të ëndërrojë mbi figurat dhe metaforat e fëmijërisë: lulet e akullta mbi dritare, qymyrin që digjet në vatër dhe çiftin e zagarëve, në heshtje, përpara derës. Është dëshira për siguri, e cila na flet me zërin e përrallave për “Bardhësinë më të bukur të dëborës”, për përjetësinë e ndjenjave - sigurisht pas kësaj fshihet fundi, vetmia, të ftohtët. Me një gjest të bukur prekës gruaja e mbështet kokën e të dashurit në prehërin e saj, dhimbshëm, dhe e di me siguri, që nuk ka më asnjë shtyrje, se në momentet në ekstazë të dashurisë, ajri tashmë kundërmon aromë dëbore dhe të ftohti, dhe në zjarrin e të dashurit, paralajmëron tanimë acari i ndarjes. Dëbora bie mu në mes të zemrës. Një fjalë mbetet, ndoshta; e hedhur atje: Darling (i dashur). Krejt e largët, e zbehtë. Edhe kjo së shpejti bëhet hi, merret me vete në kova si mbeturinë e zakonshme. Një poezi e haluçinacionit, e cila fillon me afsh dhe mbaron me ngrirje. Dashuri dhe dëborë. Një slitë, e cila kalon para syve tanë me të gjitha dëshirat dhe ëndrrat. Sigurisht ngushëlluese: poezia nuk flet për vdekjen. Në fund çuçlon mëllenja. Për verën tjetër, dashurinë që do të vijë? I dashuri mban flokë të gjatë. Shulamiti është vetëm.

SARAH KIRSCH dëbore Ajri tashmë kundërmon erë flokë të gjatë Ajri tashmë kundërmon erë dëbore, prapa që i mban i dashuri im, ah dimri, dimr rriti, mbë dyerve na burgos li me çiftin e zagarëve vjen ai. Lule akul vatër në t digje yri qym re, përhap nëpër drita orës, dëb e r buku e më a hësi bard ti, dhe mbështet kokën në prehërin tim Kjo është slita e cila nuk ndalet më, bie dëborë mes zemrës tonë, ajo përvëlohet ur, mëllenja çuçlon. mbi grumbujt e hirit në oborr, i dash iu Kad na Përktheu nga gjermanishtja Arja


22

« speciale

E hënë 4 shkurt 2013 •

Nga Stalingradi drejt fitores së madhe

S

talingradi do të rikthehet në hartën e qyteteve ruse gjatë festimeve të përvitshme të përvjetorit të 70-të të fitores në një prej betejave më përcaktuese të Luftës së Dytë Botërore, që mban edhe emrin e qytetit ku u zhvillua. Një qytet me 1,1 milion banorë në ditët e sotme, i ndodhur buzë Vollgës, qyteti i betejës më të përgjakshme të luftës heroike të Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste, mban që prej vitit 1961 emrin “Vollgograd”. Më parë, qyteti mbante emrin e diktatorit Stalin, me prapashtesën “grad”, që në gjuhën ruse ka kuptimin e qytetit “Stalingrad”. Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të qytetit, ditën e premte, u vlerësua se nuk do të kishte të njëjtin kuptim dhe simbolikë që festimet përkujtimore të fitores të bëheshin në qytetin me emrin “Vollgograd”, i quajtur në të shkuarën edhe “Tsaritsin”, në nder të carit të Rusisë. Siç informoi e përditshmja “Pravda”, emri “Stalingrad”, i bërë i pandashëm me fitoren e BRSS-së në Luftën e Dytë Botërore, do të rikthehet gjashtë ditë në vit: më 2 shkurt, 9 maj, 22 qershor, 23 gusht, 2 shtator dhe 19 nëntor, të gjitha data që lidhen me festa kombëtare dhe luftën famëkeqe të Stalingradit. Beteja e Stalingradit, që zgjati nga 17 korriku 1942 deri në 2 shkurt 1943, konsiderohet një pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore, pasi ishte humbja e parë e madhe e një beteje nga Gjermania e Hitlerit dhe një sukses madh strategjik i Bashkimit Sovjetik, që deri në atë datë kishte vuajtur pothuajse vetëm tërheqje dhe gjendej me gjermanët në portat e Moskës. Megjithatë, fitorja u pagua me një çmim tepër të shtrenjtë njerëzor: me të paktën 600 mijë rusë që humbën jetën për të ndaluar gjermanët në portat e Vollgës dhe brenda Stalingradit të shkatërruar tërësisht. Bashkimi Sovjetik ishte vendi që pagoi koston më të shtrenjtë njerëzore gjatë Luftës së Dytë Botërore, me 24 milionë viktima, shumica e të cilëve civilë. Gjermania një vend humbës në krahasim me BS-në humbi 3-4 herë më pak njerëz, me rreth tre milionë ushtarë të vrarë në luftime dhe 4-5 milionë civilë të vrarë gjatë luftës.

Rikthehet Stalingradi

Shtatëdhjetë vjet më parë, më 19 nëntor të vitit 1942, Ushtria e Kuqe kaloi në kundërofensivë në betejën e Stalingradit. Ky operacion u kurorëzua me shpartallimin e plotë të trupave naziste gjermane. Nga muret e Stalingradit filloi rruga drejt fitores së madhe të pranverës së vitit 1945. Herët në mëngjesin e datës 19 nëntor të vitit 1942 mijëra armë të artilerisë së Ushtrisë së Kuqe filluan të vjellin zjarr me breshëri mbi pozicionet e armikut. Kështu nisi kundërofensiva. Për disa ditë trupat sovjetike e mbyllën unazën e rrethimit. Brenda saj të mbërthyer në unazë të hekurt, u ndodhën 330.000 ushtarë, oficerë dhe gjeneralë të ushtrisë së Hitlerit. Gjatë tre muajve të ardhshëm pasuan luftime të ashpra, por të gjitha përpjekjet e gjermanëve për ta çarë atë dolën të pasuksesshme. Ky operacion në bregun e majtë të lumit Vollga, i pagëzuar me emrin “Urani”, u përgatit me skrupolozitet të madh për plot dy muaj rresht. Nën Stalingradin e rrethuar, në kushte tepër sekrete konspiracioni, filluan të hidhen me shpejtësi përforcimet nga Siberia Perëndimore. Kështu, atje u krijua një grupim shumë i fuqishëm sulmues. Kundërofensivën e paraprinë muaj të tërë luftimesh të ashpra. Trupat e Rajhut të Tretë në mes të korrikut filluan të avancojnë në drejtim të Stalingradit dhe ishin më se të bindura se aty nga gushti qyteti do të binte, duke u hapur atyre rrugën për në rajonet e naftës të Kaukazit. Por ato u ballafaquan me një qëndresë të paparë, të papritur nga ana e mbrojtësve të qytetit, të cilët bënin rezistencë për jetë a vdekje. Historianët e quajnë këtë një betejë me rëndësi rrënjësore në ecurinë e gjithë Luftës së Dytë Botërore. Për makinën gjermane të luftës, e cila deri në atë kohë kishte nënshtruar e robëruar pa ndonjë sforcim të madh pothuajse të gjithë Europën, kjo ishte një goditje me të vërtetë shpartalluese, nga e cila ajo nuk mundi ta merrte dot më veten. Pjesëmarrësit e mbrojtjes kujtojnë se si kalonte herë nën kontrollin e njërës palë kundërshtare e herë nën kontrollin e tjetrës Mamajev Kurgan (Kodrina Mamajev ), se si zhvilloheshin luftime të ashpra për çdo rrugë, për çdo shtëpi. E gjithë bota me zemër të ngrirë ndiqte me vëmendje të përqendruar këtë konfrontim të pashembullt pranë brigjeve të lumit Vollga. Nga përfundimi i tij varej fati i gjithë njerëzimit. Mbrojtësit e Stalingradit arritën të mbrojnë jo vetëm qytetin, por shpëtuan gjithë Europën dhe mbarë botën nga murtaja naziste. Disfata e forcave naziste nën Stalingrad i shërbeu aktivizimit të ndjeshëm të lëvizjes së rezistencës në Europë. Beteja e Stalingradit, e cila zgjati 200 ditë e net, ishte beteja më e përgjakshme dhe me përmasa më të mëdha në historinë e njerëzimit. Gjatë luftimeve për mbrojtjen e qytetit u vranë dhe u plagosën gati një milion ushtarë dhe oficerë sovjetikë. Ushtria e bllokut fashist humbi në Stalingrad rreth 1/4 e forcave të veta që vepronin në frontin e luftës sovjetiko-gjermane.


sport • E hënë 4 shkurt 2013

Një goditje shumë të rëndë morale ka marrë dje Interi në Siena. Zikaltrit janë mundur 3-1 nga skuadra vendase, që ishte para ndeshjes në vendin e fundit të renditjes në Seria A. Pas asaj merkatoje të bujshme dhe pas deklaratave të presidentit Morati se ky ekip ishte bërë për të synuar edhe vendin e parë, pritshmëria e tifozerisë zikaltër ishte shumë e madhe, por kanë mbërritur “tre shpulla” nga Siena për t’i sjellë në realitetin e trishto. Interi i Stramaçionit ka ende shumë punë për të bërë për të arritur nivelin e kryesuesve të kampionatit. Duke parë mungesat e shumta trajneri Stramaçioni ka hedhur në fushë blerjet e reja Skeloto, Kozmanoviç e Kovaçiç. Por, që në fillim të ndeshjes ka qenë Siena ajo që ishte më e rrezikshme. Me shumë grintë në dyluftimet në mesfushë dhe me një lojë shumë të shpejtë vendasit e kanë vënë në vështirësi In-

E

dhe pse me mungesa të shumta dhe pa trajnerin Antonio Konte në stol, Juventusi ka dalë triumfues në Verona, ndaj Kievos. “Zonja e Vjetër” ka fituar 2-1 me gola të Matrit e Lishtainer, duke ruajtur diferencën prej tre pikësh nga Napoli i vendit të dytë. Por, veç fitores, ajo që ka rënë më shumë në sy, është loja e mirë e bardhezinjve. Përballë një skuadre aspak të lehtë si Kievo, që ka qenë problematike për të gjitha skuadra e mëdha, Juventusi ka fituar relativisht lehtë. Bardhezinjtë e kanë filluar ndeshjen mirë dhe që në minutën e 10-të Matri, që ishte rikthyer titullar për shkak të pezullimit të Vuçiniçit, ka shënuar golin e parë, me një goditje të bukur brenda zone. Me Pirlon në fushë, Juventusi është një skuadër që ka më shumë fantazi dhe që qarkullon më lehtësisht topin, duke krijuar hapësirat e duhura për sulmuesit. Pak para se ta mbaronte pjesa e parë, në 42’, Lishtainer, brenda zonës shënon golin e dytë, pas një asisti të Xhiovinkos. Kievo, që në pjesën e parë vetëm është mbrojtur, sapo ka filluar pjesa e dytë është hedhur tërësisht në sulm. Çerekorëshi i kësaj pjese i takon vendasve që i vunë në vështirësi kampionët në fuqi. Falë këtij presioni ka ardhur edhe goli për Kievon, që në 52’ ngushton diferencën me anë të Tero, që ka shënuar me një goditje të fortë, në hyrje të zonës, e cila u devijua paksa nga mbrojtësit juventinë. Edhe në pak minuta në vazhdim juventusi ka qenë në vështirësi, por lëvizja nga bankina e Alesios, që zëvendësonte Konten, për të larguar Xhiovinkon e për të futur në vend të tij Kualiarelën, i dha frymëmarrjen e duhur bardhezinjve. Kualiarela me më shumë forcë se shtatshkurtri Xhiovinko, mbante më shumë topin, duke i dhënë mundësi

Interi merr “tre shpulla” nga Siena

terin. Në këtë mënyrë në 21’ Pas një harkimi në zonë nga Rubin, Emeghara ka shënuar golin e parë për Sienën. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Interit, që vetëm një minutë më pas, në 22’ ka barazuar me anë të Kasanos. Por,

Juventusi rigjen fitoret dhe qetësinë

Kievo, që në pjesën e parë vetëm është mbrojtur, sapo ka filluar pjesa e dytë është hedhur tërësisht në sulm. Çerekorëshi i kësaj pjese i takon vendasve që i vunë në vështirësi kampionët në fuqi. Falë këtij presioni ka ardhur edhe goli për Kievon, që në 52’ ngushton diferencën me anë të Tero, që ka shënuar me një goditje të fortë, në hyrje të zonës, e cila u devijua paksa nga mbrojtësit juventinë.

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

skuadrës për të dalë para. Gjithashtu Pirlo lëvizi nga vendi i tij i zakonshëm para mbrojtjes, duke dalë si mesfushor më i avancuar dhe në vend të tij u pozicionua i fuqishmi Pogba. Pas minutës së 60-të Juventusi rimori zotërimin e topit dhe falë një qarkullimi të dendur dhe shumë efikas e mbajti Kievon larg portës së Bufonit, madje pati edhe disa raste për të shuar golin e tretë. Në fund bardhezinjtë morën një trepikësh me shumë vlera në këtë periudhë të vështirë, duke mos i lejuar Napolit ndjekës që të afrohet më shumë se distanca prej tre pikësh.

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

23

Lacio e pëson në shtesë Goli i Rigonit në minutën e 95-të i ka hequr Lacios pikën e barazimit, që me aq mund e kishte gjetur, pas dy golave që shënoi në pjesën e dytë dhe i ka dhuruar një fitore të vyer skuadrës së Xhenoas. Gjithsesi u duk që në fillim të këtij takimi se Lacio nuk ishte në ditën e saj të mirë. Skuadra e Petkoviçit dukej e rënduar nga lodhja e ndeshjes në mesjavë me Juventusin në Kupë. Xhenoa, e cila ka kryer shumë përforcime në merkato dhe që po lufton për të shpëtuar nga rënia, ka qenë agresive që në fillim. Trajneri Balardini ka surprizuar me uljen e Imobiles në stol dhe duke preferuar në sulm Borrielon e mbështetur nga Bertolaçi, të cilët e justifikuan maksimalisht besimin, sepse shënuan dy golat e parë. Lacio me një mbrojtje të fortë, ku spikati loja e mirë e Lorik Canës, që ishte titullar që nga minuta e parë, u përpoq që të luante lojën e saj karakteristike, por Xhenoa nuk i la kohë e hapësirë. Vendasit me lojë të fortë e sulme të dendura i kanë mbyllur në zonën e tyre lacialët dhe goli nuk ka vonuar. Pas një goditje këndi, në 16’, Borrielo lirohet në zonë dhe në kthesë ka lëshuar një “predhë” që nuk i ka lënë mundësi Merketit të reagojë. Pa e marrë Lacio veten ende nga pësimi i golit të parë, ka ardhur edhe i dyti në 22’, kur Bertolaçi i pambuluar në hyrje të zonës godet fort dhe 2-0. Në pjesën e dytë Lacio shfaqet ndryshe dhe nuk ka vonuar dhe në 58’ Flokari ka ngushtuar diferencë. Xhenoa mbyllet në mbrojtje dhe Lacio tashmë hidhet tërësisht në sulm. Ndeshja merr një bukur të egër dhe finalja e saj është dramatikë. Në minutën e 82-të pas një goditje këndi, Lorik Cana mbahet nga fanella nga Borrielo dhe gjyqtari Taliavento jep 11-metërsh. Vendasit protestojnë, por Mauri ka barazuar. Por Xhenoa nuk pajtohet me barazimin. Në 87’ Kuçka godet me kokë, por topi ndalon në traversë. Në minutën e fundit të shtesës Rigoni godet me kokë, Marketi bën një pritje të mrekullueshme duke e nxjerrë topin në korne. Pas këtij ekzekutimi, rigoni sërish i lirë godet me kokë, këtë herë duke e mposhtur Marketin dhe 3-2.

Hysaj, emri i ri i De Biazit

Edhe pse me mungesa të shumta dhe pa trajnerin Antonio Konte në stol, ka fituar 2-1 ndaj Kievos, me gola të Matrit e Lishtainer, duke ruajtur diferencën prej tre pikësh nga Napoli i vendit të dytë

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

ky gol nuk e stepi aspak Sienën, që ka vazhduar lojën e saj sulmuese. Në këtë mënyrë ka ardhur edhe goli i dytë, madje shumë shpejt. Në 25’ Rubin ka depërtuar sërish nga krahu i majtë, ku debutuesi Skeloto nuk ka qenë aspak në lartësi-

në e duhur, dhe ka pasura për Sestu, i cili me një goditje të shkëlqyer ka shënuar golin e dytë. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. Në të dytën pritej një Inter ndryshe, por zikaltrit jo vetëm që nuk kanë fuqi të reagojnë, por pësojnë sërish. Me iNterin të hedhur në sulm hapësirat pas ishin të mëdha dhe Emeghara në 55’ ka shpërthyer drejt portës dhe brenda zone, Kivu i mposhtur nga sulmuesi nigerian me pasaportë zvicerane, është detyruar që ta rrëzojë atë. 11-metërsh dhe karton të kuq për Kivun, që e lë kështu Interin me 10-të vetë. Rosina ka goditur saktë dhe 3-1. I demoralizuar dhe me një lojtar më pak Interi nuk ka më fuqi që të reagojë, duke pësuar kështu një humbje tjetër që jo vetëm e lë larg kreut, por që e afron me skuadrat ndjekëse.

»

Trajneri i kombëtares sonë, Xhani De Biazi ka publikuar dje listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore, që do të luhet të mërkurën më 6 shkurt me Gjeorgjinë. Kjo ndeshje është një provë për ndeshje zyrtare që do të luhet në mars me Norvegjinë, ndaj edhe trajneri De Biazi nuk ka eksperimentuar shumë. Trajneri italian ka vetëm një emër të ri në listën e publikuar dje. Elseid Hysaj, i pagrumbulluar më parë me kombëtaren, është emri i ri i Lista e ekipit kombëtar: De Biazit. Hysaj Nr Emri Mbiemri Datëlindja Skuadra është 19-vjeç 1 Samir Ujkani 05.07.1988 Chievo dhe luan si 2 Etrit Berisha 10.03.1989 Kalmar qendërmbrojtës 3 Lorik Cana 27.07.1983 SS Lazio me Empolin 4 Erjon Dushku 25.02.1985 Tirana në Serinë B. 5 Debatik Curri 28.12.1983 Genclerbirligi Na fakt Hysaj 6 Andi Lila 12.02.1986 PAS Jannina është një talent 7 Mergim Mavraj 09.06.1986 Sppg Greuther Furth që ka shpër8 Renato Arapi 28.08.1986 SK Skenderbeu thyer vetëm në 9 Elseid Hysaj 20.02.1994 Empoli këtë sezon. Ai ka qenë pjesë e 10 Tefik Osmani 08.06.1985 Teuta 11 Alban Meha 25.04.1986 SC Paderborn 07 Empolit dhe në 12 Emilian Vila 12.03.1988 PAS Jannina momentin që 13 Gjergj Muzaka 26.09.1984 Flamurtari kjo skuadër ka 14 Ansi Agolli 11.10.1982 Qaraback pasur prob15 Armando Vajushi 03.12.1991 Litex Lovech leme dëmtimi 16 Ervin Bulku 03.03.1981 Sepahan i është dhënë 17 Erjon Vucaj 25.12.1990 Laci mundësia të 18 Elis Bakaj 25.06.1987 Chernomorets Odessa luajë si titullar. 19 Armando Sadiku 27.05.1991 Lugano Ky shans është 20 Odise Roshi 22.05.1991 FSV Frankfurt rrëmbyer nga 21 Erjon Bodgani 14.04.1977 Siena Hysaj i cili 22 Bekim Balaj 11.01.1991 Sparta Praga ka shkëlqyer dhe tashmë është një titullar i padiskutueshëm i Empolit. Normalisht që një talent shqiptar në futbollin italian nuk kishte se si t’i shpëtonte vëmendjes së trajnerit De Biazi. Ndërkohë që bie në sy rikthimi i Elis Bakajt, i cili nuk ka qenë në ndeshjet e kaluara, për shkak dëmtimi. Po kështu trajneri ka vazhduar të besojë te dy sulmuesit e rinj shkodranë, Vucaj e Balaj. Mesfushori Jahmir Hyka dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli mungojnë për shkak të dëmtimeve, kurse mungesë tjetër do të jetë edhe ajo e sulmuesit të sapotransferuarit te Katania, Edgar Çani. Nga kampionati shqiptar është përfshirë Erjon Vucaj i Laçit, i thirrur edhe një herë tjetër në kombëtare, është rikthyer Gjergji Muzaka i Flamurtarit, Tefik Osmani, tashmë i Teutës, si Erjon Dushku i Tiranës. Mungon Hamdi Salihi, i cili për shkak të largësisë nuk thirret për një miqësore. Për sa i përket të tjerëve ata janë lojtarët që priteshin.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E hënë 4 shkurt 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.