Metropol 4 shtator 2013

Page 1

»16

Rrëfehet Arben Imami

Ja pse vendimi për SHQUP-in nuk do të mund të kthehet nga PS E mërkurë

4 shtator 2013 Viti IX, Nr. 3071 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Karburantet

» Kuotat e masterit sipas Konsumatorët kanë degëve në fakultete Zbardhet tabela e plotë e ndarjeve të kuotave në sistemin me kohë të plotë dhe me atë të pjesshëm

»6

10

dorëzuar ankesa, por s’ka pasur penalitete

Vendoset zhvarrimi Selia e re Hiqet sigla nga selia e vjetër, godina i kalon bashkisë »2

Zbardhet projekti për

Azem Hajdarin Analiza e Burgajt Zgjedhjet sollën rritjen e sipërfaqeve me hashash në vend »8

Opinion

• Do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve. Zbulohet protokolli i posaçëm • bashkia ngre komisionin e punës për shpenzimet dhe ceremoninë »4-5

Shkak energjia dhe uji

»7

Vendoset rritja e tarifës së qëndrimit në Qytetin Studenti

Nga Reshat Kripa

Një letër për Kryeministrin e ardhshëm »11 Nga Ibrahim Rexhepi

Taksë për ngatërresa

»11

Nga Feride Papleka

Homo Albanikus

»20-21

Porosia e Ramës

Kujdes financat dhe komunikimin me qytetarët Pikat e shqyrtuara në mbledhjen »3 jo zyrtare të qeverisë socialiste. Informimi vetëm me fotot e organizuara

Ndërtimi i një qytetërimi

Voskopoja në jetëshkrimin dhe historinë e sulltanëve të Turqisë Emërtimi i Devollit në periudhën paraosmane dhe shënimet për themelimin e një zone të njohur shqiptarësh »18-19

Të plagosurit në spital

Dyshoi se i gacmuan nënën, i riu tenton të vrasë dy vëllezër

»8


02

« POLITIKË

E mërkurë 4 shtator 2013 •

VIJON RINDËRTIMI I SELISË SË RE, PUNIMET PËRFUNDOJNË BRENDA KËSAJ JAVE

BERISHA

Hiqet emri i PD-së nga selia e vjetër

Shqipëria nuk do ta sulmojë asnjëherë Iranin

PD transferon dokumentacionet e fundit drejt selisë së re

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, deklaroi dje se Shqipëria nuk do të ndërmarrë asnjëherë ndonjë sulm ushtarak ndaj Iranit, pavarësisht qëndrimeve që mund të mbajnë vendet e NATO-s. Këtë deklaratë Berisha e bëri gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadorin e Iranit në Tiranë me rastin e marrjes së detyrës së tij. Siç bën të ditur zyra e shtypit e Kryeministrisë, Berisha e ka siguruar diplomatin Iranian se nuk do të ketë asnjëherë ndonjë ndërhyrje ushtarake nga Shqipëria. “Kryeministri Berisha e siguroi se nga territori i Shqipërisë nuk do të mundet të ndërmerret qoftë edhe një veprim në drejtim të Iranit nga askush”, - thuhet në njoftimin e Kryeministrisë. Kjo deklaratë e Berishës duket se bie ndesh me qëndrimet e aleatëve të Shqipërisë, pasi pak muaj më parë marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe SHBA-ve shkuan drejt një tensionit total dhe u pandeh se ndërmjet dy vendeve mund të shpërthente lufta. Kjo gjë u lidh edhe me argumentin e SHBA-ve se Irani po ndërton bombën bërthamore, gjë e cila është tërësisht e papranueshme nga SHBAtë. Por me deklaratën e bërë dje nga Berisha duket se ai ka dalë disi kundër aleatit kryesor të Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat që prej disa vjetësh kanë tensionuar marrëdhëniet me Teheranin. Pjesë e bisedës ndërmjet diplomatit iranian dhe kryeministrit në detyrë ka qenë edhe çështja e strehimit të muhaxhedinëve. Sipas zyrës së Kryeministrisë, Berisha e komentoi këtë vendim të qeverisë shqiptare si një akt humanitar dhe se vendi nuk do të bëjë asnjë përpjekje për t’i penguar ata për t’u rikthyer në Iran, nëse dëshirojnë. “Ai u shpreh se Irani nuk do të kishte dashur që Shqipëria të ishte vendi i parë i strehimit të individëve të grupit MEK (Mojahedin-e-Khalq), që cilët ndodheshin në kampin “Liria” në Irak. Kryeministri Berisha i tha ambasadorit iranian A. Majid Mozafari se ky vendim ka të bëjë me një qëndrim tërësisht humanitar të qeverisë shqiptare”, - thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ervin Koçi

T

ransferimi i Partisë Demokratike drejt zyrave të reja të saj është konkretizuar 100% ditën e djeshme, kur në godinën e vjetër është hequr edhe logoja e PD-së. Selia e vjetër e PDsë ka pushuar së funksionuari ditën e djeshme dhe zyrtarë të kësaj force politike kanë nxituar për të marrë të gjitha dokumentacionet e nevojshme, në mënyrë që selia e PD-së të transferohet tërësisht në godinën e re, tek ish-Shtëpia Qendrore e Ushtrisë. Në ambientet e selisë së vjetër është vërejtur ditën e djeshme një fluks zyrtarësh të kësaj force politike, të cilët bënin hyrje dhe dalje të vazhdueshme nga godina e vjetër e partisë. Ndryshe nga herët e tjera, kur këta zyrtarë shkonin në ambientet e selisë për t’u takuar me militantët, ditën e djeshme ata kanë bërë zhvendosjen e plotë të dosjeve dhe dokumentacioneve të tjera nga selia e vjetër e PD-së për t’i transferuar ato te godina e re, në mënyrë që ajo të fillojë funksionin plotësisht brenda kësaj jave, pasi me fillimin e javës së dytë të shtatorit do të bëhet betimi i kabinetit të ri qeveritarë dhe PD-ja kërkon që të jetë e përgatitur për opozitë me selinë e saj të re. Selia e re Në selinë e re të Partisë Demokratike kanë vijuar dje punimet për rregullimin e ambienteve të brendshme, në mënyrë që ajo të jetë funksionale sa më parë. Edhe pse punimet për rikonstruktimin e godinës së SHQUP-it kanë filluar para një jave, ditën e djeshme ka vijuar puna për rregullimin e zyrave ku do të qëndrojnë liderët më të lart të partisë. Pas rregullimit të oborrit të selisë së re strukturat organizative të PD-së kanë vijuar punën për rregullimin e zyrës së kryetarit, zyrës së këshillit të partisë, zyrës së Kuvendit të PDsë etj. Sipas planifikimit që është bërë për instalimin e strukturave qendrore të PDsë në godinën e ish Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Popullore, në katin e dytë të godinës do të vendosen zyrat më të rëndësishme, duke vijuar me traditën e njëjtë me ishgodinën e PD-së. Në katin e dytë të ish-SHQUP-it do të vendoset salla e kryesisë së Partisë Demokratike, salla e konferencave për shtyp, Këshilli Kombëtarë i PD-së dhe kuvendi i demokratëve. Transferimi Zhvendosja e Partisë Demokratike drejt ambienteve të reja është bërë në një kohë rekord. Pas marrjes së vendimit nga Këshilli i Ministrave strukturat organizative të PD-së

nuk kanë humbur asnjë minutë kohë për ta bërë godinën e re të demokratëve funksionale. Kjo lidhet edhe me tranzicionin e pushtetit në fillimin e javës që vjen dhe si rrjedhojë demokratët kanë nxituar që të jenë me një godinë të re sa më parë, pasi PS-ja është shprehur kundër vendimit të Berishës për t’ia dhënë SHQUP-in Partisë Demokratike.

LOGOJA

SIMBOLET

Heqja e logos së Partisë Demokratike nga selia e vjetër e demokratëve është bërë me një autovinç të Bashkisë, pasi kjo godinë së bashku me parkingun pas saj tani është pronësi e Bashkisë së Tiranës. Pas kësaj pritet që nga ambientet e selisë së vjetër të demokratëve të bëhet zhvendosja e objekteve të fundit për ta boshatisur tërësisht atë dhe për t’i transferuar te selia e re.

Simbolet e Partisë Demokratike tani janë transferuar te godina e re e partisë, e cila do të bëhet funksionale 100 për qind brenda kësaj jave. Gjatë takimit që kryetari i PDsë zhvilloi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u vendos flamuri i PDsë në selinë e re dhe ditën e sotme pritet që të vendosen edhe simbolet e tjera të partisë.

BASHA MBLEDH RRETH VETES PERSONALITETE TË REJA TË PD-SË

Situata në PD, fillon ndryshimi i klaneve Largohen “të vjetrit” nga postet drejtuese te demokratët Situata brenda Partisë Demokratike ka filluar që të ndryshoj në favor të kryetarit të ri Lulzim Basha. Sipas burimeve nga selia blu, Basha ka filluar të krijojë brenda PD-së grupin e tij të punës, duke larguar klanin e vjetër të PD-së. Konkretisht kryetari i demokratëve ka grumbulluar rreth vetes disa nga figurat më të vjetra të Partisë Demokratike, njëri prej të cilëve është Eduar Selami, kryetari i parë i PD-së. Krahas kësaj ai po synon që të bëjë një ndërthurje me figurat e reja të PD-së, që i kanë dhënë mbështetjen atij gjatë fushatave të ndryshme elektorale, si Gerti Bogdani, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi etj. Këto figura do të ndërthuren me disa personalitete të tjera të PDsë, që kanë qenë kundër klanit të “të mëdhenjve”, si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ridvan Bode etj. Këto figura të larta të Partisë Demokratike prej disa vitesh kanë mbajtur funksione të

larta drejtuese, si Ridvan Bode, i cili është aktualisht sekretari i përgjithshëm, Jozefina Topalli, nënkryetare e PD-së, Patozi, kryetari i grupit parlamentare. Por me ndryshimet që po bën kryetari i ri Lulzim Basha këto poste të larta drejtuese do t’i ketë një grup tjetër brenda partisë, duke i larguar personalitetet e vjetra. Ndryshimi i klaneve te PD-ja u konfirmua edhe gjatë takimit që Lulzim Basha zhvilloi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Në këtë takim Basha ishte i shoqëruar nga deputeti Gerti Bogani dhe nga ish-kryetari i PD-së Eduard Selami, njëkohësisht deputet i zgjedhur në zgjedhjet e 23 qershorit. Gjatë këtij takimi u dallua se Basha nuk ishte i shoqëruar nga figura historike të PD-së, që gjatë këtyre tetë vjetve kanë mbajtur poste të larta drejtuese, duke dhënë sinjalet e para se situata

brenda partisë po ndryshon. Kjo gjë konfirmohet edhe më shumë nga fakti se gjatë këtij muaji do të bëhet një ndryshim rrënjësor në strukturat e Partisë Demokratike jo vetëm në ambientet, të cilat janë konkretizuar, por edhe te postet drejtuese të anëtarëve të PDsë. Konkretisht do të përcak-

tohet kryesia e re e partisë, që sipas të gjitha gjasave figurat e vjetra nuk do të jenë pjesë e saj. Veç kësaj postet e nënkryetarëve, sekretarëve do të ndryshohen, pasi Basha do të vendosë në to persona që i ka të besuarit e tij, në mënyrë që të shmangë përçarjet e mundshme gjatë rrugës opozitare.


POLITIKË • E mërkurë 4 shtator 2013

»

03

KRYESOCIALISTI SHPALOS FILOZOFINË QEVERISËSE

Porosia e Ramës: Kujdes financat dhe komunikimin me qytetarët! N

jë skuadër e gatshme për të merituar besimin”, me një vlerësim të tillë e përkufizoi dje mbylljen e takimit dyditor në Shkodër me ministrat e zgjedhur prej tij kryeministri i ardhshëm Edi Rama. Gjatë dy ditëve me nga katër orë diskutime në secilën prej tyre kreu i ri i ekzekutivit dhe drejtuesit e dikastereve kanë shqyrtuar projektin qeverisës për 100 ditët e para si dhe financat e buxhetin e shtetit. Pas këtyre takimeve, në Vlorë e Shkodër, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë hartuar programin me të cilin do të nisin të qeverisin, dhe ky konsensus është gjetur, të paktën për startin e punës si qeveri e re. Takimi Si gjatë mbledhjes së të hënës, ashtu dhe dje Rama dhe ministrat kanë vijuar diskutimet për programin qeverisës, marrjen e detyrës së qeverisë së re gjatë muajit shtator dhe prioritetet e secilit dikaster për 100 ditët e para. Nga mbledhja e Shkodrës, njësoj si ajo e zhvilluar në Vlorë, nuk u bë asnjë detaj publik, duke qenë një takim krejtësisht informal. Madje, vetë stafi pranë kryesocialistit Rama është kujdesuar që kjo mbledhje të ishte sa më hermetike për medien. Ndërkohë ajo që u mundësua të ishte e aksesueshme për medien lidhej pikërisht me faktin se ministrat kanë raportuar për prioritetet e kësaj periudhe, masat e ndërmarra prej tyre për ngritjen e stafeve dhe strukturave përkatëse. Po kështu burime pranë takimit konfirmuan se gjatë ditës së djeshme mbledhja është përqendruar më shumë në diskutimet mbi financat dhe buxhetin e shtetit. Nga ana e tij vetë kryeministri i ardhshëm, Rama, në një postim në profilin e tij në “Facebook” e vlerësoi kabinetin si një skuadër të gatshme për të merituar besimin e 23 qershorit. “Vendosen në Shkodër piketa të qarta për 100 ditët e para, si dhe për 300 ditët që do të përcaktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit”, - shkruante Rama në këtë rrjet social, ku kishte postuar dhe një album fotografish të shkrepura gjatë takimit. Programi Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka gati projektin qeverisës me të cilin do të paraqitet në Kuvend, ku do të kërkojë dhe votëbesimin e qeverisë së tij nga ligjvënësit. Në projektin që ka të përfshirë në të si propozimet e PS-së ashtu dhe të LSI-së, pra është një projekt që ka gjetur konsensusin e të dyja palëve, është vlerësuar si i nevojshëm

MESAZHI Një traditë e respektuar më së shumti kohët e fundit u respektua dhe dje. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, publikoi foto gjatë takimit dyditor me kabinetin e tij. Ndërkohë nuk mungoi dhe një postim ku shprehu mbresat e tij nga përzemërsia e besimi i qytetarëve që ka takuar në rrugët e Shkodrës. “I mrekulluar nga përzemërsia e besimi i qytetarëve që takova në rrugët e Shkodrës. Do t’ua kthej me pune të ndershme e të palodhur për ta”, - tha ai.

VENDIMI Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë gati projektligjin për 100 ditët e para të qeverisë së re. Pas bashkërendimit të propozimeve dhe drafteve të dy partive mes tyre, tashmë ato mund t’ua paraqesin atë strukturave të tyre drejtuese. Pritet që Partia Socialiste të mbledhë kryesinë dhe grupin e ri parlamentar për ta miratuar atë, por njëherësh dhe për të miratuar formalisht kreun e ri të deputetëve, i cili mësohet se është përcaktuar nga lidershipi socialist.

RAMA I VENDOSUR PËR T’I THËNË “STOP!” RRËNIMIT

janë qytetet e mëdha ato që shënojnë numrin më të madh të denoncimeve. Ndërkohë, ndalur në projektin e qeverisjes në muajt e parë, pas mandatimit në Kuvend, përveç ekonomisë programi

do të përfshijë dhe reformat institucionale, kryesisht ato që kanë impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët, që u garantojnë atyre shërbime më të mira apo shërbime të munguara. Kjo duke parashikuar disa ndërhyrje të shpejta në shërbimin shëndetësor ndaj qytetarëve. Për këtë arsye ky projekt-

mëdha, qoftë e investimeve të huaja direkte, qoftë e investimeve vendase, dhe për këtë platforma propozon përmirësimin e klimës së biznesit. Nuk mbeten pas dhe kundërpërgjigjet me vepra ndaj vendimeve të marra nga qeveria “Berisha”, e cila zhvillon sot mbledhjen e saj të fundit.

Projekti i ri qeverisës me piketa vetëm për 100 ditë Pas përfundimit të takimit dyditor në Shkodër u konfirmua se PS-ja e LSI-ja kanë gati programin e 100 ditëve të para të qeverisjes. Kjo u bë e ditur shkurtimisht nga vetë kryeministri i ardhshëm Edi Rama, i cili pjesës së parë të fjalisë ku informonte për “vendosjen e piketave të qarta për 100 ditët e para” shtoi dhe pjesë e dytë të saj, ku theksoi se u përcaktua dhe “edhe projekti për 300 ditët që do të përcaktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit”. Një fjali të tillë e postoi në rrjetin elektronik, e jozyrtarisht u bë me dije se gjatë ditës së dytë të mbledhjes Rama i ka pohuar kabinetit të ri qeverisës vendosmërinë e tij për ta bërë realitet iniciativën “Stop rrënimit”, një nismë kjo e propozuar dhe e iniciuar nga vetë ai. Madje, në postën elektronike të sajtit kanë ardhur në rritje numri i denoncimeve të ndërtimeve pa leje nga ana e qytetarëve nga i gjithë vendi, por kryesisht dhe i domosdoshëm ndërhyrja për një normalitet demokratik dhe të rendit publik, në administrimin e financave publike. Madje, këto dy parti duke konsideruar se vendi është gjithmonë nën kërcënimin e situatës jo të mirë energjetike, për PS-në e LSI-në kjo situatë duhet përballuar me

GARANCIA program propozon ndërhyrje më emergjente në drejtim të stabilizimit të sistemit të furnizimit me medikamente. Heqja e TVSH-së së medikamenteve dhe ulja e çmimit të barnave jo më shumë se prodhimi do të jenë hapat vijues në këtë proces. Po kështu një rrugë tjetër e rëndësishme, pjesë integrale e programit, është dhe ajo e realizmit të investimeve të

shpejtësi dhe efektivitet. Për këtë arsye burime pranë takimit bënë me dije se kryeministri i zgjedhur kërkoi nga ministrat frymë ekipi, duke pasur si prioritet të axhendës së tyre të punës saktësisht një bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, përfshirjen e tyre jo vetëm në

vendimmarrje, por dhe në hapa konkretë të qeverisjes. Ndërkohë si për situatën energjetike, ashtu dhe ajo ekonomike në vlerësimin e kryeministrit të ardhshëm shfaqet e rëndë dhe për këtë arsye kabineti i tij duhet të bazojë punën pikërisht në prioritetet e sipërpërmendura.

Meta në Slloveni, takon Riker: Mbështesim SHBA për Sirinë Mbështetja e Tiranës zyrtare ndaj çdo vendimi që SHBA-të do të marrin për Sirinë u konfirmua dje nga kryetari i ardhshëm i Kuvendi, njëherësh kreu i LSI-së, Ilir Meta. “Shqipëria mbetet e palëkundur në partneritetin strategjik me SHBA-të dhe e angazhuar për të kontribuar si një anëtare e denjë e NATO-s në të gjitha përpjekjet për të pasur lidershipin në krijimin e një bote më të lirë dhe më të paqtë për të gjithë. Në këtë kontekst, Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë çdo vendim që SHBA-të dhe aleatët e saj do të marrin në lidhje me çështjen e Sirisë”, - u shpreh Meta gjatë takimit që zhvilloi me zëvendësin e ndihmëssekretarit të Shtetit Filip Riker. Kështu, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Strategjik të Bledit, që u zhvillua në datat 1-3 shtator në Slloveni, Meta takoi zyrtarin e lartë amerikane, ku në fokus të bisedës ishin zhvillimet e fundit politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 23 qershorit, roli i konstruktiv dhe stabilizues i Shqipërisë në rajon si dhe sfidat që qeveria e re duhet të kapërcejë për t’i dhenë një impuls të ri procesit të integrimit europian të vendit. Dy bashkëbiseduesit konfimuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve dhe në mënyrë të veçantë rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke u ndalur te rëndësia që ka intensifikimi i bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu Meta shtoi se zgjedhjet e 23 qershorit përmbushen standardet dhe sollën ndryshimin që pritej nga shumica e qytetarëve shqiptarë. Sipas tij, pa dyshim që roli i SHBA-ve ishte shumë jetik për transparencën e plotë të zgjedhjeve. Nga ana e tij Riker vlerësoi në mënyrë të veçantë faktin se Shqipëria kaloi me sukses testin për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira, si një premisë e rëndësishme për të avancuar më tej drejt reformave strukturore, institucionale dhe ekonomike që i duhen vendit për të njohur një zhvillim të qëndrueshëm drejt rrugëtimit në BE. Riker e siguroi Metën se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin Shqipërinë jo vetëm në planin strategjik, por dhe në funksion të forcimit së marrëdhënieve ekonomikotregtare si dhe investimeve amerikane në vend.


04

« POLITIKË

E mërkurë 4 shtator 2013 •

BASHKIA E TIRANËS KOMISION TË POSAÇËM PËR CEREMONINË

Azem Hajdari do të prehet te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit 1 2 shtatori, dita e vrasjes së Azem Hajdarit, këtë vit duket se do të përkujtohet në një mënyrë tjetër. Ndryshe nga vitet e tjera, kur krerët e lartë të selisë blu mjaftoheshin vetëm me një vendosje kurorash në memorialin e ngritur pranë Partisë Demokratike, pikërisht në vendin që ai u vra 15 vjet më parë, apo ndonjë vizitë kortezie në shtëpinë e Pishtarit të Demokracisë. Nga data 12 shtator e këtij viti eshtrat e Azem Hajdarit do të zhvendosen nga varrezat publike të sharrës për t’u vendosur në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në kodrat e Saukut. Komisioni Prej disa ditësh në Bashkinë e Tiranës është ngritur komisioni që po merret me procedurat e zhvarrimit dhe gjithë ceremonialin që do të përgatitet me këtë rast, kjo në bashkëpunim me Protokollin e Shtetit. Në fakt, Protokolli përcakton qartë se si varrosen personalitetet në Republikën e Shqipërisë, të cilat shoqërohen me homazhe në Pallatin e Kongreseve, ose në Kuvendin e Shqipërisë dhe më pas shoqërohen për në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Duhet theksuar se komisioni ka në përbërje të tij vetëm anëtarë të Partisë Demokratike, ndërsa të majtët nuk do të jenë pjesë e këtij komisioni. Duket se ardhja e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës, por dhe në krye të Partisë Demokratike, ka sjellë një tjetër zhvillim në ceremonialin e përkujtimit të Azem Hajdarit, ceremoniale që për hir të së vërtetës kanë rezultuar të vakëta deri tani në raport me përmasat dhe veprimtarinë e Pishtarit të Demokracisë për vendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Në vitin 1998, në atë vit të vështirë trazirash, Hajdari u varros si të thuash me urgjencë në varrezat e Sharrës, ndërsa Tirana përfundoi në flakë për shkak të protestave të opozitës dhe sulmit që iu bë Kryeministrisë, ku dhe në atë kohë mbetën të vrarë Skënder Kalenja më datën 13 shtator dhe Adem Shehu më datën 14 shtator. Katër vjet më vonë, më 7 shtator 2002, Hajdari do të nderohej nga ishpresidenti Moisiu me urdhrin “Nderi i Kombit”. Me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” më datën 10 shtator të vitit 2008, ndërsa pak muaj më parë Hajdari u dekorua nga Presidenti Nishani me “Urdhrin e Flamurit”. Titullin Pishtar i Demokracisë, Hajdari e kish marrë në vitin 1992 gjatë presidencës “Berisha”. Duhet theksuar se i vetmi president që nuk e ka dekoruar Azem Hajdarin për meritat e tij ka qenë Meidani. Vonesa E megjithatë situata politike nuk duket fort e favorshme për këtë lloj ceremoniali dhe për vëmendjen që i duhet kushtuar atij. Demokratët

Përcaktimet e Protokollit të Shtetit për ceremonitë funebre 1. Kur Këshilli i Ministrave vendos për kryerjen e një ceremonie shtetërore funebre dhe familja e të ndjerit e pranon këtë lloj funerali, ngrihet një komision, ku bën pjesë edhe Protokolli i Shtetit. “. Protokolli i Shtetit koordinon punën me Gardën e Republikës, Bashkinë e Tiranës, Drejtorinë e Policisë së qarkut, zyrën e shtypit të Kryeministrit për zhvillimin e ceremonisë funebre. 3. Trupi i të ndjerit vendoset në hollin e Pallatit të Kongreseve ose në ndonjë rezidencë tjetër qeveritare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (në objektin e kultit, nëse familja kërkon ceremoni fetare), ku fillojnë edhe homazhet zyrtare dhe publike për përcjelljen e tij për aq ditë sa është zija e shpallur. Rrugëkalimi i njerëzve rregullohet nga truproja e nderit me uniformë ceremoniale. Për kryerjen e homazheve publike vendoset një orar i caktuar gjatë gjithë periudhës së zisë. 4. Pranë trupit krijohet një vend i posaçëm për familjen dhe të afërmit e të ndjerit. Në hyrje vendoset tavolina me librin e ngushëllimeve. Mbi të vendoset portreti i të ndjerit dhe në të djathtë flamuri kombëtar. Në të dy krahët mbajnë drejtqëndrim dy truproja nderi. 5. Lëvizja e kortezhit bëhet në orën 10:00. Arkivoli i vendosur në shtrat topi, i mbuluar me flamur kombëtar niset nga vendndodhja i shoqëruar nga gjashtë truproja nderi, tri në çdo anë. Përpara kortezhit ecën truproja e nderit e Gardës së Republikës dhe truprojat me jastëkët e kuq të dekoratave. Pas tyre vendoset banda, që ekzekuton marshe funebre. Familjarët dhe personalitetet ecin pas shtratit të topit. Kortezhi mbyllet nga populli i thjeshtë.

PJESËMARRJA Seanca e parë e Kuvendit mbahet më 9 shtator dhe është pikërisht dita kur votohet qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Protokolli e përcakton qartë se në varrosjen e personaliteteve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit duhet të marrin pjesë Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri. Ndërkohë që Presidentit i duhen 10 ditë kohë për të dekretuar qeverinë, kohë ndoshta e mjaftueshme që demokratët t’i bëjnë nderimet ish-deputetit të tyre.

Ka gjithmonë një herë

KRYETARI I KUVENDIT Është i sigurt fakti se në ceremonialin e datës 12 shtator Jozefina Topalli nuk do jetë në këtë ceremonial si kryetare Kuvendi, por si anëtare e thjeshtë partie. Nuk dihet ende nëse do shkojë kryetari i ri paracaktuar dhe që pritet të votohet më 9 shtator, Ilir Meta, por duke pasur parasysh sjelljen e këtij të fundit ndaj ish-deputetit Hajdari nuk është habi të jetë i pranishëm në ceremoni.

dolën nga zgjedhjet e 23 qershorit me një humbje të thellë, më e thella që nga viti 1997. Nga ana e tyre socialistët në përgjithësi janë treguar indiferentë ndaj figurës së Azem Hajdarit, me ëprjashtim të kreut të LSI-së Ilir Meta, i cili ka marrë pjesë shpeshherë në vizitat e kortezisë që janë zhvilluar në kujtim të tij. Ndoshta dhe në kujtim të viteve të para të demokracisë, ku duhet theksuar se Meta ka qenë ndër stu-

dentët që shkuan në takimin me Ramiz Alinë. Për sa përket personazheve të tjera të së majtës, ata kanë preferuar të heshtin. E megjithatë ceremoniali për Azem Hajdarin është i vonuar. Të djathtët janë përfshirë jo pak herë në debate politike të pavlera, ku janë investuar jo pak si në rastin e piramidës, por në asnjë rast gjatë 8 vjetve pushtet nuk u kujtuan të nderonin eshtrat e deputetit-simbol të partisë së tyre.

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


POLITIKË • E mërkurë 4 shtator 2013

»

05

KUSH ISHTE DEPUTETI QË JO PAK HERË KUNDËRSHTONTE EDHE BERISHËN

Azem Hajdari, 6 atentatet dhe të akuzuarit për vrasjen Të akuzuar zyrtarisht tre persona, prej tyre vetëm njëri ndodhet në burg

I

KUSH ISHTE AZEM HAJDARI

shte 12 shtatori i vitit 1998 kur lajmi për vrasjen e Azem Hajdarit do të detyronte një televizion privat afër opozitës të ndërpriste transmetimet dhe të fokusohej përpara selisë së Partisë Demokratike. Azem Hajdari u kishte shpëtuar së paku katër atentateve të mëparshme, ndërsa i pesti rezultoi fatal.

Atentatet Atentati i parë është bërë në Shkallnur të Durrësit në vitin 1997, ku u tentua të vritej me bombë, por pa arritur t’i shkaktonte dëme. Në Qafën e Buallit në Sarandë në po atë vit i shpëtoi një tjetër prite nga bandat e asaj kohe. Më 18 shtator, pas një debati me deputetin Gafur Mazreku, Azem Hajdari do të qëllohej me pesë plumba nga Mazreku në sallën e seancave plenare. Më 14 shkurt 1998 organizohet prita e Milotit nga forcat e policisë, duke qëlluar me breshëri plumbash në makinën e tij, ku përveç 14 vetave ndodhej edhe djali i tij 14-vjeçar. Më 3 qershor 1998, në kohën që po mbështeste luftën në Kosovë me një grup deputetësh, si Pjetër Arbnori, Jozefina Topalli etj. Më datën 12 shtator 1998, pas një mitingu në Fier, ku ishte edhe ish-nënkryetari i PD-së Bamir Topi dhe politikanë të tjerë, pasi kthehet në Tiranë, rreth orës 21:15, përballë selisë së PD-së, me breshëri plumbash, i rrethuar nga disa makina policie. Thuhet se në këtë atentat morën pjesë 125 veta, nga këta 25 me uniformë policie. Dy prej tyre, megjithëse të deklaruar e dënuar për vrasje, madje kishin bërë vrasje edhe brenda policisë 4 muaj më parë, qëllimisht ishin veshur e graduar për të marrë pjesë në këtë vrasje. Të akuzuar si vrasës të Azem Hajdarit zyrtarisht janë Fatmir Haklaj, Jaho Salihi, në atë kohë shef i komisariatit të Tropojës, por dhe Izet Haxhia, ish-truproja i liderit të opozitës së asaj kohe, Berisha, i arrestuar një herë për këtë krim në Turqi dhe më pas i liruar nga drejtësia e atjeshme. Nga këta në burg sot e kësaj dite është vetëm Jaho Salihi, ndërsa Fatmir Haklaj do të vritej një vit më vonë. Antikonformist Përveç meritave që ka në ngjarjet e dhjetorit të vitit 1990 mund të thuhet se Azem Hajdari ka qenë një nga deputetët me antikonformist edhe në raport me vetë Partinë Demokratike. Jo pak herë ai është përplasur gjatë viteve 1992-1997 dhe me presidentin e asaj kohe Sali Berisha, i cili drejtonte me dorë të hekurt Partinë Demokratike, pavarësisht se kish dhënë dorëheqjen. Për shkak të këtij qëndrimi Hajdari nuk ka pasur asnjëherë poste në qeverinë e PD-së së asaj kohe, pavarësisht

Lindi më 11 mars 1963 Ishte i martuar, me tre fëmijë: Kiriadi, Rudina dhe Azemi i vogël. 1993 - mbaroi studimet ne degën e filozofisë në Universitetin e Tiranës 1995 - diplomohet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Tiranës. 1993-1994 - studion gjuhën angleze dhe për filozofi në SHBA 1996 - diplomohet në studimet e politikës së sigurisë dhe të mbrojtjes në Gjermani

AKTIVITETI POLITIK Dhjetor 1990-shkurt 1991 - udhëheqës i Lëvizjes Studentore Kryetar i komisionit drejtues të Partisë Demokratike Shqiptare, partia e parë opozitare pas 50 vjet diktaturë. 1991-1993 – zv.kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe anëtar i kryesisë së saj. 31 mars 1991 - deputet i PDSH-së për Shkodrën 22 mars 1992 - deputet i PDSH-së për Shijakun 26 maj 1996 - deputet i PDSH-së për Bulqizën 29 qershor 1997 - deputet i PDSH-së për Tropojën. 1992-1996 - kryetar i Komisionit parlamentar për Rendin Publik dhe SHIK-un. Qershor 1997 - kryetar i Komisionit parlamentar për Mbrojtjen Kombëtare. Prej vitit 1995 deri më 1998 - president i klubit të futbollit “Vllaznia” të Shkodrës 1990-1998 - president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale Shqiptare

Përveç meritave që ka në ngjarjet e dhjetorit të vitit 1990 mund të thuhet se Azem Hajdari ka qenë një nga deputetët me antikonformist edhe në raport me vetë Partinë Demokratike. Jo pak herë ai është përplasur gjatë viteve 1992-1997 dhe me presidentin e asaj kohe Sali Berisha, i cili drejtonte me dorë të hekurt Partinë Demokratike, kontributeve që kish. Mbahet mend konflikti mes qeverisë së asaj kohe dhe Hajdarit për çështjen e sindikatave. Ishte nga deputetët më aktivë në parlament dhe mund të thuhet me siguri se vrasja e tij ishte një humbje shumë e madhe për të djathtën në përgjithësi dhe për PD-në në veçanti. Ish-deputetit Azem Hajdari i është hequr dy herë imuniteti: një herë në vitin 1992 dhe një herë në vitin 1997. Në vitin 1992 ishte pikërisht Partia Demokratike ajo që kërkoi heqjen e imunitetit, për arsye se, sipas saj, Hajdari kishte goditur përgjegjësin e administratës, Sotir Qirjaqi. Azem Hajdari e konsideroi këtë heqje të imunitetit si një goditje politike të inskenuar, që i vinte pikërisht nga partia e tij.

MBLEDHJA, REZYME E PUNËS SË KABINETIT DHE AKUZA NDAJ PS-SË

Sot mbledhja e fundit e qeverisë Berisha i jep lamtumirën postit të Kryeministrit Sot do të zhvillohet mbledhja e fundit e qeverisë “Berisha”, pasi mandati i qeverisë përfundon nesër dhe si rrjedhojë kryeministri në detyrë do t’i japë lamtumirën postit të tij. Në këtë mbledhje pritet që Berisha të bëjë një rezyme të punës së tij gjatë këtyre tetë vjetve që ai qeverisi vendin. Krahas kësaj nesër pritet edhe fushata e gjerë e dorëheqjeve të këshilltarëve të kryeministrit në detyrë si dhe të personave që mbajnë postet politike në ambientet e Këshillit të Ministrave. Mbledhja Mbledhja e fundit e Këshillit të Ministrave pritet që të shoqërohet nga vendime tejet të rëndësishme, të cilat do të bëjnë bujë në mediet e vendit. Ky konstatim vjen nga burimet pranë Kryeministrisë, të cilat paralajmërojnë se ditën e sotme Berisha do të marrë një sërë vendimet të rëndësishme. Krahas kësaj pritet që pjesë e fjalës së Berishës të jenë

edhe akuzat e zakonshme ndaj kryeministrit të zgjedhur Edi Rama. Kjo gjë lidhet me faktin se Berisha që nga humbja e zgjedhjeve të 23 qershorit nuk i ka sosur asnjëherë akuzat ndaj kabinetet qeveritar të zgjedhur nga Edi Rama, madje i ka cilësuar ministrat e ardhshëm edhe me epitetin “idiot”. Në këtë mënyrë, mbledhja e fundit e Berishës në karrigen e kryeministrit pritet që të ndezë motorët e aksionit opozitar të Partisë Demokratike, por jo vetëm kaq. Sipas të gjitha gjasave, edhe Partia Socialiste do të bëjë reagimin e saj ndaj vendimeve që do të ndërmarrë kryeministri në detyrë Sali Berisha, gjë që ka ndodhur që nga fillimi i muajit shtator, kur u shpall rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit. Një ndër reagimet më të shpeshta të Partisë Socialiste ka qenë prishja e kontratave koncesionare për ndërtimin e hidrocentrale, kon-

trata të cilat janë lidhur pothuajse në çdo mbledhje qeverie të mbajtur nga Berisha. Fjalimi Sipas të gjitha gjasave, fjala e kryeministrit në detyrë do të jetë me e gjatë se zakonisht, pasi pjesë e saj do të jetë e gjithë rezymeja e punës së tij. Një ndër to është edhe projekti TAP, i cili u konkretizua nën drejtimin e vendit nga Sali

Berisha. Kjo gjë lidhet edhe me faktin se Berisha zhvilloi dje një takim me përfaqësues të lartë që do të bëjnë ndërtimin e këtij projekti gjigant për transferimin e gazit nga Azia drejt Europës. Veç kësaj priten edhe komplimente për ministrat e PD-së, që sipas Berishës kanë bërë një punë shumë të mirë për sa kohë kanë qenë në krye të detyrave të tyre.


06

« UNIVERSITETET

MASTER PROFESIONAL ME KOHË TË PLOTË FAKULTETI

EMËRTIMI I PROGRAMIT Kuotat 2013/2014 UNIVERSITETIERSITETI I TIRANËS Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Mësuesi AM në Histori 130 Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Mësuesi AM në Gjeografi 130 Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Mësuesi AM në Gjuhë-Letërsi 130 Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Arkivistikë 50 Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Redaktim 60 Fakulteti i Shkencave të Natyrës Bioteknologji Mjedisore 40 Fakulteti i Shkencave të Natyrës Informatikë Biznesi 80 Fakulteti i Shkencave të Natyrës Inxhinieri Matematike dhe Informatike 50 Fakulteti i Shkencave të Natyrës Teknologji Informacioni 55 Fakulteti i Shkencave Sociale Punë Sociale e Avancuar (2 Dejtime) 50 Fakulteti i Shkencave Sociale Analizë e Plotikave Sociale 50 Fakulteti i Shkencave Sociale Qeverisje dhe Politika Publike 50 Fakulteti i Shkencave Sociale Sociologji Edukimi 40 Fakulteti i Shkencave Sociale Administrim i Institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë 150 Fakulteti i Shkencave Sociale Flilozofi Praktike dhe Humane 50 Fakulteti i Shkencave Sociale Këshillim Psikologjik 50 Fakulteti i Shkencave Sociale Orientim Profesional 50 Fakulteti i Shkencave Sociale Drejtim dhe Administrim Arsimi 50 Fakulteti i Shkencave Sociale Pedagogji e Specializuar Sociale 50 Fakulteti i Ekonomisë Administrim-Biznes 40 Fakulteti i Ekonomisë Administrim-Publik 40 Fakulteti i Ekonomisë Marketing 35 Fakulteti i Ekonomisë Menaxhim Turizmi 30 Fakulteti i Ekonomisë Financë 120 Fakulteti i Ekonomisë Kontabilitet 70 Fakulteti i Ekonomisë Studime Ekonomike Evropiane 40 Fakulteti i Ekonomisë Sisteme Informacioni në Ekonomi 40 Fakulteti i Ekonomisë Menaxhim Turizmi (Sarandë) 50 Fakulteti i Drejtësisë E Drejtë Civile 100 Fakulteti i Drejtësisë E Drejtë Penale 100 Fakulteti i Drejtësisë E Drejtë Publike 100 Fakulteti i Drejtësisë Biznes Law 100 UNIVERSITETIERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË Fakulteti i Shëndetësisë Shëndet Publik 30 Fakulteti i Infermierisë Menaxhim Infermieror 150 Fakulteti i Infermierisë Mami 40 Fakulteti i Infermierisë Teknikë Laboratori 40 Fakulteti i Infermierisë Fizioterapi 20 Fakulteti i Infermierisë Imazheri 20 Fakulteti i Infermierisë Geriartri 100 Fakulteti i Infermierisë Logopedi 10 UNIVERSITETI. “FAN S. NOLI” KORÇË Fakulteti Edukimit dhe Filologjisë Mësuesi në Gjuhë-Letërsi, me profil minor në Arte 80 Fakulteti Edukimit dhe Filologjisë Mësuesi në Gjuhë-Letërsi, me profil minor në Sporte 80 Fakulteti Edukimit dhe Filologjisë Mësuesi në Gjuhë Angleze, me profil minor në Arte 50 Fakulteti Edukimit dhe Filologjisë Mësuesi në Histori-Gjeografi 60 Fakulteti Edukimit dhe Filologjisë Mësimdhënie 50 Fakulteti Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane Mësuesi në Shkenca Sociale, me profil minor në Edukim Qytetar 60 Fakulteti Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane Mësuesi në Matematikë-Fizikë , me profil minor në Informatikë 30 Fakulteti Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane Biologji-Kimi 50 Fakulteti Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane Teknologji Informacioni 30 Fakulteti Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane Infermieristikë 70 Fakulteti Ekonomik Financë-Kontabilitet 100 Fakulteti Ekonomik Menaxhim 100 Fakulteti Ekonomik Marketing 60 Fakulteti Ekonomik Turizëm 60 Fakulteti i Bujqësisë Zhvillim i Integruar Rural 60 UNIVERSITETI. “A. MOISIU” DURRËS Fakulteti i Biznesit Administrim Biznes 80 Fakulteti i Biznesit Bankë-Financë 80 Fakulteti i Biznesit Marketing 80 Fakulteti i Biznesit Sistemet e Jetës, jo Jetës dhe Sigurimet Detare 80 Fakulteti i Biznesit Drejtim SME 40 Fakulteti i Edukimit Mësimdhënie e Gjuhës Angleze 80 Fakulteti i Edukimit Didaktikë 80 Fakulteti i Edukimit Mësimdhenie Gjuhë-Letërsi Anglisht 80 Fakulteti i Edukimit Shërbime Sociale dhe Komunitare 80 Fakulteti i Studimeve Profesionale Infermieri Kirurgjikale 50 Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike Administrim Publik 60 Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike Administrim Financiar 60 Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike Drejtim Turizmi 30 Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike E Drejtë e Pronës 120 Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike E Drejtë Ndërkombëtare Tregtare 120 Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike E Drejtë Detare 120 Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike Studime Rajonale 120 Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit Shkenca Kompjuterike të Aplikuara 120 UNIVERSITETI. POLITEKNIK I TIRANËS Fakulteti i Inxhienerisë së Ndërtimit Inxhinieri Ndërtimi 100 Fakulteti i Inxhienerisë së Ndërtimit Inxhinieri Mjedisi 40 Fakulteti i Inxhienerisë së Ndërtimit Inxhinieri Hidroteknike 25 Fakulteti i Inxhienerisë së Ndërtimit Inxhinieri Gjeodezi 30 Fakulteti i Inxhienerisë Elektrike Inxhinieri Elektrike me profil Automatizim Industrie 30 Fakulteti i Inxhienerisë Elektrike Inxhinieri Elektrike me profil Energjitikë 25 Fakulteti i Inxhienerisë Elektrike Inxhinieri Mekatronike 30 Fakulteti Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike Inxhinieri Matematike në Analizë Sistemesh 30 Fakulteti Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike Inxhinieri Fizike në Mjekësi 30 Fakulteti i Inxhienerisë Mekanike Inxhinieri Mekanike me profil në Transport 20 Fakulteti i Inxhienerisë Mekanike Inxhinieri Mekanike me profil në Energjitikë 15 Fakulteti i Inxhienerisë Mekanike Inxhinieri Mekanike me profil në Konstruksion 15 Fakulteti i Inxhienerisë Mekanike Inxhinieri Mekanike me profil në Teknologji Mekanike 15 Fakulteti i Inxhienerisë Mekanike Inxhinieri Materiale 15 Fakulteti i Inxhienerisë Mekanike Inxhinieri Tekstile dhe Mode 30 Fakulteti i Gjeologji Minierave Inxhinieri Gjeologjike 76 Fakulteti i Gjeologji Minierave Inxhinieri e Burimeve Natyrore 100 Fakulteti i Gjeologji Minierave Inxhinieri Gjeomjedisi 25 Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit Inxhinieri Informatikë 30 Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit Teknologji Informacioni 30 UNIVERSITETI. “L.GURAKUQI” SHKODËR Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Gjuhë Shqipe e Letërsi 40 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi ne Histori e Gjeografi 40 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi ne Biologji e Kimi 60 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi ne Matematikë e Fizike 30 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi ne Matematikë e Informatikë 30 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi ne Edukim Fizik e Sporte 60 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Gjuhën Angleze 50 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Gjuhën Italiane 30 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Gjuhën Frenge 30 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Gjuhën Gjermane 20 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi Matematikë-Fizikë, me profil minor “Informatikë” 20 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Informatikë me profil minor ne Matematikë 20 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Matematik me profil minor ne Informatikë 30 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi ne Histori e Gjeografi me profil minor në Edukim qytetar 30 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Përkthim dhe interpretim ne Gjuhën Gjermane 20 UNIVERSITETI. “I. QEMALI” VLORË Fakulteti i Ekonomisë Administrim Publik 100 Fakulteti i Ekonomisë Sipërmarrje në Turizëm 50 Fakulteti i Ekonomisë Financë 60 Fakulteti i Ekonomisë Kontabilitet 50 Fakulteti i Ekonomisë Marketing 50 Fakulteti i Ekonomisë Ekonomiksi në Sipërmarrje 50 Fakulteti i Shkencave Teknike Mësuesi për Arsimin e Mesëm në “Informatikë” 30 Fakulteti i Shkencave Teknike Studime të Avancuara Detare 20 Fakulteti i Shkencave Teknike Operacione Industriale dhe Navale 20 Fakulteti i Shkencave Teknike Mësuesi për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë në “Matematikë-Fizikë” 30 Fakulteti i Shkencave Teknike Mësuesi për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë në “Matematikë” 20 Fakulteti i Shkencave Humane Mësuesi për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë në “Gjuhë Angleze” 100 Fakulteti i Shkencave Humane Mësuesi për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë në “Gjuhë Italiane” 50 Fakulteti i Shkencave Humane Mësuesi për Ciklin e Ulët me profil minor “Parashkollor” 100 Fakulteti i Shkencave Humane Mësuesi AM në Biologji me profil minor në Kimi 60 Fakulteti i Shkencave Humane Mësuesi AM në Kimi 60 Fakulteti i Shkencave Humane Shkenca Administrative 30 Fakulteti i Shëndetit Publik Infermieri Patologjike 100 Fakulteti i Shëndetit Publik Infermieri Kirurgjikale 50 Fakulteti i Shëndetit Publik Infermieri Pediatrike 50 UNIVERSITETI. “E. ÇABEJ” GJIROKASTËR Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Mësuesi AM në Matematikë-Fizikë me profil minor “Aftësim Teknologjik” 50 Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Mësuesi AM në Matematikë-Informatikë me profil minor “Aftësim Teknologjik” 60 Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Mësuesi AM në Biologji-Kimi me profil minor “Edukim Mjedisor e Teknologjik” 50 Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Mësuesi AM në Gjuhë-Letërsi me profil minor “Gjuhë Italiane” 70 Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Mësuesi AM në Gjuhë-Angleze me profil minor “Gjuhë Shqipe” 30 Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Mësuesi AM në Histori-Gjeografi me profil minor “Edukatë Shoqërore” 80 Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Mësuesi AM në Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek, me profil minor “Lëndë Shoqërore” 30 Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Mësuesi AM në Gjuhë dhe Qytetërim Italian, me profil minor “Gjuhë Shqipe” 30 Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Kontabilitet-Financë 130 Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Administrim Publik 100 Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Turizëm 60 UNIVERSITETI. “A. XHUVANI” ELBASAN Fakulteti i Shkencave Humane Redaktim 20 Fakulteti i Shkencave Humane Gazetar Reporter 20 Fakulteti i Shkencave Humane Gazetari Sportive 20 Fakulteti i Shkencave të Natyrës Teknologjitë e Informacionit 150 Fakulteti i Shkencave të Natyrës Analist Prodhimi 30 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Matematikë-Fizike me profil minor Informatikë 60 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Matematikë-Informatikë me profil minor Fizike 60 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi Biologji-Kimi, me profil minor “Edukim Shëndetesor dhe Mjedisor” 80 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Gjuhë Angleze, me profil minor “Gjuhë Shqipe” 80 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Gjuhë Frenge me profil minor Gjuhë Shqipe 40 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Gjuhë Italiane, me profil minor “Gjuhë Shqipe” 40 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Gjuhë Gjermane, me profil minor në “Gjuhë Shqipe” 40 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Gjuhë Shqipe e Letërsi 80 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Histori-Gjeografi me profil minor Edukatë Qytetare 80 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Edukatë Qytetare-Histori me profil minor Gjeografi 80 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Edukatë Qytetare-Gjeografi me profil minor Histori 80 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sport, me profil minor Edukim Shëndetësor 80 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Drejtim dhe Administrim Arsimi 100

E mërkurë 4 shtator 2013 •

Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti Ekonomik Fakulteti Ekonomik Fakulteti Ekonomik Fakulteti Ekonomik Fakulteti Ekonomik Fakulteti Ekonomik Fakulteti i Infermierisë Fakulteti i Infermierisë

Psikologji në Institucione Punë Sociale me Femijët dhe Familjen Shërbimi i Provës Administrim-Biznes Marketing Financë Kontabilitet Ekonomia dhe e Drejta në Sektorin Publik Informatikë Ekonomike Infermieri Kirurgjikale Menaxhim Infermieror UNIVERSITETIERSITETI SPORTEVE TIRANË Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes Mësues në AM në Fiskulturë Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit Stërvitje Sportive Fakulteti i Muzikës Kitarë Fakulteti i Muzikës Fizarmonikë Fakulteti i Muzikës Studim Bastube Fakulteti i Muzikës Pedagogji Muzikore AKAD. E FORCAVE TË ARMATOSURA Fakulteti i Fushës së Sigurisë dhe Mbrojtjes Siguri dhe Mbrojtje TOTALI

100 100 50 50 50 60 60 50 30 70 100 150 80 5 3 1 10 60 10170

MASTER PROFESIONAL ME KOHË TË PJESSHME Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Fakulteti i Shkencave të Natyrës Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Infermierisë Fakulteti i Infermierisë Fakulteti i Infermierisë Fakulteti i Infermierisë Fakulteti i Infermierisë Fakulteti i Drejtësisë Fakulteti i Drejtësisë Fakulteti i Drejtësisë Fakulteti i Inxhienerisë Mekanike Fakulteti i Inxhienerisë Mekanike Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit Fakulteti i Mjekësisë Veterinare Fakulteti i Mjekësisë Veterinare Fakulteti Edukimit dhe Filologjisë Fakulteti Edukimit dhe Filologjisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Shkencave të Natyrës Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Edukimit Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes

UNIVERSITETIERSITETI I TIRANËS Mësuesi AM në Histori 120 Mësuesi AM në Gjeografi 120 Mësuesi AM në Gjuhë-Letërsi 120 Mësuesi AM në Biologji 40 Pedagogji e Specializuar Sociale 50 Administrim-Biznes 40 Administrim-Publik 40 Marketing 40 Menaxhim Turizmi 40 Financë 100 Kontabilitet 40 Administrim Biznesi në Sipërmarrje 40 Studime Ekonomike Evropiane 40 UNIVERSITETIERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË Menaxhim Infermieror 130 Mami 40 Teknikë Laboratori 40 Fizioterapi 20 Imazheri 20 E Drejtë Civile 100 E Drejtë Penale 100 E Drejtë Publike 100 UNIVERSITETI. POLITEKNIK TIRANË Planifikimi i Sistemeve të Transportit, Menaxhim i Trafikut dhe Sigurisë Rrugore 30 Inxhinieri Tekstili dhe Mode 15 UNIVERSITETI. BUJQËSOR I TIRANËS Menaxhim Mjedisi 60 Menaxhim i Qëndrueshëm Rural dhe Mjedisor 60 Teknologjitë e Kultivimit të Bimëve 40 Teknologjitë e Avancuara në Hortikulturë 40 Mbrojtja e Bimëve dhe Fitofarmacia 40 Biznes Blegtoral 40 Arkitekturë Peisazhi 35 Menaxhim i Ndërmarrjeve dhe Agrobiznesit 150 Ekonomi dhe Politikë Agrare 150 Financë-Kontabilitet 150 Cilësia dhe Siguria Ushqimore 110 Shëndeti Publik Veterinar 30 Veterinari Klinike 30 UNIVERSITETI. “FAN S. NOLI” KORÇË Mësuesi për Ciklël të Ulët 100 Mësimdhënie për Mësuesit e Shkollave Profesionale 80 Administrim Publik 100 Psikologji e Shëndetit 70 Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim Turizmi 60 Financë Bankë 60 Administrim-Biznes 60 UNIVERSITETI. “E. ÇABEJ” GJIROKASTËR Mësuesi AM në Matematikë-Fizikë me profil minor “Aftësim Teknologjik” 60 Mësuesi AM në Biologji-Kimi me profil minor “Edukim Mjedisor e Teknologjik” 40 Mësuesi AM në Gjuhë-Letërsi me profil minor “Gjuhë Italiane” 75 Mësuesi AM në Histori-Gjeografi me profil minor “Edukatë Shoqërore” 100 Kontabilitet-Financë 100 Administrim Publik 100 Turizëm 55 UNIVERSITETI. “A. XHUVANI” ELBASAN Psikologji në Institucione 60 Punë Sociale me Femijët dhe Familjen 60 Mësuesi në Matematikë-Fizike me profil minor Informatikë 40 Mësuesi në Matematikë-Informatikë me profil minor Fizike 40 Mësuesi Biologji-Kimi, me profil minor “Edukim Shëndetesor dhe Mjedisor” 60 Mësuesi në Gjuhë Shqipe e Letërsi 60 Mësuesi në Histori-Gjeografi me profil minor Edukatë Qytetare 50 Mësuesi në Edukatë Qytetare-Histori me profil minor Gjeografi 60 Mësuesi në Edukatë Qytetare-Gjeografi me profil minor Histori 60 Mësuesi në Gjuhë Italiane, me profil minor “Gjuhë Shqipe” 40 Mësuesi në Gjuhë Angleze, me profil minor “Gjuhë Shqipe” 40 Mësuesi në Gjuhë Frenge me profil minor Gjuhë Shqipe 40 Mësuesi në Gjuhë Gjermane, me profil minor në “Gjuhë Shqipe” 40 Drejtim dhe Administrim Arsimi 80 UNIVERSITETI. SPORTEVE TIRANË Mësues i Edukimit Fizik 70 TOTALI 4220

MASTER SHKENCOR Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave Natyrore Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Ekonomisë Instituti Studimeve Evropiane Instituti Studimeve Evropiane Instituti Studimeve Evropiane Fakulteti i Drejtësisë Fakulteti i Drejtësisë Fakulteti i Drejtësisë Fakulteti i Mjekësisë Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

UNIVERSITETIERSITETI I TIRANËS Gjuhësi e Sotme 30 Gjuhësi Historike 30 Studime Letrare (3 drejtime) 90 Histori 40 Marrëdhënie Ndërkombëtare 40 Trashëgimi Kulturore 20 Arkeologji 20 Gjeografi 50 Gazetari dhe Komunikim 100 Biologji Mjedisore 15 Biologji Molekulare 15 Fizikë 15 Bioteknologji Molekulare dhe Industriale 30 Kimia Industriale dhe Mjedisore 60 Inxhinieri e Proceseve Kimike 60 Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore 60 Kimi 30 Inxhinieri Matematike dhe Informatikë 30 Informatikë 60 Matematikë 30 Mësues AML në Kimi 40 Mësues AML në Biologji 60 Mësues AML në Fizike 50 Mësues AML në Matematike 80 Teknologji Informacioni 40 Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik 120 Përkthim Teknik-Letrar dhe Interpetim 100 Mësuesi AM në Gjuhë Angleze 120 Mësuesi AM në Gjuhë Italiane 80 Mësuesi AM në Gjuhë Frënge 50 Mësuesi AM në Gjuhë Gjermane 50 Përkatësi Gjinore dhe Zhvillim 60 Administrim i Çështjeve Sociale 30 Shërbime Sociale në Drejtësinë Penale 30 Çështje të Fëmijëve dhe të Familjes 30 Komunikim për Ndryshim Social dhe të Sjelljes 30 Studime Rajonale Politike 50 Psikologji Shkollore 30 Psikologji Organizacionale 30 Psikologji Klinike 30 Filozofi Sociale 100 Teori Politike 50 Sociologji e Zhvillimeve Shoqërore 30 Punë Sociale (3 drejtime) 80 Mësuesi AM në Shkenca Sociale 50 Etika në Institucione dhe Lidership 50 Administrim Biznesi 40 Administrimit Publik 25 Marketing 25 Menaxhim Turizëm 20 Financë 80 Kontabilitet dhe Auditim 35 Ekonomiks 35 Sisteme Informacioni në Ekonomi 25 Kërkime Operacionale në Menaxhim 20 Legjislacioni dhe Instituconet e BE 30 Politika dhe Qeverisja në Evropë 30 Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare 30 E Drejtë Civile 200 Shkenca Penale 200 E Drejtë Publike 200 UNIVERSITETIERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË Shëndet Publik 20 Menaxhim Infermieror 150 Mami 40 Teknikë Laboratori 40 Fizioterapi 30

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Imazheri 30 Logopedi 30 UNIVERSITETI. “FAN S. NOLI” KORÇË Fakulteti Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane Filozofi Sociale 50 Fakulteti Ekonomik Turizëm dhe Mikpritje 50 Fakulteti Ekonomik Financë 50 Fakulteti i Edukimit Mësuesi për Arsimin Fillor (Kl I-VI) 150 Fakulteti i Bujqësisë Mjekësi e Bimëve 30 UNIVERSITETI. “I. QEMALI” VLORË Fakulteti i Ekonomisë Administrim Biznesi 40 Fakulteti i Ekonomisë Pasuri e Paluajtshme 40 Fakulteti i Ekonomisë Financë 40 Fakulteti i Ekonomisë Ekonomiks 40 Fakulteti i Shëndetit Publik Shkenca Infermierore 40 Fakulteti i Shkencave Teknike Shkenca Kompjuterike 40 Fakulteti i Shkencave Teknike Inxhinieri Navale 25 Fakulteti i Shkencave Teknike Fizikë 30 Fakulteti i Shkencave Teknike Matematikë 30 Fakulteti i Shkencave Teknike Matematikë-Financë 30 Fakulteti i Shkencave Teknike Aktuaristikë 30 Fakulteti i Shkencave Teknike Biologji Mjedisore 20 Fakulteti i Shkencave Teknike Mësuesi AML në Kimi 20 Fakulteti i Shkencave Teknike Ndërtim Makinash 25 Fakulteti i Shkencave Humane Pedagogji e Specializuar Sociale 30 Fakulteti i Shkencave Humane Marrëdhënie Ndërkombëtare 50 Fakulteti i Shkencave Humane Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë 50 Fakulteti i Shkencave Humane Përkthim dhe Interpretim 30 Fakulteti i Shkencave Humane Edukim 30 UNIVERSITETI. POLITEKNIK I TIRANËS Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit Inxhinieri Ndërtimi me profil Strukturist 30 Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit Inxhinieri Ndërtimi me profil Transport 15 Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit Inxhinieri Mjedisi 30 Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit Inxhinieri Hidroteknike 20 Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit Inxhinieri Gjeodezi 25 Fakulteti Inxhinierisë Elektrike Inxhinieri Elektrike me profil Automatizim Industrie 20 Fakulteti Inxhinierisë Elektrike Inxhinieri Elektrike me profil Energjitikë 20 Fakulteti Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike Inxhinieri Fizike 15 Fakulteti Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike Inxhinieri Matematike 15 Fakulteti Inxhinierisë Mekanike Inxhinieri Mekanike me profil Konstruksione Mekanike dhe Mjete Lëvizëse 10 Fakulteti Inxhinierisë Mekanike Inxhinieri Mekanike me profil Energjitikë 10 Fakulteti Inxhinierisë Mekanike Inxhinieri Mekanike me profil Prodhim Menaxhim 10 Fakulteti Inxhinierisë Mekanike Inxhinieri e Materialeve 10 Fakulteti Inxhinierisë Mekanike Inxhinieri Tekstile dhe Mode 15 Fakulteti Inxhinierisë Mekanike Inxhinieri Ekonomike 50 Fakulteti Gjeologji Minierave Inxhinieri Gjeologjike 15 Fakulteti Gjeologji Minierave Inxhinieri e Burimeve Natyrore 15 Fakulteti Gjeologji Minierave Inxhinieri Gjeofizike 15 Fakulteti Gjeologji Minierave Inxhinieri Gjeomjedisi 15 Fakulteti Teknologjisë Informacionit Inxhinieri Informatike 40 Fakulteti Teknologjisë Informacionit Inxhinieri Telekomunikacioni 30 Fakulteti Teknologjisë Informacionit Inxhinieri Elektronike 40 UNIVERSITETI. BUJQËSOR I TIRANËS Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit Inxhinieri Agromjedisi me profil Agromjedis dhe Ekologji 40 Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit Inxhinieri Agrare me profil Prodhimi Bimor 15 Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit Inxhinieri Agrare me profil Hortikulturë 15 Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit Inxhinieri Agrare me profil Zootekni 15 Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit Inxhinieri Agrare me profil Menaxhim i Ujitjes, Kullimit dhe Mekanizmit në Bujqësi 15 Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit Inxhinieri Agrare me profil Akuakulturë 15 Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit Resurce Gjenetike të Bimëve 15 Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit Inxhinieri Agrare me profil Mjekësia e Bimëve 15 Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit Menaxhim i Ndërmarrjeve të Agrobiznesit 35 Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit Ekonomi dhe Politikë Agrare 35 Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit Financë-Kontabilitet 70 Fakulteti Bioteknologjisë dhe Ushqimit Inxhinieri Agroushqimore 15 Fakulteti Bioteknologjisë dhe Ushqimit Bioteknologji Ushqimore 15 Fakulteti Bioteknologjisë dhe Ushqimit Vreshtari-Enologji 15 Fakulteti i Shkencave Pyjore Inxhinieri Përpunim Druri 20 Fakulteti i Shkencave Pyjore Inxhinieri Pyjore 20 UNIVERSITETI. “L. GURAKUQI” SHKODËR Fakulteti i Shkencave Shoqërore Studime të Thelluara në Gjuhësi 40 Fakulteti i Shkencave Shoqërore Etnokulturë e Letërsisë Shqipe 40 Fakulteti i Shkencave Shoqërore Studime Albanologjike 40 Fakulteti i Shkencave Shoqërore Studime Regjionale në Gjeografi 40 Fakulteti i Shkencave Natyrore Biologji Mjedisore 30 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Gjuhë Shqipe me profil minor në Arte 30 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Biologji e Kimi: profil minor në “Karriera dhe Aftësimi për Jetën” 30 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi për Arsimin Fillor (Kl I-VI) 60 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi në Fizikë: profil minor në Informatike 30 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Psikologji Klinike 30 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Psikologji Organizative 30 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Psikologji Ligjore 30 Fakulteti Ekonomik Turizëm i Qëndrueshëm 40 Fakulteti Ekonomik Administrim-Biznes 40 Fakulteti Ekonomik Financë 40 Fakulteti Ekonomik Kontabilitet 40 Fakulteti i Drejtësisë E Drejtë Kushtetuese dhe Administrative 60 Fakulteti i Drejtësisë E Drejtë Private e Biznesit 60 UNIVERSITETI. “E. ÇABEJ” GJIROKASTËR Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Arkeologji dhe Administrim i Pasurive Arkeologjike 40 Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Biologji Mjedisi dhe Zhvillimi 40 Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Mësuesi për Arsimin Fillor (Kl I-VI) 75 Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Biologji-Kimi 15 Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Gjuhësi 40 Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore Letërsi 40 UNIVERSITETI. “A. XHUVANI” ELBASAN Fakulteti i Shkencave Humane Trashëgimi Kulturore 30 Fakulteti i Shkencave Humane Gjuhësi 25 Fakulteti i Shkencave Humane Studime Letrare 25 Fakulteti i Shkencave Humane Studime Gjoegrafike 20 Fakulteti i Shkencave Humane Studime Historike 20 Fakulteti i Shkencave të Natyrës Mbrojtje Mjedisi 30 Fakulteti i Shkencave të Natyrës Matematikë e Zbatuar 25 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Psikologji Edukimi 35 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Mësuesi për Arsimin Fillor (Kl I-VI) 80 Fakulteti i Shkencave të Edukimit Shërbime Sociale 35 Fakulteti Ekonomik Marketing 40 Fakulteti Ekonomik Menaxhim 30 Fakulteti Ekonomik Drejtim Bankar 40 Fakulteti Ekonomik Ekonomi dhe e Drejta në Tregjet Ndërkombëtare 30 Fakulteti Ekonomik Kontabilitet dhe Auditim 40 Fakulteti i Infiermierisë Infermieri 70 Fakulteti i Infiermierisë Mami 70 UNIVERSITETI. “A. MOISIU” DURRËS Fakulteti i Biznesit Administrim Biznes 80 Fakulteti i Biznesit Bankë-Financë 80 Fakulteti i Biznesit Marketing 80 Fakulteti i Biznesit Ekonomi-Biznes 80 Fakulteti i Biznesit Industria e Sigurimeve dhe Drejtimi i Rrezikut 80 Fakulteti i Edukimit Menaxhim dhe Supervizim i Institucioneve Arsimore 120 Fakulteti i Edukimit Mësimdhënie në Gjuhës Letërsi Anglisht 80 Fakulteti i Edukimit Edukim në Vazhdim 80 Fakulteti i Edukimit Mësimdhënie në Psikologji Sociologji 80 Fakulteti i Edukimit Mësuesi për Arsimin Fillor (Kl I-VI) 40 Fakulteti i Shkencave Politike Juridike Administrim Publik 60 Fakulteti i Shkencave Politike Juridike Administrim Financiar 60 Fakulteti i Shkencave Politike Juridike E Drejtë Publike Ndërkombëtare 120 Fakulteti i Shkencave Politike Juridike E Drejtë Private 120 Fakulteti i Shkencave Politike Juridike Gjeopolitika dhe Sistemet e Sigurisë 80 Fakulteti Teknologjisë Informacionit Shkenca Kompjuterike të Aplikuara 120 UNIVERSITETIERSITETI I ARTEVE TIRANË Fakulteti Artit Skenik Aktrim 10 Fakulteti Artit Skenik Koregrafi 10 Fakulteti Artit Skenik Regji Filmi dhe TV 10 Fakulteti Artit Skenik Regji Teatri dhe Spektakli 10 Fakulteti Artit Skenik Skenografi-Kostumografi 10 Fakulteti i Muzikës Piano 6 Fakulteti i Muzikës Violinë 10 Fakulteti i Muzikës Violë 5 Fakulteti i Muzikës Violonçel 2 Fakulteti i Muzikës Këngë Lirike 15 Fakulteti i Muzikës Kontrabas 3 Fakulteti i Muzikës Flaut 4 Fakulteti i Muzikës Klarinetë 4 Fakulteti i Muzikës Oboe 1 Fakulteti i Muzikës Fagotë 2 Fakulteti i Muzikës Trombë 3 Fakulteti i Muzikës Korno 2 Fakulteti i Muzikës Trombonë 1 Fakulteti i Muzikës Dirizhim 2 Fakulteti i Muzikës Kompozim 3 Fakulteti i Muzikës Muzikologji 10 Fakulteti Arteve të Bukura Pikturë Grafike 14 Fakulteti Arteve të Bukura Pikturë Tekstili dhe Mode 10 Fakulteti Arteve të Bukura Pikturë Multimedia 10 Fakulteti Arteve të Bukura Pikturë Kavaleti 10 Fakulteti Arteve të Bukura Pikturë Monumentale 10 Fakulteti Arteve të Bukura Skulpturë 10 Fakulteti Arteve të Bukura Skulpturë Qeramikë 10 UNIVERSITETIERSITETI SPORTEVE TIRANË Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes Shkenca Sportive 30 Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti 15 QENDRA E STUD. ALBANOLOGJIKE Instituti Etnologjisë e Arkeologjisë Shkenca Arkeologjike 15 Instituti Etnologjisë e Arkeologjisë Shkenca Etnologjike dhe Folklor 25 Instituti Historisë dhe Gjuhësisë Shkenca Gjuhësore 20 Instituti Historisë dhe Gjuhësisë Shkenca Historike 20 Instituti Historisë dhe Gjuhësisë Shkenca Letrare 20 AKAD. E FORCAVE TË ARMATOSURA Fakulteti i Sigurisë dhe Mbrojtjes Siguri dhe Mbrojtje 60 TOTALI 8802


SOCIALE • E mërkurë 4 shtator 2013

NUK HYJNË NË PROVIMET E VJESHTËS AS NË DIPLOMË, MBËSHTETEN NGA PEDAGOGËT

»

07

TIRANË

Studentët e Ekonomikut bojkotojnë shkollën

Projektet e reja, priten ndryshime të mëdha

Shkak ndërtimet pa leje në oborrin e Fakultetit në Tiranë

Projektet e reja që po vihen në zbatim mbi transportin e kryeqytetit priten të lehtësojnë trafikun dhe kaosin. Nisja së shpejti e ndërtimit të bulevardit të ri si dhe projektet strategjike të terminalit multimodal të pasagjerëve dhe të linjave të tramvajit do të ndikojnë në modernizimin e lëvizjes së qytetarëve. Këto investime pritet të sjellin një transformim tërësor të mentalitetit të lëvizjes në Tiranë, duke orientuar më shumë qytetarë drejt transportit publik. Për këtë arsye do të ulet ndjeshëm nevoja për përdorim të automjeteve private brenda qytetit. Kjo do të sjellë dhe një situatë më lehtësuese për trafikun. Vënia në funksionim e shërbimit të tramit në Tiranë do të ulë koston e lëvizshmërisë për qytetarët dhe do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe ambientit në kryeqytet. Pritet që këto projekte të ndikojnë fuqishëm në zhvillimin ekonomik, nxitjen e punësimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Tiranës, pasi tendenca e hapjes së bizneseve të reja do të shtojë numrin e të punësuarve në kryeqytet.

Erta Bode

S

tudentët e Fakultetit Ekonomik të Tiranës kanë vendosur të bojkotojnë provimet e sezonit të vjeshtës, por edhe procesin e diplomimit. Shkak i kësaj “proteste” është bërë një ndërtesë në oborrin e Fakultetit. Studentët janë ngritur të shqetësuar duke i kërkuar Bashkisë së Tiranës të zbatojë ligjin deri në fund dhe të mos lejojë këto shkelje. Në mbështetje të tyre kanë qenë edhe pedagogët e Fakultetit, të cilët kanë aprovuar bojkotin, duke pezulluar kështu gjithë mbarëvajtjen e sezonit të vjeshtës si dhe diplomimin në fund të tij. Stafi prej pedagogësh si dhe studentët thonë se një godinë shumëkatëshe po ndërtohet pa leje, ndonëse ka një proces gjyqësor, që ende vazhdon. Kjo godinë, sipas studentëve, do të zërë pamjen e gjithë Fakultetit, do të sjellë shumë shqetësime në oborrin e tij, duke u kthyer në problem për tërheqje të vëmendjes gjatë procesit mësimor, duke mos marrë parasysh se ç’biznes do të ndërtohet aty. Por pretendimi i parë i studentëve dhe stafit të Ekonomikut është apeli ndaj Bashkisë se si mund të lejojë ndërtimin e këtyre godinave në oborrin e Fakultetit. Ndërkohë drejtuesit e Fakultetit e kanë ndjekur hap pas hapi këtë çështje, duke bërë me dije se leja e lëshuar në vitin 2004 për ndërtim është shfuqizuar. Kështu, ata i bëjnë thirrje Bashkisë, por edhe inspektoratit ndërtimor që të mos shkelë ligjin. “Kjo godinë s’ka leje ndërtimi, në këto kushte kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit. Do të përdorim të gjitha metodat demokratike që lejon ligji që ne të fitojmë të drejtat tona

BOJKOTI Studentët e Ekonomikut në Tiranë, pedagogët e tyre dhe drejtuesit e këtij Fakulteti kanë bojkotuar sezonin e provimeve të vjeshtës. Bashkë me sezonin kanë bojkotuar diplomimin e tyre, si dhe kanë deklaruar se do të bojkotojnë edhe fillimin e vitit të ri akademik. E gjitha kjo revoltë i drejtohet Bashkisë së Tiranës për shkakun e një godine që po ndërtohet në oborrin e tyre. Për këtë godinë stafi pohon se është pa leje dhe se do të jetë shqetësuese edhe për mbarëvajtjen e mësimit. Ndërkohë ata i kërkojnë Bashkisë të zbatojë ligjin deri në fund, se është e papranueshme të japësh një leje ndërtimi brenda një oborri të një fakulteti. Ndërkohë për këtë çështje është hapur një gjyq, i cili ende nuk ka përfunduar. Nga ana e ndërtuesve për këtë godinë ka një leje dhe një urdhër për vazhdimin e punimeve.

si Fakultet, - tha Fatmir Mema, zv.dekan i Fakultetit Ekonomik. - I bëj thirrje inspektoratit ndërtimor vetëm të zbatojë ligjin dhe të mos bëhet avokat i ndërtimeve pa leje në territorin e Fakultetit, jo vetëm për këtë godinë, por edhe për godinën tjetër që është në territorin e kampusit të universitetit. I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë të zbatojë ligjin”, - vazhdoi ai.

Bujar Brovina, drejtori i Qytetit Studenti, konfirmoi ditën e djeshme se rritja e tarifës së strehimit në godinat e këtij qyteti tashmë është bërë zyrtare. Pas kërkesës që ai bëri se është e arsyeshme një rritje e tillë, ajo u aprovua nga Ministria e Financave, në varësinë e të cilës është edhe drejtoria. Kështu, këtë vit 6000 studentë që do të strehohen aty do të paguajnë 45 000 lekë secili për qëndrimin për 10 muaj. Drejtori e mbështet këtë me rritjen e çmimit të faturimit të energjisë elektrike si dhe të ujit, që janë pa ndërprerje në këto godina. Gjithashtu kjo rritje do të shërbejë edhe për kushte më të mira që do të ofrohen në vitet në vazhdim, pasi dëmtimet që bëjnë studentët për rreth një vit qëndrimi aty kapin vlera të larta, të cilat kërkojnë më shumë shpenzime. Rritja prej 5000 lekësh, që i bie përkatësisht 500 lekë për çdo muaj strehimi, është e përballueshme nga studentët, sipas drejtorit të Qytetit Studenti. Për sa u përket konvikteve të Fakultetit të Inxhinierisë dhe atyre të Mjekësisë, ende nuk është lajmëruar asnjë rritje e tarifës për strehim dhe çmimi aktual për 10 muaj qëndrimi të një studenti është 40 000 lekë.

Mema vuri në dukje se ndërtimi i objekteve të reja brenda oborreve të fakulteteve është kthyer në modë për kryeqytetin, pasi tregoi për ndërtesën e re në truallin e kampusit universitar, duke mos harruar dhe shqetësimin e fundit që ngriti media për ndërtesën pa leje në oborrin e spitalit të njohur si sanatoriumi. Nga ana tjetër, ka reaguar edhe përfaqësuesi i godi-

nës që po ndërtohet në oborrin e Fakultetit Ekonomik. Ai shprehet se ndërtesa që po ngrihet ka një leje ndërtimi si dhe një vendim tjetër për vazhdimin e punimeve. “Ka një leje ndërtimi e lëshuar nga KRT-ja e Tiranës, ka dhe një vendim gjykate, i cili lë në fuqi këtë leje ndërtimi. Gjithashtu ka dhe një urdhër përmbarimi për vazhdimin e punimeve. Ne

duhet të vazhdojmë punimet dhe të mbarojmë objektin sa më shpejt, është i datës 6 qershor 2013”, - tha Pavlin Kalushaj, administrator i godinës që po ndërtohet. Ndërkohë studentët dhe pedagogët e Fakultetit Ekonomik kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë mësimin edhe në fillim të tetorit, kur do të startojë viti i ri akademik.

BROVINA: RRITJE ME 5000 LEKË MË SHUMË E PËRBALLUESHME NGA STUDENTËT

Rritet tarifa e qëndrimit në Qytet Studenti Shkak faturat e energjisë dhe të ujit, që janë pa ndërprerje në godina Strehimi në Qytet Studenti do të kushtojë më shtrenjtë këtë vit. Drejtori i këtij qyteti, Bujar Brovina, konfirmoi rritjen prej 5000 lekësh, të miratuar edhe nga Ministria e Financave. Nëse vitin e kaluar një student ka paguar mandatin prej 40 000 lekë në bankë për këtë strehim, këtë vit do të pagojë 45 000 lekë. Vetë drejtori hodhi hipotezën e kësaj rritje dy javë më parë dhe ajo përfundoi. Shkaku i kësaj rritje, sipas drejtorisë, janë shtrenjtimi i energjisë dhe i ujit. Duke ditur se studentët paguajnë vetëm këtë shumë për çdo shërbim që marrin aty, ujë të pijshëm 24 orë, energji elektrike 24 orë, si dhe ngrohje nëpërmjet kaldajave, është parë e arsyeshme kjo rritje e tarifës për të përballuar pagimin e fatu-

rave ndaj CEZ-it dhe UKT-së. Brovina bën me dije se kjo është një shumë e përballueshme nga studentët, që u shkon atyre mesatarisht 500 lekë për çdo muaj, gjë që nuk është e kushtueshme për strehimin e sigurt. Këtë vit të ri akademik priten të strehohen 6000 studentë në 29 godinat e qytetit, ku 1200 studentë priten të strehohen për herë të parë. Disa prej godinave janë ende në rikonstruksion e sipër, ndërsa në pjesën më të madhe kanë përfunduar lyerja e godinës, riparimi i dyerve dhe dritareve si dhe higjienizimi i dyshekëve, jastëkëve dhe batanijeve. Drejtori bën me dije se ato do të jenë të gjitha gati përpara fillimit të ardhjes së studentëve. Strehimi për këtë vit fillon gjatë dy javëve të para të

muajit tetor, pasi sekretaritë e fakulteteve përkatëse të bëjnë dorëzimin e listave me emrat dhe vërtetimet individuale. Për sa u përket konvikteve të Fakultetit të Inxhin-

ierisë dhe atyre të Mjekësisë, ende nuk është lajmëruar asnjë rritje e tarifës për strehim dhe çmimi aktual për 10 muaj qëndrimi të një studenti është 40 000 lekë.


08

« AKTUALITET

ITALI- Dy vëllezër shqiptarë në Piacenza, të akuzuar për vrasjen e pardjeshme, ishin mbërthyer nga policia, teksa ishin në autobus. Disa minuta më vonë ata do të merrnin një fluturim për në Tiranë. Kështu, trazira për rastin e vrasjes, duket se është zgjidhur. Hetuesit e skuadrës së policisë ndaluan parmbrëmë në Malpensa dy vëllezërit shqiptarë. Dy të dyshuarit janë një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, me inicialet M.U. dhe TU, të cilët nuk kishin lidhje me territorin në Piacenza, por ishin në Itali për turizëm, ku kishin qëndruar për 90 ditë. Edhe pse hetimet janë ende të përqëndruara tek ata, të cilët kanë gjuajtur në praktikë, dy vëllezërit besohet të

E mërkurë 4 shtator 2013 •

POLICIA: ISHIN SI TURISTË NË AUTOBUS, GATI PËR NË AEROPORT, KU DO IKNIN PËR NË TIRANË

Vrasja e Sadik Hajderit, pranga 2 vëllezërve shqiptarë Ekzekutimi me armë gjysmëautomatike dyshohet për larje hesapesh jenë përgjegjës për vrasjen e Sadik Hajderit, ngjarje e cila ka ndodhur para 2 ditësh në Lupa. Një ekzekutim i vërtetë që është bërë me një armë të tipit 765, gjysmëautomatike. Akuza ndaj tyre është vrasje me paramendim. Të dy janë në praninë e zyrës së avokatëve dhe kanë të drejtën për të heshtur. Nga ajo që raportohet nga inspektori Calogero Germanà në një konferencë për shtyp të mbajtur së bashku me prokurorin Emilio Pisante dhe

shefin e policisë Filippo Sordi, policia gjithashtu është në gjueti për një ose më shumë bashkëpunëtorë të tyre. Ende nuk ka motiv të qartë, por paraprakisht flitet për marrëdhënie personale që lidhen me menaxhimin e krimit. Për të dalë një tablo e krimi, nga hetimet ende duhet kuptuar fakti se kush ishte autor i shtënave. Masa e përkohshme ka ende për t’u shqyrtuar nga gjykatësi hetues. “Ne kemi vepruar menjëherë me gjithë energjinë që

të ishim në gjendje për të ndaluar sa më shpejt autorin material të të shtënave, të dielën në mbrëmje”, tha Emilio Pisante. Tashmë janë dhënë të gjitha detyrat e mundshme për identifikimin e një shtetasi shqiptar të panjohur për policinë. Ishte edhe bashkëpunimi maksimal nga karabinierët për të vënë një fytyrë mbi vrasësin. Ndërkohë, pas vrasjes ka ndodhur trazirë në bar dhe alarmi ka ngritur nga banorët dhe tregtarët në këtë zonë.

KRYEPOLICI NË ANALIZËN 8-MUJORE. MË PAK VRASJE E AKSIDENTE

Burgaj: Shkatërroni parcelat me hashash. Zgjedhjet, justifikimi? Mariglen Mullai

N

ë këtë analizë 8-mujore të Policisë së Shtetit, problemet ishin thuajse të njëjtat si në vitet e kaluara, ku spikati urdhri i kryepolicit Burgaj për të shkulur, djegur apo sekuestruar hashashin tashmë në prag korrjeje. Burimet zyrtare të polcisë thanë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, zhvilloi një takim me drejtues të strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, në fokus të të cilit ishte analizimi i punës së deritanishme dhe rezultateve të arritura, si dhe intensifikimi i mëtejshëm i masave për periudhën në vijim. “Pavarësisht faktit se për periudhën 8-mujore ka një rënie të numrit të veprave penale me 708 vepra më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, po ashtu dhe një rënie të numrit të vrasjeve me 7 më pak, objektiv parësor i punës së të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit duhet të jetë parandalimi dhe goditja e kriminalitetit, e në mënyrë të veçantë e krimeve të rënda siç janë vrasjet, të cilat janë tepër të ndjeshme për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve, prandaj vëmendja e strukturave policore duhet të jetë e përqendruar në këtë drejtim të punës”, theksoi Burgaj. U kërkua hetimi dhe parandalimi i krimi për të krijuar një mjedis sa më të sigurt për komunitetin, mbajtjes nën kontroll të personave me precedentë kriminal, reduktimin e krimit të rrugës, vlerësimin e çdo informacioni të marrë, si dhe për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje. Më tej u kërkua marrja e masave në drejtim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve, duke shtuar e përforcuar shërbimet e policisë në të gjithë akset rrugore, ku për këtë periudhë ka një rënie me 28 aksidente me pasojë vdekjen

më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në mënyrë të veçantë Burgaj u ndal tek etika dhe profesionalizmi në përmbushjen e detyrës nga punonjësit e policisë, duke kërkuar që të jetë në shkallën më të lartë, si dhe tërhoqi vëmendjen për kontrollin dhe mbikëqyrjen e punonjësve të linjave të varësisë gjatë përmbushjes së detyrave dhe për të gjitha shkeljet e konstatuara të fillojë ecuria disiplinore ndaj

punonjësve përgjegjës. Sipas raportit ka pasur një rritje të luftës kundër korrupsionit me 20 vepra më shumë. Problemet e hashashit Në takimin e djeshëm Burgaj kërkoi zbatimin e detyrave të parashikuara për fazën e fundit operacionale të Planit Kombëtar të Veprimit kundër kultivimit të bimëve narkotike, për asgjësimin e gjithë sipërfaqeve të konstatuara të

kultivuara me bimë narkotike. Parcelat e hashashit ka një fokus kryesor i tryezës, ku u konstatua se janë asgjësuar rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella me lëndë narkotike, teksa Burgaj ka kërkuar asgjësimin e plotë të tyre. Më parë, Burgaj kishte deklaruar se për shkak të angazhimit maksimal të Policisë së Shtetit me garantimin e zgjedhjeve parlamentare, nuk ishte bërë sa duhet në parandalimin e mbjelljes së këtyre parcelave me drogë. Në artikujt e shumtë të medieve, gjenden lehtë deklarata të tilla nga ish-krerë të lartë që kishin për detyrë pikërisht pakësimin e këtij fenomeni. Dhe kjo ndodh, pasi çdo 2 vjet Shqipëria ka zgjedhje dhe kësisoj kalohet në fazën kur mediet e huaja kësaj radhe publikojnë artikuj ku thuhet se helikopterët italianë kanë zbuluar 500 parcela me hashash e disa të tjera thonë që Lazarati është shndërruar në kryeqytetin evropian të hashashit, me një mall prej rreth 5 miliardë eurosh, gati për t’u eksportuar në Evropë.

Ngjarja në Unazë të Re

Pranga 40-vjeçarit, ngacmoi seksualisht një 22-vjeçare Një 40-vjeçar është arrestuar nga komisariati i policisë nr.6 në Tiranë, pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë 22 vjeçe. Policia tha se është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Tahir Kaci, 40 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Babrru. Ai u arrestua pasi pardje rreth orës 16.00, në Unaze të Re dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përdorur dhunë ndaj një shtetaseje 22-vjeçare. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Ngacmimit seksual”, parashikuar nga neni 108/a i Kodit Penal.

Më në fund e shoqja pranon ta denoncojë

Pranga shqiptarit, dhunoi për 20 vjet njerëzit e shtëpisë ITALI- Policia kapi dje një 56-vjeçar shqiptar, rezident prej më shumë se 20 vjetësh në Varese të Italisë, pasi për 20 vjet akuzohet për keqtrajtime në familje, kërcënime dhe rrahje. Ka qenë e shoqja, edhe ajo shqiptare, dhe fëmijët e tij, dy në moshë madhore e një 17 vjeç, të lindur e të rritur në Itali, që kanë denoncuar dhunën që babai ka ushtruar mbi ta. Në gusht familja ka qenë në Shqipëri ku ka ndodhur edhe episodi i fundit i dhunës: burri ka lidhur gruan në krevat, e ka kërcënuar me vdekje dhe e ka rrahur për ta bindur t’i rrëfejë tradhtinë bashkëshortore të imagjinuar prej tij. Falë ndërhyrjes së një të afërmi që ka dëgjuar britmat e gruas, kjo e fundit ka arritur të lirohet e t’ia mbathë. Pa i thënë gjë të shoqit ka marrë fëmijët dhe është kthyer në Varese. Të katërt janë paraqitur në polici e kanë paditur 56-vjeçarin. Ata kanë treguar për dhunën që ushtrohej nga babai e bashkëshorti prej 20 vjetësh tashmë. Kanë treguar histori të tmerrshme, shenja rrahjesh në trup, fotografi plagësh, raporte mjekësore mbi plagë nga më të ndryshmet të justifikuara në vite herë si përplasje pas një dere herë si zënie me një shok klase.

Policia tha se gjeti më shumë se 3500 dollarë të vjedhura dhe të holla të tjera, së bashku me dy armët në automjet. Ata arrestuan të tre burrat, ku mes tyre ishte një tjetër shtetas shqiptar.

LIHEN TË LIRË, GJYSMË MILIONË DOLLARË GARANCI

Amerikano-shqiptarët u vodhën nga shqiptarët, dalin në gjyq SHBA-Një grup shqiptaroamerikanësh ishin duke luajtur me letra në një klub më Cliffside Park, kur mbërritën tre persona të armatosur dhe me maska. U plagosën 7 njerëz, ku janë të përfshira dy gra, të cilat u keqtrajtuan deri para se treshja e hajdutëve ka kërcënuar për të vrarë këdo që rezistonte, duke u marrë orat e dorës, portofolët, celularët, bizhuteritë dhe të hollat. Juria paditi tre burra javën e kaluar për 21 akuza në lidhje me

grabitje të ndodhur tetorin e vitit të kaluar. Pasi hajdutët u larguan rreth orës 02:00, gati në të njëjtën kohë, policia në Fairview, tetë blloqe larg nxorri një makinë me pjesën prapa të shkatërruar. Oficerët morën alarm me radio për grabitjes dhe ndaluan makinën. Policia tha se gjeti më shumë se 3500 dollarë të vjedhura dhe të holla të tjera, së bashku me dy armët në automjet. Ata arrestuan të tre burrat, ku mes tyre ishte një tjetër

shtetas shqiptar. Ata të gjithë mbeten të lirë, në pritje të gjykimit. Besart Loga, 31 vjeç (në mes të fotos), u lirua me kusht, pasi pagoi garancinë prej 300.000 dollarësh, dy javë pas incidentit. Eliot Xhafa, një 36-vjeçar shtetas shqiptar (majtas në foto), u

lirua dy muaj më vonë, pasi pagoi 200.000 dollarë garanci. Ndërkaq, një kriminel i dënuar më parë, 24-vjeçari Sauli Mills (djathtas në foto), u lirua pasi pagoi 175.000 dollarë garanci, në janar. Aktakuza i akuzon ata pasi me pistoletë sulmuan disa persona, duke plagosur

dy prej tyre, si dhe me armë kanë kërcënuar për të vrarë tre prej tyre gjatë grabitjes. Ata gjithashtu akuzohen me disa akuza për posedim të paligjshëm të dy armëve të zjarrit gjysmë-automatike, një pistoletë Glock 9mm 19 Alkar dhe një pistoletë të kalibrit 0,32.


aktualitet • E mërkurë 4 shtator 2013

»

09

Kërkuan ndihmë tek italianët, dyshohen shqiptarë dhe kurdë

Zhduket në Otranto një gomone me 27 persona VLORË - Një gomone është zhdukur në det me 27 persona në bord, të cilët dyshohen të jenë klandestinë nga Lindja e Mesme. Lajmi u konfirmua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i cili nëpërmjet një njoftimi për shtyp theksoi se Roja Bregdetare ka zhvilluar gjatë natës së djeshme një operacion kërkim-shpëtimi në kanalin e Otrantos, pas njoftimit të marrë nga Shërbimi SAR i Romës, Itali. Ndërkohë kërkimet kanë vijuar dhe po kryhen nga 4 anije dhe 1 helikopter i marinës italiane në një pjesë të përqendruar rreth zonës detare të Puljas. Zhdukja “Sipas komunikimit me MRÇ Romë, më datë 2 shtator 2013, në orën 20.50, nga kanali i Otrantos është marrë një sinjal SOS nga një gomone me rreth 27 vetë në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë. Menjëherë në drejtim të rajonit të raportuar janë nisur dy anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, nga bazimi i Pashalimanit dhe PortoPalermos, të cilat kanë kryer operacion kërkimi në det deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm”. Shefqet Bruka, drejtor i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale në Durrës, konfirmoi faktin se drejtuesi i mjetit lundrues të zhdukur është shqiptar, pasi ka qenë ai që ka komunikuar se gomonia po mbytet bashkë me klandestinët shqiptarë dhe kurdë. “Ka një informacion të marrë nga qendra e kërkim-shpëtimit të Barit. Pala italiane ka angazhuar 4 mjete shpëtimi dhe 1 helikopter. Pala shqiptare dy mjete dhe helikopterin britanik. E gjithë hapësira mbi kanalin e Otrantos është kontrolluar nga ne dhe njëkohësisht pala italiane ka kërkuar në brigjet e saj. Ka thirrje nga një person në gjuhën shqipe që institucionet ligjzbatuese e kanë regjistruar

Hetuesit: U qëllua nga vrasës me pagesë

Vrasja e biznesmenit të ndërtimit, shoqërohen 40 persona në polici

që kërkon ndihmë për shkak të dëmtimit të gomones dhe futjes së ujit. Fatkeqësisht nuk është lokalizuar thirrja, e cila erdhi nga numri. Personi nuk thotë ku ndodhet vetëm thotë se ka klandestinë shqiptarë dhe kurdë”, tha Bruka. Pala shqiptare ndërpreu operacionin e kërkim-shpëtimit dje për t’u furnizuar me karburant teksa njoftoi në mëngjes se edhe pse kërkimet kanë qenë intensive, nuk është bërë e mundur gjetja e gomones, për arsye të mungesës së të dhënave të sakta të vendndodhjes, si dhe të zonës së gjerë ku u zhvilluan kërkimet. Nga të dhënat paraprake dyshohet se gomonia me klandestinë ka pësuar një defekt në motor, ndërkohë që kërkimet po vijojnë në rajonin e Pulias nga 4 anije dhe 1 helikopter italian. Gjithsej në operacion u përfshinë fillimisht 2 anije të rojes bregdetare shqiptare, 2 helikopterë të trupave bri-

tanike që po kryenin stërvitje në bazën e Pashalimanit, 4 anije dhe 1 helikopter italian.

deklaroi Arian Osmani, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Kërkimet Arian Osmani, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura tha se gjatë gjithë natës, sipas Osmanit, janë zhvilluar kërkime, por mungesa e koordinatave të sakta ka vështirësuar shumë gjetjen e gomones me 27 persona në bord. Kërkimet kanë vijuar dhe nga 4 anije dhe 1 helikopter i marinës italiane. “Që prej orëve të vona të ditës së djeshme janë angazhuar 2 anije për operacionin e kërkimit të shpëtimit njëra në Porto Palermo dhe një në Pashaliman. Janë zhvilluar kërkimet intensive, por për arsye të mungesës së koordinatave të sakta janë kthyer për t’u furnizuar me karburant. Janë 4 anije dhe një helikopter i anijes italiane që po vijojnë kërkimet në rajonin e Pulias”,

Klandestinët Klandestinët kanë kërkuar ndihmë në gjuhën italiane në kanalin 16 të bazës italiane. Kontakti i shkurtër dhe ndihma e kërkuar në gjuhën italiane e ka bërë të vështirë identifikimin e kombësisë së klandestinëve teksa dyshohet se janë nga Lindja e Mesme. Koordinatori i operacionit të kërkim shpëtimit, Kreshnik Seitaj, ka dhënë detaje të operacionit për gjetjen e gomones. Sipas Seitaj, përveç 2 helikopterëve nga trupat britanike kanë ardhur në ndihmë dhe anija britanike HMS Bulwark, e cila ka zhvilluar kërkime në perëndim të Sazanit. Nga faksi mbërritur nga zyra e Romës, Seitaj bën me dije se klandestinët janë më kombësi kurde.

Goditën 80-vjeçarin

Ndalohen 3 të rinj, grabitën çiftin e moshuar në Dukat Policia e Vlorës ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorët e dyshuar të grabitjes me dhunë të dy të moshuarve. Në pranga kanë rënë Agludo Lefter Fistaj 24 vjeç, Arbër Esat Fistaj, 20 vjeç, banues në fshatin Dukat Fushë, Orikum dhe Bledar Yrjet Çunaj, 24 vjeç, banues në Orikum. Tre të rinjtë dyshohet se kanë grabitur banesën e dy të moshuarve Lace Hibroj 80 vjeç dhe Selvie Hibroj 77 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 31 gusht në fshatin Fushë Dukat të Vlorës. Tre të rinjtë kanë hyrë në banesën e dy të moshuarve dhe pasi kanë goditur 80-vjeçarin, kanë marrë paratë që gjendeshin në shtëpi. Sipas çiftit të të moshuarve, grabitësit kanë marrë shumën prej 60 mijë lekësh. Kjo nuk është ngjarja e parë që ndodh ndaj çiftit të moshuar. Edhe më parë në banesën e tyre ka ndodhur vjedhje. Pas arrestimit të tre të rinjve, policia po heton dhe për përfshirjen e tyre në disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Orikumit dhe Fushë Dukat.

Grabiti dhe teqenë

Vjedh banesën e xhaxhait, arrestohet TEPELENË - Vodhi në banesën e xhaxhait, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim. Burime nga policia e Tepelenës bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Aurel Çako, 33 vjeç i akuzuar ‘për vjedhje me thyerje’. Mësohet se 33-vjeçari ka vjedhur banesën e xhaxhait të tij në fshatin Hormovë, si dhe shtëpinë e Shehut të Teqesë. Policia bën me dije se të 2 vjedhjet janë të dokumentuara me prova.

DURRES – Policia e Durrësit ka shoqëruar 40 persona në lidhje me vrasjen e biznesmenit Plaurend Cani, një ditë më parë në qytetin bregdetar. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se pista kryesore e hetimit është mundësia e ndonjë konflikti të mundshëm të biznesmenit në Itali, në lidhje me trafikun e drogës. Ndërkohë autoritetet shqiptare presin informacione nga policia italiane në lidhje me aktivitetin e Plaurent Canit në shtetin fqinj. 40-vjeçari Plaurend Cani, biznesmen në fushën e ndërtimit, është ekzekutuar me katër plumba, dy në kokë e dy në zemër, gjatë një atentati të mirëorganizuar të tipit mafioz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 e 30 të mëngjesit të së hënës, në sektorin “Teuta” në plazhin e Durrësit, pak metra larg themeleve të një pallati që po ngrihej nga biznesmeni, i mbërritur në Durrës kohët e fundit nga Italia. Policia e qytetit bregdetar bëri me dije se 2 persona të maskuar që lëviznin me motor e kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë 40-vjeçarin dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit. Plaurend Cani, baba i tre fëmijëve të mitur, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia, ndërsa mësohet se ai ishte dënuar në vitin 2006 në këtë vend për trafik droge. 40-vjeçari ka qenë duke pirë kafe me shoferin dhe disa prej punonjësve të tij. Biznesmeni është transportuar në spital në gjendje të rëndë, por ka ndërruar jetë disa minuta më pas. Nga ndërtimi i skenës së krimit, hetuesit janë të bindur se ka qenë një atentat i tipit mafioz dhe vrasja është bërë nga njerëz me pagesë. Autorët e kanë ruajtur për disa ditë viktimën, kanë pritur me kujdesin më të madh që në tavolinë të kishte sa më pak persona, për të mos shkaktuar viktima të tjera. Precizioni i lartë i qitësit, tregon se autori ka qenë i stërvitur, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore thekson se viktima është qëlluar nga një distancë prej 2 metrash.

Shkelën barazinë në tendera

Prokuroria çon për gjykim 8 punonjës të Bashkisë Orikum VLORË - Prokuroria e rrethit gjyqësor Vlorë, në bazë të kallëzimit të dërguar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim tetë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë Orikum, të akuzuar për veprën penale “shkelje të barazisë në tendera”. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë Orikum, janë: R.Mjalti, H.Çapoj, V.Ibrushi, E. Xhelilaj, I.Kokuri, A. Karafilaj, F. Bozhani dhe I. Troqe, të cilët akuzohen se, në të paktën dy procedura prokurimi publik kanë kryer shkelje, të cilat arrijnë në total në vlerën 22.500.000 lekë të reja. Shkelja më e rëndë është konstatuar në procedurën e prokurimit me objekt “Rehabilitimi i lagjes 4-Orikum”, me fond 20.833.000 lekë të reja. Nga shqyrtimi i dokumentacionit ka rezultuar se në konkurrim kanë marrë pjesë dy shoqëri, të cilat nuk plotësonin kushtet teknike dhe ligjore. Në rastin konkret, asnjë nga dy operatorët ekonomik që kanë paraqitur ofertën e tyre në lidhje me tenderin e zhvilluar nuk kanë plotësuar kriteret specifike për kualifikim dhe duhej që të ishin skualifikuar dhe të përsëritej procedura e prokurimit. Në vlerësim të rrethanave të mësipërme, rezulton që lidhur me procedurat e prokurimit të përshkruar më sipër, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë në tendera, si dhe kërkesat e parashikuara në dokumentet e tenderit kanë shpallur fitues së procedurës së prokurimit “Rehabilitim i lagjes 4 Dhjetori, Orikum”, shoqërinë “S….” sh.p.k, duke i krijuar kësaj shoqërie avantazhe dhe privilegje të padrejta. Po ashtu, Prokuroria e Vlorës ka hetuar mbi kallëzimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ka faktuar shkelje në procedurën e prokurimit publik “Blerje autoveture”, me fond 2.500.000 lekë të reja nga të njëjtën anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Bashkia Orikum. Në përfundim të hetimit është konstatuar se në këtë procedurë kanë marrë pjesë dy kompani dhe është shpallur fituese shoqëria “Q…. sh.p.k”, pavarësisht faktit se nuk plotësonte kriteret specifike pjesëmarrjen në tender.


10

« EKONOMI

E mërkurë 4 shtator 2013 •

SIPAS ZMK-së, ABUZIMI ËSHTË EDHE MË I MADH

Karburantet, 50 ankesa këtë vit nga konsumatorët për vjedhje S htohen ankesat e konsumatorëve për vjedhje në pikat e kaburantëve. Por ndërsa pranë Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit gjatë këtij viti janë depozituar 50 ankesa të qytetarëve, abuzimi është edhe më i lartë se kaq. Sipas drejtorit të kësaj zyre, Hasan Stafa, Stafa thotë se qytetarët nuk tërheqin kuponin tatimor gjatë furnizimit me karburant për të denoncuar abuzimin. Gjithashtu, në këtë situatë është arritur pasi organet monitoruese nuk kanë kryer detyrën. Vjedhja mund të konsiderohet e dyfishtë, pasi shërbimi i kontrollit të cilësisë dhe vendosja e pullës te matësit e karburanteve paguhet nga taksat e qytetarëve. Ankesat dhe denoncimet gjatë vitit të kaluar, në total ishin rreth 150 vetëm në qytetin e Tiranës.

Akti normativ Emrat e kompanive që kanë vjedhur konsumatorët, duke u shitur më pak karburant nga sa ata paguanin do të publikohen brenda pak ditësh. Zëvendësministri i Ekonomisë, Enno Bozdo, ka shpjeguar dje se projekt-akti normativ është përgatitur nga DPM, por pas konsultimeve të gjëra juridike, mendohet se nuk është i nevojshëm. Sipas Bozdos ekziston e gjithë hapësira ligjore që DPM të bëjë publike rezultatet e inspektimit të saj. “Për më tepër, Ligji për Metrologjinë shpreh qartë detyrimin e DPM-së të publikojë të dhëna inspektuese atëherë kur preken interesat e konsumatorit. Ky qëndrim zyrtar i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i është përcjellë dje Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, si dhe në të njëjtën

KONTROLLI DHE HETIMI Nga kontrolli i fundit i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë rezultuan 14 pika karburantesh, të cilat mashtronin konsumatorët me sasinë që tregtonin dhe që u ndëshkuan me gjoba. Kjo shifër është më shumë se 11 për qind e pikave të karburanteve në shkallë vendi. Emrat e kompanive që kanë vjedhur konsumatoret duke u shitur më pak karburant pritet të publikohen brenda pak ditësh, pasi nuk ka asnjë pengesë ligjore. Nga ana tjetër, burime të Prokurorisë së përgjithshme bëjnë me dije se do të nisin hetimet kryesisht, jo vetëm për rastet e abuzimeve me sasinë, por edhe për cilësinë e karburanteve që tregtohen në Shqipëri. Sipas burimeve të Prokurorisë, pjesë e hetimeve nuk do të jenë vetëm karburantet e kapura me shkelje nga Drejtoria e Metrologjisë, por të gjitha subjektet, nga importuesit e deri tek pikat e kaburanteve.

kohë është vënë në dijeni edhe Kryeministri”, nënvizon më tej Bozdo. Ankesat e biznesit Kontrollet e vazhdueshme nëpër pika të shitjes së karburantit nuk i kanë ndalur abuzimet. Lidhur me këtë edhe biznesi ka shprehur shqetësimin e tij, pasi ky është një prej sektorëve që vuan prej abuzimit në

këtë treg. Konfindustria është reshtuar krah zërave pro publikimit të emrave të kompanive që abuzojnë me cilësinë dhe sasinë e karburanteve në pikat e tregtimit me pakicë. “Është e padiskutueshme që akti normativ i parashikur për ndëshkimin e abuzuesve për sasinë e karburantit është i domosdoshëm dhe i nevojshëm për t’u ndjekur edhe në vazhdimësi edhe nga qeveria në

pushtet dhe njëkohësisht mend të themi që është dhe mjaft i vonuar. Bëhet fjalë për një nga tregjet më të mëdha në Shqipëri që kalon në xhiro vjetore 12 përqindëshin e xhirove bruto, ndaj është e domosdoshme marrja e masave drastike duke filluar që nga veprimet dhe ndëshkimet administrative deri tek ndjekja penale”, - thotë Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë.

TREGUESI I MJAFTUESHMËRISË SË KAPITALIT NË RËNIE PREJ DISA VITESH

Rregullore e re për mjaftueshmërinë e kapitalit Teknika zbutëse me kolateral, rregullat në fuqi në fund të 2014 Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar variantin e ri të rregullores “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”. Përgjegjësja e Zyrës së Rregullimit në Departamentin e Mbikëqyrjes, Ermira Curri, thotë për mediet, se rregullorja e re pasqyron parimet e marrëveshjes “Basel II” dhe përbën një revolucion në kuadrin rregullator mbikëqyrës. Ndër risitë e rregullores, është njohja e institucioneve të vlerësimit të kreditit në përcaktimin e peshës së ponderimit të aktiveve me rrezik. Rregullorja shtron për herë të parë nevojën për mbulimin me kapital edhe të rrezikut operacional, si edhe parashikon njohjen e teknikave zbutëse me kolateral të nevojës për kapital. Rregullorja hyn në fuqi në fund

të 2014, për t’ju dhënë kohë bankave të përshtaten. Sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore, treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit është në rënie prej disa vitesh. Në të njëjtën kohë, ky është tregues i përmirësimit të eficencës të sistemit bankar, sepse lidhet me nivelin e veprimtarive me rrezik që merr sistemi bankar. Sipas tyre, në rast se sektori bankar do të investonte vetëm në instrumente pa rrezik, mjaftueshmëria e kapitalit do të ishte shumë e lartë, por të ardhurat e sistemit bankar do të ishin shumë të ulëta. “E gjithë çështja është që të gjendet një ekuilibër mes nevojave për përmirësim të efiçencës së sektorit bankar dhe nevojës për stabilitet nga ana tjetër. Bankat duhet të bëjnë analizat e tyre

dhe të vlerësojnë objektivat e zgjerimit të veprimtarisë dhe mbi këtë bazë të vlerësojnë nëse është nevoja për të rritur treguesit e kapitalit. Në rast të kundërt, do të jetë i nevojshëm

kufizimi i zgjerimit të veprimtarisë”, - shprehen ekspertët. Bankat që kanë nevojë për të shtuar kapitalin janë nën monitorimin e vazhdueshëm të Departamentit të Mbikëqyrjes.

Fshirja nga bilancet e kredive të humbura

Kreditë me probleme ulen në 23.8 për qind në korrik Niveli i kredisë me probleme është ulur në muajin korrik. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kreditë me probleme zbritën në 23.8%, nga 24.4% që kishte qënë në fund të Qershorit, që shënon nivelin më të ulët të kredive me probleme që nga marsi. Ulja e përqindjes është një lajm i mirë pikërisht në kohën kur kreditimi i ekonomisë ra në vlera negative me bazë vjetore, pasi ulja e fundit është bërë në dhjetor të vitit të kaluar. Por, ulja e dhjetorit rezultoi e përkohshme dhe kreditë me probleme rifilluan rritjen gjatë vitit 2013. Ndaj edhe ulja e kjorrikut do të kërkojë vijimësi gjatë muajve në vazhdim për të mund të rikthyer optimizmin se ky problem mund të jetë në rrugën e zbutjes. Kjo do të jetë gjithsesi e vështirë nëse kreditimi i ekonomisë nuk i rikthehet rritjes në pjesën e mbetur të këtij viti. Ulja gjatë Korrikut duket të jetë më shumë rezultat i fshirjes së një sasie të kredive të humbura, sesa një përmirësim organik i cilësisë së portofolit të sistemit bankar. Pas këmbënguljes së Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave, ministri i Financave

nxori një udhëzim të ri për fshirjen nga bilanci të kredive të humbura. Kjo mund të ketë ndihmuar në fshirjen një pjese të kredive që bankat i konsiderojnë të humbura, por që më parë i mbanin në bilanc vetëm për shkak të mosnjohjes nga ana e organeve tatimore si shpenzime të zbritshme. Ngadalësimi i huadhënies dhe kreditë me probleme ngelen një problem i rëndësishëm për sistemin bankar, çka dëshmohet edhe nga rezultati financiar progresiv i 7-mujorit. Për herë të parë gjatë këtij viti, rezultati agregat i 16 bankave të sistemit ishte me humbje, në vlerën e 1.3 miliardë lekëve. Shpenzimet për fondin rezervë të humbjeve nga kreditë me probleme ngelen barra kryesore në rezultatin e bankave dhe pengesa më serioze për të ruajtur përfitueshmërinë.

Avantazhe për skemat e financimeve të BE-së

Kooperativat, iniciativat më të reja që mbështesin bujqësisë Krijimi i kooperativave bujqësore në vendin tonë shihet nga ekspertët e fushës si alternativa kryesore që do të mbështesë sfidat e sektorit të bujqësisë dhe fermerëve. Burimet zyrtare nga Ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se procesi i krijimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, ka nisur dhe fermerët po tregojnë interes për të krijuar kooperativat e para bujqësore. Bashkimi i tokave dhe kapitalit shihet prej tyre si mundësi për të gjetur treg për prodhimet bujqësore, jo vetëm në vend. Sipas saj, Shoqëritë e Bashkimit Bujqësor kanë avantazhe, pasi do të përfitojnë nga skema e financimeve të BE-së. Ato pritet të zhvillojnë zonat ruruale dhe do të garantojnë gjetjen e tregjeve për produktet e fermerëve. Krijimi i tyre është një kusht i kërkuar nga BE. Me mbështetjen e projektit, që financohet nga SNV dhe nga qeveria daneze, ne jemi në procesin e përgatitjes së një manuali shpjegues që shpjegon ligjin, pikat kryesore, një statut model, aktin e themelimit dhe procedurat për regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit,

shpjegojnë burimet zyrtare. “Ne do të zhvillojmë trajnime rajonale, në zonat ku vepron projekti, për të kontaktuar të gjithë të interesuarit dhe për t’i dorëzuar manualin që ata ta kenë më të lehtë regjistrimin dhe kuptimin e funksionimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor”, shprehen burimet zyrtare të MBUMK-së. Ministria e Bujqësisë është në fazën e identifikimit të zonave dhe sektorëve që janë më të mundshme për të krijuar kooperativat bujqësore. Nga një inspektim i ditëve të fundit, thotë ajo, “vetëm në rajonin e Shkodrës dy grupe fermerësh ishin të gatshëm për t’u bërë kooperativa bujqësore ose SHPB. Ndërkohë, që zonat tipike të prodhimit bujqësor si Fieri, Lushnja, Berati, Korça, etj., janë ato që do të ndjejnë përfitimet më të mëdha nga krijimi i kooperativave.


opinion • E mërkurë 4 shtator 2013

»

11

Një letër për kryeministrin e ardhshëm Nga Reshat KRIPA

U

I nderuar zoti Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë,

në që po ju shkruaj jam një ish-i përndjekur nga regjini komunist. Nuk e di nëse e keni dëgjuar emrin tim, por po ju them se jam një ish-i burgosur politikë nga ky regjim, sot kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës, një shoqatë që në gjirin e saj përmbledh 37 degë në të gjitha rrethet e vendit dhe është e vetmja shoqatë e të përndjekurve politikë të Shqipërisë anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit, me qendër në Berlin, qysh në vitin 1995. Për arsyet e renditura më sipër ju drejtohem juve, si kryeministër i ardhshëm e vendit, për problemet që shqetësojnë ish-të përndjekurit politikë. Kemi ndjekur me vëmendje deklaratat tuaja gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e fundit, ku ju dolët fitimtar në mënyrë të padiskutueshme. Jemi njohur edhe me grupin e organizuar prej jush për zgjidhjen e problemeve që lidhen me këtë shtresë. Një gjë e tillë nuk ka sesi të mos na gëzojë, se më në fund çështjet që i përkasin kësaj shtrese do të gjejnë zgjidhjen e duhur. Që një forcë politike, siç është kjo juaja, garanton zgjidhjen e problemeve të të përndjekurve politikë, nuk ka sesi të mos na entuziazmojë, ndaj ju drejtohem me këtë letër për të paraqitur mendimet tona, që deri tani nuk janë zgjidhur, dhe për të pritur që ato të zgjidhjen në vitet e qeverisjes suaj. Në plan të parë të këtyre çështjeve do të vija kërkimin e ndjesës ndaj kësaj shtrese për krimet e kryera nga regjimi komunist. Deri më sot askush nuk e ka bërë një gjë të tillë. Unë mendoj se më shumë se kujtdo një gjë e tillë ju takon juve si kryetar i asaj partie që brenda njëzet e katër orëve u shndërrua nga Partia e Punës në Parti Socialiste. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë personalitete të larta të botës mbarë. E ka bërë Papa i Romës për të kërkuar falje për krimet e kryera nga kisha në vitet e mesjetës. E ka bërë edhe kancelarja Merkel për të kërkuar falje për krimet e kryera nga regjimi nazist. A nuk do të ishte morale, madje në nderin tuaj, që të kërkonit falje publike për krimet e kryera nga regjimi komunist? Përveç kësaj ju duhet t’u kërkoni falje të përndjekurve politikë edhe për faktin se ishit pikërisht ju, ose vartësit tuaj, që i urdhëruat deputetët të dilnin nga salla e Kuvendit të Shqipërisë kur diskutoheshin ligje të tillë, ndoshta edhe jo të plota, për të përndjekurit politikë. Këtu do të rreshtoja rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për dënimin e krimeve të komunizmit, ligjin për dëmshpërblimin financiar të tyre dhe amendamentin e këtij ligji për të pushkatuarit politikë pa gjyq. Madje, lidhur me këtë një nga deputetët tuaj, Pandeli Majko, i quajti ata “plehra”. Do të doja t’u pyesja: cilët ishin plehra, i nderuar zoti kryeministër i ardhshëm, mos vallë të dërguarit e batalionit 4000 të NATO-s që përgatiteshin për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri? Por ju keni edhe një ndjesë tjetër, familjare, për të drejtuar. Ati juaj ka nënshkruar dënimin me varje në litar të poetit Havzi Nela në vitin

1998, në kohën kur regjimi komunist kishte marrë tatëpjetën. Unë jam i bindur se një gjë të tillë ai e ka bërë se nuk kishte rrugë tjetër, në të kundërt do të ishte një katastrofë për atë dhe familjen e tij. Në këtë veprim monstruoz ati juaj nuk ishte i vetëm. Me të ishin edhe të tjerë që e nënshkruan atë vendim të turpshëm. Me këtë rast unë nuk dua t’ju drejtohem vetëm juve, por të gjithë trashëgimtarëve të atyre që nënshkruan atë akt. Kërkoni falje familjarëve të poetit për veprimin e prindërve tuaj. Kërkoni falje, se do ta ndieni veten më të çliruar nga brenga e një krimi të kryer nga prindërit tuaj. Kjo është thirrja ime. Kjo është thirrja ime për kërkimin e ndjesës. Por le të kthehemi te kërkesat e të përndjekurve politikë dhe premtimet e bëra nga ju për këto çështje. Dua të theksoj se mua nuk më intereson se cili grupim politik i fitoi zgjedhjet. Si përfaqësues i një shoqate të përndjekurish politikë, mua më intereson se cila forcë politike do t’i realizojë më shpejt të drejtat që i takojnë kësaj shtrese. Në rast se do të jeni ju, i nderuar kryeministër i ardhshëm, kjo do të ishte një përmbysje e mentalitetit që ka ekzistuar deri më sot se vetëm e djathta mund të jetë e aftë të zgjidhë çështjet e të përndjekurve politikë. Ne jemi në pritje. Do të presim dhe do të shohim. Tani le të kthehemi në çështjet konkrete. Ju keni premtuar se porsa të vini në pushtet do të miratoni një projektligj sipas të cilit të përndjekurit politikë, meshkujt mbi 75 vjeç dhe femrat mbi 70 vjeç, do të dëmshpërblehen në mënyrë të menjëhershme. Keni premtuar se masa e dëmshpërblimit financiar do të rritet deri në 25 euro për një ditë burgu. Keni premtuar se dëmshpërblimi financiar do të përfundojë brenda një afati prej dy vjetësh. Nuk e di dhe pres një përgjigje prej jush: a do të jeni në gjendje ta mbani një premtim të tillë? Këtë dyshim e shpreh pasi shoh se këto ditë pas zgjedhjeve asnjë zë nuk ndihet për këto probleme, madje as zëri i atyre të përndjekurve që ju i mblodhët pas vetes suaj dhe që morën përsipër hartimin e një programi të partisë suaj për këtë shtresë. Cili është shkaku? Nuk dua të paragjykoj, por nuk ka sesi të mos mendoj se ata janë bërë vegla qorre të një mashtrimi. Sidoqoftë, koha do të tregojë në kam të drejtë apo jo. E thashë: unë nuk dua të paragjykoj. Njëqind ditët kalojnë shpejt, madje edhe treqind ditët e para. Do të presim dhe do të shohim. Tani le të ndalemi edhe në disa çështje të tjera që i interesojnë kësaj shtrese. Ne jemi për përmbysjen një herë e përgjithmonë të mentalitetit komunist nga jeta e shoqërisë shqiptare. Por si mund të arrihet kjo? Në asnjë mënyrë me riciklimin e figurave të regjimit komunist në sistemin kapitalist të sotëm. Unë konstatoj me keqardhje se ju nuk keni mundur të shkëputeni nga këto figura të perënduara, këto figura që stonojnë me Shqipërinë që pretendon të ndërtojë një shtet demokratik. Më lejoni t’ju sjell një shembull në këtë drejtim: Në shtypin e përditshëm lexoj se keni emëruar si këshilltar tuajin zotin Shkëlzen Maliqi. Cili është ai? Unë nuk e njoh, por lexoj. Sot rrugët e internetit janë të pakufishme. Lexoj një letër që ju ka drejtuar zoti Fazli Maloku, një personalitet i shquar i Kosovës, mbi figurën e atit të Shkëlzen Maliqit: Mehmet Maliqi (Cikuli) ishte njëri ndër kuadrot ma të besu-

eshme të regjimit titist, duke vepruar në organet më të besueshme represive shtetërore jugosllave siç ishin OZN-a dhe SUPi, bile në vitet e tetëdhjeta ishte sekretar krehinor i punëve të brendshme, i njohur për krimet që ka kryer kundër shqiptarëve, sikur është rasti i pushkatimit të intelektualit të njohur shqiptar Ibrahim Lutfiu, pastaj vënia e pritave dhe likuidimi i atdhetarëve të shquar Hasan Remniku, Emrush Miftari, Rifat Berisha e shumë të tjerë, militantë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ndërsa më poshtë zoti Maloku vazhdon: Askush sot nuk e akuzon Shkëlzen Maliqin për bëmat e babait të tij kriminel, por si nuk i shkoi mendja një herë që publikisht t’u kërkojë falje apo edhe të distancohet nga veprimet antishqiptare, për ato krime të ndyra ndaj qindra familjeve shqiptare, pjesëtarët e të cilave i ka likuiduar me gjyq e pa gjyq, dënuar, rrahur e maltrajtuar-gjymtuar për tërë jetën mijëra djem e vajza shqiptare, pjesën më vitale të kombit, ku me urdhrin e këtij krimineli udbashët serbë e shqiptarë vërsuleshin si hiena mbi trupin e njomë të rinisë shqiptare. Nuk e di nëse ju jeni në dijeni të këtyre të dhënave. Por unë, për fat të keq, vë re se në kabinetin tuaj të ardhshëm janë edhe disa individë të tjerë, pinjollë të ish-regjimit të kaluar. Përmend këtu kandidatin për ministër të jashtëm. Vallë nuk mundët të gjeni në radhët e socialistëve shqiptarë element të tjerë, që nuk ishin përzier me regjimin e përmbysur? Unë mendoj se ka plot të tillë dhe pikërisht këta duhej të kishit zgjedhur ju. Një kërkesë tjetër jona, që ndoshta duhej ta kisha vënë në krye të çështjeve, është gjetja dhe rivarrosja e eshtrave të të rënëve në luftën kundër sundimit komunist. Ata nuk janë pak. Janë mbi 4500 persona të humbur, pa një varr ku të afërmit të derdhin dy pika lot apo të vendosin një tufë me lule. Është detyra juaj ta zgjidhni këtë çështje. Regjimi totalitar i Enver Hoxhës i mblodhi eshtrat e të rënëve dhe u dha një varr ashtu siç e meritonin. Po shteti demokratik a nuk duhet të mendojë për martirët e lirisë dhe t’u krijojë strehën e përjetshme? Kjo pyetje kërkon përgjigje. Kemi edhe shumë çështje të tjera. A do të rishikohet historia e Shqipërisë, apo do të vazhdohet me frymën e vjetër komuniste? A do të rishikohen tekstet e shkollave, apo ende do të vazhdojnë të helmohen nxënësit tanë me propagandën komuniste? A do të dënohet diktatori Enver Hoxha si ideatori, frymëzuesi, drejtuesi dhe ekzekutuesi i sistemit më të egër diktatorial komunist në Europën Lindore? A do të ngrihet memoriali në kujtim të viktimave të komunizmit, për të cilin ka vite që është marrë një vendim i Kuvendit të Shqipërisë? A do të ngrihen muzetë e persekutimit nëpër burgjet dhe kampet më të tmerrshme të shtypjes? Të gjitha këto pyetje kërkojnë përgjigje. Këto janë kërkesat tona, i nderuar kryeministër i ardhshëm. Do të realizohen apo jo? Për shumicën e tyre ju keni premtuar. Ne jemi në pritje të realizimit të tyre. Koha do ta vërtetojë një gjë të tillë. Njëqind apo treqind ditët kalojnë shpejt. Ne jemi në pritje. *Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës

Taksë për ngatërresa

S

ado që kamionët u larguan nga porta që lidhë Kosovën dhe Shqipërinë, problemi nuk u zgjidh. Nuk përjashtohet mundësia që nesër të paraqitet ndonjë problem i ri, që sërish do të bllokonte marrëdhëniet tregtare ndërmjet të dyja vendeve. Do të thotë se problemi nuk është zgjidhur, ai vetëm është prolonguar. Është karakteristikë se si Shqipëria, ashtu edhe Kosova nuk kanë ndonjë problem të theksuar me tregjet e vendeve të tjera të rajonit, pos këto të dyja ndërmjet vetes. Pra, diçka nuk po funksionon ndërmjet popullit të një gjuhe dhe një gjaku, liderët politik të të cilit kurrë nuk prajnë së folurit për formimin e tregut unik , e më pas edhe për bashkimin kombëtar. Është dëshmuar se krejt këto deklarata më shumë bëhen për efekte elektorale e mediatike, ndërkaq, nuk ka asnjë veprim konkret në këtë drejtim. Madje, tregjet më shumë shkojnë drejt ndarjes, se sa drejt integrimit. Ndërkaq, zanafilla e problemit qëndron krejt diku tjetër. Së pari, kemi të bëjmë me dy ekonomi të dobëta, të cilat nuk kanë fuqi të konfrontohen me atë të Greqisë, të Maqedonisë, apo të Serbisë, meqenëse në relacion me to do të jenë humbës. E dyta, qeveritë e të dyja vendeve janë peng i monopoleve të ndryshme, kryesisht importuese, prandaj, për efekte komerciale të bizneseve, ato duhet të luajnë lojën e tyre. E treta, mungon vullneti politik që të bëhet një hap më tutje drejt unifikimit të tregut, apo së paku tejkalimit të problemeve “teknike” që paraqiten në kufi. Nëse kemi parasysh ligjet e të dyja vendeve, pastaj edhe faktin se ato janë nënshkruese të marrëveshjes CEFTA, atëherë nuk

Nga Ibrahim Rexhepi do të duhet të ndodhë asnjë problem si në raportet tregtare, por as në format e tjera më të avancuara të bashkëpunimit ekonomik. Mirëpo, ndodhin probleme, që për nga natyra janë absurde. Ndodhi rasti i patates, i cili në esencë ishte në funksion të ruajtjes së tregut të Shqipërisë për importe nga vendet e tjera; taksa e çimentos kishte për qëllim “mbrojtjen e prodhimit vendor”, përkatësisht të prodhuesit, i cili nuk mund të përmbushë kërkesat e tregut, pastaj, ndodhë që qumështi që vjen nga ana tjetër e kufirit është i dëmshëm dhe se kosovarët janë të siguritë vetëm nëse konsumojnë qumështin vendor , kurse atë e nxjerr në treg vetëm një prodhues; menjëherë vjen përgjigja duke bllokuar importin e mishin për shkak të ndryshimit të temperaturës së tij dhe krejt kjo ndodhë pse matja e saj nuk bëhet me aparaturë të ngjashme, apo duke aplikuar standarde identike dhe së fundit terminali ( i improvizuar) doganor në Vërmicë dhe mallrat duhet të vazhdojnë në pikat tjera në brendi të vendit, por aty hyrja e tyre në start kushton 40 euro. Nëse analizohen këto probleme, del qartë se marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të përshkuara me absurditete. Secili rast ka mundur të tejkalohen në mënyrë elegante, pa përplasje dhe indikacione të një lufte tregtare. Zgjidhja qëndron në hapjen e tregut dhe në nxitjen e konkurrencës lokale, ku përfitues janë konsumatorët në të dyja anët e kufirit. Pra, të ndodhë heqja e favoreve për bizneset monopoliste, të cilat diktojnë tregun dhe politikën. Njësoj është dashur të sillet edhe Dogana e Kosovës, me rastin e mosmarrëveshjeve për terminalet. Nuk është dashur të rihapet Terminali në Vërmicë, meqenëse ai nuk plotëson kushtet

dhe duke mos aplikuar aty taksën hyrëse, iu bëhet një konkurrencë e padrejtë terminaleve të tjera. Ose, kjo çështje të zgjidhte me një vendim politikë, përmes të cilit produktet që vijnë nga Shqipëria lirohen nga ngarkesat e panevojshme , e krejt kjo në funksion të krijimit të tregut të përbashkët. Mirëpo, njësoj duhet të veprojnë edhe autoritet shqiptare me mallrat kosovare, meqenëse edhe atje “hyrja” në terminal kushton dhjetë euro më shtrenjtë se sa që është në Kosovë. Nga aspekti tregtar, kjo do të dukej e padrejtë, mirëpo, kjo është në funksion të interesave strategjike të kombit. Por, qeveritë e të dyja vendeve janë larg nga ky synim, meqenëse ato mendojnë se bashkimi duhet të ndodhë përmes Brukselit. Nga ana tjetër, zhvillimi i tregut të lirë dhe i konkurrencës së barabartë nuk duron favore dhe veprime parciale. Sipas kësaj, mallrat e importuara duhet t’iu nënshtrohen procedurave të njëjta, meqenëse favorizimi i dikujt gjithsesi se do të lëndoj dikë tjetër. Me qëllim të tejkalimit të kësaj situata, që të dyja vendet, e në rend të parë bizneset, duhet të kenë “listën” e përparësive dhe të komplementaritetit të tregjeve. Do të thotë që me produkte kosovare, apo ato të Shqipërisë të zëvendësohen importet nga vendet e treta, kuptohet, aty ku ka mundësi. Por, pa diktate dhe ndërhyrje anësore, të cilat sërish mund të jenë në funksion të mbrojtjes së monopoleve. Kjo nuk është lehtë të arrihet vetëm për një arsye – biznesi si synim ka zhvillimin dhe profitin, e jo zbatimin e strategjive kombëtare. Ajo duhet të jetë përgjegjësi e instancave politike e akademike, ku më pastaj inkorporohet edhe biznesi. Por, kjo qasje nuk është as në dukje.


12

« gossip

Ekranizohet “50 Shades of Grey” Novela erotike “50 Shades of Grey’ do te ekranizohet. Lajmin e ben te ditur BBC, e cila njofton se ka nisur puna per perzgjedhjen e aktoreve protagoniste. Autorja e librit bestseller Erica Leonard James, ka shkruar ne profiling e saj ne Twitter se tashme eshte momenti qe dy personazhet e librit te saj Christian Grey dhe Ananstasia Steel te vijne ne ekran permes nje filmi. Deri me tani mendohet se personazhi kryesor do te luhet nga 33-vjeçari britanik Charlie Hunnam, i njohur ne spektaklet televizive angleze. Ndersa roli i Anastasias do t’i besohet 23-vjeçares Dakota Johnson, e cila eshte shfaqur krah Justin Timberlake ne vitin 2010 ne filmin “The Social Network”. Autorja lidhur me keto zgjedhje eshte shprehur ‘Hunnam eshte nje mashkull magjepes dhe shume i talentuar, ndersa Johnson me duket shume e dashur”. Sipas BBC, filmi pritet te dale ne gushtin e vitit 2014 dhe te kete te njejtin sukses qe korri novela me te njejtin titull, botuar ne vitin 2011 dhe qe e beri autoren James te fitoje plot 95 milione dollare nga shitja e tij.

Beyonce, nuk ka probleme martesore Beyonce Knoëles ka hedhur poshtë spekulimet se martesa e saj me reperin Jay-Z-i është në krizë. Këngëtarja dhe reperi, të cilët kanë vajzën Blue Ivy, u spekulua se nuk shkojnë mirë, por ajo ka mohuar gjithçka duke thënë se ata kurrë nuk kanë qenë më të lumtur se tash. “Të gjitha janë gënjeshtra. Nuk ka kurrfarë problemesh në martesën tonë. Ne duhemi po aq sa jemi dashur në ditën e parë të martesës. Shkrimet në media janë vetëm spekulime dhe asgjë më shumë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Johansson aprovon Hillary Clinton si presidente të ardhshme Aktorja mendon se Hillary është kandidatja ideale dhe fakti se ajo është një nënë, grua, ka perspektivë dhe vlerëson qënjen njerëzore për shkak të instiktit të mëmësisë. Kjo e bën të jetë një hap para gjithmonë. E pyetur për arsyen e të qënit aktive në fushatën e Obamas, Scarlet është shprehur se do të ishte e papërgjeshme nëse nuk do ta bënte një gjë të tillë. Ajo vjen nga një familje aktive në politikë dhe të qënit një anëtar aktiv në komunitet, të qënit një qytetar i përgjegjshëm dhe i angazhuar me politikë, kanë qënë gjithmonë pjesë e parimeve të saj.

E mërkurë 4 shtator 2013 •

Vegjetarianët jetojnë më gjatë

P

rej kohësh debatohet nëse vegjetarianët, njerëzit që nuk konsumojnë mish, jetojnë më gjatë ose jo. Por, një studim i realizuar së fundi nga Instituti për hulumtime të kancerit në Heidelberg të Gjermanisë ka sjellë më shumë dritë në këtë debat. Po, vegjetarianët jetojnë mesatarisht më gjatë se njerëzit tjerë që konsumojnë mishin dhe peshkun, shkruan handelsblatt.de duke iu referuar studimit në fjalë. Vegjetarianët janë për mbi 30 për qind më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare se jo-vegjetarianët, ka konstatuar studimi. Veç kësaj, si vlerat e gjakut ashtu dhe BodyMass-Index (masa për llogaritjen e mbipeshës) te vegjetarianët janë dukshëm më të mira. Rreziku për t’u sëmurë nga diabeti, te vegjetarianët është për 30 deri 40 për qind më i vogël se te ata që hanë së paku njëherë në javë mish ose peshk, transmeton albinfo. Por megjithatë, për jetë mesatarisht më të gjatë të vegjetarianëve ndikojnë edhe rrethanat se ata tregojnë më shumë prirje për të mos pirë duhan dhe alkool. Gjithashtu, ata lëvizin mesatarisht më shumë se sa njerëzit që nuk janë vegjetarianë, përfundon studimi. Sipas këtij studimi, më së shumti vegjetarianë në Evropë jetojnë në Gjermani, rreth 7 milionë sish. Pastaj vjen Italia me 6 milionë dhe Britania e Madhe me 4 milionë njerëz që nuk konsumojnë mishin.

“Microsoft” blen operacionet e “Nokia”

M Michael Douglas mohon krizën martesore Aktori ka thënë se ndarja e tij nga gruaja është ekzagjeruar, duke mohuar krizën në çift. “Unë kam krizë në shtëpi?, Jo unë mendoj se shtypi është në krizë”, ka thënë Douglas. Ai ka siguruar që çdo gjë shkon mirë, pranon se kanë marrë pak kohë për të qëndruar të ndarë, por që nuk është katastrofike. Ndërkohë, aktorja Zeta-Jones nuk është parë në publik që prej qarkullimit të fajlëve se martesa e tyre kishte përfunduar. Ajo është duke qëndruar në shtëpinë e tyre në New York.

icrosoft” ka pranuar një marrëveshje për të blerë operacionet e kompanisë telefonike “Nokia” për 5.4 miliardë euro. Nga ana e saj, “Nokia” do të liçensojë patentat e saj dhe shërbimet hartuese për “Microsoft”. Dy kompanitë deklaruan se marrëveshja do të finalizohet në fillim të vitit 2014, kur rreth 32 mijë punonjës të “Nokia” do të transferohen tek “Microsoft”. Por ndërkohë që “Nokia” ka luftuar konkurrencën me “Samsung” dhe “Apple”, “Microsoft” është kritikuar se është treguar shumë i ngadaltë në tregun e telefonisë së lëvizshme. “Është një hap i rëndësishëm drejt së ardhmes, fitimprurës për punonjësit, aksionerët dhe konsumatorët e të dy kompanive”, deklaroi Steve Ballmer, shef ekzekutiv i “Microsoft”. Transaksioni është diçka që do të aprovohet nga aksionerët e “Nokias” dhe entet rregullatore, raportojnë mediat ndërkombëtare në edicionet online. “Microsoft”, një nga emrat më të mëdhenj në fushën e teknologjisë, ka luftuar për të frenuar kalimin e konsumatorëve nga kompjuteri tradicional dhe ai laptop në favor të smartfonëve dhe tabletave. Kritikët deklarojnë se kompania ka qenë shumë e ngadaltë në përgjigjen ndaj bumit të verifikuar në tregje për objektet teknologjike të lëvizshme. Ajo lançoi tabletën e saj “Surface” vitin e kaluar, por shitjet e objektit kanë qenë relativisht të ulëta. Analistët deklarojnë se kompania donte të sigurohej që kishte ndërmarrë strategjinë e duhur për të hyrë në tregun e telefonisë.


gossip • E mërkurë 4 shtator 2013

Katy Perry i thotë jo propozimit për martesë

Kate Bosworth

martohet me Michael Polish

Kate Bosworth dhe Michael Polish, raportohet se të shtunën në mbrëmje kanë ndërruar edhe unazat e martesës përmes një ceremonie private në prezencën e vetëm familjarëve dhe miqve të tyre. Aktorja 30-vjeçre Kate Bosworth dhe regjisori Michael Polish vitin e kaluar janë fejuar, ndërsa këtë ëikeend kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në Rock Creek të Montanës raporton “US Weekly”. Pas kësaj ceremonie martesore, aktorja Kate ka deklaruar se ndjehet mjaft e lumtur që është martuar me njeriun e ëndrrave të saj, pasi e ka trajtuar atë si një mbretëreshë. “Jam shumë e lumtur që jam martuar me njeriun e ëndrrave të mia. Ai gjithmonë më ka trajtuar si mbretëreshë, dhe më gëzon fakti që do të bart mbiemrin e tij”.

K

»

13

Cheryl Cole në prag të ndarjes Cole është duke i dhënë fund lidhjes me të dashurin amerikan Tre Holloway, për t`u përqëndruar në karrierën e saj në Angli. Mendohet se arsyeja është që i dashuri i Cole ka refuzuar të jetojë në Angli. Burimet sqarojnë se këngëtarja ka bërë të pamundurën që lidhja të ekzistonte pavarësisht distancës. Ajo e do Tre dhe dëshiron që ai të zhvendoset në Angli për të krijuar një familje aty, por me sa duket kjo nuk ka për të ndodhur. Tre ka refuzuar të zhvendoset në Angli pasi atij po i ecën çdo gjë mirë në Los Angeles.

aty Perry raportohet se i ka thënë jo propozimit për martesë të John Mayer, por jo sepse nuk dëshiron, por sepse është herët për një hap të tillë. Katy Perry dhe John Mayer kanë një të kaluar të brishtë së bashku, pasi disa herë janë ndarë dhe pajtuar, por sipas disa burimeve të reja, kësaj do t’i vijë fundi, pasi këngëtari është i gatshëm të martohet me Katy-in.John gjatë viteve të fundit ka fituar reputacionin si një njeri i dhënë pas femrave dhe kjo për shkak të lidhjeve të tij me Jessica Simpson, Taylor Sëift dhe Jennifer Aniston, por kjo tani duket se i takon së kaluarës, sepse dëshiron të kalojë jetën e mbetur me këngëtaren. Dhe John javën që shkoi i ka propozuar asaj martesë, por këngëtarja ia ka sqaruar se ende nuk është e gatshme për një obligim të tillë, por se do ta mendojë këtë në të ardhmen.

Kate Upton modelja e vitit

Kris Jenner me video porno si e bija Në reality show “Keeping Up With the Kardashians”, ajo ka pranuar se ka xhiruar edhe ajo një video pornografike. Kris Jenner ka treguar se ajo dhe partneri i saj Bruce Jenner kanë xhiriuar një video të tillë gjatë intimitetit të tyre. Por Bruce ka reaguar duke theksuar se ajo video nuk krahasohej me videot e Kim Kardashian, si dhe që çifti Jenner e ka fshirë menjëherë sapo e ka parë videon. Kris është gjyshe e fëmijëve të motrës së Kim, kurse tani edhe nga vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, North West.

Në 10-vjetorin e çmimeve Style, Kate do të nderohet me çmimin modelja e vitit, event që do të mbahet në 4 Shtator në Neë York City. Kate ka treguar se i është dashur të sakrifikojë shumë për punën. Fotot e realizuara në Antarktidë kanë qënë realizimet më të vështira që ka bërë ndonjëherë, ku pas përfundimit të fotove ajo ka patur edhe probleme me shëndetin. Kate është nga Florida dhe e ka patur shumë të vështirë të përballojë të ftohtin e veshur me bikini.


14

« bota

E mërkurë 4 shtator 2013 •

Perandoritë

Motorët e qytetërimit modern

F

jala “perandori” mund të ketë ndonjëherë konotacione negativë, duke të sjellë në mendje ide të pushtimeve, kolonializmit dhe shtypjes. Por nga një tjetër perspektivë, perandoritë mund të shihen si motorët që kanë sjellë qytetërimin modern. Që në agimet e racës njerëzore, njerëzit shihnin përtej territorit të tyre dhe pushtonin fqinjët. Dhe teksa teknologjia dhe logjistika ushtarake përparonin, nisën të shfaqen perandoritë. Jo më thjeshtë një koleksion fshatrash lokalë dhe fushash, në shekullin e gjashtë p.e.s. perandoritë mund të përfshinin hapësira të mëdha toke. Popullsitë e tyre në rritje do të thonin që ushtritë në dispozicion mund të ishin më të mëdha (duke e bërë luftën e radhës më të lehtë për t’u fituar), ndërkohë që rritja e të ardhurave nga bujqësia dhe taksat financonin mbajtjen e këtyre ushtrive. Pavarësisht të gjithë të metave të tyre, dhe të gjithë perandoritë janë fajtore për disa prej mizorive më të mëdha bashkë me arritjet e tyre – në momentet e tyre më të mirë, perandoritë ofruan sigurinë financiare dhe fizike që u lejoi qytetarëve të tyre të gëzojnë më shumë pasuri, si dhe lulëzimin e fushave të artit dhe shkencës. Ja një vështrim i dhjetë perandorive që ndryshuan botën – superfuqitë e kohës së tyre. Cila është në krye? 10. Perandoria e Madhe Qing 1644-1912 Me pothuajse 300 vite supremacie të pandërprerë në emrin e vet, Dinastia Qing ishte e fundit e dinastive perandorake të Kinës, e cila u zëvendësua prej Republikës së Kinës në fillim të shekullit 20. Fillimisht e krijuar nga një grup social rebelësh të varfër të quajtur Jurchen dhe jo nga aristokracia kineze e Han dhe nga shumica demografike, me marrjen e pushtetit Dinastia Qing ruajti shumë prej strukturave politike dhe civile të krijuara nga paraardhësit e tyre, ndërkohë që theksonin supremacinë e identitetit të tyre social, që u zhvillua nën udhëheqjen e udhëheqësit tribal Nurhaci dhe që u bë e njohur si Manchu. Më vonë, një prej pasardhësve të tij – regjenti Dorgon – futi ligjet për veshjen dhe prerjen e flokëve të projektuar për të shtypur njerëzit që sundonte, gjë që, prej asaj kohe, ka influencuar pikëpamjen stereotipe të zakoneve dhe kulturës kineze. Tensionet e gjatë mes Hanëve dhe Manchuve kanë qenë kyç në konfliktet aziatikë të Luftës së Dytë Botërore, teksa të dy palët luftuan në beteja, vijat e të cilave ishin hequr shekuj më parë. Perandoria Akamenide 550-330 p.e.s. Në kulmin e saj, Perandoria Akamenide (ose Perandoria e parë Perse) ishte më e madhja që bota kish parë deri në atë kohë. Themeluar nga Kiri i Madh, ajo nisi në Gjirin Persik në tokat e pasura mes Eufratit dhe Tigrit (Iraku i sotëm), përfshiu pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe shtrihej nga Trakia në Bullgari deri në Afganistan, Pakistan dhe Indinë veriperëndimore. Sundimtari i dytë i

Pavarësisht të gjithë të metave të tyre, dhe të gjithë perandoritë janë fajtore për disa prej mizorive më të mëdha bashkë me arritjet e tyre – në momentet e tyre më të mirë, perandoritë ofruan sigurinë financiare dhe fizike që u lejoi qytetarëve të tyre të gëzojnë më shumë pasuri, si dhe lulëzimin e fushave të artit dhe shkencës. Ja një vështrim i dhjetë perandorive që ndryshuan botën – superfuqitë e kohës së tyre. Cila është në krye? saj, Kambisi II mori Egjiptin, që ishte margaritari në kurorën e perandorisë, ndonëse vetë oborrtarët e tradhëtuan sundimtarin e fundit, Darin III, dhe ai e humbi perandorinë tek Aleksandri i Madh. Herodoti (një grek i lashtë që nga shumëkush thuhet se ka qenë historiani i parë) ka shkruar për ngjitjen dhe rënien e saj në një pjesë kyçe të “Historisë”. Ndërkohë që territori dhe forca e saj ushtarake janë më të vegjël se disa perandori të tjera që përmendim sot, Perandoria Akamenide i dha qytetërimit një trashëgimi risish praktike, nga ato që ndryshojnë jetën: ajo kishte një sistem postar, një rrjet rrugor që mirëmbahej nga shteti, si dhe një gjuhë zyrtare për të ndihmuar qytetarët e vet që të komunikonin. Persët shpikën gjithashtu një veshje që sot përdoret nga miliona njerëz në të gjithë globin: pantallonat. 08. Perandoria Bizantine 330-1453 Nga datat duket se Perandoria Bizantine ka zgjatur më shumë se një mijë vite, por në fakt manovrimet politikë, ndryshimet në lidership dhe luftërat bënë që aty-këtu t’i shpëtonë disa shekuj. Kryeqyteti i saj, Bizantium (sot Stambolli në Turqinë e sotme) ka qenë fillimisht një qytet i skajshëm romak, përpara se të bëhej për pak kohë kryeqytet i vetë Perandorisë Romake dhe të ndryshonte emrin në Kostandinopojë, sipas emrit të Perandorit Konstantin. Me ndarjen e perandorisë romake në 285, Perandoria Bizantine vazhdoi e vetme. Perandori Justiniani I rimori shumë prej tokave që Bizanti kishte humbur pas ndarjes së Romës, përpara se të vazhdonte me territore të Persisë, zona të Afrikës veriore dhe vetë Italinë. Qëllimi i tij ishte të rikthente lavdinë e humbur të Romës, por Bizanti po zhvillohej si një kulturë në vetvete, dhe Justiniani ishte në fakt perandori i fundit që fliste latinisht si gjuhë e parë; sundimtarët e mëvonshëm do të flisnin greqisht. Nën sundimtarët maqedonas në shekullin e dhjetë, Perandori Bazil II zgjeroi shtrirjen e Perandorisë Bizantine nga Rusia në veri deri në Italinë jugore dhe nga Izraeli i sotëm në lindje deri në Gjermani në perëndim – megjithatë, epoka e tij e artë ishte e fundit, përpara se perandoria të binte në 1453. 07. Perandoria Osmane 1299-1922 Njerëzit që shembën perandorinë bizantine ishin otomanët, dhe kjo

perandori ia kaloi paraardhëses së saj si në territor, ashtu edhe në jetëgjatësi. Themeluar nga Osmani II në Anadoll (Turqia e sotme), pushtimi i Kostandinopojës nga Mehmeti II transformoi osmanët nga zengjinë të rinj në perandori. E shtrirë përgjatë gjerësisë së basenit të Mesdheut nga Algjeri në Bagdad dhe nga Budapesti në Gjirin Arab, perandoria osmane zgjati nga epoka e Mesjetës deri në shekullin 20 – dhe e gjithë kjo erdhi falë vendndodhjes strategjike të kryeqendrës së saj. Kjo e vendoste në një pikë shumë të rëndësishme mes Evropës dhe Lindjes, duke i lejuar perandorisë të marrë territore dhe të përfitojë prej tregtisë nga të dy anët. Sundimtari i saj më jetëgjatë dhe më i pushtetshëm mbahet mend me emrin Sulejmani i Madhërishëm, falë pasurisë, kulturës, traditës politike dhe paqes që solli sundimi i tij për perandorinë. 06. Perandoria Ruse Ndonëse otomanët e thyen Perandorinë bizantine, ata nuk thyen shpirtin e saj – një pjesë e kulturës dhe traditave të saj vazhdoi të jetë e pranishme në Rusi. I eksportuar në Kievan Rus rreth shekullit të dhjetë, arti bizantin dhe krishtërimi i saj ortodoks hodhi rrënjë dhe u rrit në forma të reja, duke e pasur

kulmin tek shtrirja e perandorisë ruse. Një monarki absolute – që do të thotë se perandori kishte fuqi politike totale – ajo u themelua nga Pjetri i Madh (si reagim ndaj rrëmbimeve të territoreve prej otomanëve) dhe u konsolidua nën sundimin e Ivanit III. Territori i saj përfshinte pjesë të mëdha të Evropës, Azisë dhe madje pjesë të Amerikës Veriore nga Arktiku në Paqësor. Nxitur prej fruteve të një prej territoreve imperiale më të mëdhenj që ka parë bota, kultura

e konsumit të spikatur që kishte oborri ishte dhe shkaku i rënies. I detyruar ta shndërrojë në një monarki kushtetuese më pak të fuqishme në 1905, cari i fundit, Nikolla II u desh të heqë dorë nga froni përpara se të ekzekutohej bashkë me familjen e tij gjatë revolucionit bolshevik. 05. Perandoroia maqedonase Shekulli i nëntë – 146 p.e.s Ndërkohë që disa perandori ndërtohen vetëm mbi hapësira toke, disa të tjera bëhen bashkë vetëm falë forcës së vullnetit. Maqedonia ishte një mbretëri e vogël në skajet e Greqisë dhe konsiderohej e prapambetur dhe rurale. Por nën një ekip sundimtarësh babë e bir, ajo do të rritej dhe bëhej shteti më i fuqishëm i kohës së vet, duke dominuar botën e lashtë me shtrirje nga Egjipti në Indi. Filipi II mori fronin e Maqedonisë në vitin 349 p.e.s. Ai fillimisht kish ndërment të shërbente si regjent për nipin e tij, por e mori fronin për vete dhe nisi të zgjerojë territoret e Maqedonisë. Pas vrasjes së Filipit në 336 p.e.s., djali i tij Aleksandri u bë mbret dhe bashkë me mbretërimin e tij erdhi dhe bashkimi ushtarak i shteteve grekë, një fushatë 10-vjeçare që theu perandorinë perse dhe u zgjerua në Mesdhe e deri në Indi, si dhe pushtimi i Egjiptit. Aleksandri i Madh ishte një prej komandantëve ushtarakë më brilantë të historoisë dhe ai ishte motori që çoi përpara perandorinë maqedone. Pas vdekjes së tij në 323 p.e.s. në moshën 33 vjeç, makineria ushtarake që vihej në lëvizje kryesisht prej karizmës së Aleksandrit u shpërbë. Pa një trashëgimtar, perandoria shumë shpejt i shkoi pas, ndonëse Antigoni III rivendosi një pjesë të territorit të saj. 04. Perandoria mongole 721-1917 Mund të ketë qenë relativisht jetëshkurtër, por perandoria mongole arriti të bëjë shumë gjëra. E pazakontë për një perandori, ajo u themelua jo gjatë një rrëmibmi territoresh

për hapësirë për të jetuar, por nga një popull nomad. Pavarësisht kësaj, ajo u bë perandoria më e madhe me territore të njëpasnjëshëm, që ka parë ndonjëherë bota. Përfshinte të gjithë Mongolinë dhe Kinën e sotme, duke u shtrirë nga Deti i Japonisë deri në hapësirat e Rusisë dhe Evropës lindore. Ndërkohë, një paqe e imponuar mes shteteve rriti tregtinë dhe, për herë të parë i bëri mallrat arabë të disponueshëm në tregjet perëndimorë dhe e anasjellta, duke e bërë perandorinë mongole një shembull të globalizimit në një shkallë vërtetë të madhe. Me pushtimin e Kinës, mongolët nomadë ruajtën shumë prej traditave të oborrit kinez. Nipi i Genghis Khan, Kublai, ishte veçanërisht i dashuruar me gjithçka kineze dhe mori titullin Perandor i Kinës, duke themeluar dinastinë Yuan. Ai ishte gjithashtu shumë i rëndësishëm në zbulimin e Kinës nga evropianët. Thuhet se Marco Polo e ka takuar dhe madje ka shërbyer si diplomat në udhëtimet e tij në Lindje. Pas vdekjes së Kublai Khan, Perandoria mongole u copëtua në disa grupe të vegjël, duke sjellë fundin e sundimit të saj të shkurtër, por të lavdishëm. 03. Perandoria e shenjtë romake 800-1806 Me më shumë se një mijë vite në emrin e vet, Perandoria e Shenjtë romake ndryshon nga të tjerat për shkak të strukturës së saj. Ndryshe nga perandoritë e tjera që impononin gjuhë të përbashkëta dhe një qeveri totalitare, Perandoria e shenjtë romake ishte në pjesën më të madhe një konfederatë shtetesh evropianë, bashkuar prej dinastisë mbetërore e që ishin të lirë të flisnin gjuhën e tyre dhe të ndiqnin zakonet e tyre. Ajo u themelua në fillimet e Mesjetës nga Charlemagne, i cili donte të rikrijonte fuqinë e Perandorisë Bizantine në Evropën Qendrore. Në kulmin e saj në kohën e perandorit Henri III, Perandoria e Shenjtë Romake përfshinte pjesën më të madhe të Francës, Gjermaninë, Boheminë dhe Italinë. Mes viteve 1438 dhe 1740 u sundua nga Dinastia e Habsburgëve


bota • E mërkurë 4 shtator 2013

– monarkët e perandorisë austro-hungareze. Sundimtari i parë Habsburg i Perandorisë së Shenjtë Romake ishte Frederiku III dhe Habsburgët e ruajtën kontrollin familjar të perandorisë së shenjtë romake deri në shekullin 18, deri kur pasojat gjenetike të martesave të shpeshta mes kushërinjve në familje sollën edhe rënien e tyre. Perandoria e Shenjtë Romake ra prej Napoleonit 100 vjet më vonë. 02. Perandoria britanike 1497-1997 Është e famshme shprehja që Dielli nuk perëndonte asnjëherë në perandorinë britanike, falë sasisë së madhe të territoreve që zotëronte në kulmin e saj. Nga fillimet modeste në një prej shteteve ishuj më të vegjël, Perandoria britanike përfshinte pjesë të Amerikës, Afrikës, Indisë, Australisë, Zelandës së Re, Azisë dhe Lindjes së Mesme. Ajo u krijua nga Elisabeta I, e cila dërgoi eksploratorë si Francis Drake – që të gjente toka të reja, por edhe të mposhtte armiqtë e Britanisë në det. Me Revolucionin Industrial që filloi në Britani, ajo kish munësinë të përdorte teknologjitë e reja për të zgjeruar sferën e vet të influencës. Anijet me avull e bënin më të lehtë përshkimin e oqeaneve, ndërkohë që trenat bënin të mundur udhëtimet transkontinentalë. Risitë në komunikim si kodi Mors dhe më vonë radio e telefoni lidhën qytetet e mëdhenj, ndërkohë që ushqimet dhe sportet britanikë u përhapën nëpër botë. Anglishtja vazhdon të jetë një prej gjuhëve më të folura të planetit. Perandoria Britanike hoqi dorë gradualisht nga shumë prej territoreve të vet ose i bashkoi në atë që sot është Komonuelthi. Konsiderohet të ketë marrë fund në vitin 1997 me rikthimin e Hong Kongut tek Kina. 01. Perandoria Romake 27 p.e.s. – 476 Mund të jetë më e vogël se disa prej perandorive të përmendura, por Perandoria Romake ka një hije të gjatë në histori – një hije që vazhdone dhe sot e kësaj dite. Në kohën e vet ajo ishte perandoria më e madhe e

botës – në fakt ishte pak a shumë perandoroia e vetme e Evropës, dhe ajo përfshinte pothuajse çdo tokë të kontinentit evropian bashkë me Britaninë dhe pjesë të Afrikës, Turqinë e sotme dhe Lindjen e Mesme. Ndikimi i Romës në botë thjeshtë nuk mund të zmadhohet. Trupat e saj, legjionet, ishin një forcë luftuese e jashtëzakonshme, dhe perandorët e njëpasnjëshëm romakë i dërgonin në kërkim të gjithnjë e më shumë pushtimeve, duke e zgjeruar papushim perandorinë. Por Roma nuk ishte vetëm e interesuar vetëm në pushtim territoresh për mallra e fitime. Romakët besonin se shoqëria dhe teknologjia e tyre përfaqësonte pikën më të lartë të qytetërimit, dhe ata eksportuan shumë prej risive të tyre teknologjike, si dhe traditat në vendet që pushtonin. Rrugët e drejta e të sheshta e bënin më të lehtë tregtinë. Viaduktet lehtësonin udhëtimin, ndërkohë që kanalet shërbenin për të çuar ujin në brendësi në vendet pa burime dhe puse. Sistemet qendrore të ngrohjes sillnin ngrohtësi në shira – kjo ishte veçanërisht e rëndësishme teksa romakët zhvendoseshin në veri në Francë e Britani. Një gjuhë e përbashkët, latinishtja e bënte komunikimin më të lehtë. Risitë teknike të Romës përmirësuan disa aspekte të jetës së popullsisë për popullsinë si brenda qytetit, ashtu edhe në perandori në tërësi, por është trashëgimia e Romës që e bën atë perandorinë më të rëndësishme të historisë. Ideologjia romake që lulëzoi atje, frymëzoi bizantinët që të ndërtonin perandorinë e tyre. Perandoria e shenjtë romake ishte bastioni i fundit i qytetërimit romak deri në shekullin 19. Linja perandorake e Romës – cezarët – i dhanë emrin e tyre si titullit të sundimtarit rus – car – ashtu edhe fjalës moderne që ne kemi për një njeri shumë të pushtetshëm: car. Që nga territoret që bashkoi deri tek gjuhët dhe sistemet politikë që ndikoi e deri në serinë e risive teknike që u kanë rezistuar testeve të kohës, Roma ishte vërtetë perandoria që e ndryshoi më shumë botën dhe që ka pasur impaktin më jetëgjatë.

»

15


16

« INTERVISTË

E mërkurë 4 shtator 2013 •

MINISTRI ARBEN IMAMI FLET NË “DEBATI NË CHANNEL ONE” PËR SJELLJEN NË OPOZITË DHE SITUATËN NË USHTRI

Shefi shtabit refuzoi për SHQUP, vendimi i pakthyeshëm Drejtuesi: ROLAND QAFOKU A rrezikon bota të shkojë në luftën e tretë botërore pas asaj që u artikulua nga vatikani ? Jemi herët për një luftë të 3 të botërorë. Kjo është e zmadhuar. Rënia e perdes së hekurt dhe prishja e sistemit bipolar, që ishte i bazuar në kërcënimin bërthamor, i jepte stabilitet botës. Bota e sotme nuk ka stabilitetin që kishte më parë. Problemi është se sot janë krijuar disa qendra të fuqisë globale dhe menaxhimi i tyre është i vështirë. Në veçanti ajo pjesë e botës në lindjen e mesme, e cila nuk gjeti sukses në rrugën e zhvillimit në shekullin 20. U bën përpjekje dy vitet e shkruara përmes pranverës arbabe nga forca shpeshherë edhe pozitive brenda këtyre shoqërive, por është një botë ende e pastabilizuar. Këtu përfshihet edhe Siria. Por në Siri situata është komplekse, këtu përfshihet dualiteti midis Moskës dhe Uashingtonit. Ne kemi folur, ka folur kryeministri si edhe opozita aktuale. Pra vendi ynë nuk ka hezitim në atë që çështja e Sirisë kërkon një zgjidhje, dhe ne mbështesim partnerët tanë strategjikë. Shqipëria nuk mund të japë një zgjidhje, pasi është një vend i vogël pasi nuk ka kapacitetet për të dhënë një kontribut. E ardhmja është e paparashikueshme në këtë rast, por ne e gjykojmë nga faktet, nga rrethanat. Unë besoj që do jetë i vështirë zgjerimi i konfliktit. Lënda helmuese ushtarake “Zarin ’ është e njëjat që ka pasur në Shqipëri gjatë viteve të sistemit komunist? Ne jemi vendi i parë në botë pa lëndë kimike ushtarake. Kjo është bërë gjatë kohës së qëverisjes sw opozitës. Ja vlerësoni këtë qeverisë socialiste? Absolutisht po. Është bërë gjatë kohës së qeverisjes socialiste. Vendi ynë është vendi i parë që do ketë armatim nga vendet e sistemit komunist. -Me cilin moment apo me cilën çështje ju mund të krenoheni sot si ministër i Mbrojtjes që mendoni se keni dhënë një zgjidhje të mirë? Kjo është koha e transformimeve më intensive që ka parë ushtria shqiptare. Nuk është lënë cep pa parë mundësinë për të bërë më të mirën. Sot ushtria shqiptare në këtë muaj do të marri statusin e ushtrisë së forcës së armatosur të integruar. Bëhet konferenca e fundit e transformimit dhe Shqipëria, një vit përpara pasi ishte menduar të bëhej në vitin 2014, e mbaron këtë gjë. Ky është suksesi më i madh që ne kemi. Për katër vite ne arritëm që këtë forcë ta intergrojmë në NATO. E dyta është programet tona për çlimrimin e ushrisë nga barra e tmerrshme e së kaluarës që janë municione, materiale të tepërta, prona të tepërta. Ky program duhet të vijojë. Një gjë që duhet të ndryshiojë është ligji për karrierën. Ne kemi pasur një ushtri të madhe, dhe kemi ardhur drejt ngushtimit. Mënyra sesi është kryer karriera ka bërë që ushtrakët të dalin relativisht. Me ligjin e ri ne i shtyjmë moshat dhe i mbajmë kapacitet më gjatë si dhe do na kushtojë më pak pesoneli duke rekrutuar më pak oficerë të rinj. Më e rëndësishmja është se ky sistem karriere është agresiv. Do të ulet shkalla e një kompeticioni jo gjithmonë të ndreshëm në rradhën e ushtarakëve tanë. Njerëz ka me të kaluarën ? Ka shumë transformime gjatë këtyre viteve me ushtrinë tonë. Ka dhe problematika me personelin dhe është e vërtetë ajo që thatë ju. Unë besoj se, sidomos në ushtri, kapacitet gjithmonë më të mira vijnë. Katër vite më parë ne nuk kishim gjeneralë të cilët të kishin marë pjesë në operacione jashtë vendit. Sot ne nuk kemi më këtë gjëndje. Përvoja e ushtarakevë janë gjithmonë e më të mira. -A ka një problem apo çështje që do të donit ta kishit zgjiodhur më mirë në këto 4 vjet? Nqs flasim në planin pozitiv do të kishte qenë ligji i karrierës. Duhet të kishim berë një përpjekje për ta mbyllur në këtë mandat. Duke qenë se ushtria ka qenë në reforma të vazhdueshme, pa dashur prishen disa steriotipe, precedentë. Ne kemi qenë ushtria më e ide-

ologjizuar, më paranojake që ka pasur një nga ish-vendet e lindjes komuniste, ne arritëm të futemi në NATO. Ne duhet të paguanim çdo kosto që ky vend të ishte anëtar serioz i NATO-s. Nga ana tjerër shumë reforma kanë qenë një peshë e madhe për ushtrinë. Zoti Imami, kanë kaluar më shumë se 4 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, Prill 2009, cila është pozita e Shqipërisë si anëtare e NATO-s në këto momente? Ne nuk jemi vetëm anëtarë. Kjo është një aleancë politike e strategjike. Nuk kanë të njëjtën peshë si vendet e mëdha e ato të vogla. Por ne kemi kontribute serioze. Misionet tona në Afganistan ka qënë një nga sukseset e mandit. Ne ndryshuam natyrën e kontributeve, kishim forca speciale, OMLT, mjekësore, oficerë në shtabe. Në momentin që kanë hyrë specialet tona në afganistan, çdo kush në NATO e di që shqipëria ka një peshë në NATO. Më 20 shkurt 2012 në Afganistan, humbi jetën një ushtarak shqiptar, kapiten Feti Vogli. Përveç asaj që ju keni përjetuar si ministër, a keni ndonjë detaj të atyre momenteve që mund ta bëni publikë sot? Të gjithë ministrat pas vrasjes mizore të kapitenit Vogli, më kanë shprehur ngushëllimet e tyre. Zoti Imami keni qënë shënjestra më e madhe e opozitës gjatë ketyre katër viteve. Ka ndonjë gjë personale PS me ju? Nuk është çështje personale. Është objektiv personal. Unë besoj që koha tregoi se akuzat ishin të pabaza. Ajo që eshtë shqetësuese është se Ministria e Mbrotjes nuk privatizon prona. Mund të kesh një dyshim, por kur e ke të pabazuar, të pa faktuar, dhe del që është bllof. Shpifjet se misionet tona janë problematike, se ka korrupsion në rekrutim dhe është krejtësisht e pavërtetë. Mua nuk më rezulton diçka e tillë. Është diçka e pamundur dhe këto gjëra që thuhen për ushtarakët nuk është e bukur. Unë jam i bindur se nuk është sistematike. Nuk është tender, është ushtri e disiplinuar. Në 2009 kisha çdo ditë mesazhe për këdo që ndiqja. Sot janë nisur disa rrotacione. Nuk ka sepse është vendosur rregull fiks. Ushtria është e shëndoshë nga këto pikpamje. Gjatë kater viteve, ka persona që janë dënuar për problem me korrupsionin në ministrinë e Mbrotjes ? Gjeta dy raste që kishin bërë një dëm të madh. Ishte një sasi dietash rreth 100 mijë euro, një grup ushtrak dhe çështje karburantesh. të dyja grupet i dërgova në prokurori, një pjesë e hoqa nga puna. Gjykatat i sollën prap në punë. Jeni shprehur se disa ushtarakë desinformojnë PS? Ka qenë një grup që kanë desinformuar. Thelbi është tërësisht politik, është i lidhur me qëndrimet e mia në 21 Janar. 21 janari është një ngjarje shumë e rëndë, nga më të shëmtuara nga politia e nxitjes së konfliktit. Ajo është më e rëndë se 14 shtatori, se dy ditë me parë ishte vrarë një politikan i shquar. 14 shtatori ndodhi në kontekst të këtij zemërimi. Ndërkohë që 21 Janari ishte krejtësisht jashtë kontekstit dhe kjo politikë është shumë e vjetër, se është në një kontekst të ri. Si mundet në 2011 të ndodhin të tilla ngjarje? Ishte një sulm personal pa fakte, pa bazë. Nuk flas me emra. Një akuzë tjetër është Shtëpia Qenrore e Ushtrisë Popullore. Ministria e Mbrojtjes ka rol ekzekutiv përveç kërkesës që është bërë? Ministria e Mbrojtjes ka rolin e saj. Në 2009 ne filluam të mendojmë për fuqizimin e PR. Ne arritëm të krijojmë një orkestër simfonike. Në 2010 vendosëm që shtëpia e oficerëve është e vogël, të gjenim një ndërtesë tjetër. Për fat ndërtesa tjetër ishte 200 m më poshtë, e kemi futur në planin e përhaphjes, kemi investuar për të. Në të do të ketë vend për mediat, për aktivitete kulturore, kafene, për ish-ushtarakët. Kjo është një gjë pozitive për njerëzit që punojnë në ushtri. Në

këtë kontekst ndërtesa e shtëpisë së oficerëve mbetej pa funksion. E kanë kërkuar ente private e publike, por ajo duhej. Menduam dhe hartuam për ta shndërruar në një qënder ministerialesh, me parashikimet buxhetore të 2009 nuk ishte e pamundur megjithatë kushtonte shumë. Me shtërngimin e krizës sigurisht që të tilla gjëra mbeten në një plan më të largët. Kështu që kur ministria e brendshme më tha se e ka kërkuar një entitet thash që prona është e lirë. Nuk ka gjë për të diskutuar. Nëse këtë kërkesë do e kishte berë Partia Socialiste cili do të ishte qëndrimi juaj? E njëtja gjë është. PS ka një godinë të madhe e të mirë. Mund të kemi një refuzim nga kryeministi i ardhshëm. Unë jam dakord që PD të ketë një ndërtesë më shumë serioze e prestigjoze që të zhvillojë aktivitetin e saj politik. A ka mundësi të mos jetë SHQUP por një tjetër ? Por këtu pati një vrull të madh. Nëse ka një gjë emblematike për ushtrinë shqiptare është ndërtesa e Ministrisë së Mbrotjes ku ka 75 vjet. Dhe kjo nuk është një ngjarje. Ekzekutivi vendos. Z. Lubonja ka theksuar se këtë mund ta bënit shumë kohë më parë dhe pikërisht në momentin që humbi në zgjedhje mori një seli dinjitoze? Çlidhje ka humbja e zgjedhjeve me një aktivitet normal partiak. Ajo ishte brenda kompetencës. Po të ishte e ndershme, lëreni një muaj që të përfundoj punimet në ndërtesen e re. Kaq mund të thuhej. A keni frikë nesë PS mund ta kthej këtë vendim? Nuk është çështja ime si ish-ministër I mbrotjes. Ajo ndërtesë i është dhëne një partie politike legjitime për të kryer aktivitetin e saj partiak dhe ajo nuk mund të kthehet nga kjo pikëpamje. Nuk ka asnjë argument për ta kthyer mbrapsht. Opozita kërkon konflikt për ta kthyer mbrapsht këtë vendim. Shefi i Shtabit nuk ks firmosur. Çfarë ndodhi? Shefi i Shtabit nuk ka të njëtin mendim me ministrin edhe nuk ka firmosur. Ndofta psikologjikisht, ishin të papërgatitur për të dhënë një përgjigje pozitive, por kjo nuk më bën të ndaloj të marr një vendim të mbështetur ligjërisht. Unë mora një mendim që ishte negativ, por ruajta mendimin tim. Mbi bazën e këtij vendimi I bëra propozimin kreut të shtetit, të cilit nuk ia fsheha mendimin e shtabit. Dhe në këtë moment vendos kreut i shtetit. A u prishën marrëdhëniet tuaja me kreun e shtabit ? Është normale të ndodhin të tilla gjëra. Ekziston bashkëpunimi. A keni frikë se PS mund të kërkojë hetim në prokurori? Akuza për trafik të paligjshëm është e pam u n d u r. Vetëm një

mendje e sëmurë mund të mendojë se republika e Shqipërisë mund të bëjë një trafik të paligjshëm armësh. Një vend i NATO nuk mund të bëjë veprime të tilla dhe kjo është një çeshtje e mbyllur. Problrmi është që u përcaktua fillimisht të sulmohet Imami, për 21 Janarin. Ky ka qenë fokusi. Të shohim fokusin kur të jenë në mazhorancë. E para, nuk është ministria e mbrojtjes që shet. Të gjithë këto prona i ka nxjerr Pandeli Majko jashtë me Alfred Moisiun. Përse humbët zoti Imami ? Opozita për tetë vite u rrit gjysëm për qind. Ne kemi humbur. Forca që ka fitur është ekstaropozitare. Ne nuk e kemi humbur për shkak të punës. Nuk ka pasur qeveria një zhvillim më të madh se kjo që kemi patur ne. Ndonjëherë janë marrë veprime pa u menduar gjatë. PS sot ka më pak deputetë se ka pasur në 2009. Po shpall një gjendje emergjence në vend, e cila mund të prekë pronën private. Një parti e cila ka një mandat të brishtë. Unë i shkruajta Ramës se nuk është një mandat fitimtar, duhet kujdes, nuk mund të shkohet që për shkak të politikave ti kundërvihemi ligjit dhe pronës. Z. Berisha mori përgjegjësi dhe dha dorëheqjen. Ju zoti Imami keni përgjegjësi? Secili ka përgjegjësi për këtë situatë. Unë i mendoj disa gjëra sot më ndryshe. Besoj që duke mos e ndarë qartë se PD ishte diçka tjetër nga LSI, dhe PS dhe LSI janë bashkë, ne ndikuam psikologjikisht në mënyrë të gabuar te zgjedhësit tanë. Zgjedhësit tanë në 2009 u ndikuan në mënyrë pragmatiste drejt LSI. Ky është një nga faktorët krysorë që e bën diferencën kaq të thellë. Duke vepruar me premtime të thjeshta LSI arriti që një pjesë të mirë të votuesve ti tërheqë. Ata kanë vepruar në mënyrë më inteligjente se ne. A ishte faj që disa ministra qëndruan ministra për tetë vite rresht ? Rrotacioni, alternativa, kompeticioni i brendshem mund t’i kishte dhënë një frymëmarrje më të mirë kësaj qeverie por në momentin që u largua LSI, ne nuk kishim informacione që PS do të ecte përpara sepse të dhënat ishin të përgjithshme që nga zgjedhjet e 2009. Dhe kundërshtari ynë kryesor nuk përbënte një rrezik kaq të madh sa të na vinte në nevojën për të kryer reformime të tilla. Kjo avantazhoi LSI, dhe na doli nga vëmendja që PS dhe LSI ishin bashkë. Ky është një gabim i pafalshëm, dhe të gjithë kemi përgjegjësitë tona. Çfarë emocioni përcollet kur zoti Berisha dha dorëheqjen ? Ishte marrja e përgjegjësisë që i takon një lideri. Roli i Berishes është një rol i rëndësishëm për politikën shqiptare, me arritje të jashtëzakonshme, me të panjohura, me gabime. Roli i Berishës në një Shqipëri që përpiqet për demokraci, që përpiqet për zhvillim, personalieti i tij ka rëndësi të madhe. Zhvillimi i vendit këto tetë vjet, sidomos me TAP-in je i nderuar në histori. Ju ke keni votuar në zgjedhje Bashën apo Olldashin ? Vota është e fshehtë. Unë nuk u përfshira për të ndikuar në rezultat. Nuk është mirë të flasësh se për kë kam votuar. E ndjej veten mirë në këtë parti dhe kjo do të kërkonte gradualisht që puna kolegjiale në parti të ishte baza për zhvillimet e pritshme. Edhe Basha këtë mendim ka.


aktualitet • E mërkurë 4 shtator 2013

»

17

dështon sistemi elektronik i regjistrimit, sekretariati nuk e merr përsipër

UE, studentët dyndje për provimet e vjeshtës Mungon informimi për oraret dhe ndarjen e pedagogëve Ndryshe nga vitet e tjera ku regjistrimi i lëndëve bëhej pranë sekretarive të fakulteteve, këtë sezon provimet e vjeshtës do të bëhen në mënyrë elektronike nëpërmjet sistemit online EMS

Studentët e Universitetit të Elbasanit janë dyndur në këto ditë të para të shtatorit për të regjistruar emrin në dhënien e provimeve të vjeshtës, por janë përballur me një sistem online që nuk funksionon. Ndryshe nga vitet e tjera ku regjistrimi i lëndëve bëhej pranë sekretarive të fakulteteve, këtë sezon provimet e vjeshtës do të bëhen në mënyrë elektronike nëpërmjet sistemit online EMS. Ndërsa kanë tentuar nëpërmjet kompjuterave dhe PC kioskave, studentët janë përballur me mosekzistencën e emrit për t’u regjistruar sidomos në provimet ku nuk janë paraqitur. Ky fakt duket se nuk është parashikuar nga specialistët e IT, të cilët po tentojnë ta riparojnë këtë problem duke premtuar zgjidhje në 24 orët e ardhshme.

Mësohet se të vetmit që mund të regjistrohen janë ata që kanë marrë not jokaluese në provim dhe jo ajo pjesë që nuk ka marrë pjesë në provim. Kaosi i ditëve të para pritet të zgjidhet para fillimit të dhënies së provimeve të vjeshtës që fillojnë pas dt. 5 shtator. Studentët vetë shprehen të kënaqur për sistemin online, pasi kështu nuk do duhet të presin në sekretari për regjistrim, por mjafton të kenë një kompjuter me internet. Gjithësesi kjo situatë nuk është bërë akoma komode për ta për shkak të defekteve që pritet të zgjidhen nga ekspertët e fushës. Vihet re edhe një mungesë informimi dhe funksionimi të pedagogëve dhe studentëve mbi sistemin e ri elektronik që po aplikon universiteti i Elbasanit.

Nuk mund të ofrojnë shërbim, u mungon dhe karburanti

Zjarrfikësit janë shpërfillur, qytetarët frikë të denoncojnë Telnis Skuqi GJIROKASTËR – Në qoftë se konstatoni ndonjë vatër zjarri, ju këshilloj t’ia mbathni vrapit. Mos guxoni t’i telefononi 128, pasi më shpejt vjen kërcënimi i shefit të zjarrëfikëses, se sa zjarrëfikësit. Kjo ngjarje, fakteqësisht i ka ndodhur Edi Mollës, një banor i lagjes “Zinxhira”. Ishte mbrëmje gushti. Drejt shtëpisë ai po udhëtonte me biçikletë. Befas nata shkëlqeu. Në fillim Molla kujtoi se plasi transformatori elektrik i lagjes. Kishte gabuar. Në fakt ishin tre vogëlush që po eksperimentonin me kapsollë. “Ata i vunë flakët koshit të mbeturinave. Zjarri doli nga kontrolli. Fëmijët u larguan. Ishin të pafat. Nuk iu doli loja ashtu siç e kishin parashikuar”, nis rrëfimin Molla. Molla vendosi të veprojë. Telefonoj 128, zjarrëfikësen. U identifikua me emër dhe mbiemër. Një zjarr është shfaqur në “Zinxhira”. Një kosh mbeturinash rrezikon të djegë kopshtin e lagjes. Ajo ndodhet fare pranë godinës njëkatëshe, - ishte denoncimi i tij. “Në fillim mendova se zjarrëfikësit do të vinin shpejt, por pa kaluar disa minuta më erdhi një telefonatë. Ishte shefi i zjarrëfikëses Filip Qirko”, shpjegon Molla. “U habita. Ai në vend të kërkonte informacion për ngjarjen, më jepte leksion pse denoncova. Për të unë kisha bërë gabim që kisha telefonuar 128-ën”, vijon ai. Përplasjet “Zjarrëfikësit nuk merren me djegien e koshave të plehrave. Është puna e bashkisë”, më thotë Qirkoja. Molla kishte ngelur pafjalë. Zjarri i madh rrezikonte godinën, ndërsa Qirkoja e këshillonte ta fikte vatrën me kovë të vogël. Fatkeqësisht, bashkia e qytetit ku jeton Molla, nuk

shërbim nuk është në gjendje të mbrojë jetën e njerëzve në nevojë, madje vetë zjarrëfikësit dhe automjetet janë të pasiguruara. “Zjarrëfikësit janë gjithmonë të ekspozuar ndaj rrezikut për shkak të profilit të punës. Natyrshëm ata do lëvizin shpejt drejt vendngjarjes. Largqoftë të bësh një aksident në rrugë dhe t’i nuk je në gjendje të paguash dëmin që i shkakton tjetrit”, thotë Karaulli.

ka asnjë numër urgjence në ndihmë të komunitetit. Një qytetar i thjeshtë ku konstaton një vatër zjarri, thotë Molla, natyrshëm telefonon zjarrëfikësen, jo spitalin. “Qirko më bëri pështypje. Në vend të më falenderonte, më kërkonte llogari, sikur të isha piroman. Nuk e kuptova ku gabova?!”, thotë Molla me habi. “Keq të telefonoj, keq të mos denoncoj një vatër zjarri”, shton ai. Sokol Karaulli, ish përgjegjësi i zjarrëfikëses për qarkun e Gjirokastrës, e vlerëson të papjekur veprimin e pasardhësit të tij. “Askush nuk ka të drejtë të telefonojë kot zjarrëfikësit, përkundrazi qytetari ka të drejtë të denoncoj një vatër zjarri dhe në rast se rezulton telefonatë e rreme atëherë institucioni kërkon hetim pranë organit të akuzës”, shprehet Karaulli. Ky problem, vijon Karaulli, ka një shpjegim. Zjarrfikësit nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbim për shkak të vjedhjes së karburantit që bënte Prefektura e Qarkut të

Gjirokastrës. “Më shumë karburant harxhonte automjeti i prefektesh, se sa zjarrëfikësit”, deklaron Karaulli, i cili shton se për këtë fakt ai u pushua nga puna. Karaulli thotë se sipas rregullores, automjetet e zjarrëfikëses janë të detyruar ligj që çdo ditë të kryejnë ndezjen në vend, dy herë në verë dhe tre herë në dimër. “Automjeti është i detyruar të qëndroj i ndezur 10 minuta. Në qoftë se nuk i ndez shkon në burg”, specifikon Karaulli. Për ta konkretizuar në shifra, Karaulli shpjegon se në qarkun e Gjirokastrës janë në gatishmëri 6 automjete zjarrëfikëse, 4 në Gjirokastër dhe nga një në Tepelenë dhe Përmet. “Vetëm ndezja në vend konsumon të paktën 60 litra në ditë, ndërsa në dimër diçka më shumë. Po të bësh një llogari mujore fatura shkon afro 1800 litra. Në fakt ky shërbim anashkalohet, pavarësisht se në regjistër shkruhet”, flet Karaulli. Më tej, ish-përgjegjësi i zjarrëfikëses, tregon se ky

Mjetet Situata, vijon Karaulli, paraqitet akoma më e rëndë ku automjetet lëvizin me goma mbi gjashtëvjeçare. “Sipas rregullores, gomat duhet të ndërrohen detyrimisht njëherë në dy vjet. Në fakt kjo nuk ka ndodhur prej vitesh”, shprehet Karaulli. Më tej, Karaulli thekson se zjarrëfikësit nuk disponojnë asnjë mjet logjistik për të shpëtuar jetë njeriu. Sipas tij, bomblat e oksigjenit dhe mjetet e ndihmës së shpejtë mungojnë, shkumë dhe pluhur nuk kanë, ndërsa tubat janë të amortizuara. “Sado guximtar të jetë zjarrëfikësi, ai nuk ka çfarë të bëj në qoftë se nuk dispozicion një bombël oksigjeni”, thekson Karaulli. Karaulli shpjegon se nga puna u largua me urdhër të institucionit të prefektit. Gabimi i vetëm i tij ishte një shkresë zyrtare. Ai nuk duhej të kishte kërkuar baza materiale. “Prefektura tashmë më detyrohet ligjërisht si formë dëmshpërblimi, me vendim të formës së prerë, 1.2 milionë lekë, përkundrejt 1100 euro që kushtonin bazat materiale. Ky është shteti”, thotë Karaulli. Lidhur me këtë problem, Prefektura e Qarkut të Gjirokastrës ka nuk pranuar të prononcohet, pavarësisht dy shkresave zyrtare që ka dërguar Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi bazuar në ligjin për informim. www.investigim.al.

Të plagosur në spital

Tenton të vrasë 2 vëllezër, dyshoi se njëri i ngacmoi nënën DURRËS - Një person ka tentuar të vrasë me armë dy vëllezër pas dyshimeve se njëri prej tyre i ngacmonte të ëmën. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Gulit Stafa. Mësohet se 21-vjeçari ka qëlluar me armë në drejtim të furgonit ku udhëtonin dy vëllezërit Murat dhe Akil Maja. Në të njëjtin furgon udhëtonte dhe nëna e tij. Të plagosurit janë dërguar në spital, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.

Jashtë rrezikut

Plagoset me thikë malazezi në Durrës, mister shkaqet DURRËS - Një 35-vjeçar nga Mali i Zi është plagosur me thikë mëngjesin e djeshëm në Durrës, në rrethana misterioze. Millan Kllikoç, 35 vjeç kishte mbërritur një natë më parë në Durrës bashkë me një shokun e tij për pushime dhe ishte akomoduar në një hotel pranë urës së Dalanit. Mëngjesin e djeshëm rreth orës 6:00 ai kishte dalë për të konsumuar një kafe, pranë hotelit ku është plagosur me thikë nga persona të paidentifikuar. Shtetasi malazez është shoqëruar me urgjencë në spitalin rajonal nga miku i tij shkodran, ku i është nënshtruar një operacioni për shkak të plagëve të marra në bark. Bluzat e bardha bënë me dije se ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar disa persona, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet për një grindje të çastit apo dhe sherr për femra.

Rritje të rasteve të dhunimit të grave

Gushti me 135 vepra penale, të arrestuar 39 persona Vetëm gjatë muajit gusht drejtoria e policisë Elbasan ka njohur një numër të shtuar të veprave penale sidomos kundër pasurisë, por edhe krime ndaj personit, si dhe dhunë në familje. Numërohen plot 135 vepra penale me 39 të arrestuar, ndërsa pjesa tjetër është në ndjekje të lirë apo të shpallur në kërkim nga policia. Gjatë kësaj periudhe janë kapur 12 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale ndër të cilat prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, vjedhje në bashkëpunim, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, largim nga vendi i aksidentit etj. Rritje të konstatuar edhe gjatë këtij muaji është vënë re një rritje e numrit të grave të dhunuara. Vetëm gjatë 30 ditëve janë regjistruar 11 kallëzime penale, ndërsa ato që kanë mbetur vetëm si ndërhyrje të policisë janë 14 raste. Gjykata është detyruar të lëshojë 3 urdhëra mbrotjeje duke pranuar edhe 9 kërkesë padi nga gratë e dhunuara. Gushti regjistron edhe një numër të madh aksidentesh. Janë 14 aksidente të regjistruara gjatë kësaj periudhe me dy të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë. Ndërkohë agjentët e trafikut kanë firmosur plot 1267 gjoba dhe janë pezulluar 4 patenta.


18

« dossier

E mërkurë 4 shtator 2013 •

Ndërtimi i një qytetërimi

Voskopoja në jetëshkrimin e sulltanëve të Turqisë Nga Albert KOTINI (vijon nga numri i kaluar)

J

a ç’na thotë më 1774, historiani i Universiteit të Halles, Johan Tunman, i cili e ka pas njohur personalisht Kostë Xhehanin: “Foti Kostandin Haxhi Xhehani nga Voskopoja më fali një libër të rrallë (është fjala për “Protopirinë” fjalorin tre gjuhësh të Theodhor Kavaliotit), një burrë me shumë njohuri, veçanërisht në filozofi dhe matematikë, me një mëndje të ndritur dhe që do të meritonte një fat më të mirë. Pasi qëndroi dy herë, gjithsej tre vjet në këtë universitet dhe pasi vizitoi Leiden edhe Kembrixh, pasi pa Francë edhe Itali, tani po kthehet në atdhenë e tij për t’u shërbyer atdhetarëve të tij, me njohuritë që ka fituar. Zoti Xhehani, përveç librit më ka dhënë shumë njoftime mbi vllehët dhe shqiptarët, për emrin e tyre, shtrirjen, sasinë e popullsisë, gjuhën e etj”. Në faqen 239 të librit “Untersuchungen uber die Geschichte der Ostlichen europaichen Volker, Leipcig 1774”, ku thotë se Kostë Xhehani i ka dhënë atij disa fjalë dhe fraza shqipe dhe që na i bën të ditura. Të gjitha këto vlerësime nga nobelistë si Tunmani, apo autoritet të historisë greke, si K. Satha dhe G.Zavira, tregojnë jo vetëm respekt për këtë autoritet shqiptar, i cili ka botuar mbi pesëmbëdhjetë vepra siç e theksuam më lart, si në Halle të Magdeburgut 1769, në Vjenë më 15 korrik 1771, dhe 25 shkurt 1772, përsëri në Halle në vitin 1773, ku në mes të tjerash edhe gramatikën e Moskopulit (Voskopojës) në Leiden në vitin 1776, na Leipcig etj. Me rëndësi për vëndin tonë është “Historia e Gjergj Kastriotit”, një punim i padatuar, i cili siç dihet, është botuar në Moskë në vitin 1812, duke ia atribuar, pa të drejtë si autor Evgjen Vullgaris. Emri i Xhehanit është eleminuar padrejtësiht, nga botuesi grek, sepse prej Vullgaris është shkruajtur vetëm aneksi i veprës – “Jetëshkrimi i sulltanëve të Turqisë” Këtu vijmë tek oponenca: Ilo Mitkë Qafëzezi thekson faktin se, nga tërë kjo listë e punimeve Kostë Xhehani i’a kalon edhe vet profesorit të vet, Theodhor Kavaliotit, nga gjerësia e kulturës së tij, si shkrimtar me njohuri enciklopedike, si zotërues i shumë gjuhëve, por edhe nga sasia e shkrimeve të botuara. Tek asnjë nga shkrimtarët e epokës së Xhehanit, nuk gjejmë një numër kaq të madh punimesh historike, didaktike etj, sa ç’ka lënë ky shkrimtar voskopojar. Për të shënuar është, se shumica e botimeve janë grumbulluar në vitet, pas 1769, kur botohej vepra e tij e parë, e datuar arithmetike dhe viti 1776, viti i botimit të vjershës për nder të Carinës Katerina II. Me siguri mund të themi, që Kosta ka lënë shkrime të pabotuara, të cilat quhen të zhdukura, sepse ka mbetur i panjohur vëndi dhe rrethanat e vdekjes së këtij shkrimtari. Patriotizmi i veçantë i Xhehanit del në dritë me Skëndërbeun të bazuar mbi Marlin Barletin, ndërsa dashuria e tij për gjuhën shqipe duhet shikuar në kujdesin, që ai ka treguar për ribotimin e fjalorit të Kavaliotit dhe në përpjekiet, që ka bërë që të njihet më mirë populli shqiptar dhe gjuha e tij. Në këtë kuptim ne mund të themi, se Kostë Xhehani ka pjesë në meritat e studimit edhe sot të vlefshëm të Tunmanit, mbi historinë dhe gjuhën e popullit shqiptar. Përsa më sipër, përse nuk është marë në konsideratë ky vlerësim madhor për Kostë Xhehanin, nga studiuesit? Në këtë pikpamje vënia përballë e veprës së Xhehanit, ndaj Kavaliotit do të hidhte më tepër dritë aktualisht, ndaj botimeve për Voskopojës, që vënë etnikisht: vlleh, shqiptar dhe grek. Ky ndikim i Kavaliotit për elemnttin vllah meret në përforcim dhe tek Pukëvili, në krijimin e Voskopojes, si banorë të parë prej vllehëve. Autorë shqiptarë, duke filluar që nga kujtimet e Eqerem Bej Vlorës dhe mbi të gjitha albanologu i shkëlqyer austriak Georg von Hahni, mbrojnë tezën e krijimit të Voskopojës nga shqiptarët. Historiani Petraq Pepo në kumtesën e botuar

“Studime Historike” në vitin 1966, nr. 1 faqe 147, thotë: “Idetë e iluministëve enciklopedistë frëngë dhe europianë që u përhapën me anën e gjuhës greke, ndër nxënësit shqiptarë të shkollave të Voskopojës, Korçës, Vithkuqit, Beratit, Vlorës etj kanë lojtur në gjirin e shoqërive shqiptare, greke, rumune, bullgare sërbe rrol historik... Në këto shkolla sidomos në akademinë e re të Voskopojës, intelektualë përparimtarë të frymëzuar nga këto ide, kanë dhënë kontribut të vyer në lëvizjet çlirimtare të këtyre popujve të Ballkanit. Për ta argumentuar këtë fakt Petraq Pepo dhe doktor Stojan Maslev (Bullgari) në shkrimet e tyre “Historiçesk Pregled” viti 1960 shkruajnë: “Naum Veqilharxhi ka lindur në 1797 ne Vithkuq. I ati ka qënë tregëtar në Korçë - qytet që pas shkatërrimit të Voskopojës nga Kërxhalinjtë në fund të shekullit të XVIII, ishte ngritur si qëndër ekonomike më rëndësi”. Autori i shquar grek C. N. Sathas në librin “Historia e Greqisë” (botuar në vititn 1980, sipas dokumentave të arkivave të Venedikut të viteve 1400-1500) thekson se: “Emra feudalësh shqiptarë, si Barbasena, Catzaru, Cucura, Lampeti, Malapasi, Zogia, Arvaniti, Musaki, Rendetu, Kelevi, Gienvista, Brana, Brati, Valaka, Cagadi, Cocla, Cumpothecra, Masi, Maklei, Mataranga, Spata, Dara, Lata, Lopësi, Masaraki, Musika; Suli etj të quajtura, sipas fshatit të lindjes. Po kështu janë emra shqipe, si Maurice Buas Zgouros, desposedes par les thopias. Sathas thekson në këtë botim se janë të përzierë më shqiptarë dhe simbioza shqiptaro-vllehët e Tesalisë, quheshin edhe Mirmidonët. Për origjinën e shqiptarëve dhe të vllehëve, ky autor i referohet burimeve venedike. Për të kuptuar më mirë mbi fatin e voskopojarëve do ti referohemi edhe shkrimit të Dhimitër Shuteriqit me titull “Shqiptarët në Hungari”. Për t’iu përgjigjur pyetjes se çfarë u bë me voskopojarët mbas largimit, kur është shkatëruar Voskopoja tre herë, por edhe më tej, më duhet të argumentoj me disa shkrime të këtij lloj emigrimi të detyruar, që përfshiu voskopojarët në shumë vënde të botës, bile edhe në Prizren të Kosovës. Shqiptarët ishin të pranuar si në Napoli të Italisë, por edhe në Hungari, që në kohën e Skëndërbeut e të Janosh Huniadit. Sipas shkrimit të autorit Dh. Shuteriqi, në fillim të shekullit të XIX, kur udhëton nëpër Hungari dhe Poloni, vihet re se përfshihet edhe në gjuhën hungarisht, ndër shqiptarët e ndodhur atje, alfabeti i Dhaskal Todhrit. Në shekujt XVII-XIX, janë vendosur një shumicë tregtarësh shqiptarë, në Budapest, Mishkolc, Egger, etj. Autori i shkrimit tregon se: “Duke u interesuar të njohë arkivat e Mishkolcit dhe disa kisha ortodokse, zbulohej gjurma shqiptare. Mishkolëci është qëndër hungareze, ku shqiptarët, kryesisht voskopojarë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre më të madhe tregtare në shekullin e XVIII. Kisha ortodokse e Shën Triadhës në atë qytet ruan shumë kujtimet e tyre. Ajo ka qënë e ndërtuar në shekullin e XVIII, nga ortodoksit e ardhur prej viseve të ndryshme të Ballkanit. Në shekullin e XVIII, voskopojarët ishin në krye të komunitetit ortodoks të Mishkolcit. Emrat e tyre i gjejmë në epitafin e Shën Triadhës, në varret, kondiqet e dokumentat e shumta të asaj kishe. Kryqi i madh i alltarit të kishës, i punuar bukur në argjënd dhe i stolisur me gurë, është vepër e Dhosi Filipit dhe i ka qënë falur Shën Naumit më 1721, prej kathigumenit voskopojar, Gavrillit. Nuk munda të mësoj se si ai kryq përfundoi në Mishkolc. Ikona të Shëm Naumit, të vjetra dhe të reja, pashë në çdo kishë ortodokse që vizitova në Mishkolc, kishte 4-5 copë të tilla. Në arkivat e Mishkolcit pashë dokumenta me rëndësi për Voskopojën dhe voskopojarët dhe mora kopjet e dy prej tyre. Rëndësi të veçantë ka lutja e priftit voskopojar, Gjorgj Simeonoviçit, që kërkon të vendoset si prift i komunitetit ortodoks në Agria, sot Egger, pranë Mishkolëcit. Arkivi ruan vetëm kopje latinishte të kësaj lutje drejtuar Këshillit Governatorial të

Mishkolcit, dhe të përcjellur me rekomandimin e dy personave, Nicolaus Palffy dhe Michael Prezel, rekomandim që mban datën 4 maj 1772. Dokumentet ruhen në ndarjen Acta politica XI dhe XXV. Lutja e Gjorgj Simeononoviçit nuk u mor parasysh dhe ky me të shoqen dhe djalin e tij 15 vjeçar u kthyen përsëri në atdhe, sepse ishte vendosur ilegalisht në Mishkolc, ndofta që nga viti 1769, ku u prish Voskopoja (Act. Pol XI. I. 77-78). Lutja e Gjorgj Simeonovoçit, na mëson se Voskopoja kishte mbi 10000 shtëpi d.m.th-në e pakta 50000 banorë. Edhe Pukëvili i jep gati po këtë numër banorësh Voskopojës, porse është e para herë që saktësohet kaq mirë madhësia e këtij qyteti, veçanërisht nga një voskopojar bashkëkohës. Gjithashtu për herë të parë, na thuhet shprehimisht, që Voskopojën turqit e prishën duke gjetur shkak tek lufta e tyre me Rusinë dhe te simpatia që ortodoksët shqiptarë kishin për këtë këtë luftë. Aluzion tek ky shkak bëhet edhe në një dokument anonim të arkivit të Budapestit që ka qënë botuar me kohë (Per Papahagi. Scritori aromani. Bukuresht 1909). Voskopoja e shkatëruar mbeti me 1000 shtëpi, sipas Gjorgjit, gjë që e pohon në fillim të shekulit të XIX ehe Liku (Leake), kurse Pukëvili dhe të tjerë kanë folur për 200 shtëpi. Dëshmia e Gjorgjit tregon se ky nuk ekzagjeronte numrin e shtëpive që kishte Voskopoja para prishjes. I njëjti dokument flet edhe për voskopojarin Gjorgj Kozminski, kushëri i Gjorgj Simeonoviçit dhe pranë të cilit ky ka ardhur në Mishkolc. Gjorgj Kozmincki me të vëllanë e tij Dhimitrin, njihet si tregtar i madh vere në mishkolc të paktën që nga viti 1744 dhe ka luajtur një rrol në atë qytet edhe më 1772, (Act. Pol. XI. I. 25). Emri i tij është familjar për ata që janë marë me studimin e Voskopojës dhe të kulturës së saj me shpenzimet e tij u botua në 1770 në Venedik fjalori i Theodhor Kavaliotit. Emri i tij i plotë që përmëndet edhe në frontispisin e fjalorit, është Gjorgj Trikupa Kozminski. Tunmani flet për të më 1774 dhe i quan tregtar vere hungareze në Poloni (J. Thunman, Untersuchungen uber die Geschichte der ostlichen europaischen Volker, Leipzig, 1774, 178 h). Si tregtar i pasur, duket se Gjorgj Trikupa luajti rrol për vendosjen e voskopojarëve në Hungari pas prishjes së Voskopojës më 1769. Mbi ardhjen e voskopojarëve këtë vit në Mishkolc dhe mbi trajtimin e tyre flasin edhe dokumenta të tjera të arkivit të Mishkolcit. (Act. Pol. XI. I. 13, datë 25 prill dhe 28 gusht 1769). Pa dyshim, një nga gjurmët më të rëndësishme të shqiptarëve në Hungari është ajo e piktorit kishtar prej Voskopoje, Theodhor Gruntoviçit, freskat e bukura dhe të ruajtura mirë në kishën e Shën Mërisë Theotoke të fshatit Rackeve, 30 km në Jug të Budapestit. Kisha e këtij fshati ka qënë e ndërtuar në filim të shekullit të XIII nga mbreti Bela II, për të shoqen e tij Helenën, të bijën Uroshit të I-rë, të Rashës apo Sërbisë. Vetë emri i fshatit mban kujtimin e rashajve apo sërbëve që u vendosën aty, veçanërisht në 1440 për t’u shpëtuar ndjekieve turke. Edhe ato tetë familje ortodokse që gjënden sot në Rackeve, janë sërbe. Freskat më të vjetra të kishës janë të vitit 1320. Kisha ka qënë meremetuar dhe pikturuar disa herë gjatë shekujve. Kapelen e saj të Shën Damianit e Kozmajit, që zë anën jugore të kishës, pikturoi më 1771 “Piktori Theodhor Gruntoviçi i Voskopojës” (“molera Théodora Gruntoviça Moskopolskago”), që hoqi dhe shpenzimet, sikundër shkruhet sllavisht në një kënd të kapelës. Kjo kështu u bë në kohën e pitropit Thimio Gianotis, sikundër shkruhet greqisht mbi portën jugore të kishës. Nu mund të themi, se ku e mësoi apo e ushtroi piktori voskopojar mjeshtërinë e pikturës dhe a ka qënë nga të shpërngulurit e Voskopojës të vitit 1769. Kjo ndoshta do të zbulohet kur të njihen edhe veprat e tjera të tij nëpër kishat ortodokse të Hungarië, ku ai ka punuar. Në kishën ortodokse të katundit Lorev, 8 km nga Rackeve,

prifti është shprehur se nuk ka punime të Guntoviçit, sepse kisha është e re, por duhet parë në kisha më të vjetra, si ato të Eggerit, Estergomit, Zekeshfehervarit etj. Në kishën e madhe ortodokse të këtij qyteti të fundit, pranë liqenit Balaton, kishte freska të ngjashme me ato të bëra nga Gruntoviçi. Fakti që një piktor shqiptar që zbukuron në shekullin e XVIII disa kisha në Hungari meriton më tepër interes nga studiuesit tanë. Kjo sepse nuk njohim punime të tjera piktorësh shqiptarë jashtë atdheut, veç atyre të vëllezërve Kostandin dhe Athanas, prej Mokre, që kanë pikturuar në manastiret e Athocit, më vitet 1755, 1757, 1765 dhe që janë të njohur nga punime të shumta, nëpër kishat tona të Jugut të Shqipërisë, veçanërisht në Voskopojë”. Nga i gjithë ky përshkrim aktualisht ka vlerë studimi i autorëve shqiptarë të cilët janë vendosur në Evropë, por që i’u janë sllavizuar emrat dhe zbulimi i dokumentave në këto vënde nga shkenctarët tanë nuk ka përse të mbeten në mes të rrugës. Dhorka Burrnazi në shkrimin “Mbrojtja dhe Studimi i Monumenteve të Kulturës” shkruan: “Në Voskopojë (Manastiri i Shën Prodhromit, kishat e Shën Millit, Shën Thanasit, Shën Kollit, Shën e Premtes), si në shumicën e kishave të vjetra në Voskopojë janë të stolisuara me piktura morale dhe duhet bërë riforcimi i freskave dhe kopjimi i atyre më me vlerë artistike”. Autorja i ngre këto shqetësime aktuale që ne shkrimet e saj të viteve 1955 e në vijim. Si p.sh në gjysmën dytë të shekullit të XIV, në krahinën e Korçës ka sunduar Çesar Novaleri dhe mbas tij biri Amirali, princa të mbretit Vukashin... Në kohën pas pushtimit turk përmënden një numër mjaft i madh mjeshtërish të klasit të parë. Arteliet, që vazhduan të punonin edhe gjate shekujve XVI-XVIII (p.sh në kishën e Shën Kollit në Voskopojë), kanë punuar David Selenica me Kostandinin dhe Kriston, të cilat dëshmojnë për ruajtjen e traditës së vjetër. Kostandin Shpataraku, mjeshtri i hollë i punimit të ikonës, i talentuari David Selenica, Konstandin e Athanas Zografi, janë të njohur dhe përtej kufinjëve të atdheut tonë. Pikërisht këto vlerësime dhe shqetësime tërhoqën vëmëndjen e bizantologut të shquar sovjetik, Viktor Llazarjev dhe restauratorit Fillatov, pjesëmarës në ekspeditën e përbashkët shqiptaro-sovjetiko, në shtator të vitit 1958. Këto konstatime e shqetësime kanë qënë e janë të pranishme aktualisht për tu trajtuar.


dossier • E mërkurë 4 shtator 2013

- Në kërkim të identitetit. Teki Selenica autori i librit “Shqipëria më 1927” botuar në Tiranë në vitin 1928 shkruan: “Voskopoja është ngritur më 1330 dhe ka patur 14000 shtëpi të gurta e të bukura, sikundër dëshmojnë gërmadhat e saj edhe sot. Më 1769 Voskopoja u prish dhe prishja u bë aq shpejt sa në muret e Manastirit të Shën Jovanit gjënden këto shkrime: “O Voskopojë! O Voskopojë, ku është bukuria jote që kishe gjer më 1769”. Po në këtë libër për vitin 1923 shkruhet “Voskopoja kishte tetë shtëpi me gjithsej 30 ortodoksë”. Në statistikat e fshatrave që rrethojnë Voskopojën po japim disa shifra për të kuptuar zbrazjen e tyre nga popullsia autoktone dhe vendosin “mbushjen e Voskopojës”. Kështu p.sh në fshatin Shipskë kishte 62 shtëpi me 361 ortodoksë, Krushova kishte 31 shtëpi me 125 myslymanë, Lavdari kishte 121 shtëpi me 674 myslymanë, Gjonomadhi kishte 77 shtëpi me 522 myslymanë dhe të tjera fshatra përrreth Voskopojës ishin shumë më tepër se vetë Voskopoja. Aktualisht në vitin 2006 fshatrat rrethuese të Voskopojës kanë populluar Voskopojën duke zbrazur vetveten, si p.sh në Krushovë nuk kanë mbetur më shumë se dy shtëpi. Autori Teki Selenica për prefekturën e Korçës nuk përmënd gjëkundi termin vlleh, por vetëm në qytetin e Korçës, quan “Birç i vllehëve me 151 shtëpi dhe 940 ortodoksë. Autori anglez J. H. Gotfrei, drejtori i zbulimit detar shkruan në manualin e tij gjeografik mbi Shqipërinë botim i vitit 1942, midis të tjerave se “të zotët e bagëtive janë, ose i gjithë fshati, ose bejlerë toskë, apo vllehë. Këta të fundit kanë kope shumë të mëdha. Vllehët janë anëtarët më të rëndësishëm të komunitetit, por ata nuk zotërojnë toka. Provat për identitetin e qytetit të Voskopojës kanë mbetur në kulturën e kishave ekzistuese dhe në gjurmët e nëntokës për ish qytetin e vjetër, që nga viti 1330. Shumica e kishave që gjënden në Voskopojë, përfaqsojnë vlera të veçanta artistike. Studimi dhe ruatja e tyre plotëson në proçes në historinë e kulturës, duke na dhënë gjurmë të të parëve tanë. Në shekujt XVII-XVIII piktorët shqiptarë, prekën realitetin e kohës të cilat reflektojnë në pikturën kishtare. Një depërtim të tillë karakterizon vëllezërit Konstandin dhe Athanas dhe bijtë e tyre Terpo dhe Eftim, të cilët kanë pikturuar shumë kasha në Voskopoë, Vithkuq, Ardenicë e jashtë kufinjëve të atdheut, duke u marë edhe me pikturimin e ikonave. Në shekullin e XVIII, ka spikatur talenti

i veçantë i David Selenicës, në freskat e kishës së Shën Kollit të Voskopojës, të cilat si vlerë i përkasin artit mesjetar jo vetëm për Shqipërinë. Fakti që të shqetëson ka të bëjë me përdorimin e gjuhës greke, nëpër këto kasha të tipit bizantin, me të cilën është spekulluar për helenizimin e vlerave edhe të mjaft autorëve shqiptarë. Që nga kohët e lashta e gjer më sot kemi prova se krahinat që dikur quheshin Epir, si e gjithë Shqipëria, etnikisht kanë qënë e janë shqiptare. Çështja e kishës ortodokse greke, çështja e gjuhës dhe shkollave greke, çështja e influencës së politikës dhe propogandës greke, nuk kanë mundur të ndërrojnë në themel, as historinë e këtij populli, as etnicitetin e tij antishqiptar. Zhvillimi historik i ngjarjeve i’u ka dhënë një përgënjeshtrim kategorik të thënave të kurdisura me mjaft mjeshtëri të grekërve të MegaliIdesë. Historianët grekë të kohëve të lashta, si Straboni, Herodoti, Tukiditi, Plutarku etj, Epirin e asaj kohe nuk e kanë quajtur kurrë Greqi dhe popujt e këtyre vëndeve ata i quanin barbarë”. Autori anglez W. Martin Leake, në librin e tij “Researches in Greece” të botuar në Londër në 1814, në faqe 237 shkruan: “Gjatazi gjithë historisë greke, që nga kohët më të lashta që mbahen mënd gjer në rënien e Imperatorisë Bizantine, ne gjemë një popull të ndryshëm nga grekët, një rracë dhe gjuhë që gjëndet në anën e Veri-Perëndimit të Greqisë”. Gjeografi francez, MalteBrun në librin e tij “Histori dela Geographie” shkruan “Straboni dhe Plutarku na mësojnë se epiriotët flisnin një gjuhë të veçantë nga grekët”. Autori tjetër francez Jacques Bourcart në librine tij “L’Albanie et les Albanais” botuar në Paris në vitin 1921 shkruan kështu për despotatin e Epirit, që u themelua në shekullin e XIII, se më 1449 Janina dhe Shqipëria ranë në duart e turqve. Ë. Martin Leak shkruan në faqen 258 të librit të mësipërm se “Korça kryeqëndra e një fushe të gjatë, në lindje të Korçës është Devolli që shënohet në gjuhën bizantine dhe në histori me emrin Deaboli dhe që banohet prej shqiptarësh”.

Justin Godarti në librine tij “L’Albanie en 1921”, faqe 280 shkruan: “E gjithë popullata e vëndeve të Korçës është me kombësi shqiptare me përjashtim të disa fshatrave, si Voskopoja, Plasa etj, ku shqiptarët janë të përzier me rumunë dhe disa fshatra të tjerë, ku ka një pakicë fare të vogël bullgare”. “Nga statistikat që bëri shteti shqiptar më 1923, më 1930 dhe më 1945, të bëra në kohë paqe dhe të organizuara mirë, rezulton se në prefekturën e Korçës nuk ka asnjë grek. Në këto statistika përshkruhen dhe ngjarjet e vitit 1914, ku një qeveri provizore, nën kryesinë e Kristaq Zografit, kanë përfshirë edhe Dhespotin e Korçës bashkë me atë të Gjirokastrës. Vetëm në qarkun e Korçës jepen 151 fshatra të shkatëruar nga grekët. Ekzistenca e shkollave greke në kohën e pushtimit turk ka qënë privilegj eksluzivisht në favor të helenizmit. Këto privilegje u përdorën si një armë morale dhe spirituale, kundër lëvizjes kombëtare shqiptare. Që më 1453, Patrikana (Fanari), në bazë të feramaneve të sulltan Mehmetit të II, për të cilin grekërit treguan një nostalgji për këtë regjim dhe kanë pretenduar një të drejtë të fituar nga ortodoksit. Ky koncept i gabuar historik, ka qënë mbështetje për qëndrimin armiqsor të Patriarkanës greke, e shprehur, nëpërmjet dërgimit të peshkopëve në Shqipëri, të cilët luftonin sistematikisht rilindësit, në veçanti kundër përhapjes së gjuhës dhe shkollës shqipe, në bashkëpunim të ngushtë me okupatorin turk”. Në librin e tij “Mallkimi i shkronjave shqipe” Petro Nini Luarasi, ka botuar fac-simile të mallkimeve të shkollave shqipe që bëri Metropoliti i Korçës në Katedrale. Një autor belg më 1906 shkruan, prej kontit F van den Steen de Jehay Ministre Resident e la M. le Roi des Belges në faqen 422, se: “Sa për shqiptarët ortodoksë asnjë hirearki direkte nuk i’u është dhënë në gjirin e kishës së madhe, dhe ata nuk kanë, të paktën gjer më sot kërkuar një kryetar spiritual kombëtar. Ata nuk kanë kërkuar, veçse të kenë priftërinjë dhe metropolitë të vëndit dhe ata që hahen në të vërtetë, kur shohin Fanarin, që nuk e mer parasysh atë dëshirë”. Justin Godart e thekson me të madhe idenë, se “nën maskën e fesë bëhet propoganda greke. Po kështu më 1824, kur u shtyp ungjilli i parë shqip në Korfuz dhe më 1868, kur Kristoforidhi, përktheu dhe shtypi librin e parë të shenjtë shqip, u bë një propogandë e madhe kundër tyre”. Pa u zgjatur për këtë qëndrim helenik në veçanti për territorin e Korçës mund t’i referohemi revistës “Ylli i Mëngjesit” për vitet 1913-1917. Referencat e këtyre ngjarjeve janë shumë të gjalla nga autorja Sevasti Qirias Dako në “Kujtime të Paharruara”, që bëjnë fjalë për vitet 1914-1920. Po kështu dhe autori Sotir Dh. Treska, në shkrimet me titul “Nisja e zjarrit në Toskëri”, fakton tmerret e luftës ndaj elementit shqiptar në të gjithë zonën e të ashtëquajturit Vorio-Epir. Presidenti i Komitetit anglez-shqiptar në Londër, miku jonë historik Aubrey Herbert, Mis Durham dhe Charles R. Crane, ndërkombëtarizojnë të vërtetën e tendencave helenike në zonën e Korçës dhe Gjirokastrës. Statistikat që jepen në revistën “Ylli i Mëngjesit”, prej shumë autorëve seriozë të vëndit dhe të huaj fakto-

jnë tragjedinë e këtyre viteve, jashtë të cilës nuk mbeti, as Voskopoja në të ashtëquajturën shkatërrimi i tretë i saj në vitin 1916. E vërteta e këtij përshkrimi në histori, si

»

19

vepër e Sali Butkës është ndryshe. Forcat e Sali Butkës në vitin 1916 u ndodhën në Voskopojë, ku qëndronte flamuri grek dhe i vendosur në Gjergjevicë-Opar, mbasi ishte krijuar Komiteti i Shpëtimit, prej 13 vetash me kryetar Baba Ramadanin veproi në këtë mënyrë... Sali Butka i çon një ultimatum focave greke që të largohen nga Voskopoja dhe të mos ngrenë flamurin grek. Përgjigja ishte negative. Në ultimatumin tjetër, Sali Butka mori të njëjtën përgjigje. Atëherë vendosi të rrethojë Voskopojën nga drejtime të ndryshme të ndara me çeta luftëtarësh. Në mbrëmje mbasi mbaroi rrethimi i plotë i Voskopojës nuk u dha urdhër për t’u sulmuar dhe marë me luftë Voskopoja, sepse ishte shumë e vështirë, pothuajse e pamundur, ngaqë grekët ishin vendosur në çdo shtëpi tip kulle me gurë. Atëherë jep urdhër që t’u vihet zjarri disa mullarëve, plevicave që rrethonin shtëpitë e gurta. Këtu u bë tym e flakë dhe nga paniku grekët u larguan. Pra, nuk është luftuar. E keqja, që edhe Sali Butka mori nam në histori, ka të bëjë me faktin, jo se dogji Voskopojën, por ngaqë fshatarët vëndas dhe në veçanti ata që e rrethonin, bënë grabitjen masive të Voskopojës. Nuk lanë orendi shtëpie, ushqime e çdo lloj grabitje, nga të gjithë fshatrat përreth pa u bërë. Ajo që trishtoi më shumë Sali Butkën, ka të bëjë me ngjarjen, akoma të mistershme të njërës prej çetave të tij që sulmonte, nga Jugu i Voskopojës d. m.th-në nga kisha e Shën Prodhomit me komandant çete Malk Zvarishtin, i cili në kishën e Shën Prodhomit pushkatoi 39 veta. Këtë masakër për motive të dobëta e të panjohura i’a dedikuan padrejtësisht Sali Butkës. E vërteta dhe arsyet e këtij pushkatimi masiv, ka të bëjë me hakmarrjen, apo çdo lloj motivi tjetër të errët dhe të pazbardhur nga historia. - Po cila ishte Voskopoja, sipas autores sovjetike Viktori Puzanova? “Arti shqiptar i shekullit të XVIII vlerësohet në monumentet e Pojanit, Maligradit, Mborjes, Rubikut, Vaudejës, Dhërmisë dhe Shën e Premten e Voskopojës, ku Bizanti qe burimi kryesor për artin e krejt botës së krishterë të Lindjes. Por duhet shënuar se krahas me ndikimin e Bizantit gjëndet edhe kultura vëndase, që krijon një identitet të lartë artistik dhe formojnë shkolla lokale artistike që kishin tradita specifike në këtë tërësi bizantine. Nëpërmjet tempujve të Voskopojës, që kanë dhënë monumentet më të mira të shekullit të XVIII, kemi dy kisha, atë të Shën Mëhillit dhe të Shën Mërisë, piktura murale, të cilat po zhduken në sytë tonë edhe pse suvaja në mur është nga më të dobëtat. Në sfondin e këtij arti ikonografik, më i shquari është Davidi nga Selenica, i cili ka pikturuar më 1721 kishën e Shën Kollit. Voskopoja, që në gjuhën greke quhet “Moskopolis”, në gjuhën sllavijane “Muskopolje”, tregojnë me gërmadhat e tanishme se ka qënë, një nga qytetet më të shquara shqiptare të shekullit të XVIII. Në arkivat e Manastirit të Shën Prodhomit, të djegur gjatë luftës së fundit, data e themelimit të Voskopojës, shënohet në vitin 1330 ose në 1338. Legjendat mbi themelimin e qytetit janë të ndryshme dhe të dhëna të sakta nuk ka. Thuhet se Voskopoja filloi të ekzistojë si fshat para shekujve të XX ose XIX. Në shekullin e XIII numri i banorëve u shtua nga të mërguarit e fshatit Voskop. Një pjesë e banorëve, ka ardhur nga Gramshi. Numri i banorëve u shtua vazhdimisht, mbasi ata këtu shpëtonin nga islamizimi dhe mbasi pozita e Voskopjës ndërmjet maleve ishte më e fshehur. Me rëndësi është të theksojmë se banorët ishin të gjithë të krishterë dhe nuk kishte asnjë familje myslymane. Ka të dhëna se në fillim banorët kanë qënë thjesht shqiptarë dhe se vllehët kanë ardhur më vonë. Në shekullin e XVIII Voskopoja u rrit dhe u bë një qëndër e madhe dhe në kurriz të qëndrave të tjera fqinje, që banoheshin nga vllehë, si Shipska dhe Nikolica. Deri tani, mbetet e paqartë çështja e numrit të frymëve, që kishte qyteti në atë kohë, por nuk mund të kundërshtohet fakti se në këtë shekull Voskopoja njihet si qytet, qytetërimi dhe lulëzimi material i së cilës ishte i njohur. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Kulturë

HOMO ALBANIKUS

D

FERIDE PAPLEKA

ielli i ftohtë që ra mbi tryezën e tij të punës iu duk fare pa kuptim. Ai u mbështet në karrige, por jo plotësisht. Shpina i kishte marrë një pozicion jo të këndshëm për t’u parë. Në profil Homo Albanikusi dukej sikur kishte një gungë në shpatullën e djathtë. Megjithëse pranvera kishte trokitur me ditët e saj të para, moti nuk ishte zbutur ende. Ngrohja qendrore nuk funksinonte. Ai u ndie pak i çuditshëm. Ekzistenca e tij kishte rrëshqitur prej kohësh. Në një tjetër botë kishte muzikë që ruan melodinë e jetës, kurse bota e tij ishte e shurdhët, pa tinguj. “As sot nuk do ta përfundoj”, tha me vete. “Eshtë për shkak të diellit që praron në mënyrë kaq vulgare, të paarsyeshme”, shtoi pas një minute, duke mos ditur si t’i jepte shpjegim gjendjes së vet pa shprehje. “Qielli i djeshëm në fillim ishte i gjerë, pastaj u bë i ngushtë nga mjegulla. Më vonë shiu që rridhte mbi xhama, krijoi një perde të trashë të turbullt dhe e mbuloi krejt horizontin”. Ai shprehu me mimikë ndjenjën e kënaqësisë që kishte përjetuar me orë të tëra. Turbullira i sillte përherë një moskokëçarje dhe rehati. Shiu kishte vazhduar edhe natën dhe ai kishte fjetur si kërcu. Në mëngjes e pati nisur punën me idenë se duhej ta përfundonte artikullin që do t’i paraprinte librit. Duke hedhur vështrimin e përhumbur në sallë, ai mendoi se do të dilte një libër, një libër… Nuk po dinte se çfarë epiteti të përdorte, por pas një meditimi të shkurtër e gjeti: “i paklasifikueshëm”. Sido që dokumentet kishin qenë të tilla që nuk e kundërshtonin njëra-tjetrën, ai i kishte bërë të mos puqeshin në librin e tij. Dokumentet, letrat apo fragmentet e kujtimeve jo vetëm dilnin gjithë mangësi, por ai ua kishte hequr forcën dhe qëndrueshmërinë, duke përdorur... Homoja nuk guxoi t’ia përsëriste as vetes atë fjalën cilësuese të personit me rëndësi që e kishte udhëzuar. Një çast mendoi se historianët do punonin një ditë me ato dokumente dhe do të thoshin të vërtetën. Këtë ide bezdisëse që i zhurmëroi si një insekt i padëshiruar, ai e largoi menjëherë, duke e zëvendësuar me një ide tjetër që e qetësoi e i dha fytyrës së tij ndriçim të beftë. Në parathënie ai ishte përpjekur të thoshte tjetër gjë, duke dalë para opinionit si më kërkues, më i zgjuar dhe më original se të tjerët. Në të vërtetë ai e kishte mbaruar para tri ditësh materialin që do të përbënte librin e tij të ri. Në gazetë do të botonte pjesë nga kapitulli i parë dhe i fundit, të cilat në komentarin shoqërues do t’i lidhte me një ide magjistrale. (Këtë fjalë të huaj kohët e fundit ai e thoshte vend e pa vend si një gjetje që i përkiste vetëm atij). Vështrimi i tij që u ndal në mënyrë të ngathët mbi bocat e librit, tregonte se ai sidoqoftë ishte mbërthyer nga disa dyshime që i vlonin thellë nënvetëdijes. Një ndjesi metafizike si një objekt i errët, pa formë të qëndrueshme i sillej rrotull. Atij i erdhi për të qeshur me veten. Libri kishte mbaruar. Pritej thjesht artikulli që do t’i bënte publicitet, në

mënyrë që shtypshkronja të vihej në lëvizje. Kuptohet sipas zakonit të ri, ishte ai që do të shkruante për veten dhe artikullit do t’i vinin emrin e një tjetri. Libri kishte të bënte me një antihero të shndërruar në hero, sipas një direktive tepër të fshehtë që ishte e brendshme në bashkëpunim me disa forca të jashtme. Kështu kishte vepruar ai edhe në një epokë tjetër, e cila i dukej e largët. Atëherë një hero e kishte shndërruar në antihero, por me një ndryshim se direktiva e fshehtë ishte e jashtme në bashkëpunim me disa forca të brendshme. “Tërë kjo, gjithsesi nuk është një gjë e re”, tha me vete dhe uli sytë me një pamje prej njeriu të bindur. Ashtu kokulur mbi fletë, fytyra e tij mori një shprehje të pazbërthyshme. Emocioneve që vinin prej disa ndryshimeve rrënjësore, ai kishte ditur gjithnjë t’u bënte ballë. Kjo gjë i kishte siguruar privilegje edhe në regjimin komunist. Kur e shihte se i duhej shumë përpjekje për të mos lënë asnjë gjurmë dyshimi te të tjerët, e kishte bërë zakon të dilte e të shëtiste pak, kudo që të ndodhej, në punë apo në shtëpi. Donte të shkarkohej nga mendimet me gjasmime të këqija. Sytë e tij të veckël lëviznin papushim nën ca vetulla të trasha. Ai e admironte mendjen e vet që mund të hidhte poshtë edhe arsyen më të fortë e të mashtronte në dritë të diellit. Por e vërteta, sidoqoftë, e pengonte që të thurte të pavërtetën, lirshëm, ashtu si edhe e projektonte në kokë. Kur shkonte në kafe bënte ç’është mundur që të çlirohej nga pesha e mendimeve që sido kudo i brejnë ndërgjegjet në mënyrë të pavullnetshme. Kur kalonte mes përmes korridoreve të bibliotekës, ai dëgjonte ose edhe i dukej se dëgjonte ca pëshpëritje se ishte duke përmbushur një detyrë të dyshimtë që kishte dalë nga disa skuta të errëta. Një ditë, dikush që me siguri e dint emirë, kishte shqiptuar fjalët mision i pistë, kur ishte ndodhur ballë për ballë me të një rrugë të ngushtë. Ishte atje ku vinte njeë erë e neveritshme, si në shumë pika të Tiranës, që kishin të bënin me disa ndërtime të epokës komuniste që liheshin të degradoheshin për t’ua shitur lirë kapitalistëve të rinj të qeverisë. Ai si përgjigje thjesht kishte gogësitur dhe kishte rregulluar xhaketën, duke vështruar në një drejtim të papërcaktuar si i hutuar. Por, sidoqoftë tek pinte kafenë atë ditë, ndjeu një shtrëngim në grykë. Ai nuk i tregonte as vetes se çfarë ndiente. E vërteta ishte kudo, e lartë, e rrethuar me dritë që herë-herë rënkonte nga plagët e rënda. Ajo e kishte shoqëruar gjatë shkrimit të atij libri, si të ishte qenie që po i shkelej e drejta. Sidomos kur merrej me korrespondencën e stisur të antiheroit. Në ato fjalë të palidhura mirë as gramatikisht, dilte mënyra e tij thuajse e papranueshme dhe e dënueshme me të cilën kishte qeverisur një situatë të jashtëzakonshme. Por Homoja e kishte shndërruar në episod mjeshtëror të rrallë dhe doemos, në sytë e lexuesit që nuk kishte informacion, antiheroi do të përftonte tiparet e një heroi të vërtetë. Kështu kishte vepruar ai edhe dikur. Madje aktin më heroik të një heroi e kishte shndërruar në një vepër terroriste. Ato materiale të dikurshme nuk dihet

“Unë do ta përfundoj artikullin në mbrëmje. Sot më ka penguar edhe hoxha, që me zërin e tij ka kënduar disa herë majë minaresë”, tha me vete. “Dje ishte më ndryshe. Dielli ishte më i ngrohtë dhe kënga e hoxhës nuk ishte aq bezdisëse sa sot”, e mbylli ai monologun e heshtur. Homoja ishte një hipokrit ortodoks dhe mburrej me kishën e madhe mu në qendër të kryeqytetit. “Kështu, Tirana zë vendin e parë në botë sa i përket dendësisë së objekteve fetare për kilometër katrore. As në Bagdad dhe as në Stamboll nuk mund ta gjesh këtë dukuri”, thoshte, ndërsa kuvendonte me besimtarë të fesë së tij.

E mërkurë 4 shtator 2013 •

Tregim ku shkuan, por ai e mori shpërblimin në fshehtësi të madhe. Askush nuk e hetoi një gjë të tillë, ose u veprua kështu se duhej, ku ta dish. Ai u drodh. Atëherë punonte njëkohësisht për pushtetin dhe kundër tij. “Sa ftohtë që bën”, tha me vete. -Zotëri, - iu afrua një grua që me siguri bënte pjesë në administratën drejtuese të bibliotekës, - do të sjellim për ju një kalorifer. Tani e mora urdhrin. Ai e vështroi me mirësjellje. -Ju keni një qëndrim të admirueshëm. Nuk shoqëroheni me njerëz. Dilni dhe hyni në heshtje, thuajse si hije. -Faleminderit, - i tha ai. Gjithsesi fjala hije nuk i pëlqeu. Gruaja kishte sy të errët dhe të butë. Ata të preknin, është e vërtetë, por ai nuk kishte kohë. Dikur kishte qenë qejfli i madh. Gratë që punonin me të, përpiqej t’i shtinte në dorë me ca metoda që nuk janë aspak të hijshme për t’u përmendur. Në bibliotekë disa e dinin mirë se ai po punonte për një libër dhe pushteti ishte shumë i interesuar që ta mbaronte sa më shpejt. Pas kësaj ai do të shkruante një libër të dytë, po me atë subjekt dhe pastaj kishte bërë planin e një romani. Do t’i vihej letërsisë. Do të shkruante romane, poezi, studime kritike, kujtime. A nuk kishin shkëlqyer në këtë kohë libra të autorëve mediokër? Madje njëri prej tyre në një intervistë televizive pat pohuar se nuk kishte ditur të shkruante as një letër të thjeshtë, por ja që zoti e kishte bekuar të merrej tani me letërsi. Ai kujtoi çaste kur gjatë shkrimit të këtij libri për shndrrimin e antiheroit në hero, dora i ishte shkathtësuar mirë. “Përse të mos të hidhem në letërsi? Te ne mund të botohet gjithçka që shkruhet”, tha. Atij iu bë sikur ishte vetë antiheroi. Ai ekzistonte për të. Edhe kur merrte frymë i dukej se merrte për të. Në të vërtetë

kur shkruante, ai shihte përtej letrave e dokumenteve, përtej fakteve të vërteta. Shihte një trillim ose fiksion, po të përdorim termin letrar të ditëve tona, por që i ushtruar jashtë fushës së letrave ishte me shumë rrezik. * * * Homoja një çast u ngrit dhe vajti në banjë, por ujë nuk kishte. Kjo është histori tashmë e vjetër sa bota në Tiranë. Mund ta hapësh çezmën sa herë të duash, por uji rrjedh kur nuk e ke mendjen. Ndonjëherë ti pret deri vonë me rubinet hapur, derisa të soset durimi dhe fle me ëndrra uji. Në mes të natës në pikë të gjumit, vetëm kur të mbytet shtëpia, e kupton se e ke harruar rubinetin hapur. Ai iu bind heshturazi kësaj rrethane. Slogani 24 orë ujë dhe drita kishte mbetur refreni i pëlqyer i fushatave elektorale që njerëzit e duartrokisnin fort sa herë e dëgjonin, duke pandehur se kalavari i tyre më në fund do të ndalej. Por sa mbyllej fushata, gjendja bëhej edhe më keq. Ai u kthye, rregulloi materialet në tryezë dhe doli pa u vënë re. Në të vërtetë ora shënonte dymbëdhjetë e tridhjetë. Ai shëtiti pas bibliotekës disa minuta, pa menduar për asgjë, u kthye njëherë majtas, pastaj djathtas, si të kundërshtonte veten dhe mori rrugën drejt një restoranti me çmime të arsyeshme, jo larg qendrës. Një çast ai u përzie me njerëzit në një kryqëzim dhe iu duk vetja përsëri ndryshe. Në restorant tryezat nuk ishin zënë, përveç njërës aty nga fundi, në të cilën ishin ulur një burrë dhe një grua që bisedonin me zë të ulët. Ata të dy e shoqëruan me sy derisa u ul. Ai e njohu gruan. Vitet e fundit, para shembjes së komunizmit, kishin punuar bashkë në Komitetin Qendror të Partisë së Punës. Gruaja ishte ende e papunë. Ai e kishte marrë vesh se shkrimin e këtij libri ia kishin propozuar edhe asaj. Me dy firma libri do të ishte më bindës. Por ajo nuk kishte pranuar. Madje shprehja e saj që e


• E mërkurë 4 shtator 2013

kishte cilësuar ish-kolegun si njeri që ka shitur shpirtin, shprehje e shkëputur nga një komedi e Molierit, kishte qarkulluar shumë kohë nëpër rrethe të ndryshme të kryeqytetit. Ai deshi ta përshëndeste, por ajo ktheu kokën në anën tjetër, duke mos e fshehur një lloj neverie në shprehje. Kur ajo diç i sqaroi me zë të ulët bashkëbiseduesit, ai e kuptoi se ishte fjala për të. E nuhati nga vështrimi që u kthye nga ana e tij me dyshim dhe përbuzje. Bashkëbiseduesi ishte njëri nga vëllezërit e gruas, i ikur që pas viteve nëntëdhjetë në Gjermani. Në fillim kishte marrë pjesë në lëvizjen demokratike në Shqipëri, por pastaj i zhgënjyer nga shtrembërimi i idealit, pas një diskutimi të hapur në shtyp, kishte kërkuar strehim politik jashtë. Dikush që erdhi e u ul në tryezën pranë, filloi të teshtinte disa herë. Kështu që Homoja nuk kuptoi se çfarë u tha posaçërisht për të. Ndërkohë ai u mbështet mirë në karrige, dhe hapi njërën nga gazetat që kishte blerë atë mëngjes. Në restorant ishte ngrohtë. Ai i pëlqente këto çaste çlodhjeje. Hijen e butë që lëshonin perdet brenda sallës. Ngjyrën e mureve. Vajzën e re që shërbente. Kur e pyetën për porosinë, ai dukej sikur ishte zhytur në ëndërrime. Gjithçka kishte ndryshuar. “Jam dhe s’jam unë. Nuk kam nevojë të ndërtoj fraza, vetëm të ndryshoj kuptimet e asaj që thuhet nëpër dokumente”, pohoi me vete, duke menduar punën e dytë që do t’i siguronte të ardhura të majme. Këtë ia kishte thënë dikush me rëndësi. Duke sjellë ndër mend ato fjalë mikluese, ai buzëqeshi. Tingujt, aromat dhe ngjyrat e asaj dite, madje edhe mendimet sikur rrinin në përgjim të ndjesive të tij. Sidoqoftë, Homoja përgjithësisht nuk ndiente as zbrazëti e as dhimbje. Megjithatë kur mbaroi së ngrëni tha : “Unë nuk e di çfarë dua”. Këtë fjali e shqiptoi me zë të lartë, sikur të kishte në krah ndonjë bashkëbisedues. Kamarierja i erdhi pranë, me bllok në dorë, por ai ia bëri me kokë se nuk kishte kërkuar gjë. Më në fund pagoi dhe u kthye sërish në bibliotekë. Ulur ai ndieu një peshë në kraharor. Mbase ishte stomaku që nuk po nuk e treste mirë ushqimin. Ai ngriti vetullat në shenjë pyetjeje. Mos do të ishte edhe ajo një ditë e humbur? Aty-këtu njollat e dritës së pakët diellore dukej sikur nguliteshin në fytyrën e tij dhe e shformonin. “Ah, këta njerëz që më rrethojnë! Dhe çfarë pamjesh qesharake”, tha. Pastaj uli kokën me stilograf në dorë. Shkruante gjëra paradoksale dhe e vështronte me ekstazë dorën që lëvizte mbi letër. “Pa dyshim, është gjë e lumtur të bësh realitet një direktivë. Askush nuk mund ta…”. Ai tundi kokën, duke miratuar mendimet e veta, me një lloj krenarie. Më në fund dora po i ecte. Disa fjalë dhe mendime i shpëtuan pa kapur, por kjo i ndodh gjithkujt. Një vajzë e re u ul në tryezën para tij. Me lëvizje të qeta ajo hapi një libër e një bllok dhe nisi të shkruante. Flokët e shkurtër i nxirrnin në pah një qafë të gjatë, me lëkurë të butë e të bardhë si qumësht. Ai ia hidhte herë pas here sytë qafës së saj dhe e vështronte me cep të syrit, kur ajo lëvizte për të marrë diçka në çantë. “Ah, rinia është e bukur”, thotë vetmevete. A mund të joshë ai tashmë një vajzë të re? Por, duke menduar që në krahasim me vajzuken, është thuajse plak, me flokë të pakta të thinjura, me atë fytyrë të gjatë dhe me mjekër që i ka humbur format, ngaqë është zgjatur, hesht si i zënë mat. Doemos nga që punonte dikur në komitet, kishte kujtime të forta. Servilizmi nuk dallohej nga respekti. “Tani nuk ka respekt”. Këtë ai e tha me zë të lartë. Vajza që ishte në tryezën para tij e dëgjoi. Jo se e ktheu kokën, por bëri një lëvizje të vogël të kokës. Megjithatë ai është krenar që ndjek modën e fundit. Vishet mirë. Ata flokë që i kanë mbetur i lyen me solucione të reja, parfumoset kur del nga shtëpia. Me e rëndësishmja

Homoja një çast u ngrit dhe vajti në banjë, por ujë nuk kishte. Kjo është histori tashmë e vjetër sa bota në Tiranë. Mund ta hapësh çezmën sa herë të duash, por uji rrjedh kur nuk e ke mendjen. Ndonjëherë ti pret deri vonë me rubinet hapur, derisa të soset durimi dhe fle me ëndrra uji. Në mes të natës në pikë të gjumit, vetëm kur të mbytet shtëpia, e kupton se e ke harruar rubinetin hapur. Ai iu bind heshturazi kësaj rrethane. Slogani 24 orë ujë dhe drita kishte mbetur refreni i pëlqyer i fushatave elektorale që njerëzit e duartrokisnin fort sa herë e dëgjonin, duke pandehur se kalavari i tyre më në fund do të ndalej. Por sa mbyllej fushata, gjendja bëhej edhe më keq. Ai u kthye, rregulloi materialet në tryezë dhe doli pa u vënë re. Në të vërtetë ora shënonte dymbëdhjetë e tridhjetë. Ai shëtiti pas bibliotekës disa minuta, pa menduar për asgjë, u kthye njëherë majtas, pastaj djathtas, si të kundërshtonte veten dhe mori rrugën drejt një restoranti me çmime të arsyeshme, jo larg qendrës. Një çast ai u përzie me njerëzit në një kryqëzim dhe iu duk vetja përsëri ndryshe.

është se është anëtarësuar në dy parti, në një të madhe hapur dhe në një më të vogël në mënyrë të fshehtë. Në të dytën vetëm kryetari dhe sekretari për dokumentacionin e partisë e dinë. Në partinë e madhe është anëtarësuar që në çastin e themelimit të saj, ndërsa në të dytën kur e pa që besueshmëria e saj filloi të lëkundej. Këtë veprim e ka bërë me një shok të ngushtë. Kur kujton ditën e marrjes së teserës në ato kohëra të zjarrta demokratike, ai e hedh kokën prapa si të jetë përballë dikujt. Rrezaton aq shumë lumturi, sa me gojë gjysmë të hapur merr pamjen e një martiri. Tamam këtë pamje ai kishte marrë në vitet e pushtetit popullor kur partia komuniste e kishte pranuar në radhët e veta. Vetëm kishte një ndryshim se atëherë duhet të plotësoje disa dokumente dhe duhet të bëje stazhin e provës. Tani gjëra të tilla konsideroheshin të vjetruara. *** Të themi të vërtetën, portreti i heroit e kishte trazuar më tepër se sa mendohej Homon. Nuk kishte qenë e lehtë për ta shndërruar një figurë nga hero në antihero. Ai ishte gjendur në një moment para disa fakteve të dokumentuara dhe që ishin fakte të mëdha të një jete heroike. Kishte arritur, pra, t’u jepte një dukje të rëndomtë, të papërfillshme. Ia kishte shuar dalëngadalë pastaj gjurmët e origjinës familjare që në të vërtetë heroi i kishte të ndritura. “Askush nuk mund ta shkruante, - i tha ai përsëri vetes heshturazi me një ndjenjë mburrjeje - vetëm unë”. Ishte thjesht një kalim, një qëndrim i shkurtër i heroit, në të vërtetë i antiheroit që kishte përshkruar Homoja në libër. Kishte dhënë një njeri pa rrënjë, pa ekzistencë. Sipas tij, e kaluara nuk flet dot. Ai e konsideron si të vdekur. Mund të bësh çfarë të duash me të. Kujtimi i saj mund të përpunohet, madje edhe të përmbyset. Mirëpo një sinjal, diku thellë në ndërgjegje, e njoftonte se arsyetimet e tij ishin të dënueshme e të pamoralshme, por ai nuk i kushtonte rëndësi. Nganjëherë, një baticë e vogël e zezë e mbulonte gjer në brez dhe ai nuk i trembej kohës. “Eshtë e pamundur që pas kësaj të ndodhë diçka”, thoshte. I kishte qëndisur gjërat aq hollë, sa nuk kishin ku të kapeshin. Megjithatë ai vështroi fletët, me të cilat kishte llogaritur ta paraqiste librin në gazetë. Gjysma e tyre ishte ende e pashkruar. “Mendimi im jam unë”, tha, pastaj mori frymë thellë dhe u mbështet në shpinën e karriges, duke u tërhequr pas siç veprohet kur do të këqyrësh diçka me vëmendje. Atë çast balli i tij u shfaq i sheshtë dhe i ngushtë. Dora e djathtë e vendosur mbi fletë, e shtrirë me gishta të ngërthyer, dukej sikur ishte në kërkim të diçkaje. *** Homoja atë ditë punoi që nga ora nëntë e mëngjesit deri në orën shtatë të pasdites në bibliotekë, duke përjashtuar kohën e shëtitjes për disa minuta para drekës në restorant. Kuptohet, nga kjo sasi duhej zbritur edhe disa minuta kur e kaploi një përgjumje pasi ishte kthyer nga restoranti dhe sigurisht vajtja në kafe e në wc-në pa ujë. “Unë do ta përfundoj artikullin në mbrëmje. Sot më ka penguar edhe hoxha, që me zërin e tij ka kënduar disa herë majë minaresë”, tha me vete. “Dje ishte më ndryshe. Dielli ishte më i ngrohtë dhe kënga e hoxhës nuk ishte aq bezdisëse sa sot”, e mbylli ai monologun e heshtur. Homoja ishte një hipokrit ortodoks dhe mburrej me kishën e madhe mu në qendër të kryeqytetit. “Kështu, Tirana zë vendin e parë në botë sa i përket dendësisë së objekteve fetare për kilometër katrore. As në Bagdad dhe as në Stamboll nuk mund ta gjesh këtë dukuri”, thoshte, ndërsa kuvendonte me besimtarë të fesë së tij. Kur u kthye në mbrëmje në shtëpi nuk gjeti asnjë pikë ujë. Uji vinte me

» Kulturë

orar, por kishte edhe ditë pa ujë fare. Ky ishte një subjekt i konsumuar gjer në lodhje nga gazetat, prandaj tashmë ishte braktisur. Ai zbriti shkallët që të shkonte në shitoren më të afërt e të blinte dy enë plastike të mëdha me ujë, por u ngjit fill. Nuk e mbante mend nëse i kishte mbyllur robinetat. Këtë e bënte sa herë dilte nga shtëpia, se larg qoftë sikur ujësjellësi të tregohej bujar e ta sillte ujin papritmas, mund të bëhej hataja, sidomos në shtëpitë e fqinjëve. Dy herë ai kishte paguar ata të katit më poshtë për të lyer shtëpinë. Homoja jetonte vetëm. Familja e tij që përbëhej nga gruaja, një djalë dhe një vajzë, jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky i bashkohej asaj herë pas here kur merrte honorare, sepse ishte në pension. Veç kësaj pushteti i kishte bërë dhuratë edhe një fondacion, lekët e të cilit i përdorte për llogari të vet. Fondacionet dhe institutet tani ishin kthyer në disa organizma formale në Shqipëri. Kur ndonjeri prej tyre bëhej qeveritar, e shkruante në pronësi të ndonjë të afërmi dhe skenari mbyllej me happy end. Kështu shkruante para disa kohësh një gazetë opozitare. Madje një të njohurit të tij që kishte ardhur nga provinca pas nënëtdhjetës, pushteti i kishte bërë dhuratë një instutut studimesh të politikave perëndimore. “Institutet e tanishme ndryshojnë nga ato të së kaluarës, sepse janë institute pa studime, mishërojnë modën e fundit të demokracisë ultraliberale dhe ngrihen qëllimisht për individë të caktuar, janë si të thuash shpërblime për shërbime të larta.” Njëri prej këyre drejtuesve hije, kishte vetëm shkollë nate të dikurshme. Dhe menjëherë kishte blerë një diplomë për jurist, pa u ulur asnjë ditë në bangat e auditorit. Ndërsa Homoja ishte i lëçitur, kishte një diplomë universiteti dhe një të shkollës së Partisë. Ai i kishte futur në bankë lekët e fondacionit dhe jetonte vetëm me interesat. Kështu vepronin thuajse të gjithë pronarët e tyre. Ai e nxori dosjen, vuri syzat dhe hapi disa skeda. Brenda në dosje kishte futur edhe dy gazetat, të cilave u kishte hedhur një sy në restorant. Njëra ishte e partisë së vet, në të cilën kishte nëvizuar foljen shporr për kryetarin e opozitës, do të gjente sinonimet e asaj fjale në fjalor dhe do t’i shkonte t’ia jepte kryeredaktorit për t’i pasur rezervë. Tjetra ishte një gazetë jo partiake, me frymë opozitare, por që dallohej për saktësi informacioni. Homoja kishte nënvizuar aty edhe një artikull që fliste për një vrasje që kishte ndodhur në krahinën e vet për çështje pronash. Të tilla kishte çdo ditë. Artikulli përfundonte me fjalët: “Gjaku skuqi baltën e tharë të kësaj krahine të harruar, që jeton prej vitesh në mjerim ekonomik, pa ujë dhe pa drita si në mesjetë”. Ai vetë kishte pesëmbëdhjetë vjet pa shkuar atje. Thoshin se edhe gurët ishin shëmtuar në atë vend. Homoja u bë nostalgjik, se kujtoi kohën kur u bë një takim brezash në një lëmë të gjelbëruar në lagjen e prindërve të tij. Ai kishte çuar edhe vajzën. Kuptohet, e kishin vënë në krye të vendit, se punonte ne Komitetin e Partisë së rrethit. Djali kish ardhur shumë vonë në jetë, atëherë kur mendonte se fara e tij nuk kishte më fuqi të “mbinte”. Por, atëherë i kishin ndodhur edhe mbarësi të tjera. E kishin ngritur lart në përgjegjësi. Kishte filluar punë në Komitetin Qendror të Partisë. Aty e kishte rekrutuar Sigurimi. Ai mund të shihte pa lodhje fare, domethënë pa ecejake dhe autorizime pas autorizimesh dokumente të rëndësishme të Arkivit. “Zoti u tregua mëshirëmadh me mua, më fali djalin kur i kisha humbur shpresat dhe pikërisht djali u bë shkak që mos të zbulohej puna ime”. Gazeta e dytë kishte edhe një shkrim për të bukurën dhe konceptin e saj në ditët tona. Një filozof thoshte se ajo ekziston te njeriu, te shijet e tij, është e pranishme kudo, ndoshta në

21

çdo çast të jetës. Aty ishte edhe thënia e një piktori se rregullat e së bukurës janë të përjetshme, vetëm format ndryshojnë. Shkruhej gjithashtu se e bukura bën të provosh emocione estetike të fuqishme. Kur është fjala për njerëz, ajo të krijon një ndjenjë admirimi. Pastaj ishte edhe një portret i madh, poshtë të cilit ishte shkruar: Emily Brontë. Ai nuk e kishte dëgjuar kurrë atë emër. “E shëmtuara, e kundërta e së bukurës, të krijon një gjendje neverie”. Homoja e kishte vijëzuar këtë thënie, kur ishte në restorant. Fjala neveri i kishte djegur dhe ishte skuqur aq shumë sa kishte patur frikë se mos e kishin vënë re. Ashtu si skuqej në kohën e ndërrimit të sistemeve kur djali i bënte ca pyetje shumë të drejtpërdrejta, të sinqerta, që e vinin në sëkëlldi. Tani ai ishte i lumtur që këtu në Shqipëri nuk kishte asnjë pengesë. Në mbrëmje i dha fund artikullit në dhomën e gjumit. Qëndroi zgjuar deri vonë. Aty nga fundi i artikullit që përbënte një faqe gazete, fytyra i mori një shprehje që nuk e kishte patur kurrë. Një aspekt komik, si një masë pluskuese endej nëpër dhomë. Absurditeti ishte mbështjellë me kujdes dhe shfaqej si kuptimësia vetë. Ai e kishte lënë dorën të shkruante. Pa ndërgjegje dhe pa arsye. Mendonte si të ishte një tjetër në vend të tij. Kishte druajtje të vëzhgonte në thellësi të vetes se mos i zgjohej arsyeja dhe e kallëzonte. Fytyra e tij në dritën e abazhurit dukej e zbehtë. E kishte të pamundur të ishte tamam vetja. Kështu kishte qenë gjithnjë. Bocat e librit për heroin e shndërruar në antihero nga pena e tij, i rrinin para syve si dëshmitare të pakundërshtueshme. Ai mbylli sytë një çast dhe përfytyroi se sa të botohej ky libër do t’ia niste librit tjetër. Tani gënjeshtra ishte kthyer në një arsye të madhe të jetuari për të. A është kjo liria e shprehjes? Muret e shtëpisë iu dukën të zinj dhe një formë e zbrazët nisi sërish të fluturonte sa andej-këndej. Ai zgjati dorën dhe mori kapitullin e parafundit. Lexoi disa paragrafë dhe iu përforcua ideja se ia kishte arritur qëllimit. Por, pas kësaj iu bë sikur papritmas heroi zuri t’i kërkonte llogari që e kishte shpërfytyruar ashtu. “Përse shkruani zotëri? Për të mbetur në histori?”, dëgjoi një zë. E kishte përfytyruar saktësisht ashtu zërin e heroit, kumbues dhe të qartë, të fortë dhe robërues. “Ti ke në zemër dëshira vulgare. Edhe pamjen vulgare e ke’”, iu drejtua një zë tjetër që erdhi nga thellësitë. Homoja tundi kokën i frikësuar, por erdhi në vete shpejt nga këto halucinacione. Në të vërtetë dëshirat e tij vulgare ishin, por sa për pamjen kishte raste që kohët e fundit ai mbetej i kënaqur. I veshur përherë me këmishë të bardhë, kostum dhe kollaro, me trup të drejtë, pavarësisht nga mosha, me bark të vogël, që bëhej edhe më i vogël nën xhaketë, ai qëndronte para pasqyrës së madhe të korridorit disa minuta para se të dilte, hidhte parfumin që ia kishte pëlqyer një dashnore dhe dilte me hap të menduar. dalja e librit mund ta ndihmonte për disa aventura seksuale me dy gra vejusha që e çmonin për mirësjelljen e veçantë që ato nuk e kishin provuar me burrat e tyre. Madje njëra e kishte lëvduar për “elokuencë” në të folur. Ishte ajo që ai e kishte shtënë në dorë një ditë, në shtëpinë e saj, kur ajo vetë e kishte ftuar për vizitë. I kishte kushtuar shtrenjtë, por ia vlente. Veç kësaj Homoja do të futej në listat e deputetëve për zgjedhjet e reja. Ishte përzier si dikur në jetën politike. Një gazetë e kishte zënë në gojë emrin e tij, për zellin dhe energjitë e së keqes që vazhdonte t’i zhvillonte në një kohë tjetër. Por përnjëherë artikulli ishte përgënjeshtruar nga një zë i rëndësishëm brenda partisë së tij dhe ai kishte dalë me imazh të larë. 2009


22

«

Kulturë

E mërkurë 4 shtator 2013 •

Kadare takohet në Prishtinë me Presidenten Jahjaga

Pllakatë në kujtim të

viktimave të diktaturës P

jesëtarë të Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë, familjarë e miq të personave që vuajtën në diktaturë, mes tyre edhe ministri i Kulturës, Visar Zhiti, një ish i përndjekur politik gjithashtu, janë mbledhur në ambientet e jashtme të burgut 302 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku përuruan vendosjen e një pllake përkujtimore në nderim të kujtimit të të gjithë atyre që vuajtën pasojat e komunizmit. Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve, Tanush Kaso, si një prej organizatorëve për vendosjen e kësaj pllake u shpreh se nga ky burg janë dërguar drejt kampeve të pushkatimit me qindra njerëz të pafajshëm. “Shpirtrat e tyre ende sot vazhdojnë të kërkojnë

F

estivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë ka nisur edicionin e tij të tretë duke sjellë kështu edhe mesazhin e tij se arti i tejkalon kufijtë konvencionalë. Këtë vit janë sjellë 60 filma nga vende të ndryshme të Ballkanit. Fituesi i edicionit të kaluar, Naser Shatrolli tha se këtë vit Kosova do të përfaqësohet në festival me 10 filma me metrazh të shkurtër. “Unë kam ardhur me një mision tjetër. Ne kemi bërë një përzgjedhje të përbashkët të filmave kosovarë dhe kam sjellë këtu sot, filma që vijnë prej festivaleve të ndryshme dhe do të garojnë për çmimet që do të kemi të shtunën”, u shpreh skenaristi Naser Shatrolli. Presidenti i Nderit, Mirush Kabashi, teksa mbajti fjalën e tij të hapjes tha se

drejtësi. Bijtë dhe bijat e tyre, edhe sot nuk janë rehabilituar dhe integruar plotësisht në shoqërinë shqiptare. Vrasësit e tyre, ende sot nuk kanë kërkuar falje. Kjo pllakë përkujtimore, e vendosur sot mbi burgun e vjetër të Tiranës do të vazhdojë të flasë dhe të thotë: Njerëz mos harroni! Kjo pllakë le të shërbejë edhe si kujtesë për drejtuesit e shtetit shqiptar për zbatimin pa hezitim të të gjitha konventave ndërkombëtare mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe mbi të gjitha, për të vendosur detyrimet morale që shteti ka ndaj shtresës së ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë”, tha Kaso. Ministri Zhiti, nga ana e tij, tha se kjo pllakë megjithëse e thjeshtë, ka lidhje

me kujtesën dhe ndërgjegjen kombëtare. “Pllaka të tilla, të gjithë kemi në kujtesë, por duke u shtuar rrugëve tona, shërbejnë për të kujtuar të keqen në mënyrë që jo të përsëritet ajo, jo të krijojmë revansh, por të kujtojmë për të bërë më të mirën sot, për të bërë Shqipërinë e ëndërruar nga të gjithë”, tha Zhiti. Sipas të dhënave në arkivat e Ministrisë së Brendshme, të përmbledhura në vëllimin “Terrori Komunist në Shqipëri”, gjatë periudhës së diktaturës në vend kishte 23 burgje dhe 48 kampe përqendrimi. Mbi 5157 njerëz u vranë dhe 9052 vdiqën në burgje, ndërsa mbi 17.900 shtetas janë burgosur, si të dënuar politikë në Shqipëri gjatë 46 viteve të sistemit famëkeq.

Filma dhe kuzhinë

në Pogradec

ky festival ka përmbushur një nga objektivat e tij, duke arritur të ketë pjesëmarje nga gjithë vendet ballkanike. “Të fantazonim që të qendronte kaq denjësisht këtij qyteti perlë dhe këtyre qytetarëve fisnikë, të qytetëruar dhe të ndershëm siç janë pogradecarët, dhe kështu lindi Festivali Ballkanik i Filmit”, tha aktori Kabashi. Ashtu si edhe dy edicionet e kaluara, këtij festivali nuk i ka munguar mbështetja e Bashkisë së Pogradecit. Kreu i saj, Artan Shkëmbi ka vlerësuar pjesëmarrjen nga i gjithë rajoni, si dhe mesazhin që

Shkrimtari Ismail Kadare është takuar gjatë qëndrimit në Pirshtinë me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar për kulturën dhe tema të tjera që këto ditë kanë qenë në qendër të vëmendjes. Një ditë më parë shkrimtari i shquar Ismail Kadare është vlerësuar në Prishtinë me çmimin ndërkombëtar “Ali Podrimja”, çmim i dhënë në nder të figurave që i dhanë kontribut madhor letrave dhe kulturës shqiptare. Në fjalën e mbajtur në ceremominë e zhvilluar për këtë rast, Kadare ka theksuar se do të donte që këtë çmim mos ta pranonte kurrë në jetën e tij. Sipas tij, ky titull ka burim një hidhërim, humbjen e një miku të shtrenjtë. Në fjalën e tij, shkrimtari Kadare ka shtuar se kultura dhe letërsia kanë detyrën të ndihmojnë në sqarimin e këtij keqkuptimi (kombi shqiptar, pjesë e Evropës). “Nuk është luks të jesh evropian. Ne i ngjajmë Evropës, ndoshta si pikënisje me ashpërsi, e ndoshta do të përfundojë me butësi”, ka theksuar ai.

përcjell ky festival. “Ky festival përpiqet të sjellë të përbashkëtat, artin, traditat dhe kulturën e përbashkët që me siguri sjellin afrimin dhe pajtimin e popujve të Ballkanit. Pra, erdhi me një ngjarje të trishtuar, dhe solli një

mesazh pajtimi dhe bashkimi për të gjithë Ballkanin”, deklaroi kreu i bashkisë, Artan Shkëmbi. Para se pjesëmarrësit të mund të futeshin në sallën e kinemasë së qytetit të Pogradecit edhe regjisori Eno Milkani ka përshëndetur pjesëmarrjen duke veçuar faktin që ky festival po kthehet në traditë. “Që kur unë kam qenë para 4 vjetësh në një festival ballkanik në Rumani, fillova ta ndjej veten më tepër se shqiptar, ballkanas. Të gjithë ne jemi ballkanas, kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe këto gjëra të përbashkëta duhet të na bashkojnë dhe nuk duhet të na ndajnë”, tha regjisori Milkani. Për 5 ditë ky festival do të gjallërojë jetën e qytetit të Pogradecit duke sjellë shijen e artit dhe kulinarisë së bashku.

Drejtimi i Akademisë së Shkencave

Kryesia zgjodhi akademikun, Myzafer Korkuti Prej 51 vitesh akademiku, Myzafer Korkuti ngjit shkallët e kësaj godine. Por tashmë me një përgjegjësi mbi supe, pasi i është besuar drejtimi i Akademisë së Shkencave nga kryesia dhe anëtarët në mënyrë unanime dhe ky fakt e gëzon. Telefoni nuk i pushon, pasi merr urime për postin. Një ndër prioritetet kryesore që e ka si merak të madh është përmbledhja e 3 volumeve të Fjalorit Enciklopedik të shqipes në një gjuhë të huaj, që sipas Korkutit i jep shpjegim mjaft keqkuptimeve. Futja nën një çati të Qendrës së Albanologjisë dhe Akademisë është një synim i tij në të mirë të kërkimit shkencor. Pranon se ky institucion është politizuar ndër vite, por ai ka një formulë për krijimin e imunitetit nga mosvarësia. Akademiku, Myzafer Korkuti kërkon rikthimin e shkëlqimit të Akademisë dhe për këtë ka shembuj, ndaj mendon të ecë në gjurmët e ish-pedagogëve të tij, si Aleks Buda.


SPORT • E mërkurë 4 shtator 2013

Iker Kasijas e ka humbur prej kohësh vendin e titullarit tek Reali i Madridit, por kjo nuk do të thotë asgjë për trajnerin e kombëtares spanjolle, Visente Del Boske, i cili ka vendosur që t’i besojë sërish kapitenit të Spanjës fanellën me numrin 1. “Iker Kasijas do të më ketë gjithmonë në krah. Ai është kapiteni dhe pjesë e rëndësishme e kombëtares spanjolle. Nuk kam thënë asnjëherë që ai duhet të luajë tek Reali i Madridit. Unë jam pro Kasijas. Jam në favor të historisë dhe karrierës së tij. Ai po kalon një periudhë të vështirë dhe i duhet pak mbështetje, për atë që ka dhënë, duke marrë respekt

Del Boske: Kasijas është numri 1 dhe admirim. Nuk është një situatë komforte për këdo dhe sidomos për të. Por, duke thënë këtë nuk jam kundër askujt, vetëm se jam në favor të Kasijas”, ka deklaruar trajneri i Spanjës. Kasijas ka luajtur 149 ndeshje me Spanjën, me të cilën është shpallur një herë kampion i Botës në 2010 dhe dy herë kampion i Europës në 2008 dhe 2012, ku ai ka pasur një rol të rëndësishëm. Portieri 32-vjeçar nuk luan për Realin që kur dëmtoi dorën në fillim të këtij viti dhe atëherë u morr në Madrid Diego Lopez, i cili për Murinjon ishte më i mirë se Kasijas. As ndryshimi i tra-

jnerit tek “Los Blankos” nuk e përmirësoi situatën, pasi edhe Ançeloti i beson më shumë Lopezit, çka e ka vënë në pozitë shumë të vështirë Kasijasin. Por, kjo mungesë e portierit në fushë nuk ndikon në kombëtare sepse Del Boske kërkon t’i rikthejë besimin kapitenit. Madje trajneri i kombëtares spanjolle ka shkuar edhe më tej, duke mos e grumbulluar fare Diego Lopezin, që për stafin teknik të Realit është më në formë se Kasijas. Për dy vendet e tjera të portierëve në kombëtaren e Spanjës, Del Boske ka thirrur si zakonisht Valdezin e Barcelonës dhe Pepe Reinën e Napolit.

Prandeli lë Italinë pas Botërorit Çezare Prandeli me shumë gjasa nuk do të drejtojë kombëtaren e Italisë pas Botërorit 2014. Alegri e Mançini shfaqen si kandidaturat e para për pasardhës

Ç

ezare Prandeli me shumë gjasa nuk do të drejtojë kombëtaren e Italisë pas Botërorit 2014, që do të zhvillohet në Brazil. “Pas mbarimit të eliminatoreve për Botërorin do të zbuloj planet e mia për të ardhmen”, këto kanë qenë fjalët e Çezare Prandelit, i pyetur për të ardhmen e tij si trajner, që kanë “ndezur” mediat italiane. Sipas medias italine kjo përkthehet si një lamtumirë e paralajmëruar e trajnerit nga pankina “axurre”. Prandeli e morri drejtimin e Italisë pas Botërorit 2010, që ishte një dështim i plotë për “axurrët” që nga mbajtës të trofeut në 2006, nuk arritën që të kalonin fazën e grupeve. Nën drejtimin e Prandelit, kombëtarja italiane arrit deri në finalen e Euro 2012 ku u mund nga Spanja. Gjithashtu një meritë të madhe trajneri ka në ndryshimin e lojës së Italisë, që nën drejtimin e tij luan një futboll të sulmues dhe rezultativ. Por, duket se trajneri po shikon se ciklit të tij me “axurrët” po i vjen fundi dhe sipas mediave italiane do të riprovojë veten në ndonjë klub të madh. Si pasardhës të Prandelit mediat italiane shikojnë dy emra atë të trajnerit aktual të Milanit, Masimiliano Alegrin, të cilit i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe ish-trajnerin e Mançester Sitit, Roberto Mançini i cili pas largimit nga klubi anglez është i pa punë. Kombëtarja italiane është e grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që ka për eliminatoret e Botërorit 2014, ku do të ndeshet me Bullgarinë e Çekinë. Italia kryeson Grupin B me 14 dhe ndiqet nga pas nga Bullgaria me 10 dhe Çekia me 9 pikë, që do të thotë se në rast suksesi në këto dy ndeshje katër herë kampionët e Botës do të sigurojnë biletën për në Brazil.

23

Inter-Juve, “fluturojnë” biletat, 17 mijë në një ditë Derbi i Italisë gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes në shtetin fqinj, por duket se paraqitja shumë e kri e të dyja skuadrave në këtë fillim-sezoni i ka nxitur edhe më tepër të dy tifozeritë që të jenë pezentë në shkallët e stadiumit për të ndjekur këtë sfidë të parë të sezonit. Inter e Juventus përballen të shtunën në “San Siro” në orën 18:00 dhe dita ditës biletat për këtë ndeshje po “fluturojnë”. Pas zyrtarizmit të datë dhe orës së saktë të ndeshjes, të hënën, brenda 24 orëve janë shitur plot 17 mijë bileta. Kësaj shifre i shtohen edhe 7 mijë bileta të shitura më parë dhe arrin në 24 mijë. Pas rezultateve shumë të mira të Interit në ndeshjet e para abonimet e tifozerisë zikaltër janë rritur me një ritëm galopant dhe kanë arritur në 30 mijë. Pra, në total deri dje 54 mijë bileta të shitura dhe me këto ritme duket qartë se në fund nuk do të ketë asnjë biletë dhe se “San Siro” do të jetë plot për të nxehur më tepër këtë derbi klasik të Italisë.

Milani lë Niang jashtë Champions Mbaje Niang nuk do të luajë për Milanin në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi 18-vjeçar, që sezonin e kaluar ishte një nga të preferuarit e kuqezinjve, nuk ka asnjë problem shëndetësor, por është lënë nga stafi teknik jashtë listës së Champions. Milani ka dërguar dje në UEFA listën e 25 lojtarëve që do të ketë të gatshëm për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve, ku spikat lënia jashtë saj e Niang. Mosshitja e Robinjos dhe El Sharauit si dhe blerja e Kaka e Matri ka zvogëluar hapësirat për Niang. Përveç të padiskutueshmit Baloteli në Champions për sulmin është deklaruar edhe Pacini, i cili është dëmtuar aktualisht. Po kështu janë lënë jashtë edhe Saponara e Traore, ndërs Alegri ka përfshirë në mënyrë surprizë mesfushorin slloven Valter Birsa.

Blerja e Ander Herrera një mashtrim E pabesueshme, por e vërtetë. Lajmi i kalimit të Herrera tek Mançester Junajtid ka qenë jo vetëm fals, por e gjithë historia e blerjes së tij nga klubi anglez ka qenë një mashtrim i sajuar mjaft mirë. Sipas mediave spanjolle dhe angleze Mançester Junajdit nuk kishte dërguar asnjëherë përfaqësues në Bilbao për lojtarin, por aty kanë qenë një treshe mashtruesish. Tre të panjohurit kishin gjithçka që u nevojitej për t’u marrë seriozisht nga agjentët e lojtarit dhe klubi bask. Me kostum të zi dhe nga një valixhe në dorë, ata arritën t’i bindnin drejtuesit e Athletik Bilbaos se ishin të gatshëm për të paguar klauzolën prej 36 milionë euro për blerjen e lojtarit. Kaq bindës rezultuan në propozimin e tyre tre përfaqësuesit falsë të Mançester Junajtid, sa mediat më prestigjioze të sportit e konsideruan një çështje të mbyllur transferimin e talentit spanjoll në “Old Trafford”. Gjithsesi, e gjithë kjo histori mbetet ende mister, sepse pak dritë është hedhur deri në këto momente, se çfarë synonin të arrinin këta mashtrues që nuk kanë përfituar asgjë ekonomikisht.

Luis Figo drejtor teknik i PSG

OZIL SHITJA MË E SHTRENJTË E REALIT Mesut Ozil mbase nuk la ndonjë shenjë të pashlyeshme në historinë e pasur të Realit të Madridit, por ai ka thyer një rekord. Mesfushori gjermano-turk është shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit madrilen. Me 45 milionë euro që Reali arkëtoi të hënën nga Arsenali, Ozil ka thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Robinjo, kur u shit vite më parë tek Mançester Siti për 42 milionë. Në fakt po të vëresh me tabelën e 10 shitjeve më të shtrenjte në historinë e Realit të Madridit bie menjëherë në sy diferenca shumë e madhe nga rekordet e blerjeve. Në 2001 madrilenët

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

thyen çdo rekord duke i paguar Juventusit 75 milionë euro për kartonin e Zinedin Zidan. Ky rekord mbeti i pathyer deri në 2009, kur ishte sërish klubi madrilen që “çmendi” botë duke i paguar Mançester Junajdit 80 milionë sterlina gati 93.6 milionë euro me kursin e kohës. Dhe aty ku dukej se ku rekord do të zgjaste vite e vite, Florentino Perez vendosi të paguante gati 100 milionë euro për Garet Bejl. Pra siç shihet Reali nuk është nga ato klube që dinë të shesin. Shifra që madrilenët kanë shitur Ozilin tek Arsenali, është më pak se gjysma që kanë paguar për Bejl.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Pas largimit të Leonardos, Kampioni i Francës PSG, po kërkon një drejtor sportiv të ri. Sipas gazetës franceze Le Parisien, janë tre emra për këtë pozitë, derisa në krye të listës është Luis Figo. Thuhet se klubi francez ka përzgjedhur Figon për këtë post pasi ai ka një rrjetë të gjerë të kontakteve dhe fletë mirë gjuhen angleze. Ishylli i Portugalisë, aktualisht është pjesë e skuadrës së Interit, ku ka luajtur edhe si futbollistë. Një emër tjetër që është përmendur për postin e drejtorit sportiv në PSG, ka qenë edhe ish-legjenda e Milanit, Paolo Maldini.

Eliminohet Federer nga U.S. Open Roxher Federer është eliminuar nga turneu i U.S. Open pikërisht atëherë kur nuk pritej. Zviceriani i cili ishte edhe pretendent për të fituar sërish këtë turne, është eliminuar teksa rivali i tij, Nadal vazhdon i sigurt drejt çerekfinales. Një humbje e rëndë kjo për zviceranin që e mbyll vitin pa asnjë turne madhor të fituar dhe duke rrëshqitur tashmë në vendin e shtatë në renditjen e përgjithshme. Nuk bëri të njëjtin gabim rivali i tij Rafael Nadal, pavarësisht se dhe ai e nisi në ngjitje takimin e tij ndaj gjermanit, Filip Kohnsheibrer.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E mërkurë 4 shtator 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.