Gazeta metropol 4 tetor

Page 1

»14

Kryeministri Berisha përuron në Urën Vajgurore

Në mandatin e ardhshëm më shumë shkolla, jo mësim me turne E enjte

4 tetor 2012

Viti VIII, Nr. 2787 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Studimi i plotë

Italia: Rregullat e reja Në Shqipëri janë për të marrë vizë pune 65 mijë përdorues Kategoritë që do të përjashtohen nga skema. Aplikimet prej ministrisë në Shqipëri

»8

»9

të drograve të forta

BANKAT/ RAPORTI Sa të rrezikuara janë nga falimenti Bonot e thesarit Ulet norma e interesit për letrat me vlerë, reagojnë kreditë »5

Tre skenarët e ngritur në stres-testin

Reagimet ndaj kredive të këqija dhe garancitë

Në qendër sociale Një 15-vjeçar shqiptar përdhunon kujdestaren, sulmon policët »10

Ndikimi nga kriza Greke dhe situata aktuale »5 Biseda e Etore Sekui me Ismail Kadarenë

»6-7

Nuk jam krenar që jam ballkanas, por nuk më vjen as turp Zgjidhet konflikti për dokumentet

Shqipëria kërkon zgjidhjen e çështjes çame dhe të tokave

Zhduken fshatrat Lumi rrëmben 14 ha tokë, banorët alarm Ministri shmang qëndrimin në për shtëpitë »15 konferencën e dhënë për mediet në Greqi »2

Ndryshon dëshmia

Bare e Stërkaj: Më 21 janar Garda qëlloi pa u kërcënuar Avokati i Prendit në seancë: Të ndiqen penalisht. Ndryshuan deklaratën e organizimit të protestave dhe vendit ku ishin gjatë tyre

»11

Opinion Nga Entela Binjaku

Emocionet e hidhura të bixhozit Nga Reshat Kripa

»17

Mbresa nga një ceremoni përkujtimore

»16


02

« POLITIKE

E enjte 4 tetor 2012 •

MINISTRI I JASHTËM, PANARITI, PRITET NGA HOMOLOGU I TIJ AVRAMOPOULOS

Çështja çame, Shqipëria thyen heshtjen disavjeçare Albana Lika

Dekurajim deklaratave nacionaliste

Pakti detar, Panariti: Marrëveshja sipas Kushtetutës Ministri i Jashtëm, Panariti, i ndodhur për një vizitë zyrtare në Athinë me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Avramopoulos, ceku në takimin me homologun e tij edhe çështjen e kufirit detar. “Duke iu referuar çështjes së kufirit detar mes dy vendeve, ministri Panariti theksoi se ajo do të trajtohet nga pala shqiptare në përputhje me interesat e vendit, Kushtetutën

dhe legjislacionin ndërkombëtar”, - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme. Ndërsa Avramopoulos bëri me dije mbi rënien dakord mes palëve për të punuar së bashku për të zgjidhur sa më shpejt çështjet akoma të pazgjidhura që ekzistojnë, të tilla si çështja që ka lindur me marrëveshjen e delimitimit të zonave detare. “Vendosëm gjithashtu të rritim dinamikën e kontakteve tona, duke

organizuar konsultime politike në nivelin e ministrave të jashtëm dy herë në vit. Ne vendosëm gjithashtu të propozojmë pranë qeverive tona fillimin që nga fillimviti i ardhshëm kontakteve të qëndrueshme ndërqeveritare në nivele të larta mes anëtarëve të qeverive tona, që janë përgjegjës për çështjet tona dypalëshe”, - tha ministri grek. Dy ministrat shprehën shqetësimin për rritjen e frymës nacionaliste dhe siguruan për angazhimin e tyre për një politikë që dekurajon çdo retorikë manipuluese e me ngarkesë nacionaliste, që dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Parashtrimi i çështjes çame hap konstruktiv për zgjidhjen” Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe shoqata “Çamëria” kanë vlerësuar përmes një njoftimi për shtyp, angazhimin e treguar nga Ministria e Punëve të Jashtme Edmond Panariti për të kanalizuar në rrugë zyrtare dhe në axhendën diplomatike të Shqipërisë, çështjen çame. “Për herë të parë, pas një heshtje disavjeçare, kërkesa legjitime e shqiptarëve të Çamërisë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame u prezantua në rrugë zyrtare në një takim të nivelit të lartë, ndërmjet ministrave të Jashtëm të dy vendeve. Kanalizimi i saj në analet diplomatike është sot, domosdoshmëria më e madhe e kësaj kauze të gjithë shqiptarëve”, - thuhet në këtë

njoftim. Sipas kësaj force politik, parashtrimi i kërkesës së shqiptarëve të Çamërisë, në emër të shtetit shqiptar, nga kreu i diplomacisë shqiptare përbën një hap konstruktiv përpara për futjen qartësisht në një axhendë përqasjeje europianiste për avancimin e zgjidhjes së çështjes çame. PDIU vlerëson se ballafaqimi dhe hapja e çështjeve të mbetura pezull është rruga më e mire për zgjidhjen me dialog drejt përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. “PDIU vlerëson se çështja e shqiptarëve të Çamërisë, ka fituar betejën me kohën, si pasojë, është çështje vullneti politik, pune dhe mundi për të arritur në zgjidhjen përfundimtare të saj”, - përfundon deklarata.

PD-PS s’bien dakord për kandidaturat

Në Kushtetutën e Shqipërisë vendoset detyrimi i shtetit për t’u kujdesur mbi të drejtat e shqiptarëve jashtë dhe brenda vendit. Por pavarësisht kësaj, duket se interesimi i politikës ka qenë në ruajtjen e fqinjësisë së mirë dhe pajtimit të shqiptarëve në shtetet ku ata jetojnë. Në këtë kontekst, përmendim çështjen e komunitetit çam, detyrimet mbi të cilin kanë mbetur jashtë vëmendjes së politikës shqiptare. Këta 20 vjetët e fundit për këtë çështje ka pasur vetëm reagime. Lëvizja më e njohur ka qenë firmosja e Traktatit të Fqinjësisë së Mirë në vitin 1996 mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pas kësaj Shqipëria është karakterizuar nga një periudhë heshtjeje. edhe diskutimet mbi rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe të komunitetit shqiptar në Greqi për forcimin më tej të lidhjeve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, ku vuri theksin te rëndësia e promovimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë sa i takon perspektivës eu-

Në parlament partitë politike kanë miratuar dhe i kanë dorëzuar në vitin 2004 një rezolutë palës greke, ku i është kërkuar të abrogojë ligjin e luftës si dhe të dënojë aktet e dhunës ndaj popullsisë çame gjatë viteve ’40. Por në deklaratën e dhënë në Kuvend nga kryeministri i kohës Fatos Nano dhe kreu i opozitës Sali Berisha deputetëve u është kërkuar me shumë maturi, pasi ligji i luftës nuk ekziston. Nano sqaroi faktin se ligji kishte dalë me një urdhër mbretëror, ndaj dhe parlamenti nuk mund ta rrëzonte, pasi me ndryshimin e sistemit dhe ky akt është i pavlefshëm, ndërsa Berisha ka pranuar se me traktatin e fqinjësisë së mirë ky ligj kthehet në nul.

roatlantike. “Unë vlerësova politikën e deritanishme të qeverisjes qendrore dhe lokale greke në favor të komunitetit të madh shqiptar në Greqi dhe i kërkova homologut tim lehtësimin e procedurave që kanë të bëjnë me qëndrimin e integrimin e tyre në shoqërinë greke, por

Rezoluta 2004

Bllokohet te “Ligjet” zgjedhja e kreut të KQZ-së

Heshtja e shtetit

S

hteti shqiptar thyhen heshtjen disavjeçare me shtetin helen, Greqinë, duke i kërkuar të zgjidhë një sërë çështjesh për të cilat nuk kishte guxuar të reagonte. Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, gjatë takimit që pati me homologun e tij grek Dimitris Avramopoulos kërkoi zgjidhje për çështjen çame dhe të pronave të shqiptarëve në Greqi. Njoftimin e bën zyra e shtypit pranë dikasterit të diplomacisë shqiptare, ku ndër të tjera përmes diskutimit mes homologëve për çështjen e lëvizjes së lirë të shqiptarëve drejt Shqipërisë. “Njëkohësisht ai tha gjatë takimit se çështja çame dhe e pronave të shqiptarëve në Greqi kërkon zgjidhje. Ministri Panariti kërkoi gjithashtu zgjidhjen e shpejtë të problemeve të vërejtura në lidhje me lëvizjen e lirë të shqiptarëve që udhëtojnë drejt Greqisë dhe dokumentet e tyre”, - thuhet në njoftim zyrtar të Ministrisë së Jashtme. Ndër vite presioni i Greqisë në mbylljen e çështjes çame është përqendruar pikërisht në mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë për anëtarësimin e vendit në NATO e BE si dhe në respektimin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në këtë vend. Por kushtëzimi diplomatik ka sjellë tkurrjen e politikës shqiptare përballë kësaj fqinjësie. Pavarësisht deklaratave, Greqia është shteti i fundit që ka dhënë firmën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Në këtë formë diplomacia shqiptare nuk do të kishte mundësinë e një lufte të ftohtë, porse në disa takime është pranuar zgjidhja ligjore mbi pronësinë, pasi në të kundërt kjo do të ngadalësonte dhe procesin e integrimit në BE, sepse fqinjësia e mirë konsiderohet si një kusht për integrimin. Në fakt, diskutim i çështjes çame mes palëve nuk u përmend në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ministrat homologë në konferencën e përbashkët që ata dhanë për mediet pas takimit. Ajo dhe çështje të tjera u përmendën në terma përgjithësues nga kreu i diplomacisë shqiptare Panariti. “Vlerësuam së bashku me ministrin Avramopoulos ecurinë e deritanishme të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona, si dhe shqyrtuam mundësitë për intensifikimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen. Në marrëdhëniet dypalëshe ka edhe çështje të trashëguara apo të reja, që duhet të futen në rrugën e trajtimit për të gjetur zgjidhje. Këto çështje u ngritën gjatë këtij takimi dhe mund të them se gjetëm mirëkuptim për negocimin e tyre në nivel ekspertësh, në takime të veçanta apo komisione të përbashkëta, sipas vetë çështjeve”, - deklaroi ministri shqiptar. Po ashtu Panariti përmendi

PDIU vlerëson qëndrimin e ministrit Panariti

dhe me ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë”, - tha Panariti. Ndërsa ministri grek pas takimi të dytë brenda pak ditëve me ministrin shqiptar tha se kjo tregon vullnetin politik të palëve për të shënuar një kapitull të ri të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Komision i Ligjeve, pasi zhvilloi seancën dëgjimore me 16 kandidatët për kryetar të KQZ-së, e cila zgjati rreth pesë orë, dështoi në përzgjedhjen e dy emrave që duhej t’i çonte seancës së sotme për votim. Deputetët socialistë votuan vetëm dy kandidatura, Kristaq Kumen dhe Sajmir Vishajn, ndërsa demokratët Marsida Xhaferllarin, Endrit Rekën, Lefteri Lleshin dhe Haki Mustafën. Për arsye votash katërshja e mazhorancës rezultoi fituese. Por pikërisht kjo solli edhe përplasjes mes palëve, që u shoqërua edhe me bllokimin e procesit zgjedhor. Sipas opozitës, dy prej kandidatëve të mbështetur nga mazhoranca, Endrit Reka dhe Haki Mustafa, nuk plotësojnë kriteret e për këtë arsye ata nuk duhet të përfshihen në listën e të përzgjedhurve. “Automatikisht do të thotë që ata nuk mund të jenë në këtë listë, përjashtohen. Duhet t’i ofrohen Komisionit katër, por që plotësojnë kriteret, nga të cilët zgjedh ky Komision dhe është e papranueshme nëse do të jetë kështu, sepse ky Komision do të shkelte rëndë ligjin”, deklaroi nënkryetari Komisionit Fatmir Xhafaj. Ndryshe ka qenë vlerësimi i mazhorancës. “Në vlerësimin e anëtarëve të gjithë këta persona që kanë marrë vota kanë plotësuar kushtet ligjore që parashikon Kodi. Nëse ndonjëri, për ndonjë motiv që ju e dini, nuk ju pëlqen, ky është problemi juaj. Kjo është një lojë evidente për të bllokuar procedurën, për t’u imponuar në kundërshtim me rregulloren. Ndoshta ne do të presim të kalojë 10 tetori, se atë keni merak. Shkoni e ndajeni atje te partia, vetëm na thoni nëse do ta zhbllokoni apo do ta mbani të bllokuar”, - tha kreu i Komisionit, Rusmali.

Sipas socialistëve, Rekës i mungon përvoja, pasi nuk plotëson kriterin e të ushtruarit të detyrës së nëpunësit cili pesë vjetët e fugnit në administratën shtetërore, ndërsa kandidati i dytë, Mustafa, mban teserën e Partisë Demokratike.

Në seancën e djeshme dëgjimore, ku garonin 18 kandidatë, nuk u paraqitën dy prej kandidatëve e konkretisht Etleva Paplekaj dhe Kozeta Vuksanlekaj. Ndonëse ishte parashikuar që të votohej në seancën e së enjtes formacioni i ri i plotë i KQZ-së, bllokimi në Komisionin e Ligjeveelë endetëpaqartëkonkretiziminmevotë të tij. Sipas Kodit Zgjedhor, ky proces duhej të kishte përfunduar që në shtator.


POLITIKE • E enjte 4 tetor 2012

NË PRAG TË PËRGJIGJES SË BRUKSELIT PS E PD NË KONFLIKT

Ambasadori Etore Sekui: Përmbushni çështjet e lëna pezull

M

REAGIM I PD-së

Vendimi “Ne kërkojmë vetëm zbatimin e 7 vendimeve të gjykatës së shkallës së parë, 4 vendimeve të Gjykatës së Apelit dhe 2 vendimeve të Gjykatës së Lartë, plot 13 vendime gjykate, të gjitha pa asnjë përjashtim në favor të Partisë Socialiste, për qarkun e Fierit”, - kështu u shpreh kreu i PS-së Edi Rama gjatë një konference për shtyp pak orë pas përfundimit të takimit me ambasadorin Sekui. Sipas tij, mazhoranca ka humbur me turp Fierin, me gjithë ma-

“Rama një dështim, integrimi s’është pazar”

PIKAT QË DO TË KËRKOHEN NË PRAG TË STATUSIT

BE sinjale pozitive për Shqipërinë Raporti i progresit: Janë përmbushur shumica e kritereve Nga Bashkimi Europian vijnë sinjale pozitive për Shqipërinë lidhur me kërkesën për statusin e vendit kandidat. Kështu, edhe pse jo e deklaruar zyrtarisht, vlerësimi i vjeshtës i Komisionit Europian karakterizohet nga një gjuhë mjaft pozitive për vendin tonë. Në përmbledhjen e përvitshme të raporteve të progresit që hartohen për vendet anëtare dhe Parlamentin Europian nën titullin “Strategjia e zgjerimit” theksohet se “marrëveshja politike e nëntorit 2011 mes shumicës qeverisëse dhe opozitës shënoi fundin e një periudhe të gjatë ngërçi politik, që rridhte nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Kjo marrëveshje u bë për kryerjen e reformave parlamentare dhe zgjedhore dhe për krijimin e klimës politike me përpjekje të përbashkëta për reforma në fusha të tjera. Si rezultat, bashkëpunimi dhe dialogu politik është përmirësuar shumë, çka ka mundësuar progres në fushat

nipulimet e 2009-s. Meqë kjo shumicë po e mban peng këtë qark, atëherë PS-ja, sipas tij, kushtëzon votën pro ligjeve me shumicë të cilësuar në Kuvend. “Ky kryeministër i pakicës, që rri në karrige prej tre vjetësh e kusur me vota të vjedhura për të vjedhur çdo ditë Shqipërinë, është përgjegjës për katandisjen e procesit të integrimit në proces totalisht burokratik, pa asnjë lidhje me realitetin ku zbatohen ligjet.

•Shqipëria ka shënuar progres të mirë drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësim në BE, duke dorëzuar një numër reformash lidhur me prioritetet kyçe të BE-së. •Koordinimi i mirë i procesit të integrimit të BE-së nga qeveria dhe bashkëpunimi efektiv i opozitës mundësuan njëfarë progresi në zbatimin e reformës në drejtësi. •Progres në luftën kundër krimit të organizuar, politikave antidiskriminim, përmirësimit të trajtimit të të paraburgosurve, në reformën e pronave dhe për të drejtat e gruas.

Dhe Fieri është shembulli me flagrant, më ulëritës, më kuptimplotë i kësaj ndarjeje me thikë mes ligjeve në letër që miratojmë për integrimin dhe realitetit të paligjshmërisë, që s’ka asnjë lidhje me Europën e Bashkuar, ku duam të hyjmë. Ja pse ne nuk të votojmë për të kaluar në parlament një tjetër copë letër që quhet “Ligj për Gjykatën e Lartë”, nëse vendimi i vetë Gjykatës së Lartë për qarkun e Fierit nuk zba-

e reformave kryesore”. Po sipas këtij dokumenti, zgjedhjet presidenciale u zhvilluan në përputhje me Kushtetutën. Gjithashtu, pavarësisht nga episodet e shkurtra të retorikës konfrontuese mes qeverisë nga njëra anë dhe opozitës dhe institucioneve të shtetit nga ana tjetër, si dhe pas një ngadalësimi të përkohshëm të reformave, marrëveshja politike është zbatuar plotësisht.

tohet nga qeveria”, - u shpreh Rama. Sipas tij, nëse PS-ja do të bënte të kundërtën, kjo do të ishte një nëpërkëmbje e vetvetes, një shpërfillje e vullnetit të 300 mijë zgjedhësve të qarkut të Fierit, një tallje me vetë procesin e integrimit. Në gjykimin e lidershipit socialist, kjo kërkesë nuk është as kusht e as pazar për pushtet, por vetëm kërkesa më legjitime që mund të ekzistojë për një parti politike në opozitë.

Partia Demokratike e cilësoi bllokues qëndrimin e socialistëve për votimin e ligjeve që kërkohen për integrimin evropian pas deklaratës përsëritëse të socialistëve, këtë herë në gojën e kryetarit të tyre Edi Rama, për të mosvotuar ligjet me 3/5-at deri në zbatimin e 13 vendimeve të gjykatave shqiptare për qarkun e Fierit. “I tronditur dhe me pamjen e të dëshpëruarit nga humbjet e njëpasnjëshme dhe të asaj të pritshme në të ardhmen, si dhe nga mundësia e dështimit për të bllokuar statusin e vendit kandidat, vazhdoi të kërkonte pazar. Me këtë qëndrim zoti Rama dëshmon se jo reforma dhe pavarësia e gjykatave, por bllokimi i tyre është qëllimi i vërtetë i tij. Ai tregon mungesën totale të respektit për shtetin ligjor kur kërkon pazar për vendimet e gjykatave. Gjatë këtyre viteve, pas çdo humbjeje të tij, ai ka kërkuar pazar”, - tha zëdhënësja e selisë blu Silvi Bardhi. Ajo bëri një përmbledhje të kushteve të vendosura nga PS-ja qysh nga viti 2007, ku për secilën prej tyre, sipas PD-së, Rama kërkonte të bënte vetëm pazare. “Demokracia nuk është punë pazari, as procesi i integrimit nuk mund të jetë kurrë pazar. Fakti që Rama foli edhe si prokuror i përgjithshëm, edhe si gjykatës suprem, edhe si përmbarues gjyqësor i shpifjeve të tij, është treguesi më i mirë i ‘gjyqeve të Bllokut’ e vazhdon të mishërojë respektin e neobllokmenve”, - përfundoi zëri zyrtar i PD-së.

ETORE SEKUI

Apeli Përsëri nga selia rozë, pas një takimi me kreun e opozitës Edi Rama, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, u ka bërë thirrje forcave politike që të mbyllin çështjet e mbetura pezull. Kur kanë mbetur dhe 7 ditë nga publikimi i raportit të progresit për vitin 2012, ligjet me shumicë të cilësuar janë bllokuar në Kuvend nga Partia Socialiste me kushtin e zgjidhjes së çështjes së qarkut të Fierit. Në prononcimin për shtyp të dhënë pas bisedës me dyer të mbyllura në zyrën e kreut socialist, Sekui zgjodhi që të ishte i kujdesshëm sa i takon përgjigjes që Bashkimi Europian pritet të japë më 10 tetor për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, duke e paralelizuar me ndodhi të jetës së tij. “Do ta jap përgjigjen time më 10 tetor. Për festa gjyshja ime përgatiste ëmbëlsira dhe i vendoste në një çorap dhe unë gjithmonë ditën e festës doja të dija cilat lloje ëmbëlsirash do të kisha dhe nuk flija fare gjithë natën, se doja të kontrolloja se çfarë kishte në çorap, po gjyshja ime e nxirrte gjithmonë 5 minuta para se të zgjohesha unë”, - u shpreh Sekui, duke informuar nga ana tjetër se konferenca për raportin e progresit do të zhvillohet në këtë datë në orën 19:30. Ndërkohë, duke iu referuar takimit me Ramën dhe çështjet e biseduara, ambasadori Sekui sqaroi se kreu i PS-së e kishte informuar për çështjet që shqetësojnë opozitën, siç është edhe çështja e këshillit të qarkut të Fierit. “E vetmja gjë që mund të them është që të gjendet një zgjidhje jo vetëm për të, por edhe për të tjera”, - deklaroi ambasadori i BE-së.

03

FORUMI

BE apel politikës: Plotësoni kushtet! osmarrëveshjet mes dy forcave parlamentare dhe bllokimi në Kuvend i ligjeve me 3/5-at, pjesë e kritereve të BE-së, kanë sjellë një tjetër apel për klasën politike nga Bashkimi Europian. Përmes përfaqësuesit të saj në Tiranën zyrtare BE-ja i ka kërkuar politikës në vend që të nxitojë në përmbushjen e çështjeve të lëna pezull. Ishte sërish ambasadori Etore Sekui që lëshoi një thirrje të tillë menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.

»

“Do të jem më se i gatshëm të bëj komente më 10 tetor, kur të dalë dhe raporti për Shqipërinë. Më datën 10 tetor do të kemi konferencë shtypi, ku do të themi se cilat do të jenë konkluzionet e raportit”, - vuri në dukje Sekui lidhur me publikimet e disa agjencive, të cilat kanë bërë me dijë për opinionin publik se përgjigjja për marrjen e statusit më 10 tetor do të jetë pozitive.

Akuza Berishës

Rama: Gratë do ndryshojnë politikën ELBASAN- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim gjatë pasdites së djeshme me forumin e gruas në Elbasan ku edhe u zgjodhën drejtueset e reja. Ai është ndalur në strategjinë e PS-së në mbështetje të grave dhe vajzave. Rama u shpreh se kur gjërat shkojnë keq janë gratë ato që e përjetojnë të parat. Po kështu lideri i opozitës është ndalur në pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në qeverisje. Sipas tij, falë këmbënguljes së PS-së ka ndryshuar pjesëmarrja e tyre në Parlament ku partia që ai drejton ka sanksionuar me status 30% të pjesëmarrjes së tyre në Parlament, kongres, bashki e komuna. Por sipas tij pjesëmarrja lë për të dëshiruar dhe kjo ndodh për shkak të rezistencës brutale të burrave. “Shpesh më ka ndodhur të pyes burra që bëjnë rezistencë ndaj pjesëmarrjes së grave sidomos në fshatra, po mirë ju burra jetoni kur shkoni në shtëpi? Kush jua rrit fëmijët, kush i ushqen i lan e i vesh ata? Kush ju lan ju”? Edi Rama ka ftuar për më shumë pjesëmarrje dhe për një qasje më të madhe në Parlament e administratë dhe jo vetëm në nivel sekretaresh. Ai nënvizoi se ekuilibri është mjaft i domosdoshëm në familjen politike dhe se aktualisht peshorja qëndron rëndë nga ana e burrave. Pjesëmarrja e tyre, sipas tij, duhet të influencojë në ekuilibrin institucional, politik e shoqëror. “Historia e vendeve të zhvilluara e tregon këtë”, është shprehur Rama. Ky i fundit është ndalur edhe në gjendjen aktuale ku fëmijët po ushqehen me deformim arsimor e politik, pasojë e cila do të shfaqet në vitet që vijnë. Ndaj ai i ka bërë thirrje çdo nëne që ta refuzojë këtë realitet. Më pas ai ka kritikuar Berishën se e ka zhytur vendin në zullumin e korrupsionit më të madh në këto 100 vite shtet. “Biznesi i vogël po vuan, se tashmë blihet më pak. Ekonomia e familjeve shqiptare është drejt falimentit dhe se janë gratë ato që duhet jenë bashkë për të ndryshuar politikën”, ka përfunduar Rama. Në përfundim të këtij takimi u zgjodh kryetare e forumit Luljeta Arapi.


04

« EKONOMI

E enjte 4 tetor 2012 •

TASHMË KONSORCIUMI DUHET TË DERDHË 20% TË VLERËS

Vendimi i qeverisë, “Vetro Energy” blen “Albpetrolin” K

“Alpha Bank”, negociata me “Credit Agricole” për “Emporiki Bank” Alpha Bank njoftoi se ka hyrë në negociata ekskluzive me Credit Agricole S.A. për blerjen e të gjithë kapitalit aksioner të Emporiki Bank. Transaksioni pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2012 dhe është objekt i miratimeve rregulluese dhe i zbatimit të procedurës së këshillimit me përfaqësuesit e punonjësve të Credit Agricole S.A. Mbas përfundimit të transaksionit, Alpha Bank do të blejë Emporiki Bank të rikapitalizuar me një shumë prej 2.85 miliardë eurosh. Përpara përfundimit të transaksionit, Credit Agricole S.A. do të injektojë një kapital në shumën prej 0.5 miliardë eurosh përveç injektimit të kapitalit në shumën prej 2.3 miliardë eurosh, i cili përfundoi në korrik 2012. Gjithashtu,

Credit Agricole S.A. do të nënshkruajë një obligacion të konvertueshëm në vlerën prej 150 milionë eurosh të emetuar nga Alpha Bank, që sipas zgjedhjes së Credit Agricole S.A., mund të konvertohet në aksione të zakonshme të Alpha Bank, sipas kushteve dhe afateve të caktuara në marrëveshjen për emetimin e obligacionit. Alpha Bank do të blejë të gjithë kapitalin aksioner të Emporiki Bank kundrejt një shume simbolike, në përputhje me kushtet dhe afatet e përcaktuara nga Fondi Grek i Stabilitetit Financiar. Transaksioni rezulton për grupin e kombinuar në një rikapitalizim të pastër në shumën prej 3 miliardë eurosh dhe kontribuon në planin e kapitalizimit të vetë Alpha Bank.

Kompania çeke do të shlyejë më vonë pagesat

Të ardhurat

Furnizimi me energji, KESH do të importojë për ÇEZ-in

Hidrocentralet

onsorciumi “Vetro Energy” është kompania fituese në procesin e privatizimit të “Albpetrol”it. Me vendimin e djeshëm të qeverisë, kjo kompani ka fituar të drejtën e shfrytëzimit për 25 vitet e ardhshme. Amerikanët e “Vetro Energy” u shpallën si kompania që solli ofertën më të mirë, duke marrë 97. 79 pikë. “Këshilli i Ministrave bazuar në propozimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të “Albpetrol”-it dhe sugjerimin e qartë të konsulentit të privatizimit të kësaj kompanie, firmës së madhe dhe të njohur në botë, “Patton Boggs”, shpall fitues kompaninë me ofertën më të mirë “Vetro Energy”. Kjo kompani rezulton me një vlerësim prej 97.79 pikësh. 22.79 pikë oferta teknike dhe 75 pikë oferta financiare”, deklaroi Kryeministri Berisha. “Çdo qindarkë që do të merret nga shitja e kompanisë “Albpetrol” do të kthehen në të mira për qytetarët”, u shpreh Kryeministri Berisha, teksa ka pohuar se do të ketë më tepër investime në shkolla, spitale, infrastrukturë, si dhe rritje pagash dhe pensionesh. “Ky fond do të jetë një fond që do të shndërrohet në një mirësi konkrete për të gjithë qytetarët shqiptarë nga Vermoshi në Konispol. Do t’i shërbejë të ardhmes më të mirë të tyre, do të shërbejë që ata të kenë kushte jete më të mira. Në këtë proces do kemi mundësi të kemi të ardhura më shumë për shkolla, për rrugë, për spitale, për kanalizime, për vaditje, për rroga, pensione etj”, deklaroi kreu i qeverisë. Duke përgëzuar kompaninë fituese Kryeministri Berisha u shpreh se privatizimi i kësaj kompanie do të rrisë edhe efiçencën e saj në kërkime të vendburimeve të reja dhe në rritjen e sasisë së nxjerrjes. “Në të gjithë këtë proces ka një qëllim madhor, pasuritë e fjetura të nëntokës të shndërrohen në vlera monetare dhe punësimi për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Kryeministri. Në këtë kontekst, Kryeministri theksoi se privatizimet nuk synojnë tjetër veçse shfrytëzimin sa më eficent të pasurive, në mënyrë që t’i kthejë në vlera reale për ta “Unë i garantoj qytetarët shqiptarë se e tëra do të kthehen në mirësi për ta dhe kur them mirësi nuk kam parasysh një fjalë të ëmbël pa substancë, por kam parasysh rrugë, shkolla për fëmijët e tyre, ujësjellës, kanalizime, kam parasysh kanale vaditëse, kam parasysh mbështetje të fuqishme për fermerët shqiptarë, të cilët po rrisin çdo vit në mënyrën më të admirueshme prodhimin e vendit. E tëra do të përdoret për qytetarët në të katër anët e vendit dhe natyrisht kjo është një lajm i mirë për çdo qytetar shqiptar”, vazhdoi Kryeministri. Kompania në ditët në vijim duhet të derdhë në arkat e shtetit shqiptar 20 për qind të shumës

Hap në ristrukturimin e sektorit bankar grek

Të ardhurat që pritet të hyjnë së shpejti në buxhetin e shtetit nga privatizimi i kompanisë “Albpetrol” pritet t’i japi një impuls të ri ekonomisë shqiptare. Sipas ekspertit të ekonomisë dhe deputetit të Partisë Demokratike, Selami Xhepa, 50 për qind e këtyre të ardhurave duhet të përdoren nga qeveria për reduktimin e borxhit publik, ndërsa pjesa për të shlyer faturat e prapambetura të biznesit, si dhe për investime publike. Pas dështimit të tenderit për shitjen e 4 HEC-eve Bistrica 1, Bistrica 2, Ulza dhe Shkopeti afati i dytë që është caktuar për paraqitjen e ofertave të reja është data 25 nëntor. Sipas Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pati interesim të disa kompanive, por ato kanë kërkuar një rishikim të kushteve dhe kjo ka bërë që të mos ketë oferta. Aktualisht, 4 HEC-et janë në gjendje pune dhe prodhojnë rreth 78 megavat energji elektrike

së ofruar prej 850 milionë eurosh. Ndërsa, pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Shqipërisë, kompania ka 25 ditë kohë afat për të depozituar të gjithë shumën e ofruar. “Albpet-

Kompania plotëson të gjitha standardet

Oferta surprizë, cili është konsorciumi “Vetro Energy” Sipas të dhënave publike në faqen e vet të internetit, “Vetro Energy Pte. Ltd.” është një kompani operuese dhe menaxhuese me bazë në Singapore dhe Houston, që shënjestron investime në gaz dhe në naftë në mbarë botën. Aksionerët e “Vetro Energy” janë “YPO Holdings” dhe “SilkRoad Equity”. SilkRoad Equity është një firmë globale investimesh me interesa në portofola të diversifikuar. Ndërsa “SilkRoad Equity” ka një faqe zyrtare interneti, për “YPO Holdings”, “Vetro Enbergy” nuk jep shumë informacion. “Vetro Energy” është e certifikuar me ISO 9001, ndërsa duhet se pika e fortë e saj janë dy partnerët menaxhues, që sipas të dhënave zyrtare janë “Huddleston Energy Advisors” dhe “Home Creek Energy” të dyja kompani me përvojë në fushën e naftës dhe të inxhinierisë gjeologjike. E para e përqendruar në analiza për naftën e gazin dhe vlerësime gjeologjike dhe e dyta është një nxjerrës i naftës dhe i gazit natyror, që vepron në Shtetet e Bashkuara.

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare do të importojë deri në fund të vitit energjinë e nevojshme për furnizimin e konsumatorëve, si dhe mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes. Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, KESH lejohet të importojë energji deri më 31 dhjetor të këtij viti për garantimin e furnizimit të pandërprerë të konsumatorëve me energji elektrike në vend. Sigurimi i burimeve financiare për kryerjen e importit të energjisë nga KESH, si dhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, për importin e energjisë elektrike të realizuar nga korporata në periudhat e mëparshme, do të realizohet nga Ministria e Financave. Ndërsa kostoja

financiare e importit të energjisë për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes do t’i faturohet shoqërisë “CEZ Shpërndarje”. Për shkak se CEZ nuk po importon dot energjinë e humbur në rrjet, që aktualisht është mbi 50 për qind, është shpenzuar e gjithë rezerva hidrike në vend për të mos lejuar kufizimet e energjisë. Për të parandaluar këtë situatë, qeveria do të vendosë 40-50 milionë dollarë si garanci për KESH-in, që kompania publike të kompensojë importin e pakryer nga CEZ. Kompania çeke, në gjendje të vështirë financiare, prej 1 shtatorit ka ndërprerë thuajse tërësisht importin e energjisë, duke detyruar KESH-in të prodhojë me kapacitet maksimal.

Rreth 20 sipërmarës takime në Shqipëri

Interesimi, austriakët kërkojnë partnerë në agroindustri

rol” u shit përmes procesit të tenderit, ku fillimisht paraqitën ofertat 6 kompani: “Bankers Petroleum”, “Win Bussines”, “Vetro Energy”, “Gazprom”, “Ecolog” dhe “Amber Shine”. Fillimisht u skualifikuan kompania “Gaz Promo”, pasi nuk kishte garanci dhe “Ecolog”. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të Ministrisë së Ekonomisë në mbledhjen e tij të parë pas mbylljes

së procesit të dorëzimit të dokumentacionit filloi analizimin e dosjeve dhe “Ecolog International” nuk kishte garanci oferte, dhe ofertë financiare dhe për këtë u skualifikua. Gjithashtu “Gazprom” nuk ishte totalisht me kriteret e kërkuara dhe s`kishte garancinë bankare dhe kështu komisioni vendosi që kjo kompani të skualifikohej.

Interesi i sipërmarrjeve austriake për tregun tonë po rritet. Duke menduar se ka shumë më tepër mundësi, si një tregti dhe investime, një grup sipërmarrësish austriakë do të “zbarkojnë” në Tiranë. Në misionin ekonomik që pritet të zhvillohet këtë muaj në vendin tonë, përveç kompanive historikisht të interesuara për treg, ato të pajisjeve të teknologjisë, po shfaqin interes edhe sipërmarrje të industrisë ushqimore e produkteve blektorale. Ilir Vangjeli, Drejtor i Zyrës Austriake në Shqipëri, tregon se në takimin me biznesmenët shqiptarë do të marrin pjesë më shumë se 20 sipërmarrje austriake. Pjesa më e madhe e tyre janë të interesuara të gjejnë part-

nerë tregtarë për prodhimet e tyre industriale e agroushqimore. Austria shquhet për cilësinë e prodhimeve, por edhe marrëdhëniet korrekte në biznes. Të dyja këto, sipas përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë Tiranë, janë arësye të dobishme për të nxitur marrëdhëniet ekonomike, veçanërisht në këtë periudhë, ku tregtia njohu tkurrje. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tetë muajt e parë të këtij viti, eksportet drejt Austrisë ishin rreth 1.78 miliardë lekë, ose 5% më pak se një vit më parë. Më e ndjeshme ishte rënia e importeve. Me vetëm 4 miliardë lekë mallrat ë importuara, vlera e tyre ra 38% krahasuar me tetëmujorin e parë 2011.


EKONOMI

Transfertat

Fitimi

Kreditë e këqija

• E enjte 4 tetor 2012 Pavarësisht masave të marra, niveli i kredive me probleme vazhdon rritjen. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për tremujorin e dytë bëjnë të ditur se raporti i kredive problematike në vend ndaj totalit të huave arriti në 21.7 për qind në fund të muajit qershor, nga 20.1 për qind që ishte në fund të tremujorit të parë 2012, dhe 18.9 për qind, që rezultoi në fund të vitit 2011. Problematike është rritja e huave të dyshimta dhe të humbura. Rritja e kredive me probleme reflekton vështirësitë me të cilat po përballet biznesi shqiptar, që po vuan një krizë likuiditetesh

Pavarësisht nivelit të lartë të kredive me probleme, fitimi i sistemit bankar është rritur 110 për qind në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas statistikave të publikuara nga BSH, rezulton se në vlerë absolute, fitimi i sistemit arriti në 2.36 miliardë lekë në fund të qershorit 2012, nga 1.12 miliardë lekë që ishte në përiudhën përkatëse të një viti më parë. Kjo rritje ka ardhur si pasojë e uljes së shpenzimeve për provigjionime, pasi të ardhurat neto nga interesat janë rritur vetëm me 2 për qind.

Pavarësisht rritjes së depozitave bankat kanë preferuar që këto para t’i investojnë në bankat, institucionet e kreditit dhe institucionet e tjera financiare, kryesisht jashtë vendit, sesa duke dhënë kredi apo duke financuar borxhin e qeverisë. Rreth 80% e shtesës së aktiveve ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së zërit “marrëdhënie me bankat, institucionet e kreditit dhe institucionet e tjera financiare”, i cili u shtua me 29.3 mld lekë në fund të qershorit në raport me dhjetorin 2011, nga 38 miliardë lekë që ishte shtesa e aktiveve në total për të njëjtën periudhë.

»

05

KËRKESA Shitja në ankand

Interesat e bonove zbresin akoma më shumë

BANKA E SHQIPËRISË MONITORON GJENDJEN

Stres-testi, ja sa të rrezikuara janë bankat në Shqipëri T

estet e rezistencës të kryera nga Banka Shqipërisë në kuadrin e raportit të fundit të Stabilitetit Financiar treguan se, në tërësi, sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm ndaj goditjeve të forta makroekonomike. Ndjeshmëria është më e lartë në skenarët që parashikojnë ngadalësim të rritjes ekonomike dhe nënçmim të kursit të këmbimit. Sektori dhe banka të veçanta, shfaqin nevojën për kapital shtesë, kryesisht në skenarin e rënduar. Stres-testet ndërtohen mbi dy skenarë, njëri bazë dhe tjetri i rënduar. Skenari bazë mbështetet në parashikimin e treguesve ekonomikë dhe financiarë mbështetur kryesisht në ecurinë e tyre historike. Skenari i rënduar supozon një situatë më të vështirë, me një probabilitet të ulët ndodhjeje, duke u mbështetur në tre goditje të mundshme në ekonominë shqiptare, në drejtim të ngadalësimit të kreditimit, rritje të normave të interesit dhe nënçmim të monedhës vendase. Skenari bazë për këtë vit parashikon një rritje ekonomike 1.7 për qind, një rritje të portofolit të kredisë me 8.5 për qind, çmim të lehtë të lekut ndaj euros dhe dollarit me 0.9 për qind dhe mosrritje të normave të interesit të tregut. Sipas këtij skenari bazë, përqindja e kredive me probleme në fund të vitit do të jetë rreth 21 për qind, afërsisht në vlerat aktuale. Për vitin e ardhshëm, skenari bazë supozon rritje më të lartë të ekonomisë dhe të portofolit të kredisë, por të shoqëruara edhe një rritje të normave të

RREZIKU

PASIGURIA

Kursi i këmbimit valutor është një ndër rreziqet kryesore që ndikon në përkeqësimin e kredive në sistemin bankar. Portofoli i kredive në valutë paraqet një tregues më të lartë të kredive me probleme në nivelin 19.6 për qind krahasuar me portofolin në lekë me 16.9 për qind. Brenda portofolit të kredisë në valutë, të klasifikuar si e pambrojtur ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, kredia me probleme zë 18.89 për qind të totalit.

ZGJIDHJET Rritja e depozitave në bankat e nivelit të dytë gjatë dy viteve të fundit u shoqërua me një rritje paksa më të lartë të tepricës së kredisë. Disa nga bankat e sistemit shqiptar kanë të miratuara linja kredie nga bankat mëma, të cilat nuk janë të përdorura dhe evidentohen si zëra jashtë bilancit. Mundësia e përdorimit të këtyre linjave në rast nevoje vlerësohet si një element pozitiv në vlerësimin e situatës së likuiditetit të bankave në fjalë.

interesit në tregje dhe një çmim shumë të lehtë të lekut ndaj valutave të huaja. Në këtë rast, përqindja e kredive me probleme do të pësonte një rënie të lehtë nga vlerat e tanishme. Kreditë me probleme do të njihnin rritje domethënëse vetëm në rast të skenarëve të rënduar, të shprehura me rritje të dobët të kredisë apo nënçmim serioz të lekut në kursin e këmbimit, por

këto skenarë kanë pak gjasa të ndodhin, të paktën gjatë këtij viti. Nga ana tjetër rezulton se një nga rreziqet që i kanoset sistemit bankar vëren se të tilla janë edhe normat e larta të interesave. Ekspozimi ndaj rrezikut të normave të interesit të kredive me afat maturimi deri në tre muaj arrin në një nivel prej 51 miliardë lekësh ose 5.1% të aktiveve që sjellin të ardhura.

Kriza greke, 400 mln euro në Shqipëri Kriza greke mendohet të ketë sjellë në vendin tonë rreth 400 milionë euro në gjysmën e parë të këtij viti. Vlerësimin e kanë dhënë ekspertët në sistemin bankar, vendas, nisur nga sasia e parave që kanë dalë nga bankat greke gjatë këtij viti. Gjithashtu, tregues se kjo shumë mund të ketë hyrë në ekonominë shqiptare është edhe hapja e llogarive të reja nga emigrantët ose shtimi i shumave në depozitat që ata kishin të hapura tashmë. Një tregues tjetër është rritja me ritme më shumë se normalja e depozitave në euro këtë vit. Banka Qendrore në Greqi ka bërë të ditur se shuma e tërhequr nga bankat greke dy muajt e fundit ka qenë më shumë se 15 miliardë euro. Nga kjo shumë pjesa më e madhe kanë shkuar në bankat e Zvicrës, Turqi dhe Qipro. Sipas Bankës së Greqisë, vetëm gjatë dy muajve të fundit prej bankave greke janë tërhequr rreth 500 milionë euro në ditë, ose më tepër se 15 miliardë në total, duke ulur depozitat në 155 miliardë euro, çka është niveli më i ulët historik në sistemin bankar grek. Shumica e parave janë dërguar në bankat zvicerane, por dhe në vendet fqinjë, siç janë Turqia, ku vetëm për një javë u dërguan plot 400 milionë euro.

Ankandet e fundit për emetimin e titujve të borxhit publikë konfirmuan parashikimet për një rënie të mëtejshme të interesave. Banka e Shqipërisë dhe ekspertët e tregjeve prisnin një gjysmë të dytë viti me interesa më të ulëta për bonot dhe obligacionet e qeverisë shqiptare. Deri tani, parashikimet po përmbushen. Bonot me afat maturimi 12-mujor u emetuan në ankandin e fundit me një normë interesi 6.88%, nga 6.97% që ishte në ankandin e mëparshëm. Që nga mesi i korrikut, interesi i bonove njëvjeçare ka rënë me gjysmë pikë përqindjeje. Të njëjtën prirje po shfaqin edhe interesat e borxhit afatgjatë. Obligacionet dyvjeçare të qeverisë shqiptare u emetuan me një interes mesatar 8.2%, duke shënuar rënie për të tretin muaj radhazi. Që nga korriku, interesat e obligacioneve kanë rënë me 0.4 pikë përqindjeje. Kjo fazë e re rëniesh të interesave për letrat e borxhit të qeverisë shqiptare është përcaktuar nga një kombinim i kërkesës më të ulët për financim nga qeveria me një ofertë të shtuar për financim nga bankat. Në gjysmën e dytë të vitit, qeveria ka shtrënguar ndjeshëm rripin për të zvogëluar gropën e deficitit të paparashikuar në buxhet. Paralelisht, edhe oferta e bankave ka gjetur një ekuilibër të ri, disa muaj pas tërheqjes nga tregu i blerësit më të madh, bankës “Raiffeisen”. Kërkesa për kredi është e dobët dhe tregu i brendshëm ofron pak alternativa investimi, veçanërisht në monedhë vendase, çka ka bërë që bankat të rrisin pjesëmarrjen në tregun e borxhit publik. Në këtë moment, ulja e interesave të titujve të borxhit duhet interpretuar pozitivisht. Ulja shkon në kah të njëjtë me politikën monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë dhe është një hallkë e domosdoshme për transmetimin e plotë të saj. Kjo do të lejojë një ulje të mëtejshme të interesave të kredive për sektorin privat. Përfitues është edhe buxheti i shtetit, që paguan më pak për shërbimin e borxhit. Deficiti i ka kaluar thellësisht parashikimet dhe borxhi publik ka arritur vlerat më të larta prej vitesh. Në këtë situatë, çdo shumë e kursyer për interesat e borxhit, sado e vogël, është mjaft e çmuar.


06

« AKTUALITET

E enjte 4 tetor 2012 •

BASHKËBISEDIM I AMBASADORIT TË BE-së ETORE SEKUI ME SHKRIMTARIN SHQIPTAR ISMAIL KADARE

K

Kadare: Nuk jam krenar që jam ballkanas, por nuk më vjen as turp

reu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Etore Sekui, ka zhvilluar një dialog me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare në lidhje me ardhmërinë e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, çështjet e Ballkanit, por dhe në lidhje me identitetin e popujve të gadishullit. Dialogu mes Ismail Kadaresë dhe ambasadorit Sekui është i pari i llojit të një kolane që do të publikohet në medien e shkruar, ideuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ku shkrimtarë, filozofë, analistë, artistë ndajnë me ambasadorin e Bashkimit Europian dhe me publikun shqiptar vizionin e tyre mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sekui - Zoti Kadare, ju falënderoj shumë që pranuat të jeni pjesë e kësaj iniciative, ku ambasadori i Bashkimit Europian po vendos një dialog të hapur me disa nga përfaqësuesit e shquar të shoqërisë shqiptare lidhur me një nga temat më të rëndësishme të ditës, shumë në modë për çdokënd, e cila është tema e integrimit europian të Shqipërisë. Është nder për mua si përfaqësues i Bashkimit Europian t’ju kem ju bashkëbiseduesin tim në këtë shkëmbim të hapur idesh e pikëpamjesh. Ju jeni gjeniu i letrave shqipe dhe nuk do ta teproja po të thosha jeni personaliteti më i shquar i kulturës shqiptare. Një mik shqiptar më ka thënë se kohë më parë, mbase ende në fillimin e ekzistencës së shtetit të ri shqiptar ose edhe pak më vonë, kur një shqiptar udhëtonte jashtë Shqipërisë ose kur i hipte, për shembull, ndonjë anijeje për të shkuar drejt Perëndimit, ai përdorte shprehjen “po marr rrugën për në Europë”, sikur Shqipëria të mos ndodhej në Europë. Më kanë thënë se kjo shprehje përdorej edhe në Greqi para shumë kohësh. Unë besoj se Shqipëria i përket Europës jo vetëm gjeografikisht, por si një entitet i gjallë në shumë aspekte. Zoti Kadare, çfarë është Europa për shqiptarët, një territor, koncept, qëllim, ëndërr, ribashkim e rikthim në familje? Kadare - Është krejtësisht e vërtetë ajo që thoni ju për temën e integrimit në Europë, si tema më pasionante e gjithë shqiptarëve sot. Do të shtoja këtu se është lumturisht e vërtetë. E kundërta do të ishte e pikëllueshme. Për sa i përket atij pikëshikimi të jashtëm të Europës, në Shqipëri e në Ballkan, jam plotësisht në një mendje me ju. Veç këtu në vend të fjalës “lumturisht” do të thosha “fatkeqësisht”. Europa për disa shekuj rresht u bë kaq e huaj për Gadishullin Ballkanik, sa dukej sikur ndodhi një çarje tektonike. Në të vërtetë, as Ballkani nuk u zhvendos askund e aq më pak zhvendosjen e bëri Evropa. Por largësia e brendshme mendore e shpirtërore ishte e tillë, saqë çoi në krijimin e paradoksit që përmendët ju. Në shekullin XX, si të mos i mjaftonte largësia e vjetër, komunizmi shqiptar krijoi për Shqipërinë një largim të ri. Evropa u bë imperialiste, hapësirë e ndaluar, dyfish e largët, shumëfish armiqësore.

Ne tani përdorim natyrshëm shprehjen “rikthimi në Evropë”, thua se bëhet fjalë për një rrugëtim në kah të kundërt drejt kontinentit që kemi lënë pas e që na pret. Kaq e rëndë ka qenë drama, saqë e kemi vështirë të pranojmë se ne u bëmë joevropianë, me një fjalë, u çevropianizuam, jo të transferuar në ndonjë hapësirë tjetër, në ndonjë trevë internimi, por aty ku kemi qenë, mu në mes të Evropës. Aty u ndamë prej saj, u rrethuam me tela me gjemba si të mallkuarit e dheut. Ndaj, kur bëhet fjalë për integrim, për rikthim në Evropë, dihet se ky proces i kundërt do të krijohet atje ku ndodhi e keqja. Me fjalë të tjera, aty ku kemi qenë e aty ku jemi sot. Në këtë kah, pyetjes suaj se ç’është Evropa për Shqipërinë do t’i përgjigjesha: vetvetja, ose gjithçka. Ndoshta do të shtoja fjalët “gjendja e natyrshme e Shqipërisë, e vetmja”. Sekui - Nga “Kështjella” te “Sjellësi i fatkeqësisë”, nga “Viti i mbrapshtë” te “Doruntina”, për të përmendur vetëm disa nga librat tuaj, ju flisni për marrëdhëniet e Shqipërisë me Evropën, për vendin e Shqipërisë në Evropë dhe për rreziqet e shkëputjes nga Evropa. Në shumë ese dhe intervista tuajat ju flisni për atë që ju e quani “identiteti evropian i shqiptarëve”. Shkurtimisht, cilat do të ishin, sipas jush, tiparet dalluese të këtij identiteti? Një pjesë të kohës ju jetoni në Francë, në Evropë. A mendoni se ekziston një identitet i përbashkët evropian ose, siç thotë Wim Wenders, një Evropë si shpirt? Në qoftë se po, cilat janë marrëdhëniet e identitetit shqiptar dhe atij evropian në ditët tona? Kadare - Për të filluar nga fundi i pyetjes suaj. Evropa si frymë, si parim shpirtëror është përcaktuar qysh në shekullin e kaluar. Ajo ç’ka qenë e vlefshme për kombin, ka vazhduar të jetë e vlefshme për një familje kombesh. Dhe Evropa, ashtu siç thoni ju, e tillë është konceptuar nga themeluesit shpirtërorë të saj, si familje. Në këtë kah, krijimi i Evropës së Bashkuar, duke qenë lajm i mirë për evropianët e vjetër, ka qenë dyfish i tillë për ne të tjerët, ne që e kishim humbur atë. Për ne Evropa përpara se të jetë një luks, një shkallëzim drejt përparimit, një përkryerje, ka qenë një domosdoshmëri. Një jetë e munguar. Për shqiptarët, populli më i vetmuar i kontinentit, ka qenë më shumë se kaq: ka qenë një vatër. Kjo mund të tingëllojë si patetike, por nuk është ashtu. Për një popull pa familje gjetja e kësaj të fundit është hyrje në një fazë krejtësisht të re të ekzistencës. Me fjalë të tjera, për herë të parë në këta 600 vjetët e fundit Shqipëria bëhet gati të hyjë në kontinent pa vetminë e saj. Dhe kjo fazë e re kërkon vetvetiu doktrinën e vet. Doktrinat e popujve përpunohen shpesh në faza të vështira. Ka qenë Rilindja Kombëtare Shqiptare, bijë e iluminizmit të largët evropian, që përcaktoi orientimin e ri shqiptar. Sintagmat “liri” dhe “Evropë” po afroheshin përherë e më tepër. Lideri rilindas, Naim Frashëri, shkoi edhe më tej, duke e parashtruar këtë ide të re në një formë përmbysjeje kozmike.

Në një vjershë programatike ai do të shkruajë se drita për Shqipërinë nuk lind nga Lindja, por nga Perëndimi. (“O dritëz e bekuar, që lind nga perëndon”). Sipas rilindësve, një Shqipëri e lirë, serioze dhe e moralshme mund të ishte e tillë vetëm në kontinentin e vet. Sekui - Kohë pas kohe u them bashkëbiseduesve dhe miqve të mi shqiptarë se të bëhesh pjesë e Bashkimit Evropian, ose e Evropës, është dhe duhet të jetë natyrisht një objektiv kombëtar, madje sot më shumë se kurrë. Por, nga ana tjetër, unë u them atyre se të bëhesh anëtar i familjes së madhe evropiane nuk është retorikë boshe ose një qëllim në vetvete. Personalisht besoj se të jesh pjesë e Evropës, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është një objektiv që i ndihmon vendet tuaja dhe popujt tuaj të përqafojnë dhe vënë në praktikë vlerat që qëndrojnë në themel dhe që anëtarët e klubit evropian i ndajnë së bashku dhe që, në fund të fundit, i bëjnë vendet dhe shoqëritë tuaja më demokratike, më të lira, më të begata: d.m.th. do të bënte që njerëzit tuaj të jetojnë gjithmonë e më mirë e më në paqe e harmoni. Në një intervistë ju flisni për adhurimin pa kusht që shqiptarët kanë për Evropën dhe i referoheni dhe një poeti shqiptar të viteve ‘30, i cili shprehej se “ne e duam Perëndimin me dashuri tragjike”. Ne esenë tuaj brilante “Mbi identitetin evropian të shqiptarëve” ju shkruani se “humbja dhe rigjetja e kontinentit mëmë nuk të bën më pak evropian se të tjerët, përkundrazi, ajo të bën më shumë”. Si një vëzhgues i hollë dhe i veçantë i jetës shqiptare, a mendoni se jo gjithmonë kuptohet se të udhëtosh pa viza në Evropë nuk të bën automatikisht pjesë të Evropës ose evropian, porse ka elemente të tjera shumë të rëndë-

sishëm, ato vlerat themelore që përmendëm më sipër, të cilat një vend duhet t’i përqafojë e t’i bëjë pjesë të brendshme e reflekse të vetat që të quhet vend evropian? Kadare -Është e vërtetë se, kur diçka e dëshiron tej masës, rrugëtimi drejt saj mund të ndërlikohet nga keqkuptimet. Shqiptarët janë të shquar për këto të fundit. Të bindur se e duam më shumë dhe më ngutshëm se të tjerët Evropën, ka shumë prej nesh që kujtojnë se ky është argument i mjaftueshëm për të bindur këdo se më shumë dhe më shpejt se të tjerët e meritojmë atë. Këtë keqkuptim nga një tjetër, më i rëndë se ky, nuk e ndan veçse një hap. Keqkuptimi i ri ka të bëjë me një përshkallëzim të dy të tjerëve. Nga formula “e meritojmë ngaqë e duam”, kalojmë lehtësisht në fazën tjetër, te bindja se jemi ndërkaq evropianë. Nga një pikëshikim i parë, kjo bindje naive ngjan befasuese në kuptimin jo të mirë të fjalës. Ju, si përfaqësues i Evropës, keni plotësisht të drejtë të na kujtoni se çështja e të qenit evropian nuk është qëllim në vetvete, si t ë thuash, ngjitja në një

rang më të zgjedhur e më elitar. Përvetësimi i vlerave të popujve që përbëjnë klubin evropian, përpara se të jetë respekt për Evropën, do të jetë respekt për vetveten. Ai lidhet me nivelin e jetës lëndore, shpirtërore, institucionale, juridike. Të gjitha këto shkojnë bashkë, sipas një harmonie të brendshme. Ndërkaq ju jeni përfaqësues i Evropës dhe unë, pa dashur të luaj avokatin e djallit, do të doja t’ju thosha se njëfarë zjarrmie e theksuar, njëfarë shprese e padurimi naiv është ndoshta më e mirë se ftohtësia dhe mosbesimi. Kur përmenda optimizmin e tepruar për evropianizimin, nuk fola për të kundërtën, që, për fat të keq, gjithashtu është e tepruar. Mendimi fatalist se “ballkanasit nuk bëhen dot kurrë evropianë” është i përhapur në gadishull. S’duhet harruar se një perandori pushtuese shumëkombshe siç ka qenë ajo osmane, një ndër synimet e përhershme që ka është krijimi i mosbesimit të kombeve te vetvetja. Në fund të fundit, besimi te vetja në këtë rast bëhet pjesë e lirisë. Ai do të ndihmojë që vlerat dhe standardet evropiane, për të cilat flitet aq shumë sot, ta kenë më të lehtë rrezatimin e tyre te ne. Sekui - Siç e përmendëm më sipër, që të jesh pjesë e Evropës, duhet të përqafosh vlerat dhe parimet themelore të familjes evropiane. Më 10 tetor të këtij viti Bashkimi Evropian do të nxjerrë një raport vjetor, që ne e quajmë “raporti i progresit”, në të cilin do të bëjmë analizën dhe vlerësimin e progresit të bërë nga Shqipëria që nga viti i kaluar në përpjekjet e saj për t’u afruar me Bashkimin Evropian. Partnerëve tanë shqiptarë u kemi thënë se ka ende një sërë gjërash për të kryer, disa objektiva për të realizuar dhe disa rezultate për të arritur para tetorit, nëse ata duan të bëjnë përparim më të shpejtë drejt Evropës. Natyrisht, një pjesë e rëndësishme e punës që duhet kryer bie mbi klasën politike. Deri më tash mund të themi se disa nga synimet j a n ë arritur,


AKTUALITET • E enjte 4 tetor 2012 megjithatë ka ende punë për të bërë. Në esenë tuaj “Mosmarrëveshja”, e cila me të drejtë është konsideruar si një nga veprat më të mëdha të mendimit shqip, ju trajtoni mes të tjerash ato që i cilësoni “marrëdhëniet e vështira të shqiptarëve me veten e tyre”. Personalisht mendoj se çështja e besimit të ndërsjellë mes shqiptarëve është një nga elementet e rëndësishme për ta që të mund të kenë sukses në rrugëtimin drejt Evropës. Gjithashtu besoj se dialogu, bashkëpunimi, konsensusi, mund të sjellin, në fund të fundit, rezultate të prekshme. A mendoni se me më shumë mobilizim të përpjekjeve dhe më shumë besim të ndërsjellë klasa politike shqiptare mund të bëjë më shumë e të arrijë rezultate më të mira? Dhe jo vetëm më të mira, por edhe më të shpejta, sepse koha vrapon dhe ne nuk mund ta lëmë atë të ikë. Para disa javësh i përmenda një miku dhe gazetari shqiptar atë që Xhon Kenedi ka thënë tek fliste për kohën. Kenedi thoshte: “Mareshali i madh francez Liotej (Lyautey) i kërkoi dikur kopshtarit të tij të mbillte një pemë. Kopshtari iu përgjigj se pema donte shumë kohë të rritej dhe do të bëhej e madhe vetëm pas 100 vjetësh. Mareshali iu gjegj: “Atëherë, nuk kemi kohë për të humbur, mbille pemën që sot pasdite.” A mendoni se e gjithë shoqëria shqiptare, nëpërmjet asaj që unë do ta quaja “trysni pozitive” dhe me më shumë angazhim, duhet të luajë një rol më të madh që të arrihet më shumë e më shpejt progres në rrugën drejt Evropës? Kadare - Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një shekull pas çështjes së pavarësisë një tjetër synim bashkon si me magji politikën dhe shoqërinë , opinionin publik dhe besimet fetare, elitën dhe njerëzit e thjeshtë. E merrni me mend se për se e kam fjalën: për synimin evropian. Asnjë parti politike shqiptare, asnjë program apo doktrinë nuk mund të ketë jetë në qoftë se krijon dyshimin më të vogël për orientimin evropian. Kur pak më lart thashë se Evropa për ne është gjithçka, ndoshta u duk e tepruar, por e kam atë bindje. Përveç vlerave të përbashkëta, përveç standardeve, ritmit të përparimit, që, siç përmendët ju, pasqyrohet çdo vit te raporti i progresit, pakti me Evropën neve na mëson diçka që në kushte të tjera do të ishte gjëja më e vështirë për t’u përvetësuai: harmonia me vetveten. Ky mirëkuptim vlen po aq për ne shqiptarët sa ç’vlen për pajtimin ndërballkanik. Evropa nuk ka arritur lehtë te ky ushtrim i mirëkuptimit. Pa e ditur ndoshta as ajo vetë, madje pa e ditur as ne, ajo ka punuar për ne. Jeta politike në Shqipëri ka nevojë të ngutshme për “trysninë pozitive evropiane”, siç e quajtët ju. Vetë shprehja “jetë politike” është kuptimplote. Kemi të bëjmë me jetë dhe jo me kacafytje politike, e cila, në fund të fundit, është pothuajse luftë. Dhe “luftë” do të thotë gjysmë jetë, çka është pak a shumë gjysmë vdekje. Nuk pres ndonjë idil as midis partive politike në Shqipëri, as në raportet shqiptaro-evropiane ose ballkanikoevropiane. Evropa, duke përfshirë këtu Aleancën Atlantike, është sot familja më shpresëdhënëse e kombeve, por kjo s’do të thotë se ajo mund të jetë vetëm shëlbyese. Evropa ka një traditë të ashpër dhe në thelb ajo është e tillë. Ne të gjithë së bashku, kontinenti evropian e Ballkani Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, s’ka pse të bëjmë sikur tmerrohemi nga fjala “ashpërsi”. Ne të gjithë, na pëlqen apo s’na pëlqen, mbajmë një lidhje me Spartën. E Sparta nuk ka pasur vetëm Termopile.

Sigurisht që kronika e sotme e kontinentit është e pasuruar me ndjesi humane të panjohura më parë. Ju më folët për ndodhinë e bukur të treguar prej Kenedit. Do të doja të përmendja fjalët e një burri të moshuar shqiptar kohët e fundit në Paris, i ftuar prej vajzës së tij. I magjepsur nga qyteti, njeriu kishte thënë me naivitet: “Mbase e kam dëgjuar gabim, por më kanë zënë veshët se kjo këtu… Evropa, kjo Evropë e bukur, mund të prishet.” Shprehja “mund të prishet”, ose “kam frikë se do të prishet”, ka qenë shumë e njohur për brezat e vjetër në vendin tonë. Përdorej për Shqipërinë, sidomos në fillimet e saj, kishte qenë në ankth i vazhdueshëm për të ardhmen. Do të bëhet Shqipëria apo s’do të bëhet? Do të mbetet në këmbë apo do të prishet? E pabesueshme ishte që një burrë i vjetër shqiptar në shekullin e 21-të të përdorte me të njëjtën ndjesi të njëjtën shprehje për Evropën. Përtej rrahjes së mendimeve për të ardhmen e Evropës se a do të ndryshojë ajo, se a do të kthehet në federatë shtetesh apo në bashkësi politike etj., shqetësimin e një shqiptari të thjeshtë për të, më ka pëlqyer ta marr si shqetësim për një hall të shtëpisë. Të shtëpisë së madhe të përbashkët. Sekiu - Duke qenë shkrimtari më i njohur shqiptar, ju jeni pa dyshim edhe një nga ballkanasit më të njohur sot jashtë kufijve të gadishullit. Dhe kam përshtypjen se të qenit ballkanas ju bën të ndiheni mirë. Ndoshta nuk e teproj nëse them se Kadareja është një avokat i Ballkanit, një avokat paksa i çuditshëm, që e mbron gadishullin e tij duke e dashur dhe kritikuar njëkohësisht. Temë e preferuar juaja mbeten marrëdhëniet e Gadishullit Ballkanik me Evropën dhe perspektiva evropiane e rajonit. Në një nga intervistat tuaja të fundit ju shpreheni se “ballkanasit duhet të ndihen të nderuar që Evropa merret seriozisht me ta”. Sigurisht, si ambasador i BEsë në një vend ballkanik si Shqipëria, mua më vjen mirë kur e lexoj këtë. Ju gjithashtu keni folur edhe për një proces të nevojshëm pajtimi në Ballkan. Si e shihni rolin e Evropës në këtë kontekst? Çfarë mendoni se duhet të bëjnë më mirë vetë ballkanasit dhe çfarë do të duhej të bënte më mirë vetë BE-ja? Një miku ynë i përbashkët thotë se “nëse Ballkani është problemi i Evropës, Evropa është zgjidhja për Ballkanin”. Sa dakord jeni me këtë pikëpamje? Kadare - Jam plotësisht në një mendje me ju. Në një rast tjetër bashkëbisedimi ynë do të dukej disi i njëtrajtshëm, ngaqë po i rikthehemi të njëjtit motiv. Por për Evropën ka gjithmonë përjashtim. Për Evropën, për raportet Ballkan-Shqipëri-Evropë rrahja e mendimeve, sado i pafundmë të duket, nuk është kurrë i tepërt. Lidhur me atë që unë duke e kritikuar e mbroj Ballkanin, është e vërtetë. Është kthyer në njëfarë mode sot ndjesia e turpit ndaj përkatësive ballkanike. Madje, popuj të tërë kërkojnë t’i ikin gadishullit. Duket sikur thonë: “Na quani si të doni, evropianë juglindorë, euromesdhetarë, postevropianë, veç ballkanas jo”. Unë nuk i gjykoj për keq. Për vete nuk ndiej ndonjë turp që jam ballkanas. As krenari, natyrisht. Dihet se ky është gadishulli më problematik i kontinentit, siç dihet që është ndër më të pasurit ne kujtime, në mençuri dhe në marrëzi. Ndërkaq kjo është pjesa që na përket nga bota dhe ne jemi të detyruar, nga vetvetja në radhë të parë, por edhe nga ju, të gjejmë rrugën e vetme që na lejohet: atë të bashkëjetesës. Harmonia mes popujve të gadishullit nuk kërkon ndonjë filozofi për t’u

»

07

arsyetuar. Është thjesht një gjendje që çon te jeta dhe jo e kundërta e saj. Më lejoni të përsëris idenë se kjo harmoni (alias jetë) varet nga gjithë ballkanasit. Ndërkaq janë tre popuj që lozin rolin kryesor në vendosjen e saj: grekët, shqiptarët dhe serbët. Të tre të vështirë, të tre të rëndësishëm për mirë ose për keq. Nismëtimi i projektit të pajtimit në gadishull nuk mund të vihet në lëvizje, në qoftë se në ndërgjegjen e tyre nuk bëhet zotëruese ideja se asnjeri prej këtyre tre popujve nuk i merr leje tjetrit për të jetuar. Po nuk u kuptua kjo, nuk mund të kuptohet e s’mund të shpjegohet asgjë. Ndërkaq atmosfera në gadishull është ende larg nga një emancipim i tillë. S’ka shumë kohë, ish-ministri i jashtëm i një vendi ballkanik bëri betimin publik se vendimi i njohjes, domethënë e drejta për jetë normale e gjysmës së kombit fqinj shqiptar, nuk mund të kalonte në OKB veçse sipër kufomës së tij! Çdo koment do të ishte i tepërt. Këtij ministri mund t’i thuhej vetëm një frazë: “Si shumë rëndësi i jepni kufomës suaj, zotëri!” Gadishulli s’ka nevojë për epope të rreme kufomash. Koha është për tjetër epope. Sipas një koncepti të njohur, brenda kohës ka herë pas here një kohë të veçantë, me mundësi të pazakonshme. Veç ajo ka një tipar: nuk zgjat shumë. Thënë ndryshe, në qoftë se nuk e kap, ikën, dhe atëherë duhet pritur rishfaqja e saj. Më pëlqen të besoj se për gadishullin tonë ka mbërritur një kohë e tillë. Në bashkëbisedimin tonë ne s’bëmë gjë tjetër veçse vërtetuam se jemi nën ndikimin e saj. Shumë njerëz mund të thonë: “Pse gjithë ky preokupim për ndërballkanizimin, për Evropën, për orientimin evropian? Ne kemi kaq probleme të ngutshme, të përditshme, dramatike.” I kuptoj fare mirë këta njerëz. Shqipëria ka probleme të rënda e serioze. Probleme të demokracisë, të pavarësisë së institucioneve, të drejtësisë, të korrupsionit, të votës së lirë, pa folur pastaj për varfërinë e gjer te masakra e mjedisit. Ndërkaq jam i bindur se asnjëherë, për asnjë çast kjo çështje që biseduam nuk anashkalon problemet e mësipërme. Përkundrazi, i prek të gjitha, jep alarmin për to, kërkon zgjidhje edhe më të ngutshme për secilën prej tyre. Shpesh është bërë zakon të thuhet se popujt i zgjidhin vetë problemet e veta. Tingëllon korrekte, madje bukur, por nuk mendoj se është në çdo rast e vërtetë. Ja për shembull, s’di ndonjë popull që ta ketë rrëzuar vetë fashizmin, aq më pak komunizmin, pa një ndërthurje rrethanash globale. Ne kemi nevojë për ju. Kemi pasur nevojë për ju gjatë gjithë shekullit, por kjo nuk u bë e mundur. Gjatë viteve të komunizmit Shqipëria bënte sikur shkëputej nga kampi sovjetik, por në thelb kjo nuk ishte veçse një teatër i dyanshëm. Një pakt i fshehtë, më shumë i nënkuptuar se i shprehur, vazhdonte midis dy palëve. Thelbi i paktit ishte: “Hidhni shkelma sa të doni, ne do t’ju mbrojmë, veç me Perëndimin mos u afroni! Veç me Evropën, kurrë!” Sot pikërisht Evropa është më e domosdoshme se asnjëherë për ne. Ndërkaq Shqipërisë i duhet të luftojë përpjekjet për ndryshimin e orientimit evropian, që shfaqen sot si rrezik madhor në jetën e saj. Ndodh që arsyet për domosdoshmërinë e Evropës të mos formulohen gjithmonë me qartësinë e duhur, ndaj unë do të doja të përsëritja fjalët: ne kemi nevojë për ju. E meqenëse gjatë bashkëbisedimit tonë ju cituat një poet, ma bëtë edhe mua më të lehtë parafrazimin befasues të një poeti, që thotë se ka raste kur dashuria shfaqet si një nga format më të larta të arsyes. Shtator 2012


E enjte 4 tetor 2012 •

Pak prej përdoruesve të varur trajtohen. “Kemi në trajtim mjekësor afërsisht 600 raste me metadon. Dua t’u them një shifër që nuk është kaq optimiste, vetëm 10-15 për qind e vartësve që janë idipendent ndaj drogës kërkojnë ndihmë mjekësore, çka do të thotë se ne nuk kemi mundësi jo të përballemi, po t’u ofrojmë ndihmën mjekësore në kohën e duhur të gjithë atyre që kanë nevojë sepse, në fund të fundit, ajo është një problem personal për ta”, - thotë kreu i politikave në MSH Pëllumb Pipero.

ORGANIZIMET Ditët e artit në Tiranë

Trajtimi

“Problem te shqiptarët që janë përdorues droge është se 83 për qind përdorin heroinë dhe shiringat me të cilën injektojnë atë përdoren disa herë ndaj dhe numri i personave me hepatite nga radhët e përdoruesve të drogave është shumë i lartë. Afro 20 për qind e përdoruesve marrin drogë disa herë brenda ditës. Shqetësues është dhe fakti se afro 400 përdorues droge të moshës nga 19 deri 35 vjeç kanë kryer vepra penale nën efektin e narkotikëve dhe 16 janë gra”, - pohon përfaqësuesi i “Undoc” James Bell,

Sëmundjet

Vëzhgimet e kryera në vendin tonë tregojnë se kufiri i moshës së përdoruesve ka pësuar ulje. Aktualisht ndër grupet më të prekura pohohet të jenë adoleshentët dhe të rinjtë. Raporti i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë tregon se vitet e fundit ka një rritje të përdorimit të këtyre substancave nga femrat, sidomos përdorimi i marijuanës. Ndërsa për drogat e tjera që kategorizohen më të forta, siç është heroina, kokaina, ekstazia etj. predominon ndjeshëm numri i meshkujve.

Përdorimi

08

« SOCIALE

RAPORTI I OKB-së PËR VENDIN TONË FLET PËR RRITJE MASIVE TË PËRDORUESVE

Alarmi, 65 mijë përdorues droge në vend Mungojnë shërbimet, përdoruesit të prekur edhe nga hepatiti B e C Pranvera Kola

N

umri i përdoruesve të drogave në Shqipëri po rritet me hapa të shpejt, veçanërisht te moshat e reja, duke u shndërruar në një problem madhor për shëndetin publik. Raporti më i fundit i publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuar për Drogën dhe Krimet “Undoc” ngre alarmin se në vendin tonë raportohen rreth 65 mijë përdorues, prej të cilëve 8 mijë listohen si të varur. Ajo që është edhe më shqetësuese, sipas ekspertëve, është mungesa e shërbimeve dhe qendrave në ofrimin e kujdesit të specializuar për këtë kategori. Fatkeqësisht, niveli i lartë i konsumit të lëndëve narkotike po bëhet shkak për shtimin e sëmundshmërisë së evidentuar në radhët e përdoruesve, ku nuk mungojnë edhe pasojat fatale për jetën. Kundrejt kësaj situate raporti vë në dukje se në rritje ka ardhur edhe numri i atyre që vdesin nga mbidoza, ku nga 1 për qind ka shkuar në 3 për qind. Po sipas këtij raporti rreth 80 për qind e përdoruesve e marrin drogën me injektim, duke u ekspozuar ndaj sëmundjeve veçanërisht hepatiteteve, për të cilat raportohet se rreth 20 për qind e përdoruesve janë

65 MIJË është numri i përdoruesve të drogave në vendin tonë 3 PËR QIND e përdoruesve humbasin jetën nga mbidozat 20 PËR QIND e përdoruesve janë të prekur nga hepatiti B 30 PËR QIND e përdoruesve rezultojnë të prekur nga hepatiti C 400 PËRDORUES të drogave pohohet të kenë kryer vepra penale 8 PËR QIND e të rinjve rezultojnë ta kenë përdorur në ambiente e shkollës

prekur nga hepatiti B si dhe 30 për qind nga hepatiti C. “Problem te shqiptarët që janë përdorues droge është se 83 për qind përdorin heroinë dhe shiringat me të cilën injektojnë atë përdoren disa herë, ndaj dhe numri i personave me hepatite nga radhët e përdoruesve të drogave është shumë i lartë. Afro 20 për qind e përdoruesve marrin drogë disa herë brenda ditës. Shqetësues është dhe

fakti se afro 400 përdorues droge të moshës nga 19 deri 35 vjeç kanë kryer vepra penale nën efektin e narkotikëve dhe 16 janë gra”, - bën të ditur përfaqësuesi i “Undoc” James Bell mbi vëzhgimet e kryera. Pavarësisht shtimit të përdoruesve, Shqipëria mbetet shumë pas në trajtimin dhe kujdesin që duhet ofruar. Shërbimet pothuajse mungojnë, fakt ky që vihet në dukje edhe nga numri i vogël i personave

që marrin aktualisht trajtim. Kundrejt situatës problematike ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, paralajmëroi ngritjen e qendrave të tjera multidisiplinare publike për trajtimin e përdoruesve të drogës. Edhe në shkolla, sipas tij, do të vazhdojnë fushatat sensibilizuese për dëmet që sjellin substancat narkotike, pasi edhe në raport nënvizohej se në mjediset e shkollave u është ofruar drogë 8 për qind të të rinjve.

MARRËVESHJA U NËNSHKRUA NË FSHATIN GORICË E VOGËL MES MINISTRAVE TË MJEDISIT TË DY VENDEVE

Shqipëri-Maqedoni, marrëveshje për mbrojtjen e Prespës Ministri Mediu: Rrugët e bashkëpunimit janë të hapura edhe për palën greke Arrihet marrëveshja ndërshtetërore për mbrojtjen e parkut të Prespës. Ky park tashmë do të gëzojë kujdesin e veçantë jo vetëm të palës shqiptare por edhe asaj Maqedonase. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve është nënshkruar gjatë ditës së djeshme në fshatin Goricë e Vogël mes dy ministrave të Mjedisit. Sipas përcaktimeve të bëra, kjo marrëveshje parashikon mbrojtjen e parkut të Prespës dhe krijimin e rezervës ndërkufitare të biosferës Ohër-Prespë në kuadër të nismës së ndërmarrë nga UNESKO-ja “Njeriu dhe biosfera”. Ministri shqiptar i Mjedisit, Fat-

mir Mediu, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ka bërë të ditur se qëllimi i saj është menaxhimi i përbashkët i rajonit OhërPrespë, si dhe vendosja mbi një bazë të qëndrueshme të marrëdhënieve tona për këtë zonë. “Institucionet e të dy vendeve tona me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarë do të punojnë ngushtësisht që të përmbushin të gjitha obligimet që i gjithë rajoni Oher-Prespë të marrë statusin ndërkombëtar atë të biosferës dhe të pranohet nga UNESKO-ja për një zhvillim pozitiv dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e biodiver-

sitetit. Deklarata që ne nënshkruamë sot me palën Maqedonase është e hapur edhe për Greqinë, që rezerva e biosferës në të ardhmen të zgjerohet më tej me ekosistemet natyrore që shtrihen në pjesën greke të Prespës”, - vuri në dukje ministri Mediu. Njëkohësisht për këtë rajon Ministria e Mjedisit është duke zbatuar projektin për fuqizimin e administratës së parkut të Prespës të mbështetur nga qeveria gjermane, si dhe po punohet edhe për dhënien e një statusi më të lartë mbrojtje të zonës rreth liqenit të Ohrit me mbështetjen e Komisionit Europian.

Tirana për tri ditë do të kthehet në një skenë arti Për tri ditë me radhë metropoli shqiptar do të shndërrohet në një skenë arti, që do të sigurojë argëtimin e të gjitha grupmoshave. Burimet zyrtare të Bashkisë së Tiranës kanë konfirmuar gjatë ditës së djeshme se çelja e aktiviteteve festive nën moton “Tirana-art–days” do të sjellë në kryeqytet për publikun shqiptar artistët më të njohur, aktorë të Hollivudit, modele dhe fotografë me famë botërore. Eliza Dushku, Blerim Destani, Fadil Berisha, Lu Sierra, Marigona Dragusha, Anxhela Martini, stilistët Ema Savah, Krenare Rugova, Feyzie Camer vijnë në kryeqendrën e shqiptarëve për të ndarë me kryeqytetasit në këtë 100-vjetor të Pavarësisë, suksesin, famën dhe talentin e tyre. Sipas kalendarit të publikuar nga Bashkia, gjatë tri ditëve do të zhvillohen 24 aktivitete festive në Tiranë, ku do të ofrohen hapësira të mjaftueshme argëtimi për të pasionuarit pas fotografisë, pikturës, skulpturës, arkitekturës, muzikës, historisë, kinematografisë e fushave të tjera. Festimet do të fillojnë në orën 11:00 të ditës së sotme, ku në të gjitha sheshet do të organizohen një sërë aktivitetesh, ndërmjet të cilave renditen filmat fitues të “Anifest Rozafa 2012”, stacioni multimodal i Tiranës, që do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej” rreth mesditës, dokumentari “Qyteti i Tiranës”, që do jepet në qendra TEN, instilacioni “Neighborhood” në lagjen “Vasil Shanto”, ekspozita kombëtare e ikonografisë pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, vepra të përzgjedhura nga galeria “Zeta”, ekspozita “Tetori”, filmi “Hair” nga Milos Forman (1979) etj. Ndërsa gjatë ditës së nesërme do të zhvillohet koncerti alternativ rock nga Akademia e Hollivudit në ambientet e parkut “Rinia”. Gjithashtu do të bëhet edhe promovimi i librit “Tirana Contemporaneita Sospesa” nga Andrea Bulleri. Më tej do të vijohet me ekspozitën “100 vjet pavarësi” nga Qendra e Studimeve Albanologjike. Aktivitetet do të kulmojnë të shtunën me organizime të shumta festive për moshat më të vogla si dhe sfilatë me stilistë me origjinë shqiptare Fevziye Camer, Mirela Nurçe, Krenare Rugova, Ema Savahl në Pallatin e Kongreseve.


SOCIALE • E enjte 4 tetor 2012

»

09

NISMA E UNIVERSITETIT TË TIRANËS KËRKON SHTIM TË PEDAGOGËVE TË GJUHËS

Gjuha shqipe - lëndë me zgjedhje në fakultetet Memishaj, duhet të rishikohen tekstet për studimin e gjuhës Nisja e vitit të ri akademik 2012-2013 do t’i gjejë fakultetet e Universitetit të Tiranës me një lëndë të re shtesë. Në të tetë fakultetet e këtij universiteti është vendosur që të ofrohet edhe lënda e gjuhës shqipe si kurrikul më vete. Ky vendim është marrë për shkak të problemeve të hasura gjatë viteve të fundit në vendin tonë me keqpërdorimin e gjuhës shqipe. Specialistët e gjuhësisë vënë në dukje se përfshirja e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje kërkon shtimin e stafit akademik, sikundër edhe të teksteve që do të përdoren në auditore gjatë procesit mësimor. Duke iu referuar vendimit të marrë pak kohë më parë nga Senati i Universitetit të Tiranës për përfshirjen e gjuhës shqipe si lëndë shtesë në fakultetet, kreu

i Institutit të Gjuhësisë, Valter Memishaj, bën me dije se zhvillimi i procesit mësimor nuk mund të mbështetet në përdorimin e teksteve aktuale. Sipas tij, duhet bërë një riorganizim i tyre. “Ne nuk duhet të biem përsëri në rimarrje të informacionit drejtshkrimor, morfologjik, sintaksor, por duhet të kemi ato që quhen “disiplina të shkrira”, në funksion të njëra-tjetrës, jo të bëjmë përsëri rregulla drejtshkrimi, rregulla morfologjie pavarësisht se ato i kanë në vetvete. Pedagogët të mos synojnë të bëjnë ca teste për të marrë studentët në provim dhe studenti të mos e mendoj gjuhën shqipe që të plotësoj testin, të marrë një notë, të plotësoj disa kredite dhe të mbaroj bachelor, master apo shkalla të tjera”, - bën të ditur Memishaj. Më

tej ai sqaron se lënda e gjuhës shqipe në fakultete nuk duhet të jetë pjesë e kurrikulës me zgjedhje, duke i mëshuar idesë se kjo lëndë duhet të jetë në grupin e lëndëve me detyrim. Ndërkohë që duhet të jetë pjesë e të gjitha programeve studimore që ofrohen nga institucionet e arsimit të lartë publike apo private në vend. “Unë do t’u kërkoja diçka tjetër të gjitha universiteteve të tjera, qofshin këto shtetërore apo jo: të shtrihet vendimi, të mos bëhet lëndë me zgjedhje, por e detyrueshme”, - deklaron Memishaj. Me nisjen e vitit të ri akademik do të marrë zgjidhje edhe problematika e ngritur mbi shtimin e stafit të pedagogëve të gjuhës, që do të ofrojnë këtë lëndë në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës.

MË 5 TETOR NIS REGJISTRIMI PËR KURSET PROFESIONALE, QË PASOHEN ME KONTRATA PUNE

Kushtet e reja për punësim në Itali Viza e punësimit vetëm pas marrjes së kërkesës nga punëdhënësi italian AFATET E REGJISTRIMEVE

Pranvera Kola

Z

gjerohen alternativat e punësimit që Italia ofron për shtetasit shqiptarë. Krahas hyrjeve të konfirmuara nëpërmjet kuotave sezonale, një ndër rrugët më të mira për të siguruar një kontratë pune është gjetja e kërkesës së punësimit nga ana e punëdhënësit italian. Në këto kushte, të gjithë shtetasit shqiptarë që nëpërmjet të afërmeve të tyre apo rrugëve të tjera mund të sigurojnë një kërkesë punësimi nga punëdhënësi italian mund të fitojnë kontratën e ligjshme. Megjithatë, për të marrë këtë kontratë të gjithë të interesuarit duhet të ndjekin kurset e formimit profesional, që do të ofrohen sërish edhe gjatë këtij viti në vendin tonë nga qendra të specializuara.“Është mundur të fitohet një e drejtë preference për hyrjen në Itali për arsye punësimi, në vijim të aktiviteteve të arsimimit dhe formimit profesional të kryer në Shqipëri në kuadër të projekteve të miratuara nga Ministria Italiane e Punës (sipas nenit 23 të Tekstit Unik për Imigracionin). Kjo e drejtë bën të mundur marrjen e një vize për arsye punësimi thjesht pas një kërkese nga një punëdhënës në Itali. Në mungesë të dekreteve të flukseve sot për sot kjo përbën mënyrën e vetme për të hyrë në Itali si i punësuar josezonal”, - bëjnë të ditur burimet zyrtare të ambasadës italiane. Ekspertët e Ministrisë së Punës dhe ata të ambasadës italiane do të publikojnë gjatë ditës së sotme afatet dhe procedurat e aplikimeve për shqiptarët që duan të sigurojnë një kontratë pune në shtetin italian nëpërmjet ndjekjes së kurseve të formimit profesional në fusha të caktuara. Me shpalljen e regjistrimeve parashikuar për më datën 5 tetor personat e in-

Për fazën e dytë është parashikuar punësimi i 194 shtetasve shqiptarë. Me shpalljen e regjistrimeve, parashikuar për në datën 5 tetor, personat e interesuar mund të drejtohen në sportelet e migracionit pranë drejtorive rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në qendrat e banimit për të regjistruar kandidaturën e tyre sipas modaliteteve të parashikuara dhe për të regjistruar profilin e tyre në listat e disponueshmërisë. Informacioni mbi regjistrimin gjendet në faqen e internetit www.mpcs.gov.al.

KURSET PROFESIONALE Qeveria italiane ka autorizuar së fundi 10 mijë hyrje për të huajt që duan të marrin një profesion në Itali, praktikisht për të ndjekur kurse formimi profesional, për të cilat mund të aplikojnë dhe shqiptarët. Personat mbi moshën 18-vjeçare mund të ndjekin një kurs të lartë ose teknikoprofesional, me kohë të plotë dhe me kohëzgjatje maksimale deri në 24 muaj, vetëm nëse përgatitja profesionale e fituar në vendin e vet është në përputhje me llojin e kursit ku kanë ndër mend të regjistrohen.

teresuar mund të drejtohen në Sportelet e Migracionit pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në qendrat e banimit për të regjistruar kandidaturën e tyre sipas modaliteteve të parashikuara dhe për të regjistruar profilin e tyre në listat e disponueshmërisë. Informacioni mbi regjistrimin gjendet në faqen e internetit ëëë.mpcs.gov.al. Nga kjo fazë pritet të përfitojnë 194 shtetas shqiptarë. Gjatë muajit mars në vendin tonë nisi një projekt i parë pilot, që ofroi kurse formimi gjuhësor dhe profesional falas për 250

pjesëmarrës. Nga këta 216 kanë marrë certifikatën e përfundimit të kursit, që u lejon atyre të përdorin një kuotë të privilegjuar dhe të hyjnë në Itali për arsye punësimi në çdo rast që një punëdhënës është i gatshëm t’i punësojë. Ministritë në bashkëpunim me entet e ndërmjetësimit promovojnë profilet e këtyre personave në ndërmarrje dhe familje të ndryshme në Itali. Për disa prej tyre janë aktivizuar tashmë kërkesat për autorizimin e hyrjes. Projekti-pilot në Shqipëri ka bërë të mundur nisjen e këtij bashkëpunimi

të ri ndërmjet ministrive të të dy vendeve, duke nxjerrë në pah një aftësi shumë të mirë të Ministrisë shqiptare të Punës dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit për aktivizimin e një rrjeti në territor si për shpalljen e kësaj nisme, ashtu dhe për regjistrimin dhe parapërzgjedhjen e kandidaturave. Shteti italian ka përcaktuar edh kuotat për të interesuarit që duan të shkojnë në Itali për stazhe apo kurse profesionale. Personat mbi moshën 18-vjeçare mund të ndjekin një kurs të lartë ose teknikoprofesional me kohë të

plotë dhe me kohëzgjatje maksimale deri në 24 muaj vetëm nëse përgatitja profesionale e fituar në vendin e vet është në përputhje me llojin e kursit ku kanë ndër mend të regjistrohen. Për të aplikuar për një vizë studimi shtetasi jokomunitar duhet të paraqesë në konsullatën italiane në vendlindje certifikatën e regjistrimit në kurs, pasaportën e vlefshme si dhe dokumente që dëshmojnë zotërimin e një strehimi të përshtatshëm dhe të mundësive ekonomike për të përballuar jetesën gjatë gjithë kohëzgjatjes së kursit.

MASTERAT

MASH shtyn me 2 javë afatin e regjistrimeve Shtyhen afatet e regjistrimeve për të gjithë studentët që do të ndjekin studimet në vitin e ri akademik në strukturat e arsimit të lartë publik në programet e ciklit të dytë “Master profesional” dhe “Master shkencor”. Burimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se afatet e regjistrimit për pranimet e reja në këto programe janë shtyrë edhe me dy javë të tjera. Kandidatët duhet të paraqiten në sekretaritë mësimore me dosjen e dokumenteve të kërkuara për të konfirmuar procesin e regjistrimit. Ndërsa në lidhje me formularin A-3 drejtoresha e përgjithshme e arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit, Edlira Late, bën me dije se janë më shumë se 4000 vende të lira, që do të vihen sërish për aplikim në radhët e maturantëve që deri më tani nuk mundën të siguronin një të drejtë studimi në programet e ditës. Sipas saj, formulari do të publikohet pas 1 jave, pasi studentët e shpallur në listat përfundimtare të fituesve të kenë dorëzuar dokumentet plotësuese pranë sekretarive mësimore, e cila çon në finalizimin e listave. Late bën të ditur se ka përfunduar procesi i regjistrimit online të maturantëve fitues dhe data 8 tetor është data kur të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të dytë ulen në auditorë për të nisur vitin e ri akademik. Ndërsa për studimet part-time procesi i aplikimeve do të vijojë deri më datën 10 tetor.


10

« aktualitet

Vendimi nga gjykata

Katër vjet burg “kushëririt” të Ina Ramës, premtoi liri Me 4 vjet burg u dënua një 52-vjeçar që kishte guxuar të prezantohej si kushëriri i Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. Bajram Hoxha, 52 vjeç nga Berati, me arsim të mesëm, kishte arritur të mashtronte bashkëshorten e një të dënuari duke i marrë asaj 25 mijë euro përballë premtimit se do ta lironte nga burgu brenda tre javëve. 52-vjeçari ishte prezantuar si djali i tezes së Prokurores së Përgjithshme Ina Rama dhe u kishte thënë viktimave të tij se ishte i punësuar tek sektori i përgjimeve tek Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe për të plotësuar skenarin e tij mbante me vete një pistoletë, një radio policie, pranga dhe një dosje. Sipas prokurores së dosjes, Daniela Sulaj, e cila kërkoi për 52-vjeçarin katër vjet burg, i pandehuri pasi ka pirë kafe dhe ka marrë shumën e konsiderueshme ka premtuar se do ta lironte nga burgu shtetasin Gëzim Tafaj. Në përfundim të procesit gjyqtarja Regleta Panajoti vendosi ta dënojë për mashtrim Bajram Hoxhën me 4 vjet burg.

Tjetër aksident

Pranga grekut, aksidentoi rëndë një vajzë 23 vjeçe Dy aksidente të rënda kanë ndodhur orët e fundit, ku një grek që aksidentoi rëndë një vajzë 23 vjeçe dhe një 20-vjeçar që përplasi për vdekje një grua. Policia tha se u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Ioakeim Boutolas, 61 vjeç, lindur dhe banues në Selanik të Greqisë, me arsim të mesëm, i padënuar, i pajisur me leje drejtimi të grupit “B”. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar automjetin e markës “Opel” me targa TR 4753 S, aksidentoi këmbësoren Denisa Çoba, 23 vjeçe, banuese në Laç, e cila në momentin e aksidentit po kalonte rrugën. Ajo ndodhet e shtruar në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq, në pranga ra edhe Pal Kacoli, 20 vjeç, lindur në Pukë e banues në Tiranë, pasi në rrugën Zall Herr-Bathore, duke drejtuar mjetin Benz furgon me targa AA 948 EP ka aksidentuar këmbësoren Hane Skana, 62 vjeçe, lindur në Dibër e banuese në Bathore, e cila ka gjetur vdekjen. Kacoli nuk ishte i pajisur me dëshmi aftësie për drejtim automjetesh.

E enjte 4 tetor 2012 •

kërkoi të merrte ajër jashtë se s’ndihej mirë

15-vjeçari shqiptar përdhunon kujdestaren në park, sulmon policët

ITALI - Një 15-vjeçar shqiptar përdhunon e rreh kujdestaren në kopshtin e qendrës së trajtimit të të miturve, ku ai mbahej për grabitje. Ajo që i telefonoi policisë ishte një kolege e kujdestares. Ndërkaq, i mituri shqiptar u përpoq t’u shpëtonte prangave dhe pastaj ka sulmuar edhe policinë me thikë. Mediat italiane shkruajnë se i mituri e ka marrë kujdestaren e tij në një park dhe më pas e rrahu dhe e përdhunoi. Ashtu siç ishte, i armatosur me një thikë ai është përpjekur që t’i shmangej arrestimit. Protagonist i këtij tregimi është një shqiptar që ndodhet në paraburgim për grabitje të vogla në komunitet. Por tani prokurori i të miturve e ka mbyllur shqiptarin në burg. Përdhunimi në park Djali 15 vjeç u ankua se nuk ndihej mirë dhe e kërkoi një punëtore sociale për ta shoqëruar në një park për shëtitje që do t’i bënte mirë. Pasi arritën në oazin natyror në Penne Pescara, fëmija menjëherë

mori avancë seksuale ndaj edukatores. Pasi kjo “kërkesë” i është refuzuar ai dhunshëm kreu mardhënie seksuale me të brenda automjetit ku ndodheshin, si dhe e kërcënoi që të mos e zbulonte këtë fakt. Në brendësi të makinës, aty ku ndodheshin në park, i mituri priti për policinë, që ishte lajmëruar nga një edukatore tjetër që kishte dyshuar nga vonesa e tyre. Kështu, 15-vjeçari shqiptar, ndoshta nën ndikimin e drogës, përpjekjet e para i pati për të ikur dhe më pas ftoi për luftë karabinierët teksa mbante një thikë në dorë. Për ta ndaluar u nevojit ndërhyrja e një patrulle të dytë. Kundër djalit tani ka akuza për dhunë seksuale, plagosje dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë. Furgoni, thika dhe rroba e edukatores së re u konfiskuan. Gruaja është marrë në spitalin e Pennes, ku përveç dhunës seksuale, ajo ka pasoja edhe nga plagosja. Ndërsa dy prej policëve të përfshirë në grindje me 15-vjeçarin shqiptar kanë pësuar dëmtime të vogla. Përshtati: Mariglen Mulla

Jona Duci në listën e policisë

Në periferi të Kamzës

Një shqiptare mes njerëzve të Gjendet pa jetë një 35-vjeçar, dhunshëm që sulmuan policët hetim vrasjes dhe vetëvrasjes GREQI - Policia greke zbuloi se në mes të personave të maskuar, që shkaktuan dhunë dhe incidente, në protestat e 26 shtatorit në Athinë, ka qenë edhe një vajzë e re nga Shqipëria. Së fundmi u publikuan fotot dhe emrat e 9 prej personave të arrestuar, të akuzuar për vepra, që ndodhën më parë dhe gjatë tubimeve në Athinë. Vajza nga Shqipëria është Joana Kristofor Duci, lindur më 19 janar 1988 në Shqipëri, banuese në Athinë. Ajo së bashku me të arrestuarit e tjerë, të cilët janë shtetas grekë, akuzohet për përdorim dhune, prishje të qetësisë publike, për fshehje të identitetit me maskë dhe për posedim të bombave shpërthyese. Gjatë protestave të 26 shtatorit pati incidente të rënda dhune, ku persona të maskuar qëlluan me kokteile Molotov dhe gurë mbi policinë, ndërsa kjo e fundit përdori kimikate kundër tyre. Atë ditë u arrestuan 23 persona, prej të cilëve 10 janë të mitur.

Pasditen e djeshme një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në periferi të Kamzës, ndërsa dyshohet për vrasje. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Albania” në zonën e njohur si “argjinatura” ku 35-vjeçari Armando Jaupi është gjetur i vrarë me pistoletë. Fillimisht ai dyshohej se ishte vetvrarë. Por dëshmitë e dhëna në polici flasin për një zënkë të 35-vjeçarit me disa persona të tjerë duke hedhur dyshime të forta mbi vetvrasjen e tij. Sipas disa dëshmitarëve, të cilët e njohin viktimën, ky i fundit ka qenë në shoqërinë e 4 personave gjatë paradites, ndërsa midis tyre ka pasur dhe një zënkë. Fill pas kësaj është gjetur dhe trupi i pajetë i 35- vjeçarit. Polica, e cila ka nisur hetimet, nuk ka përjashtuar pistën e vrasjes, ndërsa vijojnë kërkimet për identifikimin e personave, të cilët kanë shoqëruar Jaupin gjatë paradites.

Halimi në nismat e gjyqësorit

“Shpërndarja e gjytarëve, pagat, administrativja dhe trashëgimia” Në takimin që ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, pati me krerët e gjyqësorit dhe përfaqësuesit e Euraliusit u diskutua rishpërndarja e gjyqtarëve sipas ngarkesës, si dhe heqjen nga gjykatat të dëshmive të trashëgimisë e kalimin e tyre te sistemi noterial. Aty merrnin pjesë edhe zëvendëskryetari i KLD-së, Elvis Cefa, Joaqin Urias, shefi i misionit Euralius dhe kryetarët e gjykatave të rrethit dhe Apelit, si dhe përfaqësues nga Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese. Urias vlerësoi reformën dhe përpjekjet e mëdha që po bëhen për rritjen e eficenës së sistemit gjyqësor. Kryetarët e gjykatave e vlerësuan këtë iniciativë të Ministrisë së Drejtësisë si një nismë transparente që prek çështje të rëndësishme të sistemit gjyqësor dhe i jep zgjidhje organizimit dhe funksionimit të tij. Këto nisma, sipas tyre, do t’i shërbejnë më së miri sistemit gjyqësor, por edhe qytetarëve për të marrë drejtësi sa më të shpejtë. Tryeza kishte si qëllim diskutimin rishpërndarjen e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të Apelit sipas ngarkesës me qëllim rritjen e eficencës së gjyqësorit, përmirësimin e legjislacionit në kuadër të rritjes së eficencës së sistemit gjyqësor, përcaktimin e numrit të nevojshëm të gjyqtarëve për çdo Gjykatë Administrative të Shkallës së Parë dhe Apelit në Shqipëri dhe fillimi i procedurave për funksionimin e tyre. Në fjalën tij ministri theksoi se reformimi i sistemit të drejtësisë është një proces i gjatë, i vështirë e kompleks. “Sistemi i drejtësisë sulmohet shpesh edhe për arsyen se ai është një shënjestër e lehtë, dhe gjah i lehtë, për shkak të gabimeve që jo rrallë herë i ndodhin, apo për shkak të pakënaqësive që krijohen”,-tha ministri. Më pas ai bëri thirrje publike që të përkrahet drejtësia duke thënë që sulmi ndaj saj dëmton besimin e qytetarëve ndaj drejtësisë. “E lehtë është të sulmosh, të anatemosh, por pa kuptuar se aty ka edhe gjyqtarë të ndershëm, të cilët preken dhe demotivohen. E lehtë është të hapesh gazetën politike duke sulmuar gjyqtarët, por duhet kuptuar se në fakt nuk po sulmon një gjyqtar, por po sulmon sistemin”,tha Halimi. Më pas ai prezantoi para gjyqtarëve 2 studime që prekin thellësisht sistemin gjyqësor dhe synojnë reformimin të ndjeshëm të tij: Studimin për rishpërndarjen e numrit të gjyqtarëve në çdo gjykatë në gjithë Shqipërinë. Pjesë e të cilit është edhe përcaktimi i numrit të gjyqtarëve për çdo gjykatë administrative në vend, si dhe studimin për përmirësime ligjore në drejtim të eficencës në sistemin gjyqësor duke eleminuar procedurat gjyqësore për dëshmitë e trashëgimisë dhe urdhrat e ekzekutimit. “Ministria e Drejtësisë synon të rishpërndajë tërësisht numrin e gjyqtarëve për çdo gjykatë, duke krijuar një fizionomi krejtësisht të re të sistemit gjyqësor në Shqipëri. Një fizionomi që do t’i përshtatet tërësisht eficencës së sistemit, duke rritur numrin e gjyqtarëve në gjykatat me ngarkesë të lartë, duke ulur numrin e gjyqtarëve në gjykatat e vogla dhe duke rritur numrin e gjyqtarëve në gjykatat e Apelit”,- tha Halimi. Ndërsa për dëshmitë e trashëgimisë dhe urdhrat e ekzekutimit ai tha se, “Ne propozojmë që këto vendime gjyqësore të hiqen nga procedurat gjyqësore dhe t’i kalojnë noterit. Nëpërmjet sistemit të ri të noterisë, qytetari vetëm brenda pak minutave mund ta marrë këtë shërbim shumë më shpejt. Kjo reformë ka rëndësi edhe për sistemin gjyqësor, sepse do të lehtësojë punën e gjyqtarëve për mijëra e mijëra dosje. Procesi i lëshimit të urdhrave të ekzekutimit duhet të reformohet dhe ne kemi paraqitur një skemë, e cila do të eleminojë automatikisht gjithë këtë ngarkesë të jashtëzakonshme për qytetarët dhe gjyqtarët”. Një tjetër çështje që u mor në diskutim ishte edhe çështja e rritjes së pagave të gjyqtarëve, si dhe hapat që po bëhen për ngritjen dhe funksionimin e gjykatave administrative. Ka përfunduar ndërtimi i gjykatave në Tiranë për Shkallën e Parë dhe atë të Apelit dhe po ashtu ka përfunduar dhe rialokimin e këtyre gjykatave në 5 rrethe të tjera. Halimi shtoi se “Numri i gjyqtarëve në çdo gjykatë administrative të jetë nga 4 gjyqtarë në çdo gjykatë dhe në Tiranë të jetë 16, ndërsa për Apelin të jetë 7”. Drejtuesi i misionit Euralius, Joakin Urias, tha se, “Është një angazhim i madh nga të gjithë aktorët e drejtësisë për realizmin e kësaj reforme duke përfshirë KLD, Ministrinë e Drejtësisë, gjykatat. Mbas një analizimi të bërë të statistikave të gjykatave në rrethe jemi befasuar që një numër i madh çështjesh zvarriten pambarimisht duke shtuar ngarkesën e gjyqtarëve dhe duke cenuar interesat e qytetarëve”.


aktualitet • E enjte 4 tetor 2012

»

11

Gjykata e Tiranës i jep të drejtë shkrimtarit për dorëshkrimin e romanit

Ismail Kadare i merr “Dimrin…” Nexhmije Hoxhës Nuk gjenden prova për dhurim të veprës më 1975 Pas disa javë zgjatjesh, shkrimtari Ismail Kadare ka fituar dje fiton betejën gjyqësore ndaj së vesë së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, për dorëshkrimin origjinal të veprës “Dimri i vetmisë së madhe”. Kështu, dje gjykata e Tiranës i dha të drejtë shkrimtarit të madh për të rimarrë dorëshkrimin e romanit. Gjykatësi Bledar Abdullai në vendimin e tij, tha se, “Ismail Kadare ka të drejtë të shfrytëzojë dorëshkrimin, pasi nuk ia ka dhuruar, por ia ka lënë në mbrojtje Nexhmije Hoxhës”. Sipas Kadaresë, Nexhmije Hoxha ia kishte marrë veprën gjatë një vizite që kishte bërë në shtëpinë e këtij të fundit dhe, me pretekstin se banesa ishte e vogël dhe nuk kishte kushte për ruajtje, ia kishte kërkuar që ta merrte dhe ta vendoste në Institutin e Studimeve MarksisteLeniniste. Sipas shkrimtarit, dorëshkrimi

kishte vlera të mëdha shpirtërore, morale e materiale, si dhe ishte trashëgimi kulturore, ndaj për këtë shkak kërkonte ta kishte sërish në duart e tij. Por duke qenë se nuk kishte arritur ta merrte privatisht, edhe pas shumë korrespodencash që kishte pasur dhuratë me gruan e ish-diktatorit, vendosi ta kërkojë në rrugë gjyqësore. Shkrimtarit Kadare do t’i rikthehet vepra sapo vendimi të marrë formë të prerë. Abdullai deklaroi se në bazë të nenit 212 të Kodit të Procedurës Civile të ligjërohet masa e sigurimit të objektit të padisë, i lejuar me një vendim të mëparshëm të kësaj gjykate, kur dorëshkrimi origjinal iu dorëzua Arkivës së Shtetit. Gjyqtari vlerësoi se pretendimi i Nexhmije Hoxhës, në të cilin thuhet se dorëshkimi i është dhënë në posedim në vitin 1975, rezulton i pabazuar në prova, sidomos në

Dëshmia e Bares dhe Stërkajt për demonstratën

Deputetët e PS: Më 21 janar Garda qëlloi pa u kërcënuar Mariglen Mulla

P

ër ngjarjet e 21 janarit Prokuroria e Përgjithshme thirri dje 3 deputetët socialistë Tom Doshi, Paulin Stërkaj dhe Besnik Bare për t’i marrë në pyetje për pjesmarrjen, rolin dhe organizmin në protestë dhe të gjithë itinerarin e zhvilluar gjatë asaj ditë para Kryeministrisë. Ndërkaq, pas dhënies së dëshmive, avokati i ish-kryegardistit kërkoi ndjekjen penale për deputetët socialistë, pasi sipas tij, ata kanë ndryshuar deklarimet. Deputetët kanë shpjeguar rolin e tyre në demonstratë. Kuvendi në seancën e 2 shkurtit 2012, votoi me shumicë votash heqjen e imunitetit 3 deputetëve socialistë. Ligjvënësit e majtë dhe të djathtë bashkuan votat për heqjen e imunitetit për deputetët socialistë Besnik Bare, Tom Doshi dhe Taulant Balla. Stërkaj Deputeti socialist Paulin Stërkaj tha se “Unë e thashë atje dhe gjatë dëshmisë, por që nuk më lanë për të përfunduar se kur kam dëshmuar për pyetjet që më kanë bërë kam thënë se çdo gjë që kemi thënë ka qenë e vërtetë, pasi nuk kemi asnjë arsye për të thënë një gjë që nuk ka ekzistuar. Por, mund të kemi deformim për shkak të periudhës nga ngjarja deri në ditën që jemi marrë në pyetje, ndonjë influencë nga mediat vizive me të cilat kemi pasur kontakt çdo kohë. Garda nuk u kërcënua asnjëherë, ndërsa policia u konfrontua trup me trup me turmën, jo Garda. Ndaj Garda nuk ka pasur asnjë shkak për të vepruar ashtu siç ka vepruar. Policia ka përdorur mjetet e veta, e pakoordinuar mirë, pasi po t’i

Avokati i Prendit: Te ndiqen penalisht Genc Gjokutaj, avokati i ish-krykomandantit të Gardës, Ndrea Prendi, pasi dëgjoi dëshmitë e 3 deputetëve socialistë tha se Doshi, Bare e Stërkaj, duhet të ndiqen penalisht për kallëzim të rremë dhe ndryshim të dëshmive. Gjokutaj e mbështeti këtë akuzë duke iu referuar dëshmive të mëparshme të deputetëve socialistë, pasi sipas tij ato ndryshonin thelbësisht me njëra-tjetrën. Ndërkaq, vetë Paulin Stërkaj e ka pranuar faktin se dëshmitë mund të ndryshojnë, për shkak të periudhës kohore që kishte kaluar.

shihni në media ka qënë një polici e pajisur me mjetet e ndërhyrjes dhe një polici që bën shëtitje në qytet me rroba liri-dalje. Policia me veshjen e fundit edhe mund të ketë pësuar ndodnjë dëmtim. Garda ka qëlluar me armë, ne i kemi parë armët edhe drejtpërdrejtë, edhe në lartësi. Kemi parë edhe pishat që janë goditur nga plumbat, por secili plumb ka goditur personat nuk jam ekspert i kësaj fushe”. Bare Deputeti Besnik Bare konfirmoi autorsinë e PS për organizmin e mitingut, ndërkohë theksoi se pasi ka mbërritur me deputetë të tjerë në afërsi të ‘Hotel Dajtit’ ka parë gjithë rrëmujën dhe kaosin e krijuar,

si dhe policinë, e cila për të shpërndarë turmën ka lëshaur gaz lotsjellës. Në dëshminë e tij, Bare tha se është qëlluar me armë kur ka pasur një numër të vogël njerëzish. Ndërkohë që sipas tij Kryeministria nuk është sulmuar. Ai tha se “Pohova faktin se ndaj asaj turme, e cila në mënyrë legjitime për kërkesat që kishte shtruar, kërkesa ekonomike, gjendjen e vështirë, papunësinë ishte mbledhur aty mbi 200 mijë njerëz. Unë kam parë dhunën e ushtruar ndaj këtyre protestuesve, dhunë që unë e konfirmoj për shkak të një numri të madh njerëzish të gjakosur që pashë dhe njerëzish të dëmtuar të irrituar dhe të revoltuar. Gjthashtu unë konfirmova

faktin se të gjithë deputetët, të cilët ishin pjesmarrës në atë miting, kanë luajtur një rol mediatori nëpërmjet policisë dhe protestuesve me qëllim që kjo ngjarje të mos precipitonte në një fatkeqësi, në një tragjedi ashtu sikurse precipitoi fatkeqësisht. Ajo që do të shtoja unë është se në zinxhirin e kësaj ngjarjeje tragjike, këta që akuzohen sot në këtë gjyq janë ekzekutorët, e vërteta që përgjegjësinë më të madhe e ka ish-ministri i Brendshëm dhe Kryeministri i vendit, dhe janë ata që e dinë fare mirë se cili është urdhëruesi i kësaj masakre ndaj këtyre njerëzve të vrarë, që falë medies u pa se ishin jashtë gardhit të Kryeministrisë. Urdhëruesit duhen hetuar”.

pjesën ku ajo pretendon se i është dorëzuar nga vetë shkrimtari në zyrën e saj. Fakti që paditësi në mënyrë të përsëritur ka shprehur konsiderata mirënjohjeje përgjatë viteve 1971-1973 kundrejt të paditurës, tha gjykata, rezulton i provuar në prova shkresore të administruara në dosjen gjyqësore. Konkretisht, në letra në të cilat Kadare i drejtohet palës së paditur për çështje të ndryshme me karakter subjektiv, social, profesional dhe personal. Gjykata shtoi se “edhe fakti që dorëshkrimi i “Dimrit të Vetmisë së Madhe” është në pronësi të Nexhmije Hoxhës nuk u provua gjyqësisht, çka do të thotë se sapo vendimi të marrë formë të prerë, masa “sekuestro konservative” do të kthehet në “sekuestro ekzekutive”, duke detyruar Drejtorinë e Arkivave t’ia dorëzojë dorëshkrimin zotit Kadare”.

Abuzimet me shitjen e armëve

Braçe: Imami të mos heshtë përpara abuzimeve financiare Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe i përqendroi akuzat e tij ndaj ministrisë së Mbrojtjes dhe titullarit të institucionit në abuzimet me çmimet e shitjes së armëve. Në dokumentet e publikuara dje Braçe evidentoi të dhënat që tregonin favorizimin që kjo Ministri u bënte kompanive serbe “Montenegro Defence Industry” dhe “Unimesko” në çmimin me të cilin u shiste municione. “Ministri Imami nuk u përgjigj për marrëdhëniet e tij me Sllobodan Tesiçin. Është kapur në flagrancë pikërisht me të. Këtë person e ka pritur në Shqipëri, e ka shoqëruar te depot e armëve, edhe pranë Poliçanit. Ministria e Mbrojtjes i shet mortajat 60 mm 200 dollarë për copë, por të njëjtin produkt ia shiti “Montenegro Defence Industry” për 180 dollarë. Ku shkojnë diferencat, në xhepin e kujt? Mortajat 180 mm Ministria e Mbrojtjes i shet me 300 dollarë, ndërsa po kësaj firme ia ka shitur me 230 dollarë, duke e favorizuar në çmim”, - deklaroi Braçe. Për këtë arsye deputeti socialist akuzoi ministrin Imami se po vetëpasurohet së bashku me grupin e tij klientelist. “Po pasurohen në mënyrë të padrejtë dhe në kurriz të shqiptarëve, interesave të tyre strategjike, politike dhe ekonomike klientët e ministrit Arben Imami dhe zyrtarë të korruptuar. Janë disa dhjetëra milionë dollarë pasuri që mund t’i shërbenin buxhetit të shqiptareve. Fatkeqësisht, po u shërbejnë llogarive private të zyrtareve”, - u shpreh Braçe.

Ministria e Mbrojtjes kundërshton akuzat

“Institucioni ka marrëdhënie tregtare sipas ligjeve” “Ministria e Mbrojtjes ka marrëdhënie tregtare vetëm me kompani dhe shtete të verifikuara sipas ligjeve dhe procedurave”, - kjo ishte kundërpërgjigjja e ardhur dje nga dikasteri i Mbrojtjes në adresë të Partisë Socialiste. Sipas zëdhënëses së kësaj Ministrie, ky institucion nuk ka marrëdhënie as personale, as institucionale me asnjë nga personat e përmendura në deklaratën e deputetit socialist Erion Braçe. “Seriali i shpifjeve të Partisë Socialiste vijoi me manipulime dhe keqlexime shifrash të kontratave për shitjen e ligjshme të municioneve të tepërta. Marrëdhëniet e supozuara të Ministrisë së Mbrojtjes me persona që nuk u dimë as emrat, janë trillime dhe shpifje të ulëta, të denja vetëm për një personazh që ka për profesion mashtrimin publik. Ministria e Mbrojtjes ka marrëdhënie tregtare vetëm me kompani dhe shtete të verifikuar sipas ligjeve dhe procedurave. Nuk ka marrëdhënie as personale, as institucionale me asnjë nga personat e përmendur”, - vuri në dukje zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Lorisa Ylli. Gjithashtu dikasteri i Mbrojtjes garanton se “që nga koha e marrjes së detyrës asnjë person i përmendur nuk ka vizituar asnjë ambient ushtarak të Forcave tona të Armatosura, dhe kjo është një shpifje e ulët”. Për këtë Ministria e Mbrojtjes paralajmëroi se Braçe do të përgjigjet para ligjit për publikimin e kontratave të ligjshme të institucionit.


12

« gossip

E enjte 4 tetor 2012 •

Çfarë ëndërrojnë femrat, dhe çfarë meshkujt?

N

jë laborator kanadez ka vendosur të zbulojë se cilat janë ëndrrat më të shpeshta tek të dy gjinitë, kështu kanë kryer hulumtimin në 28 mijë të anketuar në mes moshës 10 dhe 79 vjeçare gjatë 11 viteve. Rezultatet edhe nuk janë aq befasuese: meshkujt më së shpeshti ëndërrojnë për seks, të paktën kështu pohojnë 85 për qind e të anketuarve, derisa për femrat ëndrra më e shpeshtë është ajo në të cilën dikush i ndjek, që kanë thënë 83 për qind e të anketuarave. Këto dy ëndrra janë të përbashkëta për pjesëtarët e të dy gjinive, sepse edhe njëra edhe tjetra janë në vendin e dytë të ëndrrave më të shpeshta te gjinia e kundërt – 78 për qind e meshkujve ka ëndrra në të cilat i ndjek dikush, ndërsa 73 për qind femrave ëndërron për seksin. Femrat shpesh ëndërrojnë edhe për insektet, vdekjen dhe rënien në provim, derisa meshkujt kanë ëndrra si vrasjet, sulmet e jashtëtokësorëve dhe fuqitë magjike. Ëndrrat më negative shumica e të anketuarve i kanë pasur gjatë viteve të njëzeta dhe tridhjeta të jetës, ndërsa sipas të dhënave vajzat ëndërrojnë më shpesh se djemtë.

Rihanna, Justin Bieber dhe Bruno Mars do të perfomojnë në shown e modës së Victoria Secret Është bërë si modë që perfomancat muzikore të jenë të pranishme edhe në sfilatat e modës. Por risinë këtë herë e ka sjellë Victoria Secret, ku në shoën e modë së saj do të ketë një perfomancë trio nga këngëtarët Rihanna, Bieber dhe Bruno Mars. Duhet të kujtojmë se kjo ka qënë një periudhë fatsjellëse për Ririn e cila së fundmi ka lancuar singëllin “Diamonds” dhe albumin e saj të 7-të “Wonders”, i cili pritet të dalë në nëntor. Gjithashtu Bieber është duke dalë sukseshëm në turin e tij në mbarë botën dhe mos harrojmë Bruno Mars, i cili, në 11 dhjetor do të nxjerrë albumin e radhës Unorthodox Jukebox.

Nuk kishte para për qiranë, por në dollap kishte fustane të Chanel-it Kur u zhvendos në Los Angeles, ishte e papunë, por dollapët e saj ishin plot me veshje të Chanel, me të cilat nuk ka mundur të paguante qiranë. Aktorja Salma Hayek thotë se është e kotë që të kesh rroba të kreatorëve në dollap, kur ju nuk keni të holla. Ajo kujtoi kohën kur mbërriti në Los Angeles dhe kishte një dollap përplot me fustane me nënshkrime, por ishte pa para. “Unë shikoja dollapët ku kishte fustane aq të shtrenjta, sidomos të Chanelit, dhe nëpër kokën time kalonte vetëm një mendim: të paktën me këto veshje të mund të paguaja qiranë. Fustanet e shtrenjta atëherë nuk ishin të dobishme, sepse nuk kam pasur punë”, kujton Salma, raporton “Reuters”. Për fat të mirë, ajo i përvjeli mëngët dhe gjeti një punë, ndërsa tani është një nga aktoret më të paguara. Chanel gjendet ende në dollapët e saj dhe jeton në vilat madhështore që i paguan pa asnjë problem.Ditë më parë aktorja 42-vjeçare ka zemëruar fansat e saj në vendlindjen e saj, Meksiko, me disa fjali që i ka thënë në lidhje me origjinën e saj në një revistë gjermane. “Sinqerisht, mezi mbaj mend se si është të jesh meksikane. Jeta ime është tërësisht e ndryshme tani”, kishte thënë Hayek, gjë që kishte shkaktuar një numër të madh të reagimeve negative nëpër blogje dhe rrjete sociale, kryesisht meksikane.

Pija me shijen më të mirë në botë Swift, VIP i MTV Europe Music Awards Taylor Swift, Muse dhe No Doubt do të performojnë në mbrëmjen e MTV Europe Music Aëards, që do të mbahet muajin e ardhshëm. Do të jetë këngëtarja amerikane që do të debutojë e para në këtë mbrëmje, ndërkohë që Muse do të performojnë një këngë të albumit të ri të tyre “The 2nd Law”, i publikuar këtë javë. Evenimenti, që do të prezantohet nga modelja e famshme Heidi Klum, do të zhvillohet në Frankfurt më 11 nëntor. Publiku ka kohë deri më 9 nëntor që të votojë për të gjitha kategoritë. Deri tani Rihanna kryeson me 6 nominime, Swift me 5, ndërsa Katy Perry dhe Justin Bieber me nga 4 secili. Organizatorët deklarojnë se së shpejti artistë të tjerë do të zgjidhen për të performuar gjatë mbrëmjes së madhe. Vitin e kaluar, evenimenti kryesor i muzikës evropiane u mbajt në Belfast dhe theu rekordin e shikueshmërisë me 39 milionë telespektatorë.

Një kompani gjermane likerësh ka lançuar një linjë pijesh që para se të futen në shishe janë derdhur në gjoksin e disa modeleve. Këto shishe vodkash dhe uiski (që janë në numër të kufizuar) kushtojnë 150-180 dollarë secila. Mes modeleve nga ku kanë kaluar pijet alkoolike janë Alexa Varga, Amina Malakona dhe Evelin Aubert. Të treja

këto modele shfaqen gjysmë nudo në faqen në internet të kompanisë me një shishe, përmbajtjen e së cilës e derdhin në trup duke treguar “procesin e ambalazhimit”. “Kemi vënë re që nuk është vetëm shija ajo çfarë i bën meshkujt të shijojnë pijen. Për ne ka rëndësi edhe erotizmi i një femre të bukur. Për të krijuar shijen perfekte ne

menduam që çdo pikë e likerit të kalojë përmes gjoksit së një bukurosheje”, shkruan kompania. Edhe pse kjo ide mund të duket jo higjienike, kompania këmbëngul se produkti i përmbahet kërkesave të Departamentit të Shëndetit Publik.“Ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj kushteve higjienike në ambalazhimin e produktit”, sqaron kompania.


gossip • E enjte 4 tetor 2012

»

13

Ben Affleck: Pajtohen Balotelli-Fico, kapen mat duke u puthur Një “scoop” fotografik i të përjavshmes italiane “Chi”, tregon pajtimin me sa duket të futbollistit Mario Balotelli dhe shougirlit Raffaella Fico. Pamjet tregojnë takimin e ciftit të ribashkuar, pas ndarjes, të ndodhur në Napoli të mërkurën dhe të enjten e parë, që i paraprinte komunikatës të nxjerrë nga futbollisti i Manchester City-t, që njoftoi se do të donte të riprovonte sërish lidhjen me Ficon, që është në muajin gjashtë të shtatzanisë. Balotelli, sic faktojnë fotot e “Chi”, ka mbërritur në Napoli me një fluturim privat dhe aty ka takuar Raffaella Ficon, me të cilën ishte ndarë në muajin prill. Fillimisht çifti u përpoq të thyente akullin në oborrin e një shtëpie të disa miqve dhe më vonë pas një nate refleksioni, skena u spostua në ballkonin e shtëpisë. Aty Balotelli përqafon vajzën dhe e puth me pasion, sic tregon revista. Një prapaskenë që shpjegon komunikatën e Balotellit si dhe disponilitetin e Ficos për t’i dhënë një mundësi të dytë babait të mundshëm të djalit të saj.

Gruaja ime bën ligjin në shtëpi

B

en Affleck është shprehur se në shtëpinë e tij ligjin e bën gruaja duke shtuar se një bashkëshort i mirë duhet t’i lërë në dorë kontrollin tek bashkëshortja. “Të qënit një burrë i mirë përfshin të kuptuarit që në shtëpi shefi është gruaja dhe duhet të ndjekësh urdhërat e saj. Në këtë mënyrë unë dhe Jennifer (Garner) jemi shumë të lumtur me njëri-tjetrin”, shprehet aktori i famshëm. Cifti i aktorëve hollivudianë kanë një djalë 6-muajsh dhe Affleck thekson se ndihet me fat dhe i lumtur që më në fund është bërë me një “shok” pas dy vajzave. “Më ishte mbushur shtëpia me femra dhe jam i lumtur që më në fund do të kem një shok”, thekson Ben Affleck për ‘Acces Hollywood’.

Shakira pret djalë Shakira e cila është shtatzënë ka bërë të ditur edhe gjininë e fëmijës që po pret. E lumtur ka deklaruar se po pret një djalë. Por entuziazmi nuk është vënë re vetëm tek Shakira, por edhe Pique ka pohuar se ardhja e këtij fëmije në jetë është gjëja më e bukur që i ka ndoshur në jetë. Shakira është dike planifikuar ta përfshijë djaline sja në nisma humanitare duke shtuar: “Kur të lindë djali, do e marr me vete në udhëtimet e mia të bamirësisë. Ai duhet të mësojë se është i aftë se mund të ndryshojë botën”.

Gaga mysafire në pallatin e Donatella Versaces Lady Gaga arrin në Milano për koncertin e deklaruar para kohe dhe përfiton nga rasti për t`u përkëdhelur nga Donatella Versace. Gaga që sot do të performojë në vendin e vetëm italian për këtë turne, është mysafire në shtëpinë e Donatellës që ka dizanjuar shumë nga veshjet e saj në skene, në pallatin Versace në rrugën Gesu te Milanos. Ajo zbriti nga makina pranë shtëpisë së stilistes dhe kishte veshur një fustan të kuq me logon e një meduze dhe flokët i kishte kafe. Më pas doli bashkë me Donatellën në ballkon dhe kishte vënë një paruke bionde platine të versaces dhe ngjanin si dy motra. "Disa jane lëgjenda të verteta, ja një foto e imja që eci në apartamentin e Giannit, që e ka mbuluar me 40 mijë trëndafila. Të dua Donatella!",- shkroi në Twitter Gaga.

Sofia Vergara do t`i nënshtrohet kirurgjisë plastike Edhe pse 40 vjeç dhe me forma të përkryera si të një 20-vjeçareje, Vergara ka bërë të ditur se do të bëjë lifting të gjoksit. Me sa duket, Sofia nuk ndihet dhe aq mirë më trupin dhe pranon se shpesh herë i ka zili format e supermodeles Gisele. “Kam zili kur Gisele mund të veshë një fustan të ngushtë pa recipeta, nëse unë do të bëja të njëjtën gjë, do të dukesha si një grua shtatzanë”, ka theksuar ajo. Për më tepër Vergara nuk është nga ato femra të cilat ndihen seksi në moshën 40 vjeçare. Për Sofian të jesh 40, është tmerr. Ajo është nëna e një dajli 20 vjeçar dhe është një nga femrat më të paguara në Tv, kështu që ajo nuk kursen për bukurinë e saj.


14

«

SPECIALE E enjte 4 tetor 2012 •

KRYEMINISTRI SALI BERISHA INAUGURON SHKOLLËN 9-VJEÇARE NË URËNVAJGURORE

Në mandatin e ardhshëm shkolla në çdo qytet e fshat, jo më mësim me turne SULO GOZHINA

më të zhvilluara evropiane. Pas një ndalese në kantinën e prodhimit të Verës Çobo, Kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar drejt metropolit shqiptar.

BERAT- “Arsimi është një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare. Në mandatin e ardhshëm do të ndërtojmë shkolla në çdo fshat e qytet duke eleminuar mësimin me dy turne. Për këtë mazhorancë shkollimi mbetet kryefjala e gjithë përparësive, leva e Arkimedit për të ndërtuar Shqipërinë që ne ëndërrojmë”, kështu ka pohuar Kryeministri Sali Berisha në inaugurimin e një shkolle 9-vjeçare në Bashkinë e Urës Vajgurore. Inaugurimi Bashkia e Urës Vajgurore në qarkun e Beratit ka qenë ndalesa e radhës e turit të tij të inaugurimeve në qytete të ndryshme të vendit për kreun e qeverisë, Sali Berishën. Një shkollë 9-vjeçare e ndërtuar së fundmi me investime të qeverisë shqiptare është inauguruar dje nga Kryeministri Berisha, ndërkohë që pushtetarëve lokalë dhe banorëve të bashkisë së Urës Vajgurore u është premtuar vazhdimi i investimit për shkollën e mesme dhe një tjetër shkollë nëntëvjeçare në këtë qytet. I shoqëruar nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ai i Novacionit Genc Pollo, deputetët e qarkut Lefter Maliqi e Mehmet Xheka, Kryeministri Sali Berisha mbërriti rreth orës nëntë në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Sali Gjuka” e rikonstruktuar nga themelet, tashmë, ku inspektoi nga afër ambientet e saj, si dhe ka marrë pjesë dhe ka dëgjuar në tre klasa nga 5 deri në dhjetë minuta shpjegimin e mësimit nga mësuesit e lëndëve përkatëse. Duke përmendur faktin se shkolla mban emrin e një ndër patriotëve që vuri gurin e themelit për shpalljen e pavarësisë, Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se: “Kjo qeveri vazhdon ta përcaktojë arsimin si prioritetin e tij kryesor. Për këtë mazhorancë shkollimi mbetet kryefjala e të gjithë përparësive, leva e Arkimedit për të ndërtuar Shqipërinë që ne ëndërrojmë. Në këtë kuadër, kreu i qeverisë është ndalur në një tjetër pikë të rëndësishme, në atë të arsimit privat në vend duke theksuar

kontributin e këtij sektori në arsim. “Pak ditë më parë isha në Berat ku inauguruam një nga universitetet më të bukura në vend”, ka thënë Berisha duke shtuar se këto universitete qëndrojnë në krye të cilësisë, ndërsa ka garantuar mbështetje të mëtejshme dhe se qeveria do të bëjë gjithçka në funksion të rolit të tyre. Ndërkohë, Kryeministri Berisha është ndalur në shifra duke përmendur faktin se në këto vite të qeverisë së mazhorancës nga 1300 shkolla që janë ndërtuar dhe rindërtuar në shkallë vendi, 70 nga këto janë në qarkun e Beratit. Kryeministri ka premtuar gjithashtu dixhitalizimin në një kohë të shpejtë të të gjitha shkollave të vendit me qëllim arritjen e standardeve të vendeve

Pritja Gjatë vizitës dhe në inaugurimin e shkollës 9-vjeçare Kryeministri Sali Berisha është shoqëruar nga kryetari i Bashkisë të Urës-Vajgurore Syrja Ormëni. Në një prononcim për gazetën kreu i kësaj Bashkie Ormëni tha: “E prita Kryeministrin Berisha si dhe e shoqërova në inaugurimin e shkollës, pasi edhe ne si pushtet vendor i kemi kushtuar të njëjtën vëmendje shkollës në bashkinë tonë duke u krijuar kushte të mira në komoditet, si dhe në përgjithësi në infrastrukturë”. Por ajo që ngjalli interes në komunitetin e bashkisë tonë është se Kryeministri Sali Berisha premtoi financimin për përfundimin e ndërtimit të shkollës së mesme e mbetur në mes, si dhe ndërtimin e një tjetër shkolle 9vjeçare në territorin e bashkisë UraVajgurore. Vlen të përmendet se në vizitën e tij në inaugurimin e shkollës 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urën-Vajgurore, Kryeministri Berisha është pritur nga 570 nxënësit e saj, si dhe kolektivi mësimdhënës, ndërsa është përshëndetur nga drejtoresha e shkollës Valbona Rimnici, e cila në fjalën e saj citoi: “Është e para vizitë e një Kryeministri në shkollën tonë me 570 nxënës dhe me një kolektiv 40 mësimdhënës. Kjo na obligon për të pasur cilësi dhe rezultate sa më të mira në procesin mësimor dhe edukativ”. Më pas Kryeministri Berisha ka inspektuar nga afër disa klasa dhe ka ndaluar për pak minuta në klasën parashkollore ku ka përshëndetur fëmijët dhe mësuesen Majlinda Mata, më pas ka ndaluar në klasën e parë ku ka përshëndetur mësuesen Emiljana Nasi, ndërsa ka dëgjuar në laboratorin e Biologjisë për pak minuta shpjegimin e mësuesit Thanas Kërri, në laboratorin e Informatikës nga mësuesja Orsjola Gabici, ndërsa më gjatë ka ndaluar në klasën e fizikës ku ka dëgjuar për disa minuta mësuesen Ermira Mehmeti edhe nxënësen e klasës së tetë Melinda Guraj.


AKTUALITET • E enjte 4 tetor 2012

»

15

VAJZA 18-VJEÇARE KA RRËFYER PARA BLUVE “TORTURËN” QË KALONTE NË SHTËPI

Denoncon të atin në polici: Më rreh sistematikisht Arrestohet 35-vjeçari, mohon akuzat. Nuk pranon të flasë as nëna ELBASAN- Një denoncim i rrallë ka mbërritur në komisariatin e policisë së Elbasanit. Një vajzë 18-vjeçare i është drejtuar policisë pasi dhunohej nga i ati. Një natë më parë rreth orës 20.00 është ndaluar shtetasi D. Zulali 35 vjeç me banim në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit të Elbasanit. 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi prej disa javësh keqtrajtonte të bijën e tij 18-vjeçare. Vajza i ishte drejtuar

policisë duke bërë denoncimin ndaj të atit pasi nuk e kishte duruar më dhunën fizike e përdorur ndaj saj. Ende nuk dihet shkaku i dhunës së vazhdueshme, pasi e bija në denoncimin e saj nuk ka dhënë një shkak. Po kështu i pyetur nga oficerët e policisë as babai nuk ka dhënë një dëshmi për dhunën e përdorur ndaj vajzës së tij duke mohuar të gjitha akuzat. Policia deklaroi një ditë më parë se ndalimi i 35-vjeçarit

të shpallur në kërkim u bë pasi prej disa javëve, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë ndaj vajzës së tij. Ajo jetonte edhe me nënën e saj, e cila ka heshtur për këtë ngjarje. Pritet që procedurat në vazhdim të vërtetojnë edhe akuzat e ngritura nga 18-vjeçarja. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për vepër penale të parashikuar nga neni 130/a i K.Penal. L. Lleshi

ZHDUKEN NË 6 FSHATRA 14 HA, PROJEKT PËR NGRITJEN E ARGJINATURAVE

Pronarë në letra, tokën ua ka rrëmbyer lumi Osum SOKOL GORRICA BERAT- Banorë të 8 fshatrave që shtrihen në të dyja anët e lumit Osum, të cilët nga dita në ditë, lumi po u rrëmben dhjetëra ha tokë bujqësore duke i lënë pronarë vetëm në letra. E gjithë kjo, sipas tyre, se deri tani nuk ka asnjë lloj plani për mbrojtjen e tokës që ndodhet ngjitur me shtratin e lumit. Pa tokë Fshatrat më të prekur nga ky fenomen janë Bilç, Velabisht, Starovë, Ramanicë, Veterrik, Orizaj, Moravë, Arrëzë, Sheq-Gajd etj., si dhe fshatrat e tjerë të mesit të urave aty ku bashkohet Osumi me Devollin dhe krijon Semanin. Këto fshatra si Arrëza, Banaj, Sheq-gajda, Kozare etj janë edhe më të rrezikuara pasi shtrati i këtij lumi që në muajt e dimrit vijon të fryhet nga ujërat e tepërta nga prurjet e të dy lumenjve. Sipas anëtarit të këshillit të komunës Otllak, Qerim Myrteli, i cili është dhe kryetar i fshatit Moravë, një ditë lumi do t’u marrë edhe shtëpitë. “Gërryerja e tokës ishte 500 m larg banesave, ndërsa nga dita në ditë ajo po iu afrohet edhe këtyre të fundit”, thotë ai. Banorë të fshatit Veterrik thanë për gazetën se janë disa hektarë tokë që tashmë nuk ekzistojnë më apo më mirë të themi janë kthyer në shtrat lumi. Projekt për ndalimin Pas këtij problemi shumëvjeçar duket se ka një fije shprese për banorët e 8 fshatrave të kërcënuar nga zhdukja e tokës, të cilën e mbillnin për t’u ushqyer. Burime nga pushteti lokal i komunës Velabisht bëjnë me dije se në bregun e lumit Osum pas disa kërkesave muajin e fundit janë financuar dy projekte, të cilët do të ndërhyjnë me prita në lumin Osum për të ngritur dy argjinatura, që me përfundimin e dy projekteve do të mbrohen qindra ha tokë në dy fshatrat të komunës Velabisht. Ndërsa pritet që së shpejti të fillojë dhe një studim mbi lumin Osum çka do të disiplinojë ujërat e këtij lumi sa të dobishëm për banorët po dhe aq shkatërrues dhe problematik për tokat në përgjithësi.

Gruaja 80-vjeçare rëndë në spital

Përplas me motoçikletë të moshuarën, ndalohet SHKODER- Një e moshuar është aksidentuar mëngjesin e së mërkurës në Shkodër pranë sheshit “Isa Boletini”. Gruaja 80-vjeçare ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti e moshuara ka marrë plagë të rënda në pjesën e kokës dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka shoqëruar drejtuesin e motoçikletës dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. Zona ku ka ndodhur aksidenti njihet si një nga pikat më të rrezikshme të qytetit sa i përket aksidenteve, pasi në këtë vend mungojnë shenjat sinjalizuese dhe vijat e bardha për këmbësorët.

Për shkaqe sigurie, banorët hynë në nënstacion

Pa energji Kukësi dhe Hasi, CEZ ndërpreu energjinë KUKES- Ndërpritet nga CEZ energjia në të gjithë Kukësin dhe një pjesë të zonës së Hasit. Burime nga kjo kompani sqarojnë se ndërprerja ka ardhur pas hyrjes me forcë në nënstacion të disa banorëve të fshatit Shtiqen në Kukës. Shumë banorë të këtij fshati në shenjë proteste uzurpuan nënstacionin elektrik sepse CEZ u hoqi energjinë pasi rezultonin debitorë prej shumë vitesh. Ata kërkuan që kjo kompani tu rikthente dritat, ndërsa CEZ u detyrua të ndërpriste energjinë elektrike për shkaqe sigurie. Për këtë arsye ditën e djeshme i gjithë Kukësi dhe një pjesë e konsiderueshme e Hasit e ka kaluar pa energji, ndërsa çështja është bërë më problematike në orët e mbrëmjes. CEZ në të njëjtën kohë ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për këtë çështje.

LUMI OSUM NJË TJETËR NDOTËS I MADH, DERDHEN UJËRAT E ZEZA DHE MBETJET SPITALORE

Berati pa banja publike, ndotja në nivele alarmante BERAT-Problemi i ndotjes së lumit Osum në qytetin e Beratit ka qenë disa herë objekti i diskutimeve mediatike apo i pushteteve vendore ndër vite, ndërsa për zgjidhjen e tij ende nuk është bërë asgjë. Edhe në këtë vit qytetarët, që zgjidhnin lulishten anës lumit për të kaluar orët e pasdites, do të ndihen të bezdisur nga era tepër e keqe që përhapet në ujërat e zeza që vazhdojnë të derdhen qetësisht në shtratin e lumit. Mungesa e reshjeve në stinën e nxehtë të verës e shton më tepër këtë problem pasi uji i lumit pakësohet dhe lumi ngjason me një kënetë. Mungesa e banjave pub-

like në këtë qytet ka bërë që në mënyrën më të rëndomtë, bregu i lumit, në shtrirjen e tij nga biblioteka “Vexhi Buharaja”, deri në qendrën e qytetit, të përdoret për nevojat personale, duke e rënduar më tepër këtë problem. Ujërat e zeza të banesave të lagjes së re “30-Vjetori” vazhdojnë të derdhen në shtratin e lumit, ndërsa nuk mungojnë mbetjet e spitalit rajonal që derdhen po aty, duke bërë që lumi të jetë tejet i ndotur. Shtrirja e lumit përgjatë gjithë qytetit bënë që ky problem të mos jetë vetëm për banorët e lagjes “30 Vjetori”, pra ky problem është kthyer në çështje dite.

Pushtetarët lokalë nuk kanë harruar për asnjë moment që gjatë fushatës së tyre lokale të premtojnë zgjidhjen e këtij problemi, por më pas e kanë harruar atë krejtësisht. Tashmë që stina e nxehtë ka kaluar, ky problem ende është i pranishëm. Qytetarët, të cilët do të kalojnë orët e tyre të lira anës lumit, jo vetëm duhet të durojnë erën aspak të këndshme që përhapet gjithandej, por duhet të mendojnë edhe për mushkonjat që janë prezente kudo. Ende nuk dihet se kur do të marrë zgjidhje ky problem sa madhor po dhe aq jetik për jetën e 64 mijë banorëve të tij. S. Gorrica


16

« opinion

E enjte 4 tetor 2012 •

Mbresa nga një ceremoni përkujtimore

U

dhëtojmë drejt Myzeqesë. Si kalon urën e lumit Shkumbin, makina merr djathtas dhe fluturon drejt fshatrave që shtrihen në të dyja anët e rrugës. Kjo rrugë më sjell ndër mend shumë kujtime. Çerma, një fshat jo më shumë se dy kilometra nga rruga nacionale. Në kohën e sundimit të qafëthyerit këtu ngrihej një kamp pune, ku të burgosurit, më keq se skllevërit e dikurshëm, punonin nga mëngjesi në mbrëmje për tharjen e kënetës së Tërbufit. Por këneta nuk dorëzohej me kollaj. Ajo rrëmbeu në gjirin e saj dhjetëra të rinj, të cilëve edhe sot nuk u gjenden eshtrat. E kisha bërë shumë herë këtë rrugë në atë kohë. Atje kisha vëllanë tim. Mundi të largohej prej andej vetëm për t’u shtruar në spital, ku mrekullia e mjekëve e mbi të gjitha e të madhit Zot e ktheu përsëri në jetë. Makina fluturon. Aty ku dikur sundonte balta dhe kalohej vetëm po të kishe veshur çizme, sot shtrihet një rrugë me të gjitha parametrat e nevojshme ndërkombëtare. Është ndërtuar vitet e fundit. Anës saj trotuare të shtruara me pllaka dhe shtyllat e neoneve, që ndriçonin rrugën natën. Kudo nuk të shikonte syri tjetër veçse vila të mrekullueshme. Menjëherë të krijohej përshtypja se udhëtoje brenda një qyteti të vogël modern. Së fundi mbërrijmë në komunën e Remasit. Në qendrën e saj na presin autoritetet e vendit dhe miqtë tanë - Nexhipi, Esati, Bedriu dhe Caushi - me familjarët e tyre. Sot është ditë përkujtimore. Këshilli i komunës i ka akorduar familjes së Azem Çokut titullin “Nderi i Komunës” për kontributin e dhënë nga kjo familje në luftën për përmbysjen e regjimit diktatorial dhe ndërtimin e shoqërisë së re demokratike. Kam lexuar shumë romane me të burgosur të ndryshëm. Zhan Valzhani, Edmond Dantesi, Abati Faria, Roland Kandianoja etj. Po t’i mbledhësh vitet e burgut që kanë kryer, shifra është shumë më e vogël se e anëtarëve të kësaj familjeje. Azemi, Esati, Bedriu, Caushi 74 vjet burg. Nexhipi dhe Rrapi së bashku me të ëmën e tyre, Esmanë, gjithë periudhën e sundimit totalitar qenë të internuar për motive politike. Krahasimin bëheni vetë. Ceremonia fillon. Kryetari i komunës, zoti Agim Redhi, lexon vendimin e këshillit të komunës. Para syve të mi shfaqen vegimet e së kaluarës. Viti 1949. Hienat e Sigurimit rrethojnë shtëpinë e Azem Çokut. - Në emër të popullit jeni i arrestuar! - i drejtohet kryetari i hienave të madhit të familjes. - Në emër të cilit populli? - i përgjigjet Azemi i qetë. E rrëmbyen pa mbaruar mirë fjalën. Në shtëpi mbetën të shastisur nënë Esmaja me fëmijët e saj, më i madhi prej të cilëve nuk i kishte mbushur ende dymbëdhjetë vjeç. Muaj të tërë torturash për Azemin nëpër qelitë e errëta të Sigurimit të Shtetit derisa erdhi dita e gjyqit. E dënuan me njëzet vjet burg për pjesëmarrje në të ashtuquajturin “Grupi i Rezistencës”. Pastaj vazhdoi odiseja e kampeve të punës së detyruar derisa e plotësoi të gjithë dënimin. Kthehet në baltën ku kishte lindur, por ishte i privuar nga çdo e drejtë që mund të gëzonte njeriu. Ai nuk kishte të drejtë të pretendonte për asgjë. Kështu vazhdoi deri në përmbysjen e sistemit. Fjalën e merr nënprefekti i Lushnjës, zoti Florion Dani. Flet për këtë familje heroinë, që nuk mundi dot ta përulte diktatura e kuqe. Flet dhe tregon për guximin dhe mençurinë e treguar nga bijtë e kësaj familjeje. Ai flet dhe unë meditoj. Viti 1968. Djali më i vogël i familjes, Caushi, ëndërronte për ditë më të mira. Nuk i kishte mbushur ende të shtatëmbëdhjetat. Këto ëndrra i shprehte nëpërmjet vargjeve të poezive, që i buronin nga zemra. Ato ishin mendimet e lira, që i shpërthenin ashtu si vargjet: Lëshomëni, lëshomëni të fluturoj i lirë, nën qiellin tim të bukur dhe të pastër, t’ia them këngës më të mirë, t’ia them këngës më të ashpër. Lëshomëni, qielli është për fluturim dhe unë linda veç të fluturoj, le të jetë kënga ime një shpërthim, mijëra zemra, shpresa t’i gëzojë. Por regjimi donte që njerëzit të ishin skllevër. Ai luftonte çdo shenjë të mendimit të lirë. Por karakteri i Caushit nuk mund të ndryshonte dhe këtë karakter e pagoi shumë shtrenjtë. Njëzet e dy vjet burg, nga Spaçi në Burrel. E njëjta akuzë e zakonshme: agjitacion dhe propagandë. Por vargjet nuk pushuan as në Burrel. Ato donin të shpërthenin dyert e hekurta të burgut dhe të fluturonin në qiellin e lirë. Caushin e

Nga Reshat Kripa

braktisi shteti, por jo familja e tij. Nënë Esmaja me ato çka kishte mundur të përgatiste shkon në burgun e Burrelit për të takuar të birin. Dhe Caushi ia shpërblen me vargje. Sa vargje janë shkruar për nënat! E kush është më e afërt dhe më e dashur se ajo për secilin prej nesh? Cila nënë nuk sakrifikoi për birin e saj? Cili bir nuk vajtoi për nënën e tij? Po malli i birit të burgosur është i pamatshëm. Një shami e larë nga dora e nënës, një kulaç i gatuar me lotët e nënës, një fjalë e ngrohtë e dalë nga goja e nënës mjaftojnë për t’i dhënë forcë birit, ashtu si toka Anteut të lashtë. Për zemrën e birit të ndarë në mënyrë mizore nga e ëma këto janë forca që i japin atij kurajën për të mbijetuar në kushte ferri: Sot nëna më pruri një kulaç të ardhur, natyrisht, të pjekur në tepsinë e madhe. O nënë, për miell sa ditë prite me radhë, që të bëje kulaçin në tepsinë e madhe? Për ujë e di që nuk ke vuajtur fare, se lotët dhe detin gjithmonë i ke pranë. Më thuaj, nëno, kulaçin me se e poqe? Me zjarrin e mallit, o bir, që kam! Përsëri viti 1968. Një muaj pas Caushit arrestohet edhe Bedriu. Ishte ushtar në repart pune kur e arrestuan. Edhe ai, si i vëllai, 23 vjet burg. Hyri djalosh i njomë, 18-vjeçar dhe doli një mesoburrë i moshës 41-vjeçare. Kujtoj Bedriun dhe para syve më del revolta e madhe e Spaçit, ku për herë të parë në historinë e diktaturës të burgosurit politikë për tri ditë me radhë ngritën flamurin e skuqur nga gjaku i tyre, pa yllin e komunizmit, të pikturuar nga martiri Mersin Vlashi. Ai u bë flamuri i revoltës. Ishte 21 maj 1973. Por në fund pagjumësia, uria, etja dhe forcat e shumta policore bënë që revolta të shtypej. Përsëri gjyq ushtarak. Përsëri katër të pushkatuar: Hajri Pashaj, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Skënder Daja. Përsëri të ridënuar, midis të cilëve Bedri Çoku, Demir Pojani, Sami Dangëllia, Luan Koka, Njazi Medolli, Njazi Bylykbashi, Bebi Konomi, Fiqiri Muhaj, Agron Kalaja dhe plot të tjerë. Ylber Merdani, pjesëmarrës i kësaj revolte, thuri vargjet e mëposhtme: Veç tri ditë valoi flamuri, shqipja vallëzoi mbi retë asnjë predhë nuk e zuri, se e mbrojti Zoti vetë! Katër djem vdekja rrëmbeu, katër djem nga më të mirët,

le të rrojë mëmëdheu, poshtë zuzarët dhe qafirët! Bedriut iu shtuan edhe 25 vjet të tjerë. U lirua me përmbysjen e sistemit totalitar si rezultat i kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve demokratë. Megjithëse i porsaliruar nga burgu i gjatë, i lodhur dhe i rraskapitur nga torturat dhe vuajtjet e tmerrshme, iu përkushtua rivendosjes së sistemit demokratik për një shtet ligjor dhe të së drejtës. Kreu detyra të ndryshme, deri edhe drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, detyrë nga e cila e zhveshën rebelët që u instaluan pas vitit të zi 1997. Në tribunë ka hipur diplomati Skënder Shkupi. Ka vetëm disa muaj që është kthyer nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës, ku vajti pas rebelimit të atij viti të zymtë. Flet për mikun e tij, Esatin, me të cilin kishin qenë së bashku në vendin e lirisë. Ai flet dhe mua më dalin para syve pamje të tjera. Viti1 979. Familjes Çoku nuk i mjaftonin dy djem të burgosur, Bedriu dhe Caushi. Duhej shtuar edhe i treti. Kuçedra nuk ishte ngopur me dy vëllezërit më të vegjël. I treti ishte Esati. Akuza ishte ajo e zakonshmja: agjitacion dhe propagandë. Sigurimi, Spaçi dhe Qafa e Barit ishin itinerari i tij për tetë vjet rresht. Shumë u mundua Sigurimi ta nënshtronte, por nuk mundi. Ashtu si vëllezërit e tij, ai qëndroi i pathyeshëm. Burgun e kemi kryer në periudha të ndryshme, ndaj nuk ishim njohur më parë. Takimin e parë e bëmë në selinë e Shoqatës së të Dënuarve Politikë, në shtëpinë e kryetarit tonë të paharruar Lalë Osmani, në Tiranë, në vitin e parë të përmbysjes së madhe. Pastaj vazhduam, së bashku me shokë të tjerë, luftën për rivendosjen e shtetit ligjor dhe demokratik. Viti 1996 e gjen në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i Partisë Demokratike. Gjithmonë mbrojtës i të përndjekurve politikë. Gjithmonë mbrojtës i parimeve demokratike. Falangat e zeza të vitit 1997 e detyrojnë të emigrojë në vendin e lirisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por nuk mund të qëndronte shumë gjatë atje. Zëri i atdheut e thërriste dhe ai iu përgjigj. Tani jeton në tokën që e lindi. Fjalën e merr sekretarja e përgjithshme e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, zonja Lili Ndoci. Ajo shpreh falënderimin e saj për këshillin e komunës dhe kryetarin e saj, që me nderimin që u bën këtyre figurave martire u bën njëkohësisht një nder dhe nderim të gjithë ish-të burgosurve politikë të Shqipërisë. Ajo flet dhe mua, çuditërisht, nuk më ndahen vegimet. Para syve më dalin Nexhipi dhe Rrapi, që për vite të tëra nuk iu ndanë vëllezërve të tyre, duke rendur sa në një kamp në tjetrin, sa në një burg në tjetrin me nga një trastë me ushqime në krah, aq sa kishin mundur të mbledhin, për t’ua shpënë atyre që të mund t’ua lehtësonin sa më tepër të ishte e mundur vuajtjen dhe së fundi t’i shpëtonin nga skëterra ku i kishin hedhur. Me mbarimin e ceremonisë të pranishmit drejtohen në vendin ku dikur ngrihej shtëpia e Azem Çokut, ndërsa tani ngrihen vilat e bijve të tij. Kjo është mrekullia e demokracisë. Para vilës së Caushit lartësohet memoriali i ngritur nga komuna në përkujtim të kësaj familjeje martire, ku në qendër të tij shkruhet: Këshilli i komunës Remas i jep familjes së Azem Çokut titullin “NDERI I KOMUNËS” Sa do të doja që të tilla ceremoni të zhvilloheshin në të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit! Sa do të doja që respekti për ata që u sakrifikuan për demokracinë që gëzojmë sot të shprehej në çdo skaj të Shqipërisë. Por, për fat të keq, një nderim i tillë nuk bëhet në shumë qendra banimi të vendit tonë. Duket sikur qytetarët e kanë harruar rrugën nëpër të cilën kanë kaluar. Një gjë e tillë më shkakton dhimbje. Bedriu më vështron dhe e kupton gjendjen time. Më afrohet dhe më pyet: - Çfarë ke, or mik, pse mendohesh? I tregova arsyen e asaj gjendjeje. Ai më vështroi dhe më tha: - Mos u mërzit, i dashur, duan apo nuk duan Shqipëria do të bëhet. Edhe unë jam i bindur si Bedriu. Jam i bindur se shpejt apo vonë do të vijë dita kur Shqipëria do të bëhet ashtu siç e kemi ëndërruar, ashtu siç kemi luftuar për vite me radhë. Befas në veshët e mi tingëlluan vargjet e një kënge të vjetër: Shqipëria do të bëhet, Po vallë do ta gëzoj unë?


opinion • E enjte 4 tetor 2012

»

17

Emocionet e bixhozit

N

Nga Entela Binjaku

jë vit më parë tek “Ushtari i panjohur” një punëtor, që gjithë ditën priste ta punësonte dikush për të shtruar pllaka, paratë që fitonte i linte në bingo. Gjashtë muaj më parë, në një qytet në Jug të vendit, një kryefamiljar rreth të 50-ave kishte shitur edhe të vetmin mjet me të cilin ushqente familjen: furgonin, për të luajtur në kazino. Para pesë muajsh, në Tiranë, një 18-vjeçar kishte lënë në lojërat e fatit edhe makinën e blerë nga prindërit, të cilët punonin me ndershmëri në emigrim. Dy muaj më parë në qytetin e Fierit një burrë rreth të 40-ve u vetëflijua në kushtet e një gjendjeje të rënduar psikologjike. Sipas të afërmve, ai kishte lënë në bingo edhe lokalin me të cilin mbante familjen. Një muaj më parë në një nga ceremonitë martesore që kam ndjekur, dhëndri njihej si një frekuentues i rregullt i bingove. Kështu ndodh çdo ditë te ne. Kjo është vetëm një pjesë e tablosë së përditshme që mbush jetën tonë me viktima prej lojërave të fatit. Ajo pasurohet edhe më tej, po të flasim për kategori njerëzish, të cilët dallohen për nivelin kulturor dhe statusin ekonomik dhe social. Këtu nuk përjashtohen as politikanë të njohur, njerëz të biznesit, të drejtësisë, të medies dhe të artit. Nëse do të kishim mundësi t’i publikonim historitë e tyre, ato do të ishin shumë më befasuese. Në to shihet se si personaliteti i tyre është dorëzuar tërësisht joshjes prej lojërave të fatit, se si varësia u dominon edhe jetën familjare, se si u ndrydh çdo lloj profesionalizmi dhe se si u komprometon karrierën. Në një shoqëri të vogël si jona informacioni mbi këto personazhe qarkullon lehtë. Në të gjitha këto e përbashkëta qëndron tek emocioni i lojës dhe profili i varësisë, i cili nuk përjashton dhe nuk dallon askënd. Nga ana tjetër, edhe pasojat që ndiejnë familjarët e këtyre klientëve janë thuajse të ngjashme: paratë që kthehen në problem serioz, orët e pakta kushtuar familjes, neglizhenca e përgjegjësive familjare, grindjet në familje, ulja e rendimentit në vendin e punës etj. Edhe pse historitë personale, arsyet apo rrethanat që mund t’i kenë nxitur mund të kenë qenë nga më të shumëllojshmet, boshllëku emocional, kënaqësia që jep loja, dëshira, nevoja dhe pasioni për të

fituar janë përcaktuese në këtë profil të përbashkët. Deri në fillim të viteve ‘90 në shoqërinë tonë njihej bixhozi ose kumari, me të cilin nënkuptohej “një lojë me letra a me diçka tjetër për të nxjerrë fitime, që mbështetet zakonisht te rasti, te dredhitë e te mashtrimet e pjesëmarrësve”, por që ndaloheshin me ligj. Pas viteve ’90 shoqëria jonë njohu edhe bingot, bastet sportive dhe kazinotë. Po të hedhësh një vështrim në këto mjedise të kudogjendura, që nuk pushojnë asnjëherë aktivitetin dhe kanë klientë besnikë, shohim se po aq të kudogjendur dhe po aq të pranishëm janë edhe viktimat e varësisë prej tyre. Për këta të fundit këto vende të argëtimit “krijojnë një kënaqësi të atillë që asnjë aktivitet tjetër nuk ua jep”, duke u shndërruar në epiqendrën e tyre. Qendrat e lojërave të fatit, pra i gjithë ky mekanizëm i investuar me kujdes, i ruajtur edhe me truproja, i reklamuar anekënd vendit, nga i cili shteti merr disa taksa, të cilat kapin shifra të konsiderueshme, është më së shumti një vrasës i kohës, tjetërsim i personalitetit, shpërdorim i vitalitetit, shqetësim i madh për familjen dhe deviacion nga kërkesat gjithëpërfshirëse për aktivitet produktiv në shoqërinë tonë. Berger thoshte: “Sociologu është një person që ka një interes të madh, të pashtershëm, herëherë të pacipë për faktet e njerëzve. Interesi i tij kryesor drejtohet ndaj botës së njerëzve, ndaj institucioneve të tyre, ndaj historisë së tyre, ndaj pasioneve të tyre etj.” Shoqëria aktuale shqiptare është një realitet aq kompleks, sa të provokon reagime nga më të ndryshmet. Falë këtij kompleksiteti mund të flasim edhe për një mënyrë të re jetese të shoqërisë sonë, duke kuptuar me këtë një parim të ri, që e ruan dhe e organizon shoqërinë e që shërben për t’i bashkuar njerëzit, pavarësisht diversitetit të tyre. Për një pjesë të madhe të opinionit shoqëror, lojërat e fatit janë shndërruar në një patologji të vërtetë, që ka pasoja shkatërruese në aspektin psikologjik, material, familjar dhe profesional. Në kushtet e krijuara mund të flasim për urbanizimin e mënyrës së jetesës, i cili u shoqërua me një sërë dukurish të reja, si: ekspansioni demografik drejt qendrave urbane, lëkundja e autoritetit prindëror, humbja e orientimit të vlerave, dukuritë e ndryshme deviacionale, ndër të cilat edhe varësia nga lojërat e fatit.

Realiteti aktual i përshkruar si fytyra e demokratizimit, ku marrëdhëniet mes njerëzve sa vijnë e po fragmentarizohen, po shoqërohet edhe me një indiferencë të theksuar shoqërore ndaj dukurive deviacionale, ku hyn edhe varësia ndaj lojërave të fatit. Në këto kushte, shoqëria e ka të vështirë të veprojë kundrejt dukurive të tilla si varësia e sipërpërmendur, por shteti duhet të tregojë më shumë vëmendje dhe mbi të gjitha të ketë në fokus të shqetësimeve të tij qytetarin, duke i respektuar pasionet e të drejtat, por duke i siguruar edhe kujdesin ndaj dukurive që mund të parandalohen. Pikërisht në kushtet kur vetë individi nuk e konsideron si problem, kur ai nuk e kupton vështirësinë që paraqet situata, ndihma i duhet dhënë në një formë tjetër, shumë më specifike. Familja e vetme nuk mund ta përballojë këtë situatë; për këtë duhet që shoqëria të ngrejë mekanizma të tillë që t’u paraprijë këtyre dukurive. E keqja më e madhe është se pjesa dërrmuese e viktimave të varësisë zakonisht nuk kërkojnë ndihmë, madje shumë prej tyre as nuk pranojnë ta diskutojnë gjendjen e tyre. Kjo për arsye se ata as nuk e quajnë këtë si problem e njëkohësisht besojnë se situata do të ndryshojë në favorin e tyre dhe se mund të heqin dorë kur të duan. Mbi zgjidhjen e këtij problemi ka mendime aq të ndryshme sa dhe njerëzit që prononcohen. Një pjesë e tyre janë të mendimit se të gjitha qendrat e bixhozit dhe të fatit duhet të mbyllen, një pjesë tjetër mendojnë se sistemi i largimit të klientëve të rrezikuar duhet të funksionojë domosdoshmërisht brenda këtyre mjediseve, ka të tjerë që e përligjin këtë realitet dhe e hedhin fajin vetëm tek individët dhe dobësia e tyre. Në këtë kuadër, mendoj se shtimi i kësaj dukurie në shoqërinë shqiptare ka arritur në pjekjen e kushteve për ngritjen e qendrave sociale, të specializuara në ndihmë të komunitetit. Këto qendra me punonjës socialë, psikologë, nën orientimin e sociologëve, duke u shtrirë në gjithë vendin, do të duhet të funksionojnë mbi një bazë ligjore të atillë që t’u vijë në ndihmë individëve të ndryshëm që kanë probleme e madje të arrijnë edhe të parandalojnë ngjarjet e padëshiruara nga persona të tillë. *Sociologe, fondacioni “Harriet Martineau”

Befasia e kthyer mbrapsht

T

ë kotë e kemi trimërinë dhe burrërinë e çiftelisë me dy tela, sepse do të vijë dita kur do të na tallin fëmijët tanë. Dhe pa dyshim që ata do të na pyesin: “Vallë ishit të verbër e nuk shihnit çfarë ishte duke u ndodhur, apo edhe ju ishit si ata?!” Mbase askush në Shqipëri nuk do të tronditej nëse në lajmet qendrore do të dëgjonte se të gjitha personalitetet e opozitës Berisha i ka vlerësuar si të rritur në familje të pamoralshme, edhe nëse do të kërkonte nga populli që ata t’i lëçiste. Po mbase të gjithë do të mbeteshin të befasuar nëse në po ato lajme do të dëgjonin se ofendimin e çdo personaliteti publik nga ana e pushtetarëve të PD-së Berisha do ta konsideronte si njollosje të moralit politik të partisë së tij dhe ndaj do të kërkonte përgjegjësi nga çdo zyrtar që e ndot ambientin publik në vend. Siç duket, qytetarët e Shqipërisë prej moti nuk befasohen as nga sharjet e ndërsjella mes politikanëve, ata thuajse janë mësuar me lajmet në të cilat raportohet për dhjetëra vrasje në ditë, atyre u janë bërë përditshmëri raportet për familjet e ngujuara dhe shkaku i gjakmarrjes. Kështu që nuk është e pamundur që shumica e qytetarëve të atjeshëm të mbeten të habitur nëse lajmet do të fillonin e do të përfundonin pa raportuar për asnjë vrasje, pa skenat e përplasjes së makinave, pa fjalime politike përplot fyerje drejtuar kundërshtarit politik. Dhe shqiptarët atje matanë kufirit, si dhe gjithë të tjerët kudo që janë, prej moti i befason normalja e jo anormalja, atyre prej moti jonormalja u është imponuar si standard jetësor dhe normalja u është bërë më e largët se ardhmëria. Askush në Kosovë nuk do të befasohej nëse në ballinën e ndonjë gazete do të shihte fotografinë e Hashim Thaçin duke u përshëndetur me presidentin serb, me të cilin bashkëbisedon për të ardhmen e Kosovës. Por të gjithë do të mbeteshin të shtangur nga habia, nëse në lajmet qendrore të ditës do të shihnin kryeministrin e Kosovës se si përshëndetet përzemërsisht me Albin Kurtin dhe si ulet pranë tij që të konsultohen për rrugët nga duhet të shkojë tutje Kosova. Askush në Kosovë nuk do të habitej nëse do të lexonte ndonjë tekst të Buzhallës ku ai, ashtu siç i ka hije një publicisti, në mënyrë korrekte do të vlerësonte ndonjë diplomat serb, por do të merrej si i pabesueshëm teksti i tij ku ai do të fliste me respekt për dhuntitë dhe vlerat e pamohueshme diplomatike të një Veton Surroi. Dhe kjo ndodh ngaqë në Kosovë e kudo nëpër “Shqipëritë” tona u rrën-

Nga Kim Mehmeti jos me vetëdije se armiku duhet respektuar, ndërsa yti duhet zhvlerësuar e shkelur, ngaqë ne mësuam si ndërtohet e ardhmja duke bashkëpunuar me armikun, por jo edhe si të shkojmë përpara duke respektuar e duke u këshilluar me njëri-tjetrin. Asnjë shqiptar në Maqedoni nuk do të habitej nëse Gruevski do të ndërmerrte me dhjetëra aksione policore si ai i para pesë muajve i stilit “Monstra” dhe nëse do të burgoste gjysmën e shqiptarëve të këtushëm, me në krye autorin e këtij teksti. Njësoj siç nuk do ta habiste asnjë shqiptar të këtushëm dalja publike e Ali Ahmetit, i cili pas këtyre arrestimeve do të kërkonte nga ata përmbajtje dhe të mos bien pre e provokimeve të qarqeve që duan ta destabilizojnë Maqedoninë e orientuar pro NATO-s dhe BE-së. Por pa dyshim që të gjithë shqiptarët e Maqedonisë do të shtangeshin nga befasia, nëse do të dilte Ali Ahmeti dhe publikisht do të kërkonte nga Gruevski që ose të ofrojë dëshmi për fajësinë e tyre, ose brenda dhjetë ditëve t’i çlirojë nga paraburgimi të arrestuarit gjatë aksionit policor “Monstra”, të cilët kanë 5 muaj të tërë që kalben nëpër burgjet e Maqedonisë. Dhe kjo do t’i habiste shqiptarët e Maqedonisë, ngaqë ata, si edhe të gjithë shqiptarët e tjerë kudo që ndodhen, prej moti janë mësuar që më parë t’i paraburgosin e t’u shpallin dënimin e pastaj të dëshmojnë (pa)fajësinë. Pra, ata janë mësuar që politikanët e tyre të kërkojnë nga shqiptarët durim, përderisa dergjen edhe të pafajshëm në burg e që pastaj, ngadalë e pa nge, burrështetasit shqiptarë të kërkojnë gjykim të drejtë të tyre. Dhe kështu, siç ndodhi, për shembull, me rastin e “Sopotit”, pafajësinë ata ta dëshmojnë pasi t’i kalojnë nga shtatë vjet në burg. Dhe nëse shqiptarët e Shqipërisë i befason sjellja njerëzore e morale ndaj kundërshtarit politik e jo ajo jonormalja dhe joetike, nëse shqiptarët e Kosovës nuk i befason respekti i pakontrolluar që tregojnë pushtetarët e atjeshëm ndaj armikut, por mirësjellja dhe vlerësimi ndaj kundërshtarit politik, nëse për shqiptarët e Maqedonisë nuk është befasuese kur pushtetari shqiptar e mbron sunduesin nga populli i vet, por shkakton habi kur Ali Ahmeti i mbron shqiptarët nga Gruevski, atëherë të gjithë shqiptarët kudo që janë i barazon e vërteta se normalen, njerëzoren dhe kombëtaren i kanë shpallur si anormale, jonjerëzore dhe jokombëtare. Pra, na bashkon befasia e kthyer mbrapsht. E ngaqë befasia është burim i kureshtjes, ne edhe atë e kemi të deformuar, kështu që edhe pyetjet i shtrojmë ashtu siç nuk duhet dhe aty ku

nuk duhet. Kështu, për shembull, ne nuk i pyesim pushtetarët e Shqipërisë se kush duhet ta luftojë korrupsionin, kur dihet se ata i kontrollojnë të gjitha institucionet e shtetit, nuk i pyesim se si mund të korruptohet ai që nuk ka pushtet në dorë; ne nuk i pyesim pushtetarët e Kosovës se si do të dialogojnë me pushtetarët serbë, kur nuk dinë të bisedojnë as mes tyre; ne kurrë nuk e pyetëm Ali Ahmetin se kush do t’i mbrojë shqiptarët e Maqedonisë, nëse pushtetarët e BDI-së janë të ngarkuar të zbatojnë e të mbrojnë politikat e Gruevskit nga kritikat e shqiptarëve. E kur jemi te kureshtja dhe befasia, ndoshta do të duhet sa më shpesh të rikujtojmë fëmijën brenda nesh, kohën kur ato i kishim më të pastra e të padeformuara. Vetëm ashtu do të ndërmendim se, nëse një prind do t’i ofronte fëmijës së vet kungull të pjekur në vend të akullores së kërkuar, pyetja e parë që do t’i bënte fëmija të atit do të ishte: “Babë, mos je duke u tallur me mua?!” Nëse prindi edhe më tej do të mundohej ta bindte se kungulli i pjekur i ruajtur gjatë në frigorifer, bëhet akullore, atëherë fëmija pa ngurruar do t’i shtronte edhe pyetjen kyçe: “Babë, mos je i çmendur?!” Fëmijët pyesin dhe sillen lirshëm ngaqë e kanë të pakorruptuar befasinë, sepse i befason anormalja e jo normalja. E ngaqë e kanë befasinë të pastër, ata edhe kureshtjen e kanë të shëndoshë e të logjikshme, e jo si befasia e kureshtja jonë. Pra, ata nuk janë si ne, që na habit normalja dhe pyesim atë që u pëlqen politikanëve. Ku ta dish, mbase kjo ndodh ngaqë të gjithë ne së tepërmi u burrëruam e u bëmë sypatrembur dhe e vramë fëmijën brenda nesh. Andaj ndoshta ka ardhur koha që të heqim pak dorë nga trimëria e tepruar e të bëhemi nga pak fëmijë frikacakë e kureshtarë, me çka do t’ia dalim që politikanëve t’u shtrojmë pyetjen e duhur: “Zotërinj, mos jeni duke u tallur me ne?!” Nëse ata edhe më tej vazhdojnë me të njëjtën, pa ngurrim do të duhet t’u shtrojmë edhe pyetjen kyçe: “Zotërinj, mos jeni të çmendur?!” Vetëm duke insistuar të marrim përgjigje për këto dy pyetje ne do t’ia dalim ta kuptojmë nëse ata tallen me fatin tonë apo aq ua pret rradakja. Por sido që të jetë, ndoshta duhet të ngutemi e të zhveshim pak nga mbathjet e tepruara të burrërisë e trimërisë dhe të vishemi me sa më shumë sinqeritet e guxim fëmijëror, përndryshe të kotë e kemi trimërinë dhe burrërinë e çiftelisë me dy tela, sepse do të vijë dita kur do të na tallin fëmijët tanë. Dhe pa dyshim që ata do të na pyesin: “Vallë ishit të verbër e nuk shihnit çfarë ishte duke u ndodhur, apo edhe ju ishit si ata?!”

Mendimet e shprehura në faqet e opinioneve nuk shprehin domosdoshmërisht politikën redaksionale të gazetës


18

« bota

E enjte 4 tetor 2012 •

USHQIMET Nga Stambolli, “zbutet” alarmi global

Z

yrtarët e trojkës zhvilluan bisedime me ministrin grek të Punës, ndërkohë që negociatat mes inspektorëve dhe qeverisë greke vazhduan edhe për një ditë tjetër në përpjekje për të rënë dakord mbi shkurtimin e shpenzimeve që duhet të ndërmarrë urgjentisht Athina për të mundësuar marrjen e ndihmës financiare. Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë refuzuar dhënien e këstit tjetër të ndihmës, nga frika se mos disa nga shkurtimet e propozuara nga qeveria greke nuk do të zbatoheshin. Greqia dhe huadhënësit e saj ndërkombëtarë zhvilluan sot një raund të ri bisedimesh lidhur me masat e rrepta ekonomike të kërkuara nga kreditorët për t’u zbatuar nga qeveria e Athinës para se ata të bien dakord për dhënien e ndihmave të reja për Greqinë. Një negociator nga qeveria greke tha se huadhënësit po shtronin pyetje lidhur me efikasitetin e planit të qeverisë prej 17 miliardë dollarësh. “Diskutuam gjerësisht mbi rrogën minimale, çëshjen e inspektimit dhe vlerësimit të punës nga qeveria, si dhe çështjen e pakësimit të kostos së punës për të cilën ka shqetësime qeveria. U shtrua çështja e reduktimit të kompensimit për të pushuarit nga puna, ku qëndrimi ynë dihet, nuk është koha e duhur për të hapur këtë çështje”. Athina ka nevojë për miratimin e shkurtimeve të fundit buxhetore për të përfituar një këst tjetër nga paketa e ndihmës financiare për të cilën ka nevojë për të mënjanuar falimentimin si rezultat i detyrimeve të saj financiare. Dështimi për të arritur një marrëveshje deri të hënën do të shënojë një tjetër hap prapa lidhur me përpjekjet e Athinës për të siguruar këstin tjetër për ndihmën financiare, pa të cilin vendi i rrënuar nga borxhet përballet me falimentimin dhe për-

GREQI Trojka kërkon shkurtime urgjente

spektivën e daljes nga eurozona. Greqia ndodhet në vitin e gjashtë rrjesht të rënies financiare. Por masat e rrepta ekonomike të ndërmarra nga qeveria me synim zgjidhjen e krizës së borxheve kanë nxitur protesta në mbarë vendin. Sot, dhjetëra punonjës me aftësi të kufizuara dhe studentë bllokuan hyrjen kryesore të ndërtesës ku po zhvillohen negociatat. Studentja e muzikës Olga Yanacopoulo, tha se, po protestonte mbi mungesën e profesorëve. “Por kërkojmë transportin për në shkollë dhe mësues sepse kemi shumë mungesa”.

Një negociator nga qeveria greke tha se huadhënësit po shtronin pyetje lidhur me efikasitetin e planit të qeverisë prej 17 miliardë dollarësh. “Diskutuam gjerësisht mbi rrogën minimale, çëshjen e inspektimit dhe vlerësimit të punës nga qeveria, si dhe çështjen e pakësimit të kostos së punës për të cilën ka shqetësime qeveria. U shtrua çështja e reduktimit të kompensimit për të pushuarit nga puna, ku qëndrimi ynë dihet, nuk është koha e duhur për të hapur këtë çështje”

Kreu i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara thotë se alarmi për çmimet botërore të ushqimeve është i panevojshëm. Këto komente të Jose Graziano da Silvas, të bëra në Stamboll, përbëjnë elementë qetësues, në një kohë kur çmimet e artikujve ushqimorë janë të paqëndrueshme dhe thatësira në shumë prej rajoneve kryesore të prodhimit të grurit në botë ka ngjallur frikë mbi sigurinë e ushqimit. Fermerët në Britani, Rusi dhe në vende të tjera janë duke punuar për pakësimin e mangësive globale në furnizimin me drithëra. Britania përjetoi këtë vit verën e saj me më shumë rreshje në 100 vjet dhe ky ka qenë një lajm i keq për shumë fermerë, sidomos në tokat e brendshme dhe në veri. Por në zonën lindore të Suffolk-ut, rendimentet e grurit kanë qenë të mira. Fermeri Raven Robert tashmë e ka korrur grurin e tij dhe thotë se cilësia duket të jetë e lartë. Ai thotë se edhe pse bujqësia këtu vuan disa goditje, në përgjithësi fermerët në Evropën Perëndimore nuk kanë shumë probleme. “Evropa është një nga vendet me të korrat më pak të ndryshueshme ndër vite, thjesht sepse moti ynë është më i parashikueshëm. Pra, edhe pse ne përballemi me paqëndrueshmëri, ajo nuk përmban ekstreme që gjenden në vende të tjera. Kur ne themi se patëm një vit të keq, është diçka që nuk mund të krahasohet me zona të tjera të botës ku ka dështime të plota të të korrave për shkak të motit”. Bashkimi Evropian është një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë dhe furnizues kryesor i rajoneve fqinje të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Pra, është lajm i mirë që, edhe pse të korrat e këtij viti pritet të jenë pak më të ulëta se zakonisht, kjo rënie do të jetë relativisht e vogël. Në vende të tjera situata ka qenë mjaft më keq. Në Shtetet e Bashkuara, prodhuesi kryesor i misrit në botë, thatësira më e rëndë në më shumë se një gjysmë shekulli ka shkaktuar dëme të mëdha dhe prodhimi i këtij viti pritet të jetë më e ulëti në gjashtë vitet e fundit. Në Rusi - një tjetër furnizues kryesor drithërash - një valë temperaturash të larta dëmtoi tërësisht rreth një të katërtën e të korrave të grurit, duke rritur çmimet dhe duke ngjallur shqetësime rreth një krize ushqimore globale. Peter Hazell është ekspert i problemeve botërore të ushqimit, i Imperial College, në Londër. Ai thotë se rendimentet relativisht të mira të të korrave evropiane të këtij viti janë një lajm i mirë, por ato nuk do të zgjidhin shqetësimet mbi pasigurinë ushqimore. “Evropa prodhon rreth 300 milionë tonë drithëra çdo vit. SHBA-ja prodhon rreth 400 milionë tonë. Për ta kuptuar më mirë, duhet thënë se bota prodhon 2,4 miliardë ton në vit. Pra, Evropa është një prodhues i rëndësishëm, por gjithashtu ajo ka një popullsi të madhe dhe eksporton një sasi mjaft të vogël, prandaj nuk ka rol vendimtar në tregun global”. Zoti Hazell thotë se të korrat e varfra të këtij viti ka të ngjarë të kenë ndikimin më të madh tek njerëzit e varfër në botë. Dhe kjo nuk do të ishte hera e parë. Katër vjet më parë, çmimet u rritën në mënyrë dramatike, duke i bërë prodhimet themelore të papërballueshme për shumë njerëz. Zoti Hazell thotë se gjatë viteve të fundit ekuilibri i raportit kërkesë-ofertë është bërë shumë i brishtë. “Tani, i gjithë ushqimi që ne prodhojmë përdoret. Ndërsa në të kaluarën kemi pasur gjithmonë rezerva. Nuk kemi më rezerva të tilla, prandaj kur goditemi nga thatësira krijohen tronditje në sistem, në një kohë, pra, kur mungojnë rezervat për t’i zbutur këto goditje”. Analisti Hazell thotë se në kuadrin afatgjatë, rezervat ushqimore nuk do të vijnë nga vende që tashmë janë prodhuesit kryesorë në botë, por nga vendet ku toka ende nuk shfrytëzohet plotësisht. Por për momentin, fermerët në Evropë dhe në mbarë botën janë duke punuar për të marrë rendimentin më të madh të mundshëm nga tokat e tyre. Raven Robert shiti një pjesë të madhe të të korrave të këtij viti muaj më parë. Por me çmimet e larta në treg, ai pret fitime të larta prej grurit që ende disponon. Edhe në vende të tjera, fermerët po shpresojnë për mot të mirë dhe rendimente të larta për të shtuar rezervat ushqimore globale.


bota • E enjte 4 tetor 2012

»

19

Q

ë nga rënia e RDGJsë Gjermania Lindore është financuar me miliarda - jo kudo me sukses. Ndërkohë gjithnjë e më shumë komuna në Perëndim kërkojnë mbështetje financiare. 22 vjet pas bashkimit të Gjermanisë distanca mes Lindjes dhe Perëndimit të vendit është rritur përsëri. Produkti i brendshëm bruto në landet e reja ka rënë me dy për qind dhe tani është në 71 për qind të nivelit perëndimor. Edhe perspektivat nuk duken të mira. Të rinjtë largohen dhe mungojnë kështu në tregun e punës në Lindje të Gjermanisë. Pagat aty janë thuajse një e katërta më të ulëta se niveli perëndimor. Por edhe në Perëndim të Gjermanisë të gjitha rajonet po luftojnë me pasojat e ndryshimeve strukturore, në Rur, për shembull. Ka kohë që thuhet se fondet e subvencioneve duhet të riorganizohen. Pas euforisë së bashkimit tani janë kthyer problemet e jetës së përditshme. Ajo ishte dhe është një vepër e pashoqe: riorganizimi i vendit që gati 41 vjet qe i ndarë. Janë bërë dhe bëhen edhe gabime. Megjithatë, bilanci mund të shihet. Gjëja më e rëndësishme: njerëzit në Lindje të Gjermanisë vendosën vetë kundër represionit shtetëror dhe për lirinë dhe bashkimin. Një parakusht ishte vendimi i Kuvendit Popullor më 23 gusht 1990 për “aderimin e RDGJ-së në territorin e veprimit të Ligjit Themelor të Republikës Federale të Gjermanisë në bazë të nenit 23 të Ligjit Themelor”. Kaq jospektakolare dhe burokratike mund të tingëllojë historia. Dita e Bashkimit Gjerman më 3 tetor 1990 ishte kulmi i një ndryshimi mahnitës dhe emocional. Në vitin e fundit të ekzistencës së saj, RDGJ-ja ishte me të vërtetë një Republikë Demokratike Gjermane, pra ashtu si nuk kishte qenë kurrë më parë. Sipas përcaktimit të Ëilli Brandtit dy pjesët e Gjermanisë duhet të ngjizeshin dhe rriteshin politikisht, gjeografikisht dhe shoqërisht së bashku. Por fillimisht industria gjermano-lindore nuk ishte konkurruese në tregun botëror. Kishte shumë punonjës, produktiviteti ishte i ulët, cilësia e produkteve më e ulët se e atyre perëndimore. Me Paktin e Solidaritetit filloi mes viteve 1990 dhe 2010 një program gjigand mbështetjeje për Lindjen. Rreth 1,4 bilionë euro neto u derdhën në lindje të Gjermanisë. Rreth dy të tretat për përfitime sociale për punonjësit. Ky projekt unik në histori do të vazhdojë deri në vitin 2019 dhe deri atëhere fondet që shkojnë në Lindje ulen shkallë-shkallë për çdo vit. Lindja në Perëndim Për shkak të ndryshimeve strukturore dhe ekonomike

RIBASHKIMI I GJERMANISE GJERMANI Ribashkimi përkujtohet me festë 22 vjet më vonë, a duhet riparë Pakti i Solidaritetit?

edhe qytete gjermanoperëndimore si Oberhausen, Gelsenkirchen ose ËanneEickel nuk i kanë punët më mirë se disa komuna lindore. Ndonjëherë madje edhe më keq. Shumë kryetarë bashkie në Perëndim nuk duan të marrin më edhe më shumë kredi për të ndihmuar Gjermaninë Lindore. Dhe kështu mendojnë gjithnjë e më shumë qytetarë perëndimorë që jeto-

jnë në rajone, ku po ndodhin transformime strukturore dhe përjetojnë prej vitesh mbylljen e bibliotekave, pishinave apo qendrave të këshillimit në lagjet e tyre. Një gjë është e sigurt: sindromi i ndihmës në Perëndim është dobësuar, Gjermania lindore nuk po shihet tani më si viktimë, por në mënyrë kritike - dhe kryesisht të diferencuar. Shumë rajone

në Saksoni dhe Thuringji nuk kanë më nevojë për subvencionime. Ndërkohë që pjesë të Gjermanisë veriore dhe të rajonit të Rurit janë zhytur në borxhe. Pakti i Solidaritetit në formën e tij aktuale do të jetë pas vitit 2013, pra pas zgjedhjeve federale në Gjermani, një temë e madhe diskutimesh. Në fund mund të ketë një pakt financimi mbarëgjerman.

Me nje festë të madhe qytetare të organizuar në Mynih u festua ribashkimi 22 vjet më parë i Gjermanisë. Qeveria ka bërë ftesë për festën e bashkimit. Presidenti i Parlamentit gjerman, Norbert Lamert, bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë në nivel evropian. Më parë në një meshë të mbajtur me rastin e festimeve të bashkimit të vendit, kandinali i Mynihut, Reinhard Marx, theksoi rolin e veçantë të Gjermanisë për të ardhmen e Evropës. Në festimet marrin pjesë politikanët kryesues të Gjermanisë, mes tyre presidenti federal Joachim Gauck dhe Kancelarja federale Angela Merkel, si dhe më shumë se 1500 miq të ftuar. Kryeministri bavarez dhe presidenti i Këshillit Federal, Horst Seehofer, e hapi që ditën e martë zyrtarisht festën qytetare të Mynihut, e cila do të zgjasë dy ditë. Ai tha se njeriu mund të jetë krenar për ato ç’ka janë arritur në 22 vitet e fundit në Gjermani. Horst Seehofer vlerësoi guximin dhe dëshirën për liri të njerëzve në ish-Gjermaninë lindore. Ai theksoi se kundërshtimi i hapur i regjimit të Partisë së Unionist Socialist në Gjermaninë lindore hapi rrugën për bashkim dhe liri. Festa qytetare zhvillohet nën moton “festime të përbashkëta në shtetin e lirë të Bavarisë”. Në rrugën Ludwigstraße 16 landet bëjnë prezantimet e tyre. 14 ministritë federale, zyra e shtypit informojnë për detyrat politike dhe punën e ministrive. Festimet qendrore në ditën e Bashkimit gjerman zhvillohen që prej vitit 1990 në një nga landet federative, që mban kryesimin e Këshillit Federal. Deri në fund të muajit tetor, këtë vit kryesinë e ka Bavaria, kështu që Mynihu është këtë vit organizatori për herë të dytë i festimeve, pas atyre të para më 1996. Më 1 nëntor kryesimin e Këshillit Federal e merr përsipër landi i Baden-Vytembergut. Në gjithë Gjermaninë i kanë hapur dje dyert 600 xhami për t’i dhënë mundësinë qytetarëve që të hedhin një vështrim mbi besimin dhe kulturën e myslimanëve. Dita e “xhamive të hapura” organizohet këtë vit nën moton “Arti dhe kultura islame”. Aksioni i përvitshëm organizohet që prej vitit 1997 në ditën e Bashkimit Gjerman. Sipas ministrisë së Brendshme, në Gjermani jetojnë 4,3 milionë myslimanë.


20

« dossier

E enjte 4 tetor 2012 •

Shefqet Peçi i shkruan Hysni Kapos

“Ishalla piqemi së shpejti me jugosllavët dhe baba Stalinin!” Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar) Ana tjetër e medaljes: Patriotët e vërtetë për kontributin në Kosovë e në Maqedoni Në një listë të datës 3 gusht 1944 dokumentohen të dhënat e tërë arsimtarëve shqiptarë që kontribuan gjatë Luftës II Botërore për edukimin e mësimin shqip kundër asimilimit sllav. Kjo listë është tepër e gjatë, por për këtë çështje argumentohet qartë në librin e Mehmet Gjevorit në Kosovë “Sfida që ndërpreu kolonizimin arsimor të Kosovës e Shqipërisë në Maqedoni në vitet 1941-1945” Paradokset e ndodhura në Dibër Mbas Luftës II Botërore robërit gjermanë që ndodheshin në repartet e ndryshme të ushtrisë sonë u vendosën në efektiv të Komandës së Qarkut Peshkopi në numrin e tyre të shumtë se kudo tjetër në Shqipëri. Ata përfshijnë 64 emra, të cilët nuk përmenden asnjëherë për fatin e tyre aktual. Mosha e kohës së luftës ishte e re dhe ata kishin si vendlindje: Sudetet, Çekosllovakia, Dyrn Gjermani, Vjenë, Danbizt, Rostok, Abatausen, Brankzervaule, Berlin etj. Pyetja aktuale shtrohet: Përse nuk ka asnjë studim miks për fenomenin shqiptaro-gjerman? Tjetër: Disa dëshmorë nga Dibra janë me foto dhe motivacione të tilla si: 1. Komiteti Qendror i PKSH për Peshkopinë, nr. extra, prot. Peshkopi 31.5.1946 Komitetit Qendror të PKSH (Kom. Agjit. Propit) Tiranë. Bashkëngjitur ju dërgojmë fotografinë e dëshmorit Riza Doda për ekspozitën e Kongresit të Parë të Partisë. Është vrarë në luftën e Fushë-Alijes. Ka qenë anëtar Partie. Vula Komiteti Agjit Propit 2. Dëshmori Bajram Abdulla Cara, lindur në katundin Reç të Peshkopisë më 1922 dhe banues në katundin Donoshisht të Peshkopisë. Në muajin gusht 1944 është hedhur në radhët e Ushtrisë nacionalçlirimtare dhe ka bërë pjesë në radhët e Brigadës IV S, batalioni II. Po në atë vit, për merita gradohet rreshter. Ra dëshmor në luftimet për çlirimin e Tiranës nga okupatori nazist. Ka qenë mis i një familjeje proletare dhe punonte në çdo sipërmarrje që gjente punë në çdo vend të Shqipërisë. Dëshmori Asllan Riza Kosiqi. Lindur në katundin Obok të Maqellarës në vitin 1919. Në qershorin e vitit 1943, duke qenë xhandar i burgut politik të Tiranës, hapi derën e një qelie të burgut dhe bashkë me 4 shokë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare ikën dhe hidhet në ilegalitet. Për merita gradohet aspirant dhe bën pjesë në regjimentin autonom të këmbësorisë. Më dt. 15 prill 1946, në përpjekje me të arratisur kriminelë lufte më afërsitë e katundit Kolesjan, rrethi i nënprefekturës së Bicajt (Kukës), ra dëshmor në kryerjen e detyrës që populli i kishte ngarkuar. Biografi e shkurtër e dëshmorit Mustafa Alush Bunguri Mustafa (Tafa) lindi në katundin Grevë të nënprefekturës së qendrës Peshkopi më 1920. I ndjeri Mustafa rridhte nga një familje e varfër, meqenëse i ati i tij, Alushi, u vra nga serbët në Luftën e Parë Botërore të vitit 1914 si luftëtar, gjë që shkaktoi, si rrjedhim, shkatërrimin ekonomik të familjes së tij. Gjatë verës së vitit 1943 Mustafai ka qenë i lidhur me Luftën Nacionalçlirimtare dhe ka luftuar burrërisht kundër gjermanëve kur këta okupuan Peshkopinë. Më vonë ky u tradhtua nga stërnipat e tij, Fiqiri Dinja me shokë, të cilët e tërhoqën dhe e inkuadruan në radhët e tyre. Para se të shpartalloheshin forcat naziste në Dibër të madhe, Mustafai u tërhoq bashkë me disa shokë të tij dhe erdhi në shtëpi prej ku më 15

shtator 1944 u fut në rreshtat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në batalionin e 4-t të Brigadës 18 S. Për një kohë të shkurtër ky, nga shkathtësia që rrëfente, arriti të bindë shtabin e batalionit për t’i besuar detyrën e skuadërkomandantit. Gjatë kohës së tij në ushtri është treguar trim dhe kudo ka dhënë kontributin e merituar. Ka luftuar në Kërçovë të Maqedonisë kundër fuqive mercenare të Xhem Gostivarit (Simicës) si dhe kundër xhandarëve të Xhafer Devës dhe gjermanëve në Prizren e rrethe. Mbas çlirimit të Kukësit nga okupatori nazist, domethënë, mbas ngadhënjimit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, me rastin e rrethimit të forcave tradhtare të Muharem Bajraktarit ka rënë në përpjekje në Sh’mri të Pukës. Në mëngjesin e datës 29 nëntor 1944 mbeti i plagosur i ndjeri Mustafa, i cili u dërgua në spitalin e Kukësit për mjekim. Gjatë kësaj kohe ky u infektua në spital nga tifoja e morrit, ku plaga, bashkë me këtë të fundit, e detyruan Mustafain të dërgohen në spitalin e Prizrenit. Këtu ky i dha fund jetës së tij andej nga mesi i dhjetorit të 1944-ës. Gjatë kësaj kohe, prej fillimit të dhjetorit e këndej, i ndjeri Mustafa ka qenë graduar me detyrën e tog-komandantit e më në fund, në kohën e vdekjes, ky ka qenë i veshur me gradën aspirant”. Të kësaj natyre qenë vlerësimet e dëshmorëve dibranë si për shembull Shaman Maqellara apo nga brigadat e Luftës Nacionalçlirimtare, të cilat fiksojnë një të vërtetë të hidhur: Ranë dëshmorë duke rënë në përpjekje me vëllezërit e tyre shqiptarë, por të idealeve të kundërta. Çështja shtrohet: Në historinë e Dibrës si do të trajtohen bijtë e saj për motivacionin kombëtar? Mendoj se pleqësitë e vendit e kanë gjykimin e fenomenit. Fenomeni informativ dhe disinformativ për ngjarjet e luftës si ndaj okupatorit ashtu edhe kundër nacionalistëve Një nga dokumentet e firmosura nga mëkëmbësi i Përgjithshëm, komandant i M.F.SH. Aleksandro Eiscciati, me shkresë nr. 885/b/6, Tiranë më 20 korrik 1942, përmban: Aktivitet kundërshtar në Dibër [Fondi komanda e milicisë fashite shqiptare. zyra politike. Marrë nga kartoteka e degës historisë ushtarake nr. 841]. Sekret Mëkambësis Përgj. të Madhërisë Tij, Mbretit Perandor Tiranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave Tiranë

Komandës SUP të Forcave Armate në Shqipëri P.M.22 Komandës KKMM të Komandës Sup të FA në Shqipëri F.M.22 Informatorë komunikojnë se i shënuari Haxhi Lleshi (dhe jo Agisem Lleshi), i shoqëruar nga dy profesorë dhe dy partizanë të tij, njëri nga Shkodra dhe tjetri nga Korça, me një oficer dhe 6 njerëz të armatosur, ndër të cilat një pushkë mitraliere, ka një javë që janë drejtuar nga Zogaj dhe pastaj në Blat te një i quajtur Jashar dhe te një Baba, të cilit nuk i dihet emri. Në vendin e sipërshënuar Haxhi Lleshi i ka folur popullit duke i thënë që të mos shkruhen milicë dhe të mos i përgjigjen thirrjes nën armë të Ushtrisë Mbretërore. Një informator tjetër shënon sipas fakteve, duke deklaruar se Haxhi Lleshi ka qenë i shoqëruar vetëm nga dy studentë. Vazhdimisht Haxhi Lleshi do të jetë në drejtim në Banist pranë familjes së tij dhe dje në Dibër”. Shkresa me nr. 132/9 Rez. dërguar nga prefekti A. Muhtari për Ministrinë e Punëve të Brendshme – Tiranë. Nisur shkresa nga Prefektura e Dibrës më 29.4.1942, përmban: “Në ditën e 27 të vazhduesit janë gjetur në tre vende të shënuara afër qendrave ushtarake 9 kopje të një shtypjeje me ciklostil dhe me përmbajtje komuniste, duke nxitur ushtarakisht që të bëjnë kryengritje dhe vepra kabotazhi dhe duke lartësuar trimërinë dhe përparimet e Ushtrisë së Kuqe të Rusisë Sovjetike. Për këto, manifestet kanë firmën e Komitetit Qendror të PKSH. Hetimet vazhdojnë”. [Marrë nga kartoteka e degës së historisë ushtarake nr. 688]. Disa aspekte ndaj luftës kundër “reaksionarëve” në Veri Në një letër dërguar nga Shefqet Peçi për Hysni Kapon (Besniku)1 nga Kolesjani i Kukësit më 3.10.1944, shkruhet: “I dashur Beso! Malli na ka marrë qysh tash e po kur të largohemi dhe më sigurisht edhe juve e ndjeni të njëjtën. Ne na ngushëllon kjo që do piqemi me Ushtrinë partizane Jugosllave dhe ishalla edhe me të Baba Stalinit. Kjo na kënaq shumë , por të mos harrojmë që edhe na vjen pak keq që nuk do të mundohemi të shohim me sytë tanë reaksionarët tash që dorëzohen, vetëm kisha qejf t’u ndrisja dhëmbët njëherë, pse ti e di që aq e kam unë dhe më del inati. Beso, amanet Lutfi Shehun, prefekt i Elbasanit, atë të mos e falni pse shumë i poshtër, ta lë amanet. Deliut (Dali Ndreu) shumë të fala e gjithë shokëve. Brigada V. Beso, u varfërua, nuk është e para, u vranë dhe u transferuan shumë shokë. Me kaq, të përqafi\oj me mall. Shefqeti” Në revistën “Ylli çlirimtar”, me titullin “Forca

te Divizionit të Parë të UNÇl në Lumë” midis të tjerave shkruhet: “Pasi çliroi me gjak luftëtarësh nga më të mirët, Matin, Peshkopinë e Lurën, pasi dërrmoi armiqtë e tradhtarët duke ngjallur frymën e luftës kudo që shkeli, pasi ngriti pushtetin popullor në zona ku akoma sundonte regjimi i terrorit dhe i turpit, regjimi i kuislingëve dhe tradhtarëve të Tiranës, Divizioni i Parë pjesërisht i drejtohet Lumës, i ftuar vazhdimisht prej delegatësh të popullit për të vendosur edhe atje pushtetin nacionalçlirimtar. Në Lumë populli ka dëshiruar të shohë zhdukjen e pushtetit të vjetër që po e rripte prej kaq kohësh. Vajtja e Brigadës së 5 S. plotëson këto dëshira. Që me të hyrë të Lumës duke ardhur nga Peshkopia në katundin Kala e Dodës Brigada rregullon hesapet me një postëkomandë që ishte aty dhe kap të gjallë kapitenin e xhandarmërisë, Zyber Litën, i cili kishte marrë pjesë aktive në terrorin e shkurtit në Tiranë dhe kishte luftuar sa e sa herë partizanët. Përpjekja qe e shkurtër dhe populli, që nuk e mbrojti tradhtarin Zyber, agjentin e mirënjohur të SIM-it, mblidhet i gjithi për t’u takuar me partizanët. Përveç popullit të Kalasë së Dodës erdhën gjithashtu edhe përfaqësues të katundeve rreth e përqark. Në fytyrat e tyre dukej dëshira që kishin për t’u takuar me ne”. Në zonën e veprimit të batalioneve territoriale të qarkut të Dibrës Brigada e 22 S. në Fushë-Lurë si dhe Brigada e 18 S. e Divizionit të 4-t S. patën aktivitet kundër “reaksionarëve” në tërë shqiptarët e Maqedonisë. I tërë aktiviteti i Brigadës 22 S. është mbas krijimit të saj më 18 shtator 1944 (Pezë) në historikun e saj prej 106 faqesh të firmosur për grupin e punës nga komisari i Brigadës, Nimet Ymer më 25 shkurt 1945. Ky aktivitet fillim e mbarim për Brigadën e 22 S. është lufta kundër “reaksionarëve” shqiptarë që nuk pranuan as “vëllazërimin” sllav, por as pushtetin e diktaturës. Në faqen 1 lexon në këtë historik: “menjëherë mbas inaugurimit Brigada merr urdhrin e operacionit për të zhdukur çerdhet reaksionare të tradhtarëve Murat Goria, Sulë Afizi, Mustafa Deliallisi, Musa Picari”. Prej luftimeve në Shqipërinë e Mesme kundër “reaksionarëve” kjo Brigadë vijoi nga Shijaku – Tiranë–Elbasan deri më 1 tetor 1944 duke vrarë e zënë robër drejt Veriut. Në këtë datë bëhet pjesë e Divizionit 2 S. dhe në rrugën Burrel–Lurë e Shënpal do të sulmonin “tradhtarët” shqiptarë bashkë me Brigadat 6 e 7 S. Jepen të vrarët e shumtë dhe disa heronj dëshmorë partizanë nga ana tjetër e shqiptarëve. Në nëntor 1944 futen në Mal të Zi e pastaj vijojnë në Kosovë (Deçiç) ku sulmojnë “me trimëri” nacionalistët shqiptarë. Urdhri i Brigadës 22 S. u mor nga shtabi i Divizionit 6 S. më 3 mars 1945 për të marshuar për në Kosovë e Metohi. “Ne prisnim që të niseshim për mbrapa armikut në drejtim të Sarajevës. Atyre, kur iu komunikua se drejtimi ishte për në Kosovë, nuk u erdhi mirë pse donin luftë për ta ndjekur armikun deri në Berlin” [fq. 35]. I pritën partizanët e Brigadës 22 S. në Kosovë, Banjo, Priopolje, Mitrovicë, Vuçiternë etj. nëpër shtëpitë e shqiptarëve si çlirimtarë. E tërë rruga e Brigadës 22 S. nga Peza në Kosmet përshkruhet nga historiku i një lufte ndaj “tradhtarëve” e “bashibozukëve”. Brigada, pasi hidhet në “tokat” e Jugosllavisë do të forconte “vëllazërimin” nëpërmjet dy popujve kalon Sanxhakun, hidhet në Bosnjë deri në rrethet e Vishegradit. Më dt. 20 janar 1945 Brigada e 22 S. zhvillon luftën e Bjelaicës. Pothuaj i gjithë viti 1945 për Brigadën e 22 S. nën urdhrat e Divizionit 5 S. kryen operacionet në Gostivar, Shabarr, në rrethimet e kodrës Çiçavice, Vrapçishtë, Tetovë etj. kundër “kriminelëve” e “reaksionarëve” të shoqëruar nga OZNA serbe. Kjo është lavdia e kësaj brigade në shtatorin e vitit 1944 deri në shtator 1945. Në një shkresë me nr. 254/4 Rez. komisari i Divizionit 5 S. më dt 13 shtator 1945 i dërgon Komandës së Përgjithshme: “Vijon radiogrami nr. 2 : 254/3 dt. 11.9.1945. Në lidhje me informatat e marrura kemi lëshuar në operim në bashkëpunim me Forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit maqedonas e një batalion të Brigadës 22 Sulmuese në zonën e katundeve Lce, Tërnovë, Zalegraj, Rekë në juglindje të Gostivarit dhe dy kompani të Brigadës 5 S. në zonën midis katundeve Remba, Sdobica, në verilindje të Kiçevës. Përfundimi të na njoftohet. Të tilla urdhra janë edhe për Brigadën V e të VII Sulmuese. (vijon numrin e ardhshëm) 1. “Besniku” ishte pseudonimi i Hysni Kapos gjatë periudhës së Luftës.


• E enjte 4 tetor 2012

QENDRA KULTURORE “TIRANA”

Teatri nis garën e flamujve në 100 vjetorin e pavarësisë Blerina Goce

dhe historike e këtyre sistsemeve, vendoset në peshoren e historisë për harresën dhe mosharresën e tyre. Interpretojnë Pjerin Vlashi dhe Ilirjan Gjini. Shfaqja zgjat rreth 60 minuta.

Q

endra Kulturore “Tirana” (Teatri i “Metropol”-it) ka bërë analizën e punës së saj gjatë 2012-ës. Duke vënë theksin se “Në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, veprat në teatër kanë folur shqip”, drejtuesit e kësaj qendre kanë folur për veprat konkrete, angazhimin e artistëve, numrin e spektatorëve dhe të ardhurat e përftuara. Sipas të dhënave të bëra publike për medien janë realizuar 10 premiera teatrore, përfshi këtu teatër për të rritur, teatër për fëmijë, teatër dokument, mbrëmje poetike. Gjithashtu në ambientet e teatrit është çelur dhe një ekspozitë fotografike me titull “Udha”. “Në krahasim me sezonin e parë të vitit 2011, këtë vit janë realizuar pesë premiera më shumë dhe janë aktivizuar 27 të rinj më tepër se vitin e shkuar. Ndërkaq edhe numri i të ardhurave, spektatorëve apo biletave të shitura arrin rreth 30 për qind më tepër se sezonin e parë të vitit 2011”, vlerësohet mes të tjerave. Një nga gjërat e rëndësishme për Qendrën Kulturore “Tirana” është se këtë vit shfaqjet janë zhvendosur nga skenat e teatrit në terren. “Gara e flamujve” në 100 vjetor “Gara e flamujve”, me regjisore Armela Demaj është shfaqja që do të mbahet në teatrin e “Metropol”-it, në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar. Me fabul të shkruar enkas për përvjetorin e Pavarësisë nga autori Llukan Xhagjika, ngjarjet zhvillohen më 28 nëntor në Vlorë në shtëpinë e nënë Manos. Kanë ardhur shumë fëmijë shqiptar që jetojnë në vende të ndryshme të botës, të cilët kanë sjellë me vete nga një flamur të vendit ku jetojnë. Ndërmjet tyre organizohet një garë e madhe, për të zbuluar se cili nga këto flamuj është më i vjetri. Por në fund ndodh një çudi, e cila do të zbulohet gjatë premierës së shfajes më 10 nëntor 2012. Mbrëmje gala më 28 Nëntor Gjatë javës së flamurit në skenën e teatrit të “Metropol”-it do të mbahet një mbrëmje, e cila do të përfshijë të gjithë epokat e këtij 100-vjetori. Në mënyrë kronologjike të gjithë të pranishmit do të njihen me figurat dhe personazhet e caktuara të historisë, të cilët me kontributin e tyre kanë vënë një gur në formimin dhe jetëgjatësinë e shtetit shqiptar. Kjo “Mbrëmje Gala” është e ndërtuar mbi një bosht artistik profesional, e cila do të vijë në formën e një musikali, ku brenda do të përfshijë artistët më të mirë, qofshin këto aktorë, këngëtarë, akrobatë, balerinë, shoqëruar edhe nga ansambli “Tirana” dhe banda e qytetit. Ekspozitë me veshje të sezonit të kaluar Një ekspozitë me veshje të shfaqjeve të ndryshme të vëna gjatë sezonit të kaluar në skenat e teatrit të “Metropol”-it është çelur në ambientet e Qendrës Kulturore “Tirana”. Janë aty veshje të Margarita Xhepës, të përdorura gjatë “Mbrëmjeve Poetike”, kushtuar autorëve më të njohur shqiptar, një risi që nisi në teatrin e “Metropol”-it gjatë këtij viti. Veshje të Yllka Mujos, Fatos Selës, Anila Bishës e Rozi Kostanit. Gjithashtu, në ekspozitë nuk mungojnë veshje të shfaqjes “Karnavalet e Korçës”, Nikollaqit, apo Olimbisë e Afrovitit. Nuk mungojnë veshje nga shfaqjet e ndryshme si “Shkopi magjik”, “Vitaminat”, “Në qytetin e kafshëve”, “Pe-

triti dhe ujku” e “Pema e Çokollatave”. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për disa ditë me radhë. Çudira dhe ëndrra në teatër Premiera e re për fëmijë “Kopshti çudirave” do të vijë në mesin e nëntorit në teatër. Është një përrallë e përshtatur në balet nga koreografi Llaqi Nako. Kjo shfaqje është në vazhdimësi të përrallës “Petriti dhe ujku”, ku ngjarjet janë po njësoj, por zhvillohen në rrethana të tjera, në kohë e në ngjarje. Është një shfaqje ku mbizotërojnë mesazhet, e luhet me plastikën, grotesktun. Mesazhi është i qartë. Fëmijë e prindër, i thoni ndal obezitetit. Në këtë shfaqje interpretojnë fëmijët e vegjël të grupit “Spektër”. Ndërkohë, më 5 tetor, sezoni i ri artistik në “Metropol” do të çelet me komedinë “Ëndrra në papafingo”, e vënë në skenë nga regjisori Erion Isai. Kjo vepër është një shfaqje e një stili të veçantë, ku nuk kemi një grup statik personazhesh nga fillimi në fund. Janë 8 aktorë që veshin dhe zhveshin lëkura të shumë personazheve. Dramaturgjia nuk është një e tërë, me të njëjtët personazhe, me të njëjtën problematikë e me të njëjtin bosht. “Nëse do të tentonim t’i vinim një emër shfaqjes “Ëndrra në papafngo” do të ishte “multikomedi”. Ngjarjet e saj zhvillohen në një papafingo, ku personazhet kanë dhomën e tyre të gjumit, kanë “sallën e tyre të konferencës”, kanë vendin ku “i rrëfehen vetes” (monolog), por e kanë edhe vendin ku mund të tentojnë që të shfaqin ëndrrat dhe dëshirat e tyre që janë sa të bukura aq edhe të pamundura. Por papafingo edhe tjetërsohet duke u bërë një manastir, apo edhe një skenë “gjigande” për “artistë të jashtëzakonshëm. Bëhet fjalë për tri çifte; nga të cilët; një çift me probleme vëmendjeje ndaj njëri - tjetrit, një çift me problem tradhtie bashkëshortore dhe një çift ‘që nuk e njohin më njëri- tjetrin” dhe dy personazhe, njëra “rob” i teknologjisë dhe tjetra aspirante për t’u bërë këngëtare. Personazhet e përzgjedhur edhe falë një audicioni zhvilluar kohë më parë, janë aktorët Natasha Sela, Kastriot Rramollari, Albana Sançolli, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Denis Kurushi, Olta Çali dhe Klesta Shero. Vepra e Mulliqit, premierë në “Metropol” Vepra e autorit Haqif Mulliqi “Katër epoletat”, do të ngjitet premierë në skenën e teatrit të “Metropol”-it në datën 9 nëntor nga regjisori Ilirjan Gjini. “Katër epoletat” është një dramë surealiste, e cila trajton temën e vlerësmit dhe zhvlerësimit të momenteve diktatoriale të historisë si dhe personazheve pjesëmarrës të tyre. Përherë ekzistenca morale

“4 vjeç dhëndër”, për herë të parë në teatër Komedia e njohur e Andon Zako Çajupit, “14 vjeç dhëndër”, do të ngjitet për herë të parë në skenën e teatrit shqiptar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Regjisorja Elma Dorezi ka ditë që ka nisur provat me aktorët, të cilët do të interpretojnë në këtë komedi. Në ndryshim nga filmi, të cilin e njohim të gjithë, regjisorja ka menduar që “14 vjeç dhëndër” ta mbajë në grotesk. Ky zhanër do të përfshijë si interpretimin e roleve, ashtu edhe në skenografi dhe kostumografi. Është bërë një adaptim i tekstit, i bazuar tek Çajupi me të njëjtët personazhe, por duke sjell skena dhe karaktere të ndryshëm dhe interesant. Nuk do të kemi ndryshim kohe, por ndryshim në strukturë, komstumografi, skenografi e interpretim. Një nga trajtimet e personazheve do të jetë ndryshimin i gjinive jo tek aktorët, por në interpretimin e personazheve, që do të thotë, gratë do të sillen si burra dhe burrat si gra. Gjë që do të vihet re kryesisht tek dyshja jonë kryesore, Tanë dhe Vangjel, apo dhe tek dyshja Gjino- Marigo. Premiera e “14 vjeç dhëndër” do të jetë më 17 nëntor. “Karnavalet e Korçës” në Festivalin e Dibrës Pas suksesit në Podujevë të Festivalit Ndërkombëtar “Ndryshe”, ku “Karnavalet e Korçës” rrëmbyen tri çmime, kësaj here komedia e njohur shqiptare, e vënë në skenën e teatrit të “Metropol”-it nga regjisorja Elma Dorezi do të udhëtojë drejt Dibrës së Madhe. Në datën 6 tetor, trupa shqiptare do të konkurrojë në festivalin “Teatri shqiptar në Maqedoni”, në edicionin e tij të XI. Në këtë festival, i cili do të mbahet në datat 5-10 tetor, do të konkurrojnë shtatë shfaqje dhe dy të tjera përshëndetëse. Bëhet fjalë për teatrin e “Metropol”-it, i cili do të prezantohet me shfaqjen “Karnavalet e Korçës”, Teatri Shqiptar i Shkupit, teatri “Qemal Adini” i Dibrës, teatri i qytetit Gjilan, teatri i Kosovës, Teatri Dodona, si dhe teatri i Francës, i cili do të marrë pjesë me një shfaqje përshëndetëse. Në fund të garës sipas drejtorit të festivalit Ylber Nuredini, do të ndahen çmimet: “Shfaqja më e mirë” e festivalit, “Regjisori më i mirë”, “Aktori dhe aktorja më e mirë”, “Aktori dhe aktorja joprotafoniste”, “Çmimi inkurajues” për aktorin ose aktoren me të ri të festivalit. “Karnavalet e Korçës”, komedia brilante e Spiro Çomorës, premiera e së cilës ishte më 14 mars në skenën e teatrit të “Metropol”-it, më 20 korrik rrëmbeu tri çmime në Podujevë të Kosovës, përkatësisht: Çmimi i qytetit “Avdush Hasani”, çmimin “Aktori më i mirë” që i shkoi Devis Mukës për rolin e Nikollaqit dhe Aktorja më e mirë për Marsela Lenën në rolin e Afrovitit. Vepra e vënë në skenë nga regjisorja Elma Doresi është mbajtur mbi simbolikën, detajin dhe të shoqëruara në çdo kohë me groteskun. “Molla” është hera e parë që shihet në skenën shqiptare, simbol me të cilin regjisorja ka luajtur mjaft. Kjo mollë shformohet që nga fillimi i shfaqjes e deri në fund të saj. Nga një mollë e kuqe, rrëzëllitëse nga jashtë, shformohet në gjithë orenditë e shtëpisë së Jorganxhinjve, si karrige, tavolinë.

Kulturë

»

21

Ditët e Kulturës Shqiptare në Rusi Për 3 muaj rresht do të zhvillohen në Rusi një sërë aktivitesh të kulturës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Rusi, por dhe në kuadër të 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në programin përfshihen koncerte instrumentalo-vokale, ekspozita të ikonografisë shqiptare, të fotografisë “Shqipëria Turistike”, një javë e filmit artisik shqiptar, ekspozitë e etnografisë shqiptare, si dhe një konferencë shkencore kushtuar 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Muaji shtator në Shën Petërburg u mbyll me organizimin me sukses të një konference shkencore mbi albanologjinë shqiptare, duke marrë shkas nga 100- vjetori i lindjes së një prej albanologeve me të shquara ruse, Anja Desnickaja. Ndërsa 1 tetori shënoi hapjen e Ditëve të Kulturës Shqiptare në Rusi. Ky aktivitet i rëndësishëm i Shqipërisë në Federatën Ruse, më i madhi në këto 20 vitet e fundit, u parapri nga nënshkrimi i një Programi Bashkëpunimi 3-vjeçar midis Ministrive të Kulturës të dy vendeve tona. Programi i Bashkëpunimit 3-vjeçar u nënshkrua, për palën shqiptare nga Zv/ministrja e MTKRS-së, znj. Suzana Turku dhe për palën ruse, nga zv/ministrja e Kulturës dhe Turizmit, znj. Alla Manilova. Në këtë program parashikohen aktivitete të ndryshme me karakter njohës, kulturor, artistik etj, për periudhën 2013-2015. Hapja e Diteve të Kulturës Shqiptare në Rusi u celebrua në ditën e parë të muajit tetor me një koncert të nivelit të orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar, të drejtuar nga dirigjenti Oleg Arapi. Ceremoninë e hapjes së Ditëve të Kulturës Shqiptare në Rusi e përshëndeti ambasadori i RSH në FR, Sokol Gjoka. Ai vuri në dukje rëndësinë e këtij aktiviteti të gjerë e të larmishëm në Federatën Ruse, i cili do të sjellë një pjesë të trashëgimisë së madhe kulturore shqiptare. Aktivitetin e përshëndeti edhe zv/ministri Rus i Kulturës, Andrej Busigin. Ai lexoi një mesazh përshëndetës të ministrit të Kulturës së FR, Vladimir Medinski. Në mesazhin e ministrit rus vlerësohej organizimi i një veprimtarie të tillë të rëndësishme nga ana e Shqipërisë në Federatën Ruse, në vijim të prezantimit të Ditëve të Kulturës Shpirtërore Ruse në Shqipëri, vitin e kaluar. Ministri Medinski shprehu vullnetin dhe deshirën që veprimtari të tilla të jenë më të pranishme në jetën e qytetarëve tanë edhe në të ardhmen, për t’i shërbyer më shumë miqësisë midis dy popujve dhe bashkëpunimit midis vendeve tona. Të pranishmit në sallë, personalitete të artit, kulturës, të politikës ruse, anëtarë të Shoqatës së Miqësisë Rusi-Shqipëri, etj, ndoqën me interes pjesët koncertale të orkestrës së Radio-Televizionit shqiptar, të drejtuar nga maestro Oleg Arapi, si dhe korin e vajzave “Nënë Tereza”, të drejtuar me mjeshtëri nga “Artistja e Merituar” Suzana Turku. Ditët e Kulturës Shqiptare në Rusi do të vazhdojnë sot, më 4 tetor, me një koncert tjetër instrumentalo-vokal në qytetin e Shën Petërburgut, për t’u pasuar nga hapja në Moskë me dt. 10 tetor të ekspozitës së ikonografisë shqiptare, për t’u transferuar më pas, në qytetin Nizhni Novgorod, ku do të qëndrojë e hapur deri më 12 dhjetor. Ekspozita fotografike “Shqipëria Turistike”, me foto te fotografit të talentuar shqiptar Roland Tasho do të hapet më 20 tetor në Shën Petërburg, për t’u prezantuar në fillim të nëntorit në Moskë. Ndërkohe që java e filmit shqiptar do të hapë siparin e vet në Moskë për t’u transferuar më pas në Petërburg. Akademia e Shkencave të FR, në bashkëpunim me ambasadën e RSH në Federatën Ruse do të zhvillojë më 4 dhjetor një konferencë shkencore kushtuar 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, me pjesëmarrjen e akademikëve, historianëve, albanologëve nga Rusia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj. Ditët e Kulturës Shqiptare në Rusi do të mbyllen me një ekspozitë të etnografisë shqiptare, e cila do të qëndrojë e hapur gjatë të gjithë muajit dhjetor në Muzeun Etnografik të Shën Petërburgut.


22

« SPORT

E enjte 4 tetor 2012 •

Milani i shpëton krizës nga Rusia Skuadra e Alegrit ka marrë dje një fitore të vështirë ndaj skuadrës ruse të Zenitit. Me këtë fitore, Milani tashmë kthehet në rrugën e duhur në Ligën e Kampioneve

Zhgënjen Paris SG Skuadra e Paris SG, e drejtuar nga trajneri Karlo Ançeloti, është mundur me rezultatin 1 : 0 në “Estadio de Dragao”, përballë Portos, ku duhet thënë se portugezët u treguan mjaft të zotët ndaj skuadrës miliardere të Parisit. Goli i fitores për portugezët që tashmë, kryesojnë grupin A me pikë të plota, u shënua në minutën e 83-të nga Xhejm Rodrigez. Ndërkohë fitore të rëndësishme ka arritur të korrë dhe Dinamo e Kievit ndaj Dinamos së Zagrebit, ku ukrainasit fituan pastër me rezultatin 2 : 0.

Sërish barazim për Man.Sitin Mançester Siti duket se ka qenë me fat në përballje me Borusiën e Dortmundit, pasi kjo e fundit për pak sa nuk arriti një fitore të befasishme në “City of Manchester”. Gjermanët, për shumë fraksione të lojës, kishin topin në dorëzim dhe arritën të godisnin kundërshtarin e tyre në minutën e 61-të me anë të talentit, Marko Rojs. Goli i barazimit për Man.Sitin erdhi me anë të një 11-të metërshi të shënuar nga ana e Mario Balotelit, i cili pati dhe një përplasje me portierin kundërshtar, përpara ekzekutimit të saj. Me ketë barazim Man. Siti mbetet në vendin e tretë në kuotën e 2 pikëve, ndërsa Dortmundi ndjek Realin me 4-pikë.

M

ilani ka marrë dje një fitore shumë të rëndësishme të vlefshme për Ligën e Kampioneve. Kështu, skuadra e Alegrit ka treguar një fytyrë tjetër dje, duke të kujtuar Milanin e vjetër në Kupat e Evropës ku shkëlqen përherë. Ajo që vlen të theksohet është se takimi është karakterizuar me gola të shumtë dhe me një lojë të bukur, por edhe të ashpër ku nuk kanë munguar edhe kartonët e verdhë. Gjithsesi, Zeniti e pati shumë të vështirë të përmbante sulmin e Milanit, teksa problemet në mbrojtje nuk i kishte korrigjuar

Pa surpriza, Kupa e Shqipërisë ka mësuar skuadrat kualifikuese. Bardheblutë e kanë fituar sfidën me të kuqtë me formacionin titullar, pa u kursyer në funksion të transfertës delikate të fundjavës në Vlorë, në kuadër të javës së 6-të të Superiores. Besa e Ilir Dajës nuk e ka pasur të vështirë për t’i shkaktuar Burrelit një tjetër disfatë të thellë, ashtu si 7 ditë më parë. Kukësi e ka parë veten në disavantazh fillimisht, falë golit të Grudës për lezhjanët, por kjo s’i ka trazuar shumë “gjakrat” e debutuesve në Superiore, sepse kishin komoditetin e fitores 4-2 në sfidën e para një jave. Gjithsesi, Kukësi ka arritur që brenda pjesës së parë ta rikthejë ekuilibrin rezultativ me anë të Gramit, duke shkuar në dhomat e zhveshjes, në pushimin mes dy pjesëve në barazpeshë. Në të dytën kanë shënuar sërish për avantazhin 2-1 lezhjanët, me anë të Pepajt, duke u kthyer reston” verilindorëve për humbjen e një jave më parë. Megjithatë, kualifikimi për në turin

nga takimi i parë shokues me Malagën. Gjithsesi, është Milani që kalon skuadrën në avantazh që në minutën e 13-të me anë të Emanuelson, i cili gjuan një goditje dënimi, topi devijohet dhe portieri rus e ka të pamundur të kapë topin tashmë në krahun tjetër, duke e pritur atë vetëm pasi ishte futur në rrjetë. Një gol i shpejtë për Milanin që vetëm mbas 3 minutash do të dyfishonte rezultatin me anë të sulmuesit të saj El Sharaui. Ky i fundit, ka shënuar një gol fantastik, mbase më të bukurin e mbrëmjes. Lojtari egjiptian ka marrë topin që nga mesfusha dhe pasi ka kaluar 3-4 lojtarë, dhe

i vetëm me portierin rus ka shënuar një gol që padyshim i dha shumë zemër Milanit dhe u bë të dukej sikur fitorja ishte e sigurt. Pas këtij goli të dytë, Zeniti reagon me është braziliani Hulk ai që shkurton diferencën në fund të pjesës së parë. Shumë shpejt, në fillim të pjesës së dytë, Zeniti shënon edhe golin e dytë duke barazuar çdo gjë. Aty ku dukej se do të niste çdo gjë nga e para, Zeniti nuk përballon dot presionin e Milanit dhe shënon një gol në portën e vet. Është Hubokan ai që nuk di të kontrollojë largimin e topit dhe i jep avantazhin Milanit që tashmë e ruan deri në fund.

KUPA, JA TË KUALIFIKUARIT Pa surpriza, Kupa e Shqipërisë ka mësuar skuadrat kualifikuese. Tirana ka fituar 1-0 në derbi me Partizanin, duke mos hasur probleme kualifikimi tjetër të kupës shkon për kuksianët e Armando Cungut. Flamurtari e ka pritur Naftëtarin në fushën ku kryen stërvitjet, konkretisht në kompleksin e ndërtuar mes pishash në bregdet, me fushë bari sintetik, ku e ka mundur 4-1. Skënderbeu e ka marrë shtruar me Olimipikun, pa u tendosur shumë dhe shpenzuar energji, por duke shënuar plot 7 herë në portën e Olimpikut. Kastrioti ka menduar ta luajë në stadiumin e Fushë-Krujës ndeshjen e kthimit me Himarën, teksa e ka mbyllur në barazim pa gola pjesën e parë, por e ka gjetur golin shumë shpejt me fillimin e fraksionit të dytë, kur shkodrani Sykaj do të zhbllokonte shifrat. Himariotët, gjithsesi, kanë arritur ta shënojnë golin e tyre të nderit në këtë transfertë, me anë të

Xhanit, edhe pse nuk kishin ndonjë pretendim në këtë kompeticion. Në fund të ndeshjes, Kastrioti ka gjetur edhe golin e fitores, duke e mbyllur edhe kthimin në favor të vet, me rezultatin 2-1. Luftëtari i Nevil Dedes ka fituar thellësisht 5-0 në kthim. Edhe Shkumbini i Peqinit ka mbyllur ndeshje 3-0. Laçi dhe Mamurrasi janë ndarë në “paqe të bardhë” në kthim, duke lënë në fuqi rezultatin 3-0 për bardhezinjtë, të fiksuar një javë më parë, me kurbinasit që vijojnë garën. Të njëjtën rrugë vijon edhe Bylisi i Ballshit, që ka triumfuar minimalisht në kthim me Tërbunin, me golin e Ferkos në minutën e 80-të, duke e mbyllur gjithçka me rezultatin total 3-0, duke llogaritur këtu edhe dy golat e shënuar një javë më parë në portën

e pukjanëve. Ishte kualifikuar që në Ersekë skuadra durrsake, ku shënoi pokerin 4-0, por në kthim nuk ka mundur të luajë sërish me kolonjarët për shkak se miqtë nuk kanë udhëtuar fare drejt qytetit bregdetar. Tomori ka shënuar vetëm një gol në kthim ndaj Adës, me anë të Hyskos në pjesën e parë, çka i ka mjaftuar për t’u kualifkuar në turin tjetër. Vllaznia në “aktin e dytë” me Ilirinë, u mjaftua me një fitore të ngushtë 2-1 ndaj fushë-krujasve. Apolonisë i ka mjaftuar goli i Ribajt në pjesën e parë për ta “kaluar lumin” ndaj verdhebluve të Elbasanit. Në Mamurras, ku Kamza priti Dinamon, është përsëritur rezultati i ndeshjes së parë. Kanë triumfuar të besuarit e Sajmir Malkos me rezultatin 1-0, duke u kualifikuar për më tej.

Ronaldo shkëlqen dhe me Ajaksin

Reali i Madridit ka fituar pastër ndaj Ajaksit në rezultatin përfundimtar 4 : 1. Heroi i ndeshjes ishte Kristiano Ronaldo, me një tregolësh. Ketë sezon po gëzon me të vërtetë një formë mjaft të mirë. Ndërkohë golin e vetëm për Ajaksin e shënoi Moisander. Në ketë takim pati vend dhe për një gol të sulmuesit francez Karim Benzema. Me ketë fitore Reali merr kryesimin e grupit D me pikë të plota.

Surpriza Malaga merr kryesimin e Grupit C Malaga po mahnit të gjithë si me lojë po ashtu dhe në rezultat, pasi dhe ndaj Anderlehtit, ka arritur të korrë një fitore të thellë në rezultatin 3 : 0. Dy gola të shënuar nga portugezi Eliseu dhe një nga ana e ish-mesfushorit të Valencias, Hoakin, i dhanë fitoren skuadrës së Pelegrinit. Tashmë, Malaga kryeson grupin C me pikë të plota, dhe ndiqet nga Milani në vendin e dytë në kuotën e 4-pikëve.


zbavitje • E enjte 4 tetor 2012

(METROPOLITANI) Fjalekryq 1

2

3

4

5

6

7

8

16

17

22

23

27

28

9

10

16

18

24

1

12

13

31

34

42 47

43

36

44

56 63

50

57

HORIZONTAL 1. Janë rezultatet e ngushta. 9. Eshtë ai që është axhami, aguridhe. 12. Përfundojnë brenda. 14. Kufijtë e kujtesës. 16. E lodhur dhe e këputur. 18. Ka metra... katrorë. 22. Massimo, komik italian. 23. Me seller për më të shiturin. 26. Ishin mongolë të Timurlengut. 27. Yoko e John Lennon. 28. Inicalet e Prost. 29. Mbroheshin nga të... rrethuarit. 31. Një vegël. 33. Një pjesë e dallgëve. 34. Vihen në skenë... pa zë. 36. Ai i shoqërisë përfshin kriminelët. 38. Eshtë figurë... shtetërore. 40. Flirt pa kufij. 41. Inicialet e Sordi komik.

59

60

65 68

43. Janë forca... Brisku. 45. Risi regjisor. 46. Një Grand për... tenistë. 47. Janë tifozë të të Besës. 49. Qytet amerikan. 51. Komandonin çeta të tillë. 52. Ishin për të peshuar. 53. Një habitat për Condor-it. 55. Një ishte edhe da Vinci. 56. Janë anash trupit. 58. Jose, ish futbollist brazilian. 61. Ami i Maupassant. 62. Fillojnë teorinë. 64. Në krye të tabelës. 65. Janë ata që përçartin. 66. Fund sjkurti. 67. Queen detektiv. 68. Thonë se do plumb. 69. Mund të jetë autonom.

69

2. Nuk ka shenjtor në desktop. 3. Qyteti i Partenopeas. 4. Instituti Pedagogjik Elbasan. 5. Janë edhe ato Ce Ce. 6. Kufizojnë aktet. 7. Mes Jean dhe Godard regjisor. 8. Mbyllin një tender. 10. Fise pam fe. 11. Mund të jenë B kompleks. 12. Një pjesë e dermatologjisë. 13. Bitri, që qe këngëtare. 14. Poborsky, futbollist çek. 15. Eshtë për të vënë edhe... patericën. 17. Brecht dramaturg. 19. Vlejnë edhe për puré. 20. Hidhet me... kartomantë. 21. Inicialet e Travolta-s. 23. Një pemë... xhuxhe. 24. Sharon aktore. 25. Mund të jetë një mbrëmje me... aktivitete.

VERTIKAL 1. Eshtë motiv për t’u kapur.

29. Ishin hipokritë për Jezu Krishtin. 30. Sillen përgjysmë. 32. Mund të jetë... shoqëri. 34. Një Spartak kineast. 35. Njoftonte... miletin. 37. Martini që qe këngëtare. 38. Eshtë qytet në Kosovë. 39. Zuri rob Orestin. 42. Janë në anë. 43. Goran Eriksson i trainerëve. 44. Ngrihen me akuza. 46. Emri i Zweig. 48. Eshtë thirrje. 50. Edhe veçuar. 51. Rivalja e CIA-s. 54. Parashtesa për kundër. 57. Ente Autonome rajonale. 58. Një pjesë e aeroplanëve. 59. Pak interesante. 60. Fund ushtrie. 63. Artikull spanjol. 65. Doktori i... shkurtër.

Luani Do jeni mjaft sensuale gjate kesaj dite dhe partneri do ndihet me fat qe iu ka prane. Do kaloni momente shume te kendshme prane atij qe dashuroni dhe kenaqesite do jene te papershkrueshme. Nese jeni ende vetem, perfitoni nga influenca pozitive e yjeve dhe dilni neper takime. Menaxhojini me mire financat dhe do e shihni qe nuk do keni asnje problem me to.

Peshorja Ne dashuri do keni shume sukses gjete kesaj dite. Ne mbremje mire do jete te organizoni nje darke romantike qe ta ndizni edhe me teper atmosferen. Partner nuk do iu rezistoje dot. Beqaret nuk do e kerkojne dashurine, por ajo do vije vete tek ta. Pergatituni per ndryshime. Ne planin financiar do keni mbeshtetjen e yjeve. Do jeni me te qarte per situaten tuaj dhe do shpenzoni me kursim.

Fjalëkryqi pa skemë, fjalëkryqi i kampionëve 1

Duhet të nxini 32 kuti

E N H E T E R

G A L E N

I

S

M A F I

I

G O R R

I

kryeredaktor Armand Maho

s t a f f

E B T E

S

I

L A T E

I

B A Z

zv/kryeredaktor: Blerina spaho Mariglen Mulla

I

O Z

D

I

Ujori

12

K R

O T A N

Partneri do iu pergatise nje surprize te jashtezakoshme gjate kesaj dite dhe ju do iu duket vetja si ne enderr. Shfrytezojeni sa te mundni diten. Beqaret nuk duhet te sakrifikojne jashte mase per te bere per vete personin qe iu pelqen. Cdo gje e ka nje limit. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te vemendshem. Po shpenzuat me maturi situata do jete e qendrueshme.

11

I

A

Shigjetari

10

F A H R N

I

P

S

I M O T R

I

R O N

I

A L A

S

F

O I

K O N

T

L U T

E

I

E R S

R E V

T

E

T E

E R

E

I

R

U

V

Z

I

P

A R

S

P O L

E

I

I

A R

T O P

A L

I

I

K

E

J

I

T N

I

I

T A E N A

F O N

I

E

T

E

Z

I

T A R

E

T H

I

I

S

T M T

A H

S

I M I

N

I

I

T O D O L O G

A K

T O R

T U L L A R

B

P O L M E

D V O R

L U M O

A

A

O P O Z

R R U M

12

A N N A T X

N R J

A N

I

P

A M E P O E

T

T A N D

E M

I

S

T U E A

A M

I T I

P

A R

I

T

I

K E

L

I

A

Z A N

T A R

K A

P

I

T

E N

I

A D

E

T

I

I

C

S

L

I

N

D

E M E K

N D A

T

F

J

I

A E

E

E

T

I

L

T M I

T O N

Z A N A

politika: albana lika, herion mesi, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

pergjigje

M

11

9

S M E

T

10

8

E A R I

9

7

G S R

8

6

O N

T E O R

7

5

I

I

6

4

O

E

5

Gaforrja Nese doni qe marredhenia me partnerin te shkoje mire, tregohuni sa me diplomate sot. Mos lejoni qe problemet profesionale apo familjare te ndikojne ne jeten tuaj ne cift. Beqaret do kene nje takim mbreselenes. Ai qe do takoni do i perbushe te gjitha kerkesat tuaja. Ne planin financiar kerkohet edhe me teper maturi. Mos shpenzoni pa mase nese nuk doni te rrenoheni.

Virgjëresha Dite e stuhishme kjo e sotmja per jeten ne cift. Do keni goxha kontradikta me partnerin dhe kjo do ua prishe humorin. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe joshes. Do e keni te lehte te beni per vete ate qe pelqeni dhe do ndiheni me te lumtur. Sipas te gjitha parashikimeve yjore, financat nuk do jene aspak problematike. Perkundrazi buxheti mund te filloje te permiresohet.

Akrepi Venusi, perendesha e dashurise do ju beje edhe me te lumtur gjate kesaj dite. Do flisni per gjithcka me partnerin dhe nuk do i mbani te fshehta njeri tjetrit. Beqareve do iu jepen mundesi te mitra per takime interesante. Shfrytezojini sa me shume te mundni. Financat do jene edhe me te mira sesa mendonit. Disa do fillojne qe sot te shtojne buxhetin e tyre.

3

A V T T

4

2

R

I

3

1

VERTIKAL 1. Ari i kimistit. -Qyteti i përjetshëm. 2. Më krye të klasifikimit. -Seksioni Doganor Korçë. -Një parabolë me raketë. 3. Një tabelë me…. më të dalluarit. 4. Lorenzo Cherubini në CD. -Ekstreme në hotel. 5. Gëlonin nga gladiatorët. -Mbeten në fund. -I dyti në kapitull. 6. Ndërmarrje Industriale Rajonale. -Eshtë muzika me ouverture. 7. Institucione Autonome Tregtare. -Në radhë të parë. -I tmerrshëm ai i Kremlinit. 8. Rrallë është përgjysmë. -Fillon nga fundi. -Eshtë enë gjaku. 9. Bëjnë arte me re. -Agassi me raketë. -Tatim ku s’është ai. 10. Eshtë edhe ai polar. -Në krye të kompanisë. 11. Janë gjashtëdhjetë në minutë. -Sepse fillojnë dhe mbarojnë. 12. Ishin njerëz… kuaj.

pergjigje

HORIZONTAL 1. Vrau pa dashje Herkulin. 2. Ishte armiku më i egër i Sherlock Holmes. 3. Eshtë mbulesë… në anije. -Kufijtë e lutjes. 4. Në mes të Edgar dhe Poe. -Guinness aktor. 5. Kështu janë njerëzit démodé. 6. Yard që ndjek kriminelët. -Mdezur në aparaturë. 7. Mihali që këndon. -Mbyllin një koment. 8. Panairi i…Thackeray. -Dalë në krye. 9. Qe kryeqendra e asirëve. -Më i njohuri është ai balash. 10. Tre të parat në olimpiadë. -Një bel për… soprano. 11. Fillojnë mobilizmin. -Kanë kafshë që… zgërdhihen. -Mbyllin kurse. 12. U vra i pari. -Një transporti është edhe makina.

2

Do tregoheni te gatshem sot te beni leshime ne dashuri dhe gjithcka do shkoje me se miri. Klima do filloje te ngrohet jashte mase. Shfrytezojeni sa te mundni diten. Beqaret do merziten pak sepse ai qe do pelqejne nuk do ua hedhe syte. Mos e mendoni me. Financat do jene gjate gjithe kohes te mbrojtura. Ne kete menyre do mund te shpenzoni edhe pak me teper.

Konfigurimi i mire i yjeve do e beje jeten tuaj ne cift sot edhe me te bukur. Do ndiheni te lumtur prane atij qe doni dhe do ia kaloni me se miri. Nga ana tjeter beqaret do mund te realizojne nje takim interesant dhe mjaft emocionues. Ka mundesei qe gjerat te marrin per mire ne dashuri. Me financat nuk do keni probleme. Kjo do iu ndihmoje te shpenzoni dhe te hiqni disa lek menjane.

54

58

67

Qetesia do mbizoteroje ne jeten tuaj ne cift gjate kesaj dite. Planetet nuk do merren fare me dashurine dhe do ua lene gjithcka juve ne dore. Mundohuni te ruani komunikimin dhe bashkepunimin. Beqaret do joshen nga pamja e jashte e te tjereve. Kujdes, mos krijoni lidhje pa i njohur mire. Ne planin financiar Merkuri do iu ndihmoje t’i rregulloni problemet.

Binjakët

53

64

Demi

46

49

55

Dashi

40

45

48

62

37

39

52

66

32

35

51

61

21

26 30

23

15

20

38 41

14

19

25

29

33

11

»

Ata qe jane ne cift do vazhdojne te perjetojne emocione te medha. Partneri do beje gjithcka qe ju te ndiheni mire, madje edhe do iu toleroje mjaft. Beqaret edhe sot do ndihen vete. Mundesite per takime interesante nuk do jene te shumta. Beni me teper durim. Financat nuk do kene ndryshime te medha. Mundohuni te shpenzoni me kursim dhe me maturi.

menaxhere marketingu: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

Bricjapi Sot do ia shprehni me teper ndjenjat partnerit. Do jeni me humor dhe do toleroni me shume. Edhe ai nga ana tjeter do iu trajtoje si mbretereshe. As vete nuk do e kishit menduar se kjo dite do ishte kaq e bukur. Fale ndikimit pozitiv te planeteve edhe dashuria per beqaret do shkoje mire. Tregohuni me te zgjuar ne planin financiar dhe shpenzoni me maturi.

Peshqit Asnje planet nuk do ndikoje sot ne jeten tuaj ne cift. Per pjesen me te madhe gjerat do shkojne mire dhe bashkepunimi ka gjasa te perforcohet edhe me teper. Beqaret duhet te jene me realiste dhe te mos kerkojne gjera te pamundura. Ne planin financiar situata do jete e qendrueshme. Me ne fund mund te kyeni investimet e menduara prej kohesh. www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E enjte 4 tetor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.