listat e votimit, PS mbrojtje vote, deputetet pa taksa

Page 1

»7

Personeli nën kërcënim

Përdoruesit e drogës mësyjnë urgjencën e Beratit E shtunë

5 janar 2013

Viti IX, Nr. 2862 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Kosta Barjaba

Horoskopi vjetor, puna, PS nis largimin. PD: Rama dashuria dhe familja të shkarkojë xhepistët. »

3

Çfarë thonë yjet për 12 muajt e vitit 2013 për të 12 shenjat e zodiakut. Financat dhe ndryshimet në jetën e përditshme »10-11

Raporti i policisë në SHBA

Listat e zgjedhësve PS verifikim derë më derë

S’paguajnë detyrimet Ministrat dhe deputetët e PS e PD nuk paguajnë taksat e makinave

Prej tetë vjetësh parlamentarët e të dy krahëve nuk shlyejnë detyrimet. Policia nuk guxon t’u kontrollojë dokumentet

»8

Denoncimi KLSH dërgon për ndjekje penale Vasil Bollanon Kreu i Himarës abuzoi me lejet e ndërtimit dhe me tatimet. Në Këlcyrë bashkia shiti tokat që nuk i kishte në pronësi

mos Strategjia e PS për të ër lejuar votimin në em të personave të tjerë

e Ministria e Brendshm ni gje publikon listën, si të in emrin dhe vendvotim

Selia rozë regjistron urit emigrantët e të vdek e paçregjistruar

»5

Spiro Ksera kundër bashkive

Fondet e personave me aftësi të kufizuara, për telefona

»6

dossier/ Biseda me Ali Ohrin

Historia e Beqir Ballukut dhe shkatërrimi i fermës së kuajve

Shkatërrimi i traditës me një të rënë të lapsit. »18-19 Ndërhyrjet e pushtetit komunist për kolektivizimin

Nga “Facebook”

Majko nis betejën online për çështjen kombëtare. Viti 2013 si fuçi baruti »4

Gossip

Niko

mbush duart me prapanicën e Tunës

• Sinan Hoxha futet në “Big Brother”: Është vend ëndrrash • Anxhela Martini me makinë superlukzoze në Dubai • Rita Ora publikon fotot tërësisht transparente »12-13

Bota 5 prej mashtrimeve dhe zhgënjimeve më të çuditshëm nga shkenca »15

Opinion Nga Gëzim Tushi

Maskilizmi si përbindësh dhe koncepti i deformuar i burrërisë»10 Nga Nebil Çika

Fjalimi i Presidentit

»11


02

« politikë

E shtunë 5 janar 2013 •

Listat e zgjedhësve, qendrat e votimit dhe trajnim i komisonerëvë

PS nis 2013-ën me tri hapa për mbrojtjen e kutisë së votimit Bordi

Programi

Grupi zbatues dhe monituesues i të gjithë implementimi të strategjisë elektorale të PS-së prëbëhet nga katër eksponentë të kësaj partie. Konkretisht është kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, sekretarët Blendi Klosi, Bashkim Fino dhe Fatmir Xhafaj si grupi zbatues të këtij plani. Duke qenë në krye të 12 qarqeve, ku secili ka zonat e tij të survejimti, këto eksponentë do të shohin nga afër ecurinë të gjitha etapave të strategjisë, duke ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

Pjesë e strategjisë elektorale të socialistëve është shpalosja derë me derë e programit për një Rilindje Shqiptare, për të cilën kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se do të nisë turi i takimeve në janar të 2013-ës. Ky program ka bosht të tij ekonominë, arsimin, shëndetësinë, demokracinë dhe vizionin qeverisës që do të ofrojë partia më e madhe opozitare në vend për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit që po afron.

Oli Xhilaga

grantë jashtë vendit.

P

ërfundimi i listave të zgjedhësve, verfikim i detajuar i të gjitha qendrave të votimit, si dhe trajnimi i komisionerëve dhe vëzhguesve socialistë janë tre momentet kyçe nga do të nisë punë PS-ja dhe strukturat e saj për zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës. Puna për finalizimin e këtyre etapave ka nisur që në muajin nëntor të vitit që lamë pas dhe do të vijojë deri në ditën e zgjedhjeve. Por fillimisht momenti i parë, që ka dhe një limit të përcaktuar, kohor është hartimi i listave të votuesve, proces i cili duhet të mbyllet në fund të këtij muaji. Për të finalizuar përfundimin e këtyre tre fazave do të ketë një mbledhje të posaçme të kryesisë së PS-së, e cila do t’i paraprijë mbledhjes për një nga çështjet më të nxehta të procesit zgjedhor që është përcaktimi i kritereve për kandidatët që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në garën e afërt për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Listat Partia Socialiste ka parapërgatitur listat e saj të votuesve shqiptarë në të gjithë vendin. Por përpara se të kalojë në qendër të gjithë databaset me emrat e votuesve legjitimë, përfaqësuesit socialist të ngarkuar me një detyrë të tillë do të bëjnë përgjatë këtij muaji verifkimin në terren të tyre. Në fakt një verifkim i tillë në disa zona pothuajse është drejt përfundimit, por ndërkohë që në qendrat urbane ku dhe lëvizja demokrafike ka qenë në vijimësi në ndryshim, ka shfaqur vështirësi. Ndërkohë grupet e punës të ngarkuar për hartimin e listave, gjatë verifikimit të këtyre listave derë më derë do të mbajnë shënim të gjithë qytetarët që kanë emrat në listë dhe ndodhen emi-

Strategjia PS miratoi disa muaj më parë strategjhinë e saj elektorale. Kjo strategji ka bosht të saj planin e detajuar jo vetëm për procesin zgjedhor, por edhe monitorimin e rreptë të përgatitjes së tij nga qeveria dhe institucionet shtetërore, si edhe procesin e numërimit te votave. Përveç leximit të drejtë të çdo vote, strategjia parashikon edhe periudhën paraelektorale për identifikimin e çdo shtetasi që mund të bëhet pjesë e skemës së manipulimit.

Aleancat PS ka si një nga qëllimet kryesore të saj krijimin e një koalicioni sa më të gjerë me aleatë natyralë ose dhe të krahut tjetër. Synimi i PS-së është rreshtimi në koalicion me Partinë Socialiste i sa më shumë partive politike, qofshin këto edhe me program të djathtë. Në funksion të realizimit të këtij synimi pritet që në ditët në vijim të ketë diskutime më konkrete në lidhje me aleancat për zbatimin e strategjisë së saj për zgjedhjet parlamentare.

Trajnimi Por veç listave të zgjedhësve verifikimi i tyre dhe i përfaqësimit të tyre në çdo qendër votimi do të jetë një tjetër moment i rëndësishëm për t’u ndjekur nga përfaqësuesit socialistë. Ashtu siç do të jetë dhe trajnimi i të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve socialistë, një proces i cili lidhet paralelisht me monitorimin e çdo lëvizje në ditën kur sovrani do t’u drejtohet kutive të votimit. Në zgjedhjet e fundit në gjithë territorin e Shqipërisë ishin 4883 qendra votimi. Në çdo qendër pritet të jenë 2 persona përgjegjës për të verifikuar emër për emër çdo votues. Do të bëhet kujdes me emigrantët apo personat që nuk jetojnë më, në mënyrë që në emër të tyre të mos votojë dikush tjetër. Për këtë arsye, përfaqësuesit socialistë do të jenë në çdo moment të kujdesshëm për monitorimin e kufirit. Kjo me qëllim që të bëhet verifikim për çdo qytetar i cili do të hyjë në Shqipëri në periudhën afër zgjedhjeve, apo dhe në ditën kur do të zhvillohen zgejdhjet parlamentare, duke parashkikuar dhe masat për raste të tilla. Por ndërkohë që përveç masave për verifikim, lidershipi socialist ka vendosur që të merren trajnues të huaj, si dhe ekspertë fushatash për të trajnuar komisionerët dhe vëzhguesit e PS-së që do të jenë të angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me zgjedhje. Të gjitha këto masa lidhen me periudhën para dhe gjatë fushatës elektorale. Ndërkohë që pika me e nxehtë do të jetë ajo e hartimit të listave të kandidatëve për deputetë, e cila i përket një periudhe të dytë, e shtyrë në kohë me qëllim që të shtyhen sa më shumë konfliktet brenda radhëve socialiste.

Heqja e TVSH për makineritë e industrisë

Rama akuza Berishës: Po kopjon programin e PS Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama akuzoi sërish dje Kryeministrin Berisha për kopjim të programit të socialistëve. Konkretisht ishte hyrja në fuqi e projektligjit për heqjen e TVSH-së së makinerive, ai i cili solli dhe reagimin e kreut Rama në “Twitter”. “Kryeministri vazhdon kopjimin e programit tonë me heqjen e TVSH për makineritë e me sportin si urë bashkimi kom-

bëtar. E inkurajoj të kopjojë më tej”, thotë Rama ndërsa e këshillon: “Të heqë taksën e biznesit të vogël. Të heqë akcizën e naftës bujqësore. Të pesëfishojë financimin për bujqësinë. Të akreditojë universitetet. Të bëjë të paktën kaq deri në qershor kur me votën e një shumice dërrmuese ne do realizojmë pikën e programit për largimin e qeverisë së tij”, shkruante Rama në “Twitter”.

Vendimi për caktimin e numrit të ZAZ-ve

KQZ: Kolegji Zgjedhor na dha të drejtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar ndaj vendimit të Kolegjit Zgjedhor duke e cilësuar atë si të drejtë. Nëpërmjet zëdhënëses për shtyp Drilona Hoxha ky institucion shprehet se u miratua projekti i paraqitur nga administrata e KQZ-së. "Dy akte nënligjore që kërkonin shumicë të cilësuar për shkak se këto akte nuk morën votat e kërkuara nga ligji, për njërin nga këto akte, për zonat e administrimit zgjedhor, siç jeni në dijeni, pasi vendimi i dha të drejtë projektit të paraqitur nga administrata e KQZ-së", - tha Hoxha. KQZ-ja shpreh gatishmërinë për të vazhduar me të gjitha projektet që realizohen për herë të parë në zgjedhjet e 23 qershorit, ku përmend edhe atë të teknologjisë në zgjedhje. Krahas kësaj zëdhënësja e KQZ-së theksoi edhe vendimet e miratuara nga ky institucion, të cilat kërkonin shumicë të cilësuar për miratim. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar gjithashtu dhe akte të tjera nënligjore, të cilat janë të rëndësishme për përgatitjen e një kuadri të plotë ligjor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Ndër këto akte mund të përmendim udhëzimin për mënyrën e ngritjes dhe caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet e 23 qershorit si dhe udhëzimin për miratimin e rregullave të veçanta dhe kushtet e kontratës dhe kryerjen e auditimit nga auditët teknicienë dhe në sistemin elektronik të verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV).

Vendimet e Kolegjit të njëanshme

Oketa: Qeveria bllokoi KQZ-në FRD-ja akuzon qeverinë se po manipulon procesin e vendimeve në Kolegjin zgjedhor dhe po ndikon punën e KQZ-së për zgjedhjet e ardhshme. Nëpërmjet një prononcimi për shtyp nga sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Gazmend Oketa, thuhet se mosmarrëveshjet ndërmjet opozitës e qeverisë dalin edhe në punën e bërë nga këto forca politike në hartimin e Kodit Zgjedhor. “Kodi Zgjedhor në të gjitha elementet e tij është produkt jotransparent i bisedimeve dhe marrëveshjeve midis dy partive të vjetra politike: Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Çdo debat dhe mospërputhje në qëndrimet e tyre gjatë zbatimit të Kodit nxjerr në pah shkallën e lartë të mosbesimit dhe përpjekjeve për të imponuar modele të njëanshme vendimmarrjeje nga një produkt dypartiak konsensual, i cili sipas FRD-së nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë ligji më i mirë i mundshëm dhe i nevojshëm për stadin aktual në Shqipëri”, - thekson Oketa. Krahas kësaj akuzon qeverinë si shkaktare e bllokimit të punës në KQZ. “FRD gjykon se pavarësisht nga roli i Kolegjit apo strukturave të tjera të deleguara direkt apo indirekt, në çdo rast të vendimeve problematike, të njëanshme apo minuese ndaj procesit zgjedhor adresimi i duhet bërë qeverisë, që duhet të shprehet qartë lidhur me vullnetin real politik për ta larguar Shqipërinë nga lista e vendeve që edhe pas 22-vjetësh nuk arrin të bëjë zgjedhje me standardet”, vijoj më tej Oketa.

Ndarja e ZAZ, reagon PS

Gjiknuri: Kolegji dha vendim antiligjor Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për ndarjen e ZAZ ishte një vendim antiligjor. Kështu e cilësoi deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri vendimin e marrë dy ditë më parë nga Kolegji. Në vlerësimin e sekretarit për çështjet zgjedhore në PS Kolegji Zgjedhor dha një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin zgjedhor dhe me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. “Kolegji Zgjedhor nga arbitër u kthye edhe rregullshkrues, për interes të një partie politike duke e komprometuar veten që në vendimmarrjen e parë për zgjedhjet. Njëanshmëria e vendimmarrjes në favor vetëm të interesave politike të PD, nuk krijon besim dhe klimë për zgjedhje të ndershme dhe të gjithëpranuara, gjë që po kërkohet nga i gjithë opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar”, vuri në dukje Gjiknuri. Sipas tij, Ndarja e Zonave të Administrimit Zgjedhor sipas ligjit është një çështje që i takonte KQZ dhe që nuk ishte në kompetencë të kolegjit. “Për më tepër që projekti i parë i administratës së KQZ me 76 ZAZ mori dakortësinë edhe të opozitës. Ishte Partia Demokratike ajo që kërkoi shtyrjen e vendimit përtej çdo afati, pasi kërkoi shtimin e numrit të ZAZ dhe urdhëroi administratën politike të KQZ për t’i shtuar ato përtej çdo numri logjik që siguronte harmoni me kriteret e ligjit”, nënvizoi deputeti Gjiknuri lidhur me një çështje të tillë. Në gjykimin e socialistëve shtimi i ZAZ në vetvete edhe sipas variantit KQZ-PD nuk ndikon në fatin e zgjedhjeve dhe nuk përbën problem për PS, por natyra e vendimit të kolegjit krijon një precedent të rrezikshëm për besimin e palëve në arbitrin dhe rregullat që kanë shkruar vetë. Për këtë arsye, Gjiknuri akuzoi Kolegjin Zgjedhor se po vë në rrezik të gjitha standardet ligjore që ka arritur politika me konsensus në lidhje me vendimmarrjet e rëndësishme, duke u kthyer në një komision zgjedhjesh, i kontrolluar nga ekzekutivi. “Partia Socialiste do të vazhdojë të këmbëngulë në zbatimin e rregullave të vendosura me ligj dhe nevojës për vendimmarrje kolegjiale në KQZ, pavarësisht nga roli që po kërkon t’i japë kolegji vetes, si Komision Zgjedhor i gradës më të lartë. Sali Berisha i zënë nga paniku i humbjes së zgjedhjeve po përdor çdo shantazh politik duke asgjësuar konsensusin në KQZ dhe duke përdorur Kolegjin Zgjedhor si një instrument partiak në shërbim të tij”, tha ligjvënësi socialist.


politikë • E shtunë 5 janar 2013

»

03

Fushatë komunikimi nga qeveria

Berisha u kërkon ministrave dialog konstant me qytetarët

Procedurat që duhen ndjekur për gjetjen e emrave

KQZ publikon emrat e votuesve për zgjedhjet e 23 qershorit Ervin Koçi

K

Auditët

omisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon listat e zgjedhësve. Në faqen e KQZ-së është nxjerrë opsioni i kërkimit të emrit të zgjedhësit për të vërtetuar nëse janë të regjistruar për zgjedhjet e 23 qershorit. Në këtë faqe është paraqitur edhe udhëzuesi në rastet kur personat nuk do të mund të gjejnë dot emrin e tyre. Konkretisht për të kërkuar emrin në listat zgjedhore janë vendos tri etapa. E para është që të vendoset emri i zgjedhësit, më pas duhet të vendoset mbiemri dhe në fund atësia e zgjedhësit. Duke kryer këto etapa do të dalë edhe emri i votuesit së bashku me qendrën e votimit. Në rastet kur zgjedhësi nuk do të arrijë të gjejë emrin e tij duke kryer këtë kërkim, ai ka mundësi të bëjë një kërkim më të avancuar. Ky kërkim i avancuar konsiston në shtimin e 2 etapave të tjera. Etapa e parë është që të vendosen tri germat e para të emrit, më pas do të vendosen tri germat e para të mbiemrit të zgjedhësit. Më pas edhe tek

Për monitorimin e procesit të hartimit të listave zgjedhore KQZ-ja ka miratuar vendimin për punësimin e dy auditëve teknicienë, që do të bëjnë monitorimin e listave gjatë korrigjimit të nevojshëm që ato mund të kenë. Pas monitorimeve të kryera ata do të bëjnë raportimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku do të paraqesin pasaktësinë në lista nëse ato do të evidentohen. Vendimi për punësimin e dy auditëve teknicienë është marrë nga KQZ-ja në mbledhjen e fundit për vitin 2012.

Afatet Sipas Kodit Zgjedhor, ishte parashikuar që këto lista të përfundonin së përpiluari më 3 janar dhe do të bëhej publikimi i tyre në faqet zyrtare të institucioneve kompetente, KQZ-së dhe Ministrisë së Brendshme. Pas kësaj date është miratuar që në ditën e shtatë të janarit lista e plotë e zgjedhësve t’i shkojë për shqyrtim KQZ-së. Ky vendim u ndryshua nga ana e anëtarëve të KQZ-së në mbledhjen e muajit dhjetorë, pasi Kodi parashikonte një afat më të gjatë për publikimin e ekstrakteve zgjedhore.

atësia vendosen tri germat e para të emrit. Në rastet kur ajo dihet saktësisht nga votuesi, vendoset e plotë. Dy etapat e tjera konsistojnë në vendosjen e vitit të lindjes së zgjedhësit së bashku me njësinë vendore

ku ai banon. Këtu mund të jetë komunë, bashki apo minibashki. Pas kryerjes së këtyre procedurave del edhe rezultati i kërkimit. Nëse rezultati i kërkimit nuk nxjerr as një zgjedhës, atëherë ai duhet

të bëjë kërkesë në zyrën e gjendjes civile, në mënyrë që të futet në listat e zgjedhësve. Në rezultatet e kërkimit dalin edhe tri shifra. E para është kodi i njësisë së qeverisjes vendore, e dyta është kodi i zonës së votimit ndërsa shifra e tretë është kodi i banimit të votuesit. Hartimi i këtyre listave ka filluar që në fillim të muajit dhjetor, pasi sipas Kodit Zgjedhor dita e tretë e janarit ishte afati i fundit ku do të bëhej publikimi i tyre. Vendimi për miratimin e afateve për përpilimin e ekstrakti fillestar të listës së zgjedhësve është marrë në mbledhjet e para të muajit dhjetor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe nga anëtarët e saj është bërë kërkesë që kjo procedurë të përshpejtohet, në mënyrë që të mos kishte vonesa lidhur me këtë etapë të zgjedhjeve. Këto lista do të përditësohen çdo muaj, në mënyrë që të korrigjohen gabimet që mund të jenë bërë gjatë hartimit të ekstraktit fillestar të zgjedhësve. Për kryerjen e kësaj pune janë angazhuar njësitë vendore në vend.

Berisha tallet në “Fejsbuk” me opozitën dhe me pushimin e gazetave

Nuk ka “ciu-ciu” se opozita është në gjumë Pushimi i gazetave si në ishullin e Robinson Kruzosë Kryeministri Berisha inorizon qetësinë e opozitës gjatë ditës së tretë të janarit. Në një status të publikuar në rrjetin social “Fejsbuk” ai ironizon socialistët duke thënë se qetësia e asaj dite, edhe pse ishte zyrtarisht ditë pune, vinte nga mungesa e “ciu-ciut” të opozitës. “Hapa dritaren dhe gjatë gjithë ditës nuk u dëgjua as dhe një ciu-ciu. Pyeta këshilltaret e mi se çfarë kishte ndodhur. Më thanë se opozita po fle. ‘Gjumë të ëmbël dhe gëzuar Vitin e Ri opozitë, - thashë me vete, – veçse, kur të zgjohesh nga avujt e ahengut dhe kumbarit të Vitit të Ri, mos bërtit se fajin për letargjinë e zgjatur e ka Saliu’”, - theksoi kryeministri në statusin e tij në faqen “Fejsbuk”. Krahas

kësaj Berisha ironizoi edhe pushimin e medieve të shkruara gjatë ditëve të para të janarit duke i cilësuar si diçka jo të mirë për informimin e publikut. “Unë e nis ditën me leximin e gazetave, por sot në tavolinën e punës nuk gjeta asnjë gazetë. Pyeta zëdhënësen time se ku ishin gazetat dhe ajo m’u përgjigj se ‘sot nuk ka gazeta, sepse ato ende janë me pushime’. Mendova se duhet të falënderojmë dy herë mediet elektronike, se po të ishte për gazetat do ndiheshim si në ishullin e Robinson Kruzosë. Vetiu thash me vete: ‘Zoti i ruajt gazetat tona nga Viti i Ri! Natyrisht, gazetarëve gëzuar!” - përfundon Kryeministri statusin e tij në faqen e “Fejsbukut”.

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, u kërkon anëtarëve të qeverisë që të rritin transparencën, të mos mbajnë më sekret numrat e tyre celularë. Po kështu do të funksiojnë edhe linjat falas, ku qytetarët të mund të denoncojnë rastet korruptive. Në mbledhjen e parë të qeverisë për 2013-n, kryeministri u sugjeroi ministrave edhe përdorimin e “Fejsbukut” si një mundësi komunikimi me qytetarët. “Pa përjashtim ju, zëvendësministrat dhe të gjithë zyrtarët që kanë telefon të subvencionuar për minuta nga qeveria do të afishojnë numrin në ueb-in e ministrisë. Të merren masat që të gjitha ministritë të kenë numër falas telefoni për qytetarët për të paraqitur ankesat e tyre për korrupsionin. Të instalojmë një dialog konstant me qytetarët për të vjelë sa më shumë informacion prej tyre”, - deklaroi Berisha. Këto nisma të qeverisë vijnë në prag të fushatës elektorale, ku kërkon sa më shumë bashkëpunim midis ministrave dhe qytetarëve, në mënyrë që çdo ankesë e tyre të marrë zgjidhje.

Kryeministri u ndal edhe tek ekonomia dhe pas shifrave që dha lidhur me xhiron e sipërmarrjeve vuri në dukje se ato përgënjeshtrojnë të gjithë ata që flasin për rënie të fuqisë blerëse. Ai bëri të njohur se këtë të premte hyn në fuqi ligji për heqjen e TVSH-së për makineritë prodhuese. “Nga 1 trilion e 346 miliardë që ka qenë xhiroja e përgjithshme e sipërmarrjes së vendit në 10-mujorin e vitit 2011, ajo është rritur në 10-mujorin e vitit 2012 me 1 trilionë e 447 miliardë, pra është rritur me 101 miliardë. Të gjithë ata që besojnë se ka rënë fuqia blerëse, kanë një shifër të deklaruar nga biznesi që e përgënjeshtron në mënyrë më ekzemplare”, - u shpreh Kryeministri lidhur fuqinë blerëse në vend.

PD: Socialistët vjedhin me lezet

Zyrtari i PS akuzohet për vjedhje PD: Rama të shkarkojë xhepistët Partia Demokratike reagon për lajmin e publikuar nga mediet e vendit si dhe ato të shtetit të Kalifornisë në SHBA lidhur me arrestimin e Kosta Barjaba, sekretarit për Çështjet Sociale dhe Ndihmën Ekonomike në Partinë Socialiste së bashku me familjen e tij nën akuzën se kishin vjedhur në një supermarket në SHBA. PD e cilësoi këtë akt si një turp dhe i përgjithësoi anëtarët e PS-së si hajdut të vegjël, që vjedhin me lezet. “Ky akt i shëmtuar fakton edhe një herë se ‘rilindasit’ e neobllokmenëve vjedhin, por ‘me lezet’, siç shprehej njëri prej tyre pak kohë më parë. Kurse sekretari për programin e Partisë Socialiste për çështjet sociale dhe ndihmën ekonomike u dëshmua se është një xhepist i thjeshtë”, - theksoi zëdhënësia për shtyp e PD-së. Lidhur me këtë veprim të nëpunësit të Partisë Socialiste PD-ja kërkoi që kryetari i opozitës të pushojë nga puna Kosta Barjabanë, duke e cilësuar një veprim të turpshëm vjedhjen e kryer. “I kërkojmë zotit Edi Rama të shkarkojë menjëherë xhepistin e tij nga funksionet e larta

që ai i ka besuar, në rast se vetë nuk ndan trofetë që ky kleptoman siguron me profesionin e tij”, thuhet në deklaratë. Partia Demokratike e ka cilësuar këtë akt të jashtëligjshëm si një veprim që kryhet nga të gjithë anëtarët e PS-së dhe se nëpërmjet saj dëshmohet edhe motoja e PS-së për zgjedhjet e ardhshme. “Ky akt i shëmtuar është produkt i motos së Edi Ramës ‘të bashkohemi me gjithë fundërrinat për të përmbysur Sali Berishën’. Partia Demokratike deklaron se përpjekjet e zëdhënësve të Partisë Socialiste dhe të medieve që Rama kontrollon, për të mbrojtur aktin e shëmtuar të sekretarit Kosta Barjaba, dëshmon se “Rilindja” e Ramës nuk është gjë tjetër veçse “rilindje e hajdutëve”, thuhej më tej në deklaratë.


04

« politikë

E shtunë 5 janar 2013 •

Shqipëria me ligj kundër financimit të terrorizmit

Bllokim i aseteve financiare për personat e dyshuar Ervin Koçi

Sanksionet

M

iratohet vendimi i qeverisë për parandalimin e personave që marrin pjesë në financimin e personave që janë të përfshirë në organizata apo veprime terroriste. Nëpërmjet një vendimi të miratuar nga qeveria është propozuar që brenda pesë ditëve, më datën 9 janar, Ministria e Jashtme do të çojë një listë me emrat e personave të dyshuar si të implikuar me organizata terroriste që financohen nga subjekte apo edhe nga individë. Marrja e informacionit nga Ministria e Jashtme bëhet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Bankën e Shqipërisë, prokurorin e përgjithshëm dhe drejtorin e SHISH-it, këto informacione do të jenë të klasifikuara do të konsiderohen si sekret shtetërorë. Për parandalimin e aktivitetit të tyre financiar, duke sponsorizuar organizatat terroriste është parashikuar bllokimi i të gjitha aseteve financiare që ata zotërojnë. Konkretisht do të bëhet ngrirja e transaksioneve bankare të individi apo subjektit që është përcaktuar si person i dyshuar dhe në bashkëpunim me terrorizmin. Këto transaksione bankare do të jenë përkohësisht të bllokuara, derisa të bëhet zbardha e çështjes. Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën

• Nëse nuk përbën vepër penale, mospërmbushja nga organet përgjegjëse dhe subjektet e detyrimeve të parashikuara në këtë ligj përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.

e Shqipërisë përcaktojnë lëvizjet e dyshuara të parave nëpër llogarit bankare dhe më pas raportojnë te Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Kjo e fundit merr masat për hetimin e çështjen, në mënyrë që të zbardhet sa më shpejt. Krahas kësaj vendimi parashikon edhe detyrimin për raportimin e informacioneve qoftë nga institucione, qoftë nga individ civil. Çdo person që ka dijeni për veprime financiare, transaksione, fonde ose veprime të tjera, të kryera apo që tentohet të kryhen, që kanë për

qëllim kryerjen apo financimin e veprave terroriste, është i detyruar të njoftojë menjëherë organet e zbatimit të ligjit ose DPPPP-në. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, kur ka arsye të bazuara në fakte apo rrethana konkrete për financim terrorizmi, i propozon menjëherë ministrit të Financave bllokimin e përkohshëm për fondet dhe pasuritë e tjera. Krahas kësaj vendimi përcakton edhe të drejtën e animimit të vendimeve nga individët ose kompanitë që u sekuestrohen paratë.

• Autoritet përgjegjëse për kontrollin dhe mbikëqyrjen e përputhshmërisë së veprimtarisë së subjekteve të ligjit me kërkesat e akteve ligjore dhe nënligjore për masat kundër financimit të terrorizmit do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. • Dënimet administrative vendosen nga ministri i Financave me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. • Procedurat e shqyrtimit, ankimit dhe të ekzekutimit të vendimeve për kundërvajtjet administrative bëhen në përputhje me ligjin për kundërvajtjet administrative.

Berisha: Çdo gjë me transparencë

Shpenzimet e vogla nga qeveria Vendim për publikimin e tyre Qeveria vendos që të publikojë çdo shpenzim të sajin dhe institucionet vartëse që ajo do të bëjë gjatë këtij viti. Sipas kërkesës të bërë nga Berisha në mbledhjen e parë të qeverisë, thuhet se edhe shpenzimet e vogla të kryera nga institucionet qeveritare duhet të publikohen. Këto shpenzime janë maksimalisht deri në 400 mijë lekë. “Këto ditë vendoset sistemi dixhital i blerjeve të vogla. Agjencia e Prokurimeve Publike ka punuar me përkushtim të madh dhe tani edhe për blerjet e vogla, në shumën deri në 400 mijë lekë, do të vendoset procedura dixhitale, që është standardi më i mirë që ekziston në një vend. Kjo është një arritje madhe”, - theksoi kryeministri në fjalën e tij. Krahas kësaj ai bëri edhe një rezyme të qeverisë së tij lidhur me transparencës që qeveria ka bërë gjatë këtyre viteve. “Ne kemi vendosur disa nga standardet më të shkëlqyera të transparencës që ekzistojnë: kemi vendosur sistemin e prokurimit elektronik, kemi vendosur një sërë sistemesh të tjera dixhitale, si në pranimin në universitete, në hipotekën e Tiranës, në sistemin e drejtësisë etj”, - përfundoi fjalën e tij Kryeministri lidhur me këtë çështje.

Çamët pro këtij vendimi

PDIU përshëndet ngritjen e komitetit të diasporës Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet” përkrah vendimin e qeverisë për ngritjen e Komitetit Shqiptar të Diasporës. “Kjo kërkesë është pasqyrim i një objektivi themelor të Programit të PDIU-së, për të cilin ajo ka luftuar që në fillim të ekzistencës së saj si parti politike. Arsyet pse PDIU-ja ka në program një kërkesë të tillë janë themelore. Përballimi me problematikën e diasporës, përfshirja e kontributeve të saj në aksionin kombëtar, në frymëmarrjen kombëtare, nuk është diçka partiake, por mbipartiake, ashtu siç është kombi. PDIU-ja është një parti kombëtariste, që beson se e ardhmja e kombit, interesat kombëtare mbrohen nga njëmendësia kombëtare, d.m.th. nga reagimi si një i vetëm i tërë kombit, pavarësisht shpërhapjes së detyruar të pjesëve të tij nëpër hapësirën globale”, - shprehet në mesazhin e saj PDIU-ja për vendimin e qeverisë për krijimin e komitetit të diasporës. Ngritja e këtij komiteti bëhet për të bashkuar edhe më shumë shqiptarët, pasi një pjesë e madhe e tyre kanë emigruar nëpër shtetet e tjera.

Ish-kryeministri rinis përpjekjet në mbrojtje të interesave kombëtare

“2013 fuçi baruti, 100 vjet nga konferenca e Londrës” Pandeli Majko e nis Vitin e Ri në “Facebook” me nacionalizmën PROTOKOLLI I MOSKëS

Ish-kryeministri socialist, njëkohësisht dhe deputet i kësaj Parti duket se do ti përkushtohet fort në këtë vit çështjeve të fqinjësisë dhe të nacionalizmës. Në ditët e fundit të vitit 2012 si dhe në ditët e para të 2013 në profilin e Majkos në facebook janë publikuar tre materiale njëra pastjetrës të cilat flasin qartë mbi këtë temë. Postimi i fundit i përket Protokollit të MOSKËS ku shprehet interesimi i Stalinit për Ballkanin dhe Shqipërinë dhe qëndrimet e Serbisë, të cilët i cilësojnë shqiptarët të ardhur në këto territore gjatë luftës së turqisë. Ndërsa një ditë më parë publikohet shkrimi mbi “DETAJET E PLATFORMES SERBE…” i botuar eskluzivisht në gazetën “Koha Ditore”. Gjatë publikimit të shkrimit Majko jep dhe kundërargumentet. Ndërsa Shkrimet janë të shoqëruara dhe me një publikim të fotos së ambasadorëve në Konferencën e Londrës. Aty ku dhe u vendos copëtimi i trojeve të Shqipërisë. “Shënimin e parë për 2013 po e nis me një fotografi të trishtuar për historinë e Shqipërisë. Ajo i takon pjesëmarrësve të KONFERENCES SE AMBASADOREVE në Londër. Viti 2013 është 100-vjetori i vendimeve të saj. Fotografia paraqet “të mallkuarit” që kthyen rajonin në një “fuçi baruti”, shprehet Majko në publikimin e fotos.

Dialogjet e mëposhtme janë nga bisedat zyrtare të protokollit më të lartë të zhvilluara në Kremlin në zyrën e Stalinit. Ajo është rregjistruar gjatë takimit zyrtar të vizitës në prill 1947 së delegacionit të nivelit të lartë të Jugosllavisë nën drejtimin e numrit dy të saj Eduard Kardel, Ministrit të Jashtëm jugosllav Simic dhe Ambasadorit jugosllav në Moskë V. Popovic. Dialogu është autentik për një rajon si Ballkani, në historinë e të cilit zëri “të fortëve” mbetet informacion… STALIN – Po si i keni punët me shqiptarët? Hoxha sikur është ankuar për këshilltarët tuaj politikë në ushtrinë e tyre, sikur ata e dobësojnë disiplinën, apo jo E. KARDELI – Kjo është gjë e re për ne. Ata nuk na kanë thënë asgjë për këtë. STALIN – Cila është origjina e shqiptarëve? E. KARDELI – Ata janë pasardhës të ilirëve. STALINI – Më kujtohet se Tito më ka thënë se ata janë si puna e baskëve. E. KARDELI – Kjo është e vërtetë. S. SIMICI – Ka të dhëna që thonë se shqiptarët janë populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Disa fjalë prej tyre vërtetojnë se gjuha shqipe është më e

vjetër se greqishtja. Fjala e tyre “Afrodita” është huazuar nga gjuha shqipe. Në gjuhën greke kjo nuk ka kuptim. STALINI – Ky popull ka mbetur shumë mbrapa në zhvillim. POPOVICI – Shqiptarët janë shumë trima dhe njerëz besnikë. STALINI – Të tillë kanë qenë tek ne cuvashët. Carët rusë i merrnin ata në gardën personale. E. KARDELI – Tek ne, në territorin e Kosovës dhe Metohisë edhe sot jetojnë më shumë shqiptarë se sa serbë. Ne mendojmë, që më vonë, kur të vendosim lidhje më të ngushta me shqiptarët, këto territore tua japim atyre. STALINI – Po si janë ndodhur shqiptarët në këto territore? E. KARDELI – Janë vendosur në këtë krahinë në kohën e turqve. Ndërsa një pjesë e popullsisë është asimiluar. STALINI – Po si ka mundësi që një popull me nivel më të ulët zhvillimi, ka mundur të arrijë një gjë të tillë? Si shpejgohet kjo?... (Botuar në Beograd nga gazeta “Borba” në 12-13 gusht 1989 dhe në librin “Rusia dhe Kosova” të ambasadorit Shaqir Vukaj Fq 93) Në këtë bisedë që vlen të ndërpritet tek pyetja “naive” e Stalinit mund të gjeni

përgjigje të denja sot për të gjithë ata që hedhin baltë mbi kombin shqiptar… Po ashtu, vini re se linja “baske” e trajtimit të shqiptarëve nga Tito dhe diplomacia e Beogradit nuk ka ndryshuar as sot në “Platformën” serbe për Kosovën… Dokumenti në fjalë është një rast i rrallë për një komb si shqiptarët. Ai të jep kënaqësinë e argumentit të një prove ku për shqiptarët është diskutuar në mungesë të tyre. Stalini në momentin për të cilin po flasim ishte një nga njerzit më të fuqishëm në glob dhe Jugosllavia e sapodalë nga lufta ishte protagonistja e Ballkanit. Rilindja e shqiptarëve si komb duam apo nuk duam fillon nga e shkuara. Kushti është që ta duam të kaluarën ashtu sic është, pa mbetur në qerthullin e pyetjeve të brezave të shkuar dhe në të moskuptuarin e kondicionit njerëzor i cili mbetet po ai. Lidhja e të kaluarës me të tashmen kanë kryqëzimin e paqartësisë së vazhdimësisë dhe racionalitetit se historia e një kombi nuk aplikohet mbi një model të parashikueshëm. Politika si produkt i historisë dhe diskutimi rreth saj ka një rregull të vjetër. Ai të “pëshpërit” se je kërkues dhe jo pronar i së vërtetës. Sigurisht! (Tiranë 4 janar 2013)


sociale • E shtunë 5 janar 2013

Nuk do të ketë abuzime në çmimet e teksteve shkollore

Tekste falas për shkollat profesionale dhe pakicat Tekstet shkollore u shiten ose u jepen falas nxënësve që ndjekin shkollat e arsimit profesional, nxënësve të pakicave ndërkombëtare dhe nxënësve të familjeve shqiptare që jetojnë në diasporë, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi

Erta Bode

T

shkollat profesionale duke marrë parasysh kërkesat nga Ministria e Arsimit, e cila argumenton se ka vështirësi në gjetjen dhe blerjen e teksteve përkatëse për këto shkolla. Vëmendje i është kushtuar edhe çmimit të tekstit si dhe publikimit të tij. Meqenëse është bërë e rrugës që librari të ndryshme abuzojnë me çmimet e teksteve shkollore, duke i shitur ato më shumë

sesa çmimi aktual, u konsiderua tepër i arsyeshëm eliminimi i këtij abuzimi. Si rrjedhojë, për sistemin arsimor parauniversitar u vendos që çdo tekst shkollor ta ketë çmimin të postuar në kopertinën e tij. Gjithashtu për çdo ribotim që do të pësojë teksti, çmimet e miratuara do të indeksohen me përputhjen vjetore të rritjes së inflacionit. Kjo rritje do të publikohet nga

INSTAT-i. Vendosja e çmimit në kopertinë ka për qëllim transparencën e çmimit. Kështu libraritë nuk do të përfitojnë më dhe nxënësit do të paguajnë vlerën reale për çdo tekst shkollor. Të gjitha të ardhurat e siguruara nga shitja e teksteve shkollore do të arkëtohen në buxhetin e shtetit. Ndërkohë efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe nga Ministria Financave. Njëkohësisht këto ministri mbajnë përgjegjësi edhe për mbarëvajtjen e këtij vendimi.

05

Totozani: Ministritë të japin zgjidhje

Ankohen familjet e pastreha dhe ato qiramarrëse Familjet e pastreha kanë dërguar ankesat e tyre tek Avokati i Popullit për banesat, të cilat u është kërkuar të lirojnë. Familjet qiramarrëse shprehen se kanë të drejtën të marrin kredi me 0% interes, të cilën nuk e marrin dot për shkak të kushteve që u janë kërkuar. Bankat u bëjnë të ditur se duhet të dorëzojnë garanci financiare për shumën që kërkojnë të marrin. Gjithashtu përfaqësuesit e familjeve shprehin ankesat se s’kanë marrë asnjë trajtim për banesa sociale me qira, për më tepër nuk marrin asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse. Tek Avokati i Popullit numërohen 50-60 ankesa, të cilat ende nuk kanë gjetur zgjidhje. Gjykata Kushtetuese ka marrë një kërkesë nga Shoqata e Qiramarrësve për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtyre problemeve, të cilën e ka shpallur të pavlefshme. Avokati i Popullit, Igli Totozani, e vlerëson gjendjen e krijuar si emergjente në kuptim të çështjeve të pazgjidhura që ka sjellë zbatimi aktit normativ. Ndërkohë vetë pronarët e banesave kanë 22 vjet që ende nuk e kanë gëzuar banesën që e kanë me dokumente të rregullta.

Abazaj: Të raportohen gabimet e mjekëve

Bluzat e bardha rrezikojnë pezullimin e licensës Në Shqipëri mungon sistemi i raportimit për gabimet e bluzave të bardha. Kjo i vështirëson identifikimet dhe marrjen e masave përkatëse që më parë. Mjekët, por dhe institucionet shëndetësore, nuk raportojnë raste kur bluzat e bardha neglizhojnë apo bëjnë gabime mjekësore. Dino Abazaj thotë se për rastet kur vërtetohet neglizhenca Urdhri heq licensën e ushtrimit të profesionit për mjekët dhe me hapat e tjerë ligjorë merret gjykata, duke iu vendosur gjoba, ose duke i dënuar mjekët që bëjnë shkelje gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. “Në rast se një mjek është fajtor, pra kur qëllimisht nuk mjekon një pacientë, familjarët kanë të drejtë të denoncojnë dhe të kërkojnë menjëherë dëmshpërblim, - thotë Abazaj, - por për këtë duhet të hyjë në fuqi edhe ligji i ri i sigurimeve.” Ndërsa mitmarrja, si një tjetër fenomen që ndikon uljen e besueshmërisë te bluzat e bardha dhe ka kosto të lartë për pacientët, ende nuk denoncohet siç duhet.

Ksera: Në janar lekët për personat me aftësi të kufizuara

Bashkitë harxhojnë pagesat për KESH-in dhe Albtelekomin Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

Ministri i Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka akuzuar bashkitë dhe komunat për shpërdorim të fondeve, për përfitime jashtë nevojave publike. “Pagesa e muajit nëntor për personat me aftësi të kufizuara ka shkuar për shlyerjen e pagesave në KESH dhe Albetelekom.” Për Kserën ky është diskriminimi që ndodh me këtë shtresë të shoqërisë. Pushteti vendor nuk ka planifikuar siç duhet buxhetin dhe për pasojë në disa komuna, personat me aftësi të kufizuara nuk kanë marrë ende pagesën e paaftësisë të muajit nëntor të vitit të shkuar. “Nga buxheti që i është akorduar ministrisë u detyruam të shlyenim detyrimin e pagesës për energjinë elektrike dhe për Albtelekomin. Kjo solli dhe një çoroditje për pagesat e fundvitit”, - sqaroi ministri i Punës Spiro Ksera. Ai sqaron se një tjetër shkak për vonesën e këtyre pagesave është bërë ndryshimi në legjislacionin e të verbërve e para- dhe tetraplegjikëve. Për këtë ndryshim ai vazhdon të sqarojë se Ministrisë së Punës i është dashur të riakumulojë paratë në mes të vitit 2012. Për ministrin faji i mbetet pushtetit vendor. “Mospro-

Përplasja

ekstet shkollore do jepen falas për nxënësit që ndjekin arsimin në shkolla profesionale si dhe për nxënësit që u përkasin pakicave. Në përputhje me aktet ligjore, këto tekste do t’u shiten ose falen edhe nxënësve që arsimohen në diasporë. Ndërkohë nuk do të ketë më abuzime në çmimin e teksteve, pasi ai do të jetë detyrimisht i vendosur në kopertinë. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe nga Ministria e Arsimit. Me këtë vendim lehtësohen shpenzimet e arsimit dhe nuk do ketë më neglizhime në mosblerjen e teksteve, që është e theksuar për shkollat profesionale. Familjet nuk do të ankohen më se s’kanë mundësi ekonomike për të blerë tekstet shkollore për fëmijët e tyre. Duke ditur se shkollat profesionale arrijnë rezultat më të dobët mësimor në krahasim me gjimnazet, pritet që ky vendim të zvogëlojë këtë disnivel. Pajisja falas e nxënësve me tekstet shkollore pritet të sjellë eliminimin e justifikimeve për mospërgatitjen e tyre mësimore për shkak të mungesës së teksteve. Ky vendim u mor për

»

Gjatë muajit dhjetor bashki dhe komuna janë ankuar për bllokimin që qeveria i ka bërë fondeve të pakushtëzuara. Në atë kohë ministria e financave fondet i kaloi për pagesën e KESH-it për detyrimet e ujësjellësve. Por bashkitë reaguan duke mos bërë pagesa të tjera si kopshtet apo personat me aftësi të kufizuara.

gramimi i mirë nga pushteti vendor i kësaj pakete pati një ngatërresë të skemës së ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuara. Mirëpo shfajësimet nuk u duhen këtyre personave, të cilët shprehen tepër të indinjuar se

kanë kaluar në varfëri të plotë festat e fundvitit, përveç problemeve të tyre shëndetësore dhe kufizimeve të sëmundjeve përkatëse. Ata kanë deklaruar se në pritje të parave do u drejtohen edhe protestave. Kjo ministri ka vënë përpara sigurisë dhe garancisë së tyre detyrimet tarifore për KESH-in dhe Albtelekomin. Por Ksera sqaron se këto pagesa nuk do të vonojnë. Ai bën të ditur gjithashtu se vetëm pagesat e nëntorit janë vonuar sepse pagesat e dhjetorit gjithmonë merren në janar. Ksera ndjeu përgjegjësinë të sigurojë që brenda muajit janar personat me aftësi të kufizuar do të marrin ndihmën ekonomike të paaftësisë, e cila u është vonuar për kushte të papërshtatshme. Paratë do t’u jepen nga buxheti i vitit 2013. “Të gjitha këto në fillim të janarit për ato problemet e vogla që na kanë ngelur pa zgjidhur, nuk ka asnjë dyshim: buxheti do të mbështesë të gjitha këto probleme, në mënyrë që dhe disa komuna që patën këto probleme për muajin nëntor të mbështeten në buxhet, se dihet që muaji dhjetor çdo herë është paguar në muajin janar të vitit që vjen”, - përfundon sqarimin Ksera.


06

« ekonomi

E shtunë 5 janar 2013 •

Shkelje në lejet e ndërtimit dhe vjeljen e taksës

KLSH kërkon ndjekje penale për ish-kreun Vasil Bollano K ontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar Bashkinë Himarë të qarkut Vlorë ku ka konstatuar shkelje të cilësuara në kundërshtim me Kodin Penal. Për këtë arsye KLSH i ka kërkuar Prokurorisë nisjen e hetimeve ndaj ishkryetarit të Bashkisë, Vasil Bollano, duke i paraqitur dhe dosjen me shkeljet e vërejtura.

Auditimi Nga auditimi i zhvilluar rezultoi se për 22 raste, lejet e ndërtimit janë shqyrtuar dhe miratuar mbas 6 muajve nga vendimi për miratimin e lejes së sheshit të ndërtimit, veprim ky në kundërshtim me nenin 46 të ligjit “Për Urbanistikën”. Ndërsa për 59 raste janë pranuar kërkesa për miratim të lejes së sheshit dhe lejes të ndërtimit pa titull pronësie nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, por vetëm mbi bazën e formularit 6, Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi apo vendimit të gjykatës për njohje të faktit juridik të pronësisë në emër të kërkuesve. Gjithashtu nga Drejtoria e Urbanistikës e Bashkisë janë zbardhur leje ndërtimi pa u bërë më parë arkëtimi i tarifës së taksës së ndikimit në infrastrukturë në afatin brenda 30 ditëve të punës, për 47 raste me vlerë prej 5,332,306 lekësh dhe 1 rast me vlerë prej 1,190,134 lekësh. Në raportin e KLSH bëhet e ditur se ish-Kryetari i Bashkisë Himarë, Vasil Bollano, për periudhën që ka drejtuar nuk ka menaxhuar, ka lejuar shkelje, nuk ka llogaritur dhe nuk ka vepruar për arkëtimin e detyrimeve në tatim-taksat për periudhën objekt auditimi në shumën totale 87,783,240 lekë, si taksë nga ndërtesat, taksë për tokën, taksë hoteli dhe taksë për zënie hapësire publike. Gjithashtu, ai nuk ka zbatuar dhe ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme në refuzimin e paargumentuar të rekomandimeve të kontrollit të KLSH-së, të dërguara në vitin 2008 dhe dy shkresa të vitit 2010. Ai nuk i ka dërguar Agjencisë së Prokurimit Publik rekomandimet e iniciuara nga KLSH, gjë që ka sjellë si pasojë mosarkëtimin dhe moskërkimin në rrugë ligjore të dëmit të shkaktuar buxhetit të shtetit nga keqmenaxhimi i Njësisë vendore, me vlerën 22,235,224 lekë. Reagimi Në deklaratën e KLSH bëhet e ditur se si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të mësipërme penale dhe shkeljeve të tjera të legjislacionit në fuqi, KLSH ka konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 40, 753,136 lekë dhe të ardhura të munguara nga

Bie ndërtimi dhe transporti

Rikthehet rritja e ekonomisë, shtesë në industri dhe postë Pas një rënieje me -0.2 për qind me bazë vjetore në tremujorin e parë të vitit që lamë pas dhe rritjeje të dobët në të dytin me rreth 2% ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja gjallërimi për periudhën korrik-shtator. Sipas raportit të Prodhimit të Brendshëm Bruto të INSTAT-it, ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2012 u rrit me 2.7 për qind kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2012 u rrit me 2.4 për qind. Në këtë tremujor degët që kanë pasur rritjet më të larta ishin Posta dhe komunikacioni, Industria dhe Shërbimet e tjera respektivisht me 21.6 për qind, 11.4 për qind dhe 9.1 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2011. Degët që u paraqitën me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm ishin Ndërtimi dhe Transporti respektivisht me -16.5 për qind dhe -11.5 për qind. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2012 me rritje u paraqit Industria me 10.3 për qind, Posta dhe komunikacioni me 3.3 për qind, Ndërtimi me 1.4 për qind dhe Transporti me 0.2 për qind. Tregtia, Hotele dhe Restorante u shfaq me rënie krahasuar me tremujorin para-ardhës respektivisht me -0.2 për qind. Dega e bujqësisë për këtë tremujor u rrit me 5.6 për qind, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2011 dhe 1.3 për qind kundrejt tremujorit para-ardhës.

Dyshime për marrëveshje

Autoriteti i Konkurrencës hetim kompanive celulare

Akuzohen dy funksionarë

Bashkia Këlcyrë shiti tokat që si kishte në pronësi

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e telefonisë celulare me pakicë me parapagesë, pasi sipas informacioneve të saj, në këtë treg kohët e fundit vihen re shenja sjelljeje potencialisht antikonkurruese te një/disa operatoreve, që mund të kenë si qëllim dhe/ose pasoje kufizimin e konkurrences së lirë dhe efektive. Sipas Autoritetit, tregu i telefonisë celulare është një nga tregjet kryesore që ndikon në zhvillimin e ekonomisë në tërësi. Autoriteti i Konkurrencës per mbikëqyrjen e ketij tregu të rregulluar ka bashkëpunim në mënyrë të vazhdueshme me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare për të siguruar funksionimin e konkurrencës së lirë dhe efektive. Sipas dokumentit të AKEP ”Tregues statistikorë dhe financiarë të tregut të komunikimeve elektronike për vitin 2011”, rezulton se në tregun e telefonisë celulare janë gjeneruar gjithsej 39.2 miliardë lekë të ardhura nga 4 operatorët që ofrojnë shërbime të telefonisë celulare. Ky treg karakterizohet nga ndërmarrje me pozitë dominuese në tregun e shërbimeve të telefonisë së lëevizshme me pakicë. Periudha e hetimit do të jetë nga janari 2012 deri në nëntor 2012.

Lëvizjet në këmbimin valutor

Forcohet monedha amerikane, dobësohet lehtë euro Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar auditim në Bashkinë Këlcyrë. Nga ish-kryetari i Bashkisë Këlcyrë dhe ish-Përgjegjësi i Sektorit të Financës në Bashkinë Këlcyrë janë lidhur 28 kontrata shitje trualli në një sipërfaqe prej 3,142.5 m2 (brenda vijës kufizuese të qytetit Këlcyrë) me përfitues subjekte të ndryshme private, në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, kontratat e mësipërme janë lidhur në kundërshtim edhe me ligjin “Për Noterinë”. Nga auditimi rezulton që Bashkia Këlcyrë, si palë shitëse, nuk disponon asnjë titull ligjor pronësie mbi trojet e shitura me anë të kontratave të mësipërme, pasi ajo nuk e ka fituar të drejtën e pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme me anë të ligjit, vendimit gjyqësor të formës së prerë për fitimin ose kalimin e së drejtës së pronësisë apo të aktit të një organi administrative. Për sa më lart, sipas KLSH, veprimet e kryera nga përfaqësuesit e Bashkisë Këlcyrë, kanë qenë në

mosarkëtimi i taksave lokale në vlerën 87,783, 240 lekë. Ndaj Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar në Prokurorinë e rrethit Vlorë për kallëzim penal ish-Kryetarin e Bashkisë

tejkalim të kompetencave të tyre ligjore dhe në lidhje me kontratat për shitjen e truallit kanë përgjegjësi ish-Kryetari i Bashkisë Këlcyrë dhe ish-Përgjegjësi i Sektorit të Financës në Bashkinë Këlcyrë, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale kanë kryer me dashje veprime të kundërligjshme, të cilat referuar përmbajtjes së dispozitës penale, neni 248 i Kodit Penal, mbartin elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, duke i sjellë personave të tjerë përfitime të padrejta dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit. Për të gjitha veprimet e mësipërme, nga KLSH është iniciuar kallëzim penal për shpërdorim detyre për ish- Kryetarin e Bashkisë V. Ç. dhe ish-Përgjegjësin e Sektorit të Financës H. Sh. në Bashkinë Këlcyrë, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe i janë përcjellë Prokurorisë së rrethit Tiranë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Himarë Bollano, ish-Drejtorin e Urbanistikës në Bashki N. C., si dhe nëpunës të tjerë të saj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës në fushën e urbanistikës dhe administrimit të

pasurisë së Bashkisë dhe shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera, si dhe moszbatim të procedurave ligjore në dhënien e pronës së Bashkisë me qira.

Monedha amerikane duket se e ka nisur mbarë vitin 2013. Të dhënat nga kursi zyrtar i këmbimit valutor i Bankës së Shqipërisë konfirmojnë vlerësimin e dollarit me 0.76 lekë kundrejt monedhës vendase. Dollari ka arritur sot nivelin e 107.21 lekëve, Vlerësimi i monedhës amerikane vjen si pasojë e vlerësimit në bursat ndërkombëtare teksa ka arritur nivelin më të lartë në gjashtë muajt e fundit kundrejt yen-it dhe kuotën më të lartë në shtatë javët e fundit kundrejt euros. Kjo ka ardhur pas debateve të vendimmarrësve të Rezervës Federale të SHBA-së, ku është diskutuar se programi i vlerësimeve të lehtësimit sasior 3, mund të përfundojë më shpejt se parashikimi. Indeksi i dollarit avancoi me 0.5% me monedhën amerikane që u forcuar ndaj euros, i cili arriti në 1.3 USD. Nga ana tjetër, euro ka pësuar zhvlerësimin e parë për këtë vit, duke arritur në nivelin e 139.55 lekë. Monedha evropiane është dobësuar lehtë, me vetëm 0.06 lekë kundrejt lekut.


aktualitet • E shtunë 5 janar 2013

»

07

Kërkojnë medikamente zëvendësuese, personeli nën kërcënime

Përdoruesit e drogës mësyjnë urgjencën e spitalit të Beratit SOKOL GORRICA BERAT - Janë mbi 50 djem të moshës nga 16 deri në 30 vjeç, të cilët në tre ditët e fillimit të këtij viti kanë mësyrë dyert e urgjencës të spitalit rajonal të Beratit. Burime nga bluzat e bardha të kësaj urgjence bëjnë më dije se për tre ditë rresht mbi 50 të rinj përdorues droge kanë mësyrë në dyert e urgjencës duke kërkuar me pa tjetër një gjilpërë morfinë, apo Diazepan. Në të shumtën e rasteve përdoruesit e drogës janë bërë dhe të rrezikshëm duke kërcënuar apo dhe në shumë raste duke i lutur mjekët apo infermierët. Përdoruesit e drogës... Burime nga urgjenca e spitalit rajonal të Beratit pohojnë për gazetën se në shumë raste infermierët janë të detyruar që të kërkojnë ndihmën e mjekut, pasi shumë prej të droguarve u ndërpresin punën teksa janë duke mjekuar apo i shërbyer një pacienti të ardhur në urgjencën e këtij spitali. Madje shumë prej përdoruesve jo vetëm që i fyejnë me fjalë nga më të pistat dhe jashtë çdo norme,

Ndalohet autori

Gërvishten makinat, plagoset oficeri i policisë SHKODER – Një efektiv i policisë së Shkodrës është plagosur me thikë, mesditën e djeshme në Shkodër. Burime nga policia bëjnë të ditur se 33-vjeçari Johan Bardeli është plagosur me thikë në këmbë nga shtetasi Luan Keqani. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për përplasjen e makinave. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të krimit, ndërkohë që ka shoqëruar në komisariat autorin e ngjarjes.

Përplasen 2 mjetet

Aksident në Burrel-Milot, 1 i vdekur 3-4 të plagosur

por dhe i kërcënojnë për të ushtruar dhunë nëse nuk ju plotësohen kërkesat. “Në disa raste jemi vënë në vështirësi, ndërsa vitin e fundit numri i përdoruesve të drogës sa vjen dhe rritet me shpejtësi. Nëse një vit më parë kanë ardhur pak përdorues për të kërkuar gjilpërat apo medikamentin në fjalë, këtë vit numri është trefishuar, kjo ka bërë që të alarmohemi dhe të kërkojmë ndihmën

Shpallet një tjetër në kërkim

Vidhnin naftën nga puset e prodhimit, arrestohen dy punonjës KUÇOVË - Dy punonjës të sektorit të naftës janë prangosur nga blutë e Kuçovës duke vjedhur naftë bruto nga puset e naftës. Të dy të arrestuarit rezultojnë punonjës të prodhimit të naftës në zonën IV në fshatin Arrëz të komunës Poshnje, por punonjës në ndërmarrjen e prodhimit në Kuçovë. Burimet policore bëjnë me dije se dy shtetasit, të cilëve u janë vënë prangat janë përkatësisht Agim Nako, 58 vjeç nga Lushnja, si dhe Filip Papa, 56 vjeç nga Kuçova të dy punonjës të sektorit të naftës. Po burime të policisë bëjnë me dije se janë sinjalizuar nga një banor që në orët e vona pothuajse çdo fundjave në puset e naftës kamionçina të vogla ngarkonin naftë bruto. Pas një vëzhgimi disa javor rezultoi se personat, të cilët grabisnin naftë ishin punëtorë që shoqëronin disa të tjerë me kamionçina kundrejt një pagese të konsiderueshme. Sipas hetimeve ka rezultuar se kjo naftë bruto përpunohej me një solucion dhe u shitej karburanteve të ndryshëm për naftë automjetesh. Grabitja e naftës bruto ka qenë një problem i përhershëm në sektorët e naftënxjerrjes në Ndërmarrjen e Prodhim-Përpunimit Kuçovë pasi sipas Drejtorisë së Përpunimit në Ballsh, nafta, e cila rrjedh nga puset në ndërmarrjen Kuçovë rezulton me deficite në sektorin e përpunimit në Ballsh. Në vendin e ngjarjes policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhe mjetin me BR: 3788B, i cili do të përdorej për transportimin e naftës së vjedhur. Drejtuesi i mjetit mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që është shpallur person në kërkim. Të tre këta shtetas mësohet se do të përballen me veprën penale “vjedhje në bashkëpunim duke shpërdoruar detyrën”. S. G.

e drejtorisë të spitalit apo të punonjësve blu që nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse i largojnë për momentin nga urgjenca dhe sapo punonjësit blu kthejnë krahët, naromanët mësyjnë sërish dyert e spitalit”. Të pyetur se deri ku ka shkuar dhuna e ushtruar prej tyre një nga infiermerët që shërben në këtë urgjencë pohon se ka pasur raste deri në thyerjen e xhamit të mbajtjes të ilaçeve

të urgjencën në dollapin përkatës. “Gjithësesi unë i bëjë apel prindërve në radhë të parë dhe gjithë shoqërisë, si dhe organeve kompetente që merren me këtë kategori që të ndërhyjë sa nuk është vonë pasi nëse numri i tyre këtë vit është trefishuar, vitin që vjen nuk do të ketë vend as për pacientët e urgjencës në këtë urgjencë”, thotë një nga personeli mjekësor i këtij spitali.

Në 11 llogari rreth 16 milionë lekë

U kap me drogë, i sekuestrohen të gjitha llogaritë bankare ELBASAN - Rreth 16 milionë lekë të reja ka qenë vlera e sekuestruar një të implikuari në trafikun dhe shpërndarjen e drogës me banim në qytetin e Elbasanit. Pasi është arrestuar dy muaj më parë Sokol Roçi 28 vjeç tashmë nuk do t’i gëzojë më paratë e mbledhura që sipas hetimeve konsiderohen të mbledhura në mënyrë të paligjshme. Operacioni i sekuestros u realizua dje nga sektori i pastrimit të parave në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Elbasanit. Agjentët identifikuan në banka të nivelit të dytë në Elbasan plot 11 llogari bankare. Në bazë të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan u bë edhe sekuestrimi i llogarive personale të Roçit dhe familjarëve të tij që kapin vlerën e 160 milionë lekëve të vjetra, të cilat dyshohen se vijnë nga shitja e drogës. Fillimisht këtij shtetasi në fundin e muajit dhjetor iu sekuestruan edhe një sasi e konsiderueshme parash në valutë. Nga verifikimet e kryera nga shërbime të specializuara rezultoi se ky shtetas akuzohet edhe për veprën penale të pastrimit të parave duke nisur edhe hetimin për llogaritë e shumta që kishte. Në dy llogari bankare ju sekuestruan 30.000 euro. Burime nga sektori i hetimit bënë të ditur se po verifikohen të gjitha pasuritë e 28-vjeçarit, të cilat janë krijuar vitet e fundit. Ky shtetas sipas agjentëve merrej me transportin dhe shpërndarjen e drogës kryesisht në kryeqytet. Shtetasi Sokol Roci akuzohet për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. L. Lleshi

BURREL – Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Burrel-Milot. Burime nga policia bëjnë të ditur se 1 person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur, pas përplasjes së një makine tip “Renault Clio”me një kamionçinë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në vendin e quajtur “Skuraj”, ndërkohë që mësohet se pas përplasjes makinat kanë rënë rreth 5 metra poshtë rrugës. Siç bëhet e ditur viktima është Ermal Koldashi, 27 vjeç dhe njëri prej të plagosurve udhëtonin në mjetin tip “Renault Clio” me targa AA 247 BD. Ndërkaq mësohet se 3 të plagosurit e tjerë, që udhëtonin me kamionçinën me targa të Laçit, janë një çift me mbiemrin Lika rreth 45 vjeç dhe një djalë rreth të 30-tave. Sipas mjekëve, dy prej të plagosurve ndodhen në spitalin e Lezhës, ndërsa dy të tjerë në Spitalit Ushtarak në Tiranë. Vetë të plagosurit në Lezhë kanë bërë të ditur se ishin goditur nga mjeti Renault, i cili udhëtonte me shpejtësi dhe përpara përplasjes kishte parakaluar disa automjete të tjera. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

I ndaluari konsumonte alkool

Arrestohet bashkëshorti, keqtrajtonte e kërcënonte gruan ELBASAN - Një 65-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka keqtrajtuar dhe kërrcënuar me jetë gruan e tij. Kështu burime të policisë së Elbasanit bënë të ditur se burri është vënë në pranga në ditët e para të muajit janar, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij. Edmond Leka me banim në lagjen “Kongresi i Elbasanit” është arrestuar pasi gruaja kishte denoncuar, pasi sipas saj kishte marrë edhe kërcënimin e fundit nga burri që i kishte thënë se do ta vriste. Grindjet mes çiftit ishin të vazhdueshme dhe gruaja ankohej shpesh për dhunën që vinte sidomos nga konsumimi i alkoolit, por edhe nga xhelozia. Gjithësesi hetimet e Prokurorisë vazhdojnë, ndërsa gruaja pritet t’i drejtohet gjykatës për urdhër mbrojtjeje. Kjo ka bërë që gruaja t’u drejtohej bluve, pasi kishte qenë edhe më parë pre e dhunës së tij. L. Ll

Mjekët: U godit 6 herë me thikë

Merr të fejuarën në shtëpi për Vit të Ri, e plagos SARANDE - Në ditën e katërt të vitit 2013 është regjistruar krimi i parë ndaj femrës. I fejuari ka plagosur rëndë me thikë të fejuarën, që i kishte shkuar për festë në familje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdenesh të Sarandës, 4 km larg qytetit, njofton policia e Sarandës. E dëmtuar ka mbetur 23-vjeçarja Ksajani Boçi nga fshati Metoq, e fejuar në Berdenesh me Roland Mahilajn, gjithashtu 23 vjeç. Pas debateve të zhvilluara mes çiftit, Rolandi ka nxjerrë thikën dhe e ka ngulur atë disa herë në trupin e vajzës. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe autoambulanca që ka marrë vajzën e plagosur, që e ka transportuar në spitalin e Sarandës. Autori i goditjeve me thikë ka mundur të largohet me shpejtësi nga shtëpia, por është dorëzuar vetë në komisariatin e policisë së Sarandës. “Fatkeqësisht 23-vjeçarja po lufton mes jetës dhe vdekjes, pasi ajo ka marrë 6 goditje”, tha Arben Vogli, drejtori i spitalit të Sarandës. T. Skuqi


08

« aktualitet

E shtunë 5 janar 2013 •

“Balkan Insight” publikon shkeljet e krerëve të politikës

Deputetët dhe ministrat nuk paguajnë taksat rrugore

E vrava për vetëmbrojtje, na kërcënonte

Nënoficeri mbetet në burg, vrau me armën e shërbimit Nënoficeri i forcave komando të ushtrisë Aldo Morina, i cili ekzekutoi me armën e shërbimit Mehmet Beqirin, ka dalë dje para gjykatës së Tiranës, ku ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzën e vrasjes me dashje. Vetë i akuzuari Morina nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Agron Bajri ka kërkuar të vlerësohet i paligjshëm arrestimi i tij dhe të lirohet, pasi ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nuk ka dashur ta vrasë. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur pasi Mehmeti i kërcënonte familjen dhe ditën që e vrau e ka ofenduar duke e kërcënuar dhe me një thikë. Paraqitja e provave dhe dëshmia e Aldo Morinës është vendosur nga gjyqtari Ardian Kalia të merren në një seancë me dyer të mbyllura, pas kërkesës së prokurorit të çështjes Etion Kapo. 53-vjeçari Mehmet Beqiri u ekzekutua në makinën e tij pasditen e 1 janarit. Nënoficeri u arrestua pak çaste pas vrasjes dhe nuk ka bërë rezistencë. Në ambientet e drejtorisë së policisë, ku u shoqërua për t'u marrë në pyetje, Morina pranoi krimin, duke deklaruar se e kishte kryer për motive të dobëta. Sipas tij, viktima i ngacmonte nënën. Sipas informacioneve paraprake, mendohet se autori ka qenë bashkë me viktimën brenda në automjetin tip “Benz” me targa TR 8428 A. Ata janë konfliktuar dhe më pas autori ka qëlluar drejt viktimës. Ndërsa policia deklaroi pak orë më vonë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi autori dyshonte se viktima i ngacmonte një nga familjarët. 53-vjeçari u ekzekutua me 3 plumba në rrugën “Kongresi i Manastirit”, përballë spitalit të pediatrisë në QSUT në zonën e oxhakut në kryeqytet.

Arrest me burg për një person

Bllokohen 50 milionë lekë të reja cigare kontrabandë

A

gjencia që merret me mbledhjen e taksave të rrugës ka publikuar një raport, ku një pjesë e madhe e zyrtarëve të shtetit nuk kanë paguar taksën e regjistrimit të makinave të tyre personale. Sipas “Insight Balkan”, Presidenti Bujar

Nishani dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kanë dy taksa të papaguara nga viti 2010 për automjetet e tyre personale. Në listën zyrtare përfshihen edhe ministri i Financave, Ridvan Bode, ministri i Transportit, Sokol Olldashi, ministri i Shëndetë-

sisë, Vangjel Tavo, dhe ministri i Kulturës, Aldo Bumçi. Përveç katër ministrave në listë janë edhe 45 deputetë të tjerë nga të dyja koalicionet qeverisëse, të qendrës së djathtë dhe opozitës socialiste, nuk kanë paguar taksën e automjeteve.

Lista me emrat e zyrtarëve që nuk kanë paguar detyrimet e qarkullimit rrugor Targa, Pronari, Qyteti, Data

26. TR2191L Shpëtim Hysni Idrizi, TIRANË 09.10.2007

1. TR0231F Sadri Ismail Abazi, TIRANË 25.07.2005

27. TR8787N Arben Astrit Isaraj, TIRANË 03.09.2007

2. TR7170F Arben Novruz Ahmetaj, TIRANË 16.05.2008

28. TR7077F Gjovalin Pjetër Kadeli, TIRANË 04.04.2009

3. TR5110K Ilir Andrea Bano, TIRANË 25.02.2005

29. TR2422M Fatbardh Agim Kadilli, TIRANË 28.10.2010

4. TR2909L Besnik Mitat Baraj, TIRANË 02.12.2010

30. TR8788T Ndue Marash Kola, TIRANË 14.05.2010

5. TR3885S Bujar Faik Nishani, TIRANË 20.05.2010

31. TR5560J Valentina Abedin Leskaj, TIRANË 20.05.2009

6. TR2800S Koço Spiro Barka, TIRANË 14.07.2010

32. TR4184J Shegush Osman Ligori, TIRANË 30.04.2009

7. TR5508J Fatos Asllan Beja, TIRANË 20.05.2009

33. TR3148N Mark Pjetër Marku, TIRANË 27.05.2008

8. TR0402M Marko Naun Bello, TIRANË 19.06.2006

34. TR5949L Florion Prokop Mima, TIRANË 12.08.2010

9. TR8426N Ridvan Vait Bode, TIRANË 03.08.2009

35. TR8808T Qemal Tahir Minxhozi, TIRANË 18.05.2010

10. TR9839J Luçiano Dhimitër Boçi, TIRANË 29.04.2005

36. DR0350F Gazmend Nuri Oketa, DURRËS 22.10.2010

11. TR2571U Erion Mirdash Braçe, TIRANË 09.08.2010

37. TR0003N Sokol Vangjel Olldashi, TIRANË 14.07.2009

12. TR2155N Rajmonda Skënder Bulku, TIRANË 28.04.2010

38. TR0055T Ndue Llesh Paluca, TIRANË 16.10.2009

13. TR1490I Aldo Tonin Bumçi, TIRANË 04.08.2010

39. TR8362N Dashamir Myslim Peza, TIRANË 09.09.2008

14. TR5390U Ramiz Myftar Çobaj, TIRANË 05.11.2010

40. TR8419L Dritan Vlash Prifti, TIRANË 23.06.2010

15. TR0566L Arben Kristaq Çuko, TIRANË 01.11.2010

41. TR0008N Xhemal Myslim Qefalia, TIRANË 01.03.2007

16. TR0902L Arta Agim Dade, TIRANË 25.08.2005

42. TR6194F Eduard Pajtim Shalsi, TIRANË 29.04.2003

17. TR2942I Alfred Maliq Dalipi, TIRANË 25.06.2010

43. TR4281P Tritan Masar Shehu, TIRANË 10.03.2010

18. TR1497T Ndrec Ndue Dedaj, TIRANË 18.11.2010

44. TR7922K Luan Shyqyri Skuqi, TIRANË 27.05.2005

19. TR6444U Mesila Fatmir Doda, TIRANË 06.12.2010

45. TR1581M Paulin Nikollë Sterkaj, TIRANË 21.07.2006

20. TR8767D Asllan Shaban Dogjani, TIRANË 05.02.2009

46. TR5385U Vangjel Llambi Tavo, TIRANË 05.11.2010

21. TR1853L Tomë Gjekë Doshi, TIRANË 09.03.2010

47. TR0379R Dashamir Mehmet Tahiri, TIRANË 06.07.2009

22. TR7746T Vangjel Jorgo Dule, TIRANË 23.04.2010

48. TR1995L Jozefina Filip Topalli, TIRANË 13.10.2010

23. TR4254F Besnik Xhaferr Dushaj, TIRANË 10.09.2009

49. TR6767N Arenca Vehbi Trashani, TIRANË 19.07.2007

24. TR8575T Damian Lekë Gjiknuri, TIRANË 13.05.2010

50. TR1600R Fatmir Sezai Xhafaj, TIRANË 28.07.2010

25. TR3182S Sybi Reshit Hida, TIRANË 15.05.2010

51. TR2107L Luiza Mihal Xhuvani, TIRANË 16.12.2009

Gjykata e rrethit gjyqësor të Durrësit ka pranuar kërkesën e prokurorisë së këtij rrethi për arrest me burg për shtetasin G. Mullaj, i datëlindjes 1982, banues në Pogradec, i akuzuar për veprën penale të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë. Në përfundim të një hetimi disamujor, në bazë të informacionit të mbërritur nga autoriteti doganor, prokuroria arriti të dokumentojë se shtetasi Mullaj, administrator i një shoqërie private, ka tentuar të kontrabandojë brenda territorit të Shqipërisë 945 koli paketash, me vlerë rreth 50 milionë lekë të reja. Shtetasi Mullaj fillimisht ka pretenduar se malli i ardhur nga Indonezia nuk ishte i pajisur me pullat fiskale shqiptare, kishte si destinacion Dubain, duke kaluar tranzit nëpërmjet vendit tonë. Por nga hetimi rezultoi se dokumentacioni shoqërues i mallit ishte i falsifikuar dhe subjekti kishte si qëllim hedhjen e tij në tregut shqiptar. Ndërkohë në interes të hetimit të këtij procedimi penal janë duke u kryer hetime të mëtejshme lidhur me bashkautorët e veprës penale të kontrabandës së mallrave që paguhet akcize, parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal, në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore të drejtorisë së policisë së qarkut të Durrësit dhe Drejtorisë së Hetimit Doganor.

Prokuroria Durrës nis verifikimin

Korrupsion në gjykatë, hetim pas ankesave në medie Prokuroria e rrethit gjyqësor të Durrësit, pasi është vënë në dijeni të lajmit mbi reagimin e familjarëve të shtetasit Fatmir Hoxha (shoferi i kryekomisarit Adem Tahiraj), ku hidhen akuza për korrupsion në gjykatë, ka nisur hetimet. Nga pamjet filmike të televizionit “News 24” rezulton se të afërmit e të paraburgosurit u shprehën dhe treguan një zarf, për të cilin thanë se “janë 5000 eurot që ia ofruam gjyqtarit, por ai nuk i pranoi për të ndryshuar masën e sigurimit, pasi kërkoi një shumë më të madhe dhe konkretisht 15.000 euro. Njëri nga personat që shfaqet në lajme, shtetasi B. Hoxha, ka deklaruar se lajmi është i vërtetë dhe se “ne jemi të irrituar, pasi gjyqtari ka kërkuar 15.000 euro xhaxhait tim, shtetasit H. Hoxha, dje në mëngjes kur janë takuar në një lokal në Durrës”. I pyetur lidhur me çështjen, shtetasi H. Hoxha ka deklaruar se është në gjendje të rëndë shëndetësore që nga çasti që ka marrë lajmin se nipi i tij nuk u lirua nga gjykata, ndërkohë pyetjeve të prokurorisë lidhur me takimin me gjyqtarin apo nëse i konfirmon deklarimet e B. Hoxhës dhe ato që ka thënë në medie, i përgjigjet shkurt se “nuk dëshiron të flasë për këtë çështje nisur nga fakti se është edhe në gjendje shëndetësore të keqe". Ky shtetas vazhdon mjekimin në spitalin civil të Durrësit që pas ngjarjes së ditës së djeshme. Ndërkohë nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit është bërë arrestimi i shtetasve B. Hoxha dhe H. Hoxha (personat e sipërpërmendur) për veprat penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik dhe kundërshtimi dhe goditje e gjyqtarit, parashikuar nga nenet 236 e 316 të Kodit Penal, pasi ditën e djeshme në çastin që një prej gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Durrësit (pjesë e trupës gjykuese të rastit të mësipërm), i gjendur në makinën e një prokurori, kur ka dalë nga objekti i Gjykatës është sulmuar nga familjarët e të paraburgosurit Fatmir Hoxha, të cilët kanë goditur me shkelma dhe grushte automjetin në të cilin gjendeshin punonjësit e drejtësisë.


rajon • E shtunë 5 janar 2013

»

09

Kryeministri ka deklaruar se s’do kandidojë për një mandat tjetër

H

ashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të kandidojë më për postin e Kryeministrit, duke hapur kështu dilema rreth të ardhmes së tij politike. Në PDK nuk japin përgjigje se ku do të vazhdojë karrierën shefi i tyre. Por, analistët parashikojnë se lideri i PDK-së do të shkojë në postin e Presidentit ose do të tërhiqet përkohësisht nga politika. As zyrtarët e PDK-së nuk e dinë se ku do të vazhdojë karrierën politike Kryeministri aktual, Hashim Thaçi. Lideri i PDK-së ka thënë se nuk do të kandidojë më për të udhëhequr qeverinë, por nuk ka treguar se a do të vazhdojë të mbetet në politikë apo do të pushojë përkohësisht. Zyrtarët e PDK-së thonë se përgjigjen se çka do të bëjë Thaçi duhet kërkuar tek vetë ai. “Veç Kryeministri e di atë përgjigje”, ka thënë anëtari i kryesisë së PDK-së, Adem Grabovci, kur është pyetur se ku do të shkojë Kryeministri pasi ta përfundojë mandatin. Në një intervistë për mediet e shkruara, lideri i PDK-së ka konfirmuar se nuk do të jetë më Kryeministër i Kosovës. “Një gjë është e sigurt, se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet edhe në mandatin tjetër, por unë nuk dua të jem kandidat për Kryeministër”, ka thënë Thaçi. Për dallim prej zyrtarëve PDK-së, analistët politikë tregojnë se Kryeministri aktual ka dy opsione para vetës – të shkojë në Presidencë ose të pushojë përkohësisht nga politika, në mënyrë që të shpëtojë i pastër nga skena aktuale politike e përfshirë në skandale. “Thaçi është që gati pesëmbëdhjetë vjet aktiv në skenën politike. E ka mbuluar një periudhë të rëndësishme historike dhe shumë aktivitete. Vendimi për të mos kandiduar për Kryeministër ka dy tehe: e para, nuk dëshiron të jetë më Kryeministër dhe të distancohet nga politika aktuale dhe e dyta, mund të jetë se ai ka synime të bëhet Kryetar i Kosovës me mandat pesëvjeçar dhe të mbetet edhe më tej në politikë. Pas atij mandati të kryetarit të vazhdojë karrierën ngjashëm si Milo Djukanovic në Mal të Zi, që gjithnjë po del si i pazëvendësueshëm”, parashikon Shkëlzen Maliqi, analist politik. Më herët, Hashim Thaçi pati thënë se një mandat është pak për të qenë Shef i Qeverisë, ndërsa dy mandate shumë. Po ashtu është përmendur mundësia që Thaçi të bëhet President në një koalicion të mundshëm me AAK-në. Por, ky opsion është mohuar nga Kryeministri aktual. Megjithëkëtë, është mbetur e hapur mundësia që ai të shkojë në postin më të lartë shtetëror. Marrjen e postit të shefit të shtetit, analisti Ardian Arifaj e sheh si fundin e karrierës politike të Hashim Thaçit. “Nëse shkon President, atëherë është fundi

Thaçi ose në Presidencë ose do të largohet përkohësisht nga politika

Dialog për normalizim apo ngrirje konflikti? Paralajmërimet e Brukselit se në takimin e radhës ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, do të shtrohen për debat edhe çështjet që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës dhe strukturat ilegale të ngritura atje me financimin e Serbisë, kanë nxitur reagime në Prishtinë. Njëherësh, takimi i radhës ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit, i paralajmëruar të mbahet më 17 janar në Bruksel nën ndërmjetësimin e përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, pritet të pasohet edhe me një takim në nivel të presidentëve. y takim ndërmjet Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe atij të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, synon të jetë K hapi i parë drejt nënshkrimit të një dokumenti për normali-

PACK: HARADINAJ TË JETË MË MODEST Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka deklaruar se institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit e tyre janë funksionalë dhe po e kryejnë punën e tyre mirë. Sipas saj, “vullneti” i AAK-së që të marrë poste qeveritare është i palogjikshëm duke e pasur për bazë përqindjen e votave të tyre. Eurodeputetja Pack, në një intervistë për Radio Dukagjinin, duke folur për ambiciet e Haradinajt që të udhëheq me qeverinë, ka thënë se ky subjekt politik duhet të jetë më i durueshëm. “Rasti i Haradinajt ka shkaktuar mjaft telashe, por ka marrë fund një herë e mirë. Mendoj se ai duhet të jetë më i durueshëm. Ai nuk duhet të besojë se është kosovari më i madh dhe më i mirë për të qenë Kryeministër menjëherë pas daljes nga burgu. Është shumë më mirë që ai të jetë më modest. Kjo është ajo për çka kemi nevojë”, ka thënë Pack.

i karrierës politike sepse duhet të tërhiqet nga posti politik. Hashim Thaçi është i ri edhe në moshë për me u tërheq prej politikës kaq shpejt. Për dikë që ka qenë në postin e Kryeministrit nuk është më tërheqës asnjë post tjetër”, ka thënë Arifaj. Sipas tij, në Kosovë posti më i rëndësishëm është ai i Kryeministrit dhe në këtë situatë është vështirë të parashikohet se ku mund të shkojë lideri i PDK-së. “Z.Thaçi politikisht kurrë s’ka qenë më i fortë. Nuk ka post më të lartë se ai i Kryeministrit. Posti i Presidentit është post më shumë ceremonial dhe jo politik për shkak të përfaqësimit të unitetit të popullit. Për nga pushteti, për nga fuqia posti i Presidentit është shumë më i dobët në raport me Presidentin”, ka thënë ai.

Hashim Thaçi ka ardhur në pushtet në vitin 2007, duke udhëhequr qeverinë e parë me LDK-në, ndërsa aktualisht është në koalicion me AKR-në dhe minoritetet. Nga mandati i parë vetëm një ministër ishte akuzuar për korrupsion, ndërsa në këtë mandat ka pasur aktakuza edhe për një Zëvendëskryeministër. Krejt këto zhvillime, analisti Shkëlzen Maliqi i sheh si mundësi që Thaçi të reflektojë. “Një moment tjetër është se ndoshta në një periudhë shumë të shpejtë mund të ngrihen akuza për figura të rëndësishme të skenës politike, ndoshta Thaçi vlerëson që është më mirë që përkohësisht të pushojë ose të ndërrojë pozitën dhe të dalë eventualisht më i pastër, sepse akuzat ndaj tij janë shumë të rënda që ka udhëhequr qeverinë ku

ka korrupsion në shkallë brengosëse”, ka thënë Maliqi. Sikurse Arifaj, edhe Maliqi nuk dëshiron të parashikojë se kush mund të jetë pasardhësi i Hashim Thaçit. Megjithatë, Maliqi thotë se Kadri Veseli është një opsion për zëvendësimin e Thaçit. “Veseli gjithmonë ka qenë figurë në prapavijë e fuqishme që e ka mbajtur unitetin e PDK-së. Ai mund ta luajë këtë rol edhe në të ardhmen”. Ndërkohë, Arifaj thotë se gjithçka do të sqarohet në Kongresin Zgjedhor të PDK-së, ku do të dihet për pozicionet e secilit zyrtar të partisë në pushtet. “Më 26 janar do të sqarohen shumë gjëra. Aty e kanë Kuvendin e Përgjithshëm dhe aty dihet se kush po mbetet në parti, kush po bëhet kryetar. Gjithçka do të sqarohet aty”, ka thënë Ardian Arifaj.

zimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, që në Prishtinë po quhet edhe si traktat i paqes. Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje, subjekt ky politik që ka kundërshtuar nga fillimi bisedimet me Serbinë, ka reaguar duke e cilësuar si shumë të dëmshëm vullnetin e krerëve të institucioneve të Kosovës për të nënshkruar një traktat të tillë me Serbinë, përderisa ky vend i mban në jetë strukturat e saj paralele në Kosovë dhe ka hartuar një platformë politike, me të cilën Kosovën e përfshin si pjesë të Kushtetutës dhe territorit të saj. Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se nënshkrimi eventual i këtij traktati do të ishte një farsë politike. “Çdo nënshkrim i një marrëveshje, ku Serbia nuk e njeh Kosovën, i financon strukturat e veta të MUP-it në Kosovë, edhe ti (institucionet e Kosovës) po e vë nënshkrimin me një traktat që po e quan të paqes, kjo është farsë, kjo nuk është paqe. Ky është investim në konfliktet e ardhshme në rajon”, thotë Konjufca. Bazuar në deklaratat e mëhershme, Presidentja Atifete Jahjaga ishte shprehur e gatshme që të takonte homologun e saj serb, Nikolliq. “Kam shprehur gatishmërinë që ta takoj Presidentin e Serbisë në interes të shtetit dhe popullit të Kosovës”, ishte shprehur Jahjaga në fjalimin e saj para Kuvendit. Po ashtu, Jahjaga kishte edhe një thirrje të veçantë për Serbinë, duke i kërkuar asaj t’i shuante strukturat paralele në pjesën veriore. “I bëjmë thirrje Serbisë të heqë dorë nga financimi dhe përkrahja e strukturave ilegale e kriminale në veri të vendit, sepse ato po mbajnë peng jetën e qytetarëve të zakonshëm atje”, ishte shprehur Jahjaga. Por, ndryshe nga Presidentja Jahjaga, mendon deputeti i Vetëvendosjes, Konjufca, i cili nuk sheh arsye të bisedohet me Serbinë përderisa ajo nuk i largon fillimisht strukturat e ngritura ilegale në Kosovë me financim direkt nga Beogradi. Përderisa në veri të Kosovës ka një gjendje të tillë faktike me struktura që nuk e njohin shtetin e Kosovës, dialogu, sipas tij, po çon kah pranimi i kësaj gjendjeje dhe jo kah përmirësimi i saj. Glauk Konjufca: Paqe mund të kemi vetëm me një Serbi të ndryshuar. S’mund të ketë paqe me një Serbi të tillë, e cila ka të kaluar kriminale në Kosovë, ka një pushtet, i cili është rikthyer me fytyrën e tij të vjetër të kohës së Millosheviqit, e të thuash që nën këto kushte, ne do të nëshkruajmë një traktat të paqes, do të thotë që t’ia pranosh Serbisë Kushtetutën e saj, do të thotë t’ia pranosh Serbisë se nuk do t’i prekësh në strukturat e saj të paligjshme në Kosovë”, shprehet Konjufca. Sidoqoftë, para se Jahjaga dhe Nikolliq të mund të mbajnë takimin e parë, pritet që më 17 janar në Bruksel të mbahet edhe raundi i katërt i takimeve Thaçi - Daçiq. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tashmë e ka të deleguar nënkryetarin e partisë së tij në postin e koordinatorit për bisedime me Serbinë, pret që ky takim të mbahet në suaza të kornizave që i ka tashmë pala kosovare në këto bisedime. “Dialogu e ka një kornizë, në të cilën zhvillohet. Ne nuk presim befasi në këtë kornizë dhe presim të përmirësohen kushtet dhe mundësitë se si të zbatohet Pakoja e Ahtisarit edhe në pjesën e veriut dhe integrimin e qytetarëve të atjeshëm”, thekson Haradinaj. Dialogu Prishtinë - Beograd i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si synim është thënë se ka normalizimin dhe vendosjen e një bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Aty deri më tani janë trajtuar çështje nga më të ndryshmet, por si marrëveshje që më shumë i është përkushtuar vëmendje është ajo për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Ndërkaq, me hapjen e debatit edhe për gjendjen në veri, pritet që ky dialog të përfshijë në tavolinë një prej temave më të nxehta politike.


10

« opinion

E shtunë 5 janar 2013 •

Maskilizmi si përbindësh dhe koncepti i deformuar i burrërisë Pse duhet sulmuar maskilizmi si ideologji?

N

uk është dhuna mbi gratë i vetmi tregues i forcës ekzistenciale dhe fuqisë ekzistuese të veprimit të fortë të maskilizmit në Shqipëri. Shoqëria jonë ka shumë tregues, të përqendruar në jetën familjare e sociale, që vërtetojnë virulencën e maskilizmit jo vetëm si mbeturinë ideologjike e së kaluarës, por dhe si mënyrë aktuale konceptuale e ndërtimit të marrëdhënieve binare burrë-grua. Pa dyshim që forca e maskilizmit është akoma e madhe, ndoshta ngaqë ajo është një nga format më të kalcifiluara të ideologjisë maskiliste në shoqërinë e sotme shqiptare, që nuk është sulmuar si duhet dhe sa duhet nga shoqëria, shteti dhe vetë gratë tona. Në këto kushte, duhet të jesh i verbër të pranosh se beteja me të është e lehtë për t’u bërë. Ajo jo vetëm nuk është fituar, por përkundrazi, statistikat sociale të dhunës mbi gratë në Shqipëri, për fat të keq, tregojnë të kundërtën. Ato janë të mjaftueshme për të bërë konkluzionin sociologjik përgjithësues se maskilizmi jo vetëm nuk ka humbur, por në disa aspekte është rigjeneruar, është bërë akoma më i vrazhdë, më i rafinuar dhe është fenomen i përhapur akoma më shumë. Mentaliteti maskilist është bërë akoma më i fortë. Gjeografia e dhunës maskiliste dhe formave të tjera të maskilizmit ideologjik në familjen dhe shoqërinë tonë janë bërë akoma më të hapura. Me gjithë përpjekjet për ta frenuar, sidomos në format e veta barbare, maskilizmi është zgjeruar dhe përhapur në terrenet e mbyllura të familjes shqiptare, aty ku ai ka dëmtuar dhe atrofizuar lirinë dhe të drejtat e gruas, aty ku demokracia familjare nuk është në binarët e duhur, sepse burri e shikon familjen si kështjellën private më të mirë për të dhunuar fizikisht, verbalisht dhe seksualisht gruan e vet apo gruan si të tillë. Demokratizimi i familjes dhe marrëdhënieve familjare është një nga mangësitë e zhvillimit të sotëm të shoqërisë shqiptare, që favorizon ekzistencën në trajtë kaq virulente të maskilizmit. Pa kapërcyer këtë të metë sociale të ekzagjeruar, marrëdhëniet midis burrit dhe gruas apo mashkullit dhe femrës nuk mund të bëhen burim kënaqësie dhe drejtësie sociale, por, si qytetarë dhe euroianë që jemi, duhet të reagojmë më shumë qytetarisht, për faktin se nëpër këmbët dhe kokat tona qarkullon akoma kaq e fuqishme esenca e ideologjisë maskiliste, që e ka konsideruar femrën si qenie me vlerë natyrore jo të barabartë me mashkullin. Ky nuk është produkt aktual, por produkt i historisë, që vazhdon të ushqejë maskilizmin, i cili nga ana e vet nxit aksionin arkaik për denatyrimin e grave ndaj thelbit të vërtetë human dhe social të tyre. Por ndërkaq është shqetësuese që maskilizmi është kuintesenca e të gjithë pasojave që rëndojnë mbi gratë, sepse prej tij buron mentaliteti social, që akoma mban në këmbë hierarkinë patriarkale, që në shoqërinë shqiptare ka qenë tradicionalisht e dënuar femrën. Jo vetëm kaq, por maskilizmi në kohën e sotme vazhdon me virulencë të krijojë idenë se vetë natyra e tyre i bën ato të ndihen të pasigurta, nga që jetojnë në një botë mashkullore. Pavarësisht transformimeve me ambalazhe kulturore apo psikologjike, efektet e maskilizmit në shoqëri janë të mëdha dhe ndikojnë fort në frenimin e gruas, si pengesë për krijimin e kushteve që ato të mos pranojnë të funksionojnë sipas paradigmave të maskilizmit, por sipas aftësive të vërteta natyrore. Në vështrimin sociologjik të realitetit tonë maskilizmi është arsyeja pse akoma janë të forta disa sindroma që rëndojnë mbi gratë, të cilat akoma kanë depresion të thellë nga pozita e tyre sociale në raport me meshkujt qoftë në familje, qoftë shoqëri, që janë nxitëse të vështirësive që kanë gratë për të shfaqur hapur dhe pa frikë identitetin e tyre femëror bashkë me veçoritë e saj, apo mbajtja gjallë në forma më të rafinuara të idesë fikse të vartësisë nga meshkujt, që, për fat të keq, vazhdon të jetë bërthama e shumicës statistikore të pozitës së femrave tona. Maskilizmi nuk mund të sundohet derisa epoka jonë të vazhdojë të qëndrojë në paradigmën e sheqerosur, që shikon te çdo femër vetëm anën sentimentale të qenies së saj, duke mohuar kështu të drejtat qytetare të barabarta si qenie sociale më së pari. Penetrimi i demokracisë dhe

Nga Gëzim TUSHI

parimeve universale të barazisë gjinore në familjen shqiptare jo vetëm nuk e kanë arritur suksesin e dëshiruar, por përkundrazi, në disa drejtime ka sjellë përkeqësime evidente të situatës. Pushteti vertikal mashkullor i ushqyer në shekuj nga ekzistenca e maskilizmit si ideologji bazë e familjes së dikurshme shqiptare është akoma e fortë edhe sot. Ndaj lufta me ideologjinë e maskilizmit është një nga më të vështirat me të cilën po përballet shoqëria jonë. Sepse, ashtu siç pohon me të drejtë filozofi i sotëm amerikan Riçard Rorty, “maskilizmi është një përbindësh shumë më i madh dhe më i egër se cdo përbindësh tjetër…” (R. Rorty, “Filozofia dhe e ardhmja”, f 183) Po pse është kaq e vështirë beteja ideologjike, logjike, reale dhe pragmatike e shoqërisë dhe e vetë grave shqiptare me një përbindësh të tillë si maskilizmi? Pse gratë dhe ne si shoqëri kemi filluar të ndihemi kaq të pafuqishëm në betejën për të frenuar dhunën mbi gratë, që mbetet forma më brutale e maskilizimit? Ku e ka forcën reale dhe konceptuale ideologjia e maskilizmit në shoqërinë tonë? Së pari, që të kuptohemi drejt dhe të merremi vesh me njëritjetrin dhe me gratë veçanërisht, duhet kuptuar se maskilizmi nuk është ideologji nacionale apo fenomen konceptual i jetës, që ndeshet vetëm te disa vende dhe popuj. Ajo është dukuri universale e përhapur në tërë planetin, por që shfaqet me forma, tipologji dhe intensitete të ndryshme kontekstuale në secilin vend apo shoqëri bashkëkohore. Filozofët dhe sociologët që janë marrë dhe vazhdojnë të merren me fenomenologjinë e maskilizmit janë të shqetësuar që ajo nuk është vetëm praktikë e sundimit të meshkujve të shndërruar nga koha në ideologji dhe filozofi. Që akoma në njëfarë mënyre ushqen dhe mban gjallë maskilizmin në kohën tonë, por është bërë edhe mënyrë jetese shumë e përhapur e shoqëruar me logocentrizëm maskilist, të cilin e ndeshim si mënyrë e pranuar të foluri për personalitetin dhe trajtimin e deformuar të personalitetit të gruas në kohën tonë. Nuk është fare rastësi që kudo që të jesh në shoqërinë shqiptare patjetër që do të përballesh me koncepte të deformuara për konceptin e burrërisë, i cili në shoqërinë tonë ka si tregues të parë aftësitë e pakufizuara të mashkullit për të pasur “pushtet të

pakufizuar” mbi gruan. Madje, akoma sot është gabimisht dhe në mënyrë të papranueshme çështje krenarie, aftësia për të treguar jo vetëm në familje, por dhe në publik maskilizmin si ideologji për të bërë zap gruan, qoftë edhe duke shkelur liritë dhe të drejtat e saj humane e qytetare. Unë besoj se maskilizmi në shoqërinë shqiptare është me atë bagazh ideologjik dhe strukturë sociale që mbron meshkujt, të cilët nuk pranojnë të ndryshojnë praktikat dhe të reformohen ideologjikisht, konceptualisht, ngaqë maskilizmi i pengon burrat të lëshojnë nga pushteti i tyre i padrejtë historik që tradicionalisht ka qenë kundër grave. Kjo është arsyeja që edhe në botën demokratike e të qytetëruar më shumë se ne, kanë kuptuar thellë se beteja ideologjike dhe konceptuale me maskilizmin nuk është betejë që mund të fitohet lehtë nga shoqëria demokratike dhe gratë. Ideologjia e “burrit sundues” është shkaku madhor që pengon gratë të kenë individualitetin e tyre të qartë në marrëdhëniet me ta. Sepse jo vetëm në shoqërinë tone, në të cilën koraca e mentalitetit maskilist është e fortë, historikisht është ushqyer, është mbajtur dhe i është shërbyer mirë, por dhe në vendet e tjera europiane e anglosaksone ka shqetësime në përballjen totale me maskilizmin si ideologji dhe praktikë jetësore. Sepse ai është “përbindësh i rafinuar, me aftësi të mëdha për t’u përshtatur me kohën, duke ndryshuar natyrën dhe ngjyrën si kameleoni. Megjithëse në shoqërinë tonë maskilizmi nuk ka pasur shumë bazament të fortë ideologjik dhe filozofik, ngaqë më shumë raportet historike midis burrave dhe grave në këtë shoqëri kanë ardhur nga historia jonë dhe janë ndërtuar nga tradita intuitive e trashëguar, e përpunuar në kohë dhe mënyra të ndryshme. Edhe maskarada e komunizmit për emancipimin e gruas ishte një blof, i cili u përpoq në anë tjetër të denatyronte femrën, duke bërë të kundërtën e asaj që kishte bërë natyra me gratë dhe burrat. Ai u mundua që në mënyrë banale të bënte të barabartë burrin dhe gruan, pa vlerësuar asnjë veçori dhe dallim gjinor midis tyre. Sidoqoftë në betejën e sotme me maskilizmin në Shqipëri duhet ta mendojmë ndryshe, të përgatitemi për të luftuar me të, por jo me armët e vjetra të marra borxh nga komunizmi apo antikomunizmi ideologjik. Beteja me maskilizmin ka nevojë për konceptim të qartë, të plotë të së vërtetës se mund të futemi dhe mund të fitojë shoqëria dhe gratë, nëse largohemi nga ideja se dallimet midis burrit dhe gruas janë ontologjike, thelbësore, të pandryshueshme dhe të pakapërcyeshme. Ne duhet të besojmë se në shoqërinë tonë janë kushtet që burrat dhe gratë mund të ndihmojmë njëritjetrin, duke mposhtur shëmtirat e maskilizmit. Kjo do të ndodhë vetëm nëse bindim fëmijët, të rinjtë, nxënësit, studentët, partnerët e ardhshëm që do të ndërtojnë marrëdhënie humane me njëri-tjetrin, pa mohuar të vërtetën që dallimet gjinore kanë rëndësinë e tyre. Por ato nuk janë kurrë për t’i bërë karburant për të ushqyer maskilizmin në Shqipëri. Koha duhet orientuar që të punojë kundër ideologjisë maskiliste, si kusht që lidhjet në binare gjinore ka pranuar si të vërtetë të pandryshuar faktin që gruaja ka qenë e humbur para mashkullit dhe se burri e ka përdorur këtë “fitore” për sundimin e përjetshëm mbi të. Kësaj logjike mashkiliste i ka kaluar koha dhe nuk mund të funksionojë si ideologji në ndërtimin e marrëdhënieve midis tyre. Pa dyshim, nëse situatën e pozitës së gruas shqiptare në familje, shoqëri dhe jetën publike do ta vlerësojmë në mënyrë komplekse duhet të pranojmë se nuk janë aq shumë problem janë burrat, por më shumë forca ideologjike, kulturore dhe morale e mentalitetit maskilist, viktimë e të cilës kanë mbetur për një kohë të gjatë burrat e shoqërisë tonë. Por tani kemi hyrë në një shekull të ri, në të cilin të gjithë duhet të kuptojmë ndryshimet që po ndodhin në botën e femrës, ndaj duhet të pranojmë se asnjë dëm nuk ka shoqëria jonë nëse ndihmojmë që gratë shqiptare të ngrihen mbi traditën kufizuese dhe në emër të modernitetit të kenë kurajën gjinore dhe civile që të “shkelin rregullat” ende të forta maskiliste që ka shoqëria shqiptare. Për këtë aksion social dhe civil ato kanë nevojë për ndihmën e sinqertë të të gjithëve, por së pari të atyre që kanë forcë ndikuese në politikë, kulturë dhe opinionin publik.


opinion • E shtunë 5 janar 2013

»

11

Fjalimi i Presidentit Nga Nebil Çika

S

hpresoj të mos e këtë shkruar vete” - ky ishte i vetmi mendim që më kaploi menjëherë pasi dëgjova në televizion urimin që Shkëlqesia e Tij Bujar Nishani, President i Republikës së Shqipërisë, u bëri më 31 dhjetor 2012 me rastin e ndërrimit të viteve bashkëkombësve të tij, ku natyrshëm hyj edhe unë. Si shumica e shqiptarëve, sidomos dashamirësve të tij, më duhet të pranoj se u ndieva keq prej tij. Nuk munda t’u besoj veshëve. A mund të jetë ky një fjalim i presidentit të vendit tim!? E pashë sërish në versionin e shkruar në faqen zyrtare www.president.al për t’u bindur plotësisht se ajo që kisha parë e dëgjuar ishte një gjë e saktë. Shpresoj ende të mos e ketë shkruar vetë zoti President, pasi, nëse një gjë e tillë është e vërtetë, përbën një problem serioz, që e kalon dukshëm shijen e keqe të një urimi për Vitin e Ri. Pa dyshim që teksti që Presidenti lexoi si urim drejtuar shqiptarëve për Vitin e Ri dukej i papranueshëm edhe për një hartim apo ese, siç e quajnë tani, të një nxënësi të shkollës 9-vjeçare e jo më për një burrë shteti siç duhet të jetë Presidenti i Republikës. Një urim apo më mirë një fjalim jashtë standardit në të gjitha aspektet, nga më të dobëtit të bërë nga ndonjë president i Shqipërisë në këta 20 vjetët e pretenduara të demokracisë shqiptare e ndoshta edhe më tej. Nga mënyra e ndërtimit, por dhe nga fjalët dhe fjalitë e përdoruar në të urimi i Presidentit u ngjante kartolinave shabllone me urime të kohës së komunizmit. Për të kuptuar më mirë atë që po them po citoj me poshtë një pjesë të fjalimit të Presidentit, duke e krahasuar atë me një prej urimeve shabllone të kohës së komunizmit, që, siç thashë më lartë, ishte e vetmja gjë që më erdhi ndër mend pasi dëgjova urimin e kreut të shtetit tim: “Uroj që autostradat të jenë plot me kamionë,/ qielli plot me avionë/ deti të jetë plot me anije,/rrugët plot me makina, / rrugicat plot me përqafime pranë pragjeve dhe portave,/ hambarët të jenë plot drithë, / zemrat plot me rrahje, / shpirtrat plot me dashuri.” Kjo ishte një pjesë në formë vjershe a bejte nga fjalimi i Presidentit që më kujtoi mua, por ndoshta edhe shumicës së shqiptarëve, kartolinat e kohës së komunizmit, si p.sh: “Mali plot me borë, / shporta plot me mollë, / gotat me raki, / gëzuar Vitin e Ri!”. Mbase ia fus kot unë dhe e teproj, por nuk gjeta dot gjë tjetër të thënë apo shkruar, sidomos nga kryetarët e mëparshëm të shtetit, përfshirë edhe Haxhi Lleshin, për ta krahasuar me fjalimin apo urimin në fjalë të Presidentit të Republikës. Kjo që solla si shembull besoj se është e mjaftueshme për të kuptuar situatën që na çoi në këtë reagim, pasi më poshtë nuk kam ndër mend të merrem

teknikisht me të, por natyrisht që nuk mund ta lëmë me kaq për pasojat që mund të kemi nga një zhvillim i tillë përtej rëndësisë apo emocioneve të një urimi për Vitin e Ri. Sinqerisht nuk besoj që këtë fjalim ta ketë shkruar vetë Presidenti Nishani dhe për këtë kam disa arsye e argumente. Nga njohja ime personale me Presidentin e Republikës nuk ka rastisur as në biseda të rëndomta kafenesh, kur ai ka qenë një qytetar i thjeshtë, një nivel komunikimi kaq i ulët sa urimi që ai bëri nga poltroni nr. 1 i shtetit shqiptar. Kush ka pasur rastin të bisedojë me zotin Nishani mund ta vërtetojë lehtësisht një gjë të tillë. Për shkak të zanatit tim si gazetar, e kam ndjekur z. Nishani edhe në deklarimet, bisedat, fjalimet e veprimtari të tjera të tij si politikan në medie apo takime zyrtare dhe, me thënë të drejtën, më ka pëlqyer komunikimi i tij, gjë që e kam vlerësuar edhe publikisht në shkrimet e mia, çka ma bën të pamundur të besoj se ky tekst urimi ishte shkruar prej tij. Të gjithëve mund të na kujtohen debatet e tij në parlament në detyra të tilla të rëndësishme e delikate si ministër i Brendshëm apo i Drejtësisë, ku me kompetencë profesionale e performacë të spikatur politike ka përballur me sukses sulme e debate shumë të egra nga ana e opozitës ish-komuniste. Nivel të admirueshëm intelektual ka manifestuar edhe në takime e konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe askush deri para fjalimit të urimit të Vitit të Ri nuk e kishte vënë në dyshim integritetin intelektual të tij në raport me nivelin e detyrës së lartë të kreut të shtetit. Fakti që z. Nishani reflektonte një nivel shumë më të lartë intelektual në biseda apo fjalime kur ishte një qytetar apo

politikan i thjeshtë, pra kur ai nuk kishte as nevojë e as mundësi të mbante këshilltarë për fjalimet apo çështje të tjera, më bën të këmbëngul e të kthehen edhe një herë në idenë e shprehur në krye të radhës në mundësinë e vetme fatlume se Presidenti nuk mund ta këtë shkruar vetë një fjalim si ky. Mirëpo nëse fakti që ai nuk e ka shkruar vetë fjalimin apo urimin e fundvitit na lehtëson ne qytetarët që e vlerësojmë të rëndësishme gjendjen intelektuale të drejtuesve tanë politikë, kjo nuk shfajëson Presidentin për përzgjedhjet që u ka bërë këshilltarëve apo ndihmësve të tjerë të tij, puna e të cilëve i kalon kufijtë e selisë së Presidencës apo Pallatit Mbretëror dhe ka ndikime të drejtpërdrejta mbi ligje e vendime me rëndësi jetike për fatin vendit dhe të qytetarëve. Sot gabimi i hamendësuar i këshilltarit ndikoi te një fjalim, por nesër mund të ndodhë për një vendim me rëndësi jetike për fatet vendit e të kombit, pasi presidenti është komandant i Forcave të Armatosura, kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryetar i KLD-së, ai emëron kreun e shërbimit sekret, prokurorin e përgjithshëm etj. institucione të rëndësishme, ku roli e sidomos aftësia e këshilltarëve dhe ndihmësve të tjerë të tij duhet të jetë shumë përcaktuese. Po siç theksova, besoj të jetë punë këshilltarësh, pasi në rastin më të mirë këshilltarët edhe mund të ndërrohen e situata mund të rikuperohet. Shpresoj shumë të jetë kështu e z. President të ndërhyjë për të vënë gjërat në vend, në të kundërtën situata mund të jetë shumë serioze. Kjo do të mund të konsiderohet si një kërcënim përtej një pakënaqësie nga fyerja e inteligjencës qytetare, pasojat më të mëdha që mund të sjellë një urim me idiot për Vitin e Ri, qoftë ky edhe ai i Presidentit të Republikës. Kur politikanët, sidomos burrat e shtetit përmes mesazheve përhapin më shumë se porosi apo direktiva për publikun, janë pjesë apo parametra të punës, aftësive dhe personalitetit të tyre, përmes të cilave ai testohet dhe vlerësohet nga publiku. Njerëzit që janë zgjedhur për të na drejtuar presupozohet të kenë cilësi e aftësi të veçanta, të cilat bëhen të evidentuara e të vlerësueshme nga publiku nëpërmjet komunikimeve dhe vendimeve të tyre. Prandaj fjalimeve të udhëheqësve, sidomos kur ato u drejtohen kombit, marrin një vëmendje e natyrisht edhe një analizë të madhe, pasi mendohen si projekte apo piketa të drejtimit të vendit. Sigurisht që fjalimi në fjalë, po të merrej seriozisht nga mediet, do t’i kishte hapur vërtet punë zyrtarit më të lartë të shtetit shqiptar, por falë keqfunksionimit të opinionit publik, po dhe faktin se historikisht një pjesë e mirë e politikës shqiptare ka manifestuar nivel të pamjaftueshëm inteligjence në komunikimin me publikun, një fenomen si ky vetëm në Shqipëri mund të konsiderohet normalitet.

Mos na raftë me e harrue!

M

os na raftë me e harrue”, është ajo thënia ngushëlluese që të përkujton gjithmonë se ka keq e më keq. Andaj, mos u ngutni kur nga Kadare huazoni atë vlerësimin „viti i mbrapshtë“ për të cilësuar 2012-tën. Se nuk i dihet as 2013-tës. 2012-tën disi e kapërcyem por çështja është çka na pret në këtë vitin, ku sapo kemi hyrë. Nuk dua t’ua përkujtoj të gjitha ato që na ndodhën, por na doli shumë më i mbrapshtë se mund ta ketë paramenduar shumëkush nga ne. Me gjithë dëshirë do t’u dëshiroja vit të mbarë, vit kur shteti dhe ligji do të jenë në shërbim timin e tuajin, në shërbim të qytetarit si sovran, vit pa afera përgjimesh e korrupsionesh, vit kur politikanët nuk do të majmen sa brenda vitit të bëhen më të pasur se vetë shteti, dhe madje paturpësisht të deklarojnë pasuritë milionëshe, prejardhjen e të cilës nuk e hulumton askush, do t’u dëshiroja vit kur as ministri nuk do të ketë nevojë për hajmali për të shkuar matanë Ibrit, por vërtet nuk dua t’u gënjej. As ju, as veten. Viti në të cilin kemi hyrë nuk shihet se do të sjellë ndonjë ndryshim. Zgjedhje edhe ashtu nuk ka në horizont edhe pse, përvoja tregon, as ato nuk mund të na ndihmojnë që ta ndryshojmë gjendjen. Zgjedhja mes dy apo më shumë të këqijave nuk u tregua si zgjidhje. Koalicioni që do të bashkonte në qeveri „krahun e luftës“ i

Nga Ali Cenaj

paralajmëruar si diçka tashmë e kryer nga kreu i AAK-së, ende pa aterruar aeroplani çarter i linjës Hagë – Prishtinë, mbeti disi përgjysmë. Si enigmë. Se çka ndodhi askush nuk e tha, por me deklaratën se „Kosova e ka kryeministrin...“ , kreu i PDK-së se ua preu në buzë entuziazmin atyre jo të paktëve që veten tashmë e shihnin të rehatuar në kolltukët ministrorë. Dhe, si zhongler tashmë i dëshmuar në fushën politike kryeministri Thaçi, për të mbajtur gjallë shpresat e të gjithë lakmitarëve për pushtet, nuk përjashtoi asnjë opsion, që nga mbajtja e „koalicionit stabil“ me AKR-në e deri te zgjerimi me të gjithë ata që jo një herë kanë dëshmuar gatishmërinë për prostituim politik, vetëm për të zhvatë pak pushtet. Më në fund u bë apo nuk u bë koalicioni PDK-AAK, me përjashtim të atyre që do të ndanin plaçkën pushtetore të koalicionit, kush tjetër beson se ky është kombinimi fitues në lotarinë tonë për qeverisje më të mirë, qeverisje me fytyrë njerëzore, qeverisje të përgjegjshme, llogaridhënëse... Kështu do të jetë fituesi në ndryshimet e paralajmëruara dhe, më në fund, do të ndodhin apo nuk do të ndodhin fare ndryshimet në koalicionin qeverisës, është e paqartë por e qartë është se nga krejt kjo fitues të mos dalim ne, qytetarët. Dhe Kosova. Pra, cilido kombinim të bëhet, flini zbathur, mirë nuk do të bëhet. Se anomalitë e problemet edhe ky vit do t’i trashëgojë, e ndoshta do të hapë edhe të reja.

Kriticizmi, padyshim se është pozicioni më komod në këso situatash, por s’është fare i leverdishëm. Andaj, gjendja e këtillë nuk i amniston as qytetarët nga përgjegjësia. Kur zgjedhjet bëhen me mashtrime e hajni s’ka si të dalë ndryshe edhe pushteti. Kjo që po ndodh, mashtrimet e hajnitë, jo vetëm në koalicionin qeverisës por edhe në opozitën mercenare nuk mund të jetë arsyetim për votuesit. Për të gjitha ndyrësirat pas zgjedhore, së paku pjesërisht, fajtorë jeni edhe ne, qytetarë të Kosovës. Punët i kemi ashtu si kemi votuar apo si kemi lejuar të votohet. Sepse kur keni rrumbullakuar emrin e dikujt në atë copë letre të fletëvotimit, nuk keni vendosur vetëm për fatin e kandidatit por edhe për fatin tuaj, fatin e familjes, fëmijëve e miqve tuaj. Harroni të njohshmit, rrumbullakoni emrin e atij që jeni të bindur se nuk do t’u dëshpërojë. Mos u bazoni vetëm në fjalë, sepse fjalët i merr era. Shihni çka kishte thënë dikur para zgjedhjeve e çka kishte bërë kur kishte marrë pushtetin. Shiheni mirë, mos është nga ata që atë të cilën dikur e shiste për të shenjtë tash e ka shkelur e përbaltur si leckë e WC-ve publike. Normal, nëse dini se ka ndonjë të tillë. Se përvoja e këtyre viteve na e ka varfëruar përzgjedhjen aq sa, ju kuptoj, vështirë është t’i vihet dorë dikujt. E deri atëherë, shtrëngoni dhëmbët! A po jo, 2012-tën “mos na raftë me e harrue”!


12

« thashethemevip

Top ndarjet dhe lidhjet e 2012-ës Mund të quhet viti 2012 si një prej atyre viteve më të zhurmshëm për sa i përket lidhjeve, por me theks të veçantë ndarjeve në mes çifteve të shou-bizit shqiptar. Madje flitet që këtë vit femrat kanë qenë ato që ose kanë deklaruar qoftë edhe me një foto, ose kanë ditur të lëvizin më mirë gurët që pavarësisht se nuk jetuan gjatë, ato të paktën mbeten në treg me lajme. Por të mos harrojmë që disa çifte të reja, apo edhe të para një viti riforcuan lidhjen e tyre duke u kurorëzuar edhe me ndonjë fejesë. Pas Krenarit, Dafina ikën edhe nga Ledri Mund të quhet çifti jo vetëm më simpatik i vitit, por edhe më i lakuari i vitit, madje ka ende nga ata fansa të tyre që besojnë se ata të dy janë ende bashkë. Lidhja e tyre nuk u shpëtoi dot mediave, e ndërsa ndarja e çiftit të këngëtareve Dafina Zeqiri dhe ish reperit Ledri Vulaj shokoi shumë adhurues, e ndërsa u bë “Top” lajmi rozë. Por Dafina po në fillim të vitit kishte përjetuar një tjetër ndarje atë me Krenar Çoçaj, ndarje kjo që u hulumtua aq shumë në mediat rozë, saqë iu numëruan edhe valixhet e këngëtares pas braktisjes. Por si duket dashuria për Ledrin nuk zgjati aq sa ishte ajo me Krenarin.

E shtunë 5 janar 2013 •

Rita Ora

“transparente”!

Lamtumirë edhe për Rozin dhe MC Kreshën U desh shumë kohë të pranonin se këngëtarja Rozana Radi dhe reperi mitrovicas Mc Kresha janë bashkë, dhe kjo ndodhi në finalizimin e tyre në ‘Kënga Magjike 2011”. Por fjalët se çifti pësoi krizë në lidhje, dhe ata të dy janë larg njëritjetrit e mbajtën të fshehtë. Kjo ndodhi një vit më vonë, kur reperi dhe këngëtarja nuk shiheshin më së bashku, ndërsa nuk u rrëfyen kurrë për të treguar një arsye pse u ndanë. Madje lajmet shkuan ende më tutje në momentin që Rozana këndoi këngën në ‘Kënga Magjike 2012’ me titull ‘Ti s’ke zemër’, saqë u tha se i është drejtuar ishit të saj, në këtë rast Mc Kreshës. Argjentina braktiset nga Valoni Këngëtarja simpatike Argjentina Ramosaj, kaq mirë shihej kur ishte nën kontrollin dhe në krahun e Valonit, saqë si duket kjo ra në sy të keq, dhe fejesa e tyre u prish. Ndërsa Argjentina shpesh herë fliste edhe për martesën, Valoni e la atë. Vajza e ëmbël e baladave nuk tregoi asnjëherë “Pse’-në, ndërsa disa zëra thoshin se Valoni me punën e tij ishte e pamundur ta ndiqte pas këngëtaren. Por më pas doli se vajza e këngës do të shihej afër shumë me një parukierë të njohur të Prishtinës, gjë që edhe kjo nuk shkoi gjatë as si lajm e as si lidhje dhe të paktën flitet se Argjentina për momentin është e dashuruar vetëm me këngën. Linda më në fund pranon lidhjen me Big D Për çiftin tjetër ka qenë shumë e vështirë për shkak edhe të mentalitetit shqiptar. Madje me lajmin e parë që e botoi gazeta ‘Kosova Sot’, këngëtarja Linda Halimi është acaruar. Por si duket ajo është shqetësuar vetëm se çfarë do të thonë të tjerët kur ta kuptonin se ajo e do marrëzisht dhe madje ishte martuar ligjërisht me reperin më ngjyrë Big D. Kanë qenë shumë tentativa të Lindës që për hir të dashurisë të largohej me të dashurin e saj duke braktisur Kosovën, por ata ende vazhdojnë të jetojën në Prishtinë, ndërsa lidhja e tyre po ecën shumë mirë, saqë kanë nisur të planifikojnë një dasmë xhamajkane. Çiljeta pas Aleksandrit gjen të dashur të huaj Një nga këngëtaret më seksi shqiptare ‘ka lëvizur’ shumë gurë këtë vit që lamë pas, madje thuhet se ende pa lënë djalin me muskuj që donte shumë, Aleksandrin e saj, gjeti tjetrin, por këtë herë një djalë të huaj. Ajo është Çiljeta Xhilaga, e cila e harroi shumë shpejt, Aleksandrin për të cilin u tha se u arrestua. Këngëtarja seksi nisi shumë shpejt bashkëjetësën dhe madje deklaroi se është shtatzënë me një arkitekt të huaj. Vetëm duke parë rrumbullakësinë e barkut të saj, fansat e kuptuan se nuk ishte një shaka, por e vërtetë. Çiljeta ka pse ta kujtojë 2012-ën: dashurinë e menjëhershme me Tomason, një arkitekt amerikano-latin dhe shtatzaninë e saj, prej së cilës bashkë me të dashurin presin një djalë në fillim të 2013-ës. Adriani rikthehet sërish në krahët e Luanës Një tjetër çift i cili u lakuan sikur lidhja e tyre përfundoi janë këngëtari Adrian Gaxha dhe vajza e bukur e Top Medias, Luana Vjollca. Por ende ka dyshime, ndërsa ka qenë pikërisht hiti i këngës “Ngjyra e kuqe” dhe festivali “Kënga Magjike 2012” që si duket i ka afruar dhe i ka bashkuar sërish çiftin simpatik, apo jo. Madje, dikush thotë se ka qenë Floriani i vogël, ai që këndoi me Adrianin që bëri të rilidhet sërish çifti. Ndërsa vajza e spektakleve nga fundi i vitit e shënoi këtë rilidhje sërish në Twitterin e saj. Vesa i merr zemrën Big Bastës Çifti, dashuria e të cilëve kishte lindur që në kohën kur ata thanë ‘Boom’ në bashkëpunimin e tyre, Vesa Luma dhe Big Basta tashmë e dime që janë të lidhur zyrtarisht dhe të fejuar. Megjithëse në momentin e muajve të parë të dashurisë çifti e mbyllte gojën, më në fund ata e pranuan se janë të lidhur dhe shihen kudo e ngado bashkë, që nga parakalimet ceremoniale e deri te orën e vona të natës mbyllur në studion e reperit nga Tirana. Me sa duket, ai inkurajohet nga prania e biondinës nga Prishtina, Vesa Luma, për të shkruar tekste të bukura. Vajza e Albëries pranon lidhjen me djalin e biznesmenit Kur festoi 20 vjetorin e saj tha se ndihet shumë e lumtur pranë personit më të veçantë për të. Bëhet fjalë për vajzën e Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina, e cila jo vetëm la Amerikën, por disi edhe muzikën, për të qenë pranë djaloshit simpatik çdo moment, sportistit me back-ground familjar të pasur, djalit të një biznesmeni të njohur, Fatmir Hysenbelliu. Çifti shihet kudo së bashku. Moshatarë me njëri-tjetrin, ata duket se në dashuri kanë gjetur gjuhën e përbashkët, megjithëse njëra ia thotë këngës e tjetri futbollit. Goldi me Norën jo vetëm bashkëpunim, por edhe dashuri Ata u njohën në një bashkëpunim e ndërsa si zakonisht lindi edhe ndjenja për njëri-tjetrin. Kështu në bashkëpunimin e dytë nuk aktruan por luajtën vërtetë si një çift. E kemi fjalën për reperin Gold Ag dhe këngëtaren e aktoren Nora Muçaj, të cilët do ta mbajnë mend gjatë 2012-ën, për një afërsi dhe një bashkëjetsë të mirë në emrin e dashurisë me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre forcoi shumë edhe ftesat për të kënduar bashkë në shumë koncerte sidomos në diasporë, megjithëse për fejesë apo martesë nuk kanë ende ndonjë plan.

Rita la Robin sepse nuk kishte kohë

Dafina Zeqiri festoi me të dashurin

Një tjetër këngëtare shqiptare me të cilën të gjithë krenohen për super suksesin e saj në Angli dhe më gjerë, është kjo Rita Ora. E duke qenë kaq shumë “in’ gjatë 2012, mediat e huaja e kanë gjurmuar për të mësuar edhe për lidhjen e saj me djalin e familjes që botës së madhe të Tv-së amerikan Rob Kardashian. Madje, qarkulluan edhe fotografi dhe video ku Rob rrinte dhe puthej me shqiptaren Rita Ora dhe ku dukej se deri diku ata po ecnin mirë. Por ja ndodhi që angazhimet e shumta të Ritës bënë që të ndahej nga i dashuri i saj, duke u bërë një lajm shumë rozë dhe me lloj-lloj sajimesh edhe për mediat e huaja, ndërsa Rita me sportivitetin e saj tha vetëm që nuk kishte kohë dhe nuk ndjehej e dashuruar ndaj djalit. Ndërsa për postimet shumë të këqija të Robit në rrjetet sociale, këngëtares së hitit “Hot Ringht Now” i dolën në mbrojtje edhe shumë personazhe të famshëm shqiptar.

Dafina Zeqiri ka postuar një foto duke trokitur gotat me shampanjë me asnjë tjetër përveç të ‘dashurit’ të saj. Edhe pse nuk ka pohuar asgjë rreth jetës së saj personale, se a është në lidhje apo jo, këngëtarja vazhdon të postojë foto në rrjetet sociale, ku çdo herë e më shumë, po i rrit thashethemet dhe dyshimet e fansave. “Është speciale, është shumë speciale. Askush nuk mund ta prekë këtë, vetëm TI”, është mbishkrimi i fotos të cilën ajo ka postuar në rrjetin social Twitter.

R

ita Ora duket se i ka shijuar maksimalisht pushimet e saj në Dubai, ndërsa në këto foto të fundit të botuara nga The Sun ajo duket me “e nxehtë” se kurrë. Me rroba banjoje të bardha dhe tejet transparente, Rita Ora shfaqet jashtëzakonisht e freskët, ndërsa kalon kohë në një pishinë. Patjetër, nuk kanë munguar edhe fotografitë me fansat në Dubai.

Niko kap për prapanice Tunën Për Tunën dhe Nikon viti që lam pas ka qenë një vit i suksesshëm në punët e tyre. Tuna është kritikuar shumë për sa i përket videoklipit të saj të fundit, por ajo është ndarë e kënaqur me klikimet e marra në YouTube. E pikërisht pak çaste para fillimit të Vitit të Ri, Niko Komani në profilin e tij në rrjetin social facebook ka postuar këtë foto provokuese, ku shihet qartë se si Niko kap për prapanice Tunën.

Mihrija dhe Platori sjellin “Famën” Nënë dhe bir sapo kanë realizuar këngën më të re të titulluar “Fama” të cilën projekt e shpalosën në programet festive të Vitit të Ri. Ndonëse Mihrie Braha dhe Plator Abazi ndjehen të lumtur që në këtë fillim vit sollën një duet për adhuruesit e tyre. Kënga ka të bëjë me famën dhe secili prej tyre interpreton në stilin e vet. “Kënga si duket po pëlqehet në publik dhe jemi të lumtur që suksesi po vërehet në start”, ka thënë Mihrija për “Zëri”.


thashethemevip • E shtunë 5 janar 2013

»

13

Anxhela Martini

me makinë super luksoze në Dubai Ndërsa bashkë-atdhetarët e saj e kanë filluar vitin 2013 me temperatura të ftohta, Anxhela Martini po shijon plazhet dhe diellin në Dubai. Modelja e njohur shqiptare, nëpërmjet rrjeteve sociale ka publikuar fotografi nga pushimet e fillimvitit. Së fundmi, Martini u shfaq në faqet e shtypit rozë, lidhur me jetën e saj private si dhe me disa foto ekstraprovokuese.

Zana Krasniqi do të bëhet nënë?

Afërdita

Shkëndije Mujaj e nis vitin me një foto ‘përvëluese’

tregon në Twitter sa herë shkon për t’u ushtruar

Modelja e shndërruar në këngëtare Afërdita Dreshaj prej shumë vitesh aktivitetin e saj e zhvillon në Amerikë. Duke qenë se Zoti i ka dhuruar bukurinë ajo nuk heziton aspak ta prezantojë veten në profilet e saj të ndryshme, në veçanti në Twitter. Një gjë që të bie në sy, në rast se për një kohë ndjek faqen e saj, është fakti që Afërdita ka një regjim të caktuar për trupin dhe ushtron çdo ditë, por këtë gjë nuk e bën pothuajse asnjëherë pa u treguar atyre që e ‘ndjekin’ në Twitter. “Po shkoj në gym”, “Do të djersitem shumë”, “E kemi djegur sallën e gym-it”, etj, janë vetëm disa nga postimet që ajo ka bërë vetëm gjatë muajit dhjetor. Ato në të shumtën e rasteve shoqërohen edhe me foto por zakonisht ato të aparateve të ndryshme ndoshta për faktin që Afërdita nuk është aq gati të na prezantohet pa grim, siç duhet të jetë gjatë kohës që ushtron.

Nëse një këngëtare ekziston në planet që është bërë e famshme me vithet e saj, kjo është padyshim Shkëndije Mujaj. Këngëtarja, e cila jeton në Zvicër, disa herë ka thënë se vithet e saj janë më të mira se të Kim Kardashianit. Por, deri më tani Shkëndija ende nuk ka bërë ndonjë videospot, apo një këngë që do të kënaqte adhuruesit e saj. Ndoshta në vitin 2013 ajo do të na sjellë diçka të re nga karriera e saj.

Z

ana Krasniqi në verë pritet të sjellë në jetë edhe një pjesëtar të ri të familjes Krasniqi, sipas burimeve të afërta me bukuroshen. Modelja kosovare, e cila prej një kohe jeton në Amerikë, thuhet se është shtatzënë me të dashurin e saj nga Kosova. “Zana është shtatzënë në muajt e parë të

shtatzanisë, afërsisht 2-3 muajshe, dhe pasi që është ende në muajt e parë, ajo ende nuk ka dëshiruar të bëjë asgjë publike dhe po mundohet ta fshehë me shumë forcë, pasi gjithmonë jeta e saj personale ka qenë tejet e mbyllur për media”, ka thënë një burim. Ish-Miss Kosova ka nënshkruar kontratë me agjencinë më të njohur në Amerikë për modele “Wihelmina Models” dhe po shijon mjaft sukses atje.

Eli Fara:

Sinan Hoxha, funddhjetori në Australi

Uroj që vitin e ardhshëm, të vazhdoj kështu si jam

Eli Fara një emër i madh i skenave shqiptare, e cila këtë vit ishte prezent si asnjëherë më parë edhe në një kompeticion, siç është Festivali i “Këngës Magjike”. Me një performancë të shkëlqyer, ajo arriti që të rrëmbejë edhe një çmim në këtë festival. Duket se për të, koha nuk lëviz dhe me zërin e mrekullueshëm e me atë buzëqeshjen e saj, ajo ka fituar

Këngëtari futet në “Big Brother” zemrat e të gjithë shqiptarëve. Kështu në një fundvit, nuk mund të mungonte edhe urimi i saj. “Ju uroj të gjithëve Gëzuar, shëndet, lumturi, mbarësi dhe paqe, paçin të gjithë në familjet e tyre. Vetes sime i uroj të vazhdoj kështu siç jam edhe në vitin e ardhshëm”.

Këngëtari Sinan Hoxha në ditët e fundit të dhjetorit ka qëndruar në Australi. Veç kohës që ka preferuar për të shijuar plazhet e mrekullueshme të këtij vendi, kemi mësuar se Sinani ka qenë i ftuar special në shoun e njohur ndërkombëtar “Big Brother”. I ekzaltuar nga ky vend ëndrrash, siç e ka quajtur ai në komentet e bëra në Facebook, Sinani ka postuar edhe foto ku shihet në shtëpinë e “Big Brother” Australia.


14

« gossip

E shtunë 5 janar 2013 •

Katie Holmes nuk është në lidhje me Jake Gyllenhaal Lajmin se aktorja Katie kishte darkuar në shtëpinë e Jake, është mohuar plotësisht nga të dyja palët. Thashethemet për lidhjen mes tyre janë publikuar për herë të parë në tabloidin italian ‘Grazia’, ku supozohej se Katie ishtë shprehur se ka shumë gjëra të përbashkëta mes tyre. Por në fakt Katie ka qënë vetëm, që prej divorcit nga Tom Cruise. Tani ajo është duke jetuar në një apartament në Neë York, bashkë me vajzën e saj Suri. Nga ana tjetër, Tom është raportuar së fundmi se ka qënë i lidhur me 26 vjeçaren Cynthia Jorge.

Ndahen Bradley Cooper dhe Zoe Saldana Bradley dhe Zoe ndahen për herë të dytë, pas rilidhjes së tyre në vjeshtë të vitit 2012. Ata janë ndarë përpara festave edhe pse kishin planifikuar se dot`i kalonin bashkë. Ata e festuan vitin e ri të ndarë me Zoe në Florida dhe Bradley në Europë. Planet ishin që Zoe do të kalonte pushimet me Bradley dhe familjen e tij në Europë, dhe të gjithë do të shkonin në Paris, por gjërat nuk funksionuan kështu. Sipas burimit Zoe ka kaluar natën e ndërrimit të viteve me miq në Majemi duke qënë edhe në shoqërinë e supermodeles Karolina Kurkova, Chris Bosh dhe Dëyane Wade. Zoe 34 dhe Bradley 37, u lidhën pasi luajtën si çift në filmin “The Words”. Të dy vinin nga marrëdhënie serioze të mëparshme.

Katy Perry: Nominimi për Oscar do të ishte një ëndërr Kënga e Katy Perry, Part of Me 3D, në javën e ardhshme ka shumë mundësi që të nominohet për çmimin Oscar në kategorinë kënga më origjinale. Katy, e cila aktualisht është në lidhje me John Mayer ka thënë se fitimi i çmimit Oskar do të ishte një ëndërr. “Kur unë isha duke u rritur dhe duke bërë muzikë, ëndrra ime ka qenë fitimi i një çmimi Grammy, por çmimi Oscar është jashtë sferës së ëndrrave”, ka thënë ajo. “Do të ishte çmimi shumë më i veçantë”. Edhe këngëtarja britanike, Adele është raportuar se do të jetë e nominuar me këngën e saj që është përdorur në filmin e James Bondit, “Sky Fall”. Nominimet për çmimet Oskar do të bëhen të ditur me 10 janar.

Frutat e detit

kurativë për dhëmbë të ndjeshëm

P

ërbërja natyrale ngjitëse që i lejon midhjet të ngjiten pas shkëmbijnve, mund të ndihmojë për dhëmbët sensitivë, sqaron një studim. Sekrecionet ngjitëse të krijesave të detit, kanë inspiruar shkencëtarët, të krijojnë një sasi që mund të përdoret për të riparuar dhëmbët e dëmtuar. Çdo 3-4 njerëz kanë dhëmbë të ndjeshëm ndaj të nxehtave, të ftohtave, të ëmblave ose të thartave. Kjo ndodh kur shtresa e jashtme e smaltit të dhëmbit është prishur dhe dentina është e butë, duke provokuar ngacmimin e nervit. Çimçakizat pa sheqer, apo edhe pasta dhëmbësh mund të ndihmojnë disi për të qetësuar dhimbjet. Por profesorë

Josheni,

të mos ju harrojë pas takimit të parë

Kanye West ndalohet nga policët për shkak të shpejtësisë Kanye West e ka gjetur veten në bela, pasi është ndaluar nga policët për shkak të shpejtësisë së madhe dhe xhamave të errët të makinës Mercedes Benz G63 SUV, të cilën ai e bleu disa muaj më parë. Kanye pritet të jetë një baba i ardhshëm, edhe pse ai e mohoi lajmin rreth shtatzanisë së Kim në koncertin e tij në Revel në qytetin Atlantik, ishte Kim ajo që ka konfirmuar lajmin e lumtur në blogun e saj. Qëkur lajmi është konfirmuar, paparacët janë munduar që të kapin ndonjë shenjë të shtatzanisë së Kim. Ajo është shprehur në një intervistë se të qënit shtatzanë nuk është e lehtë edhe pse ajo është duke pritur me padurim për këtë.

N

ë takimin e parë gjithsesi se dëshironi të lini përshtypje të mira. Provoni gjithçka që te ai të zgjoni ndjenjën e pasionit dhe të interesimit në ju. Nëse dëshironi që gjatë bisedës të theksoni diçka, atëherë reagoni duke e prekur në dorë apo gjunjë, duke e shikuar drejt e në sy, për të lënë përshtypjen se jeni plot me vetëbesim, shprehi kjo që një mashkull e ka të vështirë t'i bëjë ballë. Për t'i lënë përshtypjen se me të vërtetë edhe ju jeni e interesuar rreth tij, shikojeni nga thembrat e deri tek koka, me një buzëqeshje vrasëse. Kur t'ju pyet rreth profesionit tuaj, atëherë zgjidhni temën, e cila ju mbush me entuziazëm, për shembull flisni për orët kur mësoni të luani në kitarë apo si planifikoni pushimet vjetore. Josheni me disa mënyra të thjeshta, duke përdorur gjuhën e trupit, duke lëvizur kraharorët apo duke kafshuar buzën. Në këtë mënyrë ai fillon t'i imagjinojë gjërat aty për aty, e pjesë e asaj imagjinate jeni vetëm ju.

të Universitetit të Hon Kongut, ka kërkuar për një substance që mund të riparojë njëkohësisht edhe smaltin edhe dentinën e dhëmbit. I frymëzuar nga sekrecioni ngjitës i midhjeve u arsyetua se një material i ngjashëm mund të ndihmojë për të mbajtur mineralet në kontakt me dentinën për aq kohë sa do të jetë e mjaftueshme rikuperimi i dhëmbit. Ata krijuan një material ngjitës të quajtur polidopamine, e miksur me material kalciumi dhe fosfate. Rezultati ishte se dhëmbët e trajtuar me këtë material ngjitës dhe me minerale, rikuperohej si dentina ashtu edhe smalti. Pra i njëjti material që përdorin midhjet për të qëndruar në habitatine tyre, mund të përdoret edhe për dhëmbët e njerëzve, për të pasur një smalt dhe dentinë më të fortë.


gossip • E shtunë 5 janar 2013

»

15

Naomi

Campbell grabitet në Paris “Terminatorit”

Një fillim i mbarë për Jessican dhe familjen e saj. Ajo ka vendosur të fillojë ditët e para të këtij viti duke marrë rreze dielli në plazhet e Cabo San Lucas, në Meksikë. Aktorja e veshur me bikini ngjyrë portokalli ka nxjerrë më në pah format e saj të tonifikuara të trupit. Në shoqërinë e miqëve dhe burrit të saj, aktorja Alba ka pritur Vitin e Ri me atmosferë festive të zhurmshme. Dhe është ende herët që ajo t`i kthehet biznesit të saj, teksa ka dërguar një mesazh për Honest Company, e cila ka vendosur të bashkëpunojë me qëndrën bamirëse Baby2Baby, për të ndihmuar familjet në nevojë në Los Angeles.

i duhet përkthyes që të flasë me regjisorin e tij

Arnold Schwarzenegger ka punësuar disa përkthyes që të komunikojë me regjisorin e filmit “The Last Stand”, Kim Ji-Woon, pasi që jugkoreani nuk ndihej i sigurt me anglishten e tij. Terminatori legjendar është duke u rikthyer në ekranin e madh pas eksperiencës së tij në politikë dhe ky film është i pari prej se ai është larguar nga posti i guvernatorit të Kalifornisë në vitin 2011. Regjisori ka punësuar disa përkthyes në mënyrë që ekipi i aktorëve t`i kuptojë më mirë urdhrat e tij. Schwarzenegger për revistën “Esquire”, tha se të punosh me një regjisor aziatik ishte e mrekullueshme. “Ishte diçka e veçantë. Ne kishim një regjisor jugkorean, Kim Ji-woon, dhe ai kishte përkthyesit e tij që flisnin me të. Ai mendonte që anglishtja e tij nuk ishte e mirë aq sa të na shpjegonte atë që dëshironte të bënte. Por kjo funksionoi më mirë se çdo gjë. Ky me të vërtet është rikthimi im në film”.

Jessica Alba fillon Vitin e Ri në plazh

S

uper modelja Naomi Campbell ka pësuar një dëmtim në këmbë si pasojë e sulmit që i është bërë në rrugët e Parisit, teksa po përpiqej të ndalonte një taksi. Fatkeqësisht Naomi ka pësuar një thyerje të ligamentit. Ajo është tmerruar dhe beson se është vëzhguar nga sulmuesit, të cilët kanë pritur momentin që ajo të ishte vetëm. Një burim tregon se Naomi ka udhëtuar me një avion privat bashkë me Vladimir Doronin, në Colorado, për një trajtim ortopedik. I dashuri i saj bilioner tashmë i ka vënë pas Naomit forca sigurie, për të shmangur ndonjë grabitje tjetër. Naomi e ka raportuar ngjarjen në policinë franceze, por nuk ka pranuar të flasë publikisht për këtë gjë, duke siguruar vetëm që është mirë.

Mirren me yll në Bulevardin e Famës

Bruno Mars e fillon vitin mbarë, në vend të parë të top listave amerikan Superylli amerikan, Bruno Mars, e ka filluar mbarë vitin 2013, pasi ka arritur të ngjitet në maje të top listave amerikane. Kantautori që katër javë radhazi është në maje të Billboard Top 100 me këngën “Locked Out Of Heaven”, teksa në javën e fundit në vend të dytë është ngritur “I Know You Were Trouble” i Taylor Swift. “Diamonds” i Rihannas bie në pozitën e tretë, teksa top pesëshen e mbylllin Nicki Minaj dhe Justin Bieber.

Helen Mirren zbuloi të enjten yllin e saj në Bulevardin e Famës në Hollivud. Aktorja 67-vjeçare merr kështu yllin e parë për këtë vit që akordohet për personazhet e famshëm të botës së spektaklit. Mediat amerikane bëjnë të ditur se gjatë vitit 2013 do të nderohen me një yll ku është shkruar emri i tyre edhe aktorët Ellen DeGenerees, Javier Bardem dhe James Franco. Gjithashtu edhe këngëtarët Jennifer Hudson dhe Usher. Filmi i fundit ku ka interpretuar Helen Mirren është ‘Hithcock’, ku luan rolin e bashkëshortes së regjisorit të famshëm, Alma.


16

« bota

E shtunë 5 janar 2013 •

Pesë prej mashtrimeve dhe zhgënjimeve më të çuditshëm të historisë së shkencës

Kur edhe shkenca

“mashtron”

1. jë mëngjes gushti të vitit 1835, lexuesit e “New York Sun” u befasuan kur lexuan se hëna ishte e banuar. Tre të katërtat e faqes së parë të gazetës i dedikoheshin këtij lajmi, i pari i një serie me titull: “Zbulime të mëdha astronomikë të bërë kohët e fundid nga Sir John Herschel në Kepin e Shpresës së Mirë”. Herschel, një astronom i mirënjohur britanik, ishte në gjendje “përmes një teleskopi me dimensione shumë të mëdha dhe një parim krejtësisht të ri”, thoshte gazeta, që të shihte objekte në Hënë sikur këta të ishin “njëqind metra larg”. Çdo lajm i ri në serinë me gjashtë pjesë raportonte zbulime më fantastikë se paraardhësi. Teleskopi i Herschel zbuloi pyje në hënë, liqene dhe dete, ametistë monstruozë pothuajse njëqind metra të lartë, kodra të kuqe dhe humnera shumë të mëdha. Këtë panoramë surreale e popullonin kafshë që u ngjanin bizonëve, dhive, pelikanëve, deleve - edhe njëbrirësha. Një amfib në formë topi vinte vërdallë duke rrëshkitur. Kishte drerë brilopartë, arinj me brirë dhe zebra të vogla. Por surpriza mëe madhe i përkiste artikullit të katërt të serisë. Herschel dhe ekipi i tij i astronomëve kishin pikasur humanoidë: krijesa me krahë si lakuriqë nate katër metra të larta me fytyra që ishin një “përmirësim i vogël” i orangutangëve. Quajtur Vespertilio-homo, këto krijesa vëreheshin të ishin “të pafajshme”, por ato shpesh herë silleshin në një mënyrë që autori mendonte se nuk ishte e përshtatshme për botim. “The Sun” përshkruante gjithashtu tempuj të mëdhenj, ndonëse gazeta bënte kujdes të thoshte që nuk ishte e qartë nëse këta njerëz fluturues i kishin ndërtuar ato, apo ishin mbetje të një qytetërimi dikur madhështor. Disa detaje skulpturorë - një glob i rrethuar nga flakë - e çonin artikullshkruesin të pyeste nëse i referohej ndonjë fatkeqësie që u kish rënë këtyre njerëzve fluturues apo ishin një paralajmërim për të ardhmen. Reagimi ndaj kësaj serie varionte nga mosbesimi në habi. Vetë Herschel ishte i mërzitur. Në një letër drejtuar hallës së tij, Caroline Herschel, edhe ajo një astronome, ai shkruante: “Jam mërzitur tej mase nga ai mashtrimi për Hënën në anglisht, frëngjisht italisht dhe gjermanisht!” Autori i artikullit me shumë gjasa ka qenë Richard Adams Locke, një gazetar i “Sun”. Gazeta nuk e pranoi asnjëherë që lajmi qe i asajuar. Është tunduese të themi se ne jemi sot imunë ndaj mashtrimeve të tillë, dhe ndoshta kështu është. Por një kalim i shpejtë i asaj serie na kujton se nuk jemi aq të ndryshëm nga paraardhësit tanë të pothuajse 200 viteve më parë sa mendojmë.

N

2. ullkan njihet më së miri sot si vendlindja në letërsi i stoikut Z. Spock tek StarTrek, por për më shumë se gjysmë shekulli ai konsiderohej një planet i vërtetë që vinte në orbitë përreth Mërkurit dhe Diellit. Më shumë se një astronom i respektueshëm ka pretenduar atëherë se e ka vënë re. Astronomët kanë vërejtur shumë mospërputhje në orbitën e Mërkurit. Në vitin 1860, matematicieni francez Urbain Le Verrier spekuloi që një planet i pavënë re që ushtronte nëj tërheqje gravitacionale ndaj mërkurit mund të ishte shkaktar i orbitës së tij të cuditshme. Ai ia vuri emrin Vullkan. Një astronom i quajtur Edmond Lescarbault tha se e kish vënë re planetin një vit më parë. Të tjerë astronomë nisën të thonë se kishin vënë re më herët objekte që kalonin përpara Diellit. Kalimi herë pas here i objekteve që u ngjanin planeteve i bënte astronomët të ripërllogarisnin orbitën e Vullkanit. Pas eklipsit diellor të vitit 1878, që u dha astronomëve një shans të rrallë për të parë objektet që normalisht nuk shiheshin prej tij, dy astronomë raportuan se kishin parë vullkanin apo objekte të tjerë brenda orbitës së Mërkurit. Le Verrier mori medaljen Legjioni i Nderit për shkak tse kish parashikuar vendndodhjen e një planeti real: Neptunit. Ai vdiq në vitin 1877 duke besuar ende se kish zbuluar vullkanin. U desh të vinte viti 1915, me fotografinë e përmirësuar dhe pranimin e teorisë së relativitetit nga Ajnshtaini, e cila shpjegoi çuditë e orbitës së Mërkurit, që kjo ide të harrohej.

V

në atë të jashtme. Kjo është toka sic e shihte Kapiten John Cleves Symmes, një veteran amerikan i luftës së 1812. Ai i ra përreth Amerikës në 1820 duke dhënë leksione për tokën e zbrazët, si dhe duke i bnërë thirrje Kongresit të financonte një ekspeditë në pole. Ai shpresonte që sipërfaqja e brendshme e tokës do të eksplorohej dhe do të vendosej tregtia me banorët e saj. Kjo teori nuk ishte krejt e re - ideja e hapësira brenda tokës ishte sugjeruar nga mendimtarë të lashtë si Aristoteli, Platoni dhe Seneka. Shpellat dhe Vullkanet mbështesnin këtë teori, dhe kultura është e mbushur me rrëfime dhe legjenda për qytetërime të fshehur poshtë kores. Në vitin 1691, për të shpjeguar variacionet në polet magnetikë të Tokës, astronomi Sir Edmond Halley i njohur më së miri për përllogaritjen e lëvizjes së një komete të shndëritshme, propozoi një tokë të zbrazët që përbëhej nga katër sfera koncentrike. Pjesa e brendshme duhet të jetë e ndriçuar dhe e banuar, tha ai; ideja e Krijuesit që nuk kish arritur të popullonte tokën dhe të siguronte dritë popullsisë dukej e pamendueshme. Halley thoshte se hapësira e brendshme ndriçohej nga një substancë që jepte dritë dhe tha se aurora Borealis shkakthej nga dalja e saj mbi kore në pole. Për ta bërë një ide të çuditshme edhe më të çuditshme, Cyrus Teed, një fizikan, alkimist dhe eksperimentues me elektricitetin i shekullit 19, konkludoi se bota ishte jo vetëm e zbrazët, por edhe që në sipërfaqen e brendshme të saj jetonin qenie njerëzore. Ai e pati këtë ide në 1869 kur një vizion ëngjëllore i tha (pasi kish rënë në gjendje shoku pas një eksperimenti) se Teed ishte mesiah. Sipas ëngjëllit, dielli dhe trupat e tjerë diellorë ngriheshin dhe uleshin brenda tokës së zbrazët falë një atmosfere që përthyente dritën në zonat ekstreme. I gjithë kozmosi, pretendonte ai, ishte 8000 milje në diametër. Teed e ndryshoi emrin e tij në Koresh, krijoi kultin e tij, Koreshaniti dhe ndërtoi një ndërtesë për ndjekësit e tij, 250 vetë në jugperëndim të Floridës. 5. ë 1950, Immanuel Velikovsky botoi “Botë drejt përplasjes”, një libër që ngrinte pretendimin e ngjarjeve historike kataklizmike të shkaktuara nga një kometë e hallakatur. Një psikanalist, Velikovsky, përmendte librin e Joshuas në testamentin e vjetër, ku thuhet se si Perëndia ndali Diellin nga lëvizja në qiell. Carja e Detit të Kuq nga Moisiu, pretendonte Velikovsky, mund të shpjegohet prej tërheqjes gravitacionale të Kometës. Ai hodhi teorinë që në vitin 1500 para Krishtit Jupiteri lëshoi një masë materiali planetar që mori formë komete përpara se të shndërrohej në planetin Venus. Velikovsky ishte njëri në një linjë të gjatë katastrofistësh, mbështetës të teorisë që janë kataklizmat e papritura shpesh herë në formë planetesh që kanë shkaktuar shfarosjet në masë apo formimin e tipareve gjeologjikë. Libri i tij është i njohur jo aq shumë për shkak të teorive të tij, por për shkak të popullaritetit dhe jetëgjatësisë. Një bestseller i “New York Times” pë 11 javë, ai mund të gjendet në raftet e shkencës në librari edhe sot. Botë drejt përplasjes hasi në talljen e shkencëtarëve. Mes problemeve të tjerë, përbërja e Venusit dhe Jupiterit është e ndryshme, dhe energjia që kërkohet për të nxjerrë kaq shumë material do ta kish avulluar planetin që po lindte. Gjatë një debati të 1974 të sponsorizuar nga Shoqata Amerikane për Përparimin e Shkencës, Carl Sagan, astronomi i njohur ishte mes panelistëve që i kundërviheshin Velikovskyt. Por sulmet mund ta kenë forcuar pozicionin e tij; për shumë njerëz ai ishte i vogli që i kundërvihej establishmentit të shkencës. Idetë e Velikovskyt dukeshin radikale një gjysmë shekulli më parë - shumica e astronomëve besonin se ndryshimet planetare ndodhnin me një ritëm të ngadaltë dhe konstant. Ata që kanë mbetur nga mbështetësit e tij përmendin impaktin e asteroidëve të 65 milionë viteve më parë që shkaktoi zhdukjen e dinosaurëve.

N

3. ercival Lowell pa nga një teleskop nga maja e një kodre në Arizonë dhe vërejti sipërfaqen e Marsit të mbushur me kanale. Qindra milje të gjatë, ata shtriheshin në vija njëshe dhe dyshe që nga polet shpërndarës të ujit për banorët e etur të një planeti që po thahej, kanalet u panë si një tipar spektakolar i inxhinierisë, një përpjekje e dëshpëruar e marsianëve për të shpëtuar botën e tyre. Lowell ishte nëj astronom me influencë, dhe kanalet, të cilët ai i hartëzoi me një precizion të lartë, u bënë një temë e debatit shkencor në fillimin e shekullit 20. Ne tani e dimë që kanalet nuk ekzistonin, po si nisi ky keqkuptim? Në 1877, Giovanni Schiaparelli, një astronom italian tha se kish parë kanale në sipërfaqen e Marsit. Kur raporti i tij u përkthye në anglisht, canali, që në italisht do të thotë kanal, u përkthye si “Canal” që në anglisht ka kuptimin e kanaleve të bërë nga dora e njeriut. Imagjinata e Lowell u ndez nga zbulimet e Schiaparellit. Në 1894, ai ndërtoi një observator në Flagstaff, arizona, dhe u fokusua tek marsi. Të tjerë astronomë kishin vërejtur se disa zona të sipërfaqes së planetit dukej se ndryshonin me stinët - blu në të gjelbër gjatë verës dhe e kuqe në dimër. Këta ndryshime dukej se korrespondonin me rritjen dhe tkurrjen e poleve. Lowell besonte se shkrirja e tyre në verë mbushte kanalet me ujë që furnizonte zona

P

të mëdha vegjetacioni. Ai mbushi blloqe të tërë me shënime dhe vëzhgime e skeca, si dhe krijoi globe që tregponin rrjetet e mëdha të kanaleve ujorë të ndërtuar nga marsianët. Ngatërresa e sistemit të kanaleve të Lowell bëhet edhe më misterioze për faktin që duket se nuk korrespondon me asnjë tipar të planetit sot - megjithatë, ai herë pas here shihte të njëjtët kanale në po të njëjtët vende. Edhe në kohën e Lowell, shumica e astronomëve të tjerë nuk arrinin të shihnin atë që ai shihte dhe teoria e tij u diskreditua nga shumica e komunitetit shkencor. Edhe sot e kësaj dite askush nuk e di nëse hartat e Lowell ishin rezultat i lodhjes, iluzioneve optikë, ose ndoshta, modeli i enëve të gjakut në syrin e tij. Ashtu si çdo ide romantike, besimi tek kanalet marsianë ishte e vështirë të braktisej. Mundësia e jetës në planetin që ndodhet më pranë nesh na ka joshur prej shekujsh dhe vazhdon ta bëjë. Kanalet e Lowell frymëzuan shkrimtarë fantastiko shkencorë si H G Wells dhe Ray Badbury. U deshën misionet Mariner në mars në vitet ‘60 dhe ‘70 që të vërtetonin se nuk ka kanale në Planetin e Kuq. 4. magjinoni tokën si një top të zbrazët me nga një të hapur në çdo pol. Në sipërfaqen e brendshme ka oqeane dhe kontinente, ashtu si dhe

I


bota • E shtunë 5 janar 2013

»

17

SHBA

Polarizimi,

P

oralizimi politik që u shfaq së fundmi gjatë negociatave për marrëveshjen fiskale të buxhetit ka shkaktuar pesimizëm tek shumë njerëz lidhur me aftësinë e sistemit demokratik në Amerikë për të funksionuar. Duket se në Uashington është krijuar një klimë bllokimi të përhershëm. Shumë vizitorë në Kongresin amerikan, si David Stark nga shteti i Merilendit vijnë të admirojnë këtë momument të demokracisë, por shprehen të zhgënjyer me polarizimin politik brenda mureve të tij. “Do të kisha dashur që të kishte një grup që anonte më shumë nga qendra, të kishte vullnetin të distancohej edhe nga udhëheqësit e partisë për të gjetur emërues të përbashkët”. Kongresi dhe Presidenti Barack Obama arritën një marrëveshje duke shmangur afatin e katastrofës fiskale, që do të kishte imponuar shkurtime drastike shpenzimesh dhe rritje masive taksash, por procesi nxorri në pah paaftësinë e politikanëve për të punuar së bashku. Negociatat mes Presidentit demokrat Obama dhe kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, nuk patën sukses. As udhëheqësit demokratë dhe republikanë në Senat nuk ranë dakord. Analisti Thomas Mann i Institutit Brookings thotë se bllokimi është pjesërisht një problem strukturor i shkaktuar nga politika përçarëse partiake që shpesh bllokon bashkëpunimin mes degëve të qeverisë. “Partitë tona politike, që nuk ishin parashikuar nga themeluesit e shtetit dhe u përfshinë në Kushtetutë, janë transformuar në një mënyrë të tillë që nuk përputhen me sistemin qeverisës”. Më në fund ishte marrëdhënia mes nënpresidentin Joe Biden, një ish-senator dhe udhëheqësit të pakicës në senat Mitch McConnell që e bëri të mundur kapërcimin e përçarjes. Dhe paketa e miratuar në një seancë të posaçme të kongresit në ditën e Vitit të Ri vetëm sa e shtyu diskutimin për deficitin në rritje. Megjithatë, Mann thotë se ishte një arritje e rëndësishme dypartiake. “Në fund të fundit ata arritën ta shmangin katastrofën, arritën një marrëveshje dhe fituan mbështetje të gjerë në senat dhe kreu i Dhomës së Përfaqësuesve lejoi që paketa e kundërshtuar nga shumë republikanë të votohej. Pra, ishte diçka pozitive”. Allan Lichtman, profesor historie në Universitetin Amerikan shqetësohet se betejat e ardhshme për buxhetin mund të mbizotërojnë legjislaturën e

viti nis me pesimizëm

re. “Ndërsa shqetësohemi për rritjen e taksave për milionerët nga 35 në 39 për qind, të gjitha problemet e mëdha me të cilat përballet vendi, po neglizhohen plotësisht”. Profesor Lichtman thotë se ndërsa Kongresi zgjat debatin për buxhetin, ka më pak gjasa të merret me çështje më të rëndësishme si ndihma për katastrofa natyrore dhe zbutjen e efekteve të ngrohjes globale. Tani, beteja për taksat dhe buxhetin Zyrtarët në Uashington dhe amerikanët ndihen disi më të lehtësuar pas vendimeve të Kongresit amerikan lidhur me një plan kompromisi për të shmangur të ashtuquaj-

turën “greminë fiskale” me rritje taksash dhe shkurtime buxhetore që do të kishte rikthyer ekonominë amerikane në recesion. Por siç na njeh materiali në vazhdim, beteja të metjeshme priten mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit mbi shpenzimet dhe taksat. Përfundimisht, ligjvënësit ndërmorën veprime për të parandaluar rënien në “greminën fiskale”. Ndërkohë Presidenti Obama po i paralajmëron republikanët që të mos nxjerrin pengesa për rritjen e tavanit të borxhit për qeverinë amerikane. Ky debat mund të fillojë ndoshta qysh muajin që vjen. “Ndërsa jam i hapur për të negociuar, nuk

do të zhvilloj debat tjetër me këtë Kongres për të paguar faturat që ata kanë grumbulluar përmes ligjeve të miratura nga vetë ata”. Shumë republikan ishin të pakënaqur që kompromisi bëri shumë pak për të ulur shpenzimet qeveritare. Spencer Bachus është ligjvënës nga Alabama. “Nuk ka shkurtim shpenzimesh, po shtojmë 4 miliardë dollarë borxhe në ditë”. Republikanët po presin afatin tjetër pas dy muajsh, ku Kongresi duhet të veprojë për të shmangur hyrjen në fuqi automatikisht të shpenzimeve. Rizgjedhja e Presidentit Obama i jep atij avantazh mbi republikanët, thotë analisti i Insitutit Brookings, Thomas Mann. “Ai do të qeverisë edhe për katë vjet. Ata duhet ta pranojnë këtë”. Por Presidentit do t’i duhet të jetë më i hapur për të bërë kompromis në muajt që vijnë, thotë ish-shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë në kohën e presidentit Reagan, Ken Duberstein. “Presidentët në mandatin e dytë mund të mësojnë se jo gjithçka shkon sipas atyre, duhet të bëjnë kompromise. Duhet të ndërtojnë ura komunikimi dhe të bëjnë më shumë lëshime”. Shumica e votuesve duan që Kongresi dhe Presidenti të gjejnë një gjuhë të për-

Më në fund ishte marrëdhënia mes nënpresidentin Joe Biden, një ish-senator dhe udhëheqësit të pakicës në senat Mitch McConnell që e bëri të mundur kapërcimin e përçarjes. Dhe paketa e miratuar në një seancë të posaçme të kongresit në ditën e Vitit të Ri vetëm sa e shtyu diskutimin për deficitin në rritje. Megjithatë, Mann thotë se ishte një arritje e rëndësishme dypartiake. “Në fund të fundit ata arritën ta shmangin katastrofën, arritën një marrëveshje dhe fituan mbështetje të gjerë në senat dhe kreu i Dhomës së Përfaqësuesve lejoi që paketa e kundërshtuar nga shumë republikanë të votohej” bashkët, thotë William Galston me Insitutin Brookings. “Vendi është i ndarë, por nuk është ndarje aq e thellë sa ajo mes partive politike dhe ka më shumë ndjenja kompromisi mes amerikanëve sesa duket se ka në Uashington”. Debatet që do të pasojnë mbi kontrollin e armëve dhe reformën e imigracionit gjithashtu mund të bllokohen, thotë analisti republikan Scot Faulkner. “Vetëm kur ligjvenësit t’i largohen rutinës elektorale dhe të kenë si përparësi qeverisjen dhe jo retorikën, ciklet e mosmarrëveshjeve do të marrin fund”. Ndonëse në tërësi demokratët kanë më shumë vende, Kongresi e ri vazhdon të jetë i ndarë mes demokratëve që ruajnë shumicën në Senat dhe republikanëve që vazhdojnë të kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve. Dhoma e re e Përfaqësuesve votoi problemin e parë përmes një votimi për 9 miliardë dollarë ndihma për

viktimat e uraganit “Sandy”, stuhia e fuqishme që përfshiu Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara. Drejtuesit e Dhomës ndryshuan planin dhe vunë në rend të ditës dy votime për ndihmat për stuhinë sot pasi morën kritika të ashpra nga ligjvënësit në shtetet e prekura pasi legjislatura e vjetër nuk votoi për të. Senati ka miratuar tashmë një paketë prej 60 miliardë dollarë ndihmash. Stuhia përfshiu Bregun Lindor në tetor, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe duke shkaktuar miliarda dollarë dëme. Si rezultat i saj gjetën vdekjen 125 njerëz. Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë më 15 janar për një ndihmë shtesë prej 51 miliardë dollarësh. Në javët në vazhdim, Kongresi i ri i cili bëri betimin të enjten, do të përballet gjithashtu me mosmarrëveshjet lidhur me borxhin, propozimet për imigracionin dhe debatin mbi kontrollin e armëve.


18

« dossier

E shtunë 5 janar 2013 •

Vdekja e kalit apo vrasja e shkencës

Historia e Beqir Ballukut dhe shkatërrimi i fermës së rritjes së kuajve Nga Albert Kotini

K

ështu e fillova bisedën me të nderuarin zotin Ali Ohri. Që të shkruash mbi figurën e z. Ali Ohri, më duhen faqe të tëra, gjë që nuk përbën motivin e shkrimit tim. Megjithatë, lidhur me këtë pyetje m’u desh që të vija në shtëpinë e tij tipike dykatëshe tiranase me avlli, siç i thonë të vjetrit tanë, dhe një komoditet që ruan fisnikërinë e vet në vite dhe aty të bisedoja shtruar lidhur me këtë çështje e trajtuar si në film, por mbi të gjitha si legjendë duke ua atribuar kastës ushtarake e në veçanti Petrit Dumes edhe motivin e vrasjes së kalit. Në atë verandë, ku kjo familje fisnike pret çdo njeri me zemër të bardhë e në veçanti e shoqja, që të gjithë i flasim me respekt e perkëdheli “Memi”, ndihesh tepër i respektuar dhe mjaft këndshëm në atë ambient që rrallëkush ta plotëson. Them “familje fisnike” sepse janë jo vetëm me prona që nga Selaniku në Ohër, ku më pakta në Shqipëri është shtëpia ku u zhvillua Kongresi i Lushnjës, por nga shpirti dhe nga zemra janë trashëgimtarë të një patriotizmi që përtëritin shekujt e mëparshëm vetëm në punët e mëdha që kanë bërë për çështjen shqiptare. Nejse, lidhur me këtë problem që përmenda deri këtu do të shkruaj në librin që kam në dorë, por që meriton një vëmendje të veçantë. Ajo çka më bën të ndal e të bisedoj me z. Ali Ohri është se ai ka qenë dhe aktualisht e di më mirë se kushdo të vërtetën e vrasjes së kalit, e cila është trajtuar vetëm si vlerë artistike dhe ideologjike, por jo në thelbin saj, që ka të bëjë me vete vrasjen e shkencës në Shqipëri. Që të trajtosh vrasjen e mendimit shkencor shqiptar, kuptohet se është një çështje më vete dhe si e tillë meriton të trajtohet. Një nga aspektet e kësaj çështjeje është edhe e lidhur me këtë bisedë bërë me vetë zotin Ali Ohri. Natyrisht, filmi “Vdekja e kalit” bëri shumë bujë në Shqipëri dhe ka vërtet vlerën e vetë artistike dhe morale të kohës, por fenomeni tipik i ngjarjes reale ka të bëjë me një tjetër lloj vrasjeje: atë të pasionit të njeriut të shkencës. Zhdukja e një pasurie kombëtare, siç ishte raca e kuajve në Shqipëri, në emër të grupeve armiqësore ka qenë një nga injoranca e kohës së regjimit komunist e deri sot. Pse? “Në kohën e komunizmit, - tregon Ali Ohri, - u bë si u bë, por, në fund të fundit, iu dha rëndësi kuajve dhe hipizmit në vend. Meqenëse zoti Ali Ohri është marrë që në fillim me këtë punë, d,m,th, nga viti 1945, kur u krijua kavaleria, ndërsa në fillim 1947 ky repart u suprimua menjëherë. Por në fillim të vitit 1947 u mor vendimi që të krijohej ferma ushtarake e Cërrikut për rritjen e mbarështimin e njëthundrakëve dhe për blerjen e materialit “kalë” u ngarkuan dy persona: mjeku veterinar Çerçem Çelo dhe Ali Ohri. Këta shëtitën në një itinerar të caktuar të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe bleu nga populli 200 pelat më të bukura të Shqipërisë. Gjithashtu u importuan dhe nga Jugosllavia disa kuaj e disa pela të Banatit (Vojvodinë) si dhe një hamshor arab me emrin Kedif, që u pagua 50 mijë franga të asaj kohe së bashku me disa pela, po të racës arabe. Kjo fermë nuk ua kishte lakmi për punën e saj shkencore fermave më të mira të Europës. Madje, këtu filloi dhe inseminimi artificial, u importua nga Italia dhe një gomar Martina Franka, për prodhimin e mushkës së racës për nevojat e ushtrisë. Mirëpo kjo fermë pati jetë të shkurtër, se rreth vitit 1952 ferma pushoi së funksionuari dhe i gjithë ky material i kaloi Ministrisë së Bujqësisë për në fermën e Fierit dhe sot nuk i dihet nami e nishani ku janë. Më 1947 u krijua në Shkodër afër liqenit Qendra e Studimit dhe Seleksionimit Zooteknik, ku u grumbulluan 150 pela vendi, pasi qendra kishte edhe shumë lopë, pula etj. Më vonë kjo qendër mori emrin “Stacioni Zooteknik i Shkodrës” dhe është bërë një punë kolosale edhe për kuajt. Mund ta them pa dyshim se arriti një nivel të atillë që edhe të huaj kur

e vizitonin këtë qendër zooteknike e vlerësonin pa masë. Krahas kësaj u krijua në Tiranë te Rrapi i Treshit një qendër me 300 pela vendi si dhe një tufë pela e hamshorë të racës së pastër arabe me vlera racore të padiskutueshme. Prej marsit 1972 kur unë (Ali Ohri) u rimora prapë në punë si specialist civil me këtë repart ushtarak në të cilin është bërë një punë shkencore në nivelin e normave bashkëkohore duke nxjerrë prodhime të mrekullueshme. Tufat e kuajve që kishin ardhur nga BS dhe përbëheshin nga pesë hamshorë, 16 pela, të cilat arritën në vitin 1974 në 82 krerë hamshorë pela e mëza. Sipas llogarive të mia, në vitin 1980 tufa e kuajve racë do të arrinte numrin 200 dhe ne mund t’i lejonim vetes eksportin e hamshorëve arabë. Por në fillim të 1975 mbas ekzekutimit të Beqir Ballukut dhe Petrit Dumes më pushuan edhe mua nga puna. Dhe i gjithë ky material prapë i kaloi Ministrisë së Bujqësisë në fermën e Durrësit (Bishti i Pallës), atje ku gjeti vdekjen dhe hamshori i famshëm Naklloni (Rus). Si ndodhi dhe pse? Ishte plakur hamshori dhe e futën në një kaloshin duke e shfrytëzuar në një mënyrë vandale, saqë u detyruan pas saj ta vrasin se nuk u përgjigjej më asnjë shërbimi (filmi krijon një iluzion për Petrit Dumen, gjë që nuk është e vërtetë). Edhe këta kuaj pësuan fatin e kuajve të fermës së Cërrikut. Po të mos ishte krijuar një grup pune kontrolli nga Ministria e Bujqësisë, ku bëja pjesë edhe unë në atë grup, duke më pezulluar për disa javë për të inspektuar fermat e vendit. Në këtë grup së bashku zooteknikun Burhan Dizdani, që drejtonte sektorin e njëthundrakëve, vendosëm që mbas kontrollit të raportonim në qeveri rezultatet tona. Ne ngulëm këmbë që materiali racor arab që kishte mbijetuar akoma i pazhdukur të kalonte në stacionin zooteknik të Shkodrës. Këto pela të huaja në këtë stacion iu nënshtruan një trajtimi shkencor bashkëkohore dhe aty lulëzuan për freskim gjaku, duke u blerë edhe një hamshor arab të pastër nga stacioni i famshëm hungarez “IBABOLNAJT”. Po në stacionin zooteknik të Shkodrës në vitin 1993 u organizua me iniciativën e stacionit dhe me përkrahjen time dy gara kombëtare me kuaj të ardhur nga e gjithë Shqipëria. U organizuan në tërë qytetet shqiptare grupet tipike dhe më 1988 u krijua federata e hipizmit, që drejtohej nga unë. Vazhdoj të drejtoj, - vijon Ali Ohri, - deri në dhjetor të 2002, kur dhashë dorëheqjen dhe drejtimin e kësaj federate e mori një person që ka shumë vlera për shpëtimin e racës arabe në Shqipëri: kolonel Arian Rugji, dhe si sekretar një ish-nxënësi im kalorës, kapiteni i parë Qamil Biba. Asnjë ndihmë për investim deri tani nuk është dhënë për mbajtjen gjallë të kësaj federate të hipizmit. Por në mënyrë humane dhe pasion shkencor mund të përmend Ali Murizin në Divjakë si kryetar i degës të Federatës së Hipizmit. Pra, vetë pasioni shkencor i njerëzve kërkon që të mbijetojë edhe ky sektor që quhet Federatë e

hipizmit me një funksion organik që ekziston pa asnjë investim nga shteti. Në vitin 2001, mbas kërkimit u studiua që ishte në bashkëgjakësi për çiftëzimin dhe për këtë ju drejtova qeverisë Saudite për një ndihmë (natyrisht thjesht si federatë), ku konsistonte edhe caktimi i dy hamshorëve gjakpastër arabë që do të shërbenin për prodhim. Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite Abdulla, si një fisnik i madh na dërgoi dy hamshorë të rinj (se kuaj të vërtetë arabë aty janë në Arabinë Saudite) së bashku me disa pajime dhe një çek prej 10 mijë dollarësh. Në këtë moment Ali Ohri më ndërpreu duke më treguar një libër të vitit 1990 me titull: “The Arabian Horse Stud Book”. Me shpjegimin e tij profesional se asnjë kalë nuk mund të shitet si kalë arab, por nuk figuroi në këtë libër ndërkombëtar. Librin ndërkombëtar titullohet “VAHO”, ndërsa shpjegimet janë në librin e mësipërm, që kanë në thelb gjenealogjinë e kalit arab. Mbas këtij shpjegimi profesional dhe të vërtetë për evoluimin e kësaj shkence e pyeta zotin Ali Ohri në lidhje me disa dokumente që unë disponoj në arkivin i Ushtrisë për këtë çështje të cilat do të botohen siç janë më poshtë. Cili është për ju dr. Vasfi Visoku? Po, - më tha, - Vasfiu ka vdekur. Për mua nuk ka njeri shkencëtar më të shquar të kësaj fushe që njoh. Shqiptar ka banuar në Turqi, ka studiuar në Gjermani dhe deri në momentet e fundit ishte pedagog i njohur në Institutin e Lartë Bujqësor Kamez. Ka qenë dënuar në gjyqin special të vitit 1945 me tre vjet burg. Ka punuar në stacionin zooteknik të Shkodrës dhe së fundi në Institutin e Lartë Bujqësor. Ka bërë çmos që kjo shkencë të ekzistonte deri tani por kuptohet që politika dhe ideologjia edhe në këtë fushë ka

sjellë dëmet e veta... Po Reshit Shtëpani? Ka qenë komandant i repartit 3150 Lazaret. Mjek veteriner i shquar. Njeri i kushtuar në maksimum për çështjen e kuajve. Ka bërë çmos që qendra shkencore të mos prishej duke ju drejtuar organeve shtetërore dhe të partisë të asaj kohe për këtë qëllim, por fatkeqësisht rryma tjetër ishte më e fortë se kjo dhe nuk ia arriti dot qëllimit për ta mbajtur gjallë këtë shkencë . Të njëjtën gjë vijon Ali Ohri mund të them edhe për Todi Treskën. Njeri pozitiv, por aq e kishte çapin dhe mundësinë sepse vendimet për prishjen e kësaj qendre shkencore ishin marrë nga instancat më të larta të shtetit dhe partisë. “Por mirë, - i them unë, - ç’hyn këtu Petrit Dumja për kuajt?” Unë mendoj, - vijon Aliu, - që edhe pushkatimi i Petrit Dumes deri diku ka ndikuar në prishjen e kësaj qendre shkencore, pasi ai përveç pasionit që kishte për kuajt mendoj se i konsideronte një element të nevojshëm për të mos thënë të domosdoshëm për terrenin tonë dhe situatën që mund të krijoheshin në Shqipëri. Asnjë argument shkencor që nuk i di as vetë se ku e bazuan qeveritarët urdhrin për prishjen e stacionit shkencor. Megjithëse kur u prish Lazarati edhe unë isha pushuar më parë. Aty ndërhyra edhe unë. Edhe shkolla “Skënderbej” mbas pushkatimit të Petrit Dumes u likuidua si e tillë. Por për këtë çështje do të flas unë në të ardhmen pa bërë ndonjë lidhje a paralelizëm që nuk hyn fare këtu. Shtroj pyetjen: po në perspektivë këtë vlerë shkencore të kuajve si mund ta shohim? Përvoja e dikurshme që këto stacione shkencore shikoheshin edhe në Europë, por më tepër në Shqipëri si një armë luftarake ka rënë. Ka vetëm vlerë sportive. Nuk është më koncepti i vjetër, që i takon një klase fisnike apo aristokratike, por është shumë popullore sot në botë. Edhe në Shqipëri i gjithë aktiviteti si shtet për mua konceptohet si një mozaik. Pra në qoftë se këtij mozaiku i heq një “katror” të vogël, siç është kjo e hipizmit e humbet pamjet e plotë të vet. Pra, po të heqësh këtij aktiviteti kompleks artin e sportit të hipizmit e ke shëmtuar fytyrën e bukur që ka vetë shteti edhe në këtë pikë. Kurse sportet, po t’i heqësh këtë katror nga mozaiku i vetë, të gjitha disiplinat e tjera sportive mbeten shurdhmemece. Po të them, - m’u drejtua përfundimisht Aliu, - se, po të lexosh librat për kuajt arabë të pastërm të cilat i servir një shoqatë e quajtur “Vaho” në regjistrin e vet që shërben si dokumentar zyrtar garanton dhe rezulton çdo lindje të kuajve të tille në çdo pikë të globit si racë. Vetëm kjo njihet si certifikata ekzistuese, pa të cilën nuk mund të shitet asnjë kalë arab. Me këtë rast unë dua të kujtoj në shenjë respekti të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë fushë, por t’u bëj thirrje shtetarëve tanë që për të shkuar në Europë, kur ne vetëm në këtë fushën e shkencës


dossier • E shtunë 5 janar 2013

19

kurrfarë dëmi por kjo kërkon leje nga shoku Pirro Dodbiba. Tani unë e shikoj që e kam “teprue” duke ju preokupue ju me këto çështje, por kam bindje që edhe Ju e kuptoni se në luftën për zhdukjen e koncepteve negative për kalin ne pa ju jo që nuk do të kishin arritur ku jemi por do të qemë zhdukur fare megjithëse herë-herë “indirekt” ndihen rreziqe. Presim urdhrat tuaja lidhur me këto çështje. Me nderime ushtarake Shefi i SQ Veterinar Reshit Shtepani

të trajtimit të hipizmit dhe kuajve arabë arritëm në një pikë që ishim në Europë nga ana shkencore. Vallë a nuk mund të ketë një riciklim të kësaj çështjeje me sy miqësor dhe jo armiqësor?! Për sa i përket anës zyrtare të së vërtetës të kësaj çështjeje më mirë se mund t’i refrohemi leximit të këtij dokumentacioni nuk mund të ngrihet kjo çështje në shkallën dhe zbulimin e së vërtetës, jo ashtu siç është përshkruar në film, por as ashtu siç është mitizuar me emrin e Petrit Dumes. Shkencëtarët e vërtetë gjithmonë janë thelbi i realitetit në historinë njerëzore, prandaj duhet t’u besojmë këtyre pasioneve njerëzore sesa trajtimeve dhe interpretimeve politike dhe ideologjike që kanë mbuluar mjaft të vërteta edhe në këtë çështje. AQU Dokumenti nr. 480 Dt. 8. 9.1974 Shoku Petrit! Dr. Vasfi Visoku i drejton shokut Ministër dhe Juve këtë letër dhe nga një vepër ku ju shfaq dëshirën për t’iu krijuar mundësia për të punuar 2 - 3 ditë në muaj në stacionin e përmirësimit të kuajve (Lazaret), Tiranë. Letra iu dha për ta parë shokut Todi Treska. Ai sqaron se si specialist Dr. Vasfiu është i mirë, por biografinë e ka të keqe. Ka qenë anëtar i Partisë Fashiste. Lutemi, mendimin tuaj për t’i dhënë përgjigje të interesuarit. Shefi i Sekretariatit Ndreko Çabeli

***

Të nderuarit shokut Beqir Balluku Ministër i Mbrojtjes Popullore dhe Të nderuarit shokut Petrit Dume Shef i Shtabit të Përgjithshëm Të Ushtrisë Popullore Më lejoni që të preokupoj kohën tuaj të vlefshme për disa minuta me lutjen time që ka lidhje të ngushtë dhe me një problem të madh zooteknik: Duke bazuar në vjetërsinë 44-vjeçare 1929-1974 si një specialist që kam punuar për mëkëmbjen e blegtorisë të vendit tonë, e sidomos për përmirësimin edhe shtimin e njëthundrakëve mora iniciativën t’ju shkruaj këto rreshta që në çast duken personale, por në realitet kanë lidhje të ngushtë me një problem të madh zooekonomike për vendin tonë. Tashti, megjithëse unë gjendem në pension, duke u bazuar edhe duke respektuar direktivat e Partisë, që apelon të gjithë të moshuarve me një kuptim të plotë patriotik edhe me një ndjenjë të thellë njerëzore, dëshiroj të jap kontributin tim modest duke punuar 2 - 3 ditë në muaj (në rast nevoje edhe më tepër) në stacionin e Përmirësimit të Kuajve (Lazaret-Rrapi i Treshit) Tiranë. Gjatë jetës sime, duke dashuruar rritjen e njëthundrakëve, veçanërisht atë të kuajve qysh në moshën e re kam filluar të punoj e të shkruaj për këtë degë artikuj broshura dispensa e tekste, të cilat përveç se në gjuhën kombëtare janë botuar edhe jashtë në shtete të tjera e sidomos në Gjermani dhe Itali. Përpara se të dal në pension 14 vjet rresht me gjithë zemër kam vepruar dhe propaganduar si pedagog e si bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz, e pikërisht në Fakultetet e Agronomisë e Veterinarisë edhe në Degën e zooteknisë. Në vitet e fundit së bashku me studentët e mi kam qenë shpesh herë në Stacionin e Përmirësimit të Kuajve në Rrapi i Treshit, ku kam parë me admirim materialin e vlershëm zooteknik e veçanërisht kam admiruar punën bukur e patriotike të punonjësve edhe të kolegëve të mi. Besoj se dhe kontributi i im mund të vlejë në këtë kolektiv si një bashkëpunëtor i jashtëm edhe si një konsulent ndër këto pika: 1. Bashkëpunim në punën racore në kryqëzime dhe hibridizime. 2. Bashkëpunim në organizimin e zbatimin të dokumentacioneve zooteknik dhe në librat gjenealogjike të cilat janë baza të punës racore serioze e të vazhdueshme. 3. Bashkëpunim në organizimin e konkurseve hipike. 4. Bashkëpunim në organizimin e kurseve zooveterinere dhe mësimesh edhe zhvillimi i praktikave përkatëse. 5. Konsultime tekniko shkencore të tjera që mund të shihen të nevojshme prej Drejtorisë së Lazaretit. Së bashku si një shenjë nderimi ju paraqes dy broshura që kemi punuar dhe botuar me kolegun tim të vyer i ndjeri dr. Medar Shtylla për të pasur një ide mbi rritjen e kuajve në të kaluarën ku motori edhe mekanizimi ende nuk kishte hyrë në

»

vendin tonë. Jam i mendimit se, në qoftë se nuk është nevoja për të arritur sasinë e krerëve të mëparshëm, por ne prapë duhet të kalojmë atë nivel për sa i përket kualitetit zooteknik e racor sidomos në zonat e malësisë, duke u bazuar në tipat modernë edhe të shumanshëm të racave. Këtë letër të përbashkët e kam shkruar duke u mbështetur në dy fakte: së pari ju, shoku Beqir, që më njihni qysh në moshën e re sportive dhe na keni inkurajuar me fjalë të urta si një udhëheqës shteti në punën tonë tekniko-shkencore në çdo vend kur ka rënë rasti edhe shoku Petrit Dume si një amator i madh dhe i pasionuar për hipikulturë, përgjithësisht në sport, të cilin shpesh herë e kam parë në stadiumet dhe disa herë në Institutin e Lartë Bujqësor Kamëz, por për fatin e keq timin nuk kam patur rastin e bukur të bisedoj dhe të shkëmbej mendime për rritjen e kuajve për organizimin e hipikulturës në vendin tonë. Në qoftë se e shihni të arsyeshme dhe të dobishme kërkesën time ju lutemi intervenoni dhe rekomandoni pranë Drejtorisë Veterinarisë Ushtarake edhe në atë të Lazaretit (dr. Reshit Shtepani), në mënyrë që kërkesa e ime të marrë një formë definitive administrative për të filluar sa më parë punë në kuadrin e sipërpërmendur. Ju lutemi pranoni nderimet e mia më të larta. Dr. Vasfi Samim Visoka Kandidat i shkencave veterinare dhe

bashkëpunëtor i vjetër shkencor Shefit të Shtabit Përgjithshëm Shokut Petrit Dume! Urdhri juaj u transmetue nëpërmjet oficer Kocit për të parë mundësinë e dërgimit në territorin e konvaleshencës Durrës të disa mëzave të racës e zbatova menjëherë. Meqenëse nuk munda më gjatë me njeri, shokun Bashkim, që t’ua thoshte ju mendimin tim po ju shqetësoj me këtë letër. Unë mendoj se territori në konvaleshencë mbi vijën e ndërtesave që radhiten me korpusin kryesor mund të shfrytëzohet për kullotën e 15-20 mëzave 1-2 vjeç race për një muaj, deri në 10-15 qershor, kur edhe shtohet atje aktiviteti. Kjo kohë, sado e vogël, është e bollshme me u dhënë atyre një impuls ose si thotë populli “gjak”. Kjo mund të bëhet pa shpenzime. Në qoftë se me BPSH, për shembull, me shokun Tonin Jakova, që të shfrytëzohet edhe territori i kampit të pionierëve Qemal Stafa aty afër, sepse dhe atje nuk bëhet asnjë dëm do të rritet vlefta e kullotës e do të shtohet sasi e mëzave. Akoma më mirë do të qe sikur vetëm për natën të kullotej edhe territori ku është vendosur Garda e RPSH. Edhe këtu nuk bëhet absolutisht ndonjë dëm. Unë u konsultova edhe me specialistë nga të pyjeve, bile sikur të qe e mundur të shfrytëzohej fusha e Dajtit në 3-4 muaj e verës vetëm me tufën e racës. Do të qe një fitore e madhe dhe pa

Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Shokut Petrit Dume Kam dëgjuar se po bëhen studime ndër të tjera dhe për fuqinë e punës me kafshë në zonat kodrinore e malore. Pa parë ndonjë material e pa ditur hollësira, sikur më është fiksuar që çështja e shumëzimit të njëthundrakëve, e cila, siç e dini, ka marrë keq tatëpjetën, do mbetet përsëri e pa përcaktuar. Simbas mendimit tim, për ekonominë bujqësore në kushtet e sotme, një kthesë rrënjësore si e lyp gjendja aktuale, është e vështirë të bëhet pa “ reaksion” . Këtë javë ju na e keni mësuar se hallet e mëdha që ka blegtoria sot e vështirësojnë një gjë të tillë. “Ngushëllim” se me këtë punë po merret ushtria si thonë, mendoj se nuk është e drejtë e nuk ndikon në zgjidhjen e problemit sepse nga sa kam dëgjuar shokun Ministër dhe ju në ushtri me punën tonë të disa vjetve mbrojmë veten shumë pak nevojat e organikave të kohës së luftës, prandaj mendoj se problemin e shtimit e të përmirësimit të njëthundrakëve në vendin tonë si edhe për të tëra problemet e tjera ekonomike, nuk duhet të zgjidhet jashtë ekonomisë popullore e në radhë të parë jashtë asaj bujqësore, sepse siç mendoj unë këtu pleksen shumë faktorë që përsëri ushtria nuk i përballon dot. Përse të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi në kushtet konkrete, duhen studime komplekse për të cilat kam këtë mendim: Puna që po bëjmë ne ushtria në drejtim të rritjes së njëthudrakëve le të mbetet si punë eksperimenti dhe udhëheqëse, por në këtë punë duhet të tërhiqet detyrimisht edhe ekonomia bujqësore. Eksperienca e jonë 8 - 9 vjeçare në rritjen e njëthundrakëve në kushte stallore e gjysmë stallore është shumë e saktë dhe e plotë, prandaj ju propozoj që pranë Ministrisë së Bujqësisë të dërgohet një nga kuadrot e ushtrisë që ka më tepër eksperiencë në këtë drejtim, i cili të punojë e të studiojë tok me specialistët e bujqësisë edhe në terren këtë problem. Kam bindjen se nëpërmjet një veprimi të tillë më afër e më konkret do të lidhen dy dikasteret për këtë problem kaq me rëndësi e me kohë vazhdim të gjatë. Ky person që sigurisht do ketë detyra e të drejta, do të studiojë me hollësi nga afër e nga brenda disa nga problemet e shumëzimit të njëthudrakëve disa forma e mundësi shpërndarje popullimit të njëthudrakëve dhe do t’i japë Ministrisë Mbrojtjes Popullore të dhëna ekzakte në çdo kohë mbi zhvillimin e procesit. Po të qe se mendimi i jem ju duket me vend, me orientimin tuaj mund të përpiloj në formë të shkurtër, detyrat dhe të drejtat e këtij ushtaraku që do të dërgohet nga Ministria e Mbrojtjes Popullore në Ministrinë e Bujqësisë. Qëndrimi i këtij kuadri atje mund të jetë aq sa do ta lypë koha. Mirë do të qe që personi që do të ngarkohet me këtë punë të mbajë lidhje në fillim direkt me ju ose zëvendësit tuaj dhe me Ministrinë e Bujqësisë në mënyrë që sa të marrë rrugë puna çështjen ta drejtoni ju. Në vonë si thotë populli, “duke parë e duke bërë”. Me këtë mendim apo variant mendoj se mund t’u ndihmoj në gjetjen e një rruge nga shumë që dini ju për zgjidhjen e problemit të shumëzimit e përmirësimit të njëthudrakë. Për sa i përket cilën racë, kryqëzim apo tip kali e mushke do të kultivojmë gjithashtu mendoj se janë pjekur kushtet për të bërë një konsultë të nivelit të lartë po ju lutem që atë në qoftë se e aprovoni që duhet bërë ta drejtoni ju personalisht. Sa më parë që të organizohet një konsultim i tillë, aq më mirë do të jetë. Thonë se janë bërë konsulta e janë marrë mendime, por unë mendoj se në këto çështje disa shokë kanë mendime subjektive e të pa bazuara në realitetin objektiv. Sipas meje, për këtë problem duhen studime e sanksionime me dokumente kolegjiale e zyrtare, sepse problemi është shumë delikat Me nderime ushtarake Reshit Shtepani Mjek veterinar


20

« zodiak

horosk E shtunë 5 janar 2013 •

Dashi Karriera

Për Dashin, në fushën e karrierës, horoskopi thotë se suksesi është i siguruar. Statusi dhe reputacioni juaj do të rriten. Puna, inteligjenca dhe aftësia për të bërë shumë gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë do të impresionojnë jashtëzakonisht bosin dhe partenerin tuaj. Përgatituni për ngritjen e shumëpritur në detyrë që do t’ju rrisë besimin në vetevete dhe eutaziaznim. Evitoni investimet e mëdha dhe provoni investimet me kohëzgjatje relativisht të gjatë. Mundohuni të kontrolloni shpenzimet e mëdha në mënyrë që të kurseni paratë.

Dashuria Do të arrini energji të përsosur për t’u përshtatur me seksin e kundërt. Horoskopi parashikon lajme të mira për të gjithë të shenjës së Dashit. Sukses në fushën e dashurisë dhe një jetë martesore të bekuar që do të vazhdojë të ketë harmoni në lidhjet tuaja. Bëni disa ndryshime në sjellen tuaj dhe mënyrën e komunikimit. Prisni shumë mbështetje nga bashkëshorti/ja ose partneri i lidhjes tuaj. Përralla me princin apo princeshën e ëndrrave do të bëhet realitet. Familja

Në atmosferën familjare do të mbretërojë lumturia dhe prospëriteti. Ju do të keni një pozitë të respektueshme në rrethin shoqëror. Punë zyrtare do të vijnë me udhëtime të gjata dhe të lodhshme. Bëni përpjekje për të dalë mirë në studimet tuaja. Nuk do të keni probleme të papritura shëndetësore. Do të keni vështirësi për të përmbushur çdo kërkesë të fëmijëve tuaj.

Demi Karriera

Horoskopi parashikon ngritje profesionale dhe financiare. Do të fitoni zemrën e eprorëve tuaj dhe do të arrini pozicion të respektueshëm në kompani ku punoni. Mund të keni disa probleme të vogla në fillim të vitit. Mos u frikësoni nga pengesat e vogla në karrierën tuaj. Ngarkesa e tepërt dhe stersi mund të bëhen një pengesë e vërtetë për të arritur aty ku dëshironi. Ngritje të papritura në detyrë apo monetare do të jetë një ekspëriencë e mbrekullueshme që do t’ju motivoj gjatë vitit.

Dashuria Horoskopi parashikon tension në jetën martesore, por me

durim, mirëkuptim dhe qetësi të metat mund të rregullohen me bashkëshortin/en. Ndërhyrjen e prindëreve apo të vjerit/ vjerrës mund të kenë një ingluencë jo të kënaqshme në lidhjen tuaj martesore. Jepini vetes pak kohë dhe bëni plane për të rifituar kohën e humbur me njëri-tjetrin dhe çdo gjë do të regullohet. Takimet e papritura me një të dashur gjatë udhetimeve mund të jenë të këndshme për beqarët. Familja

Horoskopi parashikon për binjakët aftësinë për të ngritur suksesin e biznesit dhe pozitën financiare këtë vit. Rritje impresionante monetare që do t’ju stabilizojne ekonomikisht dhe që do të pasurojnë mjaft llogarinë tuaj bankare. Përformanca juaj e shkëlqyer dhe strategjia në punë do t’ju ndihmojnë të hyni në listën e preferuar të shefit tuaj që mund të pasohet me rritje rroge apo detyre. Bisnesmenët e rinj do të vazhdojnë të kenë sukses gjatë gjithë vitit.

Dashuria Për binjakët e martuar parashikohet të ndiejnë monotoni në martesën e tyre. Koha përfekte është për beqarët për të filluar lidhje të reja. Lidhja martesore do të vijojë në përmirësim dhe do të merrni dashuri të pakushtëzuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja juaj. Në përgjithësi parashikohet një vit i mirë në jetën sentimentale. Familja

Karriera

Horoskopi parashikon konflikte dhe mosmarrëveshje mes anëtarëve të familjes. Megjithatë, duke krijuar atmosfera të këndshme dhe duke mbajtur harmoninë e familjes do të keni një jetë familjare të qetë. Komunikimi ballë-për-ballë është çelësi i zgjidhjeve të problemeve në çift. Mundohuni të bëni një pushim nga argëtimet e shumta si muzika, filmat, udhëtimet dhe kushtojini kohë studimeve tuaja për një të ardhme të suksesshme.

Binjakët Karriera

Gaforrja

Në përgjithësi parashikohet një vit i kënaqshëm në lidhjet tuaja me pjesëtarët e familjes. Ndiqni prioritetet tuaja dhe suksesi do të trokasë në derën tuaj. Për studentët parashikohet një vit i suksesshëm. Do të jeni të interesuar në studimet tuaja dhe do të dilni mirë me provime. Miqtë do t’ju qëndrojnë afër dhe do t’ju ftojnë në argëtime të ndryshme.

Qysh në fillim të këtij viti duhet të keni kujdes në punë dhe në profesionin tuaj, ngaqë idetë tuaja mund të marrin kah të gabuar. Merrni shtruar gjërat, analizoni dhe bëhuni më skeptik, pra mos besoni në çdo punë që ju ofrohet, dhe vetëm në këtë mënyrë mund t’i shmangeni rrezikut të papritur. Sigurisht që ky vit nuk do të jetë pa suksese, por rruga drejt suksesit do të jetë e gjatë dhe e mundimshme. Nëse ju ofrohet ndonjë mundësi për ndryshim të punës, mos e pranoni menjëherëanalizojeni situatën në detaje ngaqë më vonë do të bindeni se nuk keni gabuar pse nuk keni gabuar pse nuk keni dhënë përgjigje të menjëhershme. Po ashtu mos nxitoni me nënshkrimin e kontratave që ju ofrohen, lexojini ato me vëmendje. Në përgjithsi, yjet ju këshillojnë të jeni me sy çelë.

Dashuria

Parashikohet tension dhe vështirësi në lidhjet tuaja. Probleme të ngarkuara emocionalisht do tju stresojnë së tepërmi, por lidhja mes bashkëshortëve do të përmirësohet dhe do të keni një jetë sentimentale të lumtur. Çiftet e pamartuara mund të shkojnë drejt martesës.

Familja

Pjesëtarë të familjes do t’ju kërkojnë më shumë kohë dhe do duan të ndajnë emocionet e tyre me ju. Mund të jetë e domosdoshme që tua tregoni sekrete tuajat përsonave me të vërtet të besueshëm. Paratë do të jenë një debat i nxehtë që do të diskutohet brenda mureve të shtëpisë tuaj. Udhëtimet afatgjata apo të lergëta nuk janë të mundshme në fillimin e vitit. Kushtojini vëmendje të veçantë shëndetit tuaj duke u munduar të evitoni sa më shumë të jetë e mundur problemet shëndetësore.

edhe autoritetet e larta të organizatave që ju punoni do të tregojnë mbështetje të veçantë këtë vit. Do të nderoheni nga një performancë e shkëlqyher nga eprorët tuaj. Parashikohet një përmirësim financiar i kënaqshëm.

Dashuria Nëse jeni në lidhje, atëherë shancet janë që ju do të përfundoni të martuar. Luanët beqarë do të takojnë burrin apo gruan e ëndrrave të tyre. Të dashurit tuaj do të mundohen të marrin masa drastike për të tërhequr vëmendjen tuaj. Nëse jeni në dilema apo mendime të ngatërruara, flisni me bashkëshortin apo bashkëshorten tuaj. Mos e lejoni veten të shpërthejë në reagime të ekzagjeruara nëse dëshironi që të keni një jetë bashkëshortore të lumtur. Familja

Virgjeresha Karriera

Luani Karriera

Do të keni mundësi me të mira për të fitua para këtë vit, sidomos mbas muajit qershor. Horoskopi sjell lajme të mira për biznesmenët apo investitorët financiare. Kontrata fitimpruerse do të trokasin në derën tuaj dhe ju do të keni sukses në çdo tentative tuajën. Komunikimi dhe konfidenca juaj janë shumë impresive këtë vit. Partenerët apo

Parashikohet një vit i favorshëm në lidhje me familjen tuaj. Tregoni mbështetje ndaj prindërve tuaj dhe të partnerit, dhe veëlezërve e motrave tuaj. Mos shkaktoni mosmarrëveshje që mund të prishin harmoninë në shtëpine tuaj. Dikush që nuk e prisni do të mundohet që t’ju çoje ne rrugen e gabuar. Mos tregoni sekretet e besuara nga të tjerët sepse do të prishni reputacionin e mikut të mirë. Udhëtimet zyrtare do të jenë frutdhënëse. Kujdesuni për shëndetin tuaj.

Ata qe i përkasin shenjes të virgjereshes do të lumturohen kur të shohin zgjerimin e biznesit të tyre. Rritje financiare të papritura do të përmirsojne situaten tuaj financjare. Për të pasur sukses ne karrieren tuaj , mos i përzieni problemet përsonale me punen. Evitoni thashthemet mes bashkepunetoreve për të mbajtur nje reputacion të mirë. Besoni në vetvete dhe në aftësitë tuaja kreative për të arritur aty ku dëshironi. Përqendrohuni në investimet tuaja financiare që parashikohen në përmirësim në këtë vit.

Dashuria Mbani qetësinë nëse dëshironi që lidhja juaj të vazhdojë. Për të gjithë çiftet e dashuruara parashikohet të kurorëzohen në martesë. Kujdes! Mund të bëheni konfuz nga ndjenjat e përziera që mund t’ju shkaktojë ndonjë bashkëpunëtor që mund të bëhet një pengesë e vërtet në lidhjen tuaj. Familja

Do të keni lidhje të mira


zodiak

»

21

kopi 2013 • E shtunë 5 janar 2013

me familjen tuaj. Sadoqë ndonjëherë mund të përballeni me ndonjë problem të vogël emotiv që do të lëkundë qetësinë familjare. Mos u hapni së tepërmi. Kujdes nga shpenzimet e luksit. Evitoni debate të panevojshme me pjesëtarët e familjes tuaj. Është një vit i mirë për studentët.

Peshorja Karriera

Parashikohet një vit premtues në fushën e karrierës dhe të financave. Kontakte me njerëz intelektualë dhe të ditur do të jetë një eksperiencë e vlefshme. Përmirësimi juaj profesional do të bëjë që të respektoheni më shumë dhe të bëheni më i njohur në rrethin tuaj të punës. Këshillohuni dhe mendohuni mirë para se të bëni investime apo të merrni vendime të rëndësishme.

Dashuria Tregoni mbështetje ndaj bashkëshortit apo bashkëshortes tuaj dhe nëse janë në gabim. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes jush është çelësi i një jete të lumtur martesore. Do të jetë i favorshëm për të zbukuruar lidhjen tuaj me dhurata romantike, qirinj apo udhëtime vetëm ju të dy. Mos i hyni një lidhjeje me një person që sheh dikë tjetër. Kur tërheqja apo pëlqimi nuk janë reciproke të ndjellin vetëm dhimbje zemre. Familja

Për peshoren parashikohet një atmosferë e lumtur në familjen tuaj. Kur jeni konfuz, merrni mendimim e motrave/vëllezërve tuaj. Ndihmoni miqtë që kanë nevojë për ndihmën tuaj dhe do të përfitoni mirënjohje. Ju jeni shumë i/ e dashur dhe dëshironi më të mirën për njerëzit që ju rrethojnë. Evitoni stresin dhe tensionin sepse mund të kenë efekte negative për shëndetin tuaj.

Akrepi Karriera

Parashikohen financa të mira për akrepët. Përqendrohuni në projektet tuaja që keni ndërmend të investoni. Besoini intuitës tuaj dhe ndiqni ëndërrat tuaja. Mos u influenconi nga gjykimi i të tjerëve dhe lejoni punëdhënësit tju japin një dorë në planet tuaja me këshillat e tyre. Ndonjë bashkëpunëtor mund të mundohet të marrë kredi për punën tuaj, por ju mos dilni në përfundime të nxituara pa pasur të gjitha informacionet

hobit tuaja qe ju stimulojnë kreativitetin. Mos e teproni me udhëtime të gjata me miqtë. Merrni kurse që do t’ju ndihmojnë për të zgjeruar horizontin tuaj. Miqtë e mirë do tju japin këshilla të zgjuara për shqetësimet tuaja.

e nevojshme në dorë. Tregoni sensibilitet ne transaksionet financiare. Mos u angazhoni në biznese të rrezikshme.

Dashuria - Horoskopi parashikon një jetë sentimentale interesante për akrepat. Parteneri juaj do të ketë nevojë për vëmendje speciale nga ana juaj. Jepini mbështetje të pakushtëzuar bashkëshortit apo bashkëshortes tuaj. Kini kujdes në gjysmën e dytë të vitit pasi mund të përplaseni me gjëra negative. Familja

Jeta familjare do të jetë me prosperitet. Do të keni famë dhe reputacion të mirë në rrethin shoqëror. Eskursione, apo aktivitete sportive jashtë shtëpisë do tju mbajnë aktiv. Do të keni një sukses të garantuar në fushën akademike që do t’ju sigurojë një të ardhme të mirë. Kini kujdes me ngitjen e makinës pasi mund të pësoni dëmtime të vogla. Probleme shëndetësore, këshilla prindërore, investime dhe edukacioni do të jenë temat që krysojnë vitin.

Shigjetari Karriera

Jepini prioritet intuitës tuaj profesionale. Ju do të ndjeni dëshirën për të fituar para ekstra duke përdorur alternativa si ndonjë punë part-time. Mundësitë për të pasur sukses janë të shumta nëse ke edukimin akademik të duhur. Mundësi të mëdha për të pasur benefite do të vijnë në doren tuaj por nuk do të keni aspak marëedhënie të mira me eprorët tuaj. Mundohuni të evitoni shpenzime të mëdha dhe të panevojshme.

Dashuria Për të arritur në brendësi të dashurisë dhe romancës, biseda të gjata pranë oxhakut me bashkëshortin tuaj do të bënin mbrekullira. Tregoni mbështetje të lartë për partnerin/en tuaj nëse është duke u përballur me probleme të çdo lloji. Mundohuni të evitoni argumente të padëshiruara mes jush dhe bashkëshortit/bashkëshortes tuaj nëse dëshironi që të vazhdoni të kini një jetë martesore plot harmoni. Familja

Keqkuptime mes pjesëtarëve të familjes mund të shkaktojnë stres për ju. Mos jini shumë paragjykues dhe mundohuni të përdorni diplomacinë për të shpëtuar nga ndonjë situatë familjare e padëshiruar. Do të keni situata festimi ku do të mund të fitoni harmonine dhe lumturine tuaj familjare. Ndiqni

për karrierën tuaj. Planifikoni një derdhje tjetër paraje për të stabilizuar financat tuaja. Do të ketë mundësi të reja si për ju që jeni të punësuar edhe ata që janë të papunë. Aftësitë tuaja të komunikimit do t’ju ndihmojnë për të arritur në kontakte sociale me të pasurit dhe të famshmit. Mos lejoni bashkëpunëtorët t’ju ndërhyjnë në gjykimet tuaja për të ardhmen.

Bricjapi Karriera - Me ndihmëm dhe mbështetjen e eprorëve tuaj do të arrini të ngjisni shkallët e suksesit dhe të shkoni përpara me projektet tuaja të biznesit këtë vit. Do të keni mundësinë e përfaqësimit të bisnesit apo organizatën ku punoni në mbledhje shumë të rëndësishme të cilat do të shënojnë sukses në karieren tuaj. Jeta juaj profesionale dotë ndryshojë këtë vit duke pasur sukses, prosperitet dhe sigurisht pasurim të llogarive tuaja bankare. Dashuria Diferencime ose diskutime për shkak të vështirësisë në komunikim mes bashkëshortëve do të sjellë një krizë martesore këtë vit për bricjapët. Duke i treguar partnerit tuaj se ju besoni tek ata do tju sjellë më afër dhe do të bëjë që dashuria juaj të rritet. Beqarët mund të takojnë kandidatë/e për të kaluar jetën në grupe vullnetare. Ka shumë rëndësi që ju të gjeni njerin perfekt. Të dashurit për një kohë të gjatë mund të shkojnë drejt kurorëzmit gjat këtij viti. Familja

Horoskopi parashikon keqkuptime dhe zënka mes anëtarëve të familjes gjatë gjysmës të dytë të vitit. Në këto situata mundohuni të kontrolloni veten në mënyrë që të mos lëndoni të dashurit tuaj. Dikush afër jush do të mundohet që t’ju çojë në argumente të forta. Shihni situatën dhe mundohuni të evitoni argumenta të panevojshme. Mos lejoni askënd që të përfitojë nga gjeneroziteti juaj. Ndihmoni fëmijët me përfundimin e punëve të tyre dhe çojini ata në aktivitete të ndryshme jashtë shtëpisë. Përgatituni mirë para se të paraqiteni në intervista pune apo ditët e provimeve për studentët.

Ujori Karriera - Ju do të punoni shumë gjatë këtij viti për të manifestuar aftësitë dhe vizionin tuaj në jetën profesionale. Këtë vit duhet të mendoni për të kërkuar mundësi më të mira

Dashuria Dashuria dhe romanca po çel për ujoret. Nëse jeni beqarë, përgatituni për lidhje të reja të shpeshta nga fundi i këtij viti. Ka shumë mundësi për propozime martesash nëse akoma zemra juaj është e thyher, përgatituni për një dashuri të re që do t’ju sjell lumturi në jetën tuaj. Për të pamartuarit parashikohet një vit i qetë. Do të mësoni si të shprehni ndjenjat tuaja dhe të gëzoni momentet e bukura në çift. Familja

Do të shkoni mirë me familjen dhe miqtë tuaj. Përgjegjësitë familjare do të kenë prioritet gjatë gjithë vitit dhe koha juaj më e madhe do t’u kushtohet atyre.

Peshqit Karriera

Do të duatrrokiteni për aftesitë dhe inteligjencën tuaj nga bashkëpunëtorët dhe nga eprorët. Për të gjithë të papunësuarit apo ata që janë duke kërkuar punë të tjera parashikohen mundësi të reja dhe shumë shpejt do të gjejnë punën qe deshirojne. Ju do të shkëlqeni në zyrën tuaj duke vënë standarde pune të reja dhe duke përfunduar detyrimet tuaja para afatit të caktuar. Përgatituni për të punuar në ambiente strike të cilat mund të kthehen në lodhje mendore shpeshherë. Mos harroni se çelësi i suksesit tuaj është që të mbështesni dhe të ndihmoni bashkëpunëtorët tuaj.

Dashuria Jeta juaj sentimentale do të jetë e shkëlqyer këtë vit. Për të gjithë ata që janë në lidhje serioze shtohet mundësia e martesës këtë vit. Mund të arrini të ndiheni konfuz në lidhje me partenerin tuaj por çdo gjë do të qartësohet dhe ju do të shihni dashurinë me sy tjetër. Familja

Lajme të mira dhe festime si ditëlindje, lindje, dasma apo aktivitete të organizatës ku punoni do t’ju mbajnë gjallë gjatë gjithë vitit. Lidhja me familjen parashikohet shumë e mirë. Mos u mundoni të dukeni para shoqërisë tuaj.


22

« speciale

Profil

E shtunë 5 janar 2013 •

Nis epoka e akullnajave

për gazetarinë gjermane

Ky është vit interesant për të pasionuarit e astronomisë

Dy kometa dhe dy asteroidë do të vizitojnë Tokën N jë objekt famëkeq do t’i afrohet Tokës më 10 janar 2013, asteroidi Apofis, i cili mban emrin e perëndisë egjiptiane të errësirës. Midis Tokës dhe Apofisit kësaj here do të ketë një distancë të mjaftueshme prej 15 milionë kilometrash. Megjithatë, astronomët do të ndjekin me kujdes me teleskopë optikë dhe antena të mëdha radarësh lëvizjet e masës me përmasa 300 metra, sepse Apofisi mund t’i afrohet Tokës edhe më shumë. Ditën e premte, më 13 prill 2029, Apofisi do të ndodhet në distancë 30 mijë kilometra nga sipërfaqja e Tokës. Atëherë ky objekt do të ndodhet më afër se satelitët për vëzhgimin e motit dhe satelitët e komunikacionit që ndodhen në orbitën gjeostacionare 36 mijë kilometra larg Ekuatorit. Shtatë vjet më vonë Apofisi mund të përplaset me Tokën. Shanset janë 1 me 100 mijë, megjithatë përplasja do të kishte pasoja fatale. Shkencëtarët janë nervozë, të paktën në janar, kur vëzhgimet e radarëve të tregojnë me saktësi që Apofisi nuk do të përplaset me Tokën në vitin 2036. Sa afër mund të bëhet takimi me Apofisit e tregon në mes të muajit shkurt 2013 asteroidi 2012 DA14. Kjo masë i afrohet Tokës deri në afërsinë 24 mijë kilometra, por astronomët thonë qartë se përplasja me Tokën nuk do të ndodhë. Më 15 shkurt njerëzit e pasionuar pas astronomisë mund të ndjekin me dylbi se si 2012 DA14 do të kalojë mes yjeve Virgjëresha dhe Flokët e Berenikës. Meqenëse ky objekt është 40 metra i madh, një përplasje e mundshme do të kishte vetëm

pasoja rajonale. Nëse asteroidi përbëhet nga material shumë poroz, atëherë kur i afrohet atmosferës së Tokës, shpërbëhet thuajse krejt. Po nëse përbëhet nga metal, atëherë mund të shkaktojë një krater të madh. Takimet me Apofisin dhe 2012 DA14 janë të lehta, por tregojnë se Toka është vazhdimisht e rrezikuar nga bombardimet kozmike. Prandaj NASA dhe Organizata Europiane e Studimeve në Hapësirë (ESA) do të bashkëpunojnë më 2013 për ngritjen e sistemeve të vëzhgimit, që të dallojnë në hapësirë objektet e rrezikshme dhe të planifikojnë misionet e mundshme të mbrojtjes. Në muajin shkurt Komisioni i Kombeve të Bashkuara

thotë nëse njerëzimi është i kërcënuar nga rreziqe konkrete. Kometa të mëdha në mars dhe në nëntor Ardhjen e herëpashershme të vizitorëve nga thellësia e sistemit diellor në drejtim të Tokës e tregon edhe kometa “Panstarrs” në muajin mars. Sistemi

automatik i teleskopëve “Panstarrs” në Havai zbuloi në mars 2011 një masë të ngurtë. Më 10 mars 2013 ai do të arrijë në distancën më të afërt me Diellin dhe do t’i afrohet Tokës sonë më afër se Mërkuri, planetit më të afërt nga të tetë planetët. Pas kalimit diellor Panstarrs do të pozicionohet midis yjeve Peshku dhe Andromeda dhe vëzhguesit do ta atë shohin në hemisferën veriore. Sipas llogaritjeve, kometa mund të shihet me sy dhe do të ketë një bisht të dukshëm. Megjithëse prognozat për ndriçimin e kometave janë shpesh të vështira. Bërthama e kometave është vetëm disa kilometra e madhe dhe përbëhet nga akull, gurë dhe shumë pluhur. Vendimtare për pamjet e kometës është sa avullon akulli dhe sa e madhe është sasia e pluhurit që e shoqëron. Për çdo kometë kjo sasi është e ndryshme, prandaj është e vështirë të thuhet që më parë. Por shanset janë mira, që pas kometës “Hale-Bopp” 15 vjet më parë, të vijë sërish rasti që një kometë e madhe të shihet me sy në Qiell. Dhe jo vetëm një, sepse kometa ISON mund të jetë në dhjetor 2013 më mbresëlënëse sesa ajo “Panstarrs” në pranverë. Ky trup i ngurtë, i zbuluar në shtator nga observatori ISON në Kaukaz, do të duket më 28.11.2013 në një distancë dy milionë kilometra nga Dielli. Ai shoqërohet nga sasi të mëdha akulli dhe pluhuri. Sipas parashikimeve, kometa do të shihet si një objekt i ndriçueshëm krah Diellit, në ditë me diell. Nëse do të takohet më afër me Diellin, atëherë në periudhën e Krishtlindjeve do të duket më i madh gjatë natës.

Gazetat e mëdha gjithmonë janë konsideruar si garantuese të gazetarisë cilësore, por konkurrenca e internetit po lë gjurmët e veta. Tirazhet bien, numri i falimentimeve rritet. Po bie kështu edhe niveli i gazetarisë? Përmes një fushate të cilësuar si “Print-i ka influencë” Shoqata e Botuesve të Shtypit Gjerman po përpiqet që gazetat e printuara t’i rezistojnë fundosjes dhe të mbajnë klientët që rregullisht kalojnë në medien online. Tirazhet e gazetave të printuara kanë rënë ndjeshëm. Disa syresh, madje kanë falimentuar, apo ndodhen pak para fundit. Fillimisht shpalli falimentimin “Frankfurter Rundschau”, më pas gazeta ekonomike “Financial Times Deutschland”. Madje edhe vetë “Süddeutsche Zeitung” po përgatitet për kursime masive. Të prekur në masë të madhe janë edhe gazetat rajonale, ku fuzionimi apo shkurtimi i vendeve të punës janë të vetmet mënyra për të siguruar ekzistencën. Arsyeja për këtë gjendje të rrënuar është sa e thjeshtë aq dhe revolucionare: gjenerata e re përdor si burim informacioni internetin pa kosto dhe nuk blen gazetën që kushton diçka. Informacioni i përditshëm vjen përmes internetit. Pas një periudhe më shumë se dhjetëvjeçare, ku ekzistuan krah për krah si ofertat print, ashtu dhe ajo dixhitale, duke e zgjeruar ofertën mediatike në Gjermani, tashmë ka filluar përzgjedhja. Eksperti i medieve “Sven Gabor Janzsky”, drejtues i firmës së studimeve të trendeve shoqërore “2b Ahead”, parashikon: “Në të ardhmen informimi masiv do të mbulohet tërësisht nga media elektronike. Shtëpitë e sotme botuese apo firmat që fitojnë para në këtë sektor do ta kenë shumë të vështirë në të ardhmen të mbijetojnë.” Janszky mendon se gazetaria e printuar po shkon drejt fundit të epokës së saj për një arsye: ajo është thjesht shumë e ngadaltë. “Në të ardhmen ne i duam informacionet aty ku jemi: “Në smartphone, labtop apo në rrjete sociale. Sistemet asistente që i ofrojnë përdoruesit automatikisht dhe brenda kontekstit të kërkuar informacione në smartphon-in e tij kanë për të fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në të ardhmen. “Gazetaria cilësore kthehet në këndin e cilësisë” Megjithatë, fundi i gazetarisë së printuar nuk do të thotë edhe fund për informacionin e printuar, qetëson Janszky të pasionuarit pas letrës. Por në të ardhmen mediet e printuara do të kthehen në luks. “Informacioni i printuar do të kalojë në zonën e klasit të parë, pra aty ku informacionet vendosen në kontekst, analizohen dhe klasifikohen.” Pra, nuk do të kemi më përditë nga një gazetë, por një revistë me letër luksoze, për të cilën një elitë fuqiblerëse është e gatshme të paguajë një herë në jav, apo një herë muaj, apo në tre muaj. Informacionet e printuara analizuese do të bëhen kështu plotësueset e informacionit të përditshëm. Shembull për këtë është “Die Zeit”, e cila përkundër trendit në rënie si version i shtypur kap tirazhe rekord. Por shumica e gazetave do të përballen me falimentimin, mendon studiuesi i trendeve. Kjo sigurisht nuk do të kalojë pa lënë pasoja në cilësinë e raportimit. “Ne do të shohim që gazetaria cilësore do të tërhiqet në një kënd të posaçëm, që është i shtrenjtë, por për të cilin gjen edhe një shtresë të interesuar.” Kush pretendon që gazetaria cilësore ende i depërton produktet masive, duhet ta harrojë këtë, provokon eksperti Janszky, njeriun më të njohur të gazetarisë gjermane, Frank Schirmacher, botues i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i cili lufton me pasion kundër digjitalizimit të plotë të sektorit të gazetarisë. “Çfarë ka ndodhur me digjitalizimin e informacionit?” - pyet ai në formë retorike lexuesit. Nga “bota e re e bukur e ekonomisë së informacionit” kanë dalë sipërmarrje të mëdha si “Amazon”, “Google” dhe “Apple”.


sport • E shtunë 5 janar 2013

Jurgen Klop

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, mund të kthehet në Premier League. Lajmi është publikuar në disa medie angleze, të cilat kanë raportuar për një rikthim të Canës në ekipin e Sunderlandit. “Lorik Cana mendon për një kthim në Premier League. Ai është i interesuar të ribashkohet me Sunderland”, shkruan “Mirror”. Mbrojtësi shqiptar ka luajtur për Sunderland gjatë sezonit 2009/10. Cana kishte ikur në Ishull nga Marseja, derisa prej Anglisë më pas ishte transferuar në Turqi te Galatasaray, para se të bëhej pjesë e Lazios. Ai ka dështuar të zërë vend në përbërjen e parë të ekipit romak, që edhe ka hapur rrugën e largimit të tij nga ekipi italian.

Trajneri i kampionëve të Gjermanisë mund të marrë drejtimin e madrilenevë pas largimit të Zhoze Murinjos

T

PSG-ja: As Kristianon as Murinjon Presidenti i PSG-së Naser Al Kelaifi për të disatën herë ka përsëritur qëndrimin e tij për sa i përket mbërritjes së mundshme në Paris të dyshes së Realit Kristiano Ronaldo e Zhoze Murinjo. “Unë mendoj se Murinjo e ka bërë të qartë qëndrimin e tij në Madrid. Ai ka thënë se do të qëndrojë në Madrid për të fituar Ligën e Kampioneve. Besoj se kjo është e qartë. Ne jemi të qetë, kemi Ançelotin dhe unë kam besim të plotë te ai”- ka thënë numri një i PSG-së. Qëndrimi i tij ka qenë i të njëjtit mendim edhe për mesfushorin Kristiano Ronaldo. “Ronaldo është lojtar i Realit të Madridit dhe unë kam respektin maksimal për këtë klub dhe presidentin e tij. Nëse dua të marr Ronaldon te PSG-ja së pari do të bisedojë me presidentin e Realit përpara se të dilja në një konferencë për shtyp”- ka shtuar Al Kelaifi. Duket se numri një i parizienëve është detyruar të dalë për shtyp nisur nga zhurma e shkaktuar në Francë nga krahu i djathtë i tij Saud Bin Abdulrrahman Al Tani, i cili pat deklaruar se PSG-ja është e gatshme të investojë në këta dy personazhe.

mundin dhe kjo ka shërbyer si një nxitje për presidentin Perez për të marrë seriozisht në konsideratë kandidaturën e gjermanit 45 vjeçar. Ka qenë gazeta “The Economist” që ka saktësuar se Reali i Madridit dhe Jurgen Klop janë më afër nga çfarë mendohet dhe nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vazhdim të nisin dhe kontaktet e para serioze në lidhje me transferimin e Klopit në Madrid. Nga krahu tjetër trajneri i Dortmundit nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me zhurmat më të fundit të merkatos dhe që prekin interesin e tij. Klop duket tërësisht i fokusuar tek puna me Borusian e Dortmundit. Që nga vendgrumbullimi i kampionëve të Gjermanisë, trajneri ka deklaruar se skuadra e tij do të kthehet më i fortë në fazën e dytë. “Në fazën e dytë do të shihni një tjetër Dortmund. Mendoj se deri më tani disa gjëra nuk kanë shkuar ashtu siç prisnim, kemi lënë shumë pikë dhe

Struktura e kampionatit me 10 ekipe do të ndryshojë

kjo ka bërë që diferenca me Bajernin të jetë kaq e thellë. Gjithsesi unë besoj se me cilësitë që kemi, me talentin që kemi dhe me përkushtimin që kemi do të bëjmë të

pamundurën për t’ia bërë sa më të vështirë jetën Bajernit. Ne kemi qenë të fortë, jemi të fortë dhe të tillë do të mbetemi”- ka deklaruar trajneri i Dortmundit.

Miqësorja kthehet në racizëm, ekipi i Milanit braktis ndeshjen

Struktura e kampionatit është kthyer në një punë më vete për administratën e federatës. Edhe pse për kampionatin që do të nisë në shtatorin e ardhshëm është saktësuar struktura me 12 ekipe, në FSHF nuk janë të qetë. Fakt është se në kampionatin pasardhës mund të ndodhë që gjërat të ngatërrohen shumë. Një sezon me 10 ekipe është me të vërtetë shumë i vështirë për t’u menaxhuar. Fakt është se ky eksperiment është bërë në kampionatin shqiptar dhe për më shumë se tri sezone ka rezultuar i dështuar. Që në fazën e parë skuadrat dilnin nga gara dhe kështu kampionati gjymtohej. Në këto kushte ku sezoni me 10 ekipe mund të dështojë në FSHF janë duke menduar seriozisht që vendimi i Komitetit Ekzekutiv të ndryshojë sërish dhe në sezonin 2014-2015 të jetë një kampionat me strukturë dhe formulë tjetër. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit. Nga sektori i garave po mendohet seriozisht në radhë të parë për sezonin 2014-2015 që të mos jetë me 10 ekipe, por në një formë ndryshe. Po bëhen gati të gjithë projektet që Kategoria Superiore të ndryshojë. Argumentet janë të fortë. Në radhë të parë shumë pak ekipe marrin pjesë në kampionat. Do të duhet të paktën tre faza që të plotësohet numri i ndeshjeve mesatare. Por problemi më i madh mbetet stabiliteti dhe sesa ekipe do të hynë dhe zbresin nga kategoria. kuptohet që numri i skuadrave që hipin dhe zbresin do të jetë i limituar sepse aq ekipe janë. Ndërkohë që nga ana tjetër nëse dy ekipe falimentojnë ose dalin jashtë objektivave atëherë ndodh që gjërat komplikohen shumë përsa i përket garës. Pra të gjitha këto argumente dhe shto këtu faktin që më parë kjo skemë ka dështuar bëjnë që administrata e FSHF-së të ndryshojë mendje për një formulë të re. Paralelisht për skemën e pas dy viteve po punohet edhe për formulën e sezonit 2013-2014. Për momentin dihet vetëm fakti që do të jetë një kampionat me 12 ekipe. Por sesi do të luhet dhe cila është formula ende nuk është shumë e qartë. Në këtë linjë po punohet nga federata që gjithçka të mbyllet sa më shpejt. Strukturat formula e kampionatit të jenë gati që në maj për dy sezonet e ardhshme, ndryshe si asnjëherë tjetër në futbollin shqiptar.

Shkodra pret presidentin e ri, Agron Çelën

Ndeshja mes Pro Patria dhe Milan, ndonëse një miqësore, mund të hyjë në histori për faktin se një lojtar me ngjyrë ka vendosur në mënyrë publike, me mbështetjen e të gjithë skuadrës, të braktisë fushën e lojës pas thirrjeve raciste ndaj tij. Tifozeria e skuadrës të Divizionit të Dytë ka lëshuar shpesh kore raciste në adresë të Boateng, Muntari e Niang, duke bërë që vazhdimisht lojtarët e Milanit të kërkonin nga gjyqtari të ndërhynte. Duke parë se situata nuk ndryshoi, Boateng hoqi fanellën dhe braktisi fushën e lojës, i ndjekur nga të gjithë shokët e skuadrës që ishin dakord me vendimin e tij. Edhe pse lojtarët e Pro Patrias u kërkuan tifozëve të rritnin të qetë gjatë vazhdimit të kryeredaktor brahim shima

s t a f f

23

Cana drejt Anglisë

kandidat për stolin e Realit të Madridit

eksa këto ditë të para të vitit flitet dhe do të vazhdojë të flitet për merkaton e janarit, të shumta janë ato skuadra që po punojnë për merkaton e verës. Një prej tyre është dhe Reali i Madridit, që ka nisur të punojë për sezonin 2013-2014 dhe kryesisht për vendin e trajnerit. Ndonëse trajneri aktual Zhoze Murinjo ka një kontratë deri në vitin 2016 me kampionët e Spanjës, në gadishullin Iberik të gjithë janë të bindur se sezoni ku ndodhemi do të jetë i fundit për portugezin në krye të Realit. Ndaj presidenti Florentino Perez dhe bashkëpunëtorët e tij kanë nisur të lëvizin për të gjetur zëvendësuesin e Murinjos në krye të Realit për sezonin e ardhshëm. Një prej kandidatëve, emri i të cilit ka nisur të marrë vlerësime pozitive është trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klop. Trajneri i kampionëve të Gjermanisë ka bërë një punë të jashtëzakonshme me Dort-

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

ndeshjes, Milani refuzoi të kthehej në fushën e lojës në shenjë proteste ndaj sjelljeve raciste dhe takimi u anulua. “Është një turp që gjëra të tilla ndodhin ende”, ishin fjalët e Boateng nëpërmjet adresës së tij në Twitter. Berluskoni: Boateng bëri veprimin e duhur Veprimin e Boateng, është përshëndetur edhe nga presidenti Silvio Berluskoni, i cili ka theksuar se Milani do të veprojë në të njëjtën mënyrë në çdo ndeshje që do të ketë thirrje të tilla raciste. “Është një veprim i dënueshëm dhe i patolerueshëm. Boateng bëri mirë që braktisi ndeshjen, dhe në të njëjtën mënyrë do të veprojmë në të gjitha rastet”,- u shpreh Silvio Berluskoni.

politika: albana lika, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: ervin koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Viti 2013 tashmë ka nisur. Ditët e pushimit kanë mbaruar dhe ajo çfarë pritet është që edhe Vllaznia të nisë nga puna. Stërvitja mund të nisë edhe nesër, ose do shtyhet për më 7 janar, pra të hënë. Por para se të nisë ajo ka shumë enigma se çfarë do ndodhë. E para e punës do jetë enigma për fatin e trajnerit Shpëtim Duro. Ende nuk është shumë e qartë nëse ai do nisë apo jo sërish punë edhe në këtë vit të ri duke mos e pasur të qartë të ardhmen e tij. Megjithatë, çdo gjë varet nga ndryshimi i drejtuesve të klubit. Ata mund të kenë projektuar trajner tjetër dhe kjo është normale. Kështu që Duro sot mund të dalë në stërvitje me ekipin por nuk mund të jetë më datë 10. Këtë askush nuk e thotë me siguri. Në fakt, lajmet që vijnë nga Tirana, bëjnë të ditur se drejtuesit e Partizanit janë duke pritur shkarkimin e Duros tek Vllaznia sepse duan ta marrin atë trajner tek të kuqtë. Madje, thuhet se Partizani edhe merkaton e janarit është duke e zhvilluar sipas shijeve të Duros. Në kushte të tilla, duhet pritur se çfarë do ndodhë. Vllaznia ka edhe nuk ka trajner. Vllaznia ka edhe nuk ka president. Këto enigma deri mesjavën e ardhshme nuk mund të marrin përgjigje. Ajo së pari pret zgjedhjen e presidentit të ri, e pas tij sigurisht që do të fillojë zgjidhja e të gjithë gjërave.

menaxhere marketingu: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E shtunë 5 janar 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.