Spitalet me myk, PS ne festime, bota speciale

Page 1

»18-19

Shqipëria në vitin 1944

Titistët ngrenë kampet e përqendrimit, nisin torturat ndaj shqiptarëve E hënë

5 nëntor 2012

Viti VIII, Nr. 2814 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ish-ushtarakët

Djalli, një udhëtim Emrat e miratuar nga në histori me të ligën bote & histori

• “Chicago Machine” kundër ekipit fetar republikan • Kinë e SHBA, gara për Presidentin dhe timonierët • Amerikë, në “metrat” e fundit të maratonës»13-17

ISSH për përfitimin e »8 pensionit suplementar

Pavarësia

Dhomat e QSUT-së

»12

Kirurgjia

Mbështetës të PS nga të gjithë rrethet në Vlorë »3

Drejtuesit e fushatave në qarqe organizojnë takimin më datën 28 nëntor

mbytet nga myku dhe lagështira

Shpëtim Gjika: Në Vlorë do të kulmojnë superfestimet, nuk do të jem më 27 Ilir Meta kërkon që dita e ngritjes së flamurit të kthehet në moment bashkimi

Opinion Nga Enver BYTYÇI

Nga Nebil Çika

Rama një ditë Flaka që nuk pas Klintonit si dogji vetëm Millosheviçi një Lirak Bejkon »11 orë pas Hollbrukut Nga Kleanthi Zoto »10 Aleancë dhe Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI tradhti, duke lexuar Vetëvendosja librin “Arvanitët” dhe fashizmi të Irakli Koçollarit në Kosovë »9 »22

Bien blerjet me lekë në dorë

»4

Katërfishohen kartat e kreditit, rriten pagesat me këste Mbërrin në Shqipëri

Të përndjekurit: Politika larg trupit të Bejkos Të martën ceremonia. Ambasadorët ngushëllojnë familjen. Politika garë me replika për fajtorin »6

Pasuria e Mubarak

Egjipti kërkon llogaritë bankare në Shqipëri Prokurorët nisin hetimin e depozitave që kanë burim Egjiptin ose personazhe që kanë pasur lidhje me Mubarak...

»5


02

« ekonomi

E hënë 5 nëntor 2012 •

Hebovija: Planet zonale të riintegrohen në planin e ri

Lejet e ndërtimit peng i planeve rregulluese të bashkive V onesa e miratimit të planeve rregulluese nga vendorët ka futur në krizë sektorin e ndërtimit. Ligji i ri për urbanistikën parashikon se s’mund të merret asnjë leje ndërtimi pa miratuar më parë planet rregulluese. Kjo ka bërë që ndërtimi të stopohet në këtë periudhë dhe nga ana tjetër të lulëzojnë ndërtimet pa leje. “Ligji ka një kusht të rëndësishëm edhe për ndërtuesit, që kërkon që lejet e ndërtimit të aprovohen pasi çdo komunë ose bashki të ketë miratuar planet rregulluese, çka i vë para përgjegjësisë komunat e bashkitë që të fillojnë të hartojnë dhe të miratojnë planet rregulluese në mënyrë që t’i hapin hapësira zhvillimi kompanive ndërtuese. Është periudhë krize, vështirësitë janë shumë të mëdha, mundësia për të ndërtuar është më e kufizuar, pasi tregu nuk ka ato lëvizje që ka pasur më përpara”, - deklaroi për “AS” nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija. Sipas Hebovisë, planet rregulluese do të krijojnë hapësira për projekte të reja për sektorin e ndërtimit dhe do të krijojnë vende të reja pune. “Projektet që bashkia kërkon të hapë, siç është zgjerimi i pjesës nga stacioni i trenit deri më tutje, është një projekt që mund t’u vlejë shumë kompanive të ndërtimit, sepse do të hapen vende të reja pune, në mënyrë që ato të gjejnë vetveten dhe të fillojnë të qarkullojnë një pjesë të likuiditetit”, - thotë Hebovija. Ndërtuesit kërkojnë që në planet rregulluese të bashkive dhe komunave të përfshihen planet zonale të tyre, duke i riintegruar brenda planeve të qyteteve apo ko-

Plani urbanistik i Tiranës ka mbyllur konsultimet me banorët e 11 njësive bashkiake. Brenda pak kohësh ky plan pritet të dërgohet në KRRTRSH për miratim.

Këshilli i Rregullim Territorit të qytetit të Tiranës nga ky vit nuk ekziston. Ky organizëm është shkrirë pas një vendimi të KMsë, që ka hyrë në fuqi këtë vit.

Brenda muajit dhjetor pritet të nisin procedurat për shqyrtimin dhe depozitimin e kërkesave për leje ndërtimi. Lejet do të shqyrtohen nga Drejtoria e Urbanistikës.

munave. “Shqetësimi kryesor është edhe për investimet që janë bërë më përpara për hartimin e planeve zonale nga

Drejtori i KfW paraqet projektet e reja

Rriten financimet, Esheman: Prioritet energjetika dhe uji Kriza ekonomike europiane nuk do të ndikojë te financimet e bankës gjermane KfW në projektet ndaj Shqipërisë. Madje, kjo bankë pritet të rrisë financimet për projekte në energjetikë, ujësjellës dhe kanalizime për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Në një intervistë për “AS” drejtori rajonal i KfW-së, Rene Esheman, konfirmon financimin në rritje nga kjo bankë për projektet shqiptare. “Ne jemi një partner i besueshëm, sidomos në këtë kohë krize. Ne nuk do të reduktojmë angazhimin tonë në rajon dhe Shqipëri. Madje, në një masë të caktuar do të rritim financimet. Do të qëndrojmë këtu edhe në të ardhmen për të asistuar një mori sektorësh, veçanërisht në sektorët më kyç siç është ai furnizimit me ujë

dhe energjisë”, - tha ai. Drejtori i bankës gjermane shprehet se po shihet mundësia që KfW-ja të zgjerojë sektorët që mund të financohen prej saj. Banka gjermane ka financuar projektin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në Pogradec, Korçë e Kavajë. Gjithashtu edhe në sektorin e energjisë është financuar projekti i linjës energjetike të Jugut të vendit.

Konfindustria reagon pas vendimit të Bankës

Mosndryshimi i normës bazë të lekut, zhgënjim nga BSH

vetë ndërtuesit, që duhet të riintegrohen në planin e ri rregullues, sepse është një kosto shumë e madhe, miliona euro, që kanë investuar në kompanitë e projektimeve për të bërë këto plane pjesore. Nëse këto nuk përfshihen, do të jetë një kosto shumë e madhe mbi

kompanitë e ndërtimit”, - tha Hebovija. Shumë qytetarë apo kompani ndërtimi të palicensuara kanë nisur të ndërtojnë pa leje. Kjo është një kosto që u faturohet qytetarët, sepse ata rrezikojnë të blejnë një banesë që nuk mund të hipotekohet, pasi është paligjshme.

Konfindustria shpreh zhgënjimin ndaj vendimit të fundit të Bankës së Shqipërisë për të mbajtur të pandryshuar normën bazë prej 4 % të interesit për monedhën kombëtare - lekun. Disa ditë më parë u kërkua nga BSH-ja që të vazhdojë politikën zbutëse monetare me qëllim tejkalimin e gjendjes së vështirë të mungesës së likuiditetit në ekonomi dhe nxitjes së kreditimit, që tashmë është në nivelet më të ulëta historike. Konfindustria vlerëson se BSH-ja me vonesat e ndjeshme dhe të përsëritura në kohë për të ndërhyrë gjatë gjithë periudhës së krizës 2009-2012 si dhe me mungesën e qartë të efikasitetit të përçarjes se politikave monetare në kreditimin e ekonomisë reale ka një pjesë të madhe të përgjegjësisë në

krijimin e gjendjes krejtësisht të papranueshme ndërmjet një sistemi bankar të nivelit të dytë mjaft likuide dhe me shtim të vazhdueshëm të depozitave si dhe nga ana tjetër të ekonomisë reale shqiptare, që ndien ashpër mungesën e likuiditetit me pasoja afatgjata tepër të dëmshme për biznesin, industritë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.

HEC-i prodhon energji për 22 mijë familje Ministri i Bujqësisë viziton zonën e Kastratit në Malësi të Madhe

Bimët medicinale, subvencione nga qeveria Ruli: Edi Rama paraqet si fermerë ish-krerët e komunave Gjatë një vizite në komunën e Kastratit dhe fshatrat e tjera të Malësisë së Madhe ministri Genc Ruli premtoi më shumë mbështetje financiare në të ardhmen për kultivuesit e bimëve mjekësore. “Faktikisht është e vërtetë se kjo është një nga tokat më të varfra në qarkun e Shkodrës, por sot ka arritur të marrë një vlerë ekonomike në saje të zgjuarsisë që keni pasur për të zgjedhur kultivimin e kësaj bime, që ju siguron të ardhura të konsiderueshme - rreth 3 mijë dollarë të ardhura neto, që i ngelen fermerit. Ecuria është shumë e shpejtë dhe në këta pak vjet regjistrohen rreth 2 mijë hektarë të mbjellë në këtë zonë me sherbelë dhe bimë të

tjera eterovajore”, - u tha fermerëve ministri Ruli. Ai informoi se vetëm për vitin 2012, që ende nuk është mbyllur, janë rreth 500 hektarë të tjerë me sherbelë, nga të cilët rreth 320 janë subvencionuar nga shteti. “Duke parë këtë potencial prodhimi, këtë burim të ardhurash që ka për fermerët kjo kulturë, ne kemi vendosur të subvencionojmë në formën e një kredie pa interes ndërtimin e një stabilimenti tharës për gjithë prodhimin në Malësinë e Madhe”, - premtoi ministri Ruli. Më tej ministri vijoi se Malësia e Madhe do të jetë zonë-pilot, por bimët medicinale mund të kultivohen në shumë zona të Shqipërisë. Kjo bisedë me fermerët dhe drejtuesit lokalë

u bë në të njëjtën parcelë ku para disa ditësh ishte kryetari i PS-së Edi Rama. “Zoti Rama u tha shqiptarëve se toka prodhon varfëri, se shqiptarët s’mund të jetojnë dot me tokën e tyre, se fshati është i braktisur. Unë e pranoj që Rama mund të ngatërrojë ullirin me lisin, por nuk mund të pranoj që Rama të paraqesë si fermer në këtë tokë një ish-kryetar komune dhe të mos shohë se kush është vërtet fermeri, se çfarë pune bën fermeri dhe se çfarë thotë me gojën e tij fermeri për rezultatin e punës së tij”, - tha Ruli. Më shumë se 26 milionë lekë janë dhënë gjatë këtij viti për të subvencionuar dhe mbështetur fermerët që kultivojnë bimë medicinave.

Kryeministri përuron HEC-in Lapaj, Bistricë–Kukës Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të hidrocentralit të Lapajt në Bushtricë në rajonin e Kukësit në pronësi të “Gjo-Spa PoWer”, e cila i përket grupit italian “ETEA”. Ndërtimi i kësaj vepre është, së pari, një sukses i madh i politikës së kësaj mazhorance për shndërrimin e Shqipërisë në një superfuqi të vogël të energjisë së rinovueshme në rajon”, kështu u shpreh Kryeministri duke iu referuar pikërisht investimeve në këtë drejtim dhe masave të mara nga qeveria e tij për të çuar më tej ato. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin dhe ambasadori italian Gaiani dhe përfaqësues të ë”ETEA Group” dhe partnerë shqiptarë, zëvendëskryemin-

istri dhe ministri i Ekonomisë Haxhinasto, ministri i Brendshëm Flamur Noka, deputetë të qarkut, përfaqësues të pushtetit vendor etj. Ndërtimi i hidrocentralit, i cili përdor ujë nga lumi i Bushtricës, filloi në prill të vitit 2008 dhe ka një kapacitet të instaluar prej 13,62 MW, me një prodhim mesatar vjetor të energjisë të vlerësuar prej 49.865 MWH.


politikë • E hënë 5 nëntor 2012

»

03

Festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë,strukturat organizohen për takimin në qytetin e Flamurit

Socialistët grupojnë mbështetësit në Vlorë Shqiptarë të Maqedonisë e të Kosovës do t’u bashkohen aktiviteteve të PS-së

P

artia Socialiste do të mbledhë më 28 nëntor në Vlorë mbështetës të shumtë jo vetëm nga qyteti i flamurit, por dhe nga qytete të tjera të vendit. Kështu, në një axhendë krejtësisht ndryshe nga protokolli i shtetit, kampi rozë ka nisur përgatitjet për organizimin e aktiviteteve në këtë datë të shënuar të 100-vjetorit të Pavarësisë. Pritet që veç përkrahësve të PS-së, përfaqësuesve të strukturave në qytete të ndryshme në këtë ditë të rëndësishme për historinë e Shqipërisë të vijnë dhe shqiptarë nga Maqedonia e Kosova, që do t’u bashkohen festimeve të Partisë Socialiste në qytetin e flamurit.

Gjika: Festimet do t’i nis më 28 nëntor Duke përfituar nga inspektimi i punimeve në Sheshin e Flamurit, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka paraqitur protokollin e tij për festimet e Ditës së Pavarësisë. Tashmë që qeveria ka publikuar kalendarin zyrtar të festimeve, që parashikon që festimet dhe darka të shtrohet në Vlorë më datën 27 nëntor, Gjika thotë se nuk do të marrë pjesë, pasi do të respektojë protokollin e shtetit. “Ka një ndryshim të madh mes një axhende dhe Protokollit të Shtetit. Axhenda parashikon që festimet të mbahen në Vlorë më datën 27 nëntor dhe unë nuk kam qenë dakord që në fillim me këtë gjë. Tani që është bërë fakt, unë theksoj se kryetari i Bashkisë së Vlorës nuk do të jetë pjesë e festimeve atë ditë, për arsye se e sheh veten të lidhur me datën 28 nëntor”, - shprehet Gjika. Kreu i Bashkisë tregon edhe axhendën e datës 28 nëntor në Vlorë, ku ndahet dhe ku bashkohet me atë të qeverisë: “Bashkia e Vlorës parashikon më 28 nëntor ceremoninë e rastit, ku do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, vendosja e kurorës te varri i Ismail Qemalit, ngritja e flamurit nga Presidenti i Republikës dhe përshëndetjet e rastit. Më pas ndahemi, pasi Bashkia e Vlorës do të organizojë koncertin festiv në pallatin e sportit, për të vazhduar me drekën zyrtare. Ndërkohë qeveria ka programuar që të shkojmë në Tiranë për të bërë homazhe për 28 nëntorin. Për ta përmbledhur, unë nuk do të jem tek axhenda e sajuar e qeverisë.” Ndërkohë në Sheshin e Flamurit përveç punimeve po bëhen edhe prova nga grupe të ndryshme artistike.

Organizimi Deputetë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste në rrethe të vendit po punojnë për organizimin e festimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë në kuadër të 100-vjetorit të kësaj ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por nga ana tjetër, veç përgatitjeve për aktivitetet që do të zhvillohen në qytetet e vendit, socialistët po punojnë dhe në një tjetër drejtim, konkretisht në organizimin e grupeve të mbështetësve të PS-së për të udhëtuar drejt Vlorës më datën 28 nëntor. Edhe pse nga vetë strukturat e PS-së së Vlorës nuk është parë si e nevojshme, pasi përfaqësues socialistë dhe deputetë të kësaj zone kanë punuar dhe po punojnë intensivisht për një superorganizim të festimeve në këtë ditë, pritet që ligjvënësit e PS-së në rrethe të ndryshme të drejtojnë mbështetësit e tyre drejt qytetit bregdetar. Madje, pritet që pjesë e këtyre festimeve veç mbështetësve të PS-së apo të kampit mazhoritar të jenë dhe shqiptarë të Maqedonisë e të Kosovës, festime këto që do të organizohen paralelisht me ato në kryeqytet, duke synuar që të fundit të dublohen. Nisma Si Partia Socialiste, ashtu dhe ajo Demokratike kanë mobilizuar forumet e tyre rinore për ngritjen e famujve në çdo qytet të vendit. Kështu, e startuar më parë nga PDja, kjo nismë me logon “Një ballkon, një flamur” dhe e pasuar nga PS me emrin “Ngri lamurin”, të rinjtë do të kurorëzojnë këtë nismë në qytetin e Vlorës. Por në ditë të ndryshme, pasi të rinjtë e PD-së do të jenë atje më 27 nëntor dhe eurosocialistët më datën 28 nëntor. Që sot PS-ja do të fillojë të aktivizojë nën një logo të tillë përmes internetit të gjithë të rinjtë, duke synuar që ta kurorëzojnë atë në Vlorë më 28 nëntor, duke mbledhur së bashku 100 ëndrrat më domethënëse dhe duke ftuar të jenë të pranishëm 100 të rejat dhe të rinjtë që do t’i kenë ndarë ata mes njërit-tjetrit në rrjetet sociale në internet. Por gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar dhe shigjetimet mes partive parlamentare lidhur me organizimet për një datë kaq të rëndësishme për vendin. PS-ja e PD-ja nuk heqin dorë nga qëndrimet e tyre për të organizuar në datë të ndryshme festimet për Ditën e Pavarësisë.

Berisha: Më 27 mitingu, më 28 ngritja e flamurit në Vlorë

Rama: Festimet e qeverisë janë vulgare

Meta: Kremtimi i 100-vjetorit moment bashkimi

Bashkia ironizon deklaratat e Ramës

Kryeministri Sali Berisha sqaroi keqinformimet për 100-vjetorin e Pavarësisë, duke deklaruar se më 27 nëntor në darkë do të organizohet mitingu i madh në Vlorë dhe më 28 nëntor në mëngjes kreu i shtetit do të ngrejë falurin. “Prej disa ditësh eksponentë të opozitës dhe media të kontrolluara prej tyre, me një qëndrim primitiv për të mbjellë përçarje trillojnë për kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Axhenda e festimeve të 100-vjetorit është ndër më të studiuarat dhe nuk e përjashton Vlorën dhe asnjë qytet tjetër të trojeve shqiptare. Kjo axhendë parashikon lartësimin e saj me vendosjen për herë të parë në histori të shtatores së Ismail Qemalit në kryeqytetin e vendit Tiranë”, vuri në dukje Berisha.

Kryetari i PS, Edi Rama, e pati konsideruar si vulgar programin zyrtar për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. “Vajmedet për shtetin pas 100 vjetësh! Buste e shtatore të socrealizmit ngulur kuturu në trupin e Tiranës, duke shkelur historinë, fyer estetiken dhe keqtrajtuar opinionin publik. Simpoziume e mbledhje jubilare si ato të kohës së vjetër, kur koha e re sjell veç arbitraritet mbi historinë e propagandës bajate politike. Një darkë zyrtare e pakuptimtë më datën 27 nëntor në Vlorë, ku shkelet hapur Protokolli i Shtetit, dhe një ngutje e pajustifikueshme drejt Tiranës. Shkurt, një ditë e madhe historike në një kohë të zymtë për shtetin, politikën, historinë, kulturën, të mbërthyera prej mediokritetit absolut”, - u shpreh Rama.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ndalur në këto festime theksoi se forcat politike në vend duhet të jenë të bashkuara për 28 nëntorin dhe për këtë arsye u bëri thirrje atyre që të mos përçahen në këtë ditë, por të dëshmojnë pjekuri. “Kremtimi i 100-vjetorit duhet të shihet si moment bashkimi. Nuk mund të kryhen festa paralele. Duhet dialog për këtë. Do të jenë personalitete ndërkombëtare që do ta nderojnë këtë ditë dhe jo thjesht opozita dhe qeveria”, - u shpreh kryetari i LSI-së. Gjithashtu, duke vijuar po në këtë linjë, Meta vuri në dukje se një gjë e tillë kërkon ndërgjegjësimin e të gjitha forcave politike. “Besoj në përgjegjshmërinë e të gjithëve për të dëshmuar pjekuri, të dëshmojmë pjekuri në këtë 100-vjetor”, - tha kreu i LSI-së.

Bashkia e Tiranës shprehu keqardhje që, për fat të keq, për 11 vjet kjo bashki festoi shpesh Natën e Bardhë, por nuk u var asnjëherë asnjë flamur i vetëm më 28 nëntor. “Është koha e bashkimit, solidaritetit dhe bashkëpunimit pa dallim. Të gjithë do të kremtojmë me krenari kombëtare këtë festë madhështore. Vlora është qyteti i pavarësisë dhe Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Prandaj të gjithë ata që e ndiejnë veten shqiptarë do ta festojnë këtë 100-vjetor së bashku, pavarësisht nëse jetojnë në Tiranë a në Vlorë, në Prishtinë a në Shkup, në Podgoricë, Athinë apo kudo tjetër. Me këtë rast ftojmë edhe z. Rama të bëhet pjesë e këtyre përpjekjeve pozitive, larg gjuhës së konfliktit dhe përçarjes”, - thuhej në deklaratën e Bashkisë.


04

« aktualitet

E hënë 5 nëntor 2012 •

Rritet numri i transaksioneve nëpërmjet kartave Najada Koxhaj

N

umri i kartave të debitit dhe të kreditit të lëshuara nga Bankat e Shqipërisë janë rritur me tre herë duke e krahasuar me vitin 2006. Numri i tyre ka shkuar në afro 750 mijë, çka do të thotë se afërsisht 1 në katër shqiptar zotëron një kartë krediti ose debiti. Ekspertët theksojnë se kjo tregon për një formalim të qarkullimit të parasë, duke ulur ndjeshëm shitblerjen apo tansaksionet me lekë në dorë. Madje për ta kjo rrit edhe më shumë kontrollin e punësimit duke ndikuar në uljen e angzahimit në të zezë. Nga të gjitha kartat e lëshuara nga banka rreth 94 për qind e tyre janë karta debiti (për të tërhequr rrogën apo për depozita individuale). Por vitet e fundit është vënë re që përveç kartave të debitit me ritme të shpejta është rritur dhe përdorimi i kartave të kreditit. Mjaft prej bankave të nivelit të dytë kanë stimuluar pagesën pa interesa dhe me këste të mallit të blerë në dyqane. Numri i tyre është rritur afro 5 herë krahasuar me vitin 2006 duke shkuar në 43 mijë karta që janë në përdorim të qytetarëve shqiptar. Në këtë mënyrë banka krediton individët për blerje elektronike që ata mund të bëjne duke paguar kështu në një mënyrë fare të lehtë, si dhe për tërheqje në cash, duke shërbyer dhe në uljen e rriskut për vjedhjen e portofolëve. Për kryerjen e pagesave automatike përmes kartave, sistemi bankar ofron një infrastrukturë të sigurt për to, si dhe instrumente në rritje për kryerjen e pagesave nga ana e individëve. Ndërsa shpesh vendosen njoftime për të pasur kujdes në tërheqjen e parave pasi gjithnjë është rreziku i vjedhjes së paswordeve. Gjatë kësaj periudhe ka ardhur në rritje dhe numri i bankomatëve, i cili ka arritur në 816 nga 306 që ishin në vitin 2006. Një ndryshim në numër kanë pësuar dhe pikat elektronike të shitjeve, të cilat nga 1 mijë që ishin 6 vjet më parë kanë arritur në rreth 5 mijë këtë vit. Pagesat e bëra në mënyrë elektronike kanë më tepër se pagesat e bëra në dorë, dhe këto kohë është vënë re se shqiptarët e kanë kuptuar rëndësinë dhe komoditetin që të ofron kjo mënyrë pagese. Paraja elektronike është më e sigurt, ajo kursen kohë, ka kosto më të ulët për transaksionet. Arrin në 750 mijë numri i kartave të kreditit dhe të debitit që janë në duart e qytetarëve shqiptarë që nga viti 2006. Një në katër shqiptarë zotërojnë një kartë të tillë, ku 94 për qind e tyre e zënë kartat e debitit. Banka e Shqipërisë ofron një infrastrukturë të sigurt për kryerjen e pagesave automatike përmes kartave. Numri i bankomateve në vend arrin në 816 nga 309 që ishin para 6 vitesh. Ndërsa numri i pikave elektronike të shitjeve ka arritur në 5 mijë. Qytetarët shqiptar ndërgje_gjësohen se përdorimi i parasë elektronike u kursen atyre kohë, ka kosto më të ulët transaksioni, si dhe u jep më shumë siguri. Duke qënë kështu më të sigurt kur nuk kanë shumë lekë cash në xhepat e tyre.

Katërfishohet numri i kartave bankare Kompania hap rrugën e zbatimit të zgjatjes

Bulevardi, përfundon studimi topografik dhe gjeologjik Studimi për zgjatjen e bulevardit të Tiranës tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare. Mësohet se studioja fituese “Grimshaw” ka përfunduar studimin topografik dhe gjeologjik, duke përgatitur dosjen për në Bashki, e cila do të startojë më pas nisjen e zbatimit të projektit. Në studimin e kompanisë janë përfshirë matjet në terren si dhe shpime në 50 zona për të monitoruar ujërat nëntokësore. Këto të dhëna do të ndihmojnë më shumë në formën e ndërtimeve dhe në investimet që do të kryhen në zonë. Ekspertët mendojnë se zgjerimi i Tiranës nga stacioni i trenit drejt lumit në Paskuqan do t’i japë një tjetër frymëmarrje ekonomisë së kryeqytetit. Kjo jo vetëm me zona të reja të ndërtimit të apartamenteve dhe të bizneseve, por dhe duke i dhënë një frymëmarrje në lëvizjen e automjeteve. Kjo pasi, nëse do të kemi një zbatim korrekt të projektit të zhvillimit, do të kemi më shumë ura lidhëse mes rrugëve në Tiranë, por dhe një zgjerim me unaza të reja të kryeqytetit. Kjo do të shmangë rritjen e trafikut në qendër. Ndërsa zhvillimi me zona të reja ndërtimi do të japë dhe më shumë hapësirë për çmime më të favorshme. Po ashtu zona e re e zhvillimit do të krijojë më shumë hapësira punësimi në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Sipas projektit fitues, zona e re do të ketë më shumë hapësira të gjelbra, ndërsa lidhja me një bulevard e parkut të Liqenit të Tiranës dhe Paskuqanit do t’u japë më shumë mundësi çlodhjeje banorëve të kryeqytetit.

Nasip Naço – Takimi me strukturat e LSI-së bazë e punës, pranimet e reja garanci për vitin 2013

Afrimi i të rinjve “thembra e Akilit” për zgjedhjet e radhës BERAT - Janë një sërë takimesh që në çdo fundjavë Sekretari Politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, realizon ne fshatra e zona të ndryshme në tre rrethet Berat, Kuçovë e Skrapar. Por ajo që bie në sy në këto takime nuk është vetëm puna me strukturat por puna e Naços në afrimin dhe ngritjen e organizatave të reja në lagje të qyteteve dhe në fshatrat e 20 komunave. Z. Naço cila është puna juaj si Sekretar Politik i Qarkut të Beratit në takimin me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim ? Ndonëse LSI-ja, ka fituar një përvojë organizative në ndërtimin e strukturave kudo që funksionojnë në lagje të qytetit dhe në fshatrat të këtij qarku, që përbëhet nga 25 njësi vendore, puna jonë nuk mund të ndalet. Bazuar në programin e LSI të gjithë drejtuesit e degëve në rrethe apo të degëve në njësitë vendore të kësaj partie merren përditë me organizimin e strukturave dhe afrimin elementëve të rinjë. Në fakt takime të tilla, me të rinj, organizohen nga strukturat ku ata ftohen të marin pjesë. Në bisedime u tregojmë të rinjve programin politik, mënyrën e organizimit të LSI dhe i ftojmë që dhe ata të bëhen pjesë. Nuk bëhen vetëm takime monotone, pasi strukturat e kësaj partie shpesh herë organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore ku ftohen të marrin pjesë shumë banorë të atij fshati, lagjieje, qyteti apo qendër komune ku zhvillohet nisma. Tashmë që zgjedhjet po trokasin në derë, cila është puna juaj në afrimin e elektoratit ? Ende nuk kemi mbërritur tek pyetja juaj në kohë, pasi strukturat tona po punojnë në lagjet apo në fshatrat ku kanë afruar elementë të rinj. Pranimet e reja në këtë parti janë garanci për fitoren e zgjedhjeve të vitit 2013. Tani t’i përgjigjem direkt pyetjes suaj – sipas meje puna me afrimin e të rinjve dhe të elementit të lëkudur dhe simpatizantëve të LSI-së nuk ka të sosur, as të mbaruar. Për mua kjo është puna jonë si politikanë si drejtues të strukturave që të afrojmë njerëzit pranë kësaj partie duke u bërë

prezent programin e kësaj partie dhe më pas afrimin e tyre në struktura duke i bërë jo vetëm pjesë përbërëse por dhe pjesëmarës në vendime të rëndësishme për mbarëvajtjen dhe fitoren e LSI në zgjedhjet e vitit 2013. Dy fjalë për konventën e LSI-s ..! Konventa Kombëtare e LSI-së është e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e LSI-së, më shumë se mandati i radhës. Kjo Konventë u mblodh kur në qeverisje janë arritur rezultate të rëndësishme, në të cilat pesha e LSI-së në realizimin e tyre nuk është e pakët si: Liberalizimi i vizave që ishte një ëndërr për të gjithë shqiptarët; anëtarësimi në NATO dhe shumë reforma të rëndësishme integruese të cilat e kanë çuar Shqipërinë në pragun e marrjes të statusit për kandidat në BE. Aktualisht ne ndodhemi afër një sfide të radhës, por dhe shumë të rëndësishme, siç është ajo e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe para nesh dalin disa detyra që duhet të vlerësohen maksimalisht, siç janë: Forcimi i mëtejshëm i strukturave të LSIsë, të LRI-së dhe LGI-së. Takime të shpeshta me elektoratin për të sqaruar dhe propoganduar arritjet që janë realizuar gjatë kësaj qeverisje. Shtimi i radhëve të LSIsë me anëtar të rinj, me njerëz që gëzojnë respektin e komunitetit ku jetojnë e punojnë. Çdo i zgjedhur si në strukturat e LSI-së ashtu dhe në pushtetin lokal duhet

të jetë në lartësinë që kërkojnë situatat për të justifikuar mbështetjen që u është dhënë nga anëtarësia. Duke punuar çdo ditë e muaj pa ndërprerje e them me bindje se LSI në Qarkun e Beratit do të jetë lokomotiva e së majtës në këtë Qark. Organizimi i LSI-së me strukturat tregon se lideri i saj ka ditur të ndërtojë një program të pranueshëm dhe të asimilueshëm për anëtarët dhe simpatizantë të saj, cili është mendimi juaj ? Mundet të them me plot gojën se kjo tregon që lideri i saj Ilir Meta ka ditur të drejtojë dhe të orientojë jo vetëm politikën në shkallë vendi që në krijimin e kësaj partie, por dhe më parë kur në moshën 30 vjeç ai ka qenë kryeministri i Shqipërisë duke u renditur i pari kryeministër për nga mosha në historinë shqiptare. Ndaj me këtë rast së fundmi dua të falenderoj gjithë anëtarët e sipatizantët e shumtë të LSI, duke u premtuar se është një parti e hapur dhe e vlerave integruese europjane për të cilat po punon, së bashku do ta çojmë këtë kauzë edhe më përpara me në krye liderin tonë Ilir Meta. Bisedoi: Sulo Gozhina


aktualitet • E hënë 5 nëntor 2012

»

05

Historia e çiftit shqiptar që nisi çarjen që kur shkuan në Itali

“Prej 5 vitesh gruaja s’më le të shoh djalin” Nga martesa e lumtur deri te ndarja e mohimi i të birit ITALI- U bënë 5 vjet që nuk mund të shoh djalin tim. Ndoshta tani nuk mund të më njohë”. Kjo është tragjedia që po përjetohet nga Paskual Neshati, punëtori shqiptar 42 vjeç, tani banor në Padova, i cili denoncon ish-gruan e tij se po ja mban larg të birin. Gruaja, Aleksandra Zadrima, 33 vjeçe, banore në Chiampo do të dalë sot përpara gjykatëses Pachera, ndërsa ajo do të përfaqësohet nga avokatët Luisa Nardi dhe Claudia Longi dhe duhet të përgjigjet veprimet e saj, ndërsa Neshati ka avokate Paola Miottin. Faktet datojnë që nga gushti i vitit 2007. Në atë kohë ai jetonte me gruan e tij, me të cilën u martua në atdheun e tyre. Marrëdhëniet në mes tyre ishin të shkëlqyera dhe madje kur u zhvendosën për të jetuar në Itali për çështje

të bashkimit familjar, gjithçka kishte vazhduar qetësisht dhe lindën djalin. Në atë kohë, Neshati ka punuar shumë dhe ishte në shtëpi vetëm në mbrëmje. Gruaja filloi të japë shenja të padurimit ndaj tij dhe dilte shpesh në mbrëmje, duke mos i treguar atij se ku po

shkonte. Këtu Paskuali kishte pasur edhe dyshime të forta se gruaja kishte gjetur një tjetër. Situata ishte përkeqësuar kur ajo i tha të shoqit se mes tyre gjithçka kishte mbaruar dhe ajo do shkonte për të jetuar me të afërmit e saj në Chiampo. Më pas, çifti ishte divor-

cuar në Shqipëri, ku gjykata lokale vendosi se babai do të paguajë një shumë mujore për mirëmbajtjen e fëmijës, por ai gjithashtu urdhëroi se babai mund të qëndronte me fëmijën për dy shtuna në muaj, çdo 15 ditë. Nëna, sipas Prokurorisë, kurrë nuk do të pajtohej që ishburri i saj ta shihte fëmijën apo të qëndronte me të, kështu nisi denoncimin ndaj të shoqit. Më pas nisën hetimet dhe tani procesi gjyqësor. Neshati është akuzuar nga ish-gruaja, bazuar në kërcënimet që ai i kishte bërë asaj në korrik 2009, kur u paraqit në shtëpinë e ish-gruas dhe Maurizios, shoqëruesi i ri i saj, por jo në praninë e tyre, siç thuhet në dosje, ai ka lështuar disa kërcënime serioze si: “Ligjin e bëj unë, do bëj si në Shqipëri, më arrestoni sot se do vras ndonjë, sonte do t’ua tregoj”.

Drejtësia egjiptiane, letërporosi për verifikim të llogarive bankare

Pasuria 70 miliardë dollarë e Mubarakut, hetim në Shqipëri Mariglen Mulla

N

ë kuadër të hetimeve të nisura në Kajro ndaj ish-presidentit Mubarak, për dyshime korrupsioni dhe përvetësim pasurie, drejtësia egjiptiane u kërkon autoriteteve shqiptare të zhvillojnë hetim pasuror. Kjo kërkesë vlen si për ish-presidentin egjiptian Hosni Mubarak, ashtu edhe për bashkëshorten e tij Suzan Saleh Sabet, dy djemtë e tyre, por edhe të afërm. Bëhet fjalë për një pasuri totale prej 70 miliardë dollarësh, ku ndonjë pjesë e tyre mund të ketë rrjedhur deri në Shqipëri. Para se të nisin verifikimet nëse këta persona kanë pasuri apo llogari bankare në Shqipëri, njësia task-forcë i është drejtuar Gjykatës Penale me këtë kërkesë për ekzekutim letërporosie. Prokuroria e Tiranës pritet të nisë kryerjen e veprimeve, vetëm pasi të marrë lejen nga gjykata që në këtë rast dosjen pritet ta shqyrtojë gjyqtari Altin Abdiu. Ndërkaq, letërporosia, e dërguar muaj më parë edhe për shtete të tjera me të njëjtin objekt verifikimin pasuror, i është dorëzuar më parë Ministrisë së Drejtësisë. Mësohet se ajo ia ka përcjellë shkresën Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa organi qendror i akuzës ia ka dërguar njësisë task-force të kryeqytetit. Më 31 tetor kërkesa e autoriteteve egjiptiane është dorëzuar në gjykatën e Tiranës dhe pritet që së shpejti të caktohet një datë kur do të shqyrtohet ekzekutimi i letërporosisë. Vetëm pas këtij vendimi,

Specialisti i referohet rastit të druvarit shqiptar

Vdekja në punë e Dritanit, 25 vjeç, thërret secilin të marrë përgjegjësi Një zyrtari lokal italian i ka mjaftuar vdekja e punëtorit shqiptar gjatë prerjes së pemëve që të lëshojë një apel të fuqishëm për të marrë përgjegjësi, si dhe të gjenden arsyet e humbjes së një jete. Kështu Mauro Moriconi, përgjegjës Cgil, në zonën e liqenit Trasimeno, Media Valle del Tevere i referohet tragjedisë në punë që ka ndodhur në komunën “Cita della Pieve”, ku gjeti vdekjen punëtori shqiptar Dritan Ripoj, vetëm 25 vjeç. Ai së bashku me vëllain e tij ishin duke punuar në prerjen e pyllit dhe kjo vdekje sipas Moriconit do të ishte e mjaftueshme për të kthyer në qendër të vëmendjes sindikatat, shoqatat e biznesit, institucionet, mediet dhe sidomos qytetarët. Në fakt, ashtu si punëtorët e kombeve të tjera edhe shqiptarët kanë të pafat në disa raste, ku kanë vdekur për mungesë sigurie në punë. Raste të tilla janë regjistruar shpesh në Itali dhe Greqi, por edhe në vende të tjera. Në Greqi, para pak kohësh, humbi jetën një shqiptar që punonte me të birin në prerjen e pyjeve. “Për çështjen e sigurisë në punë duhet të kujtohet të gjitha përgjegjësitë”,- thotë specialisti, i cili sugjeron disa refleksione. “E para është se tragjedia godet edhe një herë një emigrant, duke treguar se shtresat shoqërore më të dobëta janë më shumë në rrezik, por si e tillë gjeneron vëmendjen, indinjatët dhe reagimet e publikut inferior. E dyta është se unë mendoj se ishte një gabim Konferenca e Shteteve-Rajone, ku u trajtuan temat e pyjeve dhe rrezikun e lartë. Kështu, edhe për rrezikun e mesëm, kjo marrëveshje për trajnimin e punëtorëve, e ofruar nga D. L 81/2008, nuk ishte e duhura”. Më tej ai pëmend kontratat, ligjet, aktgjykimet e gjykatave të Republikës, kushtet e punës, trajnimet dhe del në përfundimin se po të ishte siguruar trajnim profesional për Dritanin, apo më tepër siguri në punë, atëherë ai do kishte shpëtuar. Në fund specialisti e mbyll me frazën “Mirupafshim Dritan, të qoftë toka e butë dhe sakrifica juaj mos shkoftë dëm”

Shqiptari me identitet të rremë

Prej 14 vitesh në arrati, kapet një tutor 46-vjeçar ITALI- Një shqiptar, i arratisur për 14 vjet, u arrestua nga agjentët në Novoli, pardje në mëngjes. Ata e ndaluan për një kontroll rutinë në Viale Morgagni, ku ndodhej në shoqërinë e dy bashkëatdhetarëve të tij. Ai theu paraburgimin në gjykatën e Pistoias, nga viti 1998, ku shtetasi shqiptar, 46 vjeç, ishte dënuar me 19 vjet e 8 muaj burg për rrëmbim dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj një 38-vjeçareje, banuese në Montecatini. Kur u ndalua nga policia ai u dha atyre një kartë identiteti shqiptare, por nuk arriti të mashtrojë agjentët, të cilët kanë vendosur t’i kontrollonin fotogafitë dhe shenjat e gishtave. Aty zbuluan identitetin e vërtetë të të arratisurit nga burgu dhe u prangos.

Sherr masiv brenda në lokal

Marokeni plagos lehtë një shqiptar 28-vjeçar

së bashku me listën e gjatë të emrave prej gati 70 personash, Prokurorja e çështjes do të zhvillojë veprimet e domosdoshme hetimore për të parë nëse kanë apo jo llogari bankare dhe pasuri të tjera ose nëse janë

apo jo në vendin tonë emrat e listës së gjatë si pronarë, bashkëpronarë ose aksionerë. Pasuria e ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak vlerësohet në rreth 73 miliardë dollarë. Ka dyshime të forta se ish-presi-

denti ka larguar nga Egjipti mes viteve 2000-2008 një shumë prej 57 miliardë dollarësh, të transferuara më pas në bankat zvicerane apo të investuara në pasuri të patundshme në SHBA dhe Britaninë e Madhe.

ITALI- Dje në Pisa tre persona janë kapur nga policia pas një përleshjeje që shpërtheu në të gdhirë në një pijetore në qendrën historike të Pizës. Rrëmuja e madhe kulmoi me shpërthimin e të shtënave me armë brenda lokalit, ku është plagosur lehtë një shqiptar. Megjithatë, nga hetimet rezultoi se shqiptari u plagos gjatë përleshjes në brendësi të lokalit dhe jo me armë zjarri, siç dukej në fillim. Ndër personat e kapur është shqiptari i plagosur, i moshës 28 vjeç dhe një tunizian 50 vjeç që është gjetur në posedim të një pistoletë Tokarev, e kalibrit 7.62, gjysmëatomatike. Gjatë përleshjes shqiptarit i është shkaktuar një plagë e vogël në kokë.


06

« aktualitet

E hënë 5 nëntor 2012 •

Gledia Duro mbërriti me partnerin e saj çek në New Delhi

Shqiptarja 29 vjeçe gjendet e varur në hotel, hetim 2 pistave I NDI- Një 29-vjeçare shqiptare u gjet e varur në një dhomë hoteli në juglindje të New Dehlit. Ngjarja ka ndodhur të premten në Kailashin e Madh dhe fillimisht policia dyshoi për një rast vetëvrasje, por nuk u gjet ndonjë shënim. Sipas policisë, një hetim u iniciua pasi Gledia Duro, 29 vjeçe, u gjet e varur me një rrip najloni, të lidhur në tavanin e dhomës nr 1662 të një hoteli në New Delhi, në Kailashin e Madh. Ajo kishte mbërritur në Indi më 27 tetor me një vizë turistike, me të dashurin e saj, Simon Spitz, 57 vjeç, shtetas çek. Ata mbërritën në kryeqytet nga Chennai rreth orës 15:30 të së premtes. Pasi bëri disa kontrolle

në hotel, Spitz doli vetëm për të marrë ushqim. Ai e kishte mësuar ngjarjen e rëndë, kur u kthye në dhomë rreth orës 06:00. Gledia nuk iu përgjigjej trokitjeve të tij që përsëriteshin në derë. I ndodhur në gjendje të dyshimtë, Simon ka kontaktuar me autoritetet e hotelit dhe më vonë shpërthyen derën. “Gledia u gjet e varur në tavan”,- tha një zyrtar i policisë. Ata menjëherë e dërguan gruan në spitalin Sukhda, ku mjekët deklaruan se ajo kishte vdekur pas mbërritjes. Një telefonatë është bërë edhe në dhomën e kontrollit policor, pasi një ekip me ekspertë të kriminalistikës kanë inspektuar dhomën. Policia nuk gjeti asnjë shënim

për vetëvrasje, por nuk kanë përjashtuar edhe vrasjen si pistë të mundshme. Ajay Chaudhry, komisioneri i policisë në juglindje të Indisë, tha se incidenti po hetohet në bazë të nenit 174 të Kodit të Procedurës Penale. Trupi u zhvendos në AIIMS, ku një ekzaminim u zhvillua të shtunën. “Arsyeja e saktë e vdekjes është ende për t’u konstatuar. Në pamje të parë duket se Duro ka kryer vetëvrasje”,tha një tjetër oficer policie. Ndërkaq, ekspertët e kriminalistikës po hetojnë edhe në pistën e vrasjes. Partneri çek është marrë në pyetje për vendndodhjen e tij, si dhe janë pyetur anëtarët e stafit të hotelit, për ndonjë lëvizje të dyshimtë.

Reagime të politikës dhe ish-të përndjekurve Albana Lika Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë i bëri apel politikës që të mos abuzojë me deklaratat mbi vdekjen e mikut të tyre, Lirak Bejko. Ndërkaq, një sërë reagimesh pati edhe nga politika, por edhe nga të huajt. Kreu i Shoqatës së të Burgosurve, Skënder Tufa, tha se, “U bëj apel forcave politike, mos abuzoni me vdekjen e Lirak Bejkos. Tufa bëri të ditur se të martën mbërrin nga Italia, trupi i pajetë i Bejkos, ndërsa thekson se askush nga forcat politike nuk kontribuoi në sjelljen e trupit në atdhe. “Refuzuam që qeveria të sjellë trupin e shokut tonë, pasi kjo qeveri e vrau atë me heshtjen ndaj grevës së urisë. Trupi do të qëndrojë 24 orë në shtëpi dhe ditën e mërkurë do të sillet në Institutin e Ish-të Përndjekurve Politikë. Nesër në mënyrë paqësore, ne do të vijmë e do të trokasim tek dera e Institutit dhe do të kërkojmë që të bëjnë nderimet e duhura dhe homazhet ndaj Lirak Bejkos”,- tha ai. Lirak Bejko tentoi t’i japë fund jetës me vetëdjegie gjatë grevës së urisë që ish-të burgosurit politikë zhvilluan për 1 muaj në çadra me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit për vitet e kaluara në burg gjatë kohës së diktaturës. Ai dërgua në Itali për kurim pasi djegiet ishin mbi 50% të trupit. Ai humbi jetën në spital ditën e premte. Ambasada e SHBA-së Ambasada e SHBA-së, në vendin tonë përmes një deklarate për mediet ka reaguar për vdekjen e ish-të denuarit politikë që humbi jetën në spital në Itali, ku kurohej pas vetëdjegies me benzinë më 10 tetor, gjatë greves së urisë, Lirak Bejkos. Me anë të njoftimi të bërë publik për shtypin, ambasada e SHBA në Shqipëri thekson se dëshiron t’i shprehë pikëllimin e thellë dhe keqardhjen e familjes dhe miqve të Lirak Bejkos, i cili ndërroi jetë më 2 nëntor. “Mendimet dhe lutjet tona janë me ju në këtë kohë hidhërimi”,thuhet në deklaratën e ambasadës. Vetë ambasadori Arvizu i ka takuar nga afër ish të përndjekurit e urisë në ditët e grevës së urisë. Selia rozë Partia Socialiste ka reaguar përmes kreut të saj Edi Rama në lidhje me vdekjen e ish-të burgosurit politik, Lirak Bejko. Duke u shprehur i shokuar nga vdekja jonatyrale e Lirak Bejkos, kryesocialisti tha se Bejko i

Të martën mbërrin trupi i Bejkos. SHBA: Lutjet me ju

mbijetoi vuajtjes, por jo arrogancës së kësaj qeverie. Rama e krahason me një tragjedi humbjen e jetës së ish-të burgosurit politik. “Është tragjedia e një familjeje të varfër, që nuk pa një ditë të bardhë, as nën regjimin e egër të Enver Hoxhës, as në kohët e zymta të Sali Berishës. Vdekja e Bejkos është edhe më shumë se vdekje, është një tragjedi tronditëse për Shqipërinë e votave të vjedhura,

premtimeve të pambajtura, zhgënjimeve të pambarimta. Selia blu PD-ja i shprehu ngushëllimet familjes së Lirak Bejkos për humbjen e familjarit të tyre dhe u shpreh se ndan dhimbjen me ta, ndërsa Kryeministri porositi që të merren masa për të ndihmuar kthimin e trupit në shtëpi. Përmes një njoftimi, PD fajëson liderin e opozitës Edi Rama për

këtë tragjedi. “Kjo dramë u finalizua sërish nga z.Rama dhe kupola e PS me organizimin kundrejt pagesës për qëllime politike të grevës. Partia Demokratike kërkon nga organet e drejtësisë të hetojë të gjithë organizatorët dhe përgjegjësit e akteve, të cilat kishin për qëllim shndërrimin e kufomave në vota”, - deklaron Partia Demokratike në njoftimin e saj. LSI-ja “Në rast se politika do të kishte qenë më e përgjegjshme dhe konstruktive, nuk do të kishim precedentë të tillë me pasoja të rënda”. Kështu ka deklaruar kreu i LSI-së, Ilir Meta, për vdekjen e ish-të përndjekurit politik, Lirak Bejkos. “Për të fat të keq kemi një situatë imponuese politikisht, që pati indicio nga opozita, që ka qenë publike, ndërkohë që ligji nuk ka qenë kaq i lehtë për t’u zbatuar. Këtu i referohem takimit të z.Rama me gratë, të cilat kishte shkuar natën për t’i takuar. Pra, nëse do të kishim pasur një qëndrim realist të palëve politike, do të kishim një situatë krejt tjetër”, - tha Meta. Ai tha se përgjegjësia është e të gjithëve. FRD-ja FRD ka bërë përgjegjëse qeverinë dhe kreun e saj, Kryeministrin Berisha, për vdekjen e ish të përndjekurit, Lirak Bejko. Kjo forcë politike ftoi qytetarët për të marrë pjesë në funeralin e tij, për të dhënë shembullin që shqiptarët janë të aftë ta kuptojnë demokracinë dhe vlerën e saj. “Përgjegjës për ngjarjen janë ata që zhgënjyen ish të perndjekurit, që u premtuan Evropën moderne dhe më pas lëshuan vrer ndaj tyre”, - thuhet në deklaratë. Sipas FRD-së, nëse qeveria do të pranonte të dialogonte Liraku do të ishte i gjallë. Sipas saj, ai është viktimë e shurdhërisë së qeverisë, e mjekut të punësuar si Kryeministër dhe që humbi rastin të sillet si shtetar. Ambasadori i BE-së Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Etore Sequi, shprehu nga Shkodra ndjenjat e thella të simpatisë njerëzore, hidhërimit dhe keqardhjes për humbjen e të ndjerit Lirak Bejko. Sekui foli për apelet e tij dhe të BEsë për të ndalur vetësakrifikimin, si një paralajmërim për mos u gjendur përballë një tragjedie të tilla. “Ne të gjithë përdorëm këto fjalë që janë kyç për Bashkimin Evropian: zbatim dhe dialog. Unë besoj se vetësakrifikimi është gjithmonë një tragjedi. Kam bërë thirrje dhe deklarata nëpërmjet

medieve për të ndaluar vetësakrifikimin. Kam mbështetur iniciativën e Presidentit, i cili u takua me përfaqësues të grevistëve të urisë”, - tha ai. Lamaj Fatmir Lamaj, ish-i burgosuri politik, njëherësh ish- grevist tha se dhimbja për vdekjen e Lirak Bejkos, nuk mund të kalohet lehtë qoftë nga kjo qeveri apo nga ata që do vijnë nesër. Ai denoncoi publikisht se ata që e futën Lirak Bejkon të burg, drejtojnë sot Shqipërinë. “Ata që e futën Lirakun në burg ata po e drejtojnë Shqipërinë. Asgjë nuk ka ndryshuar nga komunizmi dje dhe sot jemi tek neokomunizmi”,- tha ish-i burgosuri politik, Lamaj. Ish-i burgosuri politik deklaroi se rrethanat ku ndodhet kjo shtresë i shtyu në akte ekstreme, ndërkohë hodhi akuza ndaj ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, për marrjen e dëmshpërblimeve. Aleanca “Kuqezi” Edhe aleanca “Kuqezi” ka reaguar për ndarjen tragjikisht nga jeta të ish-të përndjekurit politik, i cili u vetëdogj gjatë grevës së urisë. AK bëri përgjegjës Kryeministrin Berisha për vdekjen e ish-të përndjekurit. “Regjimi Berisha vazhdon të mbjellë viktima. Berisha do ndëshkohet për krimet, Bejko do nderohet si hero”, thuhet në reagimin e AK-së. Sipas saj, Bejko është një martir që do frymëzojë revoltën për liri. Ndër të tjera AK nënvizon se Kryeministri që takon ministrin serb, refuzoi të takonte ish- të përndjekurit grevistë. “Lirak Bejko është viktima e radhës e mbjellë nga regjimi i Berishës, i cili për këto veprime duhet të ndëshkohet”, - thuhet në njoftim. Mediet ndërkombëtare Lajmi i vdekjes në spitalin e Barit të ish-të përndjekurit Lirak Bejko ka bërë bujë edhe në mediet ndërkombëtare. “Huffington Post”, prestigjiozja amerikane, në edicionin online të saj shkruan për lajmin tragjik duke shtuar se ish-i burgosuri politik, Liraj Bejko, ishte pjesë e grevës së urisë së ish-të përndjekurve që kërkuan dëmshpërblim për vitet e burgimit. “Greva e urisë përfundoi pas një muaji për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të pjesëmarrësve të saj”, thotë “Huffington Post” në rreshtat e saj, duke përmendur faktin se rreth 100 mijë shqiptarë u ekzekutuan, burgosën apo internuan nëpër gjatë periudhës së komunizimit.


aktualitet • E hënë 5 nëntor 2012

»

07

Të afërmit e vrasësve të 9-vjeçarit po ktheheshin nga Serbia

Hakmarrja në Mamurras, ekzekutohen dy të rinj R

ikthehet në përmasa tragjike hakmarrja në Fushë Mamurras. Vrasja e një djali 9-vjeçar në një pritë ngritur xhaxhait të tij, ka sjellë dje ekzekutimin e dy të rinjve nga fisi i vrasësit. G. dhe L Shkreta kanë rënë pre e një atentati pikërisht në vendin ku djali i Jetmir Llanajt ka humbur jetën. Dy vëllezërit ishin duke u kthyer nga Serbia, por një prej tyre nuk ka mundur të kalojë lumin Droj pasi humbi jetën në atentat, ndërsa vëllai i tij është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në rrezik për jetën. Hakmarrjet Prej muajit qershor fisi Llanaj dhe Shkreta kanë nisur zbatimin e kodit të Kanunit. Ndërsa Jetmir Llanaj është prangosur në muajin korrik pasi u dyshua si ekzekutor i Mark Shkretës, babai i dy të rinjve që vranë fëmijën 9-vjeçar. Por në atë kohë gjykata vendosi lirimin e Llanajt pasi nuk kishte prova kundër tij. Ndërkohë që dje policia ka shpallur në kërkim Jetmin dhe Muharrem Llanajn si të dyshuar në atentatin e dy të rrinjve. Muharrem Llanaj është xhaxhai i 9-vjeçarit të vdekur, ndërsa ai shpëtoi në atentat kur ishte duke i dhënë makinës. Madje dhe prita ishte kundër tij nga djemtë Shkreta si hakmarrje ndaj përplasjeve që ai kishte me ta. Ekzekutimi i të rinjve është kryer pranë një karburanti në Fushë Mamurras pikërisht ku u vra 9-vjeçari. Ndërsa vëllezërit janë gjetur të vrarë 4 kilometër larg nga njëri-tjetri. Fillimisht policia ka gjetur L.Shkretën, i cili është dërguar me urgjenc në Tiranë. Ndërsa më pas është gjetur dhe një tjetër trup. Fillimisht u mendua

Shkodra është tronditur dje, ndërsa ka përjetuar një akt vetëvrasje. Një person është hedhur nga rra e Bunës në mesditë. Personat që kanë qenë pranë vendit të ngjarjes kanë njoftuar menjëherë policinë. Pavarësisht kërkimeve të menjëhershme, si dhe mbërritjes së polumbarëve nuk u arrit në gjetjen e trupit, ndërsa janë gjetur vetëm rrobat e tij. Nuk ka ende të dhëna rreth motiveve të ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur punën për gjetjen e trupit dhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Këshilli Bashkiak i qytetit ka miratuar listën me 17 familje që përfitojnë banesa me qira sociale të administruara nga Bashkia Elbasan. 17 emrat e familjeve që përfitojnë janë publikuar nga bashkia bashkë me kërkesën për plotësimin e dokumentacionit në lidhjen e kontratës për këto familje. Çdo muaj Këshilli Bashkiak është duke miratuar listat me familjet që plotësojnë kriteret e strehimit në pallatet e ndërtuara nga bashkia me kredi të butë. Janë gjithsej 86 apartamente, të cilat do të shpërndahen kundrejt një qiraje sociale. Së fundi me vendim të Këshillit të Ministrave janë shtuar përfituesit dhe kanë ndryshuar kriteret për përfituesit e banesave sociale dhe me kredi të butë. Administrata e bashkisë është duke hartuar edhe draftin për këtë çështje, i cili parashikon që përfitues të këtyre banesave të jenë dhe disa kategori të veçanta. Tri kategoritë e reja që përfitojnë janë emigrantët e rikthyer, familjet e policëve të rënë në detyrë dhe viktimat e dhunës në familje. Lista e paraqitur në këtë mbledhje do të plotësohet edhe me 25 përfitues të tjerë, të cilët do të kalojnë në mbledhjet e radhës së këtij këshilli:

Prej muajit qershor fisi Llanaj dhe Shkreta kanë nisur zbatimin e kodit të Kanunit. Ndërsa Jetmir Llanaj është prangosur në muajin korrik pasi u dyshua si ekzekutor i Mark Shkretës, babai i dy të rinjve që vranë fëmijën 9-vjeçar. Por në atë kohë gjykata vendosi lirimin e Llanajt pasi nuk kishte prova kundër tij. Ndërkohë që dje policia ka shpallur në kërkim Jetmin dhe Muharrem Llanajn si të dyshuar në atentatin e dy të rrinjve. se ngjarjet nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa më vonë u mësu se i vrarë mbeti G.Shkreta. Policia ka shpallur në kërkim 2 autorët e ngjarjes, ndërkohë bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e vëllait të plagosur është e rëndë. Vrasja e 9-vjecarit. Në qershor Olgert dhe Mariglen Shkreta, vranë djalin 9-vjeçar të Jetmir Llanajt

gjatë një atentati të ngritur ndaj Muharrem Llanajt. Në atë kohë fëmija ishte duke udhëtuar me të ëmën dhe xhaxhain e tij. Nëna e mbante në prehër në sediljen e parë të makinës, ndërsa plumbat e kanë prekur menjëherë fëmijën. Vetë Muharrem Llanaj ka mbetur i plagosur rëndë në atentat, megjithë plumbat e marrë ai arriti t’i jepte dhe disa kilometra mjetit duke kërkuar ndihmën e bashkëf-

shatarëve të tij, të cilët i kanë dërguar menjëherë në spital. Por për fat të keq 9-vjeçari nuk i mbijetoi plumbave, ndërsa dy fiset tashmë janë në hasmëri. Mark Shkreta, babai i dy autorëve të atentatit të 5 qershorit në Mamurras ku humbi jetën 9-vjeçari Endrit Llani dhe u plagos rëndë xhaxhai i tij, u vra mëngjesin e 20 korrikut në kryeqytet, ndërkohë autor i krimit u dyshua babai i djalit të vrarë, Jetmir Llani.

Enigmë ngjarja Hidhet nga ura e Bunës, nisin kërkimet

Banesat me qira sociale, përfitojnë edhe 17 familje

Konflikti për rrugicën

Përfundon në gjendje të rëndë drejtori i hidrocentralit të Banjës ELBASAN- Një konflikt pronësie ka përfunduar në gjakderdhje në lagjen “Vullnetari” të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme kur atë e bir janë konfliktuar për të satën herë me 50-vjeçarin Abazi për një rrugicë. Sipas hetimeve të para, mes tyre ekzistonte një sherr i përhershëm për kalimin e familjes Abazi në këtë rrugicë para shtëpisë së tyre. Por këtë herë nuk ka qenë thjesht një sherr, por të dy palët janë përballur me mjete të forta. Një prej tyre ka qëlluar me sëpatë në pjesën e kokës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda 50-vjeçarit Spartak Abazi. Ky është të paktën versioni i deklaruar nga policia për ngjarjen. Menjëherë është bërë transporti për në spitalin kirurgjik nga familjarët e tij.

Gjendja e 50-vjeçarit konsiderohet tepër e rëndë nga mjekët për shkak të dëmtimeve të pësuara nga goditja e sëpatës. Pak orë më pas policia ka arritur të vërë në pranga të dyshuarit për autorësinë e ngjarjes, Zeqir Dika, 56 vjeç, dhe i biri i tij Fadil Dika 35 vjeç. Si shkak policia deklaroi motivet e pronësisë për një rrugicë. Të dy familjet kanë ndërtuar pas viteve ‘90 shtëpi në pjesën e sipërme të lagjes “Vullnetari” dhe kalimi një rrugicë para shtëpisë së familjes Dika është bërë shkak për një sherr që arriti kulmin një natë më parë. Ende nuk është përcaktuar se kush ka qëlluar me sëpatë nga dy të arrestuarit. Aktualisht policia ka ngritur akuzën e vrasjes të mbetur në tentativë në bashkëpunim.

1.Elvira

GOGUJA

2.Gertruda

BOGOVA

3.Zelije

DERVISHI

4.Hedije

HANKJA

5.Nazif

KODRA

6.Arben

PAPRI

7.Selman

DUKA

8.Roza

TRIMI

9.Gëzim

DOÇI

10.Gazmend

YMERI

11.Eduart

ZANE

12.Hilmi

ADEMI

13.Altin

AGOLLI

14.Mikel

QOSJA

15.Hane

MUÇA

16.Lutfije

PALLOSHI

17.Lulëzim

SULA

E drogonte dhe e kërcënonte në banesën e tij

Rrëmben dhe përdhunon prej disa ditësh të renë Një e re nga Vlora ka mundur t’i shpëtojë një rrëmbimi disa ditor prej 37-vjeçairt D.Manaj, duke e denoncuar te Forcat e Rendit. Policia e Vlorës ka bërë të ditur se dje në Peshkopi të komunës Vllahinë të Vlorës është bërë ndalimi i Manajt, nën akuzën e rrëmbimit, përdhunimit, armëmbajtjes pa leje, si dhe të posedimit të lëndëve narkotike. Shtetasja A.B prej disa ditësh ishte mbajtur në banesën e Manajt, i cili nën kërcënimin e amëve e ka përdhunuar, si dhe e ka droguar, ndërsa në asnjë moment nuk e ka lënë të komunikojë me persona të tjerë. Por gjatë një momenti vajza ka shpëtuar duke iu drejtuar menjëherë policisë, e cila me të mbërritur në vendngjarje ka vendosur nën arrest 37-vjeçarin. Në momentin e ndalimit atij i është gjetur një armë automatike, si dhe një sasi kanabis. Manaj është një person i njohur për policinë e Vlorës pasi më parë ai ka qenë i ndalur për prodhim, posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Masat për përmbytjen

Riparohet argjinatura e Dajçit në Shkodër Argjinatura e Dajcit në Shkodër një nga më të rëndësishmet për parandalimin e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës është riparuar, madje punimet në të janë duke vazhduar ende. Krahas ndërhyrjes në këtë argjinaturë Bordi i Kullimit në Shkodër ka ndërhyrë edhe në disa argjinatura të tjera si dhe janë pastruar tërësisht të gjithë kanalet kullues, si dhe janë riparuar hidrovorët. Rëndësi i është dhënë dhe ngritjes së pritave në disa zona, të cilat në vitet a kaluara përmbyteshin si pasoje shirave. Investime të rëndësishme janë bërë edhe në thellimin e shtratit të lumit Drin dhe Bunë. Deri tani vlera e investimeve për të shmangur përmbytjet ka qenë rreth 13 milionë euro.


08

« sociale

E hënë 5 nëntor 2012 •

200 familje në seleksionimin e mbetjeve nëpër fabrika

Projekt për punësimin e familjeve rome në nevojë Ervin Koçi

P

ersonat e papunë të komunitetit rom do të mund të angazhohen në ngritjen e ndërmarrjes sociale. Qendra për Ndryshim dhe Menaxhimin e Konflikteve ka ndërmarrë këtë nismë, nga e cila do të përfitojnë 200 familje rome. Atyre do t’u mundësohet një vend pune në kompanitë e riciklimit të mbetjeve. Drejtoresha e kësaj qendre, Juliana Hoxha, thotë se për së paku një vit këta persona do të seleksionojnë mbeturina duke i ndarë që në burim. Ata do ta kryejnë këtë punë pranë bizneseve të mëdha dhe universiteteve në kryeqytet dhe me shitjen e tyre do të marrin

para. Në këtë mënyrë atyre do t’u mund t’u sigurohet edhe paga mujore. Pas një viti nën mbikëqyrjen e kësaj qendre këta persona mund të vazhdojnë të njëjtën punë ose të largohen prej saj, gjë kjo që është në dorë të të punësuarve. Sipas ekspertëve, këto sipërmarrje sociale tashmë janë të njohura në të gjithë botën dhe nga to përfitojnë vetëm të papunët, të rinjtë dhe shtresat në nevojë. Kjo është një mundësi pune për familjet rome që nuk kanë mundur të gjejnë dot një vend pune. Krahas këtyre vazhdimi i projektit të Qendrës për Ndryshim dhe Menaxhimin e Konflikteve do të mundësojë edhe hapjen e vendeve të reja pune edhe për shtresa të tjera

Basha inspektim në punimet e rrugës “Hasan Sufa” Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka dalë të inspektojë punimet në rrugën “Hasan Sufa”, që lidh unazën, bulevardin “Bajram Curri” me rrugën “Ali Demi”. Rruga është tërësisht e re dhe ka një gjatësi prej 312 metrash dhe një gjerësi prej 15 metrash. Në dyja anët e rrugës janë projektuar vende parkimi për makinat me gjatësi 2.5 metra. Ndërkaq krahas hapësirës së gjelbër që është parashikuar në këtë rrugë, e cila do të mbillet nga të dyja anët e saj me pemë, në projekt është parashikuar edhe heqja e mureve rrethuese të shtëpive, duke u zëvendësuar me kangjella. Ndërtimi i plotë i rrugës pritet të përfundojë pas dy javësh.

Të pastrehët apelojnë vendimin në Gjykatën e Strasburgut

në nevojë të shoqërisë. Shumë herë komuniteti rom ka dalë në protestë në rrugët e Tiranës për të kërkuar të drejtat e tyre, ku përfshihet edhe punësimi.

Ky projekt do të sigurojë punë për një pjesë të këtij komuniteti, por gjithsesi nuk është një zgjidhje përfundimtare e këtij problemi.

Pas rrëzimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese së kërkesës së Shoqatës së Qiramarrësve në Shtëpitë Shtetërore, çështja do të ankimohet në Gjykatën e Strasburgut. Mosshfuqizimin nga Kushtetuesja të aktit normativ kreu i kësaj Shoqate, Myftar Kurti, e cilëson si shkelje kushtetuese, pasi në dy raste të ngjashme, kjo Gjykatë është shprehur ndryshe. “Shoqata ka vendosur që t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut për të drejtat e njeriut. Anëtarët e Gjykatës Kushtuese kanë shkelur ligjet e Gjykatës Kushtetuese me miratimin e aktit normativ. Janë dy-tri akte identike me aktin normativ që janë hedhur poshtë, ndërsa pardje na doli një mrekulli”, -tha Kurti.

Lista e plotë e 105 përfituesve të pensionit të parakohshëm, të pleqërisë dhe familjar

Pensionet e reja në radhët e ish-ushtarakëve Adem

Kadri

Dedej

Jorgji

Koci

Cami

Qazim

Ramadan

Baze

Agim

Muharrem

Isa

Kadri

Nexhip

Sejati

Qerim

Hajdar

Zenuni

Agim

Tahir

Doci

Karem

Myftar

Cato

Rajmonda

Hasip

Selfollari

Ahmet

Zylfo

Goxharaj

Kico

Koli

Kutali

Raqi

Haxhi

Gruka

Ali

Xhemal

Hoxha

Kristaq

Kostaq

Totokoci

Rasim

Safet

Selimllari

Andrea

Tasi

Bardhi

Kristaq

Stavro

Çuçi

Refotaq

Nefail

Bashollari

Arif

Haxhi

Topalli

Kujtim

Jashar

Lepuri

Renato

Mersin

Latifi

Astrit

Alem

Kondaj

Kujtim

Shaqir

Bregu

Riza

Hasan

Osmani

Azis

Adem

Bozhegu

Lavdi

Selman

Zeqo

Riza

Neki

Haris

Bajram

Ali

Koceku

Lazer

Ded

Rajta

Sabri

Ramazan

Shera

Bardhyl

Gani

Cami

Lenin

Mark

Vladi

Satvri

Taqo

Paskali

Bashkim

Hysen

Punavija

Liman

Islam

Qoku

Sazan

Rexhep

Habibi

Dhimo

Profi

Gjermeni

Luan

Dervish

Shehu

Sejdin

Habip

Biba

Dod

Gjok

Lasdushaj

Luan

Orhan

Avdia

Shaban

Xhafer

Sulaj

Enver

Dalip

Ibro

Maksim

Ceno

Kurti

Shefki

Qamil

Cerri

Enver

Eqerem

Mucaj

Melaize

Kadri

Xhaferraj

Shefqet

Zylyftar

Zerdelia

Eqerem

Sulo

Murataj

Mihal

Qirillo

Cekani

Shpetim

Xhevdet

Guga

Esma

Ali

Cela

Muco

Shyto

Mucaj

Skender

Shaqir

Kodra

Fatmir

Nuri

Hajderasi

Muharrem

Bahri

Llocko

Sokol

Bajram

Lani

Fatmir

Refat

Hamitaj

Muharrem

Shahin

Shevroja

Sose

Zenel

Hoti

Fatmir

Zenel

Pemaj

Muharrem

Sulejman

Lloshi

Spiro

Llazi

Vasiu

Fiqiri

Sali

Shaba

Mustaf

Met

Mustafaj

Stefan

Taqi

Tomani

Fitnete

Lutfi

Huqi

Mustafa

Muhamet

Ramja

Tafil

Zeqir

Lame

Fuat

Ymer

Muja

Myrteza

Bejo

Koro

Tefik

Kamber

Rizaj

Gaqi

Petro

Papa

Myslim

Ahmet

Topalli

Thoma

Kico

Llavdaniti

Gege

Gjn

Perkolaj

Nazif

Baki

Fezollari

Toli

Gori

Goga

Gjon

Mark

Simoni

Nesti

Pandeli

Thanasi

Trifon

Vasil

Gjeka

Guri

Hysni

Aliaj

Nexhat

Bektash

Cakeri

Valter

Nasi

Cakalli

Hajdin

Zenel

Osmanaj

Niko

Anastas

Opari

Vani

Lazer

Qako

Hamdi

Daut

Kodra

Niko

Ligor

Memo

Vasil

Mina

Milo

Haziz

Hamdi

Vathi

Pandeli

Miter

Nako

Vladimir

Muke

Koci

Hekuran

Isuf

Sheqeza

Panorea

Kristo

Caca

Xhaferr

Shahin

Sina

Ibrahim

Hajdar

Rroshi

Partizan

Hysen

Mance

Xhemal

Shaban

Kllogjri

Ilo

Jani

Pine

Pjeter

Uani

Karroqe

Ymer

Tahir

Elezi

Jashar

Lalan

Qerimaj

Qamil

Riza

Qato

Zalo

Izet

Hysi


opinion • E hënë 5 nëntor 2012

»

09

Kundër fashizimit të Kosovës, terrorizimit dhe izolimit të vetëvendosjes për hatër të Serbisë!

K

ur do të këndellet “mileti”në Kosovë, e t’i thotë fund “specialitetit” të diktaturës së egër staliniste të regjimit policor-çizmes së hekurt, torturës, arrestimit, burgosjes, denoncimit, kompremetimit, shpërfytyrimit, izolimit dhe anatemave çnjerëzore ndaj Lëvizjes Vetëvendosje si e vetmja OPONENCË e guximshme, largpamëse, pragmatike, realiste, demokratike dhe paqësore me Platformë të qartë (doktrinare dhe praktike) për mbrojten e interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Mbi të gjitha, këtë e provon edhe shpalosja ZYRTARE e kërkesës dhe e flamurit të strategjisë së saj ( si para qeverisë e kuvendit të Kosovës, ashtu edhe përpara ndërkombëtarëve; si në debatet brenda institucioneve të Kosovës, ashtu edhe në demonstrimin e tyre në rrugë dhe në sheshe të Kosovës) se do bashkim të Kosovës me Shqipërinë, jo assesi afrim dhe përbishtim me Serbinë kolonialiste, fashiste dhe gjenocidale, ashtu si thotë edhe Rezoluta e fundit e Kuvendit të Kosovës për “normalizimin e marrëdhënieve” me Serbinë. Ky është shkaku kryesor, pse regjimi policor i Hashim Thaçit dhe i Bajram Rrexhepit, në bashkëpunim me partenrët dhe me aleancat e tij, të brendshme dhe të jashtme, e luftojnë dhe e akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje, e jo shpifja dhe gënjeshtra politiko-propagandistike e regjimit policor dhe e regjimit të verdhë medial (si pretekst) se gjoja Lëvizja Vetëvendosje, në mënyrë “jashtinstitucionale” domethënë përmes “protestave të dhunshme” në rrugë po “lufton ta marrë pushtetin”, si dhe “t’i pushtojë” godinat e institucioneve qeveritare të Kosovës. E tërë kjo sajesë anti-Vetëvendosje, është një gënjeshtër dhe shpifje politiko-propagandistike e oponentëve politikë të Vetëvendosjes, që ka për qëllim të fundit izolimin dhe margjinalizimin e saj nga skena politika shqiptare në Kosovë, si dhe nga ajo evropiane dhe ndërkombëtare. Mirëpo, kjo llogari e gabuar politike antidemokratike dhe antikombëtare, do të falimentojë keq e me turp, sepse ka zgjedhur rrugën më të gabuar, dhe më iracionale-forcën, diktaturën, dhunën dhe terrorin policor për të eliminuar Lëvizjen Vetëvendosje si OPONENCË POLITIKE! Kjo rrugë është fatale për lirinë, drejtësinë, pavarësinë, sigurinë, stabilitetin, demokracinë, zhvillimin e gjithmabrshëm, si dhe për mirëqenien e Kosovës dhe të qytetarëve të saj mbase kjo shpie vetëm në fashizëm, në diktaturë, në anarki, në luftë civile dhe në përmbysjen e gjithë asaj, që është ndërtuar dhe arritur në Kosovë, në saje të ndihmës dhe të kontributit të madh të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së) për shpëtimin, çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale pushteuse (24 mars 1999 – tetor 2012). Pse mbi asnjë subjekt tjetër politik në Kosovë, nuk shkel çizmja e diktaturës së regjimit policor, por vetëm mbi pjesëtarët e pafajshëm demokratë dhe paqësorë të Vetëvendosjes? Që nga themelimi dhe dalja në skenën politike në Kosovë e Lëvizjes së Vetëtvendosje, kryelideri, liderët dhe veprimtarët e saj, janë bërë objekt kryesor dhe përmanent i politikës së forcës dhe i “drzhavna policisë” së Kosovës. Mirëpo, kjo ideologji e ushtrimit të politikës së focës dhe, kjo praktikë antikushtetuese, antiligjore, antidemokratike, antipaqësore dhe antihumane, që është në funksion të shkatërrimit të identitetit politik, kombëtar dhe ndërkombëtar të Vetëvendosjes, nuk befason fare, sepse çdo politikë dhe, çdo pushtet, që nuk qëndron në këmbë të veta të shëndosha, (që frikësohet nga liria dhe nga kritika demokratike e oponencës së saj, siç është në rastin konkret Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin në krye), për shkak të gabimeve dhe të metave të drejtuesve të saj, nuk ka rrugë, as alternativë tjetër për të “mbijetuar” një kohë të gjatë në pushtet, veç mashtrimit, varfërimit, shfrytëzimit të egër, indoktrinimit, frikësimit, nënshtrimit, disiplinimit të kurrizit, të manipulimit të zgjedhjeve, të VJEDHJES SË VOTËS SË LIRË DEMOKRATIKE ME ÇDO KUSHT, përdorimit të forcës, të dhunës, të terrorit, të torturës ndaj oponentëve të saj potencialë, siç është në këtë rast “specialiteti” i saj i përdorimit të çizmes fashiste ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe të deputatëve të saj. Një politikë e këtillë absurde e regjimit policor të qeverisë së sotme të Kosovës ndaj Vetëvendosjes, është e pranueshme dhe e justifikueshme vetëm për

Prof.Dr.Mehdi HYSENI bartësit e saj diktatorialë, siç janë kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i policisë së Kosovës, Bajram Rexhepi, që me forcë dhe me terror shtetëror (duke keqpërdorur policinë), duke i shkelur me çizmen policore demonstruesit paqësorë dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvemdosje (RASTI MË DRASTIK i torturës brutale policore ndaj deputetit Liburn Aliu, i përgjakur, i tërhequr zvarrur nga disa policë, i prangosur me zinxhir në duar shokoi jo vetëm shqiptarët, por edhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, siç ishte edhe Amnesty International, e cila reagoi kundër përdorumit të dhunës së tepruar të policisë së Kosovës). Këso skene ataviste dhe trishtuese, shqiptarët e Kosovës kanë pasur rastin ta shohin me sytë e vet, si dhe ta përjetojnë me lëkurën e tyre vetëm nga “dërzhavna policia” e regjimit çetnikofashist të kryekriminelit Slobodan Milosheviq gjatë viteve 1989-1999), po dëshmojnë para botës demokratike evro-perëndimore, se si të zgjidhën problemet politike me Vetëvendosjen-OPOZITËN e panënshtruar dhe të “papërpunuar” politikisht dhe idelogjikisht nga “kovaçët” e “pararojës” së saj të partisë politike pozicionale në pushtet dhe të aleatëve të saj brenda dhe jashtë qeverisë e kuvendit të Kosovës. Mirëpo, është befasues dhe tejet shqetësues fakti se SHFAQJEN dhe DEMONSTRIMIN e çizmes fashistoide

*** Rrahja e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk është vetëm tradhti, antikombëtarizëm, antiligj, antidemokraci dhe antihumanizëm, por edhe fashizëm, terror dhe diktaturë shtetërore policore, “e rezervuar” vetëm për thyerjen e kurrrizit dhe të shpërfytyrimit të identitetit politik, kombëtar, demokratik dhe paqësor të Lëvizjes Vetëvendosje si OPONENCË POLITIKE OPOZITARE. *** Ata që ushqehen me logjikën dhe me përdorimin e politikës së forcës dhe të çizmes së juntës policore a ushtarake kundër oponentëve të tyre politikë, ata nuk duhet mbështetur as nga opozita, as nga populli, as nga bashkësia ndërkombëtare, sepse një politikë e tillë, do të shpinte në fashizëm dhe në diktaturë të përgjakshme. dhe të terrorit shtetëror policor ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, ende nuk e kanë guximin qytetar, as ndërgjegjën humane e as vetëdijen e kulturën demokratike organizatat dhe subjektet e tjera joqeveritare, duke përfshirë edhe të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë, që ta kritikojnë dhe ta denoncojnë haptazi para botës së lirë dhe demokratike këtë fenomen të shëmtuar, sepse është i papranueshëm dhe i pajustifikueshëm për çdo rend dhe sistem demokratik në botë. Në këtë vështrim, heshtja, indiferenca dhe duartrokitja ndaj shtypjes së shprehjes së mendimit dhe të fjalës së lirë të përfaqëuesve të OPOZITËS VETËVENDOSJE qoftë brenda a jashtë institucioneve shtetërore, është jo vetëm KAPITULLIM individual dhe kolektiv, por edhe hipokrizi, demagogji, oportunizëm, vasalitet, kompromis dhe koketim i zhveshur me skllavërimin individual dhe kolektiv. Edhe sa vite, duhet të kalojnë, e në Kosovë, të ndërpritet politika policore e eleminimit të oponentëve politikë? Nuk është e habitshme pse edhe në protestat e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë (17 dhe 23 tetor 2012) kundër nënshkrimit të kontratës së privatizimit të KEK-ut, kundër takimit në Bruksel të kryemnisitrit Hashim Thaçi me kryeministrin serb Ivica Daçiq, përkatësisht kunder zhvillimit të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, policia politike e aksit Hashim Thaçi-Bajram Rexhepi përdori dhunën dhe terrorin shtetëror kundër protestuesve dhe deputetëve paqësorë të Vetëvendosjes për të demonstruar para opinionit sesa e “specializuar”,

e “ligjshme” dhe e fuqishme, është policia e tyre e privatizuar, e instrumentalizuar dhe e personalizuar për ta torturuar, terrorizuar, izoluar dhe heshtuar Lëvizjen Vetëvendosje nga skena e përgjithshme politike, sepse me shprehjen e mendimit dhe të fjalës së lirë, si dhe me ushtrimin e formave të tjera të protestave demokratike dhe paqësore nëpër rrugë dhe sheshe të Kosovës ( si opozita më e fuqishme e dejtpërdrejtë, më vizionare dhe më e guximshme në shprehjen e kritikës së e saj të drejtë parimore dhe realiste kundër gabimeve dhe padrejtësive të pozitës politike në pushtet) gjoja “po i rrezikojnë” institucionet e pushtetit shtetëror, si dhe “po e ngulfasin” dhe , “po e cenojnë demokracinë” e sistemit të personalizuar nepotist shtetëror të boshtit Thaçi-Rexhepi. E gjithë kjo që po ndodh me Vetëvendosjen, është monstruoze dhe e dënueshme sipas rezolutave dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, por e thjeshtë për regjimin policor, sepse bartësit e tij e kanë forcën, që sa herë t’iu duhet për “lojërat politike” vendore dhe për ato “olimpike” ndërkombëtare, e përdorin për ta përgjkaur Lëvizjen Vetëvendosje nga frika se, ajo një ditë të afërt, ( të mbështetur nga “mileti”, i cili hëpërhë “është në pushim vjetor” ), do t’ua marrë pushtetin. Mirëpo, ky është vetëm një paragjykim spekulues me përmbajtje imperative “inshalla bie bajrami në ramazan”, sepse “mileti”, tanimë në rolin e spektatorit asnjanës, e ka të vështirë të zgjohet nga “gjumi dimëror” ngaqë si duket ende nuk është ngopur nga lidhjet e shumta të biznesit familiar, miqësor, klanor, politik, ekonomik, materialist, tregtar me karakter nepotist, oportunist dhe të njëanshëm me përfaqësuesit e pushtetit diktatorial, të cilët në kohë paqeje (1999-2012), asnjëherë, për asnjë problem politik, që ka pasur të bëjë me fatin e Kosovës, nuk e kanë pyetur, as nuk e kanë marrë mendimin dhe pëlqimin e popullit, edhe pse qe 13 vjet po e gënjenë se në Kosovë ka sundim të ligjit, drejtësi, barazi, humanizëm, demokraci dhe prosperitet. Mirëpo, e vërteta krejtësisht flet ndryshe: në Kosovë, pikësëpari nga udhëheqësit më të lartë të saj (presidenecë, kuvend dhe qeveri) shkelet Kushtetuta, ligjet dhe demokracia; sundon varfëria e thellë dhe papunësia mbi afro 50%; sundon korrupsioni, krimi i organizuar i bandave të ndryshme kriminale dhe mafioze politike; sundon ligji i xhunglës “kush është më i fortë dhe më agresiv” ata janë gardianët e “lirisë” dhe të “demokracisë” në Kosovë: sundon dikatatura, terrori dhe çizmja policore për ndrydhur shprehjen e mendimit dhe të fjalës së lirë, si dhe të sjelljes dhe të veprimeve demokratike të oponentëve politikë të OPOZITËS, siç është Lëvizja Vetëvendosje, e cila, asnjëherë nuk është pajtuar dhe, nuk pajtohet me një politikë të tillë antidemokratike, antiligjore, antikushtetuese, antihumane dhe antikombëtare në Kosovë. Ky është konflikti politik i Vetëvendosjes me regjimin aktual policor, jo strategjia e saj për ta “marrë pushtetin me dhunë”, ashtu siç po e akuzojnë kundërshtarët e saj, kryeministri, ministrat dhe nomenklatura e tyre brenda dhe jashtë pushtetit të tyre, në mënrë që të gjejnë mbështetjen në popull dhe te faktori ndërkombëtar. Mirëpo, kjo është një shpifje dhe akuzë e paqëndrueshme politiko-propagandistike, të cilën nuk do të duhej ta “zhvate” as populli e as partnerët e bashkësisë ndërkombëtare (Amerika, NATO-ja dhe BE-ja), sepse do të ishte në dëm të ndërtimit, të zhvillimit, të përsosjes dhe të përparimit të institucioneve ligjore, demokratike dhe paqësore në Kosovë. Pavarësisht nga pasojat e ushtrimit të strategjisë së frikësimit të popullit, projektit të regjimit politik policor, në regjinë e partnerëve të koalicionit në pushtet, populli me një zë, duhet t’i thotë JO, sepse zbatimi i çdo forme të tij diktatoriale, do të jetë fatalitet për lirinë, për drejtësinë, për demokracinë, për paqen e Kosovës, si dhe për lidhjet dhe për bashkëpunimin e saj me partnerët evro-ndërkombëtarë (Amerika, NATO dhe BE). Fundja, në çdo vend të botës, ku shkelen të drejtat dhe liritë elementare të njeriut, nuk mund të ketë liri, mëvetësi, prosperitet, drejtësi, sundim të shtetit të së drejtës dhe demokraci, stabilitet, siguri, paqe, por anarki, dhunë, terror dhe diktaturë të regjimit policor a ushtarak, që shpie në fashizëm dhe në terrorizëm të formave më të ndryshme, të papranueshme për botën e qytetëruar dhe demokratike, për stabilitetin, sigurinë dhe paqën ndërkombëtare. Ndaj, me mjete demokratike dhe legale, duhet të luftohet çdo politikë policore dhe e forcës, pavarësisht se cilët janë protagonistët dhe shtytësit e saj.


10

« opinion

E hënë 5 nëntor 2012 •

Rama një ditë pas Klintonit si Millosheviçi një orë pas Hollbrukut

V

dekja e Lirak Bejkos ishte dhe mbetet një ngjarje tragjike. Sa herë dëgjojmë për vdekje, e motivuar ose jo qoftë ajo, dëshpërimi i qytetarëve është i pranishëm, ndërkohë që reagimi i tyre ndryshon në përputhje me rrethanat, informacionin që jepet, besimet politike e faktorë të tjerë socialë, psikologjikë e politikë. E njëjta gjë ka ndodhur me vdekjen e Lirak Bejkos, një personazh me një të kaluar të hidhur dhe me një fund tragjik, një ish-i persekutuar politik në kohën e diktaturës dhe një njeri fatkeq në demokraci. Nuk besoj se dikush ka përjetuar ndjesinë e indiferentit për humbjen e kësaj jete, të një njeriu që mbi të gjitha ishte gjendur në anën e demokracisë kur shumë prej nesh i mbanim iso diktaturës. Por rasti tragjik, si dhe vetë greva e urisë e organizuar para disa ditësh, duket se u zhvilluan në kushtet e disa rrethanave specifike, me shumë ngut, pa bërë asnjë paralajmërim, pa formuluar asnjë kërkesë paraprake e pa pritur ndonjë përgjigje nga Kuvendi, qeveria apo Presidenca. Që në ditët e para u shfaq viktima e parë. Zoti Ndreca u vetëviktimizua, ose u dogj nga bashkëvuajtësi i tij, kjo do të dëshmohet nga gjyqësori. Më pas Bejko bëri të njëjtin akt. Dhe nga gjithë ky ngut, nga gjithë kjo sjellje vetëviktimizimi më ka munduar gjithnjë dilema dhe pikëpyetjet: pse duhej të kishim një ose dy raste të tilla pikërisht në këtë kohë? Pse asnjë shqiptar nuk u vetëflijua duke protestuar në kohën e komunizmit përballë gjithë atyre torturave çnjerëzore e të paimagjinueshme? Pse nuk ndodhi që dikush prej nesh të vetëviktimizohej gjatë kalimit të pushtetit nga diktatura në demokraci? Asokohe ishtë përndjekurit si dhe të gjithë demokratët kishin përballë një mazhorancë të makjazhizuar, e cila nuk hezitoi të vriste djemtë e Shkodrës martire për të mbajtur gjallë frymën e pushtetin e saj. E njëri prej përgjegjësve të asaj masakre të tmerrshme qëndron sot e kësaj dite në kolltukun e numrit dy të Partisë Socialiste, trashëgimtares legjitime të Partisë së Punës. Askush nuk u vetëdogj, nuk u vetësakrifikua për të protestuar kundër kësaj lubie, që solli radhë të gjata e uri të skajshme në këtë vend të bekuar e të mallkuar njëkohësisht. Askush nuk bëri qoftë edhe një tentativë të tillë e më pas të ndihmohej nga miqtë e tij për të ndërprerë aksionin e vetësakrifikimit. Ndërsa në tetor të vitit 2012 ndodhi ajo që s’kishte ndodhur kurrë ndonjëherë më parë: së paku dy ish-të persekutuar në diktaturë, pra dy ish-grevistë, u dogjën ose u vetëdogjën dhe dëshmuan një lloj qëndrimi të patraditë në kulturën shqiptare. As në kohët e mëparshme, as në kohët e pushtimeve, as në kohën e diktaturave shqiptarët nuk kanë bërë ndonjëherë akte të tilla flijimi e vetëflijimi. Nëse do të studioheshin statistikat e vetëvrasjeve, shqiptarët do të kishin numrin më të paktë për 100 mijë banorë. Ne nuk jemi shquar kurrë për akte vetësakrifikimi, prandaj në racën tonë nuk ka zënë vend terrorizmi i cilësuar si “terrorizëm kamikazësh”, si në vendet tjera. Një ngjarje si kjo që ndodhi kohët e fundit kërkon një analizë të thellë. Është vështirë ta analizosh në të gjithë shumanshmërinë e saj e të zbulosh të gjitha shkaqet e motivet që Lirak Bejkon e çuan në vetëflijim. A ishte vetëdjegia e Bejkos një akt proteste i motivuar plotësisht për vetëflijim? Kjo aksiomë është vështirë të vërtetohet, po nëse përdorim metodën e krahasimit me periudha të tjera të pakrahasueshme me të sotmen sa i përket varfërisë, anarkisë, dëshpërimit, zhgënjimit, mospërfilljes, torturës dhe persekutimit, atëherë çdo njeri normal do të thoshte se akti vetësakrifikues i Lirak Bejkos nuk mund të motivohet. Por këtu ka një konflikt midis asaj që ndodhi dhe argumentit që unë po përdor. Si ndodhi, atëherë, që Lirak Bejko të shkojë në vetëflijim? Që t’i japësh përgjigje kësaj dileme, do të duhej të angazhoheshin psikologët, në radhë të parë, më pas sociologët, më tej ekspertët ligjorë e mjekësorë dhe më në fund analistët e politikës. Sociologët mund e duhet t’i japin përgjigje pyetjes nëse viktima kishte probleme sociale, cilat ishin këto probleme, sa të ardhura kishte ai e si i përdorte ato. Ndërkaq kërkojnë përgjigje nga sociologët e psikologët rrethanat e raportet që viktima kishte me njerëzit e familjes, me komshinjtë, me rrethin shoqëror e kështu me radhë. Ndërsa mjekët mund e duhet të bëjnë ekzaminimin e gjendjes shëndetësore. Janë një kompleks faktorësh që duhen analizuar, ekzaminuar dhe përdorur në funksion të informimit të publikut. Megjithatë, në publik janë hedhur vetëm akuza e kundërakuza politike. Para e pas vdekjes së të ndjerit Bejko, Rama fajësoi kryeministrin e Shqipërisë për ngjarjet. Ai madje numëroi nga 26 deri te 31 “viktimat e Berishës”. Sipas tij, Berisha vrau 26 viktimat e Gërdecit, por pa specifikuar se cili ishte motivi që Berisha t’i vriste ata, pa i dhënë përgjigje pyetjes nëse Kryeministri dëshironte ta

Nga Enver BYTYÇI

rrëzonte qeverinë e tij përmes “vrasjes” së njerëzve të pafajshëm. Më tej ai shtoi 4 viktimat e 21 janarit 2011, të cilat Rama i çoi në luftë kundër qeverisë, qeveri të cilën kreu i opozitës vijon ta emërtojë si “regjim”, edhe pse Hilari Klinton nuk ndau të njëjtin mendim me të. Zonja Klinton më 1 nëntor shfaqi në parlamentin shqiptar një mendim tjetër. Ajo tha se “nëse doni të shikoni demokraci të vërtetë, do t’u them njerëzve: shkoni në Shqipëri”. Dhe më në fund Rama në rolin e prokurorit i shtoi fajësinë Berishës edhe për humbjen e jetës së të ndjerit Bejko. Ai tha hapur se Bejko është viktimë “e pafajshme e arrogancës dhe indiferencës shtetërore”. Më tej njerëzit afër tij, edhe pse me statusin e të persekutuarve politikë, drejtuan gishtin te Kryeministri duke përdorur fjalë të padenja për një qytetar normal. Kurse Bamir Topi mbajti qëndrim të tillë duke fajësuar qeverinë, kurse aleati i Berishës në qeverisje, Meta, “konkludoi” se “kjo vdekje do të ishte evituar nëse do të ofrohej dialog” (nga qeveria, se Rama e bëri dialogun me grupin e grevistëve natën e fshehur). Megjithatë, ai nuk harroi të fajësojë edhe Ramën për përdorimin politik të grevës. Mënyra se si u organizua greva, kërkesat e paqarta të saj, vetësakrifikimi qysh në gjysmën e parë të ditëve të grevës, për mua dekonspirojnë një plan të sajuar për disa qëllime. Së pari, në tetor Komisioni Europian do të hartonte raportin dhe do të rekomandonte statusin e vendit kandidat për t’u pranuar në Bashkimin Europian. Rama fillimisht bllokoi votimin e tri ligjeve të rëndësishme për të penguar këtë hap të rëndësishëm të vendit në integrimin evropian. Nga ana tjetër, kuptoi se bojkoti i ligjeve nuk ishte i mjaftueshëm për ta bllokuar marrjen e statusit kandidat, prandaj shpejtoi pa i menduar mirë hapat që do të hidhte për të nxitur disa të pakënaqur me qeverinë e me vetveten që të hyjnë në grevë urie. Kur pa se greva nuk kishte përkrahjen e qytetarëve, ai e stimuloi atë hapur, duke shkuar vetë në çadrën e grevës. Kur dështoi me këtë hap, ai nxiti vetëflijimin, si një akt që do të arrinte dy objektiva: nga njëra anë, do të krijonte imazh negativ për Shqipërinë. Me imazhin negativ të krijuar artificialisht, Rama synoi të realizonte dështimin e qeverisë në marrjen e statusit kandidat të vendit për në BE. Akti i vetëdjegës në një protestë-grevë ishte perceptuar në vetëdijen e Ramës si një provë e pakundërshtueshme për europianët se “Shqipëria nuk është vend demokratik” e për pasojë “nuk e meriton statusin e vendit kandidat”. Kjo që po shkruaj përsëritet çdo ditë prej kreut të PS-së nga çasti i kumtimit të lajmit për marrjen e statusit. Së dyti, kryetari i opozitës synoi që me vetësakrifikimin ose sakrifikimin e dy ish-të përndjekurve politikë të mobilizonte me dhjetëra mijë njerëz në protestë kundër qeverisë. Kur pa se as kësaj radhe nuk do të kishte sukses, e mori Lirak Bejkon dhunshëm nga spitali ushtarak dhe e nisi pa autorizimin e mjekëve për në spitalin e Barit të Italisë. Por plagët ë Lirakut u shndërruan kështu në plagë edhe për Edi Ramën. Në gjykimin normal, kreu u PS-së do të duhej të kishte siguri maksimale se të vetëdjegurit Bejko do t’i shpëtohej jeta pas këtij intervenimi. E në këtë rast mund të akuzonte qeverinë e të vetëmburrej se kishte shpëtuar

një jetë njeriu të pafajshëm. Por nuk ndodhi kështu. I ndjeri Bejko ndërroi jetë jo në spitalet e injoruara shqiptare nga ana e Ramës, por në spitalin e preferuar prej tij. Nëse Bejko do të kishte ndërruar jetë në spitalin e Tiranës, atëherë ai do ta shfrytëzonte këtë jo vetëm për të akuzuar qeverinë për moskujdesje, por edhe për implimin e mjekëve shqiptarë në këtë histori. Ndërkaq askush nga kundërshtarët e tij nuk i tha Ramës se “ti e dërgove viktimën tënde ne Bari pikërisht për të shtuar numrin e viktimave e për t’i përdorur ato, si gjithnjë, për pushtetin tënd dhe kundër ‘regjimit’”. Shqipëria fitoi betejën e parë për t’u pranuar në BE. Komisioni Europian, ndonëse rekomadoi që të miratohen tri ligjet e bllokuara, dha mendim pozitiv për pranimin e vendit tonë në BE. Sfida e Ramës ishte që me viktimizimin ose vetëviktimizimin e disa prej ish-të burgosurve politikë të bllokonte integrimin. Së treti, së paku prej vitit 2009 e këtej Rama është përpjekur ta paraqesë qeverisjen e demokratëve si “regjim”. Sakrifica e grevistëve deri në vetëmohim ishte kali i tij i betejës për të lançuar për të njëmijtën herë këtë tezë. Por teza mbeti një hipotezë. Të gjitha opsionet e Ramës në këtë drejtim dështuan ditën kur Hilari Klinton tha se “nëse doni të shikoni demokraci të vërtetë, do t’u them njerëzve: ‘Shkoni në Shqipëri…” Megjithatë, një ditë pas largimit të zonjës Klinton nga Tirana Rama përdori përsëri fatkeqësinë e Lirak Bejkos për t’iu kundërvënë konstatimit të sekretares amerikane të Shtetit. Nga e gjithë ajo çfarë kemi parë gjatë shtatë vjetve të qeverisjes së demokratëve dhe të të qenit të Ramës në krye të opozitës mund të konstatohet se kreu i PS-së e ka kërkuar suksesin e tij politik ngritur në mitin e viktimave dhe viktimizimit. Ai nuk i ka zgjedhur ato. Ndonjëherë “ia ka dhuruar” Zoti, si në rastin e Gërdecit, disa herë të tjera i ka sajuar dhe skicuar vetë. Kështu ndodhi më 21 janarin e 2011-s dhe e njëjta gjë ndodhi në tetorin e këtij viti. Megjithatë, viktimizimi ishte shpallur si doktrinë e tij në majin e 2010-s, atëherë kur Rama donte të bllokonte liberalizimin e vizave, pas ngritjes së çadrave të grevës së urisë së ushtarëve të tij. Kjo filozofi e kërkimit të suksesit përmes viktimave dhe viktimizimit më kujton përherë historinë e një banori serb në Kosovë, Martinoviç, i cili ishte vetëplagosur në prapanicë me një shishe. Serbi Martinoviç shkoi atëbotë në spitalin e Prishtinës dhe të gjitha raportet mjekësore e policore shënuan historinë e plagosjes gjatë vetëkënaqësisë seksuale të tij. Por pas disa ditësh nga Beogradi dikush kishte urdhëruar (natyrisht jo Rama) që Martinoviçi të dërgohej në spitalin e Beogradit. Aty ai ishte përpunuar dhe më pas erdhi si bombë në shtypin serb deklarata se serbi Martinoviç na ishte plagosur nga një shqiptar i Kosovës, i cili ishte përpjekur ta përdhunonte. Kjo histori e stisur dhe e falsifikuar e vetëviktimizimit të Martinoviçit u shndërrua në histori të viktimizimit nga dikush tjetër, nga shqiptarët e pafajshëm. Më pas ajo u përdor për të viktimizuar popullin e kombin serb. Pas disa muajsh Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë hartoi memorandumin famëkeq për “rikthimin e Serbisë në Kosovë”, sepse, sipas saj, “shqiptarët po kryenin gjenocid kundër popullsisë dhe kulturës serbe në këtë vend”. Të gjithë i dimë ngjarjet që rrodhën pas këtij memorandumi, por unë, megjithëse kam lexuar me dhjetëra autorë të huaj për këtë temë, nuk kam vënë re në asnjë rast se dikush në Perëndim e ka besuar përrallën serbe të sakrifikimit. Të gjithë pa përjashtim e kanë kritikuar këtë rast e këtë shpifje, madje e kanë konsideruar si platformë të politikave serbe të dhunës e terrorit në ish-Jugosllavi. E kam përmendur dhe një herë tjetër këtë rast po në kontekstin e qëndrimeve të Edi Ramës dhe raportit të tij me aktin dhe teorinë e viktimizimit. Ndërkaq disa hulumtime më çojnë në përfundimin se viktimizimi kryesisht është tipar i diktaturave dhe diktatorëve fashistë. Ndërsa komunistët udhëhiqen nga parimi i mohimit të gjithçkaje dhe glorifikimit të vetvetes në raport me kundërshtarin, fashistët në teori e në doktrinë i legjitimojnë aktet e tyre barbare nisur nga krijimi i mitit të viktimizimit. A është i ndikuar zoti Rama nga kjo teori dhe doktrinë? Apo ai është një përzierje e të dyja doktrinave: i asaj komuniste e i asaj fashiste? Kohët do të qartësojnë çdo gjë. Por të përpiqesh për hir të sundimit të vendit e të pushtetit për të nxirë dhe për të vrarë vetveten, kjo është një vepër që do të donte shumë kohë për hulumtime të karakterit social, psikik, psikologjik, politik, kulturor e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto veprime të ringjallura një ditë pas vizitës entuziaste të sekretares së Departamentit të Shtetit Hilari Klinton në Shqipëri u ngjajnë veprimeve të Millosheviçit një orë pas largimit të Hollbrukut nga Beogradi gjatë ndërmjetësimeve amerikane për zgjidhjen e krizës në Kosovë.


opinion • E hënë 5 nëntor 2012

»

11

Flaka që s’dogji vetëm Lirakun Nga Nebil Çika

L

ajmin për vdekjen e Lirakut ma dha në telefon F.L, një mik i përbashkët, vetëm pak çaste pasi gjëma kishte ndodhur. Natyrisht që ndjeva dhimbje dhe brengosje të madhe si për një mik që vdes kaq papritur e me kaq shumë vuajtje si rasti në fjalë. E njoh prej kohësh Lirak Bejkon dhe mund të hyj te njerëzit që ia njihja gjendjen, sjelljen dhe hallet, gjë që e bën të vështirë për mua edhe shkrimin e këtyre radhëve sot në një ditë që ai nuk jeton më midis nesh. Ishte një djalë i thjeshtë, me të mirat dhe të metat e tij, por ajo që mund të them me siguri për të ishte antikomunizmi dhe nacionalizmi, çka e demonstronte pa ndrojtje në çdo rast. Kam komunikuar për herë të fundit me të një ditë para se të digjej apo të vetëdigjej, kur më telefoni nga greva e urisë e më përgëzoi pas një emisioni timin në televizionin “Shijak” me temë ish-të përndjekurit politikë dhe problemet e tyre. Dukej në humor, madje shkëmbyem edhe shaka, për faktin se unë nuk isha krejt dakord me grevën e urisë, sidomos me mënyrën ekstreme të organizimit të saj e sidomos përdorimin që politika po i bënte vuajtjes gjysmëshekullore të ish-të përndjekurve politikë të komunizmit në Shqipëri. Por, si gjithmonë, u mirëkuptova me të dhe e mbyllëm bisedën duke i uruar shëndet e të mira njëri-tjetrit. Kush do ta mendonte se vetëm disa ditë më vonë Liraku nuk do të ishte më në këtë jetë, që në të shumtën e saj i ofroi vuajtje dhe fatkeqësi?! Një humbje e madhe e pikëllim për familjen dhe miqtë, një brengosje po aq e madhe për të gjithë ata që vlerësojnë jetën dhe vuajtjen njerëzore, që në rastin e Lirakut janë aq të dukshme e aq të prekshme nga të gjithë. Por sigurisht, brengosje edhe më të madhe se lajmi për vdekjen e Lirakut më jep përdorimi politik i vdekjes së tij, një sjellje kaq barbare e kaq antinjerëzore e manifestuar nga politika dhe mediet shqiptare, që po mundohen të kthejnë në kapital politik e elektoral jetën dhe kufomën e shkrumbëzuar të Lirak Bejkos. Njerëz që as e kanë njohur e as kanë dashur ta njohin atë, shokët e tij dhe hallet e tyre e që ndoshta i përkasin palës tjetër, atyre që kanë shkaktuar vuajtjet dhe vdekjen Lirakut dhe krejt të përndjekurve të tjerë politikë të diktaturës komuniste, po shfaqen sot në publik si të prekur e të përlotur në një shfaqje hipokrite, që t’i bie zorrët në grykë. Hipokrizia dhe përdorimi politik që i është bërë protestës, djegies e sidomos vdekjes së Lirakut është një karakteristikë e njohur e politikës shqiptare, atavizëm politik e gjenetik nga politika komuniste, që sundoi për një gjysmë shekulli Shqipërinë. Është pikërisht kjo politikë dhe zgjatimet e saj politiko-gjenetike postdiktatoriale që çuan në djegien dhe vdekjen e Lirakut dhe që me logjikën e trashëguar të killerit politik vazhdojnë të përpiqen të përfitojnë deri në pikën e fundit të gjakut që kullon nga vepra e tyre kriminale. Thashë më lart se nuk kam qenë dakord me grevën e urisë, flijimet apo vetëflijimet si kjo që ndau nga kjo jetë Lirakun, por sigurisht i dua e i respektoj ish-të burgosurit politikë pa dallim, gjë që e kam dëshmuar me reagimin tim të përditshëm si gazetar, por dhe si pjesë integrale e kësaj shtrese të martirizuar të kombit dhe popullit shqiptar. Kam reaguar, por është dashur të reagoj edhe më fort e më drejtpërdrejt ndaj spekulantëve të të gjitha ngjyrave politike, që në këta 20 vjet jokomunistë të Shqipërisë kanë përfituar benefite politike e ekonomike duke shfrytëzuar pikërisht sakrificën sublime të ish-të përndjekurve politikë. Para pak ditësh, në kohën kur greva ku u dogj Liraku vazhdonte ende, një grup kolegësh gazetarë organizuan një tubim

Lirak Bejko mbështetës proteste para Kryeministrisë, një vazhdim i ndyrë i hipokrizisë dhe përdorimit politik të këtyre fatzinjve. Sërish më erdhën zorrët në grykë. I kërkoj falje lexuesit tim të nderuar për përdorimin e kësaj fraze, por sinqerisht nuk gjej fjalë tjetër për të shprehur neverinë që ndiej ndaj këtyre akteve të hipokrizisë dhe përdorimit më shumë se politik që po u bëhet ish-të përndjekurve dhe protestës apo kërkesave legjitime të tyre. Vura re se asnjë prej kolegëve të mi të pranishëm në ketë protestë, tipike politike, nuk më kujtohej të kishte shkruar ndonjë fjalë për vuajtjet dhe sakrificat e ish-të përndjekurve politikë apo për krimet e komunizmit në Shqipëri. Përkundrazi, në krye të tyre ishin gazetarë – nëse do të mund t’i quajmë të tillë – të njohur për mbështetjen e tyre meditike ndaj diktaturës dhe zgjatimeve të saj politike e gjenetike, ndërkohë që disa prej tyre nuk e kanë fshehur as publikisht urrejtjen dhe përçmimin për ish-të përndjekurve politikë. Çfarë ndodhi që brenda natës këta u kthyen në mbështetësit kryesorë të tyre? E përmenda këtë fakt pasi përdorimi dhe provokimi politiko-mediatik i vdekjes së Lirakut po stimulohet pikërisht nga kolegë që ishin pjesë e asaj proteste e që sigurisht synojnë sërish përfitime politike prej saj. Ajo që rishfaqet kaq hapur në këtë gjemë të Lirakut dhe familjes së tij është nekropolitika, një tjetër atavizëm nga komunizmi shqiptar. Dihet se politika komuniste stimulonte dhe e përdorte aq shumë vdekjen dhe vuajtjen njerëzore, dëshmi e së cilës janë dhe vetë të përndjekurit, sidomos ata që u varën,

u pushkatuan dhe vdiqën në tortura, që sigurisht janë me mijëra. Siç dihet, Liraku është dënuar për tentativë arratisjeje, pasi tentoi të kalonte telat me gjemba me të cilët ishte rrethuar Shqipëria komuniste, tentativë që mendoi ta bënte nga Saranda. Mund të themi se dënimi i atëhershëm i Lirakut ishte gjysma e së keqes, pasi mund ta kishin vrarë në kufi si mijëra të tjerë që tentuan të arratisen si ai. Sot ata që urdhëronin deri dje vrasjet në kufi janë në krye të atyre që po “qajnë e ulërijnë” për Lirakun, por që sigurisht nuk do të kishin hezituar t’i hidhnin trutë në erë, nëse Liraku do të kishte mundur të shkonte deri në klon në kohën kur e arrestuan dhe dënuan me burgim të rëndë. Por, siç thamë, për Lirakun vuajtjet, por dhe vdekja e tij, nuk janë të vetmet krime të komunizmit dhe zgjatimeve të tij politik-gjenetike. Shqipëria është varreza masive e kundërshtarëve të komunizmit apo viktimave të tij, të varur, të pushkatuar apo të djegur. Është e rëndësishme, por dhe e moralshme të kemi të njëjtin perceptim e reagim si tani për Lirak Bejkon, ashtu dhe për Havzi Nelën, varur në vitin 1989, edhe për Gjergji Mehmetin apo Lekë Çokun, djegur e masakruar në vitin 1997. Edhe këta ishin të përndjekur politikë. Nuk e kam parë të bëhet një gjë e tillë, veçanërisht nga disa persona politiko-mediatikë, shumë aktivë në përdorimin e vdekjes së Lirakut, edhe pse gjenetikisht e politikisht janë në shumë mënyra përgjegjës për krimet që përmenda më lart. Kjo vlen edhe për ata nga kahu tjetër që mundohen të denigrojnë ish-të përndjekurit dhe të drejtën e tyre për të protestuar qoftë edhe në mënyrë të gabuar. Një sjellje apo reagim i tillë, sidomos kur vjen nga ish-drejtues të shtypit të diktaturës, autorë të librave apo skenarëve me “vrasjen nga Sigurimi të armiqve të popullit dhe luftës së klasave” të konvertuar në antikomunistë, t’i sjellë me të njëjtën neveri zorrët në grykë! Si përfundim, dua të qëndroj te raporti i një pjese të ish-të përndjekurve me Lirakun dhe vdekjen e tij. Komunikimi i fundit i Lirakut me shokët e tij në grevën e urisë ishte: “Mos u digjni!”, një amanet që me të gjitha kodet zakonore e librat e shenjtë duhet të respektohet. Kam dëgjuar e lexuar deklarata për vazhdim të vetëflijimeve apo protestave ekstreme, që nga kushdo që të vijnë janë antihumane e të papranueshme. Më e rëndësishme se çdo e drejtë ekonomike është jeta njerëzore. Dua të shtroj një pyetje për të gjithë bashkëvuajtësit e mi ish-të përndjekur politikë: sikur t’i japim të gjitha paratë që ne të gjithë pretendojmë të marrim nga dëmshpërblimi i qeverisë, a e ngjallim dot Lirakun? Po Havzi Nelën apo të afërmit tanë të varë apo vdekur në torturat në bodrumet e diktaturës komuniste? Ajo që ne kemi në dorë e që na takon ta kërkojmë me forcë është nderimi i tyre. Në këtë logjikë janë të gjitha gjasat që ta nderojmë në mënyrën më fisnike Lirakun, duke respektuar sipas zakoneve shqiptare dhe rregullave hyjnore përcjelljen e tij për në banesën e fundit. Përdorimi i vdekjes së tij nuk duhet lejuar më tej, sidomos nga ata që, pasi arrijnë qëllimet e tyre, ashtu si baballarët e tyre politikogjenetikë, do të fërkojnë duart e do të thonë si gjithmonë: “Një armik më pak”. Nëse tregohemi fisnikë, siç e ka personifikuar shumica jonë, do të bëjmë që flaket që dogjën Lirakun të mos djegin vetëm atë, por edha ata që në mënyrat më diabolike e shkaktuan këtë djegie dhe që po e përdhosin duke u munduar ta përdorin politikisht atë. “Le të qëllojë i pari ai që nuk ka bërë asnjë mëkat”. Këto fjalë të Krishtit nga Bibla janë të mjaftueshme për këdo që “ka hedhur apo ka ndër mend të hedhë gurë” në këtë nderim të fundit në këtë botë për Lirakun.


12

« speciale

Hyrja e pavjonit të kirurgjisë

Korridori për në reanimacion

E hënë 5 nëntor 2012 •

Vendpritja për pacientët që operohen

Hyrja tjetër e pavionit

Spitalet

shqiptare aty ku vdekja

është më pranë se kurrë

Ervin Koçi

I

luzioni më i madh i një pacienti në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është që të shtrohet në spital dhe të shërohet nga sëmundja. Edhe pse kjo Qendër Spitalore është krenaria e spitaleve publike në vend, kushtet në të janë tepër skandaloze. Do të thosha se më shumë ngjason me burgun famëkeq të Burrelit gjatë kohës së diktaturës sesa me një spital që nga pushtetarët pretendohet se është në parametra modernë. Fakt për këtë janë edhe fotot të publikuara më poshtë, ku tregohet më së miri se ku do të shërohen të sëmurët në Tiranë, madje edhe më gjerë, pasi në këtë spital vijnë të sëmurë nga i gjithë vendi. Kirurgjia Pamjet që po shihni i përkasin repartit të kirurgjisë, ku kryhen pothuajse të gjitha llojet e operacione trupore në vend, që nga ato me rrezikshmëri më të vogël, si heqje apendicitit, deri te ndërhyrjet kirurgjike në zemër. Fakt është se të gjithë të sëmurët që shtrohen në këtë repart janë të rrezikuar 100% nga infektimi i plagëve të tyre, duke i çuar deri në rrezik vdekje. Dhomat e pavijonit janë tërësisht të mbuluara nga lagështira, suvaja ka rënë komplet në tokë dhe infermieret së bashku me mjekët janë munduar që t’i mbulojnë me disa copa gazetash. Korridoret e tyre janë krejtësisht të pista, e thënë popullorçe, i ka mbuluar shtresa e zhulit. Madje, në disa pjesë të tyre as nuk mund të ecësh pa mbuluar hundën ose pa vënë kundërgaz, pasi kundërmon era e pshurrjes. Duket se nga një pavijon ku priten të shërohen të sëmurët është kthyer në një nevojtore publike. Problem tjetër në këto korridore është edhe suvaja e tavaneve, e cila fare mirë mund të shkëputet nga çasti

Zot na ruaj nga sëmundjet,

se spitalet na ri-sëmurin!

duket sikur po hyn në tubacionet e ujërave të zeza dhe jo në një laborator spitali. Këmbët ngjitin nga pshurrja e disa individëve dhe nga mospastrimi i tyre nga pastrueset.

në çast e kështu i sëmuri mund të risëmuret nga diçka tjetër, si për shembull një e çarë në kokë nga një copë suvaje.

Shkallët për tek laboratori

Hyrja e radiologjisë

Radiologjia dhe laboratori E njëjta situatë paraqitet edhe në sektorin e radiologjisë, ku bëhen grafitë, ezhetë etj. Duket sikur në të gjithë godinën e spitalit të ketë rrjedhje uji ose ai të jetë ndërtuar mbi një lumë, pasi niveli i lagështirës, e cila ka krijuar shtresat e mykur në faqet e murit, është jashtë së logjikshmes, ashtu siç është edhe ky supozim. Për të gjetur laboratorin e spitalit më parë duhet që t’i biesh tri herë rreth e përqark dhe do të vësh re një të shkruar në mur më stilolaps “LABORATOR”, që të orienton për t’u ngjitur në katin e dytë të godinës. Teksa merr shkallët për të hipur, do të kuptosh se diçka e pazakontë po ndodh në stomakun tënd. Një përzierje të krijohet sapo ngjit tri shkallët e para, të

Korridoret e kirurgjisë

Dhomat e pacientëve nga jashtë

Korridoret e pavijonit Çdo dy hapa që bën për të hyrë në pavijonin e kirurgjisë vërehen copa mbeturinash të grumbulluara në pirgje të vogla. Mbeturina të tipit bishta cigaresh, copa letrash, baltë e deri te mbetjet të produkteve spitalore, si ambalazhe ilaçesh etj. Problemi më i madh i korridoreve që të çojnë te sallat e operimit dhe te dhomat e të sëmurëve është gjendja e lagështirës që mbizotëron në këto ambiente. Duket sikur asnjë njeri për shumë vjet nuk ka ndërmarrë një nismë së paku për t’i lyer këto mure, pasi tani çdo përpjekje do të ishte e panevojshme. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të lutemi: Zot na ruaj nga sëmundjet!


bota

»

• E hënë 5 nëntor 2012

s p e c i a l e

13

gossip Kinë e SHBA, gara për Presidentin dhe timonierët »14

Amerikë, në “metrat” e fundit të maratonës

»15

Djalli, një udhëtim nëpër histori me të ligën

»16

“Chicago Machine”

e demokratëve kundër ekipit fetar republikan

K

ur do të vendosë Romney që të bëhet një sfidant i vërtetë?” “Duam fitoren e Romneit për të na shpëtuar nga socializmi, po përse nuk ndjek këshillat e mira”? Në moshën 81 vjeç, Rupert Murdoch ka zbuluar në Twitter dhe ka filluar të godasë kandidatin republikan. “Duhet të ndryshojë ekip. Duhet të çlirohet nga miqtë e vjetër dhe të marrë profesionistë të vërtetë. Por kam dyshime që do ta bëjë. Kështu nuk do të jetë e lehtë të mposhtë stafin e Obamës, këshilltarët e tij të fortë të Chicagos”. E qartë, Romney nuk e bëri. Dhe përplasja mes dy ekipeve do të jetë ajo mes mormonëve dhe “chicagoans”. Nëse Murdoch e konsideron dikë “të fortë”, do të thotë që e konsideron një kryqëzim mes John Uayne dhe Al Capone. Është praktikisht “Chicago Machine” e Partisë Demokratike që gjithmonë ka nxjerrë personazhe të famshëm, të kritikuar e të sofistikuar. Dikush ka humbur rrugës. Rahm Emanuel, kreu i stafit, u rikthye në qytet për të bërë kryebashkiakun. Në vend të tij erdhi në Shtëpinë e Bardhë Uilliam Daley: biri i Richard, kryebashkiak i Chicagos për 21 vite, i cili në vitin 1960 bëri të votojnë edhe të vdekurit vetëm q’i jepte Illinoisin John Kennedyt; vëllai i Richard JR, i cili ia kaloi me një vit të atit duke e drejtuar qytetin nga 1989 deri në 2011, si dhe i dha shtysën Obamës në fillimet e tij. Tani Uilliam Daley merrte me fushatën elektorale, përkrah italo-amerikanëve Jim Messina, organizatori dhe Larry Gri-

solano, takticieni. Por alter egoja e vërtetë e presidentit mbetet David Axelrod, strategu hebre, 57 vjeç, shumë inteligjent, tip i veçuar, ironik dhe autoironik – “jam gati të heq mustaqet pas 43 vitesh nëse humbasim Pennsylvanian, Minnesotan dhe Michiganin” – Axelrod e ka krijuar Obamën, në kuptimin e plotë të fjalës. Ka qenë ai që ka nuhatur potencialin e historisë së tij dhe të “rrëfimeve” të tij. Rrëfimi, një fjalë deri pak kohë më parë e huaj për fjalorin politik, sot e domosdoshme për të kuptuar mrekullinë e një dyzetëvjeçari të fiksuar pas Shtëpisë së Bardhë pa drejtuar jo një shtet, por as edhe një piceri më parë. Axelrod, që ka mbetur pak në hije në këta 4 vite, ka rimarrë kontrollin e axhendës dhe të gjuhës që përdor Obama. Është i vetmi, bashkë me Michelle, që mund ta kritikojë siç bëri pas debatit të Denverit. Vetë Presidenti thotë për të: “Zakonisht, këshilltarët nxjerrin më të keqen prej nesh. Ai arrin të nxjerrë më të mirën”. Ka kërkuar tashmë që të tërhiqet në Chicago pas zgjedhjeve, për të hapur një institut të strategjisë politike në universitet. E njeh famën e metropolit të Chicagos dhe luan me të, duke përmendur Të Paprekshmit: “Nëse ata vijnë me thika, ne marrim pistoletat”. Për Obamën, është ai që Karl Rove ishte për Bushin, Michael Deaver për Reaganin, James Farley për Rooseveltin. Dhe ai që Spencer Zuik është për Romnein. Kan-

didati republikan e quan “biri im i gjashtë”. Spencer është 33 vjeç, një më pak se Ben Romnei, djali i katërt dhe dy më shumë se Craig, më i vogli i familjes. Ka studiuar në Brigham, universiteti i mormonëve. Punon me mentorin e tij që nga 2000, kur së bashku organizuan Olimpiadën e Salt Lake City të dy viteve më vonë. Më pas është marrë me mbledhjen e fondeve që çoi Romnein drejt qeverisjes së Massachusetts, një shtet demokratik par excellence. Gazetat amerikane e tregojnë bujar, i gatshëm t’ua japë bashkëpunëtorëve çelësat e shtëpisë së fushatës, në gjendje ta bëjë personin që ka përballë të ndihet “më i rëndësishmi mbi Tokë”; por edhe pre e një agresiviteti që e shfryn duke u përballur në kopësht me bijtë e vërtetë të Romneit në ndeshje basketbolli që shndërrohen në grindje, e më pas në të qeshura dhe hedhje-pritje. Babai i tij autentik, Craig Zuik, është një autoritet i Kishës së Jezu Krishtit të shenjtëve të ditëve të fundit (mormonët), ka një kompani ndërtimi dhe është mik i njerëzve kryesorë të lobit, nga David Neeleman, themelues i JetBlue, deri tek Henry Eyring, rektor i Birmingham University. Dhe këta muaj, angazhimi parësor i të gjithëve ka qenë të grumbullojnë fonde për Romnein. Mesazhet kyçe të fushatës janë ato të përhershmet: për republikanët liri dhe shanse, për demokratët drejtësi dhe mbrojtje. Pjesën tjetër e bëjnë spotet, posta, telefonatat; pra, paratë. Mes financimeve direkte dhe atyre të mbledhura nga komitetet, SuperPac, gara drejt Shtëpisë së Bardhë kushton më shumë se 6 miliardë dollarë, ose sa GDP e një shteti të mesëm

afrikan. Në 2008, Obama ia kaloi McCainit në këtë drejtim. Këtë herë dy kandidatët janë barazim. Presidenti ka marrë më shumë nga donatorët e vegjël, më shumë se 2 milionë të tillë, për një total prej pothuajse gjysmë miliardë dollarë. Por vetëm manjati i kazinove të Las Vegasit, Sheldon Adelson ka derdhur në arkat e republikanëve 40 milionë dollarë, duke provokuar rivalitetin e kolegëve Steve Vuynn dhe Donald Trump – që me Obamën duhet të ketë një çështje personale – dhe reagimin e kamerierëve, si dhe djemve të ashensorëve të bashkuar në Culinary Union dhe të angazhuar në daljet derë më derë për demokratët në Nevada, një prej shteteve kyçe. Punëmarrësit e tjerë nuk janë kaq me fat. Është e njohur letra simpatike e marrë nga 50 mijë “bashkëpunëtorë” të grupit petrol-kimik të vëllezërve David dhe Charles Koch, mbështetës të mëdhenj të Tea party dhe tani të Romneit. “Nëse fiton një kandidat që dëshiron të imponojë rregulla të tjera për biznesit, mund të vuani pasojat...” Po kaq eksplicitë paralajmërimet e Richard Lacks, sipërmarrës nga Michigan dhe David Siegel, ndërtues në Florida, me 7 mijë punonjës: “nëse fiton Obama, do t’ju pushoj të gjithëve”. Por kulmi i luftës së klasave u pa dy javë më parë në Nju Jork, në një darkë ku financuesit e Manhatanit kanë hedhur çeqe me nga 50 mijë dollarë për Romnein. Mjaftonin 40 mijë për darkën e Obamës organizuar nga Mark Lasry, miliarder i Bursës dhe drejtor i “92nd Street Y”, qendra kulturore he-

braike. Sarah Jessica Parker ka dashur edhe ajo të organizojë një mbrëmje, pikërisht në Manhatan. Industria tradicionale është me Romnein: shoqata e prodhuesve tënaftës “American for Prosperity” ka hedhur njëqind milionë dollarë. Bota e informatikës dhe internetit simpatizon Obamën, tek i cili menaxherët e Microsoft kanë hedhur në tituj personalë 418 mijë dollarë. Në krye të strategjive për rrjetin e Romneit është Zak Moffatt, 32 vjeç, i cili që kur është pranuar (dhe është bërë baba) ka prerë flokët. Në të njëjtin rol Obama ka Harper Reed, 34 vjeç, edhe ai nga Chicago: mjekër e gjatë e kuqe, piercing. Industria e spektaklit është si gjithmonë me demokratët. Steven Spielberg ka hedhur një milion, ashtu si Jeffrey Katzenberg, administratori i Dreamworks. Babai i Simpson, Matt Groening është ndalur tek 50 mijë dollarët. Bashkëthemeluesi i Lionkedin, Reid Hoffman, i ka dhënë Obamës një milionë, presidenti i Newsweb, Fred Eychaner 11 milionë. Ndërsa George Soros, që për shkak se nuke duronte dot Bushin i dha më kot Kerryt një valë spotesh në Florida dhe Ohio në 2004 dhe në vitin 2008, i dhuroi Obamës 30 milionë dollarë, këtë herë është kufizuar në 1 mnilion e 250 mijë. Herë të tjera presidentit i është dashur të kthejë donacione nga figura që bëjnë dëm. Si atëherë kur iu desh të kthejë 200 mijë dollarët e marrë nga Juan Jose Cardona, manjat i kazinove, i akuzuar për korrupsion dhe i arratisur për Meksikë.


14

« bota

E hënë 5 nëntor 2012 •

Presidenti dhe timonierët Perëndimi ka menduar gjatë se komunizmi dhe kapitalizmi nuk do të mund të bashkëekzistonin për një kohë të gjatë, dhe ka pritur shpërthimin e një sistemi që e konsideronte të pamundur. Sot perëndimi e pranon se modeli kinez ka funksionuar, dhe lutet që të mos shpërthejë, edhe pse kontrastet mes komunizmit dhe kapitalizmit janë rritur. Të martën dhe të enjten, Amerika dhe Kina do të jenë shumë larg e njëkohësisht shumë pranë

T

ë martën në Amerikë, zgjedhësit do të vendosin “në fije të perit” se cili do të jetë presidenti i tyre në katër vitet e ardhshëm, të enjten në Kinë do të nisë me dyer të mbyllura një kongres i partisë komuniste që duhet të zgjedhë timonierin dhe rrotat për dhjetë vitet e ardhshëm: nëse një regjisor okult do të kish dashur të afronte dy ngjarjet politike që më shumë se çdo gjë tjetër do të plazmojnë botën e të nesërmes dhe në të njëjtën kohë do të nxjerrin në pah dieferencat, nuk do të mund të kish bërë më mirë. Për dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë, Barak Obama dhe Mit Romnei dimë gjithçka, por nuk dimë ende kush do të fitojë. Nga dy dirigjentët e rinj kinezë, Xi Jinping, sekretar i partisë dhe Li Keqiang, Kryeministër, dimë vetëm identitetin dhe jemi të sigurtë për emërimin e tyre, por pak ose aspak nuk dimë për ta, për idetë e tyre, për jetët e tyre. Në Amerikë, zgjedhjet janë një maratonë, niset me primaret, më pas konventat, pastaj fushata në çdo shtet dhe debatet televizivë. Në Kinë mbizotëron uniteti i fasadës, që megjithatë këtë herë nuk mbajti: Bo Xilai doli nga skena me markën e kriminelit, lufta për pushtet e rrymave të kundërvëna del vazhdimisht në dritë, “Nju Jork Tajms” ka zbuluar pasurinë e jashtëzakonshme të akumuluar nga Kryeministri aktual Uen Jiabao dhe familja e tij. E megjithatë, të enjten e ardhshme Partia Komuniste do të kthehet të pohojë dogmën e unitetit sikur të mos ketë ndodhur asgjë. E çuditshme: Në Amerikë është populli që vendos, në Republikën Popullore populli sapo ka nisur të dëgjohet. Por nëse të martën dhe të enjten SHBA dhe Kina do të çojnë në nivele më të lartë diversitetin e tyre të kulturës politike, ekzisto-

jnë edhe ngjashmëri, si dhe lidhje solide mes Uashingtonit dhe Pekinit. Si mund të jetë ndryshe, mes ekonomisë së parë dhe të dytë të botës, veç të tjerash në pritje të shkëmbimit të pozicioneve pas afro 15 viteve apo ndoshta edhe më parë? Po të mos ishte për paradoksin evropian (sot Evropa ka rëndësi, por negativisht, vetëm sepse kriza evropiane shkakton frikë përhapjeje) kush vallë në një botë shumëpolare si ajo që po përvijohet do të merrte një rëndësi të krahasueshme me atë të Amerikës apo atë të Kinës? Thellësisht të ndryshëm, dy protagonistët e skenës botërore janë pra edhe vëllezër, dhe jo vetëm sep njëri (Kina) ka në xhep një pjesë të mirë të valutës së tjetrit (Amerikës). Thuhet se Pekini preferon një fitore të Obamës, që do të rezultonte koherente me konservatorizmin kinez. Por do të ishte nteresante, po të fitonte Romnei, të shihnim se si thirrjet e tij antikineze do të binin shumë shpejt në harresë. SHBA dhe Kina janë të dënuara, për interesin e tyre reciprok, që të bashkëjetojnë duke kufizuar pasojat e kontrasteve të tyre; dhe mundet, kur të paraqitet rasti, që të veshin uniformën e

shumë të diskutuarit G2, që nuk do të jetë kurrë më shmë se sa rastësor dhe difensiv. Amerika do të ndryshojë të martën, shumë më pak nëse do të fitojë Obama, shumë më tepër nëse do të fitojë Romnei. Por – dhe është e vështirë pra të thuash nëse bëhet fjalë për ngjashmëri apo dallim – nga e enjtja e tutje do të duhet të ndryshojë mbi të gjitha Kina. Udhëheqësit e rinj të projektuar, Xi Jinping dhe Li Keqiang duhet të gjejnë mirëkuptim me shtatë anëtarë të Byrosë Politike, si dhe me ushtarakët, për mënyrën më të mirë për t’u përshtatur me kohët e reja të ekonomisë, si dhe shoqërinë kineze gjithnjë e më pak të nënshtruar. Termat e sfidës shpejgojnë tërmetin politik që i parapriu dhe ndoshta do të shoqërojë Kongresin. Për pothuajse njëzetë vite ekonomia kineze ka pasur një rritje dyshifrore. Këtë vit, parashikimi është për një rritje prej 7.5 për qind të GDP: një ëndërr për Amerikën dhe Evropën, një sirenë alarmi për kinezët. Modeli i bazuar pothuajse tërësisht tek eksportet, në një botë që ka vështirësi të rritet kur është në recesion, nuk funksionon më. Duhet menduar një tjetër, duhet kontrolluar inflacioni, duhet

parandaluar fluska e pasurive të paluajtshme dhe duhet verifikuar soliditeti (i dyshimtë) sistemit bankar. Pra, duhet të përshtatet Kina me planetin që e rrethon dhe në mënyrë të veçantë me krizën amerikane (ja ku del sërish, ndërvarësia mes dy gjigandëve). Dhe nuk mjafton. Shoqëria kineze ka ndryshuar, është më e arsimuar, përdor internetin pavarësisht të gjithë pengesave që ngrejnë autoritetet, është pra e informuar dhe nuk do të tolerojë më korrupsionin dhe privilegjet ekstremë të një ushtrie gjithnjë e më të ushqyer me miliarderë të rinj kapital-komunistë. Janë në rend të ditës protesta të llojeve të ndryshëm, dhe nëpër fabrika po shfaqet dalëngadalë një lloj sindikalizmi spontan. Përgjigja ndaj dy shkaqeve të problemit, atij ekonomik dhe atij social, qëndron tek favorizimi i konsumit të brendshëm. Kina po e bën, por duhet të bëjë shumë më tepër. Dhe për këtë do të duhen reforma, dhe për reformat do të nevojitet konsensus në majat e pushtetit. E gjitha pa hapur të çara për kundërshtime politike, që gjithësesi goditen më shumë se më parë. E gjithë kjo pa dobësuar kontrollin e Partisë Komuniste mbi kasafortat kapitaliste të bregut jugor. Në fund të fundit, sfida është ende këtu, dhe është e dyfishtë. Perëndimi ka menduar gjatë se komunizmi dhe kapitalizmi nuk do të mund të bashkëekzistonin për një kohë të gjatë, dhe ka pritur shpërthimin e një sistemi që e konsideronte të pamundur. Sot perëndimi e pranon se modeli kinez ka funksionuar, dhe lutet që të mos shpërthejë, edhe pse kontrastet mes komunizmit dhe kapitalizmit janë rritur. Të martën dhe të enjten, Amerika dhe Kina do të jenë shumë larg e njëkohësisht shumë pranë.


bota • E hënë 5 nëntor 2012

SHBA

Shumica e sondazheve tregojnë se gara është pothuajse në barazim. Shtetet më të rëndësishme për garën janë Kolorado, Florida, Ohio dhe Virginia. Presidenti Obama ka një përparësi të vogël në Ohio dhe Virginia, ndërsa zoti Romni kryeson në Colorado. Të dy kandidatët janë thuajse barabar në Florida. Të katër këto shtete janë tepër të rëndësishme për 270 votat elektorale, të nevojshme për të siguruar fitoren e Shtëpisë së Bardhë

»

15

N

dërsa gara për Shtëpinë e Bardhë ka hyrë në ditët e fundit, ish-presidenti amerikan Bill Clinton zhvilloi fushatë krahas me Presidentin Obama. Zoti Clinton, me zërin të ngjirur për shkak të fushatës tepër të ngarkuar gjatë së cilës ka shoqëruar zotin Obama, tha se “e ka dhënë zërin në shërbim të presidentit tim”, - siç u shpreh ai. Më tepër se 24 mijë vetë ishin mbledhur në Bristow të Virginias, për të dëgjuar ish-presidentin Clinton dhe Presidentin Obama. Presidenti dhe rivali i tij republikan, Mit Romny po bëjnë fushatë pothuajse pa pushim gjatë këtyre ditëve të fundit që kanë mbetur deri të martën. Shumica e sondazheve tregojnë se gara është pothuajse në barazim. Shtetet më të rëndësishme për garën janë Kolorado, Florida, Ohio dhe Virginia. Presidenti Obama ka një përparësi të vogël në Ohio dhe Virginia, ndërsa zoti Romni kryeson në Colorado. Të dy kandidatët janë thuajse barabar në Florida. Të katër këto shtete janë tepër të rëndësishme për 270 votat elektorale, të nevojshme për të siguruar fitoren e Shtëpisë së Bardhë. Kandidatët e vazhdojnë fushatën edhe sot dhe nesër: zoti Romni shkon sot në Iowa dhe më pas në Ohio, Pensilvani dhe Virginia, ndërsa zoti Obama shkon Ohio, New Hampshire, Florida dhe Kolorado. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, ka bërë thirrje që zgjedhësit të rizgjedhin Barack Obaman. Obama do të marrë sipas Bloombergut një rol udhëheqës në luftën kundër ndryshimit të klimës. Apeli i kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut ishte i shkurtër dhe nuk linte vend për keqkuptime. “Zgjidhni këtë nëntor një president, i cili merret me ndryshimin e klimës”, shkroi ish-republikani Michael Bloomberg në Twitter. Obama ka rol udhëheqës në çështjen e ndryshimit të klimës, shkruan kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut në faqen e tij në internet “Bloomberg.com”. Dhe gazeta “Businessweek”, që i përket atij 100 për qind duke pasur parasysh uraganin „Sandy“ doli me titullin: “Natyrisht që këtu kemi të bëjmë me ngrohje të tokës”. Televizioni CNN informoi: Ne kemi nevojë për udhëheqje në Shtëpinë e Bardhë, shprehet kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut. Obama ka ndërmarrë në vitet e fundit hapa të rëndësishëm për minimizimin e emetimit të gazrave të dioksidit të karbonit. Ai ka ndërmarrë masa të rrepta konsumi për veturat dhe kamionët, thekson Bloombergu. Veç kësaj, në fjalimin e tij para kongresit të partisë së demokratëve Obama bëri temë edhe ndryshimin e klimës: “Ndryshimi i klimës nuk është shaka. Periudha më të gjata thatësie, përmbytje dhe djegie shkatërrimtare pyjesh nuk janë shaka”. Me politikën e Obamas ndaj klimës qe tallur rëndshëm më parë sfiduesi Romney në kongresin e Partisë Republikane në Tampa. “Obama premtoi se do ta ngadalësojë rritjet e nivelit të ujit të detit. Presidenti i SHBA e paraqiti veten si shërues të planeteve. Në dallim nga kjo, premtimi im për ju është thjesht: ndihmë për ju dhe për familjet tuaja”. “50 palë” zgjedhje Dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara ndryshon nga shumë vende të tjera sepse këtu nuk zhvillohet një votim i vetëm në gjithë vendin. Çdo shtet ka rregullat e veta për ditën e zgjedhjeve. ‘E marta e parë e nëntorit në Shtetet e Bashkuara është ditë zgjedhjesh. Në secilin prej 50 shteteve dhe në Distriktin e Kolumbias, mbahen zgjedhje për shumë zyra publike, votuesit duhet t’u përgjigjen pyetjeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me jetën e tyre të përditshme, dhe çdo 4 vjet ata zgjedhin edhe presidentin. Kushtetuta amerikane është plot me të drejta dhe mbrojtje për qytetarët e saj, por siç thotë profesori i Universitetit Georgetown, Mark Rom, votimi nuk është medoemos një prej këtyre të drejtave. “Dikush do të mendonte se e drejta për të votuar është po aq qëndrore për qytetarët sa edhe e drejta e lirisë së shprehjes, apo e besimit fetar apo e nënshkrimit të peticionit për qeverinë. Por kjo nuk është e vërtetë. Kërkesat për të votuar janë kryesisht të caktuara nga shtetet dhe pak a shumë shtetet mund të përdorin standardet e tyre”. Në bazë të ligjit federal, mosha minimale për të votuar është 18 vjeç. Por profesori Rom thotë se përveç moshës, ka shumë pak aspekte të tjera të ngjashme. “Kemi të bëjmë me 50 shtete të ndryshme dhe me 50 ligje të ndryshme shtetërore për sa i përket kohës së votimit, procesit të regjistrimit për të votuar, qendrave të votimit, si mund të votosh në mungesë e të tjera. Të gjitha këto hollësi rreth zgjedhjeve përcaktohen nga ligji i secilit shtet dhe jo nga ligji federal”. Votimi në mungesë, të cilit i referohet profesori, shfrytëzohet nga qytetarët që janë larg zonës së banimit në ditën e zgjedhjeve, si për shembull në ushtri, me studime ose me pushime. Gjatë viteve të fundit, është praktikuar edhe i ashtuquajturi “votim i hershëm”. Rreth dy të tretat e shteteve lejojnë qytetarët e tyre të votojnë një muaj ose edhe më shumë përpara ditës së zgjedhjeve në nëntor. Një numër shtetesh kanë miratuar tashmë ligje, që u kërkojnë votuesve të tregojnë një kartë identiteti në qendrat e votimit për të provuar identitetin e tyre. Përkrahësit e këtyre ligjeve thonë se ato janë të nevojshme për të parandaluar manipulime në zgjedhje. Kundërshtarët thonë se, në bazë të statistikave, një manipulim i tillë është tepër i vogël që të përbëjë problem, madje akuzojnë se ligje të tilla synojnë të mohojnë të drejtën e votës. Ekziston edhe një mënyrë tjetër që provon se zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë si 50 zgjedhje të veçanta. Në bazë të Kushtetutës, qytetarët, që hedhin votën për presidentin, në fakt zgjedhin 538 njerëz, të cilët përbëjnë të ashtuquajturin “Kolegji Zgjedhor”, i cili funksionon në baza shtetërore. Dhe janë pikërisht këta 538 njerëz që zyrtarisht zgjedhin presidentin: “Numri më i rëndësishëm është 270, numri i anëtarëve të “Kolegjit Zgjedhor”, që i siguron kandidatit fitoren për në Shtëpinë e Bardhë. Dhe çdo kombinim që e çon kandidatin tek shuma prej 270, është pikërisht objektivi përfundimtar i çdo kandidati”. Zoti Johnson thotë se “Kolegji Zgjedhor” është arsyeja që kandidatët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në ato pak shtete të ashtuquajtura “shtete të betejës”, që ata besojnë se do t’u sigurojë atyre numrin total prej 270 votash të anëtarëve të “Kolegjit Zgjedhor”.


16

« bota

I gjithë faji i gjarpërit

P

ërse ai që shkroi për Adamin dhe Evën zgjodhi si qenie tunduese një zvarranik? Ndoshta për polemikë fetare. Në fakt gjarpëri ishte, kafsha e shenjtë e Baal, perëndia fenikas që kleri izraelit e konsideronte një rival të rrezikshëm të Jehovait. Regjisor, por jo krijues i botës, Baal garantonte pjellorinë e fushave me anë të shirave; mes vendeve të shenjtë të tij ishin Palmira (Siria) dhe Baalbeku (Liban), që edhe sot ka emrin e tij, por tempuj për nder të tij ekzistonin edhe në qytetet hebraikë. Në fakt kultet e fenikasve apo kananejve ushtronin një tërheqje të fortë mbi izraelitet dhe për më shumë se një shekull, nga mbretëria e Solomonit tek ajo e Jeut, ishin në gjendje të shkëpusnin shumë besimtarë nga feja mozaike. Për të frenuar përhapjen, kleri hebre organizoi fushata të përsëritura kundër Baalit, kulteve dhe simboleve të tij. Shembulli më i njohur është pikërisht ai i mëkatit fillestar, ku e keqja përfaqësohet pikërisht prej gjarpërit. Por e gjithë kjo nuk mjaftoi për të çrrënjosur fenë rivale. Dhe për besimtarët e Baal mbreti Jeu vendosi për një zgjidhje përfundimtare: “Rojat i kaluan në teh të shpatës dhe i hodhën pikërisht në tempullin e Baal” (Sipas Librit të Mbretërve, 10:25).

A

skush që nuk ka kuptuar të vërtetën mbi djallin dhe ëngjëjt e tij, apo që nuk e ka kuptuar se cili ishte ai përpara se të bëhej demon, dhe si u bë, nuk do të jetë ndonjëherë në gjendje që të njohë origjinën e të keqes”. Me këto fjalë, të shkruara në një libret polemik të pothuajse 18 shekujve më parë, një filozof i krishterë me gjak grek, por i lindur në Egjipt teorizonte një dogmë besimi që me pak fjalë mund të përmblidhet kështu: djalli ekziston dhe kush nuk e beson është një idiot. Filozofi quhej origjeni dhe libreti titullohej “Controo Celso”. Origjeni (185-254) ishte një integralist në gjithçka (u trodh për të mos rënë pre i kënaqësive të mishit): ndoshta për këtë arsye ishte edhe kaq i ashpër ndaj djallit. E sigurt është që përpara tij asnjë autor tjetër i kulturës hebraiko-kristiane nuk kish qenë kaq i pakundërshtueshëm, as edhe përhapësit e biblës: Testamenti i Ri flet për demonë shumë herë, por pa bërë një dogmë; në testamentin e Vjetër, paraardhësit e Satanait janë të rrallë. Dhe mungojnë krejtësisht në Pentaeukin, përmbledhjen me pesë librat më të lashtë, rrëfimet e të cilëve shkojnë nga Krijimi deri tek epopeja e Moisiut. I munguari i madh Po si ka mundësi? Po mëkati fillestar, me djallin-gjarpër që i nxit Adamin dhe Evën që të mos i binden Zotit? Mund të habisë por, përkundër një besimi të përhapur, Bibla nuk thotë asnjëherë që gjarpëri joshës ishte Satanai: e përcakton vetëm si një kafshë “më e zgjuara e të gjithë kafshëve të egra që ka bërë Zoti”. Dhe shton se pas veprimeve të tij, nuk u dërgua aspak në ferr, por u dënua që të jetojë në tokë në mënyrë poshtëruese: “Me bark do të ecësh zvarrë e do të hash dhe për të gjithë ditët e jetës tënde”. “Populli i Biblës nuk njihte djaj”, thotë Georges Minois, historian i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve dhe Studimeve Ndërdisiplinare (QNKSN) në Paris, autor i disa librave dhe studimeve mbi këtë temë. Në fakt, në hebraizmin më të lashtë, Jehovai ishte e vetmja qenie e jashtëzakonshme, origjinë e të Mirës ashtu sikurse të Keqes, i mrekullive mirëbërëse, ashtu sikurse i ndëshkimeve të tmerrshëm. “Vetëm në kohën e profetëve”, saktëson Minois, “një reflektim i parë moral, i lidhur me mitet dhe legjendat e popujve fqinjë, çoi në tentativën për të ndarë të keqen nga Jehovai dhe për

E hënë 5 nëntor 2012 •

Djalli

Një udhëtim nëpër histori me të ligën

t’ia atribuar një tjetër kauze tjetër”. Pra, Satanai do të lindte shumë kohës pas Adamit dhe Evës. Dhe është një kohë e gjatë ndërmjet. Për të gjetur gjurmët e para në Shkrimet e Shenjtë duhet të shkojmë tek Libri i Job. Që në rendin e Biblës së krishterë është i njëzetedyti. Dhe që ndoshta është shkruar në fillimin e shekullit V p.e.s. domethënë në një kohë kur të krishterët ishin dëbuar tashmë e kishin shkuar në Babiloni për 50 vite e më pas ishin rikthyer në zonën e influencës së Persisë. Dhe ndodh që, pikërisht në kulturën mesopotamike dhe në atë perse kishte gjysmëperëndi që kishin disa tipare të Satanait. Paraardhësit Madje, në Mesopotaminë e lashtë “të këqinjtë” ishin me bollëk dhe shtoheshin si kërpudhat. Asirët besonin tek një zog keqbërës me emrin Anzu (që më vonë do të shndërrohej në Pazuzu). Babilonianët e personifikonin të keqen tek Tiamat, mbretëresha e monstrave detare. Dhe më pas në kohë, sumerët kishin krijuar Huauan (më i njohur me emrin babilonian Humbaba), rivali i heroit Gilgamesh. Kush dëshiron të shohë fytyrën e demonit në fillimet më të hershëm duhet të shkojë në Muzeun Britanik të Londrës, që ka të ekspozuar një maskë të tij, e cila është gjetur në Sippar, në Irak. Edhe më shumë se sa Babilonia dhe rrethinat e saj, në historinë e djallit ka një vend të rëndësishëm Persia e lashtë. Aty ku në epokën e Bronzit një njeri i shenjtë me emrin Zoroastri (alias Zaratustra) kishte kodifikuar një fe dualistike, e quajtur mazdizëm, bazuar në antagonizmin mes të Mirës dhe të Keqes. Në fillesë të gjithçkaje ishte Ahura Mazda, një perëndi mirëbërës, që megjithatë kishte gjeneruar një shpirt keqbërës, Ahriman (apo Angra Mainyu) e që më vonë do të bëhej antiteza e tij. Vini re: historia e Luciferit-Satanait, engjëlli rebel sipas të krishterëve, nuk është aq e ndryshme. Por le të kthehemi tek libri i Jobit, prezantimi i Satanait (në gjuhën hebraike Satan, domethënë “Kundërshtar”) në skenën biblike. Historia është e njohur: Jobi, një njeri i pasur dhe besimtar, goditet nga një seri fatkeqësish: në fillim disa grabitës i bastisin gjedhët e tij, më pas një zjarr i vret bagëtitë, grabitës të tjerë i marrin gamiljet, në fund shembja e një shtëpia i vret bijtë dhe një “sëmundje e keqe” i pushton trupin. Prapa gjithçkaje qëndron pikërisht Satanai, i cili

dëshiron të shtyjë Jobin që të mallkojë Zotin. Por njeriu besimtar bën durim dhe në fund Jehovai e shpërblen. Në rrëfim ka një të dhënë të çuditshme, që meriton vëmendje: përpara se të tundojë Jobin, Satanai bën marrëveshje me Zotin, i cili i jep lejen (madje pothuajse detyrën) që të veprojë duke i vendosur vetëm disa kufizime, sikur të shkruante një “letër rekrutimi” për një ushtar në mision. Pra, me dy hapa. I pari thotë: “Zoti i tha Satanait: Shiko, çdo gjë që ka është nën pushtetin tënd, por mos vër dorë mbi të”. Dhe më pas: “Zoti i tha Satanait: Ja tek e ke në duart e tua! Vetëm kursei jetën”. Pra, në versionin e tij të parë, djalli hebraik nuk është antiteza e të gjithëpushtetshmit, por një lloj 007-e e tij, që bën hetime mbi n j e rë z i t dhe i provokon drejt t ë keqes vetëm për të vërtetu a r besnikërinë e tyre fetare. “Është një besimtar shërbëtor i Jehovait, ekzekutor i punëve të pista”, sintetizon Minois. Dhe një tjetër demonolog i famshëm, amerikano veriori Jeffrey Burton Russell, historian në Universitetin e Kalifornisë shkon më në ekstrem: “Satanai është personifikimi i anës së errët të Zotit, i atij komponenti të Jehovait që na kundërvë me t ë Mirën”. Kthesa Kushdo mund të shohë se sa shumë rrugë është bërë mes këtij Satanai fillestar dhe djallit që njohim të gjithë, atij të teologjisë së krishterë, që është shndërruar në persnofikimin e të Keqes absolute antagonist i palodhur i Zotit dhe mbret i Ferrit. Po kur dhe si ndodhi kthesa? Përgjigja është: kur kristianizmi u shkëput nga hebraizmi. Minois saktëson: “Figura e Satanait, deri atëherë shumë diskrete dhe


bota • E hënë 5 nëntor 2012 deri atëherë e mbajtur si në zinxhirë, do të pushtonte skenën me një rol të dorës së parë: Testamenti i Ri e përmend 188 herë”. Shfaqja më e famshme është ajo e tundi- meve të Jezusit, të përmendur nga tre prej katër ungjijve (Mateu, Marku dhe Luka). Në këtë pjesë Satanai fut në kurth Jezusin, ndërkohë që ky po agjëron për 40 ditë në shkretëtirë, për plot tre herë: i sugjeron që të transferojë gurët në bukë (provokim të cilit Jezusi i përgjigjet menjëherë me frazën e famshme “Njeriu nuk jeton vetëm me bukë”); e fton që të hidhet nga maja e tempullit, që engjëjt të rendnin për ta shpëtuar; dhe në fund i premton të gjithë mbretëritë e botës në këmbim të adhurimit për të. Metafora këto, respektivisht, të kënaqësisë së trupit, të pushtetit dhe të autonomisë nga Zoti. Por edhe Satanai i ungjijve nuk ishte një risi absolute: kishte precedentë në dy linja të kulturës hebraike, që i takojnë shekullit të fundit para Krishtit. Linja e parë përfaqësohet nga Esenët, një sekt hebraik heterodoks, të cilit ndoshta i përkiste vetë Jezusi kur ishte i ri. Linja e dytë përbëhet nga “letërsia apokaliptike” judaike, që sot hebrejtë dhe të krishterët (përveç koptëve) e gjykojnë apokrife, por që një herë e një kohë pati ndikim mbi të dy besimet. Apokaliptik Esenët e konceptonin botën si një fushëbetejë mes “dritës” dhe “errësirës”. Në një tekst t ë tyre

thuhej: “Nga engjëlli i errësirës buron çdo lloj lajthitjeje... shpirtërat si ai kanë qëllim që të bëjnë të rrëzohen bijtë e dritës”. Dhe duke qenë se Esenët besonin tek pavdekshmëria e shpirtit, ata formuluan të parët konceptin e Ferrit. Historiani Giuseppe Flavio shkruante për ta: “Shpirtërave të këqinj u rezervojnë një shpellë të errët, një vend torturash të pafundme”. Precedenti tjetër është “letërsia apokaliptike”, dhe në mënyrë të veçantë Libri i Enokut, që padrejtësisht është thënë se është vepër e një patriarku homonim, gjysh i Noes, por që në të vërtetë është shkruar pak kohë përpara epokës kristiane. Ai tekst flet (për herë të parë në mjedis hebraik) për engjëj rebelë ndaj Zotit. Thotë se 200 prej tyre zbritën në Tokë, u mësuan njerëzve arte të fshehtë, patën raporte seksualë me shumë gra, krijuan trazira në botë dhe në fund u dënuan me burgosje deri në ditën e gjykimit. Shën Agustini (354-430), babai i Kishës, ishte ndër më të vendosurit në refuzimin e Librit të Enukut, duke e quajtur thjeshtë një teskt erotik, pjellë e fantazisë. Por të krishterë të tjerë, para tij, e kishin marrë atë tekst si flori të kulluar: polemisti Tertulliani (145-230), filozofi grek i sipërpërmendur Origjeni dhe filozofi Giustini, shenjt, martir, ndër baballarët i Kishës edhe ai. Një frazë e këtij të fundit është elokuente, sepse fotokopjon Enukun: “Engjëjt nuk iu bindën urdhërave të Zotit, u çiftuan me gra dhe bënë fëmijë, domethënë të ashtuquajturit demonë”. Engjëll i rrëzuar Kështu teologjia e krishterë, edhe kur refuzoi apokrifin, ruajti idenë që Satanai ishte ndoshta një ish engjëll. Dhe ripeshkoi një tekst biblik të shekullit VI para Krishtit që thoshte: “Ti, bartës i dritës, bir i aurorës, përse ke rënë nga qielli?” (Isaja 14:12) “Bartësi i dritës” u bë kështu Luciferi, engjëll i dënuar sepse u rebelua ndaj Zotit. Sot, megjithatë, shumë biblistë i japin një tjetër domethënie asaj fjalie: “Isaja nuk fliste për djallin, por për ambicien e tepruar të një mbreti babilonian”, pohon studiuesi autoritar amerikan Luther Link, docent në Tokio. Pasi u vendos ideja që e Keqja ishte ndoshta vepër e një ish engjëlli dhe e dënimit të tij, teologëve të krishterë u mbetej një problem i hapur: ku ishte vendqëndrimi i Satanait? Mbi apo në tokë? Ideja që ekzistonte një ferr i nëndheshëm, me vendndodhje në Mesdhe, për të krishterët e parë nuk ishte kaq e padiskutueshme. Në fakt në letrat e Shën Palit gjenden përmendje të “shpërtërave të së Keqes që banojnë në zonat qiellore”. Dhe pak më parë përmendje të një “princi të fuqive të ajrit, ajo frymë që tashmë beson tek njerëzit rebelë”. Për të transferuar Satanain në ferr, më shumë se sa tekstet biblikë apo esenë, ishin mbi të gjitha prurjet kulturore greko-romake. “Vizioni përtejbotëror i grekëve”, shpjegon Francesco Bertolini, docent i letërsisë greke në Universitetin e Pavias, “parashikonte dy botë të përtejme: një të nëndheshme, Hadin, dhe një tjetër në skajin tjetër të Tokës, Elisin. Hadi, si vendqëndrim i shpirtërave të të vdekurve për-

»

17

shkon praktikisht të gjithë letërsinë klasike. Një tekst i rëndësishëm që e përmend është Fedoni i Platonit. Por përshkrimi më i famshëm është tek Odiseja, kur Uliksi zbret në Had për të takuar Tiresian. Sigurisht që mes botës së përtejme pagane dhe ferrit të krishterë kishte disa dallime. “Mbi të gjitha”, vazhdon Bertolini, “Hadi nuk ishte domosdoshmërish një vend ku jepeshin dënimet për një jetë me mëkate. Përkrah personazheve përgjegjës për faje shumë të rëndë – Tici, Tantali, Sizifi – të dënuar me ndëshkime ekzemplarë, kishte heronj protagonistë të bëmave të lavdishme, si Akili, Agamemnoni dhe Ajaksi”. Veç kësaj, në Had nuk mbretëronte një monstër i tmerrshme, por një perëndi vëlla i Zeusit, me një pamje tërheqëse dhe fizik atletik. Mund të habisë, por edhe djalli paleokristian kishte një pamje të mirë: feminist dhe joshës, ai ishte më shumë Lucifer se sa Satana. Pamja ndryshoi vetëm në Mesjetën e vonë, kur Kisha, tashmë antagoniste ndaj pushtetit të vendosur ishte shndërruar ajo vetë në pushtet absolut. Pikërisht atëherë ish “princi i ajrit” mori në imagjinatën kolektive figurën e njohur: i tmerrshëm, bishë, i frikshëm, siç shfaqet në disa afreske të famshëm të Giottos, dhe të Beato Angelicos apo në përshkrimin e paarritshëm që i bëri Dante tek Komedia Hyjnore. Monstruoz Rilexojmë pështjellimin e Aligierit kur takon “mbretin e të Keqes”: “Oh, sa mrekulli që më dukej mua / kur pashë tre fytyra në kokën e tij! Por tre fytyrat nuk mjaftonin për të kallur frikë. Për këtë arsye pak më vonë poeti e shtonte dozën. Çfarë kishte të përbashkët ai monstër me tre kokë, me krahë, me Zotin e pashëm Hadin? Asgjë, përveç vendbanimit nëntokësor. E njëjta gjë mund të thuhet për demonët me brirë të Giottos dhe Beato Angelicos. Tiparet kafshërore të djallit të sapolindur mesjetar sillnin në vëmendje të tjera perëndi pagane: keltin Cernumnos; etruskin Tukulka, hyjni e nëntokës toskane, me krahë dhe gjarpërinj në vend të flokëve; por mbi të gjitha perëndinë greke Pan, i egër dhe përdhunues, me brirë dhe këmbë cjapi. Pan ishte më jonormali mes hyjnive pagane: i shëmtuar (e ëma, nimfa Driopi e braktisi që në lindje, e terrorizuar nga pamja e tij), i egër (nuk jetonte në Olimp, por në malet Arkadia), i tmerrshëm (edhe prej ulërimave me të cilat lajmëronte praninë e tij) dhe i dhënë pas kënaqësive të trupit (i dhënë pas masturbimit, biseksualitetit dhe dhunës seksuale). Mbi të gjitha prej tij u frymëzuan artistët e Mesjetës kur pikturonin djallin. Kjo zgjedhje u pasqyrua në një kthesë teologjike. Në vitin 1215, gjatë Këshilit IV, Kisha kishte nxjerrë një dokument-kyç (i njohur si Firmiter) ku rendiste disa parime doktrinorë. Një prej tyre thoshte: “Djalli dhe demonët e tjerë janë krijuar të mirë nga Zoti, por ata vetë janë transformuar në të këqinj. Më pas njeriu ka mëkatuar i joshur prej demonëve”. Ishte fitorja e Origjenit, pas vdekjes: kështu historia e Luciferit-Satanait u shndërrua në dogmë të fesë.

Koncepti i Agustinit për mëkatin fillestar

Z

hvillimi i doktrinës së mëkatit fillestar fillon me historinë e rënies së Adamit dhe Evës, ashtu siç tregohet ajo në kapitullin e tretë të librit të Zanafillës. Sipas kësaj, historia kur çifti i parë njerëzor e shkeli urdhërimin hyjnor për të mos ngrënë nga fruti i një peme të caktuar, Zoti i ndëshkoi me punë të rënda, vuajtje dhe vdekje. Fakti që edhe ne njerëzit e përjetojmë këtë ndëshkim është si pasojë e veprimit të çiftit të parë njerëzorë. Pali e lexonte biblën hebraike si një tekst i mbushur përplot me parashikime, të cilat u realizuan gjatë jetës së Jezu Krishtit. Tek letrat e Palit kontrasti i fuqishëm retorik midis figurës së Adamit dhe Krishtit fillon me këto fjalë: “Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan” (Romakët 5:12). Nisur nga kjo ai del në përfundimin se: “Në fakt, ashtu si nga mosbindja e një njeriu të vetëm të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nga bindja e një të vetmi të shumtët do të bëhen të drejtë”. (Romakët 5:19). Shumë studiues bashkëkohorë të Biblës e kanë vënë në

dyshim legjitimitetin e mbështetjes së Agustinit tek pasazhi 5:12 i librit të Romakëve. Ata janë argumentuar me faktin se Agustini e ka keqkuptuar këtë varg për shkak se ai e ka lexuar atë në gjuhën latine dhe jo në gjuhën origjinale greke. Për rrjedhojë, Agustini e kuptoi pasazhin në fjalë sikur ai pohonte se përmes një njeriu mëkati hyri në botë dhe përmes mëkatit vdekja, në këtë mënyrë vdekja preku çdo njeri për rrjedhojë ai në mënyrë të gabuar hamendësoi se fjalia e fundit i kthehet një njeriu të vetëm, Adamit, gjë e cila dërgoi në përfundimin se mëkati i Adamit solli jo vetëm vdekje universale, por edhe mëkat dhe faj universal. Këndvështrimi i Agustinit për mëkatin fillestar është pranuar nga shumica e mendimtarëve të krishterë për më shumë se njëmijë vjet. Kjo ide ka një ngjashmëri të habitshme me konceptin e hershëm të ndotjes që i infekton njerëzit duke ardhur nga jashtë. Të krishterët shpesh e përshkruajnë sakramentin e pagëzimit, i cili është një ritual purifikimi, si një pastrim të shpirtit nga forcat e liga të mëkatit fillestar.


18

« dossier

E hënë 5 nëntor 2012 •

Shtator 1944/ Titistët ngrejnë kampet e përqëndrimit dhe nisin torturat ndaj shqiptarëve Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

Z

oti Murra (autori i librit të sipërpërmendur – A.K.), të gënjesh për pesë lekë, nuk di si ta gjykoj, por do të them se asnjë shtëpi nuk është djegur më 17 nëntor të ’43-shit, as në Dibër të Madhe dhe as në Banisht. Unë që po shkruaj, për të mos thënë dy herë në javë, isha vazhdimisht te Lleshët. E kam thënë diku më sipër se aty ishte e martuar Nazmija, që ju e ekspozoni edhe në një foto të librit tuaj, pra motra e tim eti, Ali Maliqit. Për të vërtetuar saktë, Haxhiu jetonte sa në Dibër e sa në Banisht, te shtëpia e gruas, të së ndjerës Haxhire, të cilën për të ruajtur lëkurën pa ngjyrë në postin e presidentit e internoi diku në fshatrat e Belshit së bashku me djalin, Rushitin, qysh gjatë vitit 1943, ku disa u strehuan në shtëpinë e Ali Maliqit. Prandaj, para se të shkruaje, do të bëje mirë të bisedoje me Rushitin. Keni bërë edhe skicimet e shtëpive, por cili është vendi i lagjes, se sot që po shkruaj në Dibër kanë ardhur më të moshuar se unë, që tregojnë se asnjëri prej tyre nuk ka pasur shtëpi në Dibër të Madhe. Nëse Aqif Lleshi ka ndërtuar ndonjë shtëpi mbas vitit 1945, ia kanë djegur ndoshta po ata që ia ndërtuan për shërbimin e bërë. Nuk di që italianët të kenë marrë mundimin të ngjiteshin deri në Zogje për të djegur shtëpitë e Aqif Lleshit, sepse në vitin 1943 italianët kanë bërë një bombardim në Sllovë, te shtëpitë e Cen Elezit, dhe më 10 gusht 1943 dogjën shtëpinë e Fiqiri Dines dhe dështuan në Kërçisht. Mbas përpjekjes me armë ka pasur edhe viktima, siç u përshkruan më sipër. Kurse shtëpitë e Lleshëve në Banisht janë djegur jo në nëntor të vitit 1943, por më 22-23 gusht 1944 nga forcat e batalionit “Drini”. Në këtë operacion kanë qe e pranishme një kompani e Kadri Kërçishtit dhe Can Markja. Meqenëse na ishin djegur shtëpitë dhe larguar nga Kërçishti, ishim strehuar në Glloboçicë te Gani Qoku dhe prisnim të largoheshim drejt Tiranës. Çdo ditë shkonim te llixhat e Banishtit për t’u larë. Dy ditë më parë im atë, Aliu, në një bisedë me Hysni Demën e të tjerë kishte kundërshtuar djegien e shtëpive të Lleshëve në Banisht, duke e quajtur diçka banale e poshtëruese për karakterin e qëllimet e asaj lufte në të cilën ishin angazhuar. “Ne nuk jemi vandalët serbë, - shpjegoi Aliu, - që të merremi me të tilla veprime.” Sapo u afruam poshtë fshatit, pamë tymin, kur një ushtar na thirri: “Ndal!” Ishin rreth 5-6 veta, në mes tyre edhe kushëriri, Ahmet sheh Besimi. I thashë ushtarit se isha djali i Ali Maliqit, i cili më përcolli tek eprori për të na dhënë urdhërkalimin. Kështu, nuk u kthyem fare te llixhat, por u nisëm drejt Dibrës së Madhe, me qëllim që të lajmëroja tim atë. Në mes të Banishtit e Hamerit buzë rrugës ishin oficerët e sipërpërmendur. Pak i nxehur, e pyeta: “Kush ka dhënë urdhër?” - “Jemi ushtarakë dhe nuk e nxjerrim sekretin”, - më tha. M’u duk se u tall me mua dhe i thashë: “Aliu nuk ka dhënë një urdhër të tillë dhe e ka kundërshtuar këtë djegie alla komuniste”. - “Mos të erdhi keq se u dogjën shtëpitë e miqve? Ata i dogjën njerëzit tuaj e pse duhet të të vijë keq?” – m’u përgjigjën ushtarakët. “Të thashë një herë, komunistët janë të hurit e të litarit e kurrë nuk mund të barazohemi me ta”, – dhe u nisa drejt qytetit. Nuk është se Ali Maliqi, Miftar Kaloshi etj. kishin ndonjë armiqësi me Haxhi Lleshin e Sul Bahollin, por ata e dinin rrezikun e së nesërmes. Shtroj pyetjen: ku ishin këta shokë trima kur mbas çlirimit – skllavërimit, si luftëtarë trima, siç shkruan në librin “Jeta dhe vepra e Aqif Lleshit” (fq. 129-175), ku numëron krimet e kryera në shtator 1944 duke dorëzuar Kosovën dhe mbarë trojet shqiptare?! Të tillë si druzhe Titos, Rankoviçit,

Dushanit Tempos Cernovskit Llazar Kokehevskit, Cvetko Uznovski, ministër i Punëve të Brendshme, gjeneralit Apostolski Mihal, komandanti i korparmatës maqedonase, Sava Jahsinoviç, ministër i Brendshëm i Malit të Zi, Jelisie Markos, zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Pavël Javiçeviç – sekretar i komitetit krahinor të partisë titiste të Kosovës e të Metohisë, Mitro Mirkoviç, anëtar i komitetit krahinor të partisë së Kosovës e të Metohisë, Gjurp Medeniç, komisar i shtabit për Kosovën e Metohinë, Savo Doreviç, komandant shtabi për Kosovën e Metohinë, bashkëpunëtorë të të cilit ata ishin. Ky komision me kasapë e bij kasapësh, ishte vënë në krye të gjenocidit për të qëruar hesapet me shqiptarët, që fati i keq dhe tradhtia e komunistëve i kishte lënë nën sundimin e tyre. Sa shpejt e harruan Sul Baholli, Zoi Themeli, Qazim Prishtina, i cili kishte nderin të mbante këtë mbiemër e shokët e tjerë. Sa për Aqif Lleshin, nuk e fajësoj shumë, se nuk ka pasur kurrë një bosht apo orientim politik, por vetëm interesa ekonomike. Kjo edhe pse dikur na paska thënë se “unë kam lindur në Zogje dhe jam shqiptar e do të luftoj për Shqipërinë”, por fakti është se ai luftoi aty ku e zuri rasti, pa orientim të qartë, për t’u dukur ambicioz e për llogari të serbëve. Ndërsa shpërblimin që mori me rehatllëkun e atyre viteve (1944–1950) të diktaturës apo të pasluftës nga serbët ia prishën vetëm i biri, Mustafa Lleshi, dhe Haxhi Lleshi, që e gënjyen

duke e vënë në krye të UDB-së (OZNA-s) në Dibër e Strugë. Këtu i biri, Mustafai, mendoi se do të merrte gradën e gjeneralit për spiunllëqet që bëri në favor të Sigurimit shqiptar. Si pasojë, vrau shumë prej atyre që e porositnin nga Sigurimi shqiptar kur kapnin të ikurit nga Shqipëria për t’i shpëtuar skëterrës moniste. Dihet nga të gjithë se Sigurimi shqiptar në ato vite ishte kre-

jtësisht nën kthetrat e UDB-së jugosllave. Nga shtatori i vitit 1942 Nexhat e Qemal Agolli shoqëronin kuqalashin Dushan Mugosha. Kur pyeta se cili ishte ky person, më thanë se ishte një mjek veteriner nga Galeshniku, i pasur në kope delesh. Galeshniku ishte me të vërtetë fshat blegtoral, që e përdornin si bazë kopesh. Mirëpo, kur vetëm pas 1 muaji u kthyen, jo për në Kërçisht, atëherë mësova emrin e vërtetë. Me këtë fakt dua të saktësoj se Nexhati e Qemali punonin për llogari të serbëve. Me Qemalin u takova në vitin 1994, kur punoja në Komitetin e të Përndjekurve Politikë në Tiranë. Kishin marrë vesh se ku isha me punë dhe qeveria kishte vendosur të njihte vuajtjet e dënimeve që kishte kaluar në Jugosllavi. Biseduam për të kaluarën dhe për ato vite. Më tha se kishte një dorëshkrim për krimet serbe ndaj shqiptarëve dhe do ma jepte ta lexoja. Mbas afro 1 muaj më erdhi një bashkëvuajtës diku nga Saranda e kërkoi të takonte Qemal Agollin, sepse i duhej të firmoste një dokument. U interesova, i gjeta shtëpinë dhe u takuam. Ai shoku mori çfarë i duhej, ndërsa unë nga Qemali mora dorëshkrimin për ta lexuar. Aty më ra në sy se një grup shqiptarësh nga Kërçova, i përbërë prej 50-60 vetash, shkonin me kuaj në Elbasan, ku shitnin produktet e tyre bujqësore. Në kthim merrnin kripë, sheqer, oriz e ç’të mundnin. Me sa më kujtohet, ngjarja zhvillohej aty nga tetor–nëntori i vitit 1944, kur Qemal Agolli ishte zëvendëskomandant i Brigadës VII Sulmuese. Këtyre bashkëvendësve nga Kërçishti u kishin marrë kafshët e ngarkesat Më pas burrat i pushkatuan. Kur Qemali erdhi të merrte dorëshkrimin, ia kujtova se si kishte pranuar të bëhej ai krim. Më tha se nuk e kishin pranuar fjalën time. E pyeta: “Automatikun a e kishe në dorë, pse nuk i qëllove shokët e shtabit e të mbeteshe në histori? Do të tregoje se me të vërtetë kishe luftuar për një shoqëri demokratike. Por keni heshtur përpara një krimi të kryer para syve tuaj ndaj këtyre fshatarëve, që përpiqeshin për bukën e kalamajve. Kjo, pra, ishte lufta dhe liria që i sollët shqiptarëve këndej dhe andej kufirit. Dhe një fund pa lavdi, duke u ngarkuar faje para masës së shqiptarëve e duke i quajtur kriminelë, tradhtarë e bashkëpunëtorë të serbëve. Nëse më vonë u zgjuat ose jua futën kot për të mos ju pasur si zorrë nëpër këmbë, sepse nuk ju hynit më në punë, kjo nuk ka justifikim për ato që keni bërë. Për mua personalisht le të mos ju vijë keq pse ju cilësoj që ngeleni në jetë të jetës tradhtarë të kombit. E ne të dy nuk jemi takuar tani që po shkruaj.” Megjithëse u mundova të gjeja librin e atij dorëshkrimi për të nxjerrë më shumë detaje nga ato krime, përsëri më doli përpara “Jeta dhe vepra e Aqif Lleshit” në faqet 130-132, ku internacionalizmi i këtyre banditëve, që sot përpiqen të tregojnë se çfarë krimesh bënë serbët ndaj shqiptarëve, të cilat vijuan edhe gjatë luftës. Mirëpo, ç’është më e keqja, edhe kur pushtetin e morën Lleshët apo Bahollët e Dibrës, Aqif Lleshi në këtë kohë asgjë s’mund të bënte, dhe këtë e pohon vetë në këtë libër. Faza e parë u duk në fund të shtatorit 1944. Në këtë fazë Beogradi gjakatar, ndërsa çetnikët e etur për gjak shqiptarësh, vranë nga fundi i tetorit 100 shqiptarë në Gostivar, 80 në Tetovë, 100 në Kërçovë, 200 në Derven e Shkup. Në fazën e dytë titistët filluan të ngrenë


dossier • E hënë 5 nëntor 2012

kampe përqendrimi dhe burgje të veçanta vetëm për shqiptarët në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Tetovë, Kërçovë etj., ku u torturuan dhe humbën jetën me qindra shqiptarë, të cilëve edhe pas kaq vjetësh nuk u dihen varret se ku janë. Më 26 nëntor 1944 kthehet gjendja si në fazën e parë. Me urdhër të shefit të OZNA-s (UDB) së Gostivarit, njëfarë Sandër Grueski, në bashkëpunim me komandantin e vendit, Mitko Hivije dhe sekretarin e partisë së Gostivarit, Svetozar Popovski, u pushkatuan 20 shqiptarë, 150 në Vrapçisht, 320 në Zajos dhe të gjithë burrat e fshatit Preshovë të Gostivarit. Kundër kësaj gjakderdhjeje protestuan nga fundi i nëntorit te Llazar Kolishevski, Aqif Lleshi, Nexhat Agolli dhe Rexhep Zojazi. Kolishevski, që ishte nënkryetar i grupit të xhelatëve të Kosovës, bëri të paditurin. Drejtohen te gjenerali Apostolski Mihail, i cili i priti me fjalë që vetëm një xhelati i shkojnë për shtat. “Kjo nuk është gjë, vetëm një pastrim që po bën antishqiptari Tempo (i cili merrte pjesë në bisedime)”, – iu drejtua me arrogancë gjeneral Apostolski Mihail dhe tha: “Akoma mbani njerëz nëpër kampet e përqendrimit? Ata që kemi për të pastruar, qërojini shpejt!” Dhe mbas kësaj pohon Aqif Lleshi: “U pushkatuan pa gjyq në nëntor 1944 edhe 1000 të tjerë.” Po aty në fq. 131 thuhet se OZNA dërgonte njerëz nëpër fshatrat shqiptare, merrnin njerëz dhe i pushkatonin në fusha e lugina e i hidhnin në gropat e hapura më parë. Kudo që shkoje rrugës prej Shkupit në Dibër, nëpër katunde dëgjoje vaje për njerëzit që ishin pushkatuar ato ditë nga OZNA. Titistët talleshin duke u thënë familjarëve të të vrarëve: “Mos qani, se ata shkuan në Brigadën IV maqedonase.” “Në nëntor 1944 në katundin Vrapçisht, në vendin e quajtur ‘Uji i Ftohtë’ kanë pushkatuar 75 veta, - tregon Aqif Lleshi, - të cilët i morën nga fusha e përqendrimit të Gostivarit.” Ndërsa në fshatin Zhelinë të Tetovës pushkatohen 90 shqiptarë krejtësisht të pafajshëm. “Në rrugën Tetovë–Gostivar, - dëshmon Aqif Lleshi, - gjeta dy shqiptarë të hedhur në rrugë dhe kur tentova të pyesja në OZNA, ata m’u përgjigjën: ‘Punët tona i dimë ne vetë e jo ju’. Kur shkova te shefi i OZNA-s, - vijon Aqifi, - ai më tha: ‘Për këto gjëra ju shqiptarët mos u përzieni në punët tona. Koha e luftës ka kaluar, ndërsa tani do të sundojmë ne në këto vise’.” Sipas Qemal Agollit, në Dibër të Madhe Aqif Lleshi nuk ka lejuar të bëhen krime si në zonat e tjera. Natyrisht, ai nuk do të fliste për krime në Dibër kur i biri i Aqifit, Mustafa Lleshi, ishte kryetar i OZNA-s. Nuk mund ta kuptoj se si Aqifi i ka treguar vetë këto krime të kryera ndaj shqiptarëve atëherë kur gëzonte postin e deputetit të Republikës së Maqedonisë për zonën e Rekës dhe atë të Maqedonisë në Republikën Federative të Jugosllavisë si dhe kryetar i Komitetit Ekzekutiv të komunës Dibër–Strugë. Nuk e di nëse ndiente apo e mundonte ndërgjegjja kur shikonte se çfarë bëhej mbi shqiptarët e Maqedonisë e të Kosovës, krime të cilat ishin vënë në dukje nga nacionalistët e mbarë kombit, në veçanti nga ata dibranët, që i njihnin mirë historitë serbe të krimit. Mirëpo Aqif Lleshi, Haxhi Lleshi, Sul Baholli me shokë ia kishin shitur jo vetëm shpirtin Dushanëve, Tempove e shokëve të tyre, por edhe vendin e të parëve dibranë.

Nuk e di, meqenëse asnjëri nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme nëse Aqif Lleshi e ka lajmëruar Haxhi Lleshin në atë kohë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Tiranës, që të shkonte në Dibër, Gostivar, Tetovë, Kërçovë, Kumanovë, Derven e të mbronte se çfarë bënin Tempoja, Cervenkovski dhe Gruevski, me të cilët putheshin më 10 shtator 1943, duke u falur edhe të gjitha materialet luftarake të divizionit “Firence”? Kujdesi i Haxhiut se mos mbeteshin pa ushqime e veshmbathje serbët e jo shqiptarët u tregua haptazi në Karaorman, ku Tempon me shokë po i shpëtonte nga të ftohtët dhe uria. Këta liderë të serbëve në trojet shqiptare ishin kriminelë akoma pa u vendosur mirë pushteti i tyre. Ata vrisnin shqiptarët me pushkët italiane të divizionit “Firence” që u dhanë Haxhi Lleshi, Zoi Themeli si internacionalistë e të vëllazëruar. Sulë Baholli u bë njeriu më spiun për Dibrën, i paskrupullt në historinë që ka njohur kjo trevë për shërbimet sllave që zbatoi edhe me porosi të nepërkës së zezë Nexhmije. Po t’i kishte ato armatime të divizionit “Firence” Ali Maliqi, siç deklaruan në gjyqin kundër tij, do të ishin armatosur 12000 djem e burra shqiptarë kundër serbëve e shërbëtorëve të tyre në Shqipëri. Enver Hoxha dërgoi doçin malazez Ramiz Alia si komisar të divizionit shqiptar për të çarmatosur djemtë e Kosovës e për t’ua lënë duart të lira sllavëve të Jugut, krime që njihen nga

krime, ndërsa vetë na u lodh duke ndërtuar shtëpitë e këtyre fatkeqëve, të cilëve jo vetëm që nuk u dhanë asnjë ndihmë, por 40 prej tyre i cilësuan si baza të UDB-së jugosllave. Kurse çdo dibran e dinte dhe e ka shumë të njohur se në qytetin e Peshkopisë nuk ka pasur kurrë gjermanë. Ata vetëm një herë kanë kaluar nëpër këtë qytet me një makinë me 20 gjermanë të ardhur nga Struga dhe disa forca të Halil Alisë (si hakmarrje të 9 korrikut të vitit 1944) më datë 23 korrik 1944, kur rrethuan e dogjën shtëpitë e Cen Elezit e ku mbetën të vrarë Ismail Strazimiri e Mersin Elezi si dhe u plagosën disa të tjerë. Kjo vinte si pasojë e armiqësive në mes Ndreve dhe Aliajve. Kujtoj se më 9 korrik 1944 Ndretë organizuan një aksion të mbështetur nga forcat partizane, duke goditur në befasi Halil Alinë. Kjo më vonë u kushtoi shumë shtrenjtë. Siç dihet, më 5 korrik 1944 vritet Miftar Kaloshi, qarkkomandanti i Dibrës, në sulmin e marrë nga forcat e xhandarmërisë, sepse në Peshkopi kishin hyrë forcat partizane. Pikërisht kjo vrasje e Miftar Kaloshit shkaktoi dhimbje në familjen e tyre. Djemtë e Kaloshëve, të cilët ishin nipa të Ndreve, i kishin mbajtur krahun Esat e Dali Ndreut (edhe për arsye të moshës ë tyre të re), nuk e njihnin filozofinë politike ku ishin zhytur dajallarët e tyre e fillimisht u lidhën me ta. Mirëpo dihet se erdhi koha që këta Ndretë ta paguanin shtrenjtë gabimin që bënë ndaj Dibrës e Shqipërisë. Prandaj vrasja e Miftar Kaloshit bëri që më 8 korrik 1944 dibranët të mblidheshin në një kuvend e të jepnin fjalën e besën se kushdo që do të sulmonte nga hordhitë komuniste Dibra do të ngrihej si një trup i vetëm në mbrojtje e në mbajtje të kësaj lidhjeje. Pa kaluar 24 orë, sulmohet nga forcat komuniste, të përqendruara në Sllovë, kundër Halil Alisë. Kjo goditje e befasishme ngriti më këmbë të gjithë ata që një ditë më parë kishin dhënë besën. Sidomos ata që ishin në afërsi, u mobilizuan të parët në ndihmë të Halil Alisë. Ata ishin Haziz e Dan Kaloshi, Shaban Kaloshi, Isuf Xhilaga, Dervish Lusha Ramadan Hoxha, Ilmi Karasani etj. Ishte një luftim i përgjakshëm, mbasi Aliajt u zunë në befasi e, natyrisht, ata që sulmonin ishin të përgatitur e të vetëdijshëm, pa folur për forcat e shumta e të armatosura që kishin. Ata menduan se goditja do të ishte e suksesshme, por hesapet e shtëpisë, siç thonë pleqtë, nuk dalin në Pazar, edhe pse forcat partizane drejtoheshin nga ushtarakë si Esat Ndreu, Ferit Radovicka etj. Me sa duket, nuk besonin se besa e dhënë në korrik 1944 do të zbatohej nga krerët e Dibrës. Me të krisur pushka rreth orës katër të mëngjesit, u sulën drejt Fushë-Alisë Hajri e Dan Kaloshi, Shaban Zaloshi, Dervish Lusha, Ali Ta-

veteranët e Kosovës më mirë se kushdo edhe sot e kësaj dite. Brigada III. IV, V patën në krye kriminelët më antikombëtarë, si Shefqet Peçi, Hito Çako, Kadri Hazbiu, Mehdi Bilbili, M. Myftia e plot dibranë, që i bëjnë hije të zezë vendit të tyre, mbasi në vitet 1944–1945 vranë rreth 150 djem e burra në Dibër nga Sina e mbarë Fushë-Alie, fshatarë të varfër e të pafajshëm. Mjaft krime kryen kriminelët shqiptarë në Dibër sipas porosive serbe. Diku në librin “Vite lufte” Sul Baholli ua faturon gjermanëve këto

hiri, Isuf Xhilaga, Ilmi Karasani, Ramadan Hoxha, Haxhi Noka etj. Kjo bëri që këtyre forcave sulmuese të tyre t’u kushtonte shtrenjtë. Jo se pala tjetër nuk pati humbje, por forcat e ardhura nga Sllova e paguan shumë më shtrenjtë, sepse u ranë në shpinë nga katër anët dhe nuk dinin nga të mbroheshin. Kështu, patën mjaft humbje e kjo ishte për të ardhur keq me të vërtetë shqiptarisë, sepse po vriteshin midis tyre në mënyrën më barbare, me befasi dhe duke përzënë gratë e fëmijët. Shumë nga të vrarët e Fushë-Alies i pata njohur vetë personalisht, si Demir Gashin,

»

19

Riza Dodën, Stefan Luarasin etj. Ky luftim midis dy palëve shqiptare pati mbi 60 të vrarë e disa dhjetëra të plagosur. E kujt i shërbeu e kush e ndjeu kënaqësinë? Nuk e di nëse djemtë e burrat që u vranë, siç thonë andej nga Jugu, për mustaqet e Çelos, prandaj nuk e di se çfarë drejtimi t’i japësh. Nëse këta do të kishin gjetur arsyen dhe gjuhën e përbashkët për t’u bashkuar e jo për t’u përçarë e vrarë vëllai me vëllanë, me siguri nuk do të ishin mijëra shqiptarë të tjerë të vrarë në tërë Shqipërinë, Kosovë e në trojet shqiptare të Maqedonisë, siç e pohon vetë Aqif Lleshi. Ky veprimtar (e them me plot gojën e bindjen time personale) ishte thjesht një viktimë, nuk diti të njohë realitetin e kohës dhe hidhej sa djathtas e sa majtas kur serbo-rusët luanin me fatin e shqiptarëve. Ata e katandisën Shqipërinë e trojet e saj si një zonë e influencës ruse qysh në Konferencën e Jaltës, ndërsa mbarimi i Luftës së Dytë Botërore tregoi shtetet që e luftuan komunizmin dhe shpëtuan nga ndihma anglo-amerikane si, për shembull, Greqia, duke prishur marrëveshjen me Partinë Komuniste dhe EAM-in për të ardhmen e sistemit. Ndërsa e keqja te ne ishin emisarët serbë dhe ata anglezë, që luanin me dy porta, duke mbështetur më tepër nacionalçlirimtaren, ose më saktë trojet e vitit 1913. Dihet roli i misionarëve serbë pranë shtabit të Enver Hoxha, të cilët çdo kundërshtar që luftonte për trojet shqiptare e eliminonin me tërë intrigat e tyre. Lind pyetja: pse nuk kishte përfaqësues shqiptar Ushtria Nacionalçlirimtare te shtabi i Titos apo të EAM-i grek, kur flitej për vëllazërim me ta?! Aspak nuk e diskutonin PK Greke e PK Jugosllave çështjen e trojeve shqiptare për t’i lënë në vetëvendosje edhe pas fitores së tyre? Pra, një internacionalizëm serbo-grek, që punoi për nacionalizmin e tyre, ndërsa komunistët shqiptarë e përdorën për të mbrojtur pushtetin e tyre bolshevik thjesht mbi themelet e një shteti të cunguar nga gjymtyrët e vet kombëtar. Zhytja në batakun e tradhtisë lexohet po në faqen 97 të librit “Jeta dhe vepra e Aqif Lleshit” kur thotë: “Tempo, - ka shkruar E. Hoxha, – na predikonte luftën vëllavrasëse, na rekomandonte goditjen e Ballit Kombëtar të porsalindur.” Nuk e di kujt ia predikon vetë Enveri këto thënie. Mos vallë i pranon kush këto kur secili e ka të qartë prapavijën e këtij pinjolli të tyre? Qysh me themelimin e PKSH-së më 8 nëntor 1941 filloi eliminimin e rivalëve. Edhe pse nuk kishte bërë ndonjë debat me këta, ndiente inferioritet e shprehej për zhdukjen e tyre, që nga Qemal Stafa, Mustafa Gjinishi e të tjerë. Disa prej tyre i spiunonte te SIM-i, disa i vriste me mercenarët injorantë, që për 5 lekë vrisnin edhe babanë e cilitdo që dyshonin serbët pranë tyre. Këta banditë ishin, pra, e ardhmja e kombit, që nacionalistët shqiptarë bënin çmos të shmangej vëllavrasja e të mos i vrisnin e t’i pastronin nga rruga e tyre. Ky ishte gabimi më fatal që bënë nacionalistët, sepse, siç thotë populli, derri do plumb. Aty nga 25 korriku i vitit 1944 përfundimisht largohemi nga Dibra dhe vendosemi në Tiranën e Re, në një pallat që ishte pronë e Jonuz Shijakut, një kushëri i Ali Maliqit. Pallati kishte dy hyrje, nga njëra banonim ne dhe nga ana tjetër familja e Fiqiri Dines. Së bashku me ne nga Dibra ishte edhe një aviator amerikan me mbiemrin Consertino. Aty nga fundi i majit 1944, mbi 30 aeroplanë të forcave ajrore, të vendosur në Bari të Italisë, ndërmerrnin operacione të shpeshta si ndaj forcave gjermane, ashtu dhe ndaj zonave naftëmbajtëse të Ploeshtit në Rumani. Në një nga këto operacione, mbasi aeroplanët bombardues kaluan malin e Kërcinit mbi Kërçisht, njëri prej tyre mori flakë dhe u hodhën me parashutë 7 veta, të cilët era i solli drejt Dibrës së Madhe. Parashutisti i parë ra në malin e Banishtit, i dyti në fshatin Hashe dhe 5 të tjerët në Dibër të Madhe. Gjashtë prej tyre u kapën nga gjermanët, ndërsa i shtati shpëtoi duke u fshehur pyjeve. Në përpjekje për të gjetur ndonjë vend strehimi, takoi barinj që kullotnin bagëtitë, të cilët lajmëruan Ali Maliqin, si dhe për faktin që gjermanët nuk e kishin marrë vesh akoma. Mbasi Aliu dërgon aty persona të besuar, e bien në shtëpinë tonë, ku mësuam se ishte amerikan dhe, për ta siguruar, e sistemuam në një bazë tjetër me të gjitha gjërat e nevojshme. Aeroplani u përplas në malin e Gollobordës në drejtim të Ostrenit. Ky fakt provohet edhe nga një letër-përgjigje e Devid Smailit, me të cilin u lidha nëpërmjet Shaqir Trimit. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Librari

E hënë 5 nëntor 2012 •

E keqja si mënyrë për t`u mbrojtur Titulli: Kontesha e zezë Autori: Rebeça Johns Përktheu: Aleko Minga

N

jë roman madhështor kushtuar jetës së një personazhi real që është kthyer në legjendë, konteshës Erzsébet Bathory, të cilën në vitin 1611, në Hungari, e murosën të gjallë në kullën e një kështjelle, të akuzuar për vrasjen e dhjetëra vajzave dhe grave që kishin punuar tek ajo si shërbyese. Në roman është pikërisht ajo, bije e familjes më të vjetër e më fisnike të Hungarisë, e njohur si Kontesha e Zezë apo Kontesha Gjakatare, apo dhe si vrasësja e parë seriale në histori, që na rrëfen historinë e jetës së saj. A qe ajo vallë vërtet një shtrigë, një e çmendur, një vrasëse e pamëshirshme, siç dhe e akuzuan? Apo e vërteta është ndryshe? A mos vallë Erzsebet Bathory në të vërtetë s’qe veç një grua që, e ndarë mes urrejtjes e pasionit, s’pranoi aspak t’i nënshtrohej kokulur fatit të vet! 22 gusht 1614 Csejthe, Hungaria e Veriut Të Përndershmit Eliáš Láni, Žilina Dominus Vobiscum Me keqardhje të thellë jam i detyruar t’ju informoj se vejusha Nádasdy dha shpirt dje mbrëma pa u penduar për krimet e saj, megjithëse unë dhe i Përndershmi Ponikenus bëmë çmos për ta kandisur të rrëfehej. Siç më patët kërkuar, javët e fundit e kam ndjekur personalisht rastin e kësaj zonje famëkeqe, duke qëndruar përjashta derës së saj në kullën ku ishte burgosur dhe i kam folur gjatë për gjendjen e shpirtit të saj të pavdekshëm. E kam pyetur në mënyrë të përsëritur nëse ndjente ndonjë pikëllim për të gjitha ato të reja të vrara, nëse e dinte dhimbjen që u kishte shkaktuar shumë familjeve që një herë e një kohë ishin nën mbrojtjen e saj, dhimbjen që u kishte shkaktuar fëmijëve të tyre, por ajo ngulte këmbë që ishte burgosur për arsye politike sepse mbreti dhe konti Paladin donin thjesht të shtinin në dorë pasuritë dhe t’i vinin fre ndikimit të familjes së saj. Vazhdonte të thoshte se nuk kishte bërë kurrgjë për të merituar akuzat që kishin ngritur kundër saj, megjithëse në të vërtetë nuk kishte sesi t’i kundërshtonte akuzat e kontit Paladin dhe as të shpjegonte praninë e vajzave të vdekura që ia gjetën në shtëpi në kohën e Krishtlindjeve. E dija që ishte dëshira juaj që ajo të gjente ngushëllim te Jezu Krishti dhe do të kishte qenë një fitore e madhe për çështjen tonë në Hungari sikur të ndodhte kështu, por edhe në ditët e saj të mbrame, kur ishte e vetëdijshme se fundi ishte i afërt, ajo nuk pranoi ta hiqte barrën që i rëndonte mbi ndërgjegje dhe më ka dëbuar jo një herë gjatë lutjeve të mia. Ndoshta një grua e tillë nuk e di ç’është pendesa, pra s’mund ta ndihmoja dhe s’më mbetet veçse të marr mbi vete përgjegjësinë për këtë dështim dhe të shpresoj që në të ardhmen do t’ua shpërblej më mirë besimin juaj tek unë. As unë as i Përndershmi Ponikenus nuk ishim të pranishëm në çastin kur vdiq, prandaj nuk i dëgjuam fjalët e saj të fundit, por rojet na thanë se ankohej që kishte të ftohtë në gjymtyrët dhe kërkoi fëmijët e vet. Thonë edhe se dëgjuan një trokëllimë thundrash në shkallët e kullës para se ta gjenin të vdekur, sikur djalli vetë të kishte zbritur për ta marrë. Kur shërbëtori i çoi bukën e mbrëmjes kontesha ishte e ftohtë.

Mund të jeni të sigurt se ajo grua ishte e zgjuar dhe e pabesë siç sugjeronin raportet tuaja të hershme. Shpesh kam mbetur i hutuar përballë mendjemprehtësisë së saj të sertë, gjerësisë të kulturës së saj dhe origjinalitetin e mendimeve që shfaqte. Jam i lumtur që po kthehem t’i përkushtohem sërish misionit tim në Lešetice dhe të lë pas krahëve muret e ftohta të kështjellës së konteshës. Edhe tani e ndjej që ndikimi i saj varej mbi Csejthen si një re e zezë. Në fshat njerëzit pëshpërisnin, m’i ngulnin sytë dhe ndërronin rrugë kur më hasnin, sikur të isha përlyer e shthurur duke qëndruar pranë kësaj gruaje. Një burrë, një fshatar me karrocën e tij me zarzavate, u ndal sot në mëngjes për të më thënë që nuk isha i sigurt në fshat, se kodrat rreth kështjellës janë ende plot me pasues të saj, duke përfshirë një shtrigë plakë të quajtur Darvulia që fanitet në katakombet e kështjellës me nëntëdhjetë e nëntë mace dhe del jashtë natën për të thirrur nga bota e të vdekurve shpirtin e konteshës. Jam i sigurt se shumë nga këto janë legjenda për të më shtënë frikën, të sajuara nga njerëz të vulgut që nuk u besojnë të huajve, por, sidoqoftë, armiqësia flatron kudo në ajër, mes kodrave, në erë dhe në ujë. Dhëndri i konteshës, konti Zrinyi, po bën plane për t’ia çuar trupin në Esced, në vendlindjen e saj, në lindje, për ta varrosur në kishën e familjes, sepse varri nuk do të jetë në siguri në këto anë, ku njerëzit janë goditur kaq rëndë nga bëmat e saj të liga. Me këtë letër po ju dërgoj një tufë fletësh që gjeta mes sendeve të konteshës, të cilat rrëfejnë për jetën e saj. I mbante shtrënguar në gjoks dhe në një shënim lutej, që, në rast se vdiste, t’ia dërgonin të birit në Sárvár. I mora për t’i lexuar dje mbrëma, me shpresën se do të zbuloja diçka për të që nuk e kisha ditur ende, dhe po ju a çoj tani se mund t’ju vlejnë si dëshmi të krimeve dhe të masës së shthurjes së saj, si edhe të përpjekjeve të mia të sinqerta dhe të paanshme për ta kthyer më në fund te Zoti. Do të vini re se aty nga fundi, ku shkrimi i saj fillon e prishet me përparimin e sëmundjes dhe kur mizoria e saj shfaqej çdo ditë e më shumë, leximi vështirësohet. Protestat e saj për pafajësi janë qesharake e të pathemelta dhe këmbëngulja e saj për të fajësuar kontin Paladin, mbretin, madje dhe të Përndershmin Ponikenus për burgosjen e saj është gati-gati tradhti dhe blasfemi. Megjithëkëtë, shumë herë, duke i lexuar, e kam mëshiruar këtë grua të vetmuar, për shpresat e saj të zhgënjyera dhe për projektet e parealizuara; shpesh herë më copëtohej zemra për të. Me tërë ndershmërinë, jam sfilitur nga dyshimi se ç’bëra për të. Konti i tanishëm Nádasdy është ende një djalosh gjashtëmbëdhjetëvjeçar, që nuk e ka parë të ëmën që nga dita kur u burgos, tre vjet të shkuara, sepse tutori i tij i papërkulshëm ka dashur që ai të mos e vizitonte, nga frika se mos përlyhej emri i mirë i djalit nga mëkatet e së ëmës. Pata tundimin t’i digjia këto faqe për ta mbrojtur djalin nga e vërteta apo për t’ia dërguar kontit paladin si një provë tjetër kundër konteshës, por në fund vendosa t’ia besoj këtë vendim përvojës suaj më të madhe, mbasi t’i keni lexuar. Nëse është e vërtetë që Satanai sillet nëpër botë i maskuar tebdil me pamjen më njerëzore dhe ngashënjyese, nuk mund të zgjidhte më të mirë sesa atë të konteshës Báthory. Pikëllohem për të dhe për vajzat e gjora që ka vrarë, të njohura e të panjohura, të përvuajtura apo të shquara dhe për jetën e të gjithë atyre që i njollosi me prekjen e saj. Crux sancta sit mihi lux, non draco sit mihi dux. I Përndershmi Nicolas Zacharias

Titulli: Mustafa Kruja në historinë shqiptare Autori: Eugjen Merlika


• E hënë 5 nëntor 2012

“Shenja të munguara në letrat shqipe” Titulli: Shenja të munguara në letrat shqipe Autori: Korab Hoxha

N

jë manual të pazëvendësueshëm për shko_ llën shqipe të përkthimit. Kështu u vlerësua libri “Shenja të munguara në letrat shqipe” i autorit Korab Hoxha, pedagog në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Tiranë. Promovimi i tij u organizua nga shtëpia botuese “Naimi” në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Tiranë, në sallën e MKRS (ish-Lidhja e Shkrimtarëve. Studiuesi Agron Tufa, poetët Ilirjan Zhupa dhe Izet Duraku folën më në hollësi për studimin monografik të Korab Hoxhës. Libri synon të shqyrtojë e të vlerësojë prurjet e përvojës sonë më të mirë përkthimore prej poezisë ruse, si dhe të analizojë përcjelljen e saj në letrat shqipe në dy harqe të mëdha kohorë: në vitet ’60 dhe në vitet ’90, sepse, për vetë rrethanat historike të krijuara, ky proces nuk ka qenë drejtvizor e i vazhdueshëm, por i ndërprerë dhe, për më tepër, i gjymtuar. Kështu, nëse deri në vitet ‘60 të qindvjetëshit të kaluar, pavarësisht nga kriteret politike që u ndoqën, procesi rrodhi, le të themi, normalisht, pas këtyre viteve shfaqet një hendek rreth tridhjetëvjeçar. Letrat shqipe i humbasin lidhjet e drejtpërdrejta më poezinë ruse, përkthimet rreshtin dhe studiuesit nuk mund ta ndjekin dot nga afër procesin poetik. Procesi i përcjelljes së poezisë ruse në shenjat shqipe rifilloi së bashku me zhvillimet demokratike të viteve ’90, kur, ndërkohë, vetë poezia ruse kish shpërfaqur tashmë pjesën më problematike të saj, pjesën e errët, të panjohur për ne. Ndërkohë, ky libër synon të vërë në dukje edhe ato të meta që erdhën si pasojë e dëmtimit të vetë poezisë ruse, në radhë të parë prej kufizimeve ideore të kohës, por, dhe pse jo, edhe prej koncepteve përkthimore artistike shpesh të gabuara, sepse jo vetëm poezia ruse, por dhe gjykimi për të do të vinte i dëmtuar. Kështu, kriteri ideologjik do ta zhvendoste shkallë shkallshëm kriterin artistik. Pro apo kundër do të ishte parimi bazë i krejt vlerësimit të poezisë ruse. Kjo, në aspektin formal, do të sillte humbjen e një pike referimi në sistemin e vlerave çka, në rrafshin artistik, do të ndihej dukshëm edhe në modelet përkthimore, që do të përcilleshin drejt nesh, të cilët shpesh nuk do të ngriheshin mbi truallin e tyre zanafillor filozofik. Libri “Shenja të munguara në letrat shqipe” është bazuar mbi një literaturë gjithëpërfshirëse artistike dhe shkencore, por përfundimet, praktikisht, janë arritur prej qëmtimesh të imta të modeleve përkthimore shqipe të krahasuara me gjuhën e origjinalit, por dhe me disa modele nga më të mirat të traditës anglo-saksone dhe amerikane. Këto analiza janë bërë, më së shumti, nën optikën e arritjeve semiotike, ku tekstura poetike është parë dhe interpretuar si njësi tredimensionale, pra, si një ndërthurje rrafshesh semantikë, morfosintaksorë, fono dhe morfonologjikë, duke u dhënë, në të njëjtën kohë, përgjigje pyetjeve, si dhe pse është përcjellë në këtë mënyrë kjo lëndë poetike prej përvojës sonë përkthimore dhe se cilat janë prirjet e saj në këtë drejtim.

Librari

»

21

DISA VLERËSIME PËR LIBRIN: Libri “Shenja të munguara në letrat shqipe” është një studim monografik i munguar prej kohësh, që rreh të shqyrtojë e të vlerësojë prurjet e përvojës sonë më të mirë përkthimore për sa i përket poezisë ruse. Ajo që të bie në sy është analiza moderne e strukturës poetike, çka sjell për pasojë dhe shkeljen e disa tabuve, deri më tani krejt të paprekura dhe kjo padyshim përbën një risi për mendimin tonë estetik. Për sa i përket mënyrës së shtjellimit, do të vija në dukje ndërthurjen e përjetimeve poetike me përfundimet shkencore, që vijnë pas qëmtimesh të shumta modelesh përkthimorë e që grupohen rreth një metafore të gjetur, që autori e quan

dukuria e hënës, prej së cilës deri vonë ne kishim njohur vetëm anën e saj të ndritshme. Mendoj se paskëtaj hëna e poezisë ruse shpërfaqet e plotë në shenjat shqipe. Prof. dr. Ilia Lëngu Libri “Shenja të munguara në letrat shqipe” është shkruar me ndjenjën e një poeti dhe saktësinë e një studiuesi. Ajo çka më lë mbresa më shumë është përkujdesja me të cilën është përzgjedhur materiali letrar që merret në shqyrtim, si dhe analiza që i bëhet atij, prej së cilës përftohen përfundime shpesh krejt befasuese. Prof. dr. Josif Papagjoni

Titulli: Ana e Shtëpisë së Ëndrrave Autori: L.M. Montgomery Përkthyes: Andrea Pena Redaktor: Loredan Bubani Romani “Ana e Shtëpisë së Ëndrrave”, libri i pestë i kolanës “Ana flokëkuqja”, i shkrimtares kanadeze me famë botërore L.M. Montgomery.

Disa të dhëna për autorin e librit: Korab Hoxha ka kryer studimet për Gjuhë-Letërsi, Universiteti i Tiranës. Ka shërbyer fillimisht për disa vjet si mësues, pastaj si gazetar i artit dhe kulturës në “Radio Tirana”. Ndërkohë publikon cikle poetike, esse, përkthime dhe artikuj kritikë në shtypin e përditshëm. Në vitin 1994 ndjek studimet pasuniversitare në Institutin Letrar “Maksim Gorki” Moskë, Rusi, ndërsa në vitin 1995, ndjek leksione mbi letërsinë moderne dhe postmoderne në Universitetin e Sankt- Petërburgut. Aktualisht, është pedagog i letërsisë ruse pranë katedrës së gjuhëve sllave dhe ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Tiranë, ku ka mbrojtur gradën doktor me studimin “Një vështrim krahasues mbi përkthimet poetike nga rusishtja në shqip, në kohët 1960-1990”. Ky punim, i pasuruar dhe i zgjeruar më tej, u shndërrua në librin “Shenja të munguara në letrat shqipe”, i cili tashmë po i paraqitet një lexuesi më të gjerë.

Titulli: Flamuri i Kombit Shqiptar, origjina, lashtësia Autori: Jaho Braha Histori


22

« histori

E hënë 5 nëntor 2012 •

Aleancë dhe tradhti Duke lexuar librin “Arvanitët” të Irakli Koçollarit Nga Kleanthi Zoto

P

unimi i Irakli Koçollarit “Arvanitët” është vazhdim i natyrshëm i historisë së Shqipërisë, më saktë mesjeta e saj. Albanët (të bardhët), apo shqiptarët, në shekuj i gjejmë të përhapur në të katër anët e globit, por sidomos në tërësi i gjen në ato vende që janë më afër vendit të tyre - Shqipërisë. Në këtë punim serioz të trokasin në vetëdije e krenohesh jo vetëm me personalitete të larta luftëtarësh, që dinin të merrnin pjesë e të komandonin trupa në një fushëbetejë, por edhe artistë, njerëz të kulturës e të artit, ekonomistë, menaxher të aftë e të zotë, shkencëtarë. Dhe në këtë drejtim do të pohonim se jo vetëm shqiptarët kanë veçoritë e veta, që i dallojnë nga popujt e tjerë, por ata nuk e ndiejnë veten të ndrojtur e me sy të ulur ndaj të tjerëve edhe kur njerëzimit i është dashur të kapërcejë shekuj, në epoka të tilla siç është ajo Rilindja Evropiane. Në këtë epokë “pranë tyre (është fjala për kolosë) përmendet një ndër themeluesit të artit (pikturës) të Rilindjes Europiane dhe asaj italiane, Viktor Karpaçio, i biri i një tregtari lëkurësh nga Shkodra, Mark Bazaiti, etj. Gjithashtu janë Kukuzelinjtë, nga reformatotët më të mëdhenj të muzikës bizantine, i konsideruar “brumi i dytë i saj”. Për herë e më tepër gjejmë të dhëna për qenien shqiptar të tij, largimin në një moshë të re nga qyteti i lindjes, Durrësi, qëndrimin pranë oborrit perandorak në Kostandinopojë dhe vendosjen përfundimtare në Angjo Oros, pranë disa manastireve të themeluara nga murgj dhe emigrantë shqiptarë. Ai shfaqet si novator i parë, i cili braktiste vjetërsinë dhe mënyrën më konservatore të kompozimit, duke u bërë njëkohësisht themeluesi i shkrimit muzikor…” (Marrë nga Irakli Koçollari, “Arvanitët”, f. 20). Po kështu Gjergj Kastrioti shquhet jo vetëm si strateg i madh ushtarak e i zoti, por dhe si politikan e mbrojtës i kulturës e i krishterimit në Europë. Shquhet si rilindës evropian, se nga stërshteti në politikë, nga perandoritë që ishin në rënie, siç ishte në tatëpjetën e saj Perandoria Osmane, bëri përpjekje të krijojë shtetin shqiptar në Jug të Europës. *** Vendi ynë, si pjesë e pandarë e Europës, u bë objekt sulmesh perandorish herë të Perandorisë Bizantine, e herë të asaj Romake, Anzhuine, më në fund të perandorisë më të egër, gati e shtrirë në tri kontinente të asaj Osmane. Ndaj koha i detyroi shqiptarët të kthenin fytyrën së pari nga fushëbeteja, por edhe nga politika, edhe nga diplomacia, edhe nga ekonomia e kultura. E parë me këtë sy, ata iu drejtuan vendeve evropiane, kryesisht atyre ku kishin emigruar, siç ishin republika e Venecies dhe e Greqisë, për të

lëvizur e zhvilluar më tej apo për të mbrojtur arritjet e tyre nga ato vende siç ishte Perandoria Osmane, fuqi e madhe për kohën, por nën nivelin e tyre në krahasim me vendet e tjera, sidomos në mënyrën e të jetuarit e në kulturë. “E drejta romake, bizantine e pastaj ajo turke, si valë të njëpasnjëshme, fshijnë gjurmët e fundit të kodit të lashtë ndërballkanas, që qytetërimi grek me zhvillimet e tij pothuajse e kishte mënjanuar nga jeta. Grekët ishin në atë kohë në pararojën e qytetërimit botëror dhe ishte e natyrshme që atë hap do ta bënin ata të parët. Një mijë vjet më vonë, kur Greqia, dikur e ndritshme, që zhytur në muzgun bizantin, kurse principatat dhe kontët shqiptarë, më të përparuar tashmë se ajo, me klimë dhe ligje evropiane, po e flaknin me siguri të drejtën e moçme në prag të Rilindjes, në ecjen e vrullshme drejt përparimit, një natë tjetër e zezë, më e errëta e të gjithave, pllakosi grekë e shqiptarë bashkë, gjithë gadishullin e bukur e të magjishëm të arteve: nata osmane” (Ismail Kadare, “Eskili”, f. 39). Për të mbrojtur territorin, kulturën, artin e dinjitetin e tij shqiptari zgjodhi udhën e mbrojtjes. Them “e zgjodhi”, siç e gjykoj unë për dy arsye: historikisht populli ynë nuk ka sulmuar asnjë popull tjetër për t’i rrëmbyer gjënë e mall dhe ka ndjekur udhë të drejtë; atë vetëm e kanë copëzuar, sidomos vendet fqinje, por prapa nuk kanë mbetur as tradhtarët e vendit. Prandaj shqiptarët kanë qenë vazhdimisht në mbrojtje të vendit të tyre të kulturës e të nivelit të jetesës, por si popull që në rrënjë të vetëdijes së vet ka pasur dhe ka lirinë. Ndaj në fushëbeteja kanë dalë gjeneralë të aftë e të zotë si Karl Topia (të cilit i ka dhënë hapësirë të merituar edhe autori i këtij punimi serioz), i dekoruar me vendim të datës 15 prill 1366 nga Senati i Venerikut si “Qytetar Nderi i Republikës dhe Mbret të Shqipërisë”. Këtë vendim e mori i detyruar, se jo vetëm nuk e mposhti dot këtë burrë të madh, por dhe ta ledhatonin që t’u hapte udhë nesër. Por Karl Topia, kur shtrohej problemi i atdheut, nuk ledhatohej lehtë; atë nuk e drejtonin ndjenjat, emocionet, nënvetëdija, por

mendja, arsyeja drejtonin veprimet e tij. Dhe në vitin 1368, kur iu krijuan kushte të favorshme, sulmoi qytetin e Durrësit dhe përmes luftërash të ashpra me Venedikun e mbajti nën zotërimin e pronave të tij këtë port të rëndësishëm në Adriatik. Kështu, Karl Topia u bë një nga zotëruesit e një pjese të konsiderueshme të Arbrit, që shtrihet që nga Veriu rreth rrjedhjes së Bunës dhe në Jug në zbritjet e Vjosës. Ai i mbajti të bashkuara këto territore e kështjella deri vë vitin 1387, pra për më shumë se 50 vjet. Vlen të theksojmë se Karl Topia është ndeshur edhe me serbët dhe jo vetëm ka fituar në fushëbetejë, por mbas kësaj fitoreje ia dorëzoi Etolinë dhe Akarnaninë, bashkë me periferinë e Artës, princit shqiptar Gjin Bue Shpata dhe vetë kthehet në Arbëri. Mbajtja më këmbë e shtetit të Arbrit, që me të drejtë autori i ka krijuar hapësirë të merituar edhe në këtë punim, jo vetëm forcon pozitat ekonomike dhe politike të këtij shteti, por qëndrimi i tij me të dy këmbët fort në tokën arbërore forcon ndjenjën kombëtare të shqiptarëve deri në ditët tona. Këtë ndjenjë, që e kanë të rrënjosur thellë, shqiptarët e kanë ruajtur në shekuj deri në sakrifikimin e jetës së tyre. Dhe pa bërë teori, por shqiptarët janë udhëhequr nga parimi petëfian se “për dashurinë jap jetën, ndërsa për lirinë (këtu bëhet fjalë për lirinë e atdheut) fal dashurinë”. Dhe shqiptari, megjithëse i tradhtuar shumë herë edhe nga venecianët dhe nga grekët, nuk i uli armët nga ai që u kish rrëmbyer lirinë e përbashkët të tyre (popujve të Ballkanit) - Perandoria Osmane. Në luftë kundër kësaj egërsie mobilizoheshin edhe gratë. Këtë veprimtari luftarake aktive, që rrallë e gjen në popuj të tjerë, e vë në dukje Pokëvili, duke iu referuar tipareve fizike të shqiptarëve, të burrave apo të grave: “Gatë e Gegërisë janë vazhdimisht të armatosura. Kanë një vështrim kre-

nar, ecje të ngadalshme disi të madhërishme, mburren që janë luftëtarë dhe pjesë e çetave të burrave. Të rritura dhe të edukuara në kushte të ashpra dhe të vështira e vendosshmërisht thjesht dhe pa kredeciale, kërcënojnë vdekjen, mbasi dhe gëzimet në jetën e tyre janë të panjohura. Ne rrugët e gjata që

ato bëjnë me brezin e ngarkuar plot armë dhe të shoqëruara nga qen të tmerrshëm, që lehin lemerishëm, nuk guxon askush t’u afrohet...” (Irakli Koçollari “Arjanitët”, f. 21-22). Shqiptarët së bashku, burra e gra, janë përleshur në fushëbeteja me osmaninë së bashku me venecianët, edhe me grekët, e kur ka qenë puna për të fituar lirinë, kanë krijuar marrëdhënie me këdo që u kundërvihej atyre që bënin përpjekje të grabitnin lirinë e tyre. Ndaj familje e fise shqiptare kanë bërë emër jo vetëm në fushëbeteja, por kanë ditur të krijojnë marrëveshje e të merren edhe me diplomaci. Në këtë sy ato apo ata kanë qenë e janë shqiptarë, që kanë ditur të jenë jo vetëm të veçantë në fushëbetejë, por mbi të gjitha të jenë njerëz që dinë të merren vesh e të dëgjojnë njëri-tjetrin. Shqiptarët janë edhe teistë, edhe ateistë, ata dinë të lexojnë edhe Moisiun, që ka jetuar në shekullin XIII para Krishtit si predikues i trurit të njeriut, i mençurisë, si liberator në shkallë shoqërie njerëzore, që jetojnë edhe sot në kohë edhe në hapësirë; edhe Krishtin, simbolin e zëmrës njerëzore, të simbolit të humanizmit, të qëndrueshmërisë e të durimit që diti edhe kur i dhimbte trupi të fali tjetrin: “Fali o Zot, se nuk dinë se ç’bëjnë”; edhe Marksin, që shtroi problemin për stomakun: “Njerëzit para se të merren me politikë, shkencë, duhet të kenë një shtëpi, të kenë të hanë, të vishen…”, por që dështoi me teoritë e tij; edhe Frojdin, që i tha njerëzimit të vërtetën se njeriu është edhe qenie shoqërore, edhe qenie biologjike, se ai është edhe kaf-

shë, me organe seksuale, që ka nevojë të riprodhohet, edhe qenie që ka ndërgjegje… Në këtë vështrim, shqiptarët si gjithë të tjerët janë njerëz që e kuptojnë njeriun edhe si qenie shoqërore, edhe si qenie biologjike, por ata dallohen edhe nga të tjerët, që çdo periudhë ka edhe të përbashkëtën, edhe të veçantën. *** Familja Kladha, që sipas disa studiuesve është me origjinë nga Himara e sipas të tjerëve nga Durrësi, por sidoqoftë është me origjinë shqiptare, ka emër jo vetëm në Shqipëri, por edhe më tej. Krokodil Kladhes i është dëgjuar zëri jo vetëm në Shqipëri, Greqi e Venedik, por trimëria e mençuria e tij arriti më tej - zërin dhe frikën ndaj tij e kish edhe sulltan Mehmeti II i Perandorisë Osmane. Për qëndrimin makabër të armiqve ndaj tij na lind e drejta e pyetjes: pse u hakmorën aq egër turqit osmanë dhe pse priti edhe mallkimet e venecianëve Krokodili? Ka disa arsye: “Ndoshta i vetmi kapedan i vendosur dhe i palëkundur, që vazhdonte ende qëndresën, në rrethana të frikshme, tragjike e madje dhe heroike ishte Krokodil Kladha, i cili me kurajë e shpejtësi kishte shtënë në dorë dhe mbante me forcat e tij një kështjellë të fuqishme në krahinën e Lakedemonës, atë të Shën Gjergjit.” (Po aty, f. 121.) Ndërsa kapedanët e tjerë, të përçarë me njëri-tjetrin, i nënshtroi mes viteve 14961460, njeriu i regjur me tmerret e luftërave sulltan Mehmeti II; ndërkohë që kishin mbetur jashtë pushtimeve të tij vetëm territoret e Lakedemonisë dhe kështjella kyç e Shën Gjergjit. Në këtë periudhë të kësaj nate të errët krahinat e tjera greke dhe kështjellat që gjendeshin në territoret e tyre ishin dhunuar nga hakmarrja osmane. Paqja që anëshkruante hera-herës Venediku me Perandorinë Os-

mane, si dy nga fuqitë e mëdha të kohës, jo vetëm ishte e paqëndrueshme, por prirej nga pozita e më të fortit. Theksojmë se Venediku për të krijuar idenë e progresit bënte ‘reforma’ sidomos ushtarake, por në brendi të tyre kishte dredhi e tradhti ndaj shqiptarëve. Në këto radhë nuk do të merrem me betejat mes arvanitëve dhe pushtuesve, se ato i gjen lexuesi në këtë punim serioz të këtij autori, që është i mirënjohur nga lexuesi ynë, por do të bëj përpjekje aq sa të mundem të jap ndonjë mendim që e gjen edhe në këtë punim për ardhjen e arvanitëve në Greqi e në Italinë Jugore. Këtej lindin pyetjet: vinë për herë të parë shqiptarët në Greqi dhe në Italinë e Jugut apo kanë ardhur dhe herë të tjera? Kanë histori të përbashkët popujt tanë? Pse takohen kapedanët e këtyre vendeve me njëri-tjetrin? Popujt e Ballkanit për një periudhë relativisht të gjatë kanë qenë nën sundimin e një perandorie të egër e të prapambetur osmane, ndaj luftërat për liri e pavarësi i kanë bashkuar me njëri-tjetrin. Shqiptarët te grekët, për mendimin tim, nuk erdhën për herë të parë në këta shekuj, por kanë zbritur më parë. Ata që erdhën në mesjetë, shkuan te njerëzit e tyre që kishin ardhur më parë në Poloponez e në vende të tjera të banuara të Greqisë. E them këtë se jo vetëm kemi territore afër njëri-tjetrit, por edhe rrënjë të përbashkëta si popull (prejardhja pellazgjike e këtyre popujve). Në këtë sy edhe kapitenët shqiptarë jo vetëm nuk janë të huaj me njëri-tjetrin (kujto takimin mes Gjon Kastriotit, që zbriti në Durrës, dhe Krokodil Kladhes, që zbriti në Vlorë), por edhe me kapedanët e tjerë ballkanikë, që i ka bashkuar i njëjti kundërshtar në një fushëbetejë. Megjithatë, jeta i vjen një herë individit dhe në këtë sy është gjëja më me vlerë nga të gjitha gjërat e tjera. Jeta merr vlerën e atdheut, të lirisë në tërësi nga çdo shqiptar, me përjashtim të atyre që bashkojnë armët, idetë, pikëpamjet me armikun. Dhe të tillë ka pasur çdo periudhë, “marka” të tilla i gjen edhe në ditët tona. Ky është tipar themelor i çdo shqiptari, që e ka karakterizuar në shekuj; ky tipar e gjen veten edhe në faqet e këtij punimi serioz. Luftërat e përgjakshme kundër okupatorit osman, që kanë vazhduar për afro pesë shekuj, kanë njohur edhe zemëratën e egër e primitive të osmanllijve (kujto makrabitetin: zemërimi i osmanëve arrin deri në rrjepjen të gjallë të Krokodil Kladhës), edhe diplomacinë, edhe tradhtinë e marrëveshjet e të mëdhenjve prapa shpinës së të vegjëlve. Dhe si fushëbetejën, ashtu edhe zyrën dhe marrëveshjet i njeh shqiptari edhe përmes këtij punimi, që për mendimin tim plotëson një hapësirë të rëndësishme të vërtetave historike. Në fund të këtyre radhëve dëshiroj të them se Himara e rrethet e tjera të Jugut janë shqiptare. Ne i jemi gjendur kurdoherë njëri-tjetrit me bukë e me ujë e s’kemi se ç’ndajmë me njëri-tjetrin, ndaj thirrjet për të përvetësuar territoret e njëri-tjetrit nuk na shpien në udhën e Europës.


sport • E hënë 5 nëntor 2012

K

ukësi duket se ia ka marrë dorën tashmë Tiranës. Debutuesit në superiore pasi i kishin mundur 4-0 në kupë, i kanë mundur dje për kampionat 2-1 në “Qemal Stafa” 24-herë kampionët. Rikthimi i Alban Tafajt në stolin bardheblu, përveç paraqitjes disi më të mirë, nuk solli kthesën e pritshme për Tiranën që tashmë është zhytur në krizë të thellë. Kukësi i motivuar edhe më shumë nga premio prej 20 milionësh të vjetra në rast fitoreje, që kishte vënë presidenti Safet Gjici para kësaj sfide i ka dhënë leksion shpirti gare, por edhe taktike kryeqytetasve. Ekipi verilindor i drejtuar me mjeshtëri nga Armando Cungu ka marrë dje një fitore më se të merituar ndaj Tiranës. Ndeshja ka filluar me një lojë të fortë dhe me sule të ndërsjellta nga të dy ekipet. Tirana është shfaqur me grinte dhe me dëshirë për t’u hakmarrë për humbjen e rëndë në kupë, por sërish kanë qenë kuksianët që kanë shënuar të parët. Në minutën e 18-të Entonio Pashaj, në një dyluftim ajror brenda zonës me Popoviç, duket se shkakton faull ndaj sulmuesit serb të Kukësit, që për kryesorin Jorgji është penallti. Nga pika e bardhë Igli Allmuça është i saktë dhe shënon golin e parë, duke ngritur në këmbë mbi 2 mijë tifozë kuksianë, që nga ana e tyre kanë fituar edhe “ndeshjen” në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”. Ultrasit bardheblu janë të paktë në numër, por edhe ata që ndodhen në “Qemal Stafa” protestojnë me parulla të ndryshme, ku kontestojnë ecurinë negative dhe problematike të skuadrës. Kukësi me shumë në vetvete nuk mbyllet në mbrojtje, por e sulmon Tiranën, duke ia ngushtuar hapësirat e veprimit. Klodian Duro, i rikthyer në formacionin titullar, së bashku me Karabecin mundohen të shtjellojnë lojën e Tiranës, por mesfusha e Kukësit mbulon mirë hapësirat dhe nuk lëshon pe. Tafaj, duke parë që skuadra ka probleme ndërhyn menjëherë dhe bën zëvendësimin e parë që në minutën e 34-t, kur nxjerr Çotën dhe aktivizon Abilaliajn. Kuksianët e ulin disi ritmin dhe bardheblutë shtojnë presionin, duke krijuar disa mundësi të mira barazimi me Duron, Ahmatajn e Karabecin. Ata fitojnë disa goditje këndi radhazi, por mungon finalizimi. Harkimet nga Gilman Lika nga e majta dhe nga Taku nga e djathta, janë të shumta, por finalizmi mbetet problemi kryesor i Tiranës. Kjo edhe për meritë të mbrojtjes kuksiane, tepër e kujdesshme dhe e saktë. Tirana vazhdon të ushtrojë presion në kërkim të golit të barazimit. Klodian Duro ekzekuton bukur një goditje dënimi në minutën e 39-të, por po kaq bukur reagon portieri Halilaj. Në minutat shtesë të pjesës së parë

Kukësi “dhunon” sërish Tiranën Kukësi duket se ia ka marrë dorën tashmë Tiranës. Debutuesit në superiore, pasi i kishin mundur 4-0 në kupë, i kanë mundur edhe dje, për kampionat, 2-1, në “Qemal Stafa”, 24-herë kampionët

23

Teuta-Vllaznia, vendos Mancaku TEUTA-VLLAZNIA 1-0 Një gol i Bledar Mancakut, në pjesën e parë, i ka mjaftuar Teutës për të marrë pikët maksimale nga një kundërshtar i fortë si Vllaznia. Minuta e para të kësaj ndeshjeje zhvillohen të qeta e pa shumë ngacmime serioze në portat respektive. Lojtarët angazhohen më së shumti në dyluftime e qarkullim të dendur topi në mesfushë. As Vllaznia dhe as Teuta nuk arrijnë t’i marrin dot iniciativën njëra-tjetrës, kështu që portierët Rizvani dhe Vujadinoviç mbeten spektatorë. Por, kjo nuk do të zgjaste shumë. Në minutën e 28-të, Bledar Mancaku, me kesperiencën e madhe që ka nuhat mirë një situatë dhe finalizon me kokë në një lëmsh në zonën shkodrane dhe 1-0. Vllaznia zgjohet pas pësimit të golit dhe skuadra shkodrane e sposton disi lojën në gjysmëfushën vendëse, por sërish i mungon frymëmarrja dhe organizimi i nevojshëm në mesfushë. Deliç nuk është në ditën e tij më të mirë, ndërsa Hysa mbetet i izoluar nga mbrojtësit durrsakë. Në minutën e 35-të ka një moment të diskutueshëm, kur Da Silva e prek topin me dorë në tentativë për ta larguar atë nga zona e tij. Kryesori Jemini akordon goditje dënimi mbi vijën ballore të zonës durrsake, ku Deliç godet jo saktë. Vllaznia nxjerr Hajdarin për Begajn, që në startin e pjesës së dytë, teksa trajneri Duro përpiqet t’i japë më shumë theks sulmues skuadrës së tij. Normalisht që Vllaznia nuk kishte se si të pajtohej me humbjen dhe shkodranët janë më kërkues. Nuk mungojnë goditjet, nga të gjitha pozicionet e me të gjitha mënyrat drejt kuadratit të Rizvanit, por prapavija e Teutës tregohet në lartësinë e duhur. Sulmi i Vllaznisë e ka të pamundur ta çajë murin mbrojtës të durrsakëve edhe pse në ndihmë të tij vijnë edhe mbrojtësit. Teuta në këtë pjesë luan gati e tëra në mbrojtje duke mbrojtur avantazhin. Kuqeblutë i janë afruar ndjeshëm barazimit afër fundit të ndeshjes, kur Deliç nga goditja e dënimit e përplas topin në trekëndëshin e Rizvanit, në kthim Begajn realizon në një roveshatë të bukur, por pa rezultat. Si përfundim Teuta merr një fitore minimale dhe të përvuajtur, por me shumë vlera, ndërsa Vllaznia frenohet pas ecurisë pozitive.

Nuk ka fitues në Berat TOMORI-BYLIS 0-0

Abilaliaj ka një mundësi të artë shënimi. Pasimi diagonal i Gilman Likës shkon në formë asisti për sulmuesin e Tiranës, i cili dy metra larg portës së Halilajt nuk ka mundur të shënojë. Edhe pjesa e dytë fillon me epërsinë e Tiranës, që vijon përpjekjet e saj në kërkim të barazimit, por porta e Halilajt mbetet e paarritshme. Tentativat e Ahmatajt e të Duros, me goditje nga distanca, janë të vetmet rreziqe për verilindorët, ndërsa Abilaliaj mbetet tërësisht në hije. Gjithsesi në minutën e 63-të Tirana e gjen golin e shumëkërkuar. Ka qenë një pasim diagonal i Klodian Duros për në të majtë të sulmit, ku rëshket Gilman Lika, i cili godet saktë dhe 1-1. kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

Megjithatë, bardheblutë nuk iu gëzuan shumë golit të tyre. Pas pësimit të golit, Kukësi nuk vazhdoi më të mbrohej, por u hodh në sulm. Miqtë nuk ishin të kënaqur nga barazimi dhe pas disa sulmeve në minutën e 74-t kanë gjetur golin e avantazhit që rezultoi edhe i fitores më anë të Ylli Hoxhës. Sulmuesi kosovar i futur si zëvendësues në pjesën e dytë i ka çuar shifrat në 1-2, duke i ekzaltuar kuksianët. Minutat në vazhdim janë të tensionuara dhe kryesori Enea Jorgji nxjerr dy kartonë të kuq për Ahmatajn e Mosullin në minutën e 79-të. Tirana u përpoq që të paktën të barazonte, por në fund Kukësi ka

festuar me meritë një fitore të madhe në “Qemal Stafa”. Kukësi vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë kampionat, së bashku me Skënderbeun, duke treguar qartë se pretendimet e mëdha që kanë debutuesit në superiore këtë sezon, nuk janë të kota. Nga ana tjetër Tirana edhe me trajnerin e tretë për këtë sezon nuk po gjen karar. Kuptohet që nga koha e pakët që ka pasur në dispozicion Alban Tafaj nuk mund të bënte mrekulli, por kjo humbje është një goditje e fortë psikologjike për bardhebluë që po shohin edhe një sezon tjetër të mbarojë ende pa filluar mirë, për pretendimet e mëdha që ka gjithmonë Tirana.

politika: albana lika, Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Ndeshja Tomori-Bylis, e luajtur në Berat, ka përfunduar pa gola, në barazim të bardhë. Kështu, Tomori përsëri nuk ka gjetur fitoren e parë në këtë kampionat, edhe pse ka luajtur para tifozëve të vet. Beratasit janë përpjekur që të arrijnë fitoren e parë dhe të marrin tre pikë shumë të çmuara për ta, por kishin përpara një skuadër mjaft solide si Bylisi. Ballshiotët kishin objektiv parësor mosdaljen pa pikë nga ky takim dhe këtë e kanë arritur. Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Tomorin, pas atij të një jave më parë në Fier, ndërkohë që Bylisi vijon të paraqitet kompakt e me vijueshmëri rezultatesh pozitive. Beratasit mundohen që të bëjnë diçka të mirë, por skuadrës së Miles i ka munguar finalizimi dhe sërish ka ngelur pa shijen e fitores. Me katër pikë Tomori mbetet përsëri në fund të renditjes, ndërsa Bylisi me pikën e marrë “blindohet” në mesin e tabelës. KATEGORIA SUPERIORE / JAVA 9-të TEUTA-VLLAZNIA Shënues: Mancaku 25’ TIRANA-KUKESI

1-2

Shënues: G.Lika 63’ / Allmuça 18’ (11-m), Hoxha 74’ TOMORI-BYLIS

0-0

Të shtunën BESA-SKENDERBEU

1-1

FLAMURTARI-KASTRIOTI

3-0

LACI-LUFTETARI

3-0

SHKUMBINI-APOLONIA

0-0

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

1-0

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E hënë 5 nëntor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.