Metropol 5 shtator 2013

Page 1

»16

Plejada e një 50-vjeçari

Durrësi, një kinostudio e dytë aktorësh dhe artistësh të mëdhenj E enjte

5 shtator 2013 Viti IX, Nr. 3072 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Gjakmarrja

Rritet çmimi i librave, Shoqatat kërkojnë MASH: Më të lirat në rajon Tekstet e shkollave do të kenë një shtresë prej 1.7 për qind. Shkak inflacioni vjetor »7 dhe ndryshimi i kostove

»6

ndryshimin e ligjit për të zhdukur ngujimet

Qeveria e re Opozita e PD

Topalli për nënkryetare e Kuvendit, Olldashi te grupi Më 9 shtator demokratët në opozitë do të vendosin për drejtuesit e deputetëve në sallën e parlamentit

»3

Azem Hajdari

Pikat e ceremonisë që do të shqyrtojë komisioni i posaçëm Zhvendosja e eshtrave në Varrezat e Dëshmorëve do të kërkojë një ceremonial të posaçëm. Si do të veprohet me ftesat »4

Opinion Nga Luan Kurti

Vlera e mallit të diktaturës

»11

Nga Elvis Kotini

Fragmente inteligjente

»11

PDIU dhe PDK në aleancë me PS, bisedime për postet

»2

Veshjet dhe luftërat

»22

Trimëreshat suliote dhe legjendat rreth tyre

Përplasjet e Voskopojës

Pse e sulmoi Ali Pashai, akuzat për kryengritjen e himariotëve Ndikimi i zonës për krijimin e identitetit shqiptar. Rrymat që përfshinë Jugun 600 vjet më parë »18-19

I shpëton atentatit

Tritol makinës së biznesmenit të ndërtimi, i shiste pallatet dy herë Shpërthimi me tritol. Policia ngre pistën e hetimit për shkak të konflikteve që kanë lidhje me aktivitetin e ndërtimit »8

Këmbëngul metrologjia

Karburantet që abuzojnë do të dënohen vetëm me gjobë, nuk jepen emrat, s’u hiqet licensa

»5


02

« POLITIKË

E enjte 5 shtator 2013 •

RAMA SPOSTON ALEATËT E MAJTË, PRITEN NEGOCIATA PËR NJË BASHKËPUNIM TË RI

PDIU e PDK në aleancë me PS, biseda për ndarjen e posteve S postohen në radhë për ndarjen e posteve drejtuese aleatët që janë pjesë e koalicionit të majtë, që rezultoi fitues më 23 qershor. Lidershipi socialist pritet të ofrojë pranë shumicës parlamentare PDIUnë e Shpëtim Idrizit, një parti kjo që konkurroi në kampin kundërshtar. Jo vetëm kaq, pasi pritshmëritë janë dhe për një ofrim të mundshëm të demokristianëve të Nard Ndokës. Një afrim i tillë, së bashku me prioritetin e vetëm të PS-së, që është aleati strategjik, do të ishte një zhgënjim jo i vogël për aleatët që deri dje ishin në frontin e parë së bashku me kryealeatin e tyre.

Pritshmëritë Kryesocialisti Rama ende nuk ka thirrur në takim as aleatët e tij të vjetër, po aq dhe ata që priten të cilësohen të rinj. Burime pranë selisë socialiste bënë me dije se bashkëpunimi me PDIU-në pothuajse është i vendosur dhe në takimin që do të zhvillohet mes krerëve do të përcaktohen modalitet, e thënë qartë, ndarja e posteve drejtuese në agjencitë e ministrive. Një bashkëpunim i tillë, i cili do të niste që nga Kuvendi, do t’i siguronte mazhorancës një qëndrueshmëri absolute në legjislativ, konfigurim që mund të shihej vetëm në regjimin e mëparshëm. Po nëse pritet që me Shpëtim Idrizin negociatat të jenë të drejtpërdrejta, me Ndokën do të ndiqet një mënyrë tjetër. Pritshmëritë të çojnë në një zhvillim të ri në atë të bashkimit të madh të partive dhe mbështetësve demokristianë, gjë e cila dhe do të bënte unifikimin pas ndarjeve dhe përplasjeve brenda këtij lloji. Megjithatë, këto lëvizje dhe këto zhvillime do të mund të bëhen më të qarta pas nisjes së negociatave mes përfaqësuesve politikë. Ndërkohë vetë drejtuesit e partive që kontribuan në fitoren e koalicionit të majtë prej kohësh janë në pritje të ftesës për takim me aleatin e tyre kryesor për të diskutuar për ndarjen e posteve të niveleve të dyta qeverisëse. Negociatat Megjithëse kryesocialisti Edi Rama i harroi aleatët e tij gjatë muajit që kaloi, sërish ato janë në pritje të përfshirjes në axhendën e tij dhe të takimeve mbi një çështje që do të duhet të konsumohet për vetë detyrimet ligjore që diktojnë konturimin e kabinetit qeveritar jo vetëm me poste ministrore, por dhe me ato të niveleve të dyta. Gjatë kësaj periudhe aleatët ish-kryesorë të Partisë Socialiste duket se kanë ngrirë pothuajse krejtësisht mar-

PËRFAQËSIMI NË NIVEL KOMBËTAR

Bazuar në marrëveshjen e lidhur me partitë aleate, kryetari i PS-së, Edi Rama, ka pranuar të shpërndajë pushtet në nivel qendror te partitë që kanë fituar në zgjedhje nga 5000 deri në 10 000 vota në nivel kombëtar. Për këtë arsye pritshmërimitë e përfaqësimit me zëvendësministra në qeverinë e re janë për gjashtë parti të koalicionit të majtë, përveç PS-së dhe LSI-së. Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” e Vangjel Dules fitoi në zgjedhje 14255 vota, partia “Demokracia Sociale” e Paskal Milos fitoi 11838 vota, Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit fitoi 10138 vota, Aleanca Popullore e Artur Dojakës fitoi 8697 vota, Partia Kristiandemokrate e Mark Frrokut fitoi 8094 vota dhe Partia Socialiste e Vërtetë ’91 e Petro Koçit fitoi 6111 vota.

rëdhënien me lidershipin e PSsë. Megjithatë, pritet që vetëm një pjesë e vogël e aleatëve do të mund të përfaqësohen në nivele zëvendësministrash. E njëjta situatë do të jetë dhe në përfaqësimin në rang drejtorësh apo drejtuesish të pushtetit vendor në varësi të ekzekutivit. Aleatët besnikë, tashmë të njohur jopublikisht me këtë fakt, kanë jo pak pakënaqësi ndaj lidershipit socialist, i cili i zëvendësoi ata me aleatin strategjik dhe së fundi duke sjellë në radhët e shumicës së zgjedhur

më 23 qershor dhe një parti me pesë deputetë. Ajo çfarë është konfirmuar deri tani jozyrtarisht lidhet pikërisht me faktin se dhe këto poste të dyta qeverisëse do të jenë të ndara mes PS-së dhe LSI-së. Gjithashtu mësohet se partia “Demokracia Sociale” e Paskal Milos, ajo Socialdemokrate e Skënder Gjinushit, Aleanca Popullore e Artur Dojakës, Partia Kristiandemokrate e Mark Frrokut dhe Partia Socialiste e Vërtetë ’91 e Petro Koçit pritet të marrin poste të rëndësishme në qeverisjen e vendit.

Kreu i LSI-së ligjëratë në forumin “Bled” të Sllovenisë

Meta: Me rëndësi një treg i përbashkët rajonal për energjinë “Krijimi i tregjeve të përbashkëta rajonale do të ishte një vlerë e shtuar në funksion të një rëndësie më të madhe gjeostrategjike të rajonit”, - kështu u shpreh dje kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në forumin “Bled” në Slloveni. I ftuar që të mbajë një ligjëratë lidhur me marrëdhëniet e BEsë me Ballkanin Perëndimor pas anëtarësimit të Kroacisë, Meta evidentoi ndër të tjera dhe rëndësinë e krijimit të një tregu të përbashkët për energjinë. “Realizimi i projekteve të përbashkëta rajonale apo krijimi i tregjeve të përbashkëta rajonale, siç është ai i energjisë, do të ishte një vlerë e shtuar në funksion të një rëndësie më të madhe gjeostrategjike të rajonit. Siç është projekti i gazsjellësit transadriatik “Pipeline” (TAP), një projekt strategjik rajonal që do të garantojë furnizimin me gaz jo vetëm për Europën, por dhe për vendet e rajonit”, - u shpreh Meta. Kreu i LSI-së shprehu besimin dhe vullnetin e mazhorancës së re për t’i dhënë një tjetër fizionomi qeverisjes së vendit për zgjidhjen e probleme ekonomike dhe sociale për qytetarët shqiptarë. Duke marrë shkas edhe nga tema që po diskutonte ky panel, Meta konfirmoi se roli i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë konstruktiv në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon, por dhe për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare me vendet fqinje. Fryma e bashkëpunimit rajonal, sipas tij, do të shërbejë që edhe dialogu Kosovë–Serbi të jetë edhe më konstruktiv për të gjetur zgjidhjet e përbashkëta dhe të nevojshme politike dhe ekonomike midis dy vendeve dhe popujve. Gjithashtu kreu i LSi-së, i cili do të jetë dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, i mëshoi faktit se vendi ka nevojë për avancimin e shpejtë të reformave nga ana e qeverisë së re, ku në krye të axhendës mbetet procesi i integrimit europian. Në gjykimin e tij, sfidat me të cilat përballet vendi janë të shumta, që nga zbatimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar deri në reformat institucionale dhe ekonomike. I pranishëm në këtë forum ishte edhe zëvendësi i ndihmëssekretarit të Shtetit Filip Riker, i cili mbështeti përpjekjet e vendeve të rajonit për të përshpejtuar procesin e integrimit europian, si dhe konfirmoi angazhimin e SHBA-ve për këtë qëllim.

RAMA ÇEL ZYRËN E DEPUTETIT NË VLORË

Shqetësimet dhe problemet e vlonjateve në zyrën e kryesocialistit Përveç Tiranës kryesocialisti ka dhe një zyrë tjetër për të cilën duhet të ketë një angazhim maksimal. Që prej ditës se djeshme Rama ka zyrën e tij në Vlorë. Konkretisht, paraditen e djeshme është çelur zyrtarisht zyra e deputetit të Partisë Socialiste që kryesoi listën për qarkun e Vlorës, kryeministrit të ardhshëm Edi Rama. Mëngjesin e djeshëm kryesocialisti ka zbritur nga makina e tij, ku i është bashkuar përpara zyrës Elisa Spiropali dhe pjesëtarë të stafit të tij. Edhe në këtë prezencë të radhës në qytetin bregdetar, pas takimit dyditor me ministrat e zgjedhur, Rama ka preferuar që ta mbajë larg medien. Ka ngjitur shkallët dhe ka hyrë në zyrën e tij të re, ku ka takuar tre të përzgjedhurit, që përfaqësojnë dhe stafin e tij si deputet i Vlorës. Në këto ambiente kryesocialisti Rama ka ndenjur pothuajse një orë, ku ka biseduar me stafin e tij. Edhe pas largimit nga zyra Rama preferoi që të mos jepte detaje apo një përshtypje me figurë, pasi atë do ta përcillte ne rrjetet elektronike. Që herët u bë e ditur se ishin jo të paktë, por plot 252 aplikantë që synonin të ishin pjesë e zyrës së deputetit Rama, njëherësh kryetar dhe kryeministër. Por nga kërkesat e shumta u përzgjodhën vetëm tre aplikantë. Bëhet fjalë për tre të rinj, dy vajza dhe një djalë, të përzgjedhur

mes 252 kandidaturave, konkretisht Arjola Sulaj, Alma Binaj dhe Bevis Shehaj. Nga dita e djeshme në këtë zyrë pritet të dorëzohen kërkesat dhe ankesat e qytetarëve të Vlorës. Sipas Ramës, kjo zyrë nuk do t’u mbivendoset zyrave të shtetit dhe nuk do të trajtojë çështje të kompetencës së shtetit, por do të jetë një urë lidhëse me qytetarin. Ndërsa në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” dhe “Tuiter” Rama shkroi: “U çel zyra e deputetit në Vlorë. Shume i mbresuar nga tre të rinjtë fitues të konkursit për administrimin e zyrës”. Por Ramës i shtohet një zyrë, kur në anën tjetër i skadon zyrtarisht mandati katërvjeçar më

26 shtator. Afatet i përcakton neni 29 i statutit të partisë. E ndërsa teknikisht është një situatë e tullë, në selinë qendrore nuk ka asnjë angazhim për të zgjedhur apo konfirmuar kryetarin e tyre. Statuti i socialistëve përcakton se, kur vendi i numrit një të partisë mbetet vakant, Asambleja Kombëtare duhet të mblidhet brenda 15 ditësh, por deri tani nuk është planifikuar asnjë mbledhje. Gjithsesi, më 26 shtator, kohë kur i përfundon mandati i kryetarit, Rama, siç njofton zyra e komunikimit në Partinë Socialiste, do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si i ftuar në konferencën “Iniciativa globale ‘Klinton’”.


POLITIKË • E enjte 5 shtator 2013

»

03

OLLDASHI DHE RULI EMRAT PËR KRYETARIN E GRUPIT TË PD

PD, Topalli do të vendoset në postin e nënkryetares së Kuvendit Ervin Koçi

J

ozefina Topalli dhe Sokol Oldashi priten që të jenë sërish në poste të larta drejtuese të Partisë Demokratike. Sipas burimeve nga kjo forcë politike, dy nga rivalët e Bashës në rrugëtimin e tij të karrierës brenda PD-së do të marrin sërish poste të larta në parti, duke mos u përjashtuar nga politikat opozitare që do të ndjekin kryetarët. Në këtë mënyrë, dy postet që janë parashikuar për këto dy figura të vjetra të PD-së janë nënkryetari i Kuvendit dhe kryetari i grupit parlamentar. Në karrigen e nënkryetarit të parlamentit duket se do të ulet Kryetarja aktuale Jozefina Topalli, ndërsa në postin e kryetarit të grupit parlamentar Sokol Olldashi, i cili po konkurron së bashku me Genc Rulin për ta mbajtur këtë detyrë. Edhe pse në fillim u mendua se këto dy figura të PD-së do të largoheshin nga postet e larta të partisë, kryetari Lulzim Basha ka zgjedhur që t’i ketë sërish ata në poste të larta drejtuese të politikës së PD-së. Nënkryetari i Kuvendit Jozefina Topalli pritet të jetë nënkryetarja e parlamentit. Sipas disa burimeve nga Partia Demokratike, bëhet e ditur se Kryetarja aktuale e Kuvendit, Jozefina Topalli, do të emërohet nga Partia Demokratike si nënkryetare e institucionit që ajo drejton. Këtë të drejtë opozita parlamentare e gëzon nga Rregullorja e Kuvendit, e cila përcakton se parlamenti duhet të ketë 3 nënkryetarë. Një nga nënkryetarët e Kuvendit zgjidhet nga forca kryesore qeverisëse, një nga opozita parlamentare dhe një nga forca e tretë parlamentare, që sipas të gjitha gjasave do të jetë PDIU-ja, e cila ka 5 deputet në Kuvend. Nga radhët e Partisë Demokratike pritet që në karrigen e nënkryetarit të Kuvendit të ulet Jozefina Topalli, ndërsa për forcat e tjera politike nuk bëhet ende e ditur. Në këtë mënyrë, një nga figurat më të vjetra të PD-së duket se do të marrë sërish një rol të rëndësishëm në punën parlamentare të partisë. Vendosja e Tropallit në këtë post duket si diçka e re, pasi në fillim u mendua se Basha do t’i largonte të gjithë të vjetrit e partisë, duke krijuar në grup të tij, por me sa duket ai ka zgjedhur që të vendosë politikanen me më shumë përvojë në këtë rol, pasi që prej dy mandatesh Jozefina Toplalli ka mbajtur postin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë. Kësisoj kryetari i ri kërkon që të shmang të gjitha përçarjet e mundshme që mund t’i ndodhin partisë në

Deputeti do të qëndrojë në opozitë

Duka: Jam mirë me kreun e ri të Partisë Demokratike Deputeti i Partisë Republikane Argron Duka hodhi poshtë dje të gjitha zërat që flisnin për një ribashkim të tij me Partinë Socialiste. Në një intervistë të dhënë për televizionin “News 24” ai pohoi se preferon të qëndrojë në opozitë dhe se ndihet shumë mirë me kryetarin e ri të Partisë Demokratike Lulzim Basha si dhe me shefin e republikanëve Fatmir Mediu. Krahas kësaj ai komentoi edhe marrëdhëniet me Ramën, duke pohuar se janë të rregullta, por këto kohë nuk kanë pasur asnjë kontakt ndërmjet tyre, duke shtuar se Rama duhej ta kishte uruar atë për fitoren që arriti në qarkun e Durrësit. “Siç ju thashë, ka qenë një periudhë qetësie. PS-ja dhe

LSI-ja janë marrë me formimin e qeverisë. Kam marrëdhënie të mira me të gjithë deputetët e PS-së, me Ramën kam marrëdhënie të rregullta, por s’kemi pasur komunikim telefonik apo takime direkte. Unë mendoj se u vlerësova padrejtësisht nga ai. Prisja një urim, pasi urimi u takon 10500 njerëzve. Secili në krahun e tij ka pasur të drejtë. Ai fitoi në aleancë me LSI-në me një numër më të vogël se më 2009-n, por nga krahu tjetër dhe unë fitova. Se cili nga ne pati të drejtë në qarkun e Durrësit, i takon së ardhmes. Nuk kam kontakte dhe nuk kam pasur asnjë ftesë, por dhe po të kisha, preferoj të qëndroj në opozitë, pasi ndihem mirë me kolegët e mi dhe kryetarin e PRsë dhe atë të PD-së”, - tha Duka.

Takimi i zëvendësministres me Riker

MPJ: SHBA do të mbështesë opozitën e re parlamentare

HALLKAT LIGJORE PËR QEVERINË E RE

Më 12 shtator pritet të bëhet betimi i qeverisë te Presidenti Ministrat e kabinetit “Rama” do të betohen më 12 shtator përpara Presidenti të Republikës Bujar Nishani. Mbledhja e parë e Kuvendit do të bëhet ditën e hënë, më 9 shtator, në orën 18:00 dhe do të betohen deputetët e zgjedhur nga procesi elektoral i 23 qershorit. Më pas Presidenti do të emërojë si kryeministër kryetarin e partisë kryesore të koalicionit fitues, Edi Ramën, së bashku me ministrat e tij. Pasi të bëhet kjo procedurë, ministrat që janë

Jozefina Topalli pritet të jetë nënkryetarja e parlamentit. Sipas disa burimeve nga Partia Demokratike, bëhet e ditur se Kryetarja aktuale e Kuvendit, Jozefina Topalli, do të emërohet nga Partia Demokratike si nënkryetare e institucionit që ajo drejton. Këtë të drejtë opozita parlamentare e gëzon nga Rregullorja e Kuvendit, e cila përcakton se parlamenti duhet të ketë 3 nënkryetarë.

në detyrë do të presin një periudhë disaditore, sa të bëhet zbardha e dekretit të Nishanit dhe më pas ata do të fillojnë punën për qeverisjen e vendit. Para kësaj partia fituese duhet t’i paraqes Presidentit programin politik për qeverisjen e vendit, pika këto që janë të përcaktuara në Kushtetutë. “Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet për miratim Kuvendit brenda 10 ditëve programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku rrugën opozitare. Veç kësaj ai kërkon që Partia Demokratike të jetë sa më solide në përbërjen e saj, në mënyrë që të shmangë të gjitha polemikat që mund të hasë rrugës kryetari i ri. Kryetari i grupit Dy nga emrat më të përfolur për të zënë këtë post duket se janë sërish dy prej figurave më të vjetra të partisë. Genc Ruli është kandidati që është përfolur më së shumti në mjediset e Partisë Demokratike për t’u vendosur në postin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ajo që erdhi si një surprizë ishte emri i Sokol Olldashit për të marrë këtë post. Sipas burimeve nga selia e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha po bën konsultimet e fundit për

me përbërjen e tij. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve. 2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”, - përcaktohet në nenet 97 dhe 98 të Kushtetutës. të caktuar personin që do të udhëheqë grupin parlamentar të demokratëve në këta katër vjet opozitë dhe deri tani janë Sokol Olldashi dhe Genc Ruli për të mbajtur këtë post. Emri i Olldashit duket se ka fituar goxha pikë, pasi ai i ka rregulluar sërish marrëdhëniet brenda PD-së, gjë që u konfirmua para një jave në konferencën për mediet që ai mbajti. Veç kësaj Basha duket se do të ndjekë një model amerikan për drejtimin e partisë, ku rivalin për kryetar do ta emërojë në një post të rëndësishëm, praktikë kjo që është ndjekur në dy fushatat e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dy kandidatët nga e njëjta forcë politike vendosen në dy poste të rëndësishme, njëri kryetar, ndërsa tjetri në një rol tjetër.

Qeveria e SHBA-ve do të mbështesë opozitën e re shqiptare. Gjatë një takimi që zëvendësministrja e Jashtme Edit Harxhi zhvilloi me zyrtarin e lartë amerikan Filit Riker, mori konfirmimin se SHBA-të do të vijojnë të mbështesin Partinë Demokratike në rrugën e saj opozitare. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, bëhet e ditur se çështje e takimit kanë qenë edhe sulmet që janë bërë ndaj Presidentit të Republikës Bujar Nishani nga Partia Socialiste dhe sipas njoftimit thuhet se SHBA-të janë të shqetësuara ndaj këtij fenomeni. “Diplomati amerikan i ka shprehur zonjës Harxhi opinionin e tij dhe të Departamentit të Shtetit në lidhje me zgjedhjet e 23

qershorit në Shqipëri, duke thënë se ato ishin një sukses. Gjithashtu Riker shprehu edhe një herë mbështetjen e tij dhe të qeverisë amerikane ndaj Shqipërisë dhe bindjen e tij se opozita e re e Shqipërisë do të jetë konstruktive dhe e fortë dhe se do të ketë mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Palët diskutuan në lidhje me situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, parlamentin e ri dhe përbërjen e tij, si dhe sulmet e fundit ndaj institucioneve kushtetuese, veçanërisht ndaj Presidentit, duke shpresuar se këto sulme nuk do të vazhdojnë më tej dhe se kjo do të ishte mënyra për të marrë statusin e vendit kandidat”, - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ambasada e Iranit saktëson takimin me Berishën

“Në njoftim ka një gabim në termin ‘armë bërthamore’” Ambasada e Iranit nëpërmjet një njoftimi për mediet bëri një saktësim për takimin e zhvilluar ndërmjet ambasadorit dhe kryeministrit në detyrë Sali Berisha. Sipas këtij saktësimi, në njoftimin e bërë publik nga Kryeministria kishte një gabim në termin “armë bërthamore”. Sipas ambasadës iraniane, ky term është ngatërruar me “energji bërthamore”, duke pohuar gjithashtu se takimi ndërmjet diplomatit iranian dhe kryeministrit në detyrë është zhvilluar në bazë të miqësisë së ngushtë ndërmjet dy vendeve. “Në lidhje me këtë Berisha shprehu besimin se Presidenti i ri i Iranit të mund të vërtetojë me transparencë se qëllimi i Iranit është vetëm përdorimi paqësor i teknologjisë bërtham-

ore dhe se me zgjidhjen një herë e përgjithmonë të çështjes bërthamore të krijohet mundësia e një bashkëveprimi më të madh të Iranit me komunitetin ndërkombëtar. Në pasqyrimin e lajmit të këtij takimi në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë u përdor gabimisht shprehja “armë bërthamore” në vend të “energji bërthamore”, gabim teknik që më pas u korrigjua. Është e nevojshme të shpjegojmë që në këtë takim të ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit u dhanë shpjegime mbi zhvillimet në lidhje me dosjen bërthamore të Iranit dhe mënyrën e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë”, - thuhet në njoftimi ne ambasadës iraniane.


04

« POLITIKË

E enjte 5 shtator 2013 •

NË PËRFUNDIM PROTOKOLLI PËR ZHVENDOSJEN E ESHTRAVE TË AZEM HAJDARIT

Komisioni shqyrton ftesat dhe procedurat që do ndiqen C eremonia e vendosjes së eshtrave të Azem Hajdarit në varrezat e dëshmorëve planifikohet të zhvilllohet në disa etapa. Burimet nga grupi i punës bëjnë me dije se janë duke u shqyrtuar mundësitë e kryerjes së homazheve në selinë e re të PD, apo kalimi i ceremonialit menjëherë në Varrezat e Dëshmorëve. Fakti se në vitin 2008 ceremonia mortore përfundoj me akte të dhunshme duket se do të shtyjë rupin e punës për të propozuar një ceremoni të posaçme, ku miqtë simpatizatët e tij do të kenë mundësi për t’i dhënë nderimet. Ndërsa në të dy rastet do të përcaktohen personalitetet e PD që do të mbajnë fjalën e rastit mbi rolin e Hajdarit në demokracinë shqiptare.

Të ftuarit Ende nuk janë dhënë detaje nga ceremoniali që do të ndiqet në nderim të heroit të demokracisë. Por veç familjarëve, si dhe politikanëve të PD, ftesa pritet të kenë dhe parlamentarët e të dy kahëve të politikës shqiptare. Ndërsa do të shqyrtohet dhe mundësia e pjesëmarrjes së politikanëve, të cilët nuk janë më në skenën politike. Megjithatë, mësohet se grupi i punës është vetëm në hapat e parë. Ku do të përcaktohet qartë dhe ceremoniali i plotë që do të realizohet nga Bashkia e Tiranës për në varrezat e dëshmorëve. Nga ana tjetër vetë përcaktimet ligjore e lejojnë vendosjen e Azem Hajdarit në Varrezat e Dëshmorëve pa një vendim qeverie për këtë. Ndërsa e drejta i kalon vetë Bashkisë së Tiranës. Kërkesa Duket se ka qenë zëvendësministri i Kulturës Nikoll Lesi, i cili ka kërkuar në mesin e muajit gusht vendosjen e eshtrave të Azem Hajdarit në Varrezat e Dëshmorëve. “Në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Demokristiane të Shqipërisë (LDK) dhe zv/ministrit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve kërkoj që sot me rastin e 50-vjetorit të lindjes së Liderit të Dhjetorit Azem Hajdari, përveç ceremonive përkujtimore dhe Dekoratës “Urdhëri i Flamurit”, e cila jepet nga Presidenti i Republikës zoti Bujar Nishani, duhet të bëhet edhe Vendimi Qeveritar për vendosjen e eshtrave të Azem Hajdarit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, pasi deri tani janë në varrezat e Sharrës. Lideri Azem Hajdari duhet të jetë në mes të atyre martirëve, heronjve e dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Atdheun, për Shqipërinë”, është shprehur Lesi. Megjithatë, sot do të zhvillohet mbledhja e fundit e qeverisë Berisha, ndërsa nuk pritet që të ketë një vendim të posaçëm mbi këtë pikë.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

Zbardhet letërkëmbimi mes inspektoratit dhe dekanit të Ekonomikut

Bashkia: Fakulteti në gjyq nuk kërkoi bllokimin e punimeve Bashkia e Tiranës duket se i ka duart e lidhura për sa i përket mbështetjes së petagogëve të Ekonomikut në Tiranë, për sa i përket ndërtimit të një objekti në territorin e fakultetit. Madje për këtë situatë mësohet se Bashkia ka sqaruar dhe vetë Dekanin Sulo Hadëri, si dhe rektorin Dhori Kule. Burimet e “Metropol” kanë konfirmuar letërkëmbimin dhe mbështetjen e ndërtuesit të objektit në një vendim gjyqësor të formës së prerë, i cili lë në fuqi zbatimin e lejes së ndërtimit të dhënë në vitin 2004 prej Bashkisë së Tiraës. Ashtu si dhe faktin se ka ende një proces gjyqësor mes fakultetit, bashkisë dhe kompanisë ndërtuese. Por në këtë rast vetë fakulteti nuk ka kërkuar bllokimin e punimeve gjatë procesit gjyqësor, gjë që nuk i jep të drejtë inspektoratit të bllokojë punimet. Kështu pas marrjes së ankesave të para prej prefaqësuesve të Fakultetit të Ekonomikut, Inspektorati i Bashkisë ka kërkuar prej ndërtuesve dokumentacionin, ku pas verifikimit të tij ka vërejtur se dosja është e rregullt, ndaj dhe nuk mund të ndërhyhej. “Shoqëria “Mareg” sh.p.k. disponon lejen e ndërtimit të dhënë me vendimin nr. 131, dt. 13.04.2004 të KRRT të Bashkisë së Tiranës, vendimin nr. 456, dt. 06.08.2003, dt. 06.08.2003 dhe vendimit nr. 33, dt. 17.03.2004, të cilat janë lënë në fuqi me vendimin nr. 497 datë 10.03.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Pasi është ushtruar rekurs nga ana e Avokaturës së Shtetit kundër vendimit nr. 497 datë 10.03.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë, Gjykata e Lartë nëpërmjet vendimit nr. 002011-2232 ka vendosur mospranimin e rekursit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit, duke shfuqizuar kështu vendimin e KRRTRSH-së nr. 18, dt. 07.05.2005 dhe duke lënë në fuqi lejet e ndërtimit të dhëna në favor të subjektit ndërtues “Mareg” sh.p.k., mësohet të jetë shprehur bashkia Tiranë në kthimin e përgjigjes. Por duket se në vitin 2012 ka pasur një sërë nismash të bashkisë për pezullimin e ndërtimeve kështu në gusht të vitit që lam pas është konstatuar kundërvajtja në punimet për ndërtimin e katit të dytë mbi katin e parë ekzistues, pa dokumentacionin tekniko-ligjore në momentin e konstatimit. Ndaj dhe është marrë masa për pezullimin e punimeve, si dhe vendosja e gjovës. Por firma duket se ka vijuar punimet, ndërsa në dhjetor të vitit të shkuar sërish inspektorët kanë konstatuar vijimin e punimeve në katin e dytë kur kompania po vendoste ndërtimin e soletave. Ndaj dhe sërish është marrë masa e gjobës, si dhe e bllokimit të punimeve. Por pas kësaj përplasja ka vijuar në gjykatë kur në janar të vitit 2013 shoqëria “Mareg” sh.p.k. ka dorëzuar pranë Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik të Bashkisë së Tiranës kërkesën për fillim punimesh, ku dhe u paraqit gjithë dokumentacioni tekniko-ligjor (rikonfirmim leje ndërtimit; certifikatë pronësie datë 27.04.2010, projektin e ndërtimit dhe të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor të nevojshëm). Po ashtu nga Studio Përmbarimore “Debit Collection” për “Lajmërim për ekzekutim vullnetar” të vendimit nr. 1513 regj. “Për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit” dhënë nga Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë më datë 11.03.2013, ku mbështeteshin punimet e kompanisë. Por pavarësisht se nuk mund të ndërhyjë, Bashkia në shkresën e nisur Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, vë në dijeni se po shqyrtohet çështja civile me palë ndërgjyqëse “Paditës Universiteti i Tiranës, i paditur KRRT-Bashkia Tiranë dhe shoqëria “Mareg” sh.p.k. me objekt shfuqizimin e lejes së ndërtimit për subjektin “Mareg’’ SH.P.K të dalë me vendimin nr. 131, datë 13.04.2004 të KRRT të Bashkisë Tiranë ‘’Për miratimin e lejes së ndërtimit në favor të subjektit Mareg SH.P.K’’, të vendimit nr. 456, datë 06.08.2003 të KRRT të Bashkisë Tiranë “Për rikonfirmim të lejes së ndërtimit në favor të subjektit Emi në pronë të familjes Babe’’, të vendimi nr. 33, datë 17.03.2004 të KRRT të Bashkisë Tiranë ‘’Për rikonfirmimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit në favor të subjektit ndërtues Emi në pronë të familjes Babe’’, si dhe pushimin e cenimit të sendit në të ardhmen”. Por saktësohet se “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 6075, dt. 30.05.2013 ka vendosur “Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë. Shfuqizimin e lejes së ndërtimit nr. 131, dt. 13.04.2004 të KRRT Bashkia Tiranë. Shfuqizimin e vendimit nr. 456, dt. 06.08.2003 ‘’Për rikonfirmimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë ‘’Emi’’ SH.P.K. Shfuqizimin e vendimit nr. 33, datë 17.03.2004 të KRRT të Bashkisë Tiranë “Për rikonfirmimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Emi’’ SH.P.K. Rrëzimin e kërkesë padisë për pjesën tjetër të kërkimit”. “Për sa më sipër, duke qenë se shoqërisë “Mareg” sh.p.k. i është dhënë e drejta e kryerjes së punimeve sipas vendimeve nr. 131, dt. 13.04.2004 të KRRT të Bashkisë së Tiranës, vendimin nr. 456, dt. 06.08.2003, dt. 06.08.2003 dhe vendimit nr. 33, dt. 17.03.2004 të cilat janë lënë në fuqi me vendimin nr. 497 datë 10.03.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe për sa kohë vendimi nr. 6075, dt. 30.05.2013 i Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë nuk ka marrë formë të prerë dhe nga pala paditëse “Fakulteti Ekonomik” nuk është kërkuar sigurimi i padisë gjatë gjykimit për pezullimin e punimeve”, ndaj dhe nga ana e INU-Bashkisë së Tiranës nuk mund të ndërhyet.


EKONOMI • E enjte 5 shtator 2013

»

05

MESITI: BIE NDESH ME NENIN 5, CENON TË DREJTAT TREGTARE

Metrologjia: Emrat e abuzuesve me karburantet, pas aktit normativ D rejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka hezituar të publikojë sërish emrat e kompanive abuzuese në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve. Drejtoresha e këtij institucioni, Kozeta Mesiti, u justifikua me faktin se, publikimi i të dhënave të subjekteve bie ndesh me nenin 5 të funksionimit të DPM-së dhe cenon të drejtat tregtare të tyre. Sipas saj, të dhënat mund të bëhen publike vetëm me miratimin nga ana e Këshillit të Ministrave të aktit normativ të përgatitur nga DPM për publikimin e të dhënave. “Ne jemi të hapur të publikojmë të gjithë emrat, të cilët kanë probleme, por natyrisht në mbështetje edhe të plotësimit të këtij Akti Normativ që është shumë i nevojshëm. Do t’i publikojmë duke nxjerrë të dhëna tregtare që kanë të bëjnë me subjektet”, theksoi Mesiti.

Drejtoria e Metrologjisë Drejtoresha e Përgjithshme e Metrologjisë, Kozeta Mesiti, thotë se ligji për inspektimin në Shqipëri nuk lejon publikimin e të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare të subjekteve. “Në interpretim të kësaj pike, ne pengohemi të publikojmë, për faktin sepse jemi të detyruar të mbrojmë interesat e konsumatorit, po kështu edhe të mbrojmë interesat e biznesit”, thotë Mesiti. Sipas saj, subjektet nuk janë kallëzuar në Prokurori pasi janë klasifikuar si kundërvajtje administrative. “Të gjitha rastet ne i kemi cilësuar si kundërvajtje administrative dhe nuk shikojmë elemente të veprës penale”, tha Mesiti. Ministria e Ekonomisë Tjetër version japin zyrtarë

Ekspertët vlerësojnë uljen e treguesit të kredive me problem Ekspertët e vlerësojnë pozitivisht uljen e treguesit të kredive me probleme në muajin Korrik. Arjan Kadareja shprehet se ky mund të jetë një sinjal i parë i efekteve pozitive të masave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për nxitjen e kreditimit. Sipas tij, muajt e ardhshëm efektet e paketës së masave nxitëse do të bëhen më të prekshme. Kreditë me probleme ranë në Korrik në 23.8%, nga 24.4% që ishin në Qershor, duke shënuar kështu rënien e parë që nga fundi i vitit të kaluar. Ulja e përqindjes është një lajm i mirë pikërisht në kohën kur kreditimi i ekonomisë ra në vlera negative me bazë vjetore, pasi ulja e fundit është bërë në dhjetor të vitit

të kaluar. Por, ulja e Dhjetorit rezultoi e përkohshme dhe kreditë me probleme rifilluan rritjen gjatë vitit 2013. Ndaj edhe ulja e Korrikut do të kërkojë vijimësi gjatë muajve në vazhdim për të mund të rikthyer optimizmin se ky problem mund të jetë në rrugën e zbutjes. Kjo do të jetë gjithsesi e vështirë nëse kreditimi i ekonomisë nuk i rikthehet rritjes në pjesën e mbetur të këtij viti. Ulja gjatë Korrikut duket të jetë më shumë rezultat i fshirjes së një sasie të kredive të humbura, sesa një përmirësim organik i cilësisë së portofolit të sistemit bankar. Ministri i Financave nxori një udhëzim të ri për fshirjen nga bilanci të kredive të humbura.

Do të aplikohet strategjia e re e inspektimeve PRECEDENTET Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë të vërë në dispozicion emrat e kompanive që abuzojnë me karburantin, pasi pritet të nisë hetimet. Gjithashtu, hetimi pritet të zgjerohet edhe ndaj këtij institucioni për shkak të moskallëzimit të krimit. Madje, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht këtij institucioni që të paraqesë kallëzim për ndjekje penale ndaj këtyre subjekteve. Hetimet do të nisin kryesisht nga Task-Forcë ndaj subjekteve tregtare për evazion fiskal, mashtrim dhe vjedhje. Ky institucion, pra Drejtoria e Metrologjisë, sipas burimeve të Prokurorisë, e ka detyrim ligjor që, në rastet kur konstaton mashtrime në treg, veç ndëshkimeve administrative, duhet të paraqesë edhe kallëzim për ndjekje penale ndaj subjekteve që mashtrojnë, bëjnë evazion fiskal apo vjedhin konsumatorin.

të Ministrisë së Ekonomisë. Dy ditë më parë, zv/ministri i ekonomisë, deklaroi se, emrat e kompanive që vjedhin konsumatorin duhet të publikohen për të garantuar mbrojtjen e tij. Sipas tij, edhe pse është përgatitur akti normativ, ai është i panevojshëm dhe nuk ka cenim të të drejtave tregtare për subjektet. Zv/ministri i referohej nenit 5 të ligjit për

funksionimin e Drejtorisë së Metrologjisë, si dhe nenit 9 të ligjit “Për inspektimin” dhe jo vetëm. Sipas tij, ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë kanë konsultuar nenet e mësipërme me ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit” dhe të funksionimit të tregut të hidrokarbureve në vend. Kontrollet Disa ditë më parë, gjatë

kontrolleve rutinë të këtij institucioni, rezultoi se 133 subjekte vidhnin konsumatorët në sasi duke modifikuar matësit. Kontrollet ishin të përqendruara kryesisht në kryeqytet, ndaj hamendësimet për vjedhje më të mëdha në zonat rurale të vendit janë edhe më të besueshme, pasi ka mungesë informacioni për kontrolle të kryera.

MË 2011 SHËRBIMET SOLLËN 52.4% TË VLERËS SË SHTUAR NË EKONOMI

INSTAT: Ekonomia është e orientuar te shërbimet Prej 2008 kontributi i ndërtimit në rënie të vazhdueshme Struktura e ekonomisë shqiptare është gjithnjë e më e orientuar te shërbimet, ndërsa kontributi i ndërtimit është në rënie të vazhdueshme. Sipas të dhënave më të fundit të plota të publikuara nga Instituti zyrtar i Statistikave, në vitin 2011, shërbimet sollën 52.4% të vlerës së shtuar në ekonomi. Ky është kontributi më i lartë që nga viti 2002. Në atë viti kontributi i ndërtimit në rritjen ekonomike ishte për herë të parë në përmasa dy shifrore, në masën 11.1 për qind. Por pasi arriti pikun në vitet 2007 dhe 2008, me 13.4% të prodhimit total në ekonomi, pesha e këtij sektori nisi rënien dhe në vitin 2011 pesha e ndërtimit në ekonomi ra në 9.7%,

Në korrik ishin 23.8%, nga 24.4% në qershor

po aq sa në vitin 2001. Ndonëse për vitin 2012 nuk janë të disponueshme të dhënat e plota për të matur kontributin e secilit sektor në rritjen ekonomike, besohet se e njëjta tendencë është thelluar më shumë, me rritje të peshës specifike të shërbimeve dhe rënies së pjesës së ndërtimit. Një sektor që e ka rritur peshën specifike ndaj prodhimit kombëtar në vitet e fundit është bujqësia. Pesha e këtij sektori pati rënë në mënyrë të vazhdueshme për vite më radhë, nga 35.1% në vitin 1996 deri në 16.7% në vitin 2008, çka tregon se bujqësia nuk ishte në gjendje të mbante hapin e sektorëve të tjerë të ekonomisë shqiptare. Por në vitin 2009 rënia

u ndërpre, ndërsa vitet 2010 dhe 2011 pesha e bujqësisë në prodhimin kombëtar u rrit dy herë radhazi, deri në 17.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kontribut në rri-

tje gjatë viteve të fundit ka shfaqur edhe industria, që në 2011 zinte 10.9% në strukturën e prodhimit kombëtar, niveli më i lartë në historinë e ekonomisë së tregut.

Reforma e inspektorateve do të mbyllet brenda shtatorit Muaji shtator shënon mbylljen e reformës së inspektorateve. Inspektorati Qendror do të jetë organi koordinues i kontrolleve në vend. Udhëzimi përcakton javën e tretë të muajit Shtator si afat për evidentimin dhe regjistrimin në një regjistër kombëtar unik të të gjithë inspektorëve që janë sot pjesë e inspektoratëve në vend. Regjistri do të përbambajë edhe të dhënat për secilin inspektor shtetëror, së bashku me të dhënat mbi kualifikimin e tyre. Me krijimin e regjistrit kombëtar, konsolidohet edhe ekipi kombëtar i inspektorëve, që do të pajiset me kartën e posaçme që i jep të drejtën e realizimit të inspektimeve. Më pas, ekipi kombëtar i inspektorëve do t’u nënshtrohet tra-

jnimeve përkatëse me qëllim që në fillim të vitit të ardhshëm të aplikohet strategjia e re e inspektimeve. Reforma e inspektorateve vlerësohet si një nga reformat më të rëndësishme të realizuara së fundmi. Pjesë e kësaj reforme ka qenë reduktimi i numrit të inspektorateve duke lënë vetëm 1/3 e atyre egzistues. Po ashtu, në ndihmë të biznesit qeveria ka shkurtuar afatet e inspektimit nga 45 ditë në 12 ditë. Sistemi i ri i inspektimit që do të aplikohet është vlerësuar nga Kryeministri aktual si një barrierë e fuqishme ndaj abuzimeve dhe korrupsionit, për faktin se rrit transparencën nëpërmjet ndjekjes në kohë reale të gjurmës së inspektorit në vendin e inspektimit.

Me 1.3% u rritën edhe shpenzimet e transportit

INSTAT: Janë rritur kostot e ndërtimit në tremujorin e dytë Sektori i ndërtimit vuan nga rënia e kërkesës, për shkak të kufizimit të dhënies së lejeve dhe mungesës së likuiditetit. Megjithatë, bizneset e këtij sektori përballen edhe me rritje të kostove. Sipas statistikave të INSTAT-it, në tremujorin e dytë 2013, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi një rritje prej 0.2 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012, ky indeks ka shënuar një rritje me 1 për qind. Sipas këtyre të dhënave, indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” është rritur me 0.2 përqind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi indekset e çmimeve të nëngrupeve “Materialeve

elektrike dhe komunikimi” dhe “Materiale hidro-sanitare” kanë shënuar ulje respektivisht me 0.9 për qind dhe 3 për qind. Ndërsa, indeksi i çmimeve të nëngrupit “Materiale ndërtimi” ka pësuar nje rritje prej 0.8 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, edhe pse në vend është rritur numri i fabrikave të prodhimit të këtyre materialeve, si tulla apo çimento. Indekset e grupeve “Shpenzime për pagat” dhe “Shpenzime makinerie” u rritën respektivisht me 1.9 dhe 2.2 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa, indeksi i grupit “Kosto të tjera” pati një ulje prej 0.5 për qind. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm një rritje me 1.3 për qind ka pasur grupi “Shpenzime transporti”.


06

« AKTUALITET

E enjte 5 shtator 2013 •

PIKAT KYÇE TË MISIONARËVE TË PAJTIMIT TË GJAQEVE NË KONGRESIN E KATËRT

“Mbështesim Ramën për 300 ditët e rendit, absurd ligji për gjakmarrjen” N ë konkresin e katërt, të mbajtur dje, Komiteti i Misionarëve të Pajtimit Mbarëkombëtar vendosi të mbështesë planin e qeverisë për vendosjen e rendit në 300 ditët e ardhshme. Komiteti mendon se vendosja e rendit është parësore për të ulur numrin e vrasjeve me vetëgjyqësi, të cilësuara për gjakmarrje, por vendosja e rendit nuk zgjidh përfundimisht problemin e gjakmarrjes në Shqipëri pasi konfliket zgjidhen përfundimisht vetëm kur procesi i pajtimit është përfunduar. Në rolin e tyre si pjesë e shoqërisë civile, misionarët e pajtimit, nëpërmejt forumeve të tyre drejtuese, do të monitorojnë, asistojnë procesin e vendosjes së rendit. Në rast mungese vullneti politik ose paaftësie në implementimin e planit qeverisës për rendin, misionarët e pajtimit do të jenë të parët që do të ngrenë zërin dhe do t’i prezantojnë shqetësimet e tyre pranë çdo institucioni relevant. Komiteti gjithashtu vendosi të nisë një ekspeditë mbarëkombëtare, në bashkëpunim më faktorë të shoqërisë civile dhe qeverisë, për lirimin pa kushte të grave dhe fëmijëve të ngujuar, që përbëjnë aspektin më tragjik dhe absurd të vrasjeve me vetëgjyqësi e t’i kërkojë qeverisë shqiptare që të mbështesë procesin e pajtimit. Sipas komitetit, presioni i komunitetit për respektimin e ligjit është forca më efikase në pajtimin e familjeve në hasmëri, dhe është nga format më të pastra të demokracisë aktive që praktikohet në vendet më të civilizuara të botës. Kompleksiteti i fenomenit të gjakmarrjes e bën të domosdoshme përfshirjen e secilit prej nesh për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë të tilla praktikave që nuk i kanë hije një kombi me kulturë dhe traditë shtetformuese të kultivuar ndër shekuj.

Dekreti i Kishës dhe BE-ja Sipas Komitetit, mbas shpalljes së dekretit të Kishës Katolike në Metropolinë e Shkodrës, Sapës e Lezhës për shkishërimin e vrasësve për gjakmarrje, nuk ka pasur përmirësim të situatës së vrasjeve. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar e ka mbështetur dëshirën e mirë që ka frymëzuar këtë dekret, por e sheh më të arsyeshme që Kisha Katolike të mbajë qëndrim ndaj çdo lloj vrasje e dhune. Procesi i pajtimit është në themel i bazuar në konceptin e faljes, i cili është një koncept thelbesor në shumë doktrina fetare, duke përfshirë këtu edhe Kishën Katolike. Vendet e Bashkimit Evropian, si edhe SHBA, Kanada, Australi, Zvicër e UK, kanë kontribuar për zbutjen e fenomenit të gjakmarrjes duke marrë në mbrojtje

Procesi i pajtimit të gjaqeve, përbërja dhe si funksionon Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar udhëheq ekspeditat vjetore të pajtimit në bashkëpunim me anëtarët e asamblesë dhe grupet e punës që janë ngritur në 2800 fshatra, 60 bashki e 300 komuna. Ekspeditat mobilizojnë grupet e përherëshme të punës së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar nëpër fshatra, të udhëhequra nga një misonar, përfaqësuesi i shkollës dhe përfaqësuesi i pushtetit vendor. Këto grupe vullnetare pune ndjekin dhe mbajnë nën kontroll situatën e konflikteve e të hasmërive në 2800 fshatra, 60 Bashki e 300 komuna. Kjo strukturë është bërë tradicionale dhe vepron në mënyrë aktive e të përherëshme në terren. Shtabi qëndror i Ekspeditave, që përbëhet nga 11 deri në 24 misionarë së bashku me drejtuesit e komitetit, kontakton herë pas here familjet në hasmëri deri në finalizimin e pajtimit. Në momente kyçe rreth shtabit qendror të ekspeditës mobilizohen 24 deri në 60 misionarë. Ekspedita e pajtimit kërkon vëllazërimin e familjeve në hasmëri pa penguar drejtësinë, duke kërkuar dënimin e krimit sipas ligjit dhe pendimin e fajtorit. Në sajë të kësaj mbështetje ekspeditat kanë mundur të realizojnë çdo vit zgjidhjen me marrëveshje e pajtimin e 30- 40 % të konflikteve e hasmërive.

Dhuna në familje dhe ndaj gruas Dhuna në familje që kulmon me vrasjen e grave e vajzave është e paprecedent. Në vitet 2011, 2012 dhe gjatë vitit 2013 vrasjet e femrave janë dhjetëfishuar. Në vrasjet e femrave shfaqen edhe elementë të sadizmit e terrorit duke i masakruar në mënyrë çnjerëzore. Të tilla krime kanë qenë shumë të rralla në Shqipëri, dhe shtimi i tyre në vitet e fundit është shumë alarmant pasi janë shenja të një shoqërie që po humb normat dhe kohezionin social që, edhe në mungesë të shtetit ligjor, ndihmonte në ruajtjen e rendit dhe bashkjetesën në harmoni.

të drejtën e jetës së familjeve që emigrojnë për këtë shkak, por nuk e kanë mbështetur financiarisht procesin e pajtimit dhe strategjinë e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Mosfunksionimi i ligjit për gjakmarrjen dhe dhunën ndaj grave Komiteti shprehet se përballë gjendjes që ka dalë jashtë kontrollit dhe presionit publik, qeveria u mjaftua në fillim të vitit 2013 me miratimin e ndryshimeve në ligj që rrisin masën e dënimit për vrasjet për gjakmarrje, vrasjet në familje, si dhe tek ato për shkak të detyrës. Që nga miratimi i këtij ligji, këto vrasje janë bërë më intensive dhe nuk duket që ligji të ketë pasur ndonjë efekt. Ministria e Drejtësisë ka gabuar me nocionin vrasje

për gjakmarrje dhe nuk e njeh gjendjen as shkakun e këtyre vrasjeve. Vrasjet në Shqipëri nuk janë vrasje për gjakmarrje, por vrasje me vetëgjyqësi, në mungesë të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës. Asnjë nga vrasjet gjatë tranzicionit nuk ka qenë sipas rregullave të gjakmarrjes. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka kërkuar që nocioni i vrasjes për gjakmarrje të mos futet në Kodin Penal sepse gjakmarrja si term kanunor nuk ka bazë reale për legjislacionin e ri modern, as në kushtet e sotme të tranzicionit të shoqërisë shqiptare. Vrasjet me vetëgjyqësi nuk janë gjakmarrje. Kjo politikë e paqartë e ligjvënësit i ka futur qytetarët dhe institucionet e shtetit në qorrsokak. Për të qenë më efikas ligji duhet të shpreht qartë e me penalitet

Raporti i keq komitet-politikë ndikon në rritjen e vrasjeve Bazuar në eksperiencën më të mirë, para e pas pluralizmit politik, në ngjarjet e vitit 1990-92, 1997 e në vitin 2011, Komiteti ka hartuar strategjinë afatgjatë të punës së tij për paqen dhe bashkëjetesën midis shqiptarëve, për zgjidhjen e konflikteve me mirëkuptim dhe parandalimin e vrasjeve. Deri në vitin 2008, si rezultat i punës vullnetare të grupeve të Komitetit dhe mbështetjes së institucioneve e të policisë së shtetit, numri i vrasjeve

u ul nga 450 e 600, në 70- 80 në vit, duke krijuar përvojë edhe në konfliktet sociale si në vitin 1997 kur misionarët bindën familjet në veri për të mos çuar djemtë e armatosur në luftë kundër protestuesve në jug. Mbas vitit 2008, qëndrimi i njëanshëm i qeveritarëve e ndërprerja e bashkëpunimit me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar për shkak të kritikave që Komiteti i bëri keqqeverisjes e ka dëmtuar procesin e pajtimit e dyfishuar numrin e vras-

maksimal për vrasjen. Pra, çdo vrasje me paramendim duhet të ketë dënimin maksimal, jo më pak se 25 vjet burg deri në burgosje të përjetshme pa të drejtë amnistie. Ligji i ri që penalizon me dënim maksimal vrasjen për gjakmarrje nuk penalizon në këtë nivel vrasjen fillestare që shkakton gjakmarrjen ose e nxit atë. Logjika është në kundërshtim si me të drejtën ashtu edhe me procedurën penale për parandalimin e vrasjeve. Me pranimin e krimit, atyre që kryejne vrasjen e parë që fillon zinxhirin e gjakmarrjes, u zbriten 8 vjet nga ky dënim. Me përfitime të tjera nga ligji kjo masë dënimi zakonisht shkon nga 8 deri në 12 vjet. Ky lloj handikapi nuk e zgjidh problemin e vrasjeve me vetëgjyqësi, por e komplikon atë më tepër.

jeve, nga 70-80 në 150 në vit. Edhe pas ndërprerjes së këtij bashkëpunimi, ekspeditat e pajtimit vazhduan punën pa mbështetje duke bërë të mundur që numri i familjeve të ngujuara të zbresë nga 1670 në 1208, ndërsa numri i fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë nga 911 në 590. Nga mosmarrëveshjet për tokën mbeten në konflikt të hapur në gjykatë rreth 120 000 çështje, 30 mijë prej të cilëve janë tërhequr për ta zgjidhur çështjen jashtë procesit gjyqësor, e në shumë raste këto mosmarrëveshje shkaktojnë zinxhir vrasjesh e hasmërish.

Nxitja e urrejtjes fetare e kulturore Individë e grupe të manipuluara kanë nxitur vazhdimisht veprime kundër kulturës së trashëguar, tolerancës fetare e bashkëjetesës ndëretnike. Herë pas here dhunohen objektet e kultit e varrezat, si dhe stisen debate publike e protesta pa qenë të nevojshme kundër ngritjes së xhamive apo kishave, në një kohë që gjithçka vendoset sipas ligjit. Shpesh shfaqen prirje për revansh nga kleri me qëllim manipulimin e historisë e zgjerimin e rremë të territorit të fesë që i përkasin. Popullsia shqiptare është indiferente ndaj çështjeve fetare dhe këto sjellje i përcjell pa interes.

Mosbesim edhe për të votuar Nga 1208 familje të ngujuara e 3800 të fshehura nga hasmëri të ndryshme, u bë e mundur që 260 nga familje të fshehura dhe 47 të ngujuara të shoqëroheshin nga misionarët për në qendrën e votimit. Për shkak se kërkesa e Komitetit për aplikimin e kutive të lëvizëshme të votimit u refuzua nga KQZ, shumica dërmuese e qytetarëve të përfshirë në hasmëri u privuan nga e drejta e votës. Mijëra familje të tjera që kanë konflikte toke në fshat, dhe kanë lëvizur në metropole pa e ndryshuar gjendjen civile, e kanë pasur të vështirë që të shkojnë në zonat ku kanë vendbanimin dhe regjistrimin e tyre si votues për të mos u përballur me hasmin. Qytetarët e ngujuar e të fshehur nuk mundën të kishin besim për garancinë e jetës.


SOCIALE • E enjte 5 shtator 2013

RRITET ME 1.7% ÇMIMI I TEKSTEVE, SUBVENCION PËR DISA KATEGORI

Librat e klasës së 10-të paketa më e shtrenjtë MASH: Kemi çmimet më të lira të teksteve në rajon Erta Bode

T

ekstet e klasës së dhjetë për këtë vit të ri arsimor janë paketa më e shtrenjtë me libra. Këtë vit të gjithë librat e kësaj klase do të kushtojnë 120 lekë më shumë se vitin e kaluar. Në bazë të rritjes së inflacionit në vend me 1.7%, çmimi i librave shkollorë është rritur me të njëjtën përqindje. Si pasojë e rritjes së çmimit të çdo teksti rritet dhe vlera e paketës me të gjithë librat. Prindërit këtë vit do të shpenzojnë më shumë për t’u siguruar fëmijëve të tyre të gjithë tekstet e klasës që do të ndjekin. Aktualisht të gjithë librat e klasës së parë do të kushtojnë 20 lekë më shumë se vitin e kaluar. Bazuar në katalogun e Ministrisë së Arsimit, rritjen më të madhe si paketë e ka klasa e dhjetë, pasi ka më shumë libra. Konkretisht ajo ka 18 libra, që vitin e kaluar kanë kushtuar 7063 lekë, ndërsa këtë vit do të kushtojnë 7183 lekë, pra 120 lekë më shumë. Ndërsa për klasën e 12-të këtë vit prindërit për të gjithë paketën duhet të paguajnë rreth 113 lekë më shumë. Për autoritet e arsimit kjo rritje nuk është e lartë, madje është e papërfillshme. Ata thonë se ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi çmimet më të ulëta të teksteve. Nëse mes teksteve tona shkollore gjen tekste që kushtojnë 250 lekë, në vendet e rajonit nuk ka asnjë tekst shkollor më lirë se 5 euro. Kjo konkretizon vërtet çmimin më të lirë të teksteve, por jo më të përballueshmin, duke marrë parasysh pagesën në vendin tonë. Pikërisht për sa u përket prindërve, çmimet e librave duhet të ndryshojnë. Sipas tyre, çmimet janë të larta

20

LEKË MË SHUMË Kjo është rritja që ka pësuar këtë vit paketa e klasës së parë në ndryshim nga viti i kaluar, një rritje e papërfillshme. Prindërit shprehen se rritja e çmimeve të librave është e papërfillshme, por shqetësues mbetet çmimi i tyre që rritet çdo vit. Kjo në përpjesëtim të zhdrejtë me pagesat e tyre. “Rritje e papërfillshme, por konkretisht çmime të kripura për rrogat tona”, -thonë prindërit.

7183 LEKË PAKETA

Ky është çmimi i paketës me të gjithë librat për klasën e dhjetë. Kjo paketë ka pësuar më shumë rritje, në bazë të rritjes së çmimit të teksteve shkollore, duke mbajtur dhe vendin e parë si paketa më e shtrenjtë. Ndërkohë autoritete të MASH thonë se Shqipëria ka çmimin më të ulët në rajon për tekstet shkollore. Gjithashtu kjo ministri ka në plan një skemë subvencionimi për familjet në nevojë dhe familjet minoritare.

në bazë të të ardhurave të tyre. Për sa i përket rritjes së çmimit aktual të teksteve, prindërit miratojnë faktin se ajo pothuajse është e papërfillshme, pasi e gjithë paketa kap një shifër që për disa familje është e vështirë për t’u siguruar. Për një pjesë të prindërve këto çmime janë të përballueshme e për disa të tjerë që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme, çmimet e teksteve vazhdojnë të jenë të kripura. Ndërsa pjesa më e madhe i trembet rritjes së vazhdueshme të tyre. Ndërkohë më në shumë vështirësi janë prindërit që kanë 3 fëmijë të regjistruar në arsimin parauniversitar, pasi me-

satarisht muaji shtator u kërkon atyre rreth 18000 lekë shpenzim vetëm për tekstet shkollore. Ndërkohë prindërit e kësaj kategorie tregojnë se shtatori ka shumë shpenzime, sidomos duke kompletuar fëmijët me mjetet shkollore. Megjithatë, për të ulur disi barrën e prindërve që kanë probleme sociale MASH ndjek dhe politikën e subvencionimit të tyre. Procesi i kësaj politike është që në shtator, janë prindërit ata që shpenzojnë çmimin real të teksteve, duke i blerë me lekët e tyre ato, dhe në janar MASH ua kthen. E gjitha kjo me listat e sakta të të gjithë prindërve që janë për subven-

cionim të plotë ose të pjesshëm. Për kategoritë me asistencë apo me prindër invalid librat do të subvencionohen në masën 100 %. Po kështu 100 % subvencionohen edhe librat e nxënësve të minoritetit grek, maqedonas, egjiptian dhe rom. Ndërkaq edhe për ato familje, ku paga e kryefamiljarit është nën 30 mijë lekë, tekstet për fëmijët e tyre do të subvencionohen në masën 50 %. Kjo skemë subvencionimi do të zbatohet për nxënësit e arsimit 9-vjeçar, i cili është edhe i detyrueshëm, ndërsa për arsimin e mesëm MASH ka vendosur që të subvencionohen vetëm nxënësit që marrin ndihmë nga shteti.

SHOQATA “E ARDHMJA JONË” NË NDIHMË TË FËMIJËVE JETIMË

Muharremi, apel për më shumë humanizëm Shpërndahen ndihma ushqimore dhe planifikohet pakoja shkollore e fëmijëve “Për përgatitjen e paketave ushqimore ngrihet një komision i përbërë nga 3 ose 5 anëtarë të shoqatës. Në blerjen e paketave ushqimore nga pika ushqimore pajisemi me një kupon tatimor TVSH, e cila justifikon produktin e blerë, bashkë me çmimin e tij. Kjo faturë ruhet dhe mund të verifikohet në çdo rast. Për sa u përket listave të shpërndarjes së ushqimeve, ato bëhen në bazë të familjarëve që ne kemi të regjistruar dhe çdo familjar që tërheq paketën ushqimore shënon emrin mbiemrin dhe firmën, duke u vëzhguar.”

Fëmijët jetimë të Tiranës kanë marrë një ndihmë ushqimore në shenjë humanizmi ndaj tyre. Të lënë në harresë, fëmijët me një prind që jetojnë në Tiranë janë kthyer në obligimin e anëtarëve të shoqatës “E Ardhmja Jonë”, themeluesit e së cilës janë jetimë. Në ambientet e zyrave të tyre janë shpërndarë pako me ndihmë ushqimore për 48 familje të rrethit të Tiranës. Drejtori ekzekutiv, Alfred Muharremi, apeloi për medien dhe strukturat qeveritare të vendit tonë që të kthejnë sytë dhe të sensibilizohen të gjithë për humanizëm ndaj fëmijëve jetimë. Pakot e mbushura me ushqime nuk lehtësojnë jetën e tyre dhe as nuk zgjidhin hallet, nuk e përmirësojnë atë, por është një shenjë për t’u

thënë këtyre fëmijëve se dikush është në mbështetjen e tyre me mundësitë maksimale që kanë. Muharremi ka deklaruar se problematikat e këtyre fëmijëve duhet të jenë një nga problemet kryesore që duhet të trajtojnë strukturat e shtetit tonë, por që shumë i indinjuar ai tregon se janë harruar. Në bazë të këtij aktiviteti shoqata ka demonstruar punën e saj, për të cilën është formuar, si dhe ka apeluar për më shumë humanizëm ndaj këtyre fëmijëve. Gjithashtu drejtori siguroi se përpara fillimit të shkollës fëmijëve do t’u dhurohet dhe një pako shkollore, e cila përmban mjetet arsimore si dhe çantën e librave, duke i garantuar fëmijët se do t’u plotësojë subvencionimin e vlerës së teksteve shkollore

me ndihmën e Ministrisë së Arsimit, e cila ka një skemë të posaçme për këtë. Ndërkohë vlera e një pakete ushqimore shkon në 2000-2500 lekë. Gjatë shpërndarjes së këtyre

pakove kanë mbështetur dhe kanë ndjekur deri në fund aktivitetin anëtarët e shoqatës “E Ardhmja Jonë”, drejtori i saj dhe kryetarja e fëmijëve jetimë të Tiranës Betina Duri.

»

07

BASHKIA Përfundon “Pandi Stillu”

Basha: Ne i mbajmë premtimet me vepra Bashkia e Tiranës ka përfunduar ditën e djeshme punimet në rrugën “Pandi Stillo”. Kjo është një ndër rrugët e shumta që iu nënshtruan rikonstruksionit gjatë këtij viti, për t’u dhënë banorëve një komoditet më të mirë të lëvizshmërisë. Me një investim prej 35 milionë lekësh ka përfunduar ndërtimi i rrugës “Pandi Stillu” në njësinë bashkiake nr. 8. Kjo rrugë ka një gjatësi afro 500 metra linearë, me gjerësi 6 metra, me trotuare 1 m në të dyja anët e rrugës dhe do t’u shërbejë mbi 4000 banorëve. Punimet në rrugë janë paraprirë nga ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimeve për ujërat e zeza, ujërat e shiut dhe ujësjellësit. Përgjatë rrugës është vendosur ndriçimi, ndërsa muret rrethuese të shtëpive që janë prishur nga ndërtimi i rrugës janë zëvendësuar me kangjella. Kryebashkiaku Lulzim Basha, i pranishëm në përfundimin e punimeve në këtë rrugë, i konsideroi punimet si shenjë e përkushtimit të Bashkisë për të sjellë të njëjtin standard në çdo cep të qytetit, duke i dhënë fund diskriminimit mes qendrës dhe periferisë. Basha u deklaroi banorëve të zonës se me këto punime u tregojnë atyre se premtimet mbahen me vepra dhe jo me fjalë. Ndërkohë Basha bëri me dije se sot qeveria do të kalojë aktet e nevojshme për shpronësimin e vendit ku do të ndërtohet terminali multimodal. Gjithashtu ai garantoi se gjatë javës do të lidhet kontrata me firmën fituese, pasi të merren edhe aprovimet e nevojshme nga organizatat që bëjnë financimin, në këtë rast Fondi i Zhvillimit “Abu Dhabi” Kryebashkiaku Basha tha se terminali i jep zgjidhje problematikës së trashëguar prej vitesh, vendqëndrimit të mjeteve të transportit publik dhe sjell një standard të ri të munguar në kryeqytet. Ai deklaroi se kjo është strategjia e Bashksië së Tiranës: të mos lërë mënjanë periferinë dhe të krijojë një unanimitet në të gjithë kryeqytetin, duke i dhënë zhvillim të njëtrajtshëm atij.


08

« aktualitet

E enjte 5 shtator 2013 • Akuza kërkon edhe përjashtimin e tij për 5 vjet nga funksionet shtetërore

Prokuroria: Tri vjet burg për gjyqtarin Tabaku Nuk publikoi vendimin që liroi Xhakjen që vrau kryekomisarin Ditën e djeshme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj gjyqtarit Neritan Tabaku, i cili akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre, pasi ka liruar nga burgu Ilir Xhakjen, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ishkryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj. Organi i akuzës ka kërkuar dje dënimin me 3 vite burg për Tabakun për shpërdorim detyre, ndërsa kërkohet që për 5 vjet të mos kryejë asnjë funksion publik.

Pas dhënies së pretencës, trupi gjykues ka shtyrë për në 18 shtator vendimin për gjyqtarin Tabaku, seancë ku mbrojtja do të japë konkluzionet e saj. Ish-gjyqtari akuzohet për moszbardhje të vendimit për lirimin e Xhakjas, duke cenuar rëndë interesat e Prokurorisë. Në argumentimin e organit të akuzës përmendet se ishgjyqtari Neritan Tabaku në momentin që nuk ka zbardhur vendimin ndaj shtetasit Ilir Xhakja apo edhe Jordan Findikut,

Atentat Armando Cekajt te “Siri Kodra”, nuk lëndohet

Tritol makinës së bisnesmenit të ndërtimit, shiste pallatet 2 herë Mariglen Mullai

N

jë atentat i është ngritur dje në mëngjes biznesmenit të ndërtimit në kryeqytet. Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në automjetin e ndërtuesit Armando Ceka, teksa nuk janë shkaktuar të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:18 të ditës së djeshme në rrugën “Siri Kodra”, ndërsa lënda plasëse është vendosur në bagazhin e mjetit tip Volvo me targa AA 997 CX. Shpërthimi i fuqishëm ka tronditur banorët e zonës dhe mësohet se është dëgjuar deri në zonën e Medresesë. Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një tjetër automjet që ndodhej aty pranë, si dhe janë thyer xhamat e tre bizneseve. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku mori dëshminë e të dëmtuarit. Hetimet Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se pista kryesore e hetimeve është përqëndruar në mosmarrëveshjet që biznesmeni kishte me banorët e një pallati të ndërtuar prej tij, të

Vajza rrihte nënën vazhdimisht, probleme shëndeti dhe lekësh Policia arrestoi dje një 34-vjeçare që rrihte vazhdimisht nënën e saj. Nga komisariati nr.2 në Tiranë u arrestua në flagrancë shtetasja Ensiana Paci, 34 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, sepse rreth orës 10.00 në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme, ndaj nënës së saj. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal. Gjithashtu të dëmtuarës ju plotësua urdhëri i menjëhershëm i mbrojtjes. Nga dëshmitë e vajzës dhe nënës u mësua se vajza kishte probleme shëndetësore, si dhe ekonomike dhe këto ishin shkaqet kryesore që ajo ushtronte dhunë mbi të ëmën.

Përplaset me dy makina, plagoset drejtuesi i motorit Pasditen e djeshme një person është plagosur rëndë në kryeqytet, pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas me dy makina. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Brrylit’ në Tiranë rreth orës 18:30. Burime nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Ndërkohë mësohet se drejtuesit e makinave të përfshira në aksident nuk kanë pësuar lëndime. Kjo zonë njihet si pjesa ku motoristët ja shtojnë gazin në maksimum, teksa në këto vite kanë mbetur disa viktima.

Rrëmbimi misterioz i shqiptares nga 2 bashkëkombas. Xhelozia? cilët e kanë kallëzuar disa herë në polici duke e akuzuar për shitjen e pallateve dy herë. Në vitin 2012, më 17 mars Lorenc Terenaj, ortakut të 34-vjeçarit Ceka i është vendosur tritol në banesën e tij. Teranaj dhe

Armando Cekaj kanë lënë përgjysmë një pallat në rrugën “Don Bosko”. Ndërkohë që Teranaj ka qenë i arrestuar më 24 gusht 2011 pasi u kap me 1.2 kg heroinë. Atentatet ndaj bisnesmenëve të ndërtimit janë

frekuente dhe shënohen thuajse në të gjitha qytetet më të mëdha të vendit. Kryesisht, shkaqet e atentateve kanë qenë mosmarrëveshjet e këtyre pronarëve me klientë apo probleme pronësie, si dhe e kaluara e tyre.

Shqiptarët protagonistë në 3 raste ITALI - Nga 3 aksione të ndryshme, të zhvilluara ditën e djeshme nga policia italiane, janë arrestuar disa shqiptarë. Në pranga ranë një italian, dy tunizianë dhe dy shqiptarë, pasi kishin mbjellë parcela me hashash në portat e qytetit të Peruxhias. Bima e marihuanëës ishte rreth tre metra të lartë dhe është sekuestruar së bashku me materialet e ndryshme për kultivim. Policia tha se asnjë prej të arrestuarve, përveç shqiptarëve, nuk e kishte idenë se si rriteshin bimët, pasi për gjithçka përkujdeseshin personat që cilësoheshin si me eksperiencë. Nga operacioni i dyfishtë kundër drogës në policinë e Peruxhias, komanduar nga Giovanni, është arrestuar një 29-vjeçar tunizian dhe një 25-vjeçar shqiptar. Tuniziani me inicilet G.A është parë teksa

ka lënë për një kohë të gjatë pezull gjykimin në apel të këtyre dy shtetasve. Sipas prokurorit Julian Zonja, Tabaku ka vepruar me dashje. Ndërkaq, pas mospublikimit të vendimit për Xhakjen, i cili gjykohej për vrasjen e Qerim Malokut, ndikoi në dëmtimin e interesave të shtetit, ndonëse së fundmi një tjetër trup gjykues që po risheh çështjen, nuk ka gjetur prova që e lidhin Xhakjen me vrasjen e Malokut në vitin 1999.

Kokainë në karamele, heroinë në gojë dhe hashash në portat e qytetit ka nxjerrë nga goja një dozë heroinë për ta transferuar atë te një 23-vjeçar italian. Policët e ndoqën dhe u ndal menjëherë dhe gjetën toptha të vegjël të fshehura në gojë. Natën e martë policët arrestuan S.A, 25-vjeçarin me rekord kriminal, shqiptarin që akuzohet pë shitje droge. Ai ishte banor në rrugën “Gramshi” dhe për shkak të raporteve të qytetarëve policia e ka identifikuar. Ai ndodhej në një kanal të përdorur për mbulimin e telave elektrike teksa po fshinte një zarf që përmbante një total prej 60 gramë kokainë të konfiskuar, së bashku me një telefon celu-

lar dhe shumën prej 200 euro. Stacioni policor në Rescaldina ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi në bordin e makinës së tij në është gjetur në posedim të 4 paketave kokainë, të fshehura në një paketë të karamele, me një peshë të përgjithshme prej 20 gramësh. Policia ka vendosur për të vazhduar kërkimin në shtëpinë e shqiptarit, i cili është banor në Magenta. Monitorimi pasuese i ka lejuar policët të gjejnë 250 gramë kokainë, të fshehura brenda një DVD-je player. Në shtëpi policia ka gjetur edhe një peshore saktësie dhe 400 euro në para të gatshme.

ITALI - Ata kishin konfiskuar një grua 27-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila është liruar pas disa orësh. Të pandehur janë disa bashkatdhetarë të rinj, të cilët u identifikuan nga policia dhe janë vënë në një raport të gjyqtarit, i cili duhet të vendosë se çfarë duhet bërë. Fakti kishte ndodhur më 28 gusht, kur dy burrat kishin bastisur shtëpinë në Silvi, ku gruaja jeton me një partner tunizian, 30 vjeç. Ata thyen derën, duke mposhtur dhe detyruar vajzë që ta merrnin në makinë me ta. Rrëmbyesit, të cilët kishin mbajtur bashkatdhetaren për disa orë, e kishin lëshuar pastaj në një pikë në kufirin midis krahinave të Teramos dhe Peskarë. Në këtë episode, hetimi mbetet konfidencial, teksa dyshohet paraprakisht se autor mund të jetë ish-partneri xheloz shqiptar i gruas.

Marinsat anglezë bombarojnë nëndetësen e Luftës së Ftohtë Marinsat Royal kanë bastisur një nëndetëse të braktisur të Luftës së Ftohtë mes një serie shpërthimesh në një ushtrim praktike. Bastisje në agim ishte pjesë e një stërvitje. “Albanian Lion” përbëhet nga marinsat, 42 komando që zbarkuan në brigjet e ishullit të Sazanit në Shqipëri në një skenar të bazuar rreth kontrabandistëve, trazirave sociale dhe rritja e grupeve terroriste. Kjo është një nga stërvitjet më të mëdha të forcave të armatosura dhe detarë, të cilat janë duke luajtur rolin e tyre në bord në Portsmouth, bazuar në HMS Illustrious. Cougar 13 përbëhet nga teste aftësie të Grupit të Reagimit të Task-Forcës detare, me Marinën Mbretërore dhe disa anije të Flotës Mbretërore ndihmëse, të cilat kanë marrë pjesë në ushtrime nëpër Mesdhe. “Albanian Lion” është prova e parë dhe zhvillohet përreth qytetit shqiptar të Vlorës, ku marinsat do të lëvizin në brendësi të tokës dhe përmes një norme imagjinare armiqësore state. Able Rate, 26 vjeç, nga Fareham, i cili mori, ka qenë në marinë për gati pesë vjet tha se “Këto dislokime janë gjithmonë një kohë e zënë për anijet, por kjo është natyra e trajnimit, ne duhet të jemi të gatshëm”.


AKTUALITET • E enjte 5 shtator 2013

»

09

DEPRESIONI

Tenton të vetëvritet duke u hedhur nga ura, shpëton 38-vjeçarja Hidhet nga ura për në ujërat e lumit Shkumbin një nënë me tre fëmijë në Elbasan. Natasha Dauti 38 vjeçe ndërmorri hapin fatal në orët e para të mëngjesit. Sipas dëshmitarëve okularë, gruaja ka qëndruar për pak çaste me vështrim nga lumi, pastaj krejt papritur

ka fluturuar nga lartësia duke rënë në ujë poshtë urës. Shtetas të rastësishëm i kanë dhënë asaj ndihmën e parë duke e nxjerrë nga lumi dhe transportuar më pas për në spital. Më pas në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe një ekip i repartit zjarrfikës. 38-vjeçarja

është nisur për në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas hetimeve paraprake të policisë rezulton se 38-vjeçarja vuante nga depresioni prej të cilit mjekohej prej disa kohësh. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

KY BIZNES RAPORTOI ÇMIM MË TË ULËT NGA SA KA APLIKUAR

Qytetarët ankohen për sasinë dhe cilësinë, tatimet aksion Nga ARTUR AJAZI DURRES- Ankesat për cilësinë dhe spekulimet me çmimin e karburanteve, ka detyruar degën e Tatim-Taksave në Durrës të nisë një aksion në të gjitha pikat e biznesit të karburanteve. Aksioni ka nisur në të gjitha pikat e karburanteve, nga inspektorët e Tatim-Taksave. Burime nga Drejtoria e Tatimeve Durrës thanë për “Metropol” se “kemi pasur ankesa nga qytetarët për sasinë e paguar dhe cilësinë e naftës dhe benzinës, por aksioni ka për qëllim kontrollet dhe verifikimin e taksimit mbi tregun e karburanteve dhe reduktimin e evazionit fiskal”. Aksioni Aksioni ka nisur edhe për faktin se, biznesi i karburanteve ka raportuar çmim më të ulët në degën e Tatimeve Durrës, nga sa ka aplikuar në të vërtetë për konsumatorët. Për të verifikuar këto luhatje në tregun e karburanteve, aq shumë të përfolur për spekulime, tatimorë durrsakët nisën një investigim mbi tregun në shkallë qarku. Pasi të vërtetohen spekulimet, me detyrimet, tatimorët do të vendosin gjoba dhe penalitete. Kështu në dy ditët e para të aksionit, janë vendosur gjoba dhe janë ndëshkuar 8 pika tregtimi të karburanteve në qytetin e Durrësit. Madje kishte prej tyre, që tatimorët iu kanë bllokuar pa afat dhe shitjen e kar-

Elbasan

Mbyllen brenda dy ditëve, regjistrimet në shkollat e preferuara Kanë mjaftuar dy ditë për mbylljen e regjistrimeve në shkollat më të preferuara të qytetit të Elbasanit. Preferencat e prindërve për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollat më të mira ka bërë që në disa prej gjimnazeve dhe shkollave 9-vjeçare. Kështu në shkollat 9-vjeçare “Qamil Guranjaku”, “Sulë Harri”, “Naim Frashëri” klasat e para të parashikuara janë mbushur dhe drejtoritë e shkollave kanë deklaruar mbylljen e regjistrimeve. Drejtoritë e këtyre shkollave janë të detyruar t’i orientojnë prindërit drejt shkollave të tjera. Gjithashtu janë preferuar edhe shkollat me godina më të mirëmbajtura dhe mësues më të vjetër. Ndërkohë dyndjen më të madhe e kanë njohur gjithashtu edhe gjimnazet e qytetit të Elbasanit. Kështu Konstandin Kristoforidhi dhe Dhaskal Todri mbeten gjimnazet më të preferuara që kanë edhe interes më të madh nga prindërit për të regjistruar fëmijët e tyre. Drejtoresha e gjimnazit “Dhaskal Todri” thekson se po respektohet juridiksioni i përcaktuar nga Drejtoria Arsimore për regjistrimet në gjimnaze, edhe pse nuk përjashton ndërhyrjet e prindërve, të cilët insistojnë që t’i regjistrojnë fëmijët në këtë gjimnaz. Gjithashtu këtë vit në bazë të rregullave të përcaktuara nga MASH, nxënësit që kanë mbaruar shkollan 9-vjeçare në fshat nuk do të regjistrohen direkt në shkollat e mesme, por në Drejtorinë Arsimore, e cila do të bëjë më pas edhe shpërndarjen e tyre duke marrë parasysh edhe numrin e regjistrimeve në secilën shkollë dhe largësinë nga banesa e nxënësit. Janë rreth 45 mijë nxënës që do të fillojnë vitin shkollor në rrethin e Elbasanit. Nga këto 4500 pritet të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Po kryheshin punime në banesë

Aksidentohet në banesën në ndërtim 4-vjecari, humbet jetën

buranteve me pakicë, me argumentin se “nuk kanë plotësuar në kohë detyrimin ligjore për t’u pajisur me kasat fiskale, të cilat do te regjistrojnë elektronikisht çdo shitje që ato bëjnë”. Tregtarët e karburanteve nga ana e tyre, shprehen se, “aksioni është tendecioz, po mbledhin taksat në mënyrë abuzive, me forcë, duke vendosur çmime reference, për të

mbuluar mosrealizimet e tyre”. Sipas burimeve, nga dega e Tatimeve Durrës “vetëm pak ditë më parë I.S.SH në një raport për tregëtinë me jashtë, njoftoi se vlera e importit të naftës gjatë këtij viti ka rënë”. Pra, sipas tyre, rënia nuk i referohet volumit, por vlerës, për shkak se çmimi i naftës në botë ka rënë gjatë muajve të fundit”. Por grosistet e naftës

kanë harxhuar gati 50 për qind më pak se, një vit më parë për shkak të rënies së çmimeve në tregun botëror. Në fakt rënia e çmimit nuk është përcjellë me gjithë efektin e saj në tregun tonë. Nisur nga gjithë këto fakte zyrtare, tatimorët deklaruan se “do të pezullohen dhe gjobiten të gjitha bizneset mashtruese me cilësinë e çmimin e karburanteve”.

Heroinë, kokainë dhe marijuanë

U rrëmbye nga rrjedha

Kakavijë, sekuestrohet drogë në mjetin e 45-vjeçarit

Mbytet në lum 45-vjeçari, po kalonte me kafshë

Sekuestrohet kokainë, heroinë dhe marijuanë në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa në pranga ka përfunduar një 45-vjeçar nga Fieri. Sipas njoftimit të policisë, në brendësi të makinës tip Ford me targa AA 228 ER, që drejtohej nga shtetasi Kadri Kapaj, u gjetën 1 kilogram kokainë, 300 gramë heroinë dhe 1 kilogram marijuanë. Ende nuk dihet destinacioni i saktë i mjetit me lëndë narkotike, ndërsa po punohet për të zbuluar bashkëpunëtorët e mundshëm të 45-vjeçarit.

BULQIZE - Mbytet në ujërat e lumit Drin i Zi një 45-vjeçar në komunën Gjoricë të Bulqizës. Ngjarja u shënua mesditën e sotme, ndërsa sipas policisë 45-vjeçari Florin Sala është mbytur, ndërsa ka qenë duke kaluar lumin me kafshë. Burime nga vendngjarja dhe policia, bëjnë të ditur se niveli i ujit është rritur në mënyrë të menjëhershme, ndërsa 45-vjeçari ka qenë në mesin e lumit. Trupi i pajetë i tij është rrëmbyer nga rrjedha e furishme e lumit, ndërsa është gjetur rreth 20 km larg vendit ku u mbyt nga banorë të zonës dhe policia.

BERAT- Një fëmijë katërvjeçar ka humbur jetën mesditën e djeshme, pasi është aksidentuar në banesën e tij në ndërtim. Burimi i policisë lokale tha për gazetën se ngjarja e rëndë dhe tragjike për familjen C në fshatin Dushnik 3 km në lindje të qytetit të Beratit ka ndodhur rreth orës 12.40 minuta. Po të njëtjat burime të organit blu të policisë bëjnë me dije se vogëlushi me inicialet M. C, 4 vjeç, ka qenë duke luajtur së bashku me shokët e tij të moshës, në oborr të banesës së tij, ku për momentin punonin edhe disa punëtorë për ndërtim. Rënia e derës së banesës në mënyrë aksidentale mësohet se ka plagosur rëndë vogëlushin, i cili u transportua me urgjencë në spitalin e Beratit. Punonjës të bluzave të bardha nga reparti i kirurgjisë pranë spitalit të Beratit thanë për gazetën se fëmija është paraqitur me plagë të shumta në trup dhe në kokë. Mjekët e këtij reparti i kanë dhënë ndihmën e parë shëndetësore, por fëmija ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra nga pasha e derës. Drejt vendit të ngjarjes në fshatin Duhanas të këtij rrethi kanë mbërritur më pas ekspertë të policisë mjeko-ligjore, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autorët kushërinj me njëri-tjetrin

Grabisin turisten ruse, një në pranga, dy në kërkim BERAT- Një turiste ruse ka rënë preh e grabitjes në qytetin e Beratit, ndërsa ka qenë duke vizituar lagjen muzeale “Goricë”. 29-vjeçarja A.G, nga Klin, Rusi denoncoi dje në organin e policisë Berat tre të rinjë për vjedhjen nga qafa të një varse në kohën që kjo e fundit ka vizituar këtë qytet. Ekspertët e policisë së bashku me ekspertët e antikrimit dhe mbrojtjes të turistëve pas marrjes së këtij denoncimi nisën menjëherë hetimet për zbulimin e autorëve të kësaj grabitjeje, ndodhur në një nga lagjet më të vizituara të qytetit. Po dje, Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit nëpërmjet zëdhënëses Valbona Qafa bëri të ditur arrestimin e një 22-vjeçari, si dhe shpalljen në kërkim të dy 19-vjeçarëve, të cilët akuzohen për vjedhjen në bashkpunim të kryer ndaj shtetases së huaj. Mondi Toska, banues në qytetin e Kuçovës, u arrestua nga policia, ndërkohë që E.T dhe K.T, 19 vjeç u shpallën në kërkim. Po dje pas arrestimit të 22-vjeçarit të akuzuar për vjedhje oficerët e Policisë Gjyqësore kanë marrë në hetim të sapo arrestuarin, si dhe kanë përpiluar dosjen dhe akuzat përkatse për 22-vjeçarin që janë “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal. Po e njëta dosje në mesditën e djeshme është dërguar në organin e Prokurorisë të rrethit për të vijuar më tej hetimet për zbardhjen e komplet ngjarjes në fjalë. S. Gorrica


10

« opinion

E mërkurë 4 shtator 2013 •

“Holokausti” i Muhurrit në rrethin e Dibrës

B

anorët krahinës së Muhurrit janë bujq të pasionuar, blegtorë që dinë të rritin delet, dhitë lopët e të përpunojnë prodhimet e tyre, qumështin, lëkurët, leshin, të përdorin me mjeshtëri drurin, por dhe gurin, t’i gdhendin këto me shije e plotë artë e të ndërtojnë shtëpi e kulla shumëkatëshe me arkitekturë tërheqëse e funksionale. Të vendosur në një pozicion gjeografik kodrinor e malor, ai shtrihet që nga faqja e vargmalit të Runjës plakë me plotë përthyerje relievesh, në kthinat e malit të Shmrisë e të Mollës, ku kjo e fundit zbret butësisht me shpatet e saj drejt lumenjve Drini i Zi ujëshumë dhe të Murrës plotë vrulle prurjesh të ngurta rëre, zhavorri e gurësh të madhësive e përmbajte mineralesh e ngjyrimesh të ndryshme. Nuk i mungojnë fushat, që shtrihen nga Stremi i Hoxhes buzë Drinit deri në Zallë të Sinës. Pikërisht në këto terrene fillojnë në fillimet viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar ekspeditat gjeologjike kineze, duke kryer rilevime topografike të terreneve të shoqëruara me kërkime minerale. Grupet kërkimore banonin në çadra në vendin ku sot ngrihen zyrat e komunës së Muhurrit, në perëndim të qytetit të Peshkopisë në rrethin e Dibrës. Shumë të rinj, nxënës shkollash e studentë etj., punuan me muaj ose edhe vite në procese të ndryshme punësh. Ata shkelën me këmbë me aparatet mineral kërkuese, me hartat topografike dhe me instrumentet gjeodezike, nga Zabelet e Hoxhes, në Kollane, në shpatet e Mollës dhe në ato të Bufullës vazhduan me Rrasën e Kuqe e Pellën e Madhe në Malin e Shënmrisë, të shtrira në kundrejtimin verior të tij. U ngjitën deri në Qafën e Shtrigave e atë të Benës, duke zbritur drejt Mrsetit e kaluar në Batafin e Bulaçit, Tallajen e Sines e deri në Shorokan. Sigurisht, përshkuan shpatet e Sukës dhe zbritën në rrafshnaltat e Rrencit, Kalivaçit, të Vneshëve në Garth e deri në Thanxë e Rrafshën e Merke. Por vjen një orë një ditë, një muaj, një vit, pra ai i 1979-s, ku shteti shqiptar shkëput marrëdhëniet me kinën komuniste, e ai do të çante i vetëm përpara për të ndërtuar “socializmin origjinal shqiptar”. Gjeofizika e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, mori përsipër çuarjen përpara të punimeve hartografike e gjeologjike. Ngjyra, madhësia e çadrave apo të ndërtesave, emrat e gjeologëve, topografëve e inxhinierëve ndryshuan, ato tanima ishin shqiptar, nga të gjitha skajet e këtij vendi, të drejtuara nga ana administrative nga Ministria e Industri-Minierave. Ndërsa rilevimet topografike, vazhdonin me hapa të shpejtë, kërkimet gjeologjike kaluan në fillimin e dhjetëvjeçarit të viteve ’80 me hapjen e tuneleve me gjatësi që shkonin deri në një kilometër. Puna kryhej me martela, me kazma lopata, e transportohej me karroca metalike ose prej druri por edhe me vagonë që lëviznin me rrotat e tyre mbi shinat e hekurta. Shumë të rinj nga fshatrat e Muhurrit e përreth filluan punën e vështirë të minatorit, duke hapur këto vrima të zeza në drejtim të zemrave të maleve e kodrave, ndoshta për të zbuluar diçka. Gjeografia e tyre mund të përcaktohet lehtësisht duke filluar nga rruga automobilistike, Arapi i Poshtëm, Kisha e Limthit, Ara e Shënkollit deri te Rrasa e Kuqe më pas zbret deri në lumin Murra, që përbën kufirin e poshtëm, që quhet ndryshe “Kthesat e Bufullës”, në të cilën u hapën katër galeri. Në shpatin e

Nga dr. Selman MEZIU

Rrasës së Kuqe mbi vijën e ujit Gjurra e Kumullës drejt lagjes Mëzeze, por mbi këtë u hapën dy tunele. Në udhën këmbësore Kodra e Shtezë, e cila përshkon livadhet e fisit Leka në drejtim të shtëpisë së Ramadan Lekes u ça mali duke hapur një tunel por nën këtë udhë të hollë. Një tunel tjetër ndodhet në mes të shtëpisë së Zenel Lekës dhe Arës së Veshe. Në kurrizin që ndodhet në Sukën e Leke, që thirret “Kodra e Kuale”, u hapën tri galeri. Në shpatin e Kodrës se Rreskave përballë Mazrekave te Poshtme një tunel. Nga Shesha e Madhe, duke ndjekur përroin me të njëjtin emër në drejtim të Arës se Bollës u hap një tjetër i tillë. Në shpatet e Shorokanit gjenden dy tunele, të cilët ende dëshmojnë për këtë punë të vështirë e plotë sakrifica të kryer. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vjet, ato duken edhe nga udhëtarët e zakonshëm, dheu i pa veshur me bimësi, i përshkuar nga rrëketë e ujit, duke krijuar vatra gërryese me pamjen e zymtuar e akuzuese për mjedisin pyjor të shkatërruar, të pajetë. Në këto punime tepër të vështira, për nga lodhja fizike, mendore, e vështirësitë në frymëmarrje e me pluhurin e zi në fytyra e rrobat e punës punuan të rinjtë e asaj kohe. Edhe pse ato përdornin disa maskera të thjeshta për të filtruar ajrin që thithnin normalisht, i gjithë fyti ju digjte bashkë me kanalin e frymëmarrjes nëpërmjet hundëve. Punuan me plotë vetmonim, u djersitën e u lodhën pa masë të rinjtë Agim Rina, Ramazan Reçi, Faik Mëziu, Ramadan Skuka, Kapllan Sina, Rexhep Çiku, Shefki Prençi, Zyber Veshi e Tahir Veshi. “Ishte pranverë e vitit 1981. Nga Ministria e Shëndetësisë vijnë dy mjekë për të kryer inspektimet në tunelet ku vazhdonin punimet. Isha unë, tekniku i sapodiplomuar, që u ngarkova t’i shoqëroja në disa tunele. Ato kryenin matje me disa instrumente mbi ndotjen e ajrit brenda si dhe bënin matje të përmasave të tuneleve. Në punë e sipër njëri nga Doktorët më thotë: “Qenkeni mjafti ri, more djalosh, me vjen shumë keq që nuk e kuptoni se çfarë ndodh në këto mjedise pune.” Ky ishte Sheme Emini nga Saranda. Ndërsa nga mbrapa dëgjova një “shtsht” të zgjatur, instinktivisht ktheva kokën dhe pashë gishtin e kolegut të kryqëzuar mbi buzët e tij. Mbretëroi një heshtje, e cila nuk u thye kurrë, edhe pse unë atë ditë punova për tetë orë me mjekët e Ministrisë së Shëndetësisë. Çfarë ndodhi vallë? Pse ra kjo heshtje si një stuhi shkatërrimtare e mendimit?” Kështu kujton njëri nga punonjësit që kërkoi të mbetesh i fshehur, pra i pa emër. Më tej ai shprehet se shikonte shkresat ku shkruheshin: “Tepër sekret”, ndërsa çdo letër e shkruar në terren apo ne zyra, të cilat mund të shkruheshin gabim apo... Ato nuk hidhesh në tokë por digjeshin menjëherë, jashtë ose në zyra në

vende te posaçme. Një pakujdesi ose nënvleftësim të kushtonte ndoshta mbi dhjetë vjet burg. Deklaruesi heshti vuri njërin gisht në njërën pjesë të kokës dhe ra në mendime. E më pas si u zhvilluan ngjarjet pyet me plote te drejtë lexuesi i këtyre rreshtave? Një ditë prej ditësh kujton 50-vjeçari i mësipërm: Inxhinieri gjeolog Gëzim Shini me një zë të dridhshëm e të ulët që mezi e dëgjova më tha: “Me një vagon 03 Muhurrin e beja qytetin më të bukur.” Para më se pesë vjetësh i ndjeri Halit Laçi shkoi të shikonte nipërit e tij në Angli. Rastësisht në një tavolinë i afrohet një burrë rreth të gjashtëdhjetave dhe pasi i mëson nga çfarë vendi i Shqipërisë ishte, i thotë: “Ju muhurrakët shkelni me shputën e kambëve në arin me plotë shkëlqim.” Ndërsa banorët muhurrakë përjetonin nga vitet ’90 ditët e gjëmës së madhe, të vdekjeve të njëpasnjëshme të punëtorëve që kishin punuar në këto galeri shkatërrimtare shëndeti e jete të bijve të saj. Nënat qanin me këngët e vajit historitë e kobshme që këputnin në lulen e jetës ish-punëtorët e tuneleve famëkeqe. Zyber Veshi, ende i gjallë, na thotë: “Emrat tanë janë shënuar në kartela të veçanta në Ministrinë e Shëndetësisë.” Ndërsa më 20 gusht të këtij viti në vazhdim korteu i pafund me lot ndër sy përcjell një ndër martirët e kësaj beteje, Shefki Preçin. Mu ngulitën thellë në kujtesë dialogët e mëposhtëm gjatë përcjelljes se kufomës në banesën e fundit: “Pse nuk është shkruar as edhe një rresht për këta luanë të tuneleve, që helmi e radioaktiviteti i mineralit bazë të bombës atomike, uraniumit, i thau, shkatërroi dalëngadalë dhe u këputi jetën në mes bijve tanë, ashtu siç ndodhi në qytetet japoneze të Hiroshimës e Nagasakit 68 vjet më parë?” I përlotur nga kjo vdekje e parakohshme, më vjen pranë meje bashkëmoshatari im Faik Mëziu (fatmirësisht ende i gjallë), i cili më ngjanë me një lis të hollë e të gjatë, por që po thahet, po zvogëlohet, po vyshket, po i bie hija, sytë i janë futur thellë në zgavrat e tyre, hunda heshtake mjaft e mprehtë me trupin si një skelet i gjetur në zbulimet arkeologjike prehistorike. Ai mezi merrte frymë e pas çdo tridhjetë metrash duhet të ulet e të pushojë, të çlodhet e të ripërtërijë forcat për të komunikuar më tej. E vetmja dëshmi e kësaj beteje të nëndheshme që mund të flasë, por unë nuk munda t’i thosha edhe një fjalë, lotët më rridhnin si pika shiu, nuk më dilte as edhe një fjalë nga goja, shpirtin e zemrën time e kishte pushtuar një dhimbje e dëshpërim i thellë. Edhe tani që po shkruaj lotët më kanë lagur tastierat e kompjuterit tim e shamizezat nëna e nuseve muhurrake, të mbetura të veja më shfaqen në ëndrrat e trishtueshme e frikësuese për çdo natë. Pikërisht për këtë muhurrakët akuzojnë shtetin e asaj kohe, që vetëm me fjalë e konsideronin njeriun kapitalin më të çmuar, në fakt kanë bërë të kundërtën. Lotët krua të bashkëfshatarëve të mi, vuajtjet e panumërta të fëmijëve e dhjetëra familjeve të këtyre viktimave të inkuizicionit komunist u ftojnë ju gazetarët e gazetave shqiptare, të radiove e televizioneve të zbuloni e nxirrni lakuriq në dritën e diellit holokaustin e Muhurrit në rrethit e Dibrës. Historia duhet shkruar me dëshmitë e mbledhura, mbi bazën e fakteve kokëforte. Vetëm kështu ato mund të bëhen mësime e të edukojnë brezat e rinj, si dhe t’i bëjnë të aftë që të shtrojnë shinat e së ardhmes me mençuri, dinjitet e respekt për të gjithë martirët e luftërave e të punës.


opinion • E mërkurë 4 shtator 2013

»

11

Fragmente inteligjente Nga Elvis KOTINI

S

tasi, Ministria e Sigurimit të Shtetit, u themelua më 18 shkurt 1950. Wilhelm Zaisser ishte i pari drejtor. U modelua sipas KGB-së sovjetike, e cila e konsideronte në mënyrë ekstreme besnike dhe efikase, midis shërbimeve të ndryshme të kombeve të Paktit të Varshavës. Influenca e Stasit praktikisht në të gjithë aspektet e jetës së Republikës Demokratike Gjermane nuk duhet të nënvleftësohet. Në vitin 1989 u vlerësua që Stasi dispononte 91 000 të punësuar në kohë të plotë dhe ndoshta mbi 100 000 informatorë, duke disponuar faktin e një përqindje më të larë të spiunëve të të gjitha shteteve të Paktit të Varshavës. Stasi monitoronte sjelljet politikisht jokorrekte të të gjithëve. Stasi, si model sovjetik ku sundonte linja ideologjike; masë bashkëpunëtorësh; çështja “besimi”. Sa më shumë bashkëpunëtorë aq më mirë për Stasin, dhe kjo provohet me llojin e mbikëqyrjes politike. Ndërhyrjet ndërkombëtare në territorin e një vendi të huaj: Duhet kërkesë zyrtare nga forcat respektive; gryka të hapura të zjarrit ndaj popullsisë civile; kërkesa qeveritare [marrëveshjet rajonale në shërbim reciprok]. A formon diktatura shqiptare një çështje të huaj? Diktatura shqiptare si një fazë politike midis monarkisë dhe republikës përbën çështje të brendshme të shtetit shqiptar në analizë dhe letërporosi ndërkombëtare, një përgjegjësi kombëtare të politikës zyrtare. Askush nuk është fajtor derisa të zbatohet drejtësia; po ashtu paragjykimi ndaj momenteve qeveritare në kundërshtim me të drejtat e njeriut, përbën jo vetëm interes policor, por edhe politik. “3.3”, d.m.th. të gjitha disiplinat e parashikuara nga klauzolat penale i përshtaten numrit “3”. E = mc/2, d.m.th, m [3] x c [2]. Pra, numri 3, plotësohet me një nga dy disiplinat e fushës në shkeljen penale. “0.4” është dëm ose shkelje penale. Kjo sjell “mmm”. d.m.th 3.3.3 interes dhe barasvlerë midis 2-5 opsione. Mbahet numri 3 parasysh dhe jo rezultati midis 2-3, që është 9, pasi numri 3 është kushti vendimtar mbi liritë e shprehura juridiko-civile në raport me të drejtat bazë që mund të shkojnë nga 7-9 karaktere. [1-10 vjet]. Bëhen këto sqarime mbi vlerësimin e përgjegjësisë penale në Kodin Penal, në të cilin shënohen llojet e veprave penale sipas opsionit të manipulimit dhe dëmit të shkaktuar nëpërmjet dashjes. Kësisoj përgjegjësia institucionale është e kufizuar në të drejta penale dhe të drejta politike. Duke i lënë shteg të hapur mundësisë së kontrollit për

raste të veçanta, të cilat ndonjëherë me anë të gjykatës mund të jenë një nga mundësitë e zbatimit të ligjit, dhe jo kriteri inkuizitor për tërë shoqërinë demokratike. Qëllimi kriminal parashihet nga teoria e së drejtës penale si një nga arsyet e dënimit. Por çfarë kuptojmë me qellim në vetvete? Kjo është abstrakte, d.m.th. mendohet se i referohet arsyes bazë të sjelljes, por ne do ta marrim si dijenia për të kryer ose mos kryer një veprim të rrezikshëm. Në planin statistikor qëllimi i përmbahet një arsyeje të vetme. Raportet e drejtësisë penale janë sa të vërteta, aq edhe metafizike, po kur bëhet fjalë për arsyet e kriminalitetit, gjykimi më i shëndoshë pranon motivin si kriterin themelor në çështjet hetimore. Motivet janë në raportin “0-grade”, 3:1 d.m.th. në drejtim objektiv “3” dhe në drejtimin subjektiv “2” karaktere. Por çfarë do të kuptojmë me motivet? Të gjitha ligjet dhe fushat e zbatimit të tyre, të cilat mbahen parasysh nga udhëzues dhe procedura të standardit shtetëror. Kriteret me qëllime morale dhe shoqërore nuk formojnë ekskluzivisht motive në vepër, por natyrën shpirtërore të qenies. P.sh., xhelozia, paramendimi, apo çdo akt tjetër emocional, përfshi edhe dashjen, janë animus modenti për shtetasit. Çfarë ndodh në vizionin e një vrasjeje? A konsiderohet plani reflektiv si pushteti i provës? Për ti dhënë një përgjigje faktive çështjes (fakt = 04), duhet të testojmë dy nga qëndrimet fizike të reagimit nervor. Për herë të parë dëshmitari nuk e shikon ose e sheh fare pak vrasësin. Dhe këtu bie akuza. Por në rastin e dytë, nën të njëjtin kënd rendor, dëshmitari shpjegon, se : “Po, ky është vrasësi”. Çfarë ka ndodhur? Besueshmëria ndaj dëshmisë është parësore në aktin e hetimit dhe gjykimit potencial. Gjykata duhet të mbajë parasysh se refleksi psikomotor për të dalluar në kushte drite ose errësire vrasësin, dikton vetë pozitën e fajit. Kjo pozitë reflektive ka një vrojtues të jashtëm [x3], të themi sekret, i cili kur dallohet dhe kapet nga organi hetimor mund të shtyjë drejt faktit të njohjes në dy aspektet: deklarimet e dëshmitarit, ose deklarimet e të njëjtit lloj nën eksperimentin hetimor. Kështu: “gjykata vendosi”. Rastet e hulumtimit kriminalistik dhe zhvillimit mendor te subjekti potencial, mund të shikohen në frymën e zbatimit praktik të rasteve mbi cenimin e normës së lejuar publike. P.sh., jo të gjithë rastet e përdhunimit janë të dënueshme sipas ligjit. Kjo pasi akti i dhunës së një mashkulli ndaj një femre në organin seksual konsiderohet edhe ndërhyrje psikike në aftësinë për të humbur apo kontrolluar sistemin nervor. Prandaj një femër që

godet me armë zjarri përdhunuesin e saj, sidomos në fushë e në mal, e në zona të hapura jo publike, e përjashton atë nga përgjegjësia penale. Kodi Penal parashikon dënime të reduktuara mbi përdhunimin apo vlerësimin e dhunës midis shoqi-shoqit në komunitet apo nisur nga parimet e sjelljes kolektive. Po a e dini se? Dhuna fizike e mashkullit nëpërmjet seksit barazohet me mbrojtjen e nevojshme të femrës në të dy planet: moral (vaginal) dhe fizik (armë zjarri). Këto i korrespondojnë distancës [o] (intensitetit të sulmit) dhe penisit (mjetit të përdorur). Nisur nga këto tipare praktike të sjelljes shteti i referohet integralit 1.7, d.m.th. integrali në sistem i të gjithë ekuacioneve matematike e ka vlerën “a = 7” në zgjidhje. Por, jo të gjithë shtetet disponojnë zgjidhjet në vlerën “7.1”, por në kushtet “9.2”, d.m.th “P =3.1”. Këto diagrame provohen nga niveli i demokracisë dhe kushtet gjyqësore të zgjidhjeve pozitive. Kemi volumin social-politik të vendit ku parashikohet se vrasjet e ndodhura ashtu kot, nuk mund të dënohen me dënime të ulëta dhe më pastaj, kur i dënuari del nga burgu, ai vritet për hakmarrje nga familjarët e viktimës. Jo, këta që vrasin ashtu kot, d.m.th. nën afektin eksploziv dhe jashtë ndikimit të rrethanave me vlera pozitive, të mirëbesimit, interesit genuin, duhen dënuar me vlerën kapitale të dënimit, pasi iu mungon arsyeja e bashkëjetesës civile. Dhe Kodi Penal për këta ka parashikuar dënimin nga 20 vjet në burgim të përjetshëm, pra kondicioni invers nga lartë poshtë. Cilat janë disa nga kushtet më të rëndësishme, që njihen si interesa për të kryer krime? Paraja, sadizmi dhe konkurrenca. Mirëpo 3:1 dhe 2:3 janë edhe niveli i gradave ushtarake, që në efektin domino konsiderohen edhe si valë të inspektimit civilo-administrativ. Këto lexohen “3:2:5”, dhe kanë një progresion të rritjes 4.2-5.1. Le ta mbyllim me figurën e njohur Fantomas. Ky është një karakter i krijuar nga shkrimtarët francezë Marcel Allain (1885-1969) dhe Pierre Souvestre (1874-1914). Një nga karakteret më popullore në historinë e krijimtarisë kriminale franceze Fantomas u krijua në vitin 1911 dhe u shfaq në një tërësi prej 32 volumesh të shkruara nga dy bashkëpunëtorët dhe rreth 11 prej këtyre volumeve të shkruara nga Allain, pas vdekjes së Sovestres. Karakteri ishte gjithashtu baza për filma të ndryshëm, televizionin dhe përpunimeve të librave komikë. Në historinë e krijimtarisë kriminale, ai përfaqëson tranzicionin prej të këqijve të novelave gotike të shekullit XIX deri në ditët moderne të vrasësve serialë.

Vlera e mallit të diktaturës

K

a kohë që në disa të përditshme botohen sistematikisht kujtime për njerëzit dhe personazhet me peshë të së kaluarës komuniste. Kjo nuk është hera e parë. Thua të jetë nostalgji, apo nevojë komerciale për ta bërë gazetën më të shitshme? Pas gati njëzet e tre vjetësh pluralizëm ky duket një nonsens i madh, një mungesë përgjegjësie dhe respekti për qytetarët, për përpjekjet tona europianizuese. Natyrisht që ne nuk mund t’u shmangemi të vërtetave tona historike, bërjes së transparencës, po duhet të jemi të sinqertë dhe konkret, se edhe sot e kësaj dite problemi i hapjes së dosjeve ka mbetur në mes të rrugës, dhe kjo është një përdhosje, një injorim për viktimat e komunizmit, për gjakun e tyre të pafajshëm. Nga ana tjetër, persekutorët ndihen të patrazuar, organizohen në grupime dhe shoqata veteranësh, marrin pensione të majme për krimet dhe masakrat që kanë kryer. Nuk e kam fjalën këtu për njerëzit e thjeshtë, për të indoktrinuarit, për ata që mbanin teserën e anëtarit të partisë, besonin te dhjetë cilësitë e komunistit, bridhnin veprave dhe kantiereve në të katër anët e Shqipërisë dhe sa mezi e mbushnin barkun me bukë. Mbyllja, izolimi nga bota bëri të vetën dhe ia shtoi jetën diktaturës. Në shkrimet që po i paraqiten publikut të bie në sy një lloj devocioni, kujdesi për t’i paraqitur me detaje momentet e jetës së eksponentëve të lartë, çastet më intime, ku figura e tyre duket shumë bujare, e njerëzishme, humane. Paanësia do kërkonte që të eksplorohej më thellë nëpër arkiva, dosje gjyqesh, plenumesh, të flisnin bashkëpunëtorët, por edhe të përndjekurit, të bëhej një sintezë më e plotë e asaj që ka ndodhur gjatë 45 vjetve. Mënyra se si po operohet, dashur pa dashur tregon tendencë rehabilitimi, e kërkuar apo e sponsori-

Nga Luan KURTI

zuar nga dikush i interesuar. Kjo do të thotë se e vërteta është varrosur një herë e përgjithmonë dhe sistemi ynë demokratik ka për të lënguar nga pesha e fajeve dhe të fshehtave të tmerrshme. Kjo ka për të prodhuar vazhdimisht përçarje, konflikt, mungesë kohezioni, ka për të na lënë peng të një shoqërie periferike, të paemancipuar. Ne jemi pothuaj i vetmi vend në lindje që mbi themelet e një të shkuare të përgjakur kemi ngritur ngrehinën e një tjetër sistemi dhe me dorën e mbledhur grusht trokasim në portat e Europës së shurdhër. Teza e antikomunizmit është përjargur më tepër nga fanatikët e së shkuarës, nga të konvertuarit në demokratë që me citatet e “xhaxhit” në mendje e zemër i bënë “bllokadë” kapitalizmit, krijuan një sistem vetadministrimi rrumpallë, pa rregulla loje, ku çdo mëkat dhe paudhësi i atribuohej “sovranit” popull. Mendoj se një nga pikësynimet e porositësve është se neve të na dhimbset vetja, fati apo taksirati që na gjeti. Thënë shkoqur, ne duhet të psherëtijmë të dëshpëruar se dikur ishim më mire. Tani kemi mbetur në mes të rrugës si jetim dhe as jetën, as pronën s’e kemi të sigurt. Kjo ishte e ardhmja që ëndërruam, Europa tek e cila shpresuam. Ne ishim dhe mbetëm të varfër, ata ishin dhe mbetën të pasur, të pushtetshëm, padronë. Kjo nuk përbën vetëm kënaqësi, por dhe një hakmarrje tek individë dhe kategori të caktuara. Këta zotërinj kërkojnë të indoktrinojnë, të tërheqin në vorbull edhe brezin e ri, njerëz të lindur kryesisht pas viteve ’90. Nëse bijat e mia do të më pyesnin se cili ishte Mehmet Shehu, Hysni Kapoja apo dikush tjetër, do më duhej të harxhoja ditë të tëra dhe s’mund t’ua shpjegoja dot me një fjali. Se nuk mund të thuash thjesht se ishte i lig, tiran, cinik, që na broçkolliste për fitore kur ishim më të varfrit dhe të mjerët e kësaj bote. Se gazeta thotë të tjera dhe letërkëmbimi nga shtrati i vdekjes, nga spitali ku mjekohej dhe merrte serume të krijon një tjetër për-

shtypje. Se, në fund të fundit, nuk ka njerëz vetëm të këqij, çdo gjë është relative. Po të këmbëngulja me sofizma të tipit “ata na vranë shpresën, ëndrrat”, jam i sigurt se nuk do të më aprovonin dhe do të vinin buzën në gaz, do t’u dukesha i vobektë, për të ardhur keq. Ku ta gjej kurajën, durimin për t’u rrëfyer me detaje, për t’i bindur në vërtetësinë e fjalëve të mia se nuk jam nihilist, një që ia fut kot katundit? Për më tepër kur kohën e kam të kufizuar dhe më duhet të luftojë, të përpiqem pafundësisht për mbijetesë. Këto janë punë të historisë, të specialistëve. Po ne nuk kemi as histori, nuk kemi memorie kombëtare. Ne akoma grindemi edhe për datën e pavarësisë, edhe për datën e çlirimit. Aq sa kemi vënë në vështirësi edhe të huajt, trupin diplomatik me kartolinat, letrat dhe telegramet e urimit. Kur duhet, ne i shajmë me farë e me fis Zogun, Fan Nolin, Enverin, partizanët dhe ballistët, jemi demokratë, monarkë, republikanë, i përziejmë kur na lypset dhe bëjmë një koktej patriotik që s’ka zot që e merr vesh. Po nëse gjithë meraku, ligjërata ime janë në tym dhe ndonjë pronar medie, redaktor i pafajshëm e gjeti si mundësi që të kapte tregun, atëherë aferim i qoftë! Përderisa prej vitesh po zbrazim magazinat e armëve dhe municioneve pa inventar për të bërë ca “para të ndershme”, pse të mos zbrazim edhe mendjet, t’i bëjmë rifresh së kaluarës së “lavdishme”?! Dikush mund të thotë se paralelizmi nuk qëndron, se armët në Gërdec rezultuan vrasëse, por edhe fjala vret, madje më shumë se plumbi. Ani, simbioza, dualizmi, mall-para, para-mall është thelbi i ekonomisë së tregut. Këtu çdo gjë është e shitshme, e vlefshme. Të vobektit shesin kanaçe, skrap, gjithfarë mbeturinash. Përderisa jetojmë në një kohë të çmendur, asgjë nuk është e pamundur. Një më shumë apo një më pak, nuk ka rëndësi në malin dhe pirgun tonë të marrëzive dhe perversiteteve.


12

« gossip

West, 3 milionë USD në dasmën e të birit të presidentit kazak Kanye West do të fitojë një udhëtim në Kazakistan, për të kënduar në ceremoninë e martesës së djalit të presidentit kazak Nursultan Nazarbayev. Presidenti i Kazakistanit, me këtë ftesë të West do të plotësojë kështu tekën e të birit, duke i paguar këngëtarit amerikan një shumë prej tre milionë dollarësh, për disa orë shfaqje në dasmë. Nazarbayev vlerësohet që të ketë një pasuri prej disa miliarda dollarësh, si rrjedhojë e interesave të tij në naftën që eksporton vendi, por shpesh ai është konsideruar edhe si një diktator, i cili manipuloi gjerësisht zgjedhjet e vitit 2011. Njëkohësisht, Kazakistani konsiderohet si një prej vendeve më problematikë, përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut.

E mërkurë 4 shtator 2013 •

Situatat që mund të

shkatërrojnë lidhjen

Lewis dëshiron të luajë James Bondin Damian Lewis dëshiron të luajë rolin e famshëm të agjentit 007, James Bond. Ylli i filmit “The Homeland” thotë se do t’i pëlqente ta zëvendësojë Daniel Craig në serinë e filmave hit. “Po, mendoj se do të ishte e mrekullueshme. Daniel po bën një punë të mahnitshme dhe do të vazhdojë edhe për ca kohë. Por nëse ndonjëherë vjen puna, do ta shfrytëzoja kur të më jepej shansi”, ka thënë aktori.

Rihanna më e shikuara në YouTube Rihanna ka arritur të ketë një numër rekord shikueshmëri në YouTube, ku kalon 4 bilionë ndjekës, kjo e bën atë artisten më të parë. Rihnna ka nxjerrë në treg edhe parfumin e saj të fundit Rogue, i cili është i disponueshëm në amerikë. Ajo është parë në New York City teksa kthehej në hotel e veshur sport.

I

përkushtoheni shumë partnerit? I përshtateni shumë dhe bëni kompromise? Është e njohur që “të japësh” është mirë për të funksionuar lidhja. Mirëpo, ç’ndodh kur e teproni? Po ju përshkruajmë në vazhdim katër situatat të cilat mund ta shkatërrojnë marrëdhënien nëse bëheni së tepërmi i mirë. Nuk e vështroni situatën ashtu siç është në realitet Nëse koka juaj vazhdimisht është e fascinuar me partnerin, ka mundësi reale që të mos e vëreni se si partneri juaj nuk është i interesuar për ju apo ndaj jush nuk sillet me respekt. Me rëndësi është të përqendroheni në gjëra pozitive. Por,

duhet t’i njihni edhe gjërat negative që të mund të merrni vendime të drejta. Mos i zbuloni tërësisht ndjenjat shumë se që jep tjetri. Në disa takimet e para e tregoni anën tuaj të dashur, zemërgjerë dhe që përshtatet. Ana juaj e keqe nuk tregohet fare, por edhe ajo është njësoj pjesë e juaja. Por, në këtë mënyrë lidhja midis jush nuk do të ketë sukses. Sjelljet tuaja nuk durohen Njerëzit mësohen me sjelljet tona ndaj tyre, por nuk është e mundur të vazhdoni të jepni më shumë se që japin ata. Në një moment do të kuptoni se jepni më shumë se partneri dhe do të tërhiqeni.

Hëna ka atmosferë

M Gisele Bundchen këndon në reklamën e re të H&M Ajo ka magjepsur me look-un e saj për vite por tani Gisele Bundchen mund të shtojë edhe këndimin në resumenë e saj. Një eksperiencë e re kjo për modelen e cila, në fushatën më të fundit të H&M këndon “All Day and All of the Night” nga The Kinks. Performanca e Gisele do të jetë e vlefshme për ta shkarkuar edhe në iTunes. Fondet e mbledhura do të shkojnë për UNICEF. Gisele është shprehur se ndihet e emocionuar që do të jetë imazhi i firmës këtë vjeshtë, pasi adhuron stilin e veshjeve nga H&M, ku edhe në të njëjtën kohë do të mbledhë dhe fonde për UNICEF.

endohej që Hëna s’ka atmosferë, por studimet e fundit të kryera me teleskop nga Toka dhe nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës tregojnë që sateliti i vetëm natyror i planetit tonë ka një të tillë, me dendësi të rrallë (por që duhet marrë në konsideratë) dhe plot mistere. Pikërisht për të zbuluar këto mistere, nga qendra Ames në Kaliforni, agjencia amerikane e hapësirës, NASA nisi sondën LADEE (Lunar Atmosphere and Dust Environment Explorer). Sonda u nis natën mes 3 dhe 4 shtatorit dhe misioni i saj (nga vetë emri) do të jetë studimi i atmosferës së Hënës që sipas parashikimeve të shkencëtarëve më optimistë, do të jetë elementi kyç i mundësisë për të vendosur koloni njerëzore atje…në një të ardhme të largët. Atmosfera hënore u kishte shpëtuar syrit të shkencëtarëve për shkak të dendësisë së vogël të saj, vetëm 1 milion molekula për centimetër/katrorë, ndërkohë që në tokë, në të njëjtin volum janë përqendruar 10 miliard molekula. LADEE do të orbitojë në një lartësi nga 20 deri në 60 kilometra lartësi nga sipërfaqja e Hënës për të kapur më qartë fenomentet atmosferike, të vëzhguara fillimisht nga astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Nuk jeni sfidues Nëse gjithmonë jeni të mirësjellshëm, partneri juaj do të fitojë përshtypje se nuk duhet të përpiqet fare që t’ju mbajë për vete. Ai do të mendojë se ju gjithmonë do të jeni me të, pa marrë parasysh si sillet ai me ju. Një situatë e tillë do të çojë te ajo që ai s’do të mendojë për nevojat dhe dëshirat tuaja. Do të bëhet egoist, e kjo lidhje do të dështojë. Sikur të ishte situata e kundërt, a do t’ju ofronte personi i tillë atë që ju i ofroni atij? Mateni mirë situatën dhe mos kërkoni justifikime për partnerin tuaj. Nëse vlerësimi i këtillë i situatës kalon në shprehi, do të jeni më real, ndërkaq lidhja juaj do të jetë më e suksesshme.


gossip • E mërkurë 4 shtator 2013

Rita

»

13

Ora

LeBron

me komedi televizive

Basketbollisti LeBron James ka lënë fushën përkohësisht për t’u strukur në studio televizive, pasi është duke zhvilluar një serial komedie me aktorin e “Glee”, Mike O’malley. Ylli i Miami Heat është bashkuar me mikun e tij të kamotshëm dhe partner në biznes, Maverick Carter, dhe me producentin e “The Cosby Show”, Tom Werner, për të realizuar projektin që do të shkruhet nga O’Malley. I titulluar “Survivor’s Remorse”, seriali do të tregojë jetën e dy shokëve, njëri nga të cilët yll basketbolli, dhe se si raporti i tyre me miqtë dhe familjen ndryshojnë me suksesin e tyre. Seriali tridhjetë-minutësh, do të ketë elemente nga jeta e James dhe ngritja e famës së tij, por nuk do të jetë i bazuar në ndonjë ngjarje të vërtetë. “Nuk është seri autobiografike për jetën time ose të LeBron; janë karaktere të trilluara që jetojnë në një botë të trilluar. LeBron në fakt është shumë i famshëm, ai do ta bllokonte nëse unë do të përpiqesha të bëj një shou për të”, ka thënë Carter.

shkëlqen në “GQ Awards” Taylor Swift edhe aktore Këngëtarja Taylor Swift raportohet se do të luaj edhe si aktore në filmin për spiunazh, “The Secret Service”. Këngëtarja e ka marrë një rol filmik nga regjisori Mattheë Vaughn dhe pritet që të luaj krah aktorit Sir Michael Caine dhe Colin Firth, të cilët luajnë rolet kryesore. “Matheë ka kërkuar një numër aktores për të luajtur këtë pjesë por i ka pëlqyer Taylor – që për të duket shumë natyrale në ekranin e madh”, tha një burim.

M

brëmjen e së martës, Rita Ora kaloi në tapetin e kuq për të marrë pjesë në dhënien e çmimit “Mashkulli i Vitit” nga ana e revistës “GQ”. Këngëtarja 22-vjeçare për t’u vendosur në qendër të vëmendjes kishte zgjedhur një fustan stil “zebra” me vija të verdha e të zeza, me shpinë të zbuluar, ndërsa grimi ishte menduar disi më i vecantë. Pak para nisjes së ceremonisë, Rita postoi një status në profilin e saj në Tëitter, ku falenderonte Ema Ousborne për veshjen dhe grimin që kishte përzgjedhur. Megjithatë, shumë vazhduan të kritikojnë Ritën për veshjen e saj. Sipas tyre, 22-vjeçares i mungon origjinaliteti dhe mundohet të kopjojë Rihanna-n dhe Beyonce-n.

Rosie “ndahet” nga Jason

Kim Kardashian kthehet në bjonde Pas shumë kohë mungesë në sytë e paparacëve, Kim është parë jashtë, ku ka demonstruar look-un e ri. Ndryshimi është i dukshëm pasi Kim është kthyer në bjonde dhe ka ndërnmend të rrijë kështu për një kohë të gjatë. Burime thonë se Kanye është totalisht suportiv për ndryshimin.

Aktualisht ajo është duke kaluar disa ditë pushimesh në breg të detit në Ibiza me miqtë më të ngushtë. Ditën e djeshme është mësuar se Rosie Huntington ka vendosur të ndahet për një periudhë kohe nga aktori Jason Statham. Lajmi shkruhet nga burime të “Daily mail”, me burime të afërta pranë çiftit. Sipas këtyre burimeve diferenca prej 19 vitesh në moshen e tyre ka krijuar probleme dhe keqkuptime mes tyre.


14

« bota

E mërkurë 4 shtator 2013 •

“Ndërhyrje në Siri po, por jo me ne” Shefi i NATO-Rasmusen kërkon ndërhyrje në Siri, por duart i ka të lidhura. Ky rol spektatori nuk i përshtatet Rasmussenit, mendon Bernd Riegert në komentin e tij. Nga Bernd Riegert

S

ekretari i përgjithshëm i NATOs, Anders Fogh Rasmussen, do të godiste me dëshirë për të ndëshkuar sundimtarin sirian për përdorimin e gazit helmues. Por ai nuk e bën dot, sepse aleanca ushtarake në krye të së cilës është Rasmussen, i ka lidhur duart dhe po pret një herë. Ndërsa kryediplomati i NATO-s pas shqyrtimit të dokumenteve të shërbimeve sekrete është i bindur se regjimi i Assad-it i ka hedhur granatat me gaz helmues, të 28 shtetet anëtare të NATO-s nuk janë aq të vendosura dhe presin më mirë SHBA, fuqinë udhëheqëse të aleancës. Për të mbajtur diktatorët e tjerë larg nga përdorimi i gazit helmues duhet ndërhyrë, kërkoi Rasmussen. Thirrja u drejtohej natyrisht SHBA dhe fuqive drejtuese të NATO-s, që do të ishin ushtarakisht në gjendje, të kryenin sulme kundër pozicioneve të presidentit Assad. NATO si organizatë nuk duhet të veprojë, sepse ajo mund të bëhet aktive, nëse shtetet anëtare janë dakord dhe kërkojnë ndihmë. Prej kësaj jemi ende milje larg. Dhe kjo e mërzit Anders Fogh Rasmussenin, i cili, kur ishte kryeministër i Danimarkës, mbështeti fort presidentin amerikan George Ë. Bush, kur ai marshoi në Irak. Ndryshe nga rasti i ndërhyrjes së NATO-s në Libi para dy vjetësh sot nuk ka mandat të OKB-së, prej të cilit ai mund të merrte të drejtën për të përdorur forcën. Në fakt NATO

e nisi luftën për Kosovën në vitin 1999 edhe pa mandat të OKB-së, por atëherë shtetet e NATO-s kishin rënë dakord mes tyre dhe SHBA prinë me vendosmëri. Në rastin e Sirisë situata është e ngatërruar. Sepse NATO nuk ka rol. Britania e Madhe dhe Gjermania për arsye të ndryshme nuk do të marrin pjesë në një sulm kundër Sirisë. Vetëm Franca si e vetmja aleate evropiane e SHBA-së në NATO. Sikur Anders Fogh Rasmussen të kërkojë që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë, aleanca e madhe ushtarake do të qëndrojë si spektator. Kjo është në fakt e kundërta e asaj, që NATOja e re synonte të bëhej pas luftës së dytë botërore. Pas luftës të stërgjatur në Afganistan tek anëtarët e NATO-s është përhapur një mungesë dëshire për aventura out of area. Rreziqeve, që janë vështirë të parashikohen, nuk dëshiron t’u hyjë më askush. Këtu nuk sjellin ndonjë dobi as apelet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. I vetmi rol, që luan NATO në kuadër të konfliktit të Sirisë, është mbrojtja e vendit anëtar Turqisë. Raketat mbrojtëse Patriot nga Gjermania, Hollanda dhe SHBA janë stacionuar me kërkesë të Ankarasë në juglindje të Turqisë. Sikur Siria në rast të një ashpërsimi tjetër të konfliktit të sulmojë Turqinë, kartat do të përziheshin nga e para. Ky do të ishte i ashtuquajturi “rast i aleancës” sipas nenit 5 të kartës së NATO-s. Atëherë NATO nuk do të bënte vetëm sehir.

Draft I posaçëm për ndërhyrjen në Siri Kryetari i Marrëdhënieve të Jashtme, Robert Menendez, senator demokrat i Neë Jersey-t, nxiti Kongresin të mbështesë sulmet ushtarake të propozuara. Por, ai tha se së bashku me senatorin republikan të Tennessee, anëtar të komitetit, Bob Corker, do të rishkruanin draft-rezolutën e administratës së Obamës, për të adresuar disa prej shqetësimeve të shprehura gjatë seancës dëgjimore. Më vonë, ai lëshoi një deklaratë, ku thoshte se ai dhe Corker kishin negociuar me sukses teksin e ri të projektligjit. “Së bashku, kemi ndjekur një kurs veprimesh, të cilat i japin presidentit autoritetin e nevojshëm prej tij për të nisur sulmet në kundërpërgjigje të përdorimit kriminal të armëve kimike nga regjimi i Assad kundër popullit sirian, ndërkohë që siguroi se autorizimi do të ishte jo i gjerë dhe i fokusuar, i kufizuar në kohë dhe se Forcat e Armatosura të SHBA-ve nuk do të zbrisnin në terren për dyluftime tokësore në Siri”, tha ai. “Me këtë marrëveshje, ne jemi vetëm një hap larg dhënies së autoritetit për të vepruar presidentit në interes të sigurisë sonë kombëtare”, shtoi Menendez. Sipas disa burimeve të shumëfishta demokratike, Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë në Senat do të shqyrtojë draft-rezolutën e rishikuar gjatë ditës së mërkurë. Drafti kufizon autorizimin në 60 ditë, me një opsion për 30 ditë të tjera shtesë, si dhe bën të qartë se nuk do të dërgohen trupa ushtarakë amerikane në terren.

Arratiset bashkëpunëtori i helmetgjelbërve

I

nxhinieri i organizatës gjermane “Helmetgjelbrit”, i rrëmbyer në muajin maj nga xhihadistët në Siri, arriti të arratiset për në Turqi. Ai u rrëmbye në Siri së bashku me dy kolegë të tjerë. Në një moment të qetë, kur roja e tij me sa duket po flinte, 72-vjeçari Ziad Nuri arriti të hapë një derë dhe të arratiset. Pasi eci disa në orë në këmbë, ai arriti në fshatin e vogël Darkush në kufirin turk. Atje rebelët lokalë e ndihmuan atë që përmes kufirit të kalojë në Turqinë jugore, ku ai mbërriti të martën në mëngjes. Kështu njoftoi thelemuesi i organizatës humanitare “Helmetgjelbërit” Rupert Neudeck në një intervistë dhënë një gazete gjermane. Makthi tani mori fund, tha Neudeck. Përveç kësaj Neudeck u shpreh i gëzuar se për lirimin e pengjeve nuk janë paguar të holla, edhe pse rrëmbyesit kishin kërkuar 25 milionë euro. Pas një bisede telefonike me të arratisurin supozojmë se ai është në gjendje të mirë. “Zëri tij tingëlonte stabil”, sqaroi Neudeck. Inxhinieri me origjinë siriane dhe dy kolegët e tij gjermanë janë rrëmbyer në natën e 15 majit në qytetin Harem në veriperëndim të rajonit Idlib. Ata ishin duke kontribuar ndër të tjera në ndërtimin e një spitali.Të dy gjermanët e tjerë kishin arritur të arratisen qysh në fillim të korrikut nga vendi, ku ishin dërguar nga pengmarrësit. “Helmetgjelbërit” janë themeluar në vitin 2003 nga Rupert Neudeck si organizatë humanitare e myslimanëve dhe e krishterëve të rinj. Organizata, e cila e ka selinë në Troisdorf afër Bonit angazhohet në mbarë botën për rindërtimin e rajoneve të krizës. Të martën Neudeck falënderoi Zyrën Federale të Kriminalistikës dhe stafin e Shtabit të krizës në Ministrinë e Jashtme për mbështetjen e dhënë gjatë kohës që bashkëpunëtorët e tij janë mbajtur peng në Siri.


BOTA • E enjte 5 shtator 2013

STEINBRÜCK

kandidat në offensive

B

mesazhi i kancelares, numri i të papunëve është aq i ulët si kurrë më parë. “Ne e kemi bërë sociale punën e përkohshme!”, thotë kancelarja.

Peer Steinbrück gjestikulon dhe tund kokën. Më vonë ai do të shpërthejë, duke thënë se shfrytëzimi në punën e përkohshme ka marrë përmasa të

mëdha në vitet e fundit. “Këtë nuk e duan njerëzit” Qytetarët gjenden para pyetjes, nëse “do të vazhdojmë

Gauck përkulet para viktimave të Oradour-it “50 apo 60 vjet më parë unë nuk do të kishte menduar kurrë se një president gjerman mund të vijë në Oradour”, tha Hébras, i cili gjatë masakrës ka humbur nënën dhe dy motrat e tij. Joachim Gauck është presidenti i parë gjeman, që viziton Oradour-sur-Glane. Në këtë fshat francez forcat naziste vranë në vitin 1944 më shumë se 600 civilë. Vizita e Gauck-it vlerësohet si një gjest pajtimi. Presidenti francez Francois Hollande e shoqëron presidentin Gauck. (Lart në foto) “Unë gëzohem që është e mundur kjo vizitë”, tha Joachim Gauck, duke theksuar në të njëjtën kohë, se ai e sheh këtë si “kulmin emocional” të vizitës së tij treditore në Francë. Gauck theksoi se shkon në Oradour “i përulur dhe i vetëdijshëm: Unë përfaqësoj një Gjermani tjetër.” Personifikim i mizorive naziste

Oradour në Francë personifikon mizoritë naziste. Banorët e këtij fshati për dekada kanë evituar çdo kontakt

15

Kancelarja thotë gjithmonë: “ne do të, ne do të, ne do të“. Por kush e ka drejtuar Republikën Federale në vitet e fundit? Kancelares i mungojnë vizionet, ajo është arkitekte e pushtetit, “por jo më arkitektja e vendit”, tha ai. Merkel nuk ka më buzëqeshje por vështron përpara në një drejtim. Shprehja e fytyrës së saj nuk ndryshon pothuajse aspak në 25 minutat në vazhdim. Politikanët e opozitës duartrokasin fort.

PEER

undestagu diskuton për gjendjen në Gjemani. Angela Merkel dhe kontrahenti i saj Peer Steinbrück e shfrytëzojnë këtë platformë për të fajësuar njëri-tjetrin për mungesë arritjesh dhe për të bërë fushatë. Kandidati, të cilit shumë ia kishin hequr vizën prej kohësh, është në topformë: agresiv, elokuent dhe i sigurtë. Tri javë para zgjedhjeve parlamentare Peer Steinbrück e ka rimarrë veten dhe i kundërvihet përsosur kancelares dhe koalicionit. Por le t’i marrim me rradhë: E martë në mëngjes (03.09.2013) në Bundestag. Rradhët në sallë janë të mbushura mirë, në galerinë e vizitorëve kanë zënë vend pranë njëri-tjetrit pensionistë dhe nxënës. Tema është situata në Gjermani. Një temë shumë e përshtatshme për fushatë zgjedhore. Pas duelit të tyre televiziv të së dielës Angela Merkel (CDU) dhe kontrahenti i saj Steinbrück (SPD) takohen sërish. Përsëri ajo paraqet një tabllo rozë, ndërsa ai të zezë. Sërish ajo lavdëron punën e saj dhe koalicionin, ai flet për dështim dhe stanjacion. Një situatë, dy tabllo të saj. Së pari ajo rozë: Angela Merkel merr dosjen e saj të zezë dhe ecën drejt mikrofonit. Duartrokitje nga politikanët e partisë liberal-demokrate, FDP dhe të unionit kristiansdemokrat-kristian social CDU/ CSU. Ndërsa opozita dërgon mesazhe në twitter, shfleton dhe pëshpërit në mënyrë demonstrative. Kancelarja u jep vetes dhe koalicionit qeveritar një vlerësim të mirë: “gjithsesi katër vite të mira” dhe fillon të numërojë pa pasion: që nga shtimi i vendeve në kopshtet për fëmijë, deri te rregullimi i bankave dhe stabilizimi i euros. Gjermania nën Merkelin është në gjendje të mirë, me të vertetë të mirë, ky është

»

të mundshëm zyrtar me Gjermaninë. Gjatë vizitës së tij Gauck do të takojë edhe njërin nga të mbijetuarit e fundit të masakrës SS, 86-vjeçarin Robert Hébras. Ai paraprakisht e çmoi shumö vizitën e Gauck-ut si “jashtëzakonisht të rëndësishme” dhe theksoi, se “ne duhet të pajtohemi me popullin gjerman”.Vizita është një “rrjedhojë logjike e ndërtimit të Evropës” dhe ndodh në kohën e duhur: “50 apo 60 vjet më parë unë nuk do të kishte menduar kurrë se një president gjerman mund të vijë në Oradour”, tha Hébras, i cili gjatë masakrës ka humbur nënën dhe dy motrat e tij. Më 10 qershor 1944 ushtarët gjermanë vranë me gjakftohtësi në këtë fshat 642 njerëz, në mesin e tyre 452 gra dhe fëmijë. Atëherë 18-vjeçari Hébras, katër burra të tjerë dhe një grua, arritön t’i mbijetojnë masakrës. Oradouri edhe sot duket si nö kohön, kur ka përfunduar lufta në vitin 1945. Gjenerali Charles de Gaulle kishte urdhëruar, që ky fshat të ruhet si një monument kombëtar.

rrugën e suksesit, apo nëse duhet të shohim gabimet e rënda, që e shkatërrojnë këtë zhvillim”, thotë Merkel dhe vë buzën në gaz. Apeli i drejtohet zgjedhësve, që do të japin votat e tyre me 22 shtator dhe do të vendosin, se kush do ta krijojë qeverinë në katër vitet e ardhshëm. Kamera e parlamentit kalon në galerinë e mbushur plot me vizitorë dhe përqëndrohet tek dy gra të reja me bluza identike, ku është shkruar “I love Berlin” dhe që vështrojnë të painteresuara. Kur Angela Merkel vjen te tema e energjisë atomike, thirrjet nga rradhët e opozitës bëhen më të forta. Merkel hedh vështrimin në sallë dhe paralajmëron. “Ky është një nga problemet tuaja: Sepse nuk jeni aspak në gjendje të gëzoheni për zhvillimin në Gjermani!” Këtë thotë ajo, nuk e duan aspak njerëzit”. Në rradhët e opozitës bie qetësia, Steinbrück tund i zemëruar kokën. Edhe lidhur me krizën e euros dhe me paketën e shpëtimit për Greqinë është bërë gjithçka në rregull, thotë Merkel. Më në fund një pranim: Kemi ecur shumë ngadalë me rregullimin e sektorit jolegal ekonomik. Pastaj kancelarja mbyll dosjen e saj të zezë me një “Faleminderit shumë” të shkurtër dhe kthehet në vendin e saj. Duartrokitje të vazhdueshme nga koalicioni, Angela Merkel është e qeshur në fytyrë, derisa ngrihet kontrahenti i saj. “Gjermania është qeverisur poshtë vlerës së saj” Peer Steinbrück del në mikrofon dhe s’ka të ndalur: Një qeveri, që rrotullohet si në mulli, që ka dështuar në menaxhimin e krizës, në rradhë të parë në Greqi. Përveç kësaj: Stanjacion në vend të vrullit të premtuar dhe një kthesë energjitike, që është një katastrofë e vërtetë. Ai prek njërën temë pas tjetrës në mënyrë të saktë dhe të strukturuar. Përfundimi i tij: Kancelarja thotë gjithmonë:

“ne do të, ne do të, ne do të“. Por kush e ka drejtuar Republikën Federale në vitet e fundit? Kancelares i mungojnë vizionet, ajo është arkitekte e pushtetit, “por jo më arkitektja e vendit”, tha ai. Merkel nuk ka më buzëqeshje por vështron përpara në një drejtim. Shprehja e fytyrës së saj nuk ndryshon pothuajse aspak në 25 minutat në vazhdim. Politikanët e opozitës duartrokasin fort. “Ju e vizatoni vendin tonë me ngjyra të bukura”, thotë Steinbrück, për t’i vënë vetë pastaj përsipër ca ngjyra të errëta: Krizë në kujdesin për të moshuarit, abuzim me punën me kohë të kufizuar dhe të përkohshme, mungesë investimesh në arsim. Gjestet e tij bëhen gjithnjë e më të mëdha, zëri më i lartë. Përfundimi: Deri këtu dhe jo më tutje. Gjermanisë i duhet një fillim i ri. Për këtë ai do të bëhet kancelar, thërret Steinbrück-u në sallë. Me një qeveri nga socialdemokratët dhe ekologjistët nuk do të ketë shpëtim nga bankat e huaja, por investime në arsim dhe infrastrukturë. Merkel përkulet pak nga zëvendëskancelari Philipp Rësler (FDP). Udhëheqja e të Gjelbërve, partneri i preferuar i Steinbrückut për koalicion në rast fitoreje, duartroket. Natyrisht një qeveri e socialdemokratëve dhe ekologjistëve “do të ngrejë disa taksa, këtu ne jemi të sinqertë!” Kandidati kryesor i të Gjelbërve Jürgen Trittin duartroket shkurt, kthehet pastaj prapë nga anëtarët e partisë së tij. Edhe Steinbrück buzëqesh duke u kthyer në vendin e tij, anëtarët e partisë së tij përkulen përpara dhe e përgëzojnë. Angela Merkel nuk thotë asgjë. Më vonë ajo shtyp diçka në telefonin e saj mobil. “Çfarë dite e tmerrshme në Berlin”, shkon një mesazh në twitteri. Megjithatë atë nuk e ka shkruar Angela Merkel e vertetë, por një parodist i kancelares. Prej tyre ka shumë në internet.


16

« SPECIALE

E enjte 5 shtator 2013 •

JA PLEJADA E ATYRE QË FORMUAN DHE KONTRIBUAN PËR 50 VJET

Durrësi, një kinostudio e dytë aktorësh e artistësh ARTUR AJAZI

T

eatri “Aleksander Moisiu” i Durrësit, ka qenë gjithmonë një Kinostudio e dytë. Kështu do të shprehej regjizori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare i ndjeri Viktor Gjika. Dhe fakti është se, teatri “Aleksandër Moisiu” me një bërthamë të mirë aktorësh ka shënuar në historinë e tij 61-vjeçare një periudhë të suksesshme në artin skenik shqiptar. Nga ky teatër kanë dalë disa breza të shquar aktorësh, të cilët vit pas viti krijuan fizionominë e vërtetë të këtij arti magjik. Së bashku me trupën e varietesë, një nga më të njohurat në shkallë vendi, që prej 40 vjetësh gëzon “statusin” trupë profesioniste, në përbërje të së cilës ishin një plejadë aktorësh e regjisorësh si, regjisori “Artisti i Popullit” Gjergj Vlashi, “Mjeshtri i madh” Haxhi Rama, aktorët Spiro Strati, Meropi Xhoja, Enver Likmeta, Ramazan Njala, Aleksandër Pepa, Hadil Hasa, Aleks Llazari, Marie Dema, Lumturi Dashi, Eli Tirana, Roland Koça e Muharrem Hoxha etj. Ata kanë një kontribut të çmuar edhe në filmin artistik. Janë 20 aktorë të kësaj trupe që janë angazhuar në filmin shqiptar, duke bërë në total rreth 150 personazhe, ku pa dyshim, në majën e këtyre artistëve qëndrojnë aktorët e shquar Guljelm Radoja, Mirush Kabashi, Vangjel Heba, Xhevdet Feri, Marta Burda, Liri Lushi, Lyfti Hoxha, Spiro Urumi, Nikolin Xhoja etj. Por kush janë këta artistë të shquar një pjesë e të cilëve nuk jetojnë më, por kanë mbetur të pavdekshëm, pikërisht nga ky sukses e kjo pjesëmarrje e tyre në filmin shqiptar. Regjisorët e filmit shqiptar e kanë pasur prioritet angazhimin e këtyre artistëve, pasi teatri i Durrësit, ka qenë një bazë e mirë për ata. Përveç aktorëve që u përmendën më lart ka pasur edhe të tjerë që kanë interpretuar në role të ndryshme, sikurse ka mjaft aktorë të tjerë durrsakë që nuk kanë qenë pjesë e trupës së teatrit apo varietesë së Durrësit. Por sot teatri dhe varieteja po kalojnë momente të vështira, edhe pse herë pas here gjallërohen na ndonjë shfaqje sa për të thënë se jemi ende gjallë. Nuk ka më atë shkëlqim. Regjisorja Driada Dervishi i është bashkangjitur trupës me sukses, duke marrë shpesh aktorë të tjera nga Tirana apo rrethet. Suksesi në disa shtete të Ballkanit apo edhe festivaleve të ndryshme ndërkombëtare i kësaj trupe është provë se ky teatër dhe trupa e varietesë mund të ngjallet e të jetë edhe një herë në lavdinë e dikurshme. 1. Guljelm Radoja “Artist i merituar”, një aktor i shquar, me një karrierë të suksesshme në teatrin “A. Moisiu”, por edhe në Teatrin Kombëtar. Ka interpretuar në filmin shqiptar mbi 35 role, që nga fillimi i viteve 70. Ndër rolet e tij më të suksesshme janë fotografi te “Shtigje lufte”, tenente Gurabardhi “Në fillim të verës”, Stefan Bardhi te “Mësenjtorja”, gjeneral gramafoni te “Gjeneral Gramafoni”, Lym Kepi te “Nëntori i dytë”, Petro te “Kush vdes në këmbë”, prifti te “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, i huaji te “Dashuria e fundit”, etj. Karakteristikë është se shumica janë role kryesore, të vlerësuara edhe me çmime e medaljone.

2. Mirush Kabashi “Artist i merituar”, përveç rolit mjeshtëror të Sokratit në teatër, si dhe disa roleve në teatrin e Durrësit, ka një kontribut të çmuar në filmin artistik, duke interpretuar në mbi 20 filma. E ka nisur karrierën në një film televiziv “Zani partizani”, e më pas shkëlqeu në disa role, ku veçojmë Shazivarin tek “Koncert në vitin 36”,

njeriu me shishe “Emblema e dikurshme”, piktori “Ne vinim nga lufta”, Nikollaqi te “Karnavalet”, Bakja te “Gëzhoja e vjetër”, Brahushi te “Dora e ngrohtë”, Lithani “Kohë e largët”, Maku te “Zëvëndësi i grave”, etj. 3. Nikolin Xhoja “Artist i popullit” ka në galerinë e tij 8 role, por ka mbetur në kinemanë tonë për dy role nga

më të bukurit e saj, atë të Xha Beqos te filmi “Kapedani” dhe Përparimtarin tek “Çifti i lumtur”. Por me mjeshtëri të lartë janë interpretuar edhe rolet e tjera si kuzhinieri te “Horizontet e hapura”, Magazinieri “Udhëtim në pranverë”, baca Leka te “Thirrja” apo rolet e tjera në filmat “Furtuna”, “Ndërgjegjja”, Në prag të jetës”. Ka një kontribut të madh në teatrin e Durrësit, pasi ka qenë themelues e shtylla qendrore e tij. 4. Vangjel Heba “Artist i merituar”, një artist i kompletuar, me një karrierë të gjatë e të suksesshme në teatrin “Aleksandër Moisiu”, me mbi 22 role në filmin artistik, ku shquhet për interpretimin të gjallë, të besueshëm e me nivel të lartë artistik, veçanërisht në rolet e tij në rolet e Vasilit “Furtuna”, Murrashi te “Toka jonë”, Aliu te “Malet me blerim mbuluar”, Fane Mërtiri “Gurët e shtëpisë sime”, dom Gjoni “Thirrja”, Dr. Sokrati te “Botë e padukshme”, etj. U nda nga jeta para disa ditësh. 5. Xhevdet Ferri “Artist i merituar” përveç angazhimit tek disa roleve në teatrin e Durrësit, ka interpretuar në filmin shqiptar mbi 15 role, kryesisht role të para, duke u vlerësuar me çmime për interpretimin e tij. Shquhet për rolet e tij si Marko “Vëllezër dhe shokë”, Pali “Besa e kuqe”, Agroni “Hijet që mbeten pas”, Martini te “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Gjon Kodri te “Vitet e pritjes”, Trimi “Përrallë nga e kaluara”, Sako te “Dasma e Sakos”, etj. Së fundi interpreton edhe në filmin “Koha e kometës” të Fatmir Koçit. Për filmin ka kontribut edhe si drejtor i QKK. 6. Spiro Urumi “Artist i merituar”, një aktor i shquar i teatrit “Aleksandër Moisiu”, me një kontribut të çmuar në dhjetëra role. Ka interpretuar mbi 15 role në filmin shqiptar, duke nisur nga roli i H. Fulcit në filmin “Vitet e para”. Më pas ka interpretuar me sukses Markalleshin tek “Ilegalët”, Dago te “Mysafiri”, zoti Maman “Ne vinin nga lufta”, “Abdurrahman Harizi “Asgjë nuk harrohet”, konsulli “Pranverë e hidhur”, investitori i huaj te “Fundi marrëzisë”, etj. 7. Marta Burda “Artist i merituar”, një aktore që karrierën e nis në Teatrin Kombëtar, por që u dallua për nivel të lartë në teatrin “Aleksandër Moisiu”. Ka interpretuar në film mbi 15 role, ku shquhet për interpretime të saj në filmat “Nusja dhe shtetrrethimi”, Balonat”, “Dorina”, “Përtej mureve të gurta”, “Radiostacioni”, “Agimet e stinës së madhe”, “Zëvendësi i grave”, etj. U nda nga jeta në vitin 1995. 8. Liri Lushi e nisi karrierën e saj me një rol qendror në filmin “Thirrja”, atë të sekretares së Partisë. Më pas interpretoi me sukses edhe në filmat “Zonja nga qyteti”, Dorina te “Dorina”, “Blerta “Yje mbi Drin”, Dila “Rruga e lirisë”, si dhe në filmat “Kush është vrasësi”, “Këtu bën ftohtë”, “Vals i ngrirë në Prishtinë” etj. Në teatrin “A. Moisiu” ka interpretuar afro 20 vjet duke interpretuar afro 50 role. Prej disa vitesh jeton në mërgim. 9. Lufti Hoxha “Artist i merituar” ka qenë një nga figurat qendrore të teatrit të Durrësit, duke interpretuar në mbi 80 role, por ka interpretuar edhe në film mbi 13 role, duke u angazhuar që në vitin 1963 te “Detyrë e posaçme”. Më pas ka pasur sukses në filmat “Ilegalët” në rolin e të dehurit, Ndueja te “Thirrja”, krushku te “Dollia e dasmës sime”, babai i Tilit te “Shoku ynë Tili”, hamalli te “Nata e parë e lirisë”, Leko te “Vetmi” etj. 10. Xhelal Tafaj ka interpretuar mbi 10 role në filmin shqiptar, por është nga aktorët bazë të teatrit të Durrësit, me një galeri të madhe rolesh. Në film e ka nisur karrierën me rolin e ushtarit italian te “Tomka dhe shokët e tij”. Ndër rolet e tjera

veçojmë Fationi te “Mysafiri”, Tranieri “Shokë të një skuadre”, Rreshteri “Pranverë e hidhur”, Kristaq Bushi te “Kronikë e një nate” etj. 11. Violeta Dede u shfaq në filmin shqiptar në rolin e Shpresës në filmin “Shpërthimi” dhe më pas interpretoi mbi 12 role, ku shquhet veçanërisht për rolet e saj në filmat “Gëzhoja e vjetër” Miranda, Shpresa te “Skëterrë 43”, Linda te “Një ndodhi në port”, Liliana te “Ku po xhirohej një film”, gruaja e Martinit “Të paftuarit”, si dhe në filmat “Vrasje në gjueti”, “Kronikë e një nate” etj. 12. Fadil Hasa “Artist i merituar”, një aktor i shquar i Estradës së Durrësit, me një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë estradë, i mirënjohur anembanë vendit. Ka interpretuar në film pak role, por janë të paharrueshme rolet e tij në komeditë “Zëvendësi i grave”, në rolin e magazinierit”, dhe së fundi roli në komedinë “Mao ce Dun”. 13. Muharrem Hoxha, përveç aktivitetit të madh në teatrin e Durrësit, ka interpretuar edhe në disa filma në role të vegjël para viteve ‘90, si p.sh te filmi i tij i parë “Lundrimi i parë”, por me sukses në filmat televizivë, kinokomedi të Arian Çuliqit, si p.sh komshiu “Pak fresk sonte”, e më pas “Fundi i marrëzisë”, “Gjithë fajet i ka paraja”, “Dashuri me krisma”, etj. 14. Aishe Stari “Artist i merituar”, me një sukses të madh në estradën e qytetit të Durrësit, me qindra role në skeçe e parodi, por e angazhuar edhe në filmin shqiptar me mbi 5 role, ku veçohen filmat “Udhëtim në pranverë”, “Fije që priten”, “Fundi i marrëzisë”, “Dashuri me krisma” etj. 15. Ali Bega, një aktor dramatik i teatrit të Durrësit, por ka interpretuar mbi 7 role në film, si p.sh në filmat “Zani partizani”, “Dorina”, “Intendenti”, “Si gjithë të tjerët”, “Dhe vjen një ditë”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Rrethi i kujtesës” etj. Në vitet ‘90 u shkëput nga teatri e jeton në emigracion. 16. Hysen Bashhysa si aktor i Durrësit ka interpretuar dhjetëra role në teatër, duke qenë aktiv edhe sot. Në film ka pesë role, duke filluar nga filmi “Një udhëtim i vështirë”, “Në pyjet me dëborë ka jetë”, “Dorina”, Gjurmë në kaltërsi”, “Vals i ngrirë në Prishtinë”. 17. Rozeta Ferri, si aktore e Durrësit ka interpretuar, përveç teatrit, edhe 5 role në film përkrah bashkëshortit, Xhevdetit, disa role si p.sh në filmin “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Tradhti bashkëshortore”, “Gjoleka, djali Abazit” etj. 18. Pëllumb Deçolli , si aktor komik, ka interpretuar me sukses mjaft role në teatër, por ka interpretuar disa role pikantë në filmin shqiptar, duke nisur me rolin në filmin “Goditja”, por veçohen rolet e tij në filmat “Karnavalet” dhe “Dy herë mat”. 19. Drita Nikolla ka interpretuar disa role në teatrin “Aleksandër Moisiu”, por në film shumë pak. Mbahet mend për një role qendror në filmin “Eja”, atë të nënës. 20. Meropi Xhoja ka interpretuar në film tre role të vegjël, nënën tek filmi “I teti në bronx”, po nënën në filmin “Dorina”, si dhe një rol të vogël në filmin “Kapedani”. 21. Spiro Strati, i dalluar në dhjetëra role, skeçe e parodi në varietenë e Durrësit, është angazhuar në film në dy role të vegjël, një në filmin “Udhëtim në pranverë” dhe tjetrin në filmin televiziv “Plumba perandorit”. 22. Ramazan Njala ka interpretuar në film vetëm një rol në kinokomedinë “Cirku në fshat”. 23. Milto Profi ka një rol të vogël në filmin televiziv “Dorina”, film që u bë sipas ekranizimit të dramës me të njëjtin titull, ku interpretuan të gjithë aktorët e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Ai ka luajtur edhe mjaft role në teatër e kinematografi.


aktualitet • E mërkurë 4 shtator 2013

»

17

Përsëri përgjigje të detyruar z. Atur Elezi për reformat në arsimin e lartë Nga Engjëll hasimaj

D

uke lexuar artikullin tuaj të dytë, më del detyrë të përgjigjem përsëri. Mund të përgjigjesha dhe shkurt, në qoftë se arsimi i lartë amerikan qenka kaq i suksesshëm, atë do ta zbatonin Gjermania, Franca apo vende të tjera të zhvilluara e mandej do të na vinte radha neve. Pra, ka diçka që nuk shkon. Dua ta pranojë se ju, z. Elezi, më shumë se kushdo njihni arsimin e lartë shqiptar, ku keni mbaruar dhe keni dhënë pak vjet mësim në degën e matematikës në Tiranë dhe në Vlorë, njihni pak a shumë arsimin europian, pasi keni qenë në universitet italiane dhe tani punoni në universitet amerikane, pra ju mund të bëni krahasimet dhe të ballafaqoni përparësitë, por veç kësaj ti dhe Shaska u munduat të implementoni ide të arsimit amerikan në universitetin e Vlorës, por u përplasët në barriera si të mentalitetit, organizative, ligjore, financiare, ashtu dhe të zhvillimit dhe mund të thuash se dështuat. Unë mendojë se edhe sikur Shqipëria të bëhej një shtet i SHBA-ve, nuk mund të zbatohej menjëherë arsimi i lartë amerikan. Unë e kuptoj qëllimin e mirë për ta parë Shqipërinë ashtu siç e deshën në çdo kohë emigrantët shqiptarë në SHBA. Ju kujtojë, z. Elezi, se ne jemi në Europë dhe janë firmosur disa marrëveshje, që kryesisht kanë të bëjnë me sistemin arsimor të Bolonjës dhe që krijojnë mundësi për lëvizjen e lirë të studentëve tanë në universitet europiane, duke ju njohur kreditet e marra këtu dhe anasjelltas. Ne po luftojmë të futemi në Europë, dhe kjo kërkon që në të gjitha fushat e jetës të krijojmë qasje me Europën dhe krahas sfidave të ndryshme një sfidë është dhe ajo e qasjes së arsimit tonë të lartë me arsimin e lartë europian si në formë, ashtu dhe në përmbajtje, në formën e organizimit dhe të lidhjes me shoqërinë. Jam plotësisht i bindur se dhe strukturat e arsimit të lartë në SHBA, si në çdo fushë tjetër, na rekomandojnë qasje me arsimin e lartë europian. Arsimi i lartë europian, ku bëjmë pjesë dhe ne, ka strategji dhe politika të tjera për arsimin, që burojnë nga marrëveshje si ajo e Bolonjës etj. Duhet thënë se arsimi europian është sa më masiv dhe më social. Universitet europiane shtetërore mbështeten kryesisht me fonde shtetërore, kurse universitet amerikane janë gjysmëprivate. Për ata mund të thuhet “marrin dhe pak fonde shtetërore”. Ata janë kthyer në kompani që fitojnë shuma kolosale të ardhurash nga projektet shtetërore dhe private, por dhe nga pagesat e studentëve vendas dhe të huaj, sidomos nga të huajt, pagesa që as mund të imagjinohen jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europë. Mendoj se politika për taksa të ulëta në arsimin e lartë dhe ngritja graduale e taksës së arsimit është shumë e drejtë. Të gjithë paguajnë taksa dhe të gjithë kanë të drejtë të arsimohen, ndaj është politikë e drejtë përfshirja e gjithë nxënësve që mbarojnë shkollat e mesme në arsimin e lartë. Po kështu stimulimi i studentëve talent me bursa shtetërore brenda apo jashtë shtetit është përsëri politikë shumë e drejtë, por kuptohet: ka vend për politika e përmasime të vazhdueshme. Kështu, unë mendoj se për masterin duhet të bëhet seleksionimi për shkencorin mbi bazën e mesatares së lartë dhe me provime rigoroze, sepse studentët vrapojnë te shkencori edhe kur kanë rezultate të ulëta dhe madje universitet e stimulojnë. Sot dëgjova se disa departamente po e heqin fare mesataren. Studentët akoma nuk janë ndërgjegjësuar se për punë në profesion është i mjaftueshëm masteri profesional. Mua më duket pa kuptim masteri shkencor në mësuesi apo hapje doktoraturash nga departa-

Sa për atë punën e korrupsionit, kjo vjen se e gjithë shoqëria është e infektuar, këtu ato institucione që duhet të jenë në ballë të luftës kundër korrupsionit janë më të korruptuarat (sipas institucioneve ndërkombëtare). Moszbulimi dhe ndëshkimi i rasteve të korrupsionit ka krijuar, për fat të keq, te brezat e rinj mendimin se mund të jetohet mirë dhe pa punuar e pa mësuar. Moszbatimi i konkurseve të rregullta për rekrutimin e specialistëve në vendet e punës e ka goditur mjaft vullnetin dhe dëshirën e nxënësve për të mësuar dhe më e keqja kur kritere të drejta nuk zbatohen dhe nga vetë universitetet, siç ka ndodhur në Universitetin e Vlorës. Dhe kur ishte Shaska, ashtu dhe tani me rektor Qarrin bëjnë konkurse dhe marrin ata që nuk kanë konkurruar fare sipas porosive nga lartë nga qeveria. Prandaj, z. Elezi, kjo sëmundja e korrupsionit do një vullnet të fortë politik. Qeveria “Berisha” dështoi plotësisht në këtë sfidë dhe mirë që u bë rrotacioni, sepse shteti do të ishte shkundur fare, sepse qeverisë “Berisha” i kishin rënë bateritë fare mente që nuk kanë asnjë doktor. Sa për renditjet e universiteteve që ju theksoni, ashtu është: universitet amerikane janë në krye, por kjo duhet parë së bashku me kriteret dhe mentalitet që ekzistojnë në këto institucione që bëjnë renditje të tilla. Kështu, një kriter është numri i çmimeve “Nobel” të marrë nga universitetet. Ka universitete amerikane që kanë marrë dhe 30-40 çmimeve “Nobel”, por shumica e nobelistëve kanë mbaruar universitete europiane. Kështum meqë jemi të matematikës, ju kujtoj se vërtetimin më të madh në matematikë në shekullin e kaluar e bëri Andrewi Wiles, në vitin 1993 i cili vërtetoi teoremën e madhe “Ferma”. Ddhe Andrewi Wiles studimet universitare i kreu në Universitetin e Kembrixhit dhe për ta treguar këtë ai, megjithëse punonte në universitetet amerikane, vërtetimin promovues e bëri në Kembrixh. Dhe ju e dini se vërtetimi u realizua duke u mbështetur në arritjet e dy matematikanëve të rinj të universitetit të Tokios, Shimura dhe Tani-

jama (ky i fundit tani punon aty). Ose një kriter tjetër është shpikja e pajisjeve të sofistifikuara e super të shtrenjta si superkompjutera, lëshim satelitësh në hapësirë për studime shkencore apo pajisje të tjera për laboratorë, me të cilat realizojnë projekte shkencore me fitime që universitet europiane as nuk i ëndërrojnë. Një tregues klasifikimi është dhe thithja e studentëve për doktoraturë dhe postdoktoraturë, të cilët dynden drejt SHBA-ve për kushtet që thamë dhe sepse kanë dhe shanse më të mëdha për punësime. Ju e dini se studentët tanë konkurrojnë me dinjitet në olimpiada botërore matematike (ku amerikanët kanë rezultate modeste). Studentët tanë kanë shkëlqyer në universitetet perëndimore dhe në SHBA qoftë në studime universitare, qoftë ato pasuniversitare, por megjithatë është jokorrekte të mohosh arritjet e padiskutueshme të shkencës amerikane, dhe kjo mendoj se është më shumë nga zhvillimi ekonomik dhe politikat e qeverisë dhe universiteteve amerikane për thithjen e trurit cilësor botëror kundrejt pagesave të larta që u ofrohen këtyre. Por pa ua prishur qejfin juve, dua të them se dhe këto renditje nuk janë shpesh reale. Dua të kujtoj ty se në vitet e fundit të diktaturës vendi ynë mori një çmim ndërkombëtar për ushqimin, kur këtu hanin tre veta një vezë! Duhet thënë se dhe nga ana e universiteteve amerikane bëhet shumë reklamë në funksion të rankimeve, sidomos me mundësitë e internetit, shumë gjëra janë vizuale, por jo reale. Kam lexuar një intervistë të rektorit të universitetit “Lomonosov” të Moskës, prof. Sadovniç , i cili midis të tjerash për këto reklamime thotë: “Ne kemi ndërtuar në universitetin tonë (të Moskës) një “University Medical Center”. Ky kompleks ka instaluar pajisjen “Da Vinçi”, një mjet modern për një operacion ku kirurgu mund të mos jetë i pranishëm në sallën e operacionit, ai mund të jetë në një qytet tjetër, pajisja vetë operon me një pacient. Një javë më parë u ktheva nga Fukushima. Në reklamën e universitetit të tyre shënohej se në “Medical Centerin” e tyre ishte instaluar pajisja “Da Vinçi”, ju kam kërkuar ta shoh për të krahasuar atë me tonën. I drejtohem drejtorit të qendrës, ai në mënyrë misterioze thotë: “Ne e kemi këtë pajisje. Ne e kemi blerë, por ai është akoma në kuti. “ Dhe unë i thashë: “Ju e keni reklamuar se studentët tuaj studiojnë me të”. U zgjata këtu për të treguar se shumë gjëra janë vetëm vizuale. Sa për atë punën e korrupsionit, kjo vjen se e gjithë shoqëria është e infektuar, këtu ato institucione që duhet të jenë në ballë të luftës kundër korrupsionit janë më të korruptuarat (sipas institucioneve ndërkombëtare). Moszbulimi dhe ndëshkimi i rasteve të korrupsionit ka krijuar, për fat të keq, te brezat e rinj mendimin se mund të jetohet mirë dhe pa punuar e pa mësuar. Moszbatimi i konkurseve të rregullta për rekrutimin e specialistëve në vendet e punës e ka goditur mjaft vullnetin dhe dëshirën e nxënësve për të mësuar dhe më e keqja kur kritere të drejta nuk zbatohen dhe nga vetë universitetet, siç ka ndodhur në Universitetin e Vlorës. Dhe kur ishte Shaska, ashtu dhe tani

me rektor Qarrin bëjnë konkurse dhe marrin ata që nuk kanë konkurruar fare sipas porosive nga lartë nga qeveria. Prandaj, z. Elezi, kjo sëmundja e korrupsionit do një vullnet të fortë politik. Qeveria “Berisha” dështoi plotësisht në këtë sfidë dhe mirë që u bë rrotacioni, sepse shteti do të ishte shkundur fare, sepse qeverisë “Berisha” i kishin rënë bateritë fare. Kam besim se qeveria socialiste do ta fitojë këtë luftë, këtë besim e mbështes te Rama, i cili deri tani ka treguar se nuk tërhiqet para asnjë sfide. Siç e thashë herën e parë, ligji i arsimit të lartë ka nevojë për modifikime. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se praktika mund t’i rrëzojë disa nene të një ligji. Një ligj gjithmonë ka nevojë për modifikime, sepse dhe kushtet janë në ndryshim të vazhdueshëm. P. sh., Europa qysh në vitet ‘90 të shek të kaluar kaloi nga votimi i rektorit nga i gjithë kolektivi në votimin e tij nga bordi apo këshilli drejtues. Jam i mendimit që në Shqipëri të zbatohet ligji i arsimit të lartë i Kosovës (i hartuar besoj nga ndërkombëtarët), i cili ndryshon dhelbësisht nga ligji ynë me zgjedhjen e rektorit. Aty zgjedhja e rektorit bëhet nga këshilli drejtues, i cili ka mandatin dhe ta shkarkojë në çdo rast. Mendoj se kjo e vendos me këmbë në tokë dhe jo si në ligjin tonë, që e zgjedh gjithë kolektivi dhe e dekreton Presidenti dhe nuk e luan topi për një mandat. Po kështu dhe Ministria e Arsimit duhet të rritë kontrollin ndaj universiteteve. Në Shqipëri janë pak universitete dhe Ministria mund t’i kontrollojë universitet çdo vit dhe kontrolli të jetë tërmet dhe rezultatet t’ia përcjellë ministrisë dhe këshilli drejtues, i cili bënë vlerësimin e punës së rektorit dhe mund të marrë vendim për shkarkimin e tij, në qoftë se ka shkelje ligji. Por në këshillin drejtues përfaqësuesit e qeverisë duhet të jenë personalitete me reputacion dhe integritet, jo sa për të marrë honorarin. Dhe ky ndryshim dhe këto zgjedhje duhen bërë që në shtator. Kam besimin se qeveria e re socialiste dhe ministrja e re e arsimit do të luajnë rol në ngritjen sipas parametrave evropianë (dhe amerikan) të arsimit tonë të lartë. Më e mira, z. Elezi, do të ishte që ju si idealist të vinit në universitet tona si pedagog apo drejtues dhe në këtë mënyrë të vinit në jetë idetë tuaja për arsimin e lartë, duke e përshtatur arsimin e lartë amerikan me atë europian dhe me kushtet tona, sepse i njeh mirë. Do ta kishin për nder katedrat e matematikës së universiteteve tona të udhëhiqeshin nga ju. Kam besim tek ti, nuk do të zhgënjehemi si me Shaskën. Ende nuk kemi marrë vesh se çfarë ishte amerikane te Shaska. Kemi dëgjuar se për çdo amerikan qëllim është vetëm paraja, rrugët e fitimit të saj nuk kanë rëndësi, është morale apo jo, ligjore apo jo, edhe kur pushon shokët e kolegët padrejtësisht. Asnjë akt të pushuari nuk mbrojti dot në gjykatë ky “amerikan”, që e ngarkoi Ministrinë e Arsimit me 1 milion dollar vendime gjyqi. Ai vetëm mund të lavdërohet se ngriti një rrjetë intrigantësh e shpifësish, servilësh, hipokritësh e të paaftë që spiunonin e shpifnin për njëri-tjetrin me anë të mesazheve që i dërgonin atij dhe e bënë gjendjen në universitetin e Vlorës të padurueshme, a thua se ishte kthyer përsëri Sigurimi i Shtetit.


18

« dossier

E mërkurë 4 shtator 2013 •

Apokalipsi i Voskopojës

Pse e sulmoi Ali Pashai dhe akuzat për bashkëpunim në kryengritjen e himariotëve Nga Albert KOTINI (vijon nga numri i kaluar)

L

idhjet tregtare me Laipcigun, Vjenën, Budapestin, Bullgarinë, Kostandinopojën, ku voskopojarët themeluan shtëpitë tregtare, ndihmuan zhvillimin e tregtisë, industrisë dhe përgjithësisht shtimin e mirëqenies së qytetit. Pronarët e këtyre shtëpive tregtare ishin njerëz të kulturuar e të pasur, që kishin zënë vend në disa qendra të mëdha e të vogla europiane. Por ata edhe në mërgim kujdeseshin për lulëzimin e qytetit të tyre të lindjes dhe e ndihmonin këtë. Duke e ndjerë në mënyrë të theksuar, nevojën e arsimit, ata tregonin një kujdes të vazhduar për ngritjen e jetës kulturore të vendit të tyre. Shekulli XVIII është i shkëlqyer për jetën intelektuale të Jugut të Shqipërisë. Dalin njerëz të mbushur me dashuri të thellë për vendin e tyre dhe të dhënë pas shkencave dhe kulturës, njerëz që kërkojnë përhapjen e arsimit në atdheun e tyre të varfër, të shtypur me shekuj, pikërisht në atë kohë, ku ai ishte në prapambetjen më të madhe, në anarki. Fillon grumbullimi i ndihmave për ndërtimin e shkollave. Këto ndihma mblidhen në vend, në qytete shqiptare, si Korça, Berati, Vithkuqi, Voskopoja, si dhe jashtë shtetit, ndërmjet shqiptarëve e vllehve të pasur të kolonive në Venedik, Poloni dhe Hungari. Shkolla e parë në Voskopojë është ndërtuar nga kolonia shqiptare e Venedikut në 1710. Afërsisht në këtë kohë është themeluar edhe shkolla në Vithkuq. Në vitin 1728 është themeluar shkolla e Korçës dhe në vitet 17441750 u arrit themelimi i “Akademisë së Re” në Voskopojë nën patronazhin e drejtpërdrejtë dhe me pjesëmarrjen e patriotëve: Josafi I, Justiniani I, kryepeshkop i Ohrit i lindur në Voskopojë, Theodhor Kavalioti kryeprift dhe mësues në shkollën e Voskopojës dhe më vonë profesor dhe rektor akademie, si dhe patriotë të tjerë të shquar. Ndihet nevoja e librave dhe që në vitin 1720 deri në vitin 1769 punon në Voskopojë tipografia e Shën Naumit të Voskopojës. Mjetet më të mëdha për pajisjen e saj i dha manastiri i Shën Naumit në Ohër. Tipografia gjendej në qendrën e qytetit, pranë kishës së Shën Joan Theologut, jo larg nga kisha e Shën Thanasit. Kjo tipografi qe e dyta e themeluar në të gjithë perandorinë e prapambetur otomane. Tipografët e parë të saj qenë Grigor Voskopojari dhe Grigor Kosta, kryemurgu, që të dy të mësuar për këtë punë në Venedik. Mbi thirrjen e patriarkut të Ohrit Josafit, fondet për themelimin e Akademisë u mblodhën për një ditë dhe në një shumë të tillë, sa që me to u caktuan edhe bursat për nisjen e rinisë, në qendrat e mëdha jashtë shtetit për studime (Leon Moças. La question Alabanaise, fq, 41). Për Akademinë e Re u mblodhën 694 mijë aspra, nga të cilat 561000 i dhanë “të parët e qytetit të Voskopojës dhe koorporatat” dhe të tjerat i dha patriarku Josaf, Mitropoliti i Kastorisë dhe Igumeni i Manastirit të Shën Naumit (Studime e tekste, Roma, 1943, vëllimi I, faqe 407). Në Voskopojë dhe në Vithkuq u krijuan edhe dy biblioteka të mëdha. Krahas me dorëshkrimet e rralla, këtu gjëndeshin edhe botimet e mira të klasikëve. Prej kësaj akademie dolën një plejadë e tërë shkencëtarësh të vërtetë, që shkruan traktate mbi fizikën, logjikën etj. Udhëheqësi i kësaj akademie, u bë që nga viti 1750, siç e thamë, Theodhor Kavalioti, puna më e rëndësishme e të cilit është fjalori “Protopiria” në gjuhët shqip, greqisht dhe rumanisht. Shtypur në Venedik në 1770. Në qytet kishte edhe një numër institucionesh

mirëbërëse, si shtëpi jetimësh (me 40 dhoma), shtëpi të vobektësh, spitale etj. Tregtia e jashtme e zhvilluar e Vokopojës bëri që të kalonte rruga e rregullt, që shërbente për postën diplomatike, ndërmjet Stambollit dhe Venedikut, rrugë e cila, që nga kohërat e vjetra mbahej nga karvanët e voskopojarëve. Sipas fjalëve të Gjureskut, të gjithë banorët e Voskopojës ndaheshin në tregtarë dhe zejtarë. Prodhimi, që nga kohërat më të vjetra, rregullohej nëpërmjet organizatave të rufetëve. Një dokument i vitit 1791 nga Vjena na thotë se qyteti na kishte 14 rufetë. Burimet greke shënojnë 50 rufetë, duke përfshirë në këto edhe ato më të voglat (Constantin C. Giurescu, Orasul de odinoare Moscopole, Pentru Romani Macedeneni, 1943, fq 85). Sipas synimeve të Gjureskut, interesant ka qenë organizimi i rufetëve. Ai i përngjet shumë përshkrimit të arteleve bullgare. Secila korporatë kishte udhëheqësin “kryemjeshtër” dhe një këshillë që luante funksionin e gjyqit. Të gjithë pjesëtarët e rufetit, kishin marrëdhënie shoqërore ndërmjet tyre dhe ndihma e tyre financiare i jepte një dorë të mirë qytetit. Nga të ardhurat e tyre ata paguanin mësuesit e shkollave i jepnin bursa nxënësve, mbanin klerin dhe personelin kishtar etj. Kjo është theksuar dhe në një nga kodikët e kishës së Shën Mërisë: “Rufetet e bekuar morën përsipër të spudhaksin me të prishurat e tyre secili nga një djalë në mësimet helenistike, filozofike dhe theologjike mot për mot gjithnjë” (“Studime e Tekste”, Roma viti 1943, faqe 399). Kështu ka mundësi që edhe kisha të jetë ndërtuar me të ardhurat e rufeteve. Ka mbetur edhe sot kodiku i përpunuar për rufete, që nga viti 1779: “Kodiku i rufetit të bakajve të Voskopojës”. Nga zejet e zhvilluara më të përmendura ishin ato të lëkurës dhe të avlëmendit të Voskopojës. Leshi dhe mëndafshi kthehej në pëlhurë, qylyma, mbulesa etj, punimi i të cilave ishte në zë dhe jashtë kufijve të vendit, ku dhe eksportoheshin. Çdo shtëpi ishte bërë në të njëjtën kohë edhe një punishte e vogël, ku qepej, endej, ngjyrosej dhe përgatiteshin sende të rralla për vlerën e tyre artistike, në bashkëpunim me vetë rufetet ose për llogari të tyre. Kjo mirëqenie e qytetit vazhdoi deri

në vitin 1760, kur filloi shtypja e egër nga ana e tagërmbledhësve turq. Voskopoja akuzohej nga ana politika si ndihmëse e kryengritjeve himariote. Në vitin 1769, qyteti u rrethua dhe mbas një qëndrese jo të gjatë, u dogj e u shkretua. Këto ishin vitet e para të mërgimit në masë të voskopojarëve me vendet e tjera. Një shkatërrim tjetër pësoi qyteti më 1789, nga njerëzit e Ai Pashë Tepelenës dhe të Ibrahim Pashës nga Berati, që luftonin në atë kohë në këto anë. Megjithatë banorët e larguar në çastet kritike mblidheshin përsëri në vatrat e lëna shkretë dhe fillonin të notonin. Kështu, që në vitin 1779 e deri në 1803 kishte deri në 500 shtëpi. Me interes janë kërkesat e vazhdueshme shpirtërore të këtyre banorëve të cilët nuk u ndërprenë edhe pas viteve të shkatërrimit të Voskopojës. Shkolla funksion edhe pas vitit 1789, po me atë program që ajo e kishte në akademinë e dikurshme. Punimet shkencore vazhdojnë të shtypen, por tanimë jashtë shtetit (ka botime të shtypura në Venedik, në vitet 1793, 1802 dhe në Londër në vitin 1818 etj). Por, pas një farë kohe emri Voskopojë-qytet zëvendësohet më emrin “Voskopojë-fshat”. Banorët pa ndërprerje vazhdojnë të ikin që andej dhe në shekullin XX, Voskopoja kthehet në një vend të vogël kurimi, ku banorët e pasur të Korçës, ndërtonin vilat e tyre për të kaluar stinën e verës. Luftërat e shekullit XX i vazhduan shkatërrimet në këtë qytet, që dikur ishte i lulëzuar. Midis dhjetëra shtëpish të ndërtuara tani në Voskopojë, ngrihen vetëm shtatë kisha një pjesë e të cilave kanë filluar të shkatërrohen dhe prandaj i kam bërë objekt studimi. Zhvillimi kulturor i pjesës jug-lindore të Shqipërisë, paraqitet në ndërtimin e gjallëruar kishtar. Ndihmat e mbledhura në vend dhe jashtë shtetit krijuan mundësitë e rindërtimit të tempujve madhështorë në Voskopojë dhe në Vithkuq. Numri i tyre ishte më shumë se XX në Voskopojë dhe jo më pak se X-XII në Vithkuq. Shteti turk e ndalonte ndërtimin e kishave të reja. Me anën e një fermani të mëtejshëm rreth vitit 1610, u lejon të krishterëve përsëri të ndërtojnë kisha. Afërsisht nga fundi i shekullit të XVII zhvillohen ndërtimet e kishave

të Voskpojës dhe të Vithkuqit. Turqit, duke dhënë leje kërkonin njëkohësisht, që kishat për nga arkitektura e tyre dhe zbukurimet nga jashtë të mos dilnin nga shtëpitë e tjera. Mirëpo në kishat e Voskopojës dhe të Vithkuqit këtij urdhri të turqve u janë bindur deri në një farë mase. Si p.sh nga numri i përgjithshëm 36 e më shumë kishash ekzistuese, dy janë manastire të mëdha: Shën Prodhomi në Voskopojë dhe Shën Pjetri në Vithkuq. Ka një nunër kishash me një numër shumë të vogël të ndërtuar sipas kërkesave te turqve, por krahas tyre ndërtohen dhe tempuj madhështorë, si Shën Kolli, Shën Mëria, Shën Mëhilli dhe Shën Thanasi. Në këtë kohë kisha ishte jo vetëm një ndërtesë kulti, por edhe një vend shoqëror, ku ruheshin dokumentet më me rëndësi të madhe shtetërore dhe personale, libra etj. Tempulli i gurtë ishte një vendmbrotje i sigurt në rast zjarresh ose sulmesh dhe ai u shërbente qëllimeve të mbrojtjes. Këtu mblidhej populli i thirrur me tingujt e kambanave për të shtruar në kuvend veprimet e ndryshme dhe për të përpunuar planet e luftës. Në ndonjë kishë, p.sh. në atë të Shën Mërisë së Voskopojës, vendasit kanë treguar, një kthinë afër kishës, ku kanë ruajtur të gjitha sendet me vlerë të trevës e të kishës, e cila mbyllej me gurë të madh në rast rreziku. Hyrja e saj ishte shumë më e vogël, se trupi i njeriut. Tempujt janë ndërtuar me numër kaq të madh, sepse për ndërtimin e tyre ndihmonin rufetët dhe tregtarët-qytetarë të pasur, të cilat i shohim në temat e freskës të kishës së Shën Kollit, ku “qytetari i parë” (qytetar i dalluar i qytetit) tregon, se po i fal tempullin e Shën Kollit. Hapësira e madhe e kishave, ku secila prej tyre mund të zinte deri në 1000 vetë dhe më shumë dhe numri i i madh i tyre na tregon përsëri për madhështinë e qytetit të Voskopojës në një të kaluar jo shumë të largët. Përveç kishës së vogël dhe të vjetër të Shën e Premtes (siç thuhet është kisha e parë e Voskopojës, dhe mesa duket është ndërtuar në shekullin XIV) dhe manastirit të Shën Prodhomit, që ka datën 1632-34, të gjitha kishat e tjera janë ndërtuar, pas viteve 1712, deri 1759. Gjashtë kisha mbajnë datat: Shën Mëria më 1712, Shën Kolli më 1721, Shën Mëhilli më 1722, Shën Thanasi më 1724, Shën Ilia më 1759 dhe Shën Dhionisi më 1824. Disa mbishkrime të mbetura nga këto kisha japin të dhëna interesante. Ato ruajnë emrat e mjeshtërve ndërtues, porositësit e tyre, datat mbi afatin e disa ndërtimeve dhe pikturave, si dhe kushtet e punimeve të ndërtimit. Kështu


dossier • E mërkurë 4 shtator 2013

p.sh në mbishkrimin e madh në kishën e Shën Kollit tregohet koha gjatë së cilës është ndërtuar tempulli, nga qershori i vitit 1721 deri në shtator të vitit 1722. Në mbishkrimin e kishës së Shën Thanasit, ruhen emrat e mjeshtërve, pesë gjithsej: Dhionisi, Mihali, Pavli, Manthoja dhe Kosta dhe Thuhet se ata kishin ardhur nga fshati Krimi i Kosturit. Po aty jepet edhe emri i rajonit të Voskopojës, ku qëndron kisha e Shën Thanasit: Këtu ishte lagja e Kamelit. Një hollësi interesante: Manastiri i famshëm i Rilit në Bullgari, është ndërtuar në shekullin XIX, gjithashtu nga mjeshtërit, prej Krimi të Kosturit. Shumë pika arkitekturore të përbashkëta, ka ndërmjet Ajateve të kishave të Voskopojës dhe manastirit të Rilit, kaq e fuqishme e me famë ka qënë kjo shkollë e mjeshtërve të Kosturit, mjeshtër të cilët ndërtuan edhe te ne Voskopojën. Ky mbishkrim në kishën e Shën Thanasit në Voskopojë është i vetmi, që është gjetur gjer tani dhe që na jep të dhëna për mjeshtërit tanë. Për këta ndërtues jepen mbishkrime dhe për katedralen e Fierit, ku thuhet se është ndërtuar nga kryemjeshtër Gega, ndërsa për katedralen e Beratit nga kryemjeshtër Themalio. Në kishën e Shën Kollit të Voskopojës. Të gjitha punimet, përveç monumenteve flasin për mjeshtrit tanë. Pesë kishat e Voskopojës janë të njëllojta, nga jashtë arkitektura është shumë e thjeshtë dhe brenda me zbukurime dhe motive ornamentale, mbishkrime, data dhe bordura, ku janë vendosur edhe pjata me ngjyra. Thjeshtësia e këtyre ndërtesave nga jashtë shpjegohet me të njëjtën arsye: Me kërkesën turke, që godinat fetare nga ana e jashtme të mos dalloheshin në asnjë mënyrë nga shtëpitë e thjeshta. Mungesa e kubesë është e vetmja e keqe e sundimit turk. Në Vosokopjë, Vithkuq, shohim një dëshirë të madhe për të pikturuar tempuj, për t’i bërë ata më impozantë dhe të bukur. Monumentaliteti, veshja e brendshme, i dallojnë të gjitha kishat e Voskopojës dhe shumë kisha të Vithkuqit, nga shumë kisha të tjera të thjeshta të kohës së pushtimit turk. Kjo tregon gjallërinë e traditave të vendit të mjeshtërve shqiptarë. Për këtë flasin punimi i pasur në dru i shekujve XVII-XVIII, ku zbulimet janë përqendruar në pjesën e brendshme të kishës. Këto ndërtesa bazilikale janë me trinefe, të ndara në shtylla ose kolona, nga njëra-tjetra. Ato u përgjigjen plotësisht bazilikave të vjetra, në Bullgari, Siri, Mesopotami, që quhen “bazilikë romanike”. Kisha e famshme në Bullgari e Ivan Ali Tur-

gut, në Mesembri, e cila quhet “Ivani mbi Det”, ka planin dhe prerjen gjatësore të ngjashme dhe identike me kishat e Voskopojës, si dhe planin e kishës së Shën Sofisë në Ohër. Kjo shpjegon faktin që Shqipëria, ka përvetësuar modelet e kishave të shekullit XVIII dhe se në këtë kohë ndikimi i dikurshëm i Kostandinopojës, Bizantit, dobësohet dhe Shqipëria merr hove të reja. Metoda teknike dhe traditat e ndërtimit në trevat e Voskopojës dhe të Vithkuqit janë të ngjashme me metodat e Maqedonisë, mjeshtërit e së cilës punonin në të gjithë Ballkanin dhe zakonisht për to shkruhej: Mjeshtri me origjinë nga tokat afër Ohrit ose Dibrës. Në pikturën shquhet i njëjti largim nga tradita e Bizantit, sepse që nga shekulli XVI në stilin e thjeshtë bizantin që mbizotëronte në atë kohë, kishte filluar të hynte jehona e rilindjes europiane, gjë që e bënte këtë stil më tokësor, më njerëzor. Nga ana tjetër çdo shkollë lokale, me të cilën ka pasur kontakte Shqipëria kishte një veçanti të sajën, duke i shtuar këtij stili bizantin, që ishte i përgjithshëm, diçka të vetën , diçka të vendit. Pra, ndikimet janë kurdoherë reciproke dhe duhen studiuar shumë thellë, çdo rast në veçanti për t’i gjetur këto rrugë ndikimesh. Në rastin tonë, kur flasim për monumentet e Voskopojës, na interesojnë shkollat e Athosit, shkolla bullgare dhe rumune, që kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë mbi tempujt tanë. Mbas rënies së Kostandinopojës dhe mbas zhdukjes së shtetit bizantin, e gjithë qendra e gravitetit dhe e shpresave kishtare kalon në Athos, kështjellë e fundit e krishterimit lindor. Pas shekullit XV-XVI shkolla e Athosit ushqen me pikturat e saj të gjithë Ballkanin. Veprimtaria e pikturës, që ishte pezulluar në shekullin XV, merr një frymë të re, sipas kërkesave të pushtimit turk. Sepse grumbulloheshin të krishterët e dëbuar, të cilët sollën në Athos individualitetin e tyre dhe stilin e vjetër të saj. Në Athos u përplas e reja dhe e vjetra. Stil që jemi mësuar ta quajmë “stilin e murgjve të Athosit”, ndërsa nga ana tjetër shkolla e shekullit të XVI, Panselinosin, të ashtuquajturin “Rafaelin e Malit të Shënjtë”, që na jep vizatime të lira, poza të guximshme, lëvizje të gjalla dhe kolorit të gjallë dhe të ndritshëm. Pelegrinazhi dhe murgjërimi krijojnë kushtet për futjen e këtij stili dhe të këtyre metodave në Ballkan. Pas rënies së plotë të Kostandinopojës, në vitin 1453, mjeshtërit grekë, gjejnë mbrojtje dhe në Rumani, ku sollën me vete traditat e periudhës më të shkëlqyer të artit të paleologut. Mbi këtë bazë traditat bizantine nga njëra anë

dhe ndikimi europian nga ana tjetër, kryesisht me atë të artit italian vijnë në vendet e Ballkanit. Këto arrijnë në Rumani, Bullgari dhe në vetë Malin e Athosit, ku portreti i shenjëtarëve paraqet fytyra të vërteta, që i përkasin epokës dhe tregojnë doket e asaj kohe. Lidhjet tregtare të Shqipërisë me Rumaninë, në veçanti lidhjet administrative-kishtare, për të cilat na flet kodiku i Gjirokastrës, shënohet se disa bujarë vlleh u kanë bërë dhurata kishave. Ndoshta me këtë mund të shpjegohen edhe shumë imitime rumune që gjenden ne kishat e Voskopojës. Në shekullin XIX nuk kemi më as edhe një tempull me rëndësi të madhe për vlerën e tij artistike. Freskat gradualisht bëhen më të thjeshta dhe më të trasha dhe piktura fillon të vdesë, ndërsa për ikonat jetojnë një shekull, më vonë se freskat. Për këtë flet tradita e ikonave të përsosura të Kostandin Shpatarakut. Arti i kishave të Voskopojës, tempujt më të rëndësishëm të shekullit XVIII arrinte deri më 24 të tilla, ndërsa sot ato janë 7, ku 5 nga këto kisha janë të një tipi. Kisha e Shën Kollit është punuar prej piktorëve Davdi nga Selenica me ndihmës Kostandini dhe Kristo dhe një mbishkrim i madh rreth dy metra mbi murin e kishës përmenden të gjithë pjesëmarrësit që ndihmuan për themelimin e saj. Të përshkruash këtë kishë, d.m.th-në të ndalesh në pikturat, ku janë paraqitur rreth një mijë figura. Nikolla Jorga në librin e tij “Ancien art roumain” ka një varg pamjesh të themeluesve të kishës që çojnë në modelin e godinës. Për mjeshtër Davidin karakteristika janë pasuria e ornamentikës, nga njëherë harmonike dhe e bukur. Këtu mund të gjendet shumë analogji me ornamentet rumune. Ndryshimi i madh i subjekteve dhe fantazia e pasur në punimin e tyre shfaqet si një meritë e padyshueshme dhe esenciale e pikturimeve të kishës së Shën Kollit. Ne këtu gjejmë tema nga Apokalipsi, nga historia e shenjtorëve, nga gojëdhëna apokrife. Ne këtu gjejmë tema të rralla dhe interesante, si p.sh skenat e çudive apo si ajo freska e madhe mbi portën perëndimore, ku është pikturuar Krishti si djalë i fjetur, duke qëndruar rreth tij Shën Mëria, ose skena e Sallomes, që merr kokën e prerë të Gjon Pagëzorit në pjatë etj. E gjithë kisha e Shën Kollit është pikturuar dendur dhe në çdo skaj ka temën e vet ikonografike, ku gërshetohen tiparet e realizmit, dramatizimit me elemente mistike, që kërkojnë temat apokaliptike. Arti tani kujdeset të japi temën sa më emocionale, sa më njerëzore, sa më reale. Mjeshtër Davidi ka qenë piktor i realizmit. Zhvillimi i artit dhe i krejt kulturës së Voskopojës mund të mendohet, që nuk duhet të kishte arrirë kaq shpejt në atë dekadencë që ne shohim në shekullin XIX, por përkundrazi elementet e reja do të ishin zhvilluar me një art të ri. Shekujt XVII e XVIII patën ndikim të drejtpërdrejtë në Shqipëri për lindjen e kërkesave të reja të kohës dhe pikërisht kjo na ndihmon të kuptojmë domosdoshmërinë e kulturës së Voskopojës”. Autorja Viktori Puzanova me kompetencë shkencore argumenton vlerën e artit shqiptar autokton në Voskopojë, ndërsa konceptimi tërësor bizantin, nuk është përcaktues, por ndikues. Këtu mjaft autorë të huaj dhe shqiptarë, qoftë edhe në ditët e sotme, mbi të gjitha synojnë për t’i helenizuar, rumanizuar apo sllavëzuar në emër të ndikimeve për të tërën e të qenët shqiptare. Njëkohësisht, Puzanova krijimin e Voskopojës e lidh të mirëfilltë me origjinë shqiptare, ndërsa vllehët të ardhur më vonë, si një komunitet që i është përshtatur vendit në Voskopojë. Autorë të tjerë në afreskun e kulturës sonë Theofan Popa në shkrimin “Piktorët Korçarë Kostandin dhe Athanas Zografi dhe freskat e tyre me skenat e Apokalipsit”, saktëson artin e pikturës shqiptare edhe në Voskopojë, duke konstatuar se: “Kostandini dhe Athanasi kanë pasur një veprimtari artistike më të madhe nga të gjithë piktorët e tjerë mesjetarë shqiptarë dhe ata kanë pikturuar kishën e Shën Thanasit në Voskopojë” (25 tetor 1744 dhe hajatin e kësaj kishe më 28 qershor 1745, hajatin e kishës së Shën Kollit më 28 gusht 1750, kishën e XII apostujve më 20 tetor 1752, kishën e Shën Anargjirëve që është shembur ). Autori na sqaron se për një zhvillim të madh të artit të pikturës në vendin tonë gjatë shekullit të XVIII, ka qenë nën inkurajimin e personaliteteve shqiptare që ishin në krye të Patriarkisë së Ohërit

»

19

e të Peshkopatës së Beratit (Joasafi i Ohrit nga Voskopoja në vitet 1719-1745). Autori hedh tezën se: “Me një vështrim kritik datave të mësipërme del se prej vitit 1720, sipas Karmicit është pikturuar katedralja e vjetër e Korçës dhe deri më 1744, data e pikturimit të kishës së Manastirit të Ardenicës dhe kishës së Shën Thanasit në Voskopojë dhe, siç del, ka një interval kohe prej 24 vjetësh, që del nga mbishkrimet e piktorëve, fakt që duhet të pranojmë se punimet e mëvonshme të këtyre autorëve kanë si ditë të parë vitin 1744, në aktivitetin fillestar të këtyre piktorëve”. “Ev. Kurila në veprën e tij “Voskopoja dhe Akademia e Re e saj” (të botuar më 1935, faqe 29 Athinë), midis të tjerave thotë, se Kostandini dhe Athanasi kanë qenë shumë të njohur në Athos si piktorë muresh të shumë kishash. Theofan Popa mban pozicionin e Puzanovës që artin e piktorëve korçarë Kostandin dhe Athanas Zografi e konsideron si art shqiptar dhe jo si art bizantin, siç kërkon të pretendojë Ilo Mitkë Qafëzezi, duke argumentuar se Puzanova, ngriti tezën, se freskat e kishës së Shën Thanasit në Voskopojë duhej të ishin punë të Kostandin dhe Athanas Zografit. Nga kërkimet e kësaj vere ne zbuluam mbishkrimin e kishës së Shën Thanasit që vërteton se kjo kishë është pikturuar prej piktorëve të mësipërm. Po kështu këta piktorë në skenën e paraqitjes të prishjes së Babilonisë nga Apokalipsi nga hajatet e kishave të Voskopojës të shekullit të XVIII, si ai i kishës së Shën Kollit të Voskopojës, kanë prekur tematikën e Apokalipsit të Joanit. Vuajtjet dhe persekutimet e vazhdueshme në raste të tilla krijuan tendenca apokaliptike dhe i shtynë ata që kohërat e vështira si dhe fundin e tyre ta shpjegojnë me anën e librave profetike, apokaliptike të Biblës. Gjithë robëria shekullore otomane plot vuajtje e tmerre shpreh një tendencë apokaliptike të popujve të krishterë dhe një tendencë e tillë nga elita kishtare e Voskopojës në shekullin XVIII bëri që të krijohej një atmosferë apokaliptike me të cilën u krijua kisha dhe literatura e saj. Piktura të tilla me tendenca apokaliptike janë: “Qëngji i perëndisë” (popujt e krishterë të Ballkanit), të cilët do të mundin “bishën e egër” (shkelësin turk) dhe do të realizonin “mbretërinë qiellore” (Jeruzalemin e Ri) d.m.th. shtetet e lira të Ballkanit. Autori na jep në detaje të gjitha hjajatet e kishave të Voskopojës, si p.sh. të Shën kollit të Shën Thanasit, të Shën Iliut, të Shën Mëhillit dhe të Shën Mërisë, për të cilat me kompetencë shkencore e me shpjegime të dokumentuara në mbishkrime dhe fotografi, plotëson të gjithë kumtesën e tij shkencore. Ajo që të bën përshtypje, siç e theksuam edhe me lart, tematika e apokalipsit në tërë freskat e skenat e saj mbizotëron në kishat e Voskopojës, të cilat në materialin përkatës janë zbërthyer me detaje dhe interpretime për secilën skenë në mënyrë të saktë e vlerësim shkencor. Autori Theofan Popa, si një nga njohësit më të mirë e kompetentë shqiptarë të ikonografisë shqiptare në mjaft artikuj shkencorë, ndalet edhe për Voskopojën. Kështu p.sh. më shkrimin “Të Dhana mbi princat mesjetarë shqiptarë në mbishkrimet e kishave tona” ndalet shumë në faktet që kanë të bëjnë mbi Karl Topinë, princ i shekullit XIV, mbi Voskopojën, në veçanti të mbishkrimeve, që e lidhin atë me Joan Vladimirin, në vitin 1960 Venedik dhe në pastajmen me albanologun e dëgjuar J.G.Hahn, që e plotësojnë shumë ekspozenë kulturore e shkencore mbi Voskopojën. Me interes janë në këtë shkrim të dhënat mbi Karl Topinë, Venedikun dhe kronologjinë e ngjarjeve, të cilat na bëjnë të nevojshëm studimin e tyre në burimet arkivale të botuara në “Acta et Diplomata”, ku përmëndet për herë të parë Karl Topia më 1362, si burim kryesor historik i ardhjes së tij në fuqi, kjo ka rëndësi dhe me pikënisjen e krijimit dhe të ngritjes së vetë Voskopojës si qytet. Autori Theofan Popa është me shkrimet e tij një pikë referimi serioze, por që nuk duhet mbetur në vend apo të interpretohet në kontekstet e kohës, në të cilat ai ka bërë botimet e tij, si një pikë referimi statike. Pa frikë mund të thuhet se disa prej ikonave tona mund të konkurrojnë veprat e njohura të koleksioneve më të pasura të botës dhe vjedhja e tyre përbën një krim kombëtar të pasurisë, si një memorial historik të patjetërsuar e krahasuar me ngjarjet apokaliptike të Babilonisë. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Kulturë

Kamenica, qendra mesjetare më e ruajtur në Mesdhe Kamencia nga ajri, fshati mesjetar në skajin më jugor të Shqipërisë. Besojeni ose jo, arkeologët që më në fund i janë rikthyer mesjetës arbërore thonë se është qendra më e ruajtur në pellgun e Mesdheut. Deri më sot, energjitë e ekspeditave dhe studimeve arkeologjia jonë i ka derdhur në lashtësinë dhe kohët antike. Edhe investimet po aty. Kamencia, thonë, është gjysmë e gatshme për t’i shërbyer politikave aktuale për turizmin. Por së pari duhet njohur. Sondazhet në terren të Institutit të Arkologjisë që u kryen gjatë gushtit shtro-

jnë pretendime për Kamenicën. Banesa të mëdha, për 606 familje, denduri kishash, gjithsej 12, me jetë aktive prej shekullit të 13 deri në të shtatëmbëdhjetin, flasin për një territor të zhvilluar krah për krah me vende të Evropës, në periudhën pararilindase. Pak studime për Kamenicën në vitet shtatëdhjetë nuk japin asnjë të dhënë se cila ishin shkaqet politike apo epidetë që të shpjegojnë pse popullsia e fshatit u largua në fillim të shek. 17, sepse sidoqoftë, e shkuara e mesjetare e tij do t’i jepte një jetë të dytë në të ardhmen.

E enjte 5 shtator 2013 •

Komedia “Misteri” më 7 dhe 8 shtator në Vlorë

Në datat 7 dhe 8 shtator, në skenën e Teatrit “Petro Marko” në qytetin e Vlorës, do të shfaqet premiera e komedisë “Misteri”, një realizim i trupës së këtij teatri me regji të Jorgaq Tushes. Komedia e autorit Aldo Do Benedetti, vjen për herë të parë për artdashësit vlonjatë. Në këtë premierë do të interpretojnë Lavdimir Abilaliaj, Ilirian Ali, Matilda Avduli dhe Elisa Toshkallari. Ajo pason premierën e komedisë “Të gjithë me huqe”, të dramaturgut francez Laurent Baffi, vënë në skenë nga Eliona Thomaraj, që u shfaq për publikun para pak muajsh. Regjisori, Jorgaq Tushe, tha se “ me

vënien në skenë të kësaj premiere, synohet të përcillen tek publiku vlera të artit dhe mesazhe të ditës. Trupa e Teatrit “Petro Marko” e ka pasuruar arkivën e shfaqjeve duke vënë në skenë pjesë të njohura të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Komedia “Të gjithë me huqe”, u vlerësua si një sukses i kësaj trupe dhe aktorëve të njohur në Vlorë dhe më gjerë, mes të cilëve, Ilirian Ali e Lavdimir Abilaliaj, Artan Islami e Astrit Mamaj, apo më të rejave si Matilda Avduli. Një nga sukseset e këtij viti në këtë teatër ishte edhe realizimi i edicionit të katërt të Takimit Mbarëkombëtar të Monodramës.

Mbresa të paharruara nga sopranoja

Ermonela Jaho

Ruben Avxhiu

P

ër ata që nuk e dinë, ashtu si kinematografia ka Oskar dhe Festivalin e Kanës etj, ashtu si muzika popullore e ajo e zhanrit të lehtë ka Grammy, muzika klasike ka çmimet “Gramaphone”. Këtë vit, ceremonia që do të zhvillohet në 17 shtator do të tërheqë edhe vëmendjen e publikut shqiptar, përtej profesionistëve të zakonshëm dhe adhuruesve të muzikës operistike e klasike. Arsyeja është se sopranoja e shquar shqiptare Ermonela Jaho është pjesë e një prej 12 interpretimeve fituese. Çmimi për Opera është fituar nga “Triptiku” i Puçinit, i shfaqur në Operën Mbretërore të Londrës me interpretimin e jashtëzakonshëm të EvaMaria Ëstbroek, Ermonela Jaho, Lucio Gallo etj. Natën e ndarjes së çmimeve do të vendoset edhe se cili nga 11 interpretimet e shfaqjet e produksionet do të zgjidhet si Regjistrimi i Vitit 2013. Të fitosh mes qindra produksione operash që zhvillohen një herë në vit është një sukses që ndriçon në karrierën e të gjithë atyre që kanë punuar për këtë shfaqje. Ndërsa merita për suksesin u ndahet të gjithëve, por këtë vit ia vlen të ndalesh pak te kontributi i artistes shqiptare që pothuajse në çdo shfaqje që merr pjesë, veçohet nga komentet dhe vlerësimet e njerëzve. Ermonelën e pashë për herë të parë në skenë në vitin 2008 kur Opera e Philadelphia-s interpretoi “Turandot”. Rolin kryesor e kishte këngëtarja në rolin e Princeshës që i jep emrin operës, por njerëzit derdhën lot dhe duartrokitje për Liun, vajzën skllave të interpretuar nga Ermonela. Dyshoj se sopranos shqiptare mund t’i japësh rolin më të skajshëm në shfaqje dhe përsëri do t’i bëjë njerëzit të ikin duke folur për të dhe jo për personazhet kryesore. “Triptiku” është sukses i të gjithëve e në radhë të parë i Operës Mbretërore të Londrës, por dyshoj se do të ishte e njëjta shfaqje pa Ermonelën në të. Pas Liut në Turandot Dalja e shqiptarëve në skenat e

njohura pritet me gëzim e krenari nga bashkatdhetarët që ndjejnë sikur ndajnë pak nga lavdia e fama e sukseseve të skenës. Lexuesi pret vetëm fjalë të mira nga paraqitja e një artisti apo artisteje shqiptare në botë. Në sport dhe në fusha të tjera, rezultati është konkret dhe lehtësisht i pakthyeshëm, po në art vlerësimi është shpesh subjektiv dhe abuzimi në median shqiptare nuk njeh skaj. Janë botuar kaq shumë shkrime për artistë të mëdhenj që “pushtuan” Nju Jorkun, Parisin, Londrën etj. Daljen e Ermonelës në skenë e prita pa më të voglin pozitivitet, fakti që ishte shqiptare papritmas, atë mbrëmje ishte kthyer në potencial për mosbesim. Po pikëpamja ime ndryshoi që në momentin që ajo hapi gojën dhe filloi të këndonte. Ishte një interpretim i jashtëzakonshëm. Ermonela ishte në rolin e Liut, vajzës skllave që bie në dashuri me një princ ndërsa kujdeset për babain e tij të verbër. E vendosur nën presion nga Princesha Turandot, ajo pranon më mirë të vdesë sesa të tregojë emrin e princit. Liu i Ermonelës u kthye në një shfaqje brenda shfaqjes, me sallën që shpërtheu në ovacione pa pritur mbarimin e aktit, apo rënien e perdes. Thirrjet “brava” shoqëronin duartrokitjet. Ishte padyshim prodhimi më të i mirë i atij sezoni i Operës së Philadelphia-s. Kanë kaluar disa vite po ende e mbaj mend mirë momentin e vdekjes së Liut në skenë. Një çast shumë prekës, i interpretuar mrekullisht nga Ermonela, Spektatorët kishin lot në sy. Tani të them të drejtën vdekja e Liut tek Turandot, është një moment

kyç, për të gjithë të apasionuarit e operas. Po pikërisht për këtë është një sfidë për çdo artiste që e merr përsipër atë rol. Madje përkon me vdekjen e vërtetë të kompozitorit të madh Giacomo Puçini (Xhakomo Puçini), i cili e la operën “Turandot”, të papërfunduar. Mbyllja e saj u konceptua nga Franco Alfano me një ripërsëritje e aries së famshme “Nessun dorma”. Një nga rastet më të treguara është ai i dirigjentit të famshëm italian Alberto Toscanini, i cili në një shfaqje të kësaj opere, pas momentit të vdekjes në skenë të Liut, ndaloi, u kthye nga orkestra dhe duke përkujtuar vdekjen e Puçinit, tha: “Këtu vdekja triumfoi mbi artin”. Pastaj, ai zbriti nga podiumi dhe refuzoi të dirigjonte pjesën e përfunduar pas vdekjes së kompozitorit. Dritat e sallës u ndezën dhe publiku u detyrua të largohej në heshtje i shokuar. Kjo nuk ndodhi në Philadelphia, por me daljen e Liut/Ermonelës nga skena në shumë kuptime shfaqja kishte mbaruar. Ermonelën do ta shihja përsëri më vonë në Philadelphia, në sezonin tjetër, me rolin kryesor në operan e famshme “Madame Butterfly”. Ishin vite kur në sajë të financimit bujar nga Advanta, Muzeumi i Artit dhe Opera e Philadelphia-s kishin filluar të konkurronin Nju Jorkun, me një numër në rritje të dashamirësve të artit që udhëtonin nga kryeqyteti botëror, në kryeqytetin e parë e të dikurshëm amerikan për të parë ekspozita e shfaqje. Ndoshta një konkurrencë e jetëshkurtër, por gjithsesi që bëri bujë për pak kohë në media. Marrë nga gazeta “Illyria” në Manhattan


» Kulturë

• E enjte 5 shtator 2013

21

Berisha: Kelmendi solli kurorën e mbretëreshës në Shqipëri Kryeministri Berisha priti dje Majlinda Kelmendin, Kampionen e re të Botës në xhudo dhe trajnerin e saj Driton Kuka. Kryeministri Berisha e quajti Mbretëresha e Botës në xhudo kampionen Majlinda Kelmendi, ndërsa tha se fitorja e saj i gëzoi shqiptarët kudo nëpër botë. “Shqiptarët e kanë pritur me vite kurorën e parë të mbretit në sport, por kurorëzimi i një mbretëreshe si ty Majlinda ishte simbolika më e bukur!”-, u shpreh kryeministri Berisha, duke i dhuruar asaj dhe trajnerit Kuka monedhën e argjendtë të 100 vjetorit të pavarësisë. Kryeministri Berisha përgëzoi Kampionen e Botës Majlinda Kelmendi dhe e felenderoi për emocionet e jashtëzakonshme që i dha çdo shqiptari dhe atij personalisht me fitoren e ndeshjes të dy javëve më parë për titullin kampion bote në

xhudo që u mbajt në Brazil dhe që u përcoll me shume jehonë nga media ndërkombëtare. Majlinda Kelmendi, Kampionia e Botës në xhudo, duke falenderuar kryeministri Berisha për vlerësimin tha se; – ai dhe familja e saj ishin të parët që e përgëzuan për fitoren dhe se me këtë fitore shleu një peng nga mosarritja e rezultatit të dëshiruar në Olimpiadën e Londrës të një viti më parë.Trajneri i saj Driton Kuka e quajti një ngatërresë të bukur kur gjatë ngritjes së flamurit të Kosovës organizatorët luajtën himnin kombëtar. Kampionia e Botës në xhudo Majlinda Kelmendi dhe Trajneri i saj Driton Kuka, thanë se kishin ardhur enkas në Tiranë nga Prishtina për të ndarë nga afër gëzimin me Kryeministrin Berisha, të cilin ata e quajtën “Kryeministrin shpirtëror të shqiptarëve”.

Artisti nga Kosova sjell premierën “Goldene Schnitt“ në Cyrih

P

rerja e Artë” e Besim Morinës është bazuar në kodin gjenetik të natyrës dhe njeriut, një kod që është në përpjesëtim me gjithçka që na rrethon në natyrë. “Goldene Schnitt“ është projekti i artistit nga Kosova, Besim Morina, i cili përshkruan në parim ndarjen proporcionale, të cilat mund t’i gjeni në biologji, matematikë, arkitekturë, art dhe muzikë. “Prerja e Artë” e artistit nga Kamenica është bazuar në kodin gjenetik të natyrës dhe njeriu, një kod që është në përpjesëtim me gjithçka që na rrethon në natyrë, kodin gjenetik të njeriut, trupin e njeriut, të kafshëve, etj. “Ky kod është përdorur nga shumë artistë të mëdhenj, arkitektë e autorë te ndryshëm.“Prerja e Artë” është zbatuar që nga piramidat e Egjiptit, arkitekturës antike, greke dhe romake, dhe ajo e sotme moderne, si p.sh. Muzeu i Luvrit, etj.”, tregon përmbajtjen e shfaqjes premierë që do ta ofrojë për audiencën zvicerane artisti nga Kosova. Në projektin e tij që quhet “1.618 The Golden Section“ janë edhe dy koreografë dhe balerinë modernë, Matthias Kass dhe Clement Bugnon. Muzika është përzgjedhur nga një kolazh, duke u bazuar në veprën e Johann Sebastian Bach “Kunst der Fuge” që është kompozuar në përpjesëtim me „Prerjen e Artë“. Janë tërësisht 377 llampat elektrike në skenë, numër i cili është i bazuar në vargun e Fibonaçit , një matematikant italian që për herë të parë paraqet publikisht kodin e „Prerjes së Artë“ ose 1.618...). Me pak fjalë, gjithçka që ka përgatitur për këtë shfaqje Besim Morina do të jetë në përpjesëtim me «Prerjen e Artë». Është një projekt i veçantë sa i përket skenografisë dhe ndriçimit skenik, sidomos në tea trin e Cyrihut “Theater der Künste”. Interpretuesit dhe audienca janë në të njëjtën dhomë. Gjithë hapësira është projektuar si një sistem dinamik i bazuar në seksionin e artë. Besim Morina vjen nga Kamenica. Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë , në skenografi dhe kostumografi. Nga 2007 deri më 2010 ka punuar në Kosovë në projekte të ndryshme teatrale dhe filmike, p.sh. kostumograf në filmin “Gomarët e Kufirit. Në tetor të viti 2010 ka filluar studimet Master në Universitetin e Cyrihut ( ZhDK ) dhe ka diplomuar në qershor të këtij viti në degën skenografi dhe ndriqim skenik. Kjo është premiera e parë e Besimit në Cyrih, e cila do të shfaqet më 19 shtator në Cyrih, ndërsa reprizat mund të ndiqen më 20 dhe 21 shtator.

Çekët ftojnë Papën të vizitojë Shqipërinë Me një letër drejtuar Papa Franceskut, i kërkohet atij të vizitojë Shqipërinë. Do të ishte deri diku normale nëse këtë letër të hapur do ta kishte shkruar një grup besimtarësh katolikë shqiptare, por ajo çka bën habi, është se letra mban firmën e Milan Hulik, një avokat çek, i cili vizitoi Shqipërinë dhe veriun e vendit për herë të parë këtë vere. I shoqëruar nga dy mikesha të tij po çeke, Milan na tregon sesi më një faqe interneti dedikuar Shqipërisë, e ku mund të marrësh informacion në 5 gjuhë të ndryshme, ai ka publikuar letrën e tij të hapur. Arsyet e ftesës për avokatin lidhen ngushtësisht me kishat katolike në veri dhe familjet që u përpoqën të ruajnë fenë, edhe gjatë komunizmit. Por, bashkë me iniciativën për t’i dërguar Papa Franceskut këtë kërkese, çekët që administrojnë faqen e internetit duket se janë mahnitur me Shqipërinë. Aq sa, ata nuk ngurrojnë të bëjnë edhe ironi me paralajmërimet e Ministrisë së Jashtme çeke mbi masat që duhen marrë nëse viziton Shqipërinë.

Afërdita Dreshaj zgjedh Turqinë për klipin e radhës

Besim Morina

Së fundmi këngëtarja Aferdita Dreshaj ka zgjuar komente në media dhe rrjetet sociale për një ribashkim me ish-partnerin e saj, Shpat Kasapi, pas publikimit të një fotoje ku shfaqen së bashku. Ndërkohë që nga ana e Afërditës një gjë e tillë nuk është pohuar e as nuk është mohuar. Siç duket bukuroshja nga Kosova i ka lënë gjërat në lidhje me jetën e saj private dhe po i kushtohet karrierësa. Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në Turqi, ndërsa premton se së shpejti do të sjellë një projekt të ri muzikor për fansat e saj. “All pcked! Bodrum tomorroë foer@bulentsertatas23 neë video”!, ka shkruar bukuroshja shqiptare, ndërsa ka hapur dyshimet se videoklipi i radhës do të filmohet në plazhet e bukura të Turqisë.

Rritet numri I vizitorëve në kalanë e Lezhës Interesimi i turistëve të huaj për kalanë e Lezhës është rritur këtë vit. Infrastruktura rrugore ka ndikuar në shtimin e këtyre turistëve, që kryesisht vinë nga vendet e Europës Juglindore. Një fakt i tillë pohohet nga përgjegjësi i Monumenteve të kulturës në Lezhë, Dedë Margjoni, sipas të cilit ky vit ka qenë më i veçantë përsa i përket vizitueshmërisë së kalasë. Kalaja e Lezhës ka qenë një aset historik shumë pak i vizituar për shkak se mungonte infrastruktura rrugore, e po kështu edhe promovimi i saj. Pamja që të afrohet nga kodra ku ndodhet kjo kala vlerësohet si mjaft mbresëlënëse, pasi në një vështrim të shkurtër mund të sodisesh çdo plan relievi, që fatmirësisht në Lezhë ndodhen pranë e pranë. Ajo për të cilën ka ende nevojë kalaja e Lezhës është promovimi nëpërmjet agjencive turistike, që në fakt nuk është realizuar asnjëherë. Ndonëse është theksuar se në prefekturën e Lezhës operojnë 2 zyra turizmi, krahas atyre të vendosura në çdo njësi vendore, bashkëpunimi i tyre lë për të dëshiruar, ndërsa në asnjë rast ato nuk flasin për turizëm.

Nuredini mrekullon në Kumanovë me “Shtrigat e Salemit” Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Sefedin Nuredini, me trupën artistike 17 anëtarëshe solli edhe një realizim të shkëlqyeshëm skenik në Tetatrin e Kumanovës. Në premierën e mbrëmshme të teatrit shqiptar në Kumanovë, pas shfaqjes “Shtrigat e Salemit” të autorit Artur Myller, u krijua një atmosferë artistike e cila moti kohë nuk është shijuar nga publiku kumanovar. Për realizimin e suksesshëm të kësaj premiere kontributin e tyre e dha e tërë trupa artistike e përbërë nga aktorët Qazmedin Nuredini, Valdeta Ismaili, Flora Kadriu, Vebi Qerimi, Sefedin Shabani, Shkëlqim Islami, Mirsad Abazi, Naime Azi, Salaetin Bilall, Teuta Ajdini – Jegeni, Elhame Bilalli, Enver Halimi, Mentor Nuredini, Arta Nuredini, Sara Bajrami, Blertan Hasani, Elmedina Sadiki. Aktorët u përshëndetën me duartrokitje të frenetike, duke vlerësuar lartë angazhimin dhe profesionalizmin e tërë trupës artistike.

Reagon administrata për karikaturën shqiptare në Turqi Një ekspozitë me karikatura kushtuar trazirave të muajve të fundit në Turqi ka shkaktuar ndërhyrjen e prokurorisë. Ajo, pasi ka mbyllur ekspozitën, ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë, njoftojnë mediet turke dhe transmeton gazeta austriake Tiroler Tageszeitung. Në mesin e karikaturave të “inkriminuara” është ajo e karikaturistit nga Kosova Murat Ahmeti, e cila qe shpërblyer nga revista turke e karikaturës “Don Quichotte”. Ekspozita qe hapur në qytetin jugperëndimor turk Didim. Botuesi i kësaj reviste Erdogan Karayel i cili jetin në Gjermani ka kritikuar veprimin e autoriteteve turke duke e quajtur atë “skandal”. Në Gjermani një reagim i tillë do të ishte plotësisht i pa marrë me mend, ka thënë ai. Nga ana tjetër, gazetat turke kanë cituar një politikan lokal turk nga partia e kryeministrit Erdogan, sipas të cilit karikaturat përmbajnë në vete fyerje për kryeministrin turk. /albinfo/ Tre persona janë akuzuar zyrtarisht për rastin e revistës Kosovo 2.0, njofton misioni evropian për sundim të ligjit.


22

« speciale

G

uximi i jashtëzakonshëm i grave shqiptare ka qenë shfaqur vazhdimisht në historinë e vendit, por një nga shembujt më të shquar ishte ai që u bë i njohur për një degë të popullit shqiptar të përfaqësuar prej suliotëve, kur u rrethuan prej Ali Pashës më 1792. Suliotët formonin një bashkim gjysmë të pavarur, që përmblidhte 66 fshatra, që i përkisnin rrethinave të Margaritit, Paramithisë dhe Janinës. Deri në kohën e Ali Pashës ata ishin krenarë për rregullsinë e pagesave të detyrimeve që i bënin Portës, por kurthet e mashtruesit plak Ali, i cili dëshironte t’i kishte të gjithë kalorësit e Sulit dhe të ardhurat e tyre në duart e tij të pangopura, shpejt shkaktuan kryengritjen e popullit. Dhe kështu suliotët nisën luftën e tyre të gjatë e të lavdishme kundër fuqive shumë herë më të mëdha të Pashait të famshëm. Me anë të lojërave të dyfishta, për të cilat ai ishte një mjeshtër i përsosur, Pashai lidhi fillimisht në fuqinë e tij Xhavellën, një nga kryetarët e suliotëve, dhe pastaj rrethoi Sulin. Kështu, ai u përpoq që me ryshfete ta bindte Xhavellën të tradhtonte Sulin. Këtu mashtrimi u çiftëzua: sulioti i zgjuar u duk se pranonte t’i bindej Pashait dhe bile la djalin e tij, Foton, në duart e Ali Pashës si peng. Ai u nis për në Sul në dukje se po e tradhtonte atë, por pa arritur akoma atje i dërgoi një letër kundërshtimi Pashait. Atëherë Aliu sulmoi Sulin dhe ishte pikërisht këtu që heroizmi i grave shqiptare u bë kaq i dukshëm. Moskoja, gruaja e Xhavellës dhe e ëma e Fotos, tregoi mrekullitë e vlerave të saj gjatë rrethimit. Ajo shqeu me sëpatë të vogël disa kuti fishekësh, ua ngarkoi ato edhe grave të tjera dhe u sulën drejt llogoreve për t’i shpërndarë ato te suliotët. Aliu kërcënoi se do ta piqte të gjallë djalin e saj Foto, por ajo iu përgjigj se ishte e re dhe mund të lindte fëmijë të tjerë dhe se më mirë të hante mish të pjekur të djalit të saj sesa të tradhtonte vendin e saj. (Blackwood’s Magazine) The New York Times 8 Shkurt 1880

Dhe lindja e shtetit shqiptar Revista “Blackwood’s Magazine” ishte një revistë britanike me qendër në Skoci, e cila periudhën e saj të botimit e pati në vitet 1817-1980 dhe fillimisht quhej “Revista e përmuajshme e Edinburgut” (Edinburgh Monthly Magazine). Në kohën e botimit të këtij shkrimi në gazetën “The New York Times” qarku i Sulit, në përbërje të Çamërisë, ishte pjesë e Vilajetit osman të Janinës. Ashtu siç pohon edhe revista amerikane “Time” e datës 26 gusht 1940, Çamëria i merret Shqipërisë me pushtimin e Janinës prej ushtrisë greke më 6 mars 1913. Një përshkrim faktik i viteve të para të shtetit të sapolindur shqiptar jepet më poshtë

Profil

E mërkurë 4 shtator 2013 •

Trimëreshat

suliote Ajo shqeu me sëpatë të vogël disa kuti fishekësh, ua ngarkoi ato edhe grave të tjera dhe u sulën drejt llogoreve për t’i shpërndarë ato te suliotët. Aliu kërcënoi se do ta piqte të gjallë djalin e saj Foto, por ajo iu përgjigj se ishte e re dhe mund të lindte fëmijë të tjerë dhe se më mirë të hante mish të pjekur të djalit të saj sesa të tradhtonte vendin e saj.

Gratë suliote. Pikturë e vitit 1827 nga Ary Scheffer (1795-1858), që përshkruan vetëvrasjen heroike të grave suliote, e njohur si “Vallja e Zalongos”, gjatë luftërave suliote. Muzeu i Luvrit në Paris, Francë

Suliotët me kostume tradicionale. Pikturë e Eugene Delacroix (1824-1825). Muzeu i Luvrit, Francë mbështetur në librin “Edith Pierpont Stickney, Southern Albania 1912-1923, Stanford University Press, 1926”. Kryengritjet shqiptare kundër Perandorisë Osmane dhe më pas shpallja e pavarësisë shqiptare i prishën planet e shteteve grabitqare dhe balancat e fuqive të mëdha në Europën Juglindore. Si rrjedhim, u ndezën dy luftëra ballkanike dhe më pas Lufta e Parë Botërore. Lufta e Parë Ballkanike (8 tetor 1912-30 maj 1913) filloi me sulmet e Serbisë, Greqisë e Bullgarisë kundër Perandorisë Osmane dhe mbaroi me firmosjen e Traktatit të Konferencës së Paqes të Londrës. Kjo konferencë filloi punimet më 16 dhjetor 1912, duke pasur si shkak shpalljen e pavarësisë shqiptare më 28 nëntor 1912 dhe në fund njohu pushtimet e bëra nga Serbia, Greqia e Bullgaria dhe pavarësinë e

Shqipërisë. Lufta e Dytë Ballkanike (16 qershor 1913-10 gusht 1913) filloi kur Bullgaria, e pangopur me pushtimet e saj, sulmoi Serbinë e Greqinë dhe mbaroi me firmosjen e Traktatit të Bukureshtit. Bullgaria, e sulmuar edhe nga Rumania e Perandoria Osmane, dorëzohet dhe humb atë që pati fituar gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Kufijtë e sotëm të Shqipërisë zyrtare u përcaktuan nën kujdesin e Britanisë, Francës, Austrisë, Rusisë, Gjermanisë dhe Italisë me Protokollin e Firences më 17 dhjetor 1913. Para e pas kësaj date Greqia edhe u përpoq të gjente përkrahje nga shtetet europiane për rishikim kufiri dhe organizoi fshehurazi shqiptarë të greqizuar të ngrinin krye kundër shtetit shqiptar, që qeverisej prej Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, me qendër në Durrës dhe kryetar

princin gjerman William of Wied. Përkrahja Greqisë për këtë gjë nuk i erdhi dhe një arsye për këtë mund të gjendet te fjalimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik më 8 maj 1913 nga Walter Guiness, i cili tha: “Greqia po kërkon territor në Shqipërinë e Jugut, ku raca shqiptare është shumicë absolute”. Në shkurt 1914 këto gjashtë fuqi të mëdha europiane i bënë të ditur Greqisë se shumica e ishujve të detit Egje do t’i jepeshin asaj me kusht që ajo të tërhiqte ushtrinë pushtuese nga Shqipëria e Jugut brenda muajit mars 1914 dhe të respektonte shtetin shqiptar. Por nën nxitjen e drejtpërdrejtë të Greqisë (në dukje zyrtarisht asnjanëse), grekët në Jug të Shqipërisë, me në krye priftërinjtë e tyre, deklaruan më 28 shkurt 1914 se formonin një të vetëquajtur “Republika Autonome të Epirit të Veriut”, e cila përmblidhte

Himarën, Gjirokastrën, Sarandën dhe Delvinën. Kryetar i saj u emërua Gjergj Kristaq Zografo nga Lunxhëria, i cili më 2 mars 1914 në Gjirokastër u shpreh se “është e pamundur të vihemi nën zgjedhën e një populli barbar...” Në fund të marsit 1914 qeveria shqiptare kërkoi nga fuqitë e mëdha ta detyronin Greqinë të t’u jepte fund masakrave në Shqipërinë e Jugut. Theksi u vu në faktin se, ndërsa në dukje ushtria greke po largohej prej Shqipërisë së Jugut, në fakt ajo po linte mbrapa banditë të organizuar e të armatosur prej saj dhe ua ndërronte veshjet ushtarëve të saj për t’i rreshtuar me “ushtrinë e Epirit të Veriut”. Me qëllim që t’i jepte sa më parë fund shkretimit dhe të sillte paqen në Jug të Shqipërisë dhe në kushtet e një shteti shqiptar akoma me kërthizë të lidhur, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit luajti lojën e bisedimeve, të mbajtura në Korfuz, me “grekët e Epirit të Veriut”. Frika se, nëse përfundimet e këtyre bisedimeve të zhvilluara në Korfuz nuk do ishin të kënaqshme do të shkaktonin pushtimin e Shqipërisë së Jugut prej trupave italiane dhe austro-hungareze, bëri që një marrëveshje [që mund të njihet edhe si Protokolli i Korfuzit] të firmosej më 17 maj 1914. Me këtë u jepej garanci “grekëve të Epirit të Veriut se kryetarët e bashkive të qyteteve kryesore të ishin të krishterë ortodoksë, që grekët të mos thërriteshin në ushtri dhe të kishte liri fetare e arsimore për ta”, por gjithmonë duke ruajtur kontrollin e sipërm të qeverisë shqiptare. Lufta e Parë Botërore (28 qershor 1914-11 nëntor 1918) filloi me vrasjen në Sarajev të nënmbretit Franc Ferdinand të Austrisë nga një serb dhe mbaroi me nënshkrimin e armëpushimit prej ushtrisë gjermane. Në kohën e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore Shqipëria zyrtare praktikisht nuk kishte qeveri

qendrore dhe princi William of Wied u detyrua të largohej nga Shqipëria në shtator 1914. Ushtria greke e pushtoi përsëri Shqipërinë e Jugut më 27 tetor 1914 dhe qeveria e përkohshme e të ashtuquajturës “Republika Autonome e Epirit të Veriut” bëri të ditur se nuk do të ekzistonte më, sepse kështu qëllimet e vërteta të saj ishin arritur. Shqipëria e Jugut mbeti e pushtuar prej ushtrisë greke deri në vitin 1915, kur ajo u shty prej ushtrisë italiane. Perandoria Austro-Hungareze zyrtarisht mori brenda saj më 1909 Bosnjë-Hercegovinën, të cilën e pati pushtuar që më 1878 dhe ndërkohë u bë edhe garante e pavarësisë së Shqipërisë më 1912. E dehur nga pushtimet e dy luftërave ballkanike dhe me ëndrrën për një Serbi të madhe, ku të përfshihej edhe Bosnjë-Hercegovina, nën nxitjen e mbështetjen e Rusisë, duke parë të bllokuar daljen në Adriatik prej një Shqipërie të pavarur, Serbia sulmoi Shqipërinë dhe kreu vrasjen e nënmbretit Franc Ferdinand. Austro-Hungaria kërkoi që Serbia të largohej nga Shqipëria dhe njëkohësisht të mbahej përgjegjëse për atentatin e kryer. Kjo përplasje në dukje diplomatike midis Austro-Hungarisë të mbështetur nga Gjermania dhe Serbisë të mbështetur nga Rusia ndezi fitilin e Luftës së Parë Botërore dhe Shqipëria zyrtare nga shesh u bë përshesh prej ushtrive të huaja. Konferenca e Paqes në Paris (18 janar 191921 janar 1920) u mbyll në fund me themelimin e Lidhjes së Kombeve. Në këtë konferencë u bënë përsëri përpjekje për ta qethur Shqipërinë e mbetur, por ndërhyrja e presidentit amerikan Woodrow Wilson (1856-1924), i sqaruar nga shqiptarë dhe miqtë e tyre, e shpëtoi Shqipërinë e sotme dhe i ashtuquajturi “Protokolli i Korfuzit”, i zhvlerësuar më parë prej vetë “grekëve të Epirit të Veriut”, u mohua përfundimisht (rebus sic stantibus).


SPORT • E enjte 5 shtator 2013

Më shumë se 2.5 miliard euro gjatë merkatos verore dy mujore janë shpenzuar nga klubet për të forcuar radhët e tyre për sezonin e ri. Nejmar, Bajl, Falkao, Kavani ndërruan skuadrat e tyre. Sipas traditës edhe sivjet skuadrat e mëdha kanë shpenzuar më shumë para, por e dhëna se tre nga lëvizjet më të shtrenjta janë bërë në Francë, flet qartë se klima e futbollit ka ndryshuar ose po ndryshon. Gjithsesi në fund të artikullit janë renditur dhe ligat që kanë shpenzuar më tepër gjatë merkatos të verës. Të dhënat janë marrë nga “BBC” dhe “Mirror” që kanë

Çmenduria e merkatos verore, skuadrat angleze thyejnë rekorde bërë bilancin e të gjithë skuadrave gjatë merkatos së verës. Disa të dhënë janë fantastike. Krahas asaj që në të njëjtin kampionat për 150 milion euro, arritën Bale e Nejmar, skuadrat spanjolle kaluan ashtu siç i ka hije një shteti që është në krizë të madhe financiare dhe në fund të merkatos dolën në plus prej 100 milion euro. Vazhdimin e kursimit në Seria A, e prishi skuadra e Napolit, por edhe 88 milionët e saj të shpenzuara,

futbollin italian nuk shkoi me minus. Në Francë, dy klubet e pasura nga Parisi dhe Monte Karlo, kontribuan që mos të bie në sy që 18 skuadrat tjera të Ligue 1, kanë përfituar reth 150 milion euro. Po që se Monako dhe PSG do shpenzonin miliona euro, atëherë kampionatit francez do të ishte në zero. Kështu me shpenzimet e tyre Ligue 1, është në minus të madh. Skuadrat nga Premier Lig, kanë thyer të gjitha re-

kordet dhe në ditën e fundit të merkatos shpenzuan më shumë se 240 milion euro, po thuajse sa tërë Bundesliga në këtë verë. Ata shpenzuan 624.560.000 paund, ose 25 për qind më shumë se rekordi I deritanishëm i shpenzimeve nga vera e 2008. Bejl disi ua përmirësoi bilancin negative, por përfitimet e tyre nga merkatoja edhe më tej janë me bilanc negativ minus 541 milion euro.

Lorik Cana: Historike, por pa frikë Kapiteni i kombëtares sonë shprehet optimist për dy ndeshjet e radhës, kur thekson se kuqezinjtë duhet të lënë mënjanë emocionet e këtij momenti historik ku luhet kualifikimi për në Botëror dhe të japin maksimumin në fushë ndaj Sllovenisë më parë, e më pas ndaj Islandës Dy ndeshje për mos t’u humbur. Nuk është thjesht sllogani për të qëndruar përpara ekranit dhe ndjekur dy sfidat e kombëtares, por ky duket të jetë objektivi i kuqezinjve tanë në prag të impenjimit të dyfishtë në transfertë me Slloveninë dhe Islandën. Fjalë që dalin nga goja e kapitenit Lorik Cana që së bashku me Ansi Agollin premtojnë përkushtim dhe impenjim maksimal. Mbrojtësi i Lacios, i cili rikthehet në një ndeshje eliminatore pas mungesës ndaj Norvegjisë, në qershor në “Qemal Stafa”, nuk do të ketë në krah Mërgim Mavraj. Cana e pranon rëndësinë e kësaj mungese, por shprehet i bindur se kushdo që do të luajë do të jetë në lartësinë e detyrës, pasi forca e kombëtares shqiptare është grupi. -Vjen pas një ndeshje në dritëhije në Torino dhe një dëmtimi që trembi tifozët shqiptarë. Si ndjeheni tani, a do të ndikojë apo dëmtim që keni pësuar? -Nuk ndikon aspak, vetë fakti që isha në ndeshjen e fundit kundër Juventusit tregon që kam qenë në gjendjen e duhur për të luajtur dhe nuk kisha ndonjë pengesë apo shqetësim, përkundrazi e kam ndjerë veten mirë. Para se të vijmë të grumbullohemi me kombëtaren duam gjithmonë që ta mbyllim ndeshjen sa më mirë me skuadrën, por personalisht e kam ndjerë veten mirë, ndjehem në formë dhe jam gati të jap maksimalisht kontributin tim si jashtë fushe, ashtu edhe brenda saj. -Tema e ditës është mungesa e Mavrajt. Si e ndjen Loriku këtë si partneri në mbrojtje, por edhe si kapiteni i skuadrës? -Ditën pasi është dëmtuar unë kam komunikuar me Mërgimin dhe ai është i pari që është mërzitur shumë, është zhgënjyer, pasi i ka hyrë aq

23

Igli Tare kërcënohet me vdekje Igli Tare është kërcënuar me vdekje nga tifozët e Lacios. Ish-kapiteni i kombëtares sonë, që tashmë është drejtor i klubit të kryeqytetit të Italisë ka marrë mesazhe kërcënuese, madje edhe me jetë nga tifozët e Lacios dhe po kështu edhe presidenti Lotito. Tifozët lacial janë shumë të pakënaqur nga rezultatet e dobëta të skuadrës në nisje të sezonit, ku spikasin dy humbjet turpëruese nga Juventusi në finalen e Superkupës 0-4 dhe në kampionat 1-4, por më tepër ata janë zhgënjyer nga dështimi i merkatos, ku nuk u arrit të merrej asnjë sulmues cilësor. Zhgënjimi është kthyer në dhunë për tifozët e Lacios, të cilët siç raportojnë mediat italiane nuk i kanë kursyer mesazhet me email apo edhe me letra tradicionale në drejtim të krerëve të klubit, të cilëve iu faturojnë dështimin. “Do të përfundoni të gjithë të varur” apo “Në mëngjes trupat tuaj do të jenë të ftohtë”. Ky është thelbi i pjesës më të madhe të letrave që e nxehin edhe më shumë ambientin në një qytet ku mjaftojnë vetëm disa humbje për ta kthyer në tragjedi lojën e futbollit. Gjatë kësaj merkatoje, Lazio ka afruar në skuadër mesfushorët Bigla dhe Anderson, mbrojtësin Novareti, sulmuesin Brajan Perea dhe portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ku për të pritet një betejë ligjore me Kievon, që pretendon se ka marrë firmën e portierit të kombëtares shqiptare para lacialëve. Me pak fjalë Igli Tare, i cili deri tani adhurohej në kampin lacial si një ish-futbollist, por më tepër si një drejtues i suksesshëm, që kishte bërë goditje të mira në merkato, po ndien anën tjetër të medaljes dhe tashmë i duhet të qarkullojë me kujdes në Romë.

Alegri vë kandidaturën për kombëtaren

Masimiliano Alegri mund të quhet edhe zyrtarisht një kandidat për të drejtuar Italinë, pas largimit të Alegrit. Trajneri i Milanit i pyetur rreth mundësisë që ai të drejtojë “axurrët” është shprehur se për të ky është një objektiv. “Për çdo trajner është një ëndërr që një ditë të drejtojë kombëtaren e vendit të tij dhe kështu është edhe për mua. Drejtimi i kombëtares është diçka që unë e synoj. Nuk dihet bëhet tani, ose pas 5 apo 10 vitesh, gjithsesi kjo është diçka që do të më pëlqente shumë që ta bëja”, ka deklaruar Alegri. Gjithsesi trajneri i kuqezinjve ka theksuar se kjo është diçka që i përket së ardhmes. “Tani jam trajner i Milanit dhe jam shumë i kënaqur. Kombëtarja ka një trajner shumë të mirë dhe do të qëndrojmë secili në pankinën e tij”, tha trajneri i Milanit.

“Konte nuk ka abdikuar”

shumë dashuria për ekipin kombëtar. Edhe ai është i pari i befasuar për mënyrën se si e përjeton pjesëmarrjen dhe kontributin në ekipin kombëtar. Me të vërtetë është për të ardhur keq, sidomos për të, por edhe për ekipin tonë, pasi është një lojtar që nga momenti që ka ardhur këtu, ka rritur cilësinë e ekipit, ka sjellë përvojën e tij nga Bundesliga dhe kemi kombinuar jashtëzakonisht mirë. Në shumicën e rasteve me mua, por edhe në ndeshjen e fundit përkrah Telit. Ai është një lojtar që ka marrë gjithmonë përgjegjësi dhe ka sjellë cilësinë e tij. Sigurisht na vjen keq dhe shpresojmë që ta kemi të gatshëm për ndeshjet e tetorit, por siç kemi zëvendësuar lojtarë në të kaluarën, si u zëvendësova unë, skuadra ka treguar gjithmonë nivel loje dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Sigurisht ne dëshirojmë që ta rikupero-

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

jmë sa më shpejt. -Çfarë premtimi jep Loriku si kapiteni i kësaj skuadre për këto dy ndeshje? Deri ku mund të shkojmë? -Ne nuk jemi politikanë për të dhënë premtime, sidomos kur nuk jemi të sigurt që i mbajmë ato, ndaj gjëra që mund të bëjmë ne është të përgatitemi në mënyrën sa më të mirë. Jemi këtu pak ditë në dispozicion dhe jemi duke punuar që të njohim sa më mirë kundërshtarin dhe ne të përgatitemi në një mënyrë sa më të mirë. Trajneri ka një përvojë dhe një njohuri të ekipit tonë, që është gati perfekte dhe ai e di në cilën mënyrë duhet të rreshtojë lojtarët dhe në cilën mënyrë duhet të luajmë. Ne, në momentin që do të jemi gati fizikisht duhet të mendojmë të bëjmë ndeshjen e duhur, pa pasur frikë se luajmë jashtë vendit, pa pasur emocione të cilat mund të na kufizojnë. Por

do luajmë me ato cilësitë dhe ato kualitetet të cilat na kanë sjellë këtu deri tani dhe na kanë sjellë në këtë pozicion. Por, sigurisht që Shqipëria nuk është absolutisht favorite në këtë ndeshje, por do shkojë atje për të luajtur lojën e saj që kemi bërë deri tani. -Përtej dëshirës, sa pikë mendoni se do të ishin optimale në këto dy ndeshje, me sa do të ishim të kënaqur? -Optimalja është 12 pikë në katër ndeshje (qesh). Është sinqerisht e vështirë të flasësh me pikë, pasi çdo rezultat është i mundur. Absolutisht nuk dua të humbasim ndeshjen e parë, pasi nëse nuk mundemi në ndeshjen e parë, mbajmë Slloveninë 4 pikë mbrapa dhe na jep një mundësi të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen në Islandë. Por, siç thashë, të tre rezultatet janë të mundura. Kjo na jep edhe shpresë, por edhe na mban me këmbë në tokë.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Sapo është mësuar lajmi se Çezare Prandeli do të largohet pas Botërorit nga kombëtarja italiane, kanë vërshuar spekulimet nga mediat se ai mund të marrë drejtimin e Juventusit në fund të sezonit dhe se Antonio Konte do të largohet nga bardhezinjtë. Përgjigjen e parë për këto lajme e ka dhënë kapiteni i Juventusit Xhianluigji Bufon, nga grumbullimi i kombëtares “axurre”, ku ndodhe për përgatitjen e sfidave me Bullgarinë e Çekinë. “Prandeli te Juventusi? Ai meriton të një klub të madh, por tani nuk besoj se Konte ka abdikuar. Nuk është rasti për të bërë një reklamë për njërin apo për tjetrin”, ka deklaruar kapiteni i Juventusit dhe i kombëtares italiane. Bufon ka komentuar gjithashtu edhe largimin e mundshëm të Prandelit nga drejtimi i Italisë dhe se sa mund të ndikojë kjo tek përfaqësuesja italiane. “Lamtumira e mundshme e Prandelit është shqetësim që nuk ekziston, është një ndjenjë ankthi e parakohshme. Ne po mendojmë bëjmë mirë në ndeshjet eliminatore dhe të marrim pjesë në Botëror.” Pas 16-vjetësh karrierë në kombëtaren e Italisë, Bufon mendon se ka ende për t’i dhënë “axurrëve”. I pyetur për të ardhmen e tij me kombëtaren portieri 34-vjeçar u shpreh se nuk ka ardhur momenti për t’i thënë mjaft kombëtares. “Të refuzosh ftesën e kombëtares do të thotë t’i biesh fatit me shkelm. Do ta marr këtë vendim atëherë kur të më thonë mjaft, sepse nuk jam presidenti apo pronari i kombëtares. Të përfaqësoj dhe të luaj për vendin tim, për kombëtaren time, është diçka nga e cila nuk mund të heq dorë. Këtë fat e kanë shumë pak vetë”, ka deklaruar Bufon.

Runi çarje e frikshme në kokë Uejn Runi ka postuar foto nga dëmtimi i rëndë që pësoi në kokë gjatë grumbullimit me kombëtaren e Anglisë. Imazhet grafike tregojnë në mënyrë të qartë plagët mbi ballin e yllit të Mançester Junjtid, çka ka bërë që ai të ndërpresë grumbullimin me “Tre Luanët”. Gjithçka ka ndodhur gjatë përplasjes me shokun e tij te “Djajtë e Kuq” Fil Xhons. Parashikohet që Runi të qëndrojë jashtë fushave të lojës rreth 2-3 javë.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E mërkurë 4 shtator 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.