Metropol 5 tetor

Page 1

»3

Greqia mbyll hapësirat për çështjen çame

Ndjesë Panaritit për flamurin, pronësitë të zgjidhen në gjykatë E premte

5 tetor 2012

Viti VIII, Nr. 2788 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Shkurtimet

Dëmshpërblimi, të Largohen infermierët përndjekurit që përfitojnë nga puna. QSUT:

Tabela e fundit e miratuar nga Ministria e Financave. Dosjet e kaluara për të marrë këstin e parë

»4

U mbaroi kontrata

»7

Banesat e pronarëve Si veprohet me ata që nuk marrin dot kredi

Bujar Nishani Respektojmë të drejtat e homoseksualëve, masa ndaj krimit »3

Zgjedhjet Rama thërret kryesinë për degët e mbetura pa kryetar »3

Enti nis boshatisjen e objekteve të zëna

Vendim i posaçëm për familjet me pak të ardhura

Pronarët të ankohen te enti në rast refuzimi

»5 Topalli në Kosovë në “Partneritetin për ndryshimin”

»3

Çdo grua, nënë, bijë: Mos u nënshtroni, mos kini frikë Gossip

Reportazh

Një udhëtim në qytetin e gurtë... »16

Lola Luma publikon fotot e nxehta

»12-13

• Albana Osmani argëtohet në “Parkun e mbeturinave” • Vajzat VIP me të pasmet më seksi • Ingrid Gjoni rikthehet në jetën e natës

Raporti

Maqedonasit rrihnin gratë po të rrinin me shqiptarët Përplasjet mes etnive pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Marrëdhëniet dhe incidetet në vitin 1945

»20-21

Opinion Nga Dorian Koçi

Linçimi cinik i Kadaresë

»11

Nga Niko Faber

Katër tetori-dita botërore e kafshëve

»11


02

« POLITIKE

E premte 5 tetor 2012 •

ASAMBLEJA DO TË PËRGATISË PROGRAMIN MBI STRATEGJINË NË FUSHATËN ZGJEDHORE

AKUZAT

PS mbledh kryesinë për krerët e degëve

Erion Braçe

Debatohet mbi kandidaturat për zonat e mbetura pezull Oli Xhilaga

P

artia Socialiste mbledh sot kryesinë e saj për të vendosur mbi kandidaturat për kryetar partie në rrethet, ku këto zgjedhje nuk janë zhvilluar. Kjo mbledhje do të vendosë dhe mbi datën kur do të thirret Asambleja Kombëtare e PS-së. Por një pikë e rëndësishme e këtij takimi është pikërisht miratimi i projektplanit afatgjatë dhe afatshkurtër për funksionimin dhe organizimin e Partisë Socialiste nga tetori deri në zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës. Do të jetë vendimi i kësaj strukture, e më pas firma e Asamblesë Kombëtare mbi një draft të tillë, ai i cili do t’i hapë rrugë procesit parapërgatitor dhe përgatitor të Partisë Socialiste në të gjithë nivelet në funksion të fushatës elektorale. Krerët e PS Prej kohësh, degët e PSsë në disa qytete kanë mbetur pa krerët e saj, për arsye që më së shumti lidhen me mënyrën sesi funksionojnë strukturat e partisë. Procesi i zgjedhjeve të brendshme në parti, pas shtyrjes së dytë, duhet të mbyllej në shkurt të këtij viti. Por për shkak të mosmarrëveshjeve në bazë, i cili bëri që procesi të dështojë në 2011 dhe të delegohet deri në fundin e 2012, kryesia e PS-së do ta finalizojë atë me zgjedhjen e kandidaturave që do t’i delegohen asambleve socialiste në bashkitë përkatëse, siç është Vlora, Delvina, Peqini, etj, për të zgjedhur kryetarin e ri. Kësaj radhe, plotësimi i vendeve vakante në krye të PS-së në këto qytete është një proces i detyrueshëm për t’u mbylluar nga strukturat e kësaj partie dhe përfaqësuesit e PS-së të deleguar në zonat përkatëse, me qëllim fuqizimin e partisë përpara garës së ethshme për parlamentaret e vitit 2013. Strategjia elektorale Mbledhja e sotme parlamentare do të miratojë dhe draftprojektin për planin e veprimit afatshkurtër dhe afatgjatë për mënyrën se si do të organizohet dhe do të funksionojë Partia Socialiste për periudhën tetor deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ky draft pas miratimit në kryesi do t’i kalojë asamblesë kombëtare për diskutim e më pas do të shpërndahet në të gjitha strukturat e PS-së për ta vënë në eficencë atë. Krahas me këtë strategji, përfaqësuesit e PS-së do të kenë në dorë dhe programin e ri politik të partisë, mbi të cilin do të pëqendrohet dhe fushata elektorale e partisë më të madhe opozitare. I përmbledhur në broshurë substanciale të të gjithë tematikave që trajton, i bazuar në shtyllat kryesore në të cilat

ZGJEDHJET Procesi i zgjedhjeve në parti për Partinë Socialiste ka rezultuar mëse i gjatë. Konkretisht, nuk bëhet fjalë për një proces të ri zgjedhor të strukturave partiake, por vazhdim të procesit të vjetër që nisi vjet në shtator, por që për shkak të problemeve që u hasën rrugës nuk mundën të përfundonin. Zgjedhjet e vonuara duhet të përfundonin dhe të finalizoheshin në Kongresin e 5 nëntorit të vitit 2011, por edhe pse u mbyll një pjesë, procesi rezulton i papërfunduar dhe do të jetë fundi i këtij viti që do e finalizojë atë.

STATUTI Edhe pse sot mblidhet kryesia, e cila do të vendosë për datën në të cilën do të thirret Asambleja Kombëtare, lidershipi socialist ka shkelur statutin, pasi këto dy forume nuk thirren prej kohësh. Kjo pasi në Kushtetutën e saj PS e ka të përcaktuar qartazi afatin kohor kur këto dy forume duhet të thirren. Asambleja Kombëtare nuk është thirrur që nga fillimprilli. Ndërsa kryesia është thirrur në fillim të sesionit parlamentar nga lidershipi socialist për t’i bërë me dije mbi vendimet politike të PS-së.

Partia Socialiste do të synojë që të bindë votuesit shqiptarë për ta mbështetur, ky program pritet të ngjallë jo pak interes. E akuzuar në vijimësi për mospasjen e një programi politik, PS dhe lidershipi i saj për të përligjur këto zëra kësaj radhe ka vendosur që të bëjë publike një pjesë përmbledhëse të tij. Që me nisjen e sesionit

të ri parlamentar, kreu socialist startoi dhe turin e dialogimeve me qytetarët në rrethe të ndryshme të vendit, duke pasur si fokus kryesor çeljen e një fushate elektorale, ende jo zyrtare, për zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Në funksion të kësaj fushate elektorale, lidershipi socialist ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtuese

Programi mbi shtyllat e paralajmëruara

Komisionet do të propozojnë draftin përfundimtar Partia Socialiste ende nuk ka një draft final për programin e saj poltik, me të cilin do të zbresë në fushatën elektorale. Kështu, pas prezantimeve të shtyllave kryesore të këtij programi, socialistët patën paralajmëruar se do të jenë konsultimet me qytetarë, gurpe interesi, përfaqësues të shoqërisë civile, ato që do të përmbyllin hartimin e tij. Ndërkohë që, grupet e punës në PS të ngritura sipas zërave përkatës mbi të cilët është ndërtuar ky program, vijojnë punën për të arritur në një draft përfundimtar. Por do të jenë pikërisht forumet drejtuese të kësja partie ato të cilat do të thonë fjalën e fundit mbi këtë draft. Për këtë arsye, do të duhet që të thirren me radhë kryesia dhe asambleja, e më pas kongresi i PS-së, ai i cili vë dhe vulën e fundit dhe më kryesoren në këtë proces. Konkretisht, mbledhja e pritshme e Asamblesë Kombëtare, do t’i japë të drejtën përfaqësuesve socialistë që të njihen me programin e ri.

socialistë në rrethe. Në këto takime janë dhënë prioritetet që duhet të ketë çdo strukturë e PS-së nga qendra në bazë në procesin parapërgatitor për zgjedhjet e ardhshme. Konkretisht, porosia e lidershipit socialist për ta ishte evidentimi i pasaktësive në listat e zgjedhësve. Nga ana e tyre, krerët e njësive vendore të majta dhe

krerët e PS-së nëpër rrethe kanë nisur evidentimin e të gjitha pasaktësive, si dublikimet, personat që nuk janë në Shqipëri, ata që kanë ndërruar zonën e banimit. Gjithashtu për të rritur bashkëpunimin midis strukturave, krerët e rretheve do të punojnë paralelisht me drejtuesit vendorë të bashkive të majta.

Ministri të shpjegojë lidhjen me Tesiç “Të gjitha dokumentet që kemi paraqitur nuk shënojnë mbi to, siç e kërkon ligji nëse do ishin sekrete, që materiali i tyre është. Aty shënohet data. Por asnjë përcaktim se është dokument sekret, konfidencial apo material i kufizuar”. Në këtë mënyrë e ka argumentuar, deputeti i PS-së, Erion Braçe, deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, i cili akuzoi PS për publikim të dokumenteve shtetërore. Për pasojë ai paralajmëroi se deputeti socialist do të ballafaqohet me ligjin. Por pavarësisht paralajmërive, Braçe vijoi me akuzat. “Imami nuk u përgjigj për një çështje që implikon atë, marrëdhëniet e Ministrisë së Mbrojtjes me shtetasin serb Sllobodav Tesiç. Në këtë botë ka shumë tregtarë, ca që i respektojnë ligjet dhe veçanërisht ligjet e SHBA, ca që nuk i respektojnë ato. Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e varësisë së tij kanë zgjedhur që të kryejnë marrëdhënie tregtie me një shtetas që është në listën e zezë të OKB-së”, tha ai.

Ministri Imami

“Shpifjet e Braçes do të ballafaqohen” Akuzat e Partisë Socialiste nuk kanë bazë, por ato kanë një qëllim të sabotojnë tregtinë e ligjshme të armëve. Ky është qëndrimi i ardhur dje nga ministri i Mbrojthjes, Arben Imami, lidhur me akuzat e deputetit të PS-së, Erion Braçe. Sipas tij, të gjitha shpifjet e PS do të ballafaqohen me ligjin. Ministri Imami sqaroi edhe njëherë se tregtia e ligjshme e armëve mbështet demontimin, i cili është një nga zotimet e Forcave të Armatosura për të përmbushur detyrimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut. “Vijuat me akuza, nxjerrja e dokumenteve sekrete e jo sekrete në mënyrë të paligjshme nuk mund të frymëzohet nga depuetët e Parlamentit shqiptar. E mira është që zoti Braçe të dalësh e të thuash si i ke mbledhur ato dokumente. Do ishte shumë mirë të komunikoje me publikun sesi mbledh dokumentet e paligjshme se të është thënë me shkrim se ka konfidencialitet tregtar”, u shpreh Imami.


POLITIKE • E premte 5 tetor 2012

»

03

PRESIDENTI NË ASAMBLENË E PE-së MBI PROBLEMET E SHQIPËRISË Topalli në “Partneriteti për ndryshim”

“Çdo grua, çdo nënë, çdo bijë: mos rrini anash, mos u nënshtroni, mos kini frikë” Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte dje në Kosovë, e ftuar mes grave lidere të botës, në samitin ndërkombëtar të gruas “Partneriteti për ndryshim: fuqizimi i gruas”. Në panelin e hapjes së këtij samiti ishin dhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ish-sekretarja e Shtetit të Amerikës, Madlinë Ollbrajt. Në fjalën e saj përpara rreth 200 grave lidere nga e gjithë bota Kryetarja e Kuvendit i bëri thirrje çdo gruaje, çdo nëne, çdo bije: “Mos rrini anash, mos u nënshtroni, mos kini frikë”. “Ne e dimë, - tha Jozefina Topalli, - se të jesh grua nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është një

•“Kush ka matur ndonjëherë punët që gruaja bën në shtëpi? Kush ka llogaritur vlerën e punës për rritjen e fëmijës, për kujdesin ndaj të sëmurit, për gatimin, pastrimin e shtëpisë, orët e gjata pa gjumë në shërbim të familjes? •Të gjithë themi se gruaja është shtylla e familjes. Në fakt, gruaja është kryetarja e familjes, e para e saj. Po kush mund të thotë se ne që jemi të zonjat të mbajmë familjen, nuk jemi të zonjat të drejtojmë biznese? •Kush mund të thotë se ne qenkemi të zonjat të bëjmë punë të pamatshme në shtëpi, por nuk qenkemi të zonjat të bëjmë punë të mëdha në politikë apo të drejtojmë institucione? •Kush mund të thotë se ne që lindim e rritim fëmijë nuk duhet t’i përfaqësojmë ata njëlloj si burrat në parlament? Kjo jo vetëm nuk është e drejtë, por nuk është as e zgjuar.” gjë e lehtë. Por është diçka mahnitëse. Është frymëzuese për njerëzimin. Është kyç për ekonominë. Është ndryshim. Është paqe. Është jeta.” Duke falënderuar zonjën Madlin Ollbrajt për gjithçka që ajo ka bërë për rajonin, Kryetarja e Kuvendit tha: “Madlin Ollbrajt guxoi. Ju zonjë ishit e drejta. Ju ndryshuat botën. Dhe ja ku jemi sot me një shtet të ri, të lirë dhe të pavarur, në një rajon që nuk ka më luftë.” Duke falënderuar Presidenten e Kosovës Jahjaga për organizimin e kësaj konference Topalli theksoi se kjo është një ngjarje e veçantë në historinë e një shteti të ri. “Është edhe domethënëse, sepse për herë të parë në historinë e viteve të fundit të rajonit në krye të shtetit më të ri kemi një zonjë”. Gjithashtu ajo shtoi se është kënaqësi dhe privilegj i veçantë t’u drejtohem qindra grave të ardhura në Kosovë nga Amerika, Afrika, Azia (Lindja e Mesme), e sigurisht nga rajoni dhe Europa. “Ne e dimë se ndërtimi i demokracisë nuk është i lehtë. Ruajtja e saj është akoma dhe më e vështirë, por detyra jonë do të jetë më e lehtë dhe shanset do të jenë më të mëdha, nëse burra e gra punojmë së bashku”, - tha Topalli, që shtoi se gruaja, nëna është ndryshim në një dashuri të pakushtëzuar, në sakrificë të pafundme, në mbrojtje të pazëvendësueshme e punë të pamatshme.

Nishani: Masa ndaj gjakmarrjes e të drejtave të homoseksualëve NISMAT

Albana Lika

P

Garanci për pronat e decentralizimin

roblemi i gjakmarrjes në Shqipëri është kthyer në një temë diskutimesh në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Në prezantimin e dhënë prej Presidentit Bujar Nishani përballë parlamentarëve janë kërkuar sqarime për situatën e gjakmarrjes në Shqipëri. Mbi pyetjen e bërë Nishani ka theksuar se janë ndërmarrë një sërë hapash për të ulur nivelin e krimit në Shqipëri si dhe ato që cilësohen “krime nderi”. Po ashtu Nishani ka theksuar dhe përpjekjet ligjore për garantimin e të drejtave të njeriut si dhe për decentralizimin e pushteteve Gjakmarrja “Në fakt, në ditët e sotme në Shqipëri ne kemi pasur disa raste të izoluara të të ashtuquajturave “krime nderi”. Kemi bërë disa ndryshime në Kodin tonë Penal, në mënyrë që të kemi një politikë të ashpër penale për çështje të tilla, por në këtë fushë kemi konsideruar përfshirjen dhe angazhimin e aktorëve të ndryshëm të shoqërisë, jo vetëm hetime dhe dënime në terma kriminale”, është shprehur Nishani në qëndrimin e tij. Ai shtoi se Shqipëria ka bërë të mundur edhe rritjen e arsimit dhe edukimit kulturor në disa zona të thella, ku këto lloje krimesh kanë ndodhur, por dëshiroj t’ju siguroj se ato kanë qenë raste shumë të izoluara. “Dhe për sa i përket nivelit të krimit Shqipëria sot renditet nën mesataren e statistikave evropiane, kështu që unë ndaj shqetësimin tuaj, por dëshiroj t’ju garantoj se ne jemi të përqendruar shumë mbi të

gjitha krimet që ndodhin dhe si rezultat niveli i krimit është ulur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit në Shqipëri”, - nënvizoi Nishani. Pak muaj më parë problem i gjakmarrjes u pa si shqetësim prej autoriteteve Belge, pasi shumë shqiptarë kërkonin azil politik nën pretekstin e pasigurisë për jetën për shkak të gjakmarrjes. Të drejtat e njeriut Parlamentarët e Asamblesë kanë shprehur gjithashtu dhe shqetësimin mbi të drejtat e komunitetit gej në Shqipëri. Mbi këtë çështje Nishani thek-

soi se në Shqipëri respektohen plotësisht të drejtat e njerëzve, bazuar edhe në orientimet e tyre seksuale dhe organizatat e tyre. “Shqipëria ka miratuar një ligj të veçantë në parlament për të mbrojtur pakicat me orientime seksuale të ndryshme. Në Shqipëri ne kemi një komisioner të posaçëm për mbrojtjen e të drejtave të këtyre grupimeve. Ata janë të organizuar në shoqatat e tyre dhe nuk kanë hasur pengesa për të folur lirisht, për të paraqitur veten dhe për të kryer veprimtaritë e tyre”, - nënvizoi Presidenti.

Presidenti Nishani është përgjigjur dhe për interesimin e shprehur mbi çështjen e pronësisë si dhe mbi decentralizimin e pushteteve. Nishani tha se në bashkëpunim me Komisionin Europian po punohet rreth një plani veprimi, duke punuar në çështjen e pronësisë. “Tani po zhvillohet një projekt shumë kyç, i financuar nga Banka Botërore dhe i zbatuar nga kompani të mbështetura nga Banka Botërore për të regjistruar pronat në regjistrin e dixhitalizuar. Mund të them se problemi i rikthimit të pronës në një vend që ka vuajtur për pesë dekada nga një izolim i tmerrshëm dhe ku u konfiskua çdo gjë nuk është një proces dhe rrugë e shkurtër, por po shkon në një drejtim pozitiv”, - tha NIshani. Mbi decentralizimin ai tha se demokracia vendore është një prej përkushtimeve më të mëdha të Shqipërisë. “Për shkak të kësaj në Shqipëri për disa vjet me radhë ne jemi përfshirë në trajtimin dhe dhënien e pushtetit të vërtetë për pushtetin vendor, duke filluar me transferimin e pronave publike nga qeveria qendrore në duart e qeverisë vendore. Kemi krijuar mundësinë që qeverisjet vendore të hartojë buxhetin e tyre.”

MINISTRI I JASHTËM I GREQISË TELEFONATË PANARITIT: FLAMURI ME KOKË POSHTË ISHTE GABIM PROTOKOLLI Vetëm një ditë ka zgjatur shpresa për dhënien e një zgjidhjeje mbi çështjen çame. Ministria e Jashtme e Greqisë ka rrëzuar dje hamendësimet për një linjë të re sjelljeje mbi problemin që zgjat prej disa vjetësh mes dy shteteve. Në një deklaratë të dhënë për mediet, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras, ka pranuar se çështja është ngritur në takimin dypalësh, por menjëherë është marrë përgjigjja zyrtare nga ministri Dimitris Avramopulos se “Greqia është shtet ligjor dhe kushdo që ka pretendime për pronat duhet të përballet me sistemin ligjor”. Ndërkohë kërkesa e Shqipërisë për këtë ka pasur një tendencë për t’u shfaqur vetëm prej njërit nga ministrat. Vetëm në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë është deklaruar se Panariti kërkoi në takimin dypalësh problemin çam. Ndërsa në deklaratat e dhëna për mediet asnjë prej ministrave nuk

Greqia: Falje për flamurin, s’ka diskutime për Çamërinë Delavekuras: Jemi shtet ligjor, problemet e pronësisë në rrugë gjyqësore NË QIPRO Ministri Edmond Panariti zhvilloi dje takime me presidentin e Qipros Demetris Kristofias, kryetarin e kuvendit Yiannakis Omirou dhe ministren Erato-Kozakou Marcoullis. Gjatë bisedimeve është theksuar fryma e bashkëpunimit mes të dy vendeve si dhe rruga e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evvropian. “Kjo vizitë, - vuri në dukje z. Panariti, - bëhet në një moment shumë të rëndësishëm, në prag të publikimit të progresraportit të Komisionit Europian dhe të rekomandimeve që ai do të japë lidhur me akordimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.” Gjithashtu ministri Panariti theksoi se dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë gjatë vitit 2012 ka një rëndësi edhe më të madhe, po të kihet parasysh fakti se ky vendim do të merret në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

e ka përmendur këtë çështje. Por pas bujës së dhënë në mediet e Shqipërisë ka ardhur dhe qëndrimi i menjëhershëm i Greqisë. Nisma e ministrit shqiptar Edmond Panariti është e para që

është dhënë me shprehje të plotë për zgjidhjen e çështjes çame prej qeverisë së Greqisë. Gjatë 7 vjetve të fundit në takimet mes palëve është theksuar se u diskutua mbi problemet e pronësisë,

por pa e përmendur në shprehje të drejtpërdrejtë çështjen çame. Me deklaratën e dhënë duket se pala greke u ka dhënë fund hamendësimeve për ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë. Pasi çështja çame, ku përfshihet dhe gjenocidi, për qever-

inë e Greqisë nuk ekziston. Por dhe problemi për ndjekjen e një procesi të plotë ligjor për komunitetin çam është thuajse i pamundur, pasi problematikat kanë lindur që në praktikat ligjore, por dhe në hapësirat që janë krijuar për sigurimin e dokumenteve ligjore. Ndaj dhe sipas përfaqësuesve të këtij ko-

muniteti deklarata për ndjekjen e rrugëve ligjore nuk është e arritshme. Gjithashtu Ministria e Jashtme e Greqisë ka kërkuar falje me anë të një telefonate drejt ministrit Panariti për incidentin gjatë konferencës për mediet, ku flamuri shqiptar ishte vendosur me kokë poshtë.


04

« EKONOMI

E premte 5 tetor 2012 •

PAK DITË PARA NISJES SË GREVËS SË URISË MIRATOHEN LISTAT E TË PËRNDJEKURVE

Të dënuarit politikë që përfitojnë dëmshpërblimin M

inistria e Financave ka publikuar emrat e 34 ish-të dënuarve politikë që do të përfitojnë këstin e parë të dëmshpërblimit. Vendimi është marrë vetëm pak ditë para se të niste greva e urisë prej disa ish-të dënuarvë politikë. Ndërkohë që dje disa përfaqësues të tyre kanë zhvilluar dje një protestë para Kryeministrisë duke theksuar se tashmë kërkesat e tyre nuk do të jenë ekonomike, por politike, duke kërkuar rrëzimin e qeverisë. Përfaqësuesi i aleancës “Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu, në një takim të zhvilluar dje me grevistët ka deklaruar se me fitoren në zgjedhjet e ardhshme do të realizoje dëmshpërblimin e plotë të të gjith të përndjekurve politikë. Sipas tij, fondet do të realizohen nëpërmjet konfiskimit të pasurive të përituara padresjtësisht prej pushtetarëve aktualë.

NR

NR.DOS

EMER

MBIEMER

ATESIA

VKM

1

18167

BAJRAM

KOTORJA

HAN

196

2

495

SOTIR

SEVA

ILIA

230

3

15661

MAKBULE

FRASHERI

QEMAL

268

4

2995

ISUF

LUSHA

SHERIF

268

5

16934

NIJAZI

AGOLLI

RRAPUSH

297

6

12807

PANAJOT

BUZUKA

ANASTAS

363

7

13368

NIKOLIN

LUSHI

ZEF

363

8

6972

IMALA

FETO

DEMIR

382

9

14833

PELLUM

XHEYMERI

QAMIL

691

10

11989

ABDYL

DEDEJ

HYSEN

707

11

5446

HAKIM

ISARAJ

DULE

707

12

2699

SIRI

AHMATI

VAHIT

707

13

2182

FETI

KUMANAKU

HASAN

707

14

14747

IBRAHIM

ZHERKA

UKE

707

15

6770

NIKOLL

DOJANAJ

GJEK

707

16

2646

KUJTIM

ZHARI

SADIK

707

17

6697

MARK

NDRECA

ZEF

714

18

8406

XHELAL

DRAGOTI

XHEMIL

784

19

4192

JORGO

PAPA

SPIRO

784

20

3721

ALI

LACI

NEIM

784

21

3167

FAIK

CAUSHAJ

JONUZ

784

22

8504

RESHAT

XHINDOLI

ASIM

1015

23

14241

MHILL

THANI

NIKE

1015

24

20288

ANTON

BOJANI

LUIGJ

1015

25

11425

THEODHORAQ

MARKO

LEONIDHA

1015

26

1954

YLLI

SELENICA

HAKI

1259

27

348

VASILLAQ

NASTO

APOSTOL

1699

28

4798

BAKI

ZACE

AQIF

1699

29

3015

AVNI

ARAPI

AHMET

1699

30

8973

EVGJENI

NGJELA

KOLE

1699

31

8980

NEIM

PASHAJ

BEJO

1699

32

1061

ABDULLA

MATA

NEBI

1699

33

3648

DHIMITER

BILI

PETRO

1699

34

10832

MUSTAFA

ILAZAJ

DAMO

1699

KONFINDUSTRIA PËRSHËNDET VENDIMIN E QEVERISË Konfindustria, mbështet plotësisht vendimin e fundit të qeverisë shqiptare për heqjen e Tatimit të Vlerës së Shtuar/ TVSH prej 20% për Makineritë dhe Pajisjet e importuara. Sipas administratorit, Gjergj Buxhuku, pagesa e TVSH për makineri dhe pajisje është kthyer në një barrë të rëndë për ekonominë prodhuese vendore duke: bllokuar investimet në proces e sipër, - ulur fuqinë investuese të re nga burime të brendshme, si dhe mbi të gjitha - duke ulur ndjeshëm konkurrueshmërinë e vendit në raport me vendet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore për sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja në prodhim. Pagesa e TVSH në masën 20% të vleftës së plotë të faturës ishte një nga shkaqet kryesore për rënien e ndjeshme të importit të zërit të makinerive dhe pajisjeve në mënyrë të përsëritur në vitet e fundit,

Heqja e TVSH për makineritë, ndihmë për biznesin vendas që për 3 mujorin e dytë te vitit 2012 regjistroi një rënie vjetore me 9.5%, pas zgjerimit me një normë të ulët rreth 1.5% në tremujorin e parë të vitit. Konfindustria e paraqiti zyrtarisht kërkesën e saj drejtuar qeverisë së Shqipërisë, duke marrë shkak nga kërkesat e shumta të industrive vendore, por edhe të investitorëve të huaj, që kërkojnë të transferojnë veprimtarinë e tyre prodhuese në vendin tonë, lidhur me kostot e paarsyeshme shtesë, që rrjedhin nga pagesa e TVSH prej 20% për Makineri dhe Pajisje mjaft e prekshme, sidomos duke marrë parasysh pasojat e rënda të krizës globale mbi ekonominë shqiptare.

Basha: Koha për një ndarje të re administrative

Kritikohen vendorët, mblidhet vetëm 60% e taksës së biznesit të vogël Ndarja e re administrative e vendit do t’u vijë në ndihmë qeverive vendore të kenë burimet e nevojshme për t’iu përgjigjur me efikasitet shërbimeve për të cilat kanë nevojë qytetarët. Sipas ekspertëve, skema aktuale e mbledhjes së taksave ka shfaqur mangësi, duke mos realizuar mbledhjen e një pjese të konsiderueshme të tyre. Për t’i dhënë fund kësaj situate, është menduar për një ristrukturim të ndarjes territoriale-administrative si një reformë që do të ndikonte në mirëadministrimin e taksave. Për këtë është zhvilluar gjatë ditës së djeshme konferenca për decentralizimin fiskal, organizuar nga USAID, ku merrnin krerët më të lartë të dikastereve qeveritare, strukturave ndërkombëtare, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor. I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Kryeministri Sali Berisha, ku ka shprehur gadishmërinë e qeverisë për të mbështetur dhe bashkëpunuar me drejtuesit vendor, duke u kërkuar atyre njëkohësisht edhe korrektësi më të madhe në mbledhjen e Kryebashkiaku taksës së biznesit të vogël dhe taksës së pasurisë. “Dua t’ju Basha duke u garantoj për vullnet të hekurt ndalur tek reforma të qeverisë për të bërë një ndarje së bashku shumë më të e decentralizimit mirë të të gjitha burimeve, të fiskal, ka mbështeardhurave të vendit. Taksa e tur idenë e përqënbiznesit të vogël, e cila i kaloi në tërësi qeverisë vendore, për drimit të mbledfat të keq nuk mund të themi hjes së taksave në se ishte një histori suksesi. Mblidhet jo më shumë se 60 një trupë të vetme për qind të saj”, ka deklaruar dhe më pas të kreu i qeverisë. Ndërsa kryebashkiaku Lulëzim Basha duke ndahet në mënyrë u ndalur tek reforma e decenproporcionale, tralizimit fiskal, ka mbështete bashkitë dhe tur idenë e përqëndrimit të mbledhjes së taksave në një komunat e ventrupë të vetme dhe më pas të dit. Basha kërkoi ndahet në mënyrë proporcionale, te bashkitë dhe komunat që bashkitë dhe e vendit. Basha kërkoi që komunat të jenë bashkitë dhe komunat të jenë përfitues, edhe të kategorive përfitues, edhe të të tjera të taksave. “Sigurisht, ky është fillimi i asaj që quhet kategorive të tjera bashkëndarje e taksave. Fortë taksave. mula e bashkëndarjes duhet të jetë transparente dhe e diskutuar hollësisht me ne, përfaqësuesit e zgjedhur vendorë. Duhet të shtrihet dhe këtu besoj se flas në emër të të gjithë kryetarëve të bashkive të vendit, edhe në kategoritë e tjera të taksave, siç janë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe taksa e fitimit dhe duhet të bëhet pjesë e një përqasjeje të përgjegjshme, po proporcionale, sa i përket përfitimit nga buxheti, nga mbledhja e taksave, nga pushteti qendror dhe nga ai vendor”, –theksoi Basha. Në të njëjtën linjë është pozicionuar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arivizu, ku vuri theksin tek një dialog i ndershëm dhe i hapur mes përfaqësuesve vendor dhe qendror. “Vepro tani” si model për dialogun mes zyrtarëve të qeverisë qëndrore dhe qeverisjes vendore, për ecurinë e decentralizimit fiskal kërkohet dialog i ndershëm e i hapur mes përfaqësuesve të qeverisë qëndrore dhe qeverisjes vendore dhe ndërtimi i besimit dhe respektit të ndërsjellë mes palëve. Në të njëjtën mënyrë që, me anë të nismës “Vepro tani” i kam inkurajuar qytetarët të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet, u kërkoj kryetarëve të bashkive e komunave të angazhohen më shumë në diskutimin e decentralizimit fiskal”, u shpreh Arvizu.


EKONOMI • E premte 5 tetor 2012

»

05

DERI MË DATËN NJË NËNTOR DUHET TË DORËZOHEN SHTËPITË, NË TË KUNDËRT NDËRHYN PËRMBARIMI

Banesat e ish-pronarëve, nis lirimi i objekteve Familjet që nuk marrin kredi do të strehohen me qira në apartamentet sociale

E

nti Kombëtar i Banesave ka nisur procedurat për lirimin e banesave të ish-pronarëve nga banorët që janë vendosur aty prej kohës së diktaturës. E drejta e entit ka lindur pas hyrjes në fuqi të aktit normativ të qeverisë. Në Fletoren e fundit Zyrtare i hapet rruga përfundimtare në aplikimin për të marrë kredi me zero interes për një afat 30-vjeçar për këta banorë. Por dhe në rast se nuk do të plotësojnë kushtet ose nuk do të pranojnë të marrin kredi, për ta do të veprohet në forma të tjera. Për këtë enti ka kërkuar të dhënat nga bashkitë për banesat sociale, të cilat do të jepen me qira të ulët për këto familje. Ndërkohë kërkohet që dhe vetë pronarët ligjorë të këtyre banesave të monitorojnë procesin dhe të raportojnë pranë Entit të Banesave në rast se objekti i tyre nuk lirohet deri më datën 1 nëntor të këtij viti. Në rast se do të konstatohen veprime kur një banor nuk e liron banesën, enti do të veprojë me titull ekzekutiv duke kërkuar nga përmbarimi lirimin e objektit. “Në përputhje me Aktin Normativ Nr 3 datë 01.08.2012, ata duhet që brenda datës 1 nëntor 2012, të përfundojnë procedurat e kredisë, të zgjidhin përfundimisht problemin e strehimit dhe të lirojnë banesat e ish- pronarëve. Ftojmë të gjithë pronarët që ende nuk disponojnë pronën e tyre që të mbikëqyrin këtë proces dhe, nëse brenda datës 1 nëntor 2012, shtëpitë e tyre nuk janë liruar, të bëjnë njoftimin përkatës pranë Entit Kombëtar të Banesave që, në përputhje me autorizimin që Akti Normativ i jep këtij institucioni (EKB), të bëjë verifikimin respektiv dhe t’i drejtohet gjykatës për lëshimin e Urdhrit të Ekzekutimit për lirimin e banesës”, thuhet në njoftimin e Entit të Banesave. Vendimi i plotë i firmosur nga Presidenti Nishani dhe botuar në Fletoren Zyrtare AKT NORMATIV Nr. 3, datë 1.3.2012 PËR LIRIMIN E BANESAVE PRONARËVE TË LIGJSHËM NGA QYTETARËT E PASTREHË, BANUES NË BANESAT E ISH-PRONARËVE E SUBJEKTEVE TË SHPRONËSUARA Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Neni 1 Lirimin dhe dorëzimin e banesës nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ishpronarëve e subjekteve të shpronësuara, emrat e të cilëve janë dërguar nga Enti Kombëtar i Banesave në Bankën Kombëtare Tregtare, në vijim referuar BKT, për kreditim, në kushtet deri 30 vjet afat, me 0 (zero) % interes vjetor, sipas programit social të trajtimit me kredi të lehtësuar nga shteti, në zbatim të udhëzimit nr. 6257, datë 2.9.2008 “Mbi përcaktimin e masës së subvencionit për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”, të ministrit të Financave dhe ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, të ndryshuar, apo që duhet të aplikonin për këtë projekt strehimi, brenda datës 1 nëntor 2012. Neni 2 Ngarkohet Enti Kombëtar i Banesave të dorëzojë në BKT, deri më 5 shtator 2012, listën e qytetarëve të pastrehë, banues në banesat ish-pronarëve e subjekteve të shpronësuara, që kanë aplikuar apo nuk kanë aplikuar ende në Entin Kombëtar të Banesave, me gjithë njoftimin publik të bërë më 4.11.2009. Lista publikohet e plotë edhe në faqen zyrtare të Entit Kombëtar të Banesave, brenda datës 5 shtator 2012. Neni 3 Kur lirimi dhe dorëzimi i banesës sipas nenit 1, të këtij akti normativ, nuk ndodh brenda datës 1 nëntor 2012, pronari i pronës ose një

Ftohen ish-pronarët apo përfaqësuesit ligjorë të tyre, që kanë të dhëna se qytetarët e pastrehë që mbajnë pronat e tyre disponojnë pasuri të luajtshme ose të paluajtshme në të njëjtin rreth apo kanë të dhëna se nuk banojnë më në mjediset e tyre apo i mbajnë të mbyllura, t’ia vënë në dispozicion Entit Kombëtar të Banesave, me qëllim verifikimin e të dhënave që disponojnë ata nga deklaruesit. Enti Kombëtar i Banesave nis menjëherë verifikimin, në bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse. Brenda 20 (njëzetë) ditëve pune Enti Kombëtar i Banesave përfundon verifikimin. Të gjitha autoritetet publike dhe shtetërore detyrohen t’i kthejnë përgjigje një kërkese të Entit për verifikim, në kuptim të këtij neni, brenda 2 (dy) ditëve pune. Në përfundim të verifikimit Enti Kombëtar i Banesave vendos... përfaqësues ligjor i ngarkuar prej tij, me autorizim të posaçëm, i dërgon Entit Kombëtar të Banesave njoftimin respektiv. Enti Kombëtar i Banesave, brenda 2 (dy) ditëve pune nga marrja e njoftimit me shkrim, konfirmon, me shkrim, se qytetari/ët i/e pastrehë është/janë në listën e botuar për trajtim me kredi me 0 (zero) % interes në vit, për një afat kohor deri në 30 vjet. Ky konfirmim, në kuptim të këtij akti normativ, përbën titull ekzekutiv sipas nenit 510, shkronja “e”, të Kodit të Procedurës Civile dhe Enti Kombëtar i Banesave, brenda 1 (një) dite pune, regjistron kërkesën për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, në gjykatën ku ndodhet pasuria e paluajtshme, në favor të kreditorit. E gjithë procedura e lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, në gjykatë, në emër të kreditorit, kryhet nga punonjës të Entit Kombëtar të Banesave dhe informacioni publikohet në faqen zyrtare të këtij enti. Enti Kombëtar i Banesave i dorëzon me procesverbal me shkrim, pronarit të tokës apo përfaqësuesit ligjor të ngarkuar prej tij me autorizim të posaçëm, urdhrin e ekzekutimit. Pronari i pronës ose një përfaqësues i ngarkuar prej tij me autorizim të posaçëm ka të drejtë t’i drejtohet shërbimit përmbarimor gjyqësor, pas lëshimit të urdhrit të ekzekutimit nga gjykata, që të bëjë lirimin e banesës. Gjykatat e Shkallës së Parë nuk mund të kryejë pezullimin e këtij

urdhri ekzekutimi. Neni 4 Për çdo qytetar të pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, që nuk liron banesat, ndonëse janë në listat e dërguara nga Enti Kombëtar i Banesave në bankën e BKT-së për kreditim, në kushtet deri 30 vjet me 0 (zero) % interes vjetor, pas ekzekutimit të titullit ekzekutiv, sipas nenit 4, veprohet si më poshtë vijon: - Trajtohen me strehim në banesa sociale nga këshillat bashkiakë, duke pasur përparësi në programet e banesave sociale për qira. Këshillat bashkiakë të bashkive përkatëse, brenda datës 15 nëntor 2012, ftohen të planifikojnë numrin e banesave, kur objektet janë me fonde të tyre. Për financime me fondet e pushtetit qendror, këshillat bashkiakë duhet të shpërndajnë të paktën 1/2, e kuotës për këtë kontigjent. - Për persona të moshuar, të paaftë të kujdesen dhe pa persona të tjerë në ngarkim, kur nuk dëshirojnë me deklarim me shkrim, sistemim me qira apo, sipas verifikimit të kryer, janë të paaftë të kujdesen për vete, bëhet sistemimi me strehimin e tyre në qendrat e përkujdesjes për moshat e treta. Neni 5 Fondet e parashikuara për kredi për të pas-

trehët në familje me ish-pronarë, u rialokohen buxheteve vendore, njësitë e të cilave kanë sistemuar qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara brenda tremujorit të parë të vitit 2013, për programin strehim. Neni 6 Ftohen ish-pronarët apo përfaqësuesit ligjorë të tyre, që kanë të dhëna se qytetarët e pastrehë që mbajnë pronat e tyre disponojnë pasuri të luajtshme ose të paluajtshme në të njëjtin rreth apo kanë të dhëna se nuk banojnë më në mjediset e tyre apo i mbajnë të mbyllura, t’ia vënë në dispozicion Entit Kombëtar të Banesave, me qëllim verifikimin e të dhënave që disponojnë ata nga deklaruesit. Enti Kombëtar i Banesave nis menjëherë verifikimin, në bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse. Brenda 20 (njëzetë) ditëve pune Enti Kombëtar i Banesave përfundon verifikimin. Të gjitha autoritetet publike dhe shtetërore detyrohen t’i kthejnë përgjigje një kërkese të Entit për verifikim, në kuptim të këtij neni, brenda 2 (dy) ditëve pune. Në përfundim të verifikimit Enti Kombëtar i Banesave vendos: - të përfundojë shqyrtimin pasi të dhënat janë të paplota ose të rreme; - të bëjë kallëzim penal pasi subjekti i pastrehë ka deklaruar të dhëna të rreme, përdor në mënyrë të paligjshme këtë pronë pasi është pronar, disponon pasuri të luajtshme apo të paluajtshme në të njëjtin rreth apo ka të dhëna zyrtare se nuk banon në pronën e ishpronarëve; - të pushojë shqyrtimin pasi ka ndodhur lirimi dhe dorëzimi i pronës pronarit të ligjshëm; Me kërkesë me shkrim të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Enti Kombëtar i Banesave ka të drejtë të nisë verifikimin për shkaqe, sipas paragrafit 1 të këtij neni për 1030% të listës së ish-pronarëve, sipas listës për çdo qark. Verifikimi kryhet brenda 2 (dy) muajve dhe publikohet si raport në faqen zyrtare të Ministrisë dhe Entit Kombëtar të Banesave, në kuadër të transparencës së këtij procesi. Çdo agjenci shtetërore ka detyrimin të vendosë dokumentacionin në dispozicion të Entit Kombëtar të Banesave brenda 2 (dy) ditëve pune nga marrja e kërkesës.


06

« SOCIALE

E premte 5 tetor 2012 •

Procedura me kuotat dhe profesionet e kërkuara

Nis sot aplikimi për shqiptarët që duan të punësohen në Itali

QSUT: PUNONJËSIT KANË MARRË TË GJITHA PAGESAT PËRKATËSE

Mbaron kontrata e punës për 180 infermierë të QSUT-së Pranvera Kola

M

baron kontrata e punës për rreth 180 infermierë të punësuar në shërbimet e ndryshme të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ndonëse përfaqësues të këtij personeli pretendojnë se janë larguar pa të drejtë nga puna, burimet zyrtare të QSUTsë kanë konfirmuar gjatë ditës së djeshme se në asnjë rast nuk bëhet fjalë për pushime nga puna, por thjesht për largime, të cilat kushtëzohen nga afatet e vendosura në kontratat e punës që këta infermierë kishin lidhur me qendrën spitalore “Nënë Tereza”. Sipas këtyre burimeve, një pjesë e mirë e këtyre punonjësve, ndonëse ishin të punësuar për një periudhë trimujore, kanë mundur të rinovojnë sërish kontratën e punës. “Janë rreth 180 persona që u ka përfunduar kontrata e punës. Për të gjitha

LARGIMET NË LUSHNJE Gjatë muajit shtator në spitalin e Lushnjës janë larguar nga puna rreth 50 punonjës, personel infermieror dhe punonjës sanitar, veprim për të cilin drejtuesit e spitalit e kanë argumentuar me faktin se nuk përmbushnin kualifikimin e kërkuar për pozicionet që mbanin. Kundrejt pretendimeve dhe shqetësimit të ngritur nga punonjësit e larguar zyrtarët e dikasterit të Shëndetësisë kanë bërë me dije se do të rishihen të gjitha dosjet e tyre, në mënyrë që të verifikohen arsyet e largimit të tyre nga puna.

shërbimet e ofruara punonjësit kanë marrë edhe pagesat përkatëse në varësi të kushteve që përcakton edhe kontrata e punës për shërbimet ku janë punësuar. Në asnjë rast nuk flitet për heqje nga puna të infermierëve, ndryshe nga sa pretendohet. Një pjesë e mirë e këtyre infermierëve, të cilët ishin kontraktuar për një periudhë tremujore, kanë mundur që ta rinovojnë atë një apo dy herë të tjera. Me mbarimin

e afateve të përcaktuara këto kontrata nuk mund të rinovohen sërish”, - sqarojnë burimet zyrtare të QSUT-së. E cilësuar si qendra më e madhe spitalore në vend, QSUT-ja edhe për këtë vit mban numrin më të madh të punonjësve, ku sipas vendimit të miratuar edhe nga Këshilli i Ministrave përcaktohet se rreth 2685 persona janë të punësuar në shërbimet mjekësore të këtij spitali universitar.

“Janë rreth 180 persona që u ka përfunduar kontrata e punës. Për të gjitha shërbimet e ofruara punonjësit kanë marrë edhe pagesat përkatëse në varësi të kushteve që përcakton edhe kontrata e punës për shërbimet ku janë punësuar. Në asnjë rast nuk flitet për heqje nga puna të infermierëve, ndryshe nga sa pretendohet... ”

BASHA: SHPIRTI I SË BUKURËS SIMBOLIZON MË SË MIRI KRYEQYTETIN E SHQIPTARËVE

Projekti i bulevardit gati në fund të vitit Vijojnë konsultimet për planin urbanistik në njësinë bashkiake nr. 4 Metropoli shqiptar është shndërruar gjatë ditës së djeshme në qytetin e artit, modës, arkitekturës dhe urbanistikës. Sheshi “Skënderbej” ka mbledhur së bashku aktorë të Hollivudit, fotografë, modele e stilistë me famë botërore e arkitektë të njohur, e gjitha me iniciativën e Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë këtij qyteti atë që meriton, më të bukurën në art, arkitekturë dhe urbanistikë. Kryebashkiaku Lulëzim Basha, i shoqëruar nga Eliza Dushku, fotografi Fadil Berisha, modelja Lu Sierra, Ema Savah si dhe përfaqësuesit e “Grim-

shaw”, që janë në Tiranë për të sjellë detajet e para të projektit të bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës, kanë parë nga afër punimet e bëra nga arkitektë vendas dhe të huaj për terminalin e ri të pasagjerëve. Basha ka deklaruar se brenda fundit të vitit do të kemi të detajuar planin për ndërtimin e bulevardit të ri dhe tramit. Po gjatë ditës së djeshme kanë startuar dhe 24 aktivitetet e “Tirana Art Days”. Eliza Dushku, Blerim Destani, Fadil Berisha, Lu Sierra, Marigona Dragusha, Anxhela Martini, Ema Savah, Krenare Rugova, Feyzie Camer

kanë mbërritur në kryeqendrën e shqiptarëve për të ndarë me qytetarët në këtë 100-vjetor të Pavarësisë suksesin, famën dhe talentin e tyre. Ndërsa në orët e pasdites kryebashkiaku Basha, i shoqëruar nga urbanistët dhe arkitektë është ndalur në njësinë bashkiake nr. 4, ku ka vijuar diskutimet mbi risitë që do të sjellë plani i ri urbanistik i Tiranës. Banorët e kësaj zone janë njohur me risitë që përmban plani për këtë njësi, ku planifikohet ndërtimi i 11 çerdheve, 5 kopshteve, 2 shkollave 9-vjeçare dhe një shkolle të mesme.

Rreth 190 shqiptarë do të kenë mundësi të sigurojnë një kontratë pune në shtetin italian. Pas fazës së parë të projektit, që u zhvillua gjatë muajit mars, Ministria e Punës ka komunikuar gjatë ditës së djeshme çeljen e procedurave të regjistrimit për të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të marrin pjesë në kurset e formimit gjuhësor dhe profesional për qëllime punësimi në Itali. Të interesuarit duhet t’u drejtohen sporteleve të migracionit pranë drejtorive rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në qendrat e tyre të banimit për t’u regjistruar duke filluar nga data 5-24 tetor 2012. Kriteret e aplikimit janë: të jenë të moshës 18 vjeç e lart, nuk janë të dënuar ose në ngarkim të të cilëve nuk janë hapur procedime penale, nuk janë subjekt i një gjendjeje juridike, që t’i pengojë lëshimin e vizës italiane për arsye punësimi. Aplikantët duhet të jenë të interesuar të punojnë në profesione e përcaktuara në Thirrje: punues metalesh (programues/përgatitës makinerish me kontroll numerik të kompjuterizuar, saldatorë, montatorë mekanikë, operatorë makinerish me kontroll numerik të kompjuterizuar, elektricistë); shërbime për ndërmarrjet (pastrues/e në industri); sekretari e përgjithshme/tregtare dhe marangozë – montatorë stendash, për të cilat të përzgjedhurit do të marrin formim profesional. Ata që do të përfundojnë me sukses formimin fitojnë të drejtën e përparësisë që u lejon të hyjnë për të punuar në Itali në çdo rast që një punëdhënës kërkon profilin e tyre profesional. Informacioni i plotë për mënyrën e aplikimit, gjendet në www.mpcs.gov.al.

• Regjistrimet për të interesuarit do të zhvillohen nga data 5 deri më 24 tetor. • Pas ndjekjes së kurseve të formimit 190 më të mirët fitojnë kontratën. • Profesionet për të cilat mund të aplikohet janë punues metalesh (programues/përgatitës makinerish me kontroll numerik të kompjuterizuar, saldatorë, montatorë mekanikë, operatorë makinerish me kontroll numerik të kompjuterizuar, elektricistë); shërbime për ndërmarrjet (pastrues/e në industri); sekretari e përgjithshme/tregtare dhe marangozë – montatorë stendash. •Informacioni më i plotë për mënyrën e aplikimit, procedurat, kohën dhe vendin, profesionet si dhe formularin e aplikimit që duhet të plotësojë çdo aplikant e gjeni në faqen e Ministrisë www.mpcs.gov. al në menynë “Migracion”.

Përmirësimi i shërbimit social

UNICEF : Shërbimi social nuk u ofrohet njerëzve në nevojë Dikasteret shqiptare duhet të tregohen të kujdesshme në menaxhimin e shërbimeve që ofrohen për kategoritë në nevojë. Kjo pasi në pjesën dërrmuese të rasteve shërbimet e ofruara nuk shkojnë te kategoritë në nevojë. Konstatimi është bërë nga shefi i UNICEFit, Detlef Palm, gjatë një takimi të zhvilluar dje mbi reformimin e shërbimeve sociale, ku ka kërkuar që politikat dhe legjislacioni të jetë më i qartë në këtë drejtim. Sipas tij përkujdesi social në Shqipëri është i mangët dhe në shumë raste inekzistent ndaj reformimi i tij është i domosdoshëm. Agjencia zvicerane për zhvillim përmes UNICEF-it i ka dhënë Ministrisë së Punës një grant prej 3.3 milionë eurosh për

reformimin e përkujdesjes sociale, i cili si prioritet ka decentralizimin dhe dhënien e kompetencave pushtetit vendor për dhënien e shërbimeve ndaj personave në nevojë. “Ne dhe partnerët tanë jemi të vendosur që sistemi i shërbimit social të funksionojë për ata që kanë më shumë nevojë. Nëse sistemi nuk po funksionon, nuk ndihmon njerëzit në nevojë, atëherë ai nuk është i mirë. Ndërkohë që reforma ecën përpara, ne do të shikojmë nëse sistemi funksionon ose jo për popullatën rome, për fëmijët dhe gratë mbi të cilat është abuzuar dhe për shtresat e tjera të popullsisë në rrezik”, - deklaroi gjatë takimit të djeshëm kreu i UNICEF-it për Shqipërinë Detlef Palm.


POLITIKË • E premte 5 tetor 2012

»

07

DEKLARATA E KRYEMINISTRIT: NIS PËRGATITJA PËR MEGABUXHETIN E VITIT TË ARDHSHËM

Zgjedhjet, PD e hapur për koalicion me LSI

Aleanca me LSI Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe aleanca e mundshme me Lëvizjen Socialiste për Integrim ishte një nga çështjet që kryeministri trajtoi gjatë komunikimit. Në këtë mnyrë, duke iu referuar takimit mes Ramës e Metës në Bruksel, Berisha zgjodhi që të sqarojë të gjitha hamendësimet mbi pritshmëritë e këtij koalicioni. “Shqetësim për takimin në mënyrë absolute s’kam. Kur e ka lypur nevoja edhe unë e kam takuar. PD ishte në zgjedhjet e kaluara koalicion kryesor, bëri koalicion me LSI me një vendim të sajin, të moralshëm në sensin që nuk u josh nga ofertat e bëra nga Rama, por i tha atij se në kodin ligjor

KRYEPROKURORI I RI

Ajo që njihet me ligj nuk do të mohohet në asnjë lloj mënyre. Janë bërë një sërë projektesh për dëmshpërblimin e kësaj shtresë, apartamente, të drejta studimi, miliarda lekë privatizimi. Ndërsa pas ardhjes në pushtet të PS-së për tetë vitet e saj në qeverisje, me mentalitetin e vejtër të origjinës, nuk u dha qoftë dhe një qindarkë. I privoi nga të gjitha të drejtat ligjore, përdori disa kukulla për makijazh, ofroi një numër të vogël, që të përçmonte të tjetër. Asnjë ndihmë të vetme nga PS për këtë shtresë të martirizuar në regjimin komuniste

Lidhur me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri shefi i qeverisë shqiptare shprehu qartë se mazhoranca parlamentare do të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. “Presidenti është një ish-ministër i Drejtësisë dhe i Rendit, për definicion njeh ligjin. Presidenti ka këshilltarët e tij në funksion të problematikës. Ndaj nuk kam ansjë koment veç besimit se zoti Nishani do të zbatojë me përpikmëri ligjet dhe Kushtetutën e vendit për kryeprokurorin e ri”, deklaroi ai.

Majko: Një grua si kryetare e KQZ-së Akuzave të demokratëve se socialistët kanë zgjedhur bllokimin dhe pazaret edhe me emrat e KQZ-së i është përgjigjur dje deputeti Pandeli Majko. Sipas tij, të majtët kanë votuar në Komisionin e Ligjeve, ndërsa shtoi se KQZ-ja do tëdrejtohet nga një grua. “Mendoj se për arsye nga më të çuditshmet, të cilat unë nuk dua t’i komentoj, ka një keqinformim. Dje kolegët e mi në Komision e Ligjeve së bashku me ta votuam. PD-ja ka marrë pjesë, ka votuar po ashtu. Sot u tha që në bazë të ligjit ne, që dje na takonte që të eliminonim nga 4 përfaqësuesit e propozuar nga PD-ja dhe që kalojnë fazën e parë të votimit, paskemi bllokuar eliminimin e dy kandidaturave, që automatikisht do të sjellte dy të tjerat në Kuvend për t’u votuar për kryetar të KQZ-së. Unë dëshiroj të them se këtë votim e kemi mbyllur qysh dje. Sot ne i kemi depozituar votat në administratën e Kuvendit, ndryshe nga sa u deklarua këtu. Ne kemi depozituar si të vlefshëm për t’u votuar për kryetar të KQZ-së dy zonja, që do të thotë se KQZ-ja, sipas opinionit, tonë do të drejtohet nga një grua”, - tha ai

BUXHETI I RI

madh i Ky do të jetë buxheti më i është nuk i pas , dit historisë së ven vjen, që t viti i ai si het bux njohur një omik, kon roe mak i cili garanton stabilitet je Mad . ge” rro je rrit , ike rritje ekonom oi se sht a ish Ber st, tek kon ë në kët het”. “ky do të jetë një mega bux

dhe moral të vendit, koalicioni duhet bërë me koalicionin më të madh. Cili do jetë vendimi i zotit Meta, PD mbetet e hapur për aleancë me LSI, jemi parti aleancash, kjo është periudha e artë”, vuri në dukje Berisha. Madje, në këtë kontekst, shefi i qeverisë nuk nguroi të zbardhë dhe një tjetër fakt lidhur me këtë çështje. “Zoti Rama iu thotë aleatëve të vetë që si fiton dot zgjedhjet pa ardhur LSI dhe i çon mesazhe Metës, ik nga qeveria se të pranoj unë, është jashtë çdo lloj sandardi. Ai edhe kur është i zhytur ecën se mos gjen ndonjë fije bari ku

të kapet”, u shpreh Berisha. Statusi Qeveria po bën gjithçka ka në dorën e saj për të merituar statusin e vendit kandidat. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët për aktualitetin në vend, kreu i qeverisë theskoi se është opozita ajo që historikisht nuk e ka bërë siç duhet pjesën e saj në këtë drejtim, duke ndjekur politikën e bllokimit, si asnjë vend tjetër europian, në të njëjtën logjikë sikundër vepron tani me bllokimin e ligjeve me tre të pestat për të zgjidhur çështjen e qarkut të Fierit, një

çështje që, ende nuk ka marrë përgjigje finale në gjykata. “Nuk është sekret për askënd se në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të Europës, as Shesheli as Millosheviçi, opozita nuk është ngritur dhe ka bllokuar reformat siç ka bërë grupi i bllokmenëve. Vitin e parë qëndruan jashtë parlamentit që të mos merrej statusi, vitin e dytë u organizua përpjekje për të përmbysur me dhunë qeverinë dhe u rrethua KQZ për të marrë mandate me dhunë. U bën përpjekjet më të papranueshme për bllokimin e vizave me “hap kutitë që të çlirojmë vizat””,

Reklamat

“PD mbetet e hapur për aleancë me LSI”. Kështu u hpreh Kryeministri Berisha lidhur me ecurinë e mëtejshme të marrëdhënieve mes këtyre dy partive. Gjatë mbrëmjes së djeshme Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, ku trajtoi një sërë çështjesh. E nisur kjo bisedë me trajtimin financiar të ish-të përndjekurve politikë, e pasuar me statusin e vendit kandidat dhe pozicionin e qeverisë përballë kritereve që rrjedhin nga ky proces, me akuzat e PS për abuzimet me reklamat shtetërore dhe tregtinë e armëve, me të ardhurat nga privatizimet dhe shpenzimet e tyre të argumentuara në buxhetin e vitit 2013, ishin çështjet për të cilat shefi i qeverisë shqiptare dha qëndrimin e mazhorancës qeverisëse. Njëkohësisht, Kryeministri u shpreh optimist për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe fitoren e garës së ardhshme elektorale.

TË PËRNDJEKURIT

Për prokurorin do të respektohet e drejta e propozimit nga Presidenti Ka dy realitete për reklamat. Ai i Këshillit të Ministrave që pa përjashtim të gjitha reklamat i ka ndarë në tre televizione kombëtare. Në raste të caktuara Top Channel në gjest miqësor ka kërkuara mirëkuptimin se jo në çdo kohë që duam ne mund të transmetojnë në orarin që duam. Dhe kemi treguar mirëkuptim. Por është paguar me ndershmëri për të gjitha transmetimet që ka kryer. Dhe prapë e garantoj se nëse tregohet e gatshme t’i transmetojë nga Media Plan si më e përshtatshmja nuk do të ketë diskriminim. Platforma tjetër, që nga viti 2006 deri në vitin 2011 kur iku nga bashkia, miliona euro dollarë u janë dhënë vetëm tre mediave të dashura të tij, Top-Channel, Vision Plus, Neës 24. Pse jo Scan, Ora News, po Shijak? Merita e tyre është gënjeshtër

vlerësoi Kryeministri. Akuzat e PS Kryeministri u dha përgjigje edhe akuzave për shitjen e armëve ndaj ministrit të mbrojtjes Imami, duke e konsideruar atë si një fushatë të organizuar shpifjesh ndaj institucionit që përfaqëson me dinjitetin më të madh vendin në zonat më të nxehta ku NATO operon. Ndërsa sa i takon akuzave për reklamat qeveritare, kryeministri tha se ato u janë shpërndarë televizioneve kombëtare, ndryshe nga shpërndarja në tv lokale prej Edi Ramës kur mbante postin e kreut të bashkisë.

PARLAMENTI NDEZ SHERRIN PËR BLLOKIMIN E EMRAVE TË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

Ruçi: Jemi pranë zgjedhjeve, por s’kemi KQZ Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është kthyer dje në mollë sherri në parlamentin shqiptar. Opozita është shprehur se mazhoranca po rrezikon zgjedhjet me vonesat për votimin e anëtarëve të KQZ-së. “Pas tetë muajsh kemi zgjedhje, por ende nuk kemi një KQZ, duke shkelur në mënyrë të vazhdueshme afatet në plotësimin e një institucioni kaq të rëndësishëm si komisioni i zgjedhor”, - tha kreu i parlamentarëve socialist Gramoz Ruçi. Sipas tij, opozita do të donte që ky proces të ishte ndryshe, sipas frymës së kodit elektoral dhe nenit përkatës. “Këtij procesi duhet t’i paraprinte një proces politik, i cili nuk u krye asnjëherë si i tillë, sidomos me aplikantët për kryetar të KQZ-së”, - vijoi Ruçi. Por për mazhorancën panorama është krejt ndryshe. Duke iu përgjigjur Ruçit, kryeparlamentarja Topalli theksoi se KQZ-ja nuk është në rendin e ditës, pasi opozita ka bllokuar procedurën për

zgjedhjen e kryetarit në Komisionin e Ligjeve. Topalli u bëri thirrje deputetëve socialistë që të mos bllokojnë proceset, por të votojnë kërkesat e Brukselit. “Votoni ligjet që kërkojnë 3/5-at e votave, për Gjykatën e Lartë dhe ëpunësin civil. Bëni detyrën në Komisionin e Ligjeve dhe ejani të votojmë kreun e KQZ-s. Mos bllokonië!” - tha Topalli. Ndërkohë gjatë fjalës së tij kreu i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi, akuzoi opozitën se ka zgjedhur bllokimin dhe pazaret edhe për çështjen e KQZ-së. “Përgjegjësja e vetme për kapërcimin e afatit kohor për konstituimin e KQZ-së është opozita, pasi i kam kërkuar Ruçit që në respekt të Kodit të ri t’i paraqesim njëri-tjetrit kandidaturat. Z. Ruçi më kërkoi kohë. Ai tani akuzon mazhorancën. Ruçi e bllokoi procesin, duke e çuar atë në kalendat greke që sot të kërkojë pse nuk konstituohet KQZ-ja”, - deklaroi Patozi.


08

« AKTUALITET

E premte 5 tetor 2012 •

GJYKATA LIRON 2 TË ARRESTUARIT ME BUJË NGA POLICIA, KËRKOHEJ NË ITALI

Vetëm 2 ditë hekura burg për Gjergj Tushën I lirë edhe oficeri i Policisë Gjyqësore, Aleksandër Kolmarku Vetëm 48 orë zgjati qëndrimi në qeli i Gjergji Tushës dhe Aleksandër Kolmarkut, të arrestuar me bujë nga njësia operacionale speciale e Policisë së Shtetit. Ata u lanë të lirë nga Gjykata Penale e Tiranës gjatë vlerësimit të masës së sigurisë së dhënë për ta në mungesë pak ditë më parë. Për Gjergji Tushën gjykata ndryshoi masën për shkak të garancisë prej 20 mijë eurosh që avokati mbrojtës i tij Eno Bushi vendosi për llogari të procesit. Ndërkohë që për oficerin e Policisë Gjyqësore masa e arrestit ndryshoi pasi sipas raporteve mjekësore të depozituara nga avokatët Aleksandër Kolmarku ishte në gjendje të keqe shëndetësore. Gjergj Tushaj u deklarua gjatë

një njoftimi për shtyp nga Policia e Shtetit si i shumëkërkuar nga autoritetet italiane për rrëmbim personi, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe shfrytëzim

prostitucioni. Ndërkohe që Prokuroria lexoi akuzën që rëndon mbi të, atë të dyshimeve për falsifikim të dokumenteve më shumë se një herë. Në

kërkesën për masë sigurimi të Prokurorisë thuhet se autoritetet italiane nëpërmjet një letërporosie kërkonin të verifikonin faktet se ku ndodhej ai në kohën që po gjykohej në këtë shtet për këto akuza. Konkretisht kërkohej verifikimi i dokumenteve sipas të cilave ai pretendonte në Itali se më 1998 ka qenë i shtruar në një spital, më tej ka punuar në një fabrikë hekuri në Laç, si dhe ka marrë patenta të klasit B dhe C. Të gjitha këto dokumente Prokuroria ka dyshime se janë të falsifikuara për të ndryshuar rrethanat e vendqëndrimit të Kolmarkut. Kur policia e arrestoi Tushën, tha se ai kërkohej nga Italia, për shfrytëzim prostitucioni, drogë, etj.

DEPUTETI SOCIALIST, I TRETI QË JEP DËSHMI. RADHËN E KA TOM DOSHI

Balla në Prokurori për 21 janarin “Gati për hetime, të pyeten vrasësit” Mariglen Mulla

M

esditën e djeshme, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, është thirrur në Prokurorinë e Përgjithshme mbi dosjen e “21 janarit”. Balla u paraqit pasditen e së enjtes në organin e akuzës, ndërsa u përgjigj pyetjeve të prokurorëve në cilësinë e personit nën hetim. Në dalje nga Prokuroria Balla tha se është i gatshëm për hetimet, ndërsa shtoi se krahas organizatorëve Prokuroria e Përgjithshme duhet të marrë në pyetje dhe vrasësit e vërtetë të ngjarjeve të 21 janarit. Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit socialist u bë në janar të këtij viti, ndërsa pas miratimit në Parlament organi i akuzës ka dritë jeshile për procedimet penale në ngarkim të deputetëve Besnik Bare, Tom Doshi dhe Taulant Balla. Akuza e ngritur nga Prokuroria është ajo e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, pasi sipas organit të akuzës, roli aktiv i këtyre deputetëve, por edhe indiciet e mbledhura krijojnë dyshimin e arsyeshëm se ato mund të kenë shkelur ligjin. Në letrën e dërguar nga Prokuroria Kuvendit bëhej me dije se nga pamjet filmike persona të ndryshëm mes të cilëve qëndronte dhe deputeti Balla kanë qëlluar me gurë dhe sende të tjera në drejtim të Këshillit të Ministrave. Një tjetër pikë, sipas organit të akuzës, janë dhe mesazhet telefonike ku një prej personave i dërgon deputetit mesazh, veprim ky i cili ka hedhur dyshime mbi një lloj varësie të protestuesve ndaj deputetit Balla.

Vendimi në mungesë

Dënohet në mungesë një shqiptar për sulm seksual ANGLI- Një urdhër arresti është lëshuar në gjykatën Truro Croën, kur i pandehuri shqiptar nuk u paraqit për t’iu përgjigjur një pretendim se ai ka sulmuar seksualisht një grua në Helston. Shtetasi shqiptar Gëzim Perzilla u dënua në mungesë, ku iu dha një dënim prej 12 muajsh burg. Perzilla, i moshës 30 vjeç, ishte duke jetuar dhe punuar në një fermë në kohën e sulmit në orët e hershme të 13 majit të vitit 2010.

E denoncoi e shoqja, lozte kumar

Dhuna seksuale dhe abuzimi, i arratisuri kapet në Ankona Një i kërkuar shqiptar është arrestuar nga Policia Detare e Ankonës sapo zbriti nga trageti që e solli në Itali nga Shqipëria. Ferdinand Arapaj, 43 vjeç, kërkohej për sulm seksual dhe dhunë në familje. Ai ishte raportuar nga Lindita, gruan e tij, në vitin 2008, pas një serie të gjatë të keqtrajtimit, rrahjeve dhe abuzimit seksual. Të dy u martuan në Shqipëri në vitin 2001, dhe që nga viti 2002 ajo ka jetuar në Itali me dy fëmijët e saj të moshës 14 dhe 9 vjeç. Jeta familjare është përkeqësuar gradualisht, pasi Ferdinandi abuzonte me alkoolin dhe kishte vesin e harxhimit të parave që ata fitonin, në lojërat e fatit.

I nxirrnin prostituta

Denoncimi, kapen tutorët, “fejoheshin” me shqiptaret

PJESA KU AKUZOHET

Sipas Prokurorisë, Taulant Balla kërkohet në hetim të mëtejshëm, sepse ai duket tek pamjet filmike pranë demonstruesve që qëllojnë me gurë drejt Kryeministrisë, por edhe se në telefonin e njërit prej të arrestuarve të 21 janarit i është gjetur një mesazh ku u drejtohet deputetit Tulant Balla, “Taulant çfarë të bëjmë tani? Pse u tërhoq shumica”.

PAULIN STËRKAJ Deputeti socialist Paulin Stërkaj pardje tha se, “Unë e thashë atje dhe gjatë dëshmisë, por që nuk më lanë për të përfunduar se kur kam dëshmuar për pyetjet që më kanë bërë kam thënë se çdo gjë që kemi thënë ka qënë e vërtetë, pasi nuk kemi asnjë arsye për të thënë një gjë që nuk ka ekzistuar. Por, mund të kemi deformim për shkak të periudhës nga ngjarja deri në ditën që jemi marrë në pyetje, ndonjë influencë nga mediat vizive me të cilat kemi pasur kontakt çdo kohë. Garda nuk u kërcënua asnjëherë”.

Në Torino u kap një grup tutorësh shqiptarë, të cilët joshnin vajza në Shqipëri dhe në Itali i sillnin nën maskimin e një udhëtimi romantik, por pastaj i vinin ato në rrugën e detyruar të prostitucionit. Historia e kërcënimeve dhe dhunës vjen nga Torino dhe doli në sajë të guximit të një 17-vjeçareje që mbërriti në Itali një muaj më parë me atë që ajo mendonte se ishte i dashuri i saj dhe denoncoi shfrytëzuesit e saj. Hetuesja në Torino, Alessandra Bassi, urdhëroi arrestimin e katër personave, tre burra shqiptarë dhe një grua rumune, të akuzuar në nivele të ndryshme për shfrytëzimin e prostitucionit ndaj fëmijëve, dhunën seksuale dhe posedimin e armëve. Vajzat fitonin rreth 300 euro në ditë.

BESNIK BARE Deputeti Besnik Bare konfirmoi autorsinë e PS për organizmin e mitingut, ndërkohë theksoi se pasi ka mbërritur me deputetë të tjerë në afërsi të ‘Hotel Dajtit’ ka parë gjithë rrëmujën dhe kaosin e krijuar si dhe policinë, e cila për të shpërndarë turmën ka lëshaur gaz lotsjellës. Në dëshminë e tij, pardje Bare tha se është qëlluar me armë kur ka pasur një numër të vogël njerëzish. Ndërkohë që sipas tij Kryeministria nuk është sulmuar. Ai ka pohuar faktin se turma ishte në mënyrë legjitime për kërkesat e saj”.

AVOKATI I PRENDIT Genc Gjokutaj, avokati i ishkryekomandantit të Gardës, Ndrea Prendi, pasi dëgjoi dëshmitë e deputetëve socialistë tha se Doshi, Bare e Stërkaj, duhet të ndiqen penalisht për kallëzim të rreme dhe ndryshim të dëshmive. Gjokutaj e mbështeti këtë akuzë duke iu referuar dëshmive të mëparshme të deputetëve socialistë, pasi sipas tij ato ndryshonin thelbësisht me njëra-tjetrën. Ndërkaq, vetë Paulin Stërkaj e ka pranuar faktin se dëshmitë mund të ndryshojnë, për shkak të periudhës kohore.

Aksioni nga karabinierët

Pranga 5 shqiptarëve për 27 grabitje, u kapen 100 euro Policia në Leço pas disa muajsh hetime arrestoi pesë shqiptarë përgjegjës për më shumë se 24 plaçkitje, si për apartamentet, ashtu edhe të specializuar për të vjedhur automatet. Emigrantët, në mes 23 dhe 33-vjeçarë, janë të dyshuar për vjedhjet në shtëpi dhe në disa biznese, si dhe posedimin të armëve të zjarrit. Hetimi i karabinierëve në Leço kishte nisur në prill. Pas një vizite nga dikush, grupi nuk hezitonte të ndërhynte me dhunë të skajshme, të maskuar me kapele dhe lëviznin me saktësi. Bandës i janë sekuestruar 100.000 euro mall, pa llogaritur dëmin, ndërsa 9 makina luksoze të vjedhura u janë kthyer pronarëve të tyre legjitimë.


AKTUALITET • E premte 5 tetor 2012

»

09

APLIKUAN PËR KREDI, KËSHILLTARËT: ASNJËRI NUK PLOTËSON KUSHTET

Përrenjas, kryebashkiaku liston veten dhe stafin si të pastrehë LEDIA LLESHI ELBASANKryetari i Bashkisë dhe disa vartës kërkojnë strehim nga vetë bashkia në të cilën punojnë. Gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak në Përrenjas janë parë emrat e titullarëve, të cilët figuronin në listat e personave që kërkojnë strehim. Kjo ka bërë që disa këshilltarë të shpërthejnë në akuza për abuzim me detyrën, si dhe rënie në konflikt interesi. Debatet Mbledhja është zhvilluar mes debateve pasi sipas opozitës në Këshill, kryetari i Bashkisë, nënkryetari i Këshillit dhe sekretari nuk mund të përfitojnë strehim, kjo pasi janë në konflikt interesi dhe së dyti, pagat e tyre janë disa herë më të mëdha se kufiri i pagës maksimale të përcaktuar me ligj në bazë të kritereve të strehimit me kredi të butë. Sipas opozitës në Bashkinë e Përrenjasit, në listat e aplikuesve për strehim me kredi lehtësuese është kryetari i Bashkisë, Bajazit Karriqi, nënkryetari i këshillit Leonard Xhengo dhe Sekretari i Këshillit Bashkiak Mersin Alla. Ka qenë këshilltari i majtë në këtë bashki, Xhemal Bega, i cili ka bërë publik këtë fakt. Ai është shprehur se në listë nuk janë përfshirë të pastrehët e vërtetë, por ato janë të manipuluara. Një gjë të tillë ka denoncuar edhe kreu i Këshillit Bashkiak, përfaqësues i aleancës “Kuq e zi”,

Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak Përrenjas

Ndalohet punonjësi i burgut të Peqinit

Përplas me makinë nënën me dy fëmijët, vdes 2-vjeçarja ELBASAN- Aksidentohet e ëma me dy fëmijë të mitur, humb jetën 2- vjeçarja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Xibrakë. Automjeti tip Benz me targë BBET 44 i drejtuar nga Gentian Mullalli punonjës në burgun e Peqinit, ka aksidentuar shtetasen Mimoza Poka, 26 vjeçe dhe dy fëmijët e mitur të saj S. Poka, 4 vjeçe dhe I. Poka 2 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Të aksidentuarat janë dërguar menjëherë në spital, por për vogëlushen 2-vjeçare nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Gruaja bashkë me vajzën 4- vjeçare ndodhen nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje serioze për jetën. Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ekspertët. Sipas të dhënave të para rezulton se e ëma bashkë me dy vajzat e mitura ishin këmbësore kur janë përplasur nga automjeti. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Megjithatë, drejtuesi që është shoqëruar në komisariat nga policia, ka deklaruar se gruaja bashkë me vajzat i kanë prerë rrugën nga pakujdesia. Megjithatë, çështja është nën hetim dhe ndaj drejtuesit paraprakisht është ngritur akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. L. Lleshi

Policia parandalon vrasjen

Konflikt për pronën, qëllon me armë zjarri shtëpinë e vjehrrit Në Bashkinë e Përrenjasit në listat e aplikuesve për strehim me kredi lehtësuese është kryetari i Bashkisë, Bajazit Karriqi, nënkryetari i këshillit Leonard Xhengo dhe sekretari i Këshillit Bashkiak, Mersin Alla.

Myslim Karriqi, sipas të cilit kreu i bashkisë nuk ka qenë kurrë i pastrehë dhe si i tillë se ka emrin në asnjë listë të mëparshme. Por pavarësisht kësaj, kreu i bashkisë Karriqi ka pranuar statusin e të pastrehut pasi, sipas tij, ai plotëson kriteret

Kreu i Këshillit Bashkiak të Përrenjasit, Myslim Karriqi, ka deklaruar se kryetari i bashkisë nuk ka qenë kurrë i pastrehë dhe si i tillë se ka emrin në asnjë listë të mëparshme. Opozita shprehet se po abuzohet.

e vendosura nga bankat për të marrë kredi të butë. Gjatë mbledhjes pasi janë diskutuar emrat e paraqitur në Këshill për miratim, në përfundim është vendosur që lista të rishikohet dhe aplikuesit për strehim të miratohen në mbledhjen e rad-

Gjatë mbledhjes pasi janë diskutuar emrat e paraqitur në Këshill për miratim, në përfundim është vendosur që lista të rishikohet dhe aplikuesit për strehim të miratohen në mbledhjen e radhës së këtij këshilli.

hës së këtij këshilli. Bashkia Përrenjas ka përfituar nga skema e strehimit me kredi të butë, interesi i së cilës subvencionohet nga shteti duke i ardhur në ndihmë familjeve që nuk kanë mundësi të strehohen në kushtet e tregut.

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka parandaluar një vrasje, që kishte si motiv një konflikt pronësie. Ngjarja mësohet se është shënuar në lagjen “Partizani” të qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, në pranga është vënë 20-vjeçari G. Bahja, i cili tentoi të vriste vjehrrin e tij. Të njëjtat burime konfirmojnë se Bahja kishte shkuar i armatosur në banesën e vjehrrit dhe ka qëlluar disa herë me armë. Sipas deklaratës së organit blu, gjithçka ka ardhur pas një konflikti të hershëm mes dy palëve për çështje pronësie. Policia ka ndërhyrë në kohë, duke bërë që 20-vjeçari të largohet nga vendi i ngjarjes, por pas një pune të mirëorganizuar është bërë i mundur arrestimi i 20-vjeçarit. Gjithashtu policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe mjetin me të cilin udhëtonte, një makinë Volksvagen Polo me targa AA 223 BP. L. Ll

Ndalohet 47-vjeçari, e kërcënoi të heshtte RRËFIMI SE SI U KATANDIS VIKTOR ROZANI NGA NJË BIZNESMEN NË ARGAT TË TË TJERËVE KORCË- Në fshatin Podgorie duket se nuk po mjafton zia, turpi dhe mjerimi vetëm 5 ditë pas vrasjes së trefishtë që kreu Viktor Rozani. Tre familjet e prekura nga kjo tragjedi janë ngujuar në banesat e tyre nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme. Të vejat dhe fëmijët e të ndjerëve vuajnë dhe tmerrin se mos kjo ngjarje u sjell një fatkeqësi tjetër, ndërsa pak ditë më parë burri i Eliverta Çockës kërcënoi me jetë familjen e Viktor Rozanit. Për të shuar gjakrat, për të hequr dhe turpin e madh prej derës së Rozanëve, ka folur babi i autorit, Enver Rozani. Babai i 52-vjeçarit, Enver Rozani, i tronditur nga ngjarja e rëndë tregon se si e mësoi lajmin e rëndë deri tek ceremonia e pazakontë e varrimit të djalit të tij. “Erdhi plaka dhe më tha se çfarë ka ndodhur, ka vrarë vetën dhe ka vrarë dhe dy persona më tha. Nuk na ka thënë njeri se çfarë ka ai, as nuk e kemi pikasur as nuk na ka thënë. Unë nuk bëra varrim, pasi nuk i takon respekt për gjënë që bëri. Nuk doja të lajmëroja askënd, por lajmi u mor

Babai i Viktor Rozanit: Jo gjakmarrje, im bir e mori atë që meritonte

vesh në lajme. Më erdhën disa njerëz, por nuk doja, i lashë pa drekë, pa bukë, se djali im nuk meritonte respekt”,- rrëfeu babai i 52-vjeçarit, Enver Rozani. I moshuari mes lotëve, rrëfen se 52-vjeçari i ka shkatërruar ekonomikisht, pasi i ka zhytur në borxhe. Dikur një biznes-

men i fuqishëm në bujqësi vitet e fundit, Viktori u shndërrua në argat që punonte në tokat e të tjerëve për një paketë cigare, pasi të gjitha paratë i kishte harxhuar me Eliverta Çoçkën. “Vitet e fundit sikur nuk e kishte me qejf punën, ai nuk na tregonte edhe për borxhet.

Unë për hesap tim nuk kam borxhe. Ai ka marrë në dy banka dhe nga turpi lashë edhe pensionin tim, pasi me vinte zor se vinin në shtëpi. Kredinë që e mori nuk bëri ndonjë aktivitet”,u shpreh 77-vjeçari. Por, tmerri i familjes Rozani, 6 anëtarët e së cilës ngrysin ditët brenda 4 mureve të familjes dykatëshe nuk mbaron me kaq. 77-vjeçari tregon se nuk kapërcen dot pragun nga frika e një hakmarrjeje të mundshme, ndërsa i bëjnë apel shtetit të ndërhyjë që familjet e dy viktimave të japin besën dhe të mos hakmerren. “Kjo është gjë e rëndë, por unë kam besim në organet kompetente, kam besim se do na e rregullojnë gjendjen sepse im bir atë kërkoi, atë gjeti, hakmarrje s’duhet të ketë. Po të jetë njeri me logjikë ta mendojë”,- bëri apel 77-vjeçari. Ndërkaq, policia e Korçës vijon ende të mbajë banesat e viktimave nga frika e një ngjarjeje tjetër të rëndë.

Gruaja 57 vjeç denoncon në polici një shtetas për përdhunim KORÇE- Përdhunohet dhe kërcënohet mos të tregojë për rreth një muaj, në fund vendosë të denocnojë abuzuesin e saj. Një grua nga Korça ka depozituar në polici një kallëzim penal ndaj një 47-vjeçari për kryerje marrdhëniesh seksuale me dhunë. Burime zyrtare nga policia thanë për noa. al se 47-vjeçari Gjergji L., u vu në prangat e policisë pas denoncimit të bërë nga 57-vjeçarja me iniciale F.A se është përdhunuar nga i sipërpërmenduri dhe se është kërcënuar që të mos tregojë. Mësohet se në mesin e muajit shtator në ambientet e pikës së gazit në Korçë, 47-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me gruan pa dëshirën e saj. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, materialet në ngarkim të të ndaluarit i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale, “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

I mori 2.3 milionë lekë

Grabit me dhunë punonjësin e lotos, arrestohet PËRMET- Grabiti me dhunë punonjësin e lotos, arrestohet 24-vjeçari. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Lushnjës është vënë në pranga O. Reci, i cili është vënë në akuzë për veprën e grabitjes me dhunë. Sipas bluve, rreth orës 1 të mëngjesit të së mërkurës, 24-vjeçari i kishte dalë përpara një shtetasi me iniciale E.D, i cili punonte në Euroloto, duke i grabitur me dhunë një shumë parash prej 2.3 milionë lekësh të vjetra. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg banesës së personit të grabitur dhe mësohet se gjatë përleshjes, ky i fundit ka arritur t’i heqë Krecit kapuçin dhe xhupin. Policia ka identifikuar grabitësin, duke e vënë në pranga ditën e djeshme.


10

« opinion

E premte 5 tetor 2012 •

“Medline Ollbrajt” e Laukes një nder kombëtar

J

o rrallë njeriu mbetet peng i vetvetes. Kësisoj më vangi mue. Dy vjet më epohej në mendje me i fjalnue disa merita për veprën dokumentare të studiueses e pedagoges Fatbardha Lauka me titull palcor “Medline Ollbrajt – misionarja e Kosovës”, i dritëdalun nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike (ISHSP, Tiranë, 2010). Gjithësesi ky peng moral shprehimor ishte aq tundues e reflektues saqë më shtyni me hulmue e vargarend publikisht vlerësime. Natyrisht, nuk kishte si me ndodh ndryshe nistue edhe nga ky kryefakt: kjo vepër në kultin e vet vleror e me kumtimin e mesazheve të saj është një Nder Kombëtar, që autorja Lauka ia miraban njejtësisht kombit shqiptar, kohës së sotme të integrimeve shqiptare e miqve tanë si aleatit ma strategjik: Amerikës. Kombi shqiptar ka nevojë jetnore për ndere të tilla kombëtare, ndaj le të vijnë ato nga gjeokoha e ditëve e viseve shqiptare në dimensione të vogla ose të mëdha duke mbart përkushtim e përcjell kushtrim në mesazhe e hapa të ecjes tonë drejt të nesërmes, siç e kreu një të këtillë mision edhe Fatbardha Lauka me artnimin ajkor të kësaj vepre për Sekretaren Amerikane të Shtetit, Medline Ollbrajt, që asokohe (1999) edhe shtypi rus e cilësonte “Gruaja e çeliktë” (stalnaya) dhe njëtrajtësisht edhe për Amerikën e Uillsonit, Bushëve, Klintonëve e Obamës. Ky libër botohet dhjetë vjet pas “Luftës së Kosovës” (1999) po në këtë fokusim mbetet aktual, pasi edhe pas njëqind vitesh spektron me mesazh përditësor thirrja epike e politike e burrshtetasit themeltar Ismail Qemal Bej Vlora për t’u ngrit shqiptarisht (siç veproi Hasan Prishtina) për pavarësinë kombëtare shqiptare tuj-e mos u tehnue e zgafell si “Kurdë të Ballkanit”, sepse fatkeqësisht ende jena të ndamun si komb në gjashtë shtete ballkanike: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi e Serbi. Nëse në vitin 1912 Shqipëria Londineze ishte veç një e katërta e territorit të saj etnik, pikërisht në këtë kohë Mali i Zi u rrit me dy të tretat e tij me aneksimin e tokave shqiptare. Po kaq sa është sipërfaqja e Kosovës së sotme është edhe Çamëria e aneksuar nga Greqia, të cilës Akademia e Shkencave e Shqipërisë nuk ia përmend as emrin në “Fjalor Enciklopedik Shqiptar” (2008). Tuj-e fletahap vertikalisht e horizontalisht këtë vepër dokumentare për kontributin amerikan kryesisht për Kosovën e lirë e të pavarur m’u beft një fakt: nuk është rastësi fati i njëjtë i udhëheqësve shqiptar, që patën miq disa shtete në fillimet e vazhdimësinë politiko-shtetërore, po në finale u ankoruan te Amerika. Pavarësisht se Amerika gjendet kudo si lidership po këta burrshtetas shqiptar askund nuk gjetën një aleat strategjik si Amerika. Ismail Qemal Bej Vlora i Pavarësisë Kombëtare Shqiptare sado që nuk shkëputej tërësisht nga Perandoria Otomane e sado që kapej gati krejtësisht tek Austro-Hungaria e shpesh hidhej nga Italia, aty nga fundi i jetës së vet misionare u fortlidh me Amerikën e si delegat i shqiptarëve të Amerikës donte të shkonte në Konferencën e Paqes në Paris (1919). Po kështu edhe Ahmet Zogu sado që u lidh me praqe e traktate kryesisht me Italinë, sado që jetoi në Angli, Egjipt e në Francë, nga fundjeta e tij udhëtoi nga Kajro në Amerikë (1951) e biles shkoi edhe më tej, bleu një vilë në NjuJork, për qëndrimin e aktivitetin e vet kombëtar, po nuk ia mbrrini këtij kursi misionar pasi ndërroi jetë para kohe (1961). Noli, kur ishte kryeministër i Shqipërisë (1924) i hodhi sytë nga Rusia, po ma pas e kapërceu Atlantikun përjetësisht e nga Bostoni deklaronte se kombi shqiptar i mbetet borxhli Amerikës dhe atje i takoi e pati lidhje me presidentët amerikanë T. Ruzvelt, U. Uillson, F. Ruzvelt, H. Truman, D. Ajzenhauer e Xh. Kenedi. Kryeministri Esat Pashë Toptani, kjo fatkeqësi e vendit të tij, sado që u nyjos e u njollos me disa nga fqinjtë tanë, aty nga fundikja atentatore nga kjo botë, u udhanis për në Paris (1919) me u takue me Presidentin Amerikan, Uillson. I fundmi diktator komunist, “sëmundja e butë”, Ramiz Alia, udhëheqës politiko-ushtarak përkrah sllavëve në Kosovë, i shkolluar në Moskë, “bilbili” i luftës kundër imperializmit amerikan, në fund të pushtetit të vet (1988-1992) nuk e tha publikisht as dhe nji fjalë të keqe për Amerikën e, përkundrazi, edhe kur e shkunaliti një atak në zemër i çoi fjalë Sekretarit Amerikan të Shtetit, Xhejms Bejker. I vetmi burrshtetas shqiptar vijues i pandalun në të njëjtën linjë autostradore e piedestalore me Amerikën është lideri historik i shqiptarëve, Prof. Dr. Sali Berisha, njësoj në qëndrime e veprime, ashtu siç u deklarua më 12 dhjetor 1990 te “Zëri i Amerikës” (ditën e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë) u përcaktua vendosmërisht edhe më 10 qershor 2012 në fjalën përshëndetëse në 134-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, bash te vendtubimi historik i këtij kuvendi parathënës e bërës i pavarësisë kombëtare shqiptare. 2. Kur mirëflas se kjo vepër është një Nder Kombëtar ndokush mund të dreqmendoj se po i tonoj disi hapët këtij vlerësimi, po më duhet me thanë troç: mblidheni (ha)mendjen se gjithsesi kam të drejtë të shumëfishtë. Së parit, nderet e mëdha i lind një dashuri e madhe hyjnore e jetësore, e ndër ne shqiptarët e Ballkanit ka një dashuri të tillë të pamatë për Amerikën. Kjo ka të bëjnë shpirtërisht e realisht me ëndrrën e veprën e madhe të lirisë, pavarësisë e demokracisë në tokën shqiptare, se vet “Lufta e Kosovës” (1999) njihet si “luftë për vlerat” në kauzën e të cilës Ollbrajt u investua aq shumë saqë u thirnue edhe si “Lufta e Medlinës” (“Madeleine’s War”, Time, May 17, 1999). Ndaj edhe me këtë botim vleror për Medline Ollbrajt e Amerikën

Nga Ramiz LUSHAJ nuk ka si të ngjasin ndryshe. Autorja nuk boton një libër, po na jep një vepër, përndryshe “një vepër monumentale”, siç e kapitalon gazeta kombëtare “Bota sot” (10 qershor 2011). Ma së dytit, veçojmë se autorja Fatbardha Lauka rrezaton si shqiptare e vërtetë po edhe si anglo-saksone e devotshme, çka kjo fisnikërohet në përzgjedhjen e përcjelljet dokumentare në këtë vepër me paraqitje e brendi të nivelit bashkëkohor. Në ballinën e fundme të kësaj vepre kjo studiuese shkronjohet si veprimtare e Qëndresës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë (2001-2012), po përtej kësaj modestie mbetet një kontributore emblematike e saj. Një vit ma parë (Prishtinë, 14.01.2011), në emër të kësaj qendre (pjesë strukturore e ISHSP) ia dorëzoi çmimin “Faik Konica” familjes së Ibrahim Rugovës me motivacion për farkëtimin e ndjenjave të miqësisë ndërmjet kombit shqiptar dhe atij amerikan e britanik. E shenjta jonë, Medline Ollbrajt, diellon si lidere e shquar amerikane dhe mike e madhe e shqiptarëve. Nga Uashingtoni më 15 prill 1999 do të yllnonte “Jam krenare për atë që po bën Amerika për Kosovën” (fq. 61); do të shkruante se gjatë një vizite në Moskë në janar 1999 teksa shihte operën “Traviata” në teatrin e famshëm “Balshoi”, sytë dhe veshët i kisha në skenë, po mendja më rrinte te Kosova (fq. 24); gjatë luftës kur pa qëndrimet ekstreme antinjerëzore të Millosheviçit ndaj popullit të Kosovës do të deklaronte “Nuk duroj dot më” (fq. 117); do të zemërtonte një real-politikë “Qendra e universit tim – Kosova” (fq. 106). Njëkohësisht pesë vite ma vonë (SHBA,12 qershor 2004) kjo qytetare e denjë amerikane do t’i thoshte Presidentit Rugova teksa e nderonte me “Medaljen e Artë të Lirisë”se shpirtërisht “e ndiejnë veten kosovare”. Kështu nuk ka deklaruar gjithkund. Ajo ishte çeke, e pikërisht nga që kishte lind në Pragë kur u ba sekretare e Shtetit Amerikan nuk i lejohej të ishte pjesë e programeve bërthamore e as të zgjidhej ma pas Presidente e Amerikës, po njëherësh gjatë “Luftës së Kosovës” u ngrit prerazi edhe kundër vendlindjes së saj, Çekisë ( Greqisë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Kofi Anan) për ndërprerjen e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, ndërsa më 2002 (pas daljes në pension) Republika Çeke, pas mandatit të Havelit e kërkoi të shkonte për Presidente, po nuk e pranoi këtë post. Ollbrajt ishte pjesë e stafit të fushatave presidenciale në Amerikë që prej vitit 1976 me Xhimi Karter e deri te fushata e fundit presidenciale e demokratëve përkrah Hillary Klinton e më pas për Obamen. Kjo ishte e para femër në historinë e Amerikës që zgjidhej kryediplomate e saj (1997-2001) por duhet nënvizuar se lidhjet e saj me Kondeleza Rajs, Sekretaren Amerikane të Shtetit (2005-2009) ishin aq të forta saqë babain e Ollbrajt, diplomatin akademik Josef Korbel, e vlerësonte si një figurë qendrore në të ardhmen e saj studimore, politike e diplomatike. Ndërsa me Sekretaren aktuale të Shtetit, kryediplomaten e shquar, miken e madhe të shqiptarëve, Hilari Klinton, ka në vazhdimësi një lidhje shoqërore e zyrtare, pasi është mike e familjes së shquar të Klintonëve, që para emërimit të saj ambasadore e Amerikës në OKB, dhe si diplomate e akademike edhe sot e kësaj dite i merret në konsideratë opinioni i saj për Kosovën, Shqipërinë etj. Si rrallë kush,dr. e shkencave, Ollbrajt, arriti të mësonte se çfarë ishte regjimi komunist kur ishte në Çekosllovaki, në Beograd: kur bante studimet shkencore për Pranverën e Pragës, lëvizjen e studentëve në Poloni, etj.; arriti të kuptonte qëndrimet ultranacionaliste të Jugosllavisë kur i ati ishte diplomat kariere në Beogard; arriti të provonte se ç’ishte Holokausti pasi tre të afërm të saj hebrenj iu ekzekutuan në Çeki nga nazistët gjermanë; arriti të zotëronte gjuhët çeke, angleze, ruse, polake, etj. 3. Mirënjohja e studiueses Fatbardha Lauka, është e themeltë, e palctë, e bardhtë. Vjen në këtë vepër e përcillet nëpërmjet kësaj vepre. Është në gjen e në kulturën e saj, shfaqet si virtyt njerëzor i saj, visaron si pasuri vlerash, gurron e lisnon në kohën, vendin e mënyrën e duhur. Gjithçka e simboltë si vet emri i saj: “fat” e “bardhësi”, pasi i përkushtohet misionares Medline Ollbrajt, e cila edhe 13 vite pas “Luftës së Kosovës”, në fund të majit 2012, edhe kur Presidenti Amerikan, Barak Obama, e nderoi me Medaljen e Lirisë, më i larti nderim në SHBA, gjeti rastin e lumnueshëm të dritënojnë: “Në jetën time profesionale jam shumë krenare për atë që kemi bërë në Kosovë. Isha shumë e shqetësuar për atë që po ndodhte në Ballkan, ishte shumë e vështirë të shihje se si njerëzit vriteshin për atë çka ishin jo për atë që kishin bërë”. Mirënjohja tjetër vjen nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike me seli në Tiranë e filial në Prishtinë (ku studiuesja Lauka është pjesë e tij, drejtore e botimeve), i cili ka në veprimtarinë e tij edhe çmimin “Madeleine Albright” për punimin më të mirë të studiuesve të rinj në fushën e politologjisë. Ky është një nderim për emrin e veprën e Ollbrajt për atributet e kontributet e saj. Mirënjohja nuk ka cak as nga vet shpirtmadhja Ollbrajt, që e shfaq në çdo rast për shqiptarët, të cilët me vend e rend ia lartësojnë kontributet, ia jetësojnë emrin. Në ditën që mori Medaljen e Lirisë (2012) u shpreh botnisht: “Jam shumë e kënaqur që shumë vajza të gjeneratës së re në shtetin e pavarur të Kosovës mbajnë emrin Medline”. Ne, shqiptarët e Ballkanit e në krejt planetin tokësor, kemi traditë e obligim brezash për mirënjohje me fjalë e vepra në hulli fisnike e deri në lartësi klasike në të dy anët e medaljes: kur e japim vet e kur na e japin të tjerët. Kjo na duhet patjetërsisht e besnikërisht, duke pasë parasysh faktin historik gjeopolitik se jemi komb e vend i vogël, ndaj me miq

të mëdhenj si Amerika mund të bëhen punë të mëdha, si dëshmohet në një shekull pavarësi të Shqipërisë, mbi një dekadë pavarësi të Kosovës etj. Ne nuk kemi vëlla me ADN biologjike e fetare të përbashkët si Sllavët ortodoks të Jugut, si Bota Arabe myslimane, etj. E për ma tepër e ma keqas, në Ballkan po rivijnë Millosheviç të ridimensionuar si Presidenti i Serbisë, antishqiptari Tomislav Nikoliq, që çartlloset me deklarata e hapa për “Serbinë e Madhe”, që çarkardiset se “Nuk do ta njohim kurrë Kosovën” e lëshon humorin e zi nacionalist “shqiptarët duhet të infektohen me AIDS”; po shfaqen kërcenueshëm ultranacionalistët e djathtë e të majtë në Greqi, të cilët ullakojnë “I shikoni ata, i quajnë shqiptarë, litarë do të bëjmë me zorrët e tyre”etj.; po qarkullojnë rryma për diskriminimin racor e historik në FYROM me thirrjet “dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur” etj. Mirënjohja është Nder Kombëtar, si në rastin e kësaj vepre dokumentare “Medline Ollbrajt – misionarja e Kosovës” të studiueses Lauka, si në rastin kur ISHSP jep çmim me emrin e saj, si në rastin kur një çoban në maje të Gjerovicës apo në breg të Drinit të Zi ia vnon fëmijës së vet emrin e bardhë “Medline”. 4. Studiuesja Fatbardha Lauka është bashkëshorte e denjë e diplomatit të karrierës, ambasadorit të suksesshëm të Shqipërisë në Kosovë, Dr. Islam Lauka. Nistue nga ky “status diplomatik” i saj deshta të them se përbën rastin e parë në historinë e diplomacisë shqiptare që bashkëshortja e një ambasadori boton një vepër të këtillë, që para së gjithash e mbi të gjitha dëshmon një nivel shkencor për nga ndërtimi strukturor, përmbajtësohet me literatura e ilustrime interesante, pasqyron vlera dokumentare të kohës. Keq a me thanë po s’kie çka i ban: zonjat e ambasadorëve duan të jenë ma së forti krahas në pritje ceremoniale diplomatike e nuk iu hyjnë punëve të tilla kombëtare të vyera, si kjo vepra e Fatbardha Laukës për të parën kryediplomate në historinë e SHBA, miken e madhe të shqiptarëve, Medline Ollbrajt. Në Universitetin “Victory” në Prishtinë, personalitete të politikës, diplomacisë e kulturës të Kosovës, gjatë promovimit të kësaj vepre, dolën veç të tjerash me një emnues të përbashkët vlerësimi, me një “notë” të përbashkët: “Atë që nuk e kanë bërë studiuesit, historianët, kronistët e gazetarët shqiptarë të Kosovës për një nga personalitetet më të shquara të fundshekullit XX, sekretaren e Shtetit Medline Ollbrajt, e ka bërë pedagogia dhe studiuesja shqiptare, Fatbardha Lauka”(“Bota sot”, 10.06.2011). Indianët thonë se “çdo plak është një bibliotekë”, po në rastin konkret, dr. Islam Lauka, me botimet e tij shkencore për Kosovën si “Evolucioni i problemit të Kosovës dhe gjendja e tij aktuale”, rusishtshqip (Moskë,1994), “Kosova rast universal, apo sui Generis” në gjuhët shqip, anglisht, arabisht, persisht (2007), “Shkëputja e Kosovës nga Rusia” në shqip, anglisht, serbisht (2007) e të tjera vepra studimore përben një “akademi më vete”. Njëherësh është edhe President i Qëndresë Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, President i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, Kryetar i Bordit Drejtues pranë Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, “Qytetar Nderi” i komunës së Bytyçit” (Tropojë, përndryshe: Malësia e Mirë), i vlerësuar me çmime të ndryshme etj. Në këto sipërmarrje akademike e ka pasë një bashkëpunëtore të afërt, në njërën tre sish: redaktore, korektore apo konsulente të parë, bashkëshorten e tij, Fatbardha Lauka, të cilët portretizojnë mirësisht një çift ideal, një familje shembull. As te vepra e Fatbardha Laukës nuk mund të lamë pa vnue në pah se parathania në shqip e anglisht e Dr. Islam Laukës është një punim shkencor më vete, ashtu sikurse tjetra parathënie e mëparshme e tij te vepra “Tony Blair: Për Shqiptarët” (Tiranë, 2005). Nëse i shkon dikujt për vizitë në shtëpi e ka libra duhet me e pi kafen e me prit drekën e po qe se nuk i gjendet ndonjë libër nën kulm e në rafte ha bukë shpejt e dil me pi kafen diku përjashta. Në familjen Lauka nget e para: kujton se je në ndonjë bibliotekë (ndër)kombëtare, pasi aty ke çdo botim edhe për Kosovën në shqip e në gjuhë të huaja si në anglisht, frëngjisht e rusisht. Në atë shtëpi të gjithë rriten me libra e rriten nga librat, biles edhe djali i tyre, Albani, që pas përfundimit të Universitetit Amerikan të Nju-Jorkut në Tiranë tani po ndjek studimet pasuniversitare në Angli e pritet të dalin së shpejti me një libër, e kësaj udhe ecin edhe dy vajzat e tyre: Drenica e Faina. Në këtë vepër autorja Fatbardha Lauka na vjen e shumëfishtë në hulumtimet e prurjet e saj dokumentare: si shqiptare e anglosaksone me profilin e vet; si nanë e humaniste dinjitare; si studiuese e pedagoge me kontribute; si diplomate aktive e veprimtare e shoqërisë civile; si botuese, redaktore e korrektore e disa librave për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, për Kosovën, për Tropojën etj. Kjo vepër e studiueses Fatbardha Lauka është njëherësh edhe vetpërjetim i tragjedisë shqiptare të Kosovës, pasi e ka pasë në jetë e mote shtëpinë në Malësinë e Gjakovës (Malësinë e Mirë) ku ka provue djegie, vrasje, terror nga serbët, malazezët, otomanët etj.; ka pasë te dera e shtëpisë “klonin e kufinit” që i ndante për së gjalli ndër veti shqiptarët. Njëherësh edhe gjatë kohës që ishte në misionet diplomatike në Moskë e në Prishtinë përkrah të shoqit i ka ra me pa nga afër se sa i egër është boshti Moskë-Beograd ndaj shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë (FYROM), të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës e të Sanxhakut. Prandaj duket se vepra e studiueses F. Lauka fillnohet e konturohet nga ajo çka apelon Ollbrajt “Një Europë pa mure, plotësisht në paqe dhe tërësisht e lirë” (fq. 78), nga ajo çka është e sotmja dhe e nesërmja e integrimit të shqiptarëve në Ballkan dhe e progresit të Europës në rrjedhat e kohës e të botës.


opinion • E premte 5 tetor 2012

»

11

Linçimi cinik i Kadaresë

N

ë tavolinën time të punës qëndron një foto. Nuk është një foto familjare apo foto pushimesh, siç mund të ndodhë rëndom që njerëzit mbajnë në tavolinat e tyre të punës ndonjë foto e vjetër kujtimi të paraardhësve, që mbush me krenari dhe të sotmen. Jo, është një foto e thjeshtë e një pikture bardhë e zi e shkrimtarit Ismail Kadare. Të kuptohemi, jo sepse nuk kam foto familjare, pushimesh apo paraardhësish të suksesshëm, por mendoj se në tavolinën e punës vendi i duhet lënë mjeshtërve të mëdhenj të fjalës. Është një foto-skicë pikture e thjeshtë e tij e shkëputur nga një libër i përmbledhjeve të tij të poezisë së mesit të viteve ’70-të. Nuk është foto nga këto të sotmet, me retushim e shkëlqim, as me sfonde pompoze mbrapa, por me një dritëhije bardhë e zi , ku mes xhamave të trashë të syzeve të tij shkëlqejnë sytë inteligjentë. Duket sikur kjo foto është në harmoni dhe me përmbledhjen poetike, ku pasqyrohet vepra më e mirë e tij poetike që nga vitet ’50-të e deri në mesin e viteve ’70-të. Pse e them këtë? Sepse në dallim nga foto të tjera shkrimtarësh e poetësh që u botohej vepra në vitet ’70-të, portreti i tij ngjan modern, bashkëkohor. Nuk ka aty atë shikimin e përhumbur drejt së ardhmes, që moda zhdavoniste ua kish përcjellë të gjithëve, as kostumin e kravatën serioze të patriarkalizmit shqiptar, që dëshironte të imponohej gjithandej; në të kundërt, shkrimtari e poeti është i veshur me një golf, që i mbulon grykën dhe që e bën krejt të veçantë portretin e tij nga gjithë tufa e shkrimtarëve të tjerë të realizmit socialist. Në fakt, ajo çfarë e ka karakterizuar jetën dhe veprën e tij është modernizmi, një fjalë që publiku masiv shqiptar e ka zbuluar duke lexuar veprën e tij. Të jemi të sinqertë, jo se nuk ka shkrimtarë të tjerë shqiptarë që kanë ndikuar në shijet e lexuesve, por askush nuk ka pasur një audiencë kaq të gjerë e të larmishme si Kadareja. Për shembull, të gjithë shkrimtarët shqiptarë janë tunduar të trajtojnë si temë kundërvënien e shqiptarëve me të huajt, hendekun dhe keqkuptimet midis dy kulturave të ndryshme. Mirëpo, pothuajse të gjithë e kanë parë si heroike, si epikë pa mbarim, njëfarë “Iliade”, ku dyluftojnë vetëm heronj, pa pikëllimin e trishtueshëm të vrasjes së Hektorit dhe zvarritjes së tij në tokë, ndërsa romani i parë i Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i ka të gjitha emocionet e botës njerëzore. Aty bashkëjetojnë edhe fitorja, edhe humbja, edhe dhimbja, edhe gëzimi, edhe satira, edhe cinizmi. Me pak fjalë, është një vepër universale, që lexohet nga të gjithë, në çdo kohë dhe epokë dhe që nuk përcjell kumte vetëm të njohura për lagjen e autorit apo një audiencë që nuk shkon më tepër se Shqipëria, por gjithë njerëzimi. Këtë karakteristikë e kanë të gjitha romanet e Kadaresë, ndaj është shkrimtari më i lexuar në Shqipëri, ndaj është shkrimtari shqiptar më shumë i pranuar nga bota letrare edhe jashtë vendit. Mirëpo të këtij mendimi nuk janë të gjithë shqiptarët. Mes tyre shquajnë që nga ata që mund të lidhin dy vargje e deri te shkrimtarë profesionistë, analistë, intelektualë etj. Sigurisht, është fat i mirë që jo të gjithë jemi në një mendje, pasi kështu mund të dialogohet më mirë për një vepër letrare, por është fat i

Nga Dorian KOÇI keq që ana letrare e kësaj vepre dhe gjykohet fare, dhe në skenë thirren fakte nga jeta e shkrimtarit që s’kanë të bëjnë aspak me veprën e tij. Të tillë janë, p.sh., dy letrat e fundit të publikuara nga një gazetë të së vesë së diktatorit, “kasafortës” së tij në gjallje e pas vdekjes, ku shkrimtari shqiptar, sipas kritikuesve, bën më të paimagjinueshmen: i kërkon një shtëpi! Ky argument banal, që së bashku me argumente të tjera trajtohen herë pas here në shtypin shqiptar, duken sikur janë një lloj adrenaline dashakeqëse për të kuruar gjithë xhelozitë provinciale të shqiptarëve. Sado që sindroma e rrëfenjëzës që tregon Konica mbi shqiptarët, që s’dinë se ç’dhuratë të marrin për një të mirë që kanë bërë, përveçse i bëjnë keq njëri-tjetrit tingëllon si një realitet surrealist, që eksiton vetëm në imagjinatën e Konicës, në të vërtetë ai është pjesë e pandashme e jetës sonë e që nxjerr krye sa herë që në horizont shfaqet ndonjë vlerësim ndërkombëtar për ndonjërin nga ne. Në këtë sens Nënë Tereza është e shpëtuar që e mori çmimin “Nobel” e propozuar nga jashtë, jo si qytetare shqiptare, se, po të ishte për nga Shqipëria, hulumtuesit tanë shumë të zellshëm do të zbulonin se vëllai i saj kish qenë oficer në forcat kuislinge me italianët, madje kish qenë hierarku kryesor që kish dhënë të gjitha dënimet e se për këtë gjë viktimat e fashizmit nuk mund të falnin dhe gjithandej do të organizoheshin dhe do të shkruanin letra e deklarata që Nëna e shenjtë të mos e meritonte atë titull. Me pak fjalë, sharro degën ku qëndron e ke bërë fole për të bërë dru, pa pyetur se po e rrëzon gjithë shtëpinë! Për të gjithë ata që janë

njerëz të letrave është shumë i qartë cinizmi dhe mënyra se si i trajtonin perënditë e olimpit komunist të “thjeshtët”, shkrimtarët. Gjithkujt mund t’i vijë ndër mend rasti i Bulgakovit, autorit të romanit të famshëm “Mjeshtri dhe Margarita”, i cili sa ishte gjallë Stalini asnjëherë nuk botoi asnjë libër, por gjithmonë telefonohej nga diktatori për t’i dhënë shpresë. Rasti i Kadaresë s’është i tillë, pasi ai ka botuar vepra letrare, por cinizmi i diktatorëve s’do mend që është i njëjtë dhe mund të shfaqet në formën e kujtesës së një kërkese për shtëpi apo pretendimin për faljen e një dorëshkrimi që s’ndodh asgjëkund. Për më tepër, kur cinizmi nuk dënohet, e nxjerr kokën dhe shumë vjet më pas si rastësisht, për t’u vënë sërish në qendër të vëmendjes e përpjekur të sfumojë një vepër letrare. “Krimi” i madh i Kadaresë në letrën dërguar Nexhmije Hoxhës ishte se kërkonte një shtëpi me sipërfaqe më të madhe, në një kohë që ishte një nga shkrimtarët më të lexuar në Europë dhe jetonte në 50 metra katrorë. Po mirë, a u ka shkuar ndonjëherë në mendje këtyre “shkrimtarucëve” të vegjël, që bëjnë apologjitë e moralit, se ku shkonin paratë e fituara nga shitjet e librave të autorit? Apo s’ka gjë, e drejta e autorit le të jetë shkelur, gjërat nuk i dimë, por korin e ndrikullave që flasin kot edhe mund ta bëjmë. Cila do ishte rruga për të përfituar një shtëpi? Ti shkruante kryetarit të frontit të lagjes? Ta diskutonte në mbledhjet e organizatave të masave, ku ndoshta do t’i kthenin përgjigje se “para teje në listë është veterani X, luftër i shquar i luftës dhe i punës”, apo “novatori Y, që po çan bllokadën me risitë e tij në prodhim”? Është për të ardhur turp me këtë gjë që i ndodh shkrimtarit tonë të madh çdo fillim tetori. Nuk u besoj teorive të konspiracionit, por nuk arrij ta kuptoj se ç’është kjo stuhi denigrimi dhe përbaltje që ngrihet vit pas viti kundër shkrimtarit Kadare? Në vëllimin në fjalë, prej nga kam foton që mbaj në tryezën time të punës, janë të përfshira pothuajse të gjitha poezitë e tij më të mira, jo ajo që i dedikohej Stalinit dhe që “studiues” shumë të zellshëm për të hulumtuar nga arkivat, e nxorën në dritë nga faqet e zverdhura të së harruarës “Zëri i rinisë”, por janë poezitë që na drithërojnë ende shpirtin si “Mall” apo “Në parkun që mbuluan fletët”; poezitë që ende shkaktojnë dhembje, si “Mësueset e fshatit”, por dhe “Për se mendohen këto male” dhe “Vitet ’60”. që paskan ndihmuar për të rrënjosur nacional-komunizmin, siç pretendojnë disa dekonstruktues, a thua se krenaria për atdheun përbëka një krim të dënueshëm. Gjithsesi, sido që të jenë zërat: kritikë apo dashamirës, asnjë s’mund ta mohojë faktin se e tërë vepra e Kadaresë rrezaton një talent të madh, që për çdo komb do të ishte një nder i veçantë për ta pasur si kod përfaqësues dhe deshifrimi të tij, aq më tepër kur kjo vepër tërheq vëmendjen e lexuesve botërorë dhe mund të vlerësohet me çmimin e madh “Nobel”. Në fund të fundit, Ars longa, vita brevës (“Arti është i pavdekshëm, jeta është e shkurtër), - thonë latinët, por një pjesë e vdekatarëve të sotëm, që me cinizmin e tyre s’po e vlerësojnë artin e vërtetë, duhet të mendojnë se pasardhësve të tyre do t’u vijë rëndë që i patën gjyshërit të rreshtuar në llogoret e së keqes. Marrë nga tribunashqiptare.net

4 tetori - Dita Botërore e Kafshëve E caktuar si e tillë në Florence të Italisë më 1931, sot e ka zgjeruar fokusin e saj nga synimi fillestar, duke rritur vëmendjen për speciet e kafshëve të rrezikuara dhe të kërcënuara. Aktualisht në botë më shumë se gjysma e sisorëve ka rënie të konsiderueshme në numër, kurse një e treta e tyre kërcënohet të zhduket, sipas të dhënave të Listës së Kuqe të IUCN-së

S

htysën për këto radhë m’i dha mbesa ime e vogël, Kseni. Ishte kthyer nga një lokal në periferi të Korçës e shoqëruar nga prindërit, ku kishte parë një ari. Sapo e pa kafshën e gjorë të futur në një kafaz, ku mezi vërtitej, me logjikën e saj prej fëmije, pyeti të ëmën: - Mami, pse e kanë futur ariun në burg? Nganjëherë “pse”-ve të fëmijëve është e vështirë t’u japësh përgjigje. Më kujtohet një ditë teksa udhëtonim me autobusin urban mbi lumin e Dunavecit, në të dalë të qytetit të Korçës, kur djali im i vogël më pyet: “Babi, pse rrjedhin lumenjtë?” Dhe ec e t’i jepje përgjigje! Por mbesa ime e vogël e gjeti vetë përgjigjen. - Mami, ariun e kanë futur në burg fëmijët e këqij. Dhe në një kohë kur mbesa ime trevjeçare u shqetësua kaq shumë, klientët e rritur argëtoheshin me të tilla pamje, ndonjë bënte edhe trimin duke e ngacmuar me shkop ariun e prangosur. Nëse do të ishte ky një rast i vetmuar. nuk do t’ia vlente të

Nga Niko FABER merreshim me të, por në qendër të Korçës, disa metra larg prefekturës, në një tjetër lokal luksoz dhe gati në hyrje të tij është ekspozuar një lëkurë e madhe ariu, e varur në mur si një vepër e shëmtuar, ku mungon vetëm identiteti i gjahtarit vrasës, të cilit askush nuk i ka kërkuar llogari. Të shkojmë më tej. Në rezortin “Akademia” në Voskopojë, vend me një bukuri fantastike, shëmtia e vetme aty ishte një ari i burgosur, i cili thonë se u çmend nga ky trajtim “njerëzor” dhe tani nuk është më midis të gjallëve. Por disa kilometra më tutje nga qyteti i Ersekës, diku në pyjet e Gërmenjit, mund të takosh përsëri një ari të burgosur. Dhe si për të vënë qershinë mbi tortë, një restorant tepër luksoz dhe shumë i frekuentueshëm, që mban emrin “Sofra e Ariut”, bash në kryeqytetin tonë, fiton para në emër të arinjve. Dhe a e dini si përfundojnë në “robëri” këto kafshë të burgosura nëpër kafaze? Gjahtarët “trima” ruajnë arushën kur ajo largohet nga strofulli në kërkim të ushqimit dhe shkojnë me shpejtësi e i rrëmbejnë të vegjlit. Sepse, kur është ajo aty pranë, s’ka zot që t’u afrohet të vegjëlve të saj. Mirëpo për mbrojtjen e kafshëve dhe shpendëve të egra ka

ligje, për më tepër gati kudo në Europë, por edhe te ne janë ngritur shoqata mjedisore. Veçanërisht të rrepta janë ato për mbrojtjen e ariut të murrmë, një specie kjo që rrezikohet të zhduket dhe për këtë pikë ekzistojnë konventa ndërkombëtare, të nënshkruara dhe nga vendi ynë. Ja ç’thotë konventa e Bernës “Për ruajtjen e faunës së egër”: “Çdo formë kapjeje e qëllimshme, burgosje dhe ngordhje me qëllim, është veçanërisht e ndaluar.” Kur një vajzë e vogël me naivitetin e saj shqetësohet për ariun “e burgosur”, lind pyetja: ç’bëjnë punonjësit ligjorë të mjedisit, që tani i kemi nëpër qarqe, prefektura e bashki, për mbrojtjen e ligjshmërisë mjedisore? Po shoqatat mjedisore, që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut në çdo cep të vendit, përfaqësuesit e të cilave i shohim rëndom në emisione televizive, seminare e workshop-e që zhvillohen në lokale luksoze, mirë që s’i ndjekin dot gjahtarët vrasës nëpër pyje, por a nuk mund të bëjnë më të paktën: të shkojnë e të protestojnë para këtyre lokaleve për këtë trajtim barbar që i bëhet kësaj specieje gjigante, që ende ekziston në pyjet tona?

Mendimet e shprehura në faqet e opinioneve nuk shprehin domosdoshmërisht politikën redaksionale të gazetës


12

« thashetheme vip

Genta e BB: Vishem nuse për pak fat në jetën time, që u ngjason telenovelave turke Ka menduar që gjurmët e errëta që i ka lënë lidhja me Rubensin apo Emilion dhe komentet mbi abortin t’i harrojë, duke u veshur me fustanin e bardhë të nusërisë. Pas Françeskës, Genta është e dyta ish–banore e “BB5” që prezantohet në publik si nuse. Po ndryshe nga Françeska që u shfaq në sfilatë, Genta prezantohet si e tillë me një set fotografish të realizuara në Korçë. Një mikeshë e saj e ka zgjedhur si imazh të një dyqani fustanesh nusërie dhe kështu Genta ka provuar qoftë edhe për hobi kënaqësinë e fustanit të bardhë. Ajo ka preferuar që të shfaqet si nuse që konsumon cigare, duke pozuar, ndërsa tymos, dhe me paketë në dorë. Genta e “Big Brother” është një nga personazhet më aktivë pas daljes nga loja. Pas fotove të shumëpërfolura provokuese që dolën në qarkullim, ndërsa Genta ishte në kulmin e lojës, pas për balljeve me ish-të dashurin Rubensin dhe konflikteve me të dashurin e saj futbollist nga Gjirokastra, Emilio, pak javë më parë gazetat shkruan për një abort, të cilin ajo e pranoi dhe vetë. Në lidhje me këto foto, ajo pohon për gazetën “Panorama”: “Vishem nuse për të shijuar ca momente të gëzuara me fustanin e bardhë, dhe për t’i sjellë pak fat jetës sime që u ngjason telenovelave turke, por me fund të hidhur”.

Ingrid Gjoni i rikthehet jetës së natës Ka rifilluar menjëherë aktivitetin e saj normal të koncerteve dhe angazhimeve artistike pas lindjes së djalit, ndërkohë që po përgatitet të marrë pjesë te “Kënga Magjike”. Por nuk e kishim parë aq shumë në jetën e natës. Paparaci ynë e gjeti fundjavën e kaluar Ingridin në një nga pubet e Tiranës në shoqërinë e miqve të saj duke u argëtuar.

Arbana dhe Alketa, rivale në ekran, mikesha në jetë Shumë të ngarkuara me punë dhe gjithmonë në pritje të angazhimeve të reja, dy prezantueset më të njohura shqiptare kanë gjetur pak kohë që të shijojnë një kafe së bashku. Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani janë bërë së bashku, edhe përkundër obligimeve të mëdha që kanë të dyja. Alketa e angazhuar në gjetjen e talentëve të X Factor 2, kurse Arbana gjithashtu me obligimet e saj me programin “1001 pse”. Edhe pse mes emrave të suksesshëm flitet se ka rivalitet, si duket mes Alketës dhe Arbanës kjo gjë nuk ndodh, po të kemi parasysh dhe njohjen e hershme e fillimet e njëjta në rrugën e televizionit, që nga mikrofoni i “Top Albania Radio”.

E premte 5 tetor 2012 •

Vajzat “vip” me të J

pasme seksi

emi mësuar me bukuroshet e pasarelave që të duken me vithe shumë seksi, jemi mësuar edhe me botën e shoubizit të bëhen krahasime se cila nga artistet i ka të pasmet më seksi. Por, nëse mendoni se në botën shqiptare nuk ka Kajli Minog, Xhenifer Lopes, apo Kim Kardashian e keni gabim. Ne kemi renditur vetëm disa prej vipave shqiptare, të cilat shumica prej tyre duken se vetë na kanë ofruar të shohim reklamën e fund-shpinës së tyre se çfarë formë ka. E para, e cila është lakuar aq shumë, është këngëtarja Shkëndije Mujaj, që megjithëse thuhet se ka ndërhyrje, ajo potencon gjithmonë se është vetëm dora e nënës natyrë për të pasmet e saj kaq të rrumbullakëta. Edhe këngëtarja Adelina Berisha shpeshherë na sjell reklamën e fund-shpinës së saj, që kohët e fundit është bërë objekt i madh diskutimi, ndërsa në bazë të informacione të sigurta ajo i ka origjinale. Aktorja e famshme shqiptare, Arta Dobroshi, erdhi kohë më parë në kronikën rozë me reklamimin, që, sipas zërave, thuhet se e ka tradhtuar fustani dhe era që frynte në Kanë, ndërsa kalonte në tepihun e kuq. Kaq shumë u lakua me zbulimin e vitheve ajo, saqë fama e saj si aktore u harrua për një kohë. Ajo është modele dhe pa dyshim se duhet të jetë seksi edhe kur bëhet fjalë për të pasmet e saj. Është kjo Afërdita Dreshaj, e cila nuk ka rezistuar dot të pozojë e kthyer pas, për të treguar se edhe aty është në formë. Këngëtarja, e cila sapo i këndoi një djali që s’ka zemër në ‘Kënga Magjike 2012’, Rozana Radi, para se të interpretonte këtë këngë, ka realizuar

Genta

zbardh flokët

Artistët gjithmonë duhet të jenë në trend me botën e modës. Këngëtarja e njohur Genta Ismajli, e cila pëlqehet nga publiku jo vetëm për muzikën dhe fizikun e saj, por edhe nga energjia që përcjell nëpërmes këngës, së fundmi ka ndryshuar ngjyrën e flokëve. Genta, të cilën vazhdimisht jemi mësuar ta shohim si brune, ka ndërruar flokët në bionde, duke u shndërruar në biondinë. edhe ajo para pasqyrës një foto të tillë, por që, sipas shikimit tonë, më mirë të mos e kishte bërë se të pasmet e saja duken të varfra. Edhe një tjetër këngëtare, që shquhet për simpatinë e saj, kur ishte në plazh, ka treguar se ka të pasme seksi, kjo është Adelina Tahiri. Ndërsa nuk mund të lëmë jashtë në këtë klasifikim vajzash seksi të shoubizit shqiptar edhe Elvana Gjatën, e cila jo rrallëherë tregon se konkurron bindshëm koleget e saja me të pasmet. Ndërsa këngëtarja më e lakuar shqiptare e momentit, Rita Ora, si duket e ka problemet

me paparacët me dashje apo pa dashje ajo i ka treguar vithet e saja. Ndërsa e fundit që mund të hyjë në këtë listë apo më e freskëta është bukuroshja e famshme nga BB5, Françeska Jace, që ka dashur të tregojë se edhe ajo duket mirë nga pas. Tek po bënim këtë përshkrim dhe klasifikim për bukuroshet, na u kujtua gjatësia e tyre, e cila nga të pasmet e tyre seksi duket sikur është në përpjesëtim të zhdrejtë, e megjithatë pjesa më e madhe e tyre duke na ofruar këto foto nëpërmjet rrjeteve sociale, këtë konkurs duket sikur e kanë nisur vetë.

I ashtuquajturi i dashuri

i Françeskës është…

Ai është një model simpatik, i cili u zbulua nga edicioni i dytë i spektaklit ‘Unë Jam Top Model 2’ në RTV21, por ditët e fundit e kapi pa dashje lajmi rozë, që e bënte të dashur të Françeskës bukuroshe nga BB5. Ndërsa, mësojmë se përveç se quhet Meriton Gashi dhe është shoku i Metit të BB5, ai ka qenë edhe model, duke sfiluar aty ku edhe bukuroshja ka qenë e ftuar, te ‘Albi Mall’, dhe aty janë njohur dhe natyrisht se kanë realizuar foto, siç ndodh kudo mes kolegësh. Meritoni shihet edhe në videoklipin e fundit të realizuar nga këngëtarja Adelina Berisha, me titull “What’s your name”. Modeli nuk e ka mohuar as pohuar këtë dhe madje lajmet i kishte postuar në murin e tij të ‘Facebook’-ut dhe si duket i kishte pëlqyer që rastësisht ndodhet në faqet rozë të gazetave.

Amerika e frymëzon Dafinën për të shkruar tekste Nuk dihet nëse bëhet fjalë për tekste këngësh, apo profilesh që postohen në Facebook, apo në rrjetet e tjera sociale. Por sipas një postimi në Twitter të këngëtares Dafina Zeqiri ajo ka nisur të shkruajë tekste që urojmë të jenë edhe për ndonjë këngë të saj të re, apo për ndonjë koleg të estradës shqiptare. Këngëtarja e superhitit “Tonight” tashmë ndodhet në Amerikë dhe duket shumë e frymëzuar nga ky vend, saqë ka nisur të bëhet tekstshkruese.


thashetheme vip • E premte 5 tetor 2012

»

13

Rozi shopping për festivalin Në këto foto ajo shfaqet në një formë shumë të mirë fizike dhe plot energji. Po ashtu lexohet edhe lumturia e Rozana Radit për blerjet e fundit që mban në duar. Ne dimë që ajo po përgatitet për festivalit “Kënga Magjike” ku mësohet se do të dalë sërish me një kompozim të Adrian Hilës, e ndoshta si gjithmonë me tekstin e saj.

Lola Luma,

Albana Osmani argëtohet në “parkun e mbeturinave” Albana Osmani ka freskuar faqen e saj në facebook duke hedhur foto të ndryshme, por kjo foto e mësipërme zgjoi më së shumti komente. “Having fun” ka nënshkruar foton Albana, ndërsa miqtë e saj ndërkombëtarë ironizojnë duke thënë: “Sa vende të bukura paska Shqipëria”. Pa marrë parasysh rrethinën, Albana duket shumë e bukur, kanë komentuar disa. Ndërsa vetë ajo nuk ka treguar nëse kjo foto është marrë në Shqipëri apo diku jashtë.

foto hot

Bleona Qereti:

Trupin e kam bombë fare Bleona Qerreti konfirmon sërish marrëdhënien e afërt me aktorin e famshëm të hollivudit Al Pacino. E ftuar në një emision televiziv të drejtuar nga gazetari Enkel Demi në Televizionin Publik Shqiptar, Qerreti tha se: “Me Al Pacinon dalim për dreka dhe darka vazhdimisht”. Ajo deklaroi gjithashtu se këngëtaren e famshme Rihana e ka komshije në një pallat pasi jeton në katin e 16-të. Duke komentuar videon nudo, e cila u shfaq para publikut pak ditë më parë Bleona pranoi se ishte shokuar, por deklaroi se aty “u shfaq gjithçka që mund të dukej në trupin tim”. E pyetur për linjat trupore, Bleona tha se “Arian Çani më ka ndihmuar ta bëj trupin bombë fare. Ai është oponenti i imazhit tim si personazh publik, por më kanë ndihmuar që t’ia arrij objektivit”. Më tej Bleona komentoi edhe zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke deklaruar mbështetjen për Barack Obamën. “Unë votoj për Obamën. Mendoj se do fitojë ai pa marrë parasysh se ai i mirë apo i keq si President për SHBA-të, pa marrë parasysh se çfarë do ndodhë më vonë është arritje për Amerikën që është një president që hyn në historinë e këtij vendi”, u shpreh Bleona.

Shkëndije Mujaj në “Vip Shpija 3”

A

Vajza, e cila është lakuar më shumë gjatë këtyre muajve për çudirat e saj me foto seksi në rrjetet sociale, duke pozuar dhe treguar linjat e saja të rrumbullakëta, si duket ka pranuar që të përballet me nj realiti-shou, siç është “Vip-Shpija 3”. Siç flitet tashmë ky shou është dakorduar me kompaninë e madhe mediatike ‘Top Media’, në mënyrë që të shikohet në një nga kanalet e Digitalb dhe flitet se shtëpia me të ftuar VIP, të fokusuar nga kamerat 24 orë, do të jetë e ndërtuar në Tiranë.

ktorja/ Modelja Lola Luma këtë verë jo vetëm vizitoi Shqipërinë, por dhe shfrytëzoi rastin për të shijuar dhe fotografuar disa momente magjike në bregdetin shqiptar. Këto fotografi të realizuara nga Renuar Locaj me Lolën si “ruajtëse-deti” dhe na bëjnë të shkojmë e të mbytemi tërë qejf! “Albaniac”

Besa Kokëdhima lozonjare Këngetarja me zërin e veçantë dhe fituese e shumë çmimeve, Besa Kokedhima, i është kthyer qejfeve fëmijerore duke lozur në një autopark fëmijësh. Ndërsa ka treguar për mediat se është në përgatitje të një projekti muzikor që po realizohet në Rumani.


14

« gossip

E premte 5 tetor 2012 •

Jennie Garth tregon kilet e rrëzuara Aktorja Jennie Garth ka treguar se ka rënë 13.6 kg. Aktorja e Beverly Hills, ra në depresion të thellë pas ndarjes me të shoqin, të cilët kishin 11 vjet bashkë. Por Jennie Garth pasi i ktheu 40, muajin e kaluar ka refkektuar dhe ka menduar se kjo nuk është zgjidhja e duhur. Aktorja ka vendosur të ecë përpara edhe për hatër të fëmijëve. Ajo ka treguar për “People” se i dukej sikur kurrë nuk do të punontë më, të dashurohej më dhe të qeshte përsëri. “E ulur në kolltuk duke ngrënë patatina gjatë gjithë kohës, nuk më ndihmon aspak”, ka thënë Garth. Aktorja tregon se ka punësuar një trajner që e ka ndihmuar për të transformuar trupin, e cila dukej e mrekullueshme në revistën U.S magazine.

Timberlake ka qënë këmbëngulës për lidhjen me Jessica Biel Këngëtari dhe aktori Timberlake ka punuar shumë për ta bindur Jessican për të dalë bashkë në takimine parë, duke insistuar se ai ishte një “këmbëngulës i këndshëm” përpara se ajo të pranonte. Timberlake ka treguar për “Hello”, se nuk ka asgjë përrallore rreth mënyrës se si ata janë njohur. “Ne u takuam dhe folëm, më pas i pyeta shokët se a mund t`i telefonoja Biel, për ta propozuar. Miqtë e mi e telefonuan Jessican dhe Jessica tha po, dhe unë kështu i telefonova asaj”, është rrëfyer Timberlake. Ai pranon se ka ndjekur një metodë të vjetër, metodë të mësuar nga njerku dhe gjyshi i tij. Gjithsesi Timberlake ka pohuar se ia ka vlejtur çdo sakrificë për Biel me të cilin u fejua për t`u martuar me të.

Katy Perry organizon një festë divorci në vilën e saj Katy Perry ka vendosur të organizojë një festë per divorcin e saj. Këngëtarja në fund të 2011-ës, i ka dhënë fund martesës së saj me Russell Brand. Të dy u martuan në 23 tetor të vitit 2010 në Indi. Së shpejti do të ishte edhe përvjetori i dytë i martesës. Pikërisht me rastin e përvjetorit, Perry vendosi të organizojë një festë për të theksuar jetën e saj si e divorcuar. Gjithçka do të organizohet në vilën e saj në Kaliforni dhe do të ftohen miq dhe të afërm pikërisht në 23 tetor. Pra sa të rrijë e trishtuar dhe nostaligjike atë dite ajo preferoi të kalojë një ditë të mbushur me gëzim dhe çmenduri.

N

jë studim francez ka dëshmuar se si trupi ynë përsërit gjatë natës lëvizjet e mësuara gjate ditës. Sipas studiuesve, këto të dhëna janë një shpresë më shumë për të depërtuar në problemet që krijohen nga somnambulizmi. Studimi francez i drejtuar nga Delphine Oudiette, eksperte në dinamikat e procesit të gjumit ka shqyrtuar më shumë kujdes një video në të cilën shfaqet një grua duke fjetur. Lëvizjet e saj në gjumë janë të tilla që e bëjnë gruan të ngjaje sikur po kërcen funkz dance. Ajo që është për t’u çuditur është fakti që hapat që ajo ndjek ngjajnë gjithnjë e më shumë me hapat që ka mësuar pak ose me pare duke ndjekur disa pamje nga kompjuteri. Ky studim ka treguar se si trupi ynë riprodhon në gjumë çfarë mëson gjatë ditës. Ky studim është publikuar në Plos ONE dhe sipas tij kur në flemë gjumë në trurin tonë aktivizohen të njëjtat zona që përfshihen kur në

Pse bëjmë lëvizje të tilla natën?

mësojmë diçka dhe e shtyn mendjen për të përsëritur informacionin e fituar gjatë zgjimit. Për të kuptuar diçka më shumë, shkencëtaret kanë ekzaminuar rreth 70 vullnetare, 1/3 e të cilëve ishin me proces gjumi të shëndetshëm, 1/3 me probleme somnambulizmi dhe 1/3 tjetër të prekur nga “REM sleep behaviour disorder” që nënkupton probleme me sjelljen në gjumë. Hulumtuesit u kane kërkuar atyre që te ushtronin detyra të ndryshme gjatë ditës për shembull të shtypnin butona me ngjyra dhe të ngrinin apo të ulnin krahun

në përputhje me komandën që u jepte ekrani i kompjuterit. Me pas të gjithë këta persona iu nënshtruan një monitorimi rigoroz të sjelljeve të tyre gjate natës. Të filmuar me anë të video kamerave, u vërtetua se lëvizjet që vullnetaret kryenin gjate natës ishin ose të ngjashme ose thuajse të njëjta me ato që kryen gjatë ditës. Sipas kërkuesve, ky studim është një dëshmi e gjalle e mënyrës se si truri human rikrijon gjate gjumit informacionet motorike të magazinuara gjate zgjimit dhe ky zbulim shërben për të gjetur kura më të mira për të gjithë personat që kanë probleme shqetësuese me gjumin. Gjate viteve shkenca ka provuar se një nga funksionet e trurit është që të lejojë përforcimin e informacioneve të fituara gjatë ditës, qofshin ato vizitave, hapësinore, etj. Mendohet se gjate gjumit ndodh një proces ri pastrimi dhe riorganizimi që shërben në ndarjen e informacioneve pak domethënës dhe evidentimin e informacioneve të rëndësishme, shqetësuese dhe që ndikojnë në mënyrë të dobishme gjate procesit të të mësuarit.

Ushqimet që ju shkaktojnë dhimbje koke

Nicki Minaj e tepron, shan Mariah Carey Dy këngëtaret Nicki Minaj dhe Mariah Carey dëshmuan se në panelin e X –Factor ato janë vetëm amatore kur bëhet fjalë për vlerësimin e njëra-tjetrës. Organizatorëve iu desh të ndërpresin xhirimet për shkak të një zënke dhe kërcënimit që erdhi nga Nicki Minaj se do të prish fazën e audicioneve për talentë. Në një video të publikuar nga faqja më e njohur për thashetheme TMZ.com duket se si Nicki Minaj i drejtohet me fjalorin e saj të ndyrë pop divës Mariah Cary. Sipas TMZ. com producentët është dashur të ndërpresin xhirimet për dy ditë deri sa të ulen tensionet, ndërkaq akoma nuk dihet nëse do të vazhdojnë xhirimet pa dy pjestare të panelit.

Për shujmë njerëz që vuajnë nga dhimbja e kokës dhe migrena duhet të shmangin disa ushqime. Dr. Manny Alvarez, ka deklaruar se rrushi është një frut i ulët në kalori dhe i pasur me vitaminë C dhe fibra. Por ky frut përmban një substancë që quhet tiraminë. Tiramina është një amino acid e cila mund të rrisë presionin e gjakut dhe për pasojë të shkaktojë dhimbje koke. Gjithashtu kërkimet tregojnë se tiramina tek rrushi mund të ketë disa efekte negative tek disa depresantë të quajtur MAOls. Pacientë të cilët kurohen me antidepresantë të këtij lloji duhet të kenë një dietë të kontrolluar. Sugjerohet se të mbajturit e një ditari të ushqimeve për të parë nesë jeni sensitivë ndaj ushqimeve të pasura me tiraminë mund t`iu ndihmojë gjithashtu. Ushqime të tjera që mund të jenë shkaktarë të dhimbjes së kokës janë:

• Duhani • Djathrat e vjetër • Mishi i kuq • Agrumet • Lakra turshi • Salca e sojës • Vera e kuqe • Disa birra


gossip • E premte 5 tetor 2012

»

15

Denzel

Washington Kush ia theu zemrën

Emma Watsonit

Aktorja Emma Watson zbuloi se ka qenë prej shumë kohësh e dashuruar në kolegun e saj, Tom Felton, me të cilin bashkëpunoi në xhirimet e filmave të Harry Potterit. Deklarata e aktorit tre vjet më të vjetër se aktorja, që Emman e konsideron si motrën e saj më të re, ia theu zemrën yllit 22-vjeçar të filmave, shkruan "Female First". “Në mes moshës dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç, kam qenë marrëzisht e dashuruar në Tom Feltonin, saqë kur kaloja herët në mëngjes shikoja nëse ai do të jetë në xhirime atë ditë,” tha Emma. Aktorja, e cila në sagën e njohur të filmit portretizon Hermione Granger ishte thellë e zhgënjyer kur Felton, i njohur si Draco Malfoy, u tha të gjithëve se tek kolegia e sheh motrën e tij të re. “Ai kishte njohuri për emocionet e mia dhe fakti që u tha të gjithëve se mua më konsideron si një motër të vogël, më theu zemrën. Ne vajzat i duam meshkujt e këqij dhe ai është disa vjet më i vjetër se unë dhe voziste një skejtbord,” tha Emma. Në të njëjtën intervistë, ylli ka zbuluar se e ka pasur vështirë që të distancohet në jetën private nga karakteri i Hermiones. “Ajo është aq e pafajshme dhe e mirë, kështu që çdo gjë që ishte ndryshe nga ajo ishte çmenduri. Kam veshur xhinse të grisura dhe njerëzit komentonin: ‘Emma Watson vesh xhinse të grisura, çfarë do të thoshte Hermione në këtë. Ishte skandaloze", u ankua aktorja e re.

me pushime në Itali

Cameron Diaz, seksi për Esquire Cameron Diaz është 40, dhe pranon se ndihet më mirë se sa kur ishte 20. Aktorja ka mbuluar kopertinën e Esquire me një pamje seksi dhe shumë në formë. E veshur me pantallona të shkurtra të zeza dhe me një këmishë të bardhë, ajo i ka hedhur poshtë vitet. Trupi i saj dukej fantastik. Aktorja ka mohuar të ketë përdorur botoks, ose kirurgji plastike. Ajo ia atribuon lookun e saj ndjekjen rregullisht të klasave Pilates. Për Diaz, sekreti qëndron në të jetuarin e momentit.

D

enzel sëbashku me gruan kanë zgjedhur Italinë për të pushuar. Edhe pse ata janë martuar 29 vjet më parë ata e kanë ende të fortë dashurinë për njëri-tjetrin. Denzel Washingtone dhe Pauleta Pearson janë më të lumtur se kurrë. Aktori ka ditur të mbajë të gjallë dhe të lumtur martesën për tre dekada. Ata janë parë në Portofino të Italisë duke shijuar dhe lokalet e këtij vëndi. Të dy aktorët nuk kanë kursyer dhe dhënien e autografëve. Çifti është lidhur në 1977, ku aktori do të performonte rolin e parë në Tv në filmin “Wilma”, ku edhe gruaja e tij aktore ka shkëlqyer në atë film. Ata kanë katër fëmijë. Denzel ka fituar në vitin 1989, çmimin Oskar për aktorin më të mirë mbështetës në “Glory”. Në 2001, vlerësohet aktori më i mirë, në filmin “Training Day”. Gjithashtu ai ka fituar çmimin Globi i Artë, për “Glory” dhe “Hurricane”. Denzel është një baba model dhe një aktor i talentuar.

Lady Gaga, me armë në koncert

Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger ndahen Lidhja e Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger ka përfunduar pas publikimit të fotove të këngëtares me reperin Chris Brown. Sipas The Sun, çifti ka tre javë që nuk kontakton. Një burim për tabloidin theksoi: “Kur Lews pa fotot u çmend fare. Ai para tre javësh i tha Nicole-s se janë ndarë. Gjithashtu impenjimet e të dyve pengojnë lidhjen.” 34-vjeçarja Scherzinger shpjegoi me një komunikatë se në foto ajo është thjesht duke u munduar të bisedojë me të dashurin e Rihanna dhe për shkak të zhurmës qëndronin afër.

Lady Gaga vazhdon të habisë fansat e saj gjatë turit botëror ‘Born This Way’. Pas pirjes së marijuanës në Amsterdam, këtë radhë, në koncertin e zhvilluar në Milano, këngëtarja u shfaq në skenë me një automatik në dorë. 26-vjeçarja ishte e veshur me të bardha dhe të jepte përshtypjen e një engjëlli derisa dalloje armën në dorë të cilën ia drejtoi disa herë publikut. Më pas Lady Gaga shpalosi edhe një sërë kostumesh “nga të sajat” ku nuk mungonte kostumi i mishit që u bë i famshëm në vitin 2010.


16

« reportazh

E premte 5 tetor 2012 •

Fotot janë marrë nga revista “Albanian Tourism”

kishat, kalaja, kultura dhe mikpritja gjirokastrite

G Afërdita Elezi

jirokastra, qyteti i gurtë me shtëpitë karakteristike që ngjasojnë me kështjella të vogla dhe që përqafohen me njëra tjetrën rreth një kalaje madhështore. “Ky është një qytet i pjerrët, ndoshta më i pjerrëti në Botë, që i kishte thyer të gjitha ligjet e arkitekturës dhe të urbanistikës. Nga shkaku i pjerrtësisë së madhe, ndodhte që në nivelin e çatisë së njërës shtëpi gjendeshin themelet e tjetrës…..” – Këto janë fjalët e shkrimtarit të madh “Ismail Kadare” në romanin “Kronikë në Gur”, i cili e përshkruan. Gjirokastrën si një mirazh arkitekturor… Udhëtimi Gjirokastra gjendet në Jug të Shqipërisë 200 km larg kryeqytetit Tirana. Për të shkuar ne zgjodhëm rrugën që kalon përmes Rivierës Shqiptare, dhe kështu udhëtimi ynë u shoqërua nga pamjet spektakolare qe na ndoqën sapo lamë pas Parkun Kombëtar të Llogorasë. Pasi përshkruam për rreth 5 orë itinerarin Tiranë-Sarandë, rruga vazhdoi përmes disa gjarpërimeve e kthesave derisa mbërritëm në Gjirokastër. Është mjaft mbresëlënëse pamja që të shfaqet, sapo hyn në qytetin e hirtë. Ndalesën e parë e bëmë në një nga hotelet më të mëdha të qytetit “Çajupi” i cili ndodhet në qendër në vendin e quajtur “Sheshi i Çerçizit”. Mikpritja dhe shërbimi në këtë hotel na krijoi një ndjenjë ngrohtësie, që na shoqëroi gjatë gjithë udhëtimit tonë. Pak histori Gjirokastra sipas historianëve i përket shek-

ullit IV-të para erës sonë kur në shpatet e Malit të Gjerë u ngrit qyteti dhe kalaja. Ndërtuesit e qytetit mendohet të kenë qënë Argjyrinët, një fis i njohur qysh në antikitet në Luginën e Drinos, të cilët jetonin në territorin ku u ngrit kalaja rreth shekujve IV-III. -Kalaja konsiderohet si zanafilla e qytetit, por më vonë qyteti mori formën e saj përfundimtare rreth shekullit të XII të erës sonë. -Gjatë periudhës otomane kështjella ka njohur një rindërtim në pjesën më të dukshme të qytetit mbi disa shkëmbinj të pjerrët me një perimetër prej 1300 m. -Kalaja që ndodhet në lartësinë 360 m mbi nivelin e detit e që dominon edhe sot tërë kodrën ku është vendosur, gjatë shekullit të XVI afro 200 shtëpi u ngritën brenda territorit të kështjellës dhe banorët aty zhvillonin një jetë normale, me tregun, shërbimet, rezervuarët e ujit, furrat e pjekjes së bukës, shtëpitë e ushtarakëve dhe parisë civile, tempujt, kazermat, burgun, etj. Brenda qytetit Udhëtimin brenda qytetit e nisëm me rrugën e veçantë që zë fill nga hoteli ku u akomoduam. Katër rrugë të gurta bashkohen me njëra tjetrën në Qafën e Pazarit-Monument Kulture. Në çdo cep të tyre do të shikosh dyqane të cilat tregëtojnë suvenire, antikuare, punime me dorë e vegjë, duke krijuar një pazar të vogël e të larmishëm. Më pas vizita jonë vijoi në Kalanë e Argjirosë. Kalaja e Argjirosë Kalaja me formën e një kryqëzori (e cilësuar si një prej kështjellave më madhështore në Shqipëri), ngrihet në qendër të qytetit dhe e ndan atë në mes. E pajisur me tre porta ajo përbëhet

Një udhëtim në

qytetin e gurtë…

nga muret, burgu mesjetar, galeritë, kulla e sahatit, muzeu i armëve dhe skena ku zhvillohet Festivali Folklorik Kombëtar. Më tej vizita jonë në kala vazhdoi në një tunel që kohët e fundit është bërë i vizitueshëm. Tuneli është një strehim luftarak i ndërtuar rreth viteve 70-të, i cili ka shërbyer si vend i mundshëm strehimi për ish udhëheqjen komuniste në rast sulmi jo vetëm të armatosur por deri në atë bërthamor. Për vetëm 2 Euro (260 Lekë) aty mund të merret një ciceron i mirë në hyrje të kalasë, për të mësuar për historinë dhe legjendën e saj që nga ndërtimi në shek e X-të e deri tek marrja e saj nga Ali Pashë Tepelena në vitin 1813, i cili ishte i fundit që ndërmori punime rindërtuese. Udhëtimin në qytet e vazhduam nëpër lagjet e rrugët karakteristike, ku bie në sy bukuria e dritareve dhe çatitë e mbuluara me pllaka guri. Ndër shekuj këtu mjeshtrat e punimit të gurit e drurit kanë krijuar objekte e ndërtesa që sot janë të përfshira në listën e monumenteve të kulturës dhe mbrohen nga shteti; Shtëpia e Zekatëve dhe ajo e Antigoneve janë dy prej tyre. Shtëpia e Zekatëve, daton rreth 300 vjet më parë. Ajo ka shërbyer si vend strehimi dhe mbro-

jtje. Nga ballkoni i saj qyteti të ofrohet i tëri. Kulla është reastauruar së fundmi por vazhdon të ruajë të njëjtën infrastrukture e mënyrë mobilimi. Bie në sy dhoma e miqve me tavane të gdhendur e piktura murale. Shtëpia e Antigonëve është një tjetër banesë tipike Gjirokastrite, ajo duket qartë që nga Sheshi i Çerçiz Topullit. Një tjetër objekt interesant që vlen për t`u vizituar është edhe Muzeu Etnografik (Shtëpia e udhëheqësit Komunist Enver Hoxha), e pasur për nga arkitektura dhe ornamentet dekorative, është kthyer në një muze. Në të gjenden mjaft punime prej druri, guri, punime dore dhe veshje karakteristike të zonës. Disa prej këtyre punimeve të imituara tregëtohen në muze të cilat prezantohen në një kënd të posaçëm. Kuzhina Në qytet dhe jashtë tij gjenden disa restorante që ofrojnë kuzhinë tradicionale dhe të larmishme. Cilësia e mishrave të rritur në zonën e Zagorisë këtu është e pakrahasueshme, djathi i gjirokastrës, kosi i deles, apo dhe pjatat karakteristike gjirokastrite: pashaqofte (këtë emër e ka marrë


reportazh • E premte 5 tetor 2012

»

17

një delfini, pasi ndodhet midis dy kreshtave që lidhen përmes një qafe të ngushtë. Ajo çka e dallon Antigonenë nga qytetet e tjera të Antikitetit është planimetria kuadratike dhe mjaft e rregullt urbane. Muret rrethuese të saj janë katër kilometra të gjatë. Nga gërmimet arkeologjike janë zbuluar materiale metalike dhe mjete që përdoreshin nga banorët e asaj kohe, por edhe 500 monedha të Koinonit, Epirot, Maqedonisë, Apollonisë, Dyrrahut, Korinthit, të cilat dëshmojnë marrëdhëniet e ngushta tregtare mes Antigonesë dhe qyteteve të tjera helenistike.

Libohova Një tjetër qytet në rrethin e Gjirokastrës është edhe Libohova e vogël por e bukur. Ndodhet në rrëzë të malit Bureto, konsiderohet një vend klimaterik, plot gjelbërim dhe e pasur me burime të freskëta. Libohova mbart në vetvete një histori të lashtë. Dëshmi e vjetërsisë dhe e lashtësisë së saj ëshët kalaja e Libohovës, e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena. Bashkë me kalanë u ndërtuan edhe Sarajet e motrës së tij Shanishase. Arkitekti petro Korçari e projektoi atë në formën e një drejtkëndëshi. Ajo u ndërtua me idenë e madhështisë dhe të pushtetit të Ali Pashës në këto vise. Rilindasi i shquar shqiptar Sami Frashëri në gjeografinë e tij të famshme “Dhe shkronja”, shkruan: “Libohova është një fshat i madh rrëzë një mali përkundrejt Gjirokastrës me 3500 njerëz me mësime të shumta për Kadinj.”

sepse ishtë një prej gatimeve që bëhej për Ali Pashë Tepelënën), qifqite, shapkat, etj. Një prej restoranteve që ne provuam ishte restorant Çajupi në qendër të qytetit. E natyrisht këtu na ofruan edhe një ëmbëlsirë krejt të veçantë: Oshafi (e përgatitur me qumësht deleje e fiq të thatë), nga një pastiçiere me eksperincë dhjetëra vjeçare, Marianthi Karaulli. “Ëmbëlsirat tona janë me shije të veçantë,- tha Marianthi,- sepse prodhohen në mënyrë artizanale e lëndë të parë extra bio.” Një tjetër alternativë janë edhe restorantet që ndodhen në zonën e Dropullit. Akomodimi Në Gjirokastër mundësitë e akomodimit dhe të qëndrimit janë të shumta brenda dhe jashtë qytetit në pika të njohura turistike siç është Pika e Viroit që ndodhet vetëm disa minuta larg. Brenda në qytet gjenden disa hotele, ku padyshim do të veçonim hotelet e përshtatura në ndërtesa tipike 200 vjeçare. Ajo çka e bën të veçantë këtë strukturë pritëse është arkitektura dhe mobilimi i dhomave ku ambientet e pritjes, tavanet dhe portat me shumë se njëqind vjeçare ruhen origjinale.

Jashtë qytetit Të nesërmen udhëtimi ynë vazhdoi në disa prej siteve (parqet) dhe objektet më të njohura jashtë Gjirokastrës; Adrianopuli; Parku Arkeologjik i Antigonesë; Kalaja e Libohovës dhe Kisha e Labovës së Kryqit. Adrianopuli, 14 km larg Gjirokastrës është një tjetër destinacion interesant që nuk duhet humbur për këdo që se ka parë. Një prej objekteve që pamë ishte teatri i Sofratikës me një kapacitet prej 4 mijë spektatorësh, 27 shkallë, 4 hyrje dhe një skenë dykatëshe. Monumente të tjera janë edhe tembujt, godina banimi etj, që ndodhen nën sipërfaqen aluvionale të fushës së Drinos. Pas Adrianopulit destinacioni ynë i radhës ishte Parku Arkeologjik i Antigonesë, i vendosur në mes të dy kodrave, në vendin e quajtur Jerma, në fshatin Saraqinishta. Largësia nga qyteti i Gjriokastrës është vetëm 18 km. Aty mund të shkohet me makinë private pasi infrastruktura rrugore është e mirë. Antigonea u ndërtua nga Mbreti i Mollosëve, Pirro-ja në nderim të gruas së tij të parë Antigona. Qyteti antik në shtrirjen e tij ka pamjen e

Kisha e Labovës së Kryqit Ekziston një vend në Luginën e Drinos, që qysh nga kohët e lashta, qysh kur nuk mbahet mend, është quajtur dhe vazhdon të quhet edhe sot Labova e Kryqit. Udhëtimi ynë u mbyll pikërisht me vizitën në fshatin Labovë e vjetër, ku ndodhet edhe një prej kishave më të vjetra në Shqipëri, Kisha e Labovës së Kryqit. Mjafton të kujtojmë se deri në vitin 1990 këtu ruhej me një fanatizëm të pashembullt një Kryq i rrallë prej floriri, i cili sipas disa banorëve brenda veshjes së tij të florinjtë ruante një copë ashkël orgjinale nga druri në të cilin u kryqëzua Jezus Krishti në Jeruzalem, nga ky kryq mendohet se vjen edhe emri i fshatit. Brenda afro 9 shtresave të suvave të mureve të kishës koha ka konservuar dhjetra afreske të pikturuara në periudha të ndryshme të historisë njerëzore. Krahas kishës bizantine, Labova njihet si një vendbanim i hershëm me një kala të vjetër që vendasit e quajnë sot Paleokastër. Edhe pse mjaft interesante për t`u vizituar, infrastruktura është jo fort e përshtashme për të shkuar në Paleokasër. -Kjo është ajo çka mbart Gjirokastra dhe rrethinat e saj, një qytet që për vlerat historike dhe arkitektonike është renditur në listën e siteve më të rekomaduar nga shumë agjenci prestigjoze. Gjirokastra mbrohet nga UNESCO dhe është shpallur: “Kryevepër e Trashëgimisë Kulturore Botërore”. Kjo na bëri që ta rekomandojmë Gjirokastrën në këtë periudhë të Vjeshtës dhe që bëhet akoma më i veçantë kur mendon se, përveç historisë e vendeve tërheqëse, ai iu dhuron arkitekturën dhe atmosferën unike duke e shndërruar në një destinacion të papërsëritshëm.


18

« BOTA

E premte 5 tetor 2012 •

N

ë debatin e parë presidencial, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se Amerika është më mirë, kur shtresa e mesme është në gjendje më të mirë. Zoti Obama hapi debatin e parë të fushatës presidenciale me rivalin e tij republikan Mit Romni duke thënë se ekonomia e rënduar amerikane që ai trashëgoi katër vjet më parë po mëkëmbet. Por ai tha gjithashtu se mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Zoti Obama tha se investimi në arsim dhe trajnimi, si dhe shkurtimi i taksave janë rruga më e mirë që duhet ndjekur. Ai i Universitetit te Kolorados është i parë ndër tri debaret që janë caktuar deri ditën e zgjedhjeve. Debati i mbrëmshëm u përqendrua kryesisht në ekonominë amerikane, kujdesin shëndetësor dhe rolin e qeverisë në jetën e përditëshme të amerikanëve. Shumë analistë mendojnë se zoti Romni u paraqit më mirë se rivali i tij Obama, i cili ishte kryesisht në pozita mbrojtëse. Të njëjtën gjë tregojnë edhe disa anketa të zhvilluara menjëherë pas debatit. I pyetur për krijimin e vendeve të reja të punës, ish-guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni, tha se vendi duhet të ndjekë një rrugë të ndryshme nga e kaluara. Ai tha se planet e tij përfshijnë shtimin e prodhimit energjetik, hapjen e më shumë tregjeve ndërkombëtare, krijimin e më shumë programeve të trajnimit për punë, balancimin e buxhetit dhe mbështetjen e zhvillmit të biznesit të vogël. Presidenti Obama tha se do që të ulë taksat për korporatat dhe të stimulojë ruajtjen e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara në vend të transferimit të tyre jashtë. Zoti Obama tha se ishte dakord me zotin Romni për nevojën e shtimit të prodhimit energjetik, por ai tha se duhen shqyrtuar edhe variantet e energjisë së erës, diellit dhe biokarbureve. Ai tha se është e nevojshme të bëhen investime pa e rënduar shtresën e mesme të amerikanëve me koston e tyre. Zoti Obama tha se shkurtimet e tij të taksave për shtresën e mesme të amerikanëve u kanë lënë atyre më shumë para në dispozicion. Ai tha se plani i zotit Romni për të shkurtuar taksat me 5 trilionë dollarë do të realizohej duke kufizur shkurtimet e taksave për zëra të caktuar. Presidenti tha se kjo nuk do ta ulte deficitin dhe përsëri do të rëndonte mbi shtresën e mesme. Zoti Obama tha se ky nuk ishte konkluzioni i tij, por i ekonomistëve. Zoti Romni e kundërshtoi pretendimin e zotit Obama se plani i tij përfshin shkurtime taksash prej 5 trilionë dollarësh. Ai tha se nuk do të shkurtonte taksat për amerikanët me të ardhura të larta, por do të shkurtonte taksat për amerikanët me të ardhura mesatare. Ai tha se synon të ulë nivelin e taksimit, ndërkohë që do të ulte edhe shkurtimet në disa zëra taksash, kështu që qeveria të kishte fondet që i duhen. Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të shkurtojnë taksat për kompanitë që transferojnë vendet e punës jashtë vendit. Ai tha se buxhetet reflektojnë zgjedhjet. Ai tha se shkurtimi i taksave pa kriter nuk do ta ndihmonte rritjen ekonomike. Ai tha se kalimi i disa shërbimeve në nivelin shtetëror do të thotë shkurtime në programin e kujdesit shëndetësor, Medicaid që financohet nga qeveria për të moshuarit dhe të paaftët që të paguajnë. Zoti Romni kritikoi planin e Presidentit Obama për të mos shkurtuar

DEBATI PRESIDENCIAL

Romney-Obama: 1:0 taksat për kompanitë e naftës, ndërkohë që mbështet shkurtimin e taksave për “energjinë e gjelbërt”. Ai tha se shkurtimet e taksave për kompanitë e energjisë diellore dhe të erës janë baraz me 50 vjet shkurtime taksash që kanë gëzuar kompanitë e naftës. Ai tha gjithashtu se do të donte të sillte përsëri në Shtetet e Bashkuara ato vende pune që janë transferuar jashtë vendit. Ai tha se “shtetet janë laboratoret e demokracisë” dhe mund të kryejnë disa shërbime më të mira për qytetarët. Zoti Romni tha se shtresa e mesme e amerikane është mbytur dhe shypur nga taksat e larta. Ai tha se niveli i taksimit duhet të ulet, si për korporatat, ashtu edhe për individët. Presidenti tha se roli kryesor i qeverisë është të siguria e popul-

lit. Por ai tha se ajo duhet të krijojë gjithashtu kushtet që njerëzit të përparojnë. Ai përmendi si shembuj nga e kaluara kontributin e qeverisë për ndërtimin e hekurudhave, si dhe kontributin e saj në institucionet kërkimore dhe të arsimit. Zoti Romni tha se roli i qeverisë është të promovojë dhe mbrojë parimet e Kushtetutës dhe të Deklaratës së Pavarësisë. Ai u shpreh se kjo do të thotë të mbahet një ushtri e fortë, të mbrohet toleranca fetare, të tregohet kujdes për të moshuarit dhe të paaftët dhe të ruhet liria e individit për të ndjekur ëndrrën e tij. Të pranishmit në audiencë do të bëjnë pyetje për politikën e jashtme dhe të brendshme gjatë debatit 16 tetorit, i cili do të zhvillohet në formën e një takimi publik. Por Obama ishte dakord me

Romnin për nevojën e shtimit të prodhimit energjetik. Megjithatë, ai tha se duhen shqyrtuar edhe variantet e energjisë së erës, diellit dhe të biokarbureve Ai tha se është e nevojshme të bëhen investime pa e rënduar shtresën e mesme të amerikanëve me koston e tyre. Kandidati republikan paraqiti një vizion tjetër duke mohuar se do t’i ulë tatimet për të pasurit. Romni kritikoi planin e Presidentit Obama për të mos shkurtuar taksat për kompanitë e naftës, ndërkohë që mbështeti shkurtimin e taksave për energjinë alternative. Ai tha gjithashtu se do të donte të sillte përsëri në Shtetet e Bashkuara ato vende pune që janë transferuar jashtë vendit. Ai tha se shtetet janë laboratoret e demokracisë dhe mund të kryejnë disa shër-

Krahas temave ekonomike, në këtë debat televiziv dominuan edhe pikëpamjet e ndryshme në politikën e shëndetësisë. Ndërkohë, sipas televizionit amerikan CNN, nga një sondazh i kryer për këtë debat, kandidati republikan Romney ka arritur të fitojë më shumë simpati në krahasim me Obamën. 67 për qind e të pyeturve votuan për guvernatorin e Masuçesetit bime më të mira për qytetarët. Krahas temave ekonomike, në këtë debat televiziv dominuan edhe pikëpamejt e ndryshme në politikën e shëndetësisë. Ndërkohë, sipas televizionit amerikan CNN, nga një sondazh i kryer për këtë debat, kandidati republikan Romney ka arritur të fitojë më shumë simpati në krahasim me Obamën. 67 për qind e të pyeturve votuan për guvernatorin e Masasuçesetit. Debati u zhvillua në Denvër të Kolorados nën drejtimin e moderatorit 78-vjeçar, Jim Lehrer, i cili ka drejtuar shumë debate televizive të presidentëve. Tre raundet e tjera të përbashkëta mes dy kandidatëve për president do të zhvillohen në dy javët e ardhshme. Më 11 tetor do të jenë përballë kandidatët për zevendëspresidentë të SHBA-së.


BOTA • E premte 5 tetor 2012

U

shtria turke hakmerret ndaj sulmeve të ushtrisë siriane. Ban kërkon nga Siria të ndalë agresionin. Gjermania kërkon maturi nga Anakaraja. NATO ka dënuar ashpër sulmet siriane ndërkufitare ndaj partnerit të aleancës së Turqisë. Bombardimet e kryera në një qytet kufitar shkelin të drejtat ndërkombëtare, deklaruan ambasadorët e NATO-s pas një takimi të posaçëm në Bruksel. Edhe SHBA dhe qeveria gjermane kanë dënuar sulmin e palës siriane dhe i premtuan Turqisë mbështetjen e tyre. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, i kërkoi qeverisë në Ankara një reagim të matur. Ndërkohë Turqia ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit lidhur me këtë ngjarje. Në një letër drejtuar Sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban Ki Mun, ambasadori turk i Kombeve të Bashkuar e vlerësoi incidentin si “një sulm agresiv të Sirisë kundër Turqisë” dhe kërkoi që të ndalet agresioni sirian. Mun paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit sirian në rajon. Nga Nju Jorku, ai i bëri thirrje qeverisë siriane “të respektojë plotësisht integritetin territorial të fqinjëve të saj, si dhe t’i japë fund dhunës kundër popullit sirian”. Ushtria turke pas këtij incidenti ku mbetën të vrarë pesë civilë në territorin turk, ka nisur një sulm hakmarrës. Sipas të dhënave vendore nga sulmet në disa caqe siriane janë vrarë pesë ushtarë dhe nëntë të tjerë u plagosën. Në një deklaratë të Kryeministrit të Turqisë thuhet se ushtria turke u përgjigj duke qëlluar objektiva në Siri në përgjigje të atij që ai e cilësoi “akt mizor”. Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia nuk do të pranojë asnjë provokim. Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Klinton tha se “të gjitha vendet e përgjegjshme duhet të bashkohen” që ta bindin qeverinë siriane të Presidentit Bashar alAsad të ndërpresë sulmet ndaj popullit të vet dhe të fillojë procesin e tranzicionit politik. Apeli Ndërsa OKB vazhdon përpjekjet diplomatike në Siri nuk po ndalen luftimet. Zbutja e dhunës duhet të bëhet fillimisht nga qeveria siriane, më pas e ka radhën nga opozita. Numri i të vrarëve në luftimet e përditshme rritet. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon i bëri thirrje Sirisë që të heqë dorë nga përdorimi i armëve të rënda kundër civilëve. Gjatë një bisede që Ban zhvilloi në Nju Jork me ministrin e Jashtëm sirian Ualid al Moallem ky “dëgjoi me vëmendje” dhe premtoi që t`ia dërgojë këtë mesazh udhëheqjes në Damask, bëri të ditur Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB, Jan Eliasson. Sipas OKB-së, hapi i parë për zbutjen e dhunës duhet të bëhet nga qeveria siriane, më pas duhet të pasojnë hapa të tjerë nga opozita, tha Eliasson më tej. Kjo do të rriste shanset që të arrihet një lëvizje në nivelin politik. Eliasson bëri po ashtu të ditur se duke filluar nga java e ardhshme i dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi do të punojë nga qyteti i

TURQIA,

bombardime në Siri “AROMË” LUFTE?

»

19

Në një letër drejtuar Sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban Ki Mun, ambasadori turk i Kombeve të Bashkuara e vlerësoi incidentin si “një sulm agresiv të Sirisë kundër Turqisë” dhe kërkoi që të ndalet agresioni sirian. Mun paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit sirian në rajon. Nga Nju Jorku, ai i bëri thirrje qeverisë siriane “të respektojë plotësisht integritetin territorial të fqinjëve të saj, si dhe t’i japë fund dhunës kundër popullit sirian”

Kajros. Dhe ndërsa përpjekjet diplomatike vazhdojnë në Siri nuk po ndalen luftimet. Sipas televizionit shtetëror sirian, gjatë disa sulmeve me autobomba në metropolin ekonomik sirian Aleppo janë vrarë apo plagosur shumë njerëz. Dëshmitarët thanë se në një shesh qendror kishin shpërthyer së paku dy automjete. Sipas Qendrës siriane për të Drejtat e Njeriut, sulmi ishte drejtuar kundër një klubi oficerësh dhe një hoteli. Javën e kaluar kryengritësit filluan në Aleppo një ofensivë të re kundër ushtrisë. Që nga fillimi i kryengritjes kundër Presidentit Bashar al-Asad në mars 2011, janë vrarë sipas vlerësimeve më shumë se 31.000 vetë. Dje vonë, u godit me mortaja qyteti Akcakale. Ankarja akuzoi menjëherë forcat siriane për sulmin. Në një deklaratë të Kryeministrit të Turqisë thuhet se ushtria turke u përgjegj duke qëlluar objektiva në Siri në përgjigje të atij që e cilësoi se “akt mizor”. Në deklaratë thuhet se përgjigja ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe rregullat e konfliktit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, paralajmëroi kundër përshkallëzimit të konfliktit sirian. Nga Nju Jorku, ai i bëri thirrje qeverisë siriane “të respektojë plotësisht integritetin territorial të fqinjëve të saj, si dhe t’i japë fund dhunës kundër popullit sirian”. Në Uashington, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, e quajti gjendjen “tejet të rrezikshme”. “Ne jeni të indinjuar që sirianët

kanë shtënë përtej kufirit. Na vjen shumë keq për humbjen e jetëve në anën turke të kufirit”. Sekretarja Klinton tha se “të gjitha vendet e përgjegjshme duhet të bashkohen” që ta bindin qeverinë siriane të Presidentit Bashar al-Asad “të ndalojë zjarrin, të ndërpresë sulmet ndaj popullit të vet dhe të fillojë procesin e tranzicionit politik”. Turqia po shton përpjekjet e saj diplomatike për mbështetje ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu, foli në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Turqia ka kërkuar ndërhyrjen ndërkombëtare në Siri, që kur forcat siriane rrëzuan një avion turk në muajin qershor. NATO-ja u ka rezistuar këtyre thirrjeve, por pas sulmit më të fundit sirian, analistët thonë se Ankaraja ka të ngjarë ta shtojë presionin ndaj aleancës që të veprojë. Më vonë NATO-ja lëshoi një deklararë në të cilën e dënon sulmin. Ajo tha se “aleanca vazhdon të qendrojë përkrah Turqisë dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të akteve të tilla agresive kundër një aleati të saj”. NATO-ja i bëri gjithashtu thirrje “regjimit sirian t’i japë fund shkeljeve flagrante të ligjit ndërkombëtar”. Me intensifikimin e luftimeve në Siri dhe lëvizjet saj pranë kufirit me Turqinë, rastet e dhunës përtej kufirit në teritorin turk janë shtuar. Ankaraja ka theksuar në mënyrë të përsëritur se do të veprojë në bazë të ligjit ndërkombëtar, por nuk do të ndërhyjë në mënyrë të njëanëshme në Siri.


20

« dossier

Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar) Një e vërtetë historike që nuk tjetërsohet Vetëdija historike e shqiptarëve në Maqedoni Faktet historike tregojnë, se shqiptarët nuk kanë dalë fitues për të vendosur fatet e tyre nga luftërat, qofshin ato botërore. Këto pasoja rrënuan punën e patriotëve të Rilindjes. Në këtë pikëpamje, jemi të mundur! Kush mendon ndryshe, gënjen veten. Për këtë mentalitet të gabuar, duhet të shikonim nga vetja atë peshë ndjenjash negative, që janë individualizmi i tepruar deri në egocentrizëm, mëria e gjykime të paarsyeshme ndaj më të mirëve për çështjet madhore. Mjerimet, fatkeqësitë dhe pabesia e komunizmit na kanë bërë më të mprehtë në vetëdijen tonë historike. Shumë pak ndërkombëtarë na kanë dhënë dritë për çështjen tonë kombëtare. Njëkohësisht, miqësia e të huajve me shpresa false, s’ka përse të na joshi më. Po kështu, predikimet e ideologëve bosh, nuk kanë pse të zënë vend. Kthesa historike bëhet, kur vetëdija e plotë të jetë në përputhje me harkun deciziv të kohës. E shpejton, apo e vonon këtë kuadër, realizimi i dëshirave kombëtare, vetëm kur udhëhiqet nga ide të mira dhe njerëz vërtet të zgjedhur pa paragjykim. Do të krijohet një Shqipëri kombëtare, jo në konceptin e kufijve politikë, por si dhe ato të kombeve grekë dhe serbë që përjetojnë një kulturë shpirtërore. Në këtë pikëpamje në Ballkan nuk ka aq Greqira e Serbira dhe po kështu nuk ka aq Shqipëria, sa janë individë e grupe që merren me politikë. Shqiptarët duhet të jenë nga mëndja dhe vepra e vullnetit të të gjithë gjymtyrëve kombëtare, që ndjejnë kombëtarisht nevojën e saj. Atje ku ndjenja atdhetare është e fuqishme për çdo njeri të rregullt, kuptohet se siç e do familjen tënde, ashtu do dhe familjen e familjeve, që është atdheu. Dihet që sovraniteti i popullit është më i fortë se çdo gjë tjetër në një komb. Rusoi në “Kontratë shoqërore” rrëzoi principin e gabuar “D’etat c’est moi” të Luigjit XIV, “Shteti jam unë”. Pushteti i medies, krijon edhe një duzinë opinionesh. Si pasojë opsioni i përgjithshëm është copëzuar me copëza elementesh me sekte, grupe, krahina, mosha, kultura, që nuk përputhen me njëra tjetrën. Prandaj zotërinj: pronarë, priftërinj, hoxhallarë, kambistë, protestantë, ateistë, konservatorë, reformatorë, pleq e të rinj dhe 55 parti, që i gjykojnë ngjarjet edhe problemet sipas pikëpamjeve në prizmin e secilit, të mos cenojnë historinë kombëtare. Kur e pyetën një ditë Frederikun e Madh të Prusisë, se kujt ia kishte më tepër frikën në Evropë, Frederiku iu përgjigj shkurt: “Mbretit Volter”. Pikërisht nën këtë konceptim, të cilën koha na e mëson pa dorashka, është e domosdoshme që dëmeve të komunizmit, ndaj popullit shqiptar, në ish-Jugosllavi, kësaj radhe në Maqedoni, është e domosdoshme të rishkruhet, siç ka ndodhur. Në opinionet, por jo dëshmitë e disave, justifikohet vrasja e nacionalizmit në ish Jugosllavi me motivin për ta bërë antifashiste përpjekjen në ato toka gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në provat historike jepen fakte të kundërta. Kështu p.sh në fondin arkivor të ushtrisë, nën siglën “vdekje fashizmit dhe liri popullit”, gjatë vitit 1945, ekzistojnë mjaft dokumente që nuk kanë të bëjnë fare me fashizmin, i cili kishte vdekur që në 9 shtator 1943. Mirëpo, grushti dhe armët nën këtë parullë, u bënë tmerri i luftës kundër nacionalizmit në vitet 1945-1948. Viti 1945 Në fondin arkivor të Brigadës XXII, Divizioni VI S i Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare ndodhen të tilla materiale të dokumentuara për bëmat ndaj nacionalistëve shqiptarë. Shkresa nr. 403 prot. përmbajta mbi kriminelët e luftës, “Zonë e lirë – VF-LP”, dt. 5.04.1945, komanda e Brigadës XXII S shkruan: “Populli shqiptar e di fare mirë që për të ndërtuar një Shqipëri të re, ashtu sikur ai e do, kërkon t’i qërojë gjakësorët, gjembat, plehrat e armiqtë e papajtueshëm. Këta gjemba janë kriminelët e luftës dhe populli nuk i fal. Sot qeveria ka krijuar gjyqet e popullit, mbasi morën fund hetimet mbi kriminelët

E premte 5 tetor 2012 •

Raporti: Maqedonasit rrahin gratë po u shoqëruan me shqiptarët

e luftës. Deri tash si kriminelë lufte prej burimeve të ndryshme janë akuzuar mjaftë prej ish-pjesëtarëve të këtij divizioni (D VI S) dhe nuk munguan me u dhanë urdhrat prej arrestimeve si prej Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, ashtu dhe prej komandave të ndryshme. Këtu poshtë u shënojmë emrat e kriminelëve të luftës që ishin pjesëtarë të brigadës sonë: 1) ish-rreshter Bektash Ibrahimi; 2) Sabri Baxho, nga Delvina; 3) ish-kapter Ahmet Avdullau…” Mbasi u jepen gjyqeve dhe marrin dënimin maksimal, shoqërohen me konferenca për të sqaruar, se çfarë kishin bërë këta kriminelë. Për këtë firmos dhe vulos komisari politik Nimet Ymeri dhe nënkomandanti Shaban Rexha. Kuptohet që “kriminel” u quajtën të gjithë ata që u zhgënjyen nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe braktisën radhët e saj kur panë se po i vrisnin vëllezërit e tyre shqiptarë nacionalistë në Maqedoni. Në shkresën nr. 33, rezervat prot. Br. XXII S, “Zonë e lirë V.F.-L.P” 5.4.1945, shumë konspirative jepet detyra: “Shtabi i divizionit na lajmëron se reaksionarët Baktir Umnica së bashku me Mehmet Gradicën e 150 persona të tjerë janë shpërngulë prej zonës Zegopshe të Gilanit për të shkuar në Serbi për me u bashkua me banda të tjera reaksionare, si dhe me ata të hedhur me parashuta nga aeroplani. Kalimin e

bëjnë nëpërmjet zonës së Br. VI S e të Br. VII S. Detyra e të dy brigadave është mos me e lënë me kaluar këtë bandë ndërmjet ose bri tyre. Në rast ndeshjeje të shfarosen krejtësisht ose të kapen të gjallë. Urdhërojmë Br. VII…, Br. VI… Forcat duhet të zënë prita në vendet ku parashihet kalimi i bandës, e sidomos në shtigje ku kalimi është i detyrueshëm Të nxirret përpara patrulla vëzhgimi. Të shumëzohet dhe shtrihet rrjeti i informacionit në zonën përpara në drejtim të Prishtinës dhe në Lindje të saj. Të kihet kujdes i veçantë natën, mbasi banda rrallëherë lëviz ditën. Br. VII S të bëjë ndërlidhje me trupat e Kosmetit, që ndodhen në lindje të Podujevës. Bashkëpunoni ngushtësisht me OZNO-n dhe komandat e vendit. Brigada VIII dhe XXII si dhe forcat e dy brigadave të tjera që qëndrojnë në vend, të nxjerrin patrulla vëzhgimi, të vënë në veprim rrjetën e informacionit e të mbajnë trupat gati për të ndihmuar trupat aty ku shfaqet nevoja. Në rast se kjo bandë diktohet e strukur në ndonjë katund, të rrethohet me forca të mjaftueshme. Ju përshkruam tekstualisht urdhrin që na vjen nga shtabi i divizionit. Brigada jonë t’i zbatojë në mënyrë korrekte dhe të sigurt këta urdhra. Për shtabin e Br. XXII S komisari politik Nimet Ymeri dhe nënkomandati Shaban Rexha.”

Në një dokument tepër interesant dhe domethënës, komisari politik i Br. XXII, Nimet Ymeri, i dërgon një letër me “të fala shoqërore” zv.komisarëve të Batalionit I, II dhe III, kompanisë së murtajës dhe shtabit të brigadës së ndodhur në Shabar, më datën 25.04.1945, kuptohet në siglën “V.F-L.P” me këtë përmbajtje: “Shokë, aty-këtu kanë filluar të qarkullojnë fjalë se do të shkojmë në Shqipëri. Këto janë parulla të reaksionit, i cili mundohet me çdo mënyrë të sjellë ngatërresa, të cilat nuk janë të ndryshme dhe nga miqtë e tyre. Të kemi kujdes dhe të mos na përsëritet çështja e Tuzit, të mos biem prapë në pozita që t’u japim koncensione partizanëve. Duhet të filloni e t’i zhdukni këto parulla, në qoftë se partizanët formojnë një opinion të tillë sot për të shkuar në Shqipëri, duke u bazuar mbas këtyre fjalëve, se nuk kemi ç’të bëjmë këtu. Gjendja u qetësua. Kosova mbeti e Jugosllavisë. Jugosllavët lirojnë partizanët etj. Të tilla parulla helmatuese për mobilizim, qarkullojnë dhe, në rast se këto nuk do të luftohen me shpejtësi, do të bëjnë efektin e tyre dhe do të përsëritet prapë Tuzi. Ditën që brigada u shkëput nga Divizioni VI dhe mori këtë drejtim, u hapën parulla se po shkojmë në Sarajevë etj. Duhet të porositen shokët përgjegjës politikë që të theksojnë nëpër konferenca se lufta jonë nuk ka mbaruar dhe se ne jemi gati sot me shku kudo që ta lypë nevoja, në Jugosllavi etj. Urdhrat e Shtabit të Përgjithshëm nuk dihen, prandaj ne duhet të jemi të përgatitur për kudo. Për çdo gjë që ndodh në batalion dhe në kompani, si p.sh. parulla të ndryshme të reaksionit, arrestime dhe gjëra të tjera, duhet të vini menjëherë në dijeni shtabin e brigadës dhe nuk duhet të mbetet pa u njoftuar me të gjitha kanalet e tjera ato që merren vesh. Pra, për çdo gjë të tillë shtabi i brigadës duhet vënë në dijeni, mbasi edhe ai ka lidhje me lartë.” Kuptohet që zv.komisarët ishin vetë ligji në Luftën Antifashiste. Sipas përvojës jugosllave, ata mbulonin edhe informativët, partinë e gjithçka. Çdo gjë sekrete u komunikohej atyre dhe ata vepronin po kështu. Shkresa nr. 2-34/ IV prot. rez. vrapçisht më 6 gusht 1945, ku komisari politik, kapiten i klasit I Nimet Ymeri, për shtabin e Br. XXII informon shtabin e Divizionit V S në Gostivar, shkruan: “Njoftojmë se forcat e Batalionit të Parë të kësaj brigade, mbasi mbërritën të gjitha objektivat e caktuara: Katundin Volç, Benc, Strajan dhe në afërsirat e Kosovës. Kanë filluar kontrollet e imëta në të gjitha zonat e këtyre katundeve, në pyje dhe në vende ku janë të fshehta me dyshime, nuk kanë parë, as nuk është gjetur ndonjë shenjë e bandave reaksionare. Kanë bërë lidhje me të gjitha forcat e Br. V e VII. Gjithashtu edhe me forcat jugosllave të OZNA-s, janë pyetur dhe këta kanë deklaruar se këta nuk kishin parë asnjë bandë në veprimet e tyre. Këto katunde janë të gjithë maqedonas dhe hetimet që janë bërë, nga këshilltarët e katundeve kanë deklaruar, se nuk janë parë banda dhe se të arratisur në këto krahina nuk paska. Do të lajmërojmë mbi të rejat e ardhme.” Dokumenti nr 44, rez. prot. Oficeri informativ i Br. XXII S, kapiten i klasit II Jusuf Rada, informon seksionin informativ të D V S, në Gostivar dhe njofton shtabin dhe sektorin informativ të Br. XXII në Tetovë më 2.07.1945: “Ju njoftojmë situatën e terrenit të këtushëm sipas konstatimeve të mia. Shovinizmi është në kulm. Përgjegjësit janë më tepër shkaktarë të kësaj përçarje. Popullsia është e ndarë krejtësisht nga pushteti. Populli shqiptar është i shtypur, mjafton të flasë një maqedonas se filan shqiptar flet kundër Maqedonisë dhe arrestohet, dënohet sipas qejfit të personit që e arreston. Je i vjetër, s’ke asnjë dijeni politike, por këtu s’ka rëndësi fare, vetëm se të burgosin dhe për këtë kemi fakte. Ushtria jonë urrehet edhe nga përgjegjësit, ata nuk i japin asnjë ndihmë, por përkundrazi, e sabotojnë në misionin e saj që ka për vëllazërimin e popujve. P.sh., më datë 27.06.1945 brigada jonë kishte përgatitur


dossier • E premte 5 tetor 2012

një shfaqje teatrale dhe duke nxjerrë shpallje në gjuhën shqipe maqedonase njëkohësisht, pushteti dhe personat e tjerë me përgjegjësi të të gjitha dikastereve ishin ftuar me ftesa të posaçme; as nga populli, as nga autoritetet nuk erdhi. Kjo tregoi haptazi se këta s’e duan vëllazërimin. Një shfaqje tjetër që bënte arsimi shqiptar, të njëjtin fat pati, dhe ç’ka është më tepër, shefi i arsimit, i cili është maqedonas, nuk erdhi ta shihte shfaqjen.” Në informacionin e radhës për personat e mësipërm, por që mban datën Tetovë 16.07.1945 Jusuf Rada, informon: “1. Situata e terrenit të Gostivarit dhe e qarkut të saj. Popullsia është e përbërë prej dy kombësive: shqiptarë 80% dhe maqedonas 20%. Në të dyja anët ekziston shovinizmi dhe popullsia nuk është e vëllazëruar. Për mosvëllazërimin e këtyre popujve faji më i madh u bie maqedonasve, se këta e kanë forcën në dorë dhe sjellja e tyre e drejtë patjetër do ta afronte elementin shqiptar dhe do të pakësonin grindjet me njëri-tjetrin. Që ta kuptojmë se më shovinistë janë maqedonasit, janë faktet këto që tregojnë: P.sh., kemi një gjest të datës 12.7.1945 kur një oficer shqiptar kërcente me një vajzë maqedonase. Vajza hëngri shpulla fytyrës prej një partizani maqedonas (Odbranas). 2. Ndryshimet janë bërë prej ardhjes së forcave tona në këtë terren, siç kemi parë edhe më parë, gjendja këtu ishte mjaft e egërsuar, shqiptarë dhe maqedonas ishin krejtësisht të ndarë me njëri-tjetrin, ndërsa sot një pjesë e madhe e popullit shqiptar thotë se ne e duam vëllazërimin e drejtë dhe do të punojmë për të, njëkohësisht edhe pushteti, i cili ishte vetë shkaktari i këtyre përçarjeve, tashti ka filluar një bashkëpunim të gjerë me ne dhe është duke punuar shumë në popull. Konferencat e mbajtura nga përgjegjësit politikë dhe ushtarakë të brigadave tona kanë sqaruar mirë të dyja anët se duhet të jemi të vëllazëruar, duhet bashkohemi, kjo është lufta që kemi bërë me i hequr një herë e përgjithmonë armiqësitë e vjetra, të harrojmë të kaluarën etj. 3. Parullat e armikut janë: “Ej, mor burra, a po e shihni dhe fjalën e Titos, që pati thanë se tokat e grabitura nga Serbia e vjetër do t’u kthehen, përkundrazi, sot malazezëve po u marrin edhe shtëpitë”. Na morën në dorë drazhistat, se po

bëjnë si duan vetë; të arratisur në këtë zonë ka pasur 7 a 8 veta, ndërsa mbrëmë na u njoftua se nga Kumanova kanë dezertuar 13 veta nga radhët e ushtrisë dhe janë të gjithë nga rrethet e Tetovës. Në zonën e Tetovës, nuk ka çeta të organizuara, por sa të kalosh rrethet e Tetovës, këto dy javët e fundit janë mjaft rryma reaksionarësh. Grupi i parë i përbërë prej 20 vetash me komandant Xhemal Ago nga Prizreni, i cili lëviz në malet e Korabit. Grupi II, i përbërë prej afro 50 vetash, me komandant Ndue Parrushin nga katundi Paskoliç, prefektura e Pejës, lëviz në Poshtrik. Grupi III është prej afro 200 veta me komandant Dem Ali Bazhari, Pashuk Biba, Markagjoni dhe për këtë grup thonë se lëviz në Korab e në Sharrë, po ushqehet më tepër prej katundeve Vunik, Babaj. Flitet se edhe katundet Kuç, Babë, Dobridallsi, Vrapeçisht, Dunkovo i japin ushqime nga stanet e tyre që kanë ndër male dhe bukën e japin në lidhje të ngushtë familjare. Të gjitha këto banda, si bandat e Mefail Kërçovës, kanë lidhje me Muharrem Bajraktarin. Forcat reaksionare kanë filluar të grabitin edhe udhëtarët. Një tregtari i kanë marrë te Guri i Zi më datën 11.7.1945 50 franga dhe 2 krerë lopë. Me ato grupe është parë dhe Muharrem Bajraktari. Të ndryshme. Në repart gjendja është shumë e mirë dhe partizanët qëndrojnë shumë lartë, nuk japin asnjë shenjë lodhjeje ose mërzitjeje, nuk ka pasur asnjë pëshpëritje këto kohët e fundit, vetëm disa elementë të artilerisë, të cilët janë mësuar gjithmonë me fashizmin, u munduan dhe këtu të fusnin ndjenjat e pakënaqura, por u zbuluan dhe sot gjenden të arrestuar. Parullat e armikut janë në lidhje me tokat e grabitura, me pakënaqësitë ndaj sistemit të vjetër e të ri etj. Poshtë keni listën e të dorëzuarve dhe të kapurve. Këto ditë kemi elementë të zënë dhe të dorëzuar. Elementët e zënë dhe kriminelë janë: Halil Halili, katundi Novoselë; Mehmet Zeneli, nga katundi Zhelin, Zoraqin, prefektura Tetovë.” Shkresa nr. prot 45, rez, seksioni informativ, Br. XXII S, Tetovë më 8.7.1945, përmban: “Sipas informatave që kemi, banda reaksionare e përbërë nga 20 veta dhe e komanduar nga Mefail Kërçova si dhe Hamza Luma, gjendet në afërsi të Gostivarit dhe furnizimin e ushqimit e marrin nga katundi Dufi i Gostivarit dhe Jellavsa

i Epërm dhe për të mos bërë lëvizje rinë në pyll, vetëm ushqimin e marrin natën. Po kjo bandë ishte më përpara në Sharrë, mbas luftimeve erdhi në këtë zonë dhe drejtimin e ka për në Lumë”. Oficeri informativ Br. XXII S, Jusuf Rada, dërguar seksionit informativ të shtabit të Divizionit V S dhe Br. XXII S. Dokumenti me nr. 65, prot /rez, Vrapçisht më 28.9.1945, përmban: “Urdhër operacioni: 1. Situata e armikut. Simbas informatave të marra dhe mesa na lajmëron shtabi i divizionit, mbeturinat e forcave reaksionare, që gjenden akoma ndër vende të ndryshme të Kosovës e sidomos, nëpër vende malore, prej ku edhe përfituan nga stina akoma e favorshme në çdo pikëpamje si ushqimore ashtu edhe për fshehje, kanë rënë në përpjekje me forcat jugosllave në Kosovë. Pjesa më e madhe e tyre është shpartalluar keqas dhe për të mundur me i shpëtue disfatës së plotë është shpërndarë nëpër vende të ndryshme ndër njësi të vogla, e sidomos në malin e Sharrit, që gjenden në veriperëndim dhe veri të qytetit Tetovë. Këto njësi të vogla nuk janë të qëndrueshme, lëvizin prej një vendi në një tjetër e sidomos në ato malore, ku kontrolli i mbrojtjes së popullit nuk është aq i mjaftueshëm. Qëllimi i tyre është vetëm me e tmerruar popullin dhe me grabitë çdo gjë. Armiku, prej organizimit dhe moralit të ulët që mbretëron në forcat e tij, nuk është më në gjendje të përballojë një luftim të rregullt, që mundet t’i bëjnë forcat tona e për këtë nën një përpjeke që mund të bëhet sigurisht, forcat e tij do të asgjësohen. 2. Situata jonë. Shtabi i Divizionit V S, duke parë situatën me të cilën gjendet armiku, urdhëron Br. XXII S për shkatërrimin e plotë të njësive të armikut. Brigada XX S në bashkëpunim me forcat jugosllave të Kosovës do të vihet në lëvizje prej Jugut në Veri dhe ato jugosllave prej Veriut në Jug, në mënyrë që elementëve të mbetur armiq të mos i mbetet rrugë shpëtimi,

»

21

por o dorëzim, o vdekje. Shërbimi informativ i Br. XXII S është vënë në veprim qysh prej orës 22 të datës 27.9.1945 për në drejtim të zonës së veprimit. Në bazë të urdhrit të marrë, detyra jonë është të asgjësojë mbeturinat e armikut kudo që të gjenden. Duke marrë parasysh elementin “tokë”, që është mjaft i vështirë, gati krejt malore dhe i veshur me pemë, si dhe armiku tepër lëvizës, për të mundur që t’ia arrijmë qëllimit duhet të bëjmë një spastrim me stil të gjerë në të gjithë sektorin e përfshirë prej katundit Niepoll e gjatë kufirit të Shqipërisë dhe prej katundeve Vrapçisht, Bukovinë, Recice, në të majtë të rrugës ferroviare Gostivar–Tetovë, Lisaç, Shikoviç, e për këtë urdhërojmë... Udhëzime të përgjithshme... Udhëzime të ndryshme.” Komisari politik kapiteni I Nimet Ymeri dhe komandanti major Neshat Hysi, dërguar Shtabit të Batalionit I, II, III, komandave të kompanisë së mortajave dhe prapavijës. Janë mbi tri faqe të detajuara për të spastruar dhe eliminuar të gjithë reaksionarët e kësaj zone nga kufiri i Shqipërisë, deri ku janë shqiptarët e Maqedonisë. Këta urdhra dhe udhëzime nuk lënë jashtë operacionit asnjë pikë të këtij terreni, pa u “krehur” shkurre më shkurre e shtëpi më shtëpi dhe pa e zgjatur këtë detyrë forcat partizane të Br. XXII e kryen “me nder e lavdi”. Jo më kot gazeta “Borba” e këtij muaji shkruan për miqësinë e madhe me shqiptarët e Enver Hoxhës. Me kaq dokumentuam vetëm disa fakte nga Br. XXII S, sepse të tilla janë edhe brigadat e tjera të D V S me shqiptarët e Maqedonisë deri në fund të vitit 1945, ku armiqtë nuk ishin as gjermanë, as italianë, por vëllezërit e një gjaku. Brigada XXII S është formuar më 18 shtator 1944 dhe inauguruar në Pezë. Mban Medaljen e Trimërisë me dekret nr.117 dt. 5. 9.1945. Përveç dokumenteve të mëposhtme plotëson më në miri aktivitetin e kësaj brigade fondi arkivor i D V S. (vijon numrin e ardhshëm)


22

« SPORT

E premte 5 tetor 2012 •

Milani paralajmëron Interin: Nuk jemi më në krizë! Milani arriti një fitore mbresëlënëse në Rusi duke mundur skuadrën shumëmilionëshe të këtij vendi, Zenitin në fushë të vet. Kjo fitore, gjithashtu mund të shikohet edhe si një shenjë e mirë që Milani nuk është në krizë këtë sezon, ndonëse në kampionat ka pasur shumë rezultate që të lënë për të dëshiruar. Ndërkaq, skuadra është në një formë të mirë, por prova e

vërtetë do të jetë ajo e ditës së dielë, ku Milani do të këtë përballë skuadrën e Interit. Ndërkaq, trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, më në fund është kthyer në buzëqeshjen e tij natyrale pas një kohe të gjatë abstenimi. Kështu, pas fitores 3:2 me Zenitin gjërat shkojnë mirë tek Milani. Por Milani ka edhe një lajm tjetër të mirë para sfidës së madhe të derbit me Interin.

Interi asnjë problem në

AZERBAJXHAN

Alesandro Pato mund të jetë gati për këtë sfidë dhe kjo ka gëzuar pa masë trajnerin Alegri. Megjithatë, lajmi nuk konfirmohet nga stafi mjekësor, pasi derbi mund të shmanget për brazilianin për të evituar probleme të tjera. Në fakt, të dielën që Milani do të luajë ndaj Interit, Pato do të luajë një miqësore ndaj Primaveras, kjo edhe për të parë formën e tij.

David Vija në planet e Romës Sulmuesi i Barcelonës dhe i Kombëtares Spanjolle, David Vija, është jo më pak se sa ëndrra e merkatos për Romën e Zeman. Sipas spekulimeve te fundit në shtyp, sulmuesi 30-vjeçar i Barcelonës, është objektivi parësor i verdhekuqve, që mësohet të jenë të gatshëm të paguajnë deri në 23 milionë euro për të në janar. Ndërkohë, kontrata aktuale e Vijas me katalanasit skadon në qershor të vitit 2014. gjithsesi, mbetet për të parë se çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit, e nëse çdo gjë shkon mirë, mund ta shohim spanjollin tek Roma që ka më shumë nevojë se kurrë për një sulmues cilësor. Në fakt, pikërisht tek sulmi duket se qëndron edhe problemi i Romës këtë sezon, pasi nuk arrin të shënojë shumë gola, e aq më pak të shfrytëzojë rastet e krijuara.

Milan kundër Mançester Junajtid për Guardiolën

Skuadra e Stramaçonit ka marrë një fitore të lehtë ndaj Neftçi Baku duke zgjidhur çdo gjë në pjesën e parë

I

nteri nuk ka pasur asnjë problem në ndeshjen e djeshme kundër skuadrës azerbajxhanase Neftçi Baku. Në fakt, skuadra e Stramaçonit vazhdon të tregojë një formë të mirë të nisur që nga kampionati edhe në Europa Lig, teksa për të fituar ndeshjen e djeshme Interit i është dashur vetëm një pjesë loje. Kështu, Interi e ka nisur serinë e golave në minutën e 10-të me anë të Kutinjos i cili kalon shumë shpejt miqtë në avantazh. Edhe pse skuadra azerbajxhanase ishte statistika të mira në fushë të saj, dje e ka pasur plotësisht të pamundur për të ndalur Interin. 20 minuta më pas, në atë të 30-ën, është Obi ai i cili dyfishon rezultatin për Interin duke bërë që ndeshja të duket mjaft e lehtë për zikaltërit. Livaja në minutën e 42të i siguron fitoren Interit duke e mbyllur pjesën e parë 3:0 në favor të skuadrës italiane. Asgjë për të bërë për skuadrën azerbajxhanase,

që gjithsesi në pjesën e dytë arrin të shënojë një gol me anë të Kanales. Ky i fundit, përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes së Interit, ardhur nga avantazhi i thellë, për të shënuar golin e nderit. Por vetëm kaq, pasi Interi ruan rezultatin deri në fund të takimit dhe merr tre pikët nga kjo ndeshje. Stramaçoni: Takim i lehtë, e zgjidhëm shpejt Andrea Stramaçoni u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e Interit dje. Ndërkaq, ai vlerëson se ekipi ndodhet në një moment të mirë. “Ishte një ndeshje që ne e kishim vlerësuar, por në fakt doli më lehtë se çfarë e kishim menduar. Jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës. E zgjidhëm takimin shumë shpejt, dhe 45 minutëshi i dytë ishte sa për inerci. Gjithsesi, në fundjavë kemi një takim shumë më të vështirë dhe duhet të vijojmë me përgatitjet”,përfundoi trajneri i Interit.

Prej kohësh përflitet se Pep Guardiola mund të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit sezonin tjetër, por teksa vetë spanjolli nuk e ka mohuar një gjë të tillë, mbetet për të parë se ku do të shkojë si trajner në të vërtetë. Ish trajneri i Barcelonës, pas ndarjes me stolin katalanas vendosi të qëndrojë një vit pushim për t’ia dedikuar kohën e tij familjes, por një fakt i tillë nuk ka lënë pushim Milanin dhe Mançester Junajtid që kanë nisur nga puna për të bindur Guardiolën që të marrë përsipër drejtimin e skuadrave respektive. Për sa i përket kuqezinjve, ashtu siç publikon tabloidi pritet që të zhvillohet një takim i rradhës mes drejtuesve dhe përfaqësuesit të teknikut, ndërkohë që Red Devils kanë siguruar një takim direkt mes Guardiolës dhe Sir Alex Ferguson, i cili ka deklaruar se në rast se do të arrijë të bindë kolegun të zërë vendin e tij në stolin e Manchester, do t’i jepte fund karrieres së shkëlqyer me skuadrën angleze. Një deklaratë pompoze që mund ta bindë Guardiolën për të kaluar në Premier Lig.

Nejmar, herët a vonë në Madrid ose Barcelonë Është folur shumë për të ardhmen e sulmuesit brazilian të Santosit, Nejmar. Klubet më të mëdhenj në botë janë vënë në ndjekje të tij, por duket se e ardhmja do të jetë midis Barcelonës dhe Realit të Madridit. Fakti është zbuluar nga Xho Amansio i konsideruar si vëllai i adoptuar i Nejmarit. Në një intervistë për “tuttomercato” Amansio ka deklaruar: “Nuk e di nëse ai do të luajë për Realin apo për Barcelonën, por di të them se ai shumë shpejt do të vijë në Evropë.”

Kaka i lumtur: Puna ime po shpërblehet Mesfushori i Realit të Madridit Rikardo Kaka është kthyer titullar në skuadër në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Ajaksit, duke bërë dhe një paraqitje mbresëlënëse. Një surprizë kjo e Murinjos që e ka pranuar dhe vetë mesfushori brazilian. Gjithsesi ai është shprehur se gjithçka i detyrohet punës që ai ka bërë. “U çudita pak që trajneri vendosi që të isha titullar, por kjo është një fitore personale. Kam punuar shumë për të qenë sërish në shërbim të trajnerit”,- ka deklaruar Kaka.


zbavitje • E premte 5 tetor 2012

(METROPOLITANI) Fjalekryq 1

2

12

3

4

13

5 14

18

19

22

23

28

15

16 20

32

33

36

8

25

26

27

30

38

39

40

47

48

Te gjithe ata qe kohet e fundit kane kaluar nje periudhe delikate, do ndihen me te qete. Nese ia keni dale te mos ndaheni, mund te riforconi edhe marredhenien. Beqaret ne vend qe te enderrojne per personin ideal duhet te hidhen ne sulm dhe ta kerkojne ate. Ne planin financiar do keni goxha probleme per te zgjidhur. Me pak durim dhe kembengulje do mund t’i zgjidhni.

Respektojeni me shume lirine e partnerit sot dhe do e shihni qe gjerat do shkoje me se miri ndermjet jush. Dialogu madje do shtohet. Beqaret qe ishin ne pritje te shpirtit binjak duhet te behen gati. Nje person interesant do behet tashme pjese e jetes suaj. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te kujdeshem dhe te beni nje riorganizim te buxhetit. Vetem keshtu mund t’ia dilni.

49

58 62

Binjakët

45

54

57

Do keni probleme ne komunikimin me partnerin tuaj sot dhe fale kesaj mund te lindin debate te emdha. Tregohuni shume te kujdesshem dhe mos e teproni me fjalet. Beqaret nga ana tjeter do kene mundesi te bejne nje takim vendimtar qe do ua ndryshoje teresisht jeten. Ne planin financiar pjesa me e madhe do kene fat dhe do e stabilizojne buxhetin.

50 55

56

59

60

63

64 VERTIKAL 1. Hari spiune. 2. Një zeshkan. 3. Parashtesa e jetës. 4. Kështu mbaron ushtria. 5. Eshtë vala e Bombës A. 6. Një qeveritare rrezikon... kabinetin. 7. Pret fëmijë një e tillë. 8. Fillojnë udhëtimin. 9. Në krye të shtetit. 10. Ishte mali i muzave. 11. Kapet në kufij. 12. Janë vende si... Monaco. 13. Një mund të jetë ekspres. 14. Kanë shirit me... këngë. 15. Janë princat arabë. 16. Janë qendra... partie. 17. Janë si njoftime. 18. Gjysmë alarmi. 20. Janë të bashkuara në Katar. 21. Kompozoi Marshi turk.

38. Fillojnë makinacionet. 39. I kanë rrugët me... emra. 41. Janë pika në ligj. 42. Një goditje e tmerrshme e Lennox Lewis. 43. Gjysmë tatimi. 44. Inicialet e Rohmer regjisor. 45. Kryeqyteti ku jemi. 46. Fillojnë raportin. 47. Johnson ish atlet i famshëm . 49. Mund të jetë... shëndeti. 51. Lëndonte me Police. 53. Nuk kanë as vullnet e as dëshirë. 55. Ishte shtet i shahut. 57. Qe muza e parë. 58. Ajo klinike ka të dhënat e të sëmurit. 60. Sikur kanë filluar. 61. Ti... në pasqyrë. 62. Takohen në kufij. 63. Janë klasa që nuk takohen. 64. Kalohen në gjumë.

24. Erioni, bomber te Siena. 25. Hidhen krahëve. 26. Ionesco i një Rinoceronti. 27. Janë brenda në... kokë. 29. Shtatë të famshmit e Kurosawa-s. 30. Janë temperaturat më të ulëta. 32. Një pjesë e hepatitit. 33. Një material inert. 36. Duken të parat. 37. Louis poet. 40. Bëhet harku pa... hu. 45. Thahen ndryshe. 47. Një Ali përrallor. 48. Eshtë gota e... pijanecit. 50. Një mund të jetë fetar. 51. Një sport me zbritje të lirë. 52. Inicialet e Lendl. 54. Gjysmë talent. 56. Përfundojnë një shtëpi. 59. Mbarojnë fare. 60. Në hyrje të stadiumit.

Luani Mos i kerkoni partnerit gjera te pamundura sot sepse ai nuk do mund t’ua plotesoje dot deshirat. Tregohuni me te arsyeshem dhe me realiste. Ne dashuri nuk duhet vetem te kerkoni, por edhe te jepni. Beqaret as sot nuk do e gjejne personin qe kane kerkuar. Beni akoma durim. Te ardhurat do te rriten ndjeshem. Me ne fund do jeni te qete ne kete plan.

Peshorja Planetet do favorizojne bashkepunimin ne cift gjate kesaj dite dhe iu do ndiheni me se miri. Se bashku do provoni edhe emocione te reja. Nese jeni ende beqare ka mundesi te ndodhe nje takim i rendesishem dhe qe do sjelle ndryshime te medha ne jeten tuaj. Konfigurimi i yjeve nuk do jete aspak i favorshem per sektorin e financave. Kujdes me cdo shpenzim.

Fjalëkryqi pa skemë, fjalëkryqi i kampionëve 1

Duhet të nxini 22 kuti

pergjigje

J

A N

M O R

I

A R

K U V E R

T A

A L L A N U E D

9 10 11

Ujori

12

T Y L

S

I

K E

D A

N I

I

N

V E

K A U

K A N T O

M O

H

I

A B

L

I

zv/kryeredaktor: Blerina spaho Mariglen Mulla

I

E N A T I

12

8

N T

O L

11

7

V E

R

10

6

O N

I

9

Asnje planet nuk do influencoje drejtperdrejt ne jeten sentimentale te cifteve. Gjithcka do shkoje mire dhe do i shprehni me teper ndjenjat. Ne mbremje priten emocione te reja. Beqaret nuk do jene aspak te vendosur dhe nuk do i shfrytezojne mundesite qe do iu jepen. Me financat do tregoheni me te arsyeshem. Do shpenzoni me kursim dhe kjo do ua stabilizoje situaten.

R

S

8

5

I

K O T E

7

Shigjetari

A L E C

A

6

4

C O T L A N D T

5

Gaforrja Jeta juaj ne cift do jete mjaft e qete sot dhe nuk do keni as problemin me te vogel me te dashurin tuaj te zemres. Do e respektoni edhe pavaresine e lirine e tij. Beqaret edhe pse nuk do gjejne as sot ate qe po kerkojne nuk duhet t’i humbin shpresat. Shume shpejt gjerat do ndryshojne. Mos e shtyni per me vone organizimin e financave sepse nuk pret puna.

Virgjëresha Sot do e kuptoni me mire sesa rendesi ka ai qe keni ne krah dhe do i kushtoni me teper vemendje. Do flisni hapur per gjithcka dhe do mendoni te beni disa projekte. Komunikimi do jete me i thjeshte. Beqaret nuk duhet te krijojne iluzione te kota sepse as sot nuk do krijojne lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume strikte me shpenzimet nese doni te mos keni probleme.

Akrepi Pritet qe dita e sotme per te gjithe ata qe jaje ne nje lidhje te jete e mire. Nuk do keni debate te kota dhe do i mendoni me mire ato qe do thoni. Beqaret do tregohen me te hapur ndaj ftesave qe do iu behen. Ne kete menyre mund te keni disa takime te vecanta. Shfrytezojini. Nese keni disa shpenzime te rendesishme per te bere, bejini sot. Situata financiare do jete e mire.

3

A N A K R O N S

4

2

R A

I

3

M

R S

E

E T

M E L O D I A

I K O N A

S K K A G J B E T

N I M A L E A P I T U R P E Z C O A P F L T P A I P E R S P E C I A V A J A S P E D A N E E N I I J L T E T I S E L L E

T B O N S A I

N A I S S T T E S O M I N A L E T I O K E T E

B E R T O L T

E A R Y

V I T A M I N A T

D A K E R F A R T A R A L E T L L E T I L O S L A N T A N D E A L T A F D E L I R A D E R R I E N P A T A T E T

S Q E T U L L A

J A T F M I I R A M A A I N I N T E T I

politika: albana lika, herion mesi, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

pergjigje

D E

2

1

VERTIKAL 1. Kush nuk ka s’i ecën. -Janë forcat e Renea-s. 2. Inicialet e Turgeniev. -Një solucion për të larë kokën. 3. Një infeksion i membranës së barkut. 4. Një efektiv në... kuvertë. -Mbyllin një tender. 5. Jetojnë në botën e re. 6. Nuk duan t’ia dinë për rrezik. -Të parat në vrapim. 7. Eshtë fenomen paranormal. 8. Mbyllin një sherr. -Hutim pa ekstreme. -Mund të kthehet në mllef. 9. Mund të thyhet me dy kafshata. -Zbarkojnë nga flota e Gjashtë. 10. Ajo e zezë e futbollit është Pelé. -Mund të jetë me ode me katër kohë. 11. Toffoli, këngëtare italiane. -Vegim pa kufij. -Bashkohen në ekstreme. 12. Një vel mjegulle. -Filmi i parë shqiptar. -Tre në koalicion.

kryeredaktor Armand Maho

s t a f f

Demi

41

44

53

HORIZONTAL 1. Më e kërkuara është autograf. -Janë parlamentare ato me deputetë. 2. Mbyllin portat. -Gjysmë amtare. -Shyqyriu, që qe trainer futbolli. 3. Vreri pa kufij. -U kompozua nga Mascagni. 4. Ishin këngët e Mahalia Jackson. 5. Merren në... bllok. -Agjenci Ajrore Tiranë, 6. Nuk duhet bërë një në kthesë. 7. Janë vendet si... Katari. -Mbyll lutjen. 8. Cepat pa zë. -Një barkë lëkurëkuqsh. 9. Zanore për igloo. -Eshtë i zi në tastierë. 10. Ishin paraardhës të beotëve. -Banushi, që qe komik i famshëm i yni. 11. Inicialet e Russinova aktore. -Qytet italian. 12. Një institucion autonom. -Ishte biçikleta e parë.

Dashi

35

46

HORIZONTAL 1. Fillojnë mbulimin. 3. Parashtesë për dy. 5. Ekstreme në gjak. 7. Eshtë kafsha që ngul këmbë. 12. Janë gazetat... si RD. 16. Janë drenusha. 18. Toscanini, dirigjent i famshëm. 19. Një pjesë e amerikanëve. 21. Merret me spiritizëm një i tillë. 22. Ishin litaret e… Tarzanit. 23. Ishte rryma e Charles Baudelaire. 25. Emri i Mondrian, piktor i famshëm. 28. Janë në qendër. 29. Kush mban nuk... qesh. 30. Mbetur pa.. frymë. 31. I famshmi Guevera. 34. Skandali që rrëzoi Richard Nixon. 35. Mbyll romanin. 36. Mbahet për linjë.

23

11

21

43

52

10

17

34 37

9

24

42

61

7

29 31

51

6

»

Klima ne cift do jete shume e ngrohte sot dhe bashkepunimi do te perforcohet. Tregohuni pak me te drejtperdrejte dhe shprehni gjithcka qe ndjeni. Nese jeni ende vetem mos kerkoni me ngulm te krijoni nje lidhje sepse nuk eshte momenti me i pershtatshem. Tregohuni me te matur me shpenzimet gjate kesaj dite nese nuk doni qe buxheti t’iu pakesohet. Kujdes!

menaxhere marketingu: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

Bricjapi Pas nje periudhe te mrekullueshme per jeten tuaj ne cift, sot gjerat do marrin tatepjeten. Do e kundershtoni per gjithcka partnerin dhe kjo do ndeze debate te zjarrta. Nese jeni ende beqare nuk do jeni te qarte pe rate qe doni dhe nuk do tentoni te joshni dike. Ne planin financiar gjerat do shkojne mire. Do e dini se per cfare duhet te shpenzoni dhe per cfare jo.

Peshqit Ka shume gjasa qe sot te mendoni t’i jepni fund nje lidhjeje qe ka pasur mjaft probleme kohet e fundit. Beni ate qe eshte me e mira per ju pa menduar cdo thone te tjeret. Beqaret nuk do kene fat dhe do jene serish vetem. Beni durim nese doni te gjeni personin ideal. Pritet qe ne planin financiar situata te jete me e qendrueshme. Mire do ishte qe te tregoheni me te matur me shpenzimet. www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E premte 5 tetor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.