PD ndan ministrite, bota, te perndjekurit

Page 1

»9

Nasip Naço takime për 5 Majin

U përulemi dëshmorëve, ata luftuan që ne sot të gëzojmë lirinë E hënë

6 maj 2013

Viti IX, Nr. 2967 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Gazetaria e re

Investimet, çfarë bëjnë Sepulveda: Kur dua të » mbretërit e parasë? them jam gazetar më vjen

21

bote & histori

• Mashtrimet më të mëdha të zbulime jashtëtokësore • Paranoja, prapa kuintave të bërjes së historisë • Shkenca dhe bota e të kuptuarit të ëndrrave»12-13

të bërtas dhe të përulem

Projekti i PS »2-3

ndarja e posteve

Ministritë e bashkuara nga Berisha do të ndahen

Të përndjekurit

Ministria miraton listën e re të përfituesve të këstit të dytë Si do të veprojnë familjet që u është miratuar më parë dosja, por që ende nuk i kanë fondet në llogaritë e tyre bankare

»5

Pakti i 3 ligjeve

PD dhe PS thërrasin seancën e posaçme për votimin konsensual Palët bien dakord që të hyjnë në fuqi në muajin shtator. Fituesi i zgjedhjeve do të ketë mundësinë e hapjes së negociatave me BE »2

Opinion Nga Artan Duka

Nga Majlinda Bushja

Nga Nexhmedin Spahiu

Vagonët bosh në Ballkani çerdhja trenin e ndryshkur e fantazmave të opozitës »11 »10

në PS-LSI bashkohen ve nderimin e të rënë it në çlirimin e vend

sot PS dhe PD mbledhin min kryesinë për mirati e të gjithë emrave

»3

Reagojnë të rinjtë

FRESSH në protestë për heqjen nga lista të Braçes dhe Spiropalit S’kanë marrë lekët

Oazë apo Kur situata geto urbane? »10 bëhet serioze »11 Nga Halil Rama

ron Pakti me aleatët dety koalicionin e majtë të rishikojë portofolet

“Të mbijetuarat e Himarës”, tubim në kujtim të 21 majit Gati një vit më parë, 13 persona humbën jetën, ndërsa 26 të tjerë pësuan dëmtime të ndryshme si pasojë...

»9

lleshi në turqi

Vrau dy policët: “Isha i dehur, nuk e mbaj mënd aksidentin” »7

Refuzojnë kurimin

Adoleshentët shqiptarë të nënshtruar ndaj depresionit

»5

Problemet në familje dhe stresi i testeve të maturës krijojnë probleme të mëdha te brezi i ri i shqiptarëve. Flasin psikologët

Ish-kreu i PS së Beratit

Hoxha apel Ramës: Ka akoma kohë për t’u ndrequr listat

»9


02

« POLITIKË

E hënë 6 maj 2013 • PRITEN NË LISTA KRYETARËT E PARTIVE DHE PRURJET E REJA TË PD-SË

PD mbledh sot kryesinë për listat e deputetëve Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave në KQZ, PD vendos sot Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot për të miratuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Sipas selisë blu, ky takim do të zhvillohet pasditen e sotme, në mënyrë që të zyrtarizohen edhe kandidaturat e PD-së për zgjedhjet parlamentare. Ndryshe nga kampi socialist, PD-ja nuk ka prezantuar asnjë detaj lidhur me emrat e mundshëm për zgjedhjet. Edhe vetë shefi i demokratëve nuk ka pranuar të përmendë emra gjatë pyetjeve që i kanë bërë gazetarët. Veç kësaj është edhe çështja e marrëveshjes së koalicioneve të PD-së me aleatët e saj. Sipas formulës së akorduar ndërmjet kryetarëve të partive të koalicionit të djathtë, kryetarët e partive të dyta që kanë një elektorat të gjerë, do të jenë pjesë e liratave shumemërore

të PD-së, të ilet do të vendosen poshtë vijës së rrezikut. E thënë më thjeshtë, do të jenë të renditur poshtë numri të fundit të një qarku ku Partia Demokratike ka marrë një mandat deputeti. Nesër do të dalin në pah edhe qarqet ku do të kandidojnë kryetarët e partive të dyta, konkretisht Dashamir Shehi, Fatmir Mediu e Nard Ndoka. Një nga çështjet e shumëdebatuara në medie këto ditë është dhe qarku ku do të kandidojë vetë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Nga burimet brenda selisë së PD-së thuhet se ai do të kandidojë në qarkun e Tiranës, do të jetë në krye të listës dhe do të udhëheqë grupin e punës për këtë qark. Gjithashtu pjesë e këtyre listave do të jenë edhe tre ish-deputetët socialist që u larguan nga PS-ja për t’u bashkuar me mazhorancën

qeverisëse. Sipas burimeve, thuhet se Kadeli do të jetë i treti për qytetin e Lezhës, qytet i cili është pjesë e qarkut të Shkodrës. Veç Kadelit edhe Kastriot Islami do të garojë për selinë blu në qarkun e Tiranës, por nuk dihet i sati do të jetë në renditje, ndërsa për Dogjanin janë dy variante: të kandidojë për PD-në në Kukës ose në Tiranë, konkretisht në Bashkinë e Kamzës. Veç këtyre prurjeve pjesë e këtyre listave do të jetë edhe Eduard Selami, i cili u ribashkua me Partinë Demokratike pas një shkëputje disavjeçare. Flitet se ky do të jetë i treti për PD-në në qarkun e Tiranës. Të gjitha këto detaje do të zbardhen sot në mbledhjen e kryesisë së PD-së, pasi sot është afati i fundit për të depozituar listat shumemërore për kandidatët për deputetë.

HAPET RRUGA PËR INTEGRIMIN NË BE, MUNDËSIA NË TETOR

Votohen sot ligjet e integrimit. Berisha pranon kushtin e PS-së Ervin Koçi

K

Pastrimi i listave, në verifikim 2948 rekorde dublikimi Pastrimi i listave të zgjedhësve duket se është drejt përfundimit. Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Pone theksoi dje se ekstrakti i listave të zgjedhësve është drejt pastrimit të plotë. Sipas tij, numri i rasteve të dyshuara si dublime janë 2948 persona, por çështja e rasteve të dublimit kapet nga sistemi elektronik në bazë të përafërsisë së emrave të individëve, pra që numri i këtyre dublimeve nuk është 100% i saktë, pasi do të merren në shqyrtim nga zyra e gjendjes civile. Krahas këtyre Pone përmendi edhe rastet e qendrave të votimit që kanë parregullsi në ngritjen e tyre. Sipas zëvendësministrit, në të gjithë vendin kanë mbetur vetëm pesë qendra

votimit, të cilat nuk përmbushin kriterin e përcaktuar në ligj, dy prej të cilave janë në Tiranë. Sipas Kodit Zgjedhor, një qendër votimi nuk mund të ketë më pak se 200 zgjedhës ose më shumë se 1000 votues, ndërsa për qendrat e votimit të qarkut të Tiranës ato duhet të kenë nga 700 zgjedhës secila. Kodi parashikon gjithashtu se, nëse një komunë nuk ka numrin e nevojshëm të votueseve, ajo mund të bashkohet me komunën ngjitur, por që nuk duhet të jenë më shumë se 5 kilometra larg, gjë kjo që ka sjell edhe problemet fillestare me qendrat e votimit. Ndërsa numri i 100-vjeçarëve të papërfshirë në lista është 860, nga 1130 që ishin në ekstraktin e datës 3 mars.

5 Maji, nderohen Dëshmorët e Atdheut

statusit të vendit kandidat do të bëhet në muajin tetor, periudhë kjo që përkon edhe me mbledhjen e Komisionit Europian. E gjithë kjo periudhë kohore nga maji deri në qershor do të shërbejë për BE-në që të har-

PS për më shumë se 7 muaj ka bllokuar votimin e ligjeve me argumentin se në këshillin bashkiak të qarkut të Fierit ishin në punë dy kryetar të këshillit. Sipas socialistëve në mënyrë që të votoheshin ligjet më parë duhet të vendosej legjimiteti në këshillin bashkiak të qytetit të Fierit, gjë kjo që nuk u bë nga PD-ja.

tojë raportin e progresit, ku me të gjitha gjasat Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga BE-ja, pasi 13 pikat janë votuar në Kuvend. Krahas kësaj edhe çështja e zgjedhjeve duket se nuk do

Përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Xhonat Mur, ka shprehur para disa ditësh që Partia Socialiste ka bllokuar integrimin e vendit për në Bashkimin Europain për qëllime politike. Në këtë mënyrë, vet Shtetit Amerikan ka akuzuar selinë e socialistëve që ka ndjekur një lojë jot ë ndershme përsa i përket integrimit të vendit.

SHBA

Ligji i parë është reforma parlamentare, e cila konsiston në mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit, ligj ky që është më shumë një rregullore parlamenti sesa një draft i veçantë. Ligji i dytë është ai i Gjykatës së Lartë, i cili ka në thelb funksionim e Gjykatës Administrative. Kushti i tretë është projektligji për nëpunësin civil.

BLLOKIMI

Politika e përçarë në homazhet për dëshmorët LIGJET

uvendi do të miratojë sot tri ligjet e integrimit. Pas pranimit të opozitës që të votojë tri kushtet e mbetura për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, me kusht që ligjet të hyjnë në fuqi në muajin shtator, edhe kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka pranuar të japë konsensusin për kushtet e vendosura nga PS-ja. Ky konfirmim ka ardhur jo vetëm nga dy krerët e dy partive kryesore në vend, pra Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, por dhe nga zyra e shtypit e Kuvendit, e cila ka njoftuar se nesër do të mbahet seancë plenare dhe me të gjitha gjasat do të bëhet vetëm për të miratuar tri ligjet. Ky kusht i vendosur nga Partia Socialiste vjen në një kohë që vendi është në prag të zgjedhjeve parlamentare, nga ku do të dalë edhe qeveria e re. Partia Demokratike, që ka dhe mazhorancën aktuale, i druhet një bllokimi të radhës nga PSja për të mos miratuar tri ligjet, ndërsa socialistët kanë vendosur këtë kusht me synimin se, nëse do të dalin fitues nga zgjedhjet, do ta kenë tepër të lehtë për të vijuar rrugën e integrimit për në BE, pasi të gjitha kushtet do të jenë të plotësuara. Krahas kësaj ky votim me këto kushte bëhet nga palët edhe për të shmangur përgjegjësitë për dështimin e disatë radhëzi të Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Konkretisht, nëse PD-ja del sërish fituese nga zgjedhjet, do të ketë mundësi të akuzojë edhe më shumë PS-në për bllokim që i bëri për 7 muaj votimit të ligjeve, ndërsa socialistët do të akuzojnë qeverinë se nuk kishte vënë në zbatim ligjet, prandaj vendit i ishte mohuar integrimi për në BE. Me të gjitha gjasat marrja e

Ende për t’u verifikuar 860 100-vjeçar

ndikojë shumë për integrimin e vendit, pasi, sipas historisë së zgjedhjeve, nga votimi në votim zgjedhjet kanë ardhur duke u përmirësuar, ku në çdo raport thuhet se votimet janë më të rregullta se të mëparshmet.

Shqiptarët përkujtuan dje 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve. Krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare nderuan me respekt dhe përulje dëshmorët që ranë për atdheun. Ashtu sikurse çdo vit, mazhoranca dhe opozita i zhvilluan homazhe të ndara në Varrezat e Dëshmorëve, duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri” në ceremoni të ndara. Rreth orës 10:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë zhvilluan homazhe Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të lartë të kabinetit qeveritar, të cilët nderuan dëshmorët dhe

vendosën kurora me lule. Më pas, rreth orës 11:00, Opozita e Bashkuar, me në krye liderin e PS-së Edi Rama dhe kryetarin e LSI-së Ilir Meta, u përkulën përpara memorialit “Nënë Shqipëri” në nderim të Dëshmorëve të Atdheut. Kryeministri Berisha në fjalën e tij pas ceremonisë theksoi: “Çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh para atyre vajza e djemve, burrave e grave që me sakrificat e tyre sublime bënë të mundur që shqiptarët sot t’i nderojnë ata në liri. Bënë të mundur që Shqipëria, për të cilën ata luftuan, të jetë sot anëtare e aleancës më të fuqishme të lirisë së kohërave, bënë të mundur që sot Shqipëria të jetë një vend që ecën e sigurt.”


POLITIKË • E hënë 6 maj 2013

»

03

LIDERSHIPI SOCIALIST PARASHIKON FORMAT TË RI PËR PËRBËRJEN E KABINETIT QEVERITAR

Ndahen ministritë e bashkuara nga Berisha Ministri të reja për të plotësuar oreksin e LSI e të pakënaqurve

N

ë rast fitoreje më 23 qershor lidershipi socialist pritet të sjellë një format të ri të kabinetit qeveritar. Me qëllim plotësimin e orekseve të aleates së saj më të re, LSI-së, por dhe për eliminimit të pakënaqësive mes përfaqësuesve jo pak të rëndësishëm në PS, kupola rozë do të mundësojë një format ndryshe të ekzekutivit, duke ndryshuar mënyrën aktuale të tij. Marrëveshja Ditët të nxehta këto të fillimmajit, jo vetëm për klimën, por dhe për të gjithë përfaqësuesit e partive politike. Në ankth deri në mesnatën e 6 majit, kur do të dorëzohen listat zyrtare të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, socialistë e demokratë janë për pritje jo vetëm të renditjes në listat shumemërore, por dhe të përfshirjes apo jo të tyre në këto lista. Ndalur në kampin socialist, duket se lidershipi socialist ka gjetur një mënyrë për të minimizuar pakënaqësitë mes radhëve, e sidomos mes personave që kanë jo pak peshë në këtë parti. Premtimi për atë pjesë që nuk do të jenë pjesë e garës për mandatin e ligjvënësit për katër vjetët e ardhshëm është pikërisht këmbimi i kontributit të tij me një post ministror. Por të qëndruarit tashmë në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim duket se e kushtëzon pak numrin e ministrive që do të mund të drejtojë PS-ja. Për këtë lidershipi socialist ka menduar dhe zgjidhjen. Ndarjen e ministrive që para tetë vjetësh i bashkoi kampi i djathtë, shihet si një mundësi për të krijuar jo pak hapësira për menaxhimin e kabinetit të ri qeveritar në rast se zgjedhjet e 23 qershorit do të fitohen nga PS-ja dhe koalicioni i drejtuar prej saj. Njëkohësisht me ndryshimin e numrit të ministrive nuk përjashtohet mundësia e krijimit të një ministrie krejtësisht të re, siç është dhe ajo e Zhvillimit Rural. Kështu, mësohet se që përpara zyrtarizimit të aleancës së re mes PS-së e LSI-së drejtuesit e këtyre dy partive kanë rakorduar si mënyrën e bashkëpunimit mes tyre, ashtu dhe përfaqësimin në nivele ministrore apo të dyta. Pa harruar këtu dhe përfshirjen e një numri të kufizuar përfaqësuesish të LSI-së në listën shumemërore të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ndarja Ajo që konfirmohet nga burime pranë selisë rozë lidhet pikërisht me faktin se ministritë që para tetë vjetësh i bashkoi Berisha, duke i drejtuar nga një ministër dhe nga disa zëvendësministra, tashmë do të ndahen, duke sjellë një kompozim të ri të kabinetit të ardhshëm qeveritar pas 23

Nisma e PS kundër Berishës

Nikolla: Qeveria dështoi me administratën publike

SOT AFATI I FUNDIT I DORËZIMIT TË LISTAVE TË KANDIDATËVE PËR DEPUTETË

PS mbledh kryesinë, zyrtarizon ndryshimet në ekipin garues Gjatë gjithë ditës së sotme selia qendrore e Partisë Socialiste do të ketë të pranishëm përfaqësues dhe drejtues të saj për finalizimin e listave të kandidatëve për deputetë. Siç përcakton Kodi Zgjedhor, ora 24:00 e së hënës është afati i fundit ligjor që partitë politike duhet të respektojnë për të dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve listat shumemërore të kandidatëve për deputetë. Pas takimeve të ditëve të fundit me deputetë aktualë, që do të rikandidojnë apo jo, si dhe prurjeve të reja që do të jenë pjesë e garës së 23 qershorit, lidershipi socialist pritet që ditën e sotme t’i japë fund hartimit të listës. Pas mbylljes së takimeve, që do të sillnin dhe konturimin përfundimtar të kësaj liste, Rama do të drejtojë dhe kryesinë e Partisë Socialiste, në mënyrë që të rishihen edhe një herë lëvizjet e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit. Në fund të mbledqershorit, nëse e majta do të vijë në pushtet. Nga ana e saj LSI-ja pritet të mos heqë dorë nga Ministria e Energjetikës, këmbëngulje e cila mësohet se do të sjellë dhe ndarjen e METE-së në dy ministri, konkretisht në atë të Energjetikës dhe në Ministrinë e Ekonomisë. Por ndryshe shfaqet situata me dy ministritë e drejtuara

hjes pritet një komunikim me mediet nga lidershipi socialist për të ofruar detaje mbi listën përkatëse. Këto ditë selia e PS-së është shoqëruar jo me pak tension, ku ishin pikërisht prezantimet e disa prej emrave të rinj që do të kandidojnë në këto zgjedhje ata që sollën jo pak pakënaqësi mes radhëve të kësaj partie. Kanë qenë jo të pakta figurat që kanë kundërshtuar metodikën e ndjekur nga Rama në përzgjedhjen e kandidatëve dhe lëvizjet e deputetëve aktualë nga një qark në tjetrin. Në gjykimin e tyre gjatë këtij procesi nga ana e lidershipit socialist ka munguar jo vetëm transparenca dhe diskutimi në forumet e partisë, por është anashkaluar mendimi i strukturave në rrethe. Gjithashtu mbledhje të pritet të ketë edhe në selinë qendrore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ende nuk ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit.

në qeverinë Berisha nga LSIja: atë të Jashtme dhe atë të Shëndetësisë, dikastere këto që janë të pamundura të lëshohen nga PS-ja. Për të plotësuar oreksin e LSI-së lidershipi socialist pas 23 qershorit do të bëjë ndarjen e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve, Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Bara-

FRESSH kërkon kandidimin e Braçes dhe Spiropalit

Paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve të 23 qershorit Eurosocialistët i kanë kërkuar dje kreut të PS-së Edi Rama të përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë Erion Braçen dhe kryetaren e FRESSH-it Elisa Spiropali. Një grup anëtarësh të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar përmes një deklarate të vënë në dispozicion për medien kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me procesin e përzgjedhjes së deputetëve. “Ne, një grup të rinjsh të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, opozitarë dhe kontribues gjatë

gjithë këtyre viteve në opozitë, jemi shumë të shqetësuar në lidhje me procesin e përzgjedhjes së deputetëve nga ana e lidershipit të Partisë Socialiste. Si një grup i madh të rinjsh, që mbështesim Partinë Socialiste dhe FRESSH-in, kërkojmë që në parlamentin e ardhshëm të përfaqësohemi denjësisht nga dy njerëz frymëzues për ne - Elisa Spiropali dhe Erion Braçe. FRESSH-i, si një pjesë e rëndësishme dhe shumë e madhe e Partisë Socialiste,

barta, Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Pritet që këto dikastere të mos funksionojnë më në këtë format, duke u ndarë dhe ndryshuar dhe emërtimet. Mësohet se të njëjtin fat do të ketë dhe Ministria e Inovacionit.

kërkon dhe duhet të përfaqësohet nga Kryetarja e saj Elisa Spiropali dhe deputeti Erion Braçe, i cili ka qenë zëri më i spikatur i opozitës shqiptare”, - shkruhej në këtë deklaratë. Por paralajmërojnë se “në rast se në parlamentin e ardhshëm nuk do të jenë këto dy figura, do të protestojmë ditën e hënë përpara selisë së Partisë Socialiste dhe do të angazhohemi për një aksion bojkotimi masiv të fushatës dhe të zgjedhjeve nga çdo i ri socialist”. Sipas tyre, rilindja nuk mund të vijë më 23 qershor pa kandidimin e figurave opozitare, të pakurroptuara, dinjitoze dhe me integritet si Spiropali dhe Braçe.

Dështimi me administratën publike ishte arsyeja e radhës për të cilën Partia Socialiste kërkoi nga qytetarët shqiptarë që të mos e votojnë më qeverinë “Berisha”. Anëtarja e kryesisë Lindita Nikolla, njëherësh dhe kandidate për deputete e PSsë, gjatë një deklarate për shtyp rikujtoi dje premtimin me të cilin erdhi në pushtet qeverisja aktuale. “Erdhi në pushtet me premtimin e madh të një qeverie të vogël, efiçiente dhe në dietë. Premtoi se administrata do të reduktohej me 10% dhe shpenzimet administrative me 25%. Por nuk bëri asnjë nga këto, përkundrazi, situata me administratën publike sot është alarmante. Profesionistët dhe ekspertët u hodhën në rrugë, në kundërshtim me ligjin, për t’u zëvendësuar me militantë partiakë, që në mungesë absolute të meritokracisë vegjetojnë për t’u aktivizuar në periudha fushatash elektorale”, - u shpreh Nikolla. Sipas saj, ky shqetësim është nënvizuar dje në raportin e fundit të Komisionit Europian. “Administrata e Sali Berishës përveçse e paaftë dhe e korruptuar, për fat të keq, nuk arriti të ishte as e vogël. Zvogëloi numrin e ministrive, por katërfishoi numrin e zëvendësministrave. Gjeti një administratë me 119 mijë të punësuar buxhetorë dhe po e lë me mbi 128 mijë. Pra, gati 10.000 më shumë militantë të PDsë që presin urdhrin politik të radhës”, - deklaroi ajo. Në këtë linjë Nikolla bëri me dije se për Partinë Socialiste Rilindja do të nisë nga shndërrimi i administratës publike në një strukturë të aftë profesionalisht dhe të përgjegjshme, duke u ndarë një herë e mirë nga praktikat e mobilizimit partiak, nepotik e klientelist. “Do të krijojmë regjistrin e burimeve njerëzore të të gjithë personave të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit. Do të aplikojmë të gjitha parimet e menaxhimit të burimeve njerëzore, ku çdokush të mund të kontribuojë sipas aftësisë. Do të ndryshojmë rrënjësisht procedurat e përzgjedhjes dhe promovimit të nëpunësve publikë, si e vetmja mundësi për të garantuar qëndrueshmërinë dhe përgjegjshmërinë e administratës publike”, - sqaroi përfaqësuesja socialiste.

PS e LSI në një aktivitet të përbashkët për 5 Majin

Dy drejtuesit kërkojnë votë plebishitare më 23 qershor Pas vitesh me radhë PS-ja e LSI-ja nuk “luftuan” për të zënë orarin që do të zhvillonin homazhet në monumentin “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve. Në 5 majin e këtij viti e majta u shfaq e bashkuar në ceremonialin zyrtar me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve. Madje, ky zhvillim i ri mes dy partive solli dhe një organizim ndryshe të aktiviteteve në nderim të kësaj dite. Pas përfundimit të homazheve koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” organizoi një aktivitet, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të partive që janë pjesë e kësaj aleance si dhe veteranë dhe familjarë të Dëshmorëve të Atdheut. Por kjo ditë, e cila është një kujtesë për të rënët për lirinë e atdheut, sipas drejtuesve të së majtës duhet të shërbejë si një frymëzim për të ardhmen. Në vlerësimin e kryetarit të PS-së Edi Rama sot më shumë se kurrë idealet e dëshmorëve janë të tradhtuara nga ata që drejtojnë shtetin. Sipas tij, do të jenë pikërisht zgjedhjet e 23 qershorit që do t’i japin fund këtij realitetit, duke siguruar njëkohësisht një fitore plebishitare në këto votime. Kjo pasi në gjykimin e kryetarit të PS-së më 23 qershor shqiptarët do të jenë përballë zgjedhjes për të vazhduar rrugën e rrënimit apo për të mbështetur “Rilindjen Kombëtare”. “Çdo vizitë në Varrezat e Dëshmorëve është njëkohësisht edhe një vizitë në varrezat e idealeve të tradhtuara nga ata që sot e sundojnë Shqipërinë, si shëmbëlltyra të një tradhtie të dyfishtë: të tradhtisë së ëndrrave dhe shpresave që i vendosen shqiptarët krah për krah me të gjitha forcat e botës kundër murtajës fashiste, si dhe idealeve dhe shpresave të tradhtuara të atyre që i nxorën shqiptarët në rrugë në vitet ‘90. Më 23 qershor do të konfirmohet vullneti i shqiptarëve për të mos u zmbrapsur, dorëzuar përpara besimit se të gjitha ëndrrat dhe shpresat që frymëzuan Luftën Nacionalçlirimtare dhe Lëvizjen e Dhjetorit janë aty të gatshme për të marrë rrugën pasi populli me votë t’i hapë rrugën më 23 qershor duke votuar Aleancën për Shqipërinë Europiane, për të pasur nesër qeverinë legjitime të popullit shqiptar”, - mvuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet.


04

« EKONOMI

E hënë 6 maj 2013 •

DREJTORIA MIRATON KALIMIN E FONDIT DHE PËR RRETH NJË MIJË TË DËNUAR

REMITANCAT

Gati lista me emrat e rinj të përndjekurve

Rriten të ardhurat nga emigrantët

Bode: Kësti i dytë do të mbyllet për pak javë për të 10 mijë dosjet Brikena Dervishaj

M

inistria e Financave është në përfundim të shqyrtimit të rreth 1 mijë dosjeve të radhës të të dënuarve politikë që do të përfitojnë këstin e dytë të dëmshpërblimit. Burimet kanë bërë të ditur se tashmë janë mbyllur procedurat për kalimin e fondit në llogaritë bankare. Ndërsa pas përfundimit të dhënies së këstit të dytë të personave që kanë përparësi, ku përfshihen ata me moshë mbi 75 vjeç, tashmë lista e emrave miratohet në bazë të rregullave të ndjekur në këstin e parë. Ndërsa nuk bëhet rishikimi i dokumenteve, por vetëm koordinohet me kalimin e fondit në llogaritë bankare. Burimet gjithashtu kanë saktësuar se në rastet e miratimit dhe publikimit të emrit, por që fondi nuk është disponibël në llogarinë bankare, do të duhet që të interesuarit të interesohen pranë drejtorisë përkatëse në ministrinë e fonancave. Kjo pasi mund të ketë probleme në dokumentacion gjë që do të kërkojë rinovimin e një pjese të dokumenteve. Pritet që brenda dy muajve të kalojë kësti i dytë thuajse për të 10 mijë ish-të dënu-

NGËRÇI I PRONAVE Pavarësisht se me të dënuarit politikë procesi ka nisur me një procedurë të përshpejtuar një situatë ndryshe është në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Duket se ministri i Financave ka rrëzuar idenë sipas së cilës nuk ka fonde për kompensimin. Por për këtë ai sqaron se më parë duhet të jepet vendimi nga AKKP dhe më pas Ministria e Financave do të operojë më ndarjen e fondit. “Është Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, e cila po mbyll së fundi procedurat për pagesat e ish-pronarëve”, sqaron Bode në reagimin e tij në facebook. Gjithësesi duket se AKKP është totalisht në shkeljen e të gjitha afateve kur ka kaluar mëse një muaj nga përfundimi i afateve për miratimin e emrave që do të përfitojnë nga dondi i përcaktuar për ta.

arit politikë që kanë përfituar këstin e parë. Ndërsa vetëm në vjeshtë pritet të nisë dhe kalimi i këstit të tretë për këtë kategori. Kjo gjithnjë duke respektuar përcaktimin si prioritet të të dënuarve me moshë të madhe. “Në total janë paguar deri sot 5700 dosje nga rreth 10300 që përfitojnë këstin e dytë. Dosjet e tjera janë në proces pagese dhe për pak javë mbyllet totalisht kësti i dytë për këtë shtresë”, thanë

ekspertët. Ndërkohë në lidhje me vonesat në llogaritë bankare ministri i Financave, Ridvan Bode, në një reagim të tij në facebook ka thënë “publikimi i emrit në listë është kalimi i lekëve në thesar, më pas në bankë dhe përfundimisht tek llogaria juaj”. Por në rastet kur paratë nuk kanë kaluar në bankë ministri kërkon që të prekurit të interesohen drejtpërdrejtë dhe në faqen e tij të facebookut. Nga ana

tjetër pritet që në Ministrinë e Drejtësisë pritet të risinisë shqyrtimi i dosjeve të reja. Kjo si pasojë e miratimit të ligjit që u jep të drejtën e përfitimit dhe të pushkatuarve pa gjyq. Në këtë rast për ta do të kërkohet vërtetimi i komisionit tre palësh me anë të të cilit është hetuar dhe vërtetuar vrasja politike gjatë periudhës së diktaturës. Për ta dëmshpërblimi do të jetë i barabartë me 8 vite burgim.

Emigrantët shqiptarë vijojnë të sjellin para në Shqipëri. Pavarësisht se në vitin 2010 të ardhurat nga emigrantët nisën të bien, ato janë kthyer në një tendencë rritëse dy vite më pas. Ndërsa parashikohet se dhe në vitin 2013 kjo tendencë do të jetë në rritje. Në një studim të open data rezulton se “Në 2010-ën konstatohet se vlera e dërgesave të emigrantëve shënon 690 milionë euro. Kjo vlerë është ulur në 665 milionë euro në vitin 2011 për t’u rritur sërish në vitin 2012 në vlerën 675 milionë euro”. Remitancat në këtë dhjetëvjeçar kanë pasur tendencë rritëse në gjysmën e parë përkatësisht nga 693 milionë euro në vitin 2002 në 952 milionë euro në vitin 2007. Nga ana tjetër pesë vitet e fundit tregojnë një rënie të remitancave nga 952 milionë euro në vitin 2007 në 675 milionë euro në vitin 2012. Gjatë harkut kohor prej dhjetë vitesh remitancat shënojnë rritjen më të madhe në vitin 2006. Rënien më të madhe remitancat e kanë shënuar në vitin 2008. Arsyet lidhen dhe me faktin nëse ekonomia globale dhe kryesisht ajo e vendeve të zhvilluara ku emigrantët punojnë dhe jetojnë ndodhet aktualisht në recesion apo ekspansion ekonomik.

BIZNESI PËRSHËNDET NISMËN E MIRATIMIT TË TRI LIGJEVE

Konfindustria: Politika të heqë dorë nga proceset blokuese Bizneset shqiptare kanë përshëndetur vendimin e politikës për votimin e ligjeve që kanë mbetur pezull në Kuvend. “Konfindustria vlerëson pranimin nga ana e opozitëes të miratimit në parim të paketës së ligjeve dhe veçanërisht të ligjit për Gjykatën e Lartë, që i hap rrugën funksionimit të Gjykatës Administrative. Në këtë kuptim mbështesim rolin konstruktiv të Kreut të LSI, Ilir Meta, për arritjen e marrëveshjes politike dhe njëkohësisht këerkon, të bëhet e qartë për gjithë partitë politike, se miratimi i paketëes ligjore nuk duhet të mendohet si kusht i BE, por si një domosdoshmëri dhe kërkesë e brendshme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë”, thuhet në një deklaratë për mediet. Për krerët e konfindustrisë, bizneset janë të interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konfindustria ka cilësinë e nismëtarit, ku ka paraqitur me kohë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në takime të hapura për publikun, Kreut të PS Edi Rama, pikërisht variantin e miratimit

Ka gjithmonë një herë

të projektligjit për Gjykatën e Lartë edhe me kushtin, që hyrja në fuqi e ligjit të bëhet në afate kohore të përcaktuara pas zgjedhjeve të 23 qershorit. “Konfindustria, duke vlerësuar marrëveshjen ndërpartiake në parim për miratimin e paketëes së ligjeve njëkohësisht kërkon, që historia e papranueshme dhe e pashembullt e bllokimit politik dhe të paarsyeshëm profesionalisht për një kohë mbi 5-vjeçare të funksionimit të Gjykatave Administrative, nuk duhet të përsëritet më në historinë e vendimmarrjes së legjislativit shqiptar. Pasojat e vonesës së mësipërme

janë me kosto mjaft të rënda për biznesin dhe qytetarët shqiptarë, aq më shum në kushtet e pasojave të krizës globale, që ka prekur ndjeshëm dhe ekonominë e vendit”, thuhet në deklaratë. Konfindustria gjithashtu kërkon, që tashmë t’i kushtohet vëmendje e veçantë përzgjedhjes së gjykatësve administrativë sa më cilësore nga pikëpamja profesionale dhe njëkohësisht krijimin e kushteve, si dhe marrjen e masave sa më të ashpra për shmangien e dukurive të korrupsionit, aq shumë të përhapur në punën e drejtësisë shqiptare.

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


SOCIALE • E hënë 6 maj 2013

TË RINJTË SHQIPTARË DEPRESIVË DHE TË STRESUAR, SHKAK PROBLEMET FAMILJARE

Adoleshentët vuajnë nga depresioni Psikologu është tabu, ata refuzojnë ndihmën dhe përkrahjen Erta Bode

Situata Adoleshentët në Shqipëri ndeshen shpeshherë me problemet familjare, duke e gjetur veten prezent në debatet e familjes, që vijnë si pasojë e ekonomisë së dobët, mentalitetit të ulët si dhe papunësisë. Debatet në familje ndikojnë drejtpërdrejt në natyrën e

dobët të një adoleshenti. Fakti që ai nuk ka arritur të formojë personalitetin e tij të qëndrueshëm, duke qenë se vetë mosha është stadi më i shpejtë i ndryshimit që njeriu përjeton gjatë jetës së tij, e bën të tronditet nga çdo situatë jo e pëlqyeshme që ai kalon. Vihen re menjëherë shenja të dukshme të paqëndrueshmërisë, në radhë të parë të humorit, pastaj dhe në zgjedhjet që adoleshenti bën. Psikologët që merren me ta nëpër shkolla thonë se shpeshherë mund të qeshin dhe mërziten brenda

5 minutave, si dhe të jenë të pavendosur në atë që duan. Gjithashtu psikologët bëjnë me dije se problemet më të spikatura që të rinjtë u besojnë atyre janë problemet familjare si dhe prania apo mosprania në shoqëri. Ata thonë se grupmosha është e ndryshme nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare e deri te 18-vjeçarët. Këta të fundit në këtë periudhë kanë doza të mëdha ankthi edhe nga provimet e maturës. “Problemet janë të ndryshme, duke filluar me problemet me familjen, me prindërit, në mar-

“Unë kam pasur plot raste me depresion dhe i kam referuar në qendrat e specializuara, kam vënë në dijeni edhe prindërit. Ka rezistencë. Ka raste që unë i marr nxënësit pa dëshirën e tyre kur shikoj që kanë disa probleme në të cilat duhet ndërhyrë”, shprehet Sonila Proni, psikologe në gjimnazin “Sinan Tafaj”.

rëdhënie me bashkëmoshatarët, në shkollë, me mësuesit, me të cilët mund të kenë konflikte edhe në lidhje me rezultatet e tyre në shkollë, me motivimin në mësime. Ndërkohë probleme ka te maturantët, të cilët janë në stres dhe ankth për provimet e maturës”, - thotë Edlira Luzi, psikologe në gjimnazin “Qemal Stafa”. Por shqetësimet tek të rinjtë shqiptarë, në veçanti tek ata në shkollat e mesme, shoqërohen edhe me forma të rënda të depresionit. “Raste të tilla janë shtuar”, - thonë psikologët, të

Tabu

Shkaku i një depresioni të tillë është stresi dhe ankthi që po trondit këtë moshë, kryesisht i ka rrënjët në familje, duke u përqendruar në problemet që po kalojnë familjet shqiptare, duke e pasuar me gjirin e shoqërisë, si dhe me ankthin e rezultatit të përgatitjes së tyre mësimore, sidomos përpara provimeve të lirimit dhe të maturës.

Shkaku

Adoleshentët shqiptarë kanë rënë në depresion, për më tepër nuk ndihmojnë veten të dalin nga kjo situatë, madje nuk lejojnë as profesionistët t’u japin ndihmën e duhur. Ata mbyllen në vetvete, shfaqin shenja të dukshme të luhatjes së humorit, si dhe rrinë pasivë derisa reagojnë në një mënyrë që përfundon në incident.

Problemi

A

doleshentët në Shqipëri vuajnë nga depresioni. Të gjithë deklarojnë se janë të stresuar dhe përjetojnë ankth, kanë shenja nervozizmi në çdo situatë dhe dalin shpeshherë jashtë kontrollit të vetvetes. Këtë situatë e kanë bërë me dije vetë psikologët e shkollave që punojnë me ta. Psikologët kanë ngritur alarmin se rinia shqiptare ka rënë pre e stresit, pa ditur si ta shmangë atë dhe pa lejuar profesionistët që t’i ndihmojnë. Arsyet që ata bien në depresion janë problemet familjare, pastaj vijnë problemet në marrëdhënie me bashkëmoshatarët, si dhe rezultati i përgatitjes së tyre mësimore. Nga psikologët që punojnë nëpër shkolla është bërë e ditur se kjo periudhë për shkak të ndryshimit të klimës, që përkon dhe me përgatitjen e 15-vjeçarëve dhe 18-vjeçarëve për provimet e lirimit dhe maturës, shënon një periudhë ankthi në jetët e tyre. Pavarësisht se vitet e fundit është shtuar numri i psikologëve në shkolla, adoleshentët e shohin ende si një tabu të ndajnë problemet e tyre me ta. Shpesh mostrajtimi në kohën e duhur dhe si duhet ka çuar në rëndimin e gjendjes së tyre psikologjike, e cila në jo pak raste ka degraduar deri në incidente të dhunshme brenda ambienteve të shkollës mes të rinjve.

cilët shprehen se shumë prej të rinjve i këshillojnë edhe me detyrim, madje i dërgojnë edhe në qendra më të specializuara. “Duke qenë se mosha e adoleshentëve është shumë delikate dhe normalisht akoma nuk janë krijuar disa aftësi për t’u përballur me problemet dhe rrëzohen emocionalisht, normalisht që mund të preken në një masë të madhe edhe nga depresioni. Por ata janë shumë rezistencë ndaj çdo lloj këshille dhe orientimi që u japim ne”, thotë Sonila Proni, psikologe në gjimnazin “Sinan Tafaj”.

OBEZËT JANË NEGLIZHENTË NË KONTROLLE, PRINDËRIT S’KUJDESEN PËR MIRUSHQYERJEN E FËMIJËVE

Diabeti shqetësues, të sëmurët diagnostikohen vonë Diabeti është përqendrimi i lartë i sheqerit në gjak si dhe i yndyrave të tepërta. Kjo sëmundje vjen drejtpërdrejt nga një mbipeshë si pasojë e kequshqyerjes dhe nuk kurohet veçse me formë dietash ushqimore. Shpeshherë diabeti prek shikimin, shqisën e të shijuarit si dhe hap problem në sëmundjet e zemrës dhe të hipertensionit.

DIABETI

ISHP: 22% e të miturve dhe 74% e mbi 40-vjeçarëve vuajnë nga obeziteti Diabeti sa vjen e po bëhet një problem shqetësues për shëndetin publik, për faktin se shumica e të sëmurëve diagnostikohen vonë. Jo pak, por në 10 persona që matin indeksin e diabetit në mënyrë rastësore zbulohet një diabetik. Mjekët bëjnë të ditur se njerëzit nuk janë ndërgjegjësuar se duhet t’i bëjnë shpeshherë këto analiza. “Kërkon një kulturë të rregullt monitorimi i nivelit të glukozës në gjak dhe ky është qëllimi ynë, pra sensibilizimi i njerëzve, me qëllim që të masin gliceminë e tyre sa më shpesh. Mbi të gjitha, diagnostikim të hershëm, sepse janë më pas problemet e komp-

likacioneve, që janë të pariparueshme. Elementare është kultura e ushqyerjes. Fëmijët kohët e fundit janë me tendencë obeziteti”, - thotë mjeku Burnist Hamidi. Ndërkohë një studim i fundit i kryer nga specialistët e ISHP-së në lidhje me mbipeshën dhe obezitetin në grup-mosha të ndryshme paraqet të dhëna shumë shqetësuese. Të paktën 22 për qind e fëmijëve dhe mbi 70 për qind e personave mbi 40 vjeç rezultojnë obezë. Ky kontingjent rrezikon jo vetëm që të sëmuret nga diabeti, por dhe nga zemra apo hipertensioni. “Rreth 22 për qind e fëmijëve 0-5 vjeç kanë obezitet dhe mbi-

peshë. Kemi rreth 53 për qind të meshkujve, 15-50 vjeç, kjo grupmoshë aktive që ka mbipeshë dhe obezitet, por kjo, siç thashë, është shumë e theksuar te moshat mbi 40 vjeç, ku shkon në 74 për qind”, - shprehet Danjela Nika, specialiste në ISHP. Gjithë barra e kësaj sëmundjeje mbetet në rastet më të shumta te përgjegjësia e prindërve, të cilët e trashëgojnë atë te fëmija, si dhe që nuk kujdesen për mënyrën se si fëmijët duhet të ushqehen. Shumë nëna përtojnë të gatuajnë dhe i drejtojnë ata drejt dyqaneve dhe fastfudeve, ushqime që janë shumë të dëmshme për metabolizmin e fëmijëve.

»

05

PSIKIATRIA Shtëpi të mbrojtura

Skizofrenët i kthehen jetës normale Të sëmurët nervorë që kanë qëndruar më shumë se 20 vjet nëpër spitalet psikiatrike, tani kanë mundësinë të bëjnë një jetë normale duke u dhënë mundësinë e një perceptimi real të jetës. Janë ngritur dy shtëpi të mbrojtura në Tiranë posaçërisht për qëndrimin e të sëmurëve nervorë, ku shumica rezultojnë skizofrenë. Në ambientet e shtëpisë ata janë në një shtëpi reale, në praninë e një familjeje të madhe dhe me mbikëqyrje nga mjekë, infermierë dhe psikologë. Jeta e tyre nuk mbyllet vetëm brenda mureve të shtëpisë, por ata shoqërohen nëpër aktivitete sportive, në kinema, në shëtitje dhe nuk përbëjnë asnjë lloj rreziku për pjesën tjetër të komunitetit, pasi dalin në grup të shoqëruar nga mbrojtës dhe kujdestarë. Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Liliana Ramasaço, sqaron se një grup mjekësh, psikologësh, punonjësish socialë po punojnë me ta që të ata të socializohen. Ata thonë se më parë të sëmurët trajtoheshin vetëm me ilaçe, ndërsa tani këta persona veç ilaçeve po trajtohen me terapinë e zhvillimit dhe po përshtaten me jetën e re.

Pashkët dhe 5 Maji

Basha urime dhe nderime për qytetarët Si rrallë herë Pashkët ortodokse kanë përkuar me ditën e përkujtimit të Dëshmorëve të Kombit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm dje në urimin që u ka drejtuar qytetarëve ortodoksë për Pashkët, duke u uruar atyre një kremtim dinjitoz. “Në këtë ditë të shenjtë e të bekuar paçin bekimin e Zotit për veten e tyre, familjet e tyre të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë!” - ka qenë urimi i Bashës. Kryebashkiaku nuk mund të mungonte me nderimin për të rënët në Ditën e Dëshmorëve të Kombit. Kryebashkiaku Basha ka vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përul me nderim dhe respekt ndaj bijve dhe bijave të këtij vendi, që nuk kursyen as jetën për liri. Basha ka vlerësuar në këtë ditë së bashku me mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Tiranës punonjësit e Policisë që ranë në krye të detyrës në përpjekje për të krijuar një vend më të sigurt.


06

« reklamë

E hënë 6 maj 2013 •

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

Adresa: Sheshi Skëndërbej nr.5 Tel: ++355 42 380 793; Fax: ++355 42 232 389

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private (kultura bujqësore dhe dru frutorë), që preken nga ndërtimi i “Landfillit Bajkaj”. Subjekti kërkues i këtij objekti është

Këshilli i Qarkut Vlorë. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me kuadrin ligjor. Pronarët që kanë emrin në listën emërore

dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në

Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). Vlera totale e shpronësimit është 20 865 792 (njëzet milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy) lekë.

REPUBLIKA E SHQIPERISE DREJTORIA E PERGJITHSHME E RRUGEVE DREJTORIA E SHPRONESIMEVE KESHILLI I QARKUT VLORE

Lista e pronarëve që preken nga ndërtimi i landfill në fshatin Palavli, Komuna Vergo

Nr

PRONARI Emri

Nr. Mbiemri

Z.K

Pas.

Sip m2

Cmimi

VLERA

m2

TOTALE LEKE

Shenime

1

KADRI

DAUTI

2864

663

399

645.6

257,594

Konfirmuar nga ZVRPP

2

PETRIT

DAUTI

2864

664

239

645.6

154,298

Konfirmuar nga ZVRPP

3

EQEREM

DAUTI

2864

665

773

645.6

499,049

Konfirmuar nga ZVRPP

4

RABIJE

RAÇA

2864

666

356

645.6

229,834

Konfirmuar nga ZVRPP

5

SIHAT

RAÇA

2864

667

310

645.6

200,136

Konfirmuar nga ZVRPP

6

IDRIZ

RAÇA

2864

668

528

645.6

340,877

Konfirmuar nga ZVRPP

7

NESIP

RAÇA

2864

669

679

645.6

438,362

Konfirmuar nga ZVRPP

8

BASTRI

RAÇA

2864

670

2076

645.6

1,340,266

Konfirmuar nga ZVRPP

9

VESEL

SINANI

2864

671

860

645.6

555,216

Konfirmuar nga ZVRPP

10 NAZIE

SINANI

2864

672

1009

645.6

651,410

Konfirmuar nga ZVRPP

11 TAIP

SINANI

2864

673

1076

645.6

694,666

Konfirmuar nga ZVRPP

12 TEKI

DAUTI

2864

676/677

4038

645.6

2,606,933

Konfirmuar nga ZVRPP

13 SINAN

KUÇI

2864

678

892

645.6

575,875

Konfirmuar nga ZVRPP

14 AGO

KUÇI

2864

679

1859

645.6

1,200,170

Konfirmuar nga ZVRPP

15 NEDIN

KUÇI

2864

680

2349

645.6

1,516,514

Konfirmuar nga ZVRPP

16 SHAHIN

HADERI

2864

681

7123

645.6

4,598,609

Konfirmuar nga ZVRPP

17 ARIF

HADERI

2864

683

3404

645.6

2,197,622

Konfirmuar nga ZVRPP

18 SHPETIM

DAUTI

2864

725

22

645.6

14,203

Konfirmuar nga ZVRPP

19 TENO

DAUTI

2864

725

2215

645.6

1,430,004

Konfirmuar nga ZVRPP

20 DAUT

ALINANI

2864

725

2113

645.6

1,364,153

Konfirmuar nga ZVRPP

TOTALI

32320

20,865,792


AKTUALITET • E hënë 6 maj 2013

MINISTRI NOKA E DREJTUES I JAPIN LAMTUMIRËN EFEKTIVIT TË RËNË NË DETYRË Mariglen Mulla

D

himbje dhe keqardhje ndihej dje përgjatë ditës në korridoret e Policisë së Shtetit, teksa nderohej heroi i fundit i Atdheut, Selman Lena, inspektori, mbi të cilin u lëshua furishëm tërbimi i një krimineli që i mori jetën. Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, efektivë të Policisë, si edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme, morën pjesë në ceremonitë e lamtumirës, për nder të inspektorit Selman Lena, babai i tre vajzave i cili humbi jetën një ditë më parë gjatë ushtrimit të detyrës. Homazhe kryen gjithashtu Kryeministri Sali Berisha, zyrtarë të lartë të shtetit, si edhe familjarë e qytetarë të ndryshëm, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit dhe u përkulën me respekt të thellë para trupit të pajetë inspektor Selman Lena. Kjo ceremoni u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa më pas trupi i pajetë u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e Kodrës së Kuqe. Berisha Kryeministri Berisha në fjalën e tij para medieve, u shprehu ngushëllimet më të sinqerta dhe dhimbjen më të thellë familjarëve, kolegëve, efektivave të Policisë së Shtetit dhe qytetarëve për këtë humbje. Berisha tha: “U shpreh ngushëllimet e mia, dhimbjen, pikëllimin, për rënien në krye të detyrës të Selman Lenës, këtij inspektori të shkëlqyer të efektivave tona të rendit, këtij prindi shembullor, qytetari të mrekullueshëm e biri të shquar të një familjeje, por edhe të vendi. Lutem së bashku me ta që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar. Sikundër kam besimin më të madh se ligji do të japë përgjigjen e merituar ndaj këtij akti kriminal. Unë gjithashtu uroj që shoku i tij, inspektori i policisë Preng Lleshi, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë, të përmirësohet e shërohet. Shpreh në emër të qeverisë, mbështetjen më të fuqishme ndaj efektivave të Policisë së Shtetit, shpreh besimin tim të madh se asgjë nuk do t’i përkulë ata, në përmbushje e detyrimeve dhe të misionit të tyre të madh ligjor. Edhe një herë ngushëllime!” Më pas, drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, familjarë dhe qytetarë të ndryshëm i dhanë lamtumirën për në banesën e fundit inspektorit Lena, i cili u përcoll me nderimet e duhura në varrezat e Kodrës së Kuqe. Inspektori Në emër efektivave të Policisë së Shtetit fjalën e lamtumirës e mbajti, shefi i komisariatit nr.5 të Tiranës kryekomisar Rakip Hoxha, i cili ndër të tjera tha: “Në këto momente, pesha e emocioneve për humbjen e kolegut tonë të shtrenjtë Selman Lena është e pamasë. Kjo ditë do të mbetet

Kolegët përcjellin inspektorin Berisha: Sena, prind shembullor POLICI I PLAGOSUR

PËRPLASJA FATALE

Efektivi Preng Lleshi është në gjendje shoku, pasi ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë dhe mushkëri. Sipas mjekëve, polici po mbahet me ilaçe, plazëm dhe transfuzion gjaku, ndërkohë që i është vendosur edhe një tub për pastrimin e mushkërive. Ndërkaq, po shikohet mundësia nëse do të dërgohet për kurim të specializuar në Itali ose Turqi, në varësi të ecurisë së gjendjes shëndetësore. Mjekët thanë se plagët që ai ka marrë janë të rënda, pasi përplasja me makinën ka qenë fatale.

Patrulla e Policisë Rrugore të komisariatit numër 5 ndodhej në Bulevardin Blu në Kamëz. Në momentin e aksidentit njëri nga policët kishte ndaluar një makinë me targa greke, të cilës po i kontrollonte dokumentet, ndërsa polici tjetër ndodhej në afërsi të fugonit të policisë. Makina ‘BMV X5’ e drejtuar nga Edmir Koleci ka përplasur të dy policët. Polici që ndodhej pranë fugonit S.Lena ka marrë goditje fatale dhe ka humbur jetën, ndërsa efektivi tjetër, P.Lleshi u plagos rëndë.

»

07

PSIKIATRIA “Ismalic Ghosts Team”

Hakersat sulmojnë faqen e Avokatit të Popullit Ditën e djeshme, faqja zyrtare e Avokatit të Popullit është e paaksesueshme prej mëngjesit të sotëm, pasi është sulmuar nga hackerat. Një grup hackerash, të identifikuar me emrin “Ismalic Ghosts Team”, kanë errësuar faqen e Avokatit të Popullit dhe kanë lënë një mesazh në gjuhën angleze. Nëse klikoni në faqen, www.avokatipopullit.gov.al do t’iu shfaqet një sfond i zi dhe mbishkrimi “Ismalic Ghosts Team, To be,or not to be (të jesh, apo të mos jesh). Institucioni i Avokatit të Popullit bëri të ditur se do t’i drejtohet Prokurorisë me një kërkesë për të nisur hetimet mbi rastin, por ende s’ka asnjë të dyshuar.

Kupola e drogës

Shqiptarët në majë, “kuaj” afrikanët

DËSHMIA E AUTORIT KOLECI, DYSHIME SE KISHTE KONSUMUAR EDHE DROGË

“Isha i dehur, nuk e mbaj mënd aksidentin” Policia mbledh provat, 37-vjeçari kapet në Shijak Gjatë marrjes në pyetje, 37-vjeçari ka deklaruar se në momentin kur ka përplasur dy efektivët, ishte nën efektin e alkoolit. Koleci, me banim në Laknas, u kap dje në mëngjes te “4 rrugët” në Shijak të Durrësit. Gjatë deklaratave për policisë ai ka pranuar se ndodhej nën efektin e alkoolit dhe se nuk mbante mend saktësisht se çfarë kishte ndodhur. Ndërkaq, policia dyshon se 37-vjeçari, përveç alkoolit, mund të ketë konsumuar edhe drogë, teksa ka nisur edhe ekspertiza që do ta përcaktojë. Policia tha se “Rreth orës 23.30’ në qëndër Kamëz një patrullë e Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë është goditur nga një automjet tip BMV X5. Nga përplasja e këtij automjeti ka gjetur vdekjen punonjësi i policisë pranë këtij komisariati Selami Lena, si dhe është plagosur punonjësi Preng Lleshi, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë forcat e policisë, grupi hetimor, ekspert për hetimin e aksi-

gjatë në kujtesën e çdonjërit prej nesh si një ditë plot dhimbje, jo vetëm për familjarët, miqtë, kolegët e tij, por për çdo punonjës të Policisë së Shtetit dhe çdo qytetar të këtij vendi”. Për 22 vite me radhë Inspektor

denteve, ekspert kriminalist, për të kryer veprimet e para procedurale dhe mbledhur e administruar provat. Automjeti tashmë i identifikuar ‘BMV X5’ i drejtuar nga shtetasi Edmir Islam Koleci, 37 vjecc, ka lindur në Krumë dhe banues në Laknas, i proceduar për vepra të ndryshme penale, ka përplasur të dy punonjësit e policisë. Në sajë të një pune të shpejtë hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarje, gjetja e automjetit dhe kapja e autorit në afërsi të “Katër Rrugëve të Shijakut” Durrës. Sa sipër, policia e kryeqytetit mbrëmë,

Selman Lena, çdo ditë të jetës së tij punoi pa u lodhur në shërbim të komunitetit, deri sa çasti tragjik i 4 majit, e goditi rëndë atë, duke i shkaktuar plagë të rënda, që do të ndërprisnin në mes jo vetëm ëndrrat e tij për

vendosi shpërblimin prej 10 milionë lekësh të vjetra për cilindo shtetas që do të ofronte informacione të sakta lidhur me vendndodhjen e autorit të ngjarjes. Arrestimi i autorit u bë në kushtet e flagrancës në qytetin e Durrësit”.

jetën, por dhe dëshirën e tij për t’i shërbyer vendit dhe gjithë komunitetit. Më herët gjatë ditë së djeshme, drejtues të Policisë së Shtetit kryen vizita në familjen e efektivit të policisë të rënë në krye të detyrës.

Inspektori Selman Lena ishte efektiv i Policisë së Shtetit që prej vitit 1996. Në krye të detyrës u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak, efektivi i Policisë së Shtetit Preng Lleshi.

ITALI- Ata konsiderohen se i përkasin një organizate të përkushtuar për të shitur kokainë dhe heroinë në Perugia dhe Trasimeno e bëhet fjalë për dy shqiptarë dhe një rumune, të arrestuar nga skuadra e policisë. Policia tha se janë kryer urdhërat për arrest në burg, për 12 persona, me kërkesë të Prokurorisë. Hetimi zbuloi se grupi i dyshuar kriminal ishte në gjendje të furnizonte për shitje anëtarët e vendeve të Magrebit. Aktiviteti i policisë u iniciua pas një operacioni që kulmoi me ekzekutimin e 20 urdhërave për paraburgim kundër italianëve dhe afrikanoveriorëve, të angazhuar në importimin dhe trafikimin e heroinës dhe kokainës. Ndër shitësit janë identifikuar shqiptarët banues në Perugia, në të cilët është përqendruar vëmendja e skuadrës së antidrogës. Në krye të këtij grupi kriminal janë dy vëllezër shqiptarë që jetojnë në Corciano de që tani janë në kërkim. Nga ana tjetër, rumuni është konsideruar si një person i njohur në mjedisin e prostitucionit në këtë zonë. Pika e referencës dhe lidhja midis komponentëve të ndryshëm, ishte se Rumini gëzonte besim të plotë nga dy vëllezërit në krye të trafikut të drogës.


08

« reklamë

E hënë 6 maj 2013 •

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

Adresa: Sheshi Skëndërbej nr.5 Tel: ++355 42 380 793; Fax: ++355 42 232 389

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tre Urat Leskovik”. Subjekti kërkues i këtij objekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë

në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me V.K.M. nr. 138, date 23. 03. 2000 “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe për llogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të

drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar. Pronarët që kanë emrin në listen emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të

shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). Vlera totale e shpronësimit është 5.310.508.8 (pesë milion e treqind e dhjetë mijë e pesëqind e tetë pike tetë) lekë.

REPUBLIKA E SHQIPERISE DREJTORIA E PERGJITHSHME E RRUGEVE DREJTORIA E SHPRONESIMEVE

Lista e pronareve qe shpronesohen nga ndertimi i segmentit rrugor "Tre Urat-Leskovik" Lloji i Pasurise Sip. Nr. Emri

Atesia

Mbiemri

Z.K.

Nr. Pasurise

Siperfaqja

Totale

ARE Çmimi

Vlera

PYLL Çmimi

Vlera Vlera

Shenime

Totale (Leke)

FSHATI GLINE Z.K. 1780 RRETHI KOLONJE 1 I Parregjistruar

1780

270

3232

245

169.9

41625.5

41625.5

Konfirmim ZVRPP

2 I Parregjistruar

1780

287

89486

1120

169.9

190288

190288

Konfirmim ZVRPP

3 I Parregjistruar

1780

286

4622

320

169.9

54368

54368

Konfirmim ZVRPP

4 I Parregjistruar

1780

300

213118

190

169.9

32281

32281

Konfirmim ZVRPP

5 I Parregjistruar

1780

277

2734

315

169.9

53518.5

53518.5

Konfirmim ZVRPP

6 I Parregjistruar

1780

295

280167

1735

169.9

294776.5

294776.5

Konfirmim ZVRPP

7 I Parregjistruar

1780

281

695

169.9

118080.5

118080.5

Konfirmim ZVRPP

8 I Parregjistruar

1780

282

9423

381

169.9

64731.9

64731.9

Konfirmim ZVRPP

9 I Parregjistruar

1780

284

8505

520

169.9

88348

88348

Konfirmim ZVRPP

10 I Parregjistruar

1780

174

936

495

169.9

84100.5

84100.5

Konfirmim ZVRPP

11 I Parregjistruar

1780

180

14667

510

169.9

86649

86649

Konfirmim ZVRPP

12 I Parregjistruar

1780

176

10534

865

169.9

146963.5

146963.5

Konfirmim ZVRPP

13 I Parregjistruar

1780

175

24468

150

169.9

25485

25485

Konfirmim ZVRPP

14 I Parregjistruar

1780

178

326

126

169.9

21407.4

21407.4

Konfirmim ZVRPP

15 I Parregjistruar

1780

177

120579

3830

169.9

650717

650717

Konfirmim ZVRPP

16 I Parregjistruar

1780

162

3221

650

169.9

110435

110435

Konfirmim ZVRPP

17 I Parregjistruar

1780

147

154996

260

169.9

44174

44174

Konfirmim ZVRPP

18 I Parregjistruar

1780

171

63306

1755

169.9

298174.5

298174.5

Konfirmim ZVRPP

19 I Parregjistruar

1780

179

2070

175

169.9

29732.5

29732.5

Konfirmim ZVRPP

20 I Parregjistruar

1780

167

39644

895

169.9

152060.5

152060.5

Konfirmim ZVRPP

21 I Parregjistruar

1780

21

52083

155

169.9

26334.5

26334.5

Konfirmim ZVRPP

22 Fanteri

Fidari

Firaj

1780

265

1121

125

169.9

21237.5

21237.5

Konfirmim ZVRPP

23 Gezim

Rexhep

Dajko

1780

264

1954

240

169.9

40776

40776

Konfirmim ZVRPP

24 Faslli

Rexhep

Dajko

1780

262

2495

310

169.9

52669

52669

Konfirmim ZVRPP

25 Dalip

Beshir

Potka

1780

268

2277

210

169.9

35679

35679

Konfirmim ZVRPP

FSHATI ÇARÇOVE Z.K. 1356 RRETHI PERMET 26 Mynedet

Qamil

Ramolli

Bujar

Fenai

Ramolli

Pellumbesha Fenai

Ramolli

27 Zihni

Xhavit

Bordi

Zhaneta

Xhavit

Bordi

Armand

Xhavit

Bordi

Beqir

Rusi (Mazreku)

28 Shpresa

Shuma

1356

15-68

100 ha

4561

366

1669326

1669326

Konfirmim ZVRPP

1356

173

30 ha

1500

366

549000

549000

Konfirmim ZVRPP

1356

92

30 ha

895

366

327570

327570

Konfirmim ZVRPP

2545896

5310508.8

4247.5


AKTUALITET • E hënë 6 maj 2013

SOKOL GORRICA BERAT – Në paraditen e djeshme në orën 10.00 deputeti Nasip Naço i shoqëruar nga krerët e pushtetit vendor, të Këshillit të Qarkut Berat, veteranë dhe krerët e politikës lokale, kanë vendosur kurora e buqeta me lule në Varrezat e Dëshmorve të Kombit. Homazhet Të pranishëm në këtë ceremoni festive kanë qenë qindra banorë të qytetit e të rrethinave të tij, pjesëtarë e të afërm të familjeve të dëshmorëve, si dhe shumë anëtarë të organizatave rinore, nxënës shkollash etj. Po në këtë ceremoni nderimi për të rënët e luftës Çlirimtare, kurora e buqeta me lule kanë vendosur dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, Petrit Sinaj, nënkryetarja e Bashkisë Evgjeni Pelivani, kryetari i Këshillit të Bashkisë, Lonok Çuedari, si dhe kryetari Veteranëve Ohrahn Frashëri, kryetari i Organizatës të Dëshmorëve Skënder Mustafaraj, krerët e politikës vendore të PS-së, LSI-së e të partive të tjera dhe ato rinore. Ajo që ka rënë në sy në këtë ceremoni festive në këtë 5 Maj ka qenë mungesa e pjesëmarrjes të PD-së lokale, kreut të Prefekturës edhe pse ka pasur një kurorë të përgatitur dhe për këtë institucion, i cili ka mbetur pa vendosur në lapidarin kushtuar dëshmorëve. Të pranishmit pas vendosjes të kurorave dhe buqetave me lule kanë kaluar në revistë të gjithë momerialet ku prehen eshtrat e të rënve të luftës, si dhe kanë përshëndetur nga afër familjarët dhe të afërm të familjeve të dëshmorëve. Po gjatë ditës së djeshme deputeti Naço dhe krerë të tjerë të pushtetit vendor dhe të partive politike kanë bërë vizita në familjet e dëshmorve të atdheut. Më pas gazetarët e medies të shkruar dhe asaj vizive kanë kërkuar një prononcim nga deputeti Nasip Naço, shkak për këtë prononcim ka qenë mosvendosja e një kurore në mungesë të krerëve të Prefekturës dhe të Partisë Demokratike të këtij qyteti. Deputeti Naço I pyetur nga gazetaret për miratimin e tre ligjeve Naço citoi: “ Si Lëvizje Socialiste për Integrim kemi bërë një marrëveshje me Edi Ramën që të votohen tre ligjet si kusht i BE-së dhe kjo të hyjë në fuqi në shtator, pra pas zgjedhjeve parlametare. “Në radhë të parë dua të them se në këtë ditë të shënuar ne u përulemi me nderim atyre vajzave dhe djemve, atyre burrave dhe grave që luftuan për çlirimin e Atdheut për të ardhur dhe jetuar ne sot të lirë, dhanë dhe gjënë më të shtrenjtë jetën. Ndaj ne sot u përulemi me nderim të gjithë dëshmorëve të atdheut dhe kjo është dita më kulmore që të gjithë të jemi të bashkuar për t’i nderuar dhe për të ardhur me kurora e buqeta me lule këtu në varrezat e dëshmorëve ku dhe prehen eshtrat e tyre. Unë mundet të them se ndoshta ende PD-ja vazhdon të jetë në atë rrjedhë

»

09

DEPUTETI I LSI-së BËN HOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE, MUNGOJNË KRERË TË PD-së

Nasip Naço: U përulemi dëshmorëve, ata luftuan që ne sot të gëzojmë lirinë

mendimi, për të ndryshuar historinë, për të ndryshuar këtë datë, të cilët vetë këta që ne sot këtu u përulemi me nderimin më të madhe e kanë vendosur me grykën e pushkës. Ndërkohë Petrit Sinaj, kryetari qarkut të Beratit u shpreh në një prononcim për median: “5 Maj është dita e dëshmorëve, ku të gjithë ne së bashku shkojmë për t’u përulur para lapidarit kushtuar të rënëve të luftës për liri. Shkojmë për të vendosur në momorialet e tyre kurora e buqeta me lule, për të takuar familjarë dhe të afërm të familjeve të dëshmorëve dhe për t’i nderuar të

gjithë së bashku këta të rënë të luftës. të cilit nuk kursyen as jetën e tyre që ne sot jetojmë të lirë në trojet tona. 5 Maji, do të jetë për ne, jo vetëm ditë kujtese dhe nderimi, por edhe frymëzimi për të ardhmen, kjo na obligon më shumë për të qenë të bashkuar në këtë ditë ku dhe vijmë për t’i nderuar dëshmorët. Gledjon Rehovica “5 Maji është dita kur të gjithë së bashku u përulemi të rënëve të luftës, vijmë tek ta për t’i nderuar për të vendosur në memorialet e tyre buqeta me lule. Por 5 Maj është dhe

një ditë ku ne së bashku duhet të marrim një frymëzim për të ardhmen, për të qenë më të bashkuar për të qenë obligues në punën në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe integruese që ne sot po ndërtojmë kudo që jemi. Ndaj unë sot në këtë ditë të shënuar them me bindje se ne duhet të krenohemi me dëshmorët e kombit tonë që dhanë dhe gjënë më të shtrenjtë për të qenë të lirë ashtu si ne sot gëzojmë së bashku. Nderim dëshmorëve në këtë altar ku dhe prehen eshtrat e tyre për të mos vdekur kurrë, ndërsa së bashku dua të përshëndesim pjesëmar-

rësit që janë familjarë të dëshmorëve dhe të afërmit e tyre, por dhe banorë të qytetit, të cilët vijnë sot këtu për të nderuar dëshmorët. Festa e Pashkëve Vlen të përmendet se deputeti Nasip Naço, kreu i qarkut Petrit Sinaj, Gledjon Rehovica, si dhe shumë të tjerë krerë të partive politike, krerë të pushtetit vendor, krerë të feve të tjera të Myftinisë, sektit Bektashi, atij Rufaji etj kanë shkuar për vizitë në Metropolin beratas ku kanë uruar nga afër At, Petraq Simsia gëzuar Pashkët, nga

ana e tij At Petraq Simsia ka uruar mirëseardhjen e besimtarëve, të krerëve në fjalë në Metropolinë beratase për të festuar pak çaste festën e Pashkve. Naco një prononcim tha: “Uroj nga zemra të gjithë besimtarët ortodoksë gëzuar Pashkët, ajo që më bie në sy këtu në Berat është se të gjitha festat fetare festohen nga të gjithë banorët pa dallim feje, pra për të uruar festën e Pashkëve në metropoli vijnë besimtarë edhe të feve të tjera. Ndaj dhe njëherë ju uroj gëzuar Pashkët të gjithë banorëve të Beratit dhe në veçanti fesë ortodokse Gëzuar Pashkët.

STUDENTËT DO TË UDHËTOJNË DREJT VENDIT TË AKSIDENTIT KU DO TË VENDOSIN QIRINJ

“Të mbijetuarat e Himarës”, protestë homazh më 21 maj Protestë dhe ndaj firmës që u ka mohuar paratë e sigurimit të dëmtuarave ELBASAN- Gati një vit më parë, 13 persona humbën jetën, ndërsa 26 të tjerë pësuan dëmtime të ndryshme si pasojë e një aksidenti të rëndë të regjistruar në Himarë në Qafën e Vishës. Autobusi me të cilin udhëtonin humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar në humnerë. Studentët ishin nisur në një ekspeditë shkollore për degën e tyre gjuhëletërsi. Mbi këtë ngjarje, por edhe mbi kërkesën e vëzhdueshme të të mbijetuarave për dëmshpërblim, këshilli studentor në Elbasan është duke përgatitur një homazh protestë. Studentët do të udhëtojnë drejt Himarës për të vendosur qirinj dhe lule më 21 maj. Njëkohësisht ata

do t’i drejtohen me një apel strukturave shtetërore dhe të drejtësisë për të zgjidhur ngërçin e krijuar nga kompania siguruese për dëmshpërblimin e tyre. Të gjithë

studentët kanë bërë apel për mbështetje në këtë protestë homazh. Qëllimi është për të kujtuar viktimat, por edhe për të mos heshtur përballë padrejtësive. Ligji shqiptar

u jep të drejtën familjeve të personave që humbasin jetën në aksidente me mjete të transportit publik të përfitojnë dëmshpërblim financiar. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tha se ligji parashikon dëmshpërblim edhe për ata persona, që mbesin të lënduar gjatë këtyre aksidenteve, për të përballuar shpenzimet e kurimit apo dhe kompensimin e humbjes së aftësisë për punë, qoftë kjo e përkohshme apo e përhershme. Sipas AMF-së nga dëmshpërblimi, sipas ligjit, në çdo rast përjashtohet vetëm drejtuesi i mjetit, por nëse ai ka policë sigurimi vullnetar ai mund të përfitojë dëmshpërblim në rast aksidentesh. Në rastin e tragjedisë së Himarës

ku humbën jetën 13 vetë dhe u plagosën 24 të tjerë AMF thotë se autobusi i rrëzuar ka qenë i siguruar ndaj palëve të treta tek kompania “Sigma Viena Insurance Group”. Sipas AMF, ky siguracion mbulon dëshmpërblimin për viktimat dhe të plagosurit në një vlerë totale qe është minimalisht 150 milionë lekë. Ky është kufiri minimal i dëmshpërblimit, por vlera reale del pas vlerësimit që bëjnë ekspertët e posaçëm të autoritetit të mbikëqyrjes financiare. Shuma e dëmshpërblimit llogaritet sipas një formule të posaçme që është parashikuara në ligj. Sipas AMF-së, kompani siguruese i ka të gjitha kapacitetet financiare për të përballuar dëmshpërblimin. L. Lleshi


10

« opinion

E hënë 6 maj 2013 •

Oazë apo geto urbane? Nga Artan Xh. DUKA Hullia e hallit të mjediseve të përbashkëta Në monizëm banorët ishin në masë qiramarrës te shteti dhe pasuria e shtetit mbulonte çdo problematikë të mjedisit të përbashkët prej mirëmbajtjes, investimit, kushtet higjienosanitare etj., përpos kujdesit të vetë banorëve. Sot ne jetojmë në masë në apartamente private dhe me bumin e pashoq të ndërtimeve vijnë edhe problemet e administrimit të mjediseve të përbashkëta, të cilat, ndonëse prej 3 vjetësh është në fuqi ligji nr. 10 111 për administrimin e bashkëpronësisë, mbeten ende kritike. Çdo ndërtesë apo kompleks i ri banimi, ndonëse fillimisht premtues si oazë për familjen, shpejt transformohet në geto qoftë në pamje, qoftë në funksionalitet, aq sa shpesh stonojnë deri edhe ndaj banesave të monizmit. Problematikat janë pa fund. Nga shkallët, lyerja, pastërtia, ndriçimi, ashensori, pompa e ujit, xhamat, citofonia, kabina korrenti të shqyera, telefonia, rrjetet kabllore, fasadat, antenat, pusetat, ndërhyrje të të tretëve, tarracat e pushtuara, modifikime hyrjesh, që ndikojnë komshiun, objekte në parvaze, parking kaotik, mungesë gjelbërimi, dyer pallatesh të shqyera, antena celulare në tarracë, qese plehrash dhe oborre septike, ndotje akustike, biznese në katet e banimit etj. Kjo sepse, si çdo gjë, te ne problemi nuk është thjesht ndërtimi: shtëpi, rrugë, park, kënd lojërash etj., por mirëmbajtja, që e denatyron më pas. Por ndërsa për mjediset publike, lapsi bie herët a vonë dhe bashkia hedh ca lekë, për mjediset e përbashkëta mungesa e investimeve shpie në degradim, me efekte në cilësinë e jetës, vlerën e pronës etj., dhe kjo sepse ia lënë gjërat në dorë banorëve (!). “Kooperativë” në qytet! Kësaj hullie hallesh që i ka zënë banorët nuk po i jepet drejtim prej këtij ligji. Jo thjesht se nuk njihet (zor se ka interes për 40 faqe ligj, ndërsa banorët i bien shkurt), por sepse ligji niset nga një premisë jo realiste te presupozon vetorganizimin në ansamble pronarësh(!), koncept ky i tejkaluar për një shoqëri që me monizmin la pas edhe zakonin e trokitjes për farë kosi apo ndryshe hyrjedaljet pa të keq si bazë për më tej. Brezi i tretë nuk e luan dot më fizikisht këtë rol dhe brezi i dytë është mosbesues dhe i painteresuar, ndërkohë që në banesat e reja banorët e huaj që në fillim tentojnë të mbeten të tillë, pa përmendur këtu vështirësitë që krijon lëvizja e tyre si rrjedhojë e shitjeve apo dhënieve me qira. Praktikë kjo që nuk vërehet as në Perëndim, ku vërtet pronarët paguajnë tarifa mirëmbajtjeje tek administratori, por marrëdhëni-

et rregullohen individualisht mes tij dhe çdo banori më vete. Ligji presupozon respektim ligji, traditë fqinjësie, mirëbesim reciprok mes palëve në kontratë, gjykata efikase, mbrojtje prej intimidimit etj. Veçanërisht në banesat e reja dhe mobilitet të lartë (rasti i qiramarrjeve), tradita e fqinjësisë aktive nuk ekziston (sikurse ka humbur në banesat e monizmit) dhe po kështu edhe mirëbesimi reciprok, duke e bërë praktikisht të pamundur dhe të paragjykuar uljen e palëve dhe ujdinë për administrimin e mjediseve të përbashkëta. Ky ligj më tepër se sa dobi për banorët katandiset në larje duarsh nga ana e pushtetit për të hequr çdo përgjegjësi në mbarëvajtjen e jetës në komunitet, duke i lënë palët t’i zgjidhin (lexo: përplasen) vetë gjërat. Shpirti i munguar i mëhallës Ndryshe nga monizmi, banorët sot vlerësojnë shumë më tepër privatësinë apo sekretin e jetesës dhe duke evituar kontaktet, evitohen edhe situata të papëlqyera, kërshëri dhe thashetheme rreth gjendjes financiare, pronës, lidhjeve sociale, shtëpive bosh etj. çështje delikate, që promovojnë indiferentizëm reciprok dhe të pritshëm. Kontrata të kësaj natyre, edhe nëse realizohen, nuk bazohen në unison dhe sfidohen e shpërfillen në vijimësi, sepse mosbesimi reciprok dominon mes njerëzve që shihen vetëm në ashensor dhe mbyllen me disa lloze më pas në foletë e tyre. Edhe iniciativat spontane individuale paragjykohen kur vjen puna te preventivi, sikurse indiferenca haset edhe në rastet kur dëmtohet e përbashkëta, por që qëllon për dreq te njëri prej tyre (p.sh. kolona e shkarkimit) etj. Edhe kur punën e merr në dorë një administrator, mbledhja e tarifave degjeneron me trokitje natën vonë dhe moshapje dyersh, gjë që dekurajon dhe dëmton banorët korrektë, ndërsa administratorët dorëzojnë çelësat, duke lënë vakumin pas. Sot nuk ka më sens mëhalle dhe askujt nuk i bëhet vonë për askënd, me episode tashmë rutinë si nga ngjitja e shkallëve në errësirë, plaka që presin në trotuar sa ta rregulloj ndokush ashensorin, keqbërës që gëlojnë nëpër shkallë, pompa që fiken e ndizen sipas qejfit etj. grimca të groteskut të përditshëm, që stresojnë dhe konfliktojnë banorët pambarim. Një derë për të trokitur Që oazat të mos bitisen geto, mirëmbajtja e mjediseve të përbashkëta ka nevojë për ndërmjetësim efektiv dhe rishikim të kuadrit ligjor. Ndoshta politikanët nuk e ndiejnë këtë presion, sepse

syresh jetojnë në vila apo komplekse me mirëmbajtjen të siguruar, por qytetari-votues e vuan çdo ditë. Asambleja e pronarëve nuk është zgjidhja e këtij problemi. Shërbimet që lidhen me mjediset e përbashkëta, sikurse edhe rrugicat, kazanët e plehrave, ujësjellësi, trotuaret, rrugët etj. duhet të merren në ngarkim nga pushteti lokal përmes tenderimit dhe nënkontraktimit te privati. Banorët nuk i bën zap asambleja, por pushteti, që duhet të djersijë që të meritojë më pas votën e tyre. Sikurse takson për TVSH gjelbërimin e qytetit etj., pushteti lokal - bashki, minibashki, komunë - të taksojë edhe tarifën e mirëmbajtjes dhe investimit në mjediset e përbashkëta, duke krijuar fondin për tenderim ndaj privatëve, puna e të cilëve monitorohet prej inspektorëve të pushtetit lokal, subjekt edhe të vërejtjeve prej banorëve. Vetëm në këtë mënyrë do të ketë një “derë” ku të trokitet për problemet në komunitet, do të mund të krijohen fondet e duhura deri për investime të konsiderueshme, si patinim pallati, lyerje fasadash, zëvendësim ashensori, izolim tarrace etj., që janë të paimagjinueshme, nëse lihen në dorë të asamblesë së banorëve. Të gjithë të fituar Marrja përsipër e administrimit prej kompanive private që licensohen, tenderohen dhe monitorohen prej pushtetit lokal ofron përfitime për të gjithë nga: a) mirëmbajtja efektive dhe në kohë e tyre; b) nxitja e biznesit përmes nënkontraktimit, fitimit të garantuar me palë kontraktuale pushtetin lokal dhe jo individin neglizhent; c) pagesa të rregullta dhe fonde shtesë për pushtetin lokal; d) përmirësim i cilësisë së shërbimit si rrjedhojë e tenderimit konkurrues; e) shmangie konfliktesh mes banorëve dhe mes tyre e privatit me ndikim në fqinjësinë e mirë; f) shtim i vlerës së banesave, të ardhura për ata që shesin, taksa ndaj shitjes; g) “prekje” me dorë e premtimit elektoral dhe interes në rritje për votën vendore; h) sinkronizim i investimeve dhe harmoni mes zonave rezidenciale me efekte estetike urbane; i) ekonomi shkalle në sigurimin e pajisjeve, uniformitet në banesa (fasada, dyer kryesore, ashensorë etj.); j) nxitje e punësimit _ privati, pushteti lokal, inspektorë, biznese aksesorë, magazinim, shërbime sigurimi etj. efekte pozitive me të gjithë fitues. Mbi të gjitha prania e një autoriteti të padiskutueshëm siç është pushteti lokal, krijon premisa për garanci dhe qetësi mendjeje afatgjatë për banorët dhe blerësit që duan të investojnë. Me efekt shmangien e tensioneve dhe rivitalizim të komshillëkut dhe harmonisë urbane si bazë e oazës që aspirojmë të gjithë.

Ballkani çerdhja e fantazmave

E

mri Ballkan rrjedh nga fjala perse Balak, që ka kuptimin e shtëpisë së lartë apo malit. Në literaturën evropiane termi Ballkan është përdorur për herë të parë më 1809 nga gjeografi gjerman A. Zeune. Emërtimi i gjithë gadishullit me këtë emër daton nga viti 1827.Në këtë kohë fjala Ballkan kishte konotacion jashtëzakonisht pozitiv: kishte kuptimin e “shtëpisë së lartë”, vendit të PERENDISE, aty ku u zhvillua qytetërimi. Këtë konotacion termi Ballkan e posedonte deri në kohën Perandoria Osmane u zbua prej gadishullit. Konotacioni negativ i emrit Ballkan nisë me luftërat Ballkanike. Përkatësisht, me mizoritë serbe, malazeze, greke e bullgare ndaj popullsisë myslimane të kohës në Luftën e Parë Ballkanike dhe vazhdon me mizoritë serbe e greke ndaj bullgarëve në Luftën e Dytë Ballkanike. Konotacionit negativ të termit Ballkan në fakt më së shumti i kontribuuan miqtë e Serbisë. “Iracionaliteti i ballkanikëve” – devizë për të barazuar agresorin me viktimën Meqë krimet serbe ishin evidente dhe nuk mund të fshiheshin, sepse Serbia doli përfituesja më e madhe në këto luftëra, atëherë ato duheshin arsyetuar. Arsyetimi ishte se nuk janë vetëm serbët të këqij, por të gjithë janë njësoj. Miqtë e serbëve, që në shumicë ishin të grumbulluar në qarqet politike e intelektuale angleze e franceze, u angazhuan me tërë qenien që të mblidhnin dëshmi për iracionalitetin e fiseve ballkanike. Kjo bëhej me qëllim që Perëndimit t’i jepej mesazhi: lëreni ballkanikët të vriten mes veti, mos ndërhyni në iracionalitin e tyre, le të jetojnë me ligjet e tyre. Natyrisht, ligjin e bën më i forti, dhe ky më i forti ishte Serbia. Ishte më i forti sepse gëzonte përkrahje ruse, angleze e franceze. Ky stereotip furnizohet edhe sot e kësaj dite. “Balkan ghosts” (“Fantazmat ballkanike”) Një shkrimtar amerikan, pak kohë pra fillimit të shpërbërjes së

Nga Nexhmedin Spahiu ish- Jugosllavisë, shkroi librin, shumë të lexuar në Amerikë, “Balkan ghosts” (“Fantazmat ballkanike”).Libri në dukje të parë nuk duket pro-serb, madje ai i trajton edhe serbët njësoj si edhe popujt tjerë ballkanikë: irracionalë, emotivë, të egjër etj, për të lënë përshtypjen e një autori objektiv. Në mesin e margaritarëve tjerë, gjithsesi atraktivë për zbavitjen e lexuesit perëndimor, autori paska takuar një shqiptar i cili nuk e pika rakinë vetëm e vetëm se këtë e pinë serbët, armiqtë e tij të përbetuar! Hilja është kjo: nëse ndodh ndonjë gjë e keqe në Ballkan, mos u çuditni dhe mos lodhni kot të gjeni shkaktarin, kjo do të jetë vetëm një shprehje e irracionalitetit të tyre që i karakterizon të gjitha ato fise primitive. Në kohën kur po shkruhej libri, serbët i kishin planet e gatshme për të gjitha ato të këqija që do t’i bënin. Dhe libri pati efektin e vet. Thuhet se kur Presidenti Clinton e lexoi këtë libër ndryshoi mendimin e tij për ndërhyrje në Bosnjë më 1992. U desh të bëhen edhe tre vjet të tjerë lufte e të vdisnin 200.000 boshnjakë që administrata amerikane t’i kthehej opcionit për ndërhyrje në Bosnjë. Në ndërkohë serbët ia arritën qëllimit të tyre për copëtimin e Bosnjës. Mirëpo, ashtu siç me fundin e dominimit osman në gadishull i erdhi fundi konotacionit pozitiv të termit Ballkan, tani kur po përfundon periudha e dominimit serb në Ballkan po i vjen fundi edhe konotacionit negativ të tij. Indikatori më i qartë është transformimi i opinionit të publikut të zakonshëm në Amerikë. Stereotipi për ballkanikët irracionalë i dha kohë Serbisë Kur filloi lufta slloveno - serbe, amerikanët e zakonshëm morën vesh se në një vend të quajtur Jugosllavi po ndodh diçka, por nuk e dinin se çka po ndodh dhe ku i bien Jugosllavia.Kur filloi lufta kroato - serbe, publiku i zakonshëm amerikan kuptoi se po bëhet një luftë në një shtet të Evropës, por nuk e dinin se kush janë palët në konflikt dhe për çka po luftojnë.Kur filloi lufta mes serbëve dhe boshnjakëve, meqë mediet përgjithësisht boshnjakët i quanin Myslimanë, publiku i zakonshëm amerikan e kuptoi se njëra palë qenkan myslimanë dhe sigurisht që këta duhet të

jenë të këqijtë, ngase të krishterët duhet të jenë si ne. Pas tri viteve të luftës në Bosnje, më në fund u kuptua se viktima janë pikërisht këta myslimanët dhe se logjika e thotë se të këqij janë ata që shkaktojnë viktima dhe këta na qenkan serbët. Dhe meqë serbët na qenkan të krishterë ata po na turpëruakan edhe ne. Kështu zemërimi amerikanëve të zakonshëm ndaj serbëve u shumëfishua.Kur filloi lufta në Kosovë, amerikanëve të zakonshëm nuk u interesoi se kush janë shqiptarët, por u mjaftuan me shfryrje dufi: “prapë këta serbët”. Kësisoj e keqja më në fund e mori emrin e vet të vërtetë.E vërteta është se trazirat në Ballkan nuk i shkakton irracionaliteti i ballkanikëve, por sjellja makiaveliste e serbëve. Por, meqë Ballkani si term politik pësoi të dyja konotacionet, atë pozitiv dhe atë negativ në një mënyrë u konsumua dhe tani, kohëve të fundit, ky term gjithnjë e më shumë po zëvendësohet me termin Evropa Juglindore. Faik Konica shpiku i pari termin Evropa Juglindore Në terminologjinë politike termi Evropa Juglindore i përket këtyre viteve të fundit.Sikur Faik Konica ta kishte botuar librin e vet të lënë përgjysmë “Shqipëria, kopsht shkëmbor i Evropës Juglindore” do të kishte ngelur në analet e shkencave politike si pagëzuesi i gadishullit. Fatkeqësisht, libri i Konicës, i shkruar para gati 8 dekadave, është botuar tani vonë dhe atë vetëm i përkthyer në shqip. Termi Evropa Juglindore po e zëvendëson termin Ballkan për të njëjtat arsye të cilat i përmend edhe Faik Konica. Botimi në anglisht i librit të Konicës i lënë përgjysmë, qoftë edhe me 8 dekada vonesë do të ishte një kontribut për shkencat politike në përgjithësi dhe një interes i veçantë për shqiptarët, pasi ky libër, fatkeqësisht i lënë përgjysmë, do të shënonte kontributin e një shqiptari në kthesat politike. Natyrisht, termi Evropa Juglindore, nuk ia kthen këtij rajoni në kuptimin politik prestigjin e dikurshëm si djep i qytetërimit, si rajon nga ku edhe rrjedh emri Evropë (fillimisht Evropë është quajtur vetëm rajoni i Ballkanit të sotëm), por thjesht i jep kuptimin politik se ky rajon është pjesë e Evropës ashtu si edhe pjesët e tjera.


opinion • E hënë 6 maj 2013

»

11

Vagonët bosh në trenin e ndryshkur të opozitës Nga Halil RAMA

K

omisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të shtunën kërkesat për regjistrimin e dy koalicioneve parazgjedhore: “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, që drejtohet nga Partia Demokratike, dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, që drejtohet nga Partia Socialiste. Koalicioni i djathtë, i udhëhequr nga PD-ja, përbëhet nga 25 parti të djathta dhe të qendrës, ndërsa koalicioni i majtë, i kryesuar nga PS-ja, përfshin 37 parti. Për nga përbërja numerike duket sikur aleanca opozitare është më e madhe, por mjafton qoftë dhe një vëzhgim i përciptë për të konkluduar në fryrjen artificiale të kësaj aleance. Kjo për faktin se vetëm pesë subjekte të këtij koalicioni, e konkretisht Partia Socialiste (PS), Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), Partia Socialdemokrate (PSD), partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” (PBDNJ) dhe Partia Demokracia Sociale (PDS), janë parti me mbështetje të konsiderueshme elektorale. Ndërsa në koalicionin e mazhorancës me emërtimin sinjifikativ “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” numri i subjekteve me mbështetje të njohur elektorale është dy herë më i madh se ai i koalicionit opozitar. Ja disa nga subjektet zgjedhore që janë pjesë e kësaj aleance: Partia Demokratike (PD); Partia Republikane (PR), partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet” (PDIU); partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” (LZHK); Partia Agrare Ambientaliste (PAA); Bashkimi Liberaldemokrat(BDL); Lidhja Demokristiane (LDK); partia “Lëvizja e Legalitetit” (PLL); partia “Balli Kombëtar” (PBK); partia “Aleanca Demokratike” (PAD); partia “Balli Kombëtar Demokrat” (PBKD) etj. Është fakt i pamohueshëm që sistemi proporcional-rajonal që aplikohet në Shqipëri, favorizon aleancat e gjera, dhe kjo u provua me zgjedhjet e 2009-s. Por kjo kurrsesi nuk funksionon për ale-

anca me parti fiktive, siç mund të konsiderohet “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, e drejtuar nga Partia Socialiste. Plot 32 subjekte të kësaj aleance, pa emër dhe ndonjë mbështetje të provuar elektorale, në dy zgjedhjet e fundit, qoftë në ato parlamentare të 2009-s, qoftë në vendoret e 2011-s, nuk kanë arritur të gjitha së bashku as 10 mijë vota. Parë nga ky këndvështrim, kjo aleancë i ngjan një treni të ndryshkur, që përshkon hekurudhat tona me vagonët bosh. Në një këndvështrim tjetër, vetë përbërja e partive të kësaj aleance është në kontrast të thellë me emërtimin e saj “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Shqiptarët e kanë tashmë të qartë se është pikërisht Partia Socialiste, si timoniere e këtij treni të ndryshkur, ajo që ka bllokuar prej vitesh procesin e integrimit të Shqipërisë në Europë. Rasti më kokëfortë për këtë është mosvotimi i tri ligjeve që kushtëzonin marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Kontrasti me emërtimin e kësaj aleance duket fare qartë dhe në përfshirjen brenda saj të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë. Kjo për faktin se siglat “PPSH” dhe “PKSH” shkaktojnë urrejtje dhe neveri te çdo shqiptar i ndershëm për vetë trashëgiminë e egër të një sistemi monstër, që për 50 vjet nën diktaturë e çoi Shqipërinë në buzë të greminës. Kryesuesi real i këtyre partive (jo ai i PPSH-së apo PKSH-së, por i PSSH-së me emër të ri), duke u pozicionuar në krye të kësaj aleance kërkon t’u imponohet shqiptarëve si shef i bllokmenëve të rinj në mbrojtje të trashëgimisë së etërve të tij. Kjo është aleanca e bijve të ish-nomenklaturës komuniste, të cilët me çdo kusht e mjet kërkojnë të rimarrin pushtetin e humbur të etërve. Lidershipi opozitar në krye të kësaj aleance, që përfaqëson trashëgiminë komuniste të Shqipërisë dhe idealet e sistemit të rrënuar në fund të viteve ’80, u ofron shqiptarëve rikthimin e taksës progresive

dhe të policisë sekrete, ndërkohë që ka paralajmëruar suprimimin e institucioneve bazë demokratike, duke i zëvendësuar ato me komisione ekspertësh pranë tij, nëse do të arrijë të ulet në kolltukun kryeministror. Qoftë dhe për këto projekte makabër ai dhe aleanca e tij kurrsesi nuk mund të votohen nga shqiptarët. Në këtë aleancë bëjnë pjesë edhe partiza e Skënder Gjinushit, e Spartak Ngjelës, e Idajet Beqirit, G-99-shat e Erion Velisë e një mori fantazmash të tjera. Mjaftojnë këta emra si dhe të disa eksponentëve të kupolës rozë për të konkluduar se në këto zgjedhje forcat progresiste kanë përballë një aleancë të djajve. Rikthimi te një aleancë e pinjollëve të Byrosë Politike e ka kthyer PS-në në parti antieuropiane dhe antiatlantiste. Çdo fjalë dhe veprim i “rilindësve” të vjetër ( pinjollë të ish-sekretarëve të parë të Partisë së Punës) ka vetëm një qëllim: të pengojë vendin në rrugën e pakthyeshme të integrimit në Bashkimin Europian. Pjesë e strategjisë së tij konstante të bllokimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE është dhe loja e pandershme me KQZ-në, duke imponuar dorëheqjen e anëtarëve të propozuar prej tij dhe duke mos propozuar emra të rinj në përbërje të institucionit të vetëm ligjor, përgjegjës për organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve. Në revanshin e shfrenuar për të mbajtur peng forcën kryesore politike opozitare në vend kreu i PS-së ka injoruar dhe po injoron çdo zë apo rekomandim në dobi të një procesi zgjedhor demokratik, duke imponuar me metoda rrugaçërore një strategji të dalëboje. Në këtë rrugë pa krye ai po e çon drejt vetasgjësimit politik Partinë Socialiste, që gjithsesi përbën pasuri kombëtare. Ndërkohë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, një koalicion më solid se kurrë në historinë e së djathtës shqiptare, ecën e sigurt drejt marrjes së mandatit të saj të tretë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Kur situata bëhet serioze

A

snjëherë nuk e vë në dyshim mençurinë e shqiptarëve. Këtë e kemi vërtetuar me arritjet tona në botë, në konkurset ndërkombëtare, (rasti i Mis Shqipërisë Denisa Kola në “Miss World” në Kinë në vitin 2003, e cila fitoi çmimin “Mis Inteligjenca”), duke zënë vende nderi përkrah shteteve më të zhvilluara të Europës e më gjerë në shumë fusha. Kemi shkëlqyer në universitetet më në zë të botës, duke marrë me vete dije që nuk i kanë shërbyer vetëm vetvetes, por dhe komunitetit përreth; kemi kuptuar cilët ishim e cilët jemi e se cila ishte Europa në të vërtetë, të cilën nuk mundëm ta shëtitnim për dekada me radhë. Shkëmbyem kultura, morëm prej andej dhe dhamë, kjo ndodhi edhe për shkak të globalizmit. Filluam ta shihnim jetën ndryshe nisur nga një këndvështrim i ri për gjithçka, në të gjitha fushat e jetës. Në të njëjtën kohë u përballëm edhe me padijen tonë, për shkak se shumë gjëra s’i dinim siç ishin, apo sistemi komunist na i kishte mësuar ndryshe. Njohëm të vërtetën mbi shumë enigma të së shkuarës. Kontrasti mes së vërtetave që njihnim dhe mësuam bëri të përshtateshim me vështirësi, por, tekefundit, të ndryshonim pozitivisht. Nuk e them për moral, por vetëm nga rëndësia që kanë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Është ende herët të themi se njohim gjithçka për të mbrojtur vetveten pa e dëmtuar atë, pa dëmtuar të tjerët, për të njohur të drejtat që kushtetuta ka rezervuar e vazhdon të rezervojë në çdo kohë. Pa filozofuar, jam e mendimit se, të mos dish të drejtat e tua, do të thotë të mos mbrosh vetveten në mënyrë dinjitoze. Të mos dish do të thotë që të mos gjesh mundësi të kërkosh të drejtën tënde për ta fituar atë. E pse ndodh kjo? Për shumë arsye, njëra prej të cilëve është indiferentizmi për të ditur më shumë. Nëse do t’i referohesha dhunës në familje, do të thosha se shumë gra nuk arrijnë të mbrojnë vetveten, sepse nuk i njohin

Nga Majlinda BUSHJA

të drejtat që u ka dhënë ligji. Nëse arsyet pse ndodh kjo kanë rëndësi, ato sfumohen e nuk gjejnë justifikim, nëse të mposhtin për një kohë relativisht të gjatë. Këtë situatë e gjejmë në zonat rurale, por edhe urbane. Ndërkohë ne zgjohemi si shoqëri vetëm atëherë kur situata është bërë alarmante, por duke rënë përsëri në amullin e përditshme të halleve tona. A nuk shkakton kjo sorollatje pa fund stres e lodhje të panevojshme, më shumë kthim pas në shumë aspekte? Të njëjtën situatë mund ta ndeshim kudo: në punë, në shkollë, në spitale e në të gjitha skutat ku gjallon jeta. Pasiviteti ynë për të njohur më shumë të drejtat tona na kthen pas në kohë, por koha nuk mund ta ndreq më të shkuarën e saj. Asnjëherë nuk do të heq dorë nga ideja se ajo që na bën të mos ecim përpara nuk është verbëria e syve, por e mendjes, prandaj padija për të njohur të drejtat tona ka si rezultante të saj vetëm nënshtrimin. Sa herë kemi thënë me vete duke buzëqeshur se “kjo gjë duhet kështu” ndërkohë që lodheshim se e dinim ndryshe. Ishte trishtues së fundi raporti i Bankës Botërore, sipas të cilit 57% e adoleshentëve shqiptarë janë “analfabet”. Në raport me shtetet e tjera të Ballkanit Shqipëria mbante një rekord negativ. Meqenëse e ardhmja e çdo kombi është rinia, kjo shifër vërtet të tremb. Ndërkohë padija sjell pranë dhe fanatizmin, të cilin, kur e bëjmë të vetin, kthejmë në kohë pas jo vetëm vetveten, por dhe ata që kemi përreth, varet nga pushteti që kemi në familje apo në shoqëri. Padija përveçse na dëmton ne si individë lëshon rrënjët e saj edhe te njerëzit që kemi pranë. Më kujton historinë e vreshtit me gremin kjo. Askujt s’do t’i pëlqente, veçanërisht sot, kur ne çdo ditë kthjellohemi për të drejtat që na takojnë, por ende s’mjafton. Gjithmonë kam qenë e idesë se, sa më shumë takojmë njerëz të panjohur, aq më shumë mësojmë se jemi të paditur. Bota është një univers ku mungesa e dëshirës për ta njohur atë na penalizon me mosinformimin e nevojshëm për ta bërë jetën tonë më të mirë. Ne e kemi fituar lirinë e vërtetë tashmë vonë në demokraci, ndaj dhe rendja për ta kapur botën e zhvilluar na bën të ngutemi, duke harruar se të drejtat tona ne mund t’i fitojmë vetëm kur e

dimë se ligjet na i kanë dhënë ato. Nuk e di pse më bluan dyshimi i kahershëm për shumë nga ne se, nëse do të njihnim të gjitha të drejtat tona ashtu siç duhet, do ta kishim jetën tonë më të lehtë në shumë aspekte. Të them të vërtetën, kam përçmim për paditurinë, sepse e shoh që gabojmë shpesh për faj të saj. Ajo në çdo kohë ushqehet me indiferentizmin tonë, ndaj kjo e bën të jetë gjallë në çdo kohë. Strehën e gjen te vullnetdobëtit, të cilët preferojnë të ecin në rrugën më të shkurtër, por që i çon më gjatë. Dhe kur pranohet kështu, vazhdohet gjatë me hijen e saj nga pas. E dhimbshme padija, sepse, si çdo e keqe, fitohet lehtë. Ndodh që padija e tjetrit na bën të qeshim, por ka dhe të tjerë që qeshin nga padija. Është provuar tashmë se padija bën t’i nënshtrohemi tjetrit pa qenë e nevojshme, e herë të kuptojmë të drejtat si detyra e të mos jemi në gjendje t’i ndajmë ato. E kësaj situate gjithmonë i shkon për shtat shprehja e popullit “sipas kokës vihet festja”. Nëse në fëmijëri do t’i flakim librat, kur të rritemi, shoqëria do të na flak ne, apo do të na lerë në ndonjë cep të saj si njerëz të pagdhendur. Ndaj heshtja s’vlen kur bëhet fjalë për të ardhmen e tyre, kur dëgjojmë se ka shumë fëmijë që nuk kanë mundur dot të kryejnë as arsimin 9-vjeçar. Vazhdimisht flitet se komuniteti rom është më i diskriminuar, e po të njëjtën gjë pohoi dhe raporti më i fundit i “Freedam House”. Në këto kushte, a do të munden këta fëmijë të kërkojnë të drejtat e tyre në çdo kohë kur nuk munden të njohin se çfarë të drejtash kanë? A do të munden të integrohen në shoqëri, e ç’vend do të zënë në kushtet kur teknologjia nga dita në ditë përparon me shpejtësi? Pikëpyetjet janë të shumta, por përgjigjet shumë pak premtuese. Ky komunitet i ndodhur në rrethana të tilla në çdo rast, duke qenë nën hijen e padijes, gjithmonë do të jetë i humbur. Kjo vlen në çdo aspekt të jetës sonë, për të gjithë. Nëse do të udhëhiqemi nga indiferentizmi për të mësuar të drejtat tona, shpërblimi ynë në fund do të jetë shumë më pak nga ç’presim. Mundimi do të jetë më i madh se ç’duhet realisht e për pasojë fundi do të jetë i papëlqyeshëm.


12

bota

« gossip

s p e c i a l e

K

u i fusin paratë të pasurit e vërtetë të planetit, kur nuk i investojnë në bizneset që i kanë bërë të pasur? Ti kopjosh është e pamundur, megjithatë ndonjë shtytje të vogël lëvizjet më të fundit të pasanikëve të planetit mund ta japin. Ja çfarë kanë blerë në muajt e fundit, dhjetë të parët e klasifikimit të “Forbes” si dhe pesë të tjerë, ndër më përfaqësuesit në kontinente të ndryshëm. Meksikani Carlos Slim, ai që sipas revistës amerikane është njeriu më i pasur i globit, ka shkuar tek klasikja: ka zgjedhur tullën. Ndonëse ka vazhduar zgjerimin e kufijve të perandorisë së tij të telefonisë (ka blerë aksione në Austria Telekom dhe Kpn holandeze), gjatë 2013, manjati i America Movil ka hyrë me Elementia, tek e cila zotëron 46%, në aventurën e Cementos Frontaleza kompani e re për “t’i dhënë jetë fabrikës më të mirë të çimentos në Meksikë”. Një bast 300 milionë dollarësh. Pastaj, përmes grupit Holding Carso ka zbuluar nga instituti iberik i kredisë Caixa-Bank plot 439 prona të patundshme, duke nxjerrë 563 milionë dollarë. I dyti i të pasurve të planetit, Bill Gates i Microsoft, preferon të qëndrojë në shtratin e teknologjisë së përparuar. Me Cascade Investments në muajt e fundit ka vënë dhjetëra milionë në mbështetje të tre kompanive që merren me energjinë: Aquion Energy, që thotë se ka prodhuar një bateri me kosto të ulët e realizuar me materiale jo toksikë; Light Energy, që studion mundësinë e depozitimit, në formën e ajrit të kompresuar, të energjisë së krijuar nga impiantet e eolikë dhe fotovoltaikë; dhe Ambri, një kompani e sapokrijuar që dëshiron të krijojë një sistem me kosto të ulët për magazinimin e energjisë në bateri me metal të lëngshëm. Ndërsa evropiani më i pasur, sheh nga tullat, ashtu si Slim. Amancio Ortega, spanjoll, pronari i kolosit të veshjeve Zara, brenda pak muajsh ka shpenzuar plot 233 milionë në pasuri të paluajtshme vetëm në Barcelonë. Më parë kishte hedhur 80 milionë për ndërtesën ku ndodhet dyqani i Apple dhe 56 milionë të tjerë për ndërtesën në adresën Nr. 56 të Passeig de Gracia. Nga Orakulli i Omahës, financieri-industrialist më i famshëm në botë, vjen në fakt një sinjal shprese për letrën e vjetër të shtypur. Warren Buffett ka thënë gjithmonë se duhet investuar në kompani, biznesi i të cilave është thjeshtë për t’u kuptuar (në portofolin e Berkshire Hathaway ka aksione të Ibm dhe Sanofi, Coca

Paranoja, prapa kuintave të bërjes së historisë E hënë 6 maj 2013 •

»14

Shkenca dhe bota e të kuptuarit të ëndrrave

»15

Mashtrimet më të mëdha të zbulime jashtëtokësore

»17

INVESTIMET

Çfarë bëjnë mbretërit e parasë?

Cola dhe American Express, për shembull). Kështu, vitin që kaloi ka shpenzuar 142 milionë dollarë për të zbuluar një biznes që më tradicional nuk bëhet: shtypi lokal. Nga Media General ka blerë plot 63 të përditshme sepse, sic ka thënë, “në vendet dhe qytezat ku ka një ndjesi të fortë komuniteti nuk ka asnjë institucion më të rëndësishëm se sa gazeta lokale”. Edhe më klasik investimi i disa javëve më parë kur, bashkë me Jorge Paolo Lemann (i dyti i të pasurve brazilianë dhe numri 33 në botë) ka hedhur 28 miliardë dollarë pë rtë zbuluar Heinz, gjigandi i ketchup-it. Duke firmosur kështu blerjen më të madhe të të gjithë kohërave në sektorin e ushqimit. Mitike batuta e Buffett: “Heinz është kompania jonë tipike dhe e njoh personalisht shumë mirë produktin, pasi e kam shijuar shumë herë”. Larry Edison, që ka bërë shumë para me informatikën e Orakullit të tij, tani pëlqen shumë të bashkojë sportin me biznesin. Pasi ka nisur dhe rinisur turneun e tenisit ATP 1000 të Indian Wells, në

Kaliforni, po përpiqet që të blejë AEG, kompani që kontrollon shumë ekipe sportivë të klasit të parë, si Lakers dhe Galaxy, domethënë skuadra e basketbollit dhe futbollit të Los Angelesit. Ndërkohë, si një i dashuruar pas detit, ka bërë pazar në ishujt Hauai: me gjysmë miliardi dollarë është bërë pronar i Lanai, ishulli i gjashtë për nga madhësia i arkipelagut. Po të mblidhet pasuria e vëllezërve Koch, Charles dhe David, që janë në vendin e gjashtë të të pasurve me 34 miliardë dollarë për kokë, të dy industrialistët e Kansasit do të linin pas Bill Gatesin. Në krye të Koch industries, si dhe shumë investitorëve mbështetës të kandidatit republikan për president Mitt Romney vitin që kaloi, vëllezërtit Koch kanë hyrë pak ditë më parë në American Greeting, lider në sektorin e kartolinave për urime, si të kartonit, ashtu edhe elektronike. Veç kësaj, ashtu si Buffett, janë të joshur prej informacionit tradicional, dhe prej muajsh për të marrë kontrollin e Tribune Newspapers Company, pronare e “Chicago

Tribune”, si dhe disa gazetave e kanaleve televizivë. Megjithatë, për t’u bërë botues të mëdhenj, Kochët duhet të fitojnë konkurrencën me një as global të lajmeve si australiani Rupert Murdoch. Vëllezërit Koch komandojnë një konglomerat me interesa që shtrihen nga kimia tek energjia, nga ushqimi për kafshë, tek materialet e ndërtimit. Kinezi L Ka Shing që ndjek pas Kochët në olimpin e super të pasurve, është i njohur në Itali sepse kompania e tij H3G – prej më shumë se një dekade në konkurrencë me Vodafone, Telecom dhe Wind – mund të shkrihet me ish-monopolisten tringjyrëshe. Por ndërkohë, manjati mbi 80-vjeçar i lindur në Kinë, por me banim në Hong Kong nuk po rri duarkryq. Vitin që kaloi bleu Wales & West Utilities, që shpërndan gazin në Uells dhe ka nisur një kompani të përbashkët për energjitë e rinovueshme në Australi, dhe në muajt e parë të 2013 bleu Enviro Waste, që menaxhon shpërbërjen e mbetjeve në Zelandën e Re. Li Kashing ka vazhduar të synojë edhe

tregjet strategjikë, duke marrë kontrollin e izraelites Scailex (telekomunikacion), si dhe Asia Container Terminals, që merret me logjistikën portuale, një prej pjesëve më të forta të perandorisë së tij. Liliane Bettencourt (L’Oreal), e vetmja grupa në dhjetëshen e “Forbes” nuk ka blerë, por ka shitur: ishullin e Arros dhe atolin e Saint Joseph. I kishte paguar 18 milionë në 1998, i shiti në 2012 për 60 milionë dollarë. Një tjetër grua, në anën tjetër të botës, duket e aftë të sigurojë disa pozicione në renditje në vitet që do të vijnë: është australiania Regina Rinehart, e quajtur Gina, me një pasuri të bërë bashkë duke nisur nga minierat e hekurit të trashëguara nga babai dhe e rritur me një fushatë blerjesh që ka transformuar Hancock Prospecting në një prej liderëve botërorë në nxjerrjen e hekurit dhe qymyrit. Edhe ajo është tërhequr prej mediave, ku ka investuar 350 milionë euro duke blerë 10 për qind të Network Holdings, një prej grupeve më të mëdhenj të Perth, si dhe Fairfax Company, që zotëron shumë tituj, mes të cilëve “The Age” dhe “The Sidney Morning Herald”. Një tjetër i madh i çelikut si indiani Lakshmi Mittal, për vite të tërë më i pasuri i Anglisë dhe tani i kapërcyer prej oligarkëve të Evropës Lindore që kanë pushtuar Londrën, disa muaj më parë ka diversifikuar në mënyrën e tij drejt tullës, duke zbuluar

aktivitetet në fushën e materialeve të ndërtimit të Lafarge dhe Anglo American në Mbretërinë e Bashkuar, një biznes 450 milionë dollarësh. Shumë më “glamour” goditja e fundit e Bernard Arnault financieri që drejton kolosin e luksit Lvmh: në fund të 2012 ka hedhur 85 milionë për një dyqan në Rodreo Drive, shuma më e lartë e hedhur në rrugën e famshme për shopping në Los Angeles. Në vendet e parë nuk është sauditi Alvaleed Bin Talen, të cilit Forbes i atribuon një pasuri 20 milionë dollarë, duke dyshuar në seriozitetin e kuotimit në bursën e Riadit. Princi, që konteston metodat e revistës, ka tashmë shumë aksione në kompani si NewsCorp dhe Citibank, ka blerë aksione në Twitter për 300 milionë dollarë. Një tjetër që ndihet i nënvlerësuar pasi ka zbritur në vendin 100 është manjati brazilian Eike Batista. Ka humbur dhjetëra vende për shkak të goditjeve të pësuara në bursë nga shumë kompani të tijat, si Ogx dhe Petroleo. Sipas shtypit brazilian ka humbur 2 milionë dollarë prej kësaj, por pa humbur dëshirën për të investuar në fusha të ndryshme. Ka nisur ndërtimin e një fabrike të re gjysmëpërcjellësish, synon të hyjë në centralet termoelektrikë, si dhe ka blerë Imx Talent, një kompani që kuron imazhin e futbollistëve të famshëm. Mes të cilëve Neymar, 21 vjeç, ylli brazilian i kohëve të sotme.


reklamë • E hënë 6 maj 2013

»

13


14

« bota

E hënë 6 maj 2013 •

PARANOJA

E vërtetë apo false?

Prapa kuintave Është një grup komplotuesish të fshehtë që vënë në lëvizje historinë? Siguisht që jo, por na thuhet ta besojmë. Gjithçka nisi në shekullin e Iluminimit...

K

ur ndodh një tragjedi e tillë, është pjesë e natyrës sonë që të kërkojmë shpjegime: një përpjekje për të vënë rregull mes kaosit, për t’i dhënë një kuptim asaj që nuk e ka një të tillë. Jemi pak si shumë të gatshëm që të hedhim fajin tek ata që mendojnë ndryshe nga ne, për të gjithë të këqiat e kësaj bote”. Më 12 janar, të nesërmen e tragjedisë së Tucson (5 të vdekur dhe 12 të plagosur, mes të cilëve disa anëtarë të Partisë Demokratike) shqetësimi kryesor i Presidentit të SHBA, Barack Obama nuk ishte identifikimi i përgjegjësve, por mposhtja e një rreziku në sytë e tij më të madh, që brenda pak ditëve kish bërë të rritej me 300 për qind shitja e armëve për mbrojtjen personale që prej dekadash helmon klimën politike dhe sociale në vendin e tij: teoria e komplotit. Sipas Harold Meyerson, gazetar i “Washington Post”, Shtetet e Bashkuara janë bërë “tokë e paranojës”. Që në vitin 1964 historiani Richard Hofstadter, në një libër të famshëm thoshte se komplotizmi ka karakterizuar historinë e Shteteve të Bashkuara që në kohët e luftës së pavarësisë. Një qasje që u rëndua pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001: që atëherë, teoritë që denoncojnë qevernë apo që përmendin strategji okulte në kontrast me versionin zyrtar, janë shumëfishuar. Po çfarë e nxit paranojën? Paranoja është një fenomen që i përket prej kohësh mendjes njerëzore. Në psikiatri konsiderohet një sëmundje e identitetit: një person thellësisht i destabilizuar përshtat shpesh herë një mekanizëm ekstrem mbrojtjeje duke projektuar jashtë vetvetes trazirat e veta të brendshme, duke shpikur një armik që nuk ekziston dhe duke imagjinuar një univers armiqësor. “Simptoma kryesore është sindroma e persekutimit”, shpejgon historiani Marco Revelli, docent i shkencave politike në Universitetin e Piemontit Lindor dhe kurator i Paranoja dhe politika. “Paranojaku sheh kudo komplote, ndihet i kontrolluar nga jashtë, zhvillon një delir logjikisht koherent, por tërësisht irreal”. Dhe karakteristika tjetër është që përjashton çdo rastësi: çdo gjë që ndodh ka një domethënie preçize, që duhet deshifruar. “Në paranojë nuk ka ambivalencë, por një ndarje me thikë mes të mirës dhe të keqes, si dhe keqdashësia e tjetrit”,

sqaron psikanalisti Massimo Recalcati. “dallimi mes të mriës dhe të keqes rezulton pa ndërmjetësime”. Por nëse paranoja si mbrojtje personale ka qenë gjithmonë, tendenca kolektive është të perceptohen komplote botërorë nga ana e fuqive të fshehta është një fenomen më i vonë. Dhe është paradoksale që momenti kur paranoja u ndërfut në skenarin politik koincidon me atë që futi arsyen tek njerëzimi: epoka e iluminimit. “Momenti vendimtar, ai në të cilin komplotizmi u bë eksplicit, i vetëdijshëm aq sa të përdorej për veprime politike ishte revolucioni francez”, shpjegon Giorgio Barberis, studiues i politikave historike në Universitetin e PIemontes “pra kur varfëria dhe një pabarazi sociale tashmë e padurueshme bënë që masat e zemëruara të provokonin rënien e ancien regime, duke përmbysur kështu rendin. reforma protestante kishte hedhur tashmë dyshime mbi pagabueshmërinë e Kishës katolike. Më pas, iluminizmi kishte ngritur në qiell individin dhe racionalitetin e tij. Dhe në fund revolucioni kishte përhapur ide të padëgjuara më parë. Pak si shumë. E papërballueshme dhe thëllësisht destabilizuese për të gjithë palët në kauzë. “Praktikisht, të gjithë figurat parësore të revolucionit janë akuzuar dhe dyshuar si pjesëmarrës në një komplot”, thotë Barberis. “Revolucionarët justifikonin çdo akt të tyrin me justifikimin e rrezikut nga një komplot aristokratik kundër të resë: Maksimilian Robespieri gjatë regjimit të terrorit, arriti që të ndëshkojë në gijotinë mijëra “të dyshuar” për të përfunduar më pas vetë me kokë të prerë në 1794. Nga ana e tyre, kundër-revolucionarët nuk hezituan që të thërrasin për justifikim forcave të fshehta që sipas tyre prej kohësh kishin kryer veprime

komplotues, që nga iluministët antikristianë deri tek sekti misterioz i masonëve”. Teoritë e komplotit shërbenin për të vënë rregull. Në vitin 800 ky mekanizëm paranojak u konsolidua, por në të njëjtën kohë gjeti një justifikim tek realiteti: përpara represionit të çdo tipi revolucionar që nga Kongresi i Vienës dhe Restaurimi (1815), të sulmuarve nuk u mbetej vecse të organizoheshin në shoqëri të fshehta si karboneria apo masoneria. gjë që, është e kuptueshme, e bënte më të vështirë dallimin mes komploteve të vërtetë dhe atyre imagjinarë. Por në 900 komplotizmi hyri në lojë si element parësor i historisë, duke u shndërruar në një sistem të menduari i favorizuar veç të tjerash prej nga frikërat e ushqyera prej luftërave. “Spastrimet stalinianë në BRSS në vitet tridhjetë dhe shfarosja e hebrenjve në

Gjermani patën origjinën edhe në mentalitetin komplotist”, nënvizon Barberis. Teoria e komplotit u bë doktrinë në Gjermanid he BRSS, me propagandën që i ushqente dhe policinë që i shfrytëzonte. Përmes Mein Kampf dhe një seri fjalimesh publike Hitler futi tek populli gjerman perceptimin që ishte persekutuar dhe poshtëruar nga grupet e fuqishëm ekonomikë hebrenj që vepronin prapa kuintave. Për ta bërë të vlefshme tezën e tij, atij i shërbeu edhe një libret antisemit, “Protokollet e pleqve të Sionit”, një falsitet i prodhuar në fillim të 1900 nga Okhrana, policia e fshehtë e Carit. Aty përshkruhet një komplot hebraiko-masonik që projektonte dominimin e botës përmes kontrollit të medies dhe financës, përhapjes së ideve liberale dhe përmbysjes së moralit. E përditshmja

londineze, times demonstroi që në 1921 se bëhej fjalë për diçka false dhe në pjesën më të madhe një plagjaturë shkrimesh satire politike që nuk kishin aspak të bënin me hebrenjtë (kundërshtari i tekstit ishin jezuitët). Por ajo hipotezë tingëllonte aq bindëse, saqë Protokollët u morën menjëherë si diçka e mirëqenë. Pas rënies së totalitarizmave të mëdhenj në 1945, komplotizmi u duk se u la në skajet e çështjeve botërore. Por teoritë e konspiracionit janë gjithmonë të gatshme të rikthehen: ndodh sa herë që rendi i vendosur hidhet në erë. Siç ndodhi në rastin më të fundit, kur, para syve të gjithë botës, ato që u hodhën në erë ishin Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, simbol i supremacisë amerikane. Dhe skena u përsërit: edhe një herë u thirr në kauzë masoneria, me të njëjtin komplot hebraik.

Po si mund të dallohen komplotet imagjinarë nga komplotet e vërtetë? “Një teori komploti bazohet në tre parime”, shpjegon Revelli. “Atribuimi i ngjarjeve një qëllimi të caktuar njerëzor; dallimi i ngurtë mes forcave të së mirës dhe të keqes; besimi tek një realitet okult dhe i nëndheshëm”. Teoritë e komplotit kanë një mënyrë të veçantë për t’u ndërfutur në mentalitetine njerëzve, deri sa bëhen një mënyrë për të interpretuar realitetin që mbërthen praktikisht gjithçka. Janë në fakt teori të besueshme. Por janë edhe skematike dhe koherente, si drama e një romani të verdhë: pra pasqyrojnë më shumë mendjen njerëzore (racionale dhe lineare) se sa realitetin (shpesh herë rastësor dhe jokoherent). Dhe ndodh që në teoritë e komplotit rastësia nuk luan asnjë rol: gjithçka ndodh për shkak të një vullneti preçiz e të fshehur që kontrollon çdo ngjarje të vetme. “Ja përse këto teori godasin imagjinatën kolektive: bëjnë dukshëm të qartë - duke dhënë një shpjegim - atë që në pamje të parë duket e pamendueshme, duke nxitur ndjenja kundër një armiku të përbashkët. Dhe në fakt janë një instrument i përsosur për ndërtimin e konsensusit”, shpjegon Barberis. Forca e argumentit shkencor dhe thjeshtësia e argumentimit janë garanci për suskesin e një teorie komploti. Janë një tentativë për të rrëfyer në mënyrë lineare ecurinë e hsitorisë. Siç thoshte Pasolini: “Komploti na çliron nga e gjithë pesha për t’u përballur me realitetin”. Problemi është që ideja paranojake e një komploti të madh planetar na bën të shkëpusim vëmendjen nga mikrokomplotet e shumtë, por realë që ndodhin. Komplotet e mëdha dhe grushtet që kanë përfunduar në librat e historisë kanë qenë fryte të luftës për pushtet. Aksione të grupeve të vegjël, limitet e të cilëve janë të njëjtë si ata të të gjithë veprimtarive njerëzore. Dhe sado që të veprojë në hije, është e vështirë që një grup i madh njerëzish të çojë deri në fund planet e vet pa u zbuluar. Pra, kush sheh komplote botërore, rrezikon të humbasë nga pamja dramat e vërteta të fshehura, që zakonisht janë lokale. Dhe komplotistët përfundojnë duke bërë lojën e atyre që duan të fshehin të vërtetën. Jo vetëm. Nëse për një kohë të shkurtër teoritë e komplotit i japin siguri mendjes tonë, në terma afatgjatë ato janë të rrezikshme. Në fakt, ato përfundojnë duke ushqyer frikëra të pakontrolluara që rrezikojnë të degjenerojnë në konflikte socialë dhe dhunë më se reale. Për këtë arsye ka frikë Obama, ashtu sikurse çdokush që qeveris. Dhe për këtë arsye, në vend që të akuzonte armiq të fshehur ka preferuar të marrë një pozicion të qartë: rreziku i vërtetë është brenda nesh, dhe quhet paranojë.


bota • E hënë 6 maj 2013

D

o të donim të lexonim ëndrrat e njerëzve”, thotë Moran Cerf, neuroshkencëtar në Universitetin e Nju Jorkut dhe në Universitetin e Kalifornias. Cerf, bashkë me kolegët e tij, ka zhvilluar një teknikë që mendohet të jetë në gjendje të lexojë ëndrrat në po të njëjtën kohë që ato zhvillohen në tru. Nuk është ende skenari i filmit Inception, por është e pamohueshme që neuroshkencat janë duke bërë hapa gjigandësh, falë teknikave të rezonancës manjetike që lejojnë të vizualizohen proceset verbalë. Aq sa për të bërë të zbatueshme gjëra - që nga aftësia për të lexuar mendimin deri tek ajo e regjistrimit të ëndrrave - që deri pesëdhjetë vjet më parë ishin fantashkencë. Bota e ëndrrave ka qenë për një kohë të gjatë e kundërvënë, pothuajse antagoniste ndaj botës materiale dhe shkencore: nëse shkenca është rracionale, ëndrra është irracionale për definicion. Për popujt antikë - por në fund të fund, për shumë prej tyre edhe sot - ëndrra ishte një mënyrë për të hyrë në një dimension hyjnor në gjendje të zbulonte të ardhmen apo për t’u vënë në kontakt me të përtejmen. Në mitologjinë greke, ëndrrat silleshin nga perëndia i gjumit, Hypnos, por edhe nga Morfeu (prej nga vjen edhe homonimi i filmit Matriks), nga Fobetori për makthet dhe nga Fantazos për ëndrrat tërësisht joreale. Për të shpjeguar vizionet tona të natës, grekët e lashtë nuk e hidhnin vështrimin vetëm nga Olimpi: Artemidori i Daldit i lindur në Hefes dhe që ka jetuar në shekullin II pas Krishtit, ishte i pari që katalogoi mijëra ëndrra, duke i ndarë në 5 grupe dhe duke dalluar, për shembull, ato paralajmëruese nga ripërjetimet e thjeshtë në ëndërr të eksperiencave të jetuara. Me veprën e tij Onirokritika, në fakt, Artemidori i parapriu me 17 shekuj “Interpretimit të ëndrrave”, libri i Zigmund Frojdit që shënoi në vitin 1900 lindjen e psikanalizës moderne. Paralizuar Studimet e para shkencorë për këtë argument i përkasin viteve pesëdhjetë, kur u nis të maten me instrumenta elektrike mekanizmat fiziologjikë të gjumit. Zhvillimi më i rëndësishëm erdhi në 1952, kur studenti Eugene Aserinsky, në Universitetine Chicagos, kuptoi që në disa faza të gjumit sytë lëvizin me shpejtësi nën qepalla: ishte zbuluar faza REM e gjumit (Rapid Eye Movement), gjatë të cilës truri regjistron një aktivitet shumë të madh ndërkohë që trupi mbetet i paralizuar. Shumë shpejt u kuptua që, nëse zgjoheshin gjatë fazës REM, njerëzit shpesh kujtonin se ishin duke ëndërruar: që atëherë, studimet për gjumin u fokusuan mbi të gjitha në këtë fazë. “Në realitet, kjo ide ishte frut i një produkti eksperimental”, thotë Luigi De Genaro, “duke u nisur nga fakti që

Fabrika e ëndrrave Në studio teknike për të kuptuar sekretet e mendjes që fle. E madje për të drejtuar ëndrrat

vullnetarëve u kërkohej vetëm që të kujtonin ëndrrat e tyre. Më pas, në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë u preferua të zhvendosej vëmendja tek aktiviteti mendor. Kështu, duke zgjuar personat e duke i pyetur “Çfarë po të kalonte nëpër mendje teksa flije?”, rezultoi që në 90% të rasteve kishte një aktivitet mendor gjatë fazës REM: por, afërsisht në 70% të rasteve, edhe në fazën jo REM”. De Gennaro është autor i një studimi të kohëve të fundit i botuar në revistën e specializuar “Human Brain mapping”, i kryer në bashkëpunim me Institutin

Santa Lucia në romë dhe Universitetin e aquilas në Bolonjë, studim ku lidhen karakteristikat fiziologjike të trurit me disa karakteristika të ëndrrave: gjatësia e tyre (apo më saktë, gjatësia e teksteve të përdorur për t’i përshkruar), niveli emocional, vërtetësia, çudia. Studimi, i kryer me teknikat moderne të rezonancës magnetike ka studiuar 35 individë të moshave mes 18 dhe 70 vjeç, si dhe ka përcaktuar disa lidhje komplekse mes këtyre karakteristikave të ëndrrave dhe karakteristikave fiziologjike të dy zonave të rëndësishme të trurit: zona që rregullon

emocionet dhe zona e hipokampusit e lidhur me qendrat e kujtesës. Rezultatet? “58 për qind e gjërave të çuditshme që shihen në ëndrra është lidhur me variacionet strukturorë të zonës së emocioneve”, shpjegon De Gennaro. “Sa më i vogël të jetë vëllimi i zonës së majtë, për shembull, aq më të mëdha janë çuditë. Veç të tjerash, ato rriten edhe nëse rritet vëllimi i hipokampusit të djajtë”. Rezultate analogë janë arritur edhe për tonin emocional dhe vërtetësinë. Mekanizma molekularë... Përveç këtyre karakteristikave fiziologjike, grupi i De

Gennaro është duke studiuar edhe mekanizmat kimikë dhe elektrikë të trurit që ëndërron. Sa u përket të parëve, studimet vazhdojnë: “Ka pacientë, të prekur nga Parkinsoni, që kanë mungesë dopamine (një neurotransmetues, domethënë një molekulë që transmeton impulset elektrokimikë në tru)”, shpjegon De Gennaro. “Po studiojmë ëndrrat e tyre para dhe pas një trajtimi farmakologjik, që synon të rrisë nivelin e dopaminës. Dhe presim që cilësia dhe sasia e ëndrrave të rritet në përpjestim me nivelin e këtij neurotransmetuesi”. Për sa u përket aspekteve elektrofiziologjikë, studimet bazohen në leximin e impulseve elektrikë të trurit, përmes një kuantifikimi të sinjaleve të një elektrocenfalogrami, për të vendosur kushtet nëse do ta kujtojmë apo jo një ëndërr. Në këtë rast, studimi u krye tek 64 individë të zgjuar në fazën e gjumit REM dhe joREM. “Kemi parë që, gjatë gjumti REM, një sasi e madhe valësh theta në zonën cerebrale frontale tregon se ëndrra kujtohet me shumë detaje”, shpejgon De Gennaro. “Në po të njëjtën mënyrë, në fazën REM, një sasi e vogël valësh alfa (8-12 Hz) në zonën cerebrale temporale të djathtë i korrespondon një kujtimi më të mirë”. Është domethënës fakti që një ndërlidhje e ngjashme gjendet edhe në fazën e zgjimit. Për shembull kur mësojëm diçka të re apo një

»

15

vend të ri, për ta kujtuar aktivizohen të njëjtët mekanizma. “Kërkimit nxjerrin në pah që, nga pikëpamja e trurit, gjumi nuk është aq shumë i ndryshëm nga gjendja e zgjimit”, komenton De Gennaro. Në fakt, një grup shkencëtarësh në Kaliforni është duke zhvilluar një teknikë për të lexuar aktivitetin e trurit dhe transformuar mendimin në modele për t’i hedhur në kompjuter. Grupi, i udhëhequr nga Chirstof Koch i Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, të cilit i përket edhe Moran Cerf, ka identifikuar në mënyrë të veçantë disa neurone që karakterizojnë një imazh të saktë: për shembull, është një neuron që aktivizohet kur mendohet për Merilin Monronë, apo një tjetër kur mendohet për Bill Klintonin, apo një tjetër kur mendon për Kullën Eiffel. Tani shkencëtarët kanë demosntruar se kur mendojmë për një pamje, neuroni përkatës aktivizohet dhe mund të përdoret për të kryer një operacion vetëm me forcën e mendimit: përqëndrohet tek Bill Klinton dhe ndizet drita, apo dërgohet jë email për shembull. Për momentin mendohet mbi të gjitha për programe kompjuterikë në fushën e domotikës apo për të ndihmuar pacientët e prekur nga paraliza. Por studiuesit hedhin hipotezën që, ndoshta në një të ardhme të largët kjo teknikë mund të përdoret edhe për të “spiunuar” imazhet që krijohen gjatë ëndrrave. Ndërkohë, edhe në pjesë të tjera të botës po kërkohet që të vizualizohet aktiviteti cerebral me teknika gjithnjë e më të sakta. Për shembull në Japoni, studiuesit e Laboratorit të Shkencave Kompjuterike në Tokio kanë zhvilluar një teknikë për të rindërtuar pamjet që formohen në tru kur lexohet: u kanë dhënë disa personave të shkojnë shkrimin “neuron” apo shenja të tjera të thjeshta me formë X apo kuadrati, dhe falë rezonancës manjetike kanë parë fluksin e gjakut në korteksin pamor, duke rindërtuar fjalën apo simbolin. Rezultatet janë mbresëlënës, edhe pse imazhet e rindërtuar deri tani kanë një rezolucion shumë të ulët dhe janë në bardhë e zi. Megjthatë, në të ardhmen thotë Jukijasu Kamitani, autori kryesor i kërkimit, teknika mund të përmirësohet për të lexuar imazhet me një rezolucion më të lartë dh eme ngjyra. John Dylan Haynes, i Qendrës Bernstein për Shkenca Kompjuterike në Berlin pranon se këta zhvillime janë të rëndësishëm, dhe që mund të bëjnë të mundur regjistrimin e ëndrrave. Në çdo rast, paralajmërojnë ekspertët, duhet të fillojmë të shqetësohemi për privatësinë tonë: kush është ai që do të donte që mendimet e tij më intimë, deri edhe ëndrra, të mund të zbuloheshin dhe të transkriptoheshin në një mikroçip apo në një disk e më pas të shiheshin në një kompjuter?


16

T

« bota

ë durojmë të padurueshmen dhe të tolerojmë të patolerueshmen”. Kur dëgjonin këto fjalë të dilnin përmes valëve të radios, në mesditën e atij 15 gushti të vitit 1945, miliona japonezë mbetën të pafjalë e të shastisur: pasardhësi i drejtpërdrejtë i perëndeshës së diellit Amaterasu, sovrani i 124 “qiellor’ që kish hipur në Fronin e Krizantemës, madhëria e tij perandori Hirohito po shpërndante zërin e tij hyjnor mes nënshtetasve të vet, duke i informuar që “situata e luftës nuk po zhvillohej domosdoshmërish në favor të japonezëve” dhe që perandoria (mbi të cilën pak ditë më herët bombarduesit amerikanë kishin lëshuar dy bomba atomike) kishte pranuar kushtet për një dorëzim të pakështuzuar. Fjalimi radiofonik i regjistruar nga perandori, që mori emrin “radiotransmetim i zërit të Margaritarit’ ishte një traumë e vërtetë për japonezët. Jo vetëm për shkak të përmbajtjes së tij dramatike, por mbi të gjitha sepse ishte hera e parë që dëgjonin zërin e perëndisë së gjallë (arahitogami), për të cilin çdo nënshtetas ishte i gatshëm të jepte jetën e tij në çdo moment. Në të vërtetë shumë japonezë, ushtarakë dhe civilë, nuk arritën as që të kuptojnë mirë atë që u kish thënë perandori, duke qenë se ai kishte përdorur leksikun e rafinuar dhe arkaik të oborrit, goxha i ndryshëm nga gjuha e rrjedhshme japoneze që flitej në rrugë. Pavarësisht largësisë së asaj figure nga bota reale, kur u bë e qartë që ishte pikërisht sovrani ai që fliste, dhjetëra japonezë preferuan që të vetëvriteshin. Megjithatë, kulmi i vetëvrasjeve erdhi disa muaj më vonë, pikërisht më 1 janar të vitit 1946 – kur me kërkesë të forcave amerikane të pushtimit të udhëhequra nga Gjenerali Douglas MacArthur – Hirohito firmosi dhe shpërndau për njerëzit e tij Deklaratën e natyrës njerëzore, me të cilën mohonte në mënyrë zyrtare prejardhjen e tij hyjnore, duke përgënjeshtruar kështu superioritetin e popullit japonez kundrejt kombeve të tjerë. Kushtetuta japoneze, e imponuar prej amerikanëve në vitin 1947, i dha goditjen përfundimtare mbetjeve ‘hyjnore” të perandorit, duke e reduktuar figurën e tij në thjeshtë një simbol të shtetit, si dhe duke i kufizuar funksionet e tij në thjeshtë ceremonialë. Por si ishin gjërat para se kjo të ndodhte? Breza të tërë të rritur me oriz dhe me kultin e perandorit përjetuan krejt papritur një kthesë tronditëse të paprecedentë, që vite në diskutim gjithë çka kishin besuar verbërisht deri atëherë. Nuk mjaftonte turpi për një humbje poshtëruese, as edhe drama e dhjetëra mijëra

E hënë 6 maj 2013 •

HIROHITO

Hyu i fundit

viktimave që shkaktuan bombat atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, as edhe turpi që shihnin “barbarët” me flamujt me yje e shirita që shkelnin tokën e shenjtë të mbretërisë së lashtë të Yamatos (dinastia e Hirohitos): perandori, jo më qiellor, i detyrohej “për pozicionin e tij vullnetit të popullit tek i cili buronte pushteti sovran”. Kështu thuhej në nenin 1 të Kushtetutës së re. Duke filluar nga dekadat e fundit të Tetëqindës, me të ashtuquajturën Rindërtimi Meiji dhe fundin e shogunatit, japonezët, pas një periudhe entuziasmi për gjithçka që ishte perëndimore, i ishin kthyer në fakt një nacionalizmi të tepruar, i ushqyer nga kasta e ushtarakëve që do të çonte vendin në disfatë në Luftën e Dytë Botërore. Në themel të kësa dashurie të pafre për atdheuun ishte një program indoktrinimi politik që e bënte perandorin qendrën e unitetit kombëtar, përmes përdorimit të besimit shintoist. Kishte qenë pikërisht shintoizmi që teorizonte autoritetin e perandorit duke i atribuar atij origjinë hyjnore dhe funksione priftërore. Në vitet tridhjetë, karakteri hyjnor i perandorit kish qenë në themel të teorisë së superioritetit të racës japoneze dhe sovranit iu besua misioni i shenjtë i qeverisjes së popujve të tjerë të Azisë, gjë që u konkretizua me tmerret e pushtimit japonez të kontinentit. I vetmuar Hirohito – i mbyllur në burgun e florinjtë të rezidencës perandorake në Tokio – dukej sikur jetonte në një tempull. Në fund të fundit, konsiderohej si vazhdues i një tradite shamanike mijëra vjeçare, të cilës i takonte privilegji i kryerjes së riteve madhorë shintoistë, duke përfshirë ceremonitë që lidheshin me hipjen në fron, siç ishte festa misterioze (ndryshe nga kurorëzimet në perëndim) dhe shumë private e ofertës së madhe të ushqimit. Gjatë kësaj ceremonie sovrani, në qendër të tre tempujve shintoistë të ngritur pikërisht për këtë rast në pallatin perandorak të Tokios, i ofron oriz shpirtit të paraardhëses së

vet mitike, perëndeshës Amaterasu. Po kush qëndronte prapa asaj maske ritesh perandorakë? Një monark hyjnor me pushtet absolut, një kriminel lufte apo diçka tjetër? Sigurisht, një prej figurave më të diskutuara dhe kontroverse të nëntëqindës. I përshkruar si një jneri i druajtur dhe vetmitar – pasioni i tij i vërtetë ishte biologjia – ai pranoi në mënyrë pasive ngjitjen në majat e pushtetit të ushtarakëve që në vitet tridhjetë mbushën mbretërinë e tij me një frymë ultranacionaliste. Nuk është e qartë se cila ka qenë fuqia e tij e vërtetë në periudhën e kolonializmit japonez dhe as cilat ishin përgjegjësitë e tij për krimet e kryer në emër të tij nga ushtria në Mançuri dhe mbi të gjitha në nanking: 6 javë masakra nga ana e ushtrisë perandorake në kryeqytetin e Kinës së pushtuar, që në dimrin 1937-1938 shkaktuan nga 200 në 400 mijë viktima. “Në një mesazh të shkruar afro gjashtë muaj pas fundit të luftës së paqësorit dhe që i dërgohej Mbretit të Anglisë Xhorxhi VI, i nxjerrë në vi-

tin 1988 nga arkivat e qeverisë angleze, perandori pohonte se kishte bërë gjithë sa mundej me qëllim që të shmangte luftën”, thotë Daniela de Palma, historiane që studion Japoninë moderne. “Shkruante se i vinte shumë keq për humbjen e aq shumë jetëve dhe për gjithë ata dëme”. “Unë e vendosa firmën time në deklaratën e luftës me shumë hezitim dhe pa dashur fare, duke i thënë në mënyrë të përsëritur gjeneralit Tojo (atëherë Kryeministër) që do të detyrohesha ta bëja, por pa dashur aspak”. Praktikisht, Hirohito deklaronte se kishte qenë i detyruar të vendoste firmën mbi deklaratën e luftës sepse zakoni japonez parashikonte që perandori të kufizohej në ratifikimin e vendimeve që ishin marrë tashmë prej ministrave. Akti i perandorit ndiqte gjithmonë marrëveshjen e arritur tashmë nga qeveria e Hirohitos dhe ai do të duhej ta firmoste edhe sikur të ishte kundër”. Megjithatë, disa historianë nuk janë dakord me këtë vizion të një perandori pa pushtet. Të paktën sa i përket pjesëmarrjes në konfliktin e dytë botëror. E akuzojnë se ka qenë plotësisht në gjendje të vendosë, siç e demonstroi më pas me firmosjen e dorëzimit në vitin 1945. “Hirohito mundi ta pronojë në mënyrë autonome dorëzimin pa kushte vetëm sepse nuk kishte marrëveshje mes ministrave”, thotë eksperti. “Në fillim të luftës, konsensusi i tyre kish qenë unanim. Është fakt që, në sistemin perandorak japonez, përgjegjësia politike nuk ishte vetëm në duart e perandorit, që i besonte vendimeve të shumicës, as edhe vetëm në ato të udhëheqësve ushtarakë, që ia atribuonin perandorit. Ishte një lloj gjendje “papërgjegjshmërie”. Në shtator të vitit 1945, duke u prezantuar përpara gjeneralit MacArthur, Hirohito u vetëshpall megjithatë i vetmi përgjegjës për ngjarjet e luftës, duke bërë që të bjerë mbi vetveten ndëshkimi i aleatëve. “Në fakt ishte duke interpretuar funksionet e tij kur tha: “Unë vij përpara jush, gjenerali MacArthur, për t’u ofruar para gjykimit të Fuqive që Ju përfaqësoni, si një njeri që merr përgjegjësi të plotë për çdo vendim politik dhe ushtarak që është ndërmarrë dhe për çdo veprim të kryer nga populli im gjatë luftës”, thotë De Palma. Pavarësisht këtij “rrëfimi”, Hirohito arriti të shmangë një proces dhe një dënim të mundshëm me vdekje. Qëndroi në postin e tij edhe për 44 vite të tjerë, duke shoqëruar të fundmen perandori që ende ekzistonte në botë drejt një zhvillimi ekonomik të paprecedentë: në një farë kuptimi, një mrekulli hyjnore.


bota • E hënë 6 maj 2013

»

17

SHKENCA

N

jë mëngjes gushti të vitit 1835, lexuesit e “New York” Sun u befasuan kur lexuan se hëna ishte e banuar. Tre të katërtat e faqes së parë të gazetës i dedikoheshin këtij lajmi, i pari i një serie me titull: “Zbulime të mëdha astronomikë të bërë kohët e fundit nga Sir John Herschel në Kepin e SHpresës së Mirë”. Herschel, një astronom i mirënjohur britanik, ishte në gjendje “përmes një teleskopi me dimensione shumë të mëdha dhe një parim krejtësisht të ri”, thoshte gazeta, që të shihte objekte në Hënë sikur këta të ishin “njëqind metra larg”. Çdo lajm i ri në serinë me gjashtë pjesë raportonte zbulime më fantastikë se paraardhësi. Teleskopi i Herschel zbuloi pyje në hënë, liqene dhe dete, ametistë monstruozë pothuajse njëqind metra të lartë, kodra të kuqe dhe humnera shumë të mëdha. Këtë panoramë surreale e popullonin kafshë që u ngjanin bizonëve, dhive, pelikanëve, deleve - edhe njëbrirësha. Një amfib në formë topi vinte vërdallë duke rrëshkitur. Kishte drerë brilopartë, arinj me brirë dhe zebra të vogla. Por surpriza më e madhe i përkiste artikullit të katërt të serisë. Herschel dhe ekipi i tij i astronomëve kishin pikasur humanoidë: krijesa me krahë si lakuriqë nate katër metra të larta me fytyra që ishin një “përmirësim i vogël” i orangutangëve. Quajtur Vespertilio-homo, këto krijesa vëreheshin të ishin “të pafajshme”, por ato shpesh herë silleshin në një mënyrë që autori mendonte se nuk ishte e përshtatshme për botim. “The Sun” përshkruante gjithashtu tempuj të mëdhenj, ndonëse gazeta bënte kujdes të thoshte që nuk ishte e qartë nëse këta njerëz fluturues i kishin ndërtuar ato, apo ishin mbetje të një qytetërimi dikur madhështor. Disa detaje skulpturorë - një glob i rrethuar nga flakë - e çonin artikullshkruesin të pyeste nëse i referohej ndonjë fatkeqësie që u kish rënë këtyre njerëzve fluturues apo ishin një paralajmërim për të ardhmen. Reagimi ndaj kësaj serie varionte nga mosbesimi në habi. Vetë Herschel ishte i mërzitur. Në një letër drejtuar hallës së tij, Caroline Herschel, edhe ajo një astronome, ai shkruante: “Jam mërzitur tej mase nga ai mashtrimi për Hënën - në anglisht, frëngjisht italisht dhe gjermanisht!” Autori i artikullit me shumë gjasa ka qenë Richard Adams Locke, një gazetar i “The Sun”. Gazeta nuk e pranoi asnjëherë që lajmi qe i asajuar. Është tunduese të themi se ne jemi sot imunë ndaj mashtrimeve të tillë, dhe ndoshta kështu është. Por një kalim i shpejtë i asaj serie na kujton se nuk jemi aq të ndryshëm nga paraardhësit tanë të pothuajse 200 viteve më parë sa mendojmë. Gjendet Planeti Vullkan Vullkan njihet më së miri sot si vendlindja në letërsi i stoikut Z. Spock tek StarTrek, por për më shumë se gjysmë shekulli ai konsiderohej një planet i vërtetë që vinte në orbitë përreth Mërkurit dhe Diellit. Më shumë se një astronom i respektueshëm ka pretenduar atëherë se e ka vënë re. Astronomët kanë vërejtur shumë mospërputhje në orbitën e Mërkurit. Në vitin 1860, matematicieni francez Urbain Le verrier spekuloi që një planet i pavënë re që ushtronte një tërheqje gravitacionale ndaj mërkurit mund të ishte shkaktar i orbitës së tij të çuditshme. Ai ia vuri emrin Vullkan. Një astronom i quajtur Edmond Lescarbault tha se e kish vënë re planetin një vit më parë. Të tjerë astronomë nisën të thonë se kishin vënë re më herët objekte që kalonin përpara Diellit. Kalimi herë pas here i objekteve që u ngjanin planeteve i bënte astronomët të ripërllogarisnin orbitën e Vullkanit. Pas eklipsit diellor të vitit 1878, që u dha astronomëve një shans të rrallë për të parë objektet që normalisht nuk shiheshin prej tij, dy astronomë raportuan se kishin parë vullkanin apo objekte të tjerë brenda orbitës së Mërkurit. Le Verrier mori medaljen “Legjioni i Nderit” për shkak tse kish parashikuar vendndodhjen e një planeti real: Neptunit. Ai vdiq në vitin 1877 duke besuar ende se kish zbuluar vullkanin. U desh të vinte viti 1915, me fotografinë

Zbulime të “marra”

e përmirësuar dhe pranimin e teorisë së relativitetit nga Ajnshtaini, e cila shpjegoi çuditë e orbitës së Mërkurit, që kjo ide të harrohej. Marsianët ndërtojnë kanale! Percival Lowell pa nga një teleskop nga maja e një kodre në Arizonë dhe vërejti sipërfaqen e Marsit të mbushur me kanale. Qindra milje të gjatë, ata shtriheshin në vija njëshe dhe dyshe që nga polet. Shpërndarës të ujit për banorët e etur të një planeti që po thahej, kanalet u panë si një tipar spektakolar i inxhinierisë, një përpjekje e dëshpëruar e marsianëve për të shpëtuar botën e tyre. Lowell ishte nëj astronom me influencë, dhe kanalet, të cilët ai i hartëzoi me një precizion të lartë, u bënë një temë e debatit shkencor në fillimin e shekullit 20. Ne tani e dimë që kanalet nuk ekzistonin, po si nisi ky keqkuptim? Në 1877, Giovanni Schiaparelli, një astronom italian tha se kish parë kanale në sipërfaqen e Marsit. Kur raporti i tij u përkthye në anglisht, canali, që në italisht do të thotë kanal, u përkthye si “Canal” që në anglisht ka kuptimin e kanaleve të bërë nga dora e njeriut. Imagjinata e Lowell u ndez nga zbulimet e Schiaparellit. Në 1894, ai ndërtoi një observator në Flagstaff, arizona, dhe u fokusua tek marsi. Të tjerë astronomë kishin vërejtur se disa zona të sipërfaqes së planetit dukej se ndryshonin me stinët - blu në të gjelbër gjatë verës dhe e kuqe në dimër. Këta ndryshime dukej se korrespondonin

me rritjen dhe tkurrjen e poleve. Lowell besonte se shkrirja e tyre në verë mbushte kanalet me ujë që furnizonte zona të mëdha vegjetacioni. Ai mbushi blloqe të tërë me shënime dhe vëzhgime e skica, si dhe krijoi globe që tregponin rrjetet e mëdha të kanaleve ujorë të ndërtuar nga marsianët. Ngatërresa e sistemit të kanaleve të Lowell bëhet edhe më misterioze për faktin që duket se nuk korrespondon me asnjë tipar të planetit sot - megjithatë, ai herë pas here shihte të njëjtët kanale në po të njëjtët vende. Edhenë kohën e Lowell, shumica e astronomëve të tjerë nuk arrinin të shihnin atë që ai shihte dhe teoria e tij u diskreditua nga shumica e komunitetit shkencor. Edhe sot e kësaj dite askush nuk e di nëse hartat e Lowell ishin rezultat i lodhjes, iluzioneve optikë, ose ndoshta, modeli i enëve të gjakut në syrin e tij. Ashtu si çdo ide romantike, besimi tek kanalet marsianë ishte e vështirë të braktisej. Mundësia e jetës në planetin që ndodhet më pranë nesh na ka joshur prej shekujsh dhe vazhdon ta bëjë. Kanalet e Lowell frymëzuan shkrimtarë fantastiko shkencorë si H G Wells dhe ray Badbury. U deshën misionet Mariner në mars në vitet ‘60 dhe ‘70 që të vërtetonin se nuk ka kanale në Planetin e Kuq. Toka është e zbrazët Imagjinoni tokën si një top të zbrazët me nga një të hapur në çdo pol. Në sipërfaqen e brendshme ka oqeane dhe kontinente, ashtu si dhe në atë të jashtme. Kjo është toka siç e shihte

Kapiten John Cleves Symmes, një veteran amerikan i luftës së 1812. Ai i ra përreth Amerikës në 1820 duke dhënë leksione për tokën e zbrazët, si dhe duke i bërë thirrje Kongresit të financonte një ekspeditë në pole. Ai shpresonte që sipërfaqja e brendshme e tokës do të eksplorohej dhe do të vendosej tregtia me banorët e saj. Kjo teori nuk ishte krejt e re - ideja e hapësira brenda tokës ishte sugjeruar nga mendimtarë të lashtë si Aristoteli, Platoni dhe Seneka. Shpellat dhe Vullkanet mbështesnin këtë teori, dhe kultura është e mbushur me rrëfime dhe legjenda për qytetërime të fshehur poshtë kores. Në vitin 1691, për të shpjeguar variacionet në polet magnetikë të Tokës, astronomi Sir Edmond Halley i njohur më së miri për përllogaritjen e lëvizjes së një komete të shndëritshme, propozoi një tokë të zbrazët që përbëhej nga katër sfera koncentrike. Pjesa e brendshme duhet të jetë e ndriçuar dhe e banuar, tha ai; ideja e Krijuesit që nuk kish arritur të popullonte tokën dhe të siguronte dritë popullsisë dukej e pamendueshme. Halley thoshte se hapësira e brendshme ndriçohej nga një substancë që jepte dritë dhe tha se aurora Borealis shkakthej nga dalja e saj mbi kore në pole. Për ta bërë një ide të çuditshme edhe më të çuditshme, Cyrus Teed, një fizikan, alkimist dhe eksperimentues me elektricitetin i shekullit 19, konkludoi se bota ishte jo vetëm e zbrazët, por edhe që në sipërfaqen e brendshme të saj jetonin qenie nejrëzore. Ai e pati këtë ide në 1869 kur një vizion ëngjëllore i tha (pasi kish rënë në gjendje shoku pas një eksperimenti) se Teed ishte mesiah. Sipas ëngjëllit, dielli dhe trupat e tjerë diellorë ngriheshin dhe uleshin brenda tokës së zbrazët falë një atmosfere që përthyente dritën në zonat ekstreme. I gjithë kozmosi, pretendonte ai, ishte 8000 milje në diametër. Teed e ndryshoi emrin e tij në Koresh, krijoi kultin e tij, Koreshaniti dhe ndërtoi një ndërtesë për ndjekësit e tij, 250 vetë në jugperëndim të Floridës. Sulmi i Venus! Në 1950, Immanuel Velikovsky botoi Botë drejt përplasjes, një libër që ngrinte pretendimin e ngjarjeve historike kataklizmike të shkaktuara nga një kometë e hallakatur. një psikanalist, Velikovsky përmendte librin e Joshuas në testamentin e vjetër, ku thuhet se si Perëndia ndali Diellin nga lëvizja në qiell. Çarja e Detit të Kuq nga Moisiu, pretendonte Velikovsky, mund të shpjegohet prej tërheqjes gravitacionale të Kometës. Ai hodhi teorinë që në vitin 1500 para Krishtit Jupiteri lëshoi një masë materiali planetar që mori formë komete përpara se të shndërrohej në planetin Venus. Velikovsky ishte njëri në një linjë të gjatë katastrofistësh, mbështetës të teorisë që janë kataklizmat e papritura shpesh herë në formë planetesh që kanë shkaktuar shfarosjet në masë apo formimin e tipareve gjeologjikë. Libri i tij është i njohur jo aq shumë për shkak të teorive të tij, por për shkak të popullaritetit dhe jetëgjatësisë. Një bestseller i “New York times” për 11 javë, ai mund të gjendet në raftet e shkencës në librari edhe sot. Botë drejt përplasjes hasi në talljen e shkencëtarëve. Mes problemeve të tjerë, përbërja e Venusit dhe Jupiterit është e ndryshme, dhe energjia që kërkohet për të nxjerrë kaq shumë material do ta kish avulluar planetin që po lindte. Gjatë një debati të 1974 të sponsorizuar nga Shoqata Amerikane për Përparimin e Shkencës, Carl Sagan, astronomi i njohur ishte mes panelistëve që i kundërviheshin Velikovskyt. Por sulmet mund ta kenë forcuar pozicionin e tij; për shumë njerëz ai ishte i vogli që i kundërvihej establishmentit të shkencës. Idetë e Velikovskyt dukeshin radikale një gjysmë shekulli më parë - shumica e astronomëve besonin se ndryshimet planetare ndodhnin me një ritëm të ngadaltë dhe konstant. Ata që kanë mbetur nga mbështetësit e tij përmendin impaktin e asteroidëve të 65 milionë viteve më parë që shkaktoi zhdukjen e dinosaurëve.


18

« DOSSIER

E hënë 6 maj 2013 •

PERSEKUTIMET E ISH-USHTARAKËVE NGA DIKTATURA DHE KRERËT E LARTË TË USHTRISE SE ASAJ KOHE

S

a ishte gjallë Josif Zegali, këtë letër e kërkonte duke u shprehur: “Më futën në burg si bedel të eprorëve për të shpëtuar veten e tyre. Kur e gjeta letrën, mbasi e fotokopjova nga AQU (fondi Zbulimet, dosja 26 N. J 77/1 prot. dt. 28.4.1977), e lexova dhe në atë situatë të rënduar nga sëmundja nuk e shqetësova autorin. Megjithëse nuk kisha ndër mend ta botoja, sepse do të ishte më mirë kështu për figurën e autorit, përsëri e vërteta triumfon në ndërgjegje përmbi çdo premtim.” Këtë letër nuk e donin të botuar ata që u përmendet emri dhe në sofizma për fortifikimin mbas viteve 1991 kanë shkruar, folur e propaganduar vetëm një imazh të rremë. Arsye tjetër është fakti se “Kolonel Bunkeri” u përdor nga autorët e vërtetë të fortifikimit duke e personalizuar për t’i bërë qejfin, mbasi e futën në burg si një bedel ndaj përgjegjësve realë të liderëve-beton. Ana tjetër është se mbas lirimit, në veçanti mbas viteve 1995, Josif Zegalin ata që e denoncuan prapa krahëve e puthnin si mik e shok ideali, duke i glorifikuar bëmat e tyre në emër të tij. U bë filmi “Kolonel Bunkeri”, foli Kujtim Çashku së gjalli për Josif Zegalin. U bënë libra nga vetë Josifi dhe të tjerë, por e vërteta sajohej me fortifikimin ndryshe nga sa u përjetua nga një popull i tërë. Për hir të të rënëve nën tunele apo nën elemente qendra zjarri dhe miliona orë pune ditë-natë nëpër punime speciale, më duhet ta botoj të plotë letrën, pa asnjë ekuivok apo koment. Ja pse ka ardhur koha që e vërteta të zbardhet për të mos mashtruar akoma në emër të detyrës dhe biografisë.

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË KOMITETI QENDROR Tiranë, më 28.4.1997 Nr. J 77/1 Prot. LANDA: Dërgohet letra e Josif Zegalit MINISTRISË SË MBROJTJES POPULLORE Shokëve: Llambi Gegprifti e Veli Llakaj TIRANË Ju dërgojmë letrën e sipërpërmendur. Shoku Hysni Kapo porositi që megjithëse letrën e bën ky armik dhe nuk i zihet besë, të merrni dijeni juve që ndiqni punët e fortifikimeve dhe të objekteve ushtarake. Të keni kujdes objektet e ndërtuara në kohën kur në ushtri ishin puçistët dhe tradhtarët se mos në këto objekte ka pasiguri. E NGARKUAR ME PUNËN E LETRAVE DHE ANKESAVE Vangjelo Sotiriadhi D.v Udhëheqës shumë i dashur e i shtrenjtë Shoku Enver Jam Josif Zegali, një i dënuar me 6 vjet heqje lirie “për pakujdesi në detyrë dhe shpërdorim të postit zyrtar”, që po u drejtohem Juve me këtë letër. Para se t’Ju shkruaja Juve i jam drejtuar instancave dhe organeve përkatëse, si në rrugë partie, ashtu edhe në rrugë shtetërore, që të shqyrtonin dhe skjaronin çështjen time. Jam munduar, ashtu si më ka edukuar Partia dhe Ju që të skjaroja çdo gjë me ndershmërinë dhe sinqeritetin më të madh, gjithçka që ngrihej kundër meje, jo për t’u mbrojtur në rrugën e padrejtë, por për të skjaruar të vërtetën, në kuadrin e përgjithshëm dhe pas tij, në atë personal. Pranoj, se disa gjëra u skjaruan, por ka edhe mjaft të tjera, të cilat kanë ngelur pa u skjaruar dhe forumet e instancat përkatëse, që unë u jam drejtuar, nuk po i skjarojnë në vërtetësinë e tyre. Përgjigjet e dhëna nga ata nuk i përgjigjen së vërtetës dhe unë nuk mund të bie dakord. Disa nuk janë përgjigjur. Unë, ish-një komunist i vjetër që

Dënimi im është i padrejtë, akuzat janë të pa baza

militova në radhët e Partisë mbi tre dekada e ish një kuadër i lart i Partisë në ushtri, e ndjej për detyrë që të ja u raportoj Juve, i dashur shoku Enver, sepse me emrin e Partisë e me emrin Tuaj është i lidhur i gjithë aktiviteti im revolucionar e i familjes sime dhe me këtë unitet emri “Parti-Enver” do të punoj e do të luftoj deri në vdekje, kudo që të ndodhem. Për këtë Ju lutem më besoni. Se, unë nuk jam e nuk do të jem kurrë si ç’mund të jenë disa, që në kondita të caktuara ndryshojnë bindjet e tyre e si pasojë rrugën e tyre. Jo shoku Enver! Unë jam ndër ata që ngelem besnik deri në vdekje të idealit të Partisë; që ngelem luftëtar deri në vdekje i Partisë dhe i Juaji, i gatshëm të bëj sakrificën supreme në çdo çast, në çdo vend dhe për çdo lloj detyre. Do të isha fat-lumtur po të më ngarkohej një detyrë e tillë, e cila me zbatimin e saj nga unë do të përfundonte edhe jeta ime fizike. Dhe, Ju lutem, dijeni se jam aq i gatshëm e fanatik në zbatimin e asaj, sa që do të shkoja më një herë, në zbatim, bile pa kursyer as fëmijët e mi, për të cilët jam tepër i dëshiruar. Unë jam ky e aspak një tjetër, i asaj kategorie që më akuzuan, më arrestuan e më gjykuan. Më falni për skjarimin në detaje të disa gjërave që do të jap në këtë letër. Më dhimset tepër koha që do Ju harxhoj kjo letër. Më vjen keq se po ju shtoj ngarkesën në punën Tuaj, por unë i ndodhur në këto rrethana, detyrohem. Më falni edhe për ndonjë dalje apo shprehje jo të menduar e jo të peshuar mirë. Mendoj dhe kam bindje, se dënimet

e dhëna kundër meje si në rrugë partie ashtu edhe në rrugë shtetërore-juridike, janë jo të drejta e jo të bazuara. Para se të skjaroj çështjet konkrete dhe akuzat që më janë bërë, për të bazuar sa më sipër e për të dhënë disa baza të vërteta argumentonjëse e të formimit tim, duke ruajtur modestinë që duhet të karakterizoj komunistin, po ju paraqes, përmbledhtazi, personin tim dhe aktivitetin tim revolucionar. Jam bir i një fshatari të shtypur e të shfrytëzuar të Myzeqesë së dikurshme, i rritur jetim dhe i shkolluar në kushte jashtëzakonisht të vështira. Bazat sociale, patriotizmi dhe veçanërisht puna e Partisë, më bënë mua luftëtar e besnik deri në vdekje të popullit e të partisë, ku që në ditët e para të luftës për liri, unë djaloshi 16 vjeçar, të jem autor i trakteve të para të Partisë për Beratin e shpërndarës i parë i tyre, të cilat sot ruhen në Muzeum si dokumente e shkëndija të para që dha Partia për liri të bëhem komunist që në mbledhjen e parë të celulës së parë të Partisë për Beratin, që shënon edhe krijimin e Partisë për këtë rreth, domethënë 12 shkurt 1942; të bëhem pjesëtar mjaft aktiv i njësitit të parë gueril për Myzeqenë që me krijimin e tij dhe pak më vonë, partizan i çetës së Pezës. Po këto baza sociale dhe puna e Partisë e bënë familjen time një nga bazat më kryesore të luftës për Myzeqenë, e cila përveç të tjerave, i dha luftës pesë partizanë me armë në dorë që ne që në ditët e para, ku njëri prej të cilëve (xhaxhai që më rriti e që më edukoj – Ilia

Zegali), dha jetën e tij si dëshmor i masakruar e dy të tjerë të plagosur. Familja ime pranoj persekutimet më barbare, të cilat shkuan deri në përdhunime morale dhe pa u tërhequr ajo, vuri tërësisht në dispozicion të luftë e të realizimit të programit të Partisë, gjithçka të mundshme fizike, materiale, shpirtërore e morale, e këto në mënyrë të pakursyer i vuri që në fillim e deri në fund, për të cilat pati merituar respektin e madh të Partisë. Mua personalisht, Partia më bëri kuadër të saj, duke më përgatitur ideologjikisht e ushtarakisht si gjithë anëtarët e saj të tjerë dhe veçanërisht nëpër një sistem shkollash. Më besoj detyra mjaft të larta, të rëndësishme dhe me përgjegjësi, të cilat me ndershmëri ja u them se edhe nuk i meritoja. Por edhe unë si një bir besnik i Partisë që më nxori nga hiç-njeri, e më bëri luftëtar pararojë të saj – anëtar të saj, kuadër të saj, i prirë gjithmonë nga kuptimi dhe bindja e lartë, vendosmëria dhe devotshmëria ime, në çdo detyrë që më pati ngarkuar e besuar Partia, kam dhënë maksimumin e mundshëm në të gjitha drejtimet. Nuk di dhe nuk gjej dot, qoftë edhe një rast të vetëm, që t’i jem kursyer çdo detyre, çdo pune e çdo sakrifice, të jem lëkundur në bindjet e mia qoftë edhe një grimë dhe të kem vepruar, qoftë edhe me një fjalë të vetme, kundër vijës së Partisë. Faktikisht kjo është kështu e aspak ndryshe. Unë e njoh veten time në ballë të sakrificave për punën e Partisë, pjesëtar e drejtues të aksioneve e detyrave të rëndësishme në përgatitjen e mbrojtjes së vendit e në mënyrë të veçantë në sferën e përgatitjes xheniere e të fortifikimit, duke filluar që nga viti 1947 e deri në ditët e arrestimit tim. Partia më pati besuar detyra shumë të larta e me përgjegjësi në aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore për shumë vite me radhë. Dhe, mbi detyrat funksionale, më pati ngarkuar drejtimin e ndërtimit të të gjitha veprave dhe objekteve të Industrisë Ushtarake. Më pati ngarkuar zbatimin edhe të mjaft detyra të tjera të një rëndësie të veçantë. Edhe unë duke i vlerësuar ato, vura të gjitha forcat e mia mendore e fizike dhe ashtu si i pati vlerësuar Partia, i kam zbatuar më së miri, duke merituar respektin e Partisë, kam qenë i cilësuar vazhdimisht, si një ndër kuadrot më pozitive, gjë të cilën e vlerësojnë edhe e vërtetojnë karakteristikat e mia të punës si komunist e si kuadër si dhe dekorimet e shumta që më janë dhënë. Duke punuar me vrull revolucionar, me ndërgjegje të lartë, më iniciativë e guxim, ashtu si na mëson Partia e Ju, me studime të vazhdueshme, jam munduar të kontribuoj në mjaft drejtime. Mbi bazën e studimeve e të propozimeve të mia janë ndërtuar objekte e linja teknologjike të industrisë luftarake të cilat ka shumë kohë dhe i japin mbrojtjes së vendit dhe ekonomisë popullore, artikuj të një rëndësie të madhe strategjike. Në kuadrin e punës s’ime të përgjithshme, nga studimet e përvoja e grumbulluar, gjatë 15 vjetve të fundit kam shkruar një sërë materialesh e rregulloresh, të cilat i kanë vlejtur ushtrisë, për përgatitjen e saj taktiko-operative dhe tekniko-xheniere.

Gjatë 30 e ca vjet jete si komunist, rreth 25 vjet kam qenë i zgjedhur si sekretar organizate e në forume drejtuese partie. Në gjithë punën e aktivitetin tim, jam udhëhequr nga një partishmëri e moral i lartë si brenda ashtu dhe jashtë shtetit. Gjithmonë kam ballafaquar veprimet e mia me mësimet e Partisë e mësimet Tuaja, e me fanatizëm kam zbatuar vijën e Partisë. Po të studiohen karakteristikat e mia, unë tërësisht do të karakterizohem si më lart. Më vjen shumë keq që i shkrova këto gjëra, sepse komunisti, si na mësoni Ju, duhet të jetë modest e aspak egoist e nuk duhet të mburret me punën dhe aktivitetin e tij. Por, unë i shkrova këto, jo se jam i larguar nga këto mësime e parime, por si antitezë të asaj akuze që më është bërë e që u arrestova për veprimtari armiqësore e sabotuese në mbrojtjen e vendit. Është e vërtetë se ka një sërë rastesh, ku njerëz me përbërje të mirë klasore, sociale e aktivitet të mirë revolucionar, kanë tradhtuar, por unë nuk i përkas asnjë fije floku kësaj kategorie njerëzish të degjeneruar e nuk pranoj asnjë mendim e thënie në këtë drejtim nga askush, sepse nuk jam e nuk bëhem kurrë i tillë! Nuk mund të them se unë në punën e aktivitetin tim nuk paskam bërë gabime e se paskam qenë i “pagabueshëm”. Jo, gabim pune edhe kam pas, por ato kanë qenë të karakterit gabime rritje, të cilët kanë qenë në raport mjaft të ulët me arritjet pozitive. I dashur shoku Enver! Në vitin 1974, pasi zbatova me sukses detyrën si drejtor i punimeve për ndërtimin e bazës ushtarako-ajrore në Zadrimë (Lezhë), Partia më ngarkoj me detyrën e drejtorit të fortifikimit të Ushtrisë ku punova prej shkurtit deri në dhjetor 1974. Gjatë analizës, gjykimit dhe dënimit të veprimtarisë armiqësore të tradhtarëve e komplotistëve në ushtri, B. Balluku, Petrit Dume, Hito Çako e tjerë, u dënua nga Partia edhe vëllai im Kozma Zegali, ish sekretar i tradhtarit Beqir Balluku për disa shkelje e dëmtime financiare në favorin e B. Ballukut. Po kështu gaboj edhe vëllai tjetër punëtor në Elbasan, i cili pasi diskutoj jo drejt në mbledhjen e organizatës së Partisë, u përjashtua nga Partia, me gjithë se ky u pendua së tepërmi, për atë pikëpamje që shfaqi, dënimi ka qenë i merituar. Gjatë gjithë këtyre analizave në adresën time nuk u vërtetuan faje, gabime, bile nuk pati as kritika konstruktive, por unë duke parë e duke gjykuar se në kushtet që më krijuan mua vëllezërit e mi (njëri i arrestuar e tjetri i përjashtuar nga Partia), nuk ishte e drejtë dhe morale, që unë të qëndroja në krye të këtij funksioni të lartë shtetëror, kërkova nga Partia në mbledhjen e organizatës bazë të Partisë e në rrugë shtetërore, që të shkarkohesha nga kjo detyrë e rëndësishme e të caktohesha në çdo detyre tjetër e në çdo vend. Partia e miratoj kërkesën time dhe në fund të muajit gusht 1975, pasi ndenja shumë kohë në dispozicion, më emëroj shef kantieri në Ndërmarrjen e Prodhimeve Xheniere në Tiranë. E mirëprita emërimin dhe i vura detyra vetes të punoj me të gjitha forcat e mia mendore e fizike. Kështu e fillova punën dhe kështu punova që në ditën e parë e deri sa u arrestova. Sukseset e kësaj punë kanë qenë të dukshme. Nën udhëheqjen e organizatës bazë të Partisë e me përpjekjet e mia të gjithanshme e të shumëfishuara,


DOSSIER • E hënë 6 maj 2013 u bë e mundur që brenda një muaj e gjysmë kohe, ky kantier të organizohej, të fuqizohej (nga 13-15 veta që e gjeta), të bëhej me 300 e ca punëtor e specialistë, të viheshin në prodhim 3-4 konstruksione fortifikuese të rëndësishme dhe të realizohej plani i prodhimit në masën 115-120%, duke i dhënë kështu mbrojtjes së atdheut konstruksione të rëndësishme fortifikuese. Për krijimin e kushteve të punës, të cilat mungonin gati plotësisht si dhe për organizimin e kantierit dhe për vënien në prodhim të këtyre konstruksioneve fortifikuese, kam punuar ditë e natë pa ndërprerje 15-16 orë çdo ditë dhe brenda 1 muaji e gjysmë kohë nën drejtimin tim u kryen 5 aksione me goditje të përqendruara. Duke punuar në këtë mënyrë, çdo ditë sillte ndryshime pozitive dhe pengesat kaloheshin njëra pas tjetrës. Puna në gjithë kantierin zhvillohej e vrullshme me gjithë vështirësitë dhe mungesën e madhe që kishim në sigurimin e bazës materiale të prodhimit, të kushteve të punës dhe aq më tepër vështirësi krijonte mungesa e personelit inxhiniero-teknik sepse kishim mos kompletim rreth 75% dhe të specialistëve të prodhimit e të punëtorëve të kualifikuar, ku në këtë kohë 90% e gjithë fuqisë punëtore ishin punëtor të rinj e pa kategori profesionale pune. Pikërisht në këtë kohë dhe në këto kushte pune e prodhimi, në një repart që drejtohej nga unë e konkretisht në brigadën e saldimit, u zhvillua një defekt teknik në prodhimin e një konstruksioni të qendrave të zjarrit për mitraloz. Ky defekt konsistonte në vendosjen jo në sasi sipas projektit të shufrave të hekurit gjatë përgatitjes së armaturave metalike. Nga 90 shufra hekuri që duhet të kishte konstruksioni sipas projektit, disa punëtorë të kësaj brigade prodhimi, vendosnin 78-80 copë, domethënë nga 10-12 copë më pak. Me këtë defekt teknik u prodhuan rreth 120 copë konstruksione të tilla, të cilat i përkisnin prodhimit të periudhës 12 tetor 1975 deri 12 nëntor 1975. Me qenë se ky teknikisht ishte një defekt i vogël dhe është shpërndarë vetëm në 12% të sipërfaqes së konstruksionit, të gjitha këta elementë të prodhuar me këtë defekt, janë vendosur në rajonet e në brezat e mbrojtjes dhe asnjë nga këta nuk u konsiderua jashtë përdorimit. Përveç sa më sipër, ky defekt është kompensuar nga disa përmirësime teknike e ndryshime që unë i bëra projekt, të cilat tërësisht i bënin këta konstruksione më kompakt e më të fortë nga sa i kërkonte projekti edhe nga betonimi që unë i bëra atyre me beton të markës 12-15% më të lartë që efektivisht rrit rezistencat e fortësisë përafërsisht po në këtë masë. Pra, defekti i bërë mund të konsiderohet i kompensuar dhe asnjë nga këto konstruksione nuk doli jashtë destinacionit të caktuar fillimisht. Praktikisht, duke e parë këtë defekt, në bazë të ligjeve teknike, ai është shumë i vogël, është i kompensuar dhe konstruksionet e prodhuara në këtë periudhë kohe, janë përgjithësisht po aq rezistonte e të forta, sa edhe ato të tjera të prodhuara sipas projektit: Pavarësisht nga ky argumentim teknik, të cilin kështu e vlerësoj ekspertimi dhe procesi gjyqësor, ky defekt nuk duhej të ndodhte. Këtu ka shkelje të projektit, të cilët ngarkojnë me përgjegjësi penale autorët e prodhimit me defekte të këtyre konstruksioneve dhe përgjegjësi, në shkallën që më takon, mbaj edhe unë si ish shef i kantierit të prodhimit, e përkatësisht drejtori ndërmarrjes, e tjerë. Me ndershmëri, që kur u zbulua defekti unë pranova fajësin, se unë nuk e zbulova. Për të analizuar shkaqet dhe

shkaktarët e këtij defekti, më datën 27 nëntor 1975 u mbajt mbledhja e kolektivit dhe e organizatës bazë të Partisë, të cilat dënuan shkaktarët e vërtetë të defektit dhe ndaj meje u morën masa edukative partie - vërejtje e rëndë në kartën e regjistrimit, me të cilën unë isha plotësisht dakord. Kjo masë edukative partie nuk u miratua nga komiteti i partisë i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe Komiteti i Partisë i reparteve autonome, të cilët të bazuar në disa raportime, aspak të drejta të bëra nga autorët e vërtet të defektit, nga drejtori i ndërmarrjes e ndonjë tjetër, për qëllime të caktuara intriguese e për të hequr ose larguar fajin nga vetja e tyre e për ta kaluar atë mbi mua, anuluan konkluzionet e mbledhjes së organizatës bazë të partisë të datës 27.11.1975 dhe organizuan e përgatitën mbledhjen e dytë të organizatës bazë, e cila u mbajt më 5.12.1975. Në këtë mbledhje ku merrnin pjesë sekretari i KP të reparteve autonome të MMP Petro Bicolli dhe zv. sekretari i KP të MMP Nasip Ibrahimi, përveç shqyrtimit të këtij defekti, u shtruan të rekomanduara nga Komiteti i Partisë, edhe dy çështje të tjera për të shqyrtuar e gjykuar, të cilat i përkisnin viteve 1970-1973, të cilat janë: - Pse unë në vitin 1970 propozova blerjen e kombajnave në firmën suedeze “Atllas-Copco” e nuk propozova që këto të bliheshin në një firmë Amerikano-Italiane “IngelsonRoud” ku si pasojë, akuzohesha se kisha dëmtuar shtetin me 100 mijë dollar. Kjo akuzë u mbështet tërësisht e padrejtësisht në letrën e dërguar nga Diogjen Rrumbullaku e Abedin Gallanxhi. -Akuza e tretë, përse nuk janë vënë në punë në kantierin ushtarak të Zadrimës (Lezhës) 2-3 makineri e pajisje, pas ikjes sime nga ky kantier, për të cilën ngarkohesha unë me përgjegjësi dhe jo kuadrot drejtuese që ngelën pas meje për drejtimin e punimeve në këtë objekt. Unë në mbledhjen e organizatës bazë të Partisë diskutova shumë gjatë, bëra diskutim me shkrim, duke dhënë skjarime më se të vërteta e të dokumentuara. Pranova aq faje sa më takonte e nuk pranova akuzat e padrejta e me qëllim të caktuar intrigues. Por me keqardhje, nën ndikimin e të deleguarve, organizata vendosi: përjashtimin tim nga Partia, të motivuar mbi të tria çështjet që mu ngritën. Nga diskutimi im, asgjë nuk u mor parasysh, bile propozimi për përjashtimin tim nga partia e bëri një anëtar byroje, para se unë të diskutoja, me qëllim për t’i dhënë tonin përkatës mbledhjes. Me datën 12 dhjetor 1975, Komiteti i Partisë i reparteve autonome të MMP, rishikoj vendimin e organizatës baza të partisë dhe përfundimisht u përjashtova, padrejtësisht nga Partia, pas 33-34 vjet anëtar Partie. Ju lutem shumë, të analizohet mbledhja e organizatës së Partisë, e Komitetit të Partisë si dhe letrën time që i kam dërguar Komisionit Qendror të Kontrollit e të revizionimit të Partisë. Shoku Enver! Përjashtimin tim nga Partia e quaj të padrejtë, të pabazuar e të diktuar nga lart, nga Petro Bicolli, Nasip Ibrahimi e Tahir Minxhozi e ndonjë tjetër. U përjashtova nga Partia me motivacion: “Për veprimtari sabotiste, armiqësore ne problemet e mbrojtjes, për shpërdorim të fondeve monetare në vlerë 100 mijë dollarë e në vlerë

leku disa miliona lekë. Procesi gjyqësor nuk e provoj të faktuar këtë akuzë e motivacion sepse kjo nuk mund të faktohej në asnjë drejtim. Faktet flasin krejt të kundërtën. Faktet vërtetuan pikërisht atë që i thashë unë organizatës bazë të Partisë, Komitetit të Partisë dhe Komisionit Qendror të Kontrollit e revizionimit të Partisë; por që nuk u morën parasysh padrejtësisht dhe unë u përjashtova nga Partia. I dërgova dy letra të hollësishme sekretarit të komitetit të Partisë Tahir Minxhozi, i kërkova takim për të skjaruar të vërtetën, por nuk mora asnjë përgjigje. I dërgova një letër të hollësishme Komisionit Qendror të Kontrollit e Revizionimit të Partisë, për të shqyrtuar çështjen time, sepse u dënova e u përjashtova padrejtësisht, por përgjigje

nuk mora, sepse me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme u arrestova i akuzuar për veprimtari armiqësore sabotuese në mbrojtjen e vendit e parashikuar nga neni 72 i KP. E quajta krejtësisht të padrejtë akuzën e ngritur kundër meje duke i deklaruar hetuesisë se kjo akuzë nuk ka për t’u vërtetuar kurrë.” - E quajta të shpejtuar arrestimin tim dhe të pa studiuar vendimin e marrë për arrestimin tim nga kushdo qoftë! - Kërkova me insistim që të lejohesha të ju shkruaja Juve një letër ku të paraqisja të vërtetën për këto akuza e për të kërkuar ndihmën tuaj në skjarimin e këtij problemi. Nuk u lejova, pasi ashtu si më thanë mua, nuk e lejojnë rregullat shtetërore. Pas 6 muaj hetuesi, ku u analizua me hollësinë më të madhe veprimtaria ime që nga viti 1960 e deri në ditën e arrestimit, në muajin qershor 1976 më nxorën në gjyq i akuzuar nga hetuesia me tre akuza armiqësore, të cilat janë: -Për veprimtari armiqësore sabotuese në mbrojtjen e vendit, e parashikuar nga neni 72 i Kodit Penal, duke pasur për objekt kryesor e të vetëm defektin në prodhimin e elementit fortifikues të tipit B2a, të përshkruar më sipër. - Për veprimtari armiqësore në fushën e agjitacionit e të propagandës, e parashikuar nga neni 73 i KP, duke pasur për objekt se gjatë kontrollit në bibliotekën time u gjetën: libri i Kongresit I të Partisë me dy raportet e mbajtura në këtë kongres nga armiqtë Tuk Jakova e Bedri Spahiu; broshura “Na duhet një ushtri e fortë”, botim i Drejtorisë Politike; broshura “Mbi edukimin ideologjik të ushtrisë popullore”, botim i Drejtorisë Politike në vitin 1964, dhe një leje kalimi e

shfrytëzuar, nga unë në vitin 1946, kur shkova në Bashkimin Sovjetik për studime, e cila mbante firmën e armikut Koçi Xoxe, ish-drejtor i përgjithshëm i kuadrit në atë kohë. - Për përhapjen e sekretit ushtarak; sepse në bibliotekën time u gjetën 2-3 relacione të vjetra që i përkisnin vitit 1968-1972, të cilat unë i shfrytëzoja gjatë shkruarjes së një libri (materiali për ushtrinë). Hetuesia pasi nuk i vërtetoj aspak akuzat e bëra kundër meje: “Gjoja për dëmtime financiarë me një vlerë prej 100 mijë dollarë, për blerjen e kombajnave të ushtrisë për hapjen e tuneleve” si dhe akuzën “për mos vënien në punë e në shfrytëzim të 2-3 maqinerive në kantierin ushtarak të Zadrimës (Lezhë), të cilat qenë akuza kryesore ku u mbështet përjashtimi im nga Partia, i hoqi krejt si të paqena dhe për ato unë nuk u gjykova gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor. Pra nga tre akuzat që u gjykua çështja ime për përjashtim nga Partia, dy nga këto i rrëzoj hetuesia, sepse me fakte e dokumente të shumta, u vërtetua se unë kisha vepruar shumë drejt, tamam sipas vijës dhe porosive të Partisë, sipas ligjeve e rregullave shtetërore. Ju lutem, të mbahet kjo në konsideracion në shqyrtimin e rikthimin e të drejtave të mia; sepse u cilësova fajtor – pa qenë fajtor. U morën për bazë letrat dhe thëniet e rreme e intriguese për qëllime hakmarrje kundër meje të Abedin Gallanxhit e Dhiogjen Rrumbullakut e të tjerë, të cilat më dëmtuan shumë rëndë – më përjashtuan nga Partia ime e më radhitën në radhët e armiqve të popullit e të Partisë, pa qenë aspak i tillë; por një revolucionar e bir besnik deri në vdekje i popullit, i Partisë e i Juaji. Me sinqeritet ju them, se sytë e mi lëshuan pika loti vetëm atëherë ku unë dërgova teserën e Partisë, këtë pjesë të pandarë të trupit tim dhe kurrë ndonjëherë tjetër – as në qeli, as në gjyq bile as edhe atëherë kur duart e mia mblodhën trupin e copëtuar të babait të masakruar. Pas shumë seancash të procesit gjyqësor në gjykimin tim, duke u mbështetur fort në faktet konkrete, pasi u zbuluan në shumë drejtime intriga dhe mashtrimet të kurdisura nga autorët e vërtetë të krimit e nga disa persona të tjerë, jo më pak shkakton në lindjen e zhvillimin e këtij defekti, si: Ferit Qensko, Abedin Gallanxhi, Alfred Moisiu, Mendu Backa e tjerë, trupi gjykues, me vendim të ndërmjem, vendosi: -Heqjen e akuzës për veprimtari armiqësore e sabotuese në mbrojtjen e vendit, të parashikuar nga neni 72 KP dhe e zëvendësoj atë me akuzën: “Pa kujdesi në punë të parashikuar nga neni 324 i KP”. - Heqjen fare të akuzës: “Për veprimtari armiqësore në fushën e agjitacionit e të propagandës, si një akuzë që nuk vërtetohej fare se i mungonte objekti real. - Heqjen e akuzës së tretë: “Për përhapje të sekretit ushtarak”, sepse edhe kjo nuk vërtetohej aspak – i mungonin faktet dhe subjekti, duke e zëvendësuar atë me “shpërdorim të postit zyrtar”, të parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal. Pra, juridikisht u vërtetua se unë nuk kisha kryer asnjë akt sabotues e armiqësor, ashtu si më akuzuan, për të cilën si pasojë: më përjashtuan nga Partia, më arrestuan dhe më dërguan para drejtësisë popullore për gjykim e dënim. Po të mos ishte vendosur mbi mua një akuzë e tillë tepër e rëndë e

»

19

armiqësore, me siguri unë nuk do të isha përjashtuar nga Partia, nuk do të isha liruar nga ushtria dhe nuk do të isha arrestuar. Ju lutem të shikohet e të gjykohet kjo çështje në aspekt të përgjithshëm si ekstremitet e sekratizëm e në aspektin personal, për të më kthyer mua të drejtat që më përkasin, sepse nuk kam qenë armik e keqbërës i punës së Partisë, por një luftëtar tepër i devotshëm dhe me bindje mjaft të thella revolucionare e i gatshëm për çdo sakrificë. Shoku Enver! Edhe me vendimin e gjyqit të mbështetur në akuzën: “Pakujdesi në detyrë”, unë nuk jam dakord pasi nuk ishte pakujdesia ime ajo që shkaktoj defektin në këta konstruksione fortifikuese, por ishin veprimet e ç’organizuara e të pastudiuara, veprimet burokratike dhe rutina në punën e drejtorisë së ndërmarrjes, që drejtohej nga Ferit Qensko, të drejtorisë së fortifikimit e të drejtorisë së xhenies, të drejtuara përkatësisht, nga Alfred Moisiu e Mendu Backa, pas shumë seancash të procesit gjyqësor, të cilët imponuan kushte pune të tilla, që prodhimi i këtyre konstruksioneve të zhvillohej: pa drejtimin teknik minimal ligjor; pa fuqinë punëtore të kualifikuar ku 90% të gjithë fuqisë punëtore ishin jo vetëm pa aftësi profesionale teknike, por krejt punëtor të rinj pa përvojë pune e klase; pa kushtet minimale të punës për organizimin e prodhimit dhe zhvillimin e tij në proces të rregullt teknologjik; mungonte gati krejtësisht baza kryesore e prodhimit; ndërsa plani ishte krejt i pa siguruar e tepër i fyer. Këta kanë qenë faktorët që favorizuan lindjen e zhvillimin e defektit dhe jo pakujdesia ime që të meritoja ndëshkimin dhe dënimin përkatës. Përkundrazi unë jam treguar i vëmendshëm, i kujdesshëm dhe mjaft i preokupuar që prodhimi i këtyre konstruksioneve të bëhej sa më i mirë. Ja disa aspekte nga puna ime lidhur me prodhimin e tyre: - Unë para se të vihej në zbatim prodhimi i këtyre konstruksioneve, studiova me shumë vëmendje e kujdes projektin e dërguar e të aprovuar nga Ministri i Mbrojtjes Popullore e në bazë të kuptimit e të njohurive të mia teknike, i bëra projektit dy ndryshime të rëndësishme teknike, të cilat përmirësonin konstruksionin, i rrisnin atij rezistencat përkatëse, duke e bërë më kompakt e më të fortë, e në të njëjtën kohë bëra një racionalizim të rëndësishëm ekonomiko-financiar, duke iu kursyer shtetit disa qindra ton hekur betoni dhe disa qindra mijëra lekë. Këto propozime të bëra nga unë u miratuan dhe u vunë në zbatim që në copën e parë dhe kështu vazhduan. Pra, ky është një fakt konkret kujdesie e jo pakujdesie, për të cilën unë meritoj mirëtrajtim dhe jo dënim. -Unë, duke u uruar personalisht, vendosa në prodhim këto konstruksion mbi bazën e përvojës më të përparuar, të cilën e konkretizova me anën e shablloneve të standardizuara si modele prodhimi, të cilët mënjanonin çdo gabim e defekt që mund të bëhej nga punëtorët gjatë prodhimit të tyre duke i shoqëruar me skica e dokumente teknike plotësisht të kjarta. Aq saktësisht kanë qenë të përcaktuara këto gjëra sa që vetë komisioni i ekspertimit i vlerësoj shumë të drejta dhe e quajti se: kjo mënyrë vendosje në prodhim, mënjanonte çdo gabim e defekt që mund të kryhej pa qëllime të caktuara. Sipas asaj mënyre që vendosa unë, vazhdoj prodhimi i këtyre konstruksioneve edhe shumë muaj pas arrestimit tim. Mënyrë më të saktë vendosje nuk mund të bëhej në atë kohë e në ato kushte që ndodheshim neve. Siç vërtetohet me fakte edhe në këtë rast kujdesi im nuk ka munguar edhe se unë jam tepër i kujdesshëm e më se i kujdesshëm për shkallën e detyrës funksionale që unë kryeja në atë kohë si shef kantieri.


20

«

Librari

E hënë 6 maj 2013 •

POEZI nga Tanja Bakic E vërtetë shenjat e veta të heshtura me qumështin e gjirit shemb përdhe si eshtër pa asnjë ijë. Prehet në vesë mëngjesi Se tjetërkund Kthehet sërish në formën e vërtetë të mendimit, Në parajsë – Shenjë e vetvetes.

1. HESHTJE Heshtja pushton siluetat Ne ishim mes pyllit pa yje Ne, trup zhveshur Heshtja ishte aty. Vetëm atëherë krijuam dy botë: Në pritje të heshtjes së tyre, Në jehonën e zërave këlthitës! Është vendi që shkatërroi! Në dritë të zbehtë Degëzim hijesh të një bukurie kalimtare Dhe brishtësi mes trupash të kalbur! Asgjë që nuk do na e pastrojë shpirtin! Luledielli do kthehet nga ne I lëshoi petalet pas erës, I dha shkëlqimin e duhur dritës së vet, Bunacë mes dritash të ndrydhura. I përjetshëm, edhe pse i heshtur, zërat Po zgjoheshin. Zërat e fëmijëve në fusha Gjelbëruar nga bari, Fusha të hipnotizuara. Mençuria e moshës e di të fshehtat Varrosur mes errësirës ku shpirtrat shfaqen. Prej rrezikut dhe vdekjes trembemi! Qëndroj pa lëvizur dhe nuk mendoj! Ende jo për ty. Muzgut do i sjell butësi dhe zërit heshtje. Larguar, vallëzoj Drejt fjalës ende ta pakrijuar. Në heshtje ato shfaqen dhe çlirohen prej formës. Veç unë nuk i lë të marrin me vete as mua dhe as zërin tim. Dhe reja qan.Dhe deti qan.Dhe pemët qajnë. Veç unë nuk i lë të më marrin mua e zërin tim me vete.

2. KETO PERLA JANE SYTE E TU ‘Këto perla dikur ishin sytë e tij’ madame Sosostris nga The Waste Land Eja dhe do të të rrëfej Atë së cilës i druhesh: Hija jote, më e madhe se ti vetë Hija që Të zgjon natën Të rrok duart Dhe lë në ato dy perla të shndritshme Këto perla janë sytë e tu. E dashur, kthehu! Jam unë, jashtë trupit tim Teksa pres që ti të hysh brenda shtrëngata dhe trishtimi jam unë jashtë trupit tim duke pritur të vezullojnë sytë e tu si perla. Eja dhe do të tregoj Atë së cilës i druhesh: Këto perla janë sytë e tu. 3. *** Një mendim ekziston por parajsa

4. *** Muzgu çmohet më shumë Kur s’e arrin Pikën e ngopjes E shfrytëzuar, në pastërti është bërë si i marrë E përherë ka etje për përvojë – Magjiplotë dhe i ndotur njëherësh 5. *** Ogurzi, veçse i pamëkatë Mendimi kumbues Dritë thelbësore Më i plotë në agim Më i vogël në mbrëmje Lart mbi kërthizë Gjer poshtë hyn Vetmia Dhe duke parë tufën Rritur me ujërat Shkonte heshtur dhe ngadalë Lëvozhgën e arrës Gjer në strehëzën e fundit E mbajti me vete Mister i i thellë Në llumin e verës Regëtin.

Titulli: Antologji dashurie Autori: Victoria Bantry Shqipëroi: Hasan S. Bregu Gjinia: Antologji Romantike, e ëmbël, xheloze, sensuale, pasiononte, aventuriere, tronditëse, e përjetshme, kalimtare, tragjike, e çmendur, mitike, përrallore... Historitë më të bukura të dashurisë që gjithmonë të bëjnë të ëndërrosh... Victoria Bantry ka zgjedhur historitë më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave: Uilliam Shekspir, Leon Tolstoi, Viktor Hygo, Jane Austin, Khail Gibran, Aleksandër Dyma, Stendal, Safo, Marsel Prust, Gustav Flober, Honore de Balzak, Homeri, Volteri, Xhovani Bokaço, Servantes, Dante Aligeri, Molieri, Oskar Uajld, Zhyl Vern, Prosper Merime, Gëte, Franc Kafka, Ovidi dhe shumë të tjerë.

6. *** I etur dhe klithës emri im Prej tokës buron ujë Jam dhimbja e vetvetes Përmes së cilës kam ecur tanimë Pa shih barin aty Poshtë Po treten farat Aty poshtë prehet ai Atje, ku dikur qielli ishte Atje poshtë rri shtrirë ai dhe unë Që e nesërmja Të jetë Diell. Përktheu nga origjinali anglisht Silvana Leka

Titulli: Lola Gjoka, një jetë mbi tastierë Autori: Hamide Stringa Gjinia: Biografi Komente mbi Lola Gjokën “I dëgjova në Radio Tirana... dy zana të muzikës: zonjushat Marija Paluca, këngëtarja e ëmbël, dhe Lola Aleksi (Gjoka), pianistja jonë e vyer... Kënga dhe tingujt e tyre u përhapën në valët e ajrit në një kumbim jehonash dredhëse që u valëvitën përmbi oqean për të shkuar deri në Amerikën e largët dhe për të çuar atje melodinë e këngës pleqërishte shqiptare”. Vedat Kokona “Aroma e këngës popullore e ndoqi atë gjer në Sevastopolin e largët, aty ku ajo, ende e mitur, vinte gishtat në mandolinë, duke e sjellë atdheun tjetër nëpër udhët e këngëve...” Prof. Mustafa Krantja


Librari

• E hënë 6 maj 2013

Ju kush jeni? LUIS SEPÚLVEDA

K

ur them: “Jam edhe unë një gazetar”, e them me shumë përulësi, sepse më feks para sysh një galeri e pasur me foto të Juan Pablo Càrdenas që, pikërisht pse ishte një gazatar i madh, qe peng personal i Pinochet-it; të Pepe Carrasco-s që, pikërisht pse ishte një gazetar i madh, u vra nga Pinochet; të Rudolfo Walsh që, pse ishte një gazetar i madh, përveç se shkrimtar, u vra nga diktatura argjentinase; të Josè Luis Lòpez de la Calle që, pikërisht pse ishte një gazetar i madh, u vra nga ETA, e atyre u shtohen të tjerë militantë të shquar të kategorisë që kam hasur në jetën time, e për këtë kur them: “Jam edhe unë një gazetar”, e them me krenari, por me një krenari që nuk zgjat shumë, sepse profesioni në fjalë është në degradim të plotë. Gjashtë vjet më parë m’u dha rasti t’i bëja shoqëri Ryszard Kapuscinskit, mjeshtër i mjeshtrave, kur iu dha çmimi Princ i Asturias për Komunikim dhe Humanizëm. Shëtisnim më këmbë nëpër Oviedo dhe Kapuscinski më rrëfeu panikun që e mbërthente sa herë që e intervistonin. I thashë mos ndoshta kishte të bënte me sindromën e intervistuesit të intervistuar, apo me një problem të thjeshtë druajtje, por Kapuscinski më këshilloi ta lija fare këtë argument dhe të kërkoja një vend ku bënin kafe të mirë. Ishim rehatuar aty, mes tryezave të barit, kur na u afrua një vajzë shumë e re, goxha e bukur, që na u paraqit si gazetare e një filan televizioni. Kërkoi një intervistë të shkurtër, nja dy minuta, tha, tek e fundit për televizionin është, shtoi, e pastaj nxorri një pasqyrë dhe filloi të ritrukohej, ndërkohë që njëri nga kolegët e saj sistemonte telekamerat dhe një tjetër përgatiste mikrofonin për të intervistuarin. “E kush është i rëndësishmi

nga ju?” pyeti tekniku. Pyetja e tij bllokoi proçesin restaurues të gazetares. Ishte pa një pa dy një pyetje e goditur dhe ajo, besnike e mësimeve të Fakultetit të Gazetarisë, na hodhi një sy të dyve, ndoshta për të kuptuar eksperiencën tonë, vitet e rrethit mediatik, apo për të kujtuar fotografitë e para në nxitim e sipër në Google, dhe së fundmi i hodhi një sy programit të intervistës. “Kush është ai i çmimit?” pyeti, dhe atëherë Ryszard Kapuscinski drejtoi gishtin akuzues drejt meje. Prita të më vinin mikrofonin, kameramani më tregoi gishtat, katër, tre, dy, një, dhe gazetarja filloi intervistën, të shkurtër. Tek e fundit për televizionin ishte! “Si quheni dhe përse e keni fituar këtë çmim”? Një pyetje dyfishe meriton një përgjigje të rrufeshme, kështu u prezantova si një shkrimtar lituanez, autor i një

Titulli: Xhelal Berberi, flamurtar i shqipes Autori: Jasin Berberi Gjinia: Biografi Koment nga Xhelal Berberi E dua qytetin tim të lindjes, Delvinën e lashtë dhe me tradita historike, patriotike, kulturore e qytetare sa s’ka më, se këtu u linda dhe u rrita, punova, jetova një jetë të tërë dhe pres me qetësi fundin. I dua njerëzit e saj të urtë dhe me zemër të madhe, bujarinë dhe mikpritjen e tyre, natyrën dhe relievin e mrekullueshëm, ajrin tejet të pastër, gjelbërimin si në asnjë vend tjetër, aromën e trëndelinës dhe të detit, klimën mesdhetare e ditët me diell etj. Kujt nuk i pëlqen mishi, kukureci, djathi, vera, frutat, erëzat dhe perimet e Delvinës? Po sazet dhe kënga labe? Edhe pse sot kujdesi për të është i pakët, mendoj se Delvinën do ta zhvillojnë vetë delvinjotët. Prandaj, ju bëj thirrje ta doni sa më shumë qytetin tuaj të lindjes, ta doni Shqipërinë, atdheun tonë. Atdhetarizmi tregon vlerën e një njeriu. Ata që për interes personal kanë marrë nëpër këmbë dashurinë e atdheut, kanë shkelur njëkohësisht dhe nderin e tyre. Ta gëzoni Shqipërinë tonë të dashur! Koment nga Enver Isufi. Shfletojeni me dashuri këtë libër. Delvina, qyteti ynë i dashur, në rrjed-

»

21

TITULLI: Korbi korbit nuk ia nxjerr sytë, shënime mbi librin e Todi Lubonjës “Nën peshën e dhunës” AUTORI: Mihal Luarasi GJINIA: Kritikë letrare

romani me një histori pak a shumë të tillë: një burrë viktimë e shumë tradhtive, përfundon në burg, kalon vite të tëra në kushte të tmerrshme, ia del të arratiset dhe, meqë nuk harron e nuk fal, ia kushton gjithë jetën e tij hakmarrjes. Gazetarja e re na përshendeti, nuk u vu në siklet për as një dekikë nga vështrimi i hallakatur i Kapuscinskit, e sigurisht kjo intervistë do të shihej nga shumë njerëz që kishin të drejtën e informimit të saktë. Por kjo e drejtë është gjithmonë dhe më shumë e rrezikuar,

sepse pasiguria në të cilën ka rënë gazetaria e sotme bën që asnjë mos të jetë përgjegjës për gjithë ç’ka shkruan, thotë, apo transmeton, përveç ca përjashtimeve të rralla, domethënë të atyre pak kryeartikujsh të drejtuara nga gazetarë që, me rreptësi absolute, janë të pranishëm në funeralin e një profesioni sa të bukur po aq të domosdoshëm. Shpesh, kur them: “Jam edhe unë një gazetar”, kam dëshirë të ulëras: “Dhe jam gjithashtu një nga Mohikanët e fundit, të atyre që qelben erë nga boja e stilografit, të atyre që shkatërrojnë sytë duke studiuar e, natyrisht të atyre që përfitonin edhe një pagë dinjitoze, që kishin një sindikatë të tyren dhe që nuk vareshin nga pagesa mjerane që marrin sot gazetarët e pasiguruar”. Po, e di. Është një opinion prej veterani, por prej veterani që dashuron profesionin e tij, që ka njohur dhe njeh të tjerë veteranë, më të interesuar për cilësinë e informacionit, se sa

mbajtjen pastër të redaksive të tyre. Rreth dy muaj më parë romani im i fundit fitoi një çmim të rëndësishëm. Natyrisht m’u desh të jepja një numër të konsiderueshëm intervistash dhe, e them me dhimbje, shumë prej tyre nisnin me pyetjen “Ju kush jeni?”, së cilës i jam përgjigjur me durim. “Për çfarë flet romani juaj?”, është një tjetër pyetje e pashmangshme. Jam i sigurtë që nëse përgjigjem: romani im rrëfen aventurat e një zotërie që, nga të lexuarit e tepërt, ju mbush mendja se ishte nje kalorës endacak, dhe morri mullinjtë e erës për gjigandë, këtë lajm do e publikojë më shumë se sa një televizion. Dhe ky reagimi i imi nuk është aq homazh për Cervantes-in, sa sa vajtim për kulturën e poshtëruar. Jam edhe unë një gazatar, një Don Kishot i Mançës, përfundimisht i humbur, tek sheh në kopështin e shtëpisë injorancën që vallëzon e lumtur përkrah flakadanit që djeg librat e tij. Përktheu: Gentiana Minga

hën e shekujve, ka lënë emrin e vet të nderuar në faqet më të ndritura të historisë së Shqipërisë. Me pushkë dhe me penë, me punë dhe me atdhedashuri, me kulturë dhe me tradita, me vaje dhe me këngë, me bujari dhe mikpritje, ajo ka ardhur deri në kohët moderne, duke dhënë shembuj e duke marrë shembuj, të cilët mbeten gjithmonë të gjallë në kujtesën historike. Libri që kemi në dorë, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së “Mësuesit të Popullit”, Xhelal Berberit, është një veprim i lavdëruar që zgjon kujtesën historike të brezave, rrit krenarinë kombëtare dhe përcjell thirrje të qarta dhe nxitje të mbara për të shkruar me po aq patos e përgjegjësi faqet e historisë bashkëkohore. S’ka si ndodh ndryshe kur njihesh me jetën dhe veprimtarinë e Xhelal Berberit, kur shfleton dhe përjeton kujtimet e tij, kur ndjen të rrahë zemra e zjarrtë e këtij mësuesi të thjeshtë dhe atdhetari të madh. Ai ishte ndër rilindësit e fundi, por edhe ndër intelektualët e parë demokratë, ndër pionerët e parë të ABC – së dhe shkollës shqipe, por edhe ndër punëtorët e përkushtuar që hodhën bazat e arsimit dhe kulturës moderne shqiptare. Ai ishte gjithashtu një qytetar shembullor dhe paqësor si në kohët e qeta edhe në turbullirat shoqërore të shekullit të kaluar. Më mirë se kushdo, këto cilësi të larta e virtyte të çmuara të këtij burri të ndritur dalin

qartë në faqet e këtij libri, i cili fare mirë mund të shërbejë si një udhërrëfyes atdhedashurie, kulture, arsimdashurie që iu vlen brezave të rinj, po edhe të moshuarve. Puna e palodhur e autorit të librit, mësuesit të nderuar Jasin Berberi, është një shembull i lartë i një akti intelektual, një shlyerje e një detyrimi moral ndaj figurës së Xhelal Berberit, por edhe një provë e dukshme se intelektuali tërë jetën duhet të përcjellë tek brezat mesazhe kulture e mirënjohjeje. Jasini është ndër më të rinjtë e një dinastie mësuesish nga fisi i Berberajve, që zë fill me Xhelalin, me vëllanë Ganiun, të shoqen Safon, të birin Pëllumbin, vëllanë e Jasinit, Ismetin etj. Duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar, Jasin Berberi punoi për dekada të tëra në shkollat e qytetit të Delvinës, në fillim mësues e mandej për vite me radhë, si nëndrejtor e drejtor i shkollës së mesme të përgjithshme të Delvinës, e para shkollë e mesme që u hap në ish rrethin e Delvinës. Ai vetë është një personalitet i shquar i shkollës, arsimit dhe edukimit të brezave të tërë, të qytetit të lindjes, mbart një përvojë të vyer që ia vlen t’u përcillet më të rinjve. Ndonëse tani është në pension, Jasin Berberi është plotësisht i denjë për të merituar një vlerësim apo një titull nderi, i cili nuk do t’i shërbejë më tepër atij, sesa vlerave të shkollës dhe arsimit shqip në qytetin

e Delvinës. Shfletojeni me dashuri këtë libër, lexojini me vëmendje kujtimet dhe mbresa e “Mësuesit të Popullit”, merrni çfarë ju vlen nga “ndërshtypjet” (siç kishte qejf të thoshte zoti Xhelal) dhe me siguri do të ndjeni veten më të ditur, por edhe borxhli ndaj popullit dhe atdheut, do të ndiheni krenarë për të shkuarën e më besues për të ardhmen dhe do të bindeni se mbi fetë, mbi partitë, mbi qeveritë, qëndron gjithmonë Shqipëria jonë e dashur.

FRAGMENT NGA LIBRI Todi Lubonja, me këtë libër, mbetet një nga aparatçikët e lartë të dënuar nga partia e tyre, të cilët më amnezi apo pa amnezi, mbajnë mend gjithçka ka ndodhur pas rënies së tyre nga “fiku” dhe asgjë nga koha kur ishin në majë të tij dhe i hanin kokrrat. Në intervistat dhe artikujt, tashmë edhe në librat e tyre flasin për peshën e dhunës që kanë mbajtur në kurriz, por nuk kujtohen të bëjnë autokritikë për dhunën që ushtrohej mbi të tjerët në kohën kur këta ish – aparatçikë të rënë në fatkeqësi ishin aparatçikë aktivë dhe faktorë të rëndësishëm në pushtetin e dhunës. Autori i librit dhe të ngjashmit e tij u “kujtuan” se ka burgje, kampe, hetuesi, gjyqe, tortura, dënime, spiunime vetëm atëherë kur këto të këqija ranë mbi kokat e tyre. Dhe tani revoltohen që këto mjete dhune paskan qenë në shoqërinë “më demokratike të botës” dhe zemëron shumë, por me kë vallë?! Me rojat e burgjeve, me hetuesit, me gjyqtarët, me spiunët, me dëshmitarët, me ministrat e Brendshëm, jo me sistemin, me partinë që i polli ata përbindësha, sepse sistemi, partia ishin të tyret, i kishin krijuar e rritur bashkërisht. Ajo parti që rrënoi ekonominë e vendit nxiti artificialisht “luftën e klasave” dhe e ndau shoqërinë shqiptare në “tanët” dhe në “armiq”; që ndërtoi sistemin e përbindshëm të spiunimit të përgjithshëm e reciprok midis njerëzve, spiunim që fillonte nga lart, nga anëtarët e byrosë politike, që spiunonin njëri – tjetrin tek Enver Hoxha, e deri poshtë në vatrat familjare, ku gruaja duhet të spiunonte burrin, djali të atin, vëllai vëllanë, nipi xhaxhanë e xhaxhai nipin, pa folur për kunetërit dhe për ata më të largëtit. Ishte ferri i komunizmit real. MBI AUTORIN Mihal Luarasi lindi në qytetin e Korçës më 16 shtator 1929. I ati pati studiuar në SHBA për administratë civile dhe punoi si nëpunës në administratën e Monarkisë, por vdiq i ri dhe Mihali mbeti jetim qysh 9 vjeç. U detyrua që i vogël të punojë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në moshën 14-vjeçare mori pjesë në luftën për çlirim si partizan. Pas lufte shkoi në Tiranë, ku hyri në punë dhe në vitin 1948 u pranua me konkurs në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në degën e aktrimit. Në vitet 1952 – 1958, kreu studimet e larta për regjisor në Akademinë e Teatrit dhe Filmit në Hungari. Punoi në Teatrin Popullor, në Teatrin e Estradës dhe si regjisor i jashtëm në Teatrin e Operës dhe Baletit. Në shtator 1966, pas vënies në skenë në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës të dramës “Cuca e maleve”, që ministria nuk e kishte miratuar, e transferojnë në Teatrin “Çajupi” të Korçës. Më 1968 vuri në skenë atje dramën “Njolla të murrme”, që mbasi fitoi flamurin e festivalit, u anatemua nga diktatori. Pas 5 vjetësh në Korçë, kthehet në kryeqytet si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Në 1972 i besojnë regjinë e festivalit në RTVSH, që pas suksesit u dënua nga Enver Hoxha dhe u quajt prej tij “veprimtari armiqësore”. Në shkurt 1973, regjimi i ndaloi në provat e përgjithshme spektaklin e tij të fundit në kohën e diktaturës “Orfeu zbret në ferr”. Më 11 korrik të atij viti arrestohet dhe dënohet me 8 vjet burg. Pas lirimit, punoi 10 vjet si bojaxhi, derisa doli në pension më 1990.


22

« zodiak

E hënë 6 maj 2013 •

javor

horoskopi Dashi Gjatë kësaj jave do i kushtoni më shumë vëmendje dhe kohë partnerit tuaj dhe lidhja në çift do jetë më e mirë se më parë. Beqarët duhet të bëjnë kujdes. Jo të gjithë personat që do takoni janë vërtet aq interesante sa duhet, madje disa mund të jenë gënjeshtarë profesionistë. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë. Mbajini në ekuilibër financat që të mos keni probleme. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, megjithatë në disa momente lodhja do bëjë punën e vet. Kujdes! Në punë, më të privilegjuarit do jenë shkrimtarët dhe gazetarët. Të tjerët do kenë një javë të zakonshme. Në familje do mbizotërojë harmonia dhe bashkëpunimi.

Akrepi Edhe pse marrëdhënia me partnerin është e mirë ju nuk duhet të rrezikoni duke i kujtuar atij pikat e dobëta apo duke e ulur në sytë e të tjerëve. Mos bëni as shaka me detajet e tij personale sepse ai nuk do e durojë dot. Beqarët do kenë një takim premtues ditën e enjte. Financat do jenë goxha të qëndrueshme. Nëse keni për të bërë një investim të madh. Ka ardhur koha e duhur. Nervozizmi dhe lodhja mund të sjellin probleme me shëndetin. Dilni në ajër të pastër dhe bëni çdo ditë nga pak ushtrime. Në planin profesional do mbizotërojë rutina. Nuk pritet asnjë gjë e veçante kështu që vazhdoni me ato që keni nisur. Ambienti familjar do jetë më i ngrohtë.

Demi Çdo gjë do shkojë më së miri këtë javë ndërmjet jush dhe atij që keni në krah. Komunikimi do jetë pika juaj më e fortë dhe në këtë mënyrë do i zgjidhni shpejt mosmarrëveshjet që keni pasur. Beqarët nuk do dëshirojnë ta humbin lirinë e tyre dhe nuk do përfitojnë nga ftesat që do ju bëhen. Në planin financiar do jetë Hëna ajo që do ju mbështesë dhe do ju tregojë rrugën që duhet të ndiqni. Pas një periudhe jo shumë të mirë për shëndetin, situata do përmirësohet këtë javë. Do ndiheni më në formë dhe plot energji. Në punë askush nuk mund t’ua ndërpresë vrullin që keni për ta çuar para projektin e nisur. Në familje mos kërkoni të jeni ju që vendosni gjithmonë.

Shigjetari Gjatë kësaj jave do keni shumë dyshime mbi vazhdimësinë e lidhjes që keni krijuar sepse partneri ka disa kohë që nuk iu kushton vëmendjen e duhur. Mos u nxitoni të merrni masa strikte. Beqarët kësaj here do bëjnë vërtet sakrifica të mëdha për ta bërë për vete personin që ju pëlqen. Financat do jenë përgjithësisht të mira, por ju duhet të filloni t’i menaxhoni më me kujdes ato. Për pjesën më të madhe shëndeti nuk do përbëjë asnjë problem. Ata që kanë probleme me zemrën duhet të ruhen nga dielli i fortë. Në punë do ju duhet të bëni zgjedhje të vështira, por që mund ta përmirësojnë situatën. Disa do ndryshojnë pozicion. Me familjarët duhet të jeni më të sinqertë.

Binjakët Klima yjore do nxitë një komunikim më të mirë në çift gjatë kësaj jave. Nuk do e provokomi me atë që keni në krah dhe nuk do e teproni me skenat e xhelozisë. Beqarët do jenë shumë joshës dhe do kenë shumë pretendentë. Më në fund do ju jepet mundësia për të zgjedhur atë që ju përshtatet më tepër. Edhe financat do jenë më të mira se kohët e fundit kështu që mos u bëni merak. Doni të dini si do jetë shëndeti? Shmangni lodhjen dhe relaksohuni herë pas here. Sigurisht që edhe ushqimi ka ndikim të madh. Në punë do arrini të përmbyllni me sukses një projekt te rëndësishëm i cili do ju sjellë përfitime të mëdha. Me familjarët do diskutoni shtruar për disa tema interesante.

Bricjapi Debate, zënka, ndarje... Kjo javë nuk do jetë aspak e mirë për të dashuruarit. Mundohuni të bëni më tepër durim dhe mos flisni pa u menduar. Beqarët nuk duhet të rendin pas pasionit dhe të mos mendojnë aspak për një lidhje serioze. Koha ikën shpejt dhe një ditë mund të pendoheni që nuk i keni shfrytëzuar mundësitë. Edhe financat do jenë problematike kështu që bëni shumë kujdes me çdo lloj shpenzimi të tepruar. Shëndeti jo vetëm që nuk do ketë probleme, por do ndiheni në formë të shkëlqyer. Në punë do i merrni gjërat lehtë dhe aspak seriozisht. Kujdes mos gaboni sepse do e keni të vështirë të riktheheni ku ishit. Me familjarët do keni disa debate.

Gaforrja Më në fund edhe çiftet e kësaj shenje do kenë një lidhje më të qëndrueshme dhe qielli do jetë me diell. Do i rregulloni të gjitha konfliktet që keni pasur dhe do ndiheni më mirë se një javë më parë. Beqarët do zgjohen nga gjumi letargjik në të cilin kishin rënë dhe do bëjnë çmos të krijojnë një lidhje. Mundësitë nuk do mungojnë. Në planin financiar jo vetëm që situata do jetë më e stabilizuar, por do keni mundësi të bëni edhe ndonjë investim. Edhe shëndeti do jetë më i mirë. Shqetësimet që keni pasur nuk do ndihen më dhe do ndiheni më energjikë. Në punë do ju duhet të luftoni pak për të arritur atje ku dëshironi, por do ia dilni mbanë. Për familjen do përkujdeseni më tepër. Luani Këtë jave do e thelloni edhe më tepër lidhjen që keni krijuar dhe do ndiheni më mirë nën praninë e partnerit tuaj. Ata që janë të martuar do planifikojnë një fëmijë. Beqarët do ndihen vetëm ditët e para, por në fundjavë gjithçka do ndryshoje për ta. Financat sërish nuk do jenë në gjendjen më të mirë prandaj kujdes me shpenzimet e pamenduara. Mos mendoni vetëm për të tashmën sepse nesër do vuani. Shëndeti do jetë delikat. Disa mund të preken nga ndonjë alergji sezonale, mungesë rezistence, probleme dentare ose dermatologjike. Merrni sa më shpejt masat e duhura. Për planin profesional do jetë një javë më e mirë. Jeta familjare do jetë e qetë.

Virgjëresha Këtë javë do flisni më hapur me partnerin tuaj dhe do toleroni më tepër. Do e kuptoni më në fund se kokëfortësia nuk ju çon askund dhe se po hapët rrugë mund të keni një lidhje më të qetë. Beqarët do kenë takime të shumta, por nuk do kenë aspak dëshirë të krijojnë një lidhje serioze. Në planin financiar, në një mënyrë apo në një tjetër situata do përmirësohet ndjeshëm. Shfrytëzojeni për të bërë investimet e duhura. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mbrojtur, megjithatë ruajuni nga viruset e stinës dhe nga mikrobet nëpër ambientet e mbyllura. Në planin profesional duhet të bëni shumë durim dhe të shmangni debatet. Për jetën familjare do jetë një javë e zakonshme.

Peshorja Ka rrezik që kjo javë të jetë e mbushur me tension për të dashuruarit. Të dy do jeni shumë kokëfortë dhe do kërkoni të keni të drejte. Kujdes! Për beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë, por ata duhet të dinë të përfitojnë sa më shumë dhe jo të mbyllen në vetvete. Në planin financiar duhet të jeni më të përgjegjshëm para se të kryeni çfarëdo lloj investimi sepse situata nuk do jetë aspak e favorshme. Shëndeti nuk do jetë gjithë javës i qëndrueshëm. Disa mund të kenë shqetësime të ndryshme si dhimbje barku, shpine apo këmbësh. Në punë fatmirësisht gjërat do shkojnë sipas planeve. Do keni sukses. Familja nuk do ketë asnjë problem.

Ujori Ambienti për të dashuruarit nuk do jetë shumë i mirë gjatë kësaj jave. Do kaloni momente shumë të lumtura pranë atij që dashuroni dhe do jeni të sigurtë se zgjedhja që keni bërë është e duhura. Beqarët nuk duhet të verbohen nga pamja e jashtme e disa personave dhe të bëjnë zgjedhje të gabuara. Në planin financiar mund të ndërmerrni edhe rreziqe sepse vetëm kështu situata do fillojë të përmirësohet. Shëndeti do jetë më i mirë nëse ulni dozën e konsumimit të duhanit dhe pijeve me gaz. Në planin profesional duhet të bëni akoma edhe më shumë durim nëse doni të arrini majën e suksesit. Ngjitini shkallët një nga një. Jeta familjare do jetë pa probleme. Peshqit Ata që janë në një lidhje nuk duhet të mbyllen në vetvete gjatë kësaj jave, por duhet t’ia shprehin partnerit gjithçka. Vetëm ai mund t’iu ndihmojë të dilni nga melankolia. Beqarët do jenë të gatshëm të dalin nëpër takime, por asnjëri prej tyre nuk do i përmbushë dëshirat që kanë. Situata financiare nuk do jetë e mirë. Merruni më tepër më këtë sektor pa arritur në probleme të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i keq, por të paktën për këtë periudhë shmangni mbajtjen e dietave strikte. Në planin profesional do jeni shumë të zotët dhe do e përmbyllni me sukses një projekt të nisur herët. Më të privilegjuarit do jenë juristët, profesorët dhe tregtarët. Edhe jeta familjare do jetë e mirë.


SPORT • E hënë 6 maj 2013

JUVENTUS KAMPIONE E ITALISË Skuadra e drejtuar nga Konte ka fituar 1:0 ndaj Palermos falë një goli të shënuar Arturo Vidal. Titulli i 29-të për bardhezinjtë që zbresin në fushë me pankartat 31

F

esta ka nisur në Torino, në pjesën bardhezi të Torinos. Juventusi ka mbyllur llogaritë, duke u shpallur kampione e Italisë për të dytin vit radhazi. Bardhezinjve i mjaftonte vetëm një pikë për të siguruar matematikisht titullin e 29-të, por ndaj Palermos ka ardhur një fitore. Kështu tri javë para përfundimit të kampionatit Juventusi ka futur në kasafortë një tjetër titull më shumë se të merituar. Një dominim total i skuadrës së Antonio Kontes, që ka treguar se mbetet e padiskutueshme në Itali. Golin e titullit për Juventusin e ka shënuar Arturo Vidal në pjesën e dytë nga pika e bardhë. Një sukses i merituar i Juvntusit, i ndërtuar ndeshje pas ndeshje, ku të gjithë kanë dhënë më shumë se maksimumi. Një titull i merituar i një skuadre që ka luajtur çdo ndeshje si të ishte një finale, që ka luajtur çdo ndeshje me një ritëm të shfrenuar nga minuta e parë në të fundit. Një titull i merituar për një skuadër ku nuk kishte të parë e të dytë dhe kjo falë arkitektit të saj Antonio Konte, një trajner që ka mbajtur lart Juventusin, një trajner që ka këmbëngulur te klubi për të shpenzuar më shumë për ta bërë këtë Juve edhe më të fortë, jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë. Atmosfera Që në fillim të ndeshjes kundër Palermos, atmosfera në “Juventus Stadium” ishte elektrizuese. Askush nuk mendonte se Palermo që lufton për mbijetesë do t’i prishte festën e titullit Juves. Stadiumi i gjithi i mbushur, me një koreografi të jashtëzakonshme me 40 mijë flamuj ka përshëndetur futjen në fushë të skuadrës. Ndeshja Pritjes së rezervuar nga tifozeria në shkallët e stadiumit skuadra i është përgjigjur maksimalisht në fushën e lojës. Një Juventus i përqendruar në maksimum për të arritur atë pikën e vlefshme për të siguruar matematikisht titullin. Megjithatë askush nuk bën llogaritë me një pikë, bardhezinjtë duan mbyllin me fitore. Dhe për këtë bardhezinjtë e nisin menjëherë në sulm në kërkim të portës së Palermos. Rasti i parë shënohet pas rreth gjysmë ore lojë kur Vuçiniç për pak sa nuk shënon, por ndalet nga Sorrentino që ditë më parë kishte deklaruar se ishte tifoz i Torinos – një armik më shumë në fushë për Juven. Palermo vuan duke menduar vetëm për mbrojtjen, por me kalimin e minutave arrin të lehtësojë disi presionin e bardhezinjve., duke shkuar në pushimin e dy pjesëve në barazim 0:0. Edhe në pjesën e dytë melodia nuk ndryshon, Juventusi kërkon me ngulm golin që vjen çerek

23

Konte: Juventusi është shtëpia ime Të gjithë kanë meritë ër titullin e dytë radhazi, por në meritë e veçantë i takon teknikut të bardhezinjve, Antonio Konte. Është ai arkitekti i kësaj Juve, që fiton dhe vetëm fiton. Pas ndeshjes tekniku i bardhezinjve është shprehur i lumtur për suksesin e dytë radhazi. “Kam ëndërruar gjithnjë të jem këtu, Juventusi është vendi i duhur për mua. Por duke i uruar të mirën, për të mirën e të gjithëve, situatat duhen sqaruar. Pas çdo viti kërkesat rriten, ndërsa nga ana tjetër kriza ekonomike ka pllakosur në Itali. Anjeli më ka dashur te Juventusi dhe për këtë i detyrohem shumë. Në këto dy vjet kemi bërë gjëra që nuk ishin imagjinuar ndoshta. Nëse vitin e ardhshëm nuk fitojmë për ne do të ishte një problem. Por mos harroni se është edhe Evropa dhe në këtë sezon kemi arritur në tetë më të mirat, duke u eliminuar nga Bajerni, për të cilin duhet të heqim kapelen.”

Bufon: Titull i bukur, Konte qëndron Kapiteni i Juventusit, Xhixhi Bufon ka qenë i pari që ka folur për mediat pas titullit kampion. “Mund të them se më në fund duket sikur kremi hequr një barrë nse mund ta quajmë ështu. Ishte në objektiv që ia kishim vënë vetes që në korrik të vitit të kaluar. Ky titull më pëlqen shumë pasi kemi dominuar nga jave e parë në të fundit. Por duhet ta pranoj se nuk ka qenë aspak e lehtë, na është dshur të fitojmë ndeshje shumë të vështira”- ka thënë Bufon për “Sky”. Më pas dy fjalë dhe për të ardhmen e teknikut Antonio Konte. “Unë mendoj se Antonio e di fare mirë se çfarë do të bëjë. Ai është një person inteligjent dhe i përgjegjshëm dhe jam i bindur se në mendjen e tij nuk ka asnjë dyshim mbi të ardhmen.”

Marota: Juve një model suksesi, na mungon diçka për Evropën Administratori i Juventusit, Marota pa dyshim ka dhe ai meritë për titullin e dytë radhazi të bardhezinjve. Pas ndeshjes ai është shprehur: “Ndjehem shumë i lumtur, që jam pjesë e kësaj historie e feste. Juventusi është thjesht një model suksesi. Merkato? Besoj se në Evropë kemi ende boshllëqe për të mbushur, por nuk besoj se jemi të vetmit. Në javët në vazhdim do të bisedojmë me Konten për të vendosur piketat për sezonin e ri. Konte do të jetë pjesë e Juventusit pa mëdyshje.”

ore pas fillimit të kësaj pjese. Vidal nga pika e bardhë kalon bardhezinjtë në avantazh. Edhe pas golit Konte nuk gjen rehati dhe shtyn skuadrën përpara në kërkim të golit të dytë. Kualiarela i futur në vend të Vuçiniçit i afrohet golit, por shtylla e pengon. Në fund Pogba lë skuadrën me dhjetë lojtarë, megjithatë merr të gjitha duartrokitjet e tifozerisë bardhezi që nuk e harron një sezon

të tërë të luajtur në nivele të larta nga talenti francez. Deri në fund nuk ndryshon, Juventusi mund Palermon dhe nis festën e titullit. Në fushë me 31 Për Juventusin ky është titulli i 29 zyrtar, por për berdhezinjtë ky është titulli numër 31 në fushë. Ndaj lojtarët nisin festën duke mbajtur në dorë “scudeton 31”.

Numrat dhe shumat fituese

MotoGP, Pedroza arrin fitoren e parë sezonale Dani Pedroza dhe Mark Markez kanë qenë protagonistët absolutë të Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP në pistën e Herez, duke treguar se Honda është kthyer përsëri e madhe dhe se të dy do të luftojnë për titullin kampion përballë Horge Lorencos e Valentino Rosit që në garat e para kishin lënë të kuptohej se do të ishin pretendentë. Pedroza ka arritur të fitojë duelin me Lorencon në xhirot e para dhe më pas është shkëputur duke regjistruar xhiro të shpejta të njëpasnjëshme. Por spektakli i vërtetë është zhvilluar pas krahëve të tij, me protagonist kryesor shokun e skuadrës, Mark Markez. Debutuesi fillimisht ka treguar karakter të jashtëzakonshëm duke dubluar dhe parakaluar Velentino Rosin, që mbylli garën i katërti. Ndërsa më vonë, pas një beteje të ndezur me Horge Lorencon, i ka vjedhur atij vendin e dytë pikërisht në kthesën e fundit të garës, duke u përplasur me kampionin e botës në fuqi për t’i marrë pozicionin. Kuptohet që një lëvizje e tillë do të shkaktojë shumë polemika dhe pritet të bëhet temë diskutimi në javët në vazhdim, edhe për faktin që manovra ishte identike me atë që Rosi i bëri Xhibernau disa vite më partë, ndërsa tani situata është edhe paksa më e komplikuar, pasi kthesa në fjalë mban pikërisht emrin e Lorencos.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

“LOTO 6 NGA 39” Shorteu Nr. 03, datë 05 Maj 2013 Numrat fitues: 1, 13, 15, 19, 21, 26 Fitues për çdo kategori Nuk ka fitues Nuk ka fitues 108 1.473 9.829

Numrat e parashikuar saktë Gjashtë Pesë Katër Tre Dy

Shuma e fituar --1,227.00 211.00 100.00

Mosha minimale për pjesëmarrje është 18 vjeç. Për më shumë info telefononi: 04 451 1000. Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit.

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E hënë 6 maj 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.