Metropol 6 qershor

Page 1

»7

Rritja e ekonomisë nën parashikime

BB apel për mirëmenaxhimin e financave dhe borxhit E mërkurë

6 qershor 2012 Viti VIII, Nr. 2684 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Zemra dhe diabeti

Banda e Cërrikut, ministria Këshillat për të ruajtur kontroll gjykatës për dëshmitë tensionin dhe ulur » Të penduarit konfirmuan: Ne jemi autorë të masakrës, vramë 6 gardistë. Pas lirimit grupet e punës kërkojnë zbardhjen e të gjithë procesit »8

12-13

rreziqet e mbipeshës

Tokat e 7501 Ditë lufte Katër atentate brenda një dite, vdesin 2 persona, 3 janë plagosur

Presidenti firmos ligjin, familjet që marrin tapitë

I zënë pritë xhaxhait, vdes nipi 9-vjeçar. Në Durrës ndjekin dhe ekzekutojnë me armë të riun. 3 shtetas të tjerë në gjendje të rëndë në spital »9

Studimi Ulet me 30 për qind ndotja në Tiranë, pikat problematike

Përfaqësuesja e OSBE për mediat

Brenda një viti do të realizohet përfundimi i procesit për tokat e dhëna në përdorim. Kategoritë që do të preken nga zbatimi i vendimit të ri. Dokumentet që do të duhet të dorëzohen dhe procedura që do të ndiqet. Dekretohet dhe drafti për privatizimin e sipërfaqeve ku ka ndërtime me leje »2-3

»5

Mijatoviç: Në ligj duhet të hiqet shpifja si vepër penale për gazetarët »6

PS-PD djegin dhe një ditë

Rama: Berisha të pranojë më parë që s’do votojë president me 71 vota Kreu i PS kërkon që kreu i ri i shtetit të kalojë vetëm me konsensus. Gati për tryezë në çdo nivel. Emrat vetëm pasi të firmosen kriteret për presidentin »3-4

Pas diplomimit

Renzzo Bossi zhduket nga Facebook pas skandalit “Troftës” nuk i mbetet asnjë gjurmë në web. Mediat italiane flasin mbi urrejtjen e popullsisë për zgjidhjen e dhënë prej kreut të “Lega Nord”...

»8

Koment Nga Miltiadh Muçi

Drejtësi

»11

Nga Agim Popoçi

Presidenti, antizaganjorët sjellin Nanon në pushtet »10


02

« POLITIKE

E mërkurë 6 qershor 2012 •

PRESIDENTI TOPI DEKRETOI DJE LIGJIN PËR PRIVATIZIMIN E TOKAVE BUJQËSORE

Dekreti: Toka i takon atij që e punon Fermerët të pajisen me aktin e pronësisë deri më 1 tetor të 2013-s Herion Mesi

DEKLARATA

PD: Topi favorizon drejtësinë e korruptuar Tre muaj më parë Partia Demokratike shpërtheu në akuza kundër Presidentit Bamir Topi. Sipas PD-së, Topi ka gënjyer në vazhdimësi për pronat apo drejtësinë. “E kanë kapur në gënjeshtër Bamir Topin kur përgjërohej për interesat e pronarëve të ligjshëm, që tokat ua kishte rrëmbyer kooperativa, por tokën e vet e rrëmbente si ish-kooperativist. E kanë kapur në gënjeshtër kur betohej për të përndjekurit e regjimit komunist, por ligjin e lustracionit nuk e linte të hynte në fuqi kur u shpallte atyre besnikëri dhe dekoronte persekutorët. E kanë kapur në gënjeshtër kur hiqej si demokrat, por aleancat i bënte me kundërshtarët e tyre. E kanë kapur në gënjeshtër kur deklaronte se nuk voton majtas, por votën ia falte PS-së dhe Edi Ramës. E kanë kapur në gënjeshtër kur angazhohej për drejtësinë e kulluar, por dekretimin ia bënte drejtësisë së korruptuar”, - deklaronte PD-ja më 6 mars.

Bujqësisë gjatë shqyrtimeve në komisionet parlamentare. Sipas Ministrisë, me anë të këtij ligji parashikohet zgjidhja e problemeve të ngritura nga banorët në zonën e Orikumit dhe të Ksamilit, duke parashikuar kompensim me truall për ta për tokën që paraqet interes për turizëm. Ligji u miratua me votat e mazhorancës në seancën plenare të 17 majit, ndërsa opozita e abstenoi draftin e qeverisë. Votimi i ligjit solli dhe rrjedhje votash nga radhët e mazhorancës. Kështu, kreu i

PR-së, njëherësh ministër i kabinetit “Berisha”, votoi kundër së bashku me deputetin Gazmend Oketa. Shqyrtimi i vlefshmërisë ligjore të titujve të pronësisë po bëhet prej tre vjetësh nga komisionet vendore pranë prefektëve. Nga 2000 mijë tituj të verifikuar rezulton se 40 për qind janë të parregullt. “Këta tituj fermerët do t’i marrin nga kryekomunarët dhe kryetarët e këshillit të qarkut. Certifikatat e pronësisë që do të japin komunat e bashkitë, do të jenë të gatshme për t’u hedhur

në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme. Procesi i pajisjes me tituj pronësie për fermerët do të përfundojë 9 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit”, - thuhet në ligj. Me anë të këtij ligji qeveria synon të formatizojë pronësinë në komuna në tokat e bujqësore, kryesisht në ato kodrinore e malore, ku për një arsye apo në tjetër 20 vjetët e fundit toka është ndarë, por tapitë nuk janë lëshuar. Sipas ligjit, në disa raste kjo tokë është ndarë edhe me parimin e tokës së trashëguar nga familja.

Procesi

Kundërshtitë

P

residenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar dje ligjin “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, i ndryshuar”. Me firmën e kreut të shtetit tashmë u hapet drita jeshile fermerëve, të cilët prej vitesh e përdorin tokën, e cila është ndarë nga komisionet vendore, por që nuk janë pajisur me tapi, do të pajisen me tituj pronësie nga kryetarët e komunave ose të bashkive. Edhe ata që e përdorin këtë tokë prej ’91-shit e që kanë qenë punëtorë të ishndërmarrjeve bujqësore, por nuk disponojnë certifikatën e përdorimit, kanë të drejtë të marrin aktin e pronësisë deri më 1 tetor të vitit 2013. Por shteti do të konfiskojë tokën që fshatarët e kanë marrë në mënyrë të parregullt. Deri në 10 për qind të sipërfaqes që u është shpërndarë sipas ligjit nr. 7501 mund të blihet me çmimin e tregut, pas kësaj shifre toka konfiskohet. “Për shkak të gabimeve të natyrave të ndryshme të bëra nga komisionet e ndarjeve të tokës ka ndodhur që një subjekt të ketë tokë tepër në disa raste në një përqindje të caktuar. Ka raste që kalon 10 për qind dhe këto hyjnë në sensin e veprimeve abuzive të papërligjura. Po deri në 10 për qind është gjykuar që subjekti ka të drejtë ta blejë. Pagesa e vlerës përkatëse t’i kalojë Agjencisë së Kthimit të Pronave”, - u shprehën specialistët e Ministrisë së

Kreu i PR-së solli disa amendamente, të cilat nuk u pranuan nga mazhoranca, duke kërkuar që ky fond toke të kalohet për kompensimin fizik të pronarëve dhe jo t’u jepet përfituesve të ligjit nr. 7501. Duke argumentuar votën e tij kundër këtij ligji, nga foltorja e Kuvendit Mediu e vlerësoi nismën e qeverisë si antikushtetuese dhe se kjo nuk zgjidh çështjen e pronave, pasi “në Shqipëri nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të lirë”. Projektligji synon që pronarëve t’u lëshohen titujt e pronësisë dhe për këtë proces përgjegjës janë kryetarët e këshillave e të komunave. “Ky proces dhe zbatimi rigoroz i procedurave të tij do të monitorohet nga komisionet vendore për verifikimin e titujve të pronësisë pranë prefekturave dhe nga drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës pranë këshillit të qarkut dhe përfundimisht do të regjistrohen në ZRPP”, - thuhet në ligj.

AKUZA E PD: TOPI DEKRETIMET NË FAVOR TË DREJTËSISË SË KORRUPTUAR

Topi dekreton emrat e Ina Ramës në Prokurori Presidenti dekreton emërimin e 10 prokurorëve në rrethe Me propozim të prokurores së përgjithshme Ina Rama, Presidenti Bamir Topi, duke u mbështetur në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë”, dekretoi dje emërimin e 10 prokurorëve. “Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, mësohet se kreu i shtetit dekretoi: Erion Imeraj, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, emërohet prokuror në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Tiranës; Miranda Bushi, drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme, emërohet prokurore në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Tiranës; Erion Shehaj, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, emërohet prokuror në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Lezhës; Aurel Zarka, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, emërohet prokuror në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Vlorës; Edina Kurti, oficere e policisë gjyqësore në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Dur-

rësit, emërohet prokurore në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Kavajës; Simon Pashuku, oficer i policisë gjyqësore në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Shkodrës, emërohet prokuror në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Kukësit; Leonard Filipoti, oficer i policisë gjyqësore në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Tiranës, emërohet prokuror në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Matit; Lorenc Mërkuri, oficer i policisë gjyqësore në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Gjirokastrës, emërohet prokuror në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Gjirokastrës; Pali Deçolli, oficer i policisë gjyqësore në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Durrësit, emërohet prokuror në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Gjirokastrës; Elion Mustafaj, oficer i policisë gjyqësore në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Tiranës, emërohet prokuror në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Korçës”, - njoftoi dje Presidenca.

RAPORTI I KIE: Presidenti i ri

Zgjedhja të mos krijojë tensione Këshilli i Europës vlerëson një ndryshim pozitiv të situatës politike në muajt e fundit në vendin tonë. Këtë bën të ditur raporti i misionit të vëzhguesve që vizituan Shqipërinë nga datat 2-4 prill jepet një panorame e gjendjes politike në vend. Dy bashkëraportuesit e KiE-s Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco pas monitorimit në datat 2-4 prill të këtij viti për situatën politike në Shqipëri kanë hartuar një raport duke ia përcjellë atë Këshillit të Europës. Në raport kërkohet më tepër bashkëpunim mes partive politike për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në raport janë përfshirë edhe tentativat e politikës për të zgjedhur Presidentin e ri, i cili sipas monitoruesve duhet të shërbejë për normalizimin e mëtejshëm të situatës. “Zgjedhja e Presidentit të mos bëhet burim presioni dhe palët të përpiqen për një President konsensual. Një President i cili duhet të jetë i pranueshëm nga palët”.

Forumi ekonomik

Berisha fton investitorët: Taksa të ulta Kryeminsitri Berisha shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur cdo biznes të huaj që investon në vend. Gjatë fjalës së tij në pritjen e organizuar pasditen e djeshme për forumin ekonomik IDB, në Pallatin e Brigadave, kryeministri vlerësoi se investitorët e huaj kanë arsye të forta të investojnë në Shqipëri, pasi në 4 vitet e fundit ka patur rritje 4 herë më të madhe se sa mesatarja e rajonit. “Koha në Europë është kohë krize, por që është e lidhur shumë me globalizmin, ndërkohë Shqipëria ka arritur të ruajë rritjen ekonomike në gjithë këto vite të vështira. Shqipëria ja ka dalë të ketë një rritje 4 herë më të madhe se vendet e rajonit, si dhe të rrisë investimet e huaja, të ketë treg pune fleksibël, si dhe burime natyrore, zhvillimin e infrastrukturës. Por, mbi të gjitha anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka qënë një ndihmë e madhe për të rritur besimin e investitorëve të huaj”- tha Berisha.


POLITIKE •E

mërkurë 6 qershor 2012

»

03

PRESIDENTI, PS MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR, KËRKON VIJIMIN E TAKIMEVE ME DEMOKRATËT

Partitë humbasin dy ditë pa negociata Të majtët pa kandidatë, rrezikon dështimin edhe raundi i tretë i votimit Albana Lika

P

artia Socialiste në mbledhjen e grupit të saj parlamentar nuk ka diskutuar për ndonjë kandidaturë të mundshme për postin e Presidentit të Republikës, por partia më e madhe e opozitës ka shprehur domosdoshmërinë e vijueshmërisë së negociatave me mazhorancën për gjetjen e një kandidature konsensuale. Mbledhja, që u drejtua nga kryetari Edi Rama, u zhvillua me dyer të mbyllura për mediet dhe zgjati vetëm 30 minuta. Sipas burimeve, gjatë saj u raportua mbi ecurinë e negociatave deri tani me mazhorancën, ndërkohë që u vu theksi te vijimi i tyre, me qëllim zgjedhjen e një kryetari shteti të pëlqyeshëm për të gjitha palët në raundit e tretë. Shqetësimi për mungesën dhe gjetjen së një kompromisi për një figurë konsensuale me forcën më të madhe politike në vend, PD-në, u shpreh në mbledhjen grupit të PS-së nga kreu i tij Gramoz Ruçi. Qëndrimi i mëtejshëm i selisë rozë për procesin e zgjedhjes së presidentit pritet të saktësohet në një mbledhje tjetër të grupit parlamentar, i cili mendohet të mblidhet para raundit të tretë të votimit. Ky raund u propozua nga mazhoranca në Konferencën e Kryetarëve që të zhvillohet më 8 qershor, por do të jetë seanca e së enjtes që do të vendosë për këtë çështje. E ndërsa socialistët janë për vijimin e negociatave, nga ana e tyre nuk ka asnjë iniciativë për ndonjë takim me mazhorancën. Më përjashtim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili sipas një njoftimi për shtyp vazhdon takimet intensive me aktorë e faktorë kuvendorë, politikë nga i gjithë spektri, partnerë euroatlantikë, përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë, akademikë etj., asnjë prej forcave politike nuk po ndihet për negociata. Takimi i fundit mes palëve ishte ai mes Berishës dhe Ramës, shoqëruar nga negociatorët e mandatuar nga kryesitë respektive, mbrëmjen e së dielës. Rezultantja e atij takimi ishte raundi i dytë i votimit të Kuvendit për president, raund i cili dështoi, pasi në të nuk u paraqit asnjë kandidat. Dy liderët e partive kryesore aktualisht presin kandidatë nga njëri-tjetri. Kryeministri Berisha mbështet kandidatin e mazhorancës, Xhezair Zaganjori, ndërkohë që i kërkon opozitës të paraqesë kandidatin e saj dhe mes të dyve të zgjedhin më të mirin. Nga ana tjetër, lideri i majtë, Rama, refuzon të votojë kandidatin e propozuar nga mazhoranca dhe i kërkon kësaj të fundit një listë të re me emra kandidatësh për presidentë, mes të cilëve ajo mendon të zgjedhë. Zgjedhja e kandidatit sipas Ramës do të bëhet mbi kornizën kushtetuese dhe kritereve që përcaktojnë integritetin e figurës së tij.

Bruksel, Haxhinasto takon presidentin e PE-së

Presidenti, Shulz: Zgjidhni me bashkëpunim të duhurin

ZAGANJORI NË RAUNDIN E KATËRT Xhezair Zaganjori do të jetë kandidati i mazhorancës edhe në raundin e katërt, kur presidenti, sipas Kushtetutës së Shqipërisë, mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash, që të përkthyera në shifra janë 71 të tilla. Këtë e konfirmon nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili thotë se mazhoranca nuk është e lëkundur nga kandidatura e Zaganjorit. Ashtu si edhe Kryeministri Berisha një ditë për parë, ai ftoi sërish dje opozitën të paraqesë kandidatin e saj për postin e kreut të shtetit. “Ne e kemi kandidaturën tonë dhe ai është Xhezair Zaganjori. Ne i kemi pasur emrat tanë kur kemi deklaruar se kandidatura do të ishte politike dhe mbas kësaj, për hir të konsensusit, ne kemi gjetur si kandidatin më të përshtatshëm, më të mirin, zotin Zaganjori”, - deklaroi deputeti demokrat Edi Paloka. Deri tani anëtari i Gjykatës Kushtetuese Zaganjori është i vetmi kandidat i propozuar nga mazhoranca dhe i mbështetur prej saj, pavarësisht kundërshtive të opozitës.

TRI DITËT E OPOZITËS Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu gjatë një prononcimi për mediet tha se opozita ka tri ditë kohë për të ofruar kontributin e saj në emërimin në krye të vendit të një presidenti konsensual. Shehu sqaroi se, nëse dështon raundi i tretë, javën e ardhshme demokratët do të rinisin negociatat me aleatët e tyre për t’i dhënë vendit një president kushtetues dhe jokonsensual, siç u ofrua të ishte Zaganjori. “Nëse raundi i tretë dështon, dështon çdo mundësi e Partisë Socialiste për të qenë pjesëmarrëse. Pastaj procesi nuk ka nevojë më për Partinë Socialiste, por zgjidhet me votat e mazhorancës. Pozicioni i Berishës ka qenë i qartë se Shqipërisë i duhet më mirë një president politik. Tërheqja nga ky pozicion u bë pikërisht për t’i hapur rrugë procesit gjithëbashkëpunues e për të afruar PS-në me një kompromis të nisur brenda mazhorancës. I gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të votojë në bazë të vendimit politik që PD-ja do të marrë”, - deklaroi deputeti demokrat Shehu.

PR MBËSHTET MAZHORANCËN Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, shpreh vlerësime të larta për kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, ndërsa sqaron gjithashtu se partia që ai përfaqëson do të jetë mbështetëse e mazhorancës për çdo çështje. “Nëse flasim për konsensus, nuk duhet të jetë thjesht për hatër konsensusi, por rreth një figure që plotëson kushtet për të qenë president konsensual. Mendoj se propozimi i bërë nga mazhoranca ka pasur në thelb qëllimin për të pasur një autoritet të vendit, që të jetë qytetari i parë, simboli unitetit kombëtar. Shpresoj që PS-ja të vijë në vlerësim rreth kandidaturës dhe pse jo të propozojë kandidatura të tjera. Partia Republikane do të jetë pjesë e një vendimmarrje të përbashkët të mazhorancës për çdo çështje”, - deklaroi kreu republikan Mediu. Deri të premten, kohë kur Kuvendi do të zhvillojë edhe raundin e tretë për presidentin, palët kanë shansin e fundit për të zgjedhur një president konsensual, duke bashkuar votat. Në rast të kundërt, ai mund të zgjidhet me vetëm 71 vota.

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulz, u ka drejtuar nga Brukseli një mesazh politikanëve shqiptarë për të zgjedhur një kryetar shteti të denjë, që të japë kontributin e tij në këtë kohë me probleme të mëdha. Ai i porositi krerët e partive politike që të tregojnë maturi e bashkëpunim për të gjetur njeriun e duhur. “Duke qenë i pranueshëm për vendin, ai do të jetë i tillë edhe për komunitetin ndërkombëtar”, - deklaroi Shulz. Po kështu ai theksoi rolin e tij të madh në sistemin e drejtësisë, sistem i cili ka nevojë për ndryshime e reforma cilësore. “Po përsëris mesazhin tim për këtë zgjedhje, për të cilën edhe sapo diskutuam. Zgjedhja e presidentit duhet të jetë e pranueshme për vendin, sepse duke qenë i pranueshëm për vendin, ai është i pranueshëm edhe për botën. Presidenti përfaqëson vendin në këtë kohë me shumë probleme. Është e nevojshme dhe shpresoj se vendi do të gjejë presidentin

e duhur, duke pasur parasysh rolin e tij të madh në sistemin e drejtësisë. Do të ishte e kënaqshme që kjo zgjedhje të rritë besueshmërinë e pozitës së presidentit në vend si dhe të vendit në botë. Kjo është lidhja që mund të bëj dhe unë jam shumë i sigurt se presidenti i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë një personalitet i denjë”, - deklaroi presidenti i PE-së. Komentet e Shulz bëhen pak ditë para votimit të tretë për zgjedhjen e presidentit të Republikës dhe pas dy raundeve të dështuara. Ai i bëri ato pas takimit që zhvilloi në Bruksel me Edmond Haxhinaston, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Ish-kryeministri vijon propagandën për mbështetje

Procesi, Nano dhe pesë “lutjet” e tij për krerët politikë I vetëshpallur kandidat për president, ish-kryeministri Fatos Nano i kërkon Berishës dhe Ramës si dhe krerëve të tjerë të partive parlamentare që të mos humbasin asnjë ditë, por të përkushtohen për të përmbushur të gjitha kriteret dhe detyrimet që ka vendi ynë përpara BE-së, në mënyrë që të meritojmë marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Ai i inkurajon ata që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të arritur me pjekuri në marrëveshje transparente në favor të përparimit të axhendës së integrimit Europian të vendit tonë para ardhjes në Shqipëri të Stefano Saninos, i dërguari i komisionerit Stefan Fyle. “Ne shqiptarët, ne klasa politike shqiptare, kërkohet të dëshmohemi të aftë për të prodhuar zgjidhje e të bëjmë zgjedhje të mira dhe se e meritojmë të bëhemi një vend i denjë anëtar i BE-së”, - deklaron Nano përmes një njoftimi për mediet. Po ashtu ai u sugjeron atyre të mos përfshihen në debate mbi kategorizimin e kandidaturave në politike, jopolitike, shoqëri

civile etj., por të përqendrohen me mirëkuptim që të gjejnë kandidatët më të mirë, për të zgjedhur presidentin më të mirë. Dhe sipas tij pikërisht kategorizimi i kandidaturave pengon zgjedhjen e këtij presidenti. Ish-kryeministri gjatë qeverisjes socialiste tha se, nëse do të jetë ai presidenti i Shqipërisë, synon të jetë ushtrues i një presidence sipërmarrëse, nxitëse dhe kërkuese e një reforme të thellë në drejtësinë shqiptare. “Shqipërisë nuk i duhet një president i dobët, i trysnueshëm nga pushtetet, por dalëzotës. Nëse Fatos Nano do të jetë president, ai do të jetë një president dalëzotës”, përfundon njoftimi.


04

« INTERVISTE

E mërkurë 6 qershor 2012 •

KRYETARI I PS-së, SHPREHET SE ËSHTË DETYRË E MAZHORANCËS TË PROPOZOJË KANDIDATËT

K

Edi Rama: Ne emër nuk propozojmë, por Zaganjori është çështje e mbyllur

ryetari i PS-së Edi Rama, i ftuar në emisionit “Tonight” të gazetares Ilva Tare, tha dje se çështja e kandidaturës së Xhezair Zaganjorit është e mbyllur, dhe në asnjë rast opozita nuk do të japë konsensus për të. Sipas tij, Zaganjori është një kandidaturë e paraqitur në një mënyrë të njëanshme, dhe si e tillë s’mund të marrë konsensusin e opozitës. Rama nuk dha shumë detaje në lidhje me takimin me Kryeministrin Berisha, por u shpreh se PS nga ana e saj nuk do të propozojë asnjë emër, dhe se opozita nuk ka asnjë të tillë. Sipas Ramës, është e rëndësishme që të merret konsensusi, pasi është një nga kriteret për të marrë statusin e vendit kandidat në BE. A mendoni se ekziston nëj “Papë” shqiptare e barazlarguar nga politika? Ne nuk po kërkojmë një “Papë”, por një president që të ketë bashkërendimin e të gjithë palëve. Ne kemi vetëm 63 vota, dhe gjithçka mund të bëjmë dhe që po bëjmë është të ofrojmë konsesusin tonë për një proces, që të na çojë tek një emër. Nga ana tjetër qeveria si ka votat për të zgjedhur një president me 84 vota dhe që duhet të krijojë hapësirë që të japim këtë konsensus. Në fakt qeveria jua dha një mundësi, keni pasur dhe një takim me Berishën? Jemi takuar, por ende s’është krijuar hapësira ku opozita të japë dakordësinë për konsensusin Për çfarë u takuat? U takuam me qëllimin që kjo dakordësi të bëhet. Në fakt është hedhur një gjysmë hapi, është tejkaluar një qëndrim relativisht i gjatë, ku qeveria kish deklaruar një kandidaturë politike. Por sërish sipas nesh është e gabuar me produktin, pasi qeverisë i është vënë përpara një kandidaturë pa procesin. Është normale që dy liderë mos takojnë duart në një takim? Kjo është e pavërtetë, sepse ne i kemi dhënë duart njëri-tjetrit, në momentin që hymë në atë sallë, por me sa duket mediat kanë hyrë me vonesë. Pse keni ruajtur konfidencialitetin e atyre takimeve? Është gjëja më normale që në një takim të këtij formati, është normale që mos ketë zbardhje detajesh për mediat, pasi është e rëndësishme të ruhen urat e komunikimit. Por s’është se janë diskutuar gjëra të panjohuara për publikun, por janë bërë përpjekje për të gjetur rrugët e duhura. Folët për emra? Jo. As për zotin Zaganjori? Natyrisht, diskutuam dhe kandidaturën e zotit Zaganjori. Ka një thirrje publike, nga ana e Berishës po e konsideroni? Jo. Është një kandidaturë e parashtruar njëanshmërisht, dhe nuk na lejon ne ta japim konsensusin në këto kushte. Ju nuk i keni votat për ta zgjedhur, atëherë pse nuk jepni konsensus? Sepse ky nuk është një emër që vjen si rezultat i një procesi. Po e bëni këtë vetëm për ego personale? Ç’hyn këtu egoja, unë s’kam asnjë arsye personale për të penguar zgjedhjen, por kam të gjithë egon për të kontribuar që kjo çështje të zgjidhje. Dhe nëse do më pyesni nëse do ishte më parë kandidatura Zaganjori unë sërish do përgjigjesha jo. Atëherë keni probleme me emrin Zaganjori? Jo, duhet bërë hapi i plotë për të pasur një pikëtakim me opozitën. Ne nuk e duam një kandidaturë që të anojë nga Partia Socialiste..... Çfarë kërkon opozita sepse ju keni propozuar katër pika? Këto katër pika s’kanë të bëjnë me preseidentin. Unë dua ta sqaroj pse këto katër pika janë kaq të rëndësishme, sepse ne pa zgjidhur ato s’kemi asnjë shans për të marrë statusin e kandidatit për në BE. Në rast

se nuk e marrim këtë status do hyjmë në histori si vendi që nuk e mori dot tre herë statusin. Dhe në rast se ajo që ndodhi në Greqi do të çojë në një shkëputje nga euro, dhe të fusë në një krizë vendet e tjera të Evropës, atëherë ka pak arsye që Evropa të jetë optimiste, që ne të na ndihmojë. Çdo të thotë kjo, do të thotë që pas zgjedhjeve të ardhshme që ne do i fitojmë, do përballemi në një situatë, ku shqipëria të fillojë të ecë në atë rrugë të reformave ku Shqipëria të mund të thithë fondet do jetë zero.... Jeni akuzuar se jeni bërë pengesë për marrjen e statusit? Këtë ka bërë prej dy vitesh, mazhoranca. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë në raportet e BE-së dhe nëse ka 12 prioritete të lidhura mes njëra-tjetrës, ato s’kanë qenë fare detyrë e opozitës. Sepse s’mund të luftojë ajo korrupsionin, s’mund të zgjidhë pronat, s’mund të riorganizojë zgjedhje të lira e me radhë, që ka çuar në këtë situatë. Kështu e shikoni ju, por ka mendime se se morëm statusin se nuk ka kontribuar opozita? E para, këtu nuk është çështja si e shikoni ju, e si e shoh unë. Këtu është çështja si e shikojnë ata që presupozohet se do të na hapin derën e BE-së. E në rast se do i referohemi njërës apo tjetrës palë, është më mirë t’i referohemi atyre që kanë në dorë pranimin e shqipërisë në BE..... Pse nuk propozoni emër? Unë ia kam thënë drejtpërdrejt Kryeministrit, ne jemi pakicë, dhe nuk pretendojmë t’i imponohemi shumicës. Ne s’mund të propozojmë emër, sepse kjo e ngatërron dhe më shumë fillin, sepse nga ana e qeverisë s’mund të pranohet që presidenti të jetë i opozitës. Por ne jemi gati të japim dhe emra në rast se marrim garancitë që procesi do ketë një konsensus.... Nëse e kuptopva mirë, mazhoranca mund të japë disa emra të tjerë dhe ju jeni të gatshëm dhe të negocioni...? Në atë moment ne jemi të gatshëm të japim konsensus, dhe të negocojmë. Nuk duam të imponojmë apo të kërkojmë konsensus nga qeveria, kërkojmë të japim konsensus. Pse nuk e bëni ju zoti Rama? Këtu s’është çështje gare të papërmbajtur. Nuk është çështja se në Shqipëri s’ka figura dhe s’janë më të përshtatshme se kandidatura e paraqitur, ne po bëjmë një proces ku duhet ta zgjedhim Presidentin bashkasharisht. Dhe s’ka asnjë arsye që të besohet se në rast se qeveria do të pranojë procesin me një kandida-

turë mund të pranojë dhe vetë papën..... Ata u tërhoqën nga qëndrimi fillestar, ç’problem keni ju me kandidatin, mos doni të zgjidhet kandidati juaj? Jo ne s’mund të pretendojmë, që qeveria të pranojë kandidaturën tonë. Ky është një gjysmë hapi, por që hapi të jetë më i plotë, do të isjhte e mirë që ta fillonim nga fillimi. Në rast se do isha unë do ishte krejt ndryshe. Do kisha ndërtuar një proces një dialog për të vendosur disa modelitete, dhe vetëm në bazë të tyre do i kisha ofruar opozitës më shumë se një mundësi për president..... Çfarë prisni ju të bëjë akoma mazhoranca? Unë pres që qeveria të kuptojë se ne duhet t’i japim konsensus Presidentit, dhe vetes mundësinë që t’i drejtohemi Brukselit me dinjitet. Sepse kushdo që do jetë Kryeministër vitin e ardhsëm, do përballet me shumë vështirësi. Do jemi jashtë Evropës dhe do përballemi me vështirësi shumë më të mëdha se ato që po përballemi tani. Ne nuk duam të fitojmë në këtë tryezë asgjë tjetër vetëm se të japim kontributin tonë që t’i japim vendit një president, dhe asgjë tjetër. Në ç’rast mund ta jepni konsensusin? Jemi gati ta japim konsensusin në rast se na hapet hapësira për të zgjeruar gamën e propozime. Nuk mund ta japim konsensusin për këtë kandidat, dhe kjo është çështje e mbyllur. Mazhoranca ta ketë të qartë se mes konsensusit dhe Zaganjorit duhet të zgjedhë konsensusin..... Të zgjerohet gama e propozimeve çdo të thotë? Në të gjitha rastet nuk mund të ketë një propozim pa vullnetin e shumicës. Po më lejoni të përgjigjem me një pyetje të thjeshtë. U zgjodh duke shkuar Berisha tek aleatët, dhe po tërheq Jozefinën. Jo e zgjodhi në mënyrë të arsyeshme, duke thënë që të tërhiqet nga arsyetimi absurd dhe të diskutojmë një emër që mund të na çojë drejt konsensusit. Realizoi një konsensus brenda shumicës. At ë h e rë si kërkoka ta realizojë konsensusin me opozi t ë n , duke na dhënë një emër. Të

njëjtën gjë duhet të bëjë dhe me opozitën. Duke shmangur eksperiencën e 2007-ës, dhe unë jam dakord me Kryeministrin në këtë pikë. Të krijojmë një kornizë, dhe të shohim modalitetet për të zgjedhur një emër. Do të thotë të jepni një emër. A ka dritare të hapura për këto emra. Jo s’ka emra që po negociohet, sepse qeveria po kërkon të imponojë Zaganjorin. Sepse është e njëanshme. Po necioni që ai bashkë me parti të tjera të mazhorancës të propozojë emra të tjerë? Ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë me çdo lloj formati, si në rastin e formatit të parë, si në rastin e një tryeze më të gjerë me të gjitha partitë parlamentare. Kjo s’është një betejë mes palëve për të mundur njëra-tjetrën, por është një moment historik sepse humbja për herë të tretë të statusit do ishte një turp i pashlyeshëm për këtë vend. Për më tepër ne duhet të vrapojmë që të jemi pjesë e pandashme e Evropës vitin tjetër, se ne s’mund të dimë se çfarë Evrope do të kemi vitin tjetër. Nuk mendoni se po rrezikoni dhe mundin që bëri zoti Meta për ta shkëputur PD nga kandidatura politika? Unë nuk di që politikanët të bëjnë sakrifica, kur bëjnë detyrat e tyre ndaj vendit. Andi Tela: Kërkohet nëj votim me 14 vota. Por ne kemi një nen ku flitet për një votim me kuti, a s’përbën kjo nonses për fshehtësinë e një votimi ku mungon gara. Nga ana tjetër PS nuk parasheh të hyjë me një kandidat të sajin... Së pari, ne jemi në garë me veten për të marrë statusin. Sot jemi në kushte ku nuk mund t’ia lejojmë vetes që për një garë brenda sallës së Kuvendit Shqipëria të humbasë garën për të humbur garën e statusit të kandidatit. Nëse dështon raundi i tretë, cilat janë taktikat e PS-së? Taktitat askush si shpall në televizor dhe nuk i bën publike. Strategjia është publike, taktika varet nga momenti... Do jepni një emër? Varet se si do të përcaktohen modalitetet, por e përsëris jemi tërësisht të hapur të japim konsensus, se një gamë që mbyllet tek një kandidat i vetëm. Përderisa ne jemi sot pakic, dhe s’ka logjikë që shumica të pranojë një kandidaturë tonën. Ne duam të japim konsensus se i duhet Shqipërisë... Sanino vjen të enjten në Tiranë, ka ndonjë gjasë që deri të enjten të ndodhë diçka? Në rast se ka një buonsens nga pala tjetër për të mos e lexuar gabim situatën, ne mund ta zgjedhim presidentin që nesër... Ka ndonjë takim tjetër në horizont? Unë i kam thënë Kryeministrit që në çdo moment, jam gati të ulemi në tryezë, dhe jemi shumë afër zgjidhjes.... Në rast se Meta, voton për një kandidat të mazhorancës, do e rishikoni marrëdhënien me LSI-në? Me kryetarin e LSI-së jam takuar sepse jam i vendosur që t’i jap vendit notën kaluese në provimin e vjeshtës. Kjo është një çështje që i tejkalon palët. Marrë me shkurtime nga “Ora News”


EKONOMI •E

mërkurë 6 qershor 2012

»

05

PËRFAQËSUESJA E OSBE-SË PËR LIRINË E MEDIES TAKIM ME ANËTARËT E KOMISIONIT TË MEDIES

OSBE: Të dekriminalizohet shpifja për gazetarët OSBE: Ligji i ri, drejtësi për të gjithë

O

SBE-ja kërkon nga politika shqiptare të dekriminalizojë plotësisht shpifjen për gazetarët. Në Komisionin parlamentar të Medies ishte dje e pranishme përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medies Dunja Mijatoviç. Gjatë takimit të parë me politikanët shqiptarë ajo kërkoi që shpifja të mos parashikohet në Kodin Penal. Ajo kërkoi garantimin e një mjedisi me medie vërtet të lira dhe të pavarura si edhe procesin e dixhitalizimit. “Jam njohur me ndryshimet në Kodin Penal, por ka ende gjëra për t’u riparë. Dekriminalizimi i shpifjes nuk mbaron vetëm me heqjen e dënimit me burg. Ne do t’ju ndihmojmë të ndryshoni dispozitat, që shpifja të mos përbëjë vepër penale”, - tha Mijatoviç. Përfaqësuesja polake e OSBEsë e vlerësoi mjaft shqetësuese edhe faktin që disa operatorë televizivë kanë kaluar në transmetim dixhital pa pasur licensë për këtë. Ajo kërkoi që të legalizohet sa më shpejt kjo situatë dhe të shmanget situata monopol. “Aktualisht situata është e tillë që disa operatorë transmetojnë në mënyrë dixhitale paligjshmërisht, pasi nuk kanë licensë për këtë për shkak të vakumit në këtë drejtim. Duhet të legalizohen transmetuesit sa më parë, qeveria të gjejë burimet për procesin e dixhitalizimit. Ju duhet të garantoni pluralizëm në këtë proces, që askush të mos ketë monopol në këtë shërbim”, - iu drejtua ajo deputetëve të Kuvendit. Në këtë takim me anëtarët e Komisionit të Medies ajo trajtoi edhe

Duke iu referuar punës së Komisionit, përfaqësuesja e OSBE-së Dunja Mijatoviç u shpreh: “Sa i përket ligjit të medies, jam e lumtur që ju po punoni. E kam ndjekur nga afër dhe aktualisht të gjitha subjektet po transmetojnë në mënyrë ilegale. Këto transmetime duhet të legalizohen sa më shpejt. Besoj se është e rëndësishme që shteti të ketë burimet e nevojshme për këtë proces dixhitalizimi dhe ne jemi gati t’ju ndihmojmë. E di që dixhitalizimi është një proces mjaft teknik, por është e rëndësishme që ju si deputetë të siguroni pluralizimin, që askush të mos ketë monopol. Të gjithë zërat të dëgjohen dhe Kuvendi të jetë një instrument që të ndihmojë në këtë drejtim.”

çështjen e pavarësisë së transmetuesit publik. “Ka probleme me pavarësinë e transmetuesit publik. Beteja që ky ekran të fitojë pavarësinë nuk është vetëm fenomen shqiptar, ai ekziston edhe në vendet e rajonit. Është parlamenti që duhet të veprojë për të ndryshuar situatën”, - u shpreh Mijatoviç. Një pikë tjetër e diskutimeve

Kontroll miqve të politikanëve Ligji i pastrimit të parave, 10-fishohen gjobat

sona”, - deklaroi kreu i Komisionit Ilir Rusmali. Ligji parashikon dhe 10-fishimin e gjobave në nivelin maksimal dhe minimal ndaj personave që kapen për pastrim parash. Ndërsa kreu i Drejtorisë së Përgjithshme Kundër Pastrimit të Parave, Arben Doçi, deklaroi para komisionit se ndër rastet e vështira për t’u kontrolluar ose praktikisht të pamun-

Për socialistët mediet në Shqipëri hasin probleme të shumta, që vijnë edhe për shkak të mungesës së pavarësisë së KKRT-së, e cila sipas saj po favorizon mediet pranë qeverisë me reklamat shtetërore, duke diskriminuar në mënyrë të hapur mediet e tjera të pavarura. “Çështja e monopolit, çështja e reklamës shtetërore dhe pa dyshim çështja e operatorit publik, që unë besoj se për të tëra këto probleme që sapo përmenda, pa dyshim problemi nuk qëndron te boshllëku ligjor, por ka nevojë të adresohen me një vullnet politik”, - tha Valentina Leskaj.

ishte ajo për shpërndarjen e reklamave shtetërore në lidhje me mosfavorizimin dhe financimin me paratë e taksapaguesve dhe fondeve publike të medieve pranë qeverisë, duke diskriminuar në këtë mënyrë mediet e tjera të pavarura. Pas njohjes me situatën e medies në Shqipëri Mijatoviç do të përcjellë edhe një listë propozimesh.

PROJEKTLIGJI U MIRATUA ME KONSENSUS NË KOMISIONE

Me konsensus të opozitës Komisioni i Ligjeve dhe komisionet e tjera parlamentare miratuan dje projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ligji i ri parashikon një politikë më të rreptë dhe të qartë për monitorimin dhe hetimin e personave të dyshuar për pastrim parash apo që financojnë terrorizimin. Sipas ndryshimeve të reja, ortakët e politikanëve në biznes, sekretarët dhe këshilltarët e tyre do të jenë objekt hetimi nga ILDKP-ja dhe Drejtoria Kundër Pastrimit të Parave. “Personat e lidhur ngushtësisht, kategoria e këtyre personave duhet të përfshijë kolegët e biznesit dhe këshilltarët ose konsulentët personalë. Personat që përfitojnë qartësisht nga lidhja e tyre e ngushtë me këta per-

Në replikë me përfaqësuesen e OSBE-së në lidhje me dekriminalizimin e shpifjes, nënkryetari demokrat i Komisionit Mark Marku tha se qeveria i ka ndaluar akuzat për shpifje për gazetarët. “Janë raste shumë të rralla kur një gazetar në këta 20 vjet është kërkuar të dënohet për shkak të shpifjeve ose të informacioneve të pavërteta që publikojnë në gazetë ose në një organ mediatik. Qeveria e zotit Berisha qysh në vitin 2005 i ka ndaluar të gjithë zyrtarët e administratës shtetërore që të ngrenë akuza për shpifje ndaj çfarëdolloj organi mediatik”, - tha Marku.

dur për pastrim parash janë ato të kryera nga noterët dhe avokatët. “Që prej katër vjetësh Drejtoria ka gjobitur gjithsej 153 subjekte dhe ka hequr 4 licensa biznesi. Kjo drejtori ngarkohet të monitorojë edhe punën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të mbajë statistika mbi procedimet penale për pastrim parash”, - tha Doçi. Projektligji në fjalë u kushton një vëmendje të veçantë transaksioneve bankare. “Subjektet duhet të marrin masat e vigjilencës së duhur ndaj klientit para se të vendosin një marrëdhënie biznesi kur klienti bën ose kërkon të bëjë një transfertë brenda ose jashtë vendit apo një transaksion në një shumë të barabartë ose më të madhe se 100 000 lekë, ose kundërvlerën e saj në monedha të huaja”, - thuhet në draft.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

OPOZITA

Herion Mesi

MAZHORANCA

Mijatoviç: Ndryshoni dispozitat, që shpifja të mos përbëjë vepër penale


06

« SOCIALE

E mërkurë 6 qershor 2012 •

QENDRA E TIRANËS, ULET ME 30% PLUHURI

Menaxhimi i ndotjes, ul me 41% sëmundjet e mushkërive e tumoret Ulet me 30% ndotja nga pluhuri në qendër të Tiranës Matjet e bëra në qendër të Tiranës gjatë muajve të fundit kanë treguar nivel përmirësimi. Sipas ministrit të Shëndetësisë, nga 15 nëntori i vitit të kaluar e deri më sot matjet tregojnë uljen e nivelit të përmbajtjes së grimcave të imëta PM10 e PM2.5 në masën 30 për qind në qendër të Tiranës krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. “Kjo do të thotë më pak alergji, më pak sëmundje respiratore e sëmundje onkologjike. Natyrshëm që këto rezultate të marra në Tiranë nuk janë të rastësishme, por si pasojë e një ridisiplinimi të trafikut, rikthim të hapësirave të gjelbra në këto dhjetë muajt e fundit”, - ka pohuar Vasili. Për herë të parë një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Tiranë u shoqërua me ndërhyrje praktike të pushtetit vendor për rregullimin e rrjedhës së trafikut kaotik të asaj zone dhe me pastrimin më të mirë të rrugëve të qytetit. Vasili shtoi më tej se parandalimi është rruga më e sigurt, më e shkurtër dhe më e lirë, duke nënvizuar se suksesi apo dështimi në luftën kundër ndotjes së ajrit në Tiranë do të ishte e konsiderueshme, nëse përmirësimi do të prekte gjithë rrethet e vendit.

të Shëndetësisë, Petrit Vasili, duke mos anashkaluar faktet problematike të ndotjes, ka bërë të ditur se puna e bërë nga bashkia, mjedisi gjatë 9 muajve të fundit ka siguruar uljen me 30 për qind të grimcave të pluhurit që gjenden në ajër e që janë shkaktar i sëmundjeve respiratore e atyre kancerogjene. Por pavarësisht këtij përmirësimi të lehtë, shi-

MATURA 2012 Pas dhjetë ditësh rezultatet e letërsisë

MASH qetëson maturantët, s’do humbisni asnjë pikë nga provimi Rreth 90 vlerësues kanë nisur gjatë ditës së djeshme punën për korrigjimin e testeve të letërsisë dhe gjuhës shqipe, të plotësuara nga rreth 49 mijë maturantë në të gjithë vendin. Sipas rregullores së maturës shtetërore, para nisjes së procesit të vlerësimit mësuesit i janë nënshtruar trajnimit nga autorët e testeve mbi skemën që do të përdorin gjatë vlerësimit të testeve dhe më pas kanë nisur procesin e korrigjimit. I pranishëm në shkollën “Sabaudin Gabrani”, ku ka nisur dhe korrigjimi i testeve, zëvendësministri i Arsimit Halit Shamata u kërkoi mësuesve të përzgjedhur që të bëjnë kujdes në korrigjimin e provimeve, me qëllim që asnjë pikë e maturantëve të mos humbë. Numri dy i Ministrisë së Arsimit tha se sipas skemës së vlerësimit, e cila nuk është fikse, nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. “Asnjë pikë e nxënësit të mos shkojë dëm. Unë kam bindjen se nisur dhe nga përvoja, një traditë që ka krijuar matura, ne do të jemi në nivelin e duhur të objektivitetit dhe të parimeve të tjera të vlerësimit, që është një akt përfundimtar, që do të bëjë të peshohen mirë të të gjitha dijeve të nxënësve mbi parimin e meritës”, - ka bërë ë ditur Shama. Rezultatet e arritura nga maturantë në provimin e parë të detyruar të maturës pritet të bëhen publike pas dhjetë ditësh. Ndërkohë tashmë kanë nisur përgatitjet për provimin e dytë të detyruar, që do të zhvillohet në lëndën e matematikës më 16 qershor. Edhe për matematikën testi përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, të cilat vlerësohen me nga një pikë secila, dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë.

frat e ndotjes janë ende në nivele të larta krahasuar me normat e lejuara të BE-së. Për këtë u është bërë thirrje të gjitha bashkive dhe komunave të ndikojnë në uljen e ndotjes mjedisore nëpërmjet krijimit të hapësirave të gjelbra, reduktimit të trafikut dhe kujdesit në zonat ku ndërtohet, pasi duke ndjekur këto hapa bashkia e kryeqytetit

Niveli i ulët i ndotjes do t’u kursente jetën shumë fëmijëve, pasi nuk do të prekeshin nga sëmundje pulmonare e të gjakut. “Te fëmijët nën moshën 5 vjeç (bëhet fjalë për pjesën më vulnerabël të popullsisë, ku dhe tendenca për vdekshmëri është me e larta), 1/3 e tyre mund t’i evitohen vdekshmërisë vetëm nga përmirësimi i cilësisë së ujit, ndotjes së ajrit nga gazrat dhe faktorë të tjerë të kësaj natyre”, - pohoi Vasili.

siguroi pakësimin me 30 për qind të grimcave të dëmshme të pluhurit në qendër të Tiranës. Sipas ministrit Vasili, rezultatet e përftuara në Tiranë kanë ardhur i rezultat i rikonceptimit të trafikut urban, nga një disiplinim më i mirë i asaj që quhet “pjesë mbrojtëse e ndërtimeve”, pra gjithë pjesa e orientimit të ndërtimeve dhe ruajtjes së

Pavarësisht këtyre përmirësimeve, niveli i ndotjes në kryeqytet dhe në rrethet e vendit mbetet ende në nivele të larta, duke kapërcyer normat e lejuara të BE/së. Prej më se një viti në kryeqytet janë instaluar aparatura monitorimi në pikat më problematike, ku matet çdo ditë cilësia e ajrit. Pavarësisht përmirësimeve, zona si “21 Dhjetori”, stacioni i trenit dhe qendra kanë nivele të ndotjes disa herë më të lartë se normat e lejuara.

kushteve të sigurisë si dhe nga trajtimi më i kujdesshëm i mbeturinave, detyrë e cila është shtruar për të gjithë drejtuesit e pushtetit vendorë dhe atij lokal, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të ndërgjegjësohen në mbajtjen e një ambienti sa më të pastër. Këtë vit motoja për Ditën Botërore të Mjedisit është “ekonomi e gjelbër”,

PIKAT

N

iveli i lartë i ndotjes në vend për vite me radhë është shndërruar në kërcënuesin e shëndetit të shqiptarëve, duke ndikuar negativisht në shtimin e nivelit të vdekshmërisë së shkaktuar nga sëmundjet e mushkërive dhe atyre kancerogjene. Drejtuesit e dikastereve shëndetësore kanë bërë të ditur se, nëse Tirana dhe rrethet do të ishin më pak të ndotura, do të kishim 41 për qind më pak sëmundje respiratore e kancerogjene. Këta tregues janë bërë publikë dje në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, ku institucionet kanë raportuar për hapat e marrë deri tani në drejtim të përmirësimit të këtyre treguesve, që e klasifikojnë Tiranën ende si një ndër kryeqytetet më të ndotura në Evropë. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 13 milionë njerëz në botë humbin jetën si pasoje e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotjet, ndërsa për Shqipërinë kjo shifër pohohet të jetë mbi 500 vdekje në vit. Më tej në raportin e saj për vendin tonë OBSH-ja bën të ditur se niveli i ndotjes është 3 herë më i lartë se normat e lejuara. Ndërsa kreu i dikasterit

ALARMI

Pranvera Kola

duke iu referuar pakësimit të ndotjes që vjen nga bizneset, por dhe nga lëvizja e makinave, nismë e cila do të marrë edhe mbështetjen e BE-së. Kreu i mjedisit, Fatmir Mediu, ka bërë të ditur se sfida me të cilën përballemi është trajtimi çështjes mjedisore si një çështje kombëtare, duke treguar kujdes të veçantë për menaxhimin e mbetjeve.

NË KAOS, TREGU ELEKTRIK, KOMBINATI, DON BOSKO, FARMACIA 10 ETJ

Shirat e rrëmbyeshëm, Tirana noton në ujë Bashkia dhe policia në terren për të sistemuar qarkullimin Reshjet me intensitet të lartë kanë gjunjëzuar Tiranën gjatë mëngjesit të djeshëm, e cila është gjendur sërish në kaos prej trafikut dhe shndërrimit të lagjeve në pellgje të mëdha, ku ujërat vërshonin pa pushim duke përmbytur rrugët. Për disa orë me radhë, banorët janë përballur me një situatë kaotike e cila ka penguar lëvizjen e tyre dhe të automjeteve. Situata më problematike për shkak të reshjeve është shfaqur në rrugën “Don Bosko”, në “Kombinat”, pranë Fabrikës së Birrës, tek rruga “Hoxha Tahsin”, në drejtim të Farmacisë 10 dhe tek Ura e Madhe e Dajtit, në rrugën “Todi Shkurti” pranë tregut elektrik, që mbetën të bllokuara për shumë orë. Pas ankesave të bëra nga banorët Bashkia e Tiranës ka shpërndarë në terren ekipe të shumta, mbi 150 policë bashkiake e 20 mjete për të normalizuar qarkullimin rru-

gor si pasojë e prishjes dhe mosfunksionimit të sistemit të semaforëve. Gjithashtu janë ndërmarrë masat e nevojshme duke mobilizuar të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes nr. 2 të Ujësjellës

– Kanalizimeve, operatorët e pastrimit, me qëllim rikthimin e situatës në normalitet, teksa është bashkëpunuar edhe Shërbimin Zjarrfikës, për të bërë të mundur largimin e ujit me bote, në pjesët më prob-

lematike. Por, pavarësisht këtyre masave situata e rëndë ka vijuar për disa orë, pasi pellgjet e ujit vështirësonin ndërhyrjen. Po ashtu edhe Policia e Rendit ka përforcuar shërbimet e saj në zonat problematike, ku ka shtuar patrullat e përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore, pasi reshjet e shumta kanë bërë të mundur që një numër semaforësh të jenë jashtë funksionit. Policia bashkiake dhe ajo e qarkullimit mëngjesin e së martës kanë devijuar kalimin e automjeteve në rrugën Don Bosko dhe normaliteti i lëvizjes së tyre është rikthyer pas disa orëve kur reshjet e shiut pushuan. Ndërsa trafik i rënduar këtë mëngjes u shënua në rrugën Hoxha Tahsin, përgjatë unazës, në kryqëzimin e 21 Dhjetorit si dhe në qendër të Tiranës. Për të shmangur trafikun e rënduar, policia e qarkullimit me atë bashkiake u vendosën në çdo kryqëzim.


EKONOMI •E

mërkurë 6 qershor 2012

»

07

Shtohen kreditë e humbura në banka

Vijon rritja e huave të këqija, arrin në nivelin 20.6 për qind

RRITJA EKONOMIKE NËN PARASHIKIMET E QEVERISË

BB, apel për mirë menaxhimin e financave dhe borxhit publik Ervin Koçi

B

Kërkesa e Avokatit

anka Botërore deklaron që ekonomia shqiptare nuk po shënon rritje dhe se duhet treguar kujdes me menaxhimin financiar. “Qeveritë e vendeve të Ballkanit duhet të konsolidojnë financat e tyre publike dhe të reduktojnë borxhet e tyre publike që të shmangin problemet ekonomike që mund të vijnë si pasojë e ngadalësimit ekonomik”. Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike do të jetë e ulët këtë vit dhe se viti 2013 do të shënojë një rrijte pak më të lartë se vitit 2012. “Ekonomitë e Serbisë Shqipërisë, Bosjë - Hercegovinës, Kosovë, Maqedoni dhe Malit të Zi, mund të presin një rritje mesatare prej 1.1 për qind dhe 2.6 për qind për vitin tjetër”, thuhet në raportin e Bankës Botërore. Raporti konfirmon parashikimin se viti 2012 do të jetë më i vështiri për rajonin.

Nga 260 biznese të prekura nga përmbytjet që kanë ndodhur në qarkun e Shkodrës gjatë vitit 2010, vetëm tre prej tyre kanë marrë dëmshpërblimin financiar nga qeveria. Sipas Avokatit të Popullit, argumenti i përdorur nga Drejtoria e Tatimeve të Shkodrës që bizneset nuk i kanë pasur të magazinuara produktet e tyre, nuk është i vlefshëm, pasi janë bërë inspektime në terren. Ndaj ai kërkon që të kryhet një hetim në menaxhimin e fondeve.

•Rritja ekonomike në bazë të parashikimeve të Bankës Botërore për vitin 2012 – jo më shumë se 1.6 % •Rritja ekonomike në bazë të parashikimeve të Bankës Botërore për vitin 2013 – nën nivelin e 2.5 % •Rritja ekonomike mesaterë për të gjithë rajonin për vitn 2012 – nën nivelin 1.1 % •Rritja ekonomike mesatere për të gjithë rajonin për vitn 2013 – nën nivelin 2.5 % •Shqipëria parashikohet me rritjen më të madhe ekonomike për vitn 2012 – 1.6 % Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet 1.6% për vitin 2012 dhe 2.5% për vitin 2013. Sipas këtyre projeksioneve, Shqipëria do të ketë rritje më të lartë se mesatarja rajonale për këtë vit, por rritje më të ulët se mesatarja vitin e ardhshëm. Raporti përsëriti opinionin e Bankës Botërore se sfidat

kryesore për Shqipërinë gjatë këtyre do viteve do të jenë performanca fiskale dhe menaxhimi i borxhit publik. Rritja ekonomike, edhe pse minimale, nuk po shoqërohet me ulje të papunësisë dhe as rritje të të ardhurave për shtresat e varfëra. Një nga shqetësimet më të forta që ngre raporti është

se rritja e prodhimit në këto vende, përfshi Shqipërinë, nuk po e ul papunësinë dhe, ç’është e rëndësishmja, nuk po ndihmon në uljen e varfërisë. Raporti përsëriti opinionin e Bankës Botërore se sfidat kryesore për Shqipërinë gjatë këtyre viteve do të jenë performanca fiskale dhe menaxhimi i borxhit publik. Mosmarrëveshjet mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore lidhur me uljen e borxhit dhe disiplinën fiskale ende janë të pazgjidhura. Ekipi negociator i Bankës Botërore u largua në fillim të këtij viti pa gjetur një marrëveshje, në mënyrë që Shqipëria të përfitonte nga fondi i financimeve për vendet që kërcënohen nga kriza. Banka Botërore këmbëngul që Shqipëria të gjejë një mënyrë për të ulur më shumë deficitin dhe borxhin, qoftë përmes rritjes së taksave, apo qoftë nëpërmjet një shkurtimi më drastik të shpenzimeve.

BIZNESET E DËMTUARA NGA PËRMBYTJET ENDE PA DËMSHPËRBLIM

Kërkohet hetimi i fondit të qeverisë Biznesmenët e Shkodrës ankohen tek Totozani Avokati i Popullit, Igli Totozani, i kërkon Ministrisë së Financave të hetojë praktikat e vlerësimit të dëmit për subjektet tregtare të prekura nga përmbytjet e vitit të kaluar në Shkodër. Në letër rekomandimin drejtuar Ministrisë së Financave, avokati shpreh shqetësimin e bizneseve të këtij qyteti, të cilët nuk janë përfshirë në skemën e përfitimit të dëmshpërblimit. Nga 260 biznese të verifikuara gjatë dhjetorit 2010 vetëm tre prej tyre kanë përfituar,

duke ngjallur kështu dyshime për abuzime dhe njëanshmëri të inspektorëve verifikues të dëmeve. Avokati i Popullit thekson se Drejtoria rajonale e Tatimeve të qarkut Shkodër është informuar lidhur me rastin në fjalë, por arsyet që ajo ka dhënë është se subjekti në fjalë nuk plotësonte kriteret e përfitimit, pasi nuk kishte deklaruar adresën se ku kishte depozituar mallin. Sipas avokatit, ky nuk është një problem pasi malli është inspektuar në terren pas përfundimit të përmbytjeve.

Kreditë e këqija kanë vijuar të rriten në sektorin bankar në vend. Të dhënat e Shoqatës së Bankave për muajin prill bënë të ditur se raporti i kredive problematike në vend ndaj totalit të huave arriti në 20.6 për qind në fund të muajit prill, nga 20.1 që ishte në fund të tremujorit të parë të vitit 2012, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit 2011, niveli i kredive të këqija ishte në nivelin e 18.9 për qindve. Rritja e kredive me probleme në shlyerjen e tyre po reflekton në vështirësitë me të cilat po përballen bizneset shqiptar, i cili po vuan një krizë likuiditetesh dhe po has në një rënie të konsumit të brendësh. Problemet e shfaqura me likuidimin e huave janë një tregues tepër negativ për sistemin bankar, pasi shumat e parave rezervë që duhet të kenë bankat për të përballuar këto kredi është më e madhe. Rrjedhimisht ato ulin nivelin e huadhënies dhe gjithashtu zvogëlojnë investimet. Ndërkaq rënia e stokut të kredisë në muajin prill ka qenë një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e këtij treguesi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se në fund të prillit, stoku i huas

ra lehtë me rreth 0.03%. Sipas të dhënave të detajuara nga Banka e Shqipërisë deri në fund të muajit mars ka vijuar shtimi i huave të humbura. Ky tregues është zgjeruar në nivelin e 6.1 për qindëve, nga 5.7%, që ishte në fund të 2011-s. Në vlerë absolute është 240 milionë euro shuma e huave që konsiderohen të humbura dhe bankat nuk kanë më shpresë se do t’i rikuperojnë. Kreditë e këqija kanë filluar të rriten që në tremujorin e tretë të vitit të shkuar, ku bankat bënë një stopim të dhënies së huave. Që pas asaj periudhe rritja e kredive me probleme ka ardhur në rritje, por në nivele më të ulëta. Shifrat më të fundit të shoqatës së bankave tregojnë për një nivel alarmues të kredive të këqija, nga të cilat rrezikohet i gjithë sistemi bankar në vend.

Kompanitë e huaja, shembull për bizneset vendase

Bozdo: Bizneset më përgjegjëse ndaj mjedisit rrethues Ekonomia shqiptare po përballet gjithnjë e më tepër me sfidat e mbrojtjes së mjedisit. Hapja e bizneseve të reja në treg është goxha fitimprurës për ekonominë e vendit, por ka edhe rreziqet e shkatërrimit të natyrës. Zhvillimi i sipërmarrjes private duhet të bazohet tek nevojat e shoqërisë dhe respektimit të ambientit. Për këtë arsye qeveria shqiptare ka vendosur disa rregulla për rritjen e përgjegjshmërisë së biznesit ndaj respektimit dhe mbrojtjes së shoqërisë. Këto ide u vunë në dukje dje gjatë zhvillimit të një konference për sfidat dhe përgjegjshmëritë sociale të bizneseve nga zv/ministri i Ekonominsë, Eno Bozdo. Sipas tij, sipërmarrjet private janë ende në fillesat e tyre për sa i përket respektimit të nevojave të komunitetit dhe kjo vërehet vetëm në disa korporata, që kryesisht funksionojnë me kapital të huaj. Mjaft sipërmarrje të mëdha në vend shfrytëzojnë burimet e tyre për prodhimin produkteve, por nuk kujdesin që të bëjnë rregullimin e mjedisit që ato shfrytëzojnë. Ndërmarrjet e huaja që operojnë në tregun shqiptar kanë vijuar me traditën e tyre që të kujdesen

për ambientet përreth ndërmarrjeve të tyre duke treguar kështu një shembull për korporatat shqiptare. Qeveria në mjaft nisma të saj ka vënë në dukje tek bizneset rëndësinë e mirëmbajtjes së mjedisit. Rasit

Sipërmarrjet private janë ende në fillesat e tyre për sa i përket respektimit të nevojave të komunitetit dhe kjo vërehet vetëm në disa korporata, që kryesisht funksionojnë me kapital të huaj. Mjaft sipërmarrje të mëdha në vend shfrytëzojnë burimet e tyre për prodhimin produkteve, por nuk kujdesin që të bëjnë rregullimin e mjedisit që ato shfrytëzojnë. më i fundit është ai i privatizimit të “Alpetrolit”, ku në kontratën që është parashikuar, kompania që do ta privatizojë atë duhet që të kujdeset edhe për rigjenerimin e tokave që do të shfrytëzohen.


08

« aktualitet

E mërkurë 6 qershor 2012 •

Dëshmia e të penduarit që “fundosi” bandën dhe inspektimi

“Ne jemi autorë të masakrës së Cërrikut, vramë 6 gardistë” Mariglen Mulla Inspektimi i “Bandës së Cërrikut” do të përfshijë detaje të arrestimeve, hetimeve dhe gjyqeve të anëtarëve. “Inatosja” e Ministrisë së Drejtësisë i detikohet lirimit të 3 personazheve kyç, të cilësuar si organizatorët e masakrës së ‘97-ës, ku u vranë 6 gardistë e u plagosën 16. Apeli i Krimeve të Rënda pardje nxorri nga hekurat Met Bozin, Llazar Bicjan dhe Skënder Canin, duke thënë se kur Gjykata e Shkallës së Parë nuk pati prova kur i dënoi me burg përjetë, 22 e 21 vjet burg. Policia e Shtetit, kur i arrestoi u mbështet në disa dëshmi kyçe, në disa fotografi dhe pamje filmike. Pikërisht një prej dëshmive më të rëndësishme ishte ajo e të penduarit e bashkëpunëtorit të drejtësisë Bujar Buzani, të cilën gazeta “Metropol” po e riboton të pjesshme. Dëshmia Bujar Buzani ka rrëfyer se “Mbi gardistët është qëlluar me urdhër dhe në befasi. Një pjesë e tyre kanë qëndruar te kinemaja dhe pjesa tjetër janë sistemuar mbi tarraca. Sapo blindi ka hyrë në Cërrik duke ardhur nga rruga e Belshit, është qëlluar me antitank. Urdhrat për të sulmuar autokolonën, e cila kryesohej nga blindi i Gardës së Republikës, na erdhën nga lart. Met Bozi na tha se pasi të kishim kryer aktin, do të pajiseshim që të gjithë me viza amerikane dhe do të largoheshim me familjet. Ne

Renzo Bosi

“Trofa” zhduket nga faceebok-u, pas skandalit me diplomën ITALI - Nga “Trofta” nuk ka mbetur asgjë, as në web. Midis skandaleve, ku përfshihet diploma shqiptare Renzo Bossi ka tërhequr zemërimin e gjithë Italisë, nga veriu në jug, kështu që vendosi që të zhdukë profilin nga facebook. “Në rrjetin social, profili i tij është fshirë”,- konfirmohet nga Daniele Sensi, anëtar i Lega Nord dhe njohës i faqes së internetit. Nën emrin e Renzo Bossit në facebook, tani ka omonime, një nga Varese dhe një nga Saronno, por profili i vërtetë i “Troftës” është zhdukur.

Klevij Muja u plagos me kaçavidë

Plagosja e kryekomunarit, Halimi pezullon krerët e burgut të Lezhës Një ditë pas ngjarjes të ndodhur në burgun e Lezhës, ku u plagos rëndë kryetari i komunës Rrethina të Shkodrës, Kleves Muja, ka reaguar ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, i cili pezulloi krerët e burgut. Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar dje pezullimin nga detyra të Drejtorit të Burgut të Lezhës, Valentin Miri, si dhe pezullimin nga detyra të gjithë ekipit të sigurisë së burgut, duke filluar nga shefi i policisë Besim Rama, si dhe punonjësit e shërbimit Pjerin Marku, Artur Mera, Bujar Kasmi, deri në përfundim të hetimit nga strukturat përkatëse. Ministri gjithashtu urdhëroi menjëherë hetimin e ngjarjes së rëndë nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve. Klevis Muja, pardje u plagos rëndë në ambientet e Burgut të Shën Kollit në Lezhë. Përfaqësuesi i PS- së i kësaj komune u godit tri herë me kaçavidë nga i burgosuri Xheladin Kruja, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy vëllezërve Grezhda në vitin 2001.

Met Bozi

ishim në shtëpi duke ndenjur me familjet. Për të na dhënë urdhrat e parë ka ardhur Met

Bozi. Në atë kohë, Met Bozi ka qenë kryetar i Komitetit të Shpëtimit. Bozi na lajmëroi

se drejt Cërrikut po vinte autokolona që ishte nisur nga Belshi. Kështu ai na caktoi që të shkonim te kinemaja. Të tjerët qëndruan mbi tarraca. Met Bozi na tha të qëllonim për të mbrojtur familjet, sepse sipas tij, Garda kishte ardhur për të vrarë familjet tona. Na kishin vënë edhe prita. Po, është e vërtetë. Ne kemi shkaktuar masakrën e Cërrikut. Kemi djegur të gjallë gjashtë gardistë. Ndërsa janë vrarë dhe dy policë, të cilët ishin në rrugë. Të gjithë janë përgjegjës për atë ngjarje të rëndë. Vëllai im, Tomorr Buzani, ka gjuajtur me automatik. Ndërsa djali i tezes, Arjan Toska, ka qenë personi më kryesor”.

Arrestimi i ngjarjes në Baldushk

Policia: Polici i komunës që plagosi shefin u vetëdorëzua Policia tha se është vetëdorëzuar, pas negociatave me familjarët autori i dyshuar i plagosjes me armë të kryetarit të komunës Baldushk. Autori i dyshuar, 32-vjeçari Altin Shabani, u vetëdorëzua pas negociatave të shumta të realizuara nga policia me familjarët dhe vetë autorin. Ngjarja ndodhi të dielën, kur 32-vjeçari Altin Shabani në Mumajes të komunës Baldushk ka plagosur me armë zjarri shtatasin Ilmi Allmuça, 46 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kryetar i komunës Baldushk, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Motivi i kësaj plagosje ka qënë konflikti i çastit midis tyre, pas largimit të autorit nga puna në komunën Baldushk, ku autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë tip TT, kryetarin e komunës. Autori i dyshuar u vetdorëzua së bashku me armën e krimit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Mediat serbe për Naser Kelmendin

Policia në dy aksione në Tiranë

Milioneri shqiptar në listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë

“Farmacisti” dhe “Tregtari” kapin ilaçe pa pullë e mallra kontrabandë

SHBA - Mediat serbe shkruajnë se Shtëpia e Bardhë ka firmosur sanksione ndaj biznesmenit shqiptar nga Peja, Naser Kelmendi. Lajmi është raportuar në disa media dhe bazohet në raportin konfidencial të Ligës Amerikane të Mbrojtjes (American Defense League-ADL), ku vetë Kelmendi kishte pranuar se ka financuar ndarjen e Malit të Zi nga Republika e Serbisë, duke i ofruar shuma të mëdha parash liderit malazias Milo Gjukanoviç. Biznesmeni Naser Kelmendi është 54 vjeç, jeton në Sarajevë dhe shpesh udhëton për në Mal të Zi. Me një llogari prej rreth 10 milionë eurosh në fondin e tij personal, Naserit i pëlqen biznesi dhe makinat e shtrenjta, të cilat thotë se i ka fituar me djersë e tregti të pastër. Ai zotëron në Dubai e në Sarajevë hotele dhe tri shtëpi, dy apartamente dhe hotelin “Casa Grande” në Podgoricë. Në vendpushimin malazez

të Ulqinit ka një banesë, 11 blloqe strehimi me një sipërfaqe prej 377 metrash katrorë, një shtëpi dhe një ndërtesë tjetër banimi të 1.600 metra katrore. Revista e Sarajavës “Dani” ka shkruar në vitin 2004 për Naser Kelmendin, duke nënvizuar se ai u bë i njohur për publikun gabimisht duke u ngatërruar me afera të tjera, kriminale e biznese të papastra. Ndërsa mediet serbe siç bëjnë edhe me të tjerët biznesmenë shqiptarë, e akuzojnë si bandë apo organizatë kriminale. Madje, sipas policisë serbe, “Naser Kelmendi është financuesi kryesor dhe organizatori i trafikut të heroinës në furrën e arritur me autobus nga Stambolli dhe në Shqipëri. Droga, sipas tyre, transportohet nëpërmjet Rozhajës në Novi Pazar, dhe nga atje për në Evropën Perëndimore. Bashkë me shqiptarin, në listën e zezë është edhe një afgan dhe një meksikan.

Paralelisht në dy operacione të koduara “Farmacisti” dhe “Tregtari”, policia arrestoi 3 shtetas dhe sekuestroi mallra pa pullë. Në aksionin e parë u kap Ylli Mekollari, 57 vjeç, lindur në Delvinë dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë, sepse në rrugën “Irfan Tomini”, pas gjatë kontrollit në automjetin e tij, tip Benz Mercedes me targa Tr.0548 F, në pjesën e bagazhit, si dhe në shtëpi i janë gjetur një sasi e konsiderueshme me medikamente mjekësore, të cilat ishin pa pullë fiskale. Ai ka arritur të kondrabandojë në Shqipëri nga pikat e kalimit kufitar Kapshticë dhe Qafë Thanë, medikamente mjekësore pa pullë fiskale, të cilat më pas i tregtonte në farmacinë e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekueustrua automjeti, 20 kuti medikament Viagra, 84 kuti me mbishkrimin Beaty Fruit pa pullë fiskale, 47 kuti të vogla me barna Euteroger-

mina, 5 kuti Aulinë dhe 13 kuti “Amoksiklav” me pullë fiskale, 45 kuti me barna Nebilet, 12 kuti Beauty Fruit, 2 kuti Advil, 3 kuti Nitroglicerium, 2 kuti Tenormin, 10 kuti Ciprinol dhe 70 kuti Viagra pa pullë fiskale. Në aksionin tjetër u kapën Ramadan Tamizi, 47 vjeç dhe Petro Prifti, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u procedua penalisht Xhavit Kotorri, 54 vjeç. Ata fusnin kondrabandë nga pikat e kalimit kufitar Kapshticë dhe Qafë-Thanë konfeksione të llojeve të ndryshme, të cilat i depozitonin në magazinat e mara me qira duke i tregtuar më pas ato në tregun e rrugës “5 Maji” në Tiranë. Janë sekuestruar 1570 këmisha për meshkuj, 505 palë pantollona për meshkuj, 380 bluza për meshkuj, 1800 copë çanta grash, 250 çanta shkolle për fëmijë, 170 xhupa për fëmijë dhe 350 rripa mesi që arrijnë një vlerë tregu mbi 60 mijë euro.


AKTUALITET •E

mërkurë 6 qershor 2012

»

09

NË EMËR TË SHUMË BANORËVE AJO KËRKON TË RIKTHEHET QETËSIA DHE SIGURIA

Një nënë letër drejtorit të policisë: Ndalni motorët “Janë bërë shqetësim i madh sidomos për jetën e fëmijëve tanë” ELBASAN-Një letër e pazakontë ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë Elbasan. Një nënë duke përfaqësuar shqetësimin e banorëve sidomos në rrugët kryesore ka ngritur si shqetësim zhurmën e tmerrshme dhe shpejtësinë e madhe të motorëve në rrugët kryesore të qytetit. “Të nderuar zotërinj titullarë, unë jam nënë e një fëmije 5-vjeçar, dhe kam kohë që jam mjaft e shqetësuar dhe e revoltuar, nga një seri

motorësh që vijnë vërdallë në rrugët më kryesore e më të populluara të qytetit të Elbasanit, me një shpejtësi marramendëse dhe me një zhurmë rënqethëse, e cila të lë një shije hidhërimi, po aq sa dhe irritimi”. Pasi rendit një sërë shqetësimesh në letër ajo i kërkon Drejtorit të Policisë të ketë vullnetin e mirë për të marrë masa e për të rikthyer qetësinë publike. “Ndaj publikisht për hir të fëmijëve tanë, për hir të

qetësisë publike të të gjithë qytetarëve që vetëm një Zot e di sa halle kanë, unë ju kërkoj që minimalisht të na riktheni qetësinë publike në rrugët e Elbasanit tonë. Besoj se rrugët dhe mënyrat se si, mund të gjenden mjaft kollaj, boll që të jetë dëshira dhe vullneti i mirë që Ju dhe i gjithë stafi i Policisë së Shtetit në Elbasan, t`i shërbeni komunitetit elbasanas”, përfundon qytetarja shqetësimin e saj. L. Ll

VIKTIMË NJË DJALË 9 VJEÇ, NË MAKINË ME XHAXHAIN, TË CILIT I ZUNË PRITË

Katër atentate në pak orë, vdesin 2 e plagosen 3 shtetas K atër atentate me armë zjarri janë regjistruar dje në vend, duke lënë 2 të vdekur e 3 të plagosur shumë rëndë, ku një nga viktimat ishte një djalë 9-vjeçar. Fëmija I. LL ka humbur jetën, ndërsa është plagosur rëndë xhaxhai i tij u plagos rëndë, pasi makina me të cilën udhëtonin u qëllua me armë zjarri nga 2 vëllezër pas një konflikti që kishin me këtë të fundit. Po kështu një tjetër viktimë është shënuar sërish në Durrës, ku një shtetas 31-vjeçar është qëlluar 10 herë me armë automatike brenda në makinën e tij. Ekzekutorët pak minuta më pas kanë djegur në një nga tunelet e ushtrisë makinën me të cilën ndoqën dhe vranë viktimën e tyre. Atentatet me vdekje Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit, ku i është bërë pritë një automjeti në të cilin lëvizte shtetasi Muharrem Llanaj 62 vjeç me nipin e tij I. LL 9 vjeç. Makina është bërë shoshë nga plumbat, të cilët kanë lënë të vdekur në vend të voglin 9 vjeç dhe kanë plagosur rëndë xhaxhain e tij, i cili më pas është nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Policia ka deklaruar se janë identifikuar 2 autorët e këtij krimi të shëmtuar dhe se janë shpallur në kërkim vëllezërit Altin dhe Ditmir Shkreta. Mësohet se në momentin e sulmit 9-vjeçari ishte ulur në sediljen e parë të automjetit, si pasagjer, ndërsa makina, tip Volkswagen me targa AA 141 BF, është qëlluar në anën e shoferit. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti që i plagosuri Llanaj dhe autorët e ngjarjes kanë pasur mbrëmjen e së hënës në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Po kështu një vrasje makabre është shënuar sërish në bregdetin e Durrësit, çka ka alarmuar dhe pushuesit, të cilët kanë njoftuar dhe policinë pas të shtënave dhe

Operacioni “Rrebeshi”

Arrestohet 34-vjeçari, i dënuar me 18 vjet në Greqi ELBASAN- Bie në pranga i dënuari me 18 vjet burg në Greqi. Një shtetas është arrestuar në flagrancë i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sandri Çullhaj, 34 vjeç, është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Shtërrmen të komunën Gostime të rrethit të Elbasanit. Ky shtetas është arrestuar falë informacioneve nga shërbimet e policisë dhe nga një operacion blic u arrit të zbulohet vendodhja e tij. Për këtë shtetas autoritetet gjyqësore të Greqisë kanë vendosur dënimin 18 vjet burg për veprat penale “vjedhje me dhunë në vazhdimësi”, “vjedhje”, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, “hyrjes së paligjshme në territorin grek”, “krijim të grupit kriminal”. Për Çullhajin gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg. Pritet ekstradimi i tij në vendin fqinj ku edhe do të vuajë dënimin. L. Lleshi

Dhuna ishte e përsëritur

Godet me mjete të forta gruan për xhelozi, arrestohet

Vendi i ngjarjes

gjetjes së trupit të pajetë të 31-vjeçarit nga Kavaja Ervis Dedej. Burimet kanë bërë të ditur se Dedej ka humbur jetën në automjetin e tij tip BMV me targa AA481CT, ndërsa i është gjendur dhe armë në trup. Ndërkohë ndaj tij është qëlluar me breshëri automatiku. Policia ka nisur hetimin e ngjarjes, ndërsa ka dhënë dhe versionet e para për shkaqet që kanë paraprirë ngjarjen, duke filluar nga konflikti për shkak të aktivitetit të ligjshëm ose jo, konflikte që mund të ketë pasur gjatë ditës apo dhe konflikte të shkuara. Për këtë ka nisur verifikimi i itinerarit që mund të ketë pasur Dedej gjatë ditës, si dhe aktivitetin me të cilin merrej. Po kështu sipas burimeve policore viktima kishte precedentë penalë, pasi më parë kishte plagosur

me armë një femër. Plagosjet e rënda Një tjetër komunar është bërë pjesë e lajmeve të kronikës së zezë. Në mengjesin e djeshëm në qendër të qytetit të Kukësit i është bërë atentat sekretarit të komunës Gjinaj. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë sjellë këtë ngjarje të rëndë, ndërsa bëhet e ditur se i dyshuar për ngjarjen është një person i identifikuar prej uniformave blu si Qamil Kastrati. I plagosuri Naim Bytyçi ka marrë dy plumba në kokë dhe sipas informacionit nga spitali i Peshkopisë i plagosuri kishte kaluar në gjendje koma. Bytyçi është nisur menjëherë për në Spitalin Ushtarak për të marrë një trajtim më të specializuar apo dhe për të mundësuar shpëtimin e jetës.

Ndërkaq me marrjen e informacioneve paraprake policia ka rrethuar banesën e autorit në zonën Pus i Thatë, duke bërë të mundur dhe prangosjen e tij. Dyshimet janë hedhur mbi konfliktet personale mes të dy personave, por nuk është përjashtuar dhe konflikti për shkak të detyrës. Ndërkaq në dalje të qytetit të Peshkopisë është qëlluar pesë herë me armë zjarri një person, Hekuran Kullani, i cili ka qenë duke kaluar në rrugë. Sipas policisë dyshohet se është H. Dikollari personi, i cili ka kryer aktin kriminal. Ndërkaq ai ka goditur me armë sapo zbriti nga një furgon i linjës së qytetit. Ende nuk dihen arsyet e qarta për këtë ngjarje, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit. I plagosuri sipas mjekëve të spitalit të Peshkopisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ELBASAN- Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi keqtrajtonte bashkëshorten. A. Voja 39 vjeç me banim në lagjen “Shënkoll” të qytetit të Elbasanit. Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij e ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime bashkëshortes 33-vjeçare. Gruaja është dërguar në spital dhe aty ka bërë denoncimin për dhunën e ushtruar. Sipas policisë, gruaja dhunohej sistematikisht nga ana e bashkëshortit si pasojë e xhelozisë. Sipas të dhënave të para, ai e detyronte të qëndronte në shtëpi dhe shpesh e keqtrajtonte. I ndaluari do të përballet me akuzën plagosje me dashje. Dhuna në familje është kthyer në një fenomen shumë të shpeshtë në rrethin e Elbasanit. Vetëm një ditë më parë një grua përfundoi në spital e keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj. L. Ll

Pritet ekstradimi i tij

Arrestohet në Berat, i kërkuar në Itali për vrasje BERAT – Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, në bashkëpunim me Strukturat e Komisariatit të Policisë Kuçovë në kuadër të operacionit të koduar “Oxhaku” kanë ndaluar shtetasin Berti Arqile Tase, 39 vjeç, banues në Kuçovë. Kapja dhe ndalimi i shtetasit të mësipërm u arrit në saj të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e tij. Kapja dhe ndalimi i shtetasit Berti Tase u bë për arsye se, ishte shpallur person në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana për llogari të Interpol Roma Itali, për konsumimin elementeve të veprës penale të “vrasjes” dhe “vrasjes mbetur në tentativë” ndodhur më datë 04.09.1999, i cili ka vrarë shtetasin Artur Prifi dhe ka tentuar të vrasë shtetasin me iniciale A.H, në Breshia të Italisë, vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal italian. Materialet ju referuan Prokurorisë së Interpol Tirana , për veprime të mëtejshme. S. G


10

« koment

E mërkurë 6 qershor 2012 •

Antizaganjorët sjellin Nanon në pushtet Nga Agim Popoçi

X

hezair Zaganjori, një dhimbje e madhe për elektoratin e PD-së, pranohet si kandidat për presidentin e Republikës së Shqipërisë, duke hequr dorë nga të gjitha figurat e larta të kësaj partie, duke i hapur krahun PS-së dhe duke e faktorizuar në ekstrem LSI-në. Por as kjo nuk i mjaftoi liderit të PS-së Edi Rama, kalkulatori politik i të cilit ka kohë që ka ngelur pa bateri të karikuara. Fitoren ndaj PD-së dhe kandidaturën për president, që vetëm Partia Demokratike nuk e ka për zemër, Partia Socialiste nuk e përfill vetëm pse propozimi vjen nga koalicioni qeverisës, në krye të të cilit është Sali Berisha. Kështu kalojnë dy raunde për zgjedhjen e presidentit dhe si pa dashje u krijua ideja se çështja “Zaganjori” u bë edhe problem kapital për Sali Berishën dhe PD-në, por e vërteta është krejt ndryshe, sepse aty është edhe kandidatura e Fatos Nanos. Çështje e LSI-së Pas dy raundeve të dështuara për zgjedhjen e presidentit, kur Edi Rama kundërshtoi kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, që ishte shumë më anonime se ajo e ish-presidentit Moisiu, socialistët filluan ta propagandojnë këtë stad të politikës shqiptare si një çështje madhore të Sali Berishës dhe PD-së, e cila po lufton me çdo kusht. Por cila është e vërteta? Pas dështimit të dy raundeve për zgjedhjen e presidentit, më e heshtura në këtë mes ishte Partia Demokratike. Ndërkohë ishte Lëvizja Socialiste për Integrim që fliste për këtë kandidat të paparë, Partia Socialiste pretendonte se me këtë lëvizje të mazhorancës ajo si parti ishte mospërfillur, ndërsa kandidati kishte dhjetëra vendime gjyqësore në kundërshtim me Kushtetutën. Si në shumë raste, edhe në këtë garë presidenciale PSja e ndërlidhi figurën e kandidatit të propozuar me çështje madhore. Rasti i kufirit detar në Gjykatën Kushtetuese u mundua të shitet si një tradhti e madhe kombëtare e zotit Zaganjori, i cili ishte relator i çështjes, pavarësisht se vendimet e kësaj Gjykate nuk diskutohen. Kot u mundua kandidati për president të sqaronte rrethanat e këtij rasti,

kur askush në Shqipëri nuk e akuzonte për një tradhti të mundshme, meqë nuk e njihte njeri. Ndërsa vazhdimi i lojës presidenciale të LSI-së ishte pjesë e kontinuitetit të një politike të liderit të saj, që për një kohë shumë të shkurtër u bë ndër faktorët më të rëndësishëm të politikës shqiptare, pas një debati të rëndë të Gjykatës së Lartë në një proces korrupsioni kundër tij. Sot Xhezair Zaganjorit mund t’i vihet çdo emër, por ai është thjesht një kandidat i Ilir Metës pas një lëvizjeje perfekte me ngjalat e gjirit të Lalëzit si me Berishën, ashtu dhe Ramën dhe futjen në tregun politik presidencial në emër të koalicionit qeverisës një kandidat që rrallëkush e kishte njohur, ndërsa CV-ja e tij është ekselente. Dhe jo vetëm kaq. Ky propozim vjen pas heqjes dorë të qëndrimit të prerë të kryetarit të PD-së për kandidimin e figurave të larta partiake pas takimit Berisha-Rama, që u realizua me insistimin e kreut të LSI-së pikërisht kur u krijua ideja e vartësisë së Berishës nga Meta dhe kur është e qartë se një president i tillë ekselent do të jetë shumë më i vlefshëm për LSI-në kur ai nesër do të vendosë për kryeprokurorin dhe kreun e SHIK-ut dhe garanton një gjumë të qetë për shumë zyrtarë të LSI-së të akuzuar për korrupsion. Për këtë arsye zgjedhja apo jo e zotit Zaganjori president ishte dhe është vetëm çështje e LSI-së. Në të kundërt, presidenti i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë mund të preokupohet për gjyqësorin, por jo edhe favorizimin e çështjes “Meta”. Ky president i zgjedhur lehtësisht mund të jetë nga radhët e PD-së, meqë anonimusin Edi Rama nuk e dëshiron dot. Dhe në fund fare, nëse presidenti i shpallur konsensual nuk zgjidhet, e me këtë nënkuptohet edhe moszgjedhja e Fatos Nanos, zgjedhja e Jozefina Topallit do ta sjellë të vërtetën në vendin e duhur: LSI-në jashtë qeverisë dhe rikthimin e liderit historik të së majtës në kupolën e shtetit, drejt integrimit europian me një koalicion qeverisës shumë më të konsoliduar. Qeveri në dietë A është e mundur një qeveri pa korrupsion nëpër këmbë, pa ngjala dhe pa Iliri Metën? Mënyra e zgjedhjes së

Bamir Topit president, mospërfillja e Edi Ramës ndaj liderit historik të PS-së dhe pretendimet gjithnjë në rritje të liderit të LSI-së Ilir Meta dëshmojnë se qeveria më në dietë do të ishte ajo me lëvizjen e Fatos Nanos. Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka bërë disa marrëveshje historike me ish-kryeministrin Nano duke mos konsumuar as ngjala dhe as peshk, duke mos trazuar kolesterolin dhe duke mos u shpallur i varur nga ai për asnjë çast, pavarësisht se kompromiset ishin shumë të mëdha. Madje, në emër të lëvizjes progresiste dhe integruese kryeministri Berisha u ndihmua nga Fatos Nano edhe në rastin e krizës presidenciale të vitit 2007, pa pasur nevojë për çokat e Metës. Fatos Nano zv.kryeministër do të nënkuptonte një qeveri me mbështetje më të madhe të ambasadorit amerikan Arvizu dhe ministra të lëvizjes “Nano”, të cilët përveç se qëllimit madhor për t’u kthyer në krye të PS-së do të punonin për zhvillimin e Shqipërisë me qëllim të një rikthimi të suksesshëm në zgjedhjet e vitit 2013. Në këtë situatë para elektoratit të majtë do të kishim një LSI-së të shumëpërfolur për korrupsion si nga mediet dhe gjyqësori, ashtu dhe vetë ministrat e saj, që sot quhen deputetë të pavarur; grupin e PS-së rreth Edi Ramës, që vjen pas humbjes për kryetar bashkie në Tiranë, dhe dy dështimeve në zgjedhjen e presidentit të Republikës, dhe grupin e PS-së rreth Fatos Nanos, i cili do të drejtojë një strukturë të konsiderueshme të pushtetit qendror, ndërsa në shumicën e bashkive të drejtuara socialiste vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorët e liderit historik të së majtës. Ndërsa Republika e Shqipërisë do të drejtohej nga një koalicion më i konsoliduar qeverisës dhe presidenten Jozefina Topalli, e cila nuk do të kompleksohet në përzgjedhjen e kryeprokurorit, as për procese komplekse hetimore ose gjyqësore dhe as kreun e SHIK-ut, sepse aty do të jenë edhe më fuqishëm se kurrë partnerët ndërkombëtarë, që do të vazhdojnë të mbështesin shtetin shqiptar dhe realizojnë zotimet për politikanin Nano, të cilin e vlerësuan si të përshtatshëm dhe të duhur si dhe të dëshmuar në shtetndërtim.


koment • E mërkurë 6 qershor 2012

»

11

DREJTËSI Konflikti i interesit dhe institucionalizimi i ekspertimit kriminalistik, mjekësor, automobilistik dhe çdo ekspertimi të pavarur ligjor, pjesë e reformës në drejtësi për mbrojtjen e të drejtave të personit Nga Miltiadh M. Muçi*

S

hkrimin “Një vit pas tragjedisë së 21 janarit 2011”, të botuar në gazetën “Metropol” në shkurt 2012, e përfundoj: “Objektiviteti i prokurorisë arrihet nëse veprimet hetimore e kriminalistike, sidomos të ekspertimit, nuk do të jenë në konflikt interesi me të vërtetën, të drejtat e personit dhe sistemin e drejtësisë, komentin e së cilës do ta bëj së shpejti si vazhdim të këtij shkrimi.” Pikërisht në shkrimin e sotëm do të komentoj objektivitetin e ekspertimit, pavarësisht se cilës fushe i përket, kriminalistikës apo mjekësisë, automobilistikës apo elektronikës etj. Në fillim të viteve ’80, edhe pse brenda sistemit totalitar ekspertët e kriminalistikës, mjekësisë e automobilistikës, më të kërkuarit nga gjyqësori, i ka shqetësuar objektiviteti i ekspertimit për interesa të policisë kriminale e rrugore në Ministrinë e Brendshme dhe shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë, në varësi të të cilave ndodhej Laboratori Qendror i Kriminalistikës dhe Byroja e Mjekësisë Ligjore. Duke qenë pjesë e strukturave shtetërore, ato përbënin konflikt me objektivitetin e hetimit dhe gjykimit të çështjes penale e civile me subjektet e tyre. Për të shmangur këtë kontradiktë, u bënë përpjekje që në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës apo pranë Akademisë së Shkencave, me të cilën lidheshin institucione të tjera shkencore, të krijohej dhe institucioni i Ekspertimit Gjyqësor të Pavarur. Shqetësimi i ekspertëve u argumentua se “kriminalistika e mjekësia ligjore mbeten shkenca të së drejtës, si Penalia, Civilia, Familjaria, administrativia etj., veprimtaria e të cilave mbështetet në shërbimet e kriminalistikës e mjekësisë, ndërsa vartësia në Ministrinë e Brendshme dhe të Shëndetësisë apo Drejtësisë cenon objektivitetin e mendimit të ekspertëve, pavarësinë në përgatitjen e akteve normative, si rregullorja e Laboratorit Qendror të Kriminalistikës etj. Për ekspertimet në grup ekspertësh, edhe pse në kodet e procedurës përcaktohej “kur ka mendime të ndryshme qoftë njëri ekspert, formulon akt të veçantë”, në rregulloren e viteve ’80 do të thuhej “eksperti i vetëm përjashtohet dhe zëvendësohet nga një tjetër”, edhe nëse kishte të drejtë nga grupi i ndikuar prej drejtuesve të hierarkisë. Rastet nuk kishin munguar, si ekspertimi i thikave, të shpimit të gomave të veturave, të disa përfaqësive diplomatike, formulimi i aktit të ekspertimit për shkakun e vdekjes së ish-kryeministrit Mehmet Shehu pa kryer autopsinë, edhe nën ndikimin e titullarëve të Ministrisë së Brendshme e Prokurorisë në vitet 1981-1982. Dhjetëra të akuzuar të paprovuar për vegimtari armiqësore u mbyllën në psikiatri pas ekspertimeve mjekësore nën ndikimin e përfaqësuesve të akuzës me kërkesë të gjykatës e të tjerë. Kanë kaluar 22 vjet nga ndryshimi i sistemeve, por ekspertimet kriminalistike, mjekësore, automobilistike, elektronike etj. nuk mbështeten në ligj të veçantë për të siguruar pavarësinë e ekspertit dhe ekspertimit, sikurse ekziston për avokatinë, noterinë e përmbarimin gjyqësor. Në çështjet penale të lidhura me veprimet e këqyrjes të vendit të ngjarjes, me teknikën e marrjes, të ekzaminimit e vlerësimit të gjurmëve dhe provave material, sidomos identifikimin e personit dhe mjeteve të përdorura prej tij, mbi gjithçka për besueshmërinë e tyre në procesin gjyqësor, nuk ka oponencë kriminalistike, mjekësore e të tjera midis mendimit të ekspertit të Policisë Shkencore në konflikt interesash me të drejtat e personit dhe drejtësinë. Ndërsa mbi 35% e ekspertimeve të çështjeve gjyqësore civile të kryera në Drejtorinë e Policisë Shkencore (dikur Instituti i Policisë Shkencore), pjesë e parandalimit të veprimtarisë keqbërëse dhe zbulimit të autorëve të krimeve në Policinë e Shtetit, që absolutisht nuk e lidh asgjë me ekspertimin e çështjeve gjyqësore civile, të cilat duhet të kryhen vetëm nga ekspertë të pavarur ligjorë. Këtë e tregojnë qartë dhe korrespodencat zyrtare të ekspertëve të Drejtorisë së Policisë Shkencore me gjyqtarët dhe palët, në vend të kontakteve të shpeshta të domosdoshme për shkak se nuk i lejon ngarkesa e madhe, më shumë dy ekspertime në ditë për policinë e prokurorinë, ndryshe nga bashkëpunimi i palëve dhe gjyqtarëve me ekspertin e pavarur deri në fund të ekspertimit, sikurse e kërkon dhe KPC. 22 vjet më parë nuk ishte normale që Laboratori i Kriminalistikës apo Byrosë Mjekoligjore të kryenin ekspertime për sistemin gjyqësor kur ekspertët ishin pjesë e strukturave të shteti, që vepronin për sektorët e Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë etj. Pas 22 vjetësh ndodh e njëjta gjë, por në formë e mënyra të tjera, edhe pse sipas nenit 17.c të KPP-së eksperti, pse jo drejtoria së cilës i përket, sikurse gjyqtari e ka të detyrueshme të heqë dorë, nëse ka dhënë këshilla apo ka shfaqur mendim mbi objektin e ekspertimit. Kështu është përcaktuar dhe në nenin 224. c e 72.4 të KPC për çështjet që gjykata ndjekë me kërkesë të personave fizikë ose juridikë.

Edhe pse në nenin 179 të KPP-së thuhet se eksperti zgjidhet nga gjykata midis personave fizikë, të regjistruar në librin e caktuar për këtë qëllim në një fushë të ekspertimit, gjyqtarët thërrasin si ekspertë oficerë të Policisë Gjyqësore nga Drejtoria e Policisë Shkencore, e cila jo vetëm nuk është person juridik, por nuk përbën oponencë, dhe pse e kërkon shpesh përfaqësuesi ligjor. Në nenin 24 të KC theksohet se personat juridikë janë publikë e privatë, ndërsa në nenin 25 shpjegohet se persona publikë janë institucione e ndërmarrje shtetërore që financohen vetë ose nga buxheti i shtetit, apo ente të tjera publike të njohura me ligj si person juridikë, ndërsa ato institucione apo ente shtetërorë që nuk ndjekin qëllime ekonomike, sikurse Drejtoria e Policisë Shkencore, pjesë e strukturave të Policisë së Shteti, absolutisht nuk mund të regjistrohen si person juridik. Këtë dispozitë Drejtoria e Policisë Shkencore e ka shpërdoruar më shumë se një dekadë, ku shtetasit paguajnë për ekspertimin e kryer, dhe pse ajo financohet nga buxheti i shtetit si institucion ose ent shtetëror, ndryshe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku paguhet vetëm tarifa e veprimeve të kancelarisë. A mund të pranojë gjykata ekspertimin daktiloskopik të mbështetur në krahasimet masive të gjurmës së vendit të ngjarjes me shenjat e duarve të kartotekës së informatizuar që administron Drejtoria e Policisë Shkencore? Akoma dhe më e papranueshme kur të dhënat biometrike në kartën e identitetit dhe pasaportën e personit, ku ndodhen shenjat e gishtave, të administrohen në Ministrinë e Brendshme. Njësoj mund të thuhet për rastet e identifikimit të zërit dhe figurës nga bisedat telefonike apo regjistrimet audiovizive të mundshme për t’u trukuar lehtësisht nga agjentë të policisë. Në fillim të viteve 2000 shumë ngjarje tragjike me pasojë jetën e shtetasve kanë ndodhur në mjedise të policisë apo me autorë punonjës të policisë, të cilët, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, vazhdojnë të punojnë, bile në disa raste janë vendosur në poste të rëndësishëm të Policisë së Shtetit. Hetimin e ngjarjeve prokuroria e bazon në veprimet e Policisë Gjyqësore, pjesë të së cilës janë oficerët e Policisë Shkencore, mbështetur në mjekë të Mjekësisë Ligjore, të cilët janë pjesë e strukturave shtetërore të Ministrisë së Brendshme apo Drejtësisë. Mund të tregohet i pavarur në mendim mjeku që ekzaminon personin e izoluar apo të lirë, ndaj të cilit ka përdorur dhunë fizike apo psikike punonjësi i policisë kur janë pjesë të një strukture në Ministrinë e Drejtësisë? Pa dyshim që përgjigjen më të mirë mund ta japë lexuesi. Për sa sistemi i drejtësisë, pjesë e të cilit duhet të kuptohet institucioni i Ekspertimit të Pavarur Ligjor, s’ka funksionuar me objektivitet, i prirur të mbrojë interesa të personave me pushtet apo në shërbim të pushtetit, shkelë liritë e të drejtat e individit, në veçanti të drejtën për të jetuar, duke sjellë edhe ngjarjet e rënda të gjirit të Karaburunit në Vlorë, të Kosta Trebickës në Voskopojë, dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur në Gërdec, vrasja e katër policëve në plazhin e Durrësit dhe të protestuesve në “Dëshmorët e Kombit”, “vrasësit kosovar” e të “lojtarit të basteve”, grabitës i bankave e arkave postare në Tiranë, së fundi aksidenti automobilistik tragjik i studentëve në Vishë të Himarës. Për shumë nga ngjarjet e fundit në veprimet e prokurorisë kanë marrë pjesë ekspertë të huaj. Si ish-punonjës i policisë, jurist dhe ekspert kriminalist i pavarur, kam pyetur vazhdimisht veten dhe përfaqësues të institucioneve, në veçanti të drejtësisë: organi i prokurorisë, me specialistë të mirëfilltë, të trajnuar brenda e jashtë vendit, me përvojë disavjeçare në hetimin e çështjeve që lidhen me interesat e pushtetit dhe zyrtarëve të tij, pse nuk kërkon të ofrojë e të bashkëpunojë me ekspertë kriminalistë e mjekoligjor të pavarur vendas, që mbeten gjithmonë të suksesshëm në përvojat disadekadëshe? Për ngjarjen e 21 janarit, ndërhyrjet në pistoletën e komandantit të Gardës që konstatuan kolegët amerikanë, në rrethana të përafërta i kanë ekzaminuar e vërtetuar në vitin 1952 mësues dhe bashkëpunëtorë të mi të respektuar, si Shefki Haxhiu e të tjerë, kur drejtuesi i policisë kriminale të një rrethi kryesor të vendit vrau pabesisht tregtarin e pafajshëm, të cilit i kishte marrë borxh të pakthyeshëm, dhe pas vendimit të gjykatës mori dënimin me vdekje me pushkatim. Të paktën katër vjetët e fundit në medien e shkruar e atë vizive i jam drejtuar ministrit të Drejtësisë, kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Avokatit të Popullit me argumentet që ekspertimi i pavarur të institucionalizohet me ligj të veçantë, sikurse i ekspertimit kontabël, avokatisë, noterisë, përmbarimit. Vrasjet e shkaktuara nga përfaqësues të pushtetit, punonjës të Policisë së Shtetit e të tjerë, që asnjëherë nuk u vunë para përgjegjësisë penale, çuan në masakrën e 21 janarit 2011, të vrasjes së katër protestuesve të pafajshëm. Me organizimin dhe funksionimin e sistemit të ri të drejtësisë,

si të mos kuptohet nga drejtuesit e prokurorisë dhe sidomos të gjykatës që autorë të ngjarjeve të lidhura me veprimtarinë e institucionit shtetëror, në veçanti të efektivave të Policisë së Shtetit e të Gardës së Republikës, të mos hetohen nga oficerë të Policisë Gjyqësore, sidomos të Drejtorisë së Policisë Shkencore, pa pasur oponencën teknike e profesionale të ekspertëve kriminalistë, mjekoligjorë të pavarur etj. Për këto ngjarje, nëse prokurori delegon, kontrollon e vlerëson veprimet në fashikullin e krimit të ndodhur, të përgatitura nga oficeri i Policisë Gjyqësore, njëkohësisht i Policisë së Shtetit, s’mund të jetë në gjende të vlerësojë mendimet e oficerit të Policisë Shkencore pa marrë mendimin e ekspertit të pavarur ligjor. Kjo bëhet më e domosdoshme për gjyqësorin, që me fjalorin aspak demokratik “Polici Gjyqësore” e komprometon sistemin e drejtësisë. Drejtoria Policisë Shkencore, thuhet në rregulloren e saj, është strukturë e veçantë e Policisë së Shtetit në vartësi të drejtorit të përgjithshëm, e krijuar me vendim të qeverisë. Punonjësit e saj kryejnë funksionin e oficerit së Policisë Gjyqësore në nivel të inspektorit të Policisë Shtetit sipas nenit 32.1a të KPP-së. Ata janë të kualifikuar për ekspertime kriminalistike gjatë hetimeve në kërkimin, zbulimin dhe fiksimin e gjurmëve dhe provave materile, cilësohet në rregullore. Punonjësit e kësaj drejtorie kryejnë funksione të oficerit të Policisë Gjyqësore, duke qenë në nivelin e inspektorit të Policisë së Shtetit sipas nenit 5.1a të Rregullores së DPSH-së. A mund të pranohet që oficeri i Policisë Gjyqësore të jetë vërtetë i lirë, i pandikuar në mendimin e tij për ngjarjet dhe ekspertimet sikurse është eksperti i pavarur ligjor? Kurrsesi jo, sepse ka konflikt interesash në veprimet e oficerit të Policisë Gjyqësore e Drejtorisë së Policisë Shkencore, me institucionin e prokurorisë dhe gjykatës, me të vërtetën e të drejtën, me të drejtat e personit dhe Drejtësinë. Në rastin e ekspertimit të plumbave vërtet ka pasur objektivitet nga ekspertët e DPSH-së në Tiranë, për cilin miqtë e mi i përgëzoj, por të mos harrojmë se pranë tyre pritej të vinte grupi i hetuesve amerikanë pas premtimit të zotit Arvizu. Veprimet u kryen për kredibilitet, besueshmëri të ekspertimeve të DPS-së, siç u shpreh qartë znj. Rama në emisionin “Opinion” të Fevziut. Prandaj njësoj duhet të funksionojë dhe për çështje të tjera, por me ekspertët vendas, që duhet të vlerësohen më shumë, sepse si kurdoherë jemi të vonuar. Rastin më të fundit tipik kemi aksidentin automobilistik të 21 majit 2012 në Vishë të Himarës, ku grupi i ekspertëve të kësaj fushe është nga specialistë të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor në Policinë së Shtetit, pa praninë e ekspertëve të pavarur ligjorë. Në rastin e 21 janarit, dhe pse ekspertët e huaj identifikuan plumbin në trupin e viktimës Faik Myrtaj me pistoletën e komandantit të Gardës, sikurse e bënë më parë të DPSH-së, pretendimet e avokatit mund të jenë si në rastin “Meta”. Gjykata të mos e marrë parasysh, sepse “nuk janë të regjistruar në librat e caktuar” etj., por të kryhen nga persona pa përvojën e domosdoshme apo jo të fushës së tyre. Gjithçka mund të ndodhë për sa kohë nuk vlerësohet institucioni i Ekspertimit të Pavarur dhe shkalla e lartë e gjyqësorit mbështetet në OJ, si në shoqatën e Shkencave Ligjore apo fondacionin “Qendra Shkencore e Mbrojtjes së Individit”, ku ekspertimi s’mund të jetë objekt i veprimtarisë së tyre, as të marrin përsipër të përgatitin kursantë dhe t’i pajisin me dëshmi, njësoj si ata për parukierë, berberë, pastiçierë, kuzhinierë etj., që të mos ndodh të bëhen ekspertimet nga joprofesionistë. Prandaj u drejtohem përsëri titullarëve të institucioneve të drejtësisë të vlerësojnë sugjerimin e bërë prej vitesh, si pjesë me rëndësi e reformave në sistemin e drejtësisë, që ndërkombëtarët kërkojnë më shumë se asnjëherë të rritet pavarësia e gjyqësorit dhe e prokurorisë nga struktura e punonjës të pushtetit ekzekutiv për të vendosur pushtetin ligjor të së drejtës. Në testimet e vendeve të Europës 60% e opinionit ka shprehur besimin tek ekspertët e pavarur ligjorë dhe vetëm në 40% u beson ekspertëve të shtetit. Kjo ndodh sepse me “pavarësi” nënkuptohet përgjegjshmëri personale e ligjore, ndërsa me “varësi nga të tjerët” nënkuptohet papërgjegjshmëri vetjake e shtetërore. Janë gjithë këto arsye që grupi i ekspertëve të pavarur të disa fushave kanë përgatitur dhe projektligjin “Për ekspertimin e pavarur”, që t’u ofrojë deputetëve, pse jo dhe si provë, për të treguar sa të interesuar janë ndaj reformave në drejtësi, ku nga dispozitat më të rëndësishme është e nenit 8, germa “b”, mbi ekspertimet për çështjet në konflikt interesi me strukturat e institucionet e shtetit, me nëpunës e punonjës të tjerë në lidhje më detyrën, dhe germa “c” për ekspertime të çështjeve të tjera me kërkesë të gjyqtarit, prokurorit, përfaqësuesit ligjor e kujtdo që ka lidhje me çështjen, të cilët kërkojnë ekspertimin e pavarur ligjor, oponencë e ekspertim shtetëror. *Jurist, ekspert i pavarur kriminalist


12

« speciale

E mërkurë 6 qershor 2012 •

Të përmirësojmë shëndetin nëpërmjet përgatitjes fizike

S

igurisht që të jetosh gjatë është mjaft mirë po që jetosh shumë gjatë dhe me një cilësi jete të mirë, është edhe më mirë. Me problemet e jetës sonë të përditshme dhe në morinë e halleve që ka qytetari sot mbi kokë, kjo mund të tingëllojë si e çuditshme! Por, përderisa njeriu është gjallë, përse të mos përpiqet ta ruajë dhe zhvilloje shëndetin e tij? Kushdo duhet të kuptoje se shëndeti është burimi i të gjitha të mirave. Për fat të keq, ka njerëz që këtë e kuptojnë atëherë kur atë nuk e kanë më. Më pak e kuptojnë këtë ata që kanë fuqi të marrin vendime publike. Një individ shëndetlig është keq për veten e tij dhe barrë për familjen, por një shoqëri shëndetlig nuk bën dot hapa përpara. Përmes gojës së dr. Gjilpërës, Faik Konica na thoshte në fillim të viteve XX, të shekullit të kaluar, “Tani qëllimi mi është ky: Unë - do t ‘mundohem të ndërroj mënyrën e rrojtjes të ngrënies të këtij populli; do t`i mësoj këtij populli fuqinë shëronjës të diellit, të erës dhe ujit të pastër; të kulturës fizike, të gjellëve natyrale dhe të paqme. Ashtu jam i bindur se do të shtie themelet e një race të shëndoshë, të bukur e të lumtur. Nga ana tjetër do të përpiqem të bind guvernën, pa ndryshim që - të pëlqejë një plan të përgjithshëm, për të luftuar mushkonjat dhe morrat, për të tharë kënetat dhe për të çmorritur turmën, për të rregulluar llogarinë, për të dërguar djemurinë të veprojë grupe-grupe me çadër nëpër malet, për te bërë ushtrinë një shkollë praktike të shëndetit dhe për të marrë shumë masa të tjera. Është një ambicie e madhe dhe e rëndë. Më gënjen mendja se do të jem i zoti ta vlerësojë, në gjetsha përkrahje nga populli dhe guverna. Koha e magjisë dhe e hapeve u mbarua, nisi koha e kuptimit dhe e natyrës. Në ju pëlqen, mund të bashkoheni me mua...” Tani jemi vërtet ne kohën e kuptimit, por ne ndodhemi në një situatë paradoksale: nga njëra anë, ashtu si vendet e zhvilluara, jemi brenda pandemisë së sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, të cilat përbëjnë shkakun numër një te vdekshmërise se përgjithshme, nga ana tjetër është rikthyer domosdoshmënia e higjienë. Po rikërcë nga sëmundjet ndaj duhet të rreshtohen në një luftë me dyfronte: në frontin kundër epidemisë joinfekitve të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut dhe në atë pë ngritjen e domosdoshme të nivelit të higjienës në të gjithë vendin. Këto sëmundje janë të parandalueshme në një masë të përfillshme, në qoftë se masa e gjerë e popullit do të zgjidhte stilin aktiv të jetesës dhe të qenurit fit. Fitnesi nuk mund të ekuivalentohet me një fjalë të vetme në shqip, pasi me fitnes nënkuplohet një mirëfunksionim i plotë zemro-mushkëror, fuqi muskulore e mirë, përbërje trupore e përshtatshme dhe fleksibilitet të mirë. Fitnesi sigurohet në ushtrimit fizik, i cili mund të jetë shumëformësh. Në këtë kuptim, është e qartë, se dobia e ushtrimit fizik, sidomos e atij aerobik, është shumë e madhe, pasi ndihmon në mënjanimin e një numri faktorësh rreziku të sëmundjeve të zemnës dhe enëve të gjakut, të cilat kanë në bazë asterosklerozën. Në të njëjtën kohë duhet kuptuar se ushtrimi fizik, mund të shoqërohet dhe me disa rreziqe, sidomos në prani të problemeve shëndetësore të fshehta ose të pavlerësuara. Prandaj për të siguruar fitnesin, për të qenë fizikisht “fit”, është e nevojshme që dikush të të mësojë mirë. Këtë punë, unë mendoj, se duke iu referuar ç`ka është shkruar në këtë libërth do të mësojnë të bëhen fizikisht “fit”, për të gjithë ata individë që kanë vullnet dhe dëshirojnë të ushtrohen me disa përpjekje për tiu shmangur prekjes nga sëmundjet e enëve të gjakut të trurit e të zemrës dhe të jetojnë më gjatë e me sa më pak probleme shëndetësore. A-Të luftojmë faktorët e rrezikut që dëmtojnë shëndetin dhe në përgjithësi rrezikojnë jetën e njeriut, ku pikësëpari duhet të njohim: 1-Qëndrueshmëria e ulur e zemrës (person që bën pak lëvizje) 2-Kolesteroi i rritur në gjak (të ushqyerit me shumë yndyrna dhe shtimi i triglicerideve) 3-Diabeti i sheqerit 4-Mosha e rritur 5-Tensioni i rritur i gjakut, në veçanti minimali (1 vogli) 6-Pirja e duhanit 7-Pirja e alkoolit 8-Mbi pesha (kompozicioni i trupit)

Shëndet,

stërvitje dhe sport për të gjithë...! Në ndihmë të njerëzve që duan të përmirësojnë shëndetin dhe jetesën...!

9-Stresi 1/1- Qëndrueshmëria e zemrës së bashku me mushkritë dhe enët e gjakut: Është një aftësi e përbashkët për të çuar oksigjen të mjaftueshëm në muskuj dhe kudo. Te njerëzit të cilët, nuk merren me veprimtari fizike, qëndrueshmëria e zemrës është e ulur dhe nuk ka aftësi të plotësojë kërkesat për punë. Ushtrimet aerobike e rrisin qëndrueshmërinë e zemrës, ulin rreziqet e sëmundjeve të saj, ulin tensionin e ngritur të gjakut, ulin yndyrnat, në veçanti kolesterolin e keq, trigliceridet, sheqerin në gjak. Një EKG në qetësi ose në ngarkesë (me biçikletë ergometrike ose në 20 përkulje para), den në 65% vendos diagnozën. EKG është e rekomanduar: Për të gjithë ata që janë mbi 40 vjeç e veçanërisht, pirësit e duhanit. Për ata që kanë kolesterolin mbi 200 mgr/dl ose atë me densitet te lartë nën 45. Për ata me tension të rritur gjaku dhe diabet. Për ata me histori familjare, nënë, babë, të sëmurë nga zemra. Për ata me EKG jo normale në qetesi (kërkohet një kujdes i vashdueshëm) Për ata me shtërngime gjoksi dhe rrahje zemre, që nuk shkojnë paralel me rritjen e ngarkesës. Qëndrueshmëria zemër-mushkëri. Si ta fillojmë: Njihen shume aktivitete, qe permiresojne qendrueshmerine e zemres, mushkërive dhe eneve të gjakut. Një nga më të mirat është Ecja e zakonshme. Ecja bëhet në çdo ditë dhe nuk kërkon ndonjë shpenzim të madh përveç dëshirës, këpucëve dhe veshjes në kohë me shi. Ajo përfshin grupe të mëdha muskujsh, pa dëmtuar ligamentet, kyçet. Ecja vetiake ose me grupe, është sot forma më popullore e të ushtruarit fizik në moshat mbi 50 vjeç. Disa këshilla kur ecim. Ecja duhet të bëhet vetëm kur ndiehemi mirë. Nuk duhet ecur për fitnes kur jemi të sëmurë, madje edhe me rrufë. Shëtitjet janë tjetër gjë dhe s’duhen ngatërruar me ecjen për fitnes. Ecja ju bën më energjikë e të palodhshëm. Nëse në ndonjë rast ndieni lodhje, kjo për shumë arsye të njohura e të panjohura, ju këshillohet ngadalësimi dhe pakësimi i ecjes. Veshja duhet të jetë e lirë, që të ndiheni sa më mirë. Para çdo ecjeje duhet nxehje e lehtë dhe nje ndërprerje graduale në fund. Në kohë të nxehta, duhet të zbatohen disa rregulla, që kanë të bëjnë me ngadalësimin e ecjes dhe këshilla të tjera: Të ecurit në mëngjes, mbrëmje ose në ambjente me kondicioner. Marrjes së ujit sipas etjes; para, gjatë e pas ecjes. Marrjen e masave për ftohjen e organizmit pas ecjes me procedura të lehta fizike (ftohje me ujë, akull në pjesët ku enët e gjakut janë më të shfaqura si, në qafë, rrëzë kofshëve, etj.) 2/1- Kolesteroli: Ka të bëjë me shtimin e yndymave në gjak. Prej shumë kohësh, është i lidhur me sëmundjen e zemrës dhe të enëve të gjakut. Në veçanti, kolesteroli i lartë në gjak zhvillon pllaka yndyrore (atheroskierotike), që veshin dhe bllokojnë enët e gjakut. Gradualiteti i zhvillimit të këtij procesi, deri në mbylljen e diametrit të enëve të gjakut të zemrës (75%), shoqërohet

me dhembjet e gjoksit. Në disa raste të rralla, ndodhia e parë mund të jetë vetë vdekja. Për të parandaluar këtë ndryshk të vazhdueshëm të organizmit kërkohet që, kolesteroli në gjak, të mos jetë më i lartë se 200 mgr/dl dhe tek të rinjtë jo më i lartë se 180. Kolesteroli mbi 240 mg/dl do të quhet shenjë rreziku. Ekzistojnë dy lloj kolesterolesh: Me densitet të ulët dhe me densitet të lartë. Nëse i pari quhet kolesterol i keq, i dyti i mirë. Kolesteroli i mirë nuk e lejon të keqin të depozitohet në enën e gjakut, por e transporton atë në mëlçi për ta konsumuar si energji. Kolesteroli i keq mund të ulët me dietë: Jo më shumë se 3 vezë në javë. Jo më shumë se 3 herë në javë mish të kuq (viç, lopë, etj.) Marrjen rrallë, hot-dog, sanduiç, salciçe, kremvice, sallamra, të përbrendshme etj. Detyrimisht dy herë në javë peshk (kryesisht, troftë, salmon, koran, por pa nënvlrësuar edhe peshkun e lirë, sardelen). Pak midhje, mish pule pa lëkurë (sepse kanë shumë trigliceride, që janë të dëmshme për organizmin) Kufizim i sheqerit, i niseshtesë dhe alkoolit, sepse rrisin prodhimin e triglicerideve në mëlçi. Ruajtja e peshës së dëshiruar (plus, minus 5 kg. Nisur nga gjatësia e trupit). Studimet kanë treguar se gratë, në krahasim me burrat, kanë më shumë në gjakun e tyre kolesterol të mirë, gjë që shpjegon edhe statistikën më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Edhe aktiviteti fizik, në veçanti ai aerobik, e rrit kolesterolin e mirë, duke ulur kështu sëmundjet e zemrës. Ilaçet Bbllokuese (Propanololi, Tenololi, Atenolol, Antipresan, Berkolol, etj.), që përdoren shumë nga të sëmurët kardiake, e ulin kolesterolin e mirë duke i sjellë dëme organizimit. Analizat e gjakut këshillohen të bëhen çdo 3-5 vjet, deri në moshën 40 vjeç, pastaj çdo vit. 3/1-Diabeti i sheqerit: Është një sëmundje ku sheqeri i gjakut mbetet i lartë nga pamundësia e futjes në qelizë, si rezultat i pamjaftueshmërisë së insulinës, e cila prodhohet në gjëndrën endokrine të pankreasit. Qelizat vuajnë për energji. Diabeti cënon edhe metabolizmin e yndyrnave, duke dhënë dëmtime të enëve të gjakut, veçanërisht në zemër, veshka e sy. Kur sasia e glukozës (sheqerit) në gjak është 120 mgr/dl, duhet ta llogarisim si shenjë të parë të sëmundjes së diabetit, ndërsa vlerat 150-160 tregojnë kufijtë e vërtetë të kësaj sëmundjeje. Diabeti ka një predispozitë gjenetike (është i trashëguar), por te të rriturit shpesh është i lidhur ngushtë me obezitetin (dhjamosjen e tepërt). Duhet besuar se, shpesh korrigjimi i peshës së tepërt rregullon edhe diabetin. 4/1- Mosha. Plakja nuk mund të frenohet, por ajo mund të ngadalësohet, madje aq shumë, sa një 60-vjeçar të duket 20 vjet më i ri. Vetëm përgatitja e rregullt fizike mund të realizoje një gjë të tillë. Njeriu s’ka asnjë arsye të jetojë më pak se 90-100 vjeç. Autopsitë e ushtarëve amerikanë të vrarë në Vietnam vunë në dukje se dëmtimi i enëve të gjakut nuk është aq i rrallë në mosha të reja. Pra, pleqëria fillon shumë më shpejt se flokët e bardha dhe rudhat. Të gjithë njerëzit dëshirojnë të jetojnë gjatë, por askush nuk dëshiron të jetë plak.

Xhonatan Swft Unë shpresoj të vdes i ri, aq vonë sa të jetë e mundur. Richard Doll Mosha që do të kërkonte një vëmendje më të veçantë është ajo mbi 40 vjeç, kur njerëzit akoma mbahen si të rinj, nuk aktivizohen fizikisht dhe kërkojnë të bëjnë karrierë, si në shkencë ashtu dhe në fushën profesionale. Nëse do të realizohet në këtë moshë një aktivitet fizik i studiuar, krahas punëve drejtuese shkencore ose në prodhim, çdo njeri do të ruante dhe zhvillonte më mirë shëndetin e do të kishte prodhimtari më të madhe në punë. 5/1-Tensioni i lartë i gjakut (hipertonia,): Rritja e tensionit të gjakut është një sëmundje mjaft e përhapur në të gjithe globin. Shkaku njihet vetëm në 10% të rasteve dhe ka të bëjë me dëmtimin e veshkave, gjendrave mbi veshka, ngushtimin e aortës etj. Tensioni i lartë, kur shoqërohet me rritje të kolesterolit, është mjaft dëmtues për enët e gjakut. Tensioni është ideal 120/80 m/m Hg me një limit maksimal 140/90 dhe minimal 90/5 0, kur nuk shoqërohet me ankesa. Tensioni nuk ka lidhje me shifrat e moshës p.sh. një 80-vjeçar nuk duhet ta ketë tensionin 180 mlmHg. Çdo person me tension gjaku 160/100 është kontigjent që duhet mjekuar. Tensioni i gjakut mjekohet me: Ushtrime fizike (90% e të semurëve pas disa javësh kanë ulje të tensionit të gjakut). Rënie nga pesha kur është e domosdoshme. Pakësim i kripës së gjellës, por jo heqje fare e saj nga ushqimet. Ndërprerje e stresit (mendo shpesh se gjysma e 1000 është 500). Ndërprerje e duhanit (lexo në çdo paketë këshillën: Duhani është nga më të rrezikshmit për shëndetin). Pakësim të yndyrnave. Pakësim i kafes, çajit, çokollatës, koka-kolës, etj. Pakësim ose ndërprerje të alkoolit. Mjekimi i të sëmurit me tension gjaku të rritur, me medikamente mjekësore ka pasoja nga njëherë anësore. Ilaçet e tensionit japin pagjumësi, pakësim të gjakut në anësi (kujdes për ata me endoarterit obliterant — mbyllje të enëve të gjakut të anësisë së poshtme, sepse mund të shkojnë deri në gangrenizim të kembes), vështirësi seksuale, rritje të acidit urik. Ka raste që mjekimi


speciale • E mërkurë 6 qershor 2012 Nuk ka asnjë organ të trupit që të mos dëmtohet nga alkooli. Dëmet e tij janë personale dhe shoqërore. Dëmtimi i enëve të gjakut, veçanërisht në zemër dhe në tru, janë pasojat më të dukshme të një alkooliku me një jetë mesatare që si kalon të 55 vitet. Edhe grumbullimi i dhjamit në zemër është një ndodhi e zakonshme e njerëzve, që pinë në mënyrë sistematike alkool, qofshin këto edhe në doza të vogla. Dëmtime të pallogaritshme alkooli jep në mëlçi, duke shkaktuar cirrozën e saj, në veshka, në aparatin e frymëmarrjes, në sistemin seksual; ai ul intelektin dhe kujtesën, hemoglobinën, shkateëron vitaminat dhe ekonominë. Që në kohën e Spartës së vjetër, Likurgu pati nxjerrë ligjin që ndalonte çiftin e ri të pinte verë në ditën e dasmës, traditë kjo që ka hyrë në disa popuj.

rëndon më shumë se vet sëmundja. Një postulat i rëndësishëm ka bërë të mundur përkrahjen e aktivitetit fizik nga hipertonikët. Më mirë “fit” (i stërvitur), dhe hipertonik, se sa jo “fit” (i pa stërvitur), me tension të ulur. Vdekjet janë më të shpeshta te të dytët. Përgatitja fizike e personave me tension të rritur nuk mund të bëhet së bashku me njerëz normalë. Edhe me 50% të rezervave të pulsit, një hipertonik arrin po ato vlera si me 70%. Kjo bëhet për t’i garantuar e siguruar më mirë këta të sëmure. 6/1-Pirja e duhanit: Ka shumë forma të marrjes së nikotinës. Në Shqipëri më shumë e pijnë duhanin me anën e cigares. Shkenca ka treguar se duhani bëhet shkak për sëmundjet e zemrës, enëve të gjakut, mushkërive, bronkeve (emfizemën e mushkërive), ulçerës së stomakut, si dhe shtimin e kohës së mpiksjes së gjakut. Duhani shpesh është shkak i kancerit në fyt, mushkëri si dhe kudo. Merr e zgjidh: O duhanin ose shëndetin. Nëse nuk do ta zhdukim tymin, ai do të zhdukë njerëzimin. Eksperienca botërore. Duhani i jep organizmit përveç nikotinës dhe qindra përbërës të tjerë, që dëmtojne qenien biologjike, në veçanti enët e gjakut. Organizmi nuk është në gjendje të kthejë nikotinën në acid nikotin (vitaminë PP). Disa pika nikotine japin vdekjen. Gjatë marrjes sistematike njeriu ambientohet, krijon pasion për helmin dhe helmohet ngadalë (helmimi kronik). Oksidi i karbonit, CO, e ul shumë aftësinë oksigjenuese të gjakut, rrit pulsin pa qenë e nevojshme, çrregullon ritmin e zernrës, pakëson yndyrnat e mira. Të kujdesshëm në pirjen e duhanit duhet të jenë prindërit në ambjentet familjare dhe çdo qytetar në ambjentet publike. Ashtu si televizori që thith pluhurat dhe njeriu, që s’pi duhan, tërheq tymin. Ky “fumator pasiv”, dëmtohet më shumë se vetë pirësi i duhanit. 7/1-Pirja e alkoolit. Në shekullin e kaluar mjekët kanë rekomanduar doza jo të mëdha alkooli për rritjen e oreksit dhe forcës. Madje, dhe kohët e fundit, është këshilluar marrja e një gote rakie për ata që kanë sëmundje ishemike të zemrës. Këto praktika tashmë kanë fihlluar të eliminohen. Alkooli është i dobishëm vetëm 1 pikë në 24 orë.

Thënie për pijen alkoolike ”Alkooli është i pabesë. Megjithëse ne atë e dërgojmë në bark, ai na shkon në kokë.” Thënie arabe “Në pijet alkoolike janë mbytur më shumë njerëz se në dete.” Thënie italiane “Perëndia ka krijuar vetëm ujin, kurse njeriu krijoi verën” Viktor Hygo “Pija që nuk të mërzitet kurrë është uji, ndërsa fryti që nuk të mërzitet kurrë është fëmija” Thënie indiane “Vera ka dy të këqija: po i shtove ujë prishet, po nuk i shtove të prish”, Thënie spanjolle Alkoli sjell shumë më tepër hidhërim se sa gëzim. Akademiku IP Pavllov Njerëzimi do të arrinte suksese të pabesueshme nëse do të ishe esëll. Gëte Pijanecët lindin pijanecë, por kjo s ‘është asgjë. Pijanecët lindin mostra. Plutarku Aktiviteti fizik nuk shkon me alkoolin dhe duhanin. Nëse keni festë dhe jeni argëtuar, vazhdoni festën. Nesër fitnes. 8/1-Mbipesha: Mendojmë se ky problem i rëndësishëm duhet parë jo aq thjeshtë sa e si jemi mësuar ta shohim deri tani. Dy persona të një moshe e të një gjatësie nuk mund të jenë në të njëjtën peshë, megjithëse orientohen për të pasur të njëjtën peshë. Pesha duhet parë në kompozicionin trupor si vlerë dhjamërash, muskujsh, kockash dhe organesh. Edukimi dhe forcimi i linjave të një trupi të rregullt, aq shumë i kërkuar sot, është e domosdoshme të fillohet nga femijëria dhe duhet mbajtur gjatë gjithë jetës. Pesha e tepërt është një rrezik i madh, si ai ndryshku që futet kudo dhe dhjami kap të gjitha organet. Krahas shumë sëmundjeve si: diabeti, kanceri, sëmundjet e zemrës, enëve të gjakut, mëlçisë, mushkërive etj. Pesha e tepërt dëmton muskujt, ligamentet, tendinat, madje dhe kockat. Për llogaritjen e peshës ideale të trupit të një njeriu Diferenca midis një mbipeshe të pranueshme dhe obezitetit? Sipas mjekëve, quhesh obez (i ngjallur), kur pesha jote e kalon 15% të peshës ideale të organizmit. Për të llogaritur peshën tënde ideale, mund të bësh ketë llogari: Nëqoftëse, “T” është trupi yt në cm, pesha ideale “Pi” është: Burra: Pi=T-100-[(T-150) : 4]= Gratë: Pi=T-100-[(T-150) : 2]= Për shembull: Pesha ideale e një burri me gjatësi 180 cm është e barabartë me: Pi = 180-100-[(180-150): 4] =180 – 100 -7.5=72.5 kg Pesha ideale e një gruaje me gjatësi 160 cm është e barabartë me: Pi =160-100 -[(160-150) : 2]= 160 – 100 -5=55 kg Pra, nëse jeni obez ose me një peshë më të madhe se e zakonshmja, është e rëndësishme të ulësh, kg. e tepërt nga trupi. Domosdoshmërish për të bërë realitet këtë vendimmarrje, duhet të praktikosh një dietë “të duhur”, si dhe “të rreptë”, për trupin tënd: Pa yndyra, pa brumëra, pa kripëra, me mos përdorim të të skuqurave dhe sidomos pa acide yndyrore “të këqija”. 9/1-Stresi: është diçka normale në jetën

»

13

tonë, është një ngacmues përgatitor për një reaksion i cili nuk duhet të krijojë rrezik. E keqja e stresit vjen nga përgjigja e individit. Kur atij i janë sosur rregullimet shfaqen pasoja. Çdo stres jep shtimin e disa hormoneve dhe fillojnë (katekolominat), që rrisin rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut, nivelin e sheqerit etj. Të gjitha këto e përgatisin organizmin për veprim. Organizmi ynë i shkatërron këto hormone, duke kthyer në normë çdo gjë. Ka raste që këto hormone ngelen të larta dhe organizmi s’është në gjendje të qetësohet; ai lodhet, dorëzohet, sëmuret. Për këtë arsye duhet të njohim shkakun e stresit e ta luftojmë atë. Teknikat e vetëkontrollit kanë shumë rëndësi. Të ushtuarit fizik të çliron nga streset, sepse hormonet stres-dhënës metabolizohen (prishen) gjatë aktivitetit fizik. Këshillat më të mira janë: Ushtrohuni fizikisht. Njerëzit me punë, pa sforcime fizike, lodhen e fishken shpejt. Pas moshës 40-vjeçare, muskulatura dobësohet dhe dhjamërat janë depozituar si barërat e këqija. Rinia tashmë është kapërcyer, dhe ka filluar të shfaqet pleqëria e parakohshme. Ndërsa njerëzit që merren me një punë, brenda të cilës ka një farë sforcimi fizik, ndiehen më mire. Kjo është një kujtesë praktike e asaj që ndodh në jetë. Të ushtruarit për fitness fillon nga mendja, nga të kuptuarit. Eksperienca botërore Në këtë sens nuk duhet të ushtrohemi 3-6 herë në javë nga 20-30 minuta. Shkencërisht sot është pranuar se, edhe 2 herë në javë, njeriu përfiton fizikisht nga programet e fitnesit. Më të mira janë ushtrimet aerobike: ecja, vrapi i ngadaltë (xhokingu), ecja dhe vrapimi i shpejtë, noti, çiklizmi, lojërat e pastaj gjimnastika aerobike si dhe kombinimi i tyre me pak forcë dhe ushtrime tërheqjeje (stretcingu).

muskulare na bën të lodhemi shpejt e të mosjemi në gjendje të mbajmë krahun në hekurat e autobuzit urban. Humbja e forcës së muskujve është fatkeqësia më e madhe e një të moshuari.

Ushtrimet e fillimit Një fillestar vjen për të bërë fitnes me shumë entuziazëm. Ai i ka vënë vetes disa detyra dhe kërkon t’i realizojë ato sa më shpejt. Këtu ndodhin edhe gabimet. Gjatë kesaj rruge të shpejtë ai mund të dëmtohet, të velet, të mërzitet. Përfundimi: Përfitimi i hershëm që meret nga stërvitja humbet dhe ai kthehet gati në pozitat e para. Të ushtruarit fizik është si të mësuarit. Duhet marrë vazhdimisht, që të ngelesh i nxënë. Teoria e stërvitjes bazohet në: 1-Individualitetin e secilit. Çdo person është një individ i veçantë dhe për pasojë, ngarkesat do të jenë të veçanta. Edhe kur stërvitemi së bashku, duhet ta kemi parasysh këtë. E mira është të gjejmë grupe me nivele përgatitje të përafërt. Nga ana tjetër trupi ynë reagon në mënyrë specifike nga tipi i ushtrimit. Për të përmirësuar aktivitetin kardio-vaskular duhen bërë ushtrime aerobike.

Oreksi quhet një tregues i hollë i gjendjes së organizmit, por nga ana tjetër kurrë nuk duhet tepruar në të ngrënë. Eksperienca botërore Ruaj peshën e duhur. Sa herë që shtohet pesha e ndjejmë veten më të rëndë, më të pafliqishëm dhe me më pak humor. Transportohet një ngarkesë më e tepërt, pa qenë e nevojshme. Jo rrallë edhe mund të traumatizohemi. Pesha e duhur ruhet nga ushtrimet fizike dhe dieta. Duke ruajtur peshën, ne i japim mundësi realizimit të plotë të programeve të fitnesit. Mos pi alkool. Shpesh herë dëgjon një shoqëri se mjekësia kërkon t’i heq njeriut gjithçka. Të pish është edhe kjo një farë kënaqësie, por çdo kënaqësi ka edhe ajo kufijtë e vet. Personat, të cilët janë mbi peshë dhe bëjnë një punë ulur, nuk e kanë të lejuar të pijnë pije alkoolike. Në përgjithësi alkooli nuk shkon me programet e fitnesit. Ato ditë që do të vrapohet nuk lejohet asnje lloj pije alkoolike. Alkooli duhet marrë në sasi të moderuar dhe asnjëherë sistematik. Një “teke” në ditë sot quhet e rrezikshme, kur dje këshillohej si shpëtuese. Në fillim uji i jetës, më vonë i hidhërimit e në fund uji i vdekjes; ky është alkooli. Eksperienca botërore. Krijo shoqëri të mirë: Gjithmonë shoqëria të mëson për mirë apo për keq. Një shoqëri e mirë të jep jetë dhe gjallëri. Grupet e krijuara për të ushtruar aktivitet fizik janë më të qëndrueshëm e më të gëzuar. Kërko ajër dhe ambiente të pastërta: Duke u ushtruar njeriu komunikon më shumë me ambjentin rrethues e në veçanti me ajrin. Sot ka qytete në bote mjaft të ndotura, që u heqin të drejtën qytetarëve të merren me sport. Të rrezikshëm për njerëzit janë tymrat e makinave, (kryesisht të atyre që punojnë me naftë), fabrikave që nxjerrin papastërti, nikel, krom, uranium dhe fibra azbesti. Tirana, megjithëse pa tym fabrikash, por me rrugë të prishura, me ndërtime që ndotin, me makina të vjetra që vjellin tym, me trotuare të zëna e të ndotura, pa parqe, me plehra të hedhura kudo, po bëhet një qytet i ndotur e i rrezikshëm për jetën tonë. Vetëm kohët e fundit, fatmirësisht Tirana po merr pamje edhe si një qytet fitnesi. Kjo me siguri do të vazhdojë kështu. Tirana do të kthehet shumë shpejt në një qytet të shëndetshëm dhe modern. Shëndeti = Aktiviteti ditor (puna e përditshme) + Aktivitet fizik (kryesisht aerobik) + Ushqim i rregullt + Kalitje (larje me ujë të ftohtë, etj.) + Gjimnastikë kyçesh + Vetërregullim psiqik — Veset , (duhani, alkooli etj) Ka ardhur koha të ndryshohet stili i jetës. Kjo do t’i sjellë botës zhvillim akoma edhe më të madh.

Forcimi i shëndetit nga ushtrimet fizike ndodh vetëm, kur ngarkesat merren në përputhje me veçoritë individuale të organizmit. Eksperiencë botërore 2-Mbingarkesa ose ngarkesat në rritje. Çdo përgatitje të aftëson më shumë fizikisht. Me kalimin e kohës të jepen mundësi të përballosh ngarkesa më të veshtira. Pas 5 javësh duhen pritur ndryshimet për të marrë ngarkesa më të mëdha: psh. nëse 5 km ecje i keni berë për 1 orë e 20 minuta, pas 5 javesh ky rezultat do të jetë edhe më i mirë. Mbingarkesa është momenti më delikat për ushtruesin. Në një pjesë të mirë të tyre kufijtë e përfitimit dhe dëmtimit janë shumë afër. Eksperiencë botërore 3-Rikthimi. Pas 4-8 javësh mungese stërvitore çdo njeri kthehet në pozitat e para. Çdo gjë duhet nisur nga fillimi. Kujdes traumat nga pakujdesia, sepse ato janë shkaqet kryesore të rikthimit. • Intensitet do të thotë sa fort stërvitemi • Zgjatja, sa kohë stërvitemi • Frekuenca, sa shpesh stërvitemi Sot pranohet gjerësisht, që ushtrimet efektive nuk duhet të japin dhembje. Teoria “pa dhembje s’ka përfitim”, nuk ka ndonjë bazë. Këtu nuk bëhet fjalë për dhembje të vogla e të parëndësishme, të cilat do të jenë gjithmonë të pranishme. Respektimi i këtyre që thamë më sipër, duhet t`i ketë parasysh dhe bëjë çdo indvid, në programet e shëndetit, që të arrijë një nga një shkallët e përparimit. Qëndrueshmëria dhe forca e muskujve. Si ta fillojmë: Një nivel i ulët i qëndrueshmërisë dhe forcës

Eksperienca botërore Ka një sërë ushtrimesh force që rrisin aftësinë e muskujve për punë. Është i gabuar mendimi se ushtrimet, që përdoren për rritjen e forcës së një grup muskujsh, ndihmojnë në largimin e dhjamërave prej tij. Depozitat dhjamore si dhe celulitet, mund të largohen nga puna me ngarkesa të zgjatura, që shfrytëzojnë për energji yndyrnat. Pra, ato largohen në përgjithësi së bashku me depozitat e tjera, në vende të ndryshme të trupit. Së pari, do të tërheqim vëmendjen mbi disa ushtrime të bëra tashmë popullore, por që nuk kanë efektet e reklamuara e çka është më e keqe, janë shkaktarë të dhembjeve të ndryshme. Stërvitja mund të quhet një pastrues i tubacioneve, nëpërmjet të cilave kalon energjia. Eksperienca botërore 6/1-Mos pini duhan. Duhani, siç e thamë, jep sëmundje, shumë të rrezikshme dhe vdekje para kohe, p.sh. në ShBA vdesin çdo vit, pa qenë e nevojshme, 3 50.000 njerëz nga duhani. Ushqehuni si duhet: Duhen marrë gjithmonë tre ose më shumë vakte, duke u ushqyer ngadalë. Nuk duhen ngrënë aq sa mezi të çohemi nga tavolina. Jo shumë kalori, në veçanti nga produkte të pasura me yndyrna, sheqerna. Pak kripë gjelle, por asnjëherë përjashtim të saj. Sa më shumë fruta, zarzavate dhe produkte drithërash. Bylmeti është ushqim natyral shumë i dobishëm. Misri, që ka filluar të përdoret tek ne në forma të reja tregtimi, si kokoshka, i pjekur, i zier dhe, që po preferohet, është një ushqim që duhet vlerësuar. Vaji i misrit është nga më të shëndetshmit.


14

« dossier

E mërkurë 6 qershor 2012 •

Ex katedra, ex libris:

Gjendje konfliktuale mendore e Shqipërisë Nga albert kotini

A

(vijon nga numri i kaluar)

duhen hapur diskutime të reja për këtë çështje kur mjaft vepra dinjitoze të mendimit albanologjik, zbulohen në dimensione të reja? Janë faktet historike të zbuluara, si p.sh të një rruge “Egnatia”, e cila kalon nëpër një qytetërimin ilir, në gjurmë të të cilave shkelet edhe sot. Arkeologu Hasan Ceka, kur shkruan për perandorët ilirë të Romës, midis të tjerash thotë: “Pikërisht në kohën e sundimit të perandorëve ilirë u tronditën kryekëput themelet e vjetra dhe u ndërtuan baza të reja në jetën kulturore e fetare të popullit e të shtetit roman. Këto reforma ishin: pjesëtimi i perandorisë dhe pranimi e përhapja e krishterimit. Reformat e përmendura ishin vepra të burrave mendjehollë të racës sonë, të perandorëve Diokleciani dhe Kostandini i Madh... Sundimi shpëtimtar i ilirëve mbi fronin e Romës filloi në vitin 268 me shpalljen si perandor të Klaudit II dhe zgjati deri në vitin 366, kur ra në luftë perandori Julian. Këtë shekull perandoria u drejtua nga ilirët dhe me të drejtë quhet si periudha historike e kombit ilir, e po me aq të drejtë edhe si pjesë e historisë shqiptare të kohës së vjetër. Ndryshimi është vetëm se nuk mund të flitet për një pushtim të Perandorisë Romake nga ilirët, por vetëm për marrjen e pushtetit civil e ushtarak nga një grup burrash të shquar të gjakut ilir. Këta burra, që shpëtuan Romën nga sulmet e rrezikshme barbare dhe që i dhanë një organizim të ri shoqëror, kulturor e fetar të gjithë Perandorisë janë perandorët Klaudi II, Aureliani, Probi, Diokleciani, Maksimiani, Kostanc Chlori, Konstandini i Madh me tre djemtë si dhe Juliani. Edhe gjatë fillimit të epokës bizantine, tre burra të gjakut ilir, Durrsaku Anastas I (491-518), Justini I (518-527) dhe kosovari Justinian (527-565) arrijnë të marrin drejtimin e Perandorisë Bizantine dhe përpiqen ta ringjallin në madhështinë e dikurshme të Perandorisë Romake”. Atëherë shtrohet pyetja: pse nëpër historinë romake, në filmat apo në librat turistikë nuk thuhet që këta perandorë janë ilirë? Një problem tjetër që kërkon zgjidhje dhe ristudim në historinë evropiane ka të bëjë me kolonitë greke në bregdetin shqiptar, të cilat nuk studiohen për të dhënat e tyre parahelene. Këto koloni kanë qenë si kufi ndarës të perëndimit romak dhe të lindjes bizantine, prandaj nuk pati nevojë të luftohej helenizmi me një zëvendësim romanizues të elementit etnik vendas. Për shkak të një përzierje të natyrshme të elementeve ilire ekzistuese me ato të qytetërimit romak. Mirëpo pse mohohen këto treva për elementin iliro-shqiptar në More të Greqisë, Sicili dhe Italinë e Jugut? Asnjë libër historie apo turistik nuk përshkruan këto fakte historike, por nën influencën e kulturës grekoromake ato transformojnë edhe gjuhën shqipe të ilirishtes së vjetër si neolatine apo neogreke. Asimilimi nuk u bë i mundur, përkundrazi, etnia shqiptare vijoi me arbëreshë e arvanitë të sotëm. Pra, etnia shqiptare është përmbledhja substanciale e popullit të vet, sepse nuk pësoi kurrë ndryshim thelbësor në rrënjë (origjinë). Dhe kjo sepse qytetërimi romak (jo barbar) nuk ndoqi një politikë imponimi për ndryshim etnik, por politikë pajtimi sunduese. Kur erdhi puna për të pushtuar Shqipërinë, Italia fashiste zbuloi nga “arkivi i propagandës fide” një det me dokumente pellazgjike, ilire, legjendash, mitologjike, si të një populli më të vjetër në Balkan. Mjaft autorë arbëreshë në Itali dhe Greqi zbulojnë në trashëgiminë e tyre të dhëna të kulturës pellazgo-ilire më të mëparshme se ato greko-romake. Mendimi shkencor shqiptar mund të referohet dhe në bibliografinë e letërsisë së vjetër shqipe, nga ku rilindësit tanë argumentu-

Cheta kishte lindur në Kontesa Entellina në vitin 1742 dhe vdiq më 15.11.1803. Studioi në seminarin arbëresh të Palermos, ku iu përkushtua në veçanti gjuhës shqipe dhe popullit shqiptar, si më i vjetri në Ballkan. Në këtë vazhdë studimi janë autorët e tjerë arbëreshë, si Angelo Maschi, i cili jep në botimin e tij “Discorso, origine, costumi, estato attuale della nacione albanese”, 60 fjalë shqipe për të cilat mendon se “stërgjyshërit tanë ishin ilirët, maqedonët dhe epirotët, që flitnin të njëjtën gjuhë nga rrjedh shqipja”. Në faqet 25-26 të këtij botimi Maschi jep 41 fjalë shqipe, të nxjerra prej dialektit të vet arbëresh të Kalabrisë. Këtij autori i referohet dhe studiuesi Malte-Brun. Autori tjetër arbëresh Giuseppe Crispi në Palermo, viti 1827, bën historikun e fshatit të lindjes, Palaco Adriano, Sicili. Ai tregon mosmarrëveshjet që lindin midis klerit ortodoks arbëresh dhe atij latin, që u vendos në fshat

an identitetin tonë kombëtar. Nicolo Cheta para vitit 1803, shkrimtari i njohur arbëresh i Sicilisë, në veprën e tij “Saggio di Grammatica” në një studim serioz etnologjik të publikuar në Palermo më 1867 flet gjerësisht për kolonitë arbëreshe të Italisë, veçanërisht në Sicili. Sipas tij, shqipja është një gjuhë nga më të vjetrat dhe populli shqiptar është më i hershëm se ai grek”. Cheta kishte lindur në Kontesa Entellina në vitin 1742 dhe vdiq më 15.11.1803. Studioi në seminarin arbëresh të Palermos, ku iu përkushtua në veçanti gjuhës shqipe dhe popullit shqiptar, si më i vjetri në Ballkan. Në këtë vazhdë studimi janë autorët e tjerë arbëreshë, si Angelo Maschi, i cili jep në botimin e tij “Discorso, origine, costumi, estato attuale della nacione albanese”, 60 fjalë shqipe për të cilat mendon se “stërgjyshërit tanë ishin ilirët, maqedonët dhe epirotët, që flitnin të njëjtën gjuhë nga rrjedh shqipja”. Në faqet 25-26 të këtij botimi Maschi jep 41 fjalë shqipe, të nxjerra prej dialektit të vet arbëresh të Kalabrisë. Këtij autori i referohet dhe studiuesi Malte-Brun. Autori tjetër arbëresh Giuseppe Crispi në Palermo, viti 1827, bën historikun e fshatit të lindjes, Palaco Adriano, Sicili. Ai tregon mosmarrëveshjet që lindin midis klerit ortodoks arbëresh dhe atij latin, që u vendos në fshat. Kleri latin nuk kërkonte vetëm t’i kthejë arbëreshët në ritin romak, por luftonte edhe gjuhën dhe zakonet e tyre. Krispi e quan atentat kundër kombësisë së arbëreshëve, si dhe veprime shkombëtarizuese ndaj arbëreshëve të Sicilisë. Të njëjtin opinion në vitin 1866 jep dhe Kamarda. Autori provon lashtësinë e popullit tonë dhe të gjuhës së tij dhe shtron i pari çështjen e origjinës pellazgjike të shqiptarëve. Kjo meritë e Krispit përkon me vlerësimin e klerikëve shqiptarë, të cilët gjuhën

shqipe e rreshtojnë si më të vjetrën edhe nga greqishtja. Në vijim të studiuesve arbëreshë është Girolamo de Rada, i cili në veprën “Divinazioni pelasgiche” në vitin 1840 shprehet i entuziazmuar për origjinën pellazgjike të popullit shqiptar në veçanti për dëshminë se është më i vjetër në krahasim me popullin grek. Ai përpiqet të provojë çështjen pellazge dhe merret shembull nga të gjithë rilindësit e mëvonshëm shqiptarë, që nga Veqilharxhi e deri tek autorët e tjerë e Sami Frashëri më vonë. Në këtë kohë edhe dr. Hahni, i cili merret gjerësisht me këtë çështje pas De Radës dhe arbëreshëve të tjerë. Kështu që origjina e popullit shqiptar është përshkruar gjerësisht nga autorët e mësipërm arbëreshë, të cilët u bënë burim frymëzimi për kombin tonë, si më i vjetri dhe më i qytetëruari në Ballkan. Françesko Krispi më 1901, pak muaj para se të vdiste, shkroi si amanet në një të përditshme të Palermos: “Shqipëria nuk është sllave, është një komb që ka personalitet më vete, që ka gjuhë dhe tradita të veçanta. Shqipëria përmbledh të gjitha elementet për të qenë një shtet autonom, më mirë nga ç’mund t’i kenë Serbia dhe Bullgaria. Duke i pranuar Shqipërisë vetëqeverim të barabartë, Europa do të kryente një vepër qytetërimi.” Në ndikimin e autorëve arbëreshë dhe të rilindësve tanë morali ynë kombëtar u ngrit shumë për të gjithë personalitetet historike shqiptare në Eupropë. P.sh. në historinë e Francës Karli V një kompani shqiptarësh të komanduar nga Giovvani Cabicelli në luftë kundër spanjollëve dhe gjermanëve në mbretërinë e Valencës në dukatin e Parmës dhe në atë të Piaçencës e vlerëson shumë. E njëjta gjë shkruhet dhe për një regjiment të tërë kalorie shqiptar në shërbim të dukës së Parmës, Alesandro Farnese, që u mbulua me lavdi në vitin 1579. E komandonte Giorgo Basta. E në histori është dhe një tjetër Basta, me emrin Nicole, vëllai i të parit, edhe ky mjaft i shquar. Mjaft shqiptarë të tjerë milituan në flamurin e Enrikut IV, të cilët e hipën në fronin e Francës më 1589. Në librin e Massimo d’Alezios, me titull “La d’Isfida di Barleta” apo tjetra “Ettore Fiaromoqea” tregojnë historinë e të birit të Aleksandrit VI (Papa), që kishte marrë peng një vajzë, e cila ishte e fejuar më Etore Fiaromocea. Këtë vajzë e rrëmbeu në një kështjellë, e cila ruhej nga një rojë gjermane dhe


dossier • E mërkurë 6 qershor 2012

vlerësimi në histori është ky. Përgjigjja e rojës gjermane ishte: “Sikur të më sulmosh edhe me shqiptarë, unë vajzën nuk e dorëzoj.” Mjaft personalitete historike, që bëjnë emër në historinë europiane dhe botërore, u fshihet origjina iliroshqiptare, duke u dhënë atë të vendit ku kanë jetuar e luftuar. Shembull tipik janë vezirët e mëdhenj të Perandorisë Otomane dhe mjaft kryeministra të Greqisë, të cilët janë futur në histori si joshqiptarë. E drejta historike nuk paraqitet vetëm sipas interesave të atij vendi, por dhe me një kompleksitet paragjykues të tyre. P.sh. historia greke në mjaft raste shkruan nocionin “albanolitonos” (shqiptarovrasësi). Edhe kur zbulohen burime të huaja të dyshimta, ato jo vetëm që nuk nxirren në sipërfaqe, por lejohen të infektojnë vlerat shqiptare në historinë europiane. Autori Zhan Klod Faverial në librin e tij “Historia e Shqipërisë”, botuar në plejadë në vitin 2004, midis të tjerave shkruan: “Grekët mburren se letërsia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vet nga e cila shkollë greke ka dalë? Nga cila shkollë është formuar? Përpara shkollave greke, pra ka pasur shkolla pellazgjike dhe një literaturë të madhe dhe të përkryer, e cila ka qenë themeli i letërsisë greke, ashtu si ndërtimet ciklopike kanë shërbyer si themel për ngrehinat e përkohshme të ngritura për grekët e lashtë.” Po ky autor vazhdon: “Faktet dëshmojnë se pellazgët sollën në Greqi jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë burimi artesh dhe germash... Perënditë e tyre kryesore qenë Dodona në Epir, Kabiret në Samotrak, Eleuzia në Atikë. Disa filologë pretendojnë se pellazgët flisnin greqisht. Por gjuha shqipe që ekzistonte akoma pak a shumë e pastër, është në mënyrë të pakundërshtueshme një e folme pellazgjike, ajo vet dëshmon, se pellazgjikja ndryshon prej greqishtes. Veç kësaj Herodoti shtron po këto pyetje në një periudhë kur shumë bërthama të pellazgëve, ende nuk ekzistonin, pohon se ata flisnin një gjuhë barbare dhe shton se vet athinasit, duke u bërë helenë, ndryshuan gjuhën. (Herodoti libri I, k. 57 e 58)... Sa për monumentet ciklopike, nuk ka kurrfarë dyshimi, se gjithçka është vepër e pellazgëve. Dhe mbi këto mure ciklopike grekët, romakët dhe të tjerë kanë ngritur më vonë ngrehinat e tyre. Të tillë gjenden të shumta në numër jo vetëm në Greqi, Thesali, Epir, Itali, Sardenjë, apo në Sicili, por edhe në Azinë e Vogël, në Spanjë e në Francën Jugore, në Maqedoni dhe Trakë... Ilirët dhe pellazgët do të kenë qenë homogjenë, d.m.th. kushërinj të afërt, por ndryshimi ishte se të parët erdhën nga Danubi dhe të dytët nga Arkipelagu me emrin e tre pellazgëve.”

Në një ide akoma më të hershme është zbulimi i shkruar nga profesor Skënder Rizai me titull “Thoti fliste shqip”, ku në esencë ai thekson se dijetarët, në veçanti Thoti, ishte edhe krijues i shkencës antike e flisnin shqip, qysh para 12000 vjetve. Kjo periudhë historike (parahistorike), konsiderohej si erë ilire apo kulturë pellazgo-ilire e shqiptarëve të lashtë. Autori e mbështet mendimin e tij shkencor te filologu i shquar nga Roma Xhuzepe Katapano, i cili e botoi si punë kërkimore shkencore 40-vjeçare, duke shkruar “Thot-Tat Paralava Albanese”. Në qoftë se do t’i referohemi historisë kombëtare të Greqisë që në lashtësi, si vendi më i respektuar në Evropë dhe në botë për kulturën e saj të hershmërisë, gjen si zanafillë mitologjinë dhe besimin fetar të përzier shumë pak në rrethanat historike të kohës. Greqia i referohet Dhiatës së Vjetër, ashtu si në Libi, Egjipt e deri në Indi, ku autorët antikë gjejnë pikënisjen e tyre. Për sa i përket arkeologjisë, e cila zbuloi statuja, varre, monedha,, u bënë me qëllim për të mbartur shpirtin e një kombi në qytetërimin e vet. Mirë kanë bërë, por nga ana tjetër nuk bëhen të besueshëm derisa u mohojnë apo deformojnë si boshllëk në këtë kulturë europiane fqinjët e tyre shqiptarë të pranishëm që në parahistori. Më tipike është në Sicili, që e quajnë “Greqia e Madhe”, në Epir, së cilës i jepet origjinë helene dhe jo ilire, në Dodonë e deri në Himarë. Holzneri në librin e tij mbi Palin shkruan: “Kur nga Maqedonia doli një hero i ri (Aleksandër) vetëm 22 vjeç dhe solli dhuratat e Perëndimit, gjuhën grekë dhe filozofinë drejt Lindjes, tani Perëndimi kërkon dhuratat më të bukura të Lindjes, që është mësimi nga nazareasit”. Çështje xhelozie, por edhe e keq interpretuar në historinë botërore, sepse ka të bëjë me banorin e parë të Ballkanit, rrënjët dhe prejardhjen, të cilat sipas autorëve grekë bazohen më tepër te mitologjia se në elementet shkencore të ekzistencës. Dihet që pellazgët kanë qenë një popull parahelenë. Në qoftë se civilizimi grek e ka pikënisjen në mitologjinë (parahomerike), në banesën e 12 perëndive në Olimp, atëherë Dodona ilire (apo Druri i Lisit) pse të mohohet si pikënisja e civilizimit tonë kombëtar? Nocionet “fise barbare” apo “primitive” nuk mund të mohojnë prejardhjen ariane (fisnike nga etimologjia indiane). Rrënjët gjenetike të autoktonisë greke jo vetëm nisin nga mitologjia, por edhe marrin për ndihmë gojëdhënat, legjendat e deri në besime pagane, duke i monopolizuar si të tyret. Mirëpo pellazgët, apo parailirët, si politeiste, ndihmuan edhe qytetërimin grek, të cilët duke i përvetësuar, adaptuar, e përshtatën

në mënyrë jetese njerëzore, me kryezotat e tyre. Grekët e përshtatën hyjnizimin parailir (pellazg), duke diferencuar zotat më të pavdekshëm dhe të vdekshëm me prejardhje të përzier për të justifikuar ekzistencën tokësore me atë hyjnore. Ky lloj besimi vazhdoi edhe te romakët deri në krishterim (monotesit). Parailirët, në fakt, u cilësuan barbarë edhe për arsye se qëndruan më larg përfytyrimeve të tilla, duke respektuar kryesisht dukuritë e natyrës (dielli, hëna, pyjet etj). Në veçanti u nderuan zjarri dhe zotat mbrojtës të pjellorisë (lexo p.sh Fishtën për Shtojzovallet apo mitologjinë tonë të maleve). Dihet se besimi kristian u përhap 500 vjet më vonë se qytetërimi romak, po në rastin tonë e kërkojmë zanafillën pellazgo-ilire 4000-5000 vjet më parë. Mitologjia greko-romake ka nevojë të interpretohet drejtë. Alberto Gaocci në librin “La Storia I” shkruan: “Mitet historikisht konsiderohen, si një ekzigjencë e popullit për të fisnikëruar prejardhjen e vet nëpërmjet figurave kombëtare mbinjerëzore”. Tit Livi shkruan: “Një popull e ka të nevojshme të rrisë ndjenjën e lavdisë kur ai kërkon t’i mbështetë për të ecur më tej, dhe këtë e bën duke e menduar të shenjtë prejardhjen e tij, duke ua lënë zotave themelimin e tij.” Historia kombëtare e Greqisë rrethohet me mite e legjenda që përziejnë njerëzit me zotat. Kjo ndodh për motive të ndryshme, por kryesore është për t’u paraqitur më të mirë se të tjerët, qoftë për shkak të mungesës së dëshmive rreth origjinës së lashtësisë, gjë që e çon në elemente imagjinare të legjendës. Kjo përhapje gojarisht përcillej nga brezi në brez për të mbajtur gjallë kujtimin e prejardhjes. Si rezultat mitologjia greke pothuaj si tërë perënditë, heronjtë i ka të mbartur nga pellazgjia pagane dhe për këtë ka mjaft botime që e provojnë si tezë. Prandaj në historinë kombëtare shqiptare duhet të zënë më tepër vend mitologjia e lindur nga burime pellazgjike dhe nuk mund të pranohet si një monopol helen apo romak. Shpeshherë mitizimi në lashtësi përdorej nga historianët grekë apo romakë për të mbuluar si komb edhe paqartësitë e prejardhjes në lashtësi. Mustafa Kruja në pjesën e parë “Historia e parahistoria” për historinë e vjetër të Shqipërisë midis të tjerave shkruan: “Fenikasit muarën nga egjiptianët vetëm sistemin, formën e shkronjave për gjuhën e tyre, e krijuan vetë si deshën. Helenët qenë të parët në Evropë, që nisën të shkruajnë me ABC-në fenikiane, aty nga shekuli IX, d.m.th. në epokën e Homerit... Ka 5000 vjet e këndej që u sendërzua ABC-ja në Egjipt, por ka vetëm 3000 vjet, që u shkrua, duke e mbjellë fenikasit, poshtë e përpjetë me anijet e tyre e për qëllime tregtare.

»

15

Helenët muarën prej tyre njëmijë e ca vjet më vonë... Të parat vepra të shkruara qenë rapsoditë homerike, të përmbledhura në kohën e Pisistratit në mbarim të shekullit VI. Vepra në gjuhën latine nisën në shekullin III para Krishtit... Prometheu, ka qenë shumë i lashtë se sa e tregon mitologjia helenike. Vatra, d.m.th. në vendi i zjarrit, është quajtur kurdoherë dhe kudo një gjë e shenjtë, si rreth i familjes, që ka lindur shumë më vonë se zjarri. Ka pasur kultin e altarin e vet jo vetëm në besimin e Zarathustrës, si helenët e romakët në kulmin e qytetërimit. Edhe në shqiptarët bëjmë be për zjarrin. Legjendat, mitet e traditat nuk janë në histori, por duhet t’i pranojmë si baza të njohurive për një periudhë parahistorike dhe në ndonjë rast, si elemente ndihmuese në studimin e një epoke historike. Mirëpo sa vlerë kanë disa fosile, që ndërmjet tyre me hipoteza e disa zbulime të tjera historike ka punuar më tepër fantazia sesa baza dokumentare. Prandaj qytetërimet varen nga shumë faktorë: gjeologjikë, gjeografikë (kushtet) ekonomikë, fizikë e biologjikë. Mbi këtë bazë edhe qytetërimi pellazgo-ilir në trevën e Epirit dhe detin Mesdhe nuk mund të mbetet në boshllëk, duke iu përvesuar nga kultura greko-romake të gjitha legjendat e deri te beja për zjarrin apo për gurin, që edhe sot flasin në kullat e malësisë sonë. Një nga argumentet e tezës së mësipërme, ka të bëjë me fisin ilir të elimëve. Në këtë drejtim janë mjaft botime, të cilat përfshijnë ngjarjet e Trojës, Butrintit, Epirit e deri në Italinë e Jugut (Sicili). Për të arritur deri në përshkrimet arkeologjike dhe citimet e autorëve klasikë, grekë dhe romakë në Sicili duhet të marrim, si pikënisje luftën e Trojës. Fisi i elimëve është i lirë dhe së bashku me trojanët e larguar mbas djegies së Trojës erdhën në Kaoni, Thesproti, në veçanti në Butrint, e prej këtej në Sicili, ku krijuan qytete të tëra. Ky fakt, gjurmët e të cilit ekzistojnë edhe sot, asnjëherë nuk paraqitet si kulturë e ilirëve të vjetër, por vetëm greko-romake. Në revistën “Drini” nr. 9, 1.10.1942, autori italian Pelegrino C. Sestieri shkruan: “Byllis, është një emër ilirik, sepse rrjedh nga emri i fisit Byljions, ose Bylliones, të cilin gjeografi Ptoleme e vendos në tokën e elimëve. Latinët i quanin Bylliones, Bulin dhe Plini na flet për “Bulliones barbarë”, kur dihet se te romakët barbarë do të thoshte “të huaj”. Sipas Stefano Bizantino, Byllis, “Qyteti i Illyrisë”, u themelua nga mirmidonët e Neptolemeut. Edhe këtu është një shembull i atyre legjendave të përhapura kur përmendet kthimi i heronjve të përrallave homerike, ashtu siç e gjejmë në themelimin e Amantias, ku thuhet se themelimi i qytetit i detyrohet kthimit të abantëve të Eubesë nga Troja e rrënuar”. Këtu përmënden elimët e ardhur nga Troja si fis ilirik, por njëkohëisht dhe nga mirmidonët, vëndlindja e Akilit në Thesali, që s’ka qënë greke. Autori tjetër italian, P.Veronese, në revistën “Drini” nr. 1, 15.1.1943, për mitin e Eneas shkruan: “Atëherë Eneu, pasi la qytetin në flakë, mbas rrethimit 9-vjeçar, shihte në legjendën e tij Shqipërinë dhe në udhëtimin e tij aventuror kundrejt fatit, - thotë Virgjili, - Enea zbriti në Buthyrotum, Butrintin e sotëm… Virgjili thotë se Eneu gjatë luftimit të tij u ndal pranë mikut të tij Elen. Në këtë tokë, të ëmbël ilirike, Eneu dëshirontë shumë të qëndronte pranë të ikurve nga Troja, por fati e shtrëngoi për të arritur në Itali. Për këtë shkruan Virgjili në këngën e tretë të “Eneidës” simbas kallëzimeve, nuk janë vetëm Eneu dhe Eleni heronjtë e vetëm të Homerit që kanë lidhje emrat e tyre me atë të Shqipërisë. Sipas kallëzimeve edhe Neptolemeu, djali i Akilit, ka ardhur në këtë tokë, duke themeluar mbretërinë e tij në krahinën, që përfshinte vargmalin e Akrokeraunit. ndërmjet Vlorës e Sarandës: mbretërinë legjendare të Kaonisë”. Autori Italian P. C. Cestieri, po në revistën “Drini” më 15 shkurt 1943, për Luanin e Butrintit shkruan: “Që në kohët klasike janë ndërmarjet e kryera nga Herkuli kundër Luanit të Nemeas dhe nga Meleagro kundër Luanit Kalidon, të cilat na japin provat ku dhe Butrinti e ka një luan të tillë”. Në shkrimin e botuar në “Drini” nr.6-7 qershor 1943 me titull “Sulioti” (në shkrimet e Pukëvilit) shkruhet: “Sulioti është tipi i vërtetë i pellazgut, Hyrakanian dhe ndoshta ushtari i Lekës së Madh. Ky shqiptari suliot është stërnipi i ngallngjyeshëm i luftëtarëve të Granikut… Ky është Akili lavdiplotë, që mundi të birin e Priamit, ky është hyu Mars, që copëton e shkatërron, pasandaj ulet të vajtojë mbi greminat që bëri në çastin e dehjes nga lavdia”. (vijon numrin e ardhshëm)


16

« bota

E mërkurë 6 qershor 2012 •

BE-RUSI

Shenja afrimi Rusia kërkon një partneritet me BE-në dhe është e interesuar për një Bashkim të fortë Evropian, tha Presidenti Putin. Por Rusia kërkon edhe një dialog të hapur për parimet e një partneriteti të vërtetë. Në hapje të samitit, Putin nga ana e tij ka kërkuar me ngulm heqjen e vizave për qytetarët e tij. “Një partneritet i mundshëm mes Rusisë dhe BE-së do të ishte i “pamundur” për sa kohë që ka një barrierë të vizave për qytetarët e vendit tonë”

N

ë Shën Petërburg të Rusisë, Presidenti Vladimir Putin hapi zyrtarisht këtë të hënë samitin e 29-të, BE-Rusi. Në këto bisedime me praninë e Presidentit të BE-së, Herman Van Rompuy, si dhe të Presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, është në qendër dhuna në vazhdim në Siri. Të dy politikanët e BE-së duan të bindin Presidentin rus, Vladimir Putin, që të heqë dorë nga mbështetja e tij për Presidentin e diskutueshëm sirian Bashar al-Asad. Rusia kërkon një partneritet me BEnë dhe është e interesuar për një Bashkim të fortë Evropian, tha Presidenti Putin. Por Rusia kërkon edhe një dialog të hapur për parimet e një partneriteti të vërtetë. Në hapje të samitit, Putin nga ana e tij ka kërkuar me ngulm heqjen e vizave për qytetarët e tij. "Një partneritet i mundshëm mes Rusisë dhe BE-së do të ishte i "pamundur" për sa kohë që ka një barrierë të vizave për qytetarët e vendit tonë", tha Presidenti rus. Bashkimi Evropian shprehet se nuk do të vendosë një afat artificial për këtë çështje. Bashkimi Evropian dëshiron të angazhojë Rusinë në këto konsultime bilaterale për një ndryshim kursi në konfliktin e Sirisë. Në bisedimet e para është rënë dakord si nga Rusia, ashtu edhe BE, se plani i paqes së të dërguarit të posaçëm, Kofi Annan është mënyra më e mirë për të evituar planin e paqes në Siri. Këtë e bëri të ditur e ngarkuara e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton para fillimit të samitit BE-Rusi. Rusia luan një rol vendimtar për realizimin me sukses të planit ndërkombëtar të paqes. BE për këtë arsye dëshiron të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë në Moskë për të gjetur rrugën për dhënien fund të dhunës dhe për zbatimin e planit të paqes së të dërguarit special të OKB, Kofi Annan, tha Ashton. Edhe ministrja e Jashtme amerikane, Hillary Clinton, tha në mbyllje të një vizite

në Stokholm, pasi ajo i kishte telefonuar homologut të saj rus, Sergej Lavrov lidhur me gjendjen në Siri se edhe Rusia duhet të kontribuojë në zgjidhjen e konfliktit sirian. "Unë e kam bërë shumë të qartë: Ne duhet të përforcojmë përpjekjet tona që të sjellim ndryshime politike në vend. Rusia duhet të ulet në tryezën e bisedimeve dhe duhet të kontribuojë për suksesin. Largimi i Asad-it nuk duhet të jetë parakusht, por ky duhet të jetë një rezultat", tha Clinton. Por ky megjithatë nuk do të jetë një samit rutinë që zhvillohet dy herë në vit. Takimi mbahet nën hijen e valës më të madhe të protestave në Rusi në 20 vitet e fundit. Pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit, të cilat duket se janë manipuluar, dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Moskë. As zgjedhja e Putinit

si president në mars të këtij viti nuk është pranuar prej një pjese të opinionit rus. BE-ja ka kritikuar të dy këto zgjedhje si jodemokratike. Policia në Moskë po përdorë, ndërkohë edhe dhunë ndaj demonstruesve. E ngarkuara me punë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton, e cila po ashtu do të marrë pjesë në

këtë samit, ka kritikuar nga mesi i majit arrestimin e opozitarëve në Rusi. Gjendja e brendshme politike në Rusi mund të jetë një prej temave që do të preken në këtë samit, thotë Fernando Valenzuela. Përfaqësuesit e BE-së i pret në Rusi një "diskutim relativisht direkt". Por sa të zëshëm do të jenë Barroso me kolegë

në kritikat ndaj Putinit? "Mendoj se disa pjesëmarrës që do të ulen përballë njëri - tjetrit, disa gjëra do të shprehin shumë qartë", pohon Sascha Tamm, drejtues i zyrës së fondacionit të liberalëve Friedrich-Naumann në Moskë. Putini për disa politikanë në BE konsiderohet si një presidnet i dobësuar, sepse autoriteti i tij po lëkundet. Në anën tjetër ai është stabil në pozicionin e tij si president, thonë ekspertët. Tamm nuk përjashton një lloj ftohje në raportet mes Brukselit dhe Moskës, por nuk e beson se do të ketë konfrontime. "Mendoj se do të jetë business as usual sein", pohon ai. BE-ja duket se po sillet ndaj Rusisë më kujdesshëm se sa ndaj disa ish - Republikave Sovjetike. Në samitin me Ukrainën, për shembull, në Kiev në dhjetor të vitit

2011 ka pasur edhe takime me opozitarët, ndërsa në Shën Petersburg nuk do të ketë. As Vlladimir Putini nuk është i interesuar të fillojë ndonjë konflikt me BE-në. Përkundrazi, kontaktet e para në politikën e jashtme i ka drejt Evropës. Pas heqjes dorë nga udhëtimet në samitet e G8 dhe NATO-s në SHBA, ai vizitoi Berlinin dhe Parisin, ndërsa tani takohet me krerët e BE-së. Një ndër temat që do të jenë shumë lart në axhendë është Siria. Pas shkallëzimit të fundit të dhunës BE-ja shpreson se Rusia do të bie dakord në KS të OKB me një rezolutë më të ashpër ndaj Sirisë. Muajt e kaluar Moska ka vënë dy herë veto ndaj rezolutave të propozuara në KS. "Pas zhvillimeve të fundit në Siri mund të ndodhë që Rusia të afrohet me qëndrimet e Perëndimit", pohon Sascha Tamm drejtues i Fondacionit Friedrich - Naumann. Ndër temat e këtij samiti do të jetë edhe programi atomik iranian. Raundi i ri i bisedimeve është planifikaur të mbahet nga mesi i qershorit. Nevojë për bisedime do të ketë edhe lidhur me gjendjen ekonomike dhe krizën financiare në Evropë, mendon Fraser Cameron, ish-këshilltar i Komisionit të BE-së dhe ekspert për Rusinë në Bruksel. "Rusia është e interesuar që të informohet për hapat që do të ndërmerren në BE", pohon ai. Raportet mes BE-së dhe Rusisë janë përmirësur kohët e fundit, shton ambasadori Valenzuela, por ka mundësi për përmirësimin e mëtejshëm. Në kohën e Presidentit Medvedev Burkseli dhe Moska kanë rënë dakord për një "Partneritet për modernizim", i cili duhet të vazhdojë, mendon Cameron. Një hap tjetër i rëndësishëm për raportet e Rusisë me vendet e tjera është anëtarësimi i Rusisë në Organizatën Botërore Tregtare, i cili duhet formalisht të përfundojë brenda disa muajve. Vëmendje e posaçme do t'i kushtohet edhe liberalizimit të vizave, por ndonjë depërtim serioz në këtë çështje nga ky samit nuk pritet.


BOTA •E

mërkurë 6 qershor 2012

»

17

KRIZA

Një lumë me kritika

N

dërsa shtohet shqetësimi për një tjetër krizë ekonomike botërore, ekspertët e financave po i shtojnë kritikat lidhur me mënyrën se si është trajtuar kriza ekonomike në Evropë. Kreu i kërkimeve të tregut në bankën gjermane, Bader, tha se duket që politikanët evropianë nuk kanë nxjerrë mësime nga kriza e mëparshme financiare. “Duket se historia po përsëritet dhe ne ndodhemi përsëri në të njëjtën periudhë krize. Vitin e kaluar krizë, këtë vit përsëri krizë. Politikanët duket se nuk kanë nxjerrë mësime. Banka Qendrore Evropiane duhet të ndërhyjë fuqishëm dhe t’u japë mundësi vendeve si Italia dhe Spanja të zbatojnë reformat e nevojshme. Askush nuk mund ta durojë më këtë pritje të gjatë, këtë zvarritje.” Shqetësimet për një rënie ekonomike në shkallë globale i kanë çuar investitorët drejt investimeve më të sigurta, siç janë bonot e thesarit të qeverive të Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. Interesi i bonove 10-vjeçare gjermane të thesarit gjerman është mjaft i ulët, 1,17 për qind. Tregjet botërore shënuan rënie të mëtejshme sot. Raporti jo i mirë për gjendjen e papunësisë në Shtetet Bashkuara, që u publikua të premten, ka shtuar më tej shqetësimin për një recesion global. Raporti pasoi të dhënat e tjera aspak optimiste për ekonominë e ngadalësuar të vendeve evropiane dhe atyre aziatike. Në Evropë paniku është i madh për shkak të rrezikut se në mesin e qershorit votuesit grekë mund ta hedhin poshtë paketën e ndihmave me vlerën 170 miliardë dollarë, që kërkon shkurtime të mëdha buxhetore dhe të heqin dorë fare nga monedha evropiane, euroja. Bashkimi Evropian tha dje se më shumë se 17 milionë njerëz janë të papunë në eurozonë, ndërsa masat qeveritare vazhdojnë të rëndojnë mbi punësimet e reja. Kjo është shifra më e lartë që kur filloi të regjistrohet niveli i papunësisë në vitin 1995. Analistët thonë se stanjacioni ekonomik në eurozonë mund ta ngrejë edhe më shumë nivelin e papunësisë në muajt e ardhshëm. Blloku është përpjekur të nxisë rritjen ekonomike ndërsa lufton krizën e borxhit, tani në vitin e tretë. Statistikat e reja të papunësisë shpalosin pabarazinë e

gjerë të gjendjes ekonomike të vendeve të veçanta në eurozonë me vendet e zhytura në borxhe që kanë edhe nivele më të larta të papunësisë. Spanja regjistroi një nivel papunësie prej më shumë se 24 për qind, ndërsa Greqia gati 22 për qind, pasuar nga Portugalia me më shumë se 15 për qind në muajt e fundit. Në kontrast, Gjermania ka një nivel papunësie prej 5.4 për qind, ndërsa Luksemburgu, Holanda dhe Austria kanë nivele edhe më të ulëta. “Europa ka nevojë për një rregull fiskal me frymëmarrje”, - shkruan Denis Snoçer, presidenti i Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore në gazetën “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”. Më tej Snoçer tha se vendet e prekura nga recesioni duhet të lejohen të “stimulojnë ekonominë nëpërmjet shpenzimeve të shtetit dhe shkurtimeve të taksave”. Për më tepër, duhet të shfrytëzohen fondet strukturore të BE-së dhe Bankës Europiane të Investimeve. Martin Huefner sugjeron edhe një buxhet të dytë për vendet e krizës, një buxhet investimesh. Ai duhet të përfshijë të paktën një për qind të produktit të brendshëm bruto të vendeve të prekura. Huefner është i bindur se tregjet do të financonin programet kombëtare, nëse e shohin se përmes kësaj përmirësohet situata. Për të siguruar euron, vendet nuk mund ta anashkalojnë një bashkim politik. Huefner kërkon që qeveritë gradualisht të sigurojnë legjitimitetin e monedhës së përbashkët nga populli me të gjitha pasojat: “Kancelari i dikurshëm, Helmut Kohl, ka thënë: ‘Një referendum për (euron) do të kishte rezultat negativ. Prandaj nuk duhet të bëhet.’ Diagnoza ka qenë e saktë, por konkluzioni i gabuar. Ne kemi nevojë për mbështetjen e popullatës”, theksoi Huefner. Greqi, Olimpiada si fajtore Ndërsa Londra përgatitet për organizimin e Lojërave Olimpike, përvoja e Athinës para 8 vjetësh mund të ofrojë disa mësime të zymta. Shumë prej qendrave të saj olimpike, shumë të mëdha, janë fare bosh. Shumë grekë, madje edhe kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, thonë se Lojërat Olimpike 2004 kontribuan në krizën e borxheve të Greqisë. Ishte dikur një fushë ëndrrash, ku atletët më të njohur të botës konkurruan

“Duket se historia po përsëritet dhe ne ndodhemi përsëri në të njëjtën periudhë krize. Vitin e kaluar krizë, këtë vit përsëri krizë. Politikanët duket se nuk kanë nxjerrë mësime. Banka Qendrore Evropiane duhet të ndërhyjë fuqishëm dhe t’u japë mundësi vendeve si Italia dhe Spanja të zbatojnë reformat e nevojshme. Askush nuk mund ta durojë më këtë pritje të gjatë, këtë zvarritje.”

në frymën e Olimpiadës. Pas 8 vjetësh parku olimpik i Athinës është i braktisur, tepër i madh dhe i mbyllur për publikun. Arena e rrethuar është shndërruar tani në një depo të ndryshkur. Ndërtimi i korsive të garave me kanotazh kushtoi miliona dollarë, në të cilat uji pompohej nga një liqen artificial, i cili tani është tharë. Tubacionet e ujitjes shtrihen të prishura përreth parkut. Manolis Trickas është anëtar i këshillit të lagjes “Helenikon” të Athinës afër parkut. Ai shpreh keqardhje për ato që i quan humbje të shkaktuara nga “Olimpiada 2004”. “Lojërat kishin thjesht të bënin me kapitalizimin e fenomenit olimpik, si dhe me krijimin e

blloqeve të reklamave për të shitur prodhime të ndryshme. Fatkeqësisht, Lojërat Olimpike ishin katastrofë për Greqinë.” Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge, i tha një gazete greke vitin e kaluar se olimpiada e Athinës i acaroi edhe më tej problemet e borxhit të Greqisë. Qeveria llogariti se kostoja e lojërave kapi shifrën 11 miliardë dollarë. Por në këtë shifër nuk u përfshinë projekte të tjera, që u miratuan ose u përshpejtuan për t’u përfunduar në kohë për lojërat e vitit 2004, përfshirë një metro dhe një sistem të ri tramvaji, një aeroport dhe një autostradë të re. Afër parkut olimpik ish-pjesëtarë të ekipit

grek të softbollit të vitit 2004 stërviten për ndeshjen e ardhshme. Greko-amerikania Louisa Sharp, e cila mbante rezultatet e Lojërave Olimpike, thotë se qendrat sportive të Olimpiadës duhet të ruhen. “Ato janë shumë, shumë të bukura dhe të shtrenjta. Më vjen keq që asnjeri nuk përpiqet t’i shfrytëzojë, madje edhe të bëjë fitime.” Qeveria dëshiron t’ua shesë këtë tokë kompanive private. Disa firma kanë shprehur interesim, mes tyre një nga Katari, që synon të ndërtojë një kazino të madhe me një hotel të madh dhe me një aeroport për avionë privatë. Anëtari i këshillit të lagjes “Helenikon”, Manolis Trickas ka ide të tjera.

Ai dhe një ekip banorësh lokalë kanë filluar mbjelljen e pemëve të ullirit. Ata duan që ky park t’i kthehet natyrës dhe banorëve të zonës. “Gjatë kësaj periudhe të krizës financiare kultivimi është zgjidhja, edhe në sasi të vogla, për të shmangur urinë. Ne mendojmë se grumbullimi i fondeve nuk do të na ndihmonte të dilnim nga kjo lloj krize, por një rrjet solidariteti do të na ndihmojë.” Londra po përgatitet për “Olimpiadën 2012” me një kosto prej rreth 14 miliardë dollarësh. Banorët e lagjes “Helenikon” thonë se përvoja e Athinës duhet të shërbejë si një paralajmërim për një trashëgimi olimpike të dështuar.


18

« gossip

A duhet të jemi egoistë për të qenë të lumtur? Pse disa njerëz ndihen më të lumtur se disa të tjerë dhe a mos ndoshta një arsye drejt kësaj ndjenje është të qenit egoist? S’ka asnjë njeri që nuk është egoist. Dhe, në fakt sa mirë që është ashtu. Të gjithë ne kemi nevojë të jemi të fokusuar tek vetja dhe të përmbushim nevojat që kemi, për të arritur atë që Maslow profesor i psikologjisë në universitetin “Brandeis”, e quante vetaktualizim. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë vetarritje. Ne përpiqemi të arrijmë qëllimet e vendosura për të kënaqur egon tonë, por jeta ka treguar se nuk e bën dot i vetëm. Sigurisht, njeriu lind dhe vdes i vetëm, askush nuk e jeton jetën në vendin tuaj, por njëkohësisht askush nuk arrin dot të plotësojë vetarritjen nëse nuk kalon nëpërmjet “tjetrit”. Ne e kemi të nevojshme që të na duan dhe t’i duam të tjerët. Vetëm kur jep mund të marrësh, vetëm kur dashuron mund të marrësh, etj. Te gjitha këto tregojnë se njeriu e ka të nevojshëm, gati të pashmangshëm, tjetrin në jetën e tij. Ka nevojë të dojë dhe ta duan. Edhe kjo në vetvete është një formë egoizmi. Po ku bëhet dallimi? Të refuzosh tjetrin dhe të preokupohesh për të, do të thotë të shpërblehesh me të njëjtin qëndrim. Kur interesi për tjetrin bie në kthetrat e egoizmit: “nuk e vras mendjen për të tjerët”, atëherë kemi të bëjmë me arritjen e lumturisë vetjake të përkohshme, por me përjetimin e një vetmie të gjatë në të ardhmen. “Tjetri”, edhe sikur t’jua ‘bezdisë’ egon tuaj qaramane shpeshherë, është një realitet i domosdoshëm për t’u vet aktualizuar, për të jetuar.

Usher: Femrat më vijnë nga pas Usher mendon se fakti që është i famshëm e ndihmon shumë kur vjen puna tek femrat. “Nuk mund ta mohoj që kur je i famshëm ke shumë avantazhe. Kudo që shkoj marr vëmendje nga femrat sepse jam ky që jam dhe nuk kam çfarë të bëj përveçse t’i lë të më vijnë nga pas ”, theksoi këngëtari amerikan për faqen femalefirst.co.uk. 33-vjeçari shton se femrat përlqejnë tek një mashkull besimin që ai ka tek vetja: “Femra është ajo që duhet të sillet butë, ndërsa një mashkull duhet të ketë besim tek vetja për të qenë i suksesshëm.” Usher parashtron edhe filozofinë e tij të jetës: “Jetoj çdo ditë të jetës si të ishte e fundit dhe e marr për të mirëqenë se çdo gjë që bëj është gjeniale. Gjithashtu mendoj se çdo gjë që më rrethon në jetën time është fantastike. Kështu më pëlqen të jetoj.”

Monarkia në krizë, princesha s’paguan faturat Një incident “diplomatik” i zhvilluar në Paris pak ditë më parë vazhdon të marrë vëmendjen e medieve në gjithë botën. Teksa mbretëresha e Anglisë festonte me pompozitet dhe shumë shpenzime 60 vjetorin e mbretërimit, një tjetër monarke duket se ishte në “pikë të hallit” në Paris. Princesha arabe, Maha AlSudairi është përpjekur të largohet nga hoteli ku ajo ishte duke qëndruar, pa e paguar faturën e shpenzime. Princesha, kishte jetuar në hotel “Shangri-la” që nga 23 dhjetori i vitit të kaluar. Ky është një nga hotelet më të shtrenjtë dhe luksoz, në zemër të kryeqytetit parisien. Ajo kishte zënë 41 apartamente dhe dhoma në katin e shtatë të hotelit. Ajo tentoi të largohej gjatë natës, por u ndalua nga policia. Qëndrimi i saj në suitat luksoze i ka kushtuar me një shifër marramendëse, prej 6 milionë eurosh. Shifrat për jetën e çmendur pariziane të princeshës, nuk janë dhe aq të huaja. Një incident i tillë ka ndodhur edhe nga ministri Nayfer Abdul Aziz, i cili në vitin 2009 pasi bleu veshje nga më të ndryshmet në Paris, rezultoi se nuk mund t’i paguante.

E mërkurë 6 qershor 2012 •

Frojdi kishte të drejtë,

ndjenjat e fajit shkaktojnë depresion

S

kanimet e trurit tregojnë se teoria e ngritur nga Zigmund Frojdi, i cili beson se ndienjat e fajit luajnë një rol të madh në formimin e depresionit, janë të vërteta. Në një prej shkrimet e tij të famshme, Frojdi pretendoi se depresioni karakterizohet nga ndienja e fajit ndaj të tjerëve ose vetfajësimi për gjendje të caktuara dhe se kjo është pika që e ndryshon më shumë depresionin nga gjendja e zakonshme e trishtimit. Një studim i Universitetit të Mançesterit, në Britaninë e Madhe, u përqendrua në skanimin e trurit të personave që kishin vuajtur më parë ose vuanin nga depresioni. Në mënyrë të habitshme, u verifikua se skanimi i njerëzve në depresion nga ata që nuk kishin përjetuar asnjëherë probleme të tilla tregonte se ndryshimi më i madh ndodhte pikërisht në sferat e trurit të lidhura me ndienjën e fajit dhe me pranimin shoqëror nga të tjerët. Studimi, i publikuar në gazetën e përmuajshme të “Psikiatrisë së Përgjithshme” përbën provën e parë se mekanizmat e përshkruar nga Frojdi gjatë vëzhgimeve të tij klasike janë të sakta. Një prej udhëheqësve kryesorë të studimit, doktori Roland Zahn, u shpreh: “Kërkimi ynë përkon me ato mekanizma të trurit të përshkruara nga Frojdi pas vëzhgimeve të tij. Sipas Frojdit, depresioni ishte një ekzagjerim i ndienjave të vetfajësisë dhe për herë të parë, skanimi i trurit tregon se është pikërisht zona e lidhur me ndienjat e fajit ajo që ndryshon nga truri i një njeriu të prekur nga depresioni, prej një tjetri. Personat që kanë një ndienjë përkatësie më të dobët ndaj shoqërisë dhe që në lobin e tyre të përparmë, ku ndodhet sfera në fjalë, nuk e kanë të fuqishëm ndienjën e përshtatjes më shoqërinë, bien shumë më rrallë pre e depresionit”.

Si të ruani kohë në mëngjes Këshillat e mëposhtme janë të vlefshme për çdo femër që i kushton rëndësi look-ut në mëngjes dhe gjithmonë vonohet për angazhimet e tjera gjatë ditës. Ja si disa këshilla të shpejta për makeup, flokët dhe më shumë, për t` ja u bërë ditën më të lehtë: Thajini flokët me peshqir. Ndërkohë që ju i mbështillni flokët e lagur me një peshqir superabsorbus dhe i lini që të thahen në mënyrë natyrale, ju mund të bëni shumë gjëra të tjera, si të visheni dhe ta hani mëngjes. Jo vetëm që do të shkurtoni kohën e tharjes, por ajo gjithashtu do të keni kohë për të pastruar dhomën e larjes. Koha e kursyer 50 minuta në javë. Shmangni produktet jo të rëndësishme nga rutina juaj. Nuk është e nevojshme të rrini me orë përpara pasqyrës dhe të përdorni pafund kremrash kozmetike. Gjatë ditës do të ishte e mjaftueshme të aplikoni vetëm kremin e syve dhe kremin me faktor mbrojtës. Të tjerat aplikojini

gjatë natës ku fytyra rigjeneron veten. Koha e kursyer 15 minuta në javë. Bëheni makeup-in shpejt. Në mëngjes look-u juaj duhet të jetë i lehtë dhe për më tepër nëse punoni në zyrë. Do të mjaftonte një krem pudër, një laps dhe një rimel dhe një të kuq buzësh. Të tjerat lerjani mbrëmjes. Koha e kursyer 25 minuta në javë. Hani një mëngjes të shpejt dhe të shëndetshëm. Shpesh herë ndodh që nga vonesa të mos konsumoni vaktin e mëngjesit, i cili është një nga më të rë ndësishmit dhe që ju ndihmon të humbni peshë. Për këtë arsye përdorni cerealë me yogurt. Koha e kyrsyer 50minuta në javë. Bëni ushtrime në pak kohë. Në mëngjes nuk keni kohë mjaftushëm që të bëni vrap, prandaj ushtrohuni me ushtrime të lehta dhe të shpejta siç mund të jenë uljet dhe ngritjet e barkut dhe pak ushtrime për krahët. Koha e kursyer 75minuta në javë.


gossip • E mërkurë 6 qershor 2012

»

19

Jennifer Lopez s’i jep më para Casper Smart

Angelina mbush 37 vjeç

Pamela

Anderson, mall për shtëpinë

Pamela Anderson kërkon të rikthehet në Kanada, vendlindjen e saj. Bjondja e famshme e serialit ‘Baywatch’ mendon se ka kaluar shumë kohë në Los Angeles (SHBA) dhe se e ka marrë malli për Vankuverin, vend në të cilin është shprehur se ndihet vetvetja. “Në Kaliforni më duket vetja sikur po luaj ndonjë rol, ndërsa në shtëpinë time jam e qetë. Mbledh flokët, vesh diçka shpejt e shpejt dhe dal për shëtitje. Është një ndjenjë fantastike”, është shprehur modelja “eksplozive” për ‘The Sun’. Pamela Anderson jeton në Los Angeles që në vitet ’80 kur nisi karrierën si modele e tani e ndan kohën mes qytetit kalifornian dhe Vankuverit.

M

ë 23 maj, një rrjet social deklaroi se Jennifer do të realizojë një reality shoë të përqëndruar rreth 25-vjeçarit, balerinit dhe njëkohësisht të dashurit të saj Casper, i cili është dhe koreografi i divas në turneun veror. Seriali i shoët do të përqëndrohet tërësisht në marrëdhëniet profesionale të çiftit. Ky është një plan i mirë sepse në jetën private gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë. Dhe bëhet fjalë për paratë. J.Lo ka vendosur të mos i japë Casperit kompesimin javor prej 10.000 USD. Jennifer mendon se ai është duke qëndruar me të vetëm për ndihmën ekonomike që i jep. Të gjithë i thonë asaj se ai është thjesht duke e përdorur atë për paratë e saj dhe lidhjet, dhe tani ajo është e gatshme ta verë në provë Casperin, ka thënë një burim i brëndshëm.

Aktorja e famshme sapo i ka mbushur 37 vjeç dhe është krenare për jetën e saj. Disa marrëdhënie jo të suksesshme në jetë e çuan drejt dashurisë së jetës së saj, Brad Pitt,me të cilin do të martohet së shpejti. Pas shtatë vjet lidhjesh ata u fejuan në Prill të këtij viti. Angelina ka gjashtë fëmijë, tre fëmijë biologjikë më Brad Pitt dhe tre të tjerë të adoptuar. Ajo ka fituar çmim si aktorja më e mirë në filmin “Girl Interrupted” (1999). Kohët e fundit ajo filloi karrierën e saj si një drejtore filmi në filmin “Land of Blood and Honey”. Ajo ndihmon njerëzit dhe ka treguar se është një ambasadore e vullnetit të mirë.

Adele me frikë se mos shkruhet këngë për të

Lady Gaga & Taylor Kinney rikthehen bashkë Një burim ka treguar se Gaga dhe Kinney i kanë dhënë një tjetër shans lidhjes së tyre. Lajmi u përhap pas shoqërimit së Gagas në turin e saj në Azi dhe më pas në Singapore nga Kinney, ku ata janë parë nga sytë e paparacëve duke u puthur. Një burim i brëndshëm i Gagas ka deklaruar se të dy e kanë dashur këtë rikthim dhe do të përpiqen që kjo të funksionojë pavarësisht angazhimeve të mëdha të Gagas. Taylor Kinney dhe Lady Gaga u ndanë në fillim të majit pas 10 muajsh bashkë, për shkak të komplikimeve në marrëdhënien e tyre.

Adele ka bërë karrierë në këngë por pa u bazuar në historitë e saj të dashurisë dhe ajo ka pranuar se do ta urrente nëse një ish i dashur do të bënte një gjë të tillë. Në se do të shkruante një këngë për Adele. Ajo nuk do ta duronte dot pasi çdokush do të merrte vesh që bëhej fjalë për të, edhe pse subjekti mund të jetë anonim. Më pëlqen të mbaj disa gjëra për vete, ka thënë Adele. E pyetur se a do të kërcente në një intervistë, ajo përgjigjet se mund ta bëjë vetëm në gjëndje të dehur.


20

«

Kulturë

GLOBAL.., Tradicional.., apo PERSONAL..? Sokol Marsi, kompozitor

G

lobale, tradicionale apo personale?! Të treja dilema që spërdridhen tani e 9 vjet me radhë në vorbullën e krijuesve shqiptarë, qysh se Shqipëria ka bërë pjesëmarrjen e parë në skenën Eurosong. Kjo lidhur me gjykimet personale, me verdiktet finale të jurive, e deri te globalizimi i artit muzikor si proces i pandarë i zhvillimeve social ekonomike sot në botë. Na duhet të pranojmë se koha në trendin e saj të padiskutueshme lëshon mbi njeriun, mbi krijuesin silueta çoroditëse për të mos pasur as vetë një qendër dhe një stacion final, por asnjëherë nuk e humbet sensin e trashëgimisë së ndjeshmërisë shpirtërore. Mendoj se duhet të dëgjojmë, perceptojmë, ndiejmë dhe gjykojmë përtej domosdoshmërisë reale, siluetave rrethuese dhe nuancave që shfaqen plot ngjyra, por realisht pa shije embrionale. Do të doja tani të prek aty: në zemër, ku ndihen dhe peshojnë më së shumti të gjitha këto fenomene, duke marrë si objekt laboratori këngën “Suus” të Rona Nishliut, që preku majën më të lartë të suksesit dhe vlerësimit në të gjitha pjesëmarrjet e Shqipërisë në Eurosong. Përveç suksesit të padiskutueshëm dhe të merituar plotësisht të këngës së Rona Nishliut dhe bashkëpunëtorëve të saj, i cili erdhi dhe më i bukur me një rekord të ri (renditja në vendin e pestë në finalen e Eurosong), mendoj se ka ardhur koha të jemi pak më mendjehapur dhe të pavarur për sa i përket krijimit që Shqipëria paraqet në festivalin e Eurosong. Kjo vlen për të gjithë oazin e krijuesve shqiptarë, të cilët vitet e fundit janë jo pak të dyzuar rreth stileve muzikore për të arritur në një krijim të mirë, i cili duhet të jetë global, tradicional apo krejtësisht personal? Rasti i fundit i suksesit të këngës sonë në Eurosong mendoj se përmbys fenomenin e injektuar dhe artificial të domosdoshmërisë së një kënge ritmike, të ngushtë melodikisht, të një performance me balerinë robotë e instrumentistë që luajnë në ‘playback’ dhe vendos peshën sërish në qëllimin kryesor të këngës, frymëzimin, lajtmotivin, tingëllimin orkestral (kjo falë edhe rikthimit të festivalit të RTSH totalisht në ‘live’), interpretimin dinjitoz dhe mesazhin

që përcjell kënga. Të gjitha këto mendoj se janë cilësi dhe vlera të patjetërsueshme të një krijimi të mirëfilltë, i cili lind dhe zhvillohet brenda të gjitha këtyre parametrave. Dhe jo pa ardhur frymëzimi, pa lindur melodia dhe teksti, të jetë menduar mënyra e orkestracionit, trupa shoqëruese e baletit apo efektet grafike të saj. Për mua personalisht pak rëndësi ka emri i këngës që do të na përfaqësojë në Eurosong apo autorët e saj, por niveli, profesionalizmi dhe suksesi i saj mendoj se na intereson të gjithëve. E vërteta është se “Eurosong”, i parë nga ekrani, i dëgjuar me njërin vesh dhe i gjykuar sipas dëshirës së gjithsecilit, në Shqipëri pa dashje ka mbjellë dhe përhapur (nga vetë shqiptarët), një frymë jo reale. Përse? Sepse për një pjesë të krijuesve, “Eurosong” perceptohet si një event thjesht performues, me krijimtari naive, pa vlera specifike interpretative dhe në fund edhe gjeopolitik. Përse kur jemi në fazën fillestare të një krijimi na duhet të mendojmë për të gjitha këto dhe në fund të kemi në dorë një këngë hibrid, të cilën as vetë nuk e identifikojmë dot më me një stil të përcaktuar, duke gërshetuar brenda saj një seri modesh, nuancash melodike, frakturash ritmike e deri efekte pa fund? Në fund mundohemi të arsyetojmë se është një gërshetim miks i këtij stili me atë stil, i kësaj rryme me atë rrymë, i këtij ritmi me atë ritëm etj. Në mos është e gabuar, është naive. Për mua, stilet muzikore janë të qarta. Nuk është absolutisht gabim nëse të frymëzuar nga një këngë, nga një interperetim apo qoftë edhe nga një orkestracion mbresëlënës, kërkojmë të lindim një krijim të ri brenda atij stili muzikor, ndërsa e kundërta është amatorizëm kur kënga nuk gjen dot valët e ujërave se ku noton, nuk ka një ritmikë të përcaktuar (këtu nuk kam parasysh ‘beat’-in e këngës, por tempin e saj) dhe së fundmi edhe përdorimin e instrumenteve krejtësisht pa funksion harmonik. Ky krijim vërtet që nuk gjen stil. Jam plotësisht dakord se kemi një folklor të pasur dhe të pashfrytëzuar akoma dhe që një këngë shqiptare mund të bëhet lehtësisht e dallueshme duke përdorur elementë të traditës brenda saj. Kemi një pasuri të madhe si ritmin e thyer dhe të përzier, isopolifoninë e jugut apo modet e veriut. Ne përfaqëso-

hemi në “Eurosong” me këngë të stilit pop baladë, pop- rock apo dance. E parë dhe menduar thjesht duket shumë larg sinkronizimi dhe harmonizimi i gjithë këtyre elementeve tradicionalë brenda këtyre stileve muzikore universale. Unë personalisht jam adhurues i folklorit tonë të pasur, i melosit, i modeve, i timbrikës instrumentale, por mendoj se stilizimi i tyre brenda një kënge të muzikës së lehtë kërkon një gërshetim shumë të kujdesshëm dhe profesional. Mendoj se i gjithë unifikimi i këtyre elementeve në këngë duhet të kalojë nëpërmjet një procesi përpunues dhe shumë specifik. Gjithçka duhet të vijë e freskët, funksionale dhe harmonizuese brenda një stili muzikor dhe jo ta rëndojë atë, por përkundrazi ta pasurojë me elemente të veçantë, si në melodi, ritmikë apo orkestracion. Shembujt e trajtimit të këtyre mënyrave i kemi ndeshur shpesh në këngët tona, por jo gjithmonë të saktë dhe rezultativë. E pra, vorbulla na ka çuar larg në mendjen tonë, na ka bërë konfuz dhe të paqartë se në çfarë stili duhet ta krijojmë këngën e radhës. Skepticizmit tonë për të gjitha këto dhe rikthimit në individualitet, mendoj se një shembull të mirë i dha pikërisht fituesja e festivalit të sivjetshëm në RTSH, aq shumë e diskutuar dhe e debatuar në blogjet e krijuesve dhe mediave në vend, por edhe më gjerë: kënga “Suus” (e cituar në shqip). Nëse do ta shikojmë me kujdes, edhe vetë “Eurosong” ka filluar të balancojë pak e nga pak zhanret muzikore brenda vetes. Mjafton të kujtojmë që para 5 viteve baladat apo këngët pop rock numëroheshin me gishta. Këto dy vitet e fundit e sidomos sivjet, balancat pothuajse ishin krejtësisht të barabarta.

E mërkurë 6 qershor 2012

Si një nga pjesëmarrësit e vargut të artistëve shqiptarë në “Eurosong”, dua të them disa rreshta edhe për tekstin apo mesazhin e këngës. Kënga “Suus” përcillte një mesazh të një ndjesie krejtësisht personale, me metafora të forta dhe vargje të shkurtra. Perceptimi që të lë në momentin e parë të dëgjimit, sigurisht që godet fort me një leksus vajtues dhe zhvillim gradual deri në kufijtë e dramatikes. Por a është mesazhi i saj brenda kufijve të normales a p o jemi ç’mësuar n e të shkruajmë dhe japim mesazhe personale, edhe duke kaluar kufijtë e vargjeve ‘chip’ që në shumicën e rasteve mbizotërojnë në krijimet e sotme? Për mendimin tim, e vërteta është se këngët me mesazhe të qarta, të frymezuara dhe me figuracione të pasura po rrallohen dita ditës. Unë mendoj se duhet t’i kthehemi më shumë emocionit, peshës së fjalës, ndjesisë shpirtërore dhe jo të biem viktimë e sipërfaqësisë emotive, e vargut të shkurtër dhe pa vlera poetike. Për sa i përket versionit se kënga shqiptare në “Eurosong” duhet kënduar në shqip apo në anglisht, tashmë më duket një problem i tejkaluar. Kemi kënduar në shqip dhe në anglisht dhe në të dyja rastet kemi pasur sukses. Në rastin që kënga është ndërtuar në një stil universal, versioni në anglisht mund të rrijë dhe përthyhet shumë mirë, kjo falë dhe meritës së madhe që ka përkthyesi i vargjeve. Por në rastin që kemi një këngë me tipare të theksuara tradicionale, me një gjuhë melodike që na tingëllon shumë shqip, atëherë mendoj se kjo këngë duhet domosdoshmërish të këndohet në shqip, jo për t’u bërë fanatikë të gjuhës sonë apo për të shfaqur shenja patriotizmi deri në fund, por për t’i bashkëngjitur melodisë peshën emocionale që disa shprehjeve dhe figurave të gjuhës shqipe nuk mund t’ia zëvendësojnë dot asnjë varg i përkthyer apo i përshtatur në anglisht. Në fund, mendoj se çdo artist duhet të jetë vartës i frymëzimit, emocionit dhe shpirtit të vet krjiues. Vetëm duke u nisur nga këto ndjesi, sigurisht që në fund do të kemi një krijim të bukur artistik që gjithsecilin e përfaqëson denjësisht në krijimtarinë e vet.


•E

Kulturë

mërkurë 6 qershor 2012

»

21

Pjetër Koleci, me kanavacë në Fishtë Ai rikthehet te “Mrizi i Zanave”. Pas 17-të vitesh prek sërish shtëpinë e tij në Fishtë. Bëhet fjalë për piktorin Pjetër Koleci, i cili prej kohësh jeton në Itali dhe këto ditë ka çelur në vendlindje ekspozitën me veprat e tij të viteve të fundit. Pjetër Koleci ose ndryshe “icelok” (emër arti), ndonëse kohët e fundit po merret me artin dixhital (video e foto animated), sjell në vendlindje pikturën në kanavacë. Lindur në janar të vitit 1964, talentin e tij për të pikturuar e zbuloi Pjetër Gjoni, mësues i shkollës fillore në Fishtë. Familja e tij bëri të mundur që Pjetri të ushtronte

P

rej dy ditësh, Prishtina me hapësirat e Pallatit të Rinisë në të është bërë “stacion” i librit dhe njerëzve të lidhur me të. Edicioni i katërmbëdhjetë i panairit të librit “Prishtina 2012” është çelur të hënën, duke mbledhur bashkë tetëdhjetë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Vargje të shkëputura nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë u paraprinë fjalimeve të pjesëmarrësve, që u shoqëruan me defekte teknike, në ceremoninë e çeljes së panairit. Të pranishmit në ceremoninë e hapjes së Panairit i ka përshëndetur edhe kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri. “Jemi shumë të gëzuar që në këtë 100-vjetor të pavarësisë të marrim pjesë në këtë panair të rëndësishëm, ku ne marrim pjesë rregullisht çdo vit me botimet tona të larmishme. Është mirë që ky aktivitet që zhvillohet çdo vit rritet edhe më shumë”, ka thënë Ymeri. Organizatorët u kujdesën të nderonin Atalanta Paskon, të bijën e Mitrush Kutelit, e cila në Panair merr pjesë me shtëpinë botuese “Kuteli”. “Shpreh një falënderim të veçantë për rëndësinë që i keni kushtuar figurës së Mitrush Kutelit”, ka thënë ajo. Ministri i Kulturës së Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Panairi i Librit është një nga kryengjarjet kulturore. “Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ky panair që 14 vjet po kultivon kulturë të re tek lexuesi kosovar, festës po i jep jetë edhe ky shekull si ‘shekull i pavarësisë shqiptare, si kohë kur e kemi librin bazik-abetaren e përbashkët dhe këtë panair libri, i cili sjell për lexuesin kosovar kryeveprat moderne të letërsisë mbarëshqiptare”, ka thënë Krasniqi dhe ka premtuar se institucioni që ai drejton do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm librin. Organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, gjatë kësaj jave në Panairin e Librit në Prishtinë do të ketë edhe promovime librash, debate e aktivitete të tjera. Besian Zeneli, koordinator i panairit, ka thënë se e veçanta e panairit të sivjetmë është pjesë-

talentin edhe në kohët më të vështira ekonomike. Që nga viti 1995 Pjetër Koleci ushtron profesionin si piktor në profesion të lirë në Treviso, Itali. Ka punuar si afreskist, dekorator “Trompe l’oeil” dhe në zhanrin e pikturës së tij, “unike”, siç e quan vetë artisti, ekspresionizmit abstrakt. Veprën e tij e ka prezantuar edhe në ekspozitat e mëparshme në galeri të ndryshme, si në Itali, ashtu dhe në Shqipëri. Format tridimensionale të kondensës janë një iluzion në kanavacën e Kolecit, duke vepruar me lojën e relievit fals dhe kontrastet e ngjyrave florishente. Koleci sjell një tjeteër zhanër të fush-

ës së pikturës që bën që shikuesi të reflektojë dhe të emocionohet nga një vepër e realizuar me thjeshtësi. Teknika që përdor artisti në kanavacë është miks: përdor si bojërat industriale, ashtu edhe vajra të ndryshme, ai sjell efektin tridimensional të pikave të vesës. Protagonisti absolut i pikturës së Kolecit është padyshim ngjyra me kontrastet e saj të theksuara e ekspresive, që i japin jetë interioritetit dhe sensit dramatik e poetik të artistit. Arti i Kolecit duket se i hap portat një bote të largët e të paeksploruar. Piktori propozon një pikë shikimi ndryshe nga realiteti që na rrethon.

“PRISHTINA2012”, një mijë tituj të rinj

NGOM FEST

Art e muzikë e ambientalizëm në Prizren

Panairi i konceptuar në mënyrë të tillë që të nderojë edhe përvjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, ka të ftuar krahas botuesve nga Shqipëria edhe shkrimtarë e poetë shqiptarë. Në ditën e çeljes, “nderim” edhe për Mitrush Kutelin marrja e botuesve seriozë, sikurse edhe pjesëmarrja e shkrimtarëve mysafirë. Sipas tij, ky panair ka tituj librash të zgjedhur. “Panairi do të ketë rreth një mijë tituj të rinj, ndërsa në total rreth tetë mijë”, ka thënë ai. Por panairi i sivjetmë nuk ka gjetur vend për shitësit ambulantë. Këta të fundit akuzojnë organizatorët se janë

duke marrë hak për shkak që vitin e kaluar ata kishin ekspozuar në panairin “paralel” të organizuar nga Unioni i Botuesve të Kosovës. Ashtu si shumica e aktiviteteve të organizuara sivjet, edhe panairi është konceptuar të vijë si “nderim” për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Të ftuar “nderi” në panair janë

kryesisht shkrimtarë dhe poetë nga Shqipëria, si: Besnik Mustafaj, Koço Danaj, Ridvan Dibra, Amik Kasoruho, Flutura Açka, Agron Tufa, Stefan Çapaliku, Mira Meksi etj. Në panair do të ketë ulje çmimesh së paku 20 për qind, deri në 30, 40 e deri 50 për qind. Panairi i librit “Prishtina 2012” do të jetë i hapur deri më 10 qershor.

Festivali i muzikës dhe i aktivizmit “NGOM Fest” është në prag. Edicioni i tij i dytë do të mbahet më 22, 23 dhe 24 qershor në qytetin e Prizrenit. Adhuruesit e muzikës, artit dhe ambientalistët do të bëhen bashkë në një aktivitet që ka si “target” të tij pikërisht këto grupe. Në gjashtë skena të ndara do të performojnë shumë grupe dhe Dj nga Kosova, rajoni dhe bota. Skena në shatërvan do të jetë pikëtakimi i adhuruesve të muzikës pop dhe rock. Në të do të performojnë artistë dhe grupe të ndryshme të pop dhe rock muzikës nga Kosova, Shqipëria, Maqededonia etj, si: Zig Zag Orchestra (RKS), Humus (RKS), Freelancers(RKS), Blla Blla Blla(MKD), Parussion (MKD), Bon Bon Band (ALB), The Abroad Suspects (ALB), OM Kuartet (RKS), Andos (RKS), Genc Salihu (RKS), Momento (GRE). Skena tek ish-parkingu, buzë lumit edhe këtë vit do të mbledhë së bashku të gjithë muzikantët dhe adhuruesit e muzikës alternative në një mjedis alternativ. Në këtë skenë do të performojnë grupe nga Kroacia, Kosova, Britania e Madhe, Italia apo Serbia etj., si: Golem, Bim Bima, ZAA etj. Skena në Marash është skena e muzikës elektronike e sjellë për të gjithë adhuruesit e kësaj rryme nga D.J. të ndryshëm jo vetëm nga Kosova dhe rajoni, por nga e mbarë bota. Skena tek NGOM Caffe – “Reggae skena” do të sjellë këtë vit një numër të madh artistësh të këtij zhanri shumë të preferuar. Bende të ardhura nga shumë vende do të sjellin tingujt e muzikës ‘reggae’ në skenën e improvizuar përmbi Lumbardh: Irie FM, Alien no.155, Soultrain Sound etj. Promo skena- Festivali i Muzikës dhe aktivizmit ‘NgomFest’ duke qenë edhe vetë një nismë e vet të rinjve, ka për synim që të nxisë sa më shumë të rinjtë të jetojnë në mënyrë pozitive dhe të kultivojnë vlera të vërteta të artit. Qëllimi i kësaj skene është krijimi i mundësisë për artistët e rinj që të promovohen dhe të performojnë në një skenë të vërtetë. Skena e muzikës klasike Skena e muzikës klasike do të jetë dhe risia tjetër e këtij edicioni. Artistë të muzikës klasike do të performojnë vepra të kompozitorëve të njohur botërorë në sallën e koncerteve të shkollës së muzikës “Lorenc Antoni”. Prizreni ndër vite ka kultivuar vlera të muzikës klasike dhe nga shkolla e muzikës, e para e këtij lloji në Kosovë, kanë dalë shumë emra të njohur të këtij zhanri. Tingujt e pianos, kitarës, flautit e violinçelos, artistët performues do t’i ndajnë me adhuruesit e muzikës klasike në ditën e dytë të festivalit. Gjatë festivalit do të zhvillohen edhe një varg aktivitetesh të tjera që kryesisht kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, punëtori për riciklimin, punëtori për muzikën, ekspozitë fotografie (Historia e muzikës së qytetit), “Qyteti i biçikletave”, “Koleksionet e disqeve” etj.


22

« SPORT

E mërkurë 6 qershor 2012

Baloteli kthehet në stërvitje, gati për Spanjën Më në fund një lajm i mirë për Prandelin. Trajneri i Italisë ka parë Balotelin që të stërvitet normalisht pasdite dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen me Spanjën. Kështu, Baloteli i cili dy ditë më parë ishte shprehur se ndiente shqetësim në këmbën e majtë, dje nuk ka marrë pjesë fare në stërvitjen e paradites, duke i shqetësuar të gjithë. Por, pasdite Super-Mario ka qenë në formë. Baloteli jo vetëm që është stërvitur normalisht me grupin, por edhe ka shënuar tre gola në ndeshjen e kontrollit që skuadra ka zhvilluar. Në fakt , Baloteli edhe pse nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e paradites, është shprehur se nuk ka dashur ta ngarkojë këmbën. Mario Baloteli është ndër sulmuesit më të rëndësishëm të Italisë dhe prej tij pritet shumë në këtë Evropian. Gjithashtu, grumbullimi i tij në kombëtare ka qenë i shoqëruar edhe me kritika, pasi dihet sjellja e Balotelit, e cila është shumë e vështirë për t’u menaxhuar dhe mbase, jo e denjë për një lojtar të kombëtares. Gjithsesi Prandeli ka shprehur gjithë besimin e tij për Balotelin, duke e cilësuar si një lojtar të rëndësishëm për ekipin kombëtar.

Prandeli: Do të presë Barzalin

Ibra dhe Tiago Silva 99% qëndrojnë 40 milion euro e Paris Sent Zhermenit për Zllatan Ibrahimovic duket se kanë tronditur Milanin, por sigurisht që nuk do të heqë dorë nga sulmuesi suedez, i cili nuk ka zëvendësues. Largimi i mundshëm i suedezit nga Milano nuk është më një fantazi, por gjithsesi administratori i deleguar Adriano Galiani ka theksuar se kuqezinjtë do të bëjnë gjithçka për të mbajtur Ibrën, por edhe Tiago Silvën, pasi në gjurmët e tij është vënë Barcelona. Ibra njihet si një lojtar që “shtegton atje ku ka para”, që nuk do t’i vinte aspak keq të përfitonte 9 milion euro në sezon për tre vitet e ardhshëm tek skuadra e Paris SG. Gjithsesi pas këtij lajmi të publikuar ka reaguar numri dy i kuqezinjve, Adriano Galianit, i cili ka bërë të qartë se nuk i ka ardhur asnjë ofertë nga Paris SG. “Përgjithësisht gazeta ‘France Presse’ publikon lajme të realizueshme. Gjithashtu, edhe Leonardon e kam për zemër ndaj mund ta kem paksa të vështirë për t’i rezistuar. Megjithatë deri në këto momente nuk kemi marrë asnjë ofertë të shkruar, ashtu siç është publikuar. Gjithashtu, edhe unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Leonardon. Ibra, por edhe Tiago Silva 99% do të qëndrojnë tek Milani.” Të shtunën Galiani do të udhëtojë në Paris, me justifikimin se do të ndjek e finales e “Roland Garros” në tenis, por ai mund të nisë edhe bisedimet me Paris SG. Galianit mund t’i interesojnë eurot e sheikëve për Ibrën, pasi Milani në aspektin financiar do të dilte i fituar, pasi kartoni i Ibrës nga Barcelona u ble për 24 milion euro, ndërsa tashmë mund të shitet për 40 milion. Gjithsesi, Galiani ka shuar zërat, duke sqaruar se të shtunën do të udhëtojë në Francë vetëm për të parë finalen e tenisit. “Të shtunën do të shkojë në Francë vetëm për finalen e tenisit dhe jo për të diskutuar për të ardhmen e Ibrës, - ka deklaruar Galiani. Ibra është një kampion dhe nuk ka zëvendësues. Për të do të rezistojmë, edhe nëse do të na vijë një ofertë shumë e lartë, ashtu siç kemi bërë me Tiago Silvën, për të cilin kemi refuzuar 40 milionë euro nga Barcelona. Ibra dhe Silva janë thesari i Milanit dhe largimi e tyre mund të thotë dështim.” Pas Galianit ka reaguar edhe menaxheri i Ibrës, Mino Raiola, i cili ka sqaruar se ai nuk është në dijeni të ofertës prej 40 milionë eurosh nga ana e Paris SG. Në lidhje me këtë çështje Raiola është shprehur: “Nuk di asgjë në lidhje me këtë lajm që është publikuar. Kam folur shpesh herë me Ibrën dhe ai me ka theksuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Milani, pasi ndihet mirë tek kjo skuadër. Për momentin nuk ka asgjë konkrete mes Paris SG dhe Ibrahimoviçit, por në futboll asnjëherë nuk i dihet.”

Holanda tejkalon Gjermaninë, 25 mijë vetë në stërvitje Një tjetër favorite për fitoren e kampionatit evropian Holanda ka mbërritur në Poloni, në qytetin e Krakovit. Dje skuadra e drejtuar nga Van Marvijk ka zhvilluar dhe seancën e parë stërvitore. Për t’u theksuar është se Holanda ka thyer dhe rekordin e Gjermanisë në stërvitjen e parë të saj. Plot 25 mijë fansa kanë ndjekur 90 minutat e para të “portokallinjve”, ndërkohë që Gjermania ishte ndjekur nga rreth 11 mijë tifozë.

Spanjolli Karbajo gjyqtari i ndeshjes çelëse të evropianit Gjyqtari spanjoll Karlos Velasko Karbajo do të drejtojë ndeshjen e parë të kampionatit evropian të premten ndërmjet Polonisë dhe Greqisë në Varshavë në orën 18:00.

Andrij Shevçenko tërhiqet pas evropianit Ylli i Ukrainës, Andrij Shevçenko ka deklaruar se do ta mbyllë karrierën e tij me kombëtaren fill pas kampionatit evropian. Ish-sulmuesi i Milanit, 35-vjeçari Shevçenko ka thënë: “Tani është përfundimtare, pas evropianit tërhiqem nga kombëtarja”. Megjithatë ai do të vazhdojë të luajë me klube.

T

rajneri i Italisë, Çezare Prandeli ka deklaruar se nuk ka ndërmend që të grumbullojë një mbrojtës të ri, por do të presë riaftësimin e Andrea Barzalit. Qendërmbrojtësi i Juventusit është dëmtuar në miqësoren me Rusinë dhe sipas stafit mjekësor atij u duhen 20 ditë të rikuperohet. Gjithsesi, duke parë peshën që ka për mbrojtjen e “Axurrëve” Barzali, trajneri i Italisë ka vendosur që të presë deri në momentin e fundit. “Do të presim Andrean. Synimi

ynë është që ai të rikuperohet sa më shpejt. Edhe pse për ndeshjen e parë, atë me Spanjën, është e sigurt që nuk do të jetë, do ta presim deri në momentin e fundit për ndeshjet e tjera”, ka deklaruar Prandeli. Nëse nuk rikuperohet, do të thirret Astori Prandeli ka luksin që të presë Barzalin, pasi sipas rregullores së re të UEFA-s, skuadrat kanë mundësi që të zëvendësojnë edhe pas nisjes së kom-

peticionit lojtarë të dëmtuar. Në këtë mënyrë nëse nuk arrin Barzali në kohë, atëherë do të thirret një mbrojtës tjetër. Mediat italiane kanë dhënë dy emra, Astorin e Kaljarit dhe Ranokian e Interit, por trajneri i “Axurrëve” ka sqaruar se mbrojtësi i Interit nuk ka shanse të thirret. “Nëse nuk arrin të rikuperohet Andrea, atëherë do të marrim Astorin e jo Ranokian. Kjo sepse Ranokia nuk është në kondicione të mirë, pasi ka pasur një dëmtim në ndeshjen e fundit”, ka thekuar Prandeli.

Dhomat e studentëve në Ukrainë kthehen në hotele Kampionatin evropian që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë ka përpirë gjithçka në këto dy vende. Veçanërisht në Ukrainë ku qytezat studentore në qytetet e Kievit, Lvivit, Donjetskut dhe Karkovit janë vënë në shërbim të turistëve të shumtë që pritet të vizitojnë këto qytete gjatë evropianit. Kështu siç kanë bërë të ditur disa studentë dhomat e tyre normale që përdoren gjatë periudhës së studimeve në universitet janë dhënë me qera për turistët që do të ndjekin kampionatin evropian.


SPORT •E

mërkurë 6 qershor 2012

K

omiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare te Futbollit në mbledhjen e tij të radhës në ambientet e FSHF-se ka marre një sërë vendimesh të rëndësishme kryesisht për infrastrukturën në terrene e stadiume ku luajnë skuadrat shqiptare të kategorive të ndryshme. Kështu është vendosur që FSHF-ja në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit Ballsh të rikonstruktojë stadiumin dhe fushën e Ballshit në të cilin zhvillon ndeshjet e veta skuadra “Bylis”, pjesmarrëse në Kategorinë Superiore. Në qytetin e Burrelit po në bashkëpunim Bashki & Federata Shqiptare e Futbollit do të rikonstruktohet fusha me bar natyral sikundër edhe për një skuadër tjetër që merr pjesë në Kategorinë e Parë, Himara do të ndiqet e njëjta rrugë, vetëm se në qytetin bregdetar do të ketë fushë me bar artificial. Në Erseke Bashkia dhe Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim do të ndërtojnë fushë ndihmese për stadiumin e skuadrës së “Gramozit”. Për formulën e re të organizimit për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore se-

»

23

Komiteti nuk kalon formulën, miraton investime në infrastrukturë Për formulën e re të organizimit për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore sezoni 2013-2014 është diskutuar pa marrë asnjë vendim. Gjithçka është lenë e hapur për mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv për t’i dhënë më shumë kohë skuadrave pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore dhe propozimeve të tyre paraprake zoni 2013-2014 është diskutuar pa marrë asnjë vendim. Gjithçka është lënë e hapur për mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv për t’i dhënë më shumë kohë skuadrave

pjesmarrëse në Kategorinë Superioreë dhe propozimeve të tyre paraprake. Në mbledhjen e djeshme Komiteti Ekzekutiv ka marrë informacion, ka diskutuar dhe ka orientuar kalenda-

rin e kampionateve kombëtare, kalendarin vjetor të grumbullimeve për ekipet përfaqësuese si edhe ka marrë informacion për procedurat e licencimit të stadiumeve dhe klubeve përkatëse. I

zgjeruar ka qene edhe informacioni për veprimtarinë e ekipeve të cilët janë të përfshirë në Zyrat Rajonale të FSHF-së për të cilat janë marre vendime dhe emërime të reja. Për të drejtën

televizive te aktiviteteve kombëtare janë shqyrtuar propozimet për mënyrën e menaxhimit saj dhe pjesës komerciale që e shoqëron atë, gjithnjë për të rritur të ardhurat për klubet tona.

Tifozët e kuq: Takim në Ministrinë e Mbrojtjes, protestë para asaj të Ekonomisë Tifozët e Partizanit vazhdojnë të jenë tepër të interesuar për fatin e skuadrës së tyre. Ndonëse ditë pushimesh tifozët e kuq duan t’i gjenden sa më pranë skuadrës së tyre për t’i dhënë një ndihmë sado të vogël. Shtyrja e gjyqit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe shoqërisë së falimentuar (sipas Paro Laçit një prej dy aksionarëve të shoqërisë me president Albert Xhanin) Partizani dhe mbi të gjitha zvarritja nga ana e Ministrisë së Ekonomisë e themelimit të shoqërisë së re aksionare kanë vënë në lëvizje të kuqtë. Sipas vetë tifozëve të Partizanit – një përfaqësi e tyre – ata janë gati të futen në veprim siç kanë bërë deri më tani. Kështu mësohet se tifozët e Partizanit kanë hartuar një plan veprimi me tri pika që janë: një peticion që pritet t’i dërgohet Ministrisë së Mbrojtjes, një takim me shefin e kabinetit

në Ministrinë e Mbrojtjes Mentor Beqjen dhe e fundit do të jetë protesta përpara dyerve të Ministrisë së Ekonomisë. Peticioni Tifozët e Partizanit janë duke u përgatitur për t’i dërguar një peticion vetë ministrit të mbrojtjes, zotit Imami. Ndonëse Imami ka qenë një prej ministrave më të interesuar për zgjidhjen e çështjes së Partizanit, tifozët e kuq kanë vendosur t’i kërkojnë atij një sforco të fundit për të mos zvarritur edhe më procesin e themelimit të shoqërisë së re aksionare. Takimi me Mentor Beqjen Brenda dy-tri ditëve të ardhshme tifozët e Partizanit pritet të zhvillojnë një takim me shefin e kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes zotin Mentor Beqja. Beqja është personi drejtpërdrejtë i angazhuar nga ministri Imami në

lidhje me klubin “Partizani”. Gjatë gjithë sezonit të kaluar ka qenë Beqja që është marrë me problemet e Partizanit, ndaj tifozët shpresojnë që një takim me të do të ishte në të mirë në klubit. Protesta para Ministrisë së Ekonomisë Hapi i fundit që tifozët e Partizanit pritet të ndërmarrin në ditët në vazhdim është organizimi i një proteste përpara dyerve të Ministrisë së Ekonomisë. Siç dihet ditë më parë tifozët e kuq i kanë dërguar një letër të hapur ministrit Naço ku i kanë kërkuar që të mos zvarrisë dhe më themelimin e shoqërisë së re aksionare. Siç dihet tashmë është koha që po e vë Partizanin në presion, pasi dhe biznesmenët amerikanë me anë të përfaqësuesit të tyre në Tiranë, deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Andis Harasani kanë bërë të ditur se do të presin

deri në mesin e muajit qershor. Kjo gjë ka shqetësuar tifozët e kuq, të cilët pas letrës së hapur janë gati të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre, tashmë duke zgjedhur protestën përpara dyerve të Ministrisë së Ekonomisë.

Dashi

Demi

Binjaket

Gaforrja

Luani

Virgjeresha

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Peshqit

Do mendoni se me ne fund i keni zgjidhur problemet ne cift dhe nuk do perballeni me surpriza te keqija, por fatkeqesisht partneri do iu zhgenjeje. Kujdes! Beqaret do kene mundesi te takohen me dike te vecante dhe do zbulojne edhe nje ane te veten qe nuk e njihnin deri me sot. Perfitoni nga Jupiteri per te perballuar problemet financiare. Do gjeni zgjidhje ideale e cdo gje do shkoje mire.

Ciftet sot do te kalojne nje dite te bukur te mbushur me pasion dhe kenaqesi. Jeta sentimentale do iu duket edhe me e bukur. Beqaret duhet te pergatiten per ndryshime te medha. ka mundesi te ndodhe takimi i shumepritur me personin qe do iu beje te ndiheni si ne parajse. Planetet do iu sjellin fat edhe me financat. Do jeni me te organizuar dhe te kthjellet per ato qe do beni. Bravo!

Dite e lumtur per te dashuruarit. Beni vetem kujdes mos kerkoni me shume sesa duhet sepse partnerit nuk do i pelqeje aspak. Beqaret do kene disa takime por nuk duhet t’i japin fjalen askujt pa i njohur mire. Shmangni perballjen me surprizat e keqija te cilat do iu bejne te ndiheni keq. Kujdesuni me shume per financat. Ulni me cdo kusht shpenzimet nese nuk doni te ngeleni pa asnje lek.

Marredhenia ndermjet jush dhe partnerit tuaj do jete e mire fale Jupiterit. Ai do iu beje te harroni edhe debatet apo mosmarreveshjet qe keni kaluar ne te kaluaren. Beqaret nuk do mund te takojne dot dike me te cilin te nisin nje lidhje serioze. Prisni edhe pak nese nuk doni te keni thjesht nje aventure kalimtare. Financat do jene inkurajuese. Do tregoheni te matur edhe me shpenzimet.

Me ndihmen e Venusit ciftet do kalojne nje dite te qete. Perfitoni nga kjo dhe qartesohuni me veten. Beqaret nga ana tjeter do jene poete nostalgjike. Degjojeni zemren dhe mos u druani nga asgje. Cdo gje justifikohet kur behet fjale per dashurine. Financat fatmiresisht do jene shume te mire. Falenderoni per kete Merkurin i cili do iu beje edhe me te matur me shpenzimet.

Kontrollojeni sjelljen tuaj sot. Nese do keni ndryshime te menjehershme te humorit pergatituni per konflikte ne cift. Per disa mund te ndodhin edhe ndarje. Beqaret do ndihen te poshteruar nga personat qe do takojne. Eshte me mire te qendroni edhe sot vetem. Ekuilibri financiar per momentin do jete i dobet. Bejini mire llogarite qe te mos rrenoheni teresisht. Ju mundeni!

Duke qene se Jupiteri do jete i pozicionuar keq ne jeten tuaj ne cift ka rrezik te kete konflikte. Mos u tregoni shume autoritare sepse do jeni ju te humburit. Beqaret do jene shume me fat dhe kjo fale ndikimit pozitiv te Plutonit. Do kaloni ore te mrekullueshme. Eshte mire te tregoheni te matur me financat, perndrysheni do futeni neper qorrsokake pa rrugedalje. Beni shume kujdes!

Mos u mbyllni ne vetvete sot por flisni sa me shume te mundni me ate qe keni ne krah. Diskutoni per tema delikate dhe qe iu kane mbajtur ne ankth deri me sot. Beqaret do zgjedhin shume dhe nuk do terhiqen aspak nga aventurat pa asnje te ardhme. Edhe pse financat nuk do jene te qendrueshme ju do terhiqeni mjaft nga objektet luksoze. Mos shpenzoni shume sepse nuk eshte momenti i duhur.

Qielli juaj i dashurise do marre me shume ngjyra sot. Eshte Venusi ai qe do sjelle me shume harmoni dhe begati. Shfrytezojeni sa me shume kete rast qe do iu jepet dhe shume shpejt do ndiheni te lumtur. Per beqaret edne nuk do vije dashuria e shumepritur. Eshte mire te rezervoheni me shpenzimet gjate kesaj dite. Kjo eshte menyra e vetme qe te ekuilibroni buxhetin.

Ata qe jane en cift jo vetem qe do ia kalojne per mrekulli por mund te bejne edhe ndonje cmenduri te vogel se bashku. Dashurite me shikim te pare do jene reciproke sot per beqaret. Nuk do keni per cfare te qaheni. Yjet keshillojne te perfitoni sa me shume nga ky rast qe do iu jepet. Mos enderroni shume ne planin financiar por tregohuni me rigoroze qe te mos keni probleme.

Dita do jete e furishme per te dashuruarit. Do jeni posesive por edhe tmerresisht pasiononte. Nese mezi e keni pritur kete dite, shfrytezojeni sa me shume qe te mundni. Disa nga beqaret do terhiqen nga personat qe nuk bejne per ta. Kujdes sepse do lendoheni. Financat ka rrezik te perballen me pengesa te veshtira. Neptuni do iu beje te shpenzoni tej mase dhe kjo do jete pika e dobet.

Jeta sentimentale e cifteve do jete e mbrojtur nga yjet. Do tregoheni me bashkepunues dhe solidare me ate qe keni ne krah. Disa do jene edhe me te ndjeshem. Beqaret do kene mundesi me shumice per takime, por kujdes sepse disa planete do iu bejne te mos tregoheni te kthjellet. Situata financiare pritet te permiresohet. Tregohuni sa me te maur me menaxhimin e buxhetit.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E mërkurë 6 qershor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.