Metropol 6 shtator 2013

Page 1

»20

Përshëndesin Naço e Spahiu

Si 71 vite më parë në qytetin e çliruar të Çorovodës E premte

6 shtator 2013 Viti IX, Nr. 3073 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Voskopoja

» Zgjidhet çështja e toponimeve, Ndërtimi i kishave emigrantët nuk do të ndalohen Pas takimit me Sajmir Tahirin ministri Dendinas u jep urdhër pikave doganore, në pasaporta »3 do të shkruhen emërtimet në shqip

18-19

greke, emërtimet dhe manipulimi i serbëve

ceremonia e Azemit • “Metropol”, e para që publikoi ekskluzivisht lajmin për vendimin e Bashkisë • Kërkesa e “Dhjetor 1990” nuk u mor parasysh një vit më parë prej Bumçit • Flet Fatmira Hajdari dhe e motra Nuria: Rivarrimi në kohën e duhur »4-5

Pensionet e reja

Mosha e përfitimit për burra dhe gra deri në qershor 2014 Skema që do të ndiqet dhe kategoritë që përfshihen nga ndryshimet. Si llogaritet masa e pensionit

»7

Bujar Nishani

Do të bashkëpunoj me Ramën, por s’do lejoj presione për institucionet Kushtetuta përcakton qartë mandatin dhe detyrat e kreut të shtetit. Bisedimet me Ramën dhe Metën dhe dekretimi i Qeverisë »9-10-11

Opinion Nga Elvis Kotini

Një super i penduar midis të vdekurve në Ajaccio

S

alvatore Contini, i penduari më i famshëm në historinë e banditizmit Sardenjës »22

Gossip

Në Pallatin e Kongreseve, ftesat pa dallime politike Rriten pensione për personalitetet

»2

Berisha lë qeverinë, pikat e forta, kritika për Ramën

Arbana Osmani

»12-13

kthehet me emision kuzhine

Investigimi i fiksit

Pezullohet rrugori që kërkonte ryshfet, policia në aksion bllokon 475 makina Aksioni për dy ditë në kryeqytet. Mungesa në dokumentacion. Bllokohen dhe armë që mbaheshin në mjet »8

Profesor Enver Isufi • Rita Ndoci: Studentët e keq paguajnë për të dëgjuar e mësuar • Miriam Cani konfirmon: Nuk jam në “The Voice”, kam projekte

Në Shqipëri janë mbi 100 rrënjë ullinjë me moshë një mijë-vjeçare

»21

Siria Planet e ushtrisë dhe skepticizmi i SHBA, gara e Rusisë për Lindjen

»14


02

« POLITIKË

E premte 6 shtator 2013 •

MBLEDHJA E FUNDIT E QEVERISË, REZYMEJA E PUNËS 8-VJEÇARE DHE AKUZAT NDAJ RAMËS

Berisha i jep lamtumirën Kryeministrisë Në fjalën e tij Berisha përmendi si arritje më të mëdha të qeverisë së tij liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimi Europian si dhe anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në aleancën ushtarake të NATO-s. Krahas kësaj ai shtoi se edhe ratifikimi i MSA-së ishte një arritje e madhe e vendit në fushën e integrimit në BE, pasi nëpërmjet këtij nënshkrimi u hap rruga e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ai i cilësoi këto si merita ekskluzive të qeverisë së tij, duke akuzuar Ramë se tentoi t’i bllokonte.

Lidhur me çështjen e korrupsioni Berisha pohoi se arritjet në këtë fushë nuk ishin aq të larta, por nuk la pa akuzuar për këtë çështje edhe Ramën. “A mund t’i thonë vetes nëse kanë dëgjuar qoftë edhe një nocion të vetëm nga Edi Rama si do të luftojë korrupsionin? Zero! Sepse ai ulet në këtë karrige me një pallat dhe një vilë, për të cilën nuk ka deklaruar qoftë edhe një qindarkë, është akuzuar në mënyrë të vazhdueshme si mister 20-përqindësh dhe se ka përzgjedhur në këtë kriter pjesën dërrmuese të kabinetit të tij”, akuzoi Berisha.

Në fund të mbledhjes së djeshme të kabinetit qeveritar Berisha, pasi falënderoi gjithë ministrat, administratën dhe bashkëpunëtorët, të cilët sipas tij i kanë shërbyer kombit dhe vendit, theksoi se do t’i paraqesë Presidentit të vendit dorëheqjen e kabinetit. “Do t’i paraqes në një moment të arsyeshëm Presidentit dorëheqjen e kabinetit dhe do të qëndroj prapë si qeveri në detyrë deri në momentin që qeveria tjetër të betohet te Presidenti i Republikës, në përputhje me Kushtetutën”, - tha Berisha.

SHTESA NË PENSIONET

KORRUPSIONI

K

abineti qeveritar i Sali Berishës zhvilloi dje mbledhjen e tij të fundit. Takimi ndërmjet ministrave të Partisë Demokratike u zhvillua si zakonisht nën fjalën e kryeministrit në detyrë Sali Berisha, që ndryshe nga herët e tjera ishte më i gjatë se zakonisht. Për rreth 2 orë pa ndalim Berisha bëri një rezyme të punës së tij, duke pohuar se gjatë 8 vjetve që ai ka drejtuar ekzekutivin e vendit janë shënuar arritje të mëdha, duke mos harruar edhe akuzat ndaj kryeministrit të zgjedhur Edi Rama. Mbledhja e fundit e qeverisë u zhvillua si zakonisht në orën 11:00. Të gjithë ministrat pa përjashtim ishin ulur në vendet e tyre dhe jo si në mbledhjet e shkuara, ku disa prej tyre dërgonin zëvendësministrat. Fjala e Berishës u prit me mjaft interes jo vetëm nga publiku, por edhe nga ministrat, të cilët nuk e hoqën vëmendjen për asnjë çast nga ajo se çka thoshte Berisha. Të gjithë të veshur në mënyrën më të mirë të mundshme, u prezantuan para shqiptarëve si personat që bën zhvillimin e vendit. Në fjalën e tij shefi aktual i qeverisë nuk la pa përmendur edhe rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, duke fajësuar për humbjen vetëm premtimet e bëra nga Partia Socialiste dhe jo siç bëri ditën kur dha dorëheqjen, kur të gjithë fajin për humbjen e zgjedhjeve e mori mbi vete. “Të premtosh shëndetësi falas pa kontribute, do të thotë të premtosh falimentimin e këtij sistemi. Ne do të ishim të lumtur po të ishte e vërtetë, por të lumturohesh me të pavërteta mban përgjegjësi shumë të rëndë. Ne nuk mund të premtojmë kurrë ato që premtoi piktori, i cili bëri premtime alla Papandreu, që tani ia ka mbathur e nuk dihet se ku është. T’u thuash shqiptarëve se do të bëjmë shëndetësi falas, legalizime falas, ish-të përndjekurve se do të shpërblehen për dy vjet, 95 për qind e shqiptarëve se do të ulë çmimet, këto janë premtime të ëmbla, por nuk po i dëgjoni t’i shqipëroj më”, - pohoi Berisha. Pjesë e fjalës së tij nuk mund të mos ishte edhe çështja e marrjes së statusit të vendit kandidat. Gjatë diskutimit të kësaj çështjen ai pohoi se Partia Demokratike do të vijojë të mbështesë çdo çështje që ka të bëjë me integrimin e vendit, duke shtuar më tej se marrja e statusit u blloku për dy vjet nga Edi Rama. “Shqiptarët jo se janë pa të meta e defekte, por komb më të mirë mbi tokë nuk ka. Kjo është e vërteta. Por na rastisi fatkeqësia në derë. Kemi një forcë politike që, kur ishte në pushtet, e ngriu procesin e integrimit, ndërsa kur erdhi në opozitë, e bllokoi atë me çdo mënyrë”, - tha Berisha.

Edhe pse dje ishte mbledhja e fundit e qeverisë, kryeministri në detyrë miratoi një sërë vendimesh, të cilat ishin të shumta në numër. Një ndër vendimet ishte dhe caktimi i pensioneve maksimale për disa persona, ku pjesa më e madhe e personave ishin ish-të përndjekur politikë. Vendimi përcaktonte dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për këta individë në masën e pensionit maksima, por që shuma e pensionit që i takon sipas ligji plus shtesën të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal. Ky pension, sipas vendimeve të miratuara dje nga mbledhja e fundit e qeverisë “Berisha”, do të lidhet për 10 individë, të cilët janë të njohur për publikun. Konkretisht emra si Pali Kuke, Reshat Kripa, Flamur Tartari etj. do të përfitojnë këtë shtesë të pensionit maksimal nga ana e qeverisë “Berisha”.

TEMAT E DISKUTIMEVE: INTEGRIMI I KOSOVËS DHE MARRËDHËNIET DYPALËSHE

Sot takim ndërmjet Berishës dhe Thaçit Dy kryeministrat takohen në prag të ndryshimit të qeverisë

DORËHEQJA

Ervin Koçi

ARRITJET

PD, ndryshon fajtori i humbjes së zgjedhjeve: shkaku premtimet e Ramës

Ditën e sotme do të zhvillohet një takim ndërmjet kryeministrit në detyrë Sali Berisha dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Ky takim ndërmjet dy kryeministrave bëhet në një kohë që Berisha është në prag të dorëzimit të detyrës, ndërsa në Kosovë do të zhvillohen zgjedhje lokale, pra që të dyja shtetet shqiptare janë në prag të zhvillimeve të rëndësishme politike. Mësohet se pjesë e takimit të tyre do të jenë integrimi i Kosovës, rruga për liberalizimin e vizave me BE-në si dhe ndryshimet politike që po ndodhin në Shqipëri. Sipas të gjitha gjasave, Berisha do të mbështesë fort homologun e tij kosovar, i cili dihet se ka marrëdhënie tepër të ngushta me ish-kreun e Partisë Demokra-

tike të Shqipërisë. Dorëheqja e Berishës nga ky post te PD-ja pritet të jetë gjithashtu pjesë e bisedës ndërmjet dy kryeministrave, pasi marrëdhëniet ndërmjet PDSH-së dhe PDK-së janë tepër të ngushta dhe si rrjedhojë Berisha do të kërkojë që e njëjta gjë të vazhdojë edhe me kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Sipas një njoftimi të bërë nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, mësohet se pas takimit ndërmjet dy politikanëve do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp, duke vijuar me të njëjtën traditë si me takime e mëparshme. Në takimin e shkuar ndërmjet Thaçit dhe Berishës në Shqipëri është diskutuar çështja e 100-vjetorit të pavarësisë,

marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve etj. Ndërsa në takimin e sotëm pritet të diskutohet edhe për vijueshmërinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vende, pavarësisht se në Sh-

MBULIMI I SHPENZIMEVE PËR KURIM Në mbledhjen e fundit të qeverisë Berisha u tregua më shumë dorëlëshuar sesa në mbledhjet e shkuara për sa i përket financimit të shpenzimeve për kurimin e disa shtetasve shqiptarë, duke miratuar disa vendime rresht për këtë çështje. Pavarësisht se në çdo mbledhje qeveria “Berisha” ka miratuar nga një vendim të tillë, në atë të djeshmen u miratuan për tre individë, ku personi që spikati më shumë ishte kompozitori Shpëtim Saraçi, i cili prej disa kohësh vuan nga një sëmundje e rëndë. Sipas vendimit të qeverisë, Ministra e Shëndetësisë do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kurimin e këtyre tre personave jashtë Shqipërisë. Shuma që është alokuar Ministrisë së Shëndetësisë për mbulimin e shpenzimeve për këta tre persona kap vlerën 13.5 milionë lekë, që do të administrohen po nga vetë Ministria e Shëndetësisë.

qipëri do të ketë rotacion politik. Kjo gjë lidhet edhe me faktin se Rama është shprehur shpeshherë si një përkrahës i Ramush Haradinajt, kryetar i partisë tjetër politike qeverisëse në Kosovë.


POLITIKË • E premte 6 shtator 2013

»

03

KRESOCIALISTI RAMA MBLEDH SOT KRYESINË DHE GRUPIN Gati mbledhja e grupit parlamentar

PD, pritet caktimi i kryetarit të grupit dhe diskutimi me aleatët Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pohoi dje se do të mbledhë brenda kësaj jave grupin parlamentar të Partisë Demokratike si dhe deputetët e dalë nga aleatët për të koordinuar punën parlamentare të opozitës. Gjatë një prononcimi për mediet Basha la të hapur mundësinë për bashkëpunimin me çdo forcë politike që kërkon të bëjë një opozitë të fortë për katër vjetët që vijnë. “Po punojmë me aleatët parlamentarë dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim me faktorë të tjerë që duan të rreshtohen”, - u shpreh Lulzim Basha. Sipas të gjitha gjasave, takimi me grupin parlamentar të Partisë Demokratike do të bëhet edhe për të zgjedhur kryetarin e grupit parlamentar. Sipas të gjitha gjasave, dy personat që janë në garë për këtë post janë Genc Ruli dhe Sokol Olldlashi, por sipas disa burimeve nga selia e demokratëve bëhet me dije se më i favorizuar është Olldashi. Emërimi i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike do të bëhet nga vetë kryetari i partisë dhe caktimi i Olldashit në këtë post mund të jetë një shenjë për të treguar se PD-ja tani

Oli Xhilaga

P është më solide se më parë. Gjatë prononcimit për mediet Basha pohoi gjithashtu përgënjeshtrimin e lajmit se ai ka bërë disa takime intensive me kryetarin e partisë “Fryma e Re Demokratike” Bamir Topi. “Kam parë dje se ka pasur disa spekulime lidhur me këtë temë. Do të thosha se janë sajesa të sforcuara të argatëve mediatikë, të ustallarëve të takimeve dhe marrëveshjeve të fshehta. PD-ja nuk angazhohet në takime dhe marrëveshje të fshehta. PD-ja po përgatitet për një opozitë parlamentare në sezonin e ri parlamentar, për një opozitë të fortë në mbrojtje të interesit publik, por po kështu për një opozitë moderne, kreative dhe alternative dhe në këtë kuptim po farkëton bashkëpunim me aleatët e saj parlamentarë”, u shpreh Basha.

Topalli kthehet në politikë

Takim me ambasadorin italian. “Mbështesin integrimin në BE” Pas një heshtje disamujore, Kryetarja e Kuvendit, Jozfina Topalli, u kthye dje në skenën politike. Në një takim që ajo zhvilloi me ambasadorin e Italisë në Tiranë Masimo Gaiani, Topalli pohoi se edhe duke qenë në opozitë do të bëjnë gjithçka që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat brenda vitit. Zyra e shtypit e Kuvendit bën me dije se Kryetarja e Kuvendit tha se Italia është një avokate e fortë e aspiratës integruese të Shqipërisë dhe e vendeve të rajonit, duke theksuar se integrimi i Shqipërisë në BE ka qenë dhe do të mbetet pa dyshim objektiv kryesor i Partisë Demokratike edhe në vijim. Kryetarja në ikje, Topalli, ka siguruar se e ardhmja e Shqipërisë është vetëm në BE dhe se nuk do të lejohet ta pengojë askush. “Ne do të vijojmë të bëjmë të gjithë përpjekjet edhe në opozitë për të nxitur përshpejtimin e integrimit të vendit në familjen europiane. Për Shqipërinë nuk ka të ardhme më të sigurt se anëtarësimi në BE dhe nuk do të lejojmë askënd ta pengojë këtë të ardhme”, - tha ajo.

Kryetari i deputetëve, pritet rikonfirmimi i Gramoz Ruçit

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, ambasadori Gaiani falënderoi Kryetaren e Kuvendit për kontributin e saj në bashkëpunimin shumë intensiv dhe të suksesshëm jo vetëm mes dy parlamenteve, por dhe mes dy vendeve. Kthimi i Topalli në jetën politike erdhi vetëm një ditë pas publikimit të lajmit se ajo do të vendoset në postin e nënkryetares së Kuvendit nga Partia Demokratike. Veç kësaj ky takim i zhvilluar nga ajo është i fundit, pasi asaj i ka mbaruar mandati i deputet, kësisoj në takimet e ardhshme që ajo do të zhvillojë do të jetë në statusin e nënkryetares së Kuvendit. Emërimi i saj në këtë post pritet të bëhet në fillim të javës që vjen, kur do të mblidhet Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

artia Socialiste mbledh sot kryesinë e saj për të formalizuar emrin e kreut të grupit të ri parlamentar. Pas kryesisë pritet që emri i zgjedhur t’u bëhet me dije dhe ligjvënësve socialistë në një mbledhje të dytë përpara sesionit të ri parlamentar. Kështu, burime pranë kësaj partie bënë me dije se kreu socialist, Edi Rama, ka thirrur ditën e sotme njëra pas tjetrës këto dy forume. Konkretisht mëngjesin e sotëm pritet të zhvillojë mbledhjen e saj kryesia, e cila do të miratojë emrin e kreut të ri të deputetëve të PS-së si dhe emrat e nënkryetarëve të Kuvendit. Mësohet se nga tre nënkryetarë që ka Kuvendi, dy prej tyre do t’i mbajë vetë PS-ja dhe një PD-ja, ndërkohë që, siç dihet, postin e kryetarit do ta mbajë Ilir Meta. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë bëhet e ditur se në mesditë është thirrur mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, që do të njihet me vendimin e kryesisë mbi drejtuesin e këtij forumi. Ndërkohë mësohet se me një vendimmarrje tërësisht të vetën pritet që kryesocialisti Edi Rama të zbardhë figurën që do të mbajë këtë post. Kandidaturat për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste diskutohen dhe miratohen në kryesinë e kësaj partie. Kështu, pavarësisht se si po procedohet mbi një proces të tillë, ku mësohet se do të jetë vetë Rama ai që do të zgjedhë dhe emërojë, ajo çfarë përcakton statusi i PS-së në nenin 29, pika katër e tij sqaron qartazi strukturën e ngarkuar për propozimin dhe miratimin e emrit për këtë post. “Kryesia e PS-së propozon një nga anëtarët e saj në funksionin e kryetarit të grupit parlamentar socialist”, - thekson neni 29, pika katër e tij. Jozyrtarisht bëhet e ditur se për këtë post janë jo të paktë skenarët e ngritur deri në ardhjen e një emri konkret. Burime pranë selisë së Partisë Socialiste bënë me dije se lidershipi socialist do të zgjedhë mes emrave që tashmë quhen figura të vjetra në parti apo prurjeve të reja të zgjedhura prej vetë atij. Njëherësh, po sipas këtyre burimeve, mësohet se nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjes së një emri deputeteje, njëherësh dhe anëtare e kryesisë së PS-së në krye të grupit parlamentar socialist. Megjithatë, mësohet se, nëse lidershipi socialist do të zgjedhë që të qëndrojë në grupin e përfaqësuesve të vjetër në PS, pritet që emri i zgjedhur të përkojë me një tjetër rimandatim të kreut aktual të grupit parlamentar të PS-së, njëherësh dhe kreu i Asamblesë, Gramoz Ruçi. Ndërkohë dhe surprizat nuk

PËRBALLJA NË KRYESI Bashkë me zbardhjen e kryetarit të deputetëve të PS-së në mbledhjen e sotme do të shihet zyrtarisht nëse ka një përplasje mes përfaqësuesve të vjetër dhe kryetarit Rama. Përballjen e parë me senatorët e PS-së që pas krijimit të qeverisë Edi Rama do ta ketë sot fillimisht në mbledhjen e kryesisë e më pas në atë të grupit kuvendor. Formimi i ekzekutivit me emra të rinj e pranë kryetarit krijoi jo pak pakënaqësi te garda e vjetër e PS-së, ndaj Rama shpjegoi se eksperiencën e tyre ia kishte lënë parlamentit. Për këtë arsye lakimi jozyrtarisht i emrit të Gramoz Ruçit për një tjetër mandat në krye të ligjvënësve lidhet pikërisht me faktin se me një figurë të tillë lidershipi socialist do të mbyllte çdo pakënaqësi apo kundërvënie të anëtarëve të kryesisë. Ndërsa propozimi i një emri tjetër nga Rama nuk përjashton daljen në pah të hatërmbetjeve të asaj pjese të cilësuar si senatorë të PS-së. përjashtohen, pritshmëritë flasin për zgjedhjen e një emri të ardhur nga radhët e deputetëve të rinj të kësaj partie. Madje, emri i ri mund të jetë ajo e një deputeteje pjesë e prurjeve të vetë Ramës në radhët e grupit parlamentar socialist. Nga të thënat në korridoret e Partisë Socialiste më zyrtarja lidhej me refuzimin që deputeti Ben Blushi i bëri ofertës së kryesocialistit për të marrë postin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Pas përhapjes së këtij lajmi jozyrtar pretendimet për këtë post i shfaqën jo pak figura të njohura të partisë, të cilët përdorën të tilla rrugë që në medie të lakohej emri i tyre. Emra si Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Taulant Balla, Blendi Klosi, Erion Braçe, Arta Dade, Valentina Leskaj, Vasilika Hysi janë disa nga emrat e përfolur për një post të tillë. Ndërkohë Ruçi mbetet sërish një kandidaturë që vazhdon të ketë përkrahjen e kolegëve të tij për të kryesuar gjithë trupën ligjvënëse të socialistëve. Megjithatë, do të jetë mbledhja e kryesisë së PS-së ajo që të bëjë zyrtar emrin e kryetarit të deputetëve e më pas mbledhja e tyre do të formalizojë përfundimisht drejtuesin e ri.

TAKIMI NË GREQI SI MINISTËR Sajmir Tahiri takon homologun, hiqen problemet e toponimeve Sajmir Tahiri udhëtoi dje drejt shtetit fqinj, Greqisë, ku zhvilloi një takim me ministrin e Rendit Nikos Dendias. Edhe pse ende nuk e ka marrë zyrtarisht postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë e re, Sajmir Tahiri ka nisur takimet si një drejtus i këtij dikasteri. Menjëherë pas takimit pala greke ka hequr vendimin për ndalimin e kalimit të shqiptarëve që nuk e kanë të shënuar vendlindjen në greqisht. Për këtë ministri i Brendshëm i ka lëshuar urdhër pikave të kufirit. Kështu, dje në vizitën e tij në shtetin helen Tahiri ka marrë garancinë e ministrit grek për mbështetjen e qeverinë e re shqiptare dhe kryeministrit Rama si dhe mbështetjen për policinë shqiptare. Përmes njoftimit për shtyp u bë e ditur se nga ana e tij Tahiri theksoi se qeveria e re ka vullnetin për të intensifikuar bashkëpunimin në luftën kundër trafiqeve dhe krimit te organizuar. Tahiri i ka kërkuar homologut grek të zgjidhet përfundimisht çështja e toponimeve dhe theksoi se nuk duhet penguar lëvizja e lirë e qytetarëve. “Të intensifikohet bashkëpunimi mes palëve për të garantuar lëvizjen e lirë, dinjitetin e shtetasve dhe parimin e reciprocitetit në pikat e kalimit kufitar. Luftë të përbashkët trafikut të qenieve njerëzore, drogës dhe krimit të organizuar”, - u shpreh Tahiri. Në funksion të po këtij pozicioni Tahiri zhvilloi pak ditë më parë dhe një takim me homologun e tij italian Angelino Alfano.


04

« POLITIKË

E premte 6 shtator 2013 •

ALDO BUMÇI INJOROI KËRKESËN PËR 100-VJETORIN E PAVARËSISË

Shkresa e “Dhjetor 90” që në shtator të vitit 2012 Motra e Azem Hajdarit, Nuria: Rivarrimi është bërë në kohën e duhur Ervin Koçi

EKSKLUZIVITETI I NJË LAJMI

K

ërkesa për vendosjen e eshtrave të Azem Hajdarit është bërë nga shoqata “Dhjetor ’90” dhe me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Kërkesa i është nisur tri institucioneve: Kryeministrit, ministrit të Kulturës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, por me sa duket nuk është marrë parasysh nga autoritetet. Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë u ngrit një komision për festimet nën kujdesin e Kryeministrit Berisha dhe drejtimin e ministrit të Kulturës së asaj kohe Aldo Bumçi. Kërkesa Shoqata “Dhjetor ’90”, e kryesuar nga Bislim Ahmetaj, ka nisur një shkresë në adresë të Kryeministrit Berisha, ministrit të Kulturës Aldo Bumçi dhe Bashkisë së Tiranës për zhvendosjen e eshtrave të Azem Hajdarit në Varrezat Dëshmorët e Kombit. Bashkangjitur me kërkesën për rivarrimin ka qenë dhe vendosja e një busti të skulptorit Muntaz Dhrami në një prej tri pikave simbol të qytetit, pra te parlamentit, te sheshi “Nënë Tereza” dhe te sheshi “Demokracia” në Qyte-

Gazeta “Metropol” e para që lajmëroi rivarrosjen e Hajdarit Gazeta “Metropol” ishte e para që lajmëroi rivarrimin e Azem Hajdarit, një prej figura simbol të demokracisë, por dhe të së djathtës shqiptare. Të nesërmen një numër jo i vogël gazetash e transmetuan këtë lajm si ekskluziv të tyren, por pa treguar në asnjë rast burimin dhe duke nxjerrë në titull të madh të njëjtin titull që kishte lançuar gazeta “Metropol”. Në fakt, nuk është hera e parë që ndodh kjo, por ne si redaksi jemi të nderuar që gazetat homologe ndjekin lajmin tonë, pavarësisht se shkrimet që ato botojnë janë, si të thuash, copy paste të lajmit që ne kemi botuar më parë. Dhe kjo ndodh me gazeta që rrahin gjoksin përditë për tirazhin, por edhe për cilësinë e tyre. Por si në rastin e disa fotove nudo të një protagonisteje të medies, që u shitën si ekskluzive, ndërkohë që u morën nga site ynë, ashtu dhe në këtë rast, por edhe në rastet që do të pasojnë, ne do t’ia lëmë masturbimin mediatik “tirazhit” të tyre dhe do të vazhdojmë të qetë punën tonë në shërbim të publikut.

tin Studenti. Nga të tria këto u miratua vetëm kjo e fundit dhe në sheshin “Demokracia” sot e kësaj dite ekziston në bust i derdhur në bronz për Heroin e Demokracisë Azem Hajdari. Por vetëm kaq. Eshtrat e tij, megjithëse i dekoruar tri herë

nga presidentë të ndryshëm, vazhduan të qëndrojnë në varrezat e Sharrës, një varrezë që është në shërbim të qytetit që prej më shumë se 60 vjetësh. Ndërkohë që Azem Hajdarit, në bazë të meritave që ka, i takon një vend te Dëshmorët e

Kombit, jo sot pas 15 vjetve të vrasjes së tij, por që ditën kur atij iu ndërpre jeta në mes nga plumbat përpara selisë së PD-së. Të afërmit Redaksia e gazetës “Metropol” tentoi të merrte

një prononcim nga motra e të ndjerit Hajdari, Nuria, e cila u përgjigj shkurt dhe thatë në lidhje me këtë çështje. “Rivarrimi është bërë në kohën e duhur”, - u shpreh motra e të ndjerit, pa dashur të vazhdojë më tej komunikimin, megjithëse rivarrimi është 15 vjet me vonesë. Gjithsesi, shumë të tjerë shprehen se u desh ardhja e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokra-

tike që Azem Hajdarit t’i jepej vendi që i takon në historinë shqiptare. Kulisat politike janë gjë tjetër dhe Azem Hajdari të paktën meritonte një proces të ndershëm në këto vitet e qeverisjes së PD-së, një proces që, megjithëse favorizonte të majtën, nuk u bë kurrë. Në burg vazhdojnë të mbeten dorasët, por urdhëruesit vazhdojnë jetën e tyre mes luksit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Institucioni i Presidentit të Republikës SHPALLET RISHTAZI KONKURSI PËR IDEIMIN DHE REALIZIMIN E SIMBOLEVE TË INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS DHE DEKORATAVE E TITUJVE TË NDERIT

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

Në përfundim të vlerësimit të punimeve të paraqitura në konkurim për simbolet e Institucionit të Presidentit, të dekoratave dhe titujve të nderit që jepen nga Presidenti i Republikës dhe në vijim të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të Vlerësimit të ngritur me Urdhërin Nr. 8, datë 31.07.2013, në përmbyllje të konkursit të shpallur me Urdhërin Nr. 6, datë 30 maj 2013, Presidenca e Shqipërisë shpall rishtazi konkursin kombëtar për ideimin, modelimin dhe realizimin e simboleve të Institucionit të Presidentit, të dekoratave dhe titujve të nderit që jepen nga Presidenti i Republikës, bazuar në nenin 6 pika 3 të ligjit nr. 112/2013, datë 4.04.2013 “Për Dekoratat, Titujt e Nderit, Medaljet dhe Titujt Vendorë të Nderit në Republikën e Shqipërisë”. Simbolet janë: Flamuri i Institucionit të Presidentit të Republikës (përmasat të jenë 1×1.4 m) e Logo e Institucionit të Presidentit të Republikës. Dekoratat: “FLAMURI KOMBËTAR”, “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”, “NDERI i KOMBIT”, “NËNË TEREZA”, “E ARTË e SHQIPONJËS”, “PISHTAR i DEMOKRACISË” Titujt: “KALORËS I URDHËRIT TË SKËNDERBEUT”, “KALORËS I URDHËRIT TË FLAMURIT”, “MARTIR I DEMOKRACISË”, “MJESHTËR I MADH”, “NAIM FRASHËRI”, “PËR MERITA TË VEÇANTA CIVILE” Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë, studio grafike dhe subjekte të interesuara (fizikë apo juridikë) me kombësi shqiptare. Konkursi nuk është i hapur për studentët. Në konkurs pranohen punime individuale dhe punime të realizuara në grup. Subjektet pjesëmarrës duhen të paraqesin deri në 1 punim origjinal, për secilin objekt si: flamurin, logon, dekoratat dhe titujt, punime të cilat duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe autori mban përgjegjësi ligjore për autencitetin e tyre para ligjit. Punimi (flamuri, logo) duhet të jenë shprehje artistike figurative grafike. (vetëm një punim artistik nga i njëjti subjekt). Punimi (dekorata dhe tituj) duhet të jetë shprehje artistike figurative grafike dhe shprehje artistike figurative e imazhit të dekoratës dhe titullit të nderit me prerje teknike për realizim. (2/dy punime artistike, një pamje figurative artistike + një pamje figurative e prerjes teknike të pamjes së dekoratës apo titullit të nderit). Konkursi do të organizohet nga Institucioni i Presidentit dhe mbledhja e e punimeve do të nisë nga data 01.11.2013 deri më datë 20.11.2013. Pas kësaj date nuk do të pranohet asnjë punim për konkurim. Subjektet e interesuara duhet t’i dorëzojnë dhe regjistrojnë punimet pranë Presidencës. Me përfundimin e konkursit dhe pas shpalljes së bocetit fitues, ndërmjet artistit, grupit të artistëve dhe Institucionit të Presidentit, lidhet një kontratë akt-marrëveshjeje për pagesën, kushtet e modelimit dhe realizimit të mëtejshëm të objekteve: flamur, logo, dekorata dhe tituj nderi. Faza e realizimit të objekteve: flamur, logo, dekorata dhe tituj nderi do të ndiqet nga një grup specialistësh dhe nga artisti fitues, me qëllim ruajtjen e cilësisë dhe saktësisë së imazheve fitues. Ndërkohë, Komisioni Përzgjedhës do t’i shqyrtojë punimet nga data 21.11.2013 deri më datën 26.11.2013. Me shpalljen publike të konkursit, të interesuarit mund të informohen mbi kushtet e këtij konkursi, nëpërmjet tërheqjes së materialit të shkruar pranë recepsionit të Institucionit të Presidencës si dhe nëpërmjet website-it www.president.al. Për çdo informacion mund t’i drejtoheni Institucionit të Presidentit në numrin e tel:+35542389822.


POLITIKË • E premte 6 shtator 2013

FATMIRA HAJDARI SHPREH PËRSHTYPJET E NDJESITË E KRENARISË PËR RIVARROSJEN

“Të gjithë të ftuar, pa dallime politike” Sipas bashkëshortes, mbase ishte e shkruar nga Zoti që të ndodhte tani

N

doshta Zoti e kishte shkruar që kjo të ndodhte tani”. Për Fatmira Hajdarin, bashkëshorten e Azemit, deputetit demokrat të vrarë para 15 vitesh, duket se rrjedhat e historisë mbërritën në fazën kulminante ku bashkëshortit të saj të ndjerë do t’i bëhen nderimet e duhura. Kësisoj me rivarrimin e tij, kësaj radhe pranë Dëshmorëve të Atdheut, duket se plotësohet edhe hallka e fundit e ngritjes në majën e piedestalit të pishtarit të demokracisë. Gjyqtarja Fatmira Hajdari, në një prononcim për gazetën “Metropol” shpreh përshtypjet pozitive dhe ndjesitë e krenarisë që ajo dhe familja e saj po përjetojnë këtyre ditëve, pasi njeriu më i shtrenjtë i zemrës tashmë do të prehet i qetë përjetësisht, atje ku zonja Hajdari thotë se ai e meritonte. Më tej ajo shton se “Azemi ishte nderuar edhe më parë, ku disa qytete i kishin dhënë titullin e “Qytetarit të Nderit” e më pas me radhë, deri në medaljen e “Urdhërit të Flamurit”, por kjo që po ndodh është e duhura. Shumë njerëz më pyesin pikërisht tani. E vërtetë është që mund të kishte ndodhur më përpara, por mund të ndodhte dhe më vonë, kështu që them se përderisa po ndodh tani, mbase ka një kuptim dhe një domethënie të veçantë. Si të thuash, vendosja e trupit të tij atje ku e ka merituar, sikur e heq dhimbjen”. Ajo ishte vënë në dijeni të këtij fakti vetëm para pak ditësh dhe pa harruar falenderimet shprehet se gjithçka e ka organizuar Bashkia e Tiranës, e cila do të marrë përsipër

AZEM HAJDARI Përvjetorët dhe vrasja Çdo 12 shtator, Fatmira Hajdari ka organizuar pritje në shtëpinë e saj, ku është përkujtuar dita e vrasjes së tij pranë qelisë së PD-së. Thuajse në të gjitha pritjet, në të gjitha vitet, kanë qenë të pranishëm Kryeministri në detyrë dhe ishkryetari i PD-së, Sali Berisha, kryetarja aktuale e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, si dhe personalitete të tjera të nderuara. Të gjithë kanë shprehur vlerësimet e tyre më të larta për pishtarin e demokracisë, si dhe kanë ngritur lart veprën e tij, në shërbim të kombit. Por edhe sot, në përvjetorin e 15-të, ka ende hije të forta dyshimi rreth asaj ç’ka ndodhi në të vërtetë atë natë, pranë selisë së PD-së, pasi ende s’janë arrestuar urdhëruesit e vrasjes së tij, ndonëse një person është dënuar si njeriu që ka qëlluar.

edhe organizimin e ceremonisë përkujtimore. Më datën 11 shtator do të kryhet edhe procedura e parë e zhvarrimit të eshtrave, ku forcat e policisë do ta mundësojnë garantimin e mbarëvajtjes së kësaj procedure, e cila më pas do të shoqërohet me procesverbalin e mjekut eksperto-ligjor dhe ndihmesën e komisariatit përkatës. Një ditë më pas, më 12 shtator do të zhvillohet edhe ceremonia përkujtimore, e cila sipas zonjës Hajdari ka më tepër gjasa të ndodhë në

orën 11.00, në Pallatin e Kongreseve, por po shikohet edhe ndonjë mundësi tjetër. Këtu, bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari lëshon një apel që ngjan kaq kuptimplotë: “Ftoj të na bashkohen të gjithë ata që ndihen shqiptarë. Ne nuk kemi bërë dallime për krahe të caktuar politike, pasi Azemi i ka shërbyer kombit e prandaj do të vendoset pranë dëshmorëve të tij”. Përshtypja e gjyqtares penaliste në kryeqytet, rreth perceptimit të publikut për sa i përket veprës së bashkëshortit

të saj, duket se është pozitiv, ndaj ajo shpreson që gjithçka të ecë mbarë, me qëllim që të përmbushet edhe shpërblimi që kombi i jep Azemit, duke e strehuar pëjetësisht pranë heronjve. Sipas saj, Azem Hajdari i ka shërbyer të gjithë kombit. Për sa i përket atmosferës së këtyre ditëve pranë familjes, zonja Hajdari shprehet se “Azemi është ende i vogël dhe nuk e kupton, por ama Kiri, djali i madh, ndihet shumë krenar për këtë vlerësim që po i bëhet të atit”. Nga ana tjetër,

si bashkëshortja e njërit prej demokratëve më të devotshëm në historinë e kësaj partie politike e njëkohësisht gruaja e ish-deputetit të Parlamentit Shqiptar, zonja Hajdari tregohet e kujdesshme kur apelon edhe një herë se në ceremoni mund të vijnë të gjithë ata që e ndjejnë se eshtrat e Azemit e meritojnë prehjen e përjetshme pranë Varrezave të Dëshmorëve, të gjithë ata që ndihen shqiptarë, pa asnjë dallim politik. Bisedoi: Mariglen Mullai

CEREMONIA E HAJDARIT NË LIMITET E MANDATIT TË QEVERISË AKTUALE Rivarrimi Azem Hajdarit do të bëhet në limitet e mandatit të kësaj qeverie, e cila humbet funksionet të hënën, më datën 9 shtator, kur është dhe seanca e parë e parlamentit. Gjithsesi, nga ana e socialistëve nuk është vënë re ndonjë reagim negativ në lidhje me këtë çështje, pavarësisht se ata s’kanë marrë pjesë në komisionin e posaçëm të ngritur për këtë çështje. Lajmi Lajmi prej dy ditësh ka bërë jehonë në mediet shqiptare, duke pasur parasysh faktin se Azem Hajdari ka qenë jo vetëm një ndër heronjtë e demokracisë në vend, por edhe një ndër kundërshtarët politikë më të fuqishëm të së majtës, e cila rezultoi fituese në zgjedhjet e 23 qershorit. Në kohën kur Azemi u vra, vetë kreu i mazhorancës së 23 qershorit, Edi Rama, ka qenë ministër i Kulturës, por nga ana e tij nuk është bërë asnjë deklaratë,

Berishës i vjen në ndihmë Presidenti Nishani Të majtët heshtin për nderimet që do t’i bëhen Heroit të Demokracisë CEREMONIA MORTORE DHE PROTOKOLLI I SHTETIT Ceremonitë funebre në Republikën e Shqipërisë janë shtetërore, zyrtare, ushtarake dhe jo të plota zyrtare e ushtarake. Të gjitha janë ceremoni të rëndësishme, të cilat programohen deri në imtësitë më të vogla për të ruajtur solemnitetin dhe manifestuar respektin e merituar. Ceremonitë ushtarake organizohen nga protokolli i Ministrisë së Mbrojtjes. Rangjet të cilave u takon t’u bëhet funeral shteti janë: - Presidenti i Republikës në detyrë - Presidenti i Republikës i emëruar - Kryetari i Kuvendit në detyrë - Kryetari i Këshillit të Ministrave në detyrë - Kryetari i Këshillit të Ministrave i emëruar - Çdo personalitet tjetër që përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave

të paktën deri në orët e vona të ditës së djeshme. Asnjë deklaratë nuk u pa të bëhej as nga Erion Braçe, i njohur për reagimin e tij ndaj çdo vendimi

të qeverisë, por as nga personazhe të tjera të rëndësishëm ose jo të kësaj force politike. E majta Me ç’duket, çështja

“Hajdari” mbetet një tabu edhe për të majtët, të cilët nuk guxojnë të komentojnë një eveniment të tillë, që mbetet gjithsesi i rëndësishëm në

përmasa për politikën shqiptare. Duhet theksuar dhe një herë se mazhoranca aktuale humbet funksionet e saj më 9 shtator. Në karrigen e kryeministrit duhet të ulet Edi Rama. Por këtë herë Berishës duket se do t’i vijë në ndihmë Presidenti Nishani, të cilit do t’i duhet të shtyjë dekretimin e qeverisë së re pas datës 12 shtator, një kompetencë që ia njeh Kushtetuta. Pra, dekreti i Presidenti në këtë rast nuk do të votohet as në seancën e dytë, që i bie më datën 12 shtator, por do t’i duhet të shtyhet më datën 16 shtator, kur është dhe seanca tjetër e Kuvendit, çka do të thotë se Rama do të ulet në karrigen e kryetarit pikërisht në këtë datë.

»

05

10 VJET PAS VRASJES Oficeri Malushi prehet pranë dëshmorëve Një tjetër personalitet, por kësaj radhe nga policia, do të rivarroset pranë “Dëshmorëve të Atdheut”. Policia e Shtetit tha se në kuadër të 10-vjetorit të rënies, sot në orën 11.00, në Varrezat e Dëshmorëve, organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ceremonia e varrimit e “Dëshmorit të Atdheut” Gani Malushi. Ndërkohë, dje në varrezat e Sharrës u zhvillua ceremonia e zhvarrimit. Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” me Vendimin nr. 40 datë 16.11.2004 e ka shpallur ish-punonjësin e policisë Gani Malushi “Dëshmor i Atdheut”. Komisar Gani Jaçe Malushi ka lindur në Radovicë të Kolonjës, ishte i datëlindjes 20.05.1953 dhe kishte me arsim të lartë. Komisar Gani Malushi është titulluar oficer policie dhe pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, në vitin 1979 në Drejtorinë e Tiranës, Rajoni nr.2. Komisar Gani Malushi ka shërbyer në strukturat e Policisë së Shtetit nga viti 1995 deri në vitin 2013. Gjatë kësaj periudhe ka punuar në strukturat e policisë në rrethe të ndryshme të vendit si në Tiranë, Elbasan, Lezhë, Berat, Tropojë, Kukës, Peqin, Librazhd, Krujë, Durrës. Gjatë karrierës së tij në strukturat e Policisë së Shtetit ka kryer detyra të ndryshme si: Punonjës policie, Komandant toge, Komandant reparti, Shef Rendi, Shef Komisariati si në Berat, Rinas, Tropojë, Librazhd, Krujë, Shef Policie dhe Zv/Drejtor në Berat, Drejtor Policie në Kukës. Nga data 16.04.2003 ka kryer detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Krujë dhe më datë 06.08.2003 u plagos rëndë në krye të detyrës nga Agim Pepa e për pasojë më datën 07.08.2003 humbi jetën. Komisar Gani Jaçe Malushi, duke shërbyer për një kohë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ka marrë pjesë në shumë operacione për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike, në parandalimin dhe zbulimin e krimit, është shquar për marrëdhënie të mira me kolegët dhe komunitetin, për aftësi të larta drejtuese dhe profesionalizëm, duke shprehur një impenjim dhe interesim maksimal për përmbushjen e detyrës së ngarkuar. Më datë 09.01.2003, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i ka akorduar Gani Jaçe Malushi, Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin “Për organizim e drejtim cilësor të punës, për profesionalizëm dhe përkushtim në kryerjen e detyrës”.


06

« SOCIALE

E premte 6 shtator 2013 •

KËSHILLI I MINISTRAVE, HAPËSIRË ÇDO KATEGORIE

Ja kuotat dhe tarifat e ciklit të dytë të arsimit të lartë

Punimet sollën fluks fëmijësh

Basha: Nisin punimet në kopshtet nr. 1 dhe 40, gati në shkurt

Erta Bode

K

ëshilli i Ministrave miratoi dje kuotat dhe tarifat e masterit profesional dhe atij shkencor për arsimin e lartë. Në kuotat e miratuara numrin më të lartë e kanë ato të masterit profesional me kohë të plotë, ku gjithsej janë miratuar 10860 kuota. Për sa i përket masterit profesional me kohë të pjesshme janë miratuar 4710 të tilla, si dhe janë miratuar 9492 kuota për master shkencor. Këshilli i Ministrave bën me dije se këto kuota janë vetëm për arsimin e lartë publik. Gjithashtu Këshilli i Ministrave ka treguar se degët e masterave që do të kenë më pak se 10 studentë, nuk do të hapen, me përjashtim të masterit për artet e bukura. Kuotat e masterit profesional me kohë të plotë do të ndahen përkatësisht në 10170 kuota për kandidatët brenda vendit për kandidatët nga trojet janë miratuar përkatësisht 400 vende, ndërkohë për transferim të studimeve 100 kuota dhe 100 kuota edhe për programe të dyta studimi. Ndërkohë për personat e verbër janë miratuar 20 kuota dhe po e njëjta shifër edhe për komunitetin rom dhe grupet minoritare greke, maqedonase dhe egjiptiane. Për sa u përket shtetasve të huaj që aplikojnë në universitet tona publike për të kryer një master profesional janë miratuar 50 kuota të lira. Ndërsa 4710 kuotat për masterin profesional me kohë të pjesshme do të shkojnë përkatësisht për kandidatët brenda vendit 4220 kuota. Për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë vendit janë miratuar 200 kuota. Për sa u përket personave të verbër janë miratuar 20 kuota dhe 20 kuota janë miratuar edhe për romët dhe grupet minoritare ne vend. Për transferim studimesh janë miratuar 100 kuota, po aq sa janë miratuar për këtë cikël studimesh edhe për ish-të përndjekurit politikë. Për sa i përket masterit shkencor ai ka më pak kuota, pasi ka edhe më shumë kritere për të qenë i përzgjedhur në këtë master. Gjithashtu ky master nuk frekuentohet me kohë të pjesshme. Kështu 9492 kuotat e miratuara për master shkencor dhe master i arteve të bukura do të ndahen për kandidatët brenda vendit mbi 90%. Këshilli i Ministrave ka miratuar përkatësisht 8802 kuota për këta kandidatë dhe 400 kuota për shqiptarët jashtë trojeve të vendit. Për programe të dyta studimi janë miratuar 100 kuota, po aq edhe për transferim studimesh. Ndërkohë për personat e verbër janë miratuar 20 kuota e po aq edhe për komunitetin rom dhe grupet minoritare në vend. Për shtetasit e huaj që dëshirojnë të vazhdojnë një master shkencor në një uni-

PËRFITUESIT

TË HUAJT

Kandidatët që u përkasin shtresave sociale, si: personat që nuk shikojnë, personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët me një prind, familjet në nevojë, fëmijët e policëve të vrarë, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS, paguajnë një kuotë në masën 50% të tarifës së shkollimit.

versitet publik të Shqipërisë ose një master të arteve të bukura janë miratuar 50 kuota. Institucionet publike të arsimit të lartë përcaktojnë kriteret e pranimit të kandidatëve të ciklit të dytë për çdo master dhe i bëjnë publike paraprakisht. Ndërkohë në bazë të kërkesave të fakultetit dhe atyre që studenti plotëson bëhet përzgjedhja, duke llogaritur gjithmonë më të mirët derisa të plotësohet kuota e miratuar. Për sa i përket tarifës së studimeve të ciklit të dytë ajo varion nga 70000 lekë për një vit deri në 100000 lekë për një vit për masterat profesionalë. Ndërsa për masterat shkencorë ajo varion nga 120000 lekë deri në 160000 lekë në vit, ndërkohë është edhe metoda e dytë në bazë të krediteve, ndahet shuma dhe bëhet derdhja e tarifës për çdo kredit të marrë. Pagesa e tarifës bëhet me këste të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë. Pas përfundimit të kohëzgjatjes normale të programit të studimit, studentët që nuk e kanë përfunduar ende programin përkatës paguajnë vetëm tarifën për kredit, sipas tarifës së vitit në të cilin zhvillon provimin e lëndës apo lëndëve të prapambetura.

Shtetasit e huaj që do të vazhdojnë studimet e ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur në kuadër të marrëveshje ndërshtetërore është parashikuar ndryshe. Ndërkohë atyre u bëhet një konvertim diplome dhe u kërkohet mbrojtja e gjuhës shqipe.

Bashkia e Tiranës ka nisur rindërtimin e kopshtit nr.1 dhe 40. Në kopshtin nr.1 një investim prej 20 milionë lekësh do të ndërtohet një shtesë për të shtuar ambientet e ndenjes dhe ato për stafin, të cilat mungojnë. Vlera e investimit në kopshtin 40 është 19 milionë lekë. Në të dy kopshtet do të riorganizohen ambientete, do të ketë dhomë mjeku dhe psikologu, do të instalohet ngrohja qendrore, e cila mungon, do të realizohet hidroizolimi i tarracave dhe suvatimi i mureve dhe tavaneve që janë të dëmtuara nga lagështira, do të bëhet riparimi i sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, pasi është i amortizuar dhe ka rrjedhje të vazhdueshme, si dhe riparimi i sistemit të rrjetit ekzistues elektrik, pasi është i amortizuar dhe nuk e përballon ngarkesën elektrike. Gjithashtu do të sistemohen dhe përshtaten për fëmijët ambientet e jashtme. Rikonstruksioni i dy kopshteve do të përfundojë brenda 8 muajsh. Pikërisht këto rikonstruksione në kohën kur fillojnë regjistrimet për në kopsht krijuan një fluks të lartë fëmijësh, të drejtuar në kopshtet e tjera. Kjo solli rritjen e numrit të fëmijëve brenda një grupi, fenomen që nuk u prit mirë nga prindërit të cilët kërkuan shtim të stafit të edukatorëve dhe të punonjësve në kopsht. Kryebashkiaku Lulzim Basha shprehu vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për t’u ofruar fëmijëve të kryeqytetit kushte sa më të mira në kopshte dhe premtoi se brenda muajit shkurt të vitit 2014, do të kenë përfunduar 12 kopshte e çerdhe, në të cilat kanë nisur punimet. “Gjithsej në qytet po investohet në 12 kopshte e çerdhe, të cilat jo vetëm do të rrisin mundësinë e Bashkisë së Tiranës për t’u shërbyer më shumë vogëlushëve sipas kërkesës së prindërve të tyre, por do të mbyllë një herë e mirë kapitullin në këto 12 çerdhe e kopshte, atë të standardeve të parealizuara në raport me shërbimin ndaj fëmijëve, duke siguruar një standard bashkëkohor dhe në përputhje të plotë me normat e BE-së. Këto investime po bëhen nga Bashkia e Tiranës me buxhetin e saj dhe do të vazhdojnë për të përfunduar në një periudhë kohore 3 deri në 6 muaj. Në shkurt të vitit të ardhshëm do të ketë përfunduar rikonstruksioni, ndërtimi dhe zgjerimi i plotë i këtyre 12 kopshteve dhe çerdheve”, - tha Basha.

204 OBJEKTE DHE 38.642 M2 TRUALL, VLERËSUAR ME 1.757.476.521 LEKË

VKM: Bulevardi i ri, miratohen shpronësimet Fondi i shpronësimit të pronarëve do të përballohet nga Bashkia Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpronësimet që preken nga ndërtimi i bulevardit të ri në kryeqytet. Ky vendim është marrë për t’i hapur rrugën ndërtimit të bulevardit dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës. Kështu, pronarët dhe poseduesit e pasurive të paluajtshme nuk do të kenë më pronat e tyre, që do të kompensohen me anë të një shume monetare. Pas analizës teknike të bërë nga grupet teknike të punës të ngritura pranë Bashkisë së Tiranës, është konstatuar nevoja për shpronësimin e pasurive troje në pronësi private për ndërtimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit. Sipërfaqja e shpronësimit është 38.642 m², ndërsa për sa u përket objekteve të shpronësuar janë 204 të tilla. Zbatimi i këtij projekti

paraqitet i një rëndësie vitale për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së kryeqytetit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies dhe të zhvillimit të vrullshëm ekonomik të kryeqytetit. Përpara se të bënte kërkesën për

shpronësimet e nevojshme, Bashkia e Tiranës verifikoi në terren me grupet e punës gjithë zonën. Ato u morën me verifikimet, kontrollet, evidentimin dhe vlerësimin e masës së shpërblimit për objektet e banimit, objektet industriale dhe bujqësore. Nga këto grupe janë identifikuar si pasuri private të domosdoshme për t’iu nënshtruar procedurave të shpronësimit për interes publik pasuri troje pronë private, gjithsej 58 me sipërfaqe 38.642 m², të ndodhura në zonat kadastrale 8340 dhe 8330. Referuar informacioni zyrtar dhe bashkëpunimit institucional midis Bashkisë së Tiranës dhe ALUIZNI-t, është konstatuar se nga zbatimi i këtij projekti preken 204 objekte ekzistuese, të cilat janë në pronësi

apo posedim privat. Ndërsa llogaritjet e sipërfaqeve të ndërtimit në objektet e identifikuara si objekte që do t’i nënshtrohen shpronësimit, janë kryer nga grupet e punës bazuar në matjet metrike në terren, si dhe përllogaritjet matematikore dhe grafike. Pas shqyrtimit të dokumentacionit u arrit në konkluzionin se për sipërfaqen 38 642 m2 truall, vlerësuar me çmimin 26. 137 lekë/m2 të ZK 8330 si dhe 23 217 lek/m² te ZK 8340, me vlerë totale 912 622 642. Ndërsa për 204 objekte, sipas matjeve në terren nga grupet e punës, bazuar në çmimet e Entit Kombëtar të Banesave, vlera totale është 844 853 879. Fondi për kompensimin e pronarëve që do të shpronësohen do të përballohet nga Bashkia e Tiranës.


EKONOMI • E premte 6 shtator 2013

»

07

NUK PËSON NDRYSHIME PËR PROFESIONET E KATEGORISË SË TRETË

Mosha e daljes në pension për burra e gra deri në qershor 2014 Brikena Dervishaj

L

imitet e moshës për daljën në pension si për burrat dhe për gratë nuk do të mund të ndryshojë për të paktën dhe një vit. Koha e ndryshimit të kufirit të moshës për të dyja gjinitë do të me 30 qershorin e 2014. Pikërisht për këtë, janë ekspertët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të cilët bëjnë me dije se ashtu sikurse dhe viti i shkuar për profesionet e grupuara në kategorinë e tretë, për të cilat mosha e daljes në pension pësoi rritjen maksimale, si për burrat, ashtu edhe për gratë. Sipas specialistëve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në të njëjtat limite shkojnë edhe kushtet e përfitimit të pensionit për profesionet e grupuara në kategorinë e dytë. Në tabelën zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për këtë grup përfituesish bëhet me dije se duke filluar nga data 1 korrik 2013 deri më 30 qershor 2014, mosha e daljes në pension për burrat arrihet kur ata mbushin 65 vjeç, ndërsa gratë kur arrijnë moshën 60 vjeç. Përfituesit Për të përfituar nga kjo skemë të dyja gjinitë duhet të kenë siguruar 35 vite, si vjetërsi kontributive të njohur zyrtarisht përmes dokumenteve përkatëse nga organet e sigurimeve shoqërore. Në këto kushte, për të dyja këto kategori nuk do të ketë tjetër shtyrje të moshës së daljes në pension në vitet e ardhshme, pasi është arritur kufiri maksimal i rritjes së moshës për t’u bërë pjesë e skemës së pensioneve. Si rrjedhojë e këtyre kushteve të reja, me mijëra

Nga sot fillon rritja e tarifave të kolaudimit të automjeteve Për të kryer kolaudimin e makinës nga data 6 shtator drejtuesit e automjeteve do të paguajnë më shumë. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka firmosur urdhrin e ri më 2 gusht që rrit të gjitha tarifat e pagesës së kolaudimit të makinave, për të gjitha llojet e mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri. Udhëzimi “Për miratimin e tarifave të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre”, hyn në fuqi më datë 6 Shtator, dhe pas kësaj date të gjithë ata që do të kryejnë kolaudimin e makinës do të paguajnë 1960 lekë, nga 1800 lekë që ishte deri më tani. Sipas të dhënave jo zyrtare, në

Shqipëri ka rreth 450 mijë mjete transporti. Nga këto, rreth 350 mijë janë vetura, pra mjete me 4+1 vende. Koncesionarit, të cilit i është dhënë e drejta për 20 vjet të përfitojë nga ky shërbim që është unik në vendin tonë dhe i detyrueshëm jo vetëm 1 herë në vit për disa kategori automjetesh. Rritja e tarifës së kolaudimit përfshin të gjitha mjetet. Sipas marrëveshjes, koncesionari, në rast se një makinë nuk e kalon testin e kontrollit teknik dhe rikthehet brenda 1 muaji, aplikon tarifa të përgjysmuara. Këto tarifa janë rritur si rrjedhojë e rritjes së tarifës fillestare. Sipas udhëzimit, rritja e tarifave është bërë në zbatim të kontratës koncesionare.

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile MASA E PENSIONIT Masa mujore e pensionit të plotë të pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë e pensionit iu jepet të gjithë personave të siguruar. Shtesa që iu jepet personave të punësuar është 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve. Shuma e përgjithshme e pensionit do të jetë jo më shumë se dyfishi i shumës bazë, ose 75% e pagës neto mesatare të 3 viteve rresht, në 10 vitet e fundit të punës të personit të siguruar, cila të jetë më e vogël. Për kategoritë, të cilat për arsye të ndryshme nuk mund të presin plotësimin e kushteve të përfitimit, ose në rastet kur kanë mbushur moshën, por nuk plotësojnë vitet e duhura kontributive, për të përfituar një pension të plotë pleqërie skema lejon edhe ndarjen e përfitimeve të reduktuara edhe atyre të pjesshme.

përfitues të rinj do t’i shtohen skemës së pensioneve gjatë kësaj periudhe kohore. Kategoria e parë E kundërta do të ndodhë për profesionet e kategorisë së parë. Konkretisht për këtë kategori aplikuesish rritja graduale e moshës së daljes në pension do të vijojë edhe për shumë vite të tjera. Duke iu referuar detaji-

meve në tabelën zyrtare të ISSHsë, rritja e vjetërisë kontributive dhe moshës për të përfituar pension nga kjo kategori do të bëhet gradualisht çdo vit me 6 muaj derisa sa të arrihen edhe kufijtë maksimalë të rritjes së moshës, të arritura tashmë në kategorinë e dytë dhe të tretë. Për të përfituar pension, për punët e kategorisë së parë dhe të dytë, nga vjetërsia e punës

gjithsej që kërkohet, 3/4 e saj, duhet të jetë e kryer në punë të kategorisë së parë dhe të dytë, me përjashtim të personave që kanë punuar në miniera në nëntokë ose në punime të tjera të nëntokës, të cilëve u kërkohet që 1/2 e periudhës së punës të jetë në këto punime. Në total janë 548 mijë pensionistë që marrin pensione të kategorive të ndryshme.

Emrat e ish-pronarëve që marrin kompensimin Kompensimi prej 57% të vlerës nga fondet e ALUIZNI-t sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale. Bëhet fjalë për pasuritë në qytete si Shkodër, Berat, Elbasan, Lezhë, Korçë, Fier, Vlorë e Tiranë. Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, do të shpërblehen me këste nga fondi i kompensimit. Fondet që do të merren nga totali i kompensimit do të shpërndahen në varësi të të ardhurave të arkëtuara nga transferimi i parcelës ndërtimore, sipas masës përkatëse që paraqitet në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen prej 23 667m² tokë truall, me vlerë të përgjithshme 363 milionë lekë. Vlera e përgjithshme e shpërblimit të përballohet nga fondi i kompen-

Urdhrat e ekzekutimit për kreditë bankare nga gjykata brenda 5 ditësh Urdhri i ekzekutimit në lidhje me kreditë bankare mund të lëshohet nga gjykata brenda 5 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës. Ky është vetëm një prej ndryshimeve të në Kodin e Procedurës Civile që ka hyrë në fuqi nga 1 shtator 2013. Ky ligj ka sjellë disa ndryshime për sa i përket lëshimit dhe zbatimit të urdhrit të ekzekutimit. Gjithashtu, ligji i ri parashikon se për detyrimet që rrjedhin nga një akt për dhënien e kredisë bankare afati i ekzekutimit të detyrimit nuk mund të shtyhet. Në rastet kur është kërkuar pavlefshmëria e titullit ekzekutiv, Gjykata mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit, vetëm me garanci dhe për një periudhë jo më shumë se 3 muaj. Me kalimin

e këtij afati, ose kur gjykata vendos refuzimin e padisë ose pushimin e gjykimit të saj, masa për pezullimin e ekzekutimit të vendimit konsiderohet e rënë nga fuqia. Më tej, në rastet e kundërshtimit të veprimeve të përmbaruesit gjyqësor, dhe kur gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të vendimit, kjo masë konsiderohet e rënë me kalimin e 20 ditëve nga momenti i dhënies së vendimit të pezullimit. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm ka të bëjë me procedurat e shitjes në ankand të pasurive të sekuestruara, të cilat duhet të botohen në dy gazetat kombëtare me tirazhin më të madh, si dhe ka ulur kufirin e vlerës së shitjes së sendit në ankandin e dytë nga 20% në 30%.

Situata në kaskadën e Drinit

AGJENCIA E KTHIMIT TË PRONAVE PUBLIKON LISTËN E RE TË PËRFITUESVE

Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave vijon publikimin e emrave të përfituesve që marrin të hollat nga kompensimi i zënies së pronës së tyre. Sipas vendimit të publikuar dje nga kreu i kësaj agjencie, Avenir Peka, janë miratuar 5 kërkesa të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Ata përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse të pronave që preken nga ndërtimet informale. Ndërkaq, në gusht ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare shpërblimi për 535 ish-pronarë mbi

Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve

KËRKESA

EMËR MBIEMËR

QARKU

16.3.2012

Azem Ali Krasnika

Shkodër

14.6.2012

Zef Luigj Shtinja

Shkodër

2.10.2012

Hyqmete Nezret Kovaçi

Elbasan

8.11.2012

Hyqmete Nezret Kovaçi

Elbasan

5.11.2012

Ismail Malush Burgija

Durrës

simit të pronave, të parashikuar nga ligji “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronës”. Sipas vendimit të qeverisë, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në përputhje me këtë vendim, të kryejë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, për kalimin e pasurisë së paluajtshme, të kompensuar, në pronësi të shtetit.

Mungesa e shirave, në rënie niveli i liqenit të Fierzës Rënia e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës vazhdon pa ndërprerje. Kjo situatë sipas specialistëve është e pritshme dhe nuk shkakton ndonjë shqetësim për periudhën në të cilën ndodhemi. Burime nga salla e komandës së hidrocentralit bëjnë të ditur se niveli i ujërave të liqenit të Fierzës ka arritur në 282.60 metra mbi nivelin e detit, me një rënie prej afro 20 cm në 24 orë, pasi prurjet e ujit vazhdojnë të jenë të ulta dhe arrijnë në 32 metër kub ujë në sekondë. Pavarësisht tendencës në rënie, liqeni i Fierzës, që shërben si rregullator edhe për liqenet e Komanit e Vaut të Dejës, vazhdon të jetë në nivele të pranueshme për periudhën, pasi fillimi i

sezonit të reshjeve, mundëson përmirësimin e kësaj situate. Liqeni i Fierzës në nivelin maksimal të tij, 296 metra mbi nivelin e detit, ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliardë metër kub ujë. Ndërsa në nivelin e të ashtuquajturës pikë e vdekjes, 242 metra mbi nivelin e detit kapaciteti është 1.2 miliardë metër kub ujë, që nuk shfrytëzohet për prodhim energjie. Sistemi ynë energjetik që prej disa kohësh është në vështirësi për shkak të rritjes së konsumit dhe varësisë që ka ndaj reshjeve të shiut. Projekti i gazsjellësit TAP, i cili do të përfundojë në 2019 pritet që të ndikojë në përmirësimin e sistemit energjetik në vend, duke ulur varësinë nga reshjet e shiut.


08

« AKTUALITET

E premte 6 shtator 2013 • HISTORIAN NË “FIKS FARE”, I KËRKONTE 800 EURO EMIGRANTIT PËR “TA LËNË TË LIRË”

Pezullohet rrugori që kërkonte para për patentën Historia e plotë e Kamberit dhe emigrantit. Oficeri edhe në procedim disiplinor

Duke i treguar rrugën e gjatë që bëjnë këto dokumente të bllokuara për të dalë më parë në një komision, ku emigranti rrezikonte të penalizohej vetëm pse nuk kishte ndezur dritat e makinës, efektivi i komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës i tregon se gjoba që ai rrezikon të marrë është 800 euro deri në heqjen e lejes së drejtimit të automjetit.

Policia e Shtetit, në një njoftim zyrtar sqaron pozicionin e saj në lidhje me një oficer policie, i cili është filmuar nga një televizion, duke u shprehur se personi në fjalë është pezulluar. Në njoftim thuhet se “Nisur nga rasti i trajtuar në emsionin Fiks-Fare të televizionit Top-Channel, nga Departamenti për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është marrë masa e pezullimit nga detyra të Nënkomisar Agim Kamberi, me detyrë specialist në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tiranë. Ndërkohe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj Nënkomisar Agim Kamberi. Ai u filmua nga Fiks Fare, teksa kërkonte para në lidhje me çbllokimin e patentave. Në ditët e fundit të muajit gusht. Një emigrant së bashku me familjen shijonte peizazhin e Tiranës nga Mali i Dajtit, por sapo ka hasur në postbllokun e parë të Policisë së Qarkul-

limit Rrugor është ndaluar për mosndezjen e dritave. Emigranti u ka kërkuar policëve që t’i kthenin dokumentet e makinës, si dhe patentën, përderisa ata e kishin gjobitur. Policët nuk kanë pranuar dhe pas këmbënguljes së tij për të marrë dokumentet e makinës, e kanë shoqëruar për në ambientet e komisariatit nr. 4 të policisë së kryeqytetit. Ndërsa i kanë marrë dokumentet e makinës së tij, punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor të kryeqytetit e kanë sorollatur emigrantin shqiptar për t’i kërkuar para në këmbim të dokumenteve. Pasi i kanë bllokuar patentën dhe pas qëndrimit për 4 orë në komisariat emigranti është drejtuar përsëri në derën e komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës. Në sportelin e rojës ka kontaktuar me një efektiv të kësaj policie, i cili i ka premtuar se do ta ndihmojë për të marrë dokumentet. Polici ka dalë nga sporteli dhe është ulur në një nga kafenetë që ndodhen pranë këtij komisari-

ati, ku ka pohuar se në këtë periudhë të gjithë policët e qarkullimit marrin ryshfete pasi me ardhjen e qeverisë së re askush nuk do të guxojë më t’u bjerë në qafë qytetarëve. Duke i treguar rrugën e gjatë që bëjnë këto dokumente të bllokuara për të dalë më parë në një komision, ku emigranti rrezikonte të penalizohej vetëm pse nuk kishte ndezur dritat e makinës, efektivi i komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës i tregon se gjoba që ai rrezikon të marrë është 800 euro deri në heqjen e lejes së drejtimit të automjetit. Për të mos i dërguar dokumentet në Ministrinë italiane të Transporteve, dhe që të mos penalizohet në shtetin ku ai jeton, polici shqiptar i propozon një rrugë tjetër zgjidhjeje, atë të ryshfetit. Kundrejt një pagese që do të ishte më e lartë sesa gjoba, ai i del garant që t’i nxjerrë patentën nga dosja ku është futur. Takimi lihet për ditën e nesërme kur emigranti do të marrë patentën e tij italiane, vetëm pasi të bëjë pagesën.

BLLOKIMET PËR MANGËSI NË DOKUMENTACION. POLICIA KAP EDHE ARMË

Rrugorët në aksion, kontroll 475 makinave dhe bllokojnë 37 Mariglen Mullai

N

ga një operacion me bazë të gjerë rrugorët kryeqytetas mundën që me sukses të kontrollonin 475 makina këto 48 orët e fundit, teksa 37 prej tyre u sekuestruan për mangësi në dokumentacione. Strukturat e policisë së kryeqytetit, kanë ndërmarrë dhe vënë në zbatim një sërë masash në kuadër të Planit Operacional të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili ka si qëllim bllokimin, sekuestrimin dhe nisjen e hetimeve për automjetet e vjedhura dhe të trafikuara, si dhe bllokimin apo marrjen e masave administrative ndaj automjeteve që rezultojnë me mangësi në dokumentacion apo veshje me xhama të errësuar, duke ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme të Tiranës. Burimet zyrtare të policisë thanë se veprimet e strukturave të policisë, janë përqendruar dhe në drejtim të kapjes së personave që mbajnë armë zjarri pa leje, si dhe për menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë në të gjithë akset rrugore, hyrësedalëse të kryeqytetit. Janë marrë masa tekniko-organizative, si dhe janë organizuar shërbime të përbashkëta të Strukturave të Hetimit të Krimit, të Hetimit të Parandalimit të Krimeve, të shërbimeve të patrullës së përgjithshme dhe komisariatet e ndërhyrjes së shpejtë, me qëllim realizimin e përgjegjësisë për parandalimin, zbulimin dhe dokumentimin e çdo veprimi të kundërligjshëm dhe kriminal në pikat e segmentet rrugore. Operacioni Në sajë të masave të marra

Qytetari ia dha për strehën e drurit

Rryshfet 500 mijë lekë për leje ndërtimi, pranga policit të bashkisë Për shkak se i ka marrë ryshfet një qytetari për leje ndërtimi, është arrestuar dje një polic i Bashkisë së Tiranës. Nga Prokuroria mësohet se SH. Azuni akuzohet se i ka marrë një shtetasi shumën prej 500 mijë lekësh në formë ryshfeti. Nga hetimet paraprake, mësohet se polici i Bashkisë e ka marrë ryshfetin si shpërblim për një leje ndërtimit. SH.Azuni do përballet me akuzën e ‘korrupsuionit pasiv’, teksa çështja e tij pritet të dalë edhe në gjyq. Nga të dhënat e para nga seksioni antikorrupsion në Policinë e Tiranës dhe njësia Task-Forcë në Prokurorinë kryeqytetase mësohet se Azuni i kishte marrë 500 mijë lekë një qytetari që ta lejonte të ngrinte një strehë të gjerë druri mbi taracën e shtëpisë së tij. Me të marrë informacionin se polici bashkiak kishte për t’ia marrë ryshfetin nga qytetari në fjalë, njësitë e antikorrupsionit duket se kanë bashkëpunuar për t’ia dokumentuar këtë veprim, pasi për ndalimin e tij mësohet se ka pasur edhe një urdhër gjykate. Ndërkaq, çështja mbetet ende në hetim dhe pritet dëshmia e të dy personave. Paraprakisht, mësohet se Azuni është shprehur se nuk ka marrë para për korrupsion.

Shqiptari Duka dënohet me 5 vjet burg për kokainë

REZULTATET Detyra/shërbime të kryera

Shuma

Kapje flagrancë

11

Kapja në bashkëpunim

3

Kapur persona në kërkim

2

Ndërhyrje me inisiative

45

Mbështetje të institucioneve të ndryshme

36

Persona të verifikuar e kontrolluar

780

Persona të shoqëruar

64

Numri i gjobave për shkelje administrative

546

Mjete të kontrolluara

475

Mjete te bllokuara (automjete dhe motorra)

37

dhe vënies në zbatim të këtij Plan-Operacioni, gjatë dy ditëve të fundit, nga shërbimet e policisë janë kontrolluar dhe janë kryer verifikimet përkatëse përreth 475 automjete të ndryshme, nga të cilat janë bllokuar 37 automjete, pasi nga verifikimi në sistemin e Interpolit kanë rezultuar të vjedhura jashtë vendit, apo mangësi të shumta në dokumentacion. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë, është bërë e mundur të bllokohen dhe 3 armë zjarri pistoleta të llojeve të ndryshme, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe 9 shtetas të tjerë për konsumim të veprave penale të vjedhjes së pasurisë, plagosjes dhe kanojes.

ANGLINjë trafikant kokaine në Wellingborough është burgosur për 5 vjet, pasi policia zbuloi një vend të rëndësishëm të furnizimit të drogës. Shpend Duka, një 34-vjeçar shqiptar, banues në Swinburne Road, Wellingborough, u akuzua për dy vepra penale, posedimi i drogës dhe mbajtja e saj me qëllim të furnizimit. Detektivi Lorraine Gordon, nga Krimi i Organizuar dhe skuadra e antidrogës tha: “Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur me dënimin e dhënë në këtë rast”. Përdorimi i drogës ka një ndikim të gjerë në komunitet përdoruesit kryejnë grabitje.

Kamioni përplaset me fugonin, plagosen dy Dy persona u plagosën dje, pasi një furgon pasagjerësh dhe një kamion janë përplasur me njëri-tjetrin mesditën e djeshme. Aksidenti u shënua rreth orës 14:30 minuta në Kamëz, ndërkohë që të plagosurit Petrit Hidri 35 vjeç dhe Vladimir Cena, 56 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në spital, ku mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë, teksa janë marrë në pyetje drejtuesit e 2 mjeteve.


INTERVISTË • E premte 6 shtator 2013

»

09

INTERVISTA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, BUJAR NISHANI, DHËNË GAZETARIT TË TELEVIZIONIT “KLAN”

Bujar Nishani: Do bashkëpunoj me Ramën, por s’do lejoj presione për institucionet

T

ë nderuar teleshikues, mirëmbrëma! Po ju flas nga një studio e improvizuar në Presidencën e Shqipërisë, në selinë e Presidentit të Republikës, në një intervistë të lajmëruar gjatë gjithë javës së kaluar, një intervistë e fokusuar te zhvillimet politike që la pas sezoni i kaluar dhe që pritet të fillojnë në këtë sezon të ri politik. Është një intervistë me Presidentin e Republikës, zotin Bujar Nishani. Thashë, sikurse e keni ndjekur, e lajmëruar ditët e fundit është një intervistë premierë e emisionit “Opinion”, që do të vijojë me përditshmërinë e tij katër herë në javë prej datës 12 shtator. Zoti President, mirëmbrëma dhe faleminderit që pranuat ftesën! Presidenti Nishani: Kënaqësia është e imja dhe ju uroj suksese në këtë sezon të ri! Gazetari: Faleminderit! Shpresoj që edhe ju të keni pasur pushime pak a shumë normale. Nuk e di nëse presidentët pushojnë apo jo zakonisht?! Presidenti Nishani: Pushimi është i nevojshëm për të gjithë për të qenë i përgatitur për çdo sezon pune në mënyrën më dinamike të mundshme. Gazetari: Keni pushuar këtu apo jashtë? Presidenti Nishani: Unë, në përgjithësi, pushoj në Shqipëri. Më pëlqejnë vendet e bukura të Shqipërisë, më pëlqen bregdeti, mali e gjithçka. Gazetari: Thonë se Shqipëria është e bukur ashtu si e ka krijuar Zoti aty ku s’ka vënë dorë njeriu, por aty ku kanë vënë dorë njerëzit, mjedisi është shumë problematik. Presidenti Nishani: Jo në çdo rast kjo është e vërtetë. Gazetari: Jo në çdo rast kjo është e vërtetë?! Ju keni pushuar në selinë e Presidentit në Jug apo ….? Presidenti Nishani: Unë kam qenë në Jug, në Veri, kam qenë në Vermosh, ku pashë një bukuri të veçantë të Shqipërisë. Ishte një vend turistik për t’u admiruar. Kam qenë në Libohovë, në Dhërmi. Gazetari: Paskeni bërë, pak a shumë, pushime aktive; në lëvizje. Në Vermosh ishit për herë të parë? Presidenti Nishani: Isha për herë të parë dhe jam mrekulluar. Gazetari: Ç’do me thënë, jeni mrekulluar? Presidenti Nishani: Së pari, nga natyra, nga bukuria e vendit, nga mikpritja e njerëzve, por edhe nga disa elementë të tjerë etnografikë, siç ishin kostumet popullore, për të cilët kisha dëgjuar shumë, por nuk i kisha parë aq afër. Gazetari: Kemi parasysh se kur flasim për turizmin në Shqipëri apo Shqipërinë turistike, kemi parasysh segmentin nga Vlora në Jug, në Sarandë dhe deri diku Durrësin. Pjesën tjetër të Shqipërisë nuk e konsiderojmë turistike. Presidenti Nishani: Për fat të keq. Çdo vend i Shqipërisë, çdo cep i saj, nga Vermoshi e deri Jug, është i bukur. Gazetari: Kishte turistë në Vermosh? Presidenti Nishani: Po, kishte. Ata ishin të vendosur atje edhe me tenda e çadra dhe me mjetet e tyre që lëviznin përgjatë Alpeve, përgjatë maleve të asaj zone. Gazetari: Përveç pushimeve, ka qenë aktive vera juaj, zoti President? Presidenti Nishani: Pothuajse, ka qenë aktive çdo ditë. Edhe ditët që kanë qenë jashtë zyrës, që mund të konsiderosh ditë pushimi, kanë qenë të lidhura me zhvillimet e politikës, me zhvillimet në vend me aktivitetet e detyrat e Presidentit të Republikës, çdo ditë pa dyshim. Gazetari: Zoti Nishani, Ju jeni Presidenti i dytë, sepse paraardhësit kanë dhënë dorëheqjen, që do të tranzitoni pushtetin; pra, do të jeni në detyrën e Presidentit në kalimin e pushtetit nga njëra forcë politike drejt një force tjetër. Duket pak e vështirë në fillim. A jeni i përgatitur Ju për këtë kalim politik? Presidenti Nishani: Ky është normaliteti i një demokracie të konsoliduar, i një demokracie që funksionon. Gazetari: A kanë qenë krejt demokratike këto zgjedhje dhe a ka qenë demokratike gjithë situata para dhe pas zgjedhore? Presidenti Nishani: Unë besoj se po. Ka qenë situatë para dhe pas zgjedhore nga më të mirat e hasura ndonjëherë. Këtë e bazoj jo vetëm në gjykimin tim; ka qenë një fushatë që në mënyrë të përsëritur unë e kam përcjellë edhe tek opinioni vendas dhe te partnerët, e mbështetur tërësisht në vizionin dhe në platformat qeverisëse, kryesisht e fokusuar te çështjet e ekonomisë , si dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve. Procesi zgjedhor, pa dyshim, ka qenë një proces i mirë. Natyrisht, që unë besoj se pas daljes së raportit të vëzhguesve ndërkombëtarë, duhet të merren hapa të tjerë për ta përmirësuar akoma më shumë në të ardhmen. Ne kemi nevojë për përsosmëri gjithmonë. Gazetari: Kishit shqetësim se mund të ndodhte ndonjë problem me zgjedhjet? Presidenti Nishani: Në mënyrë institucionale, unë nuk kam pasur informacione, identifikime apo indicie që mund të kishte probleme me zgjedhjet; por gjithsesi, shqetësimet shpesh herë shfaqeshin nga aktorë dhe faktorë të ndryshëm të shoqërisë. Për një gjë jam shumë i kënaqur, që në të gjitha rastet kur hamendësohej për shqetësime,

për përplasje sociale që mund të vinin si pasojë e zgjedhjeve, të gjithë dështuan dhe nuk rezultuan të vërteta. Gazetari: Zoti President, a mund të konsiderohet Shqipëria në një normalitet demokratik pas dy palë rrotacionesh në kushte normale? Presidenti Nishani: Besoj se po. Gazetari: Sot e tutje ne mund të quhemi një vend që i kemi përmbushur standardet? Presidenti Nishani: Unë besoj se i gjithë procesi, ashtu si ju iu adresuat para pak çastesh, fushata zgjedhore, angazhimi i qytetarëve ditën e zgjedhjeve, funksionimi i administratës zgjedhore, me përjashtim të rastit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ndenji i paplotësuar, veçanërisht mënyra e sjelljes së klasës politike pas daljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve, ka qenë tregues i një pjekurie dhe maturie politike të Shqipërisë dhe institucioneve të saj. Gazetari: Çfarë ka nevojë të përmirësojë Shqipëria nga zgjedhjet, zoti President? Presidenti Nishani: Ndoshta do të ishte më mirë që ne të prisnim raportin e institucioneve të specializuara për këtë, por gjithmonë unë e them se gjithnjë kemi mjaft probleme për t’i përmirësuar. Asnjëherë nuk mund të themi që kemi arritur gjithçka. Gazetari: Duket se e gjithë vëmendja aktuale është e përqendruar tek mazhoranca e re dhe dekretimi që ju do t’i bëni asaj. Ndërkohë, para kësaj, hasim një veprim para-

re, por siç jeni të njoftuar, unë kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit në datën 9 shtator… Gazetari: Që është brenda limiteve ligjore. Presidenti Nishani: Po, brenda limiteve ligjore. Në datën 7 shtator është dita e fundit e Kuvendit që mbylli sesionin parlamentar dhe, natyrisht, e gjykova të arsyeshme që pas ditës së diel, datë 8 shtator, 9 shtatori të ishte data më e përshtatshme që Kuvendi i Ri të mblidhej, të kryente detyrimet e para të tij të zgjedhjes së Kryetarit të ri të Kuvendit të Shqipërisë; menjëherë, pas kësaj date, unë pres që koalicioni fitues të sjellë propozimin zyrtar… Gazetari: Pas verifikimit të mandateve. Presidenti Nishani: Pas verifikimit të mandateve për të emëruar Kryeministrin e Ri. Me të ardhur propozimi zyrtar nga koalicioni fitues, natyrisht, që Presidenti i Republikës, do të dekretojë emërimin e Kryeministri të Ri. Gazetari: Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ju keni 7 ditë kohë për ta dekretuar Kryeministrin e Ri, zoti Nishani. Do ta shpenzoni komplet këtë periudhë kohore apo mendoni se mund të kryhet më shpejt? Presidenti Nishani: Unë mendoj se nuk ka nevojë për asnjë lloj sforcimi të pamotivuar të konsumimit të kohës, koha është gjithnjë në dispozicion të funksionit dhe detyrës që kryen. Në çastin që funksioni, detyra dhe përgjegjësia janë të qarta për t’u ushtruar, ato duhet të ushtrohen në çastin më të parë të mundshëm.

prak, Kryeministri në detyrë, zoti Berisha ka deklaruar sot në mbledhjen e qeverisë se do t’ju paraqesë Juve dorëheqjen? A do t’ia pranonit menjëherë dorëheqjen Kryeministrit? A ka nevojë Kryeministri që t’ju paraqesë Juve dorëheqjen? Presidenti Nishani: Natyrisht, procedura e parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj, do të ishte mirë të respektohej; kështu që çdo hap që ka të bëjë me një kalim normal të pushtetit, është një hap pozitiv dhe mund të aplikohet në Shqipëri. Gazetari: Zoti President, edhe në postin Tuaj si Kreu i Shtetit, por edhe si një figurë politike e këtyre viteve në Shqipëri, si do ta gjykonit vendimin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Kryeministrit në detyrë për t’u tërhequr nga udhëheqja e Partisë Demokratike pas një karriere 23-vjeçare në politikën shqiptare? Presidenti Nishani: Është plotësisht një e drejtë personale dhe individuale e gjykimit politik dhe njerëzor të zotit Berisha. Kjo mbetet një çështje që do të reflektohet, pa dyshim, në historinë politike. Gazetari: Si do ta gjykonit Ju angazhimin e tij dhe kontributin 23-vjeçar në politikë? Presidenti Nishani: Unë besoj se është shumë shpejt të bësh analiza të tilla, aq më tepër nga pozicioni i Presidentit të Republikës, por jam i bindur që kontributet janë gjithmonë të rëndësishme për t’u vlerësuar e për t’u parë me syrin kritik; njëkohësisht, për të parë se çfarë kanë sjellë si rezultat këto kontribute dhe këto angazhime të personaliteteve kaq të rëndësishme që janë në krye të punëve të vendit për një kohë të gjatë. Gazetari: Zoti President, pritet që kuvendi të mblidhet ditën e hënë, datë 9 shtator dhe Ju të ushtroni funksionet Tuaja si Kreu i Shtetit. Pyetja ime e parë dhe e drejtpërdrejtë është: Kur do ta dekretoni Kryeministrin e Ri të Shqipërisë? Kryeministri, ndërkohë po bën disa mbledhje paralele kabineti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, pavarësisht se janë jozyrtare. Presidenti Nishani: Unë nuk kam dekretuar ende asnjë qeveri të

Gazetari: Që do të thotë se Ju do ta dekretoni në çastin më të parë të mundshëm Kryeministrin e Ri? Presidenti Nishani: Pa diskutim. Gazetari: Zoti Nishani, ndërkohë, pas dekretimit të Kryeministrit të Ri, ai duhet të paraqesë listën e ministrave për t’u dekretuar sërish nga Presidenti i Republikës, më pas për t’u betuar në Kuvend dhe për të filluar funksionin e tyre ose për të marrë detyrën. Keni sërish 10 ditë kohë. Ju jeni njohur me listën e ministrave, nuk është si rastet e tjera që dekretimi i Kryeministrit ka çuar më pas në bërjen publike të listës së ministrave. A keni Ju, si President i Republikës, pakënaqësi, hezitime dhe paragjykime për ndonjë nga ministrat e deklaruar të mazhorancës së majtë? Presidenti Nishani: Ushtrimi i detyrave kushtetuese nuk lidhet me pakënaqësitë apo hezitimet personale, përveçse me detyrimet kushtetuese dhe kriteret ligjore. Gazetari: A keni Ju pakënaqësi në kuptimin e dekretimit të ndonjërit prej emrave që janë deklaruar nga mazhoranca e majtë si ministra të mundshëm? Presidenti Nishani: Unë ende nuk e kam marrë zyrtarisht propozimin. Gazetari: Ju e dini shumë se kush janë ministrat e qeverisë së re. Presidenti Nishani: Pa diskutim. Jam njohur përmes mediave, sepse kanë qenë deklarata zyrtare të përfaqësuesve të mazhorancës së re qeverisëse për emrat, por natyrisht Presidenti i Republikës duhet të reflektojë tek opinioni publik një qëndrim strikt ndaj procedurës dhe ligjit. Kjo nuk do të thotë që ne mund të bëjmë të paqenin; gjithsesi, janë institucionet ato që e ndihmojnë Presidentin e Republikës. Gazetari: Ç’do me thënë: “Janë institucionet ato që e ndihmojnë Presidentin e Republikës”? Presidenti Nishani: Janë institucionet e shtetit shqiptar ato që verifikojnë integritetin, ligjshmërinë e propozimeve që vijnë nga for-

cat politike, aktualisht nga mazhoranca konkrete. Gazetari: Në momentin që Ju do të keni zyrtarisht listën e ministrave do t’u kërkoni institucioneve të tjera kompetente të hetojnë për secilin prej këtyre emrave? Që do të thotë: A do t’i kërkoni Ju Shërbimit Informativ Shtetëror apo strukturave të tjera të specializuara që të verifikojnë dhe të hetojnë përputhshmërinë e këtyre personave me postin? Presidenti Nishani: Jo. Presidenti i Republikës duhet t’i ndjekë të gjitha hapat ligjorë dhe kushtetues që e lidhin atë me një detyrë kaq të rëndësishme, sa ç’është dekretimi i një qeverie të re. Gazetari: Dekretimi do të bëhet ministër për ministër, zoti President? Presidenti Nishani: Dekretet janë me emra. Gazetari: Që do të thotë se mund të refuzoni për të dekretuar ndonjë emër të caktuar për arsye të informacioneve që Ju mund të merrni apo për mendimet që keni për një figurë? Presidenti Nishani: Nëse do të ketë arsye kushtetuese, po. Gazetari: Vetëm nëse ka raste të arsyeve kushtetuese dhe jo ato që lidhen me opinionin Tuaj? Presidenti Nishani: Natyrisht, opinioni i Presidenti të Republikës nuk është një opinion që mund të ndikojë në vendimet apo përmbushjet e detyrave kushtetuese. Gazetari: Cilat quhen arsyet kushtetuese, zoti President? Presidenti Nishani: Natyrisht, ato që bien ndesh me ligjin, që kanë të bëjnë me karakterin e mospajtueshmërisë të funksionit të detyrës së ministrit. Ato janë qartësisht të përcaktuara në Kushtetutë. Gazetari: Në qoftë se nga një shërbim i specializuar do të vinte informacioni se dikush prej ministrave mund të ketë pasur lidhje me ish-shërbimet sekrete të kohës së regjimit komunist etj., a do të refuzonit Ju ta dekretonit? Presidenti Nishani: Nuk mund të paragjykoj asnjë hap të Presidentit të Republikës në këtë çast, por natyrisht, Kreu i Shtetit, do të jetë një respektues strikt i Kushtetutës dhe i ligjeve të vendit, pa diskutim, se kjo është detyra dhe përgjegjësia e tij. Gazetari: Zoti President, ndërkohë, mbeten 10 ditë kohë nga çasti i marrjes së propozimit të emrave të ministrave deri në dekretimin e tyre, a do të ndiqni për dekretimin e qeverisë të njëjtën rrugë të shpejtë si në dekretimin e Kryeministrit? Presidenti Nishani: Pa diskutim që do të ndjek një rrugë normale; nuk ka asnjë arsye për të krijuar pengesa artificiale apo tejkalime artificiale të kohës. Gazetari: Kryeministri që pritet të hyjë në zyrë, por që ende nuk ka hyrë, Zoti Rama, ka paralajmëruar vizita zyrtare në Kosovë, Bruksel dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A mendoni se dekretimi do të kryhet brenda kësaj kohe për t’i mundësuar atij t’i realizojë këto vizita? Presidenti Nishani: Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është një element i rëndësishëm për funksionimin e tyre, për imazhin e vendit, por edhe për përmbushjen e detyrave të gjithsecilit. Gazetari: Zoti President, a keni apo keni pasur Ju vështirësi komunikimi me përfaqësuesit e së majtës gjatë kësaj periudhe që keni qenë në krye të shtetit? Presidenti Nishani: Natyrisht, nëse mund t’i quajmë vështirësi deklaratat politike, por që te puna e Presidentit të republikës nuk kanë ndikuar. Ato mbeten për t’u gjykuar nga opinioni publik. Për mua është e rëndësishme që çdo institucion të ruajë, në radhë të parë, integritetin e tij institucional, kushtetues, por edhe individual. Gazetari: Zoti President, ndërkohë, si mendoni se duhet kryer kalimi i pushtetit nga një mazhorancë e djathtë, që e ka ushtruar këtë pushtet për 8 vjet, në një mazhorancë të majtë, që ka marrë një numër prej 83 mandatesh aktualisht? Presidenti Nishani: Me gjithë problemet që ekzistojnë ende, unë besoj se kemi një administratë civile të konsoliduar. Gazetari: E cila ndihet e kërcënuar më shumë se çdokush tjetër në këtë vend. Presidenti Nishani: Unë do të kërkoja që ajo të mos ndihej e kërcënuar. Është e respektuar maksimalisht nga ligji dhe procedura, por edhe nga politika, me që politika vjen në krye të punëve, edhe në udhëheqje të institucioneve. Unë desha të kthehem te pyetja juaj që kjo administratë civile e konsoliduar, pa dyshim, që e ndihmon kalimin e pushtetit në mënyrë normale. Unë besoj se që nga viti 2005, për hir të së vërtetës, kemi krijuar një traditë të kalimit të pushtetit. Gazetari: Të kalimit normal të pushtetit, se kalim ka pasur gjithnjë. Presidenti Nishani: Po, të kalimit normal; kështu që unë do të vlerësoja shumë çdo akt të anëtarëve të kabinetit që largohen nga detyra për të paraqitur një ecuri të të gjitha punëve që ata kanë bërë tek anëtarët e rinj të kabinetit që do të vijnë. Natyrisht, pjesa procedurale është pjesë e dinjitetit të institucioneve të shtetit shqiptar. Gazetari: Çfarë rol do të luani Ju, si President i Republikës, në këtë kalim të pushtetit nga e djathta drejt së majtës? Presidenti Nishani: Asgjë më shumë se ç’përcakton Kushtetuta. Nuk mund të dalë Presidenti i Republikës jashtë tagrit të tij Kushtetues: Përgjegjësi shumë të madhe në përmbushjen e detyrimeve të tij kushtetuese, që fillojnë me thirrjen e Kuvendit, me


10

« INTERVISTË

dekretimin e Kryeministrit, të qeverisë, betimin e ministrave dhe paralelisht me këta inkurajimin e institucioneve të pavarura për të përmbushur detyrat e tyre me të njëjtin temp, ritëm dhe përgjegjësi si në çdo kohë normale të qeverisjes. Gazetari: Pa dyshim, që çdo mazhorancë që vjen ushtron presion ndaj këtyre institucioneve të pavarura ose tenton zëvendësimin e krerëve të tyre me përfaqësues që janë më pranë saj; nuk po them direkt të saj. a do të jeni Ju garant se nuk do të ketë ndryshime thelbësore në këto institucione të pavarura? Presidenti Nishani: Presidenti i Republikës do të jetë garant i Kushtetutës, do të jetë garant i ligjshmërisë, do të jetë garant dhe i integritetit individual të personave, të cilët kanë marrë përsipër një përgjegjësi për të drejtuar institucione të tilla kushtetuese. Të tria këto së bashku përbëjnë, së pari, detyrën që ka Presidenti i Republikës ndaj vendit, detyrën e tij ndaj shtetit si Kreu i Shtetit, por edhe ndaj imazhit të vendit. Gazetari: A do të refuzonit Ju që të firmosnit në një rast të mundshëm, apo të refuzonit presionet që mund të keni për zëvendësimin e Kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, të Kreut të Prokurorisë së Përgjithshme ose institucione të tjera të pavarura, që natyrisht, kësaj mazhorance që vjen do t’i leverdiste t’i kishte të vetat? Presidenti Nishani: Asnjë presion nuk do të gjejnë te Presidenti i Republikës, por mjedis bashkëpunues. Gazetari: Atëherë, për çfarë do të bashkëpunojë Presidenti i Republikës me këtë mazhorancë të re që po vjen? Presidenti Nishani: Për shumë gjëra: Presidenti i Republikës është drejtuesi i një prej institucioneve më të rëndësishme kushtetuese të vendit; Presidenti i Republikës është Kreu i Shtetit Shqiptar; Presidenti i Republikës do të përcjellë apo paraqesë në mënyrë zyrtare politikën e jashtme të shtetit shqiptar që miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe zbatohet nga qeveria, por është zëri i Presidentit të Republikës që, në bazë të Kushtetutës, që e paraqet këtë politikë të jashtme të shtetit; Presidenti i Republikës është një aktor i rëndësishëm në përbërjen e institucioneve të larta të vendit, siç janë: Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese. Natyrisht, këtë e bën në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin. Një qeveri është produkt i një mazhorance parlamentare. Por edhe në ndërmarrjen e reformave të tilla të rëndësishme ku do të spikasin, pa dyshim, ato që lidhen me integrimin evropian të vendit. Gazetari: Zoti President, e majta-pjesa kryesore e së majtës, ajo që përfaqësohet nga Partia Socialiste, ka votuar kundër jush në Kuvend, pra, nuk ka votuar pro jush; vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim ju ka votuar Juve për të qenë President i Republikës. Ndërkohë, ka pasur disa deklarata nga përfaqësues të së majtës, të niveleve të ndryshme, kundër jush gjatë këtij viti që Ju po ushtroni detyrën. A mendoni që këto do të krijojnë një klimë paragjykimi dhe do ta bëjnë më të vështirë bashkëpunimin Tuaj me këtë mazhorancë të re? Presidenti Nishani: Kjo mbetet pikërisht në sjelljen politike të mazhorancës së re, nuk është çështje e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës është zgjedhur për një mandat pesëvjeçar. Presidenti i Republikës i ka të përcaktuara qartazi detyrat, të drejtat dhe detyrimet e tij në Kushtetutën e vendit. Nëse Presidenti i Republikës do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës, pa dyshim, mban përgjegjësinë e tij institucionale dhe ligjore, por unë besoj se mazhoranca e re do të ofrojë atë vizion dhe atë koncept funksionimi institucionesh që ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë Presidenti i Republikës, që është: Bashkëpunimi, mbi të gjitha, mirëbesimi midis institucioneve. Kjo është në bazën e themelit të punës së vetë institucionit në mënyrë individuale, por edhe në mënyrë bashkëpunuese dhe në mënyrë kolektive, pasi vërtet institucionet kanë pozicionet e tyre të veçanta, por në fund të fundit, të gjitha janë produkt i shoqërisë, janë në shërbim të shtetit shqiptar dhe duhet të funksionojnë në harmoni dhe në formën e një mekanizmi që komplementon njëritjetrin në përmbushjen e të gjitha detyrave që ata kanë. Gazetari: Një nga akuzat që Ju është bërë nga e majta, zoti President, është fakti se në drejtimin e Institucionit të Presidentit të Republikës keni ndjekur ose përkrahur një linjë që shkon paralel ose në favor të Partisë Demokratike që ju ka zgjedhur, së cilës i keni përkitur deri ditën që jeni betuar si President i Republikës. A është e vërtetë kjo? A i keni dhënë Ju ngjyrim blu Presidencës së Republikës në një farë mënyre? Presidenti Nishani: Kjo mbetet për t’u gjykuar ftohtë dhe, më mirë se kushdo, nga opinioni publik. Unë e kam shprehur edhe herë të tjera që nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë lloj kompleksi që unë kam ardhur politikisht nga Partia Demokratike. Ka qenë zgjedhja ime, me vullnet të plotë, anëtarësia në Partinë Demokratike dhe angazhimi politik brenda kësaj partie politike; ashtu siç është zgjedhja me vullnet të plotë e çdo anëtari të Partisë Socialiste apo të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët janë pjesë e atyre partive politike. Nuk mundet askush të thotë se një njeri është i zhveshur nga emocionet politike, por aftësia e individit që merr përgjegjësi të tilla në drejtimin e vendit, të institucioneve të vendit, aq më tepër në institucionin më të lartë kushtetues të vendit, që është Institucioni i Presidentit të Republikës, ka të bëjë pikërisht me menaxhimin e ndjesive të tua individuale dhe mbi mbizotërimin në çdo çast të përgjegjësisë kushtetuese të detyrës që ke për të ushtruar dhe, natyrisht, të korrektesës në zbatimin dhe detyrimin e detyrave të tua kushtetuese. Në betejën politike midis palëve politike ka rezultuar që edhe Presidenti i Republikës nuk ka qenë i shmangur nga targeti i zhargonit apo… Gazetari: Nga targeti i luftës politike apo në shërbim të luftës politike? Presidenti Nishani: Nga targeti i luftës politike, sepse në të gji-

tha rastet në një sens normal të gjykimit, Presidenti i Republikës, gjykohet nga mekanizma të caktuar që është Gjykata Kushtetuese dhe pastaj në kuptimin e përgjithshëm, është opinioni publik. Nëse Presidenti i Republikës përmbush një detyrë të tij, kjo nuk do të thotë automatikisht se i ka shërbyer njërës forcë politike apo forcës tjetër. Të qenit jo konfliktual i Presidentit të Republikës, besoj se është një nga përgjegjësitë e Presidentit të Republikës. Gazetari: Dhe detyrim. Presidenti Nishani: Dhe detyrim. Kur them përgjegjësi, padyshim që është dhe detyrim. Gazetari: Ndërkohë, një nga pjesët më të komentueshme, zoti President, ishte nxjerrja nga plani i shpërndarjes që ju i bëtë Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, menjëherë, pasi qeveria vendosi ta kalonte atë si seli të re të Partisë Demokratike. A ishte kjo firmosje një vënie në shërbim të Partisë Demokratike dhe përse e firmosët menjëherë pas vendimit të qeverisë këtë? Presidenti Nishani: Së pari, do të bëja të njëjtën gjë edhe po t’i jepej për seli Partisë Socialiste. Gazetari: Po Ju e vendosët pas vendimit të qeverisë. Mund ta kishit nxjerrë Ju nga plani i shpërndarjes dhe pastaj qeveria ta kalonte si seli? Presidenti Nishani: Për të mos hyrë dhe sqaruar veprimet e qeverisë, megjithëse … Gazetari: Ju e kërkuat, zoti President, apo mendoni se ishte i panevojshëm? Presidenti Nishani: Ja ta sqaroj: Vendimi i qeverisë është bërë zyrtar pas dekretit të Presidentit të Republikës; mund të ketë pasur diskutime në qeveri, kjo është çështje tjetër, e ka pasqyruar qeveria, por akti zyrtar i vendimmarrjes, mesa unë jam informuar, është bërë pasi Presidenti i Republikës ka dekretuar nxjerrjen jashtë planit të përhapjes së objektit. Presidenti i Republikës ka ushtruar …. Gazetari: U nxor jashtë planit të përhapjes sepse realisht nuk duhej, apo për t’i bërë një dhuratë Partisë Demokratike? Pra, si pasojë e një vendimi të qeverisë politik apo nuk ka rëndësi, të cilën Presidenti e aprovon? Presidenti Nishani: Këtë do ta shikojmë në dy dimensione. Së pari, në aspektin formal dhe në aspektin përmbajtësor. Në aspektin formal është një e drejtë dhe detyrë ekskluzive e Presidentit të Republikës nxjerrja e këtyre objekteve jashtë planit të përhapjes. Natyrisht propozimi ka ardhur nga ministria e linjës që është Ministria e Mbrojtjes. Gazetari: Por e pa firmosur nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë zoti President. Presidenti Nishani: Natyrisht, në hartimin e një dokumenti, e një propozimi ku marrin pjesë shumë aktorë nuk është e domosdoshme që të gjithë të bien dakord. Ligji ia lë tërësisht në dorë Presidentit të Republikës vendimmarrjen përfundimtare. Por, natyrisht që Presidenti i Republikës kërkon informacionet e detajuara. Informacionet zyrtare që kanë ardhur tek Presidenti i Republikës, tregojnë që ky ishte një objekt i cili në radhë të parë nuk ishte një objekt që përdorej për pjesën operacionale të ushtrisë, që do të thotë, që nuk ishte një poligon, nuk ishte një depo armatimi, që natyrisht në raste të tilla ishte e domosdoshme që të mbeteshin, në gjykimin tim, pjesë e forcave të armatosura. Ishte një objekt i cili deri në atë kohë ishte vënë në dispozicion për tu përdorur nga disa ente civile brenda forcave të armatosura, për më tepër që këto ente civile tashmë u ishte vënë në dispozicion me një investim të vlerësueshëm të qeverisë një ambient shumë më komod, një ambient shumë më modern dhe padyshim e humbiste rolin që kishte pasur deri në ato momente dhe përderisa kishte një propozim të Ministrisë së Mbrojtjes për të mos e përdorur më. Isha informuar nga debatet që ishin në shtyp që do t’i adresohej një partie politike dhe kjo parti politike ishte partia më e madhe që dilte në opozitë dhe unë besoj për të gjithë këtë dimension dhe vlerat civile të sjelljes institucionale besoj që kemi kryer një akt dhe një veprim krejt korrekt dhe normal. Gazetari: Zoti President, përderisa kjo godinë i kishte humbur funksionet e saj, përse nuk doli nga plani i shpërndarjes një muaj, dy muaj, tre muaj, pesë muaj përpara dhe a mendoni që në planin e shpërndarjes mund të ketë të tjera objekte që i kanë humbur funksionet e tyre dhe mund të ishin hequr të gjitha së bashku në një listë? Presidenti Nishani: Në çdo kohë që do t’i vijnë propozimet Presidentit të Republikës, unë do t’i gjykoj në këtë sens që gjykova dhe rastin, që e gjykova pasi erdhi propozimi përkatës. Gazetari: A mendoni që keni gabuar në këtë moment? Presidenti Nishani: Unë sapo e thashë që kemi kryer një akt normal dhe korrekt. Gazetari: A i kërkuat shpjegime Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë se, përse ai nuk pranoi të firmoste një propozim të tillë? Presidenti Nishani: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk është vartësi i Presidentit të Republikës. Gazetari: Duhet të konsultoheshit me të zoti President? Presidenti Nishani: Nëse do të ishte një objekt i veprimtarisë operacionale të ushtrisë, pa diskutim. Gazetari: Ndërkohë që pati mjaft komente që nënvizonin faktin që veprimi që u ndërmor dhe lirimi i selisë së Partisë Demokratike ishte për arsye të interesave pronësore, po e quaj, që ka familja juaj, konkretisht gruaja juaj. Si është ekzaktësisht kjo çështje? Presidenti Nishani: Padyshim që ishte një insinuatë e padenjë … Gazetari: Çdo të thotë insinuatë e padenjë? Presidenti Nishani: Insinuatë e padenjë do të thotë një nismë e intrigave të kafeneve të Tiranës, me një synim të padenjë gjithashtu për të njollosur dhe për të përfolur integritetin e Presidentit të Republikës krejt pa baza, krejt pa fakte. Së pari, prona mbi të cilin është

E premte 6 shtator 2013 • ngritur objekti ku ka qenë deri më tash selia e Partisë Demokratike nuk ka asnjë lloj lidhje me pronësinë e familjes sime. Gazetari: Nuk ishte bashkëshortja juaj pronare e një pjese të truallit ku është ngritur Partia Demokratike? Presidenti Nishani: Absolutisht! Nuk ka asnjë lloj lidhje, është një pronë krejt e shtetit dhe nuk ka asnjë lloj pronësie private dhe besoj se akti më i fundit që iu kthye bashkisë së Tiranës e ka vërtetuar këtë gjë. Gazetari: A kishte pronësi diku aty rrotull bashkëshortja juaj, kam përshtypjen se u përmendën disa zona? Presidenti Nishani: Natyrisht u përmendën disa zona dhe prandaj thashë që ishte një insinuatë e padenjë dhe një intrigë e një niveli kafenesh duke përdorur vërtetë një pronë ku familja e bashkëshortes sime zotëron pronësi që nga viti ‘93-’94, ku sot njihet si ‘Shtëpia e Toptanësve’, ku sot është objekti me emrin ‘Sarajet’, por që është larg godinës së Partisë Demokratike, por le te themi pronës, sipërfaqes ku është ngritur Partia Demokratike. Dhe insinuata tjetër që ishte në vijimësi të tërë kësaj ideje për të njollosur imazhin e Presidentit të Republikës, kishte të bënte me interesa të shfrytëzimit të pronës për ndërtim etj. në një kohë që ajo pronë në fakt nëse flasim për interesa individuale e penalizon drejtpërdrejti familjen që ka pronën mbi të sepse është një pronë që nuk mund të zhvillohet në asnjë rast për faktin që është monument kulture i kategorisë së parë dhe që të prishet duhet leje e veçantë nga Ministria e Kulturës në radhë të parë, nga qeveria, nga Instituti i Kulturës dhe fakti që unë kam qenë disa vite në pozicione shumë të rëndësishme vendimmarrëse; Ministër i Brendshëm, Ministër i Drejtësisë, prej një viti President i Republikës dhe as është bërë tentativa më e vogël për të abuzuar me ligjin dhe për ta hequr atë objekt nga lista e monumenteve të kulturës me idenë për ta shfrytëzuar më vonë. Pra, pavarësisht se kemi mbetur mjaft korrekt me këtë pasuri, me këtë objekt dhe në tërësi me ligjin, vijnë dhe akuza të tilla por gjithsesi unë besoj se opinioni publik shqiptar është aq i pjekur që gjithçka e vendos në vendin që i takon. Gazetari: Ju thatë që ishin intriga të kafeneve dhe atyre që quhen ambiente informale të Tiranës, por ndërkohë deklarata janë bërë nga deputetë të Parlamentit aktual dhe atij të rikonfirmuar, të parlamentit të ri të opozitës në drejtimin tuaj. Presidenti Nishani: Pikërisht kjo ishte dhe keqardhja ime për të cilën unë iu drejtova publikisht dhe opinionit me një qëndrim zyrtar si President i Republikës pasi nëse në mënyrë të përsëritur tentova të anashkaloja pjesën e intrigës dhe të thashethemnajës, në momente të caktuara Presidenti i Republikës duhet të qartësojë dhe opinionin publik në mënyrë zyrtare. Gazetari: Zoti President, a e dinit ju që një pjesë e kësaj godine që i takon planit të shpërndarjes, që i takonte ushtrisë shqiptare kishte pronësi private? Presidenti Nishani: Jo nuk kam pasur informacion të tillë, por edhe në rastin që do t’i kthehej pronarëve do të bëhej vetëm pas firmosje nga Presidenti i Republikës. Gazetari: Vetëm pas daljes nga plani i shpërndarjes. Presidenti Nishani: Po. Gazetari: A mendoni që përmes këtij gjesti ju i keni bërë një favor Partisë Demokratike së cilën i keni përkitur zoti President? Presidenti Nishani: Gjithsecili le ta gjykojë nga këndvështrimi i tij. Unë kam kryer një akt të mbështetur tërësisht në të drejtën time kushtetuese i cili nuk e dëmton aspak ushtrinë shqiptare dhe nëse ndihmon një parti kryesore të opozitës prapë është një akt civil qytetar. Gazetari: Megjithatë mund të ndihmonte jo thjesht një parti opozitare, por mund të ndihmonte shtetin shqiptar për tu bërë një universitet, një godinë shtetërore, të cilat i mungojnë shtetit dhe shumë gjëra të tjera. Presidenti Nishani: Partitë politike dhe aq më tepër parti me kontribute të tilla siç është Partia Demokratike, siç është Partia Socialiste, të cilat janë asete publike të vendit, mbeten të rëndësishme për një shoqëri. Gazetari: Në qoftë se në muajt në vijim Partia Socialiste do tu kërkonte një gjë të ngjashme për të vetë ose për Lëvizjen Socialiste për Integrim, do të ishit i gatshëm të ribënit të njëjtën procedurë? Presidenti Nishani: Nuk mund të veprojë me dy standarde Presidenti i Republikës. Gazetari: Pra, nëse do t’ju vinte një propozim, do të ishit i gatshëm të firmosni për një gjë që varet nga ju? Presidenti Nishani: Me të njëjtën logjikë dhe procedurë që kanë kaluar dhe akte të tjera të Presidentit. Gazetari: Zoti President, po diskutonim pak për zhvillimet politike të mbylljes dhe fillimit të sezonit të ri, por ndërkohë ka pasur disa zhvillime dhe brenda Partisë Demokratike të cilës ju i keni përkitur dikur, por që mbi të gjithë është një prej institucioneve të rëndësishme politike në këtë vend. Si i shihni zhvillimet brenda Partisë Demokratike pas largimit të Berishës? Presidenti Nishani: Është një çështje që i takon tërësisht Partisë Demokratike. Unë vetëm një dëshirë kam që, Partia Demokratike të vazhdojë kontributin e saj tashmë në pozicionin e opozitës shqiptare sepse ashtu siç i kontribuon partia, apo koalicioni, partive që janë në qeverisje vendit, me ushtrimin e detyrave të tyre, me ushtrimin e përgjegjësive, me punët që bëjnë, ashtu dhe opozita i kontribuon vendit me oponencën, me konsensusin, me qëndrimet e saj gjithmonë në përmirësim të çdo hapi, të çdo reforme që ndërmerret në vend. Çështjet e tjera të organizimit, të lidershipit janë tërësisht çështje që u takojnë ekskluzivisht anëtarëve të asaj partie politike. Edhe Partisë Demokratike si çdo parti tjetër politike të vendit që ka kontribute pozitive i uroj gjithmonë suksese në përmbushjen e misionit të saj. Është një mision që është i domosdoshëm dhe i nevojshëm për çdo shoqëri.

Gazetari: Zoti President, ditën që Kryetari i Partisë Demokratike dhe Kryeministri ende në detyrë i vendit dha dorëheqjen, ai pati një takim me ju një ditë më parë, në mos gaboj. A ju informoi ju Berisha që do të jepte dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike? Presidenti Nishani: Jo nuk ka pasur një bisedë të tillë informuese…. Gazetari: Për çfarë ishte biseda dhe ku fokusohej? Presidenti Nishani: Ka qenë natyrisht për procesin, problematikat e procesit që ishin hasur dhe natyrisht për të gjithë vijimësinë e hapave të tjerë që i takonin dy institucioneve për të bashkëpunuar. Gazetari: A kishte Kryeministri pakënaqësi për mënyrën sesi u zhvilluan zgjedhjet? Presidenti Nishani: Natyrisht problematikat shqetësimet që u ndeshën janë bërë prezente dhe nga Kryeministri Berisha. Është krejt normale që midis dy institucioneve të paraqiten këto problematika, këto shqetësime dhe që mbeten pjesë e diskutimeve dhe pjesë e angazhimeve të kohës që vjen. Gazetari: Ndërkohë, zoti President, ju pritët menjëherë dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht sot dhe Kryetar i Partisë Demokratike, zotin Basha. Përse e pritët zotin Basha atë ditë? Presidenti Nishani: Takimi brenda ditës ka qenë një koiçidencë sepse takimi me zotin Basha ishte parashikuar disa ditë përpara. Gazetari: Kishte apo nuk kishte lidhje me dorëheqjen e Berishës kandidimi i Bashës për kreun e Partisë Demokratike? Presidenti Nishani: Absolutisht! Nuk mund të ketë lidhje me Institucionin e Presidentit të Republikës. Gazetari: Megjithatë a keni influencuar direkt apo indirekt në garën midis Bashës dhe Olldashit në Partinë Demokratike, qoftë dhe përmes ndikimit që mund të keni në strukturat e Partisë Demokratike pjesë e të cilave keni qenë? Presidenti Nishani: Unë jam larguar prej një viti nga strukturat e Partisë Demokratike. Së dyti, unë e konsideroj një pozicion shumë serioz dhe të rëndësishëm pozicionin e Presidentit të Republikës. Gazetari: Presidenti i Republikës ka emocionet e veta, ka bindjet e veta, nuk mund të jetë kaq steril. Presidenti Nishani: Këtë e thashë dhe më herët të bisedës sonë që, natyrisht nuk është steril, ka emocionet e tij, por aftësia është pikërisht tek menaxhimi i emocioneve dhe unë besoj që kjo është përpjekja që duhet të bëjë çdo individ që vjen në pozicione kaq të rëndësishme, të menaxhojë dhe të orientojë të gjitha emocionet e tij. Gazetari: Pra, jeni përfshirë apo nuk jeni përfshirë në garën e brendshme të Partisë Demokratike? Presidenti Nishani: Nuk mund të përfshihesha dhe nuk kisha asnjë arsye përse të përfshihesha. Gazetari: Ndjekur nga jashtë, si një njeri që ka milituar në atë parti, a mendoni që ardhja e Bashës ishte një zgjidhje e mirë për Partinë Demokratike? Presidenti Nishani: Gara ishte një moment shumë i rëndësishëm dhe shumë i mirë dhe unë besoj që, meqë po ma kërkoni dhe në gjykimin tim si qytetar i këtij vendi, besoj se ishte një vlerë e shtuar ajo garë dhe njerëzit që garuan janë njerëz me kontribute në Partinë Demokratike. Gazetari: A mendoni se partia Demokratike do të ketë mundësinë dhe aftësinë të zhvillojë një opozitë të nevojshme për vendin në Parlament? Presidenti Nishani: Së pari, ja uroj sepse është në të mirë të vendit, është në të mirë të zhvillimit, është në të mirë të demokracisë. Mbetet për tu parë. Gazetari: Zoti President, zakonisht në Sesionin e Përhershëm të OKB-së që zhvillohet në shtator Presidenti merr pjesë çdo vit ose një vit po e një vit jo. Pse këtë vit ju jeni tërhequr nga pjesëmarrja dhe keni lejuar shkuarjen e Kryeministrit? Ka qenë një raport mesh jush dhe Ramës, pra një marrëveshje midis jush dhe Ramës apo ka qenë një vendim i juaji jashtë kësaj? Presidenti Nishani: Jo nuk ka pasur asnjë marrëveshje, për hir të së vërtetës, sepse vendimi im për të mos marrë pjesë ka qenë përpara zgjedhjeve parlamentare për shkak të procedurave duhet të organizohej vizita përpara zgjedhjeve parlamentare. Gazetari: Ka qenë diku rreth maj-qershor. Presidenti Nishani: Në fund të majit. Unë e kam gjykuar si serioze dhe korrekte që pas zgjedhjeve parlamentare kushdo që do të ishte kryeministër i vendit, qoftë vazhdimi, qoftë kryeministri i ri, duhet të shkonte në këtë aktivitet për të prezantuar qeverinë dhe platformën e qeverisë që do të vinte. Është në dinjitetin e shtetit, është në dinjitetin e vendit, për më tepër që unë kisha qenë një vit më parë kështu që nuk ka asnjë lloj vendi për marrëveshje të veçanta. Unë besoj që është një qëndrim korrekt dhe normal. Gazetari: Ndërkohë ju sërish do të shkoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe s’jeni dhe jeni, duket pak si paradoksale. Presidenti Nishani: Unë do të jem për shkak se pata dhe kam një ftesë nga ish-Presidenti Clinton. Për koiçidencë aktiviteti i fondacionit të zotit Clinton zhvillohet në të njëjtën kohë me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Gazetari: Dhe shfrytëzon pjesëmarrjen në asamble të drejtuesve politikë. Presidenti Nishani: Por përfaqësuesi i Shqipërisë në këtë rast në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të jetë Kryeministri i ri i vendit. Ndërsa aktivitetet e mia do të fokusohen në; agjendën që ka fondacioni i zotit Clinton, disa takime me komunitetin shqiptar në Boston dhe në Detroit për të cilën, për shkak të agjendës, unë vitin e kaluar nuk pata mundësi t’i realizoja. Gazetari: Pra, do të vizitoni dhe komunitetet shqiptare


INTERVISTË • E premte 6 shtator 2013 në Boston dhe Detroit veç takimit të Fondacionit Clinton. Nuk ka lidhje me sesionin e Asamblesë së OKB-së? Presidenti Nishani: Jo nuk ka lidhje. Gazetari: Zoti President, Kryeministri i ardhshëm, pra ai që po vjen në detyrë pritet të organizojë një ceremoni për zgjedhjen e tij. A do të marrë pjesë Presidenti në ceremoninë e organizuar nga Kryeministri i ri? Presidenti Nishani: Gjithçka në përputhje me kushtetutshmërinë e funksioneve të Presidentit dhe me protokollin që detyron kreun e shtetit. Kreu i shteti lëviz, vepron mbi bazën e një protokolli të caktuar shtetëror. Gazetari: Zoti President, si i vlerësoni raportet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Presidenti Nishani: Janë marrëdhënie të shkëlqyera. Shtetet e Bashkuara janë partneri më i madh strategjik i Shqipërisë. Janë vendi i cili i ka qëndruar pranë Shqipërisë që nga momenti i krijimit të shtetit të parë shqiptar. Është vendi që ka aq shumë kontribute në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Është një vend i cili e ka mbështetur Shqipërinë dhe kombin shqiptar në tërësi në rrugën drejt konsolidimit dhe prosperitetit kombëtar të tij, kështu që marrëdhëniet janë marrëdhënie të prioritetit të parë. Gazetari: Megjithatë zoti President, ka pasur deklarata të hapura pakënaqësie të maxhorancës ende në detyrë ndaj Ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, zotit Aleksandër Arvizu. Kujtoj këtu deklaratën e Kryetares ende në detyrë të Parlamentit, zonjës Topalli që është rimarr nga shtypi, por dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike. Presidenti Nishani: Natyrisht marrëdhëniet e Presidentit të Republikës janë marrëdhënie institucionale me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me shtetin amerikan, me përfaqësuesit e tyre, me popullin amerikan dhe mund t’ju them që, në Shqipëri ekziston nga të gjitha krahët, nga të gjitha këndet një miqësi e madhe, një partneritet i ngushtë me SHBA dhe kjo është e pandryshuar dhe e palëvizshme. Gazetari: Marrëdhëniet tuaja me Ambasadorin Arvizu? Presidenti Nishani: Shumë të mira dhe korrekte. Gazetari: Çdo të thotë shumë të mira dhe korrekte? Presidenti Nishani: Shumë të mira dhe korrekte në marrëdhëniet që kemi komunikuar në rastet kur ka pasur mesazhe nga qeveria e SHBA-ve për Presidentin e Republikës, ashtu siç dhe kemi bashkëpunuar për të gjitha momentet kur është dashur angazhimi i Presidentit të Republikës. Gazetari: A kanë qenë të angazhuara SHBA-të drejt një rotacioni të pushtetit në Shqipëri? Presidenti Nishani: Jo. Nuk mund të përfshihet asnjë shtet pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi ne me SHBA-të. Nuk është as në politikën e qeverisë së SHBA-ve, por edhe të traditës për tu përfshirë në rotacionin apo në tranzitimin e pushtetit. Rrotacioni, tranzitimi i pushtetit është tërësisht produkt i qytetarëve shqiptarë, i shoqërisë shqiptare, i demokracisë shqiptare. Gazetari: Zoti Nishani, duket se problemi më i madh i SHBA-ve për momentin, por edhe të disa vendeve të tjera evropiane, me pjesëmarrje apo mospjesëmarrje, është zgjidhja e problemit të Sirisë. Cili do të jetë pozicioni i Shqipërisë në rastin e një ndërhyrje amerikane në Siri? Presidenti Nishani: Një nga elementet dhe vlerat e rëndësishme të Shqipërisë si shtet ka të bëjë me një qëndrim të njehsuar, flas pas viteve ’90 me sistemin pluralist dhe demokratik në Shqipëri, një qëndrim i njehsuar i mazhorancës dhe opozitës në lidhje me politikën e jashtme dhe unë besoj se ky është një aset i cili jo vetëm duhet ruajtur, por dhe duhet konsoliduar sepse në radhë të parë i shërben kontributit që i kërkohet Shqipërisë në lidhje me politikën e jashtme veçanërisht atë rajonale, por në rastin konkret të Sirisë ka një deklaratë mjaft të qartë të qeverisë shqiptare, të Kryeministrit të vendit, të Ministrisë së Jashtme. Ka një deklaratë tërësisht në përputhje me këtë të Kryetarit të Partisë Socialiste, zotit Rama i cili është propozuar tashmë jo zyrtarisht por publikisht nga mazhoranca e re për të qenë Kryeministri i ardhshëm. Ka qëndrime gjithashtu tërësisht të njëjta në prononcime publike të zotit Meta i cili është propozuar për të qenë Kryetar i Parlamentit. Shqipëria e konsideron regjimin e Assadit, regjim kriminal. Aktet ndaj popullsisë civile si akte kriminale. Përdorimin e armëve kimike të papranueshme. Shqipëria është dhe do të mbetet e gatshme përkrah SHBA-ve të gjithë aleatëve të tjerë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Gazetari: Mbështetje morale apo dhe mbështetjes përmes vënies në dispozicion të bazave dhe territorit shqiptar për një sulm të mundshëm? Presidenti Nishani: Hapi i parë është përkrahja politike pa diskutim. Por, natyrisht Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe çdo lehtësi aeroportuale apo lehtësi tjetër që do të kërkohet nga Shqipëria është një detyrim dhe përmbushja e detyrave në kuadrin e Aleancës së Atlantikut Verior, por edhe në raportin bilateral me SHBA, Shqipëria është tërësisht e gatshme të vendosë cdo lehtësi për përmbushjen e misioneve që i shërbejnë paqes, lirisë dhe të drejtave të njeriut. Gazetari: Zoti President, si do të jenë raportet tuaja me Parlamentin e ardhshëm dhe me Kryetarin e Parlamentit? Çfarë raportesh keni ju me zotin Meta? Presidenti Nishani: Raporte mjaft korrekte, raporte institucionale, raporte të respektit reciprok. Unë besoj që Presidenti përveç bashkëpunimit me të gjithë aktorët e tjerë, duhet të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Parlamentin shqiptar. Padyshim që Kryetari i Kuvendit është një detyrim, por është në përfaqësim të këtij institucioni dhe me grupet parlamentare të parlamentit të ardhshëm, Presidenti i Republikës duhet të jetë shumë i hapur për të komunikuar në vijimësi, në mënyrë të rregullt, për të shkëmbyer pikëpamjet dhe për të bashkëpunuar në të gjitha hapat që jo vetëm pse Kushtetuta ia kërkon, por edhe për të krijuar një ambient i një komunikimi të për-

hershëm institucional në shërbim të klimës së përgjithshme pozitive. Gazetari: Çfarë keni biseduar ju me zotin Meta gjatë takimit të korrikut? Presidenti Nishani: Kam uruar zotin Meta për rezultatin që arriti në zgjedhjet e fundit dhe kemi shkëmbyer, dhe kemi ndarë opinionin e përbashkët për rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi midis institucioneve kaq të rëndësishme të vendit. Gazetari: Ndërkohë ju keni takuar disa ditë para Metës, ndoshta një ditë nuk mund të jem i saktë, dhe Kryetarin e opozitës dhe Kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, zotin Rama. Cila ka qenë biseda me zotin Rama? Ku konsistonte ajo? Presidenti Nishani: Ka qenë një takim pozitiv. Gjithsesi, në po atë linjë dhe të takimit me zotin Meta, ndamë gjithashtu të njëjtën pikëpamje që bashkëpunimi midis institucioneve është një nevojë, është një domosdoshmëri, është një aset i kulturës politike, i kulturës institucionale, por dhe i etikës dhe i modelit civil të sjelljes së institucioneve dhe të drejtuesve të institucioneve. Në fund të fundit është një shërbim që i bëhet vendit dhe imazhit në tërësi të shoqërisë shqiptare. Shoqëria shqiptare sot është një shoqëri e emancipuar dhe kërkon me domosdoshmëri që këtë emancipim që ka shoqëria shqiptare apo le të themi elita e saj të reflektohet në radhë të parë në drejtuesit e institucioneve të tilla që janë të përfshira në procesin e vendimmarrjes. Gazetari: A keni ju rezerva personale ndaj zotit Rama? Presidenti Nishani: Rezervat personale asnjëherë nuk mund të ndikojnë në sjelljen institucionale dhe natyrisht në sjelljen institucionale unë nuk i kthehem retrospektivës. Rezervat personale nuk kanë vlerë. Gazetari: A keni paragjykime ju ndaj kësaj mazhorance të re? Presidenti Nishani: Asnjë paragjykim. Përkundrazi, e kam uruar dhe e uroj këtë mazhorancë për rezultatin që mori në zgjedhje dhe uroj gjithashtu në përmbushjen e të gjitha detyrave të saj sepse përmbushja e detyrave dhe i angazhimeve prej saj është e mirë për çdo qytetar të vendit tim. Gazetari: Në rast se marrëdhëniet mes jush do të tensionohen dhe ju keni sulme nga kjo mazhorancë, do të përgjigjeni si President i Republikës? Presidenti Nishani: Presidenti i Republikës nga ana e tij nuk do te jetë asnjëherë iniciues i konflikteve. Së pari, nuk është në natyrën time, nuk është në bindjet e mia, nuk është në parimet e mia, nuk është në kulturën dhe etikën time gjenerimi i sjelljeve konfliktuale për më tepër që përtej formatit individual jep një dimension shumë më të rëndësishëm pozicioni institucional, ndaj Presidentit të Republikës nuk mund të jetë kurrë një njeri i cili të prodhojë konflikte apo të sjellë elementë të cilët gjenerojnë konflikt më pas. Presidenti i Republikës ka agjendën e tij. Presidenti i Republikës do të mbrojë dinjitetin dhe integritetin e institucionit, por edhe në tërësi do të jetë një zë shumë i fuqishëm në lidhje me të drejtat e qytetarëve, me të drejtat dhe liritë e institucioneve dhe me përmbushjen në fund të fundit të këtyre detyrave nga çdo institucion tjetër në raport gjithmonë me qytetarin. Gazetari: Cilat janë pistat kryesore që kjo mazhorancë e re do ndjekë për të cilat mendohet që kanë qenë në rrugë në mbarë dhe përgjatë 8 viteve të kaluara? Presidenti Nishani: Nuk do të dëshiroja realisht të merrja përsipër orientuesin apo përcaktuesin e platformës dhe të qeverisjes së mazhorancës së ardhshme. Ka një sëre sfidash shumë të mëdha; pa diskutim çështjet që lidhen me ekonominë, punësimin, me infrastrukturën, me shëndetësinë, arsimin dhe ajo e integrimit evropian. Pra, unë besoj që pak a shumë dhe në opinionin publik janë të qarta piketat. Janë sfida për Shqipërinë dhe shqiptarët. Unë do të uroja që kjo rrugë të merrej dhe të përçohej në rrugë racionale, në rrugë efiçente dhe me sa më shumë rezultate.

Gazetari: Zoti President, duket se rizgjedhja e Presidentit, zgjedhjet e ardhshme të Presidentit përkojnë me mandatin e këtij Parlamenti që fillon punën ditën e hënë. A do të tentoni ju të kërkoni një mandat të ri me këtë mazhorancë e cila ka refuzuar t’ju votonte në 2012-ën? Presidenti Nishani: Deri në atë ditë është një rrugë e gjatë, por i vetmi preokupim i imi është të mbyll me dinjitet këtë mandat që unë kam marrë. Gazetari: Pyetja ime ishte, a do të diktohen veprimet dhe mendimet tuaja nga zgjedhjet presidenciale 2017? Presidenti Nishani: Kjo pyetje është e një dimensioni tjetër. Aspak. Nuk ka asnjë objektiv timin të lidhur me çka do të ndodhë me zgjedhjet e Presidentit të ardhshëm pas katër vitesh apo me zgjedhjet parlamentare pas 4 viteve, por me ecjen, me përmbushjen e detyrave, me bashkëpunimin dhe krijimin e një klime institucionale, civile, qytetare dhe normale për institucionet shqiptare. Gazetari: Sipas Kushtetutës, Presidentin do ta zgjedhë ky Parlament apo Parlamenti i ri një vjen pas 2017-tës? Presidenti Nishani: Kjo është një çështje kurioziteti. Megjithatë për kuriozitet, është ky Parlament i cili do të zgjedhë dhe Presidentin e ardhshëm pas katër vitesh. Gazetari: Në maj ose fund të qershorit. Presidenti Nishani: Varet nga agjenda e Parlamentit. Gazetari: Zoti President, ju thatë pak ma parë se një nga pikat më të rëndësishme ose pistat më të rëndësishme që kjo mazhoranca duhet të ndjekë është problemi i integrimit të vendit. Në fakt, pyetjet e mia do të fokusohen në dy-tre pyetje që lidhen me këtë. A do të luajë një rol pozitiv zgjedhja dhe tranzicioni normal në rrugën integruese të Shqipërisë dhe a ka sinjale Brukseli në këtë drejtim? Presidenti Nishani: Unë besoj që po. Ka pasur në vijimësi mesazhe që zgjedhjet janë një element i rëndësishëm i pjekurisë dhe maturisë jo vetëm të shoqërisë, por dhe të klasës politike. Fakti që patëm një proces të tillë si ky që sapo kaluam besoj që i kanë shërbyer pozitivisht dhe objektivit që ka Shqipëria për marrjen e statusit të vendit kandidat. Unë besoj që tashmë edhe pas plotësimit të atij kriteri aq shumë të mbajtur në tryezë, të votimit të tre ligjeve, apo të dy ligjeve dhe të aktit të rregullores së Parlamentit, tashmë nuk ka më asnjë pengesë formale le të themi. Gazetari: A ka shanse Shqipëria për marrjen e statusit në dhjetor? Presidenti Nishani: Unë besoj se ka shanse, por ajo që do të marr përsipër ka të bëjë me faktin që Presidenti i Republikës do të bashkëpunojë ngushtë edhe me institucione të tjera, por dhe si Institucion i Kreut të Shtetit në mënyrë për të afruar dhe për ta bërë sa më të mundshëm në kontaktet me partnerët tanë marrjen e këtij statusi për Shqipërinë. Unë prej kohësh e kam deklaruar dhe e kam besuar fort se Shqipëria dhe Shqiptarët e meritojnë prej kohësh këtë status jo vetëm për faktin e të qenit një pjesë reale të Europës, jo vetëm për faktin e ndërmarrjes të një sërë reformash shumë të rëndësishme përgjatë një periudhë të gjatë kohe, jo vetëm për faktin e arritjeve që ka pasur Shqipëria në kontekstin e legjislacionit, në kontekstin e institucioneve, por edhe për shkak të asaj çka besojnë shqiptarët. Unë jam i prirur ta përsëris dhe do të përsëris vazhdimisht se është shumë e rëndësishme t’ja tregojmë edhe Brukselit, por t’ja tregojmë edhe vendeve të tjera të BE- së, cili është qëllimi kryesor i shqiptarëve për procesin e integrimit. Ajo që unë kam parë dhe që më ka kënaqur vërtetë dhe që ja kam përcjellë edhe partnerëve tanë ka të bëjë me faktin që, synimi dhe angazhimi i shqiptarëve në këtë proces nuk ka të bëjë thjesht me një përfitim të një çasti, të një momenti të caktuar, të një përfitimi të një fondi financiar, apo të mentaliteteve të tilla. Ka të bëjë pikërisht me atë që shqiptarët kërkojnë që në Shqipëri përgjatë këtij procesi dhe përmes këtij procesi të arrijmë dhe të imple-

»

11

mentojmë standardet evropiane. Gazetari: Cilat janë vendet që janë skeptike për integrimin e Shqipërisë, vendet evropiane. Kam parasysh që mbas statusit vjen hapja e negociatave dhe këtu deklarimi i secilit vend, vendimmarrja e secilit vend është shumë e rëndësishme. Presidenti Nishani: Nuk ka pasur një diskutim konkret për Shqipërinë ende në Këshillin Europian. Ajo që pritej nuk u realizua për shkak të moskalimit të tre ligjeve në sezonin e kaluar. Gazetari: A ka një skepticizëm që vjen nga Gjermania, Franca dhe Hollanda? Presidenti Nishani: Unë nuk besoj. Unë kam pasur një takim të shkëlqyer në Tiranë me Ministrin e Jashtëm gjerman, zotin Westerwelle dhe aq më tepër një takim të shkëlqyer me presidentin gjerman në Berlin ku gjeta një dashamirësi dhe një qëndrim shumë të mirë pro Shqipërisë për të marrë statusin natyrisht e lidhur me reformat që i kërkoheshin Shqipërisë. Gazetari: A ka një paragjykim ndaj Shqipërisë nga disa vende anëtare të BE-së? A ka një lloj shqiptaro-fobie ndaj nesh? Presidenti Nishani: Në mënyrë institucionale nuk ka pasur dhe nuk kam ndeshur, por individë dhe grupe të caktuara e kanë shfaqur një shqiptaro-fobi, kjo është evidente. Unë jam i bindur që ato nuk mund të ndikojnë në vendimmarrjet e institucioneve të tilla të rëndësishme sic është Komisioni Europian, Këshilli Europian dhe qeveritë e vendeve të BE-së. Gazetari: Ky opinion shqiptaro-fobi është shprehur dhe në formë institucionale apo vetëm në formë opinioni? Presidenti Nishani: Nuk ka pasur në formë institucionale. Gazetari: Deri tani nuk ka pasur asnjë paragjykim në këtë drejtim? Presidenti Nishani: Nuk ka pasur. Në mënyrë institucionale nuk ka pasur. Gazetari: Ndërkohë që Kryeministri që pritet të hyjë në detyrë është shprehur që sot e tutje raportet me Kosovën do të marrin një dimension të ri dhe do të ndryshojnë krejtësisht në sensin pozitiv. Çfarë prisni ju në raportet midis Shqipërisë dhe Kosovës? Presidenti Nishani: Unë e thashë dhe pak më parë dhe gjykoj se është mjaft e rëndësishme dhe unë ju falënderoj dhe për pyetjen që ju adresoni. Përsa i takon çështjes së politikës së jashtme, ka qenë vërtetë një vlerë e madhe që nuk ka pasur divergjenca apo qëndrime të ndryshme midis opozitës apo mazhorancës asnjëherë, pavarësisht se cila parti apo koalicion ka qenë mazhorancë dhe cila ka qenë në opozitë. Ndaj çdo debat që mund të nisë në lidhje me orientime të ndryshme apo me diferenca të ndryshme në politikën e jashtme nuk do të jetë pozitiv. Unë shpresoj që nuk do të ketë ndonjë ndryshim të qëndrimit dhe të sjelljes së shtetit shqiptar në politikën e jashtme, me Kosovën aq më tepër. Gazetari: A kemi bërë aq sa duhet në raportet mes nesh? Presidenti Nishani: Unë besoj që kemi shumë për të bërë veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike dhe kërkohet një strategji e përbashkët me Kosovën në marrëdhëniet ekonomike. Zhvillimet që kemi pasur deri më tash me Kosovën sidomos që kanë të bëjnë me komunikimin kanë qenë të paimagjinueshme. Gazetari: Besoj që të vetmen gjë konkrete kemi ekipin kombëtar të futbollit. Presidenti Nishani: Ajo është një pararendës i asaj çka ne duhet të kthejmë në ndjesi pozitive. Gazetari: Përpara se t’ju falënderoj për intervistën, po insistoj dhe një herë në dy-tre pika që i hapa në fillim. Gazetari: Kur pritet të dekretoni Kryeministrin e ri, zoti President? Presidenti Nishani: Unë besoj që me të ardhur propozimi nga mazhoranca e re qeverisëse… Gazetari: Që do të thotë brenda datës 10, të nesërmen e mbledhjes së Parlamentit? Presidenti Nishani: Besoj që brenda datës 10 mund të dekretohet Kryeministri i ardhshëm. Gazetari: Edhe kur do të dekretohet qeveria e re? Presidenti Nishani: Ajo pastaj ka të bëjë me raport me korespondecën midis Kryeministrit të emëruar nga Presidenti dhe Presidentit të vendit. Gazetari: Sapo Kryeministri të sjellë emrat e ministrave? Presidenti Nishani: Natyrisht me t’i sjellë dhe me të drejtën kushtetuese që ka Presidenti i Republikës…. Gazetari: Ju keni të drejtën kushtetuese 10 ditore, për shembull. Presidenti Nishani: E përsëris edhe një herë, koha duhet shfrytëzuar në mënyrë racionale dhe asnjë herë për të krijuar pengesa të panevojshme artificiale. Gazetari: Sa kohë do t’ju duhet institucioneve të specializuar të ‘check’-ojnë dhe të sjellin një përgjigje për emrat e qeverisë së re? Presidenti Nishani: Unë besoj që institucionet tona janë efiçente. Gazetari: A do të kërkoni një verifikim dhe të Kryeministrit nga këto institucione? Presidenti Nishani: Unë besoj që, tashmë disa personalitete që janë aktivë në politikë dhe në drejtim të institucioneve kanë qenë ndërkohë të verifikuara. Gazetari: Kur mendoni që qeveria e re mund të hyjë në zyra, zoti President? Presidenti Nishani: Le t’ia lëmë kohës, por unë besoj pa vonesa të panevojshme. Gazetari: Ju falënderoj sot për këtë intervistë. Presidenti Nishani: Edhe unë ju uroj, siç ju thashë në fillim, sezon të mbarë ju dhe gjithë kolegëve tuaj!


12

« thashethemevip

E premte 6 shtator 2013 •

Flaka(danja) e skenës!

E

lindur në Kosovë, 1985, mezopranoja nga Gjakova, Flaka Goranci, qysh e re kishte një ndjeshmëri për pianon dhe muzikën klasike. Talenti i saj u zhvillua natyrshëm dhe u legjitimua edhe më shkallën e shkollimit adekuat, duke u ngritur lartë e më lartë dhe duke shkëlqyer mu sikur-flakë. Ne shfrytëzuam rastin e rrallë dhe me Flakën zhvilluam këtë bisedë, mbase të rrallë dhe paksa të veçantë. Zj. Flaka, duket se qysh si fëmijë i keni dhënë flakë synimit dhe pasionit tuaj për art, por duke mos nxituar, pra duke mos e djeg që në start? Po, që në moshën 7 vjeçare fillova të marrë mësimet e para për piano në vendlindjen time në Gjakovë, ku pas dy vitesh mora pjesë në festivalin për zërat fëmijërorë (Festival që organizohej asokohe në Gjakovë), ku u shpërbleva me çmimin e parë. Nga këtu filloi përkushtimi im në fushën e këngës. Si fëmijë mora pjesë në shumë koncerte deri edhe kur vendosa që të studioja solokëndimin më vonë. Kam mbaruar Akademinë e Muzikës në Tiranë, degën e solokëndimit me prof.Suzana Frashëri dhe më pas fitova edhe një bursë studimi për të vazhduar studimet master për solokëndim, në Shkollën e Filharmonisë së Izraelit, në Tel Aviv, Izrael. Në Izrael kam studiuar dy vite me një soprano të njohur në skenat botërore, prof.Tamar Rachum. Nuk kam nxituar asnjëherë, sepse për fat të mirë gjërat kanë ardhur natyrshëm, mirëpo pas një pune shumë të madhe, e cila më ka dërguar në skena të mëdha operistike dhe koncertale, duke qenë pjesëmarrëse në shumë koncerte dhe opera si brenda ashtu edhe jashtë shtetit. Ku keni kënduar deri më tani? Gjatë studimeve në Tiranë kam kënduar pothuajse në gjithë Shqipërinë, pastaj në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Itali, Francë, Austri, Turqi, Angli, SHBA dhe Izrael. Cilat janë disa nga bashkëpunimet e juaja dhe rolet e juaja në opera? Deri më tani kam realizuar pesë role kryesore nga operat e famshme të Mozart, Purcell, Rossini dhe Ëeill. Kam bashkëpunuar me orkestrën Filarmonike Ramat Hasharon nga Izraeli, Orkestrën e Teatrit të Operës të Tiranës, Orkestrën Filarmonike të Tiranës, Orkestrën Simfonike të Radios në Tiranë, Filarmoninë e Maqedonisë, Kosovës dhe Durrësit, nën dirigjimin e dirigjentëve si: Vittorio Parisi, Leonardo Quadrini, Yishai Steckler, Zeev Dorman, Zhani Ciko, Aleksander Lekovski, Yi An Zu,

Desar Sulejmani, Rafet Rudi, Jetmir Barbullushi, Alqi Lepuri, Bahjar Berisha dhe Edmond Doko. Deri më tashti keni shkelur në shumë podiume dhe, në njëfarë mënyre jeni bërë Flakadanja e skenave. Si ndjehet një artiste kur del para një publiku të(pa)njohur? Cilido qoftë ai publik, unë ndjej gjithmonë të njëjtën përgjegjësi. Kudo që shkon, publiku gjithmonë kërkon më të mirën nga ti. Duhet të jesh shumë i përgatitur përpara secilit publik që paraqitesh, sepse në fund të fundit është publiku ai i cili kërkon të marrë më të mirën. Arti që kultivoni ju kërkon shumë mund, punë dhe sakrificë, por në fund e keni si satisfaksion famën dhe lavdin. A mjaftojnë këto për një artiste? Artistet duhet të kenë mision në punën e tyre që bëjnë. Prandaj, nëse arrin të kesh famën dhe lavdinë n fund, atëherë do të thotë që ke arritur të përmbushësh misionin tënd artistik. Në çfarë niveli gjendet muzika klasike tek ne dhe a po i gjen adhuruesit e vet, apo duhet të kalojnë edhe disa (shumë) vite? Në Kosovë, kam pasur rastin të marrë pjesë në disa koncerte. Gjërat kanë filluar të lëvizin për mirë me atë çfarë ka qenë më herët. Por, si popull, mendoj që duhet të vetëdijesohemi dhe të dimë të ndajmë muzikën e mirëfilltë e cila na qon përpara me atë me pak të mirëfilltë, e cila

na lë shumë mbrapa. Duket se puna juaj nuk lejon pushim të gjatë, madje duhet të punohet dit e natë që të jesh përherë e përgatitur dhe e aftë për

sfidat që kërkon arti? Po, është e vështirë, kur studiojmë këtë lloj muzike, përveç zërit, ne njoftohemi me të gjitha kërkesat që ka kjo lloj muzikë, për të parë nëse do jesh e gatshme ta përballosh gjithë këtë ngarkesë. Shumë studentë mbarojnë solokëndimin, por shumë pak arrijnë të qëndrojnë në skenë. Në art nuk ka kompromise, ose je shumë i mirë ose nuk je. Nuk ka mes! Thuhet se ky lloj arti nuk sjell para, por sjell shpirt dhe duartrokitje elitare? Ku ka më bukur se të fitosh zemrat e njerëzve, publikut, me artin që bën? Pastaj, ky lloj arti mund të mos sjelli shumë para në një vend si Kosova, por në vendet e zhvilluara dhe me traditë, përpos famës dhe lavdisë sjell edhe shumë para, sepse çmohet jashtëzakonisht shumë, krahasuar me vendin tonë dhe vendet të cilat janë në tranzicion. A jeni e mbushur shpirtërisht? Cili artist nuk ndjehet i mbushur shpirtërisht? Kjo është edhe ajo, që kur je i përmbushur, kërkon armën tënde që ta transmetosh tek te tjerët. Aktorët kanë fjalën, piktorët kanë ngjyrat, kurse unë kam zgjedhur zërin tim. A pajtoheni me thënien se, arti të mbron nga jashtë, por të ‘mbytë’ nga brenda? Ajo të “mbytë”, kur e përkthen është pasuria më e madhe që mund të ketë një artist. Keni ndonjë idhull në këtë fushë? Kam shumë idhuj të këtij lloji të muzikës, ata janë të huaj, por edhe shqiptarë. Prandaj do dëshiroja të potencoj dy idhujt shqiptarë, tenorin shqiptare Saimir Pirgu dhe sopranon shqiptare Ermonela Jahon me të cilën pata fatin e mirë të këndonim bashkë në një koncert të madh humanitar, këtu në Prishtinë. Që të dy këta këngëtarë botërorë, por fatmirësisht shqiptarë, përveç talentit të tyre të rrallë, sot ata janë model për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Keni flakëruar kudo që jeni paraqitur, është vështirë të mbahet kondicioni dhe fama në këtë art të vështirë,por tepër të çmuar? Ky lloj arti kërkon shumë sakrificë, shumë punë dhe shumë përkushtim. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrish të jesh një artiste në skenë. Kur do ta shohim Flakën edhe në ekran, me ndonjë emision (koncert) të veçantë? Për momentin po përgatitem për gjërat që më presin jashtë Kosovës, por gjithsesi dëshira është shumë e madhe që në një të ardhme të afërt të realizoj një koncert të madh me orkestër, me vepra të njohura operistike. Intervistoi: Shaqir Foniqi


thashethemevip • E premte 6 shtator 2013

»

13

Afërdita dhe Shpati nuk janë ribashkuar Afërdita ka mohuar bashkimin me ish të fejuarin e saj, Shpat Kasapi. Këtë ajo ka preferuar ta ndajë në rrjetin social Twitter ku edhe ka shkruar “Para se të bëni LAJM!!! Kontaktoni me mua!!!! Please….. Flm”, ka thënë Afërdita, e cila vazhdon të jetë e angazhuar me planet e saj. Ndërkohë ky mohim nga ana e saj, vjen pasi çifti është parë duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit në ambiente të ndryshme si në Tiranë ashtu edhe në Maqedon. Dreshaj duket se është zhgënjyer dhe me gazetarët, ku sipas saj, një pjesë e mirë publikojnë lajme të pavërteta, gjë që I bën ata shumë shpejt të palexueshëm.

Arbana Osmani nis emisionin e shefit të kuzhinës

Miriam Cani nuk do të jetë në ‘The Voice’

Ndoci:

Studentët të kenë kujdes në të dëgjuar dhe në të folur

Rita Ndoci duket se është e shqetësuar për nivelin arsimor dhe atë të shoqërisë shqiptare. Por këtë herë mendimin nuk e ka shprehur me interpretime, apo humor televiziv, por thjesht nëpërmjet facebook, ku pavarësisht se jeton në Gjermani shprehet thjesht në shqip. Ndoci ka folur qartë duke rikthyer në vëmendje një mendim të filozofit të njohur: “Mike e miq më pëlqeu kjo thënie e Sokratesit”. Një llafazan i madh donte të futej në shkollën e gojtarisë që drejtonte Isokrati. Isokrati i kërkoi dyfishin e parave që u kërkonte të tjerëve për mësimet që u jepte. Kur nxënësi llafazan i kërkoi arsyen e kësaj pagese, ai u përgjigj: - Njëfish për të mësuar që të flasësh dhe pjesën tjetër për të mësuar që të heshtësh”.

D

rejtuesja e njohur e “Big Brother Albania”, tashmë do të shfaqet me një tjetër format prezantimi. Tashmë Osmani do të vendoset në garën e emisioneve të gatimit, ku sigurisht do të jetë në televizionin Top Channel. Ka qenë Arbana Osmani e cila jep njoftimin për lajmin e emisionit të ri në një postim në adresën e saj në facebook. “MasterChef ALBANIA”, me Arbana Osmanin së shpejti në TOP CHANNEL.... Pasioni i Arbanës për gatimin tani do të vijë edhe në emisionin e saj më të ri “MasterChef” në Top Channel. Një emision që nuk duhet humbur. Së shpejti....... —“, shprehet ajo. Ndërsa dhe fansat e kanë mirëpritur sfidën e re të drejtueses së “Big Brother Albania”. Aq më shumë që Osmani më parë ka bërë të ditur pasionin për kuzhinën si dhe interesin e saj për dhënien e recetave të reja. Ndoshta në ëktë format do të kemi një paraqitje ndryshe të kuzhinës…

Miriam Cani ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e edicionit të tretë të spektaklit për talentë, “The Voice of Albania”. “Miq, pasi më keni drejtuar shumë ‘e-maile’ dhe mesazhe në lidhje me spektaklin ‘The Voice of Albania’, nuk dua t’ju mbaj më gjatë në padijeni dhe ju them që unë nuk do të jem pjesë e këtij edicioni të tretë”. “Më keni mbështetur dhe shoqëruar në mënyrën më të bukur gjatë këtyre dy viteve. Për mua ka qenë një eksperience profesionale dhe shpirtërore vërtet e vlefshme, një pasuri në biografinë time dhe rrugëtimin tim artistik. Kam punuar me një staf të mrekullueshëm të cilit i uroj nga thellësia e zemrës një edicion sa më të suksesshëm dhe natyrisht me talentë të cilët vetëm ‘The Voice’ di të sjellë. Kolegët e mi do të bëjnë një punë të shkëlqyer për t’ju mbajtur edhe vitin e tretë të gozhduar para ekranit”, ka shkruar këngëtarja në Facebook. Ajo ka njoftuar se është duke u marrë me disa “projekte të bukura”, të cilat do t’i prezantojë në javët në vijim. “E adhuroj punën time dhe falë jush kam mundësinë ta përballoj çdo sfidë duke e kthyer lodhjen në kënaqësi. Ju jeni mbështetje dhe frymëzim për arritje gjithmonë edhe më të mëdha. Ju dua”, ka shtuar Miriami.


14

« gossip

E premte 6 shtator 2013 •

Pse jeni gjithmonë me vonesë?

Ja mënyrat për një menaxhim të mirë të kohës Lamar Odom në rehabilitim Ylli i NBA-së, Lamar Odom, i cili është martuar me yllin televiziv Khloe Kardashian, është futur në rehabilitim për trajtim ndaj drogës dhe alkoolit. “Ai ka kuptuar se ka nevojë për ndihmë”, ka thënë burimi për revistën People. Lamar ka qenë në qendër të mediave së fundit për shkak të supozimeve se ai ka tradhtuar gruan dhe se është i varur nga substancat si Oxycontin, Ambien dhe kokainë. Ai së fundi u ndalua dhe u arrestua për shkak të vozitjes në gjendje të dehur, duke refuzuar testet kimike, që shtoi më shumë spekulimet se ai abuzonte me substanca.

Kim Kardashian e varur pas rrobave të fëmijës Kim ka vetëm tre muaj që e ka sjellë vajzën në jetë, dhe gjatë kësaj periudhe ka bërë shopping pa fund duke blerë rroba për vajzën e saj North, të markave më të shtrejnta. Një burim tregon se ajo e kalon kohën duke blerë online, rroba për North dhe vetëm një fustan kushton 600$. Përpara se North të vinte në jetë, Kim ka shpenzuar 250.000$ në Harrods në Londër. Deri tani vajza e Kim dhe Kanye numëron 100 palë këpucë të dizanjërve më me emër.

Miley Cyrus dhe Adele do të bashkëpunojmë me Wiz Khalifa Reperri Khalifa kërkon të bashkëpunojë me dy emra të mëdhenj të muzikës si Adele dhe Miley Cyrus, për albumin e tij të rradhës. Këngëtarja Adele, ka qënë larg skenës që prej momentit të lindjes së djalit. Ndoshta bashkëpunimi me Khalifa do të jetë regjistrimi i saj i parë që prej daljes me këngën Skyfall, këngë që e bëri një fituese të çmimit Oskar.

N

ëse ju jeni gjithmonë me vonesë kur shkoni në punë, humbisni takime, nuk jeni të aftë për të mbajtur një skedulë, dhe e gjitha kjo për shkak të mos menaxhimit të mirë të kohës. Më poshtë po japim disa teknika që ju të jeni gjithmonë në kohë dhe do t`iu rrisin produktivitetin. Harrojini listat e gjata Nëse ju duhet të shkruani një listë të gjatë të gjërave që duhet të bëni, harrojeni, sepse kjo do ju bëjë të ndiheni të mbipërfshirë dhe do t`iu bëjë të ndiheni edhe më keq. Tregohuni specifik në veprimet që duhet të ndërrmerni. Merrni kohë për të qënë kreativë Është e rëndësishme sidomos në mjedise të vështira pune, që të kujdeseni

edhe për kohën kreative. Planifikoni të kaloni 50% të kohës suaj të angazhuar me mendime, aktivitete dhe biseda që prodhojnë më shumë nga rezultatet tuaja. Monitoroni kohën tuaj Monitoroni kohën që ju duhet për të bërë detyra të caktuara. Kështu ju do të shikoni se sa kohë aktualisht shpenzoni për prodhimin e rezultateve dhe se sa kohë harxhoni për mendime dhe veprime jo të dobishme. Mbylleni derën në mënyrë të sjellshme Nëse keni punë në zyrë dhe nuk doni t`iu shqetësojë njeri, mos hezitoni të vendosni lajmërimin “Mos më shqetësoni”. Sigurisht që nuk duhet të abuzoni me këtë pjesë. Mos humbisni me mjete që kontrollojnë kohën Mundohuni të menaxhoni kohën thjesht. Nëse në mënyrë të vazhdueshme kontrol-

loni listat, kalendarë, bllok shënimesh, do të humbisni më shumë kohë se sa ju duhet për të mbaruar një detyrë. Nëse jeni gjithmonë në varësi të tyre, do të ndjeheni të rrethuar nga punë të papërfunduara që do t`iu japin më shumë pasiguri. Mos qëndroni online Qëndroni larg facebook-ut apo rrjeteve të tjera sociale, vetëm nqs. i përdorni për arsye pune. Në një studim prej 3200 njerëzish, u gjet se 64% e tyre ishin vizitorë të rregullt të ëebsiteve gjatë punës. Kjo do të thotë më pak produktivitet dhe kohë të shpenzuar. Mendoni përpara se të telefononi Përpara se të bëni një telefonatë pune, kijini të qarta objektivat e bisedës. Merrni pesë min. para çdo telefonate dhe detyre, për të vendosur rezultatet që doni të arrini. Kjo do t`iu ndihmojë të dini se si mund të jetë suksesi, përpara se të filloni.

Samsung zbulon orën-smart “Galaxy Gear”

H Nicholson largohet nga aktrimi Aktori 76-vjeçar Jack Nicholson, i ka dhënë fund karrierës së tij në kinematografi. Aktori duket se nuk do të marrë pjesë më në filma pas pesë dekadash karrierë, gjatë të cilave fitoi edhe tre çmime Oscar. “Jack pa ndonjë lamtumirë ka dalë në pension. Ka një arsye të thjeshtë prapa këtij vendimi, janë problemet me memorien. Sinqerisht, në moshën 76 vjeçe, Jack ka probleme me kujtesën dhe nuk mund të mbajë mend më gjërat që i kërkohen. Memoria e tij nuk është ajo çfarë duhet të jetë. Megjithatë Jack nuk ka synime të largohet nga qendra e vëmendjes. Ai nuk do largohet nga jeta publike. Ai vetëm nuk dëshiron angazhim”, ka thënë një burim pranë aktorit.

arrojini smartfonët dhe tabletat e vjetër të mërzitshëm. Orët “smart” po krijojnë trendin më të fundit të nxehtë të teknologjisë dhe Samsung do të hidhet në treg me “Galaxy Gear”. Ora e re “Gear” nuk është një telefon. Përkundrazi, ajo lidhet me smartfonët Samsung Galaxy apo tabletët, për t’i bërë të ditur përdoruesve se kur u vjen një telefonatë, mesazh i shkruar apo e-mail. Njëri prej shefave ekzekutivë të Samsung, J.K. Shin, zbuloi orën e re “smart” në konferencën teknologjike IFA për konsumatorët, të mbajtur të mërkurën në Berlin, dhe tha se “Gear” do të mund të shitet online në 140 vende, duke nisur nga 25 shtatori. SHBA-të dhe Japonia nuk do të mund të përfitojnë nga kjo risi e tregut të teknologjisë, pa ardhur muaji tetor. Shin zbuloi orën e tij personale “Gear”, e cila përfshinte një ekran 1,63 inch si çdo orë elektronike tjetër, por që vendoset mbi një sistem operimi Android të Google-it. Ora do të jetë e disponueshme në disa ngjyra, nga e zeza në bezhë, por edhe portokalli e fortë.


gossip • E premte 6 shtator 2013

Eva

»

15

Mendes dhe “përplasja” me të ëmën

Scarlett Johansson fejohet

Aguilera

rikthehet në formë

Christina Aguilera tregoi formën e saj më të mirë, ndërsa pozoi në koopertinën e “Maxim”, e cila do të dalë në qarkullim muajin tetor. Këngëtarja dhe gjyqtarja e programit “The Voice” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregoi një dobësim mbresëlënës, duke u rikthyer në kohët e arta në të cilat konsiderohej si një prej femrave më tërheqëse të botës. Megjithatë, në fjalët e saj, Aguilera theksoi se pjesa më e vështirë e intervistës së saj për revistën dedikuar meshkujve ishte pozimi. Unë jam një vajzë me këmbë në tokë dhe praktike, ndihem mirë vetëm me një bluzë e të brendshme meshkujsh”, deklaroi këngëtarja. “Të përpiqesh të jesh seksi është gjëja më e vështirë që mund të bësh. Qënia seksi duhet të jetë diçka spontane, diçka natyrale”.

F

iziku i saj i hollë e bën atë një femër të dëshiruar nga shumë meshkuj. Por është një grua që nuk e pëlqen pamjen e imët të Eva Mendes, mamaja e saj. “Do të bëja gjithçka për një rol. Për filmin “The place beyond the pines” bëra shumë stërvitje. Doja që personazhi im të ndihej tërësisht i shteruar”, thotë aktorja për numrin e revistës “Lucky”, që do të publikohet në tetor. “Por mamaja ime nuk e kuptonte përse unë doja të dukesha ashtu. Ajo vazhdimisht më thotë se jam shumë e dobët”, vijon Eva rrëfimin e saj. Eva ndjek një dietë të shëndetshme që i ndalon asaj konsumimin e mishit të kuq dhe pulës, edhe pse herë pas here ajo i lejon vetes të shijojë ndonjë ëmbëlsirë nga një pastiçeri kubaneze pranë shtëpisë së saj në Los Anxheles. Rezultatet e këtij regjimi do të tregohen në faqet e revistës, ku Mendes ekspozon linjat e saj e veshur me një fustan të hollë të zi, me këpucë po të zeza dhe me takë të ulët. Të qenit tërheqëse është diçka që eva gjithmonë përpiqet ta arrijë dhe këtu ndikon edhe fakti se ajo është një stiliste pranë “New York & Company”. “Nuk e kisha menduar kurrë që do të bëhesha një stiliste, nëse jam me të vërtetë e tillë. Në fillim nuk isha as e sigurt nëse mund ta bëja”, tregon më tej Eva.

Scarlett ka ditur mirë të mbajë larg paparacët nga çështjet e saj private, ku shumë nuk e dinë se ajo kishte një të dashur. Por një burim ka treguar për People se Scarlett dhe i dashuri i saj Romain Dauriac janë fejuar dhe janë shumë të lumtur. Këtë lajme konfirmon edhe unaza e re që është parë në gishtin e unazës, por që askujt nuk i ka rënë shumë në sy, pasi ajo nuk ka qënë objekt i thashethemeve për lidhjet intime. Mësohet se propozimi ka erdhur një muaj më parë.

Mel B kërkon duet me Geri Halliwell

Cameron Diaz, lë pasurinë për shtëpinë Cameron Diaz është një nga aktoret më të pasura në botë, ndaj dhe shpenzimet sa i takon blerjes së apartamenteve janë marramendëse. Ylli i ekranit të madh, ka hapur dyert e apartamentit të saj të madh për publikun, ku shihet qartë stili i saj sensual.

Këngëtarja 38 vjeçare është rikthyer në studjon e regjistrimit për të realizuar një këngë të re dhe shpreson që mikja e saj Geri Halliwell të bëjë një duet me të. Ajo ka treguar për The Sun, se është duke punuar për të sjellë muzikë të re deri në fund të vitit dhe shpreson për një bashkëpunim të sukseshëm me Gerin. Bashkëpunimi i Mel dhe Geri do të ndjekë hapat e bashkëpunimit të Mel C, 39, dhe Emma, 37, të cilat realizuan duetin ‘I Know Him So Well’.


16

« bota

E premte 6 shtator 2013 •

N

dërsa vëmendja e botës gjatë takimit të G20-s do të jetë e përqendruar te Siria, rimëkëmbja ekonomike mbetet përparësia e vendeve në zhvillim, të cilat përballen me vështirësi tani që Shtetet e Bashkuara po i pakësojnë gradualisht masat për stimulimin e ekonomisë. Takimi dy-ditor i G-20-s në Shën Peterburg pritet të përqëndrohet te vendet e punës dhe rritja ekonomike globale, për të ndihmuar ekonomitë të rezistojnë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara rrisin normat e interesit. Forcimi i politikave monetare amerikane kërcënon të çojë në rënien e tregjeve të aksioneve dhe në dobësimin e ekonomive të vendeve si Brazili, India, Indonezia, Turqia dhe Afrika e Jugut. Udhëheqësit e disa prej këtyre vendeve duan që Shtetet e Bashkuara të bashkërendojnë me vendet e tjera kur të rishikojnë politikat financiare. Një tjetër çështje në tryezë është rregullimi i institucioneve financiare jo-bankare që operojnë në tregjet monetare. Ndërkohë, disa aktivistë kanë vënë në shënjestër Rusinë, të cilën e kritikojnë për ligjin mbi homoseksualët, si dhe për çështjen e mosmarrëveshjes me Shtetet e Bashkuara lidhur me birësimin e fëmijëve rusë nga amerikanët. Obama Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet në Rusi ku po merr pjesë në takimin e udhëheqësve botërorë që pritet të mbetet në hije për shkak të debatit mbi sulmet e mundshme ushtarake amerikane në Siri. Kriza siriane nuk është në programin zyrtar të G-20-s për ekonominë globale në Shën Peterburg, por udhëheqësit pritet ta diskutojnë atë në takimet periferike mes tyre. Presidenti Obama është duke kërkuar mbështetje më të gjerë, si në Shtetet e Bashkuara edhe jashtë vendit, për sulme ushtarake kundër qeverisë së Sirisë lidhur me akuzat se ajo ka përdorur armë kimike ndaj civilëve. Rusia, furnizuesi kryesor me armë i Sirisë, dhe Kina u kanë vënë veton tre rezolutave të Këshillit të Sigurimit që kërkonin ndëshkimin e qeverisë së Presidentit Asad. Një këshilltar i Shtëpisë së Bardhë tha se ende nuk ka plane për një takim dypalësh mes Presidentit Obama dhe Presidentit rus Vladimir Putin, por dy udhëheqësit, tha ai, me siguri do të kenë rast të shkëmbejnë mendime privatisht. Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se zyrtarët amerikanë do të vazhdojnë të diskutojnë me rusët rreth dëshmive që kanë për sulmin me armë kimike në Siri dhe rreth shkallës së besueshmërisë që kanë se sulmi është kryer nga regjimi i Assadit. Presidenti rus tha dje se ai nuk e përjashton

Rusi, mes ekonomisë dhe Sirisë

mundësinë që ta mbështesë një goditje ushtarake nëse ekzistojnë prova bindëse se qeveria siriane ka përdorur armë kimike. Por zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se nuk dëshirojnë zgjatjen e debatit nëse pati ose jo një sulm me armë kimike, të cilin, theksojnë ata, të gjithë e panë me sytë e tyre më 21 gusht. Ata shprehin skepticizëm se Rusia do të ndryshojë pikëpamje në Këshillin e Sigurimit. Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm kinez Zhu Guangyao tha sot se çdo veprim ushtarak kundër Sirisë do të shkaktonte një rritje në çmimet e naftës dhe do të kishte një “ndikim negativ” mbi ekonominë globale. Ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë trysninë për goditje ushtarake kundër Sirisë, zyrtarët e Kombeve të Bashkuara nuk i kanë ndërprerë për pjekjet për një zgjidhje politike të konfliktit. I dërguari i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe në Siri, Lakhdar Brahimi, po shkon në Shën Peterburg për të ndihmuar Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki-Moon të organizojë një konferencë paqeje mbi Sirinë. Ekonomia Megjithatë, vendet anëtarë të G20-s - që e

shohin si veten si një forum ekonomik dhe një të politikës së jashtme, do t’i kushtohen çështjeve të rëndësishme ekonomike. Nga njëra anë do të bëhet një bilanc i ndërmjetëm i reformës së tregjeve financiare. Duhet kujtuar se kriza ekonomike botërore, që shpërtheu si pasojë e falimentimit të bankës amerikane, Lehman Brothers, ishte arsyeja që bashkoi 20 vendet më të rëndësishme të industrializuara në një samit të G20-s. Në mesazhin e saj në video në fundjavë, Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh: “Në radhë të parë bëhet fjalë për ekonominë dhe financat. Sig-

urisht bëhet fjalë edhe për axhendën e zhvillimit. Pikërisht samiti i G20-s në Korenë e Jugut para tre vitesh ka drejtuar vëmendjen tek vendet më të varfra, që nuk përfqasohen rregullisht në procesin e G20-s. Por ekonomia botërore mund të funksionojë shumë mirë, vetëm nëse shkon mirë zhvillimi i vendeve më të varfra. Sigurisht në këtë kuadër do të diskutohen edhe tema të politikës së jashtme. Këtë vit me siguri edhe Siria”. Nga njëra anë krerët e shteteve dhe qeverive të G20-s mund të hedhin të kënaqur vështrimin nga reforma e tregjeve financiare,

e iniciuar në samitin e Londrës në vitin 2009. Martin Faust nga Shkolla e Frankfurtit për Financat dhe Menaxhimin është i mendimit se disa suksese janë rritur. “Bankat sot janë më solide të pajisura me kapitalet e veta, këto konsiderohen si rrufepritës në raste rreziku. Por sigurisht kemi ende problemin që disa banka janë shumë të mëdha. Në rast se ato futen në vorbullën e krizës, shtetet do të vazhdojnë t’i mbështesin ato. Në këtë pikë nuk kishte një qëndrim të vendosur. Ekziston nocioni “to big to fail” - “shumë i madh për të dështuar”. Këtu duhej që të zvogëloheshin në mënyrë të kontrolluar bankat e mëdha që veprojnë në shkallë botërore. Edhe Sven Giegold, kritik i globalizimit dhe eurodeputet i të Gjelbërve e sheh si të futur në rrugën e duhur procesin e rregullimit të tregjeve financiare. Rreziku megjithatë nuk ka kaluar. “Ajo që po arrijmë ngadalë është që bankat po sigurojnë kapitalin vetjak. Perandoria në hije e derivatete po bëhet ngadalë transparente, Hedgefondet së paku po kontrollohen pra ka disa përmirësime. Por rreziqet nuk kanë kaluar, sepse përmasat e

zhytjes në borxhe janë shumë mëdha. Ne qëndrojmë të ulur në një njëjtin mal borxhesh, dhe nga këtu mund të rrjedhin gjithnjë zhvillime problematike”. Evazioni Reduktimin e borxheve G20 e kishte planifikuar që në samitin e Torontos në vitin 2010. Këto plane nuk kanë gjetur ndonjë zbatim, me përjashtim të Gjermanisë, e cila duhet të justifikohet gjithmonë për politikën e saj të kursimeve dhe eksporteve. Në Shën Petërburg kjo temë nuk do të luajë ndonjë rol të madh. Më shumë do të diskutohet trazirat ekonomike në vendet në ekspansion si India dhe Brazili. Nga ana tjetër pritet që të miratohet një iniciativë kundër evazionit fiskal të megakoncerneve. Edhe sektori në vlerë bilionash i të ashtuquajturave banka në hije do të merret në shqyrtim në vitet e ardhshme. Fusha veprimi për anëtarët e G20-s ka shumë. Edhe për të punuar, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve lider do të punojnë pa u bezdisur - për këtë garanton Putini. E drejta e demonstrimit është reduktuar dukshëm, masat e sigurisë janë ekstreme. Madje aeroporti ndërkombëtar i Shën Petërburgut është mbyllur. Nga e mërkura deri të premten nuk ka qarkullim të rregullt ajror.


bota • E premte 6 shtator 2013

D

estrojerët dhe mjetet e tjera ushtarake amerikane janë tashmë të pozicionuara për të sulmuar Sirinë, ndërkohë që udhëheqësit ushtarakë të Shteteve të Bashkuara kanë përgatitur planet e veprimit në qoftë se jepet urdhëri për një sulm ushtarak. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Pentagon, Luis Ramirez, zyrtarët po shqyrtojnë skenarët që mund të ndiqen pas sulmit të parë. Shtetet e Bashkuara synojnë dobësimin e mbrojtjes së Sirisë deri në atë masë saqë kjo të çojë më në fund në një largim me negociata të Bashar al-Asadit. Shefi i Shtabit të Përgjithëm të ushtrisë amerikane, Gjenerali Martin Dempsey, u tha senatorëve se sulmet proporcionale dhe të kufizuara do të ishin hapi i parë që do të ndërmerrej nën drejtimin e tij. “Për të parandaluar ose për të ndryshuar llogaritë e regjimit rreth përdorimit të armëve kimike, ne duhet të dobësojmë aftësinë e tij për t’i përdorur ato”, tha gjenerali. Për ta realizuar këtë, Shtetet e Bashkuara kanë në gatishmëri raketat Tomahawk që mund të godasin objektivat e qeverisë siriane. Katër destrojerët e dislokuar në Mesdheun lindor janë të pajisur me rreth 40 raketa Tomahawk secili. Shtetet e Bashkuara kanë dyfishuar numrin e anijeve ushtarake në rajon. Është mobilizuar edhe anija amfibe U.S.S. San Antonio. Aeroplanmbajtësja Nimitz, e cila ndodhet në Detin e Kuq është gjithashtu gati për veprim. Tani për tani, administrata ka përjashtuar ndërmarrjen e një operacioni të gjerë ushtarak. Por analistët thonë se në momentin kur Shtetet e Bashkuara të hedhin raketën e parë, Uashingtoni bëhet pjesëmarrës në luftën civile në Siri, dhe do ta ketë të vështirë të mbajë premtimin për të qëndruar jashtë konfliktit. Benjamin Friedman është analist në Institutin Cato. “Tani ne e mohojmë se duam përmbysjen e regjimit, por fakti është se kur bombardon objektivat e qeverisë në Siri, dhe atje ka rebelë, të cilët përpiqen të përmbysin qeverinë, pavarësisht nëse thuhet apo jo, kjo është një përpjekje për të përmbysur qeverinë”. Sekretari i Shtetit John Kerry u tha senatorëve se nëse armët kimike të Sirisë bien në duart e militantëve ose nëse Siria përfshihet nga një kaos i plotë, ai do të dëshironte që Presidenti të ketë mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në terren, por shtoi se kjo ishte thjesht një deklaratë hipotetike. Një sulm ushtarak mund të zgjasë disa orë ose disa ditë, por planifikuesit në Pentagon janë të përgatitur edhe për skenarë më të gjërë. Forcat amerikane nuk presin një reagim serioz nga ushtria relativisht e dobët e Sirisë. Ata do të vëzhgojnë me vëmendje një hakmarrje të mundshme nga Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, dhe grupe të tjera militante, të cilat mund të ndërmarrin sulme kundër Izraelit dhe aleatëve të tjerë të Shteteteve të Bashkuara në rajon. Skeptikë Bota po ndjek dhe po pret për të pare nëse Shtetet e Bashkuara do të reagojnë ndaj sulmit me armë kimike që la të vrarë më shumë se 1,400 sirianë, përfshi këtu disa qindra fëmijë. Presidenti Obama dhe disa udhëheqës të zëshëm në Kongres po bëjnë thirrje për goditje ushtarake. Por pavarësisht tmerrit në atë vend, shumë amerikanë nuk mendojnë se sulmet ajrore do të ndikojnë pozitivisht dhe po i kërkojnë Kongresit

»

17

SIRIA

Planet e ushtrisë dhe skepticizmi i amerikanëve

që të mos mbështesë planin e Presidentit Obama për sulme të kufizuara ushtarake ndaj Sirisë. Në mbarë vendin, ku pushimet verore kanë mbaruar dhe fëmijët po rikthehen në shkollë, shumë amerikanë sshprehen të shqetësuar. “Vazhdimisht kemi qënë në luftra. Sapo mbaron njëra fillon tjetra”. Ngurrimi për t’u përfshirë në Siri del qartë në anketat e fundit. Një anketë nga “Washington Post” dhe “ABC News” tregon se 59 për qind e amerikanëve janë kundër sulmeve ushtarake në Siri krahasuar me 39 për qind në favor. “Edhe në Irak do të ndodhnin sulme strategjike ushtarake, dhe pas 10 vitesh jemi ende atje dhe kjo falimentoi ekonominë. Ndaj pse të përsëritet kjo?” Një tjetër anketë nga Qendra për Kërkime Pew, tregon se 48

për qind e amerikanëve janë kundër sulmeve me 29 për qind në favor. Kjo ndjenjë po vihet re në mbarë vendin. Cidy Sheehan, e cila u bë aktive në politikat kundër luftës pasi humbi djalin e saj në Irak, udhëhoqi një grup protestuesisht në Sakrameto të Kalifornisë, ku ajo kandidon për guvernatore. Në sheshin “Times” në Nju Jork, rreth 200 protestues brohoritën kundër luftës. Në Masaçusets, protestuesit kundër luftës marshuan pranë shtëpisë së Sekretarit të Shtetit John Kerry në Boston. Po ashtu edhe në selinë e Kongresit amerikan protestuesit ngritën lartë duart e lyera me bojë që nënkuptonte gjakun, ndërkohë që zoti Kerry përpiqej t’u mbushte mendjen ligjvënësve për sulme ndaj Sirisë. Po nëse Shtetet e Bashkuara nuk veprojnë të vetme, por me vende të tjera si Britania apo Franca? Në këtë rast, mbështetja arrin në 46 për qind, pavarësisht se më shumë se gjysma e amerikanëve ende do të thonin jo. Pavarësisht çështjes së ngritur nga Presidenti për humbjen e shumë jetëve në Siri, për amerikanët ende ka shumë pikëpyetje. Mosbesim Turqia është angazhuar të mbështesë një goditje të mundshme ushtarake kundër Sirisë. Në territorin e saj ndodhet një bazë ajrore e rëndësishme që përdoret nga Shtetet e

Bashkuara dhe ka një forcë ajrore të fuqishme. Por partitë opozitare në vend janë kundër pjesëmarrjes në një operacion ushtarak kundër Sirisë dhe sipas anketave, publiku mbetet thellësisht mosbesues për një angazhim të mundshëm në konflikt. Qeveria turke ka qenë në vijën e parë të frontit me kërkesat që regjimi i Presidentit siriane Bashar al-Assad të mbahet përgjegjës për sulmin me armë kimike, për të cilin akuzohet qeveria siriane. Sinan Ulgen, një studiues në institutin Carnegie të Evropës me seli në Bruksel, thotë se Turqia do të ishte një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në çdo masë që Uashingtoni ndërmerr kundër Damaskut. Por ai gjithashtu paralajmëron se mosmarrëveshjet vazhdojnë. “Turqia e

mbështet me forcë idenë e ndëshkimit të Assadit dhe regjimit të tij për përdorimin e armëve kimike. Ndryshimi është se Turqia do që goditja të jetë shumë më ambicioze, që të çojë në përmbysjes së Assadit nga pushteti”. Presidenti Barack Obama ka thënë se çdo goditje kundër Sirisë do të ishtë e kufizuar dhe nuk do të synonte përmbysjen e regjimit. Pavarësisht nga këto pikëpamje të ndryshme, Semih Idiz, një analist diplomatik për gazetën turke “Taraf”, thotë se Ankaraja do të mbështesë një operacion kundër Sirisë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Por ai shton se një mbështetje e tillë mund të jetë e kufizuar. “Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu ka thënë se Turqia do të pranonte të merrte pjesë në një koalicion aleatësh. Por ka një pikëpyetje serioze nëse Turqia mund të marrë pjesë në operacione ushtarake kundër Sirisë. Një ide e tillë nuk është aspak popullore mes publikut dhe opozitës në Turqi, e cila thotë se një vendim i tillë duhet të ketë autorizimin e Parlamentit dhe një autorizim i tillë nuk ekziston. Dhe shumë analistë besojnë se Turqia nuk do të marrë pjesë ushtarakisht, se do të japë mbështetje logjistike, kryesisht përmes bazave që kanë amerikanët në Turqi”. E ngritur pranë kufirit me Sirinë, baza ajrore Inçirlik është përdorur nga forcat amerikane prej dekadash. Por edhe autorizimi i përdorimit të hapësirave ajrore dhe bazave për goditje të mundshme amerikane është i rrezikshëm për Turqinë, sipas Kadri Gurselin, analist për gazetën turke “Milliyet”. Ai thotë se Ankaraja është e shqetësuar se një operacion i kufizuar ushtarak amerikan, lë të hapur shtegun për një hakmarrje nga ana e Sirisë. “Ka dy lloj hakmarrjesh. Njëra mund të jetë terrorizmi, provë e të cilit ishte sulmi më i rëndë terrorist në historinë modern turke, në Reyhanli në muajin maj. Po ashtu, si teorikisht, ashtu edhe ushtarakisht, Turqia mund të bëhej objekt i goditjes me armë kimike nga Siria”. Qeveria turke fajësoi Damaskun për sulmin me makinë bombë në maj që shkatërroi qendrën e qytetit të Reyhanlit, pranë kufirit me Sirinë. Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 50 vetëve. Shqetësimet për sulme të mundshme u intensifikuan muajin e kaluar, kur media njoftoi se autoritetet turke kishin ndaluar dy sirianë me sasi të mëdha eksplozivësh, ndërsa ata përpiqeshin të hynin në Turqi nga Siria.


18

« dossier

E premte 6 shtator 2013 •

Faktet historike mbi Voskopojën

Ndërtimi i kishave greke, emërtimet dhe manipulimi serb

Nga Albert KOTINI (vijon nga numri i kaluar)

N

ë gazetën “Tomorri” dt. 16 shtator të vitit 1941 autori Bendo Shapërdani në shkrimin me titull “Gogët: voskopjarët e Prizrenit” shkruan: “Përbri kështjellës me një lartësi që sundon qytetin gjendet një kishë gjysmë e rrëzuar. Muret e jashtme janë të shëndoshë dhe brenda tyre, ka një kishëz të vogël, që mund të themi se është si një kishë e ndërtuar, brenda asaj që dikur ka qenë një lloj katedralje, ose çka mbetur nga ajo dhima e kësaj. Te porta, në krah të djathtë të hyrjes ndodhet një pllakë e mermertë, që duhet të ketë qenë, epitafi i ndonjë varri e shërben tani si Sofat për kalamanët që lozin aty rrotull. Është i tëri i shkruar me germa greke, pjesërisht i palexueshëm. Këto germa greke, si dhe ato që do të shohim me një kryq të plasur në një qoshe brenda mureve, na tërheqin vëmendjen. Edhe pjesa e vjetër, që tani shërben si kishë, paraqet plot ikona të vjetra me shkronja bizantine dhe greke. Poshtë duken pllaka të mëdha të shkruara me kujdes. Kjo është kisha e Gogëve. Kjo faltore, që duket të jetë e vjetër, sundon tërë shtëpitë e lagjes të ngritura aty mbi breg. Po ç’janë këta Gogë. Kisha e tyre ka një stil që nuk i ngjan aspak asaj të kishave sllave të vendit. Ceremonia fetare këtu është e ndryshme, edhe vetë tingujt e kambanës të kësaj kishe kanë një zë të ndryshëm. Këtu më kot do të kërkoni ndonjë shenjë sllavizmi, por përkundrazi do të gjeni ato bizantine. Gogët e Prizrenit, nuk janë tjetër veçse voskopojarë të vendosur aty, që kurse u dogj qyteti i tyre i famshëm. Sikurse dihet, Voskopja ka qenë themeluar në shekullin XIII dhe kishte arritur një qendër me rëndësi shumë të madhe ekonomiko-kulturore. Përmenden veçanërisht akademia e saj si dhe shtypshkronja, që kanë qenë të famshme dhe nga të parat në viset e Ballkanit. Në shekullin XVIII qyteti arriti mbi 50000 banorë dhe kishte shumë kisha të bukura dhe ta rralla. Turqit e sulmuan dy herë, më 1768 dhe më 1785, duke lënë në këmbë vetëm kishat. Banorët natyrisht e braktisën dhe morën arratinë. Shumë prej tyre u vendosën në Korçë, ndërsa të tjerët kanë ardhur këtej. Ata kanë ruajtur zakonet e tyre dhe nëpër shtëpi flasin shqip dhe vllahçe, natyrisht përjashta kanë përdorur edhe serbishten. Por si në Korçë edhe këtu, lagja e tyre është vendosur rrëzë bregut. Këtu i kanë quajtur “gogë”, sepse shumë prej tyre hapnin kanale, por ata janë edhe kallajxhinj e sidomos mutafxhinj, që punojnë qilimat e famshëm. Po të vërejmë edhe emrat e atyre na tërheqin vëmendjen. Ja disa: Pilo Toska, Pando Shipi ose Çipi, Mihal Pishpapa, Thimi Rushi. Çudi! Ka emra më shqiptarë? Por serbi edhe gogët ka dashur t’i serbizojë dhe i ka shtrënguar të sllavizojnë emrat. Ja se si: shtojini çdo emri të shpërmendur nga një ‘ç’ (atyre që mbarojnë me ‘i’) dhe nga një viç të tjerëve, pastaj i lexoni dhe ecni e merrni vesh. Le të marrim emrin Rushi, serbisht Rusiç. Po sikur ta shkruanim me gërma sllave apo të vij ndonjë europian ta kopjojë këtë emër etj...do të ngatërrohen punët, aq sa edhe sikur të mblidhnit etimologët më të mëdhenj nuk do të mundeni të zbuloni, se emri Rusitch, Ruchich është vetëm Rushi, i thjeshtë Rushi shqiptar. Ngulim këmbë se qëllimi i serbit është që gjërat t’i bëjë sllave duke i shtrembëruar dhe t’i shfarosë tërë ata që kanë frymë shqiptare. “Gogët” tregojnë një legjendë të moçme të

kohës: Kur u prish Voskopoja për herë të parë, një plakë kishte varur pas degës së lisit tre pula. E para ishte një pulë me tërë pendët e saj, e dyta përgjysmë e rrjepur dhe e treta pa pendë fare. Plaka mblidhte banorët e Voskopojës nën këtë lis e u thoshte: “Shikoni mirë këto pula: kush ka për të ikur nga Voskopoja, të ikë sa më shpejt, se shkon porsi kjo pulë, dhe tregonte pulën e parë. Kush të vonohet akoma do të shkojë si kjo dhe tregonte të dytën dhe kush të ikë i fundit ka për të ikur kështu se kjo d.m.th fare i zhveshur”. Ekuacionet si në ekuanon të Voskopojës Vospkopoja është djegur, shkatërruar e vjedhur në vitin 1769, 1789, 1916 dhe arriti të përfundonte në disa shtëpi në vitin 1923 deri sa vijmë në vitin 1991, kur në mënyrë masive vllehët e Voskopojës së bashku më bagëtitë e tyre duke lënë tokat dhe në shumë raste, i shitur ato me çmime qesharake, kujtdo që i dilte para, shkuan si emigrantë në Greqi. Aktualisht shumë prej tyre janë penduar dhe duan të kthehen, tek ish pronat e tyre në Voskopojë. Gjatë vitit 1997, përsëri pati shkatërrime dhe vjedhje. Eqerem bej Vlora në kujtimet e tij shkruan: “Nga viti 1720 deri në vitin 1769 në këtë qytet të largët, ka punuar edhe një shtypshkronjë, për punën e së cilës dëshmojnë libra të shtypura atje dhe që janë ruajtur deri në ditët tona (dy ekzemplarë të kësaj shtypshkronje kanë qenë deri në vitin 1944 në bibliotekën Vlora). Interes të veçantë paraqesin, sidomos dy orvatje të tilla: Së pari, një dëshmi e ruajtur në teqenë e Petrelës, mbase e shekullit XVI dhe së dyti, një tjetër tekst i Shkrimit të Shenjtë i përkthyer në shqip, i përmendur dhe shpjeguar shkëlqyeshëm edhe nga Georg von Hahni. Voskopoja u shkatërrua në vitin 1769 nga fiset shqiptare përreth që e quanin atë një qendër të ortodoksëve filorusë. Të çoroditur, por edhe për mungesë largpamësie, fillimisht autoritetet e atëhershme turke u lanë dorë të lirë shqiptarëve të shuajnë etjen e tyre hakmarrëse ndaj grekëve. Puna kishte qenë kështu: Fiset e Dangëllisë dhe kryetarët e tyre kishin qenë dorëzanës për karvanët që hynin e dilnin nga Vokopoja, por në vitin 1765 tregtarët e Voskopojës morën fjalën e sanxhakbeut të Vlorës, Kurt Ahmet Pashë Ngurrësa, se ai si zyrtar është në gjendje që të garantojë sigurinë e karvanëve të tyre, ndaj nuk kanë pse t’u paguajnë taksë rruge dhe sigurie ca fiseve të egra. Po kur rusët e Greqisë u pritën miqësisht nga popullsia vendase dhe për këtë shkak autoritetet turke kujtonin, se duhej të ndërmerrnin një aksion hakmarrjeje kundër ortodoksëve në përgjithësi dhe kundër vllehve në veçanti, edhe fiset e Dangëllisë gjetën rastin për të kërkuar nga voskopojarët taksën e sigurisë, të refuzuar për disa vite dhe kështu ata e plaçkitën dhe e shkatërruan plotësisht qytetin, që atëherë kishte 12000 banorë. Një pjesë e banorëve, që iknin për t’i shpëtuar kasaphanës, shkoi dhe u ngul në Korçë apo Berat, të tjerët përfunduan në Rumani, apo edhe më larg”. Androkli Kostallari në buletinin e universitetit, “Shkencat shoqërore IV”, midis të tjerave shkruan: “Lëvizja e madhe mendore e iluminizmit në shekullin XVIII, ka në krye të kësaj periudhe Johan Tunman, i cili gatoi veprën e tij “Hulumtime mbi historinë e popujve të Europës Lindore” (viti 1774), që shënoi një kthesë të rëndësishme në rrugën e studimit të historisë së Shqipërisë, të gjuhës dhe të kulturës së popullit tonë, mbi origjinën e të cilit, në Evropën

e asaj kohe zotëronin hipoteza me të vërtetë fantastike. Problemet e shtruara nga Tunmani, objektivisht u bënë një program pune për shkencën e ardhme albanologjike... Rezultatet e këtij drejtimi i shohim në veprat e Martin Lik, Pukëvil, A. Bue, J.G.Hahn etj, autorë që japin kapituj të veçantë mbi historinë e lashtë dhe mesjetare të Shqipërisë”. “Kështu problemi i etnogjenezës së popullit shqiptar në lidhje me formimin e kombësive të tjera të Ballkanit, vazhdoi të tërheqë vëmendjen e studiuesve. Në arkivat e Venedikut, Raguzës, Vatikanit dhe me botimin nga D.Farlati të veprës “Illyricum Facum” dhe më vonë nga autorë të tjerë, si N. Jorga, N. Thasath, u zbulua një periudhë e tërë, deri atëherë pothuajse e panjohur për historinë e Shqipërisë të shekullit të XIII-XIV. Autorët Jireçek, Shuflai dhe Taloçi kanë meritën madhore për veprën monumentale në dy vëllime 1913-1916 me titull “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”. Materialet arkivale ndryshuan historinë mesjetare të Shqipërisë së Jugut dhe zbuluan dhe veprimtarinë e tregtarëve voskopojarë (V. Papahaxhi), historinë kishtare të Shqipërisë dhe mbi të gjitha u studiuan pushtimet e Shqipërisë nga të huajt (sundimi romak, bizantin, venecian, turk, sllav etj). Nga botimet mund të përmendim me vlerë të veçantë autorin N. Jorga me veprën “Histori e shkurtër e Shqipërisë dhe popullit shqiptar”. Ndërsa në lëmin e historisë së arteve dhe të pikturës morale dhe të ikonografisë, me interes paraqitet krahina e Korçës dhe Voskopojës, e cila ka nevojë të studiohet mirë prej nesh, si një shkollë më vete më emrin “Shkolla e Korçës”. Nga zbulimet e deri sotme rezulton se argjendaria, ka pas marrë një zbulim të madh veçanërisht në Voskopojë, por dhe grumbullimi dhe studimi i mbishkrimeve të këtyre kishave nuk është më i pakët nga vlera kombëtare”. Për sa më sipër arrijmë në vitin 2006, kur në mënyrë simbolike nga kjo rrjedhë historike, janë disa subjekte dhe ngjarje apokaliptike në Voskopojë, por kurrsesi nuk mund të konkludojmë, si një apokalips i librit të fundit të Dhjatës së Re, mistik dhe shumë i herët, sepse Voskopoja ka mundësi të kthehet në identitet. Në takime dhe biseda me mjaft intelektualë vendas të Voskopojës veçova Dhori Falon, si një studiues i pasjonuar për vendlindjen e tij, por edhe si një bir i një patrioti të respektuar shqiptar. Më dhuroi librin “Tragjedia e Voskopojës”, me të cilin jam në oponencë, në veçanti me parathënien e shkruar nga Jani Gusho, së cilës me një paragjykim tendencioz, vlerësohen disa aspekte. Së pari, është herë e parë, që shkruhet në gjuhën shqipe se Voskopojën e krijuan arumunët (vllehët) dhe se ai, në vitet e fillimit e deri në kohën që u lulëzua, ishte një qytet tipik arumun, midis maleve, në një luginë të mrekullueshme, me gjuhë, zakone, rite fetare, kulturë, e jetë shoqërore tipike për këtë popullsi ballkanase, ndër më të lashtat në gadishull. Së dyti edhe Voskopoja e ruajti identitetin e saj, gjë që del qartë se personalitetet dhe jeta zakonore dhe kulturore, gjuha e folur ne popull mbetën arumune. Së treti autori, për herë të parë interpreton në mënyrë të argumentuar shkaqet e shkatërrimit të këtij qyteti. Parë edhe në dritën e kohës është më se bindëse se Voskopojën e shkatërroi pushteti otoman... Së katërti, nga kjo anë ribotimi i tij doli edhe si një kërkesë nga arumunët shqipfolës, që duan ta kenë atë në dy gjuhë. Po kështu shkollat e gjuhës arumune, mund ta përdorin atë edhe

si bazë për të mësuar gjuhën letrare arumune, njëherazi edhe me mësimin e historisë së këtij qyteti, që përbën krenari për popullsinë tonë, kudo që ajo banon. Në qoftë se vlerësohet ky botim si herë e parë, pse i del në hatër shoqatës arumune, nuk ka nevojë të argumentohet, si një mohim i të gjithë autorëve të mësipërm, që përmenden në këtë shkrim, por që të merret përsipër, zanafilla e historisë së Voskopojës, e shkruar në këtë libër të vitit 2003, më duket një lajthitje e lehtë. Autori Dhori Falo, modest, por dhe dinjitoz për librin, meqë e ka studiuar në vend, si banor autokton i saj, ka një vlerësim jo mohues për punën e bërë, por do të mendoja që kjo arritje e tij, ka vetëm vlerën e një pasurimi të njohjes së mëtejshme të Voskopojës, por kurrsesi si hera e parë. Linja e mendimit helenistik të Pukëvilit, vjen edhe përshtatet me hamendje se krijuesit e Voskopjës janë vllehtë dhe kjo linjë arrin, deri tek Aurel Plasari për Voskopjën. Linja shkencore e albanologut të shquar austriak Dr. Hahn apo të autorëve të mësipërm të cilëve iu referova, si Xhehanit, Puzanovës, Ilo Mitkë Qafëzezit bile edhe të shquarit N. Jorga, faktojnë me dokumente bindshëm dhe besueshëm origjinën shqiptare të Voskopjës. Edhe sot e kësaj dite ka qenë dhe është mëhalla e vllehve në Voskopjë dhe jo i tërë komuniteti i saj. Ajo që është kryesorja sot e në perspektivë ka të bëjë me unitetin kozmopolit të banorëve të Voskopjës, që i ka sjellë rrjedha e historisë, por që në bërthamën e tyre, janë shqiptarë e vlleh autoktonë, të cilët do të kthehen në identitetin e vlerave tona kombëtare. Në këtë “Babiloni” të shkatërruar disa herë nuk mundet të trajtohet e paragjykuar dhe copëzuar, në shqiptarë apo vlleh, sepse memoria jonë kombëtare boll është trysnuar nga mentaliteti serb apo helen për këtë përplasje të një popullsie tashmë të asimiluar në shqiptare. Nëpërmjet ideve të reja për të kaluar nga kaosi në rregull, në ligj Fjalët e tepërta që ngjajnë me përshtypje sofizmazh tautologjike. Kohë e konsumuar kot. Në gjendjen kaotike të Voskopojës, ku shumë pak voskopojarë kanë dëshirë t’i quash turq (myslimanët), grekë (ortodoksët), rumunë (vllehtë) në qytetin e tyre tani, tashmë fshat, bëhen përpjekje që këtë gjendje kaotike ta shpërfytyrojnë akoma më keq me përplasjet fetare, etnike e mbi të gjitha interesash antishqiptare. K. Varralis thotë: “Opinioni publik është ai qeni


dossier • E premte 6 shtator 2013

i zgjebosur që kafshon cilindo, që mundohet ta zgjidhë nga huri që e kanë lidhur”. Në librin “Shqipëria e Enver Hoxhës (botim i muajit korrik, 1981 nga agjencia “Taniug” me 12 autorë serbë), prezantohemi në botë edhe me këtë karakteristikë: “Para 14 vjetësh Enver Hoxha zhduku edhe vetë Zotin. Thjesht, u tha se zoti nuk ekziston më, se në xhami dhe kisha askush nuk guxon të shkojë më. Më se 2000 kisha dhe xhami u rrëzuan. U ndaluan religjionet. U nxor dekreti që të unifikohen përmendoret mbi varret, e të gjitha religjioneve dhe të të gjithë qytetarëve. Me atë dekret u përcaktua ç’ka kush mund të vërë shenjat mbi varrin e të afërmit të vet. Shenjat e vjetra mbi varre me karakter fetar, që shënuan kronikët nga Tirana, u zëvendësuan me shenja të reja. Pas këtij vendimi, 2169 xhami, kisha e manastire dhe “qendra të tjera të errësirës dhe të misticizmit”, u mbyllën, u bënë rrafsh me tokën. Parulla ishte “Shqipëria vendi i parë ateist në botë”. Si përfundim, shqiptarët e dëshpëruar dhe përpara një misteri të tillë u ndodhën në moton psikologjike, se të jesh i lumtur në shoqërinë e “komunizmit” enverian do të thoshte që nuk kishte më gjë për të zbuluar, do të thoshte që çdo pyetje gjen përgjigjen e duhur dhe nuk mund të kërkoje më të vërtetën kombëtare. Misteret ishin të zbulueshme vetëm në vdekjen e memories, që edukuan te njeriu i ri. E në Voskopjë, mund të rendisësh mjaft probleme për t’u zgjidhur, për të cilat me të drejtë në korrik të vitit 2006, kam thirrur SOS, për të mos u mbytur më kjo anije e kulturës shqiptare. Në kishën e Shën Kollit është pikturuar simboli i dy krokodilëve, ku njëri përfaqëson fuqinë e zotit, ndërsa tjetri djallin dhe nuk dihet, se kush do të fitojë, se çdo të bëhet. Shpresa dhe lutja jonë është për Zotin. Voskopoja e krijuar në vitin 1930, me kulmin e lulëzimit më 1764, me një popullsi afërsisht 30000 banorë dhe 24 kisha në fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, akoma nuk e ka parë dritën e mirëmbajtjes apo të restaurimeve kaq të domosdoshme. Kisha e Shën Pjetrit e zbuluar nga arkeologë francezë më dt. 18. 7. 2006, për disa “eshtra” dhe pranë saj kisha binjake e Shën Analgjerit, ku familja voskopojare e Vasillaq Pavllo Dhëmbit, kishte ngulur vetëm një kryq, është vetëm një pikënisje për të bërë Voskopjën. Në hyrje të Voskopjës është rruga e Likasit, ndërsa në dalje po ngrihet ujësjellësi i ardhur nga Shipska. Kampi i pionierëve, pranë Mana-

stirit të Shën “Joan Prodhromit”, akoma nuk ka ndier dorën e riparimit dhe restaurimit për të qenë në identitet. Në Voskopjë janë blerë në fshatrat përreth, mbi dyqind e ca troje, sidomos nga Shipska, Kryshova dhe është zbatuar ligji 7501 “Për Tokën”, me të cilin janë të gjithë të kënaqur, sepse justifikon banorët e rinj pa trashëgimi pronësie, mirëpo për të marrë certifikatën në Korçë, është një tmerr për këta pronarë të rinj. Pothuajse të gjithë banorët autoktonë janë larguar pas shkatërrimit te Voskopojës në vitin 1916, ndërsa vllehtë, të nxitur me një tendencë keqdashëse për të qenë “Demiurgu”, apo pronarët e Voskopjës, duke ngritur lavdinë si të një kryeqyteti të ardhshëm ballkanik për vllehtë, po tregojnë prirje propaganduese, mediatike gjithnjë më uzurpues në këtë drejtim. Një rrol të tillë e ka edhe TV “Magic Star” në Korçë, si edhe konsullata greke, ku më të preferuarit se të gjithë qytetarët e tjerë, janë vllehtë. Është bërë e modës, degradimi i emrave, nga vetë vllehtë që i pagëzojnë fëmijët e tyre me emrin Enea dhe që shprehen se bukën, vizat, jetën i kanë nga Greqia, ndërsa të populluarit e rinj në Voskopojë i quajnë emigrantë, kurse nga voskopojarët e vjetër nuk e dinte ndonjë gjuhën vllahçe. Janë mbi 3 vjet gërmime, nga Instituti Arkeologjik i Tiranës, në kishën e Shën Pjetrit, e po kaq kohë filluan meremetimet e brendshme të Shën Ilisë nën kujdesen e arkeologëve francezë, ndërsa voskopojarët janë tepër të pakënaqur. Kishës së Shën Thanasit për të cilën ekspedita franceze, duke punësuar specialistë shqiptarë vendas, këto vite iu vodhën ikonat dhe iu bënë disa riparime suvash dhe asnjë restaurim afreskesh e bazilikash. Kisha më e vjetër, sipas gojëdhënave, pretendohet të jetë ajo e Shën e Premtes, në pjesën jugore të qytetit, por atje ka mbetur përsëri një kryq simbolik nga familja e Sotiraq Tirës, për kishën e vogël të Shën Dionisit dhe asgjë më tepër. Për kishën e Shën e Premtes, banorët dinë, që u mbush me bar dhe u dogj, pak vite më parë, si një krim ndaj vetë historisë më të hershme të Voskopjës. Në traditën e Voskopjës ka qenë, që secila familje të pastronte dhe të mirëmbante vendin e vet. Tani që u larguan dhe kanë mbetur të ardhurit, kjo traditë nuk funksionon më, ndërsa rrugët me kalldrëm me zor po ruajnë fizionominë e vet të dikurshme. Meqenëse për voskopojarin qëndron teza, kudo që janë, “guri i rëndë në vend të vet” dhe dëshira për t’u kthyer po bëhet realitet, ka

rrezik të përplasesh për çështjen e pronave, sepse ish pronarët po dalin pa tapi dhe kanë qenë mjaft të larguar këto 15 vjet, sidomos në Tiranë dhe në Himarë. Aktualisht në Voskopjë nuk ka kontradikta fetare; pak ngacmojnë vllehtë, familjet e ardhura myslimane nga fshatrat përreth, duke i quajtur jabanxhinj e pak të pranueshëm për krushqira. Qyteti i Voskopojës nuk ka pronarë të mëdhenj dhe kur u prish Voskopja, në veçanti në vitet 1991-1997 (nga ish kooperativë) nuk i shkonte ndër mend se do të ktheheshin një ditë. Kështu vllehët, që u larguan në Greqi dhe refuzuan tokat atëherë, tani duan të kthehen. Pra, kërkohet një kujdes për evitimin e përplasjeve civile. Për t’u rizgjuar Voskopoja e dikurshme, për t’u shfrytëzuar klima, peizazhi, uji, marrëdhëniet e mira të banorëve të urtë turizmi nuk është thjeshtë pamja e kishave, por mbi të gjitha mungesa e aktiviteteve kulturore artistike në verë dhe bërja e një gjumi letargjik në dimër. Nuk k asnjë bibliotekë, asnjë qendër argëtimi dhe asnjë vend kurimi, por vihet re mbi tokë një heshtje prej varri për t’u gërmuar, e dalë në sipërfaqe. Voskopja e vjetër, nuk ngacmon në zgjimin e saj. Në kohën e Zogut, sanatoriumi kishte degë kurimi për të sëmurët e mushkërive, të krahasuar me vlerat e Zvicrës. Banorët kujtojnë se një i sëmurë me astmë prej Fierit, erdhi i mbaruar, d.m.th. do të mund të jetonte apo jo, dhe pa kaluar tre vite filloi të pinte duhan. Fëmijët nuk e njohin gripin apo sëmundjet infektive, si verdhëza, ndërsa pleqtë mbi 80 vjeç e ca, kullosin bagëtinë. Nuk të vjen mirë, kur fëmijët e klasës V dhe VI brenda 45 minutave marrin mësime nga një mësues dhe kur si gjuhë të huaj mësojnë edhe greqishten pa lekë, ndërsa anglishten me lekë. Vendasi Fadil Ibrahimllari, banon në shtëpinë më të vjetër që ka mbetur në Voskopojë dhe si i tillë më thotë se, kur kaloi në Greqi ndërroi edhe emrin, në Foto. Në Voskopjë dhia është e zhdukur, po kështu dhelprat dhe arinjtë janë pakësuar mjaft, ndërsa me leverdi është bërë vetëm lopa, ndërsa hauret nuk duhet të rinë më brenda në qytet. Dhori Falo, “Profesori”, siç e njohin të gjithë voskopojarët, m’u shpreh i pakënaqur për botimet e bëra aktualisht për Voskopojën, sepse i konsideronte “magazinë që mban çfarë thonë të tjerët”dhe jo që të kenë brenda studime në vend të këtyre autorëve. Dhori vazhdon: “Ku e dinë ata se si ka qenë dhe është Voskopoja. Për mendimin tim është e domosdoshme të ruhen monumentet, se po shkatërrohen. Janë pesë kisha të mëdha, d.m.thnë ato që kanë bazilika madhështore për të cilat nuk është vënë dorë akoma. Ka nevojë të përcaktohet me saktësi vendi i akademisë dhe i shtypshkronjës. Përse të gërmohet tek Shën Pjetri?! Të ruhen shtëpitë e vjetra, rrugët e vjetra dhe jo të prishen, sepse janë prishur pa kriter rrugë e shtëpi të vjetra për të ndërtuar të reja. Akoma nuk kemi një manual turistik që të dijë tjetri, se përse bëhet fjalë dhe jo çdo banor, mund të jetë ciceron. A nuk ka mundësi shteti të paguajë një ciceron, të udhëhoqi turistët? Është me të drejtë për thirrur SOS, për kishat e Shën Kollit, Shën mërisë, Shën Thanasit, Shën Mikailit, Shën Ilias, manastirin e Shën Prodhomit dhe jo më kot. Të behën lehtësira financiare që të ndërmarrin përsipër turizmin financiar me kredi apo me mbështetje të ndryshme. Të trajtohet, si komunat e tjera dhe jo të jetë bashkë Voskopja me fshatrat përreth, si Lavdarin, Gjonomadhin, Shipskën, sepse këshilli komunal i këtyre fshatrave nuk merr vesh vlerën kulturore të Voskopojës, dhe nuk voton asnjëherë që këto investime të bëhen për këtë qëllim. Prandaj është e domosdoshme që të jetë komunë më vete Voskopoja, ndoshta edhe me të emëruar, si në kohë të Zogut. Perspektiva e Voskopojës nis, që nga të qenët komunë më vete, si administratë, por edhe të çlirohet komuna më vonë, nga tutela e monumenteve të kulturës në Tiranë. Ku mund t’i dijë Tirana vrimat tona?! Kliti Kallamata, ish drejtor në Korçë për monumentet, kur e hoqën në vitin 2005 nga kjo detyrë, mbas 15 vitesh, të gjithë u gëzuan, sepse nga fondet përkatëse, asgjë nuk investoi për Voskopojën. Një pjesë të fondeve, Monumentet e Kulturës në Tiranë, duke ia kaluar komunës së Voskopojës, mund t’i përdorin për të riparuar muret e jashtme, të çative dhe oborreve, ndërsa për punë të specializuar restauruese për bazilikat dhe afresket, ky fond mund të menaxhohet në mënyrën më efikase dhe kulturore nga plane te mirëfillta kombëtare të institucioneve qendrore. Deri tani këto

»

19

fonde janë përdorur pa kriter, megjithëse janë dhënë në një pjesë të madhe të tyre edhe nga arkeologë të huaj. Praktikën e kompetencave të komunës e njohim që nga viti 1936, bile edhe në kohën e Enverit, këto fonde përdoreshin nga pushteti lokal i Voskopojës, qoftë edhe nga interesa politike, por që e ruajtën kulturën. Për sa u përket gërmimeve arkeologjike të shqetëson fakti, që tokat e zëna pa leje nga fshatarët duhet të ndalen menjëherë, sepse po ngrihen shtëpi në vende me rëndësi. Edhe për akademinë, ku po gërmohet për t’u zbuluar, kemi argumentuar dhe orientuar vendndodhjen tjetër dhe mbi të gjitha pranë saj, toka të quhet pronë publike. Ky ish drejtor i Monumenteve të Kulturës për Korçën gjatë këtyre 15 vjetve tregoi jo vetëm një shkujdesje të madhe, por pezulloi mjaft punime, të cilat ç’orientuan arkeologët e huaj dhe mbi të gjitha, iu preu hovin edhe investitorëve të pasur me origjinë voskopojare. Një i tillë, Llazi Lera mori përsipër dhe i filloi punimet për kishën e Shën e Premtes. Mirëpo, sa filloi punimet, atë e ndaloi burokrati Kallamata, sepse paratë duhej t’i depozitonte pranë sektorit të Monumenteve të Kulturës në Korçë dhe pastaj ai do t’i investonte. Ikën dëm miliona lekë dhe, atëherë mbeti vetëm një gropë me gëlqere. Po arkeologët francezë, kush i çoi, tek kisha e Shën Thanasit dhe përse Z. Kallamata i shpëtoi hetuesisë për vjedhjen masive të ikonave në këtë kishë? Do ta gjejmë hajdutin u tha në televizor e në shtyp, por kaloi një vit e asgjë. A e dinë njerëzit, që të prishësh altarin e madh, kryqin e madh dënohesh si kriminel. Kështu është qenë e pamundur edhe për të vjedhur fronin e Dhespotit, sepse nuk e nxinte makina, ndërsa mjaft ikona të tjera nuk janë gjetur akoma. Këto shqetësime nuk janë thjesht për ndonjë xhelozi, që paratë t’ia japim Monumenteve të Kulturës, por për t’u bërë Voskopoja, si më parë dhe arkeologët e huaj të orientohen që të punojnë për restaurime dhe jo për meremetime, ashtu siç ndodhi me çatinë e kishës së Shën Thanasit apo kishën e Shën Ilias”. Përfundimisht shqetësimi i banorëve vendas qëndron, që kisha e Shën Mërisë të kthehet në identitet me bazilikat e saj. Ndërsa kishat e vogla pranë tyre, që janë prishur para vitit 1944, janë çështje më vete studimore të historisë. Duhet të jemi të sinqertë për dëmet që janë bërë në Voskopojë, pa akuzuar me hamendje se si janë bërë vandalizmat. Kështu p.sh, prapa kishës së Shën Mërisë, te dera në fund ishte Shën Anargjera, që në bodrumin e saj me rafte librash, kishte vlera të veçanta. U dogj më 1916, sepse u plaçkit nga vendasit dhe fshatrat përreth dhe nuk mund të themi se e bënë myslimanët, apo e dogjën njerëzit e Sali Butkës, pasi i respektonin kishat si vakëf dhe me Kuran nuk i digjnin, ndërsa plaçkitjen, po. Në vitet 1935-1936 Ilo Mitkë Qafëzezi u jep thirrjen të gjithë intelektualëve dhe institucioneve për të ruajtur vlerat e dokumentuara historike. U zhdukën dorëshkrimet e Anton Çajupit. Me vështirësi u siguruan dokumentet e Kostë Berati-Ieromonakut, punimet komplete të Kulluriotit e të Kupitorit, një traktat analesh të bisedave Vreto-Vasa me efendi Hoxhë Tahsinë, mbi alfabetin shqip në Stamboll, dorëshkrim, letra dorëshkrim të Vretos, dorëshkrime ne bibliotekën “Turtulli” të Korçës, dorëshkrime të Thimi Mitkos dhe deri në alfabetin e Hahnit, Kamardës, Veqilharxhit përfshirë dhe dëmtimet e afresket nëpër kishat e Beratit, Elbasanit dhe Voskopojës. Këtij zëri shqetësues intelektual të një shkencëtari, siç ishte Ilo Mitkë Qafëzezi, që enverizmi nuk e vuri në vlerat e veta të piedestalit shqiptar. Këtë zë e vlerësuan vetëm arkipeshkopi Kristofor Krisi, episkopi i Korçës Agathangel Çamçe dhe i mirënjohuri patër Giuseppe Valentini i Shkodrës, të cilët edhe në kulmin e luftës së vitit 1941 morën masa për ruajtjen e tyre. Pater Valentini me një aparat “Lajka” fotografoi 106 faqet në shqip dhe pesëdhjetë e ca faqet jo shqip për autografe të Ierodhaskallit të Beratit për shekullin e XVIII dhe si rezultat i këtij fotografimi dokumentar, Kostë-Berati është i shpëtuar sot nga zhdukja, ashtu si dhe kodikët e famshëm të Beratit me të cilët mburremi në botë sot. Shkrimi në fjalë përcjell të njëjtën ide të viteve 1935-1936, për të shpëtuar vlerat muzeale, jo vetëm të kishave të Voskopojës, jo thjesht me meremetime tullash dhe llaç, por për të venë në punë të gjithë ekspeditat e huaja arkeologjike dhe korpusin arkeolog te studentëve shqiptarë, për punë të specializuar restauruese. Atëherë, Voskopoja do të shpëtojë nga apokalipsi i shekullit XXI.


20

« AKTUALITET

E premte 6 shtator 2013 •

AKTIVITETE DHE EMOCION NË QYTETIN E PARË TË ÇLIRUAR NË SHQIPËRI. PËRSHËNDESIN NAÇO E SPAHIU

Si 71 vjet më parë në qytetin e çliruar të Çorovodës Nga Skrapari Sulo Gozhina SKRAPAR – Ndryshe nga ditët e tjera, dje në mëngjes qyteti i Çorovodës është gdhirë i mbushur me flamuj kombëtar e banderola ku shkruheshin Lavdi Dëshmorëve e të tjera, ndërsa në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit ka pasur me qindra vizita nga familjarët e dëshmorëve, veteranë e banorë të tjerë të qytetit dhe të rrethinave të tij. Ndonëse 5 shtatori shënonte ditën e çlirimit për krahinën e Skraparit si e vetmja e çliruar në të gjithë Shqipërin, dje festa kishte marrë përmasa më të mëdha më të gëzushme dhe me ceremoni dhe aktivitetet të ndryshme. Në këtë rast nuk ishin në festë vetëm veterantët ata pjesemarës në epopenë e luftës për liri, por i gjithë qyteti dhe më gjerë, pra e thënë ndryshe në qytetin e Çorovodës, aty ku u finalizua 71 vjet më parë edhe çlirimi i gjithë trevës të Skraparit. Ky qytet me 100 fshatrat e saj, kishin zbritur nga fshatrat më të largët të kësaj krahine sa bujare po dhe aq mikpritëse e mbushur me trima e patriotë, njerëz të punës, penës dhe të pushkës, udhëheqës dhe komandantë legjendar. Pikërisht sheshi “Riza Crova” dhe bar-kafet në qëndër të qytetit ishin të mbushur plot e përplot me banorë të qytetit dhe të tjerë banorë të ardhur nga Backa, Çepani, Gjerbësi, Turbohova, Vëndresha, Therepeli nga Bogova e Gradeci nga Konaku dhe Vlusha, pra nga të gjithë fshatrat e këtij rrethi që shumica e tyre kishin udhtuar në rrugët rurale për më shumë se dy orë, ndërsa nga Buzuqi, Mollasi, Mëlova, Malindi etj, shumë banor kishin zbritur edhe në këmbë, me arsyen e vetme se ishte një fetë e vaçant. Më të veçantë këtë 71-vjetor të çlirimit të krahinës të skraparit e bënë dhe fakti se mes aleatve të Luftës së Dytë Botërore kundër nazi–fashizmit, kjo krahinë ishte e para që u çlirua dhe bëri jehonë në të gjitha radiot e botës duke njohur në këtë rast nga aleatët edhe luftën e shqipëtarve për liri. Luftë që populli “poet”, do t’i thurte vargjet e para - Si rrufeja po zbresin / që nga mallet për liri / të gjitha shtigjet janë zënë / rrethë kodrave bri për bri / s’ka ku vete ky dushman / ja kemi zënë pusin / në osum do ti hedhim / nazi-fashitët vend nuk kanë / luftojn timat partisan / të mbledhur në furi / do çlirojm sot Skraparin / ja vdekje ja liri. E më pas një tjetrë strofull me vargje lirike vijon. Të marë vesh e gjith bota / se ka trima partizan / ta dinë mirë aleatët / se luftojm për liri / ta dinë mirë aleatët / se në botë ka Shqipëri / për të çliruar vatan / japin jetën për liri. Këto dhe shumë vargje të tilla u thurën gjatë dhe në vitet më pas për t’i bërë një jehon luftës së drejt partizane që kërkonte vetëm të çlironte shqipërin nga kjo zgjedhë që kishte më shumë se 5 vjet që i kishte rënë mbi supe. Kujtimet Këto kujtime në përshëndetjet e tyre sollën në këtë ditë festive kryetari i veteranve të Skraparit Enver Naska, ndërsa fjalën e rastit e mbajti kryetari i Bashkisë Çorovodë Nesim Spahiu. Të pranishëm në këtë festë ishin dhe deputetët Nasip Naço, Spartak Braho ish-kandidatja Silva Caka dhe pushtetar të lartë të komunave Vëndreshë, Potom, etj, veteran, banorë të qytetit dhe të rrethinave e komunave të zonave të largta të kësaj treve. Para pjedestalit ku prehen eshtrat e të rënëve të luftës nacionalçlirimtare Janë me mijëra qytetar që herët në mëngjes kanë dalë duke u përgatitur

me buqeta me lule për të shkuar më pas pranë vendit ku prehen eshtrat e të rënve të luftës që për këtë rreth janë një numër i konsiderush, që nuk kursyen as jetën për lirin e At’dheut të tyre të shtrenjët. Nga ana tjetër me dhjetëra ish-partizan, familjarë e të afërm të heronjëve e dëshmorëve pasardhës të partizanve me shamin që simbolizon jetën partizane në këtë 71-vjetor të çlirimit, së bashku me banor të tjerë të kësaj krahine, janë mbledhur enkas për këtë festë para varrezave të dëshmorëve. Nën himnin kombëtar – Kryetari Bashkisë Çorovodë Nesim Spahiu dhe kryetari këshillit të kësaj Bashkie Luan Çuedari vendosën kurorën me lule në altarin kushtuar të rënëve. Kurora me lule vendosën deputeti Nasip Naço e ishkandidatja për deputete Silva Caka, deputeti Spartak Braho dhe pasardhsja e dëshmorëve Fatmira Guri, kryetari veteranëve të Skraparit Enver Naska e veteran Mete Braçe, nënkryetari i Bashkisë së Fierit Haxhi Kalluçi dhe pasardhësi Gjin Markut (djali tij), Kastriot Marku buqeta me lule vendosën edhe shumë veteranë e veterane, bijë dhe bija të veteranëve, familjar të heronjve e dëshmorëve qytetar të thjeshtë etj. Më pas të gjithë të pranishmit kanë kaluar në revistë të gjithë pjedestalet ku prehen eshtrat e të rënve gjatë Luftës së Dytë Botrore. Në stendat e muzeu të luftës, aty ku tregohet epopeja - ka qenë një tjetër pikë referimi ku veteranët janë të parët që kanë parë e prekur nga afër pushkët e armatime të tjera disa prej të cilave i kanë mbajtur vetë në sup gjatë epopes të luftës për më shumë se 4 vjet, po kështu në stendat e muzeut veteranët dhe të gjithë të pranishmit kanë parë nga afër rrobat e shokve të vrarë, këpucët, dylbitë të heronjve Zylyftar Veleshnja e të shumë dëshmorëve të tjerë shok të tyre të logores. Janë me

qëndrojnë gjithmonë në historinë e Shqipërisë si dy kokat e shqiponjës në flamurin tonë kombëtar. Ishin mbi 2000 partizanët e Skraparit që çliruan këtë trevë dhe dhanë sinjalin e madh të fillimit të çlirimit të gjithë Shqipërisë, ndaj nuk mund t’i harrojë 400 djemtë dhe vajzat që ranë në luftën për çlirimin e atdheut, jo vetëm në Skrapar, jo vetëm në Berat, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë dhe përtej saj në emër të një kauze të madhe evropiane dhe botërore kur Shqipëria sakrifikoi dhe në saj të kësaj mbrojti pavarësinë e fituar në 28 nëntor të 1912. Ne jemi këtu për t’u përkulur me nderimin më të madh ndaj partizanëve të parë të Skraparit,

Fjala e plot e kryetarit të Bashkisë Çorovodë Nesim Spahiu I nderuar ministër Nasip Naço Të nderuar deputet Spartak Braho dhe ish-kandate Silva Caka Të nderuar veteran Të nderuar Drejtues të pushtetit lokal Te nderuar pjesëmarrës

qindra veteranë, të cilit nga stenda në stend qëndrojnë pranë tyre sikur të qenë bashkë me shokët si në ato vite ku epopeja e luftës trokiste në çdo familje shqipëtare. Nasip Naço Nasip Naço në këtë 5 shtator që është vërtet i veçantë sepse është 71-vjetori i fillimit të çlirimit të Shqipërisë dhe që vjen menjëherë pas një tjetër feste kombëtare të 100-vjetorit të bërit shtet, vjen pas një lëvizje të madhe politike të parë dy muajve. Vjen me të tjera programe që presin të vihen në zbatim të një tjetër program qeverisje në zbatim të një ligjishmërie koherente. Sa herë që vijmë në këtë ditë të shënuar të 5 shtatorit ditës ku u çlirua treva e Skraparit, vijon pohimin e tij ministri i Drejtësisë Nasip Naço në mendje na vijnë festat 28 nëntori i 1912 dhe 29 nëntori i 1944, të cilat qëndrojnë dhe do të

komandantit të parë Mestan Ujaniku, Zylyftar Veleshnjës e shumë e shumë partizanve që dhanë gjën më të shtrenjët për çlirimin e vendit tonë. Ndaj jemi sot këtu t’i nderojmë të gjithë këta njerëz të ndritur, dëshmorët dhe heronjtë tanë të Skraparit, të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë. Jemi këtu të përkulemi me nderim më të thellë ndaj veprës së dëshmorëve tanë, ndaj partizanëve që luftuan në Skrapar dhe në të gjithë Shqipërinë, ndaj familjeve të të rënëve, ndaj familjeve të partizanëve. Jemi këtu për t’u uruar jetë të gjatë të gjithë këtyre veteranëve që kemi këtu, të cilët nuk lodhen për të festuar këto data, por edhe për t’ju kujtuar historinë brezave më të rinj dhe pasardhësve të tyre. Ndaj edhe njëherë t’u përulemin me nderim të rënëve që të realizohet plotësisht ëndrra e tyre duke mbajtur të gjalla idealet e lirisë dhe demokracisë për të cilat luftuan të parët tanë.

Më lejoni që t’ju sjell përshendetjet më të përzemërta duke ju uruar mirëseardhjen dhe gëzuar festën e 71-vjetrorit të çlirimit të Skraparit. Këtë vit ne festojmë jubileun e 71-vjetorit të çirimit të Skraparit ku jemi vetëm një vit nga 100-vjetori i pavarësisë dhe kemi të tjera arritje dhe zhvilime ekonomike epolitike. Rrënjët e ditës së 5 shtatorit zënë fill që në qafën e Kulmakut ku u formua Çeta e parë partizane e Skraparit, por që më pas ato u shumuan nga orteku popullor, i cili u bë burimi i pashtershëm i luftës për liri. Skrapari ishte krahina e parë që u çlirua nga fashizmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evrope. Skrapalinjtë pas çlirimit të vendit ju përveshën punës duke kërkuar rritjen e mirëqenies me djersën e tyre. Disa u larguan në qytete e rrethe të tjerë, por ata kurrë nuk mungojnë në festën e çlirimit më 5 shtator të çdo viti, festën e çlirimit të kësaj treve trimash e puntor, njerëz të punës e të penës, njerëz të pushkës, dijes e kulturës. Themelet e kësaj ditë nuk i tund dot akush sepse ato kanë gjakun e mbi 400 dëshmorëve të atdheut. Zona Skraparit nuk është vetëm një zonë me tradita atdhetare, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e vendit, ndaj ne sot nderojmë dhe u përulemi të rënëve heronjëve dhe dëshmorëve, nderojmë veteranët, pasardhësit e heronjëve dhe dëshmorëve, si dhe të veteranve. Rroftë 71-vjetori i çlirimit të Skraparit. Lavdi Dëshmorëve


AKTUALITET • E premte 6 shtator 2013

»

21

PROFESOR ISUFI: “DO TË SHPALLEN MONUMENTE TË NATYRËS”

Në Shqipëri ka mbi 100 rrënjë ullinj 1000-vjeçarë Në Shqipëri fatmirësisht ekzistojnë afro 100 rrënjë ullinj, mosha e të cilëve pas analizave rezulton të jetë afro 1000-vjeçare. Duke folur për “Metropol” profesor Enver Isufi tha se “pas evidentimit të hollësishëm, kemi arritur në përfundimin se, drurët e ullirit, më të vjetër në vendin tonë ndodhen në disa nga fshatrat e Shqipërisë së Mesme, si në zonën e Elbasanit, Peqinit, Tiranës dhe pak në Durrës, dhe mosha e tyre mund të jetë ndoshta mbi 1000-vjeçare”. Specialisti i bujqësisë Isufi tha se “rasti në fjalë është një thesar për Shqiperinë, kemi evidentuar se në kodrat rrëzë malit të Dajtit, Petrelë dhe në qafën e Tujanit ndodhen disa nga ullinjtë më të hershëm të vendit, prej afro 1 viti ka nisur puna për t’i shpallur monumente natyrorë,

të vizitueshëm nga turistë vendas dhe të huaj”. Ullinj të tjerë mjaft të vjetër në moshë, ndodhen edhe në afërsi të kalasë së Petrelës dhe mund të shihen edhe nga kulla e saj, ato kanë një diametër prej disa metrash dhe gjatë rritjes shumëshekullore duket qartë edhe zgjerimi me fidanë të lindur pranë rrënjëve të vjetra”. Sipas zotit Isufi specialist i bujqësisë, “përcaktimi i moshës së ullinjve nuk është i thjeshtë dhe ai mund të bëhet vetëm në laboratorë të profilizuar, por mosha e ullinjve që janë marrë në studim disa herë i kalon 1000 vitet, Shqipëria jonë ka një traditë shumë të mirë në kultivimin e ullinjve, të dokumentuar të paktën që nga koha e Skënderbeut”. Në kushtet e mbjelljes masive të fidaneve të rinj që subvencionohen,

kujdesi dhe rivlerësimin i ullinjve qindravjeçarë përbën një nxitje brilante për vazhdimësinë e kësaj tradite. Prof. Enver Isufi në vitin 2006 ka botuar librin “Bisedë me Ullirin”, i përkthyer edhe në disa gjuhë të tjera. Ai ka mendimin se, “drunjtë e ullirit që janë evidentuar

si 1000-vjeçarë, dhe që janë fat i madh për ne, të shpallen Monumente të Natyrës, pasi ka mjaft shkencëtarë dhe turistë që kërkojnë të shofin, fotografojnë dhe të njihen nga afër me këto drurë të mrekullueshëm sa të dobishëm aq edhe të bukur dhe piktoreskë”. A. AJAZI

LIGJI/ TOKA QË NUK PUNOHET SEKUESTROHET

Merren masa ligjore ndaj fermerëve që lënë tokat djerrë Nga ARTUR AJAZI

N

ga muaji shtator i këtij viti ka nisur nga të gjitha drejtoritë e bujqësive në qarqe, zbatimi i ligjit, sipas të cilit, fermerëve që i lënë tokat e tyre djerr, ajo u merret nga shteti dhe zbatohen penalizimet. Kjo pasi ligji përcakton qartë, në amendamentet etij, shkaktarët dhe masat ndaj atyre fermerëve që për vite me radhë, nuk e punojnë tokën e tyre, duke synuar rritjen e eficencës dhe prodhimeve nga tokat bujqësore. Janë qindra hektare tokë në shkallë qarku edhe në Durrës, e cila ka mbetur prej vitesh pa punuar, duke i betonizuar ato. Rreziku, asnjë ha tokë e punueshme Për pasojë rrezikohet që Durrësi të mos ketë pas 10 vitesh asnjë hektar tokë të punueshme, sepse ajo mund të mbushet me objekte betoni. Specialistët e Drejtorisë Bujqësisë dhe Ushqimit shprehen se “ligji duhet të zbatohet dhe të ndalojë abuzimet me tokat, edhe këtë vit një pjesë e mirë e tokave bujqësore po rrezikojnë të mbesin pa punuar”. Sipas tyre, shkak për këtë është bërë rritja e kostos së punimit të arave, por sipas fermerëve edhe e çmimit të naftës. Në treg kanë pësuar rritje të ndjeshme çmimi e naftës, çmimi i plehrave kimike si dhe disa prej farërave bujësore. Në vjeshtë është periudha kur punohen dhe mbillen arat. Por një pjesë e mirë e fermerëve, ashtu si edhe vitin e kaluar po hezitojnë të nisin nga puna për shkak të kostos së lartë të punës në bujqësi. Sezoni në mënyrë të menjëhershme po shoqërohet me rritjen e çmimit

Në aksin Korçë-Pogradec

Po kthehej për të takuar nënën e sëmurë, aksidentohet emigranti KORCË - Një aksident me pasojë plagosjen e një emigranti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Një automjet me targa greke HAH 1294 ka dalë nga rruga pranë fshatit Pirg, duke rënë në një kanal. Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit Shkëlqim Çela, 30 vjeç. Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë përgjumja e drejtuesit të makinës, Çela, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se Çela udhëtonte i vetëm në makinë drejt Mokrës për të takuar nënën e sëmurë.

Zbulohet dhe asgjësohet parcela me lëndë narkotike, nën hetim tre persona SKRAPAR – Blutë e komisariatit të Skraparit zbuluan një sasi lënde narkotike në një fshat të rrethit të Skraparit, ndërkohë që një parcelë me 40 rrënjë “cannabis stativa”, u asgjësua. Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me komisariatin e policisë Skrapar deklaroi finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Vala” nga ku rezultoi fillimi i procedimit penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Shefqet Xhemal Tarellari, 77 vjeç, banues në fshatin Valë komuna Vendreshë Skrapar, me gjendje gjyqësore i padënuar më parë, si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit me iniciale E.T, 37 vjeç, banues në Poliçan Skrapar me gjendje gjyqësore i padënuar, A.T, 29 vjeç, banues në fshatin Valë komuna Vendreshë. Skrapar, me gjendje gjyqësore i padënuar më parë. Sipas zëdhënëses për shtyp në organin blu Valbona Qafa procedimi penal në ngarkim të shtetasve të mësipërm filloi për arsye se gjatë monitorimit ajror me helikopter është konstatuar një parcelë e mbjellë me bimë narkotike që dyshohet se i përkiste shtetasve të mësipërm. Menjëherë nga strukturat e Seksionit kundër Narkotikëve në bashkëpunim me komisariatin e policisë Skrapar, u organizua puna dhe brenda një kohe të shkurtër u arrit lokalizimi i saktë i vendodhjes së parcelës me bimë nartkotike, si dhe ndërhyrja për asgjësimin e saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 431 gramë lëndë narkotike marijuanë, si dhe u asgjësuan me djegie 40 rrënjë bimë narkotike canabiss sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Berat, për veprat penale te “Prodhim dhe shitje të lëndes narkotike dhe kultivim të bimës narkotike” të kryer në bashkëpunim. S. G

Rëndë në spital

Regjistrohen dy aksidente me dy të plagosur të naftës. Po kështu janë rritur edhe plehrat kimike, si DAP, ureja etj. Por pavarsisht se plehrat kimike pësuan një rritje deri në 30%, ky nuk është kusht që tokat të mbeten djerr. Edhe disa prej farërave si gruri apo misri janë rritur për shkak të rritjes së çmimit të miellit në tregun ndërkombëtar. Të gjitha këto kanë shkaktuar për pasojë edhe rritjen e kostos së punimit të tokës, si dhe të

frezimit të saj, por kjo nuk do të thotë që fermeri ta lërë atë pa punuar. Duke biseduar me fermerë, dëgjon prej tyre pretendime si, rritja e pagesave për çdo dynym, për frezim, etj. Një situatë e tillë ka ulur sipërfaqet e punura. Në qarkun e Durrësit janë 20 mijë hektarë tokë, të cilat kanë të siguruar vaditjen. Prej kësaj sipërfaqeje vitin që shkoi u punuan 25% e saj dhe këtë vit vërehet se ajo

NË DISA FSHATRA

Tepelenë, policia asgjëson 1200 rrënjë kanabis TEPELENE-Policia e Tepelenës ka ndërmarrë një aksion në orët e para të mëngjesit të djeshëm, për shkatërrimin e parcelave të

mbjella me kanabis sativa. Policia bën të ditur se ka arritur të shkatërrojë dhe sekuestrojë 1200 rrënjë kanabis, në komunën Krahs.

do të pësojë një tjetër ulje. Janë vetë feremerët, të cilët po tregohen të pavendosur për të punuar arat e tyre dhe të nisin punumin e mbjelljen e tyre, ç’ka do të detyrojë DBU. Nga kontaktet me tregtarët grosistë të plehrave kimike, mëson se, çmimet janë rritur në vende si Ukraina, Rusia e ndonjë tjetër prej nga ku prej vitesh importohen sasira të mëdha plehrash kimike.

Gjithashtu, në komunën L. e Bënçes, u sekuestruan edhe 4 parcela me nga 150 rrënjë, ku gjatësia e kanabisit arrinte deri në 2 metra. Policia njofton se aksioni u zhvillua në kodrat e fshatit Memaliaj e Mezhgoran. Policia gjithashtu po punon për arrestimin e personave që kanë kultivuar rënjën kanabis.

Gjat mbëmjes së djeshme është regjistruar nje aksident me pasoja plagosjen e një këmbësorie në aksin Elbasan-Fabrika e çimentos. Shtetasi Miris Hasa 22-vjeçari me mjetin e tij me targa AA 211 ES ka aksidentuar shtetasen L.Musaj 66 vjeç, e cila ndodhet në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën. Autori është shoqëruar në polici për të mësuar rrethanat e aksidentit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Në aksin Elbasan-Fabrika e çimentos ka mungesa të theksuara të sinjalistikës, por edhe të ndriçimit duke bërë që të ndodhin shpesh aksidente edhe me pasoja për jetën. Ndërkohë gjatë orëve të mëngjesit të djeshëm midis bashkisë dhe prefekturës në rrugën “Lef Nosi” është regjistruar një tjetër aksident. Një shtetas është përplasur, ndërsa udhëtonte me një motoçikletë me një automjet tip benz. Si pasojë është dëmtuar rëndë 60-vjeçari që udhëtonte me motor dhe ai është transportuar për në spital. Ndërkohë është shoqëruar drejtuesi i automjetit për të dhënë sqarime mbi aksidentin. Ajo çfarë ka bërë përshtypje ishte vonesa me të cilën janë hequr mjetet e aksidentit nga rruga. Për rreth 4 orë efektivat rrugorë janë detyruar të presin përfundimin e hetimit për të hequr mjetet nga rruga. L. LL


22

« analizë

E premte 6 shtator 2013 •

Një super i penduar midis të vdekurve të Ajaccio

A

JACCIO - Salvatore Contini, i penduari më i famshëm në historinë e banditizmit Sardenjës dhe një nga dy njerëzit e vrarë në burgun e Ajaccio gjatë ndërhyrjes së komandës së Frontit Kombëtar për Lirinë e Korsikës. I arrestuar në verën e vitit 1982 për një sekuestrim që kishte ndodhur në Olbia, pas disa muajsh në mbajtje të detyruar kishte vendosur të zbrazte thesin duke rrëfyer rreth 20 vjedhje dhe duke thirrur në çështje me dhjetëra persona. Pendesa do t’i siguronte lirinë provizore, por edhe vendin e parë në listën e shpërndarë mbi lëvizjen e armatosur të Sardenjës. Duke gjetur strehim në Korsikë, nuk do të vononte që të binte preh e një tjetër sekuestrimi të lidhur me vdekjen e një pengu. Pas arrestit, siç kishte konfirmuar para gjyqtarit instruktor të Kaliarit, Luigi Lombardini, ishte deklaruar në dispozicion për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe kishte nxjerrë emrat e bashkëpunëtorëve. Pretendonte të nxirrte përfitime nga pendesa e re, kur në mëngjesin e ditës së enjte u vra në burgun ku mbahej, në qeli. I martuar, baba i katër fëmijëve, Salvatore Contini deri në verën e vitit 1982 ishte një i paragjykuar i vogël. Askush nuk dyshonte që deri në vitin 1976, ishte ndër organizatorët e sekuestrimeve të zhurmshme. Disa të dështuara, midis të cilëve rasti i krahut të djathtë të Aga Khan Ardoin, por shumë prej tyre të realizuar, si ai i sipërmarrësit roman Leone Conacato, i rrëmbyer në vitin 1977 dhe që nuk u kthye kurrë në shtëpi. Një njohës i mirë si i delinkuencës së re të lindur në kufijtë e vendndodhjeve turistike, ashtu edhe në ato të zonave të brendshme tradicionale, Contini, në periudhën e një jave kishte mbushur mbi 100 faqe verbale. Lëvizjet e tij në Francë janë ende në pjesën më të madhe të tyre të panjohura, por që modalitetet e vrasjes të bëjnë të kuptosh që ai ishte përfshirë në një lojë ndoshta më të madhe. Viktima e rrëmbimit të fundit, Guy Orsoni (i sekuestruar në 17 gusht të vitit të kaluar e më pas i vrarë), nuk ishte në fakt, vetëm një pronar i pasur, por edhe një eksponent i njohur i Frontit të Lirisë Kombëtare të Korsikës. Se çfarë kishte të bënte Salvatore Contini me këtë çështje në namin e shërbimeve sekrete, që vuri në zhurmë Francën është ende një mister. Hipoteza me e mundshme është se ky ishte përdorur si ekzekutori material për të marrë si kundërshpërblim garancinë për t’u mbrojtur nga shumë ata që kishin premtuar për ta vrarë. Historia e vdekjes së tij arriti si një bombë në vendet në brendësi të Sardenjës, ku shumë familje kishin përfunduar në burg për dëshmitë e tij, dhe ku pritej konkluzioni i instruksionit për superanonimatin. Dy muaj më parë, prokuroria kishte depozituar dëshminë e tij duke kërkuar shtyrjen e procesit për 90 të pandehur. I pari i listës ishte Contini. Operacioni në të cilin Contini mbeti i vrarë është më spektakolari i realizuar ndonjëherë në Korsikë, që për pesë vjet ishte lidhur me veprimet e lëvizjes indipendentiste. “Sfida ndaj shtetit”, e quajtën gazetat franceze. Policët arrestuan sidoqoftë të enjten e asaj dite, pesë anëtarët e komandos që ishin prezantuar pas orës gjashtë para vendqëndrimit të burgut, në qendër të Ajaccios. Dy nga anëtarët qëndronin jashtë për të mbuluar aksionin e dy të tjerëve, të veshur si agjentë dhe të ndjekur nga një anëtar i pestë i komanndos, që u futën në burg. Një herë dhe më të hyrë brenda, i treti u hodh në katin e parë, duke vrarë Jean Marc Leccia dhe Salvatore Contini liroi dy liderë indipendentistë, ndërsa policia bllokonte daljet. Pas një tratative të gjatë (dy agjentë ishin marrë peng), terroristët u arrestuan. (Archivio: La Republica. 1984. 6. 9. Giovanii Maria Bellu) Veshja me papion i sjell keq bosit, kamorristit Eduardo Contini. Kamorristi Contini Eduardo, 39 vjeç i mbiquajtur “O Romano”, bosi i “Kamorrës” napoletane, kapet në një vilë të Cortinas, ku ishte mysafir i shokut Luigi Cristarelli 50 vjeç, edhe ai në burg për favorizim dhe i mbiquajtur “o guaglione”, që mbronte një “kupolë” të Kampanjës. Karabinierët e arrestuan ndërsa ishte duke festuar në një nga lokalet më luksozë. Përfundoi keq viti ’93 për Eduardo Contini 39 vjeç, bosi

Nga Elvis KOTINI

i “Kamorrës” napoletane: nga një apartament luksoz në qelinë e Poggioreale, në harkun e 24 orëve. I përfshirë midis njerëzve në pushime, për të mos rënë në sy dhe duke ngritur dolli nuk ishte një lëvizje fitimtare: karabinierët e repartit operativ special të Napolit e atyre të Cortina, nën komandën e kapiten Masimo Menitit, u hodhën për më të bukurën, ndërsa një vit i ri në xhibokse ngjante si një lojë e kryer. Ngjarja ndodhi përgjatë rrugës Italia, mu në qendër, përballë hotel “Europa”. Kur njerëzit e armës trokitën për të ndërprerë, përtej portës të gjithë ishin tërhequr në ndriçim, mungonin vetëm takimet e fundit përpara se të futeshin në “pasarelën” drejt një restoranti luksoz. Zonjusha të peliçosura, zotërinj me smoking, bizhuteri dhe parfume. Duhej të ishte një mbrëmje për personat VIP, një nga lokalet “brenda” Cortines. Katër ditë më parë ishin informuar karabinierët e Cortines nga koleget Ros të Napolit. Mbi bazën e përgjimeve telefonike, supozohej se bosi i “Kamorrës”, mund të ishte në Cortina. E kështu filloi gjuetia: kërkime, vetura dhe telefonata të dyshuara. Në mbrëmjen e fund vitit Eduardo Contini është parë të hyjë në vilën “Francheti”, në numrin 254 rruga Italia. Më pas karabinierët pritën që të binte nata. Rreth orës 22:00 u morr vendimi të ndërhyhej. Dymbëdhjetë njerëz të përfshirë. Brenda bosi ishte duke folur në telefon. Nuk bëri asnjë rezistencë. Ishin të pranishëm edhe familjarët e Luigi Cristarelli, që kishte marrë një apartament nga një agjenci në Cortina; grua, fëmijë, të fejuara. Atmosfera ishte festive. Contini kishte veshur një kostum “smoking” shumë elegant. Burrë i bukur, brun, me sy bojë qielli, i rënë nga retë: nuk priste asgjë nga e gjithë kjo histori. Në Napoli bënte kujdes se si lëvizte. Në Cortinë nuk do të kishte imagjinuar kurrë që karabinierët do të shkonin t’i prishin festën e fund vitit. Para se të ishte dërguar në kazermë nga ushtarakët hodhi poshtë “smokingun” me përçmim dhe i kërkoi karabinierëve për t’u ndërruar. “Është hera e parë që e vesha dhe më solli fat të keq”. Qyteti ishte i ndarë në “zona të kompetencës”. Çdo zonë kishte nga një kapo të besuar. Kur vinte momenti për të zgjedhur një emër për lagjet e Ferrovias, Vasto di Secondigliano, ishin të gjithë dakord për Eduardo Contini. E ai bëri hapin cilësor. Zbulimi arriti në fund vitet ’80, fale një përgjimi ambiental në shtëpinë e bosit Carmine Alfieri, dhe ishte më pas “konfirmimi” që ky tip ishte një destinacion për t’u besuar. Për më tepër që Eduardo Contini kishte stofin e një kapoje, karabinieria dhe policia e kishin kuptuar që pas arrestimit në vitin 1985. Dhe në fakt kapo u bë. I aftë dhe i vendosur, i zgjuar dhe agresiv. Zemërimin mundën që ta konstatonin të fundit, vetëm për çështje kohe, fotografët që ditën e djeshme po e prisnin në kazermën e karabinierëve, ku bosi arriti pas udhëtimit me makinë nga Cortina: ai nuk është nga ata që kalojnë me frymë sfiduese në sfondin midis flesheve dhe telekamerave, nuk e do këtë lloj publiciteti dhe e demonstroi duke i zgjatur me rrezikshmëri këmbët në drejtim të

teleobjektivave, megjithëse ishte i shtrënguar nga dy ushtarake. Contini vendosi të mos prezantohej në qëndrimin e detyrueshëm në ishull të Favignana, dhe preferoi që të humbte gjurmët e veta. I aftë mbi të gjitha që të bënte hapësirë në hierarkitë e “Kamorrës”, duke mos u lënë të inkriminohej me lehtësi për të gjitha trafiqet që ky i dyshuar menaxhonte. Por, se kush mbrëmjen tjetër i shkatërroi Shën Silvestrin, kishte kohë që po e ndiqte mbi aktivitetet e tij e konsideronte një nga njerëzit më të fuqishëm brenda lagjeve të Napoletanos. Madje, më “i fuqishmi”, që kur kush i qëndronte një gradë më shumë sipër përfundoi në pranga. Eduardo Contini, vetëm 39 vjeç, i thanë “O Romano” për arsye të prindërve që jetojnë në kryeqytet dhe për udhëtimet e vazhdueshme në Romë, ndoshta jo vetëm për arsye familjare. Ishte bërë numri një i jetës së keqe të Napolit, duke mbledhur trashëgiminë e Genarro Licciardi, të ashtuquajtur “Majmuni”. Me të dhe me vëllezërit Mallardo, kapot e lagjeve të Xhulianos dhe kunetër të Contini, kishte ridizenjuar ekuilibrat e “Kamorrës”, duke organizuar një kupolë të ngjashme me atë që qeveriste mafia siciliane. Mbi nënndarjen në lagjet dhe aktivitetin për të administruar, ai ridimensionoi familjet e vjetra. Ky ishte objektivi kryesor i “O Romano”. Që ndërkohë ishte gjithmonë shumë i kujdesshëm për të mbajtur raporte të mira me klanin e Carmie Alfieri, i fuqishëm në të gjithë krahinën. Por edhe kur bosi i Pazzola së Nola, përfundoi largimin e gjatë të tij, fuqia e Contini dhe njerëzve të tij nuk pësoi luhatje. Karabinieret mbajnë qëndrimin se Eduardo Contini, “O Romano”, kishte vazhduar të administronte me fitime të jashtëzakonshme si trafikun e substancave psikotrope, ashtu edhe trafiqet të tjera, prostitucion dhe lojërat e fatit. Në të shkuarën ndonjë goditje i kishte sekuestruar miliarda të mira në pseudoemrin e tij, por që ia kishte dalë mbanë. Deri kur dëshira për të ngritur dolli për vitin e ri, i rrethuar nga personazhe të rëndësishëm që çdo vit kalonin pushimet e vitit të ri në Cortina, i kushtoi rikthimin në burg. (Gazeta italiane: “Corriere della sera” ( 2 janar, 1994) Omertas vs. Akuza Edoardo Contini -born July 6, 1955 – (Il super boss della “Cupola” napoletana). “Contini? Kush, futbollisti i Napolit? Pse e kanë arrestuar?”. Me të vërtetë nuk dihet nëse duhet qeshur apo qarë përpara omertës humoristike nga pjesa më e mirë e popullsisë së Vasto dhe Areaccia. Për shumë të rritur dhe gati të gjithë të moshuarit, bosi “Kamorrës”, Eduardo Contini është si një fantazmë, një emër për të mos u përmendur ose ngatërruar automatikisht me mbrojtësin “e kaltër” që iu shtua Vezuvit vetëm verën e kaluar. Aktiviteti inteligjent i realizuar nga skuadra e policisë së Napolit – shtoi Franco Roberti ishte i paarritshëm. Le ta konsiderojmë Eduardo Contini një nga eksponentët kryesorë të “Kamorrës”, madje mendjen më të madhe kriminale të “Kamorrës” napoletane: I aftë jo vetëm të investojë përmes emrave të ndryshëm të hyra të paligjshme për të pastruar paranë, por edhe për t’i administruar nga vetë ai. Shteti mund të qaset në boshllëkun e krijuar nga kapja e tij dhe në të njëjtën kohe të vazhdojë gjuetinë e të tjerëve të kërkuar si “të shkëlqyer” të mbetur. Contini ishte për qendrën investigative (Dda) “tepër mendjemprehtë” dhe “mendja strategjike” e Aleancës së Sekondilianos. Një kryetar i vërtetë”, - tha Roberto, dhe pikërisht për këtë motiv që kapja e tij nuk është vetëm “kapja e një shumë të kërkuari, por shumë më tepër, një fitore e shtetit”. Bashkimi i Italisë Kur në vitin 1861 Garibaldi zbarkonte në Sicili, “Kamorra” përfitoi duke mbështetur Savojat kundër Borbonëve, dinastia mbretëruese, aty për pak padrone e ishullit. “Kompesimi” në politikën kamorristike u ngrit me ministrin e brendshëm Liborio Romano, që do t’i linte kontrollin e Napolit “Kamorrës” gjatë fazës së tranzicionit të mbretërimit, në fund për të evituar revolucione të mundshëm nga burbonët në mërgim.


sport • E premte 6 shtator 2013

Me sytë nga Brazili Kombëtarja do të përballet sot me Slloveninë, në orën 20:30, me objektivin për të mbajtur vendin e dytë në Grupin E, që e afron me kualifikimin në Botëror

T

rajneri Xhani De Biazi është i bindur se skuadra jonë nuk mundet në Slloveni. Në stërvitjen e fundit ai ka pranuar se ekipi ka probleme dhe disa mungesa, por për kuqezinjtë kjo është ndeshja e radhës dhe jo vendimtare për fatet e Shqipërisë. Mund të mungojë Rama, Abrashi, V. Basha dhe Gashi, por janë edhe 24 lojtarë të tjerë të gatshëm për sfidën e sotme. Sipas tij barazimi jo vetëm që kënaq kuqezinjtë, ndërkohë që fitorja është maksimumi i mundshëm dhe mrekulli për përfaqësuesen tonë. Valdet Rama, problemi i vetëm Valdet Rama është shqetësimi i Shqipërisë, 24 orë para takimit të shtatë eliminator për Botërorin 2014. lojtari dje nuk është stërvitur me grupin, por ka qëndruar së bashku me stafin teknik jashtë katrorit jeshil. Gjithsesi ai sipas stafit mjekësor nuk rrezikon aktivizimin në ndeshjen e sotme. Sa i përket stërvitjes kuqezinjtë kanë mbërritur dje në Lubjanë dhe menjëherë kanë zbritur në orën 18:30 në stadiumin e ndeshjes për të zhvilluar stërvitjen e fundit para takimit të sotëm kundër Sllovenisë. Ka qenë një pasdite e qetë dhe pa shumë probleme për skuadrën. I gjithë grupi pasi ishte qetësuar ka vënë piketat për ndeshjen e sotme. I vetmi i cili nuk është stërvitur me grupin ishte Valdet Rama. Lojtari i Valadolidit ka probleme dhe nuk ka qenë me shokët, por gjatë gjithë kohës i ulur në stolin e rezervave. Lojtari ka qenë shqetësimi i vetëm i trajnerit të kuqezi. Mesfushori që luan në Spanjë ka qenë vendimtar në ndeshjet e fundit dhe për De Biazin ai shihet si një nga armët më të forta të tij për sfidën e sotme e cila është shumë vendimtare për të ardhmen e kuqezinjve në këto eliminatore. Formacioni Admir Teli pritet të jetë zëvendësuesi i parë i Mërgim

»

23

Gomez: Për Fiorentinën refuzova Realin e Madridit Mario Gomez, sulmuesi i Fiorentinës, zbulon prapaskenat e merkatos së verës për të. Ai pranon se Reali ka qenë i interesuar për të, por kalimi tek Fiorentina ishte vendimi i duhur. “Është e vërtetë se Karlo Ançeloti dëshironte të nënshkruante me mua. Isha i nderuar nga interesimi i tyre, pasi e gjithë familja ime përbëhet nga tifozë të Real Madridit. Megjithatë, pasi zhvillova biseda me Fiorentinën për planet e tyre për të ardhmen, e dija se bashkimi te Fiorentina do të ishte zgjidhja e duhur për mua”, ka thënë Gomez për Kicke.

Radu dy muaj jashtë Lajme të këqija për Lacion. Sikur të mos i mjaftonin problemet që ka shfaqur skuadra në mbrojtje, trajnerit Petkoviç do t’i duhet të bëjë llogaritë për një kohë të gjatë pa mbrojtësin Radu. Rumuni ka pësuar një dëmtim në meniskun e gjurit të majtë dhe sipas mjekëve i duhen kinimalisht dy muaj kohë që të rikuperohet.

Mavrajt. Mbrojtësi që luan në Azerbajxhan me Karabakun pritet të jetë lojtari në qendër të mbrojtjes. Faktikisht futbollisti shkodran përgjatë gjithë kohës, në grumbullimin e qershorit dhe në ndeshjen kundër Armenisë, në pjesën e parë ka luajtur titullar. Kjo të bën të besosh që lojtari do të jetë edhe njëherë tjetër titullar në mbrojtje. Në dy ndeshjet e fundit ka qenë Teli titullar. Në morinë e variacioneve që italiani mund të hedhë në fushën e lojës, historia nuk është se ndryshon shumë nga takimet e tjera. Etrit Berisha titullar në portë. Në qendër të mbrojtjes dyshja Cana-Teli. Në ekip kthehet Andi Lila që me të gjitha gjasat pritet të luajë në krahun e djathtë në vend të Armend Dallkut të pezulluar dhe Ansi Agolli majtas si mbrojtës. Nga ana tjetër, dyshimet më të mëdha pritet të jenë nga krahët e mesfushës. Mesa kuptohet qendra e mesfushës është e pandryshueshme këtu edhe katër ndeshje. Bulku-Basha nuk diskutohen. Dilemat janë në krah të majtë ku mund të luajë Valdet Rama ose italiani të preferojnë një skuadër më defensive. Më të lehtë De

Biazi pritet ta ketë djathtas me një balotazh mes Roshit dhe Vilës. Mund të duket ndonjë çmenduri e madhe, por italiani nuk habit asnjë nëse hedh në fushë Kaçen dhe Çanin. Nëse dështojmë biem në fund Shqipëria e Botërorit duhet t’i bëjë mirë llogaritë. Edhe pse jemi të dytët dhe shumë pranë Botërorit, shanset janë që ne të eliminohemi pa shkuar në “play-off”. Mund të themi se kuqezinjtë në këtë moment që flasim janë shumë të rrezikuar dhe si gjithmonë, nëse nuk marrin pikë mund të jenë skuadra e dytë më e keqe dhe automatikisht jashtë shansit të dytë pas eliminatoreve për Botërorin. Përllogaritjet e fundit të muajit kanë nxjerrë në pah një problem shumë serioz. “Sport Simulations” në bazë të shifrave ka përcaktuar grupet që rrezikojnë të nxjerrin të dytën më të keqe. Grupi B dhe E janë dy më të rrezikuarit të nxjerrin të dytën më të keqe. Në krye është Brupi B, me 39.68%, ku e luajnë një shans për kualifikim, Bullgaria dhe Çekia. Pas këtij grupi, është ai E, ku është edhe Shqipëria, me

38.46%, që aktualisht është e dyta dhe më pas Islanda dhe Norvegjia. Më shumë se 1% diferencë por që në fund janë pikët ato që ndajnë se cila skuadër kualifikohet. Pikërisht mes këtyre skuadrave pritet të dalë edhe ekipi më i keq nga të dytat. Fakt është që si Grupi B dhe E janë shumë të rrezikuar sepse kanë më shumë se 38% shanse, ndërkohë që grupet e tjera janë shumë poshtë me 7.69% -7.23% Grupi D dhe Grupi C. Gjyqtarë hungarez Gjyqtari i ndeshjes Slloveni – Shqipëri do të jetë një hungarez. 34 vjeçari i lindur në Budapest, Istvan Vad, do të gjykojë ndeshjen e 6 shtatorit dhe do të ndihmohet nga dy ndihmësit e tij, Istvan Albert dhe Vencel Toth. Vad ka debutuar ne arbitrim në moshën 28-vjeçare. Ai ka gjykuar një sërë ndeshjesh qoftë në Ligën e Kampioneve apo edhe në kualifikimet për “Brazil 2014”. Ndërkaq për sfidën me Islandën do të drejtojë në anglez. Bëhet fjalë për Martin Atkinson ndërsa ndihmës të tij Peter Kirkup, Darren England dhe Andre Marriner të gjithë nga Anglia.

Prezantohet Kaka: Dua të jem Lider! Dje është prezantuar “mbreti” i rikthyer i Milanit, Rikardo Kaka, teksa pritja në Milano ka qenë mjaft e ngrohtë. Kujtojmë se kjo ishte goditja e madhe e Milanit në momentet e fundit të merkatos, teksa ishte larguar disa orë më parë Kevin Boateng drejt Shalkes në kampionatin gjerman. Mesfushori brazilian, i rikthyer te Milan në fundin e merkatos së verës, është prezantuar dje zyrtarisht me fanellën kuqezi. Kaka: Ndiej emocione të forta Gjatë prezantimit, Rikardo Kaka i ka dhënë nota të forta emocionale rikthimit të tij në Milani. Sipas tij, e rëndësishme është që ai të ndihet edhe njëherë i lumtur dhe të respektohet nga tifozët.: “Nuk ndjej asnjë barrë apo përgjegjësi, dua vetëm të jem i lumtur me tifozët kuqezinj. Skolari? Kam një raport të mirë me teknikun, por nuk ka folur me të para se të marrë këtë vendim. Milan është një ndër shtatë skuadrat më të mëdha në Europë dhe detyra është marrja e pikëve dhe fitoret. Real Madrid? Nuk mendoj se kam bërë krahasuar me mundësitë që më janë dhënë”,- u shpreh Kaka në ditën e parë të prezantimit. Galiani: Kaka, më lart se Shevçenko I emocionuar është shprehur edhe administratori i përgjithshëm i Milanit, Galiani, teksa në një farë mënyre ka justifikuar edhe largimin e Kaka drejt Realit vite më parë. Galiani i është rikthyer edhe njëherë ngjarjeve të asaj kohe. “Shevçenko ka dashur vetë të largohet, ndërsa Kaka nuk e ka kërkuar kurrë një gjë të tillë. Ishte një vendim i vështirë por i drejtë për atë kohë. Në atë janar të famshëm, Man. Siti ofroi një shumë të rëndësishme, më e madhe se ajo që pagoi Real Madrid këtë vit për Bejl, por presidenti dhe lojtari thanë jo. Dhe më pas erdhi Real Madrid. Por ajo është e shkuar e harruar”,- u shpreh Galiani duke i uruar rikthimin Kakasë.

Konte: Të pasurit munden me ide Trajneri i Juventusit Antonio Konte, beson se skuadra e tij, por edhe italianet e tjera që marrin pjesë këtë sezon në Ligën e Kampioneve, Milani e Napoli kanë shanse që të përballen me skuadrat e pasura të Europës. Sipas trajnerit të Juventusit, skuadrat italiane kanë lojtarë të mirë në organikën e tyre që me pak punë nga trajnerët mund të bëjnë mrekullia. Edhe pse pranon se disa klube të pasura janë një hap para të tjerëve Konte ka marrë si shembull atë që bëri sezonin e kaluar Borusia kryeredaktor brahim shima

s t a f f

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

e Dortmundit. “Kur Interi fitoi Championsin në 2010 kam thënë se: ‘Duhen vite që një tjetër skuadër italiane ta fitojë këtë trofe.’ Por, tani jam më optimist. Sezonin që kaloi Borusia e Dortmundit na bëri të ëndërrojmë. Ne italianët nuk duhet të frikësohemi nga diferenca ekonomike që na ndan nga klubet e mëdha të kontinentit. Ne duhet që të godasim me anë të taktikës, mentalitetit, ideve të qarta për të bërë diçka të bukur dhe të kemi dëshirë për të surprizuar”, ka deklaruar Konte.

politika: Ervin Koçi, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Erta bode rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

menaxhere marketingu: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E premte 6 shtator 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.