Metropol 7 gusht 2013

Page 1

»19

Patrioti i njohur elbasanas

Botohet për herë të parë korrespondenca e Ahmet Daklit E mërkurë

7 gusht 2013

Viti IX, Nr. 3047 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Studimi i ri

Ilir Kupa kalon Greqinë, Etruskët, çimentimi kthehet në Shqipëri i historisë pellazgoNjë prej të arratisurve nga burgu arrin t’i shpëtojë rrethimit. Nis kërkimi në kufirin shqiptar. Historiku i bandës

»9

ilire-shqiptare

»18

Pedofilët Kompensimi

Vitet e dosjeve që kanë më shumë mundësi përfitimi Skema e sipërfaqeve që do të aplikohet në proces. Strategjia që do të përdorë AKKP në ndarjen e fondit. Ndikimi i qeverisë së re

»6

Lazarati

Fshati ku prodhohet hashashi më me emër në Europë Banorët: Shifra 4.5 miliardë euro është e ekzagjeruar. Punëtorët me mëditje nga Gjirokastra: Paguhemi mirë dhe na respektojnë »8

Opinion Nga Majlinda Bushja

Kriza e sigurisë

»11

Nga Luan Kurti

Koha e depresionit dhe sfida politike »11

I riu përdhunonte 13-vjeçaren, dy të tjerë i zunë prit 16-vjeçares

Vëllai i njërës prej vajzave merr peng një nga dhunuesitE mitura 13-vjeçare abuzohej prej më shumë se një viti

»7

Debatet mes palëve

»3

KQZ certifikon zgjedhjet, akuzohet nga PS. PD kundër Kolegjit

Bisedimet e koalicionit

Dule nuk merr ministër, fiton prefektura dhe drejtorë drejtorish Zbardhet marrëveshja me kryetarin e PBDNJ-së. Do të ketë shtrirje më të madhe në strukturat drejtuese dhe punësimin »2

Dardhë dhe Rrethina

Zgjedhjet në dy komuna, PS dhe LSI dalin me kandidatë të veçantë në garë Prova e parë mes të dy partive të majta për matjen e elektoratit. Basha nis sfidën e parë si kryetar i PD »2

Qyteti Studenti

Përfundimi i zgjedhjeve lë në harresë qytezën, pa ujë e pa rikonstruksion

»4


02

« POLITIKË

E mërkurë 7 gusht 2013 •

MARRËVESHJA PS-PBDNJ, DULES I HAPEN VENDE PUNE NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE

Koalicioni i majtë, Dule merr prefektura Prefektura e Gjirokastrës dhe nënprefektura e Korçës te PBDNJ-ja Ervin Koçi

• Sipas posteve ministrore të ndara ndërmjet koalicionit fitues, vetëm PS-ja dhe LSIja kanë marrë drejtimin e tyre. Konkretisht LSI-ja do të administrojë pesë ministri, ndërsa PS-ja 13 ministri. Në këtë mënyrë janë lënë jashtë pretendimet e aleatëve, të cilët kërkonin nga një portofol ministror. Një ndër këto ishte Spartak Ngjela, i cili kërkoi Ministrinë e Drejtësisë, post që tani i përket LSI-së me në krye Nasip Naçon.

K

rijimi i kabinetit të ri qeveritar socialit u duk sikur i ktheu krahët aleatit të saj PBDNJ, pasi kjo forcë politike nuk mori asnjë portofol ministror. Por negociatat ndërmjet forcës kryesore të koalicionit, Partisë Socialiste, dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut duket se nuk e kanë lënë pa asnjë post forcën politike të minoritetit grek në Shqipëri. Sipas burimeve nga selia e PBDNJ-së, bëhet me dije se ndërmjet Ramës dhe Dules është rënë dakord që forca politike që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri do të marrë disa poste në qarqet jugore të vendit. Konkretisht, sipas po të njëjtave burime, mësohet se Vangjel Dukle do të marrë prefekturën e Gjirokastrës, nënprefekturën e Korçës dhe disa drejtori rajonale në këto dy qarqe. Por negociata ndërmjet dy partive aleate të të njëjtit koalicion kanë shkuar edhe më tej, ku Rama i ka lanë Dules edhe 800 vende pune në administratën shtetërore në Tiranë. Konkretisht kjo kërkesë ka ardhur nga Vangjel Dule, i cili për të mbështetur elektoratin e tij në kryeqytet ka kërkuar disa vende në administratën shtetërore për t’i punësuar ata. Veç këtyre 800 të punësuarave Dule do të fusë në punë edhe mbështetësit te tij në Gjirokastër dhe në Korçë, pasi marrja e drejtorive rajonale dhe prefekturave duket se do t’i japë atij shumë vende pune në administratën shtetërore. Po të njëjta burime nga PBDNJja pohojnë se kjo marrëveshje e bërë nga Dule dhe Rama ka

qenë tepër të kënaqshme për interesat e partisë greke. Skenari Në fillim u mendua se marrëdhëniet ndërmjet Edi Ramës dhe Vangjel Dules u prishën, pasi në formimin e kabinetit qeveritar Dules nuk iu la asnjë portofol ministror, duke shënuar një risi në qeverinë shqiptare, ku për herë të parë nuk do të ketë asnjë grek në drejtimin e ndonjë ministrie. Sipas kësaj, u mendua se Dule do të dilte nga koalicioni me Ramën, për shkak se ndërmjet tyre nuk ra akordi për ndonjë ministri, por bisedimet ndërmjet tyre kanë shkuar

• Lidhur me zgjedhjet e pjesshme KQZ-ja miratoi katër vendime. Konkretisht projektvendimin “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës, të cilat do të përdoren nga KZAZ-ja dhe KQV-të, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Dardhës, qarku i Korçës, dhe për kryetarin e komunës Rrethina të qarkut të Shkodrës të datës 1 shtator 2013”. Projektvendimin “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Socialiste e Shqipërisë për zgjedhjet e pjesshme të qeverisjes vendore të datës 1.09.2013”. Projektvendimin “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e pjesshme të qeverisjes vendore të datës 1.09.2013”. Projektvendimin “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Demokratike të Shqipërisë për zgjedhjet e pjesshme të qeverisjes vendore të datës 1.09.2013”. Projektvendimin “Për emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-së nr. 2, qarku i Shkodrës dhe KZAZ-së nr. 73, qarku i Korçës, për zgjedhjet e pjesshme për organet e qeverisjes vendore të datës 1 shtator 2013”.

në një tjetër stad. Tani Dule kërkon më shumë poste në administratën shtetërore për të punësuar mbështetësit e saj dhe jo më drejtimin e ministrive, ashtu siç ka bërë në vitet kur kjo forcë politike ka qenë me koalicionin fitues si më 2005-n, kur PBDNJ-ja mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë me në krye deputetin e saj Leonard Solis. Ndryshimi i taktikës së partisë minoritare vjen në një kohë kur kësaj force politike i ka rënë elektorati, pasi që prej vitit 2009 ky subjekt zgjedhor nuk ka arritur të marrë më shumë se një deputet dhe gjithmonë vetëm kryetari i saj

është bërë. Duke marrë prefekturën e Gjirokastrës dhe disa drejtori rajonale Dule synon që të punësojë sa më shumë mbështetës, në mënyrë që të rrisë sa më shumë numrin e votave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe konkretisht në qarkun e Gjirokastrës, pasi në këtë zonë zgjedhore PBDNJja ka humbur shumë terren. Por edhe PS-së i ka interesuar më shumë që të mbajë në drejtimin e saj ministri, pasi pesë prej tyre i ka LSI-ja, duke sakrifikuar qindra vende pune në kryeqytet në interes të Dules, por dhe në interes të saj, pasi ajo do të japë urdhrat për mënyrën se si do të administrohet puna në vend.

• Në momentin e hartimit të formulës së koalicionit së majtë kryetari i PS-së, Edi Rama, pohoi se, nëse partitë e vogla do të marrin nga një mandat deputeti, do të marrin nga një portofol ministror. Por kjo marrëveshje u shkel, pasi partisë së Mark Frrokut, Partia Kristiandemokrate Shqiptare, nuk iu dha asnjë portofol ministror, pavarësisht se arriti të fitonte një mandat deputeti në qarkun e Shkodrës.

• Bisedimet ndërmjet Dules dhe Ramës janë bërë nën zë, duke mos u bërë publike për zgjedhësit, duke krijuar në këtë mënyrë një konfuzion për sa i përket marrëdhënieve ndërmjet dy partive pas ndarjes së portofoleve ministrore. Por nga selia e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut bëhet me dije se akordi i rënë ndërmjet Ramës dhe Dules është mirëpritur nga ky i fundit dhe se ka ngelur i kënaqur nga kjo.

DY PARTITË E MAJTA DALIN MË VETE NË GARË, E DJATHTA E BASHKUAR

PS e LSI më vete për zgjedhjet e pjesshme Zgjedhjet për kryetar të Dardhës dhe Rrethinave më 1 shtator Muaji shtator do të sjellë zgjedhje të pjesshme në vend, pasi në dy komuna do të zhvillohen zgjedhje për kryetar të njësive vendore. Konkretisht, sipas vendimit të marrë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në komunën Dardhës të qarkut të Korçës dhe në komunën Rrethina të qarkut të Shkodrës do të zhvillohen zgjedhje për njësitë vendore më datën 1 shtator. Por e veçanta e këtyre zgjedhjeve është kandidimi i partive politike. Sipas vendimit të marrë dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojnë me kandidat më vete dhe jo si koalicion. Vendimi i miratuar thoshte se LSI-ja ka paraqitur kërkesën

për të kandiduar në këto zgjedhje të pjesshme së bashku me PS-në, duke i paraqitur këto forca si jo të bashkuara në një koalicion, ndërsa PD-ja do të hyjë në këto zgjedhjeve si koalicion, pasi është forca e vetme tek e djathta që ka paraqitur kërkesën për të garuar në këto zgjedhje. Zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen ne këto dy komuna pasojnë ato të tjerat që u bënë më 23 qershor, ku krahas zgjedhjeve parlamentare u zhvilluan edhe proceset elektorale për disa njësi vendore, pasi kryetarët e këtyre njësive kandiduan për deputetë dhe automatikisht hoqën dorë nga mandati si kryetar bashkie. Ndryshe nga zgjedhjet që do të bëhen për Dardhën dhe

Rrethinat, në zgjedhjet e 23 qershorit për njësitë vendore PS-ja dhe LSI-ja u paraqitën në koalicion, ku vetëm Partia Socialiste paraqiti kandidatët e saj, ndërsa LSI jo. Tani me

zgjedhjet që do të bëhen më datën 1 shtator LSI-ja synon që të marrë drejtimin e këtyre komunave, ashtu si PS-ja dhe PDja, duke u paraqitur tani si një parti e madhe dhe jo e vogël.


POLITIKË • E mërkurë 7 gusht 2013

MBLEDHJA SHOQËROHET ME DEBATE. PS E PD AKUZA TË NDËRSJELLA

»

03

ZGJEDHJET

KQZ certifikon zgjedhjet parlamentare

OSBE përshëndet përfundimin e procesit elektoral

Vendimi i institucionit i vë kapakun procesit elektoral

Kryetari në detyrë i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Uilton, mirëpriti përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, që u shënua dje me shpalljen e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediet shefi i OSBE-së në Tiranë pohoi se tani pritet një bashkëpunim i gjerë dhe transparent i Kuvendit në vendimmarrjet e tij. “Ne tani presim me dëshirë të bashkëpunojmë me parlamentin dhe qeverinë e re, që shpresoj se do të konstituohen pa vonesë, për ta shtyrë përpara axhendën e reformave të vendit dhe për të fuqizuar shtetin e së drejtës. Një demokraci funksionale, e cila ishte një aspiratë e shprehur nga qytetarët në votime, mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen dinamike të të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend. Nxitja e marrëdhënieve mes një Kuvendi të fortë e transparent dhe zgjedhësve të tij është një ndër veprimtaritë thelbësore të OSBE-së në Shqipëri dhe ne do të punojmë ngushtësisht me Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit për ta mbështetur këtë proces.”

Ervin Koçi

K

omisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit. Ky vendim i KQZ-së pasoi atë të Kolegjit Zgjedhor, i cili para pak ditësh vendosi shpërndarjen e mandateve dhe mbi këtë vendimmarrje KQZ-ja vendosi dje edhe certifikimin e zgjedhjeve. Nga rezultatet përfundimtare koalicioni i majtë ka një epërsi të dukshme krahasuar me të djathtin me mbi 300 mijë vota diferencë, ndërsa Partia Socialiste është renditur partia e parë në vend me 185 mijë vota më shumë se demokratët. Në numra konkretë koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 313 227 vota më shumë se koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, drejtuar nga demokratët. Në përqindje ASHE ka marrë 57,63 %, ndërsa APMI 39, 46%. Partia Socialiste në këto zgjedhje ka dalë forca e parë politike në vend. Në 12 qarqe ka marrë 713 407 vota (41, 36)%, ose 185 035 më shumë se PD-ja, që ka marrë 528 373 vota, mesatarisht në përqindje 30, 63 %, me 46 deputetë. Debati Pavarësisht se ishte mbledhja e fundit e KQZ-së për sa u përket zgjedhjeve të 23 qershorit, dy partitë e mëdha, PS-ja dhe PD-ja, akuzuan njëra-tjetrën për vonesat në proces. Sipas përfaqësuesit ligjor të PS-së, Genc Gjonçja, KQZ-ja i shërbeu PD-së dhe shkaktoi vonesa në certifikimin e zgjedhjeve. “Zgjedhjet ishin të mira jo për shkak të një KQZ-je gjysmake, por për shkak të vullnetit të popullit shqiptar. KQZ-ja i shërbeu humbësit, krijoi alibi duke zgjatur rezultatin dhe duke u munduar të bëjë pis procesin”, - tha Gjonçaj. Ndërsa në lidhje me procesin e rinumërimit ai tha se vërtetoi vetëm gabimet njerëzore që ishin bërë”. I menjëhershëm ishte reagimi i PD-së, ku Ivi Kaso theksoi se PS-ja kishte bërë gjithçka për të bllokuar punën e KQZ-së. “Falënderim në emër të subjektit që përfaqësoj për mundin dhe përpjekjen tuaj për një proces zgjedhor të standardeve”, - tha ai. Pas përfundimit të debatit ndërmjet përfaqësuesve të partive politike edhe kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi, pohoi se puna e KQZ-së ishte e mirë, pavarësisht se ka operuar me katër anëtarë, nga shtatë që ka institucioni. Në fjalën e saj kryetarja përmendi edhe çështjen e teknologjisë në zgjedhje, duke theksuar se vendimi për të mos i zbatuar ato ishte më i drejti, pasi testet nxorën në pah shumë vështirësi. Krahas kësaj ajo falënderoi edhe punën e bërë nga e gjithë administrata zgjedhore, duke shtuar se ata pak komisionerë që kanë shkelur ligjin do të përballen me padi pe-

nale në prokurori. Kjo deklaratë e Lleshit lidhet me numëruesit në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës, ku KQZ-ja konstatoi parregullsi në numërimin e votave, gjë e cila do të shkojë deri në ndjekje penale për ata. Në mbyllje të fjalës së saj kryetarja e KQZ-së pohoi se me vendimmarrjen e djeshme institucioni i dha fund komplet procesit zgjedhor në vend, i cili zgjati 44 ditë që nga dita e votimit deri dje.

OSMANAJ

FUNKSIONIMI

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Hysen Osmanaj pohoi dje se me formimin e parlamentit të ri ligjvënësit të bëjnë një reformë zgjedhore ku të bëhet rregullimi i kuorumit të institucionit në rast se largohen sërish anëtarë nga detyra e tyre. Sipas Osmanajt, kjo gjë mund të bëhet duke marrë si shembull rastet e KQV-e dhe të KZAZ-ve, ku thuhet se mund të funksionojë edhe në rast largimi të anëtarëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë punën e tij edhe gjatë muajit gusht, pasi më datën 1 shtator do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme në dy komuna të vendit, pasi dy kryetarë të njësive vendore janë larguar nga posti i tyre. Në këtë mënyrë, KQZ-ja do të vijojë vendimmarrjen e saj me 4 anëtarë edhe për disa zgjedhje të pjesshme deri në plotësimin e vendeve pas muajt shtator.

KËRKOHET BASHKËPUNIM MË I GJERË NDËRMJET PARTIVE POLITIKE

Basha letër urimi nga kryeministri hungarez Kryetari i ri i PD-së përshëndetet nga presidenti i EPP-së Zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike nuk ka kaluar pa u vënë re nga partitë e djathta europiane. Në një letër urimi për postin e fituar nga Basha kryetari i Partisë Popullore Europiane, Vilfried Martens, shpreh mirënjohjen për zgjedhjen e kryetarit të ri, duke pohuar një bashkëpunim të gjerë me Bashën. “I dashur kryetar, dua t’u përgëzoj për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Ju shpreh përgëzimet e mia më të thella dhe suksese në të ardhmen në pozicionin tuaj të ri. Shpresoj në një bashkëpunim të frytshëm”, thuhet në letrën e dërguar. Partia Popullore Europiane është organizata më e madhe e partive të djathta që operojnë në shtetet e Europës. Në të janë të anëtarësuara mbi 70 parti, ku 40 janë pjesë e vendeve të Bashkimit Europian. Në samitet e zhvilluara muajt e fundit ka

qenë i pranishëm ish-kryetari i PD-së Sali Berisha, ndërsa në samitet e ardhshme pritet që PD-ja të përfaqësohet nga kryetari i ri Lulzim Basha. Krahas Partisë Popullore Europiane Basha mori një letër urimi edhe nga kryeministri hungarez, njëherësh kryetar i FIDESZ,

parti që operon në Hungari, Viktor Orban. Në letrën e tij Orban shpreh mirënjohjen për vendosjen e Bashkës në drejtimin e partisë më të madhe të djathtë në Shqipëri, si dhe uron një bashkëpunim më të gjerë me PD-në. “I dashur z. kryetar, më lejoni t’u shpreh

përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në emër të FIDESZ më lejoni t’ju shpreh dëshirën time të sinqertë në vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona, të cilat i kemi zhvilluar gjatë viteve të fundit. Ju uroj shëndet dhe suksese në detyrën tuaj të lartë dhe me përgjegjësi”, - shkruhet në letrën e urimit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Këto letra urimi për Bashën pritet që të pasohen nga të tjera, pasi PD-ja në vite ka krijuar marrëdhënie të mira me forca të tjera politike të djathta që operojnë në vendet e Europës dhe Bashkimin Europian, gjë që është dëshmuar me ftesat e shumta që PD-ja ka marrë në vite nëpër konferenca të shumta të zhvilluara ndërmjet subjekteve politike të djathta europiane.

“Lezha - damka e turpit të fitores së PS” Partia Demokratike akuzoi Partisë Socialiste se ka arritur një fitore në zgjedhjet e 23 qershorit duke manipuluar zgjedhjet, ashtu siç bëri në vitin 2001 me Dushkun. Nëpërmjet një deklarate për mediet zëdhënësja e PD-së pohoi se pavarësisht vullnetit të mazhorancës për të bërë zgjedhje me standarde, PS-ja dhe LSI-ja abuzuan duke manipuluar votat. Në Lezhë PS-ja tentoi t’i vidhte një mandat PD-së që të arrinte shumicën e cilësuar me 84 vota, njësoj siç bëri me Dushkun në vitin 2001. Në Shkodër u zbuluan qindra vota të vjedhura nga koalicioni PS-LSI. Një transparencë e plotë e bazuar në provat që disponohen do të tregonte qartë mënyrën se si Partia Socialiste tjetërsoi votën e qytetarëve pas angazhimit për fitore me çdo mjet, përfshirë përdorimin e parave të pista dhe angazhimin e kontingjenteve kriminale. Lezha i vuri damkën e turpit fitores së Partisë Socialiste, ashtu sikurse Dushku në vitin 2001”, - theksoi ndër të tjera zëdhënësja e PD-së.


04

« SOCIALE

E mërkurë 7 gusht 2013 • PËRFAQËSUESIT E BIZNESEVE NUK SHLYEJNË GJOBAT NË AFATIN E CAKTUAR

Bllokohen 3 subjekte të paralajmëruara Detyrime sepse kanë zënë hapësirat publike të kryeqytetit Policia Bashkiake e Tiranës ka bllokuar dje 3 subjekte në rrugën “Ferit Xhajko”. Këto subjekte në mënyrë të vazhdueshme kanë zënë hapësirat publike. Policia bashkiake ka vendosur ndaj këtyre subjekteve, siç e parashikon ligji, gjoba, të cilat nuk janë paguar prej tyre në afatin e caktuar. Nga ana tjetër përfaqësuesit e bizneseve as nuk kanë liruar hapësirat e zëna në kundërshtim me ligjin. Mospagimi i gjobave ka detyruar Drejtorinë e Tatim - Taksave të Bashkisë së Tiranës të nxjerrë urdhër bllokimi për këto subjekte. Policia bashkiake ka kryer dje ekzekutimin e këtij urdhri vetëm në tri subjekte, ndërkohë urdhri është lëshuar edhe për 12 të tjera, prandaj në ditët në vazhdim pritet që të kryhet detyra e plotë. Kështu, policia bashkiake do të vijojë me bllokimin e aktivitetit dhe sekuestrimin e materialeve për subjektet e tjera, të cilat përveçse kanë zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat

publike nuk kanë shlyer gjobat e vendosura ndaj tyre. Policia bashkiake u bën thirrje subjekteve dhe tregtarëve të respektojnë ligjin, pasi në të kundërt do të sekuestrohen të gjithë materialet dhe produktet e tyre. Kjo vlen për subjektet tregtare si dhe për shitësit ambulantë. Gjithsesi, edhe pse po merren masa dhe po sekuestrohet malli, rrugët e Tiranës janë të mbushura deri në orët e vona nga shitësit ambulantë, që tregtojnë me frikë mallin e tyre, duke u justifikuar se kjo është mënyrë për të jetuar, pasi nuk kanë vende pune. “Ndërkohë në rast mosbindjeje të urdhrit të policisë bashkiake për lirimin e hapësirave publike do të ketë edhe sekuestrim të mallit”, - thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës, që u kërkon subjekteve tregtare apo jo të respektojnë ligjin. Ndërkohë edhe për sa u përket ndërtimeve pa leje vazhdon në rrjedhën e saj Bashkia e Tiranës, e cila nuk po ndalon

QYTETI STUDENTI I PAPËRGATITUR PËR TË PRITUR STUDENTËT

Konvikti pa ujë, ende s’kanë filluar punimet në godina Erta Bode

S

tudentët që preferuan të rrinin gjatë verës në Tiranë, janë duke vuajtur mungesën e ujit. Konviktet e vetëm që qëndrojnë të hapur në dispozicion të studentëve që akomodohen aty kanë më shumë se 5 ditë që nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Përkatësisht janë të hapur 2 konvikte, njëri për meshkuj dhe tjetri për femra, dhe për arsye të punimeve që po bëhen në depon e ujit të Farkës, me të cilën furnizohen këto godina, studentët kanë mbetur pa ujë. Duke pyetur përditë se kur do zgjidhet ky problem, kujdestaret përkatëse të dy konvikteve shprehen se nuk kanë asnjë njoftim dhe në zyrat e drejtorisë se QS nuk gjendet personeli, pasi janë me pushime. Mirëpo situata e jetesës për këta studentë është kthyer në dramatike, duke marrë parasysh domosdoshmërinë e lartë të nevojës për ujë, sidomos në këto temperatura të nxehta. Studentet ankohen se nuk kanë me se të mbajnë pastër ambientin e tyre dhe se patjetër u duhet furnizimi me ujë, sepse kanë shumë shërbime për të kryer. Në të njëjtën situatë gjenden edhe meshkujt, të cilët kanë po të njëjtat ankesa, madje janë të revoltuar për higjienën e tyre. Mirëpo kjo nuk është e vetmja verë që sjell këtë problem, pothuajse në të njëjtën periudhë prej 3 vjetësh resht, ndodh e njëjta gjë. Ky konstatim bëhet nga kujdestaret e konviktit, të cilat deklarojnë se ka 3 vjet që është kthyer në një situatë të përsëritur. “Të vëna në pozitë, duke na ardhur edhe keq, pasi të gjithë e kuptojnë nevojën e ujit në këto

punën në asnjë nismë, madje u ka kërkuar ndihmë edhe qytetarëve për të raportuar raste shqetësuese. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga banorët e kryeqytetit, duket se liria e madhe që kanë pasur për të ndërtuar pa leje, mezi po mposhtet, sepse ende shumë objekte pa leje janë të ndërtuara kudo në Tiranë dhe një nismë e tillë kërkon kohë, ashtu siç kërkon kohë lirimi i hapësirave publike, pasi tregtarët ambulantë janë shumë të shkathët dhe ndërrojnë vendin, duke arritur të bëhen “të pakapshëm” në disa rrethana nga policia bashkiake. Kështu, ata janë ende të pandërgjegjshëm për të ndihmuar në imazhin e një kryeqyteti europian, si dhe ndoshta nga nevoja ekonomike, do të mundohen deri në pikën e fundit për të siguruar me mundësitë e tyre jetesën, për të cilën janë të gatshëm të lënë këtë mënyrë, nëse u ofrohen vende pune.

Të prekur nga kriza, bie numri i pushuesve

Ulet fluksi i udhëtimeve jashtë vendit, pushimet në Shqipëri më lirë Pushuesit janë më të paktë në numër këtë verë dhe ende më të paktë ata që dalin jashtë territorit shqiptar për të pushuar. Shkaku nuk është mungesa e dëshirës për të bërë pushime jashtë dhe as shërbimi mbresëlënës apo cilësia e bregdetit shqiptar. Ata ndenjën në bregdetin tonë, disa prej tyre edhe pa pushime, vetëm për shkakun ekonomik, pasi po ndihet mjaftueshëm efekti i krizës ekonomike globale. Mesdheu mbetet destinacioni më i preferuar i shqiptarëve për pushimet verore. Turqia dhe Greqia, pothuajse në 90% të rasteve, kryesojnë listën për shkak të çmimeve më të përballueshme për xhepat jo shumë të disponueshëm

ndaj shpenzime ekstreme në këto kohë krize. Operatorët turistikë flasin për një ulje të fluksit të udhëtimeve jashtë vendit këtë verë, por dhe për një tendencë gjithnjë në rritje të shqiptarëve për të eksploruar vende ekzotike me sa më pak kosto. Në lidhje me fluksin në krahasim me vitet e kaluara konstatohet një rënie. Destinacionet kryesore kanë qenë destinacionet që rrahën zonën e Mesdheut, por ka pasur edhe destinacione të tilla specifike ekzotike, që janë destinacione për një kategori të caktuar personash, si për shembull ishujt Maldive apo Karaibet. Paketat më të shitura janë paketat 7-ditore, që janë edhe më pak të kushtueshme.

Njerëzit të marrin iniciativën e pastrimit

GODINAT Për çdo vit në godinat e Qytetit Studenti bëhen rikonstruktime për të përmirësuar cilësinë dhe kushtet që u ofrohen studentëve. Pasi është bërë plani për të bërë ndërhyrje në 5 godina për këtë vit, në asnjërën prej tyre nuk kanë filluar punimet. Presin të rregullohen godina nr. 5, 14, 16, 23, 24. Ndërkohë pritet gjithashtu që të bëhet lyerja e të gjitha godinave, ku përkatësisht janë 29, mirëpo asnjë shenjë punimesh nuk duket në asnjë godinë. Dy konviktet aktuale që janë të hapur, mbyllen më 15 shtator, në pritje të studentëve të rinj, për të cilët java e parë e tetorit është në dispozicion për t’u regjistruar në këto godina. Ndërkohë për të gjitha kushtet që u ofrohet studentëve që regjistrohen në këto godina, për afatin kohor 9 muaj, tetor 2013-korrik 2014, ata do të paguajnë 40000 lekë. Pritet që këtë vit kapaciteti të jetë më i lartë se 12000 studentë vetëm në godinat e Qytetit Studenti.

temperatura, ne mundohemi t’u sigurojmë atyre ujin, duke i furnizuar me autobote që shesin ujë, pikërisht me vetëfinancimin e konviktit, mirëpo edhe këtë e bëjmë veç një herë në ditë, madje për numrin e studenteve arrihet të paktën që pjesa që ndodhet në godinë në atë moment, të ketë ujë për higjienë personale. Kjo ndodh në të dy konviktet, pasi në mënyrë të bara-

bartë trajtohen edhe meshkujt, të cilët sa vjen e tregojnë më shumë kujdes për higjienën e tyre personale”, - shpjegon kujdestarja e konviktit të vajzave. Ndërkohë të dyja kujdestaret bashkë me punonjëset e konvikteve, tregojnë se kjo është një situatë e rëndomtë dhe në njëfarë mënyre e kuptueshme, sepse gjatë gjithë viti godinat janë të banueshme dhe zgjidhet

periudha më me pak persona në këtë zonë për t’u bërë ndërhyrje në rrjet, megjithëse ato i kërkojnë UKT-së që të paktën të bëjë të mundur furnizimin me orë të minimizuara për këta student, sepse e kanë të domosdoshme. “Të lihet një orar i saktë, qoftë edhe 2 orë paradite dhe dy pasdite, që të njoftojmë studentët e të kenë mundësi të kujdesen për higjienën personale.”

ISHP: Kujdes! Uji i depozitave i rrezikshëm Çështja e ujit të pijshëm mbetet ende një problem i pazgjidhur për qytetarët shqiptarë. Depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve gjithnjë e më shumë përbëjnë shqetësim për jetën e qytetarëve. Alarmi vjen pas kontrolleve të shumta nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët kanë konstatuar se uji i depozitave është johigjienik, burim i një sërë sëmundjesh. Specialistja pranë ISHP-së Valbona Bara apelon që çdo qytetar apo subjekt të pastrojë depozitat vetjake të ujit. “Qytetarët për të plotësuar nevojat e tyre 24-orëshe dhe furnizimi me ujë të pijshëm në shumë qytete është me orare, atëherë përdorin depozita. Edhe mënyrat

e reja të pallateve të reja që vendosin depozita poshtë pallatit përbëjnë një problem për qytetarët dhe për banorët, sepse duhen pastruar herë pas here. Por edhe qytetarët nuk janë të mirinformuar për pastrimin e këtyre depozitave”, - tha Bara. “Problemi më i madh i këtyre depozitave është te pallatet e reja që kanë depozita poshtë pallatit të tyre, sepse këto furnizohen me ujë kur e kanë orarin dhe nuk pastrohen. Duhen pastruar rregullisht, po kur dihet se uji vjen i pastër nga rrjeti i ujësjellësve duhet të pastrohet një herë në 6 muaj”, -u shpreh ajo. Në këto raste qytetari duhet të marrë nismën për të kërkuar një pastrim të tillë, për depozitën e ti.


EKONOMI • E mërkurë 7 gusht 2013

»

05

FATURA DO TË VENDOSET NGA ÇMIMI QË DO TË KETË NË BURSA “Cez Shpërndarje” ka hapur procedurën e tenderit për blerjen e energjisë për vitin 2014, duke dërguar ofertën tek 21 kompani për blerjen e 1.3 mln megavat orë energji elektrike. Për të plotësuar detyrimin ligjor për mbulimin e humbjeve, kompania hapi një ditë më parë tenderin dhe ofertat duhet të paraqiten jo më vonë se data 10 shtator 2013. Ndërsa përzgjedhja e fituesit bëhet pesë ditë më pas, më 15 shtator. Kompania sqaron se nuk mund të thotë sa do të jetë fondi për blerjen e energjisë për shkak se çmimi i saj, sipas “Cez Shpërndarje” është i ndryshueshëm në bursë. “Afati i fundit kohor ishte 5 gushti, por hapja e procedurës së tenderit bëhet në nëntor nëpërmjet blerjes së kapaciteteve nëpërmjet OST, që duhen për vitin 2014.

CEZ hap tenderin për importin e energjisë për 2014-n

Bëhet fjalë për rreth 150 mega në ditë”, deklaroi administratori i “CEZ”-it, Sahit Dollapi.

Ndërkohë kompania ka vijuar aksionin në zonën e Farkës në kryeqytet për ndërprerjen

e energjisë elektrike për konsumatorët debitorë. “Vetëm sot 240 konsumatorëve u është ndërprerë energjia për shkak se janë debitorë, prihen lidhjet e paligjshme dhe për qytetarët që janë të lidhur kështu plotesohen procedurat për kallëzim penal në prokurori”, shtoi Dollapi. Paralelisht me ndërprerjet e energjisë për debitorët apo prerjet e lidhjeve të paligjshme, “CEZ Shpërndarje” ka punuar për instalimin e linjës së re 20 KV që, sipas zotit Dollapi, do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike për 8 mije banorë nga Uzina Traktor në dalje të Tiranës.

KRIZA DHE ULJA E KONSUMIT NUK NDIKON NË VLERËN E MALLRAVE

Rritet prodhimi vendas, ulja e çmimeve në vlera minimale R ritja e prodhimit vendas, nuk ka sjellë asnjë ndryshim të ndjeshëm për çmimet në Shqipëri. Madje përkundrejt krizës ekonomike si dhe uljes së konsumit në vend, vlerat e mallrave shkojnë në drejtim të kundërt. Sipas të dhënave zyrtare, krahasuar me një vit më parë uljet e çmimeve nuk kanë qenë në të njëjtin nivel. Çmimet e konsumit në muajin korrik shënuan një ulje prej 0.8 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor i indeksit në muajin korrik (Korrik – 2013 / Korrik – 2012) është 1.6 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.7 përqind. Krahasuar me muajin e mëparshëm indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 1.7 përqind. Ulja më e madhe prej 16.3 për qind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet”. Ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmendet ulja në nëngrupin ”qumësht, djath e vezë” me 1.0 për qind, ”sheqer e ëmbëlsira” me 0.7 përqind, ” etj. Ndërsa çmimet në nëngrupin ”fruta” shënuan një rritje prej 7.3 për qind. Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.9 për qind. Indeksi i grupit ”Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një ulje prej 0.1 për qind ku mund të veçohet ulja e çmimit të lëndëve djegëse me 0.4 përqind. Grupi “shëndeti” ka shënuar një ulje prej 1.0 për qind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes së çmimeve të medikamenteve me 1.4 përqind. 5. Indeksi i grupit ”Transporti” ka shënuar një ulje prej 0.1 për qind. Brenda këtij grupi çmimi i naftës shënoi një ulje

Kthehen më pak automjete

Bie fluksi në portin e Vlorës, emigrantët zgjedhin Durrësin

Administrata e Portit të Vlorës deklaron se gjatë korrikut pasagjerët që kanë hyrë përmes kësaj pike kanë qenë 10 për qind më pak se vitin e shkuar. Shkaqet janë të shumta, ndërsa më kryesorja duket se është ajo e konkurrencës dhe që pasagjerët zgjedhin Portin e Durrësit dhe ata të Greqisë për të mbërritur në Shqipëri. “Nga 1 korriku i vitit 2013 e deri në 5 gusht 2013 kanë hyrë në Portin e Vlorës rreth 18 mijë pasagjerë dhe 3200 automjete. Po ta krahasosh me një vit më parë, vitin 2012, në Portin e Vlorës kanë hyrë nëpërmjet Portit të Brindizit, nga 1 korriku 2012 deri në 5 gusht 2012 rreth 20 mijë pasagjerë dhe 4000-4200 automjete”, thotë Drejtorja e Portit të Vlorës, Fato Nuredini. Ditët e para të gushtit kanë ardhur nga Porti i Vlorës rreth 6 mijë pasagjerë e sipas parashikimeve e informacioneve që Porti i Vlorës ka marrë nga ai i Brindizit pritet e një fluks akoma më i madh deri në 16 gusht. “Operon një traget, por në orën 2-3, kur ka patur fluks në Portin e Brindizit për në Vlorë, është vendosur edhe trageti rezervë”, thotë zonja Nuredini. Vlora ka në qarkun e saj tre pika kufitare ku është Porti i Vlorës, ai i Sarandës dhe një pikë kufitare tokësore, ajo e QafëBotës që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Kontrollohet afati i skandencës

AKU Kukës hetim dyqaneve ushqimore për cilësinë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Kukës ka nisur kontrollin e të gjithë supermarketeve dhe dyqaneve që tregëtojnë produkte ushqimore. Ky aksion është ndërmarë për evitimin e konsumimit të ushqimeve të skaduara, apo atyre që nuk tregëtohen në kushtet e duhura higjenike. Inspektorët e këtij autoriteti thonë se këto kontrolle do të vijojnë edhe në zonat rurale, aty ku ka informacione se produktet ushqimore mund të tregëtohen edhe nëse i’u ka kaluar afati i skadencës. Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit në Kukes gjatë kësaj stine ka kryer një vazhdimësi kontrollesh duke mbajtur nën trysni të gjitha subjeket tregetare, duke bërë që deri në këtë fazë të ketë eleminim të problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.

Rritet numri i të papunëve prej 0.5 për qind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.4 për qind. Indeksi i grupit ”Mallra dhe shërbime të ndryshme” ka shënuar një ulje prej 0.8 përqind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes së tarifave të siguracionit të makinave. Në grupet e tjera ndryshimet variojnë nga -0.1 për qind në 0.1 për qind. Ndërsa afrimi i shtatorit nuk jep shpresa për një reagim të ndryshëm të tregjeve në vend. Bazuar në eksperiencën e viteve të shkuara, tashmë do të presim vetëm rritje të çmimeve, kjo si pasojë dhe të uljes së prodhimit, apo shtimit të kostos për serrat në vend.

Në Elbasan 256 biznese kërkojnë mbylljen e aktivitetit Kriza ekonomike ka prekur edhe qytetin e Elbasanit, ku gjatë vitit 2013 kanë aplikuar për mbylljen e aktivitetit të tyre 256 biznese. Krahasuar me vitin 2012 në të njejtën periudhë, ka një rritje të numrit të bizneseve të mbyllura, pasi gjatë gjithë vitit numri ishte 460 t2 tilla. Kryesisht aktivitetet e mbyllura janë biznese shërbimesh, por edhe dyqane veshjesh e produktesh të ndryshme. Shpenzimet dhe detyrimet që kanë keto subjekte nuk po mbulohen dot me të ardhurat që fitojne apo xhiron që kryejnë, ç’ka sjell dhe mbylljen dhe falimentin e tyre. Nënkryetari i Bashkisë, Serafin Papa, pohon se gjatë këtij viti edhe pse janë hapur 125 biznese të reja, sërish shifrat janë në të kundërt me punësimin e personave. Mbyllja e bizneseve sjell rritjen e numrit të papunëve dhe së bashku me këtë fenomen rriten edhe problemet sociale të shumë familjeve në këtë qytet.


« EKONOMI

06

E mërkurë 7 gusht 2013 •

KRITERET E REJA NË SIPËRFAQET QË DO TË PËRFSHIHEN NË PROCES

Dosjet që kanë më shumë mundësi për kompensimin A

gjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të nisë në gjysmën e dytë të këtij muaji shqyrtimin e dosjeve për subjektet që kanë kërkuar kompensimin. Ndryshe nga një vit më parë në proces do të mund të përfshihen dhe ata subjekte që mund të kenë përfituar nga e shkuara. Burimet kanë saktësuar se kushti do të jetë që për pronën mbi të cilën kërkohet kompensim të mos jetë marrë përfitim më parë. Pra në këtë rast është lënë e nënkuptuar që në rast se subjektet kërkojnë dëmshpërblimin për sipërfaqe të tjera, ata do të përfshihen në listën e të kualifikuara. Gjithësesi atyre do tu mbeten dhe 10 ditë kohë të plotësojnë dosjet që kanë pasur nga e shkuara. Nga ana tjetër, familjet që kanë marrë njohjen e pronës në vitet pas 1996 nuk do të kenë shumë shpresë që të përzgjidhen si fitues nga fondi që është dhënë për këtë vit. Kjo pasi në krahasim me numrin e përfituesve në 5 vite me rrad-

hë, ka pasur një numër shumë më të lartë aplikimesh. Madje ato prekin deri në vitin 1995.

Por fakti që një subjekti i lejohet të aplikojë për një tjetër sipërfaqe sjell dhe një herë rik-

thimin e vëmendjes te njohjet e mëparshme. Duke e spostuar në këtë mënyrë shanset te

NJOFTIM PUBLIK

Për Afishimin Publik të Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme NJOFTIM PUNËSIMI NJOFTIM PUNËSIMI (Bazuar në Ligjin Nr. 33/2012, datë 21. 03. 2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”)

m

Pt

Kompensimi të bëhet për pronën e llojit truall, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit të jetë sipas skemës së mëposhtme: a) Për pronat e njohura për kompensim deri në 1500 (një mijë e pesëqind) m², masa e kompensimit të jetë deri në 200 (dyqind) m². b) Për pronat e njohura për kompensim mbi 1500 (një mijë e pesëqind) m² deri në 3000 (tre mijë) m², masa e kompensimit të jetë 300 (treqind) m². c) Për pronat e njohura për kompensim mbi 3000 (tre mijë) m² deri në 5000 (pesë mijë) m², masa e kompensimit të jetë 400 (katërqind) m². ç) Për pronat e njohura për kompensim mbi 5000 (pesë mijë) m² deri në 10 000 (dhjetë mijë) m², masa e kompensimit të jetë 500 (pesëqind) m². d) Për pronat e njohura për kompensim mbi 10 000 (dhjetë mijë) m², masa e kompensimit të jetë 600 (gjashtëqind) m². 3.Subjektet, që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006, 2007, 2008, 2009, 2011 dhe 2012 dhe që vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2013.

ato familje që kanë vendimin nga agjencitë e pronave deri në vitin 2005. Gjithashtu dhe për këtë vit numri I përfituesve nuk pritet të jetë më i lartë nga 70 familje. Por se numri I aplikimeve mund të jetë deri në 1500, kjo duke iu referuar numrit të dosjeve të vjetra por dhe faktit se në ditët në vijim do të ketë edhe familje shtesë që do të tentojnë të përfshihen në kompensimin financiar. Fondi sipas ligjit do të jetë në dispozicion të AKKP. Në këtë mënyrë dhe në rast të ndryshimit të qeverisë më

parë se të bëhet shpërndarja, llogaria nuk do të preket. Pasi për të bërë këtë do të duhet të rishikohet më parë dhe vetë ligji. I vetmi problem mbetet ndryshimi I drejtuesve para se të realizohet kalimi i fondit në llogarit e pronarëve. Në këtë rast, rotacioni mund të shtyjë në kohë procesin apo dhe aplikimin e një skeme të re të përzgjedhjes apo dhe formës së ndarjes së parave. Gjithësesi dje AKKP ka hapur dyert për kërkesat e para ndërsa fluksi nuk ka njohur rritje të ndjeshme.

SUPPLY OF A METEOROLOGICAL RADAR SYSTEM AND RELATED SERVICES AdriaRadNet Project

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

A

SKEMA E NDARJES

A

m

REF: ADRIARADNET\MOI\RADAR\FB3

The General Directorate of Civil Emergencies (GDCE) of the Ministry of Interior

t

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se prej datës 09 Korrik 2013, ka filluar Afishimi of Albania the framework of ADRIARadNet Project intends to award a supply i dministrimit dhe enAxhimit të rojekti okës i dministrimit dhe enAxhimit të inokës Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme të cilat ndodhen në Zonën Kadastrale Nr. 8642 në Sarandë. Periudha contract for a “Meteorological Radar System and related services”, with finane Afishimit Publik është 45 ditë kalendarike në datat e publikuara më poshtë. Të gjithë subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në cial assistance from the IPA Adriatic Cross – border Cooperation Programme of Ponenti zonën kadastrale përkatëse, janë të ftuar të vijnë dhe të verifikojnë Regjistrimin omPonenti Fillestar të pasurive të tyre. the European Union. Nëse pronari (si dhe personi që ka interesa të tjera mbi pasurinë) është dakord me të dhënat e regjistrimit të pasurisë së tij ai/ The full notice as well the tender dossier can be obtained at General Direcajo duhet ta konfirmojnë regjistrimin në listat përkatëse. Nëse pronari (si dhe personi që ka interesa të tjera mbi pasurinë) ka pretendime se regjistrimi i pasurisë së paluajtshme është torate of Civil Emergencies, Ministry of Interior, Sheshi ‘Skënderbej’ 3, Tirana, i pasaktë, nuk është i plotë, ose mungon, atëherë ai/ajo duhet të sjellë brenda afatit të afishimit pranë ZVRPP-së, së Sarandës mi i kërkuAr: sPeciAlist, jurist/hArtogrAf & it shërbimi i kërkuAr: sPeciAlist, jurist/hArtogrAf &Tel: it (04)2273191, or downloaded from the GDCE website: Albania, dokumentacionin mbështetës për korrigjimin apo plotësimin e regjistrimit. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. www.mbrojtjacivile.al, or even requested at: adriaradnet.moi@gmail.com Gra dhe reja, merrni pjesë në procesin e Regjistrimit Fillestar jeni bashkëpronare dhe e drejta mbi pronën mbron t për Administrimin dhetëMenaxhimin e Tokës (LAMP), Komponenti Në kuadër A, tësepse Zyra Projektit për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës (LAMP), Komponenti A, Zyra edhe lirinë tuaj. deadline for submission of tenders is September 5, 2013, 12:30 hrs local rive të Paluajtshme, për efekt dhe nevoja të procesit të Regjistrimit e Regjistrimit Fillestar, të Pasurive të Paluajtshme, për efekt dhe nevoja të procesit tëThe Regjistrimit Fillestar, Procesi i Regjistrimit Fillestar, bëhet nga Qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore dhe është FALAS për të time për at punësim the above address. Possible additional information or clarifications/ mim profesionalgjithë sipas tabelësprivate bashkëngjitur që të që aplikojnë fton për punësim kandidatë me profesional tabelës bashkëngjitur që të aplikojnë të subjektet dhe shtetërore kanë të drejta pronësie të ose tëformim drejta të tjera reale mbisipas pasuritë e paluajtshme. Afishimin publik të Regjistrimit Fillestar të pasurive të paluajtshme, mund të shihet edhe në faqen zyrtare të internetit të questions may be requested at: adriaradnet.moi@gmail.com përkohshëm. ZRPP-së: www.zrpp.gov.al

A: Sigurimi i Zotërimit të Pronës k A: Sigurimi i Zotërimit të Pronës ejtat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe të Drejtat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Pozicioni

Nr.

Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf1 Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf IT IT

ZVRPP

Nr. ZK

Vendi i Afishimi Publik (Adresa) Nr.

ZRPP

Zyra Qendrore e RPP ZVRPP Tiranë SARANDË 8642 Rruga “Skënderbeu”, në hyrje të qytetit ZVRPP (mbi Durrës Hotel “Butrinti”), Sarandë ZVRPP Shkodër ZVRPP Gjirokastër ZVRPP Fier ZVRPP Elbasan ZVRPP Vlorë ZVRPP Durrës ZVRPP Elbasan TOTALI

Fillimi

i Afishimit i Specialistëve NR. Publik

601 02 2013 0910 Korrik 403 204 205 106 207 108 109 110 30 11

Përfundimi i Afishimit Pozicioni Publik

Orari

Tel. Kontaktit ZRPP

Jurist/Hartograf Zyra Qendrore e RPP Jurist/Hartograf ZVRPP Tiranë 24 Gusht 2013 E Hënë - Premte 10.00 0686406012 13.00 dhe 14.30 - 19.00 Jurist/Hartograf ZVRPP Durrës E Shtunë - E Diel 10.00 Jurist/Hartograf - 16.00 ZVRPP Shkodër Jurist/Hartograf ZVRPP Gjirokastër Jurist/Hartograf ZVRPP Fier Jurist/Hartograf ZVRPP Elbasan Jurist/Hartograf ZVRPP Vlorë IT ZVRPP Durrës IT ZVRPP Elbasan TOTALI

Nr. i Specialistëve 6 10 4 2 2 1 2 1 1 Drejtoria e1 Përgjithshme 30

BLERJE SISTEMI RADARI METEROLOGJIK DHE SHËRBIMET PËRKATËSE Projekti AdriaRadNet

REF: ADRIARADNET\MOI\RADAR\FB3

e Emergjencave Civile (DPEC) në Ministrinë e Brendshme, në kuadrin e Projektit ‘Adriaradnet’ kërkon të blejë një sistem “Radari meterologjik dhe sherbimet përkatëse”, me financim të programit të BE-së për dhjes së Specialistëve Kriteret e përzgjedhjes së Specialistëve bashkëpunim ndërkufitar IPA Adriatik. diplomuar në fakultetin Juridik, Inxhinieri, Gjeodezi, Informatikë • Të jenë të diplomuar në fakultetin Juridik, Inxhinieri, Gjeodezi, Informatikë Njoftimi i plotë si dhe dosja e garës mund të sigurohen pranë Drejtorise së ksperiencë pune në Regjistrimin Fillestar të Pasurive të• Paluajtshme Të kenë eksperiencë pune në Regjistrimin Fillestar të Pasurive të Paluajtshme Pergjithshme të Emergjencave Civile, Ministria e Brendshme, Sheshi ‘Skënderhet të dorëzoni Dokumentet që duhet të dorëzoni bej’ 3, Tiranë, Shqipëri, Tel: (04)2273191, ose shkarkohen nga uebsiti i DPEC-së: www.mbrojtjacivile.al, ose nëpermjet një kërkese me e-mail në: së me shkrim • Një kërkesë me shkrim m Vitae (ku të pasqyrohet me hollësi eksperienca e punës) • Curriculum Vitae (ku të pasqyrohet me hollësi eksperiencaadriaradnet.moi@gmail.com e punës)

oterizuar e diplomës së shkollës së lartë

Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë

Afati përfundimtar i dorezimit të ofertave është 5 Shtator 2013, 12:30, në

orëzojnë brenda datës 30. 03. 2012 dokumentet e tyre pranë Aplikantët Drejtorisë duhet së të dorëzojnë brenda datës 30. 03. 2012 dokumentet e tyre adresën pranë Drejtorisë së e siperpërmendur. Nje informacion më i detajuar sqarime/pyetje ëse në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë. Shërbimeve Mbështetëse në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë. mund të kërkohet në adresën e e-mailit: adriaradnet.moi@gmail.com.


AKTUALITET • E mërkurë 7 gusht 2013 Dita e djeshme ka qenë e mbushur me aksidente, ku më i rëndi u regjistrua dje në Durrës, ku një fëmijë 12- vjeçar ka humbur jetën. Mësohet se në aksident është plagosur rëndë edhe babai i fëmijës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Piezës të Durrësit, ndërsa babë e bir udhëtonin në mjetin që është përplasur me një mur betoni. Policia bën me dije se automjeti tip ‘Benz’ udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit, në rrugën e vjetër. Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa ka shkatërruar mjetin, ndërsa djali 12-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që është plagosur rëndë i ati Alfred Jusufi, 35 vjeç nga Linza e Tiranës. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se, trupin e drejtuesit të

RRUGËT PËRFSHIHEN NGA PËRPLASJET FATALE

Aksident i rëndë në Durrës, vdes djali 10-vjeçar, i ati plagoset rëndë mjetit, i cili ishte rreth 30-vjeç, e kanë nxjerrë me vështirësi nga makina. Janë dashur rreth 30 minuta që ta lëviznin nga vendi, duke sharruar derën kryesore. Nuk dihet ende çfarë e ka provokuar këtë aksident të rëndë automobilistik, pasi drejtuesi i mjetit me targa ‘AA 994 AX’ nuk rezulton të ketë qenë i dehur dhe as me shpejtësi mbi normat e lejuara. Paraprakisht dyshohet humbja e vëmendjes në drejtim. Po dje në qytetin e Fierit u regjistrua një aksident

me pasojë plagosjen e 3 personave, pas një përplasje të trefishtë automjetesh. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në lagjen ‘Kastriot’, në një nga kryeqëzimet e unazës. Tre automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën duke rrezikuar jetën e pasagjerëve dhe kalimtareve. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mejte me targa shqiptare AA 672TY dhe FR 4273 dhe një mjet tip ‘Mitsubishi’ me targë greke ZYK 86 11.

Sipas të dhënave të policisë shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë manovrimi i gabuar i mjetit tip ‘Fuoristradë’, i cili ka shkaktuar konfuzion tek dy drejtuesit e tjerë të cilët po prisnin në kryqëzim për të kaluar. Si pasojë e përplasjes janë aksidentuar lehtë drejtuesit e automjeteve dhe një grua që ndodhej në njërën prej makinave si pasagjerë. Nga përplasja e makinave fatmirësisht nuk është lënduar asnjë kalimtar i rastit.

»

07

GRUPA PËR TË NXJERRË MINERALE

Mat, zhduken në një gropë me ujë xhaxhai dhe nipi 14-vjeçar Një fëmijë 14 vjeç dhe xhaxhai i tij janë mbytur dje në Macukull të Matit si pasojë e rënies në një gropë me ujë. Policia në vendgjarje konfirmon se gropa e ujit prej 8 metrash ka thithur xhaxhain Ramazan Pili dhe nipin 14–vjeçar. Mësohet se fillimisht ka hyrë nipi i mitur për t’u larë në gropën e ujit në kodër, por pasi është zhdukur në ujra është zhytur për ta shpëtuar xhaxhai i tij, 52 vjeç, Ramazan Pili. Por as 52-vjeçari dhe as i mituri nuk kanë arritur të dalin nga gropa e ujit që ka një thellësi prej 8 metrash. Gropa ku kanë gjetur vdekjen xhaxha dhe nip, ishte hapur në afërsi të banesës së tyre para disa kohësh për nxjerrjen e kromit, por që është mbushur me ujë. Gjatë ditës së sotme 14-vjeçari është futur për t’u larë, për shkak të vapës, por kjo ka rezultuar fatale për të. Sipas policisë, trupat e të mbyturve janë zhytur në thellësi të gropës së mbushur me ujë të mbledhur nga reshjet e shirave dhe shkrirja e dëborës, ndërsa disa orë më pas janë nxjerrë nga banorët e zonës. Fillimisht, banorët e fshatit rrethuan gropën ku ndodhi ngjarja, për të mos lejuar familjarët e viktimave të kërkonin trupat e mbytur, pasi tragjedia mund të merrte përmasa më të mëdha.

ARRESTOHET BAJRAM QOSJA NË ELBASAN DHE ELTON ALLA E KODHEL HOXHA NGA PRRENJASI

Abuzimi seksual me të mitura, arrestohen tre Përveç përdhunuesve arrestohet edhe vëllai i njërës prej të dhunuarave por mori peng autorët

S

ërish të tjera raste të abuzimit seksual me të mitura në qarkun e Elbasanit. Vetëm pak ditë pas ndalimit të një 16 vjeçari, pasi kishte lënë shtatëzënë një vajzë të mitur 13 vjeçare, dje janë arrestuar edhe tre shtetas të tjerë për veprën e marrëdhënieve dhe përdhunimit të të miturave. Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Qarkut të Elbasanit, këtë herë pre e abuzimit seksual ka rënë një 13-vjeçare me iniciale D.D në Elbasan. Mësohet se e mitura është përdhunuar nga një 22-vjecar, përkatësisht shtetasi, Bajram Qosja, i cili është arrestuar nga policia. Ky i fundit është arrestuar nga policia ditën e djeshme pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë sistematike me te miturën, pa dëshirën e kësaj të fundit. Prej disa kohësh 13 vjeçarja qëndronte e tërhequr në familje dhe nuk dëshironte më as të dilte me bashkëmoshatarët e saj. Duke parë gjendjen psikologjike të vajzës, prindërit e saj kanë ngulmuar për të mësuar shkakun e kësaj gjendjeje, megjithë frikën vajza u ka treguar prindërve se Qosja e kishte përdhunuar disa herë dhe e kishte kërcënuar se në rast se do t’u tregonte prinddërve do ta vriste. Menjëherë pasi kanë mësuar për ngjarjen, prindërit e të miturës kanë bërë denoncimin në polici, duke rrëfyer të gjithë ngjarjen. Ndërkohë, po nga policia e Elbasanit për të njëjtën akuzë, në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë, Elton Alla dhe Kodhel Hoxha nga Prrenjasi. Ndalimi i tyre u krye pasi, të dy këta persona në muajt Maj-Prill të vitit 2012, kanë kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me shtetasen E.K, 16 vjeçe banuese në fshatin Rashtan, Prrenjas. Këta dy shtetas pasi e kishin ndjekur për disa kohë 16 vjeçaren kanë gjetur momentin kur ajo ishte vetëm dhe e kanë tërhequr në një vend

Në sherr dy shtëpitë

Pukë, policia parandalon një krim brenda familjes Një krim brenda familjes parandalohet nga policia. Policia e Pukës ka mundur të parandalojë një tjetër krim brenda familjes. Sipas bluve të këtij qyteti konflikti mes një çifti kish futur në sherr edhe dy familjet e tyre. Sherri mes familjeve lindi pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti ndaj gruas së tij. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pukës. Ndërkaq pas sinjalizimeve forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në banesën e çiftit ku kanë bërë të mundur arrestimin e agresorit me inicialet A. B, ndërsa gjatë kontrollit në banesë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë. të vetmuar dhe e kanë përdhunuar që të dy. Po kështu po nga të njëjtat shërbime është bëre dhe arrestimi i shtetasit Y. K, 34vjeç, i cili është edhe vëllai i vajzës së përdhunuar. Vëllai e ka lidhur dhe më pas e ka futur në automjetin e tij, shtetasin Kodhel Hoxha, pasi i është ankuar e motra e tij, 16-vjeçarja E.K, se dy shtetasit

e mësipërm kishin kryer marrëdhënie seksuale me të. Situata mes palëve ka vijuar që të jetë e tensionuar për këtë arsye. Policia pasi është vënë në dijeni në rrugë operative mbi ngjarjen e ndodhur, ka bërë arrestimin e të tre shtetasve. Tashmë nga ana e Policisë së qarkut të Elbasanit, po punohet për dokumetimin e plotë të

këtyre veprave penale, si dhe dërgimin përpara përgjegjesisë, autorët të cilët kanë kryer vepra penale të ndryshme. Materialet njëherazi iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.

KAPET DHE I ATI PËR PRODHIM DHE MBAJTJE ARMËSH

Lushnjë, i vunë gjobë 10 milionë lekë biznesmenit, pranga 3 personave Tre të rinj janë arrestuar në Lushnjë, pasi i kanë vënë gjobë prej 10 milionë lekësh një biznesmeni. Sipas policisë, E. Taullahu, L. Bilani, të dy nga 26 vjeç si dhe E. Bilimani kanë kërcënuar me jetë biznesmenin dhe familjen e tij nëse nuk u jepte shumën e kërkuar. Drejtoria e Policisë së Fierit njoftoi se të arrestuarit e kërcënonin biznesmenin lushnjar J. Çuko që t’u dorëzonte vlerën e lekëve me kusht shlyerjeje me 3 këste, në të kundërt do të hakmerreshin ndaj tij dhe familjarëve. Çuko është pronar i firmës së sallamit “Elos”. Ai kishte njoftuar policinë për kërcënimet e vazhdueshme ndaj tij, të cilët më pas kanë bërë të mundur arrestimin e tyre. Të arrestuarit janë dërguar në qelitë e Fierit, ku do të merren në pyetje, ndërsa nesër pritet të përballen në gjykatë me masën e sig-

urisë. Ndërkohë, gjatë këtij operacioni, policia ka vënë në pranga edhe babanë e njërit prej të arrestuarve, 56 vjeçarin K. Taullahu, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij të fundit u bë për arsye se gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy armë automatike dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh model 56 të kalibrit 7.62 mm, i cili tashmë akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2, 3 i Kodit Penal. Siç mësohet, 56 vjeçari është vëllai i B. Taullahut, i vrarë nga Leonard Prifti, i njohur ndryshe me pseudonimin Çibuku, gjatë mitingut të Partisë Demokratike në vitin 2005. Gjatë përleshjes me armë zjarri mbeti i vdekur edhe vetë Çibuku, i cili në atë kohë ishte pjesë e bandës së Aldo Bares.

Sherri prej fëmijëve

Plagosi kushërinjtë , vetëdorëzohet në polici Një 50-vjeçar nga Durrësi, i cili plagosi me armë kushërinjtë e tij, është vetëdorëzuar dje në policinë e Durrësit. Të shtunën, në datën 3 gusht, P. Zefi, pas një zënke me të afërmit e tij në Rrashbull të Durrësit, plagosi me armë zjarri, kushërinjtë e tij, Gj. dhe R.o Zefi, 54 dhe 20 vjeç. Ndërkohë që gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti edhe vetë i plagosur. Shkak i sherrit mes të afërme është bërë një grindje mes fëmijëve të vegjël të tyre, ndërkohë që fillimisht kjo ngjarje u mendua si konflikt pronësie, por pas hetimeve të bëra nga policia u arrit zbardhja e plotë e saj si dhe shkaku i plagosjes.

Trafiku i organizuar

Shkodër, kapen 8 klandestinë pakistanezë dhe 1 afgan Vijojnë arrestimet e qytetarëve të huaj pa dokumente që kanë zgjedhur të përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi drejt vendeve të Europës. Dje, Policia Kufitare e Shkodrës kapi 9 shtetas të huaj, të cilët kishin hyrë në mënyre të paligjshme në Shqipëri nga kufiri grek. Këta shtetas u kapen në vijën e gjelbër Hani i Hotit. Tetë prej tyre ishin pakistanezë dhe njeri nga Afganìstani. Këta shtetas kishin dìstinacion, vendet e Bashkimit Europian. Dy ditë më parë, ishte policia e Elbasanit, e cila arrestoi katër pakistanezë që kishin hyrë në Shqipëri me një kamion të Malit tëZi. Ata vinin nga Turqia dhe synonin vendet perëndimore.


08

« SPECIALE

E mërkurë 7 gusht 2013 •

LAZARAT,

fshati ku hashashi prodhohet me “shumicë” Nga Telnis Skuqi LAZARAT (Gjirokastër) - Lazarati është emër shumë i njohur në Shqipëri. Gjatë diktaturës njihej si fshat ballist, në demokraci si bastion i Partisë Demokratike dhe vitet e fundit si qendër e kultivimit të lëndëve narkotike. Të gjitha këto janë të diskutueshme, por ka një fakt të pakundërshtueshëm, që do të mjaftonte për t’a bërë Lazaratin të famshëm, madhësia e tij. Me 5200 banorë dhe rreth 2000 emigrantë është fshati më i madh në Shqipëri. Adrian Ll, lindur në Elbasan, prej tre muajsh është i punësuar në platacionet e hashashit në Lazarat, fshati që ndodhet vetëm 5 km. larg qytetit të Gjirokastrës. Ende pa lindur dielli, Adriani e gjen tek sheshi “Omonia” për të kapur furgonin e linjës LazaratGjirokastër. “Në Lazarat ka punë për të gjithë, mjafton të kesh krahë dhe dëshirë për të fituar lekë”, pohon Adriani. Adriani thekson se sivjet hashashi është i mbarë. Puna është me normë, por edhe fitimi është i mirë. “Ke fuqi të punosh gjithë ditën, askush nuk të ndalon”, vijon Adriani. Sipas tij, gushti është procesi vendimtar i prodhimit të hashashit. Lënda narkotike në Lazarat, thotë Adriani, është cilësore. Sivjet pritet prodhim i madh. “Në pjesën perëndimore të fshatit janë mbjellë me mijëra bimë. Deri tani hashashi është dymetrosh, ndërsa në shtator pritet të korret”, thekson Adriani, djali i vetëm i pesë motrave. Adriani saktëson se çdo ditë nxjerrë 3 mijë lekë të reja, afro 80 mijë lekë në muaj. “Nuk ka ditë pushimi në këtë kohë. Vetëm të jesh budalla të mos punosh”, specifikon Adriani, i cili shton se gjysmat e lekëve që nxjerrë në Lazarat i dërgon në shtëpi. Adriani thotë se në Lazarat janë të punësuar mbi 700 persona, pjesa dërrmuese janë nga Shqipëria e Mesme. “Lazarati është hambar për të gjithë ata që duan punë. Lekët i merr çdo ditë. Prodhuesit janë njerëz të mirë. Ata interesohet për gjithçka, por nuk të falin nëqoftëse i tradhëton”, nënvizon Adriani. Ai tregon se çdo person që hyn në Lazarat është i monitoruar nga një grup njerëzish. “Të gjithë janë të “skeduar”. Personat e padëshirueshëm identifikohen në kohë dhe dëbohen me forcë nga fshati Lazarat. Ka pasur raste që “të padëshiruarit” janë larguan me dajak ose me kërcënimin e kallashnikollit”, thotë Adriani. Rreth një javë më parë, tre gazetarw investigativ, dy shqiptar dhe një francez, u kërcënuan me vdekje, pasi ata tentuan të filmonin fshatin Lazarat. Jeta e tyre u vu në rrezik, ku një automjet tip “Ford”, me targa “Lazarat” u zuri rrugën. Jeta e tyre përpak sa nuk përfundoj tragjikisht. Fatmirësisht pa viktima. Gjatë investigimit treditorë, gazetarët konstatuan një organizim të përsosur të “vijës së gjelbërt”. “Vet shteti shqiptar do ta kishte zili këtë organizim të përkryer. Ata dinë të ruajnë kufijtë e Lazaratit, më mirë se “Policia e Shtetit”, tregon Camille Le Pomellec, gazetari francez. Camille thotë se hashashi i Lazaratit tashmë është bërë

i njohur në mbarë Europën për cilësinë e saj. “Nuk ka të krahasur hashashi i Lazaratit. Shumë konsumatorë europian janë gati ta paguajnë si “frëngu pulën” këtë lëndë narkotike”, specifikon Camille. Sipas tij, shteti është dorëzuar pa kushte përpara Lazaratit. Në fakt, deklarata i tij, u vërtetua dy ditë më parë nga drejtuesit e lartë të policisë së shtetit. Plot 4.5 miliardë euro kushton tregëtia e hashashit, prodhuar nga Lazarati. Stefano Bastoni, drejtori i Repartit të Aviacionit të “Guardia di Finanza”, e cilëson marramendëse vlerën, por banorët e fshatit mendojnë të kundërtën. “4.5 miliard euro? Shumëëëë! Nuk them që “dhelprën ta lëjmë pa bisht”, por të paktën të ulin vlerën, pasi ne nuk konkurrojmë shtetit”, shprehet me humor R. A., banor i fshatit Lazarat, i cili preferoi të ngelet anonim. R. A, është një kultivues i bimës narkotike. Ai thotë se sivjet prodhimi dhe fitimi parashikohet të dyfishohet. Shkak u bënë zgjedhjet parlamentare. “Një vit më parë policinë e kishin nëpërkëmbë. Sivjet u zhdukën, nuk u shfaqën fare”, shprehet kultivuesi. “Unë nuk jam një person i dhunshëm. Thjesht dua të jetoj pa vështirësi financiare. Prodhimin tim do ta mbroj si sytë e ballit”, shton R. A. Në fund të muajit korrik, kryekomunari i Lazaratit, Dashnor Aliko, deklaroi për televizionin francez “TV6”, se jo të gjithë banorët e fshatit e shkelin ligjin. Aliko në intervistën e tij, pranon faktin se Lazarati është

fshati ku prodhohet hashashi, por jo me tepricë, siç deklarohet në media. “Unë nuk jam ekspertë për të vlerësuan tregun e bimës narkotike, por ndiej neveri që dikush tenton ta cilësoj Lazaratin “megakultivues të hashashit”, thekson Aliko, ndërsa nënvizion se hashash prodhohet në të gjithë vendin. Në fakt, prodhimi i hashashit në Lazarat ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e varfërisë në këtë komunë. Sipas statistikave nga Prefektura e Qarkut të Gjirokastrës, Komuna Lazarat është i vetmi njësi vendor ku vetëm 10 persona përfitojnë ndihmë ekonomike. Të ardhurat nga tregëtia e hashashit ka ndikuar në tregun e brendshëm, si dhe në zbutjen e varfërisë. Shumë lazaratas disponojnë automjete luksoze, si dhe banesa në të gjithë Shqipërinë. Në Gjirokastër ata janë konsumatorët më të mëdhenj. Fal prodhimit të hashashit miliona euro kanë qarkulluar si shpenzime për krahun e lirë të punës. “Vetëm

për kultivimin e një rrënje hashash shpenzohen afro 30 euro, ndërsa 50 euro të thata përfundon në xhepin e prodhuesit”, shprehet një ekspert i kriminalistikës, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. I njëjti zyrtar thekson se hashashi i Lazaratit është cilësor dhe i kërkuar nga tregun ndërkombëtar. “Kudo mund të prodhohet ulliri, por jo si në Berat”, thotë eksperti, i cili nënvizion se hashashi i Lazaratit bënë dallim nga të tjerët. Eksperti i kriminalistikës kujton rastin e bllokimit të hashashit, afro një vit më parë, në Kakavije, ku shërbimet kufitare zbuluan në një mbrëmje të bukur plot 3.7 ton lëndë narkotike, të fshehur në një autobot. “Më kujtohet si tani. Hashashi nuk i përkishte markës “made in Lazarat”, por ishte prodhim i Shqipërisë së Veriut (Malësi e Madhe). Sado t’i bësh hysmet lëndës narkotike, hashashin e Lazaratit harroje ta prodhosh”, shpjegon eksperti.


AKTUALITET • E mërkurë 7 gusht 2013

»

09

ILIR KUPA KAPËRCEN RRETHIMIN DHE KAMERAT TERMIKE, HYN NË TERRITORIN SHQIPTAR

Pas gjashtë muajsh kalon kufirin shtetëror Negocimet për dorëzimin e të arratisurit nga burgu nuk japin rezultat

P

as rreth gjashtë muaj kërkimesh dhe ndjekiesh, policia e Greqisë deklaron mbylljen e operacionit duke nënvizuar se një nga të burgosurit e arratisur tashmë ka kaluar kufirin. Ilir Kupa, i arratisuri i burgut të Trikalas ka hyrë në territorin shqiptar. Kështu kanë konfirmuar mediat greke. Madje për këtë është kërkuar dhe bashkëpunimi me policinë shqiptare. Por autoritet shqiptare nuk e konfirmojnë prezenzën e Kupës duke nënvizuar se nuk kanë dijeni. Autoritet shqiptare bëjnë me dije se Ilir Kupa nuk ka asnjë precedent penal në vendin e tij, por është i shpallur në kërkim nga Interpoli. Sipas policisë greke, dyshohet se në territorin shqiptar kanë hyrë edhe dy të arratisur të tjerë. Rreth një javë më parë, policia greke ka gjetur shenjat e gishtërinjve të Ilir Kupës në një shtëpi në Kerasohori, në Greqi, 500 metra larg kufirit me Shqipërinë. Sipas të dhënave, pasi ka thyer derën e shtëpisë ai ka ndezur furnelën me gaz për të gatuar ndonjë ushqim, ka pirë ujë, ka hapur disa konserva, ka përdorur një ngjitës ndoshta për të dyfishuar krehrin e fishekëve dhe është larguar sërish. Autoritetet mendojnë se Ilir Kupa ka patur bashkëpunëtorë në gjithë këtë ndërmarrje të tij të ditëve të fundit. Një zyrtar i policisë ka thënë për median greke se “Ilir Kupa nuk mund të ketë mbërritur vetëm në Kerasohori. Është e pamundur për t’i bërë këto lëvizje vetëm’’. Sipas burimeve, janë barinjtë shqiptarë që punojnë ligjërisht në zonë, të cilët e ndihmojnë Ilir Kupën të zhvendoset pa u diktuar. Siç thuhet, Ilir Kupa është i armatosur dhe përbën rrezik si për veten ashtu edhe për forcat e policisë, ndaj këto të fundit kanë vendosur të qëndrojnë të fshehur për të mos u bërë objekt sulmi. Ndërkaq vazhdojnë përpjekjet e ambasadorit tonë në Greqi për të negociuar dorëzimin e Ilir Kupës, por deri tani të afërmit e tij, me të cilët është kontaktuar, nuk kanë treguar gatishmëri për bashkëpunim në dorëzimin e 27-vjeçarit. Mbrëmjen e 22 marsit nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë, pasi plagosën 2 roje burgu. Tre prej tyre u kapën që atë natë, ndërsa për 8 të tjerët vazhdoi ndjekja policore. Nga 8 të arratisurit, 3 prej tyre u vranë nga policia greke, konkretisht, Marian Kola, Ermir dhe Flamur Lika. Ermal Lita është arrestuar pas një grabitjeje supermarketi në Peristeri, Fatos Sulaj mendohet se është larguar në drejtim të Kosovës, Flaulent Luli mendohet se ndodhet ende në territorin grek, ndërsa nuk dihet ku ndodhen të arratisurit e tjerë, Admir Murataj dhe Klement Cala. Ndjekia e 11 shqiptarëve ka nisur pas një sulmi të organizuar mbi burgun e Tri-

XHAXHA E NIP U VRANË MË 2 KORRIK Gjatë shkëmbimit të zjarrit në Koniska, mbetën të vrarë shtetasit: Edison Haziz Lika, 25 vjeç, i arratisur më 22 mars 2013 nga burgu Trikalla, si dhe xhaxhai i tij Flamur Ramazan Lika, 49 vjeç, alias Kujtim Sinani, i arratisur më 25 mars 2006 nga burgu i Larisas. Pranë trupave të tyre, sipas Policisë, u gjetën 2 armë

zjarri automatike “kallashnikov”, 6 krehra me fishekë, 2 pistoleta dhe 1 granatë. Në komunikimin për shtyp, Policia greke deklaroi se dy viktimat ishin pikasur teksa lëviznin në këmbë duke mbajtur armatim të rëndë. U është bërë fillimisht thirrje për dorëzim, thanë burimet, por ata u kundërpërgjigjën menjëherë duke hapur zjarr.

Shtohet dhuna gjatë verës

Shifra alarmante të dhunës në familje, çdo ditë në Shqipëri dhunohen 7 gra Rritja e numrit të denoncimeve për dhunën në familje, për policin e shtetit, nuk vjen për shkak të agresivitetit të burrave ndaj grave, por kjo dhunë, sipas tyre përkthehet si ndërgjegjësim të femrave për të kërkuar të drejtat e tyre. Sipas policisë, dhuna në familjet shqiptare ka ekzistuar prej vitesh, për shkak të mentalitetit të shoqërisë, pasi burri e cilëson gruan si pronë të saj. Pavarësisht këtij ndërgjegjësimi, sipas studimeve të policisë, shkaqet që përfundojnë në ushtrim dhune janë të shumta si alkooli dhe xhelozia- thotë shefja e sektorit kundër dhunës në familje Alma Xhurxhi. Ajo shpjegon se numri i denoncimeve për dhunën në familje, thuajse çdo vit rezulton më i lartë gjatë pushimeve verore dhe në prag të ndërrimit të motmoteve. Ku më problematic, janë qarku i Tiranës, Elbasanit, Fierit, Korçës dhe Beratit, ku shifrat dhunës në familje janë alarmante, ndërsa në lidhje me vrasjet brenda familjes, policia shpjegon se përveç masave ligjore duhet të merren edhe masa edukuese për qytetarët. Sipas policisë, në gjithë Shqipërin, rezulton se vetëm gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti janë denoncuar 1203 raste në polici, thënë ndryshe çdo ditë në Shqipëri dhunohen nga 7 gra.

Ndërhyjnë zjarrëfikësit

Ndezin zjarrin për të pastruar zonën, u rrezikuan 5 banesa

DOSJA E MARIAN KOLËS Marian Kola ishte i skeduar nga Policia greke që në vitin 1995. Grabitje dhe vrasje rëndonin mbi 36-vjeçarin shqiptar. Arrestimi i fundit i tij ishte në vitin 2011. Ai mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës së 21 korrikut, gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë greke. Orët e para të së dielës kanë mbuluar me mjegull fshatrat kufitarë të Greqisë veriore. Mbështetur te ky fakt dhe tek errësira, shqiptarët Marian Kola e Ilir Kupa, pasi dolën nga vendi ku fshiheshin prej 15 ditësh, tentuan të lëviznin për më në afërsi të kufirit, me shpresë se kamerat termike do ta kishin të vështirë t’i pikasnin. Teksa po ecnin

kallës më 22 mars të këtij viti, ku vuanin dënimin shqitarët. Burgu u sulmua me granata e automatik, çka solli arratisjen e 11 shqiptarëve. Gjatë kohës

pranë urës së Vrosinës për të kaluar lumin Kalama, plani i dy të arratisurve nga Trikalla ka dështuar, pasi në gjurmët e tyre kanë rënë forcat speciale të EKAM, që prej dy javësh kanë shtuar forcat pikërisht pranë lumit. Këta të fundit, edhe pse me vështirësinë e mjegullës, arritën të shquanin në kamera termike siluetat e dy shqiptarëve në një distancë shumë të afërt. Specialët grekë, pasi iu afruan dy shqiptarëve në largësi 1520 metra, u bënë thirrje Kolës e Kupës që të dorëzoheshin. Por këtu nisi dhe përplasja me armë ku Kola mbeti i vrarë ndërsa u dyshua se Kupa mbeti i plagosur.

në kërkim, Marian Kola u akuzua se vrau gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë greke një kalimtare 25-vjeçare, si dhe vrasjen e një oficeri Policie.

DËBIMI I ROMËVE NË TIRANË

“Amnisty International”: Qeveria t’i strehojë urgjentisht Amnisty International reagon ashpër për 37 familjet rome në Tiranë, të cilat rrezikojnë të mbeten pa strehim, pasi kërcënohen se do dëbohen nga banesat e tyre. Në një deklaratë të organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut theksohet familjet rome, po dëbohen me forcë, ndërsa nga ana tjetër autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë masë për stehimin e tyre. Organi-

zata akuzon edhe pronarin që pretendon tokën ku jetojnë familjet romë, për të cilin thotë se nuk ka respektuar procedurat e përcaktuara në ligj. “Rreth 37 familje rome në Shqipëri janë duke u kërcënuar me dëbim me forcë. Po ju merret toka ku ata jetojnë, ndërsa pronari që e pretendon atë nuk i ka respektuar procedurat e përcaktuara në ligj. Ndërkaq dhe autoritetet nuk kanë

Ndërsa në media u tha se të 11 të arratisurit kishin në plan të lironin dhe Alket Rizain, një tjetër shqiptar I njohur për arratisjet nga burgjet greke.

marrë masa për të siguruar ndonjë strehim alternativ për romët”, thuhet në reagimin e Amnesty International. Pas institucionit të Avokatit të Popullit, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është institucioni i dytë që reagon për çështjen e romëve. Pak ditë më parë, familjet rome që rrezikojnë të dëbohen, iu drejtuan avokatit të popullit, Igli Totozani, të cilit i bënë të ditur situatën. Nga ana e tij, Avokati i Popullit u bëri institucioneve që të ndjekin rrugën ligjore për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e djeshme në zonën e Fushës së Aviacionit në kryeqytet. Mësohet se zjarri ka përfshirë disa shkurre në këtë zonë, ndërsa është kthyer në një rrezik për 5 banesa private aty pranë. Sipas të dhënave nga vendngjarja, bëhet me dije se përhapja e flakëve ka rrezikuar edhe ish-godinën e vjetër të Fushës së Aviacionit. Por mbërritja e menjëhershme e 3 zjarrfikësve ka vënë flakët nën kontroll. Dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe se mund të jetë vendosur nga vetë banorët. Policia ndërkaq ka nisur hetimet për ngjarjen. Shpesh banorët ndezin zjarre për të djegur mbeturinat dhe pastruar zonën. Por që nuk kanë aftësinë për ta mbajtur nën kontroll. Temperaturat e larta dhe bari i thatë ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit që ka sjellë dhe vënien në alarm të zjarrëfikësve. Vendndodhja afër me zjarrëfikësit ka ndihmuar dhe në shuarjen e shpejtë të zjarrit.

Raporti I “Human Rights Watch”

Greqia shkel të drejtat e emigrantëve me dhunë dhe arrestime Organizata joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch (HRW) akuzoi sreqinë për ndalimin abuziv të emigrantëve pa dokumente si edhe të azilkërkuesve. Organizata denoncoi nëpërmjet një deklaratë “arrestimet e dhjetëra mijëra të të dyshuarve pa dokumente” dhe ‘’mbajtjen për një kohë të gjatë të tyre në dhomat e paraburgimit’’. Afërsisht 5 400 emigrantë janë arrestuar “për qëndrim të paligjshëm dhe vepra të tjera që lidhen me ligjin e imigracionit” që nga fillimi i një operacioni nga ana e policisë, në muajin gusht. Sipas saj, shumë emigrantë janë shoqëruar në stacionet e policie për të kontrolluar dokumentet e tyre. Organizata thekson gjithashtu që kriza e thellë ekonomike ka shtuar pakënaqësinë ndaj emigrantëve në Greqi. Ky nuk është rasti I parë që Greqisë I tërhiqet vëmendje për sjellje ndaj emigrantëve. Por në ndryshim nga vitet e shkuara Greqia do të ndikohet prej këtyre raporteve. Kjo dhe si pasojë e detyrimeve që lindin prej marrjes së ndihmave nga komuniteti ndërkombëtar.


10

« OPINION

E mërkurë 7 gusht 2013 •

Çështja “Shalabajeva” Realpolitika dhe parimet

M

ë 17 korrik 2013 kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi Romën. Ishte vizita e parë në rolin e kryetarit të qeverisë në një vend të huaj. Në traditën e shtetit të pavarur, deri në ardhjen e komunizmit, kryeministrat shqiptarë, sapo emëroheshin, vizitën e parë e bënin në kryeqytetin italian, për vetë pozitën gjeostrategjike dhe lidhjet e veçanta që mbaheshin mes dy vendeve. Sot kushtet kanë ndryshuar. Italia dhe Shqipëria sa i përket peshës në fushën ndërkombëtare të politikës nuk janë më ato të shekullit të shkuar. Megjithatë, Italia ka ende një zë të fuqishëm në organizmat kontinentalë, sidomos në problemeve të Ballkanit e të Shqipërisë. Nuk është i rastit fakti që BE-ja ka dërguar në Tiranë si përfaqësues të tijin një diplomat italian, ambasadorin Sekui. 17 korriku ishte një ditë jo e zakonshme për politikën dhe qeverinë italiane, të pushtuara plotësisht nga çështja “Shalabajeva”. Nëse atë ditë drejtuesi i socialistëve shqiptarë arriti të takojë kryeministrin Leta, ministren e Punëve të Jashtme Bonino dhe tre ish-kryeministra të Italisë e personalitete me peshë në jetën politike, si D’Alema, Amato e Berluskoni, pa hyrë në brendinë e deklaratave të radhës të secilit prej tyre, mjaft dashamirëse e pozitive, mendoj se kjo vizitë ka qenë mjaft e suksesshme dhe premton mirë për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve e mes Shqipërisë dhe BE-së, ku Italia është një nga vendet themeluese. E ardhmja do të tregojë nëse në këtë drejtim do të kemi zhvillime pozitive apo do të mbetemi në fushën pa bereqet vetëm të deklaratave të politikanëve, të cilët zakonisht nuk shquhen për vënien në jetë të tyre. Objekti i shkrimit është pikërisht çështja “Shalabajeva”, që atë ditë polarizoi gjithë jetën politike të vendit me një mocion mosbesimi të paraqitur nga opozita e majtë kundrejt ministrit të brendshëm, sekretar i PDL-së, Angelino Alfano. Për t’i dhënë lexuesit një kuadër të qartë të problemit duhet të rreshtoj faktet që krijuan këtë zallamahi politike përtej Adriatikut, në të cilën ka shumë motive shqetësimi, dyshimi, zemërimi, zhgënjimi për këdo që në Europën paskomuniste e ka parë Perëndimin si një pjesë e kontinentit në të cilin siguroheshin të drejtat e gjithë qytetarëve, si një strehë për ata që pësonin dhunë e përndjekje për shkaqe politike në vendet e tyre. Ja me pak fjalë zhvillimi i ngjarjeve dhe personazhet e tyre: Alma Shalabajeva është gruaja e Muhtar Abliazovit, një ish-ministër i Kazakistanit, i cili duke hyrë në kundërshtim me Nursultan Nazarbajevin, ish-sekretar i parë i partisë e më vonë kryetar i shtetit, është larguar nga vendi i tij në vitin 2003 mbas disa muajsh burgimi. Në fillim shkoi në Moskë, ku më 2005 u bë kryetar i Bordit të bankës BTA, që financonte opozitën politike kazake. Më 2009 u largua familjarisht nga Rusia e shkoi në Londër, ku më 2011 mori strehimin politik për veten e të shoqen. Ai ka një qëndrim të detyruar në Angli, ndërsa Alma mund të lëvizë në hapësirën “Shengen”. Alma shkon të jetojë në Riga të Letonisë, së bashku me motrën Venera dhe familjen e saj, por kupton se atje ishte vënë në përgjim të vazhdueshëm. Në gusht 2012 vijnë në Romë, ku Alma nuk kërkon asnjë lloj sistemimi, sepse ka strehimin politik anglez dhe lejen e qëndrimit letone, të vlefshme për të gjitha vendet e BE-së. Në Romë vjen herë-herë dhe i shoqi, që largohet në mënyrë të parregullt nga Anglia, mbasi mbi të ka një mandat arrestimi ndërkombëtar nëpërmjet INTERPOL-it me akuza për shpërdorime e përvetësime financiare në shuma 6 miliardë dollarë dhe për krijime shoqërish kriminale, akuza të fabrikuara në Astana dhe në Moskë. Më 27 maj ambasadori i Kazakistanit në Romë u prit nga shefi i skuadrës së lëvizshme në Ministrinë e Brëndshme dhe e njofton se në një vilë të periferisë së Romës, në “Casal Palocco”, gjendej një i kërkuar në nivel ndërkombëtar, Muhtar Albiazov. Po atë ditë ai pritet në takim nga shefi i kabinetit të ministrit së Brendshëm, Alfano. Më 28 maj agjentë të policisë italiane dhe të kundërzbulimit mbajnë në mbikëqyrje shtëpinë, duke kuptuar se të njëjtën gjë e bënin dhe të tjerë civilë, të paguar nga një agjenci izraelite zbulimi. Më 29 maj, në orën 00:05, një masë prej 50 agjentësh të policisë dhe shërbimit të fshehtë hynë në shtëpinë e mbikëqyrur, ku gjejnë Almën, të motrën, Venerën, burrin e saj Bolat dhe dy vajzat e vogla. Arrestojnë dy gratë, godasin burrin dhe shkaktojnë panik në shtëpi. Gratë i çojnë në një qendër grumbullimi të imigrantëve, ku shqyrtojnë pozitën e tyre. Motrën e lirojnë, mbasi paraqiti lejeqëndrimin leton,

Nga Eugjen MERLIKA

ndërsa Almën e mbajnë 15 orë pa ngrënë (kështu pohoi ajo), në një pyetësor të vazhdueshëm. Paraqiti një pasaportë të Afrikës Qendrore, që rezulton e rreme, sipas INTERPOL-it. Mbas 15 orësh Alma pohon se ishte gruaja e Albiazovit dhe dërgohet në një qeli të kuesturës së Romës. Ndërkohë funksionarët e ambasadës kazake drejtojnë të gjitha operacionet e policisë italiane, përfshirë dhe një tjetër vizitë kontrolli në “Casal Palocco”, e urdhërojnë funksionarët e Ministrisë së Brendshme në fazat e ndryshme të zhvillimit të ngjarjeve. Alma Shalabajeva kërkohet nga autoritetet kazake, edhe pse në drejtim të saj nuk ka një mandat arresti. Policia e dorëzon në Zyrën e Imigracionit të Ministrisë, ku rasti i saj hyn në përzëniet e zakonshme të njerëzve që hyjnë ilegalisht e pa dokumente në Itali. Kalohen të gjitha hallkat e veprimit në zyrat e ndryshme me një shpejtësi marramendëse, pa i dhënë mundësi të takohet me avokatët e duke e paraqitur si një rast ordiner të paidentifikueshëm, edhe më 28 e 30 maj ambasada kazake në notën zyrtare drejtuar kuesturës së Romës përcakton qartë: “Vërtetohet se zonja Alma Shalabajeva është qytetare e Republikës së Kazakistanit. Është në zotërim të pasaportës kombëtare nr. 816235, të lëshuar më 3 gusht 2012, dhe një tjetër pasaporte kombëtare me nr. 5347890, të lëshuar më 23 prill 2007. Në bazë të të dhënave të INTERPOL-it, zonja Alma Shalabajeva mund të përdorë dokumente identiteti të rremë për emrin ‘Alma Ayan’, lindur më 15 gusht 1966, me pasaportë kombëtare të Republikës së Afrikës Qendrore nr. 6Fbo 4081, të lëshuar më i prill 2010.” Përzënien, që është në fakt një dorëzim autoriteteve kazake, e firmosin autoritetet e policisë, të prefekturës, të prokurorisë e të gjykatës. Firma e fundit është ajo e gjykatësit të Paqit, një grua që, pa u thelluar aspak në dramën e një tjetër gruaje e të fëmijës së saj, vendos të plotësojë kërkesën e policisë e të autorizojë dorëzimin e tyre autoriteteve të një vendi ish-komunist, ku strukturat e diktaturës janë në veprim të plotë. Kërkesës së avokatëve për të takuar të mbrojturën e tyre u përgjigjen duke u lënë një orë takimi, që nuk realizohet, mbasi më parë “pengjet” ishin nisur pako postare me një aeroplan austriak të marrë me qira nga ambasada kazake posaçërisht për t’i çuar në vendin e saj. Kjo ndodhi më 31 maj, pasdite vonë. Për çudi, i gjithë ky operacion i rrufeshëm, që kryetari i shtetit e quajti “të padëgjuar”, kryeministri Leta “ka hedhur diskreditim mbi Italinë”, ministri i brendshëm dhe sekretar i PDL Alfano “nuk do ta kisha miratuar kurrë”, zv.drejtori i gazetës “Republika”, Masimo Xhanini, “një akt poshtërsie”, kryhet me shpejtësi, por pa “dijeninë” e qeverisë e të asnjë eksponenti të politikës. Paraqitet në fillim nga vetë ministrat Alfano, Cancellieri e Bonino si një veprim i marrë në mënyrë të pavarur nga kancelaritë e ministrive të tyre, krejtësisht në përputhje me normat dhe ligjet e Italisë. Do të kalonte një muaj e gjysmë kohë, gjatë së cilës kishin shkruar gazetat e huaja, sidomos ato angleze, për skandalin e kur organizmat e BE-së kërkonin informacion të plotë për të shqyrtuar nëse ky veprim pajtohej me rregullat e BE-së, kur kryeministri Leta do të kundërvepronte duke kërkuar një hetim nga ana e Ministrisë së Brendshme. Pyetjet dhe të panjohurat e një vendimi që vë në lojë prestigjin e Italisë, si një demokraci që respekton e mbron të drejtat e njeriut, janë të shumta e jo më të pakta janë hijet që rëndojnë mbi të. Është shumë e vështirë të besohet se “dorëzimi” i Shalabajevës ka qenë një veprim spontan i autoriteteve burokratike të ministrive, të cilët marrin udhëzime nga ambasadori kazak pa i vënë në dijeni eprorët përgjegjës. Shefi i kabinetit të ministrit, Alfano, pranon se ka qenë ai që i ka ngarkuar detyrën të presë ambasadorin kazak “për një çështje tepër delikate” e se ai të nesërmen i ka raportuar eprorit. Por ministri para parlamentit thotë se e ka mësuar ngjarjen më datën 2 qershor nga kolegia e Punëve të Jashtme. Vetë e përzëna shprehet kështu pas largimit nga Roma: “Përshtypja ishte se të gjithë zbatonin detyra të caktuara imtësisht prej së larti.” Është vështirë të mos jesh në një mendje me këtë grua të shkretë, që po ballafaqohet në të njëjtën kohë me diktaturën në vendin e saj dhe me realpolitikën e një demokracie që flijon parimet për interesat e një individi, të një grupi apo të një bashkësie. Gazi i Kazakistanit, interesat e ENI-t, miqësia e Berluskonit me Nazarbajevin përbëjnë një kompleks të errët, para të cilit fati i një gruaje dhe i një fëmije të pafajshëm flijohen pa mëshirë. Shpejtësia e veprimit e autoriteteve italiane në

këtë rast është fenomenale, madje e papërfytyrueshme. Kohët e zakonshme biblike të burokracisë italiane u dogjën sa hap e mbyll sytë për t’i dorëzuar pengun Nazarbajevit. Sepse Alma është një peng, që “heronjtë e heshtur” të Kazakistanit do ta përdorin duke vënë në zbatim të gjithë arsenalin dhe përvojat xherxhinskiane në dispozicion për të shtënë në dorë kundërshtarin politik, burrin e saj. Ata që kanë kaluar proceset e hetuesive të Sigurimit të Shtetit në Shqipëri e kuptojnë se çfarë e pret atë grua dhe atë fëmijë në ditët që vijnë. Abliazovi e falënderoi kryeministrin italian për burgun që e pret të shoqen në vendin e tij e për jetimoren ku është e paracaktuar të shkojë vajza e tij. Kryeministri, i prekur në sedër mbas pilafit, e shfuqizoi vendimin e përzënies, një masë e vlefshme në një vend ku gabimet ndreqen e situatat riparohen, një shprehje hipokrizie pa asnjë vlerë praktike në ish-Republikën Sovjetike. Ka diçka të errët dhe dëshpëruese në gjithë këtë histori: flijimi i individëve, familjeve, grupeve në altarin e interesave shtetërore, flijimi i parimeve në vorbullën e poshtër të politikës. Pajtohen me këto dukuri, i anashkalojnë, i quajnë të parëndësishme, madje në nivele shtetërore i ligjërojnë. “Gjithçka është zhvilluar në mënyrë absolutisht të rregullt”, - shprehej ministrja e Drejtësisë, Cancellieri, më 5 qershor. Se ku e shihte rregullin ministrja është për t’u habitur: përzihet një grua e një fëmijë për tri ditë, ndërsa kriminelët që kërcënojnë çdo ditë jetën e qytetarëve italianë livadhisin me fletët e përzënies në xhep për vite të tëra! Përzihet një grua me pasaportë të rregullt, me strehim politik të rregullt në një vend të BE-së, me leje qëndrimi të rregullt të një tjetër vendi të BE-aë. E parregullta qëndron në faktin se funksionarët e nderuar të shtetit italian nuk janë në gjendje t’i zbulojnë këto fakte e të respektojnë të drejtën e një gruaje, mbi të cilën nuk rëndon asnjë lloj krimi. E dhunojnë atë të drejtë me një sulm prej 50 policësh në një shtëpi në mes të natës me harbutërinë e sjelljes së tyre karshi banorëve të shtëpisë, me paligjshmërinë e arrestimeve, me poshtërsinë e vendimit për të kënaqur kërkesat e një diktature që përdor gjithë mjetet e saj kundër kundërshtarëve politikë. Deri tani politika italiane nuk ka marrë asnjëfarë përgjegjësie për këtë çështje, duke shkarkuar mbi strukturat e ndërmjetme të shtetit të gjitha veprimet. Tani është në vazhdim një proçes hetimi i ngjarjeve nga ana e gjykatës së Romës me kërkesën e ministres së Drejtësisë. Duke besuar në rigorozitetin e këtij procesi, tani për tani gjithçka është pezulluar, por nuk është mbyllur, edhe sepse avokatët e Shalabajevës do të hapin një tjetër proces kundrejt shtetit italian për dëmet e pësuara nga klientja e tyre. Cilido qoftë përfundimi i hetimeve imazhi i qeverisë italiane mbetet i cenuar. Në rastin e një vendimi të ndërgjegjshëm, që dëshmon ortakërinë me diktaturën kazake mbi lëkurën e një gruaje e të një fëmije, jemi të pranishëm në një shkelje të rëndë të parimeve të demokracisë e të të drejtave të njeriut e, si e tillë, nuk mund të jetë veçse një faqe turpi, e dënueshme dhe e papranueshme për opinionin publik europian. Në rastin e veprimit të pavarur të burokracisë, pak të besueshëm, roli i qeverisë vihet në diskutim për mungesë efektshmërie dhe ndërlidhje mes hallkave të saj, gjë që tregon një mungesë të theksuar aftësie drejtuese e qeverisëse. Para këtij fati të dhimbshëm na vijnë ndër mend përvojat e shkuara tonat, kur diktatura shqiptare e ajo jugosllave kishin bërë një marrëveshje për të dorëzuar të ikurit e secilit vend, me qindra pasoja burgimesh e internimesh të qytetarëve shqiptarë e kosovarë. Kujtuam se i arkivuam me rrëzimin e komunizmit ato dukuri të shëmtuara, por nuk qenka e vërtetë. Sot Europa po na paraqet një tjetër pamje. Realpolitika italiane në drejtim të Kazakistanit duket se po gjen përkrahës edhe në vendet e tjera, si Spanja, Polonia, Republika Çeke, që po marrin në shqyrtim e po zbatojnë dorëzimet e kundërshtarëve të regjimit kazak, bashkëpunëtorëve të Albiazovit. “Është metoda Nazarbajev, – padit Ana Koj, e fondacionit polak “Open Dialog”, që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vendet e ish-BRSS-së, – shfrytëzojnë mandatet e arrestimit të INTERPOL-it për të përndjekur kundërshtarët e regjimit, duke i akuzuar për mashtrim apo terrorizëm. Kështu shpesh arrijnë dorëzimin e tyre.” Është me të vërtetë një tablo trishtuese, është dhe kjo një pjesë e Europës, të cilën nuk do të kishim dashur kurrë ta shihnim të tillë, cinike, të ftohtë, llogaritëse, për të cilën një grua e një fëmijë mund të flijohen në altarin e realpolitikës.


OPINION • E mërkurë 7 gusht 2013

»

11

KRIZA E SIGURISË

S

Nga Majlinda BUSHJA

iguria konsiderohet a-ja e zhvillimit të qëndrueshëm në të gjithë sektorët e një vendi. Domosdoshmëria e sigurisë në përditshmërinë tonë është kërkesë e gjithsecilit, por gjithsecili nga ne nuk është garantues i sigurisë, ndaj pasiguria për jetën, punën, familjen, pronën, është një shoqërues i përhershëm i jetës sonë, e cila gjeneron konflikte që njohin vetëm rritje në ditët e sotme. Megjithëse në dukje bëhen përpjekje për luftën ndaj krimit të organizuar, veçandërisht vitet e fundit, ai njeh vetëm rritje në të gjithë treguesit e tij. Në fillim të muajit mars të këtij viti në një raport mbi gjendjen e kriminalitetit në vend për vitin 2012 prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, pohoj se shteti e ka humbur betejën me krimin. Sipas tij, nisur nga një krahasim i shifrave për katër vjetët e fundit, krimi në vend është trefishuar për vitin 2012. Vetëm për këtë vit në organin e prokurorisë janë trajtuar 36 492 procedime për vepra penale të ndodhura në të gjithë vendin, ku nga këto vepra janë ndjekur 27 626 procedime penale, çka shënon një rritje me 10.61% të krimeve, nëse bëjmë një krahasim me vitin 2011. E gjithë kjo situatë kriminale në vend flet qartë për sigurinë tonë të përditshme, që, për hir të së vërtetës, duhet thënë se është në një krizë të vërtetë. Është rritur krimi në familje, numri i vjedhjeve, vrasjeve për shkaqe pronësie, trafiqet e lëndëve narkotike etj. Pavarësisht se ne çdo ditë jemi të etur për të kërkuar sigurinë, babëzia për të mos zbatuar rregullat me egon e sundimit të gjithçkaje na ka futur në rrjedhën e pasigurisë si shoqëri përherë e më shumë. Ne i falemi ligjit si shpëtimtari ynë i sigurt, por ligji ndryshon në varësi të personit, pasi personi është ligji sot në vendet me demokraci pak të zhvilluar. Këtë e mbështet edhe raporti mbi krimin e organizuar në vend për vitin 2012 i vetë prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Situatën mbi krimin në rritje opozita e djeshme gjithmonë ia ka faturuar kulturës së mosndëshkimit të krimit, që ende ekziston në vendin tonë. Jo më larg se dje në anketën e fundit të “Transparency International” mbi korrupsionin 66% e të pyeturve mendojnë se korrupsioni është rritur, 25% mendojnë se ka mbetur i pandryshuar dhe 9% mendojnë se është ulur. Sipas të anketuarve në 12 qarqe të vendit, më shumë korrupsioni është i pranishëm në drejtësi, shëndetësi, partitë politike, arsim etj. E gjithë kjo situatë zhvatëse është një oazë

e mirë për rritjen e krimit në vendin tonë. Por konfliktet, për habinë tonë, janë nga ato më ciniket, të cilat rrëfejnë për shtimin e rasteve të vëllavrasjes deri tek ato më të sofistikuara që i përkasin krimit të organizuar e që janë pjesë e organizatave kriminale. Nëse i referohemi detajeve në lidhje me pasigurinë në jetën e përditshme ne më shumë do të jemi të sigurt në mendime për pasigurinë tonë, e cila është futur në çdo qelizë të jetës sonë në mënyrë të pakthyeshme. Ne kemi tonën shpresën, jo se shpresa na jep sigurinë, por na shërben si katalizator se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja. Pasigurinë në rritje nuk e vuajnë vetëm shqiptarët, për disa nga shkaqet që u renditën më sipër, të cilat gjejnë terren për t’u zhvilluar dhe për shkak të konflikteve të shpeshta politike midis pozitës dhe opozitës dhe periudhës tranzitore që ka kaluar vendi në këta 23 vjet. Në të njëjtë klimë pasigurie është mbërthyer e gjithë bota nëpërmjet protestave të dhunshme, sidomos në Lindjen e Mesme, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e gjithsecilit prej nesh për arsye të protestave të përgjakshme muajt e fundit. Vend të veçantë në medie në mbarë botën kanë zënë protestat e përgjakshme në Siri për largimin nga drejtimi i vendit të Bashar al Asabit, revolt e cila u quajt dhe “Pranvera Arabe”. Ndërkohë në Turqi u desh vendimi i qeverisë së Erdoganit për prishjen e parkut “Gezi” për ngritjen e një qendre industriale që vendi të shpërthente në trazira, vendim nga i cili qeveria u detyrua të hiqte dorë më vonë. Së fundi është vënë në qendër të vëmendjes Egjipti me dorëheqjen e detyruar të presidentit Morsi pas një viti nga zgjedhja e tij në mënyrë demokratike për shkak përçarjes që ai po i bënte përherë e më shumë popullsisë egjiptiane. Mohamed Morsi duke forcuar pushtetin e tij me Vëllazërinë Myslimane bëri që shumë shpejt qytetarët egjiptianë të zemëroheshin e vendi të shpërthente në protesta të dhunshme. Tashmë Egjipti ndodhet në prag të një lufte civile për shkak të trazirave që kanë përfshirë vendin. Sot prej pasigurisë janë mbërthyer edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçandërisht vitet e fundit, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi kullat binjake të Manhatanit, ku humbën jetën mijëra njerëz të pafajshëm. Pavarësisht masave të rrepta të sigurisë në këto vite, SHBA-të nuk mundën t’u shpëtojnë akteve terroriste. Kështu në muajin prill të këtij viti në Maratonën e Bostonit shpërthyen dy bomba, ku gjetën vdekjen tre persona, midis

tyre një fëmijë 8-vjeçar dhe mbi 260 persona të tjerë u plagosën. Sot sulmi nga terrorizmi është kthyer në një gangrenë për një superfuqinë botërore siç janë SHBA-të. Ndërkohë që teknologjia përparon me hapa të admirueshëm e standardet e jetës në të gjithë botën pësojnë rritje të vazhdueshme, po në një kohë rritet numri i aksidenteve tragjike, ku jeta e njerëzve ka ikur si me një të kaluar të dorës. Ndërkohë së fundi rëndon kriza ekonomike, prej së cilës Europa, por edhe bota, tashmë është në udhëkryq për të ardhmen e vet. Kriza e borxheve sot po mban në presion Europën, e cila ka pasuar rritje të numrit të të papunëve si asnjëherë më parë në historinë e saj, veçandërisht të rinjve. Një nga vendet më të prekura, anëtare e Bashkimit Europian, është fqinja janë Greqia, që për Shqipërinë ka qenë një burim të ardhurash për shkak të numrit të lartë të emigrantëve, të cilët prej vitesh kanë punuar e jetuar atje, por tashmë ajo po kalon ditët e saj më të këqija me gjithë masave shtrënguese të ndërmarra nga qeveria greke e Samarasit. Për shkak të situatës së rënduar financiare që po kalon Greqia në kuadër të reformave të kërkuara nga trojka, qeveria e koalicionit trepartiak mbylli televizionin shtetëror ERT, duke pushuar nga puna rreth 2800 punonjës të tij. Sikur të mos mjaftonte kjo, BE-ja i ka kërkuar qeverisë greke që deri në fund të këtij viti numri i të pushuarve nga puna në administratën shtetërore të kapë shifrën 15 000 persona. Panorama që na afrohet është aspak tërheqëse për të ardhmen e shoqërisë, e cila zien sot prej konflikteve të shumta të çfarëdolloj, të cilat s’bëjnë gjë tjetër, por vetëm gjenerojnë pasiguri. Me gjithë situatën shqetësuese për sigurinë e saj, shoqëria përpiqet të mbijetojë me të gjitha mënyrat e mundshme, megjithëse vetë pjesë të saj janë prishës dhe dhunues të sigurisë. Në të shumtën e rasteve ne si shoqëri përfundojmë duke i dënuar prishësit e qetësisë sonë, por në disa raste ne nuk i shohim, sepse nuk mundet dot të shohim përtej interesave tona. Atje ku ne kërkojmë sigurinë gjejmë pasigurinë, pasi pasiguria jonë nuk është pasiguria e atyre që garantojnë sigurinë tonë. Në këtë situatë komplekse në lidhje me sigurinë vetëm zbatimi mirë i ligjeve do të na lehtësonte nga barra e madhe e pasigurisë, që çdo qytetar është i detyruar të mbajë padrejtësisht sot.

Koha e depresionit të madh dhe sfidat politike

Z

hvillimet për kreun e PD-së nuk shënuan asnjë surprizë. Shihet qartë se deklaratat e Olldashit dhe të kreut të grupit parlamentar Astrit Patozit për parregullsi në garën për kryetar kanë krijuar një reaksion zinxhir, në sensin që gjithkush prej protagonistëve të djeshëm po përpiqet që ta projektojë veten në kampin që u shërben interesave të tij, pavarësisht preferencave, debateve të së shkuarës, të krijojë një profil të ri që do të mundësonte vazhdimin e suksesshëm të karrierës politike. Thënë shkoqur, tani ndahet shapi nga sheqeri. Lulëzim Basha është zgjedhja e Berishës dhe shprehja e simpatisë për beniaminin e doktorit, është një sinjal i qartë, një trokitje në portën e duhur për t’u pranuar si pjesë e oborrit familjar, një kërkesë, lutje e pashkruar, një pendesë, një deklarim publik që s’lë shteg për asnjë ekuivok. “Dorën që s’e kafshon dot duhet ta puthësh”, - thotë një fjalë e urtë. Ata që kanë vendosur të qëndrojnë të heshtur, të mos prononcohen duket po kërkojnë të fitojnë kohë në pritje të ndonjë zhvillimi të ri. Por koha e tyre e artë ka një limit, kapërcimi i së cilës lë shteg për keqkuptime, ose të rreshton automatikisht te kundërshtarët e liderit të ri. Strazimiri, Alibej, madje dhe Dashamir Shehi, u shprehën pozitivisht për garën, thanë se ajo shënoi risi dhe secili në stilin e vet hodhi baltë mbi konkurrentin dhe zërat pro tij, duke i cilësuar të pamotivuar, mosmirënjohës. Ata deklaruan se PD-ja është më e fortë se kurrë dhe shprehën bindjen se shumë shpejt do të vijnë në pushtet. Një urim “të sinqertë” bëri edhe Kryetarja aktuale e Kuvendit, e njohur si një nga kundërshtaret më të spikatura të Bashës. Shprehje e këtij “sinqeriteti” ishin edhe shkrimet në “Facebook”, retorikat e tipit “për jetë me Sali Berishën”. Është për t’u parë se sa i mëshirshëm dhe mirëkuptues do të tregohet doktori me “delet” e humbura të grigjës së tij. Të vendosur në cep të ringut, Olldashi dhe Patozi po ndiejnë furinë e grushteve, të goditjeve vdekjeprurëse “të armiqëe” dhe ish-miqve, ku, edhe pse gongu ka rënë, nuk kanë të reshtur. Varka e tyre ka mbetur në ditë

Nga Luan KURTI të hallit, në mes të detit me furtunë, të braktisur nga rremtarët që i konsideronin besnikë, të cilët me mish e me thonj vazhdojnë të ngjiten në kuvertën e anijes së madhe. Ata janë përballë dy alternativave: ose të vazhdojnë të sulmojnë ashpër që të merren seriozisht, duke paralajmëruar një çarje, një fraksionim, një hemorragji brenda partisë kryesore të së djathtës në ditët në vazhdim, ose të bëjnë të moderuarit, xhentëlmenët, që hedhin ndonjë fjalë aty-këtu, ndonjë deklaratë për çështje anësore, por gjithsesi janë të parrezikshëm. Armët në pozicion gatitu pranë gjurit, pasi kanë bërë qitje me fishekë manovre, ka rrezik t’i shndërrojnë në “Apashë” të lodhur, të dëshpëruar, të cilët më tepër sesa luftëtarë shihen si relikte të një kohe të perënduar. Mundësia e krijimit të ndonjë partie të re shihet si më produktivja për antikonformistët, në kushtet kur hija dhe autoriteti i Berishës janë absolute dhe nuk lë shteg për asnjë lloj reformimi. Në këtë kontekst, vendosmëria e oponentëve në fjalë për t’i shkuar betejës deri në fund me çdo kusht dhe çmim është çështje prestigji dhe mbijetese politike. Ata duhet të punojnë në unison dhe të japin shembullin e një lidershipi ndryshe, që do të bëhet frymëzues dhe përbashkues për shumë nga të zhgënjyerit, të lëkundurit brenda PD-së, duke krijuar një vijë dhe një front për t’u marrë në konsideratë. Kjo do të zgjonte shpresën dhe besimin e një pjese jo të vogël të elektoratit të djathtë, të cilët ndihen të lodhur e të zhgënjyer nga vazhdimi i politikës klienteliste e klanore të Berishës. Po të kemi parasysh këtu edhe FRD-në e Topit me tridhjetë mijë votat e saj në zgjedhjet e fundit parlamentare, në rastin e një rrjedhjeje të tillë, ajo që mbetet nga PD-ja aktuale është diçka nën gjysmën tradicionale, që s’do të kishte shansin kurrë e vetme të bënte mazhorancën fituese dhe të vinte në qeverisje. Lulzim Basha po përpiqet të tregohet indiferent me zhvillimet e brendshme në PD, duke i quajtur normale, shprehje e demokracisë së brendshme, i bindur se situatën e ka nën kontroll dhe gjithë bataretë e tij i ka drejtuar mbi kundërshtarët e kampit të majtë, tek ekipi i ri qeverisës, i cili në tërësinë e vet qenka “i kriminalizuar”. Ai po dëshmon

se është vazhdues i denjë i vijës së ashpër të pararendësit të tij, duke dhënë një sinjal negativ jo vetëm për faktorin e brendshëm, por edhe për ndërkombëtarët. Sjellja e tij do të nxisë edhe më tej sharlatanizmin politik, mediokritetin, militantizmin dhe do të frenojë qarkullimin e elitave. E vetmja shpresë për rivitalizim në këto kushte mbetet mosmbajtja e premtimeve të bëra nga mazhoranca e re, dështimi në treguesit kryesorë ekonomikë, ngecja në kurthin e gropës financiare dhe atë të borxhit publik të brendshëm të përgatitur mjeshtërisht kohë më parë. Farsa e rritjes së rrogave dhe pensioneve pak ditë para dorëzimit të pushtetit në kushtet e një krize të gjithanshme është akti i fundit i një skenari kobëzi. Anulimi i këtij vendimi të paprecedent do t’i jepte një argument më shumë opozitës së nesërme për të nxjerrë në pah “fytyrën antipopullore” të qeveritarëve të rinj dhe për të tundur kambanën e një ndryshimi të shpejtë, të domosdoshëm. Në sintezë, postqeverisja e djathtë mund të cilësohet që tani si “postmortum”, fillimi i epokës së depresionit të madh, që me gjasë ka për të prodhuar pasoja dhe situata nga më dramatiket për ekonominë dhe jetën e njerëzve të thjeshtë. Tregues të kësaj klime janë humbja ditë pas dite e dhjetëra mijë vendeve të punës, rrënimi i biznesit të vogël e të mesëm, degjenerimi i situatës së rendit dhe drejtësisë, trauma sociale, që po shkakton viktima të pafundme jetësh të pafajshme, që për nga përmasat dhe mënyra e ekzekutimit ia kanë kaluar disa fish ’97-s. Mendje të kthjellëta jo vetëm lokale, por dhe rajonale e kanë quajtur aventurë marrjen e përgjegjësisë qeverisëse nga ana e Ramës në këto kushte ekstreme. Ekspertiza që lideri i së majtës, kryeministri i ardhshëm, po kërkon gjetiu në Perëndim, janë në funksion të kësaj përgjegjësie dhe sfide historike. Kthimi në normalitet do të kërkojë shumë kohë dhe durimi i shqiptarëve duket ka ardhur drejt fundit, prandaj lipset që çdo hap, çdo vendim i qeverisë së re duhet të jetë i qartë, i menduar dhe i peshuar mirë, me precizionin më të lartë të mundshëm. Njësoj si në rastin kur në grykën e pushkës ke vetëm një fishekë, me të cilin kërkohet të asgjësosh objektivin.


12

« GOSSIP

Ke dashnore? Rrezikon infarkt në zemër Zemra nis të të rrahë fort kur je i/e martuar dhe zë një dashnor. Kujdes, se kjo nuk ndodh vetëm nga emocionet e rigjetjes së dashurisë si atëherë kur ishit vajza/djem të rinj, por edhe si një paralajmërim se jeni më të rrezikuar nga goditjet e infarktit. Një fakt i tillë pohohet nga një studim italian, i botuar në revistën shkencore “Journal of Andrology”, ku në fakt, pohon se ky paralajmërim vlen edhe për meshkujt që zënë dashnore, ndërsa kanë një jetë familjare. Sipas studiuesve, rreziku me të cilin ata përballen, është shumë i fortë, deri në pikën e rrezikimit të shëndetit. Konkretisht, tre herë më i lartë se mesatarja. Pikërisht kështu. Burri që tradhton gruan apo të dashurën me një grua tjetër shkon drejt një rreziku të sigurt për infarkt në zemër. Rreziku për këtë burrë është edhe më i lartë kur femra që ai njeh, tradhton dhe ajo partnerin e saj dhe më pas dashurohet me të. “Stina e verës rrit mundësitë për aventura jashtëmartesore të cilat rrezikojnë të kthehen më pas dhe në marrëdhënie të vërteta”, komenton profesor Mario Maggi, koordinator i studimit dhe drejtor i departamentit të kompleksit të strukturës organizative të Mjekësisë së seksualitetit dhe andrologji në ‘Kompania Careggi Spitali Universitar i Firences. “E megjithatë shumë pak e dinë që kjo mund të jetë e rrezikshme për shëndetin. Kërkimi ynë ka demonstruar se tradhtia është një faktor që riskon zemrën duke shkaktuar problemeve kardivaskolare. Dhe nuk është thjesht tek një flirt por nëse tek kjo tradhti ka ndjenjë të pastër sentimentale, kjo përbën rrezik”, thotë profesori.

Bruce Willis: Femrat duhet të sundojnë botën Nuk është shquar asnjëherë si ndonjë aktor bukurosh, megjithatë ka një lloj sharmi që femrat i ka tërhequr gjithmonë. Me një batutë gjithnjë gati dhe një pamje të shpenguar, Bruce Willis është gjithashtu një adhurues i seksit të kundërt. Madje, sipas tij, janë ato që duhet të sundojnë botën… Së shpejti ai do të kthehet në ekranin e madh të kinemasë në filmin “RED 2”. Aktori i famshëm flet për “leiweb.it” për gratë, armët dhe paparacët. Si në shumë filma të tjerë në filmografinë tuaj, shfaqeni shumë i zoti me armët. Një temë që në SHBA është ende e nxehtë, mbi të gjitha për numrin e madh të amerikanëve që kanë armë në shtëpi… Realisht i marr shumë seriozisht, me shumë kujdes dhe kontroll, pasi kështu jam rritur dhe kam mësuar t’i përdor. Gjithsesi, ime më nuk kishte asnjë pistoletë në shtëpi… Ç’mendoni për gratë që përdorin armët? Jam i bindur se gratë janë më të zgjuara se meshkujt. Duhet të kishin kontroll në gjithçka, duhet të kishin Presidencën e botës apo të Shteteve të Bashkuara. Keni pasur ndonjëherë frikë nga një grua? I adhuroj gratë. Dhe gjithmonë jam ndier i sigurt mes tyre. Kam ndjesinë që nuk mund të më ndodhë asgjë e shëmtuar, mund të më ndodhë kur i kam vërdallë dhe do të më mbrojnë ashtu si do të bëja unë me to nëse do kërcënoheshin. Kam ndier diçka të ngjashme me frikën në të shkuarën, kur isha shumë i ri, shumë kohë më parë… Por përgjithësisht, i dua gratë. Zakonisht, në kinema heronjtë e aksionit janë shumë të rinj. E ndieni presionin e moshës? Sigurisht që e mendoj moshën time, por për momentin lëviz ende me shpejtësi dhe jam i aftë të bëj çfarë kërkohet në shesh-xhirim. Ndoshta do të më duhet të ngadalësoj në një moment të caktuar, por ai moment nuk ka ardhur akoma. Edhe jeta juaj reale është kaq aventurore? Në të vërtetë është plot probleme e punë shtëpie, madje të mërzitshme për t’u treguar. Privatisht bëj një jetë krejt normale. Keni luajtur role të ndryshme, çfarë ju tërheq tani? Ajo çka më pëlqen më shumë tani është jem argëtues apo të gjej një mënyrë për të qenë i tillë. Besoj se kjo është më e vështirë se të luash skena aksioni. Shpesh personazhet tuaja janë shumë mbrojtës. Jeni i tillë dhe në jetë? Po, kjo më ndodh edhe në jetën e përditshme. Kam një vajzë ende të vogël, një grua të bukur dhe vajza të reja të mrekullueshme. Kaloj shumë kohë në Los Angeles, ku paparacët janë shumë agresivë. Nuk dua, për shembull, që vajzat e mia të ekspozohen në këtë mënyrë. Kështu që përpiqem t’i mbroj sa të mundem. Arrij ta kuptoj që duan një fotografi nga unë duke bërë diçka të çuditshme, por dua që ato t’i lënë të qeta.

E mërkurë 7 gusht 2013 •

Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

S

ipas një hulumtimi më të ri të bërë në SHBA, një e treta e martesave lidhura pas vitit 2005 janë rezultat i lidhjeve të cilat janë filluar nëpërmjet internetit. Madje 50% e lidhjeve të tyre janë filluar me njohjen nëpërmjet faqeve të specializuara për të vetmuarit. Në këtë hulumtim janë pyetur më shumë se 19.000 veta të cilët janë martuar midis viteve 2005 dhe 2012, gjë që paraqesin një model reprezentativ të popullatës së përgjithshme. Studimi tregon se njerëzit që zgjedhin internetin për lidhje dashurie zakonisht janë më të vjetër në moshë, më të pasur si dhe më të shkolluar. Nuk është plotësisht e qartë përse lidhjet të cilat janë filluar online janë më stabile dhe më të lumtura sesa martesat e lidhura në mënyrën klasike. Nga njëra anë, autorët pranojnë se këto martesa do të mund t’i kenë disa karakteristika të cilat i ndajnë të gjithë njerëzit të cilët kanë vullnet të organizojnë takime nëpërmjet internetit. Mirëpo, gjithashtu theksojnë se si hulumtimet e mëparshme kanë treguar që të gjithë ata që kanë komunikuar online janë të gatshëm t’i zbulojnë gjërat për veten, gjë që krijon ndjenjë më të mirë lidhshmërie. Gjithashtu, janë në gjendje të zgjedhin midis një numri shumë më të madh të partnerëve potencialë, sesa që do të ishin në gjendje që ndonjëherë të kenë rastin që të takonin dikë në vendin e punës apo nëpërmjet miqve. Vetëm 45% e vullnetarëve (në grupin online) i njohën bashkëshortët/ et e tyre përmes shërbimeve për njohje online (eHarmony, Match, Plenty of Fish, Yahoo Personal etj), ndërsa të tjerët qenë njohur në Facebook.

D

y prindërit e rinj Kanye West dhe Kim Kardashian sapo kanë blerë rezidencën e tyre, e cila i kushtoi plote 11 milionë dollarë në Bel Air. Momentalisht janë larguar nga vila e nënës së Kim, Kriss Janner për tu zhvendosur në një shtëpi me qera. Mësohet se ata kanë filluar punimet në shtëpinë e re për ta përshtatur jo vetëm sipas shijeve por edhe sipas nevojave të vajzës së vogël North. Shtëpisë luksoze e cila është 10 mijë metra po i shtohet dhe një pistë bowlingu, një palestër, dhe një sallon bukurie vetëm për Kim. Në pjesën e jashtme janë duke përfunduar punimet e pishinës dhe kopshtit të tyre të madh i cili do të jetë një vend i përshtatshëm për vajzën e vogël North, imazhi i së cilës nuk është bërë ende publik. Mësohet

Vila 11 milionë dollarëshe e Kim Kardashian dhe Kanye West se kuzhina e gatimit do të jetë e përbërë nga pajisje shuma e të cilave do të jetë marramendëse, pasi vetëm frigoriferi do të jetë Swarovski dhe të gjitha pajisjet e tjera do të jenë Electolux dhe do t`i kushtojnë mbi 1 milion dollarë. Por si shumica e personazheve publikë dëshira më e madhe e tyre është të jetojnë një jetë private, prandaj kanë investuar për sisteme sigurie që do të jenë të vendosura çdo disa metra. Sipas konfimimeve të shumta Kanye dhe Kim janë duke shpenzuar për mobilimin dhe rregullimin më shumë se për vetë rezidencën.


GOSSIP • E mërkurë 7 gusht 2013

SELENA GOMEZ

NDRYSHON LUKUN

Rihanna shijon karnavalet në vendlindje

Kur mendoni se ndejat kanë përfunduar, Rihanna del sërish dhe sfidon vetën. Pas argëtimit deri në orët e hershme të mëngjesit në Festivalin “Foreday Morning Jam” ditën e shtunë, 25 vjeçarja është rikthyer sërish në Barbados ditën e hënë. Këtë herë, ylli i hitit “Diamond” është parë e veshur si valltare gjatë karnavaleve “Kadooment”, pjesë e festivalit tetë ditor. E veshur me veshje tradicionale karnavalesh, Rriri ka mahnitur me figurën e saj trupore. Si në vendlindje, pranë saj nuk janë parë rojet derisa ajo ka festuar në praninë e familjarëve.

A

të gjithnjë e kemi njohur si një vajzë të vogël, e veshur si një princeshë e kohëve moderne dhe të kujdesshme ndaj gjithçkaje por Selena Gomez është duke vazhduar të na surprizojë dita ditës. E ftuar për të qenë imazhi i revistës britanike I-D Magazine, aktorja dhe këngëtarja shfaqet me look aspak femëror i cili nuk i përket stilit të saj. Selena e cila kryesonte dy femra të rruar, u paraqit me një palë xhinse dhe bluzë të thjeshtë, por me një pallto të John Varvatos. Ish ylli i Disney ndryshe nga stinët e kaluara verore ku pozonte për revista me bikini, këtë verë u paraqit me një veshje dimërore. Bashkëngjitur me setin fotografik, Selena dha dhe një intervistë ku pohoi se ishte kundër fotoseteve të përpunuara nga fotoshop. Ajo bën të ditur se ndihet mirë me veten në këtë mënyrë, pasi nuk paraqitet asnjëherë me bukurinë e një programi kopjuterik siç është fotoshopi por me bukurinë e saj natyrale. Gjatë intervistës Selena zbuloi se në fëmijërinë e saj ishte një ndër fansat më të mëdha të këngëtares Britney Spears, këngët e së cilës i adhuronte dhe ja këndonte shpesh mikeve të saj kur jetonte në Teksas. Aktorja dhe këngëtarja e cila tani është e angazhuar me një sërë koncertesh, kërkoi mbështetjen e fansave të Mbretërisë së Bashkuar gjatë datave 8 dhe 9 shtator ku do të mbajë disa koncerte madhështore në Londër brenda të cilave nuk do të ketë vetëm muzikë por edhe kërcim.

»

13

Lady Gaga kundër Rusisë Këngëtarja amerikane Lady Gaga ka sulmuar Rusinë, duke e cilësuar qeverinë e këtij vendi si “qeveri kriminale” dhe duke shprehur mbështetjen për homoseksualët. Lady Gaga, emri i vërtetë i të cilës është Stefania Germanota, ka reaguar ndaj lajmeve se qeveria e Moskës ka nisur hetimet për një pasaktësi në vizën që i është dhënë këngëtares për koncertet në Rusi. Për rrjedhojë, ajo ka sulmuar në Twitter: “Rusi, përse nuk më arrestove kur e kishe mundësinë? Ndoshta sepse nuk doje t’i jepje llogari botës?”. Ndërsa për homoseksualët rusë ajo ka shkruar: “Nuk janë vetëm. Do të luftojmë për lirinë e tyre”. Lady Gaga akuzohet se ka mbajtur koncerte në Rusi e pajisur vetëm me një vizë turistike, gjë që bie ndesh me ligjin lokal. Për rrjedhojë, ajo rrezikon të përballet me akuza zyrtare dhe aksione ligjore nga ana e Ministrisë së Jashtme ruse ose Shërbimit rus të Emigracionit. Një çështje kjo që rrezikon të rrisë tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës, pas azilit politik që kjo e fundit i dha ish-teknikut të CIA-s Edward Snowden, që bëri publik programin e përgjimeve të SHBA. Ndërkohë, me të njëjtat akuza nga qeveria ruse përballet edhe këngëtarja tjetër e famshme amerikane, Madonna, e cila në disa raste ka shprehur mbështetjen për grupin Pussy Riot, anëtaret e të cilit mbahen të burgosura në Rusi pasi kënduan një këngë në kishë kundër regjimit të Putin.

Jack Nicholson do të jetë Berlusconi?

“MERILYN MODERNE” Ajo është konsideruar si një nga femrat më të bukura në botë, dhe tani Scarlett Johansson është deklaruar si ikonë. Revista “Harper Bazaar” e ka përshkruar aktoren si “Merilyn moderne” në fotografitë e publikuara, të cilat ishin konceptuar dhe stilizuar Carine Roitfeld. E konsideruar si një nga femrat më të privilegjuara në fushën e modës, dhe për të treguar sa e rëndësishme është përhapja e modës, fotografitë e 28 vjeçares janë realizuar nga disenjatori Karl Lagerfeld. Scarlett ishte e para në mesin e 20 imazheve që janë përfshirë në fotografitë e vitit, përfshirë aktoret Dakota Fanning, Lily Collins, Zoe Kravitz dhe të nominuarën për Oscar Gabourey Sidibe. Edicioni i veçantë është titulluar “Singular Beauties” dhe është projektuar si “nderim për diversitetin e femrave”.

Jack Nicholson, sipas bastexhinjve, është kandidati më i mundshëm për të interpretuar Silvio Berlusconin në një film eventual mbi jetën e ish-kryeministrit të Italisë. Lajmin e bën të ditur “Cinema FanPage”, sipas të cilës Nicholson është favoriti duke lënë pas yje të tjerë si Robert De Niro dhe Sir Anthony Hopkins. “Procesi ‘Mediaset’ dhe fjalimi para popullit pas dënimit janë vetëm kapitulli më i fundit i një karriere që ka gjasa të përfundojë në ekranin e madh”, thuhet në një komunikatë. Ai i Jack Nicholson është emri më i akredituar, por në lojë kanë shanse të mira edhe Dustin Hoffman, Robert De Niro dhe Harvey Keitel.


14

S

« BOTA

htetet e Bashkuara rihapën disa nga misionet diplomatike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut të hënën, ndërkohë që 19 ambasada dhe konsullata në rajon mbeten të mbyllura për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë. Ambasadat në Bagdad, Kabul, Algjer dhe Dhaka janë në mesin e misioneve diplomatike që Departamenti i Shtetit i ka autorizuar për rihapje. Zyrtarët amerikanë mbyllën misionet diplomatike dhe lëshuan një paralajmërim global për qytetarët amerikanë në botë javën e kaluar për shkak të mundësisë për sulme terroriste. Departamenti i Shtetit tha se 19 misione diplomatike do të qëndrojnë të mbyllura deri të shtunën në mesin e të cilave janë ambasadat në Aman, Kajro, Sana dhe Tripoli. Shtëpia e Bardhë të hënën diskutoi kërcënimin e vazhdueshëm nga AlKaida në Gadishullin Arabik me bazë në Jemen ndërkohë që gazetarët i bënë pyetje të shumta zëdhënësit të Presidentit Obama në lidhje me kohëzgjatjen e mbylljes së disa ambasadave amerikane. Konferenca për shtyp në Shtëpinë e Bardhë u dominua nga pyetjet në lidhje me llojin dhe përmbajtjen e bisedave të përgjuara nga shërbimet amerikane të zbulimit që çuan në mbylljen e ambasadave amerikane. Gazeta “New York Times” njoftoi se vendimi për mbylljen e objekteve diplomatike rezultoi nga përgjimi i komunikimeve elektronike në mes të shefit të Al-Kaidës Ayman alZawahri dhe Al-Kaidës në Gadishullin Arabik. Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, “New York Times” tha se përgjimet janë mbledhur dhe analizuar javën e kaluar, por nuk zbulojnë vendndodhjen e objektivave të sulmeve të mundshme. Emrat e udhëheqësve të Al-Kaidës dhe organizatave simotra fillimisht nuk u përfshinë në një raport të mëhershëm të gazetës “New York Times” me kërkesën e zyrtarëve të lartë të zbulimit. Shtetet e Bashkuara dje, rihapën disa nga misionet e saj diplomatike në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, si dhe në Afganistan e Bangladesh. Por 19 ambasada dhe konsullata mbeten të mbyllura për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, nuk diskutoi hollësitë e informacionit të shërbimeve të zbulimit. Ai tha se vazhdimi i mbylljes së disa ambasadave nuk është rezultat i zbulimit të informacioneve të reja. Zoti Carney nuk pranoi të jepte hollësi mbi atë që u diskutua në takimin e presidentit Obama me Presidentin e Jemenit Abd Rabuh Mansur Hadi në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, përveç diskutimeve të përgjithshme mbi çështjen e luftimit të terrorizmit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë u përgjigj kështu, kur u pyet mbi lidhjen në mes të mbylljes së ambasadëve dhe luftës kundër Al-Kaidës dhe bashkëpunëtorëve të saj. “Çdo vlerësim i veprimeve që kemi ndërmarrë në luftën kundër Al-Kaidës dhe organizatave që lidhen me të gjatë viteve të fundit demonstron fokusin intensiv të administratës në luftën kundër Al-Kaidës dhe përpjekjet për të shkatërruar aftësitë e Al-Kaidës dhe të gjitha organizatave të saj simotra”. Pas bisedimeve të presidentit

E mërkurë 7 gusht 2013 •

SHTËPIA E BARDHË

E vërteta e sulmeve ndaj ambasadave

Obama me udhëheqësin jemenas javën e kaluar, në një deklaratë të përbashkët thuhej se ata diskutuan një “gamë të gjërë përpjekjesh” për t’iu kundërvënë kërcënimit ndaj dy vendeve nga Al-Kaida. Në një deklaratë të publikuar dje nga ambasada e Jemenit në Uashington, njoftohen emrat e siç thuhet 25 “terroristëve më të kërkuar” të cilët po planifikojnë kryerjen e operacioneve në Sana’a dhe kundër qeverisë së Jemenit. Në deklaratë thuhet se qeveria e Jemenit ka ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për të siguruar objektet diplomatike, objektet e rëndësishme dhe asetet strategjike. “Në konferencën e djeshme për shtyp zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney u pyet nëse Shtetet e Bashkuara kanë informata të mjaftueshme për të parandaluar një komplot të mundshëm. Ai vetëm tha se kërcënimi është i “madh dhe vazhdues”, dhe se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbledhin informacione me partnerët dhe aleatët për të luftuar kërcënimet e paraqitura nga organizatat terroriste. Rreziku Siç konfirmuan qarqe amerikane të sigurisë, paralajmërimi për akte terroriste bazohet në informacione të NSA-së, e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të kritikave me programet e saj mbarëbotërore të përgjimit. NSA duket se ka lexuar posta elektronike dhe ka dëgjuar biseda telefonike. Në të njëjtën kohë përballë reagimit me rreze të gjatë të qeverisë amerikane, ekspertët besojnë se ka të ngjarë të jetë edhe një “burim njerëzor”, një informator, i cili ka përforcuar analizën e fakteve të kryer nga autoritetet e sigurisë. Nga paralajmërimi relativisht jospecifik për akte terroriste, kuptohet megjithatë se amerikanët nuk e dinë se kur dhe ku janë planifikuar të kryhen

Gazeta “New York Times” njoftoi se vendimi për mbylljen e objekteve diplomatike rezultoi nga përgjimi i komunikimeve elektronike në mes të shefit të Al-Kaidës Ayman al-Zawahri dhe Al-Kaidës në Gadishullin Arabik. Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, ”New York Times” tha se përgjimet janë mbledhur dhe analizuar javën e kaluar, por nuk zbulojnë vendndodhjen e objektivave të sulmeve të mundshme. Emrat e udhëheqësve të Al-Kaidës dhe organizatave simotra fillimisht nuk u përfshinë në një raport të mëhershëm të gazetës “New York Times” me kërkesën e zyrtarëve të lartë të zbulimit atentatet. Ekspertët për sigurinë thanë se ndoshta El Kaida dhe veçanërisht celulat e saj lokale në gadishullin arab planifikojnë akte shpagimi për tre sulmet amerikane me avionë pa pilot javën e kaluar në Jemen, gjatë të cilave humbën jetën nëntë vetë. Në këtë kontekst është shprehur edhe Ayman al-Zauahri, një nga drejtuesit e El-Kaidës. Ngjarjet e fundit nuk lënë të presësh asgjë të mirë, thotë Bruce Riedel: “Ajo që shohim është siç e quaj unë brezi i tretë i El Kaidës. Ose El Kaida 3.0”. Brezi i parë ka qenë ai para 11 shtatorit, i dyti deri në vdekjen e Osama bin Ladenit. “Brezi i tretë është produkti i vdekjes së bin Ladenit dhe Pranverës Arabe. Ajo prodhoi kaos në botën arabe, nga Magrebi në Mali, Sinai, Siri deri në Jemen dhe Itak.” Riedel është i bindur se El Kaida përfiton nga kjo situatë kaotike dhe është pozicionuar tashmë më gjerë dhe rajonalizuar më fort. “Mund të thuhet me një farë sigurie se në 2013 në botën arabe ka më shumë celula të El Kaidës së kurrë më parë.” Njoftimet e fundit për arratisje masive nga burgje ekstremistësh në Irak, Pakistan dhe Libi e kanë shtuar më tej nervozitetin e autoriteteve të sigurisë. Dhe ishte ky shkaku që autoriteti ndërkombëtar policor Interpol shpalli një paralajmërim global për akte terroriste. “Fakti që El Kaida ka arritur të lirojë të burgosur tregon se ajo i ka mundësitë për aksione të tilla”, thotë në bisedë me DË, Joseph Ëippl, profesor për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Bostonit. Sipas tij është e mundur që “në qeveri të ndryshme punojnë njerëz të cilët kanë simpati për ekstremizmin dhe ndoshta kanë ndihmuar për lirimin e të burgosurve. Por unë nuk besoj se kjo ka të bëjë direkt me paralajmërimin e tanishëm për akte terroriste.”


BOTA • E mërkurë 7 gusht 2013

T

urqia është përfshirë përsëri nga një valë pakënaqësie, pas dënimeve që dha një gjykatës ndaj një numri oficerësh të lartë ushtarakë, politikanësh, shkrimtarësh dhe të tjerë, nën akuzat se kanë komplotuar për të përmbysur qeverinë. Mbështetësit e të 275 pandehurve thonë se vendimet gjyqësore janë pjesë e fushatës së kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan për të eliminuar kundërshtarët. Dje në Stamboll, reagimet ndaj vendimeve të djeshme ishin të përzjera. Disa i shikojnë ato si një rast për të thyer rrjetin e ultranacionalistëve, që thuhet se kanë vepruar në prapaskenë duke mos u ndëshkuar. Të tjerë besojnë se kjo është një përpjekje e qeverisë për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve të saj laikë dhe për të minuar traditën laike të vendit. Dje, policia përdori gaz lotsjellës dhe makinat e ujit për të shpërndarë protestuesit, të cilët u indinjuan kur panë se rruga për të shkuar në gjykatën pranë Stambollit, ishte bllokuar nga forcat e sigurisë. Gjenerali në pension Ilker Basbug, ish-shef i forcave të armatosura të vendit, u dënua për përfshirje në komplotin e quajtur Ergenekon, emër i atdheut mitik të turqve. Ai dhe të paktën pesë oficerë të tjerë të lartë u dënuan me burgim të përjetshëm. Anëtari i Parlamenti Akif Hamzacebi e dënoi vendimin: “Ky është një kërcënim për ushtrinë e Republikës së Turqisë dhe është i papranueshëm. Nëse akuzon ish-komandantin e forcave të armatosura turke si anëtar të një organizate terroriste, kjo do të thotë se ke vënë në shënjestër Ushtrinë e Republikës së Turqisë. Vendi nuk do ta pranojë këtë”. Procesi pesëvjeçar që përfshin 275 persona, e ka ndarë opinionin publik. Kritikët e akuzojnë qeverinë se po përpiqet t’u mbyllë gojën kundërshtarëve, ndërsa përkrahësit e quajnë një fitore për demokracinë, sepse e nxjerr ushtrinë në plan të dytë. Që nga viti 1960, ushtria turke ka rrëzuar katër qeveri. Një zëdhënës i qeverisë i kërkoi dje publikut të respektojë vendimet kundër oficerëve të lartë, juristëve, shkrimtarëve dhe gazetarëve. “Ndër ta ka shumë emra të njohur nga publiku, ka njerëz të cilët kanë shërbyer si shef shtabi në ushtri, ka rektorë dhe madje burokratë të nivelit të lartë. Por është fakt i sistemit gjyqësor se askush nuk ka privilegjin të kryejë krime. Gjykata dha vendimin më të mirë sipas saj. Ne nuk gëzohemi kur dikush arrestohet, por ka një vendim dhe ne duhet ta respektojmë”. Që prej qershorit Turqia ka qenë skenë e protestave masive, të nxitura nga vendimi i qeverisë për të kthyer një park të Stambollit në një kompleks tregtar. Shumë turq janë të shqetësuar për atë që ata e shohin si sundim gjithnjë e më autoritar të zotit Erdogan dhe Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim. Që nga ardhja në fuqi në vitin 2002, qeveria pro-islamike ka

TURQI Rikthehen protestat

pasur marrëdhënie të tensionuara me ushtrinë e cila njihet për prirjet laike. Dënimet Një gjykatë turke dënoi ishshefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë me burgim të përjetshëm nën akuzat e komplotit për rrëzimin e qeverisë islamiste të kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan. Ilker Basbug ishte njëri prej rreth 250 të pandehurve të tjerë që përballen me vendimin e gjykatës për akuza të ngjashme. Ndërkohë, policia përdori gaz lotësjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur pranë gjykatës. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Ilker Basbug, ishte personaliteti më i njohur ndër disa qindra të pandehur që prisnin vendimet e gjykatës. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për rolin e tij në komplotin e quajtur “Ergenekon” për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan. Gjyqtarët dënuan edhe tre deputetë të opozitës me afate që shkojnë nga 12 deri në 35 vjet burg, ndërsa 21 të pandehurve të tjerë iu dha pafajësia. Policia përdori gaz lotësjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë

protestuesit që ishin mbledhur në qytetin Silivri afër Stambollit ku po jepen dënimet. Mijëra policë ishin vendosur në disa pika të Stambollit. Ata kishin bllokuar hyrjen për në gjykatë, duke lejuar vetëm të pandehurit, avokatët dhe gazetarët. “Masat e sigurisë janë të paligjshme dhe tepër të rrepta. Kjo flet për shtypjen e qytetarëve nga ana e qeverisë së Rexhep Tajip Erdohanit,” thotë një protestues. Mes të pandehurve ka oficerë, politikanë, akademikë dhe gazetarë. Prokurorët thonë se grupi ka komplotuar gjithashtu për të vrarë zotin Erdohan, nobelistin Orhan Pamuk dhe figura të tjera të njohura. Të pandehurit i kanë hedhur poshtë akuzat.

»

15

Procesi pesëvjeçar që përfshin 275 persona, e ka ndarë opinionin publik. Kritikët e akuzojnë qeverinë se po përpiqet t’u mbyllë gojën kundërshtarëve, ndërsa përkrahësit e quajnë një fitore për demokracinë, sepse e nxjerr ushtrinë në plan të dytë. Që nga viti 1960, ushtria turke ka rrëzuar katër qeveri Avokani Nurperi Sancak thotë: “Duket se kemi ardhur në fazën e fundit të këtij gjyqi, por gjykimi nuk ka përfunduar ende. Sepse me këto vendime, jo vetëm që do të tronditet besimi i shumë njerëzve te drejtësia por do të përçahet përsëri Turqia,” thotë avokati Nurperi Sancak. Vendimet shënojnë pikën kulmore të një procesi pesëvjeçar, i cili ka

qenë në qendër të tensioneve ndërmjet elitës laike të vendit dhe partisë me orientim islamik AKP të zotit Erdohan. Prokurorët thonë se të pandehurit janë fajtorë për nivele të ndryshme të përfshirjes në komplotin e dyshuar, ndërsa sipas kritikëve, procesi ligjor ka qenë një manovër për të frikësuar kundërshtarët dhe kritikët e qeverisë. Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim rreth gjykimit. Raporti vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut përmend paraburgimin e zgjatur për shumë nga të pandehurit. Organizata Human Rights Watch e ka kritikuar gjithashtu çështjen, duke thënë se ka patur shqetësime serioze në lidhje me drejtësinë e gjykimit. Dyshime Turqia nuk është në pozicion shumë të mirë në krahasim ndërkombëtar, sa i takon lirisë së shtypit dhe shtetit ligjor. Pas shpalljes së vendimeve gjyqësore në procesin e kontestuar kundër të dyshuarve si komplotistë, të cilët akuzoheshin se kishin planifikuar një puç ushtarak kundër kryeministrit turk Rexhp Taip Er-

dogan, janë me vend dyshime të reja për Turqinë si shtet ligjor. Pjesa më e madhe e rreth 275 anëtarëve të supozuar të shoqatës ilegale “Ergenekon”, të cilësuar si rrjet terrorist, në disa raste u dënuan me deri 150 vjet heqje lirie. Pati vetëm 21 shpallje pafajësie. Kështu u shpartallua burimi i rrezikut për qeverinë - gazetarë, deputetë, rektorë universitetesh, shkencëtarë dhe ish ushtarakë të rangut të lartë, të cilët akuzoheshin si mishërimi i “shtetit të thellë” kundër qeverisë konservatoroislamike të dalë nga zgjedhjet, të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Ky proces e ka thelluar më tej hendekun mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të Erdoganit. Çarja e shoqërisë turke nuk do të mund të riparohet për një kohë të gjatë. Në vazhdën e procesit pesëvjeçar me 23 aktpadi të ndryshme nuk ishte më e mundur të ruhej pamja e përgjithshme për vërtetësinë e provave dhe deklaratave të dëshmitarëve. Si pasojë nuk mund të dallohej më edhe mes rezultateve të vërteta dhe të rreme të hetimeve. E sigurt është tani vetëm se Erdogani me larjen e hesapeve me rendim themeltar sekular në Republikën Turke, ka shënuar një fitore si të Pirros. Ai përfundimisht nuk është më kryeministri i gjithë turqve, por vetëm i atyre turqve që i kanë dhënë votën. Në zgjedhjet e fundit dy vjet më parë këta zgjedhës i dhanë atij një fitore të pakontestueshme prej gati 50 për qind. Të dënuarit me siguri do të shkojnë në apel. Ata kanë shanse të mira për rishikimin e dënimeve pasi në ditën e shqiptimit të tyre nga gjykata në burgun e posaçëm Silivri pranë Stambollit, zhurma e shkaktuar nga pjesëmarësit në proces dhe familjarët bëri që shumë vendime të mos dëgjoheshin mirë. Tani ekziston droja se trazirat e dy muajve të kaluar dhe dhuna e tepruar e forcave të sigurisë kundër demonstruesve anti-qeveritarë në shumë qytete turke, pas këtij procesi gjigant do të rëndohen më tej. Spiralja e dhunës kërcënon në mënyrë masive paqen e brendshme të anëtares së NATO-s, Turqisë. Por meqenëse ajo është e rrethuar nga shumë vatra krizash në Lindjen e Afërt dhe direkt pranë luftës civile në Siri, Turqia është shumë e rëndësishme për aleatët perëndimorë. Ata dëshirojnë një udhëheqje të qetë, të kthjellët dhe të besueshme në Ankara, por qeveria turke në të ardhmen do të jetë gjithnjë e më shumë e zënë me ruajtjen e paqes së brendshme se sa me vazhdimin e zhvillimeve pozitive ekonomike. Është për të ardhur keq që një udhëheqje politike me mbështetje të legjitimuar në zgjedhje demokratike nga qytetarët, bën gabimin ta konsiderojë veten si të pagabueshme dhe të pazëvendësueshme.


16

« DOSSIER

Nga Albert KOTINI

P

o t’i referohemi materialit propagandistik të vetë Hitlerit, kuptohet se asnjë imazh pozitiv nuk lë gjurmë për nga pasojat që ajo i solli njerëzimit. Mirëpo ndeshim një ndërthurje të jashtëzakonshme të kulturës historike të përdorur nga Fyhreri, saqë kuptohet menjëherë motivimi i lartë që krijohej për Gjermaninë asokohe për të arritur fitoren dhe luftën totale ndaj njerëzimit. Mbi këtë bazë është arsyetuar e gjithë politika e shekullit të zhvillimit. Popujt kanë mundur të njohin realitetin e luftërave, por edhe të paqes. Liria për të krijuar demokracinë ka marrë trajtën e një bashkimi popujsh e koalicionesh në kohë paqe, ndërsa historia na mëson të drejtën e saj.

Fjalim, 1.IX.1944 Sot është një ditë përkujtimore, që, me sa duket, nuk ka ekzistuar në asnjë kohë nga 500-vjeçarët e historisë botërore. Është dita përkujtimore e fillimit të një katastrofe të tmerrshme, e cila si ortek filloi si një ngjarje e kufizuar nga shkaqe të vogla, me një shpejtësi dhe vrull të rrëmbyeshëm u shtua nga madhësia dhe rrezikshmëria dhe sot me një forcë të paparë kurrë, drejtohet kah pika më e lartë, në të cilën do të vendoset fati i botës - fati i botës sonë. A nuk është tashmë i vendosur fati? Ne nuk duhet të jemi të verbër. Është e rrezikshme t’i mbyllim sytë para fakteve të rënda, nga frika ose nga indiferentizmi, ose pse optimizmi i të menduarit dhe aftësia e gjykimit errësohen në çdo rast. Gjendja është shumë serioze. Në Lindje armiku gjendet te kufijtë tanë. Në Jug ka okupuar ai një pjesë të madhe të Italisë dhe kërcënon pjesën më të çmueshme, të cilën divizionet tona e mbrojnë me këmbëngulje. Franca është bërë shesh i operacioneve të ndryshme të luftës dhe nga asnjë prej fronteve nuk mund të thuhet, se supozimet ose konstatimet janë të tilla, saqë të besohet se fati po kthehet në favorin tonë; po asnjë nga ne nuk mund të guxojë të pohojë se lëvizjet e tërheqjes dhe zbrazja e krahinave do të marrin fund brenda një kohe të shkurtër. Përveç kësaj një pjesë e madhe e qyteteve më të mëdha dhe më të bukura të Gjermanisë janë gërmadhë, vepra shumë të bukura dhe të çmueshme e të arkitekturës janë rrënojë, jeta dhe shëndeti i mijërave, i grave, i burrave, fëmijëve dhe pleqve është shkatërruar ose – që deri tani mbetën të padëmtuara - gjinden para një rreziku të madh. Në këto ditë edhe në Ballkan është gjendje shumë e rëndë. Turqia ka hequr dorë nga neutraliteti. Rumania është shkëputur - duket sikur të jetë çasti, në të cilin hienat duan të hidhen mbi kafshën e plagosur që është ende gjallë, por pa mbrojtje dhe e parrezikshme. Dhe kush nuk thotë se këtyre njerëzve që po i sillen përreth kufomës nuk do t’u sjellë ndihmë edhe një zbarkim nga ajri ose nga toka? Kush guxon të pohojë se përjashtohen zbarkime të tjera në bregdete të tjera të Europës dhe se gjendja e vështirë për Rajhun, popullin dhe ushtrinë nuk do të marrë proporcione më të mëdha dhe më kërcënuese? Kush mund të mohojë se nga fatkeqësia e Stalingradit ne patëm goditje pas goditjesh, brenda njëra pas tjetrës rëndojnë mbi shpirtin tonë, dhe te ne, që nga 2 vjet pothuaj nuk mund të marrim lirisht nga kujdesi për të ardhmen. Por armiku u forcua me çdo goditje që ne e

E mërkurë 7 gusht 2013 •

PROPAGANDA DHE REALITETI NAZIST

Fjalimi i Hitlerit. Si i ndërthurte diktatori historinë dhe nevojën e gjermanëve për luftë përbotshme, paqen e fitores së madhe gjermane. A nuk u bë zhgënjimi ynë atëherë aq i madh, kur erdhën disfatat, sepse çdo fitore e kishte rritur krenarinë dhe bindjen tonë lart e më lart dhe çdo mendim në lidhje me dështimin e një operacioni dukej si një krim? Vetëdija për forcën tonë dhe për aftësinë tonë luftarake, për aftësinë tonë të pakufizuar për sakrificë, bindja për superioritetin e udhëheqjes sonë dhe të armëve tona i dhanë hov atdheut dhe frontit, dhe kështu nga një fitore lindi një fitore tjetër. Mbasi ajo duket se po fluturon tashti me flamujt e armikut a nuk duhet, që ajo të lindë edhe tek ai gjithmonë një fitore? Forca materiale dhe shpirtërore e armikut në këto pesë vjet fillimin e të cilave po e kujtojmë ne sot, është rritur në një forcë të pamasë, dhe fuqia e saj nuk mund të na frikësojë. Krahasimi me luftën e fundit, që ne e kemi quajtur “luftë botërore”, sepse nuk parashihej se mund të vinte pas saj edhe një përleshje më e fuqishme dhe më e rëndësishme, na imponohet me forcë dhe na dobëson sigurinë dhe besimin edhe më tepër. Edhe atëherë para 30 vjetve lufta filloi me seri fitoresh, që ishin të pakrahasueshme, një fitore vinte pas tjetrës, dhe lutja e shkruar në togëzat e rripave të ushtarëve tanë “Zoti me ne” dukej se ishte pranuar nga zoti i luftës, ndjenja e thellë

Të jemi ne të sinqertë për atë, që na jep të drejtë për të pasur besim. Udhëheqja jonë ka planifikuar, paraparë dhe punuar gjithmonë me siguri, gjakftohtësi dhe me autoritet, ka zbatuar gjithmonë në masën e duhur të urtësisë, të konsideratës dhe të thellimit, atë që ajo kishte pasur si qëllim dhe e kishte goditur në befasi armikun me parime të reja strategjike, me suksese teknike dhe me ide gjeniale; kështu do të ishte imorale dhe një sjellje pa mirënjohje, që asaj mos t’i besohej pikërisht në këtë çast ose të dyshohej se i ka shterë aftësia krijuese luftarake e saj.

pësuam dhe favoret që i erdhën atij njëri pas tjetrit dhe duke u rritur, e shtuan vetëdijen, guximin, vullnetin e shfarosjen dhe sigurinë e tij. Por shpirti vendos në luftë. Sepse shpirti krijon planin e luftës. Shpirti frymëzon udhëheqësin dhe njeriun (burrin), dhe kështu radha e sukseseve e justifikon armikun jo vetëm për një

siguri më të madhe, por njëkohësisht edhe vetëdija e këtyre sukseseve. Ne e dimë nga vetja jonë. Radha e luftërave rrufe dhe të fitoreve rrufe të vjetëve 39, 40, 41 nuk premtoi fitoren e pakontestuar, një rrugë triumfi me një madhësi të paendur deri te konferenca e paqes, në të cilën ne dhe vetëm ne do të krijonim paqen e

patriotike e të gjithë gjermanëve, të cilët nuk njihnin më parti dhe interesa të veçanta, dukej se po i shtyn përpara ushtritë për një vrull të mahnitshëm. Qe po ashtu si në 1939 në Poloni, si më 1940 në Danimarkë, Norvegji, Holandë, Belgjikë, Francë, si më 1941 në juglindje dhe sikur në të njëjtin vit. Ditë të një krenarie kom-


DOSSIER • E mërkurë 7 gusht 2013

bëtare dhe të një kënaqësie të pamasë të popullit sollën një gëzim të paparë ndonjëherë në çdo zemër gjermane. Ne të gjithë kemi vuajtur tepër dhe shumë rëndë nga faktet e tmerrshme dhe të pasojave të tyre të tmerrshme e aq shumë sa nuk duhej të na kujtoheshin ose që të na kujtonin të tjerët kohën mbas këtyre fitoreve të padëgjuara të kësaj lufte të fundit, te lufta e Marnes, të cilën francezët mundën ta quanin “Mrekullia e Marnes”, te lufta e Verdunit, te betejat e materialit, te thika mbas shpine e ngulur mbrëmë në atdhe, te Versaja dhe St.Germania, tek okupimi i Ruhrit, te plani “Yong”, te plani “Daves”, te ndasia e brendshme dhe e jashtme e Gjermanisë, te rrëzimi gjigant i Rajhut të bukur dhe madhështor në një gjendje pafuqie, poshtërimi dhe nuliteti të thellë, dhe kjo rënie për ne qe më e dhimbshme, mbasi ngjau nga lartësia më e madhe kombëtare. Ne nuk duhet të shtyhemi për të bërë krahasim për rrugën e pa barabartë të dy luftërave të mëdha, të asaj dhe të kësaj lufte. Në një orë një mijë herë na ka kaluar nëpër kokë dhe një mijë herë e kemi pyetur veten: “A nuk ka qenë Stalingradi mrekullia e dytë e ndodhur? Shkëputja e Italisë a nuk qe përsëritja e dështimit të saj gjatë shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, ndërhyrja e madhe pa mund dhe pa fantazi, ky kalkulim i mendjeve të varfra me anë të turmës, të numrit dhe të teknikës? A nuk është ky fillimi i mbarimit të tmerrshëm, si ka qenë tashmë 1918? Me mijëra herë bindja jonë është revoltuar kundër forcës së arsyes së arsyeve, me mijëra herë ka qëndruar ajo kundër dyshimeve dhe frikësimeve. Por a nuk kemi parë ne disa shokë të luftës, duke u bërë të lëkundshëm dhe frikacakë para peshës së kësaj pyetjeje të rëndë, dhe - ta pohojmë ne! - A nuk na janë shfaqur të gjithëve kundërshtimet e brendshme, kur ne vetë i shqyrtonim këto pyetje? Në çaste të këtilla të dyshimit shfaqet para nesh, pothuaj e pakëndueshme dhe e pakuptueshme, kjo njohje: kjo disfatë do të jetë jo vetëm mbarimi i Rajhut, humbja e pavarësisë sonë kombëtare, asgjësimi i prestigjit dhe i nderit tonë, vdekja e kulturës sonë dhe shkatërrimi i vlerave tona kulturore, por kjo disfatë njëkohësisht do të thotë të heqësh dorë për t’u parë përsëri me gratë e juaja, me fëmijët tuaj, me të gjithë të dashurit tuaj, ajo do të jetë skllavëria e përjetshme e jotja, ajo ka për të bërë që t’i kesh zili të dënuarit më të mjerë të galerave dhe do ta vërë familjen tënde po në këtë gjendje të mjerueshme. Por nuk është një fat i pashmangshëm që rëndon mbi ne dhe rrjedha e barabartë e ngjarjeve në luftën e mëparshme dhe në luftën e tashme nuk duhet të qëndrojë e njëjtë, historia nuk përsëritet, por historia tregon gjithmonë e përsëri, se atij që ndjek rrugën e vet i përkasin fitorja dhe lavdia. Por nuk na duhet të mburremi se ne jemi në një gjendje të rëndë që s’ka ekzistuar kurrë: kur - sikur sot dallga na sjell -Azia me ushtritë e mëdha të persianëve kërcënonte për t’u futur në Greqi, atëherë grekët, kur Hanibali gjendej para dyerve të Romës, atëherë romakët, kur të gjitha fuqitë e mëdha të Europës sulmuan Prusinë e vogël me vullnetin për ta shkatërruar atë. Frederiku i Madh duke përdorë çdo gjë që mund të përdorej, me një ashpërsi fanatike dhe me një rezistencë të papërkulshme që i bëri vërshimit dhe shpartallimit, ata të gjithë kanë luftuar dhe i kanë kaluar vështirësitë, sepse rreziku kërcënues i thërriste ata për trimëri, guxim dhe energjinë e zakonshme, dhe ata e dëgjuan këtë thirrje dhe deshën ta dëgjojnë dhe e ndoqën atë. Pesimisti i përhershëm dhe kritikuesi për shkak të dëshpërimit ose të vullnetit të keq ose të prirjes së keqe shpirtërore mprehë veshët: “Ha, ha, historia do të na siguruaka fitoren.” Jo, historia nuk siguron asnjë fitore, por historia mëson. Ne nuk merremi me të, për ta kënaqur kureshtjen e orëve të mërzitshme të përtacisë, por nga ajo duam ne të nxjerrim mësime për kohën e tanishme dhe për formimin e të ardhmes sonë. Por në rast se pesimisti ka të drejtë që nga çasti i tanishëm fatkeq i luftës botërore të nxjerrë konkluzionin se edhe lufta e tanishme duhet të përfundojë me fatkeqësi, atëherë është ai edhe i detyruar, që të marrë si shembull edhe luftën 7-vjeçare. Dhe nga zhvillimi dhe përfundimi i saj duhet të nxirrej menjëherë dhe në mënyrë të prerë përfundimi se neve mund të na qeshte fitorja, sikur ne ta ndjekim atë me këmbëngulje, me energji dhe një vullnet të papërkulshëm. Ju të gjithë,

A nuk është tashmë i vendosur fati? Ne nuk duhet të jemi të verbër. Është e rrezikshme t’i mbyllim sytë para fakteve të rënda, nga frika ose nga indiferentizmi, ose pse optimizmi i të menduarit dhe aftësia e gjykimit errësohen në çdo rast. Gjendja është shumë serioze. Në Lindje armiku gjendet te kufijtë tanë. Në Jug ka okupuar ai një pjesë të madhe të Italisë dhe kërcënon pjesën më të çmueshme, të cilën divizionet tona e mbrojnë me këmbëngulje. Franca është bërë shesh i operacioneve të ndryshme të luftës dhe nga asnjë prej fronteve nuk mund të thuhet, se supozimet ose konstatimet janë të tilla, saqë të besohet se fati po kthehet në favorin tonë; po asnjë nga ne nuk mund të guxojë të pohojë se lëvizjet e tërheqjes dhe zbrazja e krahinave do të marrin fund brenda një kohe të shkurtër. Përveç kësaj një pjesë e madhe e qyteteve më të mëdha dhe më të bukura të Gjermanisë janë gërmadhë, vepra shumë të bukura dhe të çmueshme e të arkitekturës janë rrënojë, jeta dhe shëndeti i mijërave, i grave, i burrave, fëmijëve dhe pleqve është shkatërruar ose – që deri tani mbetën të padëmtuara - gjinden para një rreziku të madh.

shokë të luftës, e njihni këtë sjellje, këtë prirje të dobët, për të kërkuar vetëm të keqen, për të folur vetëm mbi të keqen, vetëm për t’u pajtuar në kërkimin e së keqes dhe për të krijuar një gjendje, kur njeriu qëndron me kokë poshtë dhe me fytyrë të zymtë. Është kjo një mungesë vullneti për gjë pozitive, është kjo një verbëri që nga dy mundësitë gjen përherë më të keqen dhe pastaj, duke rënkuar thotë: “Çdo gjë është marrëzi”. Njerëz të këtij lloji janë pengesë. Ata janë për t’u përbuzur, sepse janë të marrë dhe të kufizuar në gjykim, qesharakë, sepse janë frikacakë, meritojnë dënimin dhe kanë vullnet të keq. Të mos i mbyllim sytë para anës pozitive, e cila gjendet edhe në vetë të keqen. Por të jemi edhe të qartë për ne që gjendja e tanishme e luftës na i jep neve të drejtën për një bindje. Të jemi më të vrazhdë në zbatimin e saj, që rezulton e nevojshme nga pikëpamja jonë. Mos të harrojmë se edhe vetë mbreti Frederiku i Madh gjendej më keq se ne: Berlini ishte i okupuar nga armiqtë, shumë ushtri nga të cilat, secila ishte më e madhe se të gjitha forcat e armatosura të tij, gjendeshin gati në të gjitha pjesët e vendit të tij. Arka e thesarit të tij ishte e zbrazur. Vetëm një mrekulli mund ta shpëtonte atë. Dhe kjo mrekulli ndodhi. Por kjo mrekulli nuk i erdhi nga qielli si ndikim i mbinatyrshëm i një perëndie të plotfuqishme, ajo erdhi nga vullneti i këtij njeriu të papërkulshëm dhe ekzistonte në kurrgjë tjetër veçse në fjalën e pakondicionuar të tij “megjithëkëtë”. Këtu mund t’i marrim parasysh fjalët e tij që e konsideron veten shumë të zgjuar dhe me zgjuarsinë e tij thotë: “Ç’ka ishte një luftë para gati 200 vjetve kundrejt kësaj, që sot quhet luftë!” Ajo qe një lodër deri diku më pak e rrezikshme në krahasim me tmerrin e ditëve tona. I dashuri im, Ti gabon, sepse Ti nuk do të shohësh. Çdo luftë është njësoj e tmerrshme, sepse në çdo luftë luftohet për jetë dhe në çdo luftë secili bën edhe përpjekjen më të fundit që mund të bëjë ai, për të ruajtur ekzistencën e vet. Arma primitive për njeriun me teknikë pak të zhvilluar është njësoj e tmerrshme si për ne tanku, “Katjusha” e Stalinit, aeroplanët me bombardimet në thellësi dhe tapetat për hedhjen e bombave. Kurrë një nga luftëtarët tanë të Normandisë ose të Lindjes ose të Italisë nuk ka qenë i ngarkuar më rëndë sesa një granatier i Frederikut të vjetër. Vetëm ai është i ngarkuar në mënyrë tjetër, sepse ai gjendet para mjeteve të tjera të luftës. A nuk tregon edhe diçka pozitive zhvillimi dhe fatkeqësia e luftës botërore? A nuk është një përfitim përvoje, se ajo ka humbur nga tradhtia e atdheut të lëkundshëm dhe jo nga dështimi i frontit? Na përket neve të nxjerrim mësimin dhe ta përqafojmë dhe këtë përvojë ta përdorim në gjykimin e kohës së tanishme. Ne e dimë se në këtë luftë fronti nuk do të dështojë, sepse ky ka një forcë dhe vendosmëri që nuk mund të thuhet se ka parë qëndrimin e grave dhe të fëmijëve në sulmet e mëdha të terrorit, nuk i bën përshtypje tregimi i heroizmit të grave spartane dhe romake dhe thotë “Këtë heroizëm e kemi ne - dhe më të dalluar, më të madh”. Qe gabimi i armiqve tonë, të cilët menduan se terrori do ta thyente vullnetin. Jo, terrori e forcon vullnetin dhe zgjon kundërshtimin për të qëndruar tashmë fort. Po fronti? Po kur ti lexon se po bëhen përherë e më të thella pykat e tankeve dhe se po tërhiqen ushtritë tona dhe i përmbahesh fjalës “avancia” dhe “tërheqje”, atëherë ja, ti pa u menduar dhe i deprimuar thua pastaj “punët duket se janë keq”. Por në rast se ti pyet se ku në të vërtetë kanë ndodhur avancimi dhe është bërë tërheqja e trupave gjermane dhe në rast se ti sheh, se asnjë armik nuk gjendet në tokën gjermane, por gjithmonë shkretohet vetëm vendi i huaj dhe atdheu i yt nuk është bërë shesh luftimi, atëherë fatkeqësia duket më e vogël. Në rast se ti mendon edhe te lufta botërore dhe të kujtohet se atëherë rusët kanë shkretuar Prusinë Lindore, kërcënonin Silezinë, mbanin në dorën e tyre përkohësisht pjesë të mëdha të Austrisë, se italianët okupuan Jugun e Austrisë, se fronti i Perëndimit gjendej shumë më afër kufijve tanë sesa sot dhe për më tepër në pjesën e tij jugore kalonte nëpër territorin gjerman, atëherë ti duhet ta ndjeje veten mirënjohës dhe të pohosh se në të vërtetë gjendja nuk është aq e keqe, se situata kërcënuese ekziston më tepër si një preokupim yti sesa në realitet. Por gjendja mund të bëhej edhe më e keqe. Po, mund të bëhej më e keqe e sigurisht ne nuk i kemi kapërcyer ende vështirësitë. Po ne kemi

»

17

bindjen e plotë, se atdheu do të rezistojë. Dhe e beson ti se një burrë që duhet të mbrojë atdheun në front do të pranojë të turpërohet para gruas dhe fëmijëve të vet, duke mbetur prapa tyre për sa i përket forcës dhe aftësisë së shpresës, dhe për më tepër do të qëndrojë më me këmbëngulje, më me ashpërsi dhe më fanatik në pjesën e llogores në bunker, në gropën e pengesës së tankut, kur ky do të gjendet më afër kufirit, kur do të jetë më afër gruas dhe të fëmijëve të tij dhe kur është në rrezik humbja e një pjese të atdheut? Pyete veten tënde një herë: a nuk do ta japësh ti jetën tënde pa hezitim, që të mund të jetonte në këtë mënyrë familja jote? Dhe nuk do të bëje ti veprën më të guximshme, më të lartë dhe të padëgjuar, për t’u kursyer të dashurve tuaj mjerimin më të madh? Shok i dashur i luftës, nostalgjia jonë dhe mallëngjimi ynë për gruan dhe fëmijën janë gjëja më e rëndë në këtë kohë. Ne të gjithë, dëshirojmë të kthehemi në shtëpi më mirë sot se nesër... dhe kështu nostalgjinë dhe mallëngjimin e konsiderojmë ne si të paevitueshëm. Ato vijnë nga dashuria jonë e thellë dhe ne i pranojmë ato për shkak të dashurisë së madhe dhe të sigurimit të të dashurve. Ti e dashuron jetën, dhe të mirën e të dashurve të tu, për të mirën dhe jetën e tyre duron ti me vullnet gjërat më të rënda. Shkurt, “ne jemi të gjithë vullnetarë” edhe në rast se urdhri i padiskutueshëm i thirrjes nën armë dhe dhimbja e ndarjes nga familja të bëri të besosh krejt ndryshe në fillim. Pyete veten: në rast se do të jepej mundësia, a do të shkoje Ti tani në shtëpi këtë çast: a do të shkoje ti? Ti do të qëndroje, dhe këtë e bën për hir të dashurisë për të dashurit tuaj, për të cilët ti ke kaq dëshirë t’i shikosh. Sepse je vullnetar në vështrimin më të mirë dhe më të bukur. Jo nga zjarri i tepruar i rinisë së pamatur dhe pa përvojë, por nga dashuria jote me pjekuri, nga përgjegjësia jote dhe nga detyra jote. Këtë bindje duhet të kemi ne, përndryshe, kur të mendojmë për të ardhmen tonë: sa më e rrezikshme të na duket kjo, më e fortë do të jetë rezistenca jonë. Sukseset që i japin siguri armikut, kundërbalancohen në shumë mënyra nga bindja jonë, sepse armiku nuk mbron gjërat më të fundit dhe me të dashurat e tija. Atë nuk e kërcënon depërtimi për në Siberi, sterilizimi i fëmijëve të tij, shkatërrimi i lidhjeve familjare, humbja e lirisë së tij, zhdukja e jetës nacionale dhe kulturore të popullit të vet. Pikërisht gjëja më e rëndë që na kërcënon ne, është ana pozitive, e cila na jep të drejtë neve për shpresa më të mëdha. Të jemi ne të sinqertë për atë, që na jep të drejtë për të pasur besim. Udhëheqja jonë ka planifikuar, paraparë dhe punuar gjithmonë me siguri, gjakftohtësi dhe me autoritet, ka zbatuar gjithmonë në masën e duhur të urtësisë, të konsideratës dhe të thellimit, atë që ajo kishte pasur si qëllim dhe e kishte goditur në befasi armikun me parime të reja strategjike, me suksese teknike dhe me ide gjeniale; kështu do të ishte imorale dhe një sjellje pa mirënjohje, që asaj mos t’i besohej pikërisht në këtë çast ose të dyshohej se i ka shterë aftësia krijuese luftarake e saj. Varianti i parë tregon se forca jonë krijuese në teknikë funksionon si më përpara. Mënyra e përdorimit të saj dhe qëndrimi në pritje nga ana e udhëheqjes na bëjnë të supozojmë se do të përdoren edhe mjete të reja strategjike. Shok i luftës, ndjenja fetare qëndron me durim te fuqia e plotë dhe te misteri i Perëndisë së tij me fjalën e bukur dhe prekëse: “Rrugët tuaja lërini në dorë të Zotit. Ai do ta kryejë”. Na lejoni ju ne, që bindja e kësaj fjale t’i kalojë pak edhe Fyhrerit dhe njerëzve të tij. Ata deri tani kanë vepruar mirë për sa qëndronte në gjykimin dhe në forcat e tyre - edhe në të ardhmen ata do të veprojnë mirë. Varianti i dytë. Është në pritje. Përgatituni për kundërgoditje, lufta totale është një fakt, kështu që Himler dhe dr. Gebels janë ngarkuar me zbatimin e saj. Ende peshorja nuk tregon qartë, se kah do të anojë. Por kjo do të vijë dhe duket se ne me hapa gjigante po i afrohemi çastit, në të cilin do të ndodhet kjo gjë. Kush dyshon se kjo është një provë që tregon superioritetin dhe fitoren tonë? 5 vjet luftë! 5 vjet përpjekje më të mëdha të të gjitha forcave! Vështirësitë më të mëdha! Gjak dhe lot! Ne besojmë në kuptimin e të gjitha këtyre fakteve. Rajhu do të na mbesë neve! Kënga: Vetëm lirisë i përket jeta jonë.


18

« PROFIL

Profil

N

Dr. Selman Meziu

ga podiumi i Konferencës së parë të studimeve albanologjike mbajtur në Nëntor 1962 studiuesi Spiro N.Konda shprehet: “Ky nuk është vetëm një gëzim, po edhe plotësimi i një ëndrre time shumëvjeçare e shumë të shternjtë, që në ketë moshë njëshekullore të shpreh haptazi dhe lirisht një paraqitje të shkurtër të veprës sime të cilën mund ta mbaroj dhe botoj kohët e fundit...( 1) Shekulli i njëzetë sapo numëronte vitet e fundit të lamtumirës, Studuesi Myrteza Minxhaj lexon një artikull në gazetën “Bota Shqiptare” e cila botohet në Romë, pikërisht në vitin 1994 me titull “Finiqi pa dafina” në të cilën përshkruhej udhëtimi i Eneas nga Troja e djegur dhe e shkatërruar plotësisht në drejtim të Butrintit. Dhe në një librari blenë “Eneidën” e Publio Virgilio Marones. Kështu lindi si në muzgun e një mbrëmje pranverore xixëllonja e frymëzimit historik.

Rezultati i një pune shtatëvjeçare, të kërkimeve në të gjitha hapësirat e format e marrëdhënieve midis njerëzish të ditur, e udhëtarësh të rastësishëm, studimeve të autorëve të shumtë, italian, shqiptar, gjerman, austriak, francez, polak, belg etj për të zbuluar kapilarët e zhvillimit, fijet lidhëse kulturore e gjuhësore të një populli të stërlasht të përgjumur nga tajfunet shkatrrimtarë të shekujve të trinomit: PELLAZGOILIRO-SHQIPTARE, me librin “Vitelia gadishulli në perëndim” i dalë nga shtypi në dhjetor të vitit 2012. Dhe përsëri pionieri shqiptar i studimeve pellazgjike Konda do të shprehesh: “Dihet se me “Problemin pellazgjik” është marrë një numur jo i vogël dijetarësh dhe studiozësh. Por ky problem mbeti i pazgjidhur, enigmatik, madje është quajtur se është një problem fantazie.,,(1) Por tanimë Studiuesit me origjinë shqiptare ose shqiptar si: Matheu Aref, (2007), Dhimiter Pilika ( 2005), Musa Tartari ( 2011), Arsim Spahiu (2006), Rasim Bebo ( 2007), Muzafer Korkurti (2003) Nermin Vlora Falaschi (1989), Elena Kocaqi (2009), Aristidh P.Kola ( 2004) pas më se katër dhjetë vjeçarësh, duke i shtuar edhe studiuesin Minxhaj kanë konkretizuar me shembuj konkret, nëpërmjet

“fosi gjallë lesë” siç shprehet Matheu A. gjuhës shqipe, gjetjeve të shumta arkeologjike, studimeve etnografike, antropologjike etj kanë zbuluar shumë të fshehta të botës pellazgjike, duke e sjellë si një botë reale, materiale, dhe me zhvillimet historike e kulturale të popujve e grup popujve në mijera vjeçarët e deri në ditët tona. Të analizojme origjinën Etruske sipas Herodotit (484-430 p.k.) në volumin e parë të “Historisë” ai shkruan: “Në Lidia (Turqia e sotme) mbreti Manes e ndau popullin e tij në dy grupe, njërin e mbajti Atis, tjetrin ia besoi të birit tjetër Tirrenit. Mungesa e ushqimit dhe sëmundjet e detyruan grupin e Tirrenit të largohet, duke marrë udhën e deteve të nisur nga porti Smirneve, dhe zbresin në brigjet prëndimore të Italisë duke ngritur së pari një qytet me emrin e Tirrenit. Pikëpamja e kundërt është e historianit Dionis Alicarnaso (60 p.k- 7pas k.) i cili shkruan: “Ai shkoi në Etruria dhe pyeti disa njerëz se kush ishin. Ato i thanë se ishin Razenët pra emri i vendbanimit të tyre, me emërtimin e tanishëm VILANUOVA”. Një vendbanim në afërsi të Bolonjës, ku janë

gjetur 193 varre, me zbulimet arkeoligjike të kryera në vitet 1853-1855, ku Etruskët kanë jetuar sipas këtyre studimeve në shekullin e nandë dhe të shtatë para krishtit. Cila asht vallë e vërteta, ajo që shkruan Herodoti apo ajo që shkruan Dionisi? Përputhjes së gjuhës shqipe me Etrusken i janë përkushtuar disa studiues si G. Buonamici (1919), Eduard Shneider, Giacomo Tomopulo (1912), Gustav Meyer (1913), E. Lattes, Nermin Vlora Falaschi (1989), ne morëm për t’iu përgjigjur pyetjes së mësiperme, glotologun, filiologun, shkrimtarin e studuesin arbëresh Gjuzepe Skirion. Po të marrim në konsideratë se: dva në etrusko, dune italisht, dy dhe di shqip, dhe më tej: në gjuhën etruske dvar ose dvara do të thotë porta, ndërsa në Etruskishte dura përdoret në kuptimin familje, fis ndërsa në shqip dera përdoret edhe si portë shtëpie por edhe në kuptimin: familje fis. Rezultati shkëlqen vetë. E vazhdojmë arsyetimin tonë: në Lazio, Latinëve iu thirrnin Lacii e Kolkidëve - Kash e cila përputhet me Kashas të Kolkideve e gjetur si toponim nga studiues PAIS, një emër Cashia që ndodhet në Sabina (në afërsi të Romës S.M.) dhe duke zbuluar një tjetër toponim pranë një lugine të lu-

E mërkurë 7 gusht 2013 •

Në vazhdimësinë e çimentimit të historisë PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARE

mit Tever, pranë Romës, malin me emrin Kashia. Dhe logjikisht duke ndjekur të dhënat e mësipërme vazhdojmë arsyetimin: “Malet e Kaukazit që thirren edhe Kaspio (Strabone, XI,2) pra Kasp=skap=skabh=skamb në indiane - shambha e në shqip shkambi, shkumb…. Edhe në këtë rast gjithçka asht e qartë. (2) Duke ndjekur vijushmërinë e studimit të autorit më të ri në botën e pellazgëve dhe Etruskëve ku ai shprehet: “Romakët duke djegur Albalogun dhe duke filluar luftën civile i detyruan etruskët të kthehen në Epir, pra Shqipërinë e sotme nga Shkumbini deri në Prevezë, gjirin e Artës, nga kishin origjinën... ( 3) Ka patur shumë anashkalime në historinë shumë shekullore të popujve pellazg, atyre ilirë dhe shqiptarëve të sotëm, deri në zhdukjen nga harta evropiane apo në kolonizimin çifut që superfuqitë evropiane, kërkonin t’i bënin Shqipërise nga Ebrejt në vitet 1930, tanimë të shkruar nëpërmjet dokumenteve të shumta nga studiuesi i shquar dibran Prof. Shaban Sinani. Ndërsa një e fshehtë tjetër tronditi dinastite e familjve botërore. Xhorxh Uashingtoni me origjinë shqiptare. Mos vallë edhe kjo është një vetëtimë

në qiellin e pa re apo…. Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës me seli në Shkafhauzen të Zvicrës boton një përmbledhje të analizave laboratorike të ADN për udhëheqësit e mbarë botës. Ku shkruajnë se siç e quajn vetë Amerikanët “Babain e Kombit” Gjergj Uashingtoni asht me origjinë shqiptare. Gjuhëtari amerikan Alberto Myku shkruan se babain e tij e quanin Agustin Uashingtoni dhe nanën Mari Ball Uashingtoni. Libri autobiografik “Mari Ball Uashingtoni” i shkruar në vitin 1850 nga Virgjinia Kamikael, jep emrin Marie Bala me prindër nga Isniqi i Deçanit në rrethinat e Pejës së Kosovës. Maria ka lindur në Lively te Virgjinias më 1708, ndërsa prindërit kanë udhëtuar nga Raguza (Dobrovniku i sotëm S.M.) më 1706. Libri asht hequr nga listat e temave të ndaluara me vendim të Këshillit Kombëtar të Sigurisë kombëtare të SH.B.A kohët e fundit. Si përfundim 41 perandorëve Romak me origjinë Ilire, 21 perandorëve të perandorisë Bizantine, tetë papëve të Selisë së shenjtë Kristiane në Romë, le ti shtojmë edhe udhëhqësin e shquar dhe presidentin Xhorxh Uashingtonin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shekullit të

shtatëmbëdhjetë. Kjo ashtë historia që nxjerr në pamjen ndriçuese si fanari i Aleksandrisë, rrënjët në thellësi të shekujve të treshes PELLAZGE – ILIRE - SHQIPTARE me gjeneologjitë e fiseve, popujve, kronikave të ngarjeve historike, në kohë e hapësirë dhe udhëheqësit politik, strategët e luftërave të qindra vjeçarëve duke iu treguar banorëve të Malit e Sudanit në qendër të Afrikës, peruanëve e kilianëve në Amerikën Jugore, mongolëve dhe afganistanasve në kontinentin Aziatik, dhe popujve të kontinetit plak mbi vlerat kulturore historike, madhështin dhe mbijetesën në dallgëzimet e qindravjeçarëve. Burimet e shfrytëzuara: Konferanca e parë e studimeve Albanologjike. Tiranë 15-21 Nëndor 1962. F.144 Tiranë 1965 Prof Giuseppe Schirio ‘’Contributo di ricerche intorno alle origini e alla lingua degli Etruschi. F. 92-101 .Anuario Rivista……………Napoli………. Minxhaj Myrteza ‘’Vitelia gadishulli ne perëndim,, f. 59 Tirane 2012. Gjorgj Uashingtoni me prejardhje shqiptare. Gazeta Rrenjet ‘’Le Radici,, dhjetor 2011


DOSSIER • E mërkurë 7 gusht 2013

B

otohen për herë të marë korespondencat e Ahmet Daklit, sidomos me shqiptarë të interrnuar në Itali, të ruajtuara në arkivën e familjes Dakli në Elbasan. Bëhet fjalë për letra që Ahmet Dakli dërgonte dhe merrte gjatë viteve të luftës së dytë botërore, me shqiptarë të interrnuar në burgjet dhe kampet e Italisë fashiste nga Shqipëria dhe veçanërisht nga Elbasani. Në letra tregohet qartë se Ahmet Dakli ishte jo vetëm një personalitet që shqetësohej për lëvizjen, jo vetëm brenda vendit, por edhe për problemet që kishin shqiptarët e interrnuar, për problemet familjare e shëndetësore të tyre duke bërë të pamundurën që ata të lirohen. Këto letra të pabotuara hedhin dritë mbi një tjetër aspekt të veprimtarisë së këtij patrioti të shquar elbasanas. Ai gjithashtu ka korespondencë me studentë dhe po kështu me personalitete siç ishte Ibrahim Biçakçiu pas vdekjes së Aqif Pashës dhe Lef Nosi. Ai kishte gjithashtu një korespondencë me studentët në Itali dhe sidomos në Firence ku ishte vendosur edhe nipi i tij Ibrahim Dakli që do të shkëlqente në fushën e kimisë. I nderuar zoti Dakli! Kartolinën e Z. S`uej, e mora. Ju falem ners. Dini, qe këtu mbramë dhe sot në mëngjes u nis. Unë do të rrij këtu edhe nja dy javë për provimet, pasi smundja që kalova më pengoi mjaft. Prej Dinit mora vesh se Bimi kishte dalë me sukses, u gëzova shumë dhe uroj që të shkojë gjithnji ma mirë. Shumë shëndet e Nderime 8 – VI – 1941 IXIX Ibrahim Kuqi Bimit shumë përqafime Ja si i shkruan një atdhetar elbasanas i interrnuar në pritje të lirimit. Kjo është një letër e Fadil Gurmanit dërguar Ahmet Daklit në vitin 1941. Nga ajo çka shkruhet në letër kuptohet që Gurmani është në burg në Itali bashkë me disa shqiptarë të tjerë. Gjurmani e informon Daklin për një vizitë të Hiqmet Bahollit[1], I cili u premton të burgosurve se do të lirohen sa më shpejt. “Pse të kam shkrue edhe herë të tjera, që mue nuk mërzitem fare. Kam ndryshue qind për qind sa që ke me u çudit. Letrën ta kam shkrue me qëllim, me at stil shifi datën e atëhere ke me e kuptue mirënjohjen time. Neve na erth Hiqmet Baholli ndejti nji ditë e nji natë na kënaqi. Sa për çështjen tonë na tha je në bisedim e sipër! …. Thamë besa se do të jemi në listën e dytë dhe se kam me u lirue të gjithë, kush ma herët kush ma vonë! Tjetër seç të shkruej s`kam nga “Shejsati” të fala të përzemerta. Të përqafoj me mall Fadili Kjo është letër i dërgohet Ahmet Daklit nga Ibrahim Biçaku, për ngushëllimet që i kishte bërë Ahmet Dakli për vdekjen e Aqif Pashës. Nga përgjigja kuptohet që Ahmet Dakli i ka çuar ngushëllime me letër Ibrahim Biçakut, për ndarjen nga jeta e të jatit, patriotit të madh Elbasanas. “Vijenë 10 – V – 1926 Fort i nershëm z. Ahmet Efendi Me mallëngjim e këndova letrën e zotnisë suaj qi më ngushëllonte për humbjen e babait tem. Ngushëllimet qi na bani, si dhe këshillat miqësore qi na jepni: më ngushëllojnë dhe më bajnë t`u faleminders me gjithë zemër. Letrën e zotnisë suaj sot e mora se n`at kohë kur e kishit çu me Z. juej letrën këtu unë ndod-

»

19

Botohet për herë të parë korespondenca e Ahmet Daklit

heshje në Elbasan dhe prej këtej e kishte sjellë posta në Elbasan. Dhe sot e mora nga Elbasani. Pritni Ahmet Efeni nderimet e mija më të nalta. I juei Ibrahim Biçaku Në korespondencën e vazhdueshme me shqiptarët në Itali ka edhe letra me nota optimiste që i dërgohen Ahmed Daklit nga të internuarit në Itali , duke e falënderuar për mbështetjen që u ka dhënë atyre ndaj qëndresës antifashiste. Letra është e 24 prillit 1941. Në fund letra është e firmosur dhe shkruhet edhe “Ramamengo” dhe më posht “Vrenona”. Letërshkruesi që mban nënshkrimin Shkodra duket se është një i njohur i familjes Dakli por sidomos i atdhetarëve elbasanas. “Puna e Ismail agajt nuk asht mar vesh ente se si u ba. Se mua nji letër qi mar prej teje ku më shkrun se kam dhan një lutje Ministrisë në Rom me u transferu këtu në Ramanengo bahet mir për ta se këtu asht vend i pa mërzitshëm sado që unë kam dhanë edhe unë që të transferohem ke Hysen Agai, por edhe unë qi të transoferohem ka afër prej tre qilometra Hamdi Frashrin qi gjë me ne na burgut Elbasanit etj. Shokët i kam të gjithë mirë keni të fala. “Hl” Ahmet Daklit Via Kalzaino Li 11. Presse Ciampi Firence Firenze Itali Ahmet Dakli si një nga personalitetet kryesore të Elbasanit por dhe më gjerë, informohej për çdo gjë ndodhte në qytet por edhe jasht tij. Në këtë letër diktohet informacioni që i përcillet Ahmet Daklit për të vëllanë e tij Hysen Dakli, i cili ishte i burgosur në Romë. Dakli merte vesh çdo gjë që ndodhte me të burgosurit, për gjendjen e tyre shëndetësore, për kushtet e burgut e etj. Sant Anatalia di mareo.

30 VI 1941 Fort i dashuni Ahmet Efendi. Sot mora letrën, atë të datës 27. U gëzuesh që jeni mirë, edhe unë bashkë me Shefqetin gjindemi mirë. Nuk është e vërtet qi letrën ta kam shkrue në nji kohë mërzitje jo. Al Siguar Ahmet Dakli Presso Ciampi Via Kalgauali No11 Firenze. Ahmet Dakli shqetësohej edhe për prezantimin e Shqipërisë dhe sidomos Elbasanit para syve të të huajve. Në cilësinë e kryetarit të bashkisë ai ja ngarkon këtë punë duke i kërkuar nder pikërisht Lef Nosit. Mbretnija Shqiptare Bashkija e Elbasanit Me qenë se këto kohë janë tue ardhë turista të huej për me visitue vendin t`onë të cilët nga mos ditja e gjuhës nuk janë tue marrë njoftime të sakta. Andaj ju lutemi në asht se keni kohë, me marrë mundimin dhe me i shoqnuë turistat në vene të ndryshme të qytetit tue ba sa të jetë e mundun edhe nji propogandë të mirë për vendin t`onë. Kryetar i Bashkisë Ahmed Dakli Në letrën që Ahmed Dakli i shkruan Lef Nosit që të shoqërojë turistët e huaj që vijnë për të vizituar Elbasanin. Kuptohet qartë se Elbasani që në atë kohë ka qenë një qytet që vizitohej nga turist të huaj që nënkupton se edhe vet drejtuesit e pushtetit lokal, ishin të ndërgjegjësuar për krijimin e mundësive sa më të mira për turistët. Mungesa e specialistëve në fushën e turizmit bënte që kryetari i bashkisë ta zgjidhte këtë problem duke i`a

kërkuar si nder Lef Nosit, që ishte një njeri me një kulturë të gjerë dhe që njihte disa gjuhë të huaja. Ahmet Dakli në pak rrjeshta Ahmet Dakli lindi në një familje të thjeshtë elbasanase dhe mësimet e para i mori në vendlindje. Shkon në Manastir ku studion shkollën ekonomike dhe kthehet në Shqipëri në vitin 1907. merr pjesë në themelimin e shoqërisë “Bashkimi”. Jep një ndihmesë të çmuar gjatë punimeve të Kongresit të Elbasanit. Ka qenë më pas edhe në komisionin administrativ të themelimit të shkollës Normale bashkë me figura shumë të shquara të kombit si Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, Aleksandër Xhuvani, etj. Në vitin 1912 u rëndit ndër luftëtarët e çetës së Byshekut kundër xhonturqve. Ai ka marr pjesë pas Shpalljes së Pavarësisë në qeverinë e Ismail Qemalit si këshilltar në Ministrinë e Financave. Në qeverinë e princ Vidit më 1914 Ahmet Dakli punon si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku ishte ministër Aqif Pasha por me largimin e Vidit ai dhe shumë të tjerë emigrojnë në Itali ndërsa Haxhi Qamili i sekuestron pasurinë dhe i burgos të vëllanë. Kthehet në Elbasan më 1916 dhe emërohet drejtor i zyrës së financës së qytetit. Më pas zgjidhet kryetar bashkie dhe e gjejmë deri në fund të vitit 1917. Në zgjedhjet e para parlamentare ai dhe disa bashkëqytetarë të tjerë të Elbasanit themelojnë grupimin politik “Përparimtar-demokrat” nën siglën “As i pashës as i beut“ që ishte kundër fedaulizimit dhe kundër Verlacit veçanërisht. Ahmet Dakli me cilësinë e delegatit të shoqërisë Afërdita dhe Përparimi merr pjesë në krijimin e Federata Atdheu nga Avni Rustemi. Thirret në përbërjen e qeverisë ku ishte edhe Bajram Curri në detyrën e ministrit të Finacave por pas dy muajsh jep dorëheqjen dhe u kthye në Elbasan ku edhe boton gazetën Ura e Shkumbinit. Kjo gazetë ishte zëdhënëse e ideve të grupimit politik “As i pashës as i Beut”. Ura e Shkumbinit u botua vetëm 6 muaj dhe pronar dhe themeltar ishte Ahmet Dakli ndërsa finaciar ishte Hysen Dakli. Vrasja e Avni Rustemit u pasqyrua nga gazeta “Ura e Shkumbinit”. Me dështimin e revolucionit demokratik borgjez të vitit 1924 Ahmet Dakli emigron fillimisht në Bari më pas në Vjenë e Zarë të Jugosllavisë ku zhvillon aktivitete tregtare deri në vitin 1928. Rikthehet në Elbasan në vitin 1929 duke përfituar nga amnistia pas shpalljes së mbretërisë në Shqipëri nga Ahmet Zogu. Pas kthimit emërohet nga Ahmet Zogu kryetar i bashkisë Durrës. Dekorohet me urdhrin e Skëndërbeut të klasit të parë. më 1937 trasferohet si kryetar bashkie në Elbasan por duke patur një armiqësi të përhershme me beun më të fuqishëm të Elbasanit, Shefqet Verlaci burgoset, interrnohet në Firence dhe kthehet pas 10 muajsh. Gjatë luftës së dytë botërore nuk lidhet me asnjë parti politike që u krijua në atë kohë. Me vendosjen e regjimit komunist filloi goditja ndaj familjes Dakli me gjoba, sekuestrime, vendim për tu larguar nga shtëpia duke bërë që Ahmet Dakli për shkak të këtij presioni të vetëvritet.


20

«

Kulturë

E mërkurë 7 gusht 2013 •

Nis rimëkëmbja e muzeut etnografik O

diseja e pavionit Etnografik që prej vitesh flitet se do të jetë pjesë integrale e Muzeut Historik Kombëtar vijon. Nëse muajin e shkuar vetëm vitrinat gjendeshin në këtë pavion, tani kanë nisur të zënë vend objektet e para. Ndër to një trapazan që na çon në Shkodër dhe tavani i shtëpisë së Rulëve në Berat, që datojnë mëse dy shekuj shkuar. Për drejtuesin e ekipit restaurator, procesi i restaurimit ka qenë i vështirë pasi këto objekte ishin jo pak të dëmtuara. “Ishin në gjendjen e rraqes dhe tashmë pas restaurimit të kujdesshëm që i kemi bërë, në një punë intensive, janë bërë të ekspozueshëm mjaft mirë dhe do të jenë nga objektet kryesorë që do të paraqiten në këtë pavion të Etnografisë. Përveç këtyre objekteve ne kemi punuar dhe për restaurimin e kangjellave prej hekuri që do të vendosen në këtë pavion, për disa lëkurçe, me armët e zjarrit dhe armët e ftohta që ishin në gjendje të paekspozueshme.”- deklaroi Frederik Stamati, drejtuesi i ekipit restaurator. Mungesa e një muzeu Etnografik në kryeqytetin e shqiptarëve është theksuar jo rrallë. E në pamundësi për një

Frederik Stamati

muze të posaçëm, u vendos për një pavion të përhershëm në Muzeun Kombëtar, puna për të cilin ka nisur vite më parë, por ende nuk ka një datë zyrtare se kur kjo hapësirë, ku janë

vendosur vitrinat, do të mund të shndërrohet në pavion Etnografik, të vizitueshëm nga turistët e huaj dhe shqiptarët që janë në kërkim të prekjes së traditës, të veshjeve tradi-

cionale të krahinave të ndryshme, mënyrës së jetesës në fshat dhe qytet që do të vijnë nëpërmjet objekteve të grumbulluara nga ekspeditat e studiuesve ndër dekada.

MARTIR ALIU VJEN ME “THE LIGHT” Martir Aliu, një i ri nga Kosova i cili vepron në Suedi, ka lançuar me videoklip hitin e tij më të ri muzikor të titulluar “The Light”. Kënga në fakt është duet të cilin Martiri e ka reaguar me një këngëtar tjetër në Suedi, Nordstrom Philip. Edhe kjo këngë, e cila tash është shoqëruar edhe me videoklip, ngjashëm si këngët tjera të tij trajtojnë përvoja personale dhe tema të forta rreth

jetës. Martiri është i lindur në Kosovë në vitin 1991. Ai jeton në Suedi me familjen e tij që nga mosha katër vjeçare. Ai filloi me muzikë që në moshën 12 vjeçare dhe me kalimin e viteve ai filloi të ndërtojë emër në Suedi dhe tani bëhet gati të shtrihet edhe në pjesën tjetër të botës. Veç që këndon, Martiri është edhe producent, kompozitor dhe një reper mjaft i suksesshëm.

Dëmtohen muret rrethuese të Gjirokastrës

AMC mbështet turizmin vendas me aplikimin “Explore Albania” Në pikun e sezonit të pushimeve, AMC u shton ofertave të saj verore për stinën e nxehtë të vitit edhe një projekt në mbështetje të turizmit shqiptar. Aplikimi “Explore Albania”, i cili ofrohet për celularët me sistem operativ Android dhe iPhone, përfaqëson një platformë lehtësuese për këdo që dëshiron të njohë më mirë Shqipërinë. Aplikimi ndihmon çdo përdorues që të eksplorojë dhe të marrë informacion për kategori të ndryshme interesi në Shqipëri, ku mund të përmendim pika turistike, bukuri natyrore, ekskursion, gastronomi, qytete dhe hotele. “Explore Albania” është shumë praktik dhe i thjeshtë për t’u përdorur, si dhe mund të shkarkohet falas nga çdokush që disponon një smartphone apo tablet të platformave An-

droid apo Apple, përkatësisht nga Play Store apo nga App Store (dhe iTunes). Kështu, të gjitha bukuritë dhe pikat më tërheqëse të Shqipërisë përmblidhen në një aplikim të vetëm nga AMC. “Explore Albania” gjen në mënyrë automatike vendndodhjen e përdoruesit dhe thekson fillimisht rezultatet më të vlefshme dhe interesante përreth tij. Përdoruesit mund të bëjnë edhe kërkim manual për zona të ndryshme të vendit. Ky program për celularë përfaqëson një tjetër arritje teknologjike nga AMC, dhe i bën udhëtimet më të këndshme, duke pasur një efekt pozitiv mbi turizmin. AMC, përmes risive të pandalshme për abonentët e saj dhe publikun e gjerë, sjell produkte e shërbime sipas zhvillimeve bashkëkohore teknologjike në botë.

Prej ditësh, bordurat rrethuese në rrugën drejt kalasë shekullore janë dëmtuar, pllakatet janë thyer dhe pjesa dërrmuese e tyre është grabitur. Fenomeni, i evidentuar nga specialistët e shërbimeve pranë bashkisë, është mjaft shqetësues për zonën muzeale, pasi është përsëritur disa herë. Njëherazi, në kalldrëmin drejt kalasë është shkatërruar edhe rrjeti ndriçues dekorativ, duke lënë këtë zonë pa energji. Sipas Dasho Sejdos, përgjegjës pranë zyrës së Shërbimeve në bashkinë e qytetit, ky fenomen ndodh në pik un e sezonit, kur turistët vërshojnë në këtë pjesë të qytetit dhe ajo çka gjejnë është

një imazh i shëmtuar e madje shpeshherë edhe pa energji, duke i kufizuar lëvizjet në këtë zonë. “Ne kemi marrë masa duke zëvendësuar ndriçimin, por kjo gjë është e përsëritur dhe po krijon një imazh negativ për qytetarët gjirokastritë. Së fundmi kemi bërë edhe denoncime në polici, pasi mendojmë se më së shumti këto janë akte rrugaçërie”, - thotë Dasho Sejdo. Lidhur me shqetësimin e mësipërm, policia e Gjirokastrës ka nisur aktivizimin e patrullimeve 24-orëshe në zonën muzeale. Burime policore bëjnë të ditur se deri tani janë shoqëruar në komisariat pesë persona, kryesisht të rinj.


» Kulturë

• E mërkurë 7 gusht 2013

1

4 site kulturore dhe historike në Europë konsiderohen në zhdukje dhe janë përfshirë në listën e misionit të shpëtimit nga Europa Nostra. Gaslightet e Berlinit, një manastir italian i periudhës së Rilindjes dhe një qytet historik turk nuk kanë shumë të përbashkëta njëra më tjetrën, por që të tre janë në rrezik zhdukjeje dhe janë pjesë e listës së monumenteve të kërcënuara në Europë. Ja kush janë të tjerat: Amfiteatri romak i Durrësit në Shqipëri Ky amfiteatër romak që i përket fillim-shekullit të dytë ka pritur mbi 15.000 spektatorë dhe mbeti i panjohur për botën moderne deri në vitet `60 (deri kur një banor vendas vuri re një penë që fundosej në kopshtin e tij). Restaurimi përbën një sfidë të madhe: ai aktualisht është zbuluar pjesërisht dhe banesat moderne janë ndërtuar në majë të një seksioni. Kisha e St. Peter dhe t. Paul, Aragatsotn, në Armeni Kjo kishëz e vogël, e izoluar dhe e prishur është një nga strukturat më të hershme të botës së krishterë, që daton në shekullin e pestë pas Krishtit. Ajo është gjithashtu e rrezikuar nga përmbytjet e herëpashershme dhe ka nevojë për veprime urgjente që të shpëtohet. Zona e ruajtjes në qendër të Nicosia, të Qipros Ruajtësit nga komunitetet Qipriote- greke Qipriote-turke kanë punuar së bashku me OKB-në për të prodhuar një master-plan për revitalizimin e korridorit të pajetë 1.5 km që përshkon qytetin historik të Nikosisë. Fortifikimet e Vauban në Briançon, Francë Të ndërtuara në shekullin e 17-të për të mbrojtur qytetin, këto fortifikime malore u janë dhënë tashmë trashëgimisë botërore të UNESCO, por tani ata kanë nevojë për më shumë vëmendje të mëtejshme për t`i mbrojtur ata nga prishja. Gaslights dhe llambat me gaz në Berlin, Gjermani Këto rrugë romantike, historikisht të vlefshme dhe që kanë funksionuar në mënyrë perfekte janë pjesë e Berlinit për gati 200 vjet. Sot, asnjë qytet tjetër në botë nuk i ka ruajtur dritat e gazit në një shkallë të tillë. Propozimi për zëvendësimin e ndriçimit me gaz me ndriçim elektrik është kundërshtuar nga komuniteti lokal dhe turistët e shumtë të cilët u janë bashkangjitur fort llambave ekzistuese në formë proteste. Ish pasuritë mbretërore të Tatoi, pranë Athinës, Greqi Kjo pasuri e madhe ishte marrë nga familja mbretërore greke në vitin 1871 si një pallat veror, dhe gjatë viteve aty janë shkëmbyer duar midis shtetit dhe monarkisë për raste të shumta, duke fituar vlerën e një vendi të veçantë në historinë e vendit. Personalitete të ndryshme mbretërore janë varrosur

në varrezat fqinjë. Kështjella Alessandria, në Italinë veriore Thuhet se është një nga fortifikimet ushtarake më të mëdha të shekullit të 18 të mbetura në Evropë, kjo kështjellë ka një histori të pasur të lidhur me kohërat e Napoleonit dhe unifikimin e Italisë. Ajo është në listën paraprake të trashëgimisë të UNESKO-s .

Sitet arkeologjike dhe monumentet më të rrezikuara në Europë

Manastiri i periudhës së Rilindjes e San Benedetto Po, pranë Mantua, Itali Ky manastir (rreth shek. 15- 16) ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i Majit të vitit 2012. Duke pasur parasysh rëndësinë historike dhe artistike të kësaj ndë rtese të periudhës Rilindase, dhe ndikimin e saj në turizmin kulturor në rajon e më të gjerë, shpresa është se autoritetet publike do ti japin një përparësi për ta mbrojtur. Manastiri i stilit Manueline dhe kisha e Jezusit në Setúbal, Portugali Njohur si një vend simbolik në historinë e Evropës, ky ishte vendi ku në 1494 u nënshkrua Traktati i Tordesillas midis Spanjës dhe Portugalisë, e cila hapi rrugën për zgjerimin e Europës drejt Amerikës dhe Lindjes së Largët. Manastiri dhe Kisha janë në një gjendje të avancuar të prishjes. Shpresohet se riparimi i sit-it mund të bëhet një katalizator për revitalizimin e tërë qytetin historik të Setúbal-it.

Amfiteatri romak Durrës

Peizazhi i minierave të Rosia Montana peizazh në Transilvani, Rumani Peizazhi i Rosia Montana dhe fshatrat përreth janë transformuar në miniera me mbi tre mijëvjeçarë. Sit-ti neolitik i Vinca-Belo Brdo, afër Beogradit, Serbi Ky sit parahistorik kërcënohet jo vetëm nga mungesa e fondeve, por edhe nga afërsia e tij me lumin Danub. Infrastruktura bazë e tij ka nevojë të përmirësohet për të lejuar gërmimet e vazhdueshme, për kalueshmërinë e turistëve dhe për ndërveprimet e zgjeruara me komunitetin lokal. Lagja e El-Cabanyal Canyamelar në Valencia, Spanjë Banorët e El-Cabanyal Canyamelar, peshkatarët pleq pranë portit të Valencias, po bëjnë fushatë për të ruajtur shtëpitë e tyre nga shkatërrimi që do të sjellë një projekt i propozuar për një rrugë të re.

Qyteti historik i Hasankeyf

Kisha armene e St George, Mardin, Turqi Kjo kishë e braktisur në qytetin e lashtë të Mardinit ka themelet e saj që në shekullin e pestë. Qyteti historik i Hasankeyf dhe rrethinat e saj, Turqi Nëse vazhdon ndërtimi i digës hidroelektrike Ilisu, parashikohet që 80% e monumenteve historike Hasankeyf do të përmbytur brenda dekadës së ardhshme, dhe ende nuk ka asnjë skemë të njohur ndërkombëtarisht për ruajtjen, konservimin apo zhvendosjen e tyre.

21

Lagja e El-Cabanyal Canyamelar

Fortifikimet e Vauban


22

« SPECIALE

E mërkurë 7 gusht 2013 •

Mundësia e humbur e Egjiptit, pse dështoi Mohamed Morsi

Felix Salmon John Cassidy dhe Steve Rattner pajtohen se shkatërrimi, i cili ka qenë i vizituar mbi Detroitin në dekadat e fundit, është po aq shkatërrues dhe si i denjë për mbështetjen federale, sikurse kaosi që u godit nga uragani “Sandy” në pjesët më të pasura të vendit. Megjithatë, Cassidy dhe Rattner nuk pajtohen mbi atë se si ata do të donin t’i shpenzonin miliardat e “Uncle Sam”. Nuk do të ishte befasuese po të dëgjonim nga Rattner mbi përqendrimin në inxhinieri financiare dhe teket e tij nga planet pensionale të Detroitit, që ai i quan ato “vullgarisht të nënfinancuara” (që është shumë e diskutueshme) dhe bën thirrje për “sakrificë të përbashkët nga kreditorët, punëtorët dhe palët e tjera të interesuara”. Përtej kësaj, ai duket të përbëhet thjesht nga 1.25 miliard dollarë në shpenzimet e riinvestimit që menaxheri i Detroitit, Kevyn Orr, ka përfshirë në buxhetin e propozuar të tij”.

Fared Zakaria*

G

jatë tri dekadave të kaluara, kur zyrtarët amerikanë i bënin (me delikatesë) presion presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak të ndalonte burgosjen e kundërshtarëve dhe të bënte disa reforma demokratike, ai do t’u përgjigjej menjëherë: “Doni që Vëllazëria Myslimane të vijë në pushtet?” Ngjarjet e së mërkurës treguan se Egjipti mbetet midis këtyre dy zgjedhjeve: diktaturë ushtarake ose një pseudodemokraci. Për t’ia dalë mbanë me sukses lidershipi i ri në Egjipt duhet të mos pranojë asnjërën nga të dyja. Kjo është një detyrë për egjiptianët dhe jo për Shtetet e Bashkuara. Shumë prej medieve perëndimore ka tentuar ta përshkruajë Egjiptin e ndarë më dysh mes sekularistëve dhe islamikëve, duke portretizuar presidentin e rrëzuar Mohamed Morsi si dikush që ndoqi një politikë radikale islame gjatë vitit të tij në krye të shtetit. Sigurisht, ka një fije të vërtete në këtë këndvështrim, edhe pse duket se gjithçka është bërë për më shumë pushtet dhe jo për të vënë në jetë sheriatin. Morsi dhe Vëllazëria Myslimane janë përshkruar si mashtrues dhe të korruptuar. Partia kishte premtuar se nuk do të futej në garë për presidencën dhe as të kërkonte shumicë parlamentare, por nuk mbajti asnjërin nga premtime. Ata nxituan të bënin një kushtetutë që kishte mjaft mangësi dhe probleme të garantonte të drejtat e individëve. Ajo lejonte diskriminimin, madje edhe dhunën kundër minoritetit të të krishterëve koptë të Egjiptit. Ata tentuan të bllokonin opozitën dhe i ndaluan anëtarët e partisë së vjetër të Mubarakut të garonin për poste politike për gjithë jetën. Por dështimi i tyre i madh ishte paaftësia. Egjipti është në rënie të lirë. Në vitin që Morsi ishte në pushtet ekonomia ra në krizë, papunësia arriti majat, rendi publik ra dhe krimi u rrit ndjeshëm dhe shërbimet sociale ngecën. Kjo është mjaftueshëm për të prodhuar një pakënaqësi publike masive. Fillimisht trazirat u kanalizuar kundër ushtrisë, e cila drejtoi Egjiptin për 16 muaj pas rënies së Mubarakut më 2011. Tani ato janë drejtuar kundër Morsit. Nëse situata në vend nuk përmirësohet, pakënaqësia nuk do të bjerë dhe vendi nuk do të ketë qetësi. Ushtria egjiptiane e paraqiti grushtin e shtetit si të “butë” dhe këmbëngul se po rikthejnë demokracinë dhe nuk po e shtypin atë. Nëse ata do të kenë sukses, atëherë mund të duket si ushtria turke, që rrëzoi qeverinë islamike në Turqi në vitin 1997. Nëse dështon, do të duket më shumë si grushti i shtetit në Algjeri në vitin 1992, që solli një dekadë dhune. Tani për tani ai thjesht

Kur duhet të ndihmojmë Detroitin?

Ngjarjet e së mërkurës treguan se Egjipti mbetet midis këtyre dy zgjedhjeve: diktaturë ushtarake ose një pseudodemokraci. Për t’ia dalë mbanë me sukses lidershipi i ri në Egjipt duhet të mos pranojë asnjërën nga të dyja. Kjo është një detyrë për egjiptianët dhe jo për Shtetet e Bashkuara. Shumë prej medieve perëndimore ka tentuar ta përshkruajë Egjiptin e ndarë më dysh mes sekularistëve dhe islamikëve, duke portretizuar presidentin e rrëzuar Mohamed Morsi si dikush që ndoqi një politikë radikale islame gjatë vitit të tij në krye të shtetit.

tregon fuqinë e madhe të ushtrisë, e cila ka vazhduar pavarësisht se formalisht i është dhënë fund sundimit ushtarak. Buxheti i ushtrisë është prej kohësh një kuti e zezë dhe nuk mund të kontrollohet nga asnjë prej institucioneve, qoftë parlamenti, qoftë presidenti. E ndërsa gabimet e Morsit nxitën forcat liberale në protestë, është ironike që ato gjetën një shteg shpëtimi pikërisht te forcat shtypëse të ushtrisë dhe regjimi i tyre. Ajo që ndodh në Egjipt është rezultat i një dinamike të pafat të prodhuar edhe prej dekadash të tëra diktaturë. Regjime autoritare prodhojnë si kundërpeshë një opozitë ekstreme. Ndërsa regjimi bëhej më shtypës, opozita bëhej edhe më shumë fetare e radikale dhe ndonjëherë edhe e dhunshme. Shtetet arabe janë kapur në kurth mes regjimeve shtypëse dhe lëvizjeve politike pseudodemokratike, me pak shpresë se ndoshta nga përplasja e këtyre dy forcave do të lindë demokracia. Morsi dhe Vëllazëria kishin shansin të dilnin nga ky rreth vicioz të ishin forca për demokraci dhe për liberalizëm dhe një ndarje të qartë të pushteteve kushtetuese e qeverisë. Kjo ishte baza e suksesit të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi, deri së fundi, kur 10 vjet suksese dhe tri fitore elektorale sikur i ranë në kokë kryeministrit Rexhep Taip Erdogan. Por për t’ia dalë

kësaj Morsi duhej të ishte një tip tjetër lideri. Një lider i tillë ekziston në këtë botë, ai mezi mbahet gjallë në një shtrat spitali në Pretoria në Afrikën e Jugut. Nelson Mandela shihet si madhështor për shumë arsye, por më e rëndësishmja ndër to është fakti se, kur mori në kontroll vendin, ai bëri gjithçka kishte në dorë që të siguronte të bardhët se ata kishin një vend të rëndësishëm në Afrikën e Jugu. Imagjinoni presionin mbi Mandelën prej njerëzve me ngjyrë të bërë me pushtet për t’i drejtuar ndryshe ata që kishin shkaktuar aparteidin dhe rezistencën e tij dhe bërjen e asaj që ishte e drejtë për vendin dhe për historinë. SHBA-të kanë tentuar të mbajnë një vijë të mesme në mbrojtje të proceseve demokratike dhe bashkëpunimin me presidentin për ta shtyrë vendin drejt modernizimit. Kjo duket se është e pamjaftueshme për të kënaqur cilëndo palë, e ndërsa më herët Uashingtoni fajësohej se përkrahte ushtrinë tani ai fajësohet se po përkrah vëllazërinë. Në fakt, ajo që mendon lidershipi në Uashington është e parëndësishme. Ajo që vlen janë liderët në Kajro. Morsi nuk është Mandela, me shumë mundësi nuk do të jetë as pasuesi i tij. Ndoshta për shkak të kësaj diference Egjipti do të ketë një rrugë më të vështirë demokratizimi se ajo që pati Afrika e Jugut. *Marrë nga “Uashington Post”

Cassidy, nga ana tjetër, shkon më tej: çfarë është e nevojshme është një plan gjithëpërfshirës dhe i financuar në mënyrë adekuate për të stabilizuar financat e qytetit, riparimin e saj publik, infrastrukturën, gati gjysmën e dritave të rrugës që nuk punojnë, dhe të rrafshojë lagjet e saja gjysmë të braktisura, konsolidimin e popullsisë së saj në një zonë të vogël më të menaxhueshme. (Aktualisht Detroiti shtrihet në 139 milje katrore më shumë se Bostoni dhe San-Francisko së bashku). Çfarë është duke folur këtu Cassidy nën eufemizëm të lumtur “konsolidimi”, është një program masiv i shkatërrimit, zhvendosjeve dhe zhvendosjes së detyruar një prej qindra e mijëra familjeve të prekura. Kjo është një gjë që ndoshta mund të imagjinohet në Kinë apo ndoshta edhe në Nju-Jork rreth viteve të Robert Moisiut, por dy prej këtyre shembujve janë duke vepruar me valën, si të ishin një qeveri që ndihmon zgjerimin e qyteteve që janë në rritje të shpejtë dhe që në çdo rast kërkojnë një infrastrukturë të gjerë të re. Në të kundërtën në Detroit është shumë më vështirë të orkestrohet ndonjë lloj i programit të madh të rindërtimit: është shumë më lehtë të zbutet dhe modelohen forcat ekzistuese ekonomike sesa të përpiqen të sjellin në mendje ato nga zeroja. E derisa ekziston një shkallë e caktuar e borgjezimit në qendër të qytetit të Detroit, kjo është në një shkallë të vogël në krahasim me qytetin si tërësi, se roli i saj në çdo plan rigjenerimi urban të qytetit gjithmonë do të jetë i kufizuar. Rattner është plotësisht i saktë kur thotë se “derisa logjika, potenciali për zvogëlimin e Detroitit është i kufizuar për shkak se popullsia e qytetit nuk largohet vetëm nga një lagje”. Detroiti është shumë i madh, ai duhet të zvogëlohet. Kjo është tragjedia e vërtetë e Detroitit, dhe nuk ka sasi të fondeve federale që mund ta zgjidhë. Kjo mund të duket e pashpirt për Uashingtonin për të mos ndërhyrë dhe të ndihmojë të shpëtoi Detroitin. Ankesa e Cassidy është e qartë dhe e thjeshtë: “A nuk duhet një nga qytetet më të famshme të Amerikës të rindërtohen, në vend se të ndahet në copa? Nëse është kështu, kjo do të kërkojë udhëheqjen dhe mbështetjen financiare të qeverisë federale”. Është pikëlluese të shikosh qeverinë të qëndrojë duarkryq ndërsa Detroiti mbytet në një batak fiskal dhe ekonomik. Por në të njëjtën kohë qeveria nuk duhet të veprojë mbi bazën e “diçkaje që duhet bërë; dhe kjo është diçka sikurse thonë le të hedhim disa para në problem dhe të shpresojmë për mirë”. Kurdo që kjo të ndodh, dështimi do të jetë shumë më i garantuar. Mbi afat të gjatë ka arsye të mira për të qenë skeptik në lidhje me Detroitin. Amerika e Veriut është duke u bërë gjithnjë e më urbane, e cila duhet të përfitojë të gjitha qytetet e saj. Më gjerësisht, Miçigani është një nga disa pjesët e botës që do të shohë një përfitim të vërtetë nga ndryshimet klimatike globale dhe ajo ka nevojë për një Detroit të shëndetshëm për të lulëzuar. Në lindje dhe perëndim të qyteteve Toronto dhe Çikago po lulëzon dhe në përgjithësi qytetet e mëdha kufitare amerikane Seattle, Detroit, ndoshta Bufalo nuk mund të ndihmojnë, por do të përfitojnë nga zgjerimi i vazhdueshëm i naftës së Kanadasë. Por tani për tani është e vështirë të parashikohet saktësisht se si ato forca do të shkojnë për të lidhur dhe riformuar Detroitin. Shfaqja e qytetit nga falimentimi duhet absolutisht të strukturohet në mënyrë që qyteti të ka çdo mundësi të rritet dhe lulëzojë për afat të gjatë. Por kjo nuk është domosdoshmërish. Koha më e mirë e mundshme për qeverinë federale të fillojë atë lloj të sigurimit të “udhëheqjes”, e cila aq sa mund të them nuk është kërkuar as nga Detroiti e as nga shteti i Miçiganit. Mësimet e megaprojekteve fiskale të Japonisë gjatë 20 vjetve të fundit apo më shumë është se edhe me fonde të pakufizuara në mënyrë efektive, kjo është e pamundur për qeverinë të ndryshojë fatin ekonomik të një qyteti të madh. Qeveria federale duhet të mbajë një sy të ngushtë në ekonominë e Detroitit dhe të jetë e gatshme për të ndihmuar kur një ndihmë e tillë do të ketë efekt më të madh pozitiv. Po e kam të vështirë të besoj se tani është çasti i duhur.


SPORT • E mërkurë 7 gusht 2013

Garet Bejl është një hap më afër Realit të Madridit. Tashmë dyshimet kanë nisur të shuhen. Edhe në Londër e kanë të qartë se nuk mund ta mbajnë më në skuadër mbrojtësin, i cili kërkon me çdo kusht të shkojë në Madrid. Tashmë gjithçka i ngjan transferimit të vitit të kaluar të Modriçit. Edhe asokohe, pati një luftë të fortë nervash mes Totenhemi, Realit dhe Luka Modriçit. Por gjithçka u mbyll në fund me transferimin e kroatit në Spanjë. E njëjta gjë po ndodh edhe me Garet Bejl. Të njëjtat lëvizje, të njëjtat ngjarje, me kërcënime për gjoba e në fund, Totenhemi sërish do të dorëzohet. Aq më shumë që në rastin e Bejl bëhet fjalë për 120 milionë euro, shumë që do të bënte të mendohej dy herë edhe më të pasurin në botë. Shenjat e dorëzimit Dita-ditës tashmë kanë nisur të shfaqen dhe shenjat e dorëzimit të Totenhemit për lojtarin. Keith Mills një nga anëtarët e bordit drejtues të Totenhemit ka folur për situatën më të fundit të krijuar në klub e që ka të bëjë me të ardhmen e mbrojtësit. “Ne si klub dëshirojmë që Bejl të vazhdojë me Totenhemin edhe

E

liminohet me nder Skënderbeu. Ekipi korçar edhe pse fitoi në ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Champions League ndaj Shakhter Karaganda, nuk ka mundur të bëjë mrekullinë. Për një moment, kampionët e Shqipërisë ëndërruan kualifikimin, pas avantazhit prej 3:0, të cilin e krijuan për vetëm 30 minuta. Tomiç i kaloi vendësit në epërsi në minutën e nëntë, ndërsa Shkëmbi shënoi dy herë, 20’ e 29’, me 11-metërsha. Përfundimisht ekipi korçar ka arritur të shënoi fitore me rezultat 3:2 në stadiumin “Qemal Stafa” kundër ekipit nga Kazakistani, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar në raundin e fundit kualifikues në Champions League, pasi që në ndeshjen e parë ekipi ynë ishte mposhtur me rezultat të thellë prej 3:0. Ndeshja Skënderbeu shumë furishëm e filloi ndeshjen pasi që arriti të shënoi brenda 30 minutave tre gola, të cilët së paku i garantonin lojën në vazhdim. Korçarët në avantazh prej një goli i solli sulmuesi Tomiç, në minutën e 9-të, ndërsa dy golat tjerë për kampionët tanë u realizuan nga pika e bardhë dhe në të dyja raste i saktë ishte kapiteni Shkëmbi, i cili fillimisht, mposhti portierin kundërshtar në minutën e 20-të dhe më pastaj në atë të 29-të. Kur pritej kjo ecuri e mirë e korçarëve, kazakët arritën të zbusin epërsinë e lartë të ekipit tonë. Për golin e parë të Shakhterit u kujdes sulmuesi Khizhnichenko, i cili shënoi shtatë minuta para përfundimit të pjesës së parë, në sajë të një pakujdesie të mbrojtjes, kur i vetëm në zonë ka goditur saktë me kokë. Kjo e

Bejl gjithnjë e më afër Realit. Uellsiani kërcënohet me jetë

në sezonin e ri, por nëse lojtari kërkon të largohet është shumë e vështirë që ta mbajmë me forcë. Këtë e dimë të gjithë, pasi eksperiencat janë të shumta. Madje edhe nëse një lojtar ka kontratë, është e vështirë për ta mbajtur në klub. Tashmë nuk mund të detyrosh askënd që të qëndrojë me zor për të luajtur për ty”, ka thënë Mills. Vonë në stërvitje Garet Bejl sakaq nuk ka thyer urdhrat

ME KOKËN LART

Për 30 minuta Skënderbeu ishte pranë mrekullisë, kur kryesonte 3-0, por më pas ekipi korçar nuk i rezistoi dot kazakistanasve dhe rezultati final 3-2 i ka nxjerrë jashtë Ligës së Kampioneve. Gjithsesi kampionët janë larguar duke luftuar nga Champions dhe tashmë do të provojnë fatin në Europa League

23

Nejmar qetëson Barcelonën Që nga Bangkoku talenti i Barcelonës, Nejmar ka folur për shëndetin e tij i vënë në qendër të vëmendjes pas analizave që e kanë nxjerrë me anemi. Nejmar ka humbur 7 kg gjatë kësaj kohe duke shqetësuar të gjithë. Megjithatë ka qenë vetë sulmuesi që ka qetësuar tifozët katalanas. “Unë ndjehem më mirë. Mjekët po më trajtojnë dhe nuk kam asnjë problem. Tani shpresoj të bëj më të mirën dhe të ambientohem sa më shpejt me klubin e ri”, ka thënë Nejmar.

Skandali i ndeshjeve në Spanjë Hetohen edhe 9 ndeshje Liga Spanjolle e Futbollit i është kthyer sërish çështjeve të manipulimit të ndeshjeve në futbollin spanjoll. Në Spanjë vijon të diskutohet shumë për trukimin e ndeshjeve në sezonin e kaluar. Ka qenë gazeta “Marca” që ditë më parë ka publikuar një raport ku janë shfaqur dhe emra konkretë dhe ndeshje konkrete të dyshuara se kanë qenë të fiksuara. Ndërkohë që Liga spanjolle i është kthyer sërish kësaj teme me disa investigimeve të reja ku përfshihen ndeshje në Primera dhe Segunda Divizion. “Ne po studiojmë tre ndeshje në Primera Division dhe 6 në Segunda. Megjithatë kjo është ajo çfarë mund të them tani, pasi mund të bëjmë publikë emra”, ka thënë presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit në Spanjë, Havie Tebas. Sakaq një reagim i parë ka ardhur nga klubi i Segundës, Xhirona. Vetë presidenti i këtij klubi e ka pranuar përfshirjen në këtë skandal manipulimesh. “Kemi qenë të përfshirë në një episode aspak të këndshëm në futbollin spanjoll” ka thënë presidenti Hoakim Boudas. Po ashtu një tjetër skuadër e ligës së dytë spanjolle, Deportivo Herez është përfshirë në këtë skandal. Asaj i është kërkuar të humbasë një ndeshje për shumën e 120 mijë eurove.

Martinez pasuesi i Runej Man. Junajtid po mendon seriozisht për transferimin e sulmuesit të Portos, Xhakson Martinez, shkruan sot “Sports Direct News”. Mendohej se Napoli, Liverpuli dhe Totenhemi ishin të vetmet skuadra të interesuara për sulmuesin kolumbian, mirëpo tani janë shfaqur edhe “Djajtë e Kuq”, të cilët e shohin Martinez si zëvendësuesin ideal të Uejn Runej nëse ky i fundit shkon te Çelsi. Martinez u transferua te Porto për 7 milionë sterlina sezonin e kaluar dhe shumë shpejt u shndërrua në goleador, duke shënuar 34 gola në 39 ndeshje.

Hulk godet gjyqtarin Hulk u bë protagonisti kryesor në fitoren 1-3 të Zenitit në fushën e Volga Nyzhnyi. Sulmuesi brazilian mori karton të kuq në mënyrë të padrejtë në minutën e 27-të. Hulk goditi topin para se të sinjalizonte arbitri dhe kjo i kushtoi kartonin e dytë të verdhë dhe lënien me 10 lojtarë të skuadrës së Luçiano Spaleti. Kjo gjë e acaroi shumë ish-bomberin e Portos, i cili nuk i kontrolloi dot nervat dhe goditi me kokë arbitrin. Tani pritet edhe ndëshkimi nga Federata Ruse e Futbollit.

fundit sërishgaboi në minutën e 67-të kur Bayzhanov shënoi golin e dytë dhe të rezultatit final prej 3:2, pasi që në vazhdim të ndeshjes, të dyja ekipet zhvilluan një lojë monotone për sytë e shikuesve. Në rastin më të mirë, korçarët mund

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

e klubit. Totenhemi kishte bërë me dije se nëse Bejl do të mungonte të martën në stërvitje e priste një gjobë 100 mijë euroshe. Por uellsiani është prezantuar normalisht në klub, ndonëse duhet përmendur se ai ka mbërritur me vonesë. Stërvitja e Totenhemit ka nisur në orën 10:30, ndërsa Bejl është shfaqur aty në orën 10:35. Kërcënimi me jetë Sakaq, një tjetër problem është shfaqur në klubin londinez. Pas kërcënimit nga ana e organizatës terroriste “Al Qaeda”, një tjetër kërcënim ka mbërritur në adresë të lojtarit. Siç informon “Daily Star”, Garet Bejl është kërcënuar me jetë. Gjithçka ka ndodhur të dielën e kaluar kur në zyrat e Totenhemit ka ardhur një telefonatë anonime ku kërcënohej me jetë Garet Bejl. Lojtari nuk ka qenë në këtë moment në klub, por klubi ka marrë masat për të shtuar masat e sigurisë.

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

të kalonin në fazën “play-off” të Ligës së Kampioneve, në rastin ngushëllues, sikurse ndodhi, Skënderbeu luan edhe dy takime ndërkombëtare pas këtij të sotmit, por me shpresën se mund të përballet me një kundërshtar të lehtë

në Ligën e Europës dhe, nëse arrin të kualifikohet, atëherë shkon direkt në fazën në grupe të këtij kompeticioni. Kjo do të ishte një arritje historike për një klub shqiptar, pasi më parë asnjë nuk është përfaqësuar deri në grupe.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E hënë 5 gusht 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.