Rama tuiter, A MAlltezi, hipoteka

Page 1

»9

Nasip Naço flet mbi zgjedhjet

Koalicionet për vitin 2013 do t’i vendosin strukturat e LSI E hënë

7 janar 2013

Viti IX, Nr. 2863 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Zgjedhjet

Adolf Hitler, përse s’duhet KQZ ndan zonat ku » besuar “historia e bunkerit” » PD dhe PS do të kenë

5

bote & histori

13-17 • Mesjeta dhe rrënjët e qytetërimit perëndimor • Origjina e legjendës së vetëvrasjes së Hitlerit • Detektivi i verifikimit të pohimeve “paranormale”

më shumë komisionerë

Në “Twitter” i p të h s ë jm o rt ë d n o p i n a T : a m Ra • Grupi i PS drejt ndryshimit, programi do të bëhet publik për çdo fushë • Basha: Twitter-i, vendi që i shërben ish-kryetarit për të shfryrë • Batutat e kreut socialist dhe replikat me ndjekësit e tij në rrjet

Argita: Kreu i PS të publikojë kush i dha 100 milionë pa interesa »»83

Zhvillimet në vitet 1970

Përgjimet ndaj Petrit Dumes në marrëdhëniet me Mehmet Shehun dhe Feçor Shehun

»8

Zhdukja e 11-vjeçarit

Policia heton për trafikimin e Julianit në Athinë ose Selanik

»18-19

Opinion

Hipoteka e banesave

Tarifat dhe rregullat e reja për regjistrimin dhe dokumentet Hyn në fuqi ligji që u jep të drejtën noterëve për të nxjerrë të dhënat. Shumat që do të paguhen dhe hapat që duhet të ndiqen »6

Nga Entel Bianku

Krime brenda familjes

Të jesh i papunë në Shqipëri »11

Në Vlorë masakron babanë Nga Ibrahim Hoxha 100-vjetori i »7 me thikë, në Fier vret apo të birin dhe helmon veten Pavarësisë vetëlëvdues »11


02

« politikë

E hënë 7 janar 2013 •

Rama në komunikimin e parë për 2013 në “Tuiter”

Grupi i PS do të riformatohet. Batutat gjatë konferencës N

ë mandatin e parë do të hedhim themelet e forta të një rruge të re pa kthim drejt Shqipërisë si gjithë Europa” - ky ishte një ndër mesazhet që shkëmbeu dje kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë konferencës së tij të parë me publikun për vitin 2013. Ky komunikim erdhi në një formë krejtësisht të re, jo më përballë kamerave dhe gazetarëve, por përmes një bisede në rrjetin social “Tuiter”. Në këtë bisedë kreu i opozitës jo vetëm iu përgjigj pyetjeve që përfshin fusha të ndryshme, por njëkohësisht shpalosi dhe vizionin e tij në krye të qeverisjes së vendit. I fokusuar ky komunikim në aleancat parazgjedhore për të sjellë rotacionin, te reforma fiskale, ajo në shëndetësi, te lufta kundër korrupsionit dhe transparenca për qeveritarët e nesërm, ai dha qartazi bindjen se tashmë do të jetë vetë populli që do të rrëzojë me votë qeverinë “Berisha”. Madje, në këtë kontekst kryetari i PS-së listoi dhe arsyet pse sovrani do të mbështesë me votë alternativën socialistë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Po kështu, duke u ndalur në këtë garë Rama nuk përjashtoi dhe mundësinë e një riformatimi të grupit aktual parlamentar të PS-së. Aleanca Në këtë fillimviti, nisur dhe nga vetë rëndësia e tij, kreu i PS-së ka zgjedhur që të nisë zhvillimet politike të kampit rozë me një apel të qartë për të gjithë opozitarët e pushtetit aktual. Në komunikimin e tij në “Tuiter” Rama theksoi nevojën e një rotacioni politik në vend dhe në këtë kuadër ai u drejtoi një ftesë të drejtpërdrejtë Topit dhe Metës për t’u bashkuar në aleancë me PS-në. “Sot ndarja s’është

Numri i kartave të debitit dhe të kreditit të lëshuara nga bankat që kryejnë aktivitetin e tyre në vendin tonë është rritur tri herë në krahasim me vitin 2006. Ky numër ka shkuar në mbi 750 mijë, çka do të thotë se afërsisht një në katër shqiptarë zotëron një kartë krediti ose debiti. Sipas shifrave të ofruara nga Banka e Shqipërisë, rezulton se 94 për qind të tyre e zënë kartat e debitit (për të tërhequr pagën apo për depozita individuale). Po kështu ka ardhur në rritje dhe numri i bankomatëve, i

Batuta “Ka vetëm një 99-sh sot në politiken shqiptare: Sali Berisha. Në histori do të hyjë mes 99-shave të tjerë.” “Si politikan i vjetër (Bamir Topi) në arenë është i mbërthyer rishtas nga një kompleks virgjërie që krijon keqardhje.” “Hakmarrja s’është në edukatën e në kulturën time. Sidoqoftë, në fund të çdo sulmi balte mbetet pyetja: pse familja e Kryeministrit nuk i tregon burimet e të ardhurave që vetë ka deklaruar?” “Opozita s’merret asnjë çast me fëmijët e Kryeministrit, po me një pasurim përrallor të përvitshëm të familjes së Kryeministrit...” “E mirëkuptoj çdokënd të neveritur me politikën pas shumë zhgënjimesh, por politikën e bën më të mirë afrimi me të, jo largimi prej saj.” “Këngën e fushatës do ta zgjedhin ndjekësit tanë online)”. “Vajza e Saliut ka të drejtë, jam politikani më i akuzuar në Shqipëri, por falë babait të saj ama, i cili është objektivisht politikani më shpifarak në historinë e Shqipërisë.” “Problemi i shqiptarëve s’është Barjaba, që sot është para gjyqit, por hajduti biblik Baraba, që sot është Kryeministri shqiptar!” “Gramozi është i vetmi ministër i Brendshëm që pas 22 vjetësh liri mund të krenohet me zgjedhjet që ka bërë.” majtas e djathtas, po regjim opozite. Opozita duhet të bëjë front të gjerë nga e majta në të djathtë për rotacion. FRD-ja duhet të çlirohet nga kompleksi se bashkimi në frontin opozitar mund të shihet si tradhti. Baraslargimi ndihmon regjimin. LSI-ja duhet të zgjedhë: patericë e regjimit apo krah opozitar. Duke zgjedhur opozitën, do të bënte edhe një akt vullneti të mirë për [...] t’u ndarë nga hija e një të shkuare të palavdishme në pushtet”, vuri në dukje Rama lidhur me një çështje të tillë. Riorganizimi Në këtë vit sfide për politikën drejtuesit e saj janë të fokusuar më së shumti te fushata elektorale dhe te format me të cilën do ta organizojnë atë. Kështu, duke e nisur këtë vit me një formë të re komunikimi elektoral, Rama nxitoi t’i mëshojë pikërisht një elementi të rëndësishëm të procesit zgjedhor: atij të përfaqësimit masiv të shqiptarëve në votime. “Jam i bindur se në

muajt e mbetur do të fitojë bindja se çdo votë vlen. Sa më shumë në votim, aq më pak shanse për manipulim”, - vuri në dukje Rama. Por në këtë linjë, si pjesë integrale e këtij procesi, është dhe lista shumemërore e kandidatëve për deputetë. Për një pikë të tillë kryetari i socialistëve paralajmëroi dhe një rikonfigurim të listës aktuale të deputetëve të PS-së, e argumentuar kjo në funksion të maksimizimit të votave. “Me siguri e mira e punës kërkon edhe lëvizje të brendshme të kësaj natyre në funksion të maksimizimit të rezultatit fitues. PS-ja s’mund të kuptohet pa prurje të reja dhe as pa harmoninë mes gjeneratave, që besoj e kemi në një shkallë të lëvdueshme”, bëri me dije Rama. Por nga ana tjetër më shqetësuese, sipas tij, janë të ardhurat e pakta në familjet shqiptare. “S’më shqetëson lista e deputetëve, po listat e borxheve nëpër ushqimore. Mbi 150 milionë euro borxhe për të mbushur barkun. Ç’sfidë!” shkruan Rama.

Programi i PS-së Kreu i socialistëve shpreh bindjen se programi i PS-së “Për një Rilindje Shqiptare” do të jetë plani më i detajuar qeverisës që një parti ka pasur para zgjedhjeve në 22 vjet. Me fokus kryesor ekonominë, arsimin shëndetësinë, ky program synon rilindjen e vendit. “Jemi angazhuar për uljen e taksës mbi energjinë në 6%, por fillimisht duhet të ristrukturojmë sektorin, e jo disa paguajnë disa jo. Politika e re më radikale në programin tonë është në shëndetësi. Përmbysje e plotë e skemës ekzistuese. Një skemë e re financimi. Kjo qeveri u thotë njerëzve ‘po s’patët para, mos u sëmurni”. Ne do t’u ofrojmë shërbim shëndetësor edhe atyre që nuk kanë para. Sfida jonë është ndërtimi i një modeli të ri zhvillimi ekonomik. Me investime prodhuese, punësim dhe përmasë të gjelbër”, - vlerësoi Rama.

Qeveria Në këtë komunikim të parë të tij me publikun kreu i PS-së anonçoi si risi pikërisht formatin që do të përfaqësojë kjo parti nesër në qeveri. “Në muajt që vijnë do të shpallim programin konkret të 100 ditëve të para dhe do ta nënshkruajmë si një kontratë me shqiptarët aktet e procesit të transparencës për koncesionet dhe pronat. Lufta me informalitetin është një burim kryesor parash të munguara për çka kemi në plan të bëjmë për shqiptarët, ndaj dua një qeveri të fortë, transparente dhe të mirorganizuar. Ne do t’i japim fund çorganizimit të organizuar të kësaj qeverie. Ne do të bëjmë për Durrësin, Elbasanin, Korçën e me radhë qytetet e mëdha çka nuk është bërë në 20 vjet bashkë”, - vë në dukje Rama gjatë deklaratave të tij në “Tuiter”.

Pasuria e Ramës “Pasuria ime s’është 3 mijë euro. Është spekuluar turpshëm me një deklaratë kursimesh”. Po pse, sa mund të kursejë në vit nga rroga një zyrtar i lartë? Në djall kush s’beson!” - kështu i është përgjigjur interesit të qytetarëve Rama lidhur me deklaratën e tij të pasurisë. “S’jetoj për të bërë para, po për të mos ikur pa lënë gjurmë. Kush do, le të lexojë deklaratat e pasurisë. Kush më njeh, e di se paraja s’më ka lidhur kurrë pas vetes”, - shtoi ai.

Alternativa Kryetari i PS-së, Edi Rama, në komunikimin e tij bëri me dije dhe një tjetër fakt me atë çfarë përfaqëson programi i kësaj partie për çështje jo pak të rëndësishme për disa kategori të shoqërisë, siç është çështja çame dhe ajo e të përndjekurve. “Jemi e vetmja alternative reale qeverisëse që çështjen çame e kemi futur në programin tonë qeverisës. Të tjerët i kujtoi fushata. Ne do te bëjmë një politikë tërësisht të re ndaj të përndjekurve politikë”, - shprehet Rama.

Numri i transaksioneve me kartat bankare shënoi rritje gjatë 2012

Rritet besimi i shqiptarëve te paraja dhe pagesat elektronike cili ka arritur në 816 nga 306 që ishin para gjashtë vitesh. Një ndryshim në numër kanë pësuar dhe pikat elektronike të shitjeve, të cilat nga 1000 që ishin 6 vjet më parë kanë arritur në rreth 5000 këtë vit. Këto shifra flasim për një formalizim të qarkullimit të parasë, duke ulur ndjeshëm shitblerjen apo transaksionet me lekë në dorë. Pagesat e bëra në mënyrë elektronike

kanë rezultuar më tepër se pagesat e bëra në dorë, duke treguar kështu një ndryshim në mentalitetin e shqiptarëve, të cilët duket se e kanë kuptuar rëndësinë dhe komoditetin që të ofron kjo mënyrë pagese. Paraja elektronike është më e sigurt, ajo kursen kohë, ka kosto më të ulët për transaksionet. Për kryerjen e pagesave automatike përmes kartave sistemi bankar ofron

një infrastrukturë të sigurt për to, si dhe instrumente në rritje për kryerjen e pagesave nga ana e individëve. Vitet e fundit është vënë re se përveç kartave të debitit me ritme të shpejta është rritur dhe përdorimi i kartave të kreditit. Mjaft prej bankave të nivelit të dytë kanë stimuluar pagesën pa interesa dhe me këste të mallit të blerë në dyqane. Numri i tyre është

rritur afro 5 herë krahasuar me vitin 2006, duke shkuar në 43 mijë karta që janë në përdorim të qytetarëve shqiptarë. Në këtë mënyrë banka krediton individët për blerje elektronike që ata mund të bëjnë, duke paguar kështu në një mënyrë fare të lehtë, si dhe për tërheqje në cash, duke shërbyer dhe në uljen e riskut për vjedhjen e portofoleve.


politikë • E hënë 7 janar 2013

»

03

Akuza për kopjimin e programit kthehet në tallje për Ramën

Berisha thumbon Ramën në faqen tij në “Fejsbuk” “Vepron si ushtari i mirë Shvejk, mohon gjërat që bën” Berisha thumbon Ramën duke e krahasuar atë me personazhin e librit “Ushtari i mirë Shvejk”. Në një status të publikuar nga kreu i qeverisë mbi deklaratën e Ramës se qeveria kishte kopjuar programin e PSsë mbi heqjen e TVSH-së për makineritë e importuara nga biznesi i vogël dhe i mesëm, thuhet se kreu i PS-së vepron sipas shprehjes së Shvejkut “ç’më duhet mua se çfarë them unë”. “Miqtë e mi, Shvejku thoshte: ‘Ç’më duhet mua se çfarë them unë’. Pas komentit tim në mbledhjen e qeverisë lidhur me hyrjen në fuqi të ligjit për heqjen e TVSH-së për të gjitha makineritë që importohen nga të gjitha llojet e bizneseve për prodhim, zoti Rama u ankua se kryeministri i kopjoi programin. Me sa duket, zoti Rama nuk e mban mend, ose beson se ne të tjerët kemi harruar se kur tri

javë më parë ky ligj u diskutua dhe u miratua në parlament, deputetët socialistë me urdhër të tij diskutuan dhe votuan kundër ligjit. Pra, del se na paskan votuar kundër programit të tyre. Në një mesazh në numrin time të telefonit, një biznesmen më shkruan se zoti Rama dje me deklaratën e tij bëri Shvejkun. Në fakt, miku im gaboi, sepse Rama nuk deklaroi si Shvejku ‘ç’më duhet mua se ç’bëj unë’. Jo, jo. Ai dje deklaroi ‘ç’më duhet mua se ç’them unë’”, - shprehet Kryeministri Berisha në statusin e tij në faqen “Fejsbuk”. Ky reagim i kryeministrit të vendit në rrethin social “Fejsbuk” erdhi pasi Edi Rama e cilësoi veprim e qeverisë për heqjen e TVSH-së si të kopjuar, por vetë më parë deputetët e kësaj force politike votuan kundër këtij vendimi si në seancat e komisioneve

parlamentare, ashtu dhe në seancën plenare të vitit që lamë pas. Që prej disa kohësh shefi i kabinetit qeverisës ka filluar të akuzojë kreun e opozitës nëpërmjet përdorimit të rrjetit social “Fejsbuk”. Edhe më parë

Rama kishte adresuar akuza të tilla drejt qeverisë, pasi sipas tij ajo po kopjonte programin elektoral të Partisë Socialiste. Këto akuza të Ramës kanë gjetur përgjigjen e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë.

Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë nga kreu i PS burimin e parave të marra borxh

Edi Rama mori 100 milionë hua pa interesa “Në sa thasë i mbani 100 milionë lekë, z. Rama, nëse nuk i keni në bankë?”

D

Rama: Tani po ndërtojmë një shtëpi

eklarimet e pasurive në ILDKP janë kthyer në një fushatë politike mes përfaqësuesve të PS-së dhe familjes së Kryeministrit Berisha. Ndërsa PS-ja prej disa ditësh ka nisur një analizë të të ardhurave të vajzës së Kryeministrit Argita dhe bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezit, këta të fundit kanë zbardhur deklaratën e të ardhurave të bashkëshortes së Edi Ramës, e cila është shprehur se ka marrë hua pa interesa një shumë prej 100 milionë lekësh. Nuk është bërë e ditur se cili është personi që ka dhënë këtë hua, gjë e cila, sipas Argita Berishës, lë të kuptojë dhe një mundësi për pastrim parash. Borxhi Në një deklaratë për mediet Argita dhe Jamarbër Matllezi u shprehën se Rama në 13 vjet si ministër dhe kryetar bashkie ka deklaruar se është i pastrehë dhe se ka kursyer vetëm 3000 euro. Por më tej ajo shton faktin se bashkëshortja e Edi Ramës ka marrë në një rrugë të paqartë një borxh prej 100 milionë lekësh dhe pa interesa. “Një javë më parë ne ju bëmë thirrje dhe përsëri ju ftojmë, z. Rama, që për 13 vjet ministër dhe kryetar bashkie, i deklaruar si i pastrehë dhe me pasuri 3 mijë euro, të bësh publike dhe me të njëjtin standard transparence të ardhurat e tua si dhe të ndriçosh ndër të tjera një nga pasuritë e bashkëshortes sate Linda Basha, e cila ka deklaruar se është përfituese e një huaje pa interes, pra dhuratë, prej jo më pak se 100

Në konferencën e dhënë në “Tuiter” Edi Rama i është kundërpërgjigjur akuzës së hedhur për një borxh pa interesa të marrë nga bashkëshortja e tij. Pyetjes së një ndjekëseje në “Tuiter”: Argita Malltezi thotë se Linda Basha ka deklaruar një dhuratë anonime 100 milionë lekë, po ju çfarë thoni, z.Rama?” kreu i PS-së i përgjigjet: “Njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara! Tani Kryeministri ka përshirë edhe kalamajtë në prodhimin e baltës antiopozitare. Sidoqoftë, në fund të çdo sulmi balte mbetet pyetja: pse familja e Kryeministrit nuk i tregon burimet e të ardhurave që vetë ka deklaruar?” Pjesë e pyetje-përgjigjeve është bërë dhe deklarata e Ramës për të qenët i pastrehë. Ndonëse i paqartë në përgjigjen e tij, Rama ka bërë të ditur se dhe çifti i ri është duke ndërtuar një shtëpi. Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë i pastrehë. Kështu pyetjes: “Pse duhet të besojmë se jeton në shpi me

lekë, z.Rama, nëse nuk i keni në bankë?” – pyesin Argita dhe Jamarbër Malltezi.

milionë lekësh nga një person anonim”, - shprehet Argita e Jamarbër Malltezi. Theksohet se çudia është në faktin se paratë janë marrë jo në rrugë bankare, duke lënë hapësirë për dyshime në pastrimin e parave. “Shtojmë këtu se kjo shumë nuk është deklaruar si e derdhur me bankë, por është marrë nga Linda Basha me para të thata në dorë. Ju bëjmë me dije se në doktrinën e larjes

së parave huaja pa interes, dhe e theksojmë, nga persona anonime, konsiderohet tejet e dyshimtë për pastrim parash. Z. Rama, tregoju shqiptarëve se si mund të merret një hua prej 100 milionë lekësh pa interes. A mos është kjo një dhuratë? Kush është bujari anonim që ka paguar 100 milionë dhe për çfarë i ka paguar? Dhe së fundi, në sa thasë i mbani ju dhe gruaja juaj 100 milionë

Kundërpërgjigjja Vajza e kryeministrit dhe bashkëshorti i saj kanë sqaruar se të ardhurat e tyre i kanë bërë publike së bashku me burimin që kanë. Sipas tyre, akuzat e ngritura nga PS-ja vijnë pasi Rama është i kapur në panik nga zbulimi i korrupsionit të tij, të familjarëve dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Për ta Rama përdor moton “shpif, shpif se diçka mbetet”. Për çiftin Malltezi deklaratat e Ramës në “Tuiter” për të ardhurat e tyre vazhdojnë për të 13-n

qira?” Rama iu përgjigj: “Po pse nuk duhet ta besoni? Apo pse ju kanë mësuar tërë këto vite të zymta se pas çdo politikani fshihet një hajdut e gënjeshtar? Jo dhe jo, s’janë të gjithë njësoj”. Ndërsa në një tjetër përgjigje shprehet: “Tani po ndërtojmë edhe ne një shtëpi”. Në lidhje me të shkuarën se nuk ka pasur një shtëpi personale Rama thekson se ka pasur fatin të mos rrijë në një vend, “falë miqsh, që më kanë ofruar mikpritje në kohë të beqarisë sime pa derte). “S’kam qenë kurrë i pastrehë”, - tha Rama. Në lidhje me qëndrimet se Rama është ndër politikanët më të akuzuar ai thotë se “vajza e Saliut ka të drejtë, jam politikani më i akuzuar në Shqipëri, por falë babait të saj ama”. Ndërsa në lidhje me fushatën ndaj Argita dhe Shkëlzen Berishës Rama shton se “opozita s’merret asnjë çast me fëmijët e kryeministrit, por me një pasurim përrallor të përvitshëm të familjes së kryeministrit”.

herë sulmet e ulëta politike dhe pa asnjë fakt në lidhje me të ardhurat dhe burimet e tyre. “Ne u kemi faktuar institucioneve shtetërore dhe shqiptarëve se të ardhurat tona janë të qarta, nga burime të pastra, të ligjshme dhe të njohura, të përfshira në mënyrë të plotë në deklarimin pranë organeve tatimore dhe ILDKP, të cilat janë dokumente publike, që mund të disponohen nga kushdo. Këto të ardhura janë krijuar nga aktiviteti profesional, mësimdhënie, kërkim shkencor, botime librash profesionale, pjesëmarrje në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, qira nga apartamente në

pronësinë tonë dhe trashëgimi familjare”, - thuhet në deklaratën e dhënë për mediet. Më tej shtohet se të gjitha këto të dhëna janë të përfshira dhe të vërtetuara me firmat e tyre dhe punëdhënësve. Ndërsa shumat konfirmohen me derdhjet bankare dhe me kontratat përkatëse të deklaruara në organet tatimore dhe ILDKP. “E kemi bërë këtë vite më parë se ligji të kërkonte një gjë të tillë. Këto institucione kanë bërë kontrollet e tyre dhe kanë dalë me njoftim zyrtar, duke i konsideruar ato transparente dhe konform ligjit”, - thuhet në deklaratën e Argita dhe Jamarbër Malltezit.


04

« sociale

E hënë 7 janar 2013 •

13 vjet ankth e bëjnë Ramën të flasë për ndryshimet e kryeqytetit

Basha: “Tuiteri” rrjeti ku shfryn Rama paaftësinë e tij Erta Bode “Mirë bën që e nxjerr dufin në “Tuiter!” - Kjo është fjalia dhe ngushëllimi që kryebashkiaku Lulzim Basha i drejton ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Deklaratat e Ramës në “Tuiter” morën dje një kundërpërgjigje me ngjyra ironizuese dhe provokative nga kryebashkiaku aktual. Në konferencën që ka dhënë në rrjetin social Rama deklaron se Tirana në duart e tij pësoi ndryshime të dukshme dhe të pamohueshme. Por kreu aktual i Bashkisë deklaron se ndryshimet që kryeqyteti po pëson shihen qartë nga gjithkush. Përpara zgjedhjeve parlamentare duket se kryeqyteti do të jetë një fushë beteje politike, ku sigurisht do të përfshihet dhe Basha. Ish-kryebashkiaku në qëndrimet e tij pretendon se meritat për Tiranën i takojnë vetëm atij, por kryebashkiaku Basha deklaron se Tirana po lulëzon në duart e tij, ndërsa më 2009-n ishte në një kaos që rëndonte qytetarët. Përplasja Në rrjetin social “Tuiter”, që tani po përdoret si një përcjellës politik, ish-kryebashkiaku Rama ka thënë se më 8 maj të vitit 2009 nuk humbi ai, por humbi Shqipëria, e cila u vodh në votë. Ndërsa për zgjedhjet e ardhshme ai deklaron i bindur se do të jetë fitues. Për sa i përket kryeqytetit, ai thotë se duhet marrë një film i Tiranës në vitin 2000 për t’u krahasuar me vitin 2009, duke treguar se pamjet do të

flasin vetë. Por s’është i të njëjtit mendim kryebashkiaku. Në një deklaratë për mediet ai shprehet se 13 vjet të humbur për kryeqytetin e kanë fryrë Ramën, i cili bën mirë që nxjerr dufin e humbjes së tij në “Tuiter”. Dëshpërimi i tij se ndryshimet e Tiranës nuk u sollën nga ai nuk ka rrugë tjetër për t’u shprehur. Basha akuzon Ramën se ai e la Tiranën në kaos. “Ia ndiej ankthin që ka, sepse për 13 vjet në pushtet la si gjurmë qendrën e kryeqytetit në katrahurë, Zogun e Zi në kolaps, planin urban, që nuk e

bëri kurrë e shumë gjynahe që rëndojnë edhe sot qytetarët.” Ai shpreh se Tirana në duart e paraardhësit të tij nuk pësoi asnjë ndryshim të nevojshëm, duke i ofruar Ramës rastet pse ai duhet të jetë xheloz. “Unë kuptoj qartë dhe dufin që ka ai kundrejt punës sime, -shprehet Basha. - Ai është kundër planit urban, të cilin vetë s’e bëri kurrë. Është kundër qendrës së rregulluar, festive kryeqytetit dhe në veçanti ndaj projekteve të mëdha që po marrin jetë. Ai është kundër zhvillimit që Tirana po pëson, kundër bulevar-

“AMC 3G” larmi ofertash me internetin më të shpejtë AMC pas arritjes së standardit më të lartë të internetit 3G kudo në Shqipëri, po pasuron aksesin dhe përvojën e abonentëve të saj me një larmi ofertash dhe paketash tërheqëse. Paketa “AMC 3G” vjen si një portë komunikimi dhe informimi pa kufi për publikun shqiptar, duke qenë se ata mund të përdorin internetin 3G në telefonat, tabuletët dhe laptopët apo kompjuterat e tyre në çdo kohë dhe nga kudo ndodhen. Gjithashtu abonentët mund të përfitojnë nga përdorimi i “AMC 3G” me çmime të jashtëzakonshme, duke pasur mundësinë të zgjedhin sipas nevojave dhe mundësive të tyre. Abonentët mund të shfrytëzojnë të gjitha mënyrat e komunikimit, nga telefonatat dhe SMS deri tek interneti 3G përmes paketave ditore, javore, dyjavore dhe mujore. Edhe përdoruesit më kërkues të internetit kanë

mundësinë të përfitojnë nga 3G më e shpejtë në Shqipëri përmes ofertave shumë të volitshme të kompanisë “AMC”, që ofron në mënyrë ekskluzive paketën mujore 3G prej 500 MB për 500 lekë, duke ofruar shpejtësi të jashtëzakonshme kundrejt një çmimi të shkëlqyer. Fuqia e “AMC 3G” nuk kufizohet te pajisjet celulare. “AMC Connect Card” është një mjet i fuqishëm, që e shndërron internetin 3G në një portë komunikimi për të gjithë laptopët dhe kompjuterat. Ajo ofron shpejtësitë më të larta dhe mund të përdoret në shtëpi, zyrë apo në lëvizje. “AMC Connect Card” është e disponueshme përmes çmimeve shumë të favorshme. Përmes paketës 6-mujore “AMC Mobile Broadband” abonentët mund të përfitojnë një “AMC Connect Card”, kartën SIM dhe 6 muaj internet 3G, me 3GB në muaj

vetëm për 4990 lekë. AMC, duke gëzuar të drejtën ekskluzive të ofrimit të “iPhone 5” në Shqipëri, ofron përvojën unike të ndërthurjes së përsosmërisë së pajisjes më të mirë në treg nga “Apple”, me internetin më të shpejtë 3G. Kjo mundësohet përmes planeve tarifore të “iPhone”, të cilët ofrojnë vëllime të mëdha të dhënash në MB interneti, në mënyrë që abonentët të shijojnë karakteristikat e shkëlqyera të “iPhone 5”. Po ashtu kompania “AMC” ofron një gamë shumë të gjerë smartphone-sh me garanci të përjetshme në rrjetin e saj të dyqaneve. Me shumëllojshmërinë e këtyre pajisjeve të teknologjisë së lartë dhe internetin më të shpejtë 3G kompania “AMC” ofron komunikim të pakrahasueshëm dhe me çmimet më të mira përmes rrjetit më të madh të dyqaneve në mbarë vendin.

Raste të shumta të gripit sezonal

Mjekët: Kujdes nga virozat stinore, merrni vaksinën! Temperaturat e ulëta në vend kanë ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore pranë institucioneve shëndetësore dhe më të prekur janë fëmijët. Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik flasin për rreth 12 000 raste në javë, me simptoma të virozave stinore, pjesa më e madhe prej të cilëve me simptoma të infeksioneve respiratore. Ky numër është më i ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërkohë aktiviteti gripal paraqitet brenda atij sezonal. Të dhënat nga ISHP flasin për 11 170 raste me infeksione respiratore të sipërme e të poshtme si dhe rreth 900 raste me diarre, numër ky më i ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Strukturat shëndetësore apelojnë për aplikimin e vaksinës antigrip, veçanërisht te grupet më në rrezik, si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë etj. Aplikimi i saj duhet të bëhet pranë qendrave shëndetësore. Mjekët këshillojnë gjithashtu përdorim me kriter të antibiotikëve, të përshkruar vetëm nga mjeku në rast të prekjes nga sëmundja, si dhe përdorimin e lëngjeve të frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore, që japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Krahas kësaj gjendja nuk është aq alarmante sa dimrin e shkuar, kur pati një dyndje nëpër spitalet e vendit. Këtë fakt e pohoi edhe ministri i Shëndetësisë në konferencën e 28 dhjetorit, ku theksoi se rastet e gripit ngjitës nuk ishin shfaqur.

dit të ri, stacionit multimodal të pasagjerëve dhe tramit. Këto janë ndryshimet që sheh çdokush dhe jo pikturat me ngjyra që ai i la trashëgimi Tiranës”, përfundon replikën e tij Basha.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


politikë • E hënë 7 janar 2013

•Nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e përcaktuar, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave brenda grupimit përkatës.

Akuza, ka frik nga anëtarët e tjerë të partisë

•Anëtarët e emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike sipas këtij neni. Zëvendësimi duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve.

Short për caktimin e kryetarit, favorite partitë e mëdha

Mblidhet sot KQZ për caktimin e anëtarëve të KZAZ-ve Ervin Koçi

K

forcat parlamentare. “Dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik, sipas kësaj shkronje, grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në baraspeshimin politik shumicë-opozitë”, - thuhet në pikën një të nenit të Kodit Zgjedhor mbi përcaktimin e anëtarëve të KZAZ-ve. Ndërsa anëtari i

shtatë është edhe kryetari i këtij institucioni zgjedhor do të zgjidhet në bazë të një shorit. Sipas Kodi Zgjedhor thuhet se anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare, sipas kritereve objektive të bazuara në përzgjedhjen rastësore dhe në shpërndarjen e barabartë në territorin zgjedhor. Skenari Ngjarjet në mbledhjen e sotme priten që të shkojnë pa ndonjë kundërshti të madhe për sa i përket propozimit të anëtarëve

të KZAZ-ve. Kjo për arsye se forcat politike më të mëdha në vend, PS e PD, kanë përkatësisht njëra dy anëtare dhe tjetra 3 anëtarë në KQZ dhe që të dyja këto parti kanë deklaruar që do të futen në zgjedhje në koalicion me parti të tjera. Kjo e ndryshon situatën, pasi anëtarët e KZAZ-së në rast koalicioni partiak i përzgjedh forca më e madhe e koalicionit. I vetmi kundërshtim që mund të vijë në mbledhjen e sotme është ndonjë kundërshtim nga ana e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të propozuar nga LSI-ja, që edhe më parë ka dalë kundër anëtarëve të propozuar nga PD-ja në KQZ

Kryeministri në mbrojtje të shqiptarëve, rikthehen tonet nacionaliste

Berisha: Serbët dëshmojnë albanofobinë Tensionohen marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë Tensionohen marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Pas pretendimeve të shtetit Serb për të hequr memorialin “Ushtarët e Lirisë” në Luginën e Preshevës, shefi i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, bëri një deklaratë, ku dënon këtë vendim të homologëve serbë. Në komunikatë thuhet se shteti serb dëshmon më së miri simptomën e albanofobisë dhe pretendimet e tyre janë të papranueshme. Krahas kësaj Berisha e ka cilësuar shtetin ballkanas si një vend vandal, që kërkon vetëm që të spastrojë etnikisht komunat nga shqiptarët. “Qeveria shqiptare u bën thirrje autoriteteve të Beogradit të lënë mënjanë praktikat e vjetra albanofobe të respektojnë pakicën shqiptare që

05

PD: Rama vijon të mbrojë Barjabën

•Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.

omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë në shqyrtim sot vendimin për caktimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Në mbledhjen e sotme është vendosur në rend dite edhe mënyra se si do të bëhet përzgjedhja e anëtarëve të KZAZ-ve. Në bazë të Kodit Zgjedhor KZAZ-të përbëhen nga shtatë anëtarë dhe njëri prej tyre është kryetar, një tjetër është zëvendëskryetar. Në nenit 29, pika 1 të Kodit Zgjedhor thuhet se anëtarët e KZAZ-ve do të zgjidhen në bazë të numrit të mandateve që kanë

»

jeton në trojet e veta etnike në Serbi dhe jep ndihmesën e saj në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit. Qeveria shqiptare i bën thirrje shqiptareve të Luginës së Preshevës të mos provokohen në asnjë rrethanë nga ata që kanë vetëm një qëllim: të spastrojnë etnikisht komunat e tyre, t’i largojnë ata me një mënyrë apo një tjetër nga trojet e tyre etnike mijëravjeçare. Vërtet vandalët mundën me forcën dhe dhunën shtetërore të rrënojnë një përmendore të luftëtarëve, atë të martirëve të lirisë së shqiptarëve, por ky është vetëm akt frike. Të rënët tanë nuk vdesin kurrë”, - thuhet në reagimin e kreut të qeverisë shqiptare. Krahas kësaj kryeministri nënvizon qartë se marrja këtyre kompetencave nga au-

toriteteve lokale të Preshevës nga qeveria e Beogradit përbën shkelje flagrante të konventave europiane për liritë dhe të drejtat njerëzore, autonominë e autoriteteve vendore dhe asaj për minoritetet. “Republika e Serbisë, si anëtare e Këshillit të Europës, është e angazhuar dhe e detyruar t’i respektojë ato”, - thekson Berisha. Ky reagim i Berishës erdhi pasi kryeministri serb Ivica Daçiç ka deklaruar dje se “monumenti i ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës në qendër të Preshevës do të prishet deri më 17 janar me qejf ose me zor”. Këto deklarata sollën acarimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve ballkanase.

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kreut të opozitës Edi Rama se ai po mbron Kosta Barjabën edhe pas skandalit që doli mbi këtë të fundit. Në një komunikatë për mediet zëdhënësja e PD-së Laura Vropsi u shpreh se Rama po mbron sekretarin e partisë së tij për çështjet sociale, pasi në të kundërt ata do ta akuzojnë shefin e opozitës për abuzimet që ai ka bërë. “Edi Rama është i detyruar të mbrojë e të mos dënojë xhepistin e tij Barjaba, se përndryshe ai do të denoncojë para autoriteteve të zbatimit të ligjit të SHBAve ndër të tjera origjinën e vërtetë të pallateve të Tomë Doshit, Lindita Bashës, Fidel Yllit, Sadri Abazit, kompjuterin

me financa të vjedhura nga nënkryetari Velia. Do të denoncojë vilat e 99-shave të tij Erion Velia, Ajola Xoxe, Olta Xhaçka etj. Partia Demokratike i thotë Ramës se e vërteta mund të vonojë, por nuk të harron”, - tha Vorpsi. Skandali mbi sekretarin për çështjet sociale në Partinë Socialiste doli në ditët e para të janarit, ku ai së bashku me bashkëshorten dhe vajzën tij u arrestuan nga policia e Palo-Altos të Kalifornisë nën akuzën se kishin kryer një grabitje në një supermarket. Që prej asaj dite Partia Demokratike, ka vijuar të akuzoj kreun e opozitës se mbron personat që kanë shkelur ligjin dhe se janë pjesëtare të forcës më të madhe opozitare në vend.

PD ndez motorët e fushatës në Vlorë

Kollozi e Patozi: Fitore bindëse më 23 qershor Partia Demokratike ka ndezur motorët e fushatës elektorale. Edhe pse duhen edhe 6 muaj deri në zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike e degës së Vlorës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale. Në takimin e së shtunës së kryesisë së kësaj force politike nënkryetari i Partisë demokratike Astrit Patozi deklaroi se në këtë qark mazhoranca do të fitojë bindshëm. Në fjalën e tij përpara kryesisë kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës, Ardi Kollozi, shprehu bindjen në fitoren e 23 qershorit, duke argumentuar se kjo forcë ka të gjitha argumentet e mundësitë të sigurojë fitoren për ta çuar Shqipërinë drejt familjes europiane. Në përfundim të mbledhjes

së kryesisë së Partisë Demokratike u morën disa vendime në lidhje me anëtarësime të reja në kuadër të fushatës elektorale si dhe me festimin e 22-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës, 12 janar. Që më herët kryetarët e partive politike në vend kishin filluar fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Kjo u duk më së miri në 22-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ku kryetari i saj, Sali Berisha, theksoi se forca politike që ai drejton do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Edhe forcat e tjera politike kanë filluar fushatën e anëtarësimit të sa më shumë simpatizantëve në partitë e tyre, në mënyrë që të thithin sa më shumë vota për zgjedhjet e qershorit.

Forumi rinor i PDIU-së dënon deklaratat e grekëve

KPR: Nuk ka kërcënime ndaj minoritetit grek në vend Kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj, forcë kjo që bën pjesë në PDIU, Ardit Bido, ka deklaruar dje se është shqetësuese që në mediet greke transformuan deklaratat e tij duke i cilësuar ato si kërcënime ndaj minoritetit grek në Shqipëri. Në emër të Klubit të Patriotëve të Rinj ai theksoi sërish se mbështetësit e partisë greke “Agimi i Artë”, që tentojnë të hyjnë në Shqipëri, do të gjejnë reagimin KPR-së dhe se të mbrojturit e tyre në Shqipëri, nëse nuk distancohen, do të marrin përgjigjen e merituar. “Të mbrojtur nga ‘Agimi i Artë’ nuk janë vëllezërit tanë minoritarë. Minoriteti grek në Shqipëri është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë dhe po ashtu si ne është kundër një fenomeni të rrezikshëm si

shovinizmi antiperëndimor që shfaqet nga ‘Agimi i Artë’ dhe nga simotra të saj në Ballkan. Të mbrojtur të ‘Agimit të Artë’ janë disa individë që kanë marrëdhënie dhe hyrje-dalje të shpeshta me ta dhe që nuk kanë asnjë lidhje me shumicën e shëndoshë të këtij minoriteti. Se cilët janë ata, e dinë të gjithë dhe kush tenton të krijojë klimë antishqiptare apo antiminoritare janë të njëjtët persona që tentojnë të provokojnë bashkëjetesën e shkëlqyer në Shqipëri dhe vetë kombin shqiptar, që ka pjesë të krenarisë kombëtare faktin se nuk ka diskriminuar kurrë minoritetet”, - theksoi Bido. Prej disa ditësh partia naziste greke ka hedhur akuza mbi origjinën e shqiptarëve.


06

« ekonomi

E hënë 7 janar 2013 •

Nga 1 janari pagesa të tjera për 48 shërbime që kryhen pranë zyrave të regjistrimit në të gjithë vendin

Tarifat e reja për regjistrimin e pronave Te noteri tani bëhet kopje e dokumenteve, konsultim i kartelës dhe verifikim online Brikena Dervishaj

P

rej këtij fillim viti kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për shërbimet në zyrat e regjistrimit të pasurive në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për udhëzimin e përbashkët të ministrave të Financës dhe atij të Drejtësisë, Ridvan Bode e Eduart Halimi, për shërbimet që qytetarët do të paguajnë në hipotekë dhe pranë noterëve. Këta të fundit do të marrin përsipër për herë të parë kryerjen e veprimeve, si kopje e dokumenteve, konsultim i kartelës dhe verifikim online. Udhëzimi mban numrin 5341/5 dhe është i datës 7 shtator 2012. Tarifa më e lartë është ajo e regjistrimit fillestar të veçantë të pasurive të paluajtshme në zonat rurale, prej 30 mijë lekësh, ndërsa ajo më e ulët verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë, prej 600 lekësh. Tarifa e shërbimit paguhet kur paraqitet kërkesa për ofrimin e shërbimit nga personi

i interesuar ose në çastin e dhënies së pëlqimit për përfitimin e shërbimit nëpërmjet noterit. Sipas udhëzimit, tarifat janë afishuar në çdo zyrë vendore të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme dhe të ardhurat e siguruara nga tarifat e shërbimit do të derdhen 100% në buxhetin e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Vetëfinancimi Ky udhëzim do të sjellë një funksionim me vetëfinancim për hipotekat pas përgatitjes së projektligjit nga Ministria e Drejtësisë për pavarësinë financiare të zyrës së regjistrimit të pasurive të aluajtshme. Tarifat e vjetra, të miratuara rreth vitit 2000, nuk janë vlerësuar si të mjaftueshme. Kjo është

një procedurë që pritet të sjellë shumë të ardhura për hipotekat, pasi shumë qytetarë që janë në procese gjyqësore apo në procesin e kthimit dhe njohjes së pronës kërkojnë mijëra faqe dokumente të tilla në hipotekë. Miratimi i këtyre tarifave korrigjon edhe vendimin e vitit 2003, kur në listën e tarifave u shtuan edhe zërat e dokumenteve që u duhen bankave, që janë edhe më të shtrenjtat në listën e tarifave. Në rastet e shërbimeve të ofruara nëpërmjet noterit, tarifa e shërbimit paguhet pranë noterit dhe ato ndahen në 200 lekë për noterin, 100 lekë për mirëmbajtjen e sistemit, ndërsa pjesa e mbetur kalon për llogari të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Tarifa e shërbimit paguhet nga personi i interesuar pranë noterit ose në hipotekë. Detyrimet Sipas këtij udhëzimi, kontrata e shitjes, akti i dhurimit, kontrata e shkëmbimit të pro-

nës apo regjistrimi i aktit të trashëgimisë do të ketë një tarifë me vlerë 3500 lekë. Verifikimi online i gjendjes juridike të pronës një qytetari do t’i kushtojë vetëm 600 lekë. Për lëshimin e një kopjeje të hartës kadastrale qytetarët duhet të paguajnë 1 mijë lekë pranë zyrës së hipotekës. Certifikatat e pronësisë pas 1 janarit do të kushtojnë 3.7 herë më shumë sesa tani, pra nga 400 lekë qytetarët do të paguajnë 1500 lekë. Një zë që pëson rritje të ndjeshme është fotokopjimi i dokumenteve. Kërkesa për fotokopje të dokumenteve të pasurive të paluajtshme për çdo faqe nga 50 lekë që kushton sot, do të kushtojë 200 lekë për faqe, pra rreth 4 herë më shumë. Ndërkohë i vetmi zë që nuk ndryshon nga viti 2003 është ai i “regjistrimit fillestar të veçantë të pasurive të paluajtshme në zonat rurale”. Ky shërbim kushtonte 30 mijë lekë dhe kushton po aq edhe me tarifat e reja. Shtesë ka edhe

për hipotekimin e karabinave. “Regjistrim provizor i karabinasë” në hipotekë është shtuar në vitin 2004 me një tarifë prej 1 mijë lekësh. Në tarifat e reja të miratuara ky regjistrim do të bëhet për një tarifë prej 6500 lekësh, pra 6.5 herë më shtrenjtë. Sipas çmimeve të ndryshuara, çdo qytetar që do të bëjë regjistrimin e kontratës së hipotekimit për garantimin e kredisë do të paguajë një vlerë prej 25 mijë lekësh për një kredi mbi 10 milionë lekë. Ndërsa kur kredia është nga 1 deri në 10 milionë lekë, paguhet si tarifë 15 mijë lekë dhe për një kredi në vlerën deri në 1 milion lekë tarifa që paguhet është 7500 lekë. Tarifimi për rastet e regjistrimit të akteve noteriale që lidhen ndërmjet zhvilluesit të pronës dhe pronarëve të truallit apo subjektet e treta paguhet 3500 lekë. E njëjta vlerë paguhet edhe për regjistrimin e kalimit të pronës me anë të ligjit me vendim të gjykatës apo një akti administrativ.


aktualitet • E hënë 7 janar 2013

»

07

Njëri mjet goditi trafikndarësen dhe mjetin tjetër

Nisin hetimet

Kryqet kapen nga një 11-vjeçar dhe 18-vjeçar

Përplasen 2 maune, plagosen 2 persona në Shkozet

Grabitje me armë në një banesë në Qafë Krrabë

Dita e Ujit të Bekuar, dy kisha ceremoni të veçanta

DURRES- Dy maune u përplasën mes tyre mbrëmjen e të dielës në afërsi të Shkozetit në autostradën Tiranë Durrës. Deri tani policia raporton për vetëm dy persona të plagosur, ndërkohë që nga aksidenti ka pasur bllokim të qarkullimit në autostradë në dy krahët e saj. Policia në vendngjarje tha se aksidenti ndodhi pasi kamionçina humbi kontrollin dhe goditi trafikndarësen e një mjet tjetër.

ELBASAN- Grabitjet me armë vazhdojnë të konsiderohen shqetësuese në Shqipëri. Dje rreth orës 18:00 një grabitje e tillë ka ndodhur në një banesë në kilometrin e 29-të të aksit rrugor që lidh Elbasanin me qytetin e Tiranës. Nga të dhënat e para saktësisht grabitja ka ndodhur në afërsi të Qafës së Krrabës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur kërkimet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të grabitjes.

Vlorë, masakron babain me thikë. Fier, tenton të vrasë djalin e veten

Sërish vrasje brenda familjes, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

K

rimi godet 2 familje shqiptare, duke lënë pas 1 të vdekur dhe 3 të plagosur. Protagonistë të ngjarjeve tragjike janë babë e bij, ku vrasja më e rëndë u shënua në orët e para të ditës së djeshme në Vlorë e një shtetasi 43-vjeçar nga dora e djalit të tij 21 vjeç. Vetëm pak orë më pas, një tjetër krim i shëmtuar u regjistruar në fshatin Mbrostar të Fieri ku babai 63 vjeç qëlloi me armë mbi të birin duke e lënë të plagosur rëndë dhe në rrezik për jetën. Ndërkohë vetëm pak minuta më pas i moshuari duke menduar se i mori jetën fëmijës së tij piu bar miu dhe përfundoi edhe vetë në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit. Vlorë, masakron babain Krimi i rëndë ndodhi dje rreth orës 3:00 të mëngjesit duke tronditur qytetin bregdetar të Vlorës. Djali 21-vjeçar theri 10 herë më thikë të atin, ndërsa familjarët tentuan ta fshehin krimin. Viktima sipas policisë është Shkëlqim Baraj 43 vjeç, ndërkohë që autor është djali i tij 21-vjeçar Ermal

I riu është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe pasi ka debatuar ashpër me të atin në gjaknxehtësi e sipër ka marrë thikën e bukës dhe ka qëlluar për vdekje me 10 thika në trup të atin 43-vjeçar, ndërkohë që vetë ka marrë plagë në këmbë. Pas krimit makabër, autori i krimit ka dërguar më pas të atin në spitalin rajonal të Vlorës, ku ka kërkuar mjekime edhe për veten.

Baraj. Nga hetimet paraprake mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 3:00 në banesën e familjes Baraj në lagjen “Rilindja”. Sipas policisë, i riu është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe pasi ka debatuar ashpër me të atin në gjaknxehtësi e sipër ka marrë thikën e bukës dhe ka qëlluar për vdekje me 10 thika në trup të atin 43-vjeçar, ndërkohë që vetë ka marrë plagë në këmbë. Pas krimit makabër, autori i krimit ka dërguar më pas të atin në spitalin rajonal të Vlorës, ku ka kërkuar mjekime edhe për veten. Menjëherë bluzat e bardha kanë lajmëruar policinë, e cila njofton se familjarët tentuan fillimisht të fshehin krimin duke deklaruar se viktima ishte vetëvrarë me qëllim mbrojtjen e 21-vjeçarit. Ndërkohë, që pas ekspertizës së mjekëve, të cilët konstatuan se goditja ka qenë ballore, familjarët kane dhënë version e saktë duke konfirmuar edhe krimin e rëndë të ndodhur në familje. Autori 21-vjeçar po

mbahet në vëzhgimin e policisë në spitalin e Vlorës dhe pas mjekimeve pritet të bëhet edhe arrestimi i tij. Fier, tenton të vrasë djalin Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në Mbrostar të Fierit ku babai për pak i ka marrë jetën djalit të tij, 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në familjen e Abaz Metës. Policia bëri të ditur se pas një grindjeje në familje, Abaz Meta, 65 vjeç ka rrëmbyer çiften dhe ka plagosur djalin e tij, Shyqyri Meta, 30 vjeç. Djali është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit ku mjekët po luftojnë ta nxjerrin nga gjendja e rëndë. Por ngjarjet në familjen Meta nuk ndalen këtu. Babai, autor i ngjarjes pas krimit duke pandehur se djali ka vdekur, ka pirë bar miu. 65-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit. Policia po heton ngjarjen e rëndë duke mbledhur dëshmi të familjarëve që ishin të pranishëm në çastet e grindjes. Mësohet se mes djalit dhe babait ka pasur probleme dhe më parë.

ELBASAN- Dy ceremoni janë zhvilluar dhe dy kryqe janë hedhur në ditën e Ujit të Bekuar në Elbasan. Në mëngjesin e 6 janarit pas ceremonisë së ujit të Bekuar është vazhduar me hedhjen e kryqit dhe kapjen nga një djalë që konsiderohet edhe fatsjellës përgjatë gjithë vitit. Ceremonitë janë zhvilluar në të njëjtën orë në kishën e Shën Mërisë dhe në kishën e Shën Kollit në Elbasan. Në kishën Shën Maria në Kala kryqi i hedhur nga at Nikolla Marku u gjet nga 11-vjeçari Nikolla Xhufka me banim në këtë lagje, ndërsa në kompleksin Ajek kryqi i hedhur nga peshkopi Andon u gjet nga 18-vjeçari Marvin Shëngjergji. Duke përshëndetur besimtarët për festën at Nikolla Marku u shpreh se kjo është një ditë, e cila duhet t’i gjejë të bashkuar besimtarët dhe se kisha shqiptare duhet të ketë administratën e saj me gjuhë e gjak shqiptar. Ndërsa at Andoni i ka uruar besimtarët për një vit të mbarë me plot paqe harmoni e mirësi të bekuar nga uji i perëndisë. Besimtarët kanë marrë nga uji i bekuar duke shkëmbyer urimet me njëritjetrin për një vit sa më të mbarë dhe të bekuar. Ledia Lleshi

Dita e Ujit të Bekuar

Një mysliman nxjerr sërish nga Osumi kryqin e 6 janarit BERAT- Festa e ujit të bekuar ashtu si çdo vit ka mbledhur në qytetin e Beratit mijëra të pranishëm të ardhur nga gjithë vendi si dhe më gjerë. E konsideruar si festa që mbledh dhjetëra besimtarë pavarësisht përkatësisë së tyre fetare dita e 6 janarit është ndjekur edhe nga deputetë të këtij qarku, pushtetarë vendorë, si dhe deputeti i këtij qarku për LSI-në Nasip Naço etj. Ceremonia fetare e kësaj feste, e cila e ka zanafillën që me pagëzimin e Jezu Krishtit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan, nisën sot në Katedralen e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit. Më pas me kryqin e shenjtë në duar Imzot Ignati, peshkop i Beratit, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë shoqëruar nga korri i kishës dhe qindra besimtar ka përshkruar qendrën e qytetit për të mbërritur në lagjen “Goricë” ku është bërë dhe hedhja e kryqit. Me gjithë temperaturat e ulëta11 djem beratas u futën në ujërat e ftohta të lumit në pritje të hedhjes së kryqit. Pasi ka bekuar kryqin imzot Ignati e hodhi atë nga ura shekullore e Goricës ku arriti ta nxjerrë nga lumi 34-vjeçari, Edmond Gjençi, i cili ndonëse i përket besimit mysliman për të disatën herë arriti të kapë dhe nxjerrë nga lumi kryqin e shenjtë. Më pas korri i kishës i është drejtuar sërish katedrales ku është bërë dhe dorëzimi i kryqit. 6 janari është e kremtja (festa) e Theofanisë ose Epifanisë, e quajtur ndryshe në gjuhën e popullit Uji i Bekuar, është një prej të kremteve më të mëdha të Kishës të Krishterë Orthodhokse. Kjo festë është shfaqja e perëndisë në botë si Trini (pra një qenie e vetme në tre persona) Ati, Biri e Shpirti i Shenjtë, në momentin e pagëzimit të Jezu Krishtit, birit të perëndisë të bërë njeri. Të krishterët besojnë se qysh që biri i perëndisë mori mish njerëzor dhe u zhyt në ujërat e Jordanit, e tërë materia u shenjtërua dhe u pastrua në atë, u la prej cilësive të saj që kishin të bënin me vdekjen, të trashëguara nga i ligu dhe nga dobësia e ligësia e njerëzve. Sulo Gozhina

Arrestohen efektivët që po e ruanin

Arratiset 39-vjeçarja, në arrest shtëpie për trafik droge ELBASAN- Arratisja e bujshme e gruas në arrest shtëpie ka sjellë organizimin e Drejtorisë së Policisë në Elbasan, si dhe komisariatet për të bërë të mundur arrestimin e saj. Efektiva të shtuar janë shpërndarë në të gjithë pikat doganore dhe në rrugët nacionale në kërkim të gruas së arratisur një ditë më parë nga banesa ku qëndronte në arrest shtëpie. Ermira Beqiraj e arrestuar pak muaj më parë mendohet se ka pasur bashkëpunëtorë në arratisjen e bujshme. Efektivat blu të arrestuar kanë deklaruar se ata kanë qëndruar si gjithmonë në shërbim pranë derës së shtëpisë, por duke qenë një banesë njëkatëshe ishte pak e vështirë të kontrollohej i gjithë perimetri i banesës. Efektivat kanë deklaruar gjithashtu se nuk kanë parë lëvizje të dyshimta. Kjo pritet të lehtësojë pozicionin e tyre në masën e arrestit që pritet të gjykohet të hënën. Ndërkohë në pyetje janë marrë familjarët e gruas: e motra me gjithë bashkëshortin e saj që edhe e kanë strehuar pasi gruaja nuk kishte vetë banesë në Shqipëri. Aktualisht drejtues të policisë në Elbasan deklarojnë se janë në gjurmët e saj dhe janë organizuar të gjitha shërbimet për të bërë të mundur vënien në pranga të gruas dhe bashkëpunëtorëve të saj. Ermira Beqiraj 39 vjeç në masë arresti nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e trafikut të narkotikëve ishte arrestuar tre muaj më parë në pikën doganore të Kakavijës teksa transportonte me mjetin në përdorim rreth 25 kg marijuanë të fshehur në dyert e automjetit. L. Lleshi


08

« aktualitet

E hënë 7 janar 2013 •

Policia dyshon për rekrutim të Juljanit nga hajdutët

Kërkimet për gjetjen e 11-vjeçarit zhvendosen në Athinë dhe Selanik Mariglen Mulla

T

ashmë që janë venitur shpresat për gjetjen në Shqipëri të 11-vjeçarit Julian Çela, djalit të zyrtarit të lartë të SHISH-it, autoritetet e specializuara policore po zgjerojnë përhapjen e kërkimeve në Athinë dhe Selanik. Përmes oficerit të kontaktit në shtetin grek, ekspertët shqiptarë po përpiqen të mbledhin të dhëna rreth rekrutimeve të fundit nga bandat kriminale greko-shqiptare të grabitjeve apo lypjes në rrugë, si pjesë e shfrytëzimit të paligjshëm të fëmijëve. Informacionet u janë shpërndarë autoriteteve të larta të policisë helene, për shkak të rëndësisë së ngjarjes dhe rrethanave familjare të personit në kërkim. Kërkimet në Greqi Lajmi konfirmohet për “Metropol” nga burime të mirëinformuara pranë Policisë së Shtetit, të cilat gjithashtu u shprehën se të njëjtat procedura janë ndjekur edhe me shtetin italian, por kërkimet janë përqendruar në Greqi, për shkak të mundësisë më të lartë që kanë rrjetet kriminale të këtij shteti për të mbledhur më lehtësisht “ushtarë” të mitur për bandat e tyre dhe për t’i mbajtur nën kontroll absolut. Përqendrimi i kërkimeve në këto dy qytete është bërë për shkak se Athina dhe Selaniku janë qendrat kryesore greke, ku edhe përqendrimi i kriminalitetit është më i lartë. Burimet përmendën se shpresohet që nga INTERPOLI, EUROPOL-i apo struktura të specializuara të policive evropiane do të aplikohen metoda speciale të hetimit dhe kërkimit për të rënë në gjurmët e vogëlushit. Ky zhvillim i rëndësishëm për këtë rast pason atë të shpërndarjes së fotografive të Çelës në të gjitha pikat kufitare në ditët e fundit të dhjetorit të vitit të kaluar. Gazeta “Metropol” botoi asokohe lajmin e firmosjes nga

Shqiptari 47 vjeç

Kërkohej për vrasje në ‘92-shin, kapet në Begjikë BELGJIKË - Policia belge arrestoi dje një 47-vjeçar shqipar që kërkohej për vrasje. Nga mediet e këtij shteti mësohet se dje u vu në pranga 47-vjeçari me inicialet L.P, ndërsa ka qenë në kërkim që prej vitit 1992 për një vrasje të kryer në Shqipëri. Ai u arrestua në Bruksel, teksa mbahej nën vëzhgim prej disa javësh, pasi autoritetet policore kishin rënë në gjurmët e tij. Ai ka udhëtuar nga Shqipëria drejt Belgjikës me një pasaportë false dhe ka jetuar atje derisa policia e identifikoi. Pas arrestimit shqiptari është në pritje të ekstradimit.

Në Itali që më 2001-shin

Dëbohet shqiptari që ishte arrestuar disa herë për drogë

Gjithësesi, sot në ditën e 39-të nga zhdukja pa gjurmë e 11-vjeçarit, të gjitha dyshimet duket se janë përqëndruar në kërkimet jashtë shtetit, duke lënë kështu të hapur pistën e largimit me dëshirë nga shtëpia

policia të shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Çelës, pasi vendndodhja e 11-vjeçarit nuk rezultonte as në Laprakë ku banon familja e tij e as në ndonjë zonë të kryeqytetit, si dhe në ndonjë rreth tjetër. Largimi dhe pistat Që në krye të herës, pra më 30 nëntor 2012, policia e shtroi si pistë shfrytëzimin e vogëlushit prej organizatave kriminale që merren kryesisht me grabitje, pasi kishte analizuar natyrën e shkathët të Julianit dhe shoqërimin e tij me persona të rritur, por familja e kishte mohuar si opsion. Mohimi i familjarëve kishte të bënte me mospranimin e pistës “largim me dëshirë nga shtëpia”, por ata s’kanë grumbulluar ndonjë të dhënë as me ofrimin e shumave të konsiderueshme të parave për informacione rreth vendndodhjes së djalit. Mëshimi ndaj pistës së rrëmbimit për shkak të detyrës nuk u solli familjarëve ndonjë

zhvillim pozitiv apo gjurmë të vlefshme qoftë me ndonjë telefonatë a mesazh kërcënues që ta përforconte këtë version, ndaj policia paralelisht mbështeste që në fillim të gjitha mundësitë e hetimit. Gjithësesi, sot në ditën e 39të nga zhdukja pa gjurmë e 11-vjeçarit, të gjitha dyshimet duket se janë përqëndruar në kërkimet jashtë shtetit, duke lënë kështu të hapur pistën e largimit me dëshirë nga shtëpia. Duke mos vërtetuar tri apo katër njoftimet se Juliani para disa javësh ishte parë te “Komuna e Parisit” apo në qendrat e internetit, policia riniste përherë kërkimet, por pa mundur të grumbullonte ndonjë të dhënë të rëndësishme rreth vendndodhjes së tij. Në deklarimet e pakta për mediat, Skëndër Çela, i ati i Julianit, që mban postin e nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, është shprehur me nota pesimiste, ndërsa askush prej kësaj familjeje nuk pranon të pronocohet më tej.

ITALI - Pardje në mëngjes Zyra e Emigracionit ka kryer dëbimin e një shqiptari të arrestuar disa herë për drogë. Mediet italiane thanë se ky ishte dëbimi i parë për vitin 2013 ndaj një të burgosuri shqiptar, të lëshuar në Spoleto, ku shqiptari ka ardhur në Itali në vitin 2001 dhe është arrestuar disa herë për drogë. Në vitin 2009 ai u kap në zotërim të katër kilogramëve heroinë dhe e ka vuajtur dënimin e tij. Zyra e Emigracionit, kryesuar nga shefi Claudio Giugliano, ka firmosur dokumentet për dëbimin e tij. Duke mos qenë në posedim të një pasaporte ai nuk mund të dërgohet direkt në Shqipëri, ndaj u shoqërua për në jug të Italisë, ku do të riatdhesohet ditët e ardhshme.

Familja fal një italian

Edhe një shqiptar tjetër në rrëmbimin e tregtarit ITALI - Së fundmi, kanë dalë detaje të reja nga rrëmbimi i një tregtari italian, ku i implikuar ka qenë edhe një shqiptar tjetër. Kështu mësohet se kur u rrëmbye Andrea Calevo, atë natë shqiptari Simon Halilaj, tha se ai kishte marrë pjesë në grabitje në vilë. Ndërkohë, familja është e gatshme të falë David Bandonin, një nga autorët e rrëmbimit, pasi ka kërkuar ndjesë për atë që ai ka bërë, për aq kohë sa të bashkëpunojë me policinë. Ndërkaq familja Calevo tha se falja mund të aplikohet edhe për shqiptarin, por duhet të provojë me të vërtetë se është penduar.

Tentativa te “Fusha e Aviacionit”, “lë punën në mes”

Vjedh makinën, e braktis prej policisë Pronari lajmëroi policinë për vjedhjen e “Benz”-it Për pak minuta zgjati dje në mbrëmbje tentativa e grabitjes së një makine tip “Benz”, pasi policia ka ndërhyrë menjëherë. Nga burimet e policisë mësohet se dje në orët e mbrëmjes, një person telefonoi se te “Fusha e Aviacionit” po i grabisnin mjetin e tij, tip “Benz”, me targa LU 5691 B. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e gatshme të policisë, të cilat u vunë në ndjekje të hajdutit, duke arritur të neutralizojnë lëvizjet e tij. Më pas i riu e ka braktisur makinën te “Fusha e Aviacionit”, ndërsa

policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij. Pronari i automjetit, nën shoqërinë e ekpertëve të komisariatit nr 2 të Tiranës ka marrë sërish makinën e tij. Nga ana tjetër forcat e policisë mendohet se e kanë identifikuar personin që tentoi ta grabiste mjetin, pasi dyshohet se është një i ri me precedentë të mëparshëm në grabitjen e makinave. Fenomeni i grabitjes së mjeteve ka përfshirë herë pas here edhe disa politikanë, të cilët kanë rënë pre e vjedhjeve të mjeteve të tyre.

Shpejtësia e madhe

Dy makina përplasen në bulevard, s’ka të lënduar Dy makina u përplasën gjatë një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në urën e madhe të lumit Lana, kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas policisë nuk ka pasur të lënduar nga aksidenti teksa paraprakisht mendohet se shkak është bërë shkelja e rregullave të qarkullimti rrugor dhe tejkalim i normave të shpejtësisë. Ndërkohë parmbrëmë një 53-vjecar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet në autostradën Tiranë-Durrës.


speciale • E hënë 7 janar 2013

»

09

Heqja e mandatit të 8-të, deputetët e 2 krahëve të mos jenë dakord me këtë tel të ndërlikuar

Nga Berati Sulo Gozhina BERAT - Nasip Naços deputeti i qarkut të Beratit njëherësh dhe nënkryetari i Parlamentit shqiptar ka marrë pjesë dje në festën e ujit të bekuar, e cila ndiqet nga qindra besimtarë jo vetëm ortodoksë, por dhe të besimeve të tjera. Më pas nënkryetari i Parlamentit ka shkuar për vizitë urimi dhe në Mitropolinë e këtij qyteti ku është pritur në takim nga Imzot Ignati, peshkop i Beratit, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë. Më pas nënkryetari i Parlamentit njëkohësisht deputet i qarkut të Beratit ka organizuar dje një bashkëbisedim me gazetarët e këtij qarku. “Dua t’ju uroj gëzuar festën e sotme është një festë që gjen mirëkuptim në qytetin e Beratit ndryshe nga qytetet e tjera. Qyteti i Beratit dallohet për mirëkuptimin fetar, ndaj unë ju uroj gëzuar festën. Duke përfituar dhe nga rasti ju uroj gëzuar Vitin 2013! Qëllimi i këtij bashkëbisedimi do të jetë kryesisht dhe analiza e të gjithë vitit 2012, një analizë politike, por dhe në çdo aspekt tjerët të problematikave të tjera të qarkut, ndërsa jam i gatshëm t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja”, u shpreh dje para gazetarëve Nasip Naço. Problemi madhor sipas gazetarëve ka qenë infrastruktura dhe punësimi në qarkun e Beratit i lënë deri në këto momente si qyteti, apo qarku “xhep”, e thënë ndryshe kjo, qarku që nuk ka lidhje të gjithanshme me qarqet e tjera të Shqipërisë. Pyetjes se çfarë do të bëhet me infrastrukturën e dëmtuar Naço tha: “Unë besoj se problemi i infrastrukturës është një shqetësim i gjithë qytetarëve të qarkut të Beratit, është një shqetësim i rreth 300 mijë banorëve të këtij qarku. Fjalën time në Parlament e kam theksuar që në ndarjen e buxhetit për vitin 2013. Ky buxhet është bërë në mënyrë selektive dhe qarku nuk është përfaqësuar siç duhet. Nuk ka marrë ato fonde që meritonte si qytet, por edhe si qark. Kam theksuar se është një qytet që vetëm kalanë e Beratit e kanë vizituar rreth 25 mijë vizitorë në vitin 2011, ndërsa në vitin 2012 kanë qenë 20 mijë vizitorë, pra pesë mijë më pak. Dhe kjo padyshim, jo se ka ndryshuar kalaja e Beratit, kalaja është mijëra vjeçare, por është rruga e keqe dhe aksi tejet i dëmtuar Berat-Lushnjë, por dhe Berat-Skrapar dhe ajo FierBerat, të gjitha në një gjendje skandaloze. Unë nuk jam njeri që të që të mohoj investimet e tjera që janë bërë në të gjitha qarqet e Shqipërisë qoftë për rrugën e Kombit, qoftë për rrugën Tiranë- Elbasan, për rrugën e Arbrit që po kryhen në të mirë të vendit në verilindje, por nëse i mbledhim investimet në rrugë që janë bërë në qarkun e Beratit nuk janë bërë as 100 km në këtë qark kur, nga Kryeministri thuhet, dhe unë e besoj Kryeministrin e vendit tim se janë bërë mbi 10 mijë kilometra. Kjo është një ndarje në mënyrë selektive, shpërndarja e fondeve që kanë të bëjnë me infrastrukturën. Për këtë arsye kam kërkuar interpelancë me ministrin Olldashi, i kam kërkuar me forcë që të parashikoheshin fonde për vitin 2013, duke kërkuar në kohë në momentin që po përgatitej buxheti i Shtetit. Besoj që nuk u mor seriozisht pasi nuk u mbështet kjo nismë nga deputetë të majtë apo të djathtë të këtij qarku. Kjo nuk është për të bërë shou mediatik, por e keni dëgjuar vet në Parlament që në momentin kur u miratua buxheti asnjë nuk ka folur në lidhje me

Zgjedhjet e 2013-s, Nasip Naço: Koalicionet i vendosin strukturat e LSI-së

infrastrukturën e keqe të qarkut të Beratit. Për këtë arsye para miratimit të buxhetit kërkova interpelancën, sensibilizova opinionin publik, por dhe deputetët në Parlament, por dhe Kryeministrin, pasi pashë që në vitin 2013 nuk ishin parashikuar fondet për infrastrukturë. Deklarova publikisht se nuk do ta votoja buxhetin e shtetit, kërkova ndihmën e deputetëve të tjerë të qarkut, por dhe deputetëve të tjerë që ka LSI-ja në Parlament. Sigurisht që unë e votova në parim dhe do të votojë në parim gjithmonë një

buxhet kur ka të bëjë me pagat, me pensionet, me investime të tjera dhe deklarova se nuk do të votojë buxhetin nen për nen nëse nuk do të kishte fonde të mjaftueshme për rrugët e qarkut të Beratit. Mbas institimit ton u deklaruan dhe u futën në Buxhetin e Shtetit rreth pesë miliardë lekë, të cilat janë të destinuara për rrugën Berat-Lushnjë dhe Berat-Skrapar, për të bërë sistemime, asfaltime. Unë besoj se aksi rrugor Berat-Lushnjë ka filluar të riparohet, në ato ku është pjesa më e vështirë e rrugës. Në Karbunarë

ka mbaruar pjesa, po kështu dhe në Poshnje, ju i shikoni vetë punimet që po bëhen. Por, unë përsëri nuk jam i kënaqur as me fondet e dhëna, por dhe në drejtim të riparimit të rrugës. Ndërkohë pyetjes nëse LSI do të bëjë koalicion me ndonjë forcë tjetër politike në zgjedhjet e 2013-s Naço iu përgjigj: “Ne kemi bërë një koalicion në vitin 2009, një aleancë dhe një koalicion që i ka qëndruar kohës, por rrethanat që u krijuan në vitin 2009 kur PD mori vetëm 70 deputetë dhe nuk mund të qeveriste e vetme, kur PS morri mori 66 deputetë dhe LSI, katër deputetë. Ne nuk i bashkuam votat me aleatin tonë, PS-në pasi vendi ynë do të ishte në krizë, pasi disa herë është thënë prej tyre që të bashkoheshin votat në mënyrë që mazhoranca të mos krijohej gjë që do të sillte krizë siç ka ndodhur për shembull në Greqi. Jam i bindur dhe i ndërgjegjshëm për votën time që kam dhënë në vitin 2009 për koalicionin që është krijuar, i cili ka funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme. E kam deklaruar dhe e deklaroj përsëri që ne kemi qenë pjesë e qeverisë, por nuk mund të jemi e gjithë qeveria dhe marrim përsipër atë që përfaqësojmë dhe nuk marrim përsipër gjithë qeverinë. Për aleancat në kohën e duhur sipas strukturave që ka LSI-ja, nëse rezulton që koalicioni ka qenë funksional sigurisht që do të vazhdojë nëse jo, ne dhe në 2009 kemi hyrë të vetëm në zgjedhje jemi të gatshëm për të konsoliduar për të hyrë të vetëm në zgjedhje, pasi kemi qëndrimin ton politik. Pyetjes të një tjetër gazetari për problemet e krizës energjetike dhe vazhdimin e projekteve në kaskadën e lumit Osum për ngritjen e katër HEC-ve dhe punësimit, Naço iu përgjigj: “Edhe në kohën që kam qenë ministër i Ekonomisë kanë firmosur një projekt për dhënien me koncension për ngritjen e katër HEC-ve në kaskadën e Osumit dhe konkretisht, në Vodicë, Kakruk, Malin e Ostrovicës dhe në Koprenckë (Qafa). Me ndër-

timin e tyre, por dhe me ndërtimin e tre të parëve më të vegjël dhe dy të tjerëve në përfundim jo vetëm do të shtohet energjia e hedhur në sistem, por do të hapen me qindra vende pune. Unë mundet të them me bindje se për ndërtimin e katër hec-ve investimi shkon në mbi 360 milionë euro. Investim ky që pritet të fillojë së shpejti, por dhe të hapen mbi 1000 vende pune”. Nga gazetarët deputetit Naço iu kërkua mendim dhe mbi tezën e hedhur së fundmi mbi çështjet nacionaliste dhe bashkimin e trojeve shqiptare. “Nuk shoh diçka më shumë nga sa po ndodh në të vërtetë ne sapo kemi festuar 100-vjetorin e formimit të shtetit tonë dhe ju dhe unë pamë edhe pjesëmarrjen nga të gjitha trevat e kombit tonë. Unë jam i bindur se të gjitha krahinat apo dhe dy shtetet që aktualisht janë tani, bashkimin më të mirë do ta kenë brenda bashkësisë evropiane. Me këtë dua të them se LSI-ja në programin e saj ka integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, deklaroi Nasip Naço. Në vijim të pyetjes, LSI-ja ka pohuar se kush voton 3 ligjet që kërkon BE për çeljen e rrugës për në këtë bashkësi, ju si parti politike do të bëni koalicion dhe në këtë rast nëse e voton PS-ja si do të veproni Naco i’u përgjigj: “Në fakt kushdo që voton ligjet që janë kusht nga komuniteti evropian ne jemi për të bashkëbiseduar, por koalicionin, si dhe fola pak më parë duke iu përgjigjur thuajse të njëjtës pyetje po e them se nuk jam unë ai që vendos për koalicionin, por janë strukturat që do të vendosin për të në kohën dhe vendin e duhur. Unë mundet të them se ne në zgjedhje jemi të gatshëm të përballemi edhe të vetëm dhe kam shumë besim në fitore për arsye se tashmë kemi se çfarë t’i themi elektoratit pasi nga dita në ditë jemi parti në rritje dhe jemi e vetmja parti politike që synojmë integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, si dhe integrimin e Kombit dhe të shoqërisë në tërësi të këtij integrimi. Puna jonë konsiston në zgjidhjen e problemeve madhore që u kemi dalë përball që Shqipëria të integrohet në këtë bashkësi. Ndërkohë Naço u deklarua dhe në lidhje me heqjen e një mandati nga qarku i Beratit. “Në fakt ne jemi kundër një veprimi të till për arsye se janë mbi 25 apo 300 mijë banor të këtij qarkut që e kanë të nevojshëm një numër me kaq deputetë që për këtë qark janë 8 dhe këtë nëse bëhen së bashku lobojnë në të mirë të zgjidhjes të problemeve të qarkut dhe të këtij komuniteti, unë për këtë kam biseduar me të gjithë deputetët e qarkut të Beratit, por deputetët e të dy partive të majtë e të djathtë nuk e ngrenë zërin se kanë frikën e listës, se ndoshta u prishet qejfi kryetarëve të tyre dhe dalin jashtë mode, liste. Ndaj dua të them se do të jetë një gabim fatal se ulja e numrit nga 8 në 7 ul dhe investimet, si dhe ka shumë probleme të tjera që ndikojnë gjatë votimit dhe kërkesave që ka në Parlament për qarkun e Beratit. Unë uroj që deputetët e PS-së, por dhe deputetët e PD-së do të jenë dakord me këtë tel kaq të ndërlikuar dhe unë sot këtu përpara jush po ju bëj thirrje që të bashkohen për të mos pranuar uljen e numrit të deputetëve të këtij qarku.


10

« opinion

E hënë 7 janar 2013 •

Festivali i 10-të ndërkombëtar i imazhit shqiptar, si bashkim i kulturës në të gjitha trojet

N

jë Shqipëri, një komb, një zë”. Ka qenë ky slogani i festivalit të 10-të ndërkombëtar i imazhit shqiptar. Në datën 23 dhjetor në Teatrin e Operës dhe Baletit forumi “Imazh dhe Media” në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Bashkisë së Tiranës. Ne edicionin e tij të 10-të, tashmë një traditë e përvitshme e këtij forumi, dhe në kuadër të jubileut kombëtar janë shpalosur edhe një herë për të gjithë publikun Shqiptar, por dhe më gjerë, momente historike, kulturore dhe personazhe, që kanë dëshmuar lavdinë e epokave në të cilat ka ndritur kombi ynë. Forumi “Imazh dhe Media” pas një turneu të gjatë pune gjatë këtij viti për nxjerrjen në pah të këtyre vlerave, është ndalur me aktivitete artistike në shumë qytete, si Gjakovë, Durrës, Korçë, Tetovë. Kryeqyteti ka rezervuar dhe mbrëmjen Gala për të kurorëzuar gjithë punën e tij. Në paraditen e datës 23 në ambientet e TOB-it është bërë promovimi i librit më të ri të Esat Stavilecit “Gjurmët e një jete”. Juristi dhe akademiku i shquar gjakovar, i cili i ka dhuruar tregut shqiptar, por dhe më gjerë rreth 35 libra, pjesa më e madhe e tyre studime mbi çështjen e Kosovës dhe bashkimit kombëtar, ka zgjedhur këtë eveniment për të ndarë me publikun kryeqytetas krijimin e tij më të fundit. Akademikë dhe intelektualë të ardhur nga e gjithë Shqipëria kanë ndjekur dhe komentuar këtë rrugëtim të gjatë e të mbushur me reflektime për çështjet mbarëshqiptare. Dokumentari “Rrugëtimi prijëtar” ka qenë një tjetër moment interesant i kësaj dite. Dokumentari i kushtuar jetës dhe veprës së Akademikut Esat Stavileci është mirëpritur nga të pranishmit. Ky dokumentar vjen dhe në kuadër të 70-vjetorit të lindjes së akademikut Stavilecit dhe 50-vjetorit të punës së tij krijuese. Pjesa filmike, e cila pasqyronte punën dhe jetën e akademikut Stavileci, të mbushura me vështirësi, por dhe satisfaksione, si dhe mbresa nga intelektualë shqiptarë për veprat e tij, është ndjekur mjaft me interes nga të pranishmit. Mbrëmja gala ka arritur pikën kulmore me atmosferën festive dhe shpërndarjen e 22 çmimeve që çdo vit forumi “Imazh dhe Media” dhe kryetari i këtij forumi doc. dr. Astrit Memiam ndan për të gjithë ata që kanë kontribuar me veprën dhe krijimtarinë e tyre në ngritjen, përhapjen, përmirësimin dhe vlerësimin e imazhit të kombit dhe kulturës shqiptare. Trofeu në këtë 100-vjetor të pavarësisë erdhi ndryshe. Imazhi i tij u bazua nga fillesat e traditës dhe kulturës mijëravjeçare të kombit shqiptar, në simbolet përfaqësuese shqiptare në epokën e globalizmit. Dy duar të fuqishme nisen vertikal si strukturë guri dhe druri, direkt nga dheu dhe përfundojnë në takimin e tyre horizontal, duke formuar njëkohësisht siluetën e shqiponjës, bashkimin, besën, bënë e shenjtë të shqiptarit, portën dhe mbylljen, një flakë e ndarë në 5 pjesë, që simbolizojnë kontinentet në glob. Guri simbolizon guximin dhe trimërinë e shqiptarit në shekuj, ndërsa druri krenarinë. 2) Porta mes dy duarve simbolizon mikpritjen shqiptare, dhe sot porta e hapur e Europës. 3) Duart, besëlidhjen, konsekuencë me qëndresë për liri, paqen, vëllazërimin edhe në pole. Gishtat, flatrat e Shqiponjës në profil, simbolizojnë plisin (kapuçin), identitetin shqiptar, diellin, dëborën, e shpirtbardhësia jonë. 4) Shqiponja simbol i identitetit kombëtar në mileniume. 5) Flaka simbolizon flakën e lirisë dhe të paqes. Paqja globale përmes pëllumbit në pamje ballore dhe simboli i identitetit kombëtar, shqiponja. Flaka, qytetari shqiptar në kontinente, qytetar i paqes universale. Vepra në dukje të parë jep idenë e një lutjeje hyjnore tereziane, e formon shkronjën A - Albania. Mbrëmja e ndarjes së çmimeve është shoqëruar dhe me momente muzikore të përcjella në këngëtarë dhe Federata e dancit sportiv, i cili për nder të kësaj nate kishte përgatitur ekskluzivisht kërcimin “Imazhi im” Momentet filmike ishin të pranishme edhe në këtë takim të 10-të të festivalit “Imazhi shqiptar”. Të pranishmit ndoqën videoklipe të zgjedhura nga forumi “Imazh dhe Media” nga konkursi “Jam shqiptar”. Personazhe dhe ngjarje historike e kulturore të vendit tonë, që pa dyshim ndryshuan rrjedhën e imazhit të vendit të shqipeve nëpër botë. Ndarja e çmimeve këtë vit solli një risi tjetër duke shënuar një numër më të madh të personazheve të vlerësuar me çmime. Ky moment startoi me çmimin “Imazhi i luftëtarit të lirisë”, i cili iu dha Adem Jasharit. Adem Jashari është një ndër figurat më

Nga doc. dr. Astrit Memia

emblematike që ka nxjerrë kombi shqiptar ndër shekuj. Si simbol i sakrificës dhe i vetëflijimit në emër të lirisë dhe të bashkimit kombëtar. I gjithë publiku i pranishëm në sallë në nderim të kësaj figure shumë të rëndësishme të historisë sonë u ngrit në këmbë duke shoqëruar me duartrokitje dhënien e trofeut. Informacioni dhe publikimi i imazhit të vendit tonë në botë u përfaqësua nga shumë radio në vend, të cilat përcillnin lajmin. Dhe kështu “çmimi “Zani i imazhit shqiptar në botë” iu dha Radio Vatikanit për paraqitjen dhe përçimin e imazhit shqiptar dhe të kulturës shqiptare në botë, si një zë i veçantë dhe i domosdoshëm në botën evropiane. “Imazhi shqiptar në periudhën 100-vjeçare” ishte një tjetër çmim, që iu dha komunës së Preshevës, kryetarit të kësaj komune Ragmi Mustafa, për mbajtjen në jetë të arsimit shqip dhe lidhjes së pashkëputur më të madhe me kombin. Për mbajtjen në jetë të arsimit në gjuhën shqipe në 28 vjetët që lamë pas, duke u përballur furishëm me pengesa serioze në tekste dhe plan programeve mësimore. Për përpjekjet e vazhdueshme te politikes shqiptare për zhvillimin përmbajtjesor ekonomik me qëllim parandalimin e migrimit të shqiptarëve në drejtim të vendeve të treta dhe ruajtjen e autoktonisë së shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Mevdegjë. Një tjetër personazh i rëndësishëm i historisë së vendit tonë Sulejman Delvina u nderua me çmimin “Imazhi i burrështetasit shqiptar” (pas vdekjes). Sulejman Delvina njihet si politikan dhe aktivist i shquar i çështjeve shqiptare në vitet 1910-1925, si drejtues i shteti shqiptar në shërbim të një të ardhmeje më të mirë për vendin. Shkupi është një qytet me një përqindje të rëndësishme të komuniteti shqiptar. Në vitet 2000 ka njohur zhvillime politike e shoqërore të rëndësishme, të cilat janë përcjellë me mjaft profesionalizëm dhe kurajë nga mediet shqiptare në qytet. Për këtë arsye çmimi “Imazhi shqiptar në medien radiofonike” shkoi për Radio Shkupin dhe për punën e shkëlqyer për prezantimin dinjitoz të programeve dhe ideve kombëtare si pjesë e tyre. Prof. dr. Vullnet Ahmeti u nderua me çmimin “Imazhi shqiptar në arsim”. Ky çmim i jepet për kontributin e jashtëzakonshëm në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, duke ushtruar aktivitetin e mësimdhënies për afro 22 vjet. Fillimisht si arsimtar në shkollimin e mesëm dhe më pas si pedagog në Universitet. Për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm për krijimin e kushteve në fushën e arsimit dhe të shkencës, për ruajtjen e vlerave dhe dinjitetit njerëzor dhe për ngritjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe lirive akademike. Arrijmë në një tjetër hapësirë dhe vlerësim kushtuar akademikut Esat Stavilecit. Një tjetër çmim shumë i rëndësishëm i këtij festivali iu dedikua atij “Imazhi shqiptar i vizionarit për bashkim kombëtar”, çmim kushtuar kontributit të tij të vazhdueshëm në shërbim të kauzës kombëtare të bashkimit. Dhe nuk kishte se si të mungonte një çmim tjetër drejtuar gazetarisë. “Imazhi shqiptar i gazetarit të lirisë” iu dha profesor Nysret Pllanës për profesionalizmin vërtetësinë dhe cilësinë e realizimit të punës në gazetari. Puna e tij u vlerësua për korrektësinë dhe profesionalizmin në informimin e popullsisë në një kohë problematike të historisë së vendit tonë. “Imazhi shqiptar në art “një tjetër çmim ku u nderua TOB institucionit te elitës së integruar tashmë të kulturës dhe artit kombëtar, që vitet e fundit ka rrezatuar vlera të mëdha artistike, sidomos në 100-vjetorin e pavarësisë. Vlerësim dhe dedikim kushtuar gruas shqiptare. Ky festival çdo vit ka pasur të tillë. Këtë vit çmimi “Imazhi shqiptar i gruas humanitare” shkoi për zonjën Teuta Kamberi (Llalla), e cila ka shfaqur dhe kontribuar në ngritjen e imazhit shqiptar të femrës me humanitet, profesionalizëm dhe suksesin në profesion dhe punës e saj. Vëllimet në libra e revistat e publikuara dhe profesionalizmi i përdorur në trajtimin e materialeve dhe publikimeve të ndryshme për vendin tonë është nderuar me çmim në mbrëmjen gala të takimit të 10-të të festivalit ndërkombëtar “Imazh Shqiptar”. Çmimi “Imazhi shqiptar në botimet shqip” shkoi për shtëpinë botuese “Plejad”, një çmim ky për vlerat profesionalizmin dhe kujdesin ndaj botimeve të librave shqip me një përkujdesje të veçantë. Sporti, si një nga pikat më të forta të imazhit të vendit tonë nëpër botë, ka zënë një tjetër hapësirë të rëndësishme. Vjen

enkas për këtë mbrëmje në Shqipëri sportisti, i cili ngriti peshë zemrën e çdo shqiptari nëpër botë. “Imazhi shqiptar në sport” solli në kryeqytet triherëkampionin botëror në Kick Box, Ismail Ketën. Përcjellje dinjitoze e imazhit dhe arritjes dhe suksesit në botë si dhe përfaqësimin dinjitoz në nivel botëror ishte motivi i çmimit të dhenë nga forumi “Imazh dhe Medie”. Komunitetet shqiptare nëpër botë dhe kryesisht ato në Amerikën e largët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në përçimin e ideve dhe vlerave shqiptare nëpër botë. “Imazhit të atdhetarit shqiptar në emigracion”, ky çmim u dha Ibrahim Kokalarit për punën e tij si atdhetar, pavarësisht pengesave. Vitet 99, që njohën zhvillime të rëndësishme për çështjen mbarëshqiptare duke vënë në shënjestër Kosovën, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtij komuniteti. Të jesh shqiptar dhe të bësh art shumë shpesh është vlerësuar si një kombinim fatsjellës, artistët tanë nëpër botë kanë petkun e tyre origjinal, që i dallon me çmimin “Imazhi shqiptar në pikturë” (pas vdekjes) u nderua piktori Ilia Xhokaxhi për kontributin e pazëvendësueshëm me artin e tij të veçantë dhe origjinal. Historia e vendit të shqipeve ka njohur një marrëdhënie të vështirë dhe komplekse me vende fqinj për shekuj me radhë. Krijimi i një ekuilibri politik dhe shoqëror shumë shpesh ka qenë një sfidë. Për këtë kanë kontribuar dhe mjaft personalitete të njohura politike dhe shoqërore të dy vendeve. Kontributi i veçantë në përmirësimin e marrëdhënieve Shqipëri–Greqi në zbutjen e situatave dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit. Ishte ky motivimi për nderimin me çmimin “Imazhi shqiptar në miqësinë shqiptaro-greke”. Ky vlerësim iu dha Jorgo Vourvakis. Lindur në Prevezë, i diplomuar inxhinier topograf, themelues i kompanisë Viakel Gasa. I jepet për kontributin në përmirësimin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi dhe në zbutjen e situatave dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit. Çmimi “Imazhi shqiptar në dokumentarin historik” iu dha Bajram Hoxhës për kontributin e madh dhe të paanshëm në realizimin e dokumentareve serioze me nivel të lartë si “Shqipëria në fokus” dhe për akademikët. Momentet muzikore nuk munguan në natën e dhënies së çmimeve. Në nderim të hapësirave muzikore të cilat lartësojnë imazhin shqiptar dhe bashkimin kombëtar. Çmimi “Imazhi i këngës shqiptare” shkoi për këngëtarin e mirënjohur Meda, i cilësuar për një punë profesionale dhe nivelit artistik të këngëve. Çmimi “Imazhi shqiptar në regji” shkoi për regjisorin Petrit Ruka për profesionalizmin e lartë për realizimet regjisoriale të një niveli artistik dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe paraqitjen dinjitoze të një prej simboleve më dalluese dhe origjinale të kombit. Dokumentari i tij më i fundit i cili përshkruan me shumë profesionalizëm dhe përgjegjësi historike momentet e krijimit dhe këndimit të himnit tonë kombëtar është përcjellë me mjaft vlerësime. Në muajin nëntor për nderim të 100-vjetorit të pavarësisë u organizuan mjaft evente artistike dhe kulturore jo vetëm në kryeqytet, por në të gjitha vendet shqip folesë. Publiku kryeqytetas pati kënaqësinë të ndiqte ekspozitën e titulluar “Perlat flasin shqip”. Ideatori dhe realizuesi i kësaj ekspozite, Zeqir Mehmeti, u nderua për punën e tij artistike. Atij iu akordua çmimi “Imazhi shqiptar në art të veçantë” Zeqir Mehmeti dhuroi dhe një punim të bërë posaçërisht për këtë natë drejtuar forumit “Imazh dhe Media”. Një tjetër çmim ishte ai “Imazhi shqiptar për dokumentarin portret”. Ky vlerësim iu dedikua regjisorit dhe skenaristit Jahja Shehu. Për promovimin dinjitoz të personaliteteve të shquara të kombit dhe kulturës sonë. Dhe në fund, por jo më pak i rëndësishëm u nderua me çmimin “Imazhi i gjuhës shqipe” Teordor Kavalioti (pas vdekjes) si nderim në shenjë të shfaqjes dhe ruajtjes së imazhit të dijetarit dhe intelektualit të palodhur dhe këmbëngulës për nxjerrjen në dritë të vlerave gjuhësore e kombëtare. Ndarja e çmimeve u shoqërua dhe nga një program i pasur artistik, ku përcollën atmosferë të gëzueshme. Pjesët e shkëputura nga krijimet e poetëve më të njohur të letërsisë shqiptare të luajtura mjaft këndshëm nga aktorët Agron Biba dhe Rozeta Kostani, që sollën edhe një herë në mendje artin e popullit tonë, i cili u mbijetoi dallgëve të pamëshirshme të historisë, duke skalitur personazhe dhe simbole që ndërtuan historinë e kombit shqiptar ndër shekuj.


opinion • E hënë 7 janar 2013

»

11

Konferencë përkujtimore në 100-vjetorin e pavarësisë apo për vetëlëvdues të tërëfuqishmish?

M

Nga Ibrahim D. Hoxha*

ë 25.11. 2012 në Shkup u mbajt një konferencë në përkujtim të shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Ndërmjet një shumice pjesëmarrësish, të pranishëm ishin edhe kryeministrat e të dy shteteve shqiptare: Sali Berisha e Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri i Maqedonisë M. Xhaferi dhe kryetari i PDIsë Ali Ahmeti. Meqë të 4 fjalimembajtësit janë në krye të tri shteteve, duam apo s’duam, gjykimet e tyre vetvetiu bëhen kryefjala e çështjeve jetike të ditës në të tria shtetet përkatëse dhe në mbarë çështjen kombëtare shqiptare. Por edhe çdo shqiptari brenda dhe jashtë këtyre tri shteteve vetvetiu i takon e drejta për të shfaqur botërisht mendimet e tij lidhur me gjykimet e cilitdo drejtues shteti. Që të kuptohet se ç’dua të them, po përmend vetëm disa nga përcaktimet çapraze të shpallura nga drejtuesit kryesorë në atë konferencë: “Shqiptarët janë zot të fateve të tyre”; “Shqiptarët jetojnë të lirë mes popujve të Evropës”; “UÇK-ja arriti të zbojë Serbinë nga Kosova”; “Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe sovrane”; “Me çlirimin e Kosovës Shqipëria mori frymë lirisht”; “Shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e diasporë...” etj. Para së gjithash duhet theksuar se në Kuvendin e Vlorës pavarësia u shpall për tërë Shqipërinë. Këtë, siç dihet, sëpata e të tërëfuqishmëve evropianë më 1881, nga 115 000 km katrorë e ngushtoi në 85 000 km katrorë të banuar nga 2 milionë veta. Mjerisht, ngjarjet kusaro-gjakësore të viteve 1912-1923 pavarësinë mbarëshqiptare të shpallur më 28 nëntor 1912 e shndërruan në pavarësi të një shteti prej 28 200 km katrorë me 710 mijë banorë. Tani të shohim a qëndrojnë dot para së vërtetës, d.m.th. para ngjarjeve aq hidhëruese të ndodhura dita me ditë në viset shqiptare jashtë shtetit të parë shqiptar, të paktën në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoní. Nëse shqiptarët do të ishin me të vërtetë “zot të fateve të tyre” dhe do të jetonin “të lirë mes popujve të Europës”, atëherë si do të mundej EULEX-i që në Kosovën e shpallur shtet të godiste pa kurrfarë ndrojtjeje a pengese edhe ata që kosovarët i kanë zgjedhur në krye të shtetit? Nëse shqiptarët do të ishin “zot të fateve të tyre”, atëherë kush do të mund të guxonte t’i përgjakte ata si mos më keq sa herë ngrenë zërin ndaj të drejtashkelësve të tyre në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni? Po qe se shqiptarëve do t’u lejohej të ishin me të vërtetë “zot

të fateve të tyre”, atëherë kush do të mund të guxonte të mbante vite e vite të mbyllur në birucat e BE-së disa nga heronjtë kryesorë të UÇK-së? Kush do të guxonte në shtetin Kosovë të vinte disa herë rresht dorë mbi Fatmir Limajn, njërin nga kryeheronjtë më në zë të UÇK-së? Dhe kjo pikërisht në ditët e shpalljes së pavarësisë dhe ato të çlirimit nga zgjedha e mynxyrshme naziste. Kush do të guxonte të nëpërkëmbte luftën stërheroike të kosovarëve dhe shqiptarëve të tjerë për vetëmbrojtje e vendshpëtim nga gjakësorët stërhitlerianë jugosllavë e grekë? Pra, të mohosh të drejtën e vet e të vendmbrojtjes së shqiptarëve në vatrat e trojet e tyre të stërlashta ngjan pikë për pikë me njëfajësimin e liri- dhe atdhembrojtësve europianë, që luftuan kundër pushtuesve nazifashistë; të ulësh në të njëjtën tavolinë gjykimi krerët e UÇK-së vetëmbrojtës e vëndmbrojtës dhe t’i gjykosh ata njëlloj me gjeneralët-përbindësh serbë, ngjason pikë për pikë sikur të vësh shenjat barasfajësuese ndërmjet gjeneralëve boshtthyes Ajzenhauer, Zhukov, Montgomer etj. dhe atyre nazistë Kejtel, Kalterbruner, Jold etj. Kur “UÇK-ja arriti të zbojë Serbinë nga Kosova”, atëherë pse pas kaq vjetësh “dëbimi” kjo Kosovë “sot e lirë, e pavarur dhe sovrane” lejoka që në Veriun mitrovician –pjesë përbërëse e saj, të valëvitet ende vetëm flamuri gjakësor serb? Pse lejon që atje të sundojë ende e tërëfuqishme administrata shtetërore përpirëse serbe dhe aspak ajo e Kosovës? Kur shqiptarët jetuakan “të lirë mes popujve të Europës”, atëherë pse po zvarriten ende si bisht lugati vendimet e marrëveshjes që sllavo-maqedonasit mezi u shtrënguan t’i pranonin zemërthyer e me gjysmë zëri në Ohër?! “Popujt e Europës” midis tyre mbajnë të drejtashkelësit sllavë serbo-malëzias-maqedonas; si nuk u mbledhin këtyre të dyjave këmbët në një këpucë dhe t’i detyrojnë të zbatojnë zotimet e shpallura në Ohër? Po a nuk ishte pikërisht sëpata e të tërëfuqishmëve europianë që trungun shqiptar më 1881 dhe më 1913-1923 e thellëzoi dhe ua ndau si peshqesh fqinjëve grabitqarë? As bishti i tiganit s’ka si të fshihet nën kamillahjin e priftit e as minareja në thes. Zbatimi i vendimeve të marrëveshjes në Ohër s’është bërë dhe as që do të bëhet derisa në gjirin e BE-së drejtësiushtruese dhe qetësidashëse (?!) të bëjnë pjesë shtete që s’duan të njohin vendimin kryeepror të njëzëshëm të kosovarëve të aqshumëgjakosur e të aqshumëdëmtuar gjatë më se 100 vjetve. Sundimtarët e atyre shteteve nuk mund të pranojnë, pale

të lejojnë që të robëruarit dhe të shtypurit në vatrat e tyre amtare mijëravjeçare të çlirohen nga zgjedha e vargonjhedhësve të huaj, sepse të këtillë janë edhe vetë. Nuk mundet kurrsesi pushtuesi të lejojë vendosjen e shenjave të barazimit ndërmjet pushtuesit dhe të nënshtruarit prej tij. Ai s’ka sesi të lejojë atë të ngrejë krye nga nënkëpuca e vet. Kjo mbi të gjitha sepse shtypësi, skllavëruesi s’mund të lejojë çeljen e shtegut për t’u përgjigjur një ditë ligësive të ushtruara prej tij për më se 100 vjet rresht. “Me çlirimin e Kosovës” Shqipëria na marrka “frymë lirisht”(!!!). Kryekonferencierët me këto përcaktime duket sheshit se me “Shqipëri” kuptojnë ato pjesë të saj në krye të të cilave prej vitesh ata janë ngulur si arapi i Skupicës dhe flasin si nëna e Zeqos në majë të thanës, ndryshe s’kishte kurrsesi të nxirrnin nga goja mohime kombëtare të tilla: “Shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e diasporë…”. Pra, çamët dhe përtejgramozitët kryekonfrencierët në fjalë botërisht i quajnë “dhiospóros”(gr.), që shqip do të thotë: “dyfarësh”. Këto broçkulla i kanë huazuar prej kryqtarësh athinofanaritë, të cilët për të fshehur përpirësinë e tyre, për më se 100 vjet e këtej shqiptarët e atyre viseve i quajnë “turkoallvanos”(albanoturq) dhe “turkopllàzmas”(turkokrijesë, apo të zënë me turq, farë turke), pa përmendur kurrë fjalën “shqiptar”. Kjo fjalë u përcëllonte dhe vazhdon t’u përvëlojë gjuhën e mushkëritë kryqtare athinofanarite. Mirëpo si ne çamët edhe tejgramozitët, ose “kryekonferencierë”(!!!) - sado që në pakicë të kuekushme përballë fuqive të shtetit grek - atdheun e vet dhe përkatësinë e tyre pastërtisht kombëtare shqiptare e kanë mbrojtur burrërisht dhe flijimisht. Kjo e vërtetë është pranuar dhe bërë e njohur botërisht që qindra vjet më parë nga krejt diplomatët dhe historianët europianë e botërorë; mjerisht vetë ju s’e paskeni ditur. Këtë e kemi pohuar e theksuar edhe ne historianët pushtetarpadëshërueshëm, sepse në veprat tona s’kemi pranuar të themi shtrembërimet e parapëlqyera që rrokullisin përunjakët e tyre. Madje, edhe pse më se gjysma e çamëve dhe e shqiptarëve tejgramozitë për t’i shpëtuar thikës kryqtare athino-fanarite janë shtrënguar të shpërndahen si zogjtë e korbit në të katër anët e botës, prapëseprapë zëri i tyre gjëmon përherë e më tingëllueshëm. Mjerisht, duket që vetëm kryekonferencierëve të lartpërmendur s’ua ka zënë veshi, edhe pse ai është duke buçitur nga shumë e shumë qendra zëpërhapëse vendore e botërore. *Historian e folklorist

Të jesh i papunë në Shqipëri

N

ë vijim të shkrimit të mëparshëm, në qendër të këtij shkrimi do të jetë përjetimi i papunësisë në shoqërinë tonë. Papunësia është një ndër dukuritë e mundimshme dhe aktualisht e pranishme në shumë familje shqiptarësh. Dikush mund të mendojë se nuk ia vlen të merresh me probleme që dihen, por trajtimi i dukurive të jetës sociale është pjesë e reflektimeve të domosdoshme të sociologëve. Në çdo rast papunësia vëzhgohet, konsiderohet si një vatër e vërtetë problemesh, si një nyjë nga e cila lindin problematika komplekse. Jo më kot në shoqërinë tonë thuhet se “papunësia është nëna e të gjitha të ligave”. Të jesh i papunë nënkupton të jetosh në një ankth të vazhdueshëm, me dëshira vetjake dhe familjare të paplotësuara, me nevoja që rrezikojnë të mos materializohen asnjëherë. Të jesh i papunë nënkupton që koha nuk ka asnjë vlerë, sheh se si izolohesh duke u rrudhur aq shumë në kontakte sociale, kaq tipike për shoqërinë tonë. Të jesh i papunë do të thotë të humbasësh besimin edhe te vlerat që mbart për veten, familjen dhe shoqërinë. Papunësinë mund ta përjetosh në disa mënyra: duke qenë në kërkim, duke hequr dorë fare nga kërkimi, duke qenë i punësuar më parë, duke mos qenë asnjëherë i punësuar etj. Të jesh i papunë dhe në kërkim në shoqërinë tonë do të thotë të shohësh edhe se si besimi të vetja fiket, se si familjes i shtrëngohet jetesa, se si krenaria jote e materializuar edhe në diplomë nuk të përfaqëson më. Të jesh i papunë dhe në kërkim do të thotë të shohësh se si çdo përpjekje që bën nuk ka asnjë vlerë, nëse nuk ke referencat politike apo nepotike të duhura. Por të jesh i papunë, në kërkim dhe pa pasur këto referenca, kjo është tërësisht dëshpëruese, sepse do të thotë të mos shpresosh asnjëherë askund. Ndërkohë të jesh i papunë kur ke njohur punësimin është një përjetim edhe më shkatërrues, sepse punësimi është shumë i

Nga entela binjaku rëndësishëm, veçanërisht në ruajtjen e vlerave dhe të vlerësimit të njeriut për veten. Edhe kur kushtet e punës nuk janë më të mirat apo të dëshiruarat, edhe kur puna është monotone e nuk të jep kurrfarë kënaqësie, ajo është sërish shumë e rëndësishme, sepse kontribuon në rritjen e besimit te vetja. Por përtej këtyre ndjesive, që janë të përgjithshme tek të gjithë të papunët, të jesh i papunë në vendin tonë do të të duhet të gjesh forcë të posaçme e të përballesh edhe me mendësinë kolektive që të rrethon. Për këtë arsye shpesh nuk e pohojmë dhe nuk e denoncojmë shoqërisht se jemi të papunë. Prandaj në shoqërinë tonë papunësia është një peshë shumë më e madhe, pasi një individ i papunë duhet të përjetojë edhe paragjykimin e të qenit i tillë. Madje, shoqëria mban hera-herës edhe një qëndrim kufizues ndaj të papunëve, duke rikthyer në kujtesë moton “ndalohet hyrja për të papunët”. Ndërkohë shprehje të tilla si: “e ç’merresh me atë”, “ai pa punë është”, “se mos ka ndonjë punë ai” etj., përforcojnë edhe një herë këto qëndrime paragjykuese. Shoqëria shqiptare ka një qëndrim të trashëguar edhe nga periudha e kaluar, gjatë së cilës papunësia trajtohej si një dukuri karakteristikë vetëm e vendeve kapitaliste e revizioniste, në të cilat ishte shumë e vështirë të gjendej punë për të siguruar mjetet e jetesës. Në mentalitetin e shoqërisë sonë të asaj periudhe papunësia ishte një fjalë e munguar ose një dukuri e dënuar nga qëndrimi kolektiv, ndërkohë që qëndrimi ndaj njeriut të papunë ishte shumë i prerë. I papuni ishte njeriu që endej kot, ai që s’kishte për të zgjidhur ndonjë çështje në një zyrë etj., ose s’kishte ndonjë punë diku. Madje kështu perifrazohej papunësia në fjalorët e kohës. Një pjesë e këtij qëndrimi u trashëgua dhe përdoret edhe sot, kur thuhet se i papunë është njeriu që rri kot apo që nuk i sjell ndonjë dobi a përfitim vetes, familjes e shoqërisë. Në këto dy dekadat e fundit një sërë dukurish deviacionale, të

lidhura edhe me ato të mungesës së referencave apo të krizës së motivimit dhe të besimit tek institucionet shtetërore, janë kaq të përhapura sa i ka bërë disa koncepte të kuptueshme nga të gjithë. Papunësia është një ndër to, edhe pse shpërndarja e kësaj dukurie sipas grup-moshave, nivelit të arsimimit, zonave gjeografike, gjinisë etj. është një fushë interesi për studiues të shkencave shoqërore. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, i papunë është çdokush që mbi 15 vjeç dhe që përmbush kushtet e mëposhtme: është i aftë për punë, nuk punon, është i gatshëm për një punë të paguar dhe në kërkim të një vendi pune. Papunësia në vendin tonë është rritur ndjeshëm veçanërisht me humbjen e vendit të punës nga ana e asaj pjese të popullsisë së punësuar, si dhe me rritjen e ofertës për punë nga ana e asaj pjese të popullsisë që prek moshën ligjore për punësim. Duke shtuar këtu edhe një kategori individësh tashmë më të shkolluar. Shumë shoqëri studiojnë pasojat e papunësisë dhe hartojnë terapi individuale dhe në grup për tejkalimin e tyre. Nëse do të hidhnim një vështrim të shkurtër mbi shoqëritë euopianoveriore, pra vendeve shumë të zhvilluara, si Finlanda, Norvegjia e Suedia etj., do të vërejmë se papunësia konsiderohet një çështje e gjithë shoqërisë. Është shteti, si organizuesi mbarëshoqëror, që përmes institucioneve sociale të shtrira në gjithë vendin merret me studimin e kërkesave për punë, me karakteristikat e çdo individi, pra krijimin e një baze të saktë të dhënash dhe informimin e vazhdueshëm të subjekteve për t’u punësuar. Ndërkohë këto struktura sociale hyjnë në studimin edhe të dukurive të tjera sociale, duke u shndërruar në amortizatorë të tyre. Ndërkohë te ne pasojat e papunësisë mbeten vetëm në nivele përjetimesh personale e familjare, edhe pse ato shtrihen në shumë nivele të shoqërisë, shpeshherë duke u bërë shkak i shumë dukurive deviacionale në vend.


12

« zodiak

E hënë 7 janar 2013 •

javor

horoskopi Dashi

sonin që keni ëndërruar gjithë kohës. Financat do jenë paksa të lëkundura sepse do shpenzoni më tepër sesa duhet për të blerë disa gjëra për shtëpinë. Ndryshimet e temperaturave nuk do kenë asnjë ndikim tek shëndeti juaj. Do keni rezistencë të mirë fizike. Në punë do ndërmerrni projekte të rëndësishme dhe do ua tregoni të gjithëve aftësitë që keni. Nëse doni mund edhe të bashkëpunoni me kolegët. Me familjarët mos u tregoni të nxituar

Nëse filloni të mbani më shumë përgjegjësi për veprimet që bëni jeta në çift do jetë më e mirë gjatë kësaj jave. Nëse tregoheni kokëfortë do keni mosmarrëveshje të mëdha. Beqarët duhet të përgatiten për emocione të njëpasnjëshme. Dikush do ua bëjë ditën të mrekullueshme. Problemet finciare më në fund do të mbarojnë. Nga fundi i javës do arrini të shpenzoni më tepër për ato që ju duhen. Marsi do ju ndihmojë të keni një shëndet më të mirë. Edhe shqetësimet që keni pasur ditët e fundit do të zhduken. Në planin profesional duhet të respektoni në mënyrë strikte të gjitha detyrat që ju janë dhënë. Vetëm kështu do keni sukses. Në familje tregohuni më diplomatë

Shigjetari

Partneri nuk do ju kushtojë shumë kohë gjatë kësaj jave dhe kjo do ju mërzitë pa masë. Do kaloni ditë plot debate dhe mosmarrëveshje. Beqarët nuk do kenë ndryshime të statusit as ketë periudhë, megjithatë takime dhe flirtime do ketë. Në planin financiar mund të filloni edhe projekte të rëndësishme duke qenë se situata do jetë e stabilizuar. Yjet këshillojnë një regjim më të mirë ushqimor për të pasur një shëndet më të qëndrueshëm. Ju mundeni. Punë në fillim të javës do ecë si duhet por më pas mund të dalin disa vështirësi. Tregohuni më të vendosur dhe mos e lëshoni veten shpejt. Klima në jetën familjare do jetë mjaft e ngrohtë.

Demi

Mjedisi yjor do jetë i ndezur këtë javë për çiftet. Mund të lindin mosmarrëveshje të shumta me partnerin, përfundimi i të cilave ende nuk dihet. Mos u tregoni kokëfortë dhe mundohuni të toleroni nga pak. Jeta sentimentale e beqarëve do jetë e kënaqshme. Ka shumë gjasa që pasioni t’i pushtojë të gjithë. Financat do jenë më të mira sesa ju i kishit menduar. Fati do jetë në anën tuaj dhe buxheti do përmirësohet. Kujdesuni më tepër për higjienën nëse doni të keni shëndet më të mirë. Një dietë e lehtë dhe disa momente çlodhjeje do ju bënin mirë. Në punë duhet të përpiqeni shumë për të arritur atje ku dëshironi. Me pak përqendrim dhe vendosmëri do ia dilni. Familja mirë

Bricjapi

Këtë javë do i keni të gjitha mundësitë për ta përmirësuar jetën në çift. Ambienti do jetë i ngrohtë dhe bashkëpunimi do të përforcohet më tepër. Beqarët do e kenë të lehtë të kenë takime dhe të joshin, por do e kenë po aq të vështirë të zgjedhin personin e duhur. Mendohuni mirë! Në planin financiar perspektivat priten të jenë të mira. Do i gjeni zgjidhje edhe problemeve. Shëndeti nuk do jetë ashtu si duhet. Nëse keni probleme me qarkullimin e gjakut apo variçet konsumoni më tepër portokaj. Në punë do jeni shumë të frymëzuar dhe ka mundësi të arrini të realizoni një nga objektivat kryesore që do i vini vetes. Marrëdhënia me familjarët do jetë shumë e mirë.

Binjakët

Marrëdhënia me partnerin ka rrezik të jetë e tensionuar gjatë kësaj jave. Do debatoni fort me të për gjithçka dhe do doni të dalë gjithmonë e juaja. Beqarët nuk e gjejnë sërish shpirtin binjak dhe për këtë do e humbin besimin te vetja. Financat mund të jenë të ndërlikuara prandaj shmangni sa të mundni shpenzimet e mëdha. Shëndeti nuk do jetë ashtu si e kishit menduar. Do keni dhimbje dhëmbësh apo edhe dhimbje shpine. Shkoni bëni një vizitë tek mjeku pa qenë shumë vonë. Në jetën profesionale duhet të bëni kudjes. Do përballeni me shumë sfida dhe pengesa kështu që mendohuni mirë para se të hidhni ndonjë hap. Në familje nuk do ketë probleme.

Ujori

Gaforrja

Nga njëra anë do kërkoni qëndrueshmëri, por nga ana tjetër do ju pëlqejnë edhe aventurat kalimtare në jetën në çift. Mos e teproni me flirtimet sepse partneri do ju braktisë shumë shpejt. Nëse jeni në kërkim të shpirtit binjak duhet ta hiqni turpin dhe të shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet për takime. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Megjihatë mirë do ishte të mos abuzonit me shpenzimet. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë edhe pse shpeshherë mund të bëheni nervozë. Në punë ka shumë mundësi të nisni një projekt që e keni pasur shumë për zemër. Nëse tregoheni këmbëngulës do arrini shumë shpejt tek objektivi final. Në familje do ketë konflikte.

Luani

Tregohuni sa më vigjilentë gjatë kësaj jave ju që jeni në çift sepse përndryshe do përballeni me shumë vështirësi. Partnerit do i ngelet qejfi shpejt nëse ju nuk i kushtoni vëmendjen e duhur. Beqarët duhet të tregohen më të hapur ndaj takimeve sepse vetëm kështu do mund të gjejnë personin që ju përshtatet. Në planin financiar duhet më shumë maturi se kurrë më parë. Vetëm në këtë mënyrë do shmangnit problemet serioze. Shëndeti do ndikohet mjaft nga

dy planete. Do jeni në formë të shkëlqyer dhe nuk do keni as shqetësimin më të vogël. Në punë gjërat do ndjekin rrjedhën e duhur edhe pse ju nuk do bëni shumë përpjekje. Me familjarët do debatoni ashpër

Virgjëresha

Jeta sentimentale e çifteve nuk do shkojë shumë mirë gjatë kësaj dite. Mos e ngrini zërin dhe lëreni tjetrin të shprehet lirisht. Nëse beqarët do dinë të tregohen të matur dhe do përfitojnë nga takimet mund ta gjejnë shpirtin binjak. Do i keni të gjitha mundësitë kështu që mos i humbni kot. Në planin financiar mos u tregoni impulsivë dhe të shpenzoni pa u menduar. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jetë e mirë. Edhe ata që kanë pasur shqetësime me mëlçinë apo veshkat do ndihen më të qetë. Jeta profesionale do shkojë më së miri. Pak nga pak do filloni të hidhni hapa drejt suksesit. Kujdesuni pak më tepër për pjesëtarët e familjes. Ata kanë nevojë për ju.

Peshorja

Nëse bëni disa përpjekje për t’u treguar më tolerantë në çift do kaloni ditë edhe më të bukura e emocionuese. Sinqeriteti gjithashtu duhet të mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Beqarët do tregohen paksa impulsivë dhe falë kësaj mund të bëjnë gabime të pafalshme. Kujdes! Në plani financiar nuk do ju paraprijë fati. Për më tepër do ju duhet të bëni edhe disa shpenzime urgjente. Shëndeti nuk do ketë probleme kështu që nuk do keni për çfarë të qaheni. Ushqehuni mirë dhe mbrohuni nga i ftohti. Kujdes mos rrëshqisni mbi lëkurën e bananes në planin profesional sepse pastaj do e keni të vështirë të çoheni. Familja do jetë e qetë dhe do ju mbështesë në çdo fushë.

Akrepi

Problemet që keni pasur një javë më parë me partnerin tuaj do e keni të vështirë t’i rregulloni edhe këtë javë. Nuk do jeni aspak realistë dhe të kuptueshëm. Priten takime mbresëlënëse për beqarët. Ka shumë gjasa të zbuloni per-

Lidhja juaj do jetë shumë e mirë gjatë kësaj jave. Mos dëgjoni për asnjë moment ato që ju thonë të tjerët sepse në këtë rast do lindin probleme. Beqarët nuk duhet të kërkojnë personin perfekt sepse ai nuk ekziston. Përfitoni sa të mundni nga mundësitë që do ju jepen për takime. Për shkak të disa shpenzimeve të papritura që do ju duhet të bëni, financat do pësojnë disa tronditje. Merrni masa sa më shpejt. Shëndeti nuk do jetë shqetësues edhe pse mund të keni pak dhimbje koke në disa ditë. Gjithçka do vijë si pasojë e lodhjes. Në punë do filloni projekte të rëndësishme të cilat më shumë gjasa do ju sjellin suksesin e kërkuar. Familja do jetë mbështetje e fortë në çdo fushë.

Peshqit

Dashuria e çifteve do jetë e paqëndrueshme gjatë kësaj jave. Në fillim do keni zënka, por shumë shpejt do vijnë edhe pajtimet. Mos u alarmoni dhe mos merrni vedime të nxituara. Takimet për beqarët do jenë të shumta, por vetëm për një person zemra do fillojë t’iu rrahë fort. Gjithsesi mos u rrëmbeni nga ndjenjat por mendohuni mirë para se të veproni. Financiarisht mund të përballeni me vështirësi. Tregohuni sa më të kujdesshëm me shpenzimet. Për shëndet më të mirë dhe për të mos pasur shqetësime kujdesuni për veten dhe bëni kontrolle tek mjeku. Alergjikët duhet të ruhen më shumë se të tjerët. Planetet do influencojnë pozitivisht tek jeta profesionale dhe ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje për problemet që keni pasur. Familja nuk do ketë probleme.


bota

»

• E hënë 7 janar 2013

s p e c i a l e

Rrënjët e Oscar Martinez

N

ë periudhën mes shembjes së epokës së lulëzuar mikenase dhe shkëlqimit të epokës klasike, një periudhë që shpesh herë është lënë pa të drejtë në plan të dytë e konsideruar vetëm si epokë kalimtare, Greqia përjetoi një kompleks fenomenesh me një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për zhvillimin e mëvonshëm të gadishullit helenik, por për të gjithë Perëndimin. Përgjatë këtyre shtatë shekujve (XII-VI p.e.s.), në fakt u vunë re transformime rrënjësorë të llojeve të ndryshëm. Transformime sociale, politike dhe ekonomike, si kolonizimi i dytë, futja e monedhës, lindja e polis-eve dhe vendosja e tiranive. Transformime juridike, si hartimi i kushtetutave në qytete si Athina me Drakonin e më pas Solonin, dhe Spartë me Likurgun. Transformime kulturore, si futja e një alfabeti sipas modelit të atij fenikas, dhe ngushtësisht artistikë, si zhvillimi i artit gjeometrik në fillim e më pas atij arkaik, pa të cilët do të kish qenë i pamundur lulëzimi i artit të madh klasik grek. Elementi kyç përreth të cilit vërtitej ky kompleksitet procesesh mund të jetë polis-i, që edhe vetë grekët e konsideronin si themelin e botës së tyre. Në këtë kuptim duhet inkuadruar lulëzimi i traditave mitike përreth themelimit të qyteteve grekë. Shtetasit e Tebës në Beotias, për shembull, nderonin si themelues të tyre Kadmin, i cili ishte protagonist i një ngjarjeje aventureske që e shihte të konfrontohej me një dragua. Një tis legjende mbështillte edhe origjinën e qytetit të Argosit, në Peloponez, që thuhej se ishte themeluar nga biri me të njëjtin emër që Zeusi kish pasur nga Niobi, gruaja e parë e vdekshme me të cilën hyu pati marrëdhënie. Themeluesi i Korinthit duhet të ketë qenë pasardhës i Heliosit sipas shkrimtarit grek Pauzani apo bir i Zeusit sipas korinthasve; në origjinë të Abderës në Traki mendohet të jetë heroi Herakli. Athina, që në epokat e mëvonshme do të kish rolin e qytetit udhëheqës të të gjithë qyteteve grekë, sipas legjendës u krijua nga një mbret i lindur nga e njëjta tokë e Atikës, Cekropi, një qenie gjysmë njeri dhe gjysmë gjarpër që thuhet të ketë qenë edhe mbreti i parë i saj.

qytetërimit perëndimor

Në të gjithë këto legjenda, të përsëritura nga tradita gojore për breza të tërë përpara se të merrnin formë të shkruar është e mundur të dallosh jehonën e të vërtetave historike të deformuara nga koha, por të rëndësishme për të njohur protohistorinë e çdo polis-i. Një Mesjetë jo aq shumë e errët Në Greqi u zhvillua një numër i madh qytet-shtetesh të pavarur nga njëri-tjetri. Kjo gjë vinte pjesërisht prej veçantive gjeofizike të vendit, që ka një territor në 80 për qind malor apo kodrinor. Një gjendje që, ndërkohë që nga njëra anë bënte të vështirë komunikimin mes zonave të ndryshme, nga ana tjetër i mundësonte çdo polis-i që të përshkonte një evolucion të tijin, në nivel social dhe politik, siç demonstrohet edhe nga rasti emblematik i kontrastit mes Athinës demokratike dhe Spartës oligarkike. Origjina e polis-it i përket periudhës kur u shemb qytetërimi mikenas (shekulli XII p.e.s.). Kalimi nga Epoka e Bronzit (mendohet për mitin e Pesë Epokave në “Veprat dhe ditët” e Hesiodit në Epokën e Hekurit u shenjua në Mesdheun lindor prej zjarrit dhe shkatërrimit. Në Greqi, kalatë mikenase, me muret e tyre ciklopikë në Mikenë, në Tebë, në Tirint, në Pilos u mposhtën në vijim të pushtimit prej popullsive të huaja: sipas historianëve të lashtë grekë Dorët,

sipas kërkimeve më të fundit historikë, Popujt e Detit. Do të duhej të kalonin katër shekuj – periudha e të ashtuquajturës Mesjetë helenike – që në Greqi të ngriheshin sërish ndërtesa monumentale. Etiketa pak mikluese “Mesjeta helenike” apo “epoka e errët” vjen prej veprave të studiuesve Antony Snodgrass dhe Vincent Robin botuar në vitet gjashtëdhjetë të shekullit që kaloi. U përdor për periudhën që shtrihej nga shekulli XII deri në shekullin VIII p.e.s. duke qenë se për këtë periudhë historianët kanë në dispozicion shumë pak të dhëna. Megjithatë, ajo që hedh dritë në këta shekuj, është një dëshmi par excellence, ndonëse letrare, e si pasojë edhe e filtruar përmes artit: zëri i Homerit tek Iliada dhe Odisea. Poemat u krijuan diku rreth shekullit VIII pe.e.s., por flasin për një ngjarje të ndodhur shekuj më herët, në fundin e shekullit XIII: pushtimi grek i qytetit të Trojës, në Azinë e Vogël, si dhe kthimi më pas në atdhe i heronjve grekë. Megjithatë, vargjet homerikë janë të mbushur me elementë që reflektojnë pikërisht jetën në Greqi në periudhën mes fundit të epokës mikenase dhe fillimit të epokës arkaike. Nga disa pasazhe për shembull konkludohet se komunitetet grekë në ata shekuj qeveriseshin nga mbretër që thirreshin basileis. Këta të fundit nuk ishin më mbretër absolutë me “dominime të mëdhenj”, si uanax-ët mikenas

13

thashethemevip 1789-1848, Luftërat për liri nisi me Bastijën »16

Flijime çnjerëzore apo Helena e Trojës Viti 1789 dhe shpresat e humbura

»14

»17

Pas kolapsit të botës mikenase dhe para Mesjetës helenike, në epokën arkaike në Greqi u hodhën bazat e shkëlqimit të ardhshëm të erës klasike: e para ndër të gjitha, zhvillimi i polis-eve (një shembull i qartë këtu është figura e Agamemnonit, mbret i Mikenës dhe shkatërrues i Trojës), por luftëtarë në krye të një “genos”, apo më saktë një klani familjar formuar nga vetë kryeluftëtari, nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij, përvecse nga skllevërit dhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes. Basileus, bashkë me hetairoi apo “shokët” e tij kishte për detyrë të mbronte shtëpinë dhe pasurinë e tij në brendësi të një komuniteti social më të gjerë, “demos”-i (populli). Arkeologjia ka gjetur provat që rreth vitit 1000 p.e.s. në Greqi lulëzuan komunitete, të cilëve nuk u mungonte një farë rafinimi dhe prosperiteti. E zbulon gjetja në Lefkandi në ishullin e Eubeas e një ndërtese pothuajse pesëdhjetë metra gjatësie e destinuar që të mbante eshtrat e një komponenti të elitës vendase, siç tregojnë modalitetet e varrit të tij: ky ishte varrosur bashkë me armët e luftës, objekte me vlerë, dhe kuajt e tij. Një tip nderesh funebër i ngjashëm me atë të përshkruar tek Iliada gjatë varrimit të heroit grek, Patroklit, që kremohet bashkë me kuajt e tij pasi është vrarë nga trojani Hektor, i cili e kish ngatërruar me Akilin. Nuk përjashtohet pra që ndërtesa e Lefkandi të jetë një “heroon”, pra një varr i kushtuar një heroi të qytetit. Pra, mund të bëhet fjalë për një njeri të një rangu special brenda komunitetit të tij, që kish fituar prestigj falë vlerave si luftëtar: një tip i fuqishëm nga ata prej të cilëve Homeri duhet të ketë kërkuar shembujt për basileis-ët e poemave të tij. Lindja e polis-ëve Gjatë Mesjetës helenike, pjesa më e madhe e popullsisë së Greqisë jetonte në vendbanime të vegjël të formuar nga një dyzinë familjesh. Sipas historianit grek Tucididi, kjo ishte “mënyra e vjetër e të jetuarit në Heladë”. Në fund të asaj periudhe, në momentin e tranzicionit në epokën arkaike, panorama kishte ndryshuar rrënjësisht dhe shumë prej këtyre fshatrave ishin bashkuar për të formuar bërthama urbane me dimensione jo të vegjël: “poleis”-ët. Për të shpjeguar lindjen e qyteteve grekë në shekujt IX-VIII p.e.s. disa studiues i janë referuar ndikimit vendimtar të fenikasve, që jetonin prej kohësh në qytetet e përparuar tregtarë të brigjeve të sotëm të Sirisë, si Ugarit dhe Amrit, dhe të Libanit, si Tiro, Sidoni dhe Biblos. Pikërisht fenikasve, grekët u detyrohen futjen në gjysmën e parë të shekullit VIII p.e.s. të alfabetit të tyre, që në krahasim me atë fenikas paraqet megjithatë

një zhvillim: nuk është më vetëm bashkëtingëllor, por përfshin edhe zanore, shumë të rëndësishme në një gjuhë si greqishtja, ku zanoret shërbejnë për të treguar gjininë. Origjina e poleis-ëve gjen megjithatë një shpjegim më të mirë si evolucioni ekonomik e social i komuniteteve grekë. Nxitjen e bënë familjet aristokrate, të organizuara në klane të vegjël, apo “ghene” dhe më pas të bashkuara në “phylai”, ose tribu, grupe më të mëdha, anëtarët e të cilëve njiheshin si pasardhës të krijuesit mitik të çdo qyteti. Këto familje aristokrate e kishin mbështetur tradicionalisht pushtetin e tyre tek mbarështimi. Homeri pohon, për shembull, se Uliksi kishte 59 kope me lopë, dhi, dele dhe derra. Por me kalimin e kohës, bujqësia u bë aktiviteti dominues, në të njëjtën kohë me rritjen e popullsisë dhe zgjerimin e aktivitetit tregtar. Në këtë kontekst, më të pasurit nxisnin përqëndrimin e popullsisë në polis-e. Një proces i tillë i bashkimit të disa fshatrave në një qytet të vetëm, shpesh herë i pajisur me port, sot quhet sinekizëm, nga greqishtja “synoikismos”, domethënë “bashkim shtëpish”. Ky lloj i ri vendbanimi u shoqërua me një transformim të thellë politik, i nxitur edhe në këtë rast nga aristokracia: detyra e mbretit, apo basileus, u eleminua dhe funksionet e tij u ndanë mes institucionesh, të llojit gjyqësor dhe administrativ. Këshilli i lashtë i “të urtëve”, ku mblidheshin krerët e klaneve aristokratë rriti pushtetin e tij, në dëm të ansamblesë popullore. Një rast i veçantë është ai i Spartës, që ndonëse e krijuar nga bashkimi i shumë fshatrave, ruajti edhe në epokën klasike institutin e diarkisë. Pjesa më e madhe e këtyre bashkimeve ndodhën në një territor të ngushtë, duke filluar nga rreth njëqind familje të gjitha me lidhje mes tyre. Për shembull, Sicioni në Peloponez, në shekullin VII p.e.s. kishte një territor prej pak kilometrash katrorë. Të tjerë sollën e krijimin e qytet-shteteve të karakterizuar nga dimensione më të mëdha nga këndvështrimi territorial dhe demografik. Procesi i bashkimit ndonjëherë ishte vullnetar dhe paqësor, në rast të tjera kërkonte kanosjen e madje dhunën. Një shembull i sinekizmit në një territor të gjerë, por i realizuar në mënyrë paqësore, është ai që ndodhi në Atikë, në rajonin e Athinës. Të paktën lë të kuptohet rrëfimi mbi formimin e polis-it të Athinës nga ana e Tezeut. Shkrimtari grek Plutarku rrëfen se Tezeu bashkoi nën një autoritet të vetëm komunitetet e ndryshëm

të pranishëm në Atikë “duke formuar me ata që deri atëherë jetonin të shpërndarë aty-këtu e që vështirë se mund të mblidheshin për të trajtuar probleme të interesit të përbashkët, një popull të vetëm brenda një shteti, ndërkohë që më parë ndodhte që të ishin edhe në mosmarrëveshje apo luftë mes tyre. Duke shkrirë, kështu, këshillat dhe komandat e ndryshme, krijoi një këshillë dhe një komandë të përbashkët për të gjithë, dhe qytetin e quajti Athinë”. Tezeu konsiderohej pra themeluesi i institucioneve në themel të kryeqytetit të Atikës, si për shembull “boule”, këshilli aristokratik. Në raste të tjerë, bashkimi i fshatrave të një rajoni në një polis të vetëm u bë shkak për gjakderdhje. Është rasti i Spartës, që absorboi territoret e Mesenisë në kundërshtim me vullnetin e banorëve. Në shekullin VIII p.e.s. polis-i ishte shndërruar në kontekstin ku zhvillohej jeta e pjesës më të madhe të popullsisë greke. Homeri, në këngën e VI të Odisesë ofron, përmes gojës së Nausikës, bija e mbretit Alkin që flet për qytetin ku mbretëron babai i saj, përshkrimin e aspektit tipik të një polis-i grek të shekullit VIII p.e.s., përfshirë edhe “khora”-n, territori rural. “Sa kohë që ecim mes fushave të mbjella nga njerëzit”, rrëfen Nausika, “ti me shërbyeset eja shpejt: unë do të tregoj rrugën. Por kur të shohim qytetin, ndalu. Një mur i lartë dhe i bukur në skaje të qytetit ngrihet, dhe aty hapet një portë, por hyrja është e ngustë”, vazhdon princesha. “Aty është edhe “agora”, përreth një tempulli të bukur të Poseidonit, me gurët e fiksuar mirë në tokë”. Siç përshkruhet nga Homeri, elementët përbërës të polis-it ishin akropoli, që sipas definicionit të studiuesit të Greqisë së Lashtë Raffaele Cantarella “përfaqësonte imazhin e ndjeshëm dhe simbolik të madhështisë së polis-it; agora (nga agheiro, “tubim”), sheshi kryesor që ishte qendra nevralgjike e qytetit, vendi i tregut dhe i ansambleve të qytetarëve. Veç këtyre, në rastin e qyteteve bregdetarë, porti përfaqësonte një element thelbësor për prosperitetin e polis-it në një epokë kur grekët mbushën me koloni Mesdheun. Në fund, tempulli i perëndisë mbrojtëse: ngritja e tempujve të qytetarëve që nga shekulli VIII p.e.s. konsiderohet prova që komuniteti ishte në gjendje të merrte përsipër ndërtimin e një shtëpie për perënditë dhe heronjtë e vet. Perëndi dhe heronj historitë e të cilëve, të rikrijuara prej ceremonive fetare kontribuan për të bërë qytetarët e polis-eve të ndiheshin pjesë e një bashkimi politik dhe social.


14

« bota

E hënë 7 janar 2013 •

Detektivi i të pamundurës Metodë shkencore dhe skrupuloze e verifikimit të pohimeve “paranormale”: kështu punon Joe Nickell, i vetmi person në botë që për zanat ka “zbuluesin” e mistereve

Ë

shtë i vetmi person në botë që e merr pagën për të zbuluar mistere. Joe Nickell, kryeshkencëtar në Committee for Skeptical Inquiry (CSI) në Buffalo, në shtetin e New Yorkut merret me analizimin e dokumenteve të lashtë (kanë qenë të tijët testet që çmontuan ditarët falsë të Jack the Ripper), me studimin e gjurmëve misterioze (ato të të supozuarit Yeti), apo truqe të ndryshëm. “Që fëmijë ëndërroja të bëhesha magjistar. Dhe ëndërroja të bëhesha investigues”, thotë Nickell. “Dhe me kalimin e kohës, kam arritur të realizoj një pjesë të madhe të ëndrrave të mia”. Si keni filluar? Kam filluar në vitin 1969, kur mora pjesë për herë të parë në një organizim spiritual për të thirrur shpirtin e Houdinit. E kotë të them që magjistari i madh nuk i shfaq. Megjithatë, që atëherë kam pasur shansin të hetojë raste të shumtë, si për shembull shtëpia e rrënuar nga mackenzie në Toronto, apo pohimet e disa zhytësve që këmbëngulnin se kërkonin flori në Yukon. Si punoni? Më pëlqen të hetojë vërtetë, të shkojë në vendngjarje, të flasë me personat e përfshirë dhe kur duhet, të eksperimentojë. Kështu ndodhi në rastin e Sindone, aty ku duke fshirë basorelievin e një fytyre zbulohej një pamje në negativ tamam si ajo e Sindone. Përse është e rëndësishme të hetohet një mister? Me kalimin e viteve kam kuptuar se përballë paranormales, njerëzit kanë prirjen të ndahen në dy grupe: ata që besojnë, dhe ata që nuk besojnë. Dy pole të kundërt që, në të vërtetë kanë më shumë të përbashkëta nga sa mendojnë. E para prej këtyre qëndron në tendencën për t’u nisur gjithmonë nga përgjigja e preferuar për të ngjitur pastaj tek teza, duke zgjedhur herë pas here provat dhe argumentet që justifikojnë më mirë konkluzionet e tyre. Personalisht, mendoj se misteret nuk duhen atakuar apo mbrojtur, por duhet të hetihen në mënyrë të thelluar. Pra, është mirë të jemi skeptikë, por jo cinikë. Më ka ardhur në majë të hundës me ata që vetëquhen “skeptikë”, por që në të vërtetë dinë vetëm të përqeshin. Kalojnë nga zyra ime me të njëjtat batuta: “Hej, Joe, ke parë ndonjë fantazmë kohët e fundit? Ha, ha, ha!” Nuk po them që besoj vërtetë që do të arrij të gjej ndonjë fantazmë në ndonjë shtëpi, përkundrazi jam 99.9 për qind i sigurtë që nuk do të gjej asnjëherë. Por ama, hajde të shkojmë nëj herë tek ajo shtëpi, sepse mund të mësojmë diçka interesante. Çfarë ndodh kur nis hetimi për një

mister të ri? Mbi të gjitha, zbulohet pashmangshmërisht që mungon një copëz e gjëzës. Ashtu si një detektiv që heton një vrasje, duhet që të gjenden sa më shumë tregues, shenja. Sigurisht që udhëhiqem prej qasjes shkencore dhe vetëdija që barra e provës i përket atij që ka bërë pohimin. Veç kësaj, pohime të jashtëzakonshëm kërkojnë prova të jashtëzakonshme: vlen të thuhet që nëse një person thotë se ka bërë një udhëtim në Spanjë, mund të mjaftojë fjala e tij. Por nëse thotë që ka qenë në Mars në bordin e një UFO-je, atëherë fjala e tij nuk mjafton më, duhen prova më bindëse. Në fund i besoj parimit të njohur si “Tehu i Oçamit”: përballë dy hipotezave që bien ndesh për shpjegimin e një misteri, ka shumë gjasa që e sakta duhet të jetë ajo më e thjeshta. Si lëvizet kur hetohet? Si kur bëhet fjalë për një rrëmbim prej alienësh, ashtu edhe kur flitet për një poltergeist, duhet pikë së pari të përcaktohet se çfarë thuhet që ka ndodhur; pra kush është personi që e bën pohimin, protagonisti i ngjarjes; ku dhe kur ka ndodhur ngjarja; si mund të jetë manifestuar dhe, nëse ka ndodhur vërtetë, përse ka ndodhur. Në disa raste, si në ngajrjen e famshme të shtëpisë me fantazma në Amityville mund të zbulohet që asnjë nga fenomenet e rrëfyer nuk është verifikuar realisht. Historia e ka marrë shtysën nga rrëfimi i tmerrshëm që familja Lutz bëri në vitin 1975, pas braktisjes së shtëpisë në 112 të Ocean Avenue në qytezën e Amityville, ku kishin jetuar për vetëm 28 ditë. Thoshin se kishin pasur çdo lloj eksperience paranoarmale të frikshme që mund të ekzistojë. Dhe çfarë u zbulua? Duke vizituar shtëpinë dhe duke folur me pronarët e saj të mëvonshëm, si dhe persona të tjerë në vend, zbulova shumë të meta në historinë e Lutzëve. Për shembull, thoshin se kishin gjetur gjurmë kthetrash diabolike në dëborë në një datë të caktuar, por kur kontrollova buletinët meteorologjikë lokalë për atë periudhë, zbulova që nuk kish rënë fare dëborë. Në librin e Lutzëve, më tej tregohet me detaje për dëme të rëndë në dyert dhe dorezat e shtëpisë, por duke i ekzaminuar një për një zbulova që ishin ende origjinalet dhe ishin shumë në rregull. Ata që tingëllonin detaje shumë të saktë, pas një hetimi të vëmendshëm rezultonin vetëm fantazi. Një hetim mund të jetë një punë që kërkon shumë angazhim... Sigurisht. Duhen pak sekonda për të bërë pohime të pabesueshëm, ndërkohë që për të zbuluar misteret duhen shpesh hetime seriozë, që mund të kërkojnë edhe vite apo kapërcimin e pengesave të vështira. Siç

më ndodhi në rastin e Oak Island, ku thuhej se ndoshta fshihej thesari i piratit Kidd. Doja të shkoja në ishull për t’u siguruar personalisht dhe për të folur me Dan Blankenship, një banor që kish kryer kërkime në pus dhe që njihej për karakterin e tij shumë të keq. “Ndoshta nuk do ju qëllojë, por me siguri do ju dëbojë”, më tha një peshkatar. Dhe në fakt, duke qenë se atë ditë gazeta lokale shkruante “Mbërritja në ishull e një skeptiku”, kur Blankenship më pa u nxi në fytyrë. Më pas, pati kohë të më shpjegonte dhe kuptoi që isha një njeri shumë i interesuar ta dëgjoja. Në fund më tregoi fotografi dhe filmime të vjetër deri natën vonë. A ka ndodhur ndonjëherë që një mister të zgjidhej pa filluar? Në qytezën Lebanon, në Ohio, kisha zënë një dhomë në Golden Lamb Inn, që mbahej si hoteli më antik i shtetit. Thuhej se fantazma e Sarah Stubbs, bija e pronarëve të parë, vinte vërdallë nëpër hotel. Veçanërisht pikturat e varura në atë që quhej “dhoma e Sarës” gjendeshin gjithmonë të shtrembëruara. Kisha menduar për shumë mundësi që mund të shpjegonin fenomenin, por kur mbërrita në hotel atë natë gjeta një zonjë simpatike tek recepsioni. Sapo e pyeta për pikturat në dhomën e Sarah, buzëqeshi dhe më tha: “E dini, kur kam turnin e natës, mërzitem dhe ngjitem në atë dhomë dhe i zhvendos unë pikturat. personeli është kaq supersticioz saqë argëtohem shumë kur shoh reagimet e tyre ditën tjetër”! Pas shumë vitesh hetime, a mbeten më mistere për të zbuluar? Personalisht më pëlqen të hetoj çdo lloj fenomeni: rrathë në grurë, detektivë fallxhorë, fantazma, shtëpi fantazmash, monstra... interesohem vërtetë për gjithçka. Por ajo që them se me intrigon më shumë janë ata që do i quaja “çështje të ftohta”. Është një term që përdoret nga policia, kur heton për vrasje apo krime të kryer në të kaluarën që nuk janë zbardhur asnjëherë. Një shembull është ai i monstrës së Flatwoods, një rast që ka ndodhur në 1952. Një mbrëmje, disa të rinj në Flatwoods, një fshat në West Virginia panë në qiell një UFO dhe u bindën që ishte ulur në majë të një kodre aty pranë. Kur mbërritën, në vend të një disku fluturues u gjendën përballë një monstre me sytë e shndërritshëm, një fytyrë që kish formën e një lopate dhe kthetra në vend të duarve. Krejt papritur, krijesa nisi fluturimin drejt tyre duke lëshuar një piskamë të fortë. Natyrisht që arritën të ikin. Ditën tjetër, policia gjeti disa gjurmë në terren, ndoshta të prodhuar nga disku fluturues, si dhe një njollë të çuditshme ngjyrë të zezë aty pranë.


bota • E hënë 7 janar 2013

»

15

ADOLF HITLERI Ajo pak që shumica prej nesh mendon se di rreth rrethanave të vdekjes së Hitletit na vjen si pasojë e agjentit të MI6-ës britanike Hugh Trevor-Roper dhe ka shumë arsye se pse nuk duhet të besojmë “historinë e bunkerit”.

Përse nuk duhet besuar “historia e bunkerit” D

ëshmitë e diskutuara deri më tani përcaktojnë se gjatë ditëve të fundit të Rajhut të Tretë kremtime të shumta u kryen në terren e Kancelarisë së Rajhut përballë dëshmitarësh të ndryshëm që qenë kandisur të besonin se trupat që panë të kremoheshin qenë ato të Adolf dhe Eva Hitlerit. Gjithashtu do të dukej se Heusemann dhe Echtmann, të dy teknikët dentarë të lidhur me dentistin e Hitlerit, Profesor Blaschke, gënjyen veten në mendimin se posedonin aftësi të mjaftueshme për të identifikuar mbetjet njerëzore të gjetura nga sovjetikët si ato të Adolf dhe Eva Hitlerit. Megjithatë, progresi i investigimit sovjetik qe aq i shpejtë sa kish filluar të shembej edhe përpara se të mund qenë kapur problemet me dëshminë e Heusemann dhe Echtmann. Problemet e sovjetikëve filluan më 8 maj – ditën që u krye autopsia e mbeturinave të supozuara të Hitlerit – kur një “trup i dëmtuar dhe i shpuar nga plumbat u identifikua si Hitleri” u gjet në rrënojat e bunkerit. Një korrespondent lufte amerikan, Joseph (“Joe”) W. Grigg, Jr, raportoi me krenari nga Berlini se trupi i Hitlerit pothuajse me siguri ishte gjendur. Megjithatë, shpejt Grigg u shtrëngua që ta tërheqë skupin e tij. Më 10 maj, ai raportoi se “katër trupa, të nxirë e të djegur, që dukej se i përgjigjeshin dukjes së Hitlerit qenë nxjerrë zvarrë nga gërmadhat e Kancelarisë”. Ai vërejti se “asnjë nuk ishte identifikuar se qenë në mënyrë përfundimtare si i Fyhrerit nazist”. Duke pasur parasysh se brenda 5 ditëve ata kishin gjetur 6 kufoma, çdonjëri prej të cilëve mund të kish qenë i Hitlerit, konkluzioni i Grigg ishte me të drejtë pesimist: “...rusët po fillojnë të besojnë se asnjë trup që mund të identifikohet pa asnjë hije dyshimi si ai i Adolf Hitlerit do të mund të gjendej ndonjëherë tani”. Nuk është tregues aspak i vogël i vështirësive tyë përjetuara nga sovjetikët që, brenda një muaj nga të zbuluarit, kufomat fillimisht të besuara si ato të Hitlerit dhe të gruas së tij qenë

varrosur, çvarrosur dhe rivarrosur jo më pak se tri herë. Fillimisht ato u varrosën në një vend të panjohur në afërsi të Berlinit, më pas u çvarrosën dhe u lëvizën për në Finov të Bashkimit Sovjetik dhe më pas u çvarrosën dhe u rivarrosën në Rathenau të Gjermanisë më 3 qershor 1945. Por as udhëtimet e tyre nuk përfunduan këtu. Një muaj më vonë, ata u çuan në Friedrichshagen të Gjermanisë, ku një prej truprojave të Hitlerit, Harry Mengershausen, u pyet që t’u hidhte një sy për qëllime identifikimi. Do të ishte e vështirë të jepej një shpjegim për këtë udhëtim shou makabër në qoftë se sovjetikët do të ishin të sigurtë se trupat që kishin gjetur qenë realisht ato të çiftit Hitler. Në fillim të qershorit, shkalla substanciale e mashtrimit u bë e dukshme kur u zbulua se bunkeri ishte mbushur me trupa individësh të ndryshëm që mbanin të veshur pantallonat e Hitlerit. Më 9 qershor, gjatë një konference shtypi të ndjekur nga gazetarët britanikë, amerikanë, francezë dhe rusë, komandanti ushtarak sovjetik, Marshalli Georgi K. Zhukov, pranoi se ata “nuk kishin gjetur asnjë kufomë që mund të ishte e Hitlerit”. Komandanti sovjetik i Berlinit, Gjeneral Koloneli Nikolai E. Bezarin, shpjegoi se rusët kishin “... gjetur disa trupa në Kancelarinë e Rajhut të Hitlerit me emrin e Fyhrerit në rrobat e tyre... Në fakt, në Kancelarinë e Hitlerit në gjetëm shumë trupa me emrin e tij në rroba. Filloi të bëhej si shaka. Çdo herë që që do të gjenim ndonjë palë pantallona, do të thoja: ‘Qenkan të Hitlerit””. Zhukov u tha gazetarëve se tani e konsideronte një mundësi serioze faktin që Hitleri të ish arratisur nga Berlini nëpërmjet ajrit. “Ai mund të ketë fluturuar në momentin e fundit, pasi kishte një fushë aviacioni në dispozicionin e tij”, tha ai. Në mënyrë të habitshme, një prej kufomave të vëna mund t’i ketë përkitur armikut të betuar të Hitlerit, Admiralit Wilhelm Canaris, kreut të dyfishtë të Abwehr (inteligjencës ushtarake gjermane), i cili ishte arrestuar dhe dënuar me vdekje për pjesëmarrje në atentatin e 20 korrikut 1944.

Në dhjetor të 1950 Willy Jenke, adjutanti i Canaris, i tha autorit britanik Ian Colvin se sapo kish marrë informacion të freskët rreth fatit të Canaris nga Johannes Toeppen, një ish njohje e vjetër, i cili kish qenë kryellogaritar i Abwehr. Toeppen i kish thënë Jenke se “Canaris ishte parë në Berlin rreth 20 prillit [1945] nën eskortë të rreptë dhe... më pas atij i qe thënë se Admirali ishte pushkatuar dhe varrosur në kraterin e një bombe më 23 prill në kohën që Hitleri po urdhëronte disa prej ekzekutimeve të tij të fundit”. Do të ishte jashtëzakonisht ironike në qoftë se kufoma mashkull i bërë autopsi nga sovjetikët më 8 maj 1945 aktualisht kish qenë ajo e Admiralit Canaris. Nga qershori 1945, sovjetikët mund të kishin qenë pothuajse të sigurtë se nuk e kishin gjetur kufomën e Hitlerit. Megjithatë, nga ai moment e prapa, më shumë se ta pranonte perspektivën se trupi i Hitlerit mund të mos gjendej kurrë, Stalini mbështeti idenë se Hitleri ishte arratisur nga bunkeri. Ndërsa merrte pjesë në Konferencën e Postdamit në korrik 1945, gjatë bisedave me Sekretarin amerikan të Shtetit, James F. Byrnes, dhe Admirali i Flotës, William D. Leahy, Shefi i Shefave të Bashkuar të Shtabit, Stalini, shprehu bindjen e patundur se Hitleri ishte akoma gjallë. Në fakt, në gusht të 1945 akuzoi britanikët për “fshehje të Adolf Hitlerit të vërtetë të gjallë në sektorin e tyre të Berlinit”. Origjina e legjendës së vetëvrasjes Gjatë javës së fundit të prillit dhe ditët e para të majit 1945, bota ndodhej nën paqartësi të konsiderueshme për sa i përket ndodhjes së Hitlerit. Raportet që Hitleri kishte shkuar në Berlin për të kryer mbrojtjen e qytetit u hodhën poshtë si propagandë. Midis raporteve të shumta lidhur me këtë subjekt, disa pretendonin se Hitleri tashmë ishte i vdekur. Raporti i parë i tillë vinte nga një “diplomat i lartë” që kish arritur të kalonte pa u prekur në Zvicër. Më 28 prill, ai thoshte se Hitleri dhe Goebbels qenë ekzekutuar tri ditë më parë. Të nesërmen, gazetat raportuan se sipas një “burimi të lartë diplomatik” Himmler e kishte helmuar Hitlerin. Prononcimi i parë zyrtar lidhur me fatin e Hitlerit u bë në orën 10 e 27 minuta të 1


16

« bota

majit 1945, kur Admirali Karl Doenitz deklaroi në Radion Hamburg se Hitleri kishte “rënë në vendin e tij komandues në Kancelarinë e Rajhut duke luftuar deri në frymën e fundit kundër bolshevizmit dhe për Gjermaninë”. Deri kur mësuan për këtë transmetim, aleatët dukshëm që nuk e kishin ditur se Hitleri kish vdekur, por britanikët e pranuan idenë me entuziazëm. “Foreign Office pranoi pikëpamjen se kishte “shumë pak të ngjarë” që vdekja e Hitlerit do të ishte shpallur nga gjermanët sikur aktualisht të mos kish ndodhur, tha komentatori [anonim i Foreign Office]”. Ndërsa siguria e medies britanike fiksoi argumentin për vendet e tjera të perandorisë, të tilla si Kanadaja dhe Australia, skepticizmi ishte i përhapur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara. Një editorial i “New York Times” paralajmëronte: “Nazistët i kanë bërë gënjeshtrat aq shumë pjesë të politikës së tyre dhe raportet rreth sozive të supozuara të Hitlerit kanë qenë aq shumë të përhapura, sa që këto njoftime janë të detyruara lënë në shumë mendje se kryegënjeshtari po përgatitet të përgatisë një mashtrim të madh të fundit për botën në një përpjekje për të shpëtuar veten dhe ndoshta përgatitur rrugën për rikthimin e tij në një periudhë të mëpasme dhe më të favorshme”. “Salamanca Republican-Press” shkruante në të njëjtën mënyrë: “Radioja gjermane është krijesë e regjimit nazist dhe një prej parimeve naziste është se gënjeshtra është jo vetëm e lejueshme, por edhe e lavdërueshme në qoftë se do t’u vlejë qëllimeve naziste. Disa lajmërime të tilla si puna e këtij do të ishte një stratagjemë e natyrshme në qoftë se Hitler do të vendoste për të vepruar ato çka qenë raportuar se kish planifikuar të vepronte kështu – të zhdukej dhe të “fshihej” apo për të planifikuar krime të mëtejshme”. Në artikullin e tij të luftës të botuar në të njëjtën faqe, DeWitt Mackenzie deklaronte: “Historia e vdekjes së Hitlerit është pothuajse shumë [sic] e bukur sa për të qenë e vërtetë dhe sigurisht që nuk mund të pranohet derikur provat të jenë të besueshme, sepse ekziston një mundësi e tillë e fortë mashtrimi”. Një sondazh i Gallup përcaktoi më pas se 68 për qind e atyre të anketuarve të pyetur e vinin në pikëpyetje nëse Hitleri realisht kishte vdekur. Megjithatë, problemi nëse Hitleri realisht kishte vdekur ose jo u eklipsua menjëherë nga problemi sesi ai kish vdekur. Kësaj radhe, “New York Times” qe në anën më skeptike të spektrit, duke deklaruar në editorialin kryesor të saj se “duket se nuk ka arsye të forta për të dyshuar se Hitleri…ka vdekur siç ka thënë njoftimi gjerman”. Editoriali ngrinte problemin e natyrshëm se një vdekje e tillë do të kish ndihmuar të “përgatitej legjenda që formonte thelbin e propagandës naziste dhe sipas të cilës Hitleri u ngjit në pushtet – legjenda se ai dhe nazistët qenë kalorësit e ndritshëm me armatura që luftonin për qytetërimin evropian kundër bolshevizmit “deri në frymën e tyre të fundit””. Në ekstremin tjetër, një zëdhënës i “Foreign Office” britanik e hodhi poshtë idenë se Hitleri kishte ndërruar jetë duke luftuar si “nonsensi më i plotë”. Për të mbështetur këtë konkluzion, zëdhënësi zbuloi se disa ditë më parë, “Himmler ishte thënë të kish dhënë informacionin se Hitleri kishte gjasa të vdiste brenda 48 orësh”. Ai ia kish dhënë këtë informacion një kontakti suedez, Kontit Folke Bernadotte, i cili më pas pretendoi se në këtë rast Himmler i kish thënë atij se planifikonte të krijonte “një legjendë të Hitlerit që pas rënies së Rajhut të Tretë do të luante të njëjtin rol si shprehja “thika pas shpine” pas paqes së Versajës”. Në qoftë se Himmler realisht e kish thënë këtë gjë, Bernadotte duhet ta ketë përcjellë informacionin shumë shpejt tek aleatët, pasi edhe më përpara se kushdo mund të kish qenë i sigurtë se Hitleri kish vdekur, prioriteti kish ndryshuar në këmbënguljen se Hitleri “e kish gjetur vdekjen në një mënyrë që do të paralizonte çdo përpjekje fanatike naziste për të ndërtuar një legjendë wagneriane rreth tij”. Në mënyrë intriguese një raport i “Associated Press” nga Londra që ishte botuar tek “Globe and Mail” i Toronto më 2 maj 1945 deklaronte se pretendimi i Doenitz që Hitleri kishte vdekur si hero ishte denoncuar nga një “zë fantazim”: “Doenitz e përkujtoi Hitlerin si një njeri që ia kish kushtuar jetën e tij Gjermanisë dhe luftës kundër bolshevizmit dhe që tani kish kryer një “vdekje heroike”. Një zë i fortë fantazme e ndërpreu, duke ulëritur: “Kjo është gënjeshtër!”. Zëri fantazëm vazhdoi të dëgjohej pa ndërprerje gjatë gjithë fjalimit të Doenitz”. Fakti nëse raportimi i këtij “zëri fantazëm” është i vërtetë ose jo tregon se “Foreign Office” ishte në ankth qysh nga fillimi për të hedhur dyshim ndaj pretendimeve se Hitleri kish vdekur si rezultat i aksionit

E hënë 7 janar 2013 • armik. Të nesërmen, datë 3 maj, ka mundësi me kërkesën e këshilltarit politik të tij, John WheelerBennett të Royal Institute of International Affairs (ekuivalenti britanik i Council on Foreign Relations), Gjenerali amerikan Dwight D. Eisenhower vendosi prestigjin e konsiderueshëm të tij pas asaj që në atë kohë dukej si teoria më e mirë alternative e vdekjes së Hitlerit. Ai e mbështeti deklaratën e “Foreign Office”, duke shpjeguar se herët në mëngjesin e 24 prillit Himmler i kish thënë Kontit Hitleri ishte “një njeri që po jepte shpirt” dhe se shefi i inteligjencës së Himmler, Walter Schellenberg, i kish thënë Bernadotte se Hitleri po “vuante nga hemorragjia në tru”. Megjithatë, fillimisht aleatët u prirën drejt pikëpamjes se Hitleri kish vdekur për shkaqe natyrore, praktikisht duke i besuar fjalës së Himmler ndaj asaj të Doenitz. Një folës i BBC-së gjithashtu i tha botës së Hitleri kish vdekur nga një hemorragji cerebrale – informacion që kishte rrjedhur të njëjtën ditë në një konferencë në San Francisco nga ministri i Jashtëm britanik, Sër Anthony Eden. Megjithatë, aleatët jo vetëm që thjesht po paragjykonin çdo tregim lidhur me fatin e Hitlerit që mund të ushqente entuziazmin e rezistencës së nëndheshme naziste, por gjithashtu qenë të paragjykuar në favor të rrëfimit më poshtërues të mundshëm. Për pasojë, ideja që Hitleri kish vdekur për shkaqe natyrale filloi të shfryhej po aq shpejt sa filluan të shfaqeshin dëshmi se Hitleri nuk kish qenë aspak i rënë nga shëndeti. Më 7 maj, “Baltimore Sun” deklaroi se sipas Majorit Erwin Giesing (specialisti i trurit, veshëve, hundës dhe i grykëve të Hitlerit, i cili e kish vizituar atë më 15 shkurt 1945), Hitleri kish qenë “në gjendje të mirë fizike të pazakonte për një njeri të moshës së tij” dhe me siguri që nuk kish vdekur nga hemorragjia në tru. Raportet që hidhnin ujë të ftohtë mbi teorinë se Hitleri kish qenë i sëmurë dhe se ndoshta kish vdekur për shkaqe natyrale vazhdonin të botoheshin kudo që shfaqej mundësia. Por ajo çka e shkaktoi vërtet vdekjen e shpejtë të teorisë së vdekjes për shkaqe natyrale qenë rrëfimet e anëtarit më të rëndësishëm të të regjimit që ishte kapur i gjallë deri më tani: Dr Hans Fritzsche. Dr Fritzsche, zëvendësi i Goebbels në Ministrinë e Propagandës dhe propagandisti kryesor radiofonik i Gjermanisë, qe marrë nën arrest nga sovjetikët më 2 maj pasi u kish dorëzuar formalisht qytetin në një ceremoni në Tiergarten. Mëngjesin tjetër, 3 maj, sovjetikët nxorrën një komunikatë që deklaronte se Dr Fritzsche kish bërë një deponim në të cilën deklaronte se Hitleri, Dr Goebbels dhe Gjenerali Hans Krebs kishin kryer të gjithë vetëvrasje në bunker. Megjithëse sovjetikët qenë me të drejtë dyshues – radioja shtetërore e Moskës sugjeronte se ai qe një “një tjetër mashtrim fashist” për të lehtësuar arratisjen e Hitlerit – teoria e vetëvrasjes u kap sërish nga shtypi perëndimor. Në mënyrë intriguese, ekziston dëshmi se publiku u parapërgatit që ta pranojë teorinë e vetëvrasjes. Më 31 mars 1945, “Globe and Mail” botoi një raport të shtypit kanadez të titulluar “Expect Hitler To Be Suicide”. I nënshkruar “Emmerich, March 30”, artikulli deklaronte se një thashetheme po qarkullonte midis trupave gjermane me idenë se Hitleri do të kryente vetëvrasje. Gjithësesi, teoria e vetëvrasjes qe një ndihmë e pafundme për propagandën anglo – amerikane, përderisa përdorimi i vetëvrasjes së Hitlerit mund të përdorej për të përcjellë një mesazh rreth natyrës së vetë nazizmit: “Kur gazetari amerikan William L. Shirer, i cili po jetonte si korrespondent në Berlin qysh nga viti 1941, mësoi për vdekjen e Hitlerit nëpërmjet vetëvrasjes në bunkerin e Kancelarisë së Rajhut më 30 prill 1945, deklaroi: “Në fakt, gjithmonë kam qenë i sigurtë se kjo ishte ajo çka donte vërtet të bënte në fund”, duke e parë në këtë mënyrë Rajhun e Tretë si një regjim në thelb vetëvrasës”. Teoria e vetëvrasjes qe gjithashtu një armë e luftës psikologjike ndaj popullsisë gjermane. Për të kuptuar impaktin propagandistik të vetëvrasjes së Hitlerit ndaj mendjes gjermane, është e rëndësishme të kuptohet se për shumë, në mos për pjesën më të madhe, ideja se Hitleri e kish marrë jetën e vet qe thellësisht teksa kundërshtonte gjithçka që ata besonin se ai qëndronte. Kur Gjenerali Krebs i dha lajmin, Gjenerali Helmuth Weidling kujton të ketë menduar: “Kështu paskemi qenë duke luftuar për pesë vjet e gjysmë për dikë që kreu vetëvrasje. Pasi na futi edhe ne në këtë katastrofë të tmerrshme, ai për vete zgjodhi rrugëdaljen më të lehtë dhe na la që të mbrojmë veten”. Në anën tjetër të hierarkisë ushtarake, 16-vjeçari Dieter Borkowski, i cili kish ndër rekrutët e rinisë hitleriane që kish luftuar për të mbrojtur Berlinin deri

në fund, u ndje i privuar nga dëshira për të jetuar. “Këto fjalë më bëjnë të ndjehem keq, sikur të më vinte për të vjellë”, shkruan ai. “Mendoj se jeta ime nuk ka më kuptim. Për çfarë qe kjo betejë? Për çfarë qenë vdekjet e aq shumë njerëzve? Dukshëm që jeta është bërë e pavlerë, pasi në qoftë se Hitleri ka qëlluar veten, rusët më së fundi do te kenë fituar... Në fund të fundit, a nuk e ka tradhtuar Hitleri vetë Volk e tij?”. Kështu që legjenda e vetëvrasjes u përdor për ta diskredituar Hitlerin në sytë e ndjekësve të tij dhe mbytur nxitjen e tyre për t’i rezistuar pushtimit të huaj. Kishte aq shumë ngut për t’i caktuar Hitlerit atë çka mendohej se ishte një fund i përshtatshëm sa që pak njerëz ndalian të bëjnë pyetje aq të natyrshme sesi Dr Fritzsche e dinte se Hitleri kish kryer vetëvrasje, nëse sovjetikët kishin ushtruar presion ndaj tij për ta thënë një gjë të tillë apo nëse historia e vetëvrasjes mund të kish qenë një histori mbulimi për arratisjen e Hitlerit. Duke pasur parasysh statusin e Dr Fritzsche si njeriu më i rëndësishme në Propagandaministerium pas Dr Goebbels, është e krejtësisht e qartë se asgjë që ai u tregoi sovjetikëve menjëherë pas rënies së regjimit mund të shikohen si të çliruar nga mundësia e mashtrimit propagandistik. Megjithatë, në Londër dhe Washington, ku gjatë luftës kish mbizotëruar pikëpamja se nazistët qenë gënjeshtarë të paskrupull, kishte një ndryshim dramatik nga skepticizmi. Ideja se Hitleri kish kryer vetëvrasje ishte aq tunduese sa që çdo nazist që pretendonte se e dinte që Hitleri kish kryer vetëvrasje kurrë nuk do ta kishte vërtetësinë e vet të vënë në dyshim. Qartazi, të gjithë nazistët qenë gënjeshtarë, përveç atyre që u thanë aleatëve ato çka ata donin të dëgjonin. Operacioni Trevor-Roper Fakti që kufoma e Hitlerit dukshëm nuk qe gjendur në Berlin shkaktoi shqetësim të konsiderueshëm në shtypin perëndimor. Një editorial i “Toronto Daily Star” komentonte plot ankth më 18 korrik: “Po bëhet e qartë se provë të padiskutueshme për vdekjen e Hitlerit si gjatë dhjetë javëve të kaluara apo në një të ardhme të afërm, në qoftë se do të ishte akoma gjallë, është tejet e dëshirueshme si për arsye psikologjike, ashtu dhe për ato praktike. Deri kur vdekja e tij të jetë përtej çdo dyshimi... bota është e gatshme për një legjendë të Hitlerit potencialisht të rrezikshme. Kjo mund të bëhet një armë psikologjike në përpjekjet e liderëve gjermanë eventualisht për të rivendosur vetëbesim dhe për të rigjallëruar egërsinë e këtij populli që për kaq shumë kohë ka qenë prishës i patolerueshëm i paqes ndërkombëtare”. Në të vërtetë, konsiderohej po aq e rëndësishme të shkatërrohet sa Hitleri “mit”, aq edhe Hitleri “njeri”. Nga mesi i 1945, publikut ju kërkua që të zgjidhte midis një numri në rritje historish arratie dhe teorisë së vetëvrasjes. Duke pasur parasysh që historitë e arratisë qenë të trasha, në mos tërësisht qesharake, publikut ju krijua përshtypja se vetëm historia e vetëvrasjes kishte ndonjë dëshmi për ta mbështetur dhe meritonte për t’u marrë seriozisht. Përgjigja britanike ndaj historive lulëzuese të arrative të Hitlerit nuk ka vonuar. Në shtator të 1945, Gjeneral Brigade Dick White, komandant i Zyrës së Inteligjencës në Zonën Britanike të Pushtimit, ngarkoi Majorin Hugh Trevor-Roper, një historian të ri që kish mbaruar në Oxford, i cili qysh nga viti 1943 kishte mbikëqyrur punën e Seksionit të Radio Inteligjencës të Shërbimit Sekret, për të investiguar rrethanat e vdekjes së supozuar të Hitlerit. Kjo qe faza hapëse e fabrikimit nga ana e establishmentit britanik të një narrative të ditëve të fundit të Rajhut të Tretë që hiqte qafe Hitlerin “mit”. Duke qenë se publikimi i vetëm i mëparshëm i tij ishte një biografi e një Arqipeshkëvi anglez të shekullit të XVII-të, William Laud, dhe se as nuk fliste, as nuk lexonte gjermanisht, Trevor-Roper qe një zgjedhje kurioze për një detyrë të tillë. Për më tepër, siç e pa bota në vitet Tetëdhjetë, ai autentikoi fallset “Hitler Diaries”, edhe pse detyra e përcaktimit të autenticitetit të një dokumenti të vetëm do të kish qenë shumë më e thjeshtë se ajo e përcaktimit të vërtetësisë rreth vdekjes së Hitlerit. Gjatë tri muajve të fundit të 1945, sipas historisë zyrtare, Trevor-Roper dhe një ekip agjentësh inteligjence udhëtuan nëpër Gjermani, duke gjetur dhe marrë në pyetje të mbijetuar nga bunkeri. Megjithatë, kjo procedurë nuk solli ndonjë rezultat të madh, ndoshta sepse shumica e të mbijetuarve u internuan në burgjet dhe kampet e përqëndrimit sovjetike. Përveç zbulimit të një ditari të supozuar të Heinz Linge, kamerierit të Hitlerit, Trevor-Roper arriti vetëm një gjë të


bota • E hënë 7 janar 2013 veçantë: bërjen e intervistave me Gerda Christian, e cila kish qenë një prej sekretareve të Hitlerit, dhe me Else Krueger, e cila kish qenë sekretarja e Martin Bormann. Në mënyrë të habitshme, Trevor-Roper duket se nuk kish intervistuar asnjë dëshmitar që kish rënë në duart e amerikanëve, që nënkuptonte pjesën më të mirë të atyre që gjendeshin jashtë burgjeve sovjetike. Duket se në vend që ta lejonin atë të takohej me ta, punonjës të inteligjencës amerikane i intervistuan dhe i kaluan atij kopje të raporteve të tyre. Në një rast veçanërisht flagrant, amerikanët e furnizuan Trevor-Roper me dëshmi pjesërisht të fabrikuar; në një tjetër ata i dhanë informacion që e kishin siguruar në kushte aq të pazakonshme sa mund të konsiderohej i dyshimtë. Rasti i parë qe ai i aviatores së famshme gjermane Hanna Reitsch. Në një intervistë me Ron Laytner që ajo e autorizoi për botim vetëm pas vdekjes, Reitsch deklaronte në mënyrë eksplicite se të paktën pjesë e rrëfimit të atribuuar asaj tek “The Last Days of Hitler” ishte fabrikuar: “Kur u lirova nga amerikanët, lexova librin e historianit Trevor-Roper “The Last Days of Hitler”. Tamam si një fill i kuq gjatë të gjithë librit përshkuhet një raporty dëshmitari okular nga Hanna Reitsch rreth ditëve të fundit në bunker. Kurrë nuk e kam thënë një gjë të tillë. Kurrë nuk e kam nënshkruar një gjë të tillë. Kjo është një gjë e sajuar prej tyre, Hitleri vdiq me dinjitet total”. Ky raport, i datës 8 tetor 1945, u shkrua nga hetuesi i Reitsch, Kapiteni Robert E. Work (Selia Qendrore e Divizionit Ajror e Forcave të Shteteve të Bashkuara në Austri, Njësia Ajrore e Investigimit) dhe i botuar për herë të parë tek “Public Opinion Quarterly” në periudhën 1946–47. Rasti i dytë qe ai i infermieres Erna Flegel. Më 23 nëntor 1945, disa agjentë të inteligjencës amerikane e morën Flegel për një darkë, rezultati i së cilës qe një deklaratë 5 faqëshe në anglisht që është paraqitur si një përmbledhje informacioni që ajo me sa thuhet zbuloi gjatë “marrjes në pyetje” së saj. Megjithatë, Flegel as nuk e shkroi vetë deklaratën, as nuk e nënshkroi atë. Në fakt, asnjë njeri nuk mund ta garantojë këtë dokument sepse, pavarësish se është deklasifikuar, emrat e personave përgjegjës për të, përfshi emrin e agjencisë për të cilët punonin, mbeten të pazbuluara. Në qoftë se ky qëllim qe tipik, burimet kryesore të Trevor-Roper qenë përmbledhje informacionesh që tashmë qenë parapërgatitur për të nga inteligjenca amerikane. Duke qenë se kishte pak të mbijetuar nga bunkeri në duart britanike dhe se TrevorRoper nuk kishte akses tek të mbijetuarit nga bunkeri në duart e sovjetikëve, detyra e tij në thelb duket se ka qenë ajo e krijimit të një narrative koherente nga informacioni që po merrte dhe që nuk kishte asnjë mundësi për ta vlerësuar vetë. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se çdo dëshmi që arriti Trevor-Roper u bë e mundur me miratimin aktiv të dëshmitarit. Përshtypja ime është se në vitin 1945 nazistë të kapur qenë pak më shumë se kukulla të kapësve të tyre aleatë; gjithësesi, ata mund të kandiseshin që të thonin çdo gjë që kapësit do të donin prej tyre. Për çudi, Trevor-Roper i bëri “konkluzionet” e tij publike më pak se dy muaj pasi kish filluar investigimin e çështjes. Në një konferencë për shtyp më 1 nëntor 1945, Trevor-Roper (i cili qëndronte anonim në këtë fazë dhe në shtyp referohej thjesht si “një oficer i ri i inteligjencës britanike”) u paraqit para gazetarëve me një deklaratë që konsistonte në pak më shumë se një narrativë e javës së fundit ose pak më shumë e jetës së Hitlerit. Ajo përshkruante sesi Hitleri kish kryer vetëvrasje, ndoshta duke e qëlluar veten në gojë. Megjithëse TrevorRoper u tha gazetarëve se deri më tani kishte folur me rreth 20 dëshmitarë, deklarata nuk përmendi as edhe një emër të tyre. Megjithatë, gazetarët ka mundësi e lanë konferencën me përshtypjen e gabuar se versioni i ditëve të fundit të Hitlerit që ai kish dhënë mbështetej nga dëshmia e dëshmitarëve të shumtë. Megjithatë, ai nuk kish gjetur as edhe një dëshmitar të vetëm të ngjarjeve kyçe – vetëvrasja dhe kremimi i Hitlerit; gjithçka kish bërë, kish qenë dëshmia e Kempka e marrë si ungjill i së vërtetës dhe e zhvlerësuar ajo të Karnau. Kapitulli final i deklaratës së TrevorRoper i hidhte poshtë teoritë se Hitleri mund të ish arratisur nga Berlini. Në këtë pjesë, bëhet e qartë në mënyrë të dukshme se investigimi i tij ishte konceptuar që të çonte në konkluzione të paracaktuara. Para së gjithash, këtu mësojmë se

Trevor-Roper supozonte se fati i Hitlerit ishte përcaktuar tërësisht nga rastësi të minutës së fundit. Sipas kësaj linje arsyetimi, Hitleri nuk mund të ish arratisur nga Kancelaria sepse kjo apo ajo rrugë ishte bërë e pamundur (ose të paktën e vështirë, që për Trevor-Roper dukej se nënkuptonin të njëjtën gjë). Trevor-Roper i përmblodhi mundësitë e largimit të Hitlerit nëpërmjet përgjithësimesh që janë tejet të kontestueshme. Për shembull, ai shkruante se do të kish qenë e pamundur për Hitlerin të fluturonte nga Berlini për shkak se “dy pilotët” e tij mbetën në bunker dhe “morën pjesë në tentativën e arratisjes të natës së 1 majit”. Kjo është krejtësisht mirë, për aq kohë sa supozoni se Hitleri nuk do të kish lejuar asnjë tjetër ta nxirrte jashtë Berlinit apo se njëri nga pilotët nuk mund të ish larguar dhe të ishte kthyer mbrapa. Trevor-Roper e kufizonte diskutimin e tij për mundësitë e arratisjes së Hitlerit tek avionët dhe veturat. Megjithatë, në janar të vitit 1946, Gjenerali Helmuth Weidling, i cili ishte internuar në një burg sovjetik, dha një deklaratë të gjatë për sovjetikët në të cilën pranonte se ishte bërë skeptik rreth teorisë së vetëvrasjes. Ai kish medituar lidhur me problemin e mundësive të arratisjes dhe kish konkluduar: “Natën e 29 – 30 prillit kishte akoma mundësi për t’u larguar – nëpër stacionin e metrosë së kopshtit zoologjik në Berlinin perëndimor dhe nëpër stacionin Friedrichstrasse në veri. Njeriu mund të ish arratisur në mënyrë relativisht të sigurt nëpërmjet tunelesh nëntokësore: “A mundet të besohet vërtetë se kjo mundësi kurrë nuk ju paraqit Trevor-Roper? Përderisa nuk ka të ngjarë që ai të mos dinte se Berlini posedonte një rrjet metroje të zgjeruar, duket se mundësitë e vetme të ar-

ratisjes për të cilat Trevor-Roper ishte i interesuar që të fliste qenë ato që mund të përjashtonte. Ndoshta defekti më i madh i Trevor-Roper ishte ngutja e tij për ta hedhur poshtë mundësinë që dëshmitarët okularë mund të qenë impenjuar së bashku për të nxjerrë një histori koherente për të mbuluar arratinë e Hitlerit. Në raportin e tij, ai komentonte: “Konsiderohet pothuajse e pamundur që versionet e dëshmitarëve okularë të ndryshëm mund të përfaqësojnë një histori mbulimi të koncertuar; ata qenë të gjithë shumë të zënë në planifikimin e vetë sigurisë së tyre sa për të

qenë të aftë apo të disponueshëm për të mësuar një imitim të përpunuar, të cilin të mund ta ruanin akoma pas pesë muajsh izolimi nga njëri-tjetri dhe nën një marrje në pyetje të detajuar dhe konstante”. Ky argument ka po aq kuptim sa pretendimi se nuk mund të ketë asgjë të tillë si orkestra sepse nuk ekziston asnjë mënyrë që një numër i madh njerëzish të mund të luajnë të njëjtën pjesë komplekse muzikore të tillë si simfonia në të njëjtën kohë. Gjithësesi, “imitimi” vështirë se qe aq i “përpunuar”. Siç e kemi parë më herët, ka shumë diferenca të konsiderueshme midis kujtimeve të dëshmitarëve okularë të ndryshëm. Orkestra SS-e po luante të njëjtin ritëm, për të qenë të sigurtë, por jo gjithmonë në të njëjtin çelës. Kempka i sqaruar Për pasojë, operacioni Trevor-Roper në rastin më të mirë nuk është parë si një investigim në mirëbesim për fatin e Hitlerit, por si skena sipërore në planin britanik për ta shenjtëruar propagandën naziste si fakt historik. Siç e kemi parë më lart, dëshmitarët e parë okularë qenë shoferi i Hitlerit Erich Kempka dhe truproja Hermann Karnau. Pasi vërtetësia e Kempka u vu në pikëpyetje nga pretendimet e Karnau, historia e këtij të fundit pothuajse u zhduk dhe ajo e Kempka u glorifikua si më autoritare. Në të vërtetë, dëshmia e Kempka jo vetëm që u bë baza për librin e Trevor-Roper, por gjithashtu u mbështet në Nyremberg si burimi i vetëm i besueshëm i informacionit lidhur me vdekjen e Hitlerit. Arsye parësore se pse historia e Kempka fitoi një perceptim të tillë pozitiv për autoritetet anglo – amerikane qe se Kempka ishte burimi i vetëm i dëshmisë që dukej se mbështeste teorinë e vetëvrasjes (Karnau thjesht referoi për kremimin që kish dëshmuar). Gjithashtu Kempka kundërshtonte pretendimet sovjetike se Hitleri mund të ish arratisur. Në intervistën e tij të regjistruar të 4 korrikut 1945, ai deklaroi: “[Me një] deklaratë ta raportuar se është bërë nga Marshalli rus Chuikov [sic] se Hitleri dhe Eva Braun mund të qenë arratisur nga Berlini nëpërmjet ajrit, unë nuk mund të jem dakord. Më 30 mars 1945dhe dy apo tri ditë më parë, askush nuk mund t’i linte pjesët e brendshme të Berlinit nga ajri. Kishte një zjarr të fuqishëm artilerie në të gjithë ato pjesë të Berlinit gjatë atyre ditëve. As nuk dëgjova për ndonjë avion që të jetë larguar pas 25 apo 26 prillit 1945”. Fatkeqësisht për Kempka, një prej ngjarjeve më të mirëkonfirmuara të ditëve të fundit të Rajhut të Tretë është ai i një fluturimi të kryer nga Gjenerali Robert Ritter von Greim dhe Hanna Reitsch që mbërriti në Berlin mëngjesin e 26 prillit. E njëjta dyshe u ngrit nga Berlini në orët e para të mëngjesit të 29 prillit. Vetë Reitsch jo vetëm që foli rreth dy fluturimeve në raste të shumta midis 1945 dhe vdekjes së saj më 1979, por gjithashtu i kushtoi një kapitull atyre në autobiografinë e saj “Flying Is My Life”. Duke parë se dëshmitë nga burimet e tjera janë të bollshme sa duhet për të përcaktuar se ata aktualisht ndodhën, ka diçka jashtëzakonisht të dyshimtë rreth pohimit të Kempka se asnjë fluturim i tillë do të kish qenë i mundur. Nuk ka

»

17

asnjë arsye për të dalë në konkluzionin, gjithësesi tundues, se Kempka duhet të ketë gënjyer rreth të qenit në Kancelari gjatë ditëve të fundit të regjimit. Ai mund të kish qenë përkohësisht i larguar nga bunkeri me një mision. Sikur të ketë qenë kështu, ai do të jetë kthyer pasditen e 30 prillit. Siç e kemi parë edhe më përpara, shumë dëshmitarë okularë kanë dhënë dëshmi që e përcaktojnë praninë e Kempka në një kremim të mbajtur në kopshtin e Kancelarisë rreth orës 3 po atë pasdite. Kapiteni Karl Schneider pranoi të kish folur me Kempka në garazhin e Kancelarisë në mbrëmjen e 1 majit. Ai u tha sovjetikëve më 19 maj 1945se në këtë rast Kempka i kish thënë atij se Hitleri “më sa duket kish vdekur”. Për pasojë, shpjegimi që përshtatet më mirë për ngjarjet është se Kempka kërkoi që ta fshinte dijen e tij për dy fluturimet. Kur fillimisht ja tregoi këtë histori amerikanëve në qershor 1945, ai nuk kishte asnjë arsye për të besuar se ata dinin gjithçka rreth tyre. Ka arsye të mirë se pse Kempka nuk do të kish dashur t’i përmendëte këto fluturime: historia kryesore – që Greim fluturoi për në Berlin që të merrte udhëzime nga Hitleri, i cili sapo e kish bërë atë kreun e ri të Luftwaffe – është qesharake. Pse Hitleri, që ishte aq në ankth për këdo tjetër që të largohej nga Berlini, të donte dikë që të vinte ta takonte? Pse do të kish qenë kaq i etur për të folur me kreun e një entiteti pothuajse joekzistues? Historia zyrtare dështon që ta justifikojë fluturimin jashtëzakonisht të rrezikshëm të Greim dhe Reitsch. Ajo gjithashtu nuk shpjegon se pse fluturimi i dyshes nga baza ajrore e Luftwaffe në Rechlin afër Berlinit për në aeroportin Gatow në periferinë e Berlinit shoqërohej nga një eskortë prej 30- 40 avionësh luftarakë: me fjalë të tjerë, Luftwaffe ekzistuese pothuajse në tërësinë e saj. Dukshëm, fluturimi kishte një qëllim më serioz sesa na kanë bërë të besojmë. Një autor beson se Greim dhe Reitsch e transportuan Martin Bormann jashtë nga Berlini. Megjithatë, në një pasazh domethënës në kujtimet e tij, ish anëtari Volkssturm Dieter H. B. Protsch tregon për një incident që ndodhi në Berlin më 29 prill 1945. Atë ditë, që ndodhi të ishte ditëlindja e 13të e tij, gjatë një kërkimi për ushqim për familjen e tij, ai hasi një bodrum të zënë nga disa WaffenSS, të cilët po punonin me pajisje radiofonike që i dhanë bukë dhe çokollatë: “Pas një muhabeti të rëndomtë rreth familjes, ata papritmas pushuan së foluri kur radio operatori ngriti dorën për të kërkuar qetësi. “Funker” (radio operatori), duke mbajtur kufje në vesh, filloi të buzëqeshë dhe deklaroi se “der Fuehrer” e mori dhuratën e tij të vonuar të ditëlindjes. Shpjegoi më tej se ai [Hitleri] ishte larguar nga Berlini, i pilotuar nga piloti personal i tij Hanna Reitsch, pilotja testuese femër më e mirë e Gjermanisë. Raporti deklaronte se ajo po i jepte një njëmotorëshi të vogël, më dy apo tri vende, një të ashtuquajtur “Fiseler [sic] Storch””. Kështu që vërteta, saktësisht siç supozuan më pas sovjetikët, se Hitleri në të vërtetë ishte larguar nga Berlini, pakashumë rreth kohës që historia zyrtare na tregon se ai ndodhej akoma në bunker duke diktuar Testamentin Politik të tij, dhe se Erich Kempka e dinte me saktësi kur dhe si kish ndodhur kjo, por ua fshehu këtë informacion amerikanëve. Sipas Reitsch, fluturimi arriti Rechlin rreth orës 3 të mëngjesit. Këtu, deklaron ajo, Greim mori pjesë në një mbledhje. Më pas ajo dhe Greim, duke përdorur një avion tjetër, fluturuan drejt Ploen, një largësi prej rreth 400 miljesh. Destinacionet e tjera të tyre qenë Dobbin, ku ndodhej Feldmarshalli Wilhelm Keitel, Luebeck, Ploen sërish (“për të parë Doenitz”) dhe më së fundi Koeniggraetz (në Bohemi, tani Hradec Králové në Republikën Çeke). Në qoftë se ne supozojmë se Hitleri ishte i pranishëm gjatë të paktën njërës prej këtyre etapave të mëtejshme, ne mund të themi se në Rechlin rrugëtimi ngec. Në qoftë se Hitleri e la Berlinin me Greim dhe Reitsch, atëhere kjo do të jepte shpjegim për seritë e ngjarjeve të çuditshme: martesën me Eva Braun, shkrimin e Testamentit Politik, shpërthimet e përsëritura të zemërimit – që do të glorifikoheshin në historinë zyrtare “ditët e fundit të Rajhut të Tretë”. Natyrisht, ditët e fundit të Hitlerit në bunker duhet të vlerësohen dhe po kështu një seri e shpifur episodesh duhet të shpikeshin për të mbushur boshllëkun e plotë. Me këtë artikull nuk përpiqet që të zgjidhë pyetjet e shumta të ngritura nga këto episode të çuditshme për arsyen e natyrshme se të gjitha këto varen në një supozim bazë – faktin që Hitleri kreu vetëvrasje në bunker – të cilin besojmë të mos jetë gjë tjetër veçse propagandë.


18

« dossier

Nga Albert Kotini

P

ër Petrit Dumen është shkruar dhe folur mjaft si në shkrimet e mëparshëm. Ç’është e vërteta, si ish- skënderbegas që kam qenë në vitet 1958-1962, për Petrit Dumen mund të them se të gjithë e kanë pasur idhullin e tyre, midis tyre edhe unë. Ashtu si prisnin fëmijët Plakun e Vitit të Ri për dhurata, ashtu e prisnim edhe skënderbegasit ardhjen e tij në shkollë. Bënte çmos të na i plotësonte të gjitha kushtet dhe në të vërtetë e bënte. Ne e donim aq shumë, sa e idealizonim mbi Beqir Ballukut dhe çdo oficer tjetër madhor në aftësitë dhe kompetencat e tij. Kjo xhelozi në disa aspekte u reflektua edhe në ngjarjet mëvonshme që ndodhën në ushtri. Petrit Dume vinte i qeshur midis nesh, mjaft i shkujdesur e bile luante futboll me ne. Sherif Ciciku na organizonte të tilla ndeshje të bukura, aq sa rrallë shkollë tjetër bënte. Për shkollën “Skënderbej” ruaj kujtimet më të bukura edhe për faktin se pedagogët dhe pedagoget e asaj shkolle jo vetëm ishin të zgjedhur nga aftësia, por mbi të gjitha edukatorë të shkëlqyer. Nuk do të rri pa mbajtur të gjallë nostalgjinë e asaj shkolle për shumë arsye, por për çështje më thelbësore. Por ajo që ka të bëjë me Petrit Dumen e sjellë ndër mend realisht tek unë siç ka qenë (por jo siç e trajtojnë pas vitit 1974) ka të bëjë edhe me anën tjetër të tij: Perit Dume aq sa na “përkëdhelte” si skënderbegas, aq edhe na testonte në karakter. Vetëm një aspekt nga 10 të tilla: Në vitin 1962 ishim maturantë dhe dikush i kishte futur ndër mend Petrit Dumes të bënte një eksperiment me ne. Kështu, ne skënderbegasit-maturantë na futën në stërvitje që organizohej në Shqipërinë Verilindore – Pukë, Kukës, Tropojë. Dhe për 15 ditë do të merrnim pjesë ne 18-vjetarët, nisur me një marshim më këmbë nga Tirana deri në Kukës. Eksperimenti konsistonte që për 24 orë të hanim vetëm 2-3 galeta, një pagur me ujë dhe asgjë tjetër për të treguar sa reziston trupi i njeriut me këtë ushqim dhe sasi uji. Për të treguar se ç’kemi hequr, nuk dua t’ju lodh, sepse të tjerë kanë treguar shumë vështirësi në të tjera kushte, por ne, mbasi marshuam nga Tirana më këmbë, vajtëm dhe ramë si të vdekur në hyrje të Pukës duke u gdhirë mbi varrezat e atij vendi. Dhe kur fillonte detyra, pra stërvitja, sa shikonim në majë të një kodre ndonjë thanë, vraponim me shpejtësi jo për të kapur e luftuar armikun, por për të ngrënë një kokërr thanë që të shuanim etjen. Unë isha së bashku me djalin e gjeneral Vehbi Hoxhës (Mumin e quajnë) dhe së bashku mbanim në kurriz një kundërtank, plus tre kg peshë. Sa herë ngjiteshim majë kodrës, po të mos kishte ndonjë pemë ku të kapeshim dhe po të mos kapeshim në ndonjë pemë, ktheheshim në rrëzë të kodrës. Duke u ngjitur me zor pamë të atin e tij, gjeneral Vehbi Hoxhën me gazin 69. Për gjeneralin Vehbi Hoxha kam një konsideratë të veçantë për aftësi dhe karakterin e tij e mund të them se ishte një nga gjeneralët më të respektuar për mua dhe për mjaft të tjerë. Por çështja në fjalë ishte këtu: unë iu luta Mominit që të ndalonte makinën e babait dhe të na ndihmonte peshën e madhe që kishim në kurriz ose të na jepte diçka për të ngrënë, se po vdisnim urie dhe për ujë. Gjeneral Vehbi Hoxha ndaloi dhe shumë ashpër, pasi dëgjoi të birin, i tha: “Turp të kesh! Shko si gjithë të tjerët në detyrë!” I tha edhe të tjera gjëra tepër të ashpra, si gjeneral dhe jo si baba. Çështje që kanë të bëjnë me karakterin dhe vërtet gjenerali i tillë ka qenë për fëmijët e tij. Ikëm, si të thuash, me bisht në shalë dhe sot them se mirë na e bëri. Në atë stërvitje “luftarake” si kundërshtar kishim forcat rezerviste në Kukës, të cilëve nuk u ishte shpjeguar që ne ishim fëmijë për ata dhe ata me tërë mend dhe seriozisht e kishin marrë që ne ishim “armiq”. Kjo ishte aq e vërtetë, sa, kur ne na takonte të “çlironim” vendin ku ata ndodheshin si armiq, se kështu e donte loja, jo vetëm që nuk u larguan, por Kiço Mustaqit, që ishte komandant toge për ne, desh i shpuan barkun me bajonetë. Nejse, këto histori nuk kanë vend për t’u zgjatur, por në faktin që ne për 15 ditë sipas këtij eksperimenti u dobësuam mbi 10 kg secili. Erdhi Petrit Dume në fund të stërvitjes dhe ne u turrëm rreth tij, duke u ankuar dhe kërkuar pse na e bënë këtë gjë. Duke qeshur, ai dha detyrën që të trajtoheshim një javë pa

E hënë 7 janar 2013 •

Informacionet postmortum të “besnikëve”

fjalë, adjutantin e tij Petrit Dumja e trajtonte si djalë. Kuptohet që Sigurimi i Shtetit mbas vrasjes së Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut vijonte gjueti dhe mbledhjen nga njerëz të afërt të tyre të çdo gjëje që të rëndonte dhe justifikonte fajin e eliminimit të tyre fizik. Bile i dënonin njerëzit e afërt si në rastin tonë adjutantin e Petrit Dumes, fillimisht përjashtim nga Partia, pastaj e linte pa punë dhe këtu fillonte dhe vilej informacioni që i duhej në kushte të tilla të vështira e të rënda nga ana e adjutantit edhe për Petrit Dumen. Pa e zgjatur, është në moralin e çdo njeriu që ka qenë afër këtyre njerëzve të mëdhenj, që kanë gëzuar të gjitha të mirat e tyre, të mos shkruajnë kështu, sepse ata kanë gëzuar reputacion dhe respekt si “besnikë” të tyre, pavarësisht se e pësuan më vonë. Me një fjalë, personaliteti i njeriut duket në të tilla raste. Le të gjykojmë së bashku për njerëz të tillë që mbushën ndaj këtyre “grupeve armiqësore” legjenda e mite të kësaj natyre për të shpëtuar sadopak veten e tyre. A janë të moralshme këto:

u kthyer në shtëpi me ushqim special për të na sjellë në gjendjen e mëparshme. Mirëpo kuptohet që ne nuk ishim gjela deti, me gjithë të mira që na dha përpara e nuk mund të shëndosheshim jo për 10 kg e humbura, por as moralisht dhe fizikisht. Më vonë morëm vesh se eksperimenti ishte tip alla kinezçe. Atëherë

kur neve e quanim idhull Petrit Dumen, ndërsa në një letër që do të botohet këtu poshtë i adjutantit të tij personal, të vjen keq që shkruhet për Petrit Dumen në këtë mënyrë. Dihet që adjutanti i Petrit Dumes respektohej e dëgjohej nga vetë Petriti shumë dhe ishte ai që na i çonte shumë dëshirat tona te Petriti. Me një

INFORMACION Disa gjëra që më kujtohen për marrëdhëniet ndërmjet Petrit Dumes, Mehmet Shehut dhe Feçor Shehut. Petrit Dumja e donte me shpirt Mehmet Shehun dhe mezi priste rastin që të takohej me të. Në stërvitjen me trupa që është bërë në Peqin të Elbasanit mbaj mend që Petrit Dumja u interesua deri se si do të flinte Mehmet Shehu, ku do të flinte dhe të merreshin masa. Kur


dossier • E hënë 7 janar 2013

erdhi Mehmeti, Petrit Dumja tha se “erdhi i llahtarisuri i ushtrisë dhe do ta kemi pisk me të, se nuk të fal kusuret”. Në një udhëtim që është bërë nga Gramshi dhe dolën në Qafën e Gjarprit, Petrit Dumja u ngrit natën dhe më zgjoi nga gjumi edhe mua që të përzija qentë që lehnin, se mos zgjonin Mehmetin dhe në mëngjes Mehmet Shehu u ngrit fare i qetë. Kur e pyetën se si kishte fjetur, u përgjigj se kishte fjetur mirë, kurse Petriti i tha se kishin pasur merak se mos i ishte bërë zhurmë natën. Në një udhëtim tjetër nga Veriu, ku ka qenë edhe Beqir Balluku, Petrit Dumja rrinte para Mehmetit sikur të ishin të barabartë, dhe kjo gjë u bënte përshtypje të gjithëve për moskokëçarjen e tij. Njëherë në Valbonë Mehmet Shehu e pyeti Petrit Dumen: “Si quhet ajo maja atje?” Petriti filloi të bënte shaka dhe Mehmeti i tha se “ti Petrit i merr gjërat me shaka”. Në atë kohë Beqir Balluku i tha Mehmet Shehut se “ashtu bën kur nuk i di gjërat”. Me rastin e një përvjetorit të Brigadës së Parë u bë një marshim për në Vithkuq dhe Petrit Dumja e shoqëroi brigadën gjatë rrugës Elbasan-Vithkuq dhe kur mbërriti atje Mehmet Shehu i tha si i çuditur: “Ti Petrit me brigadën erdhe?” – “Po”, - përgjigj Petriti. “Po ç’bën kështu, more derëzi!? - i tha Mehmeti. - Ti nuk je më djalë i ri, që të bredhësh majë kalit nëpër male!” – “Kalitje, kalitje, shoku Mehmet”, - i tha Petrit Dumja. Me rastin e 50-vjetorit të Petrit Dumes Mehmeti i bëri vizitën në shtëpi dhe mbas largimit i dha alarm garnizonit të Tiranës dhe Shtabit të Përgjithshëm. Kur vajti për kontroll në vendin e dislokimit të Shtabit, Mehmet Shehu i tha Petrit Dumes: “Kështu bëhet 50-vjetori i një gjenerali, jo ashtu siç bën ti prit e përcill në furrik.” E shoqja Petrit Dumes, Dodona Dume, thoshte se po t’i vinte Mehmeti për darkëm nuk i vinte keq edhe po të harxhonte 50 mijë lekë. Në një rast në Pogradec, kur ishin me pushime Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Koço Theodhosi, Avdyl Këllezi, Petrit Dumja u tha: “Vend më të mirë se Pogradeci për të pushuar nuk ka, prandaj këtu duhet që të vini çdo vit e ta bëni si Petriti, se ai vjen këtu gjithmonë.” – “Po t’i Petrit jo të vish këtu dhe të bredhësh maleve, se kam marrë vesh, se nuk rri urtë dhe me ata kuajt kujdes hendeqeve.” Kur u kthyem nga Kina, Mehmet Shehu e ka pritur në Rinas delegacionin dhe nga Rinasi në Tiranë Petrit Dumja udhëtoi në një makinë me Mehmet Shehun. Kur unë çova plaçkat në shtëpi të Petrit Dums, ai tha i krekosur se i raportoi Mehmetit për të gjitha gjërat, po më gjatë nuk tha llafe të tjera. Edhe Feçorri kishte marrëdhënie të mira me Petrit Dumen. Ata shpesh takoheshin dhe bisedonin gjatë, po si rastësisht. Për shembull, kur delte nga zyra në kohë të mirë, Petrit Dumja ikte më këmbë dhe pa bërë as 100 metra nga ministria dhe të shikoje të afrohej Feçorr Shehu dhe

me zë të lartë i merrte leje nëse mund ta shoqëronte apo jo dhe Petrit Dumja me thjeshtësi pranonte të shoqërohej me të. Kur vinin te dera e shtëpisë së Petrit Dumes, mbasi bënin edhe ca muhabet, ndaheshin. Ose në mëngjes, kur vinte në punë Petrit Dumja dhe bënte rrugën më këmbë, prapë jo rrallë do të dukej Feçorri për

ta shoqëruar. Edhe në zyrë i shkonte Feçorri Petrit Dumes dhe në ato raste kur ka qenë bisedat vazhdonin rreth një orë, kur dilte Feçorr Shehu nga zyra e Petrit Dumes thoshte: “Ky është operativ në zgjidhjen e problemeve”. Ndërsa Bato Karafili që kur ka qenë sekretar i parë në Përmet më kujtohet se e shoqëronte

»

19

kudo vetë dhe nuk linte rast pa i shtruar dreka ose darka sa herë që shkonte Petrit Dumja. Kur kishte në Ministrinë e Brendshme Bato Karafili unë mbaj mend vetëm dy-tre takime të tyre kokë më kokë, por jo të gjata si me të tjerët. Këto ishin deri në kohën që unë punova si shoqërues i Petrit Dumes. Një moment tjetër që dua të përmend është edhe ai i përjashtimti tim nga Partia. Në mbledhjen e Komitetit të Partisë të MPB-së mua m’u bënë shumë pyetje dhe ato ishin të drejta që të bëheshin. Kur unë jepja ndonjë përgjoje që u pëlqente Feçorrit ose Batos ato menjëherë më thoshin “vazhdo, vazhdo, se kështu është mirë” dhe e shikonin njëri-tjetrin në sy ose i luanin kokën njëri-tjetrit. Një nga pyetjet që mbaj mend ishte: “Ti Bashkim ke punuar kaq kohë afër me Petrit Dumen, si nuk munde ta zbulosh këtë veprimtari të tij?” Unë u përgjigja: “Kam pasur besim dhe nuk vinte mendja kurrë për një gjë të tillë...” – “Po mirë, - më thanë, - të gjitha këto që na the neve nuk të bënin përshtypje ty?” Unë i thashë se “këto që u thanë shumë nga juve i dinit, sepse unë kam informuar që më parë, vetëm me një ndryshim se nuk i kam ngritur me këtë sy që shikohen sot, pastaj dhe në zbulimin e veprimtarisë kur ti Feçorr Shehu nuk i zbulove, që ishe në të gjitha drejtimet shumë më superior nga unë, çne unë, që jam fëmija yt si nga mosha, eksperienca nga horizonti e nga çdo drejtim?” – “Po, - tha Bato, - po ti ke qenë shumë afër.” – “Po, - i them unë, - kam qenë afër, por për ruajtjen fizike, se ndonjë detyrë tjetër ose sinjalizim për ta parë me drejtime të tjera jo vetëm që nuk kisha, por përkundrazi, nuk duhej të afrohesha afër kur kishte ndonjë njeri që bënte muhabet. Pastaj, ju keni qenë më afër se unë, sepse jeni më të ditur.” Kam parasysh një tundje koke të Feçorr Shehut në drejtim të Lirim Pëllumbit mbas një përgjigjeje timen, të cilën nuk e mbaj mend si dhe shikimin e Batos, po në këtë moment në drejtim të Feçorr Shehut. Këto që shkrova më lart ia kam thënë Partisë në disa drejtime, po një letër që i kam drejtuar me poshtë Sekretariatit të KQ më bën përshtypje si nuk mori njoftim nëse e morën apo jo. Ndofta këto nuk kanë ndonjë rëndësi, vlerësimin nuk e bëj dot unë nga jashtë veç më rëndon shumë që jam quajtur i pasinqertë dhe nuk dua në asnjë mënyrë që të jem i tillë me asnjë njeri e jo më me partinë që se imagjinoj dot si mund t’i mbaj të fshehur ndonjë fjalë të vetme. Do të kisha dëshirë që të merrja përgjigje nëse vlejtën ose jo dhe në radhë të parë i morët apo jo. Kam edhe një problem tjetër, i cili më shqetëson dhe dua ta zgjidh: Në qoftë se është kështu si mendoj unë tani, që përjashtimi im nga radhët e kandidatëve për anëtar partie është bërë me qëllim për t’u maskuar në veprimtarinë e tyre të fëlliqur ata që bënin ligjin në atë kohë, si Feçorr Shehu me shokë, pse të mos shihet mundësia e rehabilitimit tim? Në qoftë se jo, atëherë të më jepet mundësia ta rifilloj stazhin nga e para, sepse kam që më 1975 që punoj vetëm për këtë punë në radhë të parë. Ju do të thoni qe ta filloj siç janë rregullat, dhe kjo është e drejtë, po e shikoj që ka hezitim, sepse njerëzit mendojnë se ky ka qenë me armikun Petrit Dume dhe sado mirë që të punoj unë prapë fjalë të mira, po veprim praktik nuk ka. Për këtë problem u takova me shokun Pilo Peristeri dhe më tha: “Ti bëj dokumentet, po në Komitet të Partisë të rajonit nr. 3 nuk ka asnjeri dijeni dhe gjendja mbetet po ajo.” – “Do t’u lutesha të më ndihmoni për zgjidhjen e këtij problemi tepër shqetësues për mua dhe njerëzit e mi. Në qoftë se keni mundësi, më thoni si të veproj” Me nderime e respekt besnik deri në vdekje i Partisë B.A


20

«

Librari

E hënë 7 janar 2013 •

Pas 93 vjetësh botohet në shqip historia e parë e Shqipërisë e shkruar në gjuhën angleze

Kostë Çekrezi dhe e para histori e plotë e Shqipërisë në gjuhën angleze

M

ë në fund, pas 93 vjetësh, historia e parë e Shqipërisë shkruar në gjuhën angleze dhe botuar në SHBA në vitin 1919, ribotohet në shqip, në gjuhën amtare të autorit, Kostë Çekrezit, një nga intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria, pjesë e kuartetit të famshëm të diasporës shqiptare amerikane: Fan Noli, Faik Konica, Kostë Çekrezi dhe Kristo Dako. “Dhe se cilat janë të drejtat e Shqipërisë duhet mësuar jo nga ç’thonë fqinjët, rivalët apo armiqtë e saj të mundshëm, por nëpërmjet një mjeti më të drejtpërdrejtë e më të besueshëm - zërit të vetë shqiptarëve. Kjo është merita kryesore e librit të z. Çekrezi. Ai na jep mundësinë ta shohim Shqipërinë me syrin e një shqiptari. Për vite e vite me radhë, bota ka dëgjuar mjaft për punët e Shqipërisë, por ajo ka dëgjuar vetëm ç’thuhet thuajse tërësisht nga burime të jashtme; nga grekë, serbë a malazezë, dhe nga Fuqitë e Mëdha që, për arsye të vetat, më 1912 krijuan në Londër shtetin e Shqipërisë dhe ia dorëzuan atë një princi të panjohur gjerman - Vilhelm Vidit (Wied). Por asnjë popull nuk mund të shpjegojë saktë nevojat e dëshirat, të drejtat e aspiratat e ndonjë populli tjetër, njësoj sikurse asnjë individ s’mund të bëhet zëdhënës i saktë i askujt, përpos vetes së vet. Prandaj, është një kënaqësi e avantazh i qartë që, më në fund, kemi një interpretim nga vetë shqiptarët, një shpalosje të historisë së Shqipërisë, një paraqitje të kërkesave të shqiptarëve, drejtpërdrejt nga mendja dhe zemra e një vendasi. Sepse, me sa di unë, ky është i pari libër i një shqiptari për Shqipërinë që ka dalë në gjuhën angleze...”. Kështu shkruan Charles D. Hazen, profesor i historisë moderne në Universitetin e Columbia-s në parathënien e librit “Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja” i autorit Kostë Çekrezi). Kurse vetë autori, pra, Kostë Çekrezi, shkruan në hyrje të veprës së vet: “Vend mi serioz”, “Vend i mrekullive”, “Shqipëria e panjohur”, “Më e errët se Afrika e errët”; këto janë vetëm pak nga cilësimet jo të zakonshme për vendin që banohet nga populli më i vjetër në Evropën Juglindore... Sidoqoftë, sot nuk ka dyshim se shqiptarët janë raca më e vjetër në Ballkan... Pavarësisht nga kjo, problemi i Shqipërisë është një libër i palexuar jo vetëm për publikun e gjerë, por edhe për njerëzit që janë seriozisht të interesuar për të. Kjo mosnjohje e punëve të Shqipërisë vjen, jo ngaqë nuk interesohet kush për to, të paktën në këto kohë që po jetojmë, por ngaqë mungon një trajtesë tërësore e praktike mbi Shqipërinë. Është e vërtetë se për të janë shkruar libra të shumtë, por ato ose janë shkruar nga autorë amatorë që priren të spekulojnë për gjëra që i njohin fare pak, ose janë veçse monografi a skica që nuk e përmbushin dëshirën për informacion të përgjithshëm. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sa u takon librave mbi Shqipërinë shkruar në anglisht e frëngjisht, ndërsa trajtesat gjermane e italiane për të njëjtën

zi (B. A. Harvard) Autori: Kostë A. Çekre uara dhe e tashmja shk E a: ëri qip Hejzn], Titulli: Sh arles D. Hazen [Çarlz D. Ch a ng bia) (Me një parathënie um Col n eti rsit ive Un derne në profesor i Historisë Mo t. : Albania: Past and Presen Titulli i origjinalit Co. n illa cM Ma k, Jor 19, Nju Botimi i parë: Prill 19 inali: Arben P. Latifi Përktheu nga origj ani, Naim Zoto Redaktor: Shaban Sin

temë kanë më pak mangësi. Një tjetër mangësi serioze për të marrë informacion të përgjithshëm mbi Shqipërinë është se shkrimet përkatëse janë të shpërndara në një numër të madh librash, të cilët as mendohet që njeriu i zakonshëm të jetë në gjendje t’i përdorë sistematikisht. Ideja për të shkruar këtë libër mbi Shqipërinë fillimisht iu sugjerua autorit nga mësuesit e tij të Fakultetit të Historisë në Universitetin e Harvardit, në veçanti nga prof. A. C. Kulixh (Coolidge), lektor mbi Çështjet e Lindjes, i cili ndjente keqardhje të thellë që nuk kishte një trajtesë të tillë në gjuhën angleze. Gjatë studimeve në institucionin e sipër-përmendur, autori pati rast të shkruante disa teza e raporte rreth asaj çka është terra incognita e historisë së Shqipërisë - historia e saj bashkëkohore dhe gjendja në të cilën ndodhet. Prandaj, është e drejtë të thuhet se ky libër bazohet në një pjesë të madhe në ato teza e raporte, për aq sa lidhet me këtë dekadë”. Ndonëse i njohur gjithandej në

diasporën shqiptare dhe në qarqet politike përtej Atlantikut, emri i Kostë Çekrezit në Shqipëri e në vendlindje u mbulua nga misteri dhe heshtja e pamerituar pas viteve ’40 të shekullit të kaluar. Për fat të keq, edhe pas rrëzimit të regjimit totalitar komunist, kontributi i çmuar atdhetar i Çekrezit vijon të mbetet edhe sot i pazbuluar. Nisma e përkthyesit Arben P. Latifi, përkatësisht përkthimi cilësor, si edhe botimi i veprës “Shqipëria, e shkuara dhe e tashmja” (“Albania, past and present”, 1919), e para histori e Shqipërisë e shkruar prej një shqiptari në gjuhën angleze, e cila qarkulloi e vetme për shumë vjet në kancelaritë perëndimore, duke e sjellë tashmë edhe në duart e lexuesit shqiptar në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, është e para gjë serioze që po bëhet për Kostë Çekrezin. Kostë Çekrezi lindi në Ziçisht të Korçës më 31 mars 1892, sipas deklarimit të tij në regjistrimin e vitit 1942 në Boston, ku jetonte si shqiptaroamerikan, pasi ishte arratisur nga

kampi i përqëndrimit “Le Vernet Internment Camp” në Francë. Pasi kreu studimet në gjimnazin e Korçës, në Qershor të vitit 1910, një ndër gjimnazet më në zë të kohës, së bashku me “Zosimean” e Janinës dhe atë të “Adrianopojës”, Çekrezi fitoi të drejtën të vijonte Shkollën e Lartë Turke të Selanikut për drejtësi. Studioi vetëm një vit, në 1911-1912, dhe në fund të 1912, me shpalljen e Pavarësisë, deri në vjeshtën e 1914, Vlora bëhet vendlindja e dytë e Kostë Çekrezit. Vetëm 21-vjeçar ai punon si sekretar i Gjykatores Civile të Vlorës dhe me tej, emërohet dragoman (sekretarpërkthyes) i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit pranë Qeverisë së Ismail Qemalit dhe më vonë, Princ Vidit. Pas largimit të Princ Vidit, në tetorin e po këtij viti Çekrezi niset për në Amerikë, i ftuar nga shoqëria shqiptare “Vatra”,

për t’u bërë editor i gazetës “Dielli” në Boston, të cilën e ktheu në gazetë të përditshme. Mori vlerësime të shumta nga bashkëkombasit, madje dhe nga kundërshtarët e tij politikë, si një “punëtor që i kishte shokët e rrallë”. Jeta aktive në Uashington e bën të njohur në qarqet politike e diplomatike. Ndërkohë, Çekrezi plotëson shkollimin e tij në Harvard. Diplomohet në 1918 me gradën Bachelor of Arts dhe, pas kësaj, jep leksione si

profesor i historisë në Colombia University. Prej 2 marsit 1920 (deri në 1922), Kostë Çekrezi është i pari përfaqësues i akredituar nga qeveria e Kongresit të Lushnjës pranë Qeverisë Amerikane, si Komisioner i Shqipërisë në Uashington. Në 1925 kthehet në Shqipëri dhe boton në Tiranë gazetat “Telegraf” dhe “Ora” deri në 1932. Kundërshtar i Zogut lidhur me disa koncesione në favor të bankave italo-shqiptare, Çekrezi bëhet njeriu më aktiv në organizimin e kryengritjes së Fierit. Por, me dështimin e saj, detyrohet të emigrojë nëpër Evropë deri në vjeshtën e 1941. Pastaj, rikthehet në Amerikë dhe themelon shoqërinë “Shqipëria e Lirë”, duke pretenduar të njihej si president i një qeverie në mërgim dhe angazhohet për njohjen e Shqipërisë nga Uashingtoni. Më 1945 tërhiqet nga drejtimi i “Shqipërisë e lirë”. Një mbështetës i paepur i demokracisë dhe lirisë, Çekrezi, edhe pse i tërhequr, “e mban gishtin në damarin e lëvizjes kombëtare shqiptare”. Kjo duket edhe nga botimi në Uashington, në vitin 1951, i librit “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”, një vazhdim dhe plotësim i librit “Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja”. Bashkëpunues me figurat më në zë të kohës që nga Ismail Qemali, vëllezërit Konica, Noli, Dako, dhe deri tek më të rinjtë, pastaj njohja dhe kontaktet me figurat e diplomacisë amerikane në nivelet më të larta të saj (Sekretarin e Departamentit të Shtetit) dhe të huajt, flasin për një personalitet politik, letrar dhe patriotik ndër më të spikaturit. Kostë Çekrezi, ky njeri zemërmadh, patriot dhe intelektual i dorës së parë, siç mund të konstatohet lehtë edhe nga veprat që botoi apo la në dorëshkrim, mbylli sytë në Village Virginia, pranë Bostonit, në datën 10 janar 1959, në moshën 67-vjeçare. Në ceremoninë e varrimit të tij, Fan Noli e quajti Kosta Çekrezin “burrë shteti, që kishte luftuar gjithë jetën e tij për kombin dhe ky Djalë i Madh i Shqipërisë vdiq fukara”. Përkthimin e librit “Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja” nga gjuha angleze në shqip e ka financuar fondacioni kulturor “Fan S. Noli”, Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar.


Librari

• E hënë 7 janar 2013

Shqipëria,

Titulli: Epiri dhe Thesprotia në shekuj Gjinia: Histori Autori: Jonuz Kuçuku Në librin “Epiri dhe Thesprotia në shekuj”, autori pasqyron të vërtetën historike, tragjike dhe heroike të Shqipërisë së Poshtme, të quajtur Epir dhe të Thesprotisë, Çamërisë me kryeqendër Janinën. Që në lashtësi e në vazhdimësi, Epiri ka qenë krejt shqiptar dhe shtrihet nga gjiri i Ambrakisë (Artës) në jug deri në malet e Pindit në Lindje dhe në brigjet e detit Jon në perëndim duke përfshirë edhe ishujt përballë. Ky ka qenë kufiri tokësor dhe detar me Greqinë deri më 1913, kur monarkia greke me ushtri të madhe e të armatosur rëndë e me ndihmat e jashtme, në luftë të përgjakshme me shqiptarët, arriti të pushtonte Epirin duke kryer krime të tmerrshme ndaj popullsisë dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore bëri pastrimin e plotë etniko – fetar të Çamërisë me genocid shumë të përgjakshëm. Për të justifikuar kolonizimin e Epirit u sajua pretendimi absurd i Vorio Epirit që ende vazhdon të propagandohet. Po ç’thonë shqiptarët ortodoksë të Çamërisë? Lexuesi do të njihet me shumë fakte që demaskojnë qarqet shoviniste greke të përbëra nga politikanë e klerikë, të cilët vazhdojnë provokimet ndaj Shqipërisë dhe thonë se problemi çam për ta nuk ekziston. Autori i propozon lexuesit që pavarësisht nga përkatësia etnike, të njohë të vërtetën për Epirin e kolonizuar nga Greqia.

Titulli: Shqipëria, shteti jetim i Evropës Origjinali: Albania, the foundling state of Europe Gjinia: Histori Autori: Wadham Peacock Shqipëroi: Ilirjana Angoni

N

ë fillim të vitit 1913, Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme, kjo sepse lexuesi i gazetave u bë me dije se ekzistonte një i tillë rajon në Europë, në atë gadishull misterioz ballkanik, të zënë nga serbët, bullgarët dhe grekët, disi të pavarur dhe disi të shtypur nga thundra e turkut të lig. Për shqiptarët, është e vërtetë, ishte dëgjuar diçka, madje kishin dëgjuar edhe ata që nuk kishin qenë eskpertë në çështjet e Lindjes

së Afërme, por në njëfarë mënyre shqiptarët ishin konsideruar si turq dhe si shtypës të të krishterëve dhe ishte disi si surprizë për shumicën e njerëzve, kur veprimi i Austrisë dhe Italisë, është e mundur të jetë egoist, i detyroi vvropianët perëndimorë që ta marrin vesh se shqiptarët nuk janë turq, por janë raca më e vjetër e Evropës dhe se një pjesë shumë e madhe e tyre i përket Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. Kur Austria këmbënguli që Shqipëria të bëhej një shtet i pavarur në kufi me Greqinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Malin e Zi, atëherë qytetet, shkëmbinjtë dhe fushat e Shqipërisë

Erickson, vepra për Shqipërinë filluan të dalin nga errësira mesjetare, nga e cila kishin qenë të mbështjella për një kohë shumë të gjatë, një errësirë aq e thellë sa madje edhe

Ëndërrim

Titulli: 365 rrëfenja para gjumit, libri i dytë (kopertinë e trashë) Origjinali: 365 rrëfenja para gjumit, libri i dytë Gjinia: Rrëfenja për fëmijë Shqipëroi: Virgjil Muçi dashur do t’i takoni. Fragmente nga libri Janar – Gëzuar Vitin e Ri Çfarë po ndodh në pyll sot në mëngjes? Asnjë zhurmë hapash, kurrfarë rrahje flatrash dhe aq më pak as edhe një cicërimë zogu. Gjithkund qetësi! Ndërkohë që dielli ka kohë që ka dalë. S’do mend, jo

Giboni arriti të shkruante për shqiptarët si “një fis endacak barinjsh dhe hajdutësh”, pa ndonjë të dhënë se kush dhe çfarë janë ata në të vërtetë.

mua ma ka ënda kur gjithçka lëviz, shushurin e fërfëllin në pyll... Veç kësaj kam edhe një surprizë...

me rrëfenja

Mbërriti ora për të ëndërruar! Me këto 365 rrëfenja para gjumit do të njihni të gjitha kafshët, të cilat do të bëhen miqtë tuaj më të ngushtë: njihuni me aventurat e tyre plot emocion dhe përgatituni për të ndërmarrë një udhëtim në botën e ëndrrave. Në çdo faqe që do të shfletoni, në çdo stinë që do të shkoni, miqtë tuaj të

ndonjë diell i madh e i verdhë, por një i vockël e i mbuluar me re që ngjajnë si dantella... -Eh, e di unë, - thotë ketri Raul, teksa kërcen nga një degë në tjetrën. – Sot është 1 janari! Bota mbarë ia ka marrë me gjumë... Për çdo vit ndodh e njëjta gjë. Bota mbarë ia ka marrë me gjumë... E megjithatë,

Janar – Gëzimi i Raulit Rauli zbret nga pisha dhe e mban vrapin drejt e te strofulla e vogël e lepujve që i ka miq për kokë. Dhe, pa trokitur në derë, zë e çirret me sa ka në kokë: -Ehej! Miqtë e mi, jam unë, Rauli! Sa hap e mbyll sytë, Leoja, më i madhi i lepujve, nxjerr turiçkat. -Ç’të ka hipur në kokë që ulëret kështu qysh në pikë të mëngjesit? – i shkrehet me tërsëllimë Leoja. – Do të zgjosh tim atë dhe dhjetë vëllezërit e mi. Kemi kërcyer gjatë gjithë natës. -Kam një surprizë të mrekullueshme, - ia kthen Rauli, teksa nuk e mban vendi. – Eja ta shohësh me sytë e tu.

Dolto, libër për gjyshërit, vëllezërit e motrat Titulli: Gjyshërit (me kopertinë të trashë) Origjinali: Les grands – parents Gjinia: Roman edukativ Autori: Catherine Dolto Shqipëroi: Zamira Devole “Gjyshërit” është një libër edukativ për fëmijët nga 2 deri në 7 vjeç, i shoqëruar me ilustrime të këndshme. Prindërit tanë kanë secili një baba dhe një nënë, të cilët janë gjyshërit tanë. Ne kënaqemi kur kalojmë me ta dhe na merr malli kur nuk i shohim. Gjyshërit janë me të vërtetë të rëndësishëm për ne.

21

E vërteta e Epirit, Thesprotisë dhe Çamërisë

jetimi i Evropës

Fragment nga libri

»

Titulli: Vëllezër e motra (me kopertinë të trashë) Origjinali: Frères et œurs Gjinia: Roman edukativ Autori: Catherine Dolto Shqipëroi: Zamira Devole “Vëllezër e motra” është një libër edukativ për fëmijët nga 2 deri në 7 vjeç, i shoqëruar me ilustrime të këndshme. Kur jemi midis vëllezërve dhe motrave ndihemi mirë dhe të mbrojtur. Ata na shoqërojnë, na ndihmojnë të ngrihemi dhe ne i duam shumë. Por ndonjëherë grindemi, ndonjëherë pajtohemi. Kur nuk kemi vëllezër ose motra, mund të zgjedhim një shok ose një shoqe dhe ta bëjmë vëlla ose motër zemre.

Titulli: Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri (kopertinë e trashë, lidhje luksoze) Origjinali: Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri (kopertinë e trashë, lidhje luksoze) Gjinia: Biografi, histori Përgatiti: Mal Berisha Në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Mal Berisha erdhi para lexuesit shqiptar me një vepër të re mjaft interesante rreth jetës dhe veprës së amerikanit Charles Telford Erickson. Pas botimit të dy veprave pararendëse me subjekte të përafërta: “Shqiptarët, lisa mbi truallin ilir” dhe “Shqiptarët, europianët më të lashtë e më të rinj”, ky libër duket se plotëson tanimë një seri, e cila fillon me fjalën “Shqiptarët...”për të shprehur me fjalë njerëzish të mëdhenj, jo shqiptarë, vlerësimin për kombin tonë. Këto vlerësime mund të thuhet lirisht se kulmojnë me këtë vepër. Ky vëllim përfshin veprën me dy vëllime “Shqiptarët, enigma e Ballkanit” të Charles Telford Erickson dhe “Jeta e jashtëzakonshme e amerikanit Charles Telford Erickson kushtuar Shqipërisë” të Mal Berishës. Komente mbi Charles Telford Erickson “Përkundër rrjedhës së gjatë dhe të mundimshme të historisë së saj, Shqipëria ka pasur fatin të ketë miq të mëdhenj, të cilët i kanë kushtuar jetën, midis të cilës prin amerikani Charles Telford Erickson”. Dr. Elez Biberaj “Janë pak ato jo shqiptarë, nëse ka ndonjë që mund të maten për nga kohëzgjatja dhe kontributi në shërbimin ndaj Shqipërisë me Charles Telford Erickson. Nxjerrja në dritë pas një harrese shumë të gjatë të veprës së tij është shenjë e mirënjohjes shqiptare për këtë mik të madh”. Nicholas C. Pano, profesor emeritues i historisë, Western Illinois University “Charles Telford Erickson përfaqëson një qytetar amerikan me zemër shqiptare, nga më të mëdhatë e gjysmës së parë të shek. XX – të. Veprat e tij do mbeten episode të rëndësishme, të shkëlqyera dhe të paharruara në historinë e vendit tonë”. At Arthur Liolin, Boston “Erickson jetoi gjatë në Shqipëri, u magjeps pas saj dhe i la trashëgim një vepër monumentale. Shqiptarët, në kthim të dashurisë së tij, në këtë 100-vjetor të pavarësisë dhe të shtetit tonë modern, sjellin në shqip biografinë dhe veprën e tij të jashtëzakonshme”. Visar Zhiti, shkrimtar “Ky botim i mrekullueshëm zbulon një figurë sa modeste, aq edhe madhështore dhe e nxjerr atë përgjithmonë nga pluhuri i harresës”. Ilir Ikonomi, historian “Kjo vepër na ndihmon të kuptojmë veç të tjerash edhe kontributin e Federatës Panshqiptare “Vatra” të Amerikës në çimentimin e themeleve të shtetit shqiptar në këtë jubile të 100-vjetorit”. Dr. Gjon Buçaj, kryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra”, New York


22

« speciale

GËZIM LLOJDIA*

K

osova është një vend ku potenciali arkeologjik është i pambarimtë. Dhjetra lokalitete arkeologjike nga rreth 400 gjithsej, të evidentuara në territorin e Kosovës deri më tani dhe të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme të Republikës së Kosovës, janë të fokusuara në një guidw të Kosovës e cila tregon edhe seriozitetin e punës duke bërë jo vetëm identifikimin por edhe përcaktimin e vendndodhjes si dhe të dhëna të tjera shkencore për zbulimet e territoreve arkeologjike, që ruan brendia dhe krejt toka e Kosovës. Dr. Jusuf Osmani shkruan: ”Gjurmët e para të banimit në Kosovë datojnë nga neoliti i hershëm (6000 vjet para e.r.). Këto gjurmë janë verifikuar dhe dokumentuar me gjetje nga hulumtimet sistematike arkeologjike. Rezultatet e fituara dëshmojnë për një civilizim të lartë të periudhës së neolitit. Koha e neolitit sipas studiuesve të kësaj kohe: përfaqëson etapën e fundit dhe njëkohësisht më të zhvilluarën e epokës së gurit. Ai përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatë dhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë. Arkeologjikisht neoliti ndahet në tri periudha të mëdha: e hershme, e mesme dhe e vonë. Edi Shukriu duke folur në një intervistë për pasurit arkeologjike, që ka Kosova shprehet se: Një varg i lokaliteteve dhe i objekteve arkeologjike e meritojnë të përmenden me këtë rast, sepse Kosova ka thesar të vlefshëm arkeologjik dhe mjaft atraktiv, madje edhe për syrin e një vizitori. Sot dimë për shumë qendra dhe zona arkeologjike, peisazhe arkeologjike dhe monumente të luajtshme, për disa prej të cilave duhen jo shumë investime për t’i bërë atraktive për vizitorë. I tillë është kompleksi trashëgimor i Artanës, Novo Bërdës, Ulpianës, Vendenisit te Gllamniku, Municipiumit DD te Soçanica, Gradina e Llapushnikut, e Vlashnjës e shumë të tjera, përfshirë dhe komplekset e trashëgimisë ortodokse, që sot, mjerisht, mbahen të izoluara dhe që, pos që janë trashëgimi arkitektonike mesjetare, përmbajnë edhe trashëgimi arkeologjike. Nga objektet e luajtshme arkeologjike që kanë vlera shumëdimensionale shkencore e kulturore do të veçoja Monumentin epigrafik të Hyjneshës dardane nga Smira me labyrinthin rrethor unik, pikturimin shkëmbor parahistorik të Vlashnjës me drerin dhe shumësinë e spiraleve, hyjneshat neolitike që nga ato të Tjerrtores së Prishtinës, Bardhoshit, Varoshit, Mitrovicës e të tjera, si dhe Monumentin mortor nga Dardana/ Kamenica, si monument guror unik dhe i rrallë, që i takon kohës së ekzistimit të shtetit dardan dhe që përmban tradita etnologjike para pushtimeve romake. Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike Trualli i banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, shkruan guida turistike , filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjetër), mbi 100 000 vjet më parë. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në territorin e sotëm të Kosovës, siç janë shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella të tjera më të vogla. Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitikë pëlqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore të qëndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqësore.

E hënë 7 janar 2013 •

GJURMËT E PERIUDHËS SË NEOLITIT NË KOSOVË Piktura shkëmbore e Vlashnjes Duke analizuar gjetjet dhe vendet arkeologjike të kësaj periudhe të rëndësishme thuhet se Territori i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore (335 metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës Prizren-Zhur, rreth 6 km në perëndim të Prizrenit. Në po këtë material theksohet se edhe vazhdimësia e jetës gjatë disa periudhave kohore si neolit i hershëm (kultura e Starçevës), neolit i vonë dhe i mesëm (kultura e Vinçës), eneolit (periudha e bakrit), periudha e bronzit, epoka e hekurit, periudha helenistike si dhe periudhat e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë lokalitet, i hulumtuar në disa sezone që pas viteve dy mijë të mileniumit tonë, nxori në pah fragmente të shumta të enëve nga argjila e pjekur, vegla pune nga guri, stralli dhe kocka, si dhe zbukurime Vlashnje. Fragmente të ndryshme të qeramikës me pikturim me vija gjeometrike janë dëshmuar

Vlashnjës. Piktura e Vlashnjës ndodhet 1,5 km në perëndim të vendbanimit, pranë vendit ku lumi i Prizrenit bashkohet me Drinin e Bardhë. Në një lartësi rreth 30 metra nga niveli i lumit, mbaron pylli me shkurre e lartësohen tri masive shkëmbore, të cilat me kontrastin që krijojnë me ambientin kanë një bukuri të veçantë. Pikërisht në strehën që formon njëri nga masivet shkëmbore, mendja dhe dora e njeriut neolitik ka ngulitur në faqen e shkëmbit pjesë të botës mistiko-religjioze të jetës së tyre. Piktura është realizuar në tri plane, dy plane vertikale dhe një plan horizontal (në tavan). Faqja e shkëmbit është në formë brezash-pllakash, gjë që ka kushtëzuar edhe realizimin e pikturës në tri pjesë në një sipërfaqe prej 16 m². Në tavanin e strehës janë vizatuar 8 spirale të bëra me vija të trasha me bojë të kuqe okër. Katër spiralet e para janë vendosur në grup në një distancë 20-40 cm larg nga njëra tjetra. Spiralet që janë ruajtur të plota e kanë diametrin maksimal 34 cm. Në të djathtë të grupit

është vepër e banorëve prehistorikë të këtij vendbanimi.

këtu. Po ashtu edhe thika stralli, këto të epokës së neolitit, gjegjësisht të Kulturës së Starçevës, mileniumi i gjashtë, p.e.s.Figurina të ndryshme antropomorfe janë zbuluara gjatë gërmimeve të dekadës së parë të mijëvjeçarit të dytë (2002-2010), nga të cilat spikatet një figurinë antropomorfe, një ekzemplarë tipik për Kulturën e Starçevës. Periudha e Neolitit të Hershëm. Mileniumi i gjashtë p.e.s.

të parë, me largësi 70 cm është vizatuar një spirale dyshe, me diametrin e madh 80 cm dhe të voglin 37 cm. Në planin e parë (vertikal), në një sipërfaqe prej 2,10m x 0,50 m, janë vizatuar një kaproll dhe dy spirale. Kaprolli është dhënë në profil, në gjendje qetësie me bojë uniforme që mbulon gjithë trupin. Figura ka përmasat 30 x 28 cm. Në planin e tretë, pjesa më e poshtme e faqes së shkëmbit, në një sipërfaqe prej 2 m², është vizatuar me një spirale dyshe që nga përmasat është më e madhja, me diametër maksimal 78 cm dhe diametër minimal 38 cm.Trashësia e vijave të spirales është 2,5-3cm. Piktura e Vlashnjës ka në qendër simbolin e spirales të bërë në tërë sipërfaqen e përshtatshme për pikturim, e të përsëritur në 12 raste. Spiralet janë teke dhe në dy raste janë spirale të tipit gjyslykore. Në pikturën e Vlashnjës kemi të realizuar edhe figurën e një dreri, kulti i të cilit është i pranishëm edhe në pikturën e Trenit (Korçë) dhe në pikturën e Zhlijebit (Bosnjë). Piktura e Vlashnjës

veriperëndim të Skenderajt dhe gjendet në aksin rrugor që lidh Skenderajn me Istogun. Këtu është dëshmuar një nga vendbanimet më të hershme neolitike të Kosovës, që i takon kulturës së Starçevës, përkatësisht mileniumit të gjashtë p.e.s. dhe pasqyron një qytetërim të zhvilluar të kohës së gurit të ri. Ky lokalitet arkeologjik është hulumtuar gjatë viteve 196668 dhe sërish në vitin 1984. Hulumtime këto me karakter sondazhi të shtrira në rreth 35 parcela private të lagjes Dardania, me ç’rast u zbuluan mbetje dhe fragmente të shumta qeramike të periudhës neolitike (65003500 p.e.s.) gjegjësisht u dëshmuan kultura e Starçevës dhe ajo e Vinçës.

Prof Dr Muzafer Korkuti: Piktura shkëmbore e Vlashnjes Në kuadrin e projektit të përbashkët midis Institutit Arkeologjik Tiranë e Institutit Arkeologjik Prishtinë, gjatë tri viteve të fundit po bëhen gërmime me karakter shpëtimi në vendbanimin prehistorik të Vlashnjës, që ndodhet 6 km në perëndim të Prizrenit (Kosovë). Drejtuesit e projektit, A.Bunguri e Sh.Gashi, më krijuan mundësinë për të parë pikturën dhe më vunë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm grafik e fotografik për pikturën shkëmboretë

Disa lokalitete neolitike Për Guvën e Mrrizit me simbolin e pikturuar të spirales thuhet se: paraqet një vepër të botës artistike shpirtërore të banorëve prehistorikë të këtij lokaliteti (vend kulti). Guva shkëmbore e këtij pikturimi ndodhet rreth 1,5 km në perëndim të vendbanimit të Vlashnjes në fshatin fqinj Kobaj. Nga shumë gjetje të periudhave të ndryshme historike zbuluar në Vlashnje, spikat një monedhë argjendi e emetuar në vitin 55 p.e.s. Monedha ka një peshë prej 3.72 gramë dhe ishte vënë në qarkullim për nder të edilit të Kretës, Gnaeus Plancius. Lokaliteti neolitik i Runikut Lokaliteti neolitik i Runikut ndodhet në komunën e Skenderajt, në fshatin Runik, e pozicionuar në pllajën e Drenicës, rreth 25 km në jugperëndim të Mitrovicës dhe rreth 10 km në

Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit ndodhet në komunën e Ferizajt, gjegjësisht vetëm 2 km në jug, juglindje të këtij qyteti, në fshatin me po të njëjtin emër. Lokaliteti neolitik

i Zhitkocit ndodhet në komunën e Zveçanit, gjegjësisht rreth 3 km në veri të qytezës së Zveçanit, në një rrafshinë afër stacionit të trenit të Zhitkocit. Këtu gjatë disa sondazheve të zhvilluara arkeologjike të vitit 1958, fare pranë brigjeve të lumit Ibër, janë dëshmuar gjurmët e një vendbanimi tipik neolitik të të dy kulturave, si asaj më të hershme të Starçevës dhe më të vonshme të Vinçës. Fshati Vallaç gjendet në veri të Zhitkocit- Karagaçit dhe fare pranë grykë rrjedhjes së lumit Ibër, e pozicionuar mbi një ngritje të njohur si Kërshi i Vallaçit. Është hulumtuar pjesërisht në vitet 1955 dhe1957. Në shtresën kulturore të trashë 1.8 metër janë zbuluar gjurmë të vendbanimit me kasolle banimi të thurura dhe të mbrojtura me hendeqe përreth. Nga materiali i shumëllojtë arkeologjik të zbuluar këtu, veçohen një sasi e konsiderueshme e figurinave antropomorfe dhe zoomorfe, të punuara dhe te formësuar me aftësi dhe imagjinatë të bujshme, karakteristike për periudhën e vonë të Kulturës së Vinçës, e njohur si Vinça C. Reshtani është një vendbanim neolitik i pozicionuar në prapatokën e Suharekës. Lokaliteti neolitik i Barilevës gjendet në fshatin me po të njëjtin emër, e pozicionuar në arealin e njohur si Arat Kovaçe, tokë punuese e cilësisë së lartë. Bardhoshi gjendet në veri, në dalje të Prishtinës, në krahun e majtë të rrugës për Podujevë. Lokaliteti neolitik (Koha e Vinçës) i Bardhoshit është identifikuar rastësisht në vitin 2002, me rastin e hapjes së themeleve për ndërtimin e një shtëpie banimi dhe anekseve shoqëruese. Lokaliteti neolitik i njohur me emrin Tjerrtorja është zbuluar rastësisht, me rastin e ndërtimit të fabrikës së përpunimit dhe të produkteve tekstile TJERRTORJA, gjatë viteve ’50, andaj dhe është emërtuar me këtë emërtim, pra në bazë të vendgjetjes. Ky lokalitet gjendet brenda arealit të qytetit të Prishtinës, në lagjen Kalabria (Emshir). Gjurmët e vendbanimit neolitik të evidentuar këtu, materiali i pasur dhe i shumëllojtë neolitik si dhe duke u bazuar nga disa nga gjetjet e figurinave, statujave dhe kokave antropomorfe të terrakotave (të punuara nga argjila e pjekur), të zbuluar në këtë areal të Prishtinës, e që i takojnë periudhës së neolitit të vonë gjegjësisht kultura e Vinçës, prezantojnë dy tipare të mrekullueshme: atë të artit dhe simbolizmit parahistorik. Lokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve. Lokaliteti i identifikuar neolitik i Surkishit gjendet e pozicionuar vetëm pak kilometra në jug-jugperëndim të qytezës së Podujevës (Besianës), në fshatin me po të njëjtin emër, në parcelën e njohur me toponimin Gumurishtë. I gjithë ky potencial arkeologjik gjendet në tokën e Kosovës duke sjell dëshmi nga kohët e largëta dhe të humbura të njerëzimit është një dëshmi konkrete për ekzistencën e banorëve autoktonë por edhe për shkallën e kulturës. Piktura e Vlashnjës shquhet për një vazhdimësi të gjatë banimi, që fillon nga neoliti i hershëm deri në periudhën e vonë antike dhe atë te hershme mesjetare cituan burimet nga autorët e gërmimit në prill të 2007 në vendbanimin prehistorik të Vlashnjes. Vlashnja ndodhet buzë autostradës në ndërtim DurrësPrishtinë. Ajo plotëson kompleksin arkeologjik të qytetit të Prizrenit dhe harmonizohet me monumentet e tjera të këtij qyteti, si kalanë e tij, hamamin, kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. *Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve


sport • E hënë 7 janar 2013

Në fakt, java e parë e Serisë A për këtë vit ka nisur me zhgënjimin, që nga shumë cilësohet i dyti më i madh, pas atij të Juventusit, humbjen e Interit. Kështu, Interi i Stramaçonit, zhgënjen pa masë në ndeshjen e parë ndaj Udinezes duke humbur me rezultatin e thellë 3:0. Ndaj viti 2013 për Interin nis në mënyrën më të keqe të mundshme. Skuadra e Andrea Stramaçioni është mundur në “Friuli” me rezultatin 3-0 nga vendasit e Udinese. Dygolëshi i Di Natale në minutat 64 dhe 79-të dhe goli i Muriel në minutën e 75-të kanë shkatërruar Interin që deri para pësimit të golit të parë kishte dy raste shumë të mira për të kaluar në avantazh me Xhonatan dhe Palasio. Menjëherë pas rastit të pastër të shpërdoruar nga argjentinasi, vjen kundërsulmi i Udinezes dhe goli i kapitenit të saj, Di Natale. Më pas, episodi që vulosi

S

eria A e ka nisur vitin e ri me surpriza pafund, por padyshim kryesupriza e javës ka qenë takimi i Juventusit që priste në shtëpi Sampdorian. Ndeshja pritej e lehtë për Juventusin të shkëputur në krye të renditjes, por në të vërtetë ka rezultuar në një makth pafund. Edhe pse ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për kryesuesit, duke kaluar të parët në avantazh, me anë të Sebastian Xhovinkos. Ky i fundit shënoi nga pika e 11-metërshit pasi Klaudio Markisio u ndal në mënyrë të padrejtë nga Taetano Berardi, që më pas doli me karton të kuq. Megjithatë, Ikardi mbetet një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes, duke i siguruar një fitore habitëse Sampdorias duke e nisur vitin në mënyrën më të mirë. Juventusi në minutat e para ishte më agresiv duke kërkuar golin sa më shpejt, dhe Romero i mohon Juventusit një gol të shpejtë, teksa Xhovinko gjuan pas një krosi të shkurtër. Nga ana tjetër, Sampdoria provon me Andrea Polin, por përpjekja e tij ishte e dobët dhe pa rezultat. Portieri Romero në disa raste ka qenë deçiziv për portën e tij, duke i mohuar Juventusit golin në jo pak raste. Gjithsesi Juventusi pasi kalon në avantazh, e merr ndeshjen më lehtë seç duhet. Për më tepër, dalja me të kuq e Benardit nga ana e Sampdorias krijoi iluzionin se ndeshja përfundoi. Por në të vërtetë ajo vetëm sapo kishte filluar për Sampdorian sepse pjesa e dytë do të ishte e veçantë dhe me plot surpriza të hidhura për djemtë e Kontes. Kështu, në minutën e 52-të do të ishte Ikardi ai i cili do të barazonte çdo gjë, duke shokuar të gjithë. Por, ajo që do të ishte më shokuese, do të ishte goli i dytë i Ikardit në minutën e 69-të duke kaluar në avantazh Sampdorian. Ky gol në fakt duket se ka vënë në panik Juventusin, duke bërë që të shokohen të gjithë të pranishmit. Konte bën ndryshime në fushë dhe hedh skuadrën në sulm në kërkim të golit të barazimit, por në fakt,

Zhgënjen Interi, Milani OK ndeshjen: Juan Jesus shkakton faull ndaj Muriel dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Inter mbetet me dhjetë lojtarë dhe Udineze dominon pjesën e mbetur të takimit duke shënuar edhe dy gola të tjerë. Si pasojë, skuadra pëson një humbje shokuese dhe vazhdon një ecuri jo të mirë të lënë pas në fund të 2012-ës. Milani fiton në vështirësi Milani i Alegrit, edhe pse jo shumë bindës në rezultat, ka mundur në shtëpi skuadrën e Sienës që nga ana e vet ka bërë shumë rezistencë në “San Siro”. Pjesa e parë ka qenë e qetë për të dyja skuadrat, duke mos prodhuar asnjë gol. Natyrshëm presioni i Milanit rritet me kalimin e minutave, dhe në pjesën e dytë, skuadra e Alegrit del në lojën e vet. Në

Habit Juventusi,

mundet nga Sampdoria Kampionët dhe kryesuesit në fuqi kanë pësuar një humbje të papritur në shtëpi ndaj Sampdorias

23

“Çmenduri” në Madrid, Ronaldo mbret Reali i Madridit i është kthyer fitores në kampionat, duke mundur në një ndeshje të çmendur Realin e Sociedadit. Ndonëse me dhjetë lojtarë në fushë për më shumë se 80 minuta madrilenët kanë fituar falë lojtarit të tyre më të mirë, ristiano Ronaldos. Ka qenë ai heroi i mbrëmjes për Realin, ka qenë ai “truproja” e Murinjos në takimin e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”. Me dy golat e tij portugezi ka zeruar trigolëshin e Ksavi Prietos, duke i dhënë tri pikë Realit dhe më shumë frymëmarrje Murinjos, i fërshëllyer jo pak pasi për të dytën ndeshje radhazi në kampionat ka lënë në stol kapitenin Kasijas. Fërshëllima për Murinjon, ovacione për Kasijasin Reagimi i tifozëve të Realit nuk ka munguar kur ka parë që kapiteni Iker Kasijas për të dytën ndeshje radhazi e ka parë veten në stol. Murinjo e kishte ndarë mendjen, Adan titullar, Kasijas në stol. Në momentin kur qendra e zërit e stadiumit ka lexuar emrat e lojtarëve një oshtimë është dëgjuar në “Bernabeu” kur është përmendur emri i Kasijasit dhe një kor fërshëllimash kur është thirrur emri i Murinjos. Ronaldo kapiten Me Kasijasin në stol dhe Serxhio Ramosin të dëmtuar, për herë të parë në 171 ndeshje me Realin, Kristiano Ronaldo ka mbajtur shiritin e kapitenit në krah. Fillimi me gol dhe kartoni i kuq për Adanin Fillimi ka qenë i shkëlqyer për Realin, që ka gjetur golin që në minutën e dytë me anë të Benzemasë. Goli ka krijuar përshtypjen se pasditja e së dielës do të ishte një çlodhje për kampionët, por ndeshja ka marrë një kthesë tjetër në minutën e gjashtë kur portieri Adan është ndëshkuar me karton të kuq. Në vendin e tij Kasijas, i cili nuk ka mundur të ndalojë Prieton të kthejë në gol 11-metërshin e fituar. Sakaq Ronaldo vendos t’i kaloj shiritin e kapitenit portierit 31-vjeçar, i cili ka refuzuar ta mbajë në krah. Gjithçka nis nga e para dhe është vetëm minuta e nëntë, pa harruar që Reali luan me dhjetë lojtarë. Kedira shënon, Prieto përgjigjet Ndonëse me dhjetë lojtarë Reali përpiqet dhe në minutën e 35-të Kedira kalon kampionët në avantazh, që në fakt do të zgjasë vetëm pse minuta, pasi është Prieto që kthen sërish barazinë në fushë. me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Shpërthimi i Ronaldos Pjesa e dytë është e gjitha nën shenjën e Kristiano Ronaldos. Është mesfushori portugez, i cili ka marrë për dore Realin pikërisht në momentin më të vështirë të madrilenëve. Dy gola të shpejtë në harkun e tri minutave (67’, 70’) i japin avantazhin dhe qetësinë e nevojshme Realit, duke çuar në qiellin e shtatë tifozët në “Bernabeu” që përulet përpara heroit të vet. As goli i tretë i Prietos nuk mund ta prishë mbrëmjen magjike të Kristiano Ronaldos, por vetëm t’i bëjë më interesante minutat e mbetura. Në fund, një ndeshje e çmendur që i shkon Realit falë magjistarit të tij, Kristiano Ronaldos.

Serxhio Aguero drejt Madridit? Serxhio Aguero mund të lërë Mançester Sitin në fundin e sezonit. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta britanike “Sunday Express”, sipas të cilës mesfushori argjentinas nuk ndjehet mirë në Mançester dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Reali i Madridit. Në fakt “të bardhët” e kanë kërkuar me mjaft ngulm Agueron, por asokohe Atletiko e Madridit preferoi ta shiste në Angli në vend që t’ia kalonte Realit të Madridit. Por tashmë skenari ka ndryshuar dhe për argjentinasin 24-vjeçar është krijuar sërish mundësia të veshë fanellën e Realit të Madridit.

Çelsi në ndjekje të Higuain-it

deri në fund, rezultati do të mbetej i pandryshuar. Sulmet e Juventusit të udhëhequra nga Vuçiniç ktheheshin mbrapsht nga skuadra e Sampdorias falë të gjithë lojtarëve të cilët dhanë maksimumin për një fitore historike të skuadrës në fushën e kampionëve në fuqi. kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

fillim është Bojan Kërkiç ai i cili kalon në avantazh skuadrën e tij në minutën e 67-të. Duhet thënë se Kërkiç ka bërë një lojë mjaft të mirë dhe mediat vendase e kanë quajtur të “rilindur” performancën e tij dje. Më pas, është Pacini ai që dyfishon rezultatin për Milanin në minutën e 82-të me anë të një 11-metërshi të fituar një minutë më parë. Deri në përfundim të ndeshjes, Siena shënon një gol në minutën e 87-të por vetëm kaq, pasi Milani ruan avantazhin dhe merr tre pikë shumë të rëndësishme. Në fakt, Milani padyshim ka “rilindur” në 10 javët e fundit, duke korrur më së shumti fitore. Me këtë ecuri, Milani ngjitet nga java në javë në renditje, duke iu afruar edhe skuadrave që ndjekin Juventusin.

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

Juventusi i shokuar pas humbjes Kjo ishte padyshim një humbje e papritur për Juventusin. Humbja në shtëpi ndaj Sampdorias, sigurisht që sjell edhe dyshimet se Juventusi mund të mos jetë në nivelin e duhur këtë sezon për të ruajtur titullin kampion. Luhatjet e

skuadrës kanë qenë të shumta, teksa Sampdoria i shkakton Juventusit humbjen e tretë sezonale. Gjithsesi, Juventusi nuk humbet shumë krahasuar me rivalët, sidomos me humbjen e Interit që zhgënjen këtë fillim viti sikurse Juventusi, duke humbur turpshëm ndaj Udinezes.

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Sulmuesi i Realit të Madridit Gonzalo Higuain është përfshirë në axhendën e drejtuesve të Çelsit për sezonin e ardhshëm. Përfaqësues të bosit të Çelsit Roman Ahbramoviç kanë kërkuar informacion në Madrid për argjentinasin. Në fakt “El Pipita” siç thirret ndryshe Higuain prej kohësh ka parë mundësinë për të lëvizur nga Madridi. Dhe ndoshta merkato e verës së ardhshme mund të jetë ajo që do të zyrtarizojë dhe largimin e tij nga kryeqyteti spanjoll. Sulmuesi argjentinas pëlqehet nga shumë skuadra. Ai ka tërhequr interesin e skuadrave me peshë në Evropë si Juventusi apo PSG-ja, por stacioni i tij i ardhshëm në karrierë mund të jetë pikërisht kampionati anglez dhe blutë e Londrës. Madje sipas shtypit spanjoll kontaktet mes lojtarit dhe Çelsit kanë nisur.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E hënë 7 janar 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.