Gazeta Metropol 7 Maj

Page 1

»7

Përmirësohen kushtet për vizitorët

Çelet sezoni turistik, thesaret e pazbuluara të natyrës në Bogovë E hënë

7 maj 2012

Viti VIII, Nr. 2658 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ish-ushtarakët

» Falcone & Borsellino, ISSH publikon emrat e klanet dhe atentatet rezervistëve që marrin

bote & histori

• Arkimedi, dy skenarët e vrasjes së shpikësit të madh • Putin President përsëri, në një Rusi “tjetër” • Bell Labs, fabrika që krijoi botën Hi Tec »13-17

6

pensionin suplementar

Vizat greke

Ministria i braktis, gjyqtarët nisin gjyqet Dashnor Sula Nuk kam qëlluar me armë, lajmi u fabrikua nga Partia Socialiste

Asnjë zgjidhje nga zyrtarët për refuzimin e vizës dhe vendosjen e vulës “person i rrezikshëm” në pasaportën shqiptare. Togat e zeza që vendosën dënimin e Dishos vendosin të kërkojnë në rrugë gjyqësore të drejtën e qarkullimit në vendet e zonës Shengen. Dhunuesi i varreve të Boboshticës shëtit ende i lirë

Deputeti i PD reagon ndaj ngjarjeve të fushës së Peqinit: Nuk kam mbajtur dhe nuk mbaj armë. Rama kërkon ndëshkimin e Sulës

»3

»2 Astrit Veliaj MASH-i të ashpërsojë vendimet për diplomat false

Pikat e karburanteve në lagje

»5

Tregëtarët të paguajnë sigurime për dëmet në rast të shpërthimeve »4

Alfabeti i unifikuar shqip

Si u realizua Kongresi i Manastirit, debatet mes kampeve » 18-19 Hapja e Kongresit dhe pikat e propozuara për diskutim delegatëve të të gjitha zonave. Masat e Turqisë për bllokimin e nismës

Koment

Në Itali

Seks me fëmijët Nga Kleo Bisei shqiptar, 9 vjet Ç’qëndrim mban burg priftit qytetari ndaj realitetit? për abuzimet »10 Prifti i Firences u akuzua për marrëdhënie seksuale me fëmijët. Dëshmitë e dhëna dhe procesi për ndëshkimin. Hetime për raste të tjera

»9

Nga Enver Bytyçi

Standardet e »11 komisionerit Fyle


02

«

POLITIKE E hënë 7 maj 2012 •

UA REFUZUAN LEJEN E KALIMIT NË KUFI, PASI DËNUAN KREUN E OMONIA-S, DISHO

Gjyqtarët shqiptarë paditin shtetin grek Injorohen edhe nga shteti i tyre. Haxhinasto nuk u jep asnjë përgjigje Albana Lika

Disho, dhunuesi i arratisur i varreve në Boboshticë

G

jyqtarët e çështjes “Disho”, e cila përfundoi me dënimin me një vit burg të Naum Dishos për dhunim të varreve në Boboshticë, kanë hedhur në gjyq shtetin grek pranë organeve të drejtësisë të këtij shteti. Rreth tri javë më parë ato nuk u lejuan të hyjnë në Greqi nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës me argumentin se janë të padëshiruara dhe të rrezikshme për rendin dhe sigurinë e vendit. Përmes kërkesë-padisë ato kërkojnë të dëmshpërblehen moralisht nga shteti që u refuzoi hyrjen, duke i shpallur të rrezikshme jo vetëm në Greqi, por në të gjitha vendet e zonës “Shengen”. Ndërkohë Tirana zyrtare nuk ka ende një përgjigje për këtë incident të rëndë diplomatik. Padia Tri gjyqtaret shqiptare që nuk mund të hyjnë në asnjë vend të zonës “Shengen”, pasi Greqia i ka penalizuar, po përgatiten të nisin procedurat për të paditur shtetin grek. Përmes saj ato do të kërkojnë t’u kthehet e drejtat e qarkullimit në vendet e zonës “Shengen”, siç ua lejon marrëveshja mes BEsë dhe Shqipërisë, si dhe për të kërkuar dëmshpërblim moral për këtë refuzim. Nga ana tjetër, nuk ka ende një përgjigje për opinionin publik nga Ministria e Jashtme, e cila po e ndjek çështjen në instancat greke, përgjigje e cila ka munguar edhe për gjyqtaret e “dhunuara”. Afërdita Maho, Entela Prifti dhe Brunilda Malo kanë të vulosur në pasaportën e tyre “CHI”, simbol që në gjykimin e policisë kufitare nënkupton se janë persona të rrezikshëm për rendin kushtetues të shtetit fqinj. Por më shumë se një refuzim kalimi të kufirit veprimi i palës greke duket se është një presion i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të vendit tonë. Tri gjyqtaret janë futur në sistemin e refuzimit të hyrjes si persona “non grata” nga ana Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve të Jashtme të Greqisë që pas vendimit që dhanë për Dishon. E njëjta gjë nuk ka ndodhur për gjyqtarin e Apelit Stavri Kallço, që nuk ka pranuar të firmosë dënimin e Dishos, që është lënë i lirë të kalojë në tokën greke. Naum Disho është personi përgjegjës për dhunimin e varreve në Boboshticë të Korçës me qëllim ngritjen aty të një përmendoreje për ushtarët grekë të vrarë në Shqipëri. Reagimi Ndërkohë gjatë dy ditëve në vijim ka pasur heshtje nga ana e shtetit shqiptar. Interesimit mediatik mbi rastin në fjalë ministria e Jashtme iu përgjigj zyrtarisht me ngritje supesh. Nga ky dikaster u pohua se po merrej kontakt me konsullatën tonë në Greqi për të marrë vesh

Naum Disho është personi përgjegjës për dhunimin e varreve në Boboshticë të Korçës me qëllim ngritjen aty të një përmendoreje për ushtarët grekë të vrarë në Shqipëri. Por sapo gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së faktit për dënimin me 1 vit burg të Dishos, ky i fundit zhduket papritur. Në pikat doganore shprehen se Disho nuk ka kaluar, por mendohet se ka kaluar kufirin më këmbë. Një mbështetës i madh i Naum Dishos ka qenë ish- konsulli grek Theodhoros Ikonomu në Korçë, i cili është akuzuar dhe për abuzime me fondet e shtetit fqinj për dhënie në mënyrë të paligjshme vizash, por që nuk është dënuar asnjëherë. Sipas të dhënave që vijnë nga qyteti juglindor, mendohet se ky është personi që mban fshehur Naum Dishon në Greqi. Por shteti grek, me sa duket, e ka më të lehtë të pezullojë gjyqtarët shqiptarë sesa të arrestojë personat që janë në kërkim në vendin tonë. Në fakt, Konsulli Ikonomu për sa kohë ishte në Shqipëri ka bërë jo pak deklarata dashakeqe në dëm të shqiptarëve, siç ishte deklarata e tij e famshme se vizat me Shqipërinë nuk do të liberalizoheshin. Kjo dhe për arsye se individë të tillë e kishin kthyer në biznes dhënien e vizave, që qytetarëve shqiptarë u kanë kushtuar jo pak. Ngjarja në fjalë kërkon një bashkëpunim mes organeve të drejtësisë dhe atyre greke, por shihet qartë se ashtu si dhe në raste të tjera shteti grek është më shumë i interesuar të ndjekë zhvillimet e zgjedhjeve në Himarë, me synime qartësisht territoriale, sesa të merret me punët që i takojnë realisht një shteti, sidomos në marrëdhëniet me vendet fqinje.

arsyet e këtij incidenti. Ato ditë tri gjyqtaret paraqitën dhe një notë proteste pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe kanë qëndruar në pritje të një reagimi të saj, përgjigje e munguar edhe sot e kësaj dite. Ndërkohë është pikërisht ky institucion që duhet të sqarojë të gjithë

kronologjinë e ngjarjes, por dhe të marrë përsipër pezullimin e vendimit grek që ka marrë në emër të BE-së për moslejimin e kalimit të kufijve nga tre titullarë të lartë të shtetit. Reagimi i zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto edhi dy ditë më pas, i cili duke

thyer heshtjen për këtë çështje jo vetëm që nuk dha ndonjë sqarim të mëtejshëm, por akuzoi mediet shqiptare si dhe disa politikanë shqiptarë si të paduruar, që kërkonin shpjegimin e tij zyrtar. “Nuk e kuptoj këtë padurim që kanë disa organe të medies apo edhe disa poli-

tikanë. Ministria e Punëve të Jashtme ka mënyrat, procedurat diplomatike me të cilat ajo komunikon me Greqinë apo me çdo vend tjetër kur ka çështje të një natyre të tillë”, - u shpreh Haxhinasto. Ai tha se institucioni që ai drejton ka filluar të lëvizë në këtë drejtim.

“Do të thosha dhe do të garantoja gjithkënd se Ministria e Punëve të Jashtme me marrjen e këtij informacioni dhe njohjen e problemit ka filluar veprimet e saj respektove, të cilat do t’ia lëmë kohës dhe do të shohim se sa efikase do të jenë”, - deklaroi kreu i diplomacisë shqiptare.

LETRA DREJTUAR KRYETARES SË KUVENDIT TOPALLI DHE KRERËVE TË GRUPEVE PARLAMENTARE

Debati në komision, Eduard Shalsi letër Jemin Gjanës Deputeti socialist denoncon funksionimin politik të komisionit Pas debatit të ashpër, që degjeneroi në fyerje dhe akuza personale në mbledhjen e së mërkurës, ka reaguar dje nënkryetari i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese Eduard Shalsi në lidhje me incidentin mes tij dhe kryetarit të Komisionit. Me anë të një letre publike drejtuar Jemin Gjanës, Kryetares së Kuvendit si dhe krerëve të grupeve parlamentare deputeti socialist ka denoncuar funksionimin politik të këtij komisioni. Shalsi në letrën e tij deklaron se puna e këtij komisioni është larg standardeve të kërkuara. “Qëndrimet dhe sjelljet e mia në asnjë rast nuk janë udhëhequr nga motive të tjera përveçse mbrojtjes dhe përfaqësimit të interesave të larta të atyre që na kanë votuar dhe për të cilat nuk do të resht kurrë së përpjekuri dhe luftuari”, - shkruan deputeti i PS-së në letrën e tij, që mban datën

DEBATI GJANA-SHALËSI

Shkak është bërë komenti i kryetarit të komisionit Gjana për mënyrën se si socialistët i bëjnë pyetjet. Gjana - O koleg, unë të lashë të flisje dhe të jap përsëri të drejtën të flasësh, po ç’ke që nervozohesh? Shalsi - Injoranca më nervozon! Gjana - Dëgjo, duhet të matesh mirë kur flet! Mos guxo ta bësh më këtë, palaço, i pafytyrë! Shalsi - Jo vetëm do ta bëj, por do të them mos e bëj më ti këtë veprim! Kur unë flas, mos më bëj mua ashtu! Gjana - Dil përjashta, palaço! Shalsi - Mos më thuaj mua ashtu! Jo mua ashtu, dëgjove apo jo! Unë dal kur të dua unë. Ti dil përjashta. Kush je ti që më thua mua “dil përjashta”?!

6 maj 2012. Duke iu drejtuar kreut të komisionit, Shalësi shkruan: “Duke menduar se gjërat do të përmirësoheshin me kalimin e kohës, qoftë në thelb, qoftë në aspektin etik të komunikimit, kam pritur prej jush një reflektim serioz, që do të përmirësonte punën në drejtimin e këtij komisioni të rëndësishëm, gjë që jo vetëm që nuk ka ndodhur, por, fat-

keqësisht, është përkeqësuar ndjeshëm me kalimin e kohës, duke kulmuar me mbledhjet gjatë diskutimeve për ligjin mbi “Albpetrolin” dhe raportimin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe sidomos në mbledhjen e fundit”. Më tej ai akuzon Gjanën për mungesë profesionalizmi gjatë drejtimit të mbledhjeve të komisionit. “Tashmë

është bërë e papranueshme që pyetjeve dhe shqetësimeve të deputetëve të opozitës t’i përgjigjeni ju dhe jo njerëzit përgjegjës të cilëve ne u jemi drejtuar. Dhe u referohem disa rasteve, ku ndër me flagranti është ai në lidhje me privatizimin e ‘Albpetrolit’. Ministria e Ekonomisë, me gjithë premtimin e përfaqësuesit të saj se do t’i jepte me shkrim, nuk iu përgjigj kurrë pyetjeve që ne i adresuam”, – thekson Shalësi, duke shtuar: “Jam i bindur se anshmëria e skajshme në drejtimin e komisionit do të sillte pasoja, të cilat do të dëmtonin rëndë jo vetëm rolin dhe efikasitetin e punës sonë dhe atë të Kuvendit në tërësi, por do të cenonin dhe rrezikonin seriozisht edhe plotësimin e kriterit të Komisionit Europian për një funksionim siç duhet të Kuvendit”.


POLITIKE • E hënë 7 maj 2012

NGJARJA E PEQINIT, PS KËRKON PËRJASHTIMIN E DEPUTETIT

Policia

Edi Rama

Sula: S’kam qëlluar me armë, lajmi u fabrikua në zyrat e PS-së Pas reagimit zyrtar përmes deputetit Fidel Ylli kryesocialisti Edi Rama ka reaguar personalisht lidhur me incidentin e ndodhur në fushën e futbollit të Peqinit. Në komentin e tij në “Twitter” Rama shkruan. “Vetëm në Shqipërinë e Saliut deputeti mund të qëllojë me armë në stadium dhe ministri të thotë: «Mos ia vini re’, kishte fishekë manovër»”, shprehet Rama.

Policia ka mohuar informacionet sipas të cilave deputeti Sula ka qëlluar me armë në ambientet e dhomave të zhveshjes, madje dhe vetë ekipi i “Flamurtarit” apo FSHF-ja nuk kanë pasur ndonjë reagim në lidhje me këtë ngjarje. Nuk është hera e parë që ndeshjet me “Flamurtarin” e Vlorës tentojnë të komentohen politikisht, siç ndodhi qershorin e kaluar.

Herion Mesi

D

eputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula tha dje se i gjithë sulmi ndaj tij nuk është gjë tjetër veçse një inskenim për qëllime të pastra politike nga ana e Partisë Socialiste. Në një prononcim për gazetën “Metropol” Sula ka zbardhur gjithçka ka ndodhur një ditë më parë në ndeshjen “Shkumbini”– “Flamurtari”, ku sipas medies nga ana e deputetit të PDsë është qëlluar me armë në ambientet e dhomave të zhveshjes në stadiumin e qytetit të Peqinit. “Janë disa inskenime të turpshme, që bëhen politikisht nga ana e Partisë Socialiste dhe falangave të saj. Unë nuk kam pasur dhe as nuk kam mbajtur ndonjëherë armë, sepse s’ka ç’më duhet”, - thotë Sula. Sipas tij, gjithçka ka nisur nga hedhja e disa shashkave nga ana e tifozëve. I deleguari i FIFA-s i ka dëgjuar dhe më pas ka raportuar si të shtëna arme. “Është çmenduri ta mendosh që në korridoret e dhomave të zhveshjes mund të qëllosh me armë, se më së pari rrezikon veten”, - thotë Sula. Ngjarja Më tej deputeti i PD-së shprehet se është shokuar nga ajo që ka nxjerrë në fillim media vizive dhe ajo e shkruar. “Në fillim e morëm si një lajthitje të ndonjë medie, por sot vura re se ky fenomen ishte përhapur thuajse tek të gjitha mediet, të shkruara dhe vizive. Duket qartë se kërkojnë të sulmojnë personin tim për shkak të detyrës që kam si deputet. Meqë s’kanë argument se me çfarë të më sulmojnë, atëherë kërkojnë ta bëjnë këtë

TOKAT BUJQESORE Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve

Pronat, diskutimi për draftin. I pranishëm edhe Fatmir Mediu Pas miratimit të tij në parim të mërkurën e kaluar, sot projektligji “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” do të diskutohet nen për nen sot në Komisionin e Ligjeve. Gjatë relatimit të projektligjit, relatori demokrat Alibeaj është shprehur kundër nismës së qeverisë për kalimin e kompetencës së cmimit të tokës nga Kuvendi tek ekzekutivi, si dhe ngritjen e një drejtorie për koordinimin e pronave mbi të gjitha agjencitë që trajtojnë aktualisht këtë problematik. Gjtihashtu ky projekt është kundërshtuar edhe nga shoqatat e pronarëve. Gjatë diskutimeve në komisionin e ligjeve ata e cilësuan projektligjin antikushtetues. Një tjetër çështje që pritet të diskutohet sot në Komisionin e Ligjeve ka të bëjë me amendamentet e kreut të PR-së Fatmir Mediu në lidhje me projektligjin për titujt e pronësisë dhe pronësimin e tokave bujqësore nga fermerët që i kanë punuar këto toka. Amendamentet e Mediut zvogëlojnë numrin e fermerëve që përfitojnë nga ligji në fjalë. Por, këto amendamente të Mediut kanë bërë që Pd dhe PS ta akuzojnë kreun e PR-së, njëkohësisht ministër i Mjedisit se po del hapur kundër qeverisë.

me anë të diçkaje qesharake, që s’e besojnë as vetë”, - tha Sula. Nga ana tjetër, Sula tha se është i gatshëm të përballet me çdo lloj hetimi, por të gatshëm, sipas tij, duhet të jenë dhe karagjozët, të cilët kërkojnë të përfitojnë politikisht nga ngjarje të sajuara dhe të fabrikuara në ambientet e partisë socialiste. “Unë jam gati të përballem me çdo lloj hetimi që do të çonte në zbardhjen e situatës, por po aq të gatshëm duhet të jenë dhe karagjozët që kërkojnë të sajojnë tymnaja politike me lajme të sajuara në kthinat e Partisë Socialiste”, përfundoi Sula. Reagimi i PS Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje Partia Socialiste ka reaguar dje zyrtarisht me anë

të deputetit Fidel Ylli, i cili i ka bërë thirrje dhe Kryetares së Kuvendit dhe grupit parlamentar të PD-së të përjashtojnë nga Kuvendi deputetin Sula. “Për të disatën herë Dashor Sula dhunon gjyqtarët, dhunon arbritrat, dhunon gazetarët, dhunon gjithçka që i del përpara dhe prish imazhin e një qyteti që është dashamirës i futbollit. Ky person, që ditën e diel nxjerr pistoletën në mes të ditës në stadium përpara kundërshtarit në futboll, “Flamurtarit”, ditën e enjte vjen në Kuvend me kostumin e deputetit për të votuar ligje. Një mashtrues ordiner nuk duhet të jetë pjesë e kuvendit, prandaj PS-ja ka një draft në programin e saj dhe që po e performon në të gjithë Shqipërinë për t’u dhënë shpresë

njerëzve dhe do ta trajtojmë me zero tolerancë dhunën”, - deklaroi deputeti i PS-së Fidel Ylli. Duke iu drejtuar Kryetares së Kuvendit, Ylli tha se ajo duhej ta kishte thirrur më parë deputetin e partisë së saj dhe t’i kishte tërhequr vërejtje për rastet e përsëritura, madje shprehu dhe habi për indiferencën e saj. “Unë habitem me Kryetaren e Kuvendit, që pretendon të bëhet presidente. A e ka thërritur ndonjëherë këtë deputet, që ka mbi 4-5 raste që përsërit dhunën. Si nuk e thërret një herë këtë deputet Kryeministri, grupi parlamentar, që nuk mbajnë qëndrim? Ky deputet, duke pasur imunitet, krijon një dhunë të paprecedentë dhe u jep një imazh shumë të keq të gjithë shqiptarëve”, - theksoi Fidel Ylli.

OSMANAJ: SHQETËSIMI I PAVEND, PARTITË DAKORD MES TYRE

Numërimi elektronik, debate në KQZ Subashi: Rrezikohet aplikimi më 2013 Vendimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore për numërimin elektronik i votave mund të mos bindë të gjithë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ta futin në zbatim që më 2013. Sipas nënkryetares Dëshira Subashi, verdikti final i përket pikërisht KQZ-së me votë të cilësuar për të lejuar ose jo numërimin apo dhe identifikimi elektronik i zgjedhësve. “Do të uroj të ketë vullnet politik për ta zbatuar këtë dispozitë. Mund të ndodhë edhe ndryshe në mënyrën se si do të aplikohet dhe në mënyrën se si do të vihet në funksionim ky sistem elektronik. Bazuar në aktet e KQZ-së, mund të bëjë kundërshti në aspekte të të funksionarit, çka

do të thotë se ekziston një mundësi që të mos bihet dakord për mënyrat se si do të funksionojë ky sistem elektronik”, tha dje Subashi. Por ky shqetësim duket i pavend për anëtarin tjetër të KQZ-së, Hysen Osmani, pasi politika e ka dhënë verdiktin. “Nuk ka arsye të mos e japin një votë cilësore. Ne përcaktojmë termat e referencës sipas Kodit Zgjedhor dhe kompania që e merr përsipër, nuk kemi ne si anëtarë të KQZ-s pse të kemi dyshime. Aktorët dhe faktorët kryesorë në hartimin e Kodit kanë qenë forcat politike, që kanë pasur një vullnet politik bashkëpunimi dhe besoj se kjo frymë do të jetë gjithandej”, - tha Osmani.

»

03

VIZITA NË ITALI Axhenda

Berisha takim me homologun Mario Monti Kryeministri Berisha është nisur sot për një vizitë në Romë, ku do të takohet me homologun e tij Italian, Mario Monti. Sipas burimeve qeveritare, kryeministri do të shoqërohet nga një grup biznesmenësh, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë integrimi i Shqipërisë dhe mbështetja e shtetit fqinj, ndërkohë që Roma zyrtare pritet të japë qëndrimin për zgjedhjen e presidentit të ri. Mësohet se një tjetër çështje e rëndësishme diskutimi do të jetë edhe ajo e gazsjellësit TAP, i cili kalon nëpër Shqipëri. Pas takimit, të dy homologët do të dalin në një konferencë të përbashkët për median. Kryeministri Berisha do të pritet në një takim nga Presidenti i Republikës Napolitano. Gjatë vizitës, Berisha pritet të mbajë një fjalim gjatë punimeve të Forumit Ekonomik “Shqipëria në Europë, mundësi të reja bashkëpunimi ekonomik dhe industrial për sipërmarrjet italiane”, që zhvillohet në selinë e Confindustria-s.

Vizita e ministrit

Haxhinasto në Suedi me ftesë të homologut Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto u nis dje për një vizitë pune në Suedi, me ftesë të ministrit suedez të Punëve të Jashtme Karl Bildt. Në takimin me homologun suedez do të diskutojë për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe, mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre, sidomos në fushën ekonomike etj. Gjithashtu programi i bisedimeve përmban çështje të integrimit evropian të Shqipërisë, të bashkëpunimit në kuadrin shumëpalësh, zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor etj. Gjatë vizitës së tij në Suedi kreu i diplomacisë shqiptare, Haxhinasto, do të takohet edhe me sekretarin e Shtetit për Çështje të BE-së, Oscar Waglund, me kryetarin e parlamentit, Per Westerberg, me ministren për Tregtinë Ewa Bjorling, si dhe me sekretarin suedez të Shtetit Frangk Belfrage. Suedia është një prej vendeve që ka mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit.


04

«

SOCIALE E hënë 7 maj 2012 • SKANDALI PËR DIPLOMIMIN E DY SHTETASVE ITALIANË TE “KRISTALI”

MASH të ashpërsojë ligjin deri në heqje licence Reagon presidenti i “Albanian University”, Astrit Veliaj Pas skandalit të ndodhur me diplomimin e dy shtetasve italianë në universitetin “Kristal”, krerët e universiteteve private i kanë kërkuar ministrit të Arsimit që të ashpërsojë ligjin kundrejt falsifikuesve të diplomave deri në heqjen e licensës. Kundrejt imazhit të dëmtuar të universiteteve presidenti i “Albanin University”, Astrit Veliaj, i ka kërkuar universitetit “Kristal” që të bëjë transparencën e plotë mbi mënyrën e regjistrimit dhe diplomimit të dy shtetasve italianë. “Albanian University, si mbarë shoqëria shqiptare, është e tronditur nga skandali i diplomimit të dyshimtë të dy shtetasve italianë në universitetin ‘Kristal’. Imazhi i vendit dhe i botës akademike është dëmtuar rëndë në nivel

kombëtar dhe ndërkombëtar. Nuk mund të besojmë se një universitet shqiptar arrin të shpërdorojë deontologjinë profesionale, reputacionin akademik dhe besimin e studenteve, prindërve e pedagogeve. E konsiderojmë të papranueshme tjetërsimin e universitetit nga një institucion i tejçimit të dijes në një mekanizëm të falsifikimit dhe mashtrimit të shoqërisë”, - thotë Veliaj. Ndaj për të qartësuar opinion publik universitetit “Kristal” duhet të bëjë publikisht transparencën e plotë dhe të menjëhershme të dokumentacionit që vërteton jo vetëm regjistrimin, por dhe frekuentimin 3-vjeçar të çdo lënde, procesverbalet e vlerësimit periodik dhe përfundimtar të nënshkruara nga pedagoget, procesverbalet semestrale të nën-

shkruara nga drejtuesit e departamenteve dhe dekanatit, sikurse procesverbalet e provimit të diplomimit të dy shtetasve italiane. “Në të njëjtën kohë ‘Albanian University’ i kërkon MASH të ashpërsojë legjislacionin në fushën e pandershmërisë akademike dhe në rastin e konstatimit të falsifikimit në universitetet private apo publike të sanksionojë me ligj heqjen përfundimtare të ushtrimit të aktivitetit. Shoqëritë e civilizuara dallojnë jo se nuk kanë njerëz që shkelin normat dhe kodet morale, por se kanë mekanizmat për t’i zbuluar dhe ndëshkuar me ashpërsinë e ligjit shkelësit e tij”, - ka pohuar Veliaj, duke kërkuar reagimin e të gjitha strukturave universitare ndaj kësaj ngjarje të shëmtuar.

BRENDA JAVËS DO TË SHEMBEN 35 OBJEKTE SI LOKALE E FUSHA TENISI

Nis prishja e ndërtimeve në parkun e Liqenit Artificial

Masat

A

ksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet transferohet te kodrat e Liqenit. Pas evidentimeve të bëra, ekspertët e Bashkisë kanë detajuar listën e objekteve që do të shemben brenda javës për shkak të uzurpimit për qëllime përfitimit të ambienteve të parkut. Në aksionin për prishjen e këtyre ndërtesave ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti, i cili ka deklaruar se janë evidentuar plot 35 subjekte që operojnë prej disa vjetësh në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, të cilat do të shemben gjatë kësaj jave. Ndërhyrja për të ndryshuar pamjen e pikës më të frekuentuar nga kryeqytetasit nuk do të ndalet vetëm në prishjen e këtyre objekteve të evidentuara, por do të kalojë në sitë edhe verifikimin e dokumentacionit të gjitha veprimtarive të tjera që kryhen pranë këtij parku. Më tej parashikohet që të pastrohet liqeni dhe në territorin rrotull tij, ku parashikohet edhe një zgjerim i rrugëve për kalimtarët. Krahas lokaleve që prej vitesh kanë uzurpuar këtë park, prishjes do t’i nënshtrohen edhe këndet sportive, si fushat e tenisit. Panariti ka konfirmuar se Bashkia po rishikon lejet e secilit prej subjekteve që ndodhen në këtë zonë, e cila do t’i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë. “Nuk ka kuptim asnjë aksion rehabilitimi i parkut pa larguar këta çibanë, që përditë e më shumë po e asfiksojnë gjallërinë dhe jetën në park. Ne jemi të vendosur për t’iu futur një aksioni rehabilitues thelbësor të gjithë ekosistemit të parkut natyror të Liqenit Artificial të Tiranës, duke filluar që nga pellgu ujor, i cili do të pastrohet, do të thellohet, do të zgjerohet. Do

Prishja

Pranvera Kola

Bëhet fjalë për 35 subjekte dhe ndërhyrja ka filluar për pastrimin dhe lirimin e hapësirave të gjelbra. Nuk ka kuptim asnjë aksion rehabilitimi i parkut pa larguar këta çibanë, që përditë e më shumë po e asfiksojnë gjallërinë dhe jetën në park. Ne jemi të vendosur për t’iu futur një aksioni rehabilitues thelbësor të gjithë ekosistemit të parkut natyror të Liqenit, duke filluar që nga pellgu ujor, i cili do të pastrohet, do të thellohet, do të zgjerohet. Do të ndërhyjmë në riparimin e portës së digës”, pohon Panariti. Plani i hartuar nga bashkia për mbrojtjen e këtij parku parashikon marrjen e masave të rrepta ndaj subjekteve që abuzojnë me shkarkimin e ujërave të zeza në liqen. Po punohet edhe për hartimin e plan studimit për të bërë ç’është e mundur që të bëhet lidhja me Liqenin e Farkës. Parashikohet edhe ndërhyrja për disiplinimin e trafikut në mënyrë që të mos të lejohet absolutisht asnjë automjet privat, qoftë edhe automjet shërbimi, për të qarkulluar në zonën pedonale, përveç automjeteve të autorizuara, me orare të kufizuara.

Problem mbartja e hepatiteve te foshnjat

Hepatitet, shtohet numri i të prekurve pranë infektivit Përhapja e hepatiteve në vendin tonë shfaqet ende në shifra shqetësuese. Mjekët e shërbimit të infektivit tregojnë se çdo muaj të paktën pesë persona shtrohen për trajtim të specializuar për shkak të komplikacioneve të evidentuara. Ajo që është edhe më shqetësuese, sipas tyre, mbetet fakti i evidentimit të sëmundjes në stade të rënduara. Më të rrezikuarit nga hepatitet janë personat e lindur para vitit 1994, pasi të lindurit e mëvonshëm janë vaksinuar për hepatitet. Pjesa dërrmuese mbartësve të hepatiteve vijnë nga radhët e personave që kanë përdorur droga me injektim.”Një problem i madh është sidomos kur kemi hepatite të identifikuara në moshat e rritura, pas moshës 14 vjeç, të

cilët janë kronikë dhe këta janë fëmijë që kanë lindur nga nëna të infektuara me hepatite B po dhe që diagnostikohen pak me vonesë për shkak të natyrës së tyre, të cilët janë kronikë”, - pohon mjekja Entela Kolovani. Për të shmangur këtë rrezikshmëri nënat duhet të tregohen të kujdesshme që të kryejnë analizat dhe testet përkatëse para se të marrin vendimin për të sjellë në jetë një fëmijë. “Vëmë re edhe rritje të numrit të rasteve me hepatit C, sidomos këtë e shohim edhe ndërmjet personave që përdorin drogë me rrugë intravenoze, por dhe si koinfeksion me viruset e tjera, sidomos me bashkinfeksion me virusin e HIV-it”, - shton më tej Kolovani.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Frika nga HIV, sifilizi e hepatiti, testohen 247 persona

të ndërhyjmë në riparimin e portës së digës”, - ka deklaruar gjatë ditës së djeshme nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti. Në bazë të projekteve të përgatitura, pohohet se pas shembjes së këtyre objekteve do të punohet për rehabilitimin e Liqenit Artificial, i cili më pas do të lidhet me liqenin e Farkës. Brenda kësaj hapësire nuk do të lejohet asnjë subjekt privat të operojë, pasi sipas Bashkisë është një pronë publike, e cila u përket të gjithëve. Problem mbetet edhe hedhja pa kriter e inerteve, të cilat do të pastrohen të gjitha. Panariti

thotë se do të shtohen dhe territoret e blerta, pasi do të mbillen me qindra pemë. Njëkohësisht bëhet e ditur se në bashkëpunim me organet e pushtetit qendror do të marren të gjitha masat e tjera, deri në revokim të licencës për ushtrimin e aktivitetit. Pak kohë më parë ekspertët e Bashkisë deklaruar se një grup pune është angazhuar për të bërë një inventarizim të detajuar të çdo bime, të çdo peme, të çdo shkurreje dekorative në parkun e Liqenit Artificial, dhe kjo më pas do të shoqërohet me kalimin e statusit të Parkut Natyror Rajonal për Liqenin.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme zgjojnë interesin e shqiptarëve për kryerjen e testimeve vullnetare për të mësuar nëse janë mbartës të virusit HIV, hepatiteve apo sifilizit. Të dhënat e raportuara nga epidemiologët pranë Autoritetit Rajonal Shëndetësor tregojnë se në 4 muajt e parë të vitit u janë drejtuar testimeve, që kryhen falas, 247 persona. Rezultatet e testimeve kanë treguar se 3 prej tyre ishin të prekur nga sifilizi. Testimi vullnetar bëhet me kite të shpejta dhe zakonisht përgjigjja u jepet brenda ditës. “Numri i testuesve, atyre që paraqiten vullnetarisht, ka ardhur në rritje. Nëse themi se për vitin 2011 kishim 230 të testuar, vetëm për

këtë katërmujor kemi 247 të testuar. Vetëm për Tiranën kemi tri raste të personave pozitivë me sifiliz”, - ka bërë të ditur epidemiologu Halil Stana. Pjesa dërrmuese e personave që kryejnë këto testime vijnë në radhët e të rinjve që shkojnë të ndjekin studimet jashtë vendit, por nuk mungojnë edhe shumë persona të tjerë që kërkojnë ndihmë, pasi shohin shenja të dukshme në organizëm. “Realisht janë grup-moshat aktive, mbi 20 vjeç, ka midis tyre dhe një grup studentësh që shkojnë për të vazhduar shkollën në vende të ndryshme. Por ka dhe nga ata që vijnë dhe janë vullnetarë dhe vazhdimisht vijnë për të parë nëse janë infektuar apo jo”, - shton më tej epidemiologu pranë ASHR-së Halit Stana.


EKONOMI • E hënë 7 maj 2012

»

05

URDHËR NGA QEVERIA PËR PAJISJEN ME SIGURACION TË NAFTËSHITËSVE

Pikat tregtare mbulojnë dëmet në rast shpërthimi Inspektim brenda muajit për të gjithë subjektet në vend Pikat e karburantit në vend duhet të pajisen me policë sigurimi, i cili duhet të mbulojë dëmet që ato mund të shkaktojnë në rast shpërthimi. Rrezikshmëria e këtyre subjekteve që tregtojnë lëndë plasëse është shumë e madhe, sidomos për ato që ndodhen në zonat e banuara. Janë rreth 2000 pika tregtare që sheshin karburant në vend dhe një pjesë e madhe e tyre operojnë në brendësi të qyteteve dhe shumë pranë pallateve ose shtëpive. Me një urdhër të qeverisë tani ato duhet të pajisen me siguracionin, i cili duhet të mbulojë dëmet që mund të shkaktohen në rast

e kar•Urdhri i lëshuar i detyron të gjitha pikat imi. burantit të pajisen me policë sigur i i të •Brenda muajit maj do të kryhet inspektim vend. në ëse djeg ë lënd ojnë tregt që e gjitha subjektev e pro•Siguracioni duhet të përfshijë dëmshpërblimin nës dhe të jetës. raste ak•Shifrat e sigurimit që do të paguhen në lekë. në milio 00 10-1 nga jnë sidentesh vario shpërthimi. Urdhëri është dhënë para disa ditësh dhe në të i kërkohet Drejtorisë së Inspektimit të Naftës dhe Gazit, Drejtorisë së Shërbimit të Brendshëm ku kërkohet që brenda muajit maj të kontrollohen të

gjitha pikat e tregtimit të naftës dhe gazit e nënprodukteve të tyre, për pajisjen me police sigurimi për përgjegjësinë e palëve të treta. Shifrat e sigurimit që do paguhen në raste aksidentesh, nga kompanitë

që do të mbulojnë siguracionin e naftëshitësve variojnë nga 10 deri në 100 milionë lekë dhe në sigurim përfshihet prona dhe jeta. Rasti i aksidentit me përmasa shumë të mëdha ishte ai në vitin 2006 në depozitat e karburanteve në portin e Shëngjinit, ku u dogjën disa milion litra karburant. Por edhe më herët ka pasur aksidente në portin e Durrësit pranë depozitave të naftës, si dhe në disa pika karburanti brenda në Tiranë, por edhe në rrethe. Rastet e aksidenteve janë shoqëruar me dëme të mëdha materiale apo edhe vdekje, siç ishte rasti i zjarrit në anijen që ndodhej pranë Porto Romanos.

BANKAT NUK SQAROJNË QYTETARËT PËR KONTRATËN QË FIRMOSIN

Ndonëse me ritëm më të ulët, kreditë e këqija kanë vazhduar të rriten edhe në tremujorin e parë të vitit, duke kapërcyer për herë të parë nivelin 20% të totalit. Të dhënat nga BSH tregojnë se kreditë me probleme në fund të marsit arritën në 20.07% nga 18.94% që ishin në dhjetorin e vitit të kaluar. E përkthyer në vlerë, shifra e kredive me probleme ka arritur në mbi 110 miliardë lekë. Bankat kanë vazhduar të marrin masat për të shmangur pasojat negative duke rritur kapitalin.

nërisht në praktikat e administrimit të rrezikut të kredisë, ekspozimit ndaj rreziqeve të mëdha, të rrezikut të likuiditetit dhe transparencës ndaj klientëve. Banka e Shqipërisë ka konstatuar se banka të veçanta kanë tejkaluar kufirin e ekspozimit ndaj një përfituesi të vetëm, qoftë në formën e kredidhënies apo të investimit të fondeve, në formë depozite. Rregullorja nuk lejon që ekspozimi ndaj një klienti të vetëm të jetë më e lartë se 20% e kapitalit rregullator të bankës, por duket se ka subjekte të veçanta që e kanë kaluar këtë kufi. Gjithashtu, në disa raste është

tejkaluar limiti që bankat kanë për dhënien e kredive ndaj personave të lidhur me bankën, siç mund të jenë drejtues apo aksionerë. Rregullorja nuk lejon ekspozim më të lartë se 10% e kapitalit rregullator ndaj personave apo subjekteve të lidhur me bankën. Shkelje janë konstatuar edhe në zbatimin e rregullores “Për administrimin e rrezikut të kredisë”. Në raste të veçanta, bankat nuk kanë bërë një klasifikim korrekt të kredive sipas afatit të vonesës në shlyerje, çka ka sjellë edhe pamjaftueshmëri të fondeve rezervë që duhen përllogaritur sipas detyrimeve mbikëqyrëse.

Të gjitha bankat e nivelit të dytë që operojnë në sistemin bankar në vend, në rast mungese të përkohshme likuiditeti, do të mbështeten nga Banka e Shqipërisë me kredi me interes njëvjeçar dhe për një periudhë 92-ditore me të drejtë rimarrjeje. Banka Qendrore për këtë qëllim ka miratuar rregulloren përmes së cilës përcakton kushtet për dhënien e kredisë. Kur një banke të nivelit të dytë i lind nevoja për likuiditet, ajo i drejtohet Bankës së Shqipërisë përmes një aplikimi.

KREDITË E BSH-së

B

ankat shpeshherë nuk janë transparente me publikun për kushtet e kredimit. Qytetarët apo bizneset që marrin kredi në banka, ndodh të firmosin një kontratë kredie, pa u njohur mirë me llogaritjen e saktë të interesit, si dhe ndryshimet që mund t’i bëhen kontratës. Ky fakt është pohuar nga Banka e Shqipërisë në raportin vjetor të saj për vitin 2011, mbi ekzaminimin e kredive dhe regjistrit të tyre. Nga ekzaminimet që ka bërë Banka e Shqipërisë në 26 subjekte fianciare, banka dhe jobanka, ka konstatuar disa mangësi në drejtim të praktikave të administrimit të rrezikut të kredisë, të ekspozimit ndaj rreziqeve të mëdha, të rrezikut të likuiditetit, transparencës me klientin etj. Por bankat dhe institucionet e tjera financiare duket se nuk kanë qenë shumë trasparente edhe me detyrimin që kanë ndaj Bankës së Shqipërisë për të raportuar gjithçka rreth procesit të kreditimit, i cili pasqyrohet në regjistrin e kredive. Sipas këtij raporti janë gjetur mangësi në rregulloren mbi tranparencën me publikun, lidhur me raportimin pranë Bankës së Shqipërisë dhe publikimin në ambientet e bankës të normës efektive të interesit dhe saktësisë së llogaritjes së saj, si dhe ndryshimin e kushteve të kontratave dhe/ose të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve. Ndërkohë, inspektimet dhe kontrollet e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2011 sistemi bankar përgjithësisht veproi në përputhje me kërkesat e kuadrit ligjor dhe rregullativ. Por, specialistët e mbikëqyrjes kanë evidentuar mangësi dhe shkelje, veça-

KREDITË E KËQIJA

Ervin Koçi

Pronat, fatura financiare mund të arrijë 30 miliardë euro Gjatë viteve të fundit janë dhënë si kompensim financiar për pronarët vetëm 27 milionë dollarë, ndërsa fatura financiare mund të arrijë deri në 30 miliardë euro. Shifrat mbi ecurinë e ngadaltë të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave janë publikuar nga Agim Toro, sekretar i përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me drejtësi”. I ftuar në emisionin “Elite Business” në RTV SCAN, Toro u shpreh se, kthimi Pas vendimit të para dhe kompensimi i pronave ka dështuar për shkak të politikës, dy muajve të qeverisë ndërsa agjencia përkatëse ka për ndryshimet në shqyrtuar rreth 1500 dosje, ligjin e pronave, nga mbi 8 mijë kërkesa në total. pjesë e të cilit është “AKKP nuk ka mundësi efektive ndërtimi i metodikës për të trajtuar një numër kaq së re për vlerësimin e të lartë kërkesash, ndërsa janë pronave, mes shoqatës shkrirë degët që funksiononin së pronarëve dhe nëpër rrethe”, tha Toro. Sipas Agjencisë së Kthimit tij, ndryshimet e propozuara së dhe Kompensimit të fundmi nga qeveria në legjislaPronave ka nisur një sërë cionin e pronave synojnë ngritjen debatesh, pasi pronarët e një drejtorie kordinuese për pretendojnë se qeveria çështjet e pronësisë. “Një struksynon të ulë vlerën turë kordinuese do të zgjidhte e pronave që do të shumë probleme mes strukkompensohen. turave shtetërore që merren me pronësinë dhe do të evitonte vonesat aktuale, pasi me këtë ritëm dosjet e grumbulluara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk mund të shqyrtohen as deri në vitin 2014”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me drejtësi”. Gjithashtu, Agim Toro nënvizoi se, Bashkimi Evropian i ka kërkuar Shqipërisë hartimin e një stretagjie të mirëfilltë për çështjet e pronësisë. “Strategjia e propozuar nga Ministria e Drejtësisë nuk ishte konsultuar me grupet e interesit dhe kishte probleme që nuk zgjidhnin shqetësimet”, tha përfaqësuesi i pronarëve. Sipas tij, në Gjykatën e Strasburgut janë depozituar rreth 600 ankesa nga Shqipëria dhe shumë pronarë kanë fituar të drejtën e mohuar në sistemin gjyqësor vendas. Sipas shoqatës, sado që shteti të mundohet të ulë çmimet, borxhi ndaj pronarëve mbete ekstremist i lartë. Gjatë gjithë kësaj periudhe shteti shqiptar ka kompensuar një sipërfaqe prej dhjetë hektarësh tokë truall, ndërkohë që sipas tyre janë për t’u kompensuar 6500 ha tokë truall, që për këto kushte, sikur çdo vit të ardhurash shteti shqiptar të kompensonte 10 ha tokë do t’i duheshin 650 vjet. Ndërkohë po sipas shoqatës, harta e re e çmimeve synon të ulë vlerën e tregut sipas pronarëve. Pronarët kërkojnë që të jenë pjesë e hartimit të metodikës së re për vlerësimin e pronave, pasi sipas tyre kjo do ta bënte më transparent procesin e vlerësimit.

Debatet

Kreditë e bankave, BSH: Mungon transparenca për publikun

Toro: AKKP nuk mundet të shqyrtojë dosjet


06

«

SOCIALE E hënë 7 maj 2012 •

Zgjerohet më tej skema e përfitimeve të lidhura në radhët e ishushtarakëve. Gjatë ditës së djeshme Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka detajuar listën e re të pensioneve të parakohshme dhe atyre suplementare të pleqërisë që ekspertët kanë llogaritur gjatë javës që lamë pas. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuar listën me pensionet e llogaritura për 201 përfitimet e reja në radhët e ish-ushtarakëve për rrethet Fier, Sarandë, Tiranë, Lezhë, Gjirokastër e Shkodër. Përfituesit që gjejnë emrin në listë tashmë mund të paraqiten pranë qendrave të pagesës që ndodhen në vendbanimet e

NDARJA E PLOTË E PËRFITIMEVE TË PARAKOHSHME E SUPLEMENTARE TË PLEQËRISË

ISSH detajon 102 pensionet e reja për ushtarakët Të dhëna për aplikuesit në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Fier, Sarandë e Lezhë tyre për të tërhequr përfitimet suplementare të pleqërisë dhe ato të parakohshme që u janë caktuar. Sa i takon procedurës së llogaritjes, burimet zyrtare të Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se procesi do të vijojë, çka do të thotë se edhe gjatë javëve të ardhshme do të bëhen publike në mënyrë të vazhdueshme lidhjet e pensioneve të reja që i përkasin kësaj

kategorie. Procesi i llogaritjes së pensionit përfundon brenda një kohe të shkurtër nga organet e Sigurimeve Shoqërore, sapo institucionet përgjegjëse të depozitojnë të dhënat e kërkuara për secilin aplikues. Llogaritja e përfitimit varet nga të dhënat që institucionet përgjegjëse do të depozitojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Vetëm pas marrjes

së këtyre të dhënave ISSH-ja mund të përcaktojë masën e pensionit të parakohshëm që do të shkojë për secilin aplikues. Në kërkesat e dërguara ministrive Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka kërkuar prej tyre plotësimin e dy formularëve: një për vërtetimin e vjetërsisë së shërbimit dhe të pagës mesatare referuese dhe një për pagën referuese në muajin e lindjes

të së drejtës për përfitim. Plotësimi dhe dorëzimi i këtyre të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe SHISH-i i hap udhë të menjëhershme procesit të llogaritjes së ndarjes së parave. Sipas përcaktimeve të bëra, pritet që nga skema e pensioneve për ishushtarakët të përfitojnë rreth 22 mijë aplikues në të gjithë vendin.

Emer

Atesi

Mbiemer

Lloji Perfitimit

Rajoni

Kristaq

Uani

Liço

P.Parakohshem

Vlora

Abaz

Smajl

Zagani

P.Parakohshem

Shkoder

Kristofor

Thoma

Rrapo

Suplement Pleqerie

Tirana

Adem

Sulejman

Copani

Suplement Pleqerie

Tirana

Kujtim

Izet

Silaj

P.Parakohshem

Sarande

Adriana

Shaban

Sadushi

P.Parakohshem

Tirana

Lefter

Sheme

Leskaj

P.Parakohshem

Tirana

Agim

Xhemal

Cara

P.Parakohshem

Tirana

Leonidha

Llazi

Gjata

Suplement Pleqerie

Fieri

Agron

Rakip

Orhani

P.Parakohshem

Tirana

Lico

Maliq

Kopaci

Suplement Pleqerie

Tirana

Ahmet

Ali

Krasniqi

P.Parakohshem

Tirana

Liri

Kanan

Baboci

P.Parakohshem

Tirana

Alesandro

Rufet

Rukaj

P.Parakohshem

Tirana

Llambi

Jorgji

Mone

Suplement Pleqerie

Tirana

Androkli

Llazo

Peci

P.Parakohshem

Gjirokaster

Luan

Ferit

Qeraj

P.Parakohshem

Tirana

Apostol

Zarik

Nasi

Suplement Pleqerie

Tirana

Luan

Muharrem

Gega

Suplement Pleqerie

Tirana

Aristir

Abedin

Hysaj

Suplement Pleqerie

Fieri

Mahmet

Hysen

Ramaj

Suplement Pleqerie

Tirana

Artur

Agush

Sinani

P.Parakohshem

Gjirokaster

Mark

Preng

Pjetri

P.Parakohshem

Tirana

Asqeri

Hajdar

Hysko

Suplement Pleqerie

Tirana

Mehmet

Ali

Mancellari

Suplement Pleqerie

Tirana

Astrit

Kanan

Mataj

P.Parakohshem

Tirana

Muhamet

Selman

Kaso

Suplement Pleqerie

Tirana

Astrit

Ramadan

Mehmeti

P.Parakohshem

Sarande

Muharrem

Dino

Rexhepi

Suplement Pleqerie

Fieri

Aziz

Mustafa

Babasi

Suplement Pleqerie

Tirana

Musa

Nuredin

Caca

Suplement Pleqerie

Tirana

Bajram

Bajram

Lilo

Suplement Pleqerie

Tirana

Mustafa

Hamit

Qepa

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Baujar

Mehmet

Xhakolli

P.Parakohshem

Tirana

Naturel

Braho

Mici

Suplement Pleqerie

Tirana

Beshir

Selman

Cala

Suplement Pleqerie

Tirana

Ndreko

Sotir

Kocillari

P.Parakohshem

Gjirokaster

Bilbil

Nazif

Saliaj

P.Parakohshem

Fieri

Nikolla

Mihal

Bushi

P.Parakohshem

Gjirokaster

Cobo

Riza

Veipi

Suplement Pleqerie

Tirana

Novruz

Saliko

Turhani

Suplement Pleqerie

Tirana

Demir

Sal

Karasani

P.Parakohshem

Tirana

Pasho

Mehmet

Zhupa

Suplement Pleqerie

Tirana

Dhori

Sako

Martiri

P.Parakohshem

Tirana

Pavllo

Miro

Matja

Suplement Pleqerie

Tirana

Egber

Xhelal

Dhrami

Suplement Pleqerie

Tirana

Petro

Mitro

Cimboku

P.Parakohshem

Tirana

Fahri

Kamber

Kaso

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Pjeter

Rrok

Shkreli

Suplement Familjar

Shkoder

Faik

Iso

Hakollari

P.Parakohshem

Tirana

Qerime

Hasan

Dede

Suplement Pleqerie

Tirana

Fehim

Hasan

Goxha

Suplement Pleqerie

Tirana

Qzim

Zaim

Halilaj

P.Parakohshem

Tirana

Ferit

Rexhep

Rada

Suplement Pleqerie

Fieri

Roko

Petraq

Fociro

P.Parakohshem

Tirana

Ferit

Shyqyri

Zeneli

Suplement Pleqerie

Tirana

Sami

Haxhi

Kola

P.Parakohshem

Tirana

Fiqiri

Hysen

Lika

Suplement Pleqerie

Tirana

Sami

Lutfi

Tota

P.Parakohshem

Tirana

Fitim

Nazif

Pajaj

P.Parakohshem

Sarande

Seit

Rushan

Taulla

P.Parakohshem

Gjirokaster

Gezim

Avni

Bregu

Suplement Pleqerie

Sarande

Shaban

Shamet

Ligu

P.Parakohshem

Tirana

Gezim

Cuf

Molla

P.Parakohshem

Lezhe

Shefqet

Rakip

Skenderi

P.Parakohshem

Fieri

Gezim

Ferit

Bakiu

P.Parakohshem

Tirana

Shkurte

Tahir

Taullla

Suplement Pleqerie

Tirana

Gezim

Selman

Punavija

P.Parakohshem

Tirana

Skender

Cane

Alikaj

Suplement Pleqerie

Sarande

Gjenci

Lame

Doni

P.Parakohshem

Gjirokaster

Skender

Kalo

Pulaj

P.Parakohshem

Tirana

Gjergj

Gjon

Marku

Suplement Pleqerie

Lezhe

Sotir

Vangjel

Bibo

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Gjergji

Dhionis

Zhaka

P.Parakohshem

Sarande

Spiro

Gligor

Papa

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Gjergji

Sulejman

Tako

P.Parakohshem

Tirana

Theodhor

Aleks

Lako

P.Parakohshem

Tirana

Haluk

Ethem

Dibra

Suplement Pleqerie

Tirana

Thoma

Kristo

Davidhi

Suplement Pleqerie

Tirana

Hektor

Bari

Sherifi

P.Parakohshem

Gjirokaster

Toto

Muharrem

Baçaj

Suplement Pleqerie

Vlora

Hysen

Adem

Mullalii

P.Parakohshem

Tirana

Trifon

Naun

Rista

P.Parakohshem

Tirana

Hysen

Kajmak

Asabella

Suplement Pleqerie

Tirana

Veledin

Kasem

Xhaferaj

P.Parakohshem

Sarande

Hysen

Riza

Kola

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Veri

Ismail

Haruni

P.Parakohshem

Gjirokaster

Hyso

Myslym

Merkaj

P.Parakohshem

Tirana

Vladimir

Nesip

Cenko

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Ilir

Shefik

Dosti

P.Parakohshem

Lezhe

Vladimir

Njazi

Dervishi

P.Parakohshem

Tirana

Iljaz

Muharem

Spahiu

Suplement Pleqerie

Tirana

Vlash

Nikoll

Cacurri

P.Parakohshem

Lezhe

Ismail

Sait

Kullolli

P.Parakohshem

Tirana

Vullanet

Hamit

Dede

Suplement Pleqerie

Tirana

Jemin

Xhafer

Rremi

Suplement Pleqerie

Tirana

Xhevat

Adem

Ibrahimi

P.Parakohshem

Shkoder

Jorgji

Miter

Cauli

P.Parakohshem

Tirana

Ylli

Ali

Hysi

P.Parakohshem

Tirana

Kastriot

Abedin

Nikaj

P.Parakohshem

Tirana

Zalo

Ismail

Bajraktari

Suplement Pleqerie

Tirana

Kastriot

Habip

Zholi

P.Parakohshem

Tirana


SPECIALE • E hënë 7 maj 2012

»

07

TË PRANISHËM NË CEREMONI MINISTRA DHE PUSHTETARË VENDORË: ÇFARË PO INVESTOHET

Çelet sezoni turistik, Bogova një thesar për t’u zbuluar Nga Bogova Sulo Gozhina SKRAPAR – Për të mbërritur deri në Bogovë, komuna e cila ka ftuar shumë pjesëmarrës të huaj dhe vendas për çeljen e sezonit turistik, të duhet të gjarpërosh rrugën nga Berati për gjatë lumit Osum në sensin e kundërt të rrjedhjes të ujit. E ndërsa vijon rrugën duke lënë pas, njëra pas tjetrës kodrat e gjelbëruara, të tjera pamje magjepse të krijojnë kodrat dhe malet të veshur me mantelin e gjelbër. Është konsideruar si porta turistike e Skraparit, një zonë turistike ku natyra ka falur gjithçka, malin, ujin, bimësinë dhe klimën. Kjo është Bogova, komuna që ëndërron zhvillimin nga turizmi malor, turizmin e sporteve ekstreme, turizmin nga pelegrinazhi i besimtarëve, ai bektashianë etj. Komuna është e futur mes maleve e kodrave të gjelbëruara e ndarë nga dy lumenjtë, Osumi i famshëm, si dhe lumi i vogël i Bogovës që rrokulliset në shpatet e Tomorrit, e kulmakut, bashkohet me përroin e Dobrushës, merr furnizim nga burimet e Dafinës dhe zbret poshtë në Bogovë për t’u bashkuar me lumin e duke lënë pas një zhurmë gurdullisje që sa herë e dëgjon po dhe aq herë të kënaq, për këto, për komoditetin dhe për mikpritjen bujare të skrapalinjëve për të cilën kjo trevë mburret, por edhe pasi zona i ka të gjitha dhuratë nga natyra. Turizmi Dhjetë mijë vizita janë regjistruar gjatë vitit të kaluar në fshatin e vogël turistik siç dëshirojnë ta përcaktojnë banorët vendin e tyre mes pyllit, malit, ujit të kristaltë, ndërkohë që për këtë vit synohet që ky numër të jetë më i madh, pasi janë shtuar shpresat për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Tashmë komuna e vogël turistike me një potencial shërbimi model me hotele restorante ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar turizëm, ndërkohë që sfidat që

ka përpara janë të shumta dhe lidhen pazgjidhshmërisht me investime të mëdha. Dje në Bogovë është çelur zyrtarisht sezoni turistik për vitin 2012 ku kanë marrë pjesë ministrat dhe deputetët e këtij qarku Nasip Naço e Genc Pollo, ndërkohë që kanë asistuar dhe dy zëvendësministrat Ekrem Spahiu dhe Adriatik Alimani, deputeti Lefter Maliqi, si dhe pushtetarë lokalë, kryetari i Bashkisë Nesim Spahiu, kryetari Këshillit të Qarkut Petrit Sina, Prefekti i Qarkut të Beratit, Bujar Hoxha, nënprefekti Avdyl Braho, si dhe ish-ministri i Bujqësisë, Hasan Halili. Në qendër të komunës është bërë ceremonia e çeljes së këtij sezoni të ri turistik, gjatë të cilit synohet shtimi i të ardhurave për banorët e zonës, të cilët jetojnë vetëm me turizmin dhe nxjerrjen e rrasave dekorative nga mali i Tomorit. Në çelje të kësaj ceremonie kryetari i komunës Fadil Kapllani se resurset e kësaj

zone pjesë të kësaj komune rreth 30 kilometra larg qytetit të Beratit janë burimet me ujë që zbresin nga zemra e malit Tomor, rezervatet e gjuetisë, zona pyjore të gjelbëruara, çfarë e bëjnë këtë vend të vogël të konsiderohet si porta

turistike e Skraparit. “Për të shtuar numrin e vizitorëve që shkelin çdo ditë të vitit në këtë zonë është e rëndësishme përmirësimi i infrastrukturës, rruga lidhëse Berat- Skrapar, rruga drejt malit Tomor, ndërkohë që lidhja e zonës me Përmetin do të sillte zhvillimin

e mëtejshëm të krejt zonës”, u shpreh në këtë ceremoni kryetari i Komunës, Fadil Kapllani. Investimet Në fjalën e tij ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njëkohësisht dhe deputeti i këtij qarku, Nasip Naço, u shpreh me tone optimizmi se tashmë komuna e Bogovës, por gjithë zona e Skraparit do të ketë mundësi zhvillimi më të mëdha, pasi pritet realizimi i disa investimeve serioze në infrastrukturë. “Ne shumë shpejt, bashkë me zotin Pollo dhe me të tjerë anëtarë të qeverisë do të fillojmë që të presim shiritin për inaugurimin e rrugës për 20 km deri në Ambull sepse është bërë tenderi, i cili është loti i parë që të lidh me Përmetin. Por, mund të them që dhe Bogova pa bërë investime të tjera nuk do të ketë vlerë po u bë dhe pjesë e rrugës në malin e Tomorit që janë në projek-

tet e qeverisë do të zhvillohet shumë shpejt krejt zona turistike. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës pohoi para të pranishmëve se ka çelur procedurat për kaskadën e lumit Osum një kaskadë që mendohet të investohet mbi 450 milionë euro”, sihariq që u mirëprit me entuziazëm nga të pranishmit, këto dhe të tjera investime që do të realizohen shumë shpejt tha në fjalën e tij ministri Naço. Ndërsa më pas më tepër investime për zonën dhe veçanërisht Bogovën dhe Skraparin premtoi dhe ministri i Novacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit Genc Pollo. “Sot është dita e provës që tregon që me pak punë dhe pak imagjinatë mund të të tentosh me sukses të ndryshosh diçka për mirë në jetën e përditshme. Këtu bëhet fjalë për të hapur Bogovën ndaj vizitorëve nga Tirana, Durrësi nga gjithë Shqipëria edhe përtej nga Evropa dhe nga gjithë bota duke bërë atë qendër atraksioni duke e promovuar duke mbledhur njerëz, për t’i treguar që këto perla që na i fali natyra që ne i njohim, por që do bëhen të njohura dhe për më shumë të tjerë dhe është një shembull i mirë për pushtetin vendor për të realizuar një diçka për ta bërë së bashku me qeverinë qëndrore turizmi proritet kryesor të zhvillimit, u shpreh deputeti Pollo. Ai premtoi se shumë shpejt zona do të lidhet me Përmetin që më në fund Sk-

rapari të mos quhet një qytet “xhep”. Për më tepër deputeti Lefter Maliqi tha se puna jonë do të jetë e vazhdueshme dhe e përqëndruar në zhvillimin e zonës dhe të krejt zonës së Skraparit, zonë të cilës nuk i mungojnë mrekullitë natyrore mes të cilës jemi dhe ne sot. Ndihma jonë as i ka munguar dhe as nuk do t’i mungojë kësaj zone të mrekullushme jo vetëm se ja ka falur natyra porse të begatshme e bëjnë dhe mikpritja dhe bujaria e skraparllinjve”, përfundoi fjalën e tij përshëndetëse deputeti Maliqi, i cili nuk lë pa përmendur dhe liderin Meta në këtë moment të çeljes të këtij sezoni turistik. Të pranishmit i kanë përshëndetur dhe të ftuar të tjerë Fadil Nasufi, humoristi Cekja i Beratit, ish-ministri Hasan Halili etj. Gjatë qëndrimit në këtë ditë çelje sezoni turistik pjesëmarësit kanë vizituar peizazhet që afrohen zona si dhe kanë parë nga afër thuajse të gjitha ambientet me komoditetet e tyre që ofrojnë për turistët e huaj dhe të vendit. Jo vetëm gazetarët e pranishëm në këtë event në këtë çelje sezoni turistik, por edhe të pranishmit kanë shijuar një grekë pune me ushqimet bio në sinkron kjo edhe me rakinë e njohur të skraparit të shtruar nga vendasit bujar dhe mikpritës, ndërsa janë larguar duke marrë me vete jo vetëm shijen e ushqimit dhe rakis, por edhe bujarin e vendasve.


08

«

SPECIALE E hënë 7 maj 2012 •

Luan Boriçi, paraqet artin me drithërimin e pikturës Piktori Luan Boriçi jep dridhërimën e jetës, që shkon e vjen nën një ritëm të bukur. Pas heqjeve të kujdesshme ndiejmë dorën e mjeshtrit, që na fton ta ndjekim pas Nga Agim Janina* Luan Boriçi vjen nga një brez artistësh që dallohen që në bankat e shkollës si talente. Ishte një prurje mbresëlënëse, që u pa me shumë shpresë. Bashkëkohës i artistëve Gazmend Leka, Anastas Kostandini, Mustafa Arapi, Josif Dobroniku, Agim Nebiu, Agim Kadillari, Ardian Devolli etj., që do të shfaqen vrullshëm në përvijim të artit. Dhe nuk është rastësi. U shfaqën si një arritje e re e arteve pamore shqiptare, një kalim më tej në rrugëtim, në gjetjen e mjeteve shprehëse, mjeshtërinë e lartë, që më pas i bënë të kapnin tendencat e reja bashkëkohore. Në kujtimet e tij kanë lënë gjurmë mësuesit, piktorët e shquar Naxhi Bakalli dhe Sadik Kaceli. Piktori mendon se çdo krijues në planet krijuese e gjen kur i vjen çasti që duhet të derdhë atë që ka brenda vetes, ta ndajë me të tjerët. Dhe kështu krejt natyrshëm hapi ekspozitën vetjake, e cila erdhi këndshëm te shikuesi. Ajo shënon një gjetje emocionale në stil artistit. Janë dyzet peizazhe, që vijnë si motive nga qytete të ndryshme të vendit: Tirana, Gjirokastra, Lezha, Elbasani, Durrësi, dhe janë punë të mbajtura gjatë në periudhën e fundit dy-tre vjeçare. Peizazhet janë të kompozuara me ngrohtësi dhe ndjesi poetike, ku derdhet një lirizëm i këndshëm, që shkon e mbartet nga një kuadër tek tjetri. Motivet gjenden gjithmonë në natyrë. Ato nuk vijnë drejtpërdrejt si një imitim. Duke qenë vëzhgues, piktori ka gjetur një çast ku është ndier mirë dhe atë çast e ka bërë shprehje e stil të veprës. Ka zgjedhur e gjetur një çast të ndërmjetëm midis një ëndrre e një zhgjëndrre, midis një muzgu e një mëngjesi, si një raport që peshon në pakohësinë artistike, ku bëhet pyetja: jemi apo nuk jemi? Çasti i ndërrimit të kohës lidhet me sfumaturën e famshme, ku linjat humbasin në largësi, tiparet mjegullohen, koloret bëhen më të rrjedhshëm e të ndërfutur te njëri-tjetri, në një emocion që shket ngadalë në një qetësi pothuajse absolute. Është një vetmi e këndshme, një joshje e bukur në ndërrimin e kohës. “Gjithmonë, - shprehet artisti, - gjetja vjen e paramenduar nga momenti, studimi, sepse krijuesi është gjithmonë vëzhgues, nuk është kalimtar. Gjithmonë gjetja ka ardhur nga studimi i

natyrës, dhe kjo nuk është e rastit. Asgjë nuk është e rastit. Rastësia mund të japë emocionin e çastit, por duhet futur thellë në natyrë, në të kundërtën mund të ndodhë që një peizazh mund të jetë në mëngjes dhe e ngatërron me darkën ose mund të jetë mëngjes dhe e ngatërron me mjegullën.” Pas një vëzhgimi e përpunimi në studio, piktori derdh në telajo në mënyrë të kursyer ngjyrat dhe mban një qëndrim të caktuar ndaj interpretimit të natyrës. Takimin me natyrën e ka të domosdoshëm për të kapur herë ngjyrën e herë transparencën, herë emocionin e herë tjetër dritën. Më pas etydi i krijuar i nënshtrohet procesit krijues në studio, një proces i gjatë, i menduar, logjik dhe emocional, ku ajo çfarë është marrë në natyrë duhet të kalojë në filtrin e mendimit të artistit. Aty ngrihet laboratori, ndeshja e madhe telajo–artist, ku jepet e merret për të arritur te vepra artistike e më tej në nxjerrjen e vlerës me shpirt, mençuri e talent. Tonalitetet janë të murrëtyera e të lidhura nën tisin e një njolle tonale, që shtrihet lehtë në telajo si një napë e hollë lozonjare. Aty-këtu dalin thukshëm njolla të forta, që bëjnë drejtpeshimin aq të domosdoshëm në një kompozim, ku vizatimi fshihet mjeshtërisht nga njollat e hedhura me kujdes e ku herë pas herë bën “goditje” për të krijuar në ritëm të veçantë në tërësinë e gamës, duke u dhënë lëvizje tablove, por jo aq sa të prishin harmoninë e përgjithshme të tyre. Këto kërcitje koloristike janë domethënëse, të vendosura aty ku duhet, një nënshtrat, ngacmim e shtytës, ajo ç’ka e bën tablonë një vepër arti.. Ai nuk bën një pasqyrim të peizazhit që ka përpara. E përpunon atë duke kapur e nxjerrë atë

që ai e shikon si karakteristikë të tij. Loja e krijimit vjen nga futja shumë thellë në natyrë që nga kapja e dritës për të dhënë emocionin. Në pamje të parë tablotë duken si piktura të lehta, në kuptimin e mbajtjes së emocionit, duke mos goditur fort, por duke e futur gradualisht shikuesin në pikturë si një joshje e këndshme, me një dramacitet të fshehur bukur, të panueshëm, më shumë poetik, pa kaluar masën e dramacitetit, duke ardhur nga brendësia e mjedisit. Boriçi mban një qëndrim artistik në daljet në natyrë dhe arrin që në përshtypjen e parë, të krijojë një bukuri të përgjithshme të vendit. Por ndalet aty. Ajo është vetëm pikënisja, që e shtyn më tej. Dhe sa më thellë futet në studimin e thellimin e gjetjes së karakteristikave, gjen të veçantën. Në këtë rrugë krijimi ai ndjek frymëzimin, duke pasur parasysh që tablotë të mos ngjajnë me njëra-tjetrën, duke kapur gamën, atmosferën, dritën, freskinë, emocionin. “Vepra, - shprehet artisti, - do skalitur brenda, të ruash frymën e impresionit dhe do ngjeshur.” Skalitja është stili, mënyrë e veçantë, dallimi i një krijuesi nga një tjetër dhe kështu Boriçi vjen në pikturë si një krijues i dallueshëm, që mban një linjë realiste të përhershme, duke kërkuar e thelluar emocionin që merr nga realizmi e jo në thellimin material të tij. Në këtë mënyrë loja koloristike bëhet bartëse e dhënies së emocionit, në të derdhet gjithë forca e talentit dhe mjeshtëria e artistit. Në shëtitjen artistike tablo pas tabolje vizitori gjen prehjen e kërkuar, ndjeshmërinë e dridhërimën e jetës, që shkon e vjen nën një ritëm të bukur, dhe pas heqjeve të kujdesshme ndiejmë dorën e mjeshtrit, që na fton ta ndjekim pas. *Studiues arti


aktualitet • E hënë 7 maj 2012

»

09

I abuzuar edhe minoreni shqiptar. Prifti kërkon ndjesë

Prifti dënohet me 9 vjet burg, seks dhe drogë me fëmijët ITALI - Një prift italian u dënua me 9 vjet e gjysmë burg për abuzimet seksuale që kishte kryer me të mitur, njëri prej tyre shqiptar. Ky është rasti i dytë i dokumentuar ku priftërinjtë italianë abuzojnë me djem të mitur shqiptarë. Ndonëse kërkoi falje Don Ricardo Sepia, një ish-pastor është dënuar para pak ditësh në Xhenova. Për herë të parë që prej 12 muajve, kur u arrestua nga policia në shtëpinë e tij në lagjen “Sestri”, pastori i Kishës së Shpirtit të Shenjtë ka bërë një kërkesë publike për falje, rreth asaj që ai e quajti “sjellje të pavend morale”. Duket se ky është një “justifikim” për të gjitha ato SMS-të me fantazi erotike dhe blasfemitë që ai ua dërgoi të miturve. Para gjykatëses Roberta Bossi, gjatë seancës përgatitore Don Sepia ka lexuar këtë mesazh: “Unë kërkoj falje për sjelljen time morale, sepse kam bërë gabime. Kam gabuar që u solla në atë mënyrë, për të shkruar ato mesazhe”. Por keqardhjet nuk ishin të mjaftueshme për ta liruar atë, siç u kërkua nga avokati i tij, Paolo Bonanni. Seks e drogë Prifti i veshur me xhinse blu dhe xhaketë, u dënua me 4 vjet, 2 muaj dhe 20 ditë për dhunë seksuale e tentativë krijimi të prostitucionit për të mitur, me 4 vjet e 8 muaj për ofertat e drogës, si dhe me 8 muaj për shitjen e kokainës, përveç pagesës prej 28.000 eurosh. Prokurori Stefano Puppo kishte kërkuar një dënim prej 11 vitesh e 8 muaj burg. I rruar plotësisht, Don Sepia ka dëgjuar leximin e dënimit, pranë avokatit të tij, pa thënë asnjë fjalë. “Ne do të flasim për dënimin të martën

precedenti Don Rialti, prifti i Firences që abuzoi me minorenin shqiptar

Më 5 prill të këtij viti policia bastisi shtëpinë e priftit Don Daniel Rialti dhe kontrolloi banesën e një shqiptari në Empoli, i cili dyshohet të jetë viktima e tij. Për të mësuar më tepër rreth rasteve të pedofilisë, stafi i skuadrës së policisë në Firence ka bastisur edhe shtëpinë në Empoli, ku ka jetuar më parë Don Rialti. Gjithashtu disa pajisje kompjuterike janë sekuestruar, nga të cilat hetuesit besojnë se mund të ndjekim emrat e personave që do të dëgjohen si dëshmitarë. Polici bastisi edhe shtëpinë e një shqiptari në Empoli. Djali tani është i rritur, por ka qenë minoren në periudhën në të cilën pretendohen këto abuzime seksuale që datojnë ndërmjet 5 dhe tre vjet më parë, kur Don Rialti ishte në famullinë e Empolit. Shqiptari u dëgjua në polici, ku rrëfeu të gjitha presionet që i ishin bërë nga Rialti nëse ai do të rrëfente për abuzimet seksuale nga ana e tij. Shqiptari zbuloi të gjitha abuzimet e bashkëmoshatarëve të tij që ishin abuzuar seksualisht nga prifti italian. ose të mërkurën kur të shkoj ta takoj në burg. Tani presim të formulojmë kërkesën për në apel”,- tha avokati mbrojtës. Hetimi mbi ish-pastorin kishte nisur nga Milano, prej më shumë se një viti më parë. Policia po hetonte për një xhiro kokaine në klubet e frekuentuara nga homoseksualët dhe rastësisht karabinierët hasën në famulltarin e atëhershëm të Sestrit. Don Riçardo Sepia, sipas Prokurorisë, ka përdorur kokainë për të joshur djemtë e vegjël. Të lodhur nga jeta ai u ofronte pak para dhe pak drogë dhe ata ishin të gatshëm

të bënin seks. Megjithatë, në raportin e Prokurorisë thuhet se prifti vetëm sa ua kishte sugjeruar këto raporte, pa i konsumuar asnjëherë. Dëshmitë e të miturve Si dëshmi për këtë qëllim ka qenë edhe një djalë shqiptar 16 vjeç, i cili disa herë kishte rënë dakord për një takim, por në momentin e fundit Don Sepia e kishte anuluar gjithmonë. Ndërkaq edhe një djalë 15 vjeç, punonjës në altar pranoi se ka qenë në vëmendje të veçantë nga prifti, por asnjëherë nuk kishin kryer akte seksuale. Por

për ta gozhduar Don Sepian ishin përgjimet e disa telefonatave me shitësit e drogës, të cilëve u kërkonte djem me qafë të hollë dhe disa sms me ishpriftin Emanuele Alfano, i cili u arrestua në të njëjtin hetim, ku prifti i kishte rrëfyer fantazitë e tij seksuale me fëmijët. Krimi i vetëm për të cilin ishpastori u lirua nga akuzat ishte ai i posedimit të pornografisë së fëmijëve, pasi materialet në dosjet e tij kompjuterike ishin të përkohshme. Don Sepia është kthyer tani në burgun e Sanremos. Përgatiti: Mariglen Mulla

Punonte në klub, s’dihen autorët

Vritet shqiptarja, i copëtojnë një dorë dhe një këmbë ITALI - Një shqiptare që punonte në një klub nate është gjetur e vrarë në Itali. Mediat e shtetit fqinj raportojnë se trupi i pajetë i masakruar i një femre shqiptare është gjetur përgjatë rrugës Cese di Avezzano në L’Aquila të Italisë. Policia tha se kufoma është identifikuar si Mariana Marku, 30 vjeçe, nënë e një fëmije 11-vjeçar. Ndërkaq, ka qenë vëllai i Marianës ai që kishte denoncuar zhdukjen e motrës së tij tek karabinierët e zonës dhe po ai që identifikoi trupin e pajetë. Nga këqyrja u vu re se një këmbë dhe një dorë e Marianës ishin të coptuara, ndërsa shenja dhune kishte në mbarë trupin e saj. Mësohet se 30-vjeçarja punonte në një klub privat në Civitela Roveto.

Shqiptari dizenjon modelin e fundit të “Jaguar XKX” Një shqiptar dizenjon një model të fundit të makinës “Jaguar”, në bashkëpunim me dy vëllezër nga Bahreini. Nga mediet bëhet e ditur se një treshe ka projektuar modelim “Jaguar E-Type” (ose XK-E) që ishte kthyer popullor në vitet 60 dhe që blihet ende sot nga koleksionistët. “Jaguar XKX” është tërësisht stil modern, i ri dhe i imagjinuar si një qenie ferri me sy të frikshëm dhe prekje teknologjike. Nuk ka nevojë të tregohet më tepër për trupin e makinës. Si nga para dhe mbrapa mund të shihet një tunel që të lejojë që ajri të kalojë nëpër vendkalimet gjithë rrugës nëpër makinë dhe për të zvogëluar zvarritjen e për të rritur rezistencën. Kjo do të thotë një makinë e shpejtë, por edhe më e efektshme. Një tjetër detaj i tmerrshëm është mënyra sesi pasqyrat janë të trajtuara. Kur në pushim, pasqyra anësore e XKX-së del krejtësisht e sheshtë kundër makinës, diçka nga mjeshtrat e ka bërë atë që të zvogëlohet mundësia e dëmtimit aksidental apo grabitjes. “Jaguari XKX” është puna e Marin Myftiut, shqiptarit që ka punuar bashkë me vëllezërit nga Bahraini Ali e Hussain Almossawi, të cilët kanë formuar studion e artit “Skyrill”, por kjo makinë nuk është në listën zyrtare të makinave “Jaguar”.

Don Daniel Rialti

Don Ricardo Sepia

Me 2 vëllezër nga Bahreini

Vrau burrin dhe të dashurin

Gjykata, masë me burg për Manjola Dollapaj TROPOJE - Gjykata e Shkallës së Parë në Tropojë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasen Manjola Dollapaj, 31 vjeçe, e akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj Eduart Dollapi dhe të dashurit të saj, Kaçanik Gjuriqi. Gjykata pasi dëgjoi kërkesën e Prokurorisë, e cila formuloi akuzën “vrasje me dashje”, vendosi mbajtjen e 31-vjeçares në masën “arrest me burg pa afat” deri në fund të hetimeve. Një ditë pas arrestimit me akuzën e “vrasjes”, Manjola Dollapaj tentoi vetëvrasjen në qelitë e paraburgimit të Tropojës. Një pistë e re është hedhur nga Prokuroria e Tropojës, në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Partizani” të këtij qyteti ku një grua akuzohet se ka vrarë burri dhe të dashurin e saj. Sipas Prokurorisë, dyshohet se Manjola Dollapaj nuk e ka kryer vrasjen porse është vetëm personi që e ka marrë përsipër atë. Besohet se vrasësi ka pasur për qëllim të ekzekutonte vetëm njërin prej personave, por i ka vrarë të dy pasi ata ishin duke u përleshur me njëri-tjetrin.

Telefonatë me të dashurën në Greqi

Zhdukja e fajdexhiut, shoqërohen 20 persona KORÇE - Një numër prej 20 personash janë shoqëruar në policinë e Korçës në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar për zhdukjen e 30-vjeçarit Armand Avdullai, i njohur si person që jepte shuma parash me fajde pas kthimit nga emigracioni. Pjesa më e madhe e të cilëve sipas burimeve të policisë lokale janë të afërm të 30-vjeçarit, por edhe shtetas të tjerë me të cilët ka pasur marrëdhënie pune emigranti i kthyer nga Greqia vetëm pak kohë më parë. Nga policia nuk janë bërë të ditura ende detaje nëse ka persona të implikuar direkt në zhdukjen që prej 1 majit të 30-vjeçarit. Nëna e të zhdukurit ka pohuar se djali i saj e ka mbyllur telefonin rreth orës 17 e 30 minuta të pesë ditëve më parë, ndërsa telefoni vazhdon të jetë i mbyllur. Sipas të dhënave të deritanishme, policia deklaron dhe se më datën 2 maj e dashura e 30-vjeçarit, një gjeorgjiane që jeton në Greqi, ka pasur një telefonatë nga Shqipëria me telefonin e të zhdukurit.

I mori çantën me lekë dhe bizhuteritë

Grabit me maskë një grua, arrestohet pak orë më pas

Policia italiane ka marrë në pyetje vëllain, pronarin e klubit, si dhe disa kolege të 30-vjeçares. Por, hetimet janë përqëndruar kryesisht tek meshkujt që frekuentonin klubin e natës. Policia dyshon më tepër për një krim pasionant, por nuk përjashtohet të ketë lidhje dhe me punën e saj në klub. Mariana Marku

me djalin e saj të vogël jetonte me vëllain e saj dhe gruan e këtij të fundit. Vëllai denoncoi zhdukjen e motrës, pasi prej 2 ditësh 30-vjeçarja nuk po kthehej në banesë ku e priste fëmija i mitur. Ekspertët kanë nisur hetimet intensive për të përcaktuar rrethanat apo shkaqet e këtij krimi makabër.

GRAMSH - Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka grabitur me dhunë një shtetase çantën ku kishte celularin dhe 50 mijë lekë, si dhe varësen e floririt. Burime të policisë së Gramshit bënë të ditur se në vendin e quajtur Ura e Trashovicës në Gramsh është regjistruar një vjedhje me dhunë. Gruaja që ishte përballur me dhunën ka deklaruar se është grabitur nga një person i maskuar. Grupi hetimor i mbërritur në vendin e ngjarjes ka konstatuar se një shtetas me maskë i ka grabitur nga qafa një 43-vjeçareje M. Salla me banim në Gramsh varësen e floririt, çantën e dorës ku kishte 50 mijë lekë dhe celularin. Policia ka arritur për një kohë të shkurtër të bëjë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili dyshohet se është A. Fejzo, 35vjeç, me banim në Gramsh. Këtij shtetasi i janë gjetur edhe sendet e vjedhura. L. Ll. Mariana Marku


10

«

KOMENT E hënë 7 maj 2012 •

Ç’qëndrim mban qytetari ndaj këtij realitetit? Nga KLEO BISEI

S

apo fillova t’i jap përgjigje me aq sa mundem kësaj pyetjeje, që ka të bëjë me jetesën dhe mbijetesën, më vajti mendja te qytetari, te mendësia e tij, ekonomia, politika, filozofia - tek të gjithë, madje edhe tek ata që i njohin pak, te disa politikanë që filozofojnë, p.sh., për atë e për këtë, për gjithçka e për asgjë kur duan të tregohen në opinion se nuk janë pa gjë. Qëndrimi ndaj realitetit shfaqet te kushdo, sidomos tek të rejat a të rinjtë që marrin pjesë aktive për të strukturuar një realitet të ri më cilësor, më mental, më ekonomik, më politik… (Të rejat e të rinjtë e kohës sonë kanë meritë në themelimin e Partisë Demokratike, ku roli i studentëve në ato ditë historike ishte vendimtar. Ata kanë kontribut të veçantë në strukturimin e realitetit të ri demokratik që kemi sot, ku fryn era e shëndetshme e pluralizmit, e pluralizmit politik në Kuvend e kudo; në universitetet private, ku studiojnë të rejat e rinjtë, auditorët po zëvendësojnë rrugët, hapësira e lumturisë së tyre po rrudhin bastet sportive, po krijojnë elitën qytetare e intelektuale në vend të lojërave të fatit, që burojnë krim. po nxitin konkurrencën e ndershme në vend të militantëve miopë e të besnikëve, që të bëjnë gjëmën për liderin e tyre të “lavdishëm” me parrugën “njeri, qeshu se jeta është e shkurtër”, të rejat e të rinjtë po sjellin një kulturë më njerëzore në muzikë, teatër, letërsi. Por tek ato/ata vërehen edhe shfaqje të tilla negative, si: një pjesë syresh kanë lënë pas dore punën, ka shthurje në marrëdhëniet seksuale, po përdorin duhanin, alkoolin, drogën. Pse? Sepse ekonomia, politika, filozofia, si baza të realitetit e si pjella të tij te ne janë ende nën nivelin e kohës. Nga e kaluara trashëguam ekstremizmin, që ka qenë dhe vazhdon të jetë një plagë e hapur e shoqërisë sonë. (Në këto radhë desha të pohoj se në këtë shtresë janë grumbulluar elementët më ekstremë, më të skajshëm, një pjesë syresh edhe lumpeni i shoqërisë; te shtresat ekstreme duhen kërkuar diktatorët e të gjitha ngjyrave, ku gjejnë mbështetje për gjithçka, sidomos në fushata elektorale.) Ekstremizmi shfaqet së pari në qëndrimin ndaj pronës, në deformim deri në mohim të së vërtetës historike. Në monizëm gjithë hapësirën e pronës e pushtoi prona shtetërore, ndërsa historia për këtë shtresë fillon kur shfaqet në skenë diktatori dhe partia e tij. Në kapitalizëm elementët ekstremistët bëjnë përpjekje të privatizojnë çdo gjë, deri ajrin, rërën e ujët e detit, dhe këtu historia fillon me të “djathtët”, qofshin edhe fashistë. Për ekstremistët e çdo ngjyre janë të huaja konsensuset e transparenca. *** Realiteti, që është objekt edhe i shkencave të tilla, si i historisë, sociologjisë, filozofisë, polititologjisë, ekonomisë politike, është njëherazi objekt veprimi e ekzistence i njeriut në tërësi. Ndaj njeriu që e komandon realitetin ka pasur dhe ka monopol transformimin e tij. Këtë funksion e ka sidomos (si më i emancipuar e më progresist ) qytetari që në vendin ku punon e

jeton përmes shkencës, politikës, letërsisë, artit, sociologjisë, filozofisë, ekonomisë, mënyrës së jetesës shfrytëzon të gjitha mundësitë reale për t’i dhënë fytyrën e kohës që jeton. (Kujtojmë se nocioni “politikë” rrjedh nga politicus; du gr. polis, ville*, qytet* - marrë nga ‘Petit Larouse, p. 797 dhe ka lindur në qytet. Shtojmë se midis nënshtetasit dhe qytetarit ndryshimi është thelbësor: i pari e jep ose e shet konsensusin e tij, politikanit ose partisë, kurse i dyti, përkundrazi, ia jep konsensusin pa kërkuar si shkëmbim favore.)Njeriu, megjithëse është për herë në lëvizje e në kërkim, nuk e braktis realitetin ku banon e punon si e mira bletë, që arratiset nga kosherja kur nuk gjen ushqim. Lëvizjet e banorëve drejt qendrave të mëdha urbane kanë qenë e janë të natyrshme (izolimi nuk është në natyrën e njeriut), por grumbullimi i tyre në to pa pasur objekte pune reale për t’u hapur dyert e pa resurse të mundshme (në raport me kohën) i kthen ato në vatra të varfërisë, të skamjes, të mjerimit, të korrupsionit, të krimit. Dhe qendra të tilla nuk janë të pakta edhe në ditët tona. Realitetin objektiv (pa e lënduar e zëmëruar) njerëzit (edhe njerëzit tanë) e transformojnë duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë për ta jetuar jetën afër njeriut mesatar të qytetëruar evropian të ditëve tona. Ndaj shqiptarët kanë emigruar edhe para ’39-s e pas viteve ’90 në vende të industrializuara apo me bujqësi moderne, si në Itali, Greqi, Gjermani, SHBA e gjetkë, por emigrantët e qytetëruar kanë aftësi ta “lëvizin” realitetin e atij vendi në vendin e tyre. Dhe kur flasim për lëvizje të SHBA-ve, të Francës, të Italisë, p.sh, nuk është fjala për lëvizje të thjeshta mekanike, por për ta prurë politikën, psikologjinë e punës, mënyrën e jetesës së atij vendi me krijimtari e në përshtatje me kushtet e Shqipërisë. (Zagoritët, p.sh., që kanë qenë vazhdimisht në emigracion, edhe para viteve ’39, edhe pas viteve ’90, kanë bërë përpjekje që paratë e fituara në emigracion t’i investojnë në vendin e tyre duke blerë bagëti, toka, korije, bletë. Tani kanë filluar të ndërtojnë banesa të kohës, edhe për të veruar me familjet e tyre, ndërsa kur të krijohen kushtet, sidomos infrastruktura, do t’i shfrytëzojnë edhe për turizëm.) Dhe janë kthyer e kthehen me mentalitet të emancipuar qytetar. Kjo do të thotë se marrëdhëniet që kanë ndërtuar qytetarët e atij vendi me politikën, p.sh., mund t’i bëjnë të tyret (mentalitete e qëndrime) edhe emigrantët tanë në mënyrë krijuese, në kohë e në hapësirën shqiptare. Një emigrant që punon në SHBA, p.sh., kur kthehet në Shqipëri, nuk rri i qetë kur vëren se në këtë fazë ende ka hapësirë pabarazia mes qytetarit dhe politikanit para ligjit e Kushtetutës; atë nuk e lejon ndërgjegjja qytetare kur sheh që individë të veçantë manipulohen, mashtrohen e gënjehen për një thes miell apo për pesë para për t’i këmbyer me votën. (Kujto se vota është jetë, vota është shpirt, vota është marrëdhënie qytetare e shoqërore, vota nuk këmbehet në treg, nuk është mall, që shitet e blihet, ndaj mos lejo ta përdorin ‘fronin’ ato

apo ata që i ul në të vota jote ta keqpërdorin; mos lejo politikanët që të kthejnë krahët pasi hedhin lumin; të paaftët, që të sorollatin poshtë e përpjetë pa të mbaruar punë; mashtruesit, që janë mësuar të të premtojnë se janë në gjendje të të plotësojnë gjithçka.) Qytetari emigrant nuk duhet ta lejojë partinë apo koalicionin e partive që kanë marrë pushtetin ekzekutiv, p.sh., të pushtojnë edhe hapësirat e pushteteve e institucioneve të tjera. Ai nuk duhet të lejojë të ketë në krye të piramidës spiunë, mashtrues, hajdutë. (Politikani që qëndron në krye të piramidës jo vetëm duhet të jetë shqiptar në rrënjë e në degë, njeri i mençur e qytetar evropian në mentalitet, po kur akuzohet nga dikush, pushteti gjyqësor duhet t’i thotë haptas qytetarit të vërtetën për të. Shih, p.sh., shtypin e dt. 15. 03. 2012). Emigranti që jeton e punon sot në vendlindje nuk duhet të pranojë të marrë “thërrime” nga një “sofër” e tij kur mbetet pa punë ose kur sëmuret, apo të sorollatet për të marrë edhe atë pension që i takon. Thërrimja’, si tipar dallues i të kënaqurit me pak, ka ardhur koha të hidhet pas, ndërkohë që fytyra duhet kthyer (me mendje të kthjelltë e i djersitur) nga mënyra e jetesës që bëjnë qytetarët evropianë; qytetarët emigrantë duhet të bëhen përhapës, sidomos në praktikën politike, të idesë se nuk mund të ketë demokraci reale pa pasur revolta, protesta, sindikata të pavarura kur sheh se politika i largohet të vërtetës e qytetarit. (Sindikatat, p,sh,, nuk janë leva në duar të politikanëve, siç pohonte Lenini, por mjete në duar të punëtorëve për të mbrojtur të drejtat e tyre të mishëruara në kushtetutë e në ligjet që rrjedhin prej saj. Dhe Sindikatat e Pavarura me greva deri tek ato të urisë kanë luajtur rol të vendimtar në fitoren e demokracisë. *** Pa dashur të bëj propagandë, por Shqipëria është vend me resurse të begata, me njerëz të rinj e të mençur. Malet, fushat, kodrat, lumejtë, liqenet, detet, pa folur për pasuritë nëntokësore (kromi, bakri, qymyri, nafta e minerale të tjera gjenden me sasira të mëdha; gjeologët vlerësojnë se vetëm naftë gjendet në nëntokën shqiptare mbi 6 miliardë dollarë, por…), kulturën ( në Shqipëri numërohen 220 objekte kulti), klima e mrekullueshme për vete e për turist, ujë të bollshëm, të lehtë e të ftohtë, që buron nga zëmra e maleve tona, mund të ushqejnë e t’u krijojnë kushte për një jetesë normale në raport me kohën jo vetëm banorëve të saj (e kam fjalën edhe për emigrantët), por për të punësuar banorë edhe nga vende të tjera. Ndaj çdo shqiptari i lind e drejta t’i kërkojë politikës të ndryshojë kursin më progresivisht, ta kthejë më mirë se deri tani fytyrën nga realiteti e qytetari. Pse? Se ende te ne politika nuk i është qasur sa duhet shekullit XXI. Është vepruar drejt, p.sh., që u kthyen në ‘kufoma’ nga rinia, inteligjencia, punëtorët diktaturat e diktatorët, euforia pa bazë që shpërfytyron realitetin, nihilizmi mefistotelian që mohon gjithçka, por duhet të kuptojmë se këto kufoma kalben mes nesh. Kjo se ekzistojnë

ende në segmente të veçanta servilë (militantë gjysmë të verbër e në verbëri të plotë, zvarranikë, besnikë të një lideri e të partisë, që u bëjnë freskë segmenteve të veçanta të politikës), që bëjnë përpjekje t’i paraqitin teorikisht si të drejta teoritë dhe praktikat e provincialëve, tribalëve, bajraktarëve, nepotikëve të tipit osman, patriarkalëve. Elementë të këtij soji (servilët) rrallë i dëgjojmë të debatojnë në ekrane televizive për tema të tilla si ato që kanë të bëjnë me qarkullimin e elitave, raportin e shtetit dhe pushtetit, meritokracinë, varfërinë, papunësinë, shterpësinë e rrudhjen e tokës, shpyllëzimin, lënien e lumenjve pa shtatin e tyre të natyrshëm, deri për shitjen e trojeve dhe të deteve. Ato/ata bëjnë sikur nuk i shohin militantët e verbër, besnikët e partisë, njerëzit e paaftë me diploma e dëftesa të blera, madje edhe me tituj shkencorë fals, që zënë vend ende në administratat tona; ato/ata nuk kanë sy të shohin e veshë të dëgjojnë rënkimet e të pa punëve, të mjerët e varfërinë, nuk kanë sistem nervor të kuptojnë ankthet, brengat, zemërimet e mendimet e atyre që s’kanë me se të ushqejnë fëmijët. Ato/ata flasin për Migjenin, por zor kuptojnë Xhulianët, Viktorët, Françeskat, Najadat, Mariet, që janë edhe në ditët tona dëshmi e gjallë e dhembjes së madhe shqiptare. Le të bien këta “teoricienë” për një çast në kujtesën e tyre të papunin e Migjenit, që bredh edhe sot tërë ditën për një thes miell, po më në fund mbytet në lumë; le të lexojnë edhe ‘Qortimet e vjeshtës’ të Qemal Stafës, që i vinte turp nga rrobat e tij të ngrohta kur vinte te gështenjapjekësi. (Me këtë rast desha t’i rikujtoj lexuesit fjalët e filozofit gjerman Fojerbah: “Ndryshe mendohet në pallat e ndryshe në kasolle”. Dhe politikani i mençur e qytetar duhet të njohë edhe gjendjen ekonomike e mendimet e kasolles.) *** Në fund të këtyre radhëve desha të ritheksoja se dhuna që shfaqet mes njerëzve (që është edhe verbale edhe fizike), është e huaj, e papranueshme dhe e e patolerueshme për asnjeri, sidomos për qytetarin. Në këtë sy përbuzja nga tjetri kur dëgjon dhe nuk reagon (kujto: Abdyl Frashri i ka vajtur si shqiptar Bismarkut) për personalitete të shquara kombëtare, si të Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali, Fan Noli, Ahmet Zogu për t’i bërë qejfin atij apo këtij politikani me peshë a pa peshë është DHUNË për një komb të tërë. Është kjo arsyeja që populli, sidomos qytetari shqiptar, duhet të mbajë qëndrim më të ashpër ndaj atyre individëve që e mendojnë veten të pazëvendësueshëm, që kanë qenë të papranueshëm edhe për personalitete të mençura, të ditura si e Qemalit, Nakos, Sefullait, që interesat e familjes a të partisë i vënë mbi ato të Shqipërisë; ndaj atyre që merren me drejtësi, por në fakt drejtësinë e shesin (i kujtojmë lexuesit se në Vixhinia qysh më 12. 06. 1776 mes të tjerash pohohej: “Pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv i shtetit të jenë të ndarë dhe të veçuar nga ai gjyqësor”. Marrë nga “Historia e filozofisë të së drejtës”, f. 244).


koment • E hënë 7 maj 2012

»

11

Serbia e standardeve të komisionerit Fyle

K

omisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fyle, gjatë konferencës së shtypit të enjten e kaluar në Tiranë u përball me një pyetje interesante të një gazetari shqiptar: “Zoti Fyle, thuhet se ju keni qenë avokat i Serbisë që ajo të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, ndërkohë që ndryshe ka ndodhur me Shqipërinë dhe vende të tjera në rajon... cili është komenti juaj?” Komisioneri për Zgjerimin u përgjigj në mënyrë diplomatike duke thënë se është e vërtetë që ai mbetet një përkrahës i përkushtuar për zgjerimin e BE-së në Ballkan. Ndërkaq, duke folur për Serbinë, la të kuptohet se ajo i ka zbatuar standardet dhe “me meritë” është afruar drejt Brukselit. Kjo ishte përgjigjja e zotit Fyle, i cili u shfaq disi me stil qortues për Shqipërinë në “zbatimin e reformave” dhe klimën politike. Në pamje të parë duket se ai kishte të drejtë. Në Shqipëri ka sunduar një klimë politike e acaruar, madje në kufijtë e një konflikti të nxehtë për shkak të protestave mbi dyvjeçare të opozitës së Edi Ramës. Ndodhën shumë ngjarje tragjike, që kulmuan me 21 janarin e vitit 2011. Dhe për çfarë? Që të hapeshin kutitë dhe me kauzën e kutive lideri i opozitës të forconte pozitat e tij në Partinë Socialiste. Megjithëse Zoti Fyle e njeh këtë realitet më mirë se kushdo tjetër, jep të kuptohet se Edi Rama ka derdhur “vaj në lakra” për t’u dhënë disa autoriteteve europiane alibinë e ndalimit të orës europiane për shqiptarët për ta lënë Shqipërinë peng të garës së Serbisë. Ndërkohë faktet dëshmojnë se Serbia as ka qenë, as është e as do të jetë për një kohë të gjatë e gatshme të trokasë në dyert e Brukselit, së paku nëse e krahasojmë përparimin e saj demokratik me përparimin demokratik të Shqipërisë. Nëse pranojmë se kriteri themelor i afrimit dhe integrimit në BE është respektimi i vlerave morale që ka prodhuar dhe prodhon Europa demokratike, atëherë së paku mua më rezulton që shqiptarët të renditen të parët në rajon, përjashtuar sllovenët. Më duhet të përdor vetëm disa prej këtyre dëshmive pse shqiptarët meritojnë dhe pse Serbia nuk e meritonte statusin kandidat për pranim në BE e më pas të dalim te fakti pse Serbisë nuk i kërkohet kurrfarë standardi për ta marrë në gjirin e europianëve, ndërkohë që për Shqipërinë e Kosovën gjithnjë formulohen standarde para statusit. Ta nisim nga ngjarjet e një dite pas deklaratës së zotit Fyle. Të premten e kaluar qeveria e Serbisë ka arrestuar tetë shqiptarë në Luginën e Preshevës me akuzën “për krime lufte”, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk është kriminel lufte. Nëse ata kanë marrë armët në vitin 2000 për të mbrojtur veten nga terrori serb i Milosheviçit, kjo përpjekje është njësuar me të drejtën ndërkombëtare dhe legjitimuar pas marrëveshjes së UÇMB-së me autoritetet e Beogradit. Nga ana tjetër, nëse do të arrestohej një serb i vetëm në Shqipëri apo - mos e dhëntë Zoti! - në Kosovë, zoti Fyle ose zëdhënësi i tij do të dilnin në foltoren e tyre në Bruksel dhe do të qortonin me zë të lartë politikën e qeverisë së Shqipërisë apo të Kosovës, duke e paralajmëruar për mosrespektimin e standardeve për integrim. Nëse një serbi në Kosovë i bie flama, ai do të bëhet pengesë e rrugëtimit të këtij vendi drejt integrimit në BE. Por dhunën nuk po e ushtrojnë shqiptarët. Tirana dhe Prishtina po kujdesen me disiplinë të rreptë e në mënyrë shembullore që zoti Fyle e dikush tjetër në Europë të mos kenë mundësi të krijojnë alibitë e pengesave për integrimin europian. Ndërkaq ata që Boris Tadiçi dhe Ivica Daçiçi i arrestuan në Luginën e Preshevës nuk ishin tetë serbë, por tetë shqiptarë e sipas opinionit të disave në Bruksel e rreth tij shqiptarët janë raca që mund të dhunohet, mund të dënohet, mund të satanizohet, për shkak se... janë myslimanë e pranojnë në mënyrë unanime Europën... ose janë viktimë e një agresori të simpatizuar prej një shekulli në kryeqytetet europiane. Shqiptarët mund të refuzohen, sepse ata në shumicë dërmuese, të pashembullt në vendet e tjera të BE-së, në masën mbi 90 për qind e duan integrimin europian. Tetë shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin gjahu i fundit i Beogradit. Para së premtes e qe njëqind vjet kanë ndodhur me dhjetëra e qindra mijë dhunime, me platforma shtetërore e akademike të studiuara mirë, me një qëllim të vetëm: asgjësimin e kombit shqiptar në Kosovë e në ish-Jugosllavi. Madje, duket se metodat e spastrimit etnik të shqiptarëve të Nishit e rrethinave në vitet 1876–1878 janë vënë

Nga dr. Enver Bytyçi

në veprim sot kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Faktet janë kokëfortë. Por tragjike është se e njëjta politikë vijon në Serbi edhe në ditët e sotme. Pasuesi i Milosheviçit, d.m.th. ish-zëdhënësi i diktatorit të fundit të Ballkanit në kohën e masakrave në Kosovë, pra Ivica Daçiç, në postin e ministrit të Brendshëm të Serbisë, i plotëson të gjitha standardet të përfaqësojnë këtë vend në tavolinën e përbashkët me zotin Fyle në Bruksel (!). Së paku kështu thotë komisioneri i Europës për Zgjerim. Këto standarde në ditët e sotme përfshijnë dhunën kundër shqiptarëve, madje e deklaruar “në shenjë reciprociteti”. Kur në Kosovë u arrestuan nja dy serbë, Daçiç arrestoi në territorin e Serbisë një duzinë shqiptarësh, shtetas të Kosovës, nën akuzën për “krime lufte”. Dhe ministri serb u shpreh troç: “Nëse në Kosovë do të arrestohen kriminelët serbë, atëherë Beogradi do të arrestojë për reciprocitet çdo shqiptar që shkel në mënyrë të ligjshme territorin e Serbisë.” Ndërsa kur Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm, me sa duket nuk qëlloi ndonjë shqiptar i Kosovës në territorin e Serbisë, ndaj dhe xhandarmëria e saj ia mësyni shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Por le të bëjmë disa krahasime të standardeve të Serbisë me ato që ka dhënë Shqipëria: Së pari, në Shqipëri nuk ka pasur, nuk ka dhe duket se nuk do të ketë asnjëherë grindje, aq më pak konflikte ndëretnike. Ndërsa Serbinë e sundon filozofia e “fitores në luftë dhe humbjes në paqe”, që do të thotë se Beogradi ka në strategjinë e vet nxitjen e konflikteve, ushtrimin e dhunës mbi pakicat etnike, diskriminimin e tyre, veçmas të shqiptarëve, si mjet për të ruajtur hegjemoninë e vet në rajon. A nuk është ky standardi i parë i domosdoshëm për të qenë anëtar i BE-së? Me sa duket, komisioneri Fyle e ka fshirë nga lista këtë normë sjelljeje të Serbisë si kusht i afrimit të saj me Europën. Ndërsa në Shqipëri ai përmendi respektimin e të drejtave të njeriut, të grupeve etnike si një nga katër kushtet e marrjes së statusit kandidat për në BE. Ia kërkon respektimin e të drejtave të minoriteteve Shqipërisë, edhe pse kjo është shembull i respektimit të tyre për vetë vendin e origjinës së zotit Fyle. Ndërkohë nuk guxon, ose nuk dëshiron ta kushtëzojë Serbinë me respektimin e të tilla normave të sjelljes europiane. Kjo është arsyeja pse qeveria e Beogradit i arreston shqiptarët, i dhunon ata në dinjitetin e tyre, i degradon e madje i sjell para kamerave nën gjunjët e terroristëve serbë të punësuar nga Ivica Daçiçi e Boris Tadiçi. Kjo sjellje e Serbisë shpërblehet, ndërkohë që sjella moderne e shqiptarëve me minoritetet dhe me grupet religjioze ndëshkohet me dhunën e refuzimit europian për në Bashkimin Europian. Së dyti, kushti themelor i anëtarësimit në BE është fqinjësia e mirë, fryma e dialogut dhe zgjidhja e problemeve me fqinjët. Ndërsa Shqipëria nuk ka as më të voglin problem me fqinjët e tij, Serbia vazhdon politikat e Milosheviçit për destabilizimin e rajonit përmes konflikteve permanente. Shihni Shqipërinë! Është i vetmi vend ballkanik që favorizon progresin e shtetit të Maqedonisë, ndërkohë që në Serbi, në Bullgari e gjetkë hartohen e zbatohen skenarë të destabilizimit të saj me qëllim përfitimin e territoreve të Maqedonisë. Shihni se si sillet Serbia me Kosovën: gjithë periudha e

sundimit të Tadiçit e para tij të Koshtunicës në këtë vend është karakterizuar si periudhë e diversionit të llojit luftarak për shkëputjen e disa territoreve të Kosovës nga ana e Serbisë. Për këtë arsye çdo ditë e çdo javë Serbia ka promovuar konflikte në kufirin verior të Kosovës, duke provokuar një konflikt të ri të përmasave të papara në rajonin ende të pashëruar nga plagët e luftës. Shembujt janë aq të shumtë, sa do të duheshin volume librash për t’i paraqitur. Dhe shihni se si Serbia sillet me fqinjin tjetër të saj, Bosnjë-Hercegovinën, ku mbështet ambiciet e Republikës Srpska për shkëputje dhe shkatërrimin e shtetit të Sarajevës. Ndërkaq Serbia pati probleme me Rumaninë, e cila kërcënoi me veto për dhënien asaj të statusit të vendit kandidat për në BE. Së treti, standardet demokratike të Serbisë për luftën kundër krimit, për të cilat zoti Fyle foli në Tiranë me superlativa, janë më të ulëtat në botën e inkriminuar. Le të bëjmë vetëm një llogari të thjeshtë. Në vrasjen dhe zhdukjen e rreth 20 mijë shqiptarëve në luftën e fundit që Beogradi udhëhoqi kundër Kosovës kanë marrë pjesë, sipas ekspertëve, së paku 5000 ekzekutorë, urdhërdhënës, hartues të planit “Potkoi”, udhëheqës politikë të Serbisë etj. Ndërsa në gjegjen dhe shkatërrimin e pronave të shqiptarëve, të së paku 120 mijë banesave, nga 200 mijë gjithsej, janë implikuar me dhjetëra mijë kriminelë të tjerë. Me qindra janë të inkriminuarit në krimin e përdhunimit të grave e të vajzave shqiptare të Kosovës. Por nga e gjithë kjo aradhë kriminelësh vetëm 50 a 100 sosh janë gjykuar e “ndëshkuar” për krime të tilla. Nuk është ndëshkuar as shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë në detyrë, të cilin e ka denoncuar me fakte zonja Kandiç. Ndërkaq, sipas zotit Stefan Fyle, Shqipëria mund të ndëshkohet me refuzimin e statusit të vendit kandidat për në BE për shkakun se “nuk ka dënuar disa hajdutë xhepash”, ndërsa Serbia mund të shpërblehet me këtë status, edhe pse nuk ndëshkon kriminelë të frikshëm, vrasës të shumëfishtë, dhunues të egër e të pamëshirshëm të pronave të shqiptarëve, përdhunuesit dhe përgjegjësit e përdhunimeve dhe pasojave që kanë krijuar etj. Unë nuk besoj se zoti Fyle ndihet i qetë për këto lëshime të pajustifikueshme që ai i ka bërë Serbisë dhe për refuzimin që i ka bërë Shqipërisë për shkak të çmendurisë së një personi politik në Tiranë, qoftë ky edhe kreu i opozitës shqiptare. Së katërti, në asnjë vend nuk është aplikuar si standard detyrimi që opozitës i duhet dorëzuar pushteti pa zgjedhje nga ana e mazhorancës përveçse në Shqipëri. Kam shkruar dikur (atëherë kur çadrat e Edi Ramës ishin ngritur në bulevard) se “nëse Brukseli dëshiron ta zgjidhë krizën shqiptare, ai duhet të liberalizojë menjëherë vizat dhe t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, me qëllim që opozita të kthehet në funksionin e saj demokratik”. Zoti Fyle bëri të kundërtën, pra legalizoi një standard të paprecedent, të fajësojë shqiptarët pse opozitën e udhëhiqte një njeri i çmendur, i cili kërkonte të pamundurën. Dhe, në fakt, e pamundura nuk mund të ndodhte, ashtu siç nuk ndodhi. Pra, Kushtetuta dhe ligjet e vendit nuk mund e nuk duhej të shkeleshin për shkak se opozita bllokoi integrimin. Ishte humbja e 8 majit 2011 ajo që solli ndryshimin e kursit të kreut të opozitës. Nëse Brukseli do ta ndëshkonte atë dhe do të shpërblente shqiptarët me statusin e vendit kandidat, do ta kishte zgjidhur krizën shqiptare pa pasur nevojë për takimet e llojit të “Krokodilit”. Ky standard nuk i kërkohet Serbisë, edhe pse ajo ka një opozitë dhe disa forca politike në pushtet që ose bëjnë thirrje për neutralitet, ose për aleancë antieuropiane me Rusinë. Nuk po zgjatem më tej, por kjo sjellje e Europës ndaj Shqipërisë, me standarde të dyfishta në dobi të vendeve kristiane, është një sjellje jodemokratike, johumane, jo e drejtë, e pambështetur në vlerat europiane të civilizimit, vlera të cilat i kanë zbatuar shqiptarët me korrektësi të admirueshme, më mirë se çdo popull e komb i rajonit, përjashtuar sllovenët. As grekët, as bullgarët, as rumunët, të cilët janë bërë pjesë e BE-së, nuk kanë manifestuar vlera civilizuese si shqiptarët. Dhe kur përmend shqiptarët, kam parasysh të gjithë shqiptarët në Ballkan, ata të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës. Madje edhe në Athinë më proeuropianët janë shqiptarët arvanitas në politikë e në pushtet, përfshirë zotin Pangallos.


12

« zodiak

Dashi

Ndikimi i Marsit, planetit të dëshirave do ju bëjë të kaloni një javë edhe më të bukur me partnerin tuaj. Edhe ata që kohët e fundit kane qenë paksa agresivë do ndryshojnë sjellje. Periudha edhe për beqarët do jetë mrekullueshme. Mund të krijoni lidhje të cilat do i japin më shumë ngjyra jetës suaj. Rezistojini dëshirës për të shpenzuar pa limit sepse do hasni probleme shumë të mëdha më vonë. Rezistenca fizike nuk do jetë e mirë nga fillimi i javës por çdo gjë do rregullohet në fund. Në punë jo gjithçka do shkojë ashtu si ju e keni pritur. Mos u nevrikosni por ruani qetësinë. Vetëm kështu situata mund të kthehet në favorin tuaj. Me familjen do harxhoni më tepër kohë se zakonisht.

E hënë 7 maj 2012 •

horoskopi

javor

Demi

Kësaj here ju që keni një lidhje do të zgjoheni nga gjumi letargjik. Pas një jave ngjyre gri do rikthehet roza, madje dhe e kuqja pasiononte. Venusi do ju mbështesë dhe jeta juaj në çift do marrë një shije më të ëmbël. Beqarët do kenë shumë sukses me seksin tjetër dhe do e bëjnë për vete atë që dëshirojnë. Në planin financiar do ju jepen mundësi të mëdha për të rregulluar problemet. Ulni edhe pak shpenzimet. Shëndeti nuk do ketë as problemin më të vogël. Nëse keni filluar dietë do merrni vesh se keni rënë goxha në peshë. Ambicia në punë do të rritet dhe do bëni çmos për të arritur atje ku dëshironi. Planetet do jenë në anën tuaj dhe do ju ndihmojnë. Familja mirë.

Bricjapi

Gaforrja

Java për të gjithë të dashuruarit do jetë mjaft e nxehtë. Marsi do ju bëjë më sensuale dhe do kaloni momente mjaft intime dhe të bukura pranë atyre që doni. Beqarët do tërhiqen nga persona më të mëdhenj në moshë, sepse do kërkojnë më tepër mbrojtje dhe siguri. Falë mbrojtjes së Jupiterit do keni shumë fat në planin financiar. Ka ardhur momenti të investoni atje ku duhet. Do ndiheni gjatë gjithë javës nervozë dhe kjo mund të sjellë probleme shëndetësore. Bëni kujdes! Në punë do merrni iniciativa për të arritur atje ku doni. Të gjitha përpjekjet që do bëni do japin rezultate të mira. Do bëheni edhe më optimistë për të ardhmen. Në familje nuk do ketë probleme.

Virgjëresha

Pasioni në çift do të ndizet edhe më tepër gjatë kësaj jave dhe do e largoni plotësisht monotoninë që iu kishte rrethuar. Në përgjithësi kjo periudhë do jetë mjaft e favorshme edhe për beqarët. Do ketë fejesa dhe do përjetoni emocione pa mbarim. Nuk do keni as problemin më të vogël në planin financiar. Mërkuri do ju japë ide të mira

Venusi do e vërë më ne pah sot aftësinë tuaj joshëse dhe bujarinë. Nëse jeni në çift do kaloni një javë të bukur dhe herë herë do ju duket sikur jeni në ëndërr. Jeta sentimentale e beqarëve do jetë intensive dhe plot të reja. Nga mesi i javës do bëni takime të cilat mund të ndryshojnë statusin tuaj. Tregohuni të arsyeshëm dhe të organizuar në planin financiar. Disa mund të kenë edhe ndonjë rritje të vogël të të ardhurave. Marsi do ndikojë tek shëndeti dhe do ju bëjë të jeni në formë më të mireë. Në punë do i bëni ballë edhe disa problemeve që do ju dalin para. Do jeni më të sigurtë në vetvete dhe kjo do ju ndihmojë së tepërmi. Jeta familjare do jetë më e animuar dhe më harmonike.

Me Marsin në anën tuaj do kaloni një javë të mbushur plot pasion në çift. Përgatituni për më tepër pasion dhe emocione të forta. Do harxhoni më tepër kohë me të dashurin tuaj të zemrës. Beqarët do kenë takime mjaft origjinale. Bëni kujdes vetëm nga naiviteti. Financat kërkojnë pak më tepër vëmendje. Bëni një bilanc të situatës dhe merrni masat e duhura që ajo të mos përkeqësohet. Me shëndetin tregohuni të matur. Nuk do ndodhë asgjë e vështirë por gjithsesi mos e teproni as me ushqimin e as me lodhjen. Gjumin duhet ta bëni të rregullt. Në punë duhet t’i merrni gjërat më lehtë dhe të mos mendoni si do ia dilni në kohë. Çdo gjë do shkojë mirë. Jeta familjare do ju japë kënaqësi.

Venusi do jetë mjaft i favorshëm për çiftet gjatë kësaj jave. Do keni mundësi të rregulloni edhe problemet e vjetra të cilat nuk keni mundur t’i zgjidhni dot më parë. Beqarët jo vetëm që do kenë takime por do mund të ndeshen edhe me personin e tyre të ëndërrave. Plutoni do ju ndihmojë të përmirësoni buxhetin dhe të bëni transaksionet e nevojshme. Për disa ka mundësi të dalë në dritë ndonjë trashëgimi. Rezistenca fizike do jetë e mirë. Merruni sa më shumë me sport dhe energjia do jetë më e madhe. Në jetën profesionale, planetet do ju bëjnë edhe më të kthjellet dhe më të përqendruar. Mos u dekurajoni nëse nuk arrini majën menjëherë. Në familje nuk do keni vështirësi.

Luani

Akrepi

Shigjetari

Binjakët

Jeta në çift do kalojë një javë paksa delikate dhe do keni mjaft konflikte me atë që keni në krah. Bëni kujdes dhe mos e teproni me fjalë. Për jetën sentimentale të beqarëve do jetë periudhë premtuese. Ka mundësi që disa të krijojnë edhe një lidhje serioze. Me financat do keni fat dhe do bëni shpenzimet që keni menduar. Më në fund do ndiheni të qetë nga kjo anë. Nëse hani pa pushim dhe nuk kujdeseni për shëndetin do keni mjaft probleme. Në planin profesional, Saturni do ju bëjë më të përgjegjshëm. Do ju ofrohen mundësi të mira të cilat edhe pse mund t’iu lodhin pak do iu sjellin përfitime të mëdha. Gjithçka do shkojë më mirë sesa ju mendonit. Marrëdhënia me familjarët do jetë më harmonike.

mund të tentoni. Financat do jenë në favorin tuaj. Duhet thjesht të keni pak më kujdes me shpenzimet dhe gjithçka do shkojë për mrekulli. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Do ndiheni të lodhur dhe mund të keni shqetësime. Në punë asgjë nuk do ju duket e pamundur. Do harxhoni shumë energji dhe do këmbëngulni për të arritur majat. Në familje do keni disa probleme që duhet t’i zgjidhni.

sesi të organizoni buxhetin dhe të keni ndonjë rritje të të ardhurave. Shëndeti do jetë më i mirë. Ata që vuanin nga hipertensioni dhe ndiheshin të lodhur do e kalojnë këtë periudhë. Në punë do filloni të planifikoni të ardhmen. Ambiciet do ju bëjnë të arrini shumë shpejt qëllimin që i kishit vënë vetes. Familja do jetë e qetë.

Peshorja

Saturni do ju ndihmojë ta thelloni edhe më tepër marrëdhënien me partnerin. Si njëri edhe tjetri do jeni shumë besnikë dhe asnje person nuk do ju tundojë. Gjatë kësaj jave beqarët do flirtojnë së tepërmi por do kenë vetëm aventura pa të ardhme. Gjithsesi nëse ndiheni mirë

Situata do të përmirësohet gjatë kësaj jave për jetën tuaj në çift. Do kaloni momente shumë të këndshme me atë që dashuroni dhe do e keni më të lehtë të shprehni atë që ndjeni. Ju beqarë do keni mjaft takime, por nëse doni të krijoni një lidhje serioze që të zgjasë, duhet ta mendoni mirë çdo detaj. Financat do fillojnë të stabilizohen dhe ju do ndiheni më të qetë. Shmangni sa të mundni shpenzimet e pakufishme. Fizikisht do ndiheni mirë dhe do keni më tepër imunitet. Në punë do keni mjaft konkurrencë, por falë këmbënguljes dhe energjisë që do shpenzoni do ia dilni t’i “mundni” të gjithë dhe të dilni ju fitimtarët. Në familje mund të lindë tension dhe debat.

Ujori

Çdo tabu apo frenim që kishit në çift do të bjerë si me magji gatë kësaj jave. Përfitoni nga kjo situatë pa hezitim dhe frikë. Personat më të rinj do i tërheqin së tepërmi beqarët. Nëse doni të krijoni lidhje me dikë, sigurohuni fillimisht nëse edhe ai ju pëlqen apo thjesht ju do për interes. Në planin financiar Urani do sjellë disa turbullira. Nëse keni për të marrë vendime të rëndësishme bëjeni pasi të konsultoheni me ekspertë. Do jeni dinamikë si në planin fizik edhe në atë moral. Ata që kanë pasur shqetësime do të ndihen më të qetë këtë javë. Në punë do jeni edhe më të motivuar. Do u jepni shumë rëndësi projekteve që keni në dorë dhe do bëni mirë. Familja mirë.

Peshqit

Është Venusi planeti që do kujdeset për jetën tuaj sentimentale sot dhe do ju premtojë momente të mrekullueshme pranë partnerit. Bashkëpunimi do jetë edhe më i madh. Beqarët jo vetëm që do kenë takime por edhe disa nga dëshirat më të zjarrta do mund t’iu realizohen. Organizohuni më mirë në planin financiar që t’i bëni ballë pengesave që do ju dalin. Mos merrni hua sepse do ishte një gabim tejet i madh. Shëndeti më në fund do ekuilibrohet. Ata që janë të sëmurë do gjejnë mjekimin e duhur dhe deri në fund të javës do shërohen. Përsa i përket karrierës pritet që ajo të marrë udhën e duhur. Mos hezitoni të ndermerrni edhe sfida të reja. Jeta familjare do jetë e qetë.


bota

»

• E hënë 7 maj 2012

s p e c i a l e

B

ota ashtu siç e njohim sot, është projektuar në pjesën më të madhe në vitet dyzetë, në një vend pakëz të marrë ku mund të të ndodhte që të përplaste një shkencëtar që nxitonte me motocikletë: ishin laboratorët e Bell të Murray Hill (New Jersey) dhe gjeniu që nxitonte me motocikletë ishte Claude Shannon. “Nëse kemi kompjuterë, cd, dvd, e mp3 i detyrhemi atij: Shannon ishte i pari që mendoi se të gjithë informacionet mund të reduktohen në sekuenca bitësh dhe që 0 dhe 1-shat janë të asociueshëm me gjendjen “fikur” dhe”ndezur” në qarqet elektrikë”, shpjegon Jon Gertner, gazetar i New York Times dhe autor i një libri për të cilin flitet shumë në SHBA, The Idea Factory: Bell Labs and the Great Age of American Innovation). Gertner rindërton historinë e qendrës së kërkimeve ku, mbi të gjitha mes viteve 1925 dhe 1984 u ndërtua e ardhmja e botës: “Pa laboratorët Bell nuk do të kishim elektronikë: tranzistori u realizua aty në dhjetor të vitit 1947”. Në po të njëjtin muaj, një punëtor me emrin Doug Ring, në një memorandum të titulluar “Telefonia e lëvizshme: mbulimi i zonave të mëdha”, sugjeroi një sistem radiofonie të formuar nga shumë antena me fuqi të ulët të vendosura përgjatë një rrjeti hekzagonal, domethënë embrioni i telefonisë celulare. Bill Gates ka thënë që, po të kish patur një makinë të kohës, destinacioni i tij i preferuar do të kish qenë ai muaj, ai vit, ata laboratorë. Sekreti i laboratorëve Bell? Monopoli i telekomunikacionit në kompaninë AT&T që mbulonte 90 për qind të territorit amerikan dhe i bënte Laboratorët Bell qendrën e kërkimit më të financuar të të gjithë kohëve. Në fakt, kur në vitin 1984 AT&T u nda pas ndërhyrjes së antitrustit të SHBA në disa kompani, dhe laboratorët Bell u ridimensionuan shumë, patën më pak financime dhe projektet e tyre u bënë më pak ambiciozë krahasuar me ata të epokës së artë. ‘Në atë epokë, shkencëtarët e Laboratorëve Bell mund t’u dedikoheshin projekteve shumë afatgjatë, gjë që sot është e rrallë. Studiuesit në universitete të llojit nuk punojnë mbi probleme praktikë, siç bënin shkencëtarët e Laboratorëve Bell. Dhe kërkimet privatë punojnë vetëm për gjëra që sjellin të ardhura ekonomike afatshkurtëra”, shpjegon Gertner. “Sot, prototipi i shpikësit që punon në Sillicon Valley është i ri në moshë, orientuar nga

13

koment 1789-1848, Luftërat për liri nisi me Bastijën »16

Flijime çnjerëzore apo Helena e Trojës Viti 1789 dhe shpresat e humbura

»14

»17

BELL LABS Fabrika që krijoi botën moderne

Tranzistorë, radarë, kompjuterë, bateri diellore... Pothuajse të gjithë pajisjet e sotme hi tech kanë lindur në laboratorët e New Jerseyt. Ku, sic tregohet në një libër, studiuesit kishin gjeninë, kohën, paratë. Dhe ironinë

programet kompjuterikë, në gjendje të lëvizë me shpejtësi duke u mbështetur tek Venture Capital. Siç ka thënë Mark Zuckerberk në lidhje me qasjen e Facebook ndaj inovacionit: ‘Lëviz me shpejtësi dhe prishi gjërat që lë pas”. Ndërsa Laboratorët Bell ishin të formuar nga njerëz që reflektonin dhe ndërtonin. “Si Clinton J. Davisson, shkencëtar në mërgim të cilit ishte e pamundur t’i ngarkoje studime që nuk përkonin me interesin e tij të pastër kërkimor. Fitoi Çmimin Nobel për zbulimin e natyrës me valë të materies”, thotë Gertner. Ndërsa James Fisk ishte 30 vjeç kur, në vitin 1940, iu besua drejtimi i projektit për prodhimit të radarit për

ushtrinë. “Qeveria vuri 3 miliardë dollarë për radarin dhe 2 miliardë për bombën atomike, dhe janë të shumtë ata që thonë se radari fitoi luftën, ndërsa bomba atomike e përmbylli. Barra nuk e vuri përfund Fiskun, që në hapësirat e mëdha të Laboratorëve Bell luante sikur zbriste shkallë imagjinare prapa tryezave të punës, me një lojë të muskujve të këmbëve”. Pastaj ishte William Shockley, fitues i Çmimit Nobel në 1947 për tranzistorin. “I apasionuar pas lojërave prej prestigjatori, në mbledhjet më të tensionuara bënte të shfaqeshin nga asgjëja topa, apo tufa me lule”, rrëfen Gertner. Në vitin 1940 iu ngarkua nga qeveria detyra që

të studiuonte nëse mund të kishte një përdorim për luftë të uraniumit. Bëri llogaritë e tij në bashkëpunim me Fisk dhe u përgjigj se me uraniumin në gjendje natyrore nuk mund të bëhej shumë, por po të bëheshin bashkë pirgje uraniumi të përgatitur në mënyrë speciale mund të krijohej një reaksion. Qeveria nuk i lejoi që të patentonte atë që kishte ideuar, domethënë reaktorin bërthamor, për arsye se Enrico Fermi kishte mbërritur tashmë në të njëjtat konkluzione”. Më pas, emri i Shockley rikthehet tragjikisht në histori: ishte ai që prodhoi vlerësimet për humbjet e ushtrisë në rast të pushtimit të Japonisë, që e shtyu Trumanin të përdorte armën bërthamore. Por gjith-

monë nga Laboratorët Bell erdhi edhe shfrytëzimi i energjisë diellore. Bateria e parë diellore me silikon i përket vitit 1956: Pearson, Fuller dhe Chapin arritën të ushqejnë një telefon për gjashtë muaj. Por kushtonte shumë. Kush janë sot trashëgimtarët e laboratorëve Bell? “Janelia Farm, kampus për kërkimet biomjekësore e Howard Hughes Institute në Uashington, inauguruar në vitin 2006, ka financime disa miliardë dollarëshe dhe është ndërtuar sipas modelit të laboratorëve Bell, me 400 studiues të cilëve u është dhënë liri maksimale”, shpjegon Gertner. “Pastaj është Google, ku inxhinierët mund t’i dedikojnë 20 për qind të

kohës së tyre projekteve personalë, si dhe një divizion, Google X, që studion ide të së ardhmes, si automjete pa shofer, ashensorë për hapësirën apo robotë që shkojnë në zyrë në vendin tonë. Së fundi, vende si Mit, apo Universiteti i Stanford janë ngahera djepër të mrekullueshëm për inovacionin”. Por është kombinimi i gjeniut, studimit dhe ironisë së Bell që ndoshta nuk do të rikthehet kurrë më. Mjafton të mendosh Makinën e Fundit të realizuar nga Shannon: një trung me një telekomandë për ndezje/fikje. Po ta aktivizoje, trungu hapej dhe prej aty dilte një krah mekanik. I cili e çonte sërish telekomandën tek “fikur” dhe tërhiqej pastaj i kënaqur.


14

« bota

K

rejt papritur, ferri. Në një të shtunë të nxehtë të majit, në orën 17:56 një shpërthim ka shkatërruar autostradën që lidh aeroportin e Punta Raisi me Palermon, pranë rrugëdaljes për në Capaci: 5 kuintalë tritol shkatërrojnë 100 metra asfalt dhe bëjnë të fluturojnë automjtetet e blinduara. Vdes Giovanni Falcone, magjistrat simbol i luftës kundër mafias. Është 23 maji 1992. 19 korrik, 57 ditë më vonë. Magjistrati Paolo Borsellino, i angazhuar bashkë me Falconen në luftën kundër bandave, shkon të takojë nënën e tij në rrugën Mariano D’Amelio, në Palermo. Në orën 16:58 një tjetër shpërthim i tmerrshëm: këtë herë në mes të qytetit. Skena që shfaqet përpara punonjësve të ndihmës së shpejtë është shkatërrimtare. Ditët që pasojnë janë plot konvulsione. Familja Borsellino, në polemikë me autoritetet, nuk pranon funeralet shtetërorë. Nuk e do paradën rituale të politikanëve. Dhe në ceremonitë e varrimit të agjentëve që e shoqëronin një kontestim i fuqishëm drejtohet për nga drejtuesit institucionalë. Presidenti i ri i Republikës, Oscar Luigi Scalfaro mezi nxirret nga katedralja e Palermos, me shefin e policisë Vincenzo Parisi që i shërben si mburojë. Kanë kaluar 20 vite e megjithatë zbulime të rinj kanë hedhur kohët e fundit rreze drite mbi këto ngjarje, për të cilat nuk ka ende një qartësi të plotë. Po cilët ishin dy magjistratët simbol që sakrifikuan jetën në shërbim të shtetit? Dhe përse u vranë në mënyrë kaq brutale? Në lagjen arabe Jetët e Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos rezultojnë të kryqëzuara që në fillim. Të dy lindën në Palermo: Giovanni në 20 maj 1939, Paolo 8 muaj më vonë, në 19 janar. Dhe të dy u rritën në Kalsa, lagja e vjetër me origjinë arabe e Palermos, zonë profesorësh, tregtarësh dhe eksponentësh të borgjezisë së mesme. Banonin disa dhjetëra metra distancë nga njëri tjetri dhe ishin miq që fëmijë: shkonin shpesh të luanin në sheshin Magione. Në jetën e vogëlushit Giovanni ishin shkolla, Aksioni katolik dhe pak argëtim. Për të atin, një njeri shumë i rreptë, udhëtimi dhe festat nuk ekzistonin. “Im atë qëndronte shumë në shtëpi”, rrëfente Falcone në librin e Francesco La Licata “Historia e Giovanni Falcone”. “Për të ishte motiv krenarie fakti që nuk kish pirë asnjëherë në bar as edhe një filxhan kafe”. Edhe e ëma ishte “një grua energjike dhe autoritare. Nëse merrja 7 apo 8, konsideroheshin nota të këqia”. Ndërsa në shtëpinë Borsellino, ambienti ishte më i gjallërishëm: kishte shpesh miq që vinin të vizitonin dhe diskutohej për librat dhe për filozofinë. Në shkollë, Paolo nuk gabonte as edhe një herë. Në greqisht merrte 10 dhe zgjohej që në 5 të mëngjesit për të studiuar, dhe kujtesa e tij e jashtëzakonshme bënte pjesën tjetër. Prindërit e tij kishin një farmaci në Via della Vetreria. Edhe për këtë arsye i ati ishte një autoritet në lagje. I njëjti liçe, e njëjta diplomë Giovanni dhe Paolo frekuentonin të dy liceun klasik. Për të parin, shkollat e mesme ishin veçanërisht të rëndësishme: falë profesorit të tij të historisë dhe filozofisë, Franco Salvo, mësoi që t’u shpëtojë dogmave dhe të kultivojë dyshimin, deri sa braktisi ritin e meshës të së dielës me të ëmën. Pas maturës, hyri në Akademinë ushtarake në Livorno, më pas e rimendoi dhe u rregjistrua në Jurisprudencë. Ndërsa Borsellino iu fut menjëherë studimeve të ligjeve, por ndërkohë që frekuentonte universitetin i vdiq i ati dhe kushtet ekonomike të familjes së tij u përkeqësuan. Pavarësisht vështirësive, në moshën 22 vjeç u diplomua me nota maksimale. Edhe Falcone u diplomua me vota maksimale. Një vit më vonë u njoh me një grua me emrin Rita: ishte dashuri me shikim të parë dhe menjëherë më pas erdhi martesa. Hapat e parë të karrierës Falcone i hodhi në Lentini (Sirakuzë) si pretor, për t’u transferuar më pas në vitin 1966 në Trapani, ku qëndroi për 12 vjet. Kështu, pak nga pak magjistrati filloi të hyjë në kontakt me realitetin e mafias. Ende nuk ishte i detyruar të jetonte me shoqërues, kështu që gjente kohë t’u dedikohej disa aktiviteteve sociale. Përsëri bashkë Ndërkohë, Paolo kishte nisur karrierën e tij në Gjykatën Civile të Enna. Në vitin 1967 mori

E hënë 7 maj 2012 •

&

GIOVANNI FALCONE PAOLO BORSELLINO

Mes jetës dhe vdekjes

detyrën e parë drejtuese – pretor në Mazara del Vallo – dhe në dhjetor 1968 u martua me Agnese Piraino Leto, me të cilën pati tre fëmijë. Në vitin 1969 u transferua në Monreale, pranë Palermos, ku punoi krah për krah me kapitenin e karabinierëve, Emanuele Basile. Por, ky i fundit u vra nga mafia në vitin 1980. “Më vranë një vëlla”, do të thoshte Borsellino në atë rast dhe iu fut punës për hetimin e vrasjes. Ndërkohë, Falcone ishte transferuar edhe ai në Palermo, ku punoi në procesin ndaj ndërtuesit Rosario Spatola, i akuzuar për lidhje mafioze. Pikërisht në këtë mënyrë, dy miqtë e vjetër u vunë sërish në kontakt dhe nisën të shkëmbejnë informacione për hetimet e tyre. Procesi Spatola nxorri në dritë cilësitë e Falcones, që

shoqëroi procesin me hetime bankare dhe të kompanisë: një metodë hetimi e re që do të rezultonte shumë efikase. “Viddan”-ët e Korleones Situata në Palermo po pësonte një ndryshim të shpejtë. Falcone kishte kuptuar që shpesh të hetuarit dhe pjesëtarët e bandave nën hetim vriteshin apo zhdukeshin në mënyrë misterioze. Arsyeja? Kishte nisur një luftë mafioze, që mes muajve të fundit të 1981 dhe muajve të parë të 1982 shkaktoi në kryeqendrën e Siçilisë një të vdekur në çdo tre ditë. Në fund, viktimat ishin afro 1200, një shifër prej lufte civile, gjë që reduktoi jo pak radhët e bandave armike të bosit të bosëve, Toto Riina. U zbulua në fakt që prapa

vrasjeve ishin “viddan”-ët (dmth fshatarët) e Korleones, pothuajse 70 vetë që vinin nga fshati pranë Palermos. Dhe Riina ishte kapoja i tyre. Për Giuseppe Ayalan, gjykatës i maksiprocesit suksesi kriminal i Riinas ishte “frut i dhunës së jashtëzakonshme që ai përdorte: e paprecedentë edhe për Cosa Nostran”. “Lufta” përfundoi në 1983, por që një vit më herët dhuna e korleonezëve ishte drejtuar për nga shteti: mëngjesin e 30 prillit 1982, Pio La Torre, sekretar rajonal i partisë komuniste dhe anëtar i komisionit antimafia u vra në Palermo, ndërkohë që hipte në makinën e tij pranë ndërtesës së partisë. Për t’iu kundërpërgjigjur dhunës mafioze, qeveria dërgoi në Siçili si prefekt antimafia gjeneralin e karabinierëve, Carlo Alberto Dalla Chiesa, protagonist i luftës antiterrorizëm ndaj Brigadave të Kuqe. Për Cosa Nostran ishte një kërcënim serioz. Kështu, në 3 shtator, edhe Dalla Chiesa u vra në Palermo bashkë me të shoqen Emanuela Setti Carraro. Pamjet e trupave të tyre mbi njëri-tjetrin, të bërë shoshë nga plumbat kanë mbetur përgjithnjë në mendjen e shumëkujt. Dhe në vendin e atentatit


bota • E hënë 7 maj 2012

»

15

Por lufta ndaj mafias është ende e gjatë. E demonstrojnë zbulimet e fundit për atentatet në rrugën D’Amelio. Në 8 mars u kryen 4 arrestime: 3 u erdhën në burg krerëve të mafias Salvino Madonia (konsideruar një nga porositësit), Vittorio Tutino dhe Salvatore Vitale (të konsideruar të dy pjesëtarë të skuadrës që kreu atentatin). Një i katërt goditi Calogero Pulcin, i akuzuar për deklarata false. Me rrëfimin e tij ka kontribuar në ekzaminimin e bërë prej një tjetër të penduari fals, Vincenzo Scarantino. Siç shihet, mjergulla në Siçili është ende shumë e trashë cones për të riorganizuar luftën ndaj Cosa Nostras. Ndërkohë, Paolo Borsellino ishte rikthyer në Palermo si prokuror dhe me një rol drejtues në hetimet antimafia.

u shfaq një pusullë: “Këtu vdes shpresa e palermitanëve të ndershëm”. Lind grupi antimafia Vrasja e gjeneralit Dalla Chiesa ishte vetëm një fazë e strategjisë së Toto Riina, i cili kërkonte përballjen frontale me shtetin. Në 29 korrik 1983 erdhi hapi tjetër: një autobombë vrau Roço Chinnicin, shef i zyrës së arsimit në Palermo. Për ta zëvendësuar, Këshilli i Larftë i Magjistraturës zgjodhi Antonino Caponnetton, 63 vjeç. Siçilian nga Caltanissetta, Caponnetto e la familjen në Firence për t’iu nënshtruar një jete në izolim mes kazermës së Guardia di Finanzas dhe zyrës së tij. Magjistrati nuk kishte përvojë në proçeset e mafias, por ishte i njohur serioziteti i tij profesional. Falcone e thirri menjëherë për t’i thënë që të nxitonte për në Palermo. “Ajo që më bëri përshtypje nga telefonata e Giovannit”, do të rrëfente Caponnetto në librin e tij “Në tokën e të pafeve”, të Alexander Stille, “ishte toni absolutisht konfidencial dhe miqësor që përdorte ndaj meje. Sikur të njiheshim prej një jete, e në fakt nuk njiheshim aspak”. Caponnetto u vetëdijësua për domosdoshmërinë e ndërtimit të një grupi magjistratësh për të ndarë kështu risqet e secilit si dhe për të patur një vizion të bashkuar për fenomenin mafioz. I pari që u zgjodh ishte pikërisht Falcone, i cili që në atë kohë ishte tashmë një protagonist i luftës kundër Cosa Nostras. Më pas erdhi Giuseppe Di Lello Finuoli, i cili kishte një farë përvoje në proceset kundër mafias dhe kishte qenë nxënës i Roço Chinnicit. Me këshillë të Falcones, u zgjodh edhe Borsellino. Dhe pak kohë më vonë grupit iu shtua edhe Leonardo Guarnotta, një prej prokurorëve me më shumë vite përvojë. Moment magjik Grupi nisi të punojë me një ritëm të lartë, ndërkohë që po afrohej sezoni i të penduarve. Duke filluar nga Tommaso Busceta, “don Masino” i cili në luftën e nisur nga Toto Riina kishte humbur dy djem, një vëlla, një dhëndër, një kunat dhe katër nipër. Trafikant droge, ai u largua për në Brazil ku u arrestua dhe u ekstradua në Itali. Filloi të bashkëpunojë, por kërkonte të fliste vetëm me numrin një të grupit palermitan: Giovanni Falconen. Busceta deklaroi se i besonte vetëm atij dhe zëvendëskuestorit, Gianni De Gennaro. Dhe i tha Falcones, siç do të rrëfente vetë magjistrati në librin “Cose di Cosa Nostra”: “Po ju paralajmëroj, Z. Gjykatës. Pas kësaj seance pyetjesh ju do të bëheni një njeri i famshëm. Por do të kërkojnë t’ju shkatërrojnë fizikisht dhe profesionalisht. Mos harroni që hesapi që keni hapur me Cosa Nostran nuk do të mbyllet asnjëherë. Vazhdoni të dëshironi të më merrni në pyetje?” Falcone e mori në pyetje dhe Busceta u përgjigj: rezultati, në 29 shtator 1984 u lëshuan 366 mandat-arreste. Në po të njëjtin libër, Falcone nxjerr në pah rëndësinë historike të rrëfimeve të Buscetas: “Përpara tij, nuk kishim as edhe një ide sipërfaqësore të fenomenit mafioz. Me të, nisëm të hedhim sytë brenda tij. Na ka ofruar konfirmime të shumta për strukturën, teknikat e rekrutimit, funksionet e Cosa Nostras. Por mbi të gjitha na ka dhënë një vizion global, të gjerë, me rreze të gjata për fenomenin”. Ishte momenti magjik i grupit të magjistratëve. “Mes shtatorit 1984 dhe majit 1985 kishim maksimumin e tensionit dhe mbështetjes”, do të kujtonte Borsellino në librin “Të çarmatosurit”, të Luca Rossit. “Ndihej një atmosferë e veçantë konsensusi edhe mes kolegëve të Pallatit të Drejtësisë. Mjaftonte të hapje gorë dhe ministri të jepte gjithçka: avionë, sekretari, materiale”. Salla bunker ku do të zhvillohej maksiprocesi u ndërtua brenda një viti. Me shpenzimet e veta Por ndërkohë, në hije, Toto Riina po përgatiste një verë të përgjakshme. Në 28 korrik 1985 u vra Beppe Montana, shef në policinë e Palermos, dhe pak ditë më vonë Ninni Cassara, zëvendës drejtor i skuadrës së lëvizsshme dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Falcones. “Vranë Cassaran”, do të thoshte Borsellino, “dhe u kuptua

që skuadra e lëvizshme nuk ekzistonte, që nuk ishte një strukturë, por një angazhim i disa pak vetëve. Puna e Cassaras dhe e jona ishte tashmë maksimumi që shteti donte të bënte”. Frika nga atentate të tjera ishte e madhe. Dy magjistratët, me familjet respektive, u transferuan me shpejtësi në Asinara, ishulli-burg në veriperëndim të Sardenjës, për të përfunduar padinë për maksiprocesin, e cila u depozitua në 8 nëntor të po atij viti. Në fund të asaj periudhe, që zgjati 33 ditë, shteti pati guximin t’u paraqiste magjistratëve llogarinë e qëndrimit: “Përpara se të shkonim na bënë të paguanim 415 800 lireta, 12 600 lireta në natë”, do të zbulonte atëherë Borsellino në librin e Rossit. Ishte një prej momenteve më të hidhura për dy magjistratët. Jo vetëm. E tronditur nga ngjarjet, Lucia vajza 15-vjecare e Borsellinos u godit nga një formë e rëndë anoreksie që e çoi të peshojë vetëm 30 kilogramë. Gjyqi Maksiprocesi, me plot 475 të akuzuar ishte sulmi më i madh që i është bërë mafias në historinë e Italisë. Nisi në 10 shkurt 1986. Por në maj Paolo Borsellino u emërua prokuror i republikës në Marsala (Trapani). “Pa Paolon”, kujton Ignazio De Francisci, një prej anëtarëve të rinj të grupit të magjistratëve, “u rrit distanca mes nesh dhe Falcones. Borsellino kishte përvojën profesionale për të folur me të si të barabartë. Në të njëjtën kohë ishte më human, më i ngjashëm me ne”. Maksiprocesi u mbyll në 16 dhjetor 1987, me 360 dënime dhe 114 lirime. Dhe me këtë, Caponnetto konsideroi të mbyllur eksperiencën e tij palermitane. Ishte i sigurtë që vendin e tij do ta zinte Falcone. Por nuk ndodhi. Klima politike ishte e pafavorshme. Në zgjedhjet e qershorit Partia Socialiste kishte dyfishuar votat e saj dhe ministri i ri i Drejtësisë, Giuliano Vassalli ishte deklaruar kundër programit të mbrojtjes së të penduarve. E gjithë kjo pati pasqyrim edhe brenda grupit të CSM, që në 19 janar 1988 emëroi Antonino Melin në krye të zyrës juridike të Palermos. Atë ditë, mosha fitoi mbi përvojën: Meli kishte në fakt shumë pak përvojë në proceset ndaj mafias. Dhe që atë ditë, do të thoshte vetë Caponnetto, “Falcone filloi të vdesë”. Fundi i grupit Meli filloi menjëherë t’u ngarkojë magjistratëve jashtë grupit hetimet për mafian, dhe në tryezën e Falcones dhe kolegëve të tij nisën të vijnë dosje për vjedhje xhepash, grabitje, gjëra

boshe. Borsellino u përpoq të reagojë, ndonëse punonte në Marsala. Në një intervistë do të thoshte: “I kanë hequr Falcones të drejtën për hetimet e mëdha antimafia. Hetimet e policisë gjyqësore janë bllokuar prej vitesh. Skuadra e lëvizshme e Palermos nuk u rindërtua asnjëherë. Kam përshtypjen se janë manovra të mëdha për të çaktivizuar grupin antimafia”. Falcone ishte gjithnjë e më i izoluar. Një tjetër humbje erdhi kur qeveria emëroi Domenico Sican komisar të lartë pë luftën antimafia, duke refuzuar kandidaturën e tij. Atëherë, Falcone kandidoi për në CSM, por nuk u zgjodh. Letra anonime e akuzonin për një drejtim të diskutueshëm të të penduarit Salvatore Contorno, dhe në qershor 1989 u shmang një atentat kundër tij. Përplasja me Melin arriti nivele shumë të larta në vijim të hetimit për rrëfimet e të penduarit Antonino Calderone: Meli donte ta ndante procesin mes 12 prokurave të ndryshme (sipas kompetencës territoriale) ndërkohë që Falcone këmbëngulte që duhej të merrej grupi antimafia (për të mos shpërndarë hetimet, duke qenë se origjina mafioze ishte unike). Nga Palermo në Romë Edhe një herë fitoi Meli. Ishte fundi i grupit të magjistratëve: Falcone kërkoi të dërgohej në një tjetër detyrë dhe u emërua prokuror i shtuar pranë Prokurorisë së përgjithshme. Mbështeti emërimin e Pietro Giammancos, epror i tij si prokuror i përgjithshëm në Palermo, por prej këtij u mënjanua dalëngadalë dhe u pengua. Në fund Leoluca Orlando, ish-kryebashkiak i Palermos dhe deri atëherë në marrëdhënie shumë të mira me të, e akuzoi se mbante në sirtar prova kundër politikanëve mafiozë. Për Falconen ishte një periudhë shumë e vështirë dhe kështu u maturua zgjedhja që të pranonte propozimin e Ministrit të ri të Drejtësisë, Claudio Martelli, duke lënë Palermon në drejtim të Çështjeve Penale në Romë. Por, në kryeqytet Falcone nuk e ngadalësoi angazhimin e tij kundër mafias. Me një dekret të ideuar prej tij, u rikthyen në burg të dënuarit e Cosa Nostra të liruar prej një vendimi të Corrado Carnevale, president i Seksionit të parë Penal të Gjykatës së Kasacionit, i mbiquajtur “vrasësi i vendimeve”. Për të shmangur ndikimin e këtij të fundit në rezultatin final të maksiprocesit, Falcone ideoi rotacionin e gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Në këtë mënyrë, Carnevale u ngarkua me tjetër detyrë dhe Kasacioni konfirmoio dënimet. Veç kësaj, qeveria miratoi një plan të Fal-

Hakmarrja I mundur në maksiproces, Toto Riina kërkonte të hakmerrej, si fillim ndaj atij që nuk i kishte garantuar pandëshkueshmërinë: në 12 mars 1992, në Mondello, plazhi i palermitanëve, u vra Salvi Lima, kreu i rrymës andreotiane në Siçili. Ishte hapi i parë drejt masakrës së Capacit në 23 maj, ku humbën jetën, veç Falcones, edhe bashkëshortja Francesca Morvillo – me të cilën ishte martuar në 1986, pas divorcit me Ritën – dhe tre shoqërues. I vetëm, i lënduar nga vdekja e mikut të tij, i penguar nga kreu i prokurorisë palermitane Giammanco, në dy muajt që pasuan Borsellino punoi me një intensitet të lartë. Dëgjoi të penduar të rëndësishëm, udhëtoi vazhdimisht – ai që kishte frikë nga avioni – dhe pati një takim, prej të cilit doli i shqetësuar, me Ministrin e Brendshëm, Nicola Mancino, i cili megjithatë ka thënë gjithmonë se nuk e mbante mend atë bisedë. Ndërkohë, prapa kuintave qarkullonte një dokument me të cilin Toto Riina i drejtonte 12 kërkesa shtetit. Shkonte që nga rishikimi i vendimit të maksiprocesit deri tek anulimi i 41 bis (një nen i ligjit për burgimin e rëndë të mafiozëve), e deri tek reforma e ligjit për të penduarit. Borsellino ishte paralajmëruar për tratativat e Liliana Ferraros, e cila kishte zëvendësuar Falconen në drejtorinë e Çështjeve Penale në ministri, dhe sigurisht që iu kundërvu, duke firmosur kështu dënimin e vetvetes me vdekje. Një mur për t’u shembur E tija, siç kanë treguar disa të penduar, ishte një vdekje e programuar prej kohësh, por e përshpejtuar me një kujdes të pabesueshëm. Sepse Toto Riina kishte thënë: “Duhet shembur një mur”. Dhe ai mur ishte Paolo Borsellino. “Koha e atentatit u ndikua sigurisht nga ekzistenca dhe nga evolucioni i të ashtuquajturës tratativë mes njerëzve të institucioneve dhe Cosa Nostras”, do të shkruhej në akuzën ndaj të paditurve për atentatin që do të përmbyllej pas katër vitesh hetime. Tradhëtia e një gjenerali të karabinierëve, mik i tij, e tronditi magjistratin, që e dinte se po shkonte drejt vdekjes. Sipas kolonelit të karabinierëve Umberto Sinico, Borsellino kish lënë që të lihej një “e çarë” në sigurinë e tij, pasi përndryshe do të goditej familja e tij. Në 13 korrik, i dëshpëruar do të deklaronte: “E di që ka mbërritur tritoli për mua”. Ndërsa të shoqes, Agnese, i tha: “Mafia do të më vrasë kur ta vendosin të tjerët”. Dhe në datën 17, mes habisë së të gjithëve, përshëndeti një nga një kolegët duke i përqafuar. Në 19 korrik bënte shumë nxehtë në Palermo. Magjistrati vendosi të shkojë të takojë nënën në rrugën D’Amelio. Dy minuta para orës 17.00, shpërthimi i autobombës që vrau atë dhe pesë shoqërues u dëgjua në të gjithë Palermon. “Gjithçka ka mbaruar”, ishte komenti i Antonino Caponnettos. Dorëzim? Asnjëherë Por vetë Caponnetto, në vitet e fundit të jetës së tij, udhëtoi nëpër Itali për të rrëfyer në shkolla historinë e dy heronjve të tij, duke pohuar: “Betejat tek të cilat beson nuk janë asnjëherë beteja të humbura”. Sot, Toto Riina dhe Bernardo Provenzano janë në burg. Korleonezët janë zbutur. Por lufta ndaj mafias është ende e gjatë. E demonstrojnë zbulimet e fundit për atentatet në rrugën D’Amelio. Në 8 mars u kryen 4 arrestime të reja: 3 u erdhën në burg krerëve të mafias Salvino Madonia (konsideruar një nga porositësit), Vittorio Tutino dhe Salvatore Vitale (të kosnideruar të dy pjesëtarë të skuadrës që kreu atentatin). Një i katërt goditi Calogero Pulcin, i akuzuar për deklarata false. Me rrëfimin e tij ka kontribuar në ekzaminimin e bërë prej një tjetër të penduari fals, Vincenzo Scarantino. Siç shihet, mjergulla në Sicili është ende shumë e trashë. Luigi Ferro


16

« bota

E hënë 7 maj 2012 •

ARKIMEDI Frymëzimi tek numrat

Ë

shtë viti 212 para Krishtit në Sirakuzë, një prej polisëve më të pasur të Mesdheut, i është vënë zjarri e flaka nga romakët e komanduar nga konsulli Marco Claudio Marcello. Urdhërat janë të qartë: Marcello dëshiron të ketë me çdo kusht njeriun më të famshëm të qytetit, atë Arkimedin gjenial që e ka bërë aq shumë të mendohet duke i përdorur kundër makineri diabolike lufte. Dhe e do të gjallë. Matematicienin e moshuar e gjen një ushtar, i cili i kërkon ta ndjekë pas. Sipas legjendës, studiuesi është duke reflektuar mbi figura gjeometrike që i ka vizatuar mbi rërë: “Noli, obsecro, istum disturbare”, i thotë. (“Të lutem mos e shkatërro këtë projekt”). Ushtari e humbet durimin, dhe duke shkelur edhe urdhërat që ka marrë, e qëllon me shpatë. Përfundon kështu, në mënyrë tragjike, jeta e Arkimedit të Sirakuzës matematicieni më i madh i lashtësisë, studimet e të cilit mbi spiralet, mbi pasqyrat dhe levat – për të dhënë disa shembuj – janë edhe sot e kësaj dite burim frymëzimi për shkencëtarët dhe inxhinierët në të gjithë botën. Bir shkencëtari Nëse veprat e gjeniut të Sirakuzës janë të pavdekshme, ngjarjet e jetës së tij janë pothuajse të gjitha të mbështjella me mister, aq sa episodi për të cilin ekzistojnë më shumë lajme është pikërisht vdekja. Për të, megjithatë, historianët vazhdojnë të investigojnë: sipas një teze të kohëve të fundit, nuk u shkaktua nga zelli i tepruar i një ushtari, por ishte frut i një përllogaritjeje politike. Dhe për të kuptuar motivin, duhet që të shikohet që nga fillimi jeta e gjeniut të Sirakuzës. Siç tregon ai vetë në librin e tij Arenario, në bazë të rindërtimit të filologut gjerman Friedrich Blass, Arkimedi ishte një bir shkencëtari: lindi në vitin 287 para Krishtit në Sirakuzë nga një astronom me emrin Fidia. Jetoi kështu në shekullin që njohu shkëlqimin më të madh të helenizmit, epoka e nisur në 323 para Krishtit me vdekjen e Aleksandrit të Madh dhe që përfundoi me betejën e Aktiumit në vitin 31 para Krishtit, kur Oktavian Augusti mposhti Antonin dhe Kleopatrën duke inkorporuar Egjiptin, i fundmi shtet pasardhës i perandorisë së madhe greqishtfolëse krijuar nga luftëtari maqedonas. Sirakuza, e krijuar në 734 para Krishtit nga kolonët e

Korintit, ishte atëherë një monarki: në kohën e Arkimedit qeverisej nga Geroni II, i hipur në fron në 720 para Krishtit, në fillim i vetëm e më pas që nga 240, nën shoqërinë e të birit Geloni II. “Për jetën e shkëncëtarit, për të cilin Plutarku na thotë se ishte i afërm e këshilltar i sovranëve të tij, kemi shumë pak të dhëna të sigurta”, shpjegon Lorenzo Braccesi, docent i historisë greke në Universitetin e Padovës. “Nga Diodor Sikuli (historian i shekullit I) mësojmë se u transferua në Aleksandrinë e Egjiptit rreth vitit 243 para Krishtit dhe që u kthye në Sirakuzë në 240, kur Georni nuk kishte më tashmë ekskluzivitet mbi pushtetin”. Në transfertë Pikërisht në Egjipt Arkimedi u projektua për t’u ngjitur në skenën intelektuale të Mesdheut, direkt nga skena e privilegjuar e Museion (qendër e rëndësishme e kërkimit shkencor në Aleksandri) dhe Bibliotekës së themeluar në shekullin III para Krishtit. “Është e vërtetë që shkencëtari shkoi në Aleksandri për arsye studimesh”, thotë Braccesi. “Por ndoshta ishte transferuar pas një ftohje të marrëdhënieve me Geronin, që nga burimet është përshkruar si një despot”. E sigurtë është që udhëtimi ishte dobiprurës. Të gjithë veprat që i janë atribuar – nga studimet për rrethin, spiralet dhe parabolat, deri tek ata për sferat dhe poliedrët – Arkimedi i prodhoi në fakt, pas rikthimit në atdhe. Këtu jetoi 30 vitet e fundit të jetës, duke mbetur në kontakt epistolar me miqtë e njohur në Egjipt, si gjeografi Eratosten i Cirenës dhe nxënësit e matematicienit Conone i Samos, vdekjen e parakohshme të të cilit Arkimedi e ka përmendur në shumë shkrime. Mekanizma të mrekullueshme! Sirakuza, edhe pse nuk mund të rivalizonte me Aleksandrinë, i vetmi vend ku Arkimedi mund të gjente bashkëbisedues në lartësinë e tij, ishte një prej qyteteve më të pasur, të kulturuar dhe të populluar të Mesdheut, i barabartë me Athinën dhe Kartagjenën. Kur Geloni II u vu në krah të Geornit II në pushtet, polisi siçilian njohu një prosperitet të jashtëzakonshëm, i destinuar të vazhdojë pa ndërperje deri në 212 para Krishtit. Dhe qershia mbi tortën e oborrit të tij të rafinuar ishte pikërisht

Arkimedi, i cili u shfrytëzua për lavdinë e dy tiranëve dhe për të mirën e komunitetit. Sipas Ateneos, shkrimtar grek që ka jetuar mes shekullit II dhe III pas Krishtit, kontributi i tij i parë gjenial ishte ndërtimi i një mekanizmi për të pompuar ujin e nevojshëm për ujitjen e fushave, duke e zhvendosur nga poshtë lartë: Arkimedi e realizoi duke përsosur një mekanizëm që kishte parë në Egjipt. Kjo shpikje mrekulloi, veç të tjerëve, edhe Galileo Galilein, që e quajti “të mrekullueshme” në librin e tij “Mekanikat”. Dhe gjen sot e kësaj dite zbatime në teknologjinë moderne. Ngritja e superanijes Një tjetër kryevepër e prodhimit shkencor të Arkimedit është parimi i levës. Skematikisht, një levë përbëhet nga një bosht (pikë mbështetje) që e ndan në dy “krahë”. Dhe parimi pohon që, sa më i gjatë të jetë krahu i levës ku ushtrohet forcë, aq më shumë forcë arrin të ushtrojë mbi tjetrin. Arkimedi e demonstroi pub-

likisht parimin me një shfaqje të jashtëzakonshme: përmes një leve të përbërë, arriti përmes duartrokitjeve që të ngrinte një anije të ngarkuar, vetëm me forcën e krahëve të tij. Sipas rrëfimit të Ateneos, bëhej fjalë për Sirakuzian, një prej anijeve më të mëdha të lashtësisë (e gjatë 55 metra) e ndërtuar, me dëshirën e Geornit, nga Arkia i Korinthit nën mbikëqyrjen e vetë Arkimedit. Një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së shkencëtarit i dedikohej megjithatë plotësimit të kënaqësive të tij. Shembulli më spektakolar ishte një planetarium, një sferë qiellore që riprodhonte lëvizjet e diellit, hënës dhe planetëve me një saktësi të tillë saqë demonstronte madje edhe eklipset. Një tjetër shembull është anektoda e kurorës së artë, në vijim të së cilës shkencëtari arriti të formulojë parimin e njohur që ka hyrë në histori me emrin e tij. Mik i tiranit Nuk dihen shumë gjëra në fakt për marrëdhëniet mes

Arkimedit dhe Geornit II, por miqësia që e lidhi me Gelonin II duket e padiskutueshme. E dëshmon fakti që pikërisht për të Arkimedi dedikoi Arenarion, një vepër për studimin e numrave të mëdha dhe në mënyrë të veçantë llogaritjen e sasisë së kokrrave të rërës që nevojiten për të mbushur universin (që sipas dijeve të kohës ishte sfera e yjeve të palëvizshëm). “Mungesa e përmendjes së Geornit në këtë vepër nuk mund të jetë me qëllim”, argumenton Braccesi, “dhe shfaq në fakt një zgjedhje precize mes dy sovranëve që nuk kultivonin orientime të njëjtë politikë: ndërkohë që Geroni ishte një përkrahës pa kushte i aleancës me Romën, Geloni ishte vendosmërisht filo kartagjenas”. Politika e tij martesore në fakt duket një manifest i krenarisë helenistike: në vitin 232 para Krishtit u martua me Nereidën, princeshë bijë e Pirros, një armik i vendosur i Romës dhe pasardhës i Olimpiades, nëna e Aleksandrit të Madh. Sipas Braccesit, Arkimedi ishte më

pranë pozicionit të Gelonit, i cili ishte kundër Romës se sa pozicionit të Geornit. Duar metalike dhe pasqyra Në fakt, që atëherë duhej të ishte evidente kërcënimi që paraqisnin “barbarët” romakë, që pritën vitin 218 për të sfiduar sërish kartagjenasit, njerëz me prejardhje fenikase por me një kulturë greke të pranuar. Në mesin e Luftës së Dytë kartagjenase ishte 15 vjeçari Geronimo, pas vdekjes së babait Geloni në 216 që ndërpreu marrëdhëniet me Romën, për të zgjedhur aleancën me Hannibalin dhe provokuar në 212, si pasojë, ndërhyrjen e konsullit Marcello. Plutarku, libri i të cilit Jeta e Marcellos është burimi ynë kryesor, thotë që gjatë rrethimit, ndaj forcës brutale të Romës Sirakuza e rafinuar nuk mund t’i kundërvihej përveçse me anë të gjenisë së një plaku. Arkimedi iu dedikua kështu krijimit të makinave të luftës, mes të cilave ”Manus Ferrea”, një artilie mekanike në gjendje të sprapste anijet armike dhe pasqyrat konkave me veshje metalike që reflektonin dritën e diellit duke e përqëndruar atë tek armiqtë. Galeni, mjeku i famshëm i shekullit III rrëfen që me këtë mënyrë shkencëtari arriti tu vërë flakën shumë anijeve trirremëshe romake. Por nuk pati shumë vlerë: superfuqia romake ishte shkatërrimtare. Plutarku tregon që pas rënies së qytetit Arkimedi duhet të ketë vdekur si një i pandërgjegjshëm, duke iu lutur një ushtari injorant që të mos shkatërronte projektin e tij – apo ndoshta të paktën ta linte të përfundonte një demonstrim – pa e kuptuar që në këtë mënyrë do ta lodhte, duke u vetëdënuar me vdekje. Po a shkuan vërtetë kështu gjërat? Si mundet që shpikësi i madh të ketë vdekur nga mungesa e një sensi praktik? Sipas Braccesit, realiteti është krejt tjetër: “Në momentin e larjes së hesapeve mes Romës dhe Kartagjenës ishte vetë Arkimedi që këshilloi Geronimon e ri e pa përvojë, që të prishte aleancat e të lidhej me Hannibalin. Marcello, që nuk mund ta injoronte, urdhëroi kështu vdekjen e tij, duke i besuar vrasësit të radhës”. I harruar Eleminimi fizik u pasua me fshirjen nga kujtesa: më pak se një shekull e gjysmë u mjaftoi sirakuzianëve për të harruar krejtësisht Arkimedin, varri i të cilit përfundoi i braktisur jashtë mureve të qytetit. Në vitin 75 para Krishtit atë e identifikoi i riu Ciceron, duke ndjekur treguesit që përmbaheshin në një dokument ku thuhej se bashkë me të ishte varrosur një sferë. Oratori i famshëm i lindur në Arpino, nuk arriti të përmbajë zhgënjimin: “Kështu qytetaria shumë fisnike e Greqisë, dikur vërtetë shumë e fortë, kishte injoruar monumentin e qytetarit të vet të vetëm shumë të mençur, po të mos kish qenë një njeri nga Arpino”. Pra një pasardhës i barbarëve romakë.


bota • E hënë 7 maj 2012

PUTIN President përsëri, në një Rusi “tjetër”

M

ë 7 maj, Vladimir Putin do të kthehet në Kremlin si president i Rusisë. Ai do të marrë drejtimin e një prej ekonomive më të forta të Evropës. Por do të ballafaqohet edhe me një realitetet të ndryshuar politik – një popullatë më të informuar që ka mësuar të ngrejë zërin para udhëheqjes së saj. Kur zoti Putin të kthehet në postin e Presidentit, ai do të trashëgojë një ekonomi që e lakmon një pjesë e mirë e Evropës. Buxheti është i balancuar. Borxhet, inflacioni dhe papunësia janë të ulëta. Rezervat buxhetore janë të larta dhe ekonomia po rritet me mbi 4 për qind – afro 3 herë më shumë se në vendet e Evropës Perëndimore. Por kjo begati varet në masë të madhe nga çmimet e larta të naftës e gazit. Anders Aslund i Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare paralajmëron se zoti Putin duhet të ndërtojë një strategji për ekonominë e vendit dhe të kursejë për një rënie të mundshme të çmimeve të naftës. “Gjatë dy viteve të ardhshme çmimet e naftës do të arrijnë kulmin, ose ndoshta e kanë arritur kulmin në këtë nivel. Pastaj do të stabilizohen, pra Putinit i duhet të bëjë shpenzime të kujdesshme”. Për disa rusë çmimet e larta të naftës dhe gazit kanë sjellë begati. Për të tjerët është thjesht stabilitet ekonomik dhe tani ata po ngrejnë zërin për më shumë liri politike. Gleb Pavlovsky, ish-këshilltar i Kremlinit, thotë se zoti Putin ka tani një Rusi të ndryshme nga ajo e vitit 2008, kur u largua nga presidenca dhe u bë kryeministër. Pavlovsky thotë se Rusia nuk vepron më sikur të ishte monarki. Protestat e dimrit e kanë rrëzuar iluzionin se Vladimir Putin ishte i pagabueshëm. Në përgjigje të protestave të dhjetorit, presidenti Dmitry Medvedev deklaroi reforma politike. Gjashtë muaj më pas, kritikët thonë se një nga reformat, ajo për zgjedhje të drejtpërdrejta për guvernatorët, është ndryshuar dhe tani Kremlini do të ketë të drejtën e vetos ndaj kandidatëve. Një tjetër reformë, ajo që e bën më të lehtë regjistrimin e partive politike, e ka përçarë opozitën në dhjetëra parti të vogla. Konstantin von Eggert, i agjencisë shtetërore të lajmeve Ria Novosti, beson se lëvizjet civile do të tjetërsohen në themelet e një sistemi më të hapur politik në Rusi. “Vala aktuale e protestave erdhi pas një rritje të dukshme të aktiviteteve bamirëse dhe vullnetare, sidomos në qytetet e mëdha gjatë viteve 2006 deri në 2009. Këto akte nuk u kryen me motive politike, por rusët thjesht po ndihmonin personat në nevojë”. Kjo atmosferë po krijon një ndjenjë të fuqizimit të qytetarit që ngre zërin kundër udhëheqjes. Në mes të prillit, zoti Putin shkoi në selinë e parlamentit për të mbajtur fjalimin e fundit si kryeministër. Kur nuk i kushtoi rëndësi një greve urie që po zhvillonte një kandidat për kryetar bashkie, një grup deputetësh të opozitës u larguan nga salla. Dy javë më pas, kandidati ndali grevën pasi autoritetet qendrore pranuan se kishte pasur parregullsi në masë gjatë votimeve në qytetin e tij, Astrakhan. Ndërkaq, në tre qytete të mëdha, kandidatët e opozitës u zgjodhën kryetarë bashkie gjatë dy muajve të fundit. Rusët tani pyesin nëse Vladimir Putin do të tregohet sa duhet elastik dhe për t’iu përshtatur realitetit të ri? Zoti Pavlovsky shpreh parashikimet e tij. Ai thotë se zoti Putin është një ndër politikanët më elastikë që ai ka njohur. Por ai thonë se nëse Putin nuk arrin të krijojë partneritete të

reja dhe të krijojë konsensus të ri politik, Rusia do të ballafaqohet me një krizë politike brenda pak vjetësh. Një temë që i bashkon rusët kundër qeverisë është korrupsioni. Organizata Transparency International e renditi vjet Rusinë në vendin e 143, në një nivel me Nigerinë për nga korrupsioni. Në luftën kundër korrupsionit, një bloger e cilësoi Partinë Rusia e Bashkuar “partia e dallaverexhinjve dhe hajdutëve”. Ky term duket se është përqafuar nga shumë rusë. Tani që Vladimir Putin fillon një mandat të ri gjashtë vjeçar në Kremlin, pyetja që ngrihet është nëse do të jetë ai në gjendje të drejtojë një shoqëri më të hapur dhe më pluraliste ruse. Presidenti Medvedjev në dimër shpalli reforma liberale. Disa prej tyre parlamenti i ka vënë në jetë. P.sh. tani është thjeshtuar themelimi i partive politike. Veç kësaj është rivendosur zgjedhja direkte e guvernatorëve, që Putini i pati shfuqizuar dikur. “Ky nuk është fillimi i një epoke të re, por vetëm një hap i vogël në drejtimin e duhur”, thotë eksperti për Rusinë Schröder për reformat politike. Ai megjithatë është i mendimit, se këto reforma do të zbatohen në mënyrë të tillë, që pushteti i Putinit të mbetet i pacënuar prej tyre. Rreth një muaj para marrjes së postit Putini i prezantoi parlamentit politikën e ardhshme të tij si president. Ai përmendi pesë sfida, që do t’i trajtojë me prioritet. Në radhë të parë për Putinin qëndron zhvillimi demografik i Rusisë. Popullsia e vendit me sipërfaqen më të madhe të globit prej vitesh është në tkurrje. Kreu i ri i shtetit do ta frenojë këtë proces. Të tjera çështje, për të cilat do të kujdeset Putin janë siguria, hapja e vendeve të punës, dhe ekonomia e aftë për konkurrencë si dhe themelimi i një Unioni Euroaziatik me ish-republikat sovjetike. Fakti, që reformat liberale nuk janë pjesë e axhendës së prioriteteve të Putinit, ka një arësye të thjeshtë. “Një president i mirë është ai, që bën atë çfarë pret populli prej tij”, kështu u shpreh Putin përpara rizgjedhjes në një intervistë për televizionin gjerman ARD. Për të kuptuar politikën e Putinit mjafton një vështrim në sondazhe. Dy të tretat e rusëve (66%) presin, që kreu i ri në Kremlin të vazhdojë politikën e deritanishme. Si detyra të rëndësishme të presidentit të ri të pyeturit përmendin hopin ekonomik, luftimin e korrupsionit dhe të varfërisë. Kësisoj kërkesa për më shumë demokraci mbetet si objeksion i një pakice të arsimuar. Mbetet e hapur, se edhe për sa kohë Putin do të mund ta qeverisë Rusinë kundër kësaj pakice gjithnjë e në rritje. Së paku në Perëndim shpresohet për një demokratizim të Rusisë gjatë mandatit të tretë të Putinit. “Unë shpresoj, që pas kaq shumë vitesh në post ai ka përvojën dhe mençurinë, në këtë etapë të zhvillimit ta drejtojë vendin më me forcë drejt një demokracie të vërtetë”, thotë kryetari i komisionit parlamentar për politikën e jashtme në Parlamentin Evropian, Elmar Brok. “Por nëse ai bën gjthçka për të çimentuar postin e tij, atëherë do të vijë një ditë që ai nuk do të mbështetet më nga populli rus”, thotë Brok. Putin, i cili sivjet mbush 60 vjeç, duket se mendon edhe për kohën që i ka mbetur atij. “Në jetën e çdo njeriu vjen një moment, kur nuk ke më nevojë të kapesh pas gjërave të caktuara. Ai mundet dhe duhet të mendojë për fatin e vendit të tij”, është shprehur Putin përpara fillimit të presidencës së tretë të tij. Në jetën e tij ky moment ka ardhur.

Kur zoti Putin të kthehet në postin e Presidentit, ai do të trashëgojë një ekonomi që e lakmon një pjesë e mirë e Evropës. Buxheti është i balancuar. Borxhet, inflacioni dhe papunësia janë të ulëta. Rezervat buxhetore janë të larta dhe ekonomia po rritet me mbi 4 për qind – afro 3 herë më shumë se në vendet e Evropës Perëndimore. Por kjo begati varet në masë të madhe nga çmimet e larta të naftës e gazit

»

17


18

« dossier

E hënë 7 maj 2012 •

Ex katedra, ex libris: Gjendje konfliktuale mendore e Shqipërisë Nga albert kotini

M

(vijon nga numri i kaluar)

und të themi se shoqëritë shqiptare që dolën më vonë, si ato të Bullgarisë dhe të Amerikës, morën nga shqiptarët e Rumanisë vetëm shembullin e moralit. Nga fundi i vitit 1914 shoqëria e Bukureshtit hyn në një fazë të re, duke u nisur nga ndryshimet politike në Shqipëri dhe ngritja e saj në një shtet më vete. U gjykua që më mirë të quhej “Kolonia shqiptare në Bukuresht”. Qeveria rumune e njohu zyrtarisht koloninë shqiptare, sepse i përkiste një Shqipërie të pavarur dhe në këtë mënyrë qeveria e Rumanisë i njohu shoqërisë të drejtën që të japë certifikata për nënshtetësinë shqiptare. Kjo më tepër se mbas turbullirave në Shqipëri dhe shkatërrimit të qeverisë së saj nuk kishte ndonjë përfaqësues në Rumani që të mbroheshin shqiptarët nga shteti i vet. Me të mbaruar Lufta e Parë Botërore shoqëria e kolonisë shqiptare të Bukureshtit luajti rolin e një konsullate. Kështu, “Drita”, që mori emrin “Dituria”, apo “Bashkimi”, që përfundoi në shoqëri të kolonisë, pati vetëm një vijueshmëri: atë kulturore dhe kombëtare, por që në Rumani u quajtën si shoqëri të dorës së dytë, për faktin se pati një aktivitet shumë të shkurtër dhe nuk iu përgjigjën në kohë detyrave që ata i vunë vetes në programin e tyre. - Në revistën “Dituria” të datës 1.12.1926, viti II, nr. 2, nga faqja 50 deri në faqen 67 autori Lumo Skëndo përshkruan të gjithë aktivitetin e shqiptarëve në Rumani me titullin “Shoqëri të dorës së II në Bukuresht”, ndërsa po në këtë revistë më datën 1.01.1927, viti II, nr. 3 jepet i gjithë aktiviteti e shqiptarëve në Rumani nga faqja 87 deri në faqen 100, veprimtarinë e plotë. Në mënyrë përmbledhëse shkruhet: “Shoqëria “Drita” (Lumina), e krijuar më 1 vjeshtë e III, gjendet nën lartësinë hije të madhërisë së tij sulltan Abdyl Hamit Han, mbret i osmanëve. kryetar nderi Nikolla Jonesku, princi Jovan Gjika, dishepuj të nderit Ahmet Zija bej, princesha Helena Gjika, Joan Ballacianu, V. A Urreqi, Leon de Rozni, e dhjetëra emra të tjerë. E vërteta është se shoqërinë “Drita” e përfaqësonte Nikolla Naun Naçua dhe shoqëria mbetet shumë herë vetëm me të derisa vdiq Naçua më 1911. Kjo shoqëri mbeti kurdoherë në opozitë kundër shoqërisë “Dituria”, dhe kjo më tipike në mbledhjen e 21 shkurtit 1886. “Drita” kishte lidhje me një shkollë fiktive, që thuhej se ishte ngritur gjoja në Bukuresht, por ishte ngritur kundër shkronjave shqipe, duke u deklaruar anëtare e alfabetit rumun. Kjo punë zbulon se politika kuçovllahe dhe e qeverisë Rumune ishte e pranishme në lëvizjet e “Dritës” (Luminës), kështu që karakteri turbullues i kryetarit të “Dritës” u reflektua në mungesën e aktivitetit shterp që ai pati. “Qarku i studentëve shqiptarë” është një shoqëri e themeluar më 24 janar 1899, me status që të sigurojë një lidhje mes studentëve shqiptarë dhe atyre maqedono-rumunë. Komiteti i shoqërisë pati si kryetar D. H. Naxhi, nënkryetar Jon Mihail Lehova, kasier Jashar Erebarën, sekretar C. Naum. Kjo shoqëri pati një aktivitet fare elementar. “Shpresa”. Me këtë emër u bë gjoja që të ringjallet shoqëria e studentëve. Më 23 prill 1922 posedohet për të formuar një qëndrim kulturor të të rinjve shqiptarë të Rumanisë. Në fakt, është vetëm një vazhdim i studentëve shqiptarë të themeluar në vjeshtë të vitit 1900, me qëllim që të rimëkëmbet një djalëri intelektuale. Për fat të keq, edhe këtë herë shoqëria nuk pati jetë të gjatë. Kryetar ishte Pandeli Durmishi, nënkryetar Aleksi ST Drenova e mjaft anëtarë. Shoqëritë e dyta, të cilësuara në Rumani, në fakt kishin karakter regjional të Drenovës dhe të Boboshticës, që në kanoniz-

Abraham Linkolni, njeriu që kishte dalë prej pyllit, druvarit, mëditësi që herëherë kishte punuar vetëm për kafshatën e gojës dhe mbi pak kashtë kishte pushuar trupin e lodhur, avokati i ri i të varfërve, Cicëroni dhe Spartakus i shekullit XIX, u zgjodh presidenti i SHBA-ve. Dhe më 4 mars 1861 u betua për të mbrojtur kushtetutën amerikane. Në fjalimin e inaugurimit tha: “Është detyra e shenjtë e secilit të ruajë bashkimin. Unë jam betuar ta mbaj këtë bashkim kundër intrigave të atyre që duan ta prishin.” E në varret e Getysburgut pas Luftës së madhe Civile tha: “Është për ne të gjallët, më tepër, t’i përvishemi këtu punës së pakryer që na përcollën ata me kaq fisnikëri. Është më e udhës për ne për t’iu përkushtuar detyrës së madhe të pakryer, mbetur para nesh, ashtu që prej këtyre të vdekurve të nderuar ta rrokim flakën e bindjes së çështjes për të cilën këta dhanë rektimin e mbarë të përshpirtërisë së tyre, që ne këtu të vendosim burrërisht se këta të vdekur nuk ranë kot; se ky komb, nën Zotin, do të ketë një rilindje dhe se qeveria e popullit, prej popullit, për popullin nuk do të zhduket nga faqja e dheut”.

mat e tyre i quanin këto dy fshatra të Maqedonisë. “Shoqëria e boboshticarëve” në Maqedoni u krijua më 1 janar 1894, në Bukuresht. “Kam përpara meje, -shkruan Lumo Skëndo, - kanonizmën e kësaj lidhjeje të votuar në vitin 1990 dhe të shtypur në vitin 1902. Ky statut na mëson se pleqësia e shoqërisë formohet nga 11 veta, ndërsa komiteti përmban 83 anëtarë, ku 65 janë anëtarë nderi, me shumat e parave që i kanë falur vëllazërisë”. Shoqëria “Drenova” u formua në mars të vitit 1894 në Bukuresht. Në statutin e saj jepen 131 emra si anëtarë themelues dhe veprimtarë, 7 emra si anëtarë dhurues. Kjo shoqëri e drenovarëve zgjati deri në fund të Luftës së Parë Botërore. - “Shëngjergji”. Themeluar më 19 prill 1910. Kanonizma është shkruar në rumanisht, se kjo shoqëri rumuno-shqiptare ka qëllim mirëbërësie për banorët e fshatit Negovan afër Follorinës. Kryetar i kësaj shoqërie ishte Sterio Sotir dhe nënkryetar Mihal Mosko. Kjo shoqëri pa mbushur 2 vjet u shkatërrua, sepse kuçovllehtë ishin kundër ngritjes së shkollave shqipe, sidomos për shkollën e ngritur në Negovan, donin që të për-

dorej vetëm për rumunët. - Shkolla shqipe në Kostancë. Megjithëse në Bukuresht rronin të paktën 3000 shqiptarë dhe 500 fëmijë të tyre, deri në vitin 1926 nuk ishte ngritur asnjë shkollë për ta, megjithëse komuniteti ortodoks për çdo program të vetin e kishte kërkuar shkollën bashkë me kishën. Në Bukuresht ka ekzistuar gjoja një shkollë fiktive që kur është themeluar në vitin 1992 më 10 maj, nën administrimin e N. N. Naço, si gjoja e para shkollë në gjuhën shqipe edhe vllahçe. Kjo mësonjëtore është emërtuar rumanisht dhe frëngjisht, por nuk ka pasur as nxënës e as rregullore, as mësues dhe nuk është dhënë mësim asnjëherë në të. Megjithëkëtë, shkolla ka figuruar në buxhetet e shtetit rumun si e subvencionuar me disa mijëra franga në vit, që ky administrator i kësaj shkolle e ka marrë deri në vitin 1911. Argumentohet se të hollat e marra ndaheshin përgjysmë mes Naços dhe një funksionari rumun për një shtëpi gjysmë të rrëzuar, që shërbente për t’u quajtur shkollë (në pjaca Amzei të qytetit). “Mbretëresha Sofie”, themeluar në vitin 1914 prej zonjave shqiptare në Bukuresht, si një sho-


dossier • E hënë 7 maj 2012 qëri mirëbërëse dhe filantropike me synime kulturore. Artikulli 1 i kanonizmës, më 29 maj 1914, e quan shoqërinë “shoqëri mirëbërëse dhe mësimi”. Komiteti i shoqërisë ka kryetare Hariklia Zisu, nënkryetare Marioa P. Evangjeli; anëtare themelonjëse Pandora Çami, Maria Anastasiu, Olimpia Tarpo, Afrodita Zografi, Ksantipi Pema, Olga I. Gajo. Kjo shoqëri zgjati deri në vitin 1916 dhe pastaj u prish pak nga pak. Më 25 dhjetor 1904 në Brahillë themelohet shoqëria “Djalëria shqiptare” me qëllim kulturor. Në statut lexohet si kryetar komiteti K. A.Dako, nënkryetar Ll. N. Boçari etj. Kjo shoqëri ka zgjatur shumë pak dhe u ka shërbyer pretendimeve të zotit Albert Gjika. Shkolla shqipe në Konstancë. Këto shkolla nate janë mbajtur me më shumë rregull. E para shkollë u çel në vitin 1905, deri në 1908, duke pasur si mësonjës në vitin e parë zotin Asdren, Neofit Simeon, F. Bailla (ky i fundit për gjuhën rumanishte) dhe dy vitet e fundit si mësues Mihal Lehova. Për herën e dytë shkolla është hapur më 1914, duke marrë një fytyrë më të rregullt, por mësues këtë radhë është Thoma Abrami, që deri në maj të vitit 1918 ka vazhduar mësimet me 20 nxënës. Shoqëria muzikale literare e djalërisë shqiptare në Bukuresht u themelua më 25 dhjetor 1917. Statuti i saj është me dorëshkrim në gjuhën vllahishte dhe ka si qëllim të formojë një kor për kishën shqipe, muzikën dhe dansin si dhe të shtypë libra shqip për shkolla. Kisha shqipe. Krijesa e një kishe shqipe, kishë autoqefale me një kryetar të saj, ka qenë një prej krenarive të lëvizjes së Rilindjes Shqiptare që nga viti 1980 e këtej. Pra, çdo shoqëri, çdo patriot, gjithmonë ka menduar se si të ndahet kisha jonë ortodokse prej influencës së helenizmit dhe si të kombësohet, të bëhet shqiptare, në vend që të jetë greke, por, meqenëse krijesa e një kishe shqiptare ishte një punë që pengohej nga politika e patrikanës dhe e ndaluar nga qeveria turke, shqiptarët u përpoqën të paktën që të kenë gjuhën shqipe në kishat që janë në Shqipëri dhe në pamundësi të kësaj të kenë një kishë jashtë Shqipërisë dhe Turqisë. Kjo lëvizje u zgjodh më mirë në Bukuresht, si vend ku nuk kishte fuqi as patrikana, e as Turqia dhe grekët e politika e tyre nuk gjenin shumë simpati. Një procesverbal që kam përpara syve, i datuar më 12 mars 1903, na tregon se një mbledhje prej 14 vetash u zhvillua në lokalin e qarkut “Shpresa”, në “Strada Inocentei” nr. 3, ku u vendos që të zgjidhej një komision e të formohej një komitet me të gjitha rregullat e një kishe ortodokse në Bukuresht. Komisioni i zgjedhur është ky: Mihallaq Qirica, Pandeli Vangjeli, Stavre Karoli dhe Grigor Mano. Duket se këtë vendim nuk e zbatuan dot në praktikë. Dy vjet më vonë shfaqet një organizim i ri, një listë e shtypur për një godinë, e nënshkruar për kishën ortodokse dhe për një shkollë shqipe në Bukuresht. Kjo listë ka nr. 164, me adresë të kasierit Pandeli I. Vangjeli, Calea Victorie, nr. 112, Bukuresht, për të çuar atje të hollat. Në vitin 1909 lëvizja bëhet praktike, duke përfituar për ardhjen në Bukuresht të një prifti shqiptar, arkimandrit Harallambi, që erdhi në Bukuresht në gusht të vitit 1899. Qenia e një prifti shqiptar i bëri shqiptarët e Bukureshtit që të takohen në një mënyrë më dinjitoze. Adresojnë te Mitropoloti i Ungro-Vlaisë, Athanas Misonescu, dhe marrin leje që prifti ynë të meshojë shqip në kishat Shën Gjergj i Vjetër (Calea Mosilor, afër pjacës së madhe), ku po meshohej dhe vllahisht prej priftit të kishës. E para meshë shqipe në Bukuresht u shërbye prej arkimandritit Harallambi Çalamani në nëntor të vitit 1909. Në atë vit, d.m.th. më 6 dhjetor, shqiptarët bënë një mbledhje të përgjithshme në sallonin e banjave të Eforisë dhe formojnë Komunitetin Ortodoks Shqiptar. Meshimi në kishën e Shën Gjergjit të Vjetër u mbajt në fillim të vitit 1911, ku sinolli është (dhe me mbrojtjen e Mitropolitit Pimen të Moldavisë) u jep shqiptarëve kishën e Shën Kollit mbi rrugët (Academici) që kemi edhe sot. Kjo kishë ishte e prishur dhe e lënë dhe primaria kishte vendosur rrëzimin e saj. “Shqiptarët sot, - thekson Lumo Skëndo në vitin 1927, - e kanë ndrequr dhe zbukuruar.” Kam dëgjuar se Mitropoliti në një vizitë që kishte bërë paskësh rrëfyer kënaqësi të madhe për zbukurimin e saj duke lëvduar punimin e vëllezërve Zografi. Vitin e dytë (1912) shqiptarët bëjnë një organizim të ri, për komunitetin, që ai të njihet moralisht prej qeverisë rumune dhe për këtë qëllim formojnë “Uniunea Albaneza

Ortodoxa (Bashkimin Shqiptar Ortodoks), ndërsa kërkesa e tyre vete në parlament, por nuk u vu në shqyrtim dhe as sot komuniteti ortodoks, por as kolonia shqiptare nuk janë njohur si persona moral prej autoriteteve rumunë. Libra të shtypur në Rumani. Në këtë drejtim janë me dhjetëra libra të shtypura në Rumani, që kërkojnë analizë dhe konkluzione më vete, sepse është një punë

shumë e çmueshme, që është bërë në Bukuresht për gjuhën shqipe dhe literaturën shqipe, që u shpërnda kudo që ishin shqiptarët në botë. Kryesore është që shqiptarët e Rumanisë mund të trajtohen jo vetëm si ndriçues e kontribues të Rilindjes, por edhe në aspektin e kundërshtarëve të vet, bile në ndonjë rast jo në mbështetjen e duhur nga ana kuçovllehëve. Shqiptarizmi është më i hershëm se gjuha: pjesë nga beteja për alfabetin shqip Prologu politik i çështjes së alfabetit. Strategjia kombëtare, që nis me Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878, përmbante edhe idenë e çështjes së shkrimit shqip me alfabet të unifikuar, që u mishërua me aktivitetin e “Shoqërisë së Stambollit” që nga viti 1879, të udhëhequr nga Frashërllinjtë. Kjo çështje quhet jetike edhe për faktin se është spekuluar aq shumë me mungesën e shkrimit shqip, saqë është bërë një vlerësim tepër subjektiv mbi ekzistencën e kombit shqiptar, deri në mohimin e etnogjenezës dhe lashtësisë së kombit tonë në vlerat qytetare e civile të karakterit europian. Njëkohësisht unifikimi i vlerave kombëtare u bë vetëm nëpërmjet institucionalizimit të alfabetit në Kongresin e Manastirit. E gjithë kjo rrugë kaloi nga lufta me armë, që ishte parësore në atë iluministe të rilindësve tanë për pavarësi e shtet shqiptar nëpërmjet kulturës e dijes. Rruga e luftës mund të gjendet, që nga Komiteti i Manastirit i vitit 1896-1905 (shih “Përpjeka shqiptare”, dhjetor 1936, Feim Zavalani), si dhe lëvizja e xhonturqve në vitin 1908. Kjo situatë e ardhur nga shekujt ishte në fakt dhe një kërkese mbarëshqiptare. Në qershor të vitit 1902 kemi një kërkese të tillë: “Në emër të kombit shqiptar! Komiteti i të gjithë kryetarëve shqiptarë, muhamedanë, katolikë e ortodoksë si dhe i të gjithë shoqërive, lidhjeve e komiteteve që gjenden në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, pas kuvendit të mbledhjes së pastajme, i lutem Lartmadhërisë së Tij sulltan Hamit Hani II, mbret e kalif, se: ne kërkojmë për vilajete tanë Shkodran, Kosovën, Manastirin, Selanikun dhe Janinën dhe shkolla të jetë në gjuhën tonë...” (Shih: revistën “Leka”, viti 1837, f. 348-349). Kongresi i Manastirit, institucionalizimi i alfabetit shqip. Më 1908 Turqia shpalli konstitucionin, ose lirinë për të gjitha kombet që kishte nën sundim, gjë që shqiptarët e pritën me gëzim për të zhvilluar atdheun e tyre, megjithëse më vonë qeveria osmane e shndërroi këtë liri në burg e litar në mohimin e të drejtave e deri në internime

masive. Megjithatë, kongresi u zhvillua... Në fletoren e Selanikut “Liria”, 1908, nr. 14, lajmëron: “Më 1 nëntor do të mblidhet në Manastir një kongres për çështjen e ABC-së. Në këtë kongres janë ftuar shumë njerëz që kanë punuar për gjuhën tonë deri tani, ashtu si dhe prej çdo klubi që janë në Shqipëri. Prej Selanikut, si i dërguar prej klubit shqip, po vete drejtori dhe kryesonjësi i gazetës sonë, z. Mithat bej Frashëri.”. Klubi shqiptar i Manastirit, “Bashkimi”, bën këtë ftese. “Shoqëria e klubit “Bashkim” me anë të pleqësisë së saj merr nder t’u ftojë të urdhëroni e të ndodheni në kongresin e përgjithshëm, i cili do të hapet më 1 të vjeshtës së III, ditën e shtunë në Manastir të klubi “Bashkimi”. S’kemi dyshim se të gjithë mirëdashësit, vëllezërit shqiptar, si dhe zotëria e juaj prej shumë kohësh e këtej do të kenë ndier nevojën e madhe për t’i dhënë një fund çështjes së ABC-së... Me vendim të shokëve dhe me kujdes të pleqësisë së klubit “Bashkimi” u bë kjo ftesë, t’u dërgohet zotërisë tuaj”. Manastir, 1 vjeshtë I 1908. Pleqësi e klubi “Bashkimi”. Në Shqipëri përdoren deri tani një shumicë ABC-së. Më e përhapura është ajo e Stambollit me 36 shkronja, me të cilën pleqësia shtypi edhe këtë ftesë. Përveç kësaj ABC-je në Shkodër brenda ka edhe 3 të tjera: e priftërinjve jezuitë, e shoqërisë “Bashkimi” dhe shoqërisë “Agimi”. Me ABC-në e jezuitëve (ajo e “Frëngut të bardhë” ka mbi 300 vjet që përdoret), me të cilën janë shtypur libra kishtarë, ndërsa me ABC-në “Bashkimi” dhe “Agimi” janë shtypur ca libra shkollorë, letrarë dhe ca fletore. ABC e “Agimit” sot përdoret në 10 shkolla, që janë vilajetet e Shkodrës dhe të Shkupit (të Ysqypit). Po në reviztën “Leka”, viti 1837, vijon në detaje e gjithë dinamika e zhvillimit të kongresit, të cilën në mënyrë të përmbledhur kemi: “Ishte e vërtetë se e gjithë kjo abetare për themel kishte abetaren latine si dhe ajo e Stambollit, por çdo shpikës i letrave u jepte një zë të ri dhe zërat që nuk janë në abetare latine i bënte me një bashkim letrash pas qejfit të tij. Pra, nga ky shkak librat, fletoret, gazetat dhe të tjera shkrime shqip nuk përhapeshin dot në Shqipëri, sepse nuk këndoheshin dot prej çdo njeriu. A është punë e lehtë që të mësojë njeriu ditë për ditë një abetare të re? Kjo e ligë ish një mëkat i madh, ishte një vështirësi e kotë për kombësinë tonë dhe një ndalim në përparim të gjuhës. Pra, kongresi kishte

për qëllim shërimin e kësaj plage, që na kishte shteruar të gjithë fuqinë. Në këtë program kongresi kishte shpërndarë për të gjithë delegatët: “Madhëria e tij qeveritare, Hivzi Pasha, do të jetë kryesonjës i nderit i kongresit, por edhe kryesonjës i veprimtarisë Rexhep Efendi dhe Feim Beu. Të gjitha këto mbledhje të kongresit do të mbahen në klub të shoqërisë mirëbërëse “Bashkimi” nga 8-10 orë të pasditesh. Pleqë-

»

19

sia do të ndajë orë të tjera përmbledhjesh të veçanta të saj. Të gjithë shqiptarëve do t’u jepej nga një kartë e vulosur me vulën e shoqërisë, që do të ketë edhe emrin e mbajtësit, me të cilin ajo ka të drejtë të hyjë në mbledhjet e para dhe të veçanta. Mbledhje I dhe mbledhje II. Këto dy mbledhje do të jenë të lira për shqiptarët dhe për çdo tjetër kombas, ku do të flitet vetëm për çështjen e ABC-së dhe shqetësimi do të jetë i lirë të japë mendimin e vet në vështrimet e tija filologjike për këtë çështje. Mbledhja III do të jetë vetëm për shqiptarët që kanë të drejtë të japin zë, të cilët duke hyrë në mbledhje janë të detyruar të tregojnë kartën dhe emrin. Në këtë mbledhje do të zgjidhet pleqësia, e cila do të vendosë ABC-në kombiare. Si të zgjidhet pleqësia do të japë besën se do të bëjë punë me ndërgjegje të pastër në çdo anë dhe të gjithë shqiptarët do të japin besën se do të zbatojnë vendimin e pleqësisë. Ai që do të ketë mendje të ndryshme dhe do të punojë kundër këtij vendimi, do të quhet tradhtar i kombit shqiptar. Mbledhja do të mbyllet me një fjalë këshillore për pleqësinë dhe për të gjithë shqiptarët nga një zotëri i shquar. Mbledhja IV dhe V do të jenë të veçanta vetëm për pleqësinë. Mbledhja VI do të jetë e lirë si për shqiptarët edhe për çdo kombas tjetër. Në këtë mbledhje do të shpallet ABC-ja kombiare… Mbledhja VII. Kjo mbledhje do të jetë e lirë vetëm për shqiptarët që do të marrin pjesë për dy çështje: 1) të bëhet një lutje zyrtarisht qeverisë për të përmbajtur mësues të gjuhës shqipe midis mësuesve turqisht që gjenden në Shqipëri, për të mësuar në çdo degë të diturisë; 2) të njihet një qendër e shqiptarëve si pikëlidhje e bashkimi me Itihat Xhemieti për çdo punë dhe për çdo nevojë të përparimit të mëmëdheut tonë. Mbledhja VIII do të bëhet vendimi për mbledhjen e sipërme. Mbledhje IX do të flitet vetëm nga secili vetëm për çështjen e gjuhës, duke qenë i lirë për këtë çështje. Në kongres morën pjesë 32 delegatë të dërguar nga 23 qytete, klube dhe shoqëri të Shqipërisë. Në zhvillimin e mbledhjes spikatën këto çështje kryesore: ditën I, 1 nëntor 1908, kryetari i klubit të Manastirit, Fehim bej Zavalani, hapi kongresin, pastaj zoti Gj. Qirjaz lexoi emrat me radhë për të deleguarit, ku nga çdo vend ishin thirrur nga dy delegatë, ndërsa ato vende që kishin dërguar vetëm një u vendos që ata delegatë të kenë dy zëra. Delegatët zgjodhën në mënyrë të fshehtë, kryetarët dhe shkronjësit: kryetar Mihtat bej Frashërin dhe nënkryetar Luigj Gurakuqin dhe Gj. Qiriazi. Shkronjës Hilë Mosi, Thoma Abrami dhe Nyzhet bej Vrioni. Në këtë mbledhje ishte edhe valiu i Manastirit, Selahedin Beu, oficer kajmekam, që është shqiptar nga Prizreni dhe një nga të parët e Xhemijetit Bashkim, si edhe një delegat i manastirit mbajti një fjalim, ku treguan rëndësinë e kongresit. U vendos që deri sa të vijë kryetari Mithtat Frashëri kongresin ta drejtojë Gj. Qiriza. Zoti Hilë Mosi, delegat i Shkodrës, lexon letrat e dërguara nga shqiptarët e Italisë, të Bibë Dodës pashës së Mirditës, të Primo Doçit, Abatit të Mirditës dhe prej jezuitëve të Shkodrës. Fjalët u mbyllën me thirrjet: “Rroftë Shqipëria! Rroftë kombi shqiptar! Rroftë liria!”. Z. Mjeda, delegat i shoqërisë “Agimi” të Shkodrës, tregoi ngjarjet që ka ABC-ja Stambollit me të “Agimit”, meqenëse që të dyja kanë një shenjë të vetme për çdo zë. Z. G. Cilka tregoi të gjitha lehtësitë që ka ABC-ja e Stambollit dhe të gjithë dobinë që i ka sjellë kombit, duke qenë se është më i përhapuri i ABC-ve në vendin tonë. Atë ditë, në mes të natës erdhi nga Selaniku Mithat Frashëri, delegat i Selanikut dhe i Janinës, i cili u prit në stacion prej shokëve të tij. Pas mesit të natës në sallë të klubit u mblodhën Hilë Mosi, që lavdëroi punën e Frashëllinjëve, ndërsa Mithtati iu përgjigj për shërbimet që i ka bërë Shkodra gjuhës shqipe dhe vlerën që kanë shkodranët, të cilët në një kohë që gjuha jonë ishte e ndaluar dhe në asnjë vend nuk lexohej shqip, në Shkodër shqipja përdorej prej një shumice të madhe. Pastaj kryetari foli për jetën e Shahin bej Kolonjës, duke e vlerësuar atë si një mëmëdhetar të madh, që punoi për zgjimin e kombit dhe për gjallërimin e dëshirës për gjuhën. Ditën e dytë Hilë Mosi tha se “do të bëhet mirë të bënte një ABC te re duke bashkuar të tri ABC-të që janë sot më të përdorura: e Stambollit, e “Agimit” dhe e “Bashkimit”. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Librari

E hënë 7 maj 2012 •

ERNEST HEMINGUEJ, histori dashurie dhe tradhtie

TITULLI: Një grua në Paris ORIGJINALI: The Paris Wife AUTORI: Paula McLain SHQIPËROI: Erblina Kërçishta GJINIA: Roman

T YLLJET ALIÇKA, “vals me lumturinë” TITULLI: Valsi i lumturisë AUTOR: Ylljet Aliçka LLOJI: Roman Një roman i dytë, ndoshta më i pjekur se, ku autori në vazhdimësinë e stilit të tij, ironik, të ndjeshëm, e sarkastik, në dukje neutral e i paanshëm, rrëfen një histori, ku gjashtë personazhe kryejnë një akt kurajoz, donkishotesk dhe heroik në të njëjtën kohë, për t’ju nënshtruar më pas pashmangshmërisë së fatit të hidhur gri, ashtu si vetë horizonti i izolimit politik e atij njerëzor. Në këtë roman të ri autori duket se nuk krijon, thjesht tregon një histori, pasi vetë realiteti i ngjarjes ia kalon çdo lloj krijimtarie. Aliçka tregon për gjëra të tmerrshme në mënyrë të thjeshtë e të natyrshme. Duket që autori i druhet marrjes së një pozicionimi, duke u përpjekur të rrijë jashtë loje. Ai furnizon lëndë pa dhënë asnjë opinion apo leksion morali. Ligësia njerëzore, dinjiteti, ngrohtësia njerëzore, poshtërsia, nënshtrimi apo zotërimi sipas autorit shprehen më mirë nëpërmjet elementëve në pamje të paanshëm e butësisht. otërues i një humori të hollë, Aliçka në këtë roman të shkrin gazit me tmerret e jetës, duke vizatuar absurdin e dy shoqërive, dy epokave ku vetmia dhe trishtimi i individit të mërzit deri në vdekje. Ky është libri i pestë i shkrimtarit Ylljet Aliçka, pas tri vëllimeve me tregime: “Parullat me gurë”, “Kompromisi”, “Koha e puthjeve”, dhe romanit “Një rrëfenjë me ndërkombëtarë”. Është botuar në disa vende të tjera, si: Poloni, Francë, Itali dhe Rusi. Një pjesë e tregimeve të tij janë shndërruar në skenarë filmi nga vetë autori, me të cilët janë realizuar dy filma artistikë: “Parullat” dhe “Një histori provinciale”. Ka marrë disa çmime brenda dhe jashtë vendit: Penda e Argjendtë, “Kompromisi”, 2001; Romani më i mirë artistik “Një rrëfenjë me ndërkombëtarë”, Akademia Kult, 2006; Çmimi i parë, skenari “Parullat”, 2006. Është anëtar nderi i “Republikës së Artistëve të Montmartrit”, anëtar nderi i Akademisë “Berry-Georges Sand”, i shoqatës “La Rennissance française”etj. Aktualisht është ambasador i Shqipërisë në Francë dhe përfaqësues personal i Presidentit të Shqipërisë pranë Organizatës Botërore të Frankofonisë.

etor, 1920. Ndërsa Evropa ndien ende plagët e Luftës së Madhe, nëpër rrugët e baret e Amerikës ushton xhazi, muzika e re që ka shpërthyer në getot me ngjyrë. Në Çikago, ku janë dyndur thuajse të gjithë yjet e xhazit të Nju Orleansit, mbërrin nga Oak Parku një djalosh njëzetvjeçar, truphedhur, me sytë gështenjë që i shkëlqejnë, me flokë të zinj korb dhe me një gropëz në faqen e majtë. Në shtëpinë ku po qëndron, në familjen Smith, djaloshi Ernest Heminguej, i magjeps të pranishmit me rrëfimet rreth Luftës së Madhe, gjatë së cilës u plagos në këmbë teksa ndihmonte të plagosurit në frontin italian. Më shumë nga të gjithë, sytë e shndritshëm të këtij djaloshi magjepsin një mikeshë të Kejt Smithit: njëzetetetëvjeçaren Hedli Riçardson, e cila, pas vdekjes së prindërve, jeton me Fonin, motrën e rreptë dhe familjen e saj në St. Louis, qytetin e përgjumur, vite dritë larg Çikagos së potershme. Hedli shpesh luan Rahmaninovin në piano dhe ndryshe nga vajzat që frekuentojnë Smithët, nuk pëlqen modelin djaloshar të flokëve, por i mban të mbledhura pas veshit, që e bëjnë të duket si një e mbijetuar e epokës viktoriane. Për të Ernesti përfaqëson gjithçka që tashmë e ka lënë pas: imazhin e vërtetë të gëzimit, të forcës dhe të energjisë rinore. Zemra i rreh fort kur, pasi kthehet në shtëpi, në St. Louis,

Mbi autoren Paula McLain ka lindur në Fresno, Kaliforni, më 1965. Më 1996, Universiteti i Miçiganit i dha asaj çmimin MFA për poezinë. Përmbledhja e saj poetike “Less of Her” u botua më 1999, më 2003 libri me kujtime “Like Family: Growing Up In Other People’s Houses” dhe më 2005 vëllimi i dytë poetik dhe romani “A Ticket to Ride”. “The Paris Wife” u botua më 2011. gjen një letër nga Ernesti, e cila fillon me: Mendoj gjithmonë për Romën, por si thua sikur të vije me mua... si bashkëshortja ime? Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Evropës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris. Për Ernestin kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paund dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë para dhe famë. Por, kur pas një djali mbërrijnë edhe paratë e fama, te shkrimtari i shqetësuar shpërthen dëshira për një jetë të lirë, pa pranga e lidhje familjare, krahas njohjeve të reja e stimuluese si Xhon Dos Pasos, Skot e Zelda Fitzxheraldi. Një jetë që Ernesti nuk do të vazhojë ta ndajë me Hedlin e ndrojtur, shumë e ndryshme nga Kejti, nga Stela Boueni, nga Kiti Kanelli, nga aktoret e balerinat që i sillen rrotull shkrimtarit të shquar. Aq e ndryshme më në fund edhe nga Paulina Pfajfëri, një grua shik e papërballueshme me atë balluken e errët dhe me harlisjen djaloshare.

KOMENTE MBI LIBRIN “Pas pothuajse një shekulli, ka një arsye pse Brezi i Humbur dhe Parisi i viteve ‘20 vazhdojnë të na magjepsin. Është një pikëtakim unik i kohës me vendin, i njerëzve me frymëzimin, i romancës me intrigën, i tradhtisë me tragjedinë. “Një grua në Paris” e sjell atë jetë përmes syve të Hedli Riçardson Heminguejit, e cila del nga hija e gruas së parë të Ernestit dhe hyn në mendjen e lexuesit me aq bukuri e shkëlqim, sa ato ditë të jashtëzakonshme në Paris pas Luftës së Parë Botërore”. Mary Chapin Carpenter, këngëtare, kompozitore “Një grua në Paris” ka një ritëm hipnotizues. Zëri i Hedli Heminguejit, kaq i vërtetë dhe lirik, më bëri të hidhem nga karrigia. Paula McLain është një shkrimtare e radhës së parë, e zonja t’i japë jetë një bote që është e vështirë ta harrojmë. E adhurova këtë roman”. Nancy Horan, autore e “Loving Frank”, bestseller i New York Times “Paula McLain na ka dhënë një portret prekës të një gruaje të shpërfillur nga historia, të një gruaje, historia e trishtueshme dhe e ndërlikuar e së cilës duhej të rrëfehej dhe triumfi i së cilës më vonë, gjatë një martese të lumtur, rrëfehet me saktësi dhe hijeshi”. “Boston Globe”

Giffin, “ftesë” për veteksplorim TITULLI: Duaj atë me të cilin je AUTORI: Emily Giffin PËRKTHYESE: Oriana Tamburi REDAKTOR: Loredan Bubani Elen dhe Endi Graham kanë një martesë të përkryer. Thellësia e devotshmërisë së tyre dhe natyrshmëria me të cilën nxjerrin në pah më të mirën prej njëri-tjetrit nuk mund të vihen në dyshim. Por një pasdite fatale Elen ndesh Leon. Njeriun që nxori në dritë më të keqen tek ajo. Njeriun që e pati braktisur një dekadë më parë. Njeriun të cilin ajo nuk mundi ta harronte kurrë plotësisht. Dhe kur rishfaqja e tij rizgjon emocionet e përfjetura, Elen nis të pyesë veten a është jeta e saj aktuale pikërisht ajo që do të kishte dashur të jetonte ... Ajo që Elen mëson është thuajse magjike: ndonjëherë mund të të duhet të

bësh gjithçka që të jesh me njeriun që dashuron. Kanë thënë: “[Një] Xhejn Osten e kohëve moderne”. “Vanity Fair”. “Talenti i Giffin-it qëndron në krijimin e situatave të lidhura natyrshëm me njëra-tjetrën dhe në injektimin e një urtësie të mjaftueshme e një mbajtjeje pezull që i bëjnë ato të duken më se origjinale”. -”People”. “Giffin ia del mbanë të krijojë karaktere komplekse, që na shtyjnë të eksplorojmë se çfarë kërkojmë ne në të vërtetë nga jeta jonë”. -”Atlanta Journal-Constitution” Për autoren: Emily Giffin është autorja e “Dashuri e huajtur”, që është vlerësuar si një prej librave më të shitur prej “New York Times-it”. Ajo jeton në Atlanta me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj.


Librari

• E hënë 7 maj 2012

»

21

Të fshehtat e një diktatori! TITULLI: Perandori ORIGJINALI: Cesarz AUTORI: Ryszard Kapuscinski SHQIPËROI: Astrit Beqiraj GJINIA: Roman

F

itues i sa e sa çmimeve ndërkombëtare, një nga gazetarët më të mirë të të gjitha kohërave, i konsideruar si “Princi i Reportazhit”, Ryszard Kapuscinski (1932 - 2007) mbuloi vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine prej fundit të viteve 1950 si korrespondent shëtitës i disa gazetave polake dhe agjencisë shtetërore të lajmeve PAP. Kur u kthye në Poloni kishte raportuar mbi 27 revolucione e grushte shteti, ishte burgosur 40 herë dhe u kishte mbijetuar katër dënimeve me vdekje duke qenë dëshmitar i fundit i regjimeve autokratike në Afrikë dhe dominimit kolonial të disa fuqive evropiane. Tanimë përshëndetej si “Princi i Reportazhit”. Gërshetimi i jashtëzakonshëm i gazetarisë dhe artit në veprat e tij na lejon të ndihemi më afër asaj që Kapuscinski e quan pamjen e vërtetë të pashprehshme të luftës. “Perandori”, i përkthyer në mbi 32 gjuhë, është një nga 150 librat më të lexuar të shekullit të XX – të. Fragment nga libri T.L. (inicialet e shërbëtorit e perandorit i cili rrëfën për ndodhitë në pallat) My dear brother, ora e emërimeve i kallte të dridhura gjithë pallatit! Për disa këto ishin të dridhura ngazëllimi dhe kënaqësie të thellë epshore, për të tjerë, eh, drithma llahtarie dhe katastrofe, sepse në atë orë mbreti i mbretërve jo vetëm dekoronte, shpërblente dhe emëronte, por edhe dënonte, shkarkonte dhe çgradonte. Çfarë them dhe unë! Në fakt nuk kishte ndarje në të gëzuar e të tmerruar; euforia dhe llahtaria mbushnin njëkohësisht zemrën e çdonjërit të thirrur në Sallën e Audiencave, sepse askush nuk e dinte ç’e priste në të vërtetë. Këtu qëndron edhe mençuria e thellë e sovranit tonë, kurrkush nuk njihte ditën e tij, fatin e tij. Kjo pasiguri plus palexueshmëria e qëllimit të monarkut bënin që pallati të merrej pa pushim me thashetheme dhe të humbiste në hamendësime. Pallati ishte i ndarë në fraksione dhe grupe që haheshin me njëri-tjetrin, duke u dobësuar dhe shkatërruar reciprokisht. Pikërisht këtu rrihte sovrani i respektuar. Në këtë ekuilibër që i siguronte atij qetësinë absolute. Në rast se ndonjëri nga grupet krijonte epërsi, sovrani shpejt e shpejt i jepte dorë grupit kundërshtar, duke kthyer kështu gjendjen e drejtpeshimit, gjë që i paralizonte uzurpatorët. Sovrani godiste në tastierë njëherë tastin e bardhë, herën tjetër të ziun- duke marrë nga pianoja një melodi harmonike çlodhëse për veshin e tij. Të gjithë i nënshtroheshin kësaj loje, sepse e vetmja arsye e ekzistencës së tyre ishte aprovimi nga ana e perandorit. Sikur perandori t’i jepte fund asaj loje, qysh atë ditë ata do të zhdukeshin nga pallati pa lënë asnjë gjurmë. Thellë-thellë ata ishin një hiç. Ishin njerëz publikë për aq kohë

Të yshtur nga dëshira për të fituar mirënjohjen e mbretit të mbretërve, me një zell të shfrenuar, rrekeshin të vendosnin një rend absolut, në një kohë kur vetë sovrani mendonte vetëm për nje rend bazë, do të thotë rregull, por edhe një mungesë e vogël rregulli, ku të mund të manifestohej butësia dhe mirëkuptimi prej monarku.

sa i ndriçonte shkëlqimi i kurorës së monarkut. Hajle Selasje ishte i zgjedhuri i Perëndisë dhe nga kjo lartësi nuk mund të bashkohej me asnjërin nga fraksionet, edhe pse herë bëhej më shumë me njërin, herë me tjetrin më shumë. Në qoftë se ndonjëri nga grupet e përkrahur do të kalonte në zell të tepruar, atëherë perandori e godiste, mundet edhe ta dënonte formalisht. Kjo kishte të bënte veçanërisht me fraksionet e rrepta, të cilave sovrani u kishte vënë për detyrë të vendosnin rendin. Sepse vetë fjalimet e perandorit ishin të buta, plot mëshirë, ngushëlluese për vulgun, i cili kurrë nuk kishte dëgjuar nga goja e sovranit fjalë të urrejtshme. Mirëpo është e pamundur të

drejtosh perandorinë me altruizëm, dikush duhet ta zdrugasë opozitën dhe të kujdeset për interesin sublim të perandorit, pallatit dhe shtetit. Pikërisht këtë bënin grupimet e ashpra. Pa i kuptuar fare synimet e holla të perandorit, kridheshin në gabime-thënë më saktë- gabonin në pantografi. Të yshtur nga dëshira për të fituar mirënjohjen e mbretit të mbretërve, me një zell të shfrenuar, rrekeshin të vendosnin një rend absolut, në një kohë kur vetë sovrani mendonte vetëm për nje rend bazë, do të thotë rregull, por edhe një mungesë e vogël rregulli, ku të mund të manifestohej butësia dhe mirëkuptimi prej monarku. Ndaj kur

grupimi i ashpër hynte në këtë fushë të mosrregullit, haste në qëndrimet ndëshkuese të sundimtarit. Në pallat ekzistonin tre klane kryesorearistokratët, burokratët dhe të ashtuquajturit të zgjedhurit personalë. Klani i aristokratëve, ekstremist konservator dhe i përbërë nga çifligarë të mëdhenj, grupohej kryesisht në Këshillin Suprem. Për kryetar kishin princin e pushkatuar Kassa. Klani i burokratëve, më i priruri për ndryshime dhe më i lëçituri, me një pjesë të përfaqësuesve të vet me arsim të lartë, mbushte ministritë dhe kancelaritë imperiale. Dhe në fund klani i njerëzve të zgjedhur, që ishte edhe veçantia e pushtetit tonë, e sajuar nga perandori dora vetë. Sovrani i nderuar, partizan i shtetit të fortë dhe pushtetit të përqëndruar, duhej të zhvillonte një luftë të rafinuar dhe të shkathët me grupin e aristokratëve që mëtonin të qeverisnin provincat dhe të kishin një perandor të dobët, të plogët. Mirëpo kështu nuk mund të luftonte aristokracinë me duart e veta, prandaj vazhdimisht afronte në qerthullin e tij, si të emëruar dhe të zgjedhur nga ai vetë, njerëz nga populli, të rinj e të mprehtë, që vinin nga shtresat më të ulta, mundësisht diku nga vulgu i vërtetë. Qëllonte shpesh të zgjidhte mësëkoti nga turrma e llumtë në rastet kur takohej me popullin. Këta lloj njerëzish, të hedhur drejtpërsëdrejti nga provinca dëshpëruese dhe e mjerë në sallonet e oborrit më të lartë, ndeshen aty me urrejtjen e natyrshme dhe armiqësinë e aristokratëve dhe, pasi kanë ndjerë shpejt shijen llamburitëse të pallatit dhe bukurinë e dukshme të pushtetit, i shërbejnë perandorit me një zell të papërshkrueshëm dhe vetëmohim, të bindur se janë atje dhe kryejnë funksionet më të larta të shtetit kryekëput me vullnetin e sovranit të respektuar. Pikërisht atyre perandori u besonte poste që kërkonin besimin më të madh. Ministria e penës, policia politike e perandorisë, kancelaria e pallatit ishin të mbushura me të tillë. Ata zbulonin të gjitha kurthet dhe komplotet, dënonin opozitën fodulle dhe keqbërëse. Llogarit, zoti gazetar, perandori jo vetëm që vendoste vetë për çdo emërim, por edhe deri kohë më parë ua komunikonte njerëzve personalisht. Ai dhe vetëm ai! Mbushte shtresat e larta të hierarkisë, edhe nivelet e saja të mesme dhe të ulta, caktonte drejtues postash, drejtorë shkollash, shefa policie, gjithë zyrtarët e rëndomtë, ekonomitë, drejtorë fabrikash birre, drejtorë spitalesh, hotelesh, do ta përsëris edhe një herë- të gjithë i caktonte ai vetë, me dorën e tij. Thirreshin në Sallën e Audiencave, në orën e emërimeve, dhe atje, të vendosur në një radhë pa fund, sepse ishte një masë, një masë e tërë njerëzish që prisnin ardhjen e perandorit. Pastaj se kush afrohej me radhë tek froni, atje dëgjonte i tendosur dhe i përthyer më dysh çfarë emërimi i jepte perandori, i puthte dorën mishërëplotit dhe zbythej, me përkulje derisa dilte. Aty edhe emërimi më i parëndësishëm kishte autorësinë e perandorit dhe kjo për arsye se burim i çdo pushteti nuk ishte shteti, asnjë institucion tjetër veç i të vetmit, më të veçantit sovran të respektuar...


22

«

SPECIALE E hënë 7 maj 2012 •

POSTMORTUM / ME RASTIN E PËRVJETORIT TË VDEKJES SË TË MIRËNJOHURIT ILIA XHOKAXI

Xhokaxiu, artisti që e ka merituar përjetësinë Nga Nebil Çika Njerëzit në një mënyrë a në tjetrën lenë gjurmët e tyre në ketë botë, por ata më të mirët spikasin me punën talentin dhe sidomos jetën e tyre. Sa më e thellë dhe e dukshme të jetë kjo gjurmë aq më e madhe bëhet humbja kur largohemi nga kjo jetë kalimtare. Kështu na ndodh edhe me artistin e talentuar shqiptar Ilia Xhokaxhi, skenografin dhe piktorin e njohur që po e kujtojmë pikërisht sot në përvjetorin e vdekjes së parakohshme të tij. Ata që e kanë njohur personalisht, por edhe ata që e kanë njohur nëpërmjet punës se tij të madhe kujtojnë sot një artist të jashtëzakonshëm që me gjithë kohën e vështirë në të cilën ishte i detyruar të punonte e krijonte gjatë një pjese të madhe të karrierës së tij artistike arriti të bënte diferencën duke na dhënë një art që jo vetëm i ka qëndruar kohës, por që vazhdon të tërheq vëmendjen e opinionit artdashës dhe sidomos kritikës brenda dhe jashtë vendit. Dora e Ilia Xhokaxhi spikat në skenografitë apo kostumografitë edhe të atyre punëve të periudhës së realizmit socialist, duke bërë një kontrast të dukshëm me sektaret apo regjitë e politizuar të kohës. 27 filma artistikë janë një shumë e konsiderueshme, por çdo artist në botë. Po t’i shtosh edhe faktin se këto filma janë realizuar në kushtet e Shqipërisë vlerësimi artistik i Xhokaxhiut bëhet edhe më i madh dhe figura e tij si artiste shumë më e respektueshme. Ilia Xhokaxhi ishte ose më mirë të themi është nga ata artistë fama e të cilëve i kalon dukshëm kufijtë e Shqipëris. Skenografitë e tij kinematografike janë vlerësimi në konkurrimet dhe shfaqjet e filmave shqiptar jashtë vendit në festivale prestigjioze siç është ai i Venecias e të tjerë. Por ndërsa puna e tij si skenograf varej edhe nga punët e të tjerëve bashkautorë të filmave në pikturë Xhokaxhiu do të shfaqë në mënyrën origjinale talentin e tij të madh. Punët e tij të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar, personale, Ekspozitë e përbashkët në Ankara, ekspozitat e përbashkëta në Galerinë e Arteve Figurative në Tiranë, në SH.B.A, Nju York, Galeria Janosh, Gett Gallery (Manhattan),1993, ekspozitë personale në Galerinë e Arteve Figurative etj kanë marrë vlerësime të shumta nga kritika, por edhe nga artdashësit. Xhokaxhi ka marrë pjesë në ekspozitën “Konceptet Botërore” e organizuar në Budapest, ku dhe fitoi çmimin e parë, ndërsa tabloja e tij “Shpate dhe Hënë” është vendosur në Muzeun Qendror të Budapestit. Ai është piktori i vetëm me tablo në ngjyra vaji piktura e të cilit qëndron brenda mureve të muzeut më të madh të Budapestit.

JETËSHKRIMI

BIOGRAFI ARTISTIKE

Ilia Xhokaxhi lindi më 28 gusht 1948 në Tiranë, është piktor shqiptar. Diplomohet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në vitin 1973. Xhokaxhi ka punuar në Radio Televizionin Shqiptar si skenograf, si dhe në “Alba Film Studio” ku ka realizuar 27 filma artistike me regjisorët më të njohur të kohës. Ndër këto filma përmenden “Shëmbja e idhujve”, “Mësonjtorja”, “Një emër midis njerëzve”, “Gjeneral Gramafon”, “Përballimi”, “Dollia e dasmës sime”, “Prilli i thyer”, “Pas vdekjes”, “Vrasje në gjueti”, “Nekrologji”, “Vitet e pritjes”, “Nata”, “Dasma e Sakos”. “Funeral bisnes”. Ai është nderuar me shumë çmime të para si skenograf dhe kostumograf; Fitues i çmimit të parë si piktor kostumesh në filmin “Mësonjtorja”, Fitues i çmimit të dytë si piktor në filmin “Kur bëhesh kryetar”, Fitues i çmimit të parë si piktor në filmin “Prilli i thyer”, Fitues i çmimit të parë si piktor në filmin “Dasma e Sakos”. Në festivalin e filmit, i cili organizohet çdo dy vjet në Valencia të Spanjës, filmi “Një emër midis njerëzve” u laureua me çmimin e dytë për skenografi. Skenografia e tij e fundit është ajo e vitit 2007 në dramën “Këmbanat e muzgut”, e Teodor Laços. Xhokaxhi ka qenë pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia si piktor me filmin “Funeral Bizness”, si dhe fitues i Kupës së Festivalit të XI të Filmit Shqiptar me Skenografinë e Filmit “Dasma e Sakos”. Ilia Xhokaxhi ka hapur një seri ekspozitash si brenda, ashtu dhe jashtë vendit si, ekspozitë personale në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozitë e përbashkët në Ankara, ekspozitë personale në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozitë të përbashkët në Galerinë e Arteve Figurative në Tiranë, ekspozitë në SH.B.A. në Nju York, Galeria Janosh, Gett Gallery (Manhattan),1993, ekspozitë personale në Galerinë e Arteve Figurative etj. Xhokaxhi ka marrë pjesë në ekspozitën “Konceptet Botërore” e organizuar në Budapest, ku dhe fitoi çmimin e parë, ndërsa tabloja e tij “Shpate dhe Hënë” është vendosur në Muzeun Qendror të Budapestit. Ai është piktori i vetëm me tablo në ngjyra vaji, piktura e të cilit qëndron brenda mureve të muzeut më të madh të Budapestit. Ndahet nga jeta më 7 maj 2007.

Por si të gjithë piktorët një pjesë e madhe e pikturave të Xhokaxhiut zbukurojnë sallonet private pothuaj në të gjithë botën. Të rrallë janë dashamirës të pikturës shqiptare, por sidomos të huaj që kanë blerë një punë të Xhokaxhiut. I njohur si shumë punëtor ai është nga piktorët e rrallë shqiptar që e siguronte jetesën vetëm me punën e tij si piktor e skenograf. Fakti që një nga pikturat më të mira të tij portreti i “Nënë Terezës” është e ekspozuar në Muzeun deqezian të Arteve “Albino Luciani, ( Museo diocesiano d’Arte Albino Luciani) përkrah pikturave të piktorit tjetër të madh shqiptar Ibrahim Kodra flet vetë për vlerat artistike të të paharruarit Ilia Xhokaxhi. Vepra e Xhokaxhiut do të kishte qenë pa dyshim më e madhe nëse sëmundja nuk do

të kishte prerë para kohe jetën dhe veprimtarinë artistike. Ai vërtet ka shkuar, por si të gjithë artistët e kalibrit të tij ai mbetet mes nesh falë punës së talentuar të tij. Në çdo fragment nga të 27 filmat e tij, në çdo dritë hije apo shkëlqim të pikturave të tij ai rikthehet me dinjitet ashtu siç ishte kur punoi e jetoi mes të gjallëve të kësaj bote. Natyrisht që këto radhë janë të pamjaftueshme për të shprehur atë çfarë përfaqëson Xhokaxhiu si artist e si njeri, por besoj se janë të mjaftueshme si një kujtim në këtë përvjetor të vdekjes së tij. Vepra, që ka lënë, ka bërë që ta kujtojmë atë në periudhën kur ishte gjallë. Personalisht kujtohem që ai ka shkuar nga kjo botë vetëm takoj Zanën apo shikoj ndonjë pikturë apo çdo punë tjetër të tij. A nuk është kjo ajo që ne e quajmë .......Përjetësi ?!

1973 - 1975 Skenograf dhe piktor në Radio - Televizionin Shqiptar 1975 Skenograf dhe piktor filmi në Kinostudion Shqipëria e Re Ka marrë pjesë në realizimin e 34 filmave artistikë dhe dokumentarë si dhe të huaj. Disa prej tyre: “Shembja e idhujve” “Mësonjëtorja” “Një emër midis njerëzve” “Dollia e dasmës sime” “Prilli i thyer” “Pas vdekjes” “Vrasje në gjueti” “Nekrologji” “Vitet e pritjes” “Nata” “Dasma e Sakos” “Funeral biznes” 1991 - 1994 Pedagog në Akademinë e Lartë të Arteve në lëndën e Pikturës. 1997 – 2000- Punon si pedagog në lëndën e Historisë së Artit Botëror dhe Pikturës në shkollën private të kishës ortodokse “Frymë Dashurie”. 2004- Fillon punë në Televizionin Publik Shqiptar. KRIMTARIJA SI PIKTOR Mars, 1991 - Ekspozitë personale në Tiranë (Muzeu Historik). Shtator, 1991 - Ekspozitë në Ankara (Turqi), në Muzeun Arkeologjik. 1992 - Ekspozitë personale në Tiranë (Muzeu Historik). Tetor, 1992 - Ekspozitë në JANOSH GET GALERY, Manhattan, New York, SHBA. 1994 - Ekspozitë personale në Tiranë, Galeria Kombëtare. 1995 - Fitues i Çmimit të Parë “World Concepts” Budapest, Hungari. Zhanri pikturë në vaj me titull “SHPATË dhe HËNË”. 1996 - Ekspozitë në Slloveni, Lubjana “Novi Graniti”. 1997 - Pjesëmarrës në ekspozitën “Radio Tirana Fax” në Molfeta, Bari, Itali Dhjetor, 1997 - Ekspozitë me artistë të tjerë në T&G Gallery. Shtator, 1998 - Ekspozitë në Paris, Lucernere, Centes Nationale d’Art d’Dssei. Dhjetor, 1998 - Ekspozitë e përbashkët në Tiranë, Shqiptaro - Italiane “Mesdheu një horizont i përbashkët kulturor”. 1999 - Ekspozitë e përbashkët në hollet e ambasadës shqiptare në Paris. Shtator, 2000 - Arkitekt dhe skenograf i skenës madhështore në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Nentor, 2000 - Ekspozitë personale “Benedictus” në Galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Dhjetor, 2000 - Skenograf i dekorit të qendrës së Tiranës për Festën e Vitit të Ri 2001 . 2001 - Pjesmarrës në ekspozitën “Onufri” 2002 - Skenograf i dramës “Një njeri në det” Maj, 2002 - Arkitekt i FARIT SIMBOL në qytetin e Sarandës. Qershor, 2002 - Skenograf i baletit “Franceska da Rimini”. Tetor, 2002 - Autor i ekspozitës personale : MAKBETH, (Ky Kumbim Mitik Mbikohor) në Galerinë Kombëtare të Arteve. Qershor, 2003 - Skenograf i baletit modern “Paradoksi i Jetës”. Nëntor, 2003 - Skenograf i dy fil-

mave të rinj. “Lule të kuqe lule të zeza” “Women without Wings” (Gruaja pa krahë), film kanadez. Maj, 2004 - Skenograf i operas “DHOMA” të Zhan Pol Sartrit. Tetor, 2004 - Autor i ekspozitës personale: BLASFEM (i kamës së thyer) në Galerinë Kombëtare të Arteve. Janar, 2005 - Skenograf i dramës “BALLKAN EKSPRES”. Dhjetor, 2005 - Skenograf i festivalit të 44 të RTSH. 1973-2004 Skenograf i shumë filmave shqiptarë 1991-1994- Pedagog në Akademinë e Lartë të Arteve në lëndën e Pikturës 2004-2006 -Punon në Televizionin Publik Shqiptar Mars 2006- Emërohet Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit [redakto]Trivia & Veprat Mars 1991 Ekspozitë personale në Tiranë (Muzeu Historik) Shtator 1991- Ekspozitë në Ankara (Turqi) në Muzeun Arkeologjik 1992 -Ekspozitë personale në Tiranë (Muzeu Historik) Tetor 1992- Ekspozitë në Janosh Get Gallery, Manhattan, New York, SHBA 1994 -Ekspozitë personale në Tiranë, Galeria Kombëtare e Arteve 1995- Fitues i çmimit të parë “World Concepts” Budapest, Hungari, zhanri pikturë në vaj me titull “Shpatë dhe Hënë” 1996- Ekspozitë në Slloveni, Lubjana “Novi Graniti” 1997- Pjesëmarrës në ekspozitën “Radio Tirana Fax” në Molfeta, Bari, Itali Dhjetor 1997- Ekspozitë me artistë të tjerë në T&G Gallery Shtator 1998 -Ekspozitë në Paris Lucernere, Centres Nationale d’Art, d’Dssei Dhjetor 1998- Ekspozitë e përbashkët në Tiranë, Shqiptaro-Italiane “Mesdheu një horizont i përbashkët kulturor” 1999- Ekspozitë e përbashkët në hollet e ambasadës shqiptare në Paris Shtator 2000 -Arkitekt dhe skenograf i skenës së Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Nëntor 2000 -Ekspozitë personale “Benedictus” në Galerinë Kombëtare të Arteve Dhjetor 2000- Skenograf i dekorit të qendrës së Tiranës për Festën e Vitit të Ri. 2001- Pjesëmarrës në ekspozitën “Onufri” 2002 -Skenograf i dramës “Një njeri në det” Maj 2002- Arkitekt i Farit Simbol në qytetin e Tiranës Qershor 2002- Skenograf i baletit “Franceska da Rimini” Tetor 2002- Ekspozitë personale:MAKBETH(Ky Kumbim Mitik Mbikohor) në Galerinë Kombëtare të Arteve. Qershor 2003- Skenograf i baletit modern “Paradoksi i jetës” Maj 2004- Skenograf i operës “DHOMA” sipas Zhan Pol Sartrit Tetor 2004- Autor i ekspozitës personale: Blasfem’ (e kamës së thyer)në Galerinë Kombëtare të Arteve. Janar 2005 -Skenograf i dramës “Ballkan Ekspress” Dhjetor 2005 -Skenograf i Festivalit të 44 të RTSH Mars 2006- Skenograf “Këmbanat e Muzgut”, drame në TK


SPORT • E hënë 7 maj 2012

»

23

ME SHUMË Kukësi – Luftëtari 1:1

Një ndeshje që kishte grumbulluar vëmendjen e të gjithë opinionit sportiv u zhvillua e denjë për interesimin. Në një takim më shumë emocione që nga fillimi e deri në çastin e fundit. Në një atmosferë festive, aty ku para fillimit të takimit pati edhe një ceremoni ku përshëndetën personalitete të shumtë të qytetit verilindor dhe në një stadium të mbushur plot e përplot si Kukësi ashtu edhe Luftëtari kanë kërkuar gjatë gjithë 90-minutëshit fitoren. Pavarësisht dëshirës së madhe të vendasve, që janë hedhur që në minutën e parë në sulm frontal, eksperienca e miqve nga Gjirokastra ka rezultuar më efikase. Kështu që në minutën e 7-të Luftëtari ka gjetur golin, duke i “ngrirë” vendasit. Ka qenë një goditje dënimi e ekzekutuar nga distanca dhe Lluka ka “dhunuar” portën kuksiane. Ky gol i shpejtë i ka shokuar vendasit që gjatë gjithë pjesës së parë janë përpjekur të reagojnë por gjirokastritët kanë ditur të menaxhojnë mirë rezultatin. Me fillimin e pjesës së dytë kuksianët duke mos pasur më se çfarë të humbasin, janë hedhur në sulm frontal, pasi kanë mësuar se në ndeshjen tjetër Lushnja po fitonte në Velipojë, çka i rrezikonte seriozisht. Megjithatë Luftëtari është mbrojtur me efikasitet deri në minutën e 68të. Në këtë minutë Kukësit i mbetet gëzimi përgjysmë. Gjyqtari Jemini jep një 11-metërsh, por Hamzai ka goditur mbi traversë. Dialogu midis sulmit vendas e mbrojtjes mike ka vazhduar deri në limit të takimit kur kuksianët kanë gjetur golin e shumëpritur. Ka qenë një goditje dënimi në 89’ dhe portieri Selimaj nuk e ka pritur dot topin dhe aty Caka e ka shtyrë në rrjetë. Pas këtij barazimi Luftëtari është përfundimisht kampion, ndërsa Kukësit i duhet të mos humbasë me mbi tre gola diferencë në Lushnjë për të qenë automatikisht në Kategorinë Superiore. Ada – Lushnja 1:2

Një trepikësh shprese ka marrë dje në Velipojë ekipi lushnjar. Pas një pjese të parë që ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Në të dytën Lushnja ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës në 65’ me Metushin dhe 69’ me Sefën. Vendasit kanë ngushtuar diferencën me Hotin në 77’. Me këtë fitore Lushnja ka ende shpresa për t’u ngjitur direkt në Kategorinë Superiore, nëse fiton me tre gola diferencë në ndeshjen e fundit me Kukësin, që luhet në Lushnjë.

LUFTËTARI KAMPION,

Gramozi – Butrinti 2:1

Shtohen shpresat për ekipin nga Erseka pas fitores së djeshme. Gramozi ka fituar 2:1 nda Butrintit, duke marrë një trepikësh që e mban larg zonës së ftohtë të rënies direkt nga kategoria. Edhe pse u gjendën në disavantazh në pjesën e dytë pas golit të shënuar nga Rrapaj për sarandiotët, lojtarët e gramorit arritën të përmbysnin rezultatin. Shupe me 11-metërsh në 80’ e Peçi në 88’ i dhanë fitoren Gramozit.

Kukësi më pranë Superiores Pas barazimit 1:1 në Kukës, luftëtari shpallet kampion i Kategorisë së Parë dhe kthehet në Superiore pas 4 sezonesh. Kukësi ka edhe një betejë në Lushnjë. Vlora “vetëvritet”, nuk luan ndeshjen në Patos se nuk kishte policë!

M

e shumë emocione ka qenë java e 29-të e Kategorisë së Parë, e cila tashmë i ka zgjidhur shumicën e dilemave dhe mbetet vetëm një prej tyre për javën e fundit të kësaj kategorie. Kështu Luftëtari është me shumë meritë ekipi kampion i kësaj kategorie. Ekipi Gjirokastrit ka barazuar 1:1 në Kukës me ekipin vendas dhe rivalin e madh të vendit të dytë dhe e ka ruajtur diferencën pre tre pikësh, duke siguruar edhe matematikisht vendin e parë.

Luftëtari është kampion edhe matematikisht, pasi në kampionatet tona në rast barazimi në fillim merren parasysh pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte midis dy ekipeve, në këtë rast gjirokastritët edhe sikur të humbasin në ndeshjen e fundit në fushën e tyre me Mamaurrasin, janë sërish në vendin e parë, pasi me Kukësin kanë fituar në Gjirokastër e kanë barazuar në transfertë. Po kështu një fitore të rëndësishme kanë marrë lushnjarët në Velipojë, pasi tani kanë një shans për të luftuar në fushën e tyre që të realizojnë

Iliria – Besa 2:0

Festë në Fushë-Krujë. Iliria siguron edhe matematikisht qëndrimin në kategorinë e parë edhe për sezonin tjetër. Ekipi nga Fushë-Kruja ka fituar 2:0 ndaj Besës, që e ka mendjen tek ndeshjet e play-off-it, dhe me meritë do të vazhdojë në këtë kategori. Golat për Ilirinë u shënuan nga Gjokeja 22’ e Basha 30’. Gramshi – Burreli 5:4

mrekullinë e ngjitjes direkt. Në luftën për mbijetesë, kanë fituar gati të gjithë skuadrat e rrezikuara duke mos pasur ndryshime në renditje. Në këtë mënyrë Himara është në zonën e play-out-it dhe po kështu edhe Gramozi. “Vetëvrasje” mund të quhet ajo që i ndodhi Vlorës, e cila për mosmarrjen e masave të duhura organizative, (nuk kishte policë!) nuk ka mundur të zhvillojë ndeshjen e saj në Patos me Skraparin dhe kështu rrezikon rënien direkt nëse Komisioni i disiplinës i FSHF-së ia jep ndeshjen Skraparit në tavolinë.

Në një ndeshje që luhej për qejf Gramshi e Burreli kanë dhuruar spektakël e plot nëntë gola. Më saktë duhet thënë Koçi e Ivanaj, pasi kanë qenë të dy sulmuesit që mbajnë firmën e golave. 5 gola për Koçin e Gramshit e 4 për Ivanajn e Burrelit kanë qenë edhe shifrat e rezultatit final. Himara – Elbasani 3:2

Përballë një Elbasani që tashmë e ka mbyllur sezonin, Himara ka marrë një fitore që i siguron vendin e play-out-it. Pa shumë vështirësi vendasit kanë fituar 3:2. Mamurrasi – Besëlidhja 1:0

Mamurrasi i ka bërë një mbyllje me fitore ndeshjeve të këtij sezoni në fushën e tij. Goli i fuçisë në 55’ ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren vendasve përballë një Besëlidhja që tashmë e ka siguruar një vend në zonën e play-off-it.

Dashi

Demi

Binjaket

Gaforrja

Luani

Virgjeresha

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Peshqit

Do mundoheni me sa te keni mundesi sot te rregulloni te gjitha mosmarreveshjet qe kishin lindur me partnerin tuaj. Do ndiheni edhe vete me te qete. Beqaret duhet ta lene veten te lire nese duan qe te gjejne personin e duhur. Shikoni mire kudo qe do shkoni. Duhet te ndermerrni nje strategji te re per te menaxhar financat sepse sot ato do jene paksa delikate. Mos i lini te marrin tatepjeten.

Me ne fund nje dite ashtu si ju e keni deshiruar. Nuk do keni as probleme dhe as debate me ate qe dashuroni. Nese jeni beqare yjet kane menduar t’iu bejne nje surprize. Behuni gati dhe emocionet qe do peritoni do jene te medha. Ne sektorin financiar pritet te keni fat dhe t’iu gjeni zgjidhje te gjitha atyre pengesave qe iu kane dale kohet e fundit. Planetet do jene ne anen tuaj.

Nen influencen e shume planeteve, jeta juaj ne cift do jete e bukur dhe e ngrohte. Disa do mendojne ta cojne edhe me tej lidhjen dhe te marin vendime mjaft te rendesishme. Beqareve do iu plotesohet deshira per te bere sa me shume takime. Njeri prej tyre do jete me i vecante nga te tjeret. Tregoni pak me shume maturni me financat dhe do e largoni rrezikun qe iu kanosej.

Do jeni me kembe ne toke dhe me te ekuilibruar gjate kesaj dite. Kjo do iu krijoje mundesine te ndiheni rehat dhe te lumtur. Shprehini sa te mundni ndjenjat. Beqaret do e perdorin se tepermi aftesine e tyre joshese dhe do bejne per vete cilindo qe te duan. Beni pak perpjekje per ta stabilizuar buxhetin sepse nese e lini pas dore gjithcka, nuk do i keni mire punet. Beni kujdes!

Yjet do jene mjaft te favorshem sot per jeten tuaj ne cift. Ata do bejne cmos qe ju te qendroni larg konflikteve me njeri-tjetrin dhe te dhuroni sa me teper dashuri. Venusi, duke bashkepunuar me Plutonijn do iu krijoje beqareve kushtet e favorshme per te krijuar lidhje. Perfitoni! Financat nuk do jene shume te stabilizuara. Nese vazhdoni ende me shpenzimet mund ta keni punen pisk.

Marsi do ndikoje se tepermi ne jeten tuaj ne cift. Do e joshni se tepermi partnerin dhe do beni gjithcka ne menyre qe ai te ndihet sa me mire. Edhe beqaret do jene sharmante. Duhet ta dini se kjo dite do jete me e favorshme per lishje serioze sesa per aventura kalimtare. Jeni ju gati per kete? Ne planin financiar nuk duhet te merrni me shume rreziqe sesa duhet sepse do keni probleme.

Klima ne jeten ne cift do jete mjaft e ngrohte dhe ju do tregoheni me realiste sesa kohet e fundit. Kjo ne fakt do iu hape me shume syte dhe do i mendoni gjerat me mire. Beqaret nuk duhet te joshin pertej limiteve sepse ne vend qe te gjejne ate qe kerkojne do marrin nje nam te keq qe do e vuajne se tepermi. Kujdes me shpenzimet e tepruara nese nuk doni ta cekuilibroni buxhetin tuaj.

Nese jeni ne cift, marredhenia me partnerin mund te kaloje nje dite paksa te veshtire. Mos u viktimizoni sepse ne kete menyre do ia ngrini edhe me teper nervat atij. Nese jeni beqare do e beni per vete ate qe deshironi dhe ai nuk do mund t’iu rezistoje dot. Me ne fund! Shmengni operacionet e nderlikuara financiare nese nuk doni qe financat te dobesohen ndjeshem. Dite e pafavorshme.

Ju qe jeni ne cift do zbuloni tek partneri juaj thesare te pazbuluara te cilat do ua shtojne deshiren per te qene sa me shume afer tij. Fale mbeshtetjes qe do iu jape Neptuni gjate dites se sotme, beqaret do kene mundesi te takojne personin e endrrave. Mjedisi yjor do iu ndihmoje te ekuilibroni buxhetin dhe te ndiheni me rehat. Tashme mund te beni edhe ndonje shpenzim me teper.

Kujdes nga qetesia ne jeten ne cift sepse mund te jete armiku juaj kryesor. Besojini Merkurit i cili keshillon me teper komunikim. Do beni cdo gje qe klima ne lidhjen tuaj te ngrohet . Beqaret do jene shume kapricoze dhe asnje nga takimet qe do bejne nuk do ua mbushe mendjen plotesisht. Duhet te tregoheni me se te matur me financat qe situata te mos marre tatepjeten.

Edhe pse nuk do ndiheni shume mire gjate kesaj dite kjo nuk do kete pasoja ne lidhjen tuaj. Mjedisi yjor do te perforcoje marredhenien qe keni krijuar dhe do sjelle mjaft lumturi. Atmosfera do filloje te ngrohet mjaft. Beqaret do jene fizikisht ne forme mjaft te mire dhe do terheqin mjaft persona pas vetes. Sektori i financave nuk do perbeje problem dhe gjithcka do jete mjaft e stabilizuar.

Ju qe keni krijuar nje lidhje nuk duhet te ngaterroni ndjenjat me jeten profesionale sepse do perballeni me debate te medha. Sharmi juau i vecante do te beje per vete shume persona gjete kesaj dite. Do koleksiononi zemra dhe ne fund do beni zgjedhjen e duhur. Dite mjaft e mire per planin financiar. Do perballeni pa frike me problemet qe keni pasur dhe do arrini te vendosni qendrueshmeri.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E hënë 7 maj 2012 •

Flisni falas brenda grupit të institucionit ose biznesit tuaj. Përveç kësaj, mund të flisni me vetëm 5 Lekë/min me të gjitha institucionet ose bizneset e tjera pjesë të Proring.

www.eaglemobile.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.