Metropol 8 gusht 2013

Page 1

»8

Alsar ndihmon familjet në nevojë

Sot Bajrami, myslimanët do të falen në qendër, jashtë xhamisë E enjte

8 gusht 2013

Viti IX, Nr. 3048 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Institucionet e huaja

Pas monitorimit nga ajri Aksion për të mbledhur asgjësohen 490 rrënjë kanabis fonde: “Të shpëtojmë

Policia nis aksionin për hektarët e drogës. Lazaratasit shprehin çudinë: Dolëm fshati më i pasur në Europë »10

amfiteatrin e Durrësit”»9

Seanca e parë Presidenti Nishani vendos datën 9 shtator për mbledhjen e kuvendit, çfarë thotë rregullorja

Pensionet e pjesshme

Kush përjashtohet, mosha dhe vitet e punës që duhen Kategoritë që kanë të drejtë të aplikojnë. Dokumentet që duhet të kenë në dosje. Formula e llogaritjes së shumës

»6

Bursat në shkollë

Qeveria zgjeron numrin e përfituesve, mbështetje e plotë për nxënësit absolutë Kuota të veçanta për bashkinë dhe për Ministrinë e Arsimit. Zbardhen kriteret e miratuara ditën e djeshme »7

Opinion

Berisha drejton seancën e betimit të deputetëve Nisma e Bashkisë

Tabela e të dhënave

Nga Viron Bezhani

Shteti bëhet vetëm kur zbatohet ligji »17

Miratohen 9500 vende për studentët që do të ndjekin shkollën me kohë të pjesshme. Futen të përndjekurit dhe romët »7

Grua e mirë apo shkop bambuje?

»16

»5

Shemben banesat që kanë bërë deklarim të rremë pranë ALUIZNI-t

Kuotat e part-time, ndarja për shkollën e parë e të dytë

Nga Gëzim Tushi

»3

Edi Rama/Intervista

Diplomacia shqiptare mes Turqisë, Italisë dhe Greqisë Çështja e kufirit detar në fokus të bisedës me Samarasin. Kreu i PS zbardh bisedimet në Europë. Ndryshimet që do të pësojë diplomacia »2

Trombozë nga tronditja

Pas vrasjes së djalit të hallës gjendet e vdekur në banesë 35-vjeçarja

»11


02

« INTERVISTË

E enjte 8 gusht 2013 •

RAMA SHTRIN DIPLOMACINË MES TURQISË, ITALISË DHE GREQISË

Çështja e kufirit detar në fokus të bisedës me Samarasin, harrohet çështja çame

K

ryeministri i zgjedhur, Edi Rama, jep detaje të tjera që lidhen me vizitat në Itali, Turqi dhe Greqi. Në një intervistë të dhënë për gazetarin Muhamet Veliu për televizionin “Top Channel” Rama pohoi se qëllimi primar i këtyre vizitave është nisja e një kapitulli të ri për diplomacinë shqiptare, si dhe fuqizimi marrëdhënieve me këto tri shtete, të cilat ai i quan “partnerë strategjikë”. “Ne jemi të gatshëm të ngremë në një nivel të panjohur marrëdhëniet me Turqinë, që e konsiderojmë një partner strategjik”, - thekson Rama. Sipas tij, Shqipëria gjatë viteve të shkuara nuk ka bërë sa duhet për sa u përket marrëdhënieve me këto tri shtete. Gjatë intervistës ai flet edhe për çështjen e nxehtë mes Greqisë dhe Shqipërisë: atë të kufirit detar, për të cilin pranon se është biseduar gjatë qëndrimit në Athinë me kryeministrin Samaras. Por Rama nuk përmendi problematika të tjera që lidhem me çështjen çame, pasi tani ka një rezolutë, që është miratuar para disa vjetësh dhe pritet të vihet në zbatim.

- Zoti Rama, pavarësisht se nuk e keni marrë ende detyrën si kryeministër i vendit, kjo nuk ju ka penguar që të zhvilloni disa vizita jashtë vendit, si ajo në Stamboll apo në Athinë. Cili ka qenë qëllimi i këtyre vizitave? - Janë takime njohëse dhe takime pune për të vendosur piketat e bashkëpunimit në funksion të një partneriteti strategjik që shtrihet mes Italisë, Turqisë dhe Greqisë. Për sa na takon dhe po ashtu me vetëdijen e plotë se në marrëdhëniet bilaterale me këto vende Shqipëria nuk ka arritur në gjithë këto vite të bëjë sa duhet dhe të punojë si duhet për të mirën e popullit shqiptar dhe të gjeneratave që vijnë. - Ju keni folur për kapitull të ri në marrëdhëniet me Greqinë, një shembull që duhet të ndiqet edhe me Turqinë dhe për një tjetër stad bashkëpunimi me Italinë. Konkretisht çfarë do të thonë këto hapa që ju po ndërmerrni? - Me Greqinë dihet që ka një çështje për t’u kapërcyer pas një periudhe të vështirë në marrëdhëniet mes dy vendeve për arsyet e njohura. Ne jemi të përgatitur për ta kapërcyer këtë pengesë dhe për të hapur një kapitull të ri, pas një periudhe që i çoi marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Greqisë në një nivel shumë të ulët, gjithmonë për shkaqe që janë bërë të njohura dhe që nuk kanë lidhje me qeverinë e re. Ne jemi të gatshëm, ashtu sikundër jemi të gatshëm që të ngremë në një nivel të panjohur më parë marrëdhëniet me Turqinë, që e konsiderojmë një partner strategjik dhe jam i bindur se marrëdhëniet bilaterale me Turqinë do të njohin zhvillime të panjohura më parë. Italia është një partner strategjik i kahershëm, një partner strategjik që ka ndihmuar shumë në gjithë këto vite Shqipërinë, por nga partneriteti strategjik me Italinë Shqipëria nuk ka arritur dot për shkak të paaftësisë së qeverive të saj të marrë atë që mund të merrte në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. - Le të ndalemi pak te marrëdhëniet me Turqinë. Ndryshe nga kryeministrat e tjerë të vendit, duket qartë fakti se ju e cilësuat Turqinë “partner strategjik”, duke e barazuar me Italinë dhe Greqinë. Çfarë ju shtyu ta përfshini Turqinë në këtë partneritet strategjik me vendin tonë? - Përfshirja e Turqisë në partneritetin strategjik është pjesë e programit tonë të “Rilindjes” në kapitullin e politikës sonë të jashtme dhe është rezultat i një analize të detajuar dhe shumë të vëmendshme lidhur me këtë faktor kaq të rëndësishëm dhe fatkeqësisht të lënë jashtë vëmendjes së nevojshme gjatë gjithë këtyre viteve. - A nuk mendoni se ky qëndrim ndaj Turqisë do t’i xhelozojë fqinjët tanë? - Unë nuk besoj se ne duhet të merremi me xhelozi potenciale. Unë besoj se ne duhet të forcojmë marrëdhëniet me fqinjët tanë dhe të çojmë

- Me Greqinë dihet që ka një çështje për t’u kapërcyer pas një periudhe të vështirë në marrëdhëniet mes dy vendeve për arsyet e njohura. Ne jemi të përgatitur për ta kapërcyer këtë pengesë dhe për të hapur një kapitull të ri, pas një periudhe që i çoi marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Greqisë në një nivel shumë të ulët, gjithmonë për shkaqe që janë bërë të njohura dhe që nuk kanë lidhje me qeverinë e re. Ne jemi të gatshëm, ashtu sikundër jemi të gatshëm që të ngremë në një nivel të panjohur më parë marrëdhëniet me Turqinë, që e konsiderojmë një partner strategjik dhe jam i bindur se marrëdhëniet bilaterale me Turqinë do të njohin zhvillime të panjohura më parë. Italia është një partner strategjik i kahershëm, një partner strategjik që ka ndihmuar shumë në gjithë këto vite Shqipërinë, por nga partneriteti strategjik me Italinë Shqipëria nuk ka arritur dot për shkak të paaftësisë së qeverive të saj të marrë atë që mund të merrte në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

përpara një proces partneriteti strategjik me të tria këto vende në funksion të një Shqipërie më të fortë politikisht, ekonomikisht dhe shoqërisht. - Çështja e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë mbetet një çështje mjaft problematike. Gjatë qëndrimit tuaj në Athinë u prek kjo çështje? - Është një çështje që natyrshëm nuk mund të lihet jashtë bisedave, është një çështje për të cilën ne kemi një qëndrim të njohur, është një çështje për të cilën në kemi të gjithë vullnetin për ta zgjidhur dhe është një çështje tek e cila edhe fqinjët janë të interesuar të gjejnë zgjidhje. Jam i bindur se me vullnet të mirë dhe me besim reciprok nuk ka gjë që nuk zgjidhet. - Zoti Rama, nuk është hera e parë që ju shpreheni për zgjidhje të këtij problemi me Greqinë. Më konkretisht, ju lutem, si do të zgjidhet? - Tani ne jemi qeveria e re e Shqipërisë për një kohë shumë të shkurtër dhe sigurisht që do të mirëkuptoni që çështje të kësaj natyre të mos cenohen në rrugën e zgjidhjes së tyre nga propagandimi i parakohshëm i ideve dhe i rrugëve të mundshme të zgjidhjes. - Gjatë qëndrimit tuaj në Athinë u lajmërua

ardhja në Tiranë e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, zotit Venizellos. Cili është qëllimi i vizitës së tij në Tiranë? - Tiranën do ta vizitojnë shumë shpejt, menjëherë pas marrjes së mandatit nga qeveria e re, ministrat e jashtëm të të tria vendeve partnere strategjike të Shqipërisë, kështu që nuk shoh asnjë arsye për të bërë dallime, apo arsye për të spekuluar lidhur me këto vizita të shpejta, që janë vizita të dëshiruara nga të tria palët dhe pa dyshim janë të mirëpritura edhe nga ne. - Pas Italisë, Turqisë dhe Greqisë, cili është destinacioni juaj i ardhshëm në kuadër të këtyre takimeve? - Sigurisht që pasi qeveria e re të fillojë nga puna, ne do të shkojmë menjëherë në Prishtinë, nga Prishtina do të shkojmë në Bruksel dhe nga Brukseli do të shkojmë në Nju-Jork, ku do të plotësojmë edhe udhëtimin e menjëhershëm të qeverisë së sapokrijuar. - Zoti Rama, faleminderit! - Faleminderit juve dhe kam besimin se me një politikë të jashtme të re, të hapur dhe kurajoze Shqipëria në rajon do të ketë një rol edhe më të fortë, si mishërimi i një partneriteti të madh me SHBA-të dhe BE-në.


POLITIKË • E enjte 8 gusht 2013

»

03

Sekui përshëndet certifikimin e zgjedhjeve

“Presim të punojmë me parlamentin dhe qeverinë e re”

NISHANI: MË 9 SHTATOR MBLIDHET KUVENDI I RI

Rregullorja, Rama betohet si deputet përpara Berishës Nga Ervin KOÇI

S

eanca e parë e parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit do të drejtohet nga Kryeministri në detyrë Sali Berisha. Pas dekretimit të datës për mbledhjen e parlamentit nga presidenti i vendit, Bujar Nishani, hapet rruga për mbledhjen e parë të Kuvendit, i cili do të drejtohet përkohësisht nga Kryeministri në detyrë Berisha. Vendosja e përkohshme e Berishës në këtë post bëhet për shkak se e përcakton Rregullorja e Kuvendit, e cila thotë se mbledhja e parë e parlamentit në seancën plenare drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, që në këtë rast është Berisha. Po sipas Rregullore në rast të mos pjesëmarrjes së deputetit më të vjetër në moshë, seanca drejtohet nga deputeti e dytë më i vjetër në moshë dhe pas Berishës deputeti më i vjetër është Namik Dokle, i cili është dy vjet më i vogël se Berisha. “1. Mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë. Në rast mospranimi ose mungese mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë. 2. Tre deputetë, ndër deputetët me moshën më të re, caktohen nga drejtuesi i seancës të kryejnë përkohësisht detyrën e Sekretarisë së Kuvendit deri në zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit. Përbërja e Sekretarisë pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit siç del nga rezultati i zgjedhjeve. 3. Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nuk zhvillohet asnjë debat”, - thuhet në rregulloren e Kuvendit. Berisha do të qëndrojë në karrigen ku për tetë

vjet ka ndenjur Topalli. Dekretimi i bërë nga Nishani, i cili e detyron Kuvendin që të mblidhet në orën 6:00 të pasdites, e shtyn edhe më shumë kohën e qëndrimit të Berishës në atë karrige, pasi për zgjedhjen e kryetarit të ri duhet të kalojnë disa procedura. Konkretisht në fillim duhet të ngrihet Komisioni i Verifikimit të Mandateve, i cili përbëhet nga 9 anëtarë dhe në krye të tyre janë kryetarët e grupeve parlamentare të partive politike. Ky komisionin brenda 2 ditëve bën verifikimin e mandateve dhe në rast parregullsie ia përcjell Gjykatës Kushtetuese vërejtjet që mund të hasë në dokumentacion. Pas përfundimit të kësaj procedure 140 deputetët e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit do të betohen një nga një për postin që do të mbajnë për katër vjet. Në mbyllje të të gjitha procedurave bëhet edhe votimi i kryetarit të Kuvendit, i cili zhvillohet në mënyrë të fshehtë dhe më pas Berisha do ta lërë bosh vendin e kryetarit. Pavarësisht se rregullorja parashikon të mos zhvillohet asnjë debat deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pritet që zgjedhja të shoqërohet me një dozë ironie nga Berisha dhe Rama. Kjo gjë pritet të vijë pasi Berisha do të jetë personi që do të thërrasë Ramën për t’u betuar si deputet dhe kryetari i PS-së dhe kryeministri i ardhshëm do ta mbajë betimin e tij përpara Berishës. Duke marrë parasysh konfliktin e gjatë politik ndërmjet këtyre dy personave që nga vitit 2005, kur Berisha erdhi në pushtet dhe Rama në krye të PS-së, parashikohet që ndërmjet tyre të lind një debat në distancë, pasi kryeministri i ardhshëm do të jetë nën “urdhrat” e Berishës për disa orë.

QEVERIA Kabineti “Rama” betohet në mesnatën e 9 shtatorit Dekretimi i datës së mbledhjes së Kuvendit nga Nishani më 9 shtator në orën 6:00 të pasdites sjell edhe një zgjatje të pjesshme deri në krijimin e qeverisë së re. Kjo pasi formimi i kabinetit qeveritar në rrugë zyrtare dhe betimi i tyre duhet të bëhet pasi të bëhet betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të ri. Konkretisht, duke qenë se seanca e parë plenare e deputetëve që kanë dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të mbahet në orën 6:00 të pasdites, do ta shtyjë së paku për një ditë betimin e qeverisë. Hapat që do të ndiqen janë të parashikuara në ligj, i cili thotë se në fillim bëhet betimi i 140 deputetëve të Kuvendit, më pas bëhet zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, i cili duhet të propozohet së paku nga 15 deputetë dhe votimi do të jetë i fshehtë, procedurë e cila do të kërkojë së paku një orë kohë. Duke i futur të gjitha këto halla bashkë, llogaritet se do të duhen rreth 4 orë deri në përfundimi e tyre dhe më pas mund të bëhet krijimi i qeverisë. Por për këtë kryetari i zgjedhur mund ta shtyjë seancën në një ditë tjetër për shkak të orarit, ose kabineti “Rama” do të betohet në mesnatën e 9 shtatori. Sipas të gjitha gjasave, duke llogaritur deklaratat e Ramës se kërkon të ulet një orë e më parë në karrigen e kryeministrit, mund të thuhet se betimi i qeverisë do të bëhet në mesnatën e 9 shtatorit.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Etore Sekui, ka komentuar me anë të një mesazhi në rrjetin social “Twitter” shpalljen e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. “Urojmë Shqipërinë për përfundimin e procesit zgjedhor dhe presim të punojmë së bashku me parlamentin dhe qeverinë e re”, - shkruan ambasadori Sekui. Kjo deklaratë e shefit të diplomacisë europine në Tiranë pason atë të kreut të prezencës së OSBEsë në Tiranë Robert Uilton, i cili, ashtu si homologu i tij Sekui, pohoi se shpreson në një bashkëpunim më të gjerë të OSBE-së me Kuvendin e ri të Shqipërisë. Konkretisht Uilton ka pohuar: “Ne tani presim me dëshirë të bashkëpunojmë me parlamentin dhe qeverinë e re, që shpresoj se do të konstituohen pa vonesë, për ta shtyrë përpara axhendën e reformave të vendit dhe për të fuqizuar shtetin e së drejtës. Një demokraci funksionale, e cila është një aspiratë e shprehur nga qytetarët në votime, mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen dinamike të të gjitha partive

të përfaqësuara në Kuvend. Nxitja e marrëdhënieve mes një Kuvendi të fortë e transparent dhe zgjedhësve të tij është një ndër veprimtaritë thelbësore të OSBE-së në Shqipëri dhe ne do të punojmë ngushtësisht me Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit për ta mbështetur këtë proces”. Ambasada amerikane ishte e para që përshëndeti krijimin e kabinetit të ri qeveritarë, një ditë pasi kryesocialisti Rama bëri prezantimin e trupës ministrore për katër vjetët e ardhshëm. Tani pritet që bashkëpunimi i kabinetit “Rama” me diplomacinë ndërkombëtare të vijojë me të njëjtën ritëm, pasi të huajt kanë qenë një shtysë në bashkëpunimin ndërmjet forcave politike në rastet kur janë krijuar ngërçet e mëdha, që kanë bllokuar punën e parlamentit për një kohë të gjatë.

“Qeveria është e audituar në shumë forma”

Shehu: Ideja e Ramës për auditim ndërkombëtar e panevojshme Deputeti i Partisë Demokratike, ekspert i ekonomisë, Sherefedin Shehu shprehet kundër idesë së kreut të mazhorancës së re për auditim ndërkombëtar të financave shqiptare. Sipas tij, është i panevojshëm një auditim i tillë, pasi qeveria shqiptare është vazhdimisht e audituar. “Qeveria shqiptare është e audituar në shumë forma. Së pari, është kontrolli i madh i shtetit, që i certifikon llogaritë këtë vit. Së dyti, është parlamenti, që me një ligj të posaçëm miraton buxhetin faktik të vitit të mëparshëm. Së treti, janë institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat jo vetëm janë bashkëpunëtore me qeverinë në përgatitjen e statistikave financiare, por të njëjtat statistika publikohen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga Banka Botërore, nga Bashkimi Europian”, pohon Shehu. Ai argumenton se nisma Ramës synon të mbyllë boshllëqe që krijon mungesa e një programi, por dhe një përpjekje e tij për të krijuar imazh, siç po bën dhe me vizitat e fundit jashtë vendit. “Është thjesht një mënyrë për të bërë zhurmë ose për të mbushur bosh-

llëkun në vend të një programi. Vizitat, sipas mendimit tim, janë për të krijuar imazh, pasi drekat dhe kafet me kryeministra i shet sikur janë takime zyrtare. Është një harxhim energjish. Nëse nuk ka mënyrë tjetër për të fituar ndonjë para nga ndonjë pazar që mund të ketë bërë me ndonjë kompani ndërkombëtare”, - tha ai. Deputeti Shehu thekson se përballë kësaj mazhorance të re pa program dhe që ato që po deklaron janë krejt ndryshe nga premtimet, opozita në parlament do të jetë e fortë. “Partia Demokratike do të sillet si një opozitë e vërtetë, gjë që i ka munguar Shqipërisë. Gjithmonë ne do të ballafaqojmë idetë tona kundrejt asaj që do të bëjë apo thotë qeveria dhe asnjëherë nuk do t’u biem bilbilave dhe nuk do të bëjmë zhurmë në parlament”, - tha ai.


04

« POLITIKË

E enjte 8 gusht 2013 •

DRAFTI PËRPLASJE ME RAMËN, MUNGOJNË PIKAT E PROGRAMIT TË PS

Berisha ndryshon ligjin për TVSH, përfshin premtimet e tij në fushatë Ervin Koçi

K

ur i ka mbetur më pak se një muaj nga përfundimi i mandatit të qeverisë, kabineti “Berisha 2” ka miratuar dje një projektligj për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), ku janë përfshirë të gjitha premtimet elektorale të PD-së. Sipas draftit voluminoz, makineritë që importohen për prodhim në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit janë përjashtuar nga skema e tatimit mbi vlerën e shtuar, duke përmbushur një nga premtimet e shumta elektorale që Berisha bëri në fushatën gjatë muajit qershor. Veç kësaj në këtë projektligj janë përjashtuar gjithashtu imputet bujqësore, hekuri për ndërtimin e serave, hidrocentraleve etj., por pa përfshirë asnjë nga premtimet e Ramës mbi ndryshimin e TVSH-së. Në këtë mënyrë Berisha ka krijuar në përplasje ndërmjet programit të PS-së mbi tatimin mbi vlerën e shtuar dhe atij të PD-së. TVSH-ja është

Berisha autorizon importimin e 2600 tonë mbetjeve në vit Kryeministri në ikje, Sali Berisha, ka firmosur dje dy vendime me përmbajtje nga më të kundërshtuarat gjatë qeverisjes së tij: atë të importit të mbetjeve. Pikërisht dje Berisha në vendimet e qeverisë ka miratuar dhe autorizuar dy firma “për importin e mbetjeve për qëllim riciklimi”: shoqërinë “VALE Recycling” për importin e 2000 tonë mbetjeve në vit nga Italia në rrugë detare e tokësore dhe “Plastica Albania” për importin e 600 tonë mbetjeve në vit me qëllim riciklimi nga Greqia. “VALE Recycling” është autorizuar për mbetje dhe kthime të gizës, çeliqeve, aluminit, bakrit, zinkut, plumbit, por dhe të qelqit dhe mbetjeve dhe kthimeve plastike të etilenit, stirenit, vinilkloridit apo letër dhe karton i rikuperueshëm, tallash dhe kthime të drurit si dhe veshje të përdorura. Shoqëria “Plastika Albania” sh.p.k. është autorizuar për importin e mbetjeve të polietilenit në rrugë tokësore dhe detare nga Greqia.

Kaskada e Devollit, qeveria vendim për shpronësimin

taksa kryesore nga vijnë të ardhurat e shtetit, por Rama kishte premtuar në fushatë se do ta hiqte TVSH-në për produktet bazë të jetesës, si mielli, qumështi etj., ndërsa Berisha premtoi në fushatë se nga skema e TVSH-së do të përjashtoheshin të gjitha makineritë, që do të përdoren për të rritur prodhimin në

vend, hekurin për serat etj. Përplasja Gjatë prezantimit të projektligjit për TVSH-në Berisha pohoi se miratimi i këtij projektligji është në dorë të shumicës së re parlamentare, pasi ky ligj duhet të votohet në fillim në Kuvend dhe më pas të hyjë në fuqi. Por sipas të gjitha gjasave

SUPPLY OF A METEOROLOGICAL RADAR SYSTEM AND RELATED SERVICES AdriaRadNet Project

REF: ADRIARADNET\MOI\RADAR\FB3 The General Directorate of Civil Emergencies (GDCE) of the Ministry of Interior of Albania in the framework of ADRIARadNet Project intends to award a supply contract for a “Meteorological Radar System and related services”, with financial assistance from the IPA Adriatic Cross – border Cooperation Programme of the European Union. The full notice as well the tender dossier can be obtained at General Directorate of Civil Emergencies, Ministry of Interior, Sheshi ‘Skënderbej’ 3, Tirana, Albania, Tel: (04)2273191, or downloaded from the GDCE website: www.mbrojtjacivile.al, or even requested at: adriaradnet.moi@gmail.com The deadline for submission of tenders is September 5, 2013, 12:30 hrs local time at the above address. Possible additional information or clarifications/ questions may be requested at: adriaradnet.moi@gmail.com

BLERJE SISTEMI RADARI METEROLOGJIK DHE SHËRBIMET PËRKATËSE Projekti AdriaRadNet

REF: ADRIARADNET\MOI\RADAR\FB3 Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile (DPEC) në Ministrinë e Brendshme, në kuadrin e Projektit ‘Adriaradnet’ kërkon të blejë një sistem “Radari meterologjik dhe sherbimet përkatëse”, me financim të programit të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar IPA Adriatik. Njoftimi i plotë si dhe dosja e garës mund të sigurohen pranë Drejtorise së Pergjithshme të Emergjencave Civile, Ministria e Brendshme, Sheshi ‘Skënderbej’ 3, Tiranë, Shqipëri, Tel: (04)2273191, ose shkarkohen nga uebsiti i DPEC-së: www.mbrojtjacivile.al, ose nëpermjet një kërkese me e-mail në: adriaradnet.moi@gmail.com Afati përfundimtar i dorezimit të ofertave është 5 Shtator 2013, 12:30, në adresën e siperpërmendur. Nje informacion më i detajuar sqarime/pyetje mund të kërkohet në adresën e e-mailit: adriaradnet.moi@gmail.com.

Rama nuk do të pranojë të votojë një projektligj që nuk ka të përfshirë pikat e tij të programit qeverisës, por ato të ish-kundërshtarit të tij politik Sali Berisha. Në këtë mënyrë, drafti i kaluar në qeveri do të rrëzohet në Kuvend, ose Rama mund ta shtyjë atë për ndryshime, duke futur pikat e premtimeve të tij.

Me një vendim të sajin qeveria vendosi shpronësimin për interes publik të pronave që preken nga ndërtimi i linjave që lidh kaskadën e Devollit me sistemin e transmetimit shqiptar. Duke theksuar se ky është investimi më i madh privat në të gjithë historinë e Shqipërisë, Kryeministri Berisha vuri në dukje rëndësinë e ndërtimit të kaskadës së Devollit jo vetëm për punësimin e shqiptarëve, por dhe për të ardhmen energjetike të Shqipërisë. Ka një sërë vendimesh të tjetra shumë të rëndësishme, ndër të cilat është vendimi “Për shpronësimet për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i linjave 110 KV dhe 220 KV që lidhin kaskadën e Devollit me sistemin e transmetimit të Republikës së Shqipërisë”. “Faktikisht ky projekt, që është edhe investimi më i madh privat në historinë e Shqipërisë, investimi më i madh në energjetike në historinë e Shqipërisë, po ecën”, - pohoi Berisha.

REGJISTRIMI FILLESTAR I TOKAVE NË KAVAJË

Verifikohen dosjet, familjet duhet të plotësojnë dokumentet Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka nisur regjistrimin fillestar të pronave në zonën e Kavajës. Qeveria Shqiptare ka iniciuar Projektin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës. Si pjesë e këtij projekti, në Shqipëri po ndërtohet Sistemi i Ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në Ligjin Nr. 33/2012, i datës 21. 03. 2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë. Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 2140, Këcukaj (Komuna Qendër Gosë) - Kavajë. Ky afishim bëhet në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 2140, saktësisht në adresën, Lokali “Engjëllushe Thartori”, Pranë Komunës, Qendër Gosë, Kavajë. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që

kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 2140, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi, është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pas-

urinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik.Procesi i Regjistrimit Fillestar është FALAS për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.


EKONOMI • E enjte 8 gusht 2013

»

05

HOXHA: AKSIONET PËR NDËRTIMET E PALIGJSHME DO TË VIJOJNË Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik po verifikon objektet që janë deklaruar pranë ALUIZNI-t për legalizimin dhe gjithë ata që kanë bërë deklarime të rreme do t’u shemben objektet. Deklarata është bërë dje nga kreu i inspektoriatit, Florenc Hoxha. “I garantojmë qytetarët e Tiranës se ne do të vijojmë pa nderprerje këtë aksion, deri në prishjen e ndërtimit të fundit pa leje. Gjithashtu, e përmenda edhe më parë, që po marrim një kontakt të vazhdueshëm me zyrën e ALUIZNI-t dhe do veprojmë në çdo objekt i cili edhe mund të ketë aplikuar pranë zyrave

Shemben banesat që kanë bërë deklarim të rremë pranë ALUIZNI-t të ALUIZNI-t por që ka bërë aplikim të rremë apo në kundërshtim me kushtet dhe procedurat e përcaktuara nga ALUIZNI. Ne do të bëjmë përjashtimin e tyre dhe “goditjen” e çdo objekti informal” – tha ai. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka vijuar prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Sot Inspektoriati ka prishur një ndërtim pa leje në rrugën “Hoxha Tahsin”,

i ndërtuar ditët e fundit. Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Florenc Hoxha ka bërë të ditur se Inspektoriati, në repekt të plotë të ligjit dhe procedurave që parashikon ai për ndërtimet pa leje, po ndërhyn në çdo cep të Tiranës ku është ndërtuar pa leje. “Këtu, pas meje po “goditet” një objekt informal i bërë ditët e fundit, në mënyrë abuzive dhe sot ne po marrim

masën e kthimit në gjendjen e mëparshme. Nga ana e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së Tiranës po ndërmerren të gjithë hapat ligjorë që do të konstatojnë që në hapin e parë të identifikimit të ndërtimit pa leje, më pas në procedurën paraprake dhe deri në masën e gjobës dhe finalizimin në prishjen e ndërtimit pa leje” – theksoi Hoxha.

INSTITUCIONET SHTETËRORE QË NUK PAGUAJNË DHE KONSUMATORËT FAMILJARË DO TË NDËSHKOHEN

C

EZ do të nisë prej sot marrjen e masave për kompanitë shtetërore që nuk kanë shlyer detyrimet. Dje ka qenë afati maksimal i lënë në dorë të institucioneve për të paguar detyrimin. Ndërsa mësohet se një pjesë e tyre nisën që dje për të paguajnë faturat e mbetura. Nga ana tjetër veç sigurimit të energjisë për muajt në vijim, CEZ ka përpiluar planin dhe për investimet në linjat e përçimit të energjisë elektrike Faturat Burimet kanë bërë të ditur se pjesa më e madhe e faturave të papaguara u përket institucioneve publike. Në këtë skemë të prapambetjes janë institucione të rëndësishme si ujësjellësa. Ndërsa mësohet se dhe bashkitë apo dhe ministritë nuk kanë mbetur pas. Shumica e këtyre institucioneve kanë konsum të lartë dhe për shkak të përdorimit të kondicionerëve pa kriter. Problematikë janë dhe konsumatorët privat. Për ta CEZ ka vendosur të mos ketë ndërprerje në grupe. Por do të ndërpritet energjia për ato familje që nuk e paguajnë. Ndërsa pas ndërprerjes do të monitorohen për lidhje të paligjshme. Evidentimi I lidhjeve të paligjshme shkon përtej gjobave pasi është veprim I dënueshëm me Kodin Penal. Kështu ditët e fundit bëhet e ditur se vetëm në zonën e farkes, paraditen e së martës u prenë linjat për 200 debitorë.

Rikonstruksionet Pavarësisht temperaturave të larta ekspertët e CEZ kanë nisur punën në terren për të sistemuar defektet në linjë si dhe për ti paraprirë situatës së dimrit. Linjat e vjetra të përçimit të energjisë po zëvendësohen me të reja, me një potencial disa herë më të lartë. Investimi do të mundësojë furnizimin me parametra bashkëkohorë duke filluar nga uzina e traktorëve deri në afërsi të qendrës tregtare Teg, dhe u shërben kështu rreth 8 mijë banorëve. Gjithashtu tashmë është bërë e ditur nisja e tenderit për blerjen e energjisë për muajt në vijim. Vlera e energjisë që do të importohet nuk është saktësuar. Pasi kjo do të jetë në varësi të vetë çmimit të energjisë në bursë.

CEZ nis ndërprerjen e energjisë Afrohet dimri, kompania përpilon strategjinë e përmirësimit të linjave Prurjet e emigrantëve përthithen nga lojtarët e bursës

Frenohet forcimi i monedhës vendase, rikuperon euro-ja Ka zgjatur shumë pak forcimi i monedhës vendase në tregun e brendshëm të këmbimit valutor. Megjithëse numri i emigrantëve që vijnë në Shqipëri është rritur gjatë këtyre ditëve, kjo duket se po jep pak efekt në këmbimin valutor. Ekspertët thonë se megjithëse emigrantët kanë mbërritur tashmë në vend, numri i tyre është më i ulët dhe sidomos shumat që ata këmbejnë janë më të ulëta në raport me një vit më parë. Kjo ka bërë se kërkesa për lek të jetë më e ulët se një vit më parë dhe gjithashtu të ketë edhe më pak euro në qarkullim. Monedha e përbashkët po i afrohet sërish kufirit të 140 lekëve, duke konfirmuar kështu një kërkesë shumë të lartë për të në tregun vendase dhe një ‘lek’ ende shumë të dobët. 1 euro është këmbyer dje me 139.92 lekë, 0.1 lekë më shumë se një ditë më parë. Zhvlerësimi i lekut ka ndodhur edhe në raport me monedhën e gjelbër, e c ila gjithashtu sot ka shënuar një vlerësim të lehtë në këmbimin valutor. 1 dollar këmbehet sot me 105.44 lekë, 0.06 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërkohë që lëkundjet e monedhave të huaja do të vijojnë për gjatë gjithë muajit. Madje dhe deri në fillim të shtatorit. Shumë prej bankave apo dhe individëve që operojnë në treg me euro shfrytëzojnë javët e gushtit, si dhe ato të fundit të vitit për të akumuluar rezerva në euro. Kjo sjell dhe një frenim të forcimit të monedhës vendase. Ndërsa shpesh është vënë re që dhe banka e Shqipërisë harton politika të ndryshme që shkojnë në favor të një stabiliteti të monedhave duke mos lejuar dhe kapërcime të mëdha të vlerave.

Ministria e financave ka lëshuar urdhër për formën e vendosjes së pullave

Pasiguri për të marrë hua nga administrata

ILAÇET PO BLLOKOHEN NË DOGANA

Bankat lirojnë kreditë për pushime dhe rikonstruksione

Ilaçet e destinuara për Shqipëri bllokohen në pikat doganore. Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Arian Jaupllari, jep alarmin mbi gjendjen e barnave në vend dhe rrezikun e moskurimit të pacientëve, duke akuzuar qeverinë në ikje. Sipas tij, Ministria e Financave, me një vendim të fundit ka urdhëruar Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Barnave të mos lëshojë më pulla për importin e tyre pasi prodhimi dhe pullifikimi do të bëhet në vendin tonë nga një firmë koncensionare e përcaktuar nga kjo ministri. “Pasojat që do të ketë sistemi farmaceutik pas kësaj vendosjes së pullës së re të barnave, ku edhe popullata do të jenë si më poshtë: e para mbetja e tregut farmaceutik

pa barna por edhe shqiptarëve pa mjekimin e duhur. Së dyti rritja e çmimit të barnave, sidomos barnave alternativave të parë në listën e rimbursimit sepse kostoja e kësaj pulle është 10-fishi i pullës së deritanishme. Së treti ndryshim të çmimit të barnave në listën e rimbursueshme, çka do të thotë që lista e barnave të rimbursueshme duhet bërë nga e para”- tha Arian Jaupllari. Sipas Urdhrit te farmacisteve ky vendim i fundit do te sjellë rritjen e çmimit te barnave, per shkak te kostos se larte te kesaj pulle, sidomos per barnat me rimbursim. Jaupllari shprehet se pritet të lindë një konflikt social mes farmacistëve dhe pacientëve për rritjen e çmimit te medikamenteve.

Kreditimi i individëve këtë vit ka një prirje drejt përmirësimit. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për individët në gjashtë muajt e parë të vitit u rrit me 19% ndaj të njëjtës periudhë të vitit 2012. Anila Hazizaj, drejtore e kredisë konsumatore në “Credins Bank”, thotë se ka një tendencë pozitive në produktet sezonale, si kredia për pushime apo për rinovim të banesave. Megjithë përmirësimin në muajt e fundit, zonja Hazizaj megjithatë është e mendimit se kreditimi i individëve sërish ngelet i shtrënguar. Kriza ekonomike ka prekur aktivitetin sipërmarrës dhe ka shtuar rrezikun, çka ka bërë që në gjysmën e parë të vitit kredia e re për biznesin të ulet ndjeshëm. Bankat janë përpjekur të punojnë më shumë me kredinë për individë, por, megjithatë ekspertët janë të mendimit se edhe ky segment paraqet mjaft vështirësi. Efekteve të pafavorshme në punësim nga kriza ekonomike i shtohet pasiguria para dhe paszgjedhore, veçanërisht në radhët e punonjësve të administratës.


06

« SOCIALE

E enjte 8 gusht 2013 •

SA ËSHTË HUMBJA MUJORE E PARAVE PËR PERSONAT QË NUK KANË PLOTËSUAR 35 VJET PUNE

Pensioni i pjeshëm, kush përjashtohet nga përfitimi Si bëhet aplikimi dhe cilat janë dokumentet e nevojshme për të hapur dosjen e pensionit

T

ë gjithë ata persona që kanë plotësuar moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë, por që kanë më shumë se 15 vite pune të siguruara mund të përfitojnë pension të pjesshëm pleqërie. Ky lloj pensioni i jep mundësi të gjithë këtyre personave që për arsye të ndryshme nuk kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës të trajtohen me pagesë. Sipas ligjit të Sigurimeve Shoqërore, për të gjithë personat që për arsye e motive të ndryshme nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës është parashikuar që të përfitojnë pension të pjesshëm pleqërie. Pra këta persona do të marrin pensionin për aq vite pune sa kanë investuar në skemën e sigurimeve shoqërore, por jo më pak se 15 vite gjithsej. Megjithatë edhe ky lloj përfitimi ka disa kritere që përjashtojne disa kategori punonjësish për ta marrë atë. Kështu, pensionin e pjesshëm të pleqërisë nuk e përfitojnë dot personat që kanë punuar në punë të kategorisë së parë apo të dytë. Kjo sepse për këta persona, ligji ka parashikuar ndryshe për efekt të moshës së daljes në pension. Pra, ligji përcakton se “personi i siguruar për një kohë më pak se 35 vjet dhe më shumë se 15 vjet sigurimi, ka të drejtë të përfitojë pension të pjesshëm, kur të arrijë burri moshën 65 vjec dhe gruaja moshën 60 vjec”. Ky pension caktohet si pjesë e pensionit të plotë dhe llogaritet duke shumëzuar pensionin e plotë me vitet e sigurimit dhe duke bërë pjestimin me 35. Për efekt llogaritjeje edhe pensioni i pjesshëm llogaritet njëlloj si pensioni i plotë i pleqërisë. Masa e pensionit të pjesshëm korrigjohet me raportin midis viteve të punës që ka pensionisti pjestuar me 35 vite aq sa kërkon ligji. Nëse një personi i lind e drejta për pension pleqërie në vitin 2013 dhe në kohën që kërkon pension ka vetëm 30 vjet pune, sipas llogaritjeve pensioni do të ishte 12 mijë lekë në muaj. Ndërsa pensioni i pjesshëm për 30 vite pune që ka personi i rezulton 12000 X 30 / 35 = 10.284 lekë. Pra në këtë rast vetëm se personit i mungonin 5 vite pune ai do marrë më pak (12.000 - 10.284 ) = 1716 lekë për çdo muaj, ndërkohë që edhe kompensimet e tjera që përfitohen me Vendimet e Këshillit të Ministrave do të merren të pjesëshme duke i sjellë sërish humbje pensionistit. Në këto kushte gjykohet me vend që të gjithë personat që akoma nuk u ka lindur e drejta për pension dhe i mungojnë vite pune është e nevojshme dhe e domosdoshme që të kontribuojnë në skemen e sigurimeve shoqërore. Mënyra se si mund të vazhdohet pagimi i kontributeve është e ndryshme, por e rëndësishme është

Aplikimi, dokumentet e nevojshme Personi i interesuar për të përfituar pension të pjesshëm pleqërie, kur dorëzon kërkesën paraprake sipas ligjit, duhet të paraqesë gjithashtu edhe fotokopjen e kartës së identitetit, fotokopjen e librezës së punës, fotokopjen e vërtetimeve të tjera që provojnë vjetërsinë në punë si dhe fotokopjen e librezës së kontributeve të paguara pas 1.1.1994. Nëse nuk paraqiten fotokopjet e këtyre dokumenteve, për ata që nuk i disponojnë, procedura do të vijojë mbi bazën e deklarimit të të dhënave nga personi i interesuar. Në kohën që i interesuari për pension paraqet kërkesën, informohet me shkrim nga inspektori pritës për datën kur i lind e drejta për pension si dhe procedurën që do ndiqet me dokumentet paraprake. Më pas ALSSH-ja pranon kërkesën me dokumentet e paraqitura si dhe bën regjistrimin e kërkesës në një regjistër të ve çantë. Në regjistër shënohet; numri rendor, data e paraqitjes së kërkesës, emri, atësia, mbiemri dhe adresa e plotë e kërkuesit. Me dokumentet e kërkuesit krijohet një dosje dhe në kapakun e parë të dosjes shënohet numri i kërkesës, emri, atësia, mbiemri dhe adresa e plotë e kërkuesit.

që të plotësohen vitet e punës sipas përcaktimeve ligjore. Nëse vitet e nevojshme të punës do të jenë të plota, atëherë personi do të marrë përfitimet e plota pa pasur asnjë humbje. Ndërkohë, personat që janë duke plotësuar moshën për të dalë në pension, mund të bëjnë një kërkesë paraprake pranë Agjencise Lokale të Sigurimeve Shoqërore një vit para afatit të daljes në pension. Kështu gjatë kohës që janë ende duke kryer profesionin dhe marrin rrogë, degët e ISSH-së, kanë mundësi të shqyrtojnë të gjitha dokumentet që ju duhen dhe të evidentojne mangësitë që mund të kenë kërkuesit për të përfituar pension. Kërkesa paraprake paraqitet nga vetë personi ose i autorizuari prej tij me prokurë të posaçme ose nga kujdestari ose nga familjari i tij i identifikuar me dokumentin përkatës. Kjo kërkesë së bashku me dokumentet paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) të vendbanimit të personit të interesuar.

“ALSAR”, NË NDIHMË TË NJERËZVE NË NEVOJË

Besimtarët festojnë ditën e Bajramit

Shoqata ”Alsar” me rastin e muajit të Madhëruar të Ramazanit, dhe në funksion të promovimit të vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave sociale në nevojë, është fokusuar në zhvillimin e aktiviteteve të saj për realizimin e platformës së projekteve të karakterit social dhe humanitar. Në aspektin e zhvillimit të projekteve humanitare, dhe në bashkëpunim me drejtuesit e autoriteteve locale, janë zhvilluar një sërë aktivitetetesh. Kështu në Komunën Labinot – Fushë, Elbasan, projekti i shpërndarjes së ndihmave ushqimore në një sasi prej 250 pakosh me peshë 3500 kg ushqime për familjet në nevojë të kësaj komune. Komunën Gjepalaj, Durrës, projekti i shpërndarjes së ndihmave ushqimore në një sasi prej 310 pakosh me peshë 4340 kg ushqime për familjet

në nevojë të kësaj komune. Në Komunën Bërzhitë, Tiranë, projekti i shpërndarjes së ndihmave ushqimore në një sasi prej 100 pakosh me peshë 1400 kg ushqime për familjet në nevojë të kësaj komune. Komunën Qendër, Librazhd, projekti i shpërndarjes së ndihmave ushqimore në një sasi prej 73 pakosh me peshë 1022 kg ushqime për familjet në nevojë të kësaj komune. Shoqatën e Romëve për Integrim dhe Kundër Trafikimit të Fëmijëve – Tiranë. Projekti i shpërndarjes së ndihmave ushqimore në një sasi prej 100 pakosh me peshë 1 200 kg ushqime për familjet në nevojë të këtij komuniteti. Projekti i shpërndarjes së ndihmave ushqimore në një sasi prej 900 pakosh me peshë 10 700 kg ushqime për 900 fëmijë jetimë që trajtohen me asistencë nga shoqata jonë. Nga reali-

zimi i projekteve të ndihmave ushqimore, që janë ofruar nga Shoqata ”Alternativa e së Ardhmes” në ndihmë të familjeve në nevojë të shoqërisë shqiptare, gjatë kësaj periudhe vlen të përmendim arritjen e këtyre treguesve: shpërndarja e një sasie prej 2033 pakosh me peshë 19 662 kg ushqime, për 2033 familjet në nevojë të këtyre zonave, duke e konsideruar ato si akte të solidaritetit human në ndihmë të këtyre njerëzve. Shoqata “Alternativa e së Ardhmes” me kontributet dhe ndihmesën e saj modeste, rikonfirmon nëpërmjet realizimit të këtyre projekteve, misionin e saj për t’i shërbyer shoqërisë shqiptare, për të ngjallur në të shpresën, se askush nuk është vetëm, se njerëzit janë vëllezër dhe është e drejta e tyre e lindur, të ndihmohen kur kanë nevojë.


SOCIALE • E enjte 8 gusht 2013

»

07

MBËSHTETJE E POSAÇME PËR STUDENTËT ABSOLUTË, ATA ME 10 DHE SHKOLLAT PROFESIONALE

Ndryshon sistemi i bursave, ja kush përfiton Rritet numri i përfituesve në skemë, jetimët dhe familjet që kanë ekonomi të dobët

S

istemi i bursave për këtë vit akademik do të ndryshojë thuajse tërësisht. Qeveria ka vendosur që veç familjeve në nevojë të përfshijë edhe studentët që kanë dalë më rezultate të larta apo me medalje ari. Trajtim të posaçëm do të marrin edhe fëmijët e policëve dhe ushtarakëve të vrarë në detyrë. Gjithashtu saktësohet se nxënësit që vitin e parë kanë përfituar bursë me vendim të këshillit të bashkisë apo komunës ku ata kanë vendbanimin e përhershëm e marrin këtë bursë deri në përfundim të viteve të shkollimit, nëse atyre nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës. Një vëmendje e veçantë u është dhënë nxënësve të shkollave profesionale, ku çdo njëri prej tyre që ka mesataren mbi notën tetë do të ketë bursë. Bursa jepet në formën e kuotës ushqimore nga njësia bazë e qeverisjes vendore gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës mësimore. Gjithashtu në një përcaktim të posaçëm saktësohet se “nxënësve të klasës së 13-të të shkollave profesionale, drejtimi termohidraulikë, që nuk kanë përfituar bursë me vendim të këshillave të njësive të qeverisjes vendore për periudhën e zhvillimit të praktikës profesionale miratuar për vitin akademik 2013-2014, u akordohet bursë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës mbështetur në kërkesën e drejtorisë arsimore rajonale”. Megjithatë,bBursat e studentëve për vitin e dytë e lart rishqyrtohen dhe miratohen çdo vit nga institucionet publike të arsimit të lartë. Studentët e vitit të dytë e lart që nuk kanë përfituar bursë dhe plotësojnë kriterin ekonomik mund të përfitojnë bursë brenda numrit të planit të bursave të përcaktuara sipas këtij vendimi. Për Bashkinë e Tiranës jepen deri 10 bursa për studentët që, pavarësisht nga kriteri i vendbanimit apo kritereve ekonomike, kanë statusin ligjor të jetimit si dhe statusin e invalidit paraplegjik apo tetraplegjik, ndërsa bashkive të tjera që në vendndodhjen e tyre territoriale kanë institucione të arsimit të lartë publik për këtë kategori studentësh, u jepen deri në tri bursa. Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2013-2014 do të japë 1650 bursa për nxënësit dhe 1900 bursa për studentët, për hyrjet e reja në vitin e parë në sistemin arsimor publik për të gjitha kategoritë. Ndërkohë trajtim të posaçëm do të kenë fëmijët jetimë, madje dhe mësuesit në nevojë.

Vendim i posaçëm për shkollën “Naim Frashëri”

Ushqime falas për 312 fëmijët romë të Korçës

2.1. Sipas kriterit ekonomik (nxënës/studentë): a) Nxënësit dhestudentët që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik. b) Nxënësit që banojnë në fshat dhe nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km e që vendosen në konvikt publik. c) Nxënësit dhe studentët që kanë përfituar statusin e jetimit dhe që plotësojnë kriterin ekonomik. ç) Nxënësit e studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë dhe që plotësojnë kriterin ekonomik. d) Secili nga studentët bashkëshort me fëmijë që plotëson kriterin ekonomik dhe që vendoset në konvikt publik. dh) Fëmijët, nxënës dhe studentë që kanë statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik dhe që plotësojnë kriterin ekonomik. 2.2. Sipas rezultateve të arritura (nxënës/ studentë): a) Nxënësit e arsimit të mesëm profesional që kanë mbaruar vitin shkollor pararendës me të gjitha notat 10 (dhjeta). b) Nxënësit që vazhdojnë studimet në shkollat profesionale në degët bujqësore, veterinare, pyjore dhe ndërtim në vitet e dyta e lart dhe që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare mbi 8 (tetë). c) Studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë që kanë mbaruar shkollën e mesme me medalje ari. ç) Studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë e që janë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës më të mirët e maturës shtetërore sipas renditjes në listën e vlerësimit të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Janë 25 bursa për ta. d) Studentët që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me të gjitha notat 10 (dhjetë). dh) Studentët që vazhdojnë studimet në programin e studimit “Matematikë” dhe në programin e studimit “Fizikë” në vitin e dytë e lart dhe kanë mbaruar vitin akademik paraardhës me notën mesatare mbi 8 (tetë). 2.3. Jashtë kriterit ekonomik (nxënës/studentë): Nxënës apo studentë, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. Në fillim të çdo viti akademik, por jo më vonë se data 15.12.2013, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Shtetit të dërgojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës listën për këtë kategori nxënësish estudentësh. 2.4. Sipas degëve prioritare për zhvillimin e ekonomisë (nxënës): Nxënësit që regjistrohen në shkollat e mesme profesionale në degët bujqësore, veterinare, pyjore, ndërtim, shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit dhe gjeologji-miniera. Prioritet në trajtimin me bursë kanë nxënësit që ndjekin shkollat profesionale dhe me vendbanim të përhershëm në zonat verilindore dhe juglindore të vendit, si Tropoja, Hasi, Puka, Kukësi, Dibra, Bulqiza, Mati, Mirdita, Malësia e Madhe, Librazhdi, Gramshi, Kolonja, Përmeti, Pogradeci, Skrapari dhe rrethi Tepelena.

3. Nxënësit dhe studentët e të gjitha kategorive të sipërpërmendura nuk përfitojnë bursë ose humbasin të drejtën e përfitimit të bursës kur: a) janë ndarë nga trungu familjar; b) familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private; c) vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi; ç) shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese. 4. Ministria e Arsimit dhe Shkencës harton planin e shpërndarjes së bursave për drejtoritë arsimore rajonale (DAR) dhe zyrat arsimore (ZA) për vitet e para sipas kuotave të miratuara (për nxënës/studentë). DAR/ZA-të pas këshillimit me njësitë bazë të qeverisjes vendore hartojnë planin e shpërndarjes së bursave dhe e dërgojnë në njësitë bazë të qeverisjes vendore (bashki/ komunë), në përshtatje me kërkesat e paraqitura paraprakisht prej tyre për kategoritë, sipas pikës 2.1 të këtij vendimi. 5. Njësitë bazë të qeverisjes vendore, bazuar në planin e përcaktuar për to nga DAR/ZA-të, vendosin me këshillat e tyre për dhënien e bursave sipas kritereve të përcaktuara në pikat 2.1, 2.2 dhe 2.4 të këtij vendimi, duke u dhënë përparësi nxënësve dhe studentëve nga shtresat sociale në nevojë, për trajtimin me bursë të plotë ose në pamundësi trajtimin me gjysmë burse. 5.1. Njësitë bazë të qeverisjes vendore duhet t’u dërgojnë detyrimisht në rrugë zyrtare institucioneve publike të arsimit të lartë, njësive bazë të qeverisjes vendore, drejtorive arsimore rajonale apo zyrave arsimore përkatëse vendimet për dhënien e bursave, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës. 5.2. Drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore duhet të dërgojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë si dhe bashkive e komunave që menaxhojnë konviktet listën emërore të nxënësve e të studentëve përfitues të bursës së bashku me vendimet origjinale të këshillave të bashkive dhe të komunave. Një kopje e listës emërore të nxënësve dhe studentëve të trajtuar me bursë dërgohet edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. 5.3. Informacion për nxënësit që regjistrohen dhe vazhdojnë studimet në vitin e parë shkollor 20132014 në shkollat profesionale në degët bujqësore, veterinare, pyjore, ndërtim, shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit dhe gjeologjiminiera u dërgohet njësive bazë të qeverisjes vendore nga drejtoria arsimore rajonale dhe zyra arsimore, të cilat jo më vonë se data 15.10.2013 vendosin për dhënien e bursave sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative të konvikteve në të cilat janë vendosur nxënësit mbështetur në numrin e nxënësve të regjistruar në këto degë, brenda numrit të përgjithshëm të bursave të dhëna për vitin akademik 2013-2014. Drejtoria arsimore rajonale dhe zyra arsimore me mbarimin e regjistrimit në këto degë dërgojnë menjëherë informacion në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. 6. Bursat e nxënësve për vitin e dytë e lart rishqyrtohen dhe miratohen çdo vit nga këshilli i bashkisë dhe i komunës, sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative të konvikteve ku janë vendosur nxënësit konviktorë. Drejtoritë arsimore rajonale paraqesin zyrtarisht në njësitë vendore kërkesat për miratim burse për nxënësit që përfitojnë bursë sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c” të pikës 2.2 të këtij vendimi.

Qeveria ka miratuar 312 bursa ushqimore për nxënësit romë dhe egjiptianë të shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Korçë për vitin shkollor 2013-2014. Vlera e bursës është vendosur të jetë 76 lekë në ditë për nxënës për mbulimin e kostos ushqimore. “Vlera e bursës (kuotës ushqimore) që do t’u ofrohet nxënësve në mjediset e shkollës në formën e shërbimit ushqimor ditor të paketuar për çdo nxënës për 170 ditë mësimore”, - thuhet në vendimin e qeverisë. Do të jetë drejtoria arsimore rajonale e Korçës që në fillim të vitit shkollor duhet të dërgojë pranë njësisë bazë të qeverisjes vendore, Bashkisë së Korçës, listën emërore të nxënësve romë dhe egjiptianë që janë përfitues të bursës (kuotës ushqimore) të detajuar nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Një kopje e listës emërore të nxënësve të trajtuar me bursë (kuotë ushqimore) i dërgohet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Fondet publike për mbulimin e shpenzimeve për bursat (kuotat ushqimore) rialokohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për Bashkinë e Korçës dhe administrohen nga kjo bashki. Nga ana tjetër, kërkohet që drejtoria arsimore rajonale e Korçës dhe drejtoria e shkollës “Naim Frashëri”, Korçë, të organizojnë aktivitete ekstrakurrikulare, me qëllim nxitjen e të nxënit, vijueshmërisë dhe përparimit të nxënësve romë dhe egjiptianë të shkollës “Naim Frashëri”, Korçë. Vendimi duket se është marrë në angazhim të arsimimit të komunitetit rom, fëmijët e të cilit nuk e ndjekin shkollën për shkak të varfërisë. Ndërsa sigurimi i ushqimit për ta pritet t’i jap një shtysë më të madhe angazhimit të tyre për t’u përfshirë në proces.

Vetëm 3800 për ata që duan diplomë të dytë

9402 kuota për sistemin part-time, hapet gara Për studimet me kohë të pjesshme, ose të cilësuara part-time, qeveria ka miratuar 9402 kuota. Në paraqitjen e këtij vendimi Kryeministri Berisha tha se hapja e dyerve për studentët ka qenë ndër prioritetet e tij. Me këtë ai ka thumbuar Edi Ramën, i cili në shtator merr detyrën e shefit të qeverisë, ku PS-ja shprehet për një rishikim të studimeve në sektorin privat dhe shtetëror. Sipas vendimi të marrë dje nga qeveria, 8522 kuota do të jenë për ata që do të konkurrojnë mes tyre për të marrë të drejtën, ndërsa, si gjithnjë, 400 kuota janë lënë të lira për shqiptarët jashtë vendit. Janë shtuar 20 kuota për të verbrit dhe pjesëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian. Për të dytin vit me radhë kuota të lira janë dhënë për të dënuarit politikë. Për këtë kategori janë rezervuar 150 kuota studimesh. Gjithsesi, në ndarjen mes atyre që ulen për herë të parë në universitete dhe për ata që kërkojnë një shkollë të dytë qeveria ka vendosur që 70 për qind e kuotave të vendosen për diplomë të parë dhe 30 për qind t’u kalojnë atyre që kërkojnë një shkollë të dytë. Ndërsa tarifa që studentët do të paguajnë do të jepet në një vendim të dytë, por pritet që të mos ketë ndryshime të ndjeshme nga të një viti më parë. Kuotat e pranimeve në programet e studimit të ciklit të parë më kohë të pjesshme

8522

Kuotat e pranimeve në programet e studimit të ciklit të parë të edukimit

40

Kuotat për transferim studimesh Kuota për shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit

200 400

Kuota për personat që nuk shikojnë

20

Kuota për romët dhe ballkano-egjiptianët

20

Kuota për të përndjekurit politikë

150

Kuota për shtetasit e huaj

50


08

« AKTUALITET

E enjte 8 gusht 2013 •

BASHA: “ÇDO DITË PO PËRMBUSHIM ANGAZHIMET NË SHËRBIM TË QYTETARËVE”

Nis rindërtimi i kopshtit nr. 14 në njësinë bashkiake nr.11 Me një investim prej 39 milionë lekësh ka nisur rindërtimi i kopshtit nr. 14 në njësinë bashkiake nr.11. Në këtë kopsht nuk ishte investuar prej 13 vjetësh. Kushtet higjienosanitare ishin tejet të papërshtatshme për frekuentimin e tij. Për këtë arsye Bashkia e Tiranës vendosi rindërtimin e këtij kopshti. Kopshti i ri do të jetë me 2 kate dhe do t’u shërbejë 120 fëmijëve, të ndarë në 6 grupe. Në këtë kopsht parashikohet ndërtimi i ambienteve të veçanta të lojës dhe fjetjes, dhomë zhveshje, dhomë mjeku dhe psikologu, kuzhinë etj. Në këtë kopsht do të instalohet për herë të parë edhe ngrohja qendrore, e cila do të jetë me paleta. Kryebashkiaku Basha ka bërë të ditur se ky kopsht do t’u vihet në shërbim fëmijëve të Laprakës brenda 10 muajsh. “Ky është një ndër investimet e planifikuara nga Bashkia e Tiranës në fushën e kopshteve

dhe çerdheve për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të kryeqytetit dhe prindërve të tyre. Kam kënaqësinë ta shoh sot për herë të fundit këtë ndërtesë të vjetër dhe të amortizuar, e cila do të prishet për t’ia lënë vendin kësaj hapësire të re, të cilën Bashkia e Tiranës po investon me buxhetin e vet. për të realizuar kështu

një nga objektivat e buxhetit në raport me njësinë nr.11 dhe banorët e saj e për të avancuar më tej me objektivin e saj madhor: ofrimin e shërbimit të kopshteve dhe çerdheve anembanë qytetit të Tiranës për të gjithë fëmijët dhe prindërit që kanë nevojë apo dëshirë të përdorin këtë shërbim. Puna nis sot, do

të përfundojë brenda 10 muajsh dhe në përfundim ne do të kemi një kopsht të parametrave modernë, që do t’u shërbejë një numri fëmijësh dy herë më të madh sesa u shërben sot apo deri para pak javësh ky kopsht i amortizuar”, - theksoi Basha. Krahas rikonstruksionit të kopshteve dhe shkollave puna në të gjithë Tiranën vijon edhe me ndërtimin e infrastrukturës, e cila çdo ditë po përmirëson jetën e qytetarëve të kryeqytetit. “Investimet tona po vazhdojnë edhe në zona të tjera të qytetit, në kopshte, çerdhe, shkolla e natyrisht në infrastrukturën parësore të qytetit, kanalizime, ujësjellës e rrugë. Kjo është axhenda jonë e transformimit, e cila vazhdon dhe do të vazhdojë në interes të qytetarit, në interes të qytetit të Tiranës dhe në përputhje me angazhimet e premtimet e mia si kryetar i Bashkisë së Tiranës”, - u shpreh Basha.

NIS GJYQI PËR XHAMINË E NAMAZGJASË TE LULISHTJA E PARLAMENTIT

Gjykata: Leja e ndërtimit është në përputhje me ligjin G jykata e shkallës së parë e Tiranës ka vendosur rrëzimin e kërkesës për pezullimin e ndërtimit të xhamisë së Namazgjasë, kërkesë kjo e bëra nga Instituti i Çështjeve Kombëtare dhe shoqata “Për një Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Racional”, që i kanë kërkuar gjykatës pezullimin e vendimit administrativ të Këshillit Kombëtar të Territorit, nr. 2, datë 29.05.2013, për leje zhvillimore komplekse për ndërtimin e xhamisë së Namasgjasë dhe godinës polifunksionale (3, 4, 6, 8 kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e rrugës “Xhorxh Bush” dhe bulevardit “Zhanë d’Ark”, por gjykata e ka parë këtë kërkesë si të pambështetur në ligj. “Kundër këtij vendimi nuk parashikohet ankimim i veçantë, sipas ligjit. U shpall sot, Tiranë, 7 gusht 2013”, thuhet në vendimin e gjykatës. Kundërshtuesit Pavarësisht se pjesa dërrmuese e gjyqtarëve kanë marrë pushimet e verës, një gjyqtar i gatshëm shqyrtoi këtë të mërkurë kërkesën e dy shoqatave për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë dhe të godinës polifunksionale, kërkesë që vendosi përballë njëra-tjetrës në peshoren e drejtësisë forumin e myslimanëve dhe institutin e çështjeve kombëtare “INA”. Ky i fundit e humbi betejën e parë dhe është në pritje të çeljes së procesit në themel në shtator. “Çështja e themelit do të gjykohet më 11 shtator,

KMSH merr masa për organizimin e festës së Bajramit në shesh

Rrugët që do të jenë në dispozicion të besimtarëve Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka përgatitur një plan të detajuar masash organizative për krijimin e kushteve të favorshme dhe lehtësirave për festën e Bajramit, e cila, si çdo vit, do të organizohet në segmentin përpara ish-hotel “Dajtit” në Bblevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Ky plan vjen në kuadër të organizimit sa më të mirë të festës së Bajramit, në mënyrë që të krijohen kushtet optimale për akomodimin dhe qarkullimin besimtarëve myslimanë, duke mos cenuar hapësirën publike dhe krijuar lirshmëri në lëvizjen e qytetarëve. Vendi i faljes është pozicionuar, ashtu siç është bërë tashmë traditë, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga ura pranë ish-hotel “Dajtit” deri në lulishten e sheshit “Skënderbej”. Gjithashtu vend faljeje do të jetë dhe segmenti i rrugës “Myslym Shyri”, në krah të Ministrisë së Mbrojtjes, që do të shërbejë për faljen e grave. Nga pikëpamja e akomodimit e gjithë sipërfaqja e faljes do të jetë e shtruar me material të përshtatshëm për t’u falur, kështu që nuk do të jetë e nevojshme për besimtarët të marrin letra apo gazeta, të cilat përveçse nuk janë të përshtatshme për faljen, krijojnë dhe ndotje të ambientit. Nga ana tjetër, KMSH shprehet se në bashkëpunim me Policinë Rrugore ka hartuar një plan masash për menaxhimin e lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve. Kështu, gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të ditës së sotme do të ketë kufizim të lëvizjes së mjeteve në bulevard, pikërisht në segmentin nga ura pranë ish-hotel “Dajtit” deri te sheshi “Skënderbej” si dhe në pjesën jugore të sheshit “Skënderbej”. Trotuaret do të jenë të lira për lëvizjen e këmbësorëve përgjatë gjithë gjatësisë së tyre, duke u kufizuar me vendin e faljes së besimtarëve me ndarëse metalike dhe shirit sinjalizues. Ky plan organizativ i KMSH-së do të bëjë të mundur realizimin e kësaj ceremonie madhështore në mënyrë sa më të mirë për besimtarët dhe qytetarët e Tiranës. Fitër Bajrami është ditën e nesërme (8 gusht 2013). Ceremonia e faljes së Bajramit do të bëhet si çdo vit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin përpara ish-hotel “Dajtit”. Bajrami falet në orën 6:23 dhe pritet një pjesëmarrje e madhe e besimtarëve myslimanë në sheh, si çdo vit.

Nisin aplikimet e myslimanëve për në haxh Komuniteti Mysliman shqiptar bën me dije se kanë filluar regjistrimet për Haxhin 2013, të cilat do të zgjasin deri më 2 shtator 2013. Regjistrimet bëhen pranë myftinive të çdo rrethi ose pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Zyra e Haxhit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë u bën thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë që duan të kryejnë ritualin e haxhit të nxitojnë për regjistrim, sepse koha është e kufizuar, pasi afati i fundit është 2 shtatori, kur do të mbyllen të gjitha regjistrimet. Paketa e haxhit për këtë vit është 2700 euro dhe përfshin: - Transportin ajror vajtje-ardhje. - Transportin me autobus në Mekë dhe Medine. - Akomodimin në hotele (hoteli në Mekë 500 m larg Xhemerateve). - Ushqimi, mëngjesi dhe darka (me përjashtim: Mina dhe Arafat). - Kurbani, ihrami, ujë zemzem, numra telefoni etj. - Shoqërimi nga teologë dhe mjekë gjatë guidës. Zyra e Haxhit bën të ditur se regjistrimet bëhen pranë myftinive të çdo rrethi ose pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

sigurisht që ka një simbolikë dhe nuk i di arsyet e gjykatës, pasi dihet që më 11 shtator është goditja e kullave binjake në Nju-Jork”, - deklaroi Kastriot Frashëri, drejtues i “INA”-s. “Brenda Tiranës jemi te 41 gradë, 7 gradë plus dhe në këto kushte është e drejtë e të gjithëve të ngrihen e të kërkojnë një ambient të pastër”, - tha Qerim Ismeni, inxhinier, kryetar i shoqatës “Për një Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Racional” dhe një ndër kërkuesit për pezullimin e punimeve të xhamisë.

Myslimanët Por forumi i myslimanëve e komentoi kështu vendimin e gjykatës civile. “Ne jemi larg retorikave boshe. Tirana ka nevojë për atë xhami, e ka pasur prej kohësh, rreth 8 vjet që bëhet kërkesë. Nuk kemi ndonjë objeksion për kërkesat e ambientalistëve, nuk i hedhim poshtë pretendimet e tyre, por ai truall është pronë e KMSHsë dhe është marrë një vendim i drejtë për këtë çështje”, - argumentoi Roland Hysa, sekretar i forumit të myslimanëve. Prej vitesh besimtarët

myslimanë në kryeqytet në çdo festë faleshin në bulevard për shkak të mungesës së ambienteve, situatë kjo që pritet të jetë e njëjtë edhe për këtë Fiter Bajram. Ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë solli reagime të shumta, kryesit nga ambientalistët, të cilët kundërshtuan vendimin e ndërtimit së xhamisë në vendin e planifikuar për këtë qëllim. Sipas tyre, zënia akoma më tej e hapësirave publike në qendër të Tiranës do të shkaktojë një shkatërrim të mëtejshëm të kryeqytetit.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: - Pasaporta e vlefshme jo më pak se 6 muaj - Për personat që nuk kanë nënshtetësi shqiptare e shoqëruar me lejen e qëndrimit, e cila të jetë e vlefshme jo më pak se 6 muaj. - Fotografi pasaporte, 4 copë. Certifikatë, dëshmi që vërteton lidhjen e gjakut për femrat që janë nën 45 vjeç. - Vaksina kundër meningjitit, me afat jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se tre vjet. Haxhi është vizita në Qabe dhe në vendet e bekuara përreth saj, me qëllim përmbushjen e një adhurimi fetar në një interval të caktuar kohor. Haxhi është një nga pesë shtyllat e islamit, ku çdo besimtar e ka obligim të shkojë të paktën një herë në jetë, nëse ka mundësi. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizon ekskluzivisht haxhin për të tretin vit radhazi.


AKTUALITET • E enjte 8 gusht 2013

EKSPERTËT E RENDITIN NË VENDET QË RREZIKOJNË TË SHKATËRROHEN

Të shpëtojmë amfiteatrin 3000-vjeçar! Alarmi, kërkohen fonde nga institucione dhe nga individë Nga ARTUR AJAZI

T

ë shpëtojmë Amfiteatrin 3 mijë vjeçar”. Kjo është motua e historianëve, arkeologëve dhe intelektualëve durrsakë dhe më gjerë, pas raportit të degës lokale të IMK, se, kjo pasuri e madhe e Shqipërisë, ky gjigand i arkeologjisë më i madhi në Ballkan, dhe ndër të rrallët në Europë, rrezikohet nga agjentët natyrorë dhe pakujdesia e shtetit. Aktualisht dy institucionet e huaja “Europa Nostra” dhe “BEI” (Banka Europiane e Investimeve) kanë treguar interesim maksimal lidhur me ruajtjen dhe rivlerësimin e zbulimeve tona të çmuara arkeologjike. Lidhur me apelin e specialistëve tanë të Arkeologjisë, bashkësia “Europa Nostra” me mbështetjen edhe të BEI, do të sjellin në shtator një grup ekspertësh për të bërë vlerësimin e Amfiteatrit 3 mijë vjeçar, i cilësuar në muajin qershor të këtij viti si “një nga shtatë sitet më të rrezikuara”. Kjo vlerë e çmuar e Shqipërisë u shpall e tillë pak kohë më parë nga “Europa Nostra”, e cila e ka përfshirë Amfiteatrin në listën që duhet dhe do të shpëtojë nga shkatërrimi. Vëmendja aktualisht është kthyer nga kjo vlerë e çmuar me rëndësi të madhe e trashëgimisë sonë kulturore. Shumë shpejt do të nisë projekti për restaurimin e tij. Sipas specialistit të Arkeologjisë Servet Dollaku “rreziku amfiteatrit i vjen nga ndërtimet urbane në Durrës, që kanë dëmtuar një pjesë të tij, por edhe nga mungesa e vëmendjes, Amfiteatri është përzgjedhur nga “Europa Nostra” dhe BEI për të qenë pjesë e një plani shpëtimi që do t’i paraqitet ORTE (Organizimit të Ruajtjes së Trashëgimisë Europiane) gjatë një konference që do të mbahet në dhjetor të vitit 2013 në Bruksel. Kjo konferencë do të japë detaje të planit të shpëtimit të Amfiteatrit të Durrësit, që kryeson listën e objekteve të trashëgimisë në rrezik të “Europa Nostra”- tha Dollaku. Organizmi ndërkombëtar “Europa Nostra” prej afro gjysëm shekulli mbetet aktiv në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e historike të rrezikuar në Europë, duke filluar që nga “Delfi i lashtë” në Greqi, në fillim të viteve 1980, deri në qytetin historik të Akuilas në Itali në vitin 2010. Për herë të parë kjo bashkësi ndërkombëtare ka nisur një program mbrojtës dhe veprues në partneritet me një institucion prestigjioz financiar si Banka Europiane e Investimeve. Programi “7 Monumentet më të rrezikuara”. Denis de Kergorlay, përfaqësuesi zyrtar i “Europa Nostra” është shprehur për apelin e specialistëve tanë të arkeologjisë se “do të inkurajojmë organizma të tjera për të mbështetur përpjekjet për

shpëtimin dhe promovimin e trashëgimisë europiane, ku padyshim futet edhe Amfiteatri 3 mijë vjeçar romak i Durrësit”. Fillimisht ekspertët europianë listuan 14 objekte të rrezikuara dhe nga këto përzgjodhën 7 më të rrezikuarat që kërkonin ndërhyrje urgjente. Amfiteatri i Durrësit u vendos në krye të listës, prandaj nevojitej një plan emergjent shpëtimi, por së pari duhen siguruar burimet financiare.

“Europa Nostra” ka nisur një fushatë sensibilizuese për të bërë pjesë të këtij programi partnerë publikë dhe privatë të niveleve lokale, rajonale, kombëtare dhe europiane. Qëllimi kryesor i “Europa Nostra” është të arrihet integrimi i plotë i tij në strukturën urbane të Durrësit. Kjo vlerë e trashëgimisë është gjithashtu e kërcënuar nga mungesa e burimeve financiare, shkaqeve natyrore dhe neglizhenca. Amfiteatri

romak i Durrësit, në Shqipëri, i datuar në fillim të shekullit të dytë. Ai u zbulua nga arkeologu shqiptar Vangjel Toçi në fund të viteve ’60. Që nga ajo kohë vëmendja ndaj kësaj vlere të trashëgimisë tonë kombëtare ka qenë e zbehtë, dhe spontane. Arsyet lidhen kryesisht me mundësitë financiare. Aktualisht gjendja në këtë zonë është vërtet skandaloze, për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar muret rrethuese nga

lagështira. Restaurimi i plotë i Amfiteatrit 3 mijë vjeçar, synon rivendosjen e Durrësit në hartën e vendeve historike të Europës, duke e përzgjedhur atë zbulim të rrallë në listën e 7 monumenteve dhe siteve të shpallura si më të rrezikuara. Për të gjithë ne që duam ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore e historike, mbetet t’i bashkohemi apelit “Të shpëtojmë Amfiteatrin 3 mijë vjeçarë, krenarinë tonë kombëtare”

DURRËSI, QYTETI I FESTIVALEVE NË SHTATOR MBAHET FESTIVALI I DANCIT MODERN E BASHKËKOHOR

Spektakle me trupa nga më të mirat e botës Sërish qytet-porti më i madh i vendit, bëhet epiqendra e evinimenteve të rëndësishme kulturore, i festivaleve ndërkombëtare. Pas festivaleve të filmit, Durrësit do të jetë qyteti ku do të mbahet edicioni i rradhës i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit modern dhe kontemporan. Sipas kryetarit të Bashkisë z. Vangjush Dako “ky eveniment do të sjellë në Durrës kompani teatrore nga vende të ndryshme të botës, ku do të prezantohen për herë të parë edhe trupa teatrore nga SHBA dhe Franca”. Duke folur për “Metropol” drejtori i këtij festivali Gjergj Prevazi tha se “ kjo veprimtari do të jetë një muaj, duke mundësuar edhe shfaqjet e trupave më të mira për publikun e kryeqytetit. “International Modern and Contemporary Dance Festival”, që ka nisur në Durrës në vitin 2006, do të startojë në shtator në Durrës me shfaqjen e trupave më të mira nga e gjithë bota”. Sipas Prevazit “ndryshe nga edicionet e para, ku spektaklet nga vende të ndryshme të botës shfaqeshin brenda një jave, do të zgjasë një muaj dhe në programin që do të publikohet së shpejti, shfaqjet në Durrës dhe Tiranë do

të jepen kryesisht të mërkurave dhe në fundjavë, duke krijuar kushte më të mira për shikuesit si dhe për interpretuesit e trupave pjesëmarrëse”. Trupa teatrore nga Europa dhe SHBA do të jenë për herë të parë në vendin tonë me shfaqje të veçanta, duke sjellë përvojën përtej Atlantikut në zhanër të kërcimit teatror. Prevazi u shpreh se “harta artistike e këtij edicioni parashikon zgjerimin edhe me trupa nga Spanja e Franca të cilët nuk vijnë për herë të parë në Shqipëri si interpretues në një festival, i cili tashmë ka krijuar një traditë unike në vend. Në programin e muajit të dancit janë parashikuar dhe shfaqje të trupës së koreografëve të njohur nga Hungaria, e Austria. Në programin e Festivalit, që do të vazhdojë gjatë gjithë muajit shtator, janë pjesëmarrës kompani teatrore nga SHBA, Turqia, Suedia, Zvicra, Franca, Spanja dhe Hungaria. Festivali Ndërkombëtar i Dancit Modern dhe Kontemporan është një projekt unik në vend, pasi përfshin një fushë të rëndësishme të artit skenik për të cilën nuk ka ende një veprimtari të ngjashme”- tha Prevazi. Festivali ka nisur në vitin 2006, dhe deri tani në ske-

nën e teatrit të Durrësit dhe Tiranës janë përballur artistikisht trupa dhe kompani teatrore nga Kosova, Maqedonia, Suedia, Holanda, Turqia, Italia, Kroacia, Shqipëria, Izraeli, Hungaria, Sllovenia, Zvicra, Greqia, etj. “Festivali që ka krijuar një traditë të përvitshme synon të bëhet arenë e shprehjes së aspiratave krijuese të artistëve nga vende të ndryshme”- tha Prevazi. Mbështetësit financiarë të këtij evenimenti janë MTKRST, si dhe Bashkia e Durrësit. A. AJAZI

»

09

SKENA E ELBASANIT Ndahet nga jeta aktori Llambi Burgjia Ndahet nga jeta aktori i njohur elbasanas Llambi Burgjia. Aktori dhe regjizori i teatrit Skampa mbylli sytë në moshën 75 vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë. Lindi në vitin 1938 në Gjirokastër dhe vjen në teatrin Skampa në periudhën e artë të tij pas krijimit si teatër profesionist në fund të viteve 60-të. I spikatur për aftësinë e tij Burgjia lë qytetin e Cërrikut ku punonte si tornitor dhe i bashkohet estradës profesioniste të qytetit të Elbasanit. Menjëherë ra në sy për talentin e tij si aktor, kupletist dhe këngëtar duke marrë shumë role dhe u bërë pjesë në jetën artistike të Elbasanit. Për talentin e tij të aktirimit pas disa viteve eksperiencë në vitet 73- 74 studion për regjizurë duke mbaruar kursin e lartë në Institutin e Arteve sot Akademia e Arteve. Për vite me radhë punon si regjizor dhe aktor në estradë. Herë pas here merrte role edhe në teatrin profesionist të Elbasanit ku dallonte për aftësinë e tij dhe seriozitetin me të cilin e trajtonte në rol. Deri në vitin 1987 jep kontribut në estradë dhe teatrin profesionist për tu riktyer në vitin 1996 si regjizor i teatrit të kukullave. Llambi Burgjia ka një karrierë të gjatë duke numëruar plot 300 role. Si regjizor në estradë dhe teatrin e kukullave Burgjia ka vënë në skenë 25 pjesë. Është nderuar me medalje dhe Urdhin e Punës. Me rastin e 25 vjetorit të estradës Llambi Burgjia është nderuar me titullin artist i shquar nga kryetari i bashkisë Qazim Sejdini. Në nderim të tij teatri Skampa i Elbasanit ka zhvilluar homazhe para përcjelljes për në banesën e fundit. Kreu i bashkisë Qazim Sejdini duke marrë pjesë në homazhet për nder të aktorit Burgjia, u shpreh se Llambi do ti mungojë skenës dhe artëdashësve elbasanas si një aktor i madh që i shërbeu gjithmonë artit duke dhuruar kënaqësi për spektatorin. Ai përcolli ngushëllimet për familjen Burgjia për humbjen e njeriut të dashur. Homazheve i janë bashkuar aktorë dhe drejtues lokalë. Burgjia renditet ndër aktorët më të mirë të teatrit Skampa që bënë emër në periudhën e artë të tij me shumë role dhe pjesë të vëna në skenë.


10

« AKTUALITET

E enjte 8 gusht 2013 •

LAZARATI PUBLIKON PAMJET, OPERACIONI NË MAT E KORÇË, 2 NË PRANGA

Pas monitorimit nga ajri asgjesohen 490 rrënjë me kanabis V etëm dy ditë nga paraqitja e rezultateve mbi monitorimin nga ajri të sipërfaqeve të mbjella me kanabis, policia ka nisur krehjen e zonave dhe shkatërrimin e të mbjellave. Dje janë zbuluar disa parcela të mbjella me rrënjë Kanabis Sativa në malin e Balgjajt në Mat. Polica e Matit pas zbulimit të këtyre zonave ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 100 rrënjë Kanabis Sativa. Zbulimi i tyre u bë pas një informacioni të marrë në rrugë operative, ndërkohë që ende nuk dihet në pronësi të kujt janë parcelat. Ndërkaq ditën e sotme më herët policia e Korçës, ka sekuestruar 390 rrënjë kanabis në zonën e Leskovikut si dhe ka vënë në pranga shtetasit S. Bajo dhe O. Shehu 2 të arrestuarit ishin prej kohësh nën mbikëqyrje dhe kishin mbjellë 3 parcela me kanabis. Mësohet se gjatë operacionit të djeshëm për arrestimin e poseduesve të bimëve narkotike, njëri prej autorëve ka bërë rezistencë duke qëlluar me automatik në ajër. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar pasi policia ka neutralizuar autorët. Ndërkohë, mësohet se në bazë të fotografive ajrore të bëra nga forcat e Guardia di

Financas, policia po vijon krehjen e të gjithë terrenit ku janë konstatuar mbjelljet e kanabisit. Ndërkohë që po dje janë bërë të ditur të dhënat e rreth 500 plantacioneve me kanabis të mbjella në Lazarat. Në këtë vend, sqarojnë specialistët e Guardia di Finanza, që po veprojnë në bashkëpunim më policinë shqioptare, janë mbjellë 319 hektarë me kanabis, që në shifra të tjera do të thotë mbi një mijë ton marijuhanë të cilat kanë në treg një vlerë prej më shumë se katër miliardë eurosh. Për realizimin e këtij investigimi të vështirë ajror është punuar për tetë javë, në një zonë të vështirë. Rezultatet u arritën falë aparaturave

të sofistikuara dhe pajisjes së avionit me fotokamera dixhitale dhe sensorëve të tjerë të realizuar nga Universiteti i Napolit. Monitorimi ajror i territorit shqiptar parashikohet në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar në Tiranë më 19 qershor të vitit 2012 nga Drejtoria Qëndrore e Policise Kriminale Italiane dhe Drejtoria Qëndrore e Policië Shqiptare. E zbulimi i bërë në Lazarat tërhoqi vëmëndjen e mediave kryesore italiane. Në edicionet e tyre qëndrore të lajmeve kanalet shtetërore të Rai-t dhe ato private pasqyaruan operacionin e forcave të rendit. Gazetat kryesore si “Repubblica” apo “Corriere della

Sera”, por edhe faqet e tjera të informacionit në Internet i dhanë jehonë lajmit duke shtuar detaje e kuriozitete. “Lazarati, qyteza europiane e drogës”, apo “Shqipëria, serbatori i drogës” qenë disa nga titujt e gazetave që pasqyruan operacionin, që nuk është i pari i këtij lloji. Ishte fundi i korrikut 2012 kur Guardia di Finanza zbuloi në Lazarat 62 plantacione me kanabis me po të njëjtën mënyrë monitorimi. Porse vetë banorët e Lazaratit janë shprehur të çuditur nga të dhënat. Sipas tyre është ë pamundur që zona të vlejë 4.5 miliardë euro, pasi kjo do të sillte që Lazarati të ishte zona më e pasur në Evropë.

OSBE kërkon zgjidhje urgjente për romët

Policia ndërhyn për banesat: Nuk do të lejojmë shembjen Policia ka ndërhyrë dje në mbrëmje për konfliktin e shëmbjes së barakave të romëve në Tiranë. Mësohet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj ka kërkuar ndërprerjen e shembjeve duke dërguar dhe materialet për hetim të mëtejshëm. Incidenti i shkaktuar për dëbimin e romëve pranë parkut të autobusëve. për shkak se pronari i tokës do të bëjë një ndërtim në pronën e tij. ka alarmuar përfaqësues të OSBE-së dhe Bashkimit Europian në Tiranë, të cilët kanë takuar dje Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Sipas përfaqësuesit të OSBE-së, në mbrojtje të të drejtave të njeriut duhet të sundojë ligji dhe jo betoni. “Shpresoj që institucionet t’i përgjigjen një pyetjeje të thjeshtë: A duhet të jetë sundimi i betonit, apo sundimi i ligjit”, është shprehur Robert Willton. Ndërsa përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Tiranë ka rikujtuar edhe një herë se respektimi i të drejtave të komunitetit rom dhe gjithpërfshirja sociale e tyre është një ndër 12 prioritetet që duhet të përmbushë Shqipëria në rrugën drejt integrimit eropian ndaj institucionet shtetërore duhet të marrin masa të menjëhershme. Avokati i Popullit i bën thirrje policisë të ndërhyjë për të zgjidhur situatën e krijuar. “Romët vazhdojnë të jenë nën kërcënim për t’u dëbuar me forcë. Kërkojmë që Policia e Shtetit të ndërhyjë dhe të ndalojë këtë situatë paligjshmërie të krijuar e që po vazhdon në terren. Zgjidhja për këtë çështje duhet të arrihet me një proces të rregullt ligjor, ku të jenë të përfshira pronari dhe familjet rome”, deklaroi Totozani. Nga ana tjetër, Totozani i kërkon bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punës dhe Çëshjteve Sociale të gjejnë zgjdhje të menjëhershme për strehimin e mbi 30 familjeve rome të gjendura në këtë situatë.

FLAULANT LULA GJEN NJË STREHIM TË SIGURT

Policia greke gjurmon të kërkuarin e fundit nga 11 të arratisurit Pasi njoftoi se i kërkuari Ilir Kupa ka kaluar tashmë kufirin shqiptaro-grek dhe ka hyrë në Shqipëri, policia greke është fokusuar tek një tjetër i arratisur shqiptar nga burgu i Trikalas. Ai është Flaulant Lula, që konsiderohet bashkëpunëtor i ngushtë i Marian Kolës dhe që sipas medias greke, akuzohet për të paktën 4 vrasje. Për shqiptarin Flaulant Lula nuk ka asnjë gjurmë në Greqi dhe Shqipëri dhe policia konsideron pothuajse të sigurt, se ai ka gjetur një strehim të sigurt në Greqi duke pritur për mundësinë e duhur për të ikur në Shqipëri. Tashmë policia ka hapur edhe një herë dosjen e tij, në mënyrë që të gjejë ndonjë detaj që do të ndihmonte hetimet. Kërkimet zhvillohen në Thesali dhe Greqinë qendrore, por nuk përjashtohet mundësia që ato të zhvendosen deri në Epir, zonë që konsiderohet stacioni i fundit në Greqi i shqiptarëve të arratisur, për të hyrë në Shqipëri.Nga 8 shqiptarët që arritën të arratisën në mars nga burgu Trikalas, Ermal Lita u arrestua në muajin maj pas grabitjes në supermarket në

LAJMI MEDIATIK

Rusia pretendon se në Maqedoni trajnohen terroristë

Flaulant Lula Peristeri. Admir Murataj dhe Klement Cala që dyshohen se grabitën 1 mln euro në Bankën e Larisas, mendohet se janë larguar nga Greqia. Fatos Sulaj thuhet se ka mundur të shkojë në Kosovë. Ermir Sinani dhe Flamur Sinani (nuk bën pjesë në grupin e të arratisurve) u vranë në përleshje me policinë në Koniska, ndërsa Marian Kola u vra nga të shtënat e policëve pranë fshatit Frosini të Sulit. Ilir Kupa sipas policisë greke ka hyrë në territorin e Shqipërisë, ndërsa i kërkuari i vetëm mbetet Flaulant Lula.

Radioja ruse “Zëri i Rusisë” pretendon se ka informacione se në Maqedoni po stërviten të ashtuquajtur terroristë islamik për sulme vetëvrasëse me bomba. Ky lajm është transmetuar sot nga shumica e mediave maqedonase, të cilat kanë shkruar se burimet e radios ruse bazohen në informacione sekrete të shërbimit sekret rus në Ballkan. Sipas këtij lajmi, qëllimi i stërvitjeve është krijimi i një të ashtuquajture aleancë islamike në Ballkan, midis Bosnjës, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, pjesës jugore të Serbisë dhe Malit të Zi. “Po rekrutohen boshnjak dhe shqiptarë me pamje sllave, për të kryer aktivitete terroriste në tërë botën, për shkak të vështirësisë së identifikimit dhe zbulimit të tyre”, - thekson radioja ruse. Lajmi vjen në kohën kur në SHBA është vënë alarmi për mundësinë e sulmeve terroriste. Gjithësesi prej maqedonisë duket se lajmi është cilësuar i rreme si dhe i pamundur.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


AKTUALITET • E enjte 8 gusht 2013 Policia ndalon të dyshuarin

I përket Luftës II Botërore

Pogradec, tentohet të vritet me armë zjarri një person

Lezhë, gjendet një predhë pranë një banesë në Tale

Një 40-vjeçar është tentuar të vritet me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 të Pogradecit, ku mësohet se E. Fejzollari ka qëlluar në drejtim të J. Muçollarit me pistoletë në tentativë për ta vrarë atë. Për pasojë 40-vjeçari ka mbetur i plagosur në shpatull, ndërsa është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Fejzollari, pas plagosjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar prangave të policisë. Por pas një pune intensive, punonjësit e Policisë të Pogradecit vunë në pranga autorin e plagosjes Edmond Fejzollari nën akuzën e tentativës së vrasjes si dhe armëmbajtje pa leje. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Gjendet një predhë e Luftës së Dytë Botërore pranë fshatit Tale të Lezhës. Predha me përmasa rreth 1.5 metër u gjet dje gjatë paradites nga një banor në pronën e tij, i cili po gërmonte tokën për të ndërtuar themelet e një banesë. Duke u trembur nga rreziku se predha mund të shpërthente dhe të shkaktonte një katastrofë, menjëherë, banori ka lajmëruar policinë. Sapo mbërriti në vendin e ngjarjes, Policia dhe specialistët e xhenios morën në dorëzim predhën për të bërë çaktivizimin e saj, dhe po heton në lidhje me origjinën. Megjithatë sipas policisë së Lezhës në këtë zonë janë gjetur edhe predha të tjera që i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

PAK DITË MË PARË 51-VJEÇARI VRAU GRUAN DHE MË PAS VETEN

Gjendet e vdekur kushërira e Edmir Jazxhiut, i ra trombozë Nuk ndalet tragjedia për familjen Jazxhiu. Tronditja e thellë nga vdekja e kushëririt Edmir Jazxhiu tre ditë më parë, i cili pasi vrau bashkëshorten u vetvra, bëri që dje 35 vjecarja Bruna Pasholli, nënë e një fëmije të mitur të pësonte trombozë celebrale, duke pësuar vdekje të menjëherëshme brenda banesës së saj. Sipas familjarëvej 35-vjeçarja nga fshati Sovjan i Korçës u gjet ditën e djeshme e vdekur në banesë, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore përcakton se gruaja humbi jetën si pasojë e tronditjes së thellë mbi krimin e dyfishtë që kreu kushëriri në Tiranë. Sipas bashkëshortit të viktimës, Fredi Pasholli, 35-vjeçarja ishte shumë e lidhur me Edmir Jazxhiun, të cilin e kishte djalë halle dhe vrasja e dyfishtë e kishte shokuar atë. Ai tregon se në mëngjes pasi ishte larguar nga shtëpia dhe se ajo i kishte thënë se nuk ndjehej mirë, por kur ishte kthyer e kishte gjetur të vdekur. “Ajo e përjetojë shumë ngjarjen e ndodhur në Tiranë, pasi ishte shumë e lidhur me djalin e hallës, por nuk më shkoi mendja se do të më ndodhte kjo fatkeqësi. Që në mëngjes ajo më tha se nuk ndihej mirë, por nuk kishte ndonjë shenjë shqetësuese”, deklaroi ai. Më pasi si zakonisht bashkëshorti ka dalë nga shtëpia dhe kur është kthyer e ka gjetur gruan të pa jetë. Menjëherë Pasholli ka lajmëruar ambulancën dhe policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e vdekjes së 35 vjeçarjes. Duke iu referuar gjendjes psikologjike të së shoqes, Fredi Pasholli deklaroi se “ajo nuk vuante nga depresioni dhe si pasojë përjashtoj çdo mundësi që ajo të ketë vrarë veten”. Megjithatë, pasi u bë kqyrja e banesës, trupi i 35 vjeçares u dërgua në morgun e spitalit të Korçës për të bërë egzaminimet mjekoligjore. Ndërkohë, vetëm pak kohë pas dërgimit në morgun e spitalit rajonal të Korçës, policia zbardhi shkakun e vdekjes së 35-vjeçares, nënë e një fëmije të mitur. Policia bëri të ditur se

»

11

Akuzojnë për falsifikim të firmave

Lushnjë, protesta kundër ndërtimit të fabrikës së riciklimit Për të dytën herë, banorët e fshatit Plug të Lushnjës janë ngritur në protesta kundër ndërtimit të një fabrike për riciklimin e mbetjeve urbane, si dhe përpunimin e naftës bruto. Sipas banorëve, fabrika, e cila është projektuar rreth 15 metra larg banesave të fshatit, nuk ka leje mjedisore, ndërsa hedhin akuza se u janë falsifikuar firmat. Ata kërcënojnë për përshkallëzim të protestave, nëse kjo situatë nuk gjen zgjidhje ligjore. Pretendimi i banorëve është se nuk ka leje mjedisore për këtë subjekt dhe nuk është marrë vendim në Këshillin e Komunës për ndërtimin e fabrikës. Ata hedhin akuza se u janë falsifikuar firmat dhe se kryetari i komunës ka dhënë leje vetëm me firmën e tij. Këtë herë gjatë protestës, në fshatin Plug të komunës Golem, banorët kanë kërkuar ndihmën e kreut të komunës. Në një takim në zyrën e tij me një përfaqësi të banorëve të zonës, Beqir Sulovari i faturon përgjegjësitë ministrisë së Mjedisit. Më pas, ata kanë bërë një denoncim edhe në Gjykatën e Rrethit të Lushnjës, për zgjidhjen e kësaj situate. Sipas banorëve, fabrika, nuk ka leje mjedisore, ndërsa hedhin akuza se u janë falsifikuar firmat. “Këta zotërinjtë na e kanë shkruajtur ne emrin sikur kemi firmosur pro ndërtimit të fabrikës, kur asnjë nga ne nuk ka votuar pro ndërtimit të kësaj fabrike”, deklaroi një prej anëtarëve të Këshillit të Komunës. Sipas tij, ata janë mbledhur katër herë për këtë çështje dhe ajo asnjëherë nuk ka marrë votat e këshilltarëve. Për të mos lejuar ndërtimin e kësaj fabrike ata kanë vënë në dijeni me anë të një letre të gjithë institucionet më të larta të shtetit, ndërkohë që kërcënojnë me përshkallëzim të protestave, nëse kjo situatë nuk gjen zgjidhje ligjore.

Mjeti ishte brenda normave të lejuara

ekspertiza mjeko-ligjore ndaj 35-vjeçares konstatoi se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e trombozës në kokë. “Tromboza ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar emocionale”, bën të ditur policia duke iu referuar ekspertizës mjeko-ligjore. Çifti Jazxhi u vra në banesë tre ditë më parë për shkak të konflikteve të brendshme. Prej disa kohësh çifti kishte pasur konflikte për shkak se Edmiri kon-

sumonte shumë pije akooloke si dhe ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 12:50 të tre ditëve më parë, në rrugën “Irfan Tomini”, pranë bllokut të vilave në zonën e Selitës në Tiranë. Ngjarja tragjike dyshohet se ka ndodhur pas një debati të ashpër që ka pasur dje në mesditë me të shoqen 50 vjeçe, Dallëndyshe Jazxhi, të cilën e ka qëlluar me një plumb

në ballë në sallonin pranë verandës së shtëpisë dykatëshe, më pas ka qëlluar edhe veten me plumb pas veshit. Trupat e pajetë të bashkëshortëve u gjetën fillimisht nga djali i tyre 19-vjeçar, dhe pak minuta më pas edhe nga vajza e tyre 24 vjeçe. Fëmijët e çiftit kanë nisur të kërkojnë ndihmë, ndërsa kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar Policinë e Tiranës.

HIDROCENTRALI I KALIVAÇIT ENDE LARG PËRFUNDIMIT TË PUNIMEVE

Tepelenë, banorët: Të rivlerësohet toka ku do të ndërtohet hindrocentrali TEPELENE- Banorët e komunës Qesarat në Tepelenë kërkojnë rivlerësim e kompensimit të tokave që do përmbyten me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Banorët e fshatrave Anë Vjosë, Qesarat dhe Iliras kanë protestuar për vlerën e përcaktuar nga qeveria për kompesimin e banesave dhe pronave të tyre. Sipas tyre, vlera e kompensimit është qesharake dhe është shumë herë më i ulët në krahasim me çmimin e tregut. Në mbështetje të banorëve, edhe kreu i komunës së Qesaratit thotë se shqetësimin e tyre e ka përcjellë në organtet kompetente, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. E gjithë ultësira e lumit Vjosë do të gjendet nën ujë në përfundim të veprës energjitike, e cila nisi punimet 10 vjet më parë, ku dhe u premtua se do të përfundonte në fund të katër viteve. Hidrocentrali i Kalivaçit ishte parashikuar të siguronte 100 MW fuqi, ndërsa prodhimi

mesatar vjetor do të ishte rreth 350 GWh. Kuota e nivelit maksimal të liqenit 100 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë kuota e kurorës së digës 115 metra mbi nivelin e detit. Lumi Vjosë ka një prurje prej 235 metra kub në sekondë, e mjaftueshme për të furnizuar të gjithë jugun e vendit me perspektivë mbi 100-vjeçare. Gjatë fazës së parë të funksionimit ujërat e lumit Vjosë do të përmbysi mbi 1700 hektarë tokë dhe rruga ekzistuese kombëtare do të ndryshojë drejtim. Rreth 50 për qind e sipërfaqes së fshatit Qesarat, që ndodhen në afërsi të hidrocentralit ishte parashikuar të përmbytesh, ndërsa vendosja e fibrave optik do të ishte faza më e vështirë e punimeve. Hidrocentrali i Kalivaçit, në qoftë se do të ishte ndërtuar, do të ishte vepra e dytë hidrike më e madhe, pasi hidrocentralit të Bistricës, e cila u ndërtuar 49 vite më parë në kodrat që mban të njëjtin emër

Tepelenë, del automjeti nga rruga, vdes punonjësi i burgjeve Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në aksin Tepelenë-Mallakastër në afërsi të fshatit Iliras. Afër kantierit të ndërtimit të rrugës Tepelenë-Fier, një automjet me targa gjermane, NEA 04 143, tip Benz ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Tomorr Rusto, 40 vjeç. Rusto ishte punonjës i policisë së burgjeve dhe para se të ndodhte aksidenti kishte lënë shërbimin dhe po kthehej për në shtëpi. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, mesohet se i aksidentuari sapo kishte lënë shërbimin dhe nuk kishte konsumuar pije akoolike dhe as ishte me shpejtësi mbi normat e lejuara. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit tragjik, deklaron se dyshimet e para të çojnë tek humbja e kontrollit nga ana e shoferit si pasojë e temperaturave të larta, çka mund të kenë sjellë përgjumje të drejtuesit të mjetit. Megjithatë pritet që ditën e sotme policia e Fierit të jap një version përfundimtar për shkaqet që sollën aksidentin tragjik ku humbi jetën punonjësi i policisë së burgjeve

E ëma ishte 68-vjeçe

Arrestohet 42-vjeçari, rrihte nënën e tij Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Korcës, pasi rrihte dhe dhunonte sistematikish nënën e tij 68-vjecare. Ngjarja është shënuar në lagjen “numër 14” në qytetin e Korçës. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë pas ulërimavë të të moshuarës. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar një ngjarje të rëndë, si dhe duke arrestuar autorin I. Musollari. Shkak, sipas policisë për këtë ngjarje është bërë gjendja ekonomike e 42-vjeçarit, i cili i kërkonte vazhdimisht para nënës së tij. Mësohet se ky i fundit është një person me precedentë të mëparshëm penal. Ai ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm, pasi nëna e tij ishte laguar në një banesë me qira për shkak të dhunës sistematike të të birit. S. Musollari, 68-vjec ka marrë mjekimin e duhur në spitalin rajonal të Korçës për shkak të dëmtimeve në kokë dhe trup.


12

« GOSSIP

E enjte 8 gusht 2013 •

Pakënaqësitë e femrave

Wahlberg: Bieber, ngriji pantallonat, more bastard! Kjo verë për Justin Bieber është më e nxehtë nga sa duhet. Këngëtari kanadez është përfshirë në një seri incidentesh të njëpasnjëshme që “rrezikojnë t’i shkatërrojnë karrierën”. Aktori Mark Wahlberg, e kaluara e të cilit nuk ka qenë më e qetë, i bëri thirrje Justin Bieber, me të cilin ka njohje personale, që të sillet mirë dhe të bëjë krenare nënën e tij. “Justin, mos u bëj i praptë! Bëhu një djalë i mbarë, ngriji pantallonat, bëjë nënën tënde krenare për ty, dhe më e rëndësishmja, ndalo së tymosuri bar (hashash), ti bastard i vogël”, deklaroi ai për The Sun. Megjithatë aktori 42-vjeçar nuk pranoi të heqë një paralele mes viteve të adoleshencës së tij dhe Bieber. “Ai është adoleshent që jeton në kohëra të tjera. Unë kam qenë në burg dhe nuk mendoj që Justin ka qenë atje. Megjithatë, Bieber duhet të ketë kujdes me karrierën e tij sepse po merr një spirale të rrezikshme”, tha ai. Aktori dhe producenti pranoi se ka patur në mendje një projekt për ta përfshirë Justin Bieber në një film ku do të luanin së bashku, por shtoi se për momentin ky projekt është lënë pezull, pikërisht për shkak të këtyre problemeve të këngëtarit. Wahlberg ka patur një rini të vështirë. Para se të ndryshonte dhe t’i përkushtohej aktrimit, ai ka provuar muzikën si reper. Gjatë këtyre viteve është përfshirë në zënka të shumta dhe konsum lëndësh narkotike dhe rastet kur ka përfunduar në prangat e policisë së Bostonit janë me dhjetra.

Terrence Howard dhe Michelle Ghent sërish në gjykatë Ylli i filmit ” Iron Man”, gjendet sërish përballë ish gruas së tij Michelle Ghent në ambientet e gjykatës. Çifti i cili është ndarë në vitin 2011 u përpoq vetëm pak javë më parë të krijonin përsëri një lidhje aq të fortë sa e dikurshmja. Prandaj ata morën vendimin të shkonin së bashku me pushime në Costa Rica nga ku dhe nisën të gjitha mosmarrëveshjet. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për dhunë fizike. Sipas Michelle, aktori filloi të bëhej përsëri i dhunshëm njësoj si në martesë. Ndërsa Terrence hedh poshtë akuzat duke thënë së është përpjekur të ruajë qetësinë gjatë momentit kur Michelle u nevrikos dhe filluante t`i gjuante me mjetet që kishte përreth. Për një periudhë të gjatë e cila konstaton në vite, çifti nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët dhe për të disatën herë ndahen në mënyrë jo miqësore. Nga ndarja bashkëshortore, Michelle përfitoi 5.800 $ dollarë për tre vite, por u detyrua ti kthente ish-bashkëshortit makinën Range Rover 2011. Ndërsa Terrence arriti të mbronte shumicën e pasurisë si dhe dy shtëpitë e tij në Pensilvani.

The Expendables: Willis largohet, vjen Ford Sylvester Stallone ka zbuluar se Bruce Ëillis nuk do të jetë më pjesë e “The Expendables” dhe se në filmin e radhës do të luajë një tjetër yll, Harrison Ford. “Willis jashtë... Harrison Ford BRENDA!!!! Lajmi i shkëlqyeshëm!!!! Kam pritur me vite për këtë!!!”, ka shkruar Stallone në Twitter. Stallone po ashtu ka zbuluar se ai dhe Willis nuk kanë rënë dakord për pagesën, dhe e ka quajtur atë “dembel” dhe “lakmitar”. “Lakmitar dhe dembel... Një formulë e sigurt për dështim në karrierë”, ka vazhduar sulmin aktori muskulor.

P

ër fat të keq, muaji i mjaltit nuk zgjat tërë jetën, ndërkaq pas disa muajve të parë do të keni rastin që të shikoni që jeta e përbashkët nuk është edhe aq përrallore dhe e shkëlqyeshme. Megjithatë, me pak angazhim dhe kompromis, jeta bashkëshortore do të bëhet e mrekullueshme. Në vijim lexoni ato se ç’janë ato gjëra që më së shumti i pengojnë femrat: Paraja, paraja, paraja. Rrallë ndodh kur mund të flasim normalisht për financat, e të mos ndodhin ofendime dhe grindje. Për fat të keq, paraja në raste të shumta ndikon në marrëdhëniet e bashkëshortëve. “E di që tingëllon si klishe, mirëpo ai gjithandej i lë gjërat e veta. I pakujdesshëm është!” “Kurrë nuk i dërgon fëmijët në aktivitete jashtëshkollore, as që kalon kohë të mjaftueshme me ta”. “Në jetën time martesore janë të pranishëm tre persona: nëna e tij, ai dhe unë”. “Nuk është mësuar të m’i “lexojë” mendimet. Thjesht çdo gjë që e bën, e bën ndryshe nga unë dhe kështu vazhdimisht më zhgënjen, ndërkaq këtë ai nuk e kupton”. “Nuk do më shumë fëmijë, edhe pse unë dua ta lind edhe një”. “Vonë e kam kuptuar, mirëpo mendoj që nuk pajtohemi seksualisht”. “Nuk po kalojmë mjaft kohë me njëritjetrin. Midis punës, fëmijëve dhe punëve të shtëpisë, kam ndjenjën që nuk po mund ta shikoj në sy”. “Nuk më ndihmon rreth punëve të përbashkëta” “Jemi për së tepërmi bashkë. Kam nevojë për një dhomë izolimi”. “Kurrë nuk më tregon se çka mendon. Është bërë sikur të jetë i huaj”. “Gërhit si lokomotivë dhe asgjë nuk bën për ta eliminuar gërhitjen”. “Është i preokupuar vetëm me sportin”. “Nuk i respekton sukseset e mia në karrierë sikur të tijat”. “Më shumë kohë kalon nëpër klube dhe kafene”. “Mban lidhje në Facebook me ish të dashurën. Më falni, por unë nuk mund ta arsyetoj”. “Nuk dalim më bashkë, nganjëherë ndihem sikur nënë vetushqyese”. “Nuk bëjmë më seks si më parë, ndihem sikur të jemi bashkëbanues”. /Telegrafi/

M

iku i ngushtë i këngëtares Lady Gaga Nicola Formichetti, i cili ka qenë stilisti i saj ka shpjeguar shkaqet që e çuan për të dhënë dorëheqjen si stilisti i ikonës së modës. Ai shprehet se edhe pse Gaga ishte mikja e tij më e mirë, përsëri puna me të konsiderohej si stresuese dhe kjo sepse këngëtarja ishte e fiksuar pas veshjeve. Ajo minimalisht ndërronte 12 veshje në ditë, ku asnjëra nuk ishte e njëjtë me veshjen e ditës së nesërme. Ai kishte qëndruan përkrah krijueses së hitit ” Alejandro” për pesë vite me radhë, si dhe e kishte qenë krahu i saj i djathtë në krijimin e dy albumeve, pasi çdo veshje krijohej nga vetë

në një martesë

Ish-stilisti i Lady Gagas: Puna me të ishte stresuese ai. Nicola pohon se shpesh bënte veshje me materiale si plastika të cilat nuk ishin të rekomandueshme por Gaga e lejonte pasi kur bëhej fjalë për modën dëshira e saj ishte të dominonte. Vendin e tij tashmë e ka zënë Brandon Maxëell i cili është shumë i lumtur për punën e re dhe shprehet se falë stilit që Lady Gaga ka është duke u përkushtuar për të vazhduar të mbajë këngëtaren në top listën e artisteve më moderne.


GOSSIP • E enjte 8 gusht 2013

»

13

BEHATI PRINSOLO:

NUK DUA TË SFILOJ ME BIKINI Miranda KERR,

Brown përjetoi burgun – paralajmëron albumin e fundit në karrierë

gjithmonë e mrekullueshme

Me linjën e bukurisë dhe punën si ambasadore e Qantas, duket se Miranda Kerr e ka botën në duart e saj. Por bukuroshja australiane nuk mjaftohet me kaq. Ajo ka shkelur Nju Jorkun për kampanjën e veshjeve për vjeshtë/dimër të “Mango”. Në fotografitë e kapmanjës, megjithëse me flokë të çrregullt dhe me shumë pak grim, 30 vjeçarja ka shfaqur anën e sa më të mirë. Kjo është hera e tretë që 30 vjeçarja po shërben si fytyrë e brendit spanjoll pasi u zgjosh për të përfaqësuar linjës e tyre të pranverës në fillim të këtij viti. Duke folur për imazhet e fundit, modelja e cila është e martuar me aktorin 36 vjeçar Orlando Bloom ajo ka thënë se ka kaluar kohë të mirë gjatë realizimit të fotografive. “Kalova kohë të mirë gjatë realizimit të fotografive për kampanjën vjeshtë/dimër. Fotografët janë një ekip i mrekullueshëm dhe kemi kaluar kohë të paharrueshme së bashku. Ata si gjithmonë bënë punë fantastike”, ka thënë Kerr.

M

odelja e Victoria`s Secret dhe e fejuara e anëtarit të grupit Maroon 5, Adam Levine ka pohuar në një intervistë se nuk dëshiron më të sfilojë me bikini. Behati Prinsolo shprehet se pavarësisht se karriera e saj po arrin majat, përsëri nuk ndihet e lumtur me punën që bën. Sipas saj i është kërkuar të sfilojë me bikini tepër ekstravagante dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek ajo. Behati mendon se edhe pse trupi i saj ka format perfekte për sfilada me bikini, për të nuk ishte as etike dhe as e pranueshme një veshje e tille. Pas fejesës së saj të papritur me Adam, së shpejti mendohet se modelen do ta shohim të veshur me fustan të bardhë përkrah këngëtarit. Sipas Adam, familja është diçka e shenjtë dhe krijimi i saj duhet të bëhet me femrën e duhur. Por sipas rrjedhës së ngjarjeve duket se ai e ka gjetur femrën e jetës. Pas ndarjes me Behatin në pranverën e kaluar, ai krijoi një lidhje me dy modele të tjera Anne Vyalitsyna dhe Nina Agdal, ku kjo e fundit momentalisht ndodhet në gjendje depresive pas fejesës së papritur së çiftit.

Ribashkohen Robert de Niro dhe Meryl Streep Kanë kaluar shumë vjet pas paraqitjes së bashku në një film, dhe tani sërish Robert De Niro dhe Meryl Streep do të ribashkohen në ekran në adaptimin për film të novelës “The Good House” të Ann Leary. De Niro dhe Streep aktruan së bashku në filmin “The Deer Hunter” në vitin 1978, pastaj në filmin e vitit 1984 “Falling in Love” dhe në vitin 1996 në filmin “Marvin’s Room” “FilmNation Entertainment” ka njoftuar se ka siguruar të drejtat për “The Good House”. Ajo do të prodhoi filmin për “Tribeca Productions” së bashku me Aaron Ryder dhe Karen Lunder nga “FilmNation”. Skenari do të shkruhet nga fituesi i çmimit Pulitzer, Michael Cunningham. Ky do të jetë filmi i katërt në të cilin do të aktrojnë përkrah njëri-tjetrit 69 vjeçari De Niro dhe 64 vjeçarja Streep.

Chris Brown ka qëndruar në burg ditën e hënë, pasi ishte shpallur fajtor për një aksident të shkaktuar në muajin maj, me ç’rast kishte ikur nga vendi i ngjarjes. MTV njofton se këngëtari i është dorëzuar vet policisë, mirëpo ka qëndruar më pak se një orë në burg dhe është liruar me garanci. Dyshohet se 24-vjeçari e ka goditur automjetin e një femre pasi kishte kaluar në të kuqe dhe kishte ikur. Brown ka thënë se ai nuk kishte ikur, porse ka dalë nga vetura, megjithatë gruaja më pas e ka paraqitur në polici. Ndryshe, në një njoftim përmes Tëitterit, këngëtari ka thënë se albumi i tij i radhës që pritet të lansohet këtë muaj, mund të jetë i fundit në karrierë për të.

Silverman i “tradhtuar” nga Cowelli Andrew Silverman ndjehet “tmerrësisht i tradhtuar” nga shoku i tij i ngushtë Simon Cowell. Biznesmeni nga Nju Jorku ende është i shokuar pasi u zbulua se gruaja e tij Lauren Silverman është duke pritur fëmijë me udhëheqësin e “X Factorit” dhe nuk mund të besojë se i lejoi të flirtonin para hundës së tij. Një shok i tyre ka thënë për gazetën britanike “The Sun”, “Andreë dhe Lauren kanë kaluar shumë mirë në shoqërinë e Simonit. Ata ishin shokë për gjashtë vjet dhe zakonisht kanë bërë pushime së bashku”. “Andreë e dinte se ajo flirtonte sepse është në natyrën e saj. Kjo nuk ishte punë e madhe për të. Por është një dallim i madh midis flirtimit mes shokëve dhe shokëve që bëjnë marrëdhënie seksuale”, ka thënë shoku. Andrew bëri kërkesën për shkurorëzim, duke e bërë përgjegjës Cowellin për shkatërrimin e martesës së tij.


14

Ë

« BOTA

shtë thënë se ekonomia në Gjermani është degë e filozofisë morale. Rritja është shpërblimi për sjelljen e mirë. Virtute të tillë përfshijnë kursimin dhe shmangien e borxhit. Kështu që, mund të thuhet pa frikë se në Gjermani, promovimi i rritjes ekonomike përmes rritjes së deficitit fiskal është kulmi i imoralitetit. Ekonomia në Greqi është disi ndryshe. Ajo është degë e zotësisë personale. Fjalët e mbushura me morali nga fjalori anglo-sakson si “korrupsion” dhe “nepotizëm” janë ngjitur e janë bërë njësh me sjelljen e grekëve, por për këta të fundit, ndjekja e rregullave ishte një formë budallallëku. Nëse politikanët janë të korruptuar, atëherë cili është kuptimi i integritetit personal? Më mirë, mendonin grekët, të besojmë tek “fakelaki” (zarfi i vogël) dhe “rousfeti” (ryshfeti në këmbim të votave) se sa të ngatërrojmë moralin me përparimin material. Kriza e euros ka qenë shumë gjëra, mes të tjera edhe një kujtesë e fjalës së urtë: “Martohu me nxitim, pendohu kur të kesh kohë të lirë. Por në qendër të saj ka një krizë të dy moraliteteve, verior dhe jugor. Ishte një gjerman, Martin Lutheri, që ndezi Reformimin me kundërshtimet e tij ndaj korrupsionit të Papatit, shitjes së indulgjencave dhe autoritetit papnor për të çliruar nga mëkati. Një kauzë e madhe për ndershmërinë e veriorëve kundër shthurjes së jugorëve, rreptësisë së acartë kundër elasticitetit të rrezeve të diellit: përplasja e një përpjekjeje për të mbajtur njerëzimin në një standard të lartë moral me një sistem që konsideron gabueshmërinë njerëzore si pikënisje. Disa shekuj më vonë, vjen një monedhë e përbashkët që përpiqet të bashkojë veriun Protestant dhe jugun Katolik ose Ortodoks, një Europë që përshkoi Reformimin me një Europë që nuk e përjetoi. Telashet ishin të pashmagshëm. Në Greqi, sipas fjalëve të Qiriakos Micotaqis, ministër i reformave administrative dhe qeverisjes elektronike, sistemi shkoi pak a shumë kështu:

EURO

E enjte 8 gusht 2013 •

Problemi i moralitetit

“Partitë përdornin ministritë për të shpërblyer njerëzit. Ujdia e madhe ishte një vend pune në sektorin publik, në këmbim të votave. Por duhej të ishe në gjendje që të financojë sistemin. Dhe nuk kish asnjë problem sa kohë që paratë vërshonin dhe huatë ishin të lehta. Tani nuk janë më, dhe nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të jemi eficientë”. Kur siguroje një punë në sektorin publik, atëherë ishe “akomoduar” siç thonë grekët, apo “sistemato”, nëse duam të huazojmë fjalën që përdorin italianët. Në secilin shtet kjo nënkuptonte që ishe integruar përjetë në një sistem që të mundësonte të ofroje një sasi modeste orësh pune, të gëzoje një pension të hershëm, ndoshta të merrje ndonjë “rryshfet” si dhe të gjeje një tjetër punë në kohën e lirë, për ca para më shumë. Ishte një formë organizimi elastike por joeficiente. Është gjithashtu e papajtueshme me një monedhë të përbashkët veri-jug. Mendojeni Micotaqisin, një 45 vjeçar i diplomuar në Harvard dhe Stanford, si një njeri që përpiqet të lidhë hendekun moral të Europës. Anëtar i partisë konservatore Demokracia e Re e Kryeministrit Antonis Samaras, ai kohët e fundit mori atë që mund të jetë detyra më e vështirë në Greqi: shkundja e sektorit publik. “Reforma është e vështirë dhe e dhimbshme”, tha ai. “JO gjithmonë fle i qetë. Por është e domosdoshme”. Marrëveshja që Greqia ka me huadhënësit ndërkombëtarë kërkon që të shkurtojë 15 mijë vende pune në sektorin publik deri në fund të vitit tjetër. Përpara kësaj, deri në shtator, duhet të zhvendosë 12500 në një “skemë të lëvizshme” që u jep atyre 8 muaj kohë të gjejnë punë në një tjetër departament ose të humbasin vendin e punës (12500 të tjerë do i pasojnë më vonë). Micotaqisi duhet të arrijë gjithë këto në një kontekst ku kontraktimi i ekonomisë është quajtur “i paprecedentë për ekonomi që nuk kanë qenë në luftë”. Zemërimi në të majtë dhe në të djathtë është i fortë. Gjumi i verës do i lërë vendin zemërimit të vjeshtës. Megjithatë, Micotaqis beson se ka mbështetje të fortë. “Shikoni, sektori privat ka marrë 1.3 milionë të papunë që kur shpërtheu kriza, dhe kanë qenë praktikisht zero të punësuarit në sektorin publik. Për shkak se reforma u la pezull, si alternativë u taksua dhe ndëshkua sektori privat. Ka një shumicë të heshtur për këtë reformë. Kemi patur një shtet shumë të madh – pa meritokraci, pa veprimtari disiplinore, dhe shumë njerëz të futur nga dera e pasme. Disa të punësuar paguheshin edhe në qeli madje”. Ai më tregoi në telefonin e tij celular dokumentin e transferimit të një punonjësi të vetëm nga një qytet provincial në një tjetër. Mbi të ishte firma e tij – bashkë me 15 të tjera! Një burokraci e tillë është sfilitëse, si dhe një potencial i pasur për korrupsionin: Disa prej atyre firmave mund të kenë një çmim. “Mund të kemi një vlerë më të mirë për paranë dhe të përmbushim angazhimet e vendit tim”, më tha Micotaqis. “Por kredidhënësit tanë duhet të kuptojnë që risku kryesor sot është nëse kërkojnë më shumë masa kursimi – çdo përpjekje e mëtejshme për taksimin e të ardhurave nuk do të pranohet. Kemi shkuar shumë larg me masat e kursimit. Kur kryeministri ynë të takohet me Obamën, ky do të jetë pikërisht një prej mesazheve”. Europa duhet të ngushtojë hendekun e saj moral. Greqia mund të mësojë diçka nga ekonomia si filozofi morale. Gjermanët mund të mësojnë se kursimi si mjet ekonomik ka limitet e tij dhe se përdorimi i një deficiti fiskal për të financuar rritjen ekonomike nuk është mëkat. Euro është gjithashtu një leksion moraliteti.


BOTA • E enjte 8 gusht 2013

BERLUSKONI

Amnisti apo falje? E përditshmja me prirje të majta “La Repubblika” njoftoi se një telefonatë e gjatë mes Berluskonit dhe Napolitanos rreth kërkesës për faljen e dënimit kishte qenë pa rezultat. Në vend të kësaj, Berluskoni thjesht e kishte siguruar kreun e shtetit se ai nuk ka ndërmend të rrezikojë qeverinë. Përveç kësaj, ai ndoshta kishte frikë se partia e tij nuk do të fitojë shumicën e dy të tretave të votave në zgjedhjet parlamentare

B

erluskoni është mjeshtër i publikut, dhe shprehja “më mirë kur flitet keq për ty, se sa kur s’flitet fare” ka rezultuar e suksesshme për të. Dënimi për evazion fiskal e solli atë sërish në qendër të vëmendjes. Dënimi për mashtrim fiskal nuk e goditi fortë Berluskonin: katër vite burg reduktohen në një vit që konvertohet në arrest shtëpie apo punë në shërbim të komunitetit për shkak të moshës së Berluskonit. Meqë arresti i shtëpisë fillon në tetor ish-kryeministri ka kohë për të shkuar nëpër Itali dhe për t’iu drejtuar “besimtarëve” dhe mbështetësve të tij. Fjalimi i Bondit në të cilin ai kërcënoi për një luftë civile, ndezi një stuhi protestash në twitter. Shumë kundërshtarë të PDL, partisë së Berluskonit, u tallën në twitter duke thënë se çfarë masash duheshin marrë për t’u përgatitur për një mundësi të tillë sa më mirë. Lorenza Bonaccorsi e Partisë Demokratike (PD), kryetari i së cilës, Enrico Letta, është kryeministri i Italisë, i quajti fjalët e Bondit një “provokim të papranueshëm”. Dhe deputeti dhe gazetari Pino Pisicchio lëshoi një paralajmërim: duke kujtuar se çfarë ka ndodhur në Republikën Gjermane të Vajmarit, ku shpesh ishin mbajtur zgjedhje, para se ajo të shembej përfundimisht nën Adolf Hitlerin, ai iu drejtua popullit me fjalët: Ju nuk duhet të “luani” me zjarrin dhe të rrezikoni demokracinë në Itali. Pas kësaj deklarate, ka pasur zëra se Presidentit Napolitano i është dërguar një kërkesë për faljen e dënimit për Berluskonin që do t’i mundësonte atij që ta vazhdojë karrierën e tij politike. Ekzistonte frika se PDL të japë dorëheqjen nga kabineti duke e çaur Italinë në një krizë politike. Por Berluskoni tha të shtunën se ai dhe PDL nuk janë “të papërgjegjshme” dhe se ai gjithmonë ka theksuar në mënyrë të qartë se “qeveria do të vazhdojë” dhe se ata do të vazhdojnë ta mbështesin atë. E përditshmja me prirje të majta “La Repubblica” njoftoi se një telefonatë e gjatë mes Berluskonit dhe Napolitanos rreth kërkesës për faljen e dënimit kishte qenë pa rezultat. Në vend të kësaj, Berluskoni thjesht e kishte siguruar kreun e shtetit se ai nuk ka ndërmend të rrezikojë qeverinë. Përveç kësaj, ai ndoshta kishte frikë se partia e tj nuk do të fitojë shumicën e dy të tretave të votave në zgjedhjet parlamentare. Kjo do të favorizonte një amnisti për të. Në vend të kësaj, PDL bëri thirrje përsëri të hënën për një “reformë” të sistemit ligjor për të siguruar mbijetesën politike të shefit të saj. Deri tani ndoshta kriza politike mundi të shmanget, por në vjeshtë ka mundësi që koalicioni qeveritar të prishet.

»

15

SHBA

MEDIET, “SULMI”

I MILIARDERËVE

Vetëm pak orë para se të bëhej publike shitja e “Washington Post” miliarderit Jeff Bezos, një tjetër miliarder bëri një vizitë prezantuese në redaksinë e tij të re. John Henry, pronar i klubit të besjbollit Boston Red Sox dhe i klubit britanik me traditë të futbollit FC Liverpool, u prezantua të hënën (05.08.2013) para gazetarëve të Boston Globe. Vetëm tri ditë më parë miliarderi kishte rënë dakord me “New York Times Company” për të blerë për 70 milionë dollarë gazetën e themeluar para 141 vjetësh. Për krahasim: “New York Times” e kishte blerë gazetën me traditë para 20 vjetësh për 1,1 miliardë dollarë. Rënia e çmimit të blerjes së një prej gazetave të vlerësuara me 21 çmime Pulitzer, thotë më shumë për perëndimin e gazetave të mëdha amerikane, se sa të gjitha statistikat për rënie të tirazhit dhe humbje të reklamave. Kjo është një dëshmi më shumë që tregon se me disa pak përjashtime, shtypi cilësor amerikan nuk ka gjetur ende asnjë rrugë, për t’i tregtuar me fitim ose të paktën pa humbje produktet e veta. Tani Washington Post, një gazetë që bashkë me New York Times dhe Wall Street Journal, bën pjesë në shtypin kryesor tradicional të vendit, kalon në duart e miliarderit Jeff Bezos. Që “Washington Post” ndodhej në gjendje të vështirë ishte e njohur. Prej një kohe të gjatë familja Graham, e cila prej 80 vjetësh zotëron shumicën e kapitalit të gazetës, përpiqej të ndalonte rrënimin financiar: investime në paraqitjen në internet, reduktim personeli, riorientim redaksional si gazetë për rajonin e kryeqytetit, por asnjë nga masat nuk arriti t’i jepte fund tendencës negative. Vetëm javën e kaluar “Washington Post Company” bëri publik rezultatin financiar për sektorin e shtypit, në tremujorin e dytë 2013: 14 milionë dollarë humbje. Tani familja Graham po tërheq frerët dhe ia shet gazetën për 250 milionë dollarë Jeff Bezos. Roberd Picard, profesor në Institutin Reuters për studime në gazetari, pranë Universitetit të Oksfordit, e vlerëson paraprakisht pozitive blerjen e “Washington Post” nga Bezos. “Për gazetarinë, të paktën në periudhë afatshkurtër, është prozitive që në këtë sektor po hyjnë pronarë që kanë mjete për të vazhduar aktivitetin e një gazete dhe njëkohësisht sjellin edhe një perspektivë të re për çështjet ekonomike.” Ndërkohë sipas Picard, është konsoliduar opinioni se gazetat nuk janë më të përshtatshme si modele biznesi për të arritur rendiment të lartë, si deri në vitet 1990. Madje edhe gazeta më e rëndësishme e vendit, “New York Times”, e cila gjithashtu ndodhet nën trysni, ka prej vitesh një investues të madh jashtë sektorit, meksikanin Carlos Slim, njeriun më të pasur në botë. “Blerja e të gjitha gazetave të mëdha në SHBA, veçanërisht e atyre të

metropoleve, nuk ka kuptim nga aspekti ekonomik”, thotë Picard, edhe vetë amerikan. Për këtë arsye është logjike që “Washington Post” blihet nga Bezos si person privat dhe jo nga kompania Amazon. Se çfarë nënkupton blerja nga Bezos për gazetarinë në të gjithë botën, për Picard ashtu si dhe për kolegun e tij Christian Fuchs, profesor për medie sociale në Universitetin Westminster, është ende e panjohur. Ndryshe nga miliarderë të tjerë që janë angazhuar në sektorin e medieve, si p.sh. investuesi liberal Warren Buffet apo moguli konservator i medieve Ruper Murdoch, Bezos deri tani ka qenë i tërhequr politikisht. Holdingu i Buffet “Berkshire Hathaway” mbante deri tani pjesën më të madhe

“Tani Washington Post”, një gazetë që bashkë me “New York Times” dhe “Wall Street Journal”, bën pjesë në shtypin kryesor tradicional të vendit, kalon në duart e miliarderit Jeff Bezos. Që Washington Post ndodhej në gjendje të vështirë ishte e njohur. Prej një kohe të gjatë familja Graham, e cila prej 80 vjetësh zotëron shumicën e kapitalit të gazetës, përpiqej të ndalonte rrënimin financiar të kapitalit pas familjes Graham në Washington Post Company. Pritet megjithatë që themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, të çojë përpara dixhitalizimin e gazetës. Kështu në intervistë me Berliner Zeitung në fund të vitit të kaluar, Bezos parashikonte se pas 20 vjetësh nuk do të ketë më gazeta të shtypura. “Unë personalisht besoj se gazetat e shtypura do të vazhdojnë të ekzistojnë edhe pas 20 vjetësh”, thotë studiuesi i medieve Fuchs. Por natyrisht tendenca është ofrimi i formateve të ndryshme të produktit në internet, në formë të shtypur apo si gazetë elektronike (epaper). Përmes Amazon, Bezos ka mbledhur përvojë të madhe me distribucionin dixhital dhe analog, plotëson Picard. “Ai do të shqyrtojë me shumë vëmendje se çfarë mund të bëhet me shpërndarjen dixhitale.”


16

« OPINION

E enjte 8 gusht 2013 •

Grua e mirë apo shkop bambuje? Pse abuzohet me rolin e gruas në familje dhe shoqëri?

B

esoj se asnjëherë më parë kontradiktat gjinore në familje e sidomos nivelet e dhunës midis burrit dhe gruas, apo më saktë meshkujve dhe femrave të familjes nuk kanë qenë në nivele kaq evidente dhe kaq shumë të agravuara nga pikëpamja sociale. Në fakt, ato nga njëra anë janë reflektim adekuat i maskilizmit social, që është sëmundja më evidente në shoqërinë tonë, por nga ana tjetër ajo është e lidhur me faktin se familja shqiptare si qelizë sociale sot është bërë akoma më shumë qendër e maskilizmit, vatër e “ngrohtë” për dhunën dhe diskriminimin e femrave. Beteja për emancipimin e vërtetë të femrës shqiptare në familje, por dhe në shoqërinë e madhe është sot një nga fushat e mëdha të jetës sociale, e hapur për debat dhe veprim nga shoqëria. Veçanërisht për gratë, të cilat janë nën trysninë e peshës së fortë të maskilizmit. Sidomos në familje dhe veçanërisht në lidhjet e tyre intime e familjare me meshkujt partnerë. Edhe demokracia, nga e cila gratë shqiptare prisnin shumë ndryshime të mëdha për pozitën e tyre sociale në familje dhe shoqëri, pak e ka lëvizur rrotën në drejtimin e zbutjes së peshës së maskilizmit dhe zgjerimit të lirisë, autonomisë, autoritetit social dhe personalitetit të femrave tona. Kjo është e dukshme në të gjitha rolet e tyre si qenie njerëzore, në të gjitha determinimet që vijnë nga biologjia, nga rolet paradigmatike gjinore të trashëguara në familje apo shoqëri. Madje, paradoksalisht duket se në disa aspekte procesi i barazisë gjinore ka bërë hapa pas jo nga mungesa e kujdesit shtetëror dhe e politikave gjinore, të cilat me gjithë të metat vazhdimisht janë përmirësuar, por kjo ka ndodhur nga ndikimi i një kontradikte komplekse, e cila ka vënë përballë burrat, të vendosur në maskilizmin e tyre determinist, për ta trajtuar femrën biologjikisht si qenie të dorës së dytë dhe nga pikëpamja sociale e kërkon gruan të përshtatet me destinacionin e saj social në familje dhe jashtë saj, duke e përfytyruar atë jo si qenie të barabartë dhe partnere në martesë dhe jetën sociale, por më shumë si një arterie biologjike me fleksibilitet për tekat maskiliste të burrit, që ajo të vlerësohet për tolerancën e thellë ndaj autoritetit të tij dhe të jetë e “butë” si shkop bambuje, në mënyrë që të përshtatet me rolet dhe funksionet tradicionale që lidhen me biologjinë, seksualitetin dhe rolin e kufizuar social në familje dhe shoqëri. Baza e kontradiktës, konflikteve dhe dhunës në familje dhe jashtë saj është se këto kërkesa absurde me bazament ideologjik maskilist të burrave bien ndesh dhe po refuzohen gjithnjë e më masivisht nga gratë, që nuk pranojnë këtë përfytyrim mediokër për rolin e tyre të vjetër. Ato po ecin drejt progresit social. Ndryshimi është evident. Ndodhemi në fazën e zhvillimit të personalitetit integral të femrës shqiptare, e cila nuk pranon të hyjë apo të qëndrojë në martesë dhe jashtë saj me këto role të ngushta fikse, që burojnë nga biologjia apo nga paradigmat e alambikuara maskiliste të kohës sonë, të cilat duken sikur i përshtaten modernitetit, por në të vërtetë janë bërë më të ashpra e më të vështira se më parë. Kjo kontradiktë midis roleve të vjetra të determinuara midis femrave dhe meshkujve nuk është vetëm problem teorik apo sociologjik. Përkundrazi, efektet e saj janë sociale dhe shumë të ndjeshme, me pasoja të gjëra në shoqërinë shqiptare. Historia ka qenë e tillë që e ka detyruar gruan të mësohet të përshtatet, të durojë të gjitha ngarkesat e njohura e të pranuara të pushtetit maskilist në familje, në punë dhe shoqëri. Kjo ngarkesë sociale shumë e madhe, e vazhdueshme

Nga Gëzim TUSHI

permanente e ka bërë gruan shqiptare që të detyrohet të përulet ndaj fatit gjinor dhe patjetër ajo nuk ka pasur rrugë tjetër veçse të aftësohet për t’i përballuar të gjitha ngarkesat e padrejta deterministe me natyrë gjinore. Ka kaluar koha, me sa duket, dhe kjo duhet kuptuar që kërkesa e vjetër që gruaja është e mirë kur ajo bëhet qenie me fleksibilitet të veçantë, duke u transformuar nga qenie njerëzore me të drejta të barabarta në shkop bambuje për të përballuar të gjitha ngarkesat që vijnë nga familja dhe shoqëria, nga burri dhe meshkujt e shtëpisë, por dhe për plotësimin e kërkesave në vendin e punës dhe sigurimin e barabartë të detyrimit për të pasur në shoqëri performancën e duhur sociale. Detyrimi i gruas për plotësimin e të gjitha llojeve të shërbimeve biologjike, sociale e familjare me peshë të veçantë dhe orientim gjinor të padrejtë, të pabarabartë dhe diskriminues është shkaku që në mënyrë të paragjykuar shoqëria dhe burrat vazhdojnë t’i kërkojnë ato si dikur për shkak të recidivizmit të mentalitetit të hekurt social dhe e ka veshur gruan me petkun e determinimit gjinor për të qenë në çdo rast një shkop bambuje për burrin, familjen dhe shoqërinë. Kjo padrejtësi e vjetër sociale mund të ketë ndryshuar formë, por në thelb mbetet po aq arkaike sa ka qenë edhe më parë në familjen dhe shoqërinë shqiptare. Shoqëria këtë mentalitet të pabarazisë sociale midis gruas dhe burrit në familje dhe në shoqëri e ka bërë ideologji të vetën, nga më të fortat, konservatore dhe shumë të vështirë për ta ndryshuar, një realitet social që nuk ndryshon me lehtësi. Kjo sepse akoma disa role, funksione, detyra dhe përgjegjësi të gruas në familje, në vendin e punës dhe në jetën sociale janë bërë norma të pashkruara të zbatuara mekanikisht, të pranuara intuitivisht nga gratë, të cilat janë futur pa kushte në botën e këtyre zakoneve sociale, që i kanë detyruar ato të bëjnë jo gjënë e duhur, por gjënë e imponuar nga burri dhe shoqëria, duke qenë të detyruara të sigurojnë përshtatshmërinë e detyruar të tyre në familje dhe shoqëri vetëm duke u bërë qenie plastelinë, e aftë për t’u bërë shkop bambuje me elasticitet gjinor. Për fat të keq, kjo paradigmë, realitet dhe mënyrë jetese për gratë është një modus vivendi për të, një kusht akoma i konsideruar universal në shoqërinë tonë, që është pengesë themelorë në luftën e gruas dhe shoqërisë tonë për të përballuar barrët e pabarazisë sociale, diskriminimit gjinor dhe qëndrimet e shëmtuara seksiste, pasojat e së cilës janë ende të forta, me gjithë ndryshimet që duket sikur kanë ndodhur për mirë në shoqërinë tonë. Zakoni i jetës familjare dhe sociale, që e kërkon gruan në rolin e shërbimit dhe të shërbëtores natyrale, që duhet të përballojë kryesisht anën e ngarkesave fizike dhe të punëve të shërbimit të rëndomtë në familje dhe jetën sociale, është një nga pengesat në rrugën e ndryshimit të mentalitetit social, që e shikon gruan të vendosur fiks për të kryer këto role dhe për të mbajtur pozicionin e shkopit të bambusë, e gatshme për të përballuar me elasticite-

tin e tij të gjithë padrejtësitë sociale të “ambalazhuara” pas konceptit të zakoneve sociale, që e kanë detyruar gruan të pranojë pa kundërshtim këto role dhe të mbajë e vetme shumë përgjegjësi, të cilat janë padrejtësi të hapura sociale, politike e gjinore. Zakonet në marrëdhëniet e burrit me gruan, të mashkullit me femrën në përgjithësi nuk janë pranga që në mënyrë të njëanshme prodhojnë atë mentalitet që e detyron gruan të mbajë të gjitha barrët empirike e fizike të jetës, të gjithë llojet e punës që janë jetike, por ngaqë zakoni i ka konsideruar si punë të dorës së dytë, kanë mbetur si ekskluzivitet mbi gratë. Në këtë pikëpamje do të ishte e udhës që shoqëria jonë të ndryshojë konceptin për zakonin që është bërë si ideologji, që e shkarkon të gjithë peshën sociale në mënyrë të padrejtë dhe të pabarabartë mbi gratë dhe vajzat tona. Nëse nuk luftojmë për të larguar zakonin e gruas së mirë, e cila duhet të bindet se që të ketë dhe të mbajë këtë emër duhet të bëhet shkop bambuje për familjen, meshkujt në përgjithësi dhe t’i përshtatet mekanizmit të diskriminimit maskilist të shoqërisë, atëherë as familja nuk do të demokratizohet, por as shoqëria jonë nuk do të emancipohet dhe nuk do të bëhet kurrë e drejtë për gratë tona. Veprimtaria rutinë e femrave, ngarkesa e tyre me punë të ngjashme dhe përgjithësisht monotone, konsiderimi i tyre si detyrim ekskluziv për gratë është një nga pengesat e mëdha për të bërë revolucionin e çlirimit të grave nga mentaliteti që ushqen padrejtësi, sjell pabarazi në familje dhe shoqëri dhe që e ka detyruar gruan të jetë jo si qenie që duhet të mbajë ngarkesë të barabartë, por si shkop bambuje, që duhet të kalojë ngarkesat sa në njërën anë në tjetrën, sa në familje aq dhe në jetën sociale. Ideja se gratë janë të forta, se ato dinë t’i bëjnë këto punë që i kërkohen prej burrit dhe meshkujve në familje dhe pushtetit anonim maskilist të shoqërisë sonë është baza që ushqen mentalitetin se atyre u takon në mënyrë natyrale dhe organike që të mbajnë një sasi të caktuar fikse të barrëve të punëve dhe përgjegjësive të shërbimit në familje dhe përgjegjësive të shërbimit social në botën e punës dhe në shoqëri. Kjo pozitë e konceptimit të gruas së mirë është ekuivalente me konceptin dhe përfytyrimin e saj në rolin e shkopit të bambusë në familje dhe shoqëri, është jo vetëm me fondament ideologjik maskilist apo limfë paradigmatike sociale. Ajo tashmë është gjë e zakonshme dhe, ngaqë është e tillë, pothuajse nuk përbën shqetësim social për familjen maskiliste dhe shoqërinë indiferente ndaj kësaj pabarazie gjinore flagrante. Por, për fat të keq, kjo situatë përgjithësisht nuk kundërshtohet vendosmërisht as për gratë. Ideja se grua e mirë është ajo që luan rolin e shkopit të bambusë në familje dhe jashtë saj është akoma, për fat të keq, fondament i kulturës së shoqërisë, një mentalitet masiv dhe i fortë në ndikimin dhe deformimin edukativ, i cili vazhdon të transmetohet i plotë dhe pothuaj i pacenuar në sistemin edukativ të familjes dhe shoqërisë sonë. Ky është një alarm social, indiferenca ndaj të cilit nuk është thjesht konformizëm, por krim social që u bëhet grave tona në një kohë të pamerituar. Që të ndryshojë qëndrimi ndaj grave në familje dhe shoqëri, që ato të mos quhen të mira kur bëhen qenie pa personalitet apo thjesht shkop bambuje në familje dhe shoqëri, së pari ne kemi nevojë të ndryshojmë konceptet që kemi për gruan si qenie sociale dhe në njëfarë mënyrë të rikonceptojmë rolin e ri social të saj në familje dhe shoqëri. Ne kemi nevojë të ripërkufizojmë konceptin për gruan dhe femrën në përgjithësi, në mënyrë që të ndikojmë në ndryshimin e pozitës së saj sociale në familje dhe shoqëri.


OPINION • E enjte 8 gusht 2013

»

17

Shteti bëhet vetëm kur zbatohet ligji

Q

everia e re tashmë është ndërtuar, një qeveri që ka për detyrë të përmbushë misionin e saj të rëndësishëm: integrimin e Shqipërisë në Europë, një mirëqenie më të mirë dhe punësim. Emra të rinj dhe plot energji, të cilët do të tregojnë se ky vend meriton më shumë sesa ka arritur deri tani, këta njerëz meritojnë të jenë më të vlerësuar dhe se nëpërkëmbja e deritanishme duhet të ndalet. Qeverisja e Partisë Demokratike po ikën dhe vendin e saj do ta zërë një ekip i ri, por nga e kaluara duhet të nxjerrim gjithnjë mësime. Kjo për të parë me kujdes të ardhmen, ku të hedhim hapat dhe të mos përsëritim më të njëjtat gabime. E them këtë pasi qeveria e re do të ndërtojë nga e para, nga themelet një shtet të ri, por nuk duhet të harrojë kurrë se dikush duhet të përgjigjet për ato gabime që janë bërë në vitet e fundit. Për këtë arsye vlen shprehja se “shteti bëhet vetëm kur zbatohet ligji”. Kjo do të thotë se ata që e kanë shkelur ligjin ndër vite duhet të përgjigjen për këtë. Pra, jo thjesht të lëshojnë karrigen, por të vihen para drejtësisë. Dhe të tilla shkelje, në çdo sektor të jetës, kanë qenë me dhjetëra e qindra nga qeveria që po largohet, njerëzit e militantët e saj, të paaftë e korruptuar, që, për fat të keq, nuk kanë dhënë kurrë llogari për shkeljet e bëra. Sporti është një nga fushat më të prekura nga shkeljet, nga një ministri dhe drejtori e paaftë, që e bëri çorap sportin dhe që vijon ta bëjë ende këto ditë, edhe pse nuk i lejohet të ndërhyjë. Po kjo ministri vazhdon ende të ndërhyjë në autonominë e sportit, duke emëruar njerëz në poste drejtuese, në federata, duke shkelur ligjin. Dhe për këtë dikush duhet të përgjigjet, ashtu sikurse njerëzit e 10-përqindëshit të buxhetit. Kush mban përgjegjësi që sot ka disa sporte me dy federata? Natyrisht, ajo drejtori sporti që nuk diti të menaxhojë sportin, që shpërfilli ligjet e sportit, ndaj ata njerëz duhet të mbajnë përgjegjësi për paaftësinë e tyre dhe gabimet e bëra. Ndarjen e fondit grant, hartimin e politikave të sportit e mjaft detyra të tjera në sport duhet t’i bëjë Këshilli Kombëtar i Sportit. Natyrisht që ju pyesni se çfarë është ky dhe keni të drejtë, pasi ai nuk

Nga Viron BEZHANI

është mbledhur kurrë, ndërkohë që duhej të mblidhej të paktën 4 herë në vit. Dhe për këtë drejtuesit në largim të sportit duhet të përgjigjen, pasi duke lënë mënjanë gjithçka shkatërruan sportin, e jo vetëm atë. Sa herë janë konstatuar shkelje apo vjedhje miliardash në Drejtorinë e Lojërave të Fatit, lekë që duhet të shkojnë në buxhetin e shtetit, por KLSH-ja, Prokuroria e kudo që janë bërë publike fakte reale kanë heshtur. Deri më sot asnjë masë nuk është marrë. A mund të nisë punë një drejtor i ri pa u vënë para përgjegjësisë i

vjetri? Jo, pasi edhe i riu do të bënte të njëjtat shkelje duke parë heshtjen e shtetit. Vetëm duke vënë papa përgjegjësisë njerëzit që kanë shkelur ligjin mund të ndryshojmë edhe njerëzit, për t’i bërë ata më të përgjegjshëm. Po shkeljet në rend, ku vrasjet që shohim çdo ditë po mbysin televizionet, duke na bërë një vend me kriminalitet të lartë? Kush përgjigjet për këtë rend të katandisur si mos më keq, ku krimi mbizotëron me ligjet e shtetit, në mos është ky krim që i bën ligjet sot në vend? Dikush duhet të përgjigjet para drejtësisë edhe për këtë. Kjo ministri dhe kjo polici polli dhunën dhe solli vitin famëkeq 1997 dhe askush nuk u dënua. Edhe mashtruesit e rrugëve të Ministrisë së Transportit, që thonë se kanë shtruar qindra kilometra rrugë kur hedhin vetëm një karrocë me çakëll, ku edhe mund të thyhesh kokën. Vjedhje të mëdha dhe askush nuk përgjigjet, ndaj çdo gjë duhet bërë nga e para, që të përgjigjen ata që mashtrojnë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, duke vjedhur milionat. Një shtet ku njerëzit ndërtojnë shtëpinë mbi pronën e tjetrit dhe askush nuk mban përgjegjësi, duke tjetërsuar pronën private. Ku është premtimi i madh i dhënies së pronës, një mashtrimi 20-vjeçar dhe kush do të përgjigjet për gënjeshtrat pa fund të qeverisë, që shtoi pronat e drejtuesve të saj dhe ata që vërtet janë pronarë i la sërish me gisht në gojë? E po kështu kanë vjedhur edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, me tendera personalë, tendera miqsh për uniforma e armatime, duke krijuar Gërdec e shkatërrim. Kush mban përgjegjësi dhe pse askush nuk ka shkuar para drejtësisë? E kjo ka ndodhur kudo, në çdo sektor, drejtori, ministri apo Kryeministri dhe asnjë nuk ka dhënë përgjigje, askush nuk është përgjigjur para drejtësisë. Nuk është ky shteti që duhet të vijojmë të ndërtojmë, ndaj, nëse do të nisim gjithçka nga e para, duhet të vendosim para ligjit të gjithë ata që kanë mashtruar, vjedhur e abuzuar në kaq vjet, duke mos u shkelur këmba në gjemb. Ata që do të vijnë në pushtet duhet të marrin masa për të ndëshkuar me ligj gabimet e së kaluarës, pasi vetëm kështu mund të themi realisht se ligji u zbatua si duhet edhe në Shqipëri.

Kriza e vërtetë e kredive studentore

K

a kaluar një muaj që kur Kongresi lejoi normat e interesit për kredi studentore federale të dyfishohen për disa huamarrësve, duke rritur koston e arsimimit të tyre në kolegj me më shumë se 4500 dollarë. Ndërkohë debati vazhdon të përqendrohet në normën e interesit për huamarrësit e ardhshëm, kjo gjë ka injoruar problemin me borxhin e madh të nxënësve (më shumë se 1 trilion dollarë), që ishte huazuar para debatit të normës së interesit. Ky borxh ekzistues do të vazhdojë të zvarris sigurinë financiare të huamarrësve, që në fakt e çon poshtë tërë ekonominë. Nga sa? Demos, grupi i politikave publike, ku unë punoj, sapo ka lëshuar një studim që vlerëson ndikimin ekonomik të barrës së borxhit ekzistues studentorë dhe konstaton se kjo mund t’i kushtojë vendit më shumë se 4 trilionë dollarë në aktivitetin ekonomik të humbur. Kjo zvarritje ekonomik ndodh sepse pagesat e kredisë studentore marrin një pickim të konsiderueshëm të të ardhurave nga shumë huamarrës, duke bërë që ata të vonojnë apo të heqin dorë nga blerjet e rëndësishme apo investimet. Një studim i kohëve të fundit nga Instituti Amerikan i CPA-s gjeti se 75 për qind e debitorëve studentorë kishin bërë sakrifica personale ose financiare për shkak të pagesave të kredisë së tyre studentore. Dyzet e një për qind kanë shtyrë kontributet në planet e daljes në pension, 40 për qind kanë vonuar blerjet e makinave dhe 29 për qind kanë ndalur blerjet e një shtëpie. Efektet e vonesave i bën këto investime thelbësore herët në jetën e huamarrësve, nga ana tjetër zmadhohen për shkak të shumës që kapitali ka humbur në shtëpi dhe të kthimit të investimeve do të përziej gjatë tërë jetëve të tyre të punës. Studimi ynë përpiqet të vlerësoj atë se sa vonojnë kursimet për pensionin apo blerja e një shtëpie sa do t’u kushtojë huamarrësve mbi jetën e tyre. Ne përdorim të dhënat nga anketa e vitit

Robert Hiltonsmith/ “Rojters”

2010 e Rezervës Federale të Financave të Konsumatorit (SCF) për të përcaktuar pagën mesatare, kursimet e pensionit, edukimi në kolegje me dhe pa borxhe të arsimit. Pastaj ne projektojmë pagën e tyre dhe pasurinë mbi jetën duke përdorur vlerat përgjithësisht të pranuara për rritjen e pagave, normat e kursimeve, kthimin e investimeve etj. Ne reduktojmë kursimet për borxhe të familjes nga pagesa mujore e tyre të kredisë studentore, derisa ata shlyejnë e kredinë e tyre dhe vëzhgojnë diferencat në vlerë neto midis familjeve të borxhit të lirë si ato qasje të daljes në pension. Modeli konstaton se familjarë të arsimuar dhe diplomuarit me një sasi mesatare të borxhit (53 000 dollarë) do të humbasin më shumë se 200 000 dollarë në kursimet e daljes në pension dhe nga pagesat e kredive të tyre studentore, krahasuar me një familje të arsimuar në mënyrë të ngjashme pa borxhe studentore. Gati dy të tretat e kësaj pasurie është e humbur për shkak të kursimeve të ulëta të amvisërisë me borxhet e daljes në pension, ndërsa pagesat e kredisë së tyre studentore dhe më shumë se një e treta është nga kapitali i ulët në shtëpi. (Modeli ynë nuk është faktor në asnjë reduktim në shpenzimet që bën çifti mënjanë nga ajo që ata shpenzojnë në një shtëpi dhe kursimet e daljes në pension). Kapitali më i ulët në shtëpi ishte kryesisht për shkak të konstatimit të llogaritur nga të dhënat e SCF-së se familjet me borxhe kanë blerë shtëpitë më pak të shtrenjta sesa borxhi i ekonomive të ngjashme familjare. Ata gjithashtu vënë më pak të holla dhe paguajnë një normë të lartë interesi. Këto kthime të humbura dhe vlerësimi për kursimet e pensionit paraprirës dhe barazisë në shtëpi janë zmadhuar për shkak se ato ndodhin kaq herët në jetën e huamarrësve. Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse unë argumentojë se barra e borxhit ekzistues të studentëve tashmë peshon në gati 40 milionë amerikanë, që është kriza më e madhe, sepse borxhi i studentit i shkakton huamarrësit vonesa në investime pikërisht në kohën kur këto investime janë aq vendimtare për të ardhmen e sigurisë së tyre financiare.

Ndikimi i borxhit të studentëve në sigurinë financiare do të jetë edhe më i madh për shumë huamarrës, për shkak se llogaritja jonë e shkurtër e humbjes së pasurisë së shkaktuar nga borxhi studentor është në shumë mënyra një skenar më i mirë. Vlerësimi i 200 000 dollarëve për pasurinë e humbur është për një familje mesatare me të ardhura të dyfishta, ku të dy partnerët diplomuan në universitet publike 4-vjeçare dhe nuk janë kurrë të papunë, por numri i madh i të diplomuarve përballen me humbje edhe më të mëdha. Studentët që diplomohen nga shkollat private jofitimprurëse, studentët me ngjyrë dhe studentë nga të ardhurat e ulëta familjare diplomojnë me mundimet më të mëdha sesa mesatarja e borxhit të diplomuarve mesatarë shkollorë publikë. Shtatëdhjetë e pesë për qind e nxënësve nga familjet me të ardhura më pak se 60 000 dollarë diplomojnë me borxhe të kredisë studentore, një përqindje më e lartë se 66 për qind e të diplomuarve të përgjithshëm. Më shumë studentë në kolegjet private jofitimprurëse diplomojnë me borxhe: që nga viti 2008 një mesatare prej 27.650 dollarë, rreth një e treta e të diplomuarve të shkollave publike. Por goditja më e fort nga borxhet studentore janë për studentët e kolegjeve fitimprurëse. Jo vetëm që ata diplomojnë me mesatare më të lartë të borxhit (33,050 dollarë), por për arsye të ndryshme ata kanë më pak gjasa të gjejnë një punë pas shkollës. Humbje nga pasuria borxhit të tyre studentor është aq i madh, sa disa të diplomuar për fitimprurës janë në mënyrë efektive “nën ujë” në investimet e tyre në kolegj: ata vërtet do të kenë një vlerë më të ulët neto të jetës, në qoftë se nuk do të kishin shkuar fare në shkollë. Ky “borxh për diplomë” në sistem është i paqëndrueshëm në mënyrë të qartë si për studentët, ashtu dhe vendin si një e tërë. Humbjet e shkaktuara nga pasuritë e rënda të borxheve studentore janë duke ngrënë fitimet e të ardhurave nga një diplomë kolegji, duke shkatërruar kështu shtegun e fundit të sigurt në klasën e mesme në këtë vend.


18

« DOSSIER

E enjte 8 gusht 2013 •

PROPAGANDA DHE REALITETI NAZIST

Rinia naziste me moton “Gjermania do të jetojë dhe po të vdesim ne” Nga Albert KOTINI Gjenerali i komunikacionit të Juglindjes Seksioni Tema për edukimin ideologjik 1. Ushtari apolitik i 1914-1918 dhe ushtari politik i luftimeve të tanishme. Motoja: Lufta është vazhdimi i politikës me mjetet e tjera (Clausewitz) 1914. Pikëpamje e gabuar në lidhje me politikën e Rajhut të Vilhelmit: mungonte një ide udhëheqëse, e cila duhej t’i jepte drejtimet politike. Prandaj një paqëndrueshmëri dhe pasiguri në politikë. (Caprivi, Bulow, Bothmann, Hollweg). Parlamenti dhe partitë bënin se po merreshin gjoja me politikë, por ato ishin vetëm shfaqje të interesave partikulariste (liberalët = tregti dhe industri, konservatorët = çifligarët e mëdhenj (junker), centru = ultramontanizëm, social demokracia = klasa punëtore). Pra, nuk ekzistonte uniteti i popullit, po orientimi jogjerman i disa partive (centrua dhe socialdemokraci), pra ishte i pamundur një botëkuptim me karakter të përgjithshëm, prandaj nuk përfaqësohej edhe një ide kryesore e vlefshme për politikën. Edhe sikur të kishte ekzistuar ajo, nuk do të ishte ndjekur nga i gjithë populli. Hyrja në luftën botërore u bë pa një ide dhe pa një ideal. Shteti nuk mund t’i përfaqësonte ato. “Të ruhen vlerat më të shenjta” (Vilhemi II), kjo është një frazë, sepse religiona që atëherë nuk ishte më një forcë e shenjtë detyruese dhe bindëse, artet dhe shkencat i përkisnin vetëm një elite të vogël, atdheu një objekt i vënë në dyshim dhe i sulmuar (nga social demokracia), familja, morali dhe zakonet e kishin humbur tashmë vlerën nga rënia e shoqërisë. Forcat e armatosura janë pasqyrë e qartë e strukturës sociologjike, mendore dhe ekonomike të popullit dhe të pikëpamjeve të tij. Për ato vlen çdo gjë që ka vlerë për popullin. Nxitësi kryesor për ushtarin është dashuria për atdhe dhe disiplina. Qe një konstatim i vonë i komandës supreme të ushtrisë: edukim i “oficerit me anë të mësimit patriotik”, por qe tepër vonë, sepse disgregacioni kishte kaluar nga atdheu në front. 1939. Një popull me drejtim unik ideologjik dhe nacional. Qëllimi i luftës është me karakter të një politike të lartë: rivendosja e integritetit të Rajhut. Edhe shkaku për luftë qe po me një karakter të këtillë: ruajtja e nderit dhe prestigjit kombëtar… politikës nacional socialiste: përdorimi i të gjitha forcave të shtetit dhe të popullit për të ruajtur, për të zhvilluar dhe për të forcuar popullin në tërësi, pra të lëshonin në një anë interesa të veçanta të individit, të klasës, të profesionit, të vendit dhe të krahinës. Shprehja e kësaj gjendjeje të lumtur: një parti që i përfshin të gjithë në një program të qartë dhe thjesht politik, që është i bazuar nga ana botëkuptimore dhe ideologjike. Në lidhje me këtë njohja dhe pëlqimi i këtij programi në të gjithë popullin. Vermahti, si përfaqësues i këtij programi, e mbron atë në fronte dhe në territoret e huaja të okupuara. Jo më disiplinë vetëm si shtytës dhe motiv të veprës së ushtarit, por kuptim për qëllimin e luftës, njohuri politike dhe të pranuara me vullnet, i cili në këtë mënyrë bëhet gjithashtu faktor politik. Për këtë duhet ditur se në këtë luftë nuk bëhet fjalë për fitore ose disfatë, por për ekzistencë ose zhdukje, qoftë nacionale dhe qoftë personale. Ndër këto rrethana do të fito-

jmë ne, sepse “shkaqet fizike të fitores duken pothuaj si një dorezë druri e një shpate, ndërsa shkaqet morale janë piedestali fisnik, arma e vërtetë e mprehur mirë (Clausewitz). (Vijon në mikrofilmin 000659) 2. Fronti i atdheut 1914-1918 dhe fronti i luftimit në atdhe që nga viti 1939. Motoja (lajtmotivi): Në rast se ndonjëri nga ne lodhet, tjetri bën rojë për të; në rast se ndonjëri nga ne dyshon, tjetri qeshet tërë besim; në rast se ndonjëri prej nesh mbetet i vrarë, tjetri qëndron për dy vetë, sepse çdo luftëtari Zoti i jep pranë një shok lufte. 1914. Sipas analogjisë dhe duke u bazuar në temën e parë. Populli gjerman apolitik “një këngë e keqe, një gjë e pabukur kënga politike” (Gosthe, Faust). “Politika prish karakterin” (sepse në të vërtetë ajo nuk konsiderohej ndryshe veçse si mjet interesash personale dhe imorale). Vetëkënaqësia e borgjezisë që ishte klasa më e re e periudhës vilhelmiane. Parisi borgjez “siguria në radhë të parë” qe një zë në shkretëtirë: H.St. Chamberlain, Paul de Lagarde, Nietzsche, Remrandd-i gjerman (Julius Langbehn). Forca tërheqëse e socialdemokracisë, e cila u drejtohet instinkteve të ulëta. Botëkuptimi materialist: “Njeriu është po ajo çka ai han” (Engels). U vunë në diskutim idetë, nderi, prestigji, atdheu, Zoti, zakonet, morali dhe vlerat u bënë relative. Edukata që e pafrytë: jo karakter, por vetëm dituri. Asnjë lidhje me Rajhun dhe me idenë e Rajhut. Rezultati: asnjë aspiratë politike. Paaftësi për të bartur vështirësitë e rënda dhe të vazhdueshme. Nga këto ndodhi shpartallimi

më 1918. 1939. Që nga viti 1933 u ndryshuan të gjitha vlerat. Tërësia qëndron para pjesës (Aristotelus). Interesi i përgjithshëm është mbi interesin personal. Populli qëndron mbi individin, nderi mbi mirëqenien, sedra mbi të mirat personale, kameratizmi mbi interesat e veçanta (shih moton!). Konkluzioni: “Gjermania duhet të jetojë edhe në qoftë se ne duhet të vdesim”. “Gjermani, na shih ne! Ne ta kushtojmë jetën si gjënë më të vogël. I përshëndeti ai dikur radhët tona, na do...” Në lidhje me këtë njohja e detyrës europiane do të jetë kundër tezës së “shekullit amerikan”, e cila do të bëhet eksponent i historisë dhe i botëkuptimit materialist dhe kundër diktaturës së proletariatit, që nuk është kurrgjë tjetër veçse bolshevizmi i botës. Të gjitha këto konstatime i japin atdheut forcën për të qëndruar, grave dhe fëmijëve vullnetin për heroizëm, sepse të gjitha gjërat, pasuritë dhe vlerat janë vetëm relative kundrejt vlerës më të lartë që janë populli dhe atdheu. Në këtë mënyrë atdheu tregohet i denjë jo vetëm para frontit, por edhe para historisë: Kloisti, kur mbreti i tij po kthehej përsëri nga Koenigsbergu për në Berlin në vitin 1912 i vuri në dukje ndërtesat e bukura të kryeqytetit, duke thënë : “Zotni, ato sado të bukura që paraqiten, janë të ndërtuara për t’u bërë pluhur për vlera më të mëdha!” Një ndjenjë e tillë garanton fitore. Na përket neve, që të mos mbesim prapa kundrejt atdheut. Gjenerali i komunikacionit të Juglindjes Seksioni NSFO Tema: Për edukim ideologjik (2) 1. Cilat janë shkaqet për ndalimin e dëgjim-

it të radio stacioneve të armikut dhe të leximit të trakteve të hedhura nga armiku? Fjalë drejtuese: as forca e krahëve, as fuqia e armëve nuk korrin fitore, por karakteri i fortë është detyra e komandantit që të mposhtë guximin e armikut. (Clauseëitz). Beteja plot fitore, fushata luftarake me fitore si shfaqje demoralizuese për të mundurin = ndikim mbi ushtarin, që ka humbur luftën, dhe mbi popullin e tij. Por më mirë: thyerja e guximit të armikut dhe e forcës së tij morale para dhe gjatë luftës, sepse sikur frika dhe ndjenja e inferioritetit sjellin disfatën, kështu ato janë pikërisht përgatitje për disfatë. Që në kohën e vjetër u bënë përpjekje për të dobësuar moralisht armikun dhe për të vënë në dukje forcën dhe sigurinë e vendit të vet: britma me sharje (romakët), këngë nxitëse për luftim (gjermanët), pamje për të shtënë frikën (maskime në fytyrë për luftë), paraqitje imponuese figurash (ekspozim i trofeut të fitoreve). Më vonë: parakalim i ushtrisë, për të frikësuar me pajisje ushtarake dhe me numër paradat, trupa komitësh për shqetësim (ndjekja e egër e Lutkovit), okupimi i kryeqyteteve të armikut si personifikime të atdheut. Sot: Trakte, radio, propagandë me agjitacion dhe përhapje lajmesh. Pra traktet, radioja, propaganda e agjitacioni dhe përhapja e lajmeve janë armët e armikut, por për të gjithë popullin janë më të rrezikshme se armët e zakonshme. Efekti i tyre shihet qartë, dallohet lehtë, kërcënon direkt jetën, ato, pra, na detyrojnë për vigjilencë dhe duhet të evitohen ose të ndalohen. Por armët e propagandës paraqiten si të padëmshme, shpesh janë të maskuara në një mënyrë të dallueshme, kënaqin kureshtjen, janë të shumanshme në të gjitha kohët, varen me anë të rrugëve të shumta në front dhe në atdhe, janë hartuar nga propagandistë shumë të aftë, duke njohur mirë gjendjen shpirtërore. Kështu e shtyjnë atë njeri që ka marrë nga ata të dhëna (është kaq interesant), t’i transmetojmë të tjerëve dhe në këtë mënyrë të vihet në shërbim të armikut. A mund ta bënte armiku propagandën e vet, për të na forcuar dhe për të na gëzuar ne? Pra, ajo duhet të konsiderohet si rrezik për ne, kundrejt asaj duhet të mbajmë qëndrim njësoj si kundrejt armëve fizike “mbrojtje e plotë”, d.m.th. t’i shmangemi çdo çast ndikimit të saj. Edhe njeriu me pjekuri e gjykim të fortë duhet të bëjë këtë gjë, se megjithëkëtë ai shqetësohet dhe vihet në rrezik ndikimi, edhe atëherë, kur ai mendon, se po e kupton karakterin gënjeshtar dhe mashtrues të propagandës. Nuk duhet të kemi frikë nga propaganda, sepse kjo bie në të “vërtetën”, të cilën udhëheqja jonë do të ishte detyruar ta fshihte (buletini i Vermahtit nuk i ka lënë në heshtje vështirësitë në frontet), por sepse ajo do të thyejë forcën e karakterit dhe guximin e ushtarit. Prandaj ai që nuk e disiplinon vetveten për t’iu shmangur asaj, duhet të kërcënohet me ndëshkime, sepse ai vepron në mënyrë kriminale sikurse ai, që i ndihmon armikut në luftë me armë në dorë. Përkundrazi, është e nevojshme, që të sqarohemi me të gjitha mjetet e përforcimit të qëndresës me anë të shtypit tonë, të radios sonë, me anë të operatorëve, të buletineve të fjalimeve dhe me anë të NSFO: ato janë prapavija jonë morale. Këngë: “Kurrgja nuk mund të grabisë dashurinë dhe besimin”. (Dokument në 000661 mikrofilm) 2. Tri brezni rinie gjermane në tri luftëra gjermane (1813, 1914, 1939) Motoja: Gjermania duhet të jetojë edhe në qoftë se ne duhet të vdesim (Larsch). Karakteri i rinisë: e gatshme për të përqafuar idealet. E aftë për entuziazëm. Tërë dëshirë për të ngritur probleme. Plot gëzim për të vepruar. Idealet e saj: nder, liri, popull, atdhe dhe lavdi. Tendenca e saj: për të brumosur të ardhmen sipas kuptimit dhe idealit të saj. Prandaj çdo ideologji dhe çdo revolucion përpiqet ta bëjë


DOSSIER • E enjte 8 gusht 2013 atë për vete: “Kush ka me vete rininë, ai ka në dorë të ardhmen”. Sepse ajo formon botën e nesërme. Gjithmonë ajo është vënë në dispozicion të kohës së saj për të formuar nga e tashmja të ardhmen. 1813. Kryengritje kundër tiranisë të imperialistit të madh Napoleonit dhe kundër tendencave shkombëtarizimi të tij, për liri, për nderin kombëtar dhe për atdhe, njëkohësisht edhe për rivendosjen e madhështisë së vjetër të Rajhut (Arndt: “Duhet të jetë e gjithë Gjermania!”) veprim krejtësisht fanatik për këto ideale (“kurrë nuk do të shkatërrohet Gjermania, në qoftë se djemtë dhe nipërit tuaj do të jenë të ngjashëm me ju!” Yorck). Theoder Korner qe përfaqësuesi i kësaj breznie. Zhgënjim në përpjekjet e tyre për shkak se mbreti nuk mbajti fjalën, për shkak të vendimeve të Karlsbadit dhe nga persekutimet e demagogëve = reaksioni nga ana e konservatorizmit të dinastive. 1914. Mbrojtja e idealeve të 1813 me të njëjtin entuziazëm dhe me po atë trimëri: “Gjermania mbi çdo gjë”. Kameratizëm mbi ndryshimet e origjinës, të klasës dhe profesionit të kulturës. Walter Flex si përfaqësues i kësaj breznie. Zhgënjim për shkak të thikës prapa shpinës të ardhur në atdhe dhe për shkak të “sistemit” = reaksioni nga internacionalizmi i marksistëve. 1939. Nuk është më rinia e romanticizmit (1813) dhe e lëvizjes romantizuese (1914) por rinia hitleriane e zgjuar politikisht, që njeh të gjithë nevojat dhe detyrat kombëtare, është e edukuar dhe e rritur ushtarakisht më objektive dhe më e fortë, por njëkohësisht entuziaste dhe e gatshme për sakrifica sikur breznitë e mëparshme. Përfaqësuesi = divizioni i granatierëve tankistë “Hitler -Jugend” - (Rinia hitleriane). A duhej të priste ajo, deri sa Bismarku i saj ose Hitleri i saj do të justifikonin në një kohë të mëvonshme luftën e saj? Kësaj here bëhet fjalë vetëm për ekzistencën tonë dhe atë të gjitha breznive të ardhshme gjermane. Ajo e di këtë dhe lufton me vetëmohim dhe do ta bëjë për vete ata që janë të vjetër dhe në një moshë më të vjetër se ajo, mbasi këtu luftohet gjithashtu për fëmijët, dhe fëmijët e fëmijëve të tyre. “Varet nga ju, nëse do të jeni të mbramët dhe më të fundit të një breznie jo të denjë për nderin dhe për më tepër të përbuzur nga breznitë e tjera, ose nëse ju doni të jeni të parët dhe pikënisja e një kohe të re dhe të madhnueshme, që kalon të gjitha përfytyrimet tuaja, dhe nëse do të jeni ata, nga të cilët pasardhësit do të regjistrojnë vjetët e shpëtimit të tyre. Mendoni se ju jeni të fundit nga të cilët varet ky ndryshim i madh!” (Fichte). Këngë Lërini të përhapen flamujt në agimin e madh të kuq, që ne na ndriçon për fitore të reja ose sjell vdekjen. Edhe në qoftë se ne do të biem, shteti ynë qëndron si një katedrale. Një popull ka me qindra korrje dhe mbjell me qindra herë. Gjermani, na shih ne, ne po të kushtojmë vdekjen si veprën më të vogël! Në qoftë se ajo përshëndet radhët tona, do të bëhemi ne fara e madhe. Prandaj të valëviten flamujt në agimin e madh të kuq, që ne na ndriçon për fitore të reja ose sjell vdekjen! Gjenerali i komunikacionit të Juglindjes Oficerë udhëheqës nacional-socialistë Tema për edukimin ideologjik. Kjo është një luftë totale dhe për çka e bëjmë ne atë? Përgjigje: Në rast se ju nuk do ta vini në rrezik jetën tuaj, kurrë nuk do ta siguroni jetën. (Schiller) Kuptimi i luftës totale: Një luftë zhvillohet kundër një populli të tërë dhe jo vetëm kundër forcave të tij të armatosura, kështu që ai në tërësinë e vet merr pjesë aktive dhe pasive në këtë luftë dhe shfrytëzon për të pakufi të gjitha energjitë e veta shpirtërore, mendore dhe fizike, pra kjo është një luftë totale. Të gjitha luftërat e para historike dhe të historisë së lashtë qenë luftëra totale, sepse në ato luftohej vetëm për ekzistencë. Te gjermanët të gjithë burrat viheshin në veprim me armë (shërbim ushtarak) dhe të gjitha gratë vepronin në shërbimin si ndihmëse ose mbrojtëse të prapavijave. Qëllimi i këtyre luftërave të lashta: shfarosja e armikut si popull ose zhdukja e tij me anë

të vrasjes ose të skllavërisë. Më vonë: ndarja sipas klasës dhe diferencimi i popujve. Zhvillimi i luftës bëhej vetëm nga rendi i ushtarakëve. Luftërat = luftim i një ushtrie kundër një ushtrie tjetër, ndërsa populli merrte pjesë shumë pak. Frederiku i Madh: “Popullsia paqësore duhet të dëgjojë vetëm nga lajmet e luftës, se luftohet në front. Fshatari dhe tregtari, zejtari dhe njeriu me kulturë duhet të qëndrojnë në punën e tyre dhe t’ua lënë mbrojtësve të ngarkuar detyrën për mbrojtjen e atdheut”. Vetëm mbas Revolucionit francez u shfaq përsëri lufta totale (luftërat e revolucionit - Levé en masse), kur thuhej: të gjithë shtetet reaksionare europiane deshën ta shkatërrojnë Francën e Revolucionit. Kjo është një provë se një popull i tërë, edhe në rast se është ushtarakisht krejt i

pastërvitur, mund t’u rezistojë ushtrive të karrierës, të kalitura dhe të armatosura mirë, në qoftë se mbron idealet dhe vlerat më të larta. Scharnhorst-i është një shembull i këtij konstatimi: Shënim i përgjithshëm ushtarak si rivënie e ushtrisë popullore gjermane, në përshtatje me kohën. Stein, Hardenberg, Jahn, Arndt, Kornuer, Schenkendorf, qenë propagandistë për gatishmërinë në luftën popullore. 1813 = populli ngrihet në këmbë! ... Kush është aq frikacak sa të rrijë me duar kryq? – Por, megjithëkëtë, kjo nuk qe një luftë totale, sepse popullsia civile nuk mori pjesë dhe nuk u prek. Në Luftën e Parë Botërore iu afruam luftës totale, mbasi Anglia me anë të bllokadës deshi të godiste popullsinë civile (përkundrazi, mbyllja e kontinentit e bërë nga ana e Napoleonit kundër

»

19

Anglisë qe vetëm luftë ekonomike). Reagimi nga ana e Gjermanisë: Lufta me nëndetëse. Dhe pastaj zhvillimi i një lufte të përgjakshme kundër popullsisë civile: bomba mbi qytete të hapura. Traktati i paqes qe vazhdim i luftës: përpjekje për zhdukjen e pavarësisë, lirisë dhe sovranitetit kombëtar. Fjala e Klemansos: “20 milionë jermanë janë tepër”! Ludendorfi e kërkoi luftën totale që në 1917 (edhe ideja e kësaj lufte është e tij). Kjo luftë nuk ka filluar si luftë totale, vetëm u vunë në përdorim në mënyrë të përforcuar mjetet e luftës botërore: luftë bombash, bllokadë dhe luftë materiale. Lufta e plotë totale u bë më së pari nga ana e armikut: Rusia mbas okupimit të Stalingradit. Rezultati: superioritet i pakrahasuar në njerëz dhe në material.


20

«

Kulturë

“APOTEOZA e

SHEKULLIT të RI”

Sparti Tili “APOTEOZE e SHEKULLIT të RI”, nën drejtimin brilant të një Dirigjenti “me tituj shkencore” brenda dhe jashtë vëndit! Sukses i paparë i kompozitores shqiptare me Simfoni Nr.1 Gjatë jetës njeriu ndeshet me situata dhe problematika, që i has rëndom në jetën e përditshme, herë të bukura, mbresëlënëse, dhe herë të vështira që të trazojnë ndoshta dhe keqas. Arrin një moment që njeriu bisedon dhe reflekton ndaj vetes pikërisht për to dhe t’ë rrëfej diçka: Në gjallërinë muzikore të kohëve të fundit, ku si rezultat i angazhimit apo preokupimit të pa ndalshëm të menaxherëve artistikë nuk ke kohë të marësh frymë, po dëgjoheshin gjithnjë e më shumë zëra, jehona, ose sinjale në forma nga më të larmishmet në televizione, për ardhjen në një prej skenave shqiptare, për një muzikë të dy, tre, apo katër kohëve të një vepre, të një simfonie, ose e thënë ndryshe, të një Mrrekullie… Çudi, ç’ka ndodhur pas një “sulmi muzikor” me autorë të huaj nga Gjermania, Greqia, Franca, Anglia dhe Italia, deri dhe nga Kanadaja, Rusia apo Japonia, - Qënka e fortë Shqipëria… I ndodhur në Radio për të marrë dy nga veprat e mija, për të mos mbetur jetime në mes jetimeve të tjera në ishdhomën e arkivit të këtij “institucioni”, dëgjoj disa tinguj të magjishëm, të rrallë e të çuditshëm, që po ekzekutonte Orkestra Simfonike e RTSH-së. Këmbët po më çonin gjithmonë dhe më afër ambientit të provave të orkestrës, kur një zë afër meje më thotë: -Si të duket Simfonia e Dianës? ... Nuk iu përgjigja, por me mendje dhe i hutuar po i thoja - Si një Simfoni e Ujvarës, e Përrallës, apo si shkëndijat që shpërndahen në fluturim dhe burojnë nga qymyri që digjet, për të pjekur mishrat e zgarës… Dhe me të vërtetë, dëgjoja ata tinguj dhe ndjeja se isha përpara diçkaje të habitshme e të pashpjegueshme! U kujtova se kjo ishte Simfonia e paraqitur në konkursin e 100 vjetorit të Pavarësisë të Vëndit, e vlerësuar nga juria, ku dy anëtarët e huaj (një francez dhe një Italian) kishin dhënë një maksimum pikësh; paskan patur të drejtë!. Edhe unë mora nga kjo juri, një lloj vlerësimi modest me Poemë simfonike të paraqitur po në këtë konkurs por, duhet pranuar, radhitja e saj ishte në fund me pikë, këto janë rregullat e konkurimit. Pastaj, unë e kisha hequr vëmendjen nga ky eveniment, kur një telefonatë e një miku më uroi se renditesha dhe unë fitues në këtë konkurs. –Si ka mundësi, thashë me vete, që janë kujtuar edhe për mua… Por, dardha e paska bishtin prapa! Maestroja (Dirigjent i vlerësuar si brenda dhe jashtë vëndit), i dha orkestrës pushim, gjë që ndërpreu kënaqësinë time… Shkova në takim me Dr. artistik David Tukiçi, për krijimet muzikore të mia dhe sa u ula, m’u drejtua duke më thënë se të nesërmen, në hollin e Radios, përveç të tjerash, do të luhej premiera Absolute

Për t’u mos u zgjatur, Maestroja (Dirigjenti), ndonëse kish shprehur se nuk mund të ndërtohej koncert me vepra nga kompozitorë shqiptarë, kish bërë kthesë. Filluan tingujt, tamam ujvarë, ishte koha e parë. Muzika sikur zbriste nga vëndet Skandinave, kalonte nëpër Austri, Gjermani, kur papritur si xixat e qymyrit që shpreha më lart, por tani këto tinguj ngjanin si fishekzjarre, dy trombat pastaj flauti i parë, e kështu me radhë radhë… Koha e dytë një romancë e ëmbël, që tërheq fëmijë, mama e baballarë. Kur, tring tring, një vals duke qeshur, me humor e shaka, herë fagoti e herë fanfara, njerëz të përqëndruar ndiqnin këtë vepër si asnjëherë tjetër, mbaroi koha e tretë, për të lënë radhën… kish filluar koha e katërt, unë dëgjoja, kur papritur vura re se fillimi po më vinte i njohur, ngjante si fillimi i një valleje që kisha bërë dy vjet më parë për orkestër.

“APOTEOZË e Shekullit të Ri”, Simfoni Nr.1 e kompozitores së sukseshme Diana Ziu … -Kam shumë dëshirë, i thashë, por nuk e kam marrë ende njoftimin për këtë koncert, që autorja ua dërgoi të tjerëve nëpërmjet SMS-ve. Mos u shqetëso, - më tha- do përpiqem unë më tha dhe do të të siguroj një ftesë nga ana ime. -Shumë faleminderit, i thashë Davidit, se për këtë sukses, që përfshin Ministrinë përkatëse, Radio Televizionin Shqiptar, si dhe një grup muzikantësh apo këshilltar e ku di unë se ç’farë tjetër, kam dëshirë me aq sa më jepet, të shkruaj diçka, pavarësisht se më mungon tagri i asistentit apo profesorit, pa le më ajo e Prof. Doktorit. Papritur, Davidi ngrihet në këmbë dhe unë i mahnitur po dëgjoja prej tij, se Dianën në një periudhë gjendjeje jo të mirë shëndetësore, ”I Gjithëfuqishmi” e shpëton dhe asaj që në atë moment i shfaqet një aftësi e re, Talenti i Piktores!... Me mundim të madh, nxora prej goje si psherëtimë fjalën e dëshiruar prej njerëzve – BRAVO !!... U largova i menduar dhe me ngazëllim me dy partiturat e mia në një qese, të planifikuara për t’u ekzekutuar sipas premtimeve. Të nesërmen do të më jepej mundësia dhe mua, të dëgjoja me siguri një mrekulli, Simfoninë Nr. Një… Bravo! thashë përsëri, mirë tha Davidi, mirë tha dhe ajo në një emision televiziv; ndonëse pa përkrahje, dhe në varfëri, ajo me kurajo dhe talent të fuqishëm i bën të mendohen thellë dhe t’i vënë gishtin kokës edhe personalitete të larta shtetërore s i

E enjte 8 gusht 2013 •

një Kryetar Shteti ashtu dhe një Kryeparlamentare. M’u kujtua im vëlla (Llazi Tili- skulptor) që më tha menjëherë sapo kish dëgjuar emisionin e Kompozitores, se i kishte bërë përshtypje, ishte trime, e guximshme, e mbushi ekranin… Për pak do të harroja se dhe zonjën Krye-parlamentare, pa çka reagimit të kompozitores, kishte shprehur afërsisht të njëjtën konsideratë me vëllain tim, kur inaguronte njërën p a s

tjetrës dy ekspozita

të kësaj autoreje, një piktore e Re por me talent të rrallë dhe në këtë fushë të bukur artistike; me bar jeshil, lule shumëngjyrëshe dhe qiell Mavi… Të nesërmen, sa mbarova punën e përditëshme, gjëja e parë që bëra sapo arrita në shtëpi, mora dhe leva këpucët me bojë. I bëra gati rrobat më të përshtatëshme për “Apateozën e Shekullit”, piva kafe në një Bar të bukur me emër në gjuhën angleze dhe pa u ngutur u nisa në “Hollin koncertor” të RTSH ”Gjon Simoni” (kolegu im), mbasi kisha lënë në dispozicion një orë e gjysëm kohë për të vajtur në këtë çast të madhërishëm. Atje mbase nuk vura re Profesorë ose Prof. Doktorë, por nuk mungonin disa prej Mjeshtrave të Mëdhenj muzikorë. Karriget nuk mjaftonin për të gjithë atë mori njerëzish dhe binin në sy njerëz që merrnin nga ambientet për rreth, mjete rrethanore me ngjyra dhe forma të tjera për t’u ulur ! Për t’u mos u zgjatur, Maestroja (Dirigjenti), ndonëse kish shprehur se nuk mund të ndërtohej koncert me vepra nga kompozitorë shqiptarë, kish bërë kthesë. Filluan tingujt, tamam ujvarë, ishte koha e parë. Muzika sikur zbriste nga vëndet Skandinave, kalonte nëpër Austri, Gjermani, kur papritur si xixat e qymyrit që shpreha më lart, por tani këto tinguj ngjanin si fishekzjarre, dy trombat pastaj flauti i parë, e kështu me radhë radhë… Koha e dytë një romancë e ëmbël, që tërheq fëmijë, mama e baballarë. Kur, tring tring, një vals duke qeshur, me humor e shaka, herë fagoti e herë fanfara, njerëz të përqëndruar ndiqnin këtë vepër si asnjëherë tjetër, mbaroi koha e tretë, për të lënë radhën… kish filluar koha e katërt, unë dëgjoja, kur papritur vura re se fillimi po më vinte i njohur, ngjante si fillimi i një valleje që kisha bërë dy vjet më parë për orkestër. Ç’ndodh në muzikë thashë, ç’farë koincidencash që zhvillohen, si vite me parë, me disa autorë të huaj e me disa autorë shqiptarë… Por për çudinë time po dëgjoja të tjera variante, sekuenca, blloqe, madje emocione, nga vallja që përmënda. Eh Miron, thashë duke qeshur, mirë që ke bërë ç’ke bërë me kohët nga e treta tek ajo e parë, po këtë ç’e ke futur O i vrarë. S’kisha ç’të bëja, ia fala,e pëlqente vallen, e dëgjonte deri sa ju bë pjesë e pandarë… Dola të pija cigare, kur shikoj të ndiqte veprën që e quajti Simfonia e tij e parë, kurse për kohën e katërt më tha: - E ke kuptuar? Ishte vallja tënde! -S’kisha ç’të bëja ndodhesha përballë një fakti të kryer, m’u mbaruan ditët dhe Simfonia duhej përfunduar, vetëm tre javë afat kisha… Shkuam të pijmë nga një birrë, u ndamë, unë duke vazhduar i vetëm për në shtëpi, përfytyroja Shqipërinë fatlume, që ka në brëndësi të saj disa njerëz të mbarë, të urtë dhe ustallarë, të duartrokitur nga muzikantë Baballarë…. *muzik-fisarmonicist.


• E enjte 8 gusht 2013

Martir Aliu vjen me “The Light” Martir Aliu, një i ri nga Kosova i cili vepron në Suedi, ka lansuar me videoklip hitin e tij më të ri muzikor të titulluar “The Light”. Kënga në fakt është duet të cilin Martiri e ka reaguar me një këngëtar tjetër në Suedi, Nordstrom Philip. Edhe kjo këngë, e cila tash është shoqëruar edhe me videoklip, ngjashëm si këngët tjera të tij trajtojnë përvoja personale dhe tema të forta

21

rreth jetës. Martiri është i lindur në Kosovë në vitin 1991. Ai jeton në Suedi me familjen e tij që nga mosha katër vjeçe. Ai filloi me muzikë që në moshën 12 vjeçe dhe me kalimin e viteve ai filloi të ndërtojë emër në Suedi dhe tani bëhet gati të shtrihet edhe në pjesën tjetër të botës. Veç që këndon, Martiri është edhe producent, kompozitor dhe një reper mjaft i suksesshëm.

Ekspozita ONE GOAL e Pep Bonet hap Dokuphoto

D

okuFest, mbush 10 vite këtë edicion. Për të shënuar përvjetorin DokuFest kwtw vit po organizon ekspozitën me fotografin e njohur spanjoll Pep Bonet, të quajtur ONE GOAL (Një qëllim). Ekspozita do të hapet të premten, më 16 gusht në Muzeun e Hamamit në Prizren dhe do të qëndroj e hapur deri më 25 gusht. Bonet poashtu do ta udhëheq punëtorinë DokuPhoho e cila po organizohet në këtë edicion të festivalit. Punëtoria do të sjell 12 fotografë profesionistë dokumentar të cilët do të punojnë në krijim e një storie vizuele për Kosovën. Ekspozita One Goal – (Një qëllim) ka për temë ekipin e futbollit e të amputuarve në Sierra Leone, të cilët janë një trashëgimi e ashpër nga lufta civile e viteve 1991-2001. Një nga askpektet më brutale të konfliktit ishte përdorimi i amputimit si një armë e frikës, nga të dy fraksionet. Shumë nga viktimat ishin të rinjë të pafajshëm, të cilët janë targetuar për ti parandaluar të luftojnë në anën tjetër. Në kampin për të amputuar Murray Town në Freetown, shtëpi e mbi 2,000 njerëzve të gjymtuar gjatë luftës, një grup i këtyre të rinjëve janë bashkuar për të formuar Klubin e Sportit të Amputuarve Single Leg (Single Leg Amputee Sports Club -SLASC). Përmes futbollit, të rinjtë kanë rikthyer krenarinë dhe vetbesimin. Qëllimi i tyre është të luajnë kundër ekipeve ndërkombëtare dhe të fitojnë jetesën nga sporti. Pep Bonet e vazhdoj projektin e tij afatgjatë mbi ekipin në gusht të vitit 2007 duke i fotografuar lojtarër dhe jetën e tyre. Pep Bonet është një fotograf fitues i shumë çmimeve i cili ka udhëtuar për të kapur momente të cilat tregojnë botën e çekuilibruar në të cilën jetojmë. Puna e Bonet është shpërblyer me shumë çmime. Mes tyre bëjnë pjesë World Press Photo Joop Swart Masterclass me punën e tij “Faith in Chaos” në vitin 2002; Fotografi i vitit në Kodak Young Photographer në vitin 2003 në festivalin Visa pour l`image; nominimi për Luchetta Foundation in Trieste për fotoreporterin më të mirë në vitin 2004; Grantin e W. Eugene Smith Humanistic në fotografi në vitin 2005; vendin e dytë në World Press Photo në kategorinë e sportit në vitin 2007; vendin e dytë në World Press Photo me punën e tij “Forced Identity” në vitin 2009; dhe vendin e parë në çmimin World Press Photo – Online Short me punën e tij “Into the Shadows” në vitin 2013. Bonet është një nga themeluesit e Agjencisë së fotografisë Noor. Ai shpesh ligjeron në punëtori të ndryshme për fotografi.

» Kulturë

Në Tiranë më të preferuar filmat-aksion Filmat-aksion, plot aventura dhe të papritura, janë më të pëlqyerit nga të rinjtë kryeqytetas të apasionuar pas magjisë së kinemase. Bazur në një vëzhgim, filmat aksion janë tepër të kërkuar dhe ndiqen me dëshirë kryesisht nga të rinjtë. Kinematë e kryeqytetit shfaqin shpesh në ekranet e tyre filma aksion, madje kur shfaqen 2 filma në të njëjtën kohë në shumicën e rasteve njëri prej tyre është aksion. Tërheqës, impresionues, e ndonjëherë edhe të frikshëm, këta filma “gozhdojnë” me emocione dhe efekte të veçanta mijëra të apasionuar. Tërheqja e tyre karshi kësaj gjinie është e ndryshme, por të gjithë pëlqejnë aventurat dhe të papriturat. Janë realizimet perfekte, efektet speciale dhe aktorët e mëdhenj, që i bëjnë filmat aksion dhe aventurë, të jenë tërheqës për publikun. Ndoshta është pi kërisht kjo “e pabesueshmja dhe e jashtëzakonshmja”, që i shtyn të rinjtë kureshtarë, e të apasionuar të ndjekin deri në fund ngjarjet dhe skenat intriguese të filmave të tillë. Në Shqipëri ndodh që filmat aksion, por jo vetëm, nuk shfaqen gjithmonë në të njëjtën kohë me premierat e tyre nëpër botë. Ky fakt i shtyn të rinjtë që t’i shkarkojnë ata nga ëebsite pirate në internet, apo shpesh t’i blejnë në videotekat e kryeqytetit pasi nuk është çudi që filmin ta gjesh aty ende pa dalë në kinematë e Tiranës. Megjithëatë të rinjtë preferojnë që ta shikojnë edhe një herë filmin në ekranin e kinemasë, një magji që nuk ta fal ekrani i TV-së. Teknologjia 3D, e përhapur tashmë në të gjitha kinematë e vendit, është një mundësi më shumë për të shijuar ashtu siç duhet një film aksion duke u bërë në mënyrë virtuale pjesë e tij. Mundësia e të parit filma aksion në 3D ka tërhequr edhe më shumë të rinjtë e apasionuar që nuk humbasin asnjë film nga ata që shfaqen në kinema.

Balerinët kosovarë u kthyen me medalje nga Italia

“DokuFest” 2300 filma në aplikim, përzgjidhen 170 Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër “DokuFest” i Prizrenit mbahet këtë vit në datat 17-25 gusht, në qytetin kosovar të Prizrenit. E ndërsa më herët organizatorët kanë bërë të ditur detaje mbi të ftuarit, përmbajtjet e filmave etj, së fundi në këtë edicion ata kanë vlerësuar dhe numrin e filmave që kanë aplikuar. Në edicionin e sivjetmë të festivalit do të shfaqen 170 filma nga 2300 që kanë aplikuar gjithsej. Në këtë festival vjetor filmat shfaqen dy herë në ditë në tri kinematë në qiell të hapur dhe në dy të tjera të mbyllura. Përveç programit të rregullt gjatë nëntë ditëve të “DokuFest” do të organizohen një seri punëtorish, masterklasa dhe debate. Po ashtu, do të ketë koncerte me muzikë live, do të organizohet festivali i fëmijëve “DokuKids” si dhe do të hapet një ekspozitë e fotografisë në kuadër të “DokuPhoto”. Edicioni i parë i tij u organizua në vitin 2002.

Gjatë muajit mars kur koreografi arbëresh, Antonio Pio Fini, kishte realizuar shfaqjen e baletit “Aty ku bie drita”, me Trupën e Baletit të Kosovës në Teatrin Kombëtar të Kosovës, i kishte thënë drejtorit të Baletit, Ahmet Brahimaj, se do t’i ftonte këta të fundit si miq specialë në festivalin ndërkombëtar “Alto Jonio Dance Festival” të Italisë. Fini e mbajti fjalën. Në mëngjesin e së enjtes, pas qëndrimit prej pesë netësh në Itali, stafi i balerinëve të Kosovës, që kishte shkuar të japë shfaqje për herë të parë në Itali, është kthyer në Prishtinë. Ky festival është mbajtur në tri qytete të vjetra italiane, në atë të Villapianos, Altomontes dhe në Crotone. Shfaqja “Coppelia” e realizuar nga koreografi Ilir Kerni ishte e para e dhënë nga trupa e Baletit të Kosovës në qytetin e Villapianos në Kalabri. Ndërsa dy shfaqjet tjera “Aty ku bie drita” e Finit dhe “Dasma” e realizuar nga koreografi turk Mehmet Ballkan janë shfaqjet që balerinët kosovarë kanë performuar atje. Trupa e Baletit të Kosovës nuk e pati problem të shkonte nga Prishtina në Kalabri, pasi në ndihmë u erdhi ambasada italiane në Kosovë, që përveç lëshimit pa problem të vizave për balerinët, kjo ambasadë u doli në ndihmë edhe me të holla. “Kam kënaqësi të falënderoj ambasadën italiane për mundësinë e dhënë dhe për kushtet e ofruara”, ka thënë drejtori i Baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj. Pagesat që ka bërë drejtoria e Baletit të Kosovës kanë qenë ato të shpenzimeve të rrugës dhe të hotelit, që sipas Brahimajt, paga ditore për secilin balerinë ka qenë 40 euro duke përfshirë edhe të gjitha shpenzimet që i ka hequr kjo drejtori. Mirëpo, Brahimaj ka thënë se mjetet që janë “prekur” për shpenzime të balerinëve, më shumë se gjysma e tyre do të kthehet përsëri në llogarinë bankare, ngase këto shpenzime i ka hequr edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli, si ndihmë vetjake dhe një pjesë e shpenzimeve ka ardhur nga një donacion nga Amerika. “Ato që na kanë tepruar sot (e premte) i kam kthyer përsëri në bankë e do t’i ruajmë për shfrytëzim të mëtutjeshëm në përgatitje të shfaqjeve tjera të cilat do të fillojnë së përgatituri në muajin shtator”, është shprehur drejtori Brahimaj. Për suksesin e arritur nga balerinët kosovarë, Ahmet Brahimaj thotë se nuk e ka besuar që pritja e udhëheqësve të festivalit “Alto Jonio Dance Festival”, do të jetë në atë nivel. “Është e vështirë të shpjegohet se çfarë atmosfere është bërë në atë sallë, e në momentin kur ka filluar shfaqja “Aty ku bie drita”, kjo shfaqje nis me tingujt e muzikës “...Vajta kalova gjithë Kalabrinë...”, e në ato momente nis të këndojë edhe publiku, e kjo është e papërshkrueshme”, shprehet Brahimaj. Një e veçantë e këtij udhëtimi është dhënia e çmimit të karrierës për drejtorin e Baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj, nga ky festival.


22

« SPECIALE

Mithat Frashëri

Z

badhëllimi më gjeti të zgjuar: një mëngjes i bukur dhe i kthjelltë, një veri i lehtë dhe i ftohtë. Me zërat e këndezëve po përzjeheshin hingëllimat e kuajve. Bëmë hesapin me hanxhinë dhe u nisëm. Hesapi s’është i gjatë se në këtë han të bekuar veç kashtës dhe elbit s’gjendet gjësendi tjatër. Tani karvani ecte fare i madh, jemi më tepër se njëzet kuaj. Shokët e mij janë delegatët e Manastirit (zoti G. Qiriazi dhe zonja P. Qiriazi) delegatët e Ohrit dhe të Strugës (Hamdi dhe Abdullah beu) dhe delegatët e Korçës e të Skraparit, me të cilët u bashkuam në këtë han të Qukësit: Orhan beu, Idhomene Kosturi dhe Abdullah beu; bashkë me këta dhe Osman efendi Zuraja, bashkëdelegat i Selanikut, Baki efendi Berati, shok i udhës dhe zot i fjalës. Qukështi është një fshat i përndarë, çdo shtëpi një nishan dyfeku larg nga njëra tjatra: këtu rri dhe një mydir, disa xhandarë dhe një telegrafci, po që të tërë kanë zënë dhoma në han të ri. Duke parë sa shumë punon kjo udhë dhe sa i lig është hani, njeriu kupton se me të vërtet në këta vende të varfra jeta dhe shëndeti s;kanë fare ndonjë vleftë. Udha gjer më një vend kish zënë të bëhej, domethënë ishte një shose e vjetër që s’është shtruar, pastaj një udhë mali me gjithë bukuritë dhe rëndësitë e saj. Më të mëngjër kemi brigje të mveshur me drurë, plot gjeth; më të djathtë rrjedh Shkumbini atje poshtë dhe më tej malet e mëdhenj të Çermenikut: pamjet vërtet fort të bukura dhe plot ëmbëlsi; edhe mendohem: pa dyshim njerëzija këtu, është mbytur në moskamje, në padije dhe në egërsi; po këta pyje mund të na japin një begati dhe ata male mund të ushqejnë me mijë dhen e lopë. Shkojmë nga fshati Cura, ca shtëpi të përndara dhe ca ara të varfra: shtëpitë janë si varre të zes, pa penxhere, pa dritë, pa erë. Njerës nuk sheh gjëkund, thotë njeriu se këto ndjenjte janë pa frymë. Këtu bashkudhëtari ynë Hamdi beu nga Ohri, më rrëfen një shkëmb, një gur i lartë dhe i vetëm, brënda në drurë; këtij shkëmbi edhe sot fshatarët këtu i thonë gur i Skënderbeut. Kujtimi i trimit të madh qënka më i gjallë në fshatrat e në malet, se sa në qytetet! Më të djathtë, atje tej mbi malet e Çermenikut, shoku ynë tjatër Osman efendiu, na rrëfen një shkëmb më të madh, gur i Muzaqit, përmi katundet Neshta dhe Zdransha: më ato anë duken ca kisha e fortesa të gjermadhosura, ku qënkan gjendur sende dhe monedha (para) të vjetra. Pas katër orë e gjysmë, arrijmë në Babja, ku një han dhe një gurëz anë udhës po na presin që të hamë drekë. Poshtë Babjes, tej Shkumbinit po shohim çadra ushtarësh: këto janë çadrat e ushtarëve që punojnë në udhë. Pesëqind ushtarë nga ata që bënë turbullimin e 31 marsit në Stamboll, janë dërguar këtu që të punojnë në udhë: tani udha, duke nisur nga Ura e Qukësit do të shkojë buzë Shkumbinit më anë të djathtë dhe jo nga shkëmbenjtë dhe nga malet e Curas e të Babjes, sikundër që ish shënuar herën e parë. Udha sot gjer në Babje ka arritur dhe pandehet se në vaftë kështu, gjer motin që vjen do arrijë në Elbasan: nga vija e re udha do të jetë më e mirë se s’ka të përpjetë e të tatëpjetë. Një ngrënie e lehtë, ca bukë, ca mish, një ujë të ftohtë neve dhe ca bar kuajve, na jep fuqi. Udha prapë nis gazmore se rreth nesh çdo gjë që shohim, na gëzon sytë dhe shpirtin, jo se është zbukuruar prej dorës së njeriut, po një bukuri e egër, një bukuri pa fitim për këta njerëz. Mbi udhët shohim ca gurë që më ngjajnë me serpentin dhe mendohem se në ato vende do të ketë dhe metal kromi: kush e di mbase një ditë do të jetë një burim begatije dhe lumturije. Me shokun e

E enjte 8 gusht 2013 •

Shënime udhëtimi nëpër Shqipëri afërm, zotin Idhomene, po kuvendojmë mbi nevojat e mëdha që ka vëndi ynë për udhë që të mundim të lëvrijmë dhe të punojmë. Po mendohemi se kjo udhë e re në mes Manastirit dhe Elbasanit, duke u zgjatur gjer në Durrës, do të çelin një rrugë të re dhe të lehtë: kjo udhë duke u bashkuar dhe me Korçën do sjellë një lehtësi të madhe në tregti të Shqipërisë së mesme: sot plaçkat e Triestes vinë prej Selanikut me udhë të hekurt në Manastir; po ahere do vinë drejt për drejt nga Durrësi dhe bëhet një ekonomi e madhe. Po dhe shumë dobi e lehtësira do kemi kur të mundin të punojmë dhe automobilat mbi këto udhë: ahere një udhë dy ditësh do bëhet një gjysmë dite dhe automobilat do jenë si gjysmë udhë të hekurta. Duke kuvenduar kështu po harronin kohën, kur përnjëherë një shok na thirri së prapsmi: këtu duhet që të zbrisnim nga kuajt dhe të ecnim më këmbë se ish një e tatëp-

dhe që atë çast u hodhëm në sallon dhe zumë kuvendin. Vërtet më të bukur qytet se Elbasani s’mund që të gjendej për një të tillë kongres kombiar, ku do të bisedohet puna e shkollave shqipe dhe e mësimit të gjuhës sonë: njerëzia e Elbasanit jo tani, po dhe në kohët despotike ishin çquar për dashurinë e tyre për gjuhën shqipe. Mbrëmanet, me shokë vamë tek ura e Shkumbinit, dhjetë minuta larg qytetit, një urë e madhe e gurtë ndërtuar prej Kurd pashë Beratit: atje në fjalë, në kuvend dhe në ca këngë të ngadalëçme, na zuri të mukëtit, një mbrëmje e qetë dhe pak e hidhur në këtë buzë lumi.

jetë e keqe. Ndodheshim në një vend që i thonë Brinjë e Polisit dhe me të vërtet u zbritëm kafshëve, se në Shqipëri më të rrallë mund njeriu që të udhëtojë një ditë të tërë pa u shtrënguar që të zbresë nga shala. Kjo e tatëpjetë që e lodh pak njerinë, se është tërë gurë dhe ferra, po shpirti kënaqet me një pamje të çudiçme: Shkumbini me gjarpërimet e tij dhe me të dy anët e gjelbra vërtet bën një tablo të rrallë dhe të çudiçme. Tani jemi te Ura e Haxhi Beqarit, një urë e gurtë bërë dyqind vjet më parë. Atje kafshët dhe njerëzit çlodhen pak: të parët pinë një kafe, të dytët një ujë në lumë. Nga ura shkojmë më të djathtë. Paskëtaj kemi një udhë shesh. Kur arritëm ne Rrap i Vojvodës, gjetëm një shumicë njerës nga Elbasani që na kishin dalë përpara bashkë me Dervish benë. Një fjalë mirëseardhjeje prej pritësit dhe një fjalë ngjatjetimi prej nesh dhe gjithë më këmbë hyjmë në qytet drejt në klubin Bashkimi, ku na pret dhe një shumicë tjatër.

njerës, rreth të cilëve mbretëron një gjëmë thirrje dhe kuvendesh: drithë, duhan, vja këtu të tri gjëra janë plaçkat që blihen e shiten. Elbasani më tepër duhanin dhe vajin e ka të përmendur, nga shkaku që rezhija këtu s’ka patur fuqi, duhani është punuar gjithmonë dhe punonjësi ka qënë i sigurtë nga shitja e tij dhe më tepër se fletët bëhen të mira. Vaji dhe ullinjtë janë kamja e këtij vendi më tepër se duhani: ullinj me koqe të vogël, po fort të mirë dhe të shijshëm. Na duket se duke shtuar rrënjët e këtyre drurëve elbasanasit do të shtojnë fort tregtinë e tyre dhe shumë të holla do bien këtu; s’ka dyshim se duan bërë dhe fabrika për vaj e për sapun, se ato që janë sot janë të paka dhe në sistem të moçëm. Po s’do harruar dhe tregtinë e mëndafshit; në pazar shoh një tok gra që shesin pëlhurë, linjë dhe cerve të mëndafshta, të bukura dhe të gjitha të bëra në vend; ca vilare pëlhure 10 dhe 12 kutësh shiteshin gjer më dy tri lira. Më thanë se bëhen ca shami të bukura, po duan porositur, se nuk gjen gati në pazar. Mësova se këto pëlhura ca tregëtarë venë dhe i shesin gjer në Manastir, Janinë dhe në Stamboll. Për fat të keq tregtia e mëndafshit s’është aq e madhe sa duhej të ishte: manat bëhen shumë të mirë, krimbat rrojnë shumë bukur dhe mëndafshi del i pastër e i butë, por si duket njerëzit duan më mirë të jenë të varfër dhe të mos lodhen, se sa të punojnë e të fitojnë! Mbi ushqimin

21 gusht Delegatët dje u mblodhën dhe kënduan letrat që kish sjellë sicilido prej klubit nga i cili dërgohej, pastaj u zgjodh kryetari dhe nënkryetari. Sot u bë mbledhja e parë në klubin “Vllazënia”; atje myderizi, i nderçmi Haxhi Aliu (që sot është deputet i Elbasanit) këndoi një lutje të bukur

22 gusht Sot e shtunë, është ditë pazari në Elbasan: tregëtarët vinë që nga Dibra, Ohri, Tirana, Peqini, Kavaja dhe Berati. Vemi në shesh dhe shohim një tok

e krimbave të mëndafshit dhe tregtinë e manavet, u mendova të jap një konferencë në një shkollë dhe t’i rrëfej popullit se fuqia dhe madhërija e një kombi është te puna dhe te fitimi; po për fat të keq punët e kongresit s’më lanë kohë që të mbaroj dëshirën dhe konferenca mbeti në kraharorin tim. Sot mblidhemi në shkollën greqisht, shkollën e kalasë: pas konstitucionit në këtë shkollë klubi ka vënë një mësonjës dhe mëson shqip; në Elbasan ka dhe një shkollë greqisht tjatër, po dhe atje mësohet shqipja: bashkimi dhe mëmëdhetaria e elbasanasve i ka lënë shterpë kundërqëndrimet e klerit grek që na duken kaq të fortë dhe të dëmshëm gjetkë. Përpara shkollës në mes të kësaj dhe të kishës, shohim varrin e Konstandin Kristoforidhit, të atij të palodhuri djalë të këtij qyteti, të cilit gjuha jonë i ka hua shumë gjëra: kthimet e tij të librave të shënjtë, fjalori i tij dhe gjithë propaganda që ka

bërë në këtë qytet, janë aq monumente që nderojnë për jetë kujtimin e këtij njeriu të vyer. Pas dreke, në mes dy mbledhjeve, gjej kohën dhe shoh fabrikën e sapunit të vëllezërvet Nosi: një fabrikë që nxjerr gjer më 100 mijë okë sapun një mot: një sapun tri lloje, fort i mirë që shitet jo vetëm këtu në qytet, po edhe në Peqin, Kavajë, Tiranë, Durrës dhe në katundet. Më thonë se këtu ka dhe akoma tri fabrika të tilla. S’ka dyshim se mund të shtohet dhe shumë më tepër të fabrikosurit e sapunit me qënë që vaji del në vend është fort i mirë. Zoti Lef Nos më thotë se për së shpejti qëllon ta madhojë fabrikën pas sistemeve të reja. Natën në klub, afër ballkonit, një xinxife na zgjat degët e saj me rruaza të kuqe. Po s’dua të mbyll këtë ditë pa bërë dhe pak fjalë nga Aliu i Bimit që na shërben në klub: ky djalë njëmbëdhjetë vjeç ka pesë muaj që ka zënë të këndojë në klub: nga dëshira çdo libër që gjen e këndon dhe, jo vetëm e mbaron, po e mëson dhe e kupton: i vogli Ali më thotë se Kalendarët Kombiarë i ka kënduar të tërë dhe tregon qysh bëhet nata e dita, qysh bëhet eklipsi i hënës dhe i diellit: llamba varur në mur, dhe të dy grushtet e vegjël i arrijnë për të na dëftyer këtë ngjarje. 25 gusht Elbasani pa dyshim ka një interes të madh dhe çdo ditë po më j ep një mësim dhe një gëzim të ri: është i pari qytet thjesht shqipëtar që po shoh që

kur njoh veten time dhe çdo gjë më duket e re e fort e vërejshme. Në mes të dy mbledhjeve të kongresit, bashkë me mikun tim zotin Ras e Bardhë, vemi në dyqan të një miku tjetër të zotit Lef Nosi: ky vend është si një klub i vogël këtu në Elbasan. Zoti Lef përveç plaçkave të tregëtisë, shet dhe libra shqip dhe pranë këndit që rri, ka radhitë dhe libërtoren e veçantë të tij, jo vetëm shumë libra shqip, por dhe mjaft të tjera në gjuhë inglisht e të tjera; edhe kështu dyqani bëhet vend i pjekjes i disa djelmoshëvet që kuvendojnë për gjëra mësimi. Kur ra fjala për mësonjësin Todhër që ka jetuar më tepër se njëqind vjet më parë në Elbasan dhe ka çpikur një palë shkronja të ndryshme për shqipen, të cilavet Hahno dhe Geitleri u japin një rëndësi të madhe, Zoti Lef më rrëfen një dorëshkrim të vogël, afër 16 faqësh të shkruar prej Todhërit dhe me shkronjat e tij: kjo është një fletore feje, një liturgji; Lefi po i këndon fort lehtë shkronjat që ngjajnë së largu me shenja fenikiane. Po veç këtij dorëshkrimi, Lefi më rrëfen dhe një copë defter tregtari me 11-36 faqe, shkruar me këto shkronja; në anë tjatër, një mik që na gjen në këtë kuvend, vete në shtëpi dhe na sjell një dorëshkrim me titullin “Për Katihizmën”, 12 faqësh të shkruar me gërmat e Todhërit! Nuk e dimë në ka dhe të tjerë dorëshkrime, po sido që të jetë, këto rrëfejnë se shkronjat e Todhërit janë përdorur mjaft këtu në Elbasan dhe vetë çpikësi do ketë qenë njeri i kënduar. Më ç’anë ka qenë ky Todhëri? Këtë s’e mendova dot, po vetëm kaq më thanë se nja dy plaka edh sot i këndojnë ato shkronja dhe mbase ato mund që të dinë gjësendi mbi mësonjësin e moçëm. Po këtu në dyqan mësojmë dhe ca fjalë të reja prej atyre që vinë të blenë: në Elbasan “mariaz” i thonë dhjetëshit, pular 50 parasë dhe tresh, 100 parasë. Sot pasdreke vete të bëj një vizitë te prifti Papa Germanoj, i unitëve; ky prift është bërë krye i unitëve më 1900 dhe ahere më thonë se ishin bërë 15 shtëpi unitë, po sot paskan mbetur vetëm dy. Te zoti Papa Germano, kam gazë të pjek filologun Weigand, ardhur nga Leipzigu me anë të Durrësit dhe Tiranës. Zoti Weigand ka qenë dhe njëzet vjet më parë në Shqipëri (Korçë dhe gjetkë), po ahere bënte studime mbi rumanishten dhe vllahishten, kërkime me të cilat ka fituar një emër të vërtetë. Po tani Weigandi po mirret me gjuhësin’ e shqipes, me shkronjëtoren historike të saj dhe me fonetikën, mbi të cilat ka mbledhur një tok lëndë që na i rrëfen duke na dhënë dhe mjaft çpalosje. S’ka dyshim se kur të shpallet kjo vepër, do kemi dhe një vegël të vlefshme për gjuhën tonë. Mbrëmanet, bashkë me një mik, bëj një shëtitje të vogël. Elbasani për fat të keq s’ka ndonjë vend afër qytetit ku të vejë e të dëfrejë pakë njeriu. Ne marrim udhën e varreve të krishtera, se ky vend ka një bukuri të vërtetë; shkojmë nga arrat dhe më gjysëm ore arrijmë në një vend me drurë, me gjelbësime; më anë tjatër ngrihen brigjet e mveshur me ullinj, ullishta të bukura bërë nga moti se tani më s’është vënë as një rrënjë fare; bota këtu pandeh se gjithë këta drurë të bekuar janë vënë prej venecianëve. Nga vendet që shkojmë shoh vijat e ujit që janë marrë nga Shkumbini dhe me të cilat ujiten arrat. Sot ky ujë shitet dhe disa zotërinj bëjnë një fitim të madh. Po shoku im më thotë se tani po bëhet një vijë e madhe e re, ujët e së cilës do të shitet më lirë dhe të ardhurat jo jenë për shkolla dhe të tjera gjëra mësimi.


SPORT • E enjte 8 gusht 2013

Ançeloti: Kristiano rinovon, kjo është e sigurt Trajneri i Realit të Madridit nuk ka asnjë mëdyshje në lidhje me të ardhmen e mesfushorit Kristiano Ronaldo. Që nga Majami, ku Reali ndodhet për një turne miqësor, numri një i stolit të madrilenëve ka garantuar se Kristiano do të vazhdojë të kontribuojë për Realin. Ai ka pranuar se rinovimi është diçka e mbyllur. “Unë nuk di t’iu them se kur Ronaldo do të rinovojë me Realin e Madridin, pasi nuk është pjesë e përgjegjësisë sime, por ajo që di të them është se Ronaldo do të rinovojë dhe do të vijojë të jetë pjesë e Realit të Madridit”, Karlo Ançeloti. Më pas duke qëndruar në të njëjtën linjë, Ançeloti ka theksuar: “Çështja e rinovimit të tij me Realin e Madridit është diçka personale e lojtarit me klubin. Unë përgjigjem në planin spor-

S

humë pranë ëndrrës. Ekipi i Armando Cungut sot kërkon mrekullinë në Ukrainë. Kukësi mund të jetë surpriza e madhe shqiptare që mund të arrijë në play-off në Ligën e Europës. Tashmë skuadrën e drejtuar nga Cungu e ndajnë vetëm 90 minuta nga mrekullia e radhës. Kukësi ka fituar 2:0 në ndeshjen e parë në Ligën e Europës të luajtur më 1 gusht. Nënkampionët e Shqipërisë mundën Metalurg të Donjetskut në Tiranë, duke shkaktuar dhe furtunë në radhët e ukrainasve. Klubi që u rendit në vendin e pestë në Ukrainë në sezonin e kaluar ka shkarkuar trajnerin Juri Maksimov dhe gjendet në vështirësi për shkak të rezultateve të dobëta. Me shumë gjasa ky është shansi i artë për Kukësin, i cili gjithashtu mund ta gjejë veten në Nion të Zvicrës më 9 gusht për të mësuar se kush do të jetë kundërshtari i tyre në Ligën e Europës. Shorti për turin e tretë në Ligën e Europës do të hidhet një ditë pas ndeshjeve të kthimit të turit të tretë. Ndryshe nga rruga e deritanishme, shorti në play-off do të jetë i lirë. Ajo që është e sigurt qëndron në faktin se nuk do të ketë një përballje shqiptare, pasi të dy ekipet tona janë në vazon e dytë. Kështu sipas UEFA-s, Skënderbeu është rreshtuar që tani në vazon e dytë si një nga skuadrat që nuk do të jetë kokë serie. E po kështu pritet të jetë edhe Kukësi, ndonëse për këtë skuadër fakti nëse do të jetë apo jo kokë serie do të vendoset pas ndeshjes së kthimit në Ukrainë. Nëse Kukësi arrin të kualifikohet përballë ukrainasve të Metalurgut nuk përjashtohet mundësia që për nënkampionët e vendit të ndryshojë dhe koeficienti. Për t’u theksuar është fakti se Kukësi është skuadra me koeficientin më të ulët ndër skuadrat pjesëmarrëse në turin e tretë në Ligën e Evropës. Ecuria e jashtëzakonshme brenda një periudhë të shkurtër kohore,

tiv dhe ai po punon shumë sikurse dhe pjesa tjetër e skuadrës. Me aq sa e kam parë duhet shumë i qetë dhe i motivuar, ndërkohë nga ana tjetër edhe i kënaqur për rinovimin. Nuk shoh asnjë pengesë.” Bejl Ançeloti ka folur dhe për një tjetër lojtar të madh që shumë shpejt mund t’i bashkohet madrilenëve. Ai është mbrojtësi i Totenhemit, Garet Bejl. Uellsiani pritet të jetë afrimi i fundit i Realit të Madridit në merkaton e verës. Megjithatë, Ançeloti nuk ka dashur të flaës shumë për këtë çështje. “Nuk kam ndër mend të flas për Garet Bejl. Nuk do të pëlqeja që një trajner i një skuadre tjetër – i referohet Andre Vijash Boashit të Totenhemit – të më kundërvihej për çdo fjalë të tepërt që do të thoja mes gazetarëve. Ndaj unë kam

DITA E KUKËSIT

Ekipi i Armando Cungut sot kërkon mrekullinë në Ukrainë. Kukësi mund të jetë surpriza e madhe shqiptare që mund të arrijë në play-off në Ligën e Europës. Tashmë skuadrën e drejtuar nga Cungu e ndajnë vetëm 90 minuta nga mrekullia e radhës

23

Salihi shënon përsëri në Kinë Hamdi Salihi ka vazhduar serinë e golave në Kinë. Këtë herë shqiptari ka shënuar në Kupën e Kinës. Edhe pse skuadra e tij është mundur 2-1 nga Dalian Aerbin, shqiptari i Jiangsu Saintit ai ka shënuar golin e barazimit në pjesën e dytë të lojës në minutën e 67-të. Por në fund gjithçka është prishur sepse skuadra e shkodranit ka pësuar një gol në fund të lojës. Me atë humbje Jiangsu Sainti del nga lufta për trofeun e kupës edhe pse në shkurt kishte fituar Superkupën. Dy javë më parë sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi, i cili aktivizohet në kampionatin kinez të futbollit. ka realizuar dy gola të tjerë në ndeshjen e kampionatit kinez. Ai ka qenë protagonisti i fitores në shtëpi për skuadrën e tij, Jiangsu, me rezultatin 3-0 ndaj Qingado Jonon. Salihi ngjitet në kuotën 9 golave në kampionatin kinez. Po t’u shtosh edhe golat në Superkupë dhe në Championsin aziatik, 4 të tillë, deri tani Hamdi Salihi ka shënuar 13 gola në Kinë, jo pak për një sulmues që luan për herë të parë. Duke parë ritmin e golave të shënuar, pra 9 gola në 16 ndeshje, Salihi mund të bëhet edhe kandidat për “Këpucën e Artë”, edhe pse konkurrenca është shumë e madhe. Kujtojmë që sulmuesi shkodran ka shënuar 10 gola në 43 ndeshje me Kombëtaren por 7 nga golat e tij kanë qenë trepikësh dhe ai ka rezultuar njeriu i ndeshjes. Në këtë fushatë kualifikuese, pika kulminante e Salihit ishte goli i fitores në Oslo ndaj Norvegjisë, një gol që përveç ekzekutimit kishte një meritë të veçantë edhe për mënyrën se si u ndërtua.

Reali dhe Barcelona nën hetim

ku nga debutues dhe surprizë e superiores, Kukësi u shndërrua në realitetin më të bukur të futbollit shqiptar edhe në aventurën europiane, pritet të shpërblehet me kualfikimin në fazën play-off të Europa Ligë, ku shorti mund t’i vërë përballë nënkampiones se Shqipërisë emra sugjestionues si Totenham, Dinamo Kiev apo Fiorentina. Pavarësisht diferencave të ndjeshme në cilësi dhe buxhet, formacioni që drejtohet nga Armando Cungu beson se më një lojë të mirëorganizuar

në mbrojtje mund t’i bëjë ballë furisë së Metalurgut, që do të kërkojë hakmarrjen për humbjen turpëruese në Tiranë. Trajneri shkodran për fat të keq nuk do të ketë në dispozicion argjentinasin Lukas Malakarne, i cili nuk arriti të riaftësohej në kohë për këtë sfidë. Në një rreshtim mbrojtës 4-2-31, vetëm sulmuesi serb Llazar Popoviç do të ketë mundësi të kalojë vijën e mesit të fushës. Portieri Halilaj, heroi i kualifikimit me Sarajevon mbetet titullar i padiskutueshëm në

portë, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Peqini, Brahja, Mallota dhe Hallaçi. Erando Karabeci dhe Igli Allmuça pritet të formojnë murin para mbrojtjes, Progni dhe Hoxha do të mbulojnë krahët e mesfushës, ndërsa Alikaj mund të tentojë në momente të veçanta t’i vijë në ndihmë sulmuesit Popoviç. Sytë dhe veshët e tifozëve shqiptarë për të paktën 90 minuta do të jenë të drejtuara nga “Metalurg Stadium”, aty ky Kukësi ka shansin të bëjë krenar një komb të tërë.

Pejiç rrezikon dëbimin nga Skënderbeu Kartoni i kuq i marrë nga Pero Pejiç 10 minuta nga starti i pjesës së dytë la shije të hidhur të drejtuesit e Skënderbeut, e konsiderojnë si Shkaktarin kryesor për eliminimin nga Championsi, edhe pse deri në ato momente 30-vjeçari tregoi një formë shumë të mirë. Shenjat e nervozizmit në fushë, por edhe mosmarrëveshjet gjatë

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

vendosur të mos flas për një çështje të tillë. Unë kam vendosur të mos flas. Në dorë kam një skuadër shumë të mirë dhe jam tepër i lumtur me grupin që kam në shërbim”, ka thënë Ançeloti. Kaka Ançeloti është ngacmuar edhe për mesfushorin Rikardo Kaka. Trajneri italian është shfaqur i qetë dhe i kënaqur me punën e bërë nga braziliani gjatë kësaj kohe. “Kaka po punon mirë, por i duhet dhe pak kohë për të kapur mirë veten. E rëndësishme është se lojtari ndihet i kënaqur. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Pepen. Kam biseduar me të dhe ia kam bërë të qartë se ai është një lojtar i rëndësishëm për Realin. Është një mbrojtës shumë i fortë dhe jam i bindur se do të vazhdojë me Realin”, ka thënë tekniku italian.

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

fazës përgatitore që kulmuan me largimin për provë në Kinë pa lejen e drejtuesve, kanë çuar në ftohjen e marrëdhënieve. Pozicioni i sulmuesit kroat kompromentohet edhe nga zërat e fundit që flasin për një transferim të mundshëm në Korçë të Migen Memellit, i cili u largua nga Flamurtari për shkak të problemeve financiare të skuadrës vlonjate.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Nëse për UEFA-n nuk ka asnjë gjë të keqe që Barcelona paguan rreth 60 milionë Euro për një sulmues, ndërsa Reali dyfishin për një tjetër, Komisioni Europian hap një hetim ndaj dy klubeve për të kuptuar shkaqet e vërteta pse dy gjigandët e Spanjës paguajnë më pak taksa se një kompani pastrimi. Barcelona dhe Reali janë shoqëri jofitimprurëse dhe në këtë rast limitohen shumë në detyrimet ndaj shtetit. E gjithë çështja qëndron në këtë pikë sepse dyshimet qëndrojnë si hije mbi kokën e shoqërive që tashmë duhet të bëjnë transparencë ndaj ekzekutivit evropian. Dy klubet në fjalë bashkë me Athletiko Madridin e Osasunan janë 4 shoqëritë e vetme që janë lejuar të mbijetojnë si shoqata jo fitimprurëse, ndërsa skuadrat e tjera janë detyruar prej kohësh te kthehen në sh.p.k. Një situatë e tillë sjell avantazhe të mëdha në linjën detyrimeve fiskale. Sa për të marrë një shembull...një shoqëri si Reali i Madridit paguan vetëm 25 % të taksave, 10 % më pak se një shoqëri e pastrimi. Një nyjë e dyshimtë kjo rreth së cilës Komisioni Europian synon të hedhë dritë, pasi në këndvështrimin e institucionit drejtues më të lartë evropian, asnjë shoqëri nuk duhet të gëzojë status të privilegjuar në gjirin e Bashkimit Europian.

Barça 40 milionë për Luiz, Çelsi refuzon Barcelona ka vendosur të dalë me një ofertë zyrtare për Çelsin në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit David Luiz. Lajmi është bërë i ditur nga rrjeti mediatik britanik “Sky Sports”. Sakaq, gazeta tjetër britanike “Daily Star” madje ka bërë të ditur dhe çmimin që Barcelona është gati të paguajë për brazilianin. Ajo llogaritet në 40 milionë euro. Braziliani i Çelsit, fitues i Kupës së Konfederatave me Brazilin është përzgjedhur nga katalanasit si përforcimi i duhur për mbrojtjen. Kjo konfirmohet dhe nga fakti se të shtunën e kaluar zëvendëspresidenti ekonomik i Barcelonës, Havie Faus deklaronte: “Paratë nuk do të jenë një problem për të firmosur me një mbrojtës”. David Luiz ka një kontratë deri në vitin 2017 me Çelsin dhe Murinjo vetëm dy ditë më parë doli në konferencë duke theksuar se lojtari nuk është në shitje, pasi sipas portugezit, David Luiz është ambientuar mjaft mirë me skemat e lojës së Murinjos. Edhe pse një ofertë e majme, duket se në Londër kanë vendosur ta refuzojnë fillimisht. Por edhe pas kësaj deklarate të klubit londinez, në Barcelonë nuk kanë ndër mend të dorëzohen për mbrojtësin brazilian.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E hënë 5 gusht 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.