Metropol 8 korrik

Page 1

»8

UDHËTIM NË HISTORI

I vogli muze i madh i Durrësit. Mes vëzhgimit të inventarit E HËNË

8 KORRIK 2013

VITI IX, NR. 3021 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Virozat e stinës

Regjimet totalitare dhe Fluks vizitash të vërtetat e fshehura në QSUT, sallat pa

BOTE & HISTORI

• Eduard Snouden një marrëdhënie e domosdoshme • Rikthimi i vëllait të madh gjyqet sekretë? • Kush e vrau Presidentin Lech Kaczyns? »13-17

»5

kushte për pacientët

NIS PËRBALLJA Basha: TOKAT E 7501

Si do të veprohet pas ndryshimit të qeverive

Do të mbrojmë administratën

Afatet që do të ndiqen për të kërkuar pronësinë, si dhe për verifikimin e sipërfaqeve të marra me shkelje të ligjit

PS nis diskutimet me aleatët dhe krerët për ndryshimin e drejtorëve

»4

FLET ALKET RIZAI

»2-3

Nuk kam asjnë lidhje me të arratisurit nga burgu Policia greke humbet gjurmët e katër shqiptarëve. Pas përplasjeve me armë zhduken në male dhe shpellat e largëta »7

Opinion Nga ARTAN DUKA

Një “kasko” për rilindjen

»10

Nga HALIL RAMA

Ridimendsionimi i vlerave të së djathtës »10

PESË VJET NË UNESCO

»6

Berati i lashtë nën perden e rëndë të shkatërrimit

LUFTA E DYTË BOTËRORE

Emrat e komandantëve italianë që u akuzuan për krime lufte dhe burgosje Majorët dhe komandatët që morën pjesë në masakrat në Shqipëri. Rruga që ndiqnin për të bërë bashkëpunues krerët e vendit »18-19

ISH-USHTARAKËT

ISSH miraton emrat e rezervistëve që do të përfitojnë pensionin Tabela e plotë me 267 emrat, që marrin pension të plotë pleqërie ose familjare sipas ligjit të ri

»6

HETIMET DURRËS-SARANDË

KLSH: Kallëzim penal për 2 nënkryetarë dhe 9 punonjës të bashkive bregdetare

»4


02

« POLITIKË

E hënë 8 korrik 2013 •

PËRVOJA POLITIKE: “RAMËN DO TA MUND SËRISH, SIÇ E MUNDA NË BASHKINË E TIRANËS”

“Do të mbrojmë punonjësit e administratës civile” Basha takim elektoral me strukturat e Partisë Demokratike në Gjirokastër Ervin Koçi

K

andidati për kryetar të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar dje turin e takimeve elektorale brenda strukturave të PD-së në Gjirokastër, nga ku i bëri apel mazhorancës së re që të mos shkarkojë asnjë punonjës administrate në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas tij, i gjithë grupi parlamentar i PD-së do të ushtrojë presionin e tij në mbrojtje të gjithë punonjësve të administratës, të cilët ndihen të kërcënuar për vendin e tyre të punës nga ndryshimi i pushteteve. “Çdo anëtar i shërbimit civil, të administratës publike që preket nga arroganca, abuzivizmi dhe arbitrariteti i mazhorancës së ardhshme duhet dhe do të përballet me pikëpamjen time, me një forcë politike që jo vetëm ngre zërin, denoncon, evidenton, por është gati që me mjete juridike, politike dhe të gjithanshme t’i paraqesë faturën financiare ligjore dhe politike për çdo veprim arbitrar në raport me administratën publike. Dhe ky është një zotim imi, por është po kështu një domosdoshmëri e veprimit tonë të menjëhershëm politik”, - theksoi Basha. Duke folur për kandidimin e tij Basha vuri në dukje eksperiencën e tij si fitues në garat elektorale, ku përmendi edhe fitoren për Bashkinë e Tiranës, në të cilën mundi kryeministrin e ardhshëm Edi Rama. “Në përvojën time si kandidat për deputet, si koordinator për qarkun e tretë më të madh të Shqipërisë për vitin 2009, si kandidat për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, që garova dhe munda ish-shefin e opozitës dhe do ta mundim sërish së bashku ka një dhe vetëm një sekret: mobilizimi total i potencialit tonë. Potencia-

Fushata e Bashës dhe Olldashit

Ndjekësit në “Facebook” urojnë fitoren kandidatëve

OLLDASHI Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Sokol Olldashi nisi fushatën me një takim me demokratët e Ballshit. Ai u ndal së pari tek humbja e zgjedhjeve të 23 qershorit, duke mos përjashtuar veten nga përgjegjësia. Sa i përket fillimit të ri brenda PD, kandidati ka si qëllim rivitalizimin e strukturave në baze të kontributit personal të çdo anëtari. Ai premton realizimin e ndryshimeve statutore, dhe sanksionimin e dorëheqjes në rast humbje jo vetëm për kreun e partisë por deri tek drejtuesi i grupseksionit.

li ynë i mobilizuar i tëri, nga anëtari më i vjetër historik deri tek anëtari më i ri i Partisë Demokratike i motivuar. Është një forcë që e kanë zili kundërshtarët tanë politikë, është një forcë e pathyeshme njerëzore, është forca ku ne do të mbështetemi për fitoren tonë të ardhshme. Po që ta bëjmë këtë duhet të kthejmë kokën se çfarë nuk kemi bërë mirë, të bëjmë atë që s’e kemi bërë mirë dhe të përfitojmë nga përvojat më të mira moderne të partive europiane, për të ndërtuar instrumentin fitues të fushatës së ardhshme elektorale, dhe kjo nis me përfshirjen dhe dëgjimin e çdo anëtari dhe militanti të Partisë Demokratike dhe këtë mund ta kishim bërë më mirë, mund ta kishim bërë shumë më mirë. Menjëherë dhe

paralel me procesin e marrjes së përgjegjësive tona, të analizës sonë, të gjithëpërfshirës së çdo anëtari të Partisë Demokratike në luftën opozitare dhe përpjekjen tonë për ringritje dhe fitore, ne duhet të nisim një front të gjerë bashkëpunimi me çdo qytetar shqiptar që e ndien sot dhe shumë më tepër do ta ndiejnë nesër, se në fakt ne jemi opozita në krah të mazhorancës së qytetarëve shqiptarë, dhe kjo mazhorancë shumë shpejt do të faktojë se është në opozitë të plotë me interesin publik dhe kombëtar të shqiptarëve”, - pohoi ai. Basha është në garë për postin e kryetarit të PD-së së bashku me deputetin Sokol Olldashi, pasi këto janë edhe kandidaturat potenciale për të marrë drejtimin e selisë blu.

Me fillimin e fushatës brenda strukturave të Partisë Demokratike dy kandidatët kryesorë kanë filluar edhe publikimin e fushatës në faqet e tyre në rrjetin social “Facebook”. Ashtu siç u bë edhe me fushatën e zgjedhjeve parlamentare, kandidatët për kreun e PD-së kanë marrë një numër të konsiderueshëm reagimesh nga ndjekësit e tyre. Këto komente janë të gjitha pozitive për kandidatin. Konkretisht Basha është kandidati që ka publikuar më shumë takime në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, ku përveç pasqyrimit të fushatës ka publikuar edhe njoftimet për organizimin e tyre, dhe kjo ka sjell edhe një numër të lartë komentesh. Në çdo postim numërohen mesatarisht nga 140 komente, ku të gjithë i urojnë kandidatit Basha fitoren për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. E njëjta situatë paraqitet edhe në profilin e kandidatit Sokol Olldashi, që në të vetmin postim që ka bërë për pasqyrimin e fushatës, takimet në qarkun e Fierit, ka marrë rreth 140 komente, ku i urojnë fitoren e garës për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Gara për kryetarin e ri të Partisë Demokratike u hap rreth një javë më parë, kur filluan dhe depozitimet e kërkesave të para. Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike ditën e enjte u bë mbyllja e kandidimeve, ku në garë dolën 4 anëtarë të PD-së. Gjatë fjalës së tij kryetari i dorëhequr i PD-së, Sali Berisha, theksoi se dy kandidaturat potenciale për të drejtuar këtë parti janë Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, dy nga figurat kryesorë të demokratëve. Por rezultati i zgjedhjeve brenda strukturave të partisë do të bëhet me dije më datën 22 korrik, kur do të votohet për liderin e ri të demokratëve.

CERTIFIKIMI I ZGJEDHJEVE DHE SHPËRNDARJA E MANDATEVE, PROCESI DREJT TEJZGJATJES

Ankimet zgjedhore, KQZ merr në shqyrtim vetëm 1 çështje Pranohet kërkesa e LZHK-së, shtyhet ajo e Mediut për Shkodrën dhe PPKD • Shpërndarja e mandateve pritet të jetë çështja në të cilën Kolegji Zgjedhor të ngec në procedurat ankimuese, pasi ky institucion nuk ka një administratë të tijin për të bërë këtë gjë. Në këtë mënyrë Kolegji Zgjedhor mund të marrë vendim që këtë çështje ta zgjidhë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht se ky institucion nuk ka numrin e nevojshëm të anëtarëve. Ky vendim i kolegjit mund të vijë pasi Kodi Zgjedhor e ka lënë një hapësirë të tillë.

Nxjerrja e rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve po shkon në tejzgjatje. Pavarësisht se ishte paralajmëruar, KQZ-ja pas përfundimit të procesit të numërimit të votave pohoi se certifikimi i zgjedhjeve do të vijojë me shpejtësinë maksimale, por ku jemi rreth 15 ditë pas datës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka miratuar tabelën e rezultateve të zgjedhjeve. Për ta bërë këtë e vetmja zgjidhje ka mbetur Kolegji Zgjedhor, por edhe ky institucion nuk mund t’i marrë çështjet në ngarkim pa pasur më parë një ankesë nga ana e subjekteve zgjedhore. Deri tani në KQZ është

depozituar vetëm një kërkesë nga ana e partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, pasi dy ankesa të bëra më parë nuk janë marrë në proces nga KQZ-ja. Ankesa e LZHK-së u shty për shkak të plotësimit të dokumentacionit, pasi në kërkesë nuk ishin bashkëlidhur tabelat përmbledhëse të rezultateve të KQZ-së, në këtë mënyrë edhe kjo ankesë mbetet ende pezull. Një çështje tjetër që po zgjat procesin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve është dhe miratimi i tabelave përfundimtare të rezultateve nëpër KZAZ-të e të gjithë vendit. Deri ani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar

tabletat e rezultateve për 9 qarqe dhe dy të tjera pritet që t’i miratojë sot në mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të miratohen tabelat e qarkut të Tiranës dhe Gjirokastër, ku rezultati i zgjedhjeve është vulosur dhe nuk mund të ndryshohet, pavarësisht ankimeve të subjekteve zgjedhore. Me miratimin e rezultateve të këtyre dy qarqeve pritet të bëhet dhe votimi i rezultatit për qarkun e Lezhës dhe më pas të fillojnë procedurat e ankimit nga ana e subjekteve zgjedhore, në mënyrë që Kolegji të fillojë punën për të bërë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve si dhe shpërndarjen e mandateve.


POLITIKË • E hënë 8 korrik 2013

»

03

KRYEMINISTRI I RI PREMTON PLAN RREGULLUES PËR VLORËN, NIS KONKURSI

Rama: Do të shembim ndërtimet e paligjshme Kreu socialist zhvillon takim me elektoratin ku u votua deputet Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke u rikthyer në takim me zgjedhësit e tij në Vlorë, theksoi se do të marrë të gjitha masat për shembjen e ndërtimeve të paligjshme në bregdet. Ai ka diskutuar me të zgjedhurit vendorë mbi konkursin ndërkombëtar që do të zhvillohet mbi planin e zhvillimit të qarkut dhe aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet pas marrjes së mandatit si kryeministër. Rama ka shkruar në rrjetin social “Tëitter” se “pas katër vjetësh ndërtimet pa leje në breg do të jenë një ëndërr e keqe”. “Mesazhi është i qartë: kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet duhet të ndalet, sepse pa asnjë dyshim po i çon paratë në det”, - ka nënvizuar Rama, që shton se “në vijën bregdetare të Shqipërisë do të bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë”. Më tej Rama

njoftoi se çdo deputet socialist do të ketë tryezën e tij përkatëse në qarkun ku është votuar. “Në Vlorë prej shtatorit do të kem edhe zyrën e deputetit me një strukturë standarde, që do ta ketë çdo zyrë deputeti socialist në çdo qark”, - është shprehur Rama. Vetëm dy ditë më parë Rama ka zhvilluar një takim me elektoratin në sheshin “Pavarësia” të këtij qyteti. Në këtë festim ishte dhe kreu i PS-së, njëherësh deputet i zgjedhur në Vlorë, i shoqëruar njëkohësisht me të gjithë deputetët që fituan në zgjedhjet e 23 qershorit. Deputetët e Vlorës të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit përshëndetën vlonjatët dhe falënderuan të gjithë socialistët që kontribuuan për fitoren. Duke falënderuar qytetarët vlonjatë për mbështetjen kreu i PS-së tha: “Pas dy muajsh ne do të përbal-

lemi me një realitet të rrënueshëm në të gjithë Shqipërinë. Fitorja e 23 qershorit ka një kuptim të qartë. Njerëzit nuk votuan për të hequr disa dhe për të rivendosur disa të tjerë, por për të rindërtuar jetën shoqërore të vendit. Njerëzit bënë një revolucion të heshtur me votë.” Duke u ndalur te situata në të cilën ndodhet vendi, kreu i PS-së tha: “Kundërshtari ynë na ka bërë një dhuratë shumë të çmuar: na ka lënë në tavolinë një libër të trashë të mbushur me gabimet e tij. Dhe ne duhet ta lexojmë për të parë gabimet e tij, dhe ne do punojmë për të realizuar angazhimet tona për vendin dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Ne do të punojmë për Vlorën, qytetin e themeleve të vendit, për ta kthyer në një nga portat më të bukura të Mesdheut”, - tha Rama.

KAMPI SOCIALIST MES NEGOCIATAVE DHE AFRIMIT TË NJERËZVE TË RINJ

PS në proces për emërimet në administratë Debatet mes zgjerimit të administratës dhe qeverisë së vogël

A

frimi dhe përfaqësimi në administratë i kontribuesve në fitoren e 23 qershorit do të jetë një proces për të cilin lidershipi socialist ka parapërgatitur dhe mënyrën se si ai do të zhvillohet. Me ardhjen në pushtet të qeverisë së drejtuar nga Partia Socialiste pritet që gradualisht në të gjitha hallkat e qeverisjes të mund të bëjnë dhe rotacionin. I pashmangshëm ky rotacion për postet politike, por deri diku dhe për nëpunësit me apo pa statusin e shërbimit civil, pritet që të jetësohet pasi qeveria e re të nisë punën në shtatorin e afërt. Edhe pse prioritet aktualisht është pikërisht akordi me aleatët për përfaqësimin në ekzekutivin e ri dhe në të gjitha nivelet e tij. Hapja e dyerve të Partisë Socialiste është një proces që u zyrtarizua nga vetë Rama dhe do të bëjë të mundur afrimin e jo pak njerëzve që deri tani nuk kanë qenë të përfshirë në radhët e majta, por që kanë kontribuar në fitoren e kampit të majtë në 23 qershor, duke e votuar atë. Por burime pranë kësaj partie bënë me dije se përmes kësaj hapjeje strukturat socialiste dhe përfaqësuesit e saj ofrojnë njerëzit që përkundrejt votës u kanë premtuar dhe përfitimet kundrejt saj. Kështu, edhe pse aktualisht lidershipi socialist është i angazhuar ende jozyrtarisht me negociatat për ndarjen e posteve ministrore me aleatët e majtë, kryesisht me atë kryesore, LSI-në, udhëzimet për strukturat socialiste janë të qarta. Duke synuar që hatërmbetjet dhe pakënaqësitë të jenë sa më të minimizuara, PS-ja pritet që të kontaktojë nga afër përfaqësues të grupeve të ndryshme shoqërore me qëllim listimin e emrave paraprakë që do të mund të jenë jo vetëm në nivele drejtuese, por dhe nëpunës të thjeshtë të administratës publike. Këtij procesi do t’i vijë në ndihmë dhe ndryshimi i formatit të kabinetit qeveritar, ku së

bashku me shtimin e ministrive do të bëhet e mundur dhe shtimi i drejtorive përkatëse. Ligji për nëpunësin civil, që pritet të nisë zbatimin nga 1 tetori 2013, vendim i miratuar me konsensus nga mazhoranca dhe opozita aktuale që përpara zgjedhjeve të 23 qershorit, përcakton rregullat e reja për funksionimin, rekrutimin, ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, ngritjen dhe uljen në detyrë, apo mbajtjen e pozicionit të punës në administratën publike. Përmes këtij ligji mazhoranca që pritet të përbëjë Kuvendin e ri të shtatorit do ta ketë më të lehtë rotacionin në administratën e re në të gjitha nivelet e saj. Në ligjin e miratuar në parim përcaktohet se nëpunësit ekzistues që janë të punësuar në pozicione të nivelit të lartë drejtues, pjesë të shërbimit civil, në institucionet në varësi të kryeministrit apo një ministri detyrohen t’u nënshtrohen procedurave të pranimit në TND (trupa e nivelit drejtues) brenda një viti nga bërja efektive e këtij ligji. Në rast se këta nëpunës nuk emërohen si anëtarë të TND-së në përfundim të kësaj periudhe, marrëdhënia e tyre përfundon për shkak të ligjit. Megjithatë dhe vetë skema për zgjerimin e posteve ministrore si dhe të drejtorive do të hasë në një tjetër vështirësi. Kjo jo vetëm për shkak të kostove financiare, por dhe prej vetë presionit që ka ardhur në rritje për një qeveri të vogël, kërkesë që ka gjetur mbështetjen dhe nga vetë deputetët e PS-së. Ndërkohë që zgjedhja e një formule që ndan legjislativin nga ekzekutivi, sipas së cilës ministrat nuk do të jenë deputetë, do ta bëjë edhe më të vështirë ndërhyrjen me dore të fortë prej ministrave, si dhe do të rrisë presionin e deputetëve për të plotësuar kërkesat që mbështetësit e tyre kanë për punësim.

IEKA

INSTITUTI I EKSPERTËVE KONTABËL TË AUTORIZUAR Institute of Authorized Chartered Accountants of Albania

NJOFTIM PËR VEND PUNE Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) kërkon të përzgjedhë për pozicionin e punës:

DREJTOR EKZEKUTIV Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme: 1. Të ketë figurë të pastër morale 2. Të ketë diplomë të shkollës së lartë në fushën e ekonomisë ose jurisprudencës 3. Të ketë njohuri në fushën e auditimit ligjor e të kontabilitetit 4. Të ketë experiencë pune në drejtim/manaxhim ose të ngjashme jo më pak se sa 5 vjet 5. Të njohë mirë një gjuhë të BE, preferohet gjuha angleze Lista e dokumentave që duhet të dorëzohen: 1. CV personale 2. Dëshmi penaliteti 3. Diplomë e shkollës së lartë 4. Dëshmi e gjuhës së huaj 5. Trajnime apo specializime të ndryshme në fushën e auditimit ligjor apo të kontabilitetit 6. Studime apo botime të kryera në fushën ekonomike 7. Letra rekomandimi nga punëdhënësit e mëparshëm Të interesuarit të dërgojnë dokumentat e mësipërme brenda datës 15.07.2013 në adresën: IEKA, Rr. e Elbasanit, Pallati Edil Al-It, Zyra 321, P.O.Box 1437, Tiranë.

DORËHIQET MUSLIA

Deputeti i sapozgjedhur merr dhe kreun e PKD-së Partia Kristiandemokrate pas fitimit të një mandati në parlamentin shqiptar ka nisur veprimet e para politike. Duket se kryetari i kësaj force politike ka qenë i detyruar të japë dorëheqjen nga posti i tij për t’ia kaluar të drejtën deputetit të votuar në Shkodër Mark Frroku. Një tërheqje kjo e detyruar, me sa duket për shkak se drejtimi i përket atij që ka fituar mandatin në parlament. “Partia Kristiandemokrate zhvilloi mbledhjen e Këshillit të saj Kombëtar, ku në qendër të tij ishte analiza e detajuar dhe e thellë e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, ku kjo parti fitoi mandatin e një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të përfaqësohet nga Mark Frroku, deputet i qarkut të Shkodrës. Fillimisht Këshilli pranoi aktin e dorëheqjes nga posti i kryetarit të PKD-së të Dhimitër Muslisë dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë nga sekretari i përgjithshëm njëkohësisht dhe deputet, Mark Frroku”, - thuhet në një njoftim të dhënë dje për mediet. Më pas Këshilli Kombëtar i PKD-së mori në shqyrtim edhe propozimet e bëra nga kryesia aktuale e partisë, si dhe diskutoi mbi datën e mbajtjes së kongresit të PKD-së, nga i cili do të dalin strukturat e reja drejtuese për të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë ende nuk është e qartë nëse kjo forcë e re politike do të jetë e përfaqësuar me ministri në qeverinë e re. Burimet bëjnë të ditur se, nëse nuk do të kenë post ministror, PDK-ja mund të ketë një shtrirje më të gjerë në postet zëvendësministrore dhe drejtorët e drejtorive.


04

« EKONOMI

E hënë 8 korrik 2013 •

PËRFITIMET PËR PRONARËT E TOKAVE BUJQËSORE NË VEND

Ish-NB-të, ja kush merr tapinë deri në fund të vitit 2013 Brikena Dervishaj

F

ermerët që kanë në përdorim prej vitesh toka të ish-ndërmarrjeve bujqësore kanë afat deri në nëntor për tapitë e premtuara. Afati për aplikim sipas vendimeve të miratuara nga qeveria “Berisha” është deri në fund të nëntorit. Por nuk dihet nëse ato do të merren parasysh nga ana qeveria e re. Këtë javë pritet të ketë një raportim të ecurisë së këtij procesi në të gjithë vendin pranë Ministrisë së Bujqësisë lidhur me zbatimin e aplikimeve të bëra nga të interesuarit në komuna dhe bashki. Në fakt, koordinimi me këto hallka të pushtetit vendor bëhet nga prefekturat lidhur me aplikimet për marrjen e tapive si dhe me mënyrën se si po realizohet procesi. Burime zyrtare nga Ministria e Bujqësisë theksojnë se situata parazgjedhore dhe paszgjedhore e ka stopuar disi këtë proces, pasi komunat dhe bashkitë kanë qenë të angazhuara me fushatën elektorale, por gjithsesi afati për aplikimin është deri në fund të nëntorit. Vendimet Irfan Torelli, drejtor i përgjithshëm i Mbrojtjes së Tokës në Ministrinë e Bujqësisë, ka bërë me dije se cilat janë zonat ku janë të përqendruara këto toka, si dhe detajon të gjithë procesin dhe hipotekimin në vijimësi. Dy vendimet e fundit, që tashmë kanë hyrë në fuqi, sanksionojnë në mënyrë të qartë procedurat që duhet të ndiqen nga pushteti vendor për dokumentimin dhe administrimin

PROCESI Pas daljes së vendimit të qeverisë për procedurat e plotësimit të akteve të pronësisë për ish-kooperativat bujqësore dhe ish-ndërmarrjet bujqësore, komunat dhe bashkitë do të nisin zyrtarisht afishimin e njoftimit. Të interesuarit, përdoruesit faktikë të tokës bujqësore të ish-kooperativës bujqësore që nuk janë pajisur me AMTP kanë afat 45 ditë që të paraqesin në komunë apo bashki dosjen me dokumentacionin e nevojshëm. Në fund të procesit ata do të marrin këtë tapi, e cila është paraqitur në faksimile dhe përgatitet në katër kopje nga administrata vendore pranë së cilës do të aplikojë i interesuari. AMTP-ja plotësohet në katër kopje origjinale për çdo ngastër të dhënë në pronësi dhe në dokument shkruhen të gjithë bashkëpronarët.

e kërkesave që konkludon në fund me plotësimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi. Zbatimi me korrektesë i vendimeve të mësipërme mbyll një herë e mirë plotësimin me tituj pronësie të familjeve bujqësore që aktualisht e përdorin tokën si mjetin themelor për jetesën e tyre”, - thotë Torelli. Sipas tij, janë njësitë vendore ato që do të merren me këtë proces, mbledhjen e dokumentacionit dhe verifikimin e tyre deri në marrjen e titujve të pronësisë. “Nëse flasim për tokat e koopera-

tivave bujqësore, këtu përfshihen disa rrethe të vendit, por kryesisht në zonën verilindore. Rastet më tipike janë Malësia e Madhe, Tropoja, Hasi dhe Kukësi, ndërsa kategoria e ish-punonjësve të ndërmarrjeve bujqësore është e shpërndarë, por rastet më tipike janë në ish-ndërmarrjen e Patosit, Krujë, Vlorë e në disa qarqe të tjera. Kostot janë simbolike. Vendimet përcaktojnë në mënyrë të qartë se subjektet kërkuese krahas kërkesës duhet të depozitojnë edhe planvendosjen e parcelave që

kanë në përdorim”, - thekson ai. Shqetësimi Nisma për këtë ligj erdhi së pari nga shqetësimet e vetë familjeve bujqësore, problemi i të cilave nuk është zgjidhur për 20 vjet. Në kategorinë e përfituesve përjashtohen ish-themeluesit e fermave. Përfitimet për pronarët dhe për shoqërinë janë të mëdha, sepse të gjitha subjektet e këtij procesi do ta gëzojnë pronën bazuar mbi dokumente, ata mund ta shesin, ta trashëgojnë dhe ta lënë si kolateral sipas normave ligjore.

NË DURRËS DËMI EKONOMIK ËSHTË 26 MILIONË LEKË, KONTROLLI 2003-2011

Kallëzim penal për 2 nënkryetarë e 9 punonjës KLSH: Shkelje në Bashkinë e Durrësit dhe atë të Sarandës Kontrolli i Lartë i Shtetit dërgon për kallëzim penal dy zëvendëskryetarë të Bashkisë së Durrësit, 9 punonjës të Bashkisë së Durrës dhe ishkryetarin e Bashkisë së Sarandës. KLSH-ja bën me dije se gjatë audit të bërë në Bashkitë Durrës dhe të Sarandës janë konstatuar një sërë shkeljesh të rënda ligjore gjatë periudhës 2003-2011. Sipas KLSHsë, në Bashkinë e Durrësit janë konstatuar shkelje në procedurat e prokurimit në rikonstruksionin e bulevardit “Dyrrah” në vitin 2011 dhe prokurimin e projektit “Gjelbërimi në qytet”, zhvilluar më 2012. Sipas KLSH-së, dëmi ekonomik është 19 milionë lekë në rikonstruksionin e bulevardit dhe 7 milionë lekë në gjelbërimin e

qytetit. “Në të dyja prokurimet shkeljen kryesore e përbën fakti që komisioni i vlerësimit të ofertave ka skualifikuar operatorët ekonomikë me ofertë më të ulët dhe ka kualifikuar padrejtësisht operatorët me vlerë më të lartë, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm ekonomik Bashkisë”, - thuhet në njoftimin e KLSH-së. “Për shkeljet në prokurimin për projektit “Gjelbërimi në qytet”, me dëm ekonomik në vlerën 7 084 896 lekë, mbajnë përgjegjësi A. Ç., zv.kryetar i Bashkisë, në cilësinë e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe E.K. e K. T. në cilësinë e anëtarëve të komisionit, të cilët kanë kualifikuar padrejtësisht operatorët

ekonomikë, veprime që referuar përmbajtjes së dispozitës penale, neni 258 i Kodit Penal, mbartin elemente të veprës penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,

- thotë KLSH-ja. Nga auditimi KLSH-ja konstatoi shkelje të akteve ligjore në fuqi për llogaritjen dhe arkëtimin e taksave vendore, duke i shkaktuar dëm ekonomik Buxhetit të Bashkisë në masën 110 milionë lekë.

Ka një rritje prej 2-3 herë të kërkesave

Konfindustria: Kriza, mundësi fitimi për ekonomitë si Shqipëria Konfindustria vlerëson se kriza globale në vendet e zhvilluara të BE-së si dhe Itali e Greqi paraqet mundësi të mira përfitimi për ekonomitë në zhvillim sikurse është Shqipëria. Sipas Gjergj Buxhukut, administrator i Kofindustrisë, arsyeja është se ka shtim të gatishmërisë së bizneseve të kapura nga kriza për të transferuar kapitale jashtë vendit të tyre. “Mbështetur në të dhënat e ardhura pranë saj, Konfindustria vlerëson se fluksi i interesit dhe kërkesave për të investuar në Shqipëri nga financime të huaja është rritur ndjeshëm nga viti në vit me vazhdimin e krizës globale”, - thekson Gjergj Buxhuku. Në raportin krahasimor të 5-mujorit të vitit 2013 me periudhën përkatëse të vitit

paraardhës të kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë rezulton se ka një rritje prej 2-3 herë të kërkesave nga bizneset e huaja për të investuar në Shqipëri. “Shkaqet e interesit në rritje të investimeve të huaja në Shqipëri janë plotësimi dhe mbyllja e tregjeve të vendeve të BE-së nga kriza financiare globale, tërheqja nga sistemi fiskal favorizues me taksa të ulëta, sistemi konkurrues i pagave dhe zmadhimi i tregut të Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi si pasojë e investimeve të rëndësishme në infrastrukturën rrugore dhe portuale, perspektiva e përfshirjes së Shqipërisë në projektet e linjave ndërkombëtare të gazit, energjisë, infrastrukturës”, - tha Buxhuku.

Të ardhurat e grumbulluara

Eksportet, edhe 5,1 milionë euro nga shitja e energjisë në maj Në arkën e KESH-it deri tani janë derdhur 5,1 milionë euro nga eksporti i 87 600 megavat-orë energji elektrike në 15-ditëshin e dytë të majit drejt vendeve të rajonit. KESH-i bën të ditur se çmimi i shitjes të eksportit luhatet nga 57 euro në 66 euro për megavat-orë dhe që prej fillimit të eksportit drejt rajonit tranzitohen 6 milionë kilovatorë në ditë. KESH-i pohon se situata hidrike në vend është e kënaqshme dhe HEC-i i liqenit të Fierzës po punon me 2 agregate, ndërkohë që ka rezervë energjetike edhe për furnizimin 24 orë në pikun e sezonit turistik, kur konsumi është më i madh, po aq sa në pikun e stinës së dimrit. Aktualisht KESH-i ka një rezervë energjetike rreth 1,4 miliard kilovat-orë, e cila sipas

Korporatës garanton një verë të qetë. Mësohet se situata po menaxhohet në bazë të rregullores dhe ka një gatishmëri të plotë të agregateve në të gjitha hidrocentralet dhe këto vendosen në punë sipas nevojës së vendit. Nuk po prodhohet me kapacitet të plotë, sepse nuk ka një konsum të madh. Konsumi ditor arrin në 17 milionë kilovat-orë dhe vetë Korporata po prodhon më shumë se 8 milionë kilovat-orë energji në ditë. Përmirësimi i situatës hidrike në kaskadën e Drinit dhe ulja e konsumit ka ndikuar që KESH-i të nisë eksportin e energjisë në Kosovë me rreth 5 milionë kilovat-orë në ditë. Prodhimi vendas i energjisë po sigurohet me HEC-et e Komanit dhe të Vaut të Dejës si dhe nga hidrocentralet e vogla vendore.

Për përfitimin e subvencioneve të qeverisë

Krijimi i kooperativave, nisma më e re e fermerëve për tregun Krijimi i kooperativave të para bujqësore është një mundësi që fermerët të gjejnë tregje, si dhe të rritin prodhimin. Në të gjithë vendin janë krijuar deri tani 9 kooperativa, kryesisht në kultivimin e perimeve, bimëve medicinale, frutikulturë dhe ullishte. Tatjana Dishnica, drejtoreshë e Shërbimit Këshillimor dhe Informacionit në Ministrinë e Bujqësisë, shprehet për mediet lidhur me zonat ku janë ngritur këto kooperativa. “Drejtimi i aktivitetit të tyre është perime, frutikulturë, blegtori, ullishtari e bimë medicinale. Këto kooperativa u ngritën nga vullneti i fermerëve,

nga bindja që ata kanë për avantazhet, duke mos pasur në prapaskenë asnjë donator”, - tha Tatjana Dishnica. Gjithçka fermerët e kanë financuar vetë, pa mbështetje nga donatorë. Ata kanë bashkuar tokat, kapitalin, pajisjet bujqësore dhe kanë krijuar shoqëritë e bashkimit bujqësor. “Janë të interesuar ta studiojnë tregun, po tregu nuk mund të studiohet nga një, dy apo tre persona, dhe pikërisht kooperativa jep këtë mundësi, këtë alternativë. Njëkohësisht ata drejtojnë dhe mbjelljet. Këto kooperativa janë diametralisht të kundërta me ato që kemi pasur”, - vijon Dishnica.


EKONOMI • E hënë 8 korrik 2013

»

05

MBYLLEN OPERACIONET E PLANIFIKUARA NË QSUT

Fluks pacientësh në QSUT, virozat e stinës, rrethet pa kushte Erta Bode

N

ë Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” dynden pacientë nga të gjitha rrethet. Virozat e stinës dhe helmimet kanë shtuar së tepërmi rastet e pacientëve të prekur, të cilët marrin drejtimin vetëm nga kjo qendër. Faktikisht virozat e stinës së verës, komplikacionet që sjellin në shëndet temperaturat e larta si dhe helmimet, që janë më të shpeshta, kanë zaptuar njerëzit, duke çuar mesatarisht në 80 pacientë në ditë në repartin infektiv në QSUT. Shumë pacientë edhe nga rrethet, sidomos Durrësi, Kavaja dhe Elbasani, për problemet më të vogla drejtohen drejt kësaj Qendre, duke krijuar një fluks pacientësh dhe një punë voluminoze për bluzat e bardha dhe gjithë stafin. Problemi është se spitalet e rretheve nuk kanë kushtet e posaçme dhe në sytë e pacientëve dhe të familjarëve të tyre bluzat e bardha nuk janë aq të besueshëm sa stafi i mjekësisë që punon në Tiranë. Ndërkohë fundjava ka rritur numrin e pacientëve drejt kësaj qendre, duke shënuar rreth 300 pacientë në pavijonet e QSUT-së, ku pavijoni që ka më shumë pacientë është ai i pediatrisë. Në ditë mesatarisht janë shënuar rreth 130 pacientë që i janë drejtuar këtij pavijoni për të marrë mjekimin e duhur. Kuptohet se fëmijët kanë probleme gjatë kësaj stine, që me temperaturat e larta bëhet pothuajse e papërballueshme. Pacientët e vegjël në pjesën më të madhe kanë probleme me virozat, dhimbje barku, të vjella, diarre dhe shumica e rasteve të paraqitura ditën e djeshme kanë qenë edhe me temperaturë. Kryesisht mjekët pediatër pas vizitës u rekomandonin prindërve kujdes më të madh në këto ditë të nxehta si një konsumim sa më të madh të frutave dhe lëngjeve për fëmijë. Pjesa e fëmijëve që ishin sëmurë mbi 4 apo 5 ditë u janë rekomanduar edhe antibiotik, ndërsa numri i rasteve të shtruara ka qenë i ulët në krahasim me fluksin e vizitave. Ndërkohë mbipopullim ka edhe në pavijonin e infektivit. Në këtë spital trajtohen çdo ditë rreth 80-100 raste me simptoma të stinës. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve u përkasin intonacioneve ose helmimeve nga ushqimet e ndryshme. Mjekët infeksionistë shpjegojnë se shumë nga pacientët vijnë të helmuar nga ushqimet që konsumojnë nëpër dasma. Ndërkohë në spitalin e Durrësit duket se situata vazhdon të jetë kritike, ku përpos problemit se ka mungesa të barnave rezonanca e këtij spitali ka dy muaj që ka dalë jashtë funksionit dhe të gjithë pacientët drejtohen drejt Tiranës. Mjekët infeksionitë sqarojnë se ka dhe shumë raste të prekur nga një virozë e stinës,

OPERACIONET Ndërkohë mjekët bëjnë me dije se në datën 8 korrik mbyllin operacionet e planifikuara në QSUT, do të kryhen vetëm operacionet emergjente. Asnjë operacion nuk do të lihet me planifikim për shkak të temperaturave të larta dhe vështirësisë që hasin pacientët në mbylljen e plagëve. Pra, të gjithë ata që kanë nevojë për operacion, por që nuk është rast emergjent, është i detyruar të presë shtatorin, uljen e temperaturave, ose ta kryejë atë në spitalet private, pasi QSUT-ja do të punojë vetëm me operacionet urgjentë. Kështu, operacionet që vijnë nga sëmundje kronike do të presin dhe do bëhet ndërhyrje vetëm në rastet emergjente, si apendiciti, ndërhyrje kardiovaskulare urgjente, heqje dhjamërash etj. Ndërkohë operacionet për mish të huaj, heqje të bajameve, planifikimi për bajpas në zemër do të presin uljen e temperaturave.

Rriten më të shkurtër dhe më të dobët

Çereku i fëmijëve në botë kequshqehen, Shqipëria përmirësime Raporti global i “Save the Children” për vitin 2013, “Ushqimi për mendim”, konstaton se çereku i fëmijëve të botës vuajnë efektet e kequshqyerjes, duke vënë miliona jetë në rrezik, por në Shqipëri ky fenomen dekadën e fundit ka përmirësime. Sipas këtij raporti, fëmijët e kequshqyer kronikë janë mesatarisht rreth 20% më pak të arsimuar se ata që kanë një dietë ushqyese. “Save the Children” thekson se mungesa e vëmendjes mbi ushqyerjen e fëmijëve mund të ndikojë në zhvillimin konjitiv të tyre dhe në efektet e rritjes ekonomike të një vendi. Studimi tregon se mospasja e një diete ushqyese mund të dëmtojë rëndë aftësinë e fëmijës për të lexuar dhe shkruar një fjali të thjeshtë dhe t’u përgjigjet pyetjeve bazë të matematikës në mënyrë të saktë, pavarësisht sasisë dhe cilësisë së shkollimit të marrë. Studimi i “Save the Children” zbuloi se fëmijët e kequshqyer vuajnë pasoja të pakthyeshme: ata rriten më të shkurtër dhe më të dobët, ndërsa truri i tyre mund të mos zhvillohet

tërësisht. Shoqata theksoi nevojën që lufta kundër kequshqyerjes duhet të jetë një prioritet për udhëheqësit e tetë vendeve më të zhvilluara të botës. Një vëmendje kërkohet nga prindërit, të cilët pasi fokusohen në punë kanë humbur interesin ndaj fëmijëve dhe kujdesen më pak për ta. Udhëheqësit do të takohen në Irlandën e Veriut muajin e ardhshëm. Sipas “Analizës së situatës mbi të drejtat e fëmijëve në Shqipëri” të “Save the Children 2012”, statusi i ushqyerjes së fëmijëve shqiptare është përmirësuar gradualisht gjatë dekadës së fundit. Mangësia në rritje për fëmijët nën pesë vjeç ka rënë nga 32 për qind në vitin 2000 në 19 për qind në vitin 2012. Përqindja e fëmijëve me rritje të frenuar ka rënë nga 11 për qind në vitin 2000 në 9 për qind në vitin 2012. Përqindja e fëmijëve nën peshë ka rënë nga 14 për qind në vitin 2000 në 5 për qind në vitin 2012; vetëm 2 për qind janë të rrëgjuar rëndë. 27 për qind e komunitetit rom pohojnë se fëmijët e tyre vuajnë nga kequshqyerja, që vjen nga dieta e varfër.

iranë, prishet një tjetër ndërtim pa leje

Hoxha: Sanksione firmave që ndihmojnë ndërtimet

Njerëzit marrin ilaçe pa kriter

Rakacolli: Kujdes nga tensioni arterial, njerëzit të kontrollohen Hemorragjitë cerebrale janë më të shpeshta në këtë sezon, kur temperaturat kanë arritur pikun duke shkuar edhe në 39 gradë celsius. Mjekët thonë se kanë pasur një shtim të numrit të pacientëve që vuajnë nga tensioni arterial, ndërkohë ngrenë shqetësimin se pacientët duhet të shmangin konsumimin pa kriter të ilaçeve të tensionit, pasi ato mund të sjellin edhe efekte anësore në organizëm. “Ato sëmundje që vëmë re ne më tepër në neurologji janë ato që kanë të bëjnë me komplikacionet e tensionit arterial, që janë ndaj u rekomandon qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm në këtë periudhë, të konsumojnë ushqime të freskëta dhe të ruajtura në kushte frigoriferike. Në këtë periudhë ushqimet duhet të gatuhen në temperaturë 70 gradë celsius dhe pasi nxirren nga frigoriferi ato

sëmundjet e enëve të gjakut të trurit, ose sëmundje, siç thuhet në gjuhën popullore, hemorragji cerebrale. Në stinën e verës ulet tensioni arterial. Zakonisht mund të ngrohen dhe duhen konsumuar, pasi ushqimi nuk mund të ngrohet sërish. Disa nga masat që mjekët rekomandojnë për shmangien e këtyre problemeve janë konsumimi i ujit të sigurt, larja e vazhdueshme e duarve, ruajtja e ushqimeve në frigorifer apo në

ai ulet dhe vetiu, duke qenë se si rezultat i vapës ndodh një zgjerim i enëve të gjakut. Nga zgjerimi i enëve të gjakut bie tensioni dhe në mënyrë natyrale. Njerëzit shpesh nuk janë të sensibilizuar me këtë, duke marr ilaçet e tensionit dhe duke ulur akoma më shumë tensioni arterial”, - tha Mira Rakacolli, mjeke neurologe. Por stina e nxehtë është armiku kryesor i njeriut edhe në humbjen e lëngjeve dhe kripërave, duke bërë në këtë mënyrë që organizmi i pacientëve të jetë më i predispozuar ndaj aksidenteve vaskulare. Prandaj mjekët rekomandojnë kontrollin te mjekët për çdo shqetësim, përpara se të pinë ilaçet e tensionit apo t’i marrin sipas mendjes në farmaci konsumimin e sa më shumë lëngjeve. vende të freskëta, konsumim i freskët i ushqimeve, sidomos atyre me përmbajtje bulmetrash, vezësh, mishi. Moshat më delikate në këtë stinë dhe që kërkojnë më shumë kujdes janë fëmijët dhe ata mbi 55 vjeç, sidomos trupat e shëndetshëm të kësaj moshe.

Bashkia e Tiranës ka vijuar me identifikimin dhe prishjen e objekteve pa leje, të cilat u ndërtuan gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës ka prishur një tjetër ndërtim pa leje në rrugën “Kongresi i Manastirit” në katin e fundit të një pallati 4-katësh. Kreu i Inspektoratit Ndërtimor, Florenc Hoxha, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të mos ndërtojnë pa leje, pasi nuk do të mund ta gëzojnë këtë pronë. “Gjej rastin t’u bëj edhe një herë thirrje qytetarëve të Tiranës që të mos ndërtojnë pa leje, pra të mos shpenzojnë kot, pasi nga ana jonë janë evidentuar dhe verifikuar në terren të gjitha ndërtimet informale të bëra së fundmi në qytetin e Tiranës dhe do të goditen pa asnjë lloj përjashtimi”, - deklaroi

kreu i Inspektoratit Ndërtimor. Pasi ka marr informacione se banorët mbështeten edhe nga kandidatët për deputetë, të cilët u dhanë krah për t’u marr votën, Hoxha ka deklaruar se disa ndërtime të bëra përpara zgjedhjeve me mashtrimin e kandidatëve se do të marrin leje do kenë të njëjtin fat, pra do të prishen. Ndryshe nga herët e tjera, Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje edhe firmave që ndihmojnë në ndërtimin e këtyre objekteve në shkelje me ligjin që të mos veprojnë, pasi do të gjobiten dhe do t’u sekuestrohen pajisjet. “U bëj thirrje dhe firmave që shpërndajnë inerte dhe në njëfarë mënyre ndihmojnë ndërtimet pa leje se do të jenë pjesë e sanksioneve ligjore nga ana jonë. Më konkretisht, të gjitha pompat, betonierët, skelerinat dhe mjetet e tjera do të bllokohen nga ana jonë, deri në sekuestrimin e tyre”, - deklaroi Hoxha. Bashkia e Tiranës prej kohësh ka nisur aksionin për prishjen e këtyre ndërtimeve pa leje, që në territorin e Tiranës janë shtuar mjaft kohët e fundit. Inspektorati i Ndërtimit është i vendosur ta çojë deri në fund këtë detyrë.


06

« SOCIALE

E hënë 8 korrik 2013 •

OBJEKTET KULTURORE NUK JANË MIRËMBAJTUR, NUK SHFAQET INTERES PËR VLERAT

5 vjet në UNESKO, Berati i shkatërruar Bashkia e Beratit, ndërtimet pa cilësi që u ofron qytetarëve Erta Bode

B

erati sot shënon 5-vjetorin e përfshirjes në UNESKO, por shkatërrimi i qytetit nuk ta kujton këtë. Shiritat festivë me këtë lajmërim duket se i qëndrojnë ironisë së zyrtarëve, që e kanë harruar këtë perlë vlerash në Shqipëri. Pas 5 vjetësh në UNESKO Berati e ka akoma më shumë të shkatërruar kalanë e tij, muret rrethuese të së cilës në shumë vende kanë mbetur vetëm me një gurë. Kalaja e Beratit ende është e pandriçuar, ku mungojnë projektorët dhe hyrja me bileta në të nuk e justifikon faktin që aty s’janë bërë punime. Kjo taksë që u merret njerëzve duhet të investohet dhe jo të asgjësohet. Asnjë rindërtim apo riparim në pikën turistike të qytetit, e cila shërben si strehim për qentë dhe të rinjtë e droguar. Asnjë investim as në muzeun e Onufrit dhe as në muzeun etnografik, që shpeshherë i gjen të mbyllur. Nuk ka asnjë orar se kur muzetë janë të hapur, punonjësit e tyre

u vënë drynin pa marrë parasysh se kyçin aty brenda kulturën tremijëvjeçare të qytetit. E njëjta situatë është me dy lagjet e vjetra të qytetit të Beratit, pikërisht me “Man-

galemin” dhe “Goricën”. Pesha e shtëpive, që janë të ndërtuara njëra mbi tjetrën, rrezikon shumë shtëpi, madje rrezikon rrënimin e lagjeve. Asnjë lyerje unike, as riparim dritaresh dhe

Detajimet për 267 përfitimet e parakohshme të pleqërisë e ato familjare Krahas përfitimeve të parakohshme organet e sigurimeve shoqërore kanë detajuar edhe llogaritjet për pensionet e pleqërisë si dhe ato familjare me të cilat do të trajtohen ish-ushtarakët. Gjatë javës që lamë pas ka përfunduar procesi i llogaritjes për caktimin e masës së pensionit që u takon në bazë të ligjit rreth 142 aplikuesve të rinj të kësaj shtrese. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e pensioneve të lidhura për përfituesit e rretheve Durrës, Lezhë, Shkodër, Sarandë, Korçë e Berat. Sipas ekspertëve të Sigurimeve Shoqërore. EMËR ATËSI MBIEMER Adem Kaso Kasaj Agim Haki Kaci Agron Karafil Begaj Alqi Jorgji Nushi Arif Brahim Pepaj Arqile Marko Lushnjari Arqile Pilo Nasto Arqile Pipo Llolli Asime Qerim Dishnica Asllan Koci Duro Asllan Sulo Gucaj Asqeri Ahmet Petani Astrit Xhelo Aliaj Bardhyl Selim Lilo Bashkim Abaz Bazaj Bashkim Musa Dedja Beqir Rexhep Stringa Berhan Sokol Bajrakurti Bujar Teki Iljazi Bukurije Emin Terbuni Bukurije Xhemal Allmeta Çelo Dino Xhufi Dashamir Ismail Haka Dilaver Xhafer Tahirllari Donika Besnik Dedja Edmond Alqiviadh Adhamidhi Enver Qani Oshafi Enver Rakip Duro Fatmir Muharrem Sulejmani Fatmir Ymer Daci Ferdinant Ramadan Hysenlli Fevri Shukri Çollaku Flamur Bektash Bakaj Gaqo Guri Gjylapi Gezim Saliko Berberi Gjençi Shefit Lilaj Gjergj Hil Zhuri Gjovalin Pashuk Zalli Guri Njazi Mejdiaj Haki Selman Gjondedaj Hamid Vesel Mesi Hamit Murat Vladi Hasan Myslym Vogli Hekuran Ferit Cani Hyqmet Refat Mehmetaj

Hysen Nexhmi Dervishi Ilir Cuman Hysenaj Irfan Shaban Alibeu Isa Sadik Kaciaj Islam Sabri Koka Ismet Haxhi Hoxhaj Isuf Dane Dedej Isuf Dane Kokaj Isuf Hazis Ago Jahja Muhamet Myrtaj Jani Dhimiter Nesturi Jani Kiço Thanasi Jozef Pjeter Gjeçi Kasem Fejzi Gogolja Kol Geg Lleshaj Kristaq Ilia Nastu Lavdie Selim Dingo Lefter Muço Agaj Liri Kanan Baboci Llambi Sotir Dafa Llazar Kozima Bardhi Luan Nikolla Topuzi Luftar Selman Kapaj Mark Vat Lucaj Mehmet Sheref Nelaj Mihal Andon Milo Mikail Pali Suku Muhamet Kamber Elezi Muhedin Kapo Pulaj Muqerem Avni Rexho Musa Muhamet Gero Mustafa Shyqyri Tresa Mynyr Kajmak Isufi Myslim Ali Bilcari Myslym Garip Cenolli Ndue Mark Suli Neki Hysen Peculaj Nevrijon Maze Roshi Nimet Guri Veizaj Paulin Rrok Broqaj Pellump Hysen Cotq Perparim Selman Musabelliu Petro Sadush Isufllari Pjeter Gjon Marku Pjeter Gjon Muçaj Pjeter Zef Percuni

asnjë investim për dy lagjet historike. Banorët ankohen se u janë çarë muret e shtëpive, mirëpo askush nuk interesohet të mbrojë vlerat e këtyre lagjeve muzeale, që flasin për

Preke Kole Zallina Preng Ndue Deda Preng Pjeter Pali Ramadan Azzmi Çulla Rasho Sabri Pipiko Rexhep Muhamet Dashja Roland Peci Nasto Roland Todi Gegprifti Sabah Haxhi Copani Saimir Sabaudin Xhuglini Sejdi Sejdi Berisha Sejdin Cuf Burri Servete Selim Sadiku Sherif Ramazan Gjergji Shkelqim Rustem Osma Shpetime Myrteza Denizi Shubert Rahman Isaku Shyqyri Ali Dautllari Sopot Nimet Selimi Sotir Llukan Kllapi Sulejman Ramadan Limani Sytki Taip Kraja Thanas Stavro Subashi Thanas Teki Dervishi Toli Dhimo Puli Vasillaq Spiro Meço Vezir Xhemal Kamberi Viktor Pellumb Larti Vjollca Ligor Tiko Vladimir Habib Isufi Xhaferr Bajram Kurti Xhevat Demir Rira Xhevat Resul Seriani Xhevit Maksut Tashi Abdyl Iliaz Tamizi Adriatik Sadik Mukaj Agim Ferro Dervishi Agim Meshun Ceni Agim Qazim Braha Agon Dule Zotaj Akilea Thanas Xuro Albina Tahir Lalaj Aleks Margarit Spirollari Alqiviadhi Thanas Xuro Arqile Pano Kabuci Bardhok Ndue Marku Begator Ferit Jaupi Bujar Rrapush Murrizi Bujar Tetem Lamcaj Dalip Llokman Asllani Dashuri Hasan Koxhioni Daut Sino Demir Cobo Kalemi Dhiogjen Gori Papingi Diana Kasem Kote Dilaver Ibrahim Oruci Emri Dali Baja Faik Sherefedin Beqiri Fiqirete Muamet Curraj

të shkuarën e qytetit. Në të njëjtën gjendje është Ura e Goricës, e cila lidh dy lagjet e vjetra dhe shumë fshatra të Beratit për të ardhur në qytet, e cila rrezikohet të bjerë nga pesha e makinave që kalojnë sipër. Asnjë rikonstruktim i saj nuk është parë nga banorët e qytetit, madje dhe nga ata që janë të vjetër. I vetmi ndryshim që qyteti ka pësuar me futjen në UNESKO është rikonstruktimi i rrugicave me kalldrëm, të cilat ishin prishur nga makinat. Çdo gjë tjetër me vlerën e transmetimit të kulturës mijëravjeçare është drejt shkatërrimit dhe shiritat me lajmërimin e 5-vjetorit në UNESKO varen ironik mbi shëtitoren e vjetër. Duket se këtë qytet e ka braktisur edhe Bashkia, e cila nuk mbush dot një dorë me investime nën vulën e saj. Investimi më i fundit, që është tregu industrial, për të cilin çdo tregtar ka dyqanin e tij, që e ka blerë dhe paguan edhe taksën mujore në varësi të metrave katrorë së dyqanit, është në gjendje katastrofike.

Fuat Qazim Alivodaj Gani Halit Alliu Gjok Pjeter Palmemaj Gjolek Rushit Beleraj Gramoz Lake Bakiasi Hajet Sefedin Alizoti Hajri Musa Draci Hajro Qerim Halitaj Haki Dino Nuhu Hamdi Idriz Uka Hamit Mehdi Alikaj Haxhi Ibrahim Dradha Haxhi Qenan Bega Hyrie Riza Teli Hysni Nori Malko Isa Jusuf Copa Isa Lan Ymeri Islam Malo Hysi Ismail Qazim Bala Ismail Shaban Haka Jonuz Hasan Allkoci Jorgaqi Llazar Rezhdo Jorgji Hasim Davidi Jovan Taqo Kace Kadri Dyl Hykaj Kastriot Feim Menaj Kastriot Neim Dosti Kastriot Shemo Hallkaj Kol Prel Doçi Kujtim Avni Toci Kujtim Myftar Taga Kujtim Rexhep Rroshi Lefter Marko Shtembari Leonidha Foto Qesari Luan Sali Sali Luçi Niso Llambro Luftije Mahmud Muca Mamo Murat Mamaj Mehmet Ismail Fida Mihallaq Ilia Kota Milika Toli Llazari Mina Petro Thomollari Mrike Ndrec Collaku Muhamet Safet Nenaj Muhamet Shaban Murashi Musa Ali Cekrezi Mustafa Mustafa Metoja Mynevere Beqir Saliu Myrteza Bejo Koro Myzafer Muharrem Ferhati Naim Skender Albajrami Namik Mehmet Gjoshi Natasha Servet Naka Nazmi Liman Hidri Nazmi Zyber Qerreti Nderim Bajram Krypi Ndue Lulash Shtylla Nik Hysen Dedaj Nikoll Zef Reçi

Përpos faktit që Bashkia ka miratuar një ndërtim që s’ka asnjë ajrosje, ku në stinën e verës, aty kthehet në një serë të vërtet, katastrofë është edhe situata gjatë shirave. Mjafton një shi i rrëmbyeshëm për të bllokuar kanalet e kullimit dhe për ta kaluar gjithë ujin brenda dyqaneve, ku malli i tregtarëve prishet. E njëjta situatë është me kanalizimet e qytetit, ku në momente shiu qyteti përmbytet, pesetat e ujërave të zeza nxjerrim në sipërfaqe gjithçka dhe uji mbulon përpos rrugëve edhe trotuaret për të kulluar në vendet që janë më të ulëta. Fondet e qytetit dhe fondet që UNESKO nxjerr për këtë qytet nuk dihet ku shkrihen, por sot Berati është në mjerimin e vërtetë dhe askujt nuk i dhimbset shkatërrimi i qytetit, madje askush nuk merr përgjegjësitë e postit të tij për të rregulluar sadopak qytetin me moshë mbi 2450 vjet. Këto dhe shumë probleme të tjera shoqërojnë Beratin dhe beratasit në ditën e 5-vjetorit të përfshirjes në UNESKO.

Nuri Beqar Alimuçi Osman Hysen Danga Palok Ded Maci Pandi Naum Shpata Pazait Hakim Hoxha Petrina Tasim Kaso Petrit Fejzi Cokaj Pjeter Mark Kola Preng Mark Bardhaj Pushkim Reshat Hamza Qamil Sulejman Daja Rait Hakim Likaj Ramadan Zyber Lecaj Rexhep Ibrahim Telha Roza Neki Tafani Rrok Zef Miculi Rrustem Asllan Bajramkurtaj Sabah Mustafa Seseri Sabri Nexhip Hodaj Sali Mina Ruci Sami Harun Hoxha Sazan Azis Myrtaj Selaudin Zoge Kukaj Servet Sali Meci Shpetim Shefit Aliraj Simo Vangjel Dine Sinan Mustafa Samurri Skender Shefit Dauti Spiro Andon Qirjaqi Spiro Peter Qosja Spiro Simo Marku Stefanaq Sotir Projko Sulejman Hazis Skrela Sulo Pronjo Deraj Syrja Bido Malke Syrja Veli Isufaj Tahir Ethem Rushiti Tefik Abdulla Tuga Telo Zubo Hizmo Thanas Panajot Memo Theofan Panajot Duka Vahid Fadil Shaba Vangjel Jorgji Mallat Vasil Dhimiter Cinga Veledin Shaip Rrokaj Veli Islam Previzi Vendim Nimet Aniaj Vesel Xhelal Muho Xhelo Elmaz Kicaj Xhevahir Barjam Goxhaj Xhevair Hekur Tabaku Ymer Kadri Hajdari Zef Frano Velaj Zef Mhill Gjeka Zenel Suleman Hyseni Zija Qamil Gjata Zija Tahir Isaj Zyhdi Jaup Bregu


AKTUALITET • E hënë 8 korrik 2013

»

07

PAS ARRATISË KRYEN 69 PLAÇKITJE, JANË TË RRETHUAR NË THELLËSITË E MALEVE

Operacioni i dekadës, policia i rrethon. Rizai: Jo plan arratisje Mariglen Mullai GREQI- Teksa policia beson se të arratisurit shqiptarë nga burgu i Trikalas, u përpoqën të ndihmonin në arratisjen e Alket Rizait, ky i fundit thotë se është një trillim i policisë greke. Tashmë, 3 muaj në arrati, 4 nga 11 shqiptarët e mbetur në liri, janë në male, pranë kufirit me Shqipërinë, në Gjirokastër dhe ndiqen nga 1000 policë, dhjetra makina, 4 kamera termike dhe disa qen të skuadrës së policisë. E përditshmja greke “Kathimerini” shkruan se policia gjeti 5.5 kilogramë eksploziv dhe qindra plumba kallashnikovi në njërën prej makinave të të arratisurve, që u gjend e braktisur. Megjithatë, policia beson se ka prova të mëtejshme lidhur me të arratisurit. Njëri prej dy burrave të vrarë nga oficerët e policisë, të martën ishte Flamur Sinani, i vetëarratisur që nga viti 2006. Ata besojnë se Sinani ishte personi kyç që ka ndihmuar 11 shqiptarët të ikin nga burgu i Trikalasë. Rizai mohon Alket Rizai hodhi poshtë të gjitha pretendimet për ndonjë plan të mundshëm arratisjeje të tij, të ndihmuar nga të arratisurit e burgut të Trikalas. Rizai pohoi se i njeh të arratisurit, por theksoi se nuk ekziston asnjë plan për arratisjen e tij nga burgu. “S’kam pasur asnjë bisedë telefonike me të burgosurit e Trikalas. I njihja në burg, po nuk kam pasur asnjë kontakt me ta. Lidhja që bën policia me 4 të arratisurit është absurde. Policia greke sheh ëndrra me sy hapur”, u shpreh Rizai. I pyetur lidhur me kërkesën e zyrtarëve të burgut të Dhomokos, për transferimin e tij në një burg tjetër, Rizai tha: “Nuk jam njoftuar për transferimin, por nuk e më intereson, burg këtu burg atje”. Ai pohoi se pas këtyre ngjarjeve, në burg janë shtuar masat e sigurisë. Mision i pamundur Sipas të dhënave të paradites së djeshme, shqiptarët ndodhen në zonën e lumit Aheronda dhe Kalama dhe policia mendon se ata kanë 2 rrugë për t’u larguar, nëpërmjet lumit të rrëmbyer ose nga toka dhe ka marrë masa që të kontrollojë terrenin nga toka, nga ajri, madje edhe nga deti. Policia ka vënë në gatishmëri edhe forcat policore të zonës pranë Janinës e Igumenicës. Në të njëjtën kohë, në zonën detare afër Prevezës ka anije patrullimi të Igumenicës për të parandaluar arratisjen e mundshme të shqiptarëve nga deti. Mendohet se personat që kërkohen nga policia janë Marian Kola, Ilir kupa, Flaulant Luli dhe Fatos Sulaj. Ermal Lita është arres-

I çonte sms, sikur ishte i rrezikshëm

Borxhet nga kumari, i mori 20 mijë euro dhe e kërcënonte ITALI- Shkatërrimi nga kumari s’ do kish të mbaruar nëse policia nuk do ta arrestonte shqiptarin, i cili i mori shokut të tij 20 mijë euro dhe nuk ja kthente. Policia në Abbiategrasso arrestoi shqiptarin me iniciale L.E, 33 vjeç dhe historia fillon disa muaj më parë, kur ai, ndoshta në borxhe për shkak të pasionit për bastet, i mori para një të njohuri të tij, një 30-vjeçari, duke i thënë se paratë do t’ ia jepte një bande shqiptarësh, për ta trembur. Dhe kështu personi i arrestuar i hyri një rruge të verbër, sepse filloi të dërgonte SMS në telefonin celular të viktimës. Ai përdori një tjetër kartë telefoni dhe pretendonte të ishte një shqiptar nga banda. Ai e kërcënonte për të paguar paratë deri në një sasi prej 20 mijë eurosh. Pagesat ndodhin në një bazë javore. Viktima gjithmonë pranonte sms për udhëzimet se si të paguante shumat. Viktima, i mbetur pa të holla gjeti kurajën për të kërkuar ndihmë në polici. Ditën kur ai do të duhej të paguante një shumë prej 1.700 euro, policia e befasoi, duke e arrestuar.

Bashkëshortja e policit Xhediku

“Dua statusin e dëshmorit për burrin tim, u vra gjatë detyrës”

Tashmë, 3 muaj në arrati, 4 nga 11 shqiptarët e mbetur në liri, janë në male, pranë kufirit me Shqipërinë, në Gjirokastër dhe ndiqen nga 1000 policë, dhjetra makina, 4 kamera termike dhe disa qen të skuadrës së policisë.

tuar më herët, pasi së bashku me Admir Murataj kryen një grabitje në një supermarket në Peristeri. Gjuetia për të burgosurit shqiptarë është kthyer në operacionin policor më të madh të dekadës. Media ka raportuar se të arratisurit kanë planifikuar planin e arratisjes në pranverë. Kriminelët shqiptarë kanë kryer vrasjen gjakftohtë të policit në Dostimo dhe qëlluan 25-vjeçaren Katerina Zogali, e cila ka vdekur. Ata ishin gjithashtu përgjegjës për një

Avokati i Popullit dëgjon ankesat

Gratë shqiptare në burgjet e Greqisë takojnë Totozanin Dje, Avokati i Popullit, Igli Totozani, përfundoi vizitën zyrtare në Greqi, ku u prit nga homologja greke, Calliope Spanou. Avokati i Popullit vizitoi një nga burgjet e Greqisë, pikërisht burgun e grave në Eleona të Thivës, ku vuanin dënimin 43 gra shqiptare. Ndër problemet që paraqitën qytetaret shqiptare ishin mungesa e librave dhe literaturës në gjuhën shqipe, kërkesa për transferim, për të

realizuar dënimin në Shqipëri, pamundësia financiare për të paguar avokat mbrojtës dhe për të kryer shërbime të caktuara, etj. Kjo ishte hera e parë që të burgosurat shqiptare që vuajnë dënimin në burgjet greke, vizitoheshin nga një zyrtar shqiptar. I njëjti burim bën me dije se për të gjitha problemet e ngritura nga emigrantët, nga vizita në burgje, apo të dala në takime dy palëshe, Avokati i Popullit

marrjen e 1.000.000 eurove nga banka në muajin maj. Gjithsej ata kanë qenë të lidhura me 69 plaçkitje që pas arratisjes e tyre. Sipas “Proto Thema”, 7 të arratisurit e mbetur kanë jetuar si kafshë të egra në male, për 20 ditët e kaluara, buzë Shqipërisë. Ata janë duke u gjurmuar me kamera termike. Nga njoftimet mësohet se operacioni policor është penguar nga numri i turistëve në zonë që mund të përdoren si pengje nga kriminelët e armatosur.

do të ngrejë një grup pune, për të përgatitur rekomandimet përkatëse për Ministrinë e Jashtme shqiptare, si dhe një raport të posaçëm për Parlamentin e ri. Të dy avokatët diskutuan çështje që u përkasin shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi, të cilat përbëjnë objekt të çështjeve individuale, ose dhe probleme më të gjera siç janë përshembull: njohja e periudhës së punësimit të tyre për përfitimin e pensioneve, apo çështja e toponimeve në certifikata, e cila krijon probleme veçanërisht tek fëmijët që kanë lindur në Greqi.

B a s h kë s h o r t j a e policit Ramazan Xhedikut që humbi jetën dy vite më parë gjatë një aksidenti automobilistik, prej kohësh sillet zyrave të shtetit, ndërsa kërkon marrjen e statusit dëshmor për të shoqin. Në një intervistë për një television privat ajo tregon historinë e saj pas vdekjes së bashkëshortit, si dhe peripecitë për marrjen e statusit dëshmor edhe pse disponon dokumentat se i shoqi ka qenë në krye të detyrës kur është aksidentuar. Sipas Artine Xhedikut, protokolli për marrjen e statusit u mbajt, por ai tashmë nuk gjendet më. “Atij iu mbajt protokolli, protokolli sot kërrkund ka gjurmë, ishte i zhdukur, që vritet punonjësi i policisë në krye të detyrës. Më mbajtën 7 muaj me shpresë, kur erdhi fundi mora një zarf pa përfillje. Zarfi le të gënjejë ke polici poshtë, formale. Kam qenë dhe tek prokurori i çështjes që ka pasur bashkëshorti im. I kam thënë si ka mundësi, si është puna që nuk është shyqrtuar si i vrarë në krye të detyrës, si ushtarak. Thjesht një aksident rrugor”, tha Artine Xhediku, bashkëshorte e policit të vrarë.

Rëndë në spital

Makina përplas në rrugë një 69-vjeçare, plagoset Mëngjesin e djeshëm, një 69-vjeçare është plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës, ku S. Neza ka tentuar të kalojë rrugën. Automjeti është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit, ndërsa gruaja është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ajo është në gjendje kritike për jetën. Policia që mbërriti në vendngjarje, po punon për zbardhjen e aksidentit dhe identifikimin e autorit të kësaj ngjarjeje.

Kontrolli i karabinierëve

Pranga 21-vjeçarit shqiptar, mbillte hashash në ballkon Emiljano Shehaj, 21 vjeç, rezident në Romë, por i strehuar përkohësisht te disa të afërm në Sant’Egidio të Teramos, është arrestuar dhe dënuar për kultivim e shitje lëndësh narkotike. Karabinierët, që prej ditësh kishin vërejtur lëvizjet e dyshimta të shqiptarit, hiqen si elektricistë e me justifikimin e kontrollit të linjës elektrike i kanë trokitur të premten në shtëpi. Derën e ka hapur pikërisht 21-vjeçari. Gjatë kontrollit, karabinierët kanë gjetur 4 bimë të shëndetshme marijuane në ballkon, 2 gramë kokainë të fshehur mes kutive të kafes dhe sheqerit, 50 gramë gjethe marihuane të futur në furrë, ndoshta për t’u tharë, si edhe peshore e materiale për konfeksionimin e drogës.


08

« SPECIALE

E hënë 8 korrik 2013 •

VEZHGIM

I vogli muze i madh i Durrësit

Përgatiti: ARTUR AJAZI

M

uzeu më i madh Arkeologjik në Shqipëri, i ndërtuar pak vite më parë, çuditërisht vuan harresën e vizitorëve, por edhe të shtetit prej kohësh. Objektet arkeologjike të zbuluara të gjitha në Durrës, janë të keqmenaxhuara, edhe pse mbartin një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike. Udhëtim në kohë për historinë “Unë erdha në Dyrrah për arsye se ky është qytet i lirë, besnik ndaj meje…”, do të shkruante Ciceroni, historiani dhe filozofi antik, mjaft vite më parë teksa vizitonte Dyrrahun e hershëm që tani e quajmë Durrës. Dhe kështu bëmë edhe ne, u nisëm drejt Dyrrahut në atë mes historie e vlere, në Muzeun Arkeologjik buzë Adriatikut. Ditët me diell, ta shtojnë më shumë dëshirën për të vizituar një muze. Sa i madh nga brenda, po sa i vogël nga jashtë muzeu 57-vjeçar! I padukshëm nga ata mijëra njerëz që kalojnë buzë tij çdo ditë e nuk e vënë re. E kundruam mirë atë ndërtesë mermeri, objektet e së cilës vijnë që nga Prehistoria e deri në periudhën Romake. Prej andej duket se vjen edhe një tabelë me shkronja të grira nga era, veçse me një shqipe të kulluar që të uron mirëseardhjen: “Orai i vizitave. Paradie 09:15. Mbasdie. pushim e Hënë”. Edhe po ta shohësh me shumë vëmendje e të përpiqesh tej mase të ç’kodosh ato pak fjalë, nuk del dot në rrugë të mbarë. Në ndihmë të vjen gjuha angleze, fjalët e së cilës mund të deshifrohen më lehtësisht: “ Visits timetable. Morning, 09.15. Aternoo. Cosed Monday”. Ngjitemi në shkallaren e gjatë të oborrit e përfundojmë në paradhomën me xhama, ku qëndron udhërrëfyesja e muzeut e restauratori i tij. Një grua flokëzezë e një burrë thinjosh, presin t’u shpjegosh se kush je dhe çfarë kërkon në këtë muze ku mbretëron qetësia. Me të marrë vesh që ka të bëjë me shtypin, udhërrëfyesja L. T. rreth të pesëdhjetave ndryshon, bëhet më e zellshme e gatitet për të na shoqëruar në dhomën e madhe ku qëndrojnë dy mijë objektet, të gjitha të zbuluara në nëntokën e Durrësit. “Ja, e shihni, kjo është Gea, Perëndesha e Tokës dhe e Begatisë, zbuluar vetëm tre vjet më parë në Durrës”,- fillon të mburrë “muzeun e vet” ajo. Tek e sodisim Gea-n, të bie në sy që në skulpturën e Perëndeshës, qëndrojnë të fshehur poshtë krahëve dy fëmijë. Nuk dihet se pse Gea

paska zgjedhur vetëm dy fëmijë, nga 25 që sipas legjendës ka paaur. Rrush, shegë e mollë të vendosur bashkë me dy fëmijët, të bëjnë të kuptosh se paskan qenë simbole të begatisë. Nuk harrojmë ta nxjerrim me ngut aparatin fotografik për të fiksuar njëherë e përgjithmonë atë skulpturë Parazeusiane. Dhe të bësh fotografi në një muze të përmasave të tilla është e ndaluar, por ne e thyejmë rregullin, me pak nxitje

nga ata që na pritën. “Po pse jo, mund ta bësh një foto. Këtu ka edhe më keq”,- nis të tregojë udhërrëfyesja Lumturie. “Kur i thashë një vizitori të moshuar nga Kosova se duhet të paguash 100 lekë për të vizituar muzeun, ai ktheu kokën drejt meje dhe më pa me habi”,tregon ciceronia. “Ani pse po më kërkon me pagujt, unë mezi prita me taku vllaznit shqiptarë e nanën Shqipni”,- i qenkësh përgjigjur vizitori cicerones. Të gjitha objektet arkeologjike janë ekspozuar në katin e parë të godinës trekatëshe. Katet e tjerë presin objekte të zbuluara që u përkasin periudhave pas atyre të ekspozuara. Zyrtarët u paskëshin thënë pesë punonjësve të këtij muzeu se objektet do mbërrijnë, por do vonojnë paksa. Askush nuk e ka marrë vesh, prej atyre që u shërbejnë vizitorëve, se për çfarë objektesh bëhet fjalë. Lumturia, për shembull, na flet vetëm për ato që shohim me sy, se ato të tjerat do kenë vaft. Eshtrat e një femre ta shkëpusin fillin e bisedës që nisëm me Lumturinë rreth objekteve të reja. Gruaja ilire qëndron krahas tre vazove prej balte, shenjë që sipas restauratorit të muzeut- edhe ky një burrë rreth të pesëdhjetave, por që nuk dëshiron të na rrëfejë em-

rin- shpjegon se ilirët mund të besonin në jetën e përtejme. Orenditë përreth mund të shpjegojnë se ilirët dëshironin të nderonin perënditë. Pranë eshtrave të gruas së vdekur, pikërisht pranë këmbës së djathtë, ndodhet një vazo me kapak të gdhendur, kurse dy qypa të vegjël qëndrojnë sipër dy supeve të saj. Duket qartë edhe një byzylyk bronzi në krahun e djathtë që tregon se paraardhësit tanë ishin mjeshtër

të punimit të stolive. Pas saj shfaqet Sanktuari i Afërditës, disa kokë grash, që ilirët ia kishin përshtatur Perëndeshës së Dashurisë, të cilën e mendonin se ishte pikërisht kështu si po e shohim. Afërdita adhurohej aq shumë nga ilirët, sa këta të fundit i kishin krijuar rreth 40 kokë statujash, të cilat shfaqen shumë femërore por edhe tek-tuk të dëmtuara nga vitet që mbajnë. “Ja, këtu shfaqen monedhat e vjetra, me të cilat ilirët bënin tregti”,thotë ciceronia Lumturi, e cila ua shpjegon këto gjëra edhe vizitorëve të huaj, por vetëm në gjuhën frënge, se atë an-

gleze nuk e zotëron edhe aq mirë. Dhe harta që ka në qendër Ilirinë tregon se paraardhësit kryenin tregti me Kostandinopojën, Greqinë, Italinë por edhe me Afrikën e largët. Dhe Dyrrahu ishte një pikëpjekja e këmbimeve materiale në atë kohë. Sipas historisë, qyteti i Durrësit ishte ndërtuar fillimisht nga Mbreti Epidamn. Ai u mor kryesisht me pjesën e fortifikuar të qytetit në Juglindje të Malit të Durrësit e më

shme e Popullit) është e nevojshme akoma që të marrë pjesë Paria kur është rasti për të zgjedhur ndonjë zyrtar, nga ana tjetër qenia në krye e një arhonti ishte një shprehje e regjimit Oligarkik në këtë shtet”,- shkruan ai.

pas, nipi i tij Dyrrah ndërtoi Portin. Kurse udhërrëfyesja jonë na shpjegon se romakët, të ndikuar nga gjuha latine nuk e kishin fort për zemër emrin Epidamn, pasi pjesëza “damn” për ta do të thoshte diçka e keqe, e mallkuar. Për këtë arsye, duket se ky vend do të quhej Dyrrah, fjalë e afërt me atë që e quajmë sot. Megjithatë Aristoteli, filozofi i njohur grek, e përmend këtë qytet me emrin “Epidamn”. “Kushtetuta pësoi edhe në Epidamn një ndryshim të pjesshëm; vendin e Fylarhëve (kryetar fisi) e zuri Bulea (Këshilli i Qytetit) kurse në Helie (Mbledhja e Përgjith-

Inventari i vlerave ilire dhe interesimi i ambasadorëve Nga syri, në këtë muze, nuk të shpëton edhe një tabelë me emra ilirë. Aty lexojmë Andena, Genthos, Zaimina, Klebeta, Koreta, Madena, Preuratos, Teutaia e shumë e shumë të tjerë. “Pastaj vjen Iliria, një tokë e gjatë me shumë popuj brenda. Thonë se popullsia e saj është shumë e madhe… thonë se janë shumë të drejtë e mikpritës, se e duan jetën shoqërore dhe janë të shtënë pas një jete shumë të hieshme…”, shkruan Skymni, gjeograf grek, tek vepra e tij “Periegesis” (Përshkimi i Botës). Por çfarë mikpritje se! Aq të dashur janë pasardhësit e tyre, e aq të respektuar, sa ndonjëherë i falin vizitorët që nuk kanë për të paguar, me kushtin e vetëm që ta vizitojnë muzeun.Sipas udhërrëfyeses, numri i vizitorëve në muze ka rënë ndjeshëm. Dhe ne, nuk gjetëm asnjë! “Po e shohim çdo ditë që numri i vizitorëve bie, më parë shihje edhe 200 vetë në ditë, kurse tani tek-tuk ndonjë grup të vogël vizitorësh të huaj apo ndonjë vizitor të veçuar”,- tregon udhërrëfyesja L.T. shpesh muzeun e viziton ndonjë mësues a ndonjë nxënës që dëshiron të bëjë një vizitë në Durrës tek Muzeu Arkeologjik. Po pse kjo situate ? Indiferencë e vizitorëve apo ndonjë menaxhim dashakeq?! “Ne vërtetë nuk e kemi sistemuar katin sipër me objekte të Periudhës së Mesjetës, por kemi boll për të parë këtu poshtë. Janë sende me vlerë të rrallë në Ballkan dhe Evropë”,- thotë L.T. që mërzitet kur kujton se Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë u ka marrë pa të drejtë “Bukuroshen e Durrësit”, një mozaik i punuar me gurë shumëngjyrësh që në qendër ka portretin e një gruaje, që u zbulua në vitin 1916, në Durrës, por që daton në Shekullin e IV-t p.e.s. Që me reformat lidhur me shkrirjen e Akademisë së Shkencave, prej së cilës varej menaxhimi i muzeut, pesë punonjësve, ciceronia, restauratori, portieri, pastruesja dhe dikush tjetër që mikpritësit nuk na e thanë u ka mbetur vetëm të presin nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Kanë mbetur me sytë nga rruga se mos ndonjë zyrtar i lartë, siç e quan L.T. të vijë e t’u japë ndonjë lajm.

Dhe të mendosh që muzeut i nevojitej edhe një kopshtar për të disiplinuar barërat që kanë kapluar deri në gjysmë kolonat e lashta që qëndrojnë në oborrin e muzeut. Tek i shikon ato kolona që qëndrojnë herë në këmbë e herë të shtrira, mund të ngatërrohesh fare lehtë me ato mbetjet inerte dy apo tre-vjeçare që “vegjetojnë” shumë pranë hekurave ndarës mes ish-pishinave të qytetit e Muzeut Arkeologjik. E kush do të tentonte që më pas të hidhte ndonjë ide për menaxhim privat a për ndonjë promovim të fuqishëm të muzeut, qoftë edhe me ndonjë fletushkë rrugëve të Durrësit, ku turistët mund ta lexonin me një frymë e të drejtoheshin njëherë për nga “Shëtitore Taulantia”. Edhe pse punonjësit presin me dorë në zemër ndonjë lajm nga Tirana, vizitorët duket se bashkohen me vuajtjen e tyre për të mos i shqetësuar shumë në këto ditë vape. Udhërrëfyesja tregon se, qetësinë e ka thyer edhe ndonjë ambasador si ai i SHBA, apo Italisë. Në librin e përshtypjeve ish-ambasadori Withers shkruante se “Gruaja ime dhe unë kaluam kohën më të madhe mes këtyre thesareve arkeologjikë të pasur dhe tërheqës të Durrësit. Gama e gjerë dhe cilësia e këtyre objekteve arkeologjike është shumë mbresëlënëse dhe përçon periudhat e pasura kulturore të këtij qyteti historik. do të rikthehemi”. Pellazgët, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Në kushtet e një klime mesdhetare, zona më e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus), si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve antikë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire, të quajtur Dyrrah dhe Epidamn. Nga këto dy emra, mbijetoi deri në ditët tona emri Dyrrah-Durrësi, për vetë rolin e tij si liman-Port. Emri i vërtetë i mbretit vendas Dyrrah, identifikohej dhe me paraqitjen gadishullore të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahë), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit. Në shekujt X-VIII Para Krishtit u krijua Federata Taulane, të cilat ishin shtete me kryeqendër Dyrrahun, qytet me zhvillim të gjithanshëm “Derë e dritare” të Evropës. Gjatë periudhës Bizantine vazhdoi të mbetej qyteti më i rëndësishëm në brigjet perëndimore të Gadishullit të Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e provincës “Epiri i Ri”, ku përfshiheshin krahinat nga lumi Mat tek lumi Vjosa.


AKTUALITET • E hënë 8 korrik 2013

»

09

DËMTOHEN ARKITRARËT NË URËN E LUMIT ISHËM. SPOSTOHEN 15 CENTIMETËR

Hekurudha, rrezik në linjën Vorë- Shkodër Rrezikohet seriozisht kalimi i trenave në urën mbi lumin Ishëm të hekurudhës Vorë - Shkodër. Arkitrarët e saj kanë pësuar një largim tepër të rrezikshëm. Kjo urë është ndërtuar në vitin 1962 dhe ka një gjatësi prej 150 metrash. Në fakt shenjat e këtij fenomeni janë vënë re para afër dy dekadash ku arkitrari i parë i kësaj ure kishtë pësuar një ulje të lehtë dhe për ta rikthyer në nivelin normal, në mes arkitrarit dhe bazamentit u futën disa spesorë që e stabilizuan situatën. Por sot situata është krejt ndryshe. Arkitraret 1,2 dhe 3 kanë pësuar një largim

nga njëri tjetri prej rreth 15cm nga 2cm që është toleranca maksimale e largësisë midis tyre. Largimi i arkitrarëve nga njëri-tjetri në një distancë të tillë e ka çuar urën në një situatë që është në kundërshtim me të gjitha kushtet teknike dhe përben një rrezik serioz për kalimim e trenave dhe jetën e njerëzve që udhëtojnë me to. Specialistët e hekurudhës kanë vënë alarmin, duke deklaruar se gjendja është tepër alarmante, ndërkohë që vlerësohet se zbulimi i shkaqeve dhe marrja e masave urgjente është e domosdoshme për të

siguruar jetën e pasagjerëve që zgjedhin udhëtimin me tren në këtë linjë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, vendi ynë renditet i fundit për sa i përket gjendjes së hekurudhave. Shkak kryesor i kësaj gjendje është se ky sektor është krejtësisht monopol i përqendruar në duart e shtetit. Ndërkohë që vendet e rajonit janë duke bërë tentativa privatizimi, të tilla janë Kosova dhe Mali i Zi. Ndërkaq, situata e vagonëve dhe lokolomtivave vijon të mbetet në gjendje të mjeruar, situatë që e kthen transportin hekurudhor në më pak të dëshirueshëm për pasagjerët.

PREJ DISA MUAJSH MERRNIN MATERIAL TË KUSHTUESHËM DUKE E SHITUR

Arrestohen tre roje private, vodhën në kompaninë ku punonin T re rojet e një policie private në Elbasan janë arrestuar gjatë të dielës pasi ata dyshohet se janë të përfshirë në disa vjedhje të kryera në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Punonjësit e policisë private, të cilët përfunduan në pranga gjatë fundjavës sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur se ishin nën vëzhgimin e administratëorëve dhe agjentëve të një kompanie biznesi në qytetin e Elbasanit ku edhe punonin. Duke qenë se në këtë kompani që ndodhet në ambientet e ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit ishin shtuar vjedhjet pa autor, nga ana e administratorëve ishin hedhur dyshimet se këto ndodhnin në dijeni të punonjësve të shërbimit të rojeve private. Prandaj për të zbuluar autorësinë e vjedhjeve të bëra gjithnjë e më të shpeshta janë vënë në survejim jo vetëm punonjsit, por edhe rojet që shërbenin në kompaninë, emri i të cilës nuk është bërë i ditur. Burime nga policia kanë bërë të ditur se përveç survejimimit me njerëz pronarët e kompanisë kanë montuar në të gjitha ambientet kamera, për të cilat ishin në dijeni vetëm punonjësit e policisë, si dhe pronarët e kompanisë. Mësohet se falë këtyre mënyrave të survejmimit, policia ka arritur të bjerë në gjurmët e vjedhësve dhe se të gjithë këta persona kanë rezultuar të jenë roje të policisë private. Gjatë natës së fundit policia pasi kishte grumbulluar të gjitha provat ka ndaluar me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim shtetasit Fadil Balla, Idriz Boduri dhe Vangjel Gega, që të tre roje private. Ata dyshohet se kishin mirë organizuar skemën e vjedhjes së materialeve të ndryshme e të kushtueshme në pronësi të kompanisë ku punonin. Materialet që vidhnin në mbarim të turnit të punës, rojet private dyshohet se i nxirrnin jashtë duke përdoruar automjetet e tyre për t’i shitur më pas kundrejt një çmimi të leverdisshëm. Kjo mënyrë vjedhjeje kishte disa muaj që

Elbasan, dy të moshuar humbin jetën aksidentalisht Gjatë kësaj fundjave dy të moshuar kanë humbur jetën aksidentalisht në fshatin Valas dhe në Shënmëhill të rrethit të Elbasanit. Viktima e parë raportohet se është 82-vjeçarja me inicialet L.R nga fshati Valas. Gruaja e moshuar sipas familjarëve përfundoi poshtë portës metalike të shtëpisë së saj, e cila e ka goditur atë pasi është shembur aksidentalisht, ndërsa 82-vjeçarja po dilte nga oborri për në rrugë. Megjithë ndihmën e dhënë nga familjarët e saj e moshuara nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e portës metalike mbi trupin e saj, pasi pesha e saj ka qenë e madhe duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Ndërsa viktima tjetër e një ngjarjeje po aksidentale është rregjistruar në fshatin Shënmëhill të po këtij rrethi. Sipas burimeve konfindenciale nga ky fshat, shtetasi A.Islami rreth 70 vjeç ka qenë duke vrapuar drejt banesës pasi ishte pickuar në fytyrë nga bletët, por është penguar dhe gjatë rrëzimit në tokë i është përplasur koka në një gur duke i shkaktuar atij plagë vdekjeprurëse të menjëherëshme. Vetë banorët e fshatit theksuan se mënyra e përplasjes së viktimës duke mos kontrolluar terrenin ku po ecte bënë që përplasja të ndodhte në një pjesë shumë delikate të kokës, çka bëri që 70-vjeçari të humbiste jetën.

Elbasan, kasapi vetëplagoset në dyqan Një vetëplagosje me thikë është regjistruar paraditen e fundjavës në lagjen ”11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit. I vetëplagosuri sipas policisë është shtetasi Fatmir Kalemi, i vetëpunësuar si kasap në këtë lagje prej katër vitesh. Ngjarja, sipas policisë së Elbasanit, ndodhi pranë dyqanit të tij të mishit dhe nga hetimi paraprak rezulton se 49-vjeçari Fatmir Kalemi është vetëplagosur me thikë pranë vendit të tij të punës në kushtet e depresionit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë pasi plagët e shkaktuara me thikë kanë qenë të thella dhe mjaft serioze. Në fillim ngjarja u raportua nga mediet si një plagosje që erdhi nga një përleshje mes Kalemit dhe një personi tjetër që kishtë tentuar ta grabiste, por pas verifikimeve të bëra nga policia u mësua se personi ishtë vetëplagosur. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar Kalemin në depresionit çka solli edhe tentativën për t’u vetëvrarë, ndërkohë që të afërmit theksojnë se ai kishte probleme ekonomike.

Kthim në origjinë, rikonstruktohet xhamia e Nazareshës

aplikohej nga të dyshuarit, të cilët duke shfrytëzuar turnin e natës bënin të mundur vjedhjen e materialeve nga ambientet e kompanisë. Nga ana e policisë bëhet e ditur se po hetohet aktiviteti i tre rojeve private për të zbardhur deri në

detaje skemën sesi ata kishin arritur të realizonin për disa kohë vjedhjen në kompaninë ku punonin, ndërkohë që materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Elbasan. Aktualisht nga ana e vetë përfaqësuesve të kompanisë që

Kamerat e sigurisë zbardhin ngjarjen

Elbasan, digjet autovetura, ndalohen autorët Një autoveturë u shkrumbua nga zjarri në të gdhirë të ditës së dielë në një nga lagjet e qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale automjeti me targë TR 12 06 C në pronësi të shtetasit Myslym Peci i është vënë flaka në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, ndërsa ajo ishte e parkuar pranë shtëpisë së tij. Policia e cila u njoftua për

ngjarjen pas hetimeve paraprake zbuloi se djegia e këtij automjeti ishte e qëllimshme. Sipas burimeve policore, dy persona rezultoi se kishin hedhur benzinë mbi automjetin me targë TR 12 06 C dhe më pas i kanë vënë flakën. Sipas policisë së Elbasanit, kjo skenë është filmuar nga kamerat e sigurisë të një farmacie përballë vendit ku ndodhi ngjarja. Pronari së

kishte të punësuar tre rojet private ka nisur invetarizimi i të gjitha materialeve për të bërë të mundur zbardhjen e poltë të vjedhjeve që janë bërë, si dhe për të llogaritur vlerën e plotë monetare të dëmit të shkaktuar nga vjedhjet e njëpasnjëshme.

bashku me policinë zhvendosën makinën rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës, ndërsa u shoqëruan nga uniformat blu, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit Haxhi Hasani dhe Kliton Karaj, që të dy banues në Elbasan. Ende nuk dihen motivet e kryerjes së këtij krimi, por dyshohet se zjarrvënia e qëllimshme ka ardhur pas një grindjeje të hershme mes autorëve dhe pronarit të automjetit në fjalë. Aktualisht mësohet se policia e Elbasanit është duke vijuar hetimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje.

Prej disa javësh ka nisur rikonstruksioni i xhamisë së Nazareshës ne Elbasan, një monument kulture që daton nga mesjeta. Falë një bashkëpunimi mes Myftinisë Elbasan, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Fondacionit Shtetëror Turk për zhvillim TIKA, kësaj xhamie do t’i rikthehet orgjinaliteti. “Fondi i restaurimit të kësaj qendre unë them që s’do të arrijë deri në vlerën 700 mijë euro, ndërkohë që kohëzgjatja e punive do të jetë rreth 7 muaj. Rikonstruksioni i këtij objekti kulti do të përfshijë ambientet e brendshme dhe të jashtme, çka do të bëjë të mundur rrikthimin në identitet të kësaj xhamie duke i dhuruar besimtarëve dhe qytetarëve të Elbasanit një xhami që do t’i shtojë akoma edhe më shumë vlerat qytetit”, tha Agim Duka, përfaqësues i Myftinisë së Elbasanit. Fondi i akorduar nga TIKA është 700 mijë euro, të cilat do të përdoren për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e plotë të oborrit të xhamisë. Xhamia e Nazareshës është ndër më të vjetrat në vend. Ajo mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit të 16 dhe është e stilit sulltanor me minaret dhe kupolë, që në Shqipëri janë të rralla dhe pikërisht për të ruajtur këto veçori dhe karakteristika të saj po bëhet rikontruskioni i këtij objekti.


10

« OPINION

E hënë 8 korrik 2013 •

Ridimensionimi i vlerave të së djathtës

G

NGA HALIL RAMA

ara për lidershipin e ri të Partisë Demokratike, që dy ditët e fundit startoi në degë të fuqishme të saj, si në Elbasan, Fier, Gjirokastër e Sarandë, evidentoi dukshëm ridimensionimin e vlerave të së djathtës. Garanci për ta shndërruar këtë në domosdoshmëri janë dy kandidatët potencialë në këtë garë, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, bartës dhe njëherësh përçues dinjitozë të këtyre vlerave. Pa dyshim, e përbashkëta e tyre është mirënjohja për punën e të gjithë partisë. Gjithsesi, nisur nga fakti që më 23 qershor PD-ja dhe e djathta në tërësi e drejtuar prej saj nuk arriti dot rezultatin që priste, kryebashkiaku i Tiranës, Basha, ka hyrë në garën për kreun e demokratëve me projektin demokratizues të PD-së. Kjo duket fare qartë në përcaktimin prej tij të përgjegjësisë së gjithsecilit demokrat, duke e vlerësuar një gjë të tillë në funksion të riorganizimit dhe konsolidimit tërësor të strukturës së PD-së për të triumfuar në zgjedhjet e ardhshme. Duke e konsideruar këtë si përgjegjësi të të gjithë demokratëve, Basha e sheh fillimin e ri si një mundësi për t’u bashkuar me këtë familje të madhe, për të qenë bashkë në gëzime dhe në kohë të vështira. Risi e fushatës së Bashës për të arritur lidershipin demokrat është vendosja e një raporti të drejtë midis kontributit, meritës dhe përgjegjësisë. Kjo konsiston në bashkimin e gjithë demokratëve, edhe të atyre që në fushatën e fundit të zgjedhjeve parlamentare nuk dhanë çdo gjë, pa lejuar asnjë kundërshti dhe përçarje mes tyre. Një maksimalizim i tillë i të gjitha resurseve vetëm para dy vjetësh i

dha atij fitoren në garën për kryetarin e Bashkisë së Tiranës përballë kreut të mazhorancës aktuale. Po me këtë vizion ai ia doli ta shndërronte Tiranën në një kryeqytet të standardeve europiane. Me Lulzim Bashën në krye të Bashkisë për Tiranën ka nisur një epokë e re. Kryeqyteti shqiptar ka tashmë një kryebashkiak të llojit të ri, të shumëkërkuar dhe votuar nga qytetarët e tij për një bashki të re, një bashki me veshë për të dëgjuar qytetarët, një bashki me sy për të parë hallet e tyre, një bashki me zemër, e cila vlerëson çdo problem të qytetarëve si një problem të vetin. Dhe këtë Lulzim Basha ka dhënë prova se di ta bëjë më mirë se askush tjetër. Parë nga ky këndvështrim, ai është përzgjedhja e duhur për kreun e ri të Partisë Demokratike. Karriera e tij e deritanishme politike dhe qeverisëse nuk ka nevojë të komentohet për nga sukseset dhe arritjet e shumta. Por ajo që qëndron në themelin e të gjithave dhe që premton më shumë prej të gjithave është përkushtimi dhe idealizmi i tij, dashuria me të cilën ai merr përsipër dhe kryen punët publike dhe angazhimet për riorganizimin dhe konsolidimin e një opozite konstruktive përballë mazhorancës aktuale të një vote të deformuar. Duke njohur anët pozitive të traditës së PD-së, Basha synon shndërrimin e saj në një opozitë të fortë, konstruktive e institucionale, që ta sjellë atë në pushtet në zgjedhjet më të afërta. Projekti i shpalosur prej tij, që synon ta bëjë PD-në një forcë politike që t’i drejtohet qytetarit masiv dhe jo vetëm militantëve, duhet vlerësues si një projekt emancipues që jep shpresë. Me një platformë të qartë dhe me ambicien për ta shndërruar PD-në në forcën kryesore elektorale në vend që në zgjedhjet e

para parlamentare, ka hyrë në këtë garë edhe ministri i Punëve Publike e Transportit, Sokol Olldashi, i cili konkurron krahas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Në takimet e zhvilluara në qarkun e Fierit, ku është zgjedhur deputet i PD-së, Olldashi ka bërë një analizë të humbjes së zgjedhjeve e 23 qershorit, duke theksuar domosdoshmërinë e përcaktimit të arsyes së vërtetë. Përgjegjës për humbjen ai nuk konsideron vetëm Berishën, por të gjitha strukturat e partisë, duke nisur nga ministrat e deri te militantët. Kjo garë, sipas Olldashit, do t’i shërbejë Partisë Demokratike dhe strukturave të saj dhe për këtë ato duhet që të ngrenë themelet për fitoret e ardhshme. Risi e fushatës së Olldashit në këtë garë dinjitoze është shënjestrimi i LSI-së, që sipas tij pati kosto të madhe për humbjen e PD-së. Si njohës perfekt i strukturës aktuale të kësaj partie, ai u është drejtuar anëtarësisë me projektin e tij të ringritjes së kulturës morale, të demonstruar edhe në kohët më të vështira. Në këtë proces është evidente ndjeshmëria e tij ndaj koniunkturave të realitetit dhe dinamikave të opinionit publik. Gjithsesi, prirja e natyrshme për të kapërcyer vetveten, që është sfida më e vështirë e njeriut, po evidentohet tek të dy kandidatët në një garë idesh mes tyre dhe jo në një garë meritash në të kaluarën. Kjo është garancia se pas 22 korrikut PD-ja do të ketë një lidership të aftë për ta shndërruar atë dhe krejt të djathtën reale shqiptare në forcën kryesore elektorale të vendit.

Një “kasko” për rilindjen

V

ota plebishitare për rilindje dëshmoi se mbarë shoqëria ndan të njëjtën pritshmëri që lidhet me normalitetin demokratik dhe shtetin ligjor. E nëse rilindja është shans për të gjithë, ajo është dhe detyrim dhe sfidë për të gjithë - qytetarin e shoqërinë - për të lënë pas inercinë e përshtatjes me të keqen e degradimin në një shoqëri celularësh të trafikut të ndërsjellë të ndereve dhe vetë politikën që u votëbesua në emër të saj. Por ndërsa emancipimi i elektoratit dhe me të rreziku i parakohshmërisë së rilindjes është subjekt i kohës, për politikën alibitë kanë marrë fund. Përtej rezultatit, shansi i rilindjes ngjizet edhe nga sjellja e fituesit më pas. Nëse shumica u bënë bashkë sepse duan të njëjtën gjë, gjuha e fituesit duhet të jetë gjuha e të gjithëve. Pritshmëritë ndaj rilindjes janë në zenit dhe me kohën që fluturon, litarët pa fund të PD-së pas dhe oguret për opozitë mllefi të saj, rreziku i zhgënjimit elektoral mund të çojë në fundin e iluzionit të vetë rilindjes. Ndonëse nuk jemi realitet britanik (aty manifesti elektoral përbën ligj të pashkruar), rilindja nuk ka vend për përthyerje demonstrative premtimesh dhe marrje elektorati të mirëqenë si deri më sot. Ajo kërkon veç garanci. Njësh me qytetarin Zhgënjimi prej premtimeve inflacioniste mbetet gangrenë e tranzicionit ku më tipiket, qoftë për miopi politike (zor të besohet) apo pengmarrje të qëllimshme të zhvillimit në favor të gjeopolitikës antishqiptare në rajon, janë vota e lirë, çështja e pronës, legalizimet, të persekutuarit, statusi i nëpunësit civil, hapja e dosjeve etj. Që rilindja të mos katandiset në “ashtu ishte loja”, ka rëndësi si mbajtja e premtimeve, ashtu dhe vullneti i qartë për to. E nëse e para varet edhe nga rrethana objektive, ajo mund të mirëkuptohet sa kohë nuk vihet në dyshim vullneti për t’i përmbushur ato sepse përtej afatit (gjatësisë së tunelit), rëndësi ka futja në hullinë e zgjidhjes parimore (drita në fundin e tij). Elektorati priret të jetë më mirëkuptues dhe ngushëllohet disi për ngërçet në përmbushjen e premtimeve, kur vëren një moral demokratik qeverisës, që garanton transparencë, mospërfolje për nepotizëm të shndërruar në sistem, mosadaptim stilesh jetese të pajustifikuara – “vilamania”, familjarë VIP që shndërrohen në “brokera” interesash, “gardërobë” makinash etj. Modestia e politikanit nuk ka pse të jetë klishe, duke u shfaqur natyrshëm, sipas rastit, si te bërja e pazarit në supermarket, pritja te kangjellat e shkollës për fëmijën, radha te mjeku i familjes, trokitja e një gote me miqtë në barin e lagjes, zbritja nga podiumi i mitingut për të takuar ata që e nderuan me pjesëmarrje etj. rituale qytetare, që krahas respektit ndaj elektoratit ngjizin kohezionin politikë-qytetar dhe promovojnë një publicitet unik gojor, efekti i të cilit tejkalon qindra slogane reklamash klishe. Domosdoshmëri postzgjedhore është dhe përulja ndaj votëbesimit plebishitar. Gjetja e duhur e mitingut të fitores në Shkodër duhet të pasohet me mitingje falënderimi në çdo qark ku u apelua për votën, duke respektuar pa dallim këdo dhe kudo dhe “blerë” më shumë kohë e mirëkuptim për qeverisjen e vështirë në prag.

Nga prof. as. dr. ARTAN XH. DUKA “Vaksinimi” i rilindjes Rilindja nuk e ka luksin të jetë peng i rastësisë - pamundësi qeverisjeje, zhbërje aleancash etj. Nëse qeverisja xhiron në vend, krahasimi me ’39-n nuk bind kënd, sepse qeverisja nuk është për t’u justifikuar për problemet e bartura, por për t’u dalë zot atyre me transparencë dhe përgjegjshmëri. Përgjegjshmëria - dorëheqjet individuale, rokadat në qeverisje e sipër dhe deri zgjedhjet e parakohshme, mbeten valvula e vetme si për të ruajtur frymën e rilindjes, ashtu dhe për të mbijetuar në politikë, sepse sa dobësi apo dështim personal, ato shihen si seriozitet dhe respekt ndaj votuesit, duke rezultuar në aset politik e “pedanë” për votëbesimin elektoral në vijim. PD-ja humbi zgjedhjet si për shkak të qeverisjes problematike, ashtu dhe arrogancës së të mandatuarit e shansit të humbur për të rilançuar në kohë vetveten përmes rotacionit të brendshëm (ndërrimi i kryeministrit, drejtuesit të partisë, dorëheqjet individuale apo zgjedhjet e parakohshme etj., shpërfillja e të cilave provokoi shpërfilljen plebishitare përmes rotacionit të jashtëm elektoral). Rilindja presupozon rotacion emrash dhe ambicia për lidership të gjatë e zbeh apelin e saj, për më tepër kur jetëgjatësia e emrit në politikë se sa hyrja e jetëgjatësia në politikë varet nga qëndrimi që bën epokë, qoftë ky dhe largim prej saj. Asgjë rastësisë Fati i rilindjes nuk duhet të mbetet peng i kohezionit ndërpartiak. Precedentët nuk mungojnë, ndaj sa kohë kohezioni i aleancës së majtë nuk mund të merret i mirëqenë, qeverisja më vete mbetet një skenar rezervë me parakusht rishikimin e ligjit zgjedhor e garantimin e votës së lirë. Ligji spanjoll degradon dhe deformon përfaqësimin elektoral dhe pjell koalicione të marra peng, ndaj zëvendësimi në kohë me “mazhoritar me dy raunde” apo “STV irlandez” është urgjent. Sikurse edhe shoshitja e listave elektorale, depolitizimi i policisë, garancia e monitorimit dhe numërimit të votave, reformimi apolitik i KQZ-së, futja në sistem elektronik i kartave të identitetit etj. Ndërsa afrimi i përfolur PS-LSI mund të përligjej si opsion për rotacion sa kohë protagonizmi vijon të jetë po ai, pavarësisht “purgatorit” të 23 qershorit, morali i qeverisjes do të mbetet peng i së kaluarës me të vetmen zgjidhje parimore zgjedhjet e parakohshme me një ligj të ri zgjedhor. Rilindje përmes drejtësisë Luajaliteti i qeverisë ndaj institucionit të opozitës nuk duhet të sakrifikojë kauzën për drejtësi. Kauza e rilindjes është kauzë besimi, mbi të gjitha se ligji është njëlloj për të gjithë. Vijimi me precedentët e pas 1997-s e 2005, ku akuzat reciproke u konvertuan në flirtime pa princip, do të ishin fundi i iluzionit të rilindjes dhe prova se abuzimi veç riciklohet. Prezumimi i pafajësisë nuk është prezumim imuniteti për politikanët dhe sa kohë “korbi korbit nuk ia nxjerr sytë”, rilindja mbetet retorikë. Sfida e qeverisë së rilindjes është sa konsolidimi i sistemit

të drejtësisë po aq dhe fillimi i hetimit parlamentar për episodet me ndjeshmëri të veçantë. Nga shpërdorimet në infrastrukturë, Gërdeci, abuzimet zgjedhore, 21 janari, marrëveshja e ujërave etj. Kohezioni, paqtimi kombëtar dhe çlirimi nga makthet dhe komplekset e së shkuarës nuk vjen përmes trukimit të së vërtetës, por lënies lirë të saj, pjesë e së cilës duhet të jetë dhënia fund e sagës së dosjeve të monizmit. T’i frysh flakës që shuhet Rilindja ka nevojë për dishepuj të rinj, ndaj marketingu dhe komunikimi politik si dhe portretizimi i rivalit duhet të evitojë si publicitetin e ekzagjeruar për të (zgjedhjet në PD po eklipsojnë vetë votën e qershorit), ashtu dhe gjuhën e drunjtë dhe të ndasisë që veçse kompaktëson instinktivisht për vetëmbrojtje elektoratin e hutuar rreth lidershipit problematik të PD-së, duke mos i dhënë një shans reformimit të brendshëm të saj. Askush nuk ndihet komod, veçanërisht idealistët, nëse dëftohen me gisht si përkrahës të këtij apo lideri në të shkuarën, stigmatizim ky që më pas degradon në bazë apo forumet online. Diskretitimi jo etik, apriori dhe në masë, veçanërisht për idealistët në PD nuk lë vend për hapësirë dhe gjetje të vetvetes dhe, nëse perceptohet si provokim, ai provokon bumerang dhe publicitet të panevojshëm, duke ringjallur antivlera që u ka ikur koha. Për të bërë për vete votuesin e zhgënjyer të PD-së që ka lënë një dritare hapur, qasja nuk është përmendja cinike e banale e “litarit”, por kritika parimore dhe etike ndaj së vjetrës, çlirimi i drejtësisë prej intimidimit politik dhe adresimi i abuzimit në dyert e saj, margjinalizimi i politikës regresive përmes lobimit në Perëndim si dhe dora e bashkëpunimit pa paragjykim ndaj tij. Përtej ideologjisë Rilindja është fryt i një serie reformash ku e majta dhe e djathta marrin kuptim veç së bashku. Pavarësisht logove ideologjike, sapo vijnë në pushtet, fokusi është mbarë shoqëria, duke e bërë të natyrshme një bashkëqeverisje të koalicionit fitues me një forcë autentike të së djathtës (siç është FRD-ja) si për fatin e rilindjes, ashtu dhe të së djathtës në vend (fati i PDR-së dikur). Bashkëpunimi panideologjik mund të bëhet për afate dhe çështje parimore të caktuara, që nuk komprometojnë identitetin partiak dhe lënë hapësirë më pas për konkurrim më vete në zgjedhjet e radhës. Prona, sipërmarrja, rendi, sovraniteti, tradita dhe familja, të persekutuarit, dosjet e monizmit, integrimi europian etj. kanë nevojë edhe për kontributin e FRD-së, që me këtë rast ka shans të dëshmojë potencialin e një të djathte autentike me inspirim perëndimor. Kjo do të mundësonte si zgjerimin e rrethit të përkatësisë së elektoratit rreth rilindjes, përshpejtimin e integrimit europian, ashtu dhe promovimin e kauzës së rilindjes dhe sigurimin e mbështetjes së nevojshme në Perëndim, SHBA në radhë të parë. Jo për të “blerë” heshtjen, siç u tentua deri dje, por për të garantuar një “kasko” për rilindjen dhe kredituar për çka meritojnë.


OPINION • E hënë 8 korrik 2013

»

11

Fraksion gjyqësor

D

ispozita “akte që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit” formon psikozë analitike, që buron nga sjelljet personale në detyrë dhe jashtë saj. Akti është i nënshkruar në Kushtetutën e vendit me kusht lirimin nga detyra të gjyqtarit, por kur sjelljet personale janë problem zyrtar në qëndrimi mbi diskreditimin, kur dihet se akte të tilla lidhen me fyerjen publike. Termi “diskreditim” duket se është marrë nga ndonjë manual i fshehtë i Gjykatës së Strasburgut, që nuk lidhet me gjyqtarin në vetvete, por me tiparet e shkeljes organike, që mund të jetë krim i rëndomtë, që për arsye serioze është futur në Kushtetutën tonë si një dukuri e rëndësishme. Kjo është anakronizëm dhe huazim thjesht në terma moralizues, që kur besohet se në vend kanë ushtruar profesionin e tyre shumë prej hetuesve që kanë bazuar punën në degën e brendshme dhe cenimin e jetës private, duke diskretituar në popull të gjithë armiqtë e qytetit. Le të bëjmë një test: cili nga studentët e drejtësisë do të mbante mend në praktikë rastin se gjyqtari shkarkohet nga detyra me objekt diskreditimin e sjelljes? Kjo është një diçka abstrakte dhe nuk shkakton shembullin ligjor, duke evituar mundësinë e memories mbi karakterin bosh që bart. Shkarkimi nga detyra i një gjyqtari apo zyrtari në përgjithësi nuk lidhet me figurën, por me shkakun e shkeljes. Kjo pasi figura është e përcaktuar në ligj, ndërsa shkaku përbën shkeljen efektive në raport me sanksionin ligjor. Diskreditimi është figurë dhe një term që vjen nga fjala “diskrecion” (hapësirë veprimi), prandaj diskret (i lirë) ose indiskret krijojnë dukurinë e pavarësisë së gjykatës, që për askënd nuk krijon akt diskreditues. Pra, një ngatërresë e tillë nuk mund të vihet në kushtetutë, duke i dhënë gjykatës dyshime të rënda të sjelljes morale, që i gjen me okë në komunizëm. Tjetër është liria e të vepruarit, tjetër është shpifja apo fyerja që sjell diskreditimin, d.m.th. cenimin e ndjenjës së moralit për shkak të detyrës. Asnjë qytetar nuk është i kushtëzuar nga procesi penal, qoftë ky edhe gjyqtar, por nuk mundet të biem preh e hartuesve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që me një devijim të thjeshtë të fjalës “diskrecion” na e shndërruakan aktin në faj të rëndë për shkarkim të gjyqtarit, duke e quajtur “diskreditim”. Tiparet e drejtësisë janë të lidhura ngushtë me rastet juridike, e sidomos me interesin bazë të shtetit të së drejtës mbi mbrojtjen e ligjshmërisë dhe rendit publik. Por nuk mundet që të kemi diçitura morale të një niveli hipotetik siç është nocioni i diskreditimit, apo dhe parti politike që zbatojnë si në komunizëm këto norma statutore, të cilat ngjajnë më shumë me ndalimin e mbajtjes së flokëve të gjata, apo dukurinë e shprehjes organike, për të cilën janë dënuar qindra qytetarë me akuzën e agjitacion e propagandës. Kjo nuk është as etikë (arsyetim) e as rregull (dyshim), por një cilësi e thjeshtë empirike, që nuk ka as formë e as trajtë. Edhe diçka tjetër: gjuha shqipe është e mbushur me huazime literale, kjo në saje substancës shkencore që mban karakteri morfologjik, por nuk duhet që të jemi anakronikë në ligje dhe Kushtetutë mbi obligimet qytetare. Pasi gjyqtari mund të shkarkohet nga detyrat administrative që bart, vetëm në rast se ka shkelur ligjin, dhe jo kur diskretitohet nga persona te tretë. Shkelja ligjore lidhet me procedurat bazë dhe kodet materiale. Në të gjitha rastet e tjera mendohet se shkeljet janë jashtëgjyqësore dhe lidhen me të drejtën e ankimit në Apel. Problemi qëndron në aktin se kur cenohet një procedurë gjykimi? Teoria bazë e shkeljes procedurale sipas ligjit është keqadministrimi i provës dhe mangësitë në vlerësimin teknik të saj. Çdo kundërvënie nga KLD-ja mbi rrethana të shkeljes nuk përbëjnë objekt gjyqësor, por cilësi teknike mbi procesin dhe jo gjyqtarin (sfera e veprimit administrativ). Prandaj tjetër është vlerësimi teknikoligjor i çështjes nga instrumentet e ankimit dhe KLD-ja, tjetër është zhvlerësimi i fuqisë juridike të provës nëpërmjet çështjes. Ras-

Nga ELVIS KOTINI

tet nuk janë shumë të komplikuara që kur gjykatat janë pushtet kushtetues dhe nuk karakterizohen nga një rol akuzues. Gjykata e di ligjin, prandaj besohet se vepron në pajtim me Kushtetutën. Kjo është formale, por krijon edhe opinionin e drejtë te qytetarët mbi kriterin e së vërtetës. Objekti penal mbi shpërdorim detyre që ngrihet nga prokurorët penalistë i referohet keqadministrimit të provës, pasi për veprime të tjera me anë të të cilave mund të pengohet procesi as që bëhet fjalë. Asnjë gjyqtar nuk mund të shkelë hapur ligjet, pasi do të ishte i lajthitur. Kjo përgjegjësi nën gabim merret si një përgjegjësi civile dhe shumë shumë disiplinore, pasi nuk prek sferën penale të ndëshkimit. Asnjë pasojë gjykimi nuk mund formojë krim penal mbi arsye të vetë autoritetit. Dhe autoriteti është gjykata në këtë rast, prandaj shpërdorimi i detyrës nuk përfshin subjektin e gjyqtarit në asnjë rast, mbi veçori të teorisë penale dhe ushtrimit të drejtësisë. Gjykatat janë të ligjshme dhe janë ngritur për të forcuar pushtetin juridik të një vendi. Të paktën kjo vlen nga kompetencat që i janë dhënë me Kushtetutë dhe ligj. Asnjë gjykatë nuk mund të bëhet pengesë penale për çështjet dhe faktet që parashikon Kodi Penal. Kjo pasi gjyqtarët nuk mund të jenë subjekt i posaçëm i Kodit Penal në rastet e shpërdorimit të detyrës. Nuk flitet kështu për shpërdorime të detyrës nga gjykata kur të gjithë e dinë se mund të apelojnë vendimin. Kujdes! Nuk duhet të konfondojmë procesin disiplinor të sjelljes zyrtare, që lidhet me kontrollin civil të subjektit administrativ, me kondicionet për të ushtruar drejt detyrat bazë. A ka një gjyqtar që shpërdoron detyrën dhe sjell pasoja penale? Kjo do të ishte vetëvrasje dhe të paktën veprim arbitrar, d.m.th. tejkalim i pushtetit të kopetencës, por kurrsesi shpërdorim detyre. Shpërdorimi i detyrës sjell pengesa serioze në ushtrimin e detyrave funksionale, që është e pamundur për një gjykatë e për më shumë për një gjykatës. Askush nuk mund të reagojë në kundërshtim me drejtësinë që bën vetë, publikisht, solemnisht dhe zyrtarisht në sajë të detyrës. Për një çështje timen para disa vjetësh prokuroria ngriti të njëjtën akuzë mbi shpërdorim detyre, por duket se kemi të bëjmë me një prokuror budalla. Elementi nuk lidhet m e politikën

e ditës; as me zgjedhjet elektorale, pasi unë nga natyra nuk jam intrigant, por i qartë në deklarime. Këtë e provoj me vendimet që kam marrë si gjyqtar, karakteri i të cilave është i ndryshëm në arsyetim nga pjesa dërrmuese e sistemit, çfarë flet për gjykime kategorike, profesionale dhe nën autoritetin e pavarësisë. Megjithatë, jam modest. Unë mendoj se mosha e gjyqtarit duhet të jetë 45 vjeç e lart, duke i dhënë fund papjekurisë në gjykim dhe rritjes së përgjegjësisë publike nga komuniteti. Ka probleme, por aktet nuk duhet të karakterizohen nga paranoja dhe dyshimi. Pasi institucioni shtetëror kërkon saktësi në numra (5:1) dhe formula (2:1). Manifestimi i të dhënave gjyqësore formon, nga ana tjetër, një çështje kulturore, pasi deklaron liritë dhe të drejta në mënyrë parimore, ashtu siç parashikojnë udhëzimet zyrtare, duke i bërë shtetasit dinjitozë për të drejtat e tyre dhe të vlerësuar mbi taksat që paguajnë. Krijohet kështu një dyshim i madh mbi ndërhyrjet politike në gjyqësor, të cilat nuk duken hapur, por shprehin një psikologji dhe gjueti shtrigash thjesht nisur nga bindja politike e njërit apo tjetrit gjyqtar. Kështu mendoj se është vepruar edhe mbi çështjen time, duke i dhenë përparësi reaksionit politik më shumë sesa kriterit profesional. A duhej vrarë Jul Cezari? A duhej arrestuar ky gjyqtar? Unë isha i kualifikuar që nga Strasburgu, Drejtoria Politike e Këshillit të Europës, e deri në institutet antimafie në Sicili (Italisë). Prandaj veç principit të fortë të lirisë që më shtyn të marrë pjesë në jetën publicistike është i njohur brenda meje sindroma profesional. Bëhen sqarimet për t’i dhënë një shtysë sistemit të drejtësisë penale. Çështjet kriminale nuk janë çështjet e spiunazhit. Kjo është tjetër gjë, prandaj duhet të ruajnë toruan dhe juridiksionin për të cilin janë të autorizuar. Le të marrim një shembull gjyqësor mbi debatin historik të Borovës martire. Sot flitet për masakrën e Borovës nga ushtria gjermane në vitin 1943, ku u vranë 107 civilë, midis të cilëve edhe fëmijë, po rasti është argumentuar si reagim ndaj goditjes fillestare që u është bërë forcave ushtarake gjermane nga trupa të panjohur dhe në prapavijë, d.m.th. jo në linjën frontale. Kjo e shtyu majorin gjerman Runbald Klebe (30 vjeç) që të kthente “kompasin” në gradë rihter dhe të godiste për vdekje civilë të paarmatosur në fshatin përreth të quajtur Borovë. A është akti krim? Krimi lidhet me autoritetin politik dhe institucionet civile të një shteti. Por ushtria gjermane ishte një ushtri e rregullt, që i kishte shpallur luftën çdo territori të pushtuar. Edhe Shqipëria quhej e pushtuar përderisa kaloi një këmbësori e huaj ushtarake. Këtu plani ushtarak mund të devijojë në disa aspekte, një nga të cilat është se ushtria gjermane në Shqipëri përbëhej kryesisht nga ushtarakë rumunë, ukrainas apo armenë. Megjithatë, roli ushtarak është rol i drejtpërdrejtë i komanduar nën ligje të rrepta dhe nën një disiplinë të hekurt luftimi. Po më vrave jashtë lufte, unë duhet të të godas në çdo mënyrë dhe mjet për të kontrolluar taktikisht territorin. Qofshin viktimat fëmijë apo civilë të paarmatosur, spastrimi bëhet për rikonjicion dhe kundër gjendjeve të terrorizmit luftarak. Por ky është një version i njëanshëm, pasi çdo vrasje civilësh jashtë kontekstit luftarak quhet krim. Prandaj unë jam me versionin e plotë, se ligji i vendit përcakton edhe faktin kriminal, por me subjekte ushtarakë. Për Gjermaninë rregulloret ushtarake flisnin qartë. Për çdo ushtar gjerman mund të ketë pasoja në civilë. Por ky mbetet vetëm një konvencion juridik i shtetit gjerman, që nuk pi ujë në Shqipëri, prandaj vrasja e borovasve jo vetëm është krim për shqiptarët, por edhe një veprim i nxituar i ushtrisë gjermane. Lënda juridike klasifikohet një notë diplomatike midis shteteve, ku që të dja palët kanë të drejtën e tyre politike dhe gjyqësore. Problemi komplikohet, pasi krimi është nxitur nga forca shqiptare, të cilat kanë shtyrë gjermanët të reagojnë. Prandaj asnjë krim nuk mund të justifikojë një krim tjetër veç arsyeve të ligjshme, për të cilin subjektet janë të autorizuar. Duke i dhënë përparësi dhe respekt Gjykatës së Nurembergut mbi krime lufte, le t’i referohemi Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë mbi parashkrimin e krimeve. Nëse një krim nuk dënohet me kalimin e 20 vjetve nga koha e kryerjes së tij, subjekti i krimit quhet i pafajshëm. Le t’i kthejmë në këtë mënyrë marrëdhëniet e ngurta me Gjermaninë në një disiplinë të re politike, edhe si një revansh ndaj krimeve të komunizmit dhe përfitimeve të paligjshme të grupimit politik në Shqipëri nën emrin e rezistencës partizane.


12

« ZODIAK

E hënë 8 korrik 2013 •

JAVOR

HOROSKOPI Dashi

Akrepi

Demi

Shigjetari

Mos u qani ndaj atij që keni në krah gjatë kësaj jave sepse në fakt ai është kujdesur më shumë për ju sesa ju për të. Mundohuni të flisni hapur dhe të shpjegoheni. Beqarëve do iu pëlqejnë sa aventurat aq edhe historitë serioze të dashurisë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin sepse po e tepruat me shpenzimet do keni probleme të mëdha. Shëndeti do ketë herë pas here probleme. Bëni analiza apo kontrolle mjekësore pa u vonuar shumë. Për jetën profesionale do jetë javë e favorshme. Do bëni zgjedhjet e duhura dhe gjithçka do shkojë në rrugën e duhur. jeta familjare do jetë e privilegjuar. Do i kushtoni më tepër kohë se më parë.

Rutina dhe monotonia do ju pushtojë gjatë gjithë kësaj jave në jetën tuaj në çift. Atmosfera do jetë e qetë, por në disa momente mund të mërziteni dhe të bini në melankoli. Beqarët do e shfrytëzojnë sa të mundin lirinë e tyre dhe nuk do jenë të fiksuar pas gjetjes së personit ideal. Financat duan me patjetër një riorganizim sepse po i latë pas dore do keni probleme më të mëdha. Shëndeti do jetë i mirë ditët e para, por stresi dhe nervozizmi mund të sjelle probleme më pas. Kujdesuni pak më tepër për veten. Në punë duhet të ndërmerrni iniciativa dhe jo të qëndroni atje ku keni qenë. Po nuk kërkuar vetë asgjë nuk do ju serviret. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

Jeta në çift do jete shumë harmonike gjatë kësaj jave. Do bëni gjithçka mundeni për të bashkëpunuar me partnerin dhe do ia plotësoni atij dëshirat më të zjarrta. Beqarët do përzgjedhin aq shumë saqë edhe këtë periudhe do ngelen vetëm. Financat fatmirësisht do jenë të mira. Nëse vazhdoni t’i menaxhoni ato me kujdes, shumë shpejt do keni rritje të të ardhurave. Shëndeti nuk do ketë as problemin më të vogël. Do ndiheni plot energji dhe dinamizëm. Në punë do ju duket gjithçka më e thjeshtë se më parë dhe do ndërmerrni sfida të reja. Disa kolegë do ju ndihmojnë së tepërmi. Jeta familjare do jetë e mbrojtur gjatë gjithë kohës.

Venusi, perëndesha e dashurisë ju premton një jetë sentimentale harmonike dhe mjaft të kënaqshme gjatë kësaj jave. Do e dashuroni në mënyrë pasionante partnerin dhe do ndiheni më të lumtur. Për beqarët ka ardhur momenti për emocione dhe pasion të madh. Situata financiare do jetë delikate. Mos e teproni me shpenzimet sepse do futeni në një udhëkryq pa rrugëdalje. Shëndeti nuk do jetë i keq, por do keni nevojë për më tepër relaks. Çlodhuni herë pas here dhe aplikoni yoga-n nëse mundeni. Jeta profesionale do ketë ndryshime pozitive. Do jeni mjaft ambiciozë dhe do bëni çmos të arrini atje ku kishit menduar. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

Binjakët

Pritet që kjo javë të jetë e bukur për të dashuruarit. Nuk do kalojë asnjë ditë pa marrë dhurata dhe pa u surprizuar nga ai që keni në krah. Në disa momente do ju duket sikur në të vërtetë jeni në ëndërr. Beqarët do vazhdojnë të ëndërrojnë ende për dashurinë e madhe, por nuk do kenë shumë mundësi ta gjejnë atë. Të ardhurat do jenë më të qëndrueshme se më parë dhe do arrini të kryeni disa investime me rëndësi. Shëndeti nuk do jetë delikat, megjithatë nuk duhet ta teproni me lodhjen. Kujdes duhet të bëni edhe me helmimin nga ushqimet. Në punë do keni konkurrencë të fortë, por do ia dilni mbanë me sukses. Do ju vlerësojnë mjaft për këtë. Familja pa probleme.

Gaforrja

Do filloni të bëni projekte afatgjata dhe serioze me partnerin tuaj gjatë kësaj jave. Gjithçka do shkojë ashtu si ju e keni planifikuar. Beqarët nuk duhet të bëjnë gabimin të mbyllen në vetvete, por duhet të pranojnë ftesat dhe të dalin për t’u argëtuar. Në planin financiar duhet të respektoni disa rregulla strikte, përndryshe mund të keni vështirësi. Dhëniet e huave duhen shmangur gjithashtu. Shëndeti do ketë shqetësime të vogla. Mos e humbni optimizmin sepse në këtë mënyrë do vuani më tepër dhe nuk do ringriheni dot kollaj. Në punë do arrini atje ku dëshironi falë këmbënguljes suaj. Askush nuk do ju pengojë të ecni në rrugën që doni. Në familje do mbizotërojë paqja.

Luani

Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën tuaj në çift, këtë javë do fillojë të dalë dielli në qiellin tuaj të dashurisë. Do flisni qetësisht me partnerin dhe do i zgjidhni një nga një keqkuptimet. Beqarët do fillojnë aventura mjaft emocionuese dhe të kënaqshme. Në planin financiar duhet të tregoheni sërish të matur e të kujdesshëm. Po su treguat realistë do ngeleni pa asnjë lek. Shëndeti nuk do ketë probleme, megjithatë me ushqimin nuk duhet ta teproni në asnjë moment. Në planin profesional nuk duhet të mposhteni nga sfidat apo pengesat që do ju dalin para. Me pak durim e këmbëngulje mund t’ia dilni. Çështjet familjare do kërkojnë më tepër kohë.

Bricjapi Virgjëresha

Javë përgjithësisht e qëndrueshme kjo për ata që janë në një lidhje. Do kuptoheni edhe vetëm me një shikim me atë që keni në krah dhe së bashku do zgjidhni çdo problem që do ju dalë para. Beqarët do flirtojnë gjatë gjithë kohës dhe do kenë mundësi reale të gjejnë personin e duhur. Financat do jenë të ndërlikuara, por me ndihmën e disa miqve do dilni shpejt nga problemet. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla, megjithatë ju nuk do e lëshoni veten në asnjë moment. Optimizmi do ju bëjë të shëroheni shpejt. Në planin profesional gjithçka do ecë me ritme të shpejta dhe do arrini atje ku doni. Në familje tregohuni më të dashur.

Peshorja

Do kultivoni tolerancën në çift gjatë kësaj jave dhe do “luftoni” me këdo që do kërkojë t’ua prishë harmoninë në çift. Jeta juaj në çift do jetë edhe më e bukur. Beqarët duhet ta jetojnë jetën ashtu si t’u vijë pa pasur merak çfarë do thonë të tjerët. financat nuk do jenë të mira, megjithatë nuk duhet absolutisht t’iu besoni lojërave të fatit për ta përmirësuar situatën sepse do futeni në probleme më të mëdha. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Një pjesë e personave do preken nga virozat e stinës. Kujdes! në planin profesional do jetë jave e favorshme për të filluar projekte të rëndësishme. Familjarët do jiu mbështesin fort dhe marrëdhënia me ta do jetë më e mirë.

Marrëdhënia juaj me partnerin nuk do jetë shumë e mirë këtë javë, por me pak maturi dhe kujdes mund t’ia dilni ta stabilizoni situatën. Beqarët do jenë shumë joshës dhe do kenë mundësi të mira për të filluar lidhje afatgjata. Shfrytëzoni çdo rast, por nxitoni të jepni menjëherë fjalën. Sektori i financave do jetë goxha i privilegjuar. Mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër. Shëndeti nuk do jetë problematik. Nëse merreni pak më tepër me sport do jeni edhe më energjikë. Në planin profesional do keni arritje më të mëdha sesa mendonit. Kujdes, kjo nuk duhet t’ju bëjë më mendjemëdhenj apo arrogantë. Me familjarët marrëdhënia do jetë shumë e ngrohtë.

Ujori

Do jeni shumë më të hapur dhe ledhatues me partnerin tuaj gjatë kësaj jave. Marrëdhënia ndërmjet jush do jetë shumë e bukur dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Beqarët do bien koke e këmbë në dashuri me dikë që kanë njohur para pak ditësh. Situata financiare do stabilizohet me kalimin e ditëve. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik, megjithatë nuk duhet ta teproni as me lodhjen dhe as me pagjumësinë. ata qe kanë më tepër sesa duhet yndyrë në gjak duhet të këshillohen sërish me mjekun. Në punë mund të merrni atë rezultat që keni pritur nëse nuk nxitoheni dhe nëse nuk tregoheni frikacakë. Familja do kalojë një javë të zakonshme.

Peshqit

Dashuria për atë që keni në krah do jetë shumë e madhe gjatë kësaj jave, por do e keni të vështirë t’i shprehni ndjenjat. Tregojani partnerit tuaj këtë në mënyrë që të gjeni një zgjidhje. Beqarët me shumë gjasa do kenë një takim të mrekullueshëm i cili do ua ndryshojë përgjithmonë të ardhmen. Ndikimi i Jupiterit do jetë negativ për financat dhe situata ka rrezik të ndërlikohet së tepërmi. Tregohuni më të arsyeshëm me shpenzimet. Mekanizmi mbrojtës do jetë i mirë gjatë kësaj periudhe dhe nuk priten probleme të mëdha me shëndetin. Profesionalisht do punoni me shumë entuziazëm dhe pasion, çka do ju bëjë të arrini suksesin e pritur. Jeta familjare do jetë e animuar.


BOTA

»

• E hënë 8 korrik 2013

S P E C I A L E

13

Regjimet totalitareGOSSIP dhe të vërtetat e fshehura

»16

Eduard Snouden, një marrëdhënie e domosdoshme

»17

Rikthimi i vëllait të madh gjyqet sekretë?

»14

Kush e vrau Presidentin? M

oskë. Duhej vetëm një film bazuar në të vërtetën sipas autorëve, për të rindezur një urrejtje të vjetër mes dy popujve që prej pesëqind vitesh nuk arrijnë që të gjejnë as një minimum mirëkuptimi reciprok. Skenat më të rëndësishme nuk janë xhiruar ende, e megjithatë Smolensk, krijim i regjisorit polak antoni Krauze, ka shkaktuar tashmë një polemikë shumë të fortë mes bashkëatdhetarëve të tij më patriotikë dhe atyre të akuzuar për bashkëpunim me rivalët e përjetshëm rusë. Në fakt duket se tema është zgjedhur posaçërisht për të rizgjuar rivalitetet dhe zemërimin e kahershëm. Bëhet fjalë për rindërtimin e aksidentit ajror që në prill 2010 eleminoi në fakt të gjithë pushtetin polak të kohës. Në Tupolevin e vjetër të Presidentit polak Lech Kaczynski dhe të Zonjës së Parë, Maria, udhëtonin zyrtarët më të lartë të vendit: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, zëvendësministri i Mbrojtjes, shtatë gjeneralë, guvernatori i Bankës Qendrore, krerët e Marinës, të Aviacionit, të ushtrisë dhe shërbimeve të fshehtë, Presidenti i Komitetit Olimpik, udhëheqësja e sindikatës Solidarnosc. Bashkë me historianë, heronj me shumë dekorata të rezistencës polake ndaj nazizmit. 96 të vdekur të karbonizuar në një zjarr të pashpjegueshëm pikërisht në tokën ruse, 30 kilometra larg nga një prej vendeve simbol të urrejtjes pa fund mes dy vendeve: Pyjet e Katinit ku u zbuluan dhjetëra mijëra kufoma oficerësh të rinj polakë të pushkatuar pa mëshirë me urdhër të Stalinit. Një tërësi viktimash dhe sugjestionesh që janë përbërësi ideal për një film që të shkaktojë diskutime. Me qasjen snobuese kundrejt polakëve, gazetat ruse kufizohen të regjistrojnë që “shumë aktorë të mëdhenj vendës kanë refuzuar që të marrin pjesë në një rindërtim tërësisht fals të fakteve që shërben vetëm për të vënë në një pozicion të keq Moskën”. Në Poloni ndërkohë është polemikë e hapur dhe mbi të gjitha gjueti ndaj zbulimeve të dramës së Smolenskut që mbetet edhe sot e fshehtë. Dikush fletë për një mjergull artificiale e krijuar posaçërisht nga shërbimet e fshehtë rusë për të provokuar aksidentin. Të tjerë për një bombë që mund të ketë shpërthyer në bord pak sekonda para përplasjes. Por çfarë do të ketë ekzaktësisht në film, askush nuk e di me saktësi. Me një zotëri të madhe 73-vjeçari Krauze e mban të lartë suspensën duke pohuar që “nuk ka frikë se mos mbetet i vetëm kundër të gjithëve vetëm e vetëm që të rrëfejë më në fund të vërtetën”. Fraza që do të garantojnë arkëtime rekord në sallat e kinemave. Të paktën për debutimin, i parashikuar për 10 prillin e ardhshëm me rastin e 4 vjetorit të fatkeqësisë. Aksidenti, sipas komisionit special ruso-polak, mendohet të ketë ndodhur ekskluzivisht prej gabimit njerëzor: kokëfortësia e pilotit për t’u ulur në pistën e pashtruar të aeroportit të vogël

ushtarak të Severnij pranë Smolenskut, pavarësisht mjegullës shumë të trashë, si dhe ndalimit të ulëritur disa herë prej kullave të kontrollit. Edhe për të mbërritur në këtë konkluzion nuk kanë munguar grindjet dhe kanosjet reciproke mes eksponentëve të dy vendeve. Rusët donin që të saktësohej që piloti i shkretë ishte detyruar që të ulej me çdo kusht prej shefit të shtabit me një ton autoritar në kabinën e komandës. Oficeri tjetër është nxitur prej Presidentit të paduruar Kaczynski, i cili nuk e kish për herë të parë këtë lloj sjelljeje. Pikërisht një vit më herët, kishte pushuar në vend një pilot të tijin që kish refuzuar të ulej në Gjeorgji pavarësisht një stuhie rëre. Pas shumë debatesh dhe një farë tensioni, komisioni vendosi t’ia vërë gjithë fajin një lloj marrëzie të papritur të pilotit për të mos lejuar që të diskreditohej imazhi i Presidentit të vdekur. Por hipotezat dhe spekulimet për episodin mbeten në këmbë. Njësoj të ndara në bazë të paragjykimeve të vjetër. Në Rusi e thonë për të sigurtë që ka qenë faji i Kaczynskit. Ndërsa në Poloni lulëzojnë shumë teori në lidhje me një komplot rus që gjejnë terren pjellor në ndjenjën e përhapur popullore kundër rusëve. Një ndjenjë që në Varshavë merret shumë seriozisht. Kohët e fundit, autorët polakë të një dokumentari të paanshëm mbi ngjarjen, financuar prej “National Geographic”, u sulmuan si propagandistë të paguar nga Moska dhe u nxorrën jashtë nga xhiro e prodhimeve kinematografikë. Ka pasur censurë dhe dënim moral për autorët

e një periodikeje satirike që guxoi të tallet me obsesionin antirus të polakëve të gatshëm të fajësonin Putinin për çdo lloj ngjarjeje. I detyruar të qëndrojë mes impulseve të fortë nacionalistë dhe marrëdhënies së vështirë me Moskën, Kryeministri në detyrë Donald Tusk do të preferonte të mbante të ulët polemikën nga njëra anë dhe nga tjetra. Jo më kot Jacek Adams, një artist i famshëm i rrugës në Varshavë, nuk ka arritur të gjejë as edhe një galeri të gatshme që të organizojë performancën e tij ku akuzon rusët se kanë organizuar ngjarjen e Smolenskut. Mendimi

i qeverisë polake përmblidhet ndoshta në mendimin e ministrit të vet të Kulturës, Bogdan Zdrojevski: “Nuk është momenti. Është ende herët për të bërë një film për një episod të këtij lloji”. Ndërkohë xhirimet vazhdojnë. Me një skemë, ndoshta shumë të kolauduar, drama zhvillohet përreth një gazetareje të re e të bukur që vendos të investigojë vetë mbi faktet e ngajrjes së Smolensk. Modeli real ekziston vërtetë, quhet Anita Gargas dhe ka realizuar një vit më parë një dokumentar me kosto të ulët të titulluar Anatomi e një fatkeqësie. Gazetarja, të paktën ajo reale, nuk ka gjetur pro-

va vendimtare, por ka arritur të ngrejë shumë pikëpyetje shqetësuese që, italianëve për shembull, u kujtojnë misteret e Murit të Gomës në avionin e ustikës apo çështjen Mattei, mbi vdekjen e babait të ENI-t. Shumë dëshmitarë kanë thënë se kanë dëgjuar një shpërthim para se të binte avioni. Të tjerë kanë hedhur dyshime mbi mjegullën shumë të trashë që kish mbështjellë pistën pikërisht në kohën e mbërritjes së avionit presidencial polak. Krauze dhe skenaristët e tij kanë gjetur diçka edhe më të fortë? Misteri mbetet. Sigurisht filmi do të zgjatet edhe në situatën politike të atyre ditëve. Presidenti Kaczynski nuk kishte miratuar zgjedhjen e Kryeministrit të sapoemëruar prej tij, Donald Tusk, që të shkonte në Katin pikërisht dy ditë më herët për të takuar Putinin dhe për të nderuar së bashku vikmtimat e masakrave. Mbështetës i një linje ultranacionaliste më pak të prirur për falje, pikërisht për këtë arsye kish dashur atë udhëtim me delegacionin më të madh polak, që prej kohërave të bllokut sovjetik. Objektivi ishte të shkonin vetëm, pa asnjë eksponent rus, për të nderuar viktimat polake dhe për të kërkuar edhe një herë me zë të lartë që qeveria e Moskës të kërkonte falje. Një vizitë politikisht shumë e sikletshme për Putinin që do të shihte bllokimin e një farë shkrirjeje shumë të lodhshme mes dy vendeve. Mundet që edhe të mjaftojë si një motiv i mundshëm. Ato që ende nuk shihen janë provat enjë komploti. Por Krauze është i bindur që ka kartën fituese: “Më lini të përfundoj filmin dhe do ta shihni”.


14

« BOTA

E hënë 8 korrik 2013 •

Rikthimi i John Le Carre

N

ë romanin tim të fundit, “A delicate truth” (Një e vërtetë delikate), një agjent i Shërbimit të jashtëm britanik në pension, një person qartësisht i denjë, akuzon ish-punëdhënësit e tij për bashkëfajësi në një fshehje të kërkuar nga Whitehall, dhe si kompensim për shqetësimin i vjen menjëherë kërcënimi i gjykatave të fshehta. Por mes reagimeve të menjëhershëm që shkaktoi romani, ky episod i veçantë kaloi pa u vënë re. Çfarë janë gjyqet sekretë? Për se shërbejnë? Zyrtarisht për të mbrojtur marrëdhënien e veçantë të Britanisë së Madhe me SHBA, na thonë; për të mbrojtur besueshmërinë dhe integritetin e shërbimeve tanë të inteligjencës. Nuk ka rëndësi që për dekada kemi menaxhuar rastet e ndjeshëm nën profilin e sigurisë duke pastruar sallën kur ishte e nevojshme dhe duke i lejuar agjentëve të shërbimeve të fshehtë që të mos jepnin gjeneralitetet e tyre dhe të dëshmonin prapa një ekrani, real apo virtual: tani krejt papritur besueshmëria dhe integriteti i shërbimeve tanë të fshehtë janë në rrezik dhe kanë nevojë për një mbrojtje urgjente dhe drastike. Ç’rëndësi kanë integriteti i Parlamentit dhe shekuj të tërë drejtësi britanike: spiunët tanë kanë përparësi. Qetësohuni, nuk bëhet fjalë për gjykata penale, por gjykata civile, që trajtojnë në mënyrë të fshehtë rrethanat e atyre që synojnë një dëmshpërblim për një padrejtësi reale apo të perceptuar e kryer nga agjencitë e fshehta britanike apo amerikane. Një ushtar besnik britanik i sheh shokët e armëve të vrarë nga zjarri armik? Tani e tutje duhet t’u drejtohet gjykatave sekrete. Kompensim për familjet e goditura? Ndoshta. Por asnjë justifikim apo shpjegim. Kjo është “maturi”, ose më saktë, me fjalë të vërteta, nuk diskutohet. Ke kundërshtuar kolonelin Ghedaffi dhe je në arrati? Bashkëshortja jote është shtatzënë dhe ti nuk përfaqëson një rrezik për perëndimin, por shërbimi i fshehtë britanik ka vendosur të organizojë një “rendition” dhe të të dorëzojë tek Libia për t’i bërë një nder mikut të vjetër kolonel? Para, natyrisht, do para, kjo duket. Je makut, si të gjithë ata të species tënde. Në të vërtetë Abdel Hakim Belhaj dhe bashkëshortja e tij kënaqen me shumën e një stërline për çdo person të përmendur, plus kërkesën e faljes dhe një pranim publik të përgjegjësisë për atë që kanë pësuar, diçka për t’ua treguar miqve, një xhest dinjitoz njerëzillëku dhe hidhërimi që në një farë mënyre mbyll

Vëllait të Madh

Në demokracitë tona, ndikimi i shërbimeve të fshehta është tashmë i jashtëzakonshëm. Gjykata speciale, ministra të nënshtruar dhe parlamente të dobët. Agjentët krijojnë bashkëfajësi për të mbuluar bëmat e tyre. Kështu mjeshtri i spy-story, John Le Carre shpjegon superpushtetin e shërbimeve të fshehta

çështjen. Epo, në sytë e qeverisë britanike Belhajt mund të presin sepse kërkesa e faljes nuk i bën mirë marrëdhënies sonë speciale me SHBA dhe as besueshmërisë e integritetit të shërbimeve tanë të spiunazhit. MI6 nuk ia ka dorëzuar Belhajt kolonelit Gheddafi nën emrat e trye të vërtetë, po thjeshtë si “ngarkesë ajrore”. Dhe avioni që transportoi çiftin e rrëmbyer për në Tripoli ishte ofruar nga CIA. Besueshmëria dhe integriteti i të dy shërbimeve të fshehtë janë natyrisht të një rëndësie parësore dhe duhen mbrojtur, me çdo kusht. Motivi i vërtetë i ekzistencës së këtyre gjykatave të tmerrshme, në këndvështrimin tim, përveç dëshirës për t’i shmangur shtetit tonë sikletin për natyrën e bëmave tona, është i dyfishtë: ndikimi shumë i madh i komuniteteve të spiunazhit të SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar në institucionet tanë demokratikë dhe nevoja urgjente e paralajmëruar nga establishmentet tanë respektivë politikë që Britania e Madhe ka një koncept të sekretit shtetëror të stilit të Bushit. Sepse Barack Obama, me të ardhur në pushtet, jo vetëm që nuk e çmontoi shtetin e fshehtë të Bushit,

por e rindërtoi dhe e shtriu më tej. Si pasojë CIA u shndërrua në një krah luftues që nuk duhet të japë llogari për veprimet e saj, e aftë në vrasjet jashtëgjyqësore, por e dobët në detyrën e vështirë të mbledhjes së të dhënave të spiunazhit, një punë në të cilën britanikët tradicionalisht janë të bindur se shkëlqejnë. Në momentin që mori detyrën Obama premtoi, në kuadër të marrëveshjes me CIA-n se nuk do të risillte të kaluarën, ose më saktë që nuk do të nxirrte emrat e torturuesve të agjencisë apo të krerëve të administratës që kishin udhëhequr veprimet e “banditëve” të tyre deri në detajet më të vegjël. Por e kaluara nuk zhduket me shumë lehtësi dhe detyra më e vështirë e gjyqeve tanë sekretë do të jetë që të mbajnë të mbyllur kapakun mbi aktivitetet ilegalë të CIA-s nën Bushin dhe bashkëfajësinë tonë në to, duke hapur mes të tjerash rrugën që të vazhdojnë në të ardhmen. Janë dy pra protagonistët e institucionit të gjykatave sekrete britanike: politikanët tanë - që të krijojnë idenë se nuk e kanë kuptuar mirë se çfarë ligji kanë miratuar - dhe spiunët tanë. E dimë mirë

se deputetët tanë nuk janë të padështueshëm. Ndërsa për shërbimet tanë sekretë nuk dimë pothuajse asgjë, siç është e drejtë të ndodhë dhe si u pëlqen atyre. Por kushdo që janë dhe kushdo që mendojnë se janë, do të ishte me siguri një surprizë nëse organizatat e tyre nuk do të ishin të prirura për të njëjtat bëma, maskime dhe ndërfutje të marra që prekin të gjithë institucionet e tjerë britanikë të sotëm, nga bankat tek shtypi, nga shërbimi shëndetësor kombëtar tek BBC. Pavarësisht gjithë kësaj janë spiunët, në cilësinë e profesionistëve të joshjes dhe bindjes, si dhe të intimidimit, që kanë bërë me kaq rezultat presione në Parlament. Janë spiunët që do të aprovojnë dhe do të zgjedhin e instruktojnë avoketërit; sërish janë spiunët që do të prodhojnë dëshmi dhe prova që i pafati i radhës nuk do i shohë dhe ndoshta nuk do i kontestojë asnjëherë. Supervizim nga ana e Parlamentit? I keni parë ndonjëherë ata lajmërime të çuditshëm që MI6 publikon me shpenzimet tona në gazeta për të rekrutuar agjentë? Thelbi i mesazhit është ky: a dini të bindni


BOTA • E hënë 8 korrik 2013

Jemi kthyer atje ku ishim nisur. Ose jemi me ata, ose jemi me terroristët. Natyrisht, si shumë autorë të tjerë në këtë fushë kam kontribuar për mitizimin e spiunëve, edhe pse personazhet e mi janë shumë të diskutuar për veprimet e tyre. Dhe ndonjëherë ndihem pakëz i paqartë në këtë drejtim. Por nuk jam i vetmi. Dhe sigurisht jo i pari. Dhe politikanët nuk janë aq shumë të pastër. Nëse e mbaj mend mirë pesëdhjetë vjet më parë, në ato kohë kur ishin shumë në modë veprimet e fshehtë, aksionet sekretë, dhe politikanët thirreshin për të autorizuar ishin pikërisht ata dhe jo spiunët profesionistë që donin gjak njerëzit që të tradhëtojnë atdheun e tyre? Nuk e di mirë se sa vlen ky talent i veçantë në klasifikimet e besuehsmërisë dhe të legjitimitetit, por në pesëdhjetë vitet që kur kam lënë botën e fshehtë një gjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë asnjëherë, mashtrueshmëria e të sapoardhurit që ndodhet përballë spiunëve të vërtetë. Në një blic të gjithë kriteret normalë të gjykimit janë për t’u bekuar: Ky burrë apo kjo grua është budalla/ qe, inteligjent/e, i mprehtë/e mprehtë si duket apo është e gjitha një farsë? Ato mustaqe janë të vërteta? theksi i të folurit është pikërisht ai? A mban vërtetë syze me lente ngjyrë blu? Pastaj vjen pjesa

tjetër: ai apo ajo a e di që tradhëtoj bashkëshorten time? Spiunët nga ana e tyre janë të vetëdijshëm për magjepsjen misterioze që shkaktojnë dhe luajnë. I njohin legjendat që i rrethojnë dhe i ushqejnë, madje edhe u besojnë, dhe ashtu si aktorët e dinë që janë gjithmonë të vëzhguar. Pushteti dhe forca që ushtrojnë mbi ty qëndron në faktin që të japin një farë informacioni të vockël duke të lënë me mendimin që di shumë më tepër; të kujtojnë për rreziqet që ndeshin ditë e natë, ndërkohë që ti fle në shtratin e ngrohtë. Duhet të na besosh, të thonë, ose ndryshoj do e paguash shtrenjtë kur të shpërthejë bomba m’u

në mes të tregut. Dhe problemi është që, ndonjëherë kanë të drejtë. Kështu gjëja më e sigurtë që mund të bësh për politikanin tënd është që të thuash Yes Sir! si dhe të përgëzosh vetveten për faktin që je pranuar në rrethin magjik, që në ditët tona është shumë i gjerë dhe përfshin sipërmarrje të mëdha, manjatë të shtypit, gazetarë të huaj, avoketër, mjekë dhe prodhues qirinjsh e shumë të tjerë në peticionin ironik të Bastiat. Kam lexuar diku që vetëm në District of Columbia pothuajse një milion individë që nuk i përkasin kategorisë së nëpunësve publikë janë të autorizuar të kenë akses në materiale top secret. Një ditë do të jemi të gjithë ose qytetarë të autorizuar ose “jo persona”, domethënë zyrtarisht injorantë, por deri në atë moment më dëgjoni mua: duhet të kini frikë dhe do të vazhdoni të keni frikë deri kur t’ju thonë mjaft. Kujtoni si na kanë tërhequr në luftën në Irak - përveç natyrisht dosjes së përgatitur në tavolinë në bashkëpunim edhe me MI6? Falë dy fabrikantëve të spiunazhit. Njëri prej tyre, me emrin e koduar Curveball, ishte një refugjat iraken me gjuhën të zgjidhur që nxorri bashkëpunëtorët inekzistentë të armëve biologjike të Sadamit, po ata mjete që Colin Pouell tregoi para Kombeve të Bashkuara me një lehtësi të madhe dhe me ndihmën e materialeve audiovizivë të CIA-s. Mbani mend slam dunk-un, shprehjen e lumtur me të cilën George Tenet, në atë kohë drejtor i CIA, vërtetoi personalisht para presidentit të tij, George Bush, historinë e armëve biologjike? Po kur erdhi momenti i votimit në Parlament çfarë u pëshpëriste dyshuesve në korridore? “Po të kishe parë letrat që kam parë unë”, - thënë me një ton kërcënues dhe padyshim me një farë frike të sinqertë - “nuk do të kishe asnjë dyshim për atë që do të duhej të bëje. Dhe vë bast që kjo pëshpëritet edhe sot. Dhe është pikërisht ky problemi i madh. Jemi kthyer atje ku ishim nisur. Ose jemi me ata, ose jemi me terroristët. Natyrisht, si shumë autorë të tjerë në këtë fushë kam kontribuar për mitizimin e spiunëve, edhe pse personazhet e mi janë shumë të diskutuar për veprimet e tyre. Dhe ndonjëherë ndihem pakëz i paqartë në këtë drejtim. Por nuk jam i vetmi. Dhe sigurisht jo i pari. Dhe politikanët nuk janë aq shumë të pastër. Nëse e mbaj mend mirë pesëdhjetë vjet më parë, në ato kohë kur ishin shumë në modë veprimet e fshehtë, aksionet sekretë, dhe politikanët thirreshin për të autorizuar ishin pikërisht ata dhe jo spiunët profesionistë që donin gjak. “Gjykatat e fshehta?” do të thoni ju. “Janë vetëm bankomate për terroristë, mënyra për t’ia hedhur shtetit duke i zhvatur miliona stërlina”! Por nuk është kështu. Shtetit ia hedhin, është e vërtetë, por këtë herë jo terroristët, por pikërisht ata që paguan për të ruajtur liritë e tij, të fituara me një çmim shumë të lartë.

»

15

Vëllai i madh që nxjerr në shitje jetët tona

Z

bulimet e Eduard Snouden për nxjerrjen masive të të dhënave për llogari të shërbimeve të spiunazhit amerikan dhe britanik tregojnë se pjesa më e madhe e burimeve që shfrytëzohen u përkasin kompanive private. Shpesh herë shërbimi i fshehtë kufizohet në shfrytëzimin e grumbulluesve të të dhënave tona, për të cilat ne vetë kemi autorizuar për përdorimin e tyre gjigandët komercialë të botës së IT, përgjithësisht duke klikuar në butonin “pranoj” në një dokument, i cili përmban termat dhe kushtet juridike, që në fakt nuk i lexojmë asnjëherë. Të dhënat që spiunët tanë i mbledhin në mënyrë të drejtpërdrejtë, përmes agjentëve të maskuar, si dhe të ngjashmëve të tyre, janë një përqindje shumë e vogël në krahasim me të dhënat që mblidhen elektronikisht nga këta burime me qëllime tregtare. Konkluzioni është i thjeshtë: nëse Vëllai i Madh do të duhej të rikthehej në shekullin e njëzetenjëtë, këtë do ta bënte në formën e një partneriteti publik-privat. Pothuajse tërësia e infrastruktura e botës së lidhur në mënyrë elektronike ka qëllime tregtare. Autostradat tona janë pronësi publike, por autostradat dixhitale janë private. Kështu për shembull agjencia britanike e inteligjencës Gchq e Cheltenham ka kryer përgjime në kabllot e fibrave optike që përshkojnë Britaninë e Madhe, kjo në bazë të marrëveshjeve të firmosura në fshehtësi me shoqëritë që kanë pronësinë e tyre. Sipas atyre që ka botuar “The Guardian” dhe “Washington Post”, programi Prism i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA (NSA) ka siguruar bashkëpunimin e MIcrosoft, Yahoo, Google, Facebook, Skype, Youtube dhe Apple. Të gjithë këto kompani janë të interesuara që të kenë sa më shumë informacione për personat që përdorin produktet e tyre, por për qëllimet e tyre dhe jo për llogari të shtetit. Arsyeja e pranueshme përse na monitorojnë është që të na ofrojnë shërbime më të mirë. E vlerësoj faktin që Google më ofron rezultatet e kërkimit që u afrohen më shumë qëllimeve dhe interesave të mia. Më pëlqejnë shfaqjet e reklamave që më tregojnë librat e këshillueshëm nga Amazon, sepse shpesh herë janë sugjerime të vlefshëm. Por ka edhe një arsye më shqetësuese. Mbi të gjitha kur nuk i detyrohen drejtpërdrejtë klientit për shërbimin e ofruar, këto kompani fitojnë para duke ia shitur të dhënat tona kompanive publicitare. Sa më shumë që dinë për zakonet tona, shijet dhe dëshirat private, aq më shumë janë në gjendje të na propozojnë si objektiv për reklamat e personalizuara. Nëse kërkojmë për shembull, pantera e kuqe, menjëherë na shfaqen reklamat publicitare për këtë temë. Ky grumbullim informacionesh personalë e privatë për qëllime komercialë është shqetësues në vetvete. Nuk mjaftojnë siguritë që na jep facebook, Google dhe të tjerët nën shënimin “mund të na besoni”. Pas gjithë kësaj, tani po na del edhe që kanë ndarë një pjesë të këtyre informacioneve me spiunët. Në përgjithësi pranoj qëllimin e tyre të mirë, edhe pse është shumë shqetësuese po të mësosh qëpërgjegjësio për sigurinë tek Facebook, Max Kelly, tashmë ka kaluar tek NSA. Kam dëgjuar për gjithë këto pak vite më parë, kur kam folur me drejtuesit e Facebook dhe Twitter. U shfaqën dukshëm të sikletosur kur bashkëbisedimi ynë kaloi tek të ashtuquajturit “urdhëra FISA”, ose më saktë kërkesat e parashruara nga Foreign Intelligence Surveillance Act, pra dhënia tek agjenctë e sigurisë së SHBA të informacioneve mbi persona apo

grupe të caktuar. Mu përgjigjën se nuk ishin të autorizuar as të më jepnin një shifër të urdhërave të tillë që kishin marrë. Shumë prej kompanive të përmendura nga “Guardian” dhe “Washington Post” tani kanë protestuar, duke thënë se nuk kanë dëgjuar asnjëherë që të flitet për këtë programin Prism, por kanë ofruar të dhënat për kërkesat e marra në gjashtë muajt para fundit të majit nga ana e autoriteteve gjyqësorë amerikanë, kryesisht që i përkisnin çështjeve të të drejtës penale dhe jo FISA-s. Kështu, SHBA ka kërkuar informacione për përdoruesit e Microsoft (31-32000), Facebook (18-19000), si dhe për llogaritë e pajisjeve Apple (deri në 10000). Shumë apo pak? Nëse je në anën e të interesuarve, janë shumë. Yahoo nuk e fsheh sikletin: “Ashtu si të gjithë kompanitë, yahoo e ka të pamundur ligjërisht që të ekstrapolojë të dhënat e shifrave të kërkuara nga FISA sepse janë të mbuluara prej sekretit. Megjithatë, i bëjmë thirrje qeverisë federale që të rishikojë pozicionin e saj në lidhje me këtë pikë”. Disa lexues mund të kenë ngritur pyetjen si ka mundësi që më parë, duke folur për rikthimin e Vëllait të Madh, kam përdorur një ‘nëse” hipotetike. “Vëllai i Madh është rikthyer tashmë’, do të thonë, “është në NSA, në Facebook, në Google dhe në Gchq”. Të mos e ekzagjerojmë. Është e vërtetë që sasia dhe niveli i privatësisë së informacioneve në llogarinë time dhe tuajën e që disponohet prej spiunëve dhe kompanive kalon çdo ëndërr erotike të çdo gjenerali të STASI-t. Dhe është tashmë një rrezik. Por Britania e Madhe dhe SHBA nuk janë shtete totalitarë. Jemi përballë një rreziku real prej individëve të radikalizuar, siç e kanë treguar për të disatën herë bombat në maratonën e Bostonit dhe vrasja e ushtarit në Londër. Këta njerëz janë më të vështirë që të pikasen, se sa një arsenal bërthamor sovjetik. Por qeveria britanike dhe ajo amerikane nuk munden thjeshtë të pohojnë që qëllimi i ruajtjes së sigurisë sonë i justifikon mjetet. Nuk mjafton të përsërisin që çdo veprim ndodh në përputhje me ligjin - sidomos nëse ligjet e përmendura janë jo pak elastikë. Është fyese që ministrat na tallin duke u fshehur pas shprehjes no comment kur pyeten për çështjet e shërbimeve të fshehta. Pa u thënë terroristëve asgjë më shumë nga sa aktualisht e dimë, qeveria e SHBA mundet që fare mirë të lejojë kompanitë që të zbulojnë numrin e urdhërave FISA për të cilat kanë ofruar të dhëna. Siç ka bërë qeveria britanike, e cila është shfaqur e ndjeshme sa i përket privatësisë, qeveria britanike i detyrohet, jo vetëm shtetasve të saj, por të gjithë evropianëve një prononcim të përshtatshëm në lidhje me Tempora-n, programin e mbikëqyrjes të Gchq, që me sa duket ka dimensione kolosalë. Ka shumë detaje operativë që do të na duhet gjithmonë t’i marrim për qëllim-mirë, por në demokraci në fund fare na përket neve, qytetarëve, që të vendosim gurin e kandarit mes privatësisë, sigurisë dhe lirisë. Në rrezik janë kjetët tona dhe liritë tona, jo vetëm për shkak të terrorizmit, por edhe për shkak të dhunimit masiv të privatësisë sonë, në emër të antiterrorizmit. Nëse kompanitë prej ku qeveritë sot mbledhin pjesën më të madhe të detajeve mbi jetën tonë private duan të demonstrojnë se janë ende në anën e të mirëve, do të bënin mirë që të hynin edhe në këtë betejë për transparencën. Një hap i parë shumë i mirë do të ishte të ofrohej më shumë transparencë mbi të dhënat që vetë këto kompani mbledhin në llogarinë tonë.


16

« BOTA

E hënë 8 korrik 2013 •

Të vërtetat e

fshehura

Një grup relativisht i vogël shkrimtarësh dhe artistësh u përshtatën duke zgjedhur një rrugë të ndryshme, ajo që konsiston në jetimin e një jete të dyfishtë: një ekzistencë publike konform detyrimeve zyrtarë, dhe një tjetër tërësisht private, e brendshme, e fshehur, për prodhimin e një vepre të lirë nga çdo lloj kushtëzimi i jashtëm. Është një lloj rruge që është ndjekur më shumë në Bashkimin Sovjetik. Janë tre romane të famshëm sovjetikë që janë shkruar në këto kushte: Mësuesi dhe Margarita i Michail Bulgakov, Doktor Zhivago i Boris Pasternak dhe Jeta e fati i Vasili Grosman. Të tre shkrimtarët e përmendur pranojnë mundësinë që të ndalohej botimi i veprës së tyre, apo që të ndëshkohen për guximin e shfaqur Tzvetan Todorov

R

egjimet totalitare që u përhapën në Evropë gjatë shekullit XX penguan popujt e tyre që të kërkonin të vetëm lirinë: atë relative me shoqërinë ku jetonin, atë të fshehur në intimitetin e gjithsekujt apo atë të lidhur me botën fizike që i rrethonte. Në vend të lirisë dhe kërkimit autonom të së vërtetës, kishin nënshtrimin ndaj diktatit të partisë në pushtet. Viktima të një sistemi të tillë shtypës, artistët dhe shkrimtarët nën shtetet totalitare janë detyruar që të zgjedhin mes linjave të ndryshme të sjelljes. Disa kanë përqafuar dogmën zyrtare, sikur kjo të korrespondonte me bindjet e tyre më të thella në lëmin e të vërtetës dhe drejtësisë. Të tjerë kanë zgjedhur heshjtjen, ose më saktë kanë hequr dorë nga çdo formë e shprehjes së lirë, pra vokacionit të tyre parësor. Të tjerë kanë zgjedhur mërgimin. Në fund, një grup relativisht i vogël shkrimtarësh dhe artistësh u përshtatën duke zgjedhur një rrugë të ndryshme, ajo që konsiston në jetimin e një jete të dyfishtë: një ekzistencë publike konform detyrimeve zyrtarë, dhe një tjetër tërësisht private, e brendshme, e fshehur, për prodhimin e një vepre të lirë nga çdo lloj kushtëzimi i jashtëm. Është një lloj rruge që është ndjekur më shumë në Bashkimin Sovjetik. Janë tre romane të famshëm sovjetikë që janë shkruar në këto kushte: Mësuesi dhe Margarita i Michail Bulgakov, Doktor Zhivago i Boris Pasternak dhe Jeta e fati i Vasili Grosman. Të tre shkrimtarët e përmendur pranojnë mundësinë që të ndalohej botimi i veprës së tyre, apo që të ndëshkohen për guximin e shfaqur në dedikimin e jetës së tyre. Bulgakovi e koncepton idenë e romanit të tij rreth vitit

1928, shkruan një version të parë fragmentar dhe ua lexon menjëherë një grupi miqsh, mes të cilëve është dhe një spiun. Dhe po në 1928 një raport i detajuar mbi reagimet e dëgjuesve të leximit të bulgakovit mbërrin në zyrat e policisë politike: të pranishmit e kuptojnë menjëherë që libri është i pabotueshëm në atë formë, dhe që sulmet ndaj shoqërisë bashkëkohore që ai përmban janë shumë brutalë. Pasi përfundon një version të parë, Bulgakov ia jep të shoqes me këtë shënim: “Vendose në sirtar, aty ku prehen në paqe të gjithë komeditë e mia të vrara”. Megjithatë, nuk harron të shtojë: “në çdo rast nuk e dimë të ardhmen që na pret”. Dhe vazhdon që ta korrigjojë romanin deri në vdekjen e tij në 1940. 26 vjet më vonë, në 196667 shpresat e tij realizohen. e veja e tij, e cila ka deklaruar që “vetëm të botoheshin veprat e Mishas do i jepesha gjithkujt” - arrin të fitojë ndaj rezistencave dhe arrin të botojë Mësuesi dhe Margarita në Bashkimin Sovjetik, ndonëse me disa shkurtime. Libri është kaq shumë në kontrast

me të gjithë botimet zyrtarë, saqë efekti është shpërthyes: duke shkruar në fshehtësi, pa synuar botimin e menjëhershëm, shkrimtari ka prodhuar një vepër më të vërtetë se sa të gjithë ato të kolegëve. Pasternak ëndërron të shkruajë një vepër në prozë dedikuar historisë së brezit të tij, atë të viteve para Luftës së Dytë Botërore, por vetëm të nesërmen e fitores ndaj nazizmit dhe vetëdijësimit se një triumf i tillë nuk po sjell asnjë përmirësim të kushteve të jetesës së popullsisë sovjetike, angazhohet për realizimin e projektit që ka për zemër. Edhe më shumë se sa Bulgakovi, për fatin e të cilit edhe ka reflektuar, është i vetëdijshëm se duhet të zgjedhë mes dy objektivave: të kërkojë të vërtetën në vetmi të plotë apo të arrijë publikun e kohës së tij. “Duhet të heq dorë nga një pjesë e identitetit tim, nëse dua të realizoj diçka autentike”, io shkruan ish bashkëshortes, duke i lënë të kuptojë që, nëse do të ndihet i lirë, ky është çmimi që duhet të paguajë. Dhe shton: “Për herë të parë në jetën time kam dëshirë të shkruaj diçka të

vërtetë” - e që duhet ta mbajë të fshehtë. Është një projekt që i kushton Pasternakut një dekadë, nga 1945 në 1955. Pasi ka hequr dorë nga personaliteti i tij publik, Pasternak ka ndjesinë që koincidon tërësisht me vetveten, di se ku ndodhet e vërteta dhe se çfarë roli po i rezervon fati. Vdekja e Stalinit në 1953, procesi i destanilizimit i nisur nga Hrushovi e lëkundin disi, por jo deri në atë pikë sa të heqë dorë nga kjo sipërmarrje. “Romani im nuk mund të pranohet për atë që është tani”, i shkruan një miku, dhe shton: “E megjithatë duhet shtypur kështu si është: i paparanueshëm’. E dimë se si shkoi. Klima e një farë shkrirjeje e bën të mendojë që botimi është bërë në një farë mënyre i mundshëm dhe ai ia dërgon dorëshkrimin një reviste, ndërkohë që korrespondenti italian i Unita në Moskë, Serggio D’angelo e bind që t’i japë një kopje. Revista sovjetike refuzon ta botojë dhe Pasternak duhet të dorëzohet para provës: kritikimi i dogmës zyrtare është i papranueshëm dhe ndalimi do të zgjasë aq sa

do të zgjasë diktatura e proletariatit e vendosur nga komunizmi. Ndërkohë D’Angelo ia ka dërguar dorëshkrimin Feltrinellit, që e boton në italisht në 1957. Një vit më vonë shkrimtari merr Çmimin Nobel për Letërsinë. Gorsman ka vendosur të rrëfejë epopenë e Stalingradit dhe të luftës së sovjetikëve kundër ushtrisë gjermane pikërisht në momentin kur ndodhin betejat, që i ndjek nga afër në cilësinë e korrespondentit ushtarak. I vishet punës që në 1945, por shumë shpejt i bëhet e ditur se autoritetet duan që ta ndajnë në dy pjesë projektin e tij. Një vëllim i parë, i quajtur “Për një kauzë të drejtë”, përfundon në 1949 dhe i propozohet drejtorit të një reviste. Pas shumë kthimesh botohet në vitin 1952, dhe menjëherë sulmohet nga shtypi zyrtar. Në ndërkohë Grosman ka nisur vëllimin e dytë të veprës, atë që do ta quajë “Jeta dhe fati”. Ua zbulon ekzistencën dhe përmbajtjen vetëm disa miqve të afërt. E përfundon romanin në 1960 dhe, ashtu si Pasternak, ka iluzionin se antistalinizmi i Hrushovit mund

ta bëjë të mundur botimin. Kryeredaktori i revistës ku dërgon dorëshkrimin trembet deri në atë pikë sa beson se është i kontaminuar. Për ta shmangur e dorëzon menjëherë në duart e policisë politike. E cila, shkon menjëherë në shtëpinë e shkrimtarit, konfiskon të gjithë kopjet e dorëshkrimit që disponon dhe nuk kursen as makinën e shkrimit. Grosman nuk dërgohet në Gulag, siç do të kish ndodhur nën diktaturën e Stalinit. Një mik i afërt deklaron: “Bëhet fjalë për arrestimin e shpirtit pa trupin - po çfarë është një trup pa shpirt?” Autoritetet mjaftohen duke e thirrur e duke i thënë se një botim i librit për regjimin do të qe më i rëndë se sa shpërthimi i një bombe atomike (komplimenti më i madh që i është bërë ndonjëherë nëj libri). Mund të botohet, po jo pa kaluar 250 vjet! Gorman ka fshehur edhe dy kopje të tjera të dorëshkrimit në shtëpinë e miqve të besuar. Pas vdekjes së tij një prej tyre vendos ta nxjerrë jashtë shtetit, një sipërmarrje që në mungesë të instrumentave elektronikë, por edhe fotokopjeve, kërkon aktivizimin e një rrjeti të tërë solidariteti. Romani del në perëndim në 1980, në BRSS në 1988, 28 vjet pasi është shkruar. Të tre romanet, secili prej të cilëve ka cilësi dhe defekte të natyrës së ndryshme, janë shkruar në liri totale të ndërgjegjes, me shpresën e një botimi të tyre, por edhe me vendosmërinë e autorëve të tyre për të mos bërë pakte, në rast refuzimi. Në botën e krijimit artistik iluzioni i lirisë atrofizon kërkimin personal; dhe prangat e dukshme bëhen, për më të guximshmit, një stimul për t’u angazhuar në kërkim të lirisë. Na përket neve të gjejmë një mënyrë më pak të dhimbshme se sa ajo e eksperimentuar nga artistët e të shkuarës, për të shkundur këtë iluzion.


BOTA • E hënë 8 korrik 2013

»

17

P

ër ata që besojnë që historia reduktohet në një seri komplotesh, kriza e marrëdhënieve euro amerikane e shkaktuar nga zbulimet e Eduard Snouden mbi spiunazhin amerikan në dëm të Evropës, është vetëm nëj konfirmim. Për të dhënët pas komploteve, kinezët dhe rusët kanë vënë në lëvizje marionetën Snouden për të futur në telashe Obamën dhe për të shaktuar një valë zemërimi antiamerikan në Evropë. Objektivi? Kompromentimi i tratativave për marrëveshjen e tregtisë së lirë mes SHBA dhe Evropës, Ttip 9Transatlantic trade and investment partnership), një marrëveshje që, në perspektivë mund t’i japë një goxha shtytje ekonomisë euro atlantike por, ndoshta edhe mund të nxjerrë të pavërteta profecitë për “rënien e Perëndimit’ dhe ngjitjen e pandalshme të Lindjes. Për ata që nuk besojnë teoritë e komplotit, thjeshtë Snoudeni dhe zbulimet e tij janë një dhuratë nga qielli, nëj shans i papritur, që kinezët dhe rusët e kanë shfrytëzuar dhe po e shfrytëzojnë. Sjellja e duhur është ajo e ministres së jashtme italiane, Emma Bonino: nga njëra anë duhet të kërkohen me vendosmëri shpjegime prej administratës Obama, dhe nga ana tjetër të frenohen ata që i fryjnë zjarrit për të acaruar krizën në marrëdhëniet euro amerikane. Një krizë që ndoshta herët a vonë do të kapërcehet zyrtarisht (të gjithë kanë shumë për të humbur), por që gjithësesi do të lërë pas vetes një vijë helmi. Duke e bërë edhe më të vështirë nga sa dukej në fillim arritjen emarrëveshjes së tregtisë së lirë. Të kujtojmë çfarë është vërtetë në lojë dhe përse një dështim do të pëlqehej shumë nga fuqitë jashtëperëndimore. Në lojë pikësëpari është shtytja që marrëveshja do i jepte ekonomisë euroamerikane. Ekonomistët përlogarisin sa vende pune më shumë, dhe sa për qind e GDP do të rriste ndërtimi i një tregu të përbashkët si mes evropianëve, ashtu edhe amerikanëve. Por përtej parashikimeve për shifrat është mbi të gjitha një efekt psikologjik, pasojat ekonomike të të cilit nuk mund të parashikohen. Siç ka shkruar, mes të tjerëve, Giuliano Amato, marrëveshja do të krijonte një klimë besimi dhe optimizmi të përgjithshëm, do të nxiste qindra e qindra operatorë ekonomikë që të zgjeronin horizontet, si dhe të investonin për të ardhmen. Shkurt, mund të rigjallëronte shpritin e kapitalizmit perëndimor. Efektet e mundshëm ekonomikë mund të kishin pasoja të fuqishme politike. Zona euroatlantike do të fitonte, në tryezat e shumta ku ka diskutime me Kinën, Rusinë dhe fuqitë e tjera që janë zhvilluar apo po zhvillohen, një forcë që e ka humbur në vitet e fundit.

Një marrëdhënie e domosdoshme Të kujtojmë çfarë është vërtetë në lojë dhe përse një dështim i marrëveshjes së tregtisë së lirë do të pëlqehej shumë nga fuqitë jashtëperëndimore. Në lojë pikësëpari është shtytja që marrëveshja do i jepte ekonomisë euroamerikane. Ekonomistët përllogarisin sa vende pune më shumë, dhe sa për qind e GDP do të rriste ndërtimi i një tregu të përbashkët si mes evropianëve ashtu edhe amerikanëve. Por përtej parashikimeve për shifrat është mbi të gjitha një efekt psikologjik, pasojat ekonomike të të cilit nuk mund të parashikohen

Duhet konsideruar edhe një tjetër aspekt. Obama është Presidenti i SHBA kulturalisht më i largët nga Evropa që prej fundit të Luftës së Dytë botërore. Por edhe ai ka konstatuar se sa jokonkluduese ka qenë një politikë që, ndërsa snobonte aleatët e vjetër evropianë, privilegjonte marrëdhënien me fuqitë autoritare (Kinën) apo gjysmëautoritare (Rusinë), me shpresën e vendosjes së marrëdhënieve të qëndrueshme të bashkëpunimit dhe besimit. Luante me bindjen e gabuar se natyra e regjimeve politikë (apo lëvizjeve politike, shihni qasjen ndaj vëllazërisë myslimane) nuk është relevante sa i përket qëllimeve të bashkëpunimit ndërkombëtar. Por nuk është kështu. që përpara rastit Snouden, tensioni mes SHBA dhe Rusisë së Putinit ish rritur shumë (Siria, mbrojtja raketore në

Evropë, etj). Dhe tani është e qartë se marrëdhëniet me Kinën janë të destinuara të bëhen gjithnjë e më kompetitive e të ndera. Pra, rihapja me evropianët ishte e domosdoshme për Obamën. Prej këtu erdhi projekti i marrëveshjes së lirë, Ttip. Një projekt me shumë

armiq në të dy brigjet e Atlantikut. Armiq ekonomikë: ata që në shumë fusha (industri kulturore, bujqësi etj) fitojnë prej ruajtjes së barrierave. Armiq burokratikë: administratat kombëtare që mbrojnë një lloj diskrecioni dhe një kapacitet rregullimi e që do të dobësoheshin prej tregut të

përbashkët. Armiq politikë: një botë shumëngjyrëshe që përfshin izolacionistët amerikanë dhe antiameriknët e shumtë të përhapur në Kontinentin e Vjetër. Presidenti Hollande, kampion i proteksionizmit kulturor francez, është një prej më të zellshmit në kanosjen për fundosjen e marrëveshjes, dhe kultivon me një kujdes të dukshëm këta lloje të ndryshëm armiqsh. Obama rihapet ndaj Evropës dhe më pas rrëshket në Datagate. Duhet të arrijë të ofrojë siguri. Por edhe evropianëve nuk u volit që të rrisin shumë tonin. Sepse nëse Obama, në fund, ka zbuluar se Shtetet e Bashkuara nuk munden të bëjnë pa Evropën, sigurisht që evropianët nuk mund të bëjnë pa amerikën. Për tre arsye. E para ka të bëjë me sigurinë: pa bashkëpunimin amerikan, Evropa nuk është në gjendje që të mbro-

het nga rreziqet (ata terroristë në radhë të parë). E dyta është që Evropa, duke u mbështetur mbi forcat e veta, nuk ka arritur të bëjë më mirë se sa të dëmtohet politikisht duke rrezikuar edhe vetëshkatërrimin. Nëse historia e gjashtëdhjetë viteve të fundit mëson diçka, kjo tregon që kur komuniteti euroatlantik ka kohezion, edhe integrimi evropian forcohet. Kur lidhjet euroatlantike dobësohen, marrëdhëniet e brendshme në Bashkimin Evropian ndjekin të njëjtin fat. Arsyeja e tretë është gjeopolitike. Në botë luhen lojëra të ndryshme për pushtetin dhe hegjemoninë ndërkombëtare. Rilancimi i komunitetit euroatlantik, duke përdorur si levë marrëveshjen për tretginë e lirë, është edhe për Evropën e vetmja mënyrë e disponueshme për të qenë pjesë e këtyre lojërave me një kartë të fortë në dorë.


18

« DOSSIER

E hënë 8 korrik 2013 •

LUFTA E II BOTËRORE

Emrat e komandantëve italianë që u akuzuan për krime lufte dhe burgosje Nga ALBERT KOTINI (vijon nga numri kaluar) 43. Mario Maggi. Major i grupit të karabinierisë në Tiranë, nga fillimi i vitit 1943 deri në kapitullimin e Italisë. Gjatë kësaj kohe kishte shpërthyer një terror i egër. Karabinieria nga ky, ka pasur urdhra që të hapte zjarr kundrejt kujtdo që dyshohej. Dhe në të tilla raste, janë bërë vrasje të ndryshme. (shkresa nr.118/1 rezervat dr.28.7.1943). Gjatë kohës së tij burgjet dhe Porto-Romano janë mbushur plot me patriotë. 43. Enrico Lombardi. Ka qenë këshilltar i përhershëm i Ministrisë së Financave në kabinetin e Shefqet Vërlacit dhe të Mutafa Krujës. I ardhur si i tillë këshilltar, po në Ministrinë e Financave, që nga vitet 1936-1937. Nëpërmjet këtij janë bërë marrëveshjet për emrat, që ka marrë qeveria Zogiste tek Italia. Ka përkrahur dhe me autorizim të tij bankën Di Napoli, për të ngritur degë në Shqipëri, si p.sh. bankën e Shqipërisë, e cila bëri shpronësimin e shumë fshatrave nga toka e tyre në favor të këtyre bankave. Është përpjekur të lidhë kontrata ekonomike, midis Shqipërisë dhe firmave italiane. (shkresat nr 165 dt. 20.10.1938; shkresat 269, dt 29.1.1938; shkresat nr. 806, dt, 11.3.1938). Duke mbajtur lidhje direkte me legatën italiane në Shqipëri, e informonte mbi çdo aktivitet të Ministrisë së Financave. Pas okupacionit, kur u bë këshilltar i përhershëm, brenda një kohe të shkurtër e vuri në kontroll të tij dhe nxori, si përfundim inflacionin e madh monetar në Shqipëri. Është përgjegjës për të gjitha çështjet financiare, para dhe gjatë okupacionit italian. 44. Angelo de Matteis. Major dhe kryetar i S.I.M-it në armatën e nëntë në Tiranë, nga Val d’ Aosta. Ishte i martuar. I ati i tij, ka qenë mjek i spitalit në Terascina afër Anzio. Karakteristikat. I gjatë 1.68; fytyrë të kuqe; sy dhe flokë ngjyrë gështenjë, i ngjallur, vjeç 33; kur ecën pak shtrembër nga pjesa e prapme; flet dhe jugosllavishten. Si kryetar i SIM-it, i Armatës IX, ka qenë një nga elementët më aktivë dhe përgjegjës për të gjitha krimet. Është ky që rriti fushën e përqendrimit në Porto-Romano, ku u internuan me mijëra shqiptarë dhe Jugosllavë. Me kapitullimin e Italisë, ky i dorëzoi gjermanëve të gjithë dokumentet sekrete të kësaj zyre. 45. Mario Visco. Kapiten dhe komandant i kopanisë së Karabinierisë në Gjirokastër, që nga janari i vitit 1943 e deri në fund. Një nga elementët më aktivë të fashizmit. Ka ndjekur të gjithë ata, që ishin kundër fashizmit. I ka persekutuar, duke marrë edhe masa shumë të rrepta, ndaj familjeve të njerëzve të lëvizjes nacionalçlirimtare. 46. Giovani Giurato. Një nga funksionarët më të lartë të Luogotenencës, i rangut të Luogotenentit, që nga gusht-shtatori i vitit 1942, deri në janar- shkurt të vitit 1943. Kurse prej vitit 1940-1942, ishte konsull. Gjatë kësaj kohe është ushtruar një terror i madh, ndaj popullatës shqiptare, si: arrestime, djegie, etj për të cilat është përgjegjës. Ka dhënë urdhra dhe ka nxjerrë dekrete, kundër lëvizjes nacionalçlirimtare. 47. Filiberto Lampani. Themelojnësi dhe organizatori i kuesturës së Durrësit, që prej vitit 1940. Gjatë kësaj kohe u bënë arrestime të ndryshme për të dyshimtët e tyre, të cilët u internuan në Itali. Në bashkëpunim me karabinierinë, ka dhënë informata të ndryshme mbi çetën partizane të Pezës dhe ka kombinuar ndjekjet (shkresat nr.3064,m dt.5.7.1941). Në Durrës, i emëruar kuestor, qëndroi, deri në kapitullimin e Italisë. Pas kapitullimit të Italisë, është përpjekur të ruajë kuadrot kriminelë të policisë italiane me

shërbim në Shqipëri, duke bërë ç’është e mundur për t’i dërguar në Itali. (shkresa dt.20.10.1943). 48. C. Seribano. Ka qenë organizator i kuesturës në Vlorë. Qëndroi me këtë funksion, prej vitit 1940, deri në fund të vitit 1941, pastaj është transferuar në Shkodër po me këtë funksion. Ky me anën e rrjetit informativ, ka mundur të arrestojë shumë persona, sidomos para luftës italo-greke. Në Shkodër, është treguar shumë aktiv. Ka dhënë urdhra, që të shtypej çdo demonstratë dhe për këtë gjë ka vënë në dijeni drejtorinë (telegrami nr.4516, dt.7.4.1942). 49. Giuseppe de Anglis. I ardhur në Shqipëri, para vitit 1939, ka shërbyer, si sekretar i veçantë i Jakomonit, funksion të cilin e mbajti, deri në largimin e tij të fundit. Si i tillë, ka qënë edhe elementi më i besuar i Luogotenecës. Si konspirator i Jakomonit, që dinte gjithçka të tillë, është edhe ky përgjegjës për çfarë ai ka bërë. Ish oficer i Karabinierisë, para ardhjes në Shqipëri dhe agjent i vjetër i fashizmit, ka pasur edhe rrjet të gjerë spiunazhi me të cilin kontrollonte edhe gjendjen në Tiranë. 50. Eugenio del Monte. Ka ardhur në Shqipëri në vitin 1940 dhe është larguar në fillim të vitit 1943, kur është larguar Jakomoni. Ka qenë inspektor i gjithë studentëve, që studionin në Itali dhe me pëlqim të tij jepeshin bursat. Element i besuar i fashizmit dhe shumë i afërt i Luogoteneces. Me anën e një farë Baldaçi, në Itali bënte kontrollin e studentëve shqiptarë. Gjatë luftës italo-greke, ka bërë pjesë në një komision, që merrej me ndihmën, që u jepej refugjatëve. 51. Nikolo Lo Ruso Attoma. Një ndër të parët, që ka ardhur në Shqipëri pak pas vitit 1938, si përfaqësues i Agjensisë Telegrafike Italiane “Stafani” dhe u bë kryeredaktor i “Gazzeta del Messogiorno” për Shqipërinë, gazetë e cila del edhe në Bari, si organ kryesor i fashizmit në Shqipëri. Kjo fletore fashiste, shpërndahej në Shqipëri ndër të gjithë agjentët e italianëve. Brenda një kohe të shkurtër zuri një rreth të gjerë miqsh, të cilët më vonë hynë direkt në shërbim të fashizmit, duke përgatitur 7 prillin. Bile për këtë, ai mori për grua të bijën e Hysen Vrionit. Para okupacionit shërbente dhe si atashe shtypi pranë legatës italiane në Tiranë; kurse me okupimin italian në Shqipëri, u emërua, si Drejtor i Përgjithshëm i Shtypit, Propagandës dhe Turizmit, me qendër pranë kryeministrisë, gjatë kabinetit të Shefqet

Vërlacit, ndërsa në kabinetin e Mustafa Krujës u emërua, si Këshilltar i Përhershëm i Mistrisë së Kulturës Popullore, ku qëndroi deri në mars-prill të vitit 1942. Pas kësaj kohe iku në Itali. Është përgjegjës për përgatitjen e terrenit në fushën propagandistike për okupacionin dhe për mashtrimin e popullit shqiptar gjatë okupacionit. 52. Setiglio Montanelli. Ardhur në Shqipëri para okupacionit në vitin 1928, si instruktor për djalërinë shqiptare. Gjatë kësaj kohe, ka bërë një rreth të gjerë miqsh, nëpërmjet të cilëve, propogandonte fashizmin në djalërinë shqiptare, sidomos në shtresat e larta. Mbas okupacionit, punoi në Ministrinë e Arsimit, si konsulent për djalërinë. Në kabinetin e Mustafa Krujës, u emërua, si këshilltar i përhershëm i këtij dikasteri, në vend të Mario Morandit. Është larguar nga Shqipëria nga fillimi i vitit 1943. 53. Mario Morandi. I ardhur në Shqipëri në ditët e para të okupacionit dhe emëruar Këshilltar i Përhershëm pranë Ministrisë së Arsimit në kabinetin e Shefqet Vërlacit. Një nga elementët më aktivë, për futjen në shkolla të sistemit italian. Në kohë të tij, u bënë reforma të shumta, që kishin për synim italianizimin e shkollave brenda një kohe të shkurtër. Bëri të detyrueshme gjuhën italiane, që të mësohesh me kusht doktrina fashiste, sidomos në shkollat e mesme dhe për këtë solli profesorë italianë apostafat. Rekomandoi, gjithashtu për shkollat e mesme dhe konviktet, drejtorë italianë, të cilët ishin, që të gjithë agjentë të SIM-it; detyroi nxënësit të rreshtoheshin në organizata fashiste, si GLA. Detyronte profesorët të mësonin këngë fashiste dhe krijoi kampet verore të GLA-së me të cilat desh të korruptonte rininë. U largua nga dikasteri i arsimit nga fundi i vitit 1941, meqenëse fitoi e gjithë antipatia e arsimtarëve. 54. Luigi Camberini. I ardhur në Shqipëri, pas okupacionit italian. Emëruar, si Këshilltar i Përhershëm pranë Ministrisë Botore, në kabinetin e Shefqet Vërlacit. Bëri aty spastrimin e elementit, që nuk pajtohej me politikën italiane, përfshi edhe degët e qarqeve, që vareshin nga dikasteri. Me iniciativën e tij, u bënë disa rrugë strategjike, me anën e të cilave, mund të shfrytëzonte më mirë pasuritë e nëntokës, të cilat më vonë u përdorën për çështje lufte. Qëndroi, si i tillë gjatë gjithë kohës së kabinetit të Vërlacit. 55. Giovani Zanuçoli. Ka ardhur në Shqipëri

gjatë vitit 1928, pas traktatit të Tiranës, që u lidh midis Zogut dhe Italisë. Këtu u emërua, si Drejtor i Përgjithshëm i punimeve të Ministrisë Botore, qëndroi në këtë funksion, deri në ardhjen në fuqi të kabinetit të Mustafa Krujës, kohë në të cilën, u emërua këshilltar i përhershëm, pranë atij dikasteri dhe qëndroi deri në fund. Ky vazhdoi rrugën, që pati ndjekur Camberini. Ka pasur gradën gjeneral. 56. Orazio Marcheseli. Ka qenë Këshilltar i Përhershëm i Ministrisë së Kulturës Popullore, gjatë kabineteve të Mustafa Krujës, Maliq Bishatit dhe Eqerem Libohovës. Ka qenë agjent i Luogotenencës, për dikasterin e Ministrisë së Kulturës Popullore. Pastroi dikasterin dhe radio “Tiranën” nga elemente antifashiste. Ka dërguar në luogotenencë listën e të dyshimtëve të dikasterit të tij dhe të zyrave të tjera. I larguar nga Shqipëria, disa muaj para kapitullimit të Italisë. 57. Emilio Riçi. I ardhur në Shqipëri fill pas okupimit italian dhe u emërua këshilltar pranë Ministrisë së Ekonomisë në kabinetin e Shefqet Vërlacit. Ka bërë që mijëra shqiptarë të bien në duart e italianëve, sa më shpejt, dhe për këtë kanë nxjerrë një sërë dekretesh, që lejonin qëndrimin e shoqërive italiane në ekonominë e vendit tonë. Ka urdhëruar shfrytëzimin, deri në maksimum të pasurisë së tokës dhe nëntokës shqiptare. Ka kontrolluar me anën e konsulentëve të Ministrisë së Ekonomisë, shoqëritë e ndryshme shqiptare, dhe më vonë urdhëron, që edhe italianët të bëhen aksionerë në këto shoqëri. Bëri shkrirjen doganore midis Italisë dhe Shqipërisë, që solli si përfundim mbushjen e tregut shqiptar me mallra të tepërta italiane dhe shkatërrimin e ekonomisë tonë. 58. Aldo Pagani. Ishte këshilltar i përhershëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe pyjeve, në kabinetin e Shefqet Vërlacit. Krijoi për shfrytëzimin sistematik të pasurisë pyjore, milicinë pyjore. Ka aprovuar ardhjen e bujqve italianë, gjë që shkaktoi përzënien nga tokat e veta të bujqve shqiptarë. Ka aprovuar ngritjen e Bankës Bujqësore, e cila pati, si përfundim shpronësimin e disa bujqve. Larguar nga ky dikaster, kur u suprimua kjo ministri. 59. Vinceso Roço. I adhur në Shqipëri shumë kohë para okupacionit dhe merrej me përfaqësi të firmave të ndryshme italiane. Ka punuar për një kohë të gjatë në Durrës dhe më vonë, ka ardhur në Tiranë, ku, përveç qenies së tij, si përfaqësues firmash, ka qenë edhe agjent i shoqërisë “Assicurazioni di Trieste”. Në Shqipëri ngriti një rrjet


DOSSIER • E hënë 8 korrik 2013

dhe ka qëndruar shumë kohë në këtë detyrë, element i besuar i Luogotenencës. Ka zbatuar të gjitha udhëzimet, që merrte nga Luogotenenca për kolonizimin edhe më tej të vendit tonë. 67. Giuseppe Volante. I ardhur në Shqipëri aty nga shkurt-marsi i vitit 1940, dhe i emëruar komandant i legjionit të II, të milicisë në Vlorë, me gradën kolonel-konsull i milicisë. Në luftën italo-greke mori pjesë aktive. Ka qenë skuadrist “Marcia su Roma”; nga mesi i vitit 1942, u transferua në Tiranë, ku u emërua, si komandant i përgjithshëm i Ministrisë Fashiste. Si i tillë është përgjegjës, për krime të kryera nga milicia në kohë të tij, sidomos në operacionet e bëra, kundër njësive partizane. I larguar nga Shqipëria pak kohë përpara kapitullimit të Italisë.(shkresat nr.1580/a/3, dt 13.10.1942; shkresa 5041/a/ R.S/09, dt 21.12.1942; shkresa 1364/2/R.S, dt 15.15. 1943; shkresa 2595/B/6, dt 2.8.1943; shkresa 2596/B/6, dt 2.8.1943 dhe shkresa 1640/3/6, dt 17.10.1943). 68. Adolfo Pifferi. I ardhur në Shqipëri në fillim të vitit 1939 dhe u emërua, si komandant i legjionit I të Milicisë në Tiranë, me gradën konsull (kolonel). Përveç, që kishte funksion, si komandant i milicisë, dhe ka qenë edhe anëtar i gjyqit ushtarak në Tiranë. Ka qenë skuadrist, përgjegjës, për krimet, që ka kryer milicia në qarkun e Tiranës, si edhe për të gjithë vendimet me vdekje, që ka dhënë gjyqi ushtarak, gjatë gjithë kohës, që ishte anëtar i tij. I larguar në maj të vitit 1942. 69. Callogio Patazza. Zëvendësoi si komandant i legjionit I në Tiranë, me gradën konsull (kolonel), Adolfo Piferin. Skuadrist dhe, si komandant i këtij legjioni, ka marrë pjesë aktive në luftën kundër çetave partizane të këtij qarku. Përgjegjës për të gjitha krimet, si: djegie, arrestime, grabitje të bëra në Tiranë dhe qark. Ky ka dhënë urdhra të prera, që të shuhej me terror rezistenca e Pezës. Ka qëndruar në Shqipëri, deri në kapitullimin e Italisë dhe pastaj u bashkua me gjermanët. 70. Rroco Torraca. Ish-komandant i legjionit të tërë spiunazhi me anën e të cilit kontrollonte jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit. Për këto qëllime, u martua me një shqiptare. Ka kontribuar shumë në përgatitjen e terrenit për okupacionin italian. Ka qenë mik personal i Jakomonit. Pas okupimi italian u emërua, si Drejtor i Përgjithshëm i Entit të Nozullimit, ku volli sasi të mëdha. Është larguar nga Shqipëria pak kohë para kapitullimit të Italisë. 60. Franceseo Scassellati Sforzolini. Këshilltar i Përhershëm i Ministrisë së IndustrisëTregtisë në kabinetin e Shefqet Vërlacit. Në kohën e tij është bërë një shfrytëzim i madh i pasurisë së nëntokës shqiptare, ku u hapën miniera të ndryshme, të cilat ishin në projekt, që përpara okupacionit. Në kohën e tij, e gjithë tregtia bie në duart e italianëve. 61. Salvatore Villani. I ardhur në Shqipëri në vitin 1940. Ka qenë këshilltar i policisë, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në kabinetin e Shefqet Vërlacit. Është përgjegjës për arrestimet, burgosjet, internimet e bëra gjatë kohës së tij. Si këshilltar i policisë, i ka dhënë udhëzime të ndryshme kuesturave të porsa krijuara. 62. Salvatore Trancida. Ish këshilltar i përhershëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme në kabinetin e Shefqet Vërlacit. Që nga fillim i vitit 1941, deri në dhjetor të vitit 1941. Elementi më i besuar i fashizmit dhe Luogotenencës, në këtë dikaster. Është përgjegjës direkt për internime të ndryshme të bëra në ishujt e Italisë, për terrorin e shpërthyer në shtator-tetor të vitit 1941, si dhe për urdhrat dhe udhëzimet e ndryshme, për shtypjet me violencë të të gjitha demonstratave, ku gjatë kësaj kohe kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur shumë prej tyre. 63. Silvio Gidoli. Ish këshilltar i përhershëm pranë Këshillit të Ministrave dhe njëkohësisht pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në kabinetin e Mustafa Krujës. Ka ndenjur vetëm 4-5 muaj, pastaj është larguar. Mban përgjegjësi direkte për terrorin në muajt mars-prill të vitit 1942, ku u arrestuan e torturuan me qindra elementë të lëvizjes nacional-çlirimtare. Me urdhër të tij, kanë dalë urdhëresa, të cilat parashikonin masa drakoniane, kundër të gjithë atyre, që tentonin të prishnin rendin publik; kundër atyre, që zhvillonin propagandën antiitaliane. Në kohë të tij janë ekzekutuar elementë të Luftës Nacionalçlirimtare, si patriotët Hamid Shijaku, Hamid Mëzezi dhe Ferid Xhajko. 64. Haradino Berardi. Ka qenë këshilltar legal, pranë Luogotenencës dhe më i besuari i Jako-

monit. Si i tillë, kishte kompetenca të përpilonte dekrete të ndryshme. Në qershor të vitit 1922, emërohet, si këshilltar i përhershëm i Këshillit të Ministrave dhe i Ministrisë së Brendshme, në kabinetin e Mustafa Krujës. Ka qëndruar, deri në muajin e parafundit të kapitullimit të Italisë. Në kohë të tij, janë bërë arrestime në masë të popullsisë shqiptare, si dhe internime në Porto Romano. Është përgjegjës për të gjitha krimet, që ka kryer ushtria në qytet dhe në fshatrat e Shqipërisë, si edhe për të gjitha urdhëresat, që parashihnin masa ekstreme kundër kujtdo që zhvillonte aktivitete kundër Italisë. 65. Davide Mastrandrea. Këshilltar i Përhershëm i Ministrisë së Drejtësisë gjatë kabinetit të Mustafa Kruja. Përgjegjës direkt për nxjerrje urdhrash dhe ligjesh që parashikonin dënime me vdekje, kundër të gjithë atyre, që gjendeshin me armë. (shkresa nr. 371 dt. 23.11.1942). Përgjegjës është edhe për aprovimin e ekzekutimit të patriotëve, si Hamid Shijaku, Hamid Mëzezi, Ferid Xhajko, Kiço Greco, Midhi Kostandini etj, si dhe për internimet, që kanë bërë italianet gjatë kësaj kohe. 66. Becich Luigi. Ka qenë nënkëshilltar i Përhershëm në Ministrinë e Ekonomisë në kabinetin e Mustafa Krujës. Ky zëvendësoi Vincenzo Rroco

të III-të të Milicisë në Vlorë. I ardhur në Shqipëri me trupat italiane, me 7.04.1939 dhe ka marrë pjesë në operacionin e Vlorës. I larguar për në Itali në mars të vitit 1940 dhe u zëvendësua nga Giuseppe Volante. 71. Vinicio Façhini. Nga Venecia, ka qenë komandant, i trupës së milicisë në Durrës, për vitet 1941-1942 me gradën kapiten. Si i tillë, ka marrë pjesë personalisht në operacionin e Pezës në shtator të vitit 1942. Pra është përgjegjës për krime, si djegie, grabitje, sidomos në Pezë. Më vonë transferohet në Tiranë, si adjutant, i Legjionit I të milicisë me gradën major, si dhe anëtar i gjyqit special të Tiranës, ku është përgjegjës për të gjitha vendimet me vdekje të dhëna, deri në kapitullimin e Italisë. I larguar nga Shqipëria, pak kohë, para kapitullimit të Italisë. 72. Scipione Perdicaro. Nga Sicilia dhe ka qenë kapiten i milicisë. Kishte varësi nga legjioni i III i Vlorës. Gjatë vitit 1942-1943 ka marrë pjesë direkte në operacionet, që janë bërë në qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit. Është përgjegjës për terrorin e zhvilluar në këto krahina. Para vajtjes në Vlorë, ka qenë në Kosovë, ku ka bërë shumë operacione. 73. Gino Ballabio. I ardhur në Shqipëri gjatë

»

19

vitit 1939, si komandant i një legjioni të milicisë, duke u emëruar më pas, si komandant i përgjithshëm i milicisë në Tiranë. Ka qenë fashist i orës së parë, skuadrist dhe ka qëndruar në Tiranë, deri në gusht të vitit 1941. 74. Madio Gabrielli. Me gradën gjeneral. Ka qënë kryetar i kabinetit ushtarak, pranë Luogotenencës. Ka qenë njeriu më i afërt i Jakomonit dhe këshilltar i tij. Është përgjegjës për të gjitha urdhrat, që ka nxjerrë luogotenenca, që nga viti 1939. Është larguar nga Shqipëria për në Itali në mars të vitit 1943. 75. Alfredo Guzzoni. Gjeneral-Armate dhe komandant i trupave italiane, që morën pjesë në okupimin e Shqipërisë më 7.4.1939. Përgatitës i planit për të kryer operacionin. Urdhërdhënës për të shtypur me forcë çdo rezistencë, që do të bëhej nga shqiptarët. Përgjegjës për të gjitha vrasjet e bëra në vitet e para të okupacionit, dhe autori kryesor i shkrirjes të ushtrisë shqiptare me atë italiane. Me urdhër të tij, janë thirrur nën armë klasat e prapambetura të ushtarëve në Shqipëri. I larguar nga Shqipëria në verën e vitit 1940. 76. Visconti Prascas. Gjeneral dhe komandant suprem i forcave të armatosura italiane në Shqipëri. Zëvendës i gjeneral Guzzonit. Gjatë kohës së tij, u përgatitën planet për sulmin, kundër Greqisë, zbatimi i të cilit e urdhëroi më 28.10.1940. Para kësaj kohe janë bërë shumë arrestime në popullsinë e Jugut. Si i tillë është përgjegjës për vrasjet, që kanë bërë trupat italiane në krahinat kufitare të Jugut. 77. U. Sodcu. Gjeneral dhe komandant i përgjithshëm i fuqive të armatosura italiane në Shqipëri. I ardhur këtu, nga fundi nëntorit 1940, në vend të Visconti Prascas. Gjatë dy muajve kohë, që ndenji në këtë detyrë, i ka dhënë urdhër ushtrisë italiane të prishnin dhe digjnin çdo gjë, gjatë tërheqjes. Në këtë kohë janë djegur shumë fshatra, janë bërë edhe shumë vrasje në popullsinë shqiptare të Jugut. I larguar nga fundi i muajit shkurt 1941. 78. Carlo Geloso. Gjeneral dhe komandant i përgjithshëm i forcave italiane në Shqipëri. Ndoqi dhe ky po atë rrugë, që kishte marrë Sodcu. Ka bërë djegie dhe vrasje në popullsinë shqiptare të Jugut. Është ky, që bëri planet për sulmin ndaj Jugosllavisë. Pas kapitullimit të Greqisë e Jugosllavisë, qëndroi, si komandant, deri nga fillimi i vitit 1942. Me urdhër të tij ushtria dhe milicia italiane, në bashkëpunim dhe me karabinierinë bënë asgjësimin e çetave të para të lëvizjes nacional-çlirimtare. 79. Renzo Dallmazzo. Gjeneral dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura në Shqipëri. I ardhur në Shqipëri në mars të vitit 1942, sapo erdhi, filloi riorganizimin e ushtrisë dhe të luftës më me efikasitet, kundër çetave të lëvizjes nacional-çlirimtare. Kanë dhënë urdhra internimi dhe masa të tjera të rënda, kundrejt ushtarëve, që dezertonin. Ishte në kontakte të vazhdueshme me luogotenencën, karabinierinë dhe milicinë për të koordinuar veprimet kundër çetave partizane. Gjatë kohës së tij janë bërë operacione të mëdha. Është përpjekur mjaft për shtypjen e lëvizjes nacional-çlirimtare me çdo mënyrë. Për këtë arriti në marrëveshje me organizatën “Balli Kombëtar”, siç ishte ajo, “DalmazzoKelcyra”, që kishte për qëllim terrorizmin, kundër popullit shqiptar. Është përgjegjës direkt, për krijimin e fushës së përqendrimit në Porto-Romano dhe gjetkë. U bë ky shkaktar, që në çastin e kapitullimit të Italisë (në bazë të urdhrit të dhënë prej tij), milicia dhe karabinieria hapën zjarr, shtinë mbi turmat e popullit, ku mbetën të vrarë më se 160 veta. Është larguar ditët e kapitullimit të Italisë në marrëveshje me gjermanët. 80. Salio Salioni. I ardhur në Shqipëri para okupacionit italian, me funksionin konsull në Vlorë. Gjatë asaj kohe kishte zënë miqësi me elemente të shtresës së lartë, të cilët më vonë, u vunë në shërbim të tij, si agjentë. Me këta dhe me të tjerë, që organizoi rrjetin më vonë, bëri fushatë propagandistike në favor të Italisë. Ka derdhur shuma të mëdha të hollash për të sabotuar rezistencën e popullit të qarkut të Vlorës, që bënte ndaj trupave italiane, pas operacionit. Pas prillit të vitit 1939, qëndroi po në Vlorë, si kryetar i zyrës krahinore të luogotenencës. Është përgjegjës për operacionet, që ka bërë ushtria italiane në këtë qark. 81. Salvatore Kalieno. Major dhe komandant i grupit të Karabinierisë në Kukës, gjatë vitit 1940. Si i tillë ka bërë terror në këtë qark, sidomos para plasjes së luftës italo-greke, ku ka arrestuar persona të ndryshëm. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Librari

Që prej pushtimit të Irakut në 2003, marrëdhënia mes politikës dhe protestës poetike ka hyrë në një fazë alarmuese, si për shkrimtarët, ashtu edhe për lexuesin amerikan.”Besoj se shkrimtarët e kanë të qartë në zemrat e tyre se sa ndikim ka poezia në masat e gjera të shoqërisë amerikane”, shkruante W. S. Di Piero në revistën “Poetry” të tetorit 2003. Ai po komentonte për lëvizjen Poetët Kundër Luftës, si dhe po përforconte idenë kontroverse që Dana Gioia e kishte shprehur qartë që në vitin 1991 në esenë e tij “A ka rëndësi Poezia?”. Në këtë ese autori shprehet se është “mëse e vështirë që Muzën ta martojmë lumturisht me politikën”, meqenëse poetëve i mungon roli brenda kulturës së gjerë dhe rrjedhimisht nuk gëzojnë vetëbesimin e duhur për të dalë me një ligjëratë publike. Po përse vallë ndodh që në këtë vend poeti shihet si i veçuar prej çështjeve të kombit? Me shumë gjasa, kjo dukes se është një veçori anglofone. Në Amerikën latine, Jose Marti, një prej poetëve më të dashur të rajonit, udhëhoqi lëvizjen për të çliruar Kubën prej sundimit kolonial. Poeti dhe prifti nikaraguaian, Ernesto Cardenal, u angazhua në revolucionin sandinist dhe më pas shërbeu si ministër i Kulturës së vendit të vet. Poeti kilian, fitues i çmimit Nobel, Pablo Neruda, ishte diplomat, senator dhe iu bashkua rendit të poetëve spanjollë, si Federico Garcia Lorca dhe Miguel de Unamuno, të cilët ngritën zërin kundër gjeneralit Franko gjatë luftës civile spanjolle. Si Lorca, ashtu dhe Unamuno humbën jetën si pasojë e simpative të tyre republikane. Në Francë, Paul Éluard, René Char dhe Robert Desnos shkruan poezi proteste, ndërsa luftonin si pjesë e Rezistencës. Në Itali, Quasimodo dhe Cesare Pavese u përndoqën për shkak se denoncuan regjimin nën të cilin jetonin po njësoj sikurse bënë dhe poetët rusë dhe polakë si Ossip Mandelstam, Anna Akhmatova, Wislawa Szymborska dhe Czesław Miłosz. Poetë bashkëkohorë të Lindjes së Mesme, të tillë si Badr Shakir al-Sayyab, Nizar al-Qabbani, Adonis, Ghazi al-Gosaibi dhe Mahmoud Darwish e kanë përqafuar idenë e letërsisë së angazhuar, apo sikundër Sartri e quante literature engage. E prapë se prapë, në Perëndimin anglofon, poetët që prej W. H. Auden-it e deri tek W. B. Yeats-i janë kujtuar për epitetet me të cilat u shprehën kundër përfshirjes së politikës në poezi. Të dy poetët e sipërpërmendur u cituan në mënyrë të përsëritur në prag të debatit poetik që u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë në shkurt të 2003, kur Laura Bush anuloi simpoziumin e organizuar prej saj me temë “Poezia dhe zëri amerikan”, pasi mësoi se disa prej poetëve të ftuar refuzuan të merrnin pjesë në takim, në shenjë proteste kundër luftës që dukej në horizont. Sam Hamill, poet dhe botuesi themelues i Copper Canyon Press-it, kishte si synim që t’i paraqiste Zonjës së parë një peticion dhe një përmbledhje poezish proteste. Zëdhënësi i Laura Bush-it deklaroi se do të ishte “jo me vend që një ngjarje letrare të kthehej në një forum politik”. Ky konflikt lindi shkëndijën që çoi në krijimin e lëvizjes Poetët kundër Luftës prej Hamill-it. Artikujt e medies për lëvizjen shpesh citojnë vargun e Auden-it “Poezia nuk bën që të ndodhë asgjë” apo tre varjet e Yeats-it: “E mendoj më mirë në të tilla kohë / Poeti gojën

Duke biseduar me botën:

Poeti në shoqëri

RACHEL GALVIN Politikani do që njerëzit të dijnë të vdesin trimërisht; Poeti do që njerëzit të jetojnë trimërisht. Salvatore Quasimodo (Nga Ligjërata e mbajtur në ceremoninë e Çmimit Nobel, 1959) e vulosur mban se përnjimend / Nuk kemi tagrin që shtetarin ta ndreqim”. Nuk është me vend që t’i përmendim këta poetë apo fjalët e tyre si emblemë e kampit apolitik të poezisë, pa kujtuar së pari se secili në kohën e vet pati një përjetim tejet politik. Yeats-i ndihmoi çështjen kombëtare gjatë kryengritjes kundër fuqisë koloniale britanike dhe më pas shërbeu si senator i Republikës së sapokrijuar të Irlandës. Ai e refuzonte estetikën e tipit “art për hir të artit” dhe deklaronte se “letërsia duhet të jetë shprehia

dhe pesimizëm, mbetet një kredo politike. Fakti që kalitet me një vetëdijë të dështimeve njerëzore, dobësi të karakterit dhe hipokrizi, përbën një shenjë të një ndërgjegjeje të matur dhe kur kjo shfaqet në poezi, atëherë një kompleksitet i tillë bëhet garanci e artit të madh.Përse vallë sot ndodh që poetët të mos konsiderohen prej kombeve si aktorë legjitimë të sferës publike? Çfarë ndodhi me imagjinatën letrare anglofone që nga koha kur afro dyqind vjet më parë Percy Bysshe Shelley deklaroi se poetët janë “leg-

e bindjeve dhe tunika e emocioneve fisnike e jo një qëllim në vetvete”. Dhe në fakt poema e Auden-it - një elegji për Yeats-in - përfundon me një thirrje drejtuar poetit për të “pasuar të drejtën”:

jislatorët e panjohur të botës”? Çarja e madhe që u krijua ndërmjet botës së kontigjencës politike dhe botës së poezisë i ka rrënjët e veta në fillimet e shekullit XIX, kur poezia nisi të zhvendosej nga romanticizmi dhe lirika e individualizuar subjektive. Mendimtarët letrarë të 1830 dhe 1840 e vendosën poetin mbi dhe jo në mes të njerëzisë - në një breg të largët prej sferës publike. Përtej të qenit kronikan i memorjes publike apo borizan i rreziqeve, poeti u depolitizua dhe mënjanua si “mbajtës i moralit publik”, sikurse Betsy Erkkila shkruan tek Whitman-i, Poeti politik. Prej romanticizmit, me gjasë mund të kemi trashëguar lirikën e përqëndruar tek brendia, si dhe një theksim të përvojave vetjake por, sikurse Richard Jones-i thekson tek Poezia dhe Politika, poetët romantikë kishin një ndërgjegje të fortë shoqërore dhe ishin të preokupuar për “abuzimet e industrializmit, mjerimin dhe tjetërsimin e jetës urbane, harenë për Revolucionin francez dhe zhgënjimin që e pasoi atë”. Tërë këto preokupime ishin pikërisht ajo për çka brezi pasardhës do t’i akuzonte; dhe në vijim trashëgimia romantike do të ndahej prej veprimit të vet politik, e paskëtaj

Me lëvrimin e vargimit Bëhet vreshti i mallkimit Këndo për dështimet e njeriut Në rrëmbimin e pikëllimit; Në shkretëtirat e zemrës Le të nisë ujvarë shërimi Në burgun e ditëve të veta Mësoje njeriun e lirë të lëvdojë. Auden-i, i cili udhëtoi drejt Spanjës për të mbështetur kauzën republikane gjatë Luftës Civile, argumentonte në 1939 se “Edhe për poezinë, sa dhe për artet e tjera, mund të thuhet se mbart një qëllim të mëtejshëm, qëllim ky që është, të çmagjepsë dhe të pastrojë me anë të shpalljes së të vërtetës”. Të vepruarit sipas asaj që besonin bëri që Auden-i dhe Yeats-i të gjendeshin në qendër të jetës publike. Të dy mbetën të vetëdijshëm për kurthet e dogmës dhe shprehën kujdes në punën e tyre, ca më tepër në moshën e shtyrë. Por një kredo politike, e përzier me ambivalencë

E hënë 8 korrik 2013 •

modernistët do ta mbanin nocionin e poezisë si të shenjtëruar prej vetë natyrës prej bote tjetër që mbart. Në mesin e shekullit XIX gjendet një përjashtim i dalluar: Ndërsa Emerson-i hamendësonte një poezi të vërtetash transhendente dhe Poe ishte kampion i “poezisë së pastër”, Walt Whitmani mbronte poetikën demokratike të formave të hapura gjithëpërfshirëse dhe politikën e përfshirjes. “Të gjithë e kanë pranuar parimin se poeti dhe i dituri e formojnë vetë klasën së cilës i përkasin, përmbi të tjerët, dhe më të rafinuar se ata. Unë them se ata mbeten po aq të mëdhenj kur dalin nga mesi i popullit, kur përshkruajnë të njëjtat idioma, zakone, vende, aspektet e njëjta të kafshëve e pemëve, si dhe atë që është vulgare”, shkruante ai. “Imagjinata dhe aktualiteti duhet të jenë të bashkuar”. Pavarësisht prej Whtimanit, ideja se poezia ekziston veçmas konceptit mondan dhe çështjeve të një vendi, vijoi të përforcohej me shpejtësinë e lëvizjes së “artit për art”. Kritiku viktorian Matthew Arnold shkroi ese që bënin thirrje për atë lloj poezie të preokupuar moralisht, e cila do të mund të “frymëzonte dhe fisnikëronte”. Në një reagim kundër agjitacionit politik të poetëve romantikë ai ngrinte në qiell balancën klasike, normalitetin, arsyen, proporcionin dhe rendin, dhe për pasojë poezinë që mbetej e pavarur prej pjesës së sferës historike. Për trashëgimtarët e Arnold-it, modernistët e prag-Luftës së Madhe, letërsia u shndërrua në një strehë, ndërsa kritika letrare në shkencë. Lëvizja e Re kritike, e cila lindi gjatë dekadave të para të shekullit të njëzetë, gjente tek teksti një theks indirekt, të përftuar prej kontekstit të historik, social dhe biografik, duke e përforcuar në këtë mënyrë ndasinë ndërmjet poezisë dhe politikës. Poetë e kritikë si Robert Pen Warren, Cleanth Brooks dhe Alen Tate shpallën një këndvështrim për poezinë si të izoluar pakthyeshmërisht prej pisllëqeve dhe trazirave të jetës së përditshme. Robert Scholes e quajti këtë pozicionim si një ‘geto kulturore të elitës’.”Akuza ime ndaj Kritikës së Re është se shkaktoi një të çarë tepër të madhe ndaj fjalëve dhe veprave e po aq edhe ndërmjet retorikës dhe poetikës”, shkruan Scholes-i tek Lexuesi Finok. “Kritika e Re ndërmori një qëndrim të caktuar aristokratik prej shkëputjeje të ftohtë dhe e shndërroi atë në një etalon të shkrimit të mirë”. Letra e Brooks-it dhe Warren-it, Të Kuptuarit e Poezisë, i kodifikoi këto pikëpamje dhe u bë manuali poetik alternativ amerikan. Megjithatë, ky episod i ndarjes së letërsisë prej politikës nuk rrëfen tërë ndodhinë. Historia e poezisë amerikane është një histori e përplasjes së narrativave dhe kundër-narrativave mbi vetë aktivitetin poetik.Vitet ‘20 të shekullit të kaluar u shënuan nga diktati i Modernistëve të Epërm si Eliot dhe Pound, por Langston Hughes, Countee Cullen dhe Sterling Broën-i ishin po ashtu aktivë. Vitet ‘30 panë daljen në dritë të Të Kuptuarit e Poezisë, por ato ishin gjithashtu një dekadë e prodhimtarisë së lulëzuar të poezisë politike dhe poezisë së ndërgjegjes, përfshirë këtu poezinë e Carl Sandburg-ut, Muriel Rukeyser, Auden-it dhe brezit të tij, si dhe e objektivistëve si George Oppen, Louis Zukofsky, Charles Reznikoff dhe Carl Rakosi. Gjysma e dytë e shekullit XX u parapri prej çmimit Bollingen të Li-

brarisë së Kongresit, akorduar Ezra Pound-it në 1948 për versionin e purifikuar të Canto pizane - që do të thotë, botim në të cilin disa prej pasazheve antisemite ishin censuruar prej botuesit. Çmimi u njoftua së bashku me motivacionin “Për të lejuar konsiderata të tjera përveç arritjeve poetike, në mënyrë që vendimi të mos shkatërrojë domethënien e Çmimit dhe që në parim të mos mohojë vlefshmërinë e atij perceptimi objektiv të vlerave mbi të cilat mbështetet shoqëria e qytetëruar”. Një “perceptim objektiv i vlerave” mund të ketë qenë motoja e kohës, por rrymat e tjera poetike lëvrinin në drejtime të ndryshme.Vitet ‘50 do të ishin gjithashtu edhe dekada e Bufit të Allen Ginsberg-ut, Fshikulluesve dhe poetëve të Malit të Errët, të tillë si Charles Olson-i dhe Robert Creeley. Dhe të tëra këto ndodhën në prag të shpërthimit të poezisë politike të viteve ‘60 dhe ‘70, kur Robert Bly, Denise Levertov dhe Robert Loëell shkruan me protestë kundër Luftës së Vietnamit, Adrienne Rich-i dhe Audre Lorde-i shkruan duke i dhënë një tjetër vend gruas në poezi, dhe poetë të tjerë si Gëendolyn Brooks, Amiri Baraka dhe Nikki Giovanni ishin aktivë në Lëvizjen e Arteve të Zeza dhe luftës për të drejtat civile. Në çerekun e fundit të shekullit XX, të tjerë poetë si Carolyn Forsché u bënë pionierë të përgjegjësisë etike që poezia ka për të qenë dëshmitare, duke pohuar se gjuha si e tërë është në vetvete politike. Carolyn Forsché deklaroi: “Vizioni është gjithmonë i ngarkuar ideologjikisht; perceptimet janë a priori të formësuara prej një ndërgjegjeje njëkohësisht sociale, historike dhe estetike”. Në antalogjinë e saj të poetëve dëshmitarë të shekullit të njëzetë, Kundër Harrimit, Forsché bën thirrje për një poezi të hapësirave sociale, e cila banon ndërmjet shtetit dhe “banesës së sigurt të personales”. Të tërë krijuesit e sipërpërmendur në një kohë të caktuar janë sulmuar për shkak se me anë të krijimeve të tyre kanë shprehur bindjet e tyre politike. Afërmendsh, ekziston një ndryshim i madh ndërmjet shprehjes së pakënaqësisë brenda një demokracie dhe pakënaqësisë që ngrihet kundrejt një regjimi totalitar; represioni brenda demokracisë nuk i përafrohet nivelit të brutalitetit të hasur në një mori rrethanash politike përqark globit. Pavarësisht, përpjekjet e këtyre shkrimtarëve amerikanë janë për t’u përgëzuar, për të ardhur pastaj tek ajo që Edward Said-i e cilësoi si “nënshtrim i depolitizuar apo estetik” i kombit. Ky nënshtrim, së bashku me të ushqyerit e ksenofobisë dhe apatisë, përfaqëson një mënyrë bashkëkohore të shtypjes së dëshirës për pjesëmarrje demokratike. Në librin e tij të fundit, Humanizmi dhe Kritika Demokratike, Said-i shkruan: “Njëra prej shenjave dalluese të modernitetit tashmë ka arritur në një shkallë të lartë, estetika dhe socialja duhen mbajtur, dhe shpesh mbahen me vetëdije, në një gjendje tensioni të papajtueshëm”. Që prej pushtimit të Irakut, një simfoni zërash ka rikonfirmuar rolin e poetëve amerikanë në sferën publike. “Është e pamundur që një poet të jetë jopolitik”, i deklaroi Li-Young Lee një reporteri të St. Petersburg Times-it. Galway Kinnell deklaroi në New York Times se, “Është detyrë e poezisë dhe pjesë e rolit të saj që të mos heshtë”. Edhe Sam Hamill, në një letër të hapur të datës 29.07.2004 shkruan:


• E hënë 8 korrik 2013

Sylvia Day në shqip me librin e 3-të të serisë “Crossfire” TITULLI: E lidhur ngushtë me ty AUTORE: Sylvia Day PËRKTHYESE: Meril Orti REDAKTOR: Loredan Bubani Për autoren: Sylvia Day është shkrimtarja nr. 1 më e shitur në listën e “New York Times-it”, si edhe në mbarë botën, me më shumë se një duzinë romanesh, që kanë fituar çmime e janë përkthyer në 40 vende. Ajo është autorja nr.1 më e shitur në 20 vende, me miliona kopje të botuara, si edhe më e pëlqyera nga lexuesit e gjinive të ndryshme. Ajo është përzgjedhur si kandidate e çmimit Goodreads Choice Award për “Shkrimtarin më të mirë”, është nderuar me çmimin “Romancierja më e mirë e vitit” nga Amazon Day, ka fituar çmimin “RT Book Reviews Reviewers Choice Award” dhe është përzgjedhur dy herë si kandidate për çmimin prestigjioz RITA për romancierët amerikanë. Aktualisht ajo është presidente e Shkrimtarëve Romancierë të Amerikës, shoqatë që ka mbi 10 000 shkrimtarë. Një ndër projektet e saj të fundit është edhe marrëveshja me revistën “Cosmopolitan” dhe “Harlequin” për të hedhur në treg Cosmo Red Hot Reads nga seria Harlequin.

Librari

»

21

VLERËSIME: •Një rrëfim i rrjedhshëm që do t’ju bëjë t’i shfletoni faqet me rrëmbim. - Glamour

•Një romancë erotike që nuk duhet humbur - Romance Novel News

•Histori me ngarkesë të madhe emocionale që rrjedh dhe godet në shenjë. - Kirkus Reviews

•Gërshetimi i skenave erotike të nxehta me fabulën intriguese do ta bëjë lexuesin të kërkojë që kjo seri të mos mbarojë. - Library Journal

Në SHBA:

#1 bestseller on Amazon UK

#1 New York Times

#1 bestseller në Ireland

#1 USA Today bestseller

#1 overall bestseller në Australia

#1 Amazon bestseller

#1 overall bestseller në New Zealand

#1 BookScan Romance bestseller

Gjithashtu:

#1 Barnes & Noble bestseller

#1 bestseller në Spain

#1 Kobo bestseller

#1 bestseller në Brazil

Në Angli, Irland, Australi e Zelandë e Re:

#1 bestseller në Denmark

#1 BookScan UK bestseller

#4bestseller në the Netherlands

#1 Sunday Times bestseller

#6 bestseller në Norway

Intervista/ Sylvia Day: Gazeta: Tani që keni pasur mjaft kohë për ta përthithur suksesin e romanit “E zhveshur përpara teje”, a ju duket ai real? Apo ende ndiheni e habitur? Sylvia Day: Jam ende e habitur! Më vjen mirë që jam një shkrimtare e sprovuar e që ka botuar për rreth dhjetë

vjet rresht, kështu që kisha një farë përvojë të kënaqshme në lidhje me suksesin. Por, nga ana tjetër, është e pamundur të parashikosh se diçka që ke shkruar do të shndërrohet në një fenomen global, e kuptoni. Nuk di të them për shkrimtarët e tjerë... Unë as në ëndërr nuk e kam parë një gjë të tillë. Thjesht e dija që ishte diçka që u kishte ndodhur Stefani Majerve dhe J.K. Roulingsve të botës. Pra, jam e habitur, dhe nuk besoj se nuk do të ndihem ndonjëherë e habitur për faktin që një trilogji e imja fitoi një famë të tillë. Gazeta: Këta libra vijnë në një çast të tillë në kulturën tonë, kur be-

fas duket se kjo është ajo që duan të lexojnë të gjithë. Është një përkim interesant. SD: E vërtetë. Ne vazhdimisht flasim për këtë: për librin e duhur, për kohën e duhur. “Random House” nxori në librari “Pesëdhjetë Hijet e Grejit” në po të njëjtën ditë kur unë nxora “E zhveshur përpara teje” me shpenzimet e mia, pra ... çasti i duhur. Thjesht ... uau!

“Të qenit qytetar i botës është një qëndrim politik”. Bisedimi lartëson shoqërinë dhe krijon kushte për përçimin e demokracisë. Poezia mund ta ushqejë këtë çlirim të demokracisë duke transformuar si individin ashtu edhe shoqërinë.Poeti është një intelektual në kuptimin e revolucionarit italian Antonio Gramshi. “Jo-intelektuali nuk ekziston”, shkruan ai, “sepse nuk ekziston asnjë veprimtari shoqërore prej së cilës pjesëmarrja intelektuale të mund të përjashtohet: homo faber-i nuk mund të veçohet prej homo sapiens-it”. Gramshi sugjeron se aktivizimi, dhe jo vetëm elokuenca, është një princip përcaktues i funksionit të intelektualit si “ndërtues, organizator, bindës i durueshëm e këmbëngulës, dhe jo vetëm si një orator i thjeshtë”. Nuk ka shpëtim prej forcave që ushtojnë trysni tek poezia, që e skalisin veten tek ajo, po ashtu sikurse nuk ka shpëtim prej urgjencës së çështjes së shiut që hyn në shtëpitë tona, duke pikuar prej çatisë drejt e në dysheme. Sado zjarrdurues të jetë mendimi, pyetja që na shtrohet është: “Çfarë kuptimi ka për ne të jetuarit? Përse vuajmë? Çkuptim ka për ne mendimi se jemi një qenie thjesht mendimtare, njesore, humane”, sikurse e. e. cummings-i thotë? “Një poezi pluskon pranë dhe paralelisht me momentin historik. Ajo që na ndodh si lexues, kur ne hipim në të, varet nga lloji i marrëdhënies që ajo shfaq kundrejt jetesës sonë historike”, shkruan Seamus Heaney tek Qeverisja e Gjuhës. Poezia, sikurse tërë pjesa tjetër e artit, është një formë pub-

like dhe poezia në një kuptim më të veçantë është një formë e ligjëratës publike. Ajo nuk është e ndarë nga bota; është e bërë për botën po ashtu sikurse dhe vizioni ynë për botën bëhet prej gjuhës. Jo vetëm poezia eksplicite politike apo satirike, por edhe ajo lirike dhe meditative janë mënyra të bashkëbisedimit me shoqërinë. Ky bashkëbisedim është ajo çka e humanizon botën, sipas Hannah Arendt-it. “Po aq sa ndikohemi nga gjërat e botës, aq edhe trazohemi e stimulohemi prej tyre, dhe ato bëhen humane për ne athëherë kur jemi të aftë për t’i diskutuar ato me fqinjin”, shkruan ajo tek Njeriu në Kohërat e Errëta. “Ne humanizojmë atë çka ndodh në botë dhe në vetveten vetëm duke folur për këtë dhe në rrjedhën e të folurit mbi të ne mësojmë që të bëhemi njerëz”. Çdo fjalë e regjistruar domosdoshmërisht ekziston në sferën publike. Të folurit dhe të shkruarit janë akte revolucionare, sepse ato e distancojnë folësin prej atyre që mbeten në sferën private. Në këtë pikë ndodh që obligimet publike të zërit poetik vijnë në jetë. Dialogu ynë, apo sikundër Yeats-i do të thoshte, zënka jonë me vetveten, është mbartësi i humanitetit tonë. Ndoshta mënyra më e mirë që poetët të rifitojnë një vend në sferën e sotme publike është që të ekstraktojnë poezi prej asaj sfere të shenjtëruar, që është paracaktuar për të prej mendimtarëve të dikurshëm të romanticizmit - dhe të përcjellin një shprehi poetike në sferën publike në

formë idesh, kritikash, analize dhe poemash të reja. Përgjegjësia e shkrimtarit dhe lexuesit në një kulturë të vetëdijshme është që të shkaktojë pjesëmarrje dhe angazhim, sikurse shprehet edhe Said-i. Lejojeni poezinë që të shkelë në vende ku nuk pritet. Dilini për zot zgjerimit të pranisë së saj në media dhe sferat e tjera të së përditshmes. Kjo nuk është një përpjekje që synon të krijojë një zë të vetëm; përkundrazi, kjo do të rrisë dijeninë me synim sheshimin e të gjitha mosmarrëveshjeve poetike dhe politike. “Çdo epokë duhet të orvatet papushim për të ndarë traditën po prej atij konformizmi, që edhe përpiqet ta mposhtë atë”, shkruan Wallter Benjamin. Një mënyrë që amerikanët t’ia arrijnë kësaj është që të ndërmarrin përpjekjet e duhura për të pasur akses në idetë, perspektivat dhe kulturat e tjera. Të lexuarit e poezive që i përkasin traditave të tjera mund t’ua kthjellojë edhe më vizionin, t’u ofrojë perspektivë të ndryshme nga ajo e traditës vendase, mënyra mendimi, strategji dhe çështë më e rëndësishmja, t’u ofrojë një version të ndryshëm të rrethanave njerëzore. Ky është akti më patriotik - në kuptimin që patria ynë është të qenit human. Lexuesi, i cili përballet i hapur dhe i çlirët me poezinë, shndërrohet në një vëzhgues receptiv, sikundër dhe Martin Buber-i do të shprehej; poezia nuk do të shihej si një send i largët dhe lexuesi do të hynte në një bisedë me të. Kur hijet e opinionit politik dhe kompleksiteti i veprimtarive dhe ndjesive njerëzore përfaqësohen, zërat

Gazeta: A keni një çast të parapëlqyer në serinë “Crossfire”? SD: Në fakt, unë vërtet e adhurova atë fundjavë që Gidioni dhe Iva kaluan në Outer Banks. Këta të rinj të gjorë. Kur janë vetëm, shkojnë mjaft mirë.

Jeta është e përkryer kur ata mbeten vetëm. Për fat të keq, ata nuk mbeten vetëm për shumë kohë. [Qesh] Dhe unë thjesht e adhuroj t’i shoh vetëm për vetëm. Unë e adhuroj t’i shoh të dy bashkë larg prej të gjitha gjërave që i shpërqendrojnë apo ndërhyjnë apo shkojnë shtrembër në jetën e tyre. Nuk mund të flas shumë për “E

lidhur ngushtë me ty”, sepse nuk është botuar ende. Dhe e kam vërtet të vështirë, sepse kam kaq shumë dëshirë që të flas për të! Por Gidioni dhe Iva kalojnë më shumë kohë vetëm për vetëm, ndërsa romani përparon dhe lidhja e tyre bëhet më e fortë, kështu që edhe unë si shkrimtare fitoj më shumë kënaqësi nga kjo.

solo shndërrohen në simfonikë dhe poetët, së bashku me shkrimtarët e tjerë, ngrenë zërin dhe pretendojnë të zënë vendin dhe rolin që u takon në shoqëri.Auden-i shkruan:

Quasimodo tek Diskurs mbi Poezinë. “Dhe poezia është pikërisht liria dhe e vërteta e asaj kohe, dhe jo modulacion abstrakt i ndjenjave”. Është po kaq me vend që t’i rikujtojmë kombit se artisti amerikan ka një mesazh urgjent, dhe se ai është i përgatitur që të kërcejë jashtë ateliesë drejt e në rrugë, dhe se ashtu, sikurse një këngë apo një film, një poezi mund të ofrojë një mënyrë të re dhe të freskët të të parit të botës - një mënyrë që është më pak e molepsur prej interesit të korporatave. Në këtë epokën tonë të argëtimit multimedial, poezia është një formë arti pothuajse e çliruar prej materiales. Ajo është mënyra më portative e artit përveç këngës, dhe është e ngjashme me këtë të fundit; kur një grup mblidhet dhe së bashku recitojnë poezi, poezitë atëherë janë të rifrymëzuara, të gjalla, të riinterpretuara, që transformojnë dhe transformohen nga recituesi dhe publiku. Artistët janë më të aftë sesa teoricienët apo ekspertët në përfaqësimin e ndërgjegjes së njerëzve. Kjo sepse gjuha e artit është gjuha e së rrufeshmes, e shpirtit dhe e analogjisë zhvendosëse. Në esenë e tij “Pikëpamje Demokratike” Whitman-i shkruan, “Është një fakt i njohur se ne, njerëzit e Shteteve të Bashkuara, jemi njerëzit më materialistë dhe më të dhënë mbas parave në botë. Teoria ime, ndërsa e pranoj plotësisht këtë, është se kjo vjen për shkak se ne jemi gjithashtu edhe njerëzit më emocionalë, spiritualistë dhe poezidashës”. Përktheu nga origjinali anglisht Julian Qineti

Zëri është gjithçka kam për të zhbërë gënjeshtrat e shpalosura Kjo është jetike për të mbrojtur të drejtën e fjalës së lirë.”Jo gjithmonë kjo ka të bëjë me të qenit kritik ndaj politikës qeverisëse”, shkruan Said-i, “por më së shumti me të përqasurit ndaj prirjes intelektuale, si mbajtje e një gjendjeje të vazhdueshme alarmi, si vullnet të vazhdueshëm për të mos lejuar që gjysmë të vërtetat dhe idetë e pranuara të përzihen së bashku”.Ç’lloj poezie amerikane mund të flasë për jetën ashtu siç ne po e jetojmë atë sot? Një poezi e cila është mjaftueshëm elastike për të patur në vetvete përvojën moderne të shpejtësisë dhe qëndrueshmërisë, po aq sa edhe ndjesinë e së mrekullueshmes. Një poezi që mban era gomë, plastikë dhe katran dhe që mundet të përmbajë konstelacionet e nanoteknologjisë; një poezi që mbart dëshmitë e ekzigjencave dhe tmerret e momenteve në të cilat poeti dhe poema ndodhen. Kjo lloj poezie përparon duke vështruar nga e ardhmja e paimagjinueshme. Ajo kumbon prej një vizioni spiritualist dhe të politizuar, dhe kridhet në pafundësi. “Poeti është poet atëherë kur nuk heq dorë nga ekzistenca e vet në një vend të caktuar, në një kohë të caktuar dhe të përkufizuar politikisht”, shkruan


22

« SPECIALE

Maddy Savage

S

uedia ka një reputacion të gjatë dhe në rritje për çerdhet dhe kopshtet shumë bujare dhe rregullisht radhitet si një nga vendet më të mira të botës për të pasur një familje. Çdo fëmije i garantohet një vend në sistemin arsimor parashkollor publik dhe asnjë prind nuk taksohet më shumë se 3 për qind e pagës së vet, me tarifat e çerdheve dhe kopshteve të fiksuara në maksimalisht 1260 korona (197 dollarë) në muaj, dhe kjo është kuota për prindërit më të pasur. Të gjitha kostot e tjera mbulohen nga shteti, i cili shpenzon rreth 9 miliardë dollarë në vit për të subvencionuar shërbimet parashkollore, pra më shumë nga ç’shpenzon Suedia për ushtrinë e vet. Shumica e kopshteve publike ofrojnë shërbim nga ora 6:00 e mëngjesit në orën 18:00, por për shkak se ka shumë prindër që kanë orare më të zgjatura dhe më jokonvencionale, këshillat e qeverisjes vendore gjithnjë e më shumë po ofrojnë shërbime për kujdesin e fëmijës gjatë natës dhe gjatë fundjavave. Në juglindje të Suedisë ish-qyteti industrial i Norkoping është mes atyre qytezave që po udhëheq në kujdesin 24-orësh për fëmijët. Aty ka katër kopshte pa orar. I pari është hapur që njëzet vjet të shkuar. “Fillimisht qe shumë e vështirë për të vënë fëmijët e mi për të fjetur diku gjetkë dhe unë e kisha me merak të madh”, - thotë një nënë, Maria Klitserof, 39 vjeç, një ndihmëse me kohë të pjesshme për njerëzit me vështirësi në të mësuar. Fëmijët e saj kalojnë dy apo tri net në javë te një nga çerdhet, të cilat janë më shumë si apartamente sesa si qendra shkollore. “Unë jam një nënë e vetme dhe desha të kthehesha në punë, e cila është gjatë natës, - shpjegon Maria. - Fëmijët shpejt u mësuan, tashmë ata kanë shokë dhe i adhurojnë punonjësit që kujdesen për ta.” Tetëmbëdhjetë fëmijë janë të regjistruar në këtë çerdhe. Vogëlushët vijnë në kohë për të ngrënë darkë, pastrojnë dhëmbët dhe shijojnë përrallat që i lexon një kujdestar para se të flenë. Dyvjeçari Leon është i veshur me pizhame me viza blu dhe përkëdhel shumë arushë, njëkohësisht ndërsa është mbuluar me një batanije të mbuluara me personazhe nga filmat vizatimorë. Motra e tij më e madhe, India, 3-vjeçe, ka veshur pizhamet e saj të parapëlqyera të zbukuruara me luleshtrydhe dhe sapo ka pirë një gotë me qumësht. Në mëngjes stafi do t’i veshë ata me rrobat për dëborë dhe do t’i dërgojë me karrocë te një qendër ditore aty pranë, ndërsa Maria rikuperon orët e gjumit që ka humbur në turnin e natës. “Unë kam udhëtuar shumë dhe e di se jam shumë me fat në krahasim me njerëzit në vendet e tjera”, - thotë Maria, e cila paguan gjithsej 112 dollarë në muaj për kopshtin e fëmijës. Gjithsej 78 për qind e nënave me fëmijë më të vegjël se shtatë vjeç shkuan në punë

E hënë 8 korrik 2013 •

Suedia, shteti social që përkujdeset 24 orë për fëmijët në çerdhe

gjatë vitit 2012 sipas statistikave të Suedisë në Vrojtimin e Forcave të Punës. Në Suedi është në dorë të qeverive vendore të përcaktojnë nëse dëshirojnë të ofrojnë kujdes për fëmijët jashtë orarit të zakonshëm të financuar nga publiku. Aktualisht, ky shërbim ofrohet në 123 nga 290 komunat dhe përdoret nga gati 5 mijë fëmijë. Si prindërit e vetëm, ashtu edhe çiftet lejohet të aplikojnë për sa kohë që punëdhënësi i tyre ofron një dëshmi të punës me turne. Punonjësit e spitaleve, restoranteve, transportit apo dyqaneve, të cilët janë të prekur nga puna me turne, janë mes atyre që përfitojnë nga ky shërbim. Nga qershori aleanca qeverisëse e qendrës së djathtë ka premtuar të shpenzojë 17 milionë dollarë brenda katër vjetve të ardhshëm për të ndihmuar më shumë komuna të përmirësojnë shërbimet e tyre. Kjo tregon shumë për dashurinë e gjatë të këtij kombi me shtetin e mirëqenies sociale dhe debati më i madh me opozitën është nëse 17 milionë dollarë janë të mjaftueshme për të përmirësuar kushtet apo duhet të shpenzohet më shumë. “Suedia qe para vendeve të tjera në rritjen

e pranisë së grave në forcën punëtore dhe për ta bërë të mundur këtë ne ndërtuam kujdesin publik për fëmijët”, - thotë ministrja suedeze për barazinë gjinore, Maria Arnholm. “Ne mendojmë se është e rëndësishme të kombinojmë prindërimin me punën, dhe kjo nuk duhet të përfshijë vetëm ata që punojnë në orarin e zakonshëm 9:00 me 5:00, por edhe ata që punojnë në orar të papërshtatshëm”, - argumenton ajo. Por jo të gjithë janë dakord me të ashtuquajturin “modeli skandinav” dhe tendencën për të ofruar shërbime 24-orëshe. “Në kuptimin e kujdesit gjatë natës unë përfundimisht nuk jam dakord me planet për ta zgjeruar këtë shërbim”, - thotë Madeleine Wallin, presidente e Federatës Europiane të Prindërve dhe Kujdesit në Shtëpi, e cila përfaqëson shoqata të tilla në nivel europian dhe ndërkombëtar. Ajo i dërgoi tre nga pesë fëmijët e saj në çerdhe publike para se të vendoste t’i rriste ata në shtëpi në Hisna, një fshat i vogël në perëndim të Suedisë. “Kalimi i shumë orëve pa praninë e prindërve mund të jetë shumë stresues për fëmijët. Duhet të

shikosh gjuhën e trupit të tyre kur ata lihen dhe merren nga çerdhet për ta kuptuar këtë”, thotë ajo. Wallin, e cila aktualisht drejton një biznes bashkë me bashkëshortin e saj, thotë se ajo ndien se u nxit nga shoqëria të përdorte çerdhet për shkak të stigmës kundër nënave që nuk punojnë në shoqërinë suedeze. “Suedia është një vend i kushtueshëm dhe kur unë hoqa dorë nga puna për një copë herë për t’u kujdesur për fëmijët, qe e vështirë financiarisht. Por unë nuk kisha shumë durim përballë njerëzve që më thoshin se duhej t’ia lija dikujt tjetër të kujdeseshin për to”, - thotë ajo. Që nga viti 2008 rreth një e treta e komunave kanë filluar t’u ofrojnë pagesa speciale prindërve që zgjedhin të mos punojnë për sa kohë fëmijët e tyre janë më të vegjël se tre vjeç. Por kjo pagesë është sa vetëm 8 për qind e pagës mesatare mujore në Suedi dhe shumë pak njerëz e kanë pranuar. Federata Europiane e Prindërve dhe Kujdesit në Shtëpi beson se ofrimi i më shumë parave për prindërit mund ta rrisë numrin e nënave që rrinë në shtëpi. Gjithsesi, të tjerë argumentojnë se punësimi i lartë mes prindërve të

fëmijëve të vegjël në Suedi do të vijojë të jetë i tillë. “Problemi është se pasi ke detyruar shumicën e njerëzve t’i vendosin fëmijët e tyre një apo dy vjeç në kujdes gjatë ditës apo gjatë natës, është vështirë të kesh një debat”, - thotë analisti Jonas Himmelstrand. “Është e dhimbshme të vendosësh fëmijët e tu në kopsht dhe të diskutosh me pjesën tjetër të prindërve për një zgjedhje që ata realisht nuk duan ta bëjnë”. Një avokat i fortë i sistemit të të mësuarit në shtëpi, ka publikuar gjithashtu një studim shumë të debatuar që sugjeron që sistemi arsimor parashkollor mund të dëmtojë shëndetin mendor të fëmijëve dhe të sjellë probleme me disiplinën më vonë në jetë. Ai tashmë jeton në Finlandë dhe këshillon grupimin lobues “Nëna në Shtëpi” në Britaninë e Madhe, ku qeveria ka premtuar të zgjerojë arsimin parashkollor falas dhe t’u japë prindërve zgjedhjen e rikthimit në punë. Por kur flet me nënat dhe baballarët në Suedi, shumica duken të bindur tërësisht për modelin e arsimit parashkollor të vendit. “Falë kujdesit për fëmijë të përballueshëm, unë pata mundësi të studioj dhe ripërgatitem si infermiere, - thotë Martina Stenbom, 44 vjeç, nëna e një fëmije që jeton në Stokholm. - Në zonën time ka kujdes jashtë orari për fëmijët kështu që unë kam mundësi të punoj dhe studioj në mbrëmje dhe në fundjavë.” Ai mbështet gjithashtu zgjerimin e shërbimeve në natës, edhe pse këto lloj shërbimesh nuk bënë punë për vajzën e saj kur ajo qe shumë e re. “Ne e provuam çerdhen e natës kur vajza ime, Piksi, qe 18-muajshe, por nuk e shijova shumë të qenët larg fëmijës tim për kaq shumë kohë. Unë do ta provoj sërish në të ardhmen në rast se vajza ndihet e lumtur me këtë ide.” Në Norkoping, Maria Klytseroff mbetet shumë e lumtur me lehtësitë e sistemit parashkollor në qytetin e saj të mbuluar nga dëbora. “Nuk ka rëndësi nëse je i pasur apo i varfër ose në mes, siç jam unë, çerdhet bëjnë që çdokush të ketë mundësi të punojë, - thotë ajo. - Ne paguajmë taksa të larta, por marrim diçka pas dhe mendoj se është një sistem i shkëlqyer. Unë jam shumë e lumtur që jam nënë në Suedi dhe nuk dua t’i rris fëmijët e mi askund tjetër.” Një e huaj në Suedi Gina Tse, 33 vjeç, është balerina e parë Kompanisë Suedeze Mbretërore të Baletit.

Ajo jeton në Stokholm bashkë me fëmijën e vet katërvjeçar Jaci. “Si një nënë e huaj, unë kam të njëjtat të drejta si nënshtetasit suedezë në termat e lejes së lindjes dhe aksesit të kujdesit për fëmijët. Duke qenë se jam balerinë, unë shumë shpesh kam shfaqje natën apo në fundjavë. Për djalin tim kopshti i natës në të njëjtën vendndodhje si kopshti i ditës është shumë i mirë, sepse ai ka të njëjtët kujdestarë dhe ndihet si në shtëpi. Kur ai qe një vjeç, ata thjesht do ta vinin të flinte në karrocë dhe unë mundej ta merrja në shtëpi pas shfaqjes ndërsa ai vijonte të flinte. Kur flas me shokët e mi në atdhe në Britani e kuptoj se sa me fat jam që kostoja e kujdesit të fëmijëve është kaq e lirë këtu. Unë paguaj gjithsej 138 dollarë në muaj.” Shteti i mirëqenies sociale në Suedi Të dy prindërit kanë të drejtë të marrin deri në 16 muaj leje lindjeje së bashku. 13 muajt e parë paguhen në masën 80 për qind të pagës së prindit që e merr lejen dhe maksimalisht paguhet 68 mijë dollarë. Kujdesi për fëmijën garantohet për të gjithë prindërit ku shumica e çerdheve janë të hapura mes orës 6:30 të mëngjesit dhe 6:30 të pasdites, ku tarifat nuk lejohet të jenë më të larta sesa 3 për qind e të ardhurave mujore të prindërve dhe jo më të larta se 197 dollarë në muaj për fëmijën e parë. Kopshtet janë falas për fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç për deri 15 orë në javë. Të gjithë prindërit marrin ndihmë për fëmijën prej 163 dollarësh në muaj për çdo fëmijë me pagesa shtesë për familjet më të mëdha. Sistemi në fjalët e një suedezeje “Ne paguajmë taksa të larta, por marrim diçka pas dhe mendoj se është një sistem i shkëlqyer. Unë jam shumë e lumtur që jam nënë në Suedi dhe nuk dua t’i rris fëmijët e mi askund tjetër.” Çerdhet u shpikën në mënyrë që nënat të kishin mundësi të shkonin në punë duke kontribuar për ekonominë kombëtare, por disa nëna duhet të punojnë me turne apo gjatë natës dhe kështu u krijua çerdhja e natës. Çdo fëmije i garantohet një vend në sistemin arsimor parashkollor publik dhe asnjë prind nuk taksohet më shumë se 3 për qind e pagës së vet si tarifë për çerdhet.


SPORT • E hënë 8 korrik 2013

Më në fund Sebastian Fetel arrit triumfin aq të dëshiruar në pistën e shtëpisë së tij. Suksesi i munguar në Nurburgring ishte një njollë në karrierën e tij, pasi kampioni i botës, kurrë nuk kishte mundur të triumfonte më parë në xhiron e shtëpisë. Pasi kishte fituar në të gjitha cirkuitet e mundshme të Botërorit, piloti i Red Bull më në fund vuri vulën e tij dhe në Çmimin e Madh të Gjermanisë, duke marrë një sukses kundër fatit dhe kundër strategjive të kundërshtarëve. Një sukses shumë i vështirë, pasi Kimi Raikonen me Lotus i ka ushtruar presion në xhirot e fundit, duke e ka ndjekur deri në finish, me vetëm një sekondë diferencë.

K

apiteni i PSG-së dhe i Brazilit, Tiago Silva i ka përcjellë një mesazh të fortë Barcelonës. Në një bisedë me agjentin e tij, braziliani i ka bërë të qartë se ka dëshirë të largohet nga PSG-ja për t’iu bashkuar Lionel Mesit dhe Nejmarit. Periudha e qëndrimit në Brazil me kombëtaren e vendit të tij në Kupën e Konfederatave i ka shërbyer për të reflektuar së tepërmi brazilianit, i cili tashmë ka nisur të mendojë seriozisht për t’u larguar nga Parisi. Jo vetëm kaq, por në këtë drejtim ka ndikuar dhe Dani Alvesh, i cili pasi ka bindur Nejmarin për të nënshkruar për Barcelonën po kërkon të bëjë të njëjtën gjë me kapitenin e tij tek “Selecao”. Në fakt janë edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në largimin e Tiagos. Veç dëshirës së tij për të luajtur për Barcelonën dhe ndikimit të Dani Alveshit, një faktor i rëndësishëm është largimi i Karlo Ançelotit. Tekniku i cili e mori lojtarin nga Milani tashmë ka braktisur kampionët e Francës dhe kjo përbën një faktor shtytës edhe për largimin e Tiago Silvës nga PSG-ja. Po ashtu largimi i mundshëm i drejtorit sportiv të PSG-së, Leonardo mund të ndikojë jo pak në një vendim të Tiago Silvës për t’u larguar nga Parisi. Barcelona Ka mjaftuar fjala e Tiago Silvës se dëshiron të luajë për Barcelonën që në Spanjë të vihen menjëherë në lëvizje. Tashmë katalanasit po bëjnë gati të dalin me një ofertë konkrete për kapitenin e Brazilit. Në ndihmë Barcelonës mund t’i vijë edhe vetë PSGja, që prej disa ditësh ka nisur të mendojë për të afruar në skuadër mbrojtësin tjetër Brazilian, David Luiz. Kjo lëvizje e PSG-së tingëllon si një lloj mase paraprake për një largim eventual të Tiago Silvës. Sakaq, klubi i Barcelonës ka dalë menjëherë në sulm, duke nënvizuar se është në gjendje të mbulojë shpenzimet e

Fetel arrin suksesin në shtëpi Fetel arriti të sigurojë fitoren e tij duke dominuar nga fillimi deri në fund, pavarësisht se fati deshi që makina e sigurisë të hynte në pistë pikërisht në momentin kur kishte marrë arratinë në krye, pasojë e një defekti në motorrin e makinës së Bianchit, që pasi u braktis nga i zoti përfundoi sërish në mënyrë të çuditshme në pistë, duke terrorizuar komisarët e garës. Gjithsesi ky nuk ishte incidenti i vetëm në këtë garë, pasi një gomë e shkëputur nga bokset në momentin e pit-stopit të Veber, për pak sa nuk i kushtoi rëndë një kameramani në bokse, i cili

që të synonte një parakalim ndaj Raikonen. I gjashti u rendit ndërkohë Baton, i ndjekur nga Veber, Perez, Rosberg dhe Hulkenberg që gjithashtu arriti të hyjë në zonën e pikëve. Në renditjen e përgjithshme ndërkohë Fetel shkëputet në 34 pikë nga ndjekësi më i afërt, Fernando Alonso duke hedhur një tjetër hap drejt titullit botëror të radhës. Po kështu problematike ishte gara edhe për Ferrarin tjetër, pasi Felipe Masa, që bëri një nisje shumë të mirë të garës, në xhiron e katërt, gaboi duke përfunduar jashtë piste dhe duke i dhënë fund garës.

Tiago Silva: Dua të luaj për Barcelonën Parisi e quan të pashitshëm por mbrojtësi brazilian e ka të qartë se dëshiron të largohet për t’iu bashkuar Mesit e Nejmarit

23

Presidenti i Barçës: Mesi-Nejmar dyshe perfekte Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është kthyer të flasë për dyshen e ëndrrave të Barcelonës mesi-Nejmar. Si të mos mjaftonte Leo Mesi, Rosell i ka bërë dhe një tjetër dhuratë tifozëve “blaugrana” duke sjellë në skuadër dhe yllin brazilian, Nejmar. Presidenti i Barcelonës e ka bërë të qartë se kjo dyshe do të krijojë mrekullira, duke shmangur çdo mosmarrëveshje mes tyre. “Të gjithë lojtarët e mëdhenj dinë të merren vesh mes tyre. Shpresojmë se të dy së bashku do të bëjnë mrekullira në Barcelonë dhe t’i japin edhe më shumë kënaqësi publikut katalanas”, ka thënë Sandro Rosell.

Ljajiç pranë Milanit Adem Ljajiç është shumë pranë kalimit tek Milani. Të paktën kështu thuhet në mediat italiane. Një vit pasi siguroi shërbimet e Rikardo Montolivos, Milani troket sërish në dyert e Fiorentinës për një tjetër futbollist me kontratë drejt skadimit. Sipas prestigjiozes italiane “Gazzetta Dello Sport”, interesimi i kuqezinjve për Adem Ljajiç ka avancuar deri në kontakte me sulmuesin serb. Madje besohet se palët kanë arritur marrëveshjen. Tashmë pritet vendimi i Fiorentinës, të cilës i mbeten vetëm dy zgjidhje: të bisedojë me Milanin, ose të lejojë largimin e Ljajiç, pas një viti me parametra zero. Për presidentin De La Vale mund të përsëritet e njëjta situatë si ajo e dy viteve më parë me Montolivon. Edhe Ljajiç u ka komunikuar nëpërmjet telefonit drejtuesve toskanë se nuk dëshiron ta rinovojë kontratën, ose më saktë e pranon rinovimin, por me dyfishin e rrogës, që është një sinjal i qartë lamtumire. Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, është shprehur se mund të mendojë për sulmuesin vetëm kur ai të jetë i lirë, por mund të ulet në tryezën e bisedimeve me klubin vjollc, nëse largohet Robinjo. Oferta e parë e Galianit mendohet se do të vërtitet nga 4 deri 5 milionë euro, ndërsa Fiorentina kërkon të paktën 10 milionë. Sikurse ndodh gjithmonë në këto raste, të dyja palët mund të lëshojnë pe nga pak, për të gjetur një pikë të mesme. Në çdo rast, transferimi i Ljajiç tek Milani duket shumë pranë, nëse jo tani, sezonin e ardhshëm.

Ogbona edhe më pranë Juves

transferimit të mbrojtësit nga PSG-ja në Barcelonë. Sipas lajmeve më të fundit Barcelona është gati të paguajë 32

milionë euro për të marrë nga Paris Tiago Silvën. Por tashmë Barçës i takon të dalë me një ofertë konkrete përpara shei-

kut Naser Al Kelaifi. Megjithatë tashmë gjerat duken të qarta, Tiago Silva dëshiron të shkojë një orë e më parë në Barcelonë.

Andi Murray triumfon në Uimbledon Përmes një entuziazmi të jashtëzakonshëm një tenist britanik ka triumfuar pas shumë kohësh në trofeun e Uimbledonit. Që nga viti i largët 1936, pra plot 77 vite kishte pa e fituar një tenist vendas trofeun e Londrës dhe këtë e ka arritur në 2013 Andi Murray. Ai ishte shumë pranë vitin e kaluar, por pa sukses. Këtë herë 26-vjecari skocez ia doli mbanë të ngrejë lart në qiellin londinez trofeun më të lakmuar të sportit të tenisit, për më tepër duke triumfuar në finale e madhe pikërisht ndaj numrit 1 të botës Novak Xhokoviç. Asgjë nuk linte përshtypjen për një fitore 3-0 dhe të këtyre përmasave, megjithatë krejt ndryshe nga sa tregon rezultati përfundimtar, Novak Xhokoviç luftoi deri në fund, madje deri aty sa për t’i anuluar britanikut plot 3 match point, nga rezultati 0-40. Vendosmëria e Murray ishte për t’u admiruar. Britaniku e kishte ndarë mendjen për të mos përsëritur zhgënjimin e 12 muajve më parë, kur pavarësisht

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

u godit por për fat të mirë pa shumë pasoja. Përsa i përket garës ndërkohë pas Raikonen, që duhet thënë se përfitoi në maksimum nga strategjia e skuadrës së tij Lotus, pra në vend të tretë u rendit shoku tjetër i skuadrës Sebastian Grosjean. Fernando Alonso përfundoi në vendin e katërt pasojë dhe e strategjisë së gabuar të Ferrarit të nisur që në provat zyrtare kur preferoi gomat e mesme. Për më tepër spanjolli vuajti sidomos dhe në fillim, ku Ljuis Hemilton, që në fund përfundoi i pesti, e mbajti për një kohë të gjatë nga pas, duke mos e lejuar që në start

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

se fitoi setin e parë, u mund 1-3 nga ndoshta tenisti më i madh i të gjitha kohërave, Roxher Federer. Tenisti skocez pasi fitoi 6-4 setin e parë në 61’ arriti të përmbysë disavantazhin 4-1 të setit të dytë, duke fituar 6 nga 7 gamët në vazhdim. E njëjta situatë u përsërit në setin e tretë dhe të fundit, kur Murray çoi dëm avantazhin 2-0, sidoqoftë edhe këtu do të mbahet mend rikuperimi i tij fenomenal nga rezultati 4-2 për Xhokoviç. Murray me duart që i dridheshin arriti të shfrytëzojë match point-in e katërt duke fituar plot 4 game-t e fundit të sfidës, që vulosën përfundimisht edhe rezultatin final 6-4, 7-5, 6-4, në një ndeshje që zgjati plot 3 orë. Bilanci ndërmjet tyre tashmë ngushtohet në 11-8, nga Murray që kishte humbur 3 përballjet e fundit ndërmjet tyre, por që gjithsesi i shkakton humbjen e dytë në tre finalet e fundit të turneve Slam shokut dhe mikut të tij Xhokoviç, pas asaj 10 muaj më parë në Flushing Meadows.

politika: ERVIN KOÇ, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Me shumë gjasa Ogbona mund të deklarohet sot si një lojtar i Juventusit. Mbrojtësi i Torinos ka kohë që ka mbyllur gjithçka me klubin bardhezi, por deri më tani ka qenë pengesë klubi. Por zhvillimet e djeshme i kanë hapur rrugë kalimit të qednërmbrojtësit të kombëtares italiane nga një klub i Torinos tek tjetri. Kjo sepse dje presidenti Kairo i Torinos dhe Preciozi i Xhenoas ka gjetur akordin për gjysmën e kartonit të Imobiles. Torino ka rënë dakord që të paguajë 3.5 milionë për gjysmën e kartonit të sulmuesit, sepse gjysma tjetër i përket Juventusit. Kjo gjysmë e kartonit të Imobiles do t’i jepet nga Juventusi falas Tornios dhe së bashku me një shumë financiare, bardhezinjtë do të marrin kartonin e Ogbona. Juventusi kishte kohë që ushtronte presion për mbrojtësin, por përderisa Xhenoa e Torino nuk gjenin akordin për Imobilen, rruga qe e zënë. Tani gjithçka është e mundur dhe me shumë gjasa sot Anxhelo Ogbona do të bëhet blerja e re e kampionëve të Italisë.

Fiorentina kërkon Storarin, Juve sërish Jovetiç Shkon nga shkon Fiorentina përplaset tek Juventusi. Pavarësisht se marrëdhëniet midis dy klubeve nuk janë edhe aq të mira, drejtuesit e Fiorentinës hedhin sytë nga lojtarët bardhezinj për merkato. Trajneri Montela kërkon një portier dhe Storari i Juventusit është zgjidhja ideale për të. Por, drejtuesit e Juventusit nuk e kanë harruar Stevan Jovetiç dhe sa herë që klubi vjollc kërkon diçka, nga Juventusi thuhet: “Jovetiç”. Normalisht që nuk bëhet fjalë për një shkëmbim kokë më kokë, sepse ka një diferencë shumë të madhe në çmim, por kjo është një armë e re në duart e Marrotës. Drejtori i Juventusit po pret që me kalimin e kohës Fiorentina të ulë kërkesën prej 30 milionë euro për kartonin e malazezit. Marrota shpreson që me disa lojtarë të mbyllë gjithçka dhe t’i vë në duar Kontes edhe një sulmues të talentuar. Kështu Marrone, Isla, Kualiarela dhe tashmë edhe Storari ajën katër lojtarë që mund ta bindin Fiorentinën të dorëzojë Jovetiçin.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E hënë 8 korrik 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.