zonat e nxehta zgjedhore, debati listave

Page 1

»11

Pasardhës i një familje mjekësh

Stefan Vokopola, mjeku neuropsikiatër i standardeve evropiane E mërkurë

8 maj 2013

Viti IX, Nr. 2969 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Nobelisti japonez

Nano e Malaj pakt Rrëfimi prej fëmijërisë » ndaj Ramës në Vlorë dhe dhuna nacionaliste.

21

Sfumohen pakënaqësitë e të përjashtuarve nga listat. Malaj: Do fitoj mandatin, nuk bëhem me të djathtën »2

Mendimi mbi teknologjinë

7 zonat e nxehta Huamarrja Borxhi publik arrin në 859 miliardë lekë, ndryshimet

»5

Alarmi fals Denoncojnë vjedhjen e përkrenares së Skënderebut që nuk ekzistonte »7

Opinion

Qarqet ku PD e PS kërkojnë rrëmbimin e një mandati • Zonat që pretendon e majta dhe e djathta për shpalljen fitues • Kandidaturat e vendosura nga PD për mbrojtjen e rezultatit • Ndikimi që do të kenë të pavarurit në votën e së majtës »3-4

Partitë e vogla

»4

Listat e PR, PDIU dhe PBDNJ për zgjedhjet parlamentare

Nga Elvis Kotini

Nisma e Lallës

Objeksione zyrtare Nga Halil Rama

»16 Mallakastra 1945

Gjashtë prokurorët bashkohen për luftën ndaj krimit në Shqipëri

Dy vjet që kur Rama la Bashkinë Nga Arbana XHARRA

»17

Ortakët e nëntokës nuk e durojnë fjalën e lirë »17

»18-19

Sulmi i Mehmet Shehut dhe vrasjet ndaj kundërshtarëve

Kërkohet marrja e mendimit mbi mangësitë në sistem dhe propozimet për ndryshimet që do të sjellin rezultate »7

Kurset profesionale

Femrat preferojnë zanatet tradicionale, ndahen 8000 licenca profesionale

»6

Përplasja e madhe

Dinastitë e pasura afrikane, ku fëmijët vdesin nga uria »22


02

« POLITIKË

E enjte 8 maj 2013 •

DEPUTETI SOCIALIST NIS ZYRTARISHT FUSHATËN SI I PAVARUR

Gara e 23 qershorit, Nano e Malaj kundër Ramës në Vlorë N ë skenën politike është shfaqur sërish aktiv ishkreu i socialistëve Fatos Nano. Arsyeja për rishfaqjen lidhet pikërisht me kandidimin më vete të deputetit Arben Malaj. I pozicionuar edhe në këtë rast si një kundërshtar i linjës zyrtare të ndjekur nga pasardhësi i tij, Nano që në daljen e tij publike nuk kurseu kritikat ndaj kreut të PS-së Edi Rama. Ndërsa përmes konferencës për shtyp, ku ishte i pranishëm dhe Nano, kandidati i pavarur në qarkun e Vlorës nisi zyrtarisht fushatën elektorale.

Mbështetja Ka deklaruar jo vetëm mbështetjen ndaj vendimit të Malajt për të kandiduar më vete, por njëkohësisht ka kërkuar dhe votën e socialistëve. “Socialistët do të votojnë Arben Malajn dhe jo kandidatët e rremë të listës së Vlorës”, - vlerësoi Nano. Po në këtë linjë, ish-kreu socialist nxitoi të bënte dhe sqarimin e një qëndrimi të tillë. “Ne do të bëjmë të pamundurën që kjo fushatë të maksimizojë votat socialiste ndaj kandidatit Malaj. Nëse votat do të shkojnë te Malaj dhe jo te Kokëdhima, kjo është përgjegjësi e Ramës, jo e Malajt. Unë jam këtu t’u bëj thirrje socialistëve të Vlorës të votojnë socialistët e denjë. Fenomeni “Malaj” është një nga më përfaqësuesit e vlerave dhe kontributeve të PS-së në 22 vjet. Ju ftoj të votoni simbolin Malaj dhe të nxitni të gjithë miqtë t’u largohen përfaqësuesve të rremë që janë në krye të listave të Ramës”, - vuri në dukje Nano gjatë fjalës së tij. Vendimi Pas zyrtarizimit të përjashtimin nga lista e kandidatëve për deputetë, dhe kjo vetëm me vendimin e kreut socialist Rama, deputeti Malaj shpalli kandidimin si i pavarur në qarkun e Vlorës. Por pavarësisht se do të garojë i pavarur, Malaj garantoi se fushata e tij në Vlorë do të jetë pozitive dhe se çdo votë do të jetë në funksion të Partisë Socialiste. “Unë ju garantoj se mandati që do të marr u takon socialistëve. Prova e parë është eksperienca ime 20-vjeçare, gjatë së cilës nuk kam votuar asnjëherë kundër socialistëve dhe kam votuar gjithmonë pro vendit tim”, - u shpreh deputeti i PS-së. Madje në këtë linjë Malaj shprehu vendosmërinë e tij se mandati politik nuk do të këmbehet me karrige qeveritare, por do të jetë deri në fund një mandat politik që do t’u shërbejë qytetarëve. “Është një betim përpara vlonjatëve. Në asnjë mënyrë unë nuk mund të marr një mandat që ta keqpërdor për asnjë ambicie personale, të cilën duket qartë se nuk e kam. Nuk kam ndonjë ambicie për të qenë patjetër në qeveri apo ndonjë man-

Zyrtarizimi i listave të PS

Mllefi kundër kupolës u shua më shpejt sesa nisi “Rama nuk më shpjegoi pse më la jashtë kooperativës së tij, që gjithsesi ngeli e tipit të ulët. Rama ka disa çështje personale me mua. Kjo ma lehtëson shumë punën, pasi qyqari nuk e di se fisi dhe miqësia ime nga Veriu në Jug mund ta mbytin vetëm me pështymë, pavarësisht gjatësisë së tij”, - shkruante dje në profilin e tij në “Facebook” deputeti i PS-së Ilir Gjoni. Në statusin e tij Gjoni nuk fshehu mllefin ndaj Ramës.

Nuk ishte më pak kritik dhe anëtari i Kryesisë, njëherësh deputet i PS-së, Arben Isaraj, gjithashtu i lënë jashtë listave. “Në politikë si dhe në shoqëri lumturia është si e vërteta: nuk mund ta kesh, duhet të jesh”, - shkruan Isaraj në profilin e tij, po në rrjetin social “Facebook”. Gjithashtu në gjykimin e deputetit Arben Isaraj lidhja e vetme mes lumturisë politike dhe ndërgjegjes politike është mirënjohja.

Lidershipi socialist mbylli mbrëmjen e së hënën një proces të vështirë, por dhe të rëndësishëm - atë të përcaktimit të listës zyrtare të ekipit garues. I shoqëruar me kritika dhe akuza, pakënaqësi e deri në shfryrje të mllefit, procesi i mbyll. Madje deri pasditen e djeshme ndryshoi atmosfera ndër të përjashtuarit në lista, duke të krijuar idenë se një situatë e tillë nuk kishte ekzistuar. Me publikimin e listës shumemërore të PS-së ra në sy largimi i deputetit dhe anëtarit të Kryesisë Arben Malaj nga qarku i Vlorës, ku ka kandiduar dhe ka fituar në shumë zgjedhje. Malaj është zëvendësuar me biznesmenin dhe botuesin Koço Kokëdhima, i cili njihet për miqësinë me kryetarin Rama. Kryesia socialiste vendosi të lërë jashtë kandidimit edhe Arben Isarajn, Ilir Gjonin, Marko Bellon, Albert Çaçin, Alfred Dalipin. Por, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara të 2009-s, zhvendosja e zonave të kandidimit ishte gati dominant në këto lista. Pandeli Majko, që gjithmonë ka kandiduar në Korçë, kalon në Tiranë, po ashtu dhe Ben Blushi nga Korça kalon në Elbasan, Bashkim Fino nga Fieri shkon në Korçë, Erion Braçe është detyruar të braktisë Beratin për vendin e dytë në listën e Fierit.

dat tjetër, por kam detyrim t’u shërbej me shumë dashuri dhe përkushtim vlonjatëve, që më kanë mbështetur tërë kohën, që nga dita e parë kur themeluam PS-në e Vlorës”, - deklaroi Malaj. Sipas tij, vendimi që mori Rama ishte i pritshëm. “Edi Rama ka dy vjet që ka dashur të më aneksojë. Vendimi i tij

nuk është marrë dje, por ka dy vjet, duke mos më lejuar të jem faktor kontribues në proceset e demokratizimit të partisë. Rama rrezikon të ketë fatin e PASOK-ut në Greqi e partitë e majta në vendet e tjera. Për këtë e kam paralajmëruar”, sqaroi Malaj, i cili dje startoi fushatën e tij elektorale.

Rama në Danimarkë për programin

Takimi me kandidatët për deputetë, porosi për komisionerët Pas zyrtarizimit si kandidatëve për deputetë të PS-së në takime të veçantë morën dje dhe porositë e para për garën e ethshme elektorale. Kreu Edi Rama zgjodhi dje që përpara udhëtimit të tij për në Danimarkë të zhvillonte takime informale me një pjesë të madhe të kandidatëve sipas qarqeve, ku dha detyrat kryesore për ta dhe drejtuesit e qarqeve. Prioritet i prioriteteve është puna me komisionerët dhe takimet me votuesit, duke pasur në fokus pikërisht bindjen për domosdoshmërinë e rilindjes së vendit. Por ajo që duhet të mbahet parasysh më së shumti është bashkëpunimi mes kandidatëve, strukturave të PS-së dhe trajnimet mbi mënyrën se si do të operohet në terren para ditës finale, njëkohësisht dhe në datën kur votuesit do t’u drejtohen kutive për të shprehur vullnetin e tyre për përfaqësimin në legjislativ. Kështu, më në fund pas zhurmës së ditëve të shkuara u zyrtarizuan largimet e spostimet në listë dhe vetë kreu i PS-së, Edi Rama, së bashku me deputetët Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj u nis drejt Danimarkës. “Më në fund nuk do të flitet për lista, po për Shqipërinë që duam”,

- kështu komenton Edi Rama në rrjetin social “Tëitter”, duke iu referuar kështu mbylljes së procesit të hartimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit dhe zyrtarizimit të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, proces i cili solli me vete jo pak surpriza në panoramën e 23 qershorit, por dhe pas kësaj date, pasi deri diku emrat që e kanë pothuajse të garantuar mandatin e deputetit janë të perceptueshme për shkak të pozicionimit të tyre në renditjen në listat shumemërore të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Gjithashtu Rama bëri me dije se sot do të jetë në Kopenhagë për “të takuar kryeministrin e një vendi fantastik, që duam ta kemi më pranë”. Rama njoftoi njëkohësisht se do të jetë në Danimarkë për të treguar programin dhe ambicien për të rilindur Shqipërinë.

Takimi i LSI me mbështetësit në Bërxull

Meta: Referendumi për tri ligjet shpenzim lekësh pa sens Organizimi i referendumit për miratimin e tri ligjeve është keqpërdorim i taksave të qytetarëve shqiptarë - ky është qëndrimi i kreut të LSI-së Ilir Meta, i cili gjatë një bashkëbisedimi me banorë të komunës së Bërxullës në Tiranë vlerësoi faktin se këto tri ligje duhet të miratohen në parlament dhe nuk ka kuptim të shkohet në referendum. “Ndërkohë ne kërkojmë që këto tri ligje të votohen që sot, vjen përgjigjja nga PD-ja se ‘do t’i votojmë në shtator me referendum’. Nuk ka sens. Pse duhet të harxhojë shteti miliona euro për të bërë referendum në të gjithë Shqipërinë, kur asnjë nuk e kundërshton çështjen e miratimit të tri ligjeve?” – u shpreh Meta gjatë fjalës së tij. Ndërsa ndalur në zgjedhjet e 23 qershorit Meta evidentoi faktin se vihet re një mbingopje e PD-së për pushtet në dëm të pavarësisë së institucioneve dhe se vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik dhe për një ndarje të re të pushteteve. “Përqendrimi i gjithë pushteteve në një dorë nuk është i shëndetshëm për demokracinë, ndaj dhe ka shqetësime dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse kjo nuk i shërben

demokracisë. Po kur nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben as ekonomisë së Shqipërisë e as ekonomisë suaj familjare. Nëse nuk funksionon demokracia, nuk funksionojnë as elementet e tjera të një shoqërie ndaj vendi ka një nevojë për një ekuilibër të ri politik, ka nevojë për një ndarje të re të pushteteve”, - veçoi Meta. Kreu i LSI-së theksoi se vëmendja duhet të përqendrohet te nxitja e investimeve dhe favorizimi i bizneseve për hapjen e vendeve të reja pune. “Prioriteti ynë është punësimi. Të hapim vende pune, të krijojmë zona industriale, që t’ia bësh gati infrastrukturën atij investitorit. Në qoftë se do të rritim punësimin, duhet të shikojmë se si do të nxitim investimet dhe si do të favorizojmë ata që do të hapin vende të reja pune”, - tha Meta. Ai shpërndau dhe kartat për 130 anëtarë të rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim.


POLITIKË • E enjte 8 maj 2013

»

03

REGJISTROHEN 66 PARTI POLITIKE, PREJ TYRE JANË 61 TË PËRFSHIRA NË 2 KOALICIONE

KQZ: Janë 3 kandidat të pavarur, 2 në Vlorë Nis shqyrtimi i dokumentacionit për 6000 konkurrentët e 23 qershorit Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve plot 66 parti politike kanë dorëzuar listat e kandidatëve me të cilët do të konkurrojnë në zgjedhjet e datës 23 qershor. Nga forcat politike të regjistruara janë 61 parti politike që janë pjesëtare të Koalicioneve Zgjedhore, ndërsa 4 parti janë parti që do të kandidojnë më vete. Në këtë formulë bashkëpunimi votat që do të mblidhen nga partitë që nuk do të mund të fitojnë mandatin e deputetit kalojnë në favor të koalicionit, duke sjellë kështu tendencën e rritjes së mandateve parlamentare të koalicionit. Në një konferencë të dhënë për mediet zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha tha se KQZ-ja në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor është duke përpunuar dhe verifikuar dokumenta-

cionin e kandidimit për të gjitha partitë që kanë depozituar lista shumemërore. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda datës 14 maj 2013 duhet të miratojë ose refuzojë listat shumemërore të partive të sipërcituara. Në mbështetje të nenit 73, pika 3 dhe 6, KQZ-ja ka nxjerrë aktin normativ që përcakton afatet e publikimit të listave shumemërore”, - tha hoxha në deklaratën për mediet. Sipas saj, në mbështetje të udhëzimit “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”, KQZ-ja do të publikojë listat shumemërore pas përfundimit të afateve të ankimeve kundër vendimeve të KQZsë për miratimin ose refuzimin e listave

shumemërore. Sipas përllogaritjeve në KQZ, janë regjistruar si kandidatë rreth gjashtë mijë persona, që do të konkurrojnë për 140 vende të parlamentit. Nga ana tjetër, është bërë e ditur se në KQZ janë tri kandidatura të mbështetura nga zgjedhësit në zonë si të pavarur. Dy prej kandidaturave janë aktualisht deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Kështu, Dritan Prifti, deputet i dalë nga listat e LSI-së në vitin 2005, ka kërkuar kandidimin e tij në qarkun e Fierit jashtë përfaqësimit të një partie politike. Po ashtu dhe Arben Malaj, deputet i dalë nga listat e majta, do dalë i pavarur në qarkun e Vlorës. Ndërkohë Laureta Gjoni është një tjetër kandidaturë e pavarur për qarkun e Vlorës. Kandidatura e saj është miratuar në KQZ që në muajin prill të këtij viti.

LOJA E EMRAVE QË KANË VENDOSUR PALËT PËR TË RRËMBYER NJË MANDAT MË SHUMË

7 qarqet e nxehta që përcaktojnë fituesin PD sfidon në Jug, socialistët rritin pretendimin në Veri, loja me shifrat Numri i deputetëve të koalicioneve sipas qarqeve në 2005

Ervin Koçi

Z

gjedhjet e 23 qershorit do të njohin një përplasje të fortë mes partive të majta dhe të djathta në 7 qarqe të vendit. Kjo si për shkak të diferencave të vogla në krahasim me katër vjet më parë, ashtu dhe për shkak të përplasjeve që janë krijuar brenda forcave politike. Një nga strategjitë e këtij viti është dhe përfshirja e kandidaturave që kanë potencial të fortë në tërheqjen e votave dhe prej kundërshtarëve politik. Zonat e nxehta Vlora dhe Fieri do të jenë sfidat kryesore të Partisë Socialiste. Kjo pasi janë zona të konsideruara si bastione të socialistëve, por dhe për shkak të shpresës që PS-ja ka në rritjen e numrit të mandateve në to. Ndërkohë ribashkimi i PS-së me LSI-në sjell edhe më shumë mundësi që votat e majta të maksimalizohen, duke i shtuar dhe pakënaqësitë që krijohen nga qëndrimi i një mazhorance për tetë vhet në pushtet. Por duket se kjo sfidë e PS-së do të jetë më se e lëkundur në këto zona, pavarësisht se është kreu socialist që do të kryesojë fushatën e PS-së në Vlorë, është dalja e Arben Malajt i pavarur që do të rrezikojë një ndarje të votave në të. Vetë Malajt, i cili ka dhe mbështetjen e Fatos Nanos, do t’i duhet të marrë mbi 4900 vota që të jetë pranë mandatit të deputetit. Po nëse ai nuk do të arrijë të marrë këtë mandat, PS-ja rrezikon humbjen e një deputeti në zonë, ose në rastin më të mirë qëndrimin në të njëjtën kuotë, pa arritur ndryshim në krahasim me vitin 2005. E njëjta situatë përsëritet dhe në Fier. Tashmë Dritan Prifti ka konfirmuar se ka mbështetje të fortë në zonë,

VLORË E Djathta

5

E Majta

7

TIRANË E Djathta

16

E Majta

16

SHKODËR E Djathta

7

E Majta

4

LEZHË E Djathta

4

E Majta

3

KUKËS E Djathta

3

E Majta

1

KORÇË

ku LSI-ja në vitin 2005 arriti të marrë 10 mijë vota. Ndërkohë mbi gjysma e këtyre votave ka qenë e mbështetësve të Dritan Priftit, i cili më 23 qershor do të jetë kandidat i pavarur. Në këtë rast dhe ndryshimi i mandateve në favor të PS-së në këtë zonë është më se e vështirë. Zonat e fiksuara Në zonat ku palët presin të dyja që të fitojnë mandatin është Durrësi dhe Berati. Si e majta, ashtu dhe e djathta tashmë kanë ngritur strategjinë për të fituar një mandat më shumë në këto zona. Në rastin e Durrësit do të jetë qenia e Agron Dukës si kandidat i PR-së në koalicionin e djathtë që do t’i shkëpusë së majtës një numër të konsiderueshëm votash. Në zgjedhjet e shkuara PD-ja mori 6500 vota më shumë se e majta, duke përfituar një mandat

më shumë. Ndërsa këtë vit PDja pretendon të marrë dhe një tjetër mandat shtesë. Nga ana tjetër, e majta pretendon të thyejë koalicionin e djathtë në angazhimin e LSI-së si dhe për shkak të ndërhyrjes së FRD-së me Gazmend Oketën dhe Sami Gjergjin. Kështu, nëse FRD-ja nuk arrin të fitojë mandatin e deputetit, do të sjellë uljen e numrit të votave të PD-së dhe kalimin në favor të së majtës. Ndërkohë që PS-ja veç figurave të vjetra, si Dokle, Klosi e Beqja, ka vendosur dhe tre emra të rinj si mundësi për të marrë më shumë vota. Nga ana tjetër edhe Berati cilësohet si një rezultat i fiksuar. Kjo për shkak dhe të angazhimit në krah të PD-së të dy kandidatëve surprizë të vitit 2005 - Astrit Veliaj dhe Lefter Maliqi. Të renditur në vendin e dytë dhe të tretë, dy kandidaturat do të tentojnë

E Djathta

6

të mbrojnë rezultatin e vitit 2005, ndërkohë që Mehmet Xheka, i renditur i katërti, do të shpresojë një mandat të katërt, por që rezulton një nismë tejet e vështirë. Ndërsa PS-ja shpreson në zonë të shkëpusë një mandat të gjashtë, kjo për shkak të bashkimit të votave me LSI-në, duke mos lejuar rrjedhjen e votave.

E Majta

6

Të rrezikuarat Shkodra cilësohet si një nga zonat ku PD-ja mund të ketë një humbje të mandatit të deputetit. Pavarësisht se është një bastion i PD-së, figurat e vendosura prej socialistëve si dhe mundësia që FRD-ja të rrëmbejë vota pa arritur mandat e rrit më shumë mundësinë që PS-ja të marrë dhe një tjetër mandat deputeti. Aq më tepër që Paulin Stërkaj tashmë do të garojë në siglën e majtë. Nga ana tjetër, PD-ja ka thirrur në

E Djathta

7

E Majta

7

GJIROKASTËR E Djathta

2

E Majta

3

FIER E Djathta

6

E Majta

10

ELBASAN

DURRËS E Djathta

7

E Majta

6

DIBËR E Djathta

4

E Majta

2

BERAT E Djathta

3

E Majta

5

ndihmë Nard Ndokën, i cili në vitin 2005 ka arritur të marrë mbi 3 mijë vota, pavarësisht se garonte nën siglën e LZHK-së, vota këto që shkojnë në mbrojtje të rezultatit të PD-së. Po ashtu në ndihmë Berisha ka kërkuar dhe mbështetjen e figurave të reja të së djathtës. Nga ana tjetër, Elbasani dhe Korça janë edhe më të lëkundura, duke folur në krah të PS-së. Kështu, në Korçë PS-ja dhe LSIja kanë 7 mijë vota më shumë se e djathta. Por në vitin 2005 rezultati nuk u përkthye në votë për shkak të kandidimit më vete të LSI-së në zgjedhje. Ndërkohë fushata e PD-së do të drejtohet nga Ridvan Bode, por që janë Gjergji Papa, Fatbardh Kadilli dhe Leonard Olli të vendosur në zonën e rrezikut, që do të punojnë për të mbrojtur rezultatin. Për sa i përket Elbasanit, PDja do të kërkojë mbështetjen nisur nga investimi i tunelit të ri, që afron më shumë Elbasanin me Tiranën, por dhe kandidimin e Eduard Selamit, i cili gëzon një mbështetje në zonë. Dhe në këtë rast PS-ja ka 9 mijë vota më shumë në zgjedhjet e vitit 2005. Tirana Tirana do të jetë një fushë betejë më vete mes dy koalicioneve. Ndërkohë që PS-ja pretendon të marrë një mandat deputeti, përfshirja në listat e PD-së të Kastriot Islamit dhe Asllan Dogjanit do të sjellë rritjen e mbështetjes në favor të PD-së dhe në mbrojtje të rezultatit. Kjo për faktin se Islami ka mbështetjen e mallakastriotëve, që janë në numër i konsiderueshëm në Tiranë, si dhe Dogjani, që kërkon shtimin e votave të banorëve të Kukësit në favor po të Tiranës, lëkundje këto që duket se do të qartësohen vetëm më datën 23 qershor


04 I

« POLITIKË

E enjte 8 maj 2013 •

PARTIA SOCIALISTE U PRIVATIZUA NGA RAMA E KOKËDHIMA

sh-deputeti socialist Kastriot Islami, tashmë kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit, e cilëson ofertën e së djathtës si një vlerësim që i bëhet eksperiencës së e tij shumëvjeçare në politikë, në një kohë që, siç tha ai, socialistët e shpërfillën kontributin dhe mendimin e tij. Në një intervistë në “News 24” Islami komentoi listat e kandidatëve të së djathtës dhe së majtës dhe akuzoi kryetarin e opozitës Edi Rama se po privatizon Partinë Socialiste. “Një njeri me kaq shumë eksperiencë nuk është vlerësuar. Partia ku unë investova nuk ka më nevojë për eksperiencën time, mendimin tim, kontributin tim, kjo është e para, ndërkohë që ana tjetër e merr dhe e vlerëson këtë kapacitet. Njëra anë më kërcënon, tjetra e vlerëson qëndrimin tim në funksion të stabilitetit. Ndërkohë unë shprehem pro integrimit, njëra anë e dënon, e majta. Unë jam pro integrimit, kurse ana tjetër e vlerëson këtë fakt. Nuk më ka joshur mua zoti Berisha duke më vlerësuar, por ka ndodhur që zoti Rama e ka shpërfillur vlerën time, nuk i duhej. Rasti tjetër ishte dhe ai i zotit Malaj”, - u shpreh Islami. Në lidhje me listat e kandidatëve të partive politike, të publikuara një ditë më parë Islami tha: “Të dyja palët kanë hequr deputetë. Secila palë ka kriteret e veta. Mund të ketë të kënaqur apo të pakënaqur, por rëndësi kanë më shumë ata që vendosen dhe jo ata që hiqen. E majta ka ndërtuar një ekip që është më shumë klientelist, i përbërë me njerëz jashtë politikës. Zoti Berisha ka vendosur kryetarët e partive aleate. Efikasiteti është një çështje që ka avantazhe dhe disavantazhe. Gjithë çështja bëhet kush motivon më mirë ekipin për të grumbulluar më shumë vota”, - theksoi ai. Duke iu referuar përjashtimit të Arben Malajt nga listat e PS-së, Islami tha se Partia Socialiste nuk është më parti e socialistëve të vërtetë. Sipas tij, Rama e ka futur PSnë në një rrugë të gabuar. “Ajo parti u privatizua nga Rama e Kokëdhima. Nëse nuk ka më një parti, unë nuk kam kohë të harxhoj. Zoti Rama praktikisht më tha ‘dil jashtë dhe dil në humnerë’. Rama nuk ka

Islami: Kandidoj me PD se më njohu vlerat

12 QARQE/ Kandidatët kryesues të PDIU-së VLORË Dashamir Mehmet Tahiri Edmond Skender Zejno TIRANË

Vangjel Dule

Engjell Eqrem Cara

QARKU I DURRËSIT

SHKODËR

Naim Loci

Xhuljano Brahim Myftaraj

QARKU I KUKËSIT

LEZHË

Arben Palushi

Aida Hiqmet Shtino

QARKU I DIBRËS

Pal Kole Trashaj

Kujtim Kola

KORÇË Spartak Shyqyri Meraku

QARKU I GJIROKASTRËS

Arber Hysen Kulla

Alqiviadhi Puli

KUKËS

QARKU I SHKODRËS

Ylber Ramiz Gjeta Anjeza Shaban Çallpani

QARKU I BERATIT

Bledar Pëllumb Sina

Besmir Doko

Benard Zija Miziri

QARKU I KORÇËS Thana Poçi

Omer Barjam Mamo Nustret Sulejman Avdulla

QARKU I FIERIT

DIBËR

Liljana Beçolli

Mahmut Baftjar Xhembulla

QARKU I TIRANËS

Veri Zyber Kurti DURRËS

Evjoneni Kota

Fatmir Qamil Voloti

QARKU I ELBASANIT

Sali Nijazi Bajo

Yzeir Fetahu

BERAT

QARKU I LEZHËS

Hajrie Zzeir Mbrati

Preng Gjoni

Edmond Agako Zequa

Luan Xhemal Duzha

Ylli Vesel Shehu

KORCË

Alfred Fatmir Deshati

Erion Skënder Haruni

BERAT

FIER

Lulëzim Eqerem Sallaku

Roland Hysen Bejko

DURRËS

KUKËS

Agron Enver Duka

Lulzim Reshat Aliaj

VLORË

DIBËR

Robert Servet Mecorapaj

Shukri Idriz Shehu

LEZHË

SHKODËR

Besnik Zef Lleshi

Gasper Luigj Kokaj

ELBASAN

asnjë lloj kapaciteti politik, juridik dhe ky njeri merr dhe Koço Kokëdhimën, vendosin kritere që ‘do të eliminojmë të gjithë kundërshtarët dhe do ta bëjmë listën ashtu siç duam ne’. Zoti Malaj sot ndodhet në një situatë të tillë, pasi zoti Rama nuk e vendos fare në listën për

deputet. Ia tha vetë: ‘Ti nuk je në rezonancë me projektin tim’. Përveç mbështetjes së zotit Nano, shumë socialistë të ndershëm do ta mbështesin zotin Malaj. Jam skeptik që PSja do të ketë forca për të dalë nga ky batak ku e ka futur zoti Rama”, - deklaroi Islami.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”, Znj. SUELA ZENELAJ është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË SEKTORIN E QERAVE DHE MONITORIMIT TË KONTRATAVE NË DREJTORINË E ADMINISTRIMIT TË PRONËS PUBLIKE NË MINISTRINË E EKONOMISE, TREGTISË DHE ENERGJITIKËS.

Eugen Bajoviç

GJIROKASTËR

FIER

TIRANË

QARKU I VLORËS

Tahir Avdulla Muhedini

Liljan Duro Idrizaj

KRYESUSIT E LISTAVE PËR KANDIDATË TË PR-së

LISTA E PPDNJ-së

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Elbasan

LAJMËRIM Zhvillohet ankandi për dhënien me qera tokë bujqësore pronë shtetërore me afat 1 vjeçar. Dhënia me qera e tokës bëhet në përputhje me ligjin n.r 8318 dt. 01.04.1998, Urdhrit të Kryeministrit nr. 287 dt. 20.12.2006, Udhëzimit nr.3 dt. 28.12.1998 të Këshillit të Ministrave. Sipas pasqyrës së mëposhtme: Nr Nr kadastral

vendi

Sip.ha

kategori a

Cmimi për Bashkia 1 ha sipas vkm

Zhvillimi i ankandit. Vendi, ora dhe data

1

174

koder

4.7

6

11500

Cerrik

2

348

pozhok

6.7

2

26000

Elbasan

10.00 dt. 05.06.2013 05.06.13

3

406

Fushmbret

3

2

26000

Cerrik

05.06.13

4

291/2

Belik

11.85

3

22000

Cerrik

05.06.13

5

229.293

Belik

31.54

2

26000

Cerrik

05.06.13

6

350

Pozhok

11.3

3

22000

Cerrik

05.06.13

7

141/6, 141/7

Monder

3

6

11500

Cerrik

05.06.13

8

911/1

Belik

5

2

26000

Cerrik

05.06.13

Çdo person fizik dhe juridik i interesuar për marrje toke shtetërore me qera me afat 1 vjeçar dhe mbjellje kulturash me cikël biologjik një vjecar të paraqiten në vendin, datën dhe orën e caktuar pranë Komisionit të Ankandit. Personat duhet të paraqesin • KËRKESË ME SHKRIM • GARANCI BANKARE APO MANDATE PAGESE QË VËRTETON NGURTËSIMIN E 20% TË VLERËS TOTALE TË PARCELËS SË KËRKUAR MË LART. Ngurtësimi të bëhet pranë Bankës Kombëtare të çdo rrethi në llogari të DRBUMK Elbasan Kërkuesi për marrjen e tokës me qera duhet të paraqesë pranë komisionit dokument identifikimi letërnjoftim ose certifikatë me fotografi. Në rastin kur pjesmarrësi i shpallur fitues në ankand tërhiqet nuk i kthehet garancia dhe shpallet fitues oferta e çmuar si e dyta. Drejtoria e Bujqësisë Elbasan DREJTORI SHKËLQIM ELEZI


EKONOMI • E enjte 8 maj 2013

RRITJEN MË TË MADHE E PATI NË 2011, KRAHASUAR ME 2010, ME RRETH 22.27%

Borxhi publik arrin 859 miliardë lekë Në 2012 borxhi i qeverisë qendrore ishte 827,9 miliardë lekë Brikena Dervishaj

P

lot 859,6 miliardë lekë ka arritur borxhi publik i vendit për tremujorin e parë të këtij viti. Shifrat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë një rritje të këtij treguesi, vetëm për muajt e parë të vitit 2013. Nga shuma totale e borxhit, 859,2 miliardë lekë është borxhi i qeverisë qendrore nga 827,9 miliardë lekë që ishte në fund të vitit 2012 dhe borxhi i qeverisë lokale 341 milionë lekë, nga 288 milionë lekë që ishte në fund të vitit 2012. Aktualisht, tavani i borxhit publik është hequr me vendim të qeverisë dhe nga 60 për qind tashmë e ka kaluar nivelin e parashikuar prej 62.6 për qind, madje rrezikon të mbërrijë në 64 për qind. Megjithatë, qeveria ka premtuar se do t`i qëndrojë nivelit të përcaktuar të borxhit. Treguesit Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Sa më e madhe të jetë pesha e këtij borxhi ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), aq më e madhe është edhe pesha e interesit të

859,6 MILIARDË LEKË

Kjo është shuma totale e borxhit, 859,2 miliardë lekë nga të cilat është borxhi i qeverisë qendrore nga 827,9 miliardë lekë që ishte në fund të vitit 2012 dhe borxhi i qeverisë lokale 341 milionë lekë, nga 288 milionë lekë që ishte në fund të vitit 2012.

22.27 PËR QIND

Sipas analizës së të dhënave të kryer nga Open Data Albania për vitet 2010-2013, “borxhi për frymë” ka përjetuar një rritje me ritme jo të ngadalta. Rritjen më të madhe ky tregues e ka pasur në vitin 2011, krahasuar me vitin 2010, me rreth 22.27 për qind.

paguar në vit ndaj PBB. Në rastin e Shqipërisë, stoku i borxhit publik për 2009 ishte rreth 680 miliardë lekë ose 59.5% e PBB-së. Rreth 61% e këtij borxhi përfaqsohet nga borxhi i brendshëm, ndërsa pjesa tjetër nga borxhi i jashtëm. Ndërsa aktualisht, në fund të tremujorit të parë 2013 nga 859 miliardë lekë, 493,5 miliardë janë borxh i brendshëm nga 470,3 miliardë që ishte në fund të 2012 dhe 365,7 miliardë lekë janë borxh i jashtëm,

nga 357,6 miliardë lekë që ishte në fund të 2012. Krahasimi Shqipëria renditet ndër vendet me stokun e lartë të borxhit në rajon pas Greqisë. Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më drastike të borxhit publik gjatë dhjetëvjeçarit të fundit është Serbia, ndërsa vendi me rritjen më të madhe është Greqia. Në rastin e Shqipërisë, stoku i borxhit ndaj GDP-së

ka qënë thuajse konstant, por duke pasur parasysh rritjen vjetore të PBB-së gjatë këtij dhjetëvjeçari, atëherë mund të thuhet se edhe borxhi është rritur thuajse me të njëjtën normë. Edhe pse nuk është i vetmi tregues, pesha e borxhit ndaj PBB-së është një ndër elementet kryesore që analizohet nga investitorët në tregjet financiare, dhe ndikon në normën e interesit dhe perceptimin e tregut për borxhin e një vendi.

»

05

REMITANCAT Pas tre vjetësh

Dërgesat e emigrantëve, rritje të lehtë Pas rënies së nisur nga viti 2008, dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rritje në 3-mujorin e fundit të vitit 2012, duke dhënë një kontribut pozitiv në bilancin e pagesave. Gjatë kësaj periudhe dërgesat e emigrantëve, arritën në 196 milionë euro, 7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Për gjithë 2012, remitancat njohën një rritje të lehtë me 1.6% dhe arritën vlerën e 676 milionë eurove. Në total, deficiti i llogarisë korrente të vendit, që mat dieferencën mes flukseve valutore hyrëse dhe dalëse, për vitin 2012 u përmirësua në 1.02 miliardë euro, me ulje 13.8% krahasuar me vitin 2011. Remitancat kanë shënuar uljen më të madhe në vitin 2011, duke arritur në 650 milionë euro. Në vendin tonë niveli i dërgesave nga emigrantët ndikon në uljen e varfërisë, pasi afro 60 për qind e familjarëve jetojnë me to. Kriza në rajon dhe eurozonë është arsyeja kryesore e rënies së remitancave.

Çmimet e konsumit NË 2012 SHKALLA E KREDISË SË KEQE ARRITI NË 29.8%, OSE 8 PIKË PËRQINDJEJE MË SHUMË SE 2011

Ndërtimi e tregtia rekorde për kreditë me probleme BSH: Në fushën e ndërtimit niveli i kredisë së pakthyer arrin në 32.2% Cilësia e portofolit të kredisë është në rënie thuajse në të gjithë sektorët më të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2012 ndërtimi ngelet sektori më problematik, me një nivel të kredive me probleme prej 32.2%. Krahasuar me fundin e vitit 2011, cilësia e portofolit të kredisë në këtë sektor është përkeqësuar me rreth dy pikë e gjysmë përqindje. Vështirësitë e shumta të këtij sektori pasqyrohen edhe te fakti që pothuajse një e treta e kredive në këtë sektor shfaqen vonesa në kthim. Gjatë vitit të kaluar rritja e treguesit të kredisë me problem ishte më e moderuar krahasuar me vitin 2011, kur gjatë vitit këto kredi ishin rritur me 4.8 pikë përqindjeje. Tregtia, sektori ku është përqëndruar pjesa më e madhe e kredisë bankare, ka shfaqur një përkeqësim të theksuar të cilësisë së kredisë gjatë vitit të kaluar. Shkalla e kredive me probleme arriti në 29.8%, tetë pikë përqindjeje më shumë krahasuar me fundin e vitit 2011. Tendencë në përkeqësim ka njohur edhe kredia për indus-

it në bankë janë Kërkesat më të larta të biznes re e dhënë për për likuiditet. Ndërsa kredia e uar një ulje të investime rezulton të ketë pës më parë. Sipas vit ndjeshme krahasuar me një i bankar ka të dhënave, kredia e re që sistem 2 është ulur dhënë për investime në vitin 201 me vitin 2011. me rreth 21 për qind krahasuar

qenë të dobët sa Muajt e parë të këtij viti kanë ana e bankave. i përket ecurisë së kreditimit nga janar kapi vlerën Kredia e re për sipërmarrjen në prej 14.5% ndaj ie 13.6 miliardë lekë, me një rën ë. Dobësia e të njëjtit muaj të një viti më par kapacitetet e kërkesës së brendshme ka rritur ërmarrjeve. pashfrytëzuara prodhuese të sip

trinë përpunuese, që në fund të vitit 2012 arriti në 27.2%, edhe kjo në një përkeqësim me rreth 6 pikë përqindjeje në harkun e një viti. Ndër sektorët e tjerë me peshë në ekonomi, nivel të lartë të kredive me probleme shfaqi edhe bujqësia me 23%, ndërsa në nivele më

të ulëta është shkalla e kredive që janë në vonesë për sektorin e energjisë, me pak më shumë se 10 pë rqind. Niveli i lartë i kredive me probleme është një ndër shkaqet kryesore që ka frenuar ritmin e kreditimit të ekonomisë. Për vitin 2012, portofoli i kredisë për ekonominë

u rrit me 2.4%, norma më e ulët në të paktën 10 vitet e fundit. Banka e Shqipërisë është angazhuar të lehtësojë rregullat për kreditë që ristrukturohen pa shfaqur ende probleme. Këto kredi nuk do të zbriten në kategoritë nënstandarde dhe në këtë mënyrë nuk do të

klasifikohen si kredi me probleme. Kjo do t’ju heqë bankave barrën e provigjionimit, duke ju dhënë më shumë mundësi për t’i mbështetur klientët që kanë vështirësi të përkohshme dhe që kanë nevojë për t’i ristrukturuar kreditë në afate, duke paguar këste më të ulëta.

INSTAT: Në muajin prill inflacioni 1.6% Shpenzimet mujore të shqiptarëve gjatë prillit kanë qenë më të ulëta për ushqimet, por më të larta për përdorimin e makinës dhe argëtimin. Të dhënat e INSTAT-it për prillin tregojnë se inflacioni arrin në 1.6% për qind. Zarzavatet, bulmetrat, sheqeri pësuan ulje të çmimit, ndërsa frutat kafeja dhe pijet alkoolike u rritën. Çmimet e konsumit në muajin Prill shënuan një ulje prej 0.1 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.6 për qind. Krahasuar me muajin e mëparshëm: Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 0.4 për qind. Ulja më e madhe prej 2.4 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”. Ulje kanë shënuar edhe çmimet e veshjeve dhe këpucëve, si rezultat i uljeve sezonale. Ndërsa rritje pësoi çmimi i naftës dhe benzines, përkatësisht prej 0.5 për qind dhe 0.1 për qind. Rritje shënoi edhe çmimi i shërbimit në hotele, bare e restorante me 0.1%.


06

« SOCIALE

E enjte 8 maj 2013 •

Femrat në Shqipëri e kanë ndier shumë mungesën e një vendi pune, që sa vjen e bëhet më e vështirë, prandaj u janë drejtuar kurseve profesionale, ku më të kërkuarit janë parukeria, rrobaqepësi si dhe gjuhët e huaja. Kështu ato kanë mundësinë të vetëpunësohen ose të kenë një certifikatë më shumë, si një variant punësimi. Faktikisht vajzat që zgjedhin rrobaqepësi, parukeri mund të punësohen diku dhe në orarin e lirë mund të hapin dhe biznesin e tyre privat. E preferojnë këtë mundësi vajzat pa arsim të lartë.

Meshkujt shqiptarë kanë zgjedhur kurset profesionale për t’i dhënë vetes një mundësi punësimi ose vetëpunësimi. Ata preferojnë të regjistrohen në kurset për inxhinieri mekanike, elektrike ose hidraulike, por dhe për hoteleri turizëm. Faktikisht, këto janë kurset më të kërkuara edhe në tregun e punës. E njëjta situatë si dhe te fermat, meshkujt që drejtohen drejt kurseve profesionale janë më shumë meshkujt pa arsim të lartë, ku pjesa më e madhe janë djemtë e kthyer nga emigrimi, të cilët e kanë ushtruar atje si zanat dhe këtu pretendojnë të marrin vetëm licensën.

FEMRAT MË TË PRIRURA SE MESHKUJT, E SHIKOJNË SI MUNDËSI PËR TË JETUAR

Kurset profesionale-trend punësimi Qendra e Formimit Profesional, 8000 të certifikuar për vitin 2012 Erta Bode

K

urset profesionale janë kthyer në trendin e fundit në Shqipëri, ku po shfrytëzohen si mundësia më e mirë për punësim. Një fluks shënohet 3 vjetët e fundit në regjistrimin e degëve tëmësipërme, ku numrin më të madh e zënë femrat, pastaj meshkujt. Duke ditur se situata e punësimit në vendin tonë sa vjen e përkeqësohet, nevoja për të jetuar të shtyn drejt të gjitha mundësive, duke i dhënë vetes një mundësi punësimi, paralelisht dhe një mundësi për të jetuar në kushte më të mira. Vetëm vitin e kaluar 8000 individë janë certifikuar dhe rreth 70% e tyre kanë gjetur vend pune ose janë vetëpunësuar. Kryesisht kursantët janë individë që nuk e kanë kryer arsimin e lartë, vetëm ndonjë rast i rrallë mund të shfaqet me arsim të lartë. Nga femrat rastet me arsim të lartë janë vetëm ato që parukerinë, rrobaqepësinë e kanë pasion, ose ato që regjistrohen në gjuhë të huaja dhe u duhet për një kualifikim më të arrirë në vendin e punës. Për sa u përket meshkujve që regjistrohen në kurse private, edhe pse e kanë një shkollë të lartë, janë vetëm ata që e

kanë pasion kuzhinën, ose ata që vazhdojnë inxhinieritë dhe certifikata u bën punë për një kualifikim më të mirë. Këto të dhëna bëhen të ditura nga Qendra e Formimit Profesional në Tiranë, e cila çdo vit përgatit mijëra kursantë në 18 profesione të ndryshme. Kurset profesionale janë vetëm hapi i parë drejt ushtrimit të profesionit. Aktualisht ato janë më të efektshme për të zënë një

vend pune sesa të ndjekësh një degë të caktuar në arsimin e lartë. “Jap këtë metodë, fashion and dizanj, rrobaqepësi, dhe janë rreth 15 nxënës në ditë me 4 orë mësimi pa ndërprerje dhe zakonisht ata që përfundojnë këtë kurs gjejnë vetën e tyre në tregun e sotëm të punës”, - thotë Sofi Murati, mësuese pranë Qendrës Profesionale. Ajo shpjegon se kurset variojnë nga 3-mujorë në

6-mujorë, zakonisht për profesionet që zgjedhin femrat, ndërsa kurset profesionale për inxhinieritë variojnë nga 9-mujorë deri në 12-mujorë, që përputhen me të njëjtën kohë që ndjekin dhe kursantët e gjuhëve të huaja. Qendrat e formimit profesional kanë hapur dyert në disa qytete, si në Korçë, Gjirokastër, Fier e Kukës, ku vërehet një dyndje e kursantëve nga zonat rurale.

Personat që jetojnë në këto zona e shikojnë si një mundësi punësimi dhe zhvillimi të biznesit të tyre në zonën ku jetojnë. Faktikisht në fshatrat shqiptare ndihet nevoja për rrobaqepësi, për parukeri etj. Për këtë vit fondi që do të shpenzohet për kabinetet kap shifrën 130 milionë lekë. Vitin e kaluar kanë përfunduar kurset e ndryshme profesionale rreth 8000 persona.

SHEFAT E SHËRBIMEVE REFUZOJNË TË LARGOHEN NGA DETYRA

QSUT: Probleme emërimesh nga ministri Bara: Situatë konfuze, reflekton politika

SITUATA Tetë shërbime në QSUT janë ende pa shef pavijoni, pikërisht për zgjedhjet e reja që u bënë nga një komision prej 5 anëtarësh, si dhe anulimit të këtyre zgjedhjeve që bëri vetë ministri i Shëndetësisë Halim Kosova, duke theksuar se do të rikthehen në vendet e punës të gjithë shefat e larguar. Midis shefave të rinj dhe ish-shefave të shërbimeve ka përplasje dhe shumica prej tyre nuk duan të largohen, ndërkohë 8 pavijone janë ende pa asnjë shef. Sipas mjekëve, kjo është një anarki, ku reflektohen qartë ndryshimet që po pëson politika jonë.

Në qendrën Spitalore “Nënë Tereza” shfaqen problemet e para të emërimit të shefave të shërbimeve. Po ndodh përplasje postesh mes shefave të shërbimeve që kanë qenë e janë rikthyer dhe emërimeve të reja që u bënë më datën 30 prill në bazë të një komisioni. Shefat e shërbimit të QSUT-së të zgjedhur në procesin e fundit e quajnë të paligjshëm vendimin e ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova të datës 30 prill, ku urdhërohet kthimi i drejtuesve të mëparshëm në këto shërbime. Më datën 1 maj 2013, po këta shefa, kanë qenë të pakënaqur për të njëjtën arsye, emërimin që është bërë nga Kosova, dhe në 34 shërbime

që numëron QSUT-ja 18 prej tyre nuk ishin paraqitur ende në punë. E ndërsa drejtuesit aktualë kundërshtojnë largimin dhe ata që kanë qenë më parë nuk janë ende të emëruar zyrtarisht, kanë krijuar ngërç në këto shërbime, sidomos në protokollin e mjekimit. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Bajram Hysa dhe ai i infermierisë e njëherazi shefi i kardiologjisë, Petrit Bara, shprehen se situata është mjaft konfuze nga ndryshimet e ndodhura menjëherë, ku politika është e reflektuar qartë në këtë sektor. Procesi, sipas dekanëve, ka qenë transparent dhe sipas ligjit. Komisioni që ka përzgjedhur shefat e rinj ka qenë i përbërë nga 5 anëtarë, të cilët

kanë firmosur të zgjedhurit e rinj, si dhe nga një ekspert i huaj, i cili ka bërë vlerësimet e tyre. Sipas mjekëve dhe akademikëve, shkarkimet ndodhin jo me shkresa të ministrit, por me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me firmën e Rektoratit. Situata është e tillë: në 8 shërbime të QSUT-së akoma nuk dihet se cili është drejtuesi zyrtar. Ndërsa ministri i Shëndetësisë shprehet i vendosur se procesi do të kthehet edhe një herë, pa përcaktuar kohën dhe mënyrën se si do të bëhet zyrtarizimi i tyre. Anarkia ka kapur korridoret e QSUT-së dhe përgjegjësia ndahet mes dy shefave të pazyrtarizuar, ose mbi një karrige bosh, se shefi s’pranon emërimin.

FAMILJA Ideale 2-3 fëmijë

Ulet ndjeshëm numri i fëmijëve për familje Në Shqipëri tendenca e këtij 20-vjeçari ka qenë ulja e numrit të fëmijëve të lindur brenda një familje. Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, është konsideruar ideale që familjet numrin perfekt të fëmijëve ta kenë 2.7 fëmijë. Nëse përpara viteve 1990 nuk gjeje familje me më pak se 5 fëmijë dhe para viteve 1970 familjet kishin më shumë se 10 fëmijë, në ditët e sotme numri maksimal është 3 dhe janë shumë të rralla familjet me katër fëmijë. E preferuar si numër mbetet ende shifra mes dy fëmijëve dhe tre fëmijëve, por shumë tendenca kanë dhe familjet e reja me një fëmijë, kjo dhe për shkak të rritjes së moshës së bashkëshortëve që vendosin për t’u martuar, sidomos ajo e gjinisë femërore. Duke ditur se në vendin tonë ka tre tipa familjesh: autoktone, migratore dhe emigratore, ky numër ideal përkon njëkohësisht me të tria familjet. Nënat e familjeve vendase dhe migratore, që jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë dhe bashkëshorti i tyre jeton jashtë, e kanë më të lartë dëshirën për të pasur një numër më të madh fëmijësh sesa nënat që janë emigrante së bashku me bashkëshortët e tyre. Nënat që jetojnë në Shqipëri dhe bashkëshortët e tyre janë emigrantë preferojnë përkatësisht 2.9 fëmijë, kurse nënat që kanë emigruar me bashkëshortin preferojnë 2,42 fëmijë. Ndërsa situata përmbyset në gratë e zonave rurale. Gratë e këtyre zonave me bashkëshort emigrant preferojnë një numër ideal fëmijësh më të ulët sesa gratë me bashkëshort joemigrnat nga e njëjta zonë. Dallimet lindin sepse partnerët emigrantë që kanë emigruar pas martese dhe pas saj kanë preferenca më të ulëta për fëmijët. Në zonat urbane ndodh e kundërta, ku gratë me bashkëshort emigrant preferojnë më shumë fëmijë sesa joemigrantët nga e njëjta zonë. Për sa i përket moshës, numri ideal i fëmijëve për gratë 35-vjeçare ose më shumë është thuajse i njëjtë me numrin e fëmijëve që gratë kanë faktikisht, përkatësisht 2.8 dhe 2.78 fëmijë.


AKTUALITET • E enjte 8 maj 2013

»

07

ANALIZAT: EDMIR KOLECI KISHTE PIRË ALKOOL, NË PRITJE PËR DROGËN

“Arrest në burg”, përplasi me makinë 2 policët Gjykata e Krimeve të Rënda i komunikon akuzën e vrasjes Me “arrest në burg” e ka lënë Gjykata e Krimeve të Rënda Edmir Kolecin, të dyshuarin si autorin që përplasi për vdekje me makinë efektivin e policisë Selman Lena. Nga ngjarja e rëndë ka mbetur i plagosur efektivi tjetër Preng Lleshi. Nga ana tjetër, kanë dalë përgjigjet e para për analizat e konsumimit të alkoolit nga ana e Kolecit, ku burimet policore thanë se 37-vjeçari rezultoi pozitiv, ç’ka do të thotë se sasia e alkoolit që ai kishte konsumuar atë natë i krijonin gjendjen e të dehurit. Në pritje janë analizat për konsumin të lëndëve narkotike. Masa e sigurisë u dha dje nga Gjykata e Krimeve të Rënda gjatë një seance me dyer të mbyl-

“S’ka pasur asnjëherë në Sinë përkrenare të Skënderbeut” Alarmi rreth grabitjes së përkrenares së Skënderbeut në Sinë të Dibrës s’ishte gjë tjetër veçse një fluskë sapuni, e nxjerrë kushedi se nga ç’ sirtar fantazie. Gjatë gjithë ditës së djeshme qarkullonte lajmi se në Sinë të Dibrës ishte vjedhur përkrenarja e heroit tonë kombëtar, por të kontaktuar në rrugë telefonike nga “Metropol” burimet zyrtare të policisë lokale siguruan se në fshatin Sinë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë përkrenare të Skënderbeut. “Atje është një muze thuajse i rrënuar, pa asnjë objekt brenda, me dyer të shkatërruara, ku mund të hyjë çdokush”, -thanë burimet e policisë. Ndërkaq, ende nuk dihet shkaku i përhapjes së këtij lajmi që duket si keqdashës, për të nxjerrë në pag gjoja dobësitë e kulturës sonë.

lura. Ndërkaq, i riu është njohur dhe me akuzat e “Vrasjes për shkak të detyrës” dhe “Tentativës së vrasjes”. Policia e Tiranës arrestoi pardje shtetasin Shkëlzen Sylaj, i cili mësohet se ka përkrahur Edmir Kolecin. Siç bënë të ditur burime zyrtare të policisë së Tiranës, 41-vjeçari Sylaj dyshohet se, ka ndihmuar shtetasin Edmir Koleci, 37 vjeç, i cili akuzohet se është përgjegjës për goditjen me makinë mbrëmjen e së shtunës të postobllokut të policisë në Kamëz, me pasojë vdekjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri. Koleci është shpallur Dëshmor i Atdheut, ndërsa Prenga ndodhet nën kurim intensive në Spitalin Ushtarak.

“Të gjej leje ndërtimi”

Pranga avokatit mashtrues, i mori 15 mijë euro qytetarit

LLALLA: PËRMIRËSIM TË TEKNIKAVE TË HETIMIT NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT

Hetimet proaktive, mirëpriten idetë e 6 ish-kryeprokurorëve

Mesditën e djeshme, policia e Tiranës i vuri prangat një 41-vjeçar, me profesion avokat, i cili akuzohet për mashtrim. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi B.Koçi i ka marrë një qytetari shumën prej 15 mijë eurosh, duke i premtuar leje dhe sheshe ndërtimi. Mësohet se denoncimi është bërë nga vetë qytetari që ka rënë viktimë e mashtrimit, pasi ka kuptuar se premtimet e avokatit nuk do të bëheshin kurrë realitet. Ndërkohë policia e Tiranës ka nisur hetimet për raste të tjera mashtrimi, në të cilat dyshohet se është përfshirë avokati B.Koçi, duke verifikuar nëse edhe më parë ka pasur denoncime ndaj tij, kryesisht në fushën e premtimeve për leje ndërtimi apo fenomene të ngjashme që kanë në bazë mashtrimet e qytetarëve.

Kelmendi ka “hesape” atje

Prokuroria e Bosnjës kërkon ekstradimin e bosit të drogës

Mariglen Mullai

S

hkaku i thirrjes së 6-ishkryeprokurorëe ishte hapja e festimeve të 100-vjetorit të drejtësisë shqiptare, porse në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm u diskutua më pas për praktikat e hetimit proaktiv, si një kusht thelbësor i Evropës për perfeksionimin e akuzës. Adriatik Llalla u tha kolegëve Petrit Serjani, Maksim Haxhia, Alush Dragoshi, Arben Rakipi, Theodhori Sollaku dhe Ina Rama se mirëpret bashkëpunimin e tyre në shërbim të drejtësisë. Në takimin që vijoi me dyer të mbyllura prokurorët diskutuan kryesisht rreth vënies së zbatim të praktikave të hetimit proaktiv, në mënyrë që të arrihen rezultate si në luftën ndaj korrupsionit ashtu edhe ndaj krimit të organizuar. Prej vitesh BE-ja është investuar në trainimin e ekspertëve në këtë fushë, ndaj kërkohen hetime që mundësojnë arrestime me prova konkrete. Ish-kryeprokurorët Pak muaj pasi ka lënë detyrën dhe kur është ende e papunë, ish-kryeprokurorja Ina Rama kërkoi më tepër garanci funksionale për Prokurorët e Përgjithshëm. Ajo tha se “I gjithë aktiviteti i Prokurorisë zhvillohet nën ombrellën funksionale të prokurorit të përgjithshëm. Mendoj se kuadri ligjor ofron garanci të mjaftueshme edhe për Prokurorin e Përgjithshëm. Ka nevojë për përmirësime”. Edhe pse 6 prokurorë të shkarkuar prej saj u rikthyen në detyrë nga pasuesi i saj Llalla, Rama deklaroi se kjo situatë është handikap i sjellë nga ligji. Ndërkohë për ish-prokurorin tjetër të Përgjithshëm Arben Rakipi, më e rëndësishmja për prokurorët është bashkëjetesa me

Policia: Muzeu bosh, i rrënuar

Pas lajmit të arrestimit, Prokuroria e Bosnjë Hercegovinës bëri të ditur se do të kërkojë ekstradimin e të kërkuarit Naser Kelmendi. Ai është arrestuar në Kosovë, ndërsa Bosnjë Hercegovina do ta kërkojë ekstradimin e Kelmendit në kuadër të akuzave për krim të organizuar, tregtim narkotikësh dhe vrasje. Prokuroria e Bosnjë Hercegovinës ka marrë dje nga Interpoli informacion për arrestimin e Naser Kelmendit në Kosovë. Për shkak të urgjencës së veprimit dhe masave të paraburgimit të caktuara në Kosovë, ky informacion do t’u dorëzohet organeve kompetente të drejtësisë dhe policisë në Kosovë, njoftoi Prokuroria e Bosnjë Hercegovinës. Kelmendi ishte në listën e zezë të SHBA-ve për trafikun e drogës në Ballkan.

Ishin në kërkim

Tri në pranga, 2 për vjedhje, një mashtruese

njëri-tjetrin. “Prokurorët duhet të mbështesin njëri-tjetrin kur zbatojnë ligjin dhe duhet bërë jo për shkak se punojnë bashkë, por sepse mbështetja gjatë zbatimit të ligjit sidomos në rrethana të vështira politike e sociale është garanci për sukses”, tha Rakipi. Kryeprokurori Në fjalën e tij kryeprokurori Adriatik Llalla tha se “Është kënaqësi e veçantë të jemi të gjithë bashkë, për të celebruar 100-vjetorin e Drejtësisë në Shqipëri, një nismë e ndërmarrë nga Presidenti i Republikës dhe që do të shtrihet këto ditë në të gjithë institucionet e drejtësisë. E organizuam

këtë takim në mënyrë që të mblidhen bashkë prokurorët e përgjithshëm në vite, si edhe drejtuesit e sistemit të drejtësisë për të shkëmbyer ide mbi sfidat e institucionit të Prokurorisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ky është një rrugëtim në të cilin çdo institucion, por edhe çdo qytetar shqiptar duhet të japë kontributin e tij maksimal, për të përmbushur aspiratën madhore të bashkimit të Shqipërisë në familjen e saj natyrore në Evropën e zhvilluar. Prokuroria shqiptare, si pjesë integrale e sistemit të drejtësisë, ka qenë dhe do të vijojë të jetë element kyç në procesin e integrimit. Për këtë arsye, e

vlerësojmë me rëndësi jetike forcimin e rolit të institucionit, duke kombinuar arritjet më të rëndësishme ndër vite me sfidat që gjenden përballë. Për të zhvilluar një diskutim, i cili do të shërbejë sot dhe në vijim për aktivitetin e institucionit, jemi të lumtur që kemi këtu prokurorët e përgjithshëm në vite, të cilët kanë ofruar kontributin e tyre personal dhe profesional për rritjen progresive të institucionit. Gjithashtu do të mirëpresim bashkëpunimin e tyre në vazhdimësi, me qëllim përmirësimin e teknikave të hetimit në luftën kundër krimit dhe të përfaqësimit dinjitoz të akuzës në gjykim në emër të shtetit. Sot mirëpresim edhe drejtues të sistemit gjyqësor dhe të institucionit të avokatisë, me të cilët përballojnë së bashku sfidat për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Të nderuar kolegë, duke ju uruar Ditën e Drejtësisë, ju falenderoj sërish që shprehët gatishmërinë maksimale për të qenë në krah të institucionit të Prokurorisë në këtë ditë jubilare”.

Tri të kërkuar nga drejtësia janë vënë në pranga dje nga Seksioni i Kërkimit në policinë e Tiranës. Kështu, në rrugën “Bardhyl” është kapur shtetasja Nertila Guranjaku, 47 vjeçe, lindur e banuese në Tiranë, me arsim të lartë. Ajo ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi është dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale të “Mashtrimit”. Nga komisariati nr.3 është arrestuar Arsenaldo Hisku, 18 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Mamuras, sepse te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, i ka vjedhur varësen shtetases, S. G. U bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për shtetasin Mentor Djaloshi, 25 vjeç, lindur në Qerret Pukë e banues në Tiranë, pasi është dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale të “Vjedhjes se pasurisë”.

Drejtuesi në ndjekje penale

Me kamion përplas një makinë, plagos shoferin Për shkaktarin e një aksidenti me pasojë plagosjen, filloi procedimi në gjendje të lirë. Procedimi nisi në ngarkim të shtetasit Muharem Kurti, 63 vjeç, lindur në Mat dhe banues në rrugën “Jordan Misja” me arsim të mesëm, i padënuar. Ai, duke drejtuar mjetin tip “Benz” kamion me targa TR 6855 H, rreth orës 13.40, tek Liqeni i Thatë, duke dashur të kalonte në korsinë e pashtruar është përplasur me mjetin tip “Skoda Octavia” me targa TR 1246 S, në pronësi të shtetasit Ervin Veli, 37 vjeç, lindur e banues në rrugën “Dervish Hekali”, me arsim të lartë, i padënuar, ku si pasojë ai u lëndua dhe u dërgua në spital, jashtë rreziku për jetën. Policia po shqyrton të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje, për të përcaktuar përgjegjësitë.


08

« SPECIALE

ARTUR AJAZI

S

htetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe ishin padyshim dy shtetet e para që dënuan dhe kurrë nuk u pajtuan me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste e Musolinit. Në arkivat e SHBA gjenden edhe sot dosjet zyrtare, të cilat kanë deklarimet publike të ministrave të Jashtëm të këtij vendi që vendosi fatin e Luftës Dytë Botërore, ku dënohet dhe denoncohet hapi fatal i Musolinit ndaj vendit tonë. Gjithashtu veçanarisht Britania e Madhe, përmes Ministrisë Jashtme më 16 prill 1939 ka dënuar aktin e pushtimit. Shtypi britanik i atyre ditëve shkruan se, “pas kushteve të imponuara e pushtetit politik, mundësitë e Musolinit për të pushtuar Shqipërinë kanë qenë të planizuara qysh në vitin 1926, ndaj ai bëri, atë që kishte planifikuar ta bënte”. Duçja ishte xheloz dhe mendonte se, Gjermanisë së Hitlerit po i vinin të gjitha të mirat, dhe se, tani është radha e Italisë Fashiste për të treguar fuqinë e saj ushtarake ndaj një shteti si Shqipëria. Për analistët politikë të asaj kohe “Shqipëria ishte pushtimi më i lehtë italian, pasi në Abisini, ajo kishte hasur në qëndresë të fuqishme popullore, duke pësuar edhe humbje të mëdha”. Duçja “Shqipëria, trampolina drejt Ballkanit e Lindjes” Për Musolinin , “Shqipëria ka qenë vazhdimisht shumë e rëndësishme për Italinë, në synimet e saj për të avancuar thellë drejt Ballkanit e Lindjes, dhe fillimisht drejt Greqisë”. Tre dekada më parë, Italia e kishte pushtuar Shqipërinë gjatë Luftës së Parë Botërore, kur ajo parandaloi krahun e majtë të frontit të aleatëve që luftonin në Serbi. Ky vend ka derdhur shuma të mëdha për të krijuar një pikëmbështetje të përhershme në këtë vend. Pushtimi u mundëson atyre një pikë strategjike në detin Adriatik dhe katër pikat portuale si Saranda, Durrësi, Vlora dhe Shëngjini, për t’i kthyer në baba ushtarake. Asnjëri nga portet e Shqipërisë nuk ishte asokohe port i kompletuar, por

E enjte 8 maj 2013 •

ARKIVAT E SHBA DHE BRITANISË PËR GARËN E DIKTATORËVE

Musolini i mburret Hitlerit: “Pushtova Shqipërinë, tani radha e Greqisë”

i Vlorës për shkak të thellësisë mund të kthehej në port për anijet e mëdha, duke ndërtuar një infrastrukturë moderne për kohën. Realisht Musolini dërgonte urdhëra dhe radiograme për të shpejtuar ngritjen e bazave ushtarake në portet shqiptare. Synimi ishte pushtimi brënda 35 ditëve i Greqisë. Italia shpall “pavarësinë” nga Raihu Pushtimi i Shqipërisë do të thotë për Italinë rishpallje e pavarësisë e saj, pra, marrja de facto dhe de jure, e Kosovës dhe Çamërisë. Duke bërë diçka të tillë Musolini, dëshironte, pas krahëve të mikut të tij Hitler, të ndihmonte Jugosllavinë për t’i rezistuar mësymjes ushtarake gjermane, e cila kërkon t’i drejtohet Mesdheut e Afrikës. Ky qëllim i Musolinit kishte prirje të shkonte më

tej, në pretendimin që lëvizja e Italisë është përgjigja ndaj negociatave të Britanisë së Madhe me bllokun e Ballkanit për ndihmë reciproke. Padyshim ai ishte faktor kontribues, por i pashpresë për Jugosllavinë për t’i rezistuar Gjermanisë, e cila hyri në Beograd vetëm me tre triçikla, por pa harruar luftën e madhe në kufirin e saj verior. Nga ana e saj Italia ka angazhime të reja duke përdorur fillimisht forcën e marinës detare. Por Italia tani ka forca të mëdha edhe në Etiopi, Libi, Spanjë dhe Shqipëri, pa përmendur garnizonet e Dhodhekanisas në Greqi, Sardenjën dhe Majorkë. Sipas analistëve të asaj kohe, “mbetet absurde dhe e pa konceptueshme që 120 nëndetëset dhe bombarduesit e Musolinit të mund t’u shmangen anijeve të Flotës Mbretërore dhe të SHBA dhe të

PROBLEME ME INFRASTRUKTURËN E CILA MBAN LARG ADHURUESIT

Stëbleva në festë, turizmi mbetet spontan

sigurojnë detin, nga ku mund të furnizojnë ushtrinë e tyre, e cila mbetet jo me optimizëm të lartë, si armata e Hitlerit”.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në

Festohet Shën Gjergji nga banorët dhe të ardhurit ELBASAN- Banorët e komunës së Stëblevës, por dhe turistët vendas e të huaj që zgjedhin për të vizituar këtë zonë, hasin probleme të ndryshme. Rruga ende e papërfunduar, por edhe mundësitë e pakta të akomodimit bëjnë që festat të zgjasin pak orë dhe të organizohen spontanisht. Mijëra banorë të komunës së Stëblevës, në Elbasan, por edhe të ardhur nga rrethet e tjera janë mbledhur dje, për të festuar festën e Shën Gjergji, një festë pagane që simbolizon fillimin e riprodhimit bujqësor në këtë zonë malore dhe përfundimin e dimrit. Të tilla festa kanë si qëllim edhe promovimin e zhvillimit të turizmit. Në këtë zonë, turizmi është në fazat e para të zhvillimit. Vizitorët janë të paktë dhe janë të vetëorganizuar. Komuna e Stëblevës, përveç vlerave turistike, ka edhe pasuri kulturore e tradita të her-

shme, si dhe monumente natyrore të shpallura, që mund të vizitohen nga turistët, studiuesit, etj. Por, problem për mos zhvillimin e turizmit mbetet infrastruktura që lë për të dëshiruar. Ndërsa kryetari komunës së Stëblevës, Alban Fejzo, theksoi se “mungesa e fondeve nga qeveria e ka lënë zonën e Stëblevës pa një turizëm të mirëfilltë”. Ndërkaq, kryetari i shoqatës së Stëblevës, i bëri thirrje të gjithë banorëve të larguar në vite në drejtim të Tiranës dhe Durrësit të kthehen në vendin e tyre dhe të investojnë për rigjallërimin e zonës. Për drejtorin e Zhvillimit në qarkun e Elbasan, Lulzim Shahinaj, “kjo festë e rigjallëron këtë zonë, ku ai vë në dukje edhe interesin e shtetit për zhvillimin e zonës në investimet në aksin rrugor Librazhd – Fushë Studën, i cili do të rrisë interesin e turistëve vendas dhe të huaj për këtë zonë”. L. Lleshi

Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


AKTUALITET • E enjte 8 maj 2013

»

09

KONFLIKTI KA NISUR PAS DISA PËRPLASJEVE PËR ÇËSHTJE KONKURRENCE

Sherr mes taksistëve, plagoset një shtetas Ngjarja ndodhi pranë Pallatit të Sportit, alarmohen kalimatarët DURRËS-Të shtëna armësh në qendër të qytetit kanë alarmuar banorët e Durrësit mesditën e djeshme. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se konflikti me armë ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit, ndërkohë si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale SH.P. Nga hetimet

paraprake mësohet se përplasja me armë ka ndodhur pas një sherri mes taksistëve. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas raportimeve të para mësohet se ka pasur grindje mes tyre për çështje konkurrence dhe se fillimisht

ka nisur si një përplasje verbale duke kaluar më pas në përplasje fizike. Një nga personat e përfshirë në ngjarje ka nxjerrë armën dhe pas disa të shtënave ka mbetur i plagosur një shtetas. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku dhe ka shoqëruar disa persona për të sqaruar situatën në komisariat.

PO LËVIZTE ME MOTOR, PËRPLASEN DISA MJETE NJËRI PAS TJETRIT

Turisti austriak shkakton aksident, 3 të plagosur në spital LEDIA LLESHI ELBASAN- Një turist austriak që udhëtonte me motorin e tij është përfshirë në një aksident në një prej daljeve në unazën e qytetit. Aksidenti është regjistruar, ndërsa udhëtonte me motorin e tij në afërsi të “Kryqëzimi i Kinezëve” Elbasan. Aksidenti Burime të Policisë Rrugore bëjnë të ditur se një motor me targa të huaja KBHD2, me drejtues shtetasin austriak Christian Dagn 59 vjeç është përlasur më pas me një mjet tip Reno me targa AA 652 BK me drejtues shtetasin Naim Alicka. Por nuk ka përfunduar këtu aksidenti pasi mjeti Reno është përplasur me një mjet tjetër tip Benz me targa EL 0108 A, me drejtues shtetasin Lutfi Duraku, banues në Elbasan. Nga dëshmitë e para mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të përparësisë. Turisti i huaj nuk ka qenë shumë i orientuar në këtë segment duke mos vënë re daljen e automjetit të parë në rrugën kryesore. Mësohet se tre drejtuesit e mjeteve janë transportuar në spitalin kirurgjik për të marrë

Nisin procedurat për ekstradim

Kapet i shumëkërkuari, kërkohej nga Interpol Roma për drogë ELBASAN- Arrestohet në Elbasan i shumëkërkuari për trafik droge. Dritan Ballhysa, 44 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë. Seksioni i Narkotikëve, falë një operacioni të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin e një personi të kerkuar për “Trafik të lëndëve narkotike”. I kërkuari është arrestuar në një banesë në qytetin e Elbasanit. Strukturat policore kanë organizuar një plan të mirëfilltë duke sjellë edhe arrestimin e tij. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi akuzohet për trafik narkotikësh. Gjykata e Torinos kishte lëshuar një urdhër arresti prej disa kohësh, por me largimin në Shqipëri ai kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit. Ndaj të kërkuarit aktualisht po kryen veprimet procedurale me qëllim më pas dërgimin e tij në vendin e vuatjes së dënimit. L. Ll

I dënuar me 8 vjet në Itali

Kakavijë, kapet i kërkuari, dhunoi çiftin italian KAKAVIJE- Policia kufitare e Kakavijës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Orjan Brozi 31 vjeç nga Kruja rezulton i dënuar nga gjykata e Firenzes në Itali, me 8 vjet burg për vjedhje me armë, dhunë fizike e psikologjike ndaj një çifti italian. Kjo ngjarje siç raporton ka ndodhur në vitin 2002, ku Brozi ka bashkëpunuar me dy shqiptarë të tjerë për kryerjen e krimit. Pasi ka kryer dy vite burg në shtetin fqinj, 31-vjeçari është arratisur nga burgu në vitin 2004 së bashku me katër shtetas italianë. Nga viti 2004 deri në vitin 2012 ka jetuar në Spanjë, ndërsa gjatë vitit të fundit ka jetuar në Greqi. Paraditen e sotme ai ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, duke dhënë gjeneralitete të tjera, por nga verifikimet e policisë rezultoi se të dhënat nuk përkonin me identitetin e tij të vërtetë. Arrestimi i tij u bë me synim ekstradimi drejt Italisë, ku pritet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

Nënë e dy fëmijëve

Vetëhelmohet me fostoksinë 32-vjeçarja, mister motivet

ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk janë përcak-

tuar shkaqet e aksidentit, por mësohet se drejtuesi austriak i motorit ka shkelur rregullat e qarkullimit duke parkuar në

mënyrë të gabuar. Gjithësesi pritet që ekspertët të përcaktojnë saktë shkaqet e aksidentit.

PROBLEMET E MËDHA MJEDISORE KUSHTËZOJNË MINISTRINË PËR NDËRHYRJE

Projekt në Cërrik, fidanishte për ripyllëzim Reduktohen firmat që presin, por dëmi është shumë i lartë Ripyllëzimi është edhe projekti më i fundit i Ministrisë së Mjedisit përballë problemeve të mëdha mjedisore që janë shkaktuar si pasojë e dëmtimit të pyjeve. Drejtori i pyjeve dhe kullotave pranë Ministrisë së Mjedisit prof. dr. Arsen Proko tha se Ministria e Mjedisit është duke marrë masa për të reduktuar dëmtimet masive në pyje duke krijuar fidanishte që do të ndihmojnë për ripyllëzimet e zonave të dëmtuara. Proko shtoj se në vitet e kaluar ka pasur intensifikim të dëmtimeve të pyjeve, por dy vitet e fundit janë reduktuar dëmtimet, duke marrë masa për parandal-

imin e tyre. Ai tha se Ministria e Mjedisit po merr masa për ngritjen e një findanishte me sipërfaqe prej 40 hektarësh në Cerrik e financuar nga TIKA, e cila do të shërbejë për pyllëzimin e sipërfaqeve të shpyllzuara në këtë zonë. “Realisht ka pasur një intensifikim të prerjeve në pyje në vitet e kaluara, por jo së fundi. Këto dy vitet e fundit ne i kemi reduktuar kompanitë që merren me shfrytëzimin e pyjeve nga 250 në 17 firma. Në rajonin e Elbasanit, të Korçës dhe të Librazhdit ka pasur përmirësime të ndjeshme. Ne jemi duke krijuar mekanizma të tillë, në mënyrë që të dimë dokumenta-

cionin që shoqëron lëndën drusore me qëllim që të dimë orgjinën e saj. Por gjithësesi ne nuk jemi aty ku duhet”, – tha Proko. “Ka qenë një praktikë për mua e gabuar, sepse kompanitë që punojnë në pyje gjejnë leje shfrytëzimi vetëm për një vit dhe nuk e dinë se ç`do ndodhë me ta vitin tjetër. Do vendosim mekanizma të tillë që t`ju japim për një kohë të gjatë në përdorim, në mënyrë që kompania jo vetëm të presë, por të bëjë dhe rrugët, të mbrojë pyjet nga zjarri, ta mirëmbajë pyllin, pra të bëjë të gjitha punët e parashikuara në planin e menaxhimit”. L. lleshi

BERAT- Një 32-vjeçare ndëroi jetë në spitalin e Beratit pas konsumimit të një sasie fotoksine dhe pse iu nënshtrua një ndihmë mjekësore intensive prej disa orësh. Burime pranë Repartit të Urgjencës në spitalin e Beratit bëjnë me dije se rreth orës 11.00 të paradites së djeshme humbi jetën Manushaqe Bakiu, 32 vjeçe, banore e qytetit të Kuçovës. Viktima mësohet se ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në orët e para të mëngjesit të djeshëm pasi familjarët e saj e gjetën në gjëndje të rëndë shëndetsore në dhomën e saj. Menjëherë ajo u dërgua për ndihmë mjekësore pranë spitalit të Beratit ku mjekët konstatuan se nëna e dy fëmijëve kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme fotoksine për t’i dhënë fund jetës. Megjithë ndihmën intensive shëndetësore të dhënë prej disa orësh nëna e dy fëmijëve nuk mundi të mbijetojë. Drejt banesës së saj në qytetin e Kuçovës mbërritën më pas ekspertë të policisë, të cilët nisën hetimet e rastit për të mësuar shkaqet e këtij vetëhelmimi.


10

« reklamë

E mërkurë 8 maj 2013 •

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

Adresa: Sheshi Skëndërbej nr.5 Tel: ++355 42 380 793; Fax: ++355 42 232 389

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private (kultura bujqësore dhe dru frutorë), që preken nga ndërtimi i “Landfillit Bajkaj”. Subjekti kërkues i këtij objekti është

Këshilli i Qarkut Vlorë. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me kuadrin ligjor. Pronarët që kanë emrin në listën emërore

dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në

Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). Vlera totale e shpronësimit është 20 865 792 (njëzet milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy) lekë.

REPUBLIKA E SHQIPERISE DREJTORIA E PERGJITHSHME E RRUGEVE DREJTORIA E SHPRONESIMEVE KESHILLI I QARKUT VLORE

Lista e pronarëve që preken nga ndërtimi i landfill në fshatin Palavli, Komuna Vergo

Nr

PRONARI Emri

Nr. Mbiemri

Z.K

Pas.

Sip m2

Cmimi

VLERA

m2

TOTALE LEKE

Shenime

1

KADRI

DAUTI

2864

663

399

645.6

257,594

Konfirmuar nga ZVRPP

2

PETRIT

DAUTI

2864

664

239

645.6

154,298

Konfirmuar nga ZVRPP

3

EQEREM

DAUTI

2864

665

773

645.6

499,049

Konfirmuar nga ZVRPP

4

RABIJE

RAÇA

2864

666

356

645.6

229,834

Konfirmuar nga ZVRPP

5

SIHAT

RAÇA

2864

667

310

645.6

200,136

Konfirmuar nga ZVRPP

6

IDRIZ

RAÇA

2864

668

528

645.6

340,877

Konfirmuar nga ZVRPP

7

NESIP

RAÇA

2864

669

679

645.6

438,362

Konfirmuar nga ZVRPP

8

BASTRI

RAÇA

2864

670

2076

645.6

1,340,266

Konfirmuar nga ZVRPP

9

VESEL

SINANI

2864

671

860

645.6

555,216

Konfirmuar nga ZVRPP

10 NAZIE

SINANI

2864

672

1009

645.6

651,410

Konfirmuar nga ZVRPP

11 TAIP

SINANI

2864

673

1076

645.6

694,666

Konfirmuar nga ZVRPP

12 TEKI

DAUTI

2864

676/677

4038

645.6

2,606,933

Konfirmuar nga ZVRPP

13 SINAN

KUÇI

2864

678

892

645.6

575,875

Konfirmuar nga ZVRPP

14 AGO

KUÇI

2864

679

1859

645.6

1,200,170

Konfirmuar nga ZVRPP

15 NEDIN

KUÇI

2864

680

2349

645.6

1,516,514

Konfirmuar nga ZVRPP

16 SHAHIN

HADERI

2864

681

7123

645.6

4,598,609

Konfirmuar nga ZVRPP

17 ARIF

HADERI

2864

683

3404

645.6

2,197,622

Konfirmuar nga ZVRPP

18 SHPETIM

DAUTI

2864

725

22

645.6

14,203

Konfirmuar nga ZVRPP

19 TENO

DAUTI

2864

725

2215

645.6

1,430,004

Konfirmuar nga ZVRPP

20 DAUT

ALINANI

2864

725

2113

645.6

1,364,153

Konfirmuar nga ZVRPP

TOTALI

32320

20,865,792


AKTUALITET • E enjte 8 maj 2013

M

e të vërtete edhe dr. Stefani e justifikoi besimin dhe investimin moral si dhe traditën e familjes si vazhdueshmëri për disiplinën e neuropsikiatrisë... Ai lindi në Bari (Itali) më 18.01.1938 në familje durrsake. I ati ishte mjek neuropsikiatër, që kishte lindur në Durrës, por në kohën kur filloi punën ishte me shërbim në psikiatrinë e Vlorës, (së bashku me mjekun e shquar me origjinë kosovare Ali Mihalin), prandaj u martua me një vajzë vlonjate nga familja Strati. Të dy gjyshërit e Stefanit ishin në gjendje të mirë ekonomike dhe kishin pasur pasuri falë punës së tyre si tregtarë dhe familja trashëgonte një mirëqenie. Por edhe falë punës së të atit si mjek i dëgjuar Dh. Vokopolës. Prindërit e Stefanit vunë kurorë në një kishë ortodokse në Napoli, dhe u vendosën përfundimisht në Durrës. Dhe pas një viti lindi Stefani të cilin prindërit e patën fëmijë të vetëm menduan për arsye sigurie ta kryenin lindjen në Bari të Italisë më 18 janar 1938. Periudha e fëmijërisë qe periudha e Luftës së Dytë Botërore dhe këto vite ai i kaloi në Tiranë meqenëse Durrësi me një urdhër ushtarak pas pushtimit të vendit nga italianët në disa raste u kthye në qytet të zbrazur nga qytetarët civilë. Në këtë periudhë i ati dr. Vokopola ishte drejtori i spitalit të Durrësit dhe vinte e ikte çdo ditë nga Tirana në Durrës për shkak të detyrës, ndonëse udhëtimi bëhej i rrezikshëm për shkak të bombardimeve. Pas luftës u kthyen në Durrës dhe u fut në shkollë në të dytën e fillores, meqenëse të parën e kishte kryer në kushte shtëpie. Shokët e klasës kishin ndenjur një vit pa shkollë për shkak të mbylljes së shkollave, kështu që në klasë mbeti gjithnjë më i vogli në moshë. Në vitin 1954 mbaroi gjimnazin me rezultate shumë të mira dhe po atë vit u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, të cilin e përfundoi në vitin 1959. Për 2 vjet qëndroi në Tiranë (pas përfundimit si mjek i përgjithshëm) ku u specializua në degët Neurologji dhe Psikiatri (dëshirë e madhe e dr. Vokopolës për të birin që iu realizua si fryt i madh të punës së tij prej shumë vitesh si neuropsikiatër) dhe në vitin 1961, vjen si neuropsikiatër në Durrës, duke punuar në Spitalin e Durrësit dhe në spitalin Neuropsikiatrik të Durrësit. Ishin një brez shumë i mirë mjekësh që i dhanë shumë popullit të Durrësit së bashku edhe me kardiologun e shquar Beniamin Çeta, të cilët filluan të sjellin mjekësinë bashkëkohore në qytet së bashku edhe me mjekë të tjerë. Në vitin 1963 kryen një kurs specializimi në Tiranë me mjekë Kinezë për njohjen e akupunkturës kineze (një metodë shumë e mirë për disa sëmundje të caktuara dhe që sot edhe në Europë dhe SHBA në disa klinika përdoret me sukses - shënim i autorit) Pas përfundimit me sukses të këtij specializimi Dr. Stefani kthehet në Durrës dhe hap atje kabinetin e Akupunkturës ku trajtoheshin në kombinim edhe me terapinë medikamentoze të kohës mjaft sëmundje, si: urinimet natën (enuresis nocturna), sëmundjet doloroze (të dhimbshme) të mesit, paralizat faciale të rënda etj. Gjatë kësaj kohe nga kjo përvojë e mirë kineze u experimentuan pa anestezi lokale (vetëm anestezi nëpërmjet Akupunkturës tonsilektomitë në spitalin e Durrësit me shumë sukses) Për aktivitetin e tij të madh shkencor, për njohjen e disa gjuhëve të huaja,si dhe për kapacitetin e tij kul-

»

11

Stefan Vokopola, mjeku neuropsikiatër i standardeve ndërkombëtare Është djali i neuropsikiatrit të shquar shqiptar dr. Dhimitër Vokopolës, njeriu që i dha shumë mjekësisë shqiptare, për të cilin kemi folur më lart.

turoro-shkencor, ai më 1965 caktohet anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Studimeve dhe Botimeve Peda-

gogjike. Duke qenë ambicioz për të rejat e shkencës në dobi të pacientit, dr. Stefani filloi krahas leximit filloi të

merret edhe me studimet e sëmundjeve psikike. Filloi të merret shumë me studimet e zhvillimit psikik dhe neurozave ndër fëmijët, me trajtimin e fëmijëve me të meta mendore. Me një ekip psikologësh dhe pedagogësh, punonjës të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës u organizua një depistim i gjerë në qytetet kryesore, ku duke shkuar në bazë, u evidentuan në përgjithësi numri i fëmijëve me të meta mendore, dhe u hap shkolla e parë për trajtimin specifik të këtyre fëmijëve në Durrës, ku dr Stefani i ndiqte rregullisht me kartela dhe trajtim medikamentoz, në rastet kur ishte e nevojshme si p.sh. fëmijët me kriza epileptike. Kjo eksperiencë me vonë u shtri në shumë qytete të tjera dhe ekziston edhe sot dhe nga kjo shkollë kanë dale qindra fëmijë që jo vetëm mësuan shkrim e këndim por edhe shumë njohuri të tjera duke u aftësuar për një jetë normale. Suksesi i tyre e entuziazmonte shumë së bashku me mësuesit, të cilët kanë qenë shumë të përkushtuar në këtë detyrë thuajse shumë humane dhe serioze në dobi të njerëzve dhe fëmijëve. Në vitin 1970 u martua me kolegen e tij dr. Eda Lezhja (Vokopola), e cila ka punuar si mjeke okuliste në spitalin poliklinik në Durrës dhe më 1972 lindi djali i parë Dhimitri (emri i merituar për nder të të atit të tij mjekut të shquar neuropsikiatër Dhimitër Vokopola - shënim i autorit) dhe në 1980 djali i dytë Petro. Në revistën italiane “Acupuntura” që botohej në Trieste nga profesor Ulderico Lanza, kolegji i redaksisë fillonte me Albanian, pasi ishte e para për shkak të alfabetit, ku dr. Stefani ishte korrespondent i rregullt me artikuj, që

Dr. Andrea Lluka Dhimitri, mjekja dhe drejtuesja humane

Nga prof. Flamur TARTARI Lindi në qytetin e Vlorës më 29.05.1938. Ndoqi shkollat në qytete të ndryshme të Shqipërisë si pasojë e transferimeve të familjes për arsye pune. Shkollën e mesme e mbaroi në qytetin e Shkodrës. Studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. i filloi në vitin 1958 dhe i përfundoi në vitin 1962. Pas përfundimit të studimeve u emërua në spitalin e Elbasanit dhe më pas në spitalin e Librazhdit së bashku

me bashkëshorten e tij, e cila është gjithashtu mjeke. Aty qe drejtor spitali për tetë vjet. U dallua për profesionalizëm dhe humanizëm si mjek dhe si drejtues. Në shkurt të vitit 1970 u transferua në Durrës. Tre vitet e para punoi në spitalin e Shijakut. Në vitet 1973-1975 u specializua në gastrohepatologji dhe e ushtroi këtë specialitet deri në vitin 1992 në spital poliklinikë të qytetit të Durrësit. Në vitin 1992 u emërua drejtor i shërbimit shëndetësor parësor në Durrës. Pu-

noi deri në maj të vitit 1998 ku doli në pension. Detyrat e tij i kreu mjaft mirë, me korrektësi dhe kompetencë. Shkonte mirë me të gjithë, ishte energjik dhe me humor. Kishte kulturë të gjerë mjekësore dhe të përgjithshme. Ka shkruar dhe ka botuar mjaft material mjekësore. I pasionuar pas artit dhe kulturës. Në dy legjislacione ishte kryetar i Urdhrit të Mjekëve për qarkun e Durrësit. Ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë. Në këto detyra është aktivizuar disa herë në komisione të veçanta për probleme organizative të etikës dhe deontologjisë mjekësore. Ishte bashkëshort dhe prind i mrekullueshëm. Zotëronte mjaft mirë disa gjuhë të huaja, si italisht, anglisht, greqisht, rusisht dhe hungarisht. Ndërroi jetë më 22 tetor 2005.

botoi për akupunkturën Në vitin1980 mbas një studimi laboratorik –eksperimental, si dhe një përgjithësimi spitaloro ambulator mbi epilepsinë në rrethin e Durrësit merr gradën “Doktor i shkencave mjekësore”. Me 1982 emërohet shef i shërbimit neuropsikiatrik në rrethin e Durrësit. Për punë të mirë ndaj popullit ai vlerësohet nga qytetarët durrsakë duke e zgjedhur anëtar i këshillit bashkiak Durrës. Gjithashtu më 1991 emërohet drejtor i spitaleve të Durrësit. Më 1993 del në pension të parakohshëm dhe largohet për 2 vjet në Itali, ku punon si koordinator terapeutik në një grup strukturash private psikiatrike në provincat e Xhenovës. Në fundin e 1994 kthehet në Shqipëri dhe hap kliniken e tij private dhe me një grup kolegësh i jep formën e një strukture poliambulatore. Në vitin 2001 sëmuret dhe trajtohet në një spital të Romës, ku përmirësohet dhe i kthehet përsëri aktivitetit të tij profesional. Pas 3 vjetësh sëmundja përsëritet kësaj radhe e pashërueshme. Ndërron jetë në Leçe të Italisë me 24 mars 2004 dhe varroset në Shqipëri pranë varrit të prindërve. Aktiviteti i tij profesional është shoqëruar me një numër të madh artikuj shkencor studime dhe punime të botuara në revista të ndryshme mjekësore, mbi 70 punime dhe pjesëmarrje në një sërë aktivitete mjekësore brenda e jashtë vendit Aktiviteti i tij shkencor citohet si më poshtë: Më 1989 në Tiranë: Cours International de Perfectionnement Ka referuar: a) Studim 10-vjeçar të epilepsive në rrethe të Shqipërisë b) Format klinike të epilepsive në materialet tona - Më 1998: Në South –East European Society for Neurology and Psychiatry Oct. 1998 në Selanik (Thessalloniki-Greece), referon :”Syndroma Elpinor në praktikën tonë” Ai ka marrë pjesë në Tavola –Rotonda sulla Malattia Cerebro-Vascolare Ischemica Genova . nov. 1993 Monografi të botuara nga përvoja praktike e Stefan Vokopolës: 1. Nervozizmi ndër fëmijët. 1969 2. Formimi i karakterit të fë mijve dhe karakteropatitë më. 1972 3. Neuroza obsesive në moshën infanto-juvenile 1973 4. Prapambetja mendore fiktive (e rreme) ndër nxënësit e vështirë më 1973 5. Skizofrenia infanto-juvenile dhe diagnoza difereniale e sajë më 1976 7. Turbullimet psikike si shkak i tentativave të vetëvrasjeve më 1974 8. Epilepsitë në rrethin e Durrësit (Studim kliniko-statistikor dhe eksperimental) 1980. (Teza e përpunuar e diplomës për gradën “Doktor i shkencave mjekësore”. Stefan Vokopola mbetet një mjek i shquar durrsak dhe është krenaria e Durrësit, që punoi shumë për qytetarët e tij në çdo kohë. Kurdoherë i papërtuar, ai ndoqi rrugën e babait të tij me shumë dinjitet dhe me shumë punime shkencore në dobi të mjekësisë shqiptare..


12

« gossip

E mërkurë 8 maj 2013 •

Vëndet të cilat s’duhet të shkoni

në takimin e parë

T Justin Timberlake dedikon serenatë Jessica Biel Në koncertin e tij të së dielës, Justin i ka kushtuar serenatë Jessicas. Këngëtari kishte sy vetëm për Jessican në koncertin me 3000 fansa në New York City. Kënga përmbante një tekst shumë romantik, ku një pjesë e fragmentit ishte “Nuk dua të të humb, ti je gjysma ime’. Kjo nuk është hera e parë që Justin kushton momente romantike Jessicas e cila e shoqëron kudo atë. Një burim i brëndshëm thotë se Jessica i di të gjitha tekstet e këngëve të Justin dhe në momentin që ai i kushtoi serenatën ajo ishte duke e parë shumë e dashuruar, pohon burimi.

Robert Pattinson kalon fundjavën me Katy Perry Robert Pattinson ka kaluar gjithë fundjavën me Katy Perry në New York. Ai ka shkuar në një koncert me Katy në 1 Maj dhe pjesën tjetër të javës e ka kaluar me të duke darkuar dhe pirë. Gjatë darkës ai ka qënë i shoqëruar edhe me dy vajza të tjera. Kjo duket më shumë si një kërkesë e vajzave për të qënë në shoqërinë e Robert edhe pse Kristen mund të jetë bërë xheloze. Kristen ka flutuar drejt NY për të qënë e pranishme me Rob në mbrëmjen Gala 2013.

akimet e para janë të mbushura me emocione, ankth, nervozizëm. Takimet e para lenë shumë hapësirë që diçka të shkojë keq, apo momentet të jenë të vështira. Me gjithë këto faktorë të kombinuar, përfundimisht mund të themi se gjithçka mund të jetë e mundur kur vjen puna tek takimet e para dhe aq më tepër kur vjen puna tek vëndi i takimit. Ka disa vënde që ju nuk duhet t`i frekuentoni në takimin e parë, në të kundërt do të përjetoni një eksperiencë jo të këndshme. Shtëpia juaj ose e atij Ky vend do ta bënte takimin të mbushur me më shumë ankth. Të takosh dikë për herë të parë dhe ta ftosh në shtëpi, është një situatë nervoze dhe nuk jep siguri. Është mirë që takimi i parë të jetë në publik. Në një event sportiv Eventet sportive janë argëtuese, por jo adapte për një takim të parë. Nuk do të ishte një zgjedhje e mirë. Është një ambjent i zhurmshëm që nuk do të lejonte njohjen e njëri-tjetrit. Kinema Kinematë janë një nga vëndet më të zakonshme për të shkuar në një takim, por jo destinacionet më të mira për takimet e para. Si fillim nga do ta dini se filmi është në preferencat e të dyve. Takimet e para kanë si qëllim që ju të njihni pëlqimet dhe jo pëlqimet e njëri-tjetrit, në vënd që të supozoni për to. E mbi të gjitha nuk është një vend i përshtatshëm për të folur.

Club Takim i parë dhe alkool? Nuk shkojnë bashkë. Është vërtet një zgjedhje e gabuar, pasi le shumë hapësirë që gjërat të shkojnë keq. Takimet e para kanë për qëllim që të impresionojnë dhe jo të jetë një shpërdorim kohe. Zgjidhni një vend më të qetë dhe më intim. Kamping Edhe pse kampingjet janë

bëhet me pagesë

S Met Gala 2013: Anne Hathaway bëhet bjonde Është paraqitur me një look ndryshe në mbrëmjen Met Gala 2013, fituesja e çmimit oskar Anne Hathaway. Ajo ka bërë një hyrje spektakolare, ku ka rënë menjëherë në sy fustani i saj i zi seksi dhe ngjyra bjonde e flokëve. Ky ndryshim dramatik i ka dhënë një tjetër pamje aktores dhe ka theksuar më shumë tiparet e saj. Ajo është cilësuar si një nga femrat me veshjen më glamur në mbrëmjen e vitit.

humë shpejt, ndjekja e videove në “Youtube” mund të bëhet me pagesë. Rrjeti më i madh i postimit të videove në internet, në pronësi të “Google”, pritet që të shpallë vendosjen e një pagese më vonë gjatë kësaj jave, për një seri videosh të kanaleve me përmbajtje të specializuar. Sipas “Financial Times”, mësohet nga burime brenda “Youtube”, se një abonim mujor në faqe do të jetë prej 1.99 dollarë, e do të lejojë shikimin deri të 50 kanaleve të posaçëm brenda rrjetit. Përdoruesit me pagesë, do të jenë në gjendje që të ndjekin programet e tyre televizive, filmat, dokumentarë apo këngë nga kanalet përkatëse. Njëkohësisht, pagesa e kuotës së anëtarësimit pritet që të heqë reklamat nga videot që do të mbeten pa pagesë. ”Youtube”, krijuar fillimisht si një rrjet i postimit të videove, regjistroi një rritje “astronomike” pas dhjetorit 2011, kur futi risinë e kanaleve të hapura, e administruara nga kushdo që ka dëshirë të hapë një kanal. Në “Youtube”, një faqe me mbi një miliardë ndjekës unikë në muaj dhe mbi katër miliardë klikime mujore, rendit midis partnerëve të saj zyrtarë disa prej kompanive më të mëdha mediatike apo kinematografike të botës.

argëtuese, nuk janë vendi i duhur. Mund të jetë pak i frikshëm për të qënë diku me dikë që nuk e njeh. Ruajini takimet nëpër kampingje kur lidhja të ketë avancuar. Bowling Të kaloni kohë në boëling do ju japë mundësi që të konkurroni njëri-tjetrin, kjo mund të jetë argëtuese, por qëllimi juaj në këtë takim

është të mësoni dhe të flisni rreth personit që keni përballë. Në shoqëri me miqtë Ju mund të doni që miqtë tuaj ta njohin vajzën apo djalin me të cilin po dilni, por nuk do të sugjerohej që në takimin e parë, pasi do të shtonte më shumë ankthin. Në shoqërinë e miqëve është më e pakët mundësia që ju të njiheni mirë.


gossip • E mërkurë 8 maj 2013

»

13

Irina

Shayk harron ‘tradhtitë’ e Ronaldos

Enrique Iglesias ka konfirmuar se do të martohet javës tjetër me të dashurën prej shumë kohësh Anna Kournikova, në Miami me një ceremoni madhështore. Ku të ftuar priten të jenë edhe emra të njohur si Nicole Scherzinger, Lewis Hamilton, Jennifer Lopez, Eva Longoria dhe David and Victoria Beckham. Çifti ka një lidhje prej 12 vitesh dhe shpesh herë kanë qënë objekt i spekulimeve se mes tyre ka patur një martesë sekrete. Burimi ka konfirmuar se do të jetë një dasëm e madhe me shumë të ftuar.

Beyonce: Pas punës, ndërroj pelena Beyonce thotë se ajo është e lumtur që ka rastin të ndërrojë pelena dhe të bëjë jetë familjare, veç angazhimeve në muzikë. Pas suksesit në muzikë, këngëtarja shijon një jetë familjare në krah të nënës dhe të vajzës së saj Blue Ivy Carter, të cilën e ka me reperin Jay-Z. “Pjesën tjetër të ditës qëndroj me familjen time, ndërroj pelena dhe qëndroj me nënën time e cila ma kujton, ‘Vajzë, nuk je Mbretëreshë’”. “Është mirë të kesh ekuilibër. Ekuilibrimi është diçka me të cilin kam dështuar, por përpiqem të marr erë të luleve dhe të sigurohem se nuk do të punoj aq fuqishëm sa të mos kënaqem me gjërat e bekuara që kam rreth meje çdo ditë”, ka thënë Beyonce.

Iglesias martohet javës tjetër

F

utbollisti portugez Cristiano Ronaldo dhe modelja ruse Irina Shayk, duket se nuk janë tundur edhe aq shumë nga raportet e fundit kinse ylli i Real Madridit është takuar me brazilianen e njohur me nofkën Miss Bum Bum. Dyshja e famshme janë parë këto ditë shumë të lumtur duke ngrënë darkë në një restorant kinez, ndërsa në lidhje me thashethemet Ronaldo ka deklaruar para gazetarëve se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se asnjëherë nuk i kishte dërguar mesazhe bukuroshes nga Brazili. “Ju siguroj se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë. Unë dhe Irina jemi shumë të lumtur dhe kemi besim tek njëri-tjetri. Ka njerëz që po mundohen të fitojnë famë në kurrizin tonë”, ka theksuar futbollisti Ronaldo.

Jennifer Aniston, shtazënë?

Belen edhe pse nënë nuk harron të “provokojë” me veshje Shëtitje buzë liqenit të Comos, solar dhe shopping me “djemtë e saj” si një adoleshente. Belen, tashmë në formë të shkëlqyer trupore pas lindjes së djalit të saj është fotografuar së bashku me Stefano De Martino dhe djalin e vogël, Santiago. Edhe pse një nënë Belen nuk lë pas edhe anën e saj t si showgirl, duke treguar të pasmet përfekte dhe këmbët e tonifikuara.

Në një ngjarje në Los Anxhelos aktorja Jennifer Aniston u paraqit me një fustan shumë interesant. Gjatë tërë kohës aktorja ka mbajtur duart rreth barkut të saj, ndoshta duke dëshiruar që të jep sinjale se diçka po ndodh në trupin e saj, këto lëvizje të aktores ishin një shkak për të dyshuar për ndonjë shtatzëni të mundshme. Vetë Aniston gjatë tërë kohës ka ndarë buzëqeshje me njerëzit dhe mediumet, por nuk ka dashur të komentojë nëse është shtatzëne ose jo. Por, as nuk ka mohuar! Së fundmi aktorja e anuloi dasmën e saj dhe e shtyu deri në verë.


14

« bota

E mërkurë 8 maj 2013 •

LUFTA II BOTERORE

Keqkuptimet

e mëdha

Vetëm një arsye për fitoren? Gabim, thotë Max Hastings. Një prej gjërave më të rëndësishme që Churchilli tha gjatë luftës ishte kur ai dërgoi një memo në vitin 1941 në adresë të Charles Portal, Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore, i cili kishte kërkuar 4000 bombardues të rëndë, me qëllim që forcat ajrore të fitonin të vetme luftën. Churchilli iu përgjigj: “Urrej që t’i jap besim të pakufishëm, një mjeti të vetëm për fitimin e luftës... Të gjithë gjërat duhet të jenë njëkohësisht në lëvizje” Fillimisht e kam lexuar këtë shprehje kur punoja për librin tim “Bomber Command” në 1978 dhe në atë kohë mendova që ishte një pohim shumë i rëndësishëm për kuptimin që kanë në përgjithësi luftërat. Një prej gabimet më të zakonshëm që bëjnë disa lexues, si dhe shumë producentë të kinematografisë amerikane për Luftën e Dytë Botërore, është se kërkojnë për arsye të vetme që të shpjegojnë mënyrën se si shkuan gjërat. Në fakt gjithçka ka qenë me rëndësi dhe nëse duam të kuptojmë luftën, atëherë duhet që të konsiderojmë të gjithë gamën e faktorëve, qoftë dekriptuesit në Bletchley Park, Ushtrinë e Kuqe në frontin lindor apo kontributin e jashtëzakonshëm të industrisë amerikane. Ndonëse Harry Hinsley ishte një historian i jashtëzakonshëm, jam i sigurtë që e tepronte kur thoshte që deshifruesit në Bletchley Park e shkurtuan luftën me deri 4 vite. Nuk mund të thuash gjëra të tilla. Mund të argumentosh se ata dhanë një kontribut të mrekullueshëm, por nuk mund të thjeshtësosh gjërat deri në atë masë. Në po të njëjtën mënyrë mund të themi se është shumë më e vështirë të shohim se si mund të kish zhvilluar lufta nëse japonezët nuk do të kishin sulmuar amerikanët në Pearl Harbour, por sërish, nuk mund ta teprojmë. Nuk mund të themi që Britania do ta kish humbur luftën po të mos kish qenë Pearl Harbour. Të gjithëve na pëlqejnë zgjidhjet e shpejta për gjërat. Ne do të donim të besonim që, për shembull, po të mos kish qenë operacioni “Mincemeat” dhe hedhja e një kufome në brigjet e Spanjës për të mashtruar gjermanët, zbarkimi i aleatëve në Siçili nuk do të kish funksionuar. Megjithatë, ndërkohë që “Mincemeat” ndihmoi jo pak, ai solli një kontribut prej vetëm 3 apo 4 për qind në suksesin e zbarkimit. Por sigurisht, Hollyuood dhe sensacionalistët do të donin shumë të kish ndodhur kështu, me një histori të madhe romantike që ndryshon rrjedhën e ngjarjeve. Sir Max Hasting, historian, është autor i librit: “Bota në luftë” 1939-1945 Gjermania e supermekanizuar? “Gabim”, thotë James Holland. Ka një pikëpamje të përgjithshme se Gjermania ka qenë një forcë e mekanizuar rëndë gjatë luftës, por thjeshtë nuk ka qenë kështu. Ndër vendet e zhvilluar, ishte njëri prej më pak të automatizuarve: në 1939 kishte 48 vetë për çdo mjet me motorr në Gjermani, krahasuar me 4 vetë për mjet në SHBA. E vërtetë, kishin autobahn-et, por për një ushtri me mekanizim të lartë nevojitet një industri e përparuar motorrike: fabrika, forcë punëtore e kualifikuar, si dhe njerëz të mjaftueshëm që dinë si të ngasin. Pa këto, mekanizimi që projektonin gjermanët, dhe që nevojitej, ishte pothuajse fantazi. Në fakt, mjeti më i fundit gjerman për transportin e trupave erdhi në 1941 dhe ishte një karro me rrota pneumatike që tërhiqej nga kuaj. Gjermanët ishin shumë të kënaqur në fakt të kapnin mjetet e armikut dhe në qershor 1941 ata hynë në Bashkimin Sovjetik duke përdorur gjithçka, që nga Citroen, deri tek Morris. Nuk ishte keq, deri kur këto nisën të prishen dhe trupat zbuluan se nuk kishin as pjesët e ndërrimit

as dhe dijen për t’i ndrequr. Më shumë se gjysma e mjeteve që gjermanët humbën gjatë luftës, e pësuan prej defekteve mekanikë. Atëherë, nga vjen kjo ide e gabuar? Së pari, Blitzkrieg-u i famshëm i 1940, që u arrit duke përdorur një kombinim të frikshëm të tokave ajrore dhe tokësore. Nga 135 divizionet e përdorur, vetëm 16 ishin të mekanizuar – të tjerët vareshin nga këmbët dhe kuajt. Sado brilant që ishte Blitzkrieg-u, të metat e konsiderueshme të francezëve ekzagjeruan zotësinë e gjermanëve. Faktori i dytë është propaganda naziste, që gënjeu pothuajse të gjithë në fillimin e luftës. Nazistët investuan shumë në radio dhe film dhe u siguruan që në çdo filmim të kishte kolona tankesh, kamionësh etj. Edhe Hitleri nisi të besojë tek gjenia e tij dhe zotësia e ushtrisë së tij. Jo vetëm që gjermanët ishin të pajisur jo mjaftueshëm, por edhe ato pajisje që kishin ishin shpesh shumë të ndërlikuara. Ineficenca teutonike, dhe jo eficenca, shenjuan mënyrën se si Gjermania kreu luftën, që nga tanket Tiger e deri tek bombat e thjeshta me gaz. James Holland është autor i librit “Gara për të shembur digat, 1943” D-Day e destinuar për sukses? “Gabim”, thotë Antony Beevor. Të dhënit e “mendve pas Kuvendit” është një mallkim i historisë dhe ky është një shembull i përsosur pikërisht i kësaj. Ka një supozim që, për shkak të superioritetit të madh që kishin aleatët në ajër dhe materiale në qershorin e 1944, pushtimi përtej Kanalit ishte i destinuar që të dilte me sukses. Por kjo është tërësisht e gabuar. Duhet të vësh veten në rolin e personave që ishin përgjegjës në atë kohë dhe të kuptosh përse ishin të shqetësuar. Eisenhouer përgatiti një deklaratë paraprakisht, që e mbajti në xhep, në të cilën pranonte përgjegjësinë e plotë për dështimin në ditën e zbarkimit në Normandi, dhe vetëm pasi momenti kritik kishte kaluar, ai ia dorëzoi atë ndihmësit të tij. D-Day ishte menduar dhe përgatitur mirë, por ai mbetet njëri prej operacioneve më ambiciozë në histori. Ishte një pushtim masiv, në një hapësirë të gjerë me ujë, dhe ata nuk e kishin idenë se deri në çfarë mase nëndetëset U-boat kishin arritur të futeshin në kanal. Gjermanët nuk kishin parashikuar një ndryshim të motit në atë periudhë. Që do të thotë se ata nuk kishin dërguar patrulla të Kriegsmarine në Kanal. Do të thoshte gjithashtu që Rommel kishte shkuar në shtëpi të takonte të shoqen, dhe që një numër gjeneralësh ishin larg, në një stërvitje me harta në Rennes. Megjithatë, parashikimi i motit nuk ishte i sigurtë dhe Eisenhouer mori një vendim të guximshëm për të dhënë Ok. Megjithatë, nëse ai do të kishte pritur edhe disa javë, mjetet e zbarkimit do të kishin ndeshur në një prej stuhive më të këqia që Kanali kish parë në 40 vitet e fundit. Mund ta imagjinoni vetë se cili do të kish qenë efekti. Aleatët kishin superioritet nga ajri, por kjo nuk do të thoshte që gjermanët nuk mundeshin të mbroheshin. Në fakt, fuqia ajrore luajti një rol shumë të vogël Ditën e zbarkimit, teksa bombardimi për të eleminuar bateritë në bregdet dhe pozicionet mbrojtës ishte një dështim. Kjo është arsyeja përse, sidomos në Omaha Beach, mbrojtja gjermane mbeti pak a shumë e paprekur. Një gjë që i ndihmoi shumë aleatët ishte mashtrimi i Operacionit Fortitude, që e mbajti një pjesë të mirë të ushtrisë gjermane në Pas de Calais gjatë këtij momenti kritik. Nëse këta divizione të Panzer-ave do të ishin zhvendosur më me shpejtësi në Normandi, atëherë Aleatët mund të ishin sprapsur. Gjithë kjo për të treguar që ata që mendojnë se D-Day mund të ishte realizuar në 1943

janë tërësisht gabim. Në fakt, kërcënimi i U-boat vetëm në fundin e atij viti arriti që pak a shumë të frenohet dhe më e rëndësishmja, ushtria gjermane nuk ishte “plagosur” ende. Nga ky këndvështrim, një pushtim i mundshëm në 1943 nuk do të kish pasur asnjë shans për sukses. Antony Beevor është autor i “Lufta e Dytë Botërore” Boshti mund ta kishte fituar luftën? “Gabim”, thotë Joe Maiolo. Unë nuk mund të ndërtoj një skenar ku Boshti mund të kishte fituar Luftën e Dytë Botërore. Në fakt, vetë “Boshti” është një term i gabuar, për arsye se përmbante një shtet të dështuar fashist, që u shndërrua në një ndihmës të Gjermanisë, dhe japonezët që po luftonin luftën e tyre dhe nuk kishin interes për koordinimin e një strategjie të madhe. Kështu që në të vërtetë po flasim për Gjermaninë, dhe Gjermania thjeshtë nuk e kishte thellësinë industriale për të zhvilluar një luftë të zgjatur kundër koalicionit që do të vihej kundër saj. Ata që mendojnë se Gjermania mund të kishte triumfuar zakonisht argumentojnë për mënyrën si ata shpikën Blietzkrieg-un, kishin tanke dhe avionë më të mirë dhe kishin një koncept më të mirë për luftën. Edhe nëse të gjithë këto do të ishin të vërteta, ato janë avantazhe operacionalë afatshkurtër, dhe jo avantazhe strategjikë. E vërtetë, Gjermania arriti një fitore të shpejtë kundër Francës, por kjo gjë nuk e ndryshoi në fakt panoramën. Ekziston një legjendë sipas të cilës Gjermania ishte në prag të fitores ndaj Bashkimit Sovjetik, por çdo përpjekje për ta kthyer luftën në lindje në diçka të pasigurtë thjeshtë nuk është e besueshme. Në sisteme kyçe armatimi siç janë tanket, artileria dhe municionet e përgjithshëm, sovjetikët ishin shumë më lart në prodhimin e tyre se sa Gjermania gjatë të gjithë luftës, pavarësisht humbjeve të mëdha në fillim. Gjeneralët gjermanë e dinin që nëse nuk mund ta mposhtnin shpejt Bashkimin Sovjetik atëherë nuk do të mund ta mposhtnin asnjëherë. Lufta nuk është thjeshtë disa beteja. Të dy luftërat botërore u vendosën prej ekuilibrit të burimeve industrialë dhe fuqisë njerëzore – prandaj fitorja u shkoi fuqive të Entente-s

në 1918 dhe Aleatëve në 1945. Debatet për Luftën e Dytë Botërore duhet të fokusohen jo në atë se si Aleatët arritën të fitojnë, por se si fituan aq shpejtë. Joe Maiolo është autor i “Gara e armatimit dhe Lufta e Dytë Botërore, 1931-1941). Të gjithë bashkë në luftë? “Gabim”, thotë Juliet Gardiner. Kur shohim frontin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, zakonisht kemi perceptimin që eksperiencat e përbashkëta dhe domosdoshmëria e shfaqjes në një front të bashkuar kundër Hitlerit kapërcenin dallimet klasorë, dhe që lufta ishte, në fakt, një barazues i madh. Ndërkohë që nuk dua të lë të kuptohet se Britania ishte e ndarë keqas gjatë Luftës së Dytë, tensionet vazhduan dhe ndarjet klasore nuk u zhdukën siç na bëri të besojmë propaganda. Pasuria ishte sërish e pabarabartë; mbetej trashëgimia e papunësisë së lartë të viteve të paraluftës, dhe marrëdhëniet industriale në industritë kyçe ishin tmerruese. Një prej historive më popullore ishte që londinezët, të pasur dhe të varfër, mblidheshin bashkë në stacionet e metrosë së qytetit, me dallimet klasorë tashmë të harruar nën rrezikun e bombardimeve nga ajri. Nuk është e vërtetë. Vetëm afro 70 mijë vetë u strehuan në rrjetin e metrosë së Londrës gjatë Blitz-it, dhe këta ishin kryesisht njerëz të klasës punëtore që nuk kishin të njëjtat kushte për strehim si ata më të pasurit. Vendet e montimit të anijeve ishin një shënjestër e zakonshme ashtu si edhe fabrikat, që shpesh herë ishin të rrethuara nga banesa për punëtorët, dhe këta pësuan dëme të mëdhenj anësorë gjatë sulmeve nga ajri. Zona lindore e Londrës ishte vazhdimisht nën sulm, ashtu si Merseyside, Glasgou, Hull, Belfast, Bristol, Plymouth dhe vende të tjerë. Natyrisht, u bombarduan dhe zona ku jetonin të pasurit, por po të kishe para dhe të ardhura, kishe më shumë shanse t’i dërgoje fëmijët larg në vende të sigurtë, për të qëndruar me miq apo të afërm në fshat apo jashtë vendit. Krimi gjithashtu pati rritje gjatë luftës dhe është e drejtë të thuhet se ndërkohë që disa gardianë vullnetarë, si dhe shërbimet e


bota • E mërkurë 8 maj 2013

mbrojtjes civile treguan një kurajë të jashtëzakonshme, gjithësesi jo të gjith u paraqitën kur kish sulm ajror; shtëpitë e bombarduara shpesh herë plaçkiteshin ndërkohë që hiletë me racionet e ushqimit ishin shumë të përhapura. Nuk po them që kishte një frymë revolucionare tek klasa punëtore në Britani. Ishte më shumë një frymë shfryrjeje – një ndjesi që jo të gjithë po angazhoheshin njësoj në atë kohë. Mbizotëronin sidomos grevat në industritë minerare dhe nxjerrëse dhe për shumëkënd mbizotëronte ndjesia që Britania ishte një shoqëri e pabarabartë. Megjithatë, qeveria britanike ishte e vetëdijshme se lufta mund të humbej në frontin e brendshëm po aq sa edhe në fushëbetejë dhe se morali do të ishte një komponent shumë i rëndësishëm i fitores. Narrativa duhej të ishte që gjithkush duhej të ishte i bashkuar në këto përpjekje, sakrifica dhe vuajtje: që Britania ishte një komb i bashkuar në përpjekjet e saj për të mposhtur Gjermaninë – që, sigurisht, ia doli ta bëjë. Juliet Gardiner është autore e “Lufta: Britania 1939-1945” dhe “Blitz: Britania e sulmuar”. Rusia, njësoj si BS? “Gabim”, thotë Roger Moorhouse. “Një prej keqkuptimeve më të mëdha që ndesh kur lexoj për Luftën e Dytë Botërore është përdorimi i vazhdueshëm i fjalës “Rusi” për të përshkruar Bashkimin Sovjetik. Të dyja këto nuk ishin kurrë e njëjta gjë. Bashkimi Sovjetik, që fillimisht përbëhej nga katër republika të ndara, u krijua në 1922, ku Rusia ishte pjesa përbërëse më e madhe, por që u shpërbë në 15 shtete sovjetikë në vitin 1991. Keqkuptimi është më shumë se sa pedantizëm. Nëse e quajmë Bashkimin Sovjetik thjeshtë Rusi, shkaktojmë keqkuptim dhe fshijmë dy republika sovjetike që panë shumicën e luftimeve në frontin lindor gjatë Luftës së Dytë Botërore: Ukraina dhe Bjellorusia. 25 për qind e popullsisë së Bjellorusisë vdiq gjatë Luftës së Dytë, e megjithatë shumë historianë vazhdojnë të flasin për Rusinë në atë konflikt, a thua Bjellorusia dhe Ukraina nuk kanë ekzistuar. Po kështu, ky gabim nuk është modern. Edhe Churchilli e kish gabim. Në fjalimin e tij të famshëm të 1 tetorit 1939 ai deklaronte: “Unë nuk mund të parashikoj për ju veprimet e

Rusisë. Është një gjëegjëzë, e mbështjellë me mister, brenda një enigme”. Megjithatë, Churchilli ishte rritur në epokën e Rusisë imperiale, kështu që ai kish qenë mësuar që ta quante Rusi të gjithë këtë entitet. Ndërsa historianët e sotëm nuk e kanë një justifikim të tillë. Roger Moorhouse është historian britanik, autor i “Berlini në luftë” Britania, ekonomi shumë eficiente? Një prej gjërave më interesante lidhur me Britaninë në Luftën e Dytë Botërore është ideja që ekonomia e kohës së luftës ishte shumë eficiente dhe si pasojë duhej ndjekur si model për atë që erdhi pas përfundimit të konfliktit. Kishte një atmosferë të përgjithshme të sindikatave dhe qeverisë që punonin së bashku, kur në disa drejtime vendi ishte në fakt më pak eficient nga sa kish qenë në Luftën e Parë Botërore. Realiteti është që ka pasur shumë më shumë probleme sa i përket krahut të punës në Luftën e Dytë nga sa mendojnë shumë njerëz. Për shembull, ka pasur më shumë greva punëtorësh në 1942 se sa në 1917. Një pjesë e këtyre problemeve ishin në miniera, që mendoj se mund të shihet si reagim ndaj rekrutimit të të rinjve për të punuar në to. Pas përvojave të tyre në luftë, minatorët britanikë ishin bërë tejet gjaknxehtë. Ernest Bevin, që ishte një organizator i sindikatave kishte një ide për atë që po ndodhte, dhe dinte si të sillej me “të egrit” e sindikatave. Si rezultat, sindikatave iu dorëzua përgjegjësia për një sërë gjërash të reja, me shpresën që kjo do i bindte të kontribuonin tërësisht për luftën. Në një farë mase, kjo në fakt ndodhi, siç mund të shihet me influksin e madh të krahut të punës që shkonte në fabrikat e avionëve – dhe sidomos në numrin e madh të grave që punonin në to. Në përgjithësi, niveli i pagës dhe standardi i jetesës u rrit për klasën punëtore, megjithatë taksimi siguroi gjithashtu që pjesa tjetër e vendit u zhyt në nivele të ngjashëm – siç e ka thënë AJP Taylor, në atë të “artizanit të aftë”. Pas luftës kishte një atmosferë triumflizmi të heshtur: një ide që pothuajse ne i kishim mposhtur gjermanët si një sport kombëtar dhe që “burri në hollin e bardhë” e kish bërë duke

implementuar racionalizimin. Kjo, nga ana tjetër, forcoi idenë që një lloj i ngjashëm kontrolli qeveritar me forcim të planifikimit do të ishte një shans për të ardhmen. Norman Stone është autor i “Lufta e Dytë Botërore: Një histori e shkurtër” Churchill, gjithmonë kundër “zbutjes”? Gabim, thotë laurence Rees. Uinston Churchill njihet mirë për faktin që ka qenë kundër zbutjes ndaj diktatorëve, duke deklaruar se “një zbutës është një person që ushqen krokodilin, me shpresën që ai do ta hajë të fundit”. Por ndërkohë që Churchilli mund të ketë qenë një forcë shtytëse ndaj zbutjes së regjimit nazist, do të argumentoja se në fakt ai u përpoq të zbusë me vetëdije një tjetër diktator: Josef Stalinin. Pakti Molotov-Ribbentrop i 1939 që parashikonte një periudhë 10-vjeçare mos sulmimi mes dy vendeve, BS dhe Gjermanisë, kishte dhe një marrëveshje mes Stalinit dhe Hitlerit që nënkuptonte se i pari mund të merrte gjysmën e Polonisë. Ushtria e Kuqe sovjetike pushtoi më pas Poloninë nga lindja më 17 shtator 1939, jo më shumë se dy javë pas nazistëve dhe të dy kombet krijuan një aleancë në gjithçka, përveç emrit. Por duhej pritur qershori i 1941 që Bashkimi Sovjetik të bëhej aleat i Britanisë kundër Gjermanisë, dhe që besimi kundër zbutjes që ushqente Churchilli të sfidohej, dhe në fakt të përmbysej. Në dhjetor 1941, në një takim në Moskë me sekretaren e jashtme britanike, Stalini e bëri të qartë se nuk kish ndërmend të hiqte dorë nga pretendimi i tij për Poloninë lindore, pasi të përfundotne lufta. Churchilli u shtang kur dëgjoi këtë gjë, duke shkruar në një memo konfidenciale se Stalini e kish marrë në krye të herës këtë territor “me një akt agresioni në një marrëveshje të turpshme me Hitlerin” dhe se qeveria britanike duhet t’u përmbahet “parimeve të lirisë dhe demokracisë”. Por më pak se dy vjet më vonë, në Konferencën e Teheranit në fundin e 1943, Churchilli e ktheu përmbys politikën e tij dhe vendosi të zbutet me Stalinin. Ai ra dakord që diktatori sovjetik mund të mbante Poloninë lindore dhe sugjeroi që të zhvendoseshin kufijtë e Polonisë majtas në Gjermani për të kompensuar polakët.

»

15

Polonia, tha Churchilli, do të zhvendosej në perëndim, si “ushtarë që afrohen me dy hapa”. Churchilli po propozonte një prej zhvendosjeve më të mëdha demografike nëë h istorinë e Evropës – teksa populli që prekej, polakët, as nuk ishin të pranishëm në takim. Dhe e gjithë kjo për të zbutur Stalinin, një prej kriminelëve më të këqinj të shekullit. Është e qartë se Churchilli u ndie i shtrënguar prej nevojës politike që të zbuste Stalinin. 27 milionë qytetarë sovjetikë do të vdisnin gjatë konfliktit dhe Stalini ishte në prag të pushtimit të Polonisë me Ushtrinë e Kuqe. E gjithë kjo ishte e vërtetë. Por është gjithashtu e sigurtë se ideja që Churchilli nuk “zbuti” asnjëherë diktatorët është një prej miteve të mëdhenj të luftës. Dhe nëse shihni hartën e Evropës sot, atëherë kuptoni që kufijtë e Polonisë janë në thelb ata që Churchilli miratoi me Stalinin – me qëllim që të lejonte diktatorin sovjetik të mbante territorin që fillimisht e kish marrë “me një akt agresioni në marrëveshje të turpshme me Hitlerin”. Laurence Rees është historian dhe prodhues filmash Britania, e vetme në 1940? “Gabim”, thotë Andreu Roberts. “Ideja që Britania qëndroi e vetme në Luftën e Dytë Botërore në 1940 është e gabuar. Është e rëndësishme të theksojmë kontributet dhe humbjet që kanë pësuar shtete të tjerë që atëherë formonin një pjesë të perandorisë britanike. Ndonëse në atë kohë termat Britani dhe Perandori Britanike mund të jenë përdorur duke nënkuptuar të njëjtën gjë, ato kanë konotacione shumë të ndryshëm kur zbatohen sot. Në kohën e konfliktit popullsitë e perandorisë arrinin së bashku në pak më shumë se 30 milionë banorë. Megjithatë, kontributi i secilit prej këtyre ishte masiv: forcat e armatosura të Kanadasë kishin një personel prej 100 mijë vetësh në 1939, ndërkohë që deri në 1945 kishin shërbyer më shumë se 1 milion ushtarë dhe oficerë. Kontributi i Indisë ka qenë pothuajse i barabartë me pjesën tjetër të perandorisë dhe komonuelthin së bashku. Ushtria indiane e mbretit George VI që ishte forca e fundit vullnetare e historisë së njerëzimit duhet të na bëjë të heqim dorë nga koncepti i Britanisë së vetmuar në 1940.


16

« opinion

E mërkurë 8 maj 2013 •

Objeksione zyrtare Nga Elvis KOTINI

D

rejtorët me drejtoritë (seksion). Ministri kontrollon drejtoritë në planet e regjimit qeveritar (opsioni ekzekutiv). Ministri emëron drejtorët në të gjitha instancat e organizimit mbi propozimin e komisioneve të shërbimit civil dhe këshilltarëve të linjës. I njëjti proces zhvillohet në bashki e komuna, ku kreu i entitetit lokal vendos mbi seksionin. Planet mbi drejtorët mund të shoqërohen me motivacion politik, ku partia respektive në pushtet ose në opozitë mund të propozojë kandidatët e saj në fushën e specializuar zyrtare. Specialistët janë në varësi të drejtorëve, por puna e tyre merret për bazë sipas planit vertikal nga poshtë lartë me raporte dhe shkresa mbështetëse ndaj organit zyrtar. Specialisti ka rëndësi vitale për burimin e informacionit dhe përpilimin e dokumentacionit shtetëror. Njohja e specialistit të fushës me problemet mund të shkaktojë ekspertizë të vlefshme qeveritare. Zakonisht efekti i ekspertizës niset nga objekti i veprimtarisë, nën të cilin mbështetet e gjithë puna e kuadrit. Pranimet e kuadrit janë kritere objektive dhe lidhen me kriterin e vlerësimit teknik dhe politik mbi bazë ligjin respektiv të organizimit zyrtar dhe ministrinë e linjës. Pranimet bëhen kështu nisur nga objekti i organikës zyrtare, akte për të cilat vendos organi më i lartë duke shpallur interesin e punës administrative. Kjo është interesante, pasi heqjet nga puna në administratë lidhen me subjektin, kurse emërimet me objektin e kritereve ndaj organikës shtetërore. Pranimet janë objekt, ndërsa largimet subjekt. Si të tilla, subjektet u nënshtrohen komisioneve të shërbimit civil, po aq dhe sanksioneve organike të vetë drejtorisë së linjës. Marrëdhëniet administrative shkojnë me numrin 5 të vlerësimit dhe se bashkëpunimi në kuadër është çështje grupi. Numri 5 flet për të drejtën administrative në çdo sektor të marrëdhënieve politike. Ndërsa numri 7 përcakton kriterin kushtetues, domethënë të drejtën kushtetuese me koordinata zyrtare, por edhe me liri të tjera pozitive të shtetasve. Matematikisht në matricë llogaritet fakti se 90% e interesave politike janë të drejta civile dhe zyrtare, domethënë të autorizuara dhe nën kontroll, ndërsa 10% janë liri mbi bazë dyshimet subjektive. Shembulli mbi të drejtën bëhet edhe më i thjeshtë, pasi versioni zyrtar jo vetëm që është më i besueshëm, por teknikisht më i drejtë. Predispozitat zyrtare njihen si norma e rregullave të bazuara në ligje, Kushtetutë, rregullore apo kontrata. Nenet e këtyre predispozitave kanë karakter formal, por ajo çka është më e rëndësishme është se fuqia e tyre juridike vlen në mënyrë të barabartë. Pra, i njëjti nen kushtetues apo kontraktor gjen fuqinë e zbatimit, interpretimit dhe fushës së njohjes në të njëjtën teknikë juridike. Kjo ngre lart parimin normativ si një sistem ligjor dhe më pak hierarkik. Kuptohet që nenet i përgjigjen një aksiome të rregullt referuese në arsye dhe në të drejta, ku njëri ligj

bazohet tek tjetri dhe organi te norma kushtetuese, por që përmasa zyrtare varet në shumtën e rasteve nga këto nene, që përfaqësojnë sintezën dhe strukturën e marrëdhënies juridike. A i korrespondon një neni diçitura e një fakti, kjo është çështje numrash në sjellje dhe në kulturë. Ne gjithmonë duhet të njohim përgjegjësinë e grupit në mënyrë të rregullt dhe të qartë, profesionale dhe të sigurt. Nëse një organ prokurorie ngre akuza kundër të pandehurit, deri këtu çështja lidhet me veprën penale, pasi fajësia është çështje e gjykatës. Por akti i akuzës penale nuk mund të detyrojë prokurorinë e çështjes apo organin e akuzës në tërësi që të kërkojë fajësinë dhe masën e dënimit. Elementi nuk parashikohet në ligj, aq më pak në Kodin e Procedurës Penale. Bëhen këto interpretime për të qartësuar sistemin se konkluzionet përfundimtare të prokurorisë nuk janë të autorizuara në përcaktimin e masës së dënimit apo ekstremit të fajit, por vetëm si elemente ku mbështetet akuza ndaj të pandehurit, me të drejta të plota civile dhe politike. Faji nuk është çështje e njëanshme, që mund të pohohet nga prokuroria. Kësisoj deklarimi i fajit nga njëri prokuror apo tjetri pa lejen e gjykatës, deklarimet e masës së dënimit kur nuk e ka këtë të drejtë prokurori konsiderohen shpërdorime detyre dhe veprime arbitrare në të gjitha rastet kur preken interesat juridike. Dhe cenimi i parë i interesit ligjor lidhet me afatet e gjykimit të akuzës penale, nëse ekziston apo jo fakti-krim dhe nëse dyshimet janë të vlefshme zyrtarisht. Për më shumë, nuk mund të flitet më për të pandehur, por për një krim të kryer pikërisht nga prokurori i çështjes. Forma zyrtare lidhet me orën gjashtë. Nëse kalohet ky element, atëherë flitet për papërgjegjshmëri psikike. Po ashtu, nëse kalojnë dy vjet nga gjykimi i një çështjeje që nga dita e fillimit të procedimit penal, atëherë mund të flitet jo vetëm për krim zyrtar, por dhe për papërgjegjshmëri qeveritare, dyshime të shtetasit dhe psikopatologji kolektive. Manualet e sigurisë politike njihen edhe si rregullat e administrimit zyrtar. Njohja, përgatitja dhe ekzekutimi i shenjave të zhvillimit urban përbëjnë kriterin e kontrollit administrativ nga një qeveri e ligjshme dhe e bazuar në kushtet politike. Dikur pranohej se qarkoret midis ndërlidhjeve formale dhe ushtarake ishin bazë e punës operative në ndërmarrje, reparte ushtarake, por dhe në dikasteret. Kjo është e vërtetë, pasi udhëzuesit janë bazë e qeverisjes me bazë informacionin dhe vendimin administrativ. Duhet bërë një interpretim i drejtë i normës funksionale, ku një akt administrativ nisur nga një akt tjetër administrativ mund të anulojnë njeri-tjetrin [e-e], duke eliminuar në këtë formë pozitën e organit më të lartë epror, i cili, megjithëse është subjekt zyrtar, nuk mund të cenojë hapur liritë dhe të drejtat politike duke bërë anulime nisur nga profili vertikal. Kryqëzimet teknike mbi dokumentacionin e shtetit janë çështje e njohur dhe e identifikuar nga njëri akt tek tjetri.

Shqoftë, numrat duhet të shkojnë drejt kriterit orar të analizës, duke konkluduar se nuk ka një kontradiktë numrash, por formash (Europa-firmë konsensuale). Komisionet e besimit dhe kontrollit politik në shtet përbëjnë bazën e sjelljes politike, në respekt të gradave ekzekutive dhe normës qeveritare. Ankesat ndaj gjyqtarëve të qarkut duhet të drejtohen pranë zyrave të Ministrisë së Drejtësisë, e cila paraqet planin për kontrollin disiplinor ndaj një pushteti politik. Ky karakter formimi dërgohet pranë KLD-së, si organi që mban parasysh normën e sjelljes ekzekutive dhe disa prej vendimeve më të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese mbi sjelljen e gjyqtarit. Shkarkimi i një gjyqtari nga karrigia e drejtësisë nuk del jashtë kuadrit formal, pasi gjyqtari në çdo rast quhet si i “pezulluar”, akt që i jep të drejtën e kuadrit para gjykatës që të gjejë përgjegjësinë ndaj detyrës. Kësisoj, procesi i fajit njihet edhe si procesi i përgjegjësisë në të dyja planet: faji penal dhe faji civil. Nëse një gjyqtar fiton rekuizitën e shkarkimit para gjykatës, atëherë prezumohet edhe njohja e funksionit gjyqësor. Pra, parametrat ndaj shkarkimit të një kuadri gjyqësor nuk i kalojnë caqet e bashkëveprimit politik, duke mos lejuar askënd që të prodhojë inkuizicion ndaj rastit. Mirëpo elementi gjyqësor mund të merret si shembull formimi nga të gjitha komisionet disiplinore pranë qeverisë mbi praktikën kyçe të pezullimit nga detyra funksionale. Një gjyqtar nuk mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për një proces aposteriori të KLD-së, pasi është vetë KLD, që mban parasysh qëndrimet unike të sjelljes zyrtare, pse jo edhe të Gjykatës Kushtetuese. Ky qëndrim ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk është një qëndrim në themel, por një vëzhgim pozitiv mbi nevojën qeveritare për çështje dhe raste të caktuara politike. Do të ishte e pamundur që të kishim një proces në të kundërt drejt një gjykate për fakte gjyqësore, kjo nisur dhe nga principi i sjelljes mbi përgjegjësinë personale dhe burimi i informacionit ndaj ngjarjes fizike. Për këtë nuk duhet as një president i ndershëm, as një vendim kushtetues, sisteme që janë thjesht kompetenca ekzekutive, madje të njohura nga pasioni parlamentar mbi teknikën legjislative. Mund të flitet kështu për drejtësi parlamentare dhe politikisht për drejtësi kushtetuese, që të dyja rastet në funksion të Gjykatës së Lartë. Njeriu duhet të reagojë në mënyrë të drejtë dhe kur është fjala për politikën në vend. Mund të përmend sa mbaj mend mbi ato ditë të tmerrshme të vitit 1996. Kishin filluar protestat e opozitës dhe pranë Kryeministrisë takoj një djalë të ri të njohur. Ishte i biri i shoqëruesit të Ramiz Alisë dhe e pyes: “Punon?” – “Po”, - më tha, jam me Servetin.” Dhe unë i thashë: “Ëhë, me mitingjet e stadiumit tek Ali Demi!…” Ky shembull sa për të ilustruar kaotizmin elektoral që shoqëroi për vite me radhë kolonën zanore të opozitës shqiptare. Në fakt, kjo ishte dhe një luftë kundër sejmenëve të partisë në pushtet ndaj Europës.


opinion • E mërkurë 8 maj 2013

»

17

Dy vjet që kur Rama la Bashkinë e Tiranës Nga Halil RAMA

D

y vjet më parë, pikërisht më 8 maji 2011, qytetarët e Tiranës dëbuan me votën e tyre të lirë ish-kryebashkiakun socialist. që e pati shndërruar Bashkinë në një bunker të vërtetë. Dy vjet më parë Tirana ishte e zhytur në kaos urban për shkak të politikave të mbrapshta të një ish-kryebashkiaku që para së gjithash injoronte njeriun, qytetarin. Ishte pikërisht mazhoranca aktuale që para dy vjetësh u dha qytetarëve të Tiranës shansin luksoz për të çliruar veten, të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre nga një peng 12-vjeçar ngërçi e abuzimi prej interesave dhe monopoleve. Këtë shans atyre ua krijoi para së gjithash kjo mazhorancë me përzgjedhjen e saj për t’ia besuar Lulzim Bashës drejtimin e bashkisë së kryeqytetit. Gjithkush tashmë beson se dy vjetët e drejtimit të bashkisë së metropolit shqiptar nga Lulzim Basha janë një histori suksesi. Qoftë dhe një bilanc i shkurtër i këtyre dy vjetve evidenton një nga periudhat më progresive në historinë e bashkisë së kryeqytetit shqiptar që nga themelimi i saj. Në të vërtetë, transformimi rrënjësor i metropolit shqiptar në afro dy vjet të drejtimit të tij nga Lulzim Basha dëshmon para së gjithash rritjen e performancës dhe besueshmërisë së administratës së bashkisë. Ballafaqimi me premtimet elektorale të para dy vjetve nxjerr në pah jo vetëm përmbushjen e tyre, por dhe tregues të tjerë, që kanë të bëjnë me parametra bashkëkohorë të një qyteti në rritje e zhvillim intensiv. Nëse para dy vjetësh shumë nga përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare si dhe vetë qytetarët e shihnin me skepticizëm bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës, kjo vinte

para së gjithash nga mungesa e besimit te paraardhësi i Bashës, që e kishte shndërruar atë në një bunker. Që të fitohej besimi reciprok, duhej nisur pothuajse nga e para. Sfida kryesore mbeteshin burimet njerëzore. Kryetari i ri i Bashkisë, zoti Lulzim Basha, pikërisht këtë sfidë arriti ta përballojë me dinjitet, duke afruar në stafin e tij njerëz me vizion, të aftë profesionalisht dhe të përkushtuar për ta bërë Tiranën një qytet të standardeve të pranuara. Kryerja e analizave me përgjegjësi, identifikimi në kohë i problematikave dhe përcaktimi i rrugëzgjidhjeve efikase sollën brenda dy vjetve të drejtimit të Bashkisë prej tij ndryshimin e kërkuar. Para së gjithash nën drejtimin e Lulzim Bashës Bashkia e Tiranës ka punuar dhe vazhdon të punojë për t’u dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve. Kjo është garancia e një fitoreje edhe më të thellë të kësaj mazhorance

në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Qytetarët e Tiranës, që para dy vjetësh e dëbuan kreun e PSsë nga drejtimi i Bashkisë me votën e tyre të lirë, edhe këtë 23 qershor do të dëshmojnë se janë pro integrimit të Shqipërisë në Europë. Pikërisht pse është i bindur në disfatën e thellë që e pret, kreu i PS-së nuk guxoi të kryesojë listën e deputetëve të tij për Tiranën, por u zhvendos drejt Vlorës, po edhe atje do të korrë atë që ka mbjellë. Pas shpalljes së listës së humbësve u duk fare qartë se “kryerilindësin” e vonuar e ka zënë paniku, duke rënë pre e imazhit të tij korruptiv. “Rilindja” që ai pretendon s’është gjë tjetër veçse ekzibicionizëm politik. Ashtu si gjatë 11 vjetve të drejtimit të Bashkisë me moskokëçarjen e tij të spikatur, e cila e pati zhytur Tiranën në një qerthull problemesh të përditshme për të gjithë qytetarët, edhe për të ardhmen lidershipi opozitar s’mund të ofrojë alternativë bindëse përveçse asaj të bllokimit. Pas përvetësimit të ideve e vizionit të Lulzim Bashës për punësimin e të rinjve, çlirimin nga ngërçi i informalitetit të tejskajshëm, kryeqyetasit në dominancë janë tashmë të bindur në rrugën e arsyes dhe të urtësisë. Ata kurrsesi nuk mund t’i rikthehen e besojnë rrugës së individualizimit dhe acarimit të jetës politike, rrugës së aventurës dhe të ekstazës, që shton konfliktualitetin dhe pengon progresin. Shumica e qytetarëve të Tiranës dhe veçanërisht elita intelektuale e metropolit shqiptar besojnë se Basha pas dy vjetësh e ka fituar sfidën e ndryshimit rrënjësor të Tiranës, duke i dhënë asaj fytyrën e një kryeqyteti perëndimor. Është ky besimi i patundur në fitoren e Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” më 23 qershor.

Ortakët e nëntokës s’e durojnë fjalën e lirë

Ë

shtë në mentalitetin qeverisës të secilës parti që deri më tash ka shijuar fuqinë e pushtetit në Kosovë, në forma të ndryshme të paraqesë tendencën e saj për të penguar lirinë e shtypit. Asnjërës prej tyre normalisht që nuk i konvenon publikimi i maskarallëqeve. Por ja që format e pengimit të mendimit të lirë po manifestohen secilën herë e në mënyrë më të “sofistikuar”. Mbaj mend në detaje reagimet e disa ministrave të koalicionit LDK-AAK, kur nuk kanë hezituar të thërrasin përmes telefonit për të kërcënuar, apo edhe të vinin në redaksi të gazetës për të kërkuar ta mbyllësh gojën. Ishin vitet e pasluftës, shumica as që e kishin idenë se çfarë është lira e shtypit, bile me vetëbesim mendonin se mund të kontrollohej gjithçka prej tyre. Ministrat e zyrtarët e “krahut të luftës”, që pretendonin se e kishin çliruar Kosovën, silleshin me fjalorin më denigrues. Më kujtohet një detaj teksa po prisnim për të marrë një deklaratë një ministër, njëri nga gazetarët e thërret me emër, meqë kishin qenë shokë të studimeve dhe ministri i drejtohet me nervozizëm: “Mos më thirr në emër, se s’i kemi rujtë dhentë bashkë!” - dhe vazhdoi për në zyrë i shoqëruar nga truprojat e tij, duke manifestuar kështu kompleksin e tij. Ishte bashkëpartiaku tjetër, po ashtu ministër, i cili në orën 22:00 pati marr guximin të vijë në redaksi për të kërkuar të “mos i cenohej integriteti”, duke kërcënuar se në të kundërtën do t’i tregonte dhëmbët. Nisën të kalojnë në përditshmëri forma të tilla të kërcënimeve dhe shantazheve derisa më 2004-n u sulmua me armë gazetarja Fatmire Terdevci në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Nga Arbana XHARRA

Ajo kishte zbuluar skandale të mëdha në atë kohë, mes tyre edhe gypat ilegalë që futnin fshehurazi karburantet në Kosovë. Duke vazhduar kështu presioni edhe ndaj shumë kolegëve të tjerë, të cilët janë përballur me forma të tjera të kërcënimeve e shantazhit. Me kalimin e viteve dhe ardhjen në pushtet të PDK-së, format e pengimit të lirisë së shtypit nisën të “avancohen”. Sot 14 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk ka ambient për liri të shtypit, sepse pushteti i mban nën kontroll shumicën e medieve. Pushteti dirigjon politikën redaktuese të pjesës më të madhe të medieve. Pushteti përmes ortakëve të tij të nëntokës dhe mbitokës formon gazeta e portale për propagandë e nesër i mbyll këto për të nisur projekte të tjera mediale. Sot themelon portale rrenash, nesër i hedh këto në bërllok për të nisur rrena të reja në botën virtuale. Në këtë maskarallëk disa gazetarë shërbejnë vetëm si instrumente për realizimin e planeve të pushtetit për dëmtimin dhe shkatërrimin e mendimit publik. Shërbëtorët e politikës fatkeqësisht në komunitetin e gazetarëve janë në rritje. Duke e futur tashmë nën kontroll absolut televizionin publik të Kosovës (RTK), i cili paguhet nga paratë tona, presioni ka nisur të shtrihet në mënyrë permanente nëpër medie të tjera, të cilat kanë arritur të mbijetojnë si të pavarura. Qoftë përmes presionit ekonomik apo sulmeve të orkestruara kundër gazetarëve të pavarur, të cilët nuk kanë arritur t’i blejnë me favore, siç kanë vepruar me një grumbull gazetarësh viteve të fundit. E tendenca në mënyrë institucionale për të penguar fjalën e lirë me përkrahjen edhe të disa zyrtarëve të partive opozitare u shfaq vitin e kaluar, kur përmes neneve 37-38 të Kodit Penal tentuan që ta bëjnë pe-

nalisht përgjegjës gazetarin kur refuzon të tregojë burimet. Nenet u përkrahen nga shumica dërmuese e deputetëve të Kosovës, një pjesë e konsiderueshme prej të cilëve janë të përfshirë në skandale dhe nuk u konvenon shtypi i lirë, i cili e ka për detyrë t’u nxjerrë skandalet në shesh. Pas reagimeve të ashpra të komunitetit të gazetarëve dhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë të cilët iu bënë me dije se një vendim i tillë është në kundërshtim me konventat e Bashkimit Europian, ato u larguan. Samuel Zhbogar u tha qartë se nenet për përgjegjësinë penale dhe burimin e informacionit do të kenë ndikim negative në lirinë e shprehjes në Kosovë dhe se ato duhet larguar nëse Kosova pretendon të ndjekë rrugën e integrimit. Por ja që të gjitha rrethanat, bashkë me përpjekjet që në mënyrë institucionale pushteti i ka shfaqur për të penguar shprehjen e lirë, pasqyrojnë realitetin e implikimit të grupeve kriminale në qeverisje, të cilëve nuk u konvenon të shkruhet lirshëm për ta. Qysh në vitin 1948 në Deklaratën e Përgjithshme të OKB-së u vendos: “Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.” Kurse në vitin 1993 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e përcaktoi 3 majin si Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Ndërkohë barometri i organizatave ndërkombëtarë, si “Freedom House” dhe ai i Reporterëve pa Kufij secilin vit po vazhdon të na radhisë kah fundi i listës, duke i treguar botës se në çfarë derexheje kemi ardhur.


18

« dossier

E mërkurë 8 maj 2013 •

Nacionalisti i Mallakastrës

Tefik Sfiri, si u sulmua nga Mehmet Shehu dhe fisi i Klosëve në vitin 1945 H

istorianët aktualë pyesin: si dhe pse duhej komunizmi në Shqipërinë feudale, primitive? A ndodhi për shkak të valëve bolshevike apo të rendjes për një jetë më të mirë? Shembja e komunizmit në Evropën Lindore nga një vend në tjetrin u bë sa hap e mbyll sytë. Organizmat institucionale të saj, që nga Internacionalja e parë e deri tek e treta (KOMINTERN-i) dhe nga Marksi deri te Stalini, u tkurrën në gjenezën e iluzioneve të një kujtimi të errët historik. Historiografia shqiptare, në veçanti nga 8 nëntori 1941-1990, në mjaft botime institucionale jo vetëm deformoi dhe shkroi ngjarje të tipit propagandistik, me personalitete të sajuara sesa reale, aq shumë, saqë tashmë ka dalë zbuluar në sipërfaqe. Nuk po flas për shtrembërimet ideore, si pikënisje e historiografisë shqiptare, pasi as Biblën nuk e njohën si një zanafillë të njerëzimit, duke e zëvendësuar me veprat e klasikëve të saj. Thelbi i kësaj historie qëndron në paragjykimin e përcaktimit të së mirës dhe së keqes në shoqëri nga ata që kishin në dorë pushtetin proletar, ndërsa të tjerët ishin vegla të kësaj propagande. Në AQU, dosja 268, ndodhet broshura “Mbi forcimin e pushtetit ushtarak partizan në prapavijë”. Thelbësore këtu janë urdhrat për forcimin e pushtetit partizan ushtarak duke u bazuar në statutin dhe rregulloren e Këshillit Nacionalçlirimtar. Historia e përgatitur nga Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste më 1989, me 4 vëllime, përmban një fshehtësi të plotë të së vërtetave, saqë, po t’i vendosësh faktet e ndodhura realisht, i gjithë ky volum precipiton në një aktivitet politik e propagandistik, siç thotë populli “plot ujë e oriz”. Në dokumentin gjerman T 120340, bobina 250-998, gusht 1943, shkruhet: “Italia u përpoq për të futur fashizmin në Shqipëri, që nga shumica e shqiptarëve cilësohet si një gjë e huaj. Me këtë duhet kuptuar edhe se nacionalizimi, me gjithë nderimet e përgjithshme për personin e udhëheqësit, nuk paraqet ndonjë interes të thellë”. Në bobinën 590989, telegrami i datës 1943, shkruhet se “Shqipëria dora-dorës është okupuar nga 7 divizione italiane”. Ndërsa okupatori gjerman e kishte kuptuar se nacionalizmi shqiptar dhe i gjithë populli në tërësi nuk e pranonte fashizmin si teori dhe praktikë, historianët komunistë e kanë trajtuar Luftën Antifashiste me një koncept aspak shkencor. Nacionalçlirimtarët përfaqësonin një organizatë, por vetëm të një partie komuniste, pra në thelb nuk ka identitet kombëtar. Nuk është thjesht nocioni “nacional”, që po e çlirojmë, por është në këtë rast pa Kosovë, Çamëri dhe Dibër. Balli Kombëtar ishte një organizatë, por me shumë parti, si p.sh. Partia Socialdemokrate me Skënder Muçon dhe Musine Kokalarin; Partia Komuniste e Vërtetë me Sadik Premten, apo Demokratët me Faslli Frashërin në Korçë etj. Kështu, konceptet “nacionalist” e “komunist” në raport me fashizmin janë trajtuar në histori mbrapsht, sepse edhe vetë italianët në luftë i kanë quajtur si komunistët, ashtu dhe nacionalistët thjesht banda rebele, ilegalë dhe armiq. Dihet që në Konferencën e Pezës Enver Hoxha e ndau luftën kundër fashizmit në dy parulla, duke i quajtur çetat komuniste “partizane” dhe ato të Ballit, “luftëtarë të lirisë”, gjë që nuk u pranua nga nacionalistët. Në Mukje kuptohet që “Fronti” nga njëra anë (në shqip “Balli”), u ndanë jo vetëm nga lufta e përbashkët kundër okupatorit fash-

ist, por u përballën në dy llogore të kundërta të vëllavrasjes. Dihet që linja e vëllavrasjes u fut nga sllavët e Titos dhe alibitë e provokimit janë të faktuara në histori që kanë ndodhur me nxitjen e tyre. Vetë Titoja e përdori i pari në Ballkan nocionin “luftë antifashiste”, të cilën e mori edhe KOMINTERN-i, kjo pasi Titoja kishte arsye që nuk mund të bënte luftë nacionale, nga që brenda kishte 5 nacionalitete të ndryshme. Njëlloj ndodhi edhe në Spanjë. Disa alibi të sajuara nga sllavët mund t’i përmendim pas Mukjes, kur V. Tempo erdhi me porosi për të provokuar që më 9.09.1943 vrasjen e nacionalistëve në Devoll, si Hadi Kasimati nga Libohova, Zija Gashi etj. Më 13.09.1943 ndodhi alibia e dytë në Libohovë, ku u bënë disa vrasje të nacionalistëve. Pasuan vrasjet në Vlorë, si ajo e Azis Sharrës dhe vijuan më 20 tetor 1943 vrasja e Besnik Çanos dhe Qeramudin Sulos në Pezë (fshati Çaushaj). Në të gjitha këto vëllavrasje të para u përdorën mënyrat terroriste sllave që ishin brenda ekzekutorëve të çetave komuniste. Megjithatë, Mithat Frashëri asnjëherë nuk lejoi që të kundërvihej edhe Balli me të njëjtën mënyrë. Në këtë kuadër mund të gjykojmë edhe për figurën e Tefik Sfirit. I biri i Tefik Sfirit, Agimi, në kërkim të eshtrave të babait, edhe pse “nuk la gur pa lëvizur”, siç i thonë fjalës, vendin e ekzekutimit e mësoi, por skeletin kurrë nuk ia bashkoi. Siç thotë ai vetë në një vjershë të dedikuar babait të tij, “mblodha vjershat në vend të eshtrave”, duke i përkushtuar edhe një libër të titulluar “Testamenti”. “Kështu, - vijon Agimi, - kam qenë afro 10 vjeç kur e kam takuar babain për të fundit herë,

së bashku me Besim Belishovën. Kur i mblodhën të vrarët e Ballit në një varrezë të përbashkët në Qafë-Kashtë të Ballshit në vitet 1993-1994, u ndjeva shumë keq për këtë boshllëk... Kryetar i gjykatës në Fier në vitin 1945 ishte Qemal Klosi, që dha dënimin me vdekje. Apologjia e babait është në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndonëse e rezervuar në mendimet e tij, sepse linte prapa peng një familje të tërë. Nëna ime e ka vajzë teze Fiqirete Shehun (Sanxhaktarin), por ajo me Mehmetin dhe Dushan Mugoshën çfarë nuk kanë bërë kundër... Kur babai strehohej në Roskovec, Mehmeti me gjithë Fiqiretin na erdhën në shtëpi për të na dhënë jo ndihmën në shpëtimin e babait, por për ta dënuar atë në mënyrë shembullore. Gjatë luftës babai ka pasur shumë përplasje, jo vetëm me Mehmet Shehun, por edhe debate të mëdha me të gjithë partizanët e zonës, që tradhtuan marrëveshjet e përbashkëta në luftë. Në një debat të zhvilluar midis Gjin Markut, Mynyr Xhindit dhe babait tim në thelb qëndronte kjo bisedë: “Ju kërkoni të vini yllin në flamurin tonë kombëtar dhe të bashkëpu-

noni me sllavin, - iu thotë babai ynë, - ndërsa ne duam Kosovën, dhe këtu rrugët ndahen.” Ky debat kish ndodhur në nëntor të vitit 1942. Kryesore është mohimi i luftës patriotike kundër fashizmit që është bërë nga nacionalistët Lufta e Ruzhdies më 13 mars 1943 kundër fashizmit italian është përshkruar nga vetë komandanti i forcave nacionaliste Tefik Sfiri: “Mbas formimit të çetës së parë në lumë të Metohut, që po drejtohej prej meje, u formuan edhe çeta të tjera të drejtuara nga patriotët Ali Zeneli, Selfo Hekali, Besim Belishova, Kadri e Jashar Cakrani, Eqerem Peshkopia etj. Qëllimi ynë ishte lufta kundër çdo pushtuesi në vendin tonë, prandaj ne i futnim në këto luftime edhe forcat e krahut komunist, që të bashkëpunonim kundër armikut të përbashkët. Në fillim bashkëpunimi ishte i frytshëm në aksionet që bënim, po më vonë prej forcave partizane po shihej se në aksione po na linin në baltë, duke devijuar apo ikur nga aksioni pa na njoftuar fare, duke na i lënë krahët zbuluar kundrejt armikut. Ja pse e them këtë: “Ne, çetat nacionaliste, koordinuam veprimet që t’u binim armiqve italianë edhe në vendqëndrimet e tyre, jo vetëm në aksione pritash apo luftime me ca bashkëpunëtorë tradhtarë shqiptarë të bashkuar me forcat armike pushtuese italiane. Zgjodhëm për këtë qëllim fshatin Ruzhdije, ku forcat italiane ishin të përqëndruara, por edhe ca larg nga qyteti i Fierit, gjë që na ndihmonte ne të çetave sulmuese, që e njohim mirë terrenin, t’i kishim krahët më të mbrojtur. Fillimin e luftimeve e shpejtoi edhe denoncimi që u kish bërë Isa Toska italianëve se do të sulmoheshin prej forcave tona nacionaliste dhe kështu, po të vonoheshim, do të rrezikonim luftën tonë. Në luftën e Ruzhdijes ne nacionalistët ftuam edhe çetën e Xhelal Staraveckës e Rahman Uruçit, që ishin në krahun e komunistëve. Ne gjithmonë kemi pasur si qëllim që luftën ta bënim të vëllazëruar, se të gjithë ishim shqiptarë, pa dallim ideje, dhe kishim të njëjtin qëllim: çlirimin e vendit nga pushtuesit dhe pastaj populli të vendoste demokratikisht se kush do të drejtonte pushtetin mbi këtë sovran. Për të koordinuar veprimet tona u mblodhëm të gjithë komandantët e çetave: unë (Tefik Sfiri), Ali Zeneli, Besim Belishova, Selfo Hekali, Eqerem Peshkopia, Kadri dhe Jashar Cakrani dhe Xhelal Staravecka me Rahman Uruçin, që e kishte komisar politik. Si iniciator, por dhe si komandat i së parës çetë nacionaliste që ishte formuar në krahinën e Mallakastrës, m’u la mua për luftimet... Të gjithëve iu caktuan vendet e përqendrimeve të luftimit, ku çetës komuniste të Xhelalit me Rahmanin iu caktua të ruhej Qafa e Visokës, se mos na vinin forca armike mbas shpine dhe të ruanin krahët. Këto veprime u bënë më datën 12 mars 1943 në darkë dhe gjatë natës. Të gjitha çetat ishin në vendet e caktuara. Në orën 4-30°° të mëngjesit ishte një kohë e vranët dhe i ftohtë marsi, dha sinjalin e sulmit...” Mbasi tregon në detaje të gjithë zhvillimin e luftës, të bën përshtypje tradhtia e shëmtuar e çetës komuniste të Xhelal Staraveckës dhe Rahman Uruçit, të cilët ishin larguar nga pozicionet e tyre duke na lënë hapur zbuluar para armikut. Në anën tjetër ishte trimëri e madhe e Jashar Cakranit, i cili nuk u tërhoq nga pozicioni i avancuar,dhe u vra duke luftuar në mënyrë

heroike. Për këtë luftë, nga më të mëdhatë kundër fashizmit, Tefiku, ka ngritur edhe një këngë, ndërsa Balli Kombëtar, sipas dokumentit, që ndodhet në AQU me numër 2185, 13 mars 1943 shkruan, se u plagosën 6 vullnetarë të lirisë, ndërsa mbetën të vrarë e të plagosur 172 ushtarë dhe oficerë italianë. Nga turpi historiografia komuniste e ka vlerësuar Jashar Cakranin si dëshmor të luftës, por duke i hequr titullin “Bej”; po ashtu, edhe faktin, që artileria dhe aviacioni italian, kanë bombarduar mbi forcat e veta, në një kodër, ku mendoheshin se ishin nacionalistët e Tefik Sfirit. Fakti është, se kjo luftë, jo vetëm mohohet në historinë e shkruar deri më sot, por nga historianët enveristë kjo është deformuar në mënyrë krejt të pabesueshme. Kështu, p.sh historiani ushtarak nënkolonel Sali Merkaj, në shkrimin dërguar Institutit të Studimeve Marksite-Leniniste, për t’u vendosur në histori pjesa me titull “Operacioni Fashist Italian kundër zonës Mallakastër, Tepelenë dhe Shpirag”, nga faqja 4 deri në faqen 6, shkruan, vetëm për tradhti të forcave balliste nga Tefik Sfiri, Ali Zeneli etj. akte të cilat flasin me fakte të kundërta. E njëjta gjë është edhe komunikata e jashtëzakonshme që fronti nacional-çlirimtar, ka lëshuar më datën 26 korrik 1943, të cilat po të ballafaqohen, do të quheshin fundi i historisë. Kronologji e zbulimit të historisë në fakte të pashkruara Janë mjaft dokumente, dëshmitarë të gjallë të historisë, ngjarje dhe episode të nacionalizmit, të cilat u “burgosën” nga autorët e komunizmit, jo thjesht për të vrarë frymën kombëtare, por për t’i faturuar të gjithë tradhtinë ndaj interesave kombëtare të sllavo-komunizmit. Nacionalizmi ka qenë kundër vëllavrasjes dhe me dëshirë të madhe bashkëpunimi kundër okupatorit fashist apo nazist, në veçanti deri në Mukje. Mirëpo, që në 10 korrik 1943, në Labinot, iu vu vula nga të dërguarit e Titos, që jo vetëm të luftohet çdo tendencë e nacionalizmit, por për çështjen e pushtetit komunist të kishte prioritet në luftë përpara edhe vetë okupatorit. Janë me dhjetëra dokumente, të cilat, nuk mund të botohen në një dosier, që flasin për luftimet e ndryshme, që kanë bërë nacionalistët kundër fashistëve italianë, në veçanti kundër bandës kriminale të Isa Toskës, të cilët janë mohuar dhe servirur në popull krejt ndryshe. Në ballafaqimin e figurës së Tefik Sfirit me Mehmet Shehun në Mallakastër, si dhe me atë të Enver Hoxhës në Kongresin e Përmetit, historiografia e vërtetë zbulon shitjen e vendit interesave sllave. Kështu p.sh mbas


dossier • E mërkurë 8 maj 2013

kon, mos e ka traditë nga i ati, Shehu i Çorrushit, se ai për tu bashkuar me bashibozukët e forcave të Haxhi Qamilit, tradhtoi edhe bashkëkrahinasit e tij, Ismail Klosin, Hajredin Fratarin (shto këtu Muharrem Lleshin dhe Baki Gjebran) dhe ia dorëzoi atyre forcave bashibozuke, të cilat i vranë në Berat. Të pavërtetat e thëna nga Mehmet Shehu në librin e tij “Vepra të Zgjedhura”, në librin e I janë të argumentuara, që nga mënyra e deformuar për krijimin e çetave të para në Mallakastër në ngjarjet e hidhura të luftës për të mbuluar shkaktarët e vërtetë të luftës vëllavrasëse, të cilat nuk ishin në fakt prej forcave nacionaliste, por në veprimet tinëzare e përçarëse të komunistëve që “hidhnin gurin e fshinin dorën”. Episode të tilla të deformimit të historisë, janë edhe në librin e Enver Hoxhës “Rreziku angloamerikan për Shqipërinë”, nga fq 204-210, ku Enver Hoxha tregon për ardhjen në Shqipëri të nënkolonelit anglez Lik, shefi i seksionit për Shqipërinë në Kuartierin e Përgjithshëm nuk zbulohet e vërteta e mostakimit të misionarit anglez me Tefik Sfirin, si nacionalist e patriot, por anatemohet si tradhtar i atdheut. Dëshmorët nacionalistë, në fakt, mbajnë vulën e terrorit komunist të shkaktuar nga serbët Dushan dhe Miladin dhe këto episode mund të lexohen fare mirë në AQSH, si p.sh në fondin 270 /AP dosja 11 etj.

luftës së Ruzhdijes vijojnë luftimet në Luar. Faktikisht janë zhvilluar dy herë luftime kundër Isa Toskës në fshatin Luar. Njëra në datat 1112 mars dhe tjetra po kundër Isa Toskës më 19 qershor 1943. Për luftimet kundër Isa Toskës, i cili ishte kurdoherë i shoqëruar nga forcat italiane me autoblinda dhe këmbësori, nacionalistët kanë luftuar të parët kriminelët dhe asnjëherë nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të tyre, siç i kanë interpretuar në veprat e veta Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Fakt është, që në luftën e Luarit familja e Rakip Ramushit u shfaros krejt nga Isa Toska për hakmarrje, sepse strehoi nacionalistët e Tefik Sfirit, Kadri Cakranit, Ali Zenelit etj. Po kështu lufta e Kurianit që u zhvillua në prill të vitit 1943, po kundër bandave të Isa Toskës dhe fashistëve italianë. Bile në këtë luftë më 4 prill 1943, çeta e Tefik Sfirit bashkëveproi me çetën e partizanëve të Zylyftar Veleshnjës. Kjo luftë u përballua kundër aeroplanëve dhe autoblindave armiq, dhe u vranë si dëshmorë, partizanë dhe vullnetarë te lirisë. Këtë fakt Tefik Sfiri e përmendi si mbrojtje ne gjyqin që i bëri komunizmi, bile edhe mjaft bashkëfshatarë të tij në Mallakastër, që e kishin jetuar atë kohë, por e mohuan. Janë mjaft të faktuara historikisht pikëpamjet e Tefikut në fjalën e tij në Ballsh, më 25 maj 1943. Po ashtu janë mjaft domethënëse elementët e patriotizmit të nacionalistëve në luftën e Qafës së Sfirit dhe Ngraçanit të zhvilluara në qershor-korrik 1943. Këtë operacion armik Italian që u bë në Mallakastër nga shumë drejtime: nga Fieri, Berati, Roskoveci e Memaliaj, së bashku me bandat e Isa Toskës, e mban mend mirë populli i Mallakastrës, për vrasjet e pushkatimet që janë bërë, në veçanti të familjeve që kishin lidhje me Tefik Sfirin. Dëshmitarët okularë, si Banush Azisi, Haxhi Ismaili, Neshat Halili e Shyqo Kula, kanë shkruar realisht për këto luftime, si një vlerë kombëtare e nacionalistëve. Mirëpo, në tërë veprat e Mehmet Shehut, ka një trillim të pathemeltë. Pikërisht për këtë operacion të zhvilluar në korrik të vitit 1943 Mehmet Shehu në vëllimin e parë të veprave të tij e shtrembëron krejtësisht, të cilin po ta citosh edhe nga ana logjike kundërshton vetveten. Mehmet Shehu nuk tregon të vërtetën e ngjarjeve, por shkruan historinë, ashtu si i intereson atij për të shkruar, dhe ballafaqimi me faktet e vërtetojnë, jo vetëm alibinë e Mehmet Shehut që do të shpallë si origjinë të vëllavrasjes Tefikun, por edhe shpik pabesi të krimit të Tefikut ndaj forcave partizane, të cilët, këta të vrarë partizanë, siç i thotë edhe Tefiku, “me çfarë emrash janë”? Në apologjinë e tij të mbrojtjes Tefiku e quan

gojën e komunistëve mashtrues e vëllavrasës, si Mehmet Shehu, sepse pabesia dhe fillimi i luftës vëllavrasëse është e provuar katërçipërisht se ishte me origjinë te forcat komuniste që provokonin një veprim të tillë, por për propagandë në popull duhej patjetër që të dinin që vet komunistët ishin viktima të kësaj tragjedie që do të ndodhte. Në 28 nëntor 1942 në Hekal faktohet që ishte vet Mehmet Shehu, i cili preu në besë mosbashkimin e premtuar me çetën nacionaliste. E vërteta qëndron kështu: “Çeta e Mallakastrës do të inaugurohej në Aranitas dhe aty do të takoheshin me shokun Vjosa. Kush është Vjosa, o Qemal, - më pyeti Tefiku? Më duket, është i biri i Shehut të Çorrushit, është kthyer këto ditë nga Spanja, - më tha Qemal Klosi. Vajtëm drejt e në shtëpinë, ku ishte Mehmeti. Vendosëm që të ngrinim çetën e Mallakastrës, ku u caktuam, unë komandant dhe unë komisar”. Mirëpo, çfarë ndodhi: Me urdhër të partisë së tij, dhe të Dushan Mugoshës, Mehmeti ngriti gjoja çetën plakë të Mallakastrës. E për këtë fakt janë mbi 20 dëshmitarë të gjallë që flasin sot. Kryesore është, që edhe Enver Hoxha ka mashtruar për Tefik Sfirin, sepse fakti është që kur misionarët anglezë, që do të merrnin pjesë në Kongresin e Përmetit, donin të takonin me Tefik Sfirin, Enver Hoxha iu tha: “Po takuat atë, nuk keni punë me ne të nacional-çlirimtares, sepse ai është tradhtar i atdheut”. Mirëpo, anglo-amerikanët e njihnin, si patriot të shquar të zonës së Mallakastrës, që para viteve 1940. Janë mjaft fakte historie, të cilat shënojnë përmbysjen e trajtimit për Luftën Antifashiste, në veçanti për ato që Mehmet Shehu shkruan për veten e tij. Në librin e tij “Vepra të zgjedhura” vëll. I, f. 32, Mehmet Shehu, e cilëson reaksionar dhe tradhtar Ballin Kombëtar, ku në fakt lufta e Gjormit më 30.12. 42 – 2.1.43; lufta në Sy Kuq të Greshicës më 5 shkurt 1943; në Luar Ruzhdije etj., janë vrarë fashistë italianë, por edhe vullnetarët e lirisë, që u quajtën më vonë reaksionarë e tradhtarë të Ballit. Tefiku thotë, se: “Z. Mehmet nuk flet fare për dredhitë e veta kundër forcave nacionaliste, që me krijimin e formacioneve të para në krahinën e Mallakastrës, kur i dredhoi fjalëve të tij, publikisht më 20 nëntor 1942, përpara popullit të Hekalit të Mallakastrës. Këtë za-

Dëshmitarët e gjallë të historisë, që flasin e shkruajnë mbas vitit 1990 Të tillë janë shumë, që kanë shkruar për Tefik Sfirin, si p.sh Rrapo Kufoj: “Tefik Sfiri nacionalist” botuar në gazetën “Balli i Kombit”, Abaz Ermenji për Tefikun; Haki Ballshi për Tefikun, e kështu me rradhë: Hysen e Qazim Hekali, Islam Lleshi, Xhemal Alimehmeti, Banush Azizi, Neshat Aliu, Adem Meqemeja, Ilmi Muharrem Qalliu, Bajram Karajfili, Flamur Velaj e dhjetëra të tjerë, të cilët e respektojnë në kufijtë e legjendës për Mallakastrën për çështjen kombëtare. Në AM PB dosja 22 24, ndodhet e tërë çështja e Tefik Sfirit, në veçanti në deponimet në hetuesi, ku tregohet me kurajë i gjithë aktiviteti nacionalist i të dënuarit me vdekje. E vërteta nuk heshtet dhe përfundon vetëm me pushkatim. Nga fundi i vitit 1944, kur partizanët e Enver Hoxhës, pothuajse e kishin fituar luftën, eksponentët kryesorë nacionalistë të Ballit e të Legalitetit ishin grupuar në afërsi të Lezhës për t’u larguar jashtë shtetit në Itali. Ndërmjet shumë eksponentëve, Tefik Sfiri, bëri thirrje që të mos largoheshin nga Shqipëria, se kishin bërë një betim dhe duhet të ktheheshin në male për të pritur ndihmën e anglo-amerikanëve. Kësaj thirrje, iu përgjigjën shumë vetë, sidomos nga komandantët e çetave si Besim Belishova, Ali Zeneli etj. Nga shokët e afërt të Tefikut u larguan për në Itali, Kadri Cak-

rani, Rauf Fratari. Tefiku u kthye në zonën e Mallakastrës, duke mbajtur me vete dy nipërat e tij (Ahmet dhe Adem Metohu, 22 dhe 17 vjeç). Terrori dhe raprezaliet komuniste në popull nuk njihnin kufij. Në janar të vitit 1945, Tefiku rrethohet me tradhti në një vend, ndërmjet Kurjanit e Luarit nga forcat e ndjekjes partizane dhe kapet. Pas disa kohe i mbajtur në hetuesi, në birucat e Vlorës, nxirret në gjyq në Fier. Nuk pranoi asgjë nga akuzat e bëra, si dhe Besim Belishova e bëjnë vet mbrojtjen në gjyq pa avokat. Dënohen me vdekje që të dy. Tefiku pushkatohet në një fashat afër Fierit dhe besimi varet në Ballsh, po në datën 26 korrik 1945. Persekutimi i familjes së Tefikut që kishte nisur, që nga italianët, vazh-

»

19

doi me egërsi gjatë të gjithë regjimit komunist. Djali i tij Flamuri ishte një nga ata që e arrestuan dhe e dënuan për gjoja “incidentin”e hedhjes së bombës në legatën sovjetike dhe përndjekja, internimi nuk iu ndanë gjatë të gjithë kohës së diktaturës. I Biri i tij Agim Velaj (Sfiri), i cili sot tregon me vërtetësi në librin e tij “Testamenti”, ka një përkushtim real ndaj fakteve të mbledhura në tërë Mallakastrën tek njerëzit e gjallë të historisë, por edhe nga ato burime arkivore shqiptare dhe gjermane, të cilat e paraqesin si një kundërshtar të rrezikshëm, jo vetëm të nazifashizmit, por edhe të komunizmit. Në vend të epilogut, disa vjersha: Komunizmi Komunizmi është sëmundje Kurrë s’ia gjen dot terapinë, Të mposhtë trupin, të pi mendjen, Kështu mposhti njerëzinë. Mjerë kush e ka provuar E di ç’ka hequr prej tij. Është si zgjebe, si murtajë, sëmundje që s’hiqet kollaj O popull, mos u mashtro! Komunistët janë gënjeshtarë, Nuk bëjnë kurrë atë që thonë, Janë pa din e pa iman Në gjak kanë vetëm krimin. Vetëm kështu , mund të sundojnë. Nuk e mbajnë kurrë premtimin, fatkeqësi sjellin ku shkojnë Detyrim kanë atdhetarët, të sqarojnë popullsinë, mos të mashtrohen shqiptarët, ndryshe, do ta mbajnë mbi shpinë Do ta mbajnë si të mallkuar, Nga zoti dhe perëndia, Veç me mendje të kulluar, Kështu do të shpëtojë njerëzia. Nga kjo farë e keqe shumë Nga kjo sëmundje e rëndë, E përhapur si kolera, Në çdo qoshe në çdo vend

Fier më 1942.

Po kështu, janë vjershat me dhjetë strofa me titull “Qenke i pabesë Mehmet!”. Në këtë vjershë të shkurtit 1943, Tefiku i ka shkruar si kundërveprim i pabesisë së Mehmet Shehut që në një anë e ftonte Tefikun me Veli Frashërin, që të krijonin çetën së bashku, kur e sheh se ata po e formonin, por nga ana tjetër, me udhëzimet e partisë, e formonte vet çetën plakë të Mallakastrës, që të dukej se ata, komunistët, ishin të parët. Vjersha është shkruar në shkurt të vitit 1943. Dhe vjersha tjetër “Këngë për luftën e Ruzhdijes” e shkruar në mars të vitit 1943, apo vjershat për luftën e Luarit dhe dëshmorin Selfo Hekali, si dhe vjershat për Jashar Cakranin, evokojnë luftën patriotike të tij në Mallakastër. Në 20 gusht 1943 Tefiku shkruan si anonim vjershën me titull “Me Dushanin, gjë s’u ndan”. Po kështu më 25 shtator 1943, shkruan për luftën vjershat me titull, “Jo luftës vëllavrasëse”. Dhe po aty një tjetër vjershë “Ndarja vëllavrasëse”. Janë mjaft shkrime e dokumente kujtimet, të cilat figurën e Tefik Sfirit nuk kanë përse ta lënë nën tokë pa eshtra, por historiografia e luftës antifashiste këtë patriot duhet ta rivendosë në vendin që i takon çdo patrioti e atdhetar,i që luftoi për Shqipërinë dhe jo për komunizmin. Kujtdo që nuk i vjen mirë le të referohet dhe të ballafaqohet me fakte, sesa, të merret me propagandë, ku kriminelët janë bërë heronj dhe heronjtë e vërtetë janë lënë pa varr. Më 21.7.1994, me dekret nr. 893, Presidenti i Republikës, i ka dhënë z. Tefik Sfiri, medaljen “Martir i demokracisë, me këtë motivacion: “Luftëtar i paepur në luftën për lirinë vendit dhe për mbrojtjen e ideve të tij antikomuniste”.


20

«

“Fundi i varkës së Noas”, kështu titullohet ekspozita e artistit Afrim Spahiu, e cila do të çelet sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe që është kuruar nga kritikja shqiptare Suzana Varvarica Kuka. Për drejtorin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, ekspozita “Fundi i varkës së Noas” e Afrim Spahiut është një ndër tre ekspozitat personale të përzgjedhura nga konkursi i vitit 2012 për programin e këtij viti. Ekspozita e Afrim Spahiut përfshin 76 fotografi, të cilat janë punuar mes viteve 1970-2012. Kuratorja e ekspozitës, Suzana Varvarica Kuka tha se fillesa e kësaj ekspozite është vetë pasioni i artistit Afrim Spahiu. Pjesa tjetër është dëshira

N

ë kuadër të nismës “Një komb, një gjuhë, një kulturë”, vjen për publikun shqiptar, të premten dhe të shtunën, (datë 10, 11 maj) shfaqja “Ameba”. Vepra e regjisorit nga Kosova, Orhan Kerkezi, është vënë premierë në skenën e teatrit “Dodona” të Prishtinës, simotër i Teatrit të “Metropolit” në Tiranë, para dy javësh. “Ameba” e regjisorit Kerkezi, është ndërthurje e pesë romaneve: “Ato letra i shkrova vet” e Hida Halimit, “Ditari” i Ana Frankut, “Prilli i thyer” i Ismail Kadaresë, “Orët” e Michael Cunninghamit dhe autobiografia “L’Amant” e Marguerite Durasit. Këto romane kanë të bëjnë me sakrificën dhe luftën për mbijetesë. Tek “Ameba” shpalosen rrëfimet që ndërlidhen edhe me realitetin tonë, pasi të pestë karakteret janë viktima që i bashkon sakrifica, janë karaktere të izoluara, sepse rrethi u shkakton dhembje. Sipas konceptit të Kerkezit, nëpërmjet konfliktit të brendshëm që kanë personazhet me rrethin, zbërthehet lufta për të mbetur gjallë dhe për të mbetur Njeri. “‘Ameba’ është mesazh i ditëve të sotme”, thotë regjisori Kerkezi, i cili nga njohësit dhe dashamirët e artit skenik në Kosovë, çmohet për stilin e tij të veçantë dhe origjinal. Idetë e tij zhvillohen deri në premierë, e cila për Kerkezin është “prova e fundit me shikues”. Prandaj, edhe “Ameba” në teatrin “Metropol” të Tiranës, është një premierë, një “provë e fundit me shikues”, meqë nga një skenë klasike duhet të adaptohet në skenën rrethore. Përmes “Amebës” Kerkezi pasqyron edhe realitetin në Kosovë. Shqiptarët e Kosovës e kanë të kufizuar lirinë e lëvizjes, ndaj aktorët nuk prekin në “tokë”. “Vështirësitë e realitetit tonë doja t’i shfaqja edhe në

Kulturë

E enjte 8 maj 2013 •

AFRIM SPAHIU, EKSPOZITË NË GAK

e saj për të qenë pjesë ekspozitës, pasi artisti i tregoi një kompleks të madh fotografish, ku ajo zbuloi pasionin e tij për të ndjekur përmes

syrit vëzhgues dhe shpirtëror gjithçka që e rrethonte. Ekspozita është e ndarë në katër seksione, të cilat kanë katër tituj: koha e largët, koha

e largët e së afërmes, koha e jonë dhe koha dokumentuese. Në këto katër sesione publiku do të ketë mundësinë të njihet me zhvillimin e të imazheve të artistit Afrim Spahiu. Artisti Afrim Spahiu është shprehur për medien se së bashku me kuratoren dhe drejtorin e Galerisë kanë bërë një punë të madhe duke i prezantuar punimet e tij në mënyrën më të bukur të mundshme. Ai po ashtu tha se shumë punime tjera nuk janë përfshirë në këtë ekspozitë dhe se ky koncept është vetëm një pikë e vogël në opusin e veprave nga karriera e tij 40-vjeçare.

“Ameba” E KOSOVËS NË TIRANË

Albes Fusha përzgjidhet si “FOTOGRAF I PA FRIKË” Disa ditë më parë “Fearless Photographers” seleksionoi dy foto të fotografit shqiptar Albes Fusha si pjesë të koleksionit të tyre fitues. “Fearless Photographers” është një organizim që përfshin 2,500 fotografët më të spikatur në fotografinë “wedding” (fotografinë e dasmës). Çmimi “Fearless Photographer” u jepet fotografëve që me guximin e tyre kreativ arrijnë të shtyjnë kufijtë e fotografisë profesionale të dasmës dhe njëkohësisht të ridimensionojnë fotografinë e eventit. “Fearless Photographers” seleksionon foto nga e gjithë bota për këtë konkurs, mes tyre edhe foto nga disa prej fotografëve më kreativë dhe sfidues të këtij zhanri.

“Nëntori i dytë” i restauruar, premierë në Boston Pas shfaqjes në disa qytete në Amerikë, filmi shqiptar “Nëntori i dytë” i restauruar do të shfaqet premierë edhe në Boston, SHBA, më datë 18 Maj. Ngjyra të gjalla, pastërti që të lejon të dallosh edhe motivet e qilimave, por mbi të gjitha e kuqja e flamurit është flakë, kjo është ajo çfarë shikon sot në këtë film, i cili e arriti këtë nivel pas restaurimit të tij. Filmi me regji të Viktor Gjikës erdhi 30 vjet pas krijimit të tij, si të ishte i ri. Falë një projekti restaurimi, i cili synon shpëtimin e trashëgimisë së Arkivit të Filmit Shqiptar, ky film ishte i pari që përfitoi dhe nuk ishte e rastësishme përzgjedhja e këtij filmi. Filmi simbol i Pavarësisë e meritonte këtë nder kur u shënua dhe 100-vjetori i themelimit të shtetit shqiptar. Pasi iu nënshtrua një procesi restaurimi dhe subtitrimi në gjuhën angleze, tashmë filmi po vijon të shfaqet si premierë edhe në Amerikë. Para se të fillonte procesi i transferimit të filmit, ai iu nënshtrua një pastrimi të detajuar, rregullimi të çdo kuadri dhe pastaj u bë transferimi në dixhital.

Zbulohen materiale të neolitit të hershëm në Vashtmi të Korçës

VIVALDI TE ARTET Vivaldi ka qenë kryefjala e koncertit të djeshëm të mbajtur në Akademinë e Arteve në Tiranë. Salla e madhe e Universitetit të Arteve ka mirëpritur veprat e kompozitorit të njohur italian Antonio Vivaldi në koncertin e titulluar “Ëndërr Vivaldiane”. Koncerti erdhi nën drejtimin e Znj. Suzana Turku, me të ftuar specialë sopranon Mariana Leka dhe mezosopranon Vikena Kamenica.

skenë”, thotë Kerkezi. Aktorët në lëvizin mbi kubusa, që simbolizojnë varret. Ndërsa, personazhet janë kufoma. Tepsitë e zbrazëta simbolizojnë varfërinë, ndërsa uji që pikon në to janë lotët e personazheve, të fatit jetësor që është për t’u qarë. Shfaqja zgjat 80 minuta. Interpretojnë: Makfire Kyqykaliu, Genta Ratkoceri, Blerta Sylkaj, Majlinda Kosumoviq dhe Rebeka Qena. Skenografia është realizuar nga Adem Rusinovci, ndërsa kostumografia nga Flutura Dedinja. Muzika mban emrin e Agron Shalës dhe Zbigniew Preisnerit. Mjeshtër ndriçimi është Skënder Latifi, ndërsa fotografia i takon Arben Llapashticës. Dizajni: Faton Hasimja. Mjeshtër skene: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi dhe Albert Gashi.

Zbulohen materiale të neolitit të hershëm në Vashtmi të Korçës. Ka qenë ekspedita shqiptare-amerikane, ajo e cila gjatë fushatës së tretë të gërmimeve në këtë zonë ka zbuluar nga kërkimet vegla prej kocke, guri, stralli dhe gjurmë të shtrojave të kasolleve që asaj kohe përdoreshin për banesa, të cilat datojnë 8.500 vjet para Krishtit. Arkeologët kanë gjetur gjithashtu gjatë gërmimeve edhe mbetje të enëve në qeramikë, dhe objekte të tjera, të cilat japin detaje mbi jetën e banorëve në këtë periudhë. Drejtuesit e ekspeditës kanë vlerësuar si mjaft të rëndësishme zbulimet, pasi sipas tyre Vashtëmia konsiderohet si vendbanimi më i hershëm në Shqipëri. Kemi gjetur vegla prej guri, stralli apo mbetje qeramike dhe objekte të tjera. Janë të një rëndësie të veçantë pasi Vashtëmia është vendbanimi më i hershëm në Shqipëri. Siti arkeologjik në Vashtëmi të Korçës zë një sipërfaqe prej afro pesë dynymësh dhe vitet e fundit ekspedita shqiptaro-amerikane ka mundur të zbulojë aty në mënyrë të vazhdueshme gjetje arkeologjike të epokës së gurit ,që mbartin rëndësi të veçantë.


• E enjte 8 maj 2013

Kogito i Kenzaburo Oe

Kulturë

»

21

Betejat civile, fëmija i dashur me probleme, dhuna nacionaliste, nobelisti japonez rrëfehet në një nga intervistat e rralla

T

ë intervistosh një fitues të çmimit “Nobel” për letërsi kurrë nuk është e lehtë. Ta intervistosh përmes emailit, përkitazi me një libër, tema e të cilit çnyjëzohet gjatë dëgjimit të një shiriti të regjistruar, është një salto mortale e dyfishtë. E pastaj nëse ai që duhet intervistuar është Kenzaburo Oe, 78 vjeç, i vlerësuar me “Nobel” më 1994, komplikimi është edhe më i madh. Si i ri, Oe e ka intervistuar revolucionarin Mao Ze Dong dhe filozofin francez Jean Paul Sartre. Nga Mao i kujtohet se “nuk pranonte pyetje, kufizohej ta citonte vetveten nga Libërthi i Kuq dhe të tymoste, ndërsa Kryeministri Zhou En Lai, për shaka, ia përvidhte mbajtësen e cigareve”. Edhe më zhgënjyes Sartre, i cili, siç kujton Oe, “kufizohej ta citonte veten nga eseu ‘Ekzistencializmi është humanizëm’, e unë e shkrova vetëm këtë titull dhe e lashë me kaq”. Si shumë punime të Oe, “Fëmija i shkëmbyer” është kryekëput autobiografik. Protagonisti Kogito Choko ka një fëmijë me probleme dhe Hiraki, i biri i Oe, ka një sëmundje të rëndë cerebrale. Gjatë rrjedhës së romanit, kunati i Kogitos, Goro Hanaëa, vetëvritet, me gjasë pa asnjë arsye, pikërisht si Juzo Itami, kunati i Oesë, një regjisor i njohur. Atëherë Kogito fillon të dëgjojë një seri regjistrimesh të lëna nga Goro, duke u përpjekur të gjejë arsyen e fshehur të fundit të tij. Do të zbulojë se kurrë nuk i njohim vërtet personat që i duam, se ndjenjat e tyre, fortësia e tyre, na ikin pa i vërejtur. Dashuritë e fshehta të Goros, fantazmat e Japonisë së sotme, ku rilind nacionalizmi i vjetër në qeverinë e Shinzo Abe, e bëjnë joshës leximin dhe e risjellin te ne veprën e Oesë, nganjëherë e lënë nën hije nga suksesi i Haruki Murakamit. Një bandë kriminelësh e kërcënon protagonistin dhe prej vitesh, tashmë, Oe përballet me dhunën e ekstremistëve. Mjeshtër, në dialogun në distancë mes Kogito Choko dhee Goro Hanawa, Lexuesi ju njeh ju, autorin, dhe kunatin tuaj të vërtetë Juzo Itami, vdekur si Goro, duke u vetëvrarë. Megjithatë, më pas, duke u thelluar në narracion, ju ia besoni meditimet tuaja vetë Goros. Kush është pra protagonisti juaj? Oe: “Kogito” dhe “Hanawa Goro” më reflektojnë pa dyshim mua dhe mikun tim të shtrenjtë Itami Juzo, në vitet tona të rinisë në Japoni. Megjithatë, gjatë rrjedhës së narracionit të “Fëmija i shkëmbyer”, që të dy shprehen dhe veprojnë sipas logjikës së vetë romanit. Për më tepër, për mua është shumë me rëndësi të provoj t’i kuptoj “ndjenjat” dhe “sjelljen” e tyre vetëm nëpërmjet faqeve të kam shkruar. Emri Kogito i kujton lexuesit evropian themelin e mendimit racionalist të kohës sonë me Decartesin, Cogito Ergo Sum. Por bashkë me besimin në arsye, personazhi juaj tregon brishtësinë e saj, në një epokë kur tjetërsimi, vetmia, thyerja e traditave na bëjnë të mos kemi shpresë te arsyeja. A është kështu? Oe: Emri i personazhit ‘Kogito’ ka origjinën nga emri i gjyshit tim, një lider i një institucioni të vogël provincial

japonez, siç rrëfej te “Fëmija i shkëmbyer”. Kur protagonisti nis të frekuentojë universitetin, shokët e kursit e tallin duke e asociuar këtë ‘Kogito’ me shprehjen Cogito ergo sum. Në gjithë këtë s’ka asgjë më shumë se njëfarë shakaje të rinjsh të kohëve të kaluara në vendin tim. Sot, përgjithësisht, edhe japonezët tregojnë respekt për nacionalitetin e filozofit Descartes.

vjetra’, ose librat dhe gazetat klasike. Vdekja finale në roman është në një sekret që rëndon mbi Kogiton dhe Goron, prej kohësh të largëta. Cili është morali: a jemi të dënuar të dialogojmë vetëm me zërin e të vdekurve tonë, të humbur, si Kogito me Goron? Oe: Sekretari i shtetit ameri“të flitet me të vdekurit’”. Ju shpesh na keni mësuar të ruhemi nga sentimentalizmi, të dimë ta shikojmë realitetin me forcë stoike. Oe: Në të vërtetë, aktualisht jam shumë i angazhuar në lëvizjen popullore në favor të mbylljes definitive të centraleve bërthamore në Japoni pas incidentit të Fukushimës. Këto ditë, për shembull, kam mbajtur një fjalim në punimet e një asambleje të madhe antibërthamore në Tokyo.

Vetëm se në epokën moderne dhe bashkëkohore, ashtu si edhe në Evropë dhe në Perëndim, edhe në Japoni kontradiktat që lindin përreth atij lloji të mendimit racionalist janë gjithnjë e më të pranishme. Tash më shumë se kurrë emri i protagonistit të romanit – Kogito=Cogito – denoton një qëllim mbi të gjitha farse dhe përqeshjeje. Goro – si edhe kunati juaj – vuan për shkak të padrejtësive të botës bashkëkohore, shtypit skandalistik, dhunës së krimit të organizuar Yakuza. Pse bota globale po e humb dialogun në një zinxhirë presioni, publik e privat, që si Goron i çon shumë prej nesh kah padrejtësia? Oe: ‘Bota jonë globale’ e sotme është një botë në të cilën në të vërtetë politika dhe kultura janë dominuar, gjithmonë e më tepër, nga ekonomia e tregut, tipike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë jam një shkrimtar i thjeshtë japonez dhe duhet pra të vazhdoj të shpreh protestën time të vogël kundër kësaj tendence globale të kohës sonë. Kogito kërcënohet nga tre keqbërës nacionalistë me një gjyle topi. Ju keni kaluar nëpër një gjykim kundër ambienteve ushtarake duke e fituar vetëm pas shumë vështirësish. Qeveria e Shinzo Abe thotë se do t’i rishikojë tekstet shkollore të historisë në lidhje me Luftën e Dytë Botërore, duke e çliruar Japoninë nga fajet e një të kaluare nacionaliste të cilën Japonia dhe Italia e kanë bashkëndarë, me plot dhimbje. Nga bomba atomike në Hiroshima, kur ju ishit dhjetë vjeç, deri më sot, të gjitha librat tuaj i kundërshtojnë këto fantazma: a po kthehen tani? Oe: ‘Sistemet e reja të komunikimit’, rrjetet dixhitale, përfshirë internetin, sigurisht përbëjnë një instrument të përshtatshëm për të propaganduar valët e reja të nacionalizmit. I njëjti pushtet politik japonez aktualisht po bën një përdorim të gjerë të këtyre ‘mjeteve të reja’ për objektivat dhe fushatat e veta. Ndërsa unë do të vazhdoj të rezistoj dhe t’i kundërvihem duke përdorur ‘mjetet e e mia të

kan Kissinger foli një herë për buzëqeshjen e Luciferit të Oesë dhe mund ta imagjinojmë derisa e dikton përgjigjen skeptike dhe autoritare: ‘Vetëm në romane është e mundshme

Si në veprat e mëparshme edhe në këtë gjejmë te i biri i Kogitos një fëmijë të shkathët nga shumë aspekte. Ju e keni pasur këtë eksperiencë me fëmijën tuaj Hiraki, që jeton ende me ju, e quani si personazhet e Winnie The Pooh, në jetë dhe në letërsi.

Oe: Biri im Hiraki, “personazh” i shumë romaneve të mia, i ka mbushur tashmë 50 vjeç. Jetoj me të në simbiozë, në shtëpi, me gruan time dhe do të vazhdoj ta bëj letësinë time po në këtë simbiozë. …. Hiraki luan dhe e njeh muzikën, por mezi flet. I pëlqen të përgjigjet në telefon dhe të thotë ‘Alo’ e pastaj ‘Jo’, pak fjalë. Kur thirrën nga Akademia suedeze në shtëpinë Oe për t’ia komunikuar fitimin e çmimit “Nobel”, u përgjigj Hiraki, i cili tha Alo? e pastaj Jo e Jo duke ia lëshuar telefonin të atit. Hiraki e kishte refuzuar Nobelin dy herë. «Kërkova ndjesë dhe thashë ‘E pranoj’, pastaj secili u kthyem në dhomat tona dhe me kaq mori fund kjo punë», ky është tregimi i vetëm që Kenzaburo Oe e ka nxjerrë nga ajo ditë historike. (Gianni Riotta, La Stampa)

“Kapela bizantine” gati për sezonin turistik Punimet restauruese në mozaikun mural të amfiteatrit të Durrësit, i cili njihet ndryshe si “Kapela Bizantine”, pothuajse janë në fazën përfundimtare dhe Amfiteatri është gati të presë turistët e shumtë të sezonit të ri 2013. Mozaiku gjendet në një prej galerive të amfiteatrit dhe është i ndërtuar qysh në shekullin e V pas Krishtit. Punimet për pastrimin dhe restaurimin e tij janë kryer nga dy arkeologë restauratorë, një nga Drejtoria rajonale e Monumenteve të Kulturës Durrës dhe tjetri nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe IMK. Këto punime u kryhen për shkak se mozaiku kishte marrë papastërti dhe alga të gjelbra që krijohen nga lagështira dhe vendi ku ai është ndërtuar. Kapela Bizantine është mjaft e vizituar nga turistët e huaj dhe bëhet me qëllimin që të jetë gati për vizitat e turistëve. Punimet u kryen sipas parametrave shkencorë, dhe sipas arkeologëve “në përfundim të këtyre punimeve mozaiku ka nxjerrë ngjyrat dhe cilësitë e tij të veçanta”. Mozaiku është tepër i rrallë, kjo pasi mozaikët muralë janë mjaft të rrallë dhe në vendin tonë mund të jenë shumë pak të tillë. Kapela Bizantine merr rëndësi të veçantë sepse 3 shekuj pas ndërtimit të amfiteatrit ky u bë përsëri i përdorshëm. Ajo se çfarë tregon ky mozaik, ende nuk është përcaktuar me saktësi, por mendohet se aty tregohen figura të shenjtorëve, ose ajo e perandorit bizantin Aleksandër. Një gjë është e sigurt se

mbishkrimet e shkruara në gjuhën greke në mozaik i dedikohen atij dhe ato përkthehen: “Zot, ndihmoje shërbëtorin tënd, Aleksandrin”. Durrësi trashëgon pasuri të konsideruara arkeologjike një pjesë e të cilave janë bërë objekt i zbulimeve, ndërsa të tjera presin fonde për të dalë në dritë. Amfiteatri i Durrësit ka tërhequr vëmendjen e arkeologëve të shumtë ndërkombëtar, një pjesë e të cilëve i janë përkushtuar zbulimeve në Durrës. Dy vite më parë në vendin e quajtur “Çesmja e Ferrës” janë nxjerrë në dritë 180 kg material të terakotës dhe qindra figurina të saj janë bërë objekt zbulimi nga arkeolog shqiptarë e francez. Universiteti Liles në Francë ka organizuar ekspedita kërkimi e zbulimi në Durrës nisur nga harta e gjetjes së rrënoja me pasuri të veçantë arkeologjike. Kërkimet në Durrës kanë vijuar për disa muaj deri sa arkeologët janë bindur te konkluzionet e tyre

lidhur me praninë e një pasurie të hershme arkeologjike në Durrës. Zbulimet e realizuara në vendin e quajtur “Çesmja e Ferrës” kanë dhënë dëshmi të reja, duke krijuar bindjen lidhur me pasurinë e madhe arkeologjike që strehon Durrësi në disa zona të njohura si vendbanime të hershme apo edhe punishte. Gjithnjë sipas studiuesve të arkeologjisë dhe departamentit përkatës në Tiranë të gjitha zbulimet tek “Çesmja e Ferrës” duhet t’i përkasin shekullit IV-V p.e.s. Figurinat prej balte e kanë ruajtur “freskinë” edhe pse kanë kaluar shekuj që nga koha e pranisë së tyre. Qyteti i Durrësit ka disa punishte të tilla me një histori shumë të hershme, e cila lidhet me kohën e sundimit të ilirëve, fakte të cilat tregojnë mbijetesën deri në ditët tona. Amfiteatri do të ketë dy cicerone gjatë këtij sezoni, specialistë të Drejtorisë së Monumenteve të Durrësit.


22

« speciale

Profil

E mërkurë 8 maj 2013 •

Dinastitë e pasura

afrikane

N

ë Afrikë po shfaqet një klub i ri: ai i bijve të udhëheqësve autokratë, të cilët tubojnë pasuri të konsiderueshme, ndërsa banorët e vendeve të tyre zhyten në varfëri të thellë. Banka Botërore vlerëson se në Guinenë Ekuatoriale 12 në 100 fëmijë vdesin para se të mbushin pesë vjet. Por djali i drejtuesit i liderit të vjetër të këtij vendi ka blerë një aeroplan “Gulfstream”, një vilë në Malibu dhe një orë që kushton 3.7 milionë dollarë. Nga ana tjetër rroga qeveritare që merr Teodoro Obiang Nguema Mangue është më e vogël se 100 000 dollarë. Në vitin 2007 SHBA-të shpenzuan afro 6.7 milionë dollarë në programet për ushqimin e fëmijëve të shkollave të varfra të Republikës së Kongos. Në ndërkohë, po në vitin 2006, gjatë një vizite pesëditore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së presidenti i këtij vendi, Denis Sassou-Nguesso, dhe eskorta e tij, shpenzuan mbi 150 000 dollarë vetëm për dhoma dhe shërbime hoteli. Në vitin 2007 organizata “Global Witness” dokumentoi se djali i presidentit Sassou-Nguesso shpenzoi qindra mijë dollarë për blerje në shtetet perëndimore. Kritikët pohojnë se një pjesë e madhe pasardhësve të pasur afrikanë kanë edhe një tjetër gjë të përbashkët: korrupsionin. Revista “Forbes” këtë vit njoftoi për debutimin e parë në listën e saj të një femre miliardere të Afrikës. Isabel dos Santos pohon se pasurinë e saj e ka fituar nëpërmjet punës së vështirë dhe vendimeve inteligjente në biznes. Por ajo është edhe vajza e presidentit shumëvjeçar të Angolës, gjë që i nxitë shumë kritikë që të shtrojnë pyetjen se si i fitoi ajo kontratat e shumta dhe të majme qeveritare. Arvind Ganesan, nga organizata “Human Rights Watch”, ka kaluar vite të tëra duke studiuar korrupsionin, me fokus të veçantë në Guinenë Ekuatoriale dhe në Angolë. “Ajo që të bën përshtypje në lidhje me të dyja këto dinasti është se, kur flitet për pasurinë, qoftë nëpërmjet procedurave ligjore, si në rastin e Obiangsave, apo për njoftimin se Isabel dos Santos tashmë është femra më e pasur në Afrikë, fillimisht duhet të shikohet historia. E historia e vërtetë tregon se me lidhjet e tyre me qeveri ata janë në gjendje të bëjnë investime fitimprurëse ose të kenë qasje në burime fitimprurëse të të ardhurave, të cilat u mundësojnë arritjen e kësaj pasurie. Veç kësaj Ganesan thekson se duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë edhe asaj se ku i marrin paratë këto familje. “Përgjithësisht ajo që duket është se krijimi i dinastive ekonomike ka për bazë dinastitë ekzistuese politike. Kjo, sipas mendimit tim, dhe jo vetëm timin, është një arsye për të hetuar se si i shpenzon qeveria të ardhurat e veta”, - thotë ai. Nga ana tjetër, ka kohë që hetuesit francezë po e hetojnë mënyrën se si familja Sassou-Nguesso arriti të blejë aq shumë shtëpi luksoze në Francë. Kohë më parë edhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë u përpoq të konfiskojë aeroplanin e Obiang, duke pohuar se aeroplani ishte blerë me para të paligjshme. Por aksioni dështoi për shkak të

mungesës së provave. Ndërkohë pritet që masa të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Analistët mendojnë se për zgjidhjen e abuzimeve të mundshme me pushtetin dhe për uljen e korrupsionit, në shumë vende afrikane nevojitet një presion i shtuar i brendshëm dhe i jashtëm. Corinna Gilfillan, nga organizata “Global Witness”, thotë se një prej mënyrave mënyrë është ndalimi i rrugëtimeve për zyrtarët e korruptuar. “Ne dëshirojmë të shohim që SHBA-të të godasin mbi shumat e parave të korruptuara që po hyjnë në vend. Kjo gjë mund të bëhet në disa mënyra. Njëra prej tyre është koksifikimi i pasurive të zyrtarëve të korruptuar, gjë që keni rastin ta shihni në rastin e Guinesë Ekuatoriale. Gjëja tjetër që mund të bëhet është përpjekja e ndalimit të hyrjes së parave të pista në SHBA. Kjo gjë mund t’ua vështirësojë shumë zyrtarëve të korruptuar futjen e parave të tyre në SHBA dhe shpenzimin e tyre në gjëra luksoze, në kohën kur popullata e tyre jeton në varfëri”, - thotë ajo. Sipas Gilfillan, grupi mbikëqyrës rekomandon që bankat të shqyrtojnë se nga vijnë paratë e investitorëve afrikanë, ndërsa nënvizon se trendi i pasurimit të udhëheqësve është në rritje, jo vetëm në Afrikë, por dhe në gjithë botën. Humanistja nga Afrika e Jugut, Elizabeth Donaldson, ndërkohë pohon se herë apo vonë disa prej fëmijëve të pasur të politikanëve afrikanë do ta kuptojnë se pasuria nuk është gjithçka. “Unë jam rritur me disa nga fëmijët që patën fatin të rriteshin të pasur, por jam e sigurt se kjo gjë nuk i bëri ata të lumtur, e as që funksionojnë më mirë se të tjerët. Në fakt, mendoj se ndodh krejt e kundërta”, - përfundon ajo.


SPORT • E enjte 8 maj 2013

T

rajneri i Realit, Zhoze Murinjo i ka qëndruar besnik idesë së tij për të pasur titullar në portë Diego Lopezit. Për Kasijasin vetëm stoli. Trajneri portugez i Realit nuk i është përulur presionit për kthimin e Kasijasit në portë. Përkundrazi, ai është shprehur se dëshiron të vijojë punën në Madrid edhe në sezonin e ardhshëm, duke preferuar Diego Lopezin mes dy shtyllave.

Murinjo kërkon të qëndrojë në Madrid Trajneri i Realit kokëfortë deri në fund. Edhe kundër Malagës ka vendosur t’i besojë Diego Lopezit, Kasijas në stol. “Deri në momentin që do të jem unë trajner do të luajë gjithnjë Diego Lopez”

Presioni për t’u larguar “Dua të punoj deri në ditën e fundit dhe të marr ato para që më takojnë. Nuk dua asgjë më shumë.” Një notë për 3 vjet punë “Nuk vendos nota.” Kasijas “Nuk kam asnjë problem me të. Por më pëlqen më shumë Diego Lopez dhe për këtë kam të drejtë. Është njëlloj nëse Kasijas deklaron se i pëlqen më shumë Pelegrini. Deri në momentin që do të jem unë trajner do të luajë gjithnjë Diego Lopez.”

Gjendja “Ndjehem mirë, normalisht dhe e kuptoj fare mirë se bota e futbollit nuk është dhe aq e ndryshme nga shoqëria në tërësi. Unë gjithsesi ndjehem mirë dhe jam i qetë.” Mendimi i vërtetë për Kasijasin? “Po e them njëherë e mirë që të kuptohemi, unë jam një trajner futbolli. Reali më ka ofruar një kontratë për të kryer detyrën e trajnerit dhe trajneri i futbollit ka disa detyra. Një ndër to është të vendosë se cili luan e cili jo. Nëse luan një lojtar dhe jo një tjetër unë nuk e hedh me monedhë. Vendimet e mia i marr pas diskutimesh e analizash të thella. E thashë më lart, Diego Lopez më pëlqen më shumë se Kasijas dhe këtu nuk po paragjykoj askënd. E kontrollon mirë zonën, luan mirë me këmbë, dominon topat në ajër. Për mua është njëlloj sikur Kasijas të thotë se më pëlqen më shumë Del Boske ose Pelegrini se Murinjo. Ose mund të thotë se më pëlqen më shumë një trajner ofensiv, ose më pak ofensiv. Njerëzit mund të thotë atë që mendojnë, mund të thonë se Murinjo nuk merr vesh nga futbolli, se Kasijas është 20 herë më

Forma e mirë që ka shfaqur me Realin e Madridit në mungesë të Iker Kasijasit, ka bërë që Diego Lopez të jetë nën shë-njestrën e Milanit për sezonin e ardhshëm. Njeriu që u ble në një operacion “blitz” nga Reali, pas dëmtimit 2-mujor të Kasijasit në muajin janar, ka qenë në gjendje që në javët e fundit të ruajë vendin e titullarit, pavarësisht rikthimit të portierit spanjoll. Disa paraqitje të mira të ish-numrit një Seviljes kanë bërë që tashmë Lopez të jetë në vëmendjen e disa prej skuadrave të mëdha të Evropës, midis të cilëve Arsenali dhe Milani. Sipas “Corriere dello Sport”, 36-vjeçari Abiati nuk është më në planet e kuqezinjve dhe ndonëse jo ekzaktësisht një premtim i së ardhmes, Lopez do të ofronte garanci të mira për 2-3 sezonet e ardhshme. Për të bindur Realin që të heqë dorë nga shërbimet e Lopezit, Milani mund të ofrojë rreth 5 milionë euro, vlerë më e lartë se 3,5 milionë eurot që Reali shpenzoi për ta siguruar në janar.

Ançeloti: Ibra e Verrati nuk ikin nga PSG! Në një kohë që aludohet se tek PSG do të ketë shumë largime, trajneri Ançeloti mohon se dy prej lojtarëve më të rëndësishëm, sidomos Ibra, nuk do të largohen sezonin e ardhshëm. “Shumë skuadra do të dëshironin të kishin Zllatan, por është një fat i madh për PSZH që ai luan këtu dhe po bën një punë të shkëlqyer”, tha Ançeloti për “Sky Sport 24”. “Ai do të vazhdojë të jetë pjesë e PSZH edhe në sezonin e ardhshëm, ashtu si edhe Marko Verrati”, mbylli Ançeloti.

i mirë se Lopez. Por besoj se duhet të respektoni një trajner që mendon dhe thotë se në portë duhet të luajë Diego Lopez, Albiol, Varane, Naço dhe Koentrao. Ja ku e morët vesh dhe formacionin ndaj Malagës. Dyshja VaraneSerxhio Ramos është e ardhmja e Realit. Albiol luan sepse e meriton, Koentrao luan se nuk kam alternativë tjetër dhe luan Diego sepse për

mua është më i miri. Unë jam trajneri i Realit të Madridit.” I pathyer në Madrid “Asnjë nga të mëdhenjtë e Evropës nuk e ka bërë. Nëse nuk janë mundur në Champions janë mundur në kupë. Flas për më të mëdhenjtë: Juventus, Inter, Milan, Napoli, Barcelona, Bajern… Ne na kanë mbetur dhe dy ndeshje në Madrid, por mendoj se nuk fitojmë ndonjë trofe

nëse nuk humbasim në fushën tonë. Gjithsesi ndaj Malagës duhet të bëjmë kujdes.” Miqtë pas largimit Nuk ndjehem i tradhtuar nga askush. Miqtë ruhen përgjithnjë. Njerëzit thonë se kam folur në telefon me lojtarët e Çelsit. Unë po them jo vetëm me ata. Flas me ata të Anzhit, Gallatasarajit, Bolonjës, Interit. Flas me të gjithë…”

FERGUSON GJEN PASARDHËSIN E TIJ Aleks Ferguson duket se ka gjetur pasardhësin e tij tek Man. Junajtid. Ferguson i cili herët a vonë duhet të mendojë për largimin, po mendon më parë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Devid Mojes pritet të bëhet trajneri i Mançester Junajtid, pasi Aleks Ferguson t’i japë lamtumirën “djajve të kuq”. Lajmi ka qarkulluar në mediat angleze, pasi është mësuar se tekniku aktual i Evertonit, një nga më të vlerësuarit në Angli, po mendon që t’i japë lamtumirën klubit që drejton aktualisht për t’u bërë për një sezon asistenti i Ferguson. Sipas burimeve të ndryshme, Mojes është i ndërgjegjshëm se kështu do të njihte shumë më mirë klubin legjendar, duke punuar një vit nën urdhrat e skocezit 71 vjeçar që do t’i tregonte me saktësi se si funksionojnë gjërat. 50 vjeçari Mojes ka 11 vite te Evertoni, duke e kthyer këtë klub të vogël me pak buxhet në

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

23

Diego Lopez për portën e Milanit

Dorëheqja “Po planifikoj të qëndroj në Madrid.”

Iniesta dhe Kasijas “Çdokush është i lirë të shprehë mendimin e tij, ndonëse unë mendoj se ai duhet të shqetësohet më shumë për klubin dhe shokët e tij. E pamë se çfarë ishte në gjendje të bënte Barcelona pa Mesin në gjysmëfinalet në Champions! E shihni pra sa e lehtë është të bësh analiza!”

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

një emër të njohur në Angli dhe duke dominuar për të dytin vit radhazi ndaj skuadrës më të famshme të qytetit, Liverpulit. Kontrata e tij përfundon në verë dhe kohët e fundit është përfolur për interesimin e Çelsit dhe Shalkes, por me sa duket ai ka pranuar një ofertë nga Mançester Junajtid. Ferguson ndërkohë ka punuar për të rinovuar plotësisht ekipin, që tashmë ka potencial jo vetëm të dominojë në Angli, por edhe të synojë fitoret në Evropë. Por skocezi është i ndërgjegjshëm që nuk mund të drejtojë përgjithmonë, ndaj i ka vënë si detyrë të fundit vetes që të gjejë edhe zëvendësuesin e tij. Ndonëse përflitej se këtë rol në të ardhmen do të kryente një mes Pol Skols dhe Rajan Gigs, duket se Ferguson ka menduar se është ende shumë herët që ata të marrin drejtimin e ekipit të parë, ndaj ka votuar për Mojes, një nga teknikët që vlerëson më shumë në Angli.

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Josa në mëdyshje në Korçë Nuk është zyrtare, por punët e Mirel Josës në Korçë nuk shkojnë vaj. Mes tij dhe presidentit Takaj ka një krisje që pas Kupës. Kjo mesa duket do ta largojë tiranasin nga kampionët, ndonëse është shpallur kampion. Gjithsesi gjërat ende janë në fazën e supozimeve dhe përfundimisht Takaj nuk ka marrë asnjë vendim. Gjasat janë që në stolin e kampionëve të ulet dikush tjetër dhe jo Mirel Josa që në ndeshjet e Europës.

Cana nuk tundet nga Lacio Sezon i jashtëzakonshëm për Lorik Canën që ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes në Itali. Shqiptari gjithsesi është në merkato, por derën lëvizjes së mundshme ia mbyll menaxheri i Lorikut Agim Cana: “Është trajneri që merr vendimet. Loriku është i kënaqur edhe si mesfushor dhe si trajner. Shpresojmë të luajë kështu edhe sezonin e ardhshëm, duke luajtur me vazhdimësi. Kur është mirë arrin të dalë mbi të gjithë. Duhet të mbyllë së bashku me Lacion në mënyrën më të mirë të mundshme këto tre ndeshje dhe finalen e Kupës. Transferimi larg Italisë? Është 100% lacial!”.

Etika mblidhet sot për çështjen “Besa” Komisioni i Etikës, sot do të diskutojë gjatë dhe do të marrë vendim për çështjen Besa dhe gjyqtarët e përfshirë në këtë aferë. Edhe pse një javë më parë Etika nuk morri asnjë vendim, duket se mbledhja e sotme do të vendosë përfundimisht në lidhje gjyqtarët, lojtarët dhe drejtuesit të përfshirë në aferat e Nexhat Bizhdilit. Mësohet se edhe letërporosia ka mbërritur në FSHF nga Prokuroria dhe Etika ka dorë të lirë për të nisur ndëshkimet. Komisioni i Etikës një javë më parë zyrtarisht ka nisur një hetim për të gjithë gjyqtarët, të cilët kanë konsumuar dhe shkëmbyer telefonata me drejtuesin e Besës, Nexhat Bizhdili.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E mërkurë 8 maj 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.