Kompensimi, riciklimi i vajit, Obama dhe

Page 1

»16-17

Magda Gëbels në mbrojtje të nazizmit

Gruaja që për ideologjinë vrau gjashtë fëmijët e saj E enjte

8 nëntor 2012

Viti VIII, Nr. 2817 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Vendimi

Ish-pronarët

Vajrat e makinave do të riciklohen në Shqipëri. Masat për licensën

»5

Minorenët Prindërit denoncojnë dashurinë mes dy të miturve, në pranga 15-vjeçari »8

Kriteret dhe afatet e reja për kompensimin Qeveria miraton skemën e përfitimit. Ndarja e përfituesve sipas sipërfaqes për të cilën kanë aplikuar. Formula që do të aplikohet për të shpallur fituesit e radhës. Si do të veprohet me familjet që kanë kërkuar kompensimin financiar në vitet e shkuara

»4

komisioni i ligjeve

Skandali Berati pa stendë për lajmërimin e vdekjeve, banorët në protestë »8

Përplasjet për shitjen e pronave të ushtrisë. Refuzohet hetimi Dritëro Agolli

Zgjedhjet në SHBA të bëhen shkollë për politikanët shqiptarë Fitorja e Presidentit Obama kthehet në reflektim njëditor për deputetët dhe kryetarët e partive »3

Automjetet Siguracioni i makinave, ndryshon pagesa dhe aplikimi »2

»3

Opinion

Miss & Mister

Emocionet dhe fjalët e më Nga Mehdi Hyseni Pranimi i modelit të bukurve pas spektaklit të dy Gjermanive e shpie Kosovën në Beograd »10 Nga Nebil Çika

Rikthim në vendin e krimit Ofertat e bashkëpunimit gjatë zhvillimit të spektaklit. Angazhimi për prezantim të fortë në arenën ndërkombëtare me rastin e 100-vjetorit

»18

»11

Nga Xhevat Mustafa

E drejta e votës, Fieri apo Brukseli?

»11


02

« ekonomi

E enjte 8 nëntor 2012 •

Aplikimi i sistemit të ri eliminon abuzimet nga agjentët

Sigurimi i makinave, tashmë pagesa do të bëhet në bankë P

Shtesë fondi me 5 milionë lekë për KQZ-në Mbi një vit pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011 qeveria miraton shtesë fondi në buxhetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pagesën e ekspertëve që kontrolluan fondet që partitë politike shpenzuar në fushatën zgjedhore. Sipas vendimit të marrë dje nga Këshilli i Ministrave, “Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në buxhetin e miratuar për vitin 2012, zëri “mallra e shërbime”, t’i shtohet një fond prej 5 000 000 lekësh për pagesën e ekspertëve kontabël të lincensuar për shërbimin e auditimit të fondeve të subjekteve zgjedhore për zgjedhjet vendore të datës 8 maj 2011. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave”. Kodi

Zgjedhor, neni 91 i tij, përcakton detyrimin ligjor të KQZ-së për të emëruar me short ekspertët kontabël të licensuar dhe të përzgjedhur sipas neni 92 të Kodit për të bërë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore për çdo parti politike të regjistruar si subjekt zgjedhor, apo kandidatët e propozuar nga zgjedhësit. Emërimi duhet të bëhet nga KQZ-ja jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Subjektet zgjedhore vënë në dispozicion të auditit të emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokumente apo të dhëna që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore, sipas këtij Kodi.

Takimi me fermerët e zonës së Reçit

Penalizmi

Mbështetja, Ruli: Do të aplikojmë subvencionet për gështenjën

Çmimi

olica e sigurimit të automjeteve tashmë do të paguhet nëpërmjet sistemit bankar. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën me dije se që prej datës 1 nëntor ka filluar zbatimi i projektit “Integrimi i regjistrit të policave me shitjen nëpërmjet sistemit bankar”. Ky projekt parashikon përfshirjen e detyrueshme të transaksionit të pagesës në policat e sigurimit, mundëson zhvillimin dhe kontrollin e tregut të sigurimeve motorike dhe jep mundësinë e krijimit të standardeve në veprimet financiare, duke filluar nga lëshimi i policave të sigurimit të detyrueshëm motorik e deri në pagesën e dëmeve si rrjedhojë e tyre. Me fillimin e zbatimit të këtij projekti konsumatorët do të shohin disa informacione shtesë në policën e tyre të sigurimit të detyrueshëm motorik. Përveç Kodit të Raportimit AMF do të jetë i pranishëm dhe kodi i transaksionit bankar të cilit i referohet polica e sigurimit. Për konsumatorët këto kode janë garancia e lëshimit të rregullt të policës së sigurimit të detyrueshëm motorik dhe i transmetimit të të dhënave të tyre në AMF. Me këtë masë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nuk bën gjë tjetër veçse rrit cilësinë e monitorimit të shoqërive të sigurimeve në drejtim të raportimit të saktë të policave të shitura, siguron mbrojtjen e konsumatorit dhe forcon tregun e sigurimeve. Ndërkohë kompanitë kanë trefishuar çmimet për sigurimin e automjeteve, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është duke bashkëpunuar me Bankën Botërore për të stabilizuar situatën në treg. Shumë shpejt për caktimin e tarifave të sigurimit të automjeteve do të përdoret një metodologji që do të mbajë parasysh një gamë të gjerë detajesh, që nga standardet e rrezikut që paraqet çdo subjekt, te vendndodhja e tij gjeografike, deri tek të dhënat teknike të mjetit e te historiku personal i të siguruarit. Edhe çmimi që do t’u vendoset siguracioneve të makinave do të jetë shumë i detajuar. Ky projekt vjen pas heqjes me ligj të regjimit të tarifave fikse në sigurimin e detyrueshëm motorik. Në këto kushte, projekti do të synojë të zgjidhë disa çështje të rëndësishme për të lehtësuar tranzicionin drejt një tarifimi më efiçent, që është ai me bazë riskun. Një nga aspektet më të rëndësishme është të sigurohen mjetet e duhura për të garantuar shoqëritë e sigurimit të mbajnë rezerva të mjaftueshme për përgjegjësitë që ato kanë ndërmarrë, duke e konceptuar në dy forma: e para, ndërtimi i një procesi për të verifikuar nëse provigjonet për dëme janë të mjaftueshme për situatat e njohura; dhe e dyta, ndërtimi i një procesi për të siguruar që biznesi dhe risqet e rino-

Qeveria paguan kotrolluesit e financave

Në rast se një mjet i siguruar, por me mangësi në dokumentacion aksidentohet (mangësi që kanë të bëjnë me mungesën e kolaudimit të mjetit apo me dokumentacion të paplotë), do të përfitojë përsëri vetëm 50% të shumës nga kompania ku është siguruar, pasi do të konsiderohet bashkëfajtor në aksident. I njëjti parim vlen edhe nëse drejtuesi i automjetit në fjalë në çastin e aksidentit nuk ka vendosur rripin e sigurimit apo shkel rregulla të ndryshme të kodit rrugor. Paketa e re e propozimeve të kompanive i kushton vëmendje të veçantë vendndodhjes së mjetit, që do të thotë se në qytetet me frekuencë më të shpeshtë aksidentesh është normale që shoferët të paguajnë më shumë për t’u siguruar. Statistikat në vend kanë treguar që frekuenca të larta në dëme ka në prefekturën e Tiranës, Durrësit, Vlorës, për faktin se edhe numri i mjeteve që qarkullojnë është shumë i lartë krahasuar me rrethet e tjera.

Kuadri i ri ligjor, kompanitë propozojnë ndryshimet Kompanitë e sigurimeve kanë përgatitur një sërë ndryshimesh në kuadrin rregullator, përmes të cilit përcaktohen tarifat e sigurimit të automjeteve. Ndryshimet e propozuara nga kompanitë vijnë në një kohë kur AMF-ja po punon për ndryshimin e kuadrit rregullator që përcakton tarifat e sigurimeve të automjeteve, ku do të përfshihen elemente si: vendndodhja e mjetit, lloji ose fuqia e tij motorike, mosha dhe gjinia e drejtuesit dhe historiku i tij i dëmeve. Një prej ndryshimeve ka të bëjë me të drejtën e përdorimit të një automjeti nga disa persona. Kështu, është propozuar që në çdo rast kur një mjet kërkohet të përdoret jo vetëm nga pronari, por edhe nga të tjerë, diçka e tillë të bëhet e mundur vetëm pas një autorizimi me shkrim të lëshuar nga shoqëria ku është siguruar automjeti. Një ndryshim tjetër i propozuar nga kompanitë për t’u përfshirë në draft ka të bëjë me limitin e përgjegjësisë në rastin kur dëmet shkaktohen nga mjete të pasiguruara.

vueshme sigurohen me çmime teknikisht të pranueshme. Projekti do të ketë në vëmendje dhe disa përmirësime që mund t’i bëhen Qendrës së Informacionit të Sigurimit të Detyrueshëm Motorik, me fokus dhe ngritjen e fazës së tretë të saj, sistemin Bonus-

Malus. Po kështu do të bëhet i mundur dhe zhvillimi i një strategjie për menaxhimin e numrit të të pasiguruarve. Pritshmëritë e projektit janë tepër konkrete, duke i dhënë formë dhe strategjisë që AMF ka pasur për liberalizimin e sigurimit të detyrueshëm motorik.

Ministria e Bujqësisë do të nisë aplikimin e subvencionimit edhe për gështenjat, një kulturë që nuk është financuar deri më tani. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, gjatë një takimi që pati me përfaqësues të shoqatës “Reçi Prodhimtar” në Malësinë e Madhe tha se shfrytëzimi i këtij potenciali është një mundësi e mirë si për të krijuar të ardhura, ashtu dhe për të përfituar nga skemat mbështetëse apo nga kreditë me interes zero. “Sivjet ne kemi nisur një projekt që e financojmë, kredi pa interes në zonën e Tropojës. Ky projekt do të zhvillohet në disa faza, që ka çembrionizimin, sterizilimin, tharjen e më tej deri edhe përpunimin e miellit të gështenjës. Jam i sigurt

se vitin që vjen një projekt i tillë, ndoshta i një mase më të vogël, pra një punishte që të bëjë të paktën tharjen dhe sterizilimin e gështenjës, do të jetë i nevojshëm edhe në këtë zonë. Fakti që ju vetë ia keni parë leverdinë këtij aktiviteti, na detyron ne si shtet që t’u mbështesim. Shteti me skemat e tij mbështet fermerin apo investitorin prodhues dhe krijues, atë që di të realizojë dhe të nxjerrë lekun, të ardhurën aty ku nuk është mësuar më parë të nxjerrë”, - tha Ruli. Kërkesa e madhe për eksport për gështenjën e Reçit ka bërë të mundur që sivjet çmimi i grumbullimit (blerjes nga fermerët) të jetë në vlerën 110 lekë për kg dhe çmimi i eksportit të jetë 130 000 lekë për ton.

Metodikë standarde për vendosjen e çmimit

Problemet me ujin e pijshëm, Bode kritikon institucionet Ministri i Financave, Ridvan Bode, kritikoi ashpër dje Entin Rregullator të Ujit dhe ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve, duke u faturuar fajin për infrastrukturën e keqe të shpërndarjes dhe cilësinë. Bode tha se gjendja është problematike dhe si mall uji i pijshëm duhet t’u nënshtrohet rregullave të tregut. Sipas Ministrit të Financave, duhet të përcaktohet një metodikë standarde për vendosjen e çmimit, duke përcaktuar nivelin e humbjeve në rrjet, në mënyrë që faturën të mos e paguajë konsumatori. Ndër të tjera Bode u shpreh se qeveria deri tani ka investuar rreth 46 miliardë lekë në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, por tani e tutje qeveria do

të kreditojë dhe do të jenë ndërmarrjet ato që duhet të shlyejnë detyrimet për të bërë investime të mëtejshme. Ndërkaq drejtori i përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Sahit Dollapi, propozoi që skema e subvencionimit të ndryshojë, duke u bërë sipas performancës së kompanive dhe fondet të mos u jepen bashkive e komunave, për shkak se këto të fundit nuk janë efiçente në shpërndarjen e tyre. Për shkak të infrastrukturës së dobët, Tirana dhe mjaft qytete të tjera kanë probleme të furnizimit me ujë të pijshëm. Uji nuk është 24 orë në ditë dhe për shkak të amortizimit të rrjetit vjen me erë të keqe, duke u bërë i pakonsumueshëm.


politikë • E enjte 8 nëntor 2012

»

03

Kreu i Mbrojtjes seancës dëgjimore në Kuvend për pronat e ushtrisë

100-vjetori

Shitja, prova për implikim të Imamit

Muaji i mirëkuptimit

PS publikon dokumentet, ministri: Nuk shesim ne, por METE

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë shembull për klasën politike shqiptare. Ky është mesazhi i thënë thjesht dhe qartë nga ana e diplomacisë së huaj të akredituar në Tiranën zyrtare menjëherë pas shpalljes së rezultatit për presidencialet në Amerika. Ambasadorët Arvizu dhe Volfart kanë kërkuar nga partitë politike që zgjedhjet e SHBA-ve të jenë shembull për funksionimin e demokracisë në vend. Menjëherë pas publikimit të lajmit për rizgjedhjen e Obamës në krye të SHBA-ve kanë nisur mesazhet e urimit. Pjesë e këtyre urimeve kanë qenë dhe mesazhet e ardhura nga krerët e lartë të shtetit shqiptar, nga përfaqësues të politikës. Por nuk ka munguar dhe urimi i patriarkut socialist Dritëro Agolli. Presidenti Bujar Nishani ka vlerësuar maksimalisht si zhvillimin e zgjedhjeve në SHBA, ashtu dhe rizgjedhjen e Obamës. Sipas tij, zgjedhjet në SHBA janë një leksion demokracie për të

Shtëpia në Jal

O

pozita ngriti akuza të forta për ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, të shoqëruara edhe me prova për shitje të paligjshme në mënyrë preferenciale të pronave të Ministrisë së Mbrojtjes. Ato pa dyshim që u kundërshtuan nga ministri Imami gjatë seancës dëgjime për këtë çështje në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare, me arsyetimin se dikasteri që ai drejton nuk ka tagrin e shitjes apo privatizimit të pronave, por vetëm Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave. “Ka një fushatë që është mbështetur në të pavërteta, në trillime, në mashtrime. Ministria e Mbrojtjes nuk shet, nuk shet, nuk shet. Kemi ministrinë e ekonomisë dhe atë të financave që përmes agjencisë së ankandeve bëjnë shitjen. Ne vetëm dorëzojmë pronën. Detyra jonë e vetme është vetëm të dorëzojmë pronës me të njëjtën sipërfaqe që ka pasur më 1990-n”, - tha Imami. Ai sqaroi se vetë Ministria po bën auditime për raste kur janë sinjalizuar për shkelje, për të cilat Imami tha se pas hapave ligjorë do t’i drejtohet me një padi Prokurorisë. Nga ana tjetër, edhe opozita paralajmëroi se do të vijojë të denoncojë në mënyrat të përhershme shkeljet e ligjit nga ministri Imami. “Kam në dorë një material të firmosur nga njerëz të tu të vartësisë. Ju bëjnë ju subjekt në shitjen e një aseti të Ministrisë së Mbrojtjes në mënyrë ekstrakontabël”, - tha socialisti Pirro Lutaj referuar një dokumenti të firmosur nga auditimi i Ministrisë Mbrojtjes

Klubi “Partizani”

Albana Lika

Ministri i Mbrojtjes, Imami, sqaroi se prona si tokë e klubit sportiv “Partizanit” i është kthyer pronarit nga Ministria e Ekonomisë dhe ndërtesa është shitur para se ai të bëhej ministër. “Sport klub ‘Partizanit’ ka ik me kohë, s’i duhej më ushtrisë. Ky shembull është demagogjik, pasi prona si tokë i është kthyer pronarit nga Ministria e Ekonomisë. Të gjitha veprimet janë bërë përpara se unë të vija ministër. Është shitur ndërtesa nga Ministria e Financave., jo unë”, - tha Imami. Ministria e Mbrojtjes, sipas Imamit, ka bërë vetëm saktësimin e kufijtë e pronave. Ai tha se mbi hartat janë bërë korrigjime në vitet 2000. Referuar shtëpisë së pushuesve në Jal, për të cilën opozita pretendon se është abuzuar, Imami tha se është konstatuar një mosrakordim i shifrave të sipërfaqes sipas matjeve të viteve 2000 dhe ato të bëra tani. “Për ruajtjen e tyre ishte caktuar kapter Mynyr Rexhepi, i cili 20 ditë pas emërimit i ka dhënë pronë gruas nga ky truall”, - tha ai.

Opozita

Dokumentet e paraqitura në komision nga Lutaj

për shitjen e klubit sportiv “Partizani”. Pasi prezantoi para deputetëve të Komisionit raportin e plotë të auditimit, që implikonte Ministrinë e Mbrojtjes në këtë shitje në favor të blerësit, deputeti socialist tha se Imami mashtron opinionin publik kur thotë se Ministria e Mbrojtjes nuk shet prona. “Është kjo arsyeja që unë refuzoj të dëgjoj herë pas here konferenca shtypi nga ana juaj me të pavërteta të neveritshme dhe vazhdoj të insistoj se mbyllja që i keni bërë Ministrisë së Mbrojtjes duke bllokuar mbikëqyrjen parlamentare nuk është e rastë-

sishme, por e qëllimtë”, - akuzoi Lutaj. Deputeti tjetër i PS-së, Ben Blushi, e cilësoi gatishmërinë e ministrit për të raportuar para Kuvendit vetëm kur atë e kërkon PD-ja si një teatër. “Pyetja është: a ka mundësi opozita të kontrollojë ministrin e Mbrojtjes? Kush e përcakton se cilat prona dalin në shitje? Si vjen ministri i Mbrojtjes për të raportuar vetëm atëherë kur e thërrisni ju? Atëherë mua më mbetet të them se ky është një teatër i PD-së për të mbrojtur ministrin e saj, ku ju jeni figurantë, ne spektatorë dhe aktori kryesor është Arben Imami”, – tha Blushi.

Auditimi nga grupi i punës u realizua nga data 28.12.2011 deri më 20.02.2012. Nga auditimi i bërë në fushën e administrimit për regjistrimin e vlerës së pronës nr.11 me emërtimin “Klubi sportiv ‘Partizani’” rezulton se veprimet e kontabilitetit të kësaj prone janë kryer në mënyrë ekstrakontabël dhe pa dokument. Sipas protokollit të Dhomës së Noterisë Tiranë, me nr. 3553 dhe nr. 661 të mbajtur mes palëve, rezulton se kjo procedurë është bërë në kundërshtim me dokumentimin e veprimeve ekonomikofinanciare, ligjin nr. 6942 “Për ruajtjen, dokumentimin e vlerave materiale e monetare”, nr. 9228 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të VKM nr. 783, “Për përcaktimin e standardeve dhe rregullave kontabël” dhe ngarkon me përgjegjësi grupin e punës dhe ish-shefin e financës së shtabit të KM. Kontrata e shitjes është bërë për sipërfaqen totale 26.524 metra katrorë, nga 28.000 metra katrorë që është në fakt. Krahasuar me procesverbalin e marrjes në dorëzim nga komisioni i ngritur për këtë qellim, referuar matjeve të Institutit të Gjeografisë Ushtarake, kjo sipërfaqe është 31000 metra katrorë dhe diferenca e pasqyruar në kontratën e shitjes arrin në 4478 metra katrorë në favor të blerësit.

Zgjedhjet në SHBA një leksion demokracie për klasën politike shqiptare

Tirana mesazhe urimi për Presidentin Obama Dritëro Agolli letër urimi ambasadorit amerikan Arvizu •Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama theksoi se fitorja e Presidentit Obama është fitorja e platformës që mbron shtresën e mesme e të varfër. •Me anë të një letre Dritëro Agolli uroi ambasadorin Arvizu, duke shpresuar që zgjedhjet të jenë një shkollë frutdhënëse për politikën e ashpër shqiptare •Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka uruar sot Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama për rizgjedhjen e tij. •Liderët e Kosovës kanë uruar Barack Obaman me rastin e rizgjedhjes së tij për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

gjitha shtetet e botës dhe pa dyshim edhe për Shqipërinë, e cila pret që të ketë zgjedhje vitin tjetër. “Mesazhi më i madh është ajo që dhanë dy kandidatët, të cilët e ngritën fushatën e tyre mbi bazën e projekteve dhe platformave dhe i konsiderojnë ato në interes të popullit ameri-

kan. Ky është mesazhi më i mirë që vjen për Shqipërinë”, - vuri në dukje Nishani. “Një rizgjedhje plotësisht e merituar”, - kështu e ka cilësuar rizgjedhjen si Presidentit të SHBA-ve Barak Obama Kryeministri Berisha. Në fillim të fjalës së tij në mbledhjen e sotme të qeverisë Berisha e

vlerësoi rolin e Obamës në këta katër vjet jo vetëm për SHBA-të, por dhe për mbarë botën. Barak Obama udhëhoqi SHBA-të dhe botën në kohën më të vështirë pas Luftës së Dytë Botërore. Nën udhëheqjen e tij SHBA-të përballuan me sukses krizën më të thellë në historinë pas viteve

’30 të shekullit të kaluar dhe u shndërrua në faktor udhëheqës të shpresës”, - vuri në dukje Berisha. Njëkohësisht në këtë meritë kreu i qeverisë përfshiu dhe kontributin e SHBA-ve nën drejtimin e Obamës për vendosjen dhe konsolidimin e paqes dhe të stabilitetit në botë.

Berisha: Sa mirë që Rama do të festojë me ne! Kryeministri Berisha shprehu përgëzimin e tij në adresë të kreut të opozitës Edi Rama që do të jetë më 28 nëntor në Vlorë për të nderuar së bashku Ismail Qemalin dhe të gjithë burrat që firmosën Deklaratën e Pavarësisë, qytetarët e Vlorës dhe të gjithë qytetarët shqiptarë. Më pas, siç ritheksoi Berisha për të disatën herë, festa do të vazhdojë në Tiranë. Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave shefi i saj e vlerësoi muajin nëntor si një muaj shumë të veçantë, në të cilin ne duhet të ndihemi krenarë e të privilegjuar që festojmë 100-vjetorin e pavarësisë së vendit, që qëndron mbi sakrificat mbinjerëzore të qindra mijë shqiptarëve në këta 100 vjet. “Më erdhi shumë mirë që zoti Rama do të jetë me ne më datën 28 nëntor në Vlorë. Ky ishte një zhvillim shumë pozitiv. Pretendimet e medieve të kontrolluara se nuk do të festohet 28 nëntori në Vlorë ishin një absurditet absolut. Siç kam e theksuar në të gjitha daljet, do të festohet në mënyrë madhështore. Natyrisht, në qoftë se për një provincializëm të shkuar hoxhist mendohet të përjashtohet Tirana, por ajo nuk është as imja as e zotit Rama, është e të gjithë shqiptarëve në Shqipëri, e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë në Ballkan e në botë. Ndaj Tirana nuk mund të përjashtohet”, - tha shefi i ekzekutivit. Referuar muaji nëntor, që për Kryeministrin për shkak të domethënies sinjikative fton për mirëkuptim. “Ky muaj më shumë se çdo gjë tjetër është një apel për t’u bashkuar rreth interesit të vendit e kombit tonë, që është njëherësh interesi më i parë i çdo qytetari”, - tha ai. Në këtë kontekst, shefi i qeverisë i ripërsëriti dje kreut të PS-së ftesën për të shqyrtuar e miratuar bashkërisht në parlament tri ligjet e kërkuara nga KE-ja për t’u përmbushur si pjesë e reformave të procesit integrues. “Unë jam i bindur se, në rast se do të udhëhiqemi nga interesi jetik i qytetarëve shqiptarë, nga interesi i shoqërisë shqiptare, nga interesi kombëtar, i cili është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, nuk mund të ketë asnjë pengesë për votimin e këtyre tri ligjeve”, - tha ai.


04

« politikë

E enjte 8 nëntor 2012 •

Qeveria hap procedurën e paraqitjes së kërkesës. Formula për shpalljen e përfituesve

Kriteret e reja për kompensimin financiar

Q

everia ka miratuar dje procedurën e re të kompesimit financiar për ish-pronarët. Sipas vendimit pritet që para vitit të ri të shpallen fituesit që do të përfitojnë nga ndarja e fondi e programuar për këtë vit. Në vendim parashikohet që pesë ditë nga hyrja në fuqi e vendimit, (i cili duhet të botohet në Fletoren Zyrtare) ish-pronarët do të kenë të drejtën e aplikimit. Ndërsa pas hapjes së procedurave AKKP do të presë dokumentet për një muaj me radhë. Pas kësaj do të verifikohen të dhënat si dhe do të miratohet lista e fituesve për vitin 2012. Megjithatë, për të kryer aplikimin ish-pronarët do të duhet të paguajnë faturën e hapjes së dosjeve e cila shkon në 2 mijë lekë. Nga kjo tarifë do të përajshtohen ata subjekte të cilët kanë aplikuar në vitet e shkuara por që nuk janë shpallur fitues. Në këtë rast ata do të paraqesin faturën me të cilën kanë kryer pagesë. Për të përcaktuar rendin e fituesve, AKKP do të bazohet në vitin kur është paraqitur dosja për herë të parë për njohje në agjencitë vendore. Madje dhe në rastet kur mbi këtë dosje janë bërë përpunime, kualifikimi do të vendoset mbi datën e parë të aplikimit. Vendimi i plotë PER PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË KRITEREVE PËR SHPËRNDARJEN E FONDIT TË KOMPENSIMIT PRONARËVE, NË TË HOLLA, PËR VITIN 2012 Në mbështetje të nenit 100 të

2. Kompensimi të bëhet për pronën e llojit truall, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit të jetë sipas skemës së mëposhtme: a) Për pronat e njohura për kompensim deri në 1500 (një mijë e pesëqind) m², masa e kompensimit të jetë deri në 200 (dyqind) m². b) Për pronat e njohura për kompensim mbi 1500 (një mijë e pesëqind) m² deri në 3000 (tre mijë) m²,

Kushtetutës, të neneve 11, pika 1, shkronja “d”, e 17, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 5, të ligjit nr.10239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur për kompensim, të kompensohen sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit, vetëm nëse përmbushen këto kritere: a) Vendimi, që ka përcaktuar kompensimin e pronës, është përfundimtar; b) Vendimi, që ka përcaktuar kompensimin e pronës, është i ekzekutueshëm; c) Vendimi, për të cilin aplikohet, nuk është trajtuar asnjëherë me kompensim. Në rastin e vendimeve të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për efekt klasifikimi, do të merret numri dhe

ç) planvendosjen përkatëse të vendimit, si edhe planin e rilevimit të pronës së njohur për kompensim në fragmentin e hartës treguese të regjistrimit të pasurive të paluajtshme; d) dëshminë e trashëgimisë; dh) nëse disponon, prokurë të posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, në ato raste kur pjesët takuese nuk janë të përcaktuara në vendimin e KKP-së/ ZRAKKP-së; e) vendimet e KKP-së/ZRAKKP-së ku janë përcaktuar pjesët takuese të secilit bashkëpronar. ë) çdo akt tjetër gjyqësor apo administrativ me anë të të cilëve provohet pjesa takuese e secilit bashkëpronar. f) dokumentin e identifikimit (letërnjoftim apo pasaportë) të përfaqësuesit të pajisur me prokurë; g) mandatpagesën. 5. Në rastin e kërkesave të paraqitura në AKKP, në mbështetje të vendimeve të Këshillit të Ministrave nr.1343, datë 4.6.2008, “Për miratimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit të pronarëve, në të holla, për vitin 2008”, nr.487, datë 6.5.2009, “Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit, të pronarëve, në të holla, për vitin 2009”, dhe nr.192, datë 9.3.2011, “Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit, pronarëve, në të holla, për vitin 2011”, të cilat nuk janë pranuar nga AKKP-ja për pamjaftueshmëri fondi, kërkuesit duhet të pohojnë vullnetin e tyre, nëpërmjet një kërkese të re, për kompensimin, të shoqëruar me dokumentet e parashikuara në pikën 6, të këtij vendimi.

masa e kompensimit të jetë 300 (treqind) m². c) Për pronat e njohura për kompensim mbi 3000 (tre mijë) m² deri në 5000 (pesë mijë) m², masa e kompensimit të jetë 400 (katërqind) m². ç) Për pronat e njohura për kompensim mbi 5000 (pesë mijë) m² deri në 10000 (dhjetë mijë) m², masa e kompensimit të jetë 500 (pesëqind) m². d) Për pronat e njohura për kompensim mbi 10000 (dhjetë mijë) m², masa e kompensimit të jetë 600 (gjashtëqind) m².

data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike, për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone. 3. Subjektet, që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006, 2007, 2008, 2009 dhe 2011 dhe që vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2012. 4. Subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë pranë AKKP-së dokumentacionin e mëposhtëm: a) kërkesën për kompensim në të holla, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi; b) deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to, sipas formularit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi. c) titullin për njohjen dhe kompensimin e pronës, që, sipas rastit, mund të jetë vendim i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, vendim i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe vendim i gjykatës, në rastet kur vendimet e sipërpërmendura janë ndryshuar në rrugë gjyqësore;

6. Subjektet që kanë aplikuar për kompensimin në të holla, në vitet 2008, 2009 dhe 2011, të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: a) kërkesën për kompensim financiar, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi; b) deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to, sipas formularit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi; c) dëshminë e trashëgimisë, nëse ka ndryshime në rrethin e trashëgimtarëve të ligjshëm të subjektit të shpronësuar, sipas radhës së trashëgimtarëve, të përcaktuar në Kodin Civil. ç) Prokurën e posaçme, nëse ajo e paraqitur në vitin 2008, 2009 apo 2011 ka kufizimin në kohë për tagrin e tërheqjes së shumës në të holla apo kur rrethi i trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar ka ndryshuar. 7. AKKP-ja shqyrton dokumentacionin e subjekteve që kërkojnë kompensim në të holla, duke kryer veprimet e mëposhtme: a) Verifikon dosjen dhe vendimin

përkatës, të dhënë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. b) Kërkon nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që, brenda 10 (dhjetë) ditëve, të konfirmojnë, për: i) regjistrimin e vendimit përkatës në ZVRPP; ii) përcaktimin e gjendjes juridike aktuale të pronës dhe verifikimin nëse ajo ka ndryshuar nga momenti i daljes së vendimit me të cilin aplikohet; iii) verifikimin e ushtrimit të së drejtës së parablerjes. c) Kryen verifikimin në terren të gjendjes së pronës dhe mban procesverbalin përkatës. ç) Përgatit planvendosjen e pronës që kompensohet dhe cakton: i) në hartën e vlerës, zonën ku ndodhet prona; ii) në bashkëpunim me subjektin e shpronësuar, pjesën e pronës, që kërkohet për t’u kompensuar, sipas masës që përcaktohet në pikën 2, të këtij vendimi, dhe i kërkon përfaqësuesit me prokurë të nënshkruajë për pjesën që kompensohet. d) Llogarit vlerën e sipërfaqes, që kompensohet. dh) Përgatit vlerësimin ligjor, ku shpjegohen me hollësi për secilin subjekt kërkues: i) vlefshmërinë e vendimit të paraqitur nga kërkuesi; ii) konfirmimet e zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme; iii) vlerësimin e pronës për kompensim. e) Merr vendimin për pranimin apo refuzimin e kërkesës për kompensim të subjektit të shpronësuar. ë) U dërgon subjektit të shpronësuar, Avokaturës së Shtetit dhe zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme kopje të vendimeve të marra, për t’u dhënë mundësi të ushtrojnë kompetencat ligjore. f) Shpall listën e subjekteve fituese. g) Kryen veprimet me thesarin dhe bankën për kalimin e fondit të kompensimit, në të holla, në emër të subjektit të shpronësuar, përfitues të kompensimit, apo përfaqësuesit të tij me prokurë, në përputhje me procedurat për zbatimin e buxhetit të shtetit. 8. Procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 (pesë) ditë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe vazhdon për 1 (një) muaj. 9. Procesi i trajtimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara duhet të kryhet në përputhje me këtë vendim dhe me afatin ligjor, të përcaktuar në paragrafin 2, të nenit 17, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar. 10. Paraqitja e të dhënave të rreme ose fshehja e tyre nga subjektet e shpronësuara, në zbatim të këtij vendimi, sjell përjashtimin e menjëhershëm të këtyre subjekteve nga procedura e kompensimit në të holla dhe i ngarkon ata me përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi. 11 Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


politikë • E enjte 8 nëntor 2012

»

05

Kostot e menaxhimit për VP-të përcaktohen si më poshtë: a) Prodhuesi i vajrave, për produktet që hedh në treg pas datës 31 dhjetor 2014 financon, të paktën, grumbullimin e diferencuar, trajtimin, rikuperimin dhe asgjësimin e sigurt, nga pikëpamja e mjedisit, të VP-ve. b) Prodhuesi i vajrave e përmbush këtë detyrim individualisht, duke iu bashkuar një skeme kolektive ose duke i nënkontraktuar këto shërbime te operatorët ekonomikë të licensuar. c) Sa herë që hedh në treg një produkt të ri, prodhuesi vendos një garanci që siguron dhe garanton se do të financojë menaxhimin e VP-ve të tij. Garancia do të vendoset dhe do të garantohet në një nga format e njohura ligjore nga një institucion financiar i licencuar sipas legjislacionit në fuqi, ose si një llogari bankare e ngrirë. ç) Prodhuesi, në përpjesëtim me kuotën që kanë në treg për çdo lloj marke vaji, përmes një ose disa sistemeve që krijohen për këtë qëllim, financojnë edhe menaxhimin e VP-ve historike të produkteve të ngjashme që janë hedhur në treg përpara datës së përcaktuar në shkronjën “a”, të kësaj pike.

VEPRIME TË NDALUARA

Kompanitë do të miratojnë strategji dhe struktura për ruajtjen e mjedisit

Miratohet leja e prodhimit dhe riciklimit të vajrave N

dotjet e shpehta në bregdet, në lumenj, si dhe në zonat që kanë në afërsi të tyre subjekte që prodhojnë ose konsumojnë vajra kanë detyruar qeverinë të nxjerrë vendim të posaçëm për mbrojtjen e mjedisit. Strukturat do të nisin monitorimin për vajrat e përdorur apo që derdhen në ujërat sipërfaqësore, në ujërat nëntokësore, në ujërat territoriale detare, në sistemet e drenazhimit e të kullimit, si dhe në rrjetin e kanalizimeve të ujërave. Ndërsa do të vendoset dhe sistem kontrolli për ndotjen në ajër të subjekteve që prodhojnë vajra të llojeve të ndryshme. Si sistem kontrolli është sanksionuar që Ministria e Mjedisit do të ndërtojë strukturat e matjes së ndikimit në mjedis. Ndrësa do të shërbejnë dhe forma të ndryshme njoftimi për vatra të ndotjes. Përsa i përket subjekteve që prodhojnë këto lëndë dhe nuk marrin masa për uljen e ndikimit në mjedis për ta do të vendoset heqja e licensës së prodhimit. Ndërsa në rastet e subjekteve që hedhin në det, lumenj, liqene apo në tokë vajra të rrezikshme do të merret masa e ndjekies penale dhe ndalimit të lëvizjes në vend. Po ashtu në vendim parashikohet dhe riciklimi i mbetjeve të vajrave si dhe strategji për rigjenerimin e zonave që vërehen si të ndotura. Në listën e vajrat që do të asgjesohen bëjnë pjesë të gjitha vajrat lubrifikante, të lëngshme apo gjysmë të lëngshme, me bazë minerale

Asgjësimi i këtyre vajrave do të kryhet nga personat të cilët janë përgjegjës për grumbullimin, transportin, rigjenerimin, rikuperimin dhe asgjësimin vajrave të përdorur. Ndërkohë që lejimi dhe kontrolli me ligj do të krijojë mundësinë e ripërdorimit të vajrave. Ndërsa në vendim nënvizohet se do të lejohet riciklimi për ato vajra të përdorur të cilët nuk shërbejn më dhe janë një rrëzik për ndotjen e ambjentit.

Në territorin e Republikës së Shqipërisë ndalohen këto veprime: a) derdhja e vajrave të përdorura në ujërat sipërfaqësore, në ujërat nëntokësore, në ujërat territoriale detare, në sistemet e drenazhimit e të kullimit, si dhe në rrjetin e kanalizimeve të ujërave; b) depozitimi dhe/ose derdhja e VP-ve të dëmshme në tokë, si dhe çdo shkarkim i pakontrolluar i mbetjeve që rezultojnë nga përpunimi i tyre; c) përpunimi i VP-ve që shoqërohet me ndotje të ajrit mbi nivelet e lejuara të shkarkimeve në ajër, sipas legjislacionit në fuqi; ç) derdhja, hedhja, braktisja. groposja, përzierja me mbetje të tjera të ngurta i VP-ve; d) transportimi i VP-ve pa mjetet e nevojshme e pa qenë i pajisur me leje mjedisore dhe licencë të nënkategorisë III.2.B. dh) përgatitja për rigjenerim, rikuperim dhe asgjësim pa qenë i pajisur me licencë të nënkategorisë III.2.B, për të kryer këto veprimtari.

Lejimi i prodhimit dhe riciklimit Prodhuesit e vajrave, ku përfshihet dhe rigjenerimi i tyre do të kenë detyrën të investojnë dhe në fushatat sensibilizuese për ruajtjen e mjedisit, apo dhe në forma të tjera të pastrimit të këtyre mbetjeve. Ligji detyron kompanitë të sensibilizojnë për zonat e rrezikut dhe të lajmërojnë për efektet potenciale në shëndet dhe në mjedis të substancave të përdorura në vajra. Gjithashtu duhet të hartojnë rregullat për mos’hedhjen e mbetjeve të vajrave si mbetje të pandara shtëpiake/inerte dhe nevojën për grumbullimin e veçuar të tyre për të lehtësuar trajtimin dhe riciklimin. Posaçërisht do të duhet të organizohen skemat e grumbullimit dhe riciklimit që janë në dispozicion të tyre. Për këto detyrime kompanitë do të saktësojnë rolin që do të kenë dhe kontributin e tyre në procesin e riciklimit të mbetjeve të vajrave. Vajrat që do të përfshihen në prodhim dhe riciklim përfshijnë vajrat lubrifikante, të lëngshme apo gjysmë të lëngshme, me bazë minerale apo sintetike. Vajrat e përdorura në motorët me djegie të brendshme; vajrat e përdorura të kutive të shpejtësive (grasot); vajrat e përdorura lubrifikante minerale; vajrat e përdorura të turbinave; vajrat e përdorura hidraulike; mbetjet vajore nga depozitat; përzierjet vaj – ujë; emulsionet. a sintetike. Vajrat që do të rigjenerohen duhet që të mos përmbajnë mbetje të rrezikshme apo toksike dhe të mos kenë përqendrime më shumë se 50 pjesë për million të PCB/PCT. Asgjësimi Asgjësimi i këtyre vajrave do të kryhet nga personat të cilët janë përgjegjës për grumbullimin, transportin, rigjenerimin, rikuperimin dhe asgjësimin vajrave të përdorur. Ndërkohë që lejimi dhe kontrolli me ligj do të krijojë mundësinë e ripërdorimit të vajrave. Ndërsa në vendim nënvizohet se do të lejohet riciklimi për ato vajra të përdorur të cilët nuk shër-

bejn më dhe janë një rrëzik për ndotjen e ambjentit. Çdo prodhues i vajrave do të detyrohet që të paguajë një tarifë shtesë, e cila do të shërbejë në strategjinë e riciklimit dhe rigjenerimit të vajrave në vend. E gjithë kjo bëhet në zbatim të Strategjisë dhe Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve, ku për asgjësimin e tyre do të kërkohet të përdoret teknologjia më e mirë. Të gjithë prodhuesit e vajrave përpara se të hedhin në treg për herë të parë mbi baza profesionale vajrat, duhet të pajisen me leje mjedisi sipas kategorise III, të trajtuar nëpërmjet Qendres Kombëtare të Liçencimit

Qarqet do të raportojnë çdo vit Qarqet do të ngrenë struktura të posaçme të cilat në çdo vit do të raportojnë mbi situatën e prodhimit dhe riciklimit të vajrave. Madje në raport do të paraqiten dhe të dhënat për situatën mjedisore në zonat që preken nga subjektet prodhuese apo ricikluese të vajrave. Agjencia në çdo fillim të vitit paraqesin të dhënat për veprimtaritë që gjenerojnë vajrat, sasinë dhe llojin e VP-ve të gjeneruara gjatë vitit nga secila veprimtari dhe në nivel qarku; sasinë dhe llojin e VP-ve të gjeneruara që janë çuar për përpunim e për asgjësim; problemet që dalin e sugjerimet e tyre për përsosjen e procesit të asgjësimit të VP-ve. Agjencia rajonale e mjedisit dorëzon raportin vjetor për VP-në në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Agjencia Kombëtare e Mjedisit krijon dhe mban Regjistrin Shtetëror të VP-ve. Formati i regjistrave të VP-ve dhe i Regjistrit Shtetëror të VP-ve, si edhe mënyra e komunikimit dhe e konsultimit të të dhënave të tyre miratohen me udhëzim të ministrit.


06

« sociale

E enjte 8 nëntor 2012 •

Mosrespektimi i kushteve, shkarkim i bluzave të bardha

Fushatë nga BE-ja për parandalimin e aksidenteve në punë

Dy paga dhuratë për mjekët

300 minatorë në 10 vjet kanë vdekur

Kontrata e ISKSH-së me sindikatat rrit përfitimet Sëmundjet profesionale problem i sigurisë në punë Duke filluar nga ky vit rreth 22.500 mjekë e infermierë të qendrave shëndetësore do të kenë detyrime e përfitime të reja nga institucioni ku ata punojnë. Për mjekët e familjes është vendosur që të kenë si shpërblim vjetor rreth 2 paga mujore, ndërkohë që shpërblim do të marrë edhe personeli shëndetësor që është i ekspozuar ndaj agjentëve kimikë e biologjikë, që shkaktojnë dëme në organizëm. Këto janë disa nga pikat e kontratës së re kolektive që ka firmosur Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor me Federatën e Sindi-

katave të Shëndetësisë. Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje drejtuesit e ISKSH-së kanë premtuar se për të rritur cilësinë e shërbimeve që u ofrohen pacientëve do të ndiqen politika stimulimi për mjekët që kanë një performancë të lartë në punë. Në këtë kontratë parashikohen edhe detyrime e sanksione bazuar në ligjet në fuqi. Punëmarrësi është i detyruar të zbatojë rregulloren e brendshme të institucionit. Në rast të shkeljes së saj merren masa, të cilat nisin me këshillim, vërejtje, zbritje në detyrë e deri në largim nga puna.

Mbi 300 punëtorë të nëntokës kanë humbur jetën në vendin tonë në 10 vjetët e fundit. Kjo e dhënë shqetësuese, sipas kreut të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Gëzim Kalaja, ka ardhur si rezultat i mungesës së sektorit të sigurisë teknike në shumë miniera. Sipas tij, ky sektor duhet të ngrihet në çdo ndërmarrje, pasi është detyrim ligjor. Në Javën Botërore të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, tha se sëmundjet më shqetësuese profesionale janë

ato të mushkërive. Më të prekurit, sipas tij, janë punëtorët e nëntokës dhe ata të fabrikave të këpucëve. Për shëndetin dhe sigurinë në punë u prezantua dhe nisja e fushatës “Të punojmë së bashku për parandalimin e riskut”. Fushata financohet nga Bashkimi Europian dhe do të udhëzojë çdo sektor të industrisë në lidhje me masat parandaluese për t’u përmirësuar shëndeti dhe siguria në punë e punëmarrësve. Masat merren pasi të dhënat e publikuara nga humbja e jetëve në galeritë e minierave është tejet e lartë.

Depoja e barnave në QSUT krejtësisht e mbuluar nga lagështira

Ilaçet ruhen në “stalla bagëtish” Tjetër ndërtesë skandaloze në brendësi të Qendrës Spitalore Ervin Koçi

Kirurgjia në QSUT jashtë çdo parametri

G

odina e radhës skandaloze në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është depoja e barnave. Kjo është një nga ndërtesat më të rëndësishme në këtë qendër spitalore, pasi në brendësi të saj janë të gjitha barnat e spitaleve, që nga antibiotikët deri tek anestezikët. Pamja që të përcjellë vendi mbajtës i barnave ngjason më shumë me një stallë bagëtish sesa më një vend ku rrinë ilaçet e pacientëve të QSUT-së, ku fare mirë dallohet që niveli i sterilitetit është zero. Gjendja Mbreti i kësaj qendre spitalore, lagështia, duket se nuk ka kursyer as këtë godinë, duke e shtrirë pushtetin e saj edhe në muret e depos së barnave. Suvaja e mureve vende-vende ka rënë, çatia e “stallës” ku ruhen ilaçet për pacientët ka filluar të pikojë, në disa vende kanë rënë edhe trarët mbajtës të saj. Duke parë këto foto, mund konstatohet diçka tepër e thjeshtë: gjendja e saj nuk ka asnjë ndryshim me ndërtesat e tjera të QSUT-së, konkretisht me spitalin e neurologjisë dhe atë të kirurgjisë. Për të hyrë në brendësi të ndërtesës duhet të kalosh një derë të ndryshkur. Çudi! As një derë hekuri nuk lyejnë dot?! Dritaret e depos janë të mbyllura nga jashtë me hekura që ngjasojnë me kangjella. Edhe këto janë të ndryshkura. Tubat e shkarkimit të ujërave nga çatia e ndërtesës derdhen direkt në muret e ndërtesës, duke shtuar në këtë mënyrë sasinë e lagështirës. Oborret përreth depos së barnave janë të shkatërruara, vende-vende është vendosur ndonjë dorë asfalt dhe vende-vende asgjë. Transporti i barnave Makina që sillte furnizimin e kësaj qendre ilaçesh ishte një fuoristradë, një autoveturë normale si gjithë të tjerat që qarkullojnë në Ti-

Pavijoni i kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është një ndër spitalet me skandaloze në rajon. Myku dhe lagështira shtrihen në të gjithë muret e pavijonit. Suvaja e mureve të korridoreve dhe të dhomave të pacientëve ka çeduar prej kohësh, duke rënë copa-copa. Dhomat e pavijonit janë tërësisht të mbuluara nga lagështia, suvaja ka rënë komplet në tokë dhe infermieret së bashku me mjekët janë munduar që t’i mbulojnë me disa copa gazetash. Korridoret e tyre janë krejtësisht të pista. Ato i ka mbuluar shtresa e zhulit, madje në disa pjesë të tyre as nuk mund të ecësh, pasi kundërmon era e pshurrjes. Duket se nga një pavijon ku priten të shërohen të sëmurët është kthyer në një nevojtore publike. Në çdo dhomë ka nga tre pacientë, ku për secilin prej tyre ka nga dy të afërm. Madhësia e dhomave nuk i kalon 15 metra katrorë.

Neurologjia - një ndër spitalet më skandaloze në Tiranë

ranë. Rrjedhimisht lind pyetja: a nuk duhet të jenë makina të posaçme që bëjnë transportimin e barnave? Kot sa bëhet kjo pyetje, sepse gjendja në tërë Qendrën Spitalore është katrahurë, të sëmurët kurohen nëpër pavijone skandaloze, ndërsa barnat ruhen në një “stallë”. Ilaçet që silleshin në këtë vend grumbullues ishin të ambalazhuara në kutia kartoni, sikur të ishin copa mbeturinash. Disa ditë më parë në

Tiranë u organizua konferenca e tretë kombëtare e infeksioneve spitalore, ku ndër të tjera u tha se 50% e antibiotikëve që përdoren në spitalet publike nuk japin efektin e tyre. Tani më shumë se kurrë këtë fakt e dëshmon edhe gjendja në të cilën ndodhet depoja e barnave në QSUT. Mund të thuhet se këto ilaçe mund të skadojnë edhe para se t’u vijë afati, pasi vendi ku rinë dhe mënyra se si sillen në QSUT janë krejtësisht

Spitali i neurologjisë, i njohur ndryshe si “spitali nr. 5”, përbën një ndër vendet e kurimit më skandaloze në vend e më gjerë. Gjendja në atë ndërtesë spitalore është tejet skandaloze, ku lagështira dhe myku ka pushtuar muret e saj. Sapo futesh në katin e parë të godinës së neurologjisë, pasi spital nuk mund të quhet, sheh një pastruese, që mundohet të heqë shtresën e zhulit që ka mbuluar dyshemenë me një leckë që ka nevojë vetë që të lahet në fillim, e rrjedhimisht ajo bënë vetëm spërkatjen e pisllëkut sa në një qoshe në qoshen tjetër. Më pas shfaqet para syve një tabelë që orienton pacientët, të afërmit apo edhe studentët se ku ndodhen pavijonet. Një tabelë e mbështetur në një mur që suvaja ka filluar t’i shkëputet dita-ditës. E njëjta pamje shfaqet edhe në katin e dytë, edhe në katin e tretë, edhe në katin e katërt. E thënë në mënyrë sa më të thjeshtë, muret me zor rrinë më këmbë, pasi aty mbretëron lagështia.

Tiranë Ndotja

Ulet niveli i pluhurit, rritet ai i gazrave Rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit urban në qytetin e Tiranës për vitin 2012 flasin për një kryeqytet më të pastër nga pluhuri, por më të ndotur nga gazrat. Sipas këtij monitorimi, të realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik, si institucion i kontraktuar nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, dy treguesit për ndotësit e gaztë për një rritje të tyre krahasuar me vitin e kaluar, ndërkohë që grimcat e pluhurit kanë shënuar ulje të ndjeshme. Kështu, dyoksidi i azotit këtë vit rezulton të jetë në masën 42.76 mg/m³, ndërkohë që në vitin 2011 ai ishte në masën 34.91 mg/ m³. Kjo do të thotë se kemi një rritje prej 8.85 mg/m³. Edhe niveli i SO2, ndotësit tjetër të gaztë të ajrit urban, ka pësuar rritje në krahasim me vitin e kaluar. Nëse një vit më parë ai llogaritej në masën 7.61 mg/m³, për vitin 2012 ai është përllogaritur në masën 9.49 mg/m³. Krejt ndryshe paraqitet situata për ndotësit e pluhurit. Kjo pasi niveli i grimcave të pluhurit nga 77 mg/ m³ që ishte vitin e kaluar, sivjet ka arritur në masën 32.63 mg/m³. Ndërsa për sa i përket nivelit të një ndotësi tjetër të ajrit, që është benzeni, rezulton se ai është disa herë më i lartë se norma e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Nëse sipas OBSH-së kjo normë duhet të jetë 2 mg/m³, nga monitorimet në qendër të Tiranës ajo rezulton në vlerën 4.15 mg/m³. Disi më i ulët paraqitet ky nivel në stacionin e monitorimit pranë ISHP-së, pasi ai është përllogaritur të jetë në masën 2.84 mg/ m³. Por në krahasim me normën shqiptare do të thotë se niveli i tij është brenda standardeve.


sociale • E enjte 8 nëntor 2012

»

07

Qeveria përcakton se si do të funksionojë Qendra Spitalore

Riformatohet QSUT, me sistem të ri shërbimi për të sëmurët Ervin Koçi

Krahas kësaj u miratua edhe numri maksimali i tyre, i cili nuk duhet të kalojë numrin e 1200 shtretërve për pacientët. Këta shtretër duhet të shfrytëzohen në masën 85 për qind, pasi pjesa tjetër e tyre duhet të funksionojë për raste emergjente. Konkretisht rreth 950 shtretër duhet të jenë në punë gjatë gjithë kohës, ndërsa pjesa tjetër e tyre duhet të jetë rezervë, në rast të ndonjë fatkeqësie apo të ndonjë epidemie, në mënyrë që të mos bllokohet i gjithë sistemi i strehimit të pacientëve.

R

iformatohet sistemi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në bazë të vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, QSUT-ja do të funksionojë në tre sektor kryesorë. Shërbimet do të ndahen në jo më pak se tri klinika, të cilat do të mbulojnë disiplina klinike të përafërta. Përjashtim bëjnë shërbime unikale kombëtare, të cilat përcaktohen nga ministri i Shëndetësisë. Shërbimet në këto klinika do të kenë në përbërje të tyre të paktën katër anëtarë efektivë si personel pedagogjik, nga të cilët dy prej mjekëve duhet të jenë me tituj shkencorë. Shtretërit Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për Qendrën Spitalore, në të cilin thuhet se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk duhet të ketë më pak se 35 shtretër. Krahas kësaj u miratua edhe numri maksimali i tyre, i cili nuk duhet të kalojë numrin e 1200 shtretërve për pacientët. Këta shtretër duhet të shfrytëzohen në masën 85 për qind, pasi pjesa tjetër e tyre duhet të funksionojë për raste emergjente. Konkretisht rreth 950 shtretër duhet të jenë në punë gjatë gjithë kohës, ndërsa pjesa tjetër e tyre duhet të jetë rezervë, në rast të ndonjë fatkeqësie apo të ndonjë epidemie, në mënyrë që të mos bllokohet i gjithë sistemi i strehimit të pacientëve. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur QSUTja nuk ka pasur shtretër për të mbuluar të gjithë pacientët e

saj dhe nëpërmjet këtij vendimi do të bëhet e mundur që të ketë një sasi rezervë për akomodimin e të sëmurëve. Numri i personelit Krahas vendimit për riformatimin e shërbimeve në QSUT Këshilli i Ministrave miratoi edhe metodikën e përcaktimit të numrit të përgjithshëm të stafit të Qendrës Spitalore.

Përplaset Bashkia me Ramën për dekorimin e Pallatit të Kulturës Bashkia dhe kreu socialist Edi Rama janë përplasur për dekorin e kryeqytetit me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Në rrjetin social “Twitter” kreu i Partisë Socialiste, ish-kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, shkruan: “Pallati i Kulturës dekorohet për 100-vjetorin si të qe qendër tregtare që reklamon shkumë rroje me çmim të leverdishëm.” Bashkia ka reaguar menjëherë, duke u shprehur se për 11 vjet Edi Rama nuk e dekoroi Tiranën për Ditën e Flamurit. “Rama duhej të pushonte një vit që të kuptonte rëndësinë. Përshëndesim pasionin e papritur të tij”, - thuhet në deklaratë. Bashkia e Tiranës që prej disa ditësh ka nisur dekorimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Skënderbej” në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Krahas vendosjes së logos së 100-vjetorit të Pavarësisë te Pallati i Kulturës, Bashkia ka dekoruar edhe shtyllat ndriçuese, duke i vendosur shiritin kuq e zi. Në reagimin që pati Bashkia e Tiranës ndaj kryetarit të Partisë Socialistë bëri me dije se dekorimi i plotë i qytetit do të përfundojë më datën 15 nëntor, duke lënë në këtë mënyrë të kuptohet se më pas do të vijojë në përgatitjen e festimeve për datën e pavarësisë së vendit. Që prej disa javësh PS-ja dhe PD-ja janë përçarë për çështjen e festimit të ditës së pavarësisë së vendit, ku njëra palë kërkon që festimet të bëhen vetëm në Vlorë, me argumentin se është qyteti i flamurit, vendi ku është shpallur pavarësia. Ndërsa anëtarët e Partisë Demokratike kërkojnë që festimet të zhvillohen në dy qytete: në fillim në Vlorë dhe më pas të transferohen në qytetin e Tiranës, pasi është dhe kryeqyteti i vendit.

Në bazë të vendimit, Ministria e Shëndetësisë do të ngarkohet për përcaktimin e numrit të mjekëve dhe infermierëve që shërbejnë në këtë zonë. Ky vendim u mor për arsye se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është në varësi të drejtpërdrejtë nga Ministria e Shëndetësisë, gjë që e detyron atë të përcaktojë numrin ekzakt të stafit.

Kryebashkiaku jep 45 bursa studimi për të rinjtë në kryeqytet

Basha, nis aplikimi i kartave të studentit 1000 studentë janë pajisur deri tani me kartë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, bëri me dije dje se në institucionin që ai drejton ka filluar aplikimi i kartave të studentit. Basha tha se deri tani janë shpërndarë rreth 1000 karta dhe se numri i aplikimeve ka ardhur në rritje. “Procesi i aplikimit dhe i marrjes së kartës është falas, kapacitetet prodhuese të kartës janë të plota dhe gjatë muajve të verës ne kemi përfituar për të nënshkruar një numër marrëveshjesh me zinxhir supermarketesh, me operatorë financiarë, banka, besoj së shpejti edhe me rrjetin e parë të telekomunikacionit celular dhe besoj se kjo do t’i hapë rrugë edhe hapit tjetër, përfundimit të procesit, pse jo me të gjithë bankat e nivelit të dytë, me të katër operatorët celularë dhe me një numër

Rama: Ngjan si treg që shet shkumë rroje

edhe më të madh rrjetesh tregtare në qytetin e Tiranës”, - theksoi Basha. Krahas kësaj kryetari i Bashkisë tha se procesi i kartave të studentit po vijon me ritme të mira. “Të gjitha institucionet publike që janë kontaktuar kanë dhënë diskonto të ndryshme, deri edhe në hyrje, pra procesi ka nisur mirë, po ecën mbarë dhe jam i bindur se me një ndërgjegjësim më të madh të studentëve dhe aplikime pranë pikave të aplikimit ne do të mund të përmbyllim procesin me të gjithë parametrat e premtuar”, - theksoi z. Basha. Veç kësaj Basha dha bursa studimi për 45 të rinj të kryeqytetit, të cilët nuk kishin mundësi që të vazhdonin studimet universitare për shkak të ardhurave financiare të pakta.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


08

« aktualitet

BERAT – Duket se bashkia nuk po gjen dot një vend fare të vogël për të vendosur tabelën apo stendën për lajmërimin e vdekjeve në lagjen “30-Vjetori”. “Nuk ka më turp për këtë bashki ndërsa sheh stendën e lajmërimeve të mbështetur në mbajtësin e tabelës së autobusit”, pohojnë kalimtarët e rastësishëm në stacionin e autobusit në lagjen 30 Vjetor, teksa presin që të udhëtojnë për në qendër të qytetit apo më tej. Ka mëse një javë pohojnë disa nga qytetarët e gjendur në atë moment të cilët shajnë nëpër dhëmbë që shohim lajmërimet për të larguarit nga kjo botë

E enjte 8 nëntor 2012 •

Bashkia e Beratit nuk gjen dot një vend për të respektuar të ndjerët

Stenda e lajmërimeve për vdekjet në mes të rrugës Banorët: Ka dhjetëra fasada dyqanesh ku të vendosen, do kthehemi në kohën e tellallit

LEDIA LLESHI ELBASAN- Denoncojnë zhdukjen e vajzës vetëm 12 vjeç, pasi e gjejnë në krahët e një 15-vjeçari. Kanë zgjedhur ta denoncojnë “dhëndrin” e tyre të ardhshëm për përdhunim për shkak të mosmiratimit të lidhjes mes të miturve. Vajza e mitur ka këmbëngulur se e donte 15-vjeçarin dhe se kishte shkuar me dëshirë me të.

në mes të rrugës mbështetur si një gjë e harruar. “Kjo bashki nuk ka fijen e respektit dhe ka arritur deri atje sa ti bien poturet dhe askush duke parë këtë veprim mosmirënjohjeje deri dhe për të vdekurit”, thotë një plak që kalon rastësisht aty dhe përdredh buzët. Një institucion i rëndësishëm vendor siç është Bashkia e Beratit e paska të pamundur të gjejë një vende 40 centimetra të gjerë

dhe 1 metër të gjatë për të vendosur stendën ku vendosen lajmërimet për vdekje në lagjen më të madhe që ndodhet në zemër të qytetit. Ajo që të çudit më shumë është se pranë stacionit të lagjes “30 vjetori”, janë me dhjetëra pallate në atë të rrugës apo më mirë në trotuare janë me dhjetëra fasada dyqanesh ku mund të vendoset tabela e lajmërimit për vdekjet. Të indinjuar shumë

prej banorëve të lagjes por dhe kalimtarë të rastësishëm thanë për gazetën se me kaq mos e qani hallin se ka më keq, bashkia mund ta heqin fare edhe tabelën dhe kur të ndodhin vdekja do të shkojmë në çdo shtëpi apo me tellall si qëmoti, se kështu erdhi halli tani. Kur bashkia nuk ka respekt dhe për të vdekurit për të gjallët as që do t’ia dijë fare”, shprehen të indinjuar shumë beratas. S. Gorrica

Blutë ndalojnë 15-vjeçarin, kreu marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare

Dashuri mes të miturve, prindërit e vajzës denoncojnë për përdhunim

Ngjarja Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit. Një familje i është drejtuar policisë me një denoncim të çuditshëm i cili ka vënë në lëvizje efektivat e policisë. Menjëherë ato kanë mbërritur në shtëpinë ku edhe kanë gjetur dy të mitur, një djalë 15 vjeç dhe një vajzë 12 vjeç. Djali është shoqëruar në polici nën akuzën “marrëdhënie seksuale me të mitur”, paradoksalisht kur dhe vetë është i tillë. Ndërkohë vajza është marrë në pyetje në praninë e një psikologu. Ka qenë pikërisht seksioni kundër trafiqeve që ka bërë arrestimin e 15-vjeçarit J.N me banim në lagjen “5 Maji”. Arrestimi i tij u bë për shkak se ky shtetas në banesën e tij ka kryer marrëdhënie seksuale me 12 vjeçaren L.K me banim po në këtë lagje. Ndërkohë nuk është sqaruar mirë nga blutë e Elbasanit nëse djali mund të mbahet i izoluar apo mund të procedohet penalisht pasi dhe ai është në moshë minorene.

Plagosen edhe 2 persona të tjerë

Rikthehen shumë emigrantë, përshtatja e vështirë

Bie mjeti në Gjanicë, vdes polici i burgut të Rrogozhinës

Saranda, qyteti që “përplaset” me krizën greke

FIER - Humb jetën punonjësi i policisë së burgut të Rrogozhinës, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Fier-Ballsh. Aksidenti është shënuar vetëm pak orë më parë, në vendin e quajtur “Kthesa e Visotës”, teksa mjeti i drejtuar nga shtetasi Fiqiri Lame ka dalë nga rruga, duke rënë rreth 100 metra poshtë dhe duke përfunduar në lumin Gjanicë. Për pasojë ka humbur jetën në vend, 50-vjeçari Shpëtim Haruni, polic në burgun e Rrogozhinës, ndërsa janë plagosur lehtë, drejtuesi i mjetit Fiqiri Lame dhe 56-vjeçari, Xhehavahir Rabia. Sipas policisë, e cila po kryen ekzaminimet në vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit, si pasojë e lagështisë në rrugë.

SARANDË - Është e njohur thënia e popullit “gjitoni është i pari vëlla” dhe kjo ka vlerë të thuhet si për të mirë edhe për të keq. Sarandiotët, qyteti i të cilëve ka Korfuzin (Greqi) përballë, gjithnjë u janë trembur reve të zeza që grumbullohen në majën e malit Pandokratoras, pasi kjo për ta do të thotë se rrebeshi është vetëm disa minuta larg Sarandës. Të njëjtin efekt, thonë ata, ka edhe kriza greke në rajonin e jugut shqiptar. Kjo krizë të shfaqet në disa trajta. Më e lexueshme kriza është në sektorin e arsimit. Sami Alimema, drejtor i zyrës arsimore të Sarandës, thotë se vetëm në këtë vit shkollor, janë 130 nxënës të ardhur në shkollat e Sarandës nga emigracioni. Ai thotë se në ndihmë

të tyre bëhet punë e diferencuar për integrimin e nxënësve të kthyer nga emigracioni. “Emergjente për muajt e parë të shkollës ka qenë ndihma ndaj atyre nxënësve të riatdhesuar, të cilët nuk dinë as të shkruajnë dhe as të lexojnë sh-

qip”, tregon Alimema. Sipas tij, në mjaft shkolla, krahas punës së diferencuar me këta nxënës, janë ngritur kurse për mësimin e gjuhës shqipe, që zhvillohen jashtë procesit mësimor, dy herë në javë. “Kësaj pune të diferencuar i shtohet edhe kujdesi që bën psikologu, në mënyrë që ndërrimi i mjedisit dhe kalimi në një kolektiv të ri e të panjohur, të kapërcehet sa më lehtë”, pohon Alimema. Në Bashkinë e qytetit të Sarandës, efektet e krizës reflektohen ndryshe. Në njësinë e qeverisjes vendore thonë se çdo javë përballen me kërkesa të shtuara për të çuar fëmijët në kopshte. Këto kërkesa, mësojmë se në masë të madhe vijnë nga radhët e familjeve që kriza në vendin fqinjë i ka

detyruar t’i japin fund emigracionit shumëvjeçar. “Shtimi i numrit të nxënësve dhe fëmijëve për arsimin parashkollor ka vënë edhe pushtetin vendor para një situate të re. Prandaj po shtohen përpjekjet që në rrjetin e shkollave të arsimit të detyrueshëm të shtohet sa më parë edhe një shkollë e re në qytetin tonë”, shprehet Stefan Çipa, kryebashkiaku i Sarandës. “E vetmja dukuri, që në Sarandë e quajnë pozitive, me prejardhje nga kriza greke dhe nga frika prej saj, është transferimi në masë të konsiderueshme i depozitave të kursimit të emigrantëve, depozita të cilat kanë ardhur në operatorët bankarë që veprojnë në Sarandë”, thotë Çipa. T. Skuqi


aktualitet • E enjte 8 nëntor 2012

»

09

Shqiptarët e sillnin në Bari nga Lazarati, policia arreston 33 prej tyre

Operacioni “Daku” bllokon gjysmë ton hashash Sekuestrohen edhe armë e kokainë, si funksiononte banda ITALI- Të paktën gjysmë ton hashash i prodhimit shqiptar, disa kg. kokainë dhe një arsenal i vogël armësh u sekuestruan në operacionin “Daku”, që zhvilloi policia italiane. Hetimet kishin nisur prej një viti, ndërsa në pranga ranë 33 shqiptarë, në Terni, Leçe dhe Siena. Operacioni i koduar “Daku” është zhvilluar mesnatën e së martës nga policia e Ternit në bashkëpunim me shërbimet e antidrogës, ndërsa mësohet se është bërë e mundur shkatërrimi i një grupi që trafikonte masivisht drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 500 kg marijuanë dhe sasi kokaine dhe armë. Sasia e drogës së sekuestruar udhëtonte nga Shqipëria

drejt Italisë dhe menaxhohej nga një klan trafikantësh italianë dhe shqiptarë, të cilët si qendër grumbullimi kishin Barin. Në këtë pikë mblidhej gjithë sasia e drogës, e cila pasi përpunohej fshihej në gomat e

kamionëve të mëdhej për t’u shpërndarë më pas në tregun ndërkombëtar. Roma, Firenze, Napoli, Milano, Pesaro, Anglia dhe Hollanda ishin disa nga destinacionet e drogës. Policia shqiptare njoftoi palën italiane

se droga vinte nga Lazarati, për t’u trafikuar në brigjet italiane, me destinacion përfundimar tregun ndërkombëtar. Hetimet kanë nisur në 6 maj të vitit 2011, ku pas bastisjes së disa lokaleve është vënë në pranga një sipërmarrës i vogël, pasi u kap më një sasi prej 8 pakosh me kokainë, të cilat peshonin 44.8 gram. Pas këtij operacioni, nisi hetimi për zbulimin e një rrjeti të mundshëm ndërkombëtar të kokainës, i cili çoi në zbulimin e një prej shpërndarësve të drogës, një i ri napolitan me inicialet M.A rezident në Terni, i cili merrej me shpërndarjen e mallit, tek personat të cilët në fundjave mbushnin baret dhe lokalet e zonës. Klientët ishin të ndyshëm, nga studentë deri te sipërmarrës.

Edi Rama për Lirak Bejkon: U prehtë në paqen që s’e gjeti

Homazhe ish-të përndjekurit politik të vetëdjegur, përcillet Mariglen Mulla

M

es lotëve e dhimbjes, miq, të afërm e familjarë të Lirak Bejkos e përcollën dje për në banesën e fundit ish-të dënuarin polik, që vdiq pasi dogji veten. Lamtumira e fundit për 47-vjeçarin që gjatë grevës së urisë së ish-të përndjekurve politikë, ndërmori aktin e vetëflijimit, zgjati për rreth dy orë. Homazhet u kryen në ambientet e Instutit të Integrimit të të përndjekurve politikë, ndërsa shokë e bashkëvuajtës kërkuan vazhdimin e protestave. Familjarët e të ndjerit kërkuan drejtësi për kauzën që njeriu i tyre më i shtrenjtë dha jetën. Gjatë homazheve pati reagime edhe nga politika. Trupi i Lirak Bejkos u shoqërua nga miqtë dhe të afërmit e tij për në varrezat e Sharrës. Nën sfondin e Himnit të Flamurit shokët e tij të burgut në kohën e diktaturës dhe pjesëmarrësit e grevës së urisë e shoqëruan arkivolin me trupin e të ndjerit drejt banesës së fundit duke konsideruar aktin e tij si të një heroi të demokracisë. Bejko tentoi t’i japë fund jetës me vetëdjegie më 10 tetor të këtij viti gjatë grevës së urisë që ish-të burgosurit politikë zhvilluan për 1 muaj në disa çadra te rruga “Komuna e Parisit”, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit për vitet e kaluara në burg gjatë kohës së diktaturës. Ai u dërgua në Itali më 20 tetor për kurim pasi djegiet ishin mbi 45% të trupit. Bejko humbi jetën në spitalin e Barit ditën e premte.

Bashkëpunimi Shqipëri-Mali i Zi

Noka falënderon homologun për ndihmën e emergjencave Ndihma e madhe që Mali i Zi i dha Shqipërisë për emergjencat si dhe bashkëpunimi i ngushtë në luftën kundër trafiqeve dhe kriminalitetit ishin në qendër të takimit që Ministri i Brendshëm Flamur Noka, pati me homologun e Malit të Zi, Ivan Brajoviç. Noka i tha se “Gjej rastin t’ ju falënderoj edhe nga afër për ndihmën që Mali i Zi na dha për fikjen e zjarreve nga ajri, edhe pse Mali i Zi ishte në një situatë më të vështirë dhe emergjente se e jona. Ky nivel i lartë në marrëdhëniet dypalëshe është një tjetër faktor për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, tregues i qartë për rolin e rëndësishëm që kanë vendet tona në këtë aspekt, por edhe njëkohësisht është një shembull edhe për vendet e tjera”. Duke vlerësuar bashkëpunimin ndërkufitar dhe atij policor në tërësi theksoi se “ky bashkëpunim ka dhënë rezultate shumë pozitive në luftën kundër krimit në tërësi, forcimin e rendit dhe sigurisë në të dy vendet, por edhe kuadër të masave të përbashkëta për respektimin e lëvizjes së lirë të shtetasve të dy vendeve, në zonën Shengen. Por, për të qenë akoma më të suksesshëm është nevoja që ky bashkëpunim të forcohet gjithmonë e më shumë dhe të shtrihet në të gjitha fushat”. Nga ana e tij, Brajoviç, vlerësoi frymën e shkëlqyer të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe rolin që Shqipëria dhe Republika e Malit të Zi kanë në forcimin e klimës së bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal.

1592 raste për motive të dobta, 707 pronësie

Gjatë tetorit policia zgjidhi 2300 konflikte në Shqipëri Nga strukturat e Policisë së Shtetit gjatë muajit tetor 2012, u menaxhuan dhe u zgjidhën 2299 raste konfliktesh të ndodhura për motive të ndryshme. Punonjësit e policisë menaxhuan dhe zgjidhën, gjatë kësaj periudhe, 1592 raste konfliktesh të ndodhura për motive të dobëta dhe 707 raste konfliktesh të ndodhura për motive pronësie. Gjatë punës për zgjidhjen e konflikteve, veçanërisht të atyre për motive pronësie, një rëndësi të veçantë, Policia e Shtetit i kushton bashkëpunimit me strukturat e pushtetit vendor. Gjatë muajit Tetor 2012 punonjësit e policisë kanë kryer shërbime në 514 raste në mbështetje të zyrave përmbarimore, në 333 raste në mbështetje të organeve të pushtetit vendor, në 151 raste në mbështetje të personave juridikë dhe fizikë, si dhe në 2434 raste janë kryer shërbime për të zbatuar aktet e prokurorisë dhe të gjykatës. Po gjatë këtij muaji, punonjësit e policisë kanë marrë masa dhe siguruar zhvillimin normal të veprimtarive shtetërore në 158 raste, të veprimtarive kulturore e fetare në 290 raste dhe të tubimeve e manifestimeve në 87 raste. Reagimet Njëri ndër miqtë e tij më të afërt, Gjergj Ndreca tha se sakrifikimi i tij nuk është shuar, por sapo ka filluar revolta shpirtërore për këto padrejtësi. Ndreca ishte i pari që i vuri flakën vetes, por tashmë gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm. Homazhe ka kryer edhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga një grup i deputetëve të PS-së. Rama gjatë komentit të tij në faqen e tij të rrjetit social Twitter do të akuzonte qeverinë se me një fuqi shkatërruese dhe arrogante e ka kthyer në ferr jetën e shqiptarëve.

Bejko tentoi t’i japë fund jetës me vetëdjegie më 10 tetor të këtij viti gjatë grevës së urisë që ish-të burgosurit politikë zhvilluan për 1 muaj në disa çadra te rruga “Komuna e Parisit”, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit për vitet e kaluara në burg gjatë kohës së diktaturës.

“Lamtumira për Lirakun, mes njerëzish të vrarë 22 vjet në çdo shpresë prej atyre që u morën votën dhe u ofruan veç një ferr të ri. E pashlyeshme pamja ëngjëllore e dy vajzave jetime që babanë e dalë gjallë nga ferri komunist ua treti në flakë ferri i ri i zhgënjimeve. U prehtë në paqen që s’e gjeti dot asnjë sekondë në rrugën e vet nga një ferr në tjetrin dhe shërbeftë akti i tij për një reflektim dinjitoz”- shkruan Rama. Akuza për qeverinë hodhën edhe kreu i Aleancës Kuqezi, si edhe deputeti Oketa, të cilët u shprehën se Bejko vdiq si pasojë e indiferencës ndaj ishtë përndjekurve.

Pranga prostitutës e klientit

Seks me pagesë, policia i kap të dy në flagrancë Me ndryshime në Kodin Penal për prostitucionin, policia ka shtuar operacionet për kapjen e klientëve, bashkë me prostitutat. Kështu, dje në orën 12.30, nga shërbimet e Komisariatit nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. F, 32 vjeçe, lindur në Pogradec dhe banuese në Tiranë. Policia tha se arrestimi i saj u bë, pasi është kapur në flagrancë nga ana e agjentëve të Policisë Kriminale të këtij komisariati duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me shtetasin M. Xh. Gjithashtu filloi procedimi penal, për 35-vjeçarin, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, pasi ai ka paguar për të kryer mardhënie seksuale me 32-vjeçaren nga Pogradeci. Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë.


10

« opinion

E mërkurë 7 nëntor 2012 •

Pranimi i modelit të dy Gjermanive Kosovën e shpie në Beograd Nga Mehdi HYSENI

N

uk mund të jesh diplomat i mirë dhe i suksesshëm i popullit dhe i vendit tënd nëse në radhë të parë nuk e njeh historinë e marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Njëherazi ky është kusht i domosdoshëm për të njohur edhe të drejtën ndërkombëtare. Mirëpo ky kriter nuk vlen për kryediplomatin dhe për diplomatët “qebapxhinj” të Kosovës (të akredituar në Uashington dhe në metropolet e tjera të Europës), sepse politikën dhe diplomacinë e bëjnë sipas standardeve dhe interesave nepotiste grupore, klanore, mëhallore, nahijore, provincialiste dhe partiake të bajraktarëve të tyre. Ndryshe nuk do të kishin pranuar kurrfarë dialogu me krerët serbë të Beogradit pa e njohur Serbia Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, duke qenë të bindur se, sa më afër Beogradit, aq më afër anëtarësimit në Kombet e Bashkuara. Kjo diplomaci është e Beogradit dhe e Moskës, sepse asnjëra e as tjetra kurrë nuk do të pranojnë që Kosova të jetë anëtare e OKB-së. Këtë e thotë edhe vetoja bllokuese e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndaj pse të pranojmë të negociojmë me Serbinë para se ajo ta njohë Republikën e Kosovës?! Sipas Enver Hoxhajt (ministër i Jashtëm i Kosovës) del se “modeli i dy Gjermanive është interesant për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Sigurisht që një model i tillë i tejkaluar, që nuk përkon as me kohën e as me realitetet e krijuara në Europën Lidore dhe Juglindore (1989-2012) për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, “është interesant” vetëm për kryediplomatin e Kosovës Enver Hoxhaj, sepse ai mendon se me pranimin e tij Kosova do të anëtarësohej më shpejt në OKB (!). Mirëpo kjo është vetëm një miopi dhe utopi diplomatike, sepse një model i tillë stereotip, që tanimë i përket së kaluarës historike të shekullit XX të marrëdhënieve ndërkombëtare të luftës së ftohtë, Kosovën nuk do ta çonte në OKB, por do të justifikonte mosnjohjen e saj nga ana e Kombeve të Bashkuara, duke i rezervuar rikthimin gradual të saj nën ombrellën e sovranitetit kolonial të Serbisë së madhe. Ky do të ishte “efekti pozitiv” i afrimit të Kosovës me OKB-në në favor të Serbisë së Tomislav Nikoliçit (president) dhe të Ivica Daçiçit (kryeministër). Këtë të vërtetë Enver Hoxhajt dhe kryeministri i tyre Hashim Thaçi duhet ta dinë se Republika Demokratike Gjermane nuk ka hyrë në OKB si rezultat i normalizimit të marrëdhënieve me Republikën Federale të Gjermanisë Perëndimore (pa e njohur reciprokisht njëra-tjetrën), por në saje të influencës, të ndërhyrjes dhe të diktat direkt të BRSS-së në OKB si superfuqi botërore. Ndërkaq sot edhe pas shembjes së BRSS-së me Kosovën po ndodhë e kundërta. Edhe pse Kosova ka mbështetjen e Amerikës (si e vetmja superfuqi botërore) dhe të fuqive të mëdha të BE-së, kjo nuk është anëtare e OKB-së pikërisht pse Rusia dhe Kina nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ky është problemi i subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës, që e ka shkaktuar vetoja e Rusisë dhe abstenimi i Kinës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Duke marrë parasysh këtë fakt, pranimi i modelit të dy Gjermanive si kompromis eventual politik i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nën patronatin e BE-së për zgjidhjen e problemit të Veriut të Kosovës, në negociatat e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit (qoftë në nivel presidentësh a kryeministrash), do ta zhvleftësonte planin e Marti Ahtisarit dhe në vend të

tij do të vinte në shprehje ndonjë plan tjetër, sikurse dikur “Plani Z-4”, sipas të cilit minoritetit serb në Kroaci i garantohej autonomia e plotë politike dhe territoriale brenda territorit dhe shtetit sovran të Republikës së Kroacisë. Në të vërtetë ky është objektivi i zhvillimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, pra që minoritetit kolon serb në Veriun e Kosovës të paktën t’i njihet statusi special i autonomisë politike dhe territoriale në kuadrin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ndryshe refuzimi i tij eventual nga pala shqiptare do ta radikalizonte kërkesën e Beogradit zyrtar, që në Veriun e Kosovës të krijohej një minirepublikë srpska e Bosnjës me lidhje të forta me Beogradin dhe me Palen, gjë që kjo formulë serbomadhe, pa dyshim që do të çonte në copëtimin territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, pavarësisht se çfarë thonë kundërshtarët e kësaj teze serbe, qoftë në Prishtinë, qoftë në Bruksel apo në Uashington. Nëse diplomacia e qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe e kryediplomatit të tij Enver Hoxhaj në bisedimet e ardhshme me palën serbe për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë do të pranonin modelin e dy Gjermanive (pa e njohur Serbia Republikën e pavarur të Kosovës), kjo formulë në asnjë mënyrë nuk do ta ndihmonte, as nuk do ta përshpejtonte procedurën formale ligjore që Kosova të bëhej anëtare e OKB-së në Nju-Jork (pavarësisht nga fakti se sipas së drejtës ndërkombëtare Kosova e meriton të jetë anëtare e OKB-së), por “flytrym” Kosovën do ta çonte në përqafimin kolonial të Serbisë. Po, “model interesant” për Beogradin, por jo edhe për aderimin dhe përshpejtimin e Kosovës në OKB. Kësifarë përfundimi naiv dhe të gabuar të kryediplomatit të Kosovës Enver Hoxhaj se gjoja zbatimi i modelit të dy Gjermanive po e bëka “interesant anëtarësimin e Kosovës në OKB”, mund ta japin vetëm ata që nuk kanë lidhje me historinë, me politikën, me diplomacinë dhe me të drejtën ndërkombëtare, sepse ribashkimi i dy Gjermanive në vitin 1989 pas rrëzimit të Murit të Berlinit nuk është bërë si rezultat i normalizimit të marrëdhënieve të tyre, të cilat nuk e kanë njohur njëra-tjetrën gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë (1948-1989), por si rezultat i angazhimit maksimal dhe të drejtpërdrejtë të politikës së jashtme dhe të diplomacisë racionale të Republikës Federale të Gjermanisë Perëndimore nën drejtimin e kancelarit Helmut Kol dhe të ministrit të Jashtëm të tij Hans Ditrih Gensher. Gjithashtu faktor tjetër vendimtar për ribashkimin e dy Gjermanive ishte edhe përfundimi i kaptinës 41-vjeçare i Luftës së Ftohtë midis dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), me ç’rast së pari erdhi në shprehje shthurja e Traktatit të Varshavës (formuar më 1955 si kundërpeshë e Paktit të NATO-s), përkatësisht shembja e përjetshme e Bashkimit Sovjetik si superfuqi botërore. Këtë oportunitet historiko-gjeopolitik dhe diplomatik të prishjes së sistemit bipolar të marrëdhënieve politike ndërkombëtare Gjermania Perëndimore me në krye kancelarin Helmut Kol dhe me ministrin e Jashtëm Hans Ditrih Gensher diti ta kapitalizojë në favor të rikthimit të së drejtës historike të popullit gjerman mbi territorin e vet. Kjo strategji kombëtare dhe shtetërore vizionare e tandemit Kol–Gensher solli ribashkimin e popullit dhe të territorit gjerman. Pra, në rastin konkret kemi të bëjmë me një popull gjerman, me një shtet gjerman, me një territor gjerman, jo me dy popuj të ndryshëm, jo me dy territore të ndryshme, jo me dy shtete të ndryshme, siç janë shqiptarët dhe serbët, të cilët janë në konflikt të hapur që nga viti 1878 për shkak të pushtimit, të kontestimit, të kolonizimit dhe të aneksimit të territorit indigjen

të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike. Ky konflikt shekullor si dhe gjenocidet qindravjeçare të Serbisë dhe të serbëve mbi shqiptarët dhe mbi territoret e Shqipërisë etnike janë pengesa kryesore që vetëm Kosova të hyjë në çfarëdo dialogu a negociatash me Serbinë, pa involvimin e Tiranës zyrtare dhe të shqiptarëve të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Modeli i dy Gjermanive nuk është substitut i planit të Marti Ahtisarit, por antitezë e tij, që shpie në zhvlerësimin gradual të statusit të pavarësisë së Kosovës. • Që formula e dy Gjermanive nuk u bie tamam Kosovës dhe Serbisë kam shkruar që në vitin 2007 (si dhe në tetor 2012), kur diplomati gjerman Volfgang Ishinger e propozoi si opsion për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Mirëpo Beogradi dhe Moska e patën refuzuar atë si të papranueshme për palën serbe. Si rrjedhim i dështimit të bisedimeve serbo-shqiptare në Vjenë nën drejtimin e emisarit special të Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari, OKB-ja i imponoi Serbisë dhe Kosovës planin e Marti Ahtisarit, sipas të cilit Kosova më 17 shkurt 2008 fitoi pavarësinë unilaterale nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, duke falënderuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 22 shtetet e Bashkimit Europian (BE). • Edhe pse plani i Marti Ahtisarit ishte në kundërshtim me të drejtën historike, me të drejtën legjitime si dhe me të drejtën e plotë të vetëvendosjes, ngaqë popullit shqiptar të Kosovës iu mohua e drejta demokratike e deklarimit të tij me referendum për statusin politik të Kosovës, si dhe në anën tjetër minoritetit kolon serb i njohu më shumë të drejta sesa që i takonin sipas së drejtës ndërkombëtare, posaçërisht kur është fjala për decentralizimin ekstraterritorial të Kosovës, plani i Marti Ahtisarit i hapi rrugë Kosovës që të shkëputej nga Serbia kolonialiste. • Gjithashtu planin e Marti Ahtisarit e mbështeti edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë më 22 korrik 2010, kur sipas opinionit këshillëdhënës të saj, shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte në përputhje të plotë me parimet e së drejtës ndërkombëtare. • Me gjithë këtë vlerësim të kualifikuar juridik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Serbia nuk e njeh as planin e Marti Ahtisarit e as deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Ky është motivi thelbësor pse Serbia (postfestum, pasi e ka humbur koloninë e saj 100-vjeçare - Kosovën shqiptare) e ka kurdisur dhe ua ka imponuar një dialog të ri Kosovës, Bashkimit Evropian dhe Amerikës, që do të thotë se nuk është fjala vetëm për veriun e Kosovës, por për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit. • Kjo është arsyeja pse politika dhe diplomacia e Beogradit është në kërkim të modeleve të ndryshme autonomiste evropiane, në saje të të cilave kolonëve serbë në Kosovë do t’u mundësonte krijimin e kantoneve autonome politike dhe territoriale sipas “sistemit të decentralizimit” të komunave serbe në Kosovë, duke filluar me eksperimentin e parë në Veriun e Kosovës, i cili që 13 vjet është jashtë sovranitetit të Republikës së Kosovës.


opinion • E mërkurë 7 nëntor 2012

»

11

Rikthim në vendin e krimit Nga Nebil Çika

D

je dhjetëra ish-të përndjekur politikë përcollën për në banesën e fundit bashkëvuajtësin e tyre Lirak Bejko, që humbi jetën si pasojë e vetëflijimit në grevën e urisë që organizuan disa ish-të përndjekur pak kohë më parë në Tiranë. Homazhet dhe ceremonia e përcjelljes, organizuar nga familjarët dhe bashkëvuajtësit e të ndjerit Bejko në hollin e Institutit të Integrimit të ish-të përndjekurve politikë, respektoi standardet e kodit moral të shqiptarëve dhe sigurisht do të kishte qenë edhe më fisnike nëse nuk do të tentohej të përdorej sërish nga politikanët. Pa dyshim që prania në këtë ceremoni e politikanëve, në mënyrë të veçantë e drejtuesve më të lartë të së majtës ishkomuniste, prishi disi paqen, për të cilën ata që përcillen për në përjetësi, por edhe ata që u dhemb shpirti nga kjo përcjellje, kanë aq shumë nevojë. Prania e Edi Ramës, Pandeli Majkos, por edhe e dhjetëra trashëgimtarëve juridikë, politikë e gjenetikë të diktaturës komuniste u justifikua nga fisnikëria e manifestuar prej familjarëve të të ndjerit Bejko, të cilët një ditë më parë kishin deklaruar se në homazhe nuk do të pengonin askënd të vinte, madje “as hasmin”. Ishte pikërisht ky përcaktim (“as hasmin”) që justifikoi në njëfarë mënyre praninë e hasmëve ish-komunistë të ish-të përndjekurve politikë jo vetëm në ceremoninë mortore të Lirakut, por edhe në atë seli-simbol të ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë. Qëndrimi i z. Rama në hollin ku ishte vendosur arkivoli ngjan aq shumë me fragmentet shekspiriane të “Magbethit”, gjë që për shumë prej të pranishmëve ish-të përndjekur politikë duhet të ketë qenë me të

vërtetë shume i rëndë. Në murin e hollit paranë arkivolit të të ndjerit Bejko përballë njerëzve që vinin ta nderonin atë ndodhet e vendosur një miniekspozitë fotografike me portrete të dhjetëra antikomunistëve të dënuar me vdekje dhe të ekzekutuar nga pushteti i asaj partie që z. Rama dhe të tjerët e trashëgojnë sot në të gjitha aspektet. Por jo vetëm kaq. Një prej portreteve të ekspozuara në këtë miniekspozitë është ai i poetit antikomunist të varur nga diktuara në vitin 1999 - Havzi Nela. Siç dihet, sot nga opinioni publik një nga autorët e varjes së Havzi Nelës është edhe Kristaq Rama, ish-anëtari i Presidiumit të Kuvendit Popullor komunist, një nga krimet që e kategorizon komunizmin shqiptar, më të egrin e më të përgjakshmit në Europë. Çdo qenie humane në kushtet e z. Rama, me pak shpirt e dinjitet, do ta kishte të pamundur të ishte sot atje para viktimave të babait të tij biologjik dhe të nënës juridike e politike - të partisë që ai drejton. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka si të ndodhë me ata që ende vazhdojnë të ekzistojnë politikisht, por jo vetëm, si zgjatim i asaj strukture kriminale të quajtur PPSH, të ngritur mbi gjakun eshtrat dhe sakrificën e Havzi Nelës dhe të mijëra kundërshtarëve të tjerë të diktaturës, shpirtrat e të cilëve patjetër kanë qenë të pranishëm në atë përcjellje të njërit prej tyre - Lirakut. Besoj se shumë prej të pranishmëve në homazhet e Lirakut ka pyetur veten se si është e mundur një pafytyrësi politike e morale si kjo. Të mos turpërohesh nga krimet që kanë bërë baballarët gjenetikë e politikë, është një fenomen i njohur në Shqipërinë e mbushur me dhjetëra raste të tilla (shumica e drejtuesve aktualë të PS-së), por ballafaqimi me gjakftohtësi me kujtimin vizual të këtyre krimeve është pa dyshim një qën-

drim që mund të këtë asnjë lidhje me ndjenjat që veçojnë qeniet humane nga gjallesat e tjera të kësaj bote. “Rikthim në vendin e krimit”, ky fenomen i konsideruar gjerësisht nga kriminalistika, mund të jetë i vetmi shpjegim për atë që ndodhi dje në selinë e të përndjekurve politikë në Tiranë në mes të ditës, përpara dhjetëra kamerave e sidomos qindra viktimave, që ndoshta krejt rastësisht i kanë shpëtuar litarit të babait të z. Rama apo baballarëve të tjerë të diktaturës komuniste në Shqipëri. Ky veprim i djeshëm i kreut të PS-së, por dhe “koincidenca” të tjera, siç janë rikthim publik në krye të saj i djemve të Bllokut apo ringjallja e taksës progresive të 1945-s të dajës Spiro Koleka janë fakte e prova që duhet të ngjallin frikë. Zoti Rama ka kohë që po flet për një “rilindje”, retorikë që deri tani nuk duket se është marrë seriozisht nga shqiptarët. Rilindjen e kujt synon ky? Po të kemi parasysh zhvillimin e djeshëm, por dhe ngjarje, veprime e ide të tjera të ndodhura apo të hedhura më parë në të njëjtën linjë, besoj se shqiptarë normalë, por dhe partneret ndërkombëtarë, duhet të shqetësohen seriozisht. Por ajo që ndodhi dje dhe veprime e sjellje të tjera si kjo kanë ndoshta edhe anën e tyre pozitive, pasi prej veprimeve si ky i “rikthimit në vendin e krimit” ata që nuk e duan komunizmin dhe diktaturën e tij kanë mundësinë të hapin sytë e të shohin realitetin sa nuk është vonë. Një person që ka guximin apo edhe paturpësinë ta bëjë një gjë të tillë në papushtetin dhe mjetet e të parëve të tij politiko-gjenetik, imagjinoni çfarë mund të jetë i aftë të bëjë nëse vjen ndonjëherë në pushtet. “Bëmë baba të të ngjaj”, - thotë, jo pa të drejtë, një proverb popullor.

Fieri apo Brukseli? ...për logjikën dhe aritmetikën e Edi Ramës kolltuku i një kryetari qarku dhe disa karrige pranë tij vlejnë, në mos barabar, edhe më shumë se çështja e marrjes nga Shqipëria brenda këtij viti të statusit të vendit kandidat për në BE. Shprehur ndryshe, për të dhe për PS-në Fieri i vogël vlen më shumë se Brukseli dhe gjithë BE-ja Nga Xhevat MUSTAFA

E

dhe më 6 nëntor, ashtu si prej vitesh, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste kryetari Edi Rama renditi kushtet e opozitës për të votuar ligjet që kërkojnë 3/5-at e votave në Kuvend, të domosdoshme që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Kryesocialisti përsëriti, kushedi për të satën herë, se opozita është e gatshme të diskutojë me pozitën për përmirësimin e drafteve ekzistues dhe të votojë 3 ligjet e kërkuara vetëm pasi të zhbllokohet çështja e Fierit (!). Kështu, bëhet edhe një herë e qartë se të paktën për logjikën dhe aritmetikën e Edi Ramës kolltuku i një kryetari qarku dhe disa karrige pranë tij vlejnë, në mos barabar, edhe më shumë se çështja e marrjes nga Shqipëria brenda këtij viti të statusit të vendit kandidat për në BE. Shprehur ndryshe, për të dhe për PS-në Fieri i vogël vlen më shumë se Brukseli dhe gjithë BE-ja. Në takimin me grupin e deputetëve të PS-së më 6 nëntor Edi Rama foli si qëmoti, duke kërkuar nga ligjvënësit socialistë të ishin ushtarë të bindur të partisë – kuptohet: të tij personalisht. Ai i urdhëroi vartësit e tij që të mos pranojnë asnjë kompromis, konsensus dhe bashkëpunim me PD-në për tri ligjet e mbetura, që lidhen drejtpërdrejtë me çështjen madhore dhe mbarëkombëtare të marrjes nga vendi ynë të statusit të kandidatit në BE, pa u falur nga mazhoranca kolltuku i kryetarit të qarkut të Fierit, parë nga çdo anë, shumë më minor dhe lokal se integrimi në BE. Shumëkush mund ta justifikojë këtë dëshirë dhe ofertë për pazar politik të Edi Ramës me të mësuarit keq të tij në kohën kur ishte kryebashkiak, kur u sh-

tronte biznesmenëve të ndërtimit alternativën: “Ju jap leje ndërtimi për pallat nëse më jepni përqindjen time me zarf ose apartamente.”. Gjithashtu është për t’u theksuar se kjo deklaratë e Edi Ramës vjen vetëm 6 ditë pas vizitës në Tiranë të sekretares amerikane të Shtetit Hilari Klinton dhe këshillës së saj shumë dashamirëse, të dhënë atij edhe drejtpërdrejtë për më tepër kulturë bashkëpunimi, për largimin nga praktika e vënies në plan të parë të interesave ngushtësisht partiake mbi ato mbarëqytetare dhe mbarëkombëtare. Shumëkujt duhet t’i ketë bërë përshtypje fakti se në komentet që bëri menjëherë pas ndarjes me sekretaren amerikane të Shtetit Edi Rama u shpreh me superlativa për rëndësinë e këtij takimi, por nuk premtoi se ai do ta zbatonte në praktikë qysh të nesërmen këshillën e saj që të bëhej më bashkëpunues

me PD-në, me qeverisjen e koalicionit të djathtë dhe personalisht me liderin e saj, Kryeministrin Sali Berisha, që të bëhej më konstruktiv, më socialist europian, më shqiptar, për të kapur kohën e humbur në procesin e integrimit në BE. Në deklarimet e tij para deputetëve socialistë dhe para medieve më 6 nëntor kryesocialisti Edi Rama tregoi se i kishte harruar fare këshillat dashamirëse dhe të sinqerta të kryediplomates amerikane. Ndërsa mikesha e madhe amerikane i këshilloi kulturë bashkëpunimi me kundërshtarët, ashtu siç kishte bërë ajo për 4 vjet me ish-kundërshtarin e vet Barak Obama, kryetari i socialistëve shqiptarë rikonfirmoi edhe më 6 nëntor 2012, kushedi për të satën herë, kulturën e tij të bllokimit, duke i vënë kushte absurde dhe tekanjoze procesit të konsensusit, kompromisit dhe bashkëpunimit në të mirë të një interesi madhor dhe mbarëkombëtar. Natyrisht, edhe nga dalja e djeshme e Edi Ramës para deputetëve të tij dhe para medieve nuk kishte asgjë të re dhe të papritur. Ishte po ai Edi Rama që në takimet me popullin dhe mediet reklamohet vazhdimisht si i përgjëruar për interesat e të gjithë vendit, qytetarëve dhe të mbarë kombit, ndërsa gjurmët e mendjes së tij jo rastësisht mund të zbulohen lehtësisht në skenarët e ngjarjeve që dëmtojnë imazhin e vendit, pikërisht në prag ngjarjesh dhe vendimesh të mëdha për proceset integruese. Duke u rikthyer shumë larg në kohë, Edi Rama më 6 nëntor 2012 seç të kujtonte edhe Enver Hoxhën në fjalimet e tij me rastin e përvjetorëve të 7 dhe 8 nëntorit, sidomos në idenë dhe praktikën e identifikimit të partisë me emrin dhe figurën e tij dhe të vendimeve kolegjiale me vullnetin e tij personal.


12

« gossip

E mërkurë 7 nëntor 2012 •

Eva Longoria e emocionuar për fitoren e Barak Obamës Ajo ka punuar jashtëzakonisht fort për fushatën e presidentit Obama. Ajo ka festuar e emocionuar fitoren e Obmas me një grup miqsh. Ajo nuk ka ngurruar të shkruajë në tëitter menjëherë pas marrjes vesh të fitores “Unë dhe miqtë e mi jemi duke festuar. Jam e gjitha në lot. Ja dolëm, Obama u rizgjodh!!! Po, Po!!”. Gjithashtu Eva ka postuar edhe një foto e cial duket shumë e gëzuar duke edemonstruar edhe me duart e ngritura lart, e rrethuar nga miq. Eva Longoria nuk është e vetma që ka shprehur gëzimin për fitoren e Obamas, shumë personazhe vip kanë treguar mbështetjen e tyre si gjatë fushatës ashtu edhe ditën e votimit, si Kety Perry, Lady Gaga, Justin Bieber e shumë të tjerë. Beyonce gjithashtu ku bashkë me Jay-Z kanë qënë një përkrahje e madhe e presidentit i ka dërguar një letër personale me shkrim dore Obamas, duke folur për respektin dhe adhurimin që ka për të.

Shkarkohet punonjësja, shqetësoi Lopez për autograf Shërbyesja e hotelit humbi vendin e saj të punës, pasi i kërkoi Jennifer Lopez një autograf. Pray Dodaj trokiti në derën e dhomës ku rrinte këngëtarja, në “Melia Dusseldorf” të Gjermanisë, por nuk u lejua nga dy prej asistentëve të JLo. Ditën tjetër, ajo u telefonua dhe u përjashtua nga puna, pasi iu tha se Jennifer ishte ankuar se ishte shqetësuar. Dodaj tha për gazetën gjermane Bild: “Pastrova katin e saj. Jam një adhuruese e jashtëzakonshme e saj, kështu që pata kurajon t’i bija ziles së saj për të marrë një autograf. Por, dy prej asistentëve të saj nuk më lejuan të hyja brenda. Një ditë më pas, kompania e pastrimit, e cila më kishte punësuar mua te hoteli, më telefonoi dhe më tha për ankesën e Lopez. U shkarkova menjëherë, gjatë asaj telefonate… pikërisht për një autograf”. Drejtori i hotelit, Cyrus Heydarian, i qëndroi vendimit për shkarkimin e Dodajt, duke këmbëngulur se, nuk mund të toleronte punonjësit e tij të shqetësonin miqtë. “Ajo veproi në kundërshti marrëveshjen kontraktuale dhe shteqësoi privatësinë e miqve tanë”. Lopez performoi në qytet, ditën e mërkurë, si pjesë e turit aktual të saj në Europë.

viagra

edhe për femrat

N

jë në tre femra nuk arrijnë asnjëherë që të përjetojnë kënaqësi të plotë seksuale për shkak të një gjendje të njohur në mjekësi si “anorgasmia”, por shumë shpejt, ky problem mund të gjejë zgjidhje. Shkencëtarët janë pranë hedhjes në treg të një produkti, që praktikisht do të jetë një lloj viagre për femrat dhe do t’i lejojë ato që të eliminojnë këtë mungesë. I quajtur “Tefina”, trajtimi do të jetë një lloj spraji që do të merret nëpërmjet hundes, dy orë përpara një marrëdhënie

Instagram Naomi festë madhështore për ditëlindjen e të dashurit të saj Supermodelja Naomi Cambell ka bërë të jashtëzakonshmen për të qënë një nga festat më të veçanta të vitit, për 50vjetorin e të dshurit të saj bilioner Vladimir Doronin. Stafi i angazhuar ka punuar ditë e natë për të realizuar çdo detaj të festëa. Party do të jetë në Jodhpur të Indisë në kalanë Mehrangarh që i përket shek. të 15. Në listën e të ftuarve përfshihen Kate Moss, Jamie Hince, Bob Geldof, Sarah Ferguson dhe Diana Ross, kjo do të jetë festa më luksoze që ato kanë parë ndonjëherë. Mësohet se Diana Ross është paguar 500.000paund për të kënduar në këtë festë. Janë porositur edhe 13 chartera për të ftuarit që priten të mbërrijnë në ditëlindjen e superbosit Vladimir Doronin. Të ftuarit do të qëndrojnë në palltin Umaid Bhawan Palace, një nga rezidencat më të mëdhaja në botë.

A

edhe në web

plikacioni më i popullarizuar për trajtimin dhe ndarjen fotografive - Instagram, i cili ka qenë i projektuar vetëm për përdoruesit e telefonave mobil së shpejti do të zgjerohet edhe me version që do të jetë në dispozicion ne ueb. Secili nga profilet do të përmbajë një përzgjedhje të fotografive që përdoruesi ka bërë kohët e fundit, së bashku me një fotografi dhe një biografi të shkurtër të pronarit. Përveç kësaj, do të ketë një mundësi për shqyrtimin e interesave dhe hobive të përdoruesve. "Ne ofrojmë këto profile online për tu mundësuar përdoruesve më lehtë të ndanjnë fotografi me më shumë njerëz dhe gjetjen e përdoruesve të rinj", tha kompania, e cila kohë më pare ishte blerë nga Facebook. Përdoruesit ende nuk do të jetë në gjendje të publikojë fotot direkt nga kompjuterët, por nga paisjet e tyre të zgjuara. Prandaj, në versionin ueb do të jeni në gjendje të pëlqeni (like) dhe komentoni mbi fotot që do të shihen në rezolucion të lartë. Profilet e reja do të aktivizohet gjatë kësaj dhe javës së ardhshme, dhe ju së shpejti do të shihni ndryshime.

seksuale, ndërsa efekti i tij zgjat deri në gjashtë orë pas marrjes. Një trajtim me bazë testosteroni, ai do të rrisë dëshirën, duke aktivizuar tek femra ato pjesë të trurit që rrisin ndjeshmërinë dhe qarkullimin e gjakut në organet seksuale. ”Viagra femërore”, zhvilluar nga një bashkëpunim shkencor kanadezo-amerikanoaustralian ka dhënë efekte pozitive në fazat e deritanishme të testimit dhe është shumë pranë hedhjes në treg. Për më tepër, ekspertët kanë arritur të shmangin tek mjekimi efektet e njohura të testosteronit, një hormon mashkullor, si aknet, trashjen e zërit apo shtimin e qimeve në trup.


gossip • E mërkurë 7 nëntor 2012

Cameron Diaz:

Seks dhe kërcim për t’u dobësuar

Cameron Diaz ka treguar formën e saj të shkëlqyer në kopertinën e numrit të dhjetorit të revistës ‘Elle’ në Britaninë e Madhe. Aktorja e famshme theksoi se mënyra më e mirë për të humbur kilet e tepërta është seksi dhe kërcimi. Kur u pyet nëse humb më shumë kalori gjatë 30 minutave kërcim apo seks, 40-vjeçarja u përgjigj: “Duhen bërë të dyja gjërat në të njëjtën ditë.” Një pjesë e rëndësishme e humbjes në peshë është edhe ushqimi. Diaz deklaroi se ushqehet shëndetshëm dhe detajet e dietës së saj do i publikojë në një libër që do të publikohet së shpejti. “Libri nuk flet për ato që unë ha apo çfarë bëj. Ka informacion në mënyrë që vajzat e reja të bëjnë më pas zgjedhjen e tyre. Nuk më pëlqen të udhëzoj të tjerët të bëjnë si mua”, deklaroi protagonistja e ‘Bad Teacher’.

»

13

Sienna Miller

pozon nudo shtatzënë

Jonathan Yeo

N

jë zgjedhje interesante për Sienna Miller. Ajo dëshiron që ta kujtojë periudhën e saj të shtatzanisë për tërë jetën. Kështu ajo ka fiksuar këtë moment duke pozuar nudo për Jonathan Yeo. Portreti është mjaft interesant me një sfond gri, ku Miller qëndron në këmbë dhe me duart të mbështetura në të pasmet e saj. Portreti është duke u shfaqur në galerinë Circleculture, në Berlin. Sienna Miller ka qënë e fejuar me Jude Law në 2004. Çifti u nda dy vjet më vonë pasi Law e tradhëtoi me dadon e fëmijës. Në 2008 aktorja pati një marrëdhënië me aktorin Balthazar Getty. Pas një pajtimi me Law, ata u ndanë përsëri. Tashmë aktorja është e fejuar me Tom Sturridge, me të cilin ka një vajzë.

Michael Buble fton Blake dhe Carly Rae për një duet për Krishtlindje Këngëtari kanadez Michael Buble ka lancuar një tjetrë këngë festive, por kësaj here ai i ka bërë ftesë Blake Shelton dhe Carly Ray për të realizuar një duet se bashku. Hiti i një viti më parë i Buble “Home for the Holidays”, pati një sukses të madh. Buble po bëhet gati të regjistrojë këngën tjetër për Krishtlindje në 10 dhjetor, por këtë vit ai do të vijë me një duet në këtë prag festash.

Kristie Alley ka pasur një romancë të fshehtë me Patrick Swayze John Travolta nuk ka qënë i vetmi mashkull me të cilën Alley ka patur një marrëdhënie të fshehtë. Kësaj here ajo ka rrëfyer për romacën sekrete mes saj dhe Patrick Swayze me të cilin ra në dashuri në vitin 1985, gjatë serialit “North and South”. Në atë kohë të dy kanë qënë të martuar, ku të dy aktorët ndjenë tërheqje për njëri-tjetrin. Edhe pse mes tyre nuk pati marrëdhënie intime, Alley rrëfen se përsëri ka vepruar keq. Alley nuk është e sigurt nëse gruaja e Swayze ka ditur për këtë marrëdhënie, e cila i kërkoi Kristey Alley të mbante fjalim në funeralin e tij në 2009. Por Alley dhe gruaja e aktorit ende vazhdojnë të mbeten mike të mira. Së fundmi Alley ka rrëfyer se John Travolta ka qënë dashuria më e madhe e jetës së saj.

Brian Green dhe Megan Fox falënderojnë Witherspoon Brian Green dhe Megan Fox falenderojnë Reese e cila mbajti sekret lindjen e djalit të tyre në 27 shtator. Kujtojmë që Brian dhe Megan bënë të ditur lajmin e ardhjes në jetë të djalit të tyre Noah Shannon, dy javë më vonë dhe kjo falë Reese Witherspoon. Pasi aktorja Reese lindi në të njëjtin spital ku ishte shtruar dhe Megan. Kjo ishte dëshira e çiftit hollivudian që ardhja në jetë e djalit të tyre të mos merrej vesh dhe ishte e pabesueshme për ta se si mundën të ktheheshin në shpi ende pa u përhapur lajmi. Çifti ka falenderuar Reese që i ndihmoi ata. Reese solli në jetë fëmijën e tretë, djalin Tennessee James, nga martesa me Ryan Philippe.


14

« bota

E enjte 8 nëntor 2012 •

Obama President-

Një zgjedhje e mirë për Amerikën

M

e rizgjedhjen e Barack Obamës amerikanët kanë marrë vendimin e duhur. Ai nuk është presidenti perfekt, por zgjidhja më e mirë në krahasim me kandidatin republikan Mitt Romney, mendon Christina Bergmann. Përsa i përket politikës financiare, Presidenti Obama ka arritur të nxjerrë SHBA nga recesioni dhe të parandalojë një të dytë. Pas një muaji në detyrë, ai nënshkroi paketën ekonomike të shpëtimit koniunkturor me një vlerë prej më shumë se 787 miliardë dollarë. Ai vazhdoi në këtë mënyrë politikën, që kishte filluar paraardhësi i tij Xhorxh W. Bush, ndër të tjera me një plan për shpëtimin e bankave. Situata ekonomike nuk është rozë, shkalla e papunësisë me tetë për qind është ende relativisht e lartë, por ekspertët janë dakord se pa masat e duhura, gjendja do të ishte shumë më e keqe. Një nga sfidat më të mëdha, me të cilat përballet presidenti në mandatin e ardhshëm, është borxhi i lartë prej 16 bilionë dollarësh. Presidenti është shprehur për një përzierje të rritjes së taksave dhe uljes së shpenzimeve, që është e vetmja mënyrë matematikisht e mundshme për të dalë nga kriza e borxhit. Nga ana tjetër është betimi i republikanëve, të cilin e kishte nënshkruar edhe Mitt Romney, për të mos pranuar në asnjë mënyrë një rritje të taksave. Kjo është politikisht e papërgjegjshme dhe matematikisht jorealiste. Kush përjashton që nga fillimi një kompromis të mundshëm negociues, vepron me papjekuri prej fëmije. Maturi dhe qëndrueshmëri Në politikën sociale tani mund të vlejë nisma ligjore, që Obama ka miratuar me përpjekje të madhe: reforma në shëndetësi. Një mandat i dytë për Obamën do të thotë se miliona amerikanë mund të përfitojnë sigurimin shëndetësor, dhe që një sëmundje nuk të çon më në shkatërrim financiar. Mitt Romney kishte kërcënuar se do ta hiqte atë që në fillim. Obama mund të dëshmojë edhe nisma të tjera ligjore, për shembull, ajo që i garanton grave paga të njëjta si burrave për të njëjtën punë dhe që homoseksualët mund të dalin hapur në ushtri me prirjen e tyre. Në reformën e ardhshme për çështjet e migrimit pritet që presidenti të ndjekë një politikë humane, ndryshe nga republikanët që bëjnë përjashtimin e një grupi njerëzish, të cilët kontribuojnë me pjesën e tyre në suksesin ekonomik të vendit. Edhe në politikën e jashtme edhe pse presidenti nuk ka bërë gjithçka si duhet – sepse hezitimi i tij në lidhje me demonstratat në Iran

Në politikën sociale tani mund të vlejë nisma ligjore, që Obama ka miratuar me përpjekje të madhe: reforma në shëndetësi. Një mandat i dytë për Obamën do të thotë se miliona amerikanë mund të përfitojnë sigurimin shëndetësor, dhe që një sëmundje nuk të çon më në shkatërrim financiar. Mitt Romney kishte kërcënuar se do ta hiqte atë që në fillim.

dhe gjakderdhja në Siri është vështirë të kuptohen – por kush e akuzon atë, se ka vepruar shumë nga sfondi, duhet të dijë se amerikanët e zgjodhën në vitin 2008, sepse ai premtoi pikërisht këtë, ta kthejë Amerikën nga një vetmitar të urryer në një partner të kërkuar në koalicione. Aksioni ushtarak ndërkombëtar në Libi është shembulli më i mirë, se ai ia ka arritur kësaj. E fundit por jo më pak e rëndësishme: Se si do të jetë politika e SHBA-së nën presidentin Obama pak a shumë duket. Obama ka drejtuar në katër vitet e fundit me maturi dhe qëndrueshmëri. Se si do të vepronte Mitt Romney do të ishte e vështirë të parashikohej për shkak të ndryshimeve të opinioneve të republikanëve në pothuajse të gjitha fushat. Por Amerika ka nevojë për një autoritet të kalkulueshëm në krye. Me Barak Obamën, amerikanët kanë rizgjedhur një të tillë.

Politikanët gjermanë përshëndetën rizgjedhjen e Barak Obamës si president të SHBA. Ata shpresojnë për forcimin e marrëdhënieve transatlantike. Para se Mitt Romney të pranonte humbjen e tij elektorale, ministri i Jashtëm Guido Westerwelle u shpreh në kanalin televiziv gjerman ARD si i pari anëtar i qeverisë gjermane. Ai u lidh direkt nga Nju Jorku, ku po zhvillon bisedime në Kombet e Bashkuara. “Ne kemi punuar shumë mirë në politikën e jashtme”, tha Westerwelle, duke bërë bilancin e mandatit të parë të fituesit të zgjedhjeve Barack Obama. “Dhe kemi shumë gjëra për të bërë së bashku.” Pas zgjedhjeve në Rusi dhe përfundimit të “gjendjes pezull në SHBA” të dyja palët tani duhet të shfrytëzojnë shansin e momentit për impulse të reja për çarmatimin, kërkoi Westerwelle. Westerwelle nuk pret që të vazhdojë ngërçi i brendshëm politik në SHBA. Shumë mbështetës të Tea Party nuk janë rizgjedhur, tha ministri i Jashtëm. Prandaj do të ketë më shumë mundësi për bashkëpunim me njëri-tjetrin. “Amerikanët janë optimistë dhe tani do të shohin përpara.” Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë së bashku për dhënien fund të politikës së borxheve, tha ministri i Jashtëm duke patur parasysh sfidat e politikës financiare në të dy anët e Atlantikut. Ajo që po zbatohet në Evropë për momentin, konsolidimi i rreptë i buxhetit i shoqëruar me impulset për rritjen ekonomike, në Shtetet e Bashkuara mbetet për t’u bërë akoma. Një mënyrë për të krijuar rritje ekonomike është rritja e tregtisë së lirë midis dy kontinenteve. Bisedimet për një zonë të tregtisë së lirë duhet të rifillojnë shpejt, kërkoi Westerwelle. Ftesa e Merkelit Kancelarja gjermane Angela Mer-

Presidenti i duhur

Reagimet gjermane për zgjedhjen e Obamës

kel theksoi në letrën e saj të urimit drejtuar presidentit të rizgjedhur të SHBA marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. “Ne kemi bashkëpunuar në vitet e fundit ngushtë dhe miqësisht”, shkruan Merkel. Ajo i vlerëson “jashtëzakonisht” takimet dhe bisedat e shumta dhe gëzohet, për mundësinë për t’i vazhduar ato. Përveç kësaj kancelarja i bëri ftesë Obamës për të vizituar Gjermaninë. Gjatë mandatit të tij të parë presidenti Obama nuk ka qenë asnjëherë në një vizitë zyrtare në kryeqytetin gjerman. “Europa duhet të dalë jashtë nga qoshja e vet” “Unë gëzohem shumë për Obamën, që ai do të qëndrojë”, tha Frank-Walter Steinmeier, ish ministër i Jashtëm dhe kryetari aktual i grupit parlamentar të PSD. “Ai është presidenti i duhur për Shtetet e Bashkuara dhe ka potencialin për të bashkuar interesat e ndryshme, shtresat dhe etnitë.” Një president si Mitt Romney do ta kishte ndarë edhe më

tej vendin gjithsesi të përçarë”, tha Steinmeier. Shpresat, që lidhen me Obamën, nuk janë më si “mbitokësore”, siç ishin katër vjet më parë. Disa gjëra janë bërë tashmë, tha Steinmeier. Reforma në shëndetësi është në fund të fundit një revolucion i vogël në Shtetet e Bashkuara. Evropa tani duhet të dalë nga “qoshja e vet” dhe të bëjë më shumë për marrëdhëniet transatlantike. SHBA-të nuk shohin më kërcënim në Evropën Lindore dhe angazhohen më shumë ekonomikisht në rajonin e Paqësorit. “Ne jemi të interesuar që Evropa të mbetet e rëndësishme dhe prandaj duhet të investojmë më shumë në marrëdhëniet transatlantike.” “Një lajm i mirë” Edhe kreu i Partisë së Gjelbër në Gjermani, Cem Özdemir, është i kënaqur me rizgjedhjen e Obamës. Suksesi i tij ështe “një lajm i mirë për ne evropianët”. “Në Shtetet e Bashkuara ne kemi një partner,

që flet të njëjtën gjuhë si ne”, tha Özdemir. “Populli amerikan ka marrë një vendim të mençur”, tha kreu i grupit parlamentar të të Majtëve në Bundestag, Gregor Gysi. Megjithatë Obama duhet të “mbajë tani të gjitha premtimet, që ka bërë katër vjet më parë.” Gysi tha se shpreson që Obama “do të zgjedhë rrugën e paqes” edhe ndaj Iranit dhe Sirisë. Këtu bën pjesë edhe “politika e çarmatimit, sidomos e armëve të shkatërrimit në masë”. Një detyrë e rëndësishme për mandatin e dytë të Obamës mbetet zgjidhja e konfliktit në Lindjen e Mesme”, tha Gysi. Koordinatori i marrëdhënieve transatlantike të qeverisë gjermane, politikani i partisë liberale, Harald Leibrecht, shpreson se presidenti amerikan do të tregojë më shumë guxim në çështjet e mbrojtjes së klimës dhe çarmatimit. “Në mandatin e tij të dytë Obama është në gjendje të tregohet më i vendosur dhe kështu edhe do të bëjë”, tha Leibrecht në një intervistë me DW-TV. Në politikën ekonomike Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të dalin të bashkuar në tregjet aziatike. “Ne duhet të vendosim standardet, përndryshe standartet do të na diktohen ne.” Në një letër urimi të publikuar të mërkurën presidenti gjerman Joachim Gauck i siguroi presidentit të rizgjedhur të SHBA partneritetin e Gjermanisë. Të dy vendet janë të lidhura ngushtë “në bazë të vlerave të përbashkëta të lirisë, të të drejtave të njeriut dhe demokracisë”. Dhe së bashku ata duhet të përballen me sfidat dhe kërcënimet globale për lirinë, paqen, prosperitetin dhe mjedisin”.


bota • E mërkurë 7 nëntor 2012

»

15

Ditë të errëta për Greqinë Ku godasin kursimet e fundit

P

aketa e re e kursimeve pritet me valë zemërimi në Greqi. Shteti grek duhet të kursejë 13,4 miliardë euro si kusht për marrjen e ndihmave të reja nga Europa. Në Athinë debatohet për paketën e re të kursimeve prej 13,5 miliardë eurosh deri në fund të vitit 2014. Ndërkohë që deri në vitin 2016 do të duhet të kursehen edhe 3,4 miliardë euro të tjera. Paketa e re duhet të miratohet në parlamentin grek, sepse ajo është kushti për t'i hapur rrugën ndihmave të tjera financiare nga jashtë. Kryeministri konservator Antonis Samaras edhe më tej po përballet me kundërshtimin nga partnerët e tij të koalicionit qeverisës, PASOK dhe të Majtën Demokratike. Detajet e tjera të programit të ri të kursimeve do të përpunohen e miratohen në muajt e ardhshëm. Kursime deri aty ku nuk mban më Pas negociatave disamujore me donatorët, qeveria e Athinës shpalli programin e ri të kursimeve. Ai parashikon shkurtime të tjera në pagat e nëpunësve civilë dhe të punonjësve në shërbimet publike si dhe në subvencionet për fëmijët. Kështu familjet që fitojnë më shumë se 18.000 euro në vit nuk kanë të drejtë të marrin ndihmën për fëmijët. Do të ulen në mënyrë drastike dëmshpërblimet për humbjen e vendit të punës, ndërkohë që punëdhënësit lejohen të përmbyllin kontrata individuale me punëmarrësit. Shumë rroga të nëpunësve të shtetit po ashtu do të ulen nga

Greqia sërish arenë përleshjesh N ë arenë konfrontimesh është shndërruar sheshi Sintagma para parlamentit grek ku mbi 100.000 qytetarë ishin mbledhur për të protestuar qysh prej orës 5 të pasditës për paketën e masave të ashpra financiare që po diskutohen. Pas sulmeve me bomba molotov që kanë hedhur disa protestues ndaj forcave të policisë këto të fundit janë përgjigjur me bomba me gaz lotsjellës dhe me anë të makinës së ujit me presion për të shpërndarë demostruesit. Situata doli jashtë kontrollit ndërkohë që kaos u krijua edhe brenda sallës së Parlamentit. Paradite puna u ndërpre 3 orë, pasi opozita kundërshtonte miratimin me procedurë të përshpejtuar të Memorandumit të masave. Pasdite debati u

ndërpre pasi punonjësit e administratës së Parlamentit refuzonin të vazhdonin punën. Shkak është bërë një amendament i projektligjit që iu heq punonjësve të administratës publike të ardhurat shtesë. Pas situatës së krijuar ministri Stournars tërhoqi amendamentin në fjalë, me qëllim qetësimin e situates dhe funksionimin e Parlamentit deri në votimin e masave. Por edhe brenda në sallën e parlamentit mbizotëroi prej mesditës një situatë e tensionuar për arsye të replikave të ashpra midis deputeteve të tre partive qeveritare dhe të atyre të opozitës. Me

interes të jashtëzakonshëm mediat e huaja transmetojnë me reportazhe direkt zhvillimet në parlamentit grek ku është hedhur në mënyrë urgjente për miratim në një nen të vetëm projektligji i të ashtuquajturit “Memorandumi i 3 i Ndihmës” pavarësisht se përbëhet nga 756 faqe me reforma administrative dhe masa financiare që prekin kryesisht shtresën e varfër dhe të mesme të popullsisë. Midis të tjerash reduktime të reja nga 5 deri ne 15% të pensioneve, të pagave të sektorit shtetëror dhe atij privat, heqjen përfundimtare të përfitimeve shtesë, rritjen nga 65 në 67 vjet të moshës së pensionit për të gjithë, pushimin nga puna të 27 000 nënpunësve shtetërorë deri në fund të vitit 2013, reduktime të ndjeshme në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit, rritjen e re të taksave. Kryeministri grek u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të aprovojnë masat e dhimbshme, pasi në rast të kundërt vendi shkon drejt katastrofës. Por duket se vetëm rreth 154 nga 177 deputetë të koalicionit trepartiak në parlamentin 300 vendësh pritet të votojnë pro, një shenjë e qartë kjo e klimës që mbizotëron. Ky votim do të pasohet nga ai i së djelës për projektbuxhetin e vitit 2013 dhe të dyja së bashku pritet që të jenë edhe një votëbesim i ri për qeverinë Samaras në momentin më të vështirë të saj. Në se në të dy rastet votohet pro, Greqia ka shumë gjasa të marrë në 12 nëntor dritën jeshile nga Samiti i ministrave të eurozonës, për lëvrimin e këstit prej 31.5 miliard eurosh shumica e të cilit shkon per rikapitalizimin e bankave të vendit. Sot komisioni europian ka deklaruar se Greqia mund të dalë më herët nga recensioni shumëvjeçar i ekonomisë së saj, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 me një ritëm zhvillimi prej 0,6%. Por siç ka theksuar komisioneri për ekonominë Olli Rehn çdo gjë varet se si do të votojë Athina.

6-20%. Deri në fund të vitit 2012 do të dalin në pension të parakohshëm rreth 2000 nëpunës administrate. Më rëndë preken pensionistët: për të katërtën herë brenda tri vjetësh do të shkurtohen pensionet si dhe paratë e Krishtlindjeve për pensionistët dhe punonjësit në shtet. Të gjithë pensionet nga 1000 euro e lart do

të shkurtohen me 5-10%. Ndërkohë mosha e pensionit në Greqi do të rritet nga 65 në 67 vjeç. Ndërkohë e gjithë Greqia ka hyrë në ditën e dytë të grevës së përgjithshme 48 orëshe. Pritet që greva të përfundojë të mërkurën në mbrëmje me një tubim masiv në qendër të Athinës. Greva ka paralizuar transportin publik dhe shërbimet shëndetësore.

Kina gati për ndryshimet në drejtimin e vendit Në Kinë janë duke u realizuar përgatitjet e fundit, përpara kongresit të partisë komuniste, që do të sjellë rotacionin e udhëheqësve të vendit. Mbi dy mijë delegatë kanë mbërritur në kryeqytetin Pekin, për të përfaqësues të gjithë krahinat e mundshme kineze në tranzicionin politik që ndodh vetëm një herë në dekadë. Masat e sigurisë janë më të forta se kurrë, ndërsa një perimetër sigurie pranë të cilit kalimi është kufizuar është vendosur në kryeqytet. Kongresi, punimet e të cilit nisin të enjten, do të hapet me fjalën e Presidentit Hu Jintao, i cili do të flasë për arritjet e realizuara gjatë mandatit të tij dhe objektivat e ardhshëm të vendit. Zëdhënësi i Partisë Komuniste Kineze, Cai Mingzhaoi, deklaroi: “Ky kongres do të ketë një rëndësi thelbësore, pasi Kina është në një fazë vendimtare të ndërtimit të një shoqërie moderne, të begatë dhe të hapur. Ky kongres do të përshpejtojë procesin e transformimit dhe do t’i japë një impuls të ri rritjes sonë ekonomike”.


16

« histori

E mërkurë 7 nëntor 2012 •

Bashkëshortja e ministrit të Propagandës në Rajhun e Tretë

J

ohana Maria Magdalena Ritshel apo “Magda”, që më vonë mori mbiemrin “Gëbels”, ishte bashkëshortja e ministrit të Propagandës naziste në qeverinë e Hitlerit, Jozef Gëbels, një anëtar i shquar i Partisë Naziste. Dhe vetë Magda ishte një aleate e ngushtë dhe mbështetëse politike e Adolf Hitlerit. Pasi Berlini ishte duke u pushtuar nga Ushtria e Kuqe në fund të Luftës së Dytë Botërore, së bashku me bashkëshortin ajo vrau gjashtë fëmijët e saj dhe pastaj të dy ata vranë veten, me arsyetimin se nuk mund të rronin në një botë pa nacional-socializëm. Martesa e parë Në moshën 17-vjeçare, ndërsa kthehej nga shkolla me tren, Magda do të takonte Gunther Quandt, një industrialist i pasur gjerman, i cili asokohe ishte sa dyfishi i moshës së saj. Pronar i shumë industrive, që më vonë iu bashkëngjit dhe prodhimi i baterive “Varta”. Ai gjithashtu kishte aksione të mëdha në kompaninë “BMW” dhe “Daimler-Benz”. Megjithëse ishte i dashuri i saj, Magda për një kohë të gjatë do të paraqiste Quandt në ambientet e shkollës, ku ai shkonte ta takonte si një mik të familjes. Gjatë kësaj kohe ai i kërkoi që ajo të ndryshojë emrin e saj përsëri në Ritshel, ndërkohë që mbante mbiemrin “Frindlander” të njerkut të saj hebre, dhe të bënte konvertimin nga katolike në protestante. Ajo dhe Quandt u martuan më 4 janar 1921, ndërsa fëmija i saj i parë, Heraldi, lindi më 1 nëntor 1921. Herald do të ishte dhe fëmija i saj i vetëm i mbijetuar pas Luftës së Dytë Botërore. Magda shumë shpejt u ndie e frustruar nga martesa e saj, sepse Quandt kalonte shumë pak kohë me të. Në moshën 23-vjeçare ajo u ndie e tërhequr nga një tjetër Quandt, Helmuti, nipi 18-vjeçar i burrit të saj, një lidhje që zgjati për katër vjet, derisa Helmuti vdiq nga një komplikacion i apendicitit. Në këtë vit ajo dhe Gunther Quandt do të ndërmerrnin një turne gjashtëmujor në Amerikë. Gjatë panairit të automobilave atje Magda do t’i tërhiqte vëmendjen edhe presidentit amerikan të asaj kohe Herbert Hoover. Në vitin 1927 burri i saj punësoi detektivë, pasi dyshonte për tradhtinë e Magdës me të nipin. Përfundimisht ata u ndanë në vitin 1929 dhe Quandt u tregua mjaft bujar në ndarjen e pasurisë me Magdën. Martesa dhe familja me Jozef Gëbelsin E re, tërheqëse, e pasur kështu do ta gjente viti 1930 Magda Quandt. Duke ndjekur këshillën e një miku, Magda merr pjesë në një takim të Partisë Naziste, ku do t’i tërhiqte vëmendjen një prej folësve Jozef Gëbels. Pas kësaj, më 1 shtator 1930, ajo do të bashkohej me Partinë Naziste. Nga dega lokale Magda u zhvendos

Magda Gëbels, gruaja që për ideologjinë naziste vrau gjashtë fëmijët e saj Fëmijëria dhe rinia

M

agda lindi në vitin 1901 në Berlin nga 22-vjeçarja Auguste Behrend dhe inxhinieri Oskar Ritshel. Çifti u martua më vonë pas lindjes së vajzës, por u divorcuan në vitin 1904. Disa burime, duke përfshirë Hans-Oto Meisner (djali i Oto Meisnerit), mik i familjes, shprehen se martesa ka ndodhur para lindjes së Magdës dhe se ajo ishte një fëmijë i ligjshëm, por nuk ka asnjë provë të veçantë për të mbështetur këtë deklaratë. Duhet theksuar se në atë kohë ngjizja e një fëmije jashtë martese konsiderohej akt i paligjshëm, pavarësisht se mund të ishte bërë me pëlqimin e dy personave. Kur ishte 5-vjeçe, nëna e saj e dërgoi atë të qëndronte me burrin e saj Ritshel në Këln. Ritsheli pas transferimit e mori Magdën në Bruksel, ku ajo u regjistrua në Konventën Ursuline në Vilvorde, një manastir katolik. Nga murgeshat e kësaj konvente ajo do të cilësohej si “një vajzë aktive, por jo shumë inteligjente në mbarëvajtjen e mësimeve”. Gjatë kësaj kohe Auguste, nëna Magdës, ishte martuar me një biznesmen hebre i quajtur Riçard Friedlander dhe u zhvendos me të gjithashtu në Bruksel në vitin 1908, ku vazhduan t’i qëndrojnë afër vajzës. Ata vijuan të jetojnë në kryeqytetin e Belgjikës, ku bënin një jetë të mirë, deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, kur të gjithë gjermanët asokohe u detyruan të largohen nga Belgjika si refugjatë për të shmangur pasoja nga belgët pas pushtimit gjerman. Pas rikthimit në Berlin Magda ndoqi shkollën e mesme “Lycée Kolmorgen”. Ndërkaq nëna e saj, Auguste Behrend, në vitin 1914 ishte divorcuar edhe Friedlander dhe kishte mbetur pa asnjë dyshkë. Riçard Friedlander, ish-njerku i Magdës, do të vdiste më vonë në kampin e përqendrimit të Buhenvaldit. Më 1919 Magda u regjistrua në kolegjin prestigjioz “Zonja Holzhausen” pranë Goslar.

Dasma e çiftit Gëbels ku Hitleri ishte dëshmitar në selinë qendrore të saj. Një periudhë të shkurtër punoi si sekretare për Hans Meinshausen, zëvendësin e Gëbelsit, para se të ftohej nga ky i fundit për të marrë përgjegjësinë e arkivit të tij privat. Oto Vagner, një

mik i familjes, pohon se Magda u takua dhe u ndie e tërhequr ndaj Adolf Hitlerit, i cili mbeti i impresionuar nga ajo. Ka dyshime se dhe martesa me Gëbelsin është rregulluar nga Fyrheri. Meqë Hitleri ishte

Çifti Gëbels

Afolf Hitler, Magda dhe Jozef Gëbels në vilën e Fyhrerit

Jozef Gëbelsi do të përflitej dhe për lidhje me gra të tjera gjatë kohës së martesës me Magdën. Një nga këto ishte aktorja çeke Lida Barova, një nga më të njohurat gjerësisht në atë kohë. Thuhet se aq shumë u lidh me të, sa i kishte premtuar dhe martesë. Incidenti gjatë një premiere filmi, ku ai flirtonte hapur me aktoren, dhe Magda e shikonte skenën, e pafuqishme të bënte gjë

Lida Barova i pamartuar, u sugjerua që gruaja e një prej zyrtarëve më të lartë të pushteti nazist të zëvendësonte në funksione zonjën e parë të Rajhut të Tretë. Por Meisner, një biograf i Rajhut, ka një këndvështrim krejt tjetër në lidhje me këtë çështje, duke pretenduar se Hitleri ishte një mik i jashtëzakonisht i ngushtë i çiftit që në lidhjen e hershme të tyre. Ai gjithashtu pohon se pas një përpjekjeje të dështuar për ta helmuar atë në hotelin “Kaiserhof” në Berlin, në janar të vitit 1933 i kërkoi Magda Gëbelsit të përgatiste të gjitha ushqimet e tij. Magda Gëbelsi u martua me Jozef Gëbelsin më 19 dhjetor 1931 në fermën e Gunther Quandt, ish-burrit të saj të parë në Mecklenburg, ku Hitleri u bë dëshmitar i çiftit. Jozefi dhe Magda Gëbelsi nga kjo martesë do të lindnin

gjashtë fëmijë, 5 vajza dhe një djalë. Por megjithatë Jozef Gëbelsi do të përflitej dhe për lidhje me gra të tjera gjatë kohës së martesës me Magdën. Një nga këto ishte aktorja çeke Lida Barova, një nga më të njohurat gjerësisht në atë kohë. Thuhet se aq shumë u lidh me të, sa i kishte premtuar dhe martesë. Incidenti gjatë një premiere filmi, ku ai flirtonte hapur me aktoren, dhe Magda e shikonte skenën, e pafuqishme të bënte gjë. Në një çast të caktuar ajo u ngrit e revoltuar dhe shkoi te Hitleri për të marrë lejen e divorcit nga Jozefi. Refuzimit për divorc Hitleri iu përgjigj duke larguar nga vendi aktoren çeke, ndërsa vetë Jozefi vuri në dyshim postin e tij si ministër i Propagandës. Thuhej se Hitleri për njëfarë kohe kishte ndër mend ta degdiste si ambasador në Japoni.

Pakënaqësitë ndaj Fyhrerit Publikisht Jozef dhe Magda Gebëls ishin njerëzit më besnikë të Hitlerit, por privatisht dhe ajo kishte rezervat në lidhje me sjelljen e tij, sidomos pasi gjërat filluan të shkojnë keq në frontin e Lindjes. Më 9 nëntor thuhet se pas një tubimi të Hitlerit, të cilin po e ndiqte në radio, Magda kishte shpërthyer: “Zoti im, plehrat po e çojnë Fyrhehrin drejt greminës!”. E kishte fjalën për parapërgatitjet që po bëheshin për sulmin ndaj Rusisë dhe këshillat që merrte nga bashkëpunëtorët. Ndërsa në nëntor të vitit 1944 do të shprehej: “Ai nuk dëgjon më zërin e arsyes, kërkon t’i thonë vetëm gjërat që kërkon të dëgjojë vetë!”. Por pavarësisht kundërshtive private, jo publike, për politikën e Hitlerit, nuk ka asnjë dëshmi që Magda të ketë ndërhyrë për të shpëtuar ish-njerkun e saj hebre, i cili thuhet se vdiq në kampet e internimit, pavarësisht lutjeve të nënës së saj. Edhe një tjetër lutje e bërë nga babai i një mikeshe të vajzës së madhe, Helgës, që ishin në shkollë bashkë, për t’i shpëtuar familjen, ra gjithashtu në vesh të shurdhër. Mbetet i paqartë qëndrimi i Magda Gëbelsit për antisemitizmin. E pyetur në vitin 1943 rreth qëndrimit të burrit të saj për këtë çështje, ajo do të përgjigjej: “Fyrheri dëshiron kështu dhe Jozefi duhet të bindet.” Djali i parë i Magdës, Herald Quandt. u bë pilot i luftërave dhe mori pjesë kryesisht në luftimet


histori • E mërkurë 7 nëntor 2012

»

17

ndër të tjera në letër. Ndërkohë dhe në testamentin që iu diktua sekretares personale, Traudl Junge, nga Jozef Gëbelsi shprehej mbështetja e gruas së tij Magda dhe fëmijëve për të vdekur së bashku me Fyrherin. Hitleri dhe gruaja e tij prej vetëm 40 orësh, Eva Braun, e kryen vetëvrasjen pasditen e 30 prillit, ndërsa çifti Gëbels dhe familja e tij një ditë më pas më 1 maj. Magda Gëbels dhe Jozefi, fillimisht do t’i drogonin gjashtë fëmijët e tyre me morfinë, më i madhi 13 vjeç, dhe më pas i vranë duke i thyer kapsula cianuri në gojë, një helm që shkakton vdekjen brenda disa sekondave. Gjithsesi, rrëfimet për këtë çështje janë të ndryshme. Disa persona pohojnë se mjeku i SS-ve, në Afrikën e Jugut, i mbështetur në misionin e tij dhe nga Magda. Në shtëpi dhe në publik ajo shfaqte imazhin e një nëne patriotike dhe të dhembshur. Kujtojmë këtu angazhimet e saj si infermiere e Kryqit të Kuq, apo angazhimeve të tjera, duke punuar si vullnetare në kompaninë “Telefunken”, e cila prodhonte pajisje elektronike për luftën. Nga fundi i luftës ajo filloi të vuaje nga një sëmundje që quhet “nevralgji trigeminale”. Sëmundja acaron një nerv të fytyrës. Edhe pse e konsideruar si e padëmshme, ajo shkakton dhimbje intensive dhe është tejet e vështirë për t’u mjekuar. Kjo e la shpesh të sëmurë në shtrat, madje deri në shtrimin në spital në gushtin e vitit 1944. Hyrja e rusëve dhe vrasja e fëmijëve Në fund të prillit të vitit 1945 Ushtria e Kuqe hyri në Berlin dhe familja Gëbels u zhvendos në Vorbunker, strehim për zyrtarët e lartë në Berlin, i cili lidhet nga një korridor me Fuhrerbunkerin, që ishte bunkeri i Hitlerit. Të dy këta vendstrehime, ndodheshin në oborrin e Kancelarisë së Rajhut. Hitleri i vuri në dispozicion një nga dhomat e tij personale të liruara nga mjeku Teodor Morell. E vetmja banjë me dush ishte ajo që ndodhej në dhomën e Fyrherit dhe ai e vuri me kënaqësi në dispozicion të familjes Gëbels. Ndërkohë ditë pas dite vinin raporte për krimet dhe përdhunimet ndaj popullsisë që po kryente ushtria e kuqe në rrethinat e Berlinit. Tashmë gjithçka ishte vendosur nga çifti Gëbels. Dy ditë përpara vetëvrasjes ajo i shkruan një letër lamtumire djalit të saj Herald, i cili ndodhej në një kamp robërish në Afrikën e Veriut. Kjo letër është dhe dëshmia e saj e vetme përpara vdekjes. Në

Trupat ruse inspektojnë kufomat e Magda dhe Jozef Gëbels si dhe 6 fëmijët e tyre Helga Susanne, Hildegard Traudel, Helmut Christian, Holdine Kathrin, Hedwig Johanna dhe Heidrun Elisabeth

Vrasja e çiftit Gëbels dhe zhdukja e mbetjeve

P

asi fëmijët kishin vdekur, Magda dhe Jozef Gëbelsdolën në kopsht jashtë bunkerit, i cili ishte kthyer në një gropë gjigante nga bombardimet. Detajet e vetëvrasjes janë ende të paqarta. Një oficer i SS-ve tha se ata morën secili cianur dhe i qëlluan më pas nga një tjetër oficer i SS-ve. Një raport tjetër është versioni se Jozefi qëlloi fillimisht mbi Magdën dhe më pas veten, ide kjo që më pas u materializua në filmin “Marrëzia e madhe”. Trupat e tyre u lagën me benzinë, por u dogjën vetëm

pjesërisht dhe nuk u varrosën. Kufomat e djegura u gjetën pasditen e 2 majit të vitit 1945 nga trupat ruse dhe një fotografi e Jozefit pjesërisht i djegur, u botua në mediet e kohës. Pas kësaj për një vit rresht mbetjet e familjes Gëbels së bashku me fëmijët e tyre, mbetjet e Hitlerit, Eva Braun dhe gjeneralit Hans Krebs janë varrosur dhe zhvarrosur në mënyrë të përsëritur. Varrimi i fundit ka qenë në objektin SMERSH në Magdenburg në Berlinin Lindor. SMERSH, i përkiste KGB-së ruse dhe ishte formuar

si agjenci kundërzbulimi nga ana e Stalinit gjatë Luftës së II Botërore. Por në vitin 1970 drejtori i KGB-së, Youri Andropov, dha urdhër për të shkatërruar mbetjet. Më 4 prill të po këtij viti një ekip i KGB-së shkon në Magdenburg me listat e detajuara të varrimit në duar dhe fshehurazi zhvarrosin pesë kuti druri. Ato të çiftit Gëbels, Hitlerit dhe Eva Braunit si dhe gjeneralit Krebs. Mbetjet nga kutitë u dogjën tërësisht dhe hiri më pas u hodh në lumin Biedretiz, një degë e lumit Elba në Gjermani.

të ajo i shprehte besnikërinë ndaj Fyhrerit dhe i tregonte se ndodhej në atë bunker kundër dëshirës së Gëbelsit, por dhe të vetë Hitlerit, i cili kish dashur t’i largonte jashtë vendit. Tashmë pas gjashtë ditësh vendimi ishte marrë: ajo së bashku me Jozefin do të sakrifikoheshin për idealet e nacional-socalizmit. “Bota që vjen pas kësaj nuk është e denjë për fëmijët e mi, nuk ka ndonjë vlerë për t’u jetuar nga ata. I kam mësuar të jenë krenarë dhe besnikë ndaj vendit të tyre. Prania e tyre ka qenë një bekim në këtë bunker, duke e bërë Fyrherin të buzëqeshë në këto kohë të vështira”, - thuhej

Ludvig Stumbfeger, ishte ai që i dha cianurin fëmijëve dhe jo Magda Gebels. Por një prej hulumtuesve të çështjes, autor i librit “Bunkeri i Berlinit” shkruan se mjeku në fjalë në atë mund të jetë përfshirë në drogimin e fëmijëve Gëbels, por ama ishte shumë i dehur për kryer vrasjen e tyre. Magda duhet ta ketë parashikuar vrasjen e familjes së saj rreth një muaj më parë. Ajo refuzoi disa oferta, si për shembull, ajo e arkitektit të Rajhut Albert Sper për të nxjerrë të paktën fëmijët jashtë Berlinit. Trupat e fëmijëve do të zbuloheshin nga Ushtria e Kuqe, e cila bastisi bunkerin. Ata ishin veshur me pizhame gjumi dhe vajza u kishte lidhur nga një kordele të vogël në kokë. Nuk u gjetën shenja dhuna, përkundër thënieve se fëmija i madh, 12-vjeçarja Helga, ishte zgjuar përpara se t’i injektohej cianuri dhe ishte përleshur fillimisht me Magdën. I mbijetuari i bunkerit, ushtaraku Rochus Mish, dha këtë dëshmi për BBC-në atë kohë: “Pas vrasjes së Hitlerit ajo filloi përgatitjet për të vrarë fëmijët. Nuk mund ta ndalte askush. Unë pashë mjekun e Hitlerit, dr. Stumpfegger, që u dha diçka për të pirë fëmijëve. Një lloj pijeje të ëmbël. Pas dy orësh zonja Gëbels doli nga dhoma e tyre duke qarë. U ul në tavolinë dhe filloi të luajë letra pa folur me askënd.”


18

E

«

Kulturë

magjishme, një natë plot sharm, tendat më të fundit të modës, shoqëruan imazhet e 20 bukurosheve të spektaklit “Miss & Mister Albania 2012”, së bashku me 15 djem, të cilët të gjithë bashkë garonin jo vetëm për të fituar trofeun shqiptar, por edhe pjesëmarrjen në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare në lëmin e konkurseve të bukurisë. Superspektakli i bukurisë shqiptare, “Miss dhe Mister Albania 2012” u transmetua në Televizionin Kombëtar Klan dhe shikuesit në Shqipëri dhe gjithë Evropën patën mundësi ta shijojnë edhe në formatin e definicionit të lartë, në qartësinë e figurës përmes këtij transmetimi. Në një produksion i cili mban vulën e Vera Grabockës, 20 vajza dhe 15 djem, sfiluan në pasarelën ku ‘fashion’ ishte kryefjala e gjithçkaje. Klasi dhe imazhi i shfaqjeve të modës në Londër-Paris-Milano-Nju Jork, prezantuar plot inovacion nga Alketa Vajsiu solli një spektakël që do të mbahet mend gjatë. Tapeti i kuq, ku parakaluan personazhe të rëndësishëm të televizionit dhe artit ishte një hapje shumë ‘glamour’ e spektaklit, për të vijuar më tej edhe me elementet e spektaklit. Juria e përbërë nga fotografi, Fadil Berisha, supermodelja Emina Çunmulaj, Miss-i i parë historik shqiptar, Valbona Selimllari, aktori Blerim Destani dhe stilistja Enada At’Nikolla shpallën si fituese të “Miss Albania”, Adrola Dushi, ndërsa Geraldo Biba u zgjodh “Mister Ëorld Albania”. Me koleksionet e saj të fundit që nuk janë parë ndonjëherë në ekranet shqiptare, stilistja Enada At Nikolla mbajti firmën e veshjeve të këtij spektakli. Sigurisht që nuk mund të mungonin të ftuarit në këtë spektakël bukurie. Sheila Haxhiraj, fituesja e “X-Factor Albania” prezantoi në këtë event edhe këngën e saj të re “Game my all” realizuar nga producentët Berman Brothers. Por e nderuan këtë spektakël edhe këngëtarja Soni Malaj që u rikthye në skenë, ashtu si edhe Alban Skënderaj apo edhe Kristo e Xhesika, dy fituesit e çmimit të dytë dhe të tretë të “X-Factor Albania”. Gjatë spektaklit u dhanë edhe çmimet e Miss dhe Mister Fotozhenia, fytyrat e reja që do të jenë pjesë e imazheve publicitare në vend.

Flasin fituesit “Miss Albania” Adrola Dushi, prej disa vitesh tashmë është pjesë e fushës së modës dhe spektaklit. “Pjesëmarrja ime në ‘Miss & Mister Albania 2012’ ishte pikërisht lançimi im, promovimi im në botën e spektaklit por në një dimension më të madh për të pasur edhe mundësinë që të vij ndryshe. Sigurisht që tani do të jem shumë e angazhuar në botën e modelimit, por një tjetër dëshirë e imja është edhe prezantimi i ndonjë emisioni televiziv apo edhe spektakli të cilin pres ta realizoj në të ardhmen më të afërt”. Së shpejti, në Dhjetor do të më shihni të përfaqësoj Shqipërinë në Miss Universe 2012. Do t’ju surprizoj dhe do të shkoj me një qëllim: ta fitojmë atë këtë vit dhe le të jemi tashmë ne imazhi i të bukurës në këtë 100 vjetor të Shqipërisë. Ndërkohë, “Mister World Albania” Geraldo Biba, shprehet se ka ndjerë emcocion dhe befasi kur është përmendur emri i tij si fitues i titullit të madh, si më i bukuri i Shqipërisë për vitin 2012. “Kjo do të jetë shtysë e madhe që të mund të jap edhe unë një kontribut të madh për ta përfaqësuar Shqipërinë sa më denjësisht në konkursin e radhës në ‘Mister World’. Kam marrë kërkesa dhe oferta për të qenë imazh i shumë kompanive publicitare, por të cilat mbeten për t’u shqyrtuar. Shpresoj që të jap gjithnjë më të mirën time në çdo shfaqje për publikun shqiptar dhe atë të huaj”.

E enjte 8 nëntor 2012 •

Miss & Mister Albania 2012. Emocionet dhe fjalët pas spektaklit

“Ne imazhi i bukurisë universale në 100-vjetorin e Pavarësisë”


Kulturë

• E enjte 8 nëntor 2012

Libri për krimet serbe ndaj fëmijëve

A

rkivat audiovizuale shqiptare fatmirësisht janë ruajtur relativisht mirë, por tashmë ka ardhur koha që të tejkalohet ky aspekt. Në radhë të parë, restaurimi i pjesëve filmike por edhe dixhitalizimi i fondeve që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit kërkon një investim më të madh. Dje, pjesëtarët e konferencës ndërballkanike “Memorja e Ballkanit” ndodheshin në AQSHF për një vizitë njohëse, pikërisht me këtë qëllim. Stafi i AQSHF i shoqëroi ata për t’i njohur me Arkivin, historikun dhe mënyrën e funksionimit. Regina Longo bëri një paraqitje të projektit të Kinemasë Shqiptare, një projekt konkret dhe aktual mbi ruajtjen dhe restaurimin e fondit filmik që shkon në të njëjtën linjë me qëllimet e projektit “Memorja e Ballkanit”. Drejtorja e Arkivit të Filmit, Elvira Diamanti vërejti se pas restaurimit të filmit “Nëntori i dytë” është emergjent restaurimi i filmave përfaqësues të kinemasë shqiptare duke nisur me filmin e parë shqiptar “Tana”, për të vijuar me filma si: “Fortuna”, “Ngadhnjimi mbi vdekjen”, por prioritet kryesor janë edhe kronikat dhe xhirimet e një shekulli më parë. Në fondin e AQSHF-së ruhen rreth 6420 tituj filma shqiptarë dhe të huaj. Një fond i pasur arkival është edhe ai Institutit të Folklorit. Tashmë pas dixhitalizimit muzikor në këtë arkiv, u bë e mundur të ndërhyhet edhe në pjesën e arkivit visual. Sipas përgjegjësit të Arkivit të Institutit të Kulturës Popullore, Robert Çollaku, i cili prej 40 vitesh është kujdesur për ruajtjen e bobinave, fatmirësisht pas përfundimit te këtij projekti kërkohet informatizohen edhe skedat e prozës dhe poezisë, por e rëndësishme është ruajtja e kopjeve origjinale me parametrat bashkëkohorë. Regjistrimet në shirita 16mm i valleve dhe

“Loti i ngrirë në qepalla” titullohet libri që pasqyron krimet serbe në Kosovë ndaj fëmijëve shqiptarë, në vitet 1995-1999. Ai është promovuar këto ditë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, bashkë me përmbledhjen e poezive “Molla e kuqe”, të autores Melihate Tërmkolli. Sipas Don Lush Gjergjit, libri që përshkruan fëmijërinë e pajetuar të shumë fëmijëve të Kosovës, është një rast për shqyrtim, meditim, nderim dhe për falënderimin e këtyre protagonistëve

»

19

shpeshherë të paemër. Për librin folën edhe Lirije Kajtazi, nga Forumi i Gruas në LDK, dhe Donika Kada Bujupi (AAK). Sipas të dhënave të mbledhura në këtë libër, në vitet 1995-1999, përfshirë periudhën e bombardimeve të NATO’s, janë vrarë 252 fëmijë, 41 janë marrë peng nga policia, 711 janë maltretuar dhe rrahur, 169 janë plagosur, 203 janë arrestuar, 4 janë kidnapuar, 3 janë dënuar, 2 është tentuar të dhunohen, dhe 54 janë zhdukur”, theksoi në fjalën e saj autorja Tërmkolli.

Arkivat audiovizuale shqiptare

Pas “Nëntorit të Dytë”, restaurohet Tana?!

“Memorja e Ballkanit” në Arkiv. Domosdoshmëria e restaurimit të pjesëve filmike

Etnografia shqiptare në ekspozitë “Veshje të trevave shqiptare” do të ekspozohen sonte në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita etnografike mbarëkombëtare do të organizohet në kuadër të aktiviteteve festive të kremtimit të 100- vjetorit të Pavarësisë. Ekspozita paraqet në vetvehte larminë e kostumeve popullore, botën e brendshme të një populli vital, i cili ka derdhur mjeshtërisht në shekuj në veshjet e tij shpirtin me gjithe ngjyrat e karakterit. Kështu, në listën e rreth 50 kostumeve popullore epokale është menduar të renditen në shtrirje gjeografike kostumet popullore të Kukësit, Tropojës, Pukës, Shkodrës, Lezhës, Kurbinit, Mirditës, Librazhdit, Elbasanit, Tiranës, Durrësit, Dibrës, Gollobordës, Pogradecit, Korçës, Kolonjës, Beratit, Gramshit, Gjirokastrës, Sarandës, Vlorës, Fierit, Lushnjës etj. Krah tyre do të rreshtohen edhe veshjet nga krahinat shqiptare të Malit të Zi, Maqedonisë dhe nga Kosova, për të plotësuar hartën e plotë të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar.

“Rituali i muzave”, mbrëmje artistike për gratë artiste

folklorit shqiptar të mbledhur për 50 vite nga studiuesit në terren, tashmë mund të deshifrohen dhe të shpëtojnë nga dekompozimi i shiritave. Por, domosdoshmëri është edhe ruajtja e shiritave origjinalë, pasi koha evoluon dhe restaurimi i shiritave është forma më e mirë e njohur deri më sot. Ndërkohë dje në mbrëmje, në kuadrin e “Ballkans Memory”, seminari i parë në Tiranë për ruajtjen dhe restaurimin e arkivave audiovizuale dhe kinematografike të Ballkanit, në kinemanë e “Marubit” është shfaqur dokumentari “Albanie 1912…” i regjizorit Eol Çashku, i prodhuar me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, si një iniciativë e Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike. b.g

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit është organizuar mbrëmja artistike “Rituali i muzave” kushtuar grave artiste. Mbrëmja koncertore filloi me “Ave Maria” interpretuar nga mexosopranoja Vikena Kamenica, shoqëruar nga kori dhe grupi i baletit. Programi vijoi më pas me duetin Tusha- Kamenica, me veprën e kompozuar nga Simon Gjoni “Vajza e vogël”. Të dy artistët e njohur lirikë kanë interpretuar edhe dy këngë po nga repertori shqiptar “Lule bore” dhe “Si dukat i vogël”. Këto interpretime krijuan një atmosferë festive, ku nuk munguan edhe duartrokitjet e ngrohta të publikut pas interpretimit të “Karabushkës” orkestrale, dirigjuar nga Suzana Turku. Koncerti vijoi me një program të pasur me romanca të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj, si: Tonin Arapi, Prenk Jakova, Moxrtit, Bahit, Verdit e Pucinit. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ekspozita e çelur në holl me punët më të mira të piktorëve të njohur shqiptar kuruar nga Suzana Varvarica. Ky aktivitet i cili kishte per qëllim për të sjellë në qendër gratë artiste u organizua nën kujdesin e veçantë të zonjës Liri Berisha.

Hapen në Tiranë ekspozita me vizatime të para 30 viteve Vizatime që shënohen 30 deri 50 vjet janë në qendët të ekspozitës më të fundit hapur në kryeqytet. Fondi i Akademisë së Arteve është hapur për të prezantuar një pjesë të historisë nëpërmjet një ekspozite, pjesë e kolanës “Kurikulum”. E çelur në galerinë “Fap” të Universitetit të Arteve Pamore në Universitetin e Arteve në Tiranë, ekspozita prezanton punime të përzgjedhura nga vitet ‘60-‘80 ku një pjesë e tyre i takojnë artistëve të njohur të ditëve të sotme. Janë rreth 50 punime të prezantuara në tre seksione: njëri ka në qendër njeriun punëtor, tjetri ka njeriun si model dhe seksioni i tretë u dedikohet portreteve. Përzgjedhja e këtyre punëve është kryer në bazë të cilësisë së vizatimeve.

Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut, në Shqipëri më 28 nëntor Nuk është përcaktuar ende data e saktë e sjelljes në Shqipëri të shpatës dhe përkrenares së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Por, sipas të gjithave gjasave, ato do të jenë në Muzeun Kombëtar më 28 nëntor. Sipas drejtorit të MHK-së, Luan Malltezi, shqetësimi dhe interesimi më i madh i palës austriake, përkatësisht i “Kunsthistorisches Museum” ka qenë siguria dhe gjatë këtyre muajve janë bërë inspektime të njëpasnjëshme në mjediset e Muzeut. “Krahas vendosjes ata kanë edhe kërkesa të tjera. Një nga këto është dhe sa të garantuara janë ato në

Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar realizon kushtet e ruajtjes. Ne kemi nën vëzhgim Muzeun Historik me një shërbim 24 orë nga organet e rendit. Vetë çdo ambjent i Muzeut është i vëzhguar me kamera, kemi inspektorë të sallave”, vëren Malltezi. Menaxhimi i fluksit të vizitorëve mbetet gjithashtu një nga problemet e muzeut, ndërsa nuk është përcaktuar nëse hyrja do të jetë falas apo me biletë. “Për të parë objektet e Skënderbeut do të vihet në lëvizje e tërë shoqëria shqiptare dhe ky është një shqetësim i madh për

ne, në kuptimin që do të kemi një dyndje të madhe të njerëzve në Muze. Është menduar edhe për çështjen e biletës. Ne dëshirojmë që njerëzit të vijnë, por jemi të interesuar që vizita në muze të jetë e rregullt. Muzeu të mos jetë në situatë të vështirë nga pjesëmarrja e vizitorëve”,- nënvizoi Malltezi. Për herë të parë pasi janë largaur nga Shqipëria në vitin 1468 kur vdiq Skënderbeu, arma dhe përkrenarja do të ekspozohen në pavionin e Mesjetës. Ekspozimi do të shoqërohet gjatë gjithë kohës nga trupat e gardës së Republikës.


20

« dossier

E mërkurë 7 nëntor 2012 •

Kapitulli X

Akuza e Bilbil Klosit: Ali Maliqi plaçkiti shtëpinë e “patriotit” Haxhi Lleshi

Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

D

osja nr. 3 e Ali Maliqit, me 46 fletë, me nr. 185 regjistër dhe nr. 70 të burgut, ka në inventar një dokumentacion për tërë aktivitetin e tij nga e gjithë e ashtuquajtura “drejtësi” e diktaturës. Nisur nga këto të dhëna, të sistemuara me merak të veçantë, në dukje sa politike aq dhe ushtarake, sa juridike aq dhe të paprovuara, na duhet t’i marrim të dhënat ashtu siç i kanë përdorur për dënimin e Ali Maliqit, duke zbuluar në këtë metodë “realiste” se sa të sajuara e të stisura funksionin të gjitha organizmat e kësaj drejtësie “popullore”. Le të ngremë siparin e kësaj skene të luajtur në teatrin e kësaj “drejtësie”, ku, siç duket, edhe për të tilla shfaqje tipike janë të njëjtët tekstet, regjisorët, suflerët, figurantët, aktorët dhe autorët para skene e, mbi të gjitha, të një publiku që duartrokiste fundin që e dinte para se të fillonte shfaqja ogurzezë. Së pari, aktakuza e prokurorisë pranë gjykatës ushtarake të Korpusit I, Tiranë, më dt. 22 prill 1945, midis të tjerave lexon: GJYKATA USHTARAKE E KRAHINËS USHTARAKE TË KORPUSIT I-rë TIRANË Nr. 105 i Regj. Padinave Proces–verbal Prokuroria pranë kësaj gjykate me akt-akuzimin e saj datë 22/4/945, e mbështetur n’ ordinancën e Komisjonit Hetimor për zbulimin e kriminelëve të luftës për qarkun e Tiranës, i ka përcjellë kësaj Gjykate aktet kundër të pandehurit Ali Maliqi, bir i Maliqit dhe i Hajrijes, lindur në Kërçisht të Dibrës, i akuzuem sepse: 1) Ka qenë organizator dhe komandant bandash mercenare në shërbim të okupatorit në rajonin e Dibrës. 2) Ka luftue Ushtrinë Nac.Çl dhe me fuqitë (forcat – A.K.) e tij në Peshkopi, në Dibër të Madhe dhe në Rekë. 3) Ka djegur dhe plaçkitur shtëpitë dhe pasunitë e njerëzve të Lëvizjes si Faik Shehut, Haxhi Lleshit. 4) Bashkëpunëtor i Xhemë Gostivarit dhe i Hysni Demës organ i gjermanëve dhe i reaksionit. 5) Ka pengue me çdo mjet luftën e popullit dhe në bazë të neneve 14, 15 dhe 18 të ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake nr, 41, kërkon caktimin e ndëshkimit. Trupi gjykues u formua prej: Kryetar Bilbil Klosi N/kolonel Anëtar Ismail Çaushi Anëtar Argjir Lipivani

Duke qenë prezent prokurori major Gjon Banushi, të asistuem prej sekretarit Mustafa Zaja, filloi gjyqi fatkeqësisht e botërisht. U soll nga burgu i pandehuni, i cili duke qenë i lirë (nga prangat – A.K.) u vu në vendin e tij të posaçëm me avokat mbrojtës Spiro Stringa. I PANDEHURI: Ali Maliqi, bir i Maliqit dhe i Hajrije Kaloshit, lindun në Kërçisht të Dibrës më 1908, i martuem, me pesë fëmijë, di shkrim e këndim, i padënuem, banues në Kërçisht të Dibrës. U pyet i pandehuni mbi sa akuzohet e tha se: Nuk është e vërtetë që unë të kem ba mobilizim në popull. Unë kam qenë kundër italianëve dhe kam luftue në shumë vende kundër këtyre. Me gjeneral Piçini n nuk kam qenë me kapitullimin e Italisë, në Dibër u ba një mbledhje ku ka qenë Fiqri Dine me shumë të tjerë për të luftue gjermanët

Haxhi Lleshi

Ali Maliqi

dhe të ndalonte gjakmarrjen, por unë nuk kam qenë anëtar i saj, por kam shkue si popull. Fiqri Dineja në shtator 1943 ra në luftë kundër partizanëve, ku në këtë luftë asht plagosë edhe Miftar Kaloshi. Kur unë kam shkue m’u takue me Miftar Kaloshin në rrugën na ranë çeta hajnish m’u plagos një i vogël i quajtur Allaman, që ish shofer e në këtë kohë unë kisha me vete 30-40 veta dhe isha nisur jo për ndihmë, po për t’u takue me Miftar Kaloshin. Në luftimet e Dibrës kishte mbetë i vramë edhe Ahmet Cami. Mbasi u kuptuam me çetën që na ra kemi pre luftën se nuk e dinim se ishin partizanë. Më kanë ra në rrugë se kujtuen që unë shkoja për ndihmë dhe kështu duhet të dyshojshin sepse unë Miftarin e kam dajë. Ju këndue (Maliqit – A.K.) një letër e Fiqri Dines në dt. 12.6.943 që i drejtohej këtij dhe Miftar Kaloshi tha se unë me këtë jemi në armiqësi. Materialin e kanë marrë dibranët dhe njerëzit e mi. Unë mbasi nuk jam i zoti për organizim, nuk jam hudhë në luftë kundër okupatorit. Kur kapitulloi Italija vetëm një makinë kam marrë. Mbas luftës së Peshkopisë, vëllai jem asht ndodhë në

Rekë ku e atakuen partizanët, sepse ky ndodhej në gjindarmëri. Me Xhemë Gostivarin nuk kam bashkëpunue. Nuk është e vërtetë që unë të kem marrë përsipër ruajtjen e rrugës për tërheqjen e italjanëve. Siç thashë ma sipër, në Rekë ka ndodhë vëllai i jem kur partizanët sulmuen postën dhe kish shkuar për me pa llogaritë e gjave, mbasi erdhën gjermanët, asht tërhjekë. Në Gostivar kam qenë kur ish ba lufta e Dibrës dhe në këtë luftë kanë luftuar gjindarmët dhe gjermanët kundra Haxhi Lleshit. Kjo luftë ka zgjatur katër ditë. Hysni Dema më kërkoi makinën më shkue në Gostivar e Tetovë dhe unë kam shkuar bashkë me këtë se nuk i kisha parë ndonjëherë, mirëpo konstatova se Hysniu u merrte vesh me gostivarsit me mbledhë fuqi (forca - A.K.) dhe me sulmue Dibrën, unë posa kuptova këtë, jam tërheqë dhe erdha në shtëpinë teme ku kam ndej legal tue mos u bashkue me asnji anë, ku pastaj erdhën gostivarsit dhe gjermanët, por unë nuk mora pjesë në luftime. Siç thashë ma sipër, në Gostivar e mora vesh qëllimin e Hysniut në

Bilbil Klosi, Sejfulla Malëshova dhe Dhimitër Shuteriqi mbledhje forcash se kur shkuem nuk e dija. Në Prefekturë të Dibrës janë mbledhur Hysni Dema e Miftari, por unë nuk kam shkuar. Unë kam shpëtue shumë familje maqedonase nga gjermanët. Kur Miftar Kaloshi ish-qarkkomandant i Dibrës, më lajmëroi dhe më mbushi mendjen se do të sulmojshin çetat shoviniste bullgare dhe unë me forcat e mia 30-40 veta si dhe me Aziz Kaloshin kemi shkue në Rekë. Nga mbrapa ishin nisur disa fuqi gjermane nga rruga ku kishin rënë në përpjekje. Hysni Dema e Miftari kanë marrë material por unë jo. Kur erdhën forcat e Divizionit I-rë, mbasi populli ishte i trembur, kemi bërë një mbledhje për t’ardhë në marrëveshtje me partizanët që mos të hynin se gjermanët do të digjnin fshatrat, por jo që neve t’i luftojmë, por kjo asht gabim dhe unë e kuptoj se kam sabotue luftën pse nuk u hodha n’anën e Nac. Çlirimtares. Kur erdhi Divizioni i I-rë, më ka lajmërue Dali Ndreu që të mos bëja ndonji veprim ose të shkoja me të dhe unë kam shpërndarë forcat. Shtëpitë e Lleshajve në Dibër i dogji Hysni Dema dhe shtëpitë e Faik Shehut i dogji Myhtar Kaloshi; unë kam ndej në shtëpi dhe mundohesha si e si të ritirohem. Kur ‘është djegur shtëpija, unë isha në mal dhe ma mbrapa kam ardhë në Tiranë dhe kam ardhë në kontakt me Irfan Majunin për me u lidhë me Lëvizjen. Ju këndue (Maliqit – A.K.) nji letër e Fiqri Dines dhe i pandehuri tha se nuk di se për ç’situatë t’i tregoj. Ukë Cami ka qenë parí pse Fiqri Dineja u lidh me Halil Alinë. Unë jam tërhequr, bajraktarët nuk kishin besim te njëri-tjetri se luftonin shoqi-


dossier • E mërkurë 7 nëntor 2012

shoqin dhe kjo letër mund t’i drejtohet Miftarit. Majorin anglez e kam njofto, quhej Riti. Ju këndue letra e tij ( e Maliqit – A.K.) drejtue të vëllait të tij Ferik e tha se vëllai i vet luftonte në Dibër dhe mendonim me u tërheqë dhe me ba paqe, siç thashë, vetëm në rrugë të Peshkopisë kam ra në luftë dhe në Rekë nuk kam luftue sepse u ranë gjermanët. Ju këndue nji letër tjetër e të pandehurit e tha se: “Këtë letër e kam çue unë, për të lajmërue Lleshajt se italjanët do t’i binin. Gjeneral Piçini n e kam njohur si dhe major Verdin e kam takue vetëm nji herë. Prefekturën e dogji Miftar Kaloshi, unë nuk kam marrë pjesë, se unë isha kundra djegies”. Mbi pyetjen e avokatit i pandehuri tha: “Unë jam dorzue dhe kam dokument , të cilin e paraqiti, lëshuar nga Komanda e Qarkut Peshkopi më datë 2 tetor 1944. Me Strazimirët kemi armiqsina të vjetra vrasjeje. Ju kënduen të pandehurit deklaratat e bame para Komisjonit hetimor dhe i vërtetoi. DËSHMITARI I AKUZËS: Zeqir Agolli, vjeç 21, nga Dibra e Madhe, banues në Tiranë, nëpunës në Kryeministri. E njeh të pandehurin indiferent. Si u betua rregullisht, tha se më 3 tetor 1943 kam vajtë në Dibër për të punue për Lëvizjen, ku kam konstatue edhe gjendjen e saj. i pandehuri m’është paraqitë si bashkëpuntor i reksionarëve e i italjanve. Sipas thënieve, ka luftue kundër partizanve. Kur është bërë një mbledhje e krerëve në Dibër për të luftue italjanët, ky ka kundërshtue dhe i ka tërheqë forcat e veta tue i

shpërndarë. Në luftën e parë të Dibrës i pandehuri ka luftue bashkë me fuqitë e Xhemë Gostivarit dhe gjermanët ku unë kam qenë vetë në këtë luftë në pozicion dhe vazhdoi katër ditë, ku nga ana jonë mbetën disa të vrarë, por nga ana e tyre shumë të vrarë e të plagosur. Më vonë ka ardhë edhe i vëllai i tij, Ferik Maliqi, me batalionin e tij, i cili i vuri zjarrin një pjese të qytetit dhe bënë grabitje dhe ne në këtë rast jemi tërheqë. Në nëntor 1943 i pandehuri me forcat e tij dhe me gjermanët e Xhemë Gostivarit sulmuen Dibrën dhe, mbas një luftimi prej 12 orësh, ne u tërhoqëm dhe ata hynë në Dibër duke bërë plaçkitje. Në këtë kohë në Dibër ndodheshin fuqitë tona. Ky ka djegur dhe çifligun e Faik Shehut; këtë ma ka thënë e motra e Faik Shehut. I pandehuri, gjithashtu, ka bërë mobilizimin e popullsisë përkundër fuqive Nac.Çl. Kur jemi largue nga Dibra kishin lanë në shtëpinë e Daut Lamit 35 kuintal oriz, ku i pandehuri ka vajtur dhe i ka marrë materialin që ndodhesh nëpër kazerma, ky ka sabotue dhe ka marrë materialin ashtu si vetë bashibozukët e tij. I pandehuri tha se nuk është e vërtetë e se materialin e ka marrë populli i Dibrës. DËSHMITARI: Thoma Harito, vjeç 30, mjek dhe banues në Tiranë, të pandehurin e njeh indiferent. Si u betua rregullisht, u pyet dhe tha: “Të pandehurin e kam njohur qysh sa erdhi Italija. Në fillim kishte një qëndrim sikur ishte me ne, kurse bashkëpunonte me Hysni Demën dhe reaksionarët e tjerë dhe me veprat e tij nuk asht i pandërgjegjshëm, sepse asht shumë i zgjutë. Ky ka

mobilizue njerëz përkundër Lëvizjes. I pandehuri ka qenë një nga inisiatorët e itifakut të Peshkopisë që u ba nën drejtimin e qeverisë, për të ndalue aksionet e partizanve kundra armikut. Ka qenë në lidhje të ngushtë me kolonelin italjan Piçini dhe vepronte simbas udhëzimeve që i jepte ky. Kur batalioni i Haxhi Lleshit hyri në Peshkopi, i pandehuri i ka ndalue për dorëzimin e batalionit italjan dhe bashkë me bashibozukët e tij i ka përcjellë deri në Dibër, tue u ba roje i rrugave dhe shtyllave të telefonit. I pandehuri ka sabotue këshillat nac-çlirimtare që do të formoheshin tue pretendue se duhet t’ishin prej krerëve. I pandehuri, me bashibozukët e tij, mbylli rrugën Dibër – Peshkopi për të mos ardhë ndihmat kur zhvilloheshin luftimet dhe ka zanë dy partizanë, të cilët kanë ikur nga penxherja e shtëpisë së tij ku i kish mbyllë. I pandehuri, pas sulmit të gjermanëve në Tetovë e Shkup ka kërkue ndihmë për me na sulmue. Kur ka kapitullue Italija, i pandehuri ka marrë 35 kuintal oriz që kishin lanë në shtëpinë e Daut Imamit. Ky ka djegë prefekturën dhe si shtytës për djegien e shtëpijave të Faik Shehut. Këtë e ka ba mbasi i asht djegë shtëpija në Kërçisht; ka djegë edhe shtëpinë e Faik Shehut këtu në Tiranë. I pandehuri tha se nuk e pranoj sa thotë dëshmitari. DËSHMITARI MBROJTËS: Irfan Majuni, vjeç 34 nga Dibra, nëpunës në Ministrinë e Financave, të pandehurin e njeh indiferent. Si u betua rregullisht, tha se në gushtin e 1944-ës më ka thënë ta vija në lidhje me Lëvizjen kur vinte nga Dibra dhe, siç më tha se Dali Ndreu dhe Mehmet Shehu u thanë që të merrte kontakt në Pezë. Me ndërmjetësinë e të quajturit Peshqeshi, e mori dhe e dërgoi në Arbanë ku i kish dhënë adresën. I pandehuri Ali nuk ka qenë këtu në djegien e shtëpisë së Faik Shehut, porse i vëllai i tij për të cilin i pandehuri është çfaq keq, u shpreh me sharje kundra vëllait të tij. Tjetër nuk kam. DËSHMITARE MBROJTËSE: Pandora Kazanxhija, vjeç 45 nga Durrësi, të pandehurin e njeh indiferent. Si u betua rregullisht tha se vjet, në kohën e reaksionit më kanë pas arrestue djalin me gocën dhe ky vetëm, se e kisha myshteri të dyqanit, asht përpjekur dhe i ka lirue. Tjetër nuk kam. Tiranë, më 2.5.945 * * * U suall nga burgu i pandehur, i cili tue qenë i lirë (pa pranga – A.K.) u vu në vendin e tij të posaçëm, me avokatin mbrojtës Spiro Stringa. Prokurori mori fjalën e tha: “Z. gjyqtarë, sikundër dihet botënisht, populli ynë ka qenë gjithmonë i shtypur jo vetëm prej okupatorëve të huaj... Një nga këta tradhtarë asht dhe Ali Maliqi. Ali Maliqi ka qenë në lidhje të ngushtë me gjeneralin Piçini . Ka mobilizuar njerëz për të ruajtur vijën telegrafike në rrugën Peshkopi–Dibër nga aksionet partizane. Ka qenë në bashkëpunim me Fiqri Dinen e Miftar Kaloshin. Ka qenë një nga inisiatorët e itifakut të nënshkruar në Peshkopi, me qëllim që të ndalohej me armë të mercenarëve të tyre çdo aksion që do të kryente batalioni partizan që vepronte në ato zona.

»

21

Kur batalioni që komandohej prej Haxhi Lleshit në korrik të vitit 1943 hyri në Peshkopi, Ali Maliqi me bajraktarë të tjerë ndaluan dorëzimin e një batalioni italian të Peshkopisë, ndaluan partizanët që të sulmonin dhe Ali Maliqi me Fiqri Dinen e të tjerë e shoqëruan me mercenarët e tyre batalionin italian për në Dibër të Madhe. Me kapitullimin e Italisë, ky ka grabitur depot e ushtrisë italiane tue ngarkue makina si dhe në Peshkopi. Ka penguar formimin e këshillave nac-çlirimtare të Peshkopisë. Mobilizoi ma tepër se treqind veta mercenarë për të sulmue partizanët në Peshkopi, vazhdoi tri ditë me radhë luftën, ku ranë dëshmorë në fushën e nderit 7 partizanë dhe tradhtari humbi krahun e djathtë të tij, Allaman Kërçishtin. Ka shkuar në Radostush ku vendosi fuqitë (forcat – A.K.) e gjindarmërisë, të komanduara nga Shahin Cami dhe ka luftue kundra fuqive (forcave – A.K.) partizane , ka mbledhur fuqi (forca – A.K.) të tjera dhe së bashku me vëllanë e tij Ali Maliqi ka risulmue tue detyrue partizanët të tërhiqen. Me njerëzit e tij që komandoheshin prej vëllait, mori pjesë në luftë kundër fuqive (forcave – A.K.) nac-çlirimtare në fund të tetorit 1943 dhe këtu del sheshit krah për krah me gjermanët në Dibër, bashkë me vëllanë e tij, Ferik Maliqin si dhe tre gjermanë shkon në spital. Pas sulmit të parë në Dibër shkon në Gostivar ku bien në marrëveshje me Xhemë Gostivarin. Ka marrë pjesë në luftën e dytë të Dibrës tok me gjermanët. I nalpërmenduri ka marrë pjesë në Komitetin Kombëtar të Shqiprisë tue qenë si antar dhe ka zhvillue një veprimtari të gjerë reaksionare antimaqedonase. Ka marrë 35 kuintal oriz të Ushtrisë Nac.Çl., që qenë të depozituara nga partizani Mumtaz Kodra në shtëpinë e Daut Imamit. Ka vendosë bashkë me Murat Kaloshin djegien e prefekturës së Peshkopisë si dhe djegien e plaçkitjen e spitalit civil. Ka marrë pjesë në djegiet që u janë bërë Lleshajve në Dibër si dhe djegien e shtëpisë së Faik Shehut në Peshkopi, në Grevë e në shumë katunde të tjera. Vërtetohen prej Thoma Haritos, i cili ka qenë në Dibër dhe në luftime. Vërtetohet prej Zeqi Agollit, prej deklaratave të firmuara prej Jashar Menzenxhiut, Ymer Menzenxhiut, Ahmet Jegenit, Shaban Strazimirit, Haki Shehit, Siri Strazimirit, Sulejman Bahollit e tjerëve. Për të gjitha këto kërkoj në bazë të nenit 14 të ligjës nr. 41 mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake që i naltpërmenduri të cilësohet kriminel lufte dhe ndëshkimin e tij në bazë të nenit të po asaj ligje me vdekje.” Av. Stringa paraqiti mbrojtjen me të shkruar, e cila si u këndue, u bashkue me aktet. I pandehuri u pyet e tha se “bashkohem me mbrojtjen e avokatit dhe kam besim në drejtësinë e trupit gjykues”. Për deklarim vendimi u la gjyqi më 12.5.945 ora 9 para dreke. Tiranë, më 3.5.945 (vijon numrin e ardhshëm)


22

« histori

E mërkurë 7 nëntor 2012 •

Lufta e pakuptimtë me arbanas-it

L

Procesi i Nurenbergut: Vendimi mbetet i hapur, me afat të pakufizuar

G

jykata Ushtarake (Tribunali) Ndërkombëtare në Nurenberg është marrë me shqyrtimin e krimeve të parisë së Reich-ut të Tretë nga 20 nëntori i vitit 1945 e deri më 1 tetor të vitit 1946. Gjyqi hodhi poshtë postulatin kryesor të nazistëve, të cilët e hiqnin veten vetëm si ekzekutues të thjeshtë të urdhërave, që nuk kishin fare në dijeni mbi vrasjet masive duke ia hedhur gjithë faji për këto bëma, monstruozitete Hitlerit që nuk ishte i pranishëm. Për herë të parë në histori u shpallën si kriminale organizata të tëra - shtetërore dhe politike - i gjithë sistemi i pushtetit ekzekutiv të Reich-ut të Tretë. Gjysma e të akuzuarëve mori dënimin me vdekje (me varje), mjaft të tjerë u detyruan për vite të tëra të hanë llapanë e pështirë të burgut. Më pas filluan të tingëllojnë zërat e avokatëve vullnetarë të nazistëve: procesi i Nurembergut është juridikisht inkorrekt, ai është shpagim, hakmarrje e fitimtarëve. Akuzat për mungesë të plotë ligjshmërie (shkelje ligji), si kurrfarë akuzash të tjera, kanë nevojë për konfirmime, prova konkrete. Për gjithë dekadat e pasluftës bota nuk dëgjoi asnjë nga ato. Sepse ato as që ekzistojnë fare në natyrë. Mendimin e vet në lidhje me temën në fjalë e shprehu për radiokompaninë “Zëri i Rusisë” bashkëpunëtori kryesor shkencor i Institutit të Evropës, doktori i shkencave politike Igor Maksimiçev. “Në Procesin e Nurenbergut u morrën në shqyrtim krime që nuk kishin analog të histori. Për nga pikëpamja juridike ai ishte një proces gjyqësor krejtësisht normal, në të cilin pati mbrojtës, u krijua mundësia për të paraqitur prova,

dokumente. Kështu që nuk ishte aspak hakmarrje. Shpagim, hakmarrje do të ishte ajo, në qoftë se të gjithë kriminelët e luftës pa zhvillim hetimi e pa gjyq do ti kishin pushkatuar në vend”, - tha Igor Maksimiçev. Në fakt, duhet thënë, se një përfundim i tillë nuk do të ishte përjashtuar në qoftë se aleatët do të ishin pajtuar me mendimin e Winston Churchill-it, i cili në vitin 1942 kërkoi ekzekutimin e ud-

hëheqjes së lartë naziste pa gjyq. Pas një viti këtë ide e mbështeti Sekretari i atëhershëm amerikan i shtetit Cordell Hall. Në korrik të vitit 1944 gjenerali Dwight David Eisenhower propo-

zoi që të pushkatohen përfaqësuesit e udhëheqjes së armikut “gjatë tentativës për arratisje”. Igor Maksimiçev saktëson: “ - Gjyqi i ashpër, por i drejtë kishte edhe një detyrë tjetër jashtëzakonisht të rëndësishme: që për të gjithë ata, të cilëve do tu hipte në kokë të ndërmerrnin agresion, të zaptonin territore të huaja, të asgjësonin njerëz të shërbente si paralajmërim - se këtë fat do të ketë çdonjëri prej tyre!”. Pas Procesit të Nurenbergut SHBA dhe Britania e Madhe vazhduan pa ndonjë entuziazëm proceset gjyqësore ndaj nazistëve të rangut më të ulët. Gjatë kësaj ato preferonin t’ia dilnin punës mbanë pa gjykatësit “hijerëndë” sovjetikë, më të cilët, sipas mendimit të tyre, “ishte e pamundur të arrihej në kompromis”. Liderët anglo-amerikanë u përpoqën ti lënë në harresë obligimet e veta të parashtruara në Deklaratën e Moskës të 30 tetorit të vitit 1943. Të gjenden “bile dhe në fund të botës” ata që kanë lyer duart me gjak të pafajshëm dhe ti dorëzohen gjyqit. Me fillimin e luftës së ftohtë shumë nazistë, para së gjithash ata që kishin përvojë të mirë ushtarake dhe zbuluese, plotësuan radhët e shërbimeve speciale perëndimore. Kështu, në një nga mbledhjet e zhvilluara në Departamentin amerikan të shtetit përfaqësuesi i Pentagonit u tregua tej mase cinik: “Nacional-socialistët, - shpalli ai, - mund të jenë dhe do të jenë më të dobishëm e më të favorshëm se sa antifashistët e ndryshëm dhe demokratët në përgjithësi”. Një konkluzion ky plotësisht i logjikshëm: si parim çdo njeri, siç dihet, zgjedh atë që është më e afërt për shpirtin dhe botëkuptimin.

ideri dhe teoricieni socialdemokrat serb, Dimitrije Tucovic (1881-1914), i përshkuan synimet e fshehta të Serbisë ndaj shqiptarëve (arbanasve) në kohën e rënies së Perandorisë së Austro-Hungarisë. Ai kritikon qasjen krejtësisht të gabuar të burokracisë dhe pushtetit serb ndaj shqiptarëve, ndaj gatishmërisë së tyre për bashkëpunim, dhe ndaj synimit për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Të gjitha këto veprime Tucovic i sheh si minim (të qëllimshëm) të mundësisë për arritjen e një pajtimi gjithë-ballkanik. Serbia, e bashkë me të edhe shtetet tjera ballkanike, duhet t’i vendosin themelet e sinqerta, të ndershme dhe të qëndrueshme të një bashkësie ballkanike, në mënyrë që atëherë edhe Shqipëria t’i bashkëngjitet pastaj kësaj bashkësie – pa asnjë dyshim. Në një bashkësi të tillë garanci për të gjithë popujt ballkanikë është pavarësia e tyre, përfshirë këtu edhe arbanasit. Pa këtë bashkësi të gjithë do të shkatërrohemi, disa më herët e disa më vonë, përfshirë këtu edhe arbanasit. Të ndarë, të copëtuar, të lëndueshëm dhe të disponuar armiqësisht ndaj njëri-tjetrit, ne në Ballkan vetëm sa do t’ia hapim varret njëri tjetrit, për llogari të dikujt tjetër. Ne jemi kundër mësymjes luftarake ndaj arbanasve, për dy arsye: e para, sepse kjo është një mësymje luftarake pushtuese, të cilën duhet ta kundërshtojë çdo mendje e shëndoshë; e dyta, sepse ky sulm kundër arnautëve na shkakton një fatkeqësi, hap një hendek ndërmjet dy popujve – të cilët diku-diku janë shumë të përzier – i cili krijon një armiqësi, e që pastaj do të na kushtojë shumë shtrenjtë. Dhe, e gjithë kjo nuk do të duhej dhe as nuk ka qenë e nevojshme të ndodhte, po të kishte sadopak mençuri, dhe po qe se, gjatë lëvizjeve të tyre, përfaqësuesit e burokracisë dhe qeveria jonë, të mos kishin qenë të verbuara nga etja për pushtim dhe nga apetiti agresiv i borgjezisë sonë, e cila, e çliruar nga çfarëdo konsiderate nacionale, vetëm po kërkon sa më shumë territore, sa më shumë tregje, dhe sa më shumë masa prodhuese e konsumuese, të cilat dëshiron t’i eksploatojë. Në këtë mësymje pushtuese, fillimisht, nuk u has në ndonjë kundërvënie të organizuar të arbanasve. Përveç një rezistence të pakët, që gjatë hyrjes tonë në Kosovë e bënë ata të cilëve iu kujtoheshin shumë mirë sjelljet e pushtuesve serbë të vitit 1878 – të cilët, kryesisht, ishin shpërngulur nga po ato vise që Serbia i pushtoi – arbanasit u tërhoqën pothuajse gjithkund para ushtrisë serbe. Beteja të hapura nuk pati, megjithëse në ndërkohë u shfaqën disa beteja që u përditësuan nëpër ato vise shkëmbore, dhe të cilat deri para pak kohe po përdorshin edhe nga malazezët. Janë pikërisht këto beteja që do të na largojnë tepër shumë, dhe të cilat do të krijojnë një abis të pakapërcyeshëm ndërmjet dy popujve, të cilët kanë mundur të jetonin vëllazërisht, të mbështeteshin tek njëri-tjetri, dhe të mbroheshin bashkërisht nga rreziku i përbashkët. Në këtë kontekst, u shtrua edhe çështja e autonomisë së arbanasve. Çështja ka përfunduar, arbanasit do të shpëtohen përmes pushtimit të Austro-Hungarisë, e cila fillimisht ka kërkuar, e pastaj edhe e ka plotësuar kërkesën, që Shqipëria të jetë autonome. Kjo rrethanë vetëm sa do të nxit edhe më tepër urrejtjen e arbanasve ndaj nesh; ata do të thonë: Serbia synoi që të na pushtonte e të na shkatërronte, por Austria na shpëtoi! Rrjedhimisht, dhe për më tepër, ata do të jenë një armë e Austrisë kundër Serbisë. Në të vërtetë, qarqet zyrtare serbe po mundohen të dëshmojnë se arbanasit nuk e dëshirojnë një Shqipëri autonome, por që të “ndahen” mes “aleatëve” ballkanikë. Me datën 15 të këtij muaji, nga Durrësi arriti një telegram, në të cilin edhe konfirmohet kjo gjë, dhe ku fjalëpërfjalshëm thuhet: “Popullata nga dy qarqet më të mëdha të rrethit të Durrësit i ka nisur sot Konferencës së Ambasadorëve në Londër një telegram, përmes të cilit protestohet ndaj autonomisë së Shqipërisë. Në këtë kuptim, edhe popullata e fshatrave që ndodhen përreth Krujës, respektivisht kryeqendrës së vjetër të arabanasve, ka nisur sot një telegram. Konferencës së Ambasadorëve në Londër telegrame të tilla më herët i dërguan edhe banorët e besimeve myslimane, katolike dhe ortodokse të qytezave të Durrësit, Tiranës, Krujës, Elbasanit, dhe të rretheve të tyre”. Edhe nëse këto supozime përnjëmend do të përputheshin me disponimin e vërtetë të arbanasve, ato vijnë pakëz vonë: sepse, çështja e krijimit të një shteti të tyre të pavarur tashmë është kryer, dhe tani po punohet vetëm në përcaktimin e kufijve të tij. Por, ne kemi të drejtë të dyshojmë nëse këto supozime vërtet pasqyrojnë disponimin e njëmendët të arbanasve. Për shkak se, krejt ndryshe, arbanasit ka kohë që kanë shfaqur dëshirën e tyre për autonomi, prandaj edhe kanë organizuar aq shumë kryengritje. Ata këtë synim të tyre e dëshiruan dhe u munduan ta arrinin në marrëveshje me serbët, dhe me ndihmën e tyre. Prandaj, në vitin 1804, gjatë kryengritjes tonë për çlirim pati edhe arbanas, njësoj siç gjatë marrjes së Beogradit (në vitin 1806) u dëgjuan edhe britmat e tyre luftarake, por edhe britmat në të gjitha gjuhët e Gadishullit Ballkanik. Viteve të gjashtëdhjeta dhe të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, përfaqësuesit e tyre fisnor shprehën gatishmëri të plotë për punë të përbashkët dhe për bashkëpunim me serbët. Edhe pas vitit 1878, kur administrata serbe u tregua skajshmërisht e egër, por edhe pas një agjitimi antiserb që Austria e udhëhoqi sistematikisht në mesin e arbanasve, nëpërmjet iniciativës së tyre arbanasit dy herë dëshmuan se dëshirojnë të punojnë bashkë me Serbinë.


sport • E enjte 8 nëntor 2012

Shpërthen Juventusi, Çelsi i falet Moses “Zonja e Vjetër” ka gjetur fitoren e parë në Ligën e Kampioneve kundër Nordesjeland me rezultatin 4 : 0 dhe tashmë kualifikimi mbetet i hapur, ndërkohë “Blutë” e Londrës kanë arritur të marrin tre pikë në sekondat e fundit të takimit kundër Shakhtarit

K

omplikohet situara në Grupin e E, në të cilin ndodhet Juventusi, Çelsi dhe Shakhtari. Në ndeshjen e katër në grup, Juventusi ka mundur të gjejë fitoren e parë në Ligën e kampioneve kundër Nordesjeland me rezultatin 4 : 0, ndërsa Çelsi ka arritur të fitojë në shtëpi kundër Shakhtarit me rezultatin 3 : 2. Në përfundim të kësaj sfide, Çelsi dhe Shakhtari e shohin veten me 7 pikë, ndërkohë Juventusi i ndjek me 6 pikë. Juventus- Nordesjeland “Zonja e Vjetër” ka mundur të gjejë fitoren e parë në Ligën e Kampioneve. pas tre barazimesh radhazi, italianët kanë arritur të fitojnë kundër Nordesjeland me rezultatin 4 : 0. Një fitore, e cila i ka rritur besimin bardhezinjve, të cilët tashmë e kanë kualifikimin në duart e tyre. Humbja më fundjavë kundër Interit, i ka shërbyer si mësim Juventusit, i cili në këtë sfidë është treguar më i uritur. Sfida ka nisur me një ritëm të lartë, ku menjëherë vendasit kanë marr kontrollin e topit. Për avantazhin ka menduar Markizio, i cili ka zhbllokuar takimin në minutën e 6-të. Bardhezinjtë kanë sulmuar dhe në minutën e 23-të Vidal ka gjetur rrugën e rrjetës fal një gabimi të një mbrojtësi në zonë. Në këtë sfidë ka gjetur rrugën e rrjetës edhe Xhovinko, i cili ka shënuar në minutën e 37-të. Sfida nuk ka përfunduar me kaq. Bardhezinjtë kanë krijuar shumë raste, por Matri përveçse një shtylle nuk ka mundur të bëjë diçka tjetër. Për golin e katërt ka menduar Kualiarela në minutën e 74-të. Napolitaliani sapo është aktivizuar në vendin e Xhovinkos, ka mundur të shënojë më gol me kokë.

Çelsi-Shakhtar Çelsi është hakmarrë ndaj Shakhtarit për humbjen në Ukrainë. Në “Stemfortd Brixh”, anglezët kanë mundur të fitojnë me rezultatin 3 : 2. U duk se kjo përballje do të mbyllej në barazim, por në fund diferencën e kanë bërë, i cili ka shënuar në sekondat e fundit. Çelsi ka mundur të kalojë në avantazh me anë të Torres

Barcelona bie në Skoci Askush nuk e kishte menduar, por Barcelona është mposhtur. Në Skoci, spanjollëve nuk i ka mjaftuar vetëm dëshira për të marrë tre pikë kundër Selltikut, i cili ka arritur një fitore historike. Në këtë përballje skocezët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2 : 1. Gjithsesi Barça edhe pas kësaj humbje nuk rrezikon aspak. Spanjollët qëndrojnë në vendin e parë të Grupit E me 9 pikë, ndërkohë Selltiku i ndjek me shtatë pikë. Barca e ka nisur shumë mirë këtë takim, por fati nuk ka qenë me të, pasi në pjesën e parë ka gjuajtur dy herë shtyllën. Vendasit herën e parë që janë afruar portës kanë gjetur golin me anë të Vanjama në minutën e 21-të. Vendasit e kanë mbrojtur me forcë këtë rezultat deri sa kanë gjetur golin e dytë me anë të Vat në minutën e 83-të, i cili sapo ishte aktivizuar në vendin e Samaras. Për Barcelonën golin e vetëm e ka shënuar Mesi. Ndeshja tjetër e Grupit G, Benfika-Spartak i Moskës ka përfunduar me fitoren e portugezëve me rezultatin 2:0. Për Benfikën kjo ka qenë fitorja e parë dhe tashmë e sheh veten në vendin e tretë me 4 pikë.

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

në minutën e 6-të, por tre minuta më vonë Uilliam ka barazuar. Vendasit nuk janë dorëzuar dhe në minutën e 40-të kanë gjetur avantazhin me anë të Oskar. Në pjesën e dytë Uilliams ka gjetur barazimin sërish për ukrainasit, por nuk kanë mundur të dalim me pikë nga Anglia. Në fund të takimit i riu Moses i ka dhënë tre pikë anglezëve.

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

politika: albana lika, Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

»

23

Kupa, Tirana dhe Vllaznia eliminohen Skënderbeu, Kastrioti, Kukësi, Shkumbini, Teuta, Flamurtari, Bylis dhe Laçi, janë tetë skuadrat e kualifikuara për Kupën e Shqipërisë. Ndeshjet e djeshme kanë sjellë surpriza të mëdha për sa i përket rezultateve. Tetë skuadrat e kualifikuara së bashku kanë fituar vetëm 6 nga 60 kupat e deritanishme duke treguar edhe një herë se skuadrat e mëdha janë në krizë. Jashtë mbeten dy skuadra me emër e traditë të madhe në futbollin shqiptar, Vllaznia dhe Tirana. Sikurse shihet, nga katër skuadra për secilin grup kanë fituar të drejtën të përparojnë në këtë kompeticion, teksa ndeshjet e së mërkurës kanë dhuruar emocione jo të pakta. Të tilla kanë qenë ato në “Niko Dovana”, ku Teuta e ka parë veten në disavantazhin 2-0 momentalisht, duke drithëruar zemrat e tifozëve durrsakë, por nuk ka vonuar përmbysja e bregdetarëve, që kanë shënuar katër herë dhe janë kualifikuar për në çerekfinale të Kupës. Dramatike situata në “Loro Boriçi”, ku Vllaznia e kishte marrë disi lehtë kundërshtarin, edhe pse ishte mundur 1-0 në Peqin. Bardhekaltrit e Gugash Maganit kanë arritur të shënojnë në portën e Vujadinoviçit në minutën e 66-të, duke e bërë skajshmërisht të vështirë misionin e kuqebluve. Goli i barazimit, me autor kosovarin Rexha, u ka dhënë zemër vendësve, që janë derdhur drejt portës së Kotorrit për të evituar një turpërim të mundshëm. Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt ka shënuar për 2-1 korçari Tefik Osmani, duke përmbysur peqinasit për këtë 90-minutësh, por ka barazpeshë nëse llogarit të dyja betejat e këtij turi. Goli në fushë kundërshtare, me autor Llucën, mjafton që peqinasit të kualifikohen e të shkaktojnë tërmet në Shkodër. Vllaznia e pretendimeve të mëdha, e përforcimeve të shumta në merkaton e verës, detyrohet të heqë dorë nga trofeu i kupës që në turin e dytë, ndërsa mbetet të shihet ecuria e saj në kampionat, si e vetmja “dritare” për të marrë pjesë në Kupat e Evropës. Siukrse pritej, Tirana e 24 titujve të kampionit të Shqipërisë është eliminuar nga Kukësi, duke regjistruar një njollë jo të vogël në historikun e vet. Verilindorët kanë siguruar të parët epërsinë 2-0 në pjesën e parë, duke ia bërë krejtësisht të pamundur skuadrës së Tafajt përmbysjen e madhe, sepse pokeri i fiksuar më herët në “Zeqir Ymeri” dhe golat e Prognit e Allmuçës në kthim krijojnë një hendek të madh për t’u superuar. Megjithatë në pjesën e dytë kryeqytetasit kanë evituar humbjen e tretë radhazi me debutuesit në Superiore. Çota, Morina dhe Gilman Lika janë autorët e tre golave bardheblu, që kanë fiksuar përfundimisht rezultatin 3-2, por pa mundësuar kalimin në turin e tretë të kupës. Alban Tafaji më kot kishte shpresuar te përmbysja e madhe, e cila ka mbetur vetëm një dëshirë e parealizuar. Nuk kursen asgjë trajneri i Tiranës, duke hedhur në fushë formacionin më të mirë, por Sina dhe Dushku zëvendësohen brenda 20 minutave të para të sfidës, të dëmtuar, duke mos vijuar të jenë deri në fund pjesë e skuadrës së tyre. Kuksianët kanë luajtur me një lojtar më pak në pjesën e dytë, pas daljes me të kuqe të mbrojtësit Julian Brahja, ndërsa detyrohen të pësojnë

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

humbjen e parë sezonale, si pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Ka barazim në Vlorë. Mes Flamurtarit dhe Besës është zhvilluar një 90-minutësh i luftuar fort dhe i përshkuar nga sulme e kundërsulme të të dyja palëve. Megjithatë, goli i parë ka dalë në dritë shumë vonë, në minutën e 80-të, kur Muzaka kalon në epërsi kuqezinjtë e Rubios. Në limitin e kohës së rregullt ka barazuar për verdhezinjtë Kaja. Ka barzpeshë në këtë sfidë, por është goli i Memellit, i shënuar para dy javësh në Durrës, ai që bëhet përcaktues për kualifikimin. I cili i buzëqesh Flamurtarit. Në Krujë s’ka pasur gola në ndeshjen e kthimit, teksa fitorja 2-1 e të besuarve të Dallakut ka përcaktuar edhe fatin e skuadrës që vazhdon luftën në këtë kompeticion. Armando Gega ka zhbllokuar shifrat e ndeshjes së kthimit të turit të dytë mes Bylisit dhe Luftëtarit. Ka qenë minuta e 14-të, kur mallakastriotët kanë siguruar epërsinë e parë në këtë përballje, e cila u jepte atyre për momentin kualifikimin për më tej, falë golave të realizuar në fushën kundërshtare. Bluzinjtë mundohen të reagojnë e të jenë ata në turin pasues të këtij kompeticioni, por skuadra e Agim Canajt është e mirëvendosur në fushë dhe nuk lejon asnjë hapësirë. Vendësit dyfishojnë shifrat me sulmuesin shtatshkurtër, Bakiu, por nuk ka zgjatur shumë dhe ka ardhur ndëshkimi gjirokastrit me anë të Mersinit. Për momentin kemi “fotokopjim” të rezultatit të sfidës së luajtur dy javë më parë në Gjirokastër, cka do të thoshte se nevojitej koha shtesë për të përcaktuar të kualifikuarin për më tej. Sidoqoftë, Arifaj e ka dërguar në 3-1 rezultatin e ballafaqimit në fjalë, në minutën e 70-të, duke i qetësuar mallakastriotët e Canajt. Me një formacion të freskuar ndjeshëm, ku hapësirë ka pasur për lojtarët e aktivizuar pak në kampionat, trajneri Josa ka bërë llogari për supersfidën e fundjavës me Flamurtarin. Pavarësisht këtij kursimi në përbërje, Skënderbeu s’e ka të vështirë ta kurorëzojë përfundimisht misionin e vet ndaj Kamzës. Braziliani Souza ka shënuar në minutën e 22-të, duke “trazuar’ disi një lojë të qetë, që ngjasonte shumë me një test kontrolli. Kuqebardhët kanë goditur dy herë edhe shtyllën e portës së Kamzës, para se braziliani Souza të kompletonte dopietën e tij personale në këtë ndeshje kupe, në minutën e 75-të. Tahirllari do të vuloste përfundimisht fitoren 3-0 të kampionëve të vendit në fuqi, duke realizuar misionin pa asnjë problem. Laçi e ka falur në 45 minutat e para skuadrën beratase, të cilat janë mbyllur pa gola, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë kanë shpërthyer dy herë, me Bilibashin dhe Buljan, duke e vënë në shina të sigurta kualifikimin. Ka ngushtuar përkohësisht disavantazhin Paja i miqve, ndërsa ka trefishuar shifrat për kurbinasit shqiptaro-maqedonasi Emurllai. Miqtë janë munduar të tregojnë diçka nga vetja e tyre, por përjashtimi i pesë futbollistëve 24 orë më parë dhe mosaktivizimi i disa titullarëve të tjerë e kanë reduktuar ndjeshëm performancën e Tomorit.

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E mërkurë 7 nëntor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.