MEta-Rama, Kompensimi fizik, sekretet VIp

Page 1

»8

Pranë stacionit të trenit

Zbulohet banesa 2200-vjeçare në Durrës, shfaqen rrugët e punishtet E martë

9 prill 2013

Viti IX, Nr. 2943 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Inflacioni

Kreditë e pakthyera, do të Shënohet sërish rritje e përgjysmohet vlera e pasurisë Ndryshojnë procedurat për personat që nuk mund të paguajnë huat e marra në banka. Nga njoftimi shitja bëhet për 15 ditë »3

çmimeve të ushqimeve. Të dhënat e INSTAT-it »5

Katastrofa Çështja çame

PS propozon draft alternativ për të drejtën dhe fqinjësinë

Erozioni

»6-7

mposht Shqipërinë

Opozita e cilëson propozimin e PDIU si politik. Kërkohet koordinim i grupeve të punës mes dy shteteve

»2

Rekordmeni

Babai rom i 31 fëmijëve, në darkë i numëroj si bagëtitë Rrëfimi në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Minoritetit. Thirrje në Shqipëri për më shumë vëmendje »8

Opinion Nga Enver Bytyçi

Shkaqet që sollën dhe alarmin mjedisor ra masat e propozua

Qëndrimi i gazmend Oketës

Nga Halil Rama

Nga Elvis Kotini

Elektorati vendos John Goti, në fund »19 teori mafioze »11

Në çdo 1 hektar uji rrëmben 21.19 tonë në një vit

»3

FRD më pranë koalicionit me Aleancën Kuqezi Të mbijetuarit e Himarës

Pse opozita nuk Tirana si votoi Zhitin dhe përcaktuese e Kosovën? »18 23 qershorit »19 Nga Majlinda Bushja

Durrësi qyteti më gërproblematik nga bjet ryerjet dhe shem

Të aksidentuarit s’kanë marrë ende paratë e sigurimit Ish-studentet dhe familjarët paralajmërojnë protestë dhe grevë, nëse nuk ndërpritet zvarritja dhe nuk zbatohet ligji »9

Debatet në gjyq

“Dajti” dështon sërish, ende pa zgjidhje mbrojtja me avokat I akuzuari kërkon tryezë për të mbajtur ligjet, në mënyrë që të organizojë mbrojtjen në sallë

»10


02

« POLITIKË

E martë 9 prill 2013 •

PS I PËRGJIGJET APELIT TË PDIU ME DRAFT ALTERNATIV

Rama: Propozojmë trajtimin e çështjes çame si politike Oli Xhilaga

P

artia Socialiste propozoi trajtimin e çështjes çame si një çështje politike, e adresuar në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ky fakt u bë dje i ditur nga vetë kreu i PS-së Edi Rama, i cili saktësoi se për një çështje të tillë forca politike që ai drejton ka një draft alternativ. Në këtë mënyrë, përveçse saktëson mënyrën e trajtimit të saj, PS-ja propozoi që Këshilli i Ministrave ta përfshijë si çështje politike në marrëdhëniet diplomatike dypalëshe me Greqinë dhe të raportojë dy herë në vit pranë Kuvendit të Shqipërisë për ecurinë e kësaj çështjeje.

Propozimi Kryetari i PS-së, Edi Rama, saktësoi dje në komunikimin e tij me mediet se çështja çame është përfshirë në programin qeverisës të socialistëve si një draft që ka në fokus pikërisht zhbërjen e konflikteve artificiale dhe nacionalizmit primitiv në vend. Për PS-në çështja çame është një çështje politike, e cila duhet adresuar me dinjitet, bazuar në instrumentet europiane. “Propozojmë një projektrezolutë alternative për adresimin e asaj që

Rama u premton legalizim të ndërtimeve qytetarëve të Kamzës I kanë premtuar votën më 23 qershor dhe Rama nuk vonoi t’u garantojë paraprakisht legalizim dhe një transformim të banesave dhe zonave ku jetojnë. Një panoramë e tillë u shfaq në takimin që zhvilloi kreu i PS-së Edi Rama me ish-mbështetës dhe anëtarë të PD-së në Kamëz, që tashmë i janë bashkuar kampit socialist. “Me atë votë që symbyllur të gjithë ata që e kanë parë si njeriun e tyre Saliun dhe që e kanë parë si partinë e tyre PD-në, sot nuk duhej të kishte një shtëpi të palegalizuar, ndërkohë që 95% e shtëpive janë sot e gjithë ditën të palegalizuara”, - u shpreh Rama. Sipas tij, nga 250 mijë ndërtime pa leje që kishte Shqipëria

numri ka shkuar në 400 mijë ndërtime pa leje dhe as 5% e tyre nuk janë legalizuar. “Po të rrijë Saliu aty, duhen 160 vjet për t’i legalizuar. Vota e 23 qershorit do të jetë një votë për t’u dhënë mundësi të gjitha familjeve që jetojnë në shtëpi të ndërtuara me gjakun dhe sakrificat e tyre dhe që sot e gjithë ditën nuk i gëzojnë dot si pronë të tyre, që nën kujdesin e qeverisë sonë dhe nën kujdesin tim personal të marrin atë që për 20 vjet nuk e kanë marrë dot: legalizimin e shtëpive të tyre. E jo vetëm legalizimin, por dhe një transformim që t’i kthejë këto zona në pjesë të integruara të qytetit”, premtoi Rama për qytetarët që iu bashkuan këtij kampi.

Konventa për programin në Korçë

Argumenti

Rama: Votë më 23 qershor për depolitizimin e jetës shoqërore

Qendrimi

Deklarata Pas përplasjeve të fundit mes PBDNJ-së dhe PDIU-së për rezolutën çame në Komisionin parlamentar të Ligjeve dhe apeleve të kreut Idrizi për mbështetje të rezolutës për çështjen çame, kryetari i PSsë zgjodhi që të bëjë publik pozicionin e kësaj partie. Në gjykimin e Ramës, drafti alternativ i propozuar nga PS-ja çminon terrenin e konflikteve, mllefin dhe shpirtin e konfliktit si dhe i vlen fqinjësisë së mirë. “Ajo çka ndodhi në Komisionin e Jashtëm, ku dy forca politike që përfaqësojnë dy komunitete qytetarësh shqiptarë, të cilët jetojnë në të njëjtin truall, ndajnë të njëjtat halle dhe probleme, pavarësisht se kanë prejardhje të ndryshme, ishte diçka që ne na nxit një reflektim të shpejtë, të thellë dhe solid. Ne kemi nevojë që këtë çështje, ashtu sikundër të gjitha çështjet që lidhen me lirin e të drejtat e shqiptareve dhe të minoriteteve t’i trajtojmë me urtësinë që na çon përpara, t’i trajtojmë me sensin e solidaritetit qytetar mes komunitetesh që ndajnë të njëjtin fat, të njëjtat probleme, halle shqetësime, por dhe ëndrra e shpresa në Shqipërinë tonë të përbashkët”, - vuri në dukje Rama. Po në këtë linjë, Rama shtoi se “koha e nacionalizmave, e fryrjes së një zjarri ku boll janë djegur shpresat për shqiptarët, është kohë e shkuar”.

Ikin nga PD, i bashkohen PS

“Duke u mbështetur në frymën e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, si dhe duke e konsideruar të paçmuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë, marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat si dy vende fqinje dhe aleate në strukturat euroatlantike.” “Ne përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Shqipërisë e konsiderojmë çështjen çame një çështje politike, e cila duhet adresuar në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Për këtë i kërkojmë Këshillit të Ministrave ta përfshijë si çështje politike në marrëdhëniet diplomatike dypalëshe me Greqinë dhe të raportojë dy herë në vit pranë Kuvendit të Shqipërisë për ecurinë e kësaj çështjeje.”

Idrizi: Partitë të përkushtohen në miratimin e rezolutës Pas deklarimeve të kreut të opozitës kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në një reagim të posaçëm deklaroi se e vlerëson qëndrimin e ri të Partisë Socialiste. Idrizi u bëri thirrje dy partive të mëdha që ta shohin më me përparësi çështjen çame dhe të shkojnë drejt miratimit të rezolutës në Kuvend. “Ne përshëndesim hapjen e liderit të opozitës ndaj çështjes çame dhe konfirmimin se PS-ja nuk e ka përfshirë në programin e saj këtë çështje thjesht për ta lënë në letër. Ne vlerësojmë se ky propozim që vjen nga Partia Socialiste zhbllokon impasin që ishte krijuar brenda komisionit të jashtëm në procesin e miratimit të rezolutës së çështjes çame. Së dyti, ne pajtohemi me faktin se çështja çame është një çështje e pazgjidhur politike, që duhet adresuar diplomatikisht në frymën dhe me instrumentet e sipërpërmendura. Së treti, çmojmë përfshirjen e detyrimit që qeveria të raportojë çdo gjashtë muaj në parlament për adresimin diplomatik të kësaj çështjeje, prandaj u bëj thirrje të gjitha partive dhe deputetëve të kësaj legjislature që t’i përshpejtojnë hapat dhe të miratojnë rezolutën çame”, - deklaroi Idrizi

e quajmë ‘çështje çame’ dhe që nuk mund të mbetet një çështje e paadresuar, duke u mbështetur në parimet bazë që udhëheqin vizionin tonë për një Shqipëri europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare; normat e gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare; të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet kombeve;

të respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, të fqinjësisë së mirë; bashkëpunimit rajonal dhe solidaritetit ndërkombëtar. Gjithashtu, duke u mbështetur në frymën e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë”, - u shpreh Rama.

“Rilindja duhet të fillojë nga depolitizomi i jetës shoqërore, ndaj çdo aktiviteti sportiv dhe shoqëror”, - kështu u shpreh dje kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë prezantimit të programit të kësaj force në qytetin e Korçës. Një deklaratë të tillë kreu i PS-së e bëri më së shumti duke iu referuar pikërisht ngjarjes së ndodhur në stadium, ku tifozët e Tiranës u rrahën nga policia pasi bërtitën kundër qeverisë. “Të gjithë mësuan lajmin e djeshëm, atë të rrahjes masive të sportdashësve të Tiranës, pasi në stadium bërtitën kundër qeverisë, nga një polici që provon përditë se është një polici që mbron qeverinë nga populli dhe jo popullin nga krimi. Është një çetë

barbarësh, ku është arritur niveli më i lartë i krahinorizmit në këtë planet”, - vlerësoi Rama. Sipas tij, më shumë se 95% e punonjësve të policisë vijnë nga një rreth, nga 36 që ka vendi. “Ne do t’u vëmë përpara shqiptarëve një program qeverisës për të marrë vendimin e tyre më 23 qershor, një program qeverisës që ne e konsiderojmë një kontratë me popullin shqiptar dhe që për ne nuk është një instrument për t’u marrë votën dhe pastaj t’u kthejmë shpinën, por do të jetë instrumenti përmes të cilit ne do të realizojmë aspiratat që do t’i çojnë shqiptarët në kutitë e votimit për të votuar për Partinë Socialiste”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave

“Berisha dështoi, programi i PS-së jep zgjidhjen e fenomenit” Dhuna ndaj grave dhe vajzave, krimi në familje kanë pësuar rritje të frikshme në këto vitet e fundit, duke shtuar një tjetër dështim të qeverisë “Berisha”. Për këtë arsye PS-ja e shtoi këtë dështim në listën e 100 arsyeve për të mos votuar më këtë qeveri më 23 qershor. “Makabriteti i rasteve që na paraqet kronika e zezë janë dëshmi e varfërisë dhe dëshpërimit social, por dhe e pasigurisë për jetën, që është kthyer në makth për shqiptarët. Gratë dhe vajzat shqiptare janë ende më të kërcënuara, jo vetëm nga përjashtimi social, por dhe nga pasiguria për shkak të statusit që kanë në familje dhe shoqërinë shqiptare”, - u shpreh deputetja e PS-së Eglantina

Gjermeni. Sipas saj, përqasja e programit të “Rilindjes” është fokusuar te parandalimi i problemeve sociale përmes politikave të luftës kundër varfërisë, punësim, shërbime sociale në komunitet, bashkëpunimi me institucione, duke synuar respektimin e të drejtave të grave e të vajzave dhe krijimin e hapësirave të përfaqësimit të tyre. “Do t’i japim prioritet fuqizimit ekonomik të grave, duke nxitur pjesëmarrjen e tyre në programe aktive punësimi, formimi, mbështetje me të ardhura. Do të forcojmë rolin e sistemit të drejtësisë në parandalimin dhe mbështetjen e viktimave të dhunës dhe dënimit të duhur të dhunuesve”, - deklaroi Gjermeni gjatë deklaratës për shtyp.


POLITIKË • E martë 9 prill 2013

15 DITË PASI TË MERRET VENDIMI I GJYKATËS FILLON ANKANDI I SHITJES

Garancitë në banka, ndryshon afati i shitjes Vlera e garancive bankare nuk ndryshon, mbetet 75 % e vlerës Ervin Koçi

PROBLEMET E BANKAVE ME KREDITË E KËQIJA

K

omisioni i Ligjeve ka miratuar dje disa ndryshime në Kodin e Procedurës Civile, nga të cilat preket kryesisht sistemi i kredive. Sipas propozimeve të bëra nga deputetët e komisionit, afati për ekzekutimin e garancisë së lënë nga individi që ka marrë një kredi do të reduktohet në 15 ditë, nga 3 muaj që ishte në variantin e vjetër. Konkretisht, që banka të marrë të drejtën e ekzekutimit të kolateralit më parë duhet të fitojë gjyqin ndaj individit dhe më pas, brenda 15 ditëve do të ketë mundësi të marrë dhe garancinë e lënë nga personi. Reduktimi i kohës për përvetësimin e garancive të lëna në banka sjell një frymëmarrje për sistemin bankar, i cili prej më shumë se një vit e gjysmë po vuan nga rritja e kredive problematike. Kësisoj tani bankat e nivelit të dytë në vend do të kenë mundësi të marrin para nga shitja e garancive të lëna në banka kur një person ka marrë një kredi. Vlera e garancive Komisioni i Ligjeve u tërhoq nga propozimi i bërë nga Ministria e Drejtësisë, ku të ulte vlerën e garancisë bankare në masën e 50 për qind në momentin kur ajo do të shitej. “Ligjet” vendosën të tërhiqet nga ndryshimi në Kodin Civil, që synonte lehtësimin e procedurave të ekzekutimit të kolateralit. Sipas opozitës, mënyra se si është hartuar neni që parashikon uljen e vlerës së aseteve me 50 për qind në ankandin e dytë, krijon paqartësi dhe mund të zhvlerësojë asetet. Ndryshimet ligjore të propozuara nga Ministria e Drejtësisë parashikonin që urdhrat e ekzekutimit të dalin menjëherë sapo gjykata të japë vendimin për ekzekutimin e kolateralit të ven-

Ekzekutimi i kolateraleve ka qenë një nga problemet më të mëdha të sistemit bankarë. Që prej shtatorit të vitit 2011 kreditë problematike kanë njohur vetëm rritje duke kapur vlera tejet të larta deri në 22 për qind të totalit të kredive të marra në sistemin bankar. Rrjedhimisht, drejtuesit e bankave të nivelit të dytë në vend kanë

apeluar për ndryshimin e mënyrës së ekzekutimit të garancisë bankare pasi modeli i vjetër përcaktonte procedura tejet burokratike. Lidhur me këtë problematikë, në Komisionin e Ekonomisë nesër do të jetë për raportimin vjetorë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, nga ku pritet që të publikohen edhe shifrat e reja lidhur me

AFATI

VLERA

Ndryshimet në Kodin Civil parashikonin edhe rregullimin e procesin e zhvillimit të ankandeve. Në rastet kur prona e sekuestruar nuk shitet në ankandin e parë, ligji në fuqi parashikon që ankandi i dytë mund të zhvillohet vetëm pasi të kenë kaluar tre muaj dhe çmimi i ri mund të jetë 20% më i ulët. Me ndryshimet e propozuara ankandi i dytë mund të zhvillohej 15 ditë pas ankandit të parë dhe çmimi i pasurisë në shitje të ulej me 50%.

dosur si garanci për kredinë. Po ashtu ndryshimet parashikonin edhe rregullimin e procesin e zhvillimit të ankandeve. Në rastet kur prona e sekuestruar nuk shitet në ankandin e parë,

kreditë e këqija. Me ndryshimet që iu bënë Kodit Civil në Komisionin e Ligjeve, tani procedura për ekzekutimin e garancisë bankare do të jetë më e lehtë pasi pas vendimit të gjykatës, bankat kanë 15 ditë kohë për të përgatitur ankandin e shitjeve nga 3 muaj që është në ligjin që është aktualisht në fuqi.

ligji në fuqi parashikon se ankandi i dytë mund të zhvillohet vetëm pasi të kenë kaluar tre muaj dhe çmimi i ri mund të jetë 20% më i ulët. Me ndryshimet e propozuara ankandi i dytë mund

Opozita u tërhoq nga propozimi i bërë nga Ministria e Drejtësisë që vlera e kolateralit të reduktohej në 50 për qind të vlerës në rast dështimit të ankandit të parë. Sipas opozitës, neni krijonte paqartësi në shitjen e pronave të lëna garanci në banka gjatë marrjes së kredisë. Kësisoj deputetët lanë në fuqi variantin e vjetër të ligjit, i cili parashikon se edhe në rast dështimi të ankandit të parë prona të shitet në vlerën e 75 për qind.

të zhvillohej 15 ditë pas ankandit të parë dhe çmimi i pasurisë në shitje të ulej me 50%. Me tërheqjen e palëve nga ky nen për vlerën e garancisë, për ekzekutimin e kolateralit, do të

mbetet në fuqi neni ekzistues i Kodit Civil. Rrjedhimisht në këtë Kod u vendos vetëm ndryshimi i afateve se kur do të ekzekutohet kolaterali, duke reduktuar në 15 ditë, nga 3 muaj që ishte më parë.

“ALEANCA KUQEZI ËSHTË NJË FORCË E RE POLITIKE, E CILA NUK MBAN KOSTO KEQQEVERISJEJE”

Oketa: Koalicioni më i mundshëm i FRD-së me AK-në Përjashtohet kategorikisht mundësia e bashkimit me PS-në, PD-në dhe LSI-në Fryma e Re Demokratike e sheh veten më afër Aleancës Kuqezi për një koalicion të mundshëm parazgjedhor. Në një prononcim për mediet deputeti i FRD-së Gazmend Oketa thekson se AK-ja, si një forcë e re politike, mbetet më e afërt në një sërë pikash me FRD-në. “Është një gjë e mundshme, për faktin se dhe Aleanca Kuqezi është një forcë e re, e cila nuk mban kosto keqqeverisjeje. Pavarësisht orientimeve programore që ka secila forcë, specifikës që ka, besoj se mund të gjejmë pika të përbashkëta kontakti për sa u përket programeve apo dhe qëndrimeve, ku secila palë duke

dialoguar, duke biseduar besoj se mund të gjejnë shumë pika kontakti”, - tha Gazmend Oketa. I pyetur lidhur me një koalicion të mundshëm parazgjedhor me PD-në ose PS-në Oketa është shprehur kategorikisht kundër. Por shtoi se pas zgjedhjeve FRD-ja do të shohë mundësinë e bashkëpunimit në varësi të konfiguracionit të parlamentit. “Ne jemi deklaruar në mënyrë të prerë se qoftë me PD-në, qoftë me PS-në apo LSI-në nuk ka asnjë shans për koalicion parazgjedhor, dhe kjo është një çështje e padiskutueshme. Më pas, pas zgjedhjeve, sigurisht në funksion të numrave do të

jemi gjithmonë korrekt, transparent duke u qëndruar principeve që përmenda dhe disa shtylla programore të FRDsë”, - vijon ai. Për sa i përket bashkimit të LSI-së me PS-në, Oketa e cilëson këtë një lëvizje politike të pranueshme, pasi janë të dyja forca të majta, por thekson se koalicioni në fjalë është pa moral politik, duke e cilësuar këtë si një virtyt të partisë ku ai është deputet. Pak ditë më parë kryetari i FRD-së, Bamir Topi, theksoi se kishte zhvilluar një takim me Kreshnik Spahiun dhe kishte lënë të hapur mundësinë e bashkimit në një koalicion.

»

03

KQZ Fushata zgjedhore

Miratohet akti për monitorimin e medieve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e djeshme miratoi me 7 vota pro projektvendimin për monitorimin e medieve gjatë fushatës zgjedhore. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është angazhimi i palëve për përcaktimin e rregullave për shfrytëzimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të Autoritetit për Mediet Audiovizive për monitorimin e fushatës zgjedhore. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Autoriteti për Mediet Audiovizive vendos në dispozicion të Bordit të Minitorimit të Medies studion e monitorimit me pajisjet teknike si dhe personelin teknik për monitorimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas marrëveshjes së miratuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr përsipër shpenzimet financiare për pagesat e personelit që do të angazhohet në monitorim. Marrëveshja ndërmjet dy institucioneve do të nënshkruhet sot, që të fillojë monitorimi i medieve.

Topalli në Francë

“Shqipëria model i suksesshëm” Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndodhet në Marsejë të Francës, në një samit të nivelit të lartë të kryetarëve të parlamenteve të Bashkimit për Mesdheun. Ky është samiti i parë i këtyre përmasave, i cili organizohet nga Martin Shulc, Presidenti i Parlamentit Europian, dhe fondacioni “Anna Lindh”, ku merrnin pjesë edhe komisioneri për Zgjerim i BE-së Stefan Fyle, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil Elaraby, etj. Në fjalën e saj në samit Topalli prezantoi ecurinë ekonomike të Shqipërisë, pavarësisht se e rrethuar nga vende me krizë financiare. Ajo tha se në një kohë kaq të vështirë ekonomike në botë, çështje e cila diskutohet edhe në këtë samit, Shqipëria jo vetëm nuk ra në recesion, por është cilësuar si një model suksesi për ekonomi të tjera. Gjatë punimeve te samitit kryeparlamentarja u takua me presidentin e Parlamentit Europian Martin Shulc dhe homologë të saj, ku kërkoi mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së për integrimin e Shqipërisë në familjen ku meriton të jetë.


04

« POLITIKË

E martë 9 prill 2013 •

PARTITË E VOGLA GATI DISKUTIMET PËR FORMULËN E ALEANCËS

REPUBLIKANËT

PD mbledh nesër aleatët e saj në një tryezë koalicioni

LSI në opozitë, PR forcë e dytë qeverisëse

PR kërkesë në KQZ për futjen e komisionerëve të saj Vetëm pak ditë pas zyrtarizmit të kalimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në opozitë Partia Republikane kërkon të ketë përfaqësues në komisionet e nivelit të dytë dhe të tretë të administrimit zgjedhor. Shkresa është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në fundin e javës së kaluar dhe nëpërmjet saj Partia Republikane kërkon emërimin e komisionerëve të saj në komisionet zonale të administrimit zgjedhor, si partia e dytë e mazhorancës. Kërkesa e republikanëve synon të rithejë të djathin në KZAZ, pasi me daljen e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga qeveria opozita dominon këto komisione në të gjithë Shqipërinë. Ende nuk dihet se kur mund të shqyrtohet kjo kërkesë nga KQZ-ja, edhe pse afati më i përshtatshëm do të ishte pas datës 23 prill, që përkon me afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve. Kërkesa e republikanëve ka pak gjasa të miratohet

nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ky vendim kërkon shumicë të cilësuar votash, një mundësi e vështirë për t’u arritur në një komision ku shumicën tashmë e ka opozita. Hallka e fundit për rikthimin e balancave në komisionet zonale të administrimit zgjedhor mbetet Kolegji Zgjedhor, pasi, nëse vendimi nuk do të miratohet në KQZ, atëherë partitë politike të akredituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë të drejtë të apelojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor, nga ku do të merret dhe vendimi përfundimtar për balancimin e komisioneve të nivelit të dytë dhe të tretë.

Ervin Koçi

P

artia Demokratike do të mbledh nesër aleatët e saj në një tryezë koalicioni për të vendosur mbi formulën e koalicionit si dhe për prurjet e reja të mundshme që mund të jenë. Ky vendim i marrë nga selia blu vjen vetëm pak ditë para se të përfundojë afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, konkretisht 23 prilli. Në këtë tryezë koalicioni do të jenë të pranishëm të gjithë krerët e partive aleate të PD-së, si republikanët, demokristianët etj. Krahas këtyre në tavolinën e aleatëve të Partisë Demokratike do të jetë edhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili është edhe aleati i ri për këto zgjedhje tek e djathta shqiptare. Sipas burimeve të selisë blu, në këtë tryezë do të diskutohet kryesisht formula e koalicionit, ku priten të zgjidhen dhe pakënaqësitë e partive të vogla mbi modelin e aleancës. Në këtë takim pritet të diskutohet edhe për PBDNJ-në, e cila nuk po jep shenja të pranimit të ftesës për koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike. Një nga

MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT

AUTORITETI I AVIACIONIT CIVIL

Mediu prezanton kandidatin në Elbasan

“Bashkimi i së djathtës i nevojshëm për fitoren e zgjedhjeve” Fatmir Mediu ka prezantuar Luan Duzhën si kandidatin e parë të forcës së tij politike për Elbasanin. Në aktivin e PR-së në Elbasan Mediu deklaroi se 23 qershori është dita e së ardhmes europiane të shqiptarëve. Ai ka kërkuar bashkëpunimin e plotë të të djathtëve në zgjedhjet politike të qershorit për të mundësuar

jetësimin e kësaj të ardhmeje për vendin. “Elbasani ka 15 mijë vota që janë dhënë nga partitë aleate dhe nga këto rreth 3500 janë të Partisë Republikane. Në Fier janë 17 mijë, në Tiranë janë 22 mijë vota, në Shkodër janë 13 mijë, në Vlorë janë 11 mijë, në Durrës janë 14 mijë vota, pra tregon se në të gjitha

qarqet këto parti dhe këta votues, këta njerëz dhe individë kanë pasur një vlerë të shtuar për këtë koalicion. A e dini që, nëse ky koalicion në Elbasan merr 1500 vota më pak, deputeti i shtatë i kalon së majtës? Ky duhet të jetë një reflektim i thellë, jo vetëm aritmetik, jo thjesht elektoral, por në radhë të parë njerëzor për të përcaktuar njerëzit më të mirë për të konkurruar, për të bashkëpunuar si e djathtë jo në interesa të ngushta, por në interesa të Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë”, - deklaroi Mediu.

Adresa: “Sulejman Delvina” Nr. 1, Tiranë. Tel / Fax: +355 4 2223969

SHPALLJE INTERESI PËR QENDËR MJEKSORE NË SHËRBIM TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (AAC) në përputhje me Legjislacionin Kombëtare, si dhe rregulloret ndёrkombёtare që parashtron kërkesat për një Qendёr Aeromjekёsore (AeMC) kёrkon qё të kontaktojë njё Qendrёr Mjekёsore e cila do tё mbulojё kete shёrbim. Qendra Mjekёsore do tё kontraktohet për të funksionuar në fushen e Aviacionit Civil në Republikën e Shqiperisë pranë AAC. Kjo Qendёr do tё mbulojё ne baze te kërkesave te zbatueshme të fushes, ekzaminimin dhe çertifikimin mjekёsore pёr Personelin e Fluturimit, Anëtarët e kabinës, personelin Teknik tё Tokës, Kontrollorët e Trafikut Ajror. Qendra Aeromjekesore duhet te kete nje drejtues, Mjek AME qe kryen plotesimin e certifikimeve perkatese, sipas kërkesave tё UM 35/2012 qё implementon JAR-FCL 3 (3.090), i cili mund te vendoset ne dispozicion nga Autoriteti i Avaicionit Civil. Qendra Aeromjekёsore duhet qё tё mbulojё shёrbimet ekzaminuese si mё poshtё dhe duhet te jete e vendosur ne Tirane:

• • • •

Ezaminime Oftalmologjike Ezaminime Kardiovaskulare Ezaminime ENT Ezaminime Neurologjike

• • • •

Ezaminime Radiologjike Ezaminime Respiratore Teste Laboratorike Tё pranueshme dhe te tjera

Mirёpresim çdo subjekt tё interesuar pёr tё aplikuar pёr ofrimin e kёtij shёrbimi. Per çdo informacion dhe sqarim te metejshem mund te kontaktoni ne adresen e meposhteme: eva.mertiri@acaa.gov.al - tel: +355 67 40 64 097

shkaqet e heshtjes së PBDNJsë është prezenca aktuale e Shpëtim Idrizit, që nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm në tryezën e koalicionit, pasi ai ka vendosur si klauzolë miratimin e rezolutës çame. Ankesat e aleatëve Krahas partive që PD-ja aspiron t’i ketë në koalicion parazgjedhor, edhe aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike kanë shfaqur ankesat e tyre

lidhur me formulën e koalicioneve që do të përdoret në zgjedhjet e 23 qershorit, gjë kjo që pritet të jetë edhe thelbi i debatit të nesërm. Disa prej aleatëve të PD-së, si Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu, janë shprehur kundër modelit të vjetër të aleancës, atë të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Këto ankesa vijnë për arsye se PD-ja nuk ka vendosur asnjë model të ri për të bërë ndarjen e votave të koalicionit,

ku sipas formulës së vitit 2009 një pjesë e konsiderueshme e votave të partive të vogla shkonin për koalicioni, konkretisht për Partinë Demokratike, si partia më e madhe e aleancës. Kësisoj kanë lindur pakënaqësitë, ku partitë e vogla kërkojnë ndryshimin e formulës, pasi varianti i vjetër i penalizon duke i lënë pa asnjë mandat në Kuvend, paçka se numri i votave të tyre mund të jetë sa për 2 mandate deputetësh.

LOJA E DEKRETEVE TË PRESIDENTIT

Hapen kandidaturat për postet vakante në Gjykatën e Lartë Presidenti, Bujar Nishani, ka zyrtarizuar hapjen e negociatave për emërimin e dy posteve vakante në Gjykatën e Lartë. Këto vende mbetën bosh pasi dy anëtarët, Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari, u emëruan në Gjykatën Kushtetuese, duke lënë dy vende bosh në Gjykatën e Lartë. Loja e dekreteve për postet në Gjykatën e Lartë u hap vetëm pak ditë më parë, kur Presidenti dekretoi si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dy gjyqtarë që nuk kishin përfunduar ende mandatin e tyre në Gjykatën e Lartë. Në njoftimin e Presidencës thuhet se personat e interesuar duhet të paraqesin CV-të e tyre deri më 14 prill dhe më pas do të bëhet dekretimi i gjyqtarëve të rinj. “Në kuadër të mbarimit të mandatit të dy gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, fton subjektet e interesuara të dorëzojnë pranë institucionit të Presidentit

kërkesat e tyre me kandidatura për dy vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Kërkesa duhet të jetë e nënshkruar dhe e skanuar, e shoqëruar me një Curriculum Vitae dhe të dërgohet në adresën elektronike: info@president.al. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është dita e diel, 14 prill, ora 24:00”, - thuhet në njoftimin. Dy kandidaturat për zëvendësimin e posteve vakante në Gjykatën e Kushtetuese, Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj, ishin dy anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe mandati i tyre përfundon në fillim të vitit 2014. Me dekretimin e dy kandidaturave të tyre u hapën edhe dy vende të tjera në Gjykatën e Lartë, duke sjellë një rotacion për emërimin e anëtarëve. Kjo lojë dekretimesh në gjykata u konfirmua edhe në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët e mazhorancës bënë seancat dëgjimore me sesion prej kandidaturave për postet vakante në gjykata.


EKONOMI • E martë 9 prill 2013

Norma vjetore e inflacionit ishte mesatarisht 3.5%, duke qëndruar brenda intervalit objektiv të synuar nga BSHja. Në fillim të vitit, norma e inflacionit dhe pritjet e inflacionit ishin mbi pjesën e sipërme të intervalit të synuar, dhe nga fundi i vitit kjo normë ra drejt nivelit të poshtëm të intervalit. Ekzistenca e hendekut negativ të prodhimit ka prodhuar presione të ulëta inflacioniste nga ana e ekonomisë së brendshme, duke absorbuar presionet e rritura nga mjedisi i jashtëm.

“Normat e ulëta të inflacionit vjet janë përcaktuar nga vijueshmëria e hendekut negativ të prodhimit. Zgjerimi i kërkesës agregate nuk ka qenë i mjaftueshëm për të shfrytëzuar kapacitetet prodhuese të ekonomisë, duke kufizuar shpenzimet e brendshme dhe nënkuptuar presione të dobëta inflacioniste nga elementet e kostos. Presionet inflacioniste nga jashtë janë të përmbajtura, kursi i këmbimit dhe çmimet e mallrave të importuara kanë qenë të qëndrueshme”, - theksojnë ekspertët.

SHTRENJTOHEN FRUTAT, ZARZAVATET, POR DHE SHEQERI, MISHI, QUMËSHTI

Ushqimet i paguajmë më shtrenjtë INSTAT: Në mars inflacioni 2,4 për qind, brenda parashikimit Brikena Dervishaj

M

allrat e shportës në mars shqiptarët i paguan më shtrenjtë se një muaj më parë. Instituti i Statistikave raporton se për të njëjtat mallra janë harxhuar më shumë para nga familjet shqiptare, pasi çmimet e ushqimeve, kryesisht frutave dhe zarzavateve u rritën. Por më pak u kanë kushtuar veshjet dhe këpucët. Gjithësesi ky tregues nuk ka ndonjë peshë të madhe në totalin që përbën treguesin e inflacionit. Statistikat Instituti i Statistikave raporton se iflacioni në mars arriti në 2.4 %. “Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënoi një rritje prej 1.2 për qind. Rritja më e madhe prej 5.4 për qind vërehet në nëngrupin “fruta”. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të manderinave me 18.9 për qind, dardhëve me 11.5 për qind, portokallëve me 8.2 për qind, kivit me 4.6 për qind, etj. Çmimet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet” shënuan një rritje prej 4.1 për qind. Këtu mund të përmendim rri-

Mbajtja e normës së inflacionit rreth nivelit 3 për qind dhe brenda fashës së tolerancës 2% - 4% do të vijojë të jetë një nga objektivat themelorë të politikave monetare e fiskale tri vitet në vijim. Qeveria synon që me anë këtyre objektivave, ku përfshihet edhe stabilizimi i nivelit të borxhit publik në vitin 2014 dhe ulja graduale e tij, të konsolidojë stabilitetin makroekonomik, të krijojë klimën për një rritje të lartë e të qëndrueshme ekonomike, si dhe konvergimin sa më të shpejtë drejt nivelit mesatar të mirëqenies së Bashkimit Evropian.

SITUATA Muaji i dytë për 2013 me përkeqësim treguesi

Shoqata e Bankave: Kredia e keqe në shkurt arriti në 23.6 për qind Përkeqësohet treguesi i kredisë së keqe për muajin shkurt. Sipas të dhënave të paaudituara të Shoqatës së Bankave raportohet se ky tregues arriti në 23,6 për qind, ndërsa një muaj më parë ishte 23,5 për qind. Në fund të vitit 2012, shkalla e kredive me probleme për sistemin bankar arriti në 22.5%, në rritje me 3.7 pikë përqindjeje krahasuar me fundin e vitit të mëparshëm. Gjatë vitit të kaluar rritja e treguesit të kredisë me problem ishte më e moderuar krahasuar me vitin 2011, kur gjatë vitit këto kredi ishin rritur me 4.8 pikë përqindjeje. Këto shifra reflektojnë rritjen e kujdesit nga ana e bankave të nivelit të dytë në vendin tonë, për kredidhënien gjë që ka ndikuar edhe në një ulje të shpenzimeve të tyre për provigjionimin gjatë 2012. Kjo tregon një peshë më të vogël financiare të kredive me probleme në rezultatet financiare të bankave. Sipas të dhënave për vitin 2012 provigjionet për kreditë me probleme kishin vlerën e 8.8 miliardë lekëve, 31% më pak krahasuar me vitin 2011.

tjen e çmimit të sallatës jeshile me 35.0 për qind, karrotës me 28.9 për qind, lulelakrës me 25.2 për qind, domateve me 11.5 për qind, si edhe uljen e çmimeve të kastravecave me 15.4 për qind, spinaqit me 12.2 për qind, patëllxhaneve me 9.1 për qind, etj”, - tha Irena Lumi, INSTAT. Rritje të lehtë kanë shënuar edhe çmimet e sheqerit, mishit, qumështit dhe djathit. Çmimi i naftës është ulur me 0.1%. Dhe grupi

mallra dhe shërbime të tjera” ka shënuar një ulje prej 4.6 për qind, ndryshim ky që ka ardhur kryesisht si rezultat i uljes së tarifave të sigurimit të automjeteve. Analiza Vitin e kaluar pati një ulje të inflacionit në periudhën mars deri në qershor 2012 ku dhe arrin vlera negative për të pësuar sërish rritje të ndjeshme konstante në periudhën qershor – gusht 2012.

Nga gushti deri në nëntor luhatjet janë shumë të vogla gati të papërfillshme për t’u ringritur sërish ndjeshëm deri në nëntor dhe në vlera më të ulëta në periudhën dhjetormars 2013. Ekspertët e open. data. arrijnë në konkluzionin që nivelin më të lartë të inflacionit e ka pasur grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike përkatësisht me 4.92% dhe nivelin më të ulët ai i veshjeve dhe këpucëve me -3.23%.

MË PAK PARA NGA CEZ, KESH, ARMO DHE SEKTORI I NDËRTIMIT

Shërbimet mbajnë gjallë TVSH-në Taksat nga sektori i shërbimeve 29.5% më shumë Sektori i shërbimeve vijon të mbajë peshën më të madhe në pagesën e TVSH-së, duke sjellë më shumë të ardhura në buxhet. Ndërsa sektorët e tjerë të ekonomisë kanë derdhur më pak para. Rënien më të madhe e ka sektori i prodhimit me 26,6%, më pas vjen sektori i ndërtimit me -12,9%, sektori i Transportit me -28.2% dhe sektori i Tregtisë me -6.4%. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në strukturën e të ardhurave tatimore që mbledhin tatimet, vihet re renie e peshës specifike të TVSH-së ndaj totalit, nga 25 për qind në 11-mujorin 2011 në 24 për qind për 11-mujorin 2012. Rritjen e vetme e ka pësuar sektori i shërbimeve me 29.5%. Ekspertët theksojnë se efekt

të ndjeshëm në rezultatin e ulët të të ardhurave të mbledhura nga TVSH kanë pasur kompani të mëdha si: “CEZ Shpërndarje”, KESH, ARMO, si dhe ecuria negative e sektorit të ndërtimit. Po kështu të ar-

dhurat nga tatimi mbi fitimin ranë me -15.9 për qind. Ndikim të ndjeshëm dha ulja e derdhjes së tatim fitimit nga ndërmarrjet shtetërore, si KESH, me -59.1% krahasuar me një vit më parë ose 1.3 miliardë lekë më pak.

»

05

BIZNESET Teknologjia e re

“Albtelecom” sjell shërbimin “E-reja” në Shqipëri ALBtelecom sjell në Shqipëri shërbime të tjera bashkëkohore. Kjo kompani tashmë është ofruesi i vetëm në Shqipëri për shërbimet E-Reja (Cloud Services). Sistemi One-Stop-shop siguron kosto mjaft të reduktuar për përdoruesit, siguri maksimale prej 99.99%, regjistrim të dyfishtë për shmangien absolute të problemeve, shpejtësi maksimale të transmetimit të të dhënave, është rreth 30 herë më i shpejtë se hostimi jashtë shtetit. Me shërbimin “e-Reja” të gjitha bizneset mund t’i sigurojnë të dhënat e tyre maksimalisht brenda Shqipërisë dhe mund të komunikojnë drejtpërdrejt me kompaninë që i siguron. ALBtelecom ofron konsulencë për bizneset për këto lloj shërbimesh inovatore të “Cloud Computing” për Shqipërinë, pasi shumë nga bizneset mund të mos jenë në gjendje të përcaktojnë mirë se çfarë u duhet. Biznesi shpenzon diçka minimale dhe kursen shpenzimet për staf IT ekstra, kondicionim, energji të vazhdueshme, si dhe servera. Kapaciteti aktual i ALBtelecom suporton deri në 30 mijë klientë.

Kompanitë gjermane

Mbi 87 % do të riinvestonin në Shqipëri Rreth 87% e investitorëve gjermanë në Shqipëri do të merrnin sërish vendimin pozitiv për të investuar në Shqipëri. Presidentja e Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA), Andrea Gebbeken, prezantoi dje rezultatet e anketimit për klimën e biznesit në Shqipëri 2013. Sipas Gebbeken, bizneset kanë vlerësuar taksën e sheshtë, por kanë kërkuar menaxhim më të mirë të sistemit tatimor. “Kompanitë kërkojnë siguri ligjore, transparencë dhe më shumë efiçencë nga administrata publike”, - tha Gebbeken. Ambasadorja gjermane, Carola Müller-Holtkemper, tha se viti 2012 i parë nga pikpamja ekonomike ishte i vështirë duke qenë se Shqipëria është e rrethuar nga vende në pozitë të vështirë ekonomike, por pozitive është që Shqipëria ka shënuar rritje ekonomike, ndonëse poshtë potencialeve të veta. Në anketim morën pjesë 33 biznese që përbëjnë 50% të kompanive anëtare të Dhomës së Industrisë.


06

« SOCIALE

E martë 9 prill 2013 •

HUMBIM TOKË DHE RËNIE NË EKONOMI

Erozioni mposht 21.19 tonë për ha/vit në shqipëri Erta Bode

E

rozioni po shfaros tokat e Shqipërisë, por s’po merret asnjë masë konkrete për të parandaluar këtë fenomen. Para disa ditësh nga Ministria e Mjedisit u theksua se erozioni po dëmton rëndë relievin shqiptar si dhe ekonominë e vendit, por masat që merren janë shumë mbrapa me hapin që erozioni shkatërron në varësi të kushteve klimaterike dhe faktorëve që e bëjnë atë të veprojë më lehtë. Sipas ministrit të Mjedisit Fatmir Mediut, mesatarisht rreth 21.19 tonë për ha/ vit shkatërrohen si pjesë e relievit në Shqipëri. Mediu bëri të ditur se erozioni po shkatërron bregdetin tonë si dhe masivet malore, duke goditur kështu në dy pikat turistike nga të cilat ndikohet edhe ekonomia e vendit. Qyteti më i prekur nga erozioni në vendin tonë është Durrësi. Ky qytet do të vazhdojë të mbajë vendin e parë për rrezikun që i shkaktohet nga ky fenomen, nëse nuk merren masat paraprake për parandalimin e tij. Aktualisht Durrësi rrezikon të humbë 47.076 ha tokë vetëm nga erozioni. Situata Erozioni, si një nga format e degradimit të tokës, është mjaft i dukshëm në Shqipëri. Kushtet gjeoklimaterike kanë influencë të madhe në këtë drejtim. Sasia e reshjeve në vend prej 110-130 mm në vit, si dhe pjerrësia e theksuar me një mesatare prej afro 25 % dhe lartësia mbi 700 m mbi nivelin e detit (ose dy herë më e lartë se mesatarja e Europës) i bëjnë tokat lehtësisht të gërryeshme. Faktor negativ janë ndërhyrjet që janë bërë në natyrën shqiptare gjatë 30-40 vjetve të fundit, si tarracimet shpesh pa kriter, vaditjet me rrjedhje të tokave bujqësore, duke bërë që bashkë me ujin të çojnë në det pjesën më pjellore të saj dhe, në mënyrë të veçantë, shpyllëzimi i afro 300 000 ha tokë, përbëjnë shkakun më shqetësues të erozionit në vendin tonë. Studimet tregojnë se çdo vit në Shqipëri gërryhet rreth 1,6 mm tokë, e barabartë me 21.19 tonë për ha/vit. Çdo vit hidhen në det nëpërmjet rrjetit ujor mbi 60 milionë tonë materiale të ngurta. Vetëm nga rrjeti kullues e ujitës në zonën fushore depozitohen çdo vit rreth 4 milionë tonë aluvione. Mbushja e afro 600 rezervuarëve ekzistues shkon deri në 3% të vëllimit të tyre në vit. Duket se faktori “njeri” është rreziku më i lartë për rritjen e shkallës gërryese të erozionit. Në këtë fenomen kanë ndikuar së tepërmi ndërtimet pa kriter, tarracimet që u janë bërë tokave,

Fenomeni është i pranishëm në të gjitha basenet e lumenjve dhe përrenjve, ku humbjet e tokës janë disa dhjetëra hektarë në vit. Në të gjitha rastet ky fenomen është shoqëruar jo vetëm me humbjen e tokës, por dhe me ndërtimet e infrastrukturës bregdetare, asaj të ndërtuar në shtratin e lumit dhe argjinaturat përreth. Dëmtimet në brigjet e lumenjve janë me pasoja shumë të rënda në ekonominë kombëtare. FENOMENI

Ç’është erozioni dhe ndikimi i tij Erozioni i tokave në vendin tonë përbën një problem të madh, me shtrirje të gjerë dhe me karakter kompleks. Format e shfaqjes së tij janë të ndryshme dhe në varësi të faktorëve që i shkaktojnë. Humbjet e tokës si rezultat i erozionit në vendin tonë vijnë nga dy grupe shkaktarësh, që janë faktorët socialekonomikë dhe gjeoklimaterikë. Nuk mund të themi se cili ndikon më shumë se përparësia e faktorëve është e ndryshme, duke anuar herë nga njëri dhe herë nga tjetri. Fenomeni është i pranishëm në të gjitha basenet e lumenjve dhe përrenjve, ku humbjet e tokës janë disa dhjetëra hektarë në vit. Në të gjitha rastet ky fenomen është shoqëruar jo vetëm me humbjen e tokës, por dhe me ndërtimet e infrastrukturës bregdetare, asaj të ndërtuar në shtratin e lumit dhe argjinaturat përreth. Dëmtimet në brigjet e lumenjve janë me pasoja shumë të rënda në ekonominë kombëtare. Veprimtaria e vazhdueshme e njeriut mbi tokë ka sjellë ndikimin e tij mbi fenomenin e ndryshimit të gjendjes dhe funksionit të saj natyral. Këto ndryshime kanë ndikuar në uljen e ndjeshme të cilësisë së tokës si dhe në ulje të lëndës organike. Këto ndikime disa herë nuk bien menjëherë në sy, por shpeshherë shkaktojnë ndërlikime serioze, me pasoja të rënda jo vetëm në tokë, por dhe në ekonomi.

kanalizimet bujqësore për vaditje si dhe mbetjet që banorët e zonave rurale i hidhen në grykat e përrenjve dhe lumenjve. Gjithashtu faktorët natyrorë nuk mbeten pas. Dihet se pjerrësia e shpateve dhe lartësia e tyre e bën më të paqëndrueshme dhe më të gërryeshëm re-

HUMBJET E TOKËS NGA EROZIONI 8.67-35.2 TONË/HA/VIT “Zbutja e gazrave-serrë në atmosferë, por dhe reduktimi i procesit të erozionit janë disa nga shqetësimet e ngritura, dhe për këtë arsye duhet miratimi i një strategjie kombëtare. Shqipëria duhet të ndjekë masat që ka marrë Europa dhe mbarë globi. Zbatimi i masave adoptuese ndaj ndryshimeve klimaterike, në mënyrë të veçantë në zonën e ulët bregdetare, për zhdukjen e impakteve të klimës, që kanë të bëjnë me humbjen e sipërfaqeve tokësore, dëmtimin e habitateve, varfërimin e biodiversitetit dhe presion në uljen e cilësisë së jetesës në zonat e banuara duhet të jenë me të njëjtin hap që është dhe shkalla e shkatërrimit. Duhet të kthejmë vëmendjen drejt faktorëve që po ndikojnë negativisht si dhe reduktimit të këtyre problemeve. Duhet të adaptojmë modelet globale për ndryshimet klimaterike, në veçanti për zonën bregdetare, si dhe modelet për reduktimin e gazrave serrë dhe hartimin e një strategjie kombëtare me më pak karbon”, - tha ministri për erozionin.

lievin. Ndikon gjithashtu sasia e reshjeve, intensiteti i tyre si dhe forca gërryese e erës dhe origjina formuese e tokës, nëse është gëlqerore, granitore etj. Faktorët e mësipërm e bëjnë erozionin mjaft kërcënues në natyrën, turizmin dhe ekonominë e vendit tonë.

Erozioni sipërfaqësor në Shqipëri Rriten vlerat e humbjes, shkak veprimtaria mbi natyrë Karakteristikat tokësore-klimatike dhe mbulesa bimore në zonat ku monitorohet erozioni, sipas raportit të Ministrisë së Mjedisit, përfaqëson zonat më karakteristike tipike të vendit tonë. Zona karakteristike me klimë të butë si Radhima në Vlorë dhe zona karakteristike me klimë të egër si Kallmeti në Lezhë. Vlerat mesatare të gërryerjeve në ton për ha në funksion të mbulesës bimore janë në rritje nga viti në viti. Nëse vlera mesatare e Vithkuqit të Korçës në vitin 2008 ka qenë 11.5 tonë për ha, në vitin 2012 ka qenë 17 tonë për ha. Në Qafë-Shul të Librazhdit në vitin 2008 ka qenë 15.5 tonë për ha dhe në vitin 2012 është bërë 18 tonë për ha. Në Ra-

dhimë të Vlorës ka qenë 18.8 tonë për ha, në vitin 2008 dhe në vitin 2012 është bërë 23.32 tonë për ha. Dhe në Kallmet të Lezhës nga 18 tonë për ha në vitin 2008 është bërë 22.67 tonë për ha në vitin 2012. Këtu kuptojmë se tokat që janë më të buta në përbërjen e tyre dhe më të rrahura nga era e fortë e bregdetit janë më të prirura të rrezikohen nga erozioni dhe gërryhen më lehtë. Fakti që nga viti në vit shifrat e humbjes së tokës nga erozioni rriten është alarmante për gjithë institucionet kompetente në zgjidhjen e kësaj situate dhe parandalimit të këtij fenomeni që ka vënë përpara natyrën shqiptare duke u mbështetur dhe nga ndërhyrjet dhe shkatërrimet që sjell dora e njeriut.

DEVIJIMI I TOKAVE SHTOHET NDJESHËM NË SHQIPËRI

Erozioni gjeologjik, lidhje me tokën Për katër muaj monitorohet lëvizja 3 metra Erozioni gjeologjik ka të bëjë drejtpërsëdrejti me shkarjet e tokës si rezultat i rrëshqitjeve apo gravitetit. Lëvizjet mund të jena të ngadalta ose të shpejta. Territori i thyer, reshjet e shumta, shkatërrimi i vegjetacionit natyror, braktisja e tokave bujqësore etj., janë faktorë që stimulojnë proceset e shkarjeve dhe të shembjeve. Tokat e rajoneve të Beratit, Pogradecit, Skraparit, Mirditës, Elbasanit, Korçës, Përmetit dhe Kolonjës konsiderohen të jenë të rrezikuara potencialisht nga rreziqet e shkarjeve dhe shembjeve. Në raportin e paraqitur janë monitoruar dy pika të shkarjes së tokës, përkatësisht Kalaj të Rrëshenit dhe Moglicë të Ko-

rçës. Në vitin 2012 në monitorimin e pikës së Kalajit nga muaji maj në shtator është evidentuar 1.88 metra devijim, përkatësisht në maj ka qenë 44.26 dhe në shtator shkoi 46.14, kjo në pikën 15 të monitorimit, që shënoi dhe devijimin më të lartë në këtë zonë të monitoruar për këtë katërmujor. Devijimi më i lartë në pikat e monitoruara të Moglicës nga muaji maj në shtator të vitit 2012 ka qenë 3 metra. Përkatësisht në maj ishte 19.34 leximi, kurse në shtator 22.34. Këto devijime tregojnë qartë se erozioni nuk ndalet, duke marrë parasysh që në Moglicë i bie mesatarisht të jetë devijuar toka me 1 metër në muaj.


SOCIALE • E martë 9 prill 2013

»

07

EROZIONI Studimet tregojnë se çdo vit në Shqipëri gërryhet rreth 1,6 mm tokë, e barabartë me 21.19 tonë për ha në vit. Ky dëmtim që i bëhet relievit shqiptar ka sjellë ndikimet e veta në uljen e ekonomisë si në atë turistike, duke shkatërruar bregdetin dhe relievin malor gjithashtu, por dhe në ekonominë bujqësore, duke humbur tokat që mund të shfrytëzohen. Ka shumë faktorë që ndikojnë në rritjen e shkallës shkatërruese të erozionit e përveç faktorëve natyrorë dhe dora e njeriut ka ndikuar së tepërmi në këtë fenomen shkatërrues.

NJERIU Ndërhyrjet që janë bërë në natyrën shqiptare gjatë 30-40 vjetve të fundit, si: tarracimet shpesh pa kriter, vaditjet me rrjedhje të tokave bujqësore, duke bërë që bashkë me ujin të çojnë në det pjesën më pjellore të saj e në mënyrë të veçantë shpyllëzimi i afro 300 000 ha tokë, përbëjnë shkakun më shqetësues të erozionit në vendin tonë. Çdo vit hidhen në det nëpërmjet rrjetit ujor, mbi 60 milionë tonë materiale të ngurta. Vetëm nga rrjeti kullues e ujitës në zonën fushore depozitohen çdo vit rreth 4 milionë tonë aluvione.

RESHJET Kushtet gjeoklimaterike kanë influencë të madhe në këtë drejtim. Sasia e reshjeve në vend prej 110-130 mm në vit, si dhe pjerrësia e theksuar me një mesatare prej afro 25 % dhe lartësia mbi 700 m mbi nivelin e detit i bëjnë tokat lehtësisht të gërryeshme. Kjo shifër është dy herë më e lartë se mesatarja e Europës. Mirëpo shtetet europiane kanë ndjekur politika dhe mënyra më të sofistikuara për parandalimin e këtij fenomeni, kurse në Shqipëri jo që nuk merren masa, por njeriu ushtron veprimtari negative mbi natyrën.

NDRYSHIMET KLIMATERIKE KANË SHTUAR SASINË E RESHJEVE

Intensiteti i reshjeve të shiut thellon fenomenin e erozionit Erta Bode

R

eshjet dhe intensiteti i tyre janë shkaku kryesor që stimulojnë erozionin në gërryerje dhe rrëshqitje të dherave dhe tokave. Raporti tregon se të gjitha pikat e vrojtuara nuk e kalojnë vitin pa mesatarisht 30 ditë 24 orë shi, duke vlerësuar kohëzgjatjen e shiut dhe duke e kthyer atë në orë dhe ditë sipas kohës që ka rënë. Ndryshimet klimaterike në varësi të shumë faktorëve, si vrima e ozonit, cilësia e ajrit etj., kanë bërë që të shtohet sasia e reshjeve dhe për pasojë edhe aktiviteti i erozionit. Theksohet se është bërë e përditshme situata e dëgjimit të rrëshqitjes së dherave, të bllokimit të rrugëve nga dherat e rrëshqitur, të përmbytjes së tokave si dhe deri në lëvizjet dhe rrëshqitjet e shkëmbinjve, që janë të gjithë përbërësit e erozionit. Ndikimi i reshjeve varion me intensitetin e tyre, sasinë e tyre, kohëzgjatjen e tyre dhe në varësi të tokës ku bien se ç’përbërje ka ajo. Faktori “R” është faktori më i rëndësishëm Ekuacionit Universal të Humbjeve të Tokës, në mënyrën se si llogaritet ajo. Vlera e këtij faktori që përcakton në një masë të rrezikshme rrezikun potencial dhe të tokave për t’u eroduar përcaktohet nga intensiteti i reshjeve dhe kohëzgjatja e reshjeve intensive. Janë bërë matje në Radhimë, Vithkuq, Qafë-Shul dhe Kallmet dhe ka rezultuar në bazë të të dhënave se reshjet

Panairi i artizanëve, romë nga i gjithë vendi

Tabaku: Do të ndërtojmë banesa sociale dhe një shkollë të re Romët do të mbështeten nga Bashkia e Tiranës për nevojat që ata kanë. Zëvendëskryetarja e Bashkisë së kryeqytetit, Jorida Tabaku, u premtoi atyre se në mbështetje nga BE-ja ata do të kenë banesa sociale si dhe një shkollë të re, që do të jetë pranë vendbanimit të tyre e posaçërisht për fëmijët e tyre. Në kuadër të “Javës së vlerave rome” Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me PNUD-in kanë organizuar edhe panairin e artizanëve, i cili është hapur sot në rrugën “Murat Toptani”. Në këtë panair artizanë romë nga rajone të ndryshme të vendit do të prezantojnë punimet e tyre, si shprehje e traditave dhe kulturës së këtij komuniteti. Në

ceremoninë e hapjes së këtij panairi, zv.kryetarja e Bashkisë Jorida Tabaku ka lançuar iniciativën e përbashkët me BE-në për rikualifikimin urban të dy zonave të populluara nga komuniteti rom në njësitë bashkiake nr. 4 dhe 8. Pjesë e rikualifikimit është dhe ndërtimi i banesave sociale për këtë komunitet dhe një shkollë të integruar me kopshte dhe çerdhe. “Kësaj zone, të cilën unë e kam parë personalisht (pranë Bregut të Lumit) do t’i shtohet një shkollë që është tërësisht e dedikuar për komunitetin rom, do i shtohen banesa sociale, totalisht për komunitetin rom dhe kjo krahas përpjekjeve që Bashkia e Tiranës ka në mënyrë të vazhdueshme për mbështetjen e këtij komuniteti.”

Komuniteti rom neglizhent ndaj kulturës

40 për qind e fëmijëve të tyre braktisin shkollën Fëmijët romë kanë alergji nga shkolla duke e braktisur shpeshherë atë. Janë fëmijët tipikë të këtij komuniteti që nuk shtyjë dot më shumë se 4 klasë shkollë dhe shumë të rrallë janë ata që arrijnë të mbarojnë 9-vjeçaren. Kryetari i Unionit të Romëve, Skënder Veliu, bëri të ditur se 40 % e fëmijëve të tyre e braktisin shkollën që në klase të dytë apo të tretë. “Dikur në vitet e para të demokracisë 92 për qind ishte braktisja nga shkolla, sot ne renditemi gati 42 për qind sipas statistikave që disponojmë”, - tha Skënder Veliu, kryetar i Unionit të Romëve. Por vlerat e këtij komuniteti duket se nuk kanë lidhje me arsimin. Faktikisht prindërit romë bëjnë të ditur se janë kushtet financiare ato që nuk lejojnë fëmijët e tyre të ndjekin shkollë.

“Fëmijët tanë janë të detyruar të braktisin shkollën, pasi duhet të punojnë për të fituar bukën”, - bën të ditur një prind rom. Të gjithë jemi koshientë se shumicën e këtyre fëmijëve i gjen rrugëve të kryeqytetit duke shitur çakmakë, cigare, lule etj., etj. Ende i paqartë është fakti nëse vetë ky komunitet nuk e ka në kulturë të ndjekë arsimin, apo nevojat ekonomike i shtyjnë këta prindër të nxjerrin fëmijët në rrugë për të punuar, duke shkelur kështu të gjitha të drejtat e fëmijëve nga vetë ata.

Avokati i Populli rekomandime qeverisë

“Minoritarët të njihen ligjërisht me të drejtat e tyre”

MASAT PARANDALUESE - Masa mbrojtëse inxhinierike dhe hidroteknike - Masa mbrojtëse biologjike - Masa mbrojtëse agronomike - Prita të thjeshta të ndërtuara me gardhe me material drusor - Prita të thjeshta të ndërtuara me mure guri të thatë - Prita të ndërtuara me mur guri të thjeshtë - Prita të ndërtuara me mur guri dhe beton - Brezat mbrojtës ose mbrojtje biologjike - Aplikimi i drejtë i praktikave bujqësore janë shtuar dhe në sasi dhe në intensitet dhe në sa ditë në vit në krahasim me 4 vite më parë. Aktualisht në Vithkuq koeficienti R është 71.2 dhe bien mesatarisht 1230 mm reshje në vit përkatësisht nga 25-45 ditë. Qafë-Shuli ka koeficientin R më të ulët dhe sasinë e reshjeve si dhe intensitetin e

tyre. Përkatësisht gjatë vitit 2012, Qafë-Shuli, koeficienti R ka qenë 20.6 dhe sasia e reshjeve ka qënë mesatarisht 1221mm në vit për 45-55 ditë në vit. Kjo tregon që shiu bie në sasi më të vogla dhe reshjet nuk kanë shumë intensitet në këtë zonë. Në vitin 2012 Radhima e ka pasur koeficientin

R 36.6 dhe ndërkohë ka pas një sasi më të madhe reshjesh sesa Vithkuqi. Sasia e reshjeve për vitin që kaloi në Radhimë ka qenë 1362 mm në vit përkatësisht për 45-55 ditë reshje ku nuk është shënuar asnjë ditë reshje bore. Koeficientin R më të lartë e ka Kallmeti gjithashtu dhe sasinë e reshjeve. Përkatësisht në vitin 2012 për Kallmetin koeficienti ka qenë 194.2 dhe sasia e reshjeve 2115 mm në vit përkatësisht për 35-45 ditë. Pra, shikohet që zonat bregdetare janë më të goditura nga erozioni, sepse bie më pak shin ë kohëzgjatje por me intensitet më të lartë dhe me më shumë fuqi gërryese.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka kërkuar që minoritarët të mbështeten ligjërisht. Ai i ka kërkuar Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Drejtësisë që të hartojnë ligjet që dalin në mbrojtje të këtyre pakicave, që kanë nevojë për mbështetje. Igli Totozani bën të ditur se minoritarët i gëzojnë të drejtat e tyre për të ruajtur gjuhën, traditat, kulturën e tyre dhe çdo zakon që ata kanë nga vendi i tyre nëpërmjet një tolerance që është faktike, por jo në mënyrë juridike. “Ata janë të njohur dhe mbështetur ‘de fakto”, por nuk janë de

juro. Kjo është mbrojtja që ky institucion kërkon t’u bëjë minoriteteve në vendin tonë që njihen si pakicat kombëtare, si minoriteti egjiptian, turk, grek ai rom, për të cilin ky institute ka kushtuar një vëmendje të thellë sikur të ishin të vetmit njerëz që u shkelen të drejtat vetëm për faj të ngjyrës. Totozani pret një ndërhyrje nga ministri i Drejtësisë Eduart Halimi në vendimet e Këshilli të Ministrave, duke kërkuar mbështetjen e institucionit të drejtuar nga ai, pikërisht se ai institucion merret me ligjet dhe mbron të drejtat e çdo banori në shtetin tonë.


08

« SPECIALE

LEDIA LLESHI

E

lbasani regjistron gjithsej 11 300 shtetas të komunitetit rom ose 10% të popullsisë së qytetit. I vendosur në pjesën veri-lindore të qytetit të Elbasanit ky komunitet është parë shpesh si një shtojcë dhe e fundit në listën e investimeve. Në kohën e komunizmit, shtëpitë aty u ndërtuan me punë vullnetare në një sistem të varfër dhe pa perspektivë. Situata u bë kaotike pas ndryshimeve demokratike dhe familjet e reja vazhduan ndërtimet në oborret apo në sipërfaqen me portokaj në këtë zonë. Gjatë 18 viteve kësaj lagjeje iu shtuan edhe rreth 50 familje të ardhurish nga fshatra të thellë. Mungesa e vëmendjes, mungesa e kulturës dhe arsimit, por edhe botëkuptimi i këtij komuniteti bëri që në vitin 2008 përroi që kalon përmes kësaj lagjeje të kthehej në një vendgrumbullimi mbeturinash, ujërat e zeza të pushtonin rrugicat dhe mundësitë e arsimimit të konsiderohen gjithmonë edhe më larg. Botëkuptimi i këtij komuniteti për sa i përket shkollimit dhe kulturës, por edhe mundësitë ekonomike të pakta, martesat e hershme apo diskriminimi racial kanë bërë që rreth 50% e këtij komuniteti të mos vazhdojë as arsimin bazë, filloren. Por në komunitetin rom regjistrohen edhe njerëz që kanë thyer rekorde. Një prej tyre është Kujtim Sinani që ka të shënuar në certifikatën e tij familjare plot 31 fëmijë. Një prej fëmijëve të vegjël tashmë e ka nën kujdes një jetimore e qytetit që kujdeset për ushqimin dhe shkollimin e saj. Kujtim Sinani, një prej banorëve më të vjetër të “Rrapishtës” në certifikatën e tij familjare ka të shënuar 31 fëmijë. Kujtim Sinani, është një prej banorëve më të vjetër të lagjes “Rrapishtë”, lagjia e romëve, aty ku shtëpitë vazhdojnë të jenë nga ekstremi në ekstrem, pra nga kasollja e vjetër e deri tek vila tri katëshe. Ai është martuar tri herë. Gruaja e fundit i është vrarë aksidentalisht, kur po shkonte për të punuar në Greqi në vitin 1997. Kujtim Sinani, ndoshta mashkulli rekordmen në Shqipëri,

E martë 9 prill 2013 •

VËMENDJE PËR KËTË KOMUNITET NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË TYRE

Rekordmeni rom me 31 fëmijë: Në darkë i numëroj si bagëtitë

është një prej banorëve më të vjetër të kësaj lagjeje. Të gjithë fëmijët janë të sistemuar në strehëza të vogla, ndërsa ajo ku ai kalon natën bashkë me disa prej tyre, ndodhet fare pranë përroit të “Manazderes”. Strehëza e romit të njohur, i ngjan më shumë kasolles së bagëtive. Numri i fëmijëve që kanë për baba 64-vjeçarin, Kujtim Sinani, përbën rastin më të rrallë, jo

vetëm në këtë lagje, por edhe përtej kufijve të Elbasanit e të Shqipërisë. Ai mban kështu rekordin origjinal të atësisë dhe e ka të vështirë t’i rendisë sipas radhës fëmijët e tij, më i madhi 46 vjeç dhe më e vogla 8 vjeçe. Ai na fton brenda barakës ku jeton, por aty është e vështirë të qëndrosh. I kërkojmë të na tregojë historinë në oborr dhe ai e kupton që nuk mund të

bashkëbisedohet në një mjedis aq të rënduar. Gjëja e parë që bën Kujtimi, është tregimi i certifikatës, ku vërtetohet atësia e 31-fëmijëve. Edhe pse mban mbi supe shumë vite, Kujtim Sinani me të qeshur shprehet se “po të kishte kushte do të martohej përsëri”. Trup i imët dhe shumë shakaxhi, por i lodhur nga vuajtjet, Sinani tregon për jetën e tij dhe martesat. Që të trija me

dashuri. Me të fundit ka 7 fëmijë. Si ka ndodhur që jeni martuar tri herë? Kam qenë dhe jam shumë punëtor. Gjithashtu edhe i gojës. Këto veti iu kanë pëlqyer femrave që kam njohur, tre prej të cilave më kanë marrë me zor për burrë. Nuk kisha si t’ua prishja sepse ishin bukuroshe. Me to kam kaluar vite të lumtura dhe kam sjellë në jetë 31 fëmijë. Dy gratë e para i ndava zyrtarisht megjithatë vazhdoj t’i kem si më parë. Po emrat e fëmijëve, i mban mend të gjithë? (Mendohet gjatë) Jo, jo, nuk i harroj. Çfarë moshe kanë? Këtë të fundit e kam rritur me shumë mundim, pasi iu vra e ëma. Në darkë, mezi i numëroj, sikur të ishin bagëti. Si ia del për t’i ushqyer? Gjatë ditës shpërndahen ku të mundin për të siguruar bukën e gojës, sepse janë një ushtri e tërë. Objektivi është që të mos i lë të vdesin për bukë, pasi për mirëqenie nuk bëhet fjalë. I kam kërkuar ndihmë shtetit, por nuk po na përgjigjet kush thirrjes sonë për ndihmë. Jemi qenie njerëzore, që nuk duhet të vdesim, por askush nuk do t’ia dijë. Si “rekordmen” në numrin e fëmijëve që kam bërë, si shpërblim kam marrë varfërinë ekstreme.

DALIN NË DRITË RRËNOJAT E NJË QYTETI ANTIK, GJENDET PRANË STACIONIT TË SHËRBIMIT URBAN DURRES- Gërmimet e një firme private, e cila po zbaton një prej projekteve të bashkisë, duket se ka nxjerrë në dritë pjesë të rëndësishme të Durrësit antik. Sipas arkeologëve, “gjithçka e zbuluar gjatë gërmimeve për ndërtimin e një kompleksi shërbimesh në qendër të qytetit të Durrësit ka ngjallur interesim të madh, ai ngjan me një qytet, e gjithë zona gjendet e rrethuar nga një mur i lartë me llamarinë, duke bërë të mundur pengimin e pamjes”. Sipas tyre, vendi ku doli në dritë ky qytet antik që mendohet të gjendet pranë stacionit të autobusëve të shërbimit urban. Në anë të rrugës që nis nga kryqëzimi i pallatit të sportit për në rrugën “Skënderbej” janë shfaqur rrënoja arkeologjike, por si dhe në rastin e rikonstruksionit të rrugës në anë të saj në pak kohë ato janë mbuluar me çakëll. Arkeologët shprehen se, “ndryshe qëndron puna me pjesën tjetër, pasi pas gërmimit rreth 3 m në thellësi të tokës në të gjithë sipërfaqen kanë dalë në dritë objekte të ndryshme, rrugica, punishte dhe parqe, të cilat duhet të datojnë shumë

Projekti, zbulohen banesat 2200-vjeçare të Durrësit Shquhen qartë rrugica, punishte dhe parqe, të cilat duhet të datojnë shekuj më parë shekuj më parë”. Punimet janë ndërprerë, ndërsa rishfaqja e specialistëve të arkeologjisë në terren duket se do të sjellë zhvillime, të reja. Kjo hapësirë toke gjendet në lagjen numër 4 dhe lagjen numër 11 të qytetit të Durrësit, tokë e cila pas viteve 1990 nuk ka përfituar shumë investime. Arkeologu Afrim Hoti ka deklaruar se “gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë një grup të madh banesash që mendohet të jenë ndërtuar 2200 vjet më parë blloqet e banimit janë ndarë nga një rrugicë në mesin e tyre ndërtuar me gurë të mëdhenj, mbështetur në mendimet e specialistëve të arkeologjisë kjo zonë ka qenë e gjitha e banuar nga njerëz të thjeshtë, ndërkohë që aristokracia e kohës duhet të ketë pasur vendbanim tjetër”. Përgjithësisht objektet janë të njëjta apo edhe të përafërta, ndërkohë që ka edhe të tjera

aty brenda, të cilat mendohet se duhet të kenë qenë si lokale shërbimi. Zbulimi i një qytetërimi të tillë është paranjoftuar nga studiuesit, pasi ka pasur edhe më parë disa shenja të daljes në sipërfaqe të objekteve arkeologjike, por jo të përmasave të tilla. Punimet këtu janë ndërprerë, por vetëm kaq pasi nuk është thënë asgjë lidhur me fatin e mëtejshëm. Sipas disa pohimeve që vijnë nga informacione të sigurta në zonën e rrethuar mësohet se është zbuluar edhe një mozaik, i cili qëndron aty, por është mbuluar me një shtresë të hollë rëre mbi të. Nga ana tjetër flitet edhe për ekzistencën e mundshme të një ujësjellësi që duhet të ketë shërbyer më shumë sesa për banesat aty pranë. Vendevende gërmimet kanë shkuar edhe në pesë metra nga ku janë identifikuar tubacione, të cilat justifikojnë mendimin

e pranisë së një ujësjellësi në këtë zonë. Durrësi ka kaluar dy tërmete shumë të fuqishme, të cilat kanë fundosur një nga qytetërimet më të hershme në brigjet e Adriatikut. Instituti i Monumenteve të kulturës dhe Departamenti i Arkeologjisë kanë pezulluar gërmimet e mëtejshme, por vetëm kaq. Hoti tha se “aktualisht banesat që mendohet se i përkasin shekullit të 2 p.e.s nuk janë nën ruajtje dhe as nën vëzhgim duke rrezikuar dëmtimin, një fakt i tillë është bërë objekt edhe herë të tjera, që nga koha kur u zbuluan për herë të parë rrënojat e qytetërimit të fundosur, por specialistët vazhdojnë të mos deklarohen për fatin e mëtejshëm”. Për shkak të rëndësisë që ka zbulimi i çmuar mendohet se objekti do të bëhet i vizitueshëm shumë shpejt nga vizitorët vendas dhe turistët e huaj. Artur Ajazi


AKTUALITET • E martë 9 prill 2013

»

09

DREJTUESIT NGURROJNË TË SHPALLIN GJENDJEN E EMERGJENCËS, BANORËT NË MJERIM

Vijojnë shkarkimet, zgjerohet harta e përmbytjeve KESH: Po monitorojmë situatën, shkarkimet të detyrueshme Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare vazhdon shkarkimet e ujit në hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, të nisura që në orën 17:00 të ditës së shtunë, për shkak të tejmbushjes dhe reshjeve masive të ditëve të fundit. Sipas të dhënave më të fundit të KESH, vazhdon të ndiqet me shqetësim situata në liqenin e Fierzës, i cili ka mbledhur rezerva ujore në nivelin alarmant të 296.41 metrave mbi nivelin e detit. Sipas KESH, prurjet në basenin e Fierzës janë në nivelin 640 m3/s, ndërsa shkarkimet kanë arritur në 200 m3 për sekondë. Hidrocentrali po punon me 4 agregatë dhe prodhon 455 MË energji. Në hidrocentralin e Komanit, niveli i rezervës ujore ka arritur në 173.19 m. Sipas KESH, prurjet nga Fierza janë 886 m3 për sekondë, ndërsa prurjet anësore 236 m3 për sekondë, ndërsa shkarkimet nga porta kanë arritur në nivelin 300 m3 për sekondë. Edhe hidrocentrali i Komanit po punon me 4 agregatë, ndërsa prodhimi është 500 MË. Po sipas të dhënave më të

fundit të KESH, Vau i Dejës ka arritur në kuotën e 74.24 metrave dhe po punon me 5 agregatë duke prodhuar 230 MË. Prurjet e akumuluara nga 2 hidrocentralet e tjera kanë mbërritur në 1085 m3 për sekondë, ndërsa ato anësore në 40 m3 për sekondë, kurse shkarkimet nga porta janë në nivelin 400 m3 për sekondë. Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare thotë se po monitoron situatën, ndërsa sqaron se shkarkimet janë të detyrueshme. Ndonëse po përmirëson bilancin energjetik të KESH, gjendja e krijuar po shoqërohet me përmbytje të mëdha në zonën e Nënshkodrës duke shkaktuar dëme të mëdha për banorët e kësaj zone. Autoritetet ngurrojnë të shpallin gjendjen e emergjencës në zonat e përmbytura në Shkodër. Me qindra familje jetojnë prej më shumë se tre javë të rrethuar nga uji dhe me mungesa të theksuara në mjetet kryesore të jetesës. Drejtuesit e pushtetit vendor në zonat më problematike si në komunën Ana e Malit ngulmojnë në shpalljen e emergjencës dhe kërkojnë ndihma urgjente

për banoret. Ndërkohë harta e përmbytjes vijon të jetë problematike me gjithë një rënie të lehtë të nivelit të ujit. Në fshatrat Obot, Goricë, Darragjat dhe Shirgj në Nënshkodër vazhdojnë të jenë të rrethuara nga uji dhe pa asnjë ndihmë qindra familje. Hapja e portave të hidrocentralit të Spilës në Maqedoni po shkakton dëme dhe përmbytje përgjatë rrjedhës së lumit edhe në Shqipëri. Janë disa qindra hektarë toke të përmbytura dhe të gërryera nga lumi Drin në zonën e fshatit Gjoricë të rrethit Bulqizë. Prurjet kanë ndryshuar edhe shtratin e lumit. Prurjet e mëdha kanë dëmtuar një pjesë të argjinaturës së këtij lumi, i cili shërbente për mbrojtjen e shtëpive të kësaj komune. Në një gjatësi prej 1 kilometri kjo argjinature ka rënë. Prej një jave banorët e lagjeve në anë të lumit kanë vendosur roje për të njoftuar të tjerët nëse ujërat përparojnë drejt banesave. Kjo argjinaturë vitet e fundit është ndërtuar tre herë, por që të treja herët lumi ka marrë me vete ndërtimin duke nxjerrë në dritë abuzimin me fondet.

STUDENTET PARALAJMËROJNË PROTESTA DHE GREVË URIE

Të mbijetuarat e aksidentit të Himarës: S’na japin paratë ELBASAN- Studentet e mbijetuara nga aksidenti i Himarës nuk kanë marrë ende paratë e sigurimit të shëndetit që kompania siguruese iu detyrohet pasi pësuan dëmtime të ndryshme në trup nga rrëzimi i autobusit. Ato kanë paralajmëruar se do të nisin një protestë dhe për këtë kanë kërkuar mbështetjen e të gjithë studentëve. Madje studentet që tashmë vazhdojnë masterin, me shenjat në trup thonë se mund të shkojnë deri në grevë urie. Zvarritja Kaltra Pollozhani deklaron se “ne ende nuk jemi dëmshpërblyer. Kompania e sigurimeve ka thënë se “edhe pse ishit tek autobusi nuk do të thotë që ju duhet të dëmshpërbleheni”,- thotë Pollozhani. “Kemi shkuar më shumë se dhjetë herë pranë zyrave të kësaj kompanie që nga muaj shtator kur kemi dorëzuar dosjet deri më tani. Ato na thonë që ka ardhur fondi, por do të na prisni deri javën tjetër, e kështu na thotë gjithmonë. Vetëm një javë më parë ka qenë hera e fundit që kemi shkuar, dhe na tha që keni mangësi në dosje dhe duhet që të bëni dhe vizita të tjera mjeko- ligjore. Ndërkohë që dosjet tona janë të gjitha të kompletuara me të gjithë dokumentacionin që duhet, dhe dëmshpërblimi duhet të bëhet në bazë të ekspertizave të asaj dite që ka ndodhur aksidenti”, - ka thënë Kaltra Pollozhani, studentja që i mbijetoi aksidentit tragjik. Një tjetër studente nga grupi i të mbijetuarave Alma Deda, shprehet se së fundi kompania i ka kërkuar të bëjë një skaner.

“Herën e fundit që isha pranë zyrave të kompanisë së sigurimeve, më kërkuan që të bëja dhe një vizitë tek mjeku-ligjor me skaner, ndërkohë që mua ma kanë ndaluar mjekët që të bëjë vizita me skaner pasi rrezet e skanerit më shkaktojnë probleme sepse e kam kaluar numrin e rekomanduar për të bërë vizita me rreze”. Deda gjithashtu deklaron se zyrtarë të kompanisë i kanë thënë se ata nuk e njohin dëmin

psikologjik që u është shkaktuar, për ne nuk ka vlerë”. Vajzat e aksidentit deklarojnë se kërkojnë mbështetje nga të gjitha institucionet që e drejta e tyre të vihet në vend. Ne kërkojmë të drejtën tonë, dhe nëse ata nuk do të na japin zgjidhje, do të shkojmë deri në protesta, duke mos përjashtuar edhe mundësinë për të shkuar në grevë urie”, është shprehur Adiola Musaku. Vajzat e aksidentit kërkojnë nga Avokati i Popullit dhe nga Kryemin-

Pasi diktuan policinë

Kapen 78 kg drogë në kufirin me Greqinë, ikin trafikantët DELIVIQAN- Rreth 78 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar nga policia greke. Autoritet

kufitare bëjnë me dije se trafikantët u vunë në ndjekje nga autoritetet kufitare greke nga Hani i Deliviqanit.

istri i vendit, që ta marrin në konsideratë kërkesën e tyre. “Ne kërkojmë që ju ta ndihmoni për një çështje kaq madhore që mori 13 jetë njerëzish, si dhe ne na la me pasoja të rënda për shëndetin”, deklarojnë ato, ndërsa paralajmërojnë se në ditët në vazhdim do të përshkallëzojnë hapat duke nisur grevën. Ato kanë kërkuar edhe mbështetjen e studentëve të Universitetit të Elbasanit për këtë protestë.

Trafikantët, pasi kanë vënë në re policinë kanë shtuar shpejtësinë e automjetit dhe kanë ndaluar vetëm pasi kanë përshkruar 30 km duke braktisur makinën dhe sasinë e marijuanës. Policia ka sekuestruar 79 kg marijuanë, ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e në rrjeti të mundshëm trafikantësh.

I lënduari rëndë në spital

Plagos me thikë të riun pas sherrit me motive të dobëta FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier pasditen e djeshme me pasojë plagosjen e një të riu. Një i ri, 18-vjeçar nga Levani, Ardenis Kamberaj, u arrestua nga policia i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje, duke lënë të dëmtuar një tjetër person. I riu i ndaluar dyshohet se ka goditur thikë në një lokal në Levan të Fierit, 26-vjeçarin me iniciale A.H, banues po në Levan. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pasditen e djeshme pas një sherri me motive të dobëta mes të rinjve, duke bërë që i dëmtuari të dërgohet me urgjencë në spital në reanimacion.

Sezoni veror, cilat janë pikat e nxehta

Drejtoria e Shëndetit Parësor masa për ujin e pijshëm DURRES- Edhe pak javë mbeten nga nisja zyrtare e sezonit të ri turistik 2013, ndërkohë që Drejtoria e Shëndetit Publik dhe e Shërbimit Parësor në Durrës, ka nisur marrjen e masave radikale ndaj ndotjes së ujit të pijshëm. Kjo bëhet edhe për të mbyllur edhe ndonjë vatër, apo edhe zonë ku uji vjen me ndotje, dhe të tilla nuk mungojnë në Durrës. Prej disa ditësh, Drejtoria e Shërbimit Publik Parësor në Durrës ka ngritur shqetësim kryesor, infeksionet që mbarten nga uji i pijshëm. Pavarësisht investimeve në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, drejtoria SHPSH, apelon për rritjen e vëmendjes në drejtim të analizave bakteriologjike dhe kimike të ujit që konsumojnë qytetarët durrsakë në shtëpitë e tyre. Në një prononcim për “Metropol” specialistja e DSHP Anjeza Dule deklaroi se, “aktualisht problemet janë evidente në zona të ndryshme të qytetit, kjo pasi uji në Durrës shpërndahet me orar dhe, tubacionet krijojnë vakume dhe lindin shumë premisa për përzierjen e ujit të pijshëm me rrjetin e kanalizimeve, mendoj se ka ardhur koha që të investohet në rrjetin e ujësjellësit, i cili është tejet i amortizuar duke bërë që rreziku i përhapjes së infeksioneve të jetë real, kryesisht në stinën e nxehtë që vjen përpara”. Zonja Dule tha se “duhet ndërhyrje radikale problematike situata është shfaqur në disa zona dhe konkretisht më e rëndë në zonën e ish-Kënetës, e cila nuk është e kontrolluar, çdo ditë kryhen analizat dhe pika të nxehta për sa i përket ndotjes bakteriale të ujit janë në një pjesë të zonës së Plazhit, në lagjen 16, 18, Shkozet, Ura e Dajlanit etj”. Sipas saj, zona e ish-Kënetës është e problematike dhe kjo përbën rrezik serioz për sa i përket infeksioneve që mund të përhapen, nëpërmjet ujit të pijshëm. Nga ana e tyre specialistët e Ujësjellësit shprehen se “atje janë bërë me mijëra ndërhyrje në rrjet, nga na e banorëve, të cilat mbeten të pakontrolluara, uji merret me tubacione jashtë standardit të pambuluara, përgjatë kanaleve të ujërave të zeza. Përpunimi i mbetjeve ujore të tretshme dhe fekaleve janë të papërpunuara në gropa septike, të cilat edhe këto janë standardit”. Kërkohet një punë shumë e madhe për parandalimin e epidemive të ndryshme. Në rastet kur analizat e ujit të pijshëm kanë dalë me ngarkesa mikrobiologjike të larta është bllokuar furnizimi me ujë i të gjithë zonës, nga Drejtoria e Ujësjellësit, por gjithsesi denoncimet shtohen çdo ditë. A. Ajazi

Në një shkollë të mesme

I riu plagos me thikë rojën e konviktit SHKODËR- Një 50- vjeçar, roje konvikti në shkollën e mesme të pyjores në Shkodër, është plagosur me armë të ftohtë nga një i ri 20-vjeçar. Burime nga qyteti verior bëjnë me dije se autori i plagosjes është i riu Shkëlzen Mërturi nga Tropoja, i cili pas plagosjes së 50-vjeçarit Agim Doçi është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka shpallur në kërkim të riun, ndërkohë që 50-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku mësohet se ka marrë plagë të rënda në bark si dhe pjesë të tjera të trupit. Grupi hetimor nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes, ndërkohë ende nuk u sqarua nëse i riu banonte në konviktin e shkollës, ku 50-vjeçari ishte roje.


10

« aktualitet

E martë 9 prill 2013 •

Dyshohet për kontakt me rrymën

Aksidenti te nënkalimi pranë “City-Park”

Në një kabinë elektrike gjendet i vdekur 52-vjeçari Përplasi për vdekje një kalimtar, pranga 31-vjeçarit ëngjesin e djeshëm është gjendur pa jetë një person në një kabinë elektrike në Tiranë. Policia ka thënë se trupi i pajetë M është gjetur dje nga policia në një kabinë elektrike në fshatin

ga shërbimet e komisariatit nr.6 u bë arrestimi i shtetasit Algert Bakërri, 31 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë. N Arrestimi i këtij shtetasi është bërë, sepse rreth orës 12:00, në

Pashkashesh të Tiranës. Viktima është identifikuar si Kadri Hasa, 52 vjeç. Policia dyshon se vdekja e tij mund të ketë ardhur në mënyrë aksidentale për shkak të kontaktit me rrymën elektrike. Burimet nga vendi i ngjarjes, thanë se polica po heton edhe një pistë të dytë, e cila nuk është bërë ende publike. Sipas policisë, viktima mund të ketë pasur ndonjë konflikt me disa persona.

autostradën Vorë-Tiranë, te nënkalimi pranë “City-Park”, duke drejtuar mjetin e tipit “Benz”, me targa AA 300 DR, ka aksidentuar kalimtarin Hatem Pirjasi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar Pirjasi, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

Dajti kërkon tavolinë në kafaz që të mbajë ligjet për mbrojtje

Gjyqi i Dritan Dajtit dështon sërish, edhe pse nuk ka avokat Mariglen Mullai

P

ër të 209-ën herë ka dështuar zhvillimi i gjyqit për Dritan Dajtin, ndërsa dje ishte dita e parë që ai gjykohej pa avokat. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar Sokol Ngjecin si avokat kryesisht për mbrojtjen e Dritan Dajtit. Në seancën e djeshme u vendos gjithashtu që seanca e radhës të zhvillohet më 12 prill. Dritan Dajti akuzohet se në datën 7 gusht të vitit 2009, te pista “Iliria” në Durrës ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin. Sipas gjykatës, procesi do të vazhdojë edhe nëse në sallë nuk do të jetë vetë i pandehuri Dritan Dajti. Ky i fundit u largua nga salla, pasi kërkoi të mos vazhdonte gjyqi ndaj tij pa avokat mbrojtës. Ndërkaq, në fillim të seancës Dritan Dajti kërkoi një tavolinë pune në kafazin e të pandehurit, ku të mund të mbajë ligjet të cilave do t’u referohet për të mbrojtur veten, ndërsa gjyqtari Idriz Mulkurti i kërkoi të pandehurit ta depozitojë kërkesën e tij zyrtarisht. Në seancën e djeshme ishte e pranishme edhe një dëshmitare e Prokurorisë, e cila u shpreh e revoltuar në lidhje me shtyrjet e një pasnjëshme të seancave gjyqësore. Dëshmitarja Alma Peri tha se “Kam ardhur dhjetëra herë në seancat gjyqësore dhe sa herë kam ardhur, seancat janë shtyrë. Mos më sillni më policë tek dera e shtëpisë”. Në seancat e mëparshme Dajti ka lësh-

uar batuta si “pas lëvizjesh shah sheh tani vjen lëvizja shah mat” dhe ka insistuar t’i caktohet një avokat. Përplasjet avokatë-gjykatë Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Tiranës Maksim Haxhia dhe zv/kryetari Fatmir Brraka, edhe pse ishin caktuar kryesisht nga Gjykata e Krimeve të Rënda për mbrojtjen e Dritan Dajtit, nuk e marrin përsipër mbrojtjen e Dajtit, duke e cilësuar caktimin e tyre në shkelje të ligjit për shkak se emrat e tyre nuk ndodhen në listën e avokatëve kryesisht. Dhoma Kombëtare e Avokatisë e cilëson Gjykatën e Krimeve të Rënda si të dështuar dhe të paaftë për kryerjen e detyrës. Ndërkaq, Krimet e Rënda shprehen se “Gjykata mbi bazën e kërkesës së të pandehurit ka caktuar avokatë kryesisht nga lista e avokatëve, 42 avokatë nga kjo listë kanë refuzuar paraqitjen para Gjykatës, 140 seanca nga ky proces janë shtyrë për shkak të mosprezencës së avokatëve dhe 19 të tjera me kërkesë të avokatëve. Për 207 seanca me radhë, Gjykata ka hapur këtë proces gjyqësor dhe ka qënë e detyruar ta shtyjë. Lista e avokatëve kryesisht në shumë raste nuk është e saktë, nuk ka adresa dhe numra kontakti. Gjykata ka kërkuar procedime për 42 avokatë, për asnjë prej tyre nuk është kthyer ndonjë përgjigje nëse është shqyrtuar apo jo në Këshillin Drejtues të Dhomës së Avokatisë. Shtyrjet e njëpasnjëshme të këtij procesi nuk janë më përgjegjësi e kësaj gjykate”.

Noka: Qeveria vëmendje edhe procesit të riintegrimit të plotë të të kthyerve

Kthimi i të paligjshmëve, marrëveshje me Francën Në funksion të parandalimit dhe luftës kundër migracionit të paligjshëm, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, dhe ambasadorja e Francës në Tiranë, Kristinë Moro, nënshkruan dje Protokollin e Zbatimit të Marrëveshjes së Ripranimit mes dy vendeve. Në fjalën e tij, mes të tjerave, ministri Noka tha se “Jam plotësisht i bindur se ky protokoll do të lehtësojë punën e strukturave tona të migracionit në procesin e kthimeve, duke rritur më tej bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve tona në të gjitha fushat. Qeveria shqiptare e ka konsideruar nënshkrimin e Marrëveshjes së ripranimit dhe Protokolleve të zbatimit jo vetëm si angazhim në përmbushjen detyrimeve në kuadër të lëvizjes së lirë pa viza në hapësirën Shengen, por edhe të ruajtjes së standardeve të

kërkuara në kuadër të proceseve integruese në familjen e madhe evropiane. Shqipëria mbetet vendi i parë në rajon, që në kuadër të Marrëveshjes së ripranimit, ka nënshkruar Protokolle zbatimi me vendet e hapësirës Shengen, duke marrë përsipër kthimin e çdo abuzuesi me shpenzimet tona, tregues i qartë i seriozitetit dhe vullnetit tonë politik. Në

mbetemi tërsisht të angazhuar në mbrojtjen e arritjes më madhore të shqiptarëve për të lëvizur pa viza në vendet e Bashkimit Evropian dhe po vijojmë punën për të zgjeruar hartën e vendeve që shqiptarët mund të lëvizin pa viza. Ndërkohë, qeveria shqiptare i ka kushtuar dhe do të vijojë t’i kushtojë një vëmendje të veçantë edhe procesit të riintegrimit të plotë të qytetarëve të kthyer, duke e konsideruar si prioritet për shmangien e veprimeve të tilla në të ardhmen. Kjo marrëveshje është gjithashtu tregues i profesionalizmit dhe kapaciteteve që zotëron tashmë Policia e Shtetit në tërsi, dhe strukturat e kufirit në veçanti, të cilat e kanë shndërruar atë në një partnere të besueshme dhe serioze të agjencive homologe

euro-atlantike. Përfitoj nga ky rast për të shprehur falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe ndihmën e çmuar që qeveria franceze dhe ambasada e saj në Tiranë kanë dhënë dhe vijojnë të japin, duke shprehur besimin e plotë se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët”. Ndërkohë, ambasadorja franceze në Tiranë, Kristinë Moro, tha se “Ne kemi vënë re se edhe në Francë, fatkeqësisht, numri i shtetasve shqiptarë me qëndrim të paligjshëm është në rritje të konsiderueshme që prej verës së vitit 2012. Nuk është e mundur të lejojmë që këta persona me qëndrim të paligjshëm, të rrezikojnë një liri, nga e cila përfitojnë me ndershmëri shumica e udhëtarëve shqiptarë”.

Vrasja për borxhin në shkurt

Në kërkim për plagosje dhe vrasje, arresohen dy Nga dy aksione të ndara janë arrestuar dje nga policia e Tiranës dy shtetas të shumëkërkuar për “vrasje” dhe “plagosje të rëndë”. Policia tha se nga Sektori kundër Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u bë ndalimi i shtetasit Halit Shahini, 51 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje. Ndalimi i tij u bë më 12 shkurt të këtij viti, rreth orës 22.00, në rrugën “Siri Kodra”, ka qëlluar me armë zjarri, për shkak të një borxhi shtetasin Bujar Barçi, i cili ka gjetur vdekjen. Ndërkaq, i njëjti sektor bëri ndalimin e shtetasit Elson Murataj, 22 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Ai u kap sepse Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprat penale të “Plagosjes së rëndë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Ai ka qëlluar ndaj shtetasit Anderson Haroku, ngjarje kjo e ndodhur më 21 dhjetor të vitit të kaluar në fshatin Mëzez të Tiranës.

Operacioni “Pranvera 2” në Tiranë

Aksionet, dy në pranga me kallashë dhe pistoleta Dy persona që lëviznin të armatosur në kryeqytet janë vënë në pranga dje nga policia e Tiranës. Kështu, nga komisariatit nr.1, gjatë operacionit policor “Pranvera 2” është arrestuar në flagrancë shtetasi Astrit Kusi, 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për krime kundër personit. Ai u kap gjatë operacionit mesditën e djeshme, te “Rruga e Elbasanit” pranë ish-trikotazhit, me mjetin e tij tip “Benz mercedez”, ngjyrë e zezë, me targa TR 3500 ku gjatë kontrollit personal iu gjet një armë zjarri pistoletë tip TT me një krehër me fishekë, si dhe gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh, iu gjet një autiomatik tip kallashnikov me një sasi të konsiderueshme fishekësh. Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni policor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Saimir Nezaj, 22 vjeç, banues në Yzberisht, të cilit ju gjend dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë tip “Beretta”, me karikator me fishekë, të cilën e mbante me vete, pa leje.

Në Vrontos të Katerinit, Greqi

Shqiptari vret shqiptarin pas sherreve për paratë GREQI - Paraditen e djeshme, një shqiptar i moshës 54 vjeç ka mbetur i vdekur si rezultat i goditjeve me levë hekuri në Greqi. Autor i ngjarjes, dyshohet se është një bashkatdhetar i viktimës, kurse ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, në Vrontos, një fshat i krahinës së Pierisë, 16 km nga kryeqendra, Katerini. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, kanë thënë se autori i krimit, një 38-vjeçar shqiptar i kishte bërë pritë viktimës dhe kur ky u afrua e goditi me levë hekuri në kokë, duke e lënë të përgjakur në mes të rrugës. Autori arriti të largohej duke përfituar nga konfuzioni që u krijua në vendin e krimit, ndërsa operacioni i policisë për gjetjen dhe kapjen e tij nuk ka dhënë rezultat, siç u njoftua pasditen e të hënës. Sipas policisë, motivi i vrasjes ka të bëjë me mosmarrëveshje ekonomike që kishin dy emigrantët shqiptarë ndërmjet tyre për një shumë parash. Ndërkaq, policia po sqaron rrethanat e këtij krimi të rëndë, duke marrë dëshmi dhe sekuestruar provat.


SPECIALE • E martë 9 prill 2013

J

ohn Joseph Gotti, Jr (October 27, 1940 – June 10, 2002) ishte një gangster, i cili u bë bosi i familjes kriminale Gambino në Nju Jork. John Gotti, lindi në një lagje italoamerikane në Bronks në tetor të vitit 1940. Ai ishte i pesti nga trembëdhjetë fëmijët e John Joseph Gott’ dhe gruas së tij Philomena. Goti u rrit në varfëri. Ai dhe vëllezërit e tij i’u kthyen jetës kriminale në moshë të re. Goti shpejt u rrit në spikatje, duke u bërë një nga perfituesit më të mëdhenj të familjes, nën mbrojtjen e nënbosit të familjes Gambino, Aniello Dellacroce. Duke pasur frikën se njerëzit e tij dhe vetë ai do të mund të vriteshin nga bosi i familjes Gambino, Pol Kastelano, për shitjet e drogës, Goti organizoi vrasjen e Kastelanos në dhjetor të vitit 1985, dhe shumë shpejt mori drejtimin e familjes. Kjo e bëri Gotin, bosin e një nga familjeve më të fuqishme kriminale të Amerikës, e cila fitonte miliona dollarë në vit nga ndërtimi, grabitjet, huamarrjet, fitimit me forcë, dhe aktivitete të tjera kriminale. Goti ishte bosi më i fuqishëm kriminal i kohës së tij dhe u bë i njohur për personalitetin e tij të çiltër dhe stilin pompoz, i cili me sa duket ndihmoi në rënien e tij. Nga mediat, Goti u bë i njohur si “The Dapper Don”, për rrobat e shtrenjta dhe personalitetin para kamerave. Më vonë atij iu vu nofka “Teflon Don”, për arsye se shumë përpjekie për ta dënuar atë në krimet e viteve ’80, rezultuan veç të tjerash, nën një juri të varur ose në një shfajësim (akuzat nuk mund të “ngjisnin”). Nënbosi i Gotit, Salvatore Gravano, nga bashkëpunimi me F.B.I-në, arriti që të çonte drejt dënimit Gotin. Në vitin 1991, Gravano ra dakord me provat shtetërore dhe dëshmoi për Prokurorinë kundër Gotit. Në vitin 1992, Goti u dënua për 5 vrasje, pjesëmarrje në kryerje vrasjesh, trafik, pengesa të drejtësisë, fitime të paligjshme, fitime me anë të forcës, evazion fiskal, dhe huamarrje të mëdha. Ai u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtën e fjalës. Goti vdiq nga kanceri në qershor të vitit 2002, në qendrën mjekësore të të burgosurve federalë në Springfiled, Misuri. Shumë botime në shtyp, revista me figurën e Gotit dhe komente mbi mafien do të shoqëronin profilin e bosit më të fuqishëm prej disa dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje aktorë të Hollivudit, kanë luajtur filma për Gotin, duke treguar vazhdimisht një interes vital për imazhin dhe figurën e rendësishme sociale. Antoni Quin apo Miki Rurk, kanë dëshmuar në favor të Gotit në gjyq, gjithashtu, duke i dhenë personazhit një karakter të vlefshëm politik. Analiza: Ndikimet gjenetike dhe mjedisore bënë të mundur që Goti të bënte një jetë kriminale, që i lejonte atij të zhvillonte personalitetin dhe që e konsideronte një jetë të tillë, si një zgjedhje të pranueshme. Historia e tij e hershme flet për një sjellje të çrregullt, si një pararendëse

John Gotti teori mafioze e personalitetit antisocial. Ky lloj çrregullimi është një shembull te kriminelët; shpesh një sjellje kriminale është një nga treguesit e pranisë së çrregullimit. Teoritë psikologjike argumentojnë që personaliteti dhe çregullimet e tij, janë formuar si një kombinim kompleks midis faktorëve biologjikë dhe atyre mjedisorë (A). Forca sociale ndikojnë në kodin gjenetik fillestar. Për këtë arsye, qenia brenda një familje, mund të zhvillojë personalitete të ndryshme, që varen nga prirjet dhe mënyrat në të cilat forcat rreth tyre i nxisin këto prirje. Rasti i Xhon Gotit, paraqet një rast interesant. Të pesë vëllezërit e Gotit, zgjodhën karrierë kriminale, por vetëm Xhoni pati një sukses spektakolar. Sinteze: Personaliteti i Gotit pasqyron normalisht ambientin dhe natyrën e personave që e shoqërojnë. Mund të flitet për një rezul-

tat që vjen nga grupi mafioz dhe social ku Goti, del si figurë në medie. Media përfaqëson nivelin popullor, i cili mbrohet nga zakonet e mira dhe çdo detaj konsiderohet çrregullim në familje, formim dhe shoqeri. Duke qenë se Goti, doli në krye të Gambinos, tregon për një zhvillim pasjonal të personalitetit, duke plotësuar kënaqësinë ndaj rrugës dhe komunitetit. Profili i Gotit nuk është i rastësishëm, por bëhet fjalë për një element rracor, jo vetëm mbi kategorinë sociale për kriminelët që i gjen nëpër burgje. Kompleksi që krijohet ka një rrugë matematike, pasi janë shokët dhe psikologjia e tyre, që krijon kriminelin e vërtetë në komunitet. Një kompleks sa rracor aq edhe paranojak, duke qenë se reminishencat e kriminalitetit precipitojnë para prototipit më të fortë dhe me cilësi më të mira. Në këtë pikëpamje

»

11

ndershmëria e Gotit zhvillohet në familje. Një tjetër teori analoge lidhet me zhvillimin e grupit etnik, një dogmë mjaft e vlefshme për italo-amerikanët, që krijuan mafien sipas traditave të tyre. Madje për grupet e tjera etnike, mafia paraqitet si një ikonë në Amerikë, por që për Gotin italianët mund të konsiderohen një element i imët i ndikimit psikologjik në komunitetin ku jetonte, një akt i njohur familjar. Ky ndikim “vice-versa”, duket se është kriminal, por edhe ciklik. Përqëndrimi në forcë dhe vendimmarrje na paraqesin një “Gotti” të sigurtë në vetvete, në publik dhe medie (gangster), duke krijuar dhe ndryshuar zakonet e familjes së vjetër “Cosa Nostra” amerikane, dhe duke dalë a prima vista, si padrino më i njohur i Amerikës. Mirëpo mafia, nisur nga disa veçori familjare nuk futet në një akuzë penale si çdo kriminel, por përfaqëson një motiv dhe një legjendë hetimore. Dhe, aty ku fillojnë legjendat, mund të flitet për çdo gjë, për Shën Marinë, për virgjerëshen, për nderin e dinjitetin, dhe për një situatë sureale që ndikon tek taksat. Në fakt, shoqëria dhe media takohen në politikë, duke parë vetveten, nivelin dhe kultin e besimit. Kjo është çështje formimi. Goti në këtë situatë, pagoi mjerimin e vendit ku jetonte, komunitetin që përfaqësonte, FBI-në që e ndiqte dhe e priti dënimin si një burrë. Meqenëse ra fjala tek dënimi, Gotti nuk ishte i bindur se do të mund të provohej fajësia e tij, meqenëse ai nuk kishte nevoje që të vriste me dorën e tij. Kjo është shumë e vështirë në çështjet mafioze, kur vrasja mbetet një akt i baterive ekzekutive, por jo e padrinos, veprimtaria e të cilit lidhet më shumë me reputacionin sesa me krimin. Ai u dënua me disa burgime të përjetshme dhe se këto dënime mund të ishin shkak i ndonjë vrasje të urdhëruar nga Goti, por që lidhja kriminalistike me vendin e ngjarjes mbetet një legjendë tjetër e drejtësisë amerikane. Sot i biri John Angelo Gotti, po subvencionon një film mbi familjen e tij, megjithëse edhe vetë ia doli të çlirohej nga disa akuza sensacionale mbi një krim të mundshëm të kryer shumë vite më parë. Kjo, mesa duket e lidh me famën e të atit, por që geni trashëgimor, duket se e bën atë padrinon e padiskutueshëm të familjes së tij në “NY”, me meritë dhe kulture financiare. Dhe të mendosh që vetëm Gambino, mund të xhironte qindra miliona dollarë çdo vit si pasojë e pasurive dhe traditave të investimit në tërë Amerikën. Këtu nuk bëhet më fjalë për krim, pasi jemi futur në fushën e të drejtave të qytetarit amerikan, liria e të cilave mbrohet me Kushtetutë. (Gjithmonë bëhu i këndshëm me bankierët. Gjithmonë bëhu i këndshëm me menaxherët e fondit të pensioneve. Gjithmonë bëhu i këndshëm me median. Në këtë mënyrë. John Gotti.)


12

« gossip

E martë 9 prill 2013 •

Mick Jagger Adele

krijon vetë kostumet e skenës

rikthehet në studio

Këngëtarja britanike Adele raportohet se është rikthyer në studio për të xhiruar materiale të reja muzikore, vetëm gjashtë muaj pasi lindi fëmijën e saj të parë. Krijuesja e hitit “Rolling In The Deep” u bë nënë për të parën herë në tetorin e kaluar, kur ajo dhe i dashuri i saj Simon Konecki mirëpritën djalin Angelo. Adele tash duket se i ka dhënë fund pushimit të lindjes dhe ka filluar të punojë në projektin e ardhshëm muzikor, me ndihmën e producentëve/ këngë-shkruesve britanikë James Ford dhe Kid Harpoon, “Adele dëshiron të ecë me kohën dhe përpiqet ta bëjë incizimin e saj të ri të duket sa më i mprehtë që mundet”. “Ekipi me të cilin ajo është bashkuar është i nivelit të parë dhe ajo është e bindur se ata mund t’i ndihmojnë të arrijë suksesin e dy albumeve të para. Nuk është një detyrë e lehtë pasi bota është e paepur ta dëgjojë atë”, ka thënë burimi për The Sun.

S

Lindsay Lohan ndahet nga i dashuri Avi Snow Lohan dhe Avi Snow nuk janë më një çift, kështu ka konfirmuar E news. Edhe pse të dy nuk e kishin pranuar zyrtarisht lidhjen, ata janë parë disa herë duke shfaqur shenja intimiteti në publik. Vetën një javë më parë Snow e ka këshilluar Lilo që ajo të përmbushte të gjitha angazhimet e saj të punës përpara se të futej në rehabilitim. Aktorja problematike do të shfaqej në një show me David Letterman, por ajo ka raportuar se do të largohej nga premiera e filmit të saj të ri “Scary Movie 5”.

ir Mick Jagger ka paraqitur anën e tij kreative duke i bërë vetë kostumet e skenës për turnetë e ardhshme të “The Rolling Stones”. Rokerët veteranë janë duke shkuar përsëri në rrugë pas disa koncerteve në Amerikën veriore, si dhe dy performanca të mëdha në festivalin Glastonbury në Hyde Park të Londrës. Jagger tani ka zbuluar që është duke punuar shumë për të krijuar veshjet për koncertet, madje është duke bërë vetë disa kostume. Në intervistë me Andy Bush nga Absolute Radio, Jagger tha: “Kam disa kostume të mira dhe në fakt kam bërë shumë kostume. Jam i mbuluar me to.” Këngëtari po ashtu zbuloi që janë duke i kushtuar shumë vëmendje përzgjedhjes së këngës hyrëse për koncertet: “Duhet të sigurohesh që kënga e parë është me të vërtetë e mirë, kjo që e bën secilin me besim. Numri i parë duhet të jetë diçka nëtë cilën ke shumë besim. Nuk është mirë të këndohet ndonjë këngë e panjohur që është vështirë të gëlltitet nga audienca. Mendoj që numri i parë është me të vërtetë i rëndësishëm.”

Ndahet nga jeta ikona e modës Lilly Pulitzer

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis party në Londër Kutcher ka udhëtuar drejt Londrës për të takuar Mila Kunis. Ata i mungojnë njëri-tjetrit pasi Kunis ndodhet për një kohë në Londër për të realizuar filmin ‘Jupiter Ascending’. Çifti kishte planifikuar që mbrëmjen ta kalonin jashtë, kështu edhe Kunis ka bërë pak pushim nga puna e saj. Kutcher dhe Kunis janë takuar për herë të parë në serialin ‘That ‘70s Show’, por lidhja e tyre filloi vetëm pasi Ashton u nda nga Demi Moore. Ashton ka pranuar se e respekton dhe vlerëson shumë privatësinë për sa i përket jetës private.

Lilly Pulitzer, një stiliste e famshme e njohur për fustanet e saj me tendencë tropikale është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare. ‘Stili nuk ka të bëjë me atë që ju vishni por me mënyrën se si ju jetoni’, është shprehja e saj e famshme. Lilly ka qënë dhe mbetet një nga ikonat e modës ku fustanet e saj mbizotëronin në vitet ’60, ’70. Madje edhe zonja e parë Jacqueline Kennedy ishte një fanse e stilit të Lilly. Ajo është martuar për herë të parë me Pete Pulitzer, më pas u divorcuan, për t`u martuar sërish me Enrique Rousseau, i cili vdiq në vitin 1993.


reklamë • E martë 9 prill 2013

»

13


14

« bota

E martë 9 prill 2013 •

Shuhet “Zonja e Hekurt” “Zonja e Hekurt”, një nga figurat më të shquara në skenën politike botërore të viteve 1980-të ndërroi jetë. Ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher vdiq djenë moshën 87-vjeçare si pasojë e një hemoragjie cerebrale. Politikania konservatore vuante prej disa vitesh nga demenca dhe kishte kohë që shfaqej shumë rrallë në publik. Thatcher ishte Kryeministre e Britanisë së Madhe në vitet 1979-1990 duke qenë edhe gruaja e parë që mbante këtë post. Ajo bëri emër kryesisht në lidhje me luftën për ishujt Falkland kundër Argjentinës dhe rolit të saj në kuadër të Komunitetit të dikurshëm Evropian. Thënia e saj, “Dua të më ktheni paratë e mia”, me të cilën ajo arriti të realizonte të ashtuquajturën “skonto për britanikët” brenda financave të BE-së janë bërë legjendare. Pas largimit të saj nga Downing Street, ajo u bë pjesë e fisnikërisë britanike dhe anëtare e Dhomës së Lordëve. Margaret Thatcher dominoi politikën britanike dhe pjesë të politikës botërore në vitet 1980. Brenda vendit

ajo shkaktoi furore sidomos me kursin e saj jashtëzakonisht të ashpër kundër sindikatave deri atëherë tradicionalisht të forta në Mbretërinë e Bashkuar, me shkurtimin e përfitimeve sociale dhe valën e privatizimeve. Kritikët e politikës së saj i konsiderojnë këto hapa si gabime të rënda politike, ithtarët si reforma që vazhdojnë të jenë të rëndësishme për ndryshimet strukturore. Në politikën e jashtme, Thatcher ishte po aq e pakompromis. Me presidentin amerikan Ronald Reagan thuhej se ajo kishte një miqësi të ngushtë politike. Kurse marrëdhëniet e saj me ish-kancelarin gjerman Helmut Kohl (CDU), ishin të trazuara. Pas rënies së perdes së hekurt, Thatcher qe fillimisht skeptike në lidhje me ribashkimin e Gjermanisë. Mbretëresha Elizabeth II dhe Kryeministri britanik David Cameron shprehën pikëllimin e tyre për vdekjen e Margaret Thatcher-it. Sipas njoftimeve nga Downing Street Thatcher-it do t’i bëhen nderimet e fundit me një ceremoni të madhe funebër, por pa homazhe publike.

Themeluesja

e Britanisë moderne

Thecerit, Xhon Kempbëll në librin e tij “Bija e Bakallit”, atëherë Thecer mund të kishte humbur dhe ditët e saj si gruaja në krye të konservatorëve britanikë mund të ishin të numëruara.

E

dini, ka momente, ndoshta një herë në çdo tridhjetë vite, kur në politikë ndodh një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe shkundës”, i thoshte Kryeministri i Britanisë, Xhejms Kallagan njërit prej njerëzve të tij të besuar gjatë ditëve të fundit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 1979. “Atëherë nuk ka më rëndësi se çfarë thua apo çfarë bën. Ka një ndryshim dhe vendosje të madhe në atë që publiku dëshiron dhe atë çfarë ai aprovon. Unë mendoj se tashmë jemi përballë një ndryshimi të tillë shkundës dhe ky është për zonjën Thecer”. Që përpara se votuesit të shkonin në qendrat e votimit, Kallagan në mënyrë private pranoi se po largohej nga detyra. Mesazhi i “ndryshimit”, të paktën për të dukej se po sillte në pushtet udhëheqësen e opozitës konservatore, Margaret Thecer. Por ngjitja e saj në pushtet nuk ishte aspak aq

e pandalshme se sa e bëri atë më vonë vetë Kallagan. Vetëm disa muaj më herët, në verën e vitit 1978, karriera e Margaret Thecerit dukej se po merrte fund. Ekonomia britanike kish filluar të jepte shenja ringjalljeje. Inflacioni, i cili vetëm disa vite më parë kishte qenë në nivele 26.9 për qind tashmë ishte rikthyer sërish në njëshifror. Klima politike po përmirësohej ndjeshëm për Partinë Laburiste. Ajo filloi që të udhëheqë në sondazhe dhe në listën e politikanëve të preferuar në popull, Kallagani i moderuar e kish lënë shumë prapa Thecerin, e cila kishte nëj reputacion tashmë për ekstremizmin e saj. Në fakt, gjërat dukeshin kaq mirë për laburistët, saqë kryeministri nisi të mendojë që të thërriste zgjedhje të parakohshme për në vjeshtën e vitit 1978. Nëse ai do ta kish bërë, shkruan biografi i

Por gjërat shkuan ndryshe Duke nisur të ndiejnë shqetësimin, konservatorët pajtuan agjencinë e reklamave Saatchi për të realizuar një poster. Në të shfaqej një radhë e gjatë punëtorësh të papunë me sloganin: “Laburistët nuk po punojnë”. Ishte një kujtesë për njerëzit se niveli i papunësisë, që numëronte ende 1.5 milionë vetë ishte gjithësesi shumë i lartë, jashtë normales. Vetëm pak postera u ngjitën lart në mure, por protestat e furishme të Partisë Laburiste garantonin që gjithnjë e më shumë njerëz do ta shihnin posterin. Kallagan ishte sërish në pozicion mbrojtës dhe ai hodhi pohtë planet e tij për zgjedhje të parakohshme. Në dimrin që pasoi erdhi edhe shpërthimi i Thecerit. Do të bëhej i njohur për të gjithë si “dimri i pakënaqësisë” në Britaninë e Madhe. Në luftën e saj kundër inflacionit, qeveria vendosi një kufi prej pesë përqind për rritjen e pagave gjatë randit të negociimit të pagës. Kompanitë që nuk do t’i përmbaheshin këtij limiti do të humbisnin kontratat e tyre publike. Rregulli i pesë përqindëshit

“E dini, ka momente, ndoshta një herë në çdo tridhjetë vite, kur në politikë ndodh një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe shkundës”, i thoshte Kryeministri i Britanisë, Xhejms Kallagan njërit prej njerëzve të tij të besuar gjatë ditëve të fundit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 1979. “Atëherë nuk ka më rëndësi se çfarë thua apo çfarë bën. Ka një ndryshim dhe vendosje të madhe në atë që publiku dëshiron dhe atë çfarë ai aprovon. Unë mendoj se tashmë jemi përballë një ndryshimi të tillë shkundës dhe ky është për zonjën Thecer”

shaktoi protesta dhe greva masive. Shoferë kamionësh, punonjës që merreshin me grumbullmin e plehërave të qyteteve dhe punonjës të spitaleve dolën nëpër rrugë. Edhe varrmihësit dolën në greva dhe protesta në Liverpul. Pikat e karburanteve dhe dyqanet mbetën pa njerëz për të punuar në ta, spitalet pranonin pacentë vetëm në raste emergjencash dhe sheshet publikë u mbushën plot me mbeturina. Për shumë javë në janarin e vitit 1979 në Britani mbizotëronte anarshia. Më 22 janar, sindikatat mbajtën “Ditën Kombëtare të Veprimit” dhe afro 1.5 milionë njerëz refuzuan të shkojnë në punë. Kishte mbërritur momenti i Margaret Thecerit. Deri në atë kohë ajo nuk ishte ndier me vetëbesimin e mjaftueshëm për të sfiduar sindikatat. Ajo ishte një politikane shumë e kujdesshme, e cila ndihej e shqetësuar për shanset e saj elektoralë. Por tashmë, Thecer po nuhaste që publiku me siguri do të pranonte një ton më të ashpër. Ajo u paraqit si një udhëheqëse që ishte e gatshme, në emër të kombit, që të luftonte sindikalistët militantë. “Nëse dikush konfrontohet me liritë tona themelore, nëse dikush shkakton dëme dhe plagë ndaj të sëmurëve, o Zot, sigurisht që unë do t’u kundërvihem atyre”, deklaroi ajo në një fjalim radiofonik më


bota • E martë 9 prill 2013

31 janar 1979. Thecer goditi aty ku duhej. Shifrat e mbështetjes për të në sondazhe u rritën me shpejtësi, dhe shumë shpejt konservatorët e panë veten në një avantazh prej njëzetë përqind kundrejt laburistëve. Do të duheshin edhe tre muaj të tjerë përpara se të vinin zgjedhjet, dhe në javët e fundit laburistët nisën të fitojnë sërish terren. Por në ato ditë të janarit, Theceri hodhi themelet vendimtarë për fitoren e saj nëzgjedhje. Ishte një demonstrim i rrallë aftësie dhe paraqitjeje luftarake që bëri që ajo të fitojë nofkën ‘Attila the Hen” (Atila Pula, një lojë fjalësh me “Attila the Hun” – persnazh i famshëm historik). Gjithçka bënte kontrast të thellë me qasjen e moderuar, enigmatike dhe të padepërtueshme që Margaret Thecer kishte pasur deri atëherë përpara popullit britanik. “Deri në majin e vitit 1979”, shkruan Xhon Kempbëll në biografinë e tij për Thecerin “asnjë koleg apo komentator nuk mund të ishte i sigurtë se cila ishte Margaret Theceri e vërtetë. Nuk është madje e sigurtë as që ajo vetë e dinte këtë gjë”. Edhe pas zgjedhjeve, të cilat konservatorët i fituan më 3 maj me 44 për qind të votave, “Thecerizmi”-t iu desh të kalonte pak kohë përpara se të lulëzonte. Lufta e Ishujve Falkland e vitit 1982 e shndërroi atë në një heroinë kombëtare. Vetëm pas përfundimit të saj ajo u ndie e fuqishme aq sa duhej për të çuar përpara filozofinë e saj të derregullimit. Ajo u shndërrua në një prej udhëheqëseve më të admiruara, por nëjkohësisht edhe më të urryera të kombit. Thecer tashmë mund të konsiderohet si themeluesja e Britanisë moderne. Të gjithë kryeministrat që nga koha kur ajo u largua nga detyra kanë qenë trashëgimtarë të Thecerit, mbi të gjithë Toni Bleri, i cili e ndryshoi Partinë Laburiste në mënyrë po aq radikale sa edhe Margaret Theceri ndryshoi konservatorët në kohën e saj. “Triumfi i vërtetë i Thecerit është se transformoi jo vetëm nëj parti, por dy të tilla”, ka thënë Xhefrei Hau, ministër i Financave në qeverinë e parë të Thecerit gjatë festimeve të 80-vjetorit të saj. Tani, Baronesha Thecer, në moshën 83-vjeçare vun nga sëmundje mendore dhe shumë rrallë shfaqet në publik, e megjithatë vazhdon që të

ndajë më dysh opinini publik. Banorët e qytetit ku ajo jeton, Grantam, nuk kanë aspak interes të shfaqur për të ngritur një statujë për nder të bijës së tyre më të famshme. Por, 30 vite pas fillimit të revolucionit, Thecer ka jetuar për të parë lavjerrësin tek kthehet pas. Sektori bankar që ajo çoi drejt privatizimit është shtetëzuar përsëri dhe borxhi publik ka arritur në nivele stratosferikë. Duket se Kallagani i ka formuluar saktësisht gjërat. Një tjetër ndryshim shkundës është duke ndodhur. Ajo ishte e para udhëheqëse grua e një partia të madhe politike në Perëndim; ajo ishte i vetmi person në shekullin 20 që fitoi tre palë zgjedhje të njëpasnjëshme në Britani; ishte kryeministrja më jetëgjatë e atij shekulli; u votua e 16-ta ndër personalitetet më të mëdhenj të Britanisë nga BBC; dhe historiani Frensis Beket e rendit si Numrin Një: “Kryeministrja më e mirë” nga 20 kryeministrat e shekullit 20!

këdo dhe kështu shumë pak gjëra vendoseshin. Kabineti britanik është i përbërë prej 22 apo më shumë individësh. Mund të bëhet kështu pak si gjë e rëndë për t’u drejtuar. Kryeministrja Theçer preferonte takime të vogla me jo më shumë se dy apo tre individë. Zakonisht këta ishin Sekretari i Shtetit, që përfshihej në çdo temë, ministri më i ri plus ndonjë nëpunës i lartë civil. Kujtimet e bashkëkohësve të saj ofrojnë shumë karakteristika. Ajo mund të ishte e sjellshme dhe e dashur. Mund të bëhej e paduruar. Mund të bëhej autoritare. Mund të bëhej e dhimbsur. Është e mundshme të shquash se si ka evoluar me kalimin e kohës sjellja e saj. Si udhëheqëse e Partisë në vitin 1975, ajo ishte po aq e befasuar sa edhe gjithë të tjerët me rolin e ri që kish marrë. Si kryeministre, në vitin 1979 ajo ishte pakëz e frikësuar në detyrën e re. Ironikisht, ajo shpesh e përmendte

këtë mori. Ajo ishte shpesh herë e vrazhdë me intelektualët majtistë të medies. “Unë nuk kam asnjë lloj meraku për të kaluarën time, siç keni ju komentatorët intelektualë në Jug Lindje. Kur je e zënë me punë, nuk ke kohë për meraqe. Paratë nuk të bien nga qielli. Ato duhet t’i fitosh këtu në Tokë”. Këto ishin ndjenja tipike të sajat. Nuk ishin zëri i asnjë fjalimshkruesi. “Politikat e mia janë të bazuara në gjëra me të cilat unë dhe miliona të tjerë si unë jemi rritur. Një ditë e ndershme pune për një pagë ditore të ndershme; jeto me atë çfarë ke; hiq diçka mënjanë për kohë të këqija; paguaji faturat në kohë; mbështet policinë”. Ajo thoshte gjithashtu “se për mua është interesante që ato gjëra që unë mësova në një qytet të vogël, në një shtëpi shumë modeste, janë pikërisht avantazhet që besoj se më bënë të fitoj zgjedhjet”. Intuita dhe ndjenjat e saj vërtetonin se Zonja e Hekurt ishte më pranë njerëzve se të gjithë

kishte edhe shumë para”, thoshte ajo në një bisedë. Vërtetësia e kësaj ishte një shkundje për të gjithë ata që dëshironin që abstraksioni i madh me emrin “Shoqëri” të zgjidhte të gjithë problemet. Një prej thënieve të saj më të famshme ka qenë: “Nuk ekziton një gjë e tillë si Shoqëria. Ka individë burra dhe gra dhe ka edhe familje”. Kjo deklaratë dhe ndjenjë e shprehur kaq hapur zemëronte armiqtë e saj. Ideja e përgjegjësisë individuale dukej se binte ndesh me idenë e tyre që përmes fuqisë së përbashkët të popullit, me fjalë të tjera shtetit, në nivel kombëtar apo lokal duhej të administroheshin shumica e gjërave. Por Theçer ishte në gjendje të bëhej edhe mrekullisht kaustike. Kur mësoi nga shumica e Kabinetit të saj se nuk mund të vazhdonte të ishte Kryeministre, ajo tha: “Tradhëti me fytyrë të buzëqeshur”. Për paraardhësin e saj në drejtimin e konservatorëve

Atëherë, çfarë përfaqëson ajo? Mbi të gjitha, ajo ishte një politikane me bindje. Majtisti Toni Ben deklaronte në festën e 80-vjetorit të saj: “Zonja Theçer thoshte atë që mendonte dhe mendonte atë që thoshte. Dhe e bënte... ajo nuk bënte asgjë duke mashtruar. Të gjithë e dinin se çfarë donte të bënte ajo”. “Qoftë përpara Kabinetit, apo qoftë në takimet më të ngushtë, Margaret, që dukej se i mjaftonin katër orë gjumë natën gjithnjë i bënte detyrat e saj të shtëpisë për temat e diskutimeve, a thua se po përgatitej të shkonte në provim”, shkruante kancelari Nigel Louson. Çdo kryeministër ka stilin e vet të të punuarit. Thuhet se pasardhësi i saj, Xhon Mejxhër konsultohej shumë me

“Qeverinë” si armikun e saj. E kish fjalën për kombinimin e çuditshëm të çrregullimit dhe vetëkënaqësisë që ishte në vetvete shteti britanik. Kryeministrat zakonisht e mbrojnë qeverinë. Ajo nuk ishte një kryeministre e zakonshme. Pas fitores mbresëlënëse në Luftën e ishujve Falkland që u shoqërua nga shtypja e grevës së minatorëve, ajo ishte tashmë në ritmin e saj, me besim të madh në aftësitë e veta dhe në instiktet që nuk e tradhëtonin asnjëherë. “Nuk njoh askënd që të jetë ngjitur në majë pa punuar fort. Kjo është receta. Jo gjithmonë do të të ngjisë në majë, por gjithësesi do të të çojë shumë pranë”, thoshte ajo. Ky është zëri i saj autentik. “Ajo për çfarë ka nevojë Britania është një Zonjë e Hekurt”, thoshte dikur ajo. Dhe

rivalët e saj. Këto ishin fjalime moralizues që shpesh herë provokonin tallje nga kundërshtarët apo nga kolegët e saj snobë brenda konservatorëve. “Çdo grua që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie do të jetë shumë pranë të kuptuarit të problemeve që kanë të bëjnë me drejtimin e një vendi”. Por këto lloj sentimentesh pavarësisht se shkaktonin të qeshura mes kundërshtarëve metreopolitanë, gjenin jehonë tek elektorati. Margaret Thecer fliste të vërteta. Ato ishin të vërteta të thjeshta, por ishin të një natyre të foluri të drejtpërdrejtë që nuk ishin parë kurrë të dilte nga buzët e një kryeministri. “Askush nuk do të mbante mend samaritanin e Mirë nëse ai do të kishte thjeshtë qëllime të mira. Ai

ajo deklaronte: ‘Gjithmonë do të dua të shtrenjtin plakushin Ted, por në politikë më duhet të them se nuk ka simpatira”. Por ishte po aq e zonja edhe për të vënë në lojë. Për Nil Kinok, liderin e laburistëve ajo thoshte: “Si udhëheqës i opozitës ai arrinte të nxirrte pak kryet në sipërfaqe. Si kryeministër, me siguri që do të ishte fundosur”. Ndonëse të gjithë politikanëve u duhet që të bëjnë kompromise, instikti i saj e bënte që gjithmonë të ishte këmbëngulëse. “Ka ende njerëz në partinë time që besojnë në politikën e konsensusit. Unë i konsideroj ata si kuislingë, si tradhtarë. E kam me të vërtetë”, thoshte zonja që i kishte shumë të qartë kujtimet e viteve shtatëdhjetë: “Të kuroje sëmundjen britanike me socializmin ishte

»

15

njësoj si të kurosh leuçeminë me shushunjëza”. Ndonjëherë ndodhte që ajo të shfaqej më shumë si Adam Smithi se sa edhe ai vetë, sidomos kur thoshte se “nuk mund të ketë liri nëse nuk ka liri ekonomike”. Një temë që e përsëriste shpesh ishte mosbesimi që kishte ndaj njerëzve të pasigurtë, siç e përshkroi një herë presidentin e atëhershëm të SHBA, Bush. Ajo irritohej shumë nga përmbajtja për të fituar kohë: ‘Pothuajse të gjithë politikat që “shiten” tek publiku nga njerëz “praktikë” me baza “pragmatiste” në fund kanë rezultuar shumë jopraktike. Megjithatë, duket se ky fakt nuk i ka bërë asnjëherë dëm entuziasmit të tyre. Margaret Thatcher nuk e duronte dot konsensusin që ajo mendonte se kishte varfëruar Britaninë: “Asnjë teori qeverisjeje nuk ka pasur ndonjëherë një testim më të shpejtë dhe një eksperimentim më të zgjatur në një shtet demokratik se sa “socializmi demokratik” në Mbretërinë e Bashkuar. E megjithatë, ishte një dështim mizerabël në të gjithë aspektet”. Vetëm një person që ishte rritur në rreptësinë dhe racionimin e jetës së saj të hershme në një qeveri laburiste dhe që kish qenë ministre në periudhën e trembur e lemerisur të Eduard Hethit mund të tregohej kaq e paduruar me drojën në pushtet. Një gjë që ndoshta do të lidhet përgjithmonë me Margaret Thecerin ishte një frazë në Konferencën e Partisë në kohën kur sondazhet e opinionit publik ishin kundër dhe çdo komentator priste një kthim mbrapsht të saj sa u përket politikave. “Kthehuni nëse doni: Kjo zonjë nuk ka ndërmend të kthehet”. Ishte një thumb i thjeshtë dhe i vockël, por ai fliste shumë për vendosmërinë e saj për të liuberalizuar ekonominë dhe për të mos u rikthyer në politikat e meta që kishte trashëguar. Dhe këtë e shprehu me një metaforë të gjallë: “Ndonëse e lënduar nga humbja e udhëheqjes së partisë dhe postit të kryeministres, Margaret Thecer ruajti një sens fatbardhësie të madhe: “Unë kam pasur privilegjin e mrekullueshëm të të qenurit në krye për njëmbëdhjetë vite e gjysmë, pothuajse dymbëdhjetë vite. Është më shumë se çdo President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Ndërsa vajzës së saj i thoshte: “Karol, mendoj se vendi im në histori tashmë është i sigurtë”.


16

« Dossier

E martë 9 prill 2013 •

Falsifikimi i historisë

Data e çlirimit, fakte që vërtetojnë se pushtuesi i fundit iku më 28 nëntor

Nga Albert Kotini A duhet të rishihen simbolet dhe pse duhen riparë ato? Kjo pyetje tashmë e konsumuar shtrohet si çështje. Dihet që periudha tranzitore e favorizon si diskutim mbarë shoqëror çështjen e simbolikëve kombëtarë edhe për një fakt: komisionet miks të historianëve të politizuar nuk e kryejnë dot këtë funksion. Këtë e realizon pushteti i ideve, që bazohet në kritere shkencore të fakteve sa të dokumentuara dhe po aq me identitet. Mjaft historianë kanë mbetur pa identitet, sepse pohojnë ato ide gjoja të reja, pa mohuar idetë e tyre të vjetra që i kanë pjellë ato. Si rezultat, kuota zero e identitetit të tyre provohet nga “veprat” historike para vitit 1990 dhe nga ato mballoma mikse pas vitit 1991. Ky monopolizim i ndryshimeve, sado që mund të jetë i betonuar nëpër institucionet studimore, si p.sh. në atë të Institutit të Historisë dhe në atë të Akademisë së Shkencave, nuk e bën dot rigjetjen e identitetit, as si një transplant të simboleve në favor të pushtetit politik të kohës. Profesor doktorët që kanë akomoduar si ditë çlirimi të Shqipërisë 29 nëntorin 1944, si dhe akademikët e profesorët që janë pozicionuar për këtë ditë, për datën 28.11.1944, kanë mbetur nëpër llogore politike dhe në pamundësi për tu integruar si kompetentë të kësaj fushe. Tashmë përzgjedhja bëhet jo nga titujt e dhuruar nga politika, por nga titujt e veprave që të jep pushteti më shekullor i krijimtarisë - ai i ideve. Të jesh integrues dhe pro vlerave perëndimore, do të thotë të identifikohesh me ato simbole kombëtare, atë sistem të transmetuar imazhesh, personalitetesh, datash historike, jo të imponuara politikash, trashëgimesh historike nga më komplekset. Duke u ndodhur përpara një plejade të re intelektuale jo false, që nuk i “ka bërë partia”, por që janë bërë vetë dhe që në prag të një diktati për ndryshime historike (kombëtare e ndërkombëtare), nuk manipulohen më. Mbrojtja naive për të tilla gjëra, siç i kanë trajtuar të parët është jo vetëm një provokim ndaj të vërtetës, por nënkupton një ekspansion ndaj ardhmërisë kombëtare. Ka shumë pyetje që ngrihen, por që një rreth vicioz i caktuar historianësh, duke mbrojtur egoizmin e tyre për historinë e shkruar më parë, së cilës i kanë parë përfitimet personale, nuk japin përgjigje, por thjesht bëjnë tautologji. Mungon gjykimi racional, objektivizmi, mprehtësia intelektuale, reflektimi mbarë shoqëror për hulumtimet historike. Janë mbi 16 vjet, që po hidhen themelet e shtetit demokratik, por “muratorët” e shtetit të diktaturës të ndodhur nën presionin e atij botëkuptimi, kanë shenjtëruar, memorizimin tabu edhe të datës së çlirimit të atdheut ose të Shqipërisë. Gërshetimi bëhet i bastarduar deri në atë masë, se kur iku apo doli gjermani nga Shkodra. Janë mjaftë “emocionale” disa trajtime të tilla, sepse ju mungon gjithçka, përveç të mbajturit mënd, të një sistemi referues jo racional, si pavetëdija për interesat kombëtare për ti pasur mbi ato partiake. Si rrjedhojë jepen arsye bajate dhe argumente në funksion të një hibridi partiak, sa që humbet origjinaliteti i çështjes në thelb historike. Edhe pse mjaft simbolikë, që na la të fabrikuar PK-PPSH me metoda të dyshimta e gatime preferencash politike, përsëri mbetet një sindromë psiko-politik e psiko-social të akomoduar si festa kombëtare. Kjo, sepse e kaluara historike enveriste e quan “atentat” ndaj atdheut, popullit, pas të cilave u kamufluan në pushtet. Mjaft simbole të mbetura nga enverizmi bien ndesh me vlerat e civilizimit modern shqiptar. Me vështirësi devijohet nga bota Lindore, kur vjen p.sh diskutimi për datën e çlirimit në 29 nëntor 1944. Kuptohet që historianët që i përkasin asaj bote nuk

drejt Perëndimit kërkon të shoqërohet edhe në çështjen e simboleve tona kombëtare, por duke e shoqëruar me një operacion shërues ndaj çdo “mishi të huaj” të së kaluarës për tërë sistemin tonë bashkëkohor. Enver Hoxha e dëshironte 29 nëntorin 1944 si një madhështi të stisur për karshillëk ndaj 28 nëntorit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit. Në kuadrin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut i bëri hije festimi i ditëlindjes së Enverit, aq sa u vu në diskutim se Enver Hoxha ishte vetë ekzistenca e kombit shqiptar. Mirëpo është më lehtë të kthesh ujin në verë, se sa të ç’bësh këtë mentalitet. “Askush nuk është mjaft i fortë”thoshte Seneka – “që të ndahet nga çmenda (stultitiae) e tij. Duhet t’i japë dorën dikush që ta nxjerrë nga ajo”. E pikërisht këtë çmenduri e nxjerr logjika e historisë. Që të ketë debat për një çështje kombëtare, si p.sh. dita e çlirimit, nuk kemi të bëjmë me një konceptim virtual të autoritetit deri në degjenerim. Në këtë datë të 29 nëntorit, për popullin tonë, nuk është perceptuar apo interpretuar, si pronë e popullit tonë, ashtu siç ka ndodhur për ditën e pavarësisë, por është trajtuar dhe imponuar për nevoja pragmatike të religjionit, të pushtetit, të ideologjisë. Ky autoritet festiv kombëtar ka vlerë shkencore, vetëm kur është e mbështetur në arsye, që ka fuqi mendore të padhunuar si individ, por jo në kushtet e prangave të lirisë sllavo-komuniste. arrijnë dot të dalin nga ato influenca orientale për tu hedhur në ato europiane. Dominimi sllav ka satelitët e vet të historianëve që dominojnë këtë skenë me nostalgji pro Lindore. Simboli i ditës së çlirimit për ditën e 28 nëntorit 1944, të heronjve realë apo të ngjarjeve të mëdha historike paragjykohen në mënyrën më prehistorike. Kështu, p.sh., akoma Kongresi i Përmetit nuk është çmontuar, ndërsa Kongresi i Lushnjës mbetet i dekonstruktuar e si shumë të tilla në historinë tonë kombëtare, që përbëjnë bazën fondamentale për identitetin e shoqërisë sonë, akoma janë në kushte torturuese për tu legjitimuar si vlera kombëtare. Dihet se dita e çlirimit për çdo vend të botës paraqet memorien në mënyrë ekskluzive të fitimtarëve. Në qoftë se nuk legjitimohet nga i tere populli, atëherë spekulohet me nocionin e fitimtarëve. Handikapi gjoja i përfaqshmit mbarë popullor, nëpër kongreset e PK-PKSH-së, e bën të pamoralshme dhe shkakton krizë me imazhin e asaj çfarë jemi. Simbolet kanë vlerën dhe rregullin e vet edhe në pushtetin e ideve, logjikës së historisë, por dhe të së ardhmes në tërë mozaikun tonë kombëtar. Evoluimi i shoqërisë sonë aktuale nga Lindja


Dossier • E martë 9 prill 2013

Më së miri ky fenomen pasqyrohet në proces verbalin e mbledhjes së datës 9.11.1945, të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, për ditën e çlirimit. Këtu me shumicë vote u vendos që data 29 nëntor 1944, të ishte dita e çlirimit të Shqipërisë. Midis diskutanëve, spikat roli i Ramadan Çitakut në këtë mbledhje, i cili imponoi mendimet, sipas porosisë së Titos. Ramadan Çitaku ka qenë ambasadori i parë i Shqipërisë në Beograd. Fanatikët e PKSH-PPSH-PS-së janë të papërgjegjshëm, sepse nuk pranojnë të japin shpjegime dhe e konsiderojnë të vërtetën si pronë të mendimeve të tyre. Mirëpo dihet se asnjëherë enverizmi nuk ka menduar ndryshe. Ky grumbull njerëzish që kërkon të mos lëvizë asnjë datë historike par faktin së asnjëherë nuk kanë menduar me kokën e vet nuk ka pse të na mbajnë peng tërë shoqërinë shqiptare. Fanatiku-veteran nuk ndihet përgjegjës, ndaj bashkëqytetarëve të tij, por vetëm përballë një instance të mësipërme dhe të pakorrigjueshme që është enverizmi. Historia, populli apo çdo fjalë tjetër madhore, si e vërteta, e drejta, nuk kuptohen, për njerëz si ata, sepse kanë një mision të rëndësishëm për të përmbushur: të mos mendojnë,ose për ta është menduar njëherë e mirë në datë 8 nëntor 1941. Fatkeqësi kombëtare kjo, se këta njerëz nuk janë asnjëherë të lirë për të diskutuar. Për sa më sipër kuptohet përse më duhet të ekspozoj vetëm dokumente të faktuara origjinale dhe të një fototeke po të këtij lloji dhe mbi këtë bazë, janë të ftuar që të njëjtën gjë të bëjnë edhe ata. Aftësinë për propagandë, llafe pa thelb, motive që konceptojnë pa shkak, sikur ulet vlera e luftës apo e historisë, të lihen mënjanë, për të qenë të paktën një herë vetvetja. Pikat e referimit për të rivlerësuar ditën e çlirimit të Shqipërisë 28 nëntorit gjenden në dokumente origjinale dhe autoktone të kohës që i përkasin vitit 1944-1945. - Fjala e dr. Ymer Dishnicës me titull “Asamblea kushtetonjëse si shprehje e gjallë solemne e një populli sovran”, në vitin 1945. “Vjet, 28 nëntorin, populli shqiptar e festoi i lirë, indipendent e sovran. Shqipërinë e kishin çliruar, kishim një pushtet demokratik, një qeveri demokratike, një ushtri të rregullt të mbuluar me lavdinë e kaq fitoreve, një ushtri që qe e zonja ta çlirojë Shqipërinë me armët e saj dhe me heroizmin e saj. Sejfulla Malëshova në fjalën me titull “Jemi të bindur se sot s’ka forcë që ta thyejë bashkimin e popullit tonë të realizuar me frontin demokratik” thotë: “Më vonë kryesia mori vendim për një amnisti të kufizuar, e cila u shpall më 28 nëntor 1944, me rastin e ardhjes së qeverisë në Tiranë”. - Qarkorja drejtuar të gjithë reparteve var-

tëse dhe të gjithë seksioneve të komandës, nga Ministria e Luftës dhe e Mbrojtjes Kombëtare (ku ministri ishte Enver Hoxha), më nr.07-12/157 ex 44 rezervat, më Tiranë dt. 23.11.1945; firmosur nga drejtori i personelit gjeneral nën/kolonel Koci Xoxe, e vërtetuar njësia me origjinalin nga nënkolonel Sadik Bocaj. “Për t’iu sqaruar njëherë e mirë rreth mënyrës së koncedimit të medaljes së çlirimit ju njoftohet se medaljen e çlirimit e marrin: a) të gjithë ata që deri më datën 28 nëntor 1944, ishin nën armë, nëpër repartet operuese, nëpër reparte të prapavijave, ose nëpër komanda dhe ente ushtarake; b) të gjithë ata që kanë qenë nëpër reparte operuese, nëpër reparte të prapavijave, ose nëpër komanda dhe ente ushtarake, por që para datës 28 nëntor 1944, janë larguar nga ushtria me një urdhër epror (kalim në lirim, në pushtet, ose çmobilizim të urdhëruar nga komanda e përgjithshme)”. - Dokumenti i Komitetit Qarkor për Shkodrën, i Partisë Komuniste Shqiptare, nr.199 dhe sigël VF-LP, 28 nëntor 1944. “Por neve e dijmë se ushtria gjermane nuk do të lozte nga Shkodra, sikur mos të kishte frikën e partizanëve dhe sikur këta, mos ta zbojshin me forcën e armëve”. - Albumi “Epopeja e lavdishme e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nga viti 19391945”, përcakton datën 28 nëntor 1945 si dita e çlirimit të Shqipërisë. - Letra e Nako Spiros dërguar Enver Hoxhës (Tarasit), që saktëson në përmbajtje datën 29 nëntor 1944, si datë e çlirimit të Shqipërisë. - Dokument i Kishës së Jezuitëve të Shkodrës përcakton datën 28 nëntor 1944, si dita e çlirimit të Shkodrës. - Historik i Br. XXVII S, të dokumentuar me nr prot.1674 dhe të shkruar në vitin 1945. “Më datën 28.11.1944, armiku na sulmon pozitat tona, i armatosur me tanke dhe me mjetë të rënda, rifituam pa pushim pozitat tona. Forcat tona u tërhoqën për pozita të reja, armiku

dhe këtu rreh me artileri dhe murtaja, por me një kundër sulm që bëjnë forcat tona detyrojnë armikun të tërhiqet nga ishte nisur. Më 29.11.1944, Br. XXVII, hyn në Shkodër, ku u prit prej popullit të këtij qarku më 30.11. brigada e grumbulluar inaugurohet dhe merr emrin e saj”. - Historik i Br. XXII për çlirimin e Shkodrës dhe lufta në kodrën e Tuzit. “Forcat e batalionit të parë, të dytë e të katërt më 29 nëntor natën manovrojnë për të sulmuar Shkodrën dhe presim nga minuta në minutë të kërcasë pushka. Në mëngjes herët ndodhemi përpara kazermave Skandërbeg, por edhe aty nuk kishte gjermanë, ata ishin tërhequr. Një grumbull italianësh na dek përpara dhe na përshëndesin. Populli i qytetit, megjithëse dinte

»

17

ardhjen e partizanëve, nuk e kujtonte kaq të furishme, del jashtë dhe shef luftëtarët e lirisë, grumbullohet në rrugë, brohorit dhe admiron. Shef bijtë e tij, që luftuan pa buke, me kondita të këqia për ta çliruar atë, sheh bijtë që shkojnë zbathur, por me pushkën që e mbajnë fort në dorë. Populli brohoret, hedh lule, këndon këngë. Shkojmë rrugës së qytetit dhe drejtohemi për nga prefektura, një grumbull i madh populli ishte mbledhur dhe na priste duke brohoritur për ushtrinë nacional-çlirimtare. Më datën 30 nëntor marrim udhë për tu nisur, për në Tuz e Podgoricë, të gjithë u gëzuam”. - Gazeta e xhepit e Br. XXII, viti 1945. “Si në çdo vend, ashtu edhe këtu në Kiçevo, dita e 28 nëntorit u kremtua në një mënyrë madhështorë. Nga tribuna flet komisari i Br. XXII, fjalimi që shënohet më poshtë. Fjalimi u ndërpre shumë herë, prej parullave dhe brohoritjeve të drejtuara qeverisë tonë demokratike, gjeneral-kolonel Enver Hoxhës, partisë komuniste, frontit, etj. Folën gjithashtu edhe komisari i Br III jugosllave, të mbrojtjes së popullit dhe sekretari i frontit të Kiçevos. Pas fjalimeve, ushtria parakaloi para tribunës. Gjithë dita kaloi me këngë e vallë të ndryshme. Në mbrëmje grupi teatral i Br. XXII, dha një shfaqje teatrale për ushtarët e të dy brigadave”. - Historik i Br. II S, viti 1945. “ Vazhduam për të gjithë ditën 27-28 nëntor 1944, luftim në pozicione. Shkodra çerdhja e fundit për gjermanët dhe reaksionarët, të hutuar prej grushteve të rënda nuk dinin nga t’ia mbanin. Divizioni II, është bërë tmerr i tyre, ata e panë divizionin II në Mirditë, Shën Pal, Pukë, Dukagjin dhe tani po troke ora dhe për Shkodrën. Më 29 nëntor 1944 forca të batalionit IV, hyjnë në formacion lufte në ora 8 të mëngjesit në kazermat armike, në lagjet e para të Shkodrës. Një mori popull, burra, gra, djem e vajza, pleq e plaka, kishin dalë me e pritë ushtrinë e popullit, ushtrinë çlirimtare. Entuziazmi i popullit është i paharruar, brohoritjet për ushtrinë nacional çlirimtare për shokun Enver Hoxha, për Ushtrinë e Kuqe…”. - Urdhër dite drejtuar Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare nga komandanti i përgjithshëm i saj, gjeneralkolonel Enver Hoxha, më datë 28 nëntor 1944. - Gazeta “Mundimi”, që shpërndahet nga RAF dhe USA AF, nr.36, 30 nëntor 1944. “Stacioni i Radio-Tiranës së çliruar rifillon punën”. - Urdhër dite UPVNÇSH nga komandant i përgjithshëm kol-gjen Enver Hoxha. - Dokumente gjermane të Vermahtit dt.27 nëntor 1944, nr bobine 001167. Asgjë për luftime kudër bandave (partizanëve) në Shkodër. - Dokument i Vermahtit 28 nëntor 1944, bobina 001147; 001170; 000069. Në bobinën 001147, për Shqipërinë, Shkodra quhet zonë e zbrazur nga gjermanët. Kjo konfirmohet edhe në bobinën 001170. - Dokument i Vermahtit dt 29.11.1944, bobina 001194, zona Mali i Zi-Shqipëri. Forcat gjermane figurojnë të larguara nga Shkodra. Ky fakt konfirmohet edhe më dt.30.11.1944, në bobinat me nr 001201, 001206, 0001207. - Dokument i Vermahtit për 28 nëntorin 1944, bobina T 311-197, grup armata F. “Shpërthimi i Korparmatës XXI malore krijohet me vështirësi duke pritur. Mbasi u mor me një sulm të përgjithshëm kalimi afër Bioces. Kjo ndodhi më 28.11.1944, ai duhesh për arsye të dëmtimit të tij disa herë nga sulmet ajrore- riparuar përsëri që të bëhej i mundur kalimi i krejt masës së ushtarëve të ardhur nga Shqipëria. Prandaj bëhet boshatisja e Shkodrës më dt.30 nëntor 1944”. - Dokument i Vermahtit T 501-258, tekst faqe 000610-000618. “Tërheqja nga zonat e tjera të Shqipërisë, u bë pa përpjekje të mëdha luftimesh. Më datën 4.12.1944, trupat gjermane ishin larguar përfundimisht nga vendi”. - Revistë ushtarake italiane me titull “La Rezistenca Dei Militari Italiani All’Estero” me autor Massimo Coltrinari, faqje 931. “Parakalimi i forcave partizane të brigadës “Gramshi”; diçitura e fotografisë: 28 nëntor 1944 Shqipëria në festë”. - Dosje 69 viti 1944, AQU, që përmban “urdhra e gradime të Komandës së Përgjithshme me rastin e festës së 28 nëntorit”. - Shkresë nr.722 dt.28.11.1944, që përmban “gradimin e disa oficerëve madhorë”. (vijon numrin e ardhshëm)


18

« opinion

E martë 9 prill 2013 •

Pse opozita nuk i votoi ministrat Kosova dhe Zhiti? Nga Enver BYTYÇI

J

avën e kaluar të katër ministrat morën votëbesimin e parlamentit shqiptar me 72 kartonë jeshilë. Ishte surpriza e radhës e doktorit apo ishte gabimi i radhës në sjelljen e piktorit, kjo nuk ka shumë rëndësi. Një gjë ishte e qartë: pavarësisht mungesës dhe mosvotimit të aleatit të PD-së, LSI-së, vetëm një ditë pas tërheqjes “me paqe” nga qeverisja, kryeministri shqiptar shënoi golin e parë në fushën e betejës politike, edhe pse ai nuk ka shumicën absolute në parlament. Por më shumë se votimi surprizë ishte përzgjedhja e emrave të rinj të ministrave. Dy prej tyre erdhën jo nga strukturat e Partisë Demokratike, por nga bota e letrave të shkencës dhe veprimtarisë humane. Dy yje në fushën e vet, Halim Kosova, mjeku më me emër në kryeqytet, dhe Visar Zhiti, i shfaqur si feniksi në fushën e letrave shqipe, u bënë ministra. Njëri ministër i Shëndetësisë dhe tjetri i Kulturës. E megjithatë opozita nuk votoi vetëm kundër Aldo Bumçit dhe Florion Mimës, të cilët vijnë nga strukturat politike të mazhorancës, por edhe kundër zotit Kosova dhe zotit Zhiti. Kushdo që të ishte në vend të shefit të opozitës, do të kishte votuar pro tyre, dhe votën “pro” do ta kishte përdorur politikisht për “t’iu shitur” qytetarëve imazhin e një morali që “mbron” opozita. Por kryetari i Partisë Socialiste nuk e bëri këtë. Ai nuk e shfrytëzoi shansin që iu dha për të fituar qoftë dhe 0,1 kredite më shumë. Madje nuk votoi as aleati i tij i ri, LSI-ja, megjithëse nuk mundi të gjente asnjë arsye për divorcin e saj me qeverisjen e Partisë Demokratike. Ishte kjo një lajthitje? Ishte një çoroditje? Apo ishte një shfryrje e zemërimit për hapin e mrekullueshëm të Berishës në përzgjedhjen e ministrave të rinj? Askush nuk mund të japë një përgjigje të saktë për këtë, por xhelozia dhe fryma e nihilizmit e shtynë kreun e socialistëve të marrë një vendim arbitrar, në vazhdën e qëndrimeve dhe veprimeve të tij disavjeçare. Në vetëdijen e tij çdo gjë që celebron Berisha nuk ka legjitimitet, nuk është e drejtë, nuk është e mirë, ndaj i përmbahet logjikës sipas së cilës “për inat të kryeministrit të shkojë të flejë me mullixhiun”. Ndërkohë as Ilir Meta nuk i votoi ministrat e rinj, ndër ta zotin Kosova dhe zotin Zhiti. Ndoshta dy bashkëpunëtorët, pra Meta dhe Rama, janë detyruar të bëjnë një “martesë” të sforcuar dhe u duhet kohë të ambientohen me njëri-tjetrin, domethënë të bashkëpunojnë, të konsultohen e të bashkërenditin punët e politikës!!! Ndoshta nuk kanë pasur kohën e duhur për t’u menduar gjatë dhe i kanë prerë drutë aq shkurt, sa të prishin imazhin e oxhakut që kanë sajuar!!! Në fakt, edhe doktori nuk u la shumë kohë. Për njëzet e katër ai orë i çoi ministrat e rinj në sallën e parlamentit dhe te Presidenti për betim. Opozita jonë e ka të vështirë të orientohet në kaq pak kohë. Ajo nuk ka aftësinë të marrë vendime të rëndësishme politike në raste emergjencash. Opozita votoi kundër Halim Kosovës, njërit prej emrave më

prominentë të shëndetësisë shqiptare, votoi kundër njeriut që është kujdesur për ardhjen në jetë të fëmijëve të deputetëve të saj, votoi kundër mjekut të talentuar, i cili i ka dhënë emrin e tij gjinekologjisë shqiptare. E turpshme, por dhe një hap moral shkatërrues për vetë opozitën! Çdokush me pak vlera dhe pak mend nuk mund të votonte kundër Halim Kosovës edhe në rastin kur ai emërohet në detyrën e ministrit prej Sali Berishës. Të votosh kundër, principialisht duhet të japësh një alternativë më të mirë. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk do të gjejnë një Halim Kosovë edhe sikur një milionë qeveri të krijojnë, prandaj nuk e votuan atë. Në të vërtetë nuk deshën të legalizojnë me kartonin jeshil të tyre pamundësinë e opozitës për të ofruar diçka më mirë pas 23 qershorit. Nuk e votuan se u dhëmbi në shpirt zgjedhja që bëri Sali Berisha. Nuk e votuan dhe nga inati pse Halim Kosova dhe Visar Zhiti e pranuan ofertën e Berishës. Nuk e votuan se ministri Kosova që ditën e parë dëshmoi se mund ta ndryshojë situatën e mjeruar të spitaleve në Shqipëri, aq të përfolur nga Edi Rama e të shkaktuar nga ministrat e Metës. Nuk e votuan se alternativa e së majtës për një qeverisje më të mirë në shëndetësi tashmë nuk do të ngjisë te zgjedhësit. Nuk e votuan sepse u desh dhe një herë t’u provohej shqiptarëve se politika e bllokimit për interesat partiake e për inat të Berishës nuk ka ndryshuar. Opozita votoi edhe kundër Visar Zhitit, personalitetit të pakontestuar të letrave shqipe, njeriut që përfaqëson në formë e përmbajtje një kohë të çmendurisë iracionale të kastës së bllokmenëve të rishfaqur në teatrin politik shqiptar. Ata që i çuan të burgosurit politikë në grevë urie për interesat e tyre politike votuan kundër përfaqësuesit më të spikatur të kësaj shtrese fatkeqe të shoqërisë shqiptare. Ata që hiqen se u dhemb për kulturën, trashëgiminë kulturore, për turizmin e madje dhe për sportin e për rininë, refuzuan të votojnë ministrin më të mirë në historinë e këtij dikasteri. Sikur kupola e socialistëve të kërkonte me qiri në të gjitha skutat e saj, nuk do të mundej kurrë të gjente një të dytë si Visar Zhiti. Për këtë arsye ata u gëzuan kur dikush njoftoi se Zhiti paskësh refuzuar detyrën e ministrit të Kulturës. Ndërkaq figura e Visar Zhitit e shkatërron përfundimisht ndikimin e thirrjeve mashtruese për “një rilindje kombëtare”. Sepse ata që reklamojnë rilindjen, mohuan të pranojnë si ministër rilindësin më të shquar të kohëve tona moderne. Po të ishte në atë sallë Dritëso Agolli, me siguri që do të ngrihej qoftë dhe kundër procedurës dhe do t’u thoshte kolegëve të tij deputetë: “Jazëk!” Se ju nuk dini çfarë bëni! Jazëk! Ju nuk keni kuraja të mbështetni një person si Zhiti, se nuk ju lënë baballarët tuaj, ish-zotër të Bllokut. Në fakt, mund të besohet se një pjesë e deputetëve të opozitës janë ndier keq nga vota e tyre politike kundër zotit Kosova e zotit Zhiti. Po kush prej tyre guxon në këtë prag ndarjesh të vendeve në listat e deputetëve të kundërshtojë urdhrin politik të Ramës?! Hajde e merru pastaj me kryetarin, i cili duhet ndjekur

nga pas me hir ose pahir edhe kur shkon drejt greminës politike. Opozita, në vend që ta shfrytëzonte rastin e të votonte së paku dy prej ministrave më larg politikës në historinë e shtetit shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore, e humbi shansin që iu dha. Nëse opozita do të votëbesonte së paku zotin Kosova dhe zotin Zhiti, do të mund ta përdornin këtë si karrem “të ndryshimit”, “të rrotacionit” e të tjerave përralla, që krerët e saj përpiqen t’i shesin në publik. Duke mos votuar ministrin e Kulturës e atë të Shëndetësisë, ata i dëshmuan publikut shqiptar se nuk i vlerësojnë dhe respektojnë vlerat intelektuale dhe morale që përfaqësojnë dy ministrat e lartpërmendur. Por në kampin e opozitës, përfshirë dhe aleatët katërvjeçarë të Berishës, duket se është ndier një dhimbje e madhe për shkak të emërimit si ministra të dy figurave të spikatura të kulturës dhe të humanizmit shqiptar. Më tej dhimbja ka vijuar me emërimin si ministra të dy personaliteteve të tjera të politikës së djathtë, të cilët kanë rrezatuar korrektesë në administrimin e punëve të shtetit, pa u përfolur kurrë ndonjëherë për korrupsion dhe imoralitet politik. Janë të gjitha shanset që këta katër ministra në dy muaj t’i japin një imazh krejt tjetër drejtimit të punëve të shtetit, duke reflektuar në programin e së djathtës. Duket se ata do të jenë gjithashtu në krah të kreut të PD-së në fushatën elektorale që kemi përpara dhe do t’i japin së djathtës shumë përparësi në fitoren e saj krahasuar me të majtën. Ndërkaq Kryeministri Berisha u ka dhënë shqiptarëve sinjalin se qeverisja e mandatit të tretë do të jetë si fytyra e këtyre katër të emëruarve të fundit. Ai ka hedhur një hap që nuk mund ta zhbëjë asnjë lloj antipropagande, asnjë shpifje dhe trillim i institutit të shpifjes, i cili funksionon prej shumë vjetësh në selinë e PS-së. Ndërkaq në të tria ministritë e drejtuara nga LSI-ja më parë duket se ka filluar ndryshimi i madh. Opozita e bashkuar do ta ketë shumë të vështirë të provojë se koalicioni PD-LSI ishte më i suksesshëm sesa qeverisja e Partisë Demokratike me aleatët e saj të djathtë. Kjo do të thotë se emërimi i ministrave të rinj do të shërbejë si mesazh për votuesit: ata duhet të shtojnë numrin e votave për të djathtën, me qëllim që të meritojnë një qeverisje shumë më të mirë se ç’ishte ajo e kushtëzuar nga aleati i majtë, LSI. Në këta dy muaj të periudhës parazgjedhore Ministria e Shëndetësisë, sipas ministrit Halimi, do të ndryshojë së paku në ato drejtime ku nuk duhen investime në para. Kjo do të thotë se ka një vullnet të palëkundur të ministrave të rinj dhe qeverisjes së djathtë për të bërë ndryshimin në ministritë e braktisura më 1 prill. Modeli i katër ministrive të “pushtuara” më në fund prej demokratëve të devotshëm na jepet tashmë edhe si modeli i qeverisjes së ardhshme të Partisë Demokratike e të së djathtës shqiptare. Pikërisht këtij modeli opozita duhej t’i thoshte “jo”, edhe pse ajo nuk ka alternativë më të mirë.


opinion • E martë 9 prill 2013

»

19

Tirana - përcaktuese e fituesit të 23 qershorit Nga Halil RAMA

K

ur kanë mbetur më pak se tre muaj nga përballja elektorale për zgjedhjet parlamentare, ekspertët më në zë të fushatave zgjedhore janë përqendruar pikërisht në metropolin shqiptar për të bërë kalkulimet e tyre të përafërta. Kjo jo vetëm për faktin se metropoli ka numrin më të madh të votuesve dhe të deputetëve, por dhe elektorati i kryeqytetit pa dyshim që është më cilësori dhe më i ndjeshmi ndaj qasjeve politike të lidershipeve të dy kampeve. E pavarësisht preferencave, nga shumë analistë dhe ekspertë po konkludohet se dy vjet pas marrjes së kreut të bashkisë së kryeqytetit mazhoranca aktuale e qendrës së djathtë, e kryesuar nga Partia Demokratike, i ka të gjitha shanset që të përsërisë fitoren e 8 majit 2011 edhe në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Garanci për këtë është ndryshimi i dukshëm i drejtimit dhe administrimit të kryeqytetit nga demokrati Lulzim Basha, një nga figurat më të spikatura të politikës shqiptare të tetë vjetve të fundit. Nëse para dy vjetësh qytetarët e Tiranës me votën e tyre të lirë e larguan kreun e PS-së Edi Rama nga drejtimi i bashkisë për shkak të mbrapshtive të panumërta në dëm të interesave të tyre dhe të absurditetit të tij në drejtimin e metropolit shqiptar, më 23 qershor ata janë më të motivuar se kurrë për ta larguar atë edhe nga politika aktive. Arsyet për ta bërë këtë janë të shumta, por më kryesorja është ndryshimi cilësor i qeverisjes së Tiranës. Ashtu siç kishte premtuar para dy vjetësh, Lulzim Basha ndërtoi një model të ri qeverisjeje, që garanton zhvillimin ekonomik të Tiranës, mirëqenie, punësim të mjaftueshëm për qytetarët e Tiranës si qendra kryesore ekonomike e vendit, ku mbi 6 mijë të rinj

hyjnë çdo vit në tregun e punës. Fakti që pas 23 vjetësh Tirana ka planin e saj të përgjithshëm rregullues, e bën më të besueshme strategjinë e kryebashkiakut Basha për zhvillim të pandërprerë të metropolit shqiptar. Ky plan, i hartuar nga ekspertët më të mirë vendas, është bazuar mbi transparencën dhe gjithëpërfshirjen. Vetëm ai që e zhyti Tiranën në kaos të plotë s’do që ta pranojë këtë realitet. Duke zbatuar politikën e eunukut dhe vandalizmit, pretendenti për kreun e ekzekutivit shqiptar kërcënon me mosnjohje të planit të ri urbanistik të kryeqytetit, ashtu siç ka paralajmëruar vendosjen e taksës progresive dhe mosnjohjen e privatizimeve e të koncesioneve të dhëna konform ligjeve në fuqi. Ish-kryebashkiaku socialist Edi Rama për 11 vjet në drejtimin e bashkisë së kryeqytetit i pati të gjitha mundësitë ta realizonte një plan të tillë, por ai krijoi modelin e keqqeverisjes dhe inkurajoi pushtimin e hapësirave publike dhe eksperimentet bajate sipas kapriçove të tij marramendëse. Pikërisht edhe për këto arsye qytetarët e Tiranës kurrsesi nuk mund të votojnë koalicionin e dyshimtë opozitar të iniciuar dhe drejtuar nga Edi Rama, i cili ka treguar në 11 vjet se Tirana sakrifikohet thjesht për të siguruar mbijetesën e tij politike. Qytetarët e Tiranës, që pa dyshim janë faktor determinues për përcaktuesin e fituesit të zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa vlerësojnë punën e bërë nga administrata e re e Bashkisë së Tiranës në një hark të shkurtër kohor për t’i dhënë qytetit planin urban, kurrsesi nuk mund të harrojnë kohën kur për 11 vjet kryeqyteti u mbajt peng nga babëzia e ish-kryetarit të Bashkisë Edi Rama. Ata e kanë fare të qartë se nuk ka pasur asnjë faktor tjetër që ka lënë kryeqytetin e Shqipërisë pa plan rregullues

përveç babëzisë, ndaj dhe, siç është shprehur Kryeministri Berisha, “ish-kryetari i bashkisë do të regjistrohet në analet e historisë së kryeqytetit si kryetari i babëzisë”. Qytetarët e Tiranës janë garantë të mandatit të tretë të mazhorancës së qendrës së djathtë të drejtuar nga Partia Demokratike edhe për faktin se periudha e harresës për ta nga Bashkia ka marrë fund. Falë përkushtimit të kryebashkiakut Basha është përgatitur një kuadër i plotë ligjor, që garanton procesin e evidentimit dhe të pajisjes me dokumente të plota të pronësisë për të gjithë banorët e qytetit të Tiranës. Të gjitha këto janë garanci e përsëritjes së fitores së 8 majit 2011 edhe më 23 qershor të këtij viti nga mazhoranca aktuale. Në këto kushte, “ndryshimi i madh” i Edi Ramës nuk është asgjë më shumë sesa skemat bajate të KPD-ve socialiste, ku ai një herë i përkulej Metës e një herë Nanos për t’u ndier i sigurt nën sqetullat e tyre. Kjo qasje politike e liderishipit socialist është forma më bajate e të bërit politikë, veçanërisht në metroplin shqiptar, që para dy vjetësh i bëri sfidën e duhur duke e larguar nga drejtimi i bashkisë. Dhe tani aritmetika që dominon logjikën e Ramës është mbështetja që ai pretendon se gëzon në zonat rurale, duke lënë kryeqytetin jashtë pseudoprogramit të tij elektoral. Për më keq, opozita, e ristrukturuar tashmë me LSI-në brenda, nuk ka asnjë mundësi të propozojë një rend të ri moral. Kjo edhe për faktin se, nëse Lulzim Basha i dha Tiranës pamje dhe orientim perëndimor, opozita e Edi Ramës mbart faturën e rëndë të bllokimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke mosvotuar tri ligjet që kushtëzonin dhënien e statustit të vendit kandidat.

Elektorati vendos në fund

S

ot më shumë se kurrë partia “Lëvizja Socialiste për Integrim” është kthyer në mollë sherri pas tërheqjes së ministrave të saj nga qeveria dhe pranimit të ftesës zyrtare të Partisë Socialiste për bashkimin e së majtës. Ftesa e Partisë Socialiste para pak ditëve zemëroi shumë shpejt disa nga aleatët e saj më besnikë (PSD-së, PSV-91-së, PDSsë etj.) dhe pa kaluar as tri ditë u hedh ideja e krijimit të një poli të tretë. Kthimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim tek e majta krijoi tension jo vetëm mes aleatëve të majtë, por dhe brenda vet grupit të Partisë Socialiste. Pa kaluar as dy ditë nga këto zhvillime politike të rëndësishme, prej Partisë Socialiste u larguan dy deputetë - Asllan Dogjani i Kukësit dhe Gjovalin Kadeli i Lezhës, ndërkohë që më parë ishte larguar një nga personalitet e politikës së majtë shqiptare, që ka kontribuar për vite me radhë në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, pesha e të cilëve u ndie shumë shpejt në parlament në votimin e kabinetit të ri. Qëndrimi i fundit i së majtës krijoi jo pak habi dhe kundërshti tek elektorati i majtë. Ndërkohë kjo u justifikua nga politika se gjithçka bëhet për të mirën e Shqipërisë, për integrimin e saj në Europë, “Për një Rilindje Shqiptare”, sepse tashmë është i nevojshëm një rotacion politik, se ujërat nuk duhet të rrinë në një vend, pasi thirrje për bashkimin e së majtës (PS-LSI) u bënë edhe nga deputetë të majtë europinane: Sergei Stanishev, presidenti i Partive Socialiste Europiane; Xhani Pitela, zv.president i Parlamentit Europian; Xhorxh Papandreu, president i Internacionales Socialiste, Masimo d’Alema, presidenti i Federatës për Studime Europiane Progresiste. E gjithë kjo thirrje u bë në emër të një fitoreje të sigurt për Partinë Socialiste, e cila prej dy mandatesh qëndron në opozitë. E gjithë situata politike e krijuar së fundi kërkoi domosdoshmërisht të shohim rrugëtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim që nga krijimi i saj deri më sot, veçanërisht në zgjedhjet e përgjithshme në vend për të parë ecurinë e saj. Partia “Lëvizja Socialiste për Integrim” u krijua pas një konflikti të kryeministrit të atëhershëm Fatos Nano dhe ish-kryeministrit

Nga Majlinda BUSHJA

Ilir Meta më 10 shtator të vitit 2004, i cili në atë kohë i mori Partisë Socialiste 8 deputetë. Kjo frakturë e së majtës, përçarja (sepse deri në atë kohë Partia Socialiste dallohej për anën e saj organizative, çka e çonte drejt fitoreve), bëri që ajo të humbte zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Lëvizja Socialiste për Integrim mori 120 mijë vota, 8.40% në atë kohë, ose 5 deputetë për t’u përfaqësuar në parlament, kurse në vitin 2009, po për zgjedhjet e përgjithshme mori 83 mijë vota, 4.85%, ose 4 deputetë në parlament. Ajo që karakterizoi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005 nga zgjedhjet e vitit 2009 është se ato u zhvilluan me një sistem të ri zgjedhor. Ai ndryshoi nga mazhoritar-proporcional në rajonal-proporcional në vitin 2009. Megjithëse është pretenduar nga LSI-ja se në vitin 2005 me votat e marra i takonin më shumë se 10 deputetë dhe në vitin 2009 më shumë se 6 deputetë, e rëndësishme është ajo çka mbeti në fund. Veçanësia e zgjedhjeve të vitit 2009 ishte se Lëvizja Socialiste për Integrim pas zgjedhjeve të 28 qershorit bashkoi votat me të djathtën, çka e ndihmoi këtë të fundit të krijonte qeverinë e re, gjë që nuk u prit me entuziazëm nga votuesi i majtë. Në të njëjtën kohë ndodhën edhe zhvillime të tjera të rëndësishme, që e tronditën disi imazhin e LSI-së. Veçanërisht videoja MetaPrifti, e shfaqur në emisionin “Fiks-Fare”, ishte dhe shuplaka më e fortë që merrte Lëvizja Socialiste për Integrim gjatë gjithë jetës së saj politike, meqenëse në të përflitej vetë kryetari i saj Ilir Meta, njëkohësisht dhe zv.kryeministër i vendit. Pavarësisht se Gjykata e Lartë e nxori të pafajshëm duke i dhënë të drejtë, historia e bllokut ende sot përflitet në media. E gjithë kjo histori me episode komplekse bëri që prej saj të largohej një prej deputetëve më aktiv të Lëvizjes Socialiste për Integrim - ishministri i Energjetikës Dritan Prifti. Ndërkohë së fundi dalja nga qeveria për të pranuar ftesën e Partisë Socialiste e cenoi përsëri imazhin e LSI-së, e cila presupozohet nga opinioni publik se shikon më së shumti interesat e veta, apo shkon sa majtas djathtas. Indinjata e elektoratit të majtë sot është e tillë që tregon dyshim te shpresa e vetme “Rilindja”. Nëse do të ndaleshim në këto tri momente të rëndësishme;

bashkimi me Partinë Demokratike në vitin 2009, vidioja MetaPrifti, ribashkimi së fundi me Partinë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, me të drejtë lind pyetja: a ka Lëvizja Socialiste për Integrim peshën e dikurshme politike, si atëherë kur u shkëput nga Partia Socialiste duke marrë me vete 8 deputetë të saj? Pavarësisht pretendimeve për padrejtësitë që u janë bërë nga partitë e mëdha, e rëndësishme është ajo që ka mbetur dhe ka peshë në skenën politike. Historia e zgjedhjeve parlamentare ka treguar se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka mundur të sigurojë më shumë se 5 deputetë në një mandat zgjedhor, ndërkohë që nga viti 2005 në vitin 2009 për zgjedhjet e përgjithshme numri i votuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka rënë nga 120 mijë më 2005-n në 83 mijë apo 84 mijë, siç pretendojnë disa të tjerë, në vitin 2009. E vetmja gjë pretendohet se ka forcuar pozitat e saj në këto kohë është pjesëmarrja e saj në qeveri, nga ku hidhet ideja se numri i votuesve do të jetë i lartë. Ky është grepi pas të cilit kapen krerët e politikës së majtë shqiptare dhe që pretendojnë se do të marrin 120 mijë vota apo ndoshta dhe më shumë, çka do t’i garantojë fitoren Partisë Socialiste. Megjithëse situata parazgjedhore është ndërlikuar për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur së fundi, të cilat kanë tronditur mjaftueshëm imazhin e LSI-së, e jo vetëm të saj, përsëri ajo konsiderohet prej dy partive të mëdha si uji i paktë. E rëndësishme është suksesi, që si në politikë e kudo, gjithmonë ka të bëj me njohjen e kufirit të mundësive të tua. Meqenëse mundësitë për të arritur fitoren në këtë rast të Partisë Socialiste ishin të pamjaftueshme, atëherë pamjaftueshmëria kërkoi plotësimin e mundësive për të arritur qëllimin final - fitoren. Por pavarësisht planeve që bën çdo parti për të arritur fitoren, strategjive, që ndryshojnë nga ora në orë, duke lënë herë pas here pa fjalë elektoratin, fati i partive politike më 23 qershor varet nga ky i fundit si gjithmonë. Është ai që do të tregojë se bashkimi i së majtës është i drejtë apo i gabuar. Është ai që do të thotë fjalën e fundit, por të parën nga rëndësia. Është ai që do të tregojë në veproi në kohën e duhur PS-ja, në bëri zgjedhjen e duhur. Askush nuk mund ta rrëfejë më mirë këtë se 23 qershori.


20

E

«

Kulturë

ideuar si vazhdimësi e një tentative për një frymëmarrje artistike të lirë në vitin e largët e dramatik 1972, grupimi i artistëve të lirë “PranverArt” vazhdon rrugëtimin e vet… Dje, më 8 prill, në ambientet e Muzeut Historik është çelur ekspozita “PranverArt 4 – 2013”. Grupimi i “PranverArt” është ideuar si një veprimtari kombëtare, për të mundësuar ekspozimin dhe përmes tij inkurajimin dhe motivimin e krijuesve të lirë jo vetëm nga Tirana, por edhe nga qytete të tjera të vendit, është aktualisht grupimi më i madh artistik që në aktivitetet e veta ka përfshirë deri në 80 krijues, jo vetëm piktorë, por edhe skulptorë, që është një risi absolute në veprimtaritë artistike publike. Grupi organizator ka ngarkuar dy nga anëtarët e vet, Llazar Taçi - piktor dhe Maksim Bushi - skulptor, si kuratorë të veprimeve praktike në organizimin e ekspozitave. Sipas artistëve organizatorë dhe atyre pjesëmarrës në këtë aktivitet tashmë tradicional, kjo është një udhë e vështirë e plot të papritura, por e bukur dhe frymëdhënëse. Përgjatë një viti krijuesit e përbashkuar në këtë grupim punuan individualisht, siç pohojnë ata, ngulshëm, për të prurë në telajot e tyre emocione nga jeta e përditshme, mbresa nga bukuritë mahnitëse nga të katër anët e vendit tonë, të shprehura herë me realizëm elegant dhe herë me abstragime artistike, duke prurë krijime me vlera, me një larmi stilesh e zgjedhjesh estetike. “PranverArt 4 – 2013” është e katërta ekspozitë e këtij grupimi artisik, që iu shtohet si vazhdimësi tre të parave. Sipas një prej artistëve, pjesë e këtij grupi krijues, Llazar Taçi, “ekspozitat e kryen suksesshëm misionin e tyre - gjallërimin e një atmosfere artistike në kryeqytet. Gjatë vitit në vijim pati edhe zhvillime të trishta. Dy nga pjesëmarrësit e nderuar të këtij evenimenti nuk do të jenë më të pranishëm as me punimet e tyre, por as edhe fizikisht. Nuk do të jenë më as mjeshtri i penelit, i fundmi i brezit të parë të artistëve shqiptarë, i nderuari Hysen Devolli, por as edhe njeriu që rrezatonte gjithnjë energji pozitive kur ishte i pranishëm, por që tragjikisht i tha ‘jo’ vazhdimësisë së jetës së vet, i nderuari Agron Jano. Nderim për të dy!”, shprehet Taçi. Ndërkohë artistët nuk arrijnë të theksojnë se megjithatë, përgatitjet organizative të ekspozitës së re, sollën disa surpriza të këndshme. “Përveç disa krijuesve të rinj me punimet e tyre të realizuara mirë profesionalisht: Zharjon Gjeçka, Genti Proko, Eris Bushati, Orges Shijaku, etj., ekspozitës i bëri nder me praninë e vet për të parën herë edhe mjeshtri i madh i penelit shqiptar dhe pedagogu i shumë prej pjesëmarrësve të këtij evenimenti, prof. Sali Shijaku, që ende vazhdon të krijojë me një shpirt të vërtetë rinor.

Ekspozita “PRANVERART 4”,

65 artistë në Muzeun Historik

E pra, në muret e sallës së ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar, që tashmë është bërë një strehë e sigurt e këtij grupimi artistësh të lirë, qëndrojnë bindshëm pranë njera tjetrës krijime të disa brezave krijuesish, ish-pegagogë e ish-studentë, të gjithë së bashku, dikush me vrrullin e kurajon rinore e tjetri me mjeshtërinë dhe përvojën e moshës”, vijon Taçi. Janë 65 artistë, piktorë dhe skulptorë

që marrin pjesë këtë vit në ekspozitën “Pranvera…”. Sipas organizatorit Maksim Bushi, ky është grupimi më i madh artistik në vitet e fundit. Ekspozita “PranverArt 4” u krijua në vitin 2009- nga një grup krijuesish piktorë e skulptorë në kujtim të së vetmes ekspozitë me krijimtari relativisht të lirë, “Pranvera” e hapur në vitin 1972, por që pati një fat të ngjashëm me Festivalin e 11-të në RTSH. b.g

E martë 9 prill 2013 •

Energjia e pashfrytëzuar

Janë imazhe të fiksuara në fotografi, që i përkasin një bote pa sisteme rregullatore. Energjia që mbartin dhe përçojnë qeniet është ende e pakontrolluar dhe e pashfrytëzuar. Energji e pashfrytëzuar”, kështu titullohet ekspozita fotografike e artistit të ri Ergys Zhabjaku, e çelur mbrëmjen e djeshme në galerinë “Miza” në Tiranë. “Fotografia e Ergys Zhabjakut karakterizohet nga kërkimi i plasticitetit të gjuhës fotografike. Ajo nga njëra anë eksploron mundësitë shprehëse të fotografisë, duke shfaqur shpërfillje ndaj kapaciteteve teknologjike që ofron ky mjet sot dhe duke theksuar temperamentin individual artistik, ndërkohë që njëkohësisht kërkon të dokumentojë ekzistencën e formave të rezistencës ndaj strukturave urbanizuese, të cilat shfaqen në zonat rurale e suburbane”, shprehet artisti Alban Hajdinaj.

“The Incredible Burt Wonderstone”, në Tiranë Dy iluzionistë të famshëm, në kazinotë e Las Vegasit ndihen më të sigurt në famën e tyre, por në fakt nuk është kështu, sepse edhe bota e prestigjatorëve është e mbushur me po aq rivalitet sa edhe në profesionet e tjera. Skena me efekte speciale dhe aktorë të njohur që plotësojnë magjinë e një komedie të mirëpritur nga publiku i huaj siç është “The Incredible Burt Wonderstone”, komedia që fillon projeksionet e saj në kinema Millennium prej datës 9 prill. Protagonistë Steve Carell e Steve Buscemi në rolet e dy iluzionistëve dhë përballë tyre Jim Carrey, në rolin e një magjistari karizmatik të rrugës, që është tepër i vendosur për të marrë kurorën e më të mirit në skenat e Las Vegasit. Steve Carrell e Jim Carrey kthehen së bashku në ekranin e madh pas 10 vitesh që nga filmi “Bruce Almighty”. Në film interpretojnë edhe aktorë të tjerë të njohur si Alan Arkin, Olivia Wilde, James Gandolfini e Jay Mohri. Historia e filmit rrëfen për Burt Wonderstone dhe Anton Marvelton, të cilët janë dy diva të Las Vegasit, falë iluzioneve të tyre të famshme që për vite të tëra kanë mbushur plot çdo kazino. Por me kalimin e kohës që të dy kanë mësuar të urrejnë njëri-tjetrin, ndërkohë që në qytet mbërrin konkurrenca, e përfaqësuar nga i tmerrshmi Steve Gray. Lufta mes magjistarëve fillon dhe Burt është i detyruar të gjejë dashurinë e tij të vjetër, atë që e çon drejt magjisë së vërtetë. “The Incredible Burt Wonderstone”, shënon debutimin në ekranin e madh të ish-aktorit Don Scardino, që deri tani është bërë i njohur vetëm falë ekranit të vogël ku ka drejtuar episode të telenovelave të ndryshme amerikane. Komedia e Scardino-s i ka të gjithë përbërësit për të qenë një film argëtues, më shumë situatë komike, parodi dhe magji. Pas trillerit “The Prestige” dhe dramave “The Illusionist and Houdini” mungonte pikërisht kjo komedi për të mbyllur kuadrin e filmave mbi botën e prestigjatorëve të mëdhenj, të cilat në realitet i referohen David Copperfield dhe magjistarëve të tjerë të njohur. Madje Copperfield ka qenë edhe konsulent për disa nga skenat më të forta të filmit. Thuhet se David Copperfield ka rrëfyer disa nga sekretet e magjive të tij. Ndërsa personazhi i Steve Gray (Jim Carrey) është frymëzuar nga iluzionisti i njohur Criss Angel, i cili gjithashtu ka shërbyer si një konsulent në film.

“Shtëpia e Bernarda Albës” në Kavajë

TRE PIANISTE, NJË “DHURATË” PËR MËSUESEN E PARË TË PIANOS

Dhurata Lezo, Merita Rexha dhe Ina Laco për Nadjezhda Porodinin Nuk ndodh shpesh që nxënësit të kujtojnë në shenjë respekti mësuesit e tyre. Kështu tre pianistet e talentuara Dhurata Lezo, Merita Rexha dhe Ina Laco i bëjnë një dhuratë jo të zakonshme

mësueses së parë të pianos Nadjezhda Porodinit, në ditën e prezantimit të librit dedikuar mësueses së tyre. Gjashtë duar në piano ku lëshojnë tingujt e Rahmaninov entuziazmuan të pranishmit që

kishin mbushur plot e përplot sallën. Nadjezhda Porodini përshëndeti nga ana e saj me një pjesë të Shopenit. Copëzat e kujtimeve, mbresat e studenteve përzier me tingujt e pianos ishin një formë shumë e gjetur për të përmbyllur ciklin e pedagogjise në Liceun Artistik “Jordan Misja” për Nadjezhda Porodinin. Aktiviteti ishte një nismë e pianistes Dhurata Lezo, e cila jeton në Gjermani.

Pas shfaqjeve të pritura mirë në Vlorë, Shkodër, Burrel dhe Rrëshen, shfaqja “Shtëpia e Bernarda Albës” do të shfaqet nesër në Kavajë. “Shtëpia e Bernarda Albës” e regjisorit Kiço Londo, është konceptuar si “dramë e pasionit, pushtetit dhe mungesës së lirisë”. Gjashtë vajza në kërkim të pasionit erotik të ndrydhur. Një Bernardë, e obsesionuar nga konceptet e nderit dhe traditës. Një gjyshe e burgosur nga e bija. Në një ambient uji, vajzat ndjellin dëshirat seksuale. Bukuria korruptohet, sugjeron Lorka, në një ambient ku njerëzit nuk lejohen të shijojnë dhe përjetojnë pasionet e tyre. Interpretojnë aktoret: Luiza Xhuvani, Roza Anagnosti, Erjona Kakeli, Adriana Tolka, Mirela Naska, Ermira Hysaj, Esela Pysqyli dhe Klodiana Keco. Kostumografe e shfaqjes është Berina Kokona, ndërsa as/regjisor Endri Çela.


• E martë 9 prill 2013

Diana Ziu, gati simfonia e parë e një artisteje shqiptare Është e para dhe e vetmja artiste femër në Shqipëri që krijon një simfoni. Bëhet fjalë për muzikante Diana Ziu, sfida e rradhës të së cilës lidhet me krijimin e një simfonie, premiera absolute e së cilës do të mbahet nga orkestra e RTSH. Nxënësja e dikurshme e të madhit Çesk Zadeja e lidh krijimin e kësaj simfonie pikërisht me emrin e këtij artisti. “Kisha një motiv shumë të madh për ta realizuar dhe fillova punën. Kam qenë mbase dhe shumë e revoltuar që kohë më parë nuk e kisha filluar këtë punë”, shprehet Ziu, ndërsa komen-

ton se simfonia është si një lloj përmbushjeje amaneti i profesor Çeskut. “Në vitet ’77, kur kam mbaruar për kompozicion, kam mbrojtur temën me Muzikë Dhome, me kuartet harqesh, të cilat nuk ishin pak, por ishin dy-tre dhe me poemë simfonike. Kuarteti i parë që është bërë në 1977, është shkruar prej meje kur isha 20 vjeç. Kam një profesion që është i burrave, le të themi, por asnjëherë nuk kam dashur të përkëdhel veten e të them jam e veçantë se jam grua. Absolutisht. Në koshiencën time, në punën time është e njëjta

gjë sikur të isha dhe një kompozitor. Edhe pse kam punuar në gjini të ndryshme dhe në shumë aktivitete të dekadave të Majit, gjithmonë professor Çesku thoshte: Bëje një simfoni. Ulu. Sepse ishte profesor Çesku që bëri simfoninë e parë dhe që ka mbetur në repertorin tonë nacional”, rrëfen Ziu. Duket se ky moment është “pjekur” në vitin 2007, kur Ziu përjetoi një lloj revolte të madhe ndaj vetes. “U tremba, kujtova se po më ikte koha, për shumë arsye të ndryshme, se në jetë nuk është gjithmonë pranverë. Njerëzit kanë

trishtime, kanë trembje, kanë mërzitje, kanë përplasje”. Te simfonia është përpjekur të gjejë një gjuhë të re, qoftë edhe harmonikisht. “Në të tërë kohët unë kam lëvizur në shumë tonalitete të ndryshme, domethënë është bërë me shumë, është kënduar gjatë gjithë kohës unë simfoninë e kam kënduar. Dhe për mua ka qenë një gjendje e brendshme. Tani ndodhem para asaj që nuk e shpjegoj dot. Siç duket, ndoshta kam bërë diçka. Madje po them që ajo është një forcë e brendshme që më bën ta sfidoj, por nuk kam fituar”,

Dashnorja e Napoleonit

Jeta dhe pasioni i Maria Walevska-s Gruaja që dashuroi Napoleonin në fitore dhe në humbje

P

oloni, 1806. Maria, njëzet vjeçe, një grua shumë e bukur dhe e ëmbël, e parrahur me jetën dhe dashurinë, e martuar me një fisnik polak të moshuar, Anastas Valevskin. Bijë e një fisniku të rënë në luftën kundër rusëve, e adhuron vendin e saj që nga 1795a, kur u copëtua nga fuqitë kufitare, aq sa humbi edhe emrin nga harta. Napoleoni, tridhjeteshtatëvjeçar, është pushtuesi fitimtar i Evropës dhe mishërimi i heroit legjendar që do t’i rikthejë me një goditje të vetme pavarësinë Polonisë. Nën flamujt e tij bashkohen të rinjtë atdhetarë polakë që shpresojnë tek ai. Duke ndjekur rusët që tërhiqen, Bonaparti hyn në Poloni, ku pritet si Mesia. Aty takon Marien dhe bie në dashuri me shikim të parë. E tronditur dhe e joshur nga pasioni i tij, me besimin se mund ta ndihmojë vendin e vet, kontesha e re bëhet dashnorja e tij. Përfundimisht bie përhumbshëm në dashuri me të dhe dy vjet e gjysmë më vonë i dhuron një djalë. Por kjo ngjarje, megjithëse e mbush me gëzim Napoleonin, duket sikur zgjon tek ai ambicien për të krijuar një dinasti: pak më vonë divor-

cohet nga Jozefina dhe martohet me Mari Luizën, vajzën e perandorit të Austrisë. Por në këtë kohë, ylli i tij venitet. Me fushatën e Rusisë, prishjen e aleancave, vështirësitë në frontin spanjoll, në fundbetejën e Lajpcigut, detyrohet të abdikojë. Maria, pavarësisht të gjithave, i rri në krah: i shkon në ishullin e Elbës ku ka mërguar, i rri afër pas humbjes tragjike të Vaterlosë derisa niset për në Shën Elenë. Vdes tre vjet më pas. Djali i tyre Aleksandri, të cilit Valevski i ka dhënë mbiemrin, bën një karrierë të shkëlqyer nën Napoleonin III si ambasador i Francës në Londër e më pas si ministër i Jashtëm. Christine Sutherland rikrijon me saktësi dhe ndjeshmëri një moment qendror në historinë moderne, i jep jetë dhe pasion një historie të madhe dashurie dhe rindërton një personazh me sharm romanesk dhe fat tragjik, me gjithë besnikërinë e saj të palumtur ndaj burrit që ndryshoi Evropën. Christine Sutherland ka jetuar për një kohë të gjatë në Poloni dhe në Francë. Ka punuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “Reader’s Digest” pastaj për “Horizon” në Londër, ku ka vijuar veprimtarinë e saj si shkrimtare dhe autore sagash.

Ermir Abashi e Thomas Hoppe koncert me klasikët Janë dy muzikantë të njohur të skenave koncertore. Këto ditë ata kanë mbërritur në Tiranë. Njëri është vetëm 26 vjeç dhe është shqiptar, tjetri është gjerman, por luan në skena në mbarë botën. Violinisti Ermir Abeshi dhe pianisti Thomas Hoppe kanë interpretuar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, një koncert me vepra të repertorit klasik. I larguar nga Shqipëria në moshën 10-vjeçare ku mori mësimet e para në violin, Abeshi rikthehet në atdhe tashmë me eksperiencën e një muzikanti profesionist. “Jam shumë i kënaqur sepse është gjithmonë e bukur ndjenja të kthehesh në shtëpi. Zgjodha programin duke pasur parasysh

që publiku shqiptar duhet të ketë program special. Zgjodha një program komplet muzike dhome që prek periudha historike të ndryshme”, është shprehur violinisti Abeshi. Ndërsa për pianistin Hoppe: “Muzika e mirë është e mirë në të gjitha skenat. Pavarësisht ku luajmë ne duam të sjellim pjesët më të bukura dhe jemi të bindur se do të pëlqejnë edhe publikut shqiptar”. Koncerti i virtuozëve solli Brahms, Shubert, Grieg, Oistrak apo Ravel. Të dy artistët janë vlerësuar më çmime në disa konkurse në Evropë dhe Shetet e Bashkura. Ata vazhdojnë të korrin suksese me orekstra dhe bashkëpunime artistësh të njohur të momentit.

Kulturë

shpjegon Ziu. Ajo rrëfen diçka edhe për kohën kur ka qenë vajzë e vogël e kur me mikeshat e saj, mes të cilave Zana Turku dhe Yllka Mujo shkonin në

»

21

Pallatin e Pionierit, ku ka marrë mësimet e para të muzikës nga profesor Robert Radoja. “Aty u rritëm dhe filluam të dëgjonim muzikë, të këndonim në kor”.

MBYLLET

“Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare” Qendra e Kulturës Shqiptare, në bashkëpunim me ambasadën e Shqipërisë në Itali dhe Bashkinë e Torinos organizuan nga data 4 deri më 6 Prill një seri veprimtarish kushtuar kulturës, artit dhe trashëgimisë së vendit tonë, me rastin e mbylljes së ekspozitës “Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”, që u zhvillua në Torino nga 24 Janari më 7 Prill 2013. Në qendër të veprimtarive ishte konferenca përmbyllëse kushtuar ekspozitës, e organizuar në bashkëpunim me Muzeun Arkeologjik të Torinos, e cila u mbajt nga arkeologu i mirënjohur, profesor Neritan Ceka, ambasadori i ri i Shqipërisë në Itali. Prof. Ceka i paraqiti publikut të kualifikuar torinez një udhëtim përgjatë rrugës antike Egnatia, ku ndërthureshin në lashtësi qytetërimi grek dhe ai i popullësisë ilire. Ambasadori Ceka mori pjesë edhe në paraqitjen e filmit dokumentar “Anija”, të regjizorit Roland Sejko, gjithashtu i pranishëm, kushtuar “eksodit” të shqiptarëve drejt Italisë në vitet ’90-të, si edhe në prezantimin e librit të antropologut torinez Francesco Vietti, “Hotel Albania”, që trajton temën e potencialit të madh turistik të Shqipërisë. Gjatë vizitës së tij në Torino, ai zhvilloi gjithashtu disa takime me përfaqësues të institucioneve vendore, të interesuara të zhvillojnë më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit me Shqipërinë. Ekspozita “Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare” u organizua me rastin e njëqind vjetorit të Pavarësisë, nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Kulturës e Shqipërisë, në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Romë dhe ministritë homologe në vendin fqinj. Ekspozita u paraqit në mjediset e Muzeut të Artit Antik në Palazzo Madama, në Torino. Objektet e ekspozuara, - ndër të cilat bënin pjesë disa prej veprave më të njohura e më të rëndësishme të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore si “Koka e Apolonit”, e njohur për vite me rradhë si “Dea e Butrintit”, “Epitafi i Gllavenicës” dhe një përzgjedhje e pikturave ikonografike të mjeshtrit të madh shqiptar, Onufrit, - i ofruan publikut torinez një udhëtim emocionues në kohë dhe hapësirë, nga epoka parahistorike deri në mesjetën e vonë. Ekspozita u prit me mjaft interes nga publiku torinez, çka dëshmohet edhe nga numri i lartë i vizitorëve, rreth 35 mijë. Për organizatorët, ajo përfaqësoi jo vetëm një veprimtari kulturore të nivelit të lartë, por edhe një përpjekje të suksesshme për të afruar më shumë, përmes kulturës, dy vendet tona. Emocion të veçantë ekspozita ka sjellë edhe në bashkësinë e madhe shqiptare që jeton tashmë prej vitesh në Torino dhe në rajonin e Piemontit. Shqiptarët e këtij territori, në mënyrë të veçantë fëmijët e emigrantëve, që kanë ardhur këtu në moshë të vogël bashkë me familjet dhe e njohin fare pak vendin e tyre te origjinës kanë pasur kështu mundësinë të njihen përmes ekspozitës me tiparet karakteristike të qytetërimit në trojet shqiptare dhe të mësojnë shumë gjëra të reja për historinë e vendit të tyre. Ndër vizitorët e shumtë të ekspozitës nuk kanë munguar personalitete të jetës publike të Italisë, si kryetari i Bashkisë së Torinos Piero Fassino, apo ish-kryeministri Massimo D’Alema, të cilët kanë qënë ndër të parët që janë njohur me thesaret shqiptare të ekspozuara dhe kanë shprehur vlerësimin e tyre të lartë. Ndërkaq, ekspozitën e ka vizituar edhe një personazh i njohur i botës së sportit, trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.


22

« hitech

Biblioteka Britanike synon të arkivojë miliarda uebfaqe British Library ka vendosur që të fillojë projektin e një arkivimi masiv të një milion uebfaqeve nga domeinet lokale (.uk) duke filluar nga data 6 prill. Projekti arkivues është synuar që të rezervojë regjistrimet dixhitale për brezat e ardhshëm dhe përfshin gjithashtu edhe përditësimet publike në “Facebook” dhe cicërimat publike. Ai përfshin gjithashtu edicionet e gazetave të formatit si libër elektronik dhe për “iPad” në mesin e formateve të tjera, që po ashtu mbështeten. Regjistrimet dixhitale do të rezervohen gjatë gjashtë bibliotekave në Britani të Madhe dhe Irlandë. Projekti synon që të kapë disa pjesë të jetës nga ajo e tanishme dhe ta ketë të gatshme që ta paraqes në të ardhmen. Lucie Burgess, që është drejtoreshë e strategjisë në bibliotekë, beson shumë nga ngjarjet e tanishme kanë kaluar pa ndonjë përpjekje për t’i kapur ato. Biblioteka Britanike do të provojë të identifikojë edhe faqet britanike që kanë domeinet.org dhe .com, po ashtu dhe informacioni që është në dispozicion publikisht do të arkivohet. Lexuesit në njërën nga këto biblioteka që merr pjesë në projekt do të jetë në gjendje që të ketë qasje në të dhëna. Sipas bibliotekës, projekti për arkivim dixhital kërkon që të kopjojë arkivat ekzistues për çështje printimi, por derisa e dyta po ashtu do të mund të arkivonte 750 milionë faqe në 300 vjet, ajo dixhitale do të përfshijë një miliard uebfaqe në një vit

WSJ: “Yahoo” në bisedime për blerjen e faqes “Dailymotion” Gazeta e famshme “Wall Street Journal” raporton se “Yahoo” ka filluar bisedimet për blerjen e faqes së videove online “Dailymotion”, një nga më populloret e këtij lloji në internet. Nëse ky raportim është i saktë, atëherë do të jetë një nga hapat më të mëdhenj që prej ardhjes së Marissa Mayer si CEO e kompanisë në korrik të vitit të kaluar. “Yahoo” thuhet se po tenton të blejë 75% të “Dailymotion”, që zotërohet nga firma franceze e telekomunikimit “Telecom-Orange”. “Dailymotion” mund të vlerësohet në rreth 300 milionë $, sipas artikullit të publikuar në WSJ, e cila thekson se marrëveshja mund edhe të mos ndodhë. “Për momentin nuk mund të japim asnjë konfirmim, përgënjeshtrim apo koment mbi këto spekulime”, - deklaroi drejtori i menaxhimit të §Dailymotion” Roland Hamilton. Ndërsa vetë “Yahoo” dhe “Telecom-Orange” refuzuan të komentonin lidhur me çështjen. “Telecom-Orange” e bleu “Dailymotion” për 170 milionë $ në janar. Pjesa e editorialit dhe menaxhimit operojnë të pavarura nga francezja “Telecom-Orange”. “Dailymotion” renditet si faqja me numër 12 në videot online, sipas firmës “comScore”. Po sipas saj, “Dailymotion” ka 116 milionë vizitorë unikë në muaj. “YouTube”, që zotërohet nga “Google”, është portali numër një në botë për video online. Nëse “Yahoo” blen “Dailymotion”, atëherë kjo do të jetë lëvizja më e madhe e kompjuterike.

E martë 9 prill 2013 •

HTC do të jetë telefoni i parë i integruar me “Facebook”

doshta nuk është telefoni i shumëpritur që kishin menduar të gjithë se do të lançonte “Facebook”-u, por smartfoni i fundit nga HTC do të jetë shumë afër kësaj ideje. Telefoni do të funksionojë me “Home”, aplikacionin e ri të “Facebook”-ut që sjell fotot, komentet dhe përditësimet e statuseve nga rrjeti social tek ekrani kryesor i pajisjes. Integrimi

shkon përtej kësaj, duke u bërë ndërfaqja e përcaktuar e gjithë telefonit. Për shembull, “App Launcher” ofron një ndërfaqe për të gjitha aplikacionet në telefon nga brenda mjedisit të “Facebook”-ut. Kjo do të thotë më shumë mundësi, se përdoruesit nuk do të kenë nevojë të kalojnë mes ndërfaqes bazë të Androidit. Integrimi i ri me chat bën që mesazhet të shfaqen në formë pop-up në ekran, madje edhe mbi aplikacionin që është duke u përdorur. “Facebook”-u ka filluar bashkëpunimin me disa prodhues telefonash dhe me sa duket HTC do të jetë i pari. “Është një mundësi mjaft e mirë për të sjellë pjesën mobile dhe atë sociale në një vend të vetëm”, - u shpreh Peter Chou, CEO i HTC. “Është telefoni më i fundit social.” “HTC First” do të jetë i disponueshëm fillimisht në SHBA përmes kompanisë telefonike AT&T duke filluar nga 12 prilli për 100 $. Po ta shohësh me kujdes, ai është thjesht një smartfon standard Android. Punon me Android 4.1 Jelly Bean, ka ekran 4.3-inç dhe procesor Qualcomm Snapdragon. Përdoruesit e telefonave të tjerë (HTC One X, HTC One X+, Samsung Galaxy S III dhe Samsung Galaxy Note II) do të kenë mundësi ta marrin “Facebook Home” si aplikacion nga “Google Play Store” duke filluar nga data 12 prill.

“iPhone 5” merr më tepër vëmendje se “Galaxy S4”

ërveç gara për ofrim të veçorive sa më të shumta prodhuesit e “iPhone 5” dhe “Samsung Galaxy P S4” mund të garojnë edhe sa i përket fitimit të popullaritetit më të madh te përdoruesit. Ata zgjedhin forma të ndryshme për t’i paraqitur prodhimet e tyre, për të tërhequr më tepër vëmendje, e kështu të sigurojnë më tepër fitime. Sido që të jetë, sa u përket veçorive që i ofrojnë, qofshin ato softuerike, qofshin harduerike, “iPhone 5” ishte temë pesëfish më shumë e cicërimave që ishin postuar në rrjetin shoqëror “Twitter” gjatë muajit të parë që kur ishte lëshuar në krahasim me produktin e “Samsung Galaxy S4”. Ky përfundim ka ardhur nga një analizë e kryer nga analisti i Piper Jaffray, Gene Munster. Munster beson që analizat e bëra nga “Investing Analytics” tregojnë që “iPhone” vazhdon të jetë smartfoni më i popullarizuar. “iPhone vazhdon të mbajë më tepër joshje masive me konsumatorë”, - tha Munster. “Sipas të dhënave nga ‘Investing Analytics’, në ditën dhe pas ditës së lëshimit të iPhone 5, rreth 2.4 milionë cicërima në total për telefonin ishin bërë.” “Në krahasim, ‘Galaxy S4’ kishte 440,000 cicërima në total në të njëjtën periudhë (ditën e lëshimit dhe një ditë më pas),” vazhdoi ai. “Ne besojmë që kjo demonstron që derisa interesimi në ‘Galaxy S4’ është në rritje, ‘Apple’ vazhdon të mbajë një udhëheqje të dukshme si smartfoni me joshjen më të gjerë tek konsumatorët.”

“Panasonic” po mendon të dalë nga tregu i televizorëve plazma

e “Panasonic” po mendojnë të tërhiqen nga tregu i televizorëve plazma si pjesë e strategJjisëaponezët së tyre për reduktimin e sektorit të televizorëve,

Bill Gates dhe Paul Allen

ribëjnë foton 32-vjeçare

rijuesit e “Microsoft”-it Bill Gates dhe Paul Alled pozuan për një foto ikonike, K e cila ishte e njëjta me atë të 32 vjetve më parë, në të cilën ishin pranë njëritjetrit dhe të rrethuar nga kompjuterë të teknologjisë së fundit për atë kohë. Shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë kur fotoja u shkrep në vitin 1981, duke kaluar nga IBM 5150, që përdorin MS-DOS 1.0 në ultrabooket touchscreen,

që shfrytëzojnë Windows 8. Gjithsesi, burrat janë po të njëjtët, vetëm më të pasur. Allen e postoi foton në llogarinë e tij në “Twitter”, duke shtuar nostalgjinë që kishte për atë kohë. Fotoja e dytë është bërë në “Computer Museum Seattle” në Uashington dhe përdoren të njëjta modele kompjuterësh të tri dekadave më parë. I vetmi ndryshim nga dy fotot janë dy “protagonistët”, të cilët janë plakur.

veprim ky që pritet të gjykohet se do të shtrihet në tre vjetët në vijim të vitit të ardhshëm fiskal. Raportimet vijnë nga gazeta “Nikei”. Prodhuesit e pajisjeve elektronike gjenden prej disa kohësh në vështirësi. Ata kanë shitur asete gjatë muajve të fundit, përfshi këtu pasuri të patundshme, për të forcuar pozicionin e tyre financuar. Sektori i televizorëve në “Panasonic”, i cili gjeneronte shitje mbi një trilion jenë (10.5 miliardë $) në kulmin e periudhës 2009/2010, parashikohet se do të fitojë më pak se gjysmën e kësaj sasie më 2015-2016, shkruan gazeta pa cituar asnjë burim lidhur me këto deklarata. “Kemi marrë në konsideratë një numër opsionesh lidhur me sektorin e televizorëve, por për momentin nuk është vendosur asgjë”, - u shpreh një zëdhënës i kompanisë. Deri në vitin fiskal 2014 vendi më i madh i prodhimit të televizorëve “Panasonic” gjendet në Amagaskai në perëndim të Japonisë. Kompania ka ngadalësuar zhvillimin e televizorëve plazma dhe ka vendosur se operimi si në tregun e plazmave, ashtu edhe në atë të LCD-ve do të ishte inefiçent, veçanërisht në Japoni, kur tregu i televizorëve të sheshtë po tkurret, përfundon gazeta.


SPORT • E martë 9 prill 2013

TOTI SHPËTON DERBIN Nuk ka fitues në derbin e Romës. Pas gjashtë vitesh sfida midis Romës dhe Lacios është mbyllur në barazim 1 : 1. Një rezultat që nuk i ka pëlqyer aspak Romës, e cila për më shumë se 30 minuta ka qenë në avantazh numerik pas kartonit të kuq të Biavas. Derbi në 45 minutat e para ka folur për Lacion, e cila ka kaluar në avantazh me një supergol të Hernandez me një gjuajtje nga distanca në minutën e 16-të. Pas këtij goli Lacio ka krijuar

Lionel Mesi ka marrë pjesë në një sfidë mjaft të veçantë kundër një portieri-robot. Sfida në gjuajtjet e penalltive ka qenë pjesë e një emisioni televiziv japonez, me argjentinasin që fillimisht ka dështuar në dy gjuajtjet e para nga pika e bardhe përballë makinerisë, ndërsa më pas ka gjetur mënyrën për t’i shënuar në dy gjuajtjet e tjera, duke treguar se jo rastësisht cilësohet futbollisti më i mirë në botë.

Baloteli rrezikon edhe Juventusin

T

rajneri i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo i ka kërkuar kujdes maksimal të besuarve të tij për takimin e kthimit në Ligën e kampioneve sonte në mbrëmje përballë Galatasarajit. Pavarësisht se kampionët e Spanjës vijnë në këtë ndeshje me avantazhin e pastër 3:0 të akumuluar nga ndeshja e parë, Murinjo preferon të mbajë me këmbë në tokë të tijtë. “Kam parë një video kur një skuadër ka fituar ndeshjen e parë 3:0 dhe në ndeshjen e dytë është mundur 0:3. Ndaj unë shkoj me idenë se fitorja 3:0 në ndeshjen e parë në Madrid nuk është një garanci e plotë për ne se do të shkojmë në gjysmëfinale. Ne jemi të përgatitur seriozisht për këtë ndeshje, sepse vetëm kështu mund të ecim përpara”- ka thënë Murinjo.

Dëmtimi i Pepes “Ai ka pasur një problem muskulor në ndeshjen kundër Levantes dhe është në dyshim. Çdo gjë do ta vendosim para ndeshjes, por nëse Pepe nuk ia del do të jetë Albiol që

Partizani feston me zemër në dorë

Ngre siparin Kampionatit Evropian i Peshëngritjes

mund ta zëvendësojë.” Higuain apo Benzema... “Unë e kam vendosur se kush do të luajë por nuk kam ndër mend t’iu bëj të ditur emrin. Të dy janë në gjendje, të dy shënuan kundër Gallatasarajit, ndërsa Higuain ka shënuar një tjetër gol të shkëlqyer në kampionat ndaj Levantes.”

Drogba: Te Gallatasaraji si në Marsejë Sulmuesi i Gallatasarajit, Diedi Drogba gjatë një interviste për portalin online të UEFA-s ka deklaruar se klubi turk i përmbush ambiciet e tij. “Kam një marrëdhënie të veçantë me Ligën e Kampioneve. Është trofe që mu desh shumë kohë për ta fituar, ndaj tani që jam

kthyer të luaj sërish në Champions kjo është diçka e bukur për mua. Unë kam ardhur në një klub ambicioz dhe që ka një projekt afatgjatë, ku synon fitimin e Ligës së Kampioneve. Mendoj se kam bërë një zgjedhje shumë të mirë, pasi këtu kam gjetur sërish pasionin që kam jetuar në Marsejë”- ka thënë Drogba.

Morati: Nuk i besojmë më gjyqtarëve Presidenti i Interit, Masimo Morati, është shprehur se ai dhe skuadra e tij nuk i besojnë më gjykimeve të gjyqtarëve. Sipas tij, zikaltërit janë penalizuar shumë nga vendimet e gabuara të gjyqtarëve, që nëse do të ishin të rregullta, do të ishim shumë më lartë. “Penalltia kundër nesh nuk ekzistonte, nuk i besoj gabimeve në mirëbesim. Një penallti e tillë të kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

Mario Baloteli rrezikon të mos luajë edhe me Juventusin në kampionat pas dy javësh. SuperMario, i cili do të mungojë në sfidën e radhës kundër Napolit, për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, është i rrezikuar nga provat televizive. Në fundin e takimit kundër Fiorentinës, Baloteli nuk i ka mbajtur nervat për shkak të barazimit me Fiorentinën dhe në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjeve ka sharë gjyqtarin që ka qenë pas portës dhe ka akorduar penalltinë e parë në dëm të Ljajiç. Nëse Komisioni i Disiplinës do ta marr në konsideratë këtë fakt, mund të skualifikoj Balotelin më shumë se një ndeshje, çka do të thotë se ai nuk do të jetë në dispozicion për sfidën kundër Juventusit.

Partizani dhe Mamurrasi kanë luajtur mes tyre ndeshjen përmbyllëse të javës së 24-t, e cila është përshkruar nga emocione të forta dhe përmbysje dramatike. Të kuqtë e panë veten me dy gola në avantazh, por më pas janë barazuar dhe vetëm pak minuta nga përfundimi i lojës, kanë arritur të marrin tri pikë tepër të çmuara, falë golit t ë Lalës. Fatmirësisht skuadrës së Hasan Likës i ka buzëqeshur fitorja “in extremis”, sepse në të kundërt nuk do t’i kënaqte dot tifozët e vet të zjarrtë, as ta përligjte mundimin e drejtuesve për ta zhvilluar ndeshjen me Mamurrasin nën dritën e prozhektorëve të “Qemal Stafës”. Kështu në një terren mjaft të rënduar, ku një ditë më parë kishte luajtur Tirana me Skënderbeun, Partizani ka marrë një fitore të mundimshme 3-2, teksa Malo ka realizuar një dopietë. Me këtë sukses të radhës, të kuqtë kryeqytetas e shohin veten në kuotën e 47 pikëve, pesë më shumë se liqenorët, ndërsa Mamurrasi mbetet i katërti me 39 pikë.

Trajneri i Realit të Madridit, nuk i beson turqve dhe ka kërkuar përkushtim maksimal në ndeshjen sonte në mbrëmje në Stamboll

E ardhmja “E ardhmja ime nuk varet nga fakti nëse fitoj apo jo Ligën e Kampioneve.”

23

Mesi barazon me robotin!

edhe disa raste të tjera, por janë ndalur nga Stekelenburg. Në pjesën e dytë Roma është futur me një mentalitet tjetër në fushë, por gjithsesi Lacio ka fituar një penallti, të cilën e ka humbur Hernanes. Roma ka marr zemër pas këtij rasti të humbur dhe në minutën e 57-të ka barazuar me anë të Totit me anë të një penalltie. Në minutat e mbetura Roma ka sulmuar, por nuk ka përfituar nga epërsia numerike për të fituar derbin.

Murinjo: 3:0 s’është garanci, e ardhmja ime s’varet nga Champions

Kasijas “Saki ka thënë se Kasijas nuk është stërvitur mirë? E kaluara nuk më intereson shumë, më intereson më shumë e tashmja dhe e ardhmja. Sa i përket të ardhmes, Kasijas po stërvitet mjaft mirë. Madje jo mirë, por shumë mirë dhe kjo është e mirë jo vetëm për të por edhe për Realin. Megjithatë do të thoja se nëse e ndjen veten të paprekshëm mund edhe të luash pa u stërvitur mirë.”

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

ndryshon ndeshjen. Është e padrejtë të krijosh kushtet që skuadra ta ndjejë veten sikur nuk merret në konsideratë. Janë 21 ndeshje radhazi që ne nuk marrim një penallti. Nga ana statistikore mendoj se është e pamundur që të mos kenë ekzistuar episode në zonë ku mund të përfitonim një penallti në 21 ndeshje. Kjo është absurde”,- mbylli Morati.

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Kampionati Evropian i Peshëngritjes për të rritur, e para veprimtari e kësaj përmase që po mbahet në vendin tonë, ka ngritur siparin të hënën me ceremoninë e hapjes, që është zhvilluar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Në këtë ceremoni të thjeshtë, të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin e dytë të Televizionit Shqiptar, është ndërthurur ana protokollare me spektaklin, duke ofruar një buqetë muzikore dhe vallesh folklorike dhe moderne. Duke iu uruar mirëseardhjen në këtë Evropian sportistëve dhe pjesëmarrësve të tjerë nga kontinenti i vjetër, Ministri Zhiti ka përfituar nga rasti që të nxjerrë në pah edhe domethënien e madhe që ky kampionat madhor ka për qeverinë shqiptare, kujdesin dhe mbështetjen që ka dhënë për sportin shqiptar, veçanërisht për peshëngritjen, duke e konsideruar këtë veprimtari si një nxitje të frymës së bashkëpunimit në nivel evropian dhe atë botëror. Në përshëndetjen e tij, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, e cilësoi si historik zhvillimin e këtij kampionati në Shqipëri, duke shprehur bindjen se ai do të jetë një sukses, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë organizativ. Ndërsa kreu i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Urso, ka falënderuar gatishmërinë e Shqipërisë për ta mirëpritur dhe organizuar me sukses këtë veprimtari madhore, sidomos duke pasur parasysh kohën shumë të shkurtër në dispozicion.

Skënderbeu zyrtarizon përjashtimin e Bekim Kulit Skënderbeu sjell shkresën, përjashtim dhe 2000 euro gjobë për Bekim Kulin. Ishte folur gjatë në media për një përjashtim të Kulit nga Skënderbeu. Zyrtarisht dje në FSHF ka mbërritur një shpresë nga klubi korçar ku përcakton statusin e futbollistit në fjalë. Në shkresën që është depozituar në sektorin garave, Kuli është përjashtuar nga Skënderbeu deri në një vendim të dytë si dhe është gjobitur me 2000 euro nga presidenca korçare.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E martë 9 prill 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.