21 janari, kocollari, gosip

Page 1

»9

Afrohen të rinjtë e të lëkundurit

LSI kërkon më shumë mbështetës në qarkun e Beratit E premte

8 shkurt 2013

Viti IX, Nr. 2892 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Luftë dhe besim

Rregulla të reja për ndryshimin e universitetit Tibeti, origjina mitike» Transferimi nga rrethet. Ndryshojnë procedurat dhe dokumentet që do të duhet të dorëzohen. Afatet e aplikimeve »5

e vendit të murgjve, 14 legjendat dhe mbrojtja

“21 janari” Gardistët dalin të pafajshëm »2-3-4

Legalizimet

Skema e pagimit me letra me vlerë, brenda e jashtë qytetit

Reagon SHBA: U minua besimi te e drejtësia shqiptar

ës Replikat e opozit cës an në bojkotin e se parlamentare

itje Prokuroria në pr , të vendimit zyrtar më pas apelimi

Afatet për pagesën e faturës pas miratimit të emrave nga ALUIZNI. Rimbursimi edhe pasi të jetë shlyer më parë detyrimi

»7

irakli koÇollari

Ali Pasha pakt me Carin e Rusisë për krijimin e shtetit shqiptar Ish-kreu i SHISH zbardh dokumentet e reja. Pashai dinte të shkruante. Gjatë komunizmit nuk ishte vetëm Kim Filbi spiun »17 Gossip

Gjyste Vulaj

Lind Besarti, fëmija i 2-të

• Dafina imiton veshjet dhe sjelljet e Rihanna-s • Agnesa Vuthaj e magjishme me fotot e reja • Afërdita Dreshaj ndihet si “bushtër” »12-13

PS akuzë për shitjen e minierës

»6

METE: Gjoba ndaj ACR është pezull, shkak rimbursimi i TVSH Edi Rama/ Intervista

Platforma fiskale dhe ajo e sjelljes me biznesin Rama: Takime informale me biznesmenët, pasi kanë frikë se sulmohen. Ringritje e drejtësisë për garancinë e jetesës »4-5

Opinion Nga Luan Kurti

Poli i tretë, pikëpyetje dhe shpresa »10 Nga Nebil Çika

“21 janari”, suksesi dhe dështimi »10 i drejtësisë


02

« aktualitet

E premte 8 shkurt 2013 •

Arsyetimi i gjykatës: Prokuroria nuk vërtetoi vrasjen në rrethana cilësuese Mariglen Mulla Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe vartësi i tij Agim Llupo, nuk kanë qëlluar për të vrarë demonstrues më 21 janar 2011, ndaj shpallen të pafajshëm. Ky ishte vendimi i gjykatës së Tiranës, ku trupa gjyqësore me gjyqtarë Besnik Hoxhën, Ardiana Beren dhe Arjana Cacon e rrëzuan akuzën e Prokurorisë së Tiranës për vrasjen e Faik Myrtajt, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës, si qartësisht të paprovuar se ka ndodhur me dashje, ndërsa Garda atë ditë, sipas Gjykatës Penale, ka kryer mbrojtjen e institucioneve dhe mbrojtjen e nevojshme. Gjyqtari Besnik Hoxha deklaroi në sallë se nuk mundet të ngrejë një akuzë të re, për aq kohë sa për të nuk është hetuar nga Prokuroria. Vendimi i tre pafajësive, së bashku me deklarimin si i pafajshëm edhe për Margarit Kumen, u prit me duartrokitje nga familjarë dhe miq të gardistëve, ndërsa ka pasur pakënaqësi nga familjarët e viktimave. Një reagim të ashpër pati edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Edhe avokatët e Prendit dhe Llupos, reaguan për vendimin e gjykatës, ndërsa Prokuroria deklaroi zyrtarisht se do të pritet zbardhja e vendimit dhe më pas do merren hapat konkretë, duke lënë të kuptohet ndonjë ankimim i mundshëm në Apel, përderisa ajo vetë kishte kërkuar 23 vjet burg për Prendin dhe 25 vjet burg për Llupon. Pak pas vendimit të gjykatës, gardisti Agim Llupo, që prej 2 vitesh po qendron prapa hekurave, ka lënë qelinë. Formulimi i pafajësisë Gjyqtari Besnik Hoxha tha se “Akuza e ngritur nga Prokuroria në ngarkim të dy të pandehurve nuk qëndron, duke pasur parasysh edhe institutin e mbrojtjes së nevojshme, detyrimet ligjore të Gardës së Republikës për mbrojtjen e institucioneve dhe personaliteteve zyrtare që kanë në mbrojtje. Si përfundim Gjykata vendosi: deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ndrea Prendi, për veprën penale të vrasjes me dashje të kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, parashikuar nga neni 79, gërma ë; e Kodit Penal, heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie ndaj këtij të pandehuri; deklarim të pafajshëm të të pandehurit Agim Llupo për veprën penale të vrasjes me dashje në rrethana të tjera cilësuese, të kryer ndaj dy ose më shumë personave, të parashikuar nga nenin 79, gërma dh; e Kodit Penal, urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm; deklarimin e pafajshëm të shtetasit Margarit Kume”. Krahasimi me Xhenovan Një ndër pikat e referimit që u shpallën ne dispozitiv ishte edhe vendimi i Strasurgut për pafajësinë e një polici, i cili vrau nje protestues në Xhenova gjatë vitit 2001, në protestat kundër takimit të G8. Gjyqtari Hoxha argumentoi se “Gjykata, në referencë të vendimeve të

Gjykata vendos: Ndrea Prendi e Llupo të pafajshëm, mbrojtën institucionet Reagimi i familjarëve të viktimave Pas vendimit të gjykatës së Tiranës, Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj, demomstruesit të vrarë më 21 janar deklaroi se “Vendimi ishte diçka që e prisja, se përderisa Kryeministri dha urdhër të vriteshin katër vetë, normalisht që më vonë do t’i mbulonte. Por zoti Kryeministër nuk ka marrë një gjë parasysh, ndoshta çdo gjë i mbulon mirë me gjykatën dhe me njerëzit e tij, por nuk ka mbuluar një diçka akoma. Me fiset e këtyre personave çdo bëjë? Do t’i zhduki të tërë? Mirë mua mund të më zhdukë se unë një jam, po fisit tim çdo i bëjë? Se

tradita e vjetër thotë që gjaku lahet me gjak dhe jo me lek siç është mësuar zoti Kryeministër. Ç’lidhje kemi ne më drejtësinë, me këtë Kryeministër që kemi ne s’mund të ketë drejtësi. Ne ndjehemi si të varrosur për së gjalli. Ndërkaq, xhaxhai i Ziver Veizit, Caush Veizi deklaroi se “Ne nuk është se prisnim ndonjë çudi nga kjo qeveri, por jo dhe një dënim të tillë. Të më vrasin vëllain me duar në xhepa në trotuar, nuk e fal. Kjo gjë na shpie që të kërkojmë vetëgjykim. Do ankohemi në çdo vend, kudo që të gjejmë prova, por jo sot se nuk shohim drejtësi”.

Reagimi i avokatëve Genc Gjokutaj, avokat i Ndrea Prendit, pas vendimit tha se “Drejtësia foli. Është një ditë vërtet e madhe, jo personalisht për gjeneral Ndrea Prendin, por është një ditë e madhe, e cila shënoi që përfundimisht në Shqipëri nuk preken institucionet”. Ndërkaq, Besnik Cerekja, avokat i Agim Llupos tha se “Sot gjykata shpalli vendimin ndaj të akuzuarve të datës 21 janar, vendim i cili nuk ka nevojë për koment. Ajo që unë shpresoj dhe besoj që ky të jetë një gur themeli i atij muri të lartë që drejtësia me reformat e saj duhet të ndërtojë”.

Reagimi i Prokurorisë Reagimi Prokurorisë së Përgjithshme për vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila vendosi të shpallë të pafajshëm dy të pandehurit e ngjarjeve të 21 janarit, Agim Llupon dhe Ndrea Prendin ishte i shkurtë dhe i qartë. Zyrtarisht, Prokuroria deklaroi se “Do presim vendimin e zbardhur. Do ndërmarrim hapa të mëtejshëm pas zbardhjes së vendimit”. Kësisoj lihet vend për të arsyetuar se Prokuroria mund ta ankimojë çështjen në Gjykatën e Apelit të Tiranës, për të kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës.

Kronologjia, hapat e Prokurorisë

Rrjedha e ngjarjeve më 21 janar, nga dhuna te vrasjet dhe hetimet

Prendi lë “arrestin shtëpiak”, Llupo del nga qelia Sapo, trupa gjyqësore u largua, salla e gjykatës u kthye në vendtakim mes oficerëve të Gardës dhe ish-eprorit të tyre, gjeneralit Ndrea Prendi. Ish-shefi i Gardës, Ndrea Prendi, ka qëndruar në “arrest shtëpiak” në një apartament në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë. Prokuroria ka dërguar urdhrin për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Prendin. Ish-gardisti Agim Llupo, i akuzuar për vrasjen e 2 demonstruesve të

21 janarit, ka lënë qelitë e paraburgimit, rreth 5 orë pas dhënies së vendimit të gjykatës. Llupo ka dalë nga burgu rreth orës 16:00 dhe është futur menjëherë në një makinë me xhama të zinj duke mos pranuar të japë asnjë prononcim për mediat. Jashtë ambienteve të paraburgimit është vënë re prania e shumë gardistëve, të cilët kanë pritur lirimin e tij. Dje u mbushën plot 2 vjet që kur gardistit Agim Llupo i janë vënë prangat.

Vrasja e demonstruesit në Xhenova, argumentet e gjykatës së Strasburgut Në korrik të vitit 2001 në Xhenova të Italisë, gjatë takimit të G8, tri karabinierë ishin bllokuar në xhip dhe po sulmoheshin nga demonstrues të armatosur me gurë, shkopa dhe shula hekuri, të cilët godisnin me forcë makinën. Një prej karabinierëve, i mbledhur kruspull në pjesën e pasme të xhipit, i plagosur, pre e panikut, duke u mbrojtur nga njëra anë me një mburojë u ka bërtitur demonstruesve që të iknin, se do t’i vriste. Kështu, Mario Placanica nxori Berettën e tij 9mm, e drejtoi drejt xhamit të pasëm të mjetit të thyer copash dhe shtiu dy herë. Plumbi i parë kapi protestuesin Carlo Giulianin në fytyrë, poshtë syrit të majtë dhe e plagosi rëndë dhe ra pranë rrotës së pasme të majtë të mjetit. Pak më pas, Filippo Cavataio drejtuesi i mjetit, arriti të rinisej e, për t’u çliruar, eci me marshin indietro, duke kaluar kështu mbi trupin e Carlo Giuliani-t. Futi marshin e parë dhe kaloi për herë të dytë mbi trupin e Carlo Giuliani-t, duke u larguar. Gjykata e Strasburgut argumentoi se karabinirët ishin efektivisht të ekspozuar ndaj një rreziku imediat dhe serioz për humbjen e jetës, apo për marrjen e plagëve të rënda.

Kolegjeve të Bashkuara, nuk mund të krijojë një akuzë të re për të pandehurit tej dhe fakteve dhe pretendimit të parashtruar nga organi i akuzës, për të cilat nuk është hetuar nga ky organ. Në këto kushte gjykata, me anë të këtij vendimi i përgjigjet akuzës së ngritur dhe faktit nëse provohet ose jo. Gjykata nuk mund të shprehet edhe për faktin e pahetuar nga Prokuroria për këta dy të pandehur. Gjykata, së dyti, në marrjen e këtij vendimi ka parasysh vendimin në datë 25/8/2009, së gjykatës së Strasburgut kundrejt Italisë dhe jurisprundencën e kësaj gjykate në zbatim të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe veçanërisht nenit dy të saj, e drejta e jetës. Gjykata sqaron se jurisprundenca e Gjykatës së Stasburgut është bazë ligjore dhe e detyrueshme për gjykatën shqiptare në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë”.

Mëngjesi i 21 janarit të vitit 2011 erdhi më i egër se zakonisht, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u shfaq një turmë prej mijëra demonstruesish, që ishin thirrur nga kryesocialisti Edi Rama. Një natë më parë në television Rama përmendi fjalën kufoma, ndërsa të nesërmen vdiqën 4 persona. Në fillim turmës i printe vetë Edi Rama, porse ai u shkëput, për t’u ngjitur lart te dy kullat, bashkë me disa deputetë të tjerë, ndërsa kolegët e mbetur ishin ende mes turmës. Ngjarjet e dhunshme morën rrjedha dramatike në mesditë, ku gurët, shkopinjtë, pllakat e bombat Molotov nuk rreshtnin drejt policëve dhe gardistëve, lëshuar nga 200 persona, prej mijërave që ishin më parë. Një “benz” u përplas me traum e Kryeministrisë, ndërsa nga ana e Piramidës nisën sulme të organizuara me zjarr. Dhjetëra makina, ndërkaq, digjeshin në flakë, ndërsa nga turrma dëgjohej shpesh fraza “E rrëzuam, edhe pak”. Të paktën 80 gardistë, mes tyre edhe vetë Prendi, mbetën të plagosur, ndërsa dhjetëra policë u gjakosën direkt. Njëri qëndroi gjatë për kurim në spital. Aty rreth orës 16.00, u dëgjuan të shtëna armësh, ndërsa dukej qartë se plumbat përshkruanin ajrin. Më pas njëri pas tjetrit mbetën të vrarë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Rreth orës 18.00, gjendja u qetësua dhe policia arrestoi më shumë se 100 demonstrues të dhunshëm, të cilët më pas u dënuan nga gjykata, sipas veprimeve të dhunshme. Prokuroria lëshoi urdhër-arreste për 6 gardistët kyç, gjë e cila u refuzua. Më tej, urdhër-arrestet u zbatuan, por Prokuroria i lëshoi të tjerët, duke ngritur akuza vetëm për komandantin Ndrea Prendi, gardistin Agim Llupo, shoferin e Prendit, Margarit Kume dhe ish-shefin e IT-së së Kryeministrisë, Armando Kasa. Prendi u akuzua për vrasje në rrethana cilësuese të Faik Myrtajt, ku Prokuroria kërkoi 23 vjet burg, ndërsa për Llupon u kërkuan 25 vjet burg për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Shoferi Kume, që u akuzua për ndërrimin e tytës së pistoletës, u lirua nga akuza, ndërsa Kasa, ishte lënë i lirë më parë nga gjykata. Gjithçka, sipas Prokurorisë, bazohej në ekspertizën e FBI-së, që kishte vërtetuar se Myrtaj ishte vrarë nga pistoleta e Prendit dhe Veizi e Deda ishin vrarë nga arma e Llupos. Më herët, tri ekspertë thanë mendime të ndryshme për predhën në trupin e Veizit, pasi ai i Prokurorisë tha se ishte qëlluar drejt, ndërsa ai i avokatëve tha se ishte rikoshet. Paralelisht me këto hetime, Prokuroria kërkoi t’u hiqej imuniteti deputetëve socialistë Besnik Bare, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Paulin Stërkaj, por amnistia e Parlamentit i liroi ata nga akuza e organizimit të demonstratave të dhunshme.


politikë • E premte 8 shkurt 2013

»

03

Topalli: Ju jeni frikacakë. I çoni për t’i vrarë dhe pastaj ikni

Opozita akuzon në kor “drejtësinë” Vendimi për 21 janarin, opozita braktis sallën e Kuvendit Bojkoti i djeshëm i opozitës erdhi pas një organizimi të bërë nga katër deputetët Sajmir Tahiri, Ilir Bejtja, Gramoz Ruçi dhe Taulan Balla. Kërkesa e tyre gjeti mbështetjen e anëtarëve të tjerë të Partisë Socialiste, të cilët lanë sallën e seancave plenare në shenjë proteste për vendimin e marrë nga gjykata e Tiranës, që shpalli të pafajshëm të akuzuarit për ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011.

Krahas ambasadës Amerikan, për vendimin e gjykatës për ngjarjet e 21 janarit ka reaguar edhe Komisioni Europian. Në një deklaratë e KE-së thuhet se Shqipëria duhet ta zbardhte 21 janarin në një proces të besueshëm. Sipas KE-së, në progres raportin e Shqipërisë të bërë për muajin dhjetor u bë thirrje për të trajtuar çështjen përmes një procesi gjykimi të besueshëm. Institucioni i BE-së thekson se çdo polarizim i kësaj çështjeje duhej të shmanget.

Kuvendi nisi punimet e seancës plenare me debatin mes Kryetares Jozefina Topalli dhe deputetit socialist Erion Braçe. Deputeti socialist u ankua sërish se nuk është zhvilluar ende interpelanca e kërkuar prej tij me Kryeministrin Sali Berisha, e depozituar që në muajin nëntor. Nga ana e saj Kryetarja Topalli e cilësoi si spekulim ankesën e deputeti Braçe. Sipas saj, Kryeministri Berisha dy javë më parë u shpreh i gatshëm për interpelancë.

replika

Ervin Koçi

O

pozita braktisi dje sallën e Kuvendit në shenjë proteste pas vendimit të gjykatës së Tiranës, e cila shpalli të pafajshëm të akuzuarit për ngjarjet e 21 janarit. Deputetët socialistë lëshuan akuza të forta ndaj ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi, i cili ishte prezent gjatë seancës së djeshme parlamentare. Pas debateve për 21 janarin me ministrin Halimi deputeti Sajmir Tahiri deklaroi nga foltorja e Kuvendit se gardisti Agim Llupo dhe kreu i Gardës, Ndrea Prendi, nuk do të shpëtojnë pa drejtësi. “Ju keni salduar thellë te njerëzit mendimin se ky pushtet mund të vrasë, mund të rrënojë jetën dhe të ardhmen dhe drejtësia i shpëton dhe nuk mban më njeri përgjegjësi. Sot u keni treguar shqiptarëve se është e rrezikshme që të kesh të drejtë kur pushteti e ka gabim. Ne me këtë parlament nuk kemi më punë, ne do të ikim”, - deklaroi Tahiri. Duke iu drejtuar kryeparlamentares Topalli, Tahiri i tha se gardistët e liruar nuk do të mund t’i shpëtojnë dot drejtësisë. “Meqë jeni te projektligji i statistikave, meqë ju, zonjë, na kujtuat se ju vetë si nënë, si grua na ftuat të votonim tri ligjet, unë si qytetar, burrë e baba nuk kam forcë t’ju kërkoj të hapni sytë sot. Nga kjo sallë i them Llupos dhe Prendit në emër të familjarëve të Faik Myrtaj, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës se nuk kanë për t’i shpëtuar drejtësisë”, - tha ai. Pas fjalës së tij deputetët e PS-së lanë sallën e Kuvendit. Teksa ata braktisnin sallën, kryeparlamentarja Topalli i bëri replikë opozitës duke i cilësuar si frikacakë dhe si pasardhës të komunistëve. “Ju jeni frikacakë. I çoni për t’i vrarë dhe pastaj ikni. Boll keni vrarë 50 vjet! Ju jeni të njëjtët. Janë mësuar që për pesëdhjetë vjet të bënin prokurorin e gjykatësin dhe thoshin ‘t’i varin në litar’. Por harrojeni, ka ndryshuar koha! Ti mund të jesh sekretari i parë i Tiranës, por si Xhelil Gjoni nuk mund të jesh, o qyqar”, iu drejtua Topalli deputetit të PS-së Tahiri. Duke marrë shkas nga vendimi për 21 janarin, Topalli th se, kur drejtësia flet, të gjithë duhet të heshtin. Sipas saj, opozitarët janë të paburrë, pasi i nxorën në bulevard për t’i vrarë demonstruesit dhe ikën. Topalli, duke folur për drejtësinë, i kujtoi deputetes të Partisë Socialiste Luiza Xhuvani ngjarjen me djalin e saj. “S’ishte nënë ajo që djali yt i vrau të birin? Po për atë duhet të heshtim, se për atë vendos drejtësia, ndërsa për të tjerët jo”, - theksoi Topalli. Debati Debati filloi gjatë diskutimit të projektligjit mbi të drejtat e fëmijëve, ku Kryetarja e Kuvendit i kërkoi opozitës që të

SHBA-të të tronditura nga vendimi i gjykatës

“U minua besimi te drejtësia” Ambasada: Vumë në dispozicion të gjitha mjetet Ambasada amerikane reagoi dje pas vendimit të gjykatës për lirimin e gardistëve të akuzuar për vrasje në ngjarjen e 21 janarit. Sipas ambasadës, ky vendim ka tronditur opinionin e saj lidhur me drejtësinë e gjykatës së Tiranës. “Jemi të tronditur nga vendimi i gjykatës së Tiranës për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011. Menjëherë pas 21 janarit 2011 Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse e popullit shqiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të qeverisë së Shqipërisë dhe zyrës së prokurorit të përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve. Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shumanshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit, një

nga më të mirët në botë. Gjatë gjykimit të çështjes Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërfshirës dhe objektiv. Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të

paanshme dhe transparente.” Pas ngjarjeve të 21 janarit ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, mbështeti Prokurorinë në zbardhjen e ngjarjeve. Ai zhvilloi një takim me kryeprokuroren e atëhershme Ina Rama dhe vuri në dispozicion të organit hetues edhe laboratorin e kriminalistikës, në mënyrë që të vendosej drejtësia për katër të vrarët.

votonte tri ligjet e statusit, në mënyrë që fondet e BE-së të përdoren për të plotësuar nevojat e fëmijëve. “Si nënë, si grua ju kërkoj që të miratoni tri ligjet që të vijnë më shumë fonde nga Bashkimi Europian për fëmijët”, - theksoi Kryetarja e Kuvendit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialist Sajmir Tahiri, i cili tha se fëmijët e protestuesve të vrarë më 21 janari 2011 u janë mohuar të gjitha të drejtat e tyre. “Ik dhe shiko fëmijët e të vrarëve si janë!

Vratë katër veta. Ik dhe shiko ti si nënë e si grua se në çfarë gjendje janë”, - i tha socialisti Tahiri Kryetares së Kuvendit. Pas replikës së parë ndërmjet tyre fjalën e mori ministri i Drejtësisë, Eduad Halimi, i cili e anashkaloi tematikën e hapur, duke akuzuar kreun e opozitës Edi Rama mbi abuzimet që ai ka bërë në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë. Këtu filloi debati ndërmjet Halimit dhe Tahirit, që nisi ta ofendonte ministrin. “U vranë katër veta. Ku është drejtësia këtu? Fol, se je

edhe ministri i Drejtësisë”, - i tha socialisti Tahiri. Akuza ndaj Halimit lëshoi edhe deputeti tjetër i opozitës Ilir Bejtja. “U shpallën të pafajshëm gardistët. Ik shih gjyqësorin, se je edhe ministër i Drejtësisë! Po vratë katër veta!” - tha Bejtja. Lumi i akuzave të opozitës vijoi edhe nga deputeti Erion Braçe, tonet e ofendimit të të cilit ishin edhe më të rënda. “O plehër! Po ça thua, o legen?! Ik, se u shpallën të pafajshëm gardistët!” - ritheksoi të njëjtin qëndrim të opozitës Braçe.

Braçe - O plehër! Po ça thua, o legen?! Ik, se u shpallën të pafajshëm gardistët! Tahiri - U vranë katër veta. Ku është drejtësia këtu? Fol, se je edhe ministri i Drejtësisë. Bejtja - U shpallën të pafajshëm gardistët. Ik shih gjyqësorin, se je edhe ministër i Drejtësisë. Po vratë katër veta! Tahiri - Ik dhe shiko fëmijët e të vrarëve si janë! Vratë katër veta. Ik dhe shiko ti si nënë e si grua se në çfarë gjendje janë! Topalli - S’ishte nënë ajo që djali yt i vrau të birin? Po për atë duhet të heshtim, se për atë vendos drejtësia, ndërsa për të tjerët jo. Tahiri - Meqë jeni te projektligji i statistikave, meqë ju zonjë na kujtuat se ju vetë si nënë, si grua na ftuat të votonim tri ligjet, unë si qytetar, burrë e baba nuk kam forcë t’ju kërkoj të hapni sytë sot. Nga kjo sallë i them Llupos dhe Prendit në emër të familjarëve të Faik Myrtaj, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës se nuk kanë për t’i shpëtuar drejtësisë. Topalli - Ju jeni frikacakë. I çoni për t’i vrarë dhe pastaj ikni. Boll keni vrarë 50 vjet! Ju jeni të njëjtët! Janë mësuar që për pesëdhjetë vjet të bënin prokurorin e gjykatësin dhe thoshin ‘t’i varin në litar’. Por harrojeni, ka ndryshuar koha! Ti mund të jesh sekretari i parë i Tiranës, por si Xhelil Gjoni nuk mund të jesh, o qyqar! Tahiri - Ju keni salduar thellë te njerëzit mendimin se ky pushtet mund të vrasë, mund të rrënojë jetën dhe të ardhmen dhe drejtësia i shpëton dhe nuk mban më njeri përgjegjësi. Sot u keni treguar shqiptarëve se është e rrezikshme që të kesh të drejtë kur pushteti e ka gabim. Ne me këtë parlament nuk kemi më punë, ne do të ikim.


04

« intervistë

E premte 8 shkurt 2013 •

Kreu i PS i ftuar në emisionin “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji në “News24”

I

Edi Rama: Strategji për rritjen e biznesit dhe të investimeve në vend

ftuar në emisionin “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji në “News24”, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dënon vendimin e gjykatës së Tiranës që shpalli të pafajshëm gardistët e akuzuar për ngjarjet e 21 janarit. Përse shqiptarët duhet t’ju votojnë në qershor 2013 si kandidat për Kryeministër? Pa ju dhënë konsideratë të përgjithshme. Sot shqiptarët kanë arsye madhore për të votuar më 23 qershor, për t’i dhënë fund rrënimit të drejtësisë, si nocion dhe sistem. Sot ne duhet të ndihemi të gjithë të turpëruar si shoqëri për shkak të asaj që ka ndodhur në gjykatën e Tiranës, e mbulon me trup vendin tonë në sytë e botës. Vrasësit e 21 janarit janë shpallur të pafajshëm. Unë besoj se nuk ka shqiptar që nuk reflekton për të ardhmen e këtij vendi, në rast se do të rrisë fëmijë në këtë vend. Ka një dilemë, institucionet shqiptare do të mbrohen apo të rrënohen. Bëri mirë Kryeministri Nano që u largua më 14 shtator apo Kryeministri Berisha që qëndroi më 21 janar? Nuk ka paralele mes 14 shtatorit dhe 21 janarit. Më 14 shtator kërkohej koka e Kryeministrit shqiptar. Më 21 janar njerëzit ishin të shumtë në numër dhe të paarmatosur. Më 21 janar protestuesit u vranë kur po ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar në bulevardin kryesor të kryeqytetit, pa asnjë lloj pozicioni apo armatimi që mund të kërcënonte. Si e shpjegoni ndërhyrjen, ambasada amerikane sot u tregua e ashpër. Ishin kaq pak të dhunshme? Protesta e 21 janarit ishte protestë që do përdorja fjalët e Sarkozisë, që degjeneron në një moment të caktuar në një reagim me gurë ndaj policisë, e cila e provokoi turmën, por ajo që është e papranueshme është që shteti të nxjerrë armët dhe të qëllojë ndaj qytetarëve. 4 të vrarët e 21 janarit, janë një dhimbje e madhe kombëtare, jo vetëm e militantëve apo simpatizantëve të PS-së. A mund të themi se u simbolizua ajo lufta e të varfërve. Nuk duket sikur është një ndeshje midis dy përfaqësuesve të popullit në emër të pushtetit? Këtu nuk bëhet fjalë për të mbajtur asnjë lloj krahu, në asnjë anë të barrikadës. Këtu bëhet fjalë për të mbajtur një qëndrim ndaj pushkatimit të njerëzve të pafajshëm nga shteti. Ai ishte një ekzekutim i ftohtë i njerëzve të pafajshëm në momentin kur demonstrata nuk paraqiste më asnjë rrezik edhe nga pikëpamja e goditjes me gurë. Sot ka pasur një përqafim të vrasësve të drejtësisë dhe vrasësve të demonstruesve më 21 janar. Sot dolën familjarët dhe kërkuan vetëgjyqësi dhe hakmarrje ndaj Kryeministrit, nuk është pak si t’i hedhësh benzinë zjarrit? Është kjo politika e zotit Rama? Politika që mjaftohet me dhimbjen dhe nuk kërkon drejtësi nuk është as politikë dhe as e re. Organet e drejtësisë ekzekutojnë drejtësinë për të vulosur vjedhjen e zgjedhjeve, për t’i dalë krah familjes së Kryeministrit që

i ka hapur luftë opozitës me demek në emër të drejtësisë. Sot ekzekutuan drejtësinë për të pafajësuar killerat e 21 janarit. Nëse do duam të djegim presidencën nuk duhet ta mbrojë njeri? Kjo nuk është më në qoftë se, kjo është me fakt, nuk ka pasur përpjekje as për të pushtuar dhe zaptuar Kryeministrinë. Dhe sot janë dënuar mbi 100 e ca protestues që kanë kapërcyer kufirin e të drejtës së tyre dhe kanë marrë përgjegjësi personale. Janë thirrur në hetim 3 deputetë të opozitës dhe u lanë të lirë killerat. Dhe urdhëruesit e tyre nuk janë thirrur. Ish-ministri i kohës, tani kryetar i Bashkisë dhe Kryeministri i vendit nuk janë thirrur. Nuk ka tronditur vetëm opinioni publik, por dhe partnerin më të madh të këtij vendi, që e kanë nënvizuar me shkrim deklaratën. Fakti është fakt. Do ta përdorni si kalë beteje ngjarjen? Këtu nuk ka lidhje me kalë beteje. Ju siguroj që unë sot nuk jam i befasuar, nuk kam asnjë emocion. Nuk ka vendim për deputetet, apo personazhet e tjerë? Nuk kam qenë as dakord dhe as i gatshëm që të pranoj ndonjë grup me axhendë tjetër. Kam parë një demostratë, e cila është provokuar nga policia dhe pas provokimit është ngjallur një reagim. Nëse do rrethoheshit ju në postin e Kryeministrit, si do reagonit. Do respektonit ligjin? Mos bëjmë spekulime. Ligji është i qartë. Kur unë të jem Kryeministër ligji do respektohet pikë për pikë. Ligji e ndalon përdorimin e armëve të zjarrit jashtë territorit të Kryeministrisë. Nuk mund të qëllohet me armë zjarri populli. Gardisti ka detyrë të mbrojë institucionet? Patjetër. Nëse thua protestë e ashpër nuk ke thënë asgjë. Nuk ekziston të qëllosh njerëz. Flitet për protestues të paarmatosur. Janë bërë hetime dhe nuk është gjetur asnjë protestues me armë, ndërkohë që janë shkrehur mijëra fishekë. Unë di që detyra e Kryeministrit dhe e qeverisë dhe ccdo institucioni, është përcaktuar nga ligji. Ju keni dënuar largimin e Nanos në 1998? Nuk është e vërtetë dhe nuk ka paralele të mundshme mes 14 shtatorit dhe 21 janarit. 14 shtatori ishte yrysh barbar për t’i marrë jetën Kryeministrit të asaj kohe, sot jemi në kushte të tjera. Taksa progresive? Është debat që e ka hapur Kryeministri jonë. Dua të bëj të qartë që kur flasim për vlerën dhe progresivitetin në një sistem të ndershëm bëhet fjalë për sistem taksimi që mund të artikulohet në shumë forma. Aspak në formën më klasike. Si të përllogaritet mosmarrja e frymës së të pasurve? Ka forma të termit të ndershëm të taksimit. Taksa e sheshtë është grabitje e më të varfërve. Pse? Kur taksa e sheshtë u vendos në 2007 ne kishim kontribut për buxhetin e këtij shteti që vinte 70% nga kompanitë dhe 30% nga populli. Sot është e kundërta. Pjesën më të madhe të barrës, nuk e mbajnë kompanitë,

por populli. Nuk ju duket arsyetim populist? Ajo shkollë e mendimit liberal që e hymnizon taksën e sheshtë është shkollë periferike dhe margjinale. Nëse liberalët kanë simbol ai është Ronald Regan. Sigurisht diskutimi zhvillohet sesa shtrihet progresiviteti. Por, që mësuesi të paguajë më shumë taksa sesa ministri i Arsimit kjo është e padrejtë. Por sipërmarrësit do hapin vende pune? Nuk do rëndohet biznesi? Është taksim imoral. Në 2007 kur u vendos taksa e sheshtë u rrit 10 herë taksa për infermierët, mësuesit dhe policinë dhe u ul për Kryeministrin. Unë besoj se taksapaguesi më i madh nga të gjithë ata që përfitojnë nga buxheti i shtetit është Kryeministri. Ajo që ne duhet të bëjmë është që vetëm me rikonfigurimin e sistemit të taksimit do i japin në fund të vitit një mësuesi një rrogë më shumë. Tek kompanitë si ka mundësi që një dyqan buke që i kanë listat e borxheve të njerëzve nën banka dhe nuk i merr me, rreth 150 milion euro.... Ku i merrni këto shifra? Bazohen në kalkulime të sakta. E rëndësishme është kjo që këta paguajnë më shumë taksa sot se sa një fabrikë çimentojë, hotel “Sheratoni”. Në raport me vitin 2005, sot nuk ka më shumë transparencë po të shikojmë se që nga kasat fiskale dhe deri tek procesi i marrëdhënieve mes shtetit dhe kompanive, situata nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar. Ka një mit tjetër që taksa e sheshtë do mundësojë rritjen e investimeve, do hapen vende të reja pune. Me sistemin e taksës së sheshtë nuk kemi më shumë vende pune. Nuk jemi në krizë, vendi ka një stabilitet ekonomik të caktuar. Nga viti 2009 deri në 2012 na mungojnë 51 mije vende pune të humbura, bazuar në statistikat zyrtare. Kur vjen puna tek kriza, kur varfëria prek palcën nuk ka më krizë, është agoni. Ekonomia jonë është në agoni. Arka e shtetit nuk përballon dot më funksionimin normalisht të shtetit. Shtyrja e rrogave, që justifikohet se institucionet nuk po bëjnë punën e tyre, është shenjë e kësaj agonie. Zoti Rama kthehemi tek taksa progresive. Ne gjithmonë kemi probleme, por nuk jemi në panik ekonomik. Ndoshta është perceptimi im. Ne të dy mund të mos ndjejmë, por ajo që ndjen sot shqiptari i thjeshtë që jeton me një rrogë apo ndihmë ekonomike është pasiguri përballë fundit të muajit. Të mos flasim për pensionistet dhe biznesin e vogël. Ju thoni që do ta hiqni taksën për biznesin e vogël. Nëse bëjmë një referendum për taksat është i sigurt, të gjithë jemi kundër taksave. A e ktheni dot në realitet ekonomik apo jo? Unë jam pro taksave, i konsideroj kontributin patriotik për secilin. Taksat janë gjeneratori i rritjes së cilësisë së shërbimeve që shteti dhe institucionet japin falë kontributit të tyre. Ne themi të ndërtojmë një sistem taksimi të ndershëm. Çfarë është e ndershme, një gjë që funksionon, apo një gjë që del në sytë e publikut si një utopi dhe

pastaj del në të kundërtën e vet. Ndaj të njëjtin mendim me ju për sa i përket etikës së taksës progresive. Por në vende të caktuara ka dështuar, pasi ka krijuar kushte dhe klimë të tillë që kapitalet e mëdha nuk investohen në vend, por dërgohen në vende me kosto më të lirë punëtore. A nuk mendoni se do të shtohet koeficienti i korruptueshmërisë së Drejtorisë së Tatim-Taksave? Si do ta mbani këtë sistem? Në asnjë vend nuk kam dëgjuar asnjë që krizën ta lidhim me vlerën e progresivitetit të sistemit të taksimit. Nuk jemi në dilemën njëra apo tjetra. Dilemat janë brenda këtij sistemi të ndershëm taksimi në çfarë diagrame do artikulojmë barrën fiskale. Si do kenë më tepër supë shqiptarët me qeverisjen tuaj? Ne do lehtësojmë barrën fiskale për shtresën e mesme. Mësuesi nuk do paguajnë më shumë taksa se ministri i Arsimit, siç ndodh sot. Paguan sot më shumë taksa një ushqimore se një fabrikë çimento. Ndërkohë që nga ana tjetër ka një diskutim tjetër. Sot sipërmarrësit e kanë të vështirë të shfaqen në publik se goditen menjëherë. Tek arka gjysëm boshe që shteti i ka borxh sipërmarrëseve, që do u lajmë ne. Dhe për shkak të hakmarrjes në mënyrë kritike të qeverisë. Si do ja lani ju me taksën progresive borxhin sipërmarrësve? Unë besoj se këndvështrimi juaj për taksën e sheshtë është tërësisht i mbrapshtë. Do krijojmë sistem komunikimi me sipërmarrjen transparent. Zgjedhja që ofrojmë është të ndajmë më mirë barrën që të kemi një shtet që i shërben të gjithëve. Në rast se ne do kërkojmë më shumë kontribute do e bëjmë në proces duke i garantuar më shumë shërbime. Kush e bën në familjen tuaj pazarin? Nuk jam marrë asnjëherë me bilancin ekonomik. Unë di që të gjitha janë shtrenjtuar me herë që e kanë bërë të papërballueshme jetën e zakonshme. Historia e familjes time është më e lehtë, por është dramatike për familjet e zakonshme. Privatizimet, më mirë menaxhim publik apo privat? Privatizimi është një instrument i patjetërsueshëm i sistemit, por nuk është përgjigja që zgjidh problemin sepse ka shumë rëndësi kur bëhet, si bëhet dhe çfarë sjell. P.sh: pse duhet të privatizohen 4 HEC, ku ato janë me eficente dhe nuk kanë humbje. Jo çdo që dështon është faj i qeverisë? Por qeverinë pse e kemi.... PS ka qenë sulmuese kundër CEZ dhe ACR? Dështimi në privatizimin e shpërndarjes së energjisë nuk ishte aksident ajror, por fund i paralajmëruar prej nesh para se të realizohej privatizimi. Arsyet janë objektive. Ajo që ndodh me privatizimet në Shqipëri janë grabitqare. CEZ fatkeqësisht u privatizua, ndërkohë që ndërmarrja nuk u ndërkombëtarizua në standarde. Vijoi arbitrariteti dhe qeveria në vend të kërkojë planin e investimit, ja u faturoi shqiptarëve një dështim që e ka themelin tek lidhjet korruptive mes të dyja forcave. Kjo është në masën më të madhe të privatizimeve të bëra

nga kjo qeveri. Problemi lidhet me kontratën, të cilat janë pa vlerë. Qeveria nuk ka dëshirë të merret me zbatimin e kontratave pasi është e zhytur në mëkat para se të nënshkruajë kontratën, që është ai korrupsioni i madh, që një pjesë e të cilit doli dhe nga ai raporti që 1.2 milionë dollarë janë zhdukur. Privatizime po, për të rritur mirëqenien. Kur u bë privatizimi ishte një ndër kompanitë më të mëdha? Pse i shqiptarizojmë? Në privatizim konsulenca ka qenë ndërkombëtare? Si shqiptarizohen? Për të njëjtën arsye që shqiptarët evropianizohen kur kalojnë kufirin. Për të njëjtën arsye që shqiptari nuk e vë rripin e sigurimit këtu dhe sa të kalon kufirin e vendos. Pas 23 qershorit do u tregojmë shqiptarëve ku kanë shkuar pasuritë e tyre. Pse akuzoni ministrin Imami? Arben Imami si ministër Mbrojtjeje nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka udhëhequr një proces grabitjeje kombëtare për interesa të pushtetit. Këtë do ta tregojmë me fakte, dokumente. Nuk do kalojë lehtë kjo histori. Si do ta arrestoni, ky sistem gjyqësor që është sot do veprojë në bazë të investigimit tuaj. Do kalojë në gjykatat që ju i akuzuat. Ne kemi rilindjen, nuk kemi investime dhe arrestime, që ka qenë slogani i një partie që është sot në koalicionin qeverisës dhe nuk arrestoi asnjë. Si do i jepni fund situatës, me kapitalizim apo shtetëzim? Nuk është privatizimi problemi, por mënyra dhe arsyet, skema korruptive ku futet privatizuesi dhe ai që fiton nga privatizimi, pra kompania. Kompanitë që ikin janë ato që nuk kanë mundësi. Çdo aset apo aktivitet, ka nevojë për përgjigje adekuate. Kurrë nuk do i privatizonim ato 4 HEC dhe mbasi ato rindërtohen i privatizon ato sjellin të ardhura në buxhet. Unë jam i mendimit që instrumentat për të ndryshuar situatën ekonomike janë ato që përcaktojnë diferencën? Të pyeta për monopolet, a ekzistojnë? Unë po flas për nevojën që ne të ndërtojmë shtet, troç ne nuk kemi shtet, dhe rrugët e korrupsionit janë rrumpalla. Ky është dallimi mes një kapitalizmi barbar dhe funksional. PS ka qenë sulmuese kundër CEZ dhe ACR? Dështimi në privatizimin e shpërndarjes së energjisë nuk ishte aksident ajror, por fund i paralajmëruar prej nesh para se të realizohej privatizimi. Arsyet janë objektive. Ajo që ndodh me privatizimet në Shqipëri janë grabitçare. CEZ fatkeqësisht u privatizua, ndërkohë që ndërmarrja nuk u ndërkombtarizua në standarde. Vijoi arbitrariteti dhe qeverisa në vend të të kërkojnë planin e investimit, ja u faturoi shqiptarëve një dështim që e ka themelin tek lidhjet korruptive mes të dyja forcave. Kjo është në masën me të madhe të privatizimeve të bëra nga kjo qeveri. Problemi lidhet me kontratën, të cilat janë pa vlerë. Qeveria nuk ka dëshirë të merret me zbatimi ne kontratave pasi është e zhytur në mëkat para që të nënshkruajë kontratën, që është ai korrupsioni i madh, që një pjesë e të


politikë • E premte 8 shkurt 2013

»

05

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për procesin e 21 janarit, opozita e pa kënaqur

Përfaqësuesit e PS: I pritshëm vendimi Reagimi i selisë rozë, gjyqi i 21 janarit nuk ka nisur ende, drejtësia mori fund

V

endimi i gjykatës së Tiranës për procesin e 21 janarit nuk ishte surprizë për kampin socialist. Por, nga ana tjetër, përfaqësuesit e këtij kampi nuk kursyen akuzat dhe qëndrimet e tyre kritike ndaj sistemit të drejtësisë, që sipas tyre është krejtësisht i kontrolluar nga kreu i mazhorancës qeverisëse. Kështu, në deklarata të njëpasnjëshme, që nisën që nga qëndrimet në seancën plenare të ditës së djeshme, e pasuar nga një deklarata e kreut të PS-së e më pas në mesazhe në rrjetet sociale, socialistët u përpoqën që të përshkruanin tablonë e vërtetë të aktualitetit në sistemin e drejtësisë. “Nuk jam aspak i befasuar. Së shpejti vrasësit do të shpallen të pafajshëm, sepse pafajësia e vrasësve i duhet më shumë edhe se vetë atyre urdhëruesit të vrasjeve. Atij që i ka kthyer gjykatat në poltrone ekzekutimi për drejtësinë kur duhet të vjedhë zgjedhjet, të pafajësojë vjedhjet apo të luftojë familjarisht opozitën. Pafajësia e vrasësve i duhet më shumë edhe se vetë atyre kryeministrit, që i ka kthyer gjykatësit në gardistë togëzinj, të cilët me urdhër nga lart e pushkatojnë në publik drejtësinë, njësoj siç pushkatoi Garda katër dëshmorët e 21 janarit”, - vuri në dukje kreu i PS-së Edi Rama në deklaratën për shtyp pas shpalljes së vendimit nga ana e gjykatës së Tiranës. Ndërkohë nuk kanë munguar dhe reagimet e deputetëve të grupit parlamentar të PS-së në profilet e tyre në rrjetet sociale. “Sot na

Ermonela Felaj “Sali Berisha për të tërhequr vëmendjen nga vendimi i gjykatës për 21 janarin bën konferencë për shtyp, por me karrige bosh. Shiheni tani! Flet me vete, flet broçkulla për fshatin ky i pafytyrë i paskrupullt! Nuk e fsheh dot krimin pas një cope letre, as fytyrën pas ca gjyqtarucëve që rrojnë në ajrin tënd! Sot e gjithë ditën je vetëm! Fillo e mësohu me këtë vetmi, ajo do të të shoqërojë në burgun e hapur, që mezi pret!”

Sajmir Tahiri “Sot na treguan sa e rrezikshme është të kesh të drejtë kur pushteti e ka gabim. Sot na treguan se të gjithë kriminelet dënohen, përveç atyre që janë kriminelë të qeverisë, që vrasin me urdhër të qeverisë. Përveç atyre që i shërbejnë pushtetit. Por klithma për drejtësi e familjarëve të Ziverit, Faikut, Hekuranti dhe Aleksit më jep kurajën t’i premtoj Saliut, Shkëlzenit, Argitës e pastaj Agim Llupos, Ndrea Prendit e kujtdo tjetër se do ta paguajnë një më një hakun që i kanë drejtësisë!”

treguan sa e rrezikshme është të kesh të drejtë kur pushteti e ka gabim. Sot na treguan se të gjithë kriminelet dënohen, përveç atyre që janë kriminelë të qeverisë, që vrasin me urdhër të qeverisë. Përveç atyre që i shërbejnë pushtetit”, - shkruante deputeti Sajmir Tahiri në “Facebook”. Nuk ka munguar dhe komenti i deputetit Eltar Deda. “Turpi më i madh! Ky ministër Drejtësie (për Eduard Halimin), në vend që të japë dorëheqje për sistemin e drejtësisë, ka fytyrë dhe flet në parlament pasi liroi tre gardistët që vranë katër njerëz në bulevard më 21 janar”, - shkruante ai. Ndërsa deputetja Ermonela Felaj ka zgjedhur që të

cilët doli dhe nga ai raporti që 1.2 milionë dollarë janë zhdukur. Privatizime po, për të rritur mirëqenien. Kur u bë privatizimi ishte një ndër kompanitë më të mëdha? Pse i shqiptarizojmë? Në privatizim konsulenca ka qenë ndërkombëtare? Si shqiptarizohen? Për të njëjtën arsye që shqiptarët evropianizohet kur kalojnë kufirin. Për të njëjtën arsye që shqiptari nuk e vë rripin ne sigurimit këtu dhe sa të kalojë kufirin e vendos. Pas 23 qershorit do u tregojmë shqiptarëve ku kanë shkuar pasuritë e tyre. Pse akuzoni ministrin Imami? Arben Imami si ministër mbrojtjeje nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka udhëhequr një proces grabitjeje kombëtare për interesa të pushtetit. Këtë do ta tregojmë me fakte, dokumente. Nuk do kalojë lehtë kjo histori. Si do ta arrestoni, ky sistem gjyqësor që është sot do veprojë në bazë të investigimit tuaj. Do kalojë në gjykatat që ju i akuzuat. Ne kemi rilindjen, nuk kemi investime dhe arrestime, që ka qenë slogani i një partie që është sot ne koalicionin qeverisës dhe nuk arrestoi asnjë. Si do i jepni fund situatës, me kapatilazim apo shtetëzim? Nuk është privatizimi problemi, por mënyra dhe arsyet, skema korruptive ku futet privatizuesi dhe ai që fiton nga privatizimi pra kompania. Kompanitë që ikin janë ato që nuk kanë mundësi. Cdo aset apo aktivitet, ka nevojë për përgjigjie adekuate. Kurrë nuk do i privati-

Erion Braçe

Auron Tare “Kur drejtësia mbaron, kur fajtorët nuk dënohen, kur familjet e viktimave ndihen të poshtëruar, kur fëmijët e tyre mbeten jetimë, çfarë mund të bësh?”

“Gjykata e Sali Berishës sapo vendosi standardin: VRIT KUNDËRSHTARË TË KRYEMINISTRIT DHE JE I PAFAJSHËM! Komandanti i Gardës së Sali Berishës dhe killeri i tij, ata që vranë 4 qytetarë të pafaj, të paarmatosur dhe paqësorë, sapo i shpalli Sali Berisha TË PAFAJSHËM. Vranë dhe sapo u liruan. I pa e gjithë Shqipëria që vranë, por s’i dënon kush. KY ËSHTË RREGJIMI! JU VRET! Ngrihuni dhe mbroni veten! ME ÇDO GJË! ME ÇDO MJET!”

Eltar Deda “Turpi më i madh! Ky ministër Drejtësie (për Eduard Halimin), në vend që të japë dorëheqje për sistemin e drejtësisë, ka fytyrë dhe flet në parlament pasi liroi tre gardistët që vranë katër njerëz në bulevard më 21 janar. Ky është realiteti shqiptar. Kryetarja e Kuvendit po na kërkon të votojmë tri ligjet e integrimit. Turp!”

zonim ato 4 HEC dhe mbasi ato rindërtohen i privatizon ato sjellin të ardhura në buxhet. Unë jam i mendimit që instrumentat për të ndryshuar situatën ekonomike janë ato përcaktojnë diferencën? Të pyeta për monopolet, a ekzistojnë? Unë po flas për nevojën që në të ndërtojmë shtet, troc ne nuk kemi shtetit, dhe rrugët e korrupsionit janë rrumpalla. Ky është dallimi mes një kapitalizmi barbar dhe funksional. Për një vend që do të emergojë nga një nivel në tjetrin, gjeografia është i rëndësishëm. Rilindja Kombëtare si të korrigjojë këtë mizori? Unë nuk jam dakord pasi Koraja e Veriut dhe e Jugut kanë të njëjtën gjeografi, por janë dy botë të ndryshme. Shqipëria dhe Mali i Zi janë e njëjta gjeografi, por kur del nga Shqipëria shikon botë të ndryshme së paku në 1 aspekt, në dy anët e rrugëve ka gjelbërim dhe nga një vendbanim në tjetrin ka segmente, kur nuk ka asnjë tjetër përvec gjelbërimit. Sapo folët për kaosin në rrugët e Shqipërisë, e njëjta gjë është dhe në bregdetet shqiptaret kur kryebashkiakët janë socialist? Unë besoj se po të shohim godinat e vjetra të Himarës, të Dhërmiut të Durrësit apo dhe kullat e Malsisë janë vepra me shijë të hollë që janë bërë nga njerëz pa shkollë. Po të shohim shëmtitë që ngrihen sot në atë të rrugës së Shqipërisë janë fytyra estetike e kësaj politike dhe PD. Se ishte anarkia që silli kreu i PD, kur u bë president dhe e mbarti ne gjithë rrugën e vet që sot

ironizojë dhe konferencën për shtyp të Kryeministrit Berisha. “Sali Berisha për të tërhequr vëmendjen nga vendimi i gjykatës për 21 janarin bën konferencë për shtyp, por me karrige bosh. Shiheni tani! Flet me vete, flet broçkulla për fshatin ky i pafytyrë i paskru-

Po bashkitë e PS ? Ne do marrim përsipër një plan të zhvillimit të qëndrueshëm hapësinor të gjithë Republikës së Shqipërisë, që do të ndajë në mënyrë të qartë dhe të prerë se kush dhe ku do të bëjë gjithcka. Do kemi jo vetëm një plan urbanistik që këta na e morën ne, që dhe Bashkia e Tiranës nuk e di cfarë është, por do kemi një plan të zhvillueshëm Instrumentat me cfarë do i bëni? Është pyetje që pas 4 vjetësh do i japim përgjigje në fakte dhe jo në llafe. Zoti Rama unë personalisht besoj më shumë tek instrumentet. Për të folur për instrumentet. Pyetja është, jeni për partnerët e mëdhenj botërorë? Duhej një përbindësh si Bechtel që të hapte rrugën Durrës-Kukës. Për të bërë këto gjërat e mëdha transformuese, cili do të ishte partneri ndërkombëtar që do ftonit? Biznesi ynë është goditur në një farë feje që po mbijeton në gjunjë. Shqiptarët nëse vendosen në kushtet për të bërë biznes, ndjehen të lirë dhe respektohen, mund të bëjnë mrekullia dhe i kanë bërë në vende të tjera. Këtu njerëz të talentuar, të jashtëzakonshëm me ide dhe energji ose janë goditur dhe masakruar ose janë thithur për tu bërë pjesë e klientelës së pushtetit. Bechtel është një kompani gjigante, por edhe në rastin e rrugës së kombit, që është vepra e vetme për të cilën unë mund ta vlerësoj pozitivisht qeverinë e Sali Berishës, u bë objekt i një skandali të pashoq korrupsioni. Nëse ne duam që në Shqipëri të vijnë investime të mëdha dhe të

pullt! Nuk e fsheh dot krimin pas një cope letre, as fytyrën pas ca gjyqtarucëve që rrojnë në ajrin tënd! Sot e gjithë ditën je vetëm! Fillo e mësohu me këtë vetmi, ajo do të shoqërojë në burgun e hapur, që mezi pret!” – shkruan Felaj në mesazhin e saj.

kemi investitorë seriozë nuk mjafton ftesa e kryeministrit por duhet mjedisi i tillë që ti garantojë këto investime. Nuk ka asnjë argument të provuar që nga taksa e sheshtë janë rritur investimet. Ajo që i rrit investimet është në radhë të parë një territor që garanton trajtim të drejtë në treg. Në radhë të dytë është parashikueshmëria. Në këtë qeveri rregullat brenda sistemit fiskal kanë ndryshuar 67 herë në më pak se 8 vjet. Këto ndryshime janë katastrofë për një kompani që investon sepse nuk e di çfarë e pret pas 3 muajsh. Duhet të zgjidhim edhe çështjen e pronës. Investitorët duhet të vijnë apo jo, apo duhet të pastrojmë njëherë territorin pastaj të vijnë ata? Unë po flas se si duhet ta shikojmë çështjen. Nga ana tjetër duhet të kualifikojmë krahun e punës. Vizioni gjeopolitik i Edi Ramës? Të kemi dëgjuar radhë të flisni për gjeopolitikën? Deklarata e Papas, si e komentoni? Është krijesë shumë e ulët, por tu marrë me të. Është grupi parlamentar grek më i rëndësishëm? Kjo tregon sa poshtë ka rënë një pjesë e zgjedhësve në Greqi ndoshta jo për fajin e tyre, por për verbërinë e shkaktuar nga kriza dhe shumë frustracione, por edhe mangësi, kohë pas-kohe. Kush është deklarata e tmerrshme që thotë Papas që keni bërë? Nuk kam bërë asnjë deklaratë të tmerrshme, nesë është tmerruar është kompliment për mua.


06

« ekonomi

E premte 8 shkurt 2013 •

METE: Nga janar 2009 – dhjetor 2012 ACR prodhoi 762 440 ton krom

Gjoba pezull, shkak rimbursimi i TVSH-së Haxhinasto: ACR shiti lejen koncensionare, METE s’është palë

Sqarimet Në një njoftim për shtyp, kreu i METE i përgjigjet akuzave të deputetit SAimir Tahiri, duke nënvizuar se mungesa e rimbursimit të TVSH ka mbajtur të bllokuar likuidimin e detyrimeve të ndërsjellta ACR – METE dhe Ministria Financës – ACR. “Jemi në pritje të zgjidhjes së këtij problem”, - thekson Haxhinasto. Sipas ministrit të Ekonomisë, transferimi i kuotave të ACR Holding s’ka sjellë ndryshimin e shoqërisë koncensionare, e cila vijon të funksionojë si më parë. “Transferimi i Lejes Koncensionare në fjalë është një iniciativë dhe marrëveshje e iniciuar nga palët, për të cilat METE nuk është palë. Marrëveshja e Koncensionit, nuk përmban ndonjë dispozitë që të përcaktojë procedura dhe detyrime të koncensionarit për të përfshirë OSHA-në, (apo METE) në transaksionet e një kalimi të

Nënkryetari i Grupit të deputetëve të PS-së, Sajmir Tahiri, i kërkoi informacion ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, nëpërmjet një letre të hapur më datë 5 shkurt 2013 për kompaninë e re që ka marrë në administrim minierën e kromit të Bulqizës, nëse i përmbush apo jo kushtet dhe nëse gjoba prej 1.639.163 eurosh është paguar nga kompania ACR që operonte më parë në minierë.

“ACR iku pa i shlyer kurrë këto gjoba, duke marrë vetëm fitimin kolosal, duke mos kryer investimet e po kështu, duke mos paguar as gjobat. Fati i kompanive që marrin në shfrytëzim kromin e Bulqizës është i njëjtë z. Ministër. Kështu ka bërë Darfo, kështu kanë bërë dhe të tjerat. Të gjitha këto kompani vijnë, shfrytëzojnë mineralin, fitojnë miliarda, nuk bëjnë investime, nuk paguajnë gjoba e krisin e ikin”, thotë në letër deputeti Tahiri.

Deklarata

G

joba prej më shumë se 1 milion e gjysmë euro ndaj kompanisë ACR, e cila zhvillonte aktivitetin në minierën e Bulqizës, ka mbetur pezull për shkak të mosrimbursimit të TVSH-së. Kështu është përgjigjur ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, ndaj akuzave të bëra nga deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, i cili nëpërmjet një letre të hapur i kërkoi informacion ministrit Haxhinasto për kompaninë e re që shfrytëzon kromin në Bulqizë.

Letra

Brikena Dervishaj

situata financiare Ulet ritmi i kreditimit për biznesin

Mungon likuiditeti, biznesi i vogël, kredi për shlyerje borxhesh Bizneset e vogla gjithnjë e më shumë gjenden në vështirësi financiare. Këtë fakt e dëshmon kërkesa në rritje pranë bankave të nivelit të dytë për të marrë kredi për kapital qarkullues. Këto shifra gjatë vitit 2012 janë rritur në krahasim me kredinë për investime. Kjo kërkesë është shtyrë nga mungesa e likuidetit në treg dhe ulja e kërkesës, e ardhur si rezultat i krizës ekonomike. “Bizneset prodhojnë dhe investojnë për të shitur. Nëse kanë kapacitete të pashfrytëzuara dhe kjo del që ka kapacitete të pashfrytëzuara, dmth niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve është i ulët, bizneset nuk kanë arsye të risin shumën e investimeve. Nëse ata perceptojnë një kërkesë të dobët, të brendshme, i bie që të mos bëjnë shumë investime. Në kushtet aktuale, kërkesa e brendshme është në nivele të ulëta, i bie që bizneset të mos shtojnë kapacitetet prodhuese. Fakti që ekonomia shqiptare është shitur nën potencial është një fakt i parë gjatë viteve të fundit, nga 2009 e këtej”, është shprehur për mediet, Arjan Kadare, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së BSH-së. Bankat aplikojnë kushte shtrënguese për kreditimin në valutë, por jo në lekë. Kredia në lekë u rrit me 18%, krahasur me vitin 2011, duke zënë 38% të totalit të kredisë dhe 62% në valutë.

mundshëm të të drejtave dhe detyrimeve të Marrëveshjes Konçesionare”, - thekson Haxhinasto. Ministri i Ekonomisë informon se në 2012-ën, në sektorin minerar janë punësuar 10 000 persona më tepër. Detyrimet Shoqëria “Balfin” sh.p.k., sipas ministrit HAxhinasto duhet të plotësojë kushtet e investitorit të sektorit duke vazhduar operimin e aktiviteteve të Koncensionit në fjalë. Mësohet se sasia e mineralit të kromit e prodhuar nga ACR për periudhën janar 2009 – dhjetor 2012 është 762 440 ton, ndërsa realizimi i investimeve për këtë periudhë është në masën 7 944 659 USD.

“Nuk ka pasur investime për hapjen e pusit 9 të Minierës së Kromit Bulqizë. Mbetet detyrim për t’u realizuar nga investitori. Rezervat e mineralit të kromit në Minierën e Bulqizës kanë qënë 3 027 273 ton, nga të cilat janë prodhuar (nxjerrë) 1 255 000 ton, gjatë periudhës së shfrytëzimit nga koncensionari. Aktualisht vlerësohen 1 772 273 ton rezervat e mineralit të kromit të mbetura”, - thekson minsitri. Sasia e rezervave të mineralit të kromit të mbetura pa u shfrytezuar mbi nivelin 14 të thellësisë së Minierës së Kromit Bulqizë është relativisht e vogël pasi prodhimi i 10 viteve të fundit është siguruar në pjesën më të madhe nga

shfrytëzimi i atyre rezervave. Përgjigja Sipas Haxhinastos, përgjigja e letrës për zotin Tahiri ka ardhur “në të njëjtën rrugë që zgjodhët ju, si nëpërmjet medies, ashtu edhe nëpërmjet postës zyrtare”. Ministri përfitoi nga rasti të informonte se sektori minerar ka patur në 2012 një rritje të prodhimit prej 13 për qind. “Në vigjilje të fushatës elektorale që po afron, gjejmë rastin të sugjerojmë, që debati të fokusohet në ballafaqimin e programeve apo qëndrimeve politike dhe jo në politizimin apo manipulimin e panevojshëm të çështjeve me karakter të pastër ligjor apo teknik, siç keni zgjedhur të bëni”, - nënvizoi minsitri.

Blatsios: Përgjegjësi prindërore për internet të sigurt

Interneti, finalizohet Kodi i Sjelljes Nënshkruajnë AMC dhe operatorët e komunikimit Nënshkruhet dokumenti për mbrojtjen e publikut dhe fëmijëve nga rreziqet që shoqëron aksesi në internet. Kodi i Sjelljes për “Përdorimin e Sigurt dhe të Përgjegjshëm të Rrjeteve të Komunikimeve Elektronike” është një nismë e organizuar nga Ministria për Teknologjinë e Informacionit mbështetur nga operatorët e telekomunikacionit në vend. Drejtori i AMC, Dimitris Blatsios, vuri theksin tek vëmendja maksimale që i duhet dhënë çështjes së internetit të sigurt. “Kemi përgjegjësi prindërore dhe profesionale për ta bërë internetin një mjedis sa më të sigurt për fëmijët tanë. AMC, në kuadër të përgjegjësisë sociale të saj, i ka dhënë prej vitesh përparësi ndërgjegjësimit të qindra mijërave abonentëve të vet që përdorin internetin, lidhur me lundrimin e sigurt në botën e komunikimeve elektronike. Kompania AMC, si

pjesë e grupit Deutsche Telekom, është pjesë e Koalicionit TIK për Internetin e Sigurt për Fëmijët dhe të Rinjtë, i cili vepron në nivel evropian”, - u shpreh Blatsios. Sipas tij, AMC do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet publike për informimin e abonentëve të saj, si një vlerë e shtuar e shërbimeve të kompanisë. Këtë javë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Internetit të

Sigurt, AMC ka lançuar projektin “Internet i sigurt”. Fushata e ndërgjegjësimit mbështetur nga “Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët”, shtrihet në 60 shkolla të vendit dhe promovon përdorimin e sigurt të internetit, sidomos nga fëmijët. AMC do të vërë në dispozicion burimet njerëzore dhe teknike për nisma të tilla, nga të cilat përfitojnë fëmijët, të rinjtë dhe e gjithë shoqëria.

mbrojtja Pronësia intelektuale

Administrata doganore djeg produkte false Bllokohen dhe më pas asgjësohen rreth 2 200 palë atlete të falsifikuara, të markave më të njohura ndërkombëtare nga administrata doganore e Tiranës. Arbër Habili, specialist në Drejtorinë për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave është shprehur dje për mediet se në doganat shqiptare ka pasur dhe katër raste të tjera të bllokimit dhe asgjësimit të mallrave të ndryshme, që vijnë nga Kina me destinacion tregun tonë për shkak se këto produkte cenojnë të drejtën e pronësisë intelektuale. Gjithësesi, megjithëse shumë prej firmave të njohura nuk kanë përfaqësues-importues ekskluziv në vendin tonë, përsëri në tregun shqiptar gjenden me shumicë mallra, kryesisht veshje, që tregtohen nën emrin e tyre. Habili bëri me dije se doganat nuk mund të veprojnë për mbrojtjen e produktit autentik, nëse subjektet që e tregtojnë atë nuk paraqesin kërkesën për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Dollapi në Durrës

Energji elektrike pa kufizime pas dy muajsh Pas dy muajsh, askush nuk do të mbetet pa energji elektrike. Premtimi është bërë nga administrator shtetëror i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi gjatë prezantimit të Neritan Golen në krye të CEZ për këtë qark. Dollapi duke prezantuar kreun e ri të Durrësit theksoi se prioriteti i punës së këtij të fundit, është përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve. Duke e cilësuar si një kontratë me qytetarët, Dollapi u ka kërkuar punonjësve të CEZ-it të rikthejnë besimin tek klientët, duke shmangur mbifaturimet. Ai tha se nuk do të toleronte askënd që abuzon me qytetarin dhe e keqtrajton atë, në çfarëdo lloj forme. Kompania e furnizimit me energji elektrike ka kaluar prej fundit të dhjetorit nën administrimin shtetëror për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale dhe abuzimeve të shumta në dëm të konsumatorit. Vetëm gjatë këtij muaji, ankesat e qytetarëve për cilësi të dobët shërbimi dhe dëm të shkaktuar ndaj pajisjeve elektroshtëpiake janë trefishuar.


ekonomi • E premte 8 shkurt 2013

Akti Normativ i datës 6 shkurt 2013 i Këshillit të Ministrave përcakton se për sipërfaqet dhe volumet shtesë të ndërtuara, subjekti aplikon sipas përcaktimeve të nenit 83, të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, të ndryshuar. Pajisja me leje përdorimi për strukturat e përcaktuara bëhet pas dorëzimit nga ana e subjektit ndërtues të dokumentacionit sipas projektit të zbatuar. Objektet do t’i nënshtrohen kolaudimit tekniko-ekonomik, në përputhje me ligjin përkatës. Miratimi i listës së strukturave që pajisen me leje përdorimi sipas aktit normativ të qeverisë të dy para dy ditëve bëhet me vendim të këshillit vendor të njësisë përkatëse të pushtetit vendor.

»

07

Afati i aplikimit për t’u pajisur me leje përdorimi, sipas aktit normativ të qeverisë është deri në 12 muaj pas miratimit të planeve të përgjithshme vendore të njësive të qeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, të ndryshuar. Për sipërfaqet dhe volumet shtesë të ndërtuara, subjekti aplikon sipas përcaktimeve të nenit 83, të ligjit të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, të ndryshuar. Pajisja me leje përdorimi për shtesat bëhet pas dorëzimit nga ana e subjektit ndërtues/investitorit të dokumentacionit sipas projektit të zbatuar. Strukturat do t’i nënshtrohen kolaudimit tekniko – ekonomik, në përputhje me ligjin përkatës.

Fundi i 2013, mundësia e vetme për ligjërimin e objekteve informale në vend

Legalizimet, si paguhet me letra me vlerë Me bono paguhet deri në 70% të vlerës së parcelës jashtë vijave të verdha Brikena Dervishaj

Ndërtuesit pro vendimit të qeverisë për lejet e shtesave

T

ë gjithë ata persona, që nuk plotësojnë të gjitha hapat e procesit për të marrë lejen e legalizimit brenda 2013-ës, nuk do të kenë më mundësi për të ligjëruar ndërtimet e tyre. Kjo sepse nuk do të ketë më shtyrje afatesh. Qeveria ka marrë një vendim lidhur me pagesën që kryhet pas daljes sw njoftimit për shlyerjen e faturës financiare, e cila bëhet edhe nëpërmjet letrave me vlerë. Ekspertët e ALUIZNI-t theksojnë se procesi po ecën me ritme shumë të shpejta, ndërsa pritet edhe një vendimmarrje lidhur me objektet pa leje që nuk janë deklaruar si të tilla për shkaqe objektive.

qeverisjes vendore. Sipas vendimit, të gjitha ndërtimet, shtesat e pallateve, që janë ngritur pas nisjes së procesit të legalizimit, do të pajisen më leje përdorimi.Vlera monetare e ndërtimeve mund të arrijë në disa miliardë lekë, por fatura do të përcaktohet pas evidentimit të shtesave nga njësitë e qeverisjes vendore. Akti Normativ i qeverisë parashikon pajisjen me leje përdorimi të strukturave të ndërtuara me shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit para fillimit me efekte të plota të ligjit “Për planifikimin e territorit”.

Sigurohet strukturë e fortë bilanci

Agjencia e Legalizimeve është duke vijuar publikimin e listave me emrat e personave që pajisen me leje legalizimesh. ALUIZNI është duke përpunuar dhe dhënë mesatarisht 2250 leje legalizimi në javë, pra 10 000 leje legalizimi në muaj. Dy ditë më parë u bënë publike emrat e 2 300 vetëdeklaruesve të objekteve informale, dosjet e të cilëve u është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor dhe janë bërë gati lejet e legalizimit.

jave të verdha, për sipërfaqet 100 metër katror deri në 500 metër katror. Referuar ligjit, çdo pronar i ndërtimit pa leje për pronë nga 100–300 metër katror, mund të paguajë me bono privatizimi deri në 70 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore informale brenda vijave të verdha. Mbyllja e procesit Poseduesit e objekteve informale duhet të paraqiten me lejen e legalizimit te noteri, ku

“Me këtë ritëm të fituar, të cilin shpresojmë dhe kemi bindjen se do e intensifikojmë, çdo ndërtues informal duhet të jetë i qetë dhe i sigurt se shumë shpejt do të jetë radha e tij për të parë emrin në gazetë dhe për të marrë lajmërimin e legalizimit të pronës së tij; do të jetë kjo mënyra e vetme dhe më e drejta e transparentja e komunikimit midis nesh”, – është shprehur për mediet drejtori i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi.

duhet të paguhen në varësi të objektit dy tarifa, njëra 60 mijë lekë, e cilësuar si tarifa e printimit të lejes së legalizimit dhe tjera 40 mijë lekë, tarifa e shërbimit për legalizimin e objekteve informale në ndërtime me leje është për çdo kat të objektit pa leje. Këto dy tarifa shërbimi për legalizimin e objekteve pa leje dhe shtesave në pallatet ekzistuese, paguhen vetëm nga subjektet që përfitojnë legalizimin e këtyre objekteve dhe shtesave të

Deklarata

Përfundon transferimi i kapitalit të Emporiki Bank te Alpha Bank

Listat

Pagesa me bono Personat që duhet të bëjnë pagesën mund të përfitojnë nga vendimi për të paguar me bono një pjesë të vlerës. Kjo pagesë e bërë pranë bankave vërtetohet me mandatin përkatës pranë zyrave të ALUIZNI-t. Edhe ata që e kanë bërë më parë pagesën mund të përfitojnë duke paraqitur një kërkesë për rimbursim në të holla në këmbim të pagesës nëpërmjet bonove të privatizimit. Procesi i rimbursimit zgjat vetëm 15 ditë nga dorëzimi i faturës financiare pranë ALUIZNI-t. Qytetarët që plotësojnë kriteret për të përfituar rimbursimin e pagesës së legalizimit të objektit informal do të njoftohen me shkrim nga drejtoritë e ALUIZNI-t në qarqe, për hapjen e llogarive bankare dhe vlerën monetare për të cilën përfitojnë rimbursim. Kurse vetë personat që përfitojnë janë të detyruar të bëjnë pagesën me bono privatizimi të vlerës së rimbursueshme dhe të dorëzojnë pranë drejtorive të ALUIZNI-t në qarqe dokumentacionin financiar që vërteton kryerjen e kësaj pagese brenda 10 ditëve nga data e marrjes së njoftimit me shkrim. Sipas vendimit, moskryerja e pagesës me bono privatizimi, brenda afatit të përcaktuar prej 10 ditësh, sjell humbjen e të drejtës së rimbursimit të shumës respektive në para. Çdo pronar i ndërtimit pa leje do të rimbursohet duke paguar me bono privatizimi deri në 70% të vlerës së parcelës ndërtimore jashtë vi-

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi, ka vlerësuar si pozitiv vendimin e marrë nga qeveria dy ditë më parë për legalizimin e shtesave të pallateve. Sipas Muçit, përfitimet e këtij komuniteti nga vendimi i fundit i qeverisë janë të mëdha dhe vetëm në qytetin e Tiranës janë evidentuar paraprakisht rreth 600 shtesa pallatesh. Afati i aplikimit për t’u pajisur me leje përdorimi, sipas këtij akti normativ të miratuar është deri në 12 muaj pas miratimit të planeve të përgjithshme vendore të njësive të

ndërtuara pa leje dhe duhet të shlyhen brenda 10 ditësh nga data e njoftimit në gazetë. Ligji i legalizimeve ka hyrë në fuqi rreth 6 vite më parë. Gjatë një jave legalizohen më shumë se 2000 objekte. Përgjatë këtij procesi 6-vjeçar janë kompensuar 4577 pronarë për tokën që ishte pjesë e procesit të legalizimit, ndërsa në total janë 643 mijë metra katrorë përfituese të këtij procesi, duke pasur një finale mbi 44 mijë leje të dhëna.

Përfundon transferimi i kapitalit aksionar të Emporiki Bank te Alpha Bank. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se kapitali prej 8.2 miliardë eurosh para avancës nga FHSF dhe para shumës prej 3 miliardësh të injektuar si kapital prej Credit Agricole dhe 9 miliardë euro provizione sigurojnë një strukturë të fortë bilanci. I gjithë kapitali i Credit Agricole në Emporiki Bank është transferuar në Alpha Bank pas marrëveshjes së blerjes së 16 tetor 2012, si dhe pas miratimeve nga bankat qendrore greke dhe qipriote e nga autoritetet e konkurrencës. “Alpha Bank udhëheq rrugën drejt konsolidimit të sektorit financiar grek nëpërmjet kombinimit të dy institucioneve financiare, me një histori të gjatë në vend. Ndërkohë që Greqia vazhdon zbatimin e reformave strukturore të saj, dhe duken shenjat e para të ndryshimit të klimës ekonomike negative që ishte krijuar, grupi i zgjeruar do të synojë të kontribuojë më tej në rifillimin e veprimtarisë ekonomike, si edhe në rikthimin në vend të një sektori të shëndetshëm bankar”, deklaroi kryetari i Bordit të Drejtorëve të Alpha Bank, Yannis S. Costopoulos. Credit Agricole ka përfunduar shtesën e kapitalit në Emporiki Bank në një shumë të përgjithshme prej 2.9 miliardë euro dhe ka të blerë një obligacion të Alpha Bank me një shumë prej 150 milionë eurosh obligacion ky i konvertueshëm në aksione të saj. “Alpha Bank ka blerë një bankë plotësisht të kapitalizuar me provizione të larta për portofolin e saj të huave. Marrja e kontrollit të plotë operacional do të na lejojë të vazhdojmë shpejt me optimizimin e planifikuar të rrjetit të degëve, e të njësive të biznesit, si edhe me konsolidimin e funksioneve të centralizuara, të cilat së bashku do të sigurojnë ekonomi të konsiderueshme shkalle”, - deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank, Demetrios P. Mantzounis.


08

« politikë

E premte 8 shkurt 2013 •

Komenti i Kryeministrit, nisma më e madhe për fermerët në 20 vjet

KQZ

Qeveria heq TVSH-në për makineritë bujqësore Berisha: Nuk kopjojmë opozitën, ata e kanë mendjen te nafta Ervin Koçi

N

ë një dalje për mediet Kryeministri deklaroi se qeveria vendos të heqë TVSH-në për të gjitha makineritë e importuara për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. “Informoj fermerët se qeveria javën që vjen me një vendim të saj do të heqë TVSH-në për çdo lloj vegle, pajisje, makinerie që kanë destinacion bujqësinë, blegtorinë apo biznesin e përpunimit ushqimor. Është një listë e gjatë prej rreth 110 artikujsh, makineri që përdoren në të gjithë spektrin e bujqësisë, blegtorisë që do të importohen pa TVSH. Qeveria do të ndërmarrë nismën ligjore dhe do të dërgojë në Kuvend heqjen e TVSH-së për të gjitha llojet e kimikateve, të plehrave kimike, substancave të ndryshme, fidanët, farërat që importohen për qëllime të zhvillimit të bujqësisë, pemëtarisë, blegtorisë dhe të gjithë sektorëve të kësaj fushe”, - u shpreh Berisha. Gjatë konferencës Kryeministri u pyet se kjo nismë ishte e publikuar edhe nga opozita në premtimet e saj elektorale. Lidhur me pyetjen shefi i ekzekutivit u shpreh se kjo ka qenë gjithmonë nismë e qeverisë dhe se deklaratat

Deklarata

Berisha: Nuk komentoi vendimet e gjykatës Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar ditën e djeshme Kryeministri Berisha nuk dha asnjë koment lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës për ngjarjet e 21 janarit. Berisha e konsideroi këtë si diçka jashtë kompetencave të tij, pasi nuk mund të ndërhyj në çështjen e gjykatave. “Sot jam këtu për një tjetër çështje. Sot dhe asnjëherë tjetër nuk do të më gjeni mua të komentoj vendime gjykatash. Ky është qëndrimi im i prerë. Ky është një vend që ka sistemin e drejtësisë, sistemin e akuzës. As edhe një koment, zotërinj, nëse keni pyetje për çështjen që jam sot para jush”, - u shpreh Berisha. Pas vendimit të gjykatës për lirimin nga akuzat të 3 të pandehurve që akuzoheshin për vrasjen e 4 demonstruesve 2 vjet më parë më 21 janar, të afërm të viktimave deklaruan se nuk do të reshtin kurrë së kërkuari drejtësi.

e opozitës lidhen vetëm me përfitimet e saj financiare. “Opozita ka vetëm një propozim se si të vjedhë naftën për bujqësinë. Ata e kanë mendjen te nafta. Ata e kanë mendjen si të futin tollonin e naftës për t’u pasuruar me të. ‘Unë, - thotë ai, do të fus akcizën për naftën, në mënyrë që ta marrë Caci’. E harruat ju Cacllonin?! Sa u fut tolloni, u krijua Caclloni”, - tha Kryeministri. Krahas kësaj Berisha

theksoi edhe përfitimet që u vijnë fermerëve nga kjo nismë e qeverisë, që ai tha se është ndihma më e madhe që u është dhënë gjatë këtyre 20 vjetve. “Kjo masë përbën mbështetjen më të fuqishme që fermeri shqiptar ka marrë nga qeveria në rrafshin fiskal gjatë këtyre 20 vjetve, që synon hapësira të

Në projektligjin e ri “Për administratën gjyqësore” parashikohet që kancelari i gjykatës është nëpunësi më i lartë i kësaj administrate. Ligji ka objekt të rregullimin, organizimin, funksionimin dhe i statusin, duke përcaktuar strukturën organizative, kompetencat funksionale etj. Zyra e gjykatës përbëhet nga kryesekretarët gjyqësorë, sekretarët gjyqësorë dhe nëpunësit gjyqësorë. Nëpunësit e zyrës së gjykatës sigurojnë në fushën organizative dhe funksionale, për të cilën janë përgjegjës, respektimin e plotë të urdhrave dhe rregullave të nxjerra nga kancelari. Sipas nevojave, brenda zyrës administrative krijohet sektori përgjegjës për financat me varësi të drejtpërdrejtë nga kryetari i gjykatës, ai i marrëdhënieve me publikun dhe medien, i arkivit, i teknologjisë së informacionit etj. Për politikat e përgjithshme ministri i Drejtësisë miraton dhe ndjek zbatimin e politikave për administratën gjyqësore, miraton kriteret dhe ndjek zbatimin e projekteve, përcakton me urdhër strukturën dhe organikën e adminis-

Kancelari Kancelari i gjykatës emërohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtësisë. Procesi i emërimit dhe i shkarkimit të kancelarit bazohet në parimet e transparencës, meritës dhe aftësive profesionale. Rregulla më të hollësishme për procesin e emërimit dhe shkarkimit të kancelarit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Kancelari i gjykatës nuk është anëtar i shërbimit civil gjyqësor. Kancelari përfiton pagë dhe leje të pagueshme vjetore të njëjtë me atë të gjyqtarit të gjykatës përkatëse ku ushtron funksione.

tratës gjyqësore etj. Ndërsa kryetari i gjykatës kontrollon zbatimin nga zyra e gjykatës të veprimeve e të vendimeve të marra nga gjykatat. Kur një gjyqtar ankohet, kryetari urdhëron kancelarin që veprimet apo vendimet të respektohen

menjëherë, vendos marrjen e masave disiplinore ndaj administratës gjyqësore bazuar në propozimin e kancelarit etj. Kancelari mbikëqyr administratën gjyqësore, është eprori i drejtpërdrejtë i nëpunësit civil gjyqësor etj.

Gjonçaj: Afatet e teknologjisë drejt fundit Kalimi i afatit për tenderimin e kompanive që do të eksperimentojnë teknologjinë në zgjedhjet e ardhshme, ka qenë shqetësimi i përfaqësuesve të Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Genc Gjonçaj kërkoj shpjegime nga kryetarja e KQZ-së lidhur me këtë procedure, afati i të cilës, sipas tij, ka përfunduar më datën 31 janar. “Akoma jemi në një padijeni se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që KQZ-ja ka miratuar afatet, të cilat i çonin të dyja këto procedura maksimalisht deri më datën 31 janar”, - u shpreh Gjonçaj. Ndërsa kryetarja Lleshi deklaroi: “Ato çfarë kanë qenë për t’u bërë zyrtare ne e kemi bërë. Kemi nxjerrë në konferencë për shtyp zëdhënësen tonë, që ka bërë deklaratat në lidhje me dy projektet. Jemi akoma deri tek ai proces”. Ndërkaq në një prononcim për mediet pas përfundimit të mbledhjes Gjonçaj u shpreh se kjo çështje rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve. Në mbledhjen e radhës së KQZ-së u miratua vendimi për monitorimin e medieve gjatë fushatës.

Republika e shqipërisë Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Elbasan

Detyrat dhe ndryshimet që parashikon projektligji

Administrata gjyqësore, roli i ri i ministrit, kryetarit dhe kancelarit

reja për krijimin, konsolidimin e bizneseve të vogla bujqësore, blegtorale, frutikulturë apo të tjera në fshat, krijimin e mjedisit të favorshëm dhe inkurajimin e çdo fermeri për një ambicie më të madhe për zhvillimin e konsolidimin e fermës së tij, rritjen e prodhimit e përpunimin e tij”, - theksoi ai.

PS kërkon informacion

Lajmërim Zhvillim ankandi me date 10.03.2013 ora 10:00 per dhenien me qera toke bujqesore prone shteterore me afat nje vjeçar prane Zyrave te DRB Elbasan. Dhenia me qera e tokes behet perputhur ligjit Nr. 8318 dt 01.04.1998, Urdherit te Kryeministrit Nr. 287 dt 20.12.2006 Udhezimit te Nr. 3 dt 28.12.1998 te Keshillit te Ministrave. Sipas pasqyrës së mëposhtme: Nr

Zona kadastrale

Vendi

Sip. ha

Zhvillimi i ankandit Vendi ora dhe data

1 2

2281 3856

Cerrik Xherie-Shales

124.12 81.15

Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan

3

2150

Kodras-Shales

19.34

Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan

4

3862

Xibrake-Shales

75.88

Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan

5

2511

Lugaj-Paper

173.97

Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan

6

1367

Cepe-Belesh

7.287

Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan

7 8

1581 1531

Dushk-Belesh Dragot-Kajan

132.76 90.47

Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan

9

1930

Hardhi e Bute-Fierze

52.30

Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan

10

1616

Fierze-Fierze

108.77

Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan

11

2237

Kosove-fierze

264.28

Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan

Çdo person fizik ose juridik, të interesuar për marrje toke shtetërore me qera me afat një vjeçar dhe mbjellje kulturash me cikël biologjik një vjeçar të paraqiten prane DRB Elbasan, ne datën dhe orën e njoftuar pranë Komisionit të Ankandit me këto dokumenta: 1- Kërkesë me shkrim për marrje me qëra tokë shtetërore me afat një vjeçar. 2- Garanci bankarë (apo mandat pagese) me origjinalin që vërteton ngurtësimin 20% të vlerës totale të parceles së kërkuar si më lart. Ngurtësimi bëhet pranë Bankës Kombëtare të çdo rrethi për llogari të DRB Elbasan. 3- Kërkusi për marrje toke me qera duhet të paraqesë para Komisionit të Ankandit dokument identifikimi (kartë identiteti). Pjesëmarrsi në ankand i cili shpallet fitues tërhiqet nga ankandi nuk i kthehet grancia bankare prej 20% e vlerës fillestare të ankandit. Në këtë rast fituesi shpallët ofërta e çmuar si e dyta. Të gjithë personat e interesuar të paraqiten pranë DRB Elbasan për tërheqjen e dokumentave të ankandit. Drejtoria e Bujqësisë Elbasan Drejtori Shkëlqim Elezi


aktualitet • E premte 8 shkurt 2013

»

09

Presidenti i Cicial Citta di Brindizi kontribut në fushën kulturore mes qyteteve

Berati, certifikatë mirënjohjeje Franko Brunos “Vlerësim i veçantë për nderimin, marrëdhëniet do të intensifikohen” BERAT – Kryetari i Këshillit të Qarkut në paraditen e djeshme në ambientet e këtij këshilli ka zhvilluar ceremoninë e dhënies të një “Certifikate Mirënjohjeje”, akorduar Presidentin e C.I.C.A.L di Brindizi z.Franco Bruno. Me motivacionin “Për kontributin që ka dhënë Franco Bruno në forcimin e marrëdhënieve kulturore midis Shqipërisë dhe Italisë dhe në mënyrë të veçantë midis rajonit të Beratit dhe atij të Brindisit, më e dukshme kjo në koncerte kulturore e bashkëpunime midis shkollave të këtyre rajoneve”. Duke përshëndetur të pranishmit kryetari i Këshillit të Qarkut, Petrit Sinaj, vlerësoi kontributin e Franco Bruno në forcimin e marrëdhënieve kulturore midis Shqipërisë dhe Italisë dhe në mënyrë të veçantë midis rajonit të Beratit dhe Brindisit. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse e duke u

ndalur tek kontributi i veçantë i Franco Bruno, Sinaj tha se ai ka qenë i dukshëm për vite me radhë në mjaft aktivitete si koncerte, bashkëpunime midis shkollave. Në fund të fjalës së tij, Sinaj ka njohur të pranishmit me përmbajtjen e Certifikatës së Mirënjohjes me të cilën Këshilli i Qarkut

ka vlerësuar z.Franco Bruno. Presidentin e C.I.C.A.L di Brindizi Franco Bruno tha në fjalën e tij për të pranishmit: “Shpreh kënaqësinë për këtë vlerësim e veçantë të Këshillit të Qarkut Berat që më akordoi këtë “Certifikatë Mirënjohjeje”, ndërsa do të jem i gatshëm dhe i vendosur

që marrëdhëniet kulturore mes Italisë e Shqipërisë të njohin raporte të reja zhvillimi. Më pas Presidenti Bruno tha se “Dhënia e çmimit dhe prezenca juaj-iu drejtua ai të pranishmëve- është për mua sikur të kem fituar universin dhe këtë vlerësim e shoh të pasqyruar tek gjithsecili”. Publikimi i parë i Brunos vjen në veprën “Puglia –Albania”, në maj të vitit 1992. Më pas vijnë në radhë veprat tjera si “Shija e bukës”, “Monografia e Andri Lekës” , “Adriatik-Puglia – Albania”, “Poezi nga Adriatiku”, “Monografia e tenorit Josif Gjipali”, revista me ilustrime nga Shqipëria në vite, “Udhëtim historik i dy popujve deri në fund të viteve ‘900” ,” Popujt takohen”, “Puglia-Shqipëri” etj. Për kontributin e veçantë në afrimet kulturore Franco Bruno është vlerësuar me mjaft tituj nderi nga disa qytete të Shqipërisë. S. Gozhina

Vetëm në spitalin shtetëror 30 raste më tepër, mjekët: Ka aborte selektiv

Rritet çdo vit numri i aborteve, 72 raste me kërkesë të prindërve LEDIA LLESHI ELBASAN- Sipas statistikave të spitalit obstetrikgjinekologjik, në Elbasan është rritur numri i aborteve gjatë vitit 2012. Kështu gjatë vitit të kaluar numërohen 133 raste abortimi me rreth 30 më shumë se viti 2011. Sipas statistikave, grupmoshat që kanë kërkuar më shumë të abortojnë janë femrat nga mosha 25-35 vjeç, por nuk përjashtohen edhe moshat minorene, të cilat për shkaqe të ndryshme sociale detyrohen të ndërmarrin ndërprerjen e jetës për fëmijët e tyre. Abortet Shefi i pavijonit të këtij spitali, Resmi Balla, pohoi se gjatë vitit 2012, 61 raste janë aborte spontane, ndërsa 72 janë kryer me ndërhyrje sipas dëshirës së prindërve. Balla theksoi se aborti është tepër i rrezikshëm për shëndetin e nënës dhe sidomos për ato që lindin për herë të parë. Ndërkohë ai nuk përjashtoi raste të abortit selektiv. “Ne i këshillojmë prindërit e rinj, por edhe ata që kanë shumë fëmijë t’i drejtohen qendrave të planifikimit familjar. Ka mënyra për të ndalur shtatzënitë e padëshiruara. Kështu ekzistojnë mjekimet e nevojshme dhe metodat për ata që kanë shumë fëmijë siç është ndërprerja e rrugëve për të arritur në shtatzëni”. Por vetëm në spitalin shtetëror janë regjistruar 30 aborte më shumë.

Një pjesë e madhe e grave i drejtohen klinikave private për të kryer abort kështu që statistikat nuk mund të konsiderohen gjithëpërfshirëse. “Për vitin 2012 kemi regjistruar 30 aborte më shumë. Kjo është një shifër që konfirmon rritjen e kërkesave për abort duke mos llogaritur këtu klinikat private”. Mjekët e spitalit të Elbasanin deklarojnë se

në pjesën më të madhe ata nuk ia tregojnë seksin fëmijës dhe nuk i nxisin që prindërit ta mësojnë sidomos kur kanë shumë vajza. Kjo është mënyra për të mos ndihmuar abortin selektiv, pasi nëse prindërit duan djalë atëherë në pjesën më të madhe vendosin të abortojnë një vajzë. Spitali obstetrik gjinekologjik i Elbasanit në shërbim

të banorëve të të gjithë qarkut është në gjendje të mjeruar sa i përket ambienteve, por edhe pajisjeve. Në pritje të spitalit të ri, nënat dhe personeli mjekësor dhe sidomos bebet e vogla kalojnë ditët e para të jetës në kushte aspak të favorshme në këtë godinë të amortizuar dhe pa shumë mundësi reale për higjienë kundër infeksioneve spitalore.

Në fillim u dyshua për një 16-vjeçar

Gjendet i vdekur në kanal 60-vjeçari, endej rrugëve FUSHE-KRUJE- Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në një kanal në fshatin Luz të Fushë Krujës. Burime zyrtare nga policia thanë se nuk bëhet fjalë për një adoleshent siç u raportua në fillim, por për 60-vjeçarin Tod Preng Deda, me banim në lagjen 15, në Spitallë të Durrësit. Trupi i të ndjerit u gjet rreth mesditës 12.00 në afërsi të një kanali pranë rrugës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe pse paraprakisht thuhet se viktima ishte endacak dhe se mund të kishte dy tre ditë i mbytur në kanal.

Probleme dhe në Malësinë e Madhe

Reshje të dendura dëbore, bllokohen disa fshatra në Gramsh GRAMSH- Reshjet e borës në rrethin e Gramshit, vështirësojnë qarkullimin e mjeteve. Dje, reshjet kanë izoluar disa fshatra të komunave të thella. Raportohet se të bllokuara janë 4 fshatra të komunës Skënderbegas, 2 fshatra të komunës Tunje, si dhe tre fshatra të komunës Kushovë. Trashësia e borës në këto zona arrin deri në 50 cm. Probleme ka edhe në aksin Gramsh –Kukur, ku për shkak të rrëshqitjes së dherave rruga është e pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë. Situata e vështirë konfirmohet nga krerët e këtyre komunave, ndërkohë që probleme ka edhe në Porocan, për shkak të prurjeve të lumit Holtë. Probleme nga reshjet e borës gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe në Malësinë e Madhe.

Shumë punë me të rinjtë dhe të lëkundurit

LSI organizohet për thithjen e votave nga elektorati beratas BERAT – Në vijim të takimeve që krerët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Beratit po bëjnë në këtë fillim pune për fushatën zgjedhore në mesditën e djeshme kanë bërë ndalesën e radhës në tre zona të këtij rrethi, si dhe kanë kryer disa takime me grupet e LRI-s e LGI- s. Gledion Rehovica, anëtari i komitetit drejtues të Lëvizjes Socialiste të Integrimit, në mbasditen e djeshme ka zhvilluar disa takime me anëtarët e simpatizantët e komunave Velabisht, Otllak e Cukalat. Po gjatë ditës së djeshme Rehovica ka bërë disa takime edhe me grupet e LRI-së e LGI-së në lagjet e qytetit. Kryesisht në takime është folur për mbarëvajtjen e punës në bazë me anëtarët e simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është koha për të folur pa rezerva dhe me një organizim jo vetëm të strukturave që ne në çdo takim i mëshojmë fort këtij fakti, por më shumë punë duhet bërë me bazën me elektorati që nuk është i angazhuar shumë në politikë, si dhe me simpatizantët e LSI-së. Baza ka vetëm një qëllim ajo do të dijë më shumë për programin politike, pra çfarë do të bëjmë ne për atë grup shoqëror pas marrjes të pushtetit, kjo është thembra e Akilit për të marrë sa më shumë vota. Puna është se shumë prej votuesve nuk janë të mirënjohur për statutin dhe drejtimin e programin politike të kësaj force politike, ndaj më shumë punë na del të gjithëve pasi në bazë duhet të punojm së bashku të pandarë. Pra, puna nuk duhet përqendruar vetëm në forcimin e strukturave që në fakt është njëra anë e medaljes, por dhe në afrimin e të rinjve ka pohuar në takimin me të rinjtë e LRI-s në takimet e 48 orëve më parë anëtari komitetit drejtues Gledjon Rehovica, në komunën Velabishtë, Otllak dhe në Cukalat. Unë dua të theksoj është shprehur në takim Rehovica se puna në grup dhe sqaruese më gratë e paangazhuara në politikë në lagjet e qyteteve dhe në fshatrat është dominuese, afrimi i tyre në këto struktura është bazë për fitoren e LSI-së në qershorin e ardhshëm. Puna me bazën duhet shpeshtuar dhe në vijim të këtyre tre muajve e deri në qershor puna duhet konsoliduar me projekte të veçantë për afrimin e të rinjve pranë LRI-s, afrimin e LGI-s dhe të simpatizantëve të të gjitha grupeve moshave që kanë të drejtën e votës duhet të jenë të mirënjohur me programin tonë politikë e atë elektoral, me programin ekonomik e social që do të vazhdojmë të praktikojmë pas zgjedhjeve të 23 qershorit të ardhshëm. S. G


10

« opinion

E premte 8 shkurt 2013 •

“21 janari”, suksesi dhe dështimi i drejtësisë

D

je gjykata e Tiranës mori një nga vendimet më të guximshme: shpalljen të pa fajshëm të tre gardistëve të akuzuar për dy nga vrasjet e 21 janarit 2011, kur grupe të organizuara paramilitarësh të opozitës socialiste sulmuan me bomba molotov dhe mjete të tjera të dhunshme selinë e Kryeministrisë dhe forcat e sigurisë që e ruanin atë. Vendimi u prit me indinjatë nga opozita, e cila braktisi sallën e seancave plenare pas një fjalimi patetik të deputetit Tahiri, i cili akuzoi qeverinë se qëndronte pas këtij vendimi. Nuk është hera e parë që gjyqësori vihet në shënjestër të politikës sa herë që vendimet e tij nuk u shkojnë për shtat planeve e interesave të saj. E konsideroj të guximshëm vendimin e djeshëm të drejtësisë pasi ai sfidoi një presion politik të paparë të ushtruar nga opozita dhe media e saj për këtë çështje që nga dita e ngjarjes e deri më sot. Vetë mënyra se si nisi në gjykatë kjo çështje do të çonte në një përfundim si i djeshmi. Motivet politike, që kushtëzuan në fillim hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë, që mori jetën e katër personave, dukej se ishte pengesa kryesore e një gjykimi objektiv, gjë që e ndau opinionin politik e publik në dy palë. Retorika politike lidhur me këtë rast ishte shumë e fortë, gjë që çoi në zhvendosje të vëmendjes së opinionit nga faktet e provat juridike, si mënyra e vetme e drejtësisë për të marrë një vendim. Menjëherë pas ngjarjes prokuroria tentoi arrestimin e të gjithë zinxhirit komandues të Gardës se Republikës, gjë që u konsiderua si veprim i njëanshëm dhe shkelje e ligjit si nga qeveria, ashtu dhe nga vetë gjykata, që rrezoi masat e sigurisë të kërkuara nga akuza. Çështja u trajtua nga prokuroria në mënyrë të njëanshme, duke akuzuar vetëm mbrojtësit e institucioneve, edhe pse ata u sulmuan në vendin e tyre të punës, gjë që duket se u frenua pas ndërhyrjes ndërkombëtare për përfshirje në hetim të të gjitha palëve, duke filluar nga organizatorët e sulmit mbi një prej institucioneve themelore të shtetit. Ambasadori amerikan, z. Arvizu, e cilësoi grupimin paramilitar që sulmoi Kryeministrinë si “një grup protestuesish që kishte një axhendë tjetër nga ajo e deklaruara si protestë e opozitës” dhe ndërkohë i kërkoi publikisht ish-prokurores së përgjithshme ta niste hetimin nga organizatorët e saj, një logjikë normale për një hetim e gjykim të drejtë e të paanshëm. Të njëjtën këshillë dhanë edhe ambasadori i BE-së dhe ai i OSBE-së, duke çuar në një ulje të dukshme të agresivitetit përtej kufijve profesionalë të akuzës deri në atë moment. Megjithëse këshilla e ambasadorit Arvizu, sidomos ajo lidhur me organizatorët politikë të sulmit të dhunshëm mbi selinë kryesore të qeverisë, nuk u mor kurrë parasysh nga akuza shqiptare, gjithsesi ajo arriti t’u

Nga Nebil ÇIKA shkaktojë presion të lartë krerëve të opozitës, që kuptuan se mund të përfundonin në bankën e të akuzuarve si përgjegjësit kryesorë politikë e juridikë të 21 janarit. E përqendruar vetëm te dy oficerë dhe një shofer i Gardës, Prokuroria, apo më mirë të themi grupi hetimor, me vetëdije e bëri të vështirë, për të mos thënë të pa mundur, zbardhjen e kësaj çështjeje, gjë që u vërtetua me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Tiranës. Opozita po pretendon si vendim politik dhe pjesërisht ka të drejtë për këtë, por ky përcaktim nuk ka lidhje me vendimin e djeshëm, por me zhvillime lidhur me këtë çështje përpara se ajo të shkonte në gjykatë. Siç thashë më lartë, “këshilla” ndërkombëtare për hetimin e kësaj çështje nuk u mor parasysh nga akuza, e cila çoi në bankën e të akuzuarve të dyshuarit teknikë të ngjarjes, që në rrjedhën logjike të hetimit duhej të ishin të fundit në listë. Prokuroria mori sa për sy e faqe nën hetim një pjesë të organizatorëve, por nuk ngriti akuza ndaj tyre. Kjo bëri që ata dhe vepra për të cilat Prokuroria i thirri si të dyshuar të faleshin nga amnistia që Presidentit Nishani dekretoi me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Nëse Prokuroria e Ina Ramës do të kishte ngritur akuza serioze në respekt të ligjit ndaj organizatorëve të 21 janarit, nenet me të cilat ata do të hetoheshin nuk mund të futeshin në listën e veprave penale që përfshinte dekreti presidencial i amnistisë. Përjashtimi nga hetimi i organizatorëve përbën pikën më të dobët të këtij hetimi, që për arsye jojuridike përfundoi në hiç. Por përveç organizatoreve nga akuzat u përjashtuan edhe anëtarët e “grupit me axhendë ndryshe nga ai i deklaruari i protestës”, thënë ndryshe, sulmuesit e dhunshëm të Kryeministrisë dhe rojave të saj, gjë që e bën edhe më konkret dështimin e Prokurorisë. Ata u përjashtuan, edhe pse vepra e tyre penale ishte kryer ditën për diell në prani të dhjetëra kamerave të transmetuara me zë e figurë nga pothuaj të gjithë televizionet. Por logjika të thotë se, nëse do të përjashtoheshin nga hetimi shefat polikë, patjetër që do të përjashtoheshin edhe ushtarët, ose më mirë të themi mercenarët e tyre. Nëse prokuroria do të kishte ngritur akuza ndaj atyre që sulmuan fizikisht Kryeministrinë, ishin të gjitha mundësitë që kjo çështje të kishte shumë mundësi zbardhjeje. Për të shpëtuar lëkurën e tyre, ata do të mbroheshin duke deponuar në prokurori apo gjykatë për arsyet, urdhrat apo udhëzimet dhe personat që i çuan në këtë akt kriminal. Pyetja që shtrohet në hetimin e ngjarjeve si “21 janari” është: kush përfitonte nga kjo ngjarje? Çdo prokuror normal do ta kishte nisur pikërisht këtu hetimin dhe besoj se më mirë se kushdo kësaj pyetjeje do t’i ishin përgjigjur ata që morën përsipër ekzekutimin

e sulmit, midis të cilëve mendohet se ishin edhe katër viktimat. Por kjo nuk ndodhi, gjë që na bën të mendojmë se përjashtimi nga hetimi dhe akuzat i organizatorëve të 21 janarit ishte jo vetëm i paligjshëm, por dhe arsyeja kryesore e dështimit të Prokurorisë. Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, ndoshta Sajmir Tahiri, por dhe të tjerë drejtues të PS-së dhe organizatorë të 21 janarit nuk do të kishin dot mundësinë të derdhnin lot krokodili e të mbanin fjalime nekropolitike në sallën e Kuvendit. Vendimi i djeshëm për 21 janarin në gjykatën e Tiranës ishte një sukses i madh, por dhe një dështim për drejtësinë. Ishte sukses pasi trupi gjykues mori një vendim të mbështetur mbi prova e arsyetim juridik, duke dalë mbi presionin e paparë politik që u ushtrua mbi të për këtë çështje, një rast i rrallë ky për drejtësinë shqiptare. Është dështim pasi nuk arriti të zbardhte juridikisht një ngjarje e krim që mori jetën e katër personave, pavarësisht arsyeve pse ndodheshin apo kush i solli deri atje. Nëse edhe institucioni i hetimit do të zbatonte standardet profesionale të gjykimit, besoj se kjo çështje duhej të ishte zbardhur juridikisht. Janë të gjitha arsyet të besojmë se kjo çështje ishte një dështim, por dhe një tregues i politizimit të akuzës shqiptare. Fakti që arkitektja dhe zbatuesja e këtij projekti hetimi ishe palë në konfliktin politik për këtë, e nxin edhe më shumë këtë faqe të zezë të drejtësisë shqiptare. Sot ajo nuk është më në krye të akuzës, por kjo nuk e shkarkon nga ky dështim i hetimit që ideoi e drejtoi. Ndërkohë kryeprokurori aktual, edhe pse nuk mund të cilësohet si përgjegjës për këtë dështim, pasi e gjeti çështjen në gjykatë, ndodhet përpara një problemi shumë serioz në institucionin e tij. Nuk e di sa e mundshme është ligjërisht rihapja e një hetimi tjetër, sidomos pas amnistisë së organizatorëve politikë të 21 janarit, por kjo çështje nuk duhet të lihet me kaq. Dështimi i këtij hetimi është gjithashtu edhe provë, por dhe arsye e fortë e domosdoshmërisë së reformimit të prokurorisë shqiptare, një mision që kryeprokurori i ri e ka cilësuar publikisht si prioritet. Kjo duhet të jetë edhe në vëmendjen e institucioneve të tjera kombëtare e ndërkombëtare, që me apo pa dashje ngadalësojnë apo pengojnë reformim aq urgjent të saj. Si përfundim, dua të theksoj se fenomeni më i keq i kësaj situate politike e juridike të 21 janarit janë viktimat dhe familjarët e tyre. Përdorimi dhe manipulim i politik i vuajtjes së tyre nga ata që në një hetim normal të çështjes mund të ishin në bankën e të akuzuarave si përgjegjës kryesorë të vrasjeve është sa cinik aq dhe i papranueshëm. Mundësinë e aplikimit sërish të këtij refleksi pothuaj të lindur nekropolitik ua dha edhe një herë ky dështim i paralajmëruar e ndoshta edhe i planifikuar i hetimit të 21 janarit.

Poli i tretë, pikëpyetje dhe shpresa

V

eç të tjerash po flitet për një pol të tretë në politikë, i ndërtuar nga FRD-ja, LSI-ja, PBDNJ-ja (AKZ, PBDNJ?) dhe ndonjë forcë tjetër ende e pabërë publike. Nuk dimë se sa do të ngjizet ky koalicion, por le ta marrim për një çast të mirëqenë dhe të përpiqemi të bëjmë një analizë të efikasitetit dhe risive që mund të sjellë. Në të vërtetë, ka kohë që ndihet nevoja e një përmbysjeje politike të fuqishme, ndryshimi i tablosë, heqja e monopolit të dy forcave të mëdha, shpalosja e një alternative të re më të besueshme dhe shpresëdhënëse. “Poli i Lirisë” në zgjedhjet e kaluara parlamentare u projektua si i tillë për të qenë pikë referimi për individë, grupe, shtresa të papërfaqësuara, por në finale nuk ia arriti qëllimit. Përveç faktit të vjedhjes së votës nga PD-ja, siç u pretendua dhe u publikua më pas edhe nga mediet, gjë që vazhdoi me disa seanca gjyqësore shterpë, “Poli” nuk arriti që në fillim të krijonte imazhin e një grupimi të ri, i cili vlente për t’u provuar dhe të merrej seriozisht nga elektorati. Arsyeja ishte e thjeshtë: bashkimi i forcave periferike me individë, liderë të sprovuar, që më së shumti kishin qenë pjesë e ekzekutivit ndër vite, të fraksionuar kryesisht nga strukturat e PD-së, nuk mund të ngjallte shpresë, pritshmëri të madhe. Zgjerimi i spektrit nga të përndjekurit, pronarët e tokave, demokristianët e Ndokës apo me strukturat e Ngjelës dhe Dashamir Shehit ishte kallp dhe aspak motivues. Këtij grupimi veç të tjerash i mungonte një lider karizmatik, që mund të superonte gjithë dyshimet dhe të bëhej pikëmbështetja, garancia e një sipërmarrjeje serioze. Futja në skemë e Aleksandër Meksit, në vend që të shërbente si aliazh i fortë, i trazoi më shumë ujërat e turbullta, për faktin se ai shihej si kryeministri i PD-së,

Nga Luan KURTI që më shumë sesa sukseset shqiptarët i mbanin mend ngritjen dhe dështimin e firmave piramidale, të cilat grabitën kursimet e tyre dhe çuan në rrënimin e shtetit. Faturimi i gjithë të këqijave Berishës për të shkuarën nuk ishte strategjia e duhur, nuk mund të fshihte vakumin programor, një lloj çoroditje, amullie në sjellje dhe qëndrime të panelit të lidershipit. Kjo vihet re në mosreflektimin që pasoi, në mos gjetjen e shkaqeve, arsyeve serioze të këtij dështimi, në ngutjen për të pranuar divorcin mes palëve në mënyrë të heshtur dhe aspak dinjitoze. Kjo ia rriti mitin e pathyeshmërisë Berishës dhe u dha një mësim të vlefshëm gjithë të pakënaqurve të tjerë, kudo qofshin. Pas një pauze vetëm prej katër vjetësh, ja ku na deklarohet një tjetër koalicion, me iniciatore FRD-në. Përsëri shtrohet e njëjta pyetje: a do të arrijë grupimi në fjalë, i ashtuquajturi “Poli i Tretë”, të frymëzojë elektoratin gri, të sjellë përmbysjen spektakolare të dëshiruar? Dhe kjo pyetje ka një kundërpyetje që duhet zgjidhur: pse njerëzit duhet të votojnë këtë pol dhe të mos vazhdojnë tradicionalisht me PD-në e PS-në? Bamir Topi, ashtu si edhe Kreshnik Spahiu, së fundi ka lënë të kuptohet se do të hapë dosjet, se do të kthejë pronat, se do të japë shpërblimet për ish-të përndjekurit, se... (!!). Premton shumë e për çdo ditë dhe njësoj si pararendësit për kalë beteje ka performancën e dobët të Berishës. Ansambli i tij politik ka në përbërje jo pak figura të ekzekutivit të së kaluarës, njerëz me peshë dikur në PD dhe kulaçi i shijshëm, cilësor nuk mund të bëhet duke përzier miell të vjetër, të mykur me të ri taze, aq më keq me krunde, pavarësisht sitjes së kujdesshme. Vetë fakti që Topi ka qenë nënkryetari i PD-së për shumë vjet dhe njëshi i shtetit dhe drejtësisë në kohën më problematike për Shqipërinë ia ka ulur ndjeshëm aksionet. Një arsyetim i tillë vlen edhe për Spahiun. Ndryshimi i lukut, imazhit, sjelljeve refraktare

pas kalimit nga president në lider partie nuk përkon me staturën që promovoi me heshtjen, mosprononcimin, qëndrimet e matura “brenda ligjeve dhe germës së Kushtetutës”. “Shuplaka” që tenton t’i japë Berishës dhe PD-së është ca e vonuar dhe zor se do të ketë njerëz që do ta marrin seriozisht. Pra, po t’i marrësh tek e tek këta liderë që kërkojnë të bashkohen në një front, te secili mund të gjesh plot mangësi, përfolje, akuza, pika të errëta, të cilat sfumojnë axhendën, nxitin frik, paragjykime tek elektorati dhe kësisoj përmbushjen e qëllimit final. Në rastin më të mirë ky koalicion do të përngjante me një pikturë impresioniste në një ekspozitë, ku miksti i bojërave, dalldia e ngjyrave, formave, imazheve të çuditshme do të mbante mbërthyer shikuesit me orë të tëra dhe në fund do të duhej një specialist të shpjegonte atë që ka dashur të thotë autori. Ata adhurues që do të blinin një tablo të tillë do të ishin ca dhjetëra, që për t’u dukur të kohës, njerëz me vizion dhe kulturë të gjerë nuk do të mendoheshin gjatë, dhe pse asfare s’e kanë të qartë mesazhin, idetë, vlerat estetike të veprës. Më tej akoma, Dule e kushtëzon bashkimin me përjashtimin e kuqezinjve apo të çamëve, gjë që është e vështirë për momentin të kapërcehet. Në mënyrë simetrike aktorët dhe faktorët e kësaj nisme në kohë të ndryshme kanë “zbrazur barkun” duke drejtuar gishtin te njëri-tjetri si përçarës, dashakeq, luftënxitës, si shkaktarë të antiintegrimit dhe nxitjes së frymës së konfliktualitetit. A do të jenë në gjendje liderët e këtyre subjekteve që në funksion të logjikës së numrave, të maksimalizimit të votave, të mbijetesës në xhunglën politike që kanë implementuar dy të mëdhenjtë të kapërcejnë mosmarrëveshjet, të hedhin pas shpine të kaluarën dhe të krijojnë një “pol të ngrohtë”, që do të rrezatonte erën dhe nevojën e ndryshimit? Kjo mbetet për t’u parë.


opinion • E premte 8 shkurt 2013

»

11

Foli drejtësia, politika të heshtë Nga Halil RAMA

G

jykata e Tiranës, seksioni i krimeve të rënda, dëshmoi dje pavarësinë dhe integritetin e saj si një institucion bazë i dhënies së drejtësisë në vendin tonë. Vendimi i dhënë dje nga gjyqtari Besnik Hoxha për shpalljen të pafajshëm të ish- komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe ish-gardistit Agim Llupo është sinjal i qartë i mosndikimit të drejtësisë shqiptare nga politika e kriminalizuar. Drejtësia triumfoi dje përballë presioneve dhe shantazheve të hapura të lidershipit opozitar për të penalizuar me çdo kusht ata që mbrojtën institucionet e shtetit më 21 janar 2011 nga elementë të inkriminuar të përfshirë në një protestë të dhunshme dhe për t’i nxjerrë ata të larë nga përgjegjësia për viktimizimin e katër të pafajshmëve. Këtë triumf të drejtësisë dhe dështim të lidershipit të tyre e përjetoi dhimbshëm trupa e deputeteve të PS-së, që braktisën sallën e seancave plenare sapo mësuan vendimin e gjyqtarit të seksionit të krimeve të rënda të gjykatës së Tiranës për shpalljen të pafajshëm të ish-komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe ish-gardistit Agim Llupo. Ndonëse gjyqtari Hoxha argumentoi bindshëm vendimin për t’i liruar ish-kreun e gardës Prendi dhe gardistin Llupo nga akuzat për vrasje në rrethana cilësuese, pasi gjatë hetimeve nuk është provuar se ata kanë realizuar këtë vepër penale me dashje, por kanë qenë në zbatim të ligjit për mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë, segmente të inkriminuara të politikës opozitare dëshmuan sërish dje se janë kundër pavarësisë dhe integritetit të institucioneve të drejtësisë, që në një shtet demokratik janë domosdoshmëri. Për më shumë se dy vjet kreu i PS-së, Edi Rama, dhe suita e tij keqpërdori në mënyrën më ekstreme katër viktimat e puçit institucional që vetë ai organizoi më 21 janar 2011. Njeriu që për pushtetin e tij të pamerituar organizoi protestën e dhunshme që degradoi në sulm ndaj Kryeministrisë, ushtroi presion të paparë ndaj siste-

mit të drejtësisë në vendin tonë, me synimin që ta gjunjëzonte atë dhe të penalizonte pa asnjë bazë e argument mbrojtësit e sigurisë e të rendit. E nëse do t’ia arrinte qëllimit të gjunjëzonte drejtësinë, këtë rrënim të mundshëm të saj ai do ta përdorte për efekte elektorale në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Edi Rama dhe “G-99”-shat me të cilët ka uzurpuar Partinë Socialiste, synonte që me dënimin e mundshëm të ish-drejtuesve të lartë të Gardës të mund të shtonte dozat e akuzave absurde ndaj Lulzim Bashës, që nëpërmjet një gare të ndershme e largoi atë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës. I tërbuar nga sukseset e kryebashkiakut Basha, që po i jep fytyrë perëndimore metropolit shqiptar, paraardhësi i tij në krye të Bashkisë (që e masakroi atë barbarisht) në krye të PS-së, ushtroi gjithë ndikimin e mundshëm të jashtëligjshëm ndaj organit të akuzës, që nëpërmjet penalizim-

it të ish-drejtuesve të Gardës të mund të fajësonte edhe Bashën (si ish-ministër i Brendshëm) për puçin e tij të 21 janarit. Kjo u duk fare qartë dhe nga rebelimi i djeshëm i deputetëve socialistë. Menjëherë pasi gjyqtari Hoxha argumentoi se në vendimin e marrë ishte bazuar në një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Strasburgut për një rast të ngjashëm në Itali (që përbën precedent për drejtësinë shqiptare), sërish dje deputeti socialist Sajmir Tahiri, si zëdhënës i zellshëm i liderit të PS-së, deklaroi se “në këtë vend drejtësia ka marrë fund”. Në vend që të heshtin tani që foli drejtësia, ata, ashtu si dhe ish-baballarët e tyre të kupolës së kuqe, kërkojnë revansh ndaj institucioneve të drejtësisë. Pikërisht kupola e PS-së, që për dy vjet rresht bllokoi votimin e tri ligjeve që kushtëzojnë marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, doli sërish dje kundër sundimit të ligjit, që është baza e kritereve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ata qëllimisht kundërshtojnë një vendim të gjyqësorit që nuk lë vend për asnjë koment. Duke mbrojtur kurbanët e tyre, Edi Rama e mbështetësit e tij mbrojnë indirekt edhe përfaqësuesit e akuzës, të cilët, siç doli në seancën e djeshme përfundimtare të gjykatës së Tiranës, në asnjë moment të hetimeve nuk kanë hetuar dhunën ndaj efektivëve të Gardës, të cilët kanë qenë të detyruar të qëllojnë në ajër dhe në asnjë rast nuk kanë qëlluar drejtpërdrejtë në turmë. Në të vërtetë gjithkush që ka ndjekur zhvillimet e 21 janarit të kobshëm 2011 është i bindur se Garda më 21 janar ka mbrojtur rendin kushtetues, që u cenua nga protestuesit. Praktika të tilla njihen në eksperiencën botërore. Në argumentimin dhe provimin e kësaj të vërtetë meritë të padiskutueshme kanë dy avokatët e mirënjohur Gjokutaj e Çerekja, që vërtetuan se Garda përdori çdo mënyrë për të qetësuar protestuesit, siç e njohin parimet e konventat ndërkombëtare. Nëse lidershipi opozitar është pro këtyre parimeve, së paku le të heshtë tani që për këtë proces të montuar prej tij foli drejtësia.

Ndjesa e munguar e Ramës

E

dhe pse kishte nisur prej muajsh, duket se janari dhe fillimi i shkurtit i ka vënë në shina të plota fushatën zgjedhore për 23 qershorin. Edhe në këtë fushatë duket se z. Rama ka vendosur të mbështetet vetëm në denoncime, pa treguar se çfarë mund të bëjë ndryshe. Aktiviteti i parë që organizoi opozita si startin e fushatës ishte kortezhi përkujtimor për fatkeqët e ngjarjes së 21 janarit 2011. Personalisht besoj se çdo humbje jete njerëzore është fatkeqësi për familjen dhe shoqërinë, pavarësisht kushteve në të cilat ndodh apo arsyet përkatëse. Në radhë të dytë janë fatkeq sepse të katër personat që humbën jetën atë ditë, ashtu si dhe qindra pjesëtarë të tjerë në demonstratën e 21 janarit, i sollën në Tiranë me premtimin e madh nga partia që ata besojnë dhe votojnë se do ta detyronin Sali Berishën që të pranonte marrëveshje politike. Pra, ideatorët e demonstratës së dhunshme e dinin se në një vend anëtarë të NATO-s nuk mund ta marrin pushtetin me dhunë, por duket se thjesht ëndërronin të dëbonin Berishën nga zyra e tij, ashtu siç iku Nano më 1998-n. Pas kësaj ata besonin se e kishin 100% të sigurt se marrëveshja politike që do të pasonte do të ishte sipas kushteve që do të diktonte Rama dhe pushtetin do ta merrte në tavolinë me armët në kokën e biseduesve. Ndërkaq Rama nisi provokimin me shfaqje nga pjesëmarrja në familjet e viktimave. Madje, një nga “mizanskenat e ngushëllimeve” ishte kur kishte përqafuar

Nga Gazmend KODUZI

vajzën e një prej të ndjerëve. Por a ka mundur t’i thotë vajzës së shkretë se babain e saj e dërgoi ai përpara Kryeministrisë pa i treguar se çfarë ishte projektuar? Mbase shumë gjëra mund të ketë thënë në ato çaste, por ne deri më sot nuk e kemi dëgjuar që t’i ketë kërkuar ndjesë për mosdrejtimin e turmës si demonstrues paqësorë. Nuk i ka kërkuar ndjesë që ia mori babain nga vatra e ngrohtë e shtëpisë dhe e solli në Tiranë për një demonstratë që do të shënonte fillimin e marshimit të tij drejt pushtetit. Nuk i ka kërkuar ndjesë për grupin e personave që kishin “një axhendë të ndryshme” nga babai i saj, të cilën këtyre grupeve ia kishte dhënë vetë Rama me dorën e deputetëve të tij, që i sollën nga ana e anës për rrëmujë në Tiranë. E nuk i kemi dëgjuar asnjë fjalë për faktin që si organizator i demonstratës nuk doli në krye të saj për të frenuar persona me axhendë tjetër, me qëllim që babai i saj të kthehej shëndoshë e mirë në shtëpi. Jam i sigurt se asnjë nga këto nuk ka ndodhur, duke mos kërkuar ndjesë të paktën ndaj familjarëve të të ndjerëve, madje edhe pse kanë kaluar dy vjet. Ndërkaq në një dalje publike për çështjet e rendit z. Rama fajësoi drejtuesit e Policisë së Shtetit për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, por duke shfajësuar policët që patrullojnë rrugët e vendit. Nuk besoj se z. Rama është aq naiv sa të besojë tezën se krimi ka marrë revansh, sepse krerët e policisë tradhtojnë policët e thjeshtë. Kjo situatë, ku elementët kriminalë guxojnë të krye-

jnë vepra penale, deri edhe goditje ndaj figurave te Policisë së Shtetit, në radhë të parë është si pasojë e klimës së tensionuar politike të krijuar në vend nga sjellja revanshiste e tij. A harroi z. Rama goditjen që organizoi ndaj forcave të policisë më 21 janar 2011? Harroi z. Rama plagosjen e dhjetëra policëve të thjeshtë dhe drejtuesve të rangjeve të ndryshme nga personat e ndërsyer prej tij ndaj institucioneve shtetërore? Apo janë vepra të kryera 2 vjet më parë dhe shqiptarët harrojnë shpejt?! Besoj se edhe vetë z. Rama e di që gjëra të tilla nuk harrohen kaq shpejt, veprime të kryera në publik dhe që u kritikuan nga një botë e tërë. Përtej demagogjisë për keqardhje ndaj kushteve ku punojnë policët dhe shpëtimit të tyre nën udhëheqjen e Partisë, mendoj se harroi të thotë diçka. Harroi të kërkojë ndjesë që më 21 janar forcat e policisë u goditën pa asnjë arsye nga të ftuarit në aktivitetin e Ramës. Harroi t’u thotë se do të dorëzojë në Prokurori të gjithë ata që u morën me përgatitjen e axhendës ekstra. Mbi të gjitha harroi të kërkojë ndjesë ndaj fëmijëve të policëve që ishin me shërbim atë ditë pranë Kryeministrisë, të cilët shikonin me gjak të ngrirë, sepse ndonjë gur, hu, bombë molotov apo plumb qorr mund të dëmtonte babanë e tyre. Pra, megjithëse ethet e një viti elektoral e kanë kapluar më keq se gripi amerikan z. Rama, ai duhej ta fillonte duke u kërkuar falje së pari fëmijëve të të ndjerëve dhe policëve të plagosur për pjesën e tij të fajit, duke prerë në besë miqtë që i kishte ftuar për “dasme” dhe i dërgoi në luftë.


12

« thashethemevip

E premte 8 shkurt 2013 •

Agnesa Vuthaj, e magjishme në fotot e reja

Fjolla Morina pa ‘make up’ Fjolla Morina, këngëtarja e cila u shndërrua në një ndër këngëtaret më të klikuara në ‘youtube’ me hitin “Fucking bitch”, është duke shijuar disa ditë pushime nën diellin e Miamit. Gjatë banjove të diellit, këngëtarja ka qenë e zhveshur nga ‘make up’-i dhe ka postuar një foto të saj ku duket qartë ndryshimi kur këngëtarja përdor ‘make up’. Nga një këngëtare superseksi Fjolla në këtë foto ka pamjen e një vajze me bukuri natyrale e të brishtë.

Tuna “së bashku” me ish të dashurin e Dafinës Në një fotografi të publikuar nga një mik i saj, shihet këngëtarja Tuna nën shoqërinë e ish të dashurit të Dafina Zeqirit, e cili është Krenar Çoçaj. Të tre, shihen duke u argëtuar në një klub nate ndërkaq, nuk është e qartë përse Krenari ndodhet në mesin e Tunës. Tuna, njihet si një femër mjaft kontraverse, e cila parapëlqen të tërheqë vëmendje në mënyra të ndryshme. Pak ditë më parë, ajo thumboi reperët kosovarë duke i akuzuar se po huazojnë kolona zanore nga filma turqisht gjë që u duk të ishte e drejtuar më shumë nga kënga e re, ‘Ngoje zemrën tem’ e grupit ‘Kaos’. Në këtë rast, ajo nuk mbeti pa kundërpërgjigjje. “Ata që i kanë bërë “soundtrack”-at turqisht, t’i kanë bërë hitet më të mëdhaja në karrierë. Prapë se prapë, më mirë se me rreh ****…”, ishte reagimi Lumit të ‘Kaos’ që u duk si kundërpërgjigje ndaj këtyre fjalëve të Tunës.

B

ukuroshja Agnesa Vuthaj mesditën e së hënës ka postuar nëpër rrjetet sociale disa foto të reja, në të cilën ka bërë publike bukurinë e saj. Bukuroshja pejane edhe kësaj here ka treguar hiret e saj, ndërsa ka pozuar përball aparatit fotografik të Fidan Mehmetit.

Dafina, me çdo kusht si Rihanna Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna duket qartë se është një nga pikat e referimit për këngëtaren shqiptare Dafina Zeqiri. Ndikimi i saj nuk shihet vetëm në muzikën që këngëtarja shqiptare bën, por mbi të gjitha në pamjen e saj. Ajo është përcjellësja më e mirë e çdo ndryshimi që bën Rihanna. Së fundmi, Dafi shfaqet me model të njëjtë me të Rihannës, e madje ajo duke se ka bërë edhe solar për të ruajtur një pigment të errët. Në këto foto është vështirë të bësh dallimin nëse po sheh amerikanen Rihanna apo shqiptaren Dafina Zeqiri.

Mariza Ikonomi bëhet teze

“Dua të këndoj, gjith Botën un t›a lajmëroj, trashëgimtarja... Alina Marisa Bostic ...sot jeton!: DDDDD”. Kështu ka shkruar mbrëmjen vonë të së mërkurës në statusin e saj në facebook këngëtarja Mariza Ikonomi. Artistja është lumturuar nga ardhja në jetë e mbesës së saj të vogël, e cila siç e shohim duket se emrin e saj “të dytë” e ka marrë pikërisht nga tezja e saj, Mariza. Mbase kjo është një arsye më shumë për të lumturuar këngëtaren, e cila sjell në mend një prej këngëve shumë të njohura të muzikës sonë të lehtë shqiptare, kënduar nga artistja e madhe Vaçe Zela! Edhe ne i urojmë jetë të lumtur dhe shëndet vogëlushes së vogël Alina Marisa.

Ja si e sulmon Lumi i “Kaos”-it Tunën Tuna: Reperët shqiptar vjedhin nga turqishtja Lumi: Ato repera të bënë të famshme, prap se prap ma mirë se me rreh dhipin

Një “konflikt” jo i zakonshëm ka ndodhur mes dy këngëtarëve të skenës shqiptare. Ndoshta dikujt edhe nuk do t’i besohet, sepse si zakonisht konfliktet ndodhin vetëm mes femrave, por ky konflikt do të thoshim se ka qenë vetëm verbal nëpërmjet rrjetit Twitter. Ka qenë këngëtarja Tuna Sejdiu, ajo e cila ka provokuar zjarrin duke akuzuar reperët shqiptarë se po vjedhin muzikë nga turqishtja

duke thënë: “S’po di a po ngoj rep shqiptar a soundtracka t’filmave turqisht”, ndërkohë vetëm pas një ore asaj i ka replikuar anëtari i grupit “Kaos”, Lumi. “Qata që i kanë bo sountrackat turqisht t’i kanë bo hitet më të mëdhaja në karierë, prapë se prap më mirë se me rreh dhipin…”, ka shtuar Lumi, duke aluduar në rrahjen e zogut kohëve të fundit nga Tuna.

Reperi Dafi i këngës “Të ka lali shpirt” Reperi, i cili u bë i famshëm falë pjesës rep në hitin “Të ka lali shpirt”, tashmë vazhdon të jetë shumë i kërkuar, ndërsa e shohim këto ditë edhe në një reklamë të një pijeje energjike. E në fakt, Dafi duhet t’ia dijë për nder krijuesit të këngës për këtë famë të menjëhershme.

Albëria sfidon këngëtaret e reja Ndërkohë që këngëtaret e reja kërkojnë që ato të vjetrat t’ua lëshojnë vendin, këngëtarja 38-vjeçare Albërie Hadërgjonaj duket se ka në mendje diçka pak më ndryshe. Në këtë foto, shkrepur nga e bija e saj Anxhelina, Albëria ka sfiduar këngëtaret e reja duke pozuar si një “Gangsta”, me kapele bejzbolli dhe kufjet trendi “Beats by Dre”. Ajo me këtë tregon se është në superformë fizike dhe shpirtërore dhe as nuk e ka mendjen tek largimi nga skena. Në të vërtetë, së shpejti ajo do të përfaqësohet me një këngë në Top Fest 10, të punuar nga produksioni “ThreeDots”.


thashethemevip • E premte 8 shkurt 2013

»

13

Besart, djaloshi i sapolindur i Gjyste Vulajt E ka pagëzuar me emrin Besart, djalin e saj këngëtarja e njohur shqiptare Gjyste Vulaj. Ajo ka sjellë sot në jetë fëmijën e saj të dytë, pikërisht në Amerikë ku edhe ajo ndodhet. Këngëtarja më popullore shqiptare është mbuluar me mesazhe dhe urime pafund edhe në rrjetin social. Ndërkohë që Gjystja ka hedhur në facebook edhe foto të vogëlushit, sipër së cilës komenton “Më i bukuri i mamit”. Edhe në e urojmë që Besarti të ketë jetë të gjatë dhe të bukur!

Genta Ismajli: “Qëllimi im është argëtimi”

Kaltrina Selimi

joshëse me fustanet e Dona Matoshit

Ka kohë që ajo bashkëpunon me stilisten Dona Matoshi, ndërsa fustanet që Kaltrina Selimi vesh, thuajse çdo herë janë vlerësuar këndshëm. Në disa foto të cilat janë postuar në facebook, këngëtarja është parë të provojë fustane të ndryshme në atelienë e stilistes, ndërsa me njërin nga fustanet dukej mjaft e ‘hapur’, por edhe joshëse.

Afërdita Dreshaj ndihet si bushtër Dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes po shtyn fytyrat publike të bëjnë gjithçka. Madje edhe ta quajnë veten bushtër. Ky ka qenë rasti i fundit i asaj që mbanë tutillin e Miss Kosovës për vitin 2011, Afërdita Dreshaj. Përmes një fotografie të publikuar nga modelja tjetër shqiptare, Angela Martini në Twitter, shihet Afërdita e veshur me një bluzë në të cilën shkruhet: “Bushtër, është emri im i mesit”.

G

enta Ismajli ka bërë të ditur përmes rrjetit të saj social Facebook, se videoja e re do të dalë në treg së shpejti. Ndërkohë ajo ka publikuar edhe disa foto të saja që vijnë nga salloni i bukurisë “Sellma & Kaci”, të cilët janë përkujdesur që ajo të dalë sa më mirë gjatë xhirimeve të videos. Nuk kanë munguar komentet e fansave, të cilët e kanë cilësuar këngëtaren si “më e bukura”, “origjinale”, “hot”, “the best” etj. dhe ndoshta edhe me të drejtë, pasi në këtë foto, këngëtarja duket shumë sensuale dhe rrezaton një bukuri të rrallë femërore. Megjithatë, këngëtarja ka disa vite që mban ende statusin “single”. Ismajli është shprehur se do të

sjellë projekte cilësore në muzikë dhe se do të përpiqet që asnjëherë të mos i zhgënjejë adhuruesit e saj. “Që kur kam filluar këngën, synimi im gjithnjë ka qenë që t’i sjell këngë, emocion dhe argëtim sa më të madh publikut apo adhuruesve të mi kudo që janë. Mbase këtë synim vazhdoj ta kem edhe më tej. Do të mundohem që gjithnjë të sjellë këngë hite bashkë me videoklipe cilësore”. “Mendoj se çdo këngëtar duhet të ketë parasysh cilësinë dhe lançimin e një kënge dhe klipi. Dhe unë do të mundohem që asnjëherë të mos i zhgënjej adhuruesit e mi, do të mundohem që gjithnjë të sjell këngë e klipe për dëshirën e tyre”, ka thënë Genta për mediat kosovare. Aktualisht ajo është duke u marrë me materiale të reja muzikore, të cilat shumë shpejt pritet të shohin dritën e lançimit në treg.

Shqiptaret seksi të Amerikës që bllokuan ashensorin e hotelit Këto jane tri shqiptaret seksi të Amerikës: Angela Martini, Afërdita Dreshaj dhe Tike Ivezaj, që janë bërë mjaft problematike, duke bllokuar ashensorin e një hoteli në Miami. Por fajet i ka dhe pronari që ka vënë pasqyrat përballë, një gjë e parezistueshme për bukuroshet me iPhone.


14

« gossip

Konfirmohet roli i Ritës në “Fast & Furious 6” Një paraqitje pakëz më e zgjatur e filmit “Fast & Furious 6” ka konfirmuar pjesëmarrjen e yllit të muzikës pop, Rita Ora, në të këtë film mjaft të popullarizuar. Në videon promovuese, hitbërësja e këngës “R.I.P.” shihet duke startuar një garë në mes të karakterit që luan Vin Diesel dhe një garuesi tjetër. Është thënë se këngëtarja me origjinë shqiptare e ka mposhtur Rihannan për të siguruar një rol në vazhdimin e gjashtë të “Fast & Furious”. Ndërkohë, burime të The Sun kanë thënë se producentët e filmit kanë thënë se 22-vjeçarja është angazhuar për shkak të orarit të ngarkuar të Rihannas. Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora e provon veten si aktore, ajo ka luajtur edhe në dramën e vitit 2004, “Spivs”, në rolin e një vajze shqiptare (Rosanna) së bashku me Deni Hoxhën, i cili luan rolin e vëllait të saj.

E premte 8 shkurt 2013 •

Çfarë rrenash përdorin

femrat, e çfarë meshkujt.

A i kanë ata rrenat e përbashkëta?

Jessica Simpson promovon linjën e veshjeve pranverë 2013 Simpson ka shkëlqyer në fotot e realizuara për promovimin e linjës së veshjeve për pranverë. Fotot janë realizuar në Nëntor në plazhin Malibu’s El Matador, realizuar nga fotografi me famë Ellen von Unwerth. Simpson ka treguar eksluzivisht për People se realizimin e fushatës së fundit ajo e ka bërë të mundur mbrapa kamerave për shkak të shtatzanisë së saj. Tani ajo është e lumtur që po përjeton emocionet e të qënit përballë kamerave për fushatën e këtij viti. Simpson ka shprehur dëshirën që koleksioni i saj mund të vishet nga të gjithë, veshje të cilat kushtojnë nën 200$ dhe që kanë filluar të shiten në dyqane të ndryshme.

Russell Brand flet për marrëdhënien e Katy Perry me John Mayer Russell Brand është hapur për romancën mes ish gruas së tij Katy Perry dhe Mayer, duke insistuar se ai nuk ka për të qënë shumë gjatë mbrojtësi i saj. Perry e cila që kur ka dalë në publik me Mayer ka deklaruar se e ka patur të vështirë teksa shikonte ishin e saj, të kishte lidhje me femra të tjera. I pyetur për trupin e Katy, ai është përgjigjur se ajo femër ishte fantastike nga sipër e poshtë. Ndërkohë Brand insiston se është single, pavarësisht se thuhet se ka një lidhje me Demi Moore. ‘Nuk jam i lidhur me askënd edhe pse do të doja të kisha një romancë. Tani jam duke u marrë pak me veten, duke bërë meditim, yoga, duke u përqëndruar në shoën dhe pse jo të gjej një grua të mirë’, ka thënë ai.

ta të femrave: Rrenat më të shpesh gull, mirë jam • Çdo gjë është në rre • Nuk kushtoi shtrenjtë më pas mund të ikim • Edhe pesë minuta, e • Më dhemb koka • Këtë e kam me vite

F

emrat rrejnë sepse nuk duan ta lëndojnë partnerin, kurse prapa rrenave të meshkujve më së shpeshti fshihet një ego e fortë. Derisa iu joshen femrat, meshkujt duan që të tregohen me anët e tyre më të mira, thotë psikologja Bella DePaulo, autore e një studimi në këtë temë.

ta të Rrenat më të shpesh më Nuk kam pirë edhe aq shu

meshkujve:

ular • Nuk kisha valë në cel shë, aspak • Jo, nuk dukesh e tra birrë • Kam pirë vetëm një mirë të OK, kompania qëndron • Në punë çdo gjë ësh

Meshkujt rrejnë më shumë se femrat, thuhet në të dhënat e anketës së Universitetit në Virginia. Mesatarisht, meshkujt thonë tri rrena në ditë, respektivisht rreth 1000 rrena në vit, derisa femrat thonë rreth 365 rrena më pak. DePaulo shton se, duke qenë robër të egos, meshkujt zmadhojnë suksesin në punë në mënyrë që ta bëjnë femrën për vete. Edhe pse 75% e meshkujve dhe femrave mendojnë

se disa rreja janë të arsyetuara, sepse parandalojnë grindjet, ndjenja e fajit më shumë i mundon femrat. Edhe ekspertët pajtohen se rrenat e vogla mund të jenë të mira, ata thonë se edhe ato, nëse bëhen shprehi, mund ta rrezikojnë lidhjen. Meshkujt më së shumti rrejnë rreth asaj se sa kanë pirë, kurse femrat rrejnë më së shpeshti për ta fshehur zemërimin, psh për shkak të ditëlindjes së harruar.

Ora më e shtrenjtë në botë

P Kristen Stewart dëshiron të heqë dorë nga lidhja me Robert Pattinson Kristen Stewart është duke planifikuar t’i japë fund romancës me Pattinson, e cila beson se ai nuk është shumë i dhënë ndaj saj. Sipas një burimi të afërt, aktorja ndihet e neglizhuar dhe Kristen beson se tani është koha që t`i japin fund lidhjes së tyre e cila nuk po funksionon. Çifti i ripajtuar së funmi pas ndarjes një vit më parë, si pasojë e tradhëtisë së Kristen me regjisorin Rupert Sanders. Edhe pse Robert përpiqet ta harrojë këtë, me sa duket e ka të vështirë, gjë e cila nuk e lejon dhe lidhjen të funksionojë. Kjo është kuptuar qartë edhe nga Kristen, e cila mendon se mënyra më e mirë është të heqë dorë. Tani ajo është duke planifikuar mënyrën më të mirë për t`u ndarë nga Robert.

rodhuesi zviceran i orëve “Hublot” prezantoi orën më të shtrenjtë në botë të cilit vlera është 5 milion dollarë. Për përpunimin e kësaj orë punuan 17 njerëz, pak më shumë se një vit apo me saktë 14 muaj. Ora është praruar nga ari i bardhë dhe i stolisur me 1282 diamante prej 140 karatëve. Mundësin për të parë orën, e cila do të paraqitet në qytetin Basel, do ta kenë vetëm individë të përzgjedhur, por presidenti i kompanisë tha se në vitet e ardhshme do të jetë shumë e vështirë për të bërë një orë më të shtrenjtë, sepse kjo orë është numër një në treg dhe në çdo pikëpamje është e veçantë. Nga koleksionet e mëparshme, të orëve nga i njëjti prodhues me se shumti porosi kishte për në Azi, por ndoshta edhe këtë herë pronari i kësaj orën të çmuar do të jetë po ashtu dikush nga kontinenti aziatik.


gossip • E premte 8 shkurt 2013

Kylie

»

15

Minogue Robert

De Niro

bashkëpunim me studion e Jay-z, Roc Nation

Courteney Cox dhe Matthew Perry ribashkohen përsëri

lë gjurmët e duarve në Hollywood

Billy Crystal dhe regjisori David O. Russer ishin ndër yjet që nderuan në Hollywood aktorin e njohur, Robert De Niro. Ylli i filmit “The Taxi Driver” ka lënë gjurmët e duarve përballë teatrit të famshëm të Hollywoodit, “Chinese Theatre”, ku në një ceremoni të organizuar shumë shokë të tij duartrokitën për nder të tij. Crystal bëri shaka, “Jam i nderuar që kam ardhur t`i ndihmojë në lënien e gjurmëve të këmbës dhe dorës së tij në çimento, diçka që ai ua ka bërë njerëzve të tjerë në shumë filma”, para se të shtonte se “kurrë nuk ka pasur aktorë më të mirë se ai dhe as që do të ketë”. De Niro, që ishte i shoqëruar nga gruaja e tij Grave Hightower ka thënë: “Të gjithë në industrinë e filmit kanë tri shtëpi: Shtëpinë ku ata jetojnë, shtëpinë ku jeton gruaja e parë dhe Hollywoodin. Unë e dua New Yorkun dhe jam krenar që jam qytetar i Hollywoodit. Faleminderit për këtë nderim dhe faleminderit që më bëtë të ndihem si në shtëpinë time”.

Ë

Personazhet më të dashur të serialit të famshëm ‘Friends’, Courteney Cox dhe Matthew Perry, do të vijnë përsëri përpara ekranit. Këtë herë ata shfaqen në një shoë serial të vetë aktorit Perry, ‘Go on’. Cox dhe Perry kanë luajtur në serialin Friends rolin e çiftit të martuar Monica dhe Chandler. Kjo nuk është hera e parë që të dy aktorët janë shfaqur bashkë në ekran. Ata kanë qënë pjesë dhe të shumë komedive të tjera.

shtë konfirmuar se Kylie Minogue është anëtarja më e re e studios së regjistrimit të Jay-Z, Roc Nation. 44 vjeçarja e ka demonstruar edhe në tëitter duke veshur një bluzë ku shkruhej Roc Nation. Emocioni për këtë kontratë të re është i dyfishtë për të dyja palët, ku dhe Jay-Z ka shkruar në siten e tij Life +Times, se është i kënaqur për këtë partneritet me Minogue dhe që është bërë anëtarja më e re e kësaj familje të madhe. Artistë të tjerë pjesë të kësaj studio janë Rita Ora, J. Cole, Willow Smith dhe Alexis Jordan. Në fillim të vitit Kylie e njohur nga fansat si princesha e popit për shkak të suksesit të saj, deklaroi se do të shkëputej për pak kohë nga muzika për t`u përqëndruar në aktrim. Dhe ky vendim u pasua nga ndarja me menaxherin Terry Blamey, i cili e ndihmoi në karrierën e saj që kur ishte 19 vjeç. Ata u ndanë për Vit të Ri, pas perfomancës finale të turit të Minogue. Ja ku u vërtetua se shkëputja e saj nga muzika nuk ishte përfundimtare.

Sa kushton një orë këndim nga Justin Timberlake?

Beatrice Rocco, sozia italiane e Pamela Anderson Flokët e gjatë dhe biondë, format shpërthyese dhe shikimi i saj djallëzor mund të gënjejnë edhe sytë më të mprehtë duke ngatërruar Beatrice Roccon me Pamela Anderson. Në të vërtetë bukuroshja italiane është vetëm sozia e rojes bregdetare më të famshme në botë. Pikërisht për ngjashmërinë që ajo ka, ka ndërtuar karrierën e saj duke ëndërruar të ngjisë shkallët e botës së spektaklit.

Justin pas ndeshjes finale të futbollit kishte shkuar në një aheng privatë në New Orleans dhe ju kishte kënduar futbollistëve dhe grave të tyre. Performanca e Timberlake kishte zgjatur një orë dhe nga organizatorët u pagua jo me pak se 3 milion dollarë. Në ahengun Justin këndoi edhe disa kënge duet me mikun e tij reperin Jay-Z. Justin vendosi që të gjitha paratë e marra nga ahengu t’i dhuronte shoqatës që përfaqëson spitalet e fëmijëve në SHBA.


16

« sociale

E premte 8 shkurt 2013 •

Lista e dokumenteve për transferim në Universitetin e Tiranës

Transferimi i shkollës, hiqet leja Mesatarja s’është kriter, ndikon në selektimin e përzgjedhjes Erta Bode

S

tudentët që duan të transferohen nga universitet e rretheve për në Universitetin e Tiranës nuk kanë nevojë të marrin leje nga institucioni i arsimit të lartë ku ndjekin studimet. Aplikimi për transferim do të bëhet individualisht nga vetë studenti pretendent. Për transferimet që do të kryhen në shtator të vitit 2013 ata duhet të plotësojnë kriteret e duhura në bazë të rregullave që fakulteti ku do të transferohen ka nxjerrë për t’i pranuar. Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë nxori listën e dokumenteve për pranimin e studentëve të ardhur nga universitetet e rretheve. Në listë mesatarja nuk është kriter, edhe pse gjatë përzgjedhjes ajo luan një rol kyç. Zakonisht UT thith studentët me arritje më të larta, duke mos nënvlerësuar studentët aktualë të UT-së, që kanë fituar të drejtën për të ndjekur atë fakultet kur kanë aplikuar për shkollë të lartë. Ashtu si për shtatorin e vitit 2012, edhe për transferimet e studentëve të shtatorit që vjen do të jetë një listë kriteresh me dokumentet e duhura që ata duhet të dorëzojnë në fakultetin ku kërkojnë të transferohen. Aplikimi për transferim studimesh në UT bëhet pranë zyrës së protokollit në Rektoratin e UT-së. Kjo bëhet në mënyrë individuale, pa marrë leje nga fakulteti ku studentët ndjekin shkollën aktualisht. Koha kur bëhet ky aplikim është pas datës 20 gusht 2013 dhe përgjigjja nëse do të bëhet transferimi apo jo merret në shtator, një proces që zgjat 25 ditë. Përgjigjja del pasi mbarojnë provimet e vjeshtës dhe fakultet përkatëse të UT-së përcaktojnë vendet e lira që hapen nga nxënësit që mbartin vitin. Për studentët brenda ciklit “bachelor” mesatarja nuk është kriter i domosdoshëm, edhe pse përzgjedhjet kanë treguar se transferohen gjithmonë studentët që kanë mesatare më të lartë. Për sa u përket studentëve që kërkojnë masterin profesional apo shkencor në UT, mesatarja është kriter në bazë të masterit dhe fakultetit që kanë përzgjedhur. Çdo vit shtohen studentët që aplikojnë kërkesën për të vazhduar universitetin në UT, edhe pse e kanë nisur studimin në një universitet të një rrethi tjetër. Tendenca e studentëve bazohet në arsye të ndryshme. Një ndër shkaqet pse ata kërkojnë transferimin drejt UT-së është fakti se, kur aplikojnë për shkollë të lartë, pikët për ta fituar arsimin e lartë në UT janë më të larta se për universitetet e rretheve të tjera. Kështu studentët e shohin më të arsyeshme të nisin arsimin e lartë në rrethin ku mund ta fitojnë degën në bazë të pikëve që grumbullojnë, pastaj të kërkojnë transferim. E njëjta gjë ndodh edhe me stu-

Aplikimi për transferim do të bëhet individualisht nga vetë studenti pretendent. Për transferimet që do të kryhen në shtator të vitit 2013 ata duhet të plotësojnë kriteret e duhura në bazë të rregullave që fakulteti ku do të transferohen ka nxjerrë për t’i pranuar. Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë nxori listën e dokumenteve për pranimin e studentëve të ardhur nga universitetet e rretheve. dentët që kërkojnë vazhdimin e arsimit të lartë për master, duke e parë si një mundësi më të mirë diplomën e dalë nga UT-ja. Ndërkohë edhe transferimi i familjes i detyron studentët që kanë nisur studimet në një qytet të drejtohen drejt UT-së. Bëhet e ditur se numri i pranimeve të studentëve të transferuar bëhet në bazë të numrit të lirë që çdo fakultet përkatës ka, por nga ana tjetër theksohet se jo të gjitha kërkesat për transferim do të plotësohen.

Dokumentet që duhen Formulari i aplikimit për transferim studimesh, i plotësuar nga aplikanti. Plani dhe programi i studimit. Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara (në formë zyrtare me firmë dhe me vulë) . Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme.

Bashkia e Tiranës

Nis rikonstruksioni i rrugës “Mahmut Fortuzi” Punimet e radhës të Bashkisë së Tiranës shtrihen në rrugën “Mahmut Fortuzi”, pjesë e njësisë bashkiake nr. 9. Kjo rrugë ka qenë e lënë pas dore, dhe kjo është vërtetuar edhe gjatë punimeve, ku mungesa e ndërhyrjeve në kanalizime vërtetohet nga kanalizimet ekzistuese prej qeramike. Gjatë inspektimit të punimeve kryebashkiaku Lulzim Basha u premtoi banorëve një rrugë moderne, që do t’u shërbejë në komoditetin për jetesë. Kjo rrugë, që lidh Rrugën e Barrikadave me unazën, tani është në rikonstruksion e sipër. Projekti i saj parashikon ta zgjerojë atë në 6 metra, si dhe të ketë trotuare në të dyja anët me nga 2 metra. Përveç sistemit të kanalizimeve do të vendoset edhe ndriçimi rrugor. Investimi në këtë rrugë është parashikuar me një fond prej 10.5 milionë lekë dhe do të mbarojë pas 6 muajsh. Basha u premtoi banorëve se për ta do të marrin fund balta e lluca si dhe aromat e pakëndshme të kanalizimeve, që shpërthejnë herë pas here në sipërfaqe.

Për institucionet e arsimit të mesëm jashtë vendit dokumentet e dorëzuara duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara në Shqipëri.

Gratë shtëpiake

Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara.

ISKSH: Të regjistrohen si të papuna

Fotokopje e kartës së identitetit. Mandat arkëtimi (informacionin për bankën dhe tarifën e aplikimit do ta gjeni pranë zyrës së protokollit në Rektoratin e UT-së në kohën e plotësimit të formularit për aplikim).

MSH: Institucionet spitalore janë urdhëruar të marrin masat

Shfaqet sërish H1NI, 7 raste në mbikëqyrje Pipero: Nuk ka vend për panik, situata nën kontroll Virusi H1N1 shfaqet sërish. Në Shqipëri janë regjistruar 7 raste. Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, ka konfirmuar situatën në këtë fillim shkurti. Sipas tij, 5 raste po trajtohen në Qendrën Spitalorë “Nënë Tereza” dhe 2 në spitalin rajonal të Durrësit. H1N1 është njohur si gripi i derrit, i cili është shfaqur sërish, edhe pse nuk ka munguar në vitet e kaluara. MSH bën të ditur se këto shifra nuk kanë vend për panik dhe gjendja është nën kontroll. Pipero gjithashtu konfirmon dhe shifrën e 5 pacientëve të prekur nga virusi H3N2, i njohur si gripi amerikan. Ai deklaron se gjendja e këtyre pacientëve është e qëndrueshme dhe ata nuk janë në rrezik për jetën. “Nuk ka vend për panik. Ministria e Shëndetësisë ka marrë të gjitha masat e duhura për të bërë të mundur përbal-

maqedoni

Pëllumb Pipero “Me virusin H1N1 janë identifikuar 7 raste, që janë të shtruar në spital, aktualisht 5 në QSUT dhe 2 në spitalin rajonal të Durrësit. Ndërkohë edhe gripi amerikan H3N2 ka prekur 5 shqiptarë, të cilët gjithashtu janë nën mbikëqyrjen e bluzave të bardha dhe nuk rrezikojnë jetën. Edhe pse pritet që të rritet numri i të prekurve me H1N1, situata është nën kontroll dhe MSH ka marrë masat e duhura, duke urdhër gjithë institucionet shëndetësore që të jenë të përgatitura për çdo rast.

limin e të gjithë rasteve”, - tha Pipero. Ndërkohë MSH lajmëroi më parë se njerëzit duhet të bëjnë vaksinën kundër gripit, që tashmë gjendet në çdo farmaci, edhe pse s’ka garanci 100% , meqenëse nga vetë MSH u konstatua se në 100 persona që vaksinohen 70 prej tyre krijojnë imunitet të përgjithshëm dhe rreth 62 persona në 100 krijojnë imunitet të plotë. Zyrtarët e shëndetësisë sigurojnë se

të gjitha institucionet shëndetësore janë urdhëruar të marrin masat e nevojshme, pasi nga mesi i shkurtit popullata mund të rrezikohet nga epidemia. Masat institucionale përfshijnë krijimin e ambienteve të izoluara, meqenëse dy llojet e gripit janë transmetuese të njerëzit nëpërmjet frymëmarrjes, pra ajrit ose kontaktit të drejtpërdrejt me personin. Gjithashtu bluzat e bardha janë urdhëruar

të marrin masat mbrojtëse individuale gjatë shërbimit në institucionet shëndetësore ndaj këtyre pacientëve, që të mos e transmetojnë atë te pacientët ose te vizitorët. Specialistët këshillojnë njerëzit që të mos rrinë gjatë në ambiente të paajrosura dhe me shumë njerëz. Gjithashtu theksojnë që të prekurit nga gripi të mos vetëmjekohen, por të këshillohen për çdo rast me mjekët.

Gratë shtëpiake duhet të regjistrohen si të papuna dhe të përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave. Drejtoresha e Institutit të Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, u drejtohet grave shtëpiake të regjistrohen si të papuna për të përfituar nga rimbursimi i barnave. Hana bën të ditur se ato do të përfshihen në skemën e sigurimeve. Në vend ka shumë gra të papuna, të cilat duhet të regjistrohen në zyrat e punësimit për të përfituar këtë listë. Hana u bën të ditur se ato do të kenë mbështetjen maksimale nga ky institucion, që është zhveshur nga çdo burokraci e mundshme, duke u ardhur në ndihmë kësaj shtrese të nënvlerësuar dhe të pambështetur. Identifikimi i tyre si të papuna bëhet nga pushteti vendor dhe ato patjetër duhet të marrin një vërtetim në zyrat e punës për t’iu drejtuar institucioneve përkatëse që të përfitojnë barna të rimbursueshme nga lista e barnave me rimbursim, e cila u shtua dhe me 19 barna të reja.


intervistë • E premte 8 shkurt 2013

»

17

Dosjet e sigurimit nuk janë fshirë. Kim Filbi nuk ishte i vetmi që spiunonte për Shqipërinë

N

ë një intervistë të dhënë për emisionin “Debati” të Roland Qafokut në Tv Çhannel One, Irakli Koçollari zbulon fakte të reja mbi marrëveshjen e Ali Pashës për formimin e një shteti të bashkuar Shqiptar. Ndërkohë si një nga ish drejtuesit e SHISH ai thekson se dosjet nuk janë fshirë. Kemi shume për të diskutuar edhe fale disa zbulimeve shumë të rëndësishme që keni bërë në lidhje me figurën e Ali Pashës. A e keni mbyllur këtë kapitull tashmë me zbulimet që keni bërë? Jo vetëm unë që nuk kam mbaruar por më atë që kam parë ndër vite, unë besoj do të ketë edhe shumë të tjerë që do të zbulojnë gjëra me shjumë interes për historinë e tij dhe atë kombëtare ne veçanti Nga i gjithë aktiviteti që ju keni dhe keni pasur në jetën tuaj, kë veçoni si më të rëndësishmin ? Shumë ngjarje kanë emocione të veçanta dhe asnjë nuk i gjan tjetrit. Nga puna krijuese mund të veçoj gjetjen e dokumenteve në arkivat e huaja, një pjesë e tyre edhe të pazbuluara me shkaktojnë një emocion shumë të veçantë Ju i keni shëbyer shtetit shqiptar z.Koçollari, në shërbimin sekret në detyra shumë të larta. Aty ky i keni shërbyer shtetit a nuk ka vlerë sa kanë studimet historike? Ju më pyetët për emocionet dhe jo për vlerat, ndaj unë thashë që kjo më shkakton më shumë emocion dhe është e vërtetë. Ndërsa biografia e secilit për kontributet për këtë vend nuk besoj se mbetet ti them unë. Ato bëhën në një kohë tjetër dhe janë produkti që i lë njeriu dhe që vlerësohen më pas. Kur flasim për emocionet, mund të them sinqerisht se janë dokumentet e gjetura që besoj se do të lënë gjurmë në historinë e vendit tim Libri i parë i juaji i 1998 “Spiunazhi ndër shekuj” ka bërë shumë bujë, sot ju shkon ndërmend ti riktheheni? Çdo libri i mbetet gjithmonë diçka për të plotësuar, aq më tepër kur është fjala me karaketrer historik apo që trajtohen çështje që kanë dilema dhe lidfhëen me dokumentacione të njohura apo të panjohura dhe kur ky dokumentacion është në vdnin tënd por edhe në vednin tuaj. Ka shumë dokumente dhe ka shumë që flasin por duhet patur kujdes me rëndësinë dhe vërtetësinë e tyre. Tek ai libër ka shumë gjëra, si psh fare vonë Trony Blair deklaroi se operacionet angleze në Shqipëri dështuan. Nëse kujtojmë në ligjeratë të drejtë ishkryeministri Blair ka thënë “Dy dështimet më të të mëdha të shërbimit sekret anglez kanë qenë, ai në Irak dhe ai në Shqipëri në vitet 50-60”. Ju e keni prekur këtë temë. Vijoni të keni njëjtën bindje si në libër që Kin Filbi nuk spiunonte në Rusi për llogari të Shqipërisë por ishte zbulimi i shërbimit sekret shqiptar që e bëri” Kjo është një histori për të cilin në shekullin e 20 është shkruar më shumë dhe veçanërisht për Kin Filbin. Unë kam botimet amerikane, italiane autorë anglezë që kanë shkruar për Kin Filbin dhe kur vjen fjala për Shqipërinë thuhet që Kin Filbi ishte njeriu që iu dha informacione rusëve dhe rusët ia u dhanë shqiptarëve dhe realizuan dështimin e këtyre operacioneve. Unë besoj që nuk jam i vetëm që nuk është meritë e Kin Filbit E kujt ishte merita?

Irakli Koçollari: Ali Pasha projektoi bashkimin e Shqipërisë

Ishte merita e personave që kanë punuar në aktë kohë Ç’ishin këta heronj? Ata nuk ishin heronj dhe unë nuk dua ti mitizoj gjërat, operacionet i drejtuan disa njerëz që ishin të palës amerikane që ishin të një moshë 20 vjeçare. Ashtu si edhe këtu ata njerëz që punuan ishin po të kësaj moshe. E nëse tek ata kishte edhe me shkollë të mesme, këtu kishte edhe me shkollë të lartë. E nuk ishte ai mendimi se “hë nuk ka nivel ai se është shqiptar dhe po të jetë i huaj ai, është i mençur, le të jetë dhe pas shkollë”, kjo nuk është e vërtët aspak sepse ka pasur edhe këtu njerëz shumë të mençuar dhe nuk po flas këtu për bindje politike. Amerikanët kuptuan se nga operacionet e tyre rridhte informacion dhe nga të gjitha analizat që ata bënë, kuptuan se informac ioni shfrynte nga britanikët dhe e ngushtuan edhe më tej rrethin dhe e vunë gishtin tek Gel Bledesi dhe Kin Filbin dhe duke përforcuar këtë ide, ata kërkuan përjashtimin e tyre nga bashkëpunimi. Në 49 Kin Filbi iku nga shërbimi sekret, mirëpo operacionet tek ne filluan në 50 dhe çmund të jepte Kin Filbi kur ai nuk ishte më pjesë e shërbimeve sekrete angleze. Megjiathatë ka shumë të tjerë që e hedhin poshtë teorinë tuaj z.Koçollari? Sigusirht që do ketë, sepse edhe

në perëndim që e mbështsin këtë teori dhe një pjesë që mendojnë ndryshe Ndërkohë për tre operacionet e famshme, a mund të na thoni diçka më shumë? Për këtë çështje duhen parë jo vetëm dokumentet vendase, por edhe ato amerikane e britanike. Deri tani nuk është bërë një studim i tyre i plotë, sepse kërkohen shumë burime. Ju keni arrituar deri në majë të shërbimit sekret shqiptar, përse në atë një vit që Shqipëria ndërroi sistemin dhe ne kishim një shërbim të ri sekret shqiptar, përse pati një tronditje aq të madhe, ata njërëz i shërbyen kauzës ideologjike apo i shërbyen edhe shtetit dhe nuk ishte nevoja që të damkoseshin? Për mua personalisht shumën gjëra nuk lidhen vetem një fushë të nejtës, por me shumë të tjera, lidhet me kulturën apo ekonminë që kishim ne në raport me vendet e tjera të lindjes. Pa dyshim që tek ne nuk do të kishte të njëjtat zhvillime që kishte në vendet e tjera, dhe këtu flas për çdo fushë. Një institucion nuk përcakton se përse ndodhin këto gjera. Si një gazetar që është marrë për shumë kohë me çështjen e sigurisë kombëtare, nuk mendoj asnjëherë që janë zhdukur dosje, mund të ketë pasur tentativa si për grisje fletësh apo diçka tjetër, kop-

jet e të cilave mund të gjendeshin në një vend tjetër. Akuza më e rëndë që është ngritur ndaj jush është pikërisht zhdukja e këtyre dosjeve. A mund të na tregoni si qëndron e vërteta. Jo nuk mund të them sepse e këtë e ka thënë drejtësia, por mund të them diçka tejtër se të gjitha janë aty. Sepse nuk ka vetem shërbim sekret shqiptar por ka edhe të huaj që i dinë mirë këto gjëra. Edhe të duash nuk mund ti zhdukësh sepse ajo dihet që ato janë në katër kopje dhe të mikrofilmuara. Një profesionist e di mirë këtë gjë, ndaj nuk bëhët fjalë... Dilaver Bengasi në vitin 1991 ka shkruar se ultranacionalisti serb Sheshel i ka kërkuar llogari në parlament Milosheviçit, ku shkuan 20 mln dollarë për destabilizimin e Shqipërisë? Në atë kohë ju keni qenë kryetar i shërbimit informativ, a është e vërtetë kjo thënie? Jo nuk e di këtë, janë fjalë që i kam dëgjuar nga shtypi. Është tjetër të thuhet dhe të propagandohet dhe është tjetër të ketë dokument të saktë. Unë nuk marrë përsipër dot të them diçka pa patur burime të besueshme dhe se pse e thotë njëri këtë nuk do të thotë që është e vertëtë. Zoti Koçollari nga 1980 deri ne 1990 ju keni punuar në ambasadën tonë në Greqi. Atje ka nisur interesi juaj për studimet që janë

bërë të njohura tani? Hitorinë e kam pasur shumëpasion, por gjatë viteve që shkova atje rashë në kontakt me dokumeta me vlerë historikë. P.sh në 84 mësoj rastësisht për një poemë të panjohur kushtuar Skëndërbeut e cila ishte poemë kombëtare për Filipuinet. Autori kombëtar i tyre Franckeso Balgdas i cili kishte një poemë të madhe me titull Floerti dhe Laura të cilët ishin Skëndërbeu dhe Donika. E gjitha poema e cila ishte rreth 200 faqe i kushtohej atij dhe rezistencës kundër Perandorisë Osmane. Gjithçka lidhej me çështjen kombëtare, dhe shtrohej çështja që a mundej një popull i vogël si filipinet të vepronte si ne që edhe pse një popull i vogël me në krye Skënderbeun mundën të mposhtin perandorinë Osmane e të kthejnë lirinë. Kështu pra Greqia kishte thesare të mëdha në lidhje me dokumenta të ndryshme me Shqipërinë. Thesar më i madh është ai i numrit të arvanitasve që jetojnë atje. Sa është ky numër? Unë e kam thënë dhe e kam edhe të shkruar. Janë një sërë autorësh që kanë shkruar për këtë dhe jo vetëm në dokumente, por ai është një realitet sepse ka fshatra të të tërë me këtë popullsi. Një gazetar i njohur grek thotë se në Greqinë e sotme, këto fshatra mbulojnë një popullsi prej mbi 3 milionë banorë. A e pranojnë këtë grekët? Ky është një realitet sepse ata persona flasin gjuhën e gjyshërve tanë. Ju keni botuar një sërë librash, por ajo që mendoj se mbetet një botim i veçantë është ky i fundit mbi Ali Pashë Tepelenën. Çfarë është kjo dosje me 4 mijë dokumente? Ky është një libër që del tani, dhe kam afërsisht 3 vjet që punoj. Ne nuk kemi pasur shumë dokumentacione të vjetra sepse dokumentacioni ynë filloi atëherë kur filloi edhe shqipja të shkruhej. Ç’lidhet para kësaj është ajo që u përket dokumentacioneve të huaja dhe arkivave të tyre. Për herë të parë pas 200 vjetësh, grekët publikuan dokumente personale të Ali Pashës dhe të stafit të tij. Këto dokumete janë greqisht. Pra të dhënat e mëprashme se Ali Pasha nuk dinte të shkruante rezultojnë të pavërteta? Këto janë naivitete, sepse ai dinte shkrim dhe këndim osmanishten, greqishten dhe dinte të lexonte italishten. Sigurisht që të parën kishte gjuhën e nënës, shqipen e cila në atë kohë nuk shkruhej. Ai shkroi në greqisht edhe pse vendet nën perandorinë e osmane shkruanin në osmanishte. Kjo ka një domethënie shumë të madhe, sepse ai ka një komunikim me carin e rusisë dhe mes tyre ka një marrëveshje shumë interesante. Për cilin vit bëhet fjalë? Qershor 1791, dhe unë e kam këtë dokument. Ky dokument është bërë i njohur nga një akademik rus Grigori As, nga arkivat ruse. Çfarë ishte kjo platformë nga Ali pasha për krijimin e një shteti shqiptar? Kjo është një projektmarrëveshje dypalëshe mes Rusisë dhe Ali Pashës. Rusia këtu kishte interesat e saj dhe në rrethanat kur Ali Pashën e shikon se ishte e interesuar dhe rusia mendoi ta shfrytëzonet për këtë interes madhor.


18

« dossier

E premte 8 shkurt 2013 •

Viti 1925, kërkohen në Moskë nga Beria Sejfulla Malëshova dhe Ali Kelmendi

Nga Albert Kotini

F

antazma e komunizmit krijoi demonët e vet për frikësimin e një populli të tërë për t’i larguar nga besimi te Zoti, te virtyti dhe mandej të rreshtohej për një shoqëri utopike e inekzistente. Kështu ishin të bindur si delet e partisë, ku barinjtë ishin nga raca e shërbimit sekret, ndërsa ujqërit do të konsideroheshin ata që rrezikonin lirinë, demokracinë e këtij lloj individi. Koçi Xoxe, në funksionin e drejtorit të Mbrojtjes së Popullit, sipas dokumentit të këtij dikasteri me numër 991/3, porosit: “Të mblidhni sa më shumë rreth vetes injorantë, fshatarë, çobenjë mali për t’i përdorur si të doni në emër të vijës së partisë...”. Edhe vetë Koçi Xoxe, si i tillë u zgjodh. Të kuptohet mirë se të papërgjegjshmit janë armiqtë organikë të lirisë. Këta lloj të papërgjegjshëm janë dy tipash: ata që kanë frikë nga të tjerët dhe ata që kanë frikë nga vetvetja. Në të dy rastet përfundimi është i njëjtë: sa më tepër të këqija, prej frikës së marrjes së pushtetit të kenë bërë, aq më të sigurt e më të kënaqur ndihen ata kur ky pushtet mbijeton edhe nën tokë, por i ripërtërirë si krim apo hajdutëri. Shtetin enverian e panë, si një at të madh, duke iu lutur për t’i bekuar mëkatet e bëra. Kjo sepse sigurimsi në vend që të ketë besuar ndonjëherë te liria, ka besuar kurdoherë në mitin e tundimit amoral. Ata besojnë gjithmonë në ekzistencën e disa lloj substancave, apo siç quhen të konspiracioneve, deri në ato kufij që nuk mund të jetosh dot ndryshe. I vetmi shpëtim i tyre është nëntoka, jeta e urithit, duke përfituar nga “shteti demokratik babaxhan”, si fenomen pa ligje e rregulla. Oh, sa mirë! Mëkatet e vjetra të shtyjnë tek të rejat, sepse tundimi i pasurisë shfaqet për hajdutë e kriminelë, si një fryt i pandaluar, edhe pse imagjinata është kategorikisht e pranishme në zonën e ferrit. Kjo imagjinatë e Sigurimit penetron në një situatë të re në të gjitha shijet e jetës. Kështu, më kujtohet një sigurims që deklarohet me krenari për bizneset e veta, fëmijët në SHBA dhe në Evropë dhe që e kalonte kohën me lojërat e fatit. Në pyetjen që i bëra më tregohej i “çiltër”, se tashmë e mahnitnin muzika e huaj, dashuritë me zoçkat dhe nuk mbaronte së treguari... Kur në përkujtesën ngazëlluese të tij e ngacmova për faktin se për këto kënaqësi të tij, kishte dënuar me vdekje mjaft të rinj (i njohur me emra dhe mbiemër si i tillë), menjëherë m’u shfaq në një shpërfillje befasuese aktuale: “Këto gjëra fatale duhet të ndalohen për t’u publikuar”. Sigurimsi e quante hapjen e dosjeve një lloj kryqëzate, ndaj kohës së djeshme, njëlloj sikundër drogës së sotme. “Cudi, - i thashë, - mjaft sigurimsa janë të konvertuar në biznesmenë fitimprurës të drogës apo të shkrirë në drejtësinë shqiptare!” Në këtë mënyrë i lexova këtë paragraf nga buletini numër 2, sekret me numër 000 896, muaji shkurt 1967: “Ministria e Punëve të Brendshme dhe organet e saj kanë një platformë që u ka caktuar partia, të cilën me përjashtim të pikave speciale, që përcaktojnë mënyrën sekrete të veprimeve, duhet ta njohë udhëheqja e partisë në rreth, përndryshe ajo nuk ka, as si i kontrollon, as si i ndihmon organet e punëve të brendshme”. Vallë për këto pika speciale që kanë ekzekutuar sigurimsat në të gjitha strukturat e shtetit tonë, do të ngelen të pazbardhura për t’u futur në morg?! Sigurimsat përvojën e tyre gjakatare ia injektuan shoqërisë edhe në vitet 1991-2006, kohë në të cilën është sjellë vetëshkatërrimi i tyre, por më tepër mosdenoncimi i mëkateve në popull. E vetmja gjë që mund të bëjnë këta të papërgjegjshëm të sëmurë është të shtrojnë pyetjen: a mund të bashkëjetohet në një pavijon për t’u kuruar në shoqërinë shqiptare? Nga cili këndvështrim kulturor dhe shoqëror, unanimitet mund të diskutohet me ta? Bashkësia demokratike është ajo e formuar nga individë të zotët që të shkulin këta urithë e të ngrenë lartësitë e një mirëkuptimi të reformës. Në një demokraci moderne duhet të ekzistojë një bazë e vetme që e bëjnë ligjet. Mbi këtë bazë të vetme ndërtohet shumëllojshmëria e formave të jetës. Pa u zgjatur për kohën çështja shtrohet: a bëhen dot njerëz sigurimsit? Është e qartë se një embrion apo një fetus nuk është një fëmijë, nga i njëjti motiv, për të cilin një vezë nuk është një pulë…Mirëpo pularia e Sigurimit ka bërë shumë “vezë”, që dikush sapo e ka ngrënë një omëletë

Emrat e personave që drejtuan të parët armën famëkeqe të Sigurimit

nga këto vezë harron se janë vezë gjarpri. Kështu situata përkeqësohet, në rast se mbas “shpërthimesh me mina” në ndonjë vend dalin me mijëra gjarpërinj, të cilët mund të kenë shekuj në strofullat e tyre, për të kërkuar gjahun e gjakun. Kur vdes ndonjë sigurims, populli thotë: “Iku dhe një hale nga kjo botë”, sepse shkatërruan racën shqiptare, si një kategori sociale, të biotipit kriminel të vetvetes dhe shoqërisë. Autopsia gjen tipare të veçanta në këto morgje, por jo te zorrët e ngatërruara të tyre, por te koka e spiunëve, e për shkencëtarët e antropologjisë përcaktohen si një fenomen i rremë shoqëror. Spiunët kanë cilësi që nuk të shohin në sy, por mbi të gjitha mund të vrasin edhe njeriun e shtëpisë. Sipas mendimit analitik, që dallon një njeri spiun nga një njeri i ndershëm, historia e antropologjisë, evoluimin e saj nëpër këto ambiente të rrezikshme të sistemit komunist e quajti “stalla e ngrohtë”, ku edhe Niçe zgjodhi kaviet e veta njerëzore për studim. Gjenetikisht spiuni përbën edhe elementin e dyzuar njerëzor të njerëzve, ku venomet gjenetike përgatiten në epruveta të veçanta të njeriut të ri, që s’ka të bëjë fare me AND-në e sotme. Këta lloj prodhime spiunësh të ushqyer me “rasat” të çdo lloji morën ne luftën e klasave, edhe një seleksionim të tillë racash,

sado ta kishte zili edhe vetë Darvini, që e studioi evolucionin e tij midis kafshëve. Spiuni gjenetik në shoqërinë shqiptare ka dhënë kështu një pasurim shkencor për këtë fushë, sidomos aktualisht, ku diskutohet përmbysja e teorive të Frojdit apo të Darvinit si çështje biologjike. Kur je i rritur si element spiuni në enklavën 50-vjeçare enveriste, eksperimentet e përshtatjes se post diktaturës, sipas gjeneve të kësaj vazhdimësie bëhen të papranueshme për ekzistencë. Ata janë vetëm të përgatitur dhe të denjë për vepra sa më makabre, kjo sepse trashëgojnë reflekse të lindura, të cilat kultivojnë jetesën më të keqe në shoqëri. Si të tillë, ata duhen pastruar sa më shpejt për të mos infektuar shoqërinë, sepse aq sa mund të ndahet hidrogjeni, aq mund të kuptohen metaforat e misticizmit që të servir spiuni drejt të panjohurave akoma më të rrezikshme. Shkrimtari i periudhës së realizmit socialist Drago Siliqi, u thirr me shpejtësi për t’u bërë bashkëpunëtor i Sigurimit. Dragoja u tregua i zgjuar dhe e shprehu këtë kërkesë në organizatën-bazë të Partisë, të cilët u befasuan. Pa e zgjatur se ç’ndodhi, shkrimtari shpëtoi pa u bërë bashkëpunëtor, sepse u mbajt te parimi “Partia mbi të gjitha”. Kështu çështja e bashkëpunëtorëve të Sigurimit është e ndërlikuar, sepse

është ndryshe kur pranon vullnetarisht të bëhesh i tillë dhe ndryshe kur të vënë koburen te koka nëpër burgje, apo më keq kur të futin provokatorë profesionistë të rekrutuar. Me detyrim janë të rekrutuarit e parë nëpër burgje, të cilët nuk i kanë rezistuar dot dhunës, të çdo forme. Për sa i përket bashkëpunëtorëve vullnetarë, ata janë subjekt i studimeve për njerëzit me vese, deri në qenien kriminelë. Janë bërë legjendë e deri në mitizim sigurimsit profesionalë, si Nevzat Haznedari, Skënder Kosova, Vaskë Koleci, Niko Ceta e qindra të tjerë në mënyrat e tyre mizore të rekrutimit për bashkëpunëtorët. Nocioni i zbulimit të grupeve armiqësore në historinë e Sigurimit ka të bëjë me një imagjinatë frike, që sjell mendjen e një të sëmuri psikik paranojak, ku spiunohej me qëllim të posaçëm njëritjetri, pa objektiva profesionalizmi. Kështu janë tri grupe, ku aktualisht zien debati brenda vetë spiunëve. Grupi i parë përfshin ish-funksionarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tek ekzekutivi i tyre në bazë. Këta janë eprorët e gjithë veprimatrisë së Sigurimit në çdo qelizë të popullit, të cilët justifikohen se në këto funksione i vuri partia. Grupi i dytë përfshin të gjithë linjën sigurimshetues-prokuror-gjyqtar për të bërë “drejtësinë” e po kësaj partie. Grupi i tretë përfshin të gjithë bashkëpunëtorët e vegjël edhe të mëdhenj, por që kontrollohen nga dy grupet e mësipërm. Mirëpo në krahasim me tri grupet e mësipërme, agjentura e rekrutuar prej të huajve, po spostohet nga “trajtimi” i kësaj ligjshmërie, kur kalohet lehtas fakti kombëtar që një ish-sigurims ka marrë edhe dosjet informative me vete jashtë shtetit, ose jashtë strukturës formative shtetërore. Konceptualisht historia e dosjeve nuk mund të evidentohet nga subjekte te dyshimtë të saj. Ka një eveniment shoqëror edhe sot e kësaj dite, që përmendet si vendngjarje pozicioni historik i Enver Hoxhës, duke i dhënë karakter shtetëror lukunisë së dosjeve që mbolli imagjinata e këtij diktatori. Dihet se në këtë rast nuk mund të kemi burim të së drejtës shtetërore, po nëse ndonjë deputet si Paskal Milo publikon nevojën e njohjes historike të ish-diktatorit, atëherë le të sigurohemi që historia nuk është kriminologji. Kështu historiani-deputet Paskal Milo ka një të shkuar me dosje, e cila konfiguron këto të dhëna: dy djemtë e dajës të arratisur në Greqi, ndërsa daja e vet ka vdekur në burg. Fisi i nënës është cilësuar kulak, ndërsa babai ka qenë partizan dhe oficer rezervist, duke punuar në detyra deri kryetar i zyrës së PTT-së në Tiranë; ka pasur të afërm në SHBA. Paskalit i është dhënë bursë për universitet, dega filologji dhe pastaj si pedagog në shkollën 11-vjeçare të Himarës. Po kështu edhe i vëllai, Sokrat Koço Milo, mbaroi me bursë Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në vitin 1960. Atëherë, duke ditur faktin e pakontestueshëm që shkolla ishte element biografik, mund të dyshojmë se figura e Paskal Milos nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo e ish-diktatorit. Mitizimi i Sigurimit të Shtetit me origjinë sllave Rusët kanë qenë në Shqipëri si njerëz të Revolucionit të Tetorit, por në mënyrë ilegale, që në vitin 1917–1919. Kështu, sipas një ngjarjeje të ndodhur realisht është treguar nga e bija Ibrahim


dossier • E premte 8 shkurt 2013

Gjakovës në vitin 1986, kjo situatë: “Në mënyrë ilegale vjen në Durrës për të kaluar në Rusi një person i panjohur për Ibrahim Gjakovën, të cilin e takoj për ndihmë në cilësinë komandantit të xhandarmërisë në Durrës. Ibrahim Gjakova u bë më vonë anëtar i KONARE-së. Këtij rusi të panjohur Ibrahimi i jep dy xhandarë me vete dhe udhëzime për t’u kujdesur rrugës për në Gjakovë, e prej këtej të mbërrinte në Rusi. Dhe kështu ndodhi. Në vitin 1925 Ibrahim Gjakova shkon me Fan Nolin, pas dështimit të revolucionit në Vjenë dhe aty thirret nga ambasadori rus për t’u takuar në legatë. Në këtë legatë ruse në Austri, Ibrahimit i jepen 100 napolona flori dhe falënderimi për ndihmën që i dha një rusi në Durrës. Ky njeri i panjohur ishte Beria. Ky i fundit i thotë të dërgonte tre studentë në Moskë. I çova, - thotë Ibrahim Gjakova, - Ali Kelmendin dhe Sejfulla Malëshovën, sepse nuk kisha një student të tretë”. Kështu, për të folur mbi organizimin agjenturial në Shqipëri, specifika e saj nis pas Revolucionit të Tetorit për të sjellë bolshevizmin në Shqipëri. Për sa i përket Luftës Antifashiste, agjentura komuniste e krijuar më 20 mars 1943, u intensifikua dhe organizua në veçanti pas Konferencës së Mukjes, me një intensitet të OZNA-s jugosllave

për goditjen fshehurazi të gjithë nacionalistëve shqiptarë që pretendonin kufijtë etnikë. Janë me dhjetëra dosje që dokumentojnë të gjithë ata shqiptarë të likuiduar nga Sigurimi shqiptar, që në radhët e Ballit Kombëtar, të cilët pretendonin në veçanti Kosovën. Po kështu më saktë mund ta përmbledhim një evoluim të shkurtër të jetës së Sigurimit në këto tri metoda praktike: 1. Nga 20 marsi i vitit 1943 deri në fund të vitit 1948 ka funksionuar si agjenturë, e rekrutimit edhe nëpër burgje, nën devizën “asnjë bashkim të burgosurve ordinerë, me ata politikë, sepse infektohen”. Këtë infeksion të nacionalistëve me komunistët, agjentura serbe e ka pasur shumë merak në të gjithë Luftën Antifashiste në Shqipëri, e argumentuar kjo në të gjitha vrasjet prapa shpine dhe vëllavrasjet që kanë ndodhur, gjithashtu. Mirëpo argumentimin më të mirë të diktimit të OZNA-s ndaj Sigurimit shqiptar e japin fakte të tilla të dokumentuara si vijon: Në fondin arkivor të Br. III S, viti 1945 dosja 29, jepen 87 emra kosovarësh që kanë dezertuar nga kjo brigadë dhe që iu dorëzohen OZNA-s. Pothuajse në të gjitha dosjet e Divizionit V-VI Sulmues shqiptarë në Kosovë, përmbahen të dhëna për operacione të përbashkëta me armatën e V jugosllave, për kapjen dhe asgjësimin e forcave nacionaliste kosovare, të cilat informoheshin dhe drejtoheshin nga OZNA. Ka aq shumë shembuj e dokumente, saqë brezat do të kishin se ç’të mësonin nga emblema historike mbi këtë çështje. Po kështu OZNA dhe më vonë UDB-ja në bashkëpunim me Sigurimin shqiptar ka një mal me ngarkesa kriminale që kanë të bëjnë me eliminimin e patriotëve të Kosovës nga njëra anë, por edhe të ashtuquajturve “emigrantë kosovarë” në Shqipëri. Në librin “ Materiale të sesionit I shkencor të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tipografuar si tekst në 250 kopje dhe i konsideruar “tepër sekret” më 25 tetor të vitit 1969, nga faqja 7-83 jepen të gjitha bëmat e sigurimit dhe UDB-së si një “lavdi”, e cila iu anatemua Koçi Xoxe, atëherë si ministër i Punëve të Brendshme. Porse kjo ide përbën një alibi faktike mbi realitetin e ngjarjeve kriminale në vend, që duhet studiuar dhe dokumentuar nën vërtetësinë e dyshimit. 2. KGB-ja, e krijuar në mars të vitit 1954, i quajtur Komiteti i Sigurimit të Shtetit në BRSS, në historikun e shërbimit sekret rus, që e ka zanafillën në vitet 1565- 1572, në kohën e Ivanit të Tmerrshëm, determinoi menjëherë në Shqipëri në vitin 1948. Metoda e parë u ndje në përpunimin e të burgosurve, por me një devizë të re ku të ishin të bashkuar, të burgosurit politikë dhe ata ordinerë. Kjo e quajtur në mënyrë figurative “gulashi rus”. Në këtë periudhë ekzistojnë mjaft dokumente të sigurimit të shtetit të reflektuara në gjyqet alibi për “tradhtarët”, në veçanti ata antirusë. Në vitin 1956 revolucioni hungarez e frikësoi Enver Hoxhën dhe për këtë i vuri detyrë sigurimit që të pastronte Tiranën, nga antisovje-

tikët. Ekzistojnë mjaft dosje, të cilat përmbajnë shtimin e radhëve të bashkëpunëtorëve nëpër burgjet shqiptare të kundërshtarëve të regjimit dhe të vullnetarëve rekrutë jashtë saj. 3. Me prishjen e marrëdhënieve me sovjetikët sigurimi shqiptar përvetësoi metodat kineze, të cilat konsistonin në dukuri të tilla ku dënohej një ordiner dhe futej në kategorinë e të dënuarit politik, si i rekrutuar. Ka shumë dosje të tilla në funksion të metodës së rekrutimit nga sigurimi. Kështu p.sh. Eqerem Kavaja, kur doli nga burgu kishte dhënë një deklaratë për një të burgosur ordiner se kishte ngrënë me të bukë. Kjo i shërbeu këtij të fundit të merrte edhe statusin e të burgosurit politik, edhe pse njihej si i rekrutuar i sigurimit. Një spiun politik është tepër i rrezikshëm, sepse dihet që një status të tillë mund ta marrin shtetasit që përfitojnë vetëm nga një akuzë politike. Kështu kanë dalë nga burgu mjaft të burgosur ordinerë, të cilët mbushin radhët e të burgosurve politikë duke punuar akoma për sigurimin, që sidoqoftë është ende mental. Në lidhje me këto metoda të rekrutimit kinez të burgosurit politikë, kishim krijuar antisigurimin, që lajmëronte nëpër burgjet e tjera për ata që dyshonin. P.sh, në vitet 1980-1985 të burgosurit Osman Kazazi dhe Hafiz Koçi përgatitën një trakt në burg për të inkurajuar të burgosurit, sepse për çdo 2-3 ditë varnin veten apo i varte Sigurimi. Historiku i burgjeve që nga viti 1946-1990 është mbushur plot me ngjarje të rekrutimit nën autoritetin e drejtorëve të burgjeve, që ishin nën urdhrat totale të Sigurimit të Shtetit. Drejtori i parë i burgut 313 të Tiranës ka qenë Aristidh Qëndro (zjarrist grupi komunist), të cilin e pushkatoi Enver Hoxha në fillim të vitit 1945. Pastaj erdhi si drejtor Janaq Karapataqi, i

»

19

cili mbahet mënd për mirë nga të burgosurit. Në vitin 1947 ishte Thanas Dhimo. Në këtë kohë u rekrutuan mjaft spiunë, në veçanti ata që ishin me Ballin dhe të ashtuquajtur “reaksionarë të Veriut”. Pa e zgjatur zhargonin mund të themi se kanë mbetur si tmerri i Sigurimit nëpër burgje emra të tillë si: Maqo Pecani, Skënder Kosova, Nesti Kerenxhi etj. Bile Skënder Kosova në kujtimet e tij për Shefqet Bejën thoshte me mburrje se të gjitha ia kishte bërë këtij njeriu për ta thyer, por ai nuk foli deri në varje. E theksova çështjen e burgjeve sepse nuk është folur asgjë me faktin e këtyre bashkëpunëtorëve të rekrutuar nëpër këto birucat e hetuesisë në mënyrën më shtazarake për t’u pasur zili edhe nga studiuesit më të mirë të shkencës së psikologjisë kriminale. Pikënisja e metodave më shtazarake të krimit komunist që ka iniciuar Sigurimi mund të studiohet në ngjarjen e 12 nëntorit 1944 në bodrumet e hotelit “Bristol” të Tiranës, ku informatorët e parë të Këshillit Nacionalclirimtar çuan në vrasjen pa gjyq të Ismail Petrelës, Vasil Kokalarit, Mumtaz Kokalarit, Nebil Çikës e plot 12 veta, duke i lënë të qelbeshin në bodrum, aq sa Koçi Xoxe dha urdhër të varrosen natën, pas dhjetë ditësh, sepse, sipas tij, “na u qelb Tirana e çliruar”. E këto vrasje i bënte Kristo Themelko. Po kështu mbahet e fshehur edhe masakra e Shipskës, ku Nevzat Haznedari e frikësoi popullin e asaj krahine, aq shumë sa edhe sot nuk flasin se si është e vërteta e 170 vetave të pafajshëm. Pas prishjes me kinezët Sigurimi i Shtetit u bë simbiozë e gjithë përvojës së mëparshme dhe deri në vitin 1990, informacionet e bashkëpunëtorëve funksiononin, në çdo farefis, lagje e qendër pune, saqë planëzimet për t’u dënuar, si një sukses i zbulimit dhe kundërgoditjes që jepte partia ishin se nuk kishte muaj pa te burgosur. Janë mbi 500 faqe informacione të ushtrisë të vitit 1974-1975, për spastrimin e grupit “tradhtar” të Beqir Ballukut dhe me qindra dosje që shoqëruan, spiunët për spiunët e mëparshëm, të cilët Enveri i futi për të ngrënë kokën e njëri-tjetrit. Le të përballemi me një fakt tronditës. Është fjala për dhomën numër 14 në bodrumin e Ministrisë së Brrndshme, ku Mehmet Shehu dhe Kadri Azbiu kishin përgatitur dosjet, duke përshirë edhe vetë Enver Hoxhën. Gjuetia e njerëzve më keq se në këtë cep të globit nuk kishte se ku të mbërrinte. Krijime dosjesh të pakuptimta, por të etura për më shumë gjak e ndjenjë humane nga nervat e kriminelëve. Agjencia amerikane e zbulimit kombëtar, CIA, në platformën e saj të rekrutimit ka si qëllim përfshirjen e shpirtrave të lirë, atdhetarë që mund t’i shërbejnë në çdo situatë kombit. Nuk besohet ajo që ka ndodhur në Shqipëri gjatë diktaturës, duke u vlerësuar asimilimi i taktikës kombëtare nga elementët shtetërorë, pasi nuk konfigurohet asnjë territor, ku veprimtaria njerëzore të këtë ushtruar apo dokumentuar ekzistencën e saj shoqërore, duke zhdukur entitetin institucional. Kemi të bëjmë kështu me një metamorfozë prehistorike, që ka pak gjasa të ketë ndodhur, si një manifestim i diversitetit natyror, por që i ashtuquajturi Sigurim na e trashëgon si rrezikun potencial, të cilin mbarë bota e konsideron terrorizëm.


20

« bota

E premte 8 shkurt 2013 •

TIBETI Origjina mitike e

Fakti është që pikërisht këtu nis historia e vonë dhe kontroverse e këtij rajoni. Në vitin 1959, Dalai Lama la Tibetin dhe gjeti strehim në Indi, në Dharamsala, ku gjendet edhe sot, në pamundësi për t’u kthyer në atdhe. Prej aty, udhëheqësi fetar bën luftën e tij, me shpresën për të transformuar çatinë e botës në një demokraci moderne dhe, mbi të gjitha, ta bëjë autonome nga Kina. Por, e tija duket një ëndërr që është ende shumë larg të bërit realitet

vendit të murgjve

I shtrirë gjeografikisht mes dy gjigandëve (India dhe Kina), në lashtësi çatia e botës ishte një perandori e madhe. Që atëherë u konvertua në budizëm..., por ishin mongolët që “krijuan” Dalai Lama-t

P

ër ne perëndimorët, Tibeti, “çatia e botës” është një tokë murgjish dhe spiritualiteti, një vend me hapësira të pamata dhe ngjyra të qarta që shkëlqejnë në ajrin e ftohtë të lartësive të mëdha. Dhe në fakt kështu është. Por historia e “vendit të reve” – që ka një sipërfaqe katër herë sa Italia dhe shtrihet në një lartësi mesatare 4500 metra – është shumë e pasur dhe e mbushur me surpriza. Duke filluar nga fakti që, në lashtësi, ishte një perandori shumë e madhe e vendosur në Azinë Qendrore, dhe ishte kaq e fuqishme sa të shtrihej deri në atë që është Kina e sotme, duke i pushtuar kësaj shumë territore. Një mbretëri që më pas u shemb, por që vazhdoi çuditërisht të ruajë një autonomi të sajën, duke u mbështetur herë pas here tek fqinjët e saj, mes të cilëve mongolët e Kublai Khan, përpara se të përfundonte përfundimisht në orbitën kineze. Origjinë mitike Origjina më e vjetër e këtij territori është e mbështjellë nga miti dhe nga misteri. “Nuk është e lehtë të kuptohet se cila ka qenë historia e Tibetit përpara mbërritjes së budizmit (në shekullin VII), për arsye se nuk janë shfaqur shkrime apo dëshmi të besueshme”, shpjegon Giacomella Orofino, docente e Departamentit të Azisë, Afrikës, Mesdheut në Universitetin e Napolit. Burimet vendase, disa tekste të shkruar rreth vitit një mijë, sjellin vetëm një emër, Zhang Zhung: tregon qytetërimin arkaik që zinte një pjesë të Tibetit Qendror dhe anën perëndimore, duke përfshirë malin e shenjtë Kailash. Kësaj mbretërie parabudiste të një epoke të papërcaktuar qartë, i është “ngjitur”, për konveniencë, origjina e popullit të reve. E vetmja gjë që dimë me siguri është që kulti i praktikuar nga ata njerëz quhej Bon, nga emri i priftërinjve që ngarkoheshin për të celebruar ritet. Dhe kjo traditë magjiko-fetare ekzistone dhe sot e kësaj dite, ndonëse praktikohet nga një pakicë e popullsisë. Nga India në Kinë Por, në një pikë të caktuar, situata ndryshoi. Në gjysmën e parë të shekullit VII u shfaq një fis luftarak i quajtur Dinastia e Jarlung, që nënshtroi me shpejtësi klanet e tjerë të rrafshnaltës. “Mbreti i tij, Songtsen Gampo (605-650)”, thotë Orofino, “dëshironte të përmbyllte projektin e bashkimit të fiseve që i ish lënë amanet nga i ati dhe për t’ia dalë mbanë përdori çdo mjet, që nga pushtimet luftarakë deri

tek aleancat martesore”. Nuk dihet nëse mbretëria e Zhang Zhung, i është dorëzuar në mënyrë spontane armikut, në vitin 634, siç na thonë sot disa burime, apo nëse, siç shkruhet në disa të tjerë, Songtsen vrau duke gjetur një pretekst njërin prej mbretërve rivalë pasi i kishte dhënë si bashkëshorte motrën e tij. Në çdo rast, rezultati ishte formimi i një mbretërie të re që shtrihej në një hapësirë të madhe dhe përfshinte Nepalin e sotëm, Bhutanin, shtetin indian të Arunachal Pradesh dhe provincat kineze të Sichuan dhe Yunnan. Kjo periudhë pati një rëndësi shumë të madhe për historinë e Tibetit. Zhvillimet politikë dhe ushtarakë, u shoqëruan dhe nga një tjetër zhvillim: mbërritja e budizmit nga India, ku kishte lindur më shumë se një mijëvjeçar më herët. “Songtsen Gampo përshtati budizmin sepse i jepte më shumë forcë privilegjeve mbretërore”, vazhdon ekspertja. “Në Tibet, në fakt, u vendos kulti i dharmarajas, domethënë figura e “mbretit të të mësuarit” dhe ajo e perandorit u shndërruan në një të vetme”. Në praktikë, budizmi u bë fe e shtetit pak a shumë siç ndodhi në perëndim me kristianizmin në kohët e perandorisë romake, por me dallimin që “papa” dhe perandori ishin i njëjti person. Në ata vite u fut edhe shkrimi, u përkthyen tekstet budistë të sanskrinishtes dhe nisën të shfaqen tempuj, kupola dhe pallate. Lindi pra qytetërimi tibetian që, duke qenë se mbështetej në një vend të

unifikuar, dominoi Azinë Qendrore për më shumë se dyqind vite. Nevojë për mbrojtje Por, në shekullin IX, shkëlqimit i erdhi fundi: perandoria u shemb dhe u shpërbë në mijëra shtete të vegjël në luftë mes tyre. Periudha e “errësirës së madhe:, siç u ripagëzua më vonë, mund të krahasohet me Mesjetën tonë dhe ajo u karakterizua nga një krizë kaq e thellë, saqë nuk kurseu as fenë, fajtore se ishte e korruptuar dhe laicizuar. Budistët vazhdonin gjithësesi të vinin në numër të madh nga India, dhe pikërisht prej tyre nisi rilindja. “Ngritën manastire të rinj, që shumë shpejt u shndërruan në qendra të vërteta të pushtetit”, vazhdon Orofino. “Çdo mësues kishte tipike mënyrën e tij të të mësuarit dhe krijonte shkollën e tij”. Veç të gjithave, me kalimin e shekujve budizmi fillestar u transformua

dhe zhvilloi variante ezoterikë: në rite nuk përbuzej përdorimi i substancave alkoolike dhe nisën të pranohen praktikat seksuale, sipas koncepteve të vetëçlirimit nga pasionet dhe i transformimit të tyre në mençuri. Në këtë fazë të re të historisë së tyre, popullsitë e Tibetit filluan të vetëdijësohen për dobësinë e tyre ekonomike dhe ushtarake, tek të cilat ndikonin edhe kushtet shumë të vështirë mjedisorë. Filloi kështu të lindë nevoja për të lidhur marrëveshje mosluftimi të ndërsjellë me fuqitë që kishin në kufi. Në jug, në të vërtetë, zinxhiri i Himalajave me majat e tyre që kalojnë 8 mijë metrat, përbënte një pengesë natyrore pothuajse të pakapërcyeshme nga India. Ndërsa në veri, duheshin bërë hesapet me popullsitë mongole dhe kineze. Kështu, në shekullin XII, tibetianët fituan mbështetjen e dinastisë

perëndimore Xia (që dominonte perandorinë Tangut në provincën e sotme kineze të Gansu). Por, në horizont, retë e mëdha të tymit që ngriheshin prej kalorësve mongolë ishin lajmëtare të fatkeqësisë. Gengis Khan kishte filluar tashmë të pushtonte e shkatërronte. Shumë shpejt, gjithçka do të ndryshonte. Kthesë Hordhitë mongole pushtuan për herë të parë Tibetin në vitin 1240 me dëshirën e Godan, nipi i Gengis. Manastirë dhe fshatra u shkatërruan krejt: Rreziku i asgjësimit të qytetërimit tibetian ishte konkret. Për ta shmangur, mësuesi i shkollës Sakiapa, Pandita Kunga Gyaltsen, vendosi ta provonte: nisi përpjekjet për të konvertuar vetë Khanin në budizëm. Çuditërisht, shpirti i tij i iniciativës u shpërblye. “Ishte e zakonshme për khanët që të ngrinin këshilla në oborrin e tyre për të vendosur se cila ishte feja që meritonte më shumë të adoptohej prej komunitetit mongol”, shpjegon Orofino: duke hequr qafe konkurrencën, Sakya konvertoi Godanin dhe u bë mësuesi privat i tij. “Tibetianët fituan praktikisht ndaj kristianëve, manikeasve, taoistëve dhe madje edhe jezuitëve të përfaqësuar nga misionari flameng Vilhelmi i Tubruvk”. Ishte fillimi i një faze të re në historinë e Tibetit, një fazë shumë e rëndësishme sepse inauguroi me fuqitë fqinje një raport të veçantë, i quajtur “prift-padron”. Ofrohej mbështetje fetare (dhe politike) në këmbim të mbrojtjes. Diçka e ngjashme – nëse duam të bëjmë një krahasim me perëndimin – me marrëdhëniet mes Shtetit Papnor dhe Perandorisë Romake në epokën e Mesjetës. Marrëdhënia prift-padron ka karekterizuar për një kohë të gjatë historinë e tibetianëve. Dhe në fakt, kur vdiq Sakya, ai u zëvendësua nga nipi i tij, që u bë mësues i Kublai Khan dhe nga ky i fundit pati, për mirënjohje, sovranitetin e përkohshëm në rrafshnaltë.


bota • E premte 8 shkurt 2013 Një “oqean” i dijes Pikërisht në këtë pikë u krijuan kushtet për hyrjen në skenë të një protagonisti të ri – edhe sot aktual – në historinë e popullit të reve: Dalai Lama. Premisat u krijuan në vitin 400, kur mësuesi Tsongkhapa, i lodhur prej rivalitetit mes shkollave të ndryshme budiste, nisi të predikojë braktisjen e praktikave magjike dhe rikthimin në budizmin fillestar, i karakterizuar nga asketizmi dhe votat e murgjve. Në vitin 1409 themeloi një manastir në Ganden dhe në vijim shkollën Gelugpa (“e virtuozëve”), e njohur edhe si Sekti i beretave të verdha. Ky sekt është i rëndësishëm sepse në të bënte pjesë Sonam Gyatso, Dalai Lama i parë. Titullin – që do të thotë “një oqean me dije” – ia dorëzoi perandori mongol Altan Khan. Ishte viti 1578. Dhe për të “legjitimuar” emërtimin e ri, titulli iu dha edhe dy paraardhësve të vdekur të mësuesit. Pikërisht këtu e pati nisjen prejardhja e Dalai Lama-s, udhëheqësit shpirtërorë të tibetianëve, që i përkasin të gjithë sektit të beretave të verdha dhe konsiderohen njëri rimishërim i tjetrit. Edhe pse në të vërtetë ishte Dalai Lama i parë, Sonam Gyatso konsiderohet zyrtarisht i treti, për shkak të dy paraardhësve të tij të emëruar a posteriori. Pas tij, Dalai Lama më i rëndësishëm ka qenë i pesti, Ngavang Lobsang Gyatso, i cili mori nga Gushri Khan, një tjetër sovran mongol, kompetenca të tilla sa të shndërrohej në “udhëheqëqin autokrat të Tibetit. “I Pesti i Madh”, siç thirrej, u vendos në Lhasa dhe krijoi aty një qeveri të centralizuar që parashikonte bashkëpunimin dypalësh të hierarkive klerikale dhe ministrave laikë”, thotë Orofino. Praktikisht, ishte kreu spiritual dhe mbretërues në të njëjtën kohë, ashtu si papët-mbretër tek bashkëkohësit e tij në perëndim. Dhe nën udhëheqjen e tij Tibeti njohu një rilindje: nisi ndërtimi i pallatit madhështor të Potalas mbi rrënojat e Pallatit të lashtë mbretëror të Dinastisë së Yarlung (ajo e perandorisë së parë) dhe vendi pati përparime në të gjitha fushat: mjekësi, matematikë, astronomi, filozofi, ligje, arte. Mbërrijnë kinezët Megjithatë, epoka e artë ashtu si gjithmonë, nuk zgjati shumë, dhe kështu Tibeti nisi të rrëshqasë ngadalë nën hijen e kinezëve. Pasardhësit e Gushrit, në fakt, u shfaqën brabarë dhe të etur përgjak, dhe për këtë arsye tibetianët kërkuan mbështetje gjetkë: u drejtuan fillimisht tek dzungarët, edhe ata me origjinë mongole, më pas tek kinezët. Çmimi ishte lëshimi i një komisari rezident në Lhasa, i cili kujdesej për interesat e Perandorisë kineze. Në shekujt që pasuan ishin pikërisht protektorët kinezë që gërryen kufijtë tibetianë për të formuar provincat e tyre të Sichuan, Yunnan, Qinghai. Aspiratat britanike Por ndërkohë, të tjerë sy nisën të shohin nga çatia e botës, këtë herë prej jugu. Në Indi kishin ardhur kolonët anglezë, të cilët prej një kohe të gjatë aspironin Tibetin dhe në fakt hynë në Lhasa në vitin 1904. Rezultati ishte një marrëveshje anglo-tibetiane e “bekuar” nga kinezët, sipas të cilës britanikëve u jepej liri tregtie në zonë, por asgjë tjetër. Pak vite më vonë ishin Manciu-të që pushtuan vendin, por revolucioni i vitit 1911, që dekretoi fundin e perandorisë në Kinë, e ngadalësoi ritmin e ngjarjeve. Tibeti, pavarësisht anglezëve dhe kinezëve, falë edhe

»

21

me Kinën? E vështirë të thuhet, në mungesë të dokumenteve mbi ngjarjen. Drejt demokracisë? Fakti është që pikërisht këtu nis historia e vonë dhe kontroverse e këtij rajoni. Në vitin 1959, Dalai Lama la Tibetin dhe gjeti strehim në Indi, në Dharamsala, ku gjendet edhe sot, në pamundësi për t’u kthyer në atdhe. Prej aty, udhëheqësi fetar bën luftën e tij, me shpresën për të transformuar çatinë e botës në një demokraci moderne dhe, mbi të gjitha, ta bëjë autonome nga Kina. Por, e tija duket një ëndërr që është ende shumë larg të bërit realitet.

kushteve të vështira të tokave të tij, mbeti në fakt autonom, nën udhëheqjen e Dalai Lama-ve. Por gjërat ndryshuan përfundimisht në vitin 1949, kur Mao – i cili erdhi në pushtet duke shpallur lindjen e Republikës popullore kineze – deklaroi se donte të pushtonte “territoret e shkëputur nga toka mëmë”. Në tetor të vitit 1950, një ushtrim e pesëdhjetë mijë kinezë hyri në tokën tibetiane. “Shpallja e Zonës Ushtarake të Jugperëndimit”, me të cilën motivohej ndërhyrja, nxirrte në pah qëllimin për të çliruar rajonin nga të huajt imperialistë dhe nga ushtria nacionaliste e Kuomintang (partia e Çan Kai-shisë që kish drejtuar Kinën që nga viti 1912). Çmimi i “çlirimit” ishte shumë i lartë: manastirë të shkatërruar dhe murgj të ekzekutuar. Pavarësisht kësaj, “Pekini nuk kishte interes që të rrafshonte Lhasan”, thotë gazetari dhe studiuesi i historisë kineze Adriano Madaro, i cili ka siguruar nga arkivat kineze tekstin origjinal të urdhërit të dërgimit të ushtrisë, si dhe ka kuruar ekspozitën “Tibeti: Thesare nga çatia e botës”. Pothuajse miq Më 23 maj 1951, Kina dhe Tibeti firmosën një marrëveshje (më pas e shfuqizuar), në të cilën parashikoheshin një seri veprimesh në drejtim të një integrimi më të madh. Mes uljeve dhe ngritjeve, marrëdhënia e afrimit u ruajt e ngrohtë, siç e tregojnë një fotografi e vitit1954 – ku shfaqet Dalai Lama aktual Tenzin Gyatso që, i buzëqeshur, ecën përkrah Maos – si dhe një letër përgjigje që vetë Mao, i dërgon më 24 nëntor 1955. Në letër, udhëheqësi komunist e ftonte si mysafir në Pekin dhe e falënderonte për lulet që ai i kishte dërguar. Megjithatë, në vitin 1956 marrëdhëniet mes dy udhëheqësve u përkeqësuan. “Dalai Lama u ftua në Indi për festimet e 2500 vjetorit të lindjes së Budës”, rrëfen Madaro, “dhe nga burime kineze mësojmë se automobili me të cilin udhëtonte mbante dy flamuj, atë indian dhe atë të Tibetit, një veprim që Mao nuk mund ta falte kurrë”. Po a shkuan vërtetë kështu gjërat? Dhe, a ishte një gabim i thjeshtë, apo një komplot i suksesshëm i atyre që nuk donin një afrim të mëtejshëm

Mes legjendës dhe natyrës Kur dikush kërkon Tibetin apo “Çatinë e Botës’’ siç ndryshe quhet, do të gjendet në rrugë që ngjiten deri në 6000 metra lartësi, për të arritur në një zonë unike në botë që rrethohet nga vargmale që arrijnë deri në 9000 metra lartësi. Vetëm pas gjysmës së dytë të shekullit të 18, Tibeti filloi të bëhej i njohur gjërë e gjatë botës. Kjo sigurisht nuk do të thotë se ishte krejt i panjohur më parë. Përkundrazi, ishte i njohur që nga kohët e lashta, por të drejtën e hyrjes në këtë mbretëri e kishin nje numër i vogël klerikësh – të cilët ishin initacionuar dhe zotëronin dituritë e nevojshme, dhe një numër akoma më i paktë Adeptosh (initacionantë të shkallës së lartë). Nuk është e vështirë të kuptojmë se çdo komb ka mënyrën e tij të menduarit. Ky është një rezultat i disa faktorëve ku në ndikimin e tyre u zhvillua qytetërimi, feja, dhe historia e këtij kombi. Akoma edhe zona gjeografike ndikon shumë në mentalitetin e këtij populli që u zhvillua me kalimin e kohës, por edhe të gjithë faktorët e tjerë që studjuesit kanë futur në emërimin e përgjithshëm ‘’faktorët teorike të Historisë’’. Populli tibetian u influencua shumë nga faktori vendimtar gjeografik i tij: malet e Himalajeve. Ky fakt natyral mbajti tibetianët të ndarë nga pjesa tjetër e qytetërimit njerëzor për shekuj të tërë. Ishte shumë e vështirë të arrinte dikush tek ato male të bardha, me një klimë të thatë dhe shumë të ftohtë, që shumë pak njerëz mund ta duronin. Këtij internimi natyral ju shtua edhe një faktor tjetër, konceptimet e vetë udhëheqësve të Tibetit, të cilët mendonin se ishin shumë pak gjërat pozitive që mund të prisnin nga popujt e tjerë kufitarë. Kështu, përveç Budizmit, asnjë influencë e huaj nuk penetroi për shekuj të tërë, në këtë kështjellë shpirtërore kufitare. Budizmi u bë feja zyrtare vetëm pas shekullit të 8. Tibetianët nuk mendohen për të vërtetat, por i përjetojnë ato. Nuk flasin per Perënditë, duke u munduar t’i zbresin ato në Tokë, por janë vetë ata që mundohen të lartësohen dhe të ngjiten drejt qiellit. Dhe kjo rrugë ndiqet nëpërmes një morali shumë të ashpër dhe të fortë. Për këto dy arsye kryesore, do të dallojmë një ndryshim formal midis Filozofisë së Tibetit në krahasim me atë të Indisë, që shfaqet tek ‘’Bagavat Gita’’. Në të vërtetë flasin për të njëjtat gjëra, por mentaliteti Tibetian , hoqi nga mënyra e të menduarit të Indisë, karakteristikën e ëmbëlsisë, dhe mbështjelljen atësore të saj. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se Tibetianët janë njerëz të ftohtë dhe çnjerëzorë. Përkundrazi, nëse do të lexojmë poezite e tyre, do të mund të kuptojmë bukurinë, harmoninë dhe njerëzinë që ata njerëz fshehin brenda tyre.


Profil

E premte 8 shkurt 2013 •

Marisa me djalin Frank, Blackbool 2010

22

« speciale

Marisa Meriko,

princesha e mafies

M

arisa Meriko ishte 22-vjeçe kur mori përsipër kryesimin e një klani të fuqishëm mafioz në Itali. Babai i saj sapo ishte dërguar në burg nën akuzat për vrasje dhe klani mbeti pa kryesues. Dikush duhej të plotësonte zbrazëtinë dhe Marisa vendosi se duhej të ishte ajo ky person. Ajo kishte ndjenjën se ishte ky një obligim i saj moral. Marisa u provua si mjaft e suksesshme, me vetëbesim dhe aftësi menaxhuese. Madje edhe në kohërat më të vështira, si në rastin kur u detyrua të blejë një helikopter nga një trafikues i armëve në Ballkan për të ndihmuar arratinë e të atit të saj nga burgu, ajo ruajti qetësinë. Sot, gati dy dekada më vonë, Marisa me fëmijët dhe nipërit e saj jeton në Blackpool. Ajo nuk pati mundësi me të kthehej në Itali, pasi autoritetet italiane kërkonin arrestimin e saj. Por këtë pranverë, pas gati një dekade, kërkesa për arrestimin e saj do të skadojë, gjë që do t’i mundësojë Marisës që të vizitojë familjen dhe miqtë. Bota do të jetë sërish imja”, - shkroi ajo në faqen e saj në “Facebook” në fund të janarit. Tani, e tërhequr nga mafia, ajo e paraqet vetën si një nënë të respektueshme, e cila qëndron në shtëpi. Për njëfarë kohe qeveria britanike e ka mbështetur financiarisht, pasi duhej të kujdesej për nënën e saj të sëmurë. Në moshën 42-vjeçare Marisa ende është mjaft e bukur. Për vite me radhë ajo udhëhoqi biznesin familjar, në bashkëpunim me të atin, duke e vizituar në vazhdimësi në burg për të planifikuar hapat e mëtejshëm të klanit. Ajo thotë se të qenët nënë ishte një gjë e dobishme: ajo mund të fshihte paratë nga policët e korruptuar në rrobat e foshnjës së saj, pikërisht ashtu siç kishin bërë prindërit e saj kur ajo ishte ende foshnjë. Megjithatë, në fund ajo u tradhtua nga familja e saj. Tezja e saj Rita u arrestua në vitin 1993 dhe pranoi të dëshmojë për shtetin e të dëshmojë kundër të afërmve. Rreth 100 persona u arrestuan pas dëshmisë së Ritës, ndërsa Marisa,

Marisa pozon me pistolete, Milano 1981

e cila u zotua se do të hakmerrej, u arratis në Angli, duke u fshehur në shtëpinë e nënës në Blackpool. Ajo sot shpreh fare pak pendim për atë që ka bërë ajo dhe familja e saj, edhe pse shtegtimi i saj jetësor ka qenë i përgjakshëm. Marisa është femra që hyri në brendësi të “Ndrangetës” italiane, një nga organizatat më të dhunshme dhe më të suksesshme në botën e krimit. “Ndrangeta”, që i ka rrënjët në Kalabri, gjatë viteve të fundit është shndërruar në klanin më të fuqishëm mafioz në Itali dhe besohet se ka një qarkullim vjetor prej 60 miliardë euro, dyfish më të lartë se klani tjetër mafioz, “Koza Nostra”. Edhe pse “Ndrangeta” vjen nga Jugu i Italisë, kjo organizatë është e pranishme edhe në Veri të Italisë, para së gjithash në Milano, e gjithashtu edhe në Spanjë, Gjermani, Kanada, Australi dhe Amerikën Jugore. “Gjatë viteve të fundit është shtuar numri i femrave në pozita të rëndësishme brenda ‘Ndrangetës’. “numri i tyre në proceset gjyqësore kundër mafies po shtohet vazhdimisht”, - thotë Nikola Grateri, prokuror nga Kalabria. Për brutalitet është njohur edhe gjyshja e Marisës, Maria Serraino, një prej femrave të para në Itali që është dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzat për vrasje dhe krime tjera. “Gjyshja ime nuk u bë mafioze, ajo lindi si e tillë. E kishte në gjak, siç e kisha edhe unë”, - rrëfen Marisa. La Sinjora Maria, siç e quanin njerëzit gjyshen e saj, lindi fëmijën e saj të parë, babanë e Marisës, Emilio di Giovane, në moshën 16-vjeçare e më pas ajo lindi edhe 11 fëmijë tjerë. Shumë anëtarë të familjes filluan të konsumojnë drogën, por Emilio, babai i Marisës, i rezistoi drogës dhe në vitet ’60, u takua me Patin, një femër angleze nga Blackpooli. Marisa lindi në Milano, ku babai i saj kishte filluar biznesin. Edhe pse Pat kishte një jetë të mirë në Milano, ajo vendosi ta kthejë vajzën

Marisa me të atin në Calabri

e saj prapa në Blackpool për të zhvilluar aty një jetë më normale. Babai i saj u arrestua në vitet ’80 dhe u arratis disa herë nga burgu. Marisa kishte vetëm 13 vjet kur vizitoi të atin e saj për herë të parë në burg. Në moshën 17-vjeçare ajo la shkollën, u grind me nënën dhe u arratis në Itali, ku filloi të takohej më shpesh me të atin dhe miqtë e tij. Në vitin 1991 Marisa u martua në Milano me shokun e të atit të saj, Bruno Meriko, gjithashtu një mafioz me nam. Martesa u tyre gjatë gjithë kohës u vëzhgua nga policia. Me babanë e saj, që nuk ishte i pranishëm, Marisa gjithnjë e më shumë u përfshi në biznesin e familjes. “Detyra ime ishte që të nxirrja paratë jashtë vendit për të paguar drogën. Ne u bëmë shumë të pasur. Unë isha i vetmi njeri tek i cili babai im kishte besim”, - rrëfen Marisa. Në vitin 1992 babai i saj u arrestua sërish dhe ishte ky shkaku që Marisa mori përsipër kryesimin e familjes. “Isha e detyruar të ndërhyja, ngase përndryshe çdo gjë do të ishte shkatërruar. Askush nuk më detyroi, por e ndieja vetën të obliguar”, - thotë ajo. Marisa drejtoi klanin me ndihmën e shokëve të babait dhe shoqërohej nga tre persona të armatosur. Ndërkohë u hartua plani për të nxjerrë babanë e saj nga burgu. Marisa bleu një helikopter për të organizuar arratinë. Megjithatë, policia ishte informuar për planin dhe aksioni dështoi. Marisa vendosi të fshihej në shtëpinë e nënës në Blackpool. Megjithatë, në vitin 1994 ajo u arrestua dhe u dënua me pesë vjet burg në Itali me akuzën për spastrim parash dhe trafikim droge. Pas vuajtjes së dënimit në Britani ajo u dërgua me pranga në Itali, ku u dënua me 10 vjet burg me akuzën për përfshirje në aktivitete mafioze. Megjithatë, avokati e ankimoi këtë vendim dhe Marisës u lirua. Ajo u rikthye në Britani, për të vazhduar tashmë një jetë normale, siç thotë Marisa.

Marisa me të shoqin, Bruno, në Spanjë 1987

Marisa në ditën e martesës


sport • E premte 8 shkurt 2013

Baloteli nuk rri dot pa konflikt edhe në Itali “Super Mario” nuk rri dot ka krijuar konflikte. Kështu, Mario Balotelit i ka mjaftuar vetëm një javë për regjistruar incidentin e tij të parë si futbollist i Milanit, një nga ato ngjarje që e bënë të famshëm në Angli. Sulmuesi i përfaqësueses italiane është zënë me policinë rrugore në aeroportin e Linates, ku kishte shkuar për të pritur të dashurën e tij, Neguesha. Sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve “ANSA”, Baloteli kishte parkuar gabim makinën e tij,

M

esfushori i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo i është kthyer sërish incidentit mes tij dhe trajnerit Zhoze Murinjo. Zënka mes tyre bëri xhiron e botës dhe mediat nuk ngurruan të theksonin se përballja mes të dyve shënon dhe fundin e Murinjos në stolin e Realit. Disa kohë pas zënkës mes tyre, Ronaldo gjatë një interviste të gjatë për “AS” ka theksuar se mes tij dhe Murinjos gjithçka është sheshuar.

ndërsa priste që e dashura të dilte nga aeroporti. Policia rrugore i ka kërkuar që të largohet dhe ai fillimisht është bindur, por duke u kthyer në të njëjtin vend pas pak minutash.Atëherë dy policët e rrugores i kanë vënë gjobë, ndërsa ka filluar një debat i mirëfilltë me të, ku janë përfshirë edhe dy karabinierë që po kalonin aty. Pasi situata u qetësua, Baloteli ka marrë dy gjoba pasi makina e tij përveç të tjerave nuk ka pasur dokumentuat e nevojshëm

të qarkullimit në Itali. Por pasi lajmi është shfaqur në mediat italiani, ka reaguar menjëherë klubi i Milanit që ka përgënjeshtruar gjithçka me një deklaratë për shtyp. Sipas saj, forcat e rendit kanë ushtruar një kontroll “rutinë” në makinën e sulmuesit dhe nuk ka pasur asnjë zënkë, ndërsa lojtari është paraqitur si rregullisht në stërvitje. Megjithatë, tashmë është zyrtare, Baloteli nuk rri dot pa sajuar edhe në mënyrë artificiale konflikte kudo që ndodhet.

Ronaldo: Me Murinjon gjithçka e sqaruar Mesfushori portugez ka sqaruar se të gjithë mosmarrëveshjet e tij me trajnerin e Realit janë sheshuar dhe objektivi i sezonit mbetet Champions-i dhe kupa e Mbretit

Përplasja me Murinjon “Nuk besoj se ia vlen të komentoj diçka personale mes meje dhe trajnerin. E rëndësishme është se gjithçka tashmë është zgjidhur. Ajo çfarë ndodhi mes nesh i takon vetëm dhomave të zhveshjes së Realit.” Mançester United “Do të jetë një përballje e dyfishtë e veçantë për mua, për vetë kohën e mrekullueshme që kam kaluar në Mançester. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për Realin dhe do të bëj maksimumin për të ndihmuar skuadrën time të kalojë turin.”

23

Mesi firmos me Barçën deri më 2018-ën Tashmë është zyrtare, Lionel Mesi do të jetë një lojtar i Barcelonës deri në vitin 2018. Me të kthyer nga Suedia pas angazhimit me Argjentinën, Lionel Mesi nga aeroporti i Barcelonës ka shkuar në zyrat e klubit ku ka zyrtarizuar përtëritjen e kontratës me katalanasit. Sipas kontratës së re, argjentinasi do të vijojë bashkëpunimin me Barcelonën deri në vitin 2018. Kontrata aktuale e tij shkonte deri në vitin 2016, por ajo është shtyrë edhe me dy vjet të tjerë.

Siti i ofron çek të bardhë Nejmarit Dilema se tek cila skuadër do të ikë Nejmar duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Kështu, për të janë futur në “luftë” një numër shumë i madh skuadrash, shumë prej tyre ndër më të mirat në botë. Pas Barcelonës, Realit, Çelsit, Junajtid e shumë të tjerave, duket se është skuadra angleze e Mançester Sitit që bën një hap përpara mbi të tjerat. Kështu, në tentativë për të bërë të vetin lojtarin, Man. Siti ofron çek të bardhë për Nejmar. E thënë ndryshe, është Nejmar ai që bën ofertën e tij monetare për të shkuar tek Man. Siti. Kjo padyshim që i rrit më tepër vlerat lojtarit, që gjithsesi nga ana e tij ka zhgënjyer në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë, në të cilën ka marrë edhe kritika të shumta nga gazetarët vendas. Nejmar: Nuk është çudi të shkoj tek Bajern Mynih Vet lojtari, i pyetur edhe njëherë tjetër për të ardhmen e tij, nuk ka përjashtuar as një mundësi tjetër, as të vajtes tek skuadra e Guardiolës sezonin e ardhshëm, Bajern Mynih. “Nuk është aspak çudi që të shkoj tek Bajern Mynih. Më pëlqen si skuadër”,- tha Nejmar. “Megjithatë, për momentin dua të përqendrohem plotësisht këtu ku jam dhe të fitoj kampionatin. Për më pas do vendos më vonë”,- u shpreh ylli brazilian.

Skënderbeu-Vllaznia, rinis superiorja

Miqtë e vjetër, Nani, Anderson... “Me Nanin jemi ngacmuar edhe në kombëtare, por vetëm kaq. Unë mendoj se Evropa do të shijojë një ndeshje të madhe.” Reali favorit “Kur përballë janë dy klube të tillë është e vështirë të thuash se është favorit njëri apo tjetri.” Dëmtimi i Kasijasit “Iker është një lojtar shumë i rëndësishëm për Realin, por për fat klubi ka nënshkruar me Diego Lopez-in, i cili gjithashtu është një portier i madh do të na ndihmojë shumë.”

Abramoviç kthesë 180 gradë, gati kontratë e re për Lampard Miliarderi i Çelsit, Roman Abramoviç, ka bërë një kthesë 180 gradë në çështjen “Lampard”. Ky i fundit siç ka deklaruar edhe vet agjenti i tij, do të largohet nga skuadra e Çelsit pasi nuk ka rënë dakord me klubin për rinovim. Megjithatë, Abramoviç, i mahnitur nga performanca e Lampard së fundmi, është gati t’i ofrojë atij një ofertë të re shumë tërheqëse. Në mënyrë të pabesueshme, Çelsi e nisi lëvizjen e saj

për të mbajtur Lampard nëpërmjet diskutimit me tifozët, në rast se ata dëshironin që Lampard të qëndronte. Më pas, Abramoviç duket se ka telefonuar Lampard dhe i ka thënë se është gati të ulet në bisedime për një kontratë të re që mund t’i ofrohet lojtarit. Me këtë lëvizje, Abramoviç kërkon të mos ketë kundërshtimin e mëtejshëm të tifozëve, të cilët janë të pakënaqur me drejtimin e skuadrës këtë sezon.

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Në Korçë, ora 17:00, Skënderbeu dhe Vllaznia rinisin kampionatin. Më saktë fazën e dytë. Dy skuadrat do të mundohen t’i marrin pikë njëra-tjetrës për të nisur sa më mbarë fazën e dytë. Trajneri i Vllaznisë, Artan Bushati një ditë para ndeshjes me Skënderbeun është shprehur optimist për paraqitjen e skuadrës së tij duke thënë se ajo nuk niset drejt Korçës me objektivin për ta humbur këtë ndeshje por për të marrë pikë. Ai po ashtu ka thënë se megjithë mungesat që ka skuadra, ajo do të mundohet t’i suportojë ato dhe të mos ndihen në fushën e lojës. “Për asnjë trajner nuk është komode ta nisë punën duke u ndeshur me skuadrën kryesuese të kampionatit dhe për më tepër në transfertë. Por gjithsesi gjatë kësaj periudhe kemi punuar për të marrë maksimumin e mundshëm me kontingjentin e lojtarëve që kemi pasur në dispozicion. Synimi ynë është që kjo ndeshje të mos jetë thjesht një vizitë në Korçë por të tregojë karakterin e ekipit të Vllaznisë dhe për rezultatin mendoj se ndeshja është e hapur sepse asnjëri nuk e fillon luftën për të humbur. Për momentin që po kalojmë, do të isha i kënaqur edhe me një barazim. Gjithsesi loja është e hapur dhe ne nuk mund t’i themi “jo” edhe trepikëshit”. Bushati në fund është pyetur edhe për akuzat e fundit të Europolit për trukimin e dy ndeshjeve ndaj Rapidit të Vjenës por ai nuk ka dashur të japë një përgjigje duke thënë: “Unë jam tekniku i kësaj skuadre, madje i sapoemëruar. Mendoj se nuk më takon mua të prononcohem për këtë temë, janë instancat administrative të cilat mund të japin shpjegime më të sakta për këtë problem”. Vllaznia ka zhvilluar paraditen e djeshme stërvitjen e fundit në Shkodër dhe në drekë ka marrë rrugën drejt Korçës. Ndërkaq sipas trajnerit të Skënderbeut një ekip si Vllaznia mundet vetëm duke qenë në maksimum pasi në këtë javë të parë kjo skuadër vjen për të mos u kthyer pa gjë nga kjo ndeshje. Megjithatë, Josa për asnjë çast nuk e ka vënë në dyshim fitoren e Skënderbeut, gjithnjë në qoftë se lojtarët janë të përqendruar nga minuta e parë e deri në fundin e kësaj ndeshje. Edhe për Josën në një takim si ky fiton ajo skuadër që gabon më pak ka mbyllur i pari i stolit korçar.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E premte 8 shkurt 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.