Metropol 9 korrik

Page 1

»8

MASAT NË DURRËS

Kontrolle të posaçme për prostitucion në hotele dhe për shkelje të ligjit E MARTË

9 KORRIK 2013

VITI IX, NR. 3022 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Kunji i Rihanës

Të rinjtë e teprojnë me Lidhje me Ronaldon? kafenë, i bën nervoz Studimi/ Konsumi në lokale në nivele shqetësuese. U është kthyer e domosdoshme dhe u shkakton dëme në nerva »4

Kam shumë miq që janë homoseksual »12

PARAKALIMI I GABUAR FUSHATA E PD Basha: Zyra për administratën, Olldashi: Vlerësim anëtarësisë »2

MUNGON KREDITIMI Nuk qarkullojnë lekët, ulet fitimi në bankat private të Shqipërisë »5

Opinion

Përplaset furgoni, shpërfytyrohen viktimat

• PAKUJDESIA SJELL HUMBJEN TRAGJIKE TË 4 PASAGJERËVE, RËNDË DREJTUESI I FURGONIT • VDESIN NË AKSIDENT BURRË E GRUA 50 VJEÇ DHE NËNË E BIJË 69 DHE 49 VJEÇE »7

KISHTE IKUR ME DËSHIRË

»7

Pas marrjes në pyetje nga policia hidhet nga kati i dytë i komisariatit

Nga ARTUR AJAZI

Sa shumë vetëvrasje dhe vendime për t’i dhënë fund jetës! Nga LUAN KURTI

»11

Formacionet politike dhe ajo që vjen pas 23 qershorit »11

RAMA TAKON FULLANIN

Nis vlerësimi i situatës financiare për programin e ri qeverisës PS - LSI Kreu socialist thirrje për të rinjtë që »3 duan të bashkëpunojnë në katër vjet: Ta shndërrojmë programin në histori

DY POLICËT

Ngacmonin femrat në rrugë, Burgaj vendos pezullimin

»6

Të rejat denoncuan oficerët që ishin të pirë. Pas ndalimit merret masa ndëshkimore: Thyen etikën dhe rregulloren

LUFTA E DYTË BOTËRORE

Krerët e Gestapos neglizhonin »18-19 veprimet e partizanëve në Shqipëri


02

« POLITIKË

E martë 9 korrik 2013 •

FUSHATA BRENDA PD-së. “RAMËN DO TA MUND SI MË 2011”

Programi i Bashës, zyrë për mbrojtjen e nëpunësve civilë Ervin Koçi

K

andidati për kryetar të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve elektorale brenda strukturave të PD-së, ku ka prezantuar platformën e tij, dy pikat kryesore të të cilit janë mbrojtja e nëpunësve civilë dhe kthimi i PD-së në mazhorancë. Gjatë takimeve që zhvilloi dje në Tiranë, Sarandë dhe në Delvinë Basha pohoi se me ardhjen e tij në krye të PD-së do të ngrihet një zyre për mbrojtjen e nëpunësve, në mënyrë që të mos abuzohet me shkarkimet partiake me ndryshimin e pushteteve në shtator. “Aksioni ynë politik duhet të nisë menjëherë. Ne do të luftojmë me të gjitha mjetet për të mbrojtur shërbimin civil nga revanshi që pritet të fillojë, përmes ngritjes së zyrave të posaçme në të gjithë territorin e vendit për të evidentuar çdo rast abuzivizmi të tillë, ngritjen e grupeve të posaçme juridike, në mënyrë që në përputhje me ligjet e vendit kushdo që guxon të ndërmarrë hapa të tillë të përballet në mënyrë të menjëhershme, nëpërmjet sistemit juridik shqiptar, me faturën ligjore, financiare dhe politike të një abuzivizmi të tillë”, - tha Basha. Pika e dytë kryesore e programit të tij është kthimi i Partisë Demokratike sërish në mazhorancë pas katër vjetësh, kur të bëhen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Sipas Bashës, për të realizuar këtë duhet të dëgjohet zëri i çdo militanti, në mënyrë që ata të jenë të përfaqësuar në politikat e partisë. Basha vijoi duke thënë se ai e ka mundur një herë kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2011 dhe këtë do ta bëjë sërish në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Viti 2011 është një tjetër provë se një bashkim zemrash e mendjesh dhe një vullnet fitues bëri të mundur largimin e kryesocialistit nga pushteti, çuarjen e tij në opozitë. Jam i bindur, kam besim të plotë se prapë të bashkuar dhe bazuar në vullnetin e zemrave dhe mendjeve të çdo demokrati e demokrateje pa përjashtim unë do t’ju udhëheq përsëri drejt largimit të kryesocialistit nga pushteti që ka marrë dhe kthimin e tij në opozitë. Pasi të jemi siguruar se zëri i çdo anëtari dëgjohet, është detyra jonë të ndërtojmë instrumentet tona për të thithur të gjithë atë energji pozitive si dhe për të pritur të gjithë atë pakënaqësi që pritet të shkaktojë qeverisja e pritshme prepotente, arrogante, korruptive dhe abuzive e Edi Ramës dhe koalicionit të tij të votës së deformuar”, - deklaroi Basha.

NDRYSHIMI I STATUTIT, HUMBJA SJELL DORËHEQJEN E KRYETARIT

Kontributet e anëtarëve online Olldashi: Mekanizëm karriere për militantët Kandidati tjetër për kryetar të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, ka vijuar prezantimin e platformës së tij për të drejtuar PD-në në qarkun e Korçës, ku theksin e ka vënë te ndryshimet në statutin e partisë. Gjatë fjalës së tij Olldashi ka pohuar se me ardhjen e tij në krye të PDsë do të bëhet e mundur që të vendoset një mekanizëm karriere te militantët, ku do të krijohet një databazë online për kontributet e secilit anëtarë të PD-së. “Ne momentin qe vendosim një mekanizëm përgjegjësie për të gjithë piramidën strukturale të Partisë Demokratike, duhet patjetër të konsolidojmë një mekanizëm karriere. Në qytetet e mëdha ndodh fenomeni i flukseve anësore në parti, për të cilat ajo ka nevojë dhe që vijnë nga shoqëria civile dhe bota akademike. Po nëse ne këto flukse i bëjmë dominante, ne militantëve që konkurrojnë brenda strukturave të Partisë Demokratike ua zbehim motivin. Nëse do të duhet të fusim botën akademike në parti, duhet ta nxitim atë që të bëhet pjesë e forumeve dhe konkurrencës së brendshme, sepse kështu rritim përfaqësimin tonë dhe e bëjmë

Fushata zgjedhore brenda Partisë Demokratike ka ardhur duke u intensifikuar, pasi kandidati Basha ka vijuar takimet e tij në fillim në Elbasan, Gjirokastër, Delvinë Sarandë dhe në Tiranë, ku në çdo takim ka prezantuar platformën e tij për të drejtuar PD-në përgjatë opozitës. Në këtë mënyrë, edhe takimet elektorale brenda strukturave të PD-së ka ardhur duke u rritur dita-ditës, pasi përveç Bashës edhe kandidati Sokol Olldashi ka vijuar takimet e tij në mënyrë intensive, pasi data e zgjedhjeve është vetëm 13 ditë larg.

partinë më konkurruese dhe aktivistët më të motivuar për karrierë politike”, - tha Olldashi. Një ndryshim tjetër që premtoi ai në statutin e Partisë Demokratike ishte edhe vendosja e klauzolës se, nëse një kryetar partie humbet zgjedhjet, do të duhet të japë dorëheqjen e parevokueshme, ashtu siç është në statutin e Partisë Socialiste. Sipas Olldashit, nëse partia do të humbasë zgjedhjet, përgjegjësia do të bjerë deri te kryetarët e grup-seksionit, ku drejtohet puna në fushatën elektorale, ndaj edhe këta duhet të japin dorëheqjen në rast humbjeje. Kandidati Olldashi, i cili aspiron për t’u bërë kryetar i ri i Partisë Demokratike, ka intensifikuar takimet me tij. Gjatë ditës së djeshme ai zhvilloi dy aktivitete në Veri të vendit, Has dhe Tropojë, dhe tri të tjera në qarkun e Korçës (në Devoll, Korçë dhe Pogradec), si dhe një takim me banorët e njësisë nr. 1 në Tiranë. Në gjithë takimet e tij ministri i Transporteve ka premtuar se me ardhjen e tij në krye të PD-së do të bëjnë të mundur rikthimin e partisë në pushtet, një premtim i njëjtë ky me kandidatin Basha.

VOTIMI PD-ja do të ketë qendrat e saj të votimit në të gjithë territorin e vendit, ndërkohë që numri më i madh i tyre do të jetë në kryeqytet. Tashmë gjithçka është gati për administrimin e procesit zgjedhor, që nga ngritja e KQZ-së e deri te qendrat e votimit, të shpërndara aty ku PD-ja ka degë të saj. PD-ja do të ngrejë 39 qendra votimi në degët e saj nëpër Shqipëri dhe 7 qendra votimi në Tiranë, për ta bërë më të lehtë procesin e votimit.

Gjonçaj: Mandatet pas 8 ditësh

LSI çon në Kolegj rezultatin e Kukësit, pretendon 1 mandat ëvizja Socialiste për LKolegjin Integrim ankimoi dje në Zgjedhor vendimin

e KQZ-së për rezultatin e tabletës përfundimtare të qarkut të Kukësit. Sipas pretendimeve të përfaqësuesit ligjorë të LSI-së në KQZ Ilirian Muho, në këtë qark është bërë një abuzim në numërimin e 15 kutive të fundit dhe do të kërkojë në kolegj që të bëhet rinumërimi i tyre, pasi kandidati i tyre nuk e mori mandatin e deputetit për 14 vota dhe në këtë mënyrë e majta kërkon që rezultati në Kukës të ndahet në barazim: 2 PD-ja, 1 LSI-ja dhe 1 PS-ja. Muho argumenton se LSI-ja kërkon rinumërimin e votave në disa qendra votimi në qarkun e Kukësit, ku pretendon se ka pasur parregullsi. “Kemi depozituar kërkesën ankimore të bërë nga LSI-ja për zonën zgjedhore të qarkut të Kukësit. Përmbajtja e kësaj kërkesë ka të bëjë me kundërshtimin tonë të rezultatit në ZAZ-në nr. 9 të rrethit të Tropojës. Kemi kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave për 15 qendra votimi, të cilat sipas materialit filmik të vënë në dispozicion nga KAZ-ja na rezulton që numri i votave për Aleancën për Punësim,

Mirëqenie dhe Integrim është më i madh se ai që pasqyrohet në regjistrimin filmik”, - deklaroi Muho. LSI-ja pretendon se ka fituar një mandat në qarkun e Kukësit. KQZ në mbledhjen e djeshme miratoi rezultatin për qarkun e Tiranës dhe Gjirokastrës dhe sot pritet të bëjnë votimin e rezultatit të tabelave përfundimtare për qarkun e mbetur - atë të Lezhës. Pas votimit që do të bëjnë sot KQZ, do t’i hapet rrugë shpërndarjes së mandateve për partitë politike që morën deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas përfaqësuesit të PS-së Genc Gjonçaj, këtë gjë duhet ta bëjë KQZ-ja, por në pamundësi për shkak të mungesës së kuorumit këtë procedurë duhet ta bëjë Kolegji Zgjedhor, po që të kryhet kjo duhet të depozitohen ankimet në kolegj.

Berisha: Vendimi fuqizohet në fund të korrikut

“Vendimi për dhënien e shtetësisë tremb vetëm albanofobët” Kryeministri ende në detyrë, Sali Berisha, ka zgjedhur t’u përgjigjet ndjekësve në “Facebook” rreth pyetjeve që ata i dretojnë në këtë rrjet social. Kësaj radhe interesi ishte lidhur me vendimin e qeverisë “Berisha” për shtetësinë, që pritet të fillojë zbatimi 10-ditshin e fundit të muajit korrik. Që në fillim Berisha shkruan se vendimi për dhënien apo fitimin e shtetësisë shqiptare dhe të gjitha vendimet e kësaj qeverie janë plotësisht kushtetuese. “Vendimi për dhënien ose fitimin e shtetësisë shqiptare është një vendim i bazuar plotësisht në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në standardet rajonale ndërkombëtare”, - shkruan Berisha. Për të vendimi për dhënien e shtetësisë shkaktoi tërbim vetëm tek albanofobët. “Vendimi për dhënien dhe fitimin e shtetësisë është vlerësuar lart nga shqiptaret kudo në botë, por, siç dihet, ai është pritur me tërbim të vërtetë nga albanofobet jo shqiptarë dhe shqiptarë. Këta të fundit, të denatyruar nga çdo ndjenje kombëtare kanë tmerr ndaj çdo hapi që i afron e bashkon shqiptarët njëri me tjetrin. Ata në çdo rast janë të gatshëm të bëjnë kauzë të përbashkët

me albanofobët joshqiptarë në mbështetje të këtyre të fundit. Kështu, në rastin e Rrugës së Kombit albanofobët joshqiptarë përdorën të gjitha mekanizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë që kontrollonin për të mos e lejuar ndërtimin e saj, e cila sipas tyre do të dëmtonte thellë gjeopeshën e porteve të vendeve të rajonit. Në mbështetje të atyre shqiptarë bënin çdo gjë për ta bllokuar rrugën dhe e shpallën atë si “rruga e asgjëkundit”. Por rruga u ndërtua, albanofobia dhe albanofobët nuk kanë të ardhme. Vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për dhënien ose fitimin e shtetësisë është aq kushtetues sa ç’është shqiptare Kushtetuta e Shqipërisë, e cila përcakton qartë detyrimet e shtetit shqiptar ndaj shqiptarëve kudo në botë”.


POLITIKË • E martë 9 korrik 2013

»

03

KREU I PS VIJON AXHENDËN E TAKIMEVE ME DREJTUES INSTITUCIONESH

Situata e vështirë ekonomike, Rama te Fullani Botimet e BSH-së do të shërbejnë për vlerësimin real të situatës financiare

K

reu i Partisë Socialiste, Edi Rama, rimori sërish dje axhendën e takimeve me drejtuesit e institucioneve të rëndësishme në vend, duke u ndalur në një bisedë me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Pas takimeve me kreun e shtetit dhe kryeprokurorin radha ishte e guvernatorit Ardian Fullani. Për këtë takim Rama nuk pati asnjë reagim, ndryshe nga dy takimet e para. Biseda zgjati për gati dy orë. Biseda Pas bisedës së gjatë me guvernatorin e Bakës së Shqipërisë kreu i PS-së, Edi Rama, ka dalë nga këto ambiente me dy buletinet periodike të fundit të Bankës. Nuk u dha asnjë detaj mbi arsyet e këtij takimi, por ajo që u bë e ditur në fokus ka qenë pikërisht shqetësimi për gjendjen e financave të vendit. Mësohet se pikërisht ky shqetësim çoi kryesocialistin në zyrën e Fullanit, takim i cili ishte thirrur nga Partia Socialiste dhe është në vazhdën e bisedave me drejtues të institucioneve që Rama po zhvillon në këtë periudhë tranzicioni të pushteteve. Ndryshe nga takimi me Presidentin Nishani dhe kryeprokurorin Llalla, me të cilët u ndal për rreth më pak se një orë, kryetari i PS-së qëndroi me guvernatorin Fullani për afro dy orë. Ndryshe nga takimet me Nishanin dhe Llalën, të cilat i vlerësoi si pozitive, për këtë takim Rama nuk pati asnjë reagim, as në rrjetet sociale dhe as përmjet zyrës së shtypit pranë Partisë Socialiste. Qëndrimi Në Asamblenë Kombëtare të zhvilluar pak ditë më parë Rama bëri me dije se brenda vitit ai si kryeministër do të kërkojë një auditim ndërkombëtar të të gjithë sistemit të funksionimit të shtetit shqiptar, duke e filluar nga auditimi i financave të Shqipërisë dhe i të dhënave të ekonomisë. “Na duhet të auditojmë sistemin shtetëror shqiptar për të pasur një pasqyrë të Shqipërisë reale dhe për të mos vazhduar betejën politike me dy pasqyra, një pasqyrë e Shqipërisë reale sipas nesh dhe asaj imagjinare sipas opozitës, një auditim ndërkombëtar i financave dhe të dhënave të ekonomisë shqiptare brenda këtij viti. Është një proces i domosdoshëm për të hedhur bazat e një qeverisjeje përmes së vërtetës dhe për t’u ndarë nga e gënjeshtra. Është një proces që është kthyer në model suksesi në Sllovaki. Ne duhet ta bëjmë me çdo kusht”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij. Edhe guvernatori Fullani në një nga daljet për mediet pas zgjedhjeve e ka vënë theksin në nevojën e reformave strukturore që duhet të ndërmarrë qeveria

Edi Rama thirrje në “Facebook”

Të ndihmoj çdo shqiptar për ta kthyer projektin në histori suksesi

Lidershipi socialist thërret sot në takim grupin e ri parlamentar

Në fokus ndarja mes mandatit të deputetit dhe atij të ministrit Partia Socialiste do të zhvillojë sot mbledhjen e parë të grupit të saj parlamentar. Edhe pse zgjedhjet nuk janë certifikuar ende dhe ndarja e mandateve nuk është zyrtarisht, lidershipi i PS-së ka thirrur në një takim deputetët që do të jenë pjesë e legjislativit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Në këtë takim bëhet e ditur se veç prezantimit me të gjithë ekipin e ri të Kuvendit Rama do të sqarojë ligjvënësit socialistë se ai do që do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar duhet të heqë dorë nga mandati i deputeti. Nuk përjashtohet mundësia që në këtë mbledhje të parë kreu i PS-së të bëjë me dije dhe disa nga emrat që ai synon që t’i ketë pjesë të ekipit të tij qeverisës. Ndërkohë propozimit të PS-së për një ndarje mes mandatit të deputetit dhe atij të ministrit i është përgjigjur pozitivisht dhe LSI-ja. “Një ndarje e re e punëve mes legjislativit dhe ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re mandatit të popullit sovran qoftë në pushtetin legjislativ, qoftë në pushtetin ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar të marrë vlerën

e munguar në këto dy dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë një cilësi të re”, - shënon pika e pestë e kartës së parimeve të firmosura nga këto dy parti. Ndërkohë kjo ndarje e mandatit nuk do të jetë për kryeministrin, post i cili tashmë është bërë e qartë se do të jetë i drejtuar nga Rama, dhe ai i zëvendëskryeministrit, post të cilin jo zyrtarisht është konfirmuar se do të drejtohet nga deputeti Pandeli Majko. Mësohet se lidershipi socialist ka gjetur një mënyrë për të minimizuar pakënaqësitë mes radhëve, e sidomos mes personave që kanë jo pak peshë në këtë parti. Premtimi për atë pjesë që nuk ishte pjesë e garës për mandatin e ligjvënësit për katër vjetët e ardhshëm është pikërisht këmbimi i kontributit të tij me një post ministror. Konkretisht, pritet ndarja e ministrive që para tetë vjetësh i bashkoi kampi i djathtë. Gjithashtu lënia e mandateve të deputetëve për t’u bërë ministër dhe zhvendosja në listën shumemërore të kandidatëve për deputetë do të sjellë emra të rinj në Kuvend.

BISEDIMET Grupi i përbashkët i punës mes PS-së dhe LSI-së nën drejtimin e sekretarit të programit të PS-së Ilir Beqja dhe anëtarin e kryesisë së LSI-së Edmond Haxhinasto vazhdon takimet intensive për të hartuar në mënyrë të shpejtë dhe të detajuar punën e 300 ditëve të para, që do t’i paraqitet publikut në muajin shtator. Në ndihmë të kësaj sipërmarrje janë vënë dhe grupet e interesit si dhe me ekspertë vendas e të huaj të nivelit më të lartë, të kontaktuar pikërisht nga këto dy parti.

e re, si dhe është ofruar për konsulencë dhe bashkëpunim me ekzekutivin që pritet të drejtojë Rama në shtator. “I urojmë qeverisë së re punë të mbarë. Banka e Shqipërisë është mjaft e interesuar, si gjithmonë, për një harmonizim të politikave monetare me ato fiskale, të japë asistencën e saj të plotë. Tashmë puna ka filluar për shqyrtimin e gjendjes ekonomike e një-

kohësisht edhe për rregullin fiskal dhe reforma të tjera, që do të garantojnë konkurrueshmërinë e ekonomisë. Duke garantuar konkurrueshmërinë, të gjithë janë brenda projekteve dhe programeve të tyre”, - deklaroi Fullani. Nisma Më 4 korrik, ditën e tij të ditëlindjes, kreu i PS-së, Edi Rama, veç festimeve këtë ditë

e ndau dhe më një axhendë të rëndësishme takimesh. Kryesocialisti zhvilloi takime me drejtuesit e dy institucioneve të larta në vend, Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Këto dy takime kreu i PS-së i cilësoi si pozitive, vlerësim të cilin e përcolli përmes një mesazhi të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”.

“Zgjedhjet mbaruan me një fitore të gëzueshme spektakolare. Por së shpejti një qeveri e re do të duhet të përballet me realitetin aspak të gëzueshëm të Shqipërisë që kemi premtuar të rilindim. Unë do të drejtoj qeverinë, por as unë vetëm dhe as vetëm qeveria nuk përbëjmë gjithë skuadrën e re për Shqipërinë. As mund të bëjmë dot të vetëm punën e gjithë skuadrës që duhet të jetësojë reformat e thella të Kuvendit të ri të Shqipërisë. Skuadra që na duhet përbëhet, si çdo skuadër e vërtetë, nga shumë pjesë, të dukshme e të padukshme, që veprojnë në shumë nivele për të fituar sfidën. Fushatën tonë e bëri fantastike energjia e jashtëzakonshme e shumë njerëzve, të njohur e të panjohur. Drejtues, koordinatorë, anëtarë partie të çdo moshe, por edhe dhjetëra mijë vullnetarë e simpatizantë të Aleancës për Shqipërinë Europiane, brenda e jashtë vendit. Në territorin e vendit po edhe në rrjetet sociale. Prandaj sot ju drejtohem të gjithëve ju, çdo shqiptari të zot e të etur për ndryshim, për t’ju pyetur çfarë mendjeje keni për më tutje. Dhe atyre që dëshirojnë u lutem të mendojnë çfarë roli mund të luajnë për këtë skuadër, si mund t’i përdorin aftësitë e tyre për të ndihmuar në realizimin e ndryshimit që i nevojitet vendit tonë. Qoftë atyre brenda, qoftë atyre jashtë Shqipërisë, u them se unë dëshiroj fort që më të zotët të përfshihen në përpjekjen për përballimin me sukses të sfidës së jashtëzakonshme që ka përpara qeveria e re. Themeli i kësaj përballjeje historike me shkuarën në pushtet, që rrënoi Shqipërinë, është rimëkëmbja e sistemit institucional të republikës sonë me një vizion demokratizues, vullnet shtetndërtues dhe sjellje të re me administratën. Në Kryeministri, po edhe në çdo ministri e agjenci shtetërore, ne do të kemi nevojë për prurje të reja energjish dhe aftësish njerëzore të harmonizuara me eksperiencën e gjithkujt, që në zyrat e shtetit gjendet sot për arsye të meritës e jo thjesht për shkak të lidhjeve të gjakut, teserës apo korrupsionit me tribën në fuqi. Shumë struktura të vjetra do të zhbëhen dhe një sërë të rejash do të ngrihen për të çuar përpara projektet e programet prioritare të qeverisë, që të ecim më shpejt në rrugën e rilindjes e të bashkimit të Shqipërisë me familjen europiane. Ja pse sot unë kërkoj ndihmën e kujtdo që mund të ndihmojë, që projekti i votuar nga 1 milion shqiptarë më 23 qershor të kthehet në një histori suksesi shoqëror për gjithë shqiptarët. Verdikti i asaj vote dikton që asnjë njeri i zot në këtë vend të mos mbetet pa një mundësi për ta provuar shansin e vet të pjesëmarrjes në skuadrën e re për Shqipërinë. Kemi nënvizuar me forcë në fushatën tonë se konkurrenca dhe merita do të jenë vlerat që do të na udhëheqin për të çliruar energjitë, pasionet, idetë e vullnetet e ndrydhura të njerëzve në të tatëpjetën e rrënimit të këtij vendi. Dhe jemi votuar masivisht që të ecim më shpejt për t’i rilindur këto vlera të vdekura prej kohësh. Prandaj është e qartë besoj se shumë mund të provojnë, por jo kushdo mund ta marrë detyrën që synon. Ky është një apel për çdo shqiptar të mirë e të zot pa dallim dhe në asnjë mënyrë një premtim për punë në shtet për të gjithë. Shpresa ime është që përmes këtij apeli të marrim mbrapsht shprehjen e interesit të kujtdo që beson se ka aftësitë e duhura për të mbuluar pozicione e zbatuar detyra në skuadrën e re për Shqipërinë. Shumëkush mund të mos e arrijë menjëherë synimin, por duke bërë aplikimin e vet secili bëhet pjesë e përpjekjes fisnike për ndërtimin e skuadrës së re, që do t’i japë vendit një drejtim të ri. Dhe duhet ta dini gjithashtu se kjo nismë e re na mundëson nisjen e krijimit të një baze të dhënash për burimet njerëzore të këtij vendi, e cila do të kthehet hap pas hapi në një rezervuar online, ku jo vetëm sektori publik, po dhe ai privat, mund të kërkojnë vijimisht njerëzit e duhur për nevoja pune të caktuara. Kjo bazë të dhënash do të bëhet e përdorshme nga qeveria qysh në shtator. Por përmes kësaj baze edhe çdo aplikant do të marrë vazhdimisht informacion për konkurse që lidhen me formimin e vet apo për shumëçka tjetër që do të nevojitet t’ju mbajmë në kontakt. Më poshtë keni në dispozicion një formë aplikimi ku përveç të dhënave tuaja bazë dëshirohet edhe shprehja e interesit, me një letër motivimi të kërkesës për kontributin që mendoni se mund të jepni në realizimin e projektit fitues të 23 qershorit. Një fjalë e fundit: unë dua të bëj gjithnjë më të mirën, që asnjë shqiptar i mirë dhe i zot të mos ndihet jashtë loje në këtë vend. Pavarësisht se si ka votuar. Edi


04

« SOCIALE

E martë 9 korrik 2013 • BESIMTARËT MYSLIMANË E KANË PËR GJYNAH TË MARTOHEN GJATË KËTIJ MUAJ

Fillon muaji i Ramazanit, pakësohen dasmat Lokalet dhe ateliet, bien prenotimet në këtë periudhë

“Ka një numër shumë të vogël dasmash këtë verë, kjo për arsye të muajit të Ramazanit dhe bestytnisë se pas datës 15 gusht nuk bëhen dasma, sepse nuk zgjat martesa”, - shprehet pronari i një lokali prestigjioz në Tiranë.

Mes besimtarësh myslimanë nuk do të ketë dasma këtë muaj. Sipas Komunitetit Mysliman, filloi muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe gjatë këtij muaji nuk është mirë të martohesh. Pra, nuk ka dasma për këtë muaj. Meqenëse planifikimi dhe fillimi i këtij muaji bëhet në përllogaritje të hënës, pothuajse gjithë korriku dhe gushti shënojnë ulje në numrin e dasmave, pasi sipas gojëdhënave të popullit 2 javët e fundit të gushtit nuk është mirë të martohesh për shkak të besëtytnisë se ato dasma nuk zgjasin. Kështu, në ndryshim me verërat e kaluara, kjo verë ka një rënie të ndjeshme të dasmave, duke lënë që shatori të ketë një superngarkesë. Besimtarët myslimanë shpjegojnë se nuk është mirë të martohen gjatë këtij muaji, sepse ky muaj është përkushtim ndaj Allahut dhe kjo e kalon atë në një pjesë të dytë. Ndërkohë

pjesa e dasmës kërkon shumë angazhim, fakt që gjatë kësaj kohe për besimtarët që mbajnë muajin e Ramazanit është një muaj i qetë, relaksues dhe i përkushtuar vetëm besimit të tyre. Agjërimi kultivon te njeriu virtytin e çiltërsisë shpirtërore, për arsye se individi kur agjëron, këtë akt ia dedikon Zotit të gjithësisë. Individi që e kryen këtë ritual në mënyrë të përpiktë pa dyshim që është një njeri që mund t’i disiplinojë dëshirat dhe pasionet e tij nga ngacmimet instiktive materiale. Ky person cilësohet si një personalitet dhe karakter të lartë devocioni. Ndërkohë një nga arsyet pse nuk është mirë të bëhen dasma është ndalimi i konsumimit të alkoolit në mënyrë kategorike gjatë këtij muaji, si dhe evitimi dhe mosfrekuentimi i vendeve ku ai frekuentohet. Duke marrë parasysh traditën e dasmave shqiptare si dhe

KAFETINA E TEPRUAR NË TRUP SJELL DËMTIME SERIOZE

Të rinjtë shqiptarë e teprojnë në konsumin e kafesë, janë më nevrik Erta Bode Të rinjtë shqiptarë e teprojnë në konsumimin e kafesë, e cila ka sjellë dëmtime serioze në organizmin tyre, duke i bërë më nevrik. Siaps një intervistë të gazetës “Metropol” në piacën e Tiranës, ka rezultuar se nga 326 persona 202 pinë 3-4 kafe në ditë, ku 173 prej tyre janë të rinj nën 25 vjeç. Sipas neurologëve në vend, ky faktor është numri një i nivelit të lartë të nervave që ata shfaqin dhe të padurimit, pasi sasia e tepërt e kafetinës në trup shkakton gjendje ankthi dhe padurimi, kështu ndikon drejtpërsëdrejti në sistemin nervor, duke i bërë më të ndjeshme ato. Neurologët thonë se sistemi nervor i njeriut është shumë i ndjeshëm nga sasia e kafetinës që ai konsumon, duke u marr kjo nga kafeja, kakaoja, çokollatat, akulloret, kokakola etj. Gjithashtu nga 326 persona të pyetur u vu re se mosha mbi 50 vjeç konsumon më pak kafe se mosha nën 50 vjeç. Personat mbi 50 vjeç pinin maksimumi 2 kafe në ditë, ndërsa rezultoi se nga 44 persona 40 vjeç, 29 prej tyre pinin 3 kafe dhe nga 67 persona mbi 50 vjeç, 60 prej tyre pinin 2 kafe në ditë. Në përgjithësi populli shqiptar e konsumon jashtë mase kafenë, kjo për arsye edhe të menaxhimit të kohës. Pyetjes se pse pinë kaq shumë kafe, të rinjtë i janë përgjigjur se janë të detyruar të dalin për rreth 3-4 kafe në ditë, mirëpo mundësitë ekonomike nuk i lejojnë të shpenzojnë shumë, kështu porosisin kafe, pasi ajo ka çmimin më të lirë nëpër lokale. Psikologët tregojnë se rinia shqiptare është e paorganizuar dhe për këtë arsye

faktin që brenda një fisi jo të gjithë janë besimtarë të rregullt, kjo ka bërë që gjatë muajit të Ramazanit të mos planifikohen dasma nëse njëri nga partnerët është besimtar i rregullt i fesë myslimane. Këtë gjë e vërtetojnë edhe ateliet, pronarët e të cilave tregojnë se ka një rënie të theksuar të prenotimit të fustaneve të nuseve apo kostumeve të dhëndrit, pasi numri i dasmave këtë verë paraqitet më i vogël nga verërat e kaluara. Gjithashtu ato tregojnë se akoma më në rënie është numri i dasmave të organizuara nga atelie apo agjenci martesore. Të njëjtën gjë konfirmojnë edhe pronarët e lokaleve të mëdha, ku zakonisht bëhen dasmat, se këtë verë nuk ka shumë dasma. Për këtë arsye ata nuk kanë përplasje datash, madje nuk ka pasur raste që të anulojnë prenotimet, se data është e zënë.

Arsimi i lartë me probleme

Universitet shtetërore nuk kanë kapacitet për numrin e studentëve Universitet shtetërore në Shqipëri nuk e përballojnë dot numrin e studentëve të planifikuar për këtë vit. Sipas rektorit të Universitetit Politeknik Jorgaq Kaçani, kapaciteti i hapësirave nuk e përballon dot numrin çdo vit në rritje të studentëve të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Edhe pse shumë universitete janë plotësuar me godina shtesë, disa prej tyre ende s’kanë filluar, disa prej tyre s’janë gati për këtë vit. Edhe ato pak që janë gati, përpos kapacitetit hapësinor, probleme ka edhe me stafin. Numri i limituar i pedagogëve nuk arrin të përballojë as mësimin me 3 turne që po kryejnë disa prej fakulteteve të Tiranës. Por nevojat për ambiente vazhdojnë të lidhen edhe me nevojat për staf. Por kjo sipas Kaçanit vazhdon të mbetet e kushtëzuar edhe nga mungesa e të ardhurave për të paguar pedagogë shtesë. Ai thotë se është e nevojshme që universitetet të bëhen pjesë e ekonomisë së tregut duke konkurruar me projekte, në mënyrë që t’i nxjerrin vetë të ardhurat e tyre. “Ne kemi nevojë për staf akademik. Që sot do t’u nisim kërkesën të gjitha departamenteve për të prurë kriteret që duhet të plotësojnë stafi i ri akademik që do të merret në Universitetin Politeknik të Tiranës. T’u jepet mundësi universiteteve që janë institucione shtetërore të dalin si aktorë në ekonominë e tregut, të jenë lojtarë për sa u përket tenderimeve që bëhen dhe universiteti do të sigurojë të ardhura”, - tha Kaçani.

Emrat mbahen të fshehtë TË RINJTË Në 326 individë të pyetur 173 të rinj nën 25-vjeç konsumojnë 3-4 kafe në ditë. Kjo sasi kafetine në organizmin e tyre ka pasojat e saj, ku në radhë të parë i bën ata më të padurueshëm, të jenë më të stresuar si dhe të jenë më nevrik. Gjithashtu u sjell atyre probleme në oreks, në pagjumësi si edhe në luhatje tensioni. Mirëpo sipas tyre kjo është e vetmja mundësi për të shtyrë ditën, pasi orët e gjata të saj dhe të pambushura me aktivitet i bëjnë ata të dalin më shumë se 3 herë nga shtëpia për të takuar miqtë e tyre. Gjithashtu pyetjes se pse pinë kaq shumë kafe ata ua kanë vënë fajin kushteve ekonomike duke treguar se kafeja ka çmimin më të ulët në lokale dhe ekonomia e tyre nuk përballon dot pije më të shtrenjta. Mirëpo stina e verës më temperaturat e saj të larta sjell më shumë komplikacione me pirjen e kafesë, duke sjell dhe çrregullime në ciklin menstrual te femrat.

mbetet gjithë ditën në kafe. Nga ana tjetër dietologët shpjegojnë se sasia e tepërt e kafetinës ndikon në oreks, duke sjell kështu anoreksinë kronike. Sipas tyre kafetina është produkt që mezi tretet në stomak dhe fakti se procesi i saj kërkon shumë orë i shtyn të rinjtë të ndihen të ngopur dhe mos të kenë oreks për të ngrënë, duke kaluar kështu gradualisht në anoreksi kronike. Gjithashtu mjekët shpjegojnë se sasia e kafetinës ndikon në prishjen e

sistemit të gjumit, duke bërë që të rinjtë shqiptarë t’i gjesh deri nga ora 3 e mëngjesit nëpër rrjetet sociale duke çatuar dhe duke kaluar orët e paradites në gjumë. Këto çrregullime të organizmit ndikojnë negativisht në sistemin e tyre nervor si dhe te fermat në ciklin menstrual të tyre. Sipas prindërve problem më i madh i rinisë së sotme është fakti se koha e tyre është bosh. Kështu, të jesh jashtë gjithë ditën pa pasur asnjë angazhim e shtyn

rininë të ulet lokaleve, duke stimuluar nga faktori ekonomik, përfundojnë në konsumin e kafesë në 3-4 kafe në ditë. Për sa i përket moshës mbi 50 vjeç, ata e reduktojnë qëllimisht konsumin e kafesë, pasi pirja e saj ju sjell problem në luhatje të tensionit, duke e bërë atë të paqëndrueshëm. Mirëpo ky fenomen po shfaqet edhe tek të rinjtë nën 25-vjeç, duke iu drejtuar urgjencës së QSUT-së për humbje ndjenjash, që vjen nga luhatja e tensionit.

SOROS: Komisionerët anonimë, nxënësit s’kuptojnë tekstin Sipas studimit të SOROS-it, rezulton se komisionet që bëjnë përzgjedhjen e teksteve që do të punojnë më pas nxënësit në shkolla nuk bëhet publik, anëtarët janë anonimë dhe mbetet enigmë gjetja e anëtarëve të Komisionit të Votimit të Teksteve. Sipas raportit, pjesa dërrmuese e mësuesve deklarojnë se nuk janë përfshirë në këtë proces, nuk u ka marrë njeri mendim dhe se në tekste shpesh gjenden gabime, për të cilat bëhen me faj ata që s’kanë asnjë faj dhe përgjegjësi për tekstin e votuar. Po ashtu sipas raportit në procesin e altertekstit mungon transparenca dhe nga viti në vit thuajse nuk ka asnjë përmirësim. “Edhe këtë vit 2012 anëtarët e KVT-ve kanë qenë anonimë për publikun, duke ushqyer kështu dyshimet e grupeve të interesit (mësuesve dhe prindërve) nëse këta anëtarë e kanë apo jo kualifikimin e nevojshëm. Ndërkohë duhet të mbahet parasysh se me hyrjen në “Për arsimin parauniversitar”, mospublikimi i emrave të anëtarëve të KVT-së është në kundërshtim me ligjin. Shqetësues është edhe fakti që veprimtaria e KVT-ve nuk është pjesë e kuadrit monitorues të IKAP-it, duke e bërë edhe më të pamundur monitorimin e veprimtarisë së këtyre komisioneve”, - thuhet në raport. IKAP është Inspektorati i Kontrollit të Arsimit Parauniversitar. Nga anketimi që ka kryer Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, një pjesë e madhe e mësuesve pjesëmarrës në fokus-grupe akuzojnë KVT-të dhe KMT-në se të parët përzgjedhin dhe i dyti miraton tekste të një cilësie tepër të ulët dhe (shpesh) me gabime shkencore.


EKONOMI • E martë 9 korrik 2013

»

05

Ndëshkohen mbi 800 debitorë në Tiranë

CEZ-Shpërndarje vijon aksionet për ndërprerjen e energjisë

SHOQATA E BANKAVE PUBLIKON TË DHËNAT E PAAUDITUARA PËR 5-MUJORIN

Mungesa e kreditimit, fitimi i bankave bie 962 milionë lekë M ë pak kreditim, më pak të ardhura për bankat e nivelit të dytë në vend. Situata në muajin maj duket se është vështirësuar duke rezultuar me më pak fitime për bankierët. Në sistemin bankar shqiptar tkurrja e fitimeve gjatë muajve të fundit është thelluar. Sipas të dhënave të paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave më konkretisht gjatë muajit maj ka qenë një fitim vetëm prej 962 milionë lekësh. Ndërsa në prill ky fitim ishte plot 1.56 miliardë lekë. Krahasimi Rezultati financiar progresiv i pesëmujorit të parë ka ardhur në rënie ndikuar jo vetëm nga situata e përgjithshme e ekonomisë së vendit, por edhe për shkak të një sjelljeje të vetë bankave të nivelit të dytë të cilat kanë tkurrur kredidhënien për biznesin dhe për individët. “Kredia për ekonominë u ngadalësua më tej në muajin prill, duke shënuar një normë vjetore rritjeje prej vetëm 0.9%. Krahas

Normat

Zhvillimet në tregjet financiare janë prirur drejt rënies së normave të interesit. “Tejçimi i sinjaleve lehtësuese të politikës monetare ka qenë i përgjithshëm ndonëse në masë të ndryshme për segmente të ndryshme të tregut. Normat e interesit në tregun ndërbankar ndoqën uljen e fundit të normës bazë që në muajin mars dhe vazhdojnë të qëndrojnë të ankoruara rreth saj”, - thekson BSH. Në muajin maj e qershor, vijoi rënia e yield-eve. “Normat e interesit në tregun e depozitave dhe atë të kredive po reagojnë më ngadalë, në përputhje me kohëvonesat në mekanizmin e transmisionit të politikës monetare, por dhe në prezencë të pasigurisë së agjentëve ekonomikë për të ardhmen dhe primeve të rrezikut që shoqërojnë aktivitetin kreditues”, - thekson BSH.

kërkesës së ulët, dobësimi i kreditimit pasqyron edhe rritjen e kujdesit të bankave në kredidhënie, të materializuar në kushte krahasimisht të shtrënguara kreditimit. Ky fenomen ka një përhapje rajonale dhe diktohet në një masë të madhe nga zhvillimet në tregjet financiare të Eurozonës”, - thekson Banka Qendrore. Kjo sjellje e bankave është ndikuar nga niveli gjithnjë e në rritje i kredisë së keqe nga ana tjetër. Krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezultati i sistemit bankar ka rënë ndjeshëm, pasi në atë kohë fitimi ishte pothuajse katër herë më i lartë. Bankat kanë rritur investimet në titujt e borxhit të qeverisë shqiptare, por kthimi nga këto instrumente ka rënë në nivelet më të ulëta historike, duke siguruar më pak përfitime për bankat. Shkalla e kredive me probleme nga ana tjetrë nuk u rrit më tej gjatë Majit. Sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, ky tregues qëndroi në nivelin 24.2%, po aq sa në muajin Prill. Sidoqoftë, në harkun e një viti

kreditë me probleme janë rritur me 3.6 pikë përqindje dhe vijojnë të qëndrojnë në nivelet më të larta historike. Ndikimi Rënia e fitimeve të bankave lidhet me sasinë e madhe e kredive të probleme dhe me ritmet shumë të ngadalta të kreditimit. Akumulimi i kursimeve financiare dhe stimuli lehtësues i politikës monetare pritet të materializohet në një ecuri më të mirë të konsumit dhe shpenzimeve private në të ardhmen. Banka e Shqipërisë pret që për vitin 2013, rritja ekonomike të jetë pranë niveleve të vitit të kaluar, ndonëse balanca e rreziqeve është zhvendosur në kahun rënës. “Kërkesa e huaj pritet të japë një kontribut më të ulët gjatë këtij viti, e ndikuar nga ngadalësimi ekonomik në vendet partnere”, - thekson BSH. Ndërkohë, intensifikimi i shpenzimeve gjatë tremujorit të dytë të vitit pritet të shfaqet si kontribut pozitiv i sektorit publik në rritjen e kërkesës agregate në këtë periudhë.

SIPAS KREUT TË DHTI-së, BIZNESI NUK PO PËRFITON NGA SHTYRJA

Jaka: Qeveria e re amnisti të plotë fiskale Propozimi i ri nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Një amnisti e plotë fiskale. Kjo është kërkesa më e re që vjen nga komuniteti i biznesit në Tiranë. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka thekson se me fillimin nga puna të qeverisë së re, biznesi do të kërkojë një amnisti fiskale të plotë, që sipas tij, do të riformalizonte gjithë ekonominë shqiptare. Ky komunitet nuk po përfiton nga shtyrja e amnistisë fiskale deri në fund të dhjetorit. Ky fakt sipas Jakës, ka një ndikim negativ për shumë biznese. Nga shtyrja e afatit të ligjit “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, mund të përfitojnë vetëm individët, por jo biznesi, pas nuk u mor parasysh kërkesa e këtij komuniteti ashtu si në fazën e parë të aplikimit të kësaj “amnistie”. Argumenti kryesor për rikthimin e zbatimit të një pjese të ligjit për faljen fiskale ishte t’iu jepej edhe

një mundësi tjetër të interesuarve, kryesisht emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por që disponojnë një pronë në Shqipëri. Një nismë e tillë erdhi si kërkesë e Ministrisë së Financave, e cila e konsideroi këtë të nevojshme, meqenëse përgjatë gjithë faljes fiskale të rindërmarrë, rivlerësimi i aktiveve fikse rezultoi i suksesshëm në zbatim. Ligji “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, që mori miratimin e Kuvendit në seancën e tij të fundit dhe që vendos shtyrjen e afatit të zbatimit të amnistise fiskale deri në fund të këtij viti hyri në fuqi më 22 qershor. Në mars 2011, Kuvendi miratoi ligjin e faljes fiskale, në pamundësi për të miratuar një amnisti të plotë. Ky proces ishte parashikuar të fuste në tregun shqiptar një kapital të ri, të padeklaruar më parë.

Vijojnë aksionet për ndërprerjen e energjisë së papaguar nga ana e debitorëve. Edhe gjatë ditës së djeshme konsumatorët e energjisë elektrike që nuk e kanë paguar atë janë përballur me aksionin e punonjësve të CEZ Shpërndarje të cilët u kanë ndërprerë furnizimin. Aksioni i specialistëve të CEZ Shpërndarje është zhvilluar në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, ku kanë prerë lidhjet për më shumë se 50 debitorë të energjisë. Kompania e Shpërndarjes nuk do të lejojë të konsumohet asnjë kilovatorë energji pa u paguar. “Në ditët në vazhdim do të jemi në zona të tjera të Tiranës duke u shtrirë në gjithë qytetin për të prerë të gjitha lidhjet e jashtligjshme dhe të gjitha abonentët që nuk paguajnë energjinë elektrike. Të gjithë qytetarët duhet ta kuptojnë se do të furnizohen me energji vetëm ata abonentë që paguajnë rregullisht energjinë elektrike. Lidhjet e paligjshme janë duke u zeruar, por ka ende punë për t’u bërë”- tha Arben Kasapi, Drejtor i Njësisë 1 të CEZ, Tiranë. Aksioni për t’i ndërprrë energjinë debitorëve është shtrirë në gjithë vendin. Në kryeqytet kompania CEZ ka shpërndarrë në terren rreth 50 grupe pune, të cilët po verifikojnë matjet dhe debitorët në kryeqytet. Si rezultat i këtij aksioni, kompania CEZ Shpërndarje, deri tani u ka prerë energjinë elektrike mbi 800 debitorëve dhe ka prerë gjithashtu dhe 100 lidhje të paligjshme.

Kërkesa e ulët konsumatore, presion i dobët

INSTAT: Inflacioni në qershor u rrit lehtë, në 2,3 për qind Inflacioni për muajin qershor u rrit lehtë në 2.3%, nga 2.1% që ishte në muajin maj. Instituti i Statistikave ka raportuar se rritja e inflacionit ishte kryesisht për shkak të rritjes së ccmimeve në indeksin e grupit të ushqimeve. Kërkesa gjithnjë e në rëni e konsumatorëve dhe dobësia në të cilën ndodhet aktualisht ekonomia shqiptare në tërësi është duke gjeneruar presione të dobëta për rritjen e çmimeve. Në këto kushte edhe vetë Banka Qendrore është shprehur se nuk parashikon të ketë lëvizje të inflacionit, i cili do të vijojë të mbetet në nivele të ulëta edhe në gjysmën e dytë të të vitit. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave, ndikimin kryesor në rritjen e inflacionit e dha rritja vjetore e indeksit të çmimeve për grupin ‘Ushqime dhe pije joalkoolike”. Për qershorin, inflacioni i këtij grupi u rrit në 5.4%, nga 4.9% që ishte në maj. Nëngrupet që kanë pësuar rritjen më të madhe janë frutat me 3.5 % dhe qeraja e banesave me 0.6%. Ndërkohë, në krahasimin e thjeshtë mujor çmimet përgjithësisht patën një tendencë rënëse, mesatarisht me 0.6%. Inflacioni gjatë gjithë gjysmës së parë të këtij viti ka qënë në nivele të ulëta dhe pranë intervalit të poshtëm të objektivit të Bankës së Shqipërisë. Ulje ka pësuar edhe çmimi i naftës me 0.7 për qind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.4 për qind.

Seminar në KLSH për arritjet dhe sfidat

Leskaj: Auditimi i performancës vlerë e shtuar e shoqërisë shqiptare Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj theksoi investimin e qenësishëm të institucionit për auditimin e performancës, i cili i jep vlerë të shtuar shoqërisë shqiptare. Vlerësimi është bërë gjatë seminarit me temë “Auditim i performancës në KLSH, arritje dhe sfida”, me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të institucionit, audituesve më me përvojë, përfaqësuesve nga organizata të shoqërise civile partnere me KLSH. Ky investim është konkretizuar me themelimin në Tetor 2012 të Departamentit të ri të Auditimit të Performancës, me 14 auditues me përvojë dhe auditues të rinj me të ardhme, të kryesuar nga një përfaqësues i profesoratit shqiptar, i doktoruar për menaxhimin e riskut. Këta nëntë muaj, departamenti ka prodhuar auditime të performancës, duke dhënë rekomandime për daljen nga lëngata të hekurudhave shqiptare, apo gjetje me vlerë për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane në Bashkinë Fier, për përmirësimin e ushqimit spitalor, efektivitetin e Censusit 2011 të popullsisë dhe banesave. Drejtuesi i Departamentit Dr. Rinald Muça, vlerësoi punën e ekipeve të auditimit, sidomos të ekspertëve të jashtëm të angazhuar nga Departamenti. Stafi i departamentit ka rritur dijet e tij nëpërmjet trajnimeve intensive që KLSH ka siguruar nga SIGMA dhe bashkëpunimi me institucionet të Polonisë, Turqisë, Sllovenisë.


06

« AKTUALITET

E martë 9 korrik 2013 • PLAGOSJA E 4 SHQIPTARËVE NË KURSMULLI, VERSIONI I SERBËVE: ATA SULMUAN NË GRUP

Serbët: Shqiptarët prenë dru dhe sulmuan xhandarët Përplasja etnike e 3-ta në 10 ditët e fundit, shtohen në skaj tensionet SERBI - Mediet serbe raportojnë se pikënisje për shkëmbimin e plumbave ishin shqiptarët dhe 4 prej tyre u plagosën rëndë. Sipas këtyre medieve, fshati ku ndodhi incidenti është vendosur në afërsi të qytetit të Kursumlisë dhe në afërsi të vijës administrative mes Kosovës dhe Serbisë qendrore. “Një grup shqiptarësh ka sulmuar me armë automatike xhandarmërinë që patrullonte në territorin e Serbisë, në rajonin Kursumlija, fshati Borovac. Nuk pati pasoja për pjesëtarët e xhandarmërisë, ndërsa informacioni i Shërbimit Policor të Kosovës tregon se gjashtë persona të nacionalitetit shqiptar u plagosën”,tha komandanti i Xhandarmërisë Bratislav Dikiç. Ai ka specifikuar se oficerët e policisë

u sulmuan nga dy drejtime rreth orës 19:00 të së dielës dhe se persona të shumtë kryen sulmin. Sipas tij, xhandarët u përgjigjën në mënyrë adekuate dhe shtoi se një traktor i ngarkuar me lëndë drusore u gjet në vendngjarje, së bashku me sende e veshje personale. Ndërkaq, EULEX-i dhe zyrtarë të ndërlidhjes të KFOR-it ishin të informuar në lidhje me incidentin. Komandanti gjithashtu tha se xhandarët kishin ndërmarrë masa për të siguruar sigurinë e qytetarëve në zone dhe se po kërkonin sulmuesit, të cilët janë plagosur. Ai shtoi se nëse gjendeshin, do të merrnin trajtim mjekësor. Ndërkohë, Policia e Kosovës, SHPK, konfirmoi incidentin që ndodhi, por nuk ofroi detaje të tjera, e përditsh-

PËR “SHKELJE ETIKE”. VARIANTI MBROJTËS I POLICËVE E NDALIMI TE 9-KATËSHET

Burgaj përjashton dy policët që ngacmonin femrat në rrugë Mariglen Mullai

K

ryepolici Burgaj përjashtoi dy efektivët e policisë që u arrestuan pak ditë më parë në kryeqytet për veprime të pahijshme në rrugë, duke ngacmuar femrat. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Tefik Suljemani njofton se “Lidhur me ngjarjen e datës 5 korrik në Tiranë, ku dy punonjës të policisë u konstatuan nga patrulla e policisë se po kryenin veprime të pahijshme me qytetarët, të cilët gjatë shoqërimit kanë fyer dhe kundërshtuar punonjësit e patrullës së policisë, ju bëjmë me dije se: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, bazuar në Ligjin Nr. 9749 datë 4 qershor 2007 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Disiplinës së Policisë së Shtetit, ka vendosur përjashtimin nga Policia e Shtetit “Për kryerje të veprimeve të pahijshme“ dhe “Shkelje të Kodit

të Etikës të punonjësit të policisë”, të dy oficerëve të policisë: Komisar Pjerin Voci dhe Komisar Julian Malaj. Mbrojta e policëve Më parë ata e kanë cilësuar si të sajuar ngjarjen për të cilën ata u arrestuan. Njëri prej efektivëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Julian Malaj ka pohuar se e vërteta do të dalë në dritë pas të gjitha hetimeve që do të bëhen. Efektivi i

policisë është indinjuar shumë pas lajmit të publikuar në media, ndërkohë që i ka quajtur veprime arbitrare dhe tendencioze ato të patrullës së përgjithshme të policisë. “E kanë sajuar ngjarjen. Ne kemi qenë në makinë bashkë me kolegun kur kanë ardhur për të na arrestuar. Nuk kemi qenë të dehur dhe as femra nuk kemi ngacmuar”, pohon ai. Ndalimi në rrugë Pasditen e së premtes

në zonën pranë pallateve 9-katëshe janë shoqëruar dy efektivë policie, për veprime të pahijshme në rrugë. Burime nga policia kanë bërë me dije se efektivi Julian Malaj dhe kolegu i tij Pjerin Voci, të dy në gjendje të dehur kanë ngacmuar disa vajza në rrugët e kryeqytetit. Mësohet se dy efektivët pasi janë dehur në një lokal në zonën e 9-katësheve, kanë dalë në rrugë dhe aty kanë nisur të ngacmojnë disa vajza të reja. Efektivët e policisë bëjnë me dije se vajzat janë ndierë keq dhe janë ankuar pranë patrullës së përgjithshme në afërsi të kësaj zone. Kaq ka mjaftuar që patrulla të mbërrijë pranë efektivëve të dehur dhe u kanë komunikuar se duhej t‘i shoqëronin për në komisarit. Sipas policisë, pas kësaj dy efektivët e dehur kanë nisur të konfliktohen edhe me forcat e policisë së repartit “Shqiponja”.

DEKLARATA-BOMBË E KREUT TË SHOQATËS SË PROKURORËVE, SHKËLQIM HAJDARI

Prokurori: Në Shqipëri ka mafie që gllabëron pronat Për të parën herë një prokuror në Shqipëri pranon publikisht ekzistencën e një mafieje shqiptare, duke e definuar atë si mafia e tokave të bregdetit. Këtë e deklaroi dje Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë Shkëlqim Hajdari në një intervistë në televizionin “News 24”, ku së pari tha se “Nuk përjashtoj që brenda Prokurorisë ka korrupsion, por krahasuar me institucione të tjera nuk është Prokuroria e korruptuara e vetme, por janë dhe institucione të tjera”. Më tej Hajdari shtoi se “Kemi zyrtarë të korruptuar, këtë e thotë media, ndërkombëtarët, punonjës të drejtësisë janë të korruptuar, të demotivuar, ka prokurorë që bëjnë sikur hetojnë. Situata është komplekse, por lufta duhet të vijojë me reformë të thelluar, unë më shumë nga të gjitha do të quaja me vend, promovomin e njerëzve në sistemin e drejtësisë”. Por Kreu i Shoqatës së Prokurorëve propozoi që mandati i Prokurorit të Përgjithshëm të jetë 9 vjet.

“Mandati 5-vjeçar për Prokurorin e Përgjithshëm është shumë pak, dhe i përhershëm nuk ka kuptim. Propozoj ta ketë si ata të Gjykatës Kushtetuese. Kryeprokurori të ketë një mandat 9-vjeçar”. Më tej Hajdari propozoi që në vend të ngrihet një Byro Kombëtare e Hetimit. “Të ngrihet një Byro Kombëtare e Hetimit sepse ka njerëz që bëjnë krim të organizuar dhe këta nuk duhen hetuar me parcela. Këta njerëz kryejnë disa vepra kriminale njëkohësisht, trafik droge, falsifikim dokumentash pronësie, pastron para me biznese”. Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve u ndal më pas tek çështja e pronës duke vlerësuar se në rast se në Shqipëria ka mafia, kjo është padiskutim, mafia e pronës. “Çështja e pronës, prona e mbivendosur janë probleme që unë sot për herë të parë gjej rastin dhe them se, nëse ka një mafia në Shqipëri kjo është mafia e pronës, e gllabëritjes së pronës. Janë tjetërsuar sipërfaqe të tëra pronash në gjithë

territorin e Shqipërisë, duke u bërë Shqipëria një vend që nuk garanton investime të huaja”,-tha Hajdarit. Sipas tij, qeveria e re që do të vijë në pushtet ka një sfidë të madhe, pikërisht luftën ndaj mafies së pronës. “Nëse ka sfidë më të madhe është kjo që qeveria shqiptare në mënyrën më urgjente të bëjë hetimin dhe transparencën e dokumenteve të pronave. Janë me dhjetëra raste kur qytetarët mbeten dyerve të gjykatave se u janë marrë pronat”. Kryetari i Dhomës së Prokurorëve garantoi se kjo është e mundur. “Ju garantoj që nuk ka shtet që nëse ka vullnetin që të mos marrë dokumentet e pronësisë dhe të japë drejtësi. Ka pas arkiva, kemi trashëguar arkiva nga Mbretëria e Zogut, ata të sundimit osman. Absolutisht po të ketë vullnet këto mund të vihen në dispozicion dhe mund t’u japim leksion gjyqtarëve që me pronën e tjetrit nuk luhet. A ka më të shenjtë se prona? Nuk ka”,- e mbyll Hajdari deklaratën e tij të fortë.

mja “Express” tha se katër persona u shtruan në spital. Nga informacioni dhe deklaratat e vendësve u tha se një grup i armatosur i përbërë nga shqiptarët kapërcyen kufirin administrativ dhe u përpoqën në mënyrë të paligjshme që të prisnin pemët. Ata pastaj sulmuan patrullën e xhandarmërisë aty pranë. Zyrtari lokal në Merdarë Çasllav Millosheviq u tha medieve serbe se të shtënat zgjatën për gjysmë ore dhe shtoi se “Ishte qitje sikur pati luftë sepse kishte lloje të shumta armësh. Përveç të shtënave individuale, ka pasur edhe breshër zjarri. Fshatarët lokalë janë shumë të mërzitur dhe të frikësuar”. Raportet gjithashtu thonë se ky ishte i treti incident i armatosur në fshat në dhjetë ditët e kaluara.

Shefi i udhëtimeve u mori klientëve 12 mijë euro Nga Seksioni kundër Krimeve Kompjuterike u realizua operacioni policor i koduar “POS”, me metoda special hetimore dhe u krye ekzekutimi i një vendimi të Gjykatës së Tiranës. Juventin Cere, 34 vjeç, lindur e banues në Tiranë, duke qenë administrator i një agjencie udhëtimesh te rruga “Mine Peza”, për qëllime përfitimi ka përdorur karta krediti të dyshuara si të kopjuara, karta të lëshuara nga banka të huaja në emër të të tjerëve dhe ka gjeneruar në llogarinë bankare të tij një shumë prej 12.000 euro. Materialet i’u kaluan Prokurorisë.

Rrahu të shoqen disa herë, pranga 34-vjeçarit Një 34-vjeçar që rrihte të shoqen është vënë në pranga nga Komisariati i Policisë nr.4 në Tiranë. Kështu, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Afrim Xhaxho, 34 vjeç, lindur në fshatin Denofrose të Beratit dhe banues në komunën Dajt të Tiranës. Arrestimi i tij është bërë pasi ka dhunuar në mënyrë sistematike bashkëshorten e tij, e cila ka qenë e pajisur më parë me Urdhër-Mbrojtje, sipas neneve 84 dhe 89 të Kodit Penal. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

“Dua vizë amerikane”, kapet Morina në dyert e ambasadës Shërbimet e sigurisë së ambasadës amerikane kapën një 45-vjeçar, teksa përpiqej të hynte me forcë brenda godinës së ambasadës. Mësohet se 45-vjeçari Sherif Morina ka kërkuar t’i jepet një vizë amerikane, pa dhënë arsye, dhe kërkonte me ngulm të takonte personalisht ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu. Ndërkaq, ai është shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit nr 1, ku ka dëshmuar se i duhej viza me patjetër, sepse kishte një konflikt të hapur në Shqipëri. Ky është rast i përsëritur kur shqiptarë duan të takojnë ambasadorin.

Thyerësi serial i makinave merrte lekët që ishin brenda Komisariati i Policisë Nr.2 në Tiranë kreu arrestimin në flagrancë të shtetasit Arjan Velaj, 54 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë, në vitin 2012 për dëmtim prone. Arrestimi u u bë sepse pardje, në orën 22.30 , në Bulevardin “Bajram Curri”, në krah të ish-ekspozitës, pasi ka dëmtuar duke thyer xhamin e trekëndëshit të krahut të majtë, të mjetit tip “BMV”, me targa TR 9995 N, në pronësi të shtetasit A.Qordja, 36 vjeç, nga Tirana, ka vjedhur shumën prej 5.000 lekësh. Nga kryerja e veprimeve procedurale e hetimore rezulton se shtetasi i mësipërm pranon autorësinë e ngjarjeve të datës 7 korrik të vitit të kaluar, lidhur me vjedhjen me thyerje në mjetet e shtetasve Olsi Prifti dhe Manfrede Isak. Materialet i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes“ dhe “Shkatërrimit të pronës”, parashikuar nga nenet 150 dhe 134 të Kodit Penal.


AKTUALITET • E martë 9 korrik 2013

»

07

PARAKALIMI I GABUAR I NJË AUTOVETURE SHKAKTON TRAGJEDINË NË RRUGËN ELBASAN-LIBRAZHD

Kamioni përplas furgonin, vdesin 4 pasagjerë Forca e shtypjes shpërfytyron viktimat, nuk arrihet të identifikohen Ledia Lleshi

N

jë aksident I rëndë ka shënuar 4 viktima dhe një të dëmtuar rëndë ndërsa në përplasje janë përfshirë tre automjete në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Xibrrakë. Furgonit me targa LB 001 A me targa të verdha taksi është përplasur me një kamion me targa KO 7579B i drejtuar nga shtetasi Renato Torollari që vinte në kahun e kundërt. Nga dinamika e ndërtuar e aksidentit në ngjarje t është përfshirë edhe një automjet tip BMV me targa AA971 EA i drejtuar nga shtetasi Edvin Cuculi. Të katërt personat që kanë humbur jetën kanë qenë pasagjerë në furgonin me targa të Librazhdit. Ndërsa humbën jetën menjëherë duke u shpërfytyruar si pasojë e përplasjes frontale me kamionin.Drejtuesi i furgonit Eduard Haskurti i transportuar drejt spitalit ushtarak është në gjendje kritike. Mësohet se 4 viktimat tre femra dhe një mashkull kryesisht të moshës nga 20 deri në 45 vjeç janë nxjerrë me vështirësi nga furgoni që ishte shtypur në pjesën e përparme të tij. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur hapjen e automjetit dhe nxjerrjen e trupave të shpërfytyruar nga furgoni i aksidentit. Drejtuesit e dy mjeteve të tjera që kanë pësuar dëmtime të lehta janë shoqëruar në komisariatin e policisë për të sqaruar ngjarjen. Aktualisht ndaj tyre ka nisur procedimi për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasoja deri në zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti. Mjetit tip furgon vinte nga Librazhdi me drejtim Elbasanin. Policia ka shpërndarë të dhënat e viktimave për të bërë të mundur identifikimin e tyre. Të dhënat e viktimave Viktima mashkull është 170 cm i gjatë me flokë pak të thinjura , bluzë bojqielli, pantallona gri dhe këpucë të bardha. Viktima femër 162 e gjatë, flokë gëshenjtë, kanatiere e zezë dhe treçerekëshe të zeza, fiktima tjetër femër 160 e gjatë, bluzë e zezë, e shëndoshë, flokë të gjata të verdha, pantallona dhe , këpucë të zeza. Viktima e katërt femër 150 e gjatë, flokë gështenjë, bluzë pa mëngë ngjyrë gri e pantallona të zeza. Sipas dinamikës së ndërtuar të ngjarjes dhe dëshmitarëve kamioni me targa të Korçës që kishte të ngarkuar një sasi pllakash betoni ishte duke udhëtuar drejt Librazhdit ndërsa furgoni taksi vinte nga kahu i kundërt. Në këtë moment një automjet BMV duke përfituar nga rruga e drejtë, por që

Merrej në pyetje nga policia

Kukës, hidhet nga kati i tretë i komisariatit 20-vjeçarja

Identifikohen katër viktimat

Një çift dhe nënë e bijë humbin jetën

N

ë bashkëpunim me familjarët e shqetësuar për të afërmit e tyre policia ka arritur të identifikojë katër viktimat e aksidentit tragjik. Kështu një çift dhe nënë e bijë kanë humbur jetën nga përplasja. Fetah Çela, 50 vjeç, me banim në Tiranë, dhe bashkëshortja e tij Ryfete Çela, 48 vjeçe, kanë mbetur të vdekur në aksident. Ndërkohë pak para mesnatë janë identifikuar dhe dy pasagjerët e tjera që kanë humbur jetën në aksident. Nasibe Shehi, 49 vjeçe, dhe nëna e saj Salushe Kullafi, 69 vjeçe, janë identifikuar nga të afërmit e tyre.

pikërisht në këtë pjesë merr një kthesë të forte, ka tentuar të parakalojë kamionin. Në

këtë moment është gjendur përballë një furgoni taksi që ishte në kahun e vet të kar-

rexhatës. Furgoni ka tentuar të manovrojë por edhe BMV që në këtë moment është kthyer në anë të rrugës. Furgoni fillimisht ka prekur në pjesën anësore BMV dhe më pas ka përfunduar në mënyrë frontale përballë kamionit që me të gjithë forcën e shpejtësisë e ka përplasur duke krijuar një shtypje të tillë që për 4 viktimat nuk do kishte asnjë shpëtim. Për rreth dy orë qarkullimi në rrugën nacionale është bllokuar si pasojë e aksidentit. Fillimisht zjarrfikësit si dhe një automjet karroatrec janë përpjekur të hapin pjesët e hekurta të furgonit mes të cilave ishin mbërthyer katër viktimat. Ka qenë e tmerrshme skena dhe efektivat blu janë përpjekur të mbajnë sa më larg njerëzit kureshtarë. Viktimat e para të nxjerra kanë qenë dy femra në pjesën e pasme të furgonit. Më pas janë bërë përpjekje që të hapej edhe pjesa e përparme e deformuar tërësisht si pasojë e përplasjes. Kur është bërë e mundur të nxirren dy viktimat e fundit atëherë është lëvizur me karroatrec edhe furgoni ku gjetën vdekjen 4 persona dhe po lufton me vdekjen drejtuesi i furgonit.

Fushë Krujë-Milot, aksident me 6 të plagosur 6 persona të plagosur është bilanci i një aksidenti të shënuar pasditen e djeshme në aksin problematik Fushë Krujë-Milot. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Thumanë dhe në aksident u përfshirë tre mjete: një “Fuoriostradë” me targa AA 829 EF; një furgon me pasagjerë me targa TR 4474 M dhe një kamion me targa Dr 42 73 F. Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona u plagosën, duke marrë plagë të shumta në trup. 4 prej të plagosurve u shpërndanë në dy spitale, atë

të Mamurrasit dhe të Laçit. Ndërkaq, më serioze paraqitet gjëndja shëndetësore për dy të plagosurit e tjerë, të cilët u transportuan për në Spitalin Ushtarak, ku po vijohet me mbajten nën kontroll për shkak të plagëve të rënda të marra si pasojë e përplasjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rretamave të aksidentit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes ka qënë lagështira në rrugë dhe shpejtësia nga ana e Fuoristradës.

Një 20-vjeçare është vetëhedhur nga ambientet e komisariatit të policisë së Kukësit, pasi ishte thirrur për të dhënë një deklarim në lidhje me zhdukjen e saj. Nga hetimet paraprake mësohet se 20-vjeçarja me iniciale A. C, studente e vitit të dytë, dega Infiermeri në Universitetin e Kukësit, ishte thirrur në komisariat për të dhënë sqarime, pasi i ati i saj një ditë më parë kishte denoncuar rrëmbimin e saj. Gjatë marrjes në pyetje nga dy efektiva të policisë dhe në prani edhe të një psikologeje, 20-vjeçarja në momentet e depresionit pasi ka pranuar se ishte larguar me një djalë është hedhur nga dritarja e zyrës, e cila ndodhet në katin e tretë të komisariatit të Kukësit. Vajza e re është dërguar menjëherë në spitalin rajonal dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ndaj dy efektivëve, të cilët e morën në pyetje është marrë masa e pezullimit, deri në sqarimin e incidentit. Menjëherë 20-vjeçarja është dërguar në spitalin e qytetit ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Mjekët thonë se vajza është jashtë rrezikut për jetën. Një ditë më parë i ati kishte denoncuar në polici se i kishin rrëmbyer vajzën. Pas kërkimeve policia gjeti 20-vjeçaren në Kukës dhe më pas e shoqëroi në ambientet e drejtorisë së policisë për të marrë dëshminë. Policia thotë se dëshmia është marrë nga 2 punonjës policie, me atributet e oficerit të Policisë Gjyqësore dhe në prani të një psikologeje dhe dajës së studentes. “Të gjitha veprimet e mësipërme janë bërë me miratimin e prokurorit”, saktëson njoftimi i policisë së Kukësit duke sqaruar se pas përfundimit të veprimeve dokumentare, 20-vjeçarja rreth orës 12: 50 minuta të ditës së sotme në një moment depresioni është afruar tek dritarja e zyrës që ndodhet në katin e tretë të godinës dhe është hedhur. Policia thotë se ndaj dy punonjësve të policisë, që punuan për marrjen e deklarimit të dëshmisë, është marrë masa e pezullimit deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kontrollet me helikopterët e rinj

Tropojë, gjendet turisti çek në Malin e Jezercës Gjendet në Malin e Jezercës turisti çek, i cili ishte aksidentuar ditën e djeshme. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm një helikopter AB 205 i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë filloi kërkimet në këtë zonë të thellë malore dhe ka bërë të mundur gjetjen e turistit çek, i cili rezultonte i humbur prej mesditës së djeshme. Aktualisht i plagosuri është transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, me qëllim evidentimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe dhënien e ndihmës së nevojshme. Turisti nga Çekia u aksidentua dje rreth orës 18:00, i cili teksa ishte duke u ngjitur për alpinizëm në malin e Jezercës, rrëshqiti nga një lartësi e madhe. Helikopterët nga Tirana shkuan disa herë në vendin ku ndodhej turisti për herë të fundit, por nuk kanë mundur ta lokalizojnë, pasi mali ishte shumë i thyer dhe ulja e helikopterit ishte shumë e rrezikshme. Policia ndërpreu kërkimet në orën 19:00, për shkak të kushteve klimaterike dhe errësirës. Turisti në çastin që ndodhi aksidenti, kishte lajmëruar policinë pohuar se kishte thyer këmbën. Por për shkak të terrenit valët telefonike nuk funksionuan dhe kontakti me turistin u bë i pamundur. Eksperienca e parë e çekut, Pavel Prazak në Shqipëri, do të mbetet gjatë në kujtesën e tij, për shkak të incidentit që ndodhi në malin e Jezercës. Turisti bën me dije se ai në aventuarën e tij nuk ishte vetëm, por bashkë me dy persona të tjerë. Prazak, i cili falenderon ushtrinë dhe policinë për punën e bërë, thekson se ishte shumë e vështirë që ta gjenin, pasi ai ishte bllokuar mes dy gurëve, pasi ishte rrëzuar.


08

« AKTUALITET

E martë 9 korrik 2013 •

POLICIA “BLINDON” PLAZHIN

Kontrolle e masa të rrepta ndaj prostitucionit dhe shkelësve Artur Ajazi ezoni veror e ka vendosur në gatishmëri absolute efektkvin e Drejtorisë Policisë Durrës, e cila krahas masave për parandalimin dhe goditjen e grupeve dhe elementëve kriminalë, ka nisur prej disa ditësh aksionet e veta ndaj fenomenit të prostitucionit. Drejtori Policisë Qarkut Durrës, Emri Vata, tha për “Metropol” se “ardhja e sezonit ka angazhuar forcat policore të strukturave të ndryshme për të frenuar dhe parandaluar, goditur dhe vendosur para ligjit edhe personat që ushtrojnë apo stimulojnë prostitucionin, duke nisur nga zona tek Ura e Dajlanit, në hyrje të qytetit bregdetar, ashtu si dhe zona e plazhit mbeten dy nga zonat më të njohurat, për sa i përket ushtrimit të prostitucionit, ndaj edhe kontrollet tona janë dhe do të jenë të vazhdueshme”. Në prag të sezonit turistik Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, ka vijuar masat për goditjen e vatrave të prostitucionit, megjithatë vajza dhe gra të reja vijojnë të ushtrojnë profesionin e shitjes së trupit, me ose pa tutorë në fshehtësi. Burimet policore thanë se “procedime penale ka pasur edhe ditët e fundit ndaj personave që e stimulojnë dhe ushtrojnë prostitucioni, ku policia ka prangosur persona të akuzuar për shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese”. Zona e plazhit dhe tek Ura e Dajlanit në Durrës prej vitesh është kthyer në vend të njohur për ushtrimin e prostitucionit, kryesisht në rrugë, ashtu si dhe zonat e Plazhit e Shkozetit. Gjatë sezonit veror ky aktivitet i paligjshëm, shpesh ka qenë i pakontrolluar, dhe ka rrezikuar ndjeshsm shëndetin dhe jetën e personave që ofrojns dhe marrin këtë shërbim. Policia ka fokusuar goditjen e saj në këto zona ku ajo mendon

S

se mund të zbulojë edhe baza prostitucioni. “Të fortët” bëhen të urtë Ashtu si çdo sezon veror, edhe sivjet, ka nisur sërish në plazhin e Durrësit abuzimi me brezin e rërës, duke e trajtuar atë si të ishte pronë private. Nisur nga ankesat e shumta nga qytetarët e poshtëruar dhe dhunuar, Drejtoria e Policisë Durrës, ka nisur prej dy ditësh, aksionin e saj për ndëshkimin e “të fortëve” të plazhit, që kanë pushtuar me çadra dhe zhezllona, qindra metra katrore në brezin e rërës duke mos lejuar asnjë qytetar të ngulë çadrën e tij pa paguar 300 ose 500 lekë. Kjo shumë qytetarëve durrsakë, por edhe atyre që vijnë për disa orë për të bërë plazh nga rrethet, i është dukur absurde, ndaj kanë njoftuar policinë. Megjithëse bregdeti është publik, ka mjaft persona kryesisht pronarët privatë, të cilët dhe për shkak të moszbatimit të ligjit, kthehen në “të fortë”, duke shkelur ligjin. Ky fenomen ka ngjarë ditët e fundit, pasi policia, e cila ka nën administrim të gjithë vijën bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, duke ushtruar kompetencat ligjore, nuk ka toleruar privatët, të cilët janë kthyer në gjobëvë-

nës ndaj pushuesve që nuk kanë mundësitë financiare. Mungesa e ndërhyrjes nga Policia Bashkiake, ka detyruar Drejtorinë e Policisë Durrës, të marrë në mbrojtje qytetarët. Në plazhet publike, të përcaktuara nga bashkia e qytetit, privatët po detyrojnë pushuesit të paguajnë tarifën prej 300 deri në 500 lekësh të reja, në këmbim të vendosjes së çadrës, zonë për të cilët ata nuk janë të detyruar të paguajnë, por problem mbeten dhe plazhet private, të cilët duke shkelur kontratën nuk respektojnë distancën nga bregu i detit me pjesën e marrë nën administrim sezonal, duke i shtrirë shezllonet deri pranë vijës së ujit. Për këto raste ligji ngarkon Policia Bashkiake, të ndërhyjë për të ushtruar kompetencat përballë çdo abuzimi, por askush nuk reagon për këtë çështje, e cila pritet të shoqërohet me një kosto të lartë për turizmin durrsak. Nisur nga situata e krijuar, ka qenë Drejtoria e Policisë Qarkut, e cila ka premtuar ndëshkimin e “të fortëve” që shpesh tentojnë veç shkeljes së ligjit, edhe të sfidojnë strukturat e shtetit. Burimet policore thanë se “situata do të normalizohet brenda pak ditësh, dhe ndaj personave abuzantë do të merren masat më të rrepta ligjore”.

Policia “disiplinon” diskot në plazh Në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, dhe në rrugën nacionale, janë me dhjetëra subjekte, të cilat po bëjnë përgatitjet e fundit, për të vënë në funksion bizneset e tyre. Një numër jo i vogël i përkasin bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e muzikës “live”, veprimtari kjo që po lulëzon vitet e fundit në Durrës gjatë sezonit veror, por në mënyrë krejt jo ligjore. Lokalet e muzikës gjenden në mes të pallateve dhe vilave të banimit, anës rrugës nacionale. Tregu i lokaleve me muzikë “live” në plazhin e Durrësit gjatë viteve të fundit është duke lulëzuar. Me dhjetëra ambiente në plazhin e Durrësit transformohen duke u vënë në shërbim të këtij tregu, i cili konsiderohet mjaft fitimprurës me rritjen e kërkesës, por në anën tjetër shumica e tyre janë jashtë çdo standardi. Lokalet vihen në garë për të marrë sa më shumë klientë, por edhe për të zënë sa më shumë fitime. Në lokalet e plazhit të Durrësit nga eksperienca e viteve të fundit vërehet se pjesa më e madhe e këngëtarëve janë shumë pak të njohur dhe performanca e tyre lë shumë për të dëshiruar. Shumë prej diskotekave nuk plotësojnë standardet më minimale për amortizimin e zhurmave në Durrës sepse janë ndërtuar pa asnjë kriter duke pasur vetëm si qëllim përfitimin gjatë tre muajve të nxehtë të verës. Është për të ardhur keq pasi në plazhin e Durrësit ka shumë familje, të cilat vetëm për këtë shkak duhet të largohen nga shtëpitë e tyre. Që nga sektori “Teuta” e deri në Golem, plazhi i Durrësit vihet nën pushtetin e zhurmave. Realisht ndotja akustike është në një shkallë të lartë, duke prodhuar stres dhe pagjumësi tek ata që duan pushime të qeta.

FABRIKAT DERDHIN MBETJET NË LUMË, UJËRAT E ZEZA TË PAPËRPUNUARA

Frekuentimi i ujërave të Osumit, riskojnë sëmundje në lëkurë BERAT - Temperaturat e larta të ditëve të para të muajt korrik kanë bërë që qytetarët të pushojnë pranë lumit Osum. Një plazh për të varfrit si dhe e quajnë vetë qytetarët e shumtë që pushojnë në brigjet e tij. Duke e parë si të vetmen mundësi shumë prej banorëve të qytetit të Beratit së bashku me familjet e tyre kanë përzgjedhur të frekuentojnë brigjet e lumit Osum. Ndërsa gjatë rrjedhës së lumit janë të rreshtuara me qindra burime ndotjesh duke filluar nga ujërat e zeza të qyteteve dhe fshatrave në të dy anët e bregut të tij, plus këtu dhe shumë fabrika që derdhjet e mbeturinave i kanalizojnë në lum. Parë në këtë këndvështrim ndotja është në shifrat maramendëse, ndërsa shumë prej qytetarëve që frekuentojnë ujërat e Osumit rrezikojnë prekjen nga infeksione të ndryshme. Prej vitesh shtrati i lumit është mbushur me aluvione, kjo dhe

nga mbetjet e ndërmarrjeve të ndryshme ndërtuese apo dhe private që operojnë në qarkun e Beratit. Por ajo që është edhe më shqetësuese është ndotja e madhe që këtij lumi i shkaktohet nga hedhja e mbetjeve të fabrikës së lëkurës, si dhe mbetjet spitalore apo dhe ujërat e zeza të qytetit të madhë siç është qyteti i Beratit. Ndërsa të ndodhur në kushtet e pamundësisë qytetarët kanë zënë brigjet e Osum me rërën e paktë, në këto ditë ku temperaturat shënojnë mbi 38 gradë. Shumë prej pushuesve shprehen tepër të pakënaqur për ndotjen që ka lumi, si dhe rrezikun që paraqet për shëdetin e tyre. Vite më parë, shprehen pushuesit, ka qënë mjaft i frekuentushëm lumi, i cili ka qenë i pastër, ujë i freskisë dhe argëtimi për fëmijët tanë, por ka më shumë se 15 vite që lumi është lënë në harresë. Ndrësa nga lumi vetëm marrin të mirat e tij, rërën apo

zhavorin, duke shkatëruar për ditë e më shumë edhe anën ekologjike si faunën dhe florën e tij, pasi në të depozitohen mbetjet e qytetit ujërat e zeza, si dhe mbetjet e ndërmarrjeve si acide të ndryshme helme nga fabrika të përpunimit të lëkurave. Spacialistë të mjedisit pohojnë se lumi, i cili është freskia e qytetit shumë shpejt do të kthehet në një që ndër sëmundjesh dhe epidemish, pasi nuk është treguar kujdes për të. Apeli që qytetarët bëjnë, është që bashkia të marrë masa të menjëhershme për të frenuar dhe stabilizuar mbetjet që hidhen në të. Gjithësesi me gjithë fushatat e bëra herë pas here këto janë shumë pak për ndotjen e madhe që po i bëhët lumit, i cili përshkon Beratitn mes për mes duke përshkuar jo vetëm qytetin e UNESCO-S, por edhe shumë fshatra e komuna të këtij qarku.

Ankesa kthehet në sherr dhe sharje

Gjirokastër, sherri për muzikën, derdhin plumba mbi 34-vjeçarin Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e djeshme në qytetin e Gjirokastrës. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 13:20 minuta në një lokal pranë Qafës së Pazarit, për motive të dobëta. I plagosur Ilir Mantho 34-vjeç është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori, me iniciale M.K. Nga hetimet paraprake mësohet se shtetasi Ilir Mantho ka debatuar me shokun e personit që e ka plagosur, pasi ai ka një lokal në zonën muzeale. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se 34-vjeçari i ka shprehur atij shqetësimin për muzikën e lartë që vendos natën dhe debati ka degjeneruar në fyerje dhe sharje. Më pas ka ndërhyrë autori i plagosjes, dhe në gjaknxehtësi e sipër ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar. 34-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që është arrestuar personi me të cilin u konfliktua dhe autori i i plagosjes shpallur në kërkim. Mësohet se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit të Gjirokastrës për vijimin e hetimeve të mëtejshme.

Bashkëpunimi Shqipëri-Turqi

Durrës, vizitë e anijes ushtarake turke “TCG Heybeliada” Në zbatim të planit të bashkëpunimit ushtarak dypalësh midis vendit tonë dhe Republikës së Turqisë për tre ditë në portin e Durrësit zhvillon një vizitë portuale anija tip korvetë e Flotës Detare Turke “TCG Heybeliada”. Ky aktivitet vjen në kuadër të bashkëpunimit dypalësh mes Forcave të Armatosura Shqiptare dhe atyre të Turqisë. Gjeneral Xhemal Gjunkshi ishte i pari që i uroi mirëseardhjen ushtarakëve turq që u ankoruan rreth orës 8 të mëngjesit të djeshëm në Durrës. Gjunkshi, i shoqëruar nga komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti, ka zhvilluar një vizitë në këtë anije. Gjatë kësaj vizite ka qenë i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, z. Hasan Asan. Gjeneral major Gjunkshi është pritur nga komandanti i kësaj anije dhe ka vizituar ambientet e brendshme të saj. Kapiteni i anijes ustarake shprehu kënaqësinë që ishte në portin e Durrësit, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve mike. Në programin e kësaj vizite përfshihen takime të drejtuesve të anijes me Komandantin e Forcës Detare dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor e qendror në Durrës. Gjithashtu ekuipazhi i anijes zhvillon një sërë aktivitetesh me Forcën Detare, si aktivitete sportive, vizita të ndërsjellta dhe stërvitje me tematikë të ndryshme. Gjatë qëndrimit në portin e Durrësit, janë planifikuar takime të komandantit të anijes “TCG Heybeliada” me kryetarin e Bashkisë të Durrësit dhe Prefektin e këtij Qarku, ndërsa ekuipazhi i anijes do të vizitojë objektet arkeologjike dhe kulturore në qytetin e Durrësit. Një vizitë e veçantë është planifikuar të zhvillohet nga ana e personelit të Forcave Detare Shqiptare, të cilët kanë kryer studime apo trajnime të ndryshme në Turqi.

Ndalimet në Tiranë

Në kërkim për mashtrim dhe përvetësim mallrash, kapen 2 Dy të kërkuar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik Financiar dhe Prokuroria e Tiranës janë vënë në pranga nga policia. Kështu, në kuadër të procedimit penal u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në Burg” për shtetasin Ilir Aga, 42 vjeç, lindur e banues në Tiranë, e lënë në fuqi nga Gjykata e Tiranës, këtë muaj, për veprën penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Më tej policia tha se u sekuestruan 11 pasuri të paluajtshme të tij me vlerë 8.444.060 lekë dhe 20992 dollarë. Ndërkaq, policia e akuzon se këto vitet e fundit ai ka përfituar me mashtrim të paktën 500 mijë euro. U bë ekzekutimi i Urdhërit të Prokurores për shtetasin Fation Veizi, 23 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, sepse gjykata e Tiranës, shkurtin e këtij viti e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Përvetësim i parave ose mallrave të vjedhura”.


AKTUALITET • E martë 9 korrik 2013 MOTORI PËRPLASET ME NJË AUTOMJET

»

09

DYSHOHET PËR KONFLIKTE PERSONALE

Elbasan, polici aksidentohet në krye të detyrës

Gjirokastër, tritol automjetit të kasapit

Aksidentet rrugore nuk kursejnë as efektivët e Policisë Rrugore, madje edhë në krye të detyrës. Aksidenti i radhës është shënuar në Elbasan, kur një motor i policisë është përplasur paraditen e djeshme nga një automjet. Si pasojë, efektivi i policisë, Fatmir Çollaku, 54 vjeç, i cili ishte duke patrulluar në qytet ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 nëntori”. Përplasja ka shkaktuar dëmtime në disa pjesë të trupit të efektivit të Policisë Rrugore, i cili është transportuar drejt spitalit rajonal të Elbasanit nga drejtuesi i mjetit që përplasi motorin e policisë. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit. Burime zyrtare nga spitali i Elbasanit bëjnë të ditur se efektivi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, shtetasi turk, Samuel Apusita, i cili drejtonte automjetin me targa EL 0810 C, që goditi motorin e policisë është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Elbasanit. Një grup hetimor i ngritur posaçërisht për këtë çështje është duke hetuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, që për pak sa nuk rezultoi fatal për efektivin e Policisë Rrugore…

Një kasap është vënë në qendër të një sulmi me tritol në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Gjirokastrës. Banorë të zonës kanë denoncuaar për një një shpërthim, i cili tronditi zonën rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm në lagjen “Dunavat i Dytë” në qytetin e Gjirokastrës. Forcat e policisë, të mbërritura menjëherë në vendngjarje kanë vërejtur se objekt i shpërthimit ka qenë një mjet tip “Benz” furgon, me targa Gj 8067 A, në pronësi të shtetasit Gentian Liti. Liti kishte parkuar automjetin në afërsi të banesës së tij, ndërkohë që furgonit i ishte vendosur lëndë eksplozive në sasi të vogël, poshtë parafangos, në krahun e pasagjerit. Si pasojë e shpërthimit, mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme, ndërkohë që nuk ka pasur dëmtime të shtëpive përreth, apo lëndime në njerëz. Pronari i furgonit, shtetasi Gentjan Liti, mësohet se ka një dyqan mishi në lagjen muzeale në Gjirokastër. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që pista kryesore e hetimeve është ajo e një ngjarjeje për motive konkurrence, për shkak të aktivitetit që ushtronte Liti…

MBESIN PEZULL TAPITË PËR SIPËRFAQET E MARRA ME LIGJIN 7501

Banorët e Ujit të Ftohtë protestë për tokat në përdorim B anorët e zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë kanë protestuar dje në zyrat e hipotekës, duke kërkuar certifikata të pronësisë për tokat që pretedojnë se kanë në pronësi prej disa vitesh. Banorët deklarojnë se po sorollaten prej 23 vitesh nga kjo zyrë, ndërkohë që askush nuk u jep një përgjigje problemit të tyre. Protesta e tyre ka konsistuar për mos paisjen e tyre me certifikatë pronsie nga ZRPP-ja. Problemi i tyre, i cili ka më shumë se 23 vite që ende nuk është zgjidhur. Ish-punonjëset në dokumentet të marra që para 20 viteve, tregojnë se toka ku ata kanë punuar në ujin e ftohtë, si dhe ligji, i cili u jep të drejtën për pronësinë në këtë zonë ende nuk ka shkuar në pronësi të tyre. “Tokën na e ka dhënë shteti si ish-punonjëse të Ndërmarrjes Bujqësore pas 20 vjetësh dhe të gjithë ne kemi aktin e marrjes së tokës në pronësi, por nuk e hipotekojmë dot. Nga ana tjetër një pjesë e ishpunonjësve e kanë regjistruar pronën, ndërsa ne të tjerët jo, prandaj i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të ndërhyjnë

për të zgjidhur problemin tonë”, deklaroi një prej ish-punonjëseve. Prej vitesh këto toka kanë pasur mbivendosje, si dhe probleme me ish-pronarë të vjetër dhe ata të rinjë që përfitojnë nga ALUIZNI. Si pasojë e mbivendosjes së pronës, ky problem shqetësues po detyron që ish-punonjës të NB frutore të këkojnë certifiktat e pronësisë në sportelet e ZRPP. Një ngërç ky ende i pazgjidhur prej vitesh, ku në këtë zonë janë pajisur me

njohjen e të drejtës për pronësi 225 ish punonjës të NB frutore. Ndërkohë që drejtori ZRPP-së së Vlorës, Ermal Arapi, ka thënë se e gjithë kjo çështje është në process. Prej vitesh këto toka kanë pasur mbivendosje, si dhe probleme me ish-pronarë të vjetër dhe ata të rinj që përfitojnë nga ALUIZNI. Një ngërç ky ende i pazgjidhur prej vitesh, ndërkohë që zyrtarë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Vlorë thonë se kjo çështje

është ende në proces. Zona e Ujit të Ftohtë është kthyer në mollë sherri mes pronarëve të vjetër, ish-punonjësve të NB-së, si dhe atyre që kanë zënë tokën pas viteve 1990. Shpesh herë ka pasur protesta për të gjetur zgjidhje ky ngërç, por situata e krijuar është mjaft problematike pasi aktualisht të gjitha palët përfitojnë nga ligjet që janë në fuqi. Burime nga prefektura e Vlorës bëjnë të ditur se ka mjaft raste ku individë të ndryshëm kanë përfituar tokë në këtë zonë, duke mos qenë asnjë ditë punonjës të ish NB-së në zonën e Ujit të Ftohtë. Pikërisht për këtë arsye prefektura ka nisur të zbatojë ligjin për verifikimin e titujve të pronësisë, në mënyrë që të zbardhë gjithë situatën e pronësisë në këtë zonë. Një ndër hapat që po ndjek grupi që merret me verifikimin është edhe ai i verifikimit të vjetërsisë në punë të përfituesve të pronës, çka sipas tyre do të bëjë të mundur nxjerrjen e listës përfundimtare të përfituesve, që do të bëjë të mundur edhe hipotekimin e tokës së përfituar me ligjin 7501.

BANORËT KËRKOJNË ZGJIDHJE PËR SITUATËN E KRIJUAR

Shkodër, ujërat e zeza pushtojnë lagjen “Partizani” Ujërat e zeza kanë pushtuar lagjen “Patrizani” në qytetin e Shkodrës, një problem që shqetëson vazhdimisht banorët prej 20 vitesh. Situata është rënduar së tepërmi që prej muajit mars të këtij viti, ndërkohë që edhe lëvizja e banorëve është vështirësuar, pasi ujërat e zeza në disa vende arrijnë deri 10 cm. Banorët janë munduar të krijojnë prita mbrojtëse për të mos lejuar depërtimin e ujërave, ndërsa banesa përdhese dhe katet e para të pallateve, janë prekur tashmë nga uji. Banorët kanë kërkuar ndihmë herë pas here, por deri më tani nuk kanë gjetur zgjidhje. Janë rreth 25 familje të kësaj lagjeje që vuajnë nga ky fenomen, ndërsa që prej datës 3 mars të këtij viti banorët sillen rreth dyerve të Bashkise e të rajonit, por pavarësisht ndërhyrjes së bërë një herë, situata i është rikthyer gjendjes së mëparëshme. Banorët e lagjes shprehen

të zhgënjyer sepse situata po vjen duke u rënduar dhe duke pasur parasysh temperaturat e larta, e gjithë zona mund të kthehet në vatër infeksioni. Ndërkohë, tani në kohë vere ku thatësira mbizotëron, kjo rrugë vazhdon të jetë e mbushur me ujë e baltë, gjë e cila vështirëson së tepërmi lëvizjen e banorëve të lagjes, të cilët shprehen mjaft të shqetësuar për gjendjen e kësaj rruge, e cila bëhet e papërballueshme në kohë shirash. Por gropat, balta e pellgjet me ujë nuk janë i vetmi problem me të cilën hasen çdo ditë banorët e kësaj zone sepse një tjetër problematikë shihet edhe në mbetjet e ndryshme inertesh për të cilat askush nuk është kujtuar prej vitesh për t’i gjetur vendin e duhur. Nga ana e pushtetit vendor nuk është marrë asnjë masë për heqjen e këtyre inerteve, të cilat çdo ditë dhe më tepër po zaptojnë hapësirat e rrugëve në

këtë lagje. “Ne pothuajse çdo ditë ankohemi pranë bashkisë së qytetit, qoftë për ujërat e zeza ashtu edhe për inertet që po na mbysin, por deri më tani nuk na është dhënë asnjë zgjidhje, por vijohet me premtimin se do ta marrim parasysh kërkesën tuaj”, deklaroi një nga banorët e lagjes “Partizani”. Megjithatë, banorët shprehen të shqetësuar sepse situata në të cilën ndodhen, në stinën e verës mund të shkaktojë probleme në përhapjen e epidemive apo infeksioneve si pasojëë e insekteve të ndryshme që mblidhen për shkak të ujërave të zeza. Por nga ana tjetër ata janë të shqetësuar sepse në stinën e dimrit shirat përveçse do të përhapin akoma dhe më shumë hartën e shtrirjes së ujërave të zeza, mund të shkaktojë edhe incidente, pasi mbulojnë gropat e shumta në rrugë që mund të sjellin edhe aksidentimin e banorëve të lagjes.

I vjedhin 5 milionë lekë në banesë

Berat, grabitet shtëpia e ish-kryetarit të komunës Otllak Grabitet banesa e ish-kryetarit të komunës Otllak në rrethin e Beratit. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 3 të mëngjesit të djeshëm, ndërkohë që sipas policisë dy persona kanë arritur të grabisin një shumë parash prej 5 milionë lekësh të reja në banesën e ish kreut të komunës Otllak, Muharrem Hoxha, në fshatin Lapardha të kësaj komune. Grabitësit kanë shfrytëzuar momentin që Hoxha dhe familja e tij ndodhen me pushime, ndërkohë që në banesë ndodhej vetëm një person që ruante shtëpinë. Ky i fundit është shoqëruar në polici, ku ka dëshmuar se kanë qenë dy persona me maska, të cilët e kanë detyruar të hapte derën e shtëpisë, duke arritur të vjedhin shumën e parave që ndodheshin aty e më pas të largoheshin. Roja nuk ka deklaruar për blutë e Beratit që dy grabitësit të kenë qenë të armatosur, ndërkohë që burime konfidenciale bëjnë të ditur se nuk përjashtohet edhe pista që vetë roja të ketë bashkëpunuar në ngjarje. Mësohet se sapo ka marrë veshë ngjarjen Hoxha është kthyer në banesë për të dhënë edhe ai sqarimet se kush mund të jenë personat e dyshuar. Megjithatë, burimet nga policia e Beratit, deklarojnë se dyshimet kryesore bien mbi rojen e banesës, pasi ai ka pasur dijeni për shumën e parave, ndërkohë që rrëfimi i tij nuk ka qenë i plotë, çka ka bërë që hetuesit e çështjes të përqendrohen tek ai. Gjithsesi hetimet vijojnë, për identifikimin e autorëve të grabitjes, ndërkohë që janë shoqëruar në komisariat disa persona si të dyshuar për pjesëmarrjen në vjedhjen e shtëpisë të ish krye komunarit.

Referuesit flasin për vlerat dhe historinë

Berati, 5 vjet në UNESCO, kultura dhe objektet në rrezik Qyteti i Beratit, pesë vjet pasi është pranuar në UNESCO, ka nevojë për masa të menjëhershme që të mos rrezikojë daljen e tij nga ajo që quhet “pasuria e njerëzimit”. Këtë rrezik e kanë paralajmëruar specialistët, si kryetari i shoqatës “Antiparea”, Pavlo Shkarpa, që gjatë një konference që përkujtonte pranimin e këtij qyteti në UNESCO, kërkoi rivilitalizim të zonave historike, marrjen e masave për ndërtimet pa leje, nxjerrjen më në pah të pllakatës së historikut të UNESCO-s etj., pasi të gjitha këto probleme rrezikojnë daljen nga pasuria e mbarë njerëzimit. Pranimi në UNESCO, si sot 5 vjet më parë, u përkujtua në Berat në një konferencë të posaçme, në të cilën u diskutua për masat e menjëhershme që duhen marrë që ky qytet të mos rrezikojë daljen nga pasuria e njerëzimit. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Beratit Fadil Nasufi u ndal në arritjet në këto pesë vite, por dhe problemet me të cilat përballet ky qytet ku investimet janë harruar prej vitesh ashtu si në gjithë qytetin dhe në zonat muzeale. Nga ana e saj, edhe drejtorja e Zyrës së UNESCO-s në Shqipëri, Venera Domi, duke ngritur lartë vlerat e këtij qyteti u shpreh së për Berati ka sfida përpara, pasi problemet vazhdojnë të jenë të mëdha. Historiku dhe lashtësia e Beratit u prezantua më pas nga figura të shquara të të gjitha fushave në një konferencë shkencore ku kanë munguar përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës. Në referatat e shumta u fol për historinë e tij që daton në shek.VI, për lagjet muzelae, muzeumet, kisha etj, por edhe për mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të turizmit në këtë qytet, si dhe investimet e nevojshme në zonat muzeale dhe qëndrën historike. Më 8 korrik 2008, në një nga sesionet e radhës organizuar në Kebek të Kanadasë me aprovimin unanim të përfaqësuesve të 189 vëndeve të botës, edhe Berati u listua në pasurinë e njerëzimit, UNESCO-s.


10

« OPINION

E martë 9 korrik 2013 •

Sa shumë vetëvrasje dhe vendime për t’i dhënë fund jetës! Nga ARTUR AJAZI

G

jysma e parë e vitit 2013 konstaton se kolona e vetëvrasjeve në qarkun e Durrësit, ashtu si dhe viti 2012, e kaluar numrin me 2 shifra. Është një fenomen që për çdo vit shkakton dhjetëra viktima dhe kurba e tij vazhdimisht pëson rritje. Ky fenomen me bazë sociale ka prekur në mënyrë tragjike edhe fëmijët. Nxënës shkollash me moshë 10 apo 13-vjeçare gjenden të vetëvarur në mënyrë makabre me rripat e pantallonave nëpër dritaret e banesave apo plevicat e lopëve, në një kohë që ata duhej të ishin duke lodruar me bashkëmoshatarët e tyre. Vajza të reja apo nëna me fëmijë pinë helm vdekjeprurës, prej të cilit nuk gjejnë shpëtim. “Fostoksinë” quhet helmi që dikur nuk i kemi ditur as emrin, pasi ishte pjesë e punës së kimistëve dhe jo e popullatës. Mjekët sqarojnë se ky helm ka aftësinë që të shpërbëjë molekulat e oksigjenit në gjakun e njeriut e për pasojë organizmi mbytet. Me këtë helm dhjetëra gra e vajza i kanë dhënë fund jetëve të tyre, duke lënë pas fëmijët, të cilëve u duhet të përballojnë mbijetesën, edhe pse ende kërthinj. Fakte e shifra tronditëse Për të treguar përmasat e vetëvrasjeve dhe të vdekjeve aksidentale po paraqes jo në mënyrë dinamike ngjarjet e një dite të javës që shkoi. Fiks 10 ditë më parë Durrësi u trondit nga 4 vdekje, prej të cilave 2 ishin vetëvrasje. Po atë ditë u regjistrua edhe një tentativë tjetër po për vetëvrasje, por që fatmirësisht nuk u realizua, pasi mjekët arritën ta mbanin në jetë viktimën. Ja kronika e asaj dite, të cilën e kam quajtur “e hëna e zezë”: në orën 24:00 në rrugën automobilistike Maminas–Manëz automjeti tip “Benz” me targa të huaja pranë fshatit Rubjekë doli nga rruga e për pasojë gjeti vdekjen H.K., 46 vjeç nga Maminasi. Shkak ishte shpejtësia e madhe; në orën 20:00 minuta në fshatin Burizanë të Krujës në banesën e saj u gjend e vetëhelmuar me fostoksinë 32-vjeçarja M.M, e cila u dërgua për ndihmë në spital, por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve vdiq; në orën 16:30 duke vënë pompën e ujit në punë gjeti vdekjen 21-vjeçari K. B nga një fshat i Krujës; në orën 17:30 minuta në një atentat u vra 56-vjeçari S. A në njërën prej lagjeve të qytetit të Durrësit. Ndërsa në mëngjes tentoi t’i jepte fund jetës duke ngulur thikën në trupin e saj një 33-vjeçare nga fshati Radë i Durrësit. Mjekët arritën ta mbanin atë në jetë. Kjo ishte tentativa e tretë brenda 1 viti e gruas për t’i dhënë fund jetës, që sipas mjekëve vuan nga një gjendje e rëndë depresive.

Pse gjithë këto vetëvrasje? Nga janari i këtij viti deri tani në qarkun e Durrësit i kanë dhënë fund jetës me vetëvrasje 10 persona. Prej tyre 2 kanë qenë fëmijë, 6 femra dhe 2 meshkuj të rritur. Ndërsa vitin që shkoi ky numër ishte 27. Në vitin 2011 numri i të vetëvrarëve kapi shifrën 24. Punonjësit socialë dhe psikologët, edhe pse në vendin tonë janë një kategori e re dhe pa eksperiencë, nxjerrin si shkaktar kryesor të vetëvrasjve situatën tranzitore që po kalon vendi. Sipas tyre, tranzicioni i gjatë po shoqërohet edhe me fenomenin e vetëvrasjes për shkak të vështirësive social ekonomike, të cilat në disa raste janë të papërballueshme nga familje në vështirësi ekonomike. Policia duket se është dorëzuar përpara këtij fenomeni. Ajo ka mundur të parandalojë në mënyrë të ndjeshme vrasjet për shkaqe kriminale, si dhe të ulë numrin e aksidenteve automobilistike. Por policia është krejtësisht e befasuar përballë numri të lartë të vetëvrasjeve. Një vështrim ndryshe i fenomenit të vetëvrasjes Duke i bërë një analizë më të hollësishme këtij fenomeni dhe duke mos u bazuar vetëm te shifrat, por edhe te elemente tjera që i shoqërojnë këto ngjarje tragjike, mund të arrijmë në disa përfundime. Kështu, rezulton se 80 % e personave që vetëvriten kanë ardhur në qarkun e Durrësit dhe janë vendosur në hapësirat e lira të tij në vitet ’90 apo në vitet e më vonshme. Pjesa më e madhe e viktimave janë femra. Dhe prej këtyre të fundit gjysma janë nëna me fëmijë e gjysma tjetër vajza të reja. Hetuesit që merren me zbardhjen e këtyre rasteve në pjesën më të madhe i mbyllin këto dosje në mënyrë mjaft të thatë dhe nuk japin konkluzione për shkaqet pse ato kanë ndodhur. Për ta viktimat marrin me vete edhe shkaqet e vetëvrasjeve. Asnjëherë nuk është thënë e vërteta, madje edhe kur ajo është zbuluar. Dhe ajo është mbajtur e fshehtë për të mos lënduar sedrën familjare të viktimës. Por ashtu si në mjekësi thuhet se, po nuk u zbulua sëmundja, është e pamundur që të gjendet ilaçi i duhur, kështu ngjet edhe me këtë plagë sociale, së cilës, po nuk iu zbuluan shkaqet, kurrë nuk do t’i gjenden rrugët e shpëtimit. Megjithatë, disa OJF që kanë në themel të punës së tyre mbrojtjen e grave dhe të vajzave, kanë arritur në disa përfundime. Sipas tyre, rezulton se pjesa më e madhe e nënave me fëmijë që vetëvriten e ndërmarrin këtë akt për shkak se nuk janë në gjendje të mirërritin fëmijët e tyre për shkak të skamjes. Ndërsa vajzat e reja vetëhelmohen për shkak të kontradiktave që kanë nëpër familje me prindërit e tyre, të cilët manifestojnë mentalitet anadollak

dhe i privojnë vajzat nga mënyra e jetesës që bëhet në metropolet e mëdha. Shpeshherë lidhjet e kësaj kategorie vajzash të reja (të cilat nuk arrijnë as të arsimohen) me djem të qytetit bëhen shkak për aktet ekstreme që ato ndërmarrin. Ato janë të papërgatitura për këto ndarje dhe kur ato merren vesh nga prindërit, vjen edhe fundi i botës. Ndërsa shkaqet që shkaktojnë vetëvrasjet te fëmijët e vegjël kanë mbetur krejtësisht enigma e për pasojë edhe pa përgjigje. Ndoshta ky është fenomeni më i dhimbshëm i tranzicionit tonë pa fund. E megjithatë ato vetëvriten Shifrat marramendëse të fenomenit të vetëvrasjeve janë kambana alarmi jo vetëm për shoqërinë tonë, por edhe për instrumentet që ajo ka ndërtuar për të drejtuar jetën e saj, sikurse janë qeveria dhe institucionet shtetërore. Për çdo ditë dëgjojmë qeveritarë të ndryshëm që deklarojnë përpara kamerave të televizioneve shifra rezultatesh të arritura në fusha të ndryshme, të cilat kanë ndikuar në rritjen e standardeve të jetës të popullit. Dëgjojmë për rritje rrogash e pensionesh disa fish në krahasim me vitet e shkuara si dhe për uljen e numrit të familjeve që përfitojnë asistencë ekonomike. Kjo për shkak të hapjes së vendeve të reja të punës. Gazetat shkruajnë se jemi “vendi me rritjen më të lartë ekonomike në krahasim me 10 vende tjera të rajonit”, ku jemi bëjmë pjesë gjeografikisht. Sipas tyre, edhe GDP-ja vazhdon të rritet nga viti në vit me shifra mbresëlënëse. Shpesh dëgjojmë të thuhet nga vetë qeveritarët dhe zëdhënësit e tyre se figura të larta politike të vendeve të huaja që vizitojnë vendin tonë mbesin të impresionuar nga ndryshimet që po pëson vendi ynë si dhe nga ritmet e larta të zhvillimit. Por me gjithë këto ndryshime njerëzit e kësaj shoqërie vazhdojnë të vetëvriten jo për shkak të stadit të lartë të jetesës, siç ngjet në vendet skandinave, por për shkak të vështirësive të mëdha ekonomike më të cilat ju duhet të ndeshen. Në këto kushte është e domosdoshme të ndërmerren studime të thella për shkaqet që çojnë në aktin sublim të vetëvrasjeve nga ana e çdo qeverie, e cila me kushtetutë është përgjegjëse për jetën e shtetasve të saj, të organizohen takime me faktorët që janë influentë në jetën e shoqërisë sonë si dhe të hartohen projekte zhvillimi ku të përfshihen zonat me probleme ekonomike dhe sociale. Studiot televizive duhet të jenë arena të debateve mes sociologëve dhe jo eminentë të jetës së vipave të politikës e të kulturës, pasi ka dhe një realitet tjetër jashtë këtyre kamerave, që duket i harruar.

Ikja e madhe nga zori i madh

Z

oti kryeministër, para disa muajve në faqet e kësaj gazete të patëm pyetur nëse rastësisht e dini sa kushton një kilogram bukë. Sipas të gjitha gjasave kjo pyetje nuk hyn në mesin e brengave tuaja, të cilat nuk kanë të bëjnë me brengat e qytetarit të rëndomtë. Sot kemi një pyetje tjetër. A e dini ju zoti Hashim Thaçi që çdo natë vetëm nga stacioni i autobusëve të Prishtinës nga pesë autobusë mbushen përplot me burra, gra, fëmijë. Nuk shkojnë në det këta njerëz, siç mund të mendoni ju, rastësisht. Ata ia mësyjnë Beogradit dhe prej atje, prej kryeqytetit të Serbisë, vazhdojnë udhën drejt vendeve perëndimore. Këtë rrugë të mundimshme, plot rreziqe dhe ilegale këta njerëz e marrin nga zori i madh në të cilin gjenden, e marrin këtë rrugëtim për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, për shkak të varfërisë, në të cilën i keni hedhur me politikat tuaja aspak serioze ekonomike. Shumë shqiptarë të Kosovës edhe 5 vjet pas pavarësisë s’po shohin ardhmëri në shtetin e tyre. Ata po kalojnë kodra e male me fëmijë në duar, duke paguar banda kontrabandistësh,

Nga ARBANA XHARRA

të cilët herë i hedhin përtej kufijve të Schengenit, herë i lënë në breg të Danubit dhe në mëshirën e fatit. Ndoshta, z. Thaçi, qeverinë tuaj e kanë njoftuar miqtë tuaj të rinj në Beograd se së paku 200 veta çdo natë arrijnë nga Prishtina në Beograd. Ata bredhin fushave të Vojvodinës duke kërkuar lidhje për të dalë në Hungari, një vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe zonës së Schengenit. A thua z. Thaçi e dini sa shqiptarë largohen nga Kosova brenda një muaji, nëse vetëm nga Prishtina çdo mbrëmje nisen nga 5 autobusë “drejt Evropës”, drejt “parajsës së premtuar”. A ka qeveria juaj, z. Thaçi, të dhëna se sa shqiptari ka përfunduar në burgjet e Hungarisë, pasi është arrestuar nga policia e këtij vendi? Hidhjani një sy fotove të botuara sot në gazetën “Zëri”, shikoni fëmijët e prindërve të rinj shqiptarë që po i mbushin autobusët për në Beograd. Këto fotografi janë bërë të shtunën mbrëma. Këto pamje mund të shihen edhe gjatë gjashtë ditëve të tjera të javës jo vetëm në Prishtinë, por edhe në komuna të tjera. Këta nuk kanë marrë këtë rrugë për qejf, për të vizituar Evropën, por këta të mjerë po ikin se nuk po shohin ardhmëri në shtetin e keqqeverisur nga ju dhe rrethi juaj.

Këta po e lënë Kosovën e kapur nga hajnia e krimi, ku përpara syve të tyre çdo ditë u sillen milionerë të pasuruar nga plaçkitja e shtetit. Këta po e lënë Kosovën me shpresë se do të gjejnë një vend pune diku nëpër Evropë. A ju kujtohet tetori i vitit 2009 z. kryeministër? Tragjedia në lumin Tisa? Kur humben jetën disa familje, në mesin e tyre edhe fëmijë, teksa po kalonin kufirin hungarez me varkë nëpër ujë? Duket se asgjë nuk ju kujtohet, sepse jeni i zënë duke bërë propagandë se si Kosova po përparon. Katër vjet nga ajo tragjedi, si asnjëherë më parë që nga mbarimi i luftës në Kosovës, kosovarët janë duke ikur nga shteti të cilin e sundoni ju dhe e qeverisni për interesa të klientëve tuaj. Ju mund të dilni në televizionin tuaj personal që punon me paratë tonat dhe të recitoni e premtoni se do të hiqen vizat për zonën e Schengenit. Ju mund të dilni dhe ta intervistoni veten në RTK, por gjendja nuk do të ndryshojë fare. Varfërimi i skajshëm i popullsisë dhe pasurimi ekstrem i rrethit tuaj janë pasqyrë e qeverisjes suaj aq të dëmshme për Kosovën.


OPINION • E martë 9 korrik 2013

»

11

Ajo që vjen pas 23 qershorit Nga LUAN KURTI

F

ushata zgjedhore filloi mes dyshimesh, skepticizmash, frikërash, që e bënin situatën të dukej pa rrugëdalje. Vetëdija për të shporrur klikën në fuqi nuk sintonizohej me ndonjë shpresë të madhe për ndryshim pozitiv. Njëyet e tre vjet tranzicion e kishin lodhur dhe topitur ndërgjegjen e njerëzve, kishin minuar besimin e tyre. Krahas kësaj opozita, që mëtonte të tregohej përgjithësisht e përmbajtur, konstruktive, kushtetuese, në sytë e opinionit cilësohej e flashkët, e pazonja për t’iu përgjigjur revanshit të mazhorancës ndaj institucioneve, ndaj autokratizmit të lidershipit dhe mendësisë së gllabërimit të të gjitha pushteteve. Krahas kësaj lufta e brendshme në PS-së midis të vjetërve dhe të rinjve, midis vetë të rinjve (të mesëm) me prirje liberale apo radikale, kalimi i disave në radhët e mazhorancës së djathtë në rolin e propagandistëve, blasfemuesve, i ulën aksionet opozitare në nivele tepër të ulëta dhe komprometuese. Tregu politik i përngjante një burse ku edhe një pikë më shumë në kursin e këmbimit mund të bëhej shkak për falimentime masive. Madje, pati një nonsens edhe në konceptimin e koalicioneve “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”. E para ishte akuzuar vijimisht si bllokuese e procesit të anëtarësimit duke mos votuar tri ligjet dhe e dyta premtonte pikërisht ato që shiheshin si mosmbajte premtimesh dhe njolla të zeza gjatë dy mandateve qeverisëse. “Rilindja” e Ramës nga kundërshtari u cilësua si “rilindje e bllokut”, kurse “ndryshimi - përpara”, u anatemua si rendje drejt humnerës. Kjo fushatë kryesisht u zhvillua si një dialog midis dy liderëve kryesorë, një shkëmbim batutash më tepër se ballafaqim programesh, idesh, ekipesh në nivele ekspertësh. Diskutimi “taksë e sheshtë”, “taksë progresive” nuk

është se zuri vend shumë te publiku dhe bëri realisht diferencën. Në këtë kontekst është më se e qartë: as më optimisti nuk e ka pritur që fitorja e 23 qershorit të kishte përmasa të tilla. E majta mori 84 mandate. Ky plebishit ishte shprehje e zemërimit popullor të njerëzve ndaj mazhorancës së djathtë dhe veçanërisht Partisë Demokratike. Zemërim për gjendjen e vështirë ekonomike, për thellimin e varfërisë, pasigurisë për jetën, për papunësinë e lartë etj. Përpos kësaj në mungesë të përgjegjësisë, të fshehjes së të vërtetës, të deklarimeve pompoze për rritje ekonomike, për krahasim me vendet më të zhvilluara të Euopës, për model suksesi dhe largpamësi. PD-a kishte kohë që ishte shkëputur nga realiteti dhe ushqehej me shifra fiktivë arritjesh, nga autoriteti i Bankës së Shqipërisë apo INSTAT-i. Kur i doli gjumi dhe nga sondazhet në terren kuptoi se ishte në prag të humbjes, presioni i makinës shtetërore u rrit në maksimum. Sheshet mbusheshin me urdhër me kërcënim të vendit të punës dhe çdo person buxhetor jashtë dëshirës duhej të deklaronte votën e tij dhe të familjes për ta. Ngushtimi i hapësirës së lirisë, represioni i bëri njerëzit të kujtojnë diktaturën dhe në heshtje të marrin masat për përmbysjen e situatës. Megjithatë, frika ka qenë e madhe. Frika nga manipulimi. Ndoshta edhe vetë Rama ka pasur të njëjtin merak kur thoshte se duhej votuar me shumicë kundër PD-së, në atë masë që depozitimi i votës t’ia kalonte disa fish hajdutërisë. Dhe profecia e tij qëlloi e vërtetë. Që në orët e para të fillimit të numërimit, pas disa dhjetëra kutish u bë i qartë trendi i fitores, u pa mungesa e entuziazmit tek të djathtët, “u lexua humbja në fytyrë”. Në radhë të parë kjo dëshmoi se njerëzve mund t’ua heqësh lirinë si nocion i të shprehurit, por jo si ndjesi të shpirtit. Rritja e shtypjes shton presionin e daljes, aktivizon mekanizmat mbrojtës, kundërveprues. Kjo fitore spek-

takolare ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta. E mira se shporri një regjim dhe e keqja se i dha PS-së një shumicë të frikshme, që mund ta bëjë arrogante dhe të pakontrolluar. Kodi Zgjedhor asfiksues dhe frika e njerëzve për të pasur një ngjyrim rozë (mavi) sa më të pakontestueshëm bën që të mos ndodh shpërndarja e votës. Nga e ashtuquajtura “Aleanca për Shqipërinë Europiane” vetëm katër subjekte do të jenë parlamentare. Krahas PS-së dhe LSI-së me një mandat përfaqësohen edhe PBDNJ-ja dhe PKDSHja. Madje, kjo e fundit u cilësua surpiza e këtyre zgjedhjeve, se pati ndikim të pamohueshëm në thyerjen e bastionit të fundit të PD-së në qarkun e Shkodrës. Pikërisht tejkalimi i pritshmërisë e ka bërë Ramën këto ditë të rrisë ndjenjën e përgjegjësisë të administrimit të fitores, të një fillimi të vrullshëm, të një kthese 180 gradë. Nëse fitorja do të kishte qenë e ngushtë, të themi në kufirin e brishtë të 71-72 kartonëve, çdo lloj veprimi jashtë normalitetit dhe kornizës strikte të ligjit, çdo lloj sjelljeje, tërheqjeje, heshtjeje, apatie do të kishte justifikim, do të shitej si strategji, si klauzolë për të mbajtur pushtetin. Ndaj krahas përgatitjes së ekipit qeverisës Rama nuk lë rast pa përmendur shërbimin që i bëri paraardhësi, “librin me gabime” me të cilin duhet të ballafaqohet dhe të krijojë një frymë dhe mentalitet të ri. Fitoret plebishitare, po nuk u administruan mirë, çojnë në humbje plebishitare, në zhgënjime, ku padurimi nuk shfaqet vetëm me votë, por edhe me revolta, protesta me pasoja të paparashikuara nëpër sheshe, si në rastin e Egjiptit. Pas ’92-shit viti 2013 shënoi rekordin e numrit të votave në favor apo në dëm të një subjekti të caktuar. Termi “regjim” vjen e bëhet i pranishëm pas pak më shumë se dy dekadash. Mazhoranca e re në asnjë rast nuk duhet të tregohet euforike dhe të harrojë mësimet e së kaluarës së largët dhe të afërt.

Të ecim përpara për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave

V

itin që shkoi, ndërsa rebelët zaptuan qytetet kryesore në Malin e Veriut, “UN Women” verifikoi një rritje të papritur dhe dramatike të përdhunimeve në javët e para të pushtimit të qyteteve të Gaos dhe Kidalit, vende ku shumica e grave nuk e raportojnë kurrë këtë lloj dhune tek askush, madje as edhe te punonjësit e shëndetësisë. Kemi dëgjuar histori vajzash vetëm dymbëdhjetëvjeçare që janë marrë nga shtëpitë e tyre dhe janë dërguar në kampet ushtarake, janë përdhunuar në grup për ditë me radhë dhe më pas janë braktisur; të sallave të kirurgjisë dhe të lindjeve të zaptuara nga burra të armatosur, duke detyruar kode të caktuara veshjeje dhe duke zaptuar ambientet e godinave që ofrojnë kujdes shëndetësor; të grave të reja që janë ndëshkuar, rrahur dhe torturuar për shtatzëni jashtë martese. Këtë javë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dëgjuar masakra të tilla dhe nga pjesë të tjera të globit dhe miratoi rezolutën e tij të katërt brenda pesë vjetve, që i përkushtohet ekskluzivisht çështjes së dhunës seksuale në konfliktet e armatosura, një krim që deri kohët e fundit ka qenë i padukshëm, i neglizhuar ose i lënë pas dore si pasojë e pashmangshme e luftës, që tani trajtohet në mënyrë të rregullt nga organizmi ndërkombëtar përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare. Dhe kjo nuk është politika e vetme e realizuar sërish gjatë muajve të fundit për ta kthyer dhunën kundër grave nga pandemi në diçka të papranueshme. Në mars Komisioni mbi Statusin e Grave, organi kryesor botëror i politikëbërjes për të avancuar të drejtat e grave, arriti një marrëveshje historike mbi dhunën kundër grave. Kjo deklaratë largpamëse i angazhon shtetet anëtare për veprime që kurrë më parë nuk janë artikuluar në mënyrë kaq të qartë në dokumente ndërkombëtare, duke përfshirë situatat në zona konflikti dhe postkonflikti. Në prill Asambleja e Përgjithshme e

Nga LAKSHMI PURI*

Kombeve të Bashkuara miratoi një traktat të ri për tregtinë e armëve, i cili u kërkon shteteve palë eksportuese të shqyrtojnë rrezikun e armëve të përdorura “për kryerjen ose lehtësimin e akteve të rënda të dhunës me bazë gjinore ose dhunës kundër grave”. Në të njëjtin muaj përfaqësuesja e posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm mbi dhunën seksuale në konflikte përmendi dhe i deklaroi përgjegjës autorët e këtyre krimeve në raportin e saj vjetor për Këshillin e Sigurimit. Për më tepër, tetë kombet më të pasura të botës arritën një marrëveshje historike për të punuar së bashku për t’i dhënë fund dhunës seksuale në situata konflikti. Nën presidencën e Mbretërisë së Bashkuar G8-a ra dakord mbi gjashtë hapa kryesorë për të adresuar pandëshkueshmërinë dhe premtuan mbi 35 milionë dollarë amerikanë për financime të reja. Ky shembull i zhvillimeve të politikave shkon paralelisht me kërkesat në rritje për avancimin e fuqizimit të grave dhe barazinë gjinore dhe për t’i thënë “jo” dhunës kundër grave. Ky vit filloi me protesta masive në çdo qytet kryesor në Indi kundër një përdhunimi brutal në grup në Delhi, më vonë i përsëritur në revolta publike kundër sulmeve seksuale në Brazil, në Afrikën e Jugut dhe në vende të tjera. Nivele të tilla të mobilizimit botëror popullor në reagim të incidenteve individuale të dhunës kundër grave nuk janë parë më parë. Ajo çfarë të bën më shumë përshtypje është se e gjithë kjo po ndodh në një kohë kur fundamentalizmi në rritje, ashpërsimi i masave financiare në përhapje të gjerë dhe militarizmi i vazhdueshëm kërcënojnë të tjetërsojnë të drejtat e grave dhe të lënë mënjanë kërkesat e tyre për barazi gjinore. Sot aktivistët e të drejtave të grave duhet të rrezikojnë jetët e tyre për të denoncuar përdhunimet në Mali, refugjatët që po largohen nga Siria po përjetojnë martesa të detyruara dhe të hershme në komunitetet e refugjatëve në vendet fqinje dhe sulme revoltuese po kryhen kundër vajzave që thjesht duan të shkollohen në Afganistan ose në Pakistan. Faktet rreth asaj që Organizata Botërore e Shën-

detësisë e ka quajtur kohët e fundit “një problem botëror shëndeti me përmasa epidemike” mbetet kryesisht i pandryshuar. Më shumë se një e treta e të gjitha grave dhe vajzave, në vende të pasura ose të varfra, përjetojnë dhunë gjatë jetës së tyre dhe pjesa më e madhe e tyre dhunohen nga partnerët e tyre. Rezoluta e fundit e Këshillit të Sigurimit dhe arritjet e politikave të tjera të kohëve të fundit janë shenja përparimi. Tani fjalët e tyre frymëzuese duhet të kthehen në veprime, duke investuar në fuqizimin dhe lidershipin e grave, si strategjia më efektive e parandalimit për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave. Nuk është rastësi që pjesa më e madhe e përparimeve të fundit në jurisprudencën ndërkombëtare për krimet e luftës kundër grave kanë ardhur nga vendosja e grave në krye të gjykatave ndërkombëtare, ose të prokurorive kryesore ndërkombëtare. Por ligjet dhe masat e politikave nuk janë të mjaftueshme për të ndihmuar një grua të kërcënuar t’i shpëtojë një situate abuzimi dhe të fillojë një jetë të re. Vetëm një barazi më e madhe ndërmjet sekseve do të kthejë baticën për parandalimin dhe dhënien fund të dhunës kundër grave dhe vajzave. Këta hapa pozitivë duhet të ndërtohen nëpërmjet masave vendimtare nga qeveritë kombëtare. Ato duhet të sigurohen që në radhë të parë dhuna ndaj grave dhe vajzave të mos ndodhë dhe të jepet një përgjigje e shpejtë dhe e përshtatshme kur ajo ndodh, duke përfshirë dhe aksesin efektiv në sistemin gjyqësor. Kjo kërkon bashkëpunim të fortë ndërkombëtar midis subjekteve shumëkombëshe dhe rajonale, duke përfshirë “UN Women”, për të fuqizuar gratë dhe vajzat dhe për t’u dhënë fund masakrave. Po ashtu kërkohen përpjekje të fuqishme nga organizatat e shoqërisë civile dhe nga lëvizja botërore e grave për t’u kujtuar si qeverive kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare se fjalët nuk mjaftojnë, se pak veprime nuk mjaftojnë dhe se ne duhet të synojmë lart dhe të vazhdojmë të ecim përpara. *Drejtoreshë e ngarkuar në detyrë për “UN Women” dhe ndihmëssekretare e përgjithshme e OKB-së


12

« GOSSIP

E martë 9 korrik 2013 •

RIHANNA “CRISTIANO RONALDO ËSHTË GAY”

Clooney sërish i vetmuar

Victoria & David

George Clooney raportohet se është ndarë nga e dashura e tij Stacy Keibler, pasi dyshja kishin kaluar ndaras edhe Ditën e Pavarësisë së Amerikës. Sipas një raporti të gazetës britanike Sunday People, aktori është ndarë nda e dashura e tij pas dy vitesh në lidhje me të. “Nuk është se George dhe Stacy nuk mundën të gjejnë kohë të kalojnë së bashku nëse vërtet dëshironin. George është duke u larguar nga lidhja me qetësi”. “Gjithmonë është i njëjti tregim. Sapo ai ndjen se një femër i afrohet së tepërmi, ai tërhiqet prapa”, ka thënë burimi.

më të dashuruar se kurrë

Victoria dhe David Beckham duket se janë në etapën më të “mrekullueshme” të martesës. Çifti i famshëm kanë filluar të shijojnë eksperienca të reja në lidhjen e tyre që nga koha kur David u pensionua nga karriera si futbollistë në muajin maj. “Victoria u ka thënë shoqeve: Për herë të parë që një kohë të gjatë ne nuk jemi nënë dhe baba, është njësoj si të kishim filluar të takoheshim tani. Ka kaluar shumë kohë që kur ne jemi kënaqur kaq shumë me njëri-tjetrin. E kam sërish bashkëshortin tim dhe po ndihemi si adoleshentë sërish”, ka thënë një burim për revistën “Closer”. Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe një burim tjetër i afërt me çiftin. “David dhe Victoria janë më të dashuruar se kurrë më parë”, ka thënë burimi. Më katër korrik dyshja festuan 14 vjetorin e martesës.

M

uajve të fundit u dëgjuan ca ‘shushurima’ se këngëtarja e popullarizuar Rihanna dhe njëri prej futbollistëve më të mirë të botës, Cristiano Ronaldo, janë në lidhje romantike, por ajo e ka demantuar këtë. Pasi e publikoi në Twitter foton e bërë bashkë, gazetarët kureshtar e pyetën mos është ajo në lidhje dashuri me Ronaldon, ndërsa pas demantit të saj për këtë lidhje eventuale, gazetarët e pyetën se çka mendon për të në përgjithësi, ndërsa ajo dha një përgjigje të papritur dhe befasuese. “Kam përplo miq me orientime homoseksuale, por kjo mua nuk më pengon dhe i mbështes në të gjitha mënyrat e mundshme”, tha Rihanna. Përgjigja e saj befasoi të gjithë, pasi është e njohur që Ronaldo është në lidhje shumëvjeçare me manekinen ruse Irina Shayk.

Martohet babai i Beyonce

Uma Thurman pushime familjare në St. Tropez Uma Thurman ka prezantuar për herë të parë vajzën e saj 1 vjeçare me St. Tropez. E shoqëruar nga familja e saj, Uma edhe pse 43 vjeç është dukur më bukur se kurrë, e veshur me një fustan të bardhë duke mbajtur në krëh vajzën e vogël Rosalind Arusha Arkadina Altalune Florence Thurman-Busson. Ky është emri i plotë i vajzës së vogël. Me sa duket nuk kanë qënë të mjaftueshme dy ose tre emra.

Beyonce ka edhe një anëtar të ri në familje. Këngëtarja dhe nëna e një vajze është bërë me njerkë. Babai dhe ish menaxheri i Beyonce, Mathew Knowels është martuar të shtunën në Houston me ish modelen 48 vjeçare Gena Charmaine Avery. Çifti ishin të fejuar për më shumë se një vit e gjysmë. Mathew dhe nëna e Beyonce Tina, u shkurorëzuan në vitin 2009, pas 29 vjetësh martesë. 61 vjeçari udhëhoqi të bijën drejt suksesit me grupin Destiny’s Child” dhe më vonë edhe në karrierën si solo këngëtare. Ai hoqi dorë nga menaxhimi i saj në vitin 2011.


GOSSIP • E martë 9 korrik 2013

»

13


14

« BOTA

E martë 9 korrik 2013 •

Murgjit e akullit Ishin kryqëzatat e Veriut. Të pamëshirshëm dhe shumë të fuqishëm, ishin ata “Njerëzit e zinj”, terrori i fëmijëve rusë dhe komanë. Kalorësit teutonikë paraqisnin megjithatë dallime nga urdhërat e tjerë. Më i dukshmi ishte tek simbolet: shqiponjat (simbol profan) dhe kryqët e zinj (jo të kuq apo të bardhë) ishin një ekskluzivitet i tyri. Një dallim i dytë, më thelbësor, ishte tek kriteret e rekrutimit, ndërkohë që kalorësit e tjerë ishin ndëretnikë, teutonikët ishin gjithmonë të gjithë gjermanisht-folës, aq sa më vonë urdhëri i tyre do të quhej Deutsche Orden. Prej këtu buroi një nacionalizëm i fortë, i cili ndihmonte e ndonjëherë edhe kapërcente integralizmin fetar

T

eorema: përgjegjësi kryesor i Luftës së Dytë Botërore ishte gjerman, pushtoi Poloninë, më pas hyri në Rusi; por nuk quhej Adolf, por Hermann, nuk kishte mustaqe të zeza, por një mjekërr të gjatë ngjyrë të kuqe, dhe kryqet mbi flamujt e tij nuk ishin të thyer, por me krahët të zgjatur deri në skaje. Mbiemrin e kishte Von Salza, ishte një kadet fisnik i Turingias, bashkëkohës i San Francescos, dhe nuk e mësoi asnjëherë që kishte provokuar një konflikt botëror, për arsye se vdiq shtatë shekuj para se ky të shpërthente. Njerëz të zinj Teorema e mësipërme duket si e elaboruar nga një i dehur, por në fakt është absolutisht e demonstrueshme. Për momentin mjafton të thuhet që, nëse Hermann von Salza do të kish mbetur në Turingia, akush nuk do ta kujtonte. Në fakt, nënat balltike dhe ruse e përmendin edhe sot, netëve, për t’u thënë fëmijëve: “Po nuk fjete do të thërras njeriun e zi!” Kështu do të bënin edhe nënat komane, nëse këta do të ekzistonin ende, por ai popull i stepave nuk ekziston më, i dëbuar prej historisë pikërisht nga “njeriu i zi”, në vitet 1211-1225. Atëherë, “njerëzit e zinj” nuk ishin vetëm makthe fëmijërorë që përdoreshin nga prindër të stresuar, por ishin tmerri i shumë të rriturve. Jetonin në kështjella fajkonjsh, flisnin gjuhën gjermane dhe i bindeshin verbërisht një hochmeisteri (“zoti i madh”). Mbrëmjeve darkonin së bashku, duke lexuar me zë të lartë vargjet më luftëdashës të Biblës, që nga luftërat e Xhoshuas tek ato të Makabejve. Gjatë ditës galoponin të armatosur, nën thirrjen Gott mit uns (“Perëndia është me ne”), duke u përpjekur të imponojnë kryqin e krishterë tek njerëz që nuk donin t’ia dinin. Emri i tyre i vërtetë ishte Kalorësit Teutonikë. Po përse “të zinj”? Në të vërtetë, lëkura e tyre ishte shumë e bardhë; po kështu edhe mantelët e tyre, që binin menjëherë në sy. Por, çdo gjë tjetër ishte e zezë: tunikat, puplat mbi përkrenare, kryqet dhe shqiponjat e lyera mbi mburoja. Në një linjë me pamjen ishte ideja që ata fansa të Xhoshuas (pushtuesi biblik i Tokës së premtuar, pasardhës i Moisut) kishin për jetën: një përzierje dyngjyrëshe e të mirës dhe të keqes, pa nuanca të ndërmjetme. E keqja ishin të gjithë jo të krishterët: islamikë, hebrenj, paganë. Të mirën e sillnin ata, me tehun e shpatës. Të fortë dhe të dëlirë Urdhëri Teutonik, tek i cili Von Salza ishte hochmeisteri i katërt, lindi në kohën e kryqëzatave: zyrtarisht në vitin 1191, pak muaj pas vekjes së Barbarossas, i vrarë në Salef, teksa marshonte me shumë siguri në Palestinë. Pas vdekjes së perandorit, në Lindjen e Mesme mbetën shumë gjermanë pjesëtarë të kryqëzatave, të çorientuar dhe pa një njeri në krye. Kështu, dy papë (Klementi III dhe Innocenzo III) i ricikluan në murgj të armatosur, duke imituar kështu Kalorësit Spitalorë dhe me të njëjtat detyra: të shoqëronin pelegrinët dhe të menaxhonin spitalet. Në realitet, e thënë kështu, historia e origjinës është pak e thjeshtësuar: si për faktin që, qysh përpara 1191 në Tokën e Premtuar kishte grupe të organizuar ushtarakësh dhe mjekësh gjermanë; por edhe për faktin që më pas “jetimët” e Barbarossës ishin më shumë luftëtarë se sa infermierë. Por pak rëndësi ka, sepse në Lindjen e Mesme Teutonikët patën një peshë të vogël: në vitin 1197 përgatitën një tjetër kryqëzatë, e cila dështoi për shkak të vdekjes së perandorit të ri (Henriku VI); dhe në vitin 1210 ishin kthyer pothuajse të gjithë në Evropë, ku për njerëz të fortë dhe të pastër si ata, tregu ofronte shumë mundësi. Që Kalorësit Teutonikë ishin shumë të fortë dhe të pastër, nuk ka asnjë dyshim. Rregulli

i tyre (“i Shën Agustinit”) ishte i njëjti i Kalorësve Spitalorë dhe i ngjashëm me atë të Templarëve (“i Shën Bernardit”). Parashikonte një dietë të përbërë nga rrush, qumësht, llapa dhe ujë. Të shumta ishin ditët e agjërimit apo heqjes dorë nga mishi. Shumë të pakët zotërimet personalë: dy këmisha, disa palë çorape, dy palë çizme, tunika, një mbulesë, një libër lutjesh dhe një thikë. Të zymtë Duke lënë mënjanë kursimin, kalorësit teutonikë paraqisnin megjithatë dallime nga urdhërat e tjerë. Më i dukshmi ishte tek simbolet: shqiponjat (simbol profan) dhe kryqët e zinj (jo të kuq apo të bardhë) ishin një ekskluzivitet i tyri. Një dallim i dytë, më thelbësor, ishte tek kriteret e rekrutimit, ndërkohë që kalorësit e tjerë ishin ndëretnikë, teutonikët ishin gjithmonë të gjithë gjermanisht-folës, aq sa më vonë urdhëri i tyre do të quhej Deutsche Orden. Prej këtu buroi një nacionalizëm i fortë, i cili ndihmonte e ndonjëherë edhe kapërcente integralizmin fetar. Dallimi i tretë: Në vend të një padroni, teutonikët kishin një padrone: Sancta Maria Teutonicorum, versioni gjerman i Madonës. Ndërkohë që kalorësit e tjerë nuk pranonin në kështjellat e tyre asgjë femërore, as mushkë apo pula, Teutonikët patën shumë shpejt reparte ndihmës të schwestern (“motrave”). Sigurisht, “kalorëset” nuk shkonin e merrnin detyra në vijën e parë: ishin vetëm infermiere. Por është fakt që Deutsche Orden është një prej të parave ushtri që kishte femra në gjirin e vet. Pushtues Në Evropë, Madona e Teutonikëve u solli fat atyre që mbronte. Të cilët u morën menjëherë me Transilvaninë, rajoni atëherë hungarez, sot rumun, ku nomadët komanë krijonin probleme. Teutonikët i detyruan ata paganë që shkaktonin jo pak bezdira, që të bëheshin të krishterë dhe magjarë. Domethënë, të zhdukeshin si etni në vetvete. Ia dolën mbanë kaq mirë saqë kalorësit e kryqit të zi u rikthyen në Gjermani që përpara se të përmbyllej operacioni: ishin shumë eficientë dhe mbreti i Hungarisë, Andrea II ua kish frikën. Fundi i historisë? Jo, është vetëm fillimi. Në fakt, aventura magjare kish bërë të dilte në pah Von Salza për të cilin thuhej se, nga viti 1229 e tutje i nisi Teutonikët drejt sipërmarrjes që do i bënte ata legjendarë: pushtimi i Prusisë dhe vendeve balltikë. “Herë njeri i luftës e herë diplomat”, thotë për të Henry Bogdan, docent në universitetin parizien të Marnela-Vallee, ekspert

i historisë së Evropës Lindore “brenda pak vitesh e transformoi një Urdhër ende të vogël në një fuqi politike dhe fetare në plan të parë në Evropë, në gjendje të negocionte si të barabartë si me Papën, ashtu edhe me perandorin”. Kështu, ushtria e kryqëzinjve, e lindur në shkretëtirën e Judesë, përfundoi në brigjet e mjegullt balltikë, të mbuluar nga mështekna dhe shqopa, të banuar nga njerëz paganë dhe “të egër”: lituanezë, vendë, letonezë, estonezë dhe mbi të gjitha borusë. Në Gjermani të rinjve u mësojnë që ajo epope, e destinuar të zgjaste dy shekuj, filloi me vetëm 5 kalorës dhe 100 ndihmësa, që siguronin bregun e majtë të Vistolas, një lumë pa ura, kufiri i botës civile, me një kështjellë me emër poetik (Vogelsang, “Kënga e zogjve”) e destinuar të shndërrohej në bazë për pushtimin. Gjithçka e vërtetë: ashtu si është e vërtetë që Garibaldi e bëri Italinë me një mijë këmishëkuqë. Por në të dy rastet ka edhe një tjetër të vërtetë: pikërisht ashtu si Njëmijët, ata 5 murgj-luftëtarë i kishin krahët të mbuluara mirë. Mbi të gjitha ishin prirë përtej Vistolas nga të tjerë kalorës, Shpatëmbajtësit, të cilët mbijetuan mes shumë vështirësive në Letoninë e sotme. Veç kësaj kishin mbështetjen e feudalëve polakë të kufirit, të cilëve u kish ardhur në majë të hundës me grindjet e vazhdueshme me borusët fqinjë. Veç kësaj, Von Salza ishte mik i perandorit Frederiku II dhe kishte miratimin e Papës Onorio III, alias Cencio Savelli. Në veri! Romano ‘dde Roma, Cencio ishte një Papë luftëdashës: kishte frymëzuar tashmë një sulm ndaj Egjiptit (kryqëzata e pestë), që megjithatë kish përfunduar keq. Kështu, ndryshoi plane: nëse bota e krishterë nuk arrinte të zgjerohej në jug, mund ta bënte në Balltik. Një pretekst për pushtimin ishte gati: “Ajo tokë, që nuk ka kush ta kultivojë”, kishte shkruajtur për Evropën Lindore që nga 1224 “do të popullohet me shpejtësi dhe numri i banorëve të saj do të rritet, duke u shkaktuar frikë paganëve për të mirën e besimtarëve”. Kështu, për të stimuluar bujqësinë, në fundin e dimrit 1231 Teutonikët e parë kaluan Vistolan duke rendur nëpër sipërfaqen e ngrirë të lumit. I udhëhiqte Hermann Balk, zëvendës i von Salzas, i cili në 6 muaj pushtoi njëri pas tjetrit rajone që sot janë polake (Culmerland, Pomesania, Pogesania) që atëherë banoheshin nga paganët borusë; por pastaj, përparimi rifilloi. Në vitin 1251 Teutonikët morën Lituaninë, në 1255 Sambian (sot në Rusi) në fund të shekullit kontrollonin edhe Livonian (sot mes Estonisë dhe Letonisë). Të pamëshirshëm Për t’u theksuar është që marshimi i teutonikëve ishte i njëjtë me atë që ndoqën trupat e Hitlerit në 1939-1941. Dhe të ngjashmit me nazistët ishin edhe abuzues në dëm të popullsive lokale “mundësia e zgjedhjes e të cilëve”, nënvizon Bogdan, “kufizohej shpesh tek pagëzimi ose

vdekja”. Kronika të kohës rrëfejnë për sulme ndaj civilëve dhe shamanë borusë që rriheshin në vendet e tyre të shenjtë. Pastaj, në Sambia, një pyll që konsiderohej i shenjtë (Tvanste) u pre i tëri për t’i bërë vend një qyteti të banuar nga gjermanë: Koenigsberg, vendlindja e ardhshme e filozofit Kant. Mes teutonikëve dhe Vermahtit pati megjithatë një dallim të rëndësishëm. Ndërkohë që i dyti la pas vetëm shkatërrim, të parët ngritën kështjella, themeluan qytete dhe i populluan me njerëz të ardhur nga Gjermania, që ndonjëherë komandonin mbi të mundurit, ndonjëherë i zëvendësonin krejt. Shembull i llojit të parë: Letonia, ku një komunitet gjerman mbeti deri në mesin e viteve ‘900. Shembull i të dytit: toka e borusëve, që u shndërrua në një rajon gjerman dhe pa emrin e vet të gjymtohet në Prusia. Po ta vëresh mirë, një dallim mes dy ushtrive pati edhe në itinerar. Në fakt, kur Hitleri pushtoi Poloninë, synoi menjëherë Gdanskun, një qytet i pasur. Ndërsa teutonikët mbërritën në “kryeqendrën e Balltikut” vetëm në fund të pushtimeve të tyre, në vitin 1308, kur kishin tashmë një shtet solid më në lindje (Ordensstaat). Pikërisht atëherë, luftëtarët e kryqit të zi, duke mos pasur më paganë për të konvertuar, hynë në konflikt me të krishterët polakë. Dhe shpata e tyre nuk vrau më në emër të kryqit, por në emër të shqiponjës. Goditje Ndoshta Sancta Maria Teutonicorumit ky ndryshim nuk i pëlqeu shumë, pasi që atëherë rruga e murgjve-luftëtarë pësoi një ndryshim për keq. Përplasja me polakët zgjati deri në 1410, kur kalorësit morën goditjen më të madhe të historisë së tyre, e njohur si beteja e Tannenbergut. Që atëherë, nisi rënia e Ordensstaat, për të pushuar së ekzistuari në 1525. Megjithatë, Deutsche Orden mbijetoi: i shpërndarë dy herë dhe i ringjallur po dy herë, vazhdon të ekzistojë, ndonëse si hija e vetvetes. Atëherë, histori e mbyllur? Ende jo, sepse kolonizimi teutonik krijoi efekte afatgjatë. Në fakt e mbushi Evropën Lindore me komunitete gjermanike, të izoluar nga atdheu, të shpërndarë në vende të ndryshëm nga pikëpamja etnike. “Ishujt” më të qëndrueshëm ishin Gdansku dhe Prusia Lindore, por trashëgimia teutonike mbetet e gjallë edhe në Transilvani, ku shumë qytete kanë ende një emër tregjuhësh (rumun, magjar, gjerman), duke përfshirë kryeqendrën Cluj-Napoca, që quhet edhe Kolozsvar dhe Klausenburg. Dhe ja pra teorema e përmendur në fillim, sipas të cilës përgjegjësi kryesor i luftës botërore ishte Hermann von Salza, një murgluftëtar i Dyqindës. Në fakt pa pushtimet e tij, pa kolonizimin antik gjerman të Balltikut dhe pa grumbujt etnikë që erdhën si pasojë, në vitin 1939 Hitleri nuk do të kishte pretekstin për të kërkuar Gdanskun dhe sulmuar Poloninë. Pra, konflikti i shtatëdhjetë viteve më parë nuk do të kishte shpërthyer asnjëherë.


BOTA • E martë 9 korrik 2013

“Shërbimet e fshehta po bëhen më pak të fshehta” A

ta dinë shumë për ne, por ne s’dimë asgjë për ta. Shërbimet e fshehta në Gjermani kanë imazh negativ. Kjo tani duhet të ndryshojë. Ata duhet të bëhen më transparentë. “Sekrete, jotransparente dhe të pakontrolluara” - kështu i shohin gjermanët shërbimet e fshehta në vendin e tyre, mendon zëdhënësi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Bodo W. Becker. “Ka disa imazhe të shtrembëruara”, thotë ai dhe ato fillojnë nga burrat me republikë dhe pardesy me jakë të ngritur deri te spiunët e vegjël, që lëvizin në mjedise të errëta. Imazhi që mbizotëron tek shumica e njerëzve është “i turbullt”, thotë Becker dhe pjesërisht pra i gabuar. Tre shërbimet sekrete gjermane, Mbrojtja e Kushtetutës, Shërbimi Federal Informativ (BND) dhe Shërbimi Ushtarak i Mbrojtjes (MAD), kanë urdhëruar për këtë arsye më shumë transparencë. Presidenti i MAD-së, Ulrich Birkenheier, njoftoi në shkurt të këtij viti se në të ardhmen do të ngrihet një zyrë shtypi. Kështu ky shërbim hyn në një rrugë të cilën e kanë nisur disa vjet më parë edhe Mbrojtja e Kushtetutës dhe BND-ja. Por edhe këta të fundit synojnë më shumë transparencë.

Pasoja nga dështimet në rastin e NSU-së Shërbimet informative janë vënë në qendër të kritikave edhe pas dështimeve në vrasjet e kryera nga celula neonaziste NSU. Për vite me radhë anëtarë të kësaj organizate ekstremiste të djathtë kanë vrarë, vënë zjarre dhe kryer vjedhje. Mbrojtja e Kushtetutës dhe policia nuk arritën të viheshin në gjurmë të tyre dhe një nga arsyet ishte se nuk ishin përcjellë informacione, ishin asgjesuar dosje apo ishin keqinterpretuar rezultatet. Edhe pas zbulimit të NSUsë dosje të rëndësishme përfunduan në aparatin e asgjesimit të dokumenteve. Tani janë nxjerrë mësime. Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich prezantoi javën e kaluar (3.7.2013) rezultatet e para të një reforme. Sipas tyre do të ketë rregulla të reja të njësuara në trajtimin e dosjeve: vetëm pas shqyrtimeve të shumëfishta ato mund të asgjesohen. Veç kësaj duhet të përmirësohet këmbimi i informacioneve mes Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe 16 zyrave të landeve të këtij autoriteti. Ndryshimet duhet të pasqyrohen edhe në punën me publikun. “Një nga idetë ishte që një Zyrë e reformuar e Mbrojtjes së Kushtetutës duhet të ofrojë edhe një mënyrë tjetër më aktive komunikimi të punës së saj: çfarë bëjmë, si e bëjmë, cilat janë rezultatet dhe sukseset e punës sonë

dhe si kontrollohet Mbrojtja e Kushtetutës?”, shpjegon strategjinë zëdhënësi për shtypin, Becker. Autoritetet ofrojnë tani biseda të gjera me gazetarët, broshura, ekspozita lëvizëse dhe vizita për klasat e shkollave. Trashëgimia nga Lufta e Ftohtë Për historianin Wolfgang Krieger alergjia që kanë gjermanët për shërbimet sekrete është e bazuar në histori. “Kjo ka të bëjë nga njëra anë me dështimet që kanë ndodhur dhe nga ana tjetër kryesisht me kohën e Luftës së Ftohtë, kur shërbimet sekrete gjermanoperëndimore

IEKA

ishin vendosur shumë fort në shënjestër të sigurisë së shtetit të Gjermanisë Lindore”, shpjegon profesori i historisë në Universitetin e Marburgut. Shërbimi i fshehtë i ish RDGJsë, Stasi, pati kryer një luftë të vazhdueshme të padukshme kundër shërbimeve gjermanoperëndimore sekrete dhe informative. “Kjo do të thotë që kritikat, pikat e dobëta apo problemet, i servireshin shtypit gjermanoperëndimor në një mënyrë që nuk linte të kuptohej se bëhej fjalë për sigurimin e shtetit. Dhe ky imazh në një farë mënyrë ka mbetur i fiksuar edhe më shumë se 20 vjet pas rënies së murit”, thotë Krieger në bisedë me

Deutsche Welle-n.Që mund të bëhet edhe ndryshe e tregon një vështrim në vendet fqinje. Në Britani të Madhe p.sh. shërbimi i fshehtë pranohet shumë më fort nga opinioni, politika dhe mediet, dhe kjo ka rrjedhoja politike: kontrolli parlamentar është shumë më i dobët se në Gjermani. “Por kjo duket se nuk e shqetëson opinionin publik. Thuhet: mirë, këta njerëz mbrojnë Mbretërinë e Bashkuar dhe duhet të bëjnë punën e tyre”, thotë Krieger. Edhe SHBA dhe Franca kanë qendrim relativisht miqësor ndaj shërbimeve të tyre informative, të paktën sa i përket punës me jashtë. “Për këtë arsye diskutimi i shpërthyer me rastin Snwoden nuk ka ngritur dallgë të mëdha në SHBA”, komenton historiani Krieger zbulimet e ish punonjësit të shërbimit sekret amerikan Edward Snowden rreth aktivitetit të shërbimit sekret amerikan NSA. Transparencë? Po, por…. Rregulli i ri për transparencë i autoriteteve të shërbimit të fshehtë ka megjithatë kufij. Kështu një gazetar i Bild paditi BND-në në muajin shkurt të këtij viti në Gjykatën Federale Administrative dhe humbi. Ai kërkonte informacione për të kaluarën naziste të autoritetit, e cila aktualisht po përpunohet nga një komision historianësh. Por informacione për këtë një herë për një herë nuk do të ketë. Të dhënat nuk janë ende të disponueshme, deklaroi shërbimi informativ me jashtë.

INSTITUTI I EKSPERTËVE KONTABËL TË AUTORIZUAR Institute of Authorized Chartered Accountants of Albania

NJOFTIM PËR VEND PUNE Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) kërkon të përzgjedhë për pozicionin e punës:

DREJTOR EKZEKUTIV Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme: 1. Të ketë figurë të pastër morale 2. Të ketë diplomë të shkollës së lartë në fushën e ekonomisë ose jurisprudencës 3. Të ketë njohuri në fushën e auditimit ligjor e të kontabilitetit 4. Të ketë experiencë pune në drejtim/manaxhim ose të ngjashme jo më pak se sa 5 vjet 5. Të njohë mirë një gjuhë të BE, preferohet gjuha angleze Lista e dokumentave që duhet të dorëzohen: 1. CV personale 2. Dëshmi penaliteti 3. Diplomë e shkollës së lartë 4. Dëshmi e gjuhës së huaj 5. Trajnime apo specializime të ndryshme në fushën e auditimit ligjor apo të kontabilitetit 6. Studime apo botime të kryera në fushën ekonomike 7. Letra rekomandimi nga punëdhënësit e mëparshëm Të interesuarit të dërgojnë dokumentat e mësipërme brenda datës 15.07.2013 në adresën: IEKA, Rr. e Elbasanit, Pallati Edil Al-It, Zyra 321, P.O.Box 1437, Tiranë.

»

15

Palët s’pranojnë bisedime për paqen

Rebelët sirianë shpresojnë për armë të reja nga sauditët Lideri i ri i opozitës siriane Dscharba shpreson se sauditët do të mbështesin me armë trupat e tij në luftën civile. Ai thotë se vetëm nga një pozicion i fortë opozita mund të futet në bisedimet e paqes. Pajisjet luftarake me sisteme të zhvilluara dhe efektive duhet të bëjnë kthesën në luftën për përmbysjen e presidentit Bashar al-Asad. Kryetari i ri i grupit drejtues opozitar “Koalicioni Kombëtar Sirian - SNC”, Ahmed el-Assi Dscharba, të gjitha shpresat e tij i ka varur te Arabia Saudite si furnizues me armë. Përdorimi mobil i armëve të cilat mund të shkrepen nga krahu duhet të dobësojë superioritetin ushtarak të trupave të Asadit, citon agjencia e lajmeve Reuters kreun e sapozgjedhur të opozitës. “Pozita e tanishme e rebelëve është shumë e dobët”, thotë Dscharba. Armët e reja të aleatëve së shpejti do të mbërrijnë në Siri, tha ai pas një takimi me komandantët në provincën Idlib në veri. Opozita nuk do të marrë pjesë në bisedimet e inicuara të paqes amerikano-ruse në kohën kur ajo nuk luan një rol dominues në luftën civile, shpjegoi Dscharba. Ndryshe nga tani ne duhet të jemi “të fuqishëm” për të bashkëbiseduar në Gjenevë, sqaron Dscharba. Në një intervistë dhënë agjencisë Reuters, kryetari i SNC-ës i ofroi presidentit Assad një armëpushim njëmujor gjatë muajit të agjërimit Ramazan, sidomos për t’i dhënë fund betejës së ashpër për qytetin Homs. Atje, forcat qeveritare vazhdojnë ofensivën e tyre të filluar një javë më parë me sulme ajrore dhe bombardime, me sa duket përsëri me ndihmën e Hezbollahut libanez. Pas disa muajsh luftime nëpër llogore, lëvizja e opozitës siriane ka rënë dakord për një ekip të ri të udhëheqjes duke zgjedhur për shef Ahmed el-Assi Dscharba-n i cili ka mbështetjen e Arabisë Saudite. Ai arriti të fitojë kundër kandidatit të kampit të Vëllazërisë Myslimane, Mustafa el-Sabbagh i cili ka mbështetjen nga Katari.

Mori 8 milion euro rryshfet në 24 vite

Dënim me vdekje me kusht për ish-ministrin e Kinës Rasti konsiderohej si një provë e vendosmërisë së presidentit Xi Jinping në luftë kundër korrupsionit në Kinë. Dhe drejtësia ndërhyu vendosmërisht kundër ish-ministrit të Hekurudhave Liu Zhijun. Për shkak të korrupsionit dhe shpërdorimit të pushtetit, ish-ministri kinez i Hekurudhave Liu Zhijun u dënua me vdekje me kusht. Një Gjykatë Popullore në Pekin njoftoi për dënimin, i cili pas dy vitesh mund të ndryshohet nga dënimi me vdekje në dënim me burgim të përjetshëm. Liu ishte bërë ministër i Hekurudhave në vitin 2003. Tetë vjet më vonë ai u shkarkua nga posti nën dyshimin se kishte marrë ryshfet për dhënien e kontratave për zgjerimin e shpejtë të rrjetit hekurudhor për trenat me shpejtësi të madhe në Kinë. Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua citoi nga aktakuza, se Liu ka marrë ryshfet prej vitit 1986 deri në vitin 2011 një total prej 64.6 milionë juan, përkatësisht afro tetë milionë euro. Prandaj, ai është përgjegjës për “humbje të mëdha të parave publike”, akuzonte prokuroria ish ministrin 60-vjeçar. Qysh në nëntor të vitit të kaluar Liu u përjashtua nga Partia Komuniste në pushtet në Kinë. Ministria e Hekurudhës dikur e fuqishme u shpërbë këtë vit. Detyrat administrative të saj i mori përsipër Ministria e Transportit ndërsa për interesat komerciale kujdeset një kompani e re kineze hekurudhore. Kreu i ri shtetëror i Kinës, presidenti Xi Jinping dhe kryeministri Li Keqiang, erdhën në pushtet me premtimin se do të luftojnë me vendosmëri korrupsionin. Sipas disa të dhënave presidenti dëshiron të veprojë si kundër “mizave” ashtu edhe kundër “tigrave” të fuqishëm - me çka ai nënkupton zyrtarët e korruptuar si në nivelin e ulët ashtu dhe në nivelin më të lartë shtetëror.


16

« SPECIALE

E martë 9 korrik 2013 •

DISKUTIM MIDIS NJË GRUPI FEMRASH TË NDODHURA NË NJË DASMË

Prof. dr. Hazbi Shehu

N

ë një tavolinë të madhe, në krye të sallës, ku zhvillohej dasma ishte hapur një diskutim interesant. Elona, e cila qëndronte në ballë të tavolinës u shpreh: Mendoni si të doni ju moj zonja dhe zonjusha, por unë dua të vdes e bukur, siç jam tani. Shumë mirë i tha Adriana: Pi helmin;dhe ne shoqet e tua do të mblidhemi rreth kufomës tende të bukur dhe duke qarë do të shprehemi: Vdiq e lumtur, ashtu siç deshi; e bukur sa ishte gjallë; e bukur dhe tani në varr.?! Ah, jo, jo u përgjigj menjiher Elona; të vdes tani?! Oh ! jo, jo se është shumë shpejt. Mirë, atëherë, vazhdo të jetosh u shpreh, shoqja e ngusht Stefania. Elona ti duhet të jesh realiste. Vështro për rreth dhe analizo jetën: me kalimin e kohës, do të rrudhesh; do të vyshkesh, sepse nuk ka gjithmon Prandver. Hidhi sytë tek tavolina përballë. Atje ndodhen dy gra të moshuara, të kërrusura, të vyshkura në fytyrë dhe me duar si shkopinj. Moj gra thirri Sanija nga cepi i tavolinës:jeta nuk vjen, siç e duam ose e kërkojmë ne. Unë ëndërronja për një djalë të bukur, me shkollë të lartë, inteligjent dhe me punë të mirë?! Kurse në fakt përfundova me një burrë të shkurtër, të shëndosh dhe të leshtë nga mendja?! Ky qe fati im?! Por Zoti më dha dy djem dhe një vajzë të bukur, të zgjuar, të sjellshëm dhe me shkollë të lartë. Kështu, dëshira ime u realizua tek fëmijët. Unë jam e kënaqur se natyra ma plotësoi ëndrrën .. Pra, duhet ta pranosh dhe ta jetosh jetën ashtu siç të vjen. Një kushurirë e djalit, që martohej dhe ndodhej po në këtë tavolinë, ju drejtua grave: çohuni moj shoqeni të kërcejmë dhe të vallzojmë!; nuk po vini re, se salla po buçet nga këngët, orkestra dhe valltarët?! Ke shumë të drejtë u përgjigjën gratë dhe u çuan për vallëzim. Mbas kërcimeve u kthyen pësëri në tavolinë. Moj Elona ty të qëlloi fati, që linde e bukur, u martove me një mjek inteligjent, të pashëm dhe të dy vajzat i ke të bukura. Jeta ka të papriturat e saj, unë p.sh. tjetër ëndërronja dhe tjetër mora u shpreh Sanija. Moj shoqeni tha Elona: bukuria nuk vdes?! Po linde e bukur, ke për të vdekur e bukur?! Më pëlqen optimizmi yt, por jeta mund të vërtetojë të kundërtën; ju përgjigj, Sania. Në këto çaste, djali dhe nusja filluan vallëzimin, ndërsa të pranishmit i shoqëronin me duartrokitje dhe këngë. Në fund të dasmës gratë e tavolinës ju drejtuan Elonës me shprehjen: T’u realizoft dëshira, por jo në moshë të re?! Në Sallonin e bukurisë Stefania dhe Sanija vështronin me kujdes dhe kërshëri veçoritë e sallonit të bukurisë. Kur pa pritmas, Stefania pa në një nga vitrinat fotografinë e Elonës dhe thirri: shiko moj Sanie, Elona në vitrinë. Ju afruan të dyja vitrinës. Elona qëndronte në kembë dhe me duart e hapura. Poshtë fotografisë ishte shkruar: gruaja më e bukur e Neë Yorkut për shek. 20. Të dyja përnjëher thirrën: është vërtet Elona apo na bëjnë sytë?! Mbasi e kundruan mirë pamjen e Elonës në vitrinë, shkuan tek drejtuesi [manaxheri] i sallonit dhe e pyetën, se cila ishte kjo grua?! “Kjo është gruaja më e bukur e Neë Yorkut për shek. 20”, u përgjigj ai. Nëse ju intereson shkoni në dhomën nr. 7. Të dy gratë nxituan për të hyrë në dhomë. Elona ndodhesh ndërmjet disa grave të bukura. Stefania dhe

Dua të vdes

e bukur (Analizë psikologjike)

Sania e përqafuan dhe e uruan. Ato mbasi u përshëndetën dhe me gratë e tjera, ju drejtuan Elonës me shprehjen: na gëzove zemrat. Ti tani je e zenë; Ne po largohemi, por do të vimë në shtëpi për urim. Gjatë rrugës bisedonin me njëra-tjetrën duke u shprehur: e ku mbahet Elona tani?! Në shtëpine e Elonës Stefania, Sania dhe me disa shoqe të tjera shkuan për urim në shtëpinë e Elonës. Secila kishte në dorë një tufë lulesh. Sapo arritën tek dera e shtëpisë i ranë ziles. U hap porta dhe përball tyre u shfaq një çupë e bukur. Aty është Elona pyetën ato? Vajza me lot ndërsy u përgjigj: Mami është në spital. Përse, u shprehën përnjiherësh gratë? Ç’ka ndodhur?! Duke u ngjitur nëpër shkallë mamit, ju muarrën mentë dhe ra posht në çimento. Mami është vrarë shumë. Si u thanë ato??! Atëherë, ju lutemi na jepni adresën e spitalit dhe numërin e telefonit, që të shkojmë në spital? Nuk mundem ju përgjigj vajza e vogël? Pse u shprehen gratë? Mami nuk dëshiron dhe nuk pranon asnjë nga shoqet e saja në spital. Përse pyetën përsëri ato? Ajo nuk dëshiron, që ta shohin njerëzit në atë gjendje. Gratë u larguan nga shtëpia e Elonës. Duke ecur rrugës takuan njerën nga shoqet e tyre, me gazetë në dorë. Ajo i pyeti ku po shkoni dhe përse ju duhen këto lule?! Ishim tek shtëpia e Elonës ju përgjigjën gratë, për ta uruar; si gruaja më e bukur e qytetit tonë. Po nuk e keni lexuar gazetën pyeti ajo?! Jo ju përgjigjën ato njëzëri. Shoqja e tyre ju dha gazetën. Në faqen e parë, shkruhej me germa kapitale: Gruaja më e bukur e Neë Yorkut u aksidentua në shkallët e shtëpisë së saj. Tani ajo ndodhet në spitalin më të mirë të Neë Yorkut. Më poshtë jepte adresën e spitalit. Gratë u nisën menjëher për në spital. Në spital Të gjitha shoqet e Elonës, me në krye Sanijen, shoqen e ngushtë, shkuan në spital. Ju lutemi mund të na tregoni se në cilën dhomë është shtruar Elona Baleti? Pyetën ato sportelistin? Prisni të kontrolloj regjistrin ju përgjigj ai. O zotni, ju duhet të jeni në dijeni! Ajo para ca ditësh është shpallur gruaja më e bukur e qytetit tonë. Oh u shpreh ai; sigurisht, që e di. Ajo ndodhet në dhomën nr.10; në katin e dytë. Duke nxituar, ato u ngjitën në katin përkatës dhe po kërkonin dhomën. Një infermiere i pyeti: çfarë po kërkoni? Dhomën nr. 10 u përgjigjën një zeri të gjitha bashkë. Doni të takoni bukuroshen e qytetit tonë? Po ju përgjigjën ato. Ah moj zonja në atë dhomë janë mbledhur të gjithë: televizioni, gazetarët, përfaqësues nga salloni i bukurisë, nga bashkia e tj. Kështu, që e keni vështirë për ta takuar. Sidoqoftë,

shkoni drejt korridorit, pastaj në fund të tij kthehuni majtas dhe rreth 10 m, në krahun e djathtë ndodhet dhoma, që po kërkoni. Kur arritën tek dera e dhomës panë një turm njerëzish me aparate ndër duar rreth krevatit të Elonës. Ajo kishte të fashuara: këmbët, duart, qafën dhe ishte mbledhur duke i kthyer kurrizin të pranishmëve. Ishte e pamundur ta takonje Elonën. Gratë vendosën të qëndrojnë duke pritur se çfar do të ndodhte.?! Gazetarët dhe ata të televizionit pyesnin Elonën: zonjë ju lutemi na thoni si ndodhi, që të sakatohet një bukuri e tillë?! Elona nuk e kthente fare kokën, por vetëm bërtiste: ju lutem largohuni nga dhoma. Pse largoheshin pëfaqësuesit e shtypit dhe të televizionit?! Për ta ky ishte një sensacion special. Ata prisnin përgjigjen e saj duke përdorur të gjitha format e tyre. Një nga televizionet u shpreh: edhe heshtja e saj flet, është një lajm për shikuesit dhe ndjeksit e lajmeve. Ajo nuk mund të flasë tani se është në agoni; ka dhimbje shpirtërore dhe fizike. Mos vallë heshtja e saj do të thotë: unë humba lavdinë, ndërsa, ju kërkoni të kaloni kohën me dhimbjen dhe të ardhmen time?! Në këto çaste manaxheri i spitalit ju drejtua të pranishmëve: ju lutem, këtu jemi në spital dhe ka shumë të sëmurë rëndë, që nuk e durojnë zhurmën. Unë mendoj se dhe për zonjën do të qe më mirë ta lini të qetësohet. Ju lutem largohuni, duhet të respektoni të sëmurët e spitalit. Përfaqësuesit e televizionit dhe gazetarët u larguan. Po ju moj zonja përse nuk largoheni; ju drejtua ai shoqeve të Elonës? Ne u përgjigj Sanija sa po erdhëm; jemi shoqet e

ngushta të sëmurës dhe ju lutemi të na lini disa minuta me te? Mirë, ju përgjigj manaxheri dhe u largua. Sania ju drejtua Elonës: ishim në shtëpinë tënde për të uruar. Vajza tuaj na tha se ti ndodhesh në spital dhe ne me një frymë erdhëm këtu. Ne nuk duam historira lidhur me fatkeqësinë, por na thuaj a je më mirë tani?! Elona pa kthyer kokën ju përgjigj: ju faleminderit për vizitën; e di që më doni; por unë nuk mundem dhe nuk kam guximin t’ju shoh në sy. E urrej veten për mendjemadhësinë e treguar dhe papjekurinë time. U desh kjo goditje, që të më tregonte mua se jeta nuk është fushë me lule. Unë akoma nuk e kam marrë veten, prandaj më bëni nder po të largoheni?! Ka të drejtë, tha Stefania; ne duhet të largohemi dhe ta lemë të qetë. Pastaj një nga një e përqafuan Elonën dhe u larguan. Vizitë në shtëpi pas kthimit nga spitali Rreth një javë mbas kthimit nga spitali; të gjitha shoqet e Elonës lajmëruan njëra-tjetrën dhe shkuan për vizitë në shtëpinë e saj. Me të arritur pranë shtëpisë, Sanija si më e shkathta i ra ziles. Tek dera doli e bija e Elonës. Moj çupë si është Elona pyetën të gjitha me një gojë?! Mirë ju përgjigj vajza. Ne kemi ardhur për ta takuar dhe për t’i uruar shërim të shpejt. Mami më porositi t’ju them të gjitha shoqeve, që do të vinë për vizitë, se është mirë dhe nuk pret vizita, sepse shqetësohet. Dëshiron apo jo Elona, u përgjigjën gratë, ne do të hyjmë në dhomën e saj, do ta takojmë dhe do ta përqafojmë. Ju lutem, mos hyni se më flet mua mami?! Ato e shmangën çupën dhe hynë direkt në dhomën e Elonës. Ajo ishte e shtrirë në krevat dhe kishte të fashuar, krahët, kembën e djathtë dhe një pjesë të fytyrës.

Sa na pa neve ktheu kokën, u mbulua me batanie dhe i bërtiti çupës: të thashë, që të mos linje njeri të hynte në dhomën time?! Këto nuk pyetën fare për mua moj mami; u ankua çupa. Elona ju drejtua shoqeve të saja: ku e keni hallin? Të më shihni mua të sakatuar dhe të kënaqeni?! Elona mbildhe mendjen, ju përgjigjën ato së bashku. Ne të duam, prandaj dhe erdhëm; ti nuk ke të drejt të na ofendosh?! Këto lule dhe dhurata, t’i kemi prurë me zemër të pastër dhe dashuri prej motre dhe nuk duhet të mendosh keq për ne! Mirë, mirë, faleminderit, por tani, ju lutem, largohuni dhe më lini vetëm, se dua të jem e qetë. Ajo që ndodhi me ty, qe aksident dhe mund t’i ndodhte kujdo. Ai ose ajo, që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk konsiderohet njeri; u shpreh, Sanija. Ti tani je në ethet e dhimbjeve, por më vonë, kur të përmirësohesh dhe të qetësohesh do të na japësh të drejtë. Po largohemi për të plotësuar dëshirën tende, por ta kesh të qartë se ne si shoqet e tua, zemrën po e lemë këtu. Në park Kaluan plot dy muaj, nga dita, që shoqet e ngushta të Elonës i kishin shkuar për vizitë asaj në shtëpi. Sot, në këtë ditë të bukur me Diell Stefania dhe Adriana po kalonin rrugës përmes të një parku. Papritmas Adriana thirri: O Stefani ktheje kokën dhe shiko djathtas.?! Tek një nga stolat e parkut qëndronte Elona e vetmuar. Stefania dhe Adriana u drejtuan duke ecur me nxitim për tek stoli i Elonës. U përqafuan me mall. Po pse vetëm moj e dashur u shpreh Adriana? Jo, jo nuk jam vetëm; u përgjigj ajo; më shoqëron çupa; por tani nuk ndodhet këtu, se ka shkuar për të blerë diçka. Pranë Elonës ndodheshin patericat e saj. Të kanë thënë doktorët se kur do t’i flakësh patericat?! pyeti Stefania. Ata më thanë: se së shpejti do të ecësh pa paterica; ndërsa për të kalu-


SPECIALE • E martë 9 korrik 2013

ar në gjendjen e mëparshme do të duhet akoma kohë. Ne gëzohemi, që je më mirë, jo vetëm nga ana shëndetësore fizike, por sidomos, na pëlqen gjendja jote shpirtërore. Me që më kujtuat anën shpitërore; unë kërkoj të më falni moj shoqet e mija, sepse jam treguar egoiste dhe mendjemadhe. Mua atëherë më dukej vehtja mbi njeri, por populli është shprehur bukur: po nuk vuajtje nuk e kupton jetën; pësimi bëhet mësim. Në këto çaste vjen çupa e Elonës. Të dy gratë e pëqafuan e puthën dhe i thanë: Kujdes mamin. Po ju përgjigj vajza; unë e dua mamin shumë dhe gjithmon do të kujdesem për të. Tani do të na falësh se është koha për të pritur fëmijt, që dalin nga shkolla u shprehën të dy shoqet e saj. Ne do t’i njoftojmë të gjitha shoqet tona dhe do të vimë së bashku për vizitë. Ju lutem, më falni dhe mos më harroni; ju tha Elona. Ti je shpirti, gjallëria dhe krenaria jonë; ju përgjigjën ato. Pastaj u përqafuan; I thanë mirëupafshim dhe u larguan. Dy vjet më vonë Rrugës për në shkollë dy shoqe të ngushta diskutonin për përparimin e fëmijve të tyre. Stefania nisi e para: çuni im mori 98 pikë në testimin e fundit. Pa prit njëher tha Adriana: ç’është ai afishim, ku paraqitet një grua në fasadën e ndërtesës të ekspozitës?! Shkojmë ta shohim; ju përgjigj Stefania. Pa u afruar mirë ndërtesës Adriana bërtiti: Qenka Elona. Poshtë fotografisë ishte shkruajtur: sot ora 10 para dite në ndërtesën e ekspozitës do të shpallet fituesja për gruan më të bukur të qytetit. Nxitojmë tha Adriana të marrim fëmijët dhe në orën e caktuar të ndodhemi në ekspozitë. Në orë 10; të mëngjesit të dy shoqet e ngushta ndodheshin në sallën e ekspozitës. Aty u takuan me të gjitha shoqet e Elonës. U përqafuan me to dhe po prisnin daljen në skenë të gruas më të bukur

të Neë Yorkut. Aty ndodheshin përfaqësues të televizionit, gazetarë, etj. Në orën 10 fiks u hap perdja e skenës. Në qendër të saj doli figura e Elonës. Atë e rrethonin disa gra të veshura në menyrë elegante. Kjo pamje dukesh sa e bukur dhe madhështore.Menjëherë e mori fjalën spikeri: përpara jush ndodhet gruaja më e bukur e qytetit e zgjedhur nga juria kryesore; ndërsa rreth saj janë gratë e vendit të dytë dhe të tretë. Moj gra, u shpreh Sania: Vrojtoheni me kujdes Elonën?!: unë tek ajo nuk shoh bukurinë; sepse për të ka vedosur juria; por pamjen e saj të thjeshtë dhe me sy të përlotur; sikur kërkon falje para publikut?! Ata sy shprehin dashuri dhe thjeshtësi. Pamja e saj, të lë përshtypjen e një njeriu, që kërkon t’i përqafojë dhe t’i puthi njerëzit. Kur spikeri përfundoi fjalën, të gjithë të pranishmit duartrokitën. Njëra nga shoqet e Elonës ju tha të tjerave: sa ndryshon kjo Elonë me atë të para dy vjetëve?! Besoj se ju kujtohet mirë pamja e saj: Krenare, me shikim lart nga qielli, serioze, sikur ecte mbi kokat e njerëzve dhe nuk shihte asnjë shoqe në sy. Ajo grua, sikur fluturonte drejt qiellit e shkëputur nga njerëzit, bile dhe nga shoqet e saj të ngushta. I dukej vetja si një princeshë e pallateve mbretërore dhe sikur vetëm ajo ekzistonte në këtë botë. Si nuk i qeshi njëher buza. Sot po shohim një tjetër Elonë: Jo vetëm të bukur, por e qeshur me shikim nga njerëzit; sikur po pret t’i përqafojë të gjithë. Kjo pra është bukuria e vërtetë njerëzore. Prandaj, sot të gjithë e admirojnë, jo vetëm për pamjen e bukur, por sidomos për shpirtin e saj njerëzor dhe për dashurinë, që shprehet në sytë e saj. Tani ajo po shpreh bukurinë e vërtet njerëzore të një gruaje të zgjedhur dhe të admiruar nga populli. Adriana shoqja e ngushtë ndërhyri menjëherë: Ashtu është vërtet, por u desh ta pësonte,

që ta kuptonte të vërtetën e kësaj jete. Të gjitha ne dhe të tjerët duhet ta kuptojnë dhe të pranojnë se nuk ka vetëm gëzime në jetë. Rendësi ka që ajo e kuptoi se nuk jetohet vetëm sikur të jesh dhe mbret. Unë propozoj, tha Stefania, që nesër të mblidhemi të gjitha bashkë me Elonën dhe të festojmë, jo vetëm, fitoren për bukurinë, por sidomos, kthesën e saj në jetën njerëzore. Të gjitha gratë e mbështetën propozimin e saj. Të nesërmen Elona shkoi për vizitë në shtëpinë e Stefanisë. Mbasi e përshëndeti u shpreh: e dashura ime Stefani të falenderoj për propozimin. Ju kërkoni të më nderoni mua, por unë nuk e meritoj; do të ishte më e drejtë, që në atë takim ju të më dënoni. E ke gabim ju përgjigj Stefania. Ti e more dënimin, duke vuajtur, jo vetëm fizikisht, por sidomos shpitërisht. Moj Elona ?! kujton ti se ne jemi të përsosura?! Seicila nga ne mund të gabonte siç gabove ti!. Njeriu nga natyra është egoist. Dëgjo Elona: ne duke të lavdëruar ty, krenohemi si shoqet e ngushta. Duke të kritikuar ty, kritikojmë veten, gabimet tona , se kemi dhe në faj, për sjelljen tende të mëparshme. Është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të duash dhe të respektosh shoqen njëlloj, si veten. Secila në përgjithësi kërkon ta paraqesë veten, më mirë dhe më lartë se të tjerat. Ne kemi nevojë për një takim të tillë?! Unë kam menduar të takohemi në restorantin më të mirë të qytetit: ‘Motrat tona”. Ai ndodhet në Manhatan a je dakord? Po u përgjigj Elona. Atëherë unë do të njoftoj shoqet, për ditën e takimit, orën, vendin ku ndodhet restoranti dhe emërin e tij. Të dyja shoqet u përqafuan dhe u ndanë. Në restorant Pikërisht në orën e caktuar kishin ardhur të gjitha shoqet e Elonës dhe po përqafoheshin. Me radhë gratë u

ulën në tavolinat përkatëse, të zbukuruara me lule. Kamarierët po prisnin për porositë e tyre. Në këto çaste Stefania me gotën e pijes në dorë u ngritë dhe filloi të flas: Të dashura shoqe: ne sot jemi mbledhur të festojmë fitoren e njerës prej shoqeve tona; prandaj propozoj t’i përplasim godat për të nderuar Elonën! Në çast u ngrit Elona: Ju lutem prisni pak?! Unë ju falenderoj, por para se të flisni ju, më takon mua të shpreh mendimin tim: Gëzimi im nuk është shpallja si grua më e bukur! Jo, por kthesa ime psikologjike?! Sepse u ktheva në jetën e vërtet; Tani besoj se e kuptova realitetin e kësaj jete?! Unë fluturonja dhe më dukej vetja mbi të tjerat?! Kjo kthesë ju takon juve shoqe të dashura, që më keni qendruar gjithmon afër dhe veçanërisht kur u sakatova?! Ishit ju, që më ngritët në kembë?! Pra, ishit ju, që jam unë sot kaq mirë dhe e lumtur?!Ju më dhatë dorën kur unë isha fundosur dhe gati për t’u mbytur?! Prandaj ky festim në këtë takim shpreh: jo vetëm dashurinë, që keni ju për mua si shoqe, dhe si e sëmur fizikisht, po sidomos, për njeriun e sëmur shpirtërisht. Ju më kuruat dhe më kthyet në rrugën e Zotit?! Prandaj dollia e parë ju takon juve, që shoqëria tonë të ngelet e pavdekshme. Kamarier na sill shampanj; thirri Stefania? Moj zonjë godat tuaja me shampanjë janë të mbushura, ju përgjigj kamarieri. E di more zotni e di, por po pate mundësi na sillni nja dy shishe të tjera, po me shampanjë. Si të urdhëroni ju zonjë; ju përgjigj kamarieri. Moj Stefani ,ti ke ndërment të na dehësh dhe të flemë këtu në restorant?! I tha Adriana. Jo, moj e dashur jo; por të jetë e mbushur tavolina, sidomos me shampanjë?! Që të na shohin të gjithë; se ne kemi gëzim të madh. Unë moj shoqeni të dashura jam shumë borxhlije karshi jush; tha Elona, dhe nuk di si t’ju a shpërblej?! Menjëherë u ngrit Sanija dhe ja ndër-

»

17

preu fjalën Elonës duke u shprehur: E dashur mos e përsërit dashurinë dhe respektin e madh, që ke për ne, sepse kur kalohet kufiri thahet mulliri. Atë, që bemë për ty; do ta benim për çdo të sëmurë. Rëndësi ka që ti u ktheve në jetën normale. Unë propozoj ta ndërrojmë bisedën tha Adriana dhe po më lejuat do t’ju tregoj një anektod. Ajo nuk është në favorin tonë; si femra, por është e bukur dhe gazmore? Mirë tregoje u përgjigjën gratë njëzëri. Adriana filloi: një fshatar i tha gruas: Do të shkoj tek mbreti. Je në vete ti i tha gruaja mos të ha kurrizi për dru?Jo moj jo; por dua të di si do të sillet me mua kur t’i çoj një shportë me fiq?! Me që ti e ke vendosur për të shkuar; unë mendoj se është më mirë dhe do ta nderosh veten po t’i dërgosh ftonjë, sepse janë të verdhë, të mëdhenj, të ëmbël dhe kanë sy! Jo, jo u përgjigj fshatari, do t’i dërgoj fiq. Ky duel llafesh midis tyre vazhdoi gjatë, dhe secili qendronte në mendimin e vet. Asnjeri nuk lëshonte pe. Më në fund fshatari e mbushi shportën me fiq të zgjedhur dhe i tha të shoqes: as që dua ta di fare për mendimin tend. Do pendohesh i tha gruaja ?! Do ta shohim ju përgjigj fshatari; dhe u nis për tek mbreti. Kur arriti tek porta e pallatit të mbretit; e ndaloi roja duke i thenë: çfarë kërkon or ti copë fshatari? Kam prurë një shport me fiq për madhërinë e tij. Ik ore tutje se nuk ka nevojë mbreti për fiqtë e tu. Mirë ju përgjigj fshatari dhe u nis. Këtë bisedë e kishte ndigjuar mbreti dhe në çast i thirri rojës: Lere të hyjë. Hynë fshatari dhe e përshëndet. Pse ke ardhur e pyeti mbreti? Ju kam sjellë një shport me fiq të mrekullushëm, ju përgjigj ai. Mirë tha ai, lere shportën me fiq dhe shko. Kur fshatari u nis të iki mbreti thirri rojet dhe ju tha: Goditni fshatarin me fiqtë, që solli. Rojet zbatuan urdhërin e mbretit. Mbas pak mbreti pyeti rojet: çfarë ben ai kur ju e goditët me fiq?! Fshatari qeshi o madhëri, ju përgjigjën rojet. Thirreni që të kthehet. Rojet i bën zë fshatarit, që të kthehesh. Ai kthehet dhe hynë direkt në dhomë ku ndodhej mbreti. Pse qesh ti kur rojet e mi të qëllojnë me fiq ?! Fshatari duke qeshur ju përgjigj: O madhëri duhet të bësh gjithmon të kundërtën e asaj, që do të thotë gruaja. Pse tha mbreti? Po të kisha dëgjuar gruan unë; e shkreta koka ime se ç’do të pësonte. Të gjithë të pranishmit filluan të qeshnin. Mbas kësaj anekdote gratë nuk mbaheshin duke treguar secila historitë e tyre. Ky takim u bë më interesant, kur papritmas tek dera e restorantit u dukën përfaqësuesit e televizionit dhe gazetarët. Stefania ju doli përpara dhe ju tha: zotrinj: ju lutemi të largohuni; sepse ne jemi mbledhur për të biseduar dhe diskutuar problemet e shoqërisë tonë të ngushtë. Ne kemi gëzimet tona të brendshme dhe nuk e shohim të arsyeshme t’i publikojmë. Kush ju lajmëroi juve?! Ne u përgjigjën ata; jemi syri dhe veshi i popullit; dhe nuk ka nevojë të na njoftoj njeri; dhe menjëherë ju drejtuan Elonës: Si e ndjeni veten në mes kësaj shoqërie të ngusht?! Unë nuk punoj në televizion, nuk jam as gazetare, ju përgjigj Elona; por atë që ndjej tani, besoj se dhe ju të televizionit, apo gazetarët do ta keni të vështirë ta shprehni?! Vetëm një Zot e di se si shoqet e mija më ngritën nga balta dhe më benë njeri. Pastaj të gjitha gratë u ngritën për të vallëzuar dhe kënduar. Ky takim i bukur dhe madhështor u mbyll me përqafime dhe të puthura. Televizioni dhe gazetarët e shfytëzuan këtë takim duke i berë jehonë speciale, kësaj shoqërie të ngushtë, e cila shpreh, jo vetëm dashurinë, por dhe sakrificat e tyre për shoqen dhe njeriun. Njeriu para se të hedhi hapat në jetë duhet ta njohi mirë veten e tij.


18

« DOSSIER

E martë 9 korrik 2013 •

LUFTA E II BOTËRORE

Nga ALBERT KOTINI (vijon nga numri kaluar)

G

jermanët e ardhur gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, të cilësuar “kriminelë lufte” nga partizanët shqiptarë, nuk provohet në asnjë rrethanë të poshtëshënuar që të kenë kryer ndonjë akt të pazakontë luftimi përkundrejt grupeve të partizanëve shqiptarë, që ata i konsideronin banditë. E ndërsa historia e luftimeve në frontet e mëdha krijoi vërtet krimin e luftës dhe krimin kundër njerëzimit, në Shqipëri nuk kishte premisa që të zbatoheshin plane antishqiptare nga ushtria më e fuqishme që kishin njohur ndonjëherë shoqëritë. Rastet e veçanta që dimë nga historia, nuk mundet të përligjin si kriminelë lufte të gjithë korpusin e ushtarakëve gjermanë të ardhur në Shqipëri. Ky etiketim nuk është i drejtë, pasi kishim të bënim me ushtarë të rregullt dhe mjaft të disiplinuar të një ushtrie në luftë. Nëse do të konsiderohej çdo luftues si kriminel lufte, atëherë nuk do të kishte kuptim masakrimi i jashtëzakonshëm që i bëri Ushtria e Kuqe popullatës civile në Berlin, duke përfshirë edhe vrasjet masive të robërve të luftimit. Kjo listë të dhënash është marrë nga Arkivi i Shtetit Shqiptar, arka 101, kutia nr.6 e titulluar “Lista dhe të dhënat biografike për kriminelët e luftës, shtetas italianë dhe gjermanë (kopje) në vitet 1939-1944”. Përpunimi i këtyre është bërë nga njerëzit e kohës dhe në funksion të platformave të luftës partizane në vend. Publikimi u përket përpjekjeve të vazhdueshme të shqiptarëve për të vlerësuar drejt historinë e tyre, pasi arkivat me gjithë potencialin e tyre shkencor janë trajtuar si një akt sekreti shtetëror. Në fakt materialet as janë kuptuar shpeshherë, sepse diktatura nuk mendohej ndonjëherë të konsiderohej e gabuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë, vlerësimi i rrethanave historike për shekullin XX bëhet shumë i vlefshëm edhe për arsyet e mospasjes së një historiografie apo historie në vend. 1. Jozef Fitzthum. Vjeç 44, lindur në Gjermani, banues në Vjenë, i martuar, me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) më i madhi 9 vjeç, i dyti 7 vjeç, vajza i lindi në mars apo prill të vitit 1944. Karakteristikat: me shtat mesatar, shumë i trashë, me bark, kokën të rrumbullakët dhe flokët gati të bardhë; sytë ngjyrë gështenjë, ecje e drejtë, pa u përkulur dhe me hapa të vogla dhe të shpejta, i shkathët. Ka qenë i ngarkuari i jashtëzakonshëm i ministrit në Shqipëri, me gradën “gjeneralmajor”. Të gjithë forcat gjermane në Shqipëri që bënin operacione ishin nën urdhrat e tij. Organizoi policinë shqiptare (shiko shkresën, nr Tgb-nr.1943-NeskFe/Ko, dt.28.12.1943), sipas sistemit gjerman dhe në çdo qytet ngriti zyrat SS dhe të Gestapos. Si kryetar i forcave dhe organeve të sigurimit, ka kryer shumë krime kundër popullit shqiptar. Çdo terror i kryer ka qenë nën urdhrat e tij. Në operacione ishte vetë që drejtonte të gjithë sektorët. Thërriste gjithmonë vetë komandantët e operacioneve, qoftë gjermane, qoftë shqiptare. Ka marrë pjesë shpeshherë në mbledhjet që bënte Regjenca dhe ka insistuar për të kryer operacione. Ka qenë i lidhur ngushtë me të gjithë kriminelët e luftës, si organizata e Ballit, Legalitetit dhe xhandarmërisë. Shkonte shpesh në Gjermani dhe sapo kthehej shpërthente terrori në Shqipëri. 2. Oto Knosel. Vjeç 32, i lindur në Vjenë, por me banim në Pragë, në adresën “XIX Schaniscëar nr.7”, i martuar me një djalë 4 vjeç. Në Vjenë ishte instruktor sporti dhe 6-7 vjet para se të vinte në Shqipëri u transferua në Vjenë, me shërbim pranë komandës SD. Sot është rob në një kamp të zonës amerikane në Gjermani. Karakteristikat: me trup mesatar, pjesa e sipërme e trupit shumë e zhvilluar, i fortë, sportist, sytë shumë të kaltër dhe të ndritshëm (kjo ishte një karakteristikë, që e bënte të dallohej nga larg); pa flokë në pjesën e sipërme të kokës; flokët shumë të zezë e të krehur nga prapa, dhëmbët shumë të bardhë dhe të bukur, ecje drejt dhe me delikatesë, mjekrën të rruar mirë, pa mustaqe. Ka qenë adjutant i Fitzthumit me gradën “kapiten” dhe elementi më i besuar i tij. Ka qenë i ngarkuar dhe me funksione të veçanta prej kryezyrës për sigurimin e Rajhut nr. 6, kështu që kishte dy funksione. Çështjet konfidenciale, Fitzthumi ia besonte Oto Knoslit. Ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet që bënte

Krerët e Gestapos nuk hetojnë ndaj veprimeve partizane në Shqipëri

Fitzthumi për të shtypur popullin shqiptar dhe ka qenë pro të gjitha vendimeve të dhëna për masat që janë marrë. Ka bërë pjesë në shtabin e Rajh-Fuhrerit SS për Shqipërinë. 4. Artur Hausding. Vjeç 39, nga Lajpcigu (Gjermani), drejtimi i tij nuk ndihet. Karakteristikat: me shtat shumë të gjatë, i thatë, i dukeshin shpatullat dhe gjunjët, kur ecte, hundën e kishte të përkulur (si të shqiponjës); fytin shumë të nxjerrë, ngaqë ishte i dobët, i dallohej edhe pjesa prapme e kokës, me flokët biondë ose gështenjë, të krehura nga pjesa e prapme, dhëmbët të mirë, nga ana e djathtë kishte 3-4 dhëmbë floriri, në nofullën e sipërme, duke filluar nga dhëmbi i qenët; ecje e drejtë, pa u përkulur, por karakteristika e tij ishte shumë i hollë, si skelet. I ardhur në Shqipëri nga Kosova, sapo kapitulloi Italia, së bashku me disa oficerë gjermanë të Gestapos, në fillim në Shkodër. Ishkryetar i Gestapos për të gjithë Shqipërinë, me gradë kapiten, varej nga Fitzthumi. Sapo erdhi në Shkodër, organizoi xhandarmërinë dhe përnjëherë filloi nga arrestimet në masë. Ngriti në këtë qytet zyrat e Gestapos dhe organizoi operacione kundër çetave të lëvizjes nacionalçlirimtare. Është përgjegjës për të gjitha krimet e bëra në Shkodër. Më vonë erdhi në Tiranë dhe u bë krahu i djathtë i Fitzthumit. Organizoi zyra

të Gestapos në të gjithë Shqipërinë dhe që prej asaj kohe filloi ndjekja sistematike e elementëve të lëvizjes nacionalçlirimtare. Brenda një kohe të shkurtër burgjet e Shqipërisë dhe sidomos ai i Tiranës u mbushën plotë me elementë të lëvizjes nacionalçlirimtare. Është përgjegjës për të gjitha krimet që ka kryer Gestapoja kundër popullit shqiptar. 4. Dr. Kurt Wierth. Nga zona e Rhenanisë pranë Mainit, i martuar me dy fëmijë. Karakteristikat: me lartësi 1.75, i thatë, me një shenjë plagë në faqen e majtë, bërë kjo, që kur kishte qenë në akademi. Përdorte gjyzlykë vetëm në zyrë; flokët të rrallë, shumë të shkurtra dhe biondë, ecte drejt dhe i qëndrueshëm, jo nervoz, energjik. Fliste mirë frëngjishten. Ishte i besuar i Fitzthumit me gradën “SS Strumban, Fuhrer”. Ka qenë avokat dhe për këtë kishte detyrë si oficer gjyqësor për oficerët SA, SS dhe për oficerët e policisë së sigurimit. Ishte shef i shtabit të komandës së Fitzthumit. Merrte pjesë në të gjitha mbledhjet që bënte Fizthumi në raste kur bëheshin operacionet, terrori dhe arrestimet në masë. Është edhe ky përgjegjës për të gjitha krimet që janë kryer nga SS në Shqipëri. 5. Silbert. Ishte nga Gjermania Veriore, i martuar me katër fëmijë, djem. Me shtat të gjatë 1.75, i hollë, me fytyrë thatime, flokë të zezë,

sy të fortë, me dhëmbë floriri (karakteristikë e tij). Ishte pamje e mprehtë, i verdhë, malarik. I ardhur në Shqipëri në janar të vitit 1944 dhe deri në fund të prillit të atij viti si drejtor i degës së katërt. Ka bërë pjesë në shtabin e Fizthumit. Më vonë në vend të tij erdhi Krones. 6. Krones. Vjeç 40, nga krahina e Berlinit ose e Saksonisë, i martuar. Karakteristikat: me shtat të lartë 1.75 m, flokë i zi, shumë të shpeshta dhe të drejta; tip i qetë; mjekër shumë të ashpër dhe vazhdimisht të rruar, me profesion të tij gjatë jetës civile, tregtar i vogël. Ka qenë toger i policisë së sigurimit, i ardhur nga Beogradi në prill të vitit 1944 dhe zëvëndësoi Silbertin si drejtor i degës së katërt. Ka bërë pjesë në shtabin e Fitzthunit dhe ka aprovuar të gjitha masat që janë marrë për të shtypur popullin shqiptar. 7. Peter. Vjeç 56, nga Berlini ose rrethet e tij, i martuar, kishte një vajzë të martuar. Karakteristikat: me shtat mesatar, 1.73, i trashë, alkoolist, me flokë të rralla dhe tullac përpara, ngjyrë gështenjë, i plagosur në dorë të majtë (humbur një gisht), me fytyrë të rrumbullakët, sytë, si ngjyrë blu, mjekrën shumë të shpeshtë dhe përherë të rruar, ecte, duke shkundur, shumë nga dhëmbët, nuk i kishte të tijtë, por të vënë. Ka pasur gradën nënkolonel dhe si komandant i “Oruningh Polizei”. Ka qenë krahu i djathtë i Fizthumit. Bënte pjesë në shtabin e Rajh-Fuhrer SS për Shqipërinë. Ka aprovuar të gjitha masat e marra për terror për të shtypur popullin shqiptar. Ka ardhur në janar të vitit 1944. 8. Lange. Nga Berlini ose rrethet e tij, vjeç 30, i pamartuar. Karakteristikat: me shtat të lartë, 1.85-1.90 m; me flokë ngjyrë biond dhe jo shumë të shkurtër; sytë, si ngjyrë blu; shumë energjik, i fortë-atlet. Ka qenë i plagosur në kokë aksidentalisht gjatë një gjuetie, prej së cilës ishte dërguar menjëherë me aeroplan në Berlin. Thuhej se kishte mbetur i verbër. Dinte të fliste gjuhët frëngjisht dhe rusisht me gradë kapiten. Para, se të vinte në Shqipëri, pati marrë pjesë në luftën kundër BRSS në frontin Jugor. Si parashutist, qe hedhur në prapavijat e BRSS-së dhe për këtë ishte dekoruar me medaljen “Kryqi i Kavalierit”. Kur erdhi në Shqipëri iu ngarkua si detyrë të sabotonte në prapavijat lëvizjen nacional-çlirimtare. Në shumë qytete u ngritën zyra të tilla me emrin “Comandolange”, nga ku furnizonte të gjitha forcat e Ballit për të luftuar lëvizjen nacional-çlirimtare. Në operacionet e bëra nga gjermanët ky ka qenë faktori kryesor në dhënie udhëzimesh të ndryshme. Është përgjegjës për krimet që janë bërë ndër fshatra, meqenëse vetë i ka dhënë urdhrat. 9. Nojbaher (Neubacher). Nga Berlini, vjeç 55-56, i martuar. Karakteristikat: shtati mesatar, hundën e gjatë, fytyrë e rrumbullakët. Ka qenë i ngarkuari i jashtëzakonshëm i Gjermanisë për Europën Juglindore dhe për Ballkanin, me qendër në Beograd, por vinte shpesh edhe në Shqipëri, ku merrte takime me Fizthumin. Me okupimin e Shqipërisë nga gjermanët bëri ç’është e mundur për të ngritur një qeveri shqiptare në shërbim të gjermanëve. Për këtë arsye erdhi në kontakt me elementët më reaksionarë, si patër Anton Harapin, dom Lazër Shantojën, Mihal Zallarin, Ibrahim Biçakçiun etj., me anën e të cilëve ngriti një komitet të përkohshëm. Kur patër Anton Harapi u largua për në Gjermani, ky e shoqëroi atë. Më vonë, po me urdhër të tij kthehet në Shqipëri përsëri. Kjo tregon se si ishte ky, që e vendoste çdo gjë mbi qeverinë e atëhershme shqiptare. Pastaj ngriti Regjencën. Është shkaktar i sjelljes së Xhaferr Devës në qeveri. Ky i ka


DOSSIER • E martë 9 korrik 2013

dhënë udhëzime të prera qeverisë kuislinge për të zhdukur me çdo mënyrë lëvizjet nacionalçlirimtare në Shqipëri. Është përgjegjës direkt për të gjitha krimet e bëra në vendin tonë. 10. Franz von Scheiger. Nga Graci, i Austrisë, vjeç 55-56, i martuar me një greke, Aliqi Nikollao. Karakteristikat: me shtat mesatar 1.60 m, tullac, thatim, mbante një monokel në syrin e djathtë, flokët gati të zeza, të folurit me hundë, i mbyllte dhe i hapte sytë, mbante mustaqe të vogla e të prera vertikalisht dhe përdorte shumë morfinë. I ardhur në Shqipëri që në vitin 1918. Ishte profesor në normalen e Elbasanit. Më vonë ishte, si i ngarkuar me punë tregtare. Pranë legatës gjermane në Tiranë, pastaj si sekretar i legatës. Si agjent i vjetër me ardhjen e tij këtu, zuri miqësi me bejlerë, si me Ibrahim B. Biçakçiun etj., ku me këtë të fundit lidhi miqësi familjare. Me anën e këtyre mësonte çdo gjë dhe legata gjermane, ishte në korrent të ngjarjeve të ndryshme në Shqipëri. Që ishte agjent i tyre këtë e provoi fakti se më vonë u vendos me punë pranë legatës gjermane dhe u largua prej saj pak kohë para kapitullimit të Italisë. Me ardhjen e gjermanëve, u kthye së bashku me Nojbaherin dhe qysh në atë kohë, u bë funksionar me rëndësi i legatës. Me anë të miqve të tij u orvat të formonte qeverinë dhe për këtë i dha një ndihmë të madhe Nojbaherit. Ishte i ngarkuar nga qeveria gjermane për të ngritur një qeveri kukull. Për këtë punoi dhe zhvilloi një mbledhje në parlament, ku merrnin pjesë të gjithë kuislingët, si Fejzi Alizoti, Beqir Valteri etj. Ka asistuar në mbledhjet që bënte parlamenti i atëhershëm dhe gjatë gjithë okupacionit gjerman ka qenë këshilltar në qeverinë shqiptare si ndërlidhës me atë gjermane. Ky i propozoi qeverisë shqiptare që të ikte për në Gjermani. 11. Adolf Jager. Nënoficer, përgjegjës i zyrës SD në Shkodër. Si i tillë, ka marrë pjesë në krime dhe në arrestime të ndryshme, që ka bërë kjo zyrë në bashkëpunim me xhandarmërinë dhe regjimentin “Kosova”. 12. Bierwieth. Oficer gjerman i SD, ndërlidhës i Fizthumit me Komandën e Mbrojtjes Kombëtare. Ishte anëtar i shtabit dhe shtronte aty të gjithë urdhrat që merrte nga Fizthumi. 13. Engerking. Kapter i S.D-së, i ardhur në Elbasan më 13.10.1943 si përgjegjës i SDsë dhe i Gestapos në këtë qytet. Pas dy javësh që erdhi në Elbasan filloi të bëjë arrestime në masë. Pas operacionit që bënte në këtë qark ka ndihmuar shumë për dhënie informatash. Ka qenë në lidhje me eksponentë të Ballit Kombëtar. Brenda një kohe të shkurtër për aktivitetin e tij u bë tmerr për popullin e këtij qyteti. Është përgjegjës për të gjitha krimet e bëra në Elbasan dhe në qarkun e tij deri në mars të vitit 1944. Në këtë muaj u transferua në Korçë si përgjegjës i SD-së dhe i Gestapos. Edhe këtu brenda një kohe të shkurtër filloi nga arrestimet në masë. Për aktivitetin e tij u gradua mareshal. Erdhi në kontakt në këtë qytet me kriminelë të ndryshëm. Ndenji derisa u larguan gjermanët. Është përgjegjës për të gjitha krimet që u kryen që nga marsi i vitit 1944 deri në çlirimin e Shqipërisë. 14. Liste - rreshter 15. Franz - rreshter 16. Shmid - tetar 17. Heinrich - tetar 18. Ueib - ushtar 19. Bran - ushtar Që të gjithë këta shërbenin në SD dhe në Gestapo në qytetin e Elbasanit. Kanë marrë pjesë në arrestime, tortura, vrasje, plaçkitje etj, në këtë qytet. Kishin lidhje me të gjithë eksponentët e Ballit dhe të qytetit. Ka qenë krahu i djathtë i kapter Eugerkingut. 20. Grudza. Toger SD-je dhe përgjegjës i Gestapos në Shkodër dhe i Shqipërisë së Veriut. Erdhi pas largimit të Hausdingut. Gjatë kohës së tij në Shkodër janë bërë shumë arrestime dhe shumë nga të internuarit gjetën vdekjen në kampin e Prishtinës. Është përgjegjës për të gjitha arrestimet, torturat, vrasjet edhe plaçkitjet që janë bërë në këtë qark nga gestapoja në bashkëpunim

me xhandarmërinë dhe regjimentin Kosova. 21. Goler - kapiten. 22. Jenki - toger. Të dy këta ish-oficerë gjermanë SS. Ishin instruktorë në shkollën e xhandarmërisë në Tiranë. Kur filloi operacioni në pranverë të vitit 1944 në Elbasan, që të dy shkuan së bashku me xhandarmërinë për të ndihmuar komandën e operacionit, që kryesohej nga Hysni Dema. 23. Jebers - toger i ushtrisë gjermane. I ardhur në Elbasan në prill të vitit 1944. Ka qenë përgjegjës i zyrës sekrete “Langer” në Elbasan. Si punë të tij kryesore ka pasur furnizimin e çetave bashibozuke të Ballit dhe të Legalitetit, me armë e municione, e të holla e të tjera, duke i nxitur këta të luftonin kundër ushtrisë nacionalçlirimtare në këtë qark. Kishte lidhje direkte me Kuarterin e Përgjithshëm të Hitlerit si dhe me të gjithë krerët reaksionarë të Elbasanit. Është përgjegjës për krimet që janë bërë në qarkun e Elbasanit. 24. Mybus Mulder, nga Bavaria, në jetën civile ishte prift protestant dhe oficer në ushtrinë gjermane me gradën “major”. Ka qenë komandant i “Platz-Komandature” në Korçë, njëkohësisht përgjegjës i zyrës “Lange”. Furnizues me armë dhe municion i çetave të Ballit të këtij qarku. Zyra e këtij frekuentohej nga eksponentë dhe kriminelë të Ballit. 25. Junger. Në jetën civile ka qenë mësues. Kapiten i ushtrisë gjermane dhe ishte krahu i djathtë e ndihmës i majorit Mulders, duke e ndihmuar këtë në kryerjen e krimeve dhe operacioneve në qarkun e Korçës. 26. Kastner. Kapiten i ushtrisë gjermane dhe ishte në lidhje të ngushtë me Engerking. Ka bërë shumë operacione në qarkun e Elbasanit, ku është dalluar, sidomos në operacionet e dimrit 1943-1944. Është përgjegjës për vrasje, grabitje, e djegie shtëpish. 27. Viktor Pan. Nga Vjena (Austri). I ardhur në Shqipëri që para okupacionit italian, ku punonte si inxhinier në Ministrinë Botore. Si i tillë ka punuar në rrugën Shkodër-Pukë. Ishte i martuar me Ollga Vallencialin prej Piuma, origjinë austriake, të cilën e la në vitet 1937-1938. Martohet me

Drane Dedjen (e burgosur). Posa erdhi në Shqipëri mori lidhje me legatën gjermane dhe u vu në shërbim të saj. Zë miqësi me parinë e bajraktarëve të malësisë së Shkodrës, me anën e të cilëve kontrollonte situatën e këtyre krahinave dhe herë pas here shkonte në Austri. Gjatë kohës së okupacionit italian qëndronte në Shqipëri si inxhinier dhe mbante kontakte të ngushta me autoritetet italiane. Në maj të vitit 1943 thirret urgjentisht

në Vjenë, ku thirret si ushtar me gradën “toger”. Prej këtu transferohet në Bullgari (Sofje), pastaj në Greqi (Selanik) dhe ndenji përkatësisht 6 dhe 3 muaj. Më vonë vjen në Shqipëri, Tiranë. Puna e këtij këtu konsistonte në shpërndarje armësh e municionesh. Ndër bajraktarët e Veriut mblidhte informata mbi lëvizjen e çetave partizane në ato anë. Kishte lidhje me Gestapon, të cilën e furnizonte me informata rreth lëvizjes nacionalçlirimtare. Mbante gjithashtu lidhje me zyrën “Lange”, që furnizonte bajraktarët me armë. Të gjitha krimet që kanë bërë gjermanët në këto anë (krahina) ky ishte përgjegjës kryesor. Kishte lidhje me kriminelë lufte, një pjesë prej të cilëve janë ekzekutuar dhe një pjesë janë arrestuar jashtë shtetit. Ky varej direkt nga Beogradi, ku kishte lidhje direkt me kolonel Scagburg. Pan kishte degë në Vlorë dhe ishte ngarkuar toger Pranderberg dhe për Korçën nënoficer Roder. Karakteristikat: shtatlartë 1.75-180 m, fytyrë e zeshkët, jo shumë i hollë, flokë ngjyrë gështenjë, të krehura nga prapa, ballë të madh sytë ngjyrë gështenjë me mustaqe të plota. 28. Hizza. Kapiten gjerman. Ka qenë kapiten i garnizonit të Durrësit, njëkohësisht edhe përgjegjës i Gestapos në këtë qytet. Këtu ka kryer shumë arrestime dhe ka kryesuar operacionin e madh në Durrës, ku u arrestuan më se një mijë vetë, 65 nga të cilët, u dërguan në kampet e internimit në Gjermani dhe Prishtinë. 29. Schlips. Ka qenë kryekonsull i legatës gjermane gjatë okupacionit italian. Pati ngritur një rrjet informacioni me elementë gjermanë, që kishin pas ardhur në Shqipëri që nga koha e Zogut dhe me Shqiptarë që kishin studiuar në Gjermani pro politikës italiane. Me anën e këtyre kishte përgatitur terrenin për okupacionin gjerman në Shqipëri. Me kapitullimin e Italisë u ka dhënë një ndihmë të madhe trupave gjermane, sidomos Gestapos për marrjen në dorëzim të zyrës sekrete italiane. Ka qenë iniciator së bashku Von Shaiger për formimin e një komiteti provizor me elementë që ishin që të gjithë vegla të gjermanëve. Është përgjegjës kryesor për të gjithë krimet që kanë bërë gjermanët në Shqipëri. Është larguar në kohën e fundit të tërheqjes së trupave gjermane nga Shqipëria. Falë okupacionit u la ministër i Gjermanisë në Shqipëri. Karakteristikat: vjeç 50, nga Gjermania Veriore, i lartë 1.75 m, flokët i kishte të zbardhura, shumë i dobët fizikisht, mbante gjyzlykë vetëm kur punonte, ishte i martuar. • Shtatmadhoria e ushtrisë gjermane në Shqipëri dhe oficerë të tjerë që kanë kryer krime. Fakti që titulli dokumentar është përcaktuar si “Shtatmadhoria e Ushtrisë Gjermane” nuk mundet të përbëjë shkaqe kriminale në aspektin e të drejtës së luftës. Në këtë mënyrë renditja e pavend që i bëhet përgjegjësive ndaj ligjit, nuk është e lidhur aspak me manipulimin evident të së vërtetës nga diktatura e instaluar pas lufte. 1. Bessel. Gjeneral i ushtrisë gjermane dhe komandant fuqiplotë për Shqipërinë e Malin e Zi. I ardhur në Shqipëri në shtator të vitit 1943 pas kapitullimit të Italisë, vjen në kontakt me gjeneral Aqif Përmetin, kolonel Sami Kokën gjeneral Gustav von Myrdaez. Ka aprovuar formimin e Asamblesë Kombëtare dhe të qeverisë. Ishte në kontakte të vazhdueshme me personalitetet iniciatore të Komitetit Ekzekutiv të atëhershëm. 2. Geib. Gjeneral i ushtrisë gjermane, i cili zëvëndësoi gjeneralin Bessel. Ishte në kontakt të vazhdueshëm me Komitetin Ekzekutiv dhe nxiste formimin e një fuqie të armatosur shqiptare për luftuar më mirë lëvizjen nacional-çlirimtare. Gjatë kohës së tij janë bërë operacionet më të mëdha në Shqipëri, si ai i dimrit 1943-1944 dhe i qershorit 1944. 3. Von Thunger. Major i ushtrisë gjermane dhe kryetar i shtatmadhorisë pranë gjeneral Geib. 4. Trost. Major i ushtrisë gjermane dhe adjutant personeli pranë gjeneralit Geib. 5. Gossi. Kapiten, anëtar i Shtamadhorisë së ushtrisë gjermane.

»

19

6. Kuhn. Nënkolonel i ushtrisë gjermane pranë gjeneralit Geib. 7. Gulman. Gjeneral i ushtrisë gjermane, i ardhur në verë të vitit 1944 nga Greqia, si komandant fuqiplotë në vend të gjeneral Geib. Gjithë raprezaliet prej verës e deri sa u larguan ushtarët gjermanë janë urdhëruar nga ky në bashkëpunim me Ballin, Legalitetin dhe Xhandarmërinë. 8. Fehm. Gjeneral i Korparmatës XXII, nuk ndenji shumë kohë në Shqipëri, pasi u transferua. 9. Leizer, ose Lang. Gjeneral i Korparmatës XXII, zëvendës i gjeneralit Fehm. Para ardhjes në Shqipëri ka qenë komandant i Divizionit I Alpin në Rusi. Gjatë kohës së tij janë bërë operacionet më të mëdha në Jug, në Veri dhe janë bërë gjithashtu vrasje, internime, djegie dhe plaçkitje. 10. Von Vedel. Nënkolonel i ushtrisë gjermane dhe shef i personelit të Korparmatës XXII. 11. Von Klocke. Kolonel i ushtrisë gjermane dhe ka qenë kryetar i Shtatmadhorisë së Korparmatës XXII. 12. Dyle. Major i ushtrisë gjermane dhe shef i misionit në Korparmatën XXII: 13. Heydenreich. Kapiten i ushtrisë gjermane dhe zëvendësshef i municionit në Korparmatën XXII. 14. Freinderberg - kapiten 15. Hasse - toger 16. Frankendorfer - toger 17. Wolf - nëntoger 18. Shmid Huber - nënkolonel i ushtrisë gjermane dhe komandant i Divizionit “Skëndërbeg” SS. 19. Leeb. Gjeneral i ushtrisë gjermane dhe komandant i Divizionit XIX në Vlorë, i cili zëvëndësoi gjeneralin Deutcher, i vrarë në rrugë kur shkonte për në Vlorë. 20. Schafer. Toger i ushtrisë gjermane. Përgjegjës i Korparmatës XIX në Vlorë. 21. Hartman. Major i ushtrisë gjermane dhe komandant i një batalioni të fonterisë me qendër në Delvinë të Sarandës. Ka kryer operacionin në krahinat e Sarandës, Borshit, Himarës, Shën-Vasilit. Ka masakruar barbarisht dhe ka pushkatuar shumë vetë nga populli i këtij rajoni. 22. Ohland. Major i ushtrisë gjermane, komandant i batalionit XX-999, i mbrojtjes së fortifikatave dhe të komunikacioneve. Ka qëndruar deri në gusht 1944. Kryesoi operacionin e qershorit në Borsh e rreth tij, ku ka djegur shtëpi, grabitur gjënë e gjallë etj., duke masakruar popullin e këtij katundi. 23. Gornamaht. Major i ushtrisë gjermane, zëvendës i Ohlandit. Ka kryer edhe ky operacione lokale në këtë sektor, sidomos ndër fshatrat gjatë rrugës Sarandë-Vlorë. 24. Endler. Nënkolonel i ushtrisë gjermane dhe komandant i batalionit për mbrojtjen e komunikacioneve në Leskovik. Ka kryer operacione lokale në këtë qark. 25. Von Bergeri. Nënkolonel i ushtrisë gjermane dhe shef i shtabit të divizionit XXI. 26. Forster. Gjenerallejtënant i ushtrisë gjermane, komandant i divizionit XXI me qendër në rrugën e Kukësit, 20 km larg nga Shkodra. Ka kryesuar të gjitha operacionet që janë bërë në Shqipërinë e Veriut. Ka bërë vrasje, vdekje, plaçkitje. 27. Achenbach. Major i ushtrisë gjermane, shef i fortifikatave dhe i sigurimit të komunikacionit. Ka bërë operacione të ndryshme ndër shumë fshatra, që ishin gjatë rrugës në Veri. 28. Linz. Nënkolonel i ushtrisë gjermane dhe shef i personelit pranë divizionit XXII. 29. Fronchlich. Toger i ushtrisë gjermane dhe shef i municionit. 30. Von Der Haardt. Nënkolonel i ushtrisë gjermane, komandant i regjimentit “83” të fonterisë. I kishte shpërndarë forcave tre bateri, për të siguruar rrugën për në Shkodër. Ka bërë shpesh luftime, kundër ushtrisë nacionalçlirimtare, në këtë rajon. Ka kryer raprezalje dhe djegur shtëpi. 31. Dr. Kuntze, zv.komandant i Regjimentit “83”. 32. Von Burghard. Nënkolonel i ushtrisë gjermane dhe komandant i regjimentit “613” me qendër në Tiranë. Të gjitha operacionet që janë kryer në këtë qark kryesoheshin nga ky. 33. Hecht. Kapiten i ushtrisë gjermane dhe adjutant i regjimentit “613”. 34. Lenderer. Kapiten i ushtrisë gjermane, me largimin e Korparmatës XXII mori komandën e mbrojtjes së brendshme të Tiranës. Ka marrë pjesë aktive në luftimet gjatë luftës së Tiranës si drejtues i forcave. 35. Ecktein. Major i ushtrisë gjermane. Me largimin e Korparmatës XXII mori komandën e mbrojtjes së jashtme të Tiranës. Ka marrë pjesë aktive në luftimet gjatë luftës së Tiranës si drejtues i forcave të periferisë.


20

«

Kulturë

E martë 9 korrik 2013 •

Kur “Zëri i Amerikës” K

thimi i mendimit në gjuhë, ka qenë dhe mbetet pa asnjë dyshim aksioni më i madhërishëm i njeriut, ka thënë Ismail Kadare. Zëri ose tingulli që prodhon njeriu në grykën e tij është një dhunti e madhe natyrore. Në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” janë dhënë shumë sqarime për zërin, madje Faik Konica kishte bërë një shpjegim të veçantë për zërin e fuqishëm të malësorve shqiptarë. Sivjet, më 7 Maj në Washington u përkujtua 70-vjetori i ‘Zërit të Amerikës’ në gjuhën shqipe. Shqiptarët ruajnë shumë kujtime për këtë zë të dëgjuar. S’ka dyshim se ata që punuan për VOA-shqip ruajnë edhe më shumë kujtime. Këtë zë, që depërtonte atje nga hapësirat qiellore ndëroqeanike, dëgjuesit shqiptarë e prisnin me gëzim dhe për ta ishte si një melodi lirike. Në orën 6 të mbrëmjes ata dëgjonin zërin e vendit më të pasur dhe më demokratik të botës. Rrethanat ekonomike e politike të shqiptarëve në Ballkan e bënin VOA-shqip më të dashur e më të nderuar. Amerika dhe zëri i saj u bë i njohur sidomos në dy luftërat botërore, kur ushtritë çlirimtare amerikane kapërcyen Atlantikun për t’i kthyer Evropës lirinë e humbur. Populli shqiptar kishte një dashuri të natyrshme për Tokën e Re, për faktin se ata kishin filluar imigrimin me shumicë një shekull më parë. Spikerët shqiptarë të Zërit-shqip ishin të veçantë. Nuk e kisha paramenduar kurrë se një ditë do t’i bashkohesha këtij ekipi në Washington. Por pas shumë përpjekjesh u realizua ëndërra ime e jetës. Në vitin 1982 fillova punën aty. Zëri i Amerikës transmetohej drejtpërdrejtë, kështu që spikerët fillestarë për pak kohë bënin vetëm hapjen e mbylljen e programit. VOA-shqip dëgjohej (kjo ndodh edhe sot) me vëmendje nga shqiptarët dhe nga autoritetet e qeverive ballkanike, për arsye se është organ zyrtar i Qeverisë amerikane. Autoritetet diplomatike amerikane në Ballkan dërgonin vazhdimisht në zyrën tonë në Washington kasetat e dëgjueshmërisë atje. Ata ishin shumë të ndjeshëm sidomos për transmetimet e VOA-shqip për Kosovën. Për ngjarjet dhe zhvillimet në Kosovë VOA-shqip kishte informata të vazhdueshme. Amerikanët ishin shumë të ndjeshëm për transmetimet tona në Kosovë, bile në një rast ambasadori amerikan në Beograd kishte kërkuar mbylljen e VOA-shqip, sepse Ministria e Jashtme e Jugosllavisë kishte protestuar ashpër për një reportazh në lidhje me Kosovën. Shërbimi shqiptar ato ditë iu nënshtrua një kontrolli të rreptë ku mori pjesë edhe drejtori i Ministrisë Amerikane të Informatave. Ministria e Jashtme e Jugosllavisë dhe ambasada e tyre në Washinton bënin akuza nga më të ndryshme kundër VOA-shqip. Problemi ynë i madh dhe i ndjeshëm ishte Shqipëria. S’ka asnjë dyshim se VOA-shqip është themeluar për Shqipërinë. Fakti që nuk kishim asnjë informatë për dëgjueshmërinë dhe asnjë vrejtje ose urim për punën tonë ishte problem shqetësues. Në momente të caktuara Qeveria amerikane dërgonte mesazhe e thirrje për rivendosjen e lidhjeve amerikano-shqiptare. Kohë më parë u zbulua në arkivin e seksionit shqip, mesazhi i Departamentit të Shtetit dërguar Shqipërisë me 28 Nëntor 1965 me rastin e 20-vjetorit të çlirimit nga forcat naziste dhe fashiste. Ishte më shumë një thirrje për mundësinë e lidhjeve me Shqipërinë. Ata që punonin për VOA-shqip ishin tepër të lidhur me Shqipërinë. Ata kishin frikë persekutimin e familjeve në atdhe. Ata nuk i tregonin kurrë emrat e tyre të vërtetë në radio-transmetime. Për spikerët nga Shqipëria “Dita e Dëshmorëve në Amerikë” kishte rëndësi të dyfishtë. Ndërsa lexonin historinë e dëshmorëve të Amerikës kishin shumë emocione edhe për dëshmorët shqiptarë dhe për ata që ishin pushkatuar nga diktatura. Sot e gjithmonë i kujtoj emocionet e Fehime Pipës dhe tonin e dhimbshëm të zërit të saj. Në mbarim të emisionit njëherë e pyeta: Fehime pse sot kishe aq shumë emocione? Ajo u përgjegj: ”Në këto çaste kujtova vëllaun tim Myzafer Pipën, të pushkatuar nga diktatura”.

akuzohej nga Beogradi për punë të Kosovës

Një roman shqiptar në frëngjisht Këto ditë në një sallë në “Rue Amelie, 7 eme. Arrondissement” që Bashkia e Parisit vë në shërbim të veprimtarive kulturore, Shtëpia Botuese “Non Lieu”, bëri paraqitjen e romanit “Terre brûlée” (Tokë e djegur) të Dashnor Kokonozit. Të pranishëm ishin edhe mjaft njohës të letërsisë, anëtarë të shoqatës “Albania”, shkrimtarë, gazetarë dhe studiues të njohur. Përkthyesja e romanit Evelyne Noygues, përmendi faktin se libri është botuar së pari në Tiranë, nën titullin “Trans”. Ajo foli pastaj për ngjarjet që shoqëruan shembjen e piramidave financiare në vitin 1997, të cilat janë në qendër të romanit të Kokonozit, si një përjetim artistik. Kishte qenë kjo arsyeja, që sipas saj, sapo i kishte rënë në dorë ai libër, ndjeu menjëherë një atmosferë, të cilën vetë ajo e kishte njohur në vitet e para të tranzicionit shqiptar, kur ishte me punë në Shqipëri. “Kompozicioni i veçantë i romanit, personazhet dhe fatet dramatike që i ndjekin ata në një vend që kishte dalë jashtë çdo kontrolli, më shtynë që të filloja menjëherë përkthimin e tij”, tha ajo. Ndërsa drejtuesi i Shtëpisë Botuese, Jérôme Carassou foli për stilin e autorit, gjuhën e përpunuar dhe natyrën universale të problematikës që trajton libri. “Vendosa që ta botoj sapo lexova kapitujt e parë”, - tha ai midis të tjerash. Janë ngjarje që mund të ndodhin kudo, sikurse po ndodhin, dhe kjo bën që ky roman të jetë i kuptueshëm dhe t’u flasë lexuesve të cilitdo vendi”, përfundoi ai.

Për shqiptarët e Zërit të Amerikës kjo nuk ishte një punë e rëndomtë ose thjeshtë një emision lajmesh. Dëgjuesit shqiptarë nga zëri i tyre mund të kuptonin dhembjet për familjarët e tyre në Shqipëri. Aty kishte monologje e dialogje të heshtura, thua se dëgjuesi ynë ishte zënë rob. Ne i flisnim dëgjuesit siç i flet prindi djalit ose vajzës në gjendje kome. Heshtja e dëgjuesit shqiptar ishte si një ankth. Mbylljen hermetike të Shqipërisë nuk e harrojmë kurrë, sepse misioni ynë ishte i shenjtë. Nga transmetimet tona ata dëgjuan lajme të mira dhe tragjike, bile edhe kumtin e vdekjes së Mbretit Zog dhe të Imzot Nolit e të shumë patriotëve të tjerë shqiptarë. Ky zë ishte lajmtari i sinqertë dhe serioz i shpresës dhe shpëtimit të popullit shqiptar jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë e kudo në Ballkan. Aty u dëgjuan thirrjet e personaliteteve më të njohura të botës për lirinë e Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës. Drejtori i mirënjohur i VOA-shqip, Dr. Elez Biberaj në mesin e viteve ’80-ta, bëri ndryshime kolosale ku mes tjerash themeloi edhe rubrikën e famshme “Shqiptarët e Amerikës”. Kjo rubrikë speciale dëgjohej çdo të mërkurë. Aty shfaqeshin mendimet dhe dëshirat e qindra shqiptaro-amerikanëve. Kjo rubrikë shërbente si një lidhje e drejtpërdrejtë familjare me Shqipërinë. Ne e shikonim Shqipërinë si një tokë të premtuar. Çdo lajm të mirë për Shqipërinë e prisnim me gëzim. Për Radio Tiranën dhe për shtypin e Shqipërisë VOAshqip ishte edhe burim informatash. Ndërsa revista “Danas” e Beogradit e 2 nëntorit 1989 shkroi gjerësisht për gjoja shkëmbimet VOAshqip me Radio Tiranën në lidhje me Kosovën, duke më akuzuar edhe mua personalisht. Akuzat e tyre ishin krejtësisht të pavërteta. VOA-shqip dhe Radio Tirana në mënyrë absolute nuk kishin asnjë bashkëpunim. Ne ishim dëgjues të Radio-Tiranës dhe lexues të shtypit të Shqipërisë dhe kurrgjë më shumë. Në fillim të viteve ’80 “Zëri i Amerikës” e bëri gjuhën letrare kombëtare të detyrueshme, që

ishte një hap me rëndësi. Seksioni shqiptar ishte shumë i kujdesshëm ndaj gjuhës shqipe, madje sot e kësaj dite janë te kujdesshëm ndaj fjalëve të huaja, edhe më shumë se radio-televizionet e Shqipërisë ose të Kosovës. Në Shërbimin tonë kurrë nuk pushonin diskutimet për fjalët e fjalitë më të përshtatshme për dëgjuesin shqiptar. Për një kohë të gjatë kompjuterin e kemi quajtur (makinë llogaritëse elektronike) vetëm për t’ia bërë sa më të qartë dëgjuesit. Populli shqiptar e adhuron Amerikën më shumë se asnjë popull tjetër në botë, madje ekziston thënia: ”duaje atdheun tënd siç e duan shqiptarët Amerikën”! Ekonomia dhe demokracia amerikane janë faktori kryesor i dashurisë së shqiptarëve për Shtetet e Bashkuara, këtu bën pjesë edhe përkushtimi serioz i presidentëve amerikanë, W. Wilson, B. Clinton dhe G. W. Bush. Për dashurinë dhe respektin e shqiptarëve rolin kryesor e luan “Zëri i Amerikës”. Për 70 vjet VOA-shqip ka qenë dhe është zëdhënësi kryesor i popullit amerikan dhe politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj çështjes shqiptare. Ky zë epik vazhdon rrugën e vet legjendare për të mirën e çështjes shqiptare. S’ka dyshim liria e demokracia dhe personalitetet e shquara të politikës amerikane kanë luajtur role me rëndësi që mendja dhe syri i shqiptarit të kthehet kah Amerika, por VOAshqip ka meritat më të mëdha për kultivimin e këtyre lidhjeve shpirtërore. Presidentëve amerikanë u janë bërë shtatore në Shqipëri dhe në Kosovë. Edhe VOA-shqip meriton monumente dhe muze në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup dhe në Ulqin. Zëri i Amerikës nuk është thjesht një radio-televizion por është si një rreze drite për liri e demokraci. Për 70 vjet ‘Zëri i Amerikës’ shqip mbolli në tokën arbërore farën e mirë të lirisë e demokracisë amerikane dhe frutet e kësaj fare kanë filluar t’i vjelin tani. (Autori Gjekë Gjonlekaj është ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”, aktualisht botues e biznesmen në New York)

“Fanfara Tirana” më 12 korrik koncert në Romë “Fanfara Tirana” dhe “Trans­global Underground” më datë 12 Korrik do të jenë në Romë. Ata do të fillojnë që atje turin e tyre me koncerte live në skena të ndryshme të Evropës. Përveç këngëve të albumit “Kabatronics”, në koncertet e quajtura “Fanfara Tirana meets Transglobal” do të interpretohen edhe këngë të vjetra të repertorit të grupeve, por të riorkestruara. Turneu parashikon rreth dhjetë data në verë nëpër festivalet e mëdha europiane dhe koncerti i parë do të jetë në Romë në Villa Adda. Pak ditë ndajnë nga koncerti i parë, por organizatorë të këtij turi koncertor kanë bërë të ditur se në vjeshtë turneu do të vazhdojë në Skandinavi e vende të tjera të Europës Veriore. Folklori shqiptar nuk do të mungojë në këtë tur, ku duket se mes artistëve dominon zëri i Hysni Zelës, një nga emrat më të vlerësuar sot dhe pjesë e “Fanfara Tirana”. Pas albumit të tyre të parë me titull “Albanian Wedding” (“Dasma shqiptare”), këtë vit “Fanfara Tirana” nxori albumin “Kabatronics”, një bashkëpunim me “TGU”.


Kulturë » 21

• E martë 9 korrik 2013

Kulla e Sahatit e përfshirë në guidën turistike të Tiranës Gjatë qershorit 220 veta, nga të cilët 150 turistë të huaj janë ngjtur në Kullën e Sahatit Kulla e Sahatit është monument kulture i kategorisë së parë. Shpesh ky objekt shërben si pikë referimi në Tiranë. Arkitektura e saj është e stilit venecian. Kjo kullë është e përfshire në guidën turistike të Tiranës dhe shënon një numër të madh vizitorësh. Dyert e kësaj kulle janë të hapura dhe hyrja është falas pa billet nga ora 8. deri në orenë 15.00. Sipas të dhënave të mbajtura, gjatë muajit qershor në Kullën e Sahatit janë ngjitur 220 vetë, nga të cilët 150 turistë të huaj. Frekuentimi shënon pikun gjatë

D

ikur njihej si festivali emblemë i qytetit me shumë traditë dhe kulturë. Sa herë që këndohet kënga “Zambaku i Prizrenit”, kujtimi i parë sjell festivalin i cili nëpër vite ka sjellë muzikën e mirëfilltë në Prizren. Të shtunën mbrëma festivali ka mbajtur edicionin e tij të 26-të me 14 këngëtarë nga të gjitha trojet shqiptare, sivjet me probleme të natyres teknike, por edhe përmbajtësore. Bashkim Rakaj, producent i “Glob Media” dhe organizator i sivjetshëm i “Zambakut...” ka përsëritur se problemin kryesor në organizim e ka pasur në mungesën e mjeteve financiare, mirëpo, sipas tij, gjithçka ka shkuar ashtu si është menduar. “Ka shumë vështirësi për të realizuar një festival të përmasave të mëdha. Nuk bëhen gjëra të mëdha pa para dhe është qesharake të pretendosh të bësh festival me shuma simbolike duke marrë parasysh kushtet. Ndërsa me një përkushtim të jashtëzakonshëm të stafit mendoj se kemi bërë një punë të mirë sepse unë tregova veten që di të bëj gjëra të mira në bashkëpunim me stafin tim”, është shprehur Rakaj. Por jo të gjithë mendojnë se ky festival ka pasur vetëm këto probleme, kualiteti i tij jo domosdoshmërisht lidhet me financat. Nuk mbahet në mend të ketë pasur më shumë kritika se kësaj radhe ky festival duke marrë parasysh që për shumë vite festivali më nuk organizohet nga vetë qyteti por nga përfitues privatë të “tenderëve muzikorë”. Për kompozitorin Reshat Randobrava, festivali “Zambaku i Prizrenit” ka devijuar nga forma që e ka pasur në fillimet e tij, ndonëse ai vetë është njëri nga themeluesit e festivalit. Randobrava thotë se “himni” i këtij festivali së pari ka munguar, që, sipas tij, është një obligim nga ana e çdo organizatori, e pastaj edhe gjëra tjera të cilat më parë nuk kanë qenë pjesë e repertorit krijues të festivalit. “Një pikë baleti që është prezentuar mendoj se është diçka e pazakontë për këtë festival, por nuk do të thotë që nuk bën, mirëpo nuk jemi mësuar të shohim vallëzim në “Zambak...” Ky festival është për këngë të vjetra qytetare, jo për vallëzime balerinësh”,

sezonit të verës. Në fakt, dikur, syri mund të rrokte cepat e Tiranës. Pamja që të ofrohet sot, nuk shkon përtej disa ndërtesave të larta e të reja. Muret e kullës së sahatit janë ndërtuar me gurë të skalitur, që i japin kullës bukuri të veçantë. Fillesat e ndërtimit të Kullës së Sahatit 2 shekullor janë që nga viti 1822 me iniciativën e Haxhi Et’hem Beut, i ndihmuar edhe nga qytetarë tiranas. Si material ndërtimi është përdorur, gur, si dhe druri i lisit me të cilin u ndërtuan shkallët ngjitëse të kullës, të cilat kohët e fundit u zëv-

endësuan nga shkallë metalike. Lartësia e kullës ka ndryshuar, në lartësi të ndryshme është e pajisur me frëngji të vogla, me funksion mbrojtës, ajrosës dhe ndriçues. Restaurimi i fundit i është bërë para 3 vitesh nga Ministria e Kulturës me një fond prej 30 mijë dollarësh. Kulla e Sahatit është edhe simboli i kryeqytetit që shpesh dhurohet nga Bashkia në shënjë mirnjohje për personalitete të ndryshme. Thuhet se kudo ku janë ndërtuar kullat e sahatit kanë pasur dy funksione: atë publik dhe atë fetar.

“Zambaku i Prizrenit”,

me kërcime e këngë “playback”

Këngëtari korçar Devis Xherahu rrëmben tri çmime

është shprehur Randobrava. Një pengesë tjetër që nuk e karakterizon këtë festival tradicional të qytetit të Prizrenit kanë qenë edhe disa momente kur janë lëshuar “playback” këngët, për të cilat Randobrava thotë se asnjëri festival në rajon e më gjërë nuk mund të bëjë një realizim të tillë, gjysmë të drejtëpërdrejtë e gjysmë “fals”. Pedagogu i muzikës, Bajram Çupi, një nga të parët që ka marrë pjesë në organizimet në skenën e “Zambakut...” ndër vite, ka thënë se është ndjerë i befasuar, për të keq, nga ana e organizimit duke i marrë parasysh të kaluarat e këtij festivali. “Me keqardhje po e them ngase festivali ka një traditë që nuk ka një njeri i cili është profesionist në skenën muzikore. Ky i këtij viti ka qenë shumë i dobët si nga ana e organizmit, përmbajtja e këngëve, me përjashtim të disave, por ky festival ka një

traditë që të jetë “i gjallë” e jo sikur ky konglomerat jo shumë i pëlqyeshëm”, ka thënë Çupi. Megjithatë, festivali me gjithë gabimet është transmetuar në të gjitha televizionet kombëtare në trojet shqiptare. Vetë organizatorët e justifiko-

jnë devijimin e festivalit me mungesën e fondeve dhe buxhetin e paktë për realizimin. Regjisori i festivalit, Isuf Kurtaj, ka thënë se realizimi i këtij festivali ishte shumë i vëshirë, duke shtuar se ka pasur mbështetje morale nga të gjithë, por jo edhe atë financiare. “Në krahasim me vitet e kaluara, realizimi ka qenë shumë më lart, por kjo nuk do të thotë se ne ishim të kënaqur me realimin e “Zambakut...”. Ministria e Kulturës na ka ndarë 4 mijë euro, e me ato pak para nuk realizohet një punë e madhe”, shprehet Kurtaj. Kohë më parë, organizatorët e festivalit “Zambaku i Prizrenit 2013”, kanë shprehur keqardhjen për mbarëvajtjen e këtij festivali në mënyrë perfekte, gjithnjë duke iu referuar kushteve simbolike financiare, të cilat kanë qenë mungesë, si nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit po ashtu edhe nga ana e Ku-

vendit Komunal të qytetit të Prizrenti. Nga katërmbëdhjetë këngëtarë që kanë performuar në natën e 6 korrikut në Prizren, serenata e korçarit Devis Xherahu ka rrëmbyer tre çmime, këngë kjo e orkestruar nga Gent Myftaraj me tekst dhe muzikë të Vask Nicos ka fituar çmimin e interpetimit më të mirë, vendin e parë dhe çmimin e publikut. Në rrjetin social “Facebook”, Xherahu ka shkruar se çmimet e marra në Prizren, janë pjesë e ditëve më të veçanta të jetës së tij. “Ju falënderoj ju të gjithëve që më besuat sonte këto tre çmime të mëdha në Prizren tek evenimenti më i rëndësishëm në Kosovë...”, ka shkruar Xherahu. “Zambaku i Prizrenit 2013”, u prezentua nga tre moderatorë nga Shqipëria, ndërsa në juri profesionale kanë qenë kompozitorja Elizabeta Musliu, pianisti Xheladin Kastrati, dhe artistët Mark Gjoni, Redon Makashi dhe Adrian Trebicka.

“Shqiponjat” në festivalin folklorik të Bursës Ansambli "Shqiponjat" i njohur për trofetë e fituara, niset për në festivalin folklorik të Bursës në Turqi me një risi. Drejtori i Ansamblit, Eqrem Tuda, vlerëson se të tria krahinat e Shqipërisë: e Jugut, e Mesme dhe e Veriut, do të jenë të përfaqësuara me vallet, motivet dhe kostumet autentike të zonave. “E veçanta e këtij festivali është se ne kemi përgatitur të gjithë llojet e veshjeve popullore që ka Shqipëria dhe Kosova. Kemi përgatitur disa valle të veçanta, kombinime që ka punuar zonja Hanka, ka punuar Liria, ka punuar dhe një kosovare”, thotë Eqrem Tuda, drejtor i Ansamblit "Shqiponjat". Në një tjetër pikë shikimi, letrari Riza Lahi ndjekës i disa ediconeve të Festivalit Ndërkombtar të Folkut në Bursa vlerëson performimin e krahasuar me vallet e vendeve të tjera nga balerinët e ansamblit dhe impaktin e ndjeshëm te publiku turk. "E veçanta është se ka ansamble që kanë artistë të mirë, rusët kanë akrobatët, por ata e kalojnë sensin e folkut dhe ky është defekti i tyre. Folklor safi i pastër është folklori që ndjek Shqipëria. Konstatojmë se Turqia ndryshe nga gjithë shtetet e Europës i kushton vëmendje të jashtëzakonshme folkut. Disa herë që kemi shkuar ne na kanë pritur kryetarë bashkish, prefekt, kurse në Shqipëri s'të pret kërrkush", thotë shkrimtari Riza Lahi. Përgjatë korrikut e deri në vjeshtë, kalendari i përfaqësimeve dhe turneve jashtë Shqipërisë është tejet i shpeshtë për ansamblet apo grupet muzikore, ashtu si Fanfara e Tiranës që pritet të shëtisë kabatë me klarinetë, në xhiron e Evropës. Muzika etno, si dhe kostumi i gruas shqipe në pak vjet ka evoluar në mënyrën e servirjes falë punës krijuese të shumë kantautorëve dhe koleksionistëve, duke ia rritur vlerat përfaqësimit dhe duke shtuar një faqe më shumë në pasaportën kulturore të Shqipërisë drejt Perëndimit.


22

« SPECIALE

E martë 9 korrik 2013 •

Dilemat e

Egjiptit

K

ur presidenti Barak Obama u ul me ndihmësit e tij kryesorë të sigurisë kombëtare për të vendosur se si duhej të reagohej nga rivendosja e kontrollit të ushtrisë mbi Egjiptin, pati një zgjedhje të vështirë për të bërë. Ai mund ta denonconte atë që ndodhi si një grusht shteti kundër një presidenti të ligjshëm dhe të pezullonte ndihmat ushtarake amerikane, ose mund ta përqafonte lëvizjen si një reagim ndaj pakënaqësive popullore me qeverinë e kontrolluar nga Vëllazëria Myslimane. Ai zgjodhi rrugën e mesme, duke bërë thirrje për një rikthim të shpejtë te qeveria e civilëve dhe duke urdhëruar një rishikim të ndihmave amerikane, gjë që reflekton frikën e këshilltarëve të tij nga pasojat që mund të ketë mbajtja e një ane në konflikt. Një gjë e tillë mund të nxiste militantët për dhunë, duke e justifikuar këtë me ndërhyrjen amerikane, ndërsa një reagim i balancuar ishte i nevojshëm për të ruajtur fleksibilitetin diplomatik. Por qëndrimi thotë shumë edhe për qëndrimin e Obamës ndaj Pranverës Arabe: një trajtim i kujdesshëm larg qëndrimeve të prera. Diplomacia e kujdesshme e Obamës është një reflektim ndaj luftës së Irakut, për të cilën mendon se nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Kjo i ka lejuar atij të shmangë vendosjen e trupave amerikane në rreziqe të mëtejshme. Por kjo ka bërë që të jetë edhe pre e kritikave, ku shumë thonë se ai është përzier tepër vonë dhe nuk u ka dhënë formë ngjarjeve që ka ndodhur. Në këtë proces Uashingtoni ka humbur ndikimin e vet tradicional në Lindjen e Mesme. Dhe vetë mosdënimi i prerë i përmbysjes nga ushtarakët të një qeverie të zgjedhur me mjete demokratike mund të dëmtojë më tej zyrtarët amerikanë kur ata predikojnë rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe reformave demokratike në vende të tjera. Zbulimet e publikuara

nga ish-punonjësi i sigurisë Eduard Snouden mbi programet e stërmëdha të mbikëqyrjes të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara mbi qytetarët e vet dhe qeveritë e vendeve të tjera, qoftë aleatë apo jo e ka dëmtuar imazhin e SHBA-ve gjatë javëve të fundit. Këshilltarët e Obamës u kërkuan zyrtarëve egjiptianë të veprojnë me shpejtësi për të pasur një qeveri demokratike, pasi ushtria rrëzoi presidentin Mohamed Morsi. “Anëtarët e skuadrës së sigurisë kombëtare të presidentit kanë qenë në kontakt me zyrtarët e Egjiptit dhe partnerët tanë rajonalë për të treguar rëndësinë e rikthimit të shpejtë dhe të përgjegjshëm tek autoriteti i zgjedhur demokratikisht

dhe te qeveria civile”, - tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. Në vende të tjera në Lindjen e Mesme Shtetet e Bashkuara kanë marrë pjesë me rezerva në koalicionin që solli rrëzimin e Muamar Gadafit në Libi. Por Obama ka treguar kujdes me luftën civile në Siri, ku më shumë se 100 mijë njerëz kanë vdekur dhe qindra mijë të tjerë janë refugjatë. Ai la Francën, Britaninë, Turqinë dhe aleatët arabë të marrin udhëheqësinë dhe me ngurrim muajin e kaluar ra dakord të dërgojë armatime të lehta për rebelët e Sirisë. “Është shumë e lehtë të rrëshqasësh gjithnjë e më thellë në angazhime”, - tha presidenti për medien pak kohë më parë, duke justifikuar kujdesin e tij

në çështjen e Sirisë. Vetëm drama më e gjatë në Lindjen e Mesme konflikti Izrael-Palestinë - po merr vëmendje maksimale nga diplomatët amerikanë, ku përpjekjet janë të shumta për ndërmjetësim bisedimesh. Ndërsa zyrtarët amerikanë refuzojnë argumentimet se nuk po i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme Lindjes së Mesme, nuk ka dyshim se administrata e Obamës është drejtuar më shumë nga rajoni i Azi-Paqësorit dhe ka qenë më i shqetësuar për problemet e brendshme, si ligji për emigrimin dhe ligji për kujdesin shëndetësor. Rrëzimi i Mursit në Egjipt ofron një shans të dytë për Obamën, i cili, kur tërhoqi mbështetjen afatgjatë të SHBA-ve për Hosni Mubarakun, ndihmoi edhe rrëzimin e tij në vitin 2011. Obama mundet, për shembull, të rrisë ndihmat joushtarake, të cilat janë vetëm 250 milionë dollarë aktualisht, nga 1.5 miliard që Kajroja merr çdo vit dhe të dërgojë këshilltarë për një tranzicion drejt qeverisjes nga civilët. Po se deri në ç’masë egjiptianët do të dëgjojnë amerikanët, mbetet një pyetje e hapur. Kur po shihnin se protestat kundër Morsit po bëheshin

gjithnjë e më të ashpra, zyrtarët amerikanë qenë të vetëdijshëm se Egjipti ishte pranë trazirave. Uashingtoni u mërzit gjithnjë e më shumë, pasi udhëheqësi egjiptian nuk ishte në gjendje të merrte vendime të rëndësishme ekonomike. Ka pasur edhe ide për të hapur bisedime mes zyrtarëve amerikanë dhe Vëllazërisë Myslimane, si dhe për të ndihmuar Morsin me disa njerëz më të fortë përreth tij. Po kur kjo dështoi dhe turmat u shtuan në rrugë, ushtarakët u rikthyen. Obama duhet të ketë gjykuar gabim forcën e publikut kur ambasadori i Egjiptit, Ane Paterson, tha së fundi se demonstratat në rrugë nuk kishin gjasa të sillnin ndryshim. Komentet e saj u interpretuan në Egjipt si mbështetje për Morsin. Ajo u përqesh nga grafitet në të gjithë Kajron. “Në vend që të kishim një qëndrim të mëhershëm dhe më të fortë mbi problemet e Vëllazërisë Myslimane me demokracinë, ata dërguan një mesazh shumë konfuz. Në thelb ata thanë se po mbështetnin Morsin, dhe kjo dëmtoi kredibilitetin tonë”, - thotë eksperti Aron David Miler. “Rojters”


SPORT • E martë 9 korrik 2013

Perez:

Arturo Vidal nuk largohet nga Juventusi. Mesfushori kilian, i konsideruar si një nga elementët më të rëndësishëm të mesfushës bardhezi, pritet të rinovojë kontratën deri në vitin 2018. Juventusi dhe mesfushori kanë gjetur pikën e përbashkët që do të shtyjë bashkëpunimin e tyre edhe për 5 sezonet e ardhshme, duke u mbyllën derën disa skuadrave evropiane që kishin shfaqur interes për të. Por, firma mbi kontratën e re do të vijë gjatë fazës përgatitore. Edhe pse nuk ka ende shifra zyrtare për kontratën e re, mendohet se Vidal do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon plus bonuset për sukseset e mundshme të Juventusit në Itali dhe Evropë. Ndërsa që një lojtarë konfirmohet, një tjetër mund të bëjë gati valixhet për ta testuar veten në një skuadër të re. Bëhet fjalë për sulmuesin e kombëtares italiane, Emanuele Xhiakerini. Skuadra angleze e Sunderland kërkon shërbimet e sulmuesit italian, duke i ofruar bardhezinjve 8 milionë euro. Për trajnerin Konte, Xhiakerini është një lojtar i rëndësishëm, por përballë një shifre të tillë, drejtori i përgjithshëm Bepe Marrota zor se do të konfirmoj edhe Xhakerinin për sezonin e ardhshëm.

Presidenti i Realit të Madridit ka folur rreth lëvizjeve në merkato, largimet e mundshme, afrimet e lojtarëve cilësorë dhe të ardhmen e Kristiano Ronaldos

P

Rinovimi i Kristiano Ronaldos “Ai dëshiron të mbyllë karrierën në Madrid, ashtu siç ka bërë Zidan dhe shumë lojtarë të mëdhenj. Unë jam plotësisht i sigurt se Ronaldo do ta mbyllë në Madrid si lojtar”, ka thënë Florentino Perez. Ançeloti Mendoj se tashmë i ka rastisur të jetë trajneri i klubit më të madh në botë. Ai është një trajner i madh, që ka fituar gjithçka në karrierën e tij. Kjo ishte tentative e tretë që kemi bërë për ta marrë dhe

Volfsburgu 30 milionë për Vuçiniç dhe Xhovinkon

më në fund ia kemi arritur”. Zidan “Gjërat janë të thjeshta. Ju e dini fare mirë se ai do të jetë trajneri i dytë i Realit të Madridit. Kjo ishte një dëshirë e kërkesë e Ançelotit”, ka thënë Perez. Garet Bejl “Po flasim për një lojtar të madh, që është pjesë e një klubi mik si Totenhemi. E di se flitet shumë për të, megjithatë mund të deklaruar i bindur se deri më tani nuk i kemi paraqitur asnjë ofertë”. Higuain “Natyrisht që dëshira jonë është që ai të vijojë të qëndrojë në Madrid. Por të shohim se çfarë do të ndodhë. Për më shumë po flitet për Arsenalin, por askush nga ata nuk ka ardhur në Madrid për të bërë një ofertë, as 27 milionë as asgjë. Nuk ka asnjë ofertë për të”.

Illarramendi “Ajo q na shqetëson më shumë në këto çaste është situate ku ndodhemi me Ksabi Alonson.” Kaka “Pati një problem në kavilje përpara se të vinte në Madrid. Pastaj erdhi dhe Ozili dhe për të u bërë gjithçka më e vështirë. Megjithatë tani që ka ardhur Ançeloti ai e njeh mjaft mirë dhe shoh se gjithçka ka nisur të ndryshojë.” Kavani-Luis Suarez “Nuk i kemi bërë ofertë asnjërit prej tyre”. Murinjo “Zhoze i ka dhënë hov cilësor Realit të Madridit. Prej 6 vjetësh nuk kalonim 1/8 e finaleve në Champions, ndërsa me të kemi mbërritur 3 vjet radhazi në gjysmëfinale. Na mungoi vetëm një fitore në Champions.”

Gomes zyrtarisht i Fiorentinës Atletiko merr David Vijën David Vija do të vazhdojë karrierën tek Atletiko e Madridit. Klubi madrilen ka arritur një goditje të shpejtë në merkato, duke siguruar dje firmën e sulmuesit të Barcelonës. Vështirësitë në arritjen e një marrëveshje me sulmuesin e Seviljes, Alvaro Negredo i kanë detyruar drejtuesit e Atletikos së Madridit të kërkojnë ndonjë variant tjetër për këtë repart. Dhe emri i ri tashmë është David Vija. Barcelona kërkonte 10 milionë euro për sulmuesin, por dje ka rënë dakord për gjysmën. Atletiko do të paguajë 5.1 milionë euro për David Vijën, nga të cilat 2 milionë menjëherë dhe pjesën tjetër me këste.

Mirko Vuçiniç dhe Sabastian Xhovinko nuk e kam më vendin e sigurt tek Juventusi. Ndonëse për malazezin ishte folur për një largim të mundshëm, për Xhovinkon është hera e parë gjatë kësaj vere. Ky i fundit u rikthye me një bujë të madhe tek “Zonja e Vjetër”, por paraqitjet e tij nuk kanë qenë në nivelin që priste trajneri Konte. Tashmë që Juventusi është forcuar në sulm me Lorenten dhe me Tevez, disa prej emrave aktual të sulmuesve bardhezinj mund të largohen. Për Vuçiniç dhe Xhovinkon ka ardhur një ofertë prej 30 milionë eurosh nga skuadra e Volfsburgut. Bardhezinjtë kanë një marrëdhënie të mirë me skuadrën gjermane dhe nuk përjashtohet mundësia që mes dy klubeve të arrihet një marrëveshje. Por, përveç dëshirës së Juventusit, duhen parë edhe objektivat e lojtarëve, të cilët ndoshta nuk duan të transferohen në Gjermani. Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtori i përgjithshëm Bepe Marrota është gati të pranojë shumën e Volfsburgut, pasi këto para do t’i përdorte për të sjell në Torino sulmuesin e Fiorentinës, Stevan Jovetiç. Në të njëjtën kohë në shitje është edhe Matri, për të cilin po tregon interes skuadra e Milanit, por në orët e fundit edhe Lacio. Për Matrin, Juventusi kërkon minimalisht 15 milionë euro, aq sa ka shpenzuar për ta blerë nga skuadra e Kaljarit.

Oshobe Oladele firmos me Partizanin Klubi i kuq ka siguruar lojtarin e 10-të nga merkato. Oshobe Oladele do të jetë një lojtar i Partizanit edhe në sezonin e ri. Mesfushori nigerian ka firmosur dje paradite një kontratë 1+1 me Partizanin, duke mbyllur gjithçka edhe përsa i përket dokumentacionit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi për shtyp i skuadrës, Olsi Ranxhi. “Me Oshoben ishte folur prej ditësh dhe dje ai ka mbyllur gjithçka me Partizanin. Ai ka nënshkruar një kontratë për një vit me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër”, ka theksuar zëdhënësi për shtyp i të kuqve. Oladele erdhi në janar tek Partizani. Fillimisht ai ka qenë pjesë e Vllaznisë, ndërsa me ardhjen e dyshes së donatorëve Sallaku-Demi, nigeriani u bë pjesë e të kuqve në janar. Gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar, Oladele ka zhvilluar 8 ndeshje me Partizanin, duke shënuar një gol, në takimin e fundit të kampionatit në Lushnjë.

Ejupi goditja e Skënderbeut

asi fitoi gjithçka që mund të fitohej në seP zonin e shkuar me Bajernin e Mynihut, Mario Gomez është transferuar tek Fiorentina. Nuk

bëhet fjalë për zëra në merkato, pasi gjithçka është zyrtare. Fillimisht lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të internetit të Bajernit dhe më pas të Fiorentinës. Vlera e këtij operacioni nuk është bërë e ditur për mediat, por besohet se të dy skuadrat është arritur një marrëveshje për 20 milionë eurove. Për Gomez kishte shfaqur interes Napoli dhe Mançester Sitit, por 27-vjeçari duket se ishte ai që kërkoi të kalonte tek Fiorentina, për shkak të dëshirës së tij për të luajtur në kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

23

Bardhezinjtë blindojnë Vidal, Xhakerini drejt Anglisë

Ronaldo e mbyll karrierën në Madrid

residenti i Realit të Madridit ka folur rreth lëvizjeve në merkato, largimet e mundshme, afrimet e lojtarëve cilësorë dhe të ardhmen e Kristiano Ronaldos. Ai ka folur gjithashtu dhe për një ofertë të mundshme të Arsenalit në adresë të Higuainit, duke mohuar që një gjë e tillë të ketë ndodhur realisht.

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

Serinë A, në një prej qyteteve të tij të preferuara, në Firence. Bajerni u përpoq të binde Gomez të qëndronte në Gjermani, por duke parë dëshirën e tij të madhe për t’u transferuar në Itali, drejtuesit kanë vendosur të pranojnë ofertën e Fiorentinës, e cila për momentin nuk është bërë e ditur. “Ishte dëshira e Gomezit për të kërkuar një aventurë të re dhe Fiorentina ishte skuadra e përzgjedhur prej vetë futbollistit, të cilin e falënderojmë për kontributin e dhënë për të gjithë sukseset e arritura gjatë qëndrimit të tij tek Bajerni i Mynihut,” ka deklaruar drejtori ekzekutiv i bavarezëve.

politika: ALBANA LIKA, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERVIN KOÇI rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Muzafer Ejupi është goditja e radhës në merkato e Skënderbeut. Sulmuesi 24-vjeçar shqiptar, me shtetësi maqedonase, firmosi kontratë dyvjeçare me presidentin Ardian Takaj, i cili në këtë mënyrë mbushi hapësirën e lënë bosh nga Sebino Plaku në vijën e parë. Ejupi u vu menjëherë nën urdhërat trajnerit Mirel Josa që zhvilloi seancën e parë stërvitore në kompleksin “Tropikal”, në Durrës, pas kthimit nga Austria, ku kampionët e Shqipërisë zhvilluan fazën përgatitore. Tekniku tiranës në takimin e parë me sulmuesin nga Maqedonia i komunikoi se do të jetë në listën e futbollistëve të federuar për ndeshjet e Championsit, por nuk i siguroi vendin e titullarit, pasi më parë duhet ta bindë në fushën e blertë. Muzafer Ejupi ka lindur në Shkup, ndërsa karrierën si futbollist profesionit e nisi në vitin 2006 te skuadra e Vardarit, ku qëndroi deri në 2010, pasi më pas u transferua për një sezon te Metalurgu i Shkupit. Sezonin e kaluar u aktivizua në radhët e Shkëndijës së Tetovës, duke qenë një nga pikat më të forta të kësaj skuadre.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E martë 9 korrik 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.