Gazeta Metropol 9 Maj

Page 1

»10-11

“Qypërllinjtë e Roshnikut” në “Ballkan trafik”

Fitim Mimani: Me këngë në Bruksel për anëtarësimin E mërkurë

9 maj 2012

Viti VIII, Nr. 2660 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ridiskutimi

PD-PS konsensus » Komisionet për hetimin e Eulex shqyrtojnë ligjin për

5

Miratohet ligji për dhënien e të drejtave të plota në verifikimin e të dhënave për trafik organesh gjatë luftës së Kosovës »5

kufijtë me Greqinë

Tokat e 7501 Kuvendi bllokon tapitë

Presidenti Fatos Nano pakt me Mediun, e mbyll me kreun e PD-së Berisha

Meta-Rama

Takimi kthen sherret dhe replikat mes socialistëve

Ish-kreu socialist paralajmëron përfundimin e pjesës së parë të lojës. Kërkohet strategji për unitetin dhe integrimin

»2-3

»2

Reagon Braçe: Rama i mandatuar nga kryesia. Në forum mbështetësit e PS shprehin habinë për rrëzimin e akuzave ndaj LSI. Rama vlerëson takimin si konstruktiv

Ambasadori Aleksandër Arvizu

Zgjedhja e presidentit do të ndikojë te votuesit e zgjedhjeve të 2013-ës Renzzo Bosi Pas diplomimit, “Troftës” i ofrohet punë nga kundërshtarët »8

»22

Koment

Speciale

Pas zgjedhjeve Ndryshimi i Unioni, nën rreziTiranës pas një viti kun e shpërbërjes Nga Halil Rama

Kthehet për rishqyrtim në qeveri ligji për sipërfaqet e dhëna në përdorim prej ish-komisioneve vendore. Kur do të hiqet e drejta për sipërfaqen e marrë. Pikat e kërkuara për rishikim nga deputetët. Prej një viti drafti qëndron pa gjetur zgjidhje, ngec procesi i verifikimit dhe regjistrimit »4

“Bossi” numëronte minutat e klientëve

»13

Nga Fation Leli

Më mirë me apo pa CEZ?

»13 »8

Pas abortit nxjerr të shoqen dhe kunatën si prostitutë

»16

Kriza greke do të ekspozojë shumë shpejt z. Hollande

»17


02

« politikË

E mërkurë 9 maj 2012 •


politikë • E mërkurë 9 maj 2012

»

03


04

« politikë

E mërkurë 9 maj 2012 •


aktualitet • E mërkurë 9 maj 2012

»

05


06

« sociale

E mërkurë 9 maj 2012 •


aktualitet • E mërkurë 9 maj 2012

»

07


08

« aktualitet

E mërkurë 9 maj 2012 • të shoqen E detyroi edhe pas abordit, numëronte minutat e klientëve

Nxorri si prostituta gruan, kunatën e të tjera Shqiptari i fiksuar pas fitimeve, pagesa nga 20 deri 200 euro ITALI - Një shqiptar u arrestua pasi është akuzuar për shfrytëzim të prostitucionit të rëndë të bashkëshortes, kunatës dhe shqiptareve të tjera, ushtrim dhune ndaj tyre dhe kërcënime. Në pranga ra Proletar Lato, një shqiptar 39-vjeçar, i cili është arrestuar nga ana e departamentit të policisë së policisë operative në Perugia. Ai i kontrollonte gratë në mënyrë obsesive dhe ua numëronte çdo minutë klientëve, duke vëzhguar edhe veshjet apo sjelljet e tyre. Ajo çka është më e tmerrshme në këtë histori është fakti që bashkëshotja e Proletarit kishte aborduar pak muaj më parë, por ai vazhdonte ta nxirrte në rrugë edhe kur ajo kishte nevojë

Proletar Lato

për pushim dhe kishte dhimbje të vazhdueshme. Policia tha se ai u arrestua me ndihmën e departamentit operativ ushtarak të ardhur nga Firence për disa muaj, të martën në mëngjes, si pjesë e operacionit “Pallotta”, në të cilin pesë persona të tjerë përfunduan në burg, ndërsa një tjetër është duke u kërkuar ende. Koloneli Pierugo Todini dhe kapiteni dhe Giovani Rizzo, në një konferencë për shtyp, folën për një “kontekst të rëndë të nënshtrimit fizik dhe psikologjik, me të cilën shqiptari kërkonte të merrte nga gratë një fitim maksimal”. I fiksuar mbas fitimeve ai e shiste trupin e grave në vendet më fitimprurëse në qytet dhe në të vërtetë

Letra drejtuar Renzzo Bosit “Eja të mësojmë zanatin”

“Troftës” i bëhet ofertë pune për fermer në Itali Skandali i diplomës fiktive te “Kristal” i Renzzo Bossit, djalit të Umbertos, po merret tepër seriozisht në shtetin fqinj të Italisë, ku reagimet janë të shumta. Përveçse Bossi rrezikon të akuzohet për “korrupsion” dhe nisjes së hetimeve nga prokurorët shqiptarë që sekuestruan materialet te universiteti “Kristal”, së fundmi “Troftës” i është ofruar punë si fermer nga “jugorët”, të cilët partia e tij i sheh me përçmim. “Eja pranë detit, në ajër të pastër”, i drejtohet Bossit në një letër pronari i firmës në Salerno (skaj i thellë jugor i Italisë). Sakaq, mediat italiane shkruajnë skandali i diplomës ka ndikuar në zgjedhjet administrative lokale, të zhvilluara së fundmi në Itali. Diploma është marrë nga Renzzo Bosi më 29 shtator të vitit 2010, e lëshuar nga universiteti “Kristal” për “menaxhim bisnesi”.

Sherri kur po shkëmbeheshin në rrugë

Shtyn karrocën pa dashje, burrë e grua rrahin një grua Një çift ndiqet penalisht nga policia sepse rrahën një grua në rrugë, pas një sherri për karrocën e fëmijëve. Nga burimet zyrtare të policisë së Tiranës mësohet se nga komisariati nr 3 filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasve A.C, 44 vjeç dhe E.L, 34 vjeçe, të dy banues në Tiranë, sepse më datë 07.05.2012, rreth orës 18.30, në rrugën “Sami Frashëri”, pranë urës së Lanës, në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë goditur për motive të dobëta një shtetase. Ndërkaq, burimet policore thanë se sherri kishte nisur për shtyrjen e karrocës së fëmijës që po mbante çifti. Gruaja, rreth të 40-ave, siç duket nuk është treguar e kujdesshme gjatë shkëmbimit në rrugë me çiftin dhe aty plasi sherri. Në fillim u zunë vetëm gratë e më pas edhe burri e ka goditur 40-vjeçaren me grushte e shkelma. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të dëmtimeve të tjera me dashje, parashikuar nga nenet 90-25 të Kodit Penal.

Ministri Halimi në analizën e burgjeve

“Në fokus siguria në burgje dhe trajtimi i të dënuarve”

Prokuroria do ta dëgjojë atë personalisht

Renzzo rrezikon të akuzohet për “korrupsion” në Shqipëri Verifikimet e garantuara do të jenë të gjera dhe të shpejta. Mbi të gjitha do të hedhin dritë të plotë për diplomën në universitetin privat “Kristal”, e marrë nga Renzo Bossi. Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë nuk do të humbasë kohë. Këtë javë ata do t’u kërkojnë prokurorëve italianë në Milano dhe Napoli aktet hetimore dhe dokumentet në lidhje me diplomat e Renzo Bossit dhe Pier Moscagiuros, bodigard. Hetuesit shqiptarë në ditët e ardhshme, do të dëgjojnë të gjithë pedagogët dhe drejtuesit e këtij universiteti për të parë nëse Renzo Bossi ka marrë pjesë në provime apo në frekuentim të fakultetit. “La Repubblica” thekson se Task-Forcë ka për qëllim edhe thirrjen për të dëshmuar “sa më shpejt të jetë e mundur”, të vetë personit në fjalë, pra Renzo Bossit, në mënyrë që ai të japë shpjegimet e tij. Hetuesit janë duke punuar në dy vepra të supozuara penale, atë të “falsifikimit të dokumentit zyrtar” dhe sidomos atë të “korrupsionit”. Gjithashtu kërkohet të testohen njohuritë në gjuhën shqipe.

ajër të pastër pas dy viteve në Këshillin e Qarkut. Pra, pronari i fermës “La Serafina Ferrara” në Ceraso, provincë e Salernos, ka marrë në dorë një laps e një letër dhe i ka shkruar Renzzos. Ftesa është që Bossi të transferohet në Jug, në një mjedis

të shëndetshëm, vetëm pak hapa larg nga deti, në zemër të Parkut Kombëtar të Cilentos dhe Vallo di Diano. Ferma, aktive në fushën e prodhimit të naftës, ka vënë në dispozicion të “Troftës” edhe akomodimin në një qendër në varësi të

Ndikimi në zgjedhje

Ofertë pune si fermer Prestigjozja “Corriere Della Serra” bëri publike letrën drejtuar Bossit. Në artikull thuhet se dhjetëra parrulla, fushata dhe beteja. Lega Nord (Lidhja e Veriut) e ka kundër afrikanëve, sllavëve, kundër emigrantëve të tjerë dhe kundër “terroni” (jugorëve). Pastaj, brenda një muaji, zbulohet se paratë e kësaj partie janë investuar nga ish-shefi i thesasit Belsito në Tanzani dhe Renzzo Bossi, djali i Umbertos, mori diplomë në një kohë rekord në Shqipëri. Një fermë (e njëjta që Borghezio donte t’ua shiste Shteteve të Bashkuara), i ka ofruar një punë “Troftës”. Ata i janë drejtuar Renzzo Bosit me fjalët “Eja në Cilento, ta mësojmë ne zanatin e fermerit”. Pra, kështu i bie që të njëjtët “jugorë” të akuzuar se u kanë vjedhur punët italianëve për disa vite, tani ofrojnë një mundësi për Renzo Bossin. Disa ditë më parë, në fakt, pasardhësi i Umbertos kishte shprehur një dëshirë për të punuar si fermer. Donte të rrinte në

kishte planifikuar gjithashtu transferimin e aktiviteteve në Nizza, ku sipas shfrytëzuesit, ishte e mundur të arrinte fitime më të larta. Në Perugia bëhej fjalë për 30 euro fitim për një performancë në makinë dhe 60 deri në 70 euro për një seancë në apartament. Në Nizza “pazari” rritej dhe shkonte nga 150 deri në 200 euro për një performancë. Kështu, Proletari, në verën e 2011-ës i mori gratë me forcë dhe i detyroi të transferoheshin në Nizza për prostitucion për disa javë. Pastaj telefoni i tij përfundon i përgjuar sepse kishte kontakte me një tjetër shqiptar të arrestuar. Dhe policia vendosi t’u japë fund vuajtjeve që gratë kishin duruar.

Skandali i djalit të Umberto Bossit duket se i ka prishur punë partisë së të atit. Këto ditë në Itali janë zhvilluar zgjedhje rajonale administrative, ku duket se Lega Nord ka pësuar luhatje. Megjithatë, ky fakt mohohet për mediat italiane nga Daniele Beloti, këshilltar rajonal i Lega Nord, i cili shprehet se “Për të bërë gjykime mbi atë se sa kanë peshuar diamantet, ari, ose diplomat në Shqipëri, në fakt duhet të shkojmë në realitete më të mëdha se ato në Bergamo. Në nivel kombëtar nuk vihet re ndonjë kontrast i madh, pasi puna ka fituar pavarësisht nga të gjitha”.

kompanisë. “Në mënyrë që të gëzojë komoditetin, pavarësinë dhe ngrohtësinë e njerëzve të thjeshtë të vendit”,-shkruhet në letrën drejtuar Renzzos. Propozimi është serioz dhe pret reagimin e tij. Përgatiti: Mariglen Mulla

Forcimi i sigurisë së sistemit të burgjeve dhe lufta ndaj abuzuesve ishin në fokus të asaj që kërkoi dje ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, gjatë analizës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Halimi tha se “Raportet evidentojnë se kemi evoluim pozitiv në nivelin e menaxhimit në burgje. Kemi absolutisht një rritje të performancës në trajtimin e të dënuarve”. Sipas ministrit ka pasur arritje të rëndësishme në përmirësimin e sigurisë, duke evidentuar zero tentativa për arratisje gjatë këtyre muajve. Po ka edhe probleme për të cilat pritet marrja e masave të menjëhershme. Halimi iu referua problemeve të abuzimit që kanë shoqëruar çështje të tilla si hyrja e sendeve të paligjshme në burgje, si dhe abuzimi me lejet shpërblyese. “Korrupsioni është një sëmundje që duhet ta luftojmë çdo ditë. Kërkoj prej jush tolerancë zero ndaj çdo rasti abuziv. Monitorimi dhe kontrolli i sistemit të burgjeve është prioritet i Ministrisë së Drejtësisë ndaj kërkoj marrjen e masave të menjëhershme për të parandaluar në të ardhmen dukuri të tilla”,- deklaroi ministri. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë aktualisht monitoron online me kamera sistemin e Institucioneve të Vuajtjes së Dënimit në Tiranë, ndërkohë që pritet që ky sistem të shtrihet edhe në të gjithë burgjet e vendit. Halimi deklaroi se në shtator do të nisë reformave në sistemin e menaxhimit të burimeve financiare në burgje, e cila synon rritjen e cilësisë së shërbimit dhe uljen e kostove për mbarëvajtjen e të dënuarve.

Policia: Droga vinte nga Shqipëria

Porosit pije, të vjen kokainë në tavolinë, arrestohet grupi ITALI - Policia italiane arrestoi disa persona që shisnin kokainë që vinte nga Shqipëria dhe Amerika e Jugut. Droga shpërndahej në një lokal, ku porositej një pije dhe merrej një dozë droge. Rreth 50 shpërndarës të drogës janë arrestuar nga policia, ndërsa aksioni çoi në arrestimin e 9 personave të përfshirë në trafik dhe bllokimin e një pistolete tip Tanfoglio 9X21, armë kjo e vjedhur në mars të vitit 2010 në provincën e Reggio Emilias. Për më tepër, në të njëjtën familje në Erbusco, u gjetën edhe 250 gramë kokainë. Sipas hetimeve të policisë, kokaina vinte nga Amerika e Jugut dhe Shqipëria. Hetimet nisën pasi një nënë e dëshpëruar kërkonte informacion në lidhje me fëmijën për sjellje të çuditshme dhe se shpenzonte paratë e familjes.


aktualitet • E mërkurë 9 maj 2012

»

09


10

« koment

E mërkurë 9 maj 2012 •


koment • E mërkurë 9 maj 2012

»

11


12

« koment

E mërkurë 9 maj 2012 •

Patatja në artet figurative

P

atatja është sot një nga kulturat kryesore bujqësore, që kultivohet në mbi 150 vende të botës, në një sipërfaqe rreth 19 milionë hektarë dhe prodhim prej 300 milionë tonë, duke zënë vendin e pestë për prodhimin e saj pas kallamsheqerit, grurit, orizit dhe misrit. Ajo kultivohet sot nga Ekuadori deri 34º gjerësi jugore dhe 70º gjerësi verore, që nga niveli i detit deri në lartësitë 4000– 5000 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka filluar të përdoret nga njeriu qysh 8–10 mijë vjet më parë në krahinat e vargmaleve të Andeve në Amerikën e Jugut, por europianët u njohën me pataten pas zbulimit të Amerikës nga Kristofor Kolombi, rreth viteve 1536. Por duhej të kalonin më se 200 vjet që nga mesi i shekullit XVII ajo të merrte përhapje të madhe në Europë dhe pastaj në të gjithë botën. Ajo ka qenë një nga mjetet kryesore në luftën kundër urisë, që kishte prekur zona të tëra të globit në ato periudha. Duke u bërë pjesë e jetës së shumicës së popullsisë së Europës dhe më vonë të mbarë botës, ajo nuk kish si të mos tërhiqte vëmendjen e kultivuesve të saj, por dhe të gjithë njerëzve. Në këtë rast ajo nuk mund të ishte jashtë vëmendjes së jetës shpirtërore të tyre. Nën ndikimin e patates, një kulturë bujqësore kaq e rëndësishme për njeriun, janë realizuar shumë punime artistike gjatë epokave të jetës njerëzore. Një pjesë e mirë e këtyre punimeve ndodhen në muzetë më të mëdhenj të botës, si Muzeu i Luvrit, Paris; Metropolitan Muzeu në NjuJork, muzeu “Van Gog” në Amsterdam, Holandë; muzeu “Ermitazhit” në Shën-Petërburg, Rusi; Galeria Kombëtare e Arteve në Londër, Muzeu i Artit në Berlin etj. Po ka dhe shumë vepra që ndodhen në koleksionet private anembanë botës. Nga hulumtimet tona të deritanishme kemi gjetur vepra në pikturë të mbi 500 autorëve të ndryshëm nga 5 kontinentet me rreth 1500 piktura dhe 300 grafika, ku paraqitet patatja në aspekte të ndryshme të zhvillimit të saj, që nga morfologjia, teknologjia e saj, vjelja dhe përdorimi në ushqimin e njeriut dhe aspekte të tjera të kësaj kulture bujqësore. Gjithashtu ka shumë vepra në skulpturë, instilacione, fotografi dhe fusha të tjera të artit dhe të letërsisë që kanë si temë kulturën e patates. Kështu, rezulton se shumë artistë, sidomos piktorë, veçanërisht ata të shekujve XVIII, XIX, i kanë kushtuar një pjesë të veprimtarisë së tyre paraqitjes së patates. Përmendim këtu sidomos Vinçent Van Gogun, Jean Fransua Millet, Camille Pisarro e shumë e shumë të tjerë. Popujt e vjetër të Amerikës Jugore, ku është dhe origjina e patates dhe ku kjo bimë ka qenë për një periudhë të gjatë dhe është akoma ushqimi bazë i popullsisë, i kanë kushtuar asaj mjaft punime të ndryshme, sidomos punime qeramike. Kulturat mocho të Perusë kanë qenë të parat që kanë nderuar pataten në art, duke krijuar skulptura dhe skalitje të ndryshme. Veprat e artit kushtuar patates, me prejardhje nga kohët e vjetra, janë kryesisht qeramika dhe skulptura, ndërsa piktura dhe vizatime kanë ardhur shumë pak, ose aspak deri në ditët tona. Popujt e Europës, pasi e mallkuan pataten si një ushqim helmues, filluan të frymëzohen prej saj. Qysh nga fillimi i shekullit XVII enët prej argjile, që thirreshin “lulet

Nga Eqrem Meçollari

e patates”, zbukuronin tavolinat në Provansë të Francës. Irlandezët e nderuan pataten me një kurorë argjendi me mjeshtëri të mrekullueshme. Në shekullin XVIII në oborrin mbretëror francez vendosnin lule patate në kopsat e xhaketave dhe në flokët e MariaAntoinetës. Lulet e patates zbukuronin gjithashtu veshjet e Luigjit XVI. Vinçent Van Gogu me gjeninë e tij të pakrahasueshme ishte i pari që i dha patates privilegjin e bujarisë në botën e arteve të bukura. Ai e shikonte atë si simbolin e marrëdhënieve të njeriut me tokën, me punimin e së cilës njeriu mund të prodhonte për të fituar ushqimin e tij, të mbahej gjallë dhe të mbijetonte. Vinçent Van Gogu mund të quhet piktori i patates, pasi ka lënë mbi 50 punime të ndryshme për pataten, si asnjë piktor tjetër në botë. Përveç veprës së tij të famshme “Ngrënësit e patates” ai ka në koleksionin e tij dhe shumë vepra të tjera që i kushtohen patates. Tabloja “Ngrënësit e patates” është pikturuar në prill të vitit 1885 në Nuenen, Holandë. Ajo është pikturë vaji në beze. Piktori ka bërë shumë studime paraprake për këtë vepër. Ai realizoi aty studime të fuqishme të fshatarëve gjatë punës, por gjithashtu rreth 200 tablo në telajo të errët dhe me penelata ekspresive, që konfirmuan talentin e tij prej vizatuesi dhe piktori. Bashkësia e veprave të kësaj periudhe shpunë tek tabloja “Ngrënësit e patates”, një vepër madhore, që nxori në pah ndjeshmërinë e tij turbulluese dhe të vrullshme. Gjatë shekullit XIX u prodhuan një numër pikturash me titullin “Vjelja e patates”. Ne mund të themi se në krahasim me vjeljen e drithërave dhe të rrushit vjelja e patates sjell po aq gëzim dhe kënaqësi sa dhe ato. Sa madhështore janë skenat prekëse të vjeljes së patates, që Jean François Millet i ka dhënë me një goditje të furçës së tij. Duke njohur këtë varfëri dhe mjerim, Millet realizoi disa punime të mrekullueshme për pataten. Piktura “Engjëjt” e Millet u porosit nga një pasanik amerikan dhe u përfundua në verën e vitit 1857. Kur porositësi nuk desh ta merrte pikturën më 1859, Millet shtoi në të një kambanore dhe e ndryshoi titullin fillestar të punimit nga “Lutësit për prodhimin e patates” në “Engjëjt”. Vepra e Millet dallohet nga një ndershmëri absolute ndaj natyrës, e cila ka

qenë udhëheqësja e tij kryesore në jetë. Kështu, duke pikturuar jetën, Millet zbulonte sublimen në të zakonshmen, shpresën e fshehur në dhimbje dhe mëshirën, që rri pezull mbi dhimbjen. Vepra “Engjëjt” kompleton një seri prej tri pikturash të Millet, të cilat konsiderohen si kryevepra të tij, si “Farëhedhësi” dhe “Mbledhësit e kallinjve”, “Engjëjt” përshkruajnë falënderimet e punëtorëve për dhuratat e bollshme. Kjo pikturë është më popullorja e këtij artisti dhe ajo shpreh në shkallë të plotë thjeshtësinë dhe devocionin e natyrës së tij. Albert Anker është një piktor zviceran, që ka lindur në Anet të Kantonit të Bernës në një familje veterineri. Në pikturën e tij me titull “Qëruesja e vogël e patateve”, realizuar në vitin 1886, ai na jep me dashuri portretin e një vajze të vogël fshatare duke pastruar patatet për përgatitjen e ushqimit për familjen e saj. Patatja është ushqimi bazë i kësaj familje të varfër fshatare diku në Europë në shekullin XIX. Ajo punon me devocion për familjen e saj dhe fytyra e saj engjëllore është akoma e freskët dhe e pastër, sepse ajo ende nuk ka filluar të punojë në ara si prindërit e saj, të cilëve u është rreshkur fytyra nga dielli dhe djersa duke punuar gjithë ditën për kultivimin e patates. Jacob Abraham Camille Pissarro ka lindur në Saint-Thomas (Ishulli i Virgjëreshës) në Antile, atëherë pronë e Danimarkës. Ai është i njohur si një nga baballarët e impresionizmit dhe ka pikturuar jetën fshatare franceze, në veçanti peizazhet dhe skenat që paraqesin fshatarët duke punuar në fusha, por ai është i njohur gjithashtu për skenat e tij qytetare. Ai ka lënë një seri veprash me temë për pataten, ndërmjet të cilave më e mira është “Vjelja e patates”, 1874. “Uria e Madhe” është emri që iu dha një urie të madhe në Irlandë midis viteve 1854–1849. Kjo përveç të tjerave ishte rezultat i zbatimit të metodave bujqësore të papërshtatshme dhe shfaqjes së sëmundjes së vrugut të patates në ishull, një sëmundje kjo shumë e rrezikshme, e cila shkatërroi plotësisht sipërfaqet e mbjella me patate, e cila ishte ushqimi bazë i fshatarësisë irlandeze. Si rrjedhojë e kësaj urie vdiqën mbi 1 milion irlandezë dhe rreth 1 milion të tjerë emigruan në drejtim të Anglisë, Australisë, SHBA-ve dhe Kanadasë. Kjo ngjarje, që bëri bujë në të gjithë botën, ka lënë gjurmë të thella jo vetëm në kujtesën e popullit irlandez, por dhe të popujve të tjerë dhe është bërë shumë herë burim frymëzimi për artistë të ndryshëm për ta përjetësuar atë në veprat e tyre, si në pikturë, gravurë, skulpturë etj. Gjurmët e vendbanimeve në Australi gjenden qysh para 120 000 vjetve. Aborgjinët (banorë autoktonë) jetojnë aty së paku që 50ë000-60 000 vjet më parë dhe i takojnë kulturës më të vjetër në botë. Në mungesë të shkrimit dija aborgjene është transmetuar me gojë me anë të tregimeve dhe këngëve, por dhe pikturave karakteristike që paraqesin pataten. Vepra të tjera në pikturë kushtuar patates janë realizuar dhe në shumë vende të tjera, si në SHBA, Rusi, Gjermani, Kinë, Indi, Afrikë, Kanda etj. Në ditët tona shumë artiste të rinj, nga shumë vende të botës, i kanë kushtuar punimet e tyre në pikturë kësaj kulture bujqësore kaq të vlefshme për njerëzimin.


koment • E mërkurë 9 maj 2012

»

13

Ndryshimi i Tiranës, një vit pas zgjedhjes së Bashës Nga Halil RAMA

N

jë vit më parë qytetarët e Tiranës rrëzuan me votën e tyre të lirë mitin e përjetësisë së pushtetit të lidershipit socialist, i cili për 10 vjet në krye të Bashkisë së kryeqytetit e shndërroi atë në një bunker të stërmadh duke betonuar thuajse të gjitha sipërfaqet e gjelbra. Përveç rëndësisë së jashtëzakonshme për shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare në të cilat Shqipëria po integrohet dita-ditës, zgjedhjet vendore të para një viti krijuan mundësinë më të mirë për të bërë një ndryshim madhor të një Tirane të vështruar gjatë dhjetë vjetve të shkuar të drejtimit si çiflig partiak, në të cilin mund të bëheshin lloj-lloj eksperimentesh me frymëzime estetike absurde sipas kapriçove të kryetarit apo ndërtime sipas vullneteve klienteliste të bizneseve pranë interesave të zotit Rama, duke lënë mënjanë me moskokëçarje funksionet normale jetësore të një kryeqyteti dhe duke ndotur më në fund edhe atë që na e ka dhënë Zoti: ajrin që thithim çdo ditë. Pas përvetësimit të ideve e vizionit të Lulzim Bashës për punësimin e të rinjve dhe çlirimin nga ngërçi i informalitetit të tejskajshëm kryeqytetasit votuan më 8 maj 2011 rrugën e arsyes dhe të urtësisë. Ata kurrsesi nuk mund t’i riktheheshin e besonin rrugës së individualizimit dhe acarimit të jetës politike, rrugës së aventurës dhe ekstazës, që shton konfliktualitetin dhe pengon progresin. Qytetarët e Tiranës e kanë kuptuar këtë më së miri gjatë këtij viti të drejtimit të Bashkisë me transparencë e përkushtim nga kryebashkiaku Basha. Mjafton qoftë dhe një ballafaqim i shkurtër me programin e shpallur prej tij më 25 korrik 2011 (dita kur ai mori zyrtarisht funksionin e kryebashkiakut) për të konkluduar se ky është viti më progresist i Tiranës. Pa asnjë dyshim që këta 10 muaj të drejtimit të Bashkisë së Tiranës nga kryebashkiaku Basha janë një histori suksesi. Një bilanc i shkurtër në rrugëtimin e fundit drejt mbylljes së këtij cikli evidenton një nga periudhat më progresive në historinë e Bashkisë së kryeqytetit shqiptar që nga themelimi i saj. Në të vërtetë, transformimi rrënjësor i metropolit sh-

qiptar vetëm në 10 muaj të drejtimit të tij nga Lulzim Basha dëshmon para së gjithash rritjen e performancës dhe besueshmërisë së administratës së Bashkisë. Ballafaqimi me premtimet elektorale të para një viti nxjerr në pah jo vetëm përmbushjen e tyre, por dhe tregues të tjerë, që kanë të bëjnë me parametra bashkëkohorë të një qyteti në rritje e zhvillim intensiv. Nëse para një viti shumë nga përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, si dhe vetë qytetarët e shihnin me skepticizëm bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës, kjo vinte para së gjithash nga mungesa e besimit te paraardhësi i Bashës, që e kishte shndërruar atë në një bunker. Që të fitohej besimi reciprok, duhej nisur pothuajse nga e para. Sfida kryesore mbeteshin burimet njerëzore. Kryetari i ri i Bashkisë, zoti Lulzim Basha, pikërisht këtë sfidë arriti ta përballojë me dinjitet, duke afruar në stafin e tij njerëz me vizion, të aftë profesionalisht dhe të përkushtuar për ta bërë Tiranën një qytet të standardeve të pranuara. Kryerja e analizave me përgjegjësi, identifikimi në kohë i problematikave dhe përcaktimi i rrugëzgjidhjeve efikase sollën që në vitin e parë të drejtimit të Bashkisë prej tij ndryshimin e kërkuar. Para së gjithash nën drejtimin e Lulzim Bashës Bashkia e Tiranës ka punuar dhe vazhdon të punojë për t’u dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve. Ky qe një ndër angazhimet e shpallura prej tij që ditën e parë të marrjes zyrtarisht të detyrës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 korrik 2011. Përveç përmirësimit të dukshëm të infrastrukturës rrugore e socialkulturore, në bilancin e këtij viti të drejtimit të Tiranës nga Lulzim Basha janë evidente projektet madhore, si zgjatimi i bulevardit “Zog I” dhe rehabilitimi i Lumit të Tiranës, për të cilët u realizua një konkurs ndërkombëtar me pjesëmarrjen e studiove më prestigjioze botërore, si dhe përfundimi së shpejti i planit urbanistik të kryeqytetit. Tashmë gjithkush bindet se pas 10-vjetësh keqqeverisjeje, pushtimi të hapësirave publike dhe eksperimenteve bajate sipas kapriçove të ish-kryetarit Edvin Rama metropolit shqiptar po i rikthehet dinjiteti i nëpërkëmbur. Me Lulzim Bashën në krye të Bashkisë për Tiranën ka nisur

një epokë e re. Kryeqyteti shqiptar ka tashmë një kryebashkiak të llojit të ri, të shumëkërkuar dhe votuar nga qytetarët e tij për një Bashki të re, një Bashki me veshë për të dëgjuar qytetarët, një Bashki me sy për të parë hallet e tyre, një Bashki me zemër, e cila do të vlerësojë çdo problem të qytetarëve si një problem të vetin. Dhe për këtë Lulzim Basha ka dhënë prova se di ta bëjë më mirë se askush tjetër. Ai dhe stafi i tij po implementojnë projekte për të hapur shërbime të vërteta publike dhe për t’u dhënë më shumë fuqi qytetarëve. Parë dhe nga ky këndvështrim, drejtimi i Bashkisë së Tiranës nga Lulzim Basha është një shans luksoz për banorët e kryeqytetit për ta çliruar veten, të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë nga një peng 10-vjeçar ngërçi e abuzimi prej interesave dhe monopoleve. Nisur dhe nga konsiderimi i Lulzim Bashës si projeksioni ynë, tashmë s’ka dyshim se ai është përzgjedhja e duhur në krye të Bashkisë së Tiranës. Karriera e tij e deritanishme politike dhe qeverisëse nuk ka nevojë të komentohet për nga sukseset dhe arritjet e shumta. Por ajo që qëndron në themelin e të gjithave dhe që premton më shumë prej të gjithave është përkushtimi dhe idealizmi i tij, dashuria me të cilën ai merr përsipër dhe kryen punët publike. Ndaj qytetarët e Tiranës e mbështesin Lulzim Bashën, këtë përfaqësues të gjithë Shqipërisë dhe të ajkës intelektuale të vendit me një kualifikim dhe shkollim që do ta kishte zili gjithkush, ashtu si dhe programin e tij. Pikërisht dhe për këto parametra të kreut të Bashkisë arrijmë në konkluzionin se një vit më parë qytetarët e Tiranës bënë zgjedhjen e duhur duke votuar Lulzim Bashën, i cili realisht na hapi udhën e dyfishtë si për një komunikim të lirë brendakombëtar, ashtu dhe për komunikimin e lirë me Europën e tabuizuar. Zgjedhja e Lulzim Bashës para një viti në krye të Bashkisë ishte shërbimi më i mirë që qytetarët i bënë Tiranës. Vetëm në 10 muaj të drejtimit të Bashkisë ai ka shfaqur dhe po shfaq çdo ditë kulturën njerëzore, aftësitë drejtuese e bashkërenduese dhe vështrimin drejt së ardhmes. Në këtë këndvështrim, kryebashkiaku Basha është përfaqësues i koalicionit më të suksesshëm në historinë e Shqipërisë për nga thellësia e shpejtësia e ndryshimeve.

Më mirë me apo pa CEZ-in?

T

re vjet më parë qeveria jonë ia la pataten e përvëluar ndër duar një kompanie serioze çeke në fushën e investimeve energjetike dhe shërbimeve ndaj qytetarit në këtë fushë. Nënshkroi një kontratë privatizimi për 75 për qind të aksioneve në strukturën që ia çon shqiptarit energjinë elektrike në shtëpi, të quajtur me një emër të ri të bukur: Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH). Mori edhe 120 milionë euro pagesë privatizimi dhe i tha kompanisë çeke: “Vrit veten tani”. Realisht një strukturë me qindra teknikë e faturistë të mësuar vetëm të vjedhin dhe të abuzojnë do të shkaktonte thjesht probleme të jashtëzakonshme në menaxhim. Në mes mijëra qytetarësh, të pamësuar me marrje informacioni aktivisht prej kompanisë, tashmë të huaj, që u sillte energjinë elektrike në shtëpi, marifetet dhe paudhësitë e teknikëve të ish-KESH-it nga vetë këta iu ngjitën me shumë mjeshtëri mashtrimi vetëm stafit të kufizuar të specialistëve dhe drejtuesve çekë. Kështu lindi fjalënaja “këta çekët të rrjepin paq”, ndonëse vetë kompania dhe në tërësi strukturat prodhuese e shërbyese të këtij vendi shumë fisnik dhe të zhvilluar shquhen për korrektesë shembullore dhe profesionalizëm kudo në rajon. Nga ana tjetër, kompania çeke “ÇEZ” qëlloi shtetërore. Mirëfilli nuk do të ishte menduar kurrë që privatizimi i OSSH-së të

Nga Fation Leli

shkaktonte aq probleme sa të detyronte kryeministrin e Çekisë, Pavel Necas, të vinte vetë në Tiranë dhe të provonte t’i jepte zgjidhje ngërçit të krijuar. Pas tre vjetësh sprovash të kompanisë çeke, që mund të emërtohen me shprehjen “po i provoj të gjitha t’i bëj shqiptarët të mos e vjedhin energjinë, por ta paguajnë” dhe qëndrimi indiferent të qeverisë shqiptare të tipit “ke nënshkruar me ne një kontratë, respektoje deri në fund atë”, qeveria shqiptare dhe CEZ-i e panë veten në udhëkryq, ku asnjëra nuk lëshonte mbi detyrimet financiare përkatëse me vlerë dhjetëra milionë euro. Ndërsa palët qëndronin në pozicionet e tyre të fortifikuara, një tjetër kompani, kësaj radhe shtetërore shqiptare, zhytej në borxhe. Për shkak të prodhimit tejet të ulët të energjisë elektrike këta muaj nga ngricat dhe ngaqë reshjet kanë rënë në anën e kundërt të zonave ku duhej të binin, për shkak të çmimit shumë të kripur të energjisë së importuar KESH-i nuk ka më para për të blerë energji. Por i mungojnë fonde, edhe pse CEZ-i nuk i shlyen detyrimet për energjinë e furnizuar. Në këtë gjendje të turbullt, në fillim të muajit prill CEZ-i i dërgon një letër Entit Rregullator Shqiptar (ERE), ku i deklaron situatën e rëndë financiare dhe kërkon marrjen e masave të menjëhershme, ndryshe kompania edhe mund ta çojë çështjen në gjykatën e arbitrazhit, pse jo dhe të largohet nga vendi ynë. Por lind pyetja: a do të na shkonte për shtat ta largonim, t’ia

bënim jetën të pamundur këtu këtij investuesi të huaj serioz? Nuk qëndron çështja vetëm dhe thjesht tek imazhi i vendit tonë si vend që “i ha” kapitalistët e huaj. Problemi ynë themelor është menaxhimi i kompanisë që na sjell dritat, me vlerë realisht qindra milionë euro, e cila në duar sërish shtetërore do të mundësonte shërbimin më të keq për qytetarin shqiptar. Do të riktheheshin ndërprerjet e shpeshta dhe të gjata të furnizimit me energji elektrike, vjedhjet e përbindshme e faturistëve në marrëveshje me bizneset e vendit apo dhe me familjet shqiptare në kurriz të të ardhurave shtetërore. Këtë gjendje do ta vuanim dhe paguanim të gjithë, ndaj nuk duhet ta lejojmë të ndodhë. Është përgjegjësi në radhë të parë e qeverisë sonë për të zgjidhur mishmashin e krijuar. Vendimi i ERE-s i marsit të kaluar për të mos ndryshuar çmimin fundor të energjisë deri në vitin 2014, ndërkohë që rrit mbi 91 për qind çmimin e ndërmjetëm mes KESH-it dhe CEZ-it është zanafilla e kësaj situate në dukje si pa rrugëdalje. ERE mund t’i rikthehet vendimit të saj, jo në dëm të qytetarëve. Ajo sërish mund ta mbajë të pandryshuar çmimin fundor, por duke mos favorizuar kaq dukshëm dhe padrejtësisht në raport me veprimtarët e tjerë në treg kompaninë shtetërore KESH. Për ne qytetarët zgjidhja është e qartë: më mirë me kompaninë e huaj, që garanton shërbim profesional dhe të ardhme investimesh në tregun energjetik.


14

« dossier

E mërkurë 9 maj 2012 •

Ex katedra, ex libris: Gjendje konfliktuale mendore e Shqipërisë Nga albert kotini

N

(vijon nga numri i kaluar)

ë tetor të vitit 1908 në Manastir u mbajt një kongres mbarëshqiptar për të vendosur një herë e mirë se cili alfabet do të përzgjidhej si alfabeti kombëtar shqiptar. “Bashkimi” i Veriut u përfaqësua nga patër Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi, shqiptimi kroat i versionit u përfaqësua nga Ndre Mjeda dhe Mati Logoreci, ndërsa Mithat Frashëri qëndroi për alfabetin e Stambollit. Historia u zhvillua në mënyrën që një anëtar u ngrit para kongresit duke mbajtur një makinë shkrimi dhe u bëri apel të gjithë të pranishme që të përkrahnin vetëm disa shqiptime, siç mund të ishte më komode në makinën e tij të shkrimit, duke futur kështu gjuhën shqipe në linjë me kulturën e gjuhëve europiane. Një komision u aprovua për të studiuar këtë detaj. Në fund të këtij u vendos për të adoptuar një formë të modifikuar të shqiptimit të “Bashkimit” të Veriut, i cili duhej të përdorej në mënyrë të njëkohshme me alfabetin e Stambollit. Por më vonë (disa vjet) një gjendje e tillë mori fund (vdiq). Një nga punët e fundit të shkruara ndonjëherë në shqiptimin e Stambollit ishte përmbledhja e Mithtat Frashërit me disa tregime të shkurtra. Para se të lëmë mënjanë historinë e alfabeteve rivale, duhet thënë diçka për shkrimtarin e shquar Lumo Skëndo, emri i vërtetë i të cilit ishte Mithat Frashëri. Ai ishte një shkrimtar shumë prodhimtar. Përveçse themelues i “Librit të vitit” në Sofje, ai krijoi një periodik të quajtur “Kultura” (njohuri) në Selanik në vitin 1909. Ai zbuloi dorëshkrimin e një fjalori të Marko Boçarit në librarinë kombëtare në Paris. Ai është autoriteti më i madh për së gjalli që shkroi historinë e Skënderbeut (një figurë historike legjendare për vendin) dhe kishte një librari të madhe private”, sipas faqeve 357-358). 7. J. C. Hobhouse në librin e tij “Një udhëtim në Shqipëri”, botuar në Londër më 1813, në faqet 1923-1925, ku flet për gjuhën shqipe, vendos një alfabet shqip të përzier me germa latine greqisht etj., të cilat kanë nxitur idenë e studimit nga autorë të huaj në zbërthimin e fjalëve shqip. Këto alfabete të ndryshme para Kongresit të Manastirit ishin të ndërtuara mbi bazën e alfabeteve latine e greke, ndërsa disa alfabete të veçanta ishin thjesht sajesa për gjuhën shqipe dhe për autorë të veçantë. Kjo gjendje vazhdoi për katër shekuj, vetëm në vitet 1864, 1870, 1877 u bënë përpjeke për një alfabet të unifikuar shqip. Këtë ide e nisi në vitin 1879 Shoqëria e Stambollit dhe korifenjtë e kësaj janë Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa, Koto Hoxhi, Hoxha Tahsini e të më vonshmit janë ata të Kongresit të Manastirit. Edhe në Shqipërinë etnike njerëzit punuan në mënyrë shkencore në përpilimin e fjalëve dhe të një gjuhësimi, si në çdo shtet me pavarësi, territor dhe histori të tyren. Alfabeti dhe arsyetimi mbi këtë bazë jo se erdhi si një çështje me vonesë, pasi mendimet e kohës duken tepër të përparuara për të shpikur një alfabet, por ngaqë tiparet gjeostrategjike dhe historike bënë të domosdoshme ilirizimin e shoqërisë shqiptare në periudhën midis dy luftërave botërore dhe në rrënimin e Portës së Lartë. Në këtë vështrim, nuk ka nevojë të provohet se në çështjen e pavarësimit të gjuhës sonë të shkruar duken qartë shenjat dhe kontributi parësor i Frashellinjëve. Nëse një vend tjetër do t’i kishte me kaq pasion këta njerëz, ai vend do të ishte krenar, sipas të gjitha gjasave dhe standardeve. E drejta e Serbisë në Kosovë është një falsifikim i historisë Dihet që historia e Kosovës e shkruar nga serbët dhe komunistët shqiptarë ka mbetur

Dihet që historia e Kosovës e shkruar nga serbët dhe komunistët shqiptarë ka mbetur një produkt propagande e politikës shtetërore sllave, aspak shkencore. Që në programin nacionalist serb “Naçertanie” më 1844 shkruhet: “Në qoftë se Serbia do të jetë e vetëdijshme se në çfarë situate gjendet sot dhe se çfarë popujsh ka fqinjë, atëherë ajo duhet të bindë se është një shtet i vogël dhe se në një gjendje të tillë nuk mund të mbetet dhe se vetëm në një besëlidhje me popujt që e rrethojnë ajo në krijimin e së ardhmes duhet të marrë detyrën që i takon. Nga kjo buron tipari dhe themeli i politikës serbe dhe se ajo nuk mund të ngushtohet në kufijtë e sotëm, veçse ajo synon t’i afrojë dhe bashkojë të gjithë serbët që e rrethojnë. Në qoftë se Serbia nuk e ndjek fuqimisht këtë politikë dhe, ç’është më zi, e hedh poshtë dhe për këtë çështje nuk bën një plan të menduar mirë, atëherë nga stuhitë e huaja, sikundër ndonjë barkë e hedhur herë këndej, herë andej, më në fund në një shkëmb të madh të ndeshur do të bëhet copë e grimë.”

një produkt propagande e politikës shtetërore sllave, aspak shkencore. Që në programin nacionalist serb “Naçertanie” më 1844 shkruhet: “Në qoftë se Serbia do të jetë e vetëdijshme se në çfarë situate gjendet sot dhe se çfarë popujsh ka fqinjë, atëherë ajo duhet të bindë se është një shtet i vogël dhe se në një gjendje të tillë nuk mund të mbetet dhe se vetëm në një besëlidhje me popujt që e rrethojnë ajo në krijimin e së ardhmes duhet të marrë detyrën që i takon. Nga kjo buron tipari dhe themeli i politikës serbe dhe se ajo nuk mund të ngushtohet në kufijtë e sotëm, veçse ajo synon t’i afrojë dhe bashkojë të gjithë serbët që e rrethojnë. Në qoftë se Serbia nuk e ndjek fuqimisht këtë politikë dhe, ç’është më zi, e hedh poshtë dhe për këtë çështje nuk bën një plan të menduar mirë, atëherë nga stuhitë e huaja, sikundër ndonjë barkë e hedhur herë këndej, herë andej, më në fund në një shkëmb të madh të ndeshur do të bëhet copë e grimë.” Një përgjigje e kohës është në librin “Spastrimet etnike”. Politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve” të autorit Hivzi Islami, botuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, Pejë 2004, dhe përkthyer nga Idriz Ajeti. Të tillë libra të botuar në Kosovën tashmë të çliruar dhe drejt pavarësisë, po pastrojnë sadopak mashtrimet serbe në historiografinë e tyre për Kosovën. Çështja është se ç’duhet bërë më tej që në bllokun homogjen shqiptar edhe Kosova të jetë në histori më e plotë dhe më e saktë shkencërisht nga pikëpamja unikale kombëtare. Kosova ka qenë dhe është djepi autokton i të parëve tanë dhe

s’ka qenë asnjëherë trevë e Serbisë, sepse është tundur me belbëzimet e elementëve të substratit pellazgo-ilir që nga parahistoria e deri me sot. Të gjitha burimet shkencore, që nga lashtësia, në veçanti për Ilirinë, saktësojnë ardhjen e sllavëve të emigruar në tokat e Kosovës, të cilët me paturpësi e pagëzuan në histori me emrin “Serbia e Vjetër”. Për të instaluar këtë falsifikim, serbët kanë botuar mijëra shkrime të përhapura në botë për ta përvetësuar, asimiluar dhe për të zotëruar gjoja të drejtën historike të ekzistencës si tokë sllave për Kosovën. Pa u zgjatur në oponencën që duhet bërë ndaj mashtrimeve, falsifikimeve, deformimeve pothuajse në përbërjen e të gjithë botimeve të tyre për këtë çështje, po servir dy dokumente origjinale, që kanë vulën e kohës për dy momente kthese jetike në fatin e Kosovës. Së pari, promemoria e presidentit të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, që i dërgon ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë nga Shkodra më datën 21.12.1918. Ky vit në histori ka të bëjë me krijimin e ish-Jugosllavisë në fund të Luftës së Parë Botërore nga laboratorët e kancelarive evropiane dhe futjen e Kosovës nën atë juridiksion fals. Së dyti, është dokumenti origjinal për Konferencën e Bujanit të datës 31.12.1943 deri më 2.1.1944, atëherë kur vetëvendosja e fateve të Kosovës nga përfaqësuesit e vet u mashtrua nga “vëllazërimi” internacionalist shqiptaro-serb Tito-Enver. Vlera aktuale e këtyre dokumenteve qëndron në mësimet e përvojës historike për të mos u mashtruar më nga premtimet dhe miklimet që


dossier • E mërkurë 9 maj 2012 kanë të bëjnë me devijimin dhe diskutimin e pavarësisë së Kosovës si një e drejtë historike dhe shkencore e popullit të vet. Nuk ka më saktë dhe më qartë se në këtë promemorie të dërguar nga Hoxhë Kadria Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë në gjuhën frëngjishte për të drejtën e popullit të Kosovës, të paktën edhe pse të vonuar, që me mbarimin e Luftës së Parë Botërore të mos i bashkohej Jugosllavisë, por të ishte më vete si shtet shqiptar. Në mënyrë të përmbledhur po jap përmbajtjen e kësaj promemorieje: “Superfuqitë e huaja kanë deklaruar solemnisht se ia kushtojnë fundin tonë kësaj lufte botërore me vullnet të Zotit dhe kushteve të paqes të bazuara mbi principe të afta për të kënaqur ndjenjat njerëzore duke siguruar moscenimin e të drejtave natyrale dhe politike të kombeve dhe këto deklarata të larta i kanë lejuar ato të popujve të vegjël, që kishin humbur tashmë pavarësinë e tyre, ta kërkonin atë njëkohësisht me bashkimin kombëtar. Është e pakundërshtueshme dhe e provuar nga ngjarjet e së kaluarës që njëri ose i pari popull që humbi të drejtat e tij ligjore dhe që e rrezikon akoma sot të paragjykohet dhe më pas të shfaroset është populli shqiptar, pavarësisht vërshimin e popujve të ndryshëm barabar, që prej epokave shumë të largëta, pavarësisht pushtimeve tiranike të romakëve, sllavëve, turqve. Shqiptarët kanë paguar me gjakun e milionave dhe me një rezistencë të pathyeshme kanë ruajtur kombësinë e tyre.” Mbasi argumenton shkencërisht me fakte prejardhjen e shqiptarëve të Kosovës që nga pellazgët, ilirët dhe civilizimin kombëtar të ngjizur në shekuj, autori i promemories me shifra dhe fakte tregon luftën ndaj kombeve pushtuese për shpëtimin e ekzistencës kombëtare dhe ruajtjen e racës shqiptare nga politikat e asimilimit, shfarosjes prej pushtuesve të ndryshëm dhe domosdoshmërinë e dëshirës për liri të këtij populli autokton në Ballkan. Po kështu argumenton se populli shqiptar i Kosovës ka qenë integrues me fqinjët dhe asnjëherë nuk ka qenë ekspansionist ndaj tyre. Të tillë u bënë me mbështetjen e Perandorisë Bizantine serbët për të sllavizuar dhe shfarosur kombin shqiptar me pushtimet e tyre. Sllavët filluan të pushtonin krahinat e Nishit që nga viti 1159, pastaj realizuan pushtimin e Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë nga krajl Dushani në vitet 1335-1355. Tipari kryesor i pushtimeve serbe ka qenë rituali i ngritjes të objekteve të kultit sllav dhe quajtja e tokave “të shenjta” mbasi i vinin emra sllavë dhe i tjetërsonin si pronat e tyre. Njihet ky fakt historik i pushtimeve sllave në tërë Ballkanin, që nga toponimet, emra fshatrash dhe qytetesh, që në mënyrë artificiale vlerësohen me “origjinën” e këtyre pushtuesve. Kështu, edhe themelimi i kishave të Ipekut dhe të Deçanit, për të cilat serbët bëjnë mjaft zhurmë edhe sot, nuk është gjë tjetër veçse një dominim i këtyre qendrave të pushtuara, të pagëzuara me emra sllavë e asgjë më tepër. Këto padrejtësi me synime politike kanë pasur në thelb anën tradicionale të poshtërimit dhe asimilimit prej sllavëve gjatë shekujve dhe që zbulohen nga mijëra shembuj të mirëdokumentuar. Të besosh si shkencore një politikë të të çmendurve të tillë, d.m.th. se edhe Europa për ato vende që pushtuan otomanët e u islamizuan të quhen sipas logjikës serbe të turqizuar. Në promemorie interpretohen fenomenet, duke vënë përballë falsifikimeve historike të serbëve fakte e argumente shkencore, që i kundërvihen për çdo çështje të pretenduar për ta pasur Kosovën në suazën e shtetit Jugosllav të vitit 1918. Autori argumenton: “Pikërisht në kohën që lufta e parë e Kosovës (1383) ishte gati të merrte zjarr, ndërsa shqiptarët kaluan përkrah ushtrisë turke myslimane dhe luftuan kundër një ushtrie kristiane. Çfarë do të mund të thuhej për dokumentet e shumta historike të kundërta, për të cilat vetë i dëshmojnë serbët?” Mbas këtij pretendimi të hapur që shtron Hoxhë Kadria, si një akuzë historike e botuar në të gjitha shkrimet serbe, i gjetur si justifikimi më i plotë për pushtimet e tyre, po me të njëjtën monedhë i bëhet oponenca brenda llojit, se e vërteta është ndryshe. “Çfarë na mësojnë këto dokumente arkeologjike të një antikiteti shumë të ngritur, që gjendet në territorin e Deçanit dhe të Ipekut, ende i pastudiuar nga specialistët shkencorë? Çfarë mund të kuptojmë nga këto tradita të lashta dhe nga këto këngë barinjsh kosovarë, që tregojnë për ngjarjet e së kaluarës, por të paregjistruara nga kronologjia? Këto dëshmi arkeologjike, po aq mirë sa edhe këto

tradita të hershme të Kosovës, provojnë kategorikisht sa më poshtë: 1. Në pushtimin e parë sllav të viteve 13351385 krahinat e Kosovës ishin të banuara nga shqiptarë. 2. Turqit me ardhjen e tyre i gjetën shqiptarët në krahina të përcaktuara. 3. Pushtimi sllav i ka frymëzuar gjithnjë shqiptarët e Kosovës me ndjenja urrejtjeje. 4. Gjatë gjithë shekujve shqiptarët kanë qenë në mazhorancë në përbërje të Kosovës. E kundërta është e vërtetë, pra që serbët shumë para shqiptarëve i kanë shpëtuar zgjedhës turke dhe kanë themeluar një shtet të pavarur në Ballkan. Mirëpo këtë sukses të shtetformimit të tyre ia përkushtojnë mbrojtjes shumë efikase të rusëve, të cilët pas mbretërimit të Pjetrit të Madh shtynin pa pushim popujt sllavë të Ballkanit për t’u ngritur kundër pushtimit turk, deklaruar këto vazhdimisht nga Rusia për të krishterët e Lindjes.” Në histori sqarohet se të gjitha kryengritjet serbe të viteve 1383-1877 nuk mundën të tejkalonin kufijtë e vetvetes, ndërsa kryengritjet shqiptare, që shpërthyen nga Nishi në të gjitha krahinat e Kosovës, duke përfshirë dhe Shkupin para dhe pas datës 1877, janë të njohura në historinë botërore si kryengritje shqiptare. Shteti serb kurdoherë me drejtuesit e tyre është udhëhequr nga politika pansllaviste e rusëve, në veçanti nga viti 1878 për t’i shërbyer idesë së një Serbie të madhe. Serbet u “prekën” shumë nga Rusia vetëm kur u lejua aneksimi i Bosnjës dhe Hercegovinës prej Austro-Hungarisë, sepse i takonte gjoja Serbisë, asnjëherë tjetër nuk ka qenë e pakënaqur nga politika pansllave në Ballkan. Në veçanti në aleancën Ballkanike të luftës së vitit 1912 aspiratat pansllaviste të serbëve u mbështetën edhe nga Franca, bile nga politika momentale perverse e austriakëve për t’i shërbyer copëtimit otoman në favor të serbo-mlazezëve me territoret shqiptare. Është e njohur mbrojtja e fuqishme e serbëve nga superfuqitë e asaj kohe, por me ironike është marra për të vërteta historike e të gjithë mashtrimit publik të botës së civilizuar në Evropë që bënë serbët për a i përket situatës etnografike, gjeografike, ekonomike të Kosovës për të “besuar” pretendimet absurde të tyre. Ja pretendimet që u cilësuan si një sukses moral dhe material i Serbisë që në vitin 1912: 1. Të drejta historike të serbëve në Kosovë. 2. Kisha e Deçanit dhe e Ipekut. 3. Myslimanizmin dhe shqiptarizimin e serbëve nën regjimin otoman. 4. Të drejtën për të pushtuar. Faktet historike, në veçanti nga viti 1912, deri në vitin 1918 flasin qartë për spekulimet e serbëve me këto pretendime për të realizuar këto pika me të gjitha mënyrat e sllavizmit. Po të njohësh mirë historinë, këto nocione të shpikura nga serbët vetëm po të bësh një udhëtim të thjeshtë studimesh në Kosovë mund të zbulosh shumë shpejt natyrën e vërtetë të këtyre pretendimeve nga ana e serbëve, që janë sipërfaqësorë dhe pa asnjë bazë shkencore. Për këtë çështje autori argumenton si më poshtë: 1. Serbët donin të drejtën e sundimit të krahinave të Kosovës si në kohën e krajlit Dushan (1335-1355). Mirëpo a nuk kanë turqit aziatikë apo rumunët e Ballkanit të drejta shumë më të bazuara sipas kësaj teorie serbe, meqenëse ata kanë pushtuar të njëjtin shtet përgjatë shekujsh? 2. Serbët kanë themeluar mjaft kisha me

mermer për të qenë shumë rezistente në kohë. Turqit kanë ndërtuar në po të njëjtat krahina me qindra xhami, kanë bërë koloni dhe kanë turqizuar popullatat indigjene në një proporcion më të konsiderueshëm. Atëherë, çfarë mund të thuhet për shqiptarët, të cilët përbënin banorët e parë të këtyre krahinave, që dhe i zotëronin gjatë mijërave vjetëve si etnografikisht dhe ekonomikisht? A munden fuqitë e mëdha të lejonin sakrifikimin e interesave jetësore të një populli për pretendimet legjendare të serbëve? Kurrë, në asnjë mënyrë! Sepse në këtë rast do të duhej të sakrifikonin francezët e Alsas-Lorenës si dhe serbokroatët e Bosnjë-Hercegovinës, duke i lënë në zgjedhën e Gjermanisë apo të Austro-Hungarisë, gjë që do të ishte diçka që nuk duhet të përputhej as me principet e një paqeje universale, po as me mentalitetin e një bote të civilizuar. Të sakrifikosh për disa pretendime absurde të tilla dhe për disa kisha serbe qindra e mijëra shqiptarë, të cilët kanë mundur të konservojnë që prej kohëve para historike me çmime të larta vuajtjesh dhe persekutimesh kombësinë e tyre, d.m.th. të mohosh ekzistencën e njeriut dhe të jetës. E gjithë historia e Kosovës e përbërë të paktën prej 85% shqiptarësh, ka qenë e përgjakshme dhe e pandarë nga protestat për të përballuar hakmarrjen serbe. Autori paraqet në pika të veçanta, para kancelarive diplomatike europiane, të tilla fakte: 1. 85 për qind e popullatës së Kosovës është me kombësi shqiptare, pavarësisht nga masakrat e panumërta që i janë bërë kësaj popullate. 2. Historia tregon se rezistenca e shqiptarëve të Kosovës nuk ka qenë fiktive gjatë pushtimeve shekullore otomane edhe për faktin se ka pasur

pashallarë me origjinë shqiptare në qeverisje. 3. Shqiptarët e Kosovës morën pjesë efektive në 54 kryengritje shqiptare të regjistruara nga historia turke. Më të theksuarat do t’i citoj si më poshtë: a) Në vitin 1968 e gjithë Shqipëria e Veriut, duke përfshirë Kosovën, deri në kufijtë e Bosnjë-Hercegovinës, u ngrit në revoltë masive. Kry-

»

15

engritësit nuk u kënaqën me Qafën e Kaçanikut, por marshuan drejt Jugut dhe pushtuan të gjitha qytetet, përveç Shkupit. b) Gjatë Kongresit të Berlinit, duke parë që Serbia ishte një mbretëri e pavarur dhe me integritet të vetin territorial, shqiptarët organizuan Lidhjen e Prizrenit më 1878. Vendimet e Kongresit të Berlinit e shpallën Shqipërinë autonome. c) Shqiptarët e Kosovës u ngritën në vitin 1910 kundër politikës panturke të turqve të rinj dhe i provuan botës se kombësia shqiptare është e pacenueshme. Njëkohësisht duke e ndier se aleanca ballkanike ishte tashmë e mbyllur, në veçanti nga diplomatët rusë, atëherë shqiptarët e Kosovës vendosën për të bërë të mundur formimin e një shteti shqiptar të pavarur, por në limitet e veta etnografike. Kështu, më 1912 morën pjesë në një kryengritje të përgjithshme, kundër ushtrisë turke, pasi pushtuan Shkupin, Kumanovën e duke arritur në kufijtë juglindorë të Shqipërisë eliminuan pushtetin e xhonturqve. d ) Serbët e Kosovës nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në kryengritjet kundër turqve dhe se minoriteti i tyre ka qenë i paaftë për çdo aktivitet të kësaj natyre. Masakrat e bëra kundër shqiptarëve të Kosovës në vitet 1912-1915 synonin vetëm në idenë absurde të pakësimit të mazhorancës shqiptare, gjë që vazhdoi për dhjetë vjet rresht si një shtypje e përgjakshme. f ) Nëse pretendimet serbe për sa i përket kombësisë do të kishin diçka të vërtetë, të paktën një nga këto kryengritje do të mbante emrin “kryengritja serbe”. g ) Jeta paqësore dhe shekullore e serbëve të Kosovës gjatë pushtimit osman nuk përbën një provë shumë domethënëse mbi minoritetin e madh serb në krahinat e Kosovës përgjatë shekujsh. Për sa u përket fenomeneve të myslimanizmit dhe të shqiptarizimit të serbëve në Kosovë, kjo nuk përbën tjetër gjë veçse një teori absurde. Në fakt, në qoftë se pushtimi turk do të kishte insistuar pak më shumë për turqizimin e serbëve, atëherë do të kishte realizuar natyrisht aspiratat e tij kundrejt kësaj etnie. Si mundet shqiptari i Kosovës, që sipas serbëve përbënte minorancën dhe që ishte i pushtuar nga turqit, të shqiptarizonte serbët? Për se ky fenomen i shqiptarizimit nuk ndodhi te kroatët, boshnjakët dhe bullgarët e myslimanizuar? Ja e vërteta: krahinat e Kosovës janë shqiptarizuar para dhe pas ardhjes së romakëve, serbëve, venecianëve dhe turqve, të cilat kanë mbetur edhe sot si të tilla. Në qoftë se do të bënim një udhëtim në Kosovë, do të konstatonim, që krahinat e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kumanovës, Preshevës, Kaçanikut, Gjilanit, Prishtinës, Rrozhajt, Mitrovicës, Gjakovës, Prizrenit, Plavës dhe Gucisë janë plot me shqiptarë. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë shqipja ka qenë gjuha zyrtare e qyteteve të lartpërmendura. Si përfundim, mund edhe të flasim për ekzistencën e të drejtës së pushtimit në mes të shekullit XX, meqë një konceptim i tillë është tashmë një kujtim historik. Ndaj pohoj me bindje se të vetmit pushtues të Kosovës në pikëpamjen etnografike dhe ekonomike janë shqiptarët. Në rastin kur kjo situatë nuk do të merret në konsideratë dhe krahinat e shpërmendura do t’i jepen regjimit serb, shqiptarët e Kosovës do t’i nënshtrohen të paktën njërës nga këto pika: 1 . Shfarosjen nga serbët. 2 . Shfarosjen nga revolucionarët. 3. Emigrimi në masë. (vijon numrin e ardhshëm)


16

« bota

E mërkurë 9 maj 2012 •

Në Greqi njerëzit e lanë të lirë indinjatën e tyre për kursin e ashpër të kursimeve dhe recesionin e vazhdueshëm. Partitë më të mëdha popullore që kanë qeverisur Greqinë në dekadën e fundit që morën së bashku në zgjedhjet e 2009-ës gati 80 për qind të votave, morën kësaj radhe në zgjedhjet parlamentare vetëm 33 për qind

PAS ZGJEDHJEVE Unioni, nën rrezikun e shpërbërjes G jermania donte të nxirrte nga borxhet bashkimin monetar nëpërmjet kursimeve dhe reformave strukturore. Por, zgjedhësit në Greqi dhe në Francë kanë votuar kundër kësaj politike. Në Greqi njerëzit e lanë të lirë indinjatën e tyre për kursin e ashpër të kursimeve dhe recesionin e vazhdueshëm. Partitë më të mëdha popullore që kanë qeverisur Greqinë në dekadën e fundit që morën së bashku në zgjedhjet e 2009-ës gati 80 për qind të votave, morën kësaj radhe në zgjedhjet parlamentare vetëm 33 për qind. Edhe nëse krijimi i një qeverie në Athinë do të kërkojë kohë, e sigurt është se shumica e Parlamentit të ardhshëm do të jetë kundër kursit të kursimeve të këshilluar nga donatorët. “Shumica është kundër kthimit të borxheve në përgjithësi. Ata mendojnë se borxhet nuk janë të drejta prandaj njeriu nuk duhet të merret fare me to. Dhe me këtë qëndrim me të cilët grekët shkuan në zgjedhje dhe duan që ta mbajnë, duhet të mësohen edhe tregjet e kapitalit”, thotë Hans-Peter Burghof nga Universiteti i Hohenheim-it. Deri tani vendi i mbytur me borxhe është mbajtur sipër ujit me ndihmat e BE-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por kjo edhe mund të mos vazhdojë, mendon Holger Schmieding, kryeekonomist i Bankës Berenberg. Mund të ndodhë që: “…, Evropa të thotë se nëse në Greqi nuk ndodhet në qeverisje kërkush që do të vinte në zbatim reformat, atëherë paratë do të ndërpriteshin. Dhe kjo do të nxirrte Greqinë jashtë zonës së euros”. Hans-Peter Burghof kërkon nga politika që të marrë seriozisht sqarimin politik të

Merkel, thirrje për bashkëpunim

zgjedhësve. “Thuhet se ne nuk duhet të paguajmë për borxhet e Greqisë. As me rrugë direkte, pra me mekanizma shpëtimi ose me terma të çuditshëm siç janë obligacionet, as me rrugë indirekte nëpërmjet Bankës Qendrore Evropiane”. Por, pikërisht këtë termë të çuditshëm atë të obligacioneve evropiane kërkon të fusë presidenti i ri francez, Francois Hollande. Ai kërkon një rol më të madh të Bankës Qendrore Evropiane në luftimin e krizës. Ai kërkon të arrijë zhvillimin nëpërmjet marrjeve të borxheve të reja. Në fakt ai kërkon të bëjë ato gjëra, që shihen si mallkime në Gjermani. Hollande kërkon të zhvillojë bisedime për një paketë të re fiskale. Ndërkohë që paketa ishte i vetmi rezultat i dukshëm i politikës për

menaxhimin e krizës. Duket sikur kjo do të kthehet në konflikt midis Gjermanisë dhe Francës, por kjo nuk do të thotë se duhet sezbën të ketë konfrontime. Hollande do të duhet të veprojë në mënyrë pragmatike mendon Ansgar Belke nga Universiteti i Duisburg-Essen-it: “Sepse edhe ai e di se Gjermania është partneri më i rëndësishëm i Francës dhe Franca është vënë me shpatulla për muri”. Në konkurrencën me Gjermaninë, Franca ka mbetur gjithnjë mbrapa vitet e fundit. Ndërkohë që në Paris, deficitet e buxhetit arritën më 2011 në 5,2 për qind, në Gjermani kjo kuotë ishtë një për qind. Papunësia në Francë është është dy herë më shumë se në Gjermani. Ndërkohë që motori gjerman i eksporteve në BE gjëmon,

pjesa e eksporteve franceze në BE ka rënë. Prandaj ekonomia e dytë më e madhe e zonës së euros vështrohet me vëmendje nga tregjet financiare. Këtë e di edhe Hollande. “Tregjet financiare do e dënojnë atë menjëherë, sapo të kërkojë të vërë në jetë planet që ka”, thotë Belke. Besimi i investitorëve tek unioni monetar evropian është tronditur pas zgjedhjeve. Aksionet janë në rënie kudo në botë. Euro ka rënë nën kufirin e 1,30 dollarit. Shumë nuk janë të lumtur me këtë. “Në fakt ne kemi epërsi të njerëzve që nuk janë të interesuar për vendosjen e stabilitetit, që duan të kenë një monedhë të dobët, me të cilën mund të qeveriset më lehtë, ose më mirë të thuhet me të cilën mund të merret më shumë para partnerëve të

Kancelarja gjermane Angela Merkel po i bën thirrje presidentit të sapozgjedhur francez Francois Hollande, që të bashkohet me të në marrjen e “vendimeve të nevojshme” për zgjidhjen e krizës evropiane të borxheve. Udhëheqësja gjermane i dërgoi dje një letër me urime zotit Hollande, me anë të së cilës e uron për fitoren e tij në zgjedhje. Zonja Merkel tha se ajo priste me padurim për të punuar me të për të përmbushur “përgjegjësitë e përbashkëta”, në shërbim të interesave të Evropës dhe të dy vendeve të tyre. Dy udhëheqësit kanë në plan të takohen javën e ardhshme në Berlin, pasi zoti Hollande të ketë bërë betimin më 15 maj. Zoti Hollande po bën thirrje për politika të reja për të nxitur rritjen ekonomike evropiane, por zonja Merkel ka përjashtuar një rinegocim të paktit të Bashkimit Evropian që kërkon kontrolle të rrepta të buxhetit. pasur”, thotë ekonomi Burghof. Prandaj ai mendon se notat pozitive për Gjermaninë nuk janë të qëndrueshme. Nëse Gjermania do të dobësohet, atëherë ditët e zonës së euros janë të numëruara. Në ceremoninë e tij të fundit para largimit nga pushteti, Presidenti francez Nicolas Sarkozy udhëhoqi festimet përkujtimore që u mbajtën sot në Paris, me rastin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Zoti Sarkozy, së bashku me

presidentin e porsa-zgjedhur François Hollande, doli para memorialit të luftës në Harkun e Triumfit. Ky monument-ikonë e Francës ka domethënie të veçantë për Luftën e Dytë Botërore, pasi trupat naziste nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit marshuan përmes tij kur Gjermania naziste pushtoi Francën në vitin 1940. Harku i Triumfit është po ashtu vendi ku trupat e Aleatëve, përfshirë shumë ushtarë amerikanë, festuan fitoren e mbi Gjermnaisë naziste 67 vjet më parë.


bota • E mërkurë 9 maj 2012

»

17

Kriza greke do të ekspozojë shumë shpejt z. Hollande Gideon Rachman

N

ë Francën rurale, të dielën në mbrëmje, presidenti i sapozgejdhur francez hipi në skenë dhe deklaroi se do të udhëheqë betejën në Evropë kundër masave të kursimit. Në anën tjetër të kontinentit, votuesit grekë po i përgjigjeshin bllofit të tij. Duke mbështetur kryesisht parti që, ose duan të hedhin poshtë, ose të rinegociojnë marrëveshjen e shpëtimit të Greqisë, ata i kanë vënë përpara një dilemë të dhimbshme z. Hollande. A do të qëndrojë ai në krah të popullit grek kundër masave të kursimit? Apo do të qëndrojë në krah të qeverisë gjermane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, në këmbënguljen që paketa e shpëtimit për Greqinë nuk mund të rinegociohet. Zgjedhja që do të bëjë Hollande do të jetë fatale, për Francën dhe Evropën. Mund të ndodhë që presidenti i ri i Francës të vendoset në krye të rebelëve jugorë të Evropës. Nuk ka dyshim që qeveritë spanjolle dhe italiane – edhe pse nga familje të ndryshme politike – kanë përshëndetur presidentin socialist. Ata, ashtu si grekët, kërkojnë të shohin një sfidues ndaj ortodoksisë kursyese të gjermanëve. Megjithatë, çdo përpjekje franceze për të izoluar Gjermaninë brenda BE do të jetë një ndryshim historik në politikën e jashtme franceze të pasluftës – gjë që është ndërtuar përreth idesë se “çifti franko-gjerman” duhet ta drejtojë bashkë Evropën. Aleanca e Francës me jugun evropian do të dëmtonte edhe imazhin e vetë Francës, si një prej ekonomive më të fuqishme në Evropë. Perceptimi i Francës në tregjet financiare gjithashtu mund të përkeqësohej. Më e dëmshme nga të gjitha, një çarje e hapur mes Francës dhe Gjermanisë do të shkaktonte probleme mbarëevropiane, duke hapur kështu një të çarë sizmike në themelet e BE dhe monedhës së saj të përbashkët. Si rezultat, shumica e analistëve pranojnë se Hollande do të pranojë disa xheste nga Berlini, që do e lejojnë të thotë se ka ndryshuar drejtimin e debatit të BE në favor të “rritjes ekonomike”. Që përpara se të zgjidhej, ekspertët në Berlin dhe Paris po përgatisnin konturet e një marrëveshjeje. Një marrëveshje e supozuar Hollande-Merkel do të shkonte pak a shumë kështu. Hollande, siç e ka lënë të kuptohet tashmë, do të modifikonte kërkesën e tij për të rinegociuar paktin fiskal të BE – marrëveshje që e bën

Nëse ia arrin të bëhet kryeministër, Samaras do të pozicionohej si një rebel i arsyeshëm, që do të argumentonte kundër politikave të kursimit kundërproduktive që imponon Gjermania. Kjo e bën të tingëllojë si një aleat natyror të z. Hollande. Në realitet, i përballuar me një zgjedhje mes mbështetjes së Greqisë dhe mbështetjes së Gjermanisë, është pothuajse e sigurtë se francezët do të shkojnë me gjermanët. Megjithatë, një zgjedhje e tillë do ta ekspozonte si boshe retorikën e Hollande-s kundër masave të kursimit ligjërisht të detyrueshëm balancimin e buxheteve. Ndërsa Gjermania do të binte dakord për një pakt të ri të rritjes ekonomike, me fjalë jo shumë të qarta, që mund të shkonte përkrah paktit fiskal. Në po të njëjtën frymë, ajo do të refuzonte kërkesën e Holland për Eurobonot. Por me shumë gjasa do të binte dakord për “bono projektesh” të mbështetura nga BE, për të financuar projekte infrastrukturorë. Një rritje e huadhënies nga Banka Evropiane e Investimeve gjithashtu do të miratohej. Ky do të ishte një trillim tipik franko-gjerman në BE që do të lejonte të gjithë pjesëmarrësit të tërhiqeshin me dern – duke e lënë botën e jashtme kryesisht të paprekur dhe pakëz të hutuar. Shpërthimi i ri i vullkanit politik grek, megjithatë, e ndërlikon shumë këtë panoramë. Problemi grek është tashmë kaq akut, saqë nuk mund të “ndreqet” me disa klauzola të formuluara me mençuri, që do i shtoheshin një marrëveshjeje të BE. Ai kërkon vendime reale, të fortë dhe të rrezikshëm. Më specifikisht, a do të vazhdojë Greqia me shkurtime të reja disa miliardë euro në buxhet, brenda disa muajve, siç thuhet në marrëveshjen e fundit të shpëtimit? Nëse Greqia refuzon ta bëjë këtë, atëherë FMN e ka bërë të qartë se nuk do të autorizojë lëshimin e transhit të radhës të ndihmës për Greqinë. Kjo, në këmbim, do të thotë që qeverisë greke thjeshtë do i mbaronin paratë. Pas kësaj, shkurtimet e dhimbshëm të pensioneve dhe pagave do të zëvendësoheshin nga diçka shumë më

kaotike dhe e rrezikshme. Dalja e detyruar e Greqisë nga euro do të afrohej shumë. Shifrat e pazakonta që dolën nga zgjedhjet në Greqi tregojnë se shumë shpejt mund të ndodhemi përballë kësaj zgjedhjeje të zymtë. Dy partitë kryesore që janë pro paketës së shpëtimit, Demokracia e Re dhe PASOK siguruan vetëm një të tretën e votave. Ato do të luftojnë për të kirjuar një qeveri koalicioni – dhe Greqia shumë shpejt mund të përballet me zgjedhje të tjera. Veç kësaj, edhe Antonis Samaras, udhëheqësi i Demokracisë së Re që vazhdon të jetë ende kandidati me më shumë shanse për kryeministër, do të argumentonte për ndryshime në marrëveshjen me Greqinë. Samaras e di faktin që të dy partitë centriste janë të asociuara tashmë me një paketë kursimesh shumë jopopullore, e imponuar nga të huajt. Kjo është e rrezikshme, sepse i bën nacionalistët dhe ekstremistët e majtë të vetmit që përfitojnë politikisht. Më veçanërisht, Samaras mendon se bizneset greke kanë nevojë dëshpërimisht për taksa më të ulëta. Por ai nuk ka marrë inkurajim në këtë argument nga Angela Merkel – me të cilën ka një marrëdhënie shumë të vështirë. Nëse ia arrin të bëhet kryeministër, Samaras do të pozicionohej si një rebel i arsyeshëm, që do të argumentonte kundër politikave të kursimit kundërproduktive që imponon Gjermania. Kjo e bën të tingëllojë si një aleat natyror të z. Hollande. Në realitet, i përballur me një zgjedhje mes mbështetjes

së Greqisë dhe mbështetjes së Gjermanisë, është pothuajse e sigurtë se francezët do të shkojnë me gjermanët. Megjithatë, një zgjedhje e tillë do ta ekspozonte si boshe retorikën e Hollande kundër masave të kursimit. Disa xheste si “bonot e projekteve” do të ishin hiçgjë, krahasuar me pamjen e Francës që qëndron në krah

të gjermanisë dhe FMN tek i imponojnë shkurtime të mëdha Greqisë, ndërkohë që ekonomia e vendit tkurret dhe papunësia rritet shumë. Kombinimi i kaosit politik në Greqi dhe FMN jofleksibël sugjeron që Greqia do të hyjë në një krizë tjetër këtë verë. Në këtë pikë, BE do të përballet me një zgjedhje historike. A do të ndërhyjë me më

shumë ndihmë për Greqinë, edhe në një kohë kur FMN tërhiqet? Apo do të refuzojë të ndihmojë Greqinë – duke pranuar kështu të gjithë risqet politikë dhe ekonomikë që vijnë bashkë me një zgjedhje të tillë? Përballë një krize të tillë, retorika e paqartë e Hollande për shpëtimin e Evropës nga kursimi i tepruar do të ishte krejt pa lidhje.

Adresa: Rruga Kavajës, Tel: +355 4 2271 777 Fax: +355 4 2227 726

njoftim Njoftojmë të gjithë aksioneret e Shoqerisë “Dinamo” Sh.a, se me datë 01.06.2012, ora 09:00, tek Selia e Shoqerisë “Dinamo” Sh.a, me adresë Rruga “Ferit Xhajko”, Tiranë,

zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionereve të Shoqerisë “Dinamo” Sh.a, me këtë rend dite:

1. Miratimi i bilancit dhe i treguesve ekonomiko-financiar për vitin 2011. 2. Miratimi i planit ekonomik për vitin 2012. 3. Të ndryshme.


18

« gossip

E mërkurë 9 maj 2012 •

Efekti serrë, faji i dinosaurve

Rihanna i dhuron Adeles një kek për ditëlindje në formën e gjoksit Nuk është e lehtë të blesh dhuratë për Adele e cila është fituese e 8 çmimeve Gramy dhe ka miliona në bankë edhe pse është vetëm 24 vjeç. Të njëjtën gjë ka menduar edhe Rihanna e cila i sfidoi të gjithë të ftuarit, duke gjetur dhuratën perfekte, për 24 vjetorin e Adele, ajo kishte porositur një kek ditëlindjeje në formën e gjoksit duke i dhënë dhe një mesazh jo shumë të hijshëm të cilën e postoi dhe në twitter: Gëzuar ditëlindjen të dashurës time Adele. Për Adele, b*tch më të keqe në botë, duke e shoqëruar edhe me foto toples të vetes.

N

ë qarqet e shkencëtarëve pranohet gjërësisht se periudha e Mezozoikut (250-65 milion vjet më parë) u shoqërua me temperatura relativisht të larta dhe me shtimin e dinosaurve, të cilët më pas u zhdukën. Për zhdukjen e tyre, teoria më e fortë mbetet ajo e goditjes së tokës nga meteorët. Një grup shkencëtarësh nga Liverpuli i Anglisë u munduan të ndërtojnë urën lidhëse mes rënies së meteorëve që zhdukën dinosaurët dhe rritjes së temperaturës në Tokë gjatë Mezozoikut. Teoria e tyre u botua në “Current Biology” dhe arrinte në përfundimin se ishin vetë dinosaurët ata që shkatërruan Tokën, sidomos barngrënësit. Dihet që metani është një gaz i fuqishëm serrë, me potencial për të ngrohur

planetin tonë 21 herë më të lartë se sa anhidridi karbonik për 100 vjet, por plot 56 herë më shumë për 20 vjet. Aktualisht gjendja e gazit metan në atmosferë është 1.8 grimca në 1 milion dhe cilësohet si përgjegjës për 18 përqind të efektit serrë . Metani është një produkt natyral që gjendet në sasi të mëdha në stomakun e barngrënësve dhe që ka funksion jetik në tretjen e ushqimit tek to. Dave Wikonson nga “John Moores University” në Liverpul thotë: “Një model i thjeshtë logjik na shtyn të besojmë se mikrobet e zhvilluara në stomakun e dinosaurve barngrënës, por që u mundësonte atyre procesin e tretjes së ushqimit, u cliruan në masë pas rënies së meteorëve. Kjo sasi mikrobesh, përthithi gazin metan dhe e cliruan atë në natyrë në sasi aq të mëdha, saqë mund të merret si shkaktar i ngrohjes së planetit

në periudhën Mezozoike”. Por sa mund të ketë ndikuar një mikrob në ngrohjen e një planetit të tërë? Sipas shkencëtarëve, dinosaurët barngrënës, ndryshe sauropodët, (që peshonin rreth 20 ton) prodhonin rreth 520 milion ton metani në vit. Kjo është një e shifër shumë herë më e lartë se sa emëtimet e këtij gazi në ditët e sotme. Sa më shumë metan të kishte në atmosferë, aq më shumë ngrohej ajri dhe nga kjo klimë përfituan dinosaurët reptilë me gjak të ftohtë, që populluan Tokën pas zhdukjes së titanosaurve dhe sauropodëve. Teoria e grupit të shkencëtarëve britanikë dhe puna eksperimentale e tyre me gazin metan, do t’u paraqitet shkencëtarëve, antropologëve dhe historianëve më me emër në studimin e fazave nëpër të cilat ka kaluar planeti ynë për të dhënë një mendim “specialistësh” për të.

Të qenit i motivuar dhe të pasurit e një qëllimi në jetë mbron nga Alzhaimeri

Rachel Bilson, Kristen Bell dhe Busy Philipps “shesin” shoqërimin për bamirësi Për të mbledhur të holla për bamirësi, bukuroshet e Hollivudit Rachel Bilson, Kristen Bell dhe Busy Philipps, kanë nxjerrë veten në ankand. Kështu që fansat e tyre të cilët do të japin ofertën më të lartë, do të kenë mundësi që të shoqërohen me këto bukuroshe, duke përfshirë shopingun dhe daljen në klube nate, ndërsa paratë e mbledhura do të shkojnë për organizatën bamirëse ‘Communities In Schools’. Për veç këtyre bukurosheve, në ‘shitje’ në këtë ankand do të jenë edhe Amy Smart, Carter Oosterhouse, Elijah Wood dhe Paul MCDonald.

Studimi gjeti se njerëzit të cilët kanë një qëllim të madh në jetë mund të mrohen nga Alzhaimeri. Sipas studimit, njerëzit të cilët raportuan një qëllim të madh në jetën e tyre, ekspozuan një konjicion (nivel mendimi), më të mirë se ata që nuk kishin qëllime madhore. Këto rezultate sugjerojnë se qëllimet dhe të qënit i motivuar mbron kujtesën dhe aftësitë e të menduarit nga efektet e dëmshme. Kjo është inkurajuese dhe sugjeron se angazhimi në aktivitete domethënëse dhe të qëllimshme promovon një shëndet mendor të shëndetshëm në moshat e vjetra. Pas disa hulumtimeve të bëra tek njerëzit pas vdekjes, rezulton se nëse qëllimet në jetë pakësohen

apo nuk kanë një motiv të fortë, aq më shumë truri i të moshuarve akumulon disa pllakëza të cilat janë shumë të zakonshme në mesin e njerëzve të cilët zhvillojnë Alzheimerin, e cila karakter-

izohet nga humbja e kujtesës dhe ndryshimet në aftësitë e të menduarit. Të dhënat e fundit sugjerojnë se këto pllaka grumbullohen më shumë tek njerëzit e moshuar, madje edhe në ata pa Alzhaimer.

Këto pllaka dëmtojnë kujtesën dhe funksionet e tjera njohëse. Studime si ky dhe të tjera të këtij lloji synojnë të zbulojnë mënyrat për të parandaluar krijimin e këtyre pllakëzave në tru, një detyrë që ka rezultuar e vështirë. Drejtuesja e këtij studimi, Dr. Boyle shtoi se këto studime janë sfiduese për shkak se shumë faktorë ndikojnë në njohje dhe studimet kërkimore shpesh u mungojnë të dhënat e mostrës së trurit, të nevojshme për të përcaktuar sasinë e ndryshime të Alzheimer në tru. Identifikimi i faktorëve që nxisin shëndetin njohës do të ndihmojë për të luftuar një sfidë tashmë të madhe dhe në rritje të shpejtë të shëndetit publik që vjen nga sëmundja e Alzheimer.


gossip • E mërkurë 9 maj 2012

Cameron Diaz:

Kate Moss:

Adhuroj bukurinë natyrale

Kate Moss është ikona e mijërave femrave në mbarë botën. Por përveç të qënit e admiruar për bukurinë dhe stilin e saj, ajo nxjerr sekretin e bukurisë dhe thjeshtësisë. Ajo i`u jep fansave këshilla për të patur një pamje të mrekullueshme. Kate shpjegon se përpiqet të jetë sa më natyrale edhe kur i duhet të përdorë makeup, edhe pse kjo varet nga evenimenti ku do shkoj, por më pëlqen thotë ajo të jem glamur dhe jo e rënduar. Përveç faktit se ajo pëlqen festat dhe banjadielli, ajo harxhon kohë për t`u kujdesur dhe për lëkurën e saj duke përdorur gjithmonë një krem mbrojtës dhe konsumon shumë ujë. Dhe përveçse të qënit një supermodele, Kate pranon se një ndër argëtimet e saj është dhe gatimi për burrin Jamie Hince dhe vajzën Lila. “Unë jam më e lumtur se kurrë kur jam me familjen time dhe shpenzoj kohën me ta”, ka thënë Kate.

Karriera, më prishi planet për martesë

»

19

John Travolta paditet për ngacmim seksual John Travolta është paditur për ngacmim seksual nga një masazhator që ka deklaruar se aktori i famshëm u përpoq të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe e preku në organet gjenitale gjatë një seance masazhi. Sipas ‘TMZ’ (faqe online e specializuar për VIP-a), burri me nofkën “John Doe” akuzon Travoltën për agresion seksual dhe kërkon 2 milionë dollarë për shkaktim stresi. Akuzuesi pohon se gjatë një seance masazhi në hotelin Beverly Hills, në Los Angeles, Travolta u zhvesh para tij dhe i preku gjenitalet. Sipas “John Doe”, Travolta i zbuloi atij se famën e ka fituar edhe me “favore seksuale” që ka bërë në fillim të karrierës. Zëdhënësi i Travoltës bëri të ditur nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në E!News se aktori nuk ndodhej në Los Angeles kur ka ndodhur incidenti në fjalë dhe në këtë mënyrë “akuza është veç një trillim” dhe akuzuesi po kërkon “famë dhe para” në mënyrë të pistë.

Dustin Hoffman, rastësisht hero

C

ameron Diaz refuzoi të vendoste nje kufi në jetën e saj pasi planet për t`u martuar dhe krijuar familje kur ajo ishte 20 vjeç, u shkatërruan prej karrierës së suksesshme. Aktorja filloi modelingun që kur ishte adoleshente, përpara se të bëhej aktore. Diaz ka dominuar për vite të tëra për profilin e saj të lartë romantik në filma, por mesa duket Diaz u josh shumë shpejt nga fama sa nuk u ngut për të zhvilluar akoma dhe më shumë karrierën, pavarësisht dëshirave të hershme për të krijuar familje. Ajo tregon se kur ishte 21 vjeç mendonte se do të martohej dhe do të kish dy fëmijë, dhe se do të ishte familjare duke pasur si model nënën e saj, por karriera e tërhoqi pas vetes dhe ëndrrat e saj u shkatërruan herët.

Kanye West i lë Kim Kardashian makinën 500,000 $ Reperi Kanye West me sa duket kërkon t`ia tregojë me të gjitha format dashurinë Kim. Prova e radhes është makina e tij Mercedes SLR McLaren, 500.000$, me të cilën Kim është parë kohët e fundit duke e përdorur. Edhe pse bukuroshja zotëron disa makina si Range Rover, Ferrari, Bentley dhe Rolls Royce, makina e Kanye e entuziasmon atë më shumë. Marrëdhënia e çiftit është duke ecur me hapa të shpejtë duke u përfolur se janë gati për martesë.

Rastësisht hero. Aktori hollivudian, Dustin Hoffman i shpëtoi jetën një të riu në Londër, teksa këtij të fundit i ra të fikët kur kishte dalë për vrap. Aktori njoftoi ambulancën dhe qendroi në krah të tij deri në momentin e mbërritjes së ndihmës së shpejtë. Nuk kemi të bëjmë me një film ku aktori 74-vjecar është protagonist, por me një ngjarje të vërtetë të ndodhur në parkun Kensington në Londër. Hoffman ishte duke shëtitur, në kohën kur një i ri u plas në shesh pa ndjenja. 74-vjecari ruajti qetësinë dhe njoftoi ambulancën. Kur mbërritën mjekët pas 15 minutash, ai ishte ende aty, duke i mbajtur kokën lart të riut. E gjithë ngjarja të kujton filmin komedi të vitit 1992, “Rastësisht hero” i regjisorit Stephen Frears, ku Hoffman interpreton rolin e arrogantit dhe “heroit komik” Bernie Laplante, që pasi shpëton ekuipazhin e një avioni të ulur në autostradë, nxiton tek gazetarët dhe vetëpagëzohet “ëngjëlli i fluturimit 104”. Por këtë herë, në jetën reale, Hoffman, përkundër karakterit të personazhit të luajtur në filmin e 1992-it, nuk u vu në kërkim të famës, përkundrazi, e mbajti atë të fshehtë disa ditë. Ishte vetë personi i shpëtuar prej tij, Sam Dempster ai që ka treguar për mediat britanike “heroin e tij”.


20

« thashetheme vip

E mërkurë 9 maj 2012 •

Pesë detajet pikante të martesës së Jolie dhe Pitt

M Kolegët vrasin dhe e ndajnë në copa aktoren indiane Aktorja e Bollywood është vrarë mizorisht. Strukturat e shtetit të Indisë kanë deklaruar se tanimë është hedhur dritë mbi ngjarjen e ndodhur muajin e kaluar. Dy autorët e vrasjes janë kolegët e aktores, Preeti Surin dhe Amit Jaiswal. Sipas policisë Thapar u rrëmbyer dhe më pas u masakrua në një kohë kur duhet të udhëtonin me të drejt Gorakhpurit. Kolegët i kërkuan 25 vjeçares një shumë prej 22 mijë eurosh që të mund ta lironin ose ndryshe do ta detyronin të filmonte filma pornografikë. Në një kohë kur shuma e kërkuar nuk u arrit ti depozitohej rrëmbyesve ata vendosën ta masakrojnë dhe e ndanë trupin në disa pjesë. Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e dy kolegëve që pranuan krimin.

ë në fund Brad Pitt i ka kërkuar të martohen së famshmes Angelina Jolie. Shumë prej jush i ka ditur tashmë të martuar, pasi çifti ka edhe fëmijë së bashku. Por lajmi se çifti do të martohet zyrtarisht ka provokuar thashetheme dhe është tashmë pjesë e mediave rozë. Unaza e vendosur në gisht dhe konfirmimi i lajmit nga vet çifti ka hedhur “benzinë në zjarr”. Mediat kane bëre një përmbledhje të 5 ngjarjeve që kanë pasur lajmin për martesë, përzgjedhur nga mediat rozë në SHBA. Ato nisin me reagimin e Jennifer Aniston dhe mbështetjen e shoqatave të homoseksualëve. 1- Babai i Jolie Babai i Angelina Jolie, i cili për vite kishte mbajtur një distancë prej vajzës së tij dhe gjithashtu i pajtuar me të në vitin 2009, ka bërë një urim të qartë dhe konçize: “Unë jam shumë i lumtur për ta”. Aktori Jon Voight njihet për karakterin e tij të ashpër në raportet me vajzën, por këtë herë nuk ka mundur të mos “zbutet” pak. 2 - A do jetë e ftuar Jennifer Aniston në dasmë? Ish-bashkëshortja e Brad Pitt nuk dihet akoma nëse do të jetë e ftuar në dasmën e çiftit. Edhe pse aktorja e njohu tashmë e ka kaluar traumën e divorcit e tyre, pasi është e lidhur me Justin Theroux, ende mbetet mister prezenca e saj në dasmën e ish-burrit. Ndarja e tyre ka pasur shumë komente. Edhe nëna e Brad Pitt ka thënë se do t’i pëlqente që Brad dhe Anistone të mos ishin ndarë.

3-Ku do të bëhet ceremonia? Pas marrjes së lajmit, mediat rozë kanë nisur të bëjnë pyetjet e para. E normalisht tani do të jenë pyetje të tipit: ku do të zhvillohet dasma, sa do të kushtojë, sa veta do të jenë pjesëmarrës, etj. Por dihet tashmë se çifti i Hollivudit e viziton shumë shpesh Italinë, duke e cilësuar si një nga vendet e preferuara. Ja pse mediat italiane hedhin pyetjen dyshuese, nëse dasma e dy yjeve do të bëhet në shtetin italian. Italia është vendi romantik që ka tërhequr për ceremonitë e martesës shumë yje si; Tom Cruise dhe Katy Holmes dhe gjithashtu me Salma Hayek, Emily Blunt

dhe Maggie Gyllenhaal. 4 - Homoseksualët do të jenë një mbështetje e madhe në dasmë Çifti hollivudian kanë qenë ndër të paktët që kanë mbrojtur hapur homoseksualët. Madje ata kanë deklaruar se do të martohen kur bota të ketë më shumë të drejta për njerëzit me ngjyrë dhe homoseksualët. Bota nuk ka ndryshuar shumë që nga kjo deklaratë e deri të vendimi për martesën, por pritet që në ceremoni të marrin pjesë mjaft miq homoseksualë të dy aktorëve. 5 – Unaza që i prishi mendjen Joli Një unazë prej 250 mijë dollrësh është një gjetje e mirë

për të bindur një femër që të pranojë martesën. Vet Pit ka dhënë detaje për unazën dhe ka qenë prezent në momentet kur ajo punohej. Rezultati shihet në dorën e Angelinës. Unaza e cila kushton 250 milionë dollarë është diamant e cilësisë më të lartë. Pa asnjë dyshim kjo do të jetë martesa e vitit. Kohë më parë, martesën e tyre e përmendi dhe vet Pit duke thënë se: “Ne do të martohemi, herët a vonë, sepse për fëmijët tanë, martesa jonë është duke u bërë gjithnjë e më e rëndësishme”

Studimi: Të jesh vetvetja në punë? S’këshillohet

Vendet ku humbim celularin Një studim spanjoll ka zbuluar vendet ku njerëzit humbasin aparatët celularë dhe datat kur ndodh më shpesh një gjë e tillë. Zyrat, restorantet dhe lokalet janë vendet më të zakonshme ku humbet celulari, ndërsa Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë datat që duhet të kemi kujdes. Sipas studimit, çdo ditë humbin 7 milionë celularë në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi ku humbasin më shumë celularë. Në Nju Jork vendi ku humbasin më shumë aparatët janë fast-food-et, ndërsa në San Francisko kafenetë. Ndërsa Siatëlli, Filadelfia, Mançesteri, Amsterdami, Praga, Dehli dhe Xhakarta janë qytetet ku banorët e humbin më shpesh celularin e tyre: plot dy herë brenda vitit.

Sinqerisht gjithmonë është thënë se të jesh vetvetja mundet që gjithçka të të kthehet në pozitive por kjo nuk vlen për karrierën tuaj. Të paktën këtë e nxjerr si konkluzion një studim i kryer sëfundi në raport me këtë çështje. Nëse ju e shfaqni karakterin tuaj real tek partneri ajo tek miqtë ka shumë mundësi që të jetoni më të lumtur

sipas ekspertëve por diçka e tillë nuk funksionon tek mjedisi i punës. Studimi i kryer ka patur një kampion prej 533 personash vullnetar të cilët u testuan për mënyrën se si i ndërtonin marrëdhëniet e pritshme. Rezultati tregoi se tendenca ishte që një person të tregohet vetvetja tek partneri, më pas tek miqtë dhe më

tutje tek prindrit. Megjithatë kishte shumë pak gjasa që diçka të ndodhte në mjedisin e punës. Dr. Oliver Robinson nga University of Greenwich në Londër thotë se “ju e dëgjoni shpesh të thuhet se sekreti i të qenit i lumtur është të jesh vetvetja ose të të shprehur real të asaj çka ndjeni por kjo nuk aplikohet në vendin e punës.”


thashetheme vip • E mërkurë 9 maj 2012

»

21

“Time”

Madonna fanatike: Duhet të kisha qenë një nënë më e rreptë

Madonna e shquar për stilin e saj ekstravagant nuk ka pëlqyer një fotografi të vajzës së saj 15 vjeçare Lourdes, me një cigare në gojë dhe shpalos anën e saj fanatike. “Nuk më pëlqeu, nuk e aprovoj cigaren për asnjë e aq më tepër për time bijë, duhet të isha një nënë më e rreptë, por nuk është e lehtë”, u shpreh këngëtarja. Sipas saj me fëmijët gjithçka është marrëveshje, duke pranuar vështirësitë e të qenit nënë singel e katër fëmijëve. Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, në vijim Madonna shprehet se ka shumë identitete brenda saj, por për fëmijët është vetëm një, ai që kontrollon detyrat si nënë. Ndër të tjera ajo ka shtuar se është e vështirë të jesh Madonna, të qëndrosh e para në klasifikime si dhe të jesh nënë e cila punon shumë.

publikon listën e 100 njerëzve më me influencë

R

evista “Time” ka publikuar listën me 100 njerëzit me më shumë influencë në botë për vitin 2012. Lista ndahet në 5 kategori, manjatë, risi, ikona pionerë dhe liderë. Në grupin e fundit përfshihen figura të tilla si presidenti amerikan Barack Obama, Mitt Romney, Hillary Clinton, por edhe personazhe më pak të njohur si zv/presidenti kinez Xi Jinping. Mes 38 grave që përfshihen në listën e këtij viti janë themeluesja e “Spanx Sara Blakely”, që ka vënë pasuri të madhe duke riorganizuar të dhënat për gratë në të gjithë botën. Ajo përfshihet në kategorinë e manjatëve. Mes ikonave gjenden këngëtarja e muzikës pop Adele dhe Dukesha e Kembrixhit, Kate. Në liste gjendet një total prej 54 personalitetesh ndërkombëtarë nga 37 vende. dhe jo të gjithë janë pozitiv, të tillë si lideri koreano-verior Kim Jung Un dhe presidenti sirian Bashar al-Assad.

Rihanna duke pirë kokainë Rihanna është mësuar të hapë polemikë pothuajse çdo herë që fotografohet në publik, sidomos kur është duke festuar. Në “episodin” e fundit, këngëtarja nga Barbados ka publikuar një foto të sajën në Instagram ku dallohet një pluhur i bardhë që shumë persona e kanë komentuar si kokainë. 24-vjeçarja ka hipur në shpatullat e njërës prej truprojeve të saj dhe në kokën e tij ka vënë pluhurin e bardhë dhe ka pasur shumë komente kritike ndaj saj sepse përdoruesit kanë theksuar se një sjellje e tillë e saj është e pahijshme dhe jep një shembull të keq. Rihanna është në vendin e tetë mes 100 personave më me ndikim në botë sipas revistës ‘Time’, por ajo gjithmonë është shprehur se është vetëm një vajzë e re që shijon jetën dhe nuk është modeli i askujt.

Elisabetta

Canalis,

sërish beqare

Elisabetta Canalis është ndarë nga Steve-O vetëm pas tre muajsh lidhjeje. Sipas ‘Radar Online’, personazhi i Jackass u mërzit nga jeta e mbushur me festa e 33-vjeçares italiane dhe duke qenë se kërkon të qëndrojë larg alkoolit kishte frikë se Canalis ishte një ndikim i keq në jetën e tij. “Steve-O e ka lënë Elisabettan sepse asaj i pëlqenin shumë festat. Ai ka pasur probleme me alkoolin dhe tani kërkon t’i qëndrojë sa më larg të jetë e mundur pijeve, por me Elisabettan kjo gjë ishte e pamundur”, thekson një burim për ‘Radar Online’. Madje Steve-O kërkon që edhe ish-partnerja e tij të nisë një jetë më të “qetë” edhe pse nuk janë më të lidhur. “Ai ndjen ende për të, por nuk mund të rrezikojë që t’i kthehet sërish problemeve me pijen. Për këtë arsye e la, por e ka njohur me disa persona që do e ndihmojnë Canalisin që të lërë edhe ajo pijen”, shton i njëjti burim. 37-vjeçari Steve-O, emri i vërtetë i të cilit është Steven Glover, është bërë i famshëm me Jackass, një grup djemsh të cilët kanë habitur botën me bëmat e tyre të çuditshme dhe të rrezikshme. Disa nga më të pakuptimtat janë vënia zjarr e kokës ose gëlltitja e peshqve të gjallë e më pas vjellja e tyre. Elisabetta Canalis ka qenë e lidhur me një nga yjet më të rafinuar të Hollywood-it, George Clooney, nga i cili u nda në qershor të vitit 2011.


22

« intervistë

E mërkurë 9 maj 2012 •

Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu në “A ShoW” me Adi Krasta në “Vizion+”

“Zgjedhja e Presidentit, do ndikojë tek votuesit në zgjedhjet e 2013-ës Adi Krasta: Ai është Ambasadori i SHBA në Tirana, Aleksandër Arvizu. Uluni, ju lutem. Jam shumë i lumtur t’ju kem këtu më në fund. Si ndjeheni në televizion, në përgjithësi? Ambasadori Arvizu: Në përgjithësi, më pëlqen shumë. Është fantastike të jem këtu, është një program fantastik. Adi Krasta: Faleminderit shumë. Ambasadori Arvizu: Kam një kollare speciale për këtë rast. Shpresoj t’ju pëlqejë. Adi Krasta: Më pëlqen shumë kollarja. Do të tregohem diplomat. Ambasadori Arvizu: Sa herë që pyes njerëzit për Adi Krastën, përgjigja që më japin është “çfarë prezantuesi!” Mendoj se ky është një nder shumë i madh për ju. Adi Krasta: Nuk e di nëse duhet ta marr si kompliment...Ka një pjesë te prezantuesit që është gjithnjë mosbesuese. Nuk e di pse, por kjo është ndjenja ime. Ambasadori Arvizu: Do të thotë që jeni shumë i talentuar dhe i respektuar. Adi Krasta: Por ju keni respektuar dhe nderuar shumë nga kolegët e mi. Kjo është tipike për një ambasador në një farë mënyrë. Ta lëmë mënjanë këtë. Ju e njihni më mirë Shqipërinë tani, z. Ambasador, apo jo? Ambasadori Arvizu: Mendoj se po mësoj shumë. Sot është data 8 maj, e vutë re këtë? Adi Krasta: Sigurisht, kjo është arsyeja pse jeni këtu. Ambasadori Arvizu: Po mësoj shumë, por ka ende shumë boshllëqe në njohuritë e mia. Më pëlqejnë kostumet shqiptare. Di që kostumet janë shumë të veçanta dhe të posaçme për secilin rajon, por, nëse dikush më thotë, z. Ambasador, ky kostum është nga Gjirokastra, ky nga Korça dhe ky nga Shkodra, nuk jam i sigurt se do i dalloja kur në fakt duhet të isha në gjendje ta bëja këtë. Pra, mendoj se një nga gjërat që po përpiqem të bëj është të kuptoj gjërat e rëndësishme si folklori, traditat dhe kultura. Kjo është e rëndësishme. Adi Krasta: Mesa kuptoj unë elita jonë politike nuk do t’ju lejonte të shpenzonit kohë me folklorin e gjëra të tilla. Ambasadori Arvizu: Duhet të më japin pak pushim në fakt. Adi Krasta: Ju duan për vete, me shumë, shumë dëshirë. Ndoshta për shkak të rëndësisë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë për çështjet në botë. Para disa ditësh kishit bërë një shkrim shumë të mirë mbi rëndësinë e medias së shëndetshme. Do t’ju bëj një pyetje: përveç televizionit publik i cili ka halle të tjera, çfarë mendoni ju se janë hapat false apo gabimet e medias shqiptare? Ambasadori Arvizu: Pikë së pari, unë i qëndorj atyre që përmenda në editorialin me rastin e Ditës Botërorë të Lirisë së Shtypit, që u publikua në shumë gazeta dhe televizione, dhe jam shumë mirënjohës për këtë, por ka shumë gjëra pozitive. Unë takohem me shumë gazetarë. Mendoj se janë shumë të sinqertë dhe të hapur në opinionet e tyre, gjë që e vlerësoj. Kur kaloj nëpër duar gazetat apo shoh televizion, shoh një larmi opinionesh që shprehen, dhe kjo është gjë e mirë. Mendoj se informacioni thelbësor që u serviret shqiptarëve është diçka pozitive. Por mendoj, se një nga burimet më të mëdha të shqetësimit në Shqipëri është fakti se ka shumë shtrembërime. Ka më tepër shtrembërime se sa çensurë. Nuk është tamam një treg i hapur apo i lirë. Dimë se ka disa interesa biznesesh të fuqishme pas kësaj gazete apo atij stacioni, ose mbase ata janë të lidhur. Një parti ose një lëvizje politike mund të kenë lidhje por do të kesh gjëra të tilla pa kuptim si politikanë të një grupi që bojkotojnë, që shfaqen në një stacion televiziv por jo në një tjetër, ose një program fton nga një krah po nuk fton tjetrin. Ky është shtrembërimi për të cilin po flas. Adi Krasta: A ndodh kjo për shkak të një mjedisi të pakontrolluar apo ju mendoni se ka të bëjë me zgjedhje personale apo është diçka e papër-

caktuar? Ambasadori Arvizu: Mendoj se ka të bëjë më tepër me këtë të fundit, dhe jo aq shumë me kuadrin ligjor. Ka disa probleme me strukturën ligjore gjithashtu. Mendoj se ligjet për shpifjen ose mjetet e përdoruara për të ndëshkuar njerëzit ndoshta duhet të rishihen pak më mirë. Mendoj se ndonjëherë ndëshkimi duket pak më i rreptë se sa duhet të ishte duke marrë parasysh rrethanat. Nuk dua të jem shumë kritik por për disa media, për disa gazetarë të caktuar, duket sikur janë shtojcë e një force politike. Në një demokraci, mendoj se duhet të kishte pak ndarje midis të dyjave. Në një demokraci të shëndetshme, duhet të kishte skepticizëm ndaj të gjithë politikanëve, siguright ndaj atyre që qeverisin vendin, por edhe ndaj opozitës. Adi Krasta: Ne publiku perceptuam se ambasadori i ri i SHBA, në ditët e para të punës këtu, nuk ishte shumë i drejtpërdrejt me palët politike, por tani, një vit e gjys më pas, jo vetëm që e kuptoj çfarë po bëni këtu në emër të qeverisë dhe vendit tuaj, por për të qenë i sinqertë, e mbështes plotësisht, në kuptimin që ju nuk doni të bëheni pjesë e kësaj xhungle. Tani të shkojmë në Amerikë, lajmet se kryeministri dhe lideri i opozitës shkuan në SHBA, u takuan me zyrtarë amerikanë, kongresmenë, e të tjerë. Pati shumë spekulime këtu për atë që u tha dhe si u tha. Do t’ju pyes: a ishte Sekretarja e Shtetit Klinton shumë e drejtpërdrejtë, shumë e qartë me kryeminsitrin? Ambasadori Arvizu: Pikë së pari, nëse mundem, për t’iu kthyer çështjes së mëparshme, i vlerësoj shumë fjalët tuaja të ngrohta. Do të doja të merrja mundësinë për t’u shpjeguar disi. Është e kuptueshme që njerëzit në Shqipëri kanë pikëpamje shumë të forta politike. Edhe në Amerikë njerëzit kanë pikëpamje të forta për politikën atje. Këtu, ndonjëherë kam përshtypjen se fituesi merr gjithçka, ose, nëse nuk je totalisht me mua, je kundër meje. Pra, nuk ka rrugë të mesme, dhe, mendova me veten time, si ta shpjegoj këtë? Të flasim për Kryeministrin, për shembull. Ai admirohet nga shumë njerëz, por jo nga të tjerë. Ka disa njerëz që vijnë e më thonë, shiko, ti mbështet Sali Berishën, ti do që Sali Berisha të jetë i suksesshëm. E di se cila është përgjigja ime, ke absolutisht të drejtë. Dua shumë që ai dhe qeveria të bëjnë një punë të mirë. Dua që ai dhe PD të ecin mirë. Po kaq i suksesshëm dua që të jetë edhe z. Rama dhe që socialistët të ecin mirë. Dua që të gjithë ata të japin më të mirën e tyre, të jenë në gjendje të artikulojnë politikat e tyre, çfarë do të bëjnë ata për popullin shqiptar. Pra, nëse akuzat janë se dua që z.Berisha, të jetë i sukseshëm, përgjigja ime është, e saktë. Ju doni që z.Rama të jetë i suksesshëm; po, kjo është absolutisht e saktë. Adi Krasta: Kjo kuptohet tani nga publiku në përgjithësi. Po cili është një mesazh i qartë nga Departamenti i Shteti dhe institucionet e tjera? Ambasadori Arvizu: Unë isha në takim. Kuptohet, nuk mund të futem në detaje, por mendova se Sekretarja Klinton e bëri shumë të qartë mbështetjen e plotë të SHBA për popullin shqiptar, këtë vend të mrekullueshëm dhe kontributin e sja për stabilitetin rajonal, për atë që po bën si vend anëtar i NATO-s, apo përparime që kanë ndodhur këtu në 21 vitet e fundit. Mendova gjithashtu se ajo ishte shumë e qartë në shprehjen e shpresës dhe disa nga shqetësimet tona për përparimin e ngecur në disa fusha si lufta kundër korrupsionit, shteti ligjor. Kështu pra, mendoj se mesazhet e SHBA ishin shumë të qarta. Adi Krasta: Po e shijoj shumë këtë intervistë. E kuptoj që sjellja e një ambasadori duhet të jetë e kujdesshme dhe elegante, që disa detaje nuk mund të bëhen publike, por do t’ju bëj një pyetje shumë të drejtpërdrejtë, edhe pse mendoj se e di përgjigjen. E dini ju emrin e presidentit të ardhshëm të Shqipërisë? Ambasadori Arvizu: Shiko, anglishtja është një gjuhë mjaft interesante. Mund ta interpretoni në dy mënyra këtë pyetje: a e di unë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shqipërisë? Ose, a

ka të ngjarë që unë ta njoh personin që dotë jetë presidenti i Shqipërise, kushdo qoftë ai? Adi Krasta: Më lejoni të jem i saktë në anglisht, dua të di të dytën. Ambasadori Arvizu: Nuk e di. Ndoshta. Di për listën e Çanit. Nuk është vetëm lista e Çanit, por për sa i përket kësaj, shoh Kryetaren e Parlamentit Topalli, z. Nano, z. Meta është përmendur, Artur Zheji, Fatos Lubonja. E di se kush janë këta, pra, nëse është një nga këta, do të them, po, e njoh presidentin e ardhshëm. Por, duhet të jem i sinqertë. Disa nga emrat janë njerëz që s’i kam takuar kështu që pyes stafin tim në ambasadë. Kush është ky person për të cilin shkruhet në gazetë ose media? Adi Krasta: Të pyesësh një shqiptar për një shqiptar tjetër se kush është ai, kjo nuk është ide shumë e mirë. Nuk flasim mirë për njëri-tjetrin në ambjente të tjera. Shaka… Ambasadori Arvizu: Ajo që kuptoj nga rastet e mëparshme, personi që del president nuk është dikush për të cilin flitet që në fillim. Adi Krasta: Pra del një as që nxirret nga mënga. Ambasadori Arvizu: Nëse do të ishte një gar kuajsh do të ishte kali i zi, ose dikush që s’ta merr mendja, jo dikush për të cilin njerëzit flasin. Por ndoshta nuk do të jetë kështu. Mendoj se kjo është ajo që e bën interesante. Adi Krasta: Dhe ju jeni shumë kurioz për të mësuar se kush është ai apo ajo! Ambasadori Arvizu: Sigurisht, jam shumë kurioz. Përsëri, kjo është pjesë e procesit politik prandaj është interesante. Jam kurioz të shoh se si do të vazhdojë kjo sepse shumë njerëz janë të interesuar për këtë por edhe sepse kjo është shumë e rëndësishme për vendin. Adi Krasta: Christianne Amanpour bëri një intervistë të shkëlqyer me ish-sekretaren e shtetit Madeleine Albright që shqiptarët e duan shumë, ne këtë vend, në Shqipëri por dhe në Kosovë. isha shumë i impresionuar nga një nocion që ajo përdori, se SHBA nuk u lejohet gjithnjë apo nuk janë gjithnjë në gjendje që të arrijnë një gjykim moral për çështje në gjithë botë, për shkak të traditës së vendeve, p.sh. Sirisë, Kosovës, Shqipërisë. Ajo foli për një zonë gri në gjykime e vendime. Janë ato momentet shumë mbresëlënëse kur Ambasadori Arvizu përveshi mëngët për t’u përfshirë në procesin e numërimit të votave. Pastaj, si ta them, i ulët prapë mëngët pa asnjë shpjegim? Ambasadori Arvizu: Kjo është një mënyrë shumë interesante për të shpjeguar çfarë ndodhi një vit më parë. Dy pika. E para, në disa mënyra, politika dhe diplomacia janë dy anë të të njëjtës medalje, ku qëllimi është që të arrihet ajo që është e mundur, me disa parime morale, me disa udhëzime. Kjo nënkuopton se duhet të arrihen kompromise dhe njerëzit që nuk janë në gjendje të bëjën kompromise ndoshta nuk duhet të jenë në politikë dhe as të përfshihen në diplomaci. Së dyti, për sa i përket asaj që ndodhi vitin e kaluar, mbaj mend se në 8 maj pati një ndjenjë të madhe shprese dhe optimizmi dhe paksa ankth. Të gjithë e dimë çfarë ndodhi në ditët që pasuan. Më lejoni të eci para për të ardhur në ditët e sotme. Parlamenti ka bërë shumë përparim në reformën e kodit elektoral, rregullat e procedurës parlamentare, por tani duket se kanë ngecur paksa në çështjet që ne e dinim që do të ishin të vështira, kryesisht përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Domethënë, kur ka një mosmarrëveshje, apo kur duket se një kandidat kryeson me vetëm 10 vota, ose pasi një procedure gjyqësore tjetri kryeson me 86 vota, apo të tjera gjëra të tilla, kush do ta zgjidhë këtë mosmarrëveshje? Mendoj se procesi që pamë vitin e kaluar tregon se ky nuk është një proces tërësisht i kënaqshëm. Prandaj unë po shpresoj në asistencën e OSBE, ODIHR, Këshilli të Europës, Komisionit të Venecias, se do të ketë dëshirë për të gjetur një mënyrë për të përmirësuar funksionimin e KQZ-së, ndoshta duke ndryshuar përbërjen e KQZ-së ose mekaniz-

min e zgjedhjes së mosmarrëveshjeve. Ka vend për përmirësim. Adi Krasta: Po, mendoj se kjo është shenjë e një ndjeshmërie të publikut dhe njerëzve në përgjithësi, shumë më tepër ndoshta nga ndjeshmëria që shohim brenda zyrave të izoluara apo tek disa politikanë që janë izoluar nga çfarëdo lloj gjëje që ndodh në vendin e tyre. Kjo ësht pyetja e fundit, z. Ambasador. Po, fjala jote është shumë e rëndësishme. Me apo pa diplomaci, me të mesme të artë apo jo, duke folur ose jo me diplomaci, ne mund të jemi duke iu drejtuar përsëri kohëve të zymta. Shpresoj që jo, por, nëse zgjedhja e presidentit dhe zgjedhjet e përgjithshme, nëse diçka ndodh përseri, nëse votat nuk administrohen siç duhet, nëse ndodh përsëri, a do t’i vërë Departamenti i Shtetit, Ambasadori Arvizu, gjërat në vendin e tyre? Jam i shqetësuar për vendin tim, prandaj ju pyes. Ambasadori Arvizu: E vlerësoj pyetjen dhe shpresoj t’ju jap një përgjigje të drejtpërdrejtë që është gjithashtu diplomatike, por dua t’i përgjigjem pyetjes suaj sepse mendoj se është shumë e thellë. Pikë së pari, pritshmëria ime është që politikanët do t’i vënë veshin dëshirave, vullnetit të njerëzve dhe do të veprojnë më seriozitet në emër të njerëzve. Dhe ka mekanizma. Marrim zgjedhjen e presidentit për shembull. Do ta shohim se si do të zhvillohet, por, mënyra se si presidenti do të zgjidhet mendoj se do të ndikojë perceptimin e votuesve në vitin 2013, pavarësisht nëse ata mbështesin PS, PD apo një parti të tretë. Deri në një farë mase, përshtypjet e tyre do të ndikohen nga mënyra se si ky proces do të zhvillohet, në mënyrë që të jetë një lloj referendumi. Pra, unë si amerikan besoj në njerëzit që bëjnë korrigjime kur është e nevojshme. Por, sigurisht, këtu në Shqipëri, për shkak se mekanizmi institucional nuk është aq i fortë sa duhet të ishte, na duhet ende të punojmë për këtë. Përsa i përket çështjes së të qënit i drejtpërdrejtë, nga njëra anë mendoj se njerëzit hedhin sytë nga SHBA për udhëheqësi, dhe ne duhet t’i përgjigjemi kësaj. Pra, po, shpresoj dhe pres, që në rast se do të ketë probleme serioze, njerëzit të dëgjojnë atë që do të kem për të thënë dhe të thonë, ai po thotë të vërtetën, ai po flet drejtpërdrejt. Nga ana tjetër, si kryediplomati amerikan në këtë vend, ajo që unë dua është ndryshimi pozitiv. Dua që nga një situatë e keqe të dalë diçka e mirë. Sinqerisht, jam i gatshëm të sakrifikoj reputacionin tim apo reputacionin e ambasadës nëse vërtet do ndryshonte diçka. Me fjalë të tjera, nuk do të them diçka vetëm sepse mendoj se do t’i kënaqë njerëzit ose sa për të marrë një duartrokitje. Gjëja e rëndësishme është që të përpiqemi të marrim një rezultat dhe, nëse arritja e këtij rezultati do të thotë që të punohet me qetësi, ndoshta dhe me ashpërsi, të qënit i drejtpërdrejtë në takime private, nëse e mendoj se kjo është mënyra më e mirë, atëherë kjo është ajo që do të bëj. Por, shpresoj se gjatë pjesës tjetër të detyrës time këtu, njerëzit të shohin se po tregohem i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë. Adi Krasta: Pyetjen e fundit e bëjmë këtu. A ju vjen ndonjëherë dëshira që ju dhe gruaja e vajza juaj të ecni rrugëve të Tiranës pa roje sigurie, në mënyrë të fshehtë, të pini një birrë, pa menduar për ambasadën apo kuriozitetin e njerëzve? Ambasadori Arvizu: Është e vështirë që t’i kesh të dyja. Duke qënë ambasadori amerikan ka shumë njerëz që vijnë të shtrëngojnë duart me ty ose të bëjnë një foto; është diçka që të përkëdhel sedrën. E di që kjo ka të bëjë me vendin tim dhe jam tepër mirënjohës për këtë. Por, sigurisht ka raste kur do të doja të dilja me pantallona të shkurtra e të shkoja në parkun e Tiranës apo TEG, por e di se dikush do të qëllojë aty me kamera. Duhet të jem i sigurt që dukem mirë. Nuk është se mund të bëj ndonjë gjë për flokët, por duhet të jem gjithnjë i kujdeshshëm. Adi Krasta: Faleminderi shumë, z. Ambasador. Ambasadori Arvizu: Faleminderit.


koment • E mërkurë 9 maj 2012

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

politika: albana lika, herion mesi, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

»

23

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E mërkurë 9 maj 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.