Apelohet 21 janari, aferdita dreshaj, albpetroli

Page 1

»11

Tab Seet Eng 48-vjeçari i basteve

Kush është bosi i trukimeve të futbollit, pasuria 45 milionë USD E shtunë

9 shkurt 2013

Viti IX, Nr. 2893 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Hynë kundërvajtje

Afërdita Dreshaj në dhomë me Leonardo di Kaprios Policët bashkiakë të Mis Kosova: Jemi miq. Kalova një natë të çmendur. Fotot e realizuara në Miami. “Daily Mail” flet për bionden misterioze »13

»9

Elbasanit përplasen me rrugorët. Bllokohet mjeti

Gardistët Prokuroria apelon vendimin

»3

Albpetrol

Nis shqyrtimi i ofertës së dytë për privatizimin Grupi negociator ka nisur procedurat për fondin e garancisë. Shuma e ofruar shkon në 297 milionë euro

»8

Mustafa Doko

Arratisja drejt Greqisë dhe kthimi si diversant Historia e pabesueshme e Mustafa Dokos, që më 1945 u arratis nga burgu jugosllav. Si shpëtoi nga toga e pushkatimit »18-19

Mjeku Kim Drasa

Ilaçi më i mirë për dëshirat seksuale te meshkujt Ndihmon edhe në uljen e shqetësimeve të prostatës. Këshillat për uljen e rrezikut të gurëve në veshka »6

tim Arvizu: Kërkuam he të organizatorëve ës dhe të rolit të Gard

Llalla ridërgon pas çështjen në gjykatë it zbardhjes së vendim

Vendimi i Komisionit të Zgjedhjeve

në SHBA: Nuk ndërhymë zën gjyqësor, eksperti e kërkoi Shqipëria

»4

Fondi 1.5 milion euro për qiranë e pajisjeve të votimit në Fier banorë në zonat periferike

Policia e Tiranës në dy ditë kap »2 30 hajdutë makinash dhe shtëpish Operacionet për dhunimin e pronës. Në pranga të rinj nga 17 deri në 24-vjeçarë. Mjetet e rrëmbyera dhe shtëpitë e thyera

Opinion Nga Entela Binjaku

Të jesh grua në Shqipëri

»17

Nga elvis kotini

Ndërhyn prefektura

Nis verifikimi për abuzimet në fshatrat turistikë në Durrës

Subjekti i krimit»16 Nga Arian Galdini

»10 Unë jam këtu »17


02

« aktualitet

E shtunë 9 shkurt 2013 • SHKB heton rastin, e dërgon në gjykatë, polici pezullohet nga detyra

Për ekskavatorin e xhaxhait, polici pengoi ndërtimorët Lushnjë, inspektorët penguan punën e eskavatorit, polici ndërhyn Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit njoftoi dje pezullimin e një oficeri të Policisë Rrugore, sepse duke mbrojtur xhaxhanë e tij, kishte penguar Inspektoratin Ndërtimor. Më datën 7 shkurt të këtij viti, Gjykata Rrethit Gjyqësor Lushnje, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së këtij rrethi gjyqësor, caktoi masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K. P. P, për shtetasin Klodian Çaushi, i datëlindjes 27. 03. 1977, lindur dhe banues në Poshnjë të Beratit, me detyrë Specialist i Sigurisë Rrugore, komandant toge, me gradën Nënkomisar në Komisari-

atin e Menaxhimit të Trafikut Interurban Lushnjë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, parashikuar nga neni 248 dhe 235 i Kodit Penal. Kërkesa e prokurorit për caktim masë sigurimi dhe pranimi nga gjykata i kërkesës është bazuar në aktet e veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e hetimit të SHKB-së. Specialisti i sigurisë rrugore, Klodian Çaushi, me datën 29 janar të këtij viti, ka braktisur shërbimin dhe, duke abuzuar me autoritetin e punonjësit të Policisë së Shtetit, me automjetin e punës me targë POLICIA, në vendin e quajtur

Dje u prangosën 9 grabitës. Policia intensifikon punën hetimore

Policia e Tiranës, në dy ditë kap 30 hajdutë shtëpish, makinash, etj Mariglen Mulla

V

etëm në dy ditët e fundit, policia e Tiranës ka arritur të prangosë të paktën 30 grabitës që akuzohen për vjedhjet e shtëpive, makinave, kalimtarëve, etj. Policia tha dje se strukturat e parandalimit dhe të hetimit të krimit të komisariateve të policisë së kryeqytetit, në vazhdimësi edhe të operacioneve të tjera të suksseshme në drejtim të identifikimit dhe arrestimit në flagrancë të autorëve me tendencat e vjedhjes së banesave, vjedhjes së automjeteve e sensorëve të tyre, vjedhjes së bagëtive, vjedhjes së kabujve të energjisë elektrike, kapjes për armëmbajtje pa leje etj, kanë bërë të mundur edhe ditën e djeshme arrestimin e 9 personave me këtë tendencë. Ndërkaq, gjatë orëve të fundit, blutë kryeqytetas kanë prangosur gjithsej rreth 30 hajdutë, që akuzoheshin për vjedhjet e baterive të kabinave telefonike, kalimtarëve, celularëve, etj. Të arrestuarit e djeshëm Për tri të arrestuarit Klaudit Matoshi dhe Dorjan Përndoka, të dy nga 23 vjeç dhe banues në Lezhë, janë dokumentuar plot 20 vjedhje të automjeteve dhe sensorëve të tyre. Gjatë hetimit rezultoi se këta shtetas dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së automjeteve dhe sensorëve të tyre. Në momentin e arrestimit ishin duke udhëtuar me automjetin tip “Benz” me targa AA 182 CI, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan një sërë sensorësh mjetesh, si dhe mjete të cilat shërbenin për realizimin e vjedhjes së automjeteve dhe sensorëve të tyre. Ndërkaq, nga komisariati nr.1 u bë e mundur zbulimi, goditja dhe dokumentimi ligjor i veprim-

Ura e Kuçit, lumi Seman, ka penguar dhe kundërshtuar gjatë kryerjes së detyrës punjonjësit e Drejtorisë Ekzekutive të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, të cilët kanë qenë duke bllokuar dhe sekuestruar konform ligjit, një automjet pune tip ekskavator, me të cilin punonte në menyre të kundërligjshme xhaxhai i tij, shtetasi Enver Çaushi, mjet i cili ishte në pronesi të babait të të akuzuarit. Struktuarat e hetimit të SHKB-së, përveç faktit të lartpërmendur, vazhdojnë hetimet për të verifikuar dhe vërtetuar disa informacione të tjera që kanë të bëjnë me veprime korruptive të të akuzuarit gjatë kryerjes së detyrës si specialist i sigurisë rrugore.

Dosja për akuzat për “Partizanin”

Gjyqi Balla-Malltezi, dorëhiqet gjyqtari Bendo, zgjidhet Zaimi Gjyqtari Agim Bendo dha dorëheqjen nga çështja gjyqësore Balla-Malltezi, ndërsa nga shorti i hedhur në gjykatë është përzgjedhur Vjosa Zaimin si gjyqtare e kësaj çështjeje. Në seancën e djeshme të pranishëm janë vetëm avokatët. Avokati i deputetit socialist u shpreh se është gati të provojë që deklarimet e bëra janë të vërteta. Por, avokati i dhëndrit të Kryeministrit u shpreh se këto deklarata kanë dëmtuar imazhin e Jamarber Malltezit. Seanca e ardhshme e shqyrtimit të padisë do zhvillohet më 22 shkurt. Shqyrtimi i padisë së bashkëshortit të Argita Berishës, ndaj deputetit të majtë Taulant Balla ka nisur pak kohë më parë. Dhëndri i Kryeministrit, e ka paditur deputetin socialist për shpifje dhe deklarim të rremë. Në akt-padinë, citohet si provë një deklaratë e Ballës bërë vjeshtën e kaluar tek ish-kompleksi sportiv “Partizani”, se “Jamarber Malltezi po gllabëron pronat e shqiptarëve”. Paditësi kërkon 2 milionë lekë, dëmshpërblim prej Ballës.

Në dy aksione të ndryshme

Itali, kapen 575 kg hashash që dyshohet se vinte nga Shqipëria

“Bëmat” e të arrestuarve nga “Farka e Vogël” 1- Më 7 shkurt filloi procedimi penal pasi një shtetas ka kallëzuar se më datë 31.01.2013 në banesën e tij i janë vjedhur disa bagëti të imëta, viça 2- Më 7 shkurt në lagjen nr 2 rruga “Budi” kishte ndodhur vjedhja e një banese, ku rezultoi se persona të paidentifikuar hynë në banesën e shtetasit A. K, duke vjedhur disa sende 3- Më 7 shkurt në komisariatin nr.1. ka bërë kallëzim shtetasi A.D, se në një kasolle pranë banesës së tij i kane vjedhur disa lopë. 4- Më 24 janar nga persona te paidentifikuar ështe tentuar të vidhet banesa e shtetesit B.L 5- Më 23 janar në vendin e quajtur “Kafja e Xhafës”, është vjedhur lokali Eurolloto në pronësi të shtetasit Edison Peci, ku autorët

tarisë kriminale i operacioni të quajtur “Farka e Vogël”, pasi autorët kryenin vjedhje të gjësë së gjallë dhe banesave, në kohë dhe vende të ndryshme në Tiranë. Kështu, në pranga ranë Donard Man-

kanë marrë 4 televizorë plazma. 6- Më 30 nëntor 2012, në rrugën “Budi” është vjedhur banesa e një shtetasi 7- Më 11 janar 2013, në rrugën “Mustafa Lleshi”, është vjedhur banesa e një shtetasi ku autorët kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash 8- Më 1 janar 2013, në fshatin Dobresh, Bërzhitë, kanë vjedhur me thyerje një banese, ku autorët kanë vjedhur 200.000 lekë 9- Më 29 dhjetor 2012, në rrugën “Dervish Hima”, është vjedhur banesa e një shtetasi ku autorët dyshohet se kanë marrë disa lap-top, celularë, dhe shumën e parave prej 12.000 lekësh

dri, 23 vjeç, R. Çerpja, 17 vjeç, K.Omeni, 17 vjeç dhe K. Lika, 16 vjeç, si dhe do të ndiqen në gjëndje të lirë Ferdinant Spahiu, 23 vjeç dhe E. Kapo, 16 vjeç, të gjashtë banues në Shkozë. Ndërsa nga komisari-

ati nr.6 Tiranë u arrestuan në flagrancë Ergis Haxhillari 23 vjeç dhe Florenc Tafili, 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata janë kapur duke vjedhur njëherazi tri automjete “Volsvagen” dhe “Mercedez benz”.

ITALI - Në dy aksione të ndryshme, Antidroga italiane bllokoi dje 575 kg hashash, i cili dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria. Në rastin e parë, 457 kilogram drogë e tipit mariuanë, që vinte nga Shqipëria janë sekuestruar në portin e Triestes në Itali. Droga ishte fshehur në një kamion frigorifer dhe ajo është pikasur nga autoritetet italiane përmes skanerit që ka zbuluar 90 çanta të mbushura me lëndën narkotike brenda kamionit që supozohej të ishte bosh. Nëse kjo sasi e madhe droge do të kishte dalë në treg, shuma që do të ishte fituar do të kishte qenë 4 milion euro. Nuk dihet ende identiteti i personave, të cilët kanë kryer transportin e drogës, por autoritet në Trieste po kryejnë hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes. Ndërkaq, dje policia kufitare ka konfiskuar 118 kilogramë hashash në portin e Ankonës, ku droga ishte fshehur në një furgon që zbarkoi nga një traget nga Greqia. Në timon ishte një shqiptar, 27 vjeç që është arrestuar dhe është vënë në dispozicion të autoritetit gjyqësor.


aktualitet • E shtunë 9 shkurt 2013 reagimi i KSHH

gjykata & prokuroria

Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagoi duke thënë se “shprehja se “kur flet gjykata të tjerët duhet të heshtin” nuk i shërben shprehjes së lirë të mendimit. Diskutimet dhe kritikat, pasi vendimi është dhënë dhe kur nuk kanë për qëllim të denigrojnë gjyqtarët ose sistemin, jo vetëm nuk përbëjnë presion ndaj gjykatës, por në një shoqëri demokratike ato i shërben forcimit të shtetit të së drejtës, prandaj duhet të mirëpriten dhe të dëgjohen me vëmendje”.

Pardje, Gjykata e Tiranës shpalli dje të pafajshëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, shoferin e tij Margarit Kume, si dhe gardistin Agim Llupo, të cilët akuzoheshin për vrasjen e 4 demonstruesve, gjatë protestës së 21 janarit 2011, pasi nuk u vërtetua vrasja në rrethana cilësuese dhe gardistët mbrojtën insitucionet. Ndërsa Prokuroria kërkoi kërkoi 48 vjet burg, 23 për Prendin dhe 25 për Llupon.

»

03

edi Rama Edhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Gjykatës së Tiranës, e cila akuzoi ambasadën amerikanë për ndërhyrje në një proces të rregullt gjyqësor. “Deklarata e sotme e gjykatës një apel për çdo shqiptar: Kush do çlirimin e drejtësisë ta grushtojë me votë më 23 qershor pushtetin e kalbur”, shkruan Rama në Twitter. Më herët ai kishte thënë se drejtësia do të vihej në vend, me ardhjen në pushtet të socialistëve.

Ambasadori ndryshon qëndrim pas takimit me Llallën. Reagimi i gjykatës Mariglen Mulla

N

ë kulmin e përplasjes së paprecedentë mes Gjykatës së Tiranës dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vjen zëri qetësues i Prokurorisë së Përgjithshme që siguron apelim të vendimit që liroi gardistët. Ndërkaq, dje ambasadori Arvizu vijoi të mbante linjën e reagimit zyrtar, kur u takua me Kryeprokurorin Llalla, ndërsa në dalje përmendi edhe hetimin e organizatorëve, përveç pakënaqësisë për vendimin që sipas tij minon besimin e publikut te gjyqësori. Më herët gjykata e Tiranës i cilësoi deklararat e ambasadës amerikane si ndërhyrje në procesin e rregullt e ligjor. Vendimin e togave të zeza kryeqytetase, e sheh më ftohtë ambasadori i BE-së, Sequi, i cili duke cituar komisionerin Fyle thotë thjesht se “Ky nuk është fundi”, teksa nënkupton edhe fazat e tjera të apelimit, çka tashmë sipas “Zërit të Amerikës” është një vendim thuajse zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme. Për lirimin e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe varësit të tij, Agim Llupos, reagimi i kryesocialistit Edi Rama, ishte i njëjti me ditën e vendimit. Sakaq, ministri i drejtësisë Eduard Halimi, në mbrojtje të argumentit mbrojtës të institucioneve, pjesë e vendimit të gjykatës së Tiranës, përmendi tërthorazi një precedent që linte të kuptohej për vrasjen pa hezitim të një shtetasi shqiptar, teksa përpiqej të kalonte muret e ambasadës amerikane në Tiranë. Nga ana tjetër, avokati i Ndrea Prendit tha dje për një televizion privat se vendimi i gjykatës ishte i drejtë dhe argumentoi se kjo pritej, në rrethanat e mungesës së provave nga Prokuroria, kur vetë ekspertiza e FBI-së linte evazive autorësinë e vrasjeve. Ndërkaq, ajo ç ka dihet botërisht është “beteja” e para e këtij lloji mes zyrtarëve amerikanë dhe drejtësisë shqiptare. “Shpërthimi” i gjykatës së Tiranës Nëpërmjet një deklarate për shtyp, gjykata e Tiranës, teksa njoftoi se vendimin e plotë për të pandehurit e 21 janarit do ta zbardhë brenda afateve ligjore, shtoi se gjyqtarët janë të vendosur për zbatimin e ligjit. Në deklaratë thuhet se “Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë dhe gjyqtarët e saj janë të vendosur për zbatimin e ligjit dhe të angazhuar për shtetin ligjor në Shqipëri. Në këtë kuadër është e qartë se i takon tashmë institucionit të Prokurorisë që pas zbardhjes së vendimit

Arvizu: Hetim edhe organizatorëve. Gjykata: U ndërhy. Prokuroria apelon Halimi: Institucionet duhen respektuar Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, e quan të padrejtë sulmin ndaj trupës që shpalli vendimin për pafajësi të të pandehurve për vrasjet e 21 janarit. Halimi tha se “Institucionet nuk forcohen duke i sulmuar, por duke i mbrojtur”, duke mbështetur deklaratën e gjyqtarëve. Të njëjtin qendrim ministri mban dhe për sulmin ndaj gjyqtarëve, nga disa të përditshme, që ministri i Drejtësisë i cilësoi si të opozitës. Sipas Halimit bëhet fjalë për një proces shumë transparent që nga organizimi i demonstratës së dhunshme nga Edi Rama deri në vendimin e gjykatës. Ministri Halimi sjell në vëmendje se institucionet në Shqipëri, si në çdo vend tjetër të botës mbrohen nga ligjet e vendit dhe ato duhen respektuar. Halimi përmendi një ekzekutim të dikujt që preku një godinë zyrtare.

Më i moderuar përfaqësuesi i BE-së

Sequi: Ky nuk është fundi, Fyle thotë se ka edhe apelim Ettore Sequi, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Tiranë, komentoi vendimin e Gjykatës së Tiranës lidhur me çështjen e “21 Janarit”. Sequi theksoi se BE dhe eurokomisioneri Stefan Fyle një ditë më parë u shprehën qartë mbi procesin procesi gjyqësor që shpalli të pafajshëm 3 të pandehurit e akuzuar për 4 vrasjet, 2 vjet më parë më 21 janar. Sipas Fyles, procesi gjyqësor nuk është fundi i drejtësisë, pasi vendimi mund të apelohet. Sequi tha se “Dje Bashkimi Evropian bëri disa komente dhe Fyle shkroi në Twitter, ne na është kërkuar, dhe unë të them disa gjëra që janë thënë nga BE dhe nga komisionari Fyle. Komisioni ka bërë thirrje nëpërmjet një procesi gjyqësor të besueshëm, një sistem gjyqësor i papanshëm të sigurojë procese gjyqësore të drejta është një dëshirë e qytetarëve shqiptarë. Ky është një element thelbësor i shtetit të së drejtës në Shqipëri, si edhe një parakusht në rrugën drejt BE. Komisioneri Fyle ka bërë komente dhe në Twitter dhe dëshiroj ta lexoj këtë: Ai thotë se, vendimi i gjykatës në Tiranë nuk është fundi. Procedurat duhet të përmbyllen me një proces gjyqësor të besueshëm, i cili do të duhet të tregojë paanshmëri, përgjegjësi. Bashkimi Evropian konstatoi përsëri se kjo çështje është e apelueshme, dhe së fundmi çdo polarizim me këtë çështje duhet shmangur”, tha Fyle në një deklaratë.

të vendosë se çfarë hapash ligjorë mund të ndërmarrë lidhur me këtë vendim. Në këtë kontekst deklarata e ambasadës së SHBA në Tiranë është shqetësuese dhe ndërhyn në procesin e rregullt gjyqësor nëpërmjet komenteve mbi një çështje përpara zbardhjes së vendimit nga trupi gjykues, përpara qëndrimit të Prokurorisë mbi hapat e mundshëm dhe përpara mbylljes së procesit të rregullt ligjor me këtë çështje. Deklarata të tilla mund të jenë paragjykuese ndaj këtij procesi të drejtë, ligjor dhe të paanshëm. Duke shprehur vendosmërinë dhe angazhimin tonë të plotë për sundimin e ligjit dhe një proces të rregullt, të paanshëm dhe të besueshëm ligjor, bëjmë thirrje për të shmangur çdo qëndrim paragjykues ndaj këtij procesi dhe punës e misionit të gjykatës

në përgjithësi”. Arvizu “rregullon” reagimin Në të dalë të Prokurorisë së Përgjithshme, pasi kishte takuar Kryeprokurorin Adriatik Llalla, ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu, futi disa elemente shtesë në reagimin zyrtar për vendimin e gjykatës. Kësaj radhe Arvizu përmendi hetimin e organizatorëve, sjelljen e demonstruesve dhe më pas hetimin për veprimet e Gardës. Ambasadori tha se “Mendoj se të gjithë ju e keni parë deklaratën tonë të djeshme. Ajo deklaratë thotë pak a shumë gjithçka që duam të themi, por do të përforcoj disa pika. Pikë së pari, unë e vlerësoj faktin që Prokurori i Përgjithshëm ra dakord të takohej me mua kaq herët sot në mëngjes. Patëm një diskutim mjaft të hollësishëm

dhe substancial. Unë i shpjegova se ne kemi një histori të gjatë bashkëpunimi me këtë Zyrë dhe iu zotova se ky bashkëpunim do të vazhdojë. Për sa i përket verdiktit të djeshëm dhe çështjes së 21 janarit, sërish do t’ju drejtoja të shihni deklaratën tonë, por do të shtoja disa pika. Pikë së pari, pas asaj dite të tmerrshme të 21 janarit, Shtetet e Bashkuara e bënë shumë të qartë se mënyra më e mirë për t’u përballur me atë tragjedi të tmerrshme ishte një hetim mbi atë që e shkaktoi këtë ngjarje. Ne theksuam rëndësinë e të qenit një hetim i besueshëm”. Më tej Arvizu organizatorët duke thënë se “Besueshmëria është koncepti kyç për këtë dhe, në mënyrë që hetimi të ishte i besueshëm, duhet të adresonte disa elemente:

kush e organizoi, sjellja e demonstruesve, dhe sjellja e Gardës së Republikës. Ky ka qenë gjithnjë qëndrimi unë dhe nuk ka ndryshuar kurrë. Për sa i përket asistencës ose përfshirjes amerikane në këtë çështje, kjo çështje ka qenë, është dhe do të jetë gjithnjë një çështje shqiptare. Nuk është një çështje amerikane, nuk pati përfshirje të qytetarëve amerikanë. Përfshirja amerikane rrjedh nga një kërkesë specifike dhe e drejtpërdrejtë e Prokurorit të Përgjithshëm në atë kohë, një kërkesë e mbështetur dhe nga qeveria e Shqipërisë do të shtoja, që Shtetet e Bashkuara të jepnin asistencë teknike për të mundësuar hetimin, dhe kjo ishte ajo që ne bëmë”. Ndërkaq, si kundërpërgjigje për gjykatën ambasadori shtoi se “Për sa i përket deklaratës së gjykatës së rrethit Tiranë sot në mëngjes, që sugjeronte se SHBA po ndërhyn në një

proces gjyqësor, nuk jam dakord, me gjithë respektin që kam. Kjo akuzë nuk ka bazë. Përfshirja jonë rrjedh drejtpërdrejt nga një kërkesë specifike e Prokurorit të Përgjithshëm dhe kjo kërkesë u mbërshtet nga qeveria e Shqipërisë. Pika e fundit që dua të vë në dukje është se gjatë takimit tim me Prokurorin e Përgjithshëm, falënderova zyrën e tij dhe prokurorët e tij që kanë punuar fort për ta sjellë këtë çështje para drejtësisë. Disa njerëz do të pyesin për komponentët e tjerë të këtij hetimi, organizatorët, sjellja e demonstruesve, por kjo nuk është diçka në të cilën Shtetet e Bashkuara janë përfshirë ose mbi të cilën kanë kontroll, sepse, sërish, ky është një hetim shqiptar. Verdikti i djeshëm i përkiste një komponenti specifik të 21 janarit dhe deklarata jonë dje i përkiste kësaj pjese specifike të çështjes”.


04

« politikë

Këto pajisje elektronike nuk mund të përdoren më në zgjedhjet e ardhshme. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëse zgjedhjet do të kenë sukses, atëherë institucioni organizues i zgjedhjeve mund të vendosë për blerjen e aparaturave, në mënyrë që të përdoren për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2015. Në këtë mënyrë fatura financiare për zgjedhjet e 23 qershorit rritet automatikisht me rreth 3 milionë euro.

Qendrat e votimit në qarkun e Tiranës do të jenë të gjitha me nga 700 votues. Kjo vjen pasi Kodi Zgjedhor ka përcaktuar një ndarje të tillë për shkak të numrit të madhe të votuesve që ka ky qark. Votuesit në qendrat e votimit brenda qarkut të Tiranës do të identifikohen në mënyrë elektronike nga pajisjet që do të sjellë kompania që do të japë ofertën më të mirë, pasi në garë janë 2 kompani të huaja.

E premte 8 shkurt 2013 •

Vijon bisedimet për “çmimin” e zgjedhjeve të Tiranës

Takimi

Qira 1.5 milion euro për zgjedhjet e qarkut të Fierit

Topi-Moro

Ervin Koçi Kostoja e zgjedhjeve elektronike në qarkun e Fierit do të jetë një qira prej rreth 1.5 milion euro për aparaturat që do të mundësojnë numërimin e votave. Komisioni i vlerësimit të ofertave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka përcaktuar kompaninë spanjolle “IDRA” si fituese. Oferta fillestare e paraqitur nga spanjollët ishte rreth 1.7 milion euro, por marrëveshja u arrit me rreth 200 mijë euro më pak. Aparaturat e zgjedhjeve për qarkun e Fierit janë marrë me qira nga KQZ-ja, pasi kostoja për blerjen e tyre ishte rreth 1.2 milion euro më shumë. Në një njoftim për mediet KQZ-ja bëri me dije se kompania “IDRA” i kishte paraqitur mundësinë e blerjes, ku kostoja do të shkonte rreth 1.2 milion euro më shumë dhe institucioni ka preferuar që t’i marrë këto pajisje me qira. “KQZ-ja shpalli fitues të procedurës prokuruese të realizimit të sistemit elektronik të numërimit të votave në qarkun e Fierit kompaninë spanjolle ‘IDRA’. Kjo kompani në ofertën e saj financiare ofroi shifrën prej 1 548 475 euro pa TVSH për realizimin me shërbim të këtij projekti. Pas negociatave të zhvilluara u arrit në vlerën përfundimtare 1 381 075 euro pa TVSH. Ju bëj me dije se vlera e blerjes së këtyre pajisjeve të ofruara nga kjo kompani ishte 2 457 845 euro pa TVSH. Në këto kushte, komisioni i vlerësimit të ofertave vendosi që kjo kompani të ofrojë vetëm shërbimin për realizimin e sistemit elektronik të numërimit të votave në qarkun e Fierit kundrejt vlerës 1

Afati i shkelur Edhe pse afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor kanë skaduar, KQZ-ja po vijon përcaktimin e fituesve. Për këtë gjë përfaqësuesi politik i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deklaroi një ditë më parë se shtyrja e këtyre procedurave rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve elektronike në këto dy qarqe. Gjithsesi, dhe pse vonesat janë me rreth 1 muaj, këto procedura nuk bëjnë rrezik për zhvillimin e zgjedhjeve, pasi palët në tavolinën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe dy përfaqësuesit politikë të partive më të mëdha në vend, PD-së dhe PS-së, janë shprehur dakord që këto zgjedhje të zhvillohen. Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ-ja duhej t’i kishte bërë procedurat prokuruese gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve, gjë kjo që nuk ka përfunduar ende 100 për qind, pasi janë në tratativa për pajisjet e qarkut të Tiranës.

381 075 euro pa TVSH”, - bëri të ditur Drilona Hoxha, zëdhënëse e KQZ-së. Krahas qarkut të Fierit KQZja po merr në shqyrtim edhe blerjen e aparaturave që do të bëjnë identifikimin e votuesve në qarkun e Tiranës. “Komisioni i vlerësimit të ofertave përfundoi gjithashtu shqyrtimin e vlerësimin e dokumentacionit administrativoligjor për realizimin e sistemit elektronik të

verifikimit të zgjedhësve, që do të realizohet në qarkun e Tiranës nga kompanitë ‘IDRA’ dhe bashkimi i kompanive ‘Morfo’ dhe ‘Aleat’, që më 15 shkurt 2013 do të paraqesin ofertat e tyre financiare për realizimin e projektit të mësipërm”, - tha zëdhënësja e KQZ-së. Procesi zgjedhor në dy nga qarqet më të mëdha në vend, Tiranë dhe Fieri, do të zhvillohen në mënyrë elektronike. Në qarkun e Fierit

do të bëhet numërimi i votave në sistemin elektronik, ndërsa në qarkun e Tiranës do të bëhet identifikimi i zgjedhësve në mënyrë elektronike. Kostoja e këtyre zgjedhjeve pritet të jetë diku te 3 milionë euro, duke pasur parasysh edhe çmimin prej rreth 1.5 milion eurosh për Fierin. Kostoja për marrjen e këtyre aparaturave do të jetë vetëm për këto zgjedhje, pasi aparaturat do të merren me qira.

Kryeministri merr pjesë në takimin e FRPD në Durrës

Tre mijë të rinj i bashkohen PD “Më 23 qershor do të rrëzojmë murin e bllokimit”

Premtimi “Jam këtu për t’ju dhënë fjalën e nderit se qeveria, me qëllim që energjitë dhe entuziasti juaj të shndërrohen në energjinë e zhvillimit të vendit, do të bëjë gjithçka për punësimin tuaj. Qeveria vendos së shpejti të përballojë shpenzimet, kontributet sociale, sigurimet shëndetësore për secilin prej jush për 3 vjet me radhë për çdo sipërmarrje. Ftoj sipërmarrësit të vijnë në Shqipëri të punojnë dhe të njihen me aftësinë e të rinjve shqiptarë”, - premtoi Berisha.

Dje në mesditë Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm në anëtarësimin e rreth 3 mijë të rinjve durrsakë në Partinë Demokratike. Kreu i qeverisë e vlerësoi anëtarësimin e të rinjve si dëshmi e faktit se idealet e PD-së janë më të gjalla se kurrë. Në fjalën e tij zoti Berisha tha: “Unë ju përgëzoj për vendimin e madh që iu bashkuat partisë së dinjitetit njerëzor, të lirive dhe të drejtave tuaja dhe të ardhmes europiane të shqiptarëve, të Shqipërisë së zhvilluar, të Shqipërisë evropiane. Ju sot anëtarësoheni në forcën kryesore të ndryshimit të shqiptarëve, sot hyni në shtëpinë dhe banesën tuaj, në zemrën e zhvillimit të Shqipërisë.” Duke folur mbi forcën e rinisë zoti Berisha tha: “Ju ishit fak-

tori kryesor për rrëzimin e komunizmit dhe unë ju premtoi punësim dhe përballimin e kontributeve sociale për 3 vjet me radhë për çdo sipërmarrje. Jam këtu për t’ju dhënë fjalën e nderit se qeveria, me qëllim që energjitë dhe entuziasti juaj të shndërrohen në energjinë e zhvillimit të vendit, do të bëjë gjithçka për punësimin tuaj. Qeveria vendos së shpejti të përballojë shpenzimet, kontributet sociale, sigurimet shëndetësore për secilin prej jush për 3 vjet me radhë për çdo sipërmarrje. Ftoj sipërmarrësit të vijnë në Shqipëri të punojnë dhe të njihen me aftësinë e të rinjve shqiptarë.” Kryeministri në fjalën e tij nuk ka kursyer kritikat ndaj kreut të PS-së Edi Rama dhe u

ka bërë thirrje të rinjve që më 23 qershor të rrëzojnë murin e bllokimit për në familjen europiane si dhe testamentin e etërve të kryesocialistit. “Më 23 qershor ne votojmë për veten tonë, votojmë për ndryshimet e katër vjetve që vijnë, votojmë për Durrësin, Shqipërinë e zhvilluar dhe evropiane. Më 23 qershor ne votojmë dhe energjinë tonë, ne shembim murin e bllokimit dhe do të lëmë Edi Ramën me testamentin e etërve të tij. Dhe do të ecim drejt Europës pa na ndalë askush herë tjetër. Çdo fushatë elektorale të fituar nga PD-ja kam pasur si arkitekt ju dhe vetëm ju, para së gjithash të rejat dhe të rinjtë e Shqipërisë”, - përfundoi Kryeministri Berisha. A. Ajazi

FRD: Synimi është rotacioni politike “Synimi i Frymës së Re Demokratike është rotacioni politik në zgjedhjet e 23 qershorit”, - kështu ka pohuar kreu i kësaj force politike, Bamir Topi. Në një takim që ai zhvilloi dje në mesditë me ambasadoren franceze Kristinë Moro, theksoi se FRD-ja, ndryshe nga partitë e vjetra, do të japë votë të përhershme pro axhendës integruese. Ai akuzoi qeverinë për keqqeverisje, ndërkohë u shpreh i bindur se më 23 qershor do të ketë rotacion politik. “Vendi përballet me probleme të mëdha të keqqeverisjes. Pushteti po e bazon fushatën jo në alternativa e llogaridhënie, por në kontrollin monopol të procesit zgjedhor. Pavarësisht psikozës së njësimit të pushteteve dhe presioneve ndaj publikut kritik, FRD-ja ka besim të plotë se qytetarët më 23 qershor do të mundësojnë rotacionin politik dhe kthimin e frymës europiane në mirëqeverisjen e vendit”, - theksoi shefi i partisë “Fryma e Re Demokratike”, Bamir Topi.

Shkresë KQZ

Ngujimet, kërkesë për të votuar Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit Instituti i Pajtimit Kombëtar bën apel që të sigurohet e drejta e votës edhe për personat e ngujuar. Përmes një kërkese zyrtare drejtuar kryetares së KQZ-së Lefterie Lleshi, Instituti i Pajtimit Kombëtar kërkon që të mundësohet infrastruktura e nevojshme që personat e ngujuar të mund të votojnë më 23 qershor. “I kemi dërguar një kërkesë kryetares së KQZ-së për t’i kërkuar të ndikojë në zbatimin e të drejtave të këtyre familjeve dhe të mendojë për një zgjidhje për personat e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes. Në zgjedhjet e mëparshme kemi pasur një përvojë pozitive në këtë drejtim, pasi Instituti i Pajtimit Kombëtar, i ndihmuar nga forcat e rendit, ka shoqëruar rreth 700 familje në qendrat e votimit”, - deklaroi kryetari i Institutit të Pajtimit Kombëtar, Agim Loci. Sipas Locit, ky institut po përgatit listën e familjeve që nuk mund të dalin nga shtëpitë për të marrë pjesë në votime.


politikë • E premte 8 shkurt 2013

»

05

Kreu i PS me mjekët në Spitalin Ushtarak, shpalos programin

ënyra e funksionimit dhe e administrimit deri më sot i shërbimit spitalor nuk do të vijojë të aplikohet nga socialistët në rast fitoreje në zgjedhjet e 23 qershorit. Por krahas kundërvënies PS-ja shpalos dhe vizionin e saj për këtë sektor. Ishte vetë kreu i PSsë, Edi Rama, që zgjodhi që të ndalej në një takim me mjekë të Spitalit Ushtarak, unik në llojin e tij, për t’i njohur përfaqësuesit e këtij shërbimi me hapat që do të ndjekë kjo parti nesër në pushtet. “Duhet filluar me hapin e parë, që është rimarrja e kontrollit mbi territorin e spitaleve të Republikës së Shqipërisë nga shteti, se këtu territoret e spitaleve janë bërë toka e asnjërit. Oburra kush mundet, njëri zapton për një parkim, tjetri për një lavash, tjetër për një piceri. Dhe ndërkohë qeveria vazhdon me të vetën një kat ia jep një privati, një cep ia jep një privati tjetër. Njerëzit hynë e dalin, makinat hyjnë e dalin. Këtu vetëm spital nuk është kur e sheh. Po jo ky, por në territorin spitalor të Republikës së Shqipërisë vetëm spital nuk ka nga pikëpamja e asaj që sheh, e asaj që të rrethon dhe e asaj që të pret”, vuri në dukje Rama. Sipas kreut të PS-së, kjo situatë nuk do të vazhdojë më tej pas zbatimit planeve dhe masterplaneve, të cilat jo se mungojnë, por nuk vihen në zbatim me qëllim për ta lënë situatën të përshtatshme për abuzime dhe korrupsion. Për këtë arsye Rama garantoi se shëndetësia është sektori ku ndryshimi do të jetë. Ndalur në këtë konstatim, kryetari i PS-së bëri me dije për të pranishmit në këtë takim shtyllat kryesore ku kjo forcë politike synon të ndërhyjë gjatë qeverisjes së saj. “Ne po humbasim një kapital njerëzor, që është vënë me shumë mund në vite dhe që ka kushtuar jashtëzakonisht shumë në këto vite për specialistë për një gjeneratë tjetër. Ne e vumë në program kthimin e Qendrës

PS në protesta kundër pafajësisë së gardistëve Në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të gjykatës së Tiranës për pafajësinë e gardistëve të 21 janarit, socialistët kanë zgjedhur që të organizojnë tubime jo të përmasave të mëdha. Këto protesta do të organizohen dhe nga degët e Partisë Socialiste në emigracion. Pavarësisht se një vendim i tillë për lidershipin socialist ishte i pritshëm, kundërshtimi ndaj tij nga ky kamp është zgjedhur që të vijë në forma të ndryshme. Kështu, pritet që gjatë ditës së nesërme pranë gjykatës së Tiranës të rinjtë eurosocialistë dhe përfaqësues të PS-së të protestojnë, duke ngritur zërin për drejtësi dhe respektim të ligjit në vend, ku natyrisht do të hedhin parulla kundër vendimit të dhënë nga ky institucion. Ndërkohë dega e PS-së

Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në universitet mjekësor, me idenë që nga një anë të rritet niveli i shërbimeve dhe nga ana tjetër të rritet kapitali njerëzor. Arsyeja pse edhe në programin tonë pjesa e shëndetësisë është pjesa më radikale, është sepse këtu realisht duhet përmbysur komplet”, - nënvizoi Rama gjatë

në Selanik përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook” njoftoi të gjithë emigrantët që jetojnë dhe punojnë atje, mbështetës të kësaj partie, që të bashkohen në një protestë që do të organizohet të martën e ardhshme. “Jemi të indinjuar. Arsyeja është vendimi i djeshëm i gjykatës për “pafajësinë” e kriminelëve të 21 janarit. Miq e dashamirës, vëllezër e motra, pa dallim ngjyrash, ju ftojmë në mitingun demonstrues të ditës së martë, më 12 shkurt pranë konsullatës shqiptare në Selanik. Një gjë është tashmë e qartë: mbas Gërdecit dhe vjedhjes në votimet lokale kjo e fundit i vë kapak një urrejtjeje në rritje të një populli që për Saliun dhe qeverinë e tij qenka i destinuar të vuaj”, - thuhej në këtë mesazh.

fjalës së tij. Madje, kreu i socialistëve bëri me dije se PS-ja do të ndryshojë komplet sistemin e financimit në sektorin e shëndetësisë. Në këtë këndvështrim, kryetari i Partisë Socialiste ka bërë me dije disa nga hapat që do të ndiqen pas 23 qershorit për të ndryshuar tërësisht mënyrën e funksionimit të de-

ritanishëm në këtë fushë kaq jetike për shoqërinë. “Duhet ngritur shërbimi kombëtar shëndetësor, domethënë shteti ta blejë shërbimin. Ta blejë shteti, jo ta blejë qytetari. Dhe shteti ta ofrojë nëpërmjet shërbimit kombëtar shëndetësor në mënyrë të ndershme dhe të drejtë”, - u shpreh Rama.

Meta: Askush nuk do të prekë dot votën e LSI-së Kreu u Lëvizjes Socialiste për Integrim ka shprehur besimin e tij se në këto zgjedhje parlamentare asnjë person nuk do të cenojë votat e kësaj partie. Me këtë deklaratë kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta, i është drejtuar Komitetit Drejtues Kombëtar të partisë së tij. Ai tha se ruajtja e votës nëpërmjet komisionarëve në KQZ dhe në komisionet e niveleve më të ulëta, por dhe marrëdhënia aktuale me partitë e mëdha, do t’i sjellë LSI-së një fitore shumë më të thellë më 23 qershor se 4 vjet më parë. “Jam i bindur se 23 qershori do të jetë një ditë plot sukses për LSI-në, dhe ky nuk është preokupimi im më i madh, sepse për këtë jam i sigurt, ajo që mua më preokupon më shumë dhe ajo që na preokupon të gjithëve është që 23 qershori të jetë një sukses i sigurt për të gjithë vendin. Dhe kjo nuk do të thotë të kemi më shumë vota për LSI-në, sepse është e padiskutueshme që rezultati do të jetë shumë më i mirë, boll të kemi parasysh se askush nuk mund të vërë më dorë mbi votat e LSI-së, siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, kur ne nuk kemi pasur komisionarë dhe numërues”, - deklaroi Meta. Lideri LSI-së kërkoi në mënyrën e tij diplomatike që KQZ-ja të jetë më profesionale dhe të mos prodhojë kriza artificiale. “Të mos paragjykojnë zgjedhjet, të mos ekzagjerojnë probleme të caktuara, qoftë edhe të vetëfunksionimit të gjithë piramidës së sistemit të administrimit zgjedhor, përkundrazi, të gjithë të respektojnë ligjin, të mos abuzojnë me pjesëmarrjen në këto organizma të administratës zgjedhore, të mos i politizojnë ato, sepse kjo është në të mirë të të gjithëve, por mbi të

Rëndësia

“Shërbimi kombëtar shëndetësor, ku shteti ta blejë shërbimin” M

LSI i kërkon KQZ-së të mos prodhojë konflikte

Gjatë fjalës së tij kreu u Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cilësoi zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit si testin për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Sipas tij, vizita e komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle, ishte e qartë se zgjedhjet duhet të lënë pa probleme dhe të pranohen nga të gjitha palët, ndaj ai i ftoi të gjitha partitë politike që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve cilido qoftë ai. Për arritjen e kësaj gjëje Meta kërkoi edhe më shumë angazhim profesional nga ana e institucioneve kompetente për organizimin e zgjedhjeve.

gjitha kjo do të ndihmonte qytetarët për një pjesëmarrje sa më të gjerë në këto zgjedhje dhe natyrisht pjesëmarrja në zgjedhje është një tregues tjetër i besimit te demokracia dhe te progresi i qytetarëve tanë”, - u shpreh Meta. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, që vijoi me dyer të mbyllura, nuk mungoi dhe apeli për të votuar 3 ligjet e statusit, gjë kjo e bërë vazhdimisht nga ana e LSI-së që në muajit e fundit e vitit që lamë pas.

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

Në përputhje me nenin 13, pika 6 të ligjit Nr.8549,datë 11.11.1999, “Statusi i Nënëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231,datë 11.05.2000

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e Provës”, • z. Mariglen BREGU është fitues i konkursit, NË TESTIMET E ZHVILLUARA PËR POZICIONET NË MINISTRINË E eKONOMISË , TREGTISË DHE ENERGJITIKËS janë shpallur këto fitues: • Z. Xheladin TORO është fitues i konkursit për SPECIALIST NË SEKTORIN E MENAXHIMIT TË KONTRATAVE ENERGJITIKE NË DREJTORINË E STANDARTEVE ELEKTRON-ENERGJITIKE. • znj. Ilirjana MURATI është fitues i konkursit për SPECIALIST NË SEKTORIN E MENAXHIMIT TË KONTRATAVE ENERGJITIKE NË DREJTORINË E STANDARTEVE ELEKTRON-ENERGJITIKE.

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e Provës”, • z. Mariglen BREGU është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË SEKTORIN RREGULLATOR TË MENAXHIMIT TË PROJEKTEVE TË KONTRATAVE TË HIDROKARBUREVE NË DREJTORINË E STANDARTEVE ELEKTRONENERGJITIKE NË MINISTRINË E EKONOMISE, TREGTISË DHE ENERGJITIKËS.


06

U

« intervistë

E premte 8 shkurt 2013 •

Drasa: Tensioni i lartë dhe Obesiteti faktor rreziku për gurë në veshka

rologu Kim Drasa prezantoi punimet e tij shkencore në disa kongrese ndërkombëtare të Urologjisë. Për këtë arsye i morëm këtë intervistë Prof.As Dr. SHk. Mjeksore Kim M. Drasa, urolog, anëtar i bordit drejtues të shoqatave të urologëve të Europes Juglindore si dhe anëtar aktiv i Shoqatave ndërkombëtare: AUA (Amerikws), EAU (Europes), SIU (Botwrore), ESSM dhe ISSM (Mjekesise Sexuale tw Europws e Internacionale). Në këtë intervistë Dr. Kimi flet gjerësisht për prezantimet e punimeve të tij në kongreset ndërkombetare të Urologjisë Dr. Kimi c’mund të na thoni konkretisht për paraqitjen e studimeve tuaja ? Gjatwe këtij viti 2012 paraqita studimet personale në 4 Kongrese ndërkombëtare të Urologjisë . Kongresi i parë u mbajt në Tel-Aviv nga data 3-5 Korrik 2012. Këtu paraqita punimin me temë “Përdorimi për kohë të gjatë i tadalafilit (Cialis), në pacientet me probleme të dysfunksionit erektil ( impotenca)”. Në këtë studim tregova që Cialisi është ilaçi më i mirë se Viagra e Levitra, për pacientët që kanë probleme me impotencën, për të gjitha moshat: 18 vjeç deri në 80-vjeçare. Cialisi mund të përdoret çdo ditë me doze 5 ose 10mg dhe pa efekte anësore. Duhet kujdes vetëm që pacientët të mos kenë tension arterial të ulët që është e kundërta nga ajo që është e përhapur në popull se gjoja rrezikohen ata me tension të lartë dhe me probleme kardiake. Kongresi i dytë ishte Kongresi Botëror Vjetor i Urolgjisë. U mbajt nga dt. 30 shtator-4 tetor 2012, në Fukuoka (Japoni). Ky ishte kongres shumë i rëndësishëm dhe tema ishte: “A është hipertensioni i shoqëruar me rritje të eliminimit të kalciumit në urinë te pacientët me Nephrolithiaze?”. Këtë studim e kisha përgatitur me një nga personalitetet e mjekësisë, Prof. Dr. Petrit Bara, për arsye të lidhjes së madhe të pacientëve që kanë gurë në aparatin urinar dhe njëkohësisht janë me Hipertension arterial. Këta ishin pacientë që ishin aktualisht në mjekim me antihypertensive. 80-85% e pacientëve me gurë janë me përbërje oxalate kalciumi dhe prandaj u studiua eleminimi i kalciumit për këto pacientë. Ky studim tregoi që këto dy pathollogji kanë lidhje potenciale fiziologjike që ka të bëjë me rritjen e eleminimit të kalciumit por jo të eleminimit urinar të citrateve. Kjo lidhje midis këtyre dy pathollogjive kërkon një dietë dhe një terapi medikamentoze unike. Kongresi i tretë u mbajt në Dresden nga dt. 12-13 tetor-2012. Ky ishte Kongresi vjetor i Urologjisë i shteteve

të Europës Qendrore (CEM). Në këtë kongres paraqita studimin tim me temë: “Tadalafili (cialisi) dhe ndryshimi në obstruction e grykëderdhje (qafës) së vezikës urinare te burrat me zmadhim prostate (HBP)”. U studiuan burrat mbi moshën 40-vjeçare, të paktën 6 muaj e më tepër që vuanin nga kjo pathollogji që ka të bëjë me simptomat e vështirësimit të urinimit dhe që nuk kishte lidhje me pathologjinë e impotencës . Rezultati i këtij studimi tregoi që përdorimi i Cialisit 10mg në ditë, mund të ketë impakt pozitiv mbi obstruksionin e grykëderdhjes së vezikës urinare. Ky trajtim demostroi përmirësimin e qëndrueshëm në simptomat e traktit poshtëm urinar (LUTS) te burrat me HBP (zmadhim prostates) dhe LUTS, pavarësisht historisë së tyre me impotencë, që në fillim të studimit. Kongresi i katërt- Ky ishte Kongresi vjetor i Urologjisë të shteteve të Europes juglindore (SEEM) ku merr pjesë edhe Shqipëria. Në këtë kongres pata emocion të madh pozitiv se përveç se këtu do paraqitja 2 studime , ishte dhe emërimi im në bordin drejtues të Urologëve të Europës Juglindore si dhe drejtimi (chair) i një seance kongresi së bashku me urologun kryesor të Bosnjës Prof. Dr M. Hirosh. Drejtimi në këtë seancë ishte i një niveli të lartë shkencor. Këtu paraqita dy studime. I pari ishte me temë “Kombinimi i efekteve të ndërhyrjes në sjelljen dhe përdorimi i Solifenacin Suçinate (Vezikare) te pacientët e pakënaqur me mjekimin e Vezikës urinare gjithmonë active (overaktiv bladder-OAB). Pacientët ishin meshkuj dhe femra me moshë nga 18- 80 vjeç. Këta pacientë kanë çrregullime urinare : urinim i shpeshtë natën, dhe urgjence urinimi me ose pa koshiencë (laget). Për sqarim: ndërhyrja në sjelljen e pacientëve ka të bëjë me ushtrime për forcimin e sfinkterit të vezikës urinare (psh ushtrime kegel) plus këta morën Vezicare 10 mg, 1 tab në darkë. Si konkluzion është që ky kombinim është shumë efikas në trajtimin e kësaj pathologjie. Rezultati gjithashtu tregoi që ndryshimi nga një ilaç antimuscarinic në tjetrin nuk ka vlerë dhe përcaktoi që Vezicare e Driptani janë medikamentet më të mirë se të tjerët (se p.sh. Inkontani), për këtë sëmundje . Studimi i dytë që paraqita në këtë kongres ka lidhje përsëri me pacientët që kanë gurë në traktin urinar dhe ndikimi i obezitetit në rolin e tij prognostik në krijimin e gurëve të përsëritur. Ky studim tregoi që obesiteti shoqërohet me çrregullime metabolike dhe përsëritje të krijimit të gurëve në traktin urinar. Kontrolli i peshës mund të konsiderohet si një sjellje prevenuese

kundër formimit të gurëve e veçanërisht në pacientët me formime të përsëritura (recurrente) të gurëve në aparatin urinar. Këto dy studime i përgatita në bashkpunim me Dr.Marsida Krasniqi ,që është një mjeke e re shumë e përgatitur me një perspektivë të ndritur në mjekësi-aktualisht mjeke familje. Nga kush drejtohen Kongreset Europiane dr. Kimi, dhe cili është roli juaj në këto kongrese? Kongreset rajonale të Europës tani drejtohen nga një nga personalitetet më të mëdha të Urologjisë Botërore që është amerikani Prof. Dr.B.Djavan (Nju Jorkez). Pra ky drejtoi kongresin në Dresden dhe Sofie. Në bazë të botimeve dhe studimeve të mia në rang ndërkombëtar, vendosi për prezencën time në Bordin Drejtues të Urologeve të Europës Juglindore si dhe në Komitetin Ekzekutiv të Urologëve të Europës. Dr.Kimi cili është mesazhi që i jepni pacientëve në mbyllje të intervistës? Mesazhi im për pacientët është që të provojnë gjithçka para se të operohen se ka shumë trajtime aktuale për ti shpëtuar nga operacioni. Kjo thuhet edhe për pacientët që kanë aktualisht gurë në traktin urinar me madhësi deri 1cm. Ka vite që Urologët e Europës së zhvilluar (perëndimore) e quajnë “kohë të kaluar” kur pacientët operoheshin për gurët në traktin urinar. Kjo kohë duhet të harrohet edhe në Shqipëri. Bisedoi Erta Bode

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


sociale • E premte 8 shkurt 2013

»

07

Depistimet treguan problemet e pakuptuara te fëmijët e fillores

Shëndetësia

Fëmijët kanë probleme okulistike

Përmirësim i shërbimit

Mjekët e shkollave u kërkojnë prindërve më shumë vëmendje Erta Bode

I

nterneti dhe televizioni po i kthen fëmijët me syze dhe dëmtime të tjera. Nga 3600 nxënës në klasë të parë, 115 vuajnë nga problemet okulistike. Ky është konstatimi që bëri Ministria e Shëndetësisë pasi mjekët e shkollave kontrolluan nxënësit e fillores në kryeqytet. Gjatë vitit 2012 mjekët e shkollave kanë kryer depistime te fëmijët e klasave të para me kërkesë të Ministrisë së Arsimit. Iu nënshtruan kontrollit 3600 nxënës, nga të cilët 115 kanë rezultuar me sëmundje okulistike. Duket se edhe gjatë orëve të mësimit nxënësit e shfaqin këtë problem me mënyrën se si qëndrojnë për të shkruar, sa afër është kontakti viziv midis syve dhe fletës ku shkruajnë, si dhe me problemet në largësi që kanë për të parë drejt dërrasës ku shpjegohet mësimi. Nga nxënësit që iu nënshtruan kontrollit 45 prej tyre shfaqën probleme me aparatin e dëgjimit dhe 12 të tjerë me çrregullime kardiovaskulare apo psikoemocionale. Drejtoresha e ASHR-së, Liliana Ramasaço, konstatoi se gjatë vitit 2012 janë kryer 6680 vizita nga mjekët e shkollave te nxënësit e klasave të para në Tiranë dhe u konstatua se patën 189 raste me patologji. “Depistimi është një nga aktivitetet më të rëndësishëm që është drejtuar të nxënësit e klasave të para nga mjekët e shkollave. Aktualisht ne kemi 3650 nxënës në klasë të parë dhe 115 nxënës vuajnë nga sytë, kurse për herë të parë nga mjekët u diagnostikua se ka 189 raste me patologji”, - sqaroi Ramasaço. Specialistë të Ministrisë së Arsimit treguan se ky depistim është i rëndësishëm për të zbuluar sëmundjet ose problemet shëndetësore që mund të shfaqen që në atë moshë, ku fëmija vetëm 6-7 vjeç e ka tepër vështirë të ankohet për problemin, por dhe prindi i tij për ta vërtetuar atë. Mjekët u bëjnë thirrje prindërve të tregojnë më shumë kujdes ndaj rritjes së fëmijës dhe të mundohen t’i kuptojnë dhe evidentojnë problemet e tyre shëndetësore që lindin që në fëmijëri. Mjekët e shkollave që morën pjesë në depistim treguan se prindërit duhet të marrin masa. Ata shpjeguan se ka raste kur problemet e syve trashëgohen edhe nga prindërit, ndërkohë duhet bërë kujdes në distancën që mban fëmija përballë ekranit të televizorit, përballë kompjuterit si dhe në distancën që ai mban gjatë ushtrimit të dorës për të shkruar. “Ka prindër që, kur i shikojnë fëmijët e tyre të qëndrojnë shumë afër ekranit, u thonë se është gabim dhe mundohen t’i largojnë, por nuk marrin parasysh se fëmijën e çon nevoja për të parë më qartë në atë distancë”, - sqarojnë mjekët. Prindërit duhet t’i çojnë shpeshherë fëmijët për kontroll.

Ministria e Shëndetësisë urdhëroi mjekët e shkollave të kryenin depistime në nxënësit e klasave të para për të parë se si shkon mbarëvajtja e tyre shëndetësore dhe për të lehtësuar problemet e tyre shëndetësore. Në 3600 nxënës 115 rezultuan se kishin problem okulistike, 189 raste patologjie si dhe 45 nxënës shfaqin problem me dëgjimin. Ndërkohë gjatë kontrollit 12 nxënës rezultuan se kishin problem kardiovaskulare ose psikoemocionale.

Mjekët këshillojnë prindërit të jenë sa më vigjilentë gjatë rritjes së fëmijëve, duke treguar se mosha e vogël nuk i lejon fëmijët të shprehin dhe kuptojnë problemet e tyre. Ata duhet të kenë vëmendje gjatë shikimit të televizorit nga fëmijët, orëve të gjata para ekranit apo kompjuterit, madje edhe se si shkruajnë dhe lexojnë. Fëmijët duhet të edukohen të shkruajnë dhe lexojnë ulur mbi tryezë në një distancë 27-36 cm nga syri deri te fleta e shkrimit.

Qëllimi: koordinimi i ofertës për punë me kërkesën për punë

Punësimi prioritet i Bashkisë së Tiranës Të rinjtë nën 35 vjeç kanë në dispozicion një milion euro Përgjegjësia për punësimin dhe mbështetjen e të rinjve është një ndër prioritet e Bashkisë së Tiranës. Kjo është fjalia mbështetëse që kryebashkiaku Lulzim Basha tha në bashkëbisedimin me anëtarët e Bashkimit Ndërkombëtar të Forumeve Rinore të Qendrës së Djathtë. Nga vera e vitit 2012 deri në dhjetor të po atij viti Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur hapjen e 1500 vendeve pune për të gjithë të sapodiplomuarit. Faktikisht në planet e Bashkisë së kryeqytetit reforma për të mbështetur të rinjtë ka sjell inkurajim dhe shpresë te kjo shtresë. Së bashku me Dhomën e Tregtisë ka ni-

sur shkëmbimi i informacionit midis punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Në këtë institucion Bashkia ka punësuar punonjës të saj, roli i vetëm i të cilëve është koordinimi i ofertës për punë me kërkesën për punë. Pikërisht ky koordinim solli punësimin e 1500 të sapodiplomuarve dhe do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë. Basha deklaroi se reformat e ndërmarra nga Bashkia kanë rezultuar pozitive në zhvillimin e bizneseve dhe në shtimin e të punësuarve. “Ne u pakësuam bizneseve të Tiranës 62 taksa të paguara kot dhe për këtë arsye ata u lehtësuan, dhe kjo ndikoi në përmirësimin e biznesit të tyre. Më pas vi-

juam me krijimin e një qendre “one stop shop” për lejet dhe licensat, duke imponuar afate kohore për aplikim dhe marrjen e licensës, apo lejes. Kjo rezultoi pozitive, sepse sipas të dhënave të tatim-taksave gjatë vitit 2012 rezultuan

7000 të punësuar të rinj taksapagues”, - tha Basha. Ai tha se është në pritje të rezultatit që do të japë kredia prej një milion euro nga Bashkia e Tiranës për të rinjtë që duan të ndërmarrin biznese dhe duan të provojnë aftësitë e tyre.

Qendra e Traumës, një tërësi institucionesh Qendra Kombëtare e Traumës në Shqipëri kaloi në administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pasi u ngrit një grup ekspertësh të huaj, të cilët kanë rishikuar në terren procedurat e kujdesit për pacientin e traumatizuar nga vendi i aksidentit deri në proceset rehabilituese dhe i kanë ballafaquar ato me standardet më të mira ndërkombëtare, nuk ranë dakord me shërbimin që ofron Qendra e Traumës. Ata paraqitën një raport, që e dorëzuan te ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo. Ai u shpreh se ky raport do të shërbejë dhe ndërkohë hapi i parë që Qendra të kalojë në varësi të Ministrisë tashmë është kryer. “Ministria e Shëndetësisë është institucioni përgjegjës për ofrimin e kujdesit për pacientët e traumës. Ajo duhet të jetë qendra e atij që quhet ‘sistem traume’, pra jo një bashkim institucionesh të shpërndara, por një tërësi institucionesh shëndetësore të koordinuara midis tyre dhe me institucionet jashtë sektorit të shëndetësisë. Sistemi ynë i traumës duhet të parandalojë vdekjet dhe paaftësinë”, - u shpreh ministri Tavo.

Pullat e barnave

Siguri e lartë për barnat në Shqipëri Barnat në Shqipëri do të kenë kontroll të lartë për sigurinë që u ofrojnë pacientëve përdorues, njerëzve si dhe për garancinë që japin duke përfshirë dhe origjinën nga vijnë. Qendra e Publikimeve Zyrtare bëri të ditur se QKKBja ka vendosur që barnat të kenë pullën e kontrollit dhe disa prej barnave dopiopullën e kontrollit. Pulla e kontrollit do të përfshijë emrin e ilaçit, përmbajtjen, origjinën, ditën e prodhimit dhe skadimit, kushtet e ruajtjes, vendin e prodhuar dhe detaje të tjera. Aplikimi për pullën e kontrollit të barnave që prodhohen brenda vendit do të bëhet nga fabrika prodhuese në vend, kurse për barnat që do të importohen nga jashtë aplikimi për pullën e kontrollit do të bëhet nga mbajtësi i autorizuar për tregtim. Pikërisht për barnat e importuara do të ekzistojë dhe pulla e dyfishtë e kontrollit, që do të përfshijë pullën e kontrollit nga vendi ku importohet si dhe pullën e kontrollit për lejen e tregtimit në Shqipëri. Për barnat që prodhohen në Shqipëri enkas për eksport nuk do të ketë pullë kontrolli, pasi atë e kërkojnë vendet ku do të eksportohen.


08

« ekonomi

E premte 8 shkurt 2013 •

Bregasi: Kompania realizoi vetëm 7% të investimit të parashikuar

METE-CEZ, në arbitrazh për 200 milionë euro Ministria e Ekonomisë: Para gjykatës duhen fakte konkrete Qeveria disponon dokumentacionin e nevojshëm për të argumentuar abuzimet e kompanisë çeke “CEZ Shpërndarje” gjatë përballjes në arbitrazh. Sipas drejtorit të Politikave Energjetike në Ministrinë e Ekonomisë, Agim Bregasi, kompania ka realizuar vetëm 7 për qind të investimeve të parashikuara në kontratë. Aktu-

alisht “CEZ”-i ka nisur zyrtarisht betejën ligjore në arbitrazh dhe arsyeja e padisë është mosmbrojtja e investimit të saj në rrjetin shqiptar të shpërndarjes. Por për palën shqiptare pretendimi i kompanisë për dëmin 200 milionë euro nuk qëndron. “Duke u nisur nga dokumentacioni që ne kemi deri tani në dispozicion mendojmë që ky pretendim nuk

qëndron. Megjithatë, kjo do të kuptohet më mirë, kur pala çeke t’i sjellë të dokumentuar 200 milionë”, u shpreh Agim Bregasi. “CEZ-i” nëpërmjet një deklarate zyrtare pretendon se ka të drejtën e kompesimit sipas ligjeve ndërkombëtare në fuqi, duke e bazuar këtë arsyetim në marrëveshjen e përbashkët mes Republikës Çeke dhe asaj

të Shqipërisë për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve të përbashkëta, si dhe traktatin ndërkombëtar të energjisë. Ndërkaq, Bregasi shprehet se humbjet janë pasojë e keqmenaxhimit të sistemit të shpërndarjes prej vetë kompanisë. “CEZ-i e ka marrë shoqërinë, kur arkëtimet ishin 88 për qind dhe tani janë diku

Oferta e kinezëve “Win Business Energy” është prej 297 milionë eurosh

te niveli i 60 për qind, kurse humbjet kanë qenë diku të 32 për qind, ndërsa tani kanë shkuar në nivelin 49 për qind. Kemi një përkeqësim të menaxhimit të shoqërisë. Mund të themi që vetëm nga këto dy tregues humbjet e kompanisë CEZ janë rreth 200 milionë euro që mund të korrespondojnë, por që duhen verifikuar edhe me shifrën që ata thonë që kanë pasur humbje në Shqipëri”, - thotë Bregasi. Nuk dihet shuma që qeveria shqiptare pretendon si kompensim, ndërsa METE dhe ERE po bëjnë rivlerësim të aseteve të kompanisë dhe borxheve ndaj kompanive shtetërore.

Deklarata

“Albpetroli”, hyn në lojë oferta e dytë

Sahit Dollapi: Do shkurtojmë shpenzimet

Haxhinasto: Grupi negociator filloi procedurat për garancinë

Kreu i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi, ka nisur shkurtimin e shpenzimeve që i cilësoi si shpenzime luksi, gjatë prezantimit të drejtorit të ri për Gjirokastrën. Ai tha se prioriteti emergjent është furnizimi normal me energji elektrike. “Keqmenaxhimi ka arritur deri aty sa edhe materialet më elementare për një elektricist nuk gjendeshin nëpër magazina. Magazinat ishin bosh, sepse në vend që paratë e arkëtuara nga konsumatorët të përdoreshin për investime janë përdorur për shpenzime luksoze të ish-drejtuesve, duke nisur nga makinat më të shtrenjta deri tek rrogat stratosferike, me të cilat shpërblenin veten për një punë që s’e bënin dhe për një shërbim që s’e jepnin”, tha Dollapi. Në mesditën e djeshme ai prezantoi edhe drejtorin e ri të Fierit.

Brikena Dervishaj

Sipas ligjiit, për vijimin e procesit të privatizimit të kompanisë së nxjerrjes së naftës “Albpetrol”, konsorciumi fitues pas mbylljes së afatit të negociatave duhet të paraqiste një dokument ku garantonte 20% të shumës ose 170 milionë euro. Pas kësaj procedure shitja e kompanisë do të duhet të miratohej në kuvend dhe subjekti fitues duhet të paguante menjëherë 850 milionë euro. Edhe pse kompania “Vetro Energy” është shprehur e gatshme të kryente pagesën e 20 për qind të garancisë së kontratës, kjo pagesë nuk u bë kurrë. Ministria e Ekonomisë njoftoi zyrtarisht se nuk ka nisur negociatat për kontratën me këtë konsorcium, pasi pagesa nuk u bë brenda afateve ligjore.

O

ferta e konsorciumit “Win Bussines Energy Limited”, pjesë e grupit “Bright Oil” po vlerësohet zyrtarisht nga grupi negociator, si blerëse potenciale e kompanisë së nxjerrjes së naftës “Albpetrol”. Pas dështimit të procesit të parë të privatizimit të kësaj kompanie prej konsorciumit “‘Vetro Energy”, e cila ofroi 850 milionë euro, ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, tha se me vendim të Këshillit të Ministrave, grupi negociator ka nisur procesin e vlerësimit të ofertës së dytë. Procesi Konsorciumin “Win Bussines Energy Limited”, pjesë e grupit “Bright Oil” paraqiti ofertën 297.6 milionë euro dhe u vlerësua nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave me 44.39, ku pikët dukshëm i ka fituar në pjesën e kritereve teknike. Aktualisht, sipas Ministrisë së Ekonomisë, kjo ofertë është gati tre herë më pak se oferta e parë. Ndonëse ekzistenca e garancisë së ofertës është vënë në pikëpyetje nga opozita, qeveria ka deklaruar se ajo është e verifikuar nga konsulenti ‘Patton Bogs’. “Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin, në bazë të rekomandimit nga grupi negociator, që e ka quajtur ofertën e parë të pavlefshme. Ky vendim ka autorizuar grupin negociator të vazhdojë me vlerësimin e ofertave të tjera, siç e parashikon ligji”, është shprehur dje minsitri Haxhinasto. I gjithë procesi mbeti pezull deri në momentin që konsulenti Patton Boggs këshilloi qeverinë që të ndërpriste veprimet me konsorciumin e parë dhe të vijonte procedurat me kompaninë që bëri ofertën e dytë gjatë garës publike. “Kanë filluar proceduarat ligjore për të bërë kërkesën të garancisë së ofertës që është paraqitur nga kompania”, tha Haxhinasto. Privatizimi Privatizimi i kompanisë “Albpetrol” ngjalli një interes

“Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin, në bazë të rekomandimit nga grupi negociator, që e ka quajtur ofertën e parë të pavlefshme. Ky vendim ka autorizuar grupin negociator të vazhdojë me vlerësimin e ofertave të tjera, siç e parashikon ligji” mjaft të madh ndërkombëtar për shkak të pozitave gjeografike dhe interesit të kompanisë amerikane, ruse dhe kineze për të marrë prodhimin e naftës në Shqipëri. Interesi në rritje nga kompanitë erdhi për shkak se, pjesë e paketës është bërë edhe një licencë prodhimi energjie, që do të mundësojë shfrytëzimin e gazit natyror dhe nënprodukteve të tjera të naftës për prodhimin e saj. Nga

ana tjetër disa kompani nafte kanë rritur vlerat në bursa për shkak të interesimit të tyre për blerjen e “Albpetrolit”. Por, procesi i privatizimit të “Albpetrol” u ndërpre në muajin janar të këtij viti pasi kompania e shpallur fituese në tenderin e privatizimit, “Vetro Energy”, nuk depozitoi shumën prej 20 % të garancisë së kontratës siç parashikon ligji. Ndërkohë, shteti shqiptar nuk ka tërhequr ende as garancinë

Procesi i shpalljes së fituesve për privatizimin e kompanisë “Albpetrol” u mbyll zyrtarisht në datën 3 tetor 2012 dhe konsorciumi “Vetro Energy” u vlerësua nga konsulenti “Patton Boggs” me pikët më të larta. Oferta 850 milionë euro ishte edhe oferta më e mirë, duke u vlerësuar me 97.78 pikë. I dyti ishte konsorciumin “Win Bussines Energy Limited”, pjesë e grupit “Bright Oil”, që paraqiti ofertën 297.6 milionë euro dhe u vlerësua me 44.39, ku pikët dukshëm i ka fituar në pjesën e kritereve teknike. E treta u rendit oferta e Bankers Petroleum, me 303.8 milionë euro në fillim, por më pas deklaroi se shifra për blerjen ishte 106 milionë euro dhe mori 30.33 pikë.

e ofertës prej 10% ose 85 milionë euro. Data 3 dhjetor i vitit të kaluar ishte afati i fundit për pagesën e garancisë. Kompania Paketa e aksioneve të “Albpetrolit” përfshin të gjitha asetet e ndërmarrjes, lejet dhe licencat për shfrytëzim dhe kërkim deri në një periudhë 25-vjeçare, si edhe të drejtën e blerjes së emrit për

të konkurruar në treg. Ndërmarrja e vetme shtetërore e nxjerrjes së naftës, “Albpetrol” ka në pronësi të saj rreth 5 mijë puse nafte në të gjithë vendin, si edhe dy licenca për prodhim energjie dhe kërkim burimesh të reja nafte në tokë dhe det. Privatizimi i kësaj ndërmarrje, që aktualisht operon me pajisje të teknologjisë së vjetër, do të ishte një faktor rigjenerues i ekonomisë së vendit.

BSH: Këtë vit rritje më e dobët e eksporteve Ekspertët e Bankës së Shqipërisë parashikojnë një rritje më të dobët të ecurisë së eksporteve këtë vit. Gjatë prezantimit të raportit të Politikës Monetare për tremujorin e katërt 2012, ata theksuan se eksportet nuk mund të ruajnë një rritje të qëndrueshme në afatgjatë. Sipas tyre, struktura e eksporteve është disi e ngurtë e përqëndruar në pak grupe produktesh. Në mungesë të reformave dhe investimeve të reja, Banka Qendrore vlerëson se rritja do të jetë më e ulët se shkalla 8.2% e regjistruar vitin e kaluar, pavarësisht se pritet një përmirësim i lehtë në ekonominë e Eurozonës, çka mund të japë një efekt pozitiv në kërkesën e huaj për mallrat shqiptare. BSH parashikon që viti 2013 të jetë i vështirë dhe me rritje ekonomike nën potencial.


aktualitet • E premte 8 shkurt 2013

»

09

Banesa e dijetarit të shquar e rrënuar prej vitesh, investimi 46 milionë lekë

Nis rikonstruksioni i shtëpisë-muze të Hasan Tahsinit Ndërhyrja do të bëhet duke iu përmbajtur elementeve autentikë të saj SARANDË - Në vendlindjen e dijetarit të shquar Hasan Tahsini, në fshatin Ninat të Sarandës, ka nisur dje puna për ringritjen e shtëpisë-muze të tij, pas rrënimit për vite me radhë. Ismail Myrtaj, kryetar i komunës së Markatit, ku përfshihet edhe fshati i lindjes së Hasan Tahsinit, tha se qeveria shqiptare ka miratuar një fond për restaurimin e shtëpisë historike, që me vite ishte e braktisur dhe e rrënuar. Sipas tij, investimi prej 46 milionë lekësh do të mundësojë kthimin e kësaj

shtëpie në një qendër muzeale në fshatin Ninat. Në këtë projekt, u shpreh kryekomunari Ismail Myrtaj, është planifikuar rikonstruksioni i Shtëpisë Muze të Hasan Tahsinit, punimet për të cilën kanë filluar tre muaj më parë, por edhe rikonstruksioni i shtëpisë së Bilal Xhaferit, si dhe xhamia e fshatit Ninat. Specialistët thonë se rikonstruksioni i shtëpisë Muze të Hasan Tahsinit në vendlindjen e tij, në Ninat, bëhet duke iu përmbajtur besnikërisht elementeve autentikë

të saj, me punime guri, dykatëshe, me shkallë të brendshme dhe duke rikrijuar bibliotekën e dijetarit në përbërje të mjediseve të banimit. Përmes restaurimit të shtëpisë së Hasan Tahsinit,do të mundësohet edhe riekspozimi i tërë relikave që disponohen nga shtëpia origjinale, si: minderet, musandrat, ora diellore etj., përveç objekteve që përcjellin traditën etnografike të fshatit Ninat. Shtëpia-muze e Ninatit do të përfundojë në muajin qershor të vitit 2013. T. Skuqi

Bashkiakët ishin njoftuar për urgjencë, hynë kundërvajtje

Përplasen policët bashkiakë me rrugorët, tentohet bllokimi i mjetit LEDIA LLESHI

Rrëshqitjet e tokës, 22 banesa në rrezik shembjeje VLORE- Rrëshqitjet masive përkeqësojnë gjendjen në lagjen “10 korriku” të Vlorës ku në rrezik janë 22 banesa. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës toka është zhvendosur duke shkaktuar panik tek banorët e 22 shtëpive më shumë të rrezikuara. Ata kanë veshur dritaret me dërrasa, ndërsa gjatë natës bëjnë roje për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë. Muret rrethuese të disa shtëpive janë shembur, pemët janë rrëzuar dhe rrjeti i ujësjellësit është shkatërruar. E vetmja mundësi për banorët është largimi nga shtëpitë, por ata thonë se nuk kanë ku të shkojnë. Disa herë këtë zonë e kanë inspektuar edhe ekspertë të Prefekturës, por ata kanë mbetur vetëm në konstatimin e dëmeve. Deri tani nuk është ndërmarrë asnjë hap për frenimin e fenomenit, ndërsa ekspertët kanë këshilluar banorët të zhvendosen nga shtëpitë për shkak të rrezikshmërisë.

Gjirokastër, masa për zhbllokimin

Dëbora paralizojnë pjesërisht dy komuna të qarkut të Gjirokastrës GJIROKASTËR- Reshjet e dendura të dëborës, që filluan mbrëmjen e djeshme, paralizuan dy komunat e qarkut të Gjirokastrës, Pogon dhe Zagori, bënë të ditur dje burimet nga policia lokale, në jug të vendit. “Transporti rrugor në disa segmentet është bllokuar, ndërsa në disa akse të tjera rurale qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë”, thuhet në komunikatën e policisë. I njëjti burime tha se autoritetet vendase kanë marrë masat për të zhbllokuar rrugët e bllokuara nga dëbora. “Më tepër se 25 centimetra dëborë ka rënë gjatë 12 orëve të fundit në komunat Zagori dhe Pogon, të cilat ndodhet mbi 700 metra mbi nivelin e detit”, thekson policia. T. Skuqi

Pogradec, droga do të trafikohej në Greqi

Kapen 26 kg marjiuanë, arrestohen 4 persona

ELBASAN- Rrugorët dhe Policia Bashkiake janë përballur mesditën e djeshme, ndërsa një efektiv ka tentuar të bllokojë një automjet të Policisë Bashkiake në kundërvajtje. Sipas deklarimit të Policisë Bashkiake, efektivat rrugorë kanë tentuar të Bllokojnë një mjet të Policisë Bashkiake me mbishkrim, i cili është futur në anën e kundërt në një rrugë të lagjes “Kala” për të verifikuar një rast urgjent. Ndërkohë raportohet se Policia Rrugore ka ndalur automjetin dhe ka tentuar ta bllokojë. Përplasja Drejtori i Policisë Bashkiake, Abedin Hitaj, është shprehur se mjeti ishte nisur me urgjencë në lagjen “Kala” pas njoftimit të marrë se po ndërhyhej në rrugën e lagjes “Kala” të ndërtuar pak kohë më parë. “Morëm njoftim që në orën 11.00 morëm sinjalizim dhe mjeti ynë është futur gati 30 metra kundërvajtje. Është e vërtetë që ne kemi bërë një shkelje, por sa automjete të tjerë dhe motorë e bëjnë këtë gjë dhe kalojnë pa i hyrë gjemb në këmbë. Policia Bashkiake ka pranuar se është hyrë në anën e kundërt, por sipas drejtuesit të saj, Policia e Rendit ka dashur të tregojë forcën pasi një gjë e tillë mund të mbyllej edhe me një gjobë pa pasur nevojë që ngjarja të degradonte duke arritur deri në masën e bllokimit. Kur kërkuam arsyen e bllokimit na thanë se makinën e ka parë një titullar i policisë në shkelje dhe duhet bllokuar”. E gjithë skena është regjistruar përballë rrapit të Bezistanit dhe pasi drejtuesi i automjetit ka debatuar me policinë duke

Banorët: Nuk kemi të shkojmë

POGRADEC- Rreth 26 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar gjatë një operacioni të policisë në qytetin e Pogradecit, ndërsa janë vënë në pranga katër persona dhe dy të tjerë ndiqen në gjendje të lirë. Sipas policisë, droga vinte nga Lazarati dhe ishte e fshehur në njërin prej automjeteve, ndërsa shoqërohej edhe nga një tjetër automjet. Mësohet se kanë qenë informacione të siguruar në rrugë operative ato që kanë çuar në ngritjen e një postblloku të policisë dhe antidrogës çka sollën edhe zbulimin e drogës. Droga ishte e ndarë në pako të mbështjella me letër natriban dhe ishte fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit me qëllim që ti shpëtonte kontrolleve të policisë. Sipas të dhënave të policisë lokale janë vënë në pranga Blerim Rondo, Aleks Salaj, Denis Kociu, Ariteo Kanani dhe ndiqen në gjendje të lirë personat me iniciale F.M dhe E. C. nga Tepelena dhe Gjirokastra. Policia tha gjithashtu se droga kishte për destinacion Greqinë.

Shkak, shpejtësia e lartë

mos i dorëzuar automjetin, efektivi është larguar duke sekuestruar dokumentacionin e automjetit. Policia Rrugore ka bllokuar dokumentacionin

e mjetit të Policisë Bashkiake dhe deri tani nuk ka një reagim lidhur me situatën. Mjeti i konfliktit është parkuar para zyrave të Policisë Bashkiake

duke denoncuar edhe një incident që nuk ishte regjistruar më parë mes dy policive që ishte edhe skenë për të gjithë qytetarët elbasanas.

Drejtuesit u bllokuan brenda mjeteve

Aksidenti, pesë persona të dëmtuar rëndë te ish-Metalurgjiku ELBASAN- Pesë të dëmtuar rëndë është bilanci i një aksidenti në autostradën Elbasan-Metalurgji mbrëmjen e së premtes. Nga të dhënat paraprake mësohet se dy automjete me targa El 43 37 C dhe El 31 45 C janë përplasur më njëri-tjetrin dhe si pasojë kanë mbetur brenda në makinë dy drejtuesit e mjeteve për shkak të përplasjes. Policia dhe një mjet zjarrfikës po punon për nxjerrjen e të dëmtuarve identiteti i të cilëve nuk

behet i ditur. Mjetet janë dëmtuar tërësisht dhe me anë të mjetit zjarrfikës po punohet për ti nxjerrë nga automjetet e aksidentuara. Dëmtimet e tyre janë të konsiderueshme dhe po bëhen përpjekje për ti dërguar sa më parë në spital. Një grup hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Policia bën me dije se shkak i aksidentit paraprakisht mendohet shpejtësia e madhe dhe moti i keq. L. Lleshi

Aksident në Durrës-Tiranë, një i vdekur DURRES- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Durrës-Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të një qendre tregtare përgjatë autostradës. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë. Mendohet se shpejtësia e lartë dhe moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor janë shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen e një shtetasi.


10

« aktualitet

E premte 8 shkurt 2013 •

Prefektura: Të ndërhyjë KRRTRSH, u shkelën kondicionet turistike

Abuzimi, nis verifikimi i fshatrave turistike në Durrës ARTUR AJAZI DURRES- Prekja e zonave të gjelbra dhe shkelja e kushteve urbanistike e turistike në ndërtim, në disa zona turistike në jug të bregdetit të Durrësit, është objekti i verifikimeve për të gjitha fshatrat turistike të ndërtuara vitet e fundit. Kjo gjë është kërkuar nga Prefektura e Durrësit, e cila ka projektet e veta afatgjata lidhur me zhvillimin e turizmit detar në zonat e qarkut, duke kërkuar ndërhyrjen edhe nga KRRTRSH. Masterplani i hartuar do të shqyrtohet hollësisht dhe ka në plan të parë ecurinë e ndërtimeve të hotelerisë dhe zhvillimet në këto vitet e fundit. Zonat që do të të verifikohen Shkëmbi i Kavajës, Mali i Robit, Golemi dhe Karpen janë brezi që do të jetë pjesë e verifikimit nga specialistët, të cilët kanë shfaqur shqetësimin për dëmtimin e kurorës së gjelbër si pasojë e keqorientimit nga bashki e komuna. Në një pjesë të këtyre projekteve të zhvillimit perspektiv masterplanet janë hartuar disa vite më parë, por për shkak të politikave të zhvillimit të turizmit në gjatësinë e bregdetit nga Plepat e Durrësit deri në Karpen të Kavajës është kërkuar rishqyrtim në këndvështrim të ri. Masterplani që përfshin zonën përgjatë bregdetit Golem-Karpen është bërë

disa herë objekt debatesh dhe kjo ka dëmtuar qasjen për një orientim të saktë dhe perspektiv. Fillimisht është saktësuar nëse në këtë gjatësi brezi rëre godinat të kishin lartësi deri në 4 kate plus papafingo, por realisht ka ndodhur krejt ndryshe. Hapësira e gjelbër është tkurrur deri në limitet më të skajshme, kurse investitorët kanë shkelur në jo pak raste kondicionet turistike të zonës. Për këtë shkak autoritetet që menaxhojnë hapësirat turistike të bregdetit janë detyruar

të bllokojnë dhënien e lejeve të ndërtimit dhe lejeve për shesh ndërtimi. Në vendin e quajtur Pishat e Buta në Golem janë prerë qindra pisha. Më së shumti KRRTRSH do të ndalet në studimin e masterplanit që kaplon gjatësinë prej 7 km vijë bregdetare nga Përroi i Agait deri në Karpen. Për të shpëtuar rrënimin e mëtejshëm dhe për t’i hapur rrugë ndërtimit të komplekseve të mëdha akomoduese për pushues KRRTRSH do të vendosë për fatin e mëtejshëm të projekteve. Edhe pse

nuk është folur lidhur me fatin e disa pallateve, bizneseve dhe aktiviteteve të ngritura, ato do të jenë pjesë e shqyrtimit kritik për të hapur rrugën e orientimit perspektiv të vijës bregdetare. Në total bëhet fjalë për studimin e një zone me sipërfaqe prej 960 hektarësh. Këtu janë ndërtuar fshatra turistikë, hotele, motele e vila, por ngjitur me ato janë lartësuar pallate që variojnë nga 5 deri në 7-8 kate duke e shtyrë zonën drejt zhvillimit si zonë e banuar në të gjitha stinët.

Drejtori Ndreu “Shumë i rëndësishëm për të ardhmen e portit”

BERZH, investime për thellimin e portit Brenda vitit koncensione të tjera në të gjitha terminalet portuale DURRES- Institucione të rëndësishme financiare evropiane vazhdojnë të paraqesin interesimin e tyre për financimin e projektit të thellimit të portit dhe kanalit hyrës së tij. Një grup me drejtues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i kryesuar nga Presidenti Sir Suma Chakrabarti, zhvilloi një vizitë në mjediset e portit më të madh të vendit, ndërsa pati një takim të frytshëm me drejtorin e përgjithshëm të APD, ing. Eduard Ndreu. Drejtori i Autoritetit Portual Ndreu pas prezantimit të shkurtër të veprimtarisë portuale dhe të ndryshimeve të fundit në infrastrukturën e tij i njohu përfaqësuesit e BERZH me Marrëveshjen e Koncensionit për Terminalin e Kontenierëve. “Ne po punojmë që brenda këtij viti të përgatisim dokumentacionin për koncensione të tjera në të gjitha terminalet portuale”,- tha Ndreu. Duke iu përgjigjur interesimit të përfaqësuesve të BERZH,

Ndreu informoi të pranishmit për terminalin e trageteve dhe ndryshimet themelore që kanë ndodhur në këtë hapësirë gjatë 7-8 viteve të fundit. Ndreu u ndal më gjatë në projektin për thellimin e portit dhe të kanalit hyrës së tij. Një investim prej 10-15 milionë euro do të sillte ndryshime të mëdha pozitive në tarifat dhe në rritjen e cilësisë së shërbimit në hapësirën portuale. Duke sjellë shembullin e anijes 50mijë tonëshe “Bibi M”, e cila u

ngarkua pjesërisht në port dhe pjesa tjetër në radën portuale, Ndreu tha se “tarifat e kësaj ngarkese u rritën me 7-8 euro për ton, vetëm për shkak të pamundësisë së hyrjes së anijeve të mëdha në port”. Ky shembull dëshmon domosdoshmërinë e përpunimit të anijeve të mëdha në portin e Durrësit, gjë që mund të arrihet me zbatimin e projektit të thellimit brenda një periudhe 6-mujore. Tashmë porti i Durrësit është një nga më të sigurtët e rajonit, gjë e cila e

ka certifikuar edhe nga organizmat ndërkombëtare. “Siguria te ne ka ndryshuar rrënjësisht, në vitin 2005 Durrësi klasifikohej si një nga portet më problematikë të rajonit”,- tha Ndreu. Duke iu përgjigjur interesimit të presidentit të BERZH-it, zotit Chakrabati, për ecurinë e investimeve Ndreu tha se “viti më i suksesshëm i veprimtarisë portuale ka qenë 2008, administrimi nga ana e shtetit është shumë i shtrenjtë dhe i ngadaltë, mendoj se privatizimi është një mënyrë shumë e mirë, pasi operatorët privatë rezultojnë me një menaxim shumë më efiçent”. Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, z. Sir Suma Chakrabarti, uroi drejtuesit e portit për punën e deritanishme dhe për menaxhimim shumë të mirë gjatë këtyre viteve. Ai falënderoi stafin e APD për realizimet në menaxhimin e portit gjatë këtyre viteve, dhe më pas zhvilluan një vizitë në terminalin e ri të trageteve. A. Ajazi

Banorët po paguajnë detyrimet financiare

Shtesat e pallateve po legalizohen “ALUIZNI në Durrës ka rezultuar i suksesshëm, pasi më në fund është arritur që të realizohet një volum i madh dosjesh të përfunduara dhe është në proces mbushja e tapive për banesat informale. Specilisti Jetnor Alla tha se “aktualisht kemi ndryshuar strategji lidhur me legalizimet e shtesave të pallateve dhe atyre që në trojet e veta kanë objekte pa leje”.ALUIZNI ka treguar kujdes pasi punon me tre kategori ndërtesash të ngritura pa leje në të cilat bëjnë pjesë shtesat e pallateve të ndërtuara para vitit 1990, katet pa leje në pallate të ndërtuara pas vitit 1991, si dhe banesat e ndërtuara pa leje, por në trojet e veta. ALUIZNI Durrës ka ndryshuar metodën e punës dhe ka arritur suksesin e parë, pasi më në fund një kategori e atyre që kanë ndërtuar pa leje kanë nisur të paguajnë detyrimet dhe të përfitojë tapitë. Sipas zotit Alla, “Agjencia e Legalizimeve është treguar e kujdesshme dhe nuk ka dalë ndesh me vendimin e Gykatës Kushtetuese, e cila është shprehur kundër ligjit për legalizimin e banesave të ndërtuara pa leje në tokat e shtetit”. Por ajo ka ftuar në këtë proces tre kategori banesash të ndërtuara pa leje. Të tilla janë shtesat në pallatet e ndërtuara para vitit 1990, katet pa leje në pallatet pas vitit 1991, si dhe ato të ndërtuara pa leje në trojet e veta. Prej disa ditësh në zyrat e kësaj agjencie janë paraqitur qindra aplikantë, të cilët bëjnë pjesë në të treja këto kategori. Ata kanë shlyer detyrimet financiare në bazë të ligjit dhe tani janë në pritje të marrjes së certifikatës së pronësisë. ALUIZNI ka dërguar punonjësit e tij, të cilët kanë marrë kontakte me këta banorë dhe i ka ftuar që të procedojnë për legalizimin e banesave në bazë të ligjit. Një pjesë ka qenë vetë e interesuar për këtë proces. Në bazë të aplikimeve rezulton se në Durrës janë ndërtuar 100 shtesa në pallatet e ndërtuara përpara vitit 1990 në të cilat janë strehuar rreth 140 familje. Janë evidentuar mbi 150 pallate pas 1991 me kate mbi lejet e ndërtimit në të cilat janë strehuar gati 300 familje, si dhe janë pothuajse 600 banesa të ndërtuara pa leje në trojet e veta. Alla tha se “Në këto kategori ndërtimesh pa leje është gjetur mirëkuptim edhe me pushtetin vendor, i cili është i gatshëm që të kontribuojë ligjërisht për legalizimin e tyre”. A. Ajazi

Banesat në disa zona ende të mbushura me ujë

Prefekti Alizoti: Hetim bashkive e komunave DURRES- Prefekti Qarkut Durrës-Krujë zoti Genci Alizoti ka deklaruar se “jam totalisht në mbështetje të nismës nga Prokuroria për të nisur hetimin dhe penalizmin e të gjithë drejtuesve të bashkive e komunave të qarkut, ku ditët e fundit ndodhën edhe përmbytjet masive të dhjetëra hektarëve tokë e banesave”. Sipas zotit Alizoti, prefektura do të mbështesë zyrtarisht me dosje dhe korrenspondencën e saj që ka pasur me bashkitë e komunat e qarkut, organin e akuzës, dhe ky bashkëpunim ka nisur qysh prej ditësh. Organi i akuzës në Durrës ka kërkuar nga prefektura e Durrësit, korrespondencat zyrtare që ajo dhe Shtabi Emergjencave ka pasur me bashkitë dhe komunat e këtij qarku, përgjatë vitit 2012, por edhe në muajin e parë të vitit 2013. Prefekti i qarkut Durrës-Krujë, Alizoti, u shpreh se “nga raportimet e marra rezulton se, dhjetëra hektare tokë, dhe dhjetëra banesa janë ende të mbuluara nga uji i shiut, dhe kjo natyrisht përbën një situatë, e cila kërkon ndërhyrje dhe hetim mbi shkaqet nga organi i akuzës, ne jemi si ekip pranë tyre”. Edhe dhjetëra shtëpi në zonat e Fushë Krujës, Shkozetit e plazhit në Durrës, vazhdojnë të jenë të përmbytura pas reshjeve të ditëve të fundit. Kështu zona pranë kanalit të hapur në Shkozet e deri në plazh, kërkon urgjentisht ndërhyrje për t’u rehabilituar. Banorët u shprehën se “situata është e njëjtë, kurse interesimi i strukturave nga bashkitë e komunat mungon”. Banorët kanë kërkuar ndihmën e prefekturës për situatën, e cila ka premtuar fonde për rehabilitimin e situatës. Bordi i Kullimit nuk ka mundur t’i pastrojë dy kanalet e hapura që gjenden në plazh dhe Shkozet. A. Ajazi


speciale • E shtunë 9 shkurt 2013

»

11

Nga Gianluca Ferraris, Antonio Talia

J

eton në një rezidencë elegante në lagjen “Sengkang”, më pak se një orë larg qendrës së Singaporit. Ndërsa policitë e gjysmës së botës i janë vënë në ndjekje, ai nuk ka lëvizur kurrë nga qyteti i tij. Njëra nga dy BMW-të që nget zakonisht, ja tek duket elegante përpara kangjellave të oborrit, mes pemëve të gjelbra dhe skulpturave neoklasike. Portieri në uniformë njofton vizitën tonë në citofon dhe na lë të kalojmë sapo i themi se kë kërkojmë. Nuk quhet Dan, siç i thërrasin miqtë; as Danahblur (fjalë për fjalë, njeriu që sheh vetëm kuq) siç e ka pagëzuar ndokush që pati fatkeqësinë ta zemërojë seriozisht; as Goldfinger, nofka që i vunë hetuesit italianë. Emri i tij i vërtetë është Tan Seet Eng, 48-vjeçar, kreu i një biznesi kriminal prej të paktën 90 miliardë dollarësh në vit: Ai i ndeshjeve të trukuara sportive. Mbi kokën e Danit varet një urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Prokuroria e Kremonës, nën akuzën e bashkëpunimit kriminal, mashtrimit sportiv dhe vjedhjes. Sipas gjykatësve lombardë dhe agjentëve të Interpolit që e monitorojnë prej vitesh, Dan është kreu i një korporate që ka “rregulluar” mbi 400 ndeshje futbolli këto dhjetë vitet e fundit, duke vënë baste nga Azia mbi rezultatet e sakta dhe duke arkëtuar shifra marramendëse. Një rrjet ilegal bastesh në shkallë planetare, që u ngrit me ndihmën e Triadave kineze dhe që bazohet në një prani kapilare e konkrete: Kudo ku luhet futboll, njerëzit e Danit rekrutojnë arbitra, futbollistë, trajnerë, administratorë. Paguajnë para kesh në dorë. Korruptojnë, joshin, e madje nëse është nevoja edhe kërcënojnë. Nga veranda e shtëpisë së tij, ai me pesë celularë dhe një laptop gjithnjë përpara, drejton gjithë trafikun. Ka krijuar dy shoqëri për mbulesë, njëra Exclusive Sports dhe tjetra Football4U, dhe e ka ndarë territorin e veprimtarisë duke ua besuar njerëzve të tij dhe ndërmjetësve lokalë. Siç është Uillson Raj Perumal, ish krahu i tij i djathtë që menaxhonte zonën e Evropës dhe Afrikës, e që sot po bashkëpunon me hetuesit: në Itali, kontakti i tij (rrëfimi është marrë nga blogu Invisible Dogs) ishin të ashtuquajturit “Ciganë”, ose ndryshe grupi sllav që kishte rekrutuar edhe Bepe Sinjorin, ish sulmues i Lacios, Kristiano Donin e Atalantës dhe shumë profesionistë të tjerë, tashmë të dënuar me skualifikime nga Federata italiane e Futbollit. Por pavarësisht hetimeve penale dhe dënimeve sportive, me një udhëtim në Singapor revista “Panorama” ka zbuluar se Dan dhe njerëzit e tij vazhdojnë të papenguar, të trukojnë ndeshje në gjithë botën. Ose të paktën, e provojnë. Udhëtimi nis nga shtëpia e bosit, një adresë që e kanë edhe hetuesit e Kremonës. Dan është një zotëri me fytyrë paqësore, me pak bark që tradhton pasionin e tij për pulën e skuqur në salcë siçuani, dhe me një bashkëshorte me origjinë nga Shenjangu në Kinën verilindore, nga e cila është divorcuar zyrtarisht në vitin 2011, paçka se apartamenti rezulton ende në emër të saj. Përshkrimi vjen nga ata që e kanë parë së fundmi, sepse për pamjen e tij ekzistojnë vetëm dy fotografi, edhe ato të turbullta dhe të shkrepura kohë më parë. Nga ana tjetër, nëse për italianët ai është një keqbërës në arrati, për autoritetet lokale është një qytetar mbi të cilin s’ka arsye të hetohet: Nga këto anë, krimi i trukimeve sportive nuk parashikon ekstradimin, ndërsa në atdheun e tij njeriu ynë rezulton fukara dhe me kartelë penale të pastër. Sipas një investigatori lokal, Dan ka një pasuri personale në vlerën e 45 milionë dollarëve, dhe rezervon për gjithë vitin një suitë në hotelin Marine Sands Bay, përgjatë vijës bregdetare në Singapor Siti, edhe pse e përdor vetëm për ndonjë takim të rëndësishëm. Si ai që ndodhi në fund të vitit 2010, me Kristian Ilievskin, kapon e Ciganëve, një tjetër i kërkuar i rëndësishëm i hetimit kremonez. Ngjitemi në katin e dytë dhe i biem ziles. Dan është në shtëpi, e dimë këtë sepse na siguroi portieri, por ai nuk e hap. I lëmë një shënim me numrin e telefonit, por ai nuk ka për të telefonuar kurrë. “Por edhe po ta bënte, thjesht do t’i hidhte poshtë të gjitha akuzat. Kështu bëri edhe me mua”, thotë Zaihan Mohamed Jusuf, reporter i gazetës vendase TNP, që ka qenë i pari që hetoi bastet sportive në qytet, i vetmi që ka folur me bosin: Që atëherë, si trofe ka “fituar” tre makina të djegura dhe dhjetëra telefonata kërcënuese.

Kush është bosi i trukimeve në

“Deri pak vite më parë, Dan ishte thjesht një ushtar”, vazhdon Zaihan, “punonte për një biznesmen famëkeq malajzian, që inauguroi i pari sistemin duke blerë dy skuadra zvicerane”. Në njërën prej këtyre skuadrave, Kiaso, luante edhe Almir Gegiç, mik i shumë futbollistëve italianë. Nga kjo fazë, deri tek krijimi i një celule të re e fitimprurëse, u desh fare pak kohë. Skema ishte e njëjta me atë të adoptuar në vende të tjera: Me bekimin e bosit, futeshin në punë ndërmjetësit vendas, që i linin një fetë të mirë torte edhe krimit të organizuar dhe kujtdo që arrinte të kontaktonte fizikisht me futbollistët. Bukmejkërsa të kënaqur, hakera të shkathët, llogari bankare të shifruara, çanta plot me para, kompletojnë pejzazhin e një histori gjysmë spiunazh e gjysmë biznes modern. “Ky peisazh përfaqësohet në mënyrë ideale në këtë qytet”, thotë Mark Findlej, docent i kriminologjisë në Universitetin e Menaxhimit në Singapor, “këtu pasioni për futbollin është i pamasë, dijet dhe përvoja e trukuesve klandestinë janë me famë, ndërsa kapitalet e pista nuk mungojnë aspak”. Dhe kapja e kampionateve të mëdhenj të futbollit, siç është Serie A italiane, e shndërrojnë një bast të trukuar në një produkt financiar shumë joshës për këdo. Rezultati? Me dhjetëra ndeshje të trukuara edhe në Itali, vend për të cilin Dan ushqente një

futboll?

pasion të vërtetë. E dëshmojnë këtë edhe 48 udhëtimet e tij në katër vjet; gati gjithnjë bosi zinte dhomë në hotelin Crowne Plaza të Malpensës, por nga fundi i vitit 2010 dhe fillimi i 2011-ës telefonatat e tij kishin vazhdimisht të bënin me Puljan, pikërisht në të njëjtën periudhë kur, sipas akuzës, skuadra e Barit filloi të shesë ndeshjet. Perandoria e Danit nisi të lëkundet në shkurt 2011, kur krahu i tij i djathtë Perumal filloi të bashkëpunojë me drejtësinë. Që atëherë, laku rreth tij është ngushtuar dukshëm dhe “kupola” është goditur nga katër operacione policore në Singapor, i fundit në korrik, edhe pse një zëdhënës i policisë refuzon të flasë. “Hetimet mund të kompromentohen”, thotë ai. Nuk është sekret që Dan paguan edhe shumë agjentë policie; konfirmi vjen kur, në një bar të qendrës, një prej ndërmjetësve tanë na lë të kuptojmë se po na ndjekin. Pas këtij episodi, na afrohet një tjetër anëtar i bandës, që prej pak kohësh ishte përplasur me Danin, për të cilin thotë se ja njeh çdo të fshehtë. Pretendon se bosi “pastron paratë e investitorëve kinezë me ndihmën e të shoqes, nga e cila nuk është divorcuar kurrë realisht”. Por për Italinë? “Është vendi më i kollajtë për të vepruar”,

thotë, “aty tek ju takohen lojtarët, nxirren paratë mbi tavolinë dhe gjithçka është okej”. Sot, aktiviteti i bandës, pas zhurmës dhe masave që po merren në kampionatet serioze evropiane, ka kaluar në kombëtaret e Botës së Tretë. Por protagonistët e trukimeve janë gjithnjë të njëjtët, ose pothuajse. Dhe siç tregojnë hetimet tona, edhe këtë vit ata kanë nxjerrë goxha fitime. Së pari tentuan pa sukses t’i afrohen një kombëtareje aziatike të futbollit të femrave në Olimpiadën e Londrës, pastaj u hodhën në Amerikën Latine. Ata kanë ndikuar në miqësoret e datave 23 dhe 26 maj, të Moldavisë në Venezuelë e Salvador, dhe atë të 3 qershorit të Porto Rikos në Nikaragua. Për këto takime, kanë hapur dosje edhe FIFA dhe ESSA, organizmi anti-mashtrim ku aderojnë edhe kompanitë kryesore evropiane të basteve. Një prej emrave të rinj të bandës, Piter Pehkang Li, i telefonuar nga gazetarë të Panoramës, mohon gjithçka: “Unë jam thjesht një afarist. Udhëtimet e mia në Itali? Unë udhëtoj shpesh për çështje pune”. Tek e fundit, policia nuk e ka ngacmuar kurrë. Ashtu siç nuk ka shkuar kurrë të trokasë në derën e rezidencës elegante të Sengkangut. Në shtëpinë e kapos Dan.


12

« gossip

E shtunë 9 shkurt 2013 •

Si t’i evitoni gabimet

më të shpeshta pas ndarjes?

Amanda Bynes e quan Jay-Z të shëmtuar Aktorja 26-vjeçare ka një hob të ri. Tani ajo po përpiqet të verë në lojë personazhe të shoëbizit. Ajo ka postuar një foto në Twitter të Jay-Z, shoqëruar me mesazhin ‘fytyrë e shëmtuar’. Një tjetër hobi i Amandas është të fshijë tëitterat e vjetër. Së fundmi ajo ka fshirë një llogari në Tumblr, të cilën e kishte hapur një muaj më parë.

Jennifer Lopez festë familjare me Marc Anthony dhe Casper Smart Edhe pse Lopez dhe Anthony u ndanë në Korrik të 2011, kanë lënë të shkuarën pas, për hatër të fëmijëve. Së fundmi çifti është bashkuar për të festuar ditëlindjen e djalit të Marc, Cristian. Ka qënë Lopez ajo që ka postuar një foto të gjithë familjes, pozuar me Marc, fëmijët, të dashurin Casper Smart dhe të dashurën e Marc, Shanon De Lima. Edhe pse J. Lo nuk ka ndonjë lidhje biologjike me djalin, pasi Cristian është djali i Marc dhe ish gruas së tij Dayanara Torress, ajo është dukur e emocionuar për këtë moment familjar.

Adele merr ofertë për në Ibiza DJ Thomas Gold dëshiron të marrë Adelen në Ibiza këtë verë. Ai e vlerëson zërin e saj si një ar të pastër dhe mendon se zëri i këngëtares britanike përshtatet shumë mirë në clube. Thomas ka mundur të bëjë në versionin remiks këngën e Adele ‘Set fire to the rain’, me aprovim të saj, e cila pati shumë sukses. Thomas tregon se ishte një nga emocionet më të bukur kur kishte marrë aprovimin e një prej këngëtareve më të mëdha. ‘Do të ishte një ëndërr të mund të performoja live me të në skenë. Ajo duhet të vijë në skenë dhe të kërcejë me mua. Këngët e saj janë perfekte për clube dhe zëri i saj përshtatet shumë mirë me miksimet moderne dhe muzikën elektronike’, ka shtuar Thomas.

Bradley Cooper i ngazëllyer për rolin e babait në A-Team Aktori Bradley Cooper është gëzuar që po kalon kohën duke xhiruar filmin “The A-Team”, sepse babai i tij xhiroi një pjesë të filmit para se të vdiste. Charles Cooper humbi betejën e tij kundër kancerit në janar të vitit 2011 në moshën 71-vjeçare dhe vdekja e tij bëri që ai të mos nominohet për çmimin “Oscar”. “Joe Carnahan, regjisori i ‘The ATeam erdhi me këtë ide kur ne ishim duke u mbledhur në gjykatën, gjykatës do të ishin babai i Joeit dhe babai im dhe një aktor tjetër. Dhe natyrisht babai i Joeit dhe babai im po bisedonin se si të improvizonin skenën... Kurse kamermanët dukeshin sikur, ‘Hej çfarë po ndodhë tash?’”.

Morrissey i sëmurë, anulon koncertet Këngëtari Morrissey ka anuluar edhe dy koncerte të tjera për shkak të komplikimeve shëndetësore. Ish-frontmeni i grupit “The Smiths” ka anuluar turin e tij në Amerikën Veriore pasi është shtrirë në një spital amerikan për trajtim mjekësor. Zëdhënësi i tij ka thënë se ai ka pasur gjakderdhje për shkak të ulcerës. Kjo sipas mjekëve të tij mund të shkaktojë edhe kancerin pasi ai ishte diagnostikuar me ezofagun e Barrettit që është një ndryshim abnormal në qelizat e fytit dhe që lidhet zakonisht me rrezikun e shtuar për kancer - mirëpo Morrissey ka premtuar se do të kthehet në skenë në Las Vegas më 9 shkurt. Sidoqoftë, ylli ka anuluar koncertin e së shtunës gjithashtu edhe atë për të dielën që do të mbahej në Phoenix të Arizonas. “Për shkak të urdhrit të doktorit, datat e koncerteve të Morrissey në Las Vegas dhe Phoenix do të shtyhen”, shkruan në Facebookun e tij. “Morrissey tani është duke bërë disa trajtime mjekësore për shkak të gjakderdhjes në ulcerë dhe ezofagut të Barrett. Datat e koncerteve do të caktohen përsëri... Morrissey i falënderon të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin e tij dhe shpreson që të shërohet më shpejt për të vazhduar turin e tij në El Paso më 12 shkurt”.

S

hkëputja e lidhjes mund të jetë shumë e rëndë, sidomos nëse nuk e keni pritur, prandaj nuk habit fakti që, në një rast të tillë, shpesh bëjmë gjëra “jonormale”. Amy Höglund, autorja e librit “Your Boyfriend’s Best Girlfriend”, ka përpiluar listën e gabimeve më të këqija që bëhen pas ndarjes: Mos iu lutni tepër Të kërkosh falje është një gjë tjetër, por lutjet e tepërta janë të pavenda. Duhet të mos e poshtëro-

ni veten, sepse askush nuk dëshiron që të jetë në lidhje me një person të tillë. Ribashkimi tepër i hershëm Ndonjëherë ndarjet shërbejnë për ta analizuar situatën dhe mundësinë e rifillimit të lidhjes. Por, nëse ribashkoheni ende pa i zgjidhur problemet, atëherë nuk keni bërë asgjë. Vaji me anë të këngës Nuk ka asgjë të keqe që ta dëgjoni këngën tuaj të preferuar, duke qarë dhe duke kujtuar kohën e kaluar. Por, nuk ka nevojë që ta incizoni veten dhe ta qitni në “YouTube”. Megjithatë, kjo është një çështje personale. Dhënia pas veseve

Ndarjet mund të jenë aq dramatike, sa të na e ndryshojnë jetën. Nëse vëreni se keni filluar të pini alkool, e më parë nuk ju ka shkuar mendja për një gjë të tillë, atëherë duhet të ndaleni e të mendoni se ku jeni duke shkuar. Hakmarrja Në shikim të parë mund të duket ide e mirë, por hakmarrja në fund do t’ju lëndojë më shumë juve sesa ish-të dashurin tuaj. Pastaj, kurrë nuk mund ta dini se a është ndarja vetëm e përkohshme, apo jo, ku nëse është e përkohshme, pas hakmarrjes mund të bëhet e përhershme.

Dielli ju mbron nga athriti

T

ashmë është i njohur fakti se rrezet e diellit janë kurativë për shumë sëmundje. Miliona njerëz mund të mbrojnë veten nga athriti duke marrë doza të rregullta të rrezeve të diellit. Athriti është i lidhur me mungesë të vitaminës D, dhe kjo mund të ketë ndikim në qelizat imune, të cilat mund të shkaktojnë këtë gjëndje. Marrja e rrezeve të shumta diellore pa krem mbrojtës, mund të shkaktojë kancer të lëkurës. Por ekspertët thonë nëse merrni rrezet e diellit për 15minuta, do të rrisni vitaminën D dhe nuk ka asnjë rrezik.


gossip • E shtunë 9 shkurt 2013

»

13

Afërdita

Dreshaj kalon një natë të çmendur me Leonardo DiCaprio

Bruce Willis

Heidi Klum në amfAR Gala në New York

kritikon filmin e tij të ri

Në një intervistë për BBC, Bruce Willis u shpreh shumë i pakënaqur me titullin filmit të pestë të sagës ‘Die Hard’. Aktori i famshëm i filmave aksion mendon se titulli ‘A Good Day To Die Hard’ (Dita e përshtatshme për të vdekur) është krejtësisht pa kuptim. 57-vjeçari iu përgjigj të gjitha pyetjeve shumë shkurt ose duke ngritur supet, por në momentin që gazetari nisi të lavdëronte filmin, Willis ndërhyri: “Të të bëj një pyetje? Si ju duket titulli i filmit? E kuptoni?” Gazetari pranoi që ishte një titull i çuditshëm, ndërsa aktori vazhdoi: “Nuk e kuptoj për vete. Një ditë e përshtatshme për të vdekur?! Është njësoj sikur të themi: hamë drekë, bëjmë një shëtitje dhe shkojmë të vdesim…”Në forumin e BBC-së, ndjekësit e kësaj interviste shkruajtën se Bruce Willis u tregua injorant me sjelljen e tij snobuese ndaj gazetarit. “Dukej që e kishte me përtesë intervistën, por nuk e kuptoj pse e ka pranuar ftesën. U soll si idiot”, shkruan një person.

F

litet se Leonardo DiCaprio nuk është më në listën e meshkujve ‘single’, pasi është fotografuar me një bjonde misterioze në Miami... e cila nuk është tjetërkush veçse bukuroshja shqiptare e Kosovës Afërdita Dreshaj. ‘Daily Mail’ thotë se fanset e Leos mund të qetësohen, pasi Dreshaj, e cila është edhe mbretëresha e bukurisë së Kosovës, finaliste në Miss Universe për vitin 2011 është vetëm një mikeshë e tij dhe asgjë më shumë. Leo, i cili u nda nga modelja e Victoria’s Secrets Erin Heatherton vitin e shkuar, është fotografuar me bukuroshen shqiptare. Dreshaj, nga ana e saj, tha për ‘E! News’ se ajo dhe DiCaprio janë vetëm miq. Ndërkohë çfarëdo që ka ndodhur gjatë kësaj kohe duket se ka qenë e paharrueshme për bukuroshen, pasi Afërdita ka shkruan në Tëitter se po kalonte një ditë të “çmendur”. Pasi dështoi në kandidaturat për Oscar, me rolin e Djangos, Leonardo duket se po kalon disa ditë pushimi pranë bregdetit. Në fotografitë e publikuara së fundmi, Leonardo duket i relaksuar në ballkonin e apartamentit ku po qëndron krah Afërditës, si dhe duke pushuar me miqtë e tij. Një ditë më parë nga i njëjti ballkon. Di Caprio është parë dhe me mikun e tij Bradley Cooper, duke vëzhguar kalimtarët. Afërdita e ka pranuar se është në lidhje me këngëtarin Shpat Kasapi, derisa Leonardo, vitin e kaluar është ndarë nga modelja e “Victoria Secret’s”, Erin Heatherton. Ai më herët ka pasur lidhje edhe me supermodelen Bar Rafaeli dhe Gisele Bundchen. Por, Afërdita nuk është e vetmja me të cilën DiCaprio po kalon kohë së fundi. Ditë më parë ai është parë në një jaht me supermodelen Naomi Campbell, ndërsa të mërkurën është fotografuar duke u puthur me një tjetër biondinë, që duket se nuk është modelja shqiptare.

Reagon Shpati:

Leonardo Di Caprion e kam shok Shpati është përpjekur të sqarojë situatën në emisionin ‘Silikon’. Pasi morën ‘dhenë’ fotot disi komprometuese të Afërdita Dreshajt në krahët e Leo Di Caprios, nuk ka vonuar edhe reagimi i Shpat Kasapit, i cili duket se vazhdon të jetë ende i fejuari i modeles kosovare. I ftuar në emisionin ‘Silikon’ të radio ‘NRG’, Shpati është përpjekur të sqarojë situatën, përsa i takon atyre fotove të dala fillimisht në mediat amerikane e britanike, e më pas në ato shqiptare. ‘Leonardon e njoh dhe unë. E kemi mik. Kemi pirë kafe bashke – ka deklaruar Shpati, në lidhje me imazhet e publikuara -. Afërdita ka qenë në grup bashkë me modelen Tika Ivezaj. Kushdo që të kishte qenë në vend të Afërditës, do të fotografohej prej paparacëve, sepse Leo është shumë i famshëm’. Kjo ka qenë pak a shumë deklarata e bërë nga këngëtari, ndërkohë edhe vetë Afërdita e kishte mohuar se mes asaj dhe Leos mund të kishte diçka më shumë sesa miqësi.

Heidi Klum ka gjetur kohë nga axhenda e saj e ngarkuar, për të qënë e pranishme në një mbrëmje Gala në New York. Fondacioni i kërkimeve të AIDS, ka nderuar të ftuarën e nderit këtë vit, për kontributin e saj për të luftuar AIDS. Gjithashtu të vlerësuar për kontributin e tyre në këto kërkime kanë qënë edhe Kenneth Cole dhe Janet Jackson. Mbrëmja Gala përfshiu koktejl, darkë, ankand live dhe vlerësim për të ftuarit.

Dalin fotot e para të vajzës së Gisele Bundchen

Kim Kardashian: “U lodha së qëni e martuar” Kim Kardashian ndihet tashmë e lodhur dhe e pafuqishme për të marrë divorcin nga Kris Humphries. Ajo ka sqaron se ky divorc i zgjatur, po ndikon edhe tek gjendja e saj shtatzënë dhe që shtë një kërcënim serioz. ‘Nuk dua të jem e martuar kur të kem lindur fëmijën’, ka thënë Kim. Nga ana tjetër Kris nuk i beson dramat e saj dhe mendon se ajo po përdor fëmijën për të përshpejtuar divorcin.

Gisele Bundchen dhe Tom Brady janë prindërit e një vajze të bukur. Këto janë fotot e para eskluzive të modeles Bundchen dhe vajzës Vivian, teksa ajo ka mbërritur në Havai për pak pushime me familjen e saj. Gisele është dukur e lumtur dhe e kënaqur, ndërsa ka zbritur nga avioni duke mbajtur vajzën në krah. Nuk ka dyshim që çifti Gisele dhe Tom kanë shumë për të festuar që pas sjelljes në jetë të ëngjëllit të tyre të vogël në Dhjetor.


14

« bota

E premte 8 shkurt 2013 •

OBAMA

Avionët amerikanë pa pilot kanë vrarë disa të dyshuar si terroristë në vende të tjera, duke përfshirë shtetasin amerikan Anwar al-Awlaki. Por përsa i përket miratimit të sulmeve kundër shtetasve amerikanë, Senatori demokrat Ron Wyden thotë se është i shqetësuar. Ai thotë se në këtë rast, Presidenti Obama po vepron njëkohësisht si gjykatës dhe si ekzekutor

K

andidati i Presidentit Barak Obama për postin e drejtorit të CIA-s tha se sulmet me avionë pa pilot janë ndërmarrë në përputhje me ligjet federale. John Brennan, aktualisht këshilltar i Presidentit për anti- terrorizmin, ishte dje në një seancë konfirmimi të Komisionit të Senatit për Zbulimin. Ai merret në pyetje pak ditë pas daljes në publik të një memorandumi ku justifikohen arsyet për sulmet me avionë pa pilot kundër shtetasve amerikanë jashtë vendit, që dyshohen për terrorizëm. Avionët amerikanë pa pilot kanë vrarë disa të dyshuar si terroristë në vende të tjera, duke përfshirë shtetasin amerikan Anwar alAwlaki. Por përsa i përket miratimit të sulmeve kundër shtetasve amerikanë, Senatori demokrat Ron Ëyden thotë se është i shqetësuar. Ai thotë se në këtë rast, Presidenti Obama po vepron njëkohësisht si gjykatës dhe si ekzekutor. “Ajo që më shqetëson është ideja për t’i dhënë presidentit pushtet të pakufizuar për të vrarë amerikanë pa kaluar nëpër sistemin e kontrollit dhe balancës. Çdo amerikan ka të drejtën të dijë se kur qeveria e tij beson se ka leje për ta vrarë”. Në dëshminë e tij në seancën e konfirmimit, kandidati për postin e drejtorit të CIA-s, John Brennan mbrojti programin e sulmeve me avionë pa pilot. “Ne ndërmarrim veprime të tilla vetëm si masë të fundit për të shpëtuar jetën e njerëzve kur nuk ka alternativë tjetër për veprime që do të neutralizonin kërcënimin”. Debati u ndërpre nga protestuesit që dënonin vrasjen e civilëve të pafajshëm gjatë sulmeve me avionë pa pilot. Zoti Brennan tha se publiku amerikan është keqinformuar për këto lloj sulmesh dhe shtoi se CIA preferon t’i kapë të gjallë terroristët. “Kurrë nuk kam besuar se është më mirë të vritet një terrorist se sa të kapet. Ne duam të arrestojmë sa më shumë terroristë që të jetë e mundur, pasi në këtë mënyrë mbledhim të dhëna zbulimi dhe parandalojmë aktet teroriste”. Për sa i përket trajtimit të të ndaluarve, Brennan tha se taktika e simulimit me mbytje është e papranueshme. “Është diçka që duhet të ishte ndaluar kohë më parë, nuk duhet të ishte zbatuar kurrë”. Avionët pa pilot janë mjete asgjësimi me kosto të ulët, siç thotë eksperti Christopher Swift. “Thjesht nga pikëpamja e opera-

cioneve anti-terroriste, avionët pa pilot kanë treguar se janë mjete shumë efikase në Pakistan dhe Jemen”. Por përdorimi i tyre ka koston e vet, ato nxisin ndjenja antiamerikane tek vendasit. “Përdorimi i forcës sonë në vendin e dikujt tjetër krijon pakënaqësi politike ose shton shqetësimet për kolonializëm apo imperializëm amerikan. Kjo përforcon nocionin se Shtetet e Bashkuara janë në luftë me Islamin, çka është tepër problematike për ne”. Nëse konfirmohet, Brennan do t’i zerë vendin si drejtor i CIA-s gjeneralit David Petreas, i cili dha dorëheqjen për shkak të publikimit të marrëdhënieve të tij jashtëmartesore. Vrasjet Administrata Obama po i del në mbrojtje politikës së saj të sulmeve që vënë në shënjestër shtetas amerikanë të dyshuar për përfshirje në akte terroriste jashtë vendit. Komentet vijnë pas një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Drejtësisë që ofron një arsyetim të zgjeruar për sulmet si pjesë e luftës kundër terrorizmit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone njofton nga Uashingtoni. Dokumenti i brendshëm i Departamentit të Drejtësisë është një shpjegim i hollësishëm i praktikës së debatueshme që vë në shënjestër shtetas amerikanë jashtë vendit kur zyrtarët janë të bindur se ata po komplotojnë për sulme kundër Shteteve të Bashkuara. Më parë zyrtarët flisnin për zbatimin e një praktike të tillë si një mjet të nevojshën sa herë që një sulm terrorist dukej i pashmangshëm. Por ky dokument i ri ofron një arsyetim më të gjerë për sulmet, siç është vënia në shënjestër e të dyshuarve që mund të jenë përfshirë në komplote kundër objektivave amerikane. Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder i doli në mbrojtje këtij formulimi në një konferencë shtypi të martën. “Shqetësimi ynë kryesor është të sigurojmë jetët e popullit amerikan por ta bëjmë këtë në një mënyrë që është në përputhje me ligjet dhe vlerat tona. Ne kemi marrë një mandat nga kongresi që na lejon të veprojmë kundër alKaidës dhe subjekteve të lidhura me të, jo vetëm në Pakistan e në Afganistan, por edhe në pjesë të tjera të botës”. Por dokumenti i brendshëm ka ngritur në Kongres shqetësime

“Drone”,

kostoja morale për administratën rreth kësaj praktike. Një grup dypartiak prej 11 senatorësh i ka kërkuar presidentit Obama një opinion ligjor të administratës që justifikon ndjekjen e shtetasve amerikanë të dyshuar për përfshirje në akte terroriste. Ligjvënësi demokrat Jim Moran nga Virxhinia është mes deputetëve të shqetësuar nga justifikimi i qeverisë për të ndjekur shtetasit që ajo beson se janë të përfshirë në grupe të huaja terroriste. “Mendoj se po shkojmë drejt një kërcënimi serioz të lirive civile amerikanëve. Ajo që më shqetëson është se nuk ka asnjë shqyrtim ligjor të çështjes”. Disa analistë thonë se memoja e Departamentit të Drejtësisë është e rëndësishme pasi jep një përkufizim më të gjerë të një kërcënimi të pashmangshëm terrorist që mund të justifikojë një vrasje me atentat. Jeffrey Rosen është profesor drejtësie në Universitetin George Washington. “Një nga aspektet më shqetësuese të analizës ligjore të administratës Obama është zgjerimi i përkufizimit të asaj se çfarë lloj rreziku për vendin mund të justifikojë vrasjen e një shtetasi amerikan që vihet në shënjestër”. Debati mbi vrasjet me atentat u rigjallërua pas një sulmi me avion pa pilot në Jemen në shtator 2011. Nga sulmi u vranë dy shtetas amerikanë që zyrtarët amerikanë thanë se ishin të përfshirë në aktivitete terroriste. Zëdhënësi i presidentit, Jay Carney, thotë se përdorimi i avionëve pa pilot për të vënë në shënjestër amerikanë të dyshuar për terrorizëm është një veprim i ligjshëm, etik dhe i mençur. Dokumenti i brendshëm i Departamentit të Drejtësisë thotë gjithashtu se sulmet mund të jenë të justifikueshme vetëm nëse përcaktohet se kapja e një të dyshuari për terrorizëm nuk është e mundur. Por eksperti Jeffrey Rosen paralajmëron se politika e justifikimit është shumë e gjerë dhe se nuk janë hartuar rregulla të mjaftueshme për të penguar abuzimet.


bota • E premte 8 shkurt 2013

Kryetarët e shteteve anëtare të BE kanë rënë dakord me propozimin e ri të shefit të samitit, Herman Van Rompuy, që parashikon që detyrimet për planin financiar të BE-së të jenë 960 miliardë euro. Komisioni Evropian kishte kërkuar për vitet 2014 deri 2020 një buxhet prej mbi një bilion euro, që ishte refuzuar si shumë i lartë nga një numër i madh shtetesh. Presidenti francez, François Hollande përsëriti moton e tij se “duhet të kursejmë, por nuk na lejohet ta dobësojmë ekonominë”. Kjo në një kohë kur peshë më të madhe retorike ai i kushton rritjes. Hollande la të kuptohet menjëherë edhe se nuk kërkon kompromis me çdo kusht. “Kur disa do të tregohen të paarsyeshëm, unë do të përpiqem që t’i sjellë në mend, por deri në një pikë të caktuar”. Të paarsyeshëm për të janë të gjithë ata “që harrojnë bujqësinë ose që injorojnë rritjen”. Fshatarët francezë përfitojnë veçanërisht nga subvencionet bujqësore, të cilat përfaqësojnë gati gjysmën e buxhetit të BE. Si rrjedhojë Franca i refuzon shkurtimet tek fshatarët. Në anën e Hollandes janë shumica e vendeve më të varfra të BE në Jug dhe në Lindje, megjithatë pjesërisht për shkaqe të tjera. Ato druhen para së gjithash për kursime në fondet strukturore, me të cilat BE mbështet rajonet më të varfra. Kryeministri grek, Antonis Samaras, vendi i të cilit u detyrua të futet nën ombrellën e shpëtimit, përbetohet: “Konsolidimi i buxhetit dhe reformat strukturore bëhen në Greqi”. Tani është fjala për shlodhje dhe rritje ekonomike. Fondet strukturore të BE janë një “garant për suksesin, si për Greqinë, ashtu edhe për Evropën”. Në anën tjetër ndodhen disa nga vendet e pasura të Veriut. Kryeministri britanik, David Cameron përsëriti edhe këtë herë argumentin e mëparshëm: “Po të flasim ndershmërisht, BE nuk duhet të jetë imun përballë presionit për kursime, nën të cilin ndodhemi në të gjithë në Evropë”. Në nëntor shifrat qenë shumë të larta. Ato duhet të ulen. “Nëse nuk ulen, nuk do të ketë marrëveshje”. Ky nuk është kërcënimi i vetëm me veto. Edhe kryeministrja daneze, Helle Thorning-Schmidt kërcënoi gjithashtu me veto, nëse vendi i saj nuk do të ketë lehtësime për pagesat që bën në BE. Suedezi Frederick Reinfeldt kërkoi veç shkurtimeve “një rabat të rëndësishëm”. Kancelarja Merkel, megjithëse bën pjesë në mënyrë të qartë në kampin e kursimtarëve, u tregua kur mbërriti në Bruksel e balancuar dhe e gatshme për kompromise. Natyrisht që paratë duhet të trajtohen me kujdes, por duhet të ketë edhe “solidaritet midis paguesve dhe vendeve marrëse,” tha ajo. Ajo shpreson shumë se palët do të bien dakord. Gjermania Më shumë Evropë, pa shpenzuar më shumë para. Këtë sparkatë po bën politika gjermane në bisedimet për buxhetin disavjeçar të BE-së. Në samitin dyditor të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare në Bruksel, me vullnetin e qeverisë gjermane, po shqyrtohen të gjitha shpenzimet e BE-së në vitet 2014 deri 2020. “Better Spending” quhet kjo në zhargonin e eurokratëve në anglisht, që për kancelaren gjermane Angela Merkel (CDU) nuk është asgjë më shumë se një kontroll i arkës të buxhetit prej rreth një bilion euro të Evropës. Gjermania aktualisht kontribuon

BE

»

15

Buxheti, më në fund kompromisi

Presidenti francez, François Hollande përsëriti moton e tij se “duhet të kursejmë, por nuk na lejohet ta dobësojmë ekonominë”. Kjo në një kohë kur peshë më të madhe retorike ai i kushton rritjes. Hollande la të kuptohet menjëherë se nuk kërkon kompromis me çdo kusht. “Kur disa do të tregohen të paarsyeshëm, unë do të përpiqem që t’i sjellë në mend, por deri në një pikë të caktuar”. me rreth një të pestën e buxhetit të përgjithshëm të BE-së, që në periudhën aktuale financiare nga 2007 deri 2013 arrin shumën e rreth 200 miliardë eurove. “Fondet do të përdoren në atë mënyrë, që prej tyre të kemi me të vërtetë një BE më të aftë për konkurrencë, e më të fuqishme”, tha Merkel në një takim me kryeministrin italian Mario Monti në Berlin. Edhe me kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy dhe me presidentin francez Francois Hollande ajo ka biseduar pak ditë para samitit, për të paraqitur kërkesën kryesore të Gjermanisë. Krahas frenimit të borxhit në kushtetutë, kancelarja dëshiron t’i vërë buxhetit të BE-së një fre për shpenzimet. “Synimi është që shpenzimet e Bashkimit Evropian të blloko-

hen në kufirin një përqind të produktit social të BE-së”, e shpjegon propozimin gjerman analisti financiar i BE, Friedrich Heinemann, nga Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) në Mannheim. Buxheti i BE-së mund të rritet, vetëm atëherë kur ekonomia e Evropës dhe të ardhurat bruto kombëtare të rriten. Shumë vende kontribuese neto, si Austria, Finlanda, Italia, Hollanda dhe Suedia i janë bashkangjitur kësaj kërkese gjermane për disiplinë më të rreptë buxhetore në BE. Sidomos vendet përfituese, si Spanja, Portugalia, Greqia dhe të tjera kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur. Që në nëntorin e kaluar 27 krerët e shteteve dhe qeverive u përpoqën të miratojnë të ashtuquajturën kornizë

disavjeçare financiare (MFF). Ajo do të përcaktojë për shtatë vitet e ardhshme kufijtë maksimalë të shpenzimeve të BE-së për bujqësinë, zhvillimin e rajoneve, kërkimet shkencore, çështjet e brendshme, drejtësinë, si dhe politikën e jashtme. Vendet neto kontribuese, si Gjermania, Italia, apo Franca, që paguajnë më shumë para në BE, se sa marrin prej saj, e patën refuzuar projektbuxhetin e propozuar nga Komisioni Evropian, si shumë të shtrenjtë. Por që tani në përpjekjen e dytë të flitet vetëm mbi diktatin e kursimit të Gjermanisë, kjo i duket e tepërt presidentit francez François Hollande. Në një fjalim para parlamentit Evropian në Bruksel të martën ai porositi se “masat e pafund të kursimit” vetëm e dëmtojnë zhvillimin e

Evropës. Gjermania mendon se sfidat e reja, me të cilat përballet BE-ja, kërkojnë edhe zhvendosje të theksit tek subvencionet financiare. Berlini dëshiron, që më shumë para të vihen në dispozicion për infrastrukturën energjetike evropiane dhe financimin e projekteve kërkimore. Komisioni i BE-së propozon për të dyja ndihma prej 120 miliardë eurosh, gjë të cilën e përshëndet qeveria gjermane. Në periudhën aktuale financiare 2007 deri 2013 rreth 80 për qind e shpenzimeve të BE-së ishin subvencione të drejtpërdrejta, apo të tërthorta për bujqësinë, si dhe projektet e zhvillimit rajonal në zonat e largëta, ose kufitare. Gjithsej 700 miliardë euro janë të lidhura në këtë mënyrë me buxhetin e BE-së për shtatë vjet. Para, që mungon në fusha të tjera të politikës. “Gjermania shpreh më pak interes për politikat bujqësore dhe rajonale”, thotë analisti financiar i BE-së, Friedrich Heinemann, nga ZEW në Mannheim. Ndërsa Franca kërkon me këmbëngulje mbajtjen e subvencioneve ekzistuese për bujqësinë, Berlini kërkon që paratë të përdoren në luftën kundër papunësisë së të rinjve në të gjithë Evropën. Shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve në Evropë me 30, 40, ose deri në 60 për qind e ka nxitur kancelaren, që në vizitën e kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy në Berlin të hënën (05.02.2013) të njoftonte kërkesat e përbashkëta për ndryshime në buxhet. Për të financuar këto shpenzime, qeveria federale dëshiron të bëjë kursime të konsiderueshme në politikën rajonale. Një objektiv, që është i diskutueshëm në Gjermani, thotë analisti financiar i BE-së, Friedrich Heinemann. Sepse kryesisht landet kanë qenë deri tani përfituesit më të mëdhenj të subvencioneve rajonale, sidomos po të kemi parasysh subvencionimin për vite me rradhë të landeve të reja në lindje. “Joshja nga perspektiva e shteteve federale, është se pagimi i kontributeve për Bashkimin Evropian hiqet nga të ardhurat tatimore të federatës”. Ndërsa qeveria gjermane insiston në reduktimin e shpenzimeve, landet janë për marrjen e parave nga fondet rajonale dhe strukturore të Brukselit. “Gjermania nuk flet me një zë”, thotë analisti Heinemann - i cili për këtë arsye politikën evropiane të Gjermanisë - nuk e konsideron fare të besueshme, por si skizofrene”.


16

« opinion

E shtunë 9 shkurt 2013 •

Subjekti i krimit dhe disa elemente psikike

K

rimi është një kriter subjektiv, duke i dhënë drejtësisë rolin e saj. Nëse krimi njihet botërisht si veprimi dhe mosveprimi i rrezikshëm, atëherë cili do të ishte sanksioni? Kjo çështje hodhi bazat për krijimin e teorisë penale, e cila bazohet te dënimi i personit. Në fakt, e gjithë kjo teori është një progresion aritmetik mbi numrat dhe sjelljet. Ky element i logaritmit vihet re te vitet e dënimit si dhe te dyshimi mbi personalitetin e njeriut. Duke qenë se mosha mesatare e njeriut është një fakt biologjik, diktohet në të njëjtën mënyrë kufizimi i lirisë për shtetasin. Për rastet mbi 18 vjeç gjykimi i drejtësisë penale parashikon një dënim maksimal deri në 25 vjet, element i lidhur direkt me jetën e njeriut. Në fakt, shifra 25 nuk është gjë tjetër veçse numri 2.5 i logaritmit, d.m.th tjetërsimi i kulmit bazë të trekëndëshit barabrinjës. Këtu është përfituar nga ideologjitë politike, duke i dhënë vrasjes, ose tentativës për vrasje, një sanksion penal prej 25 vjetësh. Përgatitja kriminale përbën dhe dyshimin e sanksionit penal. Kjo përgatitje bart në vetvete dëshirën e personit për të cenuar ligjin penal sipas dashjes dhe pakujdesisë. Po nëse dashja prezumohet si vlerë e detyrimit që ka njeriu për të qenë i përgjegjshëm, pakujdesia është e kundërta, i referohet vetëbesimit që ka subjekti për të cenuar normën penale. Pra, ndeshim dy forma të ekzekutimit kriminal: dashjen dhe pakujdesinë. Në gjykimin bazë merret se dashja është il movente, d.m.th. veprimi që motivon kryerjen e veprës penale. Kuptohet që kjo dashje është e lidhur me rrethanat e rastit, të cilat, siç pohuam më lart, lidhen me përgatitjen psikike dhe morale të krimit. Dashja është direkte dhe nuk mund të ketë në demokraci një lloj dashje indirekte. Se akti lidhet me çështjen e vullnetit, kufizimi i të cilit mund të jetë subjekt i normave të procedimit penal mbi dëshminë indirekte ose i zotësisë së pjesshme për të vepruar. Që të dyja rastet janë objekt i përkufizuar ligjor. Çfarë roli luan tronditja psikike në krim? Ka një vepër penale që diskuton disa prej rrethanave psikologjike të kriminelit që njihet si “vrasja në kushtet e tronditjes psikike”. Por kjo dispozitë është një element me natyrë të përgjithshme, që nuk lidhet direkt me teorinë e dashjes, por me dy sjellje të tjera ndaj çështjes sonë: vrasjen dhe qëndrimin e atëçastshëm psikik te subjekti (momenti). Të dyja këto elemente janë rrethanore dhe mund të formojnë akte provuese, dokumente gjyqësore, por jo një definicion sekondar në dispozitat ligjore. Tronditja psikike te njeriu është një konvulsion që shkaktohet nga trauma, dhe kjo vetëm në kushtet e teorisë penale, që kërkon goditjen traumatike në të dyja llojet e veta: ngjarjen penale dhe anën biologjike (marrëdhëniet civile, si p.sh seksi). Tronditja psikike parashikohet t’i referohet organit respirator te njeriut dhe mbi këtë bazë bëhet analogjia me çastin e tronditjes, i cili nuk i kalon disa minuta. Pavarësisht se teoria penale parashikon një zgjatje të fenomenit në disa orë, kjo është një dispozitë blanket dhe pa ndonjë vlerë gjyqësore, pasi çasti i krimit është edhe çasti i përgjegjësisë kritike në ligjëratën e drejtësisë penale. Çasti i tronditjes është një element që duhet provuar, dhe kjo provë plotësohet me dëshmitarë, se krimineli është fyer nga viktima, se krimineli ka pësuar një zhgënjim në kushtet e punësimit etj. Këta faktorë që nxitin tronditjen janë gjithashtu rrethana të krimit, por jo vetë fakti i tronditjes. Ky fakt i “tronditjes psikike” dallohet qartazi në humbjen e kontrollit. Si dallohet humbja kontrollit sot në Amerikë? Kjo lidhet me kontrollin e urrejtjes, ku qeveria amerikane dërgon në burgje pikërisht për këtë arsye qytetarë të saj të lidhur me krimin. Humbja e kontrollit ndaj veprimtarisë normale të trurit kuptohet në kushte civile dhe sociale dhe bën që subjekti i krimit të ketë ekspozuar qëndrimin psikik ndaj arsyes së krimit, aktit civil dhe politikës penale në përgjithësi. Tipari i kontrollit mbulohet nga sekreti shtetëror dhe se kështu bie edhe dispozita mbi “vrasje në kushtet e tronditjes psikike”, por mbahet parasysh akti si “vrasje në kushtet e dashjes”, por që rrethana e tronditjes lidhet me aktin e papërgjegjshmërisë dhe jo me ndikimin që ka vrasja te psikika. Kjo pasi rasti i vrasjes është tjetër dhe tronditja psikike është tjetër: në rastin e vrasjes goditja është e qartë dhe e prerë, duke justifikuar elementin e dashjes në teorinë penale, ndërsa në rastin e dytë tronditja përjashton vullnetin e plotë për të kryer një vrasje dhe kalon drejt analeve të përgjegjshmërisë akute të qenies. Nuk mund të ketë një pakt midis drejtësisë dhe palëve për të gjetur një zgjidhje të ndërmjetme, siç është vrasja në kushtet e tronditjes psikike, se nuk ka kuptim: tronditja është papërgjegjshmëri dhe vrasja është dashje. Ne duhet të bëjmë shumë kujdes jo vetëm në ter-

Nga elvis kotini

mat e interpretimit juridik, por dhe në vlerësimin kulturor të çështjeve civile me prejardhje sociale dhe politike. Nëse provohet një tronditje psikike, nga ana tjetër, kjo materializohet me vrasjen, duke i prerë rrugën një qëndrimi të dyshimtë psikik, por një goditje me dashje, duke dëmtuar rrjetin e dispozitave penale ndaj çështjes. Pra, vetë vrasja është tronditje psikike në vetvete, një traumë sociale që parandalohet nga ligji penal. Rrethana e tronditjes psikike ose ulja e vetëdijes në raportin nervor nuk mund të merret as si rrethanë lehtësuese, nëse raporti mjekësor i ekspertizës psikike nuk shikon shenja të sëmundjes kronike apo komponente më të vlefshme biosociale. Këto komponente, që mbahen parasysh nga mjekësia ligjore, lidhen me normën ligjore dhe asnjë e dhënë më tepër nuk mund të formojë diagnozë psikike në planin gjyqësor. Kjo përbën edhe një përqindje të papërfillshme të ndikimit mendor te sëmundjet virile. Ulja e vetëdijes është e lidhur me qëndrimin normal të sjelljes psikike, si p.sh. me dehjen ose me rrethana që nuk lidhen direkt me qëllimin ndaj vrasjes. Këto rrethana mund të shërohen me kalimin e disa çasteve, kurse vrasja është një pasojë që mbetet. Një dallim tjetër ky midis qëndrimit psikik dhe rastit të vrasjes. Pra, të dyja rrethanat shtyjnë dhe përjashtojnë njëra-tjetrën: vrasja është vrasje dhe tronditja është tronditje. Asnjëra nuk ka ardhur për shkak të tjetrës, por mbi arsye të qarta psikike. Termi “ulje e vetëdijes” është një diagnozë e varfër, që lidhet me hipertensionin dhe një teori e tillë e uljes nuk mund të përligjë në drejtësinë tonë një vepër penale siç është “vrasja në kushtet e tronditjes psikike”, ashtu kot, si dikur formimi i ulët ideor i sistemit sovjetik ndaj kësaj çështjeje. Madje, rusët në luftën me gjermanët përdornin qen-bombë drejt tankeve armike për të goditur metalin luftarak nëpërmjet refleksit të kushtëzuar që ka kafsha (benzinë) dhe momenti “Pavllov” te qenia. Prandaj nuk duhet të biem preh e sindromës luftarake, por duhet të jemi qenie me dinjitet dhe kulturë të gjerë veprimi, pasi shkaqet latente të krimit lidhen me veprimin e njeriut dhe jo me qëndrimin psikik, që shumë-shumë ka karakter reflektiv dhe rigjenerohet pikërisht në saje të shtresës sociale. Prandaj nuk duhet të pranojmë një qëndrim më të vlefshëm psikik sesa termat gjyqësorë dhe ligjorë që parashikon shteti, pasi, në fund të fundit, bëhet fjalë për qëndrim psikik dhe jo për tronditje psikike, e cila nuk është gjë tjetër veçse pasqyrimi i traumës në vetvete, një përsëritje iluzive, që fut në lojë edhe mjekë të paaftë në planin xhenerik. Duhet pranuar se masa e dënimit penal lidhet me shkallën (numrin) e veprimeve të dashjes fizike. Të gjitha elementet e tjera në masën e dënimit i referohen ex officio, dispozitave formale mbi sjelljen dhe qëndrimin moral në shoqëri. Këto i mban parasysh legjislacioni në kuptim të përgjithshëm, sigurisht pasi qytetarët nuk janë më të specializuar sesa ligjet që ata bëjnë vet. P.sh.: pendesa është falje; vetëdorëzimi është marrëveshje; mizoria është krim; bashkëpunimi është profesionalizëm; veçoritë e subjektit janë uniforma. Të gjitha këto janë rrethana lehtësuese apo renduese, që mbahen parasysh në masën e dënimit penal, por që në një kuptim të përgjithshëm lexohen në të kundërt, duke mos pasur në vetvete sekretin hetimor, por ditën e gjykimit penal. Le të japim një shembull. Një shtetas “X”, në kohën që ishte ushtar fyhet rëndë nga një ushtar tjetër në repart, duke u pështyrë dhe sharë nga nëna në mënyrë sistematike dhe duke pasur edhe sinjalizime për këto. Një ditë i njëjti version ndodh kur “X”, duke luajtur me armën, bën një qitje të pavullnetshme dhe godet ushtarin në trup, duke i shkaktuar atij plagosje të rëndë (shoku traumatik celebral respirator).

Aktakuza e kohës dënon “X” me disa vjet burg për vrasje në tentativë. Rasti bëri informacion në radhët e ushtrisë, pasi masat politike të kohës kishin rregulla të rrepta në lidhje me qëndrimin ideopolitik të ushtarit dhe popullit në përgjithësi. Por, po të merret situata në planin analitik, a mund të këtë një kualifikim psikik ndaj subjektit të krimit në këtë rast? A mund të ketë një përjashtim të kushteve të përgjegjësisë penale nga autori në këtë rast? Nëse dikë e deklaron fajtor, atëherë ky person është i përgjegjshëm mbi goditje të arsyeshme dhe të shëndetshme morale. Këtu nuk bëhet fjalë për përdorimin e armës apo supremacinë që shkakton një mjet më i fortë se viktima, por për arritjen e një qëndrimi hakmarrës për fjalët fyese. Kjo është vrasje, por e mbetur në tentativë, pasi personi nuk parashikon vdekjen, por vetëm parandalimin e fyerjeve të ngjashme në kohë dhe hapësirë. Duhet mbajtur parasysh se reparti është i rrethuar me tela me gjemba dhe përbën një territor të izoluar në planin civil, duke shtuar përgjegjësitë e komandantit të repartit dhe thyerjes së disiplinës për armën dhe shokun në mbrojtjen popullore. Pra, situata është komplekse dhe nuk lidhet me një kriminel potencial apo me një të sëmurë mendor, por me detyrimin për të respektuar shokun. Teoria e mbrojtjes së shokut në aksion është një nga teoritë më të njohura në ushtrimin e detyrave luftarake dhe sidomos atyre policore, ku shoku ka për detyrë të japë edhe jetën për të mundësuar sigurinë fizike të kompanisë. Çfarë morali nxjerrim nga një situatë e tillë? A mund të justifikohet një goditje me armë? Në kushte civile nuk mund të justifikohet, por në kushtet kur personi mban armën për shkak të detyrave ushtarake përdorimi i saj është i vetmi mjet për të ushtruar drejtë dhe me qëndrim të lartë moral detyrën luftarake. Por këtu futet krimi, pasi arma është përdorur jo kundër armikut, por kundër një shoku ushtar, i padenjë sipas autorit të krimit. Krimi i vrasjes nga pakujdesia në këtë rast kushtëzohet nga tentativa për vrasje, por që akti i tentativës është i kushtëzuar nga raporti mjekësor mbi plagët e viktimës: nëse këto plagë janë të afërta, atëherë kemi të bëjmë me pakujdesi; nëse këto plagë janë në qitje të afërt, por me pasojë të vogël, atëherë kemi të bëjmë jo me tentativë për vrasje, por me analogjinë mbi pakujdesinë në krim. Ku personi për të evituar qëndrimin psikik të një shoku ushtar godet në mënyrë të papërgjegjshme me armën ushtarake atë (akti i pakujdesisë). Qitjet që vijnë nga armët e zjarrit parashikojnë një goditje 100-metroshe në distancë, element që mund të shkaktojë vdekjen e personit. Po kur përsosni nuk është as disa metra larg viktimës, atëherë kemi të bëjmë me një sjellje të pakujdesshme, jo për të sjellë vdekjen, por për të neutralizuar sjelljen e dyshimtë dhe të papërgjegjshme. Kriteri i tentativës që është mbajtur parasysh në akuzën e shtetit për vrasje nuk lidhet me arsyen e shërbimit të ushtrisë për t’i drejtuar armët kundër shokëve në repart, por për një keqpërdorim të armatimit në kohën pushimit. Kështu që rrethana e tronditjes psikike e mbajtur parasysh nga gjykatat nuk është gjë tjetër veçse sjellja e dyshimtë e viktimës ndaj autorit të qitjes. Tentativa është një iluzion në teorinë penale, pasi barasvlerësohet me përgatitjen më shumë sesa me kryerjen e krimit. Kështu që definitivisht mendoj se autori “X” duhej të kryente pak vjet burgim në të dyja rastet: akti i pakujdesisë në vrasje dhe akti i plagosjes në qitje. Edhe pakujdesia, edhe plagosja janë të lidhura me të njëjtin qëndrim ndaj objektit kriminal, që është viktima. Arsyetimi vlen në këtë rast sa vetë raporti mjekësor mbi viktimën, ku objekti parësor në krim nuk është trupi i viktimës apo shkalla e plagosjes virale, por arsyetimi që bën të mundur edhe qitjen. Kjo përjashton kriminelin e lindur te “X”, i cili e kishte në dorë të vriste direkt viktimën (distance e qitjes), por e qëllon qorrazi, duke rënë nën përgjegjësinë e armës. Armatimi dhe përdorimi i saj nuk kanë të bëjnë me qëndrimin psikik, pasi është arsyetimi që dallon qytetarët nga të drejtat e tyre civile dhe jo mjeti i përdorur, që ka karakter përforcues. Një letargji e tillë penale na shpjegon se hetimi ndaj krimit të vrasjes duhet të kufizohet në dy aspekte: dashjen dhe pakujdesinë. Të gjithë analogjitë e tjera mbi qëndrimin psikik, apo gjendjet shpirtërore, paramendimin apo ideologjinë kriminale janë çështje e kufizuar në rrethanat renduese apo plotësuese në krim. Armatimet konsiderohen gryka zjarri në vetvete, pasi lidhen me fuqinë plasëse të plumbit gjatë procesit të goditjes metalike. Para kësaj gryke zjarri gjendet objekti i trupit njerëzor, pasoja fizike e të cilit formon një proces të ngjashëm me tymin molekular që çlirohet nga goditja e organizmit nga lëndët djegëse. Prandaj akti i vrasjes është i njëjtë me hidrokarburet që shkaktohen nga çlirimi i oksigjenit në gjak.


opinion • E shtunë 9 shkurt 2013

»

17

Të jesh grua në Shqipëri Nga M.A. Entela BINJAKU

P

apunësia dhe varfëria kanë lënë mënjanë çështje të ndjeshme për shoqërinë tonë, siç janë ndër të tjera ato të pozitës së gruas. Për hir të përkatësisë gjinore, ndoshta ky duhej të ishte edhe shkrimi im i parë i këtij cikli, që ka filluar prej javësh: “Të jesh qytetar i Shqipërisë”. Në fakt, për të shkruar këto radhë jam nxitur nga fjalët goditëse të shkëmbyera midis një çifti, që arrinin tek unë me ndërprerje në një nga kafenetë e zhurmshme të Tiranës: “Ti je i ikur gjithë ditën. Kam frikë të të flas se mos zemërohesh.... më tha djali sot: ‘Mami pse nuk i kreh flokët? Dukesh e vjetër’, ndërsa ti as nuk e vë re...” Për sociologët sigurisht nuk është fakti në vetvete që përbën interes studimor, por se sa ky fakt përbën një shembull të sjelljes njerëzore. Shembujt nga jeta e gruas shqiptare janë sa të larmishëm, aq dhe të bujshëm dhe flasin për një pozitë inferiore, pre e paragjykimit të gjithanshëm. I kujt është faji? Aktualiteti shqiptar është i mbushur me statistika, që përshkallëzohen nga gratë e vrara deri tek ato të dhunuarat, nga gratë e shfrytëzuara deri tek ato që fyhen përditë, dukuri kjo që as nuk statistikohet. Të jesh grua në Shqipëri do të thotë të mos të gëzosh punën që ëndërron, por të pranosh të varesh nga burri. Të jesh grua në Shqipëri do të thotë të mos qeshësh kur do, por të varesh nga humori i burrit. Të jesh grua në Shqipëri do të thotë se, po të jesh e re, “je tepër e re” e po të jesh më e vjetër, “je tepër e vjetër”. Të jesh grua në Shqipëri do të thotë të privohesh nga një lindje, ose të eliminohesh ende pa lindur. Të jesh grua në Shqipëri do të thotë se, kur dhunohesh nga burrat, duhet të presësh ndihmë po nga burrat. Pra, të jesh grua në Shqipëri do të thotë të heshtësh dhe të vetëpërmbahesh edhe kur të lëndojnë, edhe kur të mënjanojnë apo të shpërfillin. Të jesh grua në Shqipëri do të thotë se të gjitha të drejtat e tua të shkruara të mbeten të shkruara, pasi nuk janë tema humori për burrat. I kujt është faji? Pra, të jesh grua në Shqipëri do të thotë të përballesh me vështirësi të natyrave të ndryshme, që burojnë nga stereotipizimet, kaq karakteristike për mendësinë tonë tradicion-

ale. “Ti nuk je njëlloj si yt vëlla...” - ”E po unë jam grua, nuk jam njëlloj me burrat...”, - kështu pohohej në fillimet e shekullit XX, kështu pohohet edhe në fillimet e shekullit XXI. Xhorxh Simel (1858-1918) thoshte se “burrat dhe gratë […] me kalimin e kohës kanë krijuar profile të ndryshme, por përfundimi është i njëjtë: nga njëra anë kërkojnë të theksojnë individualitetin, nga ana tjetër synojnë pranimin e tyre nga ana e shoqërisë.” Pra, pa kërkuar tjetërsimin e tipareve gjinore, apo sjelljeve të secilës gjini, do të duhej të respektohej secila prej tyre nga njëra-tjetra. Ky do të ishte dhe këndvështrimi më i pranueshëm dhe i vërtetë i asaj që do të kërkohej sot. Realisht në Shqipëri, në të dyja periudhat, ka ndryshime për sa i takon pozitës së gruas, por ende në të shumtën e herëve pohimet që i takojnë një shekulli më parë mbeten aktuale. Safet Butka pohonte se “keqpërdorimi që u është bërë grave në të shkuarën ua ka hequr atyre besimin dhe ua ka shuar vullnetin”. A nuk është i vlefshëm ky pohim edhe sot? I kujt është faji? Megjithatë, të flasësh për gruan shqiptare të shekullit XXI do të thotë të kesh pranuar së paku neutralitetin e Kushtetutës sonë, ku në nenin 18 të saj përcaktohet se të gjithë shtetasit janë të

barabartë përpara ligjit dhe askush nuk mund të diskriminohet për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja etj. Por shpesh harrojmë e madje harrohet edhe prej vetë grave se duhet të jenë ato që mund të ndryshojë pozitat e saj në shoqëri dhe nuk duhet të presë që shoqëria apo burrat të kujtohen t’i lëshojnë asaj vendin. Në mënyrë paradoksale bashkëkohësi i Safet Butkës, fitues i “Nobelit” në letërsi, Anatol Frans (1844-1924) pohonte: “Gruaja është edukuesja e madhe e burrit. Ajo i mëson atij disa virtyte të çmuara, siç janë mirësjellja dhe krenaria; disave si të jenë të pëlqyeshëm, por të gjithëve u mëson si të mos jenë të papëlqyeshëm.” Në realitetin europian të shek XXI roli i grave, me gjithë ndryshimet nga vendi në vend, ka arritur nivele akoma të panjohura për kulturën tonë sociale. Sipas “open data.al”, në Bashkimin Europian 21.2% e parlamentarëve janë gra; përqindjen më të lartë të grave parlamentare e ka Suedia me 45% të vendeve në parlament, ndërsa përqindjen më të ulët e ka Greqia me 9%. Në vendin tonë aktualisht 16.4 % e parlamentarëve e përbëjnë gratë, nga 30% që parashikon Platforma e Pekinit për këtë rast. Te ne një përfshirje më e lartë e gruas do të nënkuptonte edhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj çështjeve shoqërore, duke frenuar dhunimin e gruas, promovimin e kujdesit ndaj saj dhe fëmijëve dhe duke kontribuar në përmirësimin e qeverisjes dhe luftën ndaj korrupsionit. Duke u kthyer në realitetin e shekullit XXI, në qershorin e vitit 2008 Hilari Klinton, pasi mblodhi 18 milionë vota, por sërish të pamjaftueshme për t’i përfaqësuar demokratët, u shpreh kështu përpara mbështetësve të saj: “...çfarë progresi kemi arritur! Që sot e tutje ka për të qenë e zakonshme që një grua mund të jetë edhe presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” Në këtë kuptim, çdo fitore e grave për arritjen e të drejtave të tyre është shprehje e sanksionimit të vlerave dhe të drejtave të saj në shoqëri. Duke u udhëhequr nga këto ide, si përfundim mund të pohojmë: fajin e kemi ne gratë, pasi nuk kemi mundur akoma të edukojmë vetveten, fëmijët dhe burrat tanë për të respektuar më shumë, për të mirëkuptuar më shumë dhe për të dashuruar më bukur. *Sociologe, fondacioni “Harriet Martineau”

Unë jam këtu!

N

uk ka më keq sesa kur një qytetar, një popull hesht kur e keqja shpaloset me plotësinë e arrogancës, poshtërsisë, fëlligështisë dhe padrejtësisë së saj. Heshtja në këtë rast është vetë e keqja. Në raste e kohë të tilla, kur nuk flet, në fakt flet, e kur nuk vepron, në fakt vepron. Duke qenë se ne shqiptarët, ku bëj pjesë pa asnjë dyshim edhe unë, jemi kthyer në një popull që ankimet dhe shqetësimet i shprehim me bollëk dhe plot patos e “pastërti” vetëm nëpër kafene, qoshe, blogje dhe “Facebook”; duke qenë se ne shqiptarët jemi kthyer në blogistë dhe fejsbukistë të paparë, apo kafetaristë a qosheistë e që i kërkojmë llogari gjithkujt, shajmë gjithkënd, ankohemi për këdo e gjejmë fajin, të keqen dhe problemin gjithmonë tek të tjerët, gjithmonë jashtë vetes; duke qenë se ne shqiptarët presim nga frëngjitë e kotësisë me pushkët tona të baltës, paragjykimit, sharjes, dyshimit, mosbesimit, skepticizmit, shpifjes, dekurajimit dhe shpërfilljes këdo që përpiqet të thotë, të shkruajë, të veprojë apo të bëjë diçka; duke qenë se ne shqiptarët nuk zgjedhim asnjëherë të ndjekim të dobëtin, që është i tillë ngase është i ndershëm, i zoti dhe me integritet, por na pëlqen të ndjekim të fortin, që shkëlqen nga foltorja e partisë apo e pushtetit, nga ndriçimi i studiove televizive apo luksi i veshjes dhe makinës; duke qenë se ne braktisim të mirin ngase e shohim të barabartë, braktisim të ndershmin ngase e shohim të pafrytshëm, braktisim të talentuarin ngase e shohim si problematik, vrasim kreativitetin ngase na prishet statukuoja; duke qenë se ne nga frika ndjekim të fortin, nga padija i japim fuqi batakçiut, nga skuthëria i shkojmë pas hajdutit, ja ku e kam një histori, që shpresoj e uroj se duhet të na buçasë mu në timpanet e ndërgjegjes, nëse mundemi.

Nga Arian GALDINI

Kjo histori është për të gjithë ata që shfryjnë e bëjnë ‘tautologjira pellazgjike’ kot së koti në “Facebook” për gjithçka ndodh në vendin tonë, por që nuk kërkojnë dhe luftojnë për përgjigje në përballjen reale. Kjo histori është për të gjithë ata që broçkullitin pa fund nëpër blogje, “Facebook”, kafene e qoshe, duke u ndier “burra e gra, djem e vajza shumë të mirë” meqë shfryjnë gjëra të mira virtualisht apo kafeneikisht, por nuk bëjnë asgjë kur rreth nesh fishkëllen treni i së keqes, që përcjell çdo ditë drejt fëlligështisë viktimat e radhës, qofshin këta njerëz, ligje apo institucione, shpresë, moral, drejtësi apo besim. Sa më shumë fishkëllen treni i së keqes pranë apo rreth nesh, aq më shumë e ngremë zërin si moralistë e pastërtorë të mëdhenj ne “të mirët” e blogjeve, “Facebook”-ut, kafeneve apo qosheve. Shpresoj të keni durim ta lexoni. Sidomos shpresoj të keni guxim ka kuptoni. E shpresoj të gjeni forcën ta ktheni në sfidë ndaj vetes e paskëtaj ta kthejmë në sfidë ndaj njëri-tjetrit. Kjo është një histori e shkurtër e shkëputur nga libri i një autori gjerman, “Kur një komb harron Zotin”, i cili rikujton trenat plot me hebrenj, të cilët bënin udhën e tyre të përditshme drejt kampeve të vdekjes e kalonin para kishës, ku mbudheshin besimtarë të krishterë çdo të diel, përfshirë edhe autorin e librit, gjatë periudhës së holokaustit. “Ulërimat e tyre na torturonin ne, - shkruan autori, - por ç’mund të bënim ne për ta ndalur këtë?! Pjesëza nga libri: “Ne e dinim orën kur treni do të kalonte pranë kishës sonë, ndaj sapo dëgjonim fishkëllimën e trenit, fillonim të këndonim himne ndaj Zotit. E ndërsa treni kalonte pranë kishës sonë, ne ngrinim zërin e këndonim me sa kishim fuqi deri në kupë të qiellit. Nëse ulërimat e hebrenjve ende dëgjoheshin, ne vazhdonim ta ngrinim akoma edhe më fortë zërin teksa këndonim. E ngrinim aq shumë zërin, saqë filluam të mos i dëgjonim më ulërimat e

hebrenjve në trenin që po i çonte drejt vdekjes. Vitet kaluan e askush prej nesh nuk flet për këtë gjë më. Por unë ende e dëgjoj fishkëllimën e trenit në veshët e mi të ndërgjegjes ndërsa fle. Zot, më fal! Zot, më fal që as unë e askush tjetër nga ne nuk bëmë asgjë për të ndërhyrë që ta ndalnim atë marrëzi!” Paralelizmi që kam unë në mendje me këtë histori është i thjeshtë dhe i qartë. 26 jetë humbën në Gërdec, po drejtësi nuk ka. 4 njerëz u vranë më 21 janar, po përsëri drejtësi nuk ka. Atëherë çdo të bëjmë ne? Do të ngremë nivelin e shfryrjes dhe zërin e ankimimit nga frëngjitë e kotësisë, nga blogjet apo “Facebook”-u, nga kafenetë apo qoshet, për t’u ndier vetë të mirë, të drejtë e të pastër, e për të mos dëgjuar fishkëllimën e trenit të së keqes, që po na kalon përkarshi jetëve tona e çon drejt humbjes a vdekjes viktima që ulërijnë? Çdo ditë e keqja kalon karshi nesh. Çdo ditë e keqja na rrethon e na fiton më shumë terren, më shumë hapësira, më shumë numra. Çdo ditë treni i së keqes fishkëllen. Çdo ditë ka njerëz që janë viktima, ka institucione që janë viktima. Atëherë, do ta lejojmë edhe më këtë gjë? Nuk do të vendosim sot, jo nesër, por sot, që të jemi kurajozë e dinjitozë? Nuk do t’ia bëjmë vetes sot pyetjet: nëse jo unë, atëherë kush? Nëse jo sot, atëherë kur? Unë e di se çfarë do të bëj, por dua të di a mund t’ia bëni edhe ju vetes këto pyetje. Nëse ndokush nga ju ka dëshirë të më tregojë se çfarë do të bëjë, do të jem i lumtur t’i tregoj edhe unë se çfarë kam vendosur të bëj. Nëse do të bëhemi shumë ne që do t’i tregojmë njëri-tjetrit se çfarë kemi vendosur të bëjmë, atëherë shpirti ynë i veprimit nuk ka marrë fund dhe shpresa është në veprim. Po nëse do të heshtni, fishkëllimën e trenit keni për ta pasur gjithmonë në ndërgjegjen tuaj. Unë jam këtu për të qenë, qoftë edhe i vetëm, por do të doja të isha edhe me shumë nga ju.


18

« dossier

E shtunë 9 shkurt 2013 •

Historia e pabesueshme e Mustafa Dokos, qË me 1945 u arratis nga burgu Jugosllav

Nga Albert Kotini

N

ë Konferencën e Pezës më 16.9.1942 vullnetarët e rreshtuar për idetë komuniste u quajtën “partizanë”, ndërsa për idetë nacionaliste vullnetarët u quajtën “luftëtarët e lirisë”. Mashtrimi i parë u bë që në këtë konferencë, kur “Fronti Nacional” u nda midis shqiptarëve komunistë dhe atyre nacionalistë (Balli, Legaliteti). Ky front nacional u krijua sipas idesë së KOMINTERN-it në Kongresin VII të tij (25 korrik-20 gusht 1935), ku Dimitrovi, sipas ndërrimit të kursit të Stalinit, fshihu nga programi emërtimin “socialfashist” në emërtimin “Front Popullor”, “Front Nacional” etj. Në fund të luftës kishte misionin që të zbulohej hapur qëllimi që me çdo kusht të ishin të vetmit e pushtetit bolshevik që do të sundonin… U quajt “luftë antifashiste”, edhe pse okupatori italian, i ardhur si ushtri e perandorit Emanuel, nuk kishte në përbërje as 5 % fashistë (objekt analize). Kështu, u luftua si nga nacionalistët, ashtu dhe nga partizanët, deri në atë masë, sa në të gjithë dokumentacionin e okupatorëve italianë janë dokumentuar “banditë” të dy palët. Mashtrimi i dytë ishte mohim i kësaj lufte, që bënë, në fakt nacionalistët, duke i akuzuar si bashkëpunëtorë të okupatorit italian dhe duke i përzier qëllimisht me forcat qeveritare, si xhandarmëria, milicia etj., që nuk kishin të bënin fare më ballistët përveç legalistëve… Kur erdhi çështja e misionit “internacionalist e vëllazëror” për çlirimin e “tokave të Jugosllavisë” dhe në shpërblim ndaj misionarëve komunistë sërbo-malazezë, për partizanët shqiptarë u bë mashtrimi tjetër, dhe më fatali: thirrje dhe falje për të gjithë ata që nuk kishin lyer duart me gjak për t’u rreshtuar me forcat partizane. Ashtu ndodhi. Rreshtat partizane u dy-trifishuan deri në Vishegrad, pastaj erdhi viti 1945... Çlirimi i tokave të Jugosllavisë do të thoshte ripushtim shekullor serb i Kosovës, Dibrës së Madhe, Ulqinit e Tivarit dhe për këtë u përdorën “vëllezërit komunistë shqiptarë” për të vrarë nacionalistët kosovarë e shqiptarë. Janë me qindra dokumente, dëshmitarë të gjallë, nga Shqipëria e Kosova që zbulojnë këtë maskaradë të madhe vëllavrasjesh dhe mizore, ku mjaftë nacionalistë, ballistë, legalistë apo xhandarë në vitin 1945 e vijim u bënë prova flijimi ndaj besnikërisë sllavo-komuniste, duke u eliminuar në mënyra nga më të sofistikuarat. Një nga të mbijetuarit është edhe Mustafa Ismail Doko, i datëlindjes 1920, që jetoi në Angli. Me padurim ai priti që në vitet 1991 të vinte në Shqipërinë e ëndërruar dhe në mes të miqve, që e pritën me shumë ngrohtësi në Rinas, filloi të tregonte për odisenë e vet. Miqtë e vjetër e njohin, se Mustafai nga fshati Taç i Kolonjës vinte nga një familje e mesme, por tolerante, punëtore me marrëdhëniet dhe opinion mjaft të mirë në tërë krahinën. Vetë Mustafai mbahej mend si një djalë i qetë, jo inatçi dhe mjaft i arsyeshëm. Si i tillë doli në rreshtat e Ballit me komandant kompanie Hysen Caco, në forcat që drejtonte i mirënjohuri Safet Butka, ku tregoi trimëri kundër okupatorit. Një vëlla i tij, Sali Doko, kishte mbaruar Normalen e Elbasanit dhe dërgohej gjatë luftës si i deleguar politik i forcave të Safet Butkës, duke propaganduar patriotizmin nacionalist. Sali Doko ishte aq i sjellshëm dhe i papërlyer me ndonjë akuzë në luftë, saqë opinioni ndikoi që ai në fillim të viteve 1945 të merrej arsimtar në fshatin Selenicë. Ndoshta e ndihmoi edhe Hasan Selenica, eksponent i Partisë Komuniste Shqiptare në atë kohë, sepse kishin qenë bashkënxënës në Normale të Elbasanit. Mirëpo miqtë donin të dëgjonin Mustafa Dokon, edhe pse e dinin historinë e jetës së tij, që shpëtoi pa u pushkatuar. Ai tregon: “Në fund të nëntorit 1944 isha inkuadruar me partizanet në divizionin VI S në kohën e çlirimit të Shkodrës. Menjëherë u bë thirrja për të gjithë ata nacionalistë që nuk kishin kryer ndonjë faj të dorëzoheshin, sepse ishin të falur dhe të bashkoheshin me Ushtrinë Nacionalçlirimtare. Besova dhe njëkohësisht nuk kisha mundësi të arratisesha, prandaj u bashkova me brigadat partizane. Në këtë kohë kaluam për “çlirimin” e tokave të Jugosllavisë, d.m.th në Kosovë. Në fakt, vajtëm deri në Vishegrad, ku ndoqëm gjermanët, pastaj

Doko: Arratisja nga Kolonja drejt greqisë dhe futja si diversant

gjithçka foli kundër vëllezërve tanë të Kosovës… Atje rashë në kontakt me zëvendëskomisarin e BR VIII (divizioni VI S) Hasan Selenicën, mikun e vëllait tim. Kur e pashë Hasanin aty, mendova se do të më përkrahte, por doli e kundërta. Nuk zgjati shumë e më akuzojnë si agjitator kundër Luftës Nacionalçlirimtare. Zëvendëskomisar divizioni ishte Njazi Islami. “Përgatitën farsën: mbledhje, ftesa të veçanta me të rinj, ku u caktuan 3 prej tyre të flisnin me porosi nga Kosova si partizanë të rinj, dhe përfaqësues nga të gjithë çetat e batalionet partizane. Jo vetëm për të më demaskuar, por edhe për të dëshmuar për atë që gjoja kisha thënë. Për çudinë time, prokuror ishte Hasani, që për forcë zakoni u tregua më i rrepti nga të gjithë të tjerët, por bashkë me mua ishte edhe një djalë nga Shëngjergji, Kadri Heta. Me vdekje u dënuam që të dy. Na lanë për të na pushkatuar të nesërmen para divizionit. Atë natë, para se të gdhihej dita e pushkatimit, pashë një ëndërr të frikshme, që më zgjoi nga gjumi. Meqenëse isha shumë besimtar (bektashi), m’u shfaq si një sinjal hyjnor nga vetë Zoti se s’duhej të flija. U ngrita menjëherë për të gjetur rrugën e shpëtimit dhe për t’iu shmangur me çdo kusht pushkatimit në Ferizaj të Kosovës. Biruca ku unë mbahesha për siguri e ruajtje, kishte një dritare me hekura, që mendova se mund t’i shqyeja dhe kështu bëra. Pasi e hapa dritaren, dola jashtë. Me një vullnet që vetëm Zoti ta jep, thashë me vete: “Do të shkoj në Kolonjë”. Dhe ashtu bëra... Kapërceva zbathur pyje me egërsira dhe shtirësi të terrenit dhe të motit dhe arrita nga Ferizaj në Kolonjë. Në Kolonjë, mbas dy javësh kisha mbërritur në një gjendje që më në fund bitisa gjallë e as vetë nuk e kisha kuptuar se si aty nga larg lajmërova familjen. Më gjetën në një gjendje që ishin ditët e fundit të shpirtit tim, aq sa nuk më dalluan që isha i ri, si djali i tyre. Shpëtova, më veshën, më mbathën me

një palë këpucë të mira, më mbushën trastën me bukë dhe më nisën natën duke kaluar kufirin për në Greqi. Filloi jetë tjetër. Emigrimi politik, si mjaft të arratisur të tjerë. Mirëpo nuk shkuam jashtë atdheut, siç e kanë interpretuar komisionet për të ruajtur kokën, por për t’u riaktivizuar për çlirimin e vendit tonë. Mora pjesë në grupet e “vullnetarëve të lirisë” (këtej na thoshin “diversantë”) për të çliruar Shqipërinë. Jo pak, por 3-4 herë i ndesha me forcat e regjimit enverist, duke u futur në Shqipëri. Për fat të keq, herën e fundit kapën nga grupi ynë një shok: Sami Bardha, i vëllai i Eqerem Bardhës (nga Kolonja). Pasi e kapën me

kurth tradhtues, i bënë tortura të tmerrshme, sa e vdiqën në hetuesi. Unë bashkë me Petrit Butkën u kthyem në emigrim. Kam qenë në Greqi, Gjermani (Munih, Kompania 4000), Maltë etj. Pasi mbarova aktivitetin, krijova familje në Angli (Devon). U martova me vajzën e një oficeri anglez, që kishte qenë misionar ushtarak në Shqipëri. Tani, në moshën tetëdhjetë- e cavjeçare, erdha për të parë Shqipërinë demokratike...” Një miku i tij kolonjar, nacionalist i shquar, i thotë duke i treguar Hasan Selenicën, që ishte gjallë: “Foli Mustafa, të të marrë vesh që je gjallë akoma dhe ai që deshe të të vriste, po nuk e bëri dot”. Mirëpo Mustafai ma ktheu: “Nuk e shoh dot me sy e jo më t’i flas”. Ishte akoma Mustafai i tronditur nga ndjenja e frikës për atë që kishin bërë komunistët dhe për atë që shihte, se edhe pas rënies së murit të Tiranës në vend kishin mbetur po ata që ishin në diktat. Në Perëndim Mustafai kishte mësuar një taktikë tjetër, atë të mëshirës ndaj akuzuesit, si veglat me ordinere të përdoruara nga sjellja e asaj kohe. Me Mustafain kishte ardhur edhe një grup gazetaresh televizivë të BBC-së, por nuk i orientoi për të mbjellë urrejtjen. Edhe pse nacionalistët e tjerë ballistë që e shoqëronin i treguan tmerret e tyre që kishin kaluar në burgjet e Burrelit e Spaçit apo internimet, çështjen e lanë si një kujtim nga më të hidhurit në memorien kombëtare: atë të vëllavrasjes. Alibitë e dokumentuara nga akuzat dhe vendimet me vdekje Janë mjaft dokumente të karakterit gjoja gjyqësor të zhvilluara nga komandat e Divizionit V dhe VI në Jugosllavinë e vitit 1945, që kanë në krye të punëve zëvendëskomisarët. Se pse u bënë këto gjyqe në trevat shqiptare në ish-Jugosllavinë e vitit 1945? Dënimi me vdekje i Dokos dhe Hetës tipizon direktivën që zbatohej nga sllavo-komunizmi serboshqiptar për të eliminuar kundërshtarët ideologjikë mbi principe urdhri dhe për të pasur dorë të lirë në një sundim diktatorial. Nuk ishte e rastit bërja kurban e nacionalistëve në Kosovë, dhe për këtë nuk vlen asnjë interpretim më mirë sesa faktet e kohës. Mustafa Doko ishte i inkuadruar në Divizionin VI dhe pasi luftoi deri në Vishegrad për të dëbuar okupatorin gjerman, nuk duhej më. Pse? Së pari, në Kosovën e vitit 1945 duheshin eliminuar nacionalistët vendas dhe OZNA e kishte në prioritet, prandaj gjyqi i muajit maj 1945 shërbeu për këtë qëllim. Së dyti, Divizioni VI mbas këtij gjyqi shkoi në Ohër, Strugë, Gostivar për të eliminuar të gjithë nacionalistët shqiptarë, prandaj u zgjodh ky gjyq për të vrarë shpirtin kombëtar në këto treva. Së treti, zëvendëskomisarët kryenin rolin e sekretarit të partisë komuniste shqiptare, prej të cilëve varej rrjeti i informativ dhe njëkohësisht ishin me besnikët e këshilltarëve serbë. Kjo celulë e brendshme bënte seleksionimin ndaj më të rrezikshmëve që pen-


dossier • E shtunë 9 shkurt 2013

gonin “vëllazërimin komunist” serbo-shqiptar. Pra, jo rastësisht gjyqet, skenarët, prokurorët, dëshmitarët ishin në role kryesore nga kjo bërthamë e deri në figurantë që zgjidhin ata në rrethana të caktuara të ngjarjeve (patologjia teorike). P.sh., Hasan Selenica vinte nga familja patriotike e Kolonjës, babai i të cilit ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i Gani Butkës. Mirëpo asgjë nuk mund të bënte Hasani jashtë linjës së vëllazërimit komunist, sepse ai sistem sllavo-komunist ose i eliminonte, ose i ngrinte me katapultë në përgjegjësi. Po të studiohen të gjithë zëvendëskomisarët mbas vitit 1945, zunë postet më me rendësi, si p.sh., kundërsigurim, ose u eliminuan për ato që dinin. Ja pse po u referohem në origjinal disa dokumenteve që flasin mbi rrethanat e ngjarjeve të këtij gjyqi. • Në dokumentin nr. 19. “Zonë e lirë” 7.5.1945, zëvendëskomisari politik i Divizionit VI, Njazi Islami u dërgon të gjithë zëvendëskomisarëve të Brigadave 3, 6, dhe 8 për të gjykim të quajturin Mustafa Doko, Brigada VI S. (Dhe mundësisht kosovarë nga këto brigada). Gjyqi do të zhvillohej më 11 maj 1945, i përbëre nga kryetar Njazi Islami, prokuror zëvendëskomisar i Br. VIII S Hasan Selenica, si anëtarë, dhe një nga anëtarët e partisë ishte i thjeshtë, një komandat i zgjuar dhe një kosovar nga Br. III, sekretar Llazar Ziu i shtabit të Divizionit...” • Në pretencën e prokurorit, rreth 3 faqe, mund të citojmë këto pjesë të akuzës: “Tani në atdheun tonë nuk ka më okupatorë fashistë, Ballë e Legalitet që të luftojnë kundër popullit. Me çlirimin e Shqipërisë reaksioni i brendshëm u shpartallua dhe u pastrua. Shkaktarë të masakrave djegieve, një pjesë dolën para gjyqit të popullit të tjerë në burgje; po dalin çdo ditë, dhe ja sot si të tillë janë këta që vazhdojnë rrugën e tradhtisë. Na del Kadri Heta me Mustafa Dokon këtu në Divizionin VI S.” Mbasi flet për bashkëpunimin e këtyre me reaksionin, asgjë e faktuar, por një agjitacion i rendomë, zbulohet si qëllimi i akuzës: Mustafa Doko i Kolonjës ka qenë kokë e këmbë më Ballin dhe ka luftuar edhe ky kundër partizanëve. Mundohet ta nxjerrë vetën të qëruar, por e vërteta doli në shesh. “T’i Mustafa ke qenë dhe vazhdon të jesh tradhtar”. Të kësaj natyre, një sërë akuzash të sajuara u ngritën, të cilat gjoja nuk i dinin, duke përfshirë gjithçka që kishte bërë Balli në emër të Mustafait. Në fund u dhe pretenca. “Në emër të popullit ahqiptar... në emër të partizanëve të Divizionit VI S, kërkoj dënimin e tyre të pamëshirshëm. Dhe në bazë të ligjës nr. 41 të kryesisë të Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar, të botuar në Fletoren Zyrtare dt. 24 janar 1945, nr. 3, që bën fjalë mbi organizimin dhe funksionim e gjykatave ushtarake, i mbështetur në nenin 15 të kësaj ligje, për bashkëpunim të ngushtë me okupatorin e të dy të pandehurve, Kadri Heta dhe Mustafa Doko, vazhdimin e rrugës së tradhtisë edhe në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke u përpjekur për përçarjen e Ushtrisë dhe duke hedhur parulla kundër interesave të popullit shqiptar, i cilësoj

që të dy si armiq të popullit. Dhe si të tillë kërkoj që t’u jepet dënimi me vdekje. Prokurori...” • Vendimi. Nga kryetari nënkol. Njazi Islami, anëtarë M. Babani dhe Isa Vokshi, sekretar Llazar Ziu dhe prokuror Hasani të mbledhur sot më 11 maj 1945... vendosi dënimin me vdekje të dy të pandehurve.” Rrethanat para zhvillimit të gjyqit në dokumentin nr. 128, fraksion 13. dt. 14.2 1945, në gjuhën shqipe dhe serbe Njazi Islami dërgon këtë radiogram për Komandën e Përgjithshme të Ushtrisë Nacionaleçlirimtare Shqiptare dhe shtabit të Korpusit II jugosllav. “Divizioni VI sot në mëngjes

hyn në qytetin e Vishegradit”. Vijon korrespondenca e një pavarësie totale nga jugosllavët. 1. Dokumenti i fondit arkivor AQU, Divizioni VI S. Nr. 32 /1 rezervat, dt. 26.2 1945, Radiogram: Komandës të Përgjithshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Tiranë. “Morëm urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm jugosllav që Divizioni V dhe VI shqiptar të mblidhen në krahinat Novi-Pazar, Mitrovicë dhe Vuçiternë, prej ku do të marrin detyrat për t’u nisur më datën 4.3.1945 dhe të mbërrijnë në datën 5.3.1945 me mision të veçantë...” Komisari politik, nënkolonel Njazi Islami. 2. Dokumenti nr. 109 rezervat. Divizioni VI S, Ferizaj më 24. 5.1945 (mbas gjyqit). Urdhër operacioni dërguar shtabeve të Brigadave III, VI dhe VIII. Bën fjalë për kapjen dhe asgjësimin e të gjithë nacionalistëve shqiptarë në këto zona që do të shkelte Divizioni VI S.

»

19

3. Dokumenti nr. 541 /32 Divizioni VI dt. 30.5 1945, komandës së përgjithshme: “Shtabi operativ i Kosmetit prapë na i kërkon të gjithë të dorëzuarit ose të kapurit që sot janë në divizionin tonë t’ia dorëzojmë Divizionit 52” (jugosllav). 4. Dokumenti nr. 155 / 11 rezervat. Shtabi i Divizionit VI S. Ohër, dt. 31. 3. 1945. Janë dhjetëra operacione që veprohet në territorin e Dibrës për kapjen dhe asgjësimin e nacionalistëve shqiptarë... 5. Anketa, Halili Hajdar Daçellari, lindur në Korçë 10 janar 1927, ka dalë partizan shtator-tetor 1943 në Br. III S dhe është vrarë në tokat e Jugosllavisë në vitin 1944... Revista “vëllazërimi”në janar 1945 pasqyron në qindra shkrime, miqësinë e madhe serbo-shqiptare”. Më interesante janë të gjitha dëshmitë e luftëtarëve kosovare që janë gjallë sot, të cilët janë të intervistuar në vitin 2004 dhe flasin për bëmat e Divizionit të VI në Kosovë kundër nacionalistëve. Në të njohurat Axhanset ATSH, të cilat lexoheshin vetëm nga udhëheqja të bien në sy shkrimet e disa kosovarëve më 27 qershor 1990, të cilët kërkojnë që historianët kanë për detyrë zbulimin e krimit të Tivarit dhe të japin shpjegime për vrasjet e ushtarëve shqiptarë dhe aferat e tjera të kriminalitetit politik. Ata kërkuan me ngut që të fliste Spasoje Gjakoviçi, i cili mund të kishte dijeni të dëshmive për të gjithë punët e liga që janë kryer, prandaj ai ishte që duhej të fliste edhe të vërtetën... Të kësaj natyre janë mjaft kërkesa për vrasjet që janë bërë në emër të vëllazërimit nga 8 nëntori i vitit 1941 e deri në 1948 për të eliminuar çdo pretendim shqiptar, në veçanti zhvillimin e plebishitit për vetëvendosjen në Kosovë që në vitin 1945 -------Këto ngjarje të treguara janë një blof subjektiv ndaj gjyqeve pasi lidhen me përgjithësime dhe “qitjet në ajër”, pasi jo vetëm nuk ka pasur një armë të vërtetë të sigurimit shtetëror, por mund të flitet tanimë pa frikë se kishim të bënim me një katastrofë psikopatike në shtrirjen e ngjarjeve. Asnjë çështje e vërtetuar si zhdukje nga arma e Sigurimit të Shtetit ndaj “agjentëve të vet”; asnjë rrezik i shprehur në dokumente të organizmave ndërkombëtare për një akt të tillë; asnjë mbivlerësim i gjendjes efikase të kësaj arme në të gjithë historitë e ngjashme në rajon e përtej; asnjë e dhënë për vlefshmëri profesionale në nivele shtetërore të kësaj alibie mbi gjoja armë dhe dosje të Sigurimit. Në funksion të idesë se çdo oficer i Sigurimit të Shtetit deklaronte se ishte i inkuadruar në forcë, një test i tillë mund të verifikohet me të njëjtën deklaratë që bëhet edhe sot nga oficerët në përgjithësi. Gjendja ndaj armës apo paranoja ndaj saj në lidhje me përfshirje dhe zhdukje njerëzish apo misionesh në emër të “Sigurimit” formon një precedent të paparë, pasi asnjë veprim nuk justifikohet nën motive. Baza e grupit terrorist, p.sh, është organizmi analog i disave, ose më shumë grupeve, të cilat nuk mund të komandojnë njëri-tjetrin, duke vepruar të pavarur, atëherë si mund të logjikohet se Sigurimi e ka pasur një komandë në rrethanat e mësuara më parë. Dhe së fundi, armës së “Sigurimit” i mungonte elementi i çdo kontrate, objekti i mbrojtjes strategjike. (Kemi një shembulli zyrtar mbi gjyqin kundër organizatës gjoja terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”- ky rast tregon për disa vegla në ngjarjet kriminale, por nën motive të dobëta).


20

«

Kulturë

E premte 8 shkurt 2013 •

Arta Dobroshi në pritje të “Shooting Stars”

J

anë bërë hapat e parë për jetësimin e idesë për formimin e fondacionit “Bekim Fehmiu”. Gazetari Fahri Musliu ka marrë përsipër misionin që të përjetësojë emrin e Bekim Fehmiut, fillimisht në Prizren e më pas edhe në vendet e tjera të rajonit, në të cilat ka vepruar njëri prej aktorëve më të mëdhenj shqiptarë. Musliu bashkë me publicistë e aktorë kosovar ë ka ndërmarrë nismën për themelimin e fondacionit “Bekim Fehmiu”, nëpërmjet të cilit synohet nderimi i aktorit të ndjerë, por edhe dhënia e kontributit për zhvillimet kulturore në vend e rajon. Një muze dhe shtatorja e tij janë vetëm disa nga planet që ka ky fondacion. “Fondacioni ka për qëllim të merret me figurën dhe veprën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, dhe ka karakter jo vetëm kombëtar, por edhe rajonal e më të gjerë”, ka thënë Musliu. Sipas tij, ky fondacion do të drejtohet nga bordi i ngushtë prej tre anëtarësh dhe përbërja e gjerë prej 11 anëtarësh, në të cilin janë të përfshirë emra të njohur të jetës kulturore, shoqërore e publike të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe të ish-republikave jugosllave, derisa financimi i projekteve do të bëhet nga donatorë të ndryshëm institucionalë e privatë. Madje ky fondacion tashmë i ka vënë vetes si detyrë realizimin e disa projekteve ambicioze, që në qendër do të kenë figurën e aktorit Fehmiu. “Si projekt i parë i fondacionit është paraparë hartimi dhe botimi i monografisë kushtuar Bekimit, në gjuhën shqipe, serbe e angleze ku dorëshkrimi pritet të bëhet deri në mars, derisa përurimi planifikohet të bëhet më 1 qershor në ditëlindjen e Fehmiut ose më 15 qershor 2013, në përvjetorin e vdekjes dhe atë në Prizren, Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Beograd e Sarajevë”, ka deklaruar Musliu. Sipas tij, do të vazhdohet edhe me botimin në anglisht të vëllimit të parë të autobiografisë së Bekimit dhe të librave me prozë e poezi kushtuar atij. Gjatë këtij viti planifikohet edhe hapja e muzeut për Fehmiun. “Në vitin 2013 planifikojmë edhe hapjen e Muzeut të Bekim Fehmiut në Prizren me të gjitha gjësendet e tij, i cili do të vendosej në Shtëpinë e Shaip Pashës aty ku ai e ka kaluar një pjesë të fëmijërisë, natyrisht nëse komuna e fiton kontestin gjyqësor aktual dhe na lejon shfrytëzimin e hapësirës”, ka theksuar Musliu.

Themelohet fondacioni

Në njërën prej garave më prestigjioze të botës së filmit, Shqipëria dhe Kosova nuk do të përfaqësohen si konkurrente. Për të dytën herë me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës do të prezantohet në “Berlinale” me katalog të filmave që janë realizuar vitin e kaluar. Por në edicionin e sivjetmë, pa përmenduar katalogun e filmave të realizuar vitin e kaluar, Kosova do të përfaqësohet edhe nga aktorja shqiptare me famë botërore, Arta Dobroshi, e cila është njëra nga dhjetë fituesit e çmimit “Shooting Stars 2013”. Ky çmim ndahet në kuadër të “Berlinales”, nga juria e “European Film Promotion”. Në dhjetor të vitit të kaluar “Berlinale” publikoi lajmin se Dobroshi është në mesin e dhjetë aktorëve që janë yjet që do të prezantohen në edicionin e 2013-s. Dobroshi, është njohur për rolet e saj në filmat si: “Three Worlds” me regji të Catherine Corsini, “Late Bllomeres” nga Julie Gavras, “Baby” nga Danile Mulloy apo “Lorna’s Silence” të vëllezërve Jean-Pierre e Luc Dardenne, që mund të themi se i dha asaj famën. Shqipëria dhe Kosova në fund të vitit të kaluar kanë qenë mikpritëse të seleksionuesve të “Berlinales”.

“Bekim Fehmiu”

Së shpejti edhe një muze për aktorin dhe botimi i autobiografisë në anglisht

Refugjatja kosovare, personazh i filmit gjerman Edhe pse në garën për çmimet e “Berlinales” nuk është asnjë film shqiptar, një prej filmave që do të shfaqen në ekranin e festivalit prestigjioz përmban një copëz rrëfimi të një vajze nga Kosova. Anita quhet vajza, e cila është një nga protagonistët e filmit “Berg Fidel - A School for All”, që është realizuar nga regjisorja gjermane Hella Wenders. “David, vëllai i tij i vogël, Jakob, Anita dhe Lucas e vizitojnë shkollën fillore “Berg Fidel” në Münster. Kjo është një shkollë që pranon secilin fëmijë, pavarësisht racës, religjionit ose hendikapeve. David dëshiron të bëhet astronaut, luan piano dhe shpik rrëfime e shaka çdo ditë. Por ai vuan nga sindromi “stickler”. Vëllai i tij Jakob, i cili vuan nga sindromi “down” po ashtu është një tip gazmor që i jep gjallëri klasës. Anita, një refugjate nga Kosova, bashkë me prindërit e saj, duhet të kujdeset për vëllezërit e saj më të vegjël, kështu që mezi ka kohë për të mësuar e lëre më për të ndjekur ëndrrën që të bëhet top-modele”, është sinopsisi i filmit 87-minutash.

Kompozohen 4 figura shenjtorësh nga afresku i Onufrit

Baçe: 30%e afreskut mund të shpëtojë Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë arritur të realizojnë deri tani katër figura nga copëzat e mbetura nga dëmtimi i afreskut të kishës së Shën e Premtës në Valsh të Elbasanit. Apollon Baçe thotë se 30 për qind e afreskut mund të shpëtojë. Krahas realizimit të 4 figurave, specialistët do të vazhdojnë punën për realizimin e afreskut, pasi disa figura të kompozuara janë të përgjysmuara, sepse pjesa tjetër ka mbetur në kishë. Prej gjysmë shekulli Kisha e Shën e Premtes në Vlash të Elbasanit u shpall “Monument kulture”.


• E premte 8 shkurt 2013

K

ur në vitin 1997, Sislej Xhafa, i veshur si futbollist, me një flamur shqiptar në shpinë dhe me një top futbolli nëpër këmbë do të krijonte “Pavijonin Klandestin”, në edicionin e 39-të të Bienales së Venecias, institucionet italiane do ta quanin këtë një “ndërhyrje të ashpër” në një “axhendë artistike”. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, artisti kosovar me famë botërore, është ftuar të jetë pjesë e pavijonit të Italisë në edicionin e 55-të të Bienales së Artit në Venecia. Xhafa është i vetmi artist jo italian që është ftuar të jetë pjesë e ekipit prej 13 artistësh elitë të Italisë, që me veprat e tyre do t’i hyjnë kërkimit mbi identitetin kulturor të Italisë dhe artit bashkëkohor italian. Kjo është hera e parë që Italia bën një përjashtim të tillë. Franca e Gjermania e kishin bërë këtë me artistin shqiptar Anri Sala dhe atë kinez Ai Wei Wei. Ky për Xhafën është një mision i kompletuar i perfomancës klandestine në Bienale 16 vjet më parë. “Është interesant. Është një pranim i asaj performance, një përkrahje dhe tregon një prezencë të atij aksioni edhe në ditët e sotme, ani pse jemi në një kohë krejt tjetër, në atë të artit bashkëkohor”, ka thënë Xhafa. Lista e 14 artistëve që do ta kenë barrën e prezantimit të artit italian në ngjarjen më të madhe të artit në Evropë, është publikuar të mërkurën. E prania e Xhafës në një listë të tillë të artistëve ka bërë që debati mbi Pavijonin e Italisë në Bienale të fokusohet tek

Sislej Xhafa

përfaqëson Italinë në

Bienalen e Venecias

21

“Flight” premierë në kinema Ju ka munguar Denzel Washington? Ja ku vjen me rolin e tij më të ri në ekranin e kinemasë në Tiranë. Prej ditës së djeshme filmi ka filluar të shfaqet për publikun shqiptar. Washington shfaqet me një rol të kalibrit Oskar, që pas katër vitesh e rikthen aktorin e njohur me një nominim në kategorinë e aktorëve më të mirë të vitit. Washington luan komandantin Whip Whitaker, pilot me përvojë, i cili pas një avarie ia del mbanë që të bëjë një ulje të jashtëzakonshme duke shpëtuar thuajse të gjithë pasagjerët. Por nëse mendoni se Whip do të përjetojë një histori heroi ju duhet të shikoni më tej filmin për të parë se një hetim zbulon anën e fshehtë të pilotit. Pyetje që ngrihen dhe përgjigje të vështira për tu dhënë. Kush gaboi në të vërtetë dha çfarë i kishte ndodhur avionit? Historinë e sjell në film, “Flight” një dramë -triller, e drejtuar nga Robert Zemeckis, regjisor i njohur nga filmat “Forrest Gump” dhe “Cast aëay”. Përveç Denzel Washington, në film interpretojnë edhe aktorët Don Cheadle, Melissa Leo, Bruce Greenwood, Kelly Reilly, dhe John Goodman. Filmi qëndron në atmosferën e Oskarit edhe për një tjetër nominim përveç atij për aktorin protagonist. Është një mundësi e artë që skenaristi John Gatins të ketë një mundësi për të fituar mes rivalëve të tij në kategorinë e skenarit më të mirë origjinal. Por dilemat e nominimeve do të zgjidhen më 24 shkurt kur të ndahen çmimet. Deri atëherë ia vlent të shihet ky film për të kuptuar sesa shanse mund të ketë Denzel Washington që të fitojë një Oskar, nëpërmjet mishërimit të pilotit të tij. “Flight” ka marrë më së shumti kritika pozitive që kanë vënë theksin në këtë bashkëpunim të parë mes Zemeckis dhe Washington që ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Pjesa tjetër e kritikave kanë vënë në pah performancën e shkëlqyer të aktorit dhe disa skena me të vërtetë të bukura në film.

28.6 milionë paund për portretin e Picasso-s “Është interesant. Është një pranim i asaj performance, një përkrahje dhe tregon një prezencë të atij aksioni edhe në ditët e sotme, ani pse jemi në një kohë krejt tjetër, në atë të artit bashkëkohor”

“Nusja” e Kosovës prezanton traditën unike në Venecie

Një fotografi, e cila dokumenton zbukurimin unik të nuseve për martesë, është parë edhe nga audienca italiane. “The Bride” (“Nusja”), titullohet fotografia me të cilën fotografja kosovare, Nita Zeqiri, është prezantuar në ekspozitën ndërkombë-

Kulturë

»

tare “Smart Cities and Hybrid Identities”, që është hapur së fundi në Venecie të Italisë. Pjesëmarrja e Zeqirit në këtë ekspozitë është bërë publike përmes një komunikate për medie. “Fotografja Nita Zeqiri me punimin e saj ‘The Bride’, e cila portretizon traditën mi-

jëravjeçare të nuseve tradicionale përfaqësoi Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare ‘Smart Cities and Hybrid Identities’ në Venecie të Italisë. “The Bride” është fotografi artistike e realizuar nga fotografja Nita Zeqiri në rajonin e Prizrenit

artisti shqiptar. “Ekziston edhe një koncesion transnacionalist, i cili duket shumë popullor në perspektivën e Bienales, e që ka të bëjë me ftesën e bërë Sislej Xhafës, i cili, ani pse gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me Italinë, është një artist kosovar, i cili tashmë ka pasur paraqitjet e tij në Bienale”, ka shkuar “Art Tribune”.

ku dita-ditës po zhduket tradita e dasmave tradicionale, përkatësisht përgatitja e nuseve me ngjyrosje tradicionale të fytyrës. Kjo traditë është e vjetër më shumë se 1000 vjet, siç e shpjeguan banorët e Lubinjës së Poshtme, ku u realizua fotografia”, është thënë në komunikatë. Fotografia “The Bride” vitin e kaluar ka qenë edhe në garën fotografike të revistës prestigjioze “National Geograpfic”. Sipas komunikatës, pjesëmarrja e Zeqirit në “Smart Cities...” është mirëpritur nga kuratorët dhe organizatorët e evenimentit. “Smart Cities and hybrid Identities”, është festival ndërkombëtar i fotografisë, videove artistike, grafikës kompjuterike, arkitekturës dhe Arteve Performuese dhe mbahet në kuadër të Karnavalit të Venecias, i hapur më 25 janar. Është organizuar nga “International ArtExpo” dhe është kururar nga Luca Curci. Përveç Zeqirit, në ekspozitën me fotografi, janë prezantuar edhe artistë si Antonella Iovienella nga Italia, Nirit Zer nga Turqia, Liene Straupe nga Letonia, Linda Riseley nga Australia e shumë të tjerë.

Portreti i Pablo Picasso-s, i vitit 1932, në të cilin piktori paraqiti muzën e tij, Marie-Therese Walter, është shitur të martën mbrëma në një ankand – në shtëpinë Sotheby - në Londër për 28.6 milionë paundë (33.2 milionë euro). Piktura në vaj “Gruaja e Ulur Pranë Dritares” (Femme Aassise Pres D’une Fenetre), me dimensione 146x114 centimetra, ishte vepra kryesore e grupit të pikturave impresioniste dhe moderne që u ofrua për shitje nga Sotheby. Piktura ishte vlerësuar diku mes 25 dhe 35 milionë paundë. Portreti, që ishte në pronësi të një koleksionisti evropian, u ble nga një blerës anonim nëpërmjet telefonit. Vepra është vetëm njëra nga veprat e serisë së portreteve të Marie-Therese Walter, përmes të cilave në vitin 1932, gjatë ekspozitës që asokohe ishte organizuar në Paris, u bë publike dashuria e Picasso-s me Marie Therese, në kohën kur artisti ende ishte i martuar me valltaren Olga Hohlova.

Fond restaurimi për Kalanë e Libohovës E ndërtuar rreth vitit 1800 nga Ali Pashë Tepelena, si prikë për motrën e tij Shanishane, Kalaja e Libohovës është ndër monumentet më të veçanta të kulturës në Jug të vendit. Por gjendja e saj e mjerueshme, për shkak të kthimit prej vitesh në një strehë për kafshët, ka vënë në lëvizje Institutin e Monumenteve të Kulturës. Ekspertët kanë hartuar një projekt për restaurimin e këtij objekti. “Ndërhyrjet kryesore do të jenë në mure. Kështu, do të ndërhyhet tek muri në anën veriore, i cili ka pësuar dhe një çarje, pastrimi i bimësisë së po këtij muri, vendosja e shkallëve, të cilat janë të dyja të rrëzuara”, shprehet Altin Pango, inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve. “Ndërhyrjet kryesore do të jenë në muret, i cili në murin nga ana veriore që ka pësuar dhe një çarje, pastrami i bimësisë së po këtij muri, vendosja e shkallëve, të cilat janë të dyja të rrëzuara”, thotë Bexhet Çobani, specialist i monumenteve. Një ndër veçantitë e Kalasë është se në qendër të saj, dikur ka pasur edhe një ndërtesë ku banonte familja e motrës së Ali Pashë Tepelenës. Madje edhe varri i Shanishasë ndodhet në të njëjtën hapësirë. Kalaja e Libohovës është objekti i dytë që do të restaurohet pas sarajeve të Mufit Bej Libohovës në këtë zonë.


22

« speciale

Profil

E shtunë 9 shkurt 2013 •

Nigeri, mbështetje falë parave të korrupsionit Aty ku mungojnë burrat

M

S

humë pak njerëz në qytetin Kano, i dyti më i madhi në Nigeri, pranojnë se po mbështesin kryengritësit islamikë, të cilët kanë filluar një luftë të përgjakshme kundër qeverisë qendrore në Abuja. Po kur “Boko Haram” thotë se dëshiron të zhdukë rendin e vjetër të korruptuar dhe mendon të krijojë një shtet islamik për të sunduar Nigerinë me drejtësi, ideja bëhet tërheqëse për miliona njerëz të dëshpëruar, nigerianë të vuajtur, që ndiejnë se shteti ka dështuar për ta. “Nëse qeveria do t’i trajtonte njerëzit me drejtësi, nuk do të kishim asnjë nga këto probleme”, - thotë Khalid Adamu, 45 vjeç, ndërsa vendos mollët e tij në formë piramide në një tezgë. Duke parë me dyshim përreth, ai me nxitim shton se nuk e mbështet fushatën e dhunshme të islamikëve, fushatë që ka shkaktuar mbi 3 mijë të vrarë gjatë tre vjetve të fundit. Militantët e “Boko Haram” kanë kryer sulme me bomba dhe armë automatike që kur filluan kryengritjen më 2009-n, përfshirë edhe një sulm të koordinuar në Kano, që la 186 të vrarë. Ky është një grupim që kërcënon stabilitetin e prodhuesit më të madh të naftës në Afrikë. “Supozohet që qeveria të kujdeset për shëndetësinë, arsimin e ujin, por ne shohim se ata nuk po bëjnë asgjë me përjashtim të faktit që po pasurohen. Nuk e kuptoj se pse janë çuditur nga fakti që ka një rebelim”, - thotë Adamu. Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, javën e kaluar deklaroi se “Boko Haram” ka lidhje me

“Al-Kaedën”. Megjithatë, shumë banorë të Veriut të vendit mendojnë se kryengritja i ka rrënjët në këtë vend dhe kanë dyshime nëse lufta mund ta zgjidhë konfliktin nëse nuk bëhen përpjekje për të zgjidhur pakënaqësitë: varfërinë e ushqyer nga shumë dekada qeverisje kleptokratike. Një armëpushim i deklaruar nga “Boko Haram” një javë më parë rriti shpresat se qeveria do të negociojë me sektin, por dhuna ka vijuar e ashpër dhe bisedimet vështirë se do të krijojnë çfarë është e nevojshme për të dhënë një alternativë. “Djalli ka gjetur punë për djemtë tanë të papunë, - thotë Ibrahim Shekarau, guvernatori i fundit i Kanos. - Të rinjtë e papunë ndiejnë se njerëzit në pushtet nuk janë të ndershëm përballë njerëzve në rrugë. Ata kërkojnë drejtësi.” Shumë dyshojnë nëse një shtet islamik do të krijojë mundësi më të mira ekonomike, por ideja shpesh është tërheqëse për të rinjtë në një vend ku qeverisja bllokon mundësitë ekonomike. “Objektivi i këtyre njerëzve janë të rinjtë 18-21 vjeç. Ky është grupi i njerëzve të përjashtuar nga shoqëria dhe nga fakti që çdokush në politikë mendon vetëm për vete, - thotë Mohammed Jinadu, një politikan i opozitës në Veri. - Ata, anëtarët e ‘Boko Haram’, me të cilët kam folur, kanë të njëjtat ankesa me të gjithë të tjerët: thonë se shumica e politikanëve tanë janë hipokritë e gënjeshtarë dhe se e kanë marrë vendin peng.” Vitin e kaluar “Boko Haram” (emri do të thotë “arsimi perëndimor është

mëkat”) premtoi se do të rimëkëmbë sundimin e një dijetari islamik të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Usman dan Fodio, i cili udhëhoqi një revolucion për të përmbysur mbretin Hausa, të cilin e shihte si të korruptuar dhe idhujtar. Dan Fodio krijoi një kalifat mbi atë që është sot Nigeria e Veriut dhe zbatoi një interpretim strikt të islamit. Rikujtimi i sundimit të tij u solli në vëmendje nigerianëve perandoritë e mëdha mesjetare islamike të Afrikës, kohë kur qytete si Kano qenë të lulëzuara dhe qendra të tregtisë transsahariane. Sot varfëria e këtij qyteti është e qartë. Nëpër rrugë lypësit janë të shumtë. Në kohën e pavarësisë nga Britania më 1960 Kano lulëzoi, por ndërsa fushat naftëmbajtëse të Jugut filluan të dominojnë ekonominë dhe një sërë diktaturash ushtarake u ndërthurën me korrupsionin, Veriu eci drejt rënies. Fabrikat e tekstilit falimentuan, sepse nuk kishin energji elektrike në një vend që prodhon miliona fuçi naftë në ditë. Arsimi është pothuajse inekzistent, trashëgimi e kolonializmit britanik, që lejoi Veriun e vendit të mbrojë kulturën e vet islamike nga misionarët, nuk lejoi hapjen e shkollave moderne. Në një raport komisioni i arsimit bazë deklaroi se gjysma e mësuesve në zonat e thella janë analfabetë. Ndërkohë Nigeria vuan prej vjedhjes së naftës në mënyrë masive nga popullata e varfër, e cila arrin të nxjerrë nga tubacionet deri në gjysmën e naftës së prodhuar në vend.

e mijëra niseshin drejt Perëndimit për të kërkuar punë. Pikërisht atëherë Maja Çirkova, ukrainase me origjinë, por që jetonte në Bjellorusi, mendoi se edhe grave duhej t’u hapej rruga drejt Perëndimit për të gjetur bashkëshortin e ardhshëm. Në vitin 1996 ajo themeloi një agjenci martesore ndërkombëtare, e para e llojit të saj në Bjellorusi. Në 17 vjetët e aktivitetit të saj Çirkova, tani 48-vjeçe, ka bërë më shumë se 400 martesa dhe ka një klientelë prej më shumë se 1000 grash me moshë nga 18 e lart dhe meshkuj të interesuar, që nisin nga Evropa e përfundojnë në SHBA. Me telefon nga zyra e saj në Grodno ajo shpjegon se arsyeja e pasurisë së saj qëndron te demografia. “Statistikat zyrtare të qytetit flasin për një raport 1.4 gra për çdo mashkull. Por sipas shifrave të tjera, edhe më të besueshme, raporti është shtatë me një në favor të grave.” “Qyteti i grave”, kështu e ka cilësuar në një reportazh për “Newsweek - The daily bast” fotografja Justyna Mienikiewicz. Në katalogun e agjencisë mund të gjesh me qindra Irina, Svetlana, Veronica, Tatjana, që dallojnë nga njëra-tjetra nga mosha, pesha, gjendja civile, diplomat, talenti dhe preferencat për meshkujt. “Mes klientëve të rinj, - shpjegon Çirkova, - ka shumë djem të rinj nga Gjermania, të moshës 32-34 vjeç, që vijnë nga familje solide dhe duan të tilla familje. Duan edhe fëmijë, kjo sepse në vendet e tyre gjejnë vajza që të paktën deri në 40 vjeç nuk duan as fëmijë.” Edhe pse është diplomuar për gjuhë dhe letërsi ruse në Universitetin Shtetëror të Grodnos, Çirkova ishte e tërhequr nga biznesi që në moshë fare të re. Me rënien e regjimeve komuniste agjencitë që organizojnë takime mes burrave perëndimorë dhe grave nga Lindja janë shtuar shumë. Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në “Google” për t’u shfaqur 213 mijë rezultate. Agjencitë kanë edhe çmimet e shërbimeve që ofrojnë. Kështu, nëse nga katalogu të ka pëlqyer një femër dhe do ta bësh për vete duke i dërguar një trëndafil të kuq, atëherë duhet të paguash 15 euro deri në 2500 euro për të gjetur një partner me të gjitha cilësitë që t’i kërkon. Po cilët janë burrat dhe gratë që e kërkojnë shpirtin binjak përmes agjencive? Nga zyra e saj në Grodno, Çirkova bën një identikit pak të ndryshëm nga ai që jemi mësuar zakonisht: “Për gratë mosha shkon nga 28 deri në 35 vjeç, ndërsa për meshkujt nga 30 në 45 vjeç. Nga vijnë zakonisht? Nga Gjermania, Franca, Italia. Si i kërkojnë? “E para është bukuria, por jo të gjithë kërkojnë femrat tipike lindore me flokët biondë. Austriakët, për shembull, i duan brune dhe me flokë shumë të gjatë. Edhe italianët janë shumë të dhënë pas bukurisë. Në përgjithësi këta meshkuj janë shumë të dhënë pas vlerave tradicionale dhe grave që duan familje”, - thotë ajo. Është bërë e vërtetë shprehja tashmë se “kush dëshiron të ndërtojë një familje tradicionale, duhet të kërkojë një vajzë nga Lindja”. Po femrat e Grodnos çfarë kërkojnë nga meshkujt perëndimorë, që i dërgojnë agjencisë të dhënat e tyre me foto dhe listojnë preferencat e tyre në katalog, duke i zgjedhur me emër dhe numër serie? “Edhe ata meshkuj kanë ndër mend të krijojnë familje. Në kulturën europiane ekziston një sjellje ndryshe kundrejt grave: që burrat t’i respektojë shumë. Pastaj gratë tona kërkojnë stabilitet ekonomik dhe pjesa më e madhe kërkon fëmijë”. Sa? “Dy ose tre, jo vetëm një. Por nëse jetojnë aty, preferojnë të kenë më shumë se një. Një nga klientet tona, një vajzë që në vitin 1998, kur ishte 30-vjeçe ishte martuar me një francez që shkoi të jetonte me të. Na ka shkruar se tani ka katër fëmijë”. E martuar prej 30 vjetësh me një rus, Çirkova ka vetëm një djalë, të martuar me një vajzë që ishte regjistruar në agjenci për të gjetur një burrë francez dhe pastaj ndryshoi ide. Porsa i përket asaj, themelueses së agjencisë “Gimeney” nuk i ka shkuar kurrë ndër mend të largohet drejt Perëndimit. “E kam këtu misionin tim. Sepse kjo agjenci është misioni i jetës sime”. Një mision që ka nisur të ndërlikohet. Gjermania, për shembull, që prej vitit 2008 kërkon që të fejuarat e meshkujve gjermanë para martesës të bëjnë një provim gjuhe në ambasadën e Minskut. “Të organizosh martesa me të huajt është bërë shumë e vështirë: shumë dokumente dhe formalitete. Vajzat tona duhet të jenë shumë të vendosura për të përballuar procedurat e një martese jashtë vendit.” Kur e bëjnë këtë, marrin avionin për në Perëndim dhe nuk kthehen më pas. Sigurisht, nëse çifti nuk divorcohet. “Megjithatë, ndodh rrallë. Në atë rast në Gjermani, për shembull, nëse gruaja ka jetuar në vend për më shumë se 5 vjet, mund të qëndrojë, përndryshe duhet të kthehet në Bjellorusi.” E vajzës nuk i ngelet gjë tjetër veçse të kërkojë një mundësi të dytë, gjithmonë përmes agjencive. Mos u çuditni me rastin e Elenës në katalog: 63 vjeçe që pëlqen kafshët dhe teatrin dhe kërkon një burrë të gjatë të paktën 1 metër e 80 dhe që punon shumë.


sport • E premte 8 shkurt 2013

»

23

Ndahet nga jeta Alfred Zijai Futbolli shqiptar është tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e ish-legjendës së Flamurtarit dhe ekipit tonë kombëtar

F

utbolli shqiptar është tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e ishlegjendës së Flamurtarit, Alfred Ziaj. Ish-futbollisti që të enjten festoi 52-vjetorin e lindjes ishte shtruar në gjendje të rëndë në spitalin “Nënë Tereza”. Prej problemeve shëndetësore ishte parashikuar që Ziaji, i cili ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit, t’i nënshtrohej një transplanti në mëlçi. Megjithatë, gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi. Mjekët nuk mund të bënin më asgjë për ta mbajtur në jetë ish-yllin e viteve ’80. Ziaji ka qenë një prej figurave më të njohura të futbollit në vend. Pas karrierës si lojtar, ai i qëndroi pranë këtij sporti, duke qenë edhe president i Shoqatës Kombëtare të Minifutbollit. Prej postit të lartë në futbollin e sallave, ai ishte edhe pjesë e Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit. Vlonjati është një nga njerëzit

Vllaznia i shkakton Skënderbeut humbjen e parë në këto 14 javë kampionat, teksa nuk kishte provuar as barazimin në Korçë. Faza e dytë nis jo me hapin e duhur për kampionët e vendit në fuqi dhe kryesuesit e Superiores, sepse nuk kanë marrë dot asnjë pikë. Fitorja minimale lumturon kuqeblutë, në krye të të cilëve debutoi zyrtarisht e mrekullisht Artan Bushati. Tri pikë me mjaft vlera, veçanërisht morale, për shkodranët, që duket se me ndryshimet e bëra në stafin teknik dhe presidencë do të jenë ndryshe në gjysmën e dytë të kampionatit. Të paktën këtë sinjal e dhanë në një transfertë të vështirë për cilindo, si kjo e së premtes ndaj Skënderbeut, ku rihapën jo pak edhe garën për titull. Korçarët mbeten në kuotën e 33 pikëve, me sa e mbyllën vitin e shkuar kalendarik, duke u dhënë mundësinë ndjekësve ta shkurtojnë këtë diferencë, sepse Teuta e vendit të dytë, me 23 pikë, pret në shtëpi Shkumbinin, ndërsa Tirana e vendit të tretë, me 22 pikë, luan në kryeqytet ndaj Tomorit të vendit të fundit. Për kuqebardhët e Josës është një moment reflektimi, për të mos e konsideruar titullin punë të mbaruar me vetëm një fazë kampionati, sepse ndeshjet sa vijnë e vështirësohen tashmë. Vllaznia e Artan Bushatit e nis me Gjokoviç në portë, në vend të Vujadinoviç, që mungon pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit të fazës së parë në Krujë. Interesant fakti që në formacionin kuqeblu ka edhe emra të tillë si Bardulla dhe Tafili, ndërkohë që kosovari Rexha duhet ta nisë nga stoli, pasi ka humbur balotazhin me Gjinin për repartin e përparmë të të tijve. Semina, i vendosur në qendër të mbrojtjes shkodrane, ka një dyluftim të gjatë me Pero Pejiç, ndërsa pranë Plakut shihet më shpesh Belisha, me detyra mbrojtëse. Hajdari duhet të infiltrojë pasime pas krahëve për te Gji-

më të njohur në qytetin e tij dhe jo vetëm për futbollin. Lindur më 7 shkurt të 1961-it ai ka luajtur futboll. Karriera e tij sportive ka nisur që prej vitit 1979 e deri në vitin 1991. Në fund të karrierës është shpallur edhe kampion me Flamurtarin. Ka qenë me të vërtetë një brez i artë, ai i Zijait. Ai ka qenë pjesë e Flamurtarit, që ka arritur të futet në turin e tretë të një kompeticioni ndërkombëtar të organizuar nga UEFA. Në edicionin 19871988 të Kupës UEFA, nën drejtimin e trajnerit Leonidha Çuri, eliminoi në turin e parë Partizanin e Beogradit: fitoi 2-0 në Vlorë dhe humbi 2-1 në Beograd. Në turin e dytë eliminoi gjermanolindorët e Vismute Aue: humbi 1-0 në Gjermani dhe fitoi 2-0 dhe Vlorë. Në turin e tretë, u eliminua nga Barcelona: humbi 4-1 në “Kamp Nou”, fitoi 1-0 në Vlorë. Gjithsesi, Flamurtari është ndeshur katër herë me Barcelonën, madje në edicionin 1986-1987, u elim-

Vllaznia e Bushtatit

gjunjëzon

Super-Skënderbeun ni, ndërsa Dragoi po ashtu sheh dendur nga porta kundërshtare me inkursione individuale nga e djathta. Te Skënderbeu gjithçka zhvillohet sipas skemave të së shkuarës së afërt, më konkretisht me formacionin dhe modulin anti-Kastrioti, në cerekfinalen e katërt të Kupës së Shqipërisë. Nuk ka vend sërish për Orelesin, i cili zëvendësohet nga Radas. Tifozëria korçare sfidon të ftohin e madh në qytetin juglindor, madje edhe dëborën e bardhë që duket rreth e qark tapetit të blertë, duke mbështetur kuqebardhët. Këta të fundit befasohen nga mënyra e të luajturit të Vllaznisë, e cila nuk kursehet aspak taktikisht dhe fizikisht, por luan si e barabartë me kampionët e vendit në fuqi. Madje duket sikur nuk ka tri mungesa shumë të rëndësishme në formacion, si kapiteni Beqiri, portieri Vujadinovic dhe mesfushori fantasist malazez, Delic. Sa për kronikë loje, në pjesën e parë është pranë golit Vllaznia në minutën e 14-të. Semina godet bukur me kokë, por topi përfundon në traversë. Minuta e 17-të përcillet nga një kombinim i bukur mes Dragoit dhe Jurgen Gjinit, me këtë të fundit që i vidhet në të majtë mbrojtjes korçare, godet prirtazi, por në rrjetën e jashtme të kuadratit të Shehit. Minuta e 22-të: Begaj godet rrufeshëm pas një goditjeje këndi, por Shehi reagon me refleks, duke evituar golin në portën e vet. Mundohet të ndërtojë diçka përmes këmbëve të Shkëmbit Skënderbeu, por repartet

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

inua vetëm se Barcelona shënoi në fushën kundërshtare, pra ën barazimin 1-1 në Vlorë, pasi takimi në “Kamp Nou” përfundoi pa gola, pra 0-0. Ish-mesfushori i talentuar i Flamurtarit ka luajtur tri ndeshje me Kombëtaren shqiptare. Pikërisht ato kundër Austrisë, në humbjen 3-0, më 15 tetor 1986, në Grac të Austrisë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian, në Shqipëri-Rumani 0-1, më 28 tetor 1987, por për eliminatoret e Kampionatit Europian, kur zëvendësoi Sulejman Demollarin në të 46’ dhe ajo me Spanjën, e humbur 5-0 në Sevilje, kur zëvendësoi Artur Lekbellon në minutën e 80-të. Zijai gjithashtu do të mbahet mend si një nga ndërtuesit e degës së parë të Partisë Demokratike në Vlorë. Pas viteve 2000 ai formoi vetë shoqatën e minifutbollit dhe futbollit të sallës ndërsa prej vitit 2009 ai është anëtar i komitetit ekzekutiv të FSHF-së.

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

nuk lidhen si duhet, ndërsa sulmi mbetet i izoluar në prapavijën mike. Pejiç është në hije, Plaku lëviz shumë, por mbetet larg portës shkodrane. Minuta e 35-të: Rast i artë për Gjinin, për të shënuar. Dragoi bën lëmsh tërë mbrojtjen korçare, duke e dhënë pasimin e fundit në formë asisti për te sulmuesi kryesor shkodran. Gjini, i gjendur te pika e penalltisë, në vend që të godiste shpejt e saktë, vonon, duke i dhënë mundësi prapavijës vendëse të evitojë një gol thuajse të sigurt. Kundërpërgjigjet Plaku në 37’, që ka po ashtu një rast ideal për gol. Krosimin që merr nga mesfusha e shpërdoron i vetëm me Gjokoviç, ndërkohë që miqtë e pandehën në pozicion jashtë loje. Moment për moviolë. Një minutë para mbarimit të pjesës së parë kemi një predhë të Arsen Hajdarit, që provon reflekset dhe reagimin e mrekullueshëm të Shehit. Portieri durrsak grushton në këndore, duke i thënë sërish “jo” epërsisë së kuqebluve, që përmbyllin kësisoji një pjesë të parë mjaft të mirë, më këmbëngulës e më ngacmues në kuadratin juglindor. Artan Bushati e nis me zëvendësim “kokë për kokë” në sulm. Kosovari Rexha zë vendin e Gjinit, që shpërdoroi shumë në pjesën e parë. Skënderbeu është po i njëjti. Mundohet të tregojë menjëherë “dhëmbët” skuadra vendëse, që brenda tri minutave të para të këtij fraksioni loje ekzekuton dy goditje standarde

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

me Shkëmbin, në pozicione të favorshme, por jo saktësisht. Shkodranët janë të vendosur mjaft mirë në fushë, janë lart taktikisht në mesin e fushës, ku arrijnë të filtrojnë që në start iniciativat e vendësve. Bushati, për t’i dhënë një tjetër impuls lojës së të tijve, vendos ta hedhë në fushë Ivan Deliç, në minutën e 62të, për ta mbyllur këtu këtë ndeshje për Bardullën. Vuajnë juglindorët e Josës, që nuk arrijnë të kenë rrjedhshmëri në lojën e tyre, ndërsa sulmi nuk furnizohet me topa. Meritë për këtë ka edhe prapavija kundërshtare, që mbron në thellësi. Pejiç, në 65’, merr një krosim të përpiktë nga e djathta e sulmit të vet, godet me kokë, por mbi tra. Kroati, autori i tripletës në ndeshjen e parë në “Loro Borici”, është larg përsëritjes së asaj performance. Pasi ka reklamuar më herët edhe një penallti, Vllaznia arrin të gjejë golin në minutën e 73të. Madje kemi të bëjmë me një eurogol për nga ekzekutimi i Arsen Hajdarit, që shtang Shehin, me topin që pushon në trekëndëshin e majtë të kuadratit korçar. Hesht stadiumi juglindor, ndërsa janë në delir ato pak ultras që kanë udhëtuar nga Shkodra deri në qytetin e serenatave. Në dhjetë minutat e fundit të sfidës kemi një intensifikim të ngulmimit korçar te porta e Gjokoviç, por kuqebardhët janë të paqartë, teksa kanë humbur tashmë edhe qetësinë. Disavantazhi i ka vënë ata përpara një realiteti të paprovuar në këtë kampionat, aq më tepër në fushën e tyre, kështu që me këtë qasje mund të shpjegohet edhe kartoni i kuq për Renato Arapin pak minuta nga fundi i lojës. Rezultati nuk ndryshon, pasi goli i Hajdarit vulos fatin e një 90-minutëshi mjaft emocionues e surprizues njëherësh, që i dha start fazës së dytë të Superiores. Vllaznia futet tashmë në korsinë e skuadrave që pretendojnë me të drejtë zonën ev-

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

ropiane, me 20 pikë, kur dihet se angazhimin e vetëm ka vetëm kampionatin, pasi i ka “larë duart” me Kupën e Shqipërisë. Të dielën Flamurtari-Bylis është një çift që vihet në përballje brenda pak kohësh, për llogari të kupës dhe kampionatit. Ky duel i javës së 14-të është shtyrë në kohë, sepse Vlora do t’i japë lamtumirën e fundit birit dhe ish-futbollistit të saj, Alfred Zijaji, ndarë nga jeta të premten në mëngjes pas një sëmundjeje të rëndë të mëlçisë. Homazhet për të do të zhvillohen në stadiumin “Flamurtari”, nga ora 10 deri në 12. Gjithsesi, mallakastriotët janë shndërruar në një “mace të zezë” për bregdetarët e Vlorës, me këta të fundit të zhbilancuar ndjeshëm në realizimin e objektivave përmes kësaj gare. Pra, titulli mbetet një ëndërr e pamundur, por edhe zona e Kupave të Evropës janë vështirësish të realizueshme, ndaj kjo gjë synohet përmes kupës, ku llogaritë pas çerekfinaleve të katërta janë ngatërrruar jo pak. Duke qenë se luajnë në fushën e tyre, natyrshëm që kuzqezinjtë shpresojnë e besojnë të ndalin “revanin” e skuadrës së Shensojit, por edhe të inaugurojnë me një fitore tapetin e ri të stadiumit. Një nga pengesat serioze e të besuarve të Ernest Gjokës, për të cilën ishte “qarë” shumë edhe spanjolli i shkarkuar Hulian Rubio. Besa dhe Laçi luajnë në fushën asnjanëse të Peqinit, ngaqë stadiumi kavajas është i dënuar nga Disiplina. Ky faktor shkon disi në favor të bardhezinjve të Nicës, që kanë pozita të konsoliduara edhe në kampionat, ashtu sikurse vijojnë të shpresojnë te kualifikimi në gjysmëfinalen e kupës. Megjithatë, nevojat e verdhezinjve për pikë janë jetike, kështu që faza e dytë duhet shfrytëzuar për të marrë sa më shumë të tilla mbijetese edhe në transfeta, jo më në ato të konsideruara si në shtëpi.

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E shtunë 9 shkurt 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.