Metropol 9 shtator 2013

Page 1

»8

Paragjykimi si një formë e marrëdhënies

Përplasjet e pushteteve dhe maturimi i politikës shqiptare E hënë

9 shtator 2013 Viti IX, Nr. 3075 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ish-ushtarakët

Gafat ushtarake që sollën Emrat që do të ndryshimin e historisë bote & histori

• Luftërat që u pasuan me ndryshimin e teknologjisë • Perëndimi pa strategji mbi sulmin ndaj Sirisë »12-13 • G-20, bilanci mes dështimit dhe suksesit

marrin pensionin sipas ligjit të ri

»4

Seanca e parë Berisha refuzon ta drejtojë, mandatet e Lezhës ende në dilemë për partitë

Sekuestrot e bankave

Bankat fitojnë të drejtën e shitjes së pronës në ankand Ndryshimet në ligj nuk do të krijojnë hapësira për bllokimin e kolateralëve në proceset gjyqësore. Pikat e ndryshuara

»5

Skema e pensioneve

Përfitimi i pensionit sipas kategorisë së invaliditit, rastet e punësimit ISSH shpjegon procedurat që do të ndiqen për dy pyetje të ngritura prej përfituesve. Procedurat dhe dokumentet »4

Opinion Nga Artan Duka

Opozita s’është amnisti »11

Nga Gëzim Tushi

Kënaqësitë e qytetarit Nga Halil Rama

»10

Tirana metropolitane

»11

6 deputetë të përjetshëm në Kuvend, në sallë prej 1991

»2

Aleatët e djathtë

»3

PR dhe PDIU formojnë grupin, marrin borxh te PD

Shpëtojnë pasagjerët

Shpërthim me telekomandë makinës së 40-vjeçarit, i dënuar më parë për vrasje Vuajti dënimin për 9 vite, më pas emigroi. Pistat e hetimit për shpërthimin. Shpëtojnë pa dëmtime mrekullisht dy femra dhe një i mitur »6

dossier/ Figurat kombëtare

Disa të vërteta rreth Skënderbeut, Bushatllinjve e Rexhep Pashë Matit Përshkrimi i dylyftimeve mes ballabanit dhe nipit të Skënderbeut. Përplasjet mes princërve shqiptarë para se të bashkoheshin »18

Përplaset me policin

Futbollisti i Dinamos në kërkim, gjatë sherrit rrahu një prej policëve

»6


02

« POLITIKË

E hënë 9 shtator 2013 •

MARRJA E NJË MANDATI PREJ PD, DHE KALIMI I KODHELIT MINISTËR HAP GARËN E EMRAVE

TOPALLI

Qarku i Lezhës dhe surprizat PS e LSI

“Kompjuterat e sallës janë blerë më 2012”

Emrat e deputetëve që ikin e vijnë në Kuvend nga dy forcat kryesore

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar pas lajmit të publikuar në medie për blerjen e kompjuterave për sallën plenare. Nëpërmjet një njoftimi në faqen e Kuvendit të Shqipërisë thuhet se blerja e kompjuterave për sallën e Kuvendit është bërë për shkak të projektit “E-parlament”, që sipas Topallit është një arritje e madhe për dixhitalizimin e sistemit të Kuvendit të Shqipërisë. “Kuvendi i Shqipërisë as këto ditë dhe as gjatë vitit 2013 nuk ka bërë as edhe një tender kompjuterash. Çdo gjë që shkruhet në lidhje me këtë është gënjeshtër, keqdashësi dhe mashtrim. Kompjuterat që po instalohen në sallën e seancave plenare janë prokuruar (blerë) që në vitin 2012 duke iu nënshtruar plotësisht procedurave të prokurimit publik me tender të hapur, me një konkurrencë maksimale dhe garë të ndershme mes kompanive (siç del qartë edhe nga njoftimi zyrtar në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik të datës 26 nëntor 2012 i njoftimit të kontratës së nënshkruar me kompaninë fituese, bashkëlidhur dokumentet e skanuara). Ato janë pjesë e projektit “E-parlament”, i cili tashmë është në fazën e tij të implementimit përfundimtar. Projekti “E-parlament” është një ndër arritjet më të mëdha në fushën e dixhitalizimit të Kuvendit të Shqipërisë”, - thuhet në njoftimin e Kuvendit. Ky reagim i kryeparlamentares së vendit erdhi pasi një lajmi të publikuar në medie se gjatë kësaj periudhe janë prokuruar kompjutera për sallën plenare të Kuvendit, gjë e cila është përgënjeshtruar nga zyra e shtypit e Kuvendit. Gjatë vitit 2012 Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një tender për të blerë 140 kompjutera, të cilët janë vendosur në vendet e deputetëve. Ky projekt ishte finalizimi i sistemit projektit “E-parlament”, që e ktheu arkivin e Kuvendi në dixhital, ku materialet dhe dokumentet janë të arkivuara në mënyrë dixhitale.

P

ërfaqësimi i qarkut të Lezhës në parlamentin e ri të pas 23 qershorit do të vijojë të jetë në ndryshim. Pas konfigurimit të raportit të mandateve mes dy koalicioneve politike, një tjetër ndryshim pritet të jetë dhe emri që do të mund të përfitojë këtë mandat. Kjo për nga ana e demokratëve, pasi dhe për kampin e majtë priten ndryshime, të kushtëzuara këto pikërisht nga ndryshimi i raporteve të mandateve mes PSsë e PD-së në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit. Pritshmëritë Pas miratimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të tabelës përfundimtare të qarkut të Lezhës për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit Partia Demokratike arriti të sigurojë mandatin e katërt në këtë qark, duke ia marrë atë Partisë Socialiste. Bazuar në këtë vendim, deri përpara miratimit të tabelës përfundimtare ky mandat jo zyrtarisht i takonte kandidatit për deputet të PSsë Arben Noka, tashmë ai i kalon kandidatit të katërt në listën shumemërore të PD-së, Vasil Bicit. Por burime pranë selisë blu bënë me dije se ky i fundit do ta dorëzojë mandatin për t’ia lënë atë kandidatit të pestë në listë, Mëhill Fufit, i cili u plagos të dielën e 23 qershorit gjatë një përplasje me armë në Laç. Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve vijnë dhe lëvizjet në kampin socialist lidhur pikërisht me qarkun e Lezhës. Përzgjedhja e kryesues së listës së kandidatëve për deputetë të këtij qarku si ministre e Mbrojtjes, sjell një spostim në listë po me një tjetër kandidate. Mësohet se pasimi do të vijojë nga Mimi Kodheli te Merjeme Delishi dhe nga kjo e fundit te Noka. Burime pranë selisë së PS-së bënë me dije se presioni ndaj lidershipit socialist ka ardhur gjithnjë në rritje nga ana e kandidatit Noka, i cili priste që me ankimin e PS-së për qarkun e Lezhës të mund të rimerrej mandati, duke i siguruar atij një përfaqësim të drejtpërdrejtë në Kuvend. Duke synuar që të respektojë përcaktimin ligjor për kuotën gjinore, lidershipi socialist ka parashikuar që mandati i Kodhelit t’i kalojë Delishit, por me sa duket kjo nuk do të ndodhë, pasi Noka se këmbëngul në marrjen e mandatit. Pritet dorëzimi i mandatit të deputetit nga ministrja tashmë e zgjedhur Mimi Kodheli për të parë se kush do të jetë emri që do të shkelë në Kuvend. Vendimi Për 10 qendra votimi të ZAZ-së nr. 13 në qarkun e Lezhës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk dispononte tabela origjinale. U desh kalkulimi i të dhënave të sistemit elektronik të KQZ-së për të sjellë një panoramë të qartë

KOLEGJI Partia Socialiste pas vendimit të KQZ-së pati depozituar kërkesën ankimore në Kolegjin Zgjedhor për mandatin e Lezhës. Madje, pati paralajmëruar se kundërshtarja e saj politike nuk mund t’ia merrte mandatin. Kjo pasi, sipas ekspertëve ligjorë të PS-së, vendimi i KQZ-së është i kundërligjshëm, pasi nuk bazohet në nenin 123 për detyrat që ka KQZ-ja për nxjerrjen e rezultatit. Në gjykimin e socialistëve, gjithçka që ndodhi në atë mbledhje ishte një përsëritje e prishjes së rregullave të lojës, ashtu siç ka ndodhur në vitin 2011. Për PS-në procedurat që janë ndjekur dhe të gjitha ato shkelje ligjore që kanë ndodhur në qarkun e Lezhës janë tregues i problematikës së zgjedhjeve të 23 qershorit. Por pavarësisht se depozitoi ankesën në Kolegj, me argumentin e hapjes rrugë të certifikimit sa më të shpejtë të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit, Partia Socialiste u tërhoq, duke pranuar humbjen e mandatit në Lezhë.

MAZHORANCA E RE U TËRHOQ NGA ANKESA E PARAQITUR DUKE PRANUAR KQZ

Qëndrimi i dyzuar i PS për ankimin në Kolegj Ndryshimi i rezultatit pas rinumërimit të votave në Komision Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi manipulime të rezultatit në 10 kuti në qarkun e Lezhës, të cilat kanë sjellë dhe ndryshim të rezultatit dhe në ndarjen e mandateve në favor të së majtës. Ka qenë vetë administrata e KQZ-së që ka evidentuar mospërputhje të mëdha shifrash midis tabelave të rezultateve të dorëzuara nga KZAZ-ja nr. 13 në qarkun e Lezhës dhe të dhënave direkte që raportoheshin nga KZAZ-ja ditën e votimit në sistemin elektronik të rezultateve paraprake në KQZ. Sipas administratës së KQZ-së, 10 tabela rezultatesh nuk janë depozituar në KQZ si kopje origjinale

të tabelave të rezultateve, por fotokopje të tyre. Sipas KQZ-së, KZAZ-ja apo grupi i numërimit, pasi ka plotësuar tabelat origjinale të rezultateve sipas modelit të letrës së miratuar nga KQZ-ja, kanë bërë fshirjen e rezultatit për disa subjekte zgjedhore dhe ndryshimin e rezultatit për disa subjekte të tjera. Më pas ata kanë fotokopjuar tabelën dhe e kanë dorëzuar atë në KQZ. Komisionerët kishin fshirë me solucion të posaçëm të bardhë shifrat e hedhura nga grupi i numërimit dhe mbi to kishin vendosur shifra të tjera, duke u hequr vota partive të së djathtës dhe nganjëherë edhe vetë aleatëve socialistë, dhe

ato ia kanë shtuar PS-së. Kjo vërtetohej lehtësisht me sy të lirë nga këqyrja e tabelave të rezultateve të dorëzuara në

KQZ, ku ajo që ka ruajtur votat e saj në çdo rast ka qenë LSI-ja, ndërsa PS-ja është shtuar me 546 vota.

të rezultatit zgjedhor në këto qendra votimi. Pas verifikimit nga administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të tabelave origjinale të 248 qendrave të votimit në këtë zonë zgjedhore ndryshoi dhe raporti i mandateve mes koalicioneve. Ndryshimi i rezultatit erdhi pas

kërkesës së Partisë Demokratike, e cila paraqiti edhe procesverbalet. KQZ-ja vendosi të shqyrtojë edhe një herë rezultatin në 10 qendra votimi, ku rezultoi se Partisë Socialiste nuk i takonte mandati i 3-të. Në rezultatet paraprake të 23 qershorit në qarkun e Lezhës

koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” mori katër mandate, ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” fitoi tri mandate, por pas verifikimit dhe korrigjimit nga KQZ-ja të rezultateve të 10 qendrave votimi në ZAZ-në

nr. 13 të kësaj zone zgjedhore numri i votave ndryshoi në favor të koalicionit të djathtë, duke i kaluar një mandat. Përfaqësuesit ligjorë të PS-së dhe LSI-së paralajmëruan apelimin e vendimit të KQZ-së, duke kërkuar zbardhjen e vendimit brenda afateve kohore.


POLITIKË • E hënë 9 shtator 2013

•Namik Dokle •Sali Berisha •Kastriot Islami •Gramoz Ruçi •Arben Imami •Genc Ruli

»

03

PR dhe PDIU marrin hua disa deputetë nga PD

Kuvendi i ri do të ketë pesë grupe parlamentare

6 TË MBIJETUARIT E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE

Sot seanca e parë, 6 deputetë me mandat që nga viti 1992 DEPUTETJA MË E RE

Ervin Koçi

S

ot do të hapet Legjislatura e tetë e Kuvendit dhe nga 140 deputetët që do të ulen në vendet e deputetëve, vetëm gjashtë prej tyre kanë mbijetuar që nga Legjislatura e parë dhe deri më sot. Konkretisht Namik Dokle, Sali Berisha, Kastriot Islami, Gramoz Ruçi, Arben Imami dhe Genc Ruli janë gjashtë politikanët që kanë marrë mandatin e deputeti në vitin 1992, kur janë zhvilluar zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri dhe deri në zgjedhjet e 23 qershorit, duke qenë edhe politikanët më të vjetër për nga karriera politike. Nga këta të gjashtë vetëm Namik Dokle ka qenë aktiv 100% në punët parlamentare, pasi që nga marrja e mandatit të parë të deputetit

Kejdi Mehmetaj do të jetë deputetja më e re në moshë në Kuvendin e Shqipërisë. Në fakt, ajo e merr këtë detyrë duke qenë njëkohësisht studente në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Publik të Tiranës. Mehmetaj mban njëkohësisht edhe mandatin e nënkryetares së Lëvizjes Rinore për Integrim. Emërimi i Klajda Gjoshës si ministre e Integrimit Europian, propozim i Lëvizjes Socialiste për Integrim, sposton edhe listën në qarkun e Tiranës për këtë forcë politike. Në këtë mënyrë, Mehmetaj, e datëlindjes së vitit 1993, do të jetë deputetja me moshë më të re në Kuvend.

nuk ka marrë asnjëherë një post ministror, duke qenë gjatë gjithë karrierës së tij politike pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Pesë emrat e tjerë kanë arritur të drejtojnë ministri, duke pasur një shkëputje nga puna parlamentare, pra duke mos qenë pjesë e komisioneve parlamentare. Ndërsa kryeministri në detyrë, Sali Berisha, që prej 8 vjetësh nuk është pjesë e

punimeve parlamentare që nga vitit 2005, kur PD-ja erdhi në pushtet. Seanca Seanca e parë e Kuvendit do të zhvillohet sot në orën 6:00 të pasdites. Ky vendim është marrë nga Presidenti i vendit, Bujar Nishani, i cili e dekretojë datën 9 shtator si datën zyrtare për çeljen e leg-

jislaturës së re parlamentare. Në drejtim të seancës së parë do të jetë Namik Dokle, pasi është deputeti i dytë më i vejtur në sallë. Kjo përgjegjësi i takoi Dokles pas refuzimit të Berishës për të drejtuar këtë seancën, pasi ai është deputeti me moshë më të vjetër në Kuvend dhe sipas Rregullores deputeti me moshë më të vjetër drejton seancën e parë dhe në rast refuzimi atë e drejton deputeti që është i dyti në listë për nga vjetërsia. Kjo seancë pritet të shihet me mjaft interes, pasi mazhoranca e re qeverisëse ka një avantazh të theksuar për sa i përket numrit të mandateve. Krahas kësaj edhe pozicionimi i deputetëve në sallë pritet të jetë një surprizë, pasi pas 8 vjetësh kryeministri në detyrë do të jetë pjesë e opozitës parlamentare.

LARGIMI SHOQËROHET ME DORËHEQJEN E TË GJITHË KABINETIT QEVERITAR

Berisha jep sot dorëheqjen te Nishani Kryeministri në detyrë refuzon të drejtojë seancën e parë Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, do të japë dorëheqjen sot nga posti që mban prej tetë vjetësh. Së bashku me dorëheqjen e tij Berisha do t’i paraqesë Presidentit të Republikës edhe dorëheqjen e kabinetit të tij qeveritar, por ata së bashku me Berishën do të qëndrojnë në detyrë deri ditën kur Rama dhe kabineti i tij të marrin detyrën për të drejtuar ekzekutivin. Mësohet se vetëm pak orë para fillimit të seancës së parë të legjislaturës së re kryeministri në detyrë pritet t’i dorëzojë Presidentit dorëheqjen nga posti që mban prej 8 vjetësh. Në mbledhjen e fundit të qeverisë Berisha paralajmëroi se do të qëndrojë në detyrë deri në momentin e fundit, pavarësisht dorëheqjes

që pritet të miratojë kreu i shtetit. “Unë, në përputhje me detyrimet e mia, në momentin që do ta gjykojë më oportun dhe të afërt do t’i paraqesë Presidentit të Republikës dorëheqjen e këtij kabineti dhe do të qëndrojmë si qeveri në detyrë deri në momentin që qeveria tjetër, në përputhje me Kushtetutën, të betohet te Presidenti i Republikës”, - u shpreh Berisha. Nga ana e tij Presidenti i vendit ka afat 10 ditë për të dekretuar qeverinë e re “Rama”. Kreu i shtetit, Bujar Nishani, u shpreh para pak ditësh në “Opinion” se “me të ardhur propozimi brenda datës 10 shtator mund të dekretohet kryeministri i ri”. Krahas kësaj Berisha refuzoi dje nëpërmjet një postimi në faqen e tij në

rrjetin social “Facebook” që të drejtojë seancën e parë të Kuvendit. Ky refuzim i Berishës erdhi pasi sipas Rregullores së Kuvendit deputeti me moshë më të vjetër drejton seancën e

parë, që përkon me kryeministrin në detyrë Berisha. Ai e refuzoi këtë gjë duke pohuar se “mazhoranca e piktorit është ngritur mbi mashtrimin, krimin dhe paratë e drogës”.

Parlamenti i ri, i cili do të mblidhet sot, do të ketë në brendësi të tij 5 grupe parlamentare, dy nga pozita dhe tre nga opozita. Konkretisht grupi më i madh i deputetëve është ai socialist, i cili ka në brendësi të tij 63 mandate, ku kryetarë do të ketë sërish Gramoz Ruçin. Pas grupit parlamentare të Partisë Socialiste, po nga radhët e pozitës, është ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili përbëhet 16 nga deputetë. Edhe pse nga kjo forcë politike nuk ka ende një qëndrim zyrtar lidhur me kryetarin e grupit, nga selia e LSI-së bëhet me dije se në garë për këtë post janë Petrit Vasili dhe Luan Rama. Nga radhët e opozitës së re parlamentare janë grupe parlamentare që pritet të krijohen në ditët në vijim. I pari është ai i Partisë Demokratike, ku edhe për këtë subjekt politik nuk dihet ende kryetari i ri i grupit parlamentar. Dy grupet e tjera parlamentare nuk e gëzojnë numrin e mandateve për t’u konkretizuar, por sipas të gjitha gjasave ata do të huazojnë disa deputetë nga PD-ja, në mënyrë që të kenë grupin e tyre. Grupi i parë

është ai i Partisë “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”. Kjo parti politike arriti të marrë në zgjedhjet e 23 qershorit 5 mandate deputetësh, numër ky që nuk është i mjaftueshëm për të krijuar një grup parlamentar, pasi sipas Rregullores së Kuvendit duhen 7 deputetë nga një forcë politike që të krijohet një grup parlamentarë, kësisoj PDIU-ja do të marrë hua deputetë nga PD-ja që të konkretizojë grupin e saj. Krahas partisë së çamëve edhe Partia Republikane nuk ka numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të formua grupin e saj parlamentar, pasi nga zgjedhjet e 23 qershorit PR-ja fitoi 4 mandate. Sipas të gjitha gjasave edhe ky subjekt politike do të marrë hua deputetë nga PD-ja që të formojë grupin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Mbledhja zhvillohet në selinë e re

Partia Demokratike zgjedh sot kryetarin e ri të grupit Partia Demokratike do të mbledhë sot grupin e saj të deputetëve për të zgjedhur kryetarin e grupit. Mbledhja është parashikuar të zhvillohet në orën 11:00, pak orë përpara se të mblidhet parlamenti i ri. Mësohet se nga kjo mbledhje kryetari i PD-së, Lulzim Basha, do të zgjedhë kryetarin e grupit parlamentar, i cili do të drejtojë punën e demokratëve në Kuvendin e Shqipërisë. Kompetencën te Partia Demokratike për të zgjedhur kryetarin e grupit parlamentar e ka kryetari i partisë, i cili do të përzgjedhë një nga demokratët me më shumë peshë në Kuvend, në mënyrë që të udhëheqë punën opozitare të Partisë Demokratike për katër vjetët në vijim. Krahas kësaj Basha do të zgjedhë një figurë që do të mundësojë bashkimin e demokratëve, në mënyrë që të bëjë për vete edhe të pakënaqurit e PD-së, të cilët nuk kanë qenë dakord me zgjedhjen e Bashës në këtë post. Sipas burimeve nga PD-ja, bëhet me dije se kandidatura potenciale për këtë post është Sokol Olldashi, i cili ndiqet nga Genc Ruli. Dy figura tepër të vjetra të PD-së, të cilët kanë edhe eksperiencë opozitare në Kuvend. Në këtë

mënyrë, kryetari Basha ka përzgjedhur dy nga figurat me më shumë peshë dhe me shumë eksperiencë në PD-së, të cilët gjatë qeverisjes demokrate kanë mbajtur poste tepër të rëndësishme në qeveri. Mbledhja e grupi parlamentar do të bëhet në selinë e re të PD-së, tek ish-Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore, dhe aty Basha do të mbajë fjalimin e parë zyrtar para deputetëve të tij. Në selinë e re kryetari i PD-së ka zhvilluar vetëm një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu, i cili ishte edhe personazhi i parë që zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e reja të PD-së. Ky takim do të pasohet nga mbledhja e grupit e PD-së dhe pas kësaj pritet që aktiviteti në selinë e re të vijojë me takime të tjera.


04

« SOCIALE

E hënë 9 shtator 2013 •

DOKUMENTET QË NDRYSHOJNË DHE PROCEDURAT QË DO TË NDIQEN

NDËRGJEGJËSIMI

ISSH: Rastet e ndryshimit të pensionit Dokumentat kur rinis një punë dhe shtesat për invalidët

I

SSH u është përgjigjur paqartësive të pensionistëve në lidhje me ndryshimin e përfitimit në rastet e invaliditetit si dhe kur një individ fillon një punë, edhe pse është në pension. “Jam një qytetar që kam probleme shëndetësore. Plotësova dokumentacionin për të përfituar pension invaliditeti dhe u paraqita në KMCAP-in e rrethit, i cili më vlerësoi pa grup invaliditeti. Pas një periudhe kohe prej 4 muajsh nga vlerësimi i gjendjes shëndetësore nga KMCAP-i i rrethit iu drejtova KMCAP-it epror pranë ISSH-së për vlerësim të gjendjes shëndetësore, por kërkesa ime nuk u shqyrtua. Ju lutem më sqaroni se si duhet të veproj për t’u paraqitur përsëri në KMCAP.” Përgjigje: Në nenin 35 të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” është përcaktuar se personi që bëhet i paaftë merr pension invaliditeti kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit. Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë. Në vendimin e tij shënohen

shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë. Kundër vendimit të KMCAP-it të rrethit personi mund të ankohet në KMCAP-in epror pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vendimi i të cilit për sa i përket caktimit të aftësisë për punë është i formës së prerë. Në pikën 10 të kreut III të rregullores “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë” është përcaktuar që kundër vendimit të KMCAP-it të rrethit, personi apelon në KMCAP-in epror të specializuar. Kërkesa është e vlefshme kur ajo bëhet brenda 30 ditëve nga data e marrjes së vendimit nga KMCAP-i i DRSSH-së. Meqenëse ju keni paraqitur kërkesën pranë KMCAP-it epror përtej afateve ligjore për kundërshtimin e vendimit të KMCAP-it të rrethit, kërkesa juaj nuk është shqyrtuar. Që gjendja juaj shëndetësore të vlerësohet përsëri nga KMCAP-i, mund të paraqitni përsëri kërkesën për pension invaliditeti pranë agjencisë së sigurimeve shoqërore, të shoqëruar me fletë drejtimi të re për në KMCAP, i cili është dokumenti

kryesor që pasqyron gjendjen tuaj shëndetësore dhe ju jep të drejtën për t’u drejtuar në organet e sigurimeve shoqërore. “Jam një qytetar që kam përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009. Për arsye ekonomike jam i detyruar të punësohem. Ju lutem më sqaroni nëse

më ndërpritet pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi.” Përgjigje: Në pikën 4 të nenit nr. 14 të ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” është përcaktuar se, kur përfituesi i pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi punësohet

ISH-USHTARAKËT QË PËRFITOJNË PENSIONIN

në vende të tjera pune që nuk lidhen me funksionin e tij të mëparshëm, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet sa një pension bazë. Si rrjedhojë, edhe në rastin tuaj, nëse punësoheni, pagesa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi nuk do të ndërpritet, por do të kalojë në nivelin minimal të pensioneve.

Fluks kërkesash për kurse profesionale Të rinjtë që nuk arrijnë të fitojnë një vend në universitete, por edhe ata që nuk e kanë synim arsimin e lartë, gjithnjë e më shumë po shfaqin një interes për kurset profesionale, që ofrojnë institucionet publike. Trendi sipas drejtuesve të këtyre institucioneve të formimit profesional është për kursin e rrobaqepsisë, mekanikës, kondicionerëve, estetikës pasi kursantët kanë më shumë shanse që të gjejnë një vend pune ose të hapin një biznes. “Ka kërkesa dhe interesa për kursin e rrobaqepësisë mesa duket ndikim kanë fasoneritë të cilat në Shqipëri janë të shumta. Ka pasur një kërkesë të madhe në kursin e parukerisë si edhe për llamarinistë dhe për bojatisje. Do të them se të gjitha kurset janë të preferuara duke filluar nga të rinjtë e moshës 14-16 vjeç por vazhdon të themi edhe në mosha më të mëdha në burra dhe gra të moshës 40-50 vjeç. Janë me arsim 8-vjeçarë ose me arsim të mesëm por ka edhe nga ata të cilët janë me arsim të fillores” tha Vasil Muka .

Perlat

Belul

Arapi

EMER

ATESIA

MBIEMER

Hazis

Sadik

Allgjata

Perparim

Bako

Akulli

Adem

Sabri

Lolja

Hysni

Mehmet

Myftari

Petref

Nurçe

Hilaj

Agim

Qerim

Harizi

Hyzeir

Dalip

Korbeci

Petrika

Jovan

Trendafili

Agron

Ramadan

Bixhaka

Ilir

Thoma

Prifti

Pjeter

Preng

Pergjoka

Aleks

Trifon

Nika

Imer

Zeqir

Gallushi

Preng

Pjeter

Zefi

Aleksander

Liu

Cala

Isuf

Rakip

Karaj

Qemal

Hamit

Piro

Andrea

Bexhet

Meco

Jashar

Maliq

Gjata

Qerim

Qazim

Hoshi

Arjan

Nazmi

Toci

Kadri

Ibrahim

Dauti

Ramdan

Hysen

Dunga

Avdul

Musa

Musa

Kanan

Bezat

Himaj

Rasim

Liman

Elezaj

Avdyl

Xhevit

Mecaj

Kujtim

Ali

Doda

Safet

Osman

Henza

Avni

Riza

Hajderaj

Kujtim

Vath

Xhakani

Shaban

Jashar

Haxhiu

Baftjar

Kalosh

Kada

Lek

Gjok

Gjonaj

Shyqyri

Hamza

Halili

Bani

Ndini

Mitri

Leonard

Llesh

Trokthi

Sinan

Musa

Bunguri

Bedri

Mahmut

Toqi

Llukan

Petro

Bita

Sino

Safet

Sinaj

Behar

Halit

Salillari

Loni

Panajot

Koçi

Skender

Nevruz

Dragoti

Beqir

Ali

Terziu

Luan

Hasan

Hajro

Spiro

Kico

Pango

Besnik

Fahri

Kraja

Luljeta

Astrit

Cipi

Stavro

Loli

Mici

Besnik

Nuri

Gerdeci

Lulzim

Ramazan

Sefej

Thimi

Miti

Hudhra

Besnik

Sali

Lami

Lutfi

Mehmet

Medali

Thimjo

Vasil

Gjini

Brahim

Haxhi

Beraj

Minif

Xhafer

Tahirllari

Thomaq

Kostaq

Stefanllari

Duk

Meno

Demiri

Mustafa

Memo

Metaj

Tosun

Hysni

Sulejmani

Durim

Sherif

Hoxhaj

Nazmi

Ali

Shehu

Valdete

Ali

Punavia

Edmond

Ramiz

Rrokaj

Neshet

Esat

Meta

Vangjel

Kola

Cakuli

Eduart

Faik

Caushi

Niko

Thanas

Cepa

Vasil

Harallamb

Rexho

Engjell

Ramadan

Begaj

Njazi

Ramazan

Seferi

Violeta

Dhori

Buzo

Eqerem

Xhafer

Berberi

Osman

Zenulla

Elezi

Vladimir

Kasem

Kalemi

Ferdinand

Uan

Ziu

Pavli

Jorgaq

Juka

Vladimir

Mitro

Shpataraku

Feti

Halim

Limollari

Pellumb

Ethem

Shehu

Zaim

Mane

Caushi

Gezim

Shefqet

Myrtaj

Pellumb

Hamit

Mustafa

Zaim

Sami

Kuçi

Gezim

Tajar

Baze

Pellumb

Musa

Gjeli

Zenel

Hazir

Shahinaj

Gjet

Mark

Bushi

Pellumb

Novruz

Asllanaj

Zeqir

Mustafa

Gropasi


EKONOMI • E hënë 9 shtator 2013

EKSPERTËT: ULEN KREDITË E KËQIJA, PRONA DO SHITET ME ANKAND

Gjatë prezantimit të Raportit të Mbikëqyrjes për vitin 2012, që u krye pa praninë e kamerave, pak kohë më parë ekspertë të Bankës së Shqipërisë u shprehën se procesi i ekzekutimit ka përmirësime, që pritet të shtohen pas miratimit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Civile. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat e bankave të nivelit të dytë nga ekzekutimi i kolateraleve janë rreth 20 për qind e shumës së kredive që ndodhen në proces ekzekutimi. Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga ekzekutimet momentalisht shkojnë afërsisht sa 6 për qind e vlerës së kredive me probleme. Edhe pse në dukje i ulët, për ekspertët e Bankës Qendore ky është një tregues relativisht i mirë krahasuar me vendet e tjera.

Raporti i Mbikëqyrjes për vitin 2012 konfirmoi një sistem bankar të sigurt dhe të mirëkapitalizuar, pavarësisht nga ngadalësimi i kreditimit dhe nga rritja e kredive me probleme. Rezultati financiar ishte pozitiv dhe në rritje krahasuar me vitin 2011, ndërkohë që treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 15.9%, niveli më i lartë në dy vitet e fundit. Kreditë me probleme rezultonin të mbuluara me provigjione në masën 55.4%, rreth 4 pikë përqindje më shumë krahasuar me një vit më parë. Mbulimi me kolateral i kredive me probleme është rreth 80%. Kjo tregon se, pavarësisht nga ecuria e mëtejshme e këtyre kredive, impakti i tyre në treguesit financiarë dhe në kapitalizimin e bankave do të jetë i kontrollueshëm.

Ekzekutimi i kolateralit do të zhbllokohet me paketën civile Brikena Dervishaj

P

aketa e re civile është një ndihmë për bankat e nivelit të dytë në kthimin e kredisë së humbur apo asaj me probleme. Të këtij mendimi janë ekspertët e ekonomisë, të cilët e shohin se efektet e kësaj pakete që hyri në fuqi nga 1 shtatori do të ndihen shumë shpejt në tregun bankar. Një prej të mirave që do të sjellë është ulja e nivelit të kredive të këqija që është bërë tepër shqetësues për sistemin. Ndërhyrja Ndryshimi në ligj, minimizon kohën në të cilën duhej të veprohej për bllokimin dhe shitjen e pronës për llogari të bankës. Ekzekutimi i kolateralit në mënyrë të menjëhershme, pas vendimit te gjykatës, detyrim ky i paketës se re civile, është një ndihmë e shtuar për bankat e nivelit të dytë, në kthimin e kredisë. “Paketa e re civile është e mirëpritur nga sistemi bankar dhe është një kontribut shtesë në zbatueshmërinë e ligjit. Kontributi më i qënësishëm i kësaj pakete është kufizimi dhe ngushtimi i hapësirave për marrjen e vendimit të pezullimit të marrë nga gjykatat e rretheve. Pezullim ky që në shumicën e rasteve pengonin në mënyrë konstante ekzekutimin e vendimeve dhe të detyrimeve të palëve të treta të debitorëve kundrejt bankave. Kjo ka qenë një problem shqetësues i ngritur disa herë nga sistemi i bankave. Një mundësi për t’u

verifikuar është mënyra online të proceseve përmbarimore” thotë Erion Doko, ekspert juridik, pranë një banke në kryqyetet. Drejtues e juristë të bankave shprehen se lehtësitë që vijnë nga ndryshimet në ligj, pritet të japin ndikim në uljen e kredive të këqija, pasi prona e lënë peng do të shitet me ankand, dhe të ardhurat i kalojnë bankës për shlyerjen e huasë. Kredia me probleme Kjo paketë pritet të ulë edhe treguesin e kredive me probleme në të gjithë sistemin bankar. “Ne jemi optimistë që kjo paketë do ketë një impakt pozitiv në këto procedura të

ekzekutimit të ndjekura deri më sot dhe pse këto sugjerime dhe rekomandime të shoqatave të bankave, të dhëna ministrisë së drejtësisë nuk janë plotësisht të ndjekura dhe të zbatuara nëpërmjet kësaj pakete” tha Doko. Sipas tij, bankat e nivilet të dytë do të pastrojnë bilancet nga kreditë e keqija. Në fund të 6 mujorit 2013 sipas të dhënave të BSH-së, niveli i kredive me probleme ishte mbi 24%, prejt të cilave 7%, janë kredi të pakthyeshme, që do të thotë se kredimarrësi nuk ka asnjë mundësi të kthejë borxhin bankës, veç sekuestrimi dhe shitjes së pronës nga përmbarimi.

Kërkesat Ndryshimet e bëra në paketën civile janë pritur mirë nga bankat, por ato ende kanë kërkesa drejtuar Bankës së Shqipërisë për masa lehtësuese në kreditim. “Besoj se Banka e Shqipërisë është një faktor kryesor që mund të japë zë dhe forcë iniciativave të shoqatave të bankave apo bankave. Kërkuar edhe nga Ministria e Drejtësisë është sugjeruar dhe me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë është edhe rishikimi i mënyrës së pagimit të tarifave përmbarimore. Aktualisht kemi një tarifë ligjore që parashikon që këto lloj tarifash përmbarimore të kryhen në parapagim” tha Doko.

SIPAS IQT-SË 30 MIJË TON KARBURANTE NË VIT JANË JASHTË STANDARTEVE

Konfindustria pro hetimit për karburantet Prokuroria nisi hetimet, pas kontrolleve të Metrologjisë Konfindustria mbështet nismën e Akuzës për fillimin e hetimeve në lidhje me problematikën e vazhdueshme të tregut të karburantëve në vend. “Aq më shumë rritet rëndësia e nismës së sipërpërmendur e prokurorise kur në mënyrë të pakuptueshme institucionet respektive të sektorit nuk veprojnë për publikimin e emrave të abuzuesve me sasinë e karburantit. Publikimi i emrave të abuzuesve është e nevojshme edhe për vetë operatorët e ndershëm të sektorit, që në mënyrë të padrejtë mund të ndëshkohen nga konsumatorët”, - thekson Gjergj Buxhuku administrator i Konfindustrisë. Konfindustria vlerëson, se ndërmarrja e një nismë të tillë është mëse e nevojshme. “Duhet marrë

Disa ditë më parë, gjatë kontrolleve rutinë të Drejtorisë së Metrologjisë, rezultoi se 133 subjekte vidhnin konsumatorët në kryeqytet në sasi duke modifikuar matësit.

parasysh se kemi të bëjmë me tregun më të madh në vend me një xhiro vjetore të llogaritur afër 1 miliard euro duke përfaqësuar mbi 10% të PPB të vendit, që nënkupton, se abuzimet mund të arrijnë në vlera absolute prej

dhjetëra miliona euro në vit”, - thekson Buxhuku. Konfindustria nënvizion në qëndrimin e saj se problem mjaft shqetësues në dem të biznesit, qytetareve shqiptare dhe ekonomisë kombëtare në përgjithësi perveç abuzimit me

Të dhënat për kompanitë abuzuese mund të bëhen publike vetëm me miratimin nga ana e Këshillit të Ministrave të aktit normativ të përgatitur nga DPM.

peshën paraqet mbi te gjitha cilësia jashtë standartit e karburanteve në vend. Sipas të dhenave të para disa kohëve nga Inspektoriati Qëndror Teknik/ISQ mbi 30 mijë ton karburante/vit janë jashtë standarteve të lejuara.

»

05

INVESTIMET Evropën Juglindore

Grupet e shoqërisë civile për BERZH: Qymyri vret! BERZH zhvilloi takimin konsultues me grupet e shoqërisë civile mbi Strategjinë e re Energjitike. Grupet e shoqërisë civile kanë paralajmëruar bankën që ajo duhet të ndalojë financimin e qymyrit, i cili së fundmi ka treguar se është shkaktuesi i 23000 vdekjeve në vit në Europë, si dhe të qënit një kontribues i rëndësishëm ndaj ndryshimeve klimatike. Pavarësisht kësaj, BERZH gjatë vitit 2006 -2011 dha më shumë se 675 milion euro për projekte qymyri në gjithë rajonin operues të tij. Në grupin e organizatave të shoqërisë Civile pjesëmarrëse në takim ishin dhe organizatat e ngritura për projektin SEE SEP, Politika të Qëndrueshme Energjitike në Evropën Juglindore. Qendra Grupimi Ekolëvizja dhe qendra EDEN janë partnerët në Shqipëri. Banka Botërore dhe Banka e Investimeve Europiane (EIB) se fundmi ka ndërmarrë hapa për të përjashtuar qymyrin nga politikat e tyre energjitike, gjithsesi drafti i ri i politikave të BERZH tregon se banka ka plan të vazhdojë financimin e qymyrit dhe të karbureve të tjëra të djegshme. BERZH duhet të përmirësojë Strategjinë e saj aktuale të Energjisë, në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve dhe të ndihmojë në ndalimin e pasojave të tmerrshme të qymyrit dhe ndryshimeve klimatike në këtë rajon. Ne presim që BERZH të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj parandalimit të vdekjeve të lidhura me qymyrin dhe për një të ardhme më të pastër dhe të shëndetshme. Një raport i grupimit të shoqërisë civile “Investimi me nxitim, pendimi me nge”, publikuar në qershor 2013 konstaton se vendet perëndimore të Ballkanit po lëvizin në drejtimin e kundërt me qëllimet e BE-së për ndryshimet klimatike të 2050. Një situatë e tillë do te jetë jashtëzakonisht e kushtueshmë për t’u ndryshuar në momentin kur kërkesat e BE-së do të behen të detyrueshme për t’u zbatuar për këto vende.


06

« AKTUALITET

E hënë 9 shtator 2013 •

NGJARJA, TEKSA 51-VJEÇARJA ECTE NË RRUGË ITALI-Një grua shqiptare është grabitur dje nga një i ri italian. Mediet italiane shkruajnë se ajo menjëherë e përshkroi si një të ri personin që i kishte vjedhur çantën. Keqbërësi, menjëherë pas kësaj, u arrestua. Bëhet fjalë për Manuel Pepe, një 26-vjeçar, banor në Galatina, i cili ka përfunduar në pranga, dje reth orës 20.00. Ngjarja është konstatuar në rrugën “Armando Diaz” , ku u raportua një vjedhje. Për të njoftuar policinë ishte një kalimtar, i cili tha se ai ishte dëshmitar i një grabitje kundër një gruaje 51-vjeçare me kom-

Italiani i grabit 40 euro shqiptares Pranga 26-vjeçarit, po ikte me motoçikletë bësi shqiptare. Hajduti, pas të shtënave, ishte zhdukur në bordin e një motoçiklete, duke ikur në drejtim të rrugës “Lequile” dhe duke marrë rrugën e nënkalimit për këmbësorë që kalon hekurudhën. Stafi i policisë priste në afërsi të tunelit dhe brenda disa çastesh, djali i përshkruar nga dëshmitari është identifikuar. Pavarësisht nga përpjekjet e policisë, ai u

përpoq që të fshihej prapa dy makinave të parkuara në zonë. Ai i është nënshtruar një kërkimi personal, nga ku rezultoi se 26- vjeçarit iu u gjet një shumë prej 40 eurosh, që korrespondon me atë të vjedhur nga portofoli i viktimës. Paratë ai po i mbante në xhepat e pantallonave të tij të shkurtra. Pas arrestimit, kjo shumë eurosh iu kthye gruas shqiptare.

SHPËTOJNË PËR MREKULLI DY FEMRAT, DHE FËMIJA

Shpërthen makina, rëndë 40-vjeçari i dënuar për vrasje I dënuar në Shqipëri për një vrasje, 40 vjeçari Petrit Marku është kthyer në Shqipëri për pushime, por se është përballur me tritol në makinën e tij. Ngjarja e rëndë ka vënë në rrezik dje dhe mjete të tjera, kur makina e Markut ka shpërthyer në afërsi të rreth rrotullimit të Kamzës dhe si pasojë e forcës dhe shpejtësisë ka përfunduar në afërsi të bllokut të ballateve Gintash. Nga shpërthimi marku ka përfunduar rëndë në spital, ndërsa për fat tre persona të tjerë që po udhëtonin me të kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.

Shpërthimi Petrit Marku nga shpërthimi ka humbur këmbët, ndërsa mjekët kanë vënë në dyshim dhe mbijetesën e tij. Ndërsa shoqëruesja e tij, një fëmijë 2 vjeç dhe e motra e Markut që ndodhej në makine morën plagë të lehta Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 18.30, në dalje të Laprakës, kur një mjet tip “Benz” me targa AA787 DK, ka shpërthyer në afërsi të pallateve “Gintash”. Banorët kanë mbetur të terrorizuar nga ajo që kanë parë dhe dëgjuar kur shpërtheu makina. Versioni i shperthimit është që makinës i ishte vënë një sasi e madhe C4, i cili telekomandohet me celular, telefonata e të cilit mundëson shpërthimin. Ndërkohë që si pasojë e shpërthimit mjeti është spostuar për disa metra, por për fat nuk ka goditur automjete të tjera. Në atë moment rruga që nis prej rreth rrotullimit të Kamzës në drejtim të qendrës së Tiranës ka qenë e ngarkuar. Hetimi I plagosur rëndë ka mbetur Petrit Marku, 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka plagë të rënda në gjymtyrë, si dhe fraktura të shumta, pasi shpërthimi ndodhi në pjesën e kofanos. Ndërkaq, shoqëruesja hungareze e Markut, si dhe fëmija e saj, mësohet se janë shëndoshë e mirë, pasi ato nuk u prekën nga shpërthimi. Një nga

pistat e ngjarjes, për policinë është ajo e hakmarrjes. Mësohet se Marku është autor i një vrasjeje në vitin 1998 në Tiranë. Pikërisht këtu ka nisur hetimet dhe policia. Pas vrasjes ai Marku është arratisur, ku është kapur në Greqi dhe është ekstraduar

në vendin tonë në vitin 2004 ku dhe ka vuajtur dënimin me burgim. 40 vjeçari është liruar nga burgu 8 muaj më parë dhe menjëherë më pas ka emigruar në Belgjikë. Por duke përfituar nga stina e nxehtë ai është kthyer në Shqipëri për të kaluar

DY VËLLEZËR JANË ARRESTUAR PËR VRASJEN

Rëfimi i shqiptarit: E vrava se ai fyeu të afërmin, jo për prostitutat

ITALI- “E vrava se fyeu një familjarin tim”. Shtatë ditë nga vrasja e shqiptarit në Piacenza, tani ekziston një version nga një prej dy burrave të arrestuar për dyshimin e të qenit pjesë

e peronave të armatosura, të cilët të dielën hapën zjarr, duke vrarë menjëherë 39-vjeçarin shqiptar Sadik Hajderi, ndërsa ishte duke pirë një filxhan kafe jashtë në tryezat e barit. Nga

pushimet. Kur në mjetin e tij, tip kabriole, është vendosur lënda shpërthyese. Jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur as hetimet mbi konflikte të mundshme në burg, apo dhe përplasje të ditëve të fundit. Në skaner është vendosur dhe aktiviteti i tij në emigrim.

mbrëmja e ditës deri të nesërmen nisi një operacion nga skuadra e policisë në Piacenza, të cilët kanë arrestuar dy shqiptarë në aeroportin Malpensa, 28 dhe 30 vjeç, vëllezër, të paskeduar në Itali, sapo ishin duke hyrë në fluturim për në Tiranë. Pas një javë heshtjeje, njëri prej tyre, më i riu, e pranon krimin, duke thënë se: “Është e vërtetë, unë kam qenë ai që qëllova”. Ai e deklaroi këtë para gjyqtarit për hetimet paraprake Gianandrea Bussi. Por ai insistoi me forcë duke mohuar fotot dhe artikujt e gazetave lokale se: krimi ishte realizuar në kontekstin e mosmarrëveshjeve për prostitucionin. “Nuk është e vërtetë”, thotë shqiptari i burgosur për vrasje, duke shtua se: “Unë kam shtënë për të marrë hak për fyerjen që i ishte bërë një të afërmit tim nga Sadiku”.

Polici u qëllua nga futbollisti i Dinamos Jaçe

Kërkohet futbollisti, rrahu policin. Bombola, efektivi alarmon kolegët Dy ngjarje të ndryshme me protagonistë policët, kanë ndodhur dje në Tiranë, kur njëri u rrah nga futbollisti i Dinamos e tjetri alarmoi kolegët për një material të dyshimtë te bombola e gazit. Në ngjarjen e parë, keqbërësi ndaj policit, që në këtë rast është një futbollist, është shpallur në kërkim, ndërsa te rasti i dytë gjithçka u sqarua. Burimet pranë policisë së Tiranës thanë se kolegu i tyre është dhunuar pasditen e së shtunës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të stadiumit “Qemal Stafa”, në përfundim të ndeshjes Dinamo-Tërbuni, ku polici është goditur me grushte e shkelma nga një 22-vjeçar. Ndërkaq, të njëjtat burime nga policia konfirmojnë se autori i ngjarjes është futbollisti i ekipit të Dinamos, Arbër Jaçe, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë mësohet se efektivi i dhunuar është dërguar në spital me fraktura në fytyrë. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat babain e të riut, i cili ishte i pranishëm në momentin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka qenë rastësisht i pranishëm edhe ministri i ardhshëm i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Edhe ditën e djeshme nuk kishte gjurmë nga futbollisti Ajçe.Ditën e djeshme një punonjës i policisë së Tiranës njoftoi sallën operative, pasi dyshonte se persona të panjohur i kishin vendosur një detonator në bombolën e gazit në shtëpinë e tij. Pak ditë më parë policit Llesh Vukaj i kishin humbur çelësat e shtëpisë, që sipas tij mund të ishin vjedhur nga personat që kishin planifikuar shpërthimin e bombolës. Vukaj bëri të ditur se detonatori ishte konstatuar nga bashkëshortja e tij, por fatmirësisht bombola ka qenë pa gaz. Ai tha se “Është detonator i montuar në pjesën e poshtme të bombolës. Bombola është 5 litroshe. Dikush ka hyrë brenda. Nuk kam dyshime as konflikte. Bombolën e konstatoi gruaja, ishte një detonator me unazë. Fat ishte që bombola ka qenë pa gaz”. Ekspertët e policisë morën bombolën e gazit për ekspertim, dhe vërtetuan se në pjesën e poshtme të saj ishte ngjitur një magnet me një unazë, i cili nuk rrezikonte të shpërthente. Ndërkaq, mësohet se specialistët nuk janë duke vijuar hetimet, pasi momentisht janë sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Nuk dihen autorët

Plumba në Lundër, dy të rinj mbeten të plagosur Dje në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Lundrës ku kanë mbetur të plagosur shtetasit Erjon Prengaj, 24 vjeç dhe Klevis Bushati, 24 vjeç, të dy banorë nga Laçi. Burime nga policia bënë të ditur se Prengaj ka marrë një plagë në krahun e majtë, kurse Bushati një plumb në supin e djathtë. Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në një lokal në orët e para të mëngjesit për motive të dobëta. Policia vijon punën për kapjen e autorëve, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur.

Ngjarja te Liqeni i Thatë

Një 17-vjeçar plagos në aksident 2 persona, kapet Dy të plagosur u shënuan dje nga një aksident i rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e 2 ditëve më parë pranë liqenit të thatë në kryeqytet, duke shkaktuar dy të plagosur. Mësohet se një mjet tip “Ford”, ngjyrë e zezë me targa të Tiranës, ka përplasur një çift që tentonin të kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Për pasojë bashkëshortët kanë mbetur të plagosur, teksa se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Të plagosur janë Qamil dhe Meliha Xhaferri, përkatësisht 64 dhe 58 vjeç. Ndërkohë makina u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa u gjet e braktisur pak minuta më vonë. Policia arriti të identifikojë drejtuesin, 17-vjeçarin Isli Salillari dhe bëri të mundur shoqërimin e tij në komisariat.


AKTUALITET • E hënë 9 shtator 2013

»

07

PARAGJYKIMI SI NJË FORMË E MARRËDHËNIES MES 2 KAHEVE

Përplasjet e pushteteve dhe maturimi i politikës shqiptare ARTUR AJAZI

N

ë të kaluarën dhe para diktaturës komuniste ekzistonte një histori që nuk është futur zyrtarisht në analet e arkivës shtetëtore, por që mund të tregojë edhe sot një shenjë të një emancipimi dhe respekti për personalitetet si të njërit krah, të atëhershëm të politikës, ashtu dhe të anës tjetër nga e cila mund të merret eksperiencë edhe sot pas 75 vitesh. Në kohën kur Ahmet Zogu u bë mbret me anë të Asamblesë Parlamentare, pavarësisht nga pakënaqësitë e ngritura nga pala tjetër dhe nga politikanë të veçantë shqiptarë për moszbatim dhe thyerje të ligjeve, një nga rilindasit që sot po përmendet më pak megjithë kontributin e tij të rëndësishëm në pavarësinë e Shqipësë Mihal Grameno kreu një akt qytetarie prej njeriu të civilizuar. Ky rilindas ishte nga të rrallët që nuk ngriti zërin për të ashtuquajtën ‘state capture’ të atëhershëm të Ahmet Zogut. Kjo pasi Zogu grumbulloi në duart e tij të gjithë pushtetet e mundëshme për 15 vite rresht. Por kur e pyetën Mihal Gramenon se “përse nuk e kundërshtoi këtë veprim të Zogut” ai u përgjigj kështu: “Unë luftova të bëhet Shqipëria e pavarur, dhe Shqipëria është e pavarur tashmë, mua nuk më intereson kush nga shqiptarët është në krye të shtetit, më intereson që Shqipërinë ta qeverisin shqiptarët”. Dhe Mbreti Zog u tregua shumë tolerant me Mihal Gramenon, duke lidhur një pension të përjetshëm, madje Grameno vdiq i nderuar në atë kohë. Sa për sot, një nga anët më negative të karakterit të shqiptarëve “harresa” po vepron akoma pa mëshirë njëlloj si një kompjuter të cilin të rinjtë që e përdorin këtë mrekulli të hi-tech-ut lehtësisht, po aq lehtësisht përdorin edhe siglën “delete” për të hequr tepricat nga programi, pra duke dëmtuar historinë e djeshme dhe të sotme duke pasur një efekt të rrezikshëm për të ardhmen. Por çfarë po ndodh sot me përplasjet mes pushteteve për kompetencat? Mendoj se është një skandal i madh debati mes ekzekutivit dhe pushtetit gjyqësor për zotërim, apo anashkalim e kompetencave. Edhe sot pas 23 vitesh tranzicion, akoma mbizotëron paragjykimi i së kaluarës që “po humbe pushtetin humbet gjithçka”. Të dy kampet harrojnë se si i vendosin shtabet e pushteteve të tjera kur fitojnë zgjedhjet? Ka një gjë të rëndësishme që nuk duhet harruar, që është respekti ndaj Kushtetutës dhe garant i saj nuk është vetëm Presidenti, por të gjitha pushtetet janë në një farë mënyre edhe garantë edhe zbatues të saj. Përplasjet e forta midis ekzekutivit

dhe pushteteve të tjera si atij gjyqësor dhe atij të Prokurorisë janë në fakt të ngjashëm me përplasjet e “prindërve me bijtë” e tyre kur këta të fundit janë në adoleshencë. Maturimi vjen nëpërmjet zgjidhjes së konfliktit ligjor duke zbatuar Kushtetutën. Nuk mundet të zgjidhet një problem duke e paragjykuar atë apo duke bërë zhurmë me qëllim që të mbulohet diçka tjetër më e keqe si

mes kaheve të politikës, duke paragjykuar që në fillim marrjen e pushtetit nga ana e koalicionit kundërshtar. Përplasjet mes pushteteve i shoh si një ekuacion matematikor në të cilin janë vendosur gjithashtu me kujdes të gjitha të panjohurat, kurse përfundimi është diçka e paqartë sepse, duke e ditur që lufta për çmontimin e korrupsionit është një nga luftërat që s’mbaron me mbarimin e një

Mendoj se është një skandal i madh debati mes ekzekutivit dhe pushtetit gjyqësor për zotërim, apo anashkalim e kompetencave. Edhe sot pas 23 vitesh tranzicion, akoma mbizotëron paragjykimi i së kaluarës që “po humbe pushtetin humbet gjithçka”. korrupsioni, dhe që prej asaj diçkaje të keqe, të mbuluar me kujdes, njëri krah politik që humb pushtetin, të mundohet të rifitojë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme duke bërtitur për drejtësi etj. Problematikja që ekziston në këtë konflikt juridiko-ligjor midis ekzekutivit dhe pushteteve të tjera është mungesa e besimit dhe mungesa e dëshirës për bashkëpunim

mandati elektoral. Koalicionit qeverisës do t’i duhet të përballet në të ardhmën me një “armik” që pëson mutacione aq të çuditshme sa edhe vetë pushteti ekzekutiv. Eleminimi i efekteve anësore në pushtetin ekzekutiv po ashtu si dhe në pushtetet e tjera i ngjan thënies së dikurshme të Leninit se “korrupsioni (ose kapitali|) formohet çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo

vit”. Ndaj si i tillë nuk mund të shmanget duke hequr një prokuror apo dy-tre anëtarë të KLD, por vetëm me bashkëpunim, transparencë, dhe respekt i dyanshëm midis dy krahëve kryesorë të politikës. Rrugë tjetër s’ka sepse këtë kërkon dhe BE. Maturimi i politikës nëpërmjet zgjidhjes së konflikteve juridikoligjore me anë të kompromiseve politike, është e qartë që kërkon durim dhe zgjuarsi. Realisht megjithëse e dyta është me tepri në të dy anët e spektrit të politikës shqiptare, ajo e para është një defekt që e ka origjinën në reminishencat e së kaluarës të disa politikanëve. Disa politikanë të partive të mëdha e kanë mundësinë e bashkëpunimit dhe të hedhin ura paqtimi që Shqipëria të ketë mundësinë të hedhë një hap drejt integrimit të vërtetë duke e kaluar hendekun e pabesisë, bizantinizmave, intrigave politike. Ky hendek vazhdon të pengojë të mençurit, dhe të grumbullojë mediokrit, të cilët në fushata elektorale bërtasin e i ankohen elektoratit derisa dalin nga hendeku, duke krijuar fenomenin e marrëzisë, poshtërsisë dhe miopisë, por që fatkeqësisht po jetojnë gjatë si aktorë politikë.

Ngjarja në fshatin Grudë e Re

E zë korrenti të riun, po lidhte energji për banesën SHKODËR- -Një 27-vjeçar, banues në fshatin Grudë e Re, komuna Rrethina Shkodër, gjeti vdekjen mesditen e së dielës gjatë një kontakti me energjinë elektrike. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës, bëjnë të ditur se ngjarja në ndodhi në fshatin Grudë e Re, në një aks rrugor pranë ish-Vinotekës, ku 27-vjeçari, Pjetër Mulliri, kishte hipur në një shtyllë të tensionit të ulët për të rregulluar dritat e shtëpisë së tij. Nga pakujdesia ai ka pasur kontakt me linjën e energjisë elektrike, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. “Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po kryen veprimet, në përfundim do të jepet dhe informacioni përfundimtar”, citojnë burimet nga policia.

Inspektorati Shtetëror i Punës

Penalizohen me gjobë 50 subjekte, nuk plotësuan kushtet LUSHNJE- Rreth 50 subjekte private janë penalizuar me gjobë, pas kontrolleve në tre muaj të ushtruara nga Zyra e Inspektoratit Shtetëror të Punës në Lushnjë. Sipas drejtorit të zyrës, Roland Londo, masat ndëshkimore lidhen me mosplotësimin e standardeve të sigurisë, rregullave të sigurimit teknik dhe kushteve të sigurimit shëndetësor në punë nga administratorët e subjekteve private. “Pas kontrolleve të shpeshta me karakter qortues dhe informues vitin e kaluar, ne kaluam sivjet në masa konkrete dhe tolerancë zero”, tha Londo. Sipas tij, nën kontroll për arritjen e standardeve u përfshinë gjithë llojet e biznesit, veçanërisht të ndërtimit dhe industrisë, ku kushtet dhe ngarkesa e të punësuarëve është më e rëndë. “Kontrollet u përqendruan në detaje, si verifikim i pajisjes së mjeteve, uniformës, trajtim ushqimor, sinjalistikë, reklamimin e materialeve informuese për rrezikun dhe kushtet e punës, instruktazhin e punonjësve, etj”, tha Londo.

Po kalonte rrugën

Përplaset për vdekje këmbësori në Kavajë

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

KAVAJË- Aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë njerëzish. Një këmbësor ka gjetur vdekjen mëngjesin e djeshëm në Kavajë, pasi u përplas nga një makinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Krye Luz të qytetit të Kavajës, ndërsa viktima, 45-vjeçari M.Lushaj, ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që u përplas. Sipas burimeve të policisë, drejtuesi i mjetit i ka dhënë këtij të fundit ndihmën e parë, duke e transportuar në spital, por 45-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë. Policia e Kavajës, ndërkaq ka nisur hetimet për të zbardhur më shumë detaje mbi aksidentin. Ndërsa mbrëmjen e djeshme, në një aksident të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë kanë humbur jetën dy pjesëtarë të një familjeje, si dhe janë plagosur 5 persona të tjerë.

U ndaluan nga FNSH

Tre në pranga, akuza për armë dhe drogë Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe trafik lëndësh narkotike. Në pranga kanë rënë: Klement Besholli, 19 vjeç, banues në fshatin Gjaze, Sybi Veliu, 19 vjeç, banues në fshatin Arrëz dhe Estref Halili, 18 vjeç, banues në fshatin Kolonjë të Lushnjës. Ata janë kapur në flagrancë nga grupi i kontrollit të policisë së Lushnjës dhe nga grupi i Ndërhyrjes së Shpejtë mëngjesin e djeshëm. Tre të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Benz” me targa AA436 FN, i cili drejtohej nga Sybi Veliu. Drejtuesi i mjetit nuk kishte patentë. Gjatë kontrollit në makinë u gjetën 56 gramë lëndë e dyshuar kanabis sativa dhe një automatik tip “Kallashnikov”. Policia e Lushnjës ka nisur procedimin penal ndaj tre të rinjve dhe materialet kanë kaluar në Prokurori.


08

« PROFIL

E hënë 9 shtator 2013 •

Qamil Çiftja dhe bashkëshortja

Klasa e Rizait

PARIJA E QYTETIT, STUDIUESI RUDOLF DELIANA SJELL HISTORINË DHE PASOJAT QË I NDOQËN NË KOMUNIZËM

Familja Çiftja, nga tregëtarë në investues të veprave më të rëndësishme LEDIA LLESHI

N

jë ndër studiuesit e traditave të Elbasanit dhe koleksionues i dokumenteve të vjetra, Rudolf Deliana, ka sjellë fakte të reja rreth një prej familjeve të mëdha elbasanase. Deliana shprehet se aty nga shekulli XVIII Elbasani kishte mjaft familje të mëdha që shquheshin për veprimtarinë e tyre. Për një pjesë flasin gojëdhënat, ndërsa për një pjesë tjetër historia. Një familje e tillë ishte edhe familja Çiftja. Familja Çiftja “Origjinën e familjes Çiftja e gjejmë në një gojëdhëne. Sipas saj, themelues i familjes ka qenë nji djalë i ri e i shkathët. Kur rritet filloi të merrej me tregti. Grumbullonte prodhime mëndafshi për tregtarët shkodranë e venedikas. Me këtë punë kishte sukses dhe fitonte. Kur grumbulloi një sasi të mjaftueshme kapitali, nisi që mallin ta dërgonte vetë në tregjet e lartpërmendura dhe më tutje. Ai u shndërrua në një elbasanas të pasur dhe familja e tij nisi të bjerë në sy”. Siç tregon më tej Rudolfi, kjo familje nuk ishte thjesht e pasur, por edhe bamirëse. “Kjo familje ndërtoi edhe Urën e Zaranikës. Ndërtimi zgjati mjaft kohë dhe qe i vështirë. Pati suksese e dështime. Në një rast u prish një pjesë e mirë e punës e për rrjedhojë humbën shumë gurë të gdhendur e me vlerë. Ziliqarët e Haxhiut përfituan nga rasti për ta vënë në lojë. E tallnin si të paaftë, si mendjemadh dhe ky dështim do ta tërhiqte nga vazhdimi i veprës së vet për pamundësi ekonomike. Ai i sfidoi. I bleu gurët e nevojshëm dhe vazhdoi punën deri në përfundim. Rrethanat u krijuan të tilla që kundërshtarët u detyruan ta pranojnë botërisht turpin e tyre. Ai ndërtoi dhe xhaminë e lagjes “Gurabardhja” ku banonte familja e tij. Në të dyja veprat në vende të dukshme vendosi pllaka ku ishin gdhendur emri i financuesit dhe viti i ndërtimit. Të parët pasardhës të Haxhi Sali Çiftes që përmenden nga historia, janë Hasan Çiftja dhe djali i tij, Aliu. Emrin e Hasanit e gjejmë si anëtar të komisionit që u ngrit më 1909 për administrimin e ndihmave që jepeshin për Normalen. Kjo vihet në dukje në librin e botuar mbi jetën e Ahmet Daklit. Në të botohet edhe një fotografi e këtij komisioni me këta anëtarë: Ahmet Dakli; Qazim Hydi; Sheh Sheguni; Rrapush Demeti; Andon Bece; Qemal Karaosmani; Ibrahim Bumci; Papa Janaqi; Hasan Ciftja. Hasan Çiftja mbahet mend edhe si ndjekës i rrugës

Djemtë e familjes Çiftja së paraardhësit të tij Haxhi Sali Çiftes, si bamirës. Ndërsa i pari ndërtoi Urën e Zaranikes dhe një xhami në Gurabardhë, stërnipi i tij, Hasani i riparoi të dyja. Pllaka e vendosur në murin rrethues të xhamisë e shpëtoi Hasanin nga djegia e shtëpisë ose nga vrasja prej anadollakut Haxhi Qamili, kur me rebelat e tij u fut në Elbasan”. Por gjithashtu Hasan Çiftja ka qenë edhe një kontribues në periudhën e pavarësisë dhe historisë së administrimit të qytetit. Për këtë Deliana sjell disa fakte interesante. “Emrin e Hasan Çiftes e shohim në Dokumentin e Shpalljes së Pavarësisë së Elbasanit të datës 25 Nëntor 1912. Kjo dëshmon që ky burrë i familjes Çiftja rënditej përkrah burrave më të shquar të qytetit tonë. Si gjithë të tjerët dhe ai shprehu dëshirën e gjithë popullit shqiptar për t’u shkëputur nga Turqia e për të dalë më vete si shtet i pavarur. Kjo veprimtari nga më të rëndësishmet e kombit tonë i parapriu me 3 ditë Shpalljes së Pavarësisë nga plaku patriot Ismail Qemali. Familja Çiftja kishte marrëdhënie të ngushta familjare me familjen e Aqif Pashës. Vetë Pasha ishte nun i djalit të tij Qamil, ndërsa djali i vetëm i Pashës, Ibrahim Biçaku, kur ishte foshnje, u përkund në një djepe të bijve të Hasanit, si ogur për shëndet të foshnjes, si edhe për djem të tjerë të familjes. Në një periudhë të mëvonëshme kur rivaliteti midis Pashës dhe Vërlacit u rrit shumë, nuk po arrihej të zgjidhej Kryetari i Bashkisë, atëherë me pëlqimin e të dy palëve u vendos përkohësisht në atë

detyrë Hasan Çiftja. Në atë kohë ndodhi edhe ajo që njihet si “zija e bukës” që i rriti çmimet së tepërmi. Hasani për të ndikuar në uljen e tyre hapi dy furra që shisnin bukë me çmim më të ulët. Kjo detyroi furrtarët e tjerë që t’i ulnin çmimet. Pak më poshtë shtëpisë së Hasanit, në anën e kundërt të rrugës, përfundonte një kanal i ujit të pijshëm, i mbuluar dhe i shtruar me pllaka, që sillte nga katundi Griqan ujin e pijshëm shumë të mirë për qytetin. Aty mbushnin ujë lagjet përreth. Në muajt e nxehtë të verës disa meshkuj jo shumë të edukuar vendosnin afër daljes së ujit pjepra e shalqi gjoja për t’i ftohur. Qëllimi ishte që të provokonin me fjalë vajzat apo gratë që vinin për të mbushur ujë. Si pasojë patën ndodhur edhe konflikte mbi shumë gra a vajza shoqëroheshin nga meshkujt e shtëpisë. Për t’u dhënë fund këtyre ndodhive jo të këndshme, Hasani me punëtorë më poshtë ndërtoi një pellg për ftohjen e bostanëve. Kjo punë u dha fund incidenteve të mësipërme. Familja Çiftja krushqi me parinë e Elbasanit Siç edhe tregon mësuesi i nderuar, Çiftet u renditën, ndërsa familjet e mëdha të Elbasanit duke bërë krushqi me mbiemra të njohur në qytet. Hasani pati 5 djem dhe tri vajza. Dy nga djemtë Kadriu dhe Qazimi, vdiqën të rinj, studentë, i pari në Austri, i dyti në Manastir. Kufoma e Kadriut erdhi në Elbasan e ballsamosur brenda një arkivoli hermetik. Gjysma e poshtme e tij ishte me alumin dhe pjesa e

Hasan Çiftja sipërme qelq i tejdukshëm që mundësonte pamjen e të vdekur it. Ballsamosja ishte e domosdoshme sepse udhëtimi nga Austria në Shqipëri në atë kohë zgjaste shumë. Trupi u varros në oborrin e Teqes së Madhe. Në kujtim të tyre Hasani pagoi ushqimin e internatit të Normales për tre muaj. Në varrimin e djalit Hasani u prek mjaft nga fjala që mbajti shoku i Aliut, Adem Jahja. Në kujtim të djalit atij i dhuroi violinën e Aliut që, mbasi u përdor për shumë kohë nga Ademi në orkestrën e qytetit, gazetari i luftës luftës Ilia Ehrenburg, mbas një koncerti për nder të tij kërkoi ta blinte këtë violinë. Ademi ia dhuroi. Aliu vdiq i ri rreth 40 vjeç pa fëmijë. Dy djemtë e tjerë Xhaferri dhe Qazimi, u martuan me vajza të familjeve Haxhiademi, Kopili dhe Hastopalli.Vajzën e madhe e martoi me Qazim Matraxhiun që ishte prefekt dhe vëllai i gazetarit të njohur elbasanas Emin Matraxhiu. Vajzën e dytë me Kamber Sejdinin, komandant i ushtrisë shqiptare që u vra më 1914 bashkë me kolonelin holandez Tomson. Te tretën e martoi

me klerikun Musa Basha, Kryetar i Bashkisë së qytetit. Në këtë mënyrë e lidhi familjen e tij me parinë e qytetit, duke rritur kështu emrin dhe vlerat e veta. Pasardhësit e tij qenë patriotë që e deshën Atdhenë. Për fat të keq diktatura veproi rëndë mbi ta. Qamilin 60-vjeçar e detyruan të punonte si bari derrash dhe i kërkonin herë pas here që kopenë ta kalonte mes për mes pazarit me qëllim që ta denigronin. Nuk i vlejti ndihma në fonde që kishte dhënë për luftën kundër pushtuesit. Tre djemtë e Xhaferrit u arrestuan dhe u burgosën. Nuk u mjaftuan me dy më të mëdhenjtë, Ruzhdiu dhe Tasimin, por u burgos edhe Virgjili 13-vjeçar! E arrestuan në shkollë kur ishte nxënës i klasës së 7-të, e burgosën, e torturuan dhe e dënuan si “armik i popullit”. Dënohet si “armik” dhe si “politikan” që dëshiron të përmbysë një pushtet, një adoleshent që s’merrte vesh ç’ishte agjitacioni e aq më pak ç’ishte politika. Mendoj që një viktimë e tillë, disident i parë i qytetit për moshën e tij, të kujtohet duke vënë emrin e tij diku në qytet.


SPECIALE • E hënë 9 shtator 2013

Laurence Peter, BBC

T

rashëgimia toksike e Luftës së Ftohtë vijon të jetojë në zonën arktike të Rusisë, ku ushtria sovjetike hoqi qafe shumë pajisje radioaktive në det. Për më shumë se një dekadë qeveritë perëndimore kanë ndihmuar Rusinë të heqë lëndën bërthamore nga nëndetëset e nxjerra në pension dhe të vendosura në doket e një porti në gadishullin Kola – rajoni më pranë Skandinavisë. Por më në lindje gjendet një nëndetëse e paprekur në fund të detit Kara, ndërsa lënda e saj, e përbërë nga uranium i pasuruar, përbën një minë me sahat, e rrezikuar të shpërthejë. Këtë vit autoritetet e Rusisë dëshirojnë të shohin nëse nëndetësja “K-27” mund të ngrihet në sipërfaqe, në mënyrë që uraniumi, që është vulosur brenda reaktorëve, të mund të hiqet. Ata kanë gjithashtu në plan të vëzhgojnë shumë objekte të tjera bërthamore të hedhura në det në një zonë ku kompania gjigante ruse e energjisë “Rosneft” dhe partneri i vet amerikan “Exxon Mobil” kanë filluar të kërkojnë për naftë dhe gaz. Teste sizmike janë kryer dhe shpimi i puseve eksploruese ka gjasa se do të fillojë vitin e ardhshëm. Për këto arsye, Rusia nuk dëshiron të ketë ndonjë rrjedhje bërthamore që të mund të rrezikojë zhvillimin e impianteve të nxjerrjes së naftës dhe gazit. “Rosneft” vlerëson se energjia fosile në det të hapur pranë brigjeve arktike të saj mund të arrijë në mbi 21.5 miliardë tonë. “Detyrim strategjik” Rajoni i detit Kara është shumë pak i populluar, tmerrësisht i ftohtë dhe i ngrirë për pjesën më të madhe të vitit. Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit thonë se klima e ashpër mund ta bëjë shumë të vështirë pastrimin e naftës në rastin e ndonjë aksidenti rrjedhjeje. Rreziqe të tilla u bënë më të dukshme së fundi nga aksidenti në Kulluk (Alaskë), ku një anije shpimi e kompanisë “Shell” u përplas në breg nga një stuhi. Megjithëse nuk pati rrjedhje nafte dhe as dëmtime të rënda, tërheqja e anijes në det ishte shumë e vështirë për shkak të dimrit të ashpër arktik. Por Charles Emmerson, specialist për Arktikun në një qendër kërkimore, thotë se shpimi për energji në Arktik është “domosdoshmëri strategjike” për Rusinë, e cila bazohet shumë ekonomikisht në eksportin e naftës dhe gazit. Është një prioritet shumë më i madh për Rusinë sesa është energjia e Alaskës për SHBA-të, thotë ai, pasi SHBA-të tashmë kanë një burim të ri energjetik: gazin argjilor, që është i bollshëm. Ndërkohë në SHBA shqetësimet mjedisore për rrezikun e rrjedhjeve në Arktik e bëjnë më të vështirë eksplorimin e Alaskës. “Në SHBA çdo lajm mbi Arktikun vihet në vëmendjen e publikut dhe kthehet në një çështje shumë politike, por në Rusi nuk ka fare presion publik”. Rusia po zhvillon me shpejtësi gadishullin Jamal në bregun lindor të detit Kara për nxjerrjen e energjisë. Tërheqja verore e mbulesës së akullit të Arktikut, që besohet se është shenjë e ngrohjes globale, nënkupton që anijet për transportin e gazit të lëngshëm do të mund të marrin energjinë nga këtu për ta dërguar në Lindjen e Largët përmes rrugës veriore në të ardhmen. Gropa sekrete Në anën perëndimore gjendet një zonë ushtarake e mbyllur - arkipelagu Novaja Zemlja. Ky është vendi ku Bashkimi Sovjetik testoi bombat e para

VARREZAT bërthamore të

ARKTIKUT

me hidrogjen mbi tokë në vitet 1960. Përveç nëndetëses “K-27” të dhëna zyrtare tregojnë se ushtria sovjetike hoqi qafe sasi të stërmëdha mbetjesh bërthamore në detin Kara: 17 mijë kontejnerë dhe 19 anije me mbetje radioaktive, si dhe 15 reaktorë bërthamorë, 5 prej të cilëve mbajnë lëndë radioaktive të përdorur dhe gjithsesi të rrezikshme. Mbetjet e lëngshme më pak të dëmshme derdheshin në det. Ekspertët e Norvegjisë dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA) tashmë janë të kënaqur, për faktin se nuk ka prova për rrjedhje radioaktive dhe se prania e radioaktivitetit në det në këtë zonë është në nivele normale. Ingar Amundsen, një zyrtar i Autoritetit të Norvegjisë për Mbrojtje nga Radiacioni, thotë se janë të nevojshme më shumë kontrolle. Rreziku i rrjedhjeve përmes korrozionit të shkaktuar nga uji i detit është i lartë në vitet e ardhshme dhe kjo është një situatë veçanërisht e rrezikshme në rastin e nëndetëses “K-27”. “Ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë se atje ka më shumë mbetje për të cilat ne nuk dimë asgjë”,- thotë ai. Igor Kudrik nga grupi mjedisor i Norvegjisë “Bellona” thotë se ka edhe një rrezik që korrozioni të shkaktojë një reaksion bërthamor zinxhir në rastin më të keq të imagjinueshëm. Anije të tjera të mbytura Me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare Rusia mendoi të ngrejë nga fundi i detit nëndetësen e mbytur “Kursk”, pasi ajo humbi në detin Barents gjatë stërvitjeve në vitin 2000. Shpërthimi i një torpedoje dhe një zjarr vrau 118 marinarë në një tragjedi që u mbulua gjerësisht nga media ndërkombëtare. Marina e Rusisë u akuzua se ishte shumë e ngadaltë në marrjen e masave për shpëtimin e jetëve. Por një nëndetëse tjetër fatkeqe me energji bërthamore, “K-159”, mbetet në fund të detit Barents në ujërat ndërkombëtare. Në detin e Norvegjisë gjendet nëndetësja tjetër “K-278 Komsomolets”, për të cilën ekspertët kanë rënë në mendimin se është tepër thellë dhe nuk mund të nxirret dot. Amundsen thotë se Rusia më në fund po i jep vëmendjen që duhet problemit të mbetjeve radioaktive dhe se ai është shumë i lumtur që Moska po fokusohet në zgjidhjen e problemit. “K-27” ishte një nëndetëse eksperimentale, e para në marinën sovjetike që vihej në lëvizje nga dy reaktorë bërthamorë që ftoheshin me metal likuid bismuth plumbi. Katastrofa erdhi më 1968, kur gazrat radioaktivë shpëtuan nga një nga reaktorët, duke helmuar anëtarët e ekuipazhit, që u përpoqën ta riparojnë atë në det. Nëntë detarë u vranë nga sëmundjet e shkaktuara nga radiacioni, por ushtria sovjetike e mbajti ngjarjen sekret për shumë dekada. Mbledhja e të dhënave Marina sovjetike hoqi dorë nga përpjekjet për ta riparuar nëndetësen “K-27” dhe e mbyti atë ilegalisht më 1981 në brigjet e Novaja Zemljas. Ajo gjendet sot vetëm 30 metra nën sipërfaqen e detit, megjithëse rregullat ndërkombëtare thonë se anijet e braktisura duhet të varrosen së paku në 3 mijë metra thellësi. Shtatorin e kaluar një ekspeditë e përbashkët Norvegji-Rusi ekzaminoi skeletin e anijes me një robot të komanduar në distancë dhe të pajisur me një kamera. Disa vende të tjera të hedhjes në det të materialeve bërthamore u ekzaminuan gjithashtu dhe nuk u zbuluan shenja rrjedhjeje, por hetimet po vijojnë më tej. Përtej detit Kara Rusia po punon për t’i paraprirë eksplorimit të tabanit

»

09

të detit në Arktik, duke mbledhur të dhëna për të ngritur pretendime territoriale për zona përtej ujërave të veta. Vende të tjera në kufijtë e Arktikut po bëjnë të njëjtën gjë, të ndërgjegjshme për rëndësinë e egërsisë së ngrirë për planetin tonë tashmë që burimet energjetike më të lehta për shfrytëzim po shterojnë. Një zyrë e OKB-së, e cila funksionon në bazë të Konventës së OKB-së për ligjin e detit (UNCLOS), do të gjykojë mbi pretendimet konfliktuale. Ndërkohë, për të theksuar edhe më shumë prioritetin e vet strategjik, Rusia po rrit praninë e saj ushtarake në Arktik dhe Flota e Veriut po merr një gjeneratë të re nëndetësesh, të armatosura me raketa të shumta bërthamore. Pak kohë më parë marina e Rusisë mori në dorëzim një nëndetëse të re të pajisur me raketa atomike, e cila është plotësuar edhe me një kapsulë shpëtimi për të shmangur përsëritjen e tragjedisë së nëndetëses “Kursk” në vitin 2000. Nëndetësja “Yuri Dolgoruky” është e para nga gjenerata e nëndetëseve “Borei” të Rusisë me 16 raketa balistike interkontinentale në bord. Ajo ka një ekuipazh prej 107 vetash. Kostoja e ndërtimit ishte 23 miliardë rubla (757 milionë dollarë). Rusia planifikon të ndërtojë edhe tetë nëndetëse të tjera të gjeneratës “Borei” deri në vitin 2020. Në vitin 2000 një shpërthim në nëndetësen “Kursk” vrau 118 marinarë në Arktik. Televizioni rus “Vesti” thotë se “Yuri Dolgoruky” ka një kapsulë që është në gjendje të mbajë të gjithë ekuipazhin nga thellësitë e detit dhe ta dërgojë atë në sipërfaqe në rast emergjence. Raketat në bord kanë koka atomike të shumëfishta dhe janë në gjendje të përshkojnë deri në 8 mijë kilometra. Nëndetësja e re u ndërtua në bazën detare të Severodvinskut në Arktik. Raportohet se ajo është më e qetë sesa nëndetëset aktuale të flotës ruse dhe mund të zhytet deri në një thellësi prej 450 metrash. Rusia ka një plan modernizimi për marinën ushtarake, që pritet të kushtojë 4.5 triliardë rubla. Ajo do të shtojë 51 anije të reja lufte dhe 24 nëndetëse brenda dekadës së ardhshme. Nëndetësja e re ka emrin e një princi mesjetar të Rusisë. Ajo është 170 metra e gjatë dhe 13 metra e gjerë në mes. Projektimi i saj nisi në vitin 1996, por ndërtimi u vonua shumë si pasojë e vështirësive ekonomike të Rusisë gjatë atyre viteve. Në vitin 2007 Putin akordoi mbi 40 për qind të të gjithë buxhetit të armatimeve të flotës për këtë nëndetëse me dëshirën për ta hedhur atë në det para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2008, për të realizuar në këtë mënyrë një sukses propagandistik. Nëndetësja e dytë e këtij lloji, “Alexander Nevsky”, do të vendoset në shërbim të flotës ruse të oqeanit Paqësor. Këtë vit autoritetet e Rusisë dëshirojnë të shohin nëse nëndetësja “K-27” mund të ngrihet në sipërfaqe, në mënyrë që uraniumi, që është vulosur brenda reaktorëve, të mund të hiqet Rusia po zhvillon me shpejtësi gadishullin Jamal në bregun lindor të detit Kara për nxjerrjen e energjisë. Tërheqja verore e mbulesës së akullit të Arktikut, që besohet se është shenjë e ngrohjes globale, nënkupton që anijet për transportin e gazit të lëngshëm do të mund të marrin energjinë nga këtu për ta dërguar në Lindjen e Largët përmes rrugës veriore në të ardhmen. Marina sovjetike hoqi dorë nga përpjekjet për ta riparuar nëndetësen “K-27” dhe e mbyti atë ilegalisht më 1981 në brigjet e Novaja Zemljas. Ajo gjendet sot vetëm 30 metra nën sipërfaqen e detit, megjithëse rregullat ndërkombëtare thonë se anijet e braktisura duhet të varrosen së paku në 3 mijë metra thellësi.


10

« opinion

E hënë 9 shtator 2013 •

Kush i determinon dëshirat dhe kënaqësitë e qytetarit?

J

anë disa fenomene sociale që vijnë në jetën tonë shoqërore nga zgjerimi i lirisë sociale, forcimi i ndjenjës dhe veprimit individualist dhe shtimi kërkesave të individualizuara të qytetarit. Universalisht në kohën e sotme janë zgjeruar problematikat që lidhen me dëshirat individuale, mundësitë dhe realitetin. Problemet janë shtuar dhe ky aspekt social lidhet me prirjen e fortë sociale të modernitetit. Në këto rrethana, ne dikur një shoqëri me individ me norma të përbashkëta dëshirash, konsumi dhe mirëqenieje, sot po ecim me shpejtësi marramendëse drejt dimensioneve të pakufizuara të “shoqërisë së qejfit”, të konsumit privat, të dëshirave të larmishme, individualisht të diversifikuara dhe me sens të personalizuar. Kjo është arsyeja pse në jetën e sotme të shoqërisë sonë kanë dalë probleme të reja sociale. Qytetarët tanë janë vendosur në një betejë që ka në esencë qëllimin e personalizuar si të mund të mbijetohet në këtë botë me risqe dhe kërkesa të shumta, si të shpëtohet nga mospërshtatja sociale dhe pasojat e saj, çfarë duhet bërë që njeriu të vërë në lëvizje totale kapacitetet psikologjike dhe ekonomike të tij për të prodhuar dhe siguruar maksimumin e kënaqësive sociale nga puna dhe djersa e tij. Nuk është vështirë të vlerësohet e vërteta se në shoqërinë shqiptare, megjithëse ende nuk është mposhtur plotësisht varfëria për të gjithë shqiptarët, zgjerimi i lirisë, demokracisë, ekonomisë së tregut dhe përhapja sociale e mundësitë e diversifikimit të konsumit personal kanë prurë në shoqërinë tonë debatin e trajtimit të kërkesave maksimale të qytetarit, të raportit që duhet të ekzistojë midis së dëshiruarës dhe së mundshmes, sensit të realitetit dhe sensit të mundësisë, të cilat janë format e reja të ekuacionit social më ekzistenciale të kohës dhe që shfaqet dukshëm në realitetin tonë social. Problemet e raportit midis zgjerimit të madhësisë së të dëshiruarës nga qytetarët dhe të mundurës për realizimin e tyre është një nga problemet e mëdha të shoqërisë moderne dhe situatave të larmishme dhe asimetrike të ndërtimit të saj. Është e natyrshme që gama e së dëshiruarës është duke u zgjeruar në nomenklaturën e kërkesave të qytetarit të kohës sonë. Ato mbeten raporte që në esencë dëshmojnë për shumë gjëra individuale dhe sociale, për aftësitë e qytetarit për të ngushtuar kufirin midis së dëshiruarës dhe së mundurës, por dhe të madhësisë së plotësimit të dëshirës që ofron realiteti. Megjithatë, duke e parë këtë ekuacion universal të përkthyer në realitetin tonë social, duket që jeta në garë, konkurrenca në mirëqenie, dëshira për të qenë të barabartë në mundësi dhe konsum kanë sjellë anomali jo të vogla sociale, sepse shoqëria jonë po përballet me njerëz që humbasin masën e sensit qytetar në përcaktimin e mundësive personale të raportit individual midis së dëshiruarës (që mund të jetë i barabartë) dhe pamundësisë sociale për të qenë i tillë. Shpesh kjo është bërë shkak për nxitjen e neurotizmit social, për përdorimin e formave të paligjshme për para, konsum dhe pasuri. Kjo duhet kuptuar drejt, sepse “nëse kërkojmë të ruajmë një shoqëri të lirë, është thelbësore të pranojmë se dëshirueshmëria e një objekti të veçantë nuk e justifikon sa duhet përdorimin e forcës.” (Janosh Kis, “Filozofia politike bashkëkohore”, f. 62.) Shoqëria jonë, dikur parazitare, minimaliste, e mësuar me mënyrën e jetës dhe kulturën egalitariste të jetuarit, kur e dëshirueshmja, mundësitë dhe e realizueshmja ishin pothuaj mekanikisht të barabarta, tani është kthyer në një shqetësim social të përgjithshëm. Raporti midis së mundshmes dhe së realizueshmes është shqetësimi më universal që kanë njerëzit tanë në kohën e sotme. Është fare evidente të dallojmë se në shoqërinë e sotme shqiptare, të lirë dhe të individualizuar, ka një lidhje të rëndësishme midis asaj që ekziston objektivisht, që është shoqërisht e mundshme dhe asaj që individualisht dëshirojmë ta kemi në përdorimin personal. Filozofi gjerman Eduard fon Hartman ka vënë në dukje se “është e vërtetë se asgjë nuk ekziston sepse e dëshirojmë ne, por nuk është e vërtetë se diçka s’mund të ekzistojë nëse e dëshirojmë”. Natyrisht, ekuacioni personal midis së dëshiruarës, mundësive për t’i realizuar dhe pritmërive të vërteta të realizimit të tyre nuk është kaq i lehtë dhe as i mundur në çdo kohë dhe për të gjithë. Kjo është arsyeja pse në jetë disa ndihen të lumtur e të plotësuar e ca të tjerë të dëshpëruar dhe me ndjenjën fataliste të dështimit personal. Por, nga ana tjetër, duket se zgjerimi pa konture i egoizmit dhe ambicies është një rikthim mbrapsht i “xhaketës totalitare” dhe realiteteve të dëshirës egalitariste për barazi në konsum, mirëqenie e sukses.

Nga Gëzim TUSHI

Kjo “barazi në varfëri”, që tani është absolutisht e pamundur, është bazë e shumë shqetësimeve sociale në shoqërinë tonë. Filozofët dhe sociologët e modernitetit, duke parë dialektikën e raporte midis së dëshiruarës dhe pritmërie, janë të mendimit se “lumturia e gjatë mund të arrihet kur pritshmëritë mbeten realiste” dhe se është e natyrshme që çdo njeri duhet të mësohet të ketë qëndrim personal ndaj pritshmërive të tij. Thelbi i këtij ekuacioni shqetësues kërkon që të bëjmë devizë të jetës moton se vetëm nëse “përputhesh plotësisht me vetveten do të thotë të jesh në rezonancë me pritmëritë e tua”. (Richard David Precht, “Kush jam unë”, f. 364.) Jeta moderne në shoqërinë tonë ka dy dekada që ka hyrë tërësisht dhe zhvillohet plotësisht në një rrugë tjetër, sepse në thelbin e vet ajo është e lidhur me njeriun e lirë, qytetarin individualist, që, për fat të mirë, ka kohë që jeton jashtë dhe nuk ka më asnjë nostalgji për manastiret e etikës së vjetër egalitariste. Por kjo epërsi sociale e shoqërisë moderne, kjo moto e re e natyrës individualiste të jetës nuk do të thotë se për qytetarin mjafton të ndërtojë një jetë të pastër me vetveten dhe dëshirat e tij, e cila nga ana tjetër nuk vlen nga pikëpamja sociale. Në këto kushte, është mirë që qytetarët tanë, sipas kushteve dhe mundësive të tyre, të kenë raport sa më të drejtë dhe realist të dëshirave. Kjo do të thotë që njerëzit tanë njëherësh të mësohen me pritshmëri realiste për jetën personale dhe nivelin e mundshëm të plotësimit të dëshirave vetjake. Ky është kusht ekzistencial për të garantuar ekuilibrat e brishtë socialë dhe problemet e shëndetit mendor, sepse kjo është rruga e duhur që qytetarët tanë të mos zhgënjehen duke pësuar depresion e dëshpërim. Besoj dhe jam i bindur se në kohën e sotme një pjesë e neurotizmit, zhgënjimeve dhe dëshpërimit social që kanë njerëzit tanë nuk është e lidhur me faktin se ata nuk jetojnë më mirë se dje, por se kanë të zhbalancuar në jetën e tyre “ekuacionin personal” të vendosjes realiste të raporteve midis mundësive, pritshmërisë dhe përmbushjes së tyre, të cilat jo gjithnjë janë të përputhura në mënyrën e duhur apo të dëshiruar. Njerëzit tanë hynë në epokën e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut me shumë besim dhe pritmëri të mëdha, përtej mundësive sociale dhe personale. Nga ana tjetër, është e nevojshme të krijojmë kulturën e duhur qytetare të këtij ekuacioni delikat midis së dëshiruarës dhe së mundshmes, si kusht thelbësor që në shoqërinë tonë të zbutet neurotizmi social, që vjen nga pamundësia e realizimit në çdo rast të së dëshiruarës, të ulet dëshpërimi personal dhe të zmbrapsen iluzionet individuale, të

disiplinohen dhe kontrollohen ato. Kjo është e nevojshme që njerëzit tanë t’i mësojmë të jetojnë me ambicie normale dhe pritmëri realiste. Natyrisht, nivelet e shqetësimeve të njerëzve, disekuilibrat qytetare janë individuale dhe shqetësimet për raportet pritshmërisë dhe përmbushjes janë të personalizuara. Koha kërkon perceptim dhe qëndrim personal ndaj pritmërive, sepse pa këtë nuk ka mundësi për të vënë në punë rregullatorët socialë të jetës individuale. Raporti i pritmërisë me përmbushjen, si raport i konceptuar në mënyrë personale, është arsyeja pse “njerëz që jetojnë në situatë të vështira jetësore mund të jenë më të lumtur se njerëzit në situatë jetësore të privilegjuara”. (“Kush jam unë”, f. 364.) Esenca e asaj që kërkohet për t’i shpëtuar grackës së raporteve të ndryshuara midis pritshmërive dhe përmbushjes, është esenca e asaj që njeriu para se të matet me të tjerët është mirë të mësojë artin e përputhjes me vetveten, apo më saktë, të adoptohet dhe të jetë në rezonancë me pritshmëritë e veta. Sipas meje, është shumë shqetësues fakti që ne kemi këtë situatë neurotike të përmasave sociale, që ndodhemi vazhdimisht në situata sociale anormale dhe përballë me qytetarë që grinden me veten dhe ankohen për çdo gjë që zhvillohet rreth apo jashtë tyre, duke qenë të pakënaqur me gjithçka, madje duke nihiluar çdo gjë. Kjo është e lidhur jo gjithnjë aq dhe domosdoshmërisht me situatat sociale që zhvillohen jashtë njeriut, por më shumë me problemin e kontradiktave të thella, që në mënyrë të natyrshme, të vazhduar ka njeriu me mundësitë personale dhe përfytyrimin e ekzagjeruar të pritmërisë vetjake. Kjo kontradiktë sociale sot është bërë e thellë, thelbësore, ekzistenciale, që e ka vënë shoqërinë dhe njeriun në një situatë dikotomike, kontradiktore midis dëshirave dhe mundësisë. Po shtohen qytetarët e përfshirë në dilemën sociale të pazgjidhur, të mënyrës së funksionimit të ekuacionit midis së dëshiruarës dhe realitetit, midis pritmërive dhe mundësive të përmbushjes së tyre. Kjo është arsyeja që shpesh sociologë, psikanalistë dhe filozofë të ndryshëm kanë mendimin se që njeriu të qetësohet, të bëjë paqe me të tjerët, të pajtohet me veten dhe mundësitë e tij duhet të çlirohet nga imagjinata e ekzagjeruar e pritmërive të tepërta personale, të përputhet më mirë dhe në mënyrë adekuate me veten. Nuk është rastësi që në këshillat kundër neurotizmit social dhe agresivitetit personal që nxit ekuacioni gjithnjë tronditës midis pritmërive dhe nivelit të përmbushjes së tyre jepet këshilla e duhur, sipas së cilës është më mirë për njeriun që në thelbin e ekzistencës dhe sigurimin e normalitetit të jetës së vet “të mbajë pritmëri të ulura, në mënyrë që të mos pësojë zhgënjime të mëdha”. Nga ana tjetër, për një pjesë të njerëzve ambiciozë ideja për të “ulur pritmëritë”, si mënyrë për të mos rritur zhgënjimet personale, nuk konsiderohet as rruga e duhur, ca më tepër që nuk është e përputhur me moralin dhe sfidat e kohës moderne, parimet e jetës liberale, mënyrën e individualizuar të jetës. Në këto kushte, ideja për t’i këshilluar njerëzit që të ndjekin rrugën e uljes së pritmërive personale, si mënyrë për të pasur sa më pak zhgënjime, nuk është as e duhura, as i shërben njeriut individualisht dhe shoqërisë në tërësi. Në këto rrethana, nuk mund të këshillojmë që njeriu për të gjetur qetësi me të tjerët dhe paqe me veten duhet të ulë pritmëritë dhe përpjekjet e vazhduara për plotësimin e tyre. Kjo rrugë është regresive dhe pengon zhvillimin social dhe ritmet e progresit individual. Në vend që të këshillojmë që njerëzit të ulin pritmëritë, do të ishte mirë t’i këshillojmë dhe mësojmë të gjejnë rrugën e duhur personale për të mposhtur zhgënjimet kalimtare. Koha moderne nuk e përkrah shumë atë që mësohet të jetojë duke pritur pak prej vetes. Kjo kohë ka një ligj tjetër, të cilit askush nuk mund t’i shmanget: kushdo që pret pak, të mos mendojë se në jetë do t’i vijë ndonjë gjë e madhe. Kjo modesti askete është e përfunduar në kohën tonë. Ajo është tërësisht pa të ardhme, janë njerëz minimalist, nuk kanë perspektivë tjetër në jetë veçse të jetojnë në mënyrë minimaliste. Qytetërimi i madh modern kërkon dhe përkrah njeriun e madh, atë që ka synime dhe pritmëri të mëdha nga jeta personale dhe që njëherësh lufton fort për realizimin e tyre. Kjo shoqëri e tillë është. Ajo nuk ka shumë hapësira të bollshme për qytetarin e vogël, për atë që kërkon të arrijë me lehtësi e spontanitet dëshira dhe pritmëri të mëdha. Kjo rrugë e realizimit të dëshirave është gjithnjë e më shumë duke u ngushtuar. Në fund të fundit, koha moderne ka një ligj sipas të cilit kapaciteti individual i qytetarit është i vetmi kusht për të siguruar kënaqësinë individuale dhe sociale.


opinion • E hënë 9 shtator 2013

»

11

Tirana metropolitane

D

y projekte strategjike, zbatimi i të cilëve nisi fundjavën e shkuar, i japin Tiranës vizionin dhe përmasat e metropolit shqiptar. Bulevardi i ri i Tiranës, projekti më i rëndësishëm për kryeqytetin shqiptar dhe segmenti rrugor Farkë–Rruga e Elbasanit, që veç të tjerash mundësojnë mbërritjen më shpejt në brigjet e liqenit të Paskuqanit e atij të Farkës, ku parashikohen të ngrihen dy parqe të reja, janë pa dyshim arritje madhore të bashkisë së kryeqytetit. “Mushkëri” të reja do të vihen kështu në dispozicion të qytetarëve të Tiranës. I premtuar nga kryebashkiaku Basha rreth dy vjet më parë, projekti për bulevardin e ri të Tiranës, zbatimi i të cilit nisi të shtunën, është një korridor i ri zhvillimi, punësimi dhe gjelbërimi për metropolin, ku jeton pothuajse gjysma e popullsisë shqiptare. Kryebashkiaku Basha e konsideroi nisjen e punimeve si përgjigjen më të mirë ndaj atyre që nuk e besuan këtë premtim të bërë dy vjet më parë. Zoti Basha theksoi se me vepra po dëshmon çdo ditë se ai dhe bashkia që drejton janë në shërbim të qytetarëve dhe se nuk bëjnë premtime boshe. Jetësimi i këtyre dy projekteve është treguesi më sinjifikativ i mbajtjes së premtimeve nga një kryebashkiak që ka në themel të punës së tij përkushtimin dhe idealizmin për Tiranën metropolitane. Kryebashkiaku Basha bën realitet kështu premtimin e para dy vjetve për Tiranën e gjelbër - Tiranën me më shumë gjelbërim dhe më shumë në lidhje me gjelbërimin rreth saj, me Dajtin, kodrat e Farkës, liqenin e Paskuqanit, kodrat e Bërxullës. Bulevardi i ri, i ideuar nga Lulzim Basha, zhvillon gjysmën e braktisur e të paralizuar prej mbi 80 vjetësh të Tiranes, krijon mijëra vende pune, i jep kryeqytetit pamjen e një metropoli modern europian dhe garanton një përmirësim të madh të trafikut, gjelbërimit, tregut dhe punësimit. Sistemimi i lumit të Tiranës e shndërron atë nga një zonë e shëmtuar hedhurinash në një zonë shumë të bukur rekreative. Pikërisht për këto risi e shtuna e 7 shtatorit do të mbetet si ditë historike në memorien e qytetarëve të Tiranës që ishin të pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve të bulevardit të ri, si dhe të gjithë atyre që e duan Tiranën metropolitane një kryeqytet të standardeve perëndimore. Kjo për faktin se të shtunën nisi zbatimi i platformës së Lulzim Bashës për një Tiranë europiane. Jetësimi i këtij projekti përforcon bindjen e qytetarëve se Lulzim Basha është kryebashkiaku që po realizon ndryshimin cilësor të Tiranës. Me këtë projekt ai dëshmoi sërish aftësitë e një lideri të aftë për të bërë ndryshimin madhor të një Tirane të vështruar gjatë një dekade të drejtimit të saj nga lidershipi socialist sipas vullneteve klienteliste të bizneseve pranë tij.

Nga Halil RAMA Nisur dhe nga konsiderimi i Lulzim Bashës si projeksioni ynë, tashmë s’ka dyshim se ai është njeriu i duhur në krye të Bashkisë së Tiranës. Karriera e tij e deritanishme politike dhe qeverisëse nuk ka nevojë të komentohet për nga sukseset dhe arritjet e shumta, por ajo që qëndron në themelin e të gjithave dhe që premton më shumë prej të gjithave është përkushtimi dhe idealizmi i tij, dashuria me të cilën ai merr përsipër dhe kryen punët publike. Kjo është arsyeja që qytetarët e Tiranës mbështesin Lulzim Bashën, këtë përfaqësues të gjithë Shqipërisë dhe të ajkës intelektuale të vendit me një kualifikim dhe shkollim që do ta kishte zili gjithkush, ashtu si dhe programin e tij. Kryeqyteti shqiptar ka tashmë një kryebashkiak të llojit të ri, të shumëkërkuar dhe votuar nga qytetarët e tij për një Bashki të re, një Bashki me veshë për të dëgjuar qytetarët, një Bashki me sy për të parë hallet e tyre, një Bashki me zemër, e cila e konsideron çdo problem të qytetarëve si një problem të vetin. Dhe këtë Lulzim Basha ka dhënë prova se di ta bëjë më mirë se askush tjetër. Ai po përmbush më së miri synimet e tij për Tiranën mbi planin e përgjithshëm hapësinor, që u realizua me shpejtësi brenda 12 muajve të parë të mandatit të tij, për ta bërë Tiranën si qytet të shanseve dhe mundësive për një jetë cilësore për të gjithë qytetarët. Tirana ka tashmë një profil të qartë zhvillimi. Basha dhe stafi i tij bënë realitet planin rregullues të Tiranës policentrite, Tiranën me më shumë qendra, të cilat ofrojnë shumëllojshmëri të shërbimeve, të ngjashme me qendrën e tanishme të saj. Ndërkohë Bashkia e Tiranës vetëm para disa ditësh njoftoi se ka përfunduar plani i detajuar vendor për të 26 njësitë që ka kryeqyteti i Shqipërisë. Tirana është e të gjithëve. Qyteti tashmë numëron afro një milion banorë. Ata kurrsesi nuk mund ta harrojnë kaosin që i shkaktoi ish-kreu socialit i bashkisë, duke e bunkerizuar e shndërruar Tiranën në një Kandahar, me rrugë të shkatërruara e betonizim të pothuajse të të gjitha hapësirave publike. Në këto kushte, Tirana ishte shumë e largët për turistët e huaj. Tashmë gjithkush bindet se pas një dekade keqqeverisjeje, pushtimi të hapësirave publike dhe eksperimenteve bajate sipas kapriçove të ish-kreut socialit të bashkisë metropolit shqiptar po i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur. Ndryshimet rrënjësore që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vetëm në dy vjet të drejtimit të Bashkisë nga Lulzim Basha e kanë kthyer atë në një qendër mjaft të rëndësishme turistike, të preferuar nga shumë vizitorë të huaj. Vlerat historike të qytetit, kultura e traditat e banorëve të tij, por në të njëjtën kohë edhe zhvillimet e vrullshme të këtij viti janë me mjaft interes për të huajt që duan të njohin më nga afër kryeqytetin e vendit të shqipeve. Mjafton për këtë të vështrosh

rrugët kryesore të metropolit shqiptar të pushtuara nga turistë të huaj të ardhur pothuajse nga e gjithë bota. Bashkia e Tiranës prej kohësh është duke zbatuar një strategji të qartë për forcimin dhe promovimin e vlerave me karakter historik, social dhe kulturor të kryeqytetit, në funksion të zhvillimit turistik. Të shtunën, në përurimin e fillimit të punimeve për bulevardin e ri, ku krahas prezantimit të këtij investimi gjigant garantoi dëmshpërblim real për të gjithë qytetarët që preken prej tij, Basha dëshmoi sërish vullnetin e tij të palëkundur për të realizuar investime deri te shtëpia e çdo qytetari. Po me këtë vullnet e përkushtim ai do të përballojë edhe sfidën e lidershipit të ri të opozitës shqiptare për ta rikthyer atë triumfalisht në mazhorancë që në zgjedhjet e para parlamentare. Si kryetar i ri i PD-së ai është garanci për ridimensionimin e vlerave të së djathtës. Bartës dhe njëherësh përçues dinjitoz i këtyre vlerave, Lulzim Basha merr përsipër riorganizimin dhe konsolidimin tërësor të strukturës së PD-së për të triumfuar në zgjedhjet e ardhshme. Duke e konsideruar këtë si përgjegjësi të të gjithë demokratëve, Basha e sheh fillimin e ri si një mundësi për t’u bashkuar me këtë familje të madhe, për të qenë bashkë në gëzime dhe në kohë të vështira. Kjo duket fare qartë në përcaktimin prej tij të përgjegjësisë së gjithsecilit dhe në bashkimin e gjithë demokratëve, edhe të atyre që në fushatën e fundit të zgjedhjeve parlamentare nuk dhanë çdo gjë, pa lejuar asnjë kundërshti dhe përçarje mes tyre. Një maksimalizim i tillë i të gjitha resurseve vetëm para dy vjetësh i dha atij fitoren në garën për kryetarin e Bashkisë së Tiranës përballë kreut të mazhorancës aktuale. Po me këtë vizion ai ia doli ta shndërrojë Tiranën në një kryeqytet të standardeve europiane. Karriera e tij e deritanishme politike dhe qeverisëse nuk ka nevojë të komentohet për nga sukseset dhe arritjet e shumta. Por ajo që qëndron në themelin e të gjithave dhe që premton më shumë prej të gjithave është përkushtimi dhe idealizmi i tij, dashuria me të cilën ai merr përsipër dhe kryen punët publike dhe angazhimet për riorganizimin dhe konsolidimin e një opozite konstruktive përballë mazhorancës aktuale të një vote të deformuar. Duke njohur anët pozitive të traditës së PD-së, Basha synon shndërrimin e saj në një opozitë të fortë konstruktive institucionale, që ta sjellë atë në pushtet në zgjedhjet më të afërta. Risi e këtij projekti të lidershipit të ri demokrat është vendosja e një raporti të drejtë midis kontributit, meritës dhe përgjegjësisë së gjithsecilit. Projekti i shpalosur prej tij, që synon ta bëjë PD-në një forcë politike që t’i drejtohet qytetarit masiv dhe jo vetëm militantëve, duhet vlerësues si një projekt emancipues e që jep shpresë.

Dalja në opozitë nuk është amnisti

N

ga Rama nuk pritet të lartësojë stivën e demokracisë, sepse ajo do kohë dhe shokë shumë. Mjaft të heqë ‘drunë’ e shtrembër dhe rilindja do të ketë duk. Ndonëse vota e qershorit ishte votë shprese dhe proteste me rotacionin kronik të paralajmëruar, sërish mazhoranca e re premtoi ndryshime radikale dhe të shpejta në çdo fushë. Një kurajë që duhet respektuar kur mendon se rrezikon t’i krijojë andralla të panevojshme vetes përballë një opozite që në avazin e saj veç sebepe kërkon për të bërë akuzuesin e shmangur vëmendjen nga abuzimi i djeshëm i saj. Opozita e PD-së do të ngrejë pusi për çdo premtim elektoral, me përjashtim të njërit, të cilin nuk ka gjasa ta zërë as me gojë, pale më ta bëjë tërkuzë: hetimi i abuzimit të djeshëm elitar. Një kryepremtim ky që ngjiti fort pas 8 vjetësh autokraci dhe degradimi flagrant të së drejtës së jetës, pronës, votës, interesit kombëtar etj. Vota e qershorit ishte votë për drejtësi ndaj abuzimit pa dallim, qoftë ky i djeshëm apo i sotëm, blu apo rozë, elitar apo urban. Pavarësisht nga qasja (kapja direkt e peshkut të madh apo përmes të voglit), nëse kjo qeveri mendon të bëjë drejtësi, duhet ta bëjë sa më shpejt sa kohë që zullumqarët janë ende në panik dhe presioni klientelist apo fatura e ecurisë së premtimeve nuk ia lidhin duart edhe asaj. Një precedent ky që promovon si parandalimin, ashtu dhe ndëshkimin e abuzimit brenda radhëve të saj. Se në mos e bëftë vetë, do t’ia bëjnë të tjerët më pas. “Pandora” e abuzimit elitar Sfida është epokale, një luftë brenda llojit, ku ndryshe nga rasti “Di Pietro” në Itali, kur sistemi i korrupsionit u çmontua nga jashtë prej drejtësisë së pavarur, te ne shpresa për shtet vjen prej politikës së re, që i kundërvihet asaj të tranzicionit, që e vrau atë. Një mision në dukje i pamundur teksa:

Nga Artan Xh. DUKA a) Ironikisht legjislacioni antiabuzim është hartuar nga klasa politike e korruptuar e tranzicionit. b) Drejtësia perceptohet e korruptuar dhe e nënshtruar ndaj politikës. c) abuzimi elitar ka evoluar në abuzim kapilar, ku “sofra e çorbës së prishur” është zgjeruar dhe çarja e rrethit është sfidë më vete me thënien “gurin e parë kush nuk ka mëkatuar” më aktuale se kurrë. d) Shoqëria është mpirë në ndjeshmërinë ndaj abuzimit elitar dhe reagimi, në rastin më të mirë, është i ndrojtur, i vonuar dhe i filtruar politikisht (tradicionalisht revolton abuzimi i palës tjetër por tolerohen të vetët). e) Shumëkush është dorëzuar ndaj korrupsionit (dora që nuk nduket puthet) dhe bashkëjeton rëndom me të, bile përfiton prej tij në një simbiozë ku mbizotëron droja se të luftosh sëmundjen (abuzimin) është njëlloj si ta vrasësh të sëmurin (jetesën e përditshme). f) Beteja ndaj abuzimit elitar futet në hullinë e “persekutimit” politik dhe fakti që lidershipi opozitar konfirmoi vijimësinë, mbështetur nga treçerek milion votues edhe pas politikave antidemokratike e antikombëtare (marrëveshja e ujërave, varrezat në Jug etj.) bën që beteja ndaj abuzimit të djeshëm të rrezikojë kosto të spekulimit e tensionimit politik. g) Abuzimi në tranzicion nuk ka njohur barriera partiake dhe teston kohezionin e çdo qeverisje që e denoncon atë për shkak të “virusit” të abuzimit të endur kaq gjatë (vetë fushatat elektorale marramendëse ngrenë pikëpyetje rreth klientelizmit potencial etj.). h) Retorika perëndimore ka dekurajuar direkt apo indirekt betejën ndaj abuzimit elitar - ndërmjetësimet alla “Krokodil”, partnershipi me qeveritë e korruptuara edhe pas abuzimeve elektorale, tolerimi i shpërdorimit politik të solemnitetit të NATO-s apo avancimit të integrimit në BE, solidarizimit e njëanshme politike (të djathtë e të majtë në PE) sa herë ngrihen akuza për korrupsion etj. Fqinjët tanë në BE, me probleme akute të abuzimit elitar, janë partnerë të privilegjuar të klasës politike të tranzicionit, deri modele drejt BE (!), sikurse prania e të huajve në privatizimet strategjike jotransparente apo skemat klienteliste të abuzimit në tranzicion, imunizon indirekt ndëshkimin dhe protagonistët e tij. i) Sindroma “ç’më duhet mua” dominon teksa tundimi për të përfituar shumë e shpejt është i madh dhe dilet pa u lagur sipas qasjes “korbi korbit nuk ia nxjerr sytë”. Kësisoj, sfida e kalimit të detit më këmbë e të panjohurat e hapjes së kutisë së Pandorës së abuzimit imponojnë si lidership unik, ashtu dhe një ekip kompakt në kohezion vlerash që ngjizin Perëndim.

I fundit që qesh Me performancën antikorrupsion mazhoranca e re nuk riskon thjesht fatin e saj politik. Ajo është shansi i fundit për partitë e tranzicionit që të mos skadojnë si demokristianët e Andreotit apo socialistët e Kraksit dikur. Shoqëria nuk mund të degradojë në korrupsion “gjenetik”, duke djegur tashmë brezin e radhës dhe nëse beteja presupozon riformatim të tregut politik, ashtu qoftë. Vota e qershorit ishte votë për të hapur kutinë e Pandorës. Prej abuzimit të votës, privatizimet klienteliste, anarkia me pronën, tragjedinë e Gërdecit, vrasjet e 21 janarit, faturat infrastrukturore, marrëveshja e ujërave, “vorioepirizimi” në Jug, koncesionet klienteliste etj. Ndërsa ndëshkimi i abuzimit është atribut i gjyqësorit, qeveria duhet të bëjë të sajën si në ekspozimin e fakteve (p.sh. finalizimi i aksionit “hapni kutitë’ duke deklasifikuar materialet arkivore të zgjedhjeve 2009), diskreditimin e abuzuesve, ashtu dhe promovimin e iniciativës së të tretëve (individ apo ente) të cenuar padrejtësisht. Mazhoranca ka në dorë të konsolidojë legjislacionin antikorrupsion e të hetojë në rrugë parlamentare një sërë problematikash me prioritet ato ku implikohet interesi kombëtar për të sfumuar çdo shpërdorim të militantizmit partiak në emër të politikës. Paralelisht ajo duhet të drejtojë “kamerat” edhe nga vetja (përpara se vetë opozita dhe media ta bëjnë këtë gjë), sikurse duhet të sensibilizojë Perëndimin zyrtar duke huazuar prej tij “metrin” origjinal demokratik në hetimin e abuzimit elitar. Sfida ndaj abuzimit elitar e kësaj qeverie është “thyerja e akullit” dhe zbritja e “perëndive” në tokë, duke nxjerrë faktet në shesh. Damkosjen t’ia lërë publikut dhe drejtësia të lihet e lirë më pas. Edhe nëse kjo e fundit nuk arrin të zhbëjë koston e abuzimit elitar, i jep shansin historisë të shkruhet objektivisht, ndryshe i fundit që qesh më mirë është ai që abuzon. Thyerja e tabusë së abuzimit mbetet kusht për rilindje dhe e vërteta, bileta e vetme për të bërë histori. Si e tillë, nuk ka çmim.


12

bota

« gossip

s p e c i a l e

Gafat ushtarake që sollën ndryshimin e historisë E hënë 9 shtator 2013 •

»14

Luftërat që u pasuan me ndryshimin e teknologjisë

»15

G-20, bilanci mes dështimit dhe suksesit

»17

SIRIA/ PERENDIMI

P

ërdorimi i dyshuar i armëve kimike në lindje të kryeqytetit sirian është konsideruar në mbarë botën si një akt barbar. Shumica janë të bindur se: në qoftë se qëllohet me armë që vrasin pa dallim njerëz në masë ata që janë përgjegjës për përdorimin e tyre duhet të japin llogari - veçanërisht në qoftë se viktima të këtij krimi janë civilët e pambrojtur. SHBA, Franca dhe Britania e Madhe duan të përgjigjen me mjete ushtarake. Sulmi nuk do të ketë përmasa të mëdha dhe do të jetë i kufizuar, ka thënë Presidenti amerikan Barack Obama. Sulmi do të ishte një paralajmërim për të penguar përdorimin e armëve kimike. Por a janë sulmet ushtarake në fakt mjeti i përshtatshëm për t’iu përgjigjur përdorimit të armëve kimike më 21 Gusht? Kjo pyetje nuk i ndan vetëm NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Rreth kësaj çështje nuk pajtohen edhe shumë ekspertë. Pikërisht një ish-ushtarak i lartë dyshon në atë se sa do të kishin kuptim sulmet ajrore në situatën aktuale”. Nuk bëhet fjalë këtu thjesht për një aksion ndëshkues për shkak të kalimit të një kufiri të caktuar”, thotë gjenerali me katër yje gjerman në pension, Egon Ramms në një intervistë. Edhe pse përdorimi i armëve kimike nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar. Por tani, të përgjigjemi me një aksion të pastër ushtarak, “për mua ky nuk është operacioni ideal ushtarak që ndjek një qëllim të caktuar”. Ramms, i cili nga viti 2007 deri në vitin 2010 ka drejtuar komandën e shtabit të NATO-s në Brunssum të Holandës, për më tepër e sheh me dyshim efektin e sulmeve në Siri. Për shembull ai është i mendimit që forcat ajrore siriane, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për regjimin e Bashar al-Asad në luftën civile nuk do të paralizoheshin për një kohë të gjatë. Forcat Ajrore ndoshta do të “kufizohen vetëm për një periudhë të caktuar në aftësinë e tyre operative”. Pastaj ato në parim do të jenë në gjendje të veprojnë ashtu si më parë. Drejtori i Fondacionit prestigjioz për Shkencë dhe Politikë në Berlin, Volker Perthes, në një intervistë ka rekomanduar sulmet ushtarake: Ndalimi ndërkombëtar i përdorimit të armëve kimike duhet të mbrohet. Sulmet duhet të shërbejnë edhe si paralajmërim për të tjerët që kanë në mendje diçka të tillë. Regjimi në Siri duhet të kuptojë se në qoftë ndodh diçka e ngjashme përsëri, ndëshkimet do të jenë proporcionalisht më të rënda. “Sulmet ushtarake me synim të caktuar mund

Pa strategji

A janë sulmet ushtarake në fakt mjeti i përshtatshëm për t’iu përgjigjur përdorimit të armëve kimike më 21 Gusht? Kjo pyetje nuk i ndan vetëm NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Rreth kësaj çështje nuk pajtohen edhe shumë ekspertë

të dërgojnë pikërisht këtë mesazh”, tha Perthes. “Nëse Assad e sheh se përdorimi i armëve kimike mund t’i ketë sjellë në plan afatshkurtër një avantazh taktik, por se nga shkaku i tij ai do të humbasë aftësi të rëndësishme të forcave të saj të armatosura, atëherë ky do të ishte një mesazh i qartë”. Edhe për Zbigniew Brzezinskin, një aksion ushtarak i SHBA-së dhe aleatëve të saj në Siri është i justifikuar. Në një intervistë për DW-në, ishkëshilltar për Sigurinë Kombëtare amerikane nën presidentin Jimmy Carter ka thënë se: “Një sulm ushtarak mund të jetë moralisht i pranueshëm për shkak të ashpërsisë së krimeve të kryera në Siri, por duhet të kihet gjithashtu parasysh se ai mund të ketë pasoja të padëshirueshme”. Brzezinski paralajmëroi po ashtu se zgjidhja nuk mund të jetë thjesht as ushtarake, as nuk duhet të bëhet e varur vetëm nga fuqitë perëndimore. “Mua më duket se problemi në rastin e Sirisë është pjesë e një dileme të madhe, në sfondin e kryengritjeve të fundit në Lindjen e Mesme. Turqia duhet të përfshihet hapur dhe drejtpërdrejtë në një sulm ushtarak, kjo do të ishte më e pakta. Përveç kësaj, vendet që përfitojnë ekonomikisht nga stabiliteti minimal në Lindjen e Mesme ekonomikisht, duhet ta mbështesin hapur ndërhyrjen ushtarake”, ka thënë Brzezisnki. Ndërkaq i pyetur nëse qeveria amerikane ka një strategji të qartë në Siri, edhe për kohën pas një ndërhyrjeje ushtarake, Brzes-

inki ka thënë se: “Nëse është kështu, atëherë ky është një sekret i ruajtur mirë”. Ecejake diplomatike Sekretari i Shtetit, John Kerry, thotë se mbështetja ndërkombëtare po shtohet për të vënë para përgjegjësisë qeverinë siriane për sulmin me armë kimike. “Mbështetja po rritet, nuk po zvogëlohet, për sa i përket revoltimit ndërkombëtar për sulmin”. Sekretari i Shtetit bëri komente në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm francez Laurent Fabius dje në Paris. Po dje zoti Kerry u takua me homologët evropianë në Lituani, në përpjekje për të siguruar mbështetje, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara shqyrtojnë ndërmarrjen e operacioneve ushtarake kundër Sirisë. Pas takimit, Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, lexoi një deklaratë të grupit ku bëhej thirrje për një “përgjigje të qartë dhe të fortë” ndaj sulmit në Siri, por nuk flitej konkretisht për sulm ushtarak. Zonja Ashton shtoi se Bashkimi Evropian dëshiron që kriza në Siri të zgjidhet nga Kombet e Bashkuara. Ajo tha se çdo veprim kundër Damaskut duhet pezulluar deri kur ekipi i OKB-së për armët kimike të paraqesë rezultatet e hetimit të tij. Në Paris zoti Kerry tha se udhëheqësit evropianë bënë një “deklaratë të fuqishme” megjithëse disa vende ende nuk janë të bindura për nevojën e goditjes ushtarake. Ai tha se Presidenti Obama nuk ka marrë ndonjë vendim për të pritur apo jo për

rezultatin e hetimit të ekipit me ekspertë të OKB-së. Votimi në Kongres Shumë ekspertë pohojnë se kërkesa e Presidentit Barak Obama për miratimin e Kongresit për sulm kundër Sirisë është pak a shumë një lotari e kalkuluar. Rreziku që Kongresi të japë një përgjigje negative mund të dëmtojë pozitën politike të Presidentit dhe prestigjin ndërkombëtar të

Amerikës: Pas akuzave se Siria ka sulmuar shtetasit e saj me armë kimike muajin e kaluar, Presidenti Obama i kërkoi Kongresit të miratonte planin e tij për goditje ajrore kundër Sirisë. Por shumë amerikanë kundërshtojnë veprimet ushtarake. Ata po u bëjnë presion ligjvënësve si Senatorit John McCain, i cili mbështet goditje të kufizuara. “Së pari, dua të them se jam plotësisht kundër dërgimit të një ushtari

të vetëm të këmbësorisë amerikane në terren…”. Megjithëse ekziston një mundësi reale që plani i Presidentit të mos mbështetet në Kongres, zoti Obama beson se nëse merr aprovimin, do të forcohet pozita e tij si brenda dhe jashtë vendit. “Mendoj se do të jemi më efektivë dhe më të fortë nëse Kongresi autorizon veprimet ushtarake”. Kërkesa për autorizim nga Kongresi shoqërohet me rreziqe politike për Presidentin, shprehet Steven Heydemann i Institutit të Paqes: “Siç duket situata për momentin, nuk është aspak e qartë se do të ketë sukses në Kongres. Nëse nuk merr miratimin, vendimi për të marrë aprovimin e Kongresit do të sjellë pasoja të konsiderueshme për kredibilitetin e Presidentit”. Një votë negative nga Kongresi mund të dobësojë edhe përpjekjet diplomatike amerikane për të zgjidhur konfliktin, thotë zoti Heydemann. “Nëse Shtetet e Bashkuara humbasin influencën e tyre, nëse njerëzit mendojnë se s’mund të kenë besim tek Presidenti apo se ai nuk përmbush zotimet e tij, bëhet shumë më e vështirë për Shtetet e Bashkuara të përdorin influencën e tyre tek vende të tjera për të zgjidhur këtë konflikt”. Presidenti Obama shprehet se integriteti i Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar është i lidhur me vendimin për goditje ndaj Sirisë. Kredibiliteti mund të dëmtohet nga një votë negative, thotë Blaise Misztal, e Qendrës Dypartiake për Politika në Uashington: “Mendoj se do ta godiste kredibilitetin e Amerikës, sidomos nëse do të tërhiqeshim pas gjithë retorikës për “vijën e kuqe” dhe vendimeve për të vepruar”. Miratimi i Kongresit për sulm ndaj Sirisë mund të shihet në shkallë të gjerë si legjitimitet shtesë për zotin Obama. Ai do të përpiqet të sigurojë mbështetjen e opinionit publik, përmes një fjalimi të transmetuar të martën në shkallë kombëtare nga televizioni.


gossip • E hënë 9 shtator 2013

»

13


14

« bota

E hënë 9 shtator 2013 •

GABIME USHTARAKE

Kronikë e gafave që ndryshuan historinë e botës Që nga pyjet e Teuteburgut në malet e Afganistanit, ja një kronikë e gabimeve ushtarake më dramatikë të të gjithë kohërave, pasojat e të cilëve kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve dhe sot e kësaj dite, kanë ndikimin e tyre në skakierën ndërkombëtare Salamina (480 b.e.c.) inakëri dhe taktikë, por edhe marrëzi dhe gabime të rëndë janë ingredientët që, të përD zier bashkë, sollën fillimin dhe fundin e betejës

së përgjakshme të Salaminës, gjithmonë e kujtuar si një prej përplasjeve që kontribuoi për t’u mbyllur perësve dyert e Greqisë së lashtë dhe bashkë me të edhe Evropës. Një betejë detare që u luftua ashpërsisht më 28 nëntor të vitit 480 p.e.s. dhe që shënoi humbjen e mbretit të Persisë dhe Egjiptit, Kserksi I, biri i Darit të Madh, i konsideruar nga Eskili “mbret i mbretërve, i të gjithë fiseve njerëzorë dhe i të gjithë tokave të largëta”, e që u fitua nga një strukturë qyteteshshtete të udhëhequr prej Athinës dhe Spartës. Dhjetë vite pas humbjes së Maratonës (shtator 490 p.e.s.) ushtria perse provoi sërish që të sfidojë grekët. Kserksi urdhëroi për luftë dhe menjëherë një seri qytetesh dhe provincash u dorëzuan pa asnjë rezistencë: u gjunjëzuan Thesalia dhe Teba, Etolia, Epiri dhe Cikladat lindore. Gjenerali grek Themistokliu, nuk iu përgjigj as ambasadorit të dërguar prej mbretit për “të pasur tokat dhe ujërat”, domethënë të nënshtrohej. I preu kokën, jo për shkak të kërkesës së paturpshme, por për faktin që e kish bërë këtë kërkesë në greqisht, një gjuhë shumë fisnike dhe e lartë për t’u përdorur prej barbarëve, siç i konsideronin grekët persët. Menjëherë nxit një revolucion strategjik, pasi e kupton menjëherë që ushtria e madhe perse nuk mund të ndalej në tokë, pasi ishte shumë më superiore, mbi të gjitha në numra, se sa ajo greke. E vetmja shpresë, pavarësisht rezistencës shumë të fortë nga brenda dhe të aleatëve spartanë, është deti, “druri” i përmendur dhe ndoshta i sugjeruar Orakullit të Delfit, i cili u pyet disa herë për këtë argument: “... Zeusi i gjithëpushtetshëm bën të vetmin lëshim që të mbetet i paprekur muri i drurit! O Salaminë hyjnore, do të shkatërrosh ose do të bësh të vdesin bijtë e grave”. Dhe kështu ndodhi. Euribiadi, luftëtar dhe admiral spartan, udhëheq flotën greke, por është strategu Themistokliu që bën të gjithë lojën: një skllav i tij dërgohet tek Kserksi që, i mashtruar, nis

të besojë që flota greke është e ndarë. Mbreti pers nënvlerëson forcat helenike dhe lejon të tërhiqet në Gjirin e Salaminës – ngushtica që lidh gjirin Saronik me atë të Eleusit – i shtyrë edhe prej nxitimit për të mbyllur sa më shpejt fushatën e gjatë. Në pikën më të ngushtë të gjirit të vogël janë të vendosura 378 anijet e mëdha greke, nga ana tjetër 720 anijet perse (1200 sipas Eskilit), anije të vogla që në det të hapur, dhe jo në një ngushticë, do të kishin mundur t’u bënin bisht atyre greke. Linja e parë dhe pas saj të tjerat praktikisht shtypen prejanijeve të mëdha greke. Është një katastrofë. Dymbëdhjetë orë luftime më vonë ujërat janë skuqur prej më shumë se 100 mijë të vdekurve, grekët kanë humbur 40 anije, ndërsa kundërshtarët e tyre më shumë se 200. “Janë të mbushura me kufoma brigjet e Salaminës dhe vendet përreth... Ah, Salaminë, tingulli i dhimbjes, ah Athinë, kujtimi i vajit!” Greqia shpëton dhe persët mposhten bashkë me ëndrrën e tyre për të krijuar perandorinë e parë botërore. Teutoburgu (Viti 9) ushtimi i Gjermanisë veriore mes Renit dhe Elbës në vitet 4-5 pas Krishtit realizuar nga P Tiberi dhe që zgjati më shumë se njëzetë vite,

u prish brenda vetëm tre ditëve prej njërës prej disfatave më të rënda të historisë ushtarake romake. Për ironi të fatit, në krye të ushtrisë nuk ishte një gjeneral, por guvernatori i territoreve të sapo pushtuar, Lucio Varo. Biografi Svetoni, tek “Jetët e dymbëdhjetë Cezarëve” na informon se perandori August, pasi mëson për rezultatin e ekspeditës, pothuajse i marrosur prej dhimbjes ka ulëritur: “Varo, më sill legjionet e mi!” Në shtator të vitit 9 pas Krishtit ushtria legjionare që marshon drejt lumit Ren bie në një pritë të organizuar nga Armini, princi i Keruskëve në krye të një koalicioni fises gjermanikë. Mospërgatitja totale e guvernatorit romak do të materializohej në një seri gabimesh taktikë dhe ushtarakë me pasoja dramatike gjatë kalimit të pyllit të Teutoburgut. Varo kishte në dispozicion tre legjione me rangje të plotë, pra afro 15

mijë legjionarë dhe 5 mijë ndihmës dhe kishte përballë një armik pak më të madh në numër. Guvernatori, pa u vënë veshin zërave që qarkullonin për një pritë të mundshme, në një territor të paeksploruar dhe në brendësi të një pylli të rrethuar me këneta, nuk mori asnjë masë paraprake për të shmangur rënien në kurth. Marshimi, i shoqëruar nga një mot me shi, rezultoi që në fillim një sipërmarrje e pamundur. Për tre ditë, legjionet u sulmuan, duke rënë në prita të befasishme, nga luftëtarë që e njihnin shumë mirë terrenin dhe që nuk lëshonin pe nuk bënin armëpushim. Radha e ushtarëve zgjatej me kilometra dhe nuk kishte asnjë mundësi të reshtoheshin në strukturë luftimi. Dy ditët e para humbjet ishin shumë të mëdha, por ushtria vazhdoi të përparojë. E fundit ishte më e gjata dhe më tragjikja. Legjionarët, të përgjysmuar u rrethuan dhe u sulmuan nga të gjithë anët. Pikërisht për këtë arsye, siç tregon historiani romak Cassio Dione “Varo dhe zyrtarët e tjerë të rangut të lartë nga frika se mos kapeshin të gjallë, kryen një vetëvrasje kolektive”. Me marrjen e lajmit të humbjes së komandantëve, pjesa tjetër e ushtrisë mori arratinë. Ishte një masakër. Përllogaritet që ka pasur 15 mijë të rënë në radhët e romakëve. Pasojat e kësaj disfate të tmerrshme patën një impakt shumë të thellë në historinë e Romës, dhe ndoshta me shumë gjasa edhe në atë të Evropës siç e njohim sot. Shumë historianë bien dakord që nëse kolonizimi i territorit gjermanik do të përfundonte siç ishte nisur, ashtu si kish ndodhur edhe me popullsitë kelte, dhe nëse fiset lokalë do të ishin asimiluar atëherë do të kish pasur një presion më të ulët mbi kufijtë perandorakë dhe, nuk përjashtohet një ekspansion i territoreve mes lumenjve Elba, Oder dhe Vistola. Me paqësimin e territorit gjermanik, një sasi e madhe e trupave, burimeve dhe fondeve do të orientoheshin në fronte të tjerë, duke larguar rrezikun e pushtimeve. Pikërisht nga kufijtë përtej Renit, që nga shekulli IV, nisën të vijnë kërcënimet seriozë ndaj sigurisë së Romës. Një prej faktorëve, në mos më i rëndësishmi, që solli rënien e Perandorisë romake të Perëndimit.

Adrianopoja (378) ën presionin e Hunëve, në vitin 376 shumë fise Gotësh kaluan Danubin me miratimin e N perandorisë. Por, shumë shpejt ky migrim u trans-

formua në një rebelim të hapur ndaj Romës. Për dy vite, ushtria legjionare u përpoq në të gjitha mënyrat që të eleminojë rrezikun, por me rezulate zhgënjyes. Atëherë ndërhyu perandori i Lindjes Valente, në krye të një ushtrie prej 40 mijë vetësh; e arriti armikun e tij në fushim në pllajën e Adrianopojës dhe i reshtoi trupat për betejë. Gotët kishin në dispozicion një kontigjent pothuajse dyfish, me 50 mijë këmbësorë dhe po kaq kalorës. Ndonëse Valente mund të priste ardhjen e përforcimeve, ai vendosi gjithësesi që të nisë betejën. Ka pasur shumë spekulime në lidhje me arsyet e një zgjedhjeje të tillë: njëra mbi të gjitha, që perandori kishte marrë informacione që e nënvlerësonin numrin e vërtetë të forcave armike. Megjithatë, ka nga ata që thonë se perandori thjeshtë nuk donte që të ndante lavdinë e një fitoreje me Grazianon, perandor i Perëndimit, i cili po afrohej me pjesën tjetër të ushtrisë. Luftimet nisën me repartet e kalorësisë së lehtë romake që, e ndodhur nën goditjen e barbarëve, sulmoi me iniciativën e vet. Megjithatë, kjo përcaktoi ndërhyrjen e kalorësisë armike, që ishte në pozicion të tërhequr: harkëtarët romakë në kuaj ishin tani më të paktë dhe u bë e domosdoshme ndërhyrja e kalorësisë së rëndë. Pararoja e Valentes arriti që të binte në kontakt me këmbësorinë e armikut, por u gjend krejt e pambrojtur nga kalorësit: më e paktë në numër, u mposht edhe ajo. Në pjesën tjetër të frontit, dy ushtritë vazhdonin të luftonin, por me një ndryshim të shpejtë kalorësia e gotëve kaloi në krahun e majtë të reshtimit romak që kish mbetur zbuluar. Legjionarët nuk arritën të durojnë goditjen dhe në fund i gjithë fronti mori arratinë. Perandori u përpoq të rezistojë, por u godit nga një shigjetë dhe vdiq, duke përcaktuar kështu fundin e luftimeve. Kjo disfatë shtyu pasardhësin e tij, Theodhosin që të adoptonte një politikë, e cila lejonte asimilimin e popujve të vendosur përgjatë Limes (kufiri i perandorisë) me migrime


bota • E hënë 9 shtator 2013 në shkallë të gjerë dhe rekrutimin masiv të trupave mercenare. Siç është theksuar nga historiani Mikhail Rostovzeff, ishte fillimi i një agonie të zgjatur që solli rënien përfundimtare të perandorisë dhe copëtimin e saj. Ushtarakisht, legjionet ndryshuan fizionomi duke marrë në radhët e tyre kontigjente barbarësh gjithnjë e më të mëdhenj në numër që dëmtonin operativitetin e tyre. Veç kësaj, varësia nga forcat mercenare solli dhe një fenomen alarmant: paaftësinë për të drejtuar ushtritë dhe komandantët e tyre, për shkak të presioneve të shpeshtë që ushtarët bënin ndaj autoriteteve perandorakë.

deri në brigjet e Danubit. Që nga ajo ditë, flamuri i gjelbër do të vazhdonte të valëvitej në Evropë deri kur mbërriti në portat e Vjenës, ndërkohë që Mesdheu lindor u shndërrua në një lloj “baseni otoman”.

tij përbënte një udhëkryq të historisë dhe pasojat e saj kanë pasur një rol kyç në vazhdimësinë e ngjarjeve. Endrra e një Evropë “frankofone” dhe një perandorie universale ishin fundosur një herë e përgjithmonë.

Vaterlo (1815)

Marshimi i vdekjes (1842)

atën e 18 qershorit 1815, pati një stuhi dhe shte 13 janari i vitit 1842 kur mjeku zyrtar përmbytje të jashtëzakonshme në Vaterlo. IUilliam Brydon i ushtrisë britanike mbërriti me N Një gjë të tillë, askush nuk e mbante mend të kalë përballë mureve të kështjellës së Jalalabadit

përcakton penetrimin përfundimtar të turqve në Ballkan. Të mposhtur, evropianët hoqën ndorë nga ndalimi i ekspansionit që do të vazhdonte pa u ndalur deri në nënshtrimin total të të gjithë perandorisë bizantine, kulmi i të cilit ishte rënia e Kostandinopojës në vitin 1453. Faktor kyç për humbjen, sipas historianëve që e kanë studiuar gjatë betejën, ishte arroganca e kalorësisë, në pjesën më të madhe franceze, si dhe mënyra e saj e vjetër e interpretimit të betejave, që shiheshin thjeshtë si luftime ku duhej të demonstrohej vlera dhe krenaria e saj, dhe jo si përplasje të studiuara në tavolinë dhe të organizuara me saktësi. Me vendosjen në fushëbetejë të dy ushtrive, Sigismondo i Luksemburgut, mbret i Hungarisë (që i njihte shumë mirë turqit dhe nuk i nënvlerësonte aspak) u sugjeroi kryqtarëve (kalorësia franceze e udhëhequr nga shumë fisnikë dhe kalorës të Urdhërit Teutonik) që të vendoseshin prapa ushtrisë së tij, ndarë në tre trungje me

kish ndodhur. Trupat angleze, të udhëhequra nga Duka i Uellingtonit, kaluan një natë ferri, por gjithësesi e pritën me optimizëm fenomenin e pazakontë atmosferik: ishin veteranë të fushatës së Spanjës dhe shumë prej tyre kujtonin se si, para çdo fitoreje, atje binte shi. Nuk mund të thuhej e njëjta gjë për francezët. Napoleoni kishte programuar të thyente rezistencën e anglezëve duke filluar me sulm me gjyle topi në shtatë të mëngjesit, por shiu pushoi së rëni vetëm në orën nëntë. Terreni u shndërrua në një kënetë gjigande dhe u bë shumë e vështirë zhvendosja e topave. Megjithatë, perandori ishte besimplotë. Në fakt, kishte arritur tashmë të thyente frontin armik, duke mos lejuar që armata angleze të bashkohej me atë prusiane të udhëhequr nga von Bluecher. Madje, më 16 qershor, krahu i djathtë i ushtrisë së tij, udhëhequr nga gjenerali Grouchy, kishte mposhtur prusianët duke i detyruar të largohen. Edhe pse, në atë rast, diçka nuk shkoi si duhet. Gjenerali mund të këmbëngulte në sulmin e tij dhe të shkatërronte ushtrinë në arrati, por hezitoi duke lejuar armikun të tërhiqet dhe të riorganizojë radhët. Me shumë vonesë ndodhi që Napoleoni urdhëroi të ndiqen dhe të kapen ata në arrati, në rast se i afoheshin fushëbetejës. Në orën 11:30 Roja perandorake kreu të shtënat e para që lajëronin

me një plagë të madhe në kokë. Ata që rendën ta ndihmojnë e pyetën se ku ishte pjesa tjetër e ushtrisë dhe ai u përgjigj: “Jam unë ushtria!” Gjithçka kishte nisur një javë më parë në Kabul, në Afganistan. Më 6 janar, një trupë angleze pushtimi, prej 16 mijë burrash – pa furnizime dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm të fiseve afganë – kish vendosur të tërhiqej drejt Jalalabadit, 140 kilometra më në jug, nën komandën e gjeneralit hezitues Elphinstone, i cili kish marrë garanci se mund të mbërrinte pa probleme në Indi. Gjatë rrugës së rikthimit kolona në tërheqje u vu nën shënjestrën e fiseve armiq të pajisur me pushkë me tyta të gjata. Acari dhe mungesa e pajisjeve për dimër bënë pjesën tjetër. Rruga për në Jalalabad u shndërrua në një ferr të vërtetë: ditën e katërt disa qindra vetë dezertuan dhe u përpoqën të shkojnë sërish në Kabul, por u vranë të gjithë. Vetë Elphinstone, i njollosur prej gabimeve taktikë dhe strategjikë, vendosi që të dorëzohet si rob për të garantuar shpëtimin e ushtarëve të tij, por u burgos bashkë me oficerë të tjerë duke i lënë trupat në mëshirë të fatit. Më 2 dhjetor kolona ishte reduktuar në 200 ushtarë dhe 2 mijë ndihmësa. Trupat e mbetura, të udhëhequra nga gjenerali Anquetil arritën majën e malit Jugdulluk, por u bllokuan nga disa fise. Një sulm i furishëm lejoi dy grupe që të kapërcenin linjat

hungarezët, transilvanët dhe valakët respektivisht në qendër, në të djathtë dhe në të majtë. Detyra e tyre është që të rezistojnë përplasjes së parë me pararojën turke, për t’u rinisur pastaj me kalorësinë. Fisnikët francezë dhe evropianë të ardhur për kryqëzatën nuk pranojnë, shohin rolin e tyre të ridimensionuar dhe duan që të jenë protagonistë të betejës. Kalorësi nuk mund të heqë dorë nga nderi që të hapë luftimet ndaj këmbësorëve gdhë! Për më tepër, rezultati i përplasjes merret si i sigurtë, që nga momenti kur fisnikët evropianë janë të zbukuruar dhe mbrojtur nga koraca prestigjoze. Dhe kështu, ky është fillimi i fundit. Pa pritur sinjalin e sulmit, kalorësit franko-gjermanë nisen në sulm duke vënë përpara kalorësinë e lehtë dhe vijat e para të frontit turk, por pjesa më e madhe e këtyre qëndron prapa një reshti hunjsh dhe shtizash në gjatësinë e gjoksit të kuajve. Kalorësia gjendet e ekspozuar para një lancimi shigjetash. Shumë përfundojnë në këmbë, pa kuaj. Turqit riorganizohen dhe të krishterët rinisen, për të mbërritur të lodhur e të dërrmuar në përplasjen me zemrën e ushtrisë armike, pasi kanë mposhtur edhe një linjë të dytë të këmbësorisë turke. Por ritmi i kalërimit triumfues drejt disfatës është i shkurtër: Në fakt, pas tre orësh, Sigismondo që kish parë planet e parë të hidheshin në erë, vendos të ndërhyjë me trupat e tij. Valakët dhe transilvanët vendosin të tërhiqen duke e konsideruar betejën të humbur, kështu që ai përparon vetëm me hungarezët, të cilët ndjekin pas mbretin. Sulltan Bajaziti I pikërisht këtë pret dhe, sapo sheh hungarezët të vihen në lëvizje, jep urdhër të përgatitet kalorësia e tij, që e ka lënë të fshehur në pritje të këtij momenti. Pavarësisht rezistencës së fortë, kontigjentet e fundit të kryqtarëve bien dhe turqit u vihen pas

nisjen e betejës. Përgjatë gjithë ditës trupat franceze sulmuan pozicionet e anglezëve, por një rezistencë e fortë dhe një seri gabimesh i çuan dëm të gjithë përpjekjet. Sulmi i parë i Korpusit I të Armatës së gjeneralit D’Erlon u asgjësua prej pushkatarëve anglezë. Zgjedhja për të vendosur repartet në kolonë, ku vetëm ushtarët e radhës së parë mund të qëllonin, rezultoi shkatërrimtare. U përhap panik: trupat, tashmë pa disiplinë, u shpërndanë dhe nisën të largohen të ndjekura prej kalorësisë së armikut. Në pasdite gjenerali Ney që komandonte krahun e majtë, duke e interpretuar gabimisht zhvendosjen e të plagosurve si sinjal tërheqjeje, i dha urdhër kalorësisë që të lëshohet kundër armikut. Pothuajse 15 mijë burra, në disa valë sulmi, shkuan e u përplasën tek muri i bajonetave të këmbësorisë angleze të vendosur në kuadrate, duke u masakruar. Ndërkohë që trupat franceze ishin të përfshira në tentativën për të thyer vendosjen e trupave armike, repartet e parë prusianë që në pasditen e hershme kishin nisur të shfaqeshin në horizont. Grouchy nuk kish arritur t’i ndalte dhe, gjë edhe më e rëndë akoma, nuk po dukej. Nëse Napoleoni nuk fitonte avantazh ndaj Uellingtonit, shumë shpejt do të mposhtej. Perandorit i mbetj një mundësi e fundit: bataljonet e Gardës, që ishin shumë kurajozë në luftim, por ishin të paktë në numër. Në orën nëntë të mbrëmjes, të mbijetuarit e fundit u dorëzuan. Beteja kish marrë fund. Napoleoni kish qenë shumë pranë fitores, por një seri gabimesh të pashpjegueshëm kishin ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Mungesë disipline, prani ushtarësh në armët e para dhe paaftësi vendimmarrëse e gjeneralëve janë disa prej hipotezave të hedhura nga studiuesit për të shpjeguar arsyet e disfatës. Napoleoni pagoi për hezitimin e tij. Humbja e

afgane: dymbëdhjetë kalorës rendën në pllajën pranë Jalalabadit, pjesa tjetër me gjashtëdhjetë vetë u strehua pranë fshatit Gandamak: të gjendur pa armë dhe municione refuzuan të dorëzohen dhe u masakruan. Edhe fati i kalorësve nuk ishte i ndryshuëm: të tërhequr nga premtimi për ushqime në fshatin Futtehabad u vranë të gjithë, përveç Brydon, i cili ishte i mbijetuari i vetëm. Përfundonte në mënyrën më dramatike lufta e parë anglo-afgane (1839-1842), e karakterizuar nga një seri gabimesh që u paguan shtrenjtë. Vendimi i anglezëve për të futur hundët në punët afgane me qëllim ndaljen e ekspansionit rus në Azinë qendrore hyri në histori si Loja e Madhe. Ishte një bast i madh e i pasigurtë, që provokoi pasoja të forta në rajon, në nivel politiko-ushtarak: si dhe paqëndrueshmërinë e madhe që mbijeton sot e kësaj dite në atë vend. Do të duheshin edhe dy konflikte të përgjakshëm për të vënë në fre fiset luftëdashës afganë, por me rezultate negativë. Humbja e 1842 e bëri ushtrinë anglee të kuptojë se sa i vështirë ishte kontrolli i këtij vendi dhe për këtë arsye u adoptua një strategji që synonte ndarjen e fraksioneve afganë për të kontrolluar lëvizjet. Pas perandorisë britanike, edhe Bashkimi Sovjetik dhe SHBA do të paguanin një çmim të madh.

Nikopoli (1396) ëse beteja e Lepantos e vitit 1571 shënon një ndalim të ekspansionit turk në Evropë, ajo N e Nikopolit e vitit 1396 mbetet themelore sepse

Marna (1914) ë 3 shtator 1914 guvernatori ushtarak i Parisit, Joseph Gallieni, pas evakuimit të qeverM isë kombëtare bëri një thirrje solemne: “Kam marrë urdhër të mbroj qytetin dhe do i qëndroj deri në ekstrem kësaj detyre”. Niste kështu një prej betejave më të rëndësishme të Luftës së Parë Botërore, që ka hyrë në histori si “Mrekullia

»

15

e Marnas”. Po atë ditë pararoja e ushtrisë gjermane, udhëhequr nga gjenerali Von Moltke, arriti 10 kilometra larg qendrës së Parisit, pas një përparimi të shpejtë që kish nisur më 2 gusht me pushtimin e Luksemburgut. Në ditët që pasuan trupat gjermane, të vlerësuara në një milionë e 250 mijë vetë, përparuan në disa drejtime duke pushtuar Brukselin dhe duke çarë ushtrinë kundërshtare, mbërritën në dyert e kryeqytetit francez, i mbrojtur nga armata VI e gjeneralit Maunoury. Civilë e ushtarakë kishin ngritur barrikada dhe llogore, por vështirë se do i rezistonin një sulmi nga disa drejtime. Ndërkohë, trupa e ekspeditës britanike, e udhëhequr nga gjenerali John French, dërguar në ndihmë të aleatëve të përtej Kanalit, si dhe pjesa e mbetur e Armatës së V të gjeneralit d’Esperey u tërhoqën në juglindje të Parisit, në drejtim të Marnas, të ndjekur nga Armata I gjermane e gjeneralit von Kluck dhe armata II e von Bulou. Megjithatë, në këto faza, gjermanët kryen një gabim të pafalshëm: të angazhuar në ndjekje, nuk sulmuan menjëherë qytetin, por shkuan drejt juglindjes. Duke qenë se trupat kishin kaluar prova të gjata marshimesh dhe linjat e furnizimit ishin të shtrira në mënyrë të panatyrshme, shtabi gjerman nuk kish asnjë aluzion për ndonjë kundërsulm të armikut. Superioriteti i shfaqur në javët e mëparshme kishte galvanizuar në një farë mënyre trupat perandorake, duke i bindur për krizën e afërme të armikut. Nuk do i dimë asnjëherë arsyet e kësaj zgjedhjeje, por rezultuan vendimtarë. Mëngjesin e 5 shtatorit, ndërkohë që francezët e Maunoury të vendosur në veri të Parisit, lëviznin në drejtim të lindjes ku ndodhej armata e Von Kluck për ta sulmuar nga krahët, britanikët dhe trupat e D’esperey po zhduknin gjurmët e tyre. Ky sinjal u interpretua nga Von Kluck si një arrati. Si pasojë, ai vendosi të kthejë gjysmën e forcave për t’i bërë ballë sulmit t Maunoury.

Por, një ditë më vonë, trupat e French dhe d’Esperey devijuan marshimin dhe sulmuan gjermanët nga jugu. Presioni u bë i papërballueshëm që sa von Kluck, mbrëmjen e 6 shtatorit thirri edhe dy trupa të tjerë të armatës, duke hapur kështu një hendek prej 50 kilometrash mes vetvetes dhe armatës së II. Pasojat e një lëvizjeje të tillë ishin fatale, duke e bërë të dobët krahun e Von Bulou. Më 7 shtator, gjenerali gjerman, i informuar se britanikët po përparonin në qendër të hendekut, vendosi të tërhiqet. Brenda pak ditësh gjermanët u dëbuan përtej Marnas: të çorientuar nga manovra, vendosën të tërhiqen në lumin Aisne. Parisi ishte shpëtuar. Por, tani niste një fazë e dytë e konfliktit, shumë më e gjatë dhe e përgjakshme, karakterizuar nga një luftë e lodhshme pozicionesh, që zgjati pothuaj katër vite dhe vazhdoi deri në fundin e konfliktit të parë botëror. Nëse trupat gjermane, në përparimin e tyre të shpejtë, do të kishin marrë Parisin, pushtimi i Francës nuk do të kish pasur më pengesa, duke ndryshuar kështu fatet e konfliktit dhe ndoshta edhe të gjeografisë së Evropës. Dunkerque (1940) ija mbrojtëse e Maginot është e pamposhtur, mendonte Hitleri, por ka një defekt të V vogël, nuk mbërrin deri në det dhe ndërpritet

në kufi me Belgjikën. Falë këtij detaji gjermanët nuk bënë gjë tjetër veçse e anashkaluan, duke kaluar pikërisht nga Belgjika dhe Ardenet. Kështu pra, fushata e Francës, që nisi më 10 maj 1940, zgjati pak më shumë se një muaj dhe përfundoi me një fitore të shpejtë të gjermanëve që befasoi mbrojtësit statikë francezë


16

« bota

që gjendeshin tashmë të mposhtur, dhe me linjën mbrojtse Maginot të paprekur. Dy manovrat brilante gjermane mbanin megjithatë embrionet e humbjes. Më 24 maj, Panzerat gjermanë ndalen në fakt disa kilometra larg prej trupave aleate në Dunkerque për shkak të një urdhëri të papritur dhe të pashpjegueshëm të dhënë direkt nga Fyhreri. Rommel dhe Guderian janë gati të nisin sulmin final. Hitleri megjithatë ka frikë se mos tanket e tij të rëndë ngecin në rajonin e lagësht e të mbushur me lumenj e kanale. Veç kësaj, për arsye propagandistike, mendohet që është Luftvaffe e re që duhet të marrë një rol vendimtar në fazën finale të luftës dhe jo ushtria “e zakonshme”, për më tepër e udhëhequr nga elementë jo aq pranë partisë nacional socialiste, si Rommeli apo si Guderiani. Mes dyshimit dhe pasigurisë, rezultati ishte që Hitleri, për herë të parë përjashtoi nga vendimet këshilltarët e tij të OKH, komanda e lartë gjermane, dhe kundër mendimit të të gjithëve urdhëroi ndalimin e tankeve që ishin duke vënë përpara kundërshtarët. Guderian u ndal 20 kilometra larg nga Dunkerque, Rommel qëndroi në bazë dhe humbi një pjesë të madhe të vlerësimit që kishte për Fyhrerin. Për anglezët ishte një mekulli e papritur: në tre ditët e pauzës kryen një operacion logjistik të jashtëzakonshëm. Royal Air Force siguroi dominimin ajror, ndërkohë që 800 anije të të gjithë llojeve u shfrytëzuan për të transportuar trupat nga kontinenti. Në tetë ditë u evakuan 338 mijë ushtarë, por në fushë mbetën afro 2 mijë topa, 60 mijë automjete, 76 mijë ton municione, 600 mijë ton karburant dhe furnizime të çdo lloji. Kur gjermanët pushtuan Dunkerque, më 4 qershor, ishte tashmë shumë vonë: pjesa më e madhe e trupave angleze dhe franceze ishte tashmë përtej kanalit. Operacioni Dinamo (ose “evakuimi i Dunkerque”) kish qenë një sukses. Trupat angleze kishin shpëtuar dhe Britania e Madhe, ndonëse tashmë e varur nga SHBA, edhe për shkak të sasisë së madhe të materialit që kish humbur, ishte gati të përballte një fazë të re dhe të gjatë të luftës. Operacioni Barbarosa (1941)

M

ë 24 qershor 1941 nisi Operacioni Barbarosa që, sipas planeve të Hitlerit, do të ishte një luftë e shpejtë. Ushtria gjermane kishte si objektiv pushtimin e zonave strategjike të Bashkimit Sovjetik, me qëllimin që t’i jepte fund luftës sa më shpejt të ishte e mundur. Muajt e verës u karakterizuan nga një përparim i shpejtë i trupave naziste dhe, në mes të tetorit, objektivat ishin shumë pranë. Por në atë pikë, me shirat e parë të vjeshtës, përparimi nisi të bëhej më i vështirë. Më 30 shtator 1941, marshalli Boch nisi sulmin ndaj Moskës në një operacion të koduar “Operacioni Tajfun”. Në fillim përparimi ishte i pandalshëm, aq sa më 14 tetor forcat gjermane ishin disa kilometra larg kryeqytetit. Megjithatë, koha e keqe i bënte të papërdorshme rrugët e komunikimit. Në ditët e para të nëntorit nisi dhe dëbora. Më 27 nëntor tempreatura zbriti në minus 40 gradë, u shumëfishuan rastet e acarit dhe armët gjithashtu nuk funksiononin. Nga 14 tretori u kryen tre sulme, por të tre u ndalën pak kilometra larg qendrës. Ushtarët ishin të raskapitur dhe u bë e qartë që nuk do të mundeshin të pushtonin Moskën. Më 5 dhjetor rusët kundërsulmuan dhe Boch arriti të shmangë anashkalimin vetëm për mrekulli. Goditja finale ishte tragjedia e Stalingradit. Më 19 nëntor 1942 qyteti ishte në duar të gjermanëve, përveç disa pikave të armikut në Vollgë. Por atë ditë, komandanti Friedrich Paulus mori urdhër që të ndalet: ushtria gjermane, që dukej në pikën e fitores, tashmë ndodhej e rrethuar në një operacion darë. Për më shumë se tre muaj, mes vuajtjesh të parrëfyeshme, prej dimrit të ashpër dhe luftimeve të vazhdueshëm, të rrethuarit përpiqeshin të hapnin një të çarë. Por klima i pengoi, pavarësisht përpjekjeve të shumta me tanke, që të çanin rrethimin. Më 31 janar, të mbijetuarit iu dorëzuan rusëve. Vonesa e madhe (fillimisht ishte fiksuar për 15 maj 1941) e nisjes së Operacionit Barbarosa rezultoi një prej gabimeve kryesorë të luftës. Gjeneralët gjermanë, duke shpresuar në një shpërbërje të shpejtë të ushtrisë ruse, nënvlerësuan kushtet klimatike dhe potencialin njerëzor dhe ushtarak sovjetik, ashtu sic kish bërë dhe Napoleoni më shumë se një shekull më herët. Vermahti ishte tendosur në ekstrem ndërkohë që Stalini, falë informacioneve të mar-

E hënë 9 shtator 2013 •

rë prej shërbimeve të fshehtë mbi planet japonezë për të sulmuar SHBA – dhe si pasojë rënien e presionit ndaj BS – kish mundur të sillte forca të freskëta të ardhura nga Siberia. Nuk është e ekzagjeruar të themi që rrjedha e luftës ndryshoi pikërisht në hapësirat ruse. Ekuilibri ushtarak ishte ndryshuar; trupat gjermane, inferiore në numër dhe mjete, kaluan në mbrojtje dhe kjo tendencë, përveç disa përpjekjeve të dëshpëruara, do të manifestohej deri në fund të konfliktit. Lufta e Koresë (1950-1953) ë 27 tetor 1950 ushtria kineze kaloi lumin Yalu, duke hyrë në territorin koreano-verior. M Ishte fillimi i fazës më dramatike të Luftës së

Koresë, konflikti që përfaqësonte momentin më të acaruar të Luftës së Ftohtë. Mundësia që të ndodhte një përplasje bërthamore, duke e zgjeruar konfliktin në nivel global, nuk ishte kaq e largët. Sulmi kinez u materializua disa muaj pas fillimit të konfliktit, shkaktuar nga pushtimi i Koresë së Jugut prej Koresë së Veriut. Pas një faze të parë fitimtare, ndërhyrja e trupave ndërkombëtare nën mandatin e OKB e vuri në mbrojtje Korenë e Veriut. Në pak muaj trupat aleate, duke rimarrë territorin e pushtuar, u drejtuan për në veri drejt kufirit me Kinën. Udhëheqësit ushtarakë amerikanë injoruan paralajmërimet e përsëritur të kinezëve për të mos kaluar paralelin 38, paralajmërime që bëheshin gjithnjë e më këmbëngulës me afrimin e trupave amerikane. Reagimi ushtarak kinez, që angazhoi 260 mijë vetë pati një efekt shkatërrimtar mbi trupat amerikane, të detyruara të kryenin tërheqjen më të madhe të historisë së tyre. Brenda pak javësh trupat komuniste, pavarësisht humbjeve të mëdha, rimorën të gjithë gadishullin koreano-verior, duke çliruar kryeqytetin Fenian dhe duke u vendosur përgjatë paralelit 38. Ndonëse Bashkimi Sovjetik mbështeste Korenë e Veriut, vendosi të mos përfshihet në konflikt. Stalini, në takimin me liderët kinezë dhe koreano veriorë kundërshtoi furnizimin e tyre me armë dhe njerëz. Për këtë arsye ndërhyrja kineze, ndryshe nga sa kishin menduar amerikanët, drejtohej nga Pekini. Në fillim të vitit 1951 Presidenti amerikan Truman, që deri atëherë kishte mbështetur veprimet e McArthur, duke iu druajtur një zgjerimi të konfliktit, preferoi që ta zëvendësojë me më të moderuarin Mattheu Ridguay. Ishte 11 prill dhe pak muaj më vonë, me sugjerim të Bashkimit Sovjetik, filluan tratativat për një zgjidhje të konfliktit. Përveç një ofensive të dytë kineze që nisi më 22 prill, pothuajse menjëherë e frenuar nga trupat aleate, fronti u stabilizua përreth paralelit 38. Negociatat e paqes, pas shtyrjeve dhe fërkimeve të vazhdueshëm, u përmbyllën më 27 korrik 1953 me firmosjen e një armëpushimi që rivendoste situatën e para konfliktit dhe krijimin e një zone të demilitarizuar. Korea mbeti e ndarë në dy shtete: Korea e Veriut, me kryeqytet Phe-

nianin dhe Korea e Jugut, me kryeqytet Seulin. Ajo e Koresë, e quajtur shpesh “lufta e harruar” shkaktoi pothuajse 3 milionë të vdekur dhe e çoi botën një hap larg luftës bërthamore. Pas këtyre ngjarjeve, Lufta e Ftohtë pësoi një acarim të fortë duke i çuar dy blloqet në pozicione gjithnjë e më drastike e të largët mes tyre. Gabimi i vlerësimit të sulmit kinez pati pasoja dramatike ushtarake; lufta do të kish mundur të përfundonte pothuajse menjëherë, por paaftësia për të parashikuar reagimin kinez solli një zgjatje të konfliktit. Armëpushimi nuk u prit pozitivisht nga dy Koretë dhe pasojat shihen edhe sot, me një paqëndrueshmëri të fortë që shpesh herë shfryhet në përplasje dhe sulme politikë. Pushtimi i Gjirit të Derrave (1961) shtë viti 1961. Fidel Kastro ka pak kohë që ka mposhtur Batistën, duke eksportuar revË olucionin në Kubë. Mërgimtarët kubanë në SHBA

janë kundër dhe, me mbështetjen e Presidentit Eisenhouer, formojnë një “ushtri clirimtare” – nën drejtimin e CIA-s – në disa baza të fshehta në Guatemalë. Janë vitet gjashtëdhjetë të nëntëqindës dhe Lufta e Ftohtë zien. 16 avionë të vjetër B26 janë gati të ngrihen nga Nikaragua si forcë mbështetëse për ushtrinë prej 1400 emigrantësh kubanë, të gatshëm të zbarkojnë në ishull. Plani i projektuar nga CIA është gati, operacionet po zhvillohen dhe John Fitzgerald Kennedy nuk dëshiron t’i ndërpresë. Ka frikë mos përhapet lajmi që SHBA kanë stërvitur imigrantë kubanë pa ditur më pas t’i dërgojë në luftim. Por plani bazohet i gjithi në bindjen, me sa duket të pajustifikuar, se të paktën 20 mijë kubanë, plus 2500 luftëtarëtë rezistencës kundër Kastros janë gati të rebelohen në një ushtri të rregullt prej 200 mijë vetësh. Llogaritë janë bërë gabim dhe e vetmja shpresë

e agjentëve të CIA është ajo që SHBA dhe presidenti Kennedy, duke dashur të shmangin një humbje që në çdo rast do i shihte të përfshirë, në fund do të përfshihen në operacion. Më 14 prill 1961 trupat e pushtimit nisen në bordin e pesë anijeve të vogla drejt Kubës. Në 17 prill imigrantët zbarkojnë në gjirin e Derrave dhe pranë Playa Giron. Vendi i zbarkimit, ndryshe nga parashikimet, është pranë një kulle transmetimi që paralajmëron menjëherë Havanën. Askush nuk rebelohet ndaj Kastros,

që ka kohën dhe shansin të arrestojë 200 mijë të dyshuar. B26, pas një sulmi të parë të dështuar, rikthehen të eleminojnë avionët e mbetur kubanë, por nuk koordinohen me avionët gjuajtës që i mbështesin, gabojnë orarin dhe mbërrijnë në Kubë të pambrojtur; katër pilotë amerikanë, që kishin zëvendësuar pilotët e lodhur kubanë, mbeten të vrarë. Veç kësaj, imigrantët që kanë zbarkuar nuk janë ushtarë ekspertë dhe mbështetja e SHBA nuk vjen. Ushtria e Kastros nuk humbet kohë dhe rrethon menjëherë “pushtuesit” me forca të pakalueshme. Pas 64 orësh, imigrantët janë të burgosur në Havanë. Misioni dështon. Kastro forcon pushtetin e tij duke u bërë që atëherë Lider Maximo dhe duke u afruar gjithnjë e më shumë me BRSS, ndërkohë që presidenti i SHBA nuk kish arritur të pengonte një operacion tek i cili, për më tepër, nuk besonte. Udhëheqësi rus, Nikita Hrushov, bindet në atë pikë që Kennedy është i dobët dhe e sfidon. Për disa ditë bota gjendet në prag të një lufte bërthamore. Në fund fiton mirëkuptimi dhe dy udhëheqësit gjejnë një marrëveshje. Por që nga ajo ditë, vetëdija se mjafton një gjë e vogël për të çuar njerëzimin drejt apokalipsit bëhet evidente. Asgjë nuk do të ishte më si më parë. Pushtimi rus i Afganistanit (1979-1989) ë 24 dhjetor 1979 trupat sovjetike kaluan kufirin përgjatë lumit Amu Darya dhe hynë M në territorin afgan. Ishte pararoja e një ekspedite

të fuqishme, dërguar zyrtarisht në ndihmë të Republikës Demokratike të Afganistanit dhe që brenda tetë viteve do të zhytej në një prej konflikteve më të përgjakshëm të epokës moderne. Ndërhyrja sovjetike, në kulmin e Luftës së Ftohtë u shoqërua me një rigjallërim të luftës civile që kundërvinte qeverinë e Kabulit me fiset e ndryshëm luftarakë afganë, të njohur me emrin muxhahedinë. Brenda pak muajsh, një konflikt lokal u shndërrua në fushëbetejën në të cilën u vunë përballë, pak a shumë fshehurazi, fuqitë e mëdha. Mbështetja e BRSS për qeverinë e Kabulit solli një reagim të menjëhershëm të SHBA dhe Britanisë së Madhe, por edhe të shteteve si Pakistani, që financuan ushtarakisht dhe financiarisht rebelët. Muxhahedinët, të ndarë në disa fraksione, filluan një luftë guerilase të gjatë e të përgjakshme kundër forcave ruso-afgane, që solli shumë humbje nga të gjithë palët. Ushtria qeveritare kontrollonte qytetet dhe rrafshnaltat, ndërkohë që zonat malore ishin nën kontrollin e militantëve. Superioriteti i madh sovjetik në armatim rezultoi joefikas. Prita dhe atentate të vazhdueshëm nisën të minojnë sigurinë e sovjetikëve. Shumë shpejt, edhe ushtria qeveritare nisi të dobësohet, duke detyruar sovjetikët të sjellin një numër gjithnjë e më të madh rezervistësh: rekrutë që dërgoheshin në përleshje në zonat më të largëta të vendit. Përdorimi i armëve të sofistikuara si raketëhedhës antitank dhe raketa tokë-ajër, me të cilat SHBA kish furnizuar muxhahedinët nisi të rëndojë humbjet. Me ashpërsimin e konfliktit operacionet ushtarakë u bënë gjithnjë e më të dhunshëm. Sovjetikët gjendeshin tashmë të mbërthyer në një konflikt pa rrugëdalje, ndërsa muxhahedinët bëheshin çdo ditë e më të fortë. Më 15 prill 1989 trupat e fundit të blinduara kaluan të njëjtën urë prej ku kishin hyrë dhjetë vjet më herët. Zgjedhja e Bashkimit Sovjetik për të pushtuar Afganistanin u demonstrua një gabim me pasoja të pallogaritshme, jo vetëm sa i përket jetëve njerëzore, por dhe burimeve. Afganistani ishte rrënuar, një fushë e minuar dhe e qeverisur nga lordët e luftës në konflikt mes tyre. Një prej efekteve më jetëgjatë është pikërisht instabiliteti që mbretëron edhe sot. Prania në radhët e muxhahedinëve e vullnetarëve nga e gjithë bota arabe, shpesh herë të lidhur me interpretimet më ekstremë të fesë islamike, do të përcaktonte edhe shfaqjen e fenomeneve të dhunshëm të terrorizmit. Të indoktrinuar në shkollat Kur’anike të Afganistanit, këta të rinj do të kishin një peshë të rëndësishme në rritjen e lëvizjes talebane, në lindjen e Al Kaedës dhe në ngjarjet dramatike që do të përgjaknin Amerikën më 11 shtator 2001.


BOTA • E hënë 9 shtator 2013

G-20

S

henjat që në fillim nuk ishin të mira dhe në fund pesimistët fituan: Samiti i G20-s në Shën Petersburg ofroi një skenë me të gjithë aktorët e rëndësishëm botërorë, por nuk solli ndonjë përafrim të pozicioneve në konfliktin më akut botëror, Sirinë. Përkundrazi: Pozicionet u ngurtësuan edhe më tej. Kancelarja Merkel u shpreh të premten në Shën Petersburg se është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare shkëmbeu mendimet. Nga ana tjetër ekzistoi edhe një ujdi e gjerë se ajo që duhet arritur patjetër është vënia në lëvizje e procecit politik. “Unë shpresoj që vende si Rusia dhe Kina të japin kontributin e tyre, që të mund të zhvillohet një Konferencë II në Gjenevë për Sirinë”, u shpreh kancelarja gjermane. “Por për momentin nuk duket se do të ketë një rezolutë unanime dhe vlerësim të njëjtë të Kombeve të Bashkuara”. Mund të thuhet se G-20 dështoi në çështjen e Sirisë. Një pjesëmarrës në samit madje u shpreh se “disa vende thjesht nuk kanë dëshirë të ndërmarrin diçka, pasi janë shumë të zënë me veten”. Presidenti rus, Vladimir Putin tha në konferencën përmbyllëse të samitit, se në asnjë rast nuk pati ndonjë mazhorancë për një ndërhyrje ushtarake në Siri. Ai përsëriti pozicionin e njohur se një sulm me armë kimike, mund të jetë një provokacion i kundërshtarëve të Asadit. Edhe me presidentin amerikan, Barack Obama ai zhvilloi konsultime tete-a- tete për këtë, tha Putin. Ndërsa Obama nga ana e tij u shpreh se ai e kishte shumicën e pjesëmarrësve në anën e tij. Po qe se nuk merr përgjigje kjo shkelje e së drejtës ndërkombëtare, atëherë ky është një sinjal që iu dërgohet vendeve autoritare dhe organizatave terroriste. “Mund të përdoren armët e shfarosjes në masë, pa pasur frikë për pasojat. Kjo nuk është bota, në të cilën ne duam të jetojmë”, tha Obama para gazetarëve. Të martën e ardhshme ai do të flasë para popullit amerikan. Rimëkëmbje Më shumë ujdi samiti tregoi në çështjet ekonomike. Ky është edhe qëllimi kryesor i samitit, sipas pjesëmarrësve. Në fund të fundit ishte kriza financiare botërore e vitit 2008, ajo që solli krijimin e një instance të tillë. Në një deklaratë përfundimtare të samitit thuhet se koniunktura botërore, ndërkohë është qetësuar, por është herët për të bërë fjalë për fundin e krizës. Të njëjtat tone përdori edhe Presidenti kinez Xi Jinping. Ai kërkoi nga shtetet e G20-s të konsolidojnë buxhetet e tyre. Për këtë duhet rritur bashkëpunimi mes vendeve të G20-s. Por një bashkëpunim i tillë kërkon kohën e vet. Më qartë kjo duket në reformën e tregjeve financiare. Në këtë çështje janë shënuar vërtet hapa përpara, por ka ende shumë për të

Bilanci, mes dështimit dhe suksesit

Mund të thuhet se G-20 dështoi në çështjen e Sirisë. Një pjesëmarrës në samit madje u shpreh se “disa vende thjesht nuk kanë dëshirë të ndërmarrin diçka, pasi janë shumë të zënë me veten”. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha në konferencën përmbyllëse të samitit, se në asnjë rast nuk pati ndonjë mazhorancë për një ndërhyrje ushtarake në Siri

Mund të thuhet se G-20 dështoi në çështjen e Sirisë. Një pjesëmarrës në samit madje u shpreh se “disa vende thjesht nuk kanë dëshirë të ndërmarrin diçka, pasi janë shumë të zënë me veten”. Presidenti rus, Vladimir Putin tha në konferencën përmbyllëse të samitit, se në asnjë rast nuk pati ndonjë mazhorancë për një ndërhyrje ushtarake në Siri. Ai përsëriti pozicionin e njohur se një sulm me armë kimike, mund të jetë një provokacion i kundërshtarëve të Asadit. Edhe me presidentin amerikan, Barack Obama ai zhvilloi konsultime tete-a- tete për këtë, tha Putin bërë. Në Shën Petersburg u ra dakord për një plan kohor për të reduktuar evazionin fiskal të megakoncerneve ndërkombëtare. Për këtë çështje u angazhua së tepërmi Angela Merkel: “Nga njëra anë ne luftojmë kundër papunësisë, nga ana tjetër ka koncerne që lulëzojnë, e nuk paguajnë asgjëkundi tatime”. Ajo u shpreh pozitivisht për hapat e bëra në drejtim të rregullimit të bankave të ashtuquajtura banka-hije. “Me këtë ne bëjmë të qartë se çdo produkt financiar, çdo aktor financiar dhe çdo treg financiar

»

17

i nënshtrohhet rregullimit”. Për të luftuar më me efektivitet evazionin fiskal, shtetet e G20-s ranë dakord për të rritur shkëmbimin e informacionit. Deri në vitit 2015 duhet të krijohen standarde, të cilat do të bëjnë të mundur krijimn e një databaze të përbashkët. Vetëm kjo do të bënte të mundur shkëmbimin e synuar. Në fund të samitit, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të G20-s debatuan për tregtinë botërore dhe luftën kundër proteksionizmit. Një ritual: Çdo vit nënshkruhet një deklaratë, ku theksohet se barrierat tregtare janë të dëmshme për ekonominë botërore. Nga ana tjetër numri i masave proteksioniste rritet nga viti në vit. Edhe projektet e infrastrukturës zunë vend në samit. Australia, vendi që merr kryesinë e radhës së samitit dhe mikpritësi i G20 në vitin 2014 do ta vërë këtë temë në qendër të samitit të ardhshëm. Asnjë ndërhyrje në luftën civile Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nuk po kërkojnë që të kontrollojnë luftën civile të Sirisë, nëse ndërmarrin goditjen ajrore të pritshme për të mos lejuar regjimin e Presidentit Bashar al-Assad që të përdorë përsëri gaz helmues. Por ai shtoi se sulmi kimik i 21 gushtit për të cilin akuzohet qeveria siriane, kishte shkelur “një vijë të kuqe ndërkombëtare”. Ndërkohë sekretari i Jashtëm britanik William Hague shprehu besimin për nevojën e një përgjigjeje të fortë ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri, edhe pse Parlamenti britanik ka votuar kundër pjesëmarrjes në veprime ushtarake. Sekretari i Shtetit Kerry i bëri komentet pasi u takua sot me homologët e shteteve të Lidhjes Arabe në Paris për të diskutuar krizën në Siri. Ai tha se administrate e Presidentit Obama po i shpërndan videot që tregojnë sulmin, për të bindur amerikanët dhe Kongresin që të mbështesin ndërhyrjen ushtarake. “Ato video bëjnë të qartë se nuk bëhet fjalë për diçka abstrakte, diçka për të cilën njoftohet në lajme, që e sheh dhe pastaj e harron duke thënë nuk ka rëndësi se ç’po ndodh atje. Ato video ia bëjnë të qartë njerëzve se bëhet fjalë për qenie njerëzore, për fëmijë, prindër që kanë vujatur pasoja në një mënyrë që është e papranueshme për këto, kudo dhe me çdo lloj standardi”. Zoti Kerry u takua me homologët e tij të Lidhjes Arabe, ndërsa SHBA dhe Franca vazhdojnë përpjekjet për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për të nisur veprime ushtarake kundër regjimit sirian, pas sulmit me armë kimike të 21 gushtit. Sekretari i Jashtëm britanik William Hague tha gjatë një interviste për rrjetin televiziv BBC se “përdorimi i armëve kimike në shekullin e 21-të është një e keqe ndaj të cilës duhet të reagojmë”. Kryediplomati britanik tha se ai e mbështet sulmin e parashikuar ajror të udhëhequr nga SHBA për të parandaluar një përdorim tjetër të gazit helmues nga regjimi i Presidentit Bashar al-Asad. “Kjo situatë ka të bëjë me armët kimike, që është një çështje më e madhe se Siria. Dhe ajo për të cilën Shtetet e Bashkuara po flasin, dhe që ne po diskutonim para votimit në Parlament, ishte një përgjigje e kufizuar ndaj përdorimit të armëve kimike për të frenuar përdorimin e mëtejshëm të tyre”. Në Washington, do të mbahen seanca të tjera me dyer të mbyllura lidhur me gjendjen në Siri, ku sekretari Kerry tha se do të marrë pjesë, ndërsa Presidenti Obama do t’i drejtohet publikut amerikan të martën me argumentat për ndërhyrje ushtarake.


18

« dossier

E hënë 9 shtator 2013 •

Vështrim mbi figurat kombëtare

Disa të vërteta rreth, Skëndërbeut, Bushatllinjve, dhe Rexhep Pashë Matit Nga Albert KOTINI (vijon nga numri i kaluar)

Z

briti me një ushtri prej 18 mijë burrash mbi Shqipërinë për t’i shpallur luftë Skënderbeut; si hyri në Ohër në qershor të vitit 1465, duke ndjekur zakonin e kohës i dërgoi armikut dhurata të çmueshme. Skënderbeu nuk i pranoi dhuratat e një tradhtari, por më vonë ia mbajti dhe i shkëmbeu me një shkop barinjsh një shtat dhe një plug për t’i treguar se do të kishte merituar nderin më të madh sikur të kishte pëlqyer më tepër gjendjen e bariut e të bulkut të Matit se sa atë të gjeneralit që e shtynte të luftonte atdheun e vet. Si mbas Schiros, në rapsodinë e famshme të tij të Tanush Topisë, Ballabani duhet të ketë mbetur i vrarë në dyluftim me kalë nga Gjergji, i biri i princit të Muzakës e nipi i Skënderbeut, emri i të cilit në këngë përshkruhet: “Djalosh i pashëm - me trup të fuqishëm e të lartë e të drejtë, si lis i ri në mal” Dyluftimi duhet të ishte zhvilluar në përleshjen e një beteje ku që të dy ranë të vdekur. Gjergjit i qëlluan nga heshta e Ballabanit sa e qëlloi për vdekje, po në atë çast në të cilën shqiptari Aleksi edhe ai e plagosi në fyt me njëjtë shtënë të karafiles së tij. Ky kallëzim nuk tregohet nga histori-shkruesit por tregojnë se Ballabani vdiq në Krujë. Sopas Barbezit Skënderbeu iu vërsul turqve të cilët, të udhëhequr nga gjenerali shqiptar por tradhtar, rrethonin Krujën, që lajmëruan se Jonuzi, i vëllai i Ballabanit, po përparonte me një ushtri që tu vinte në ndihmë rrethuesve. Në agim bëri një mësymje kundër rrethit kryesuar vendesh të forcuara mbi malin e Kranjës, e pushtoi duke thyer kështu gjithë rrethin e vendeve të forcuara e të kështjellës përqark. Nga maja e këtij mali i nxori me pa Ballaban Pashës, të vëllain Jonuzin dhe nipin Hajdarin të lidhur në hekura. Ballabani i qëruar nga zemërimi, bëri një sulm të fundit kundër Krujës dhe mbeti i vrarë prej një krutani të quajtur Gjergj Aleksi:” Por gojëdhëna e këndon varrin e Petrelës varrin e “qenit turk” me gjithë se askush nuk ka ditur ndonjë gjë e të vërtetë. Drita që e kishte ndritur kështjellën e Petrelës nga lumnija e Skënderbeut, u shua me vdekjen e këtij. “Kalarat e qytetit, shumë të lulëzuara në kohën e Skënderbeut - thotë Fan Noli - dhe të stolisura me pallate e monumente, më kryesoret ndër to Petrtela, Petralba, Stellusi, Tornazi, Sarda, Drishti e Stefigradi u zhdukën pa lënë gjirmë; të tjerat si Kruja, Durrësi, Shkodra, Kanina, Berati e Gjirokastra ranë poshtë pak e nga pak dhe mbetën si hije të bukurisë së humbur dhe të shkëlqimit të hershëm. Bushatësit “shkodrallinj” “Kronika Bushatase”, të shkruara elenisht, brenda faqeve 47-70, të dorëshkrimit shqip 106 faqesh të Dhaskal Kostë Ieromonaku Beratit në Bera, në vitin 1785, i cili zë fill kështu, prej faqes 47 e më tej: “Në mon 1785, 27 korrik ditë e diel. “ Po shkruaj luftën që bëri Ahmet Pasha Kurti, me Mahmud Pashë Shkodrën...etj”. Fajin na e ka revista “Leka”, që më s’po botohet, dhe vetëm që do të mund ta botoja me gjuhën dhe shkronjat e origjinalit, përkrah përkthimit shqip. Nja dy faqe vetëm të këtyre kam botuar, në përkthim, te “Gazeta e Korçës”. Ndër kohë më duket se Mustafë BUshati, më i pranishmi Bushatas që u kap prej Qytahi Sadra dhe u përcoll rob në Stamboll (1858) për t’u hasur prej Hecquard-it gjer më 1857, si “gouverneur general de Smyrne” 2) E do puna të gjurmohet dhe si intelektual:”Me bibliotekë në saraet e Shkodrës dhe me dëshirë të shfaqur Qytahiut kur e kapi rob, se do të para-

pëlqente ofiqin, drejtor tipografie, se sa atë të një Pashaji në Anadoll” etj. 3) Nga ana tjetër, nja tridhjet vjet përpara se të likuidohet pashallëku shqiptar Bushata, Ibrahim Bushati zihet në gojë prej Pouqueville si mikpritës i fisëm Evropianësh 4) dhe po ky Pashë Shkodrani apo Mustafa, paskan pritur dhe agjentë politikë të Napolon Bonopartit, “me karta tepër miqësore”. 5) Sa për Ali Tepelenën, bibliografia e të cilit sot ia kalon edhe asaj të Skënderbeut, ai në vitet e pasme është studiuar në histiografinë ballkanase edhe nga një faqe tjetër, e të mirave të qeverimit të tij, përveç faqes historike të paudhësirave. Sado që t’i hedhim një sy studimit të Mitro Zotos “Drejtësia në ditët e Ali Pashës”, që të kuptojmë se ç’përpjekje vigane janë duke u bërë tani në letërsinë helenike për të rehabilituar tepelenasin tonë, qoftë edhe pjesërisht. Nga sa më bie mua do doja të merresha me Alinë kryesisht nga pikëpamja e shqipes së ditëve të tija , dhe nga ajo e arsimi te shkollës dhe e kulturës helenike - së bashku me atë turke - të kohës. Një fillesë në këtë drejtim e kam bërë te “Dhaskal Gjoka” 6) së pari edhe më pas te revista “Shkolla kombëtare” 7) Jam shumë i bindur se një ditë do të dalin në dritë dhe kushedi se sa karta zyrtare të Aliut, të shkruara shqip me alfabet helenik: “me shqiptarët letërkëmbimi i Aliut është në gjuhën greqisht, përveç rasteve kur ai donte që lajmërimi i tij zyrtar të këndohet botërisht në gjuhën shqip, në të cilën është shkruar në atë gjuhë me germa greqishte” 8) Duke përmbyllur këtë radhë përkatësisht me iniciativën letrare të “Tomorit”, po shtoj edhe këto: ndër shkrimtarët poetë të Rumanisë e do puna të mos harrojmë poetindramaturg Viktor Eftimiu më i madhi dramaturg ndër shokët e tij ballkanas. Bir i Eftimi Çavos, Viktor është i lindur në Shqipëri, në Boboshticë të Korçës, në vitin 1889. Pjesët e tij luhen sot. rregullisht jo vetëm në Rumani, por edhe në Berlin, Paris, Budapest dhe gjetkë. Në Shqipëri i është luajtur “Agimi”, një subjekt i fshatit të tij të lindjes të Korçës i botuar dhe italisht në kohët e mëvonshme. Në shtypin shqiptar është bërë e njohur më gjerazi biografia e tij me anë të një artikulli të titulluar “Shqiptarë të shquar në dhera të huaj”. Njëzetepesë vjetori i Viktor Eftimiut. 9)Nga pjesët teatrore të tij, më të bukura kemi përkthyer atë ferike:”Mbreti Bardho” prej së cilës kemi botuar filesën e aktit të parë të “Kuvendit Kombëtar” i cili e rreshti botimin e pjesës sepse pushoi vetë së botuari. Sami Frashëri Sami Frashëri lindi në Frashër ditën e Mërkurë më 1 qershor 1850. Ishte i biri i Halit Bej Frashërit dhe i zojës Emine. Mësimet e para i mori nga një mësues privat në katundin e tij dhe kur arrin në moshën 11 vjeçare, shkon në Janinë, ku ndoqi shkollën fillore dhe më vonë gjimnazin grek. Më 1871 e mbaroi gjimnazin, ku u pajtua me një kulturë të shëndoshë dhe mësoi shumë mirë greqishten e re dhe të vjetrën, latinishten, frëngjishten dhe italishten. Veç, kësaj gjatë viteve që studion në gjimnaz, vazhdoi dhe në Medrese, ku mësoi veç turqishtes edhe arabishten e persishten. Më 1872 shkoi në Stamboll dhe u hodh në jetën e gazetarisë duke themeluar të përditshmen Sabah. Për shkak të artikujve me frymë ngacmimtare dhe kundërshtuese të shkruara prej tij në këtë fletore më 1874 Sulltani e internoi në Tripoli. Por ai edhe atje shfreu dhe bëri t’i dëgjohet zëri prej gazetës Tripoli që nxori në gjuhë turke dhe arabe. Më vonë u fal dhe u kthye në Stamboll. Më 1880 u emërua sekretar i komisionit të Inspektorisë ushtarake. Megjithëqë ishte nëpunës i shtetit, zyrtarisht

ishte ndaluar nga Sulltan Hamiti me dalë jashtë shtëpisë dhe nuk lejohej të kishte kontakt me të tjerët , mbasi konsiderohej njeri i rrezikshëm për Sulltanin dhe regjimin e tij absolut. Qysh nga viti 1873 e deri më 1904, për 31 vjet rresht ai shkroi 44 të botuara dhe 13 të pabotuara, plot 57 vepra, ndër të cilat më me rëndësi janë: fjalori turqisht-arabisht, fjalori turqisht-frëngjisht, fjalori frëngjisht-turqisht dhe enciklopedia turke në gjashtë volume të mëdhenj. Ndër veprat e pa botuara është edhe përkthimi dhe komentimi i Kuranit, për të cilin nuk dha urdhër censura e Ministrisë së Arsimit. Ky njeri që gëzonte një pasuri kaq të madhe mendore, morale dhe kulturale vdiq në varfëri të plotë, pa asnjë dysh në kuletë. Mbasi ndërroi jetë - ditën e shtunë më 18 qershor 1904 - vila që kishte u shit prej fëmisë së tij. Me këtë mënyrë përveç varrit, nuk la asnjë shenjë banimi në këtë jetë, ku ai punoi pa pushuar për të tjerët. Edhe në fushën kombëtare shqiptare Samiu me dha kontributin e vet të çmuara sa i kishte rezervuar fati dhe sa iu shfaq nevoja. E kryesoi Komiteti shqiptar për shkronjat shqipe që për herë të parë pas Berlinit, u formua në Stamboll, dhe me zotësi diti t’i drejtojë veprimet për ngadhënjimin e idealit kombëtar. Botoi Alfabetin e parë shqip me shkronja cirilolatine dhe kur çështja shqiptare ishte në rrezik nga shkaku i traktatit të Shën-Stefanit dhe më vonë nga Kongresi i Berlinit që shqitshin nga Atdheu ynë një copë të madhe për t’jua dhuruar ballkanasve të përkëdhelur, vuri në skenë tragjedinë e famshme Besa. Me këtë vepër që bëri bujë të madhe, ai nxori në dritë para botës së huaj virtytet e larta të racës sonë si në besë edhe në burrëri e vetëmohim shembullor. Ai shtypi dhe një gramatikë shqipe që sipas kompetentëve thuhet se është më e mira. Atdhetarizmin e vet Samiu e shfaqi dhe e përjetësoi me anë të enciklopedisë turke, në të cilën shpjegoi me një gjuhë të hapur e të dokumentuar fjalët Iliria, Pellasgë, Epir. Maqedonia, Skënder-bej, Kastrioti, Shqipëria etj. Njerëz të ndershëm e të besueshëm që në atë kohë janë ndodhur në Stamboll, na sigurojnë se Samiu iu kërcënua censurës Turke me djegien e të tërë veprës prej 6 volumesh, po të mos botoheshin të gjitha fjalët që kishin të bënin me Shqipërinë, më shqiptarët dhe racën e tyre. Atdhedashuria e tij flakëroi dhe arriti kulmin me veprën e pavdekshme “Shqipëria ç’ish, ç’ësht dhe ç’do të jetë”. Në këtë botim e shprehu dhe e shfaqi krejt afshin shpirtëror tuke e profetizuar edhe për Shqipërinë e nesërme, për Atdheun të lirë. Shkurt ai e shpalli shumë vjet përpara 1912-ës, pavarësinë e shtetit Shqiptar. POr kufijtë e Shqipërisë së Sami Frashërit ishin të hapura dhe shtriheshin deri në caqet etnike të vendit tonë. Shteti shqiptar ëndërroi prej tij, ish i përparuar, ish i lulëzuar dhe më se i lumtur. Ai kërkoi atë që u shfaq, me lakmi të zjarrtë në vjershën e Vaso Pashës, të Naimit, të At Gjergj Fishtës dhe të gjithë poetëve e dëshmorëve tonë. Kombi shqiptar u detyrohet shumë tre vëllezërve Frashëri, pse ata i shërbyen dhe vleftën atdheut më shumë se tri armata të forta. Rexhep Pashë Mati Po. Dëshiroj ta ndriçojë veprën e Rexhep Pashë Matit, që e nderoi kombin tonë me pajën e tij kulturale, me pastërtinë e tij morale dhe me shërbime kombëtare. Unë besoj se ky njeri me të vërtetë i madh, meriton të zërë një vend nderi në historinë e rilindjes sonë përkrah gjithë atyre që na mbajnë t’u jemi mirënjohës. Ai lindi në lagjen Katundi Batër të Matit në vitin 1841. Nuk ishte djalë i ndonjë oxhaku apo familje të shquar. I ati ishte një katundar i thjeshtë, një

hoxhë me një kulturë teologjike të kufizuar që i përshtatej kohës së tij. Por shquhet dhe një njeri me gjykim të mprehtë. Mulla Hasan Ruçi - kështu quhej i ati i Rexhep Pashës - që të siguronte jetën e familjes së tij kishte shkuar në Edërne, ku kishte hapur një furrë buke. Edhe Rexhepin e vogël e kishte marrë më vetë dhe e pat futur në shkollë. Mbasi mbaroi djali mësimet fillore dhe qytetase, mundi të futet në shkollën e luftës, ku i vazhdoi dhe i mbaroi mësimet me sukses të plotë. Më 1864, kur ishte 23 vjeç, u gradua kapiten i klasit në Divizionin VI të Ushtrisë Perandorake. Kapiten i klasit të parë po në atë divizion. Në vitin 1871 u bë major dhe nënprefekt ushtrie në grupin V të Armatës VI. Në vitin 1875 me gradën e nënkolonelit u transferua në rojën e kufirit në Janinë. Më 1877 si Kolonel u dërgua në Armatën VIII në divizionin “Bosnjë-Hercerkovina” dhe më vonë po me atë gradë u çua në Divizionin III në Janinë. Në vitin 1883 u gradua gjeneral i Divizionit VI në Armatën e Selanik-Kosovës. Në Kosovë populli i Drenicës kishte kundërshtuar me forcë disa masa qeveritare. Vetëm ndërhyrja e Rexhep pashës mundi të shpëtonte nga ndëshkimi i rëndë që donte me i dhënë sulltani. Rexhep Pasha, me qëllim që të përgatiste një forcë të mirë për ta përdorur më vonë në interes të idealit kombëtar, i propozoi Stambollit që të organizonte në Kosovë një ushtri të përbërë prej banorëve të vendit, të cilët do të stërviteshin ditën në qendrat e afërme dhe natën do të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre. Propozimi u pranua dhe organizimi u krye, por besnikët e sulltan Hamitit e diktuan qëllimin e vërtetë të pashës shqiptar dhe menjëherë ia raportuan Sulltanit. Për këtë shkak Rexhep pasha u internua si vali dhe komandant i Tripolis dhe i Libisë në Afrikë, ku qëndroi deri në vitin 1908. Mbas shpalljes së konstitucionit turk, më 1908 u kthye në Stamboll si ministër i Luftës. Por në këtë dikaster nuk qëndroi gjatë, sepse më 13 dhjetor të atij viti u gjet i mbytur në zyrën e tij ministrale. Vdekja e tij bëri përshtypje të madhe e të hidhur në mes nacionalistëve shqiptarë, të cilët të bazuar në fakte, ishin të bindur që ai ishte helmuar prej sulltanit, mbasi në rasa të ndryshme ky ushtar shqiptar kishte projektuar dhe përgatitur kryengritje për të shembur regjimin e tij dhe për të kthyer lirinë e shqiptarëve. Gjatë jetës së tij ai ishte i lidhur shumë me flamurtarët e idealit kombëtar. Në katundin Batër, ku lindi Ballabani, e solli në jetë e ëma. Por ky ishte një tip i kundërt i tradhtarit. Nga letrat e tij që kemi mundur të shikojmë shihet niveli kulturor, karakteri i fortë dhe dashuria e thellë që ushqente për atdheun e mjeruar e të robëruar. Vëllai dhe fisi i këtij atdhetari të shquar jetojnë edhe sot në Mat, si gjithë katundarët e tjerë pa pasur asnjë pretendim. Pak fjalë mbi jetën e Shani Tepelenës Një nga figurat e shquara patriotike të Shqipërisë, Mihal Shani Tepelena, u nda nga mesi ynë më 21.1.1941, duke lënë në trishtim të thellë pasardhësit e tij, gruan dhe tre djemtë e një vajzë, si dhe miqtë e shumtë e veçanërisht patriotët që kanë bashkëpunuar, të cilët i çmojnë veprimet shembullore të të ndjerit Shani ne fushën e kombëtarisë. Mihal Shani lindi në Shtepëz të Tepelenës në vitin 1878, vazhdoi


dossier • E hënë 9 shtator 2013

mësimet e para në Janinë dhe ende në moshë të vogël shkoi në Stamboll, ku mbaroi mësimet në shkollën e lartë “Galatasarai” si dhe në “Hukuk”. Këtë të fundit ai e mbaroi duke ushtruar profesionin e tij rrobaqepës. I ndjeri ka qenë shumë i zgjuar sa të bëhet profesionist i mbaruar që në moshë 15 vjeç, gjë kjo që ka tërhequr vërejtjen e të gjithëve, mbasi me famën e tij të merituar arriti të pranohet si rrobaqepës i sarajit të sulltanit atëhershëm, Abdzl Hamiti. Mëndja e kthjellët dhe ndjenja e zjarrtë e tij për një Shqipëri të lirë ishin bashkuar në trupin e Shanit, i cili duke qenë herët në kontakt të ngushtë me patriotët e vërtetë, Ismail Qemali, Vasil Pashën, Naim Frashërin e të tjerë njerëz të lartë dhe me shumë vlerë për vendin tonë, u gatua shpirti i tij me ndjenjat e larta të atdhetarisë arbërore. Kështu u shqua fizionomia e Shanit në qarqet e Stambollit e më pas në të gjitha rrethet patriotike të shqiptarizmit qysh në Rumani, Bullgari, Amerikë e gjetiu, kudo që qarkullonin gazetat, broshurat që botonte Shani. Për këto arsye Shani ka vuajtur aq shumë, sa duhen volume për ta përshkruar dhimbjet dhe dëmet katastrofike të pasuara njëra pas tjetrës. Pra, ne mund të përmendim pak, disa më kryesoret të vuajtjeve, me bindjen se do t’i japim një kuptim analog opinionit publik e veçanërisht gjeneratës shqiptare. I tërhequr nga ndjenja e atdhedashurisë, Shani, duke predikuar idealin e tij shqiptar të ish-kryeqytetit të Perandorisë Osmane, sa do që kishte fituar shumë miq, veçanërisht me simpatinë që posedonte, po nga ana tjetër në ato kohëra anormale fanatizma turke si dhe megalomania greke kanë qenë tepër të rrezikshme, gjeti shumë ndalime në misionin e tij. Kështu, fillojnë persekutimet e tmerrshme për Shanin tonë, i cili në vitin 1898 u internua në Arabi. Me ndërhyrjen e miqve të tij besnik, sado që u fal, po përsëri e internuan mbas pak kohe, si njeri i rrezikshëm dhe mbeti në Kostamoni deri në vitin 1908, d.m.th. deri në shpalljen e lirisë turke. Prapë me iniciativën e tij u formua klubi sportiv i Stambollit sipas kushtetutës otomane, mirëpo ndjekjet e turqve ishin më të rrepta për Shanin, sepse ai nuk pushonte së kërkuari të drejtat e Shqipërisë, i cili fliste haptazi me një kurajë civile të çuditshme, sa të tërhiqte smirën e njerëzve arrogantë, që shikonin se si të grumbullonin pasuri për vete të tyre. Po në këtë kohë ka pasur botuar fletoren “Bashkimi” në Stamboll. Në vitin 1915 u dënua me vdekje Shani prej armiqve më të mëdhenj të shqiptarizmit, turqve, po edhe këtë herë miqtë e shumtë ndërhynë dhe pas tre muajve në pritje për ekzekutimin e vendimit, u kthye në internim vendimi me fjalë në një dekret të Sulltanit Reshatit. Në vitin 1919 Shanin e shohim prapë në skenën e politikës, pa u dekurajuar aspak, i cili këtë herë në çastin e ndërhyrjes në Stamboll prej Rumanisë, ku kishte qëndruar në internimin e fundit, arriti të organizojë shqiptarët e Stambollit rishtas, ku u emërua të kryesojë delegacionin shqiptarë që përfaqësonte gjithë shqiptarët e Turqisë në Konferencën e Paqes në Paris. Në Paris Shani ndenji afro dy vjet, duke propaganduar për Shqipërinë, nëpër qarqet me rëndësi të politikës së atëhershme, ku disa herë ka mbetur dhe ngushtë financiarisht. Kështu, në një anë ushtronte profesionin e tij për të mos mbetur në nevojën e të tjerëve sipas kryelartë-

»

19

vjet e këtej është shembur një lëvizje e madhe në Pianë për të kujtuar vendin dhe origjinës, për t’u interesuar për punët shqiptare, për të protestuar kundër skllavërisë së vëndit tonë dhe për çlirimin tonë, për ta vizituar dhe për ta njohur edhe për së afërmi. Propaganda në shtetet e huaja për të drejtat e shkelura të shqiptarëve,është bërë shumë e gjallë dhe mund të thuhet më parë se kudo, nga banorët e Pianës. Në lidhje me këtë propagandë, filloi edhe propaganda për t’i ndryshuar Pianës, por nga shumë rrethana nuk u realizua. Sot në Pianë janë të shumtë ata që interesohen, për vendin tonë dhe nga lajmet që kemi paksa filluar nga shkollat shqipe në kohë nate ku priftërinjtë zelltarë për vendin e gjyshërve të tyre, japin mësim në shqipe pa pagesë. Në kishën katedrale të Pianës një pjesë e madhe e meshës bëhet shqip dhe në një kishë tjetër meshohet vetëm shqip. Duke ndjerë të gjallë dashurinë për atdheun për të cilin kanë dhënë gjakun, dhe djali i poetit Mino Sqiro u bë fli për dhenë fashiste sa që mori edhe medalje ari, shqiptarët e Pianës e ruajnë të pashuar kujtimin e origjinës së tyre dhe zakonet i mbajnë me kujdes dhe qejf. Këmbimi pra i emrit të katundit nga Piana dei Greci në Piana degli Albanesi, “Piana e Arbëreshëve” vjen të vulosi një gjendje që ka ekzistuar që nga origjina e katundit, por e cila kishte marrë kuptim të ndryshëm nga ata që s’ishin në korent të çështjes dhe e cila ka qenë dhe është me shenjat dhe gjurmët shqiptare dhe me kombin grek s’ka pasur kurrë një lidhje, siç e tregon dhe në mënyrë kuptimplote edhe emri që vetë banorët i kanë dhënë me kohë qytetit të tyre. Teksti i Buzukut të cilin i pari e zbuloi dhe i punoi për kaq vjet me radhë, pikërisht një djalë i shquar i Pianës. Imzot Pavli Sqiro, studiues i pasionuar i gjuhës shqiptare dhe që e tregoi plejadën e dëgjuar të letrarëve dhe studiuesve të thellë të këtij katundi të madh që është interesuar kaq shumë për të mirën e vendit tonë.

sisë që e karakterizonte, nga ana tjetër nuk linte derë pa trokitur për të mirën e Shqipërisë, gjë që ka prodhuar efektin e duhur për një rrymë mjaft të fortë të këtyre qarqeve. Gjithashtu si i disiplinuar me profesionin e tij, prej Institutit më të Lartë të Parisit, e veçanërisht me zotësinë e tij më të shquar në këtë profesion, Shani sado që ka gjetur rastin më të volitshëm, për të siguruar me mijëra dollarë në muaj, porsa të shkonte në Uashington me anësinë e miqve që zuri në Paris, ky nuk pranoi të largohet nga Shqipëria dhe kështu në vitin 1922 u kthye në Tiranë për të qenë pranë atdhetarëve nën flamurin kombëtar, që e kishte ëndërruar për së vogli. Prapë edhe këtu nuk ka ndenjur Shani pa punuar për të mirën e përgjithshme, sikurse tregon edhe fizionomia e tij, kurdoherë mirëbërës, i padjallëzuar, i qeshur dhe i zbavitur, sikur të ishte në moshë të re, ka qenë nga elementët e parë të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe anëtar i këshillit të saj, nënkryetar i Dhomës Tregtare etj. Nuk mund të rrimë pa përmendur së veterani ynë i asaj Labërisë së famshme nuk i ka munguar të mos i shërbejë veçanërisht dhe vendit të vet, d.m.th. Labërisë, në njëkohë e në një ditë që ajo ishte mbytur në disa miliona grosh të prapambetura dhe po shiten bagëtia për 10 grosh delja; ka qenë aty drejt viteve që gëzonte simpatinë e Sulltanit si rrobaqepësia e tij, dhe kështu ka mundur të marrë një dekret falje e shlyerje për të gjitha borxhet në fjalë. Piana e Arbëreshëve Fjala “Piana dei Greci” ka hyrë për arsye fetare. Shqiptarët që u larguan nga vendi i tyre për të shpëtuar fenë dhe zakonet nga turqit ishin të ritit greko-ortodoks dhe vendasit e Sicilisë për t’i dalluar nga banorët e tjerë u vuri bishtin e “të ritit grek” që për shkurtim u përmbledh

kjo shprehje në “grek” dhe kështu u përcaktua dhe katundi që krijuan shqiptarët, “Piana dei Greci”. Por ne sicilianët e pagëzuan katundin e shqiptarëve “Piana dei Greci”, banorët e Pianës midis tyre e quanin “Piana e Arbëreshëve”. Edhe sot e kësaj dite banorët e Pianës kështu e quajnë qytetin e tyre. Poeti i madh Zef Sqiro e disa shokë të tjerë dashamirës të Shqipërisë nga Piana kishte propozuar që t;ia hiqnin atë emërtim të qytetit të tyre, sepse linte shteg për keqkuptime. Në të vërtetë disa vjet më parë profesori i historisë në Universitetin e Athinës, Karolidhi, duke marrë rast nga emri i katundit ka shkruar disa artikuj në fletore mbas vizitës që bëri në vend dhe në Manastirin e Grotta Ferratas, u mundua ta paraqiste popullsinë si greke dhe me ndjenja greke. Gjithë argumentet u mbështetën në emrin e qytetit, duke i dhënë qëllimisht kuptimin etnik që nuk i përgjigjej realitetit. Përveç këtij fakti, asgjë tjetër nuk e lidhte popullsinë e Pianës me popullin grek po të përjashtohet gjuha greke që përdoret në Kishë. Por kjo nuk formonte një provë të argumenteve të profesorit grek se edhe në Shqipëri ortodoksët pak kohë më parë përdornin greqishten në meshë. Gjuha e vendit ka qenë dhe është shqipja, një shqipe e kulluar dhe e këndshme. Rrugët kryesore janë paguar me emrat e heronjve shqiptarë, me në krye Gjergj Kastriotin. Stema e bashkësisë është shkaba me dy kokë dhe në ballin e godinës së Bashkisë është shkruar latinisht “Komunitet shqiptar”. Por Karolidhit nuk i bënë përshtypje këto, ose më mirë nuk i interesoi që t’i vinin në dukje këto shenja që tregonin haptazi origjinën dhe ndjenjat e popullit. Për të evituar, qoftë me qëllim të mirë qoftë me qëllim të keq, Zef Sqiroi me shokë propozoi që edhe zyrtarisht t’ia hiqnin bishtin “grek” katundit, ashtu siç ia kishin hequr dhe midis tyre. Duhet shënuar se pesëdhjetë

Pavli Sqiro Të dielën pas dreke vdiq në Piana të Arbëreshëve imzot Pavli Sqiro, pas një vuajtje të shkurtër. Imzot Pavli Sqiro lindi në Pianën e Arbëreshëve, Sicili më 23 nëntor 1866. Studioi në Seminarin e Palermos dhe më 8 maj 1892 u dorëzua prift dhe po atë vit u emërua Redaktor i Strehës për të gjymtuarit. Më vonë u emërua profesor i literaturës në Trivento dhe pastaj në Bitonto, ku shërbeu gjatë viteve 1898 dhe në 1902 dhe me këtë rast mori një nam të madh si helenist. Në Bitonto u dorëzua Peshkop titullar i Bendas. Me këtë rast poeti i madh Zef Sqiro i shkroi në fletoren “Flamuri i Shqipërisë” se “imzot Pavli Sqiro është kaq i ditur dhe kaq i mirë, sa dhe patriot i flaktë; mik dhe vëlla i të vobektëve; pra të gjithë shqiptarët e Sicilisë dhe të gjithë të huajt që e njohin e nderojnë” Që atëherë sidomos u vu me mish e me shpirt për të studiuar dhe për të dhënë mësime të shqipes. Gjithë ata që ndoqën mësimin në Seminarin shqiptar, gjatë viteve që ai ishte rektor, kujtojnë se sa ishte intransigjent dhe mbrojtës me këmbëngulje për të ruajtur gjuhën dhe zakonet e të parëve. Dha mësime për shumë vjet të gjuhës shqipe e sidomos të dialektit të Pinës dhe për të ruajtur në koloninë shqiptare të Sicilisë pasurinë gjuhësore botoi me shpenzimet e veta një revistë “Fjala e tim zoti” dhe që ka përfundime shumë të mëdha në qëllimin që ndiqte. “Fjala e tim zoti” ka qenë shkruar me kujdes gjuhe në dialektin e Pianës dhe vazhdoi për katër vjet. Në këtë revistë ku bashkëpunuan dhe Pr. Papas Geatano Petrotta dhe Dr. Rosolino Petrotta. Në atë kohë imzot ishte në korrespondencë me gjithë patriotë shqiptarë dhe albanolog, si p.sh. me Spiro Kolenë, Lumo Skëndon, Robert Jolk dhe shumë të tjerë të cilëve u dërgonte revistën e cila edhe midis të tjerave kishte dhe vlerë të madhe gjuhësore. Më 1909 Imzot Sqiro i gjeti në Bibliotekën e Vatikanit pas shumë kërkimesh plot mundim me sallën e moçme të Buzukut dhe që atëherë udha pas studimit të librit. Për të pasur një ide të saktë se qysh imzot Sqiro i ka studiuar dhe thelluar Buzukun, mjafton të thuhet se ka bërë gati për botim interpretimin e Buzukut, përkthimin letrar, një koment linguistik të gjerë dhe një fjalor shumë të punuar dhe me kujdes të jashtëzakonshëm nga i cili mund të gjenden të gjitha fjalët që përfshihen në librin format gramatikale të përdorura me tregimet e çdo faqe e rreshti. Përveç kësaj pune kolosale, Imzot ishte marrë dhe me studimin e Budit, Bianchi Bogdanit dhe Matrangës. (vijon numrin e ardhshëm)


20

Q

«

Librari

E hënë 9 shtator 2013 •

Poeti në shoqëri - RACHEL GALVIN

ë prej pushtimit të Irakut në 2003, marrëdhënia mes politikës dhe protestës poetike ka hyrë në një fazë alarmuese, si për shkrimtarët, ashtu edhe për lexuesin amerikan. “Besoj se shkrimtarët e kanë të qartë në zemrat e tyre se sa ndikim ka poezia në masat e gjera të shoqërisë amerikane”, shkruante W. S. Di Piero në revistën “Poetry” të tetorit 2003. Ai po komentonte për lëvizjen Poetët Kundër Luftës, si dhe po përforconte idenë kontroverse që Dana Gioia e kishte shprehur qartë që në vitin 1991 në esenë e tij “A ka rëndësi Poezia?”. Në këtë ese autori shprehet se është “mëse e vështirë që Muzën ta martojmë lumturisht me politikën”, meqenëse poetëve i mungon roli brenda kulturës së gjerë dhe rrjedhimisht nuk gëzojnë vetëbesimin e duhur për të dalë me një ligjëratë publike. Po përse vallë ndodh që në këtë vend poeti shihet si i veçuar prej çështjeve të kombit? Me shumë gjasa, kjo duket se është një veçori anglofone. Në Amerikën Latine, Jose Marti, një prej poetëve më të dashur të rajonit, udhëhoqi lëvizjen për të çliruar Kubën prej sundimit kolonial. Poeti dhe prifti nikaraguaian, Ernesto Cardenal, u angazhua në revolucionin sandinist dhe më pas shërbeu si ministër i Kulturës së vendit të vet. Poeti kilian, fitues i çmimit Nobel, Pablo Neruda, ishte diplomat, senator dhe iu bashkua rendit të poetëve spanjollë, si Federico Garcia Lorca dhe Miguel de Unamuno, të cilët ngritën zërin kundër gjeneralit Franko gjatë luftës civile spanjolle. Si Lorca, ashtu dhe Unamuno humbën jetën si pasojë e simpative të tyre republikane. Në Francë, Paul Éluard, René Char dhe Robert Desnos shkruan poezi proteste, ndërsa luftonin si pjesë e Rezistencës. Në Itali, Quasimodo dhe Cesare Pavese u përndoqën për shkak se denoncuan regjimin nën të cilin jetonin po njësoj sikurse bënë dhe poetët rusë dhe polakë si Ossip Mandelstam, Anna Akhmatova, Wislawa Szymborska dhe Czesław Miłosz. Poetë bashkëkohorë të Lindjes së Mesme, të tillë si Badr Shakir al-Sayyab, Nizar al-Qabbani, Adonis, Ghazi al-Gosaibi dhe Mahmoud Darwish e kanë përqafuar idenë e letërsisë së angazhuar, apo sikundër Sartri e quante literature engage. E prapë se prapë, në Perëndimin anglofon, poetët që prej W. H. Auden-it e deri tek W. B. Yeats-i janë kujtuar për epitetet me të cilat u shprehën kundër përfshirjes së politikës në poezi. Të dy poetët e sipërpërmendur u cituan në mënyrë të përsëritur në prag të debatit poetik që u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë në shkurt të 2003, kur Laura Bush anuloi simpoziumin e organizuar prej saj me temë “Poezia dhe zëri amerikan”, pasi mësoi se disa prej poetëve të ftuar refuzuan të merrnin pjesë në takim, në shenjë proteste kundër luftës që dukej në horizont. Sam Hamill, poet dhe botuesi themelues i Copper Canyon Press-it, kishte si synim që t’i paraqiste Zonjës së parë një peticion dhe një përmbledhje poezish proteste. Zëdhënësi i Laura Bush-it deklaroi se do të ishte “jo me vend që një ngjarje letrare të kthehej në një forum politik”. Ky konflikt lindi shkëndijën që çoi në krijimin

…NËNSHTRIM I DEPOLITIZUAR APO ESTETIK I KOMBIT e lëvizjes Poetët kundër Luftës prej Hamill-it. Artikujt e medies për lëvizjen shpesh citojnë vargun e Auden-it “Poezia nuk bën që të ndodhë asgjë” apo tre varjet e Yeats-it: “E mendoj më mirë në të tilla kohë / Poeti gojën e vulosur mban se përnjimend / Nuk kemi tagrin që shtetarin ta ndreqim”. Nuk është me vend që t’i përmendim këta poetë apo fjalët e tyre si emblemë e kampit apolitik të poezisë, pa kujtuar së pari se secili në kohën e vet pati një përjetim tejet politik. Yeats-i ndihmoi çështjen kombëtare gjatë kryengritjes kundër fuqisë koloniale britanike dhe më pas shërbeu si senator i Republikës së sapokrijuar të Irlandës. Ai e refuzonte estetikën e tipit “art për hir të artit” dhe deklaronte se “letërsia duhet të jetë shprehia e bindjeve dhe tunika e emocioneve fisnike e jo një qëllim në vetvete”. Dhe në fakt poema e Auden-it – një elegji për Yeats-in – përfundon me një thirrje drejtuar poetit për të “pasuar të drejtën”: Me lëvrimin e vargimit Bëhet vreshti i mallkimit Këndo për dështimet e njeriut Në rrëmbimin e pikëllimit; Në shkretëtirat e zemrës Le të nisë ujvarë shërimi Në burgun e ditëve të veta Mësoje njeriun e lirë të lëvdojë. Auden-i, i cili udhëtoi drejt Spanjës për të mbështetur kauzën republikane gjatë Luftës Civile, argumentonte në 1939 se “Edhe për poezinë, sa dhe për artet e tjera, mund të thuhet se mbart një qëllim të mëtejshëm, qëllim ky që është, të çmagjepsë dhe të pastrojë me anë të shpalljes së të vërtetës”. Të vepruarit sipas asaj që besonin bëri që Auden-i dhe Yeats-i të gjendeshin në qendër të jetës publike. Të dy mbetën të vetëdijshëm për kurthet e dogmës dhe shprehën kujdes në punën e tyre, ca më tepër

në moshën e shtyrë. Por një kredo politike, e përzier me ambivalencë dhe pesimizëm, mbetet një kredo politike. Fakti që kalitet me një vetëdijë të dështimeve njerëzore, dobësi të karakterit dhe hipokrizi, përbën një shenjë të një ndërgjegjeje të matur – dhe kur kjo shfaqet në poezi, atëherë një kompleksitet i tillë bëhet garanci e artit të madh. Përse vallë sot ndodh që poetët të mos konsiderohen prej kombeve si aktorë legjitimë të sferës publike? Çfarë ndodhi me imagjinatën letrare anglofone që nga koha kur afro dyqind vjet më parë Percy Bysshe Shelley deklaroi se poetët janë “legjislatorët e panjohur të botës”? Çarja e madhe që u krijua ndërmjet botës së kontigjencës politike dhe botës së poezisë i ka rrënjët e veta në fillimet e shekullit XIX, kur poezia nisi të zhvendosej nga romanticizmi dhe lirika e individualizuar subjektive. Mendimtarët letrarë të 1830 dhe 1840 e vendosën poetin mbi dhe jo në mes të njerëzisë – në një breg të largët prej sferës publike. Përtej të qenit kronikan i memorjes publike apo borizan i rreziqeve, poeti u depolitizua dhe mënjanua si “mbajtës i moralit publik”, sikurse Betsy Erkkila shkruan tek Whitman-i, Poeti politik. Prej romanticizmit, me gjasë mund të kemi trashëguar lirikën e përqëndruar tek brendia si dhe një theksim të përvojave vetjake, por sikurse Richard Jones-i thekson tek Poezia dhe Politika, poetët romantikë kishin një ndërgjegje të fortë shoqërore dhe ishin të preokupuar për “abuzimet e industrializmit, mjerimin dhe tjetërsimin e jetës urbane, harenë për Revolucionin francez dhe zhgënjimin që e pasoi atë”. Tërë këto preokupime ishin pikërisht ajo për çka brezi pasardhës do t’i akuzonte; dhe në vijim trashëgimia romantike do të ndahej prej veprimit të vet politik, e paskëtaj modernistët do ta mbanin nocionin e poezisë si të shenjtëruar prej vetë natyrës prej bote tjetër që mbart. Në

mesin e shekullit XIX gjendet një përjashtim i dalluar: Ndërsa Emerson-i hamendësonte një poezi të vërtetash transhendente dhe Poe ishte kampion i “poezisë së pastër”, Walt Whitmani mbronte poetikën demokratike të formave të hapura gjithëpërfshirëse dhe politikën e përfshirjes. “Të gjithë e kanë pranuar parimin se poeti dhe i dituri e formojnë vetë klasën së cilës i përkasin, përmbi të tjerët, dhe më të rafinuar se ata. Unë them se ata mbeten po aq të mëdhenj kur dalin nga mesi i popullit, kur përshkruajnë të njëjtat idioma, zakone, vende, aspektet e njëjta të kafshëve e pemëve, si dhe atë që është vulgare”, shkruante ai. “Imagjinata dhe aktualiteti duhet të jenë të bashkuar”. Pavarësisht prej Whtimanit, ideja se poezia ekziston veçmas konceptit mondan dhe çështjeve të një vendi, vijoi të përforcohej me shpejtësinë e lëvizjes së “artit për art”. Kritiku viktorian Matthew Arnold shkroi ese që bënin thirrje për atë lloj poezie të preokupuar moralisht, e cila do të mund të “frymëzonte dhe fisnikëronte”. Në një reagim kundër agjitacionit politik të poetëve romantikë ai ngrinte në qiell balancën klasike, normalitetin, arsyen, proporcionin dhe rendin, dhe për pasojë poezinë që mbetej e pavarur prej pjesës së sferës historike. Për trashëgimtarët e Arnold-it, modernistët e prag-Luftës së Madhe, letërsia u shndërrua në një strehë, ndërsa kritika letrare në shkencë. Lëvizja e Re kritike, e cila lindi gjatë dekadave të para të shekullit të njëzetë, gjente tek teksti një theks indirekt, të përftuar prej kontekstit të historik, social dhe biografik, duke e përforcuar në këtë mënyrë ndasinë ndërmjet poezisë dhe politikës. Poetë e kritikë si Robert Pen Warren, Cleanth Brooks dhe Alen Tate shpallën një këndvështrim për poezinë si të izoluar pakthyeshmërisht prej pisllëqeve dhe trazirave të jetës së përditshme. Robert Scholes e quajti

këtë pozicionim si një ‘geto kulturore të elitës’. “Akuza ime ndaj Kritikës së Re është se shkaktoi një të çarë tepër të madhe ndaj fjalëve dhe veprave e po aq edhe ndërmjet retorikës dhe poetikës”, shkruan Scholes-i tek Lexuesi Finok. “Kritika e Re ndërmori një qëndrim të caktuar aristokratik prej shkëputjeje të ftohtë dhe e shndërroi atë në një etalon të shkrimit të mirë”. Letra e Brooks-it dhe Warren-it, Të Kuptuarit e Poezisë, i kodifikoi këto pikëpamje dhe u bë manuali poetik alternativ amerikan. Megjithatë, ky episod i ndarjes së letërsisë prej politikës nuk rrëfen tërë ndodhinë. Historia e poezisë amerikane është një histori e përplasjes së narrativave dhe kundër-narrativave mbi vetë aktivitetin poetik. Vitet ‘20 të shekullit të kaluar u shënuan nga diktati i Modernistëve të Epërm si Eliot dhe Pound, por Langston Hughes, Countee Cullen dhe Sterling Brown-i ishin po ashtu aktivë. Vitet ‘30 panë daljen në dritë të Të Kuptuarit e Poezisë, por ato ishin gjithashtu një dekadë e prodhimtarisë së lulëzuar të poezisë politike dhe poezisë së ndërgjegjes, përfshirë këtu poezinë e Carl Sandburgut, Muriel Rukeyser, Auden-it dhe brezit të tij, si dhe e objektivistëve si George Oppen, Louis Zukofsky, Charles Reznikoff dhe Carl Rakosi. Gjysma e dytë e shekullit XX u parapri prej çmimit Bollingen të Librarisë së Kongresit, akorduar Ezra Pound-it në 1948 për versionin e purifikuar të Canto pizane – që do të thotë, botim në të cilin disa prej pasazheve antisemite ishin censuruar prej botuesit. Çmimi u njoftua së bashku me motivacionin “Për të lejuar konsiderata të tjera përveç arritjeve poetike, në mënyrë që vendimi të mos shkatërrojë domethënien e Çmimit dhe që në parim të mos mohojë vlefshmërinë e atij perceptimi objektiv të vlerave mbi të cilat mbështetet shoqëria e qytetëruar”. Një “perceptim objektiv i vlerave”


• E hënë 9 shtator 2013 mund të ketë qenë motoja e kohës, por rrymat e tjera poetike lëvrinin në drejtime të ndryshme. Vitet ‘50 do të ishin gjithashtu edhe dekada e Bufit të Allen Ginsberg-ut, Fshikulluesve dhe poetëve të Malit të Errët, të tillë si Charles Olson-i dhe Robert Creeley. Dhe të tëra këto ndodhën në prag të shpërthimit të poezisë politike të viteve ‘60 dhe ‘70, kur Robert Bly, Denise Levertov dhe Robert Lowell shkruan me protestë kundër Luftës së Vietnamit, Adrienne Rich-i dhe Audre Lorde-i shkruan duke i dhënë një tjetër vend gruas në poezi, dhe poetë të tjerë si Gwendolyn Brooks, Amiri Baraka dhe Nikki Giovanni ishin aktivë në Lëvizjen e Arteve të Zeza dhe luftës për të drejtat civile. Në çerekun e fundit të shekullit XX, të tjerë poetë si Carolyn Forsché u bënë pionierë të përgjegjësisë etike që poezia ka për të qenë dëshmitare, duke pohuar se gjuha si e tërë është në vetvete politike. Carolyn Forsché deklaroi: “Vizioni është gjithmonë i ngarkuar ideologjikisht; perceptimet janë a priori të formësuara prej një ndërgjegjeje njëkohësisht sociale, historike dhe estetike”. Në antalogjinë e saj të poetëve dëshmitarë të shekullit të njëzetë, Kundër Harrimit, Forsché bën thirrje për një poezi të hapësirave sociale, e cila banon ndërmjet shtetit dhe “banesës së sigurt të personales”. Të tërë krijuesit e sipërpërmendur në një kohë të caktuar janë sulmuar për shkak se me anë të krijimeve të tyre kanë shprehur bindjet e tyre politike. Afërmendsh, ekziston një ndryshim i madh ndërmjet shprehjes së pakënaqësisë brenda një demokracie dhe pakënaqësisë që ngrihet kundrejt një regjimi totalitar; represioni brenda demokracisë nuk i përafrohet nivelit të brutalitetit të hasur në një mori rrethanash politike përqark globit. Pavarësisht, përpjekjet e këtyre shkrimtarëve amerikanë janë për t’u përgëzuar, për të ardhur pastaj tek ajo që Edward Said-i e cilësoi si “nënshtrim i depolitizuar apo estetik” i kombit. Ky nënshtrim, së bashku me të ushqyerit e ksenofobisë dhe apatisë, përfaqëson një mënyrë bashkëkohore të shtypjes së dëshirës për pjesëmarrje demokratike. Në librin e tij të fundit, Humanizmi dhe Kritika Demokratike, Said-i shkruan: “Njëra prej shenjave dalluese të modernitetit tashmë ka arritur në një shkallë të lartë, estetika dhe socialja duhen mbajtur, dhe shpesh mbahen me vetëdije, në një gjendje tensioni të papajtueshëm”. Që prej pushtimit të Irakut, një simfoni zërash ka rikonfirmuar rolin e poetëve amerikanë në sferën publike. “Është e pamundur që një poet të jetë jopolitik”, i deklaroi Li-Young Lee një reporteri të St. Petersburg Times-it. Galway Kinnell deklaroi në “New York Times” se, “Është detyrë e poezisë dhe pjesë e rolit të saj që të mos heshtë”. Edhe Sam Hamill, në një letër të hapur të datës 29.07.2004 shkruan: “Të qenit qytetar i botës është një qëndrim politik”. Bisedimi lartëson shoqërinë dhe krijon kushte për përçimin e demokracisë. Poezia mund ta ushqejë këtë çlirim të demokracisë duke transformuar si individin, ashtu edhe shoqërinë. Poeti është një intelektual në kuptimin e revolucionarit italian Antonio Gramshi. “Jointelektuali nuk ekziston”, shkruan ai, “sepse nuk ekziston asnjë veprimtari shoqërore prej së cilës pjesëmarrja intelektuale të mund të përjashtohet: homo faber-i nuk mund të veçohet prej homo sapiens-it”. Gramshi sugjeron se aktivizimi,

dhe jo vetëm elokuenca, është një princip përcaktues i funksionit të intelektualit si “ndërtues, organizator, bindës i durueshëm e këmbëngulës, dhe jo vetëm si një orator i thjeshtë”. Nuk ka shpëtim prej forcave që ushtojnë trysni tek poezia, që e skalisin veten tek ajo, po ashtu sikurse nuk ka shpëtim prej urgjencës së çështjes së shiut që hyn në shtëpitë tona, duke pikuar prej çatisë drejt e në dysheme. Sado zjarrdurues të jetë mendimi, pyetja që na shtrohet është: “Çfarë kuptimi ka për ne të jetuarit? Përse vuajmë? Çkuptim ka për ne mendimi se jemi një qenie thjesht mendimtare, njesore, humane”, sikurse e. e. cummings-i thotë? “Një poezi pluskon pranë dhe paralelisht me momentin historik. Ajo që na ndodh si lexues, kur ne hipim në të, varet nga lloji i marrëdhënies që ajo shfaq kundrejt jetesës sonë historike”, shkruan Seamus Heaney tek Qeverisja e Gjuhës. Poezia, sikurse tërë pjesa tjetër e artit, është një formë publike dhe poezia në një kuptim më të veçantë është një formë e ligjëratës publike. Ajo nuk është e ndarë nga bota; është e bërë për botën po ashtu sikurse dhe vizioni ynë për botën bëhet prej gjuhës. Jo vetëm poezia eksplicite politike apo satirike, por edhe ajo lirike dhe meditative janë mënyra të bashkëbisedimit me shoqërinë. Ky bashkëbisedim është ajo çka e humanizon botën, sipas Hannah Arendt-it. “Po aq sa ndikohemi nga gjërat e botës, aq edhe trazohemi e stimulohemi prej tyre, dhe ato bëhen humane për ne atëherë kur jemi të aftë për t’i diskutuar ato me fqinjin”, shkruan ajo tek “Njeriu në Kohërat e Errëta”. “Ne humanizojmë atë çka ndodh në botë dhe në vetveten vetëm duke folur për këtë dhe në rrjedhën e të folurit mbi të ne mësojmë që të bëhemi njerëz”. Çdo fjalë e regjistruar domosdoshmërisht ekziston në sferën publike. Të folurit dhe të shkruarit janë akte revolucionare, sepse ato e distancojnë folësin prej atyre që mbeten në sferën private. Në këtë pikë ndodh që obligimet publike të zërit poetik vijnë në jetë. Dialogu ynë, apo sikundër Yeats-i do të thoshte, zënka jonë me vetveten, është mbartësi i humanitetit tonë. Ndoshta mënyra më e mirë që poetët të rifitojnë një vend në sferën e sotme publike është që të ekstraktojnë poezi prej asaj sfere të shenjtëruar, që është paracaktuar për të prej mendimtarëve të dikurshëm të romanticizmit – dhe të përcjellin një shprehi poetike në sferën publike në formë idesh, kritikash, analize dhe poemash të reja. Përgjegjësia e shkrimtarit dhe lexuesit në një kulturë të vetëdijshme është që të shkaktojë pjesëmarrje dhe angazhim, sikurse shprehet edhe Said-i. Lejojeni poezinë që të shkelë në vende ku nuk pritet. Dilini për zot zgjerimit të pranisë së saj në media dhe sferat e tjera të së përditshmes. Kjo nuk është një përpjekje që synon të krijojë një zë të vetëm; përkundrazi, kjo do të rrisë dijeninë me synim sheshimin e të gjitha mosmarrëveshjeve poetike dhe politike. “Çdo epokë duhet të orvatet papushim për të ndarë traditën po prej atij konformizmi, që edhe përpiqet ta mposhtë atë”, shkruan Wallter Benjamin. Një mënyrë që amerikanët t’ia arrijnë kësaj është që të ndërmarrin përpjekjet e duhura për të pasur akses në idetë, perspektivat dhe kulturat e tjera. Të lexuarit e poezive që i përkasin traditave të tjera mund t’ua kthjellojë edhe më vizionin, t’u ofrojë perspektivë të ndryshme nga ajo e traditës vendase, mënyra mendimi, strategji dhe çështë më e rëndësish-

mja, t’u ofrojë një version të ndryshëm të rrethanave njerëzore. Ky është akti më patriotik – në kuptimin që patria ynë është të qenit human. Lexuesi, i cili përballet i hapur dhe i çlirët me poezinë, shndërrohet në një vëzhgues receptiv, sikundër dhe Martin Buber-i do të shprehej; poezia nuk do të shihej si një send i largët dhe lexuesi do të hynte në një bisedë me të. Kur hijet e opinionit politik dhe kompleksiteti i veprimtarive dhe ndjesive njerëzore përfaqësohen, zërat solo shndërrohen në simfonikë dhe poetët, së bashku me shkrimtarët e tjerë, ngrenë zërin dhe pretendojnë të zënë vendin dhe rolin që u takon në shoqëri. Auden-i shkruan: Zëri është gjithçka kam për të zhbërë gënjeshtrat e shpalosura. Kjo është jetike për të mbrojtur të drejtën e fjalës së lirë. “Jo gjithmonë kjo ka të bëjë me të qenit kritik ndaj politikës qeverisëse”, shkruan Said-i, “por më së shumti me të përqasurit ndaj prirjes intelektuale, si mbajtje e një gjendjeje të vazhdueshme alarmi, si vullnet të vazhdueshëm për të mos lejuar që gjysmë të vërtetat dhe idetë e pranuara të përzihen së bashku”. Ç’lloj poezie amerikane mund të flasë për jetën ashtu siç ne po e jetojmë atë sot? Një poezi, e cila është mjaftueshëm elastike për të pasur në vetvete përvojën moderne të shpejtësisë dhe qëndrueshmërisë, po aq sa edhe ndjesinë e së mrekullueshmes. Një poezi që mban era gomë, plastikë dhe katran dhe që mundet të përmbajë konstelacionet e nanoteknologjisë; një poezi që mbart dëshmitë e ekzigjencave dhe tmerret e momenteve në të cilat poeti dhe poema ndodhen. Kjo lloj poezie përparon duke vështruar nga e ardhmja e paimagjinueshme. Ajo kumbon prej një vizioni spiritualist dhe të politizuar, dhe kridhet në pafundësi. “Poeti është poet atëherë kur nuk heq dorë nga ekzistenca e vet në një vend të caktuar, në një kohë të caktuar dhe të përkufizuar politikisht”, shkruan Quasimodo tek Diskurs mbi Poezinë. “Dhe poezia është pikërisht liria dhe e vërteta e asaj kohe, dhe jo modulacion abstrakt i ndjenjave”. Është po kaq me vend që t’i rikujtojmë kombit se artisti amerikan ka një mesazh urgjent, dhe se ai është i përgatitur që të kërcejë jashtë ateliesë drejt e në rrugë, dhe se ashtu, sikurse një këngë apo një film, një poezi mund të ofrojë një mënyrë të re dhe të freskët të të parit të botës – një mënyrë që është më pak e molepsur prej interesit të korporatave. Në këtë epokën tonë të argëtimit multimedial, poezia është një formë arti pothuajse e çliruar prej materiales. Ajo është mënyra më portative e artit përveç këngës, dhe është e ngjashme me këtë të fundit; kur një grup mblidhet dhe së bashku recitojnë poezi, poezitë atëherë janë të rifrymëzuara, të gjalla, të riinterpretuara, që transformojnë dhe transformohen nga recituesi dhe publiku. Artistët janë më të aftë sesa teoricienët apo ekspertët në përfaqësimin e ndërgjegjes së njerëzve. Kjo sepse gjuha e artit është gjuha e së rrufeshmes, e shpirtit dhe e analogjisë zhvendosëse. Në esenë e tij “Pikëpamje Demokratike” Whitman-i shkruan, “Është një fakt i njohur se ne, njerëzit e Shteteve të Bashkuara, jemi njerëzit më materialistë dhe më të dhënë mbas parave në botë. Teoria ime, ndërsa e pranoj plotësisht këtë, është se kjo vjen për shkak se ne jemi gjithashtu edhe njerëzit më emocionalë, spiritualistë dhe poezidashës”. Përktheu nga origjinali anglisht Julian Qineti (Botuar në no. 25 të revistës “Poeteka” verë 2013)

» Librari

21

GJOKSET

LINDITA KOMANI

M

onologun e mëposhtëm udhëtari e zhvilloi para pasqyrës së dhomës së gjumit në hotelin e vetëm të qytetit ku ka zbritur prej disa ditësh. “Më duhen disa gjokse miq, se ju nuk e dini, por që prej disa kohësh jam vënë në qendër të vëmendjes. Sipas vendit do më duhet të bëj kuvendin. Ndaj sa më shpejt të jetë e mundur, më duhet të arrij të pronësoj disa gjokse. Një më duhet që të josh miq. Më duhet të jetë i gjerë, i mirëformuar, se më duhet të përfshij aty sa më shumë prej tyre. Një tjetër më duhet i veshur me mburojë, i ngurtë apo i hekurt mundësisht, gjoks të cilit do t’i duhet të përballojë pushkatimet, goditjet, pickimet, gudulisjet. Gudulisjet e ca milingonave më kanë shqetësuar kohët e fundit, edhe krruajtjet prej disa pleshtave, ca grera më pickuan, por shpëtova nga sulmi duke u mbuluar me gjoksin e marrë hua nga një miku im. Është një nga ata që i kam bërë për vete e tani po kërkoj për gjoksin numër një ku ta përfshij njëherë e mirë. Një i tretë më duhet për të festuar arritjet. Vrimën duke e goditur, atij kam të drejtë t’ia bëj vetëm unë. Se harrova, më duhet edhe një i katërt me formë akoma të paplotësuar, mundësisht elastike. Kam frikë nga Don Kishotët që mund të kthehen në milingona e më pas me shpatë fjalësh të luftojnë boshësinë. Jo se janë të shumtë, por kam dëgjuar se të tillë qarkullojnë edhe në mjediset që unë frekuentoj. Këto qënie filozofike akoma nuk i kam zbërthyer, ndaj për t’u imunizuar më duhet edhe ky gjoks i katërt, një orë e më parë”. Pasi e mbaroi batarenë e mëngjesit para pasqyrës, udhëtari vendosi të zbresë në sallën e hotelit ku serviren vaktet e ngrënies. Pasi u ngjesh me një sërë produktesh që të mos ketë nevojë të ndalet nëpër restorantet në të cilat ka frikë se mos merr ndonjë sëmundje, ai u nis me një valixhe të vogël biznesmeni në dorë, për t’i dhënë sa më shumë hije kostumit të errët e pardesysë të modës, duhet të informohet për gjokset e nëse mundet, të arrijë të mbarojë punë. I kanë thënë se në këtë qytet mund të gjejë gjokset që kërkon e mbi të gjitha në përmasat ideale. Në fund të rrugës që po shkel vë re re një plak me flokë të thinjur, të mbështetur mbi një shkop pleqërie. Duke iu afruar arrin të shquajë një fytyrë të lodhur, por të mbajtur mirë. E pyet: “Zotëri, a mund të më ndihmoni?”“Patjetër. Çfarë ju nevojitet?”“Oh, kërkoj një dyqan, butikë, një mapo a diçka të ngjashme për të blerë disa gjokse. A mund të më tregoni ku e gjej një të tillë?““Gjokse???” Zotëria shpërthen në gaz. “Këto mund t’i gjeni në një klub nate, një tjetër vend nuk do të dija...hahaha.” “Po dyqan armatimesh, municionesh e të tjera produktesh lufte ku mundem të gjej?” “Ah, qyteti ynë është shpallur me ligj si pacifist. Për të mos u ndeshur me sulme, u vendos që ai të mos ishte as i majtë, as i djathtë. Por ne kemi dyqane për mjete të tjera, në më të shumtën e rasteve bujqësore, megjithëse këtu nuk gjen ndonjë copë fushë... Ja, shikoni, edhe shtëpitë e pallatet ngjajnë sikur janë duke rrëshkitur. Që të mos zgjatem, ju këshilloj të vizitoni dyqanin “Kazma, lopata, pushka dhe eskavatori”. Aty do të gjeni derman. Pushkët duhen për të mbrojtur pronat lum miku, se ne e kemi çdo parcelë tokë me nga tre pronarë. Udhëtari përkulet në shenjë falenderimi dhe vazhdon rrugën në drejtimin që i dha plaku thinjosh. Hapa të rëndë ndihen në qytetin pacifist deri kur tringëllin zilja tek porta e dyqanit në fjalë. “Mirëdita!” “Mirëdita zotëri! Si mundem t’ju shërbej?” “Zonjushë, kam nevojë për disa gjokse”. Zonjusha, çuditërisht jo e habitur, i mbërthen sytë dhe me zë gati lutës i përgjigjet: “Urdhëroni brenda zotëri, urdhëroni në botën tonë të gjokseve. Unë e di se çfarë po kërkoni, e kuptoj nga aroma e trupit tuaj, ju jeni në qendër të vëmendjes”. Udhëtari buzëqesh dhe ia ndjek hapat e lehtë nën këmbët imcake. Korridor pas korridori, tunel pas tuneli - sikur është futur në një labirint i ngjan vetja - më në fund i afrohen një dhome të ndriçuar. Zonjusha zëashpër e vështron ëmbël dhe e fton të hyjë brenda, duke mbajtur derën gjysmëhapur e duke u lëkundur paksa poshtë veshjeve turbulluese. Poshtë ngushtësisë së rrobave gjoksi i zonjushëzës duket se po shpërthen. “Urdhëroni zotëri, - thotë e largohet ashtu imcake drejt sallonit të pritjes së dyqanit‚ Kazma, lopata, pushka dhe eskavatori”. “Po ju prisnim”, i drejtohen katër burra, prej gjokseve të të cilëve i bëhet se buron e njëjta aromë që po e ndjen në hundë që prej kohës kur është vënë në qendër të vëmendjes. “Unë jam gjoksi i miqve, i dashuri”. “Unë i armiqve, i hekurti”. “Unë i vrimës së grushtimit”. “Unë ai i paformi, demagogu”. “Mirësejugjeta miq”, vazhdon udhëtari, duke përkulur kryet në shenjë respekti. Tokje duarsh. Atmosferë e mbytur me tym cigareje, por të cilën udhëtari e ndjen si thellësisht mikpritëse. Pas disa orësh bisedimesh, ndahen me premtimin se katër gjokset do të nisen me postë në adresën e tij në një kuti me mbishkrimin “Kazma, lopata dhe një eskavator për hapjen e themeleve të botës së re”. Brenda në përmbajtje miqtë i garantojnë se do të gjejë katër pushkë në formë gjoksesh, gjithashtu dhe një udhëzues për përdorimin e tyre me vend. Miqtë i vënë re në sy shqetësimin në lidhje me mundësinë e vonesës së paketës, për arsye se gjoksi i demagogut do të kushtojë kohë për shkak të mbledhjes së të gjitha copave që i janë shpërndarë lart e poshtë në mashtrim e sipër. Në vend të tij, për t’i siguruar një udhëtim e rikthim të qetë në vendin prej nga është shkulur e ka ardhur, ata i japin me vete një gjoks të përdorur diplomati, një fjalor politikani e një shirit me regjistrimin e të gjithë bashkësive bosh të mundshme. Të paktën deri në mbërritjen e shpëtimit të ketë mundësinë të mjaftohet me ndihmën e shpejtë. Tokje duarsh, përkulje kryesh në formë respekti dhe përshëndoshjet e rastit. Pasi miku largohet nga dyqani i qytetit pacifist, në dhomën e mbytur prej tymit të duhanit nis një diskutim i zjarrtë mbi gjokset, milingonat, Don Kishotët, shtyllat kurrizore, diskutim që degëzohet e stërzgjatet, por katër pjesëmarrësit lëvizin brenda një emëruesi të përbashkët, tek domosdoshmëria e ekzistencës së ca tipave si puna e këtij të ardhurit të kësaj dite. Mjaftonte të mendoje për të mirat që sillte ai, përfshirjen e kushedi sesa miqve të tjerë brenda gjoksit të parë, eleminimin e sa të padëshiruarve në të dytin, mashtrimin e sa të tjerëve me të katërtin e festimin e gjithçkaje me të tretin. Ata të katërt del se do të shndërrohen në mbretërit e një nënbote e ai miku i kësaj dite në një vegël të tyre. Po sa tipa si ky i sotshmi ka bota, e sa nënbotë përfshin bota që njihet sot?! Përfitimi ekonomik del për të gjithë. Kushedi se sa vende të reja pune, sa biznese e sa dyqane me tituj kazmash, lopatash, pushkësh e eskavatorësh. Sa gjigante! Sidoqoftë të fituarit e padiskutueshëm të kësaj dite dolën ata të katërt; të paktën në njërën prej këtyre nënbotëve arritën të shtijnë në dorë parinë. E kjo është ajo që ka rëndësi. (botuar në No. 25 të revistës “Poeteka” – verë 2013)


22

« zodiak

E hënë 9 shtator 2013 •

javor

horoskopi Dashi

Akrepi

Demi

Shigjetari

Binjakët

Bricjapi

Ka shumë gjasa që pas dy ditëve të para të javës, të cilat do jenë më të qeta, klima për jetën tuaj në çift do të jetë më e tensionuar. Do keni debate të forta me partnerin dhe nuk do arrini dot t’i zgjidhni ato. Beqarët duhet të tregohen më të duruar sepse vetëm nga fundit i javës mund të ketë ndonjë takim interesant. Financat do jenë të mira, megjithatë sërish duhen shmangur shpenzimet e mëdha. Shëndeti nuk do ketë as problemin më të vogël do jeni plot energji dhe aspak nervozë. Jeta profesionale do jetë disi më pozitive. Do bëni çmos që të arrini atje ku keni ëndërruar gjithmonë dhe do ia dilni. Familja do kërkojë më shumë vëmendje.

Do kërkoni më shumë liri në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave dhe kjo nuk do i pëlqejë aspak atij që keni në krah. Nëse ai nuk ua plotëson dëshirat mos u tregoni posesivë dhe mos thoni gjëra për të cilat do pendoheni. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund të hedhin edhe hapat e para drejt një lidhje serioze. Ekuilibri financiar do jetë goxha i dobët. Mos kryeni shpenzime të pamenduara sepse problemet do jenë serioze. Shëndeti do jetë i mirë ditët e para, por më pas mund të dalin probleme të vogla. Në planin profesional do keni goxha probleme. Nëse dëgjoni këshillat e kolegëve situata mund të rëndohet më tepër. Jeta familjare do jetë si zakonisht.

Do kërkoni të provoni gjëra të reja këtë javë në jetën tuaj në çift sepse nuk do kënaqeni me aq sa do ju japë partneri. Flisni lirshëm me të para se të hidhni hapa të nxituar. Për beqarët nuk do ketë asgjë serioze ditët e para, por ata nuk duhet t’i humbin shpresat deri në fund. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi, prandaj nuk do keni as probleme. Edhe shëndeti do ketë përmirësime të ndjeshme. Do ndiheni në formë më të mirë. Në punë do jetë Marsi ai që do u japë ide të mira për të arritur majat e suksesit. Çdo gjë do shkojë për mrekulli edhe në këtë sektor. Familja nga ana tjetër do kërkojnë më tepër vëmendje dhe përkujdesje.

Ashtu si edhe kohët e fundit ju do vazhdoni të ruani një komunikim të mirë me personin që keni në krah. Çdo gjë do e zgjidhni së bashku dhe mbrëmjet do jenë akoma më pasionante. Beqarët do dalin mjaft nëpër takime dhe do njihen me persona interesantë që ia vlen t’i kesh pranë. Në planin financiar nuk duhet të filloni operacione të mëdha edhe sikur situata të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Prisni edhe pak kohë. Në planin shëndetësor do keni mbështetjen e Jupiterit. Do ndiheni më të qetë dhe më energjikë. Në punë duhet të jeni më të organizuar dhe më të matur. Në këtë mënyrë do keni arritje akoma më të mëdha. Ambienti familjar do jetë i qetë.

Gaforrja

Kjo javë do jetë më e bukur për ata që janë në një lidhje. Pasioni do shtohet dita ditës. Disa mund të marrin edhe vendime për të jetuar bashkë. Beqarët nuk do kenë guxim t’i shprehin ato që ndiejnë dhe do ngelen edhe këtë javë vetëm. Për të pasur një situatë financiare të mirë nuk duhet të shpenzoni për gjëra të kota. Shëndeti nuk do jetë problematik, megjithatë me ushqimin tregohuni të moderuar dhe shmangni yndyrën e tepërt. Tregohuni të arsyeshëm. Në punë do i konkretizoni planet që keni bërë prej disa kohësh, por do jeni akoma edhe më ambiciozë. Familja do ju marrë më shumë kohë sesa e kishit menduar, por do ju falë shumë kënaqësi.

Luani

Jeta në çift do jetë shumë e qetë gjatë kësaj jave. Do flisni për gjithçka me partnerin dhe nuk do i harroni mosmarrëveshjet që keni pasur para disa kohësh. Klima do jetë më e ngrohtë se një javë më parë. Beqarët do mundohen të bëjnë për vete shumë persona që më pas të përzgjedhin të duhurin. Mundësitë do jenë të mira. Në punë do jeni më të organizuar dhe do e dini mirë sa të shpenzoni. As shëndeti nuk do jetë i keq. Përkundrazi do jeni plot energji dhe dinamizëm për të ecur përpara. Edhe ata që kanë pasur shqetësime do ndihen më mirë. Në punë do jeni shumë të bindur se mund ta arrini atë që doni dhe do keni sukses. Jeta familjare do jetë e mirë.

Këtë javë duhet ta mbroni jetën tuaj në çift nga çdokush dhe nga çdo gjë. Të shumtë do jenë ata që janë xhelozë për atmosferën e ngrohtë që është krijuar mes jush dhe do kërkojnë t’ju prishin punë. Beqarët do duan vetëm të argëtohen pa fund dhe nuk do e kenë mendjen të nisin një lidhje serioze. Financat fatmirësisht do jenë më të qëndrueshme se kohët e fundit. vazhdoni t’i menaxhoni si duhet ato që kjo situatë të vazhdojë gjatë. Shëndeti do ketë probleme. Merrni masat që me shqetësimin më të vogël, mos ia lini gjërat kohës. Situata profesionale do jetë e paqëndrueshme dhe shpeshherë kaotike. Në familje do merrni dhurata dhe kënaqësi pa fund nga familjarët.

Virgjëresha

Bashkëpunimi dhe besimi në çift do vazhdojë edhe gjatë kësaj dite. Së bashku do bëni plane për të ardhmen sepse jeni të sigurtë se jeni bërë për njëri-tjetrin. Beqarët do jenë në humor shumë të mirë dhe do tregohen më të hapur ndaj ftesave që do ju bëjnë. Nga mesi i javës ka gjasa që të ketë ndryshime në jetën tuaj. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin sepse përndryshe do keni vështirësi të shumta. As shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Priten shqetësime të vogla, por bezdisëse. Jupiteri do ua shtojë ambicien në punë. Do vazhdoni me vrull atë që keni nisur para disa kohesh. Edhe me familjaret do bëni paqe.

Peshorja

Kujdes mos e teproni me xhelozinë gjatë kësaj jave në jetën tuaj në çift sepse do keni probleme të shumta me partnerin. Nëse dyshoni për diçka flisni hapur me të. Beqarët do i japin më tepër prioritet jetës sentimentale dhe nuk do ndalen derisa ta gjejnë personin e duhur. Financat do jenë goxha të dobëta dhe nuk do mund të kryeni dot asnjë lloj shpenzimi. Tregohuni të kujdesshëm. Shëndeti do ketë herë pas here probleme. Mikrobet dhe viruset do e dobësojnë së tepërmi organizmin tuaj. Në punë do jetë ditë e vështirë. Nëse nuk doni të vuani dhe të stresoheni mendoni ta lini punën dhe të kërkoni diçka më të mirë. Familja do ju japë kënaqësi të mëdha.

Nëse jeni në një lidhje nuk do arrini dot ta gjeni harmoninë në çift gjatë kësaj jave. Parteri do tregohet shumë strikt për gjithçka dhe nuk do arrini dot t’i shprehni lirshëm ndjenjat. Beqarët nuk duhet të fillojnë një lidhje me këdo që do u dalë përpara, por të tregohen të duruar deri në ditët e fundit. Financat do jenë goxha shqetësuese, megjithatë nuk duhet ta humbni për asnjë moment besimin. Shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha. Ata që vuajnë nga sëmundje kronike do kenë përmirësime të vogla. Në punë do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë tërësisht të ardhmen. Jeta familjare do jetë shumë e qetë.

Ujori

Falë një klime shumë të mirë yjore, jeta në çift nuk do ketë as problemin më të vogël. Do flisni hapur për gjithçka me atë që dashuroni dhe nuk do keni më asnjë brengë. Venusi nga ana tjetër do e bëjë më të bukur jetën e beqarëve. Edhe pse nuk do arrini të krijoni një lidhje serioze, miqtë nuk do ju lënë të mërziteni për asnjë çast. Me financat duhet të merreni pak më shumë. Shpenzoni me kujdes dhe merrni këshilla nga specialistë. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Do vuani nga pagjumësia. Në punë do bëni projekte afatgjata të cilat do ju sjellin shumë përfitime financiare. Disa do bashkëpunojnë edhe me kolegët. Me familjarët do e përmirësoni situatën.

Peshqit

Të gjithë ata që janë në një lidhje do kalojnë një javë të bukur. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do mundohet t’ua plotësojë çdo dëshirë. Beqarët do kenë mundësi të shumta për takime, por duhet të bëjnë më parë disa seleksionime. Që financat mos jenë shumë problematike duhet të shpenzoni me shumë kujdes. Nuk është koha as për të shlyer borxhet. Shëndeti do jetë delikat. Mund të vuani nga ndonjë infeksion ose mund të vijnë shqetësime për shkak të konsumimit të tepruar të ilaçeve. Në punë do ketë ndryshime rrënjësore. Shefat do ju japin të drejtën për të filluar projektin e madh që kishit menduar. Edhe jeta familjare do jetë e mirë.


SPORT • E hënë 9 shtator 2013

Sebastian Fetel dhe Red Bulli duket se po marshojnë me hap të sigurt edhe drejt një titulli tjetër në Formula 1. Piloti gjerman dhe skuadra austriake kanë fituar dje edhe në Monza. Kjo është fitorja e 6-të në këtë sezon për Fetel, që tashmë e sheh veten plot 53 pikë larg Alonsos të vendit të dytë. Piloti i Ferrarit ka bërë një garë të bukur dje, sidomos në pjesën e parë të saj, duke u renditur i dyti. Në vend të tretë përfundoi Veber me Red Bull, ndërsa në të katërtin Masa me Ferrari. Çmimi i Madh i Italisë është dominuar nga Fetel e Red Bull. Edhe pse ishte në shtëpinë e vet Ferrari nuk mund të bënte më shumë se kaq. Në startin e garë të dy pilotët e “kokëkuqes” u nisën mjaft mirë. Masa nga vendi i katërt doli i dyti, ndërsa Alonso nga i pesti u rendit i treti. Piloti spanjoll nuk u mjaftua me kaq, sepse që në xhiron e dytë ka parakaluar Veberin dhe pak

FETEL E RED BULL TË PANDALSHËM

xhiro më pas Masa i ka hapur rrugë, duke dalë pas Fetel. Por, tre-herë kampioni i botës ka qenë në formë të shkëlqyer. Që nga starti e deri në përfundim Fetel nuk i la asnjë iluzion Alonsos se mund ta arrinte. Piloti gjerman ka zhvilluar një

garë perfekte, duke marrë me meritë edhe një garë tjetër. Në fund tek Red Bulli janë stresuar paksa, sepse të dy makinat kanë pasur një problem me ndërrimin e marsheve, por për fat kanë arritur ta mbyllin garën pa problem. Duhet thek-

suar se dy pretendetët e tjerë të këtij sezoni Luis Hamilton e Kimi Raikonen kanë vazhduar me probleme edhe në këtë garë. Të dy pilotët janë nisur nga prapavija dhe sikur të mos mjaftonte kjo kanë pasur edhe kontakte në xhirot e para dhe janë detyruar të bëjnë pit-stop të shpejtë, çka i ka lënë edhe më pas. Gjithsesi, si Raikonen, ashtu edhe Hamilton kanë zhvilluar më pas një garë shumë spektakolare me parakalime të shumta. Por, më rezultativi ka qenë Hamilton, i cili me Mercedesin e tij në xhirot e fundit ishte i papërmbajtshëm, duke arritur që të futet në zonën e pikëve dhe të përfundojë në vendin e 9-të. Kujtojmë se kanë mbetur edhe 7 gara deri në përfundim të kampionatit dhe se ajo e radhës është në Singapor, ku garohet natën me drita.

SALIHI TITULLAR NË ISLANDË Me shumë gjasa Hamdi Salihi do të jetë që nga minuta e parë në ndeshjen e së martës kundër Islandës. Sipas burimeve pranë stafit drejtues të kombëtares sonë, trajneri De Biazi është duke menduar për të hedhur në fushë ndaj islandezëve një formacion më sulmues se ai në ndeshjen me Slloveninë

M

e shumë gjasa Hamdi Salihi do të jetë që nga minuta e parë në ndeshjen e së martës kundër Islandës. Sipas burimeve pranë stafit drejtues të kombëtares sonë, trajneri De Biazi është duke menduar për të hedhur në fushë ndaj islandezëve një formacion më sulmues se ai në ndeshjen me Slloveninë, por edhe në rast të kundërt sërish shkodrani është më i avantazhuar në krahasim me Edgar Çanin. Në ndeshjen me Slloveninë, Çani nuk u paraqit mirë, pasi nuk arriti të luante rolin e tij në fillim të ndeshjes, kur rezultati ishte i barabartë, pra të ishte pikë referimi e sulmeve të shpejta dhe efikas në ato pasime që do i vinin nga mesfusha. Po kështu edhe kur ishim në dizavantazh dhe topat në zonë ishin të shumtë, sërish sulmuesi i Karpit nuk shfaqi rrezikshmërinë e duhur. Nga ana tjetër Salihi sapo u fut në lojë në pjesën e dytë krijoi lëvizshmëri në zonë dhe u shfaq në dy-tre raste i rrezikshëm dhe po të mos ishte në portë Handanoviç, mbase ai do të ishte heroi i ndeshjes me atë lëvizje të bukur që e nxori përballë portierit. Gjithsesi, mendimi i parë i De Biazit është që të ndryshojë skemën në krahasim me Slloveninë dhe të hedhë në fushë dy sulmues, ku njëri pa dyshim që do të jetë Salihi, kurse i dyti mund të jetë përsëri Çani, pasi Mehmeti nuk bindi në debutimin e tij. Megjithatë është ende një mundësi tjetër, ajo e mbajtjes së skemës si me Slloveninë, por me një ndryshim në mes-

23

Gudjohnsen, veterani ku shpresojnë islandezët

Islanda është rritur shumë vitet e fundit në futboll, po kundërshtari ynë i së martës, ende shpreson tek “magjia” e një veterani. Eidur Gudjohnsen mund të jetë tashmë në fund të karrierës, por duket se 34-vjeçari ka ende për të dhënë për kombëtaren e vendit të tij. Mediat islandeze e kanë cilësuar si deçizive hyrjen e tij në lojë në pjesën e dytë kundër Zvicrës. Pavarësisht se ai nuk shënoi, për specialistët islandezë prania e tij në fushë ishte vendimtare për ndryshimin e rrjedhës së lojës, çka u finalizua me atë barazim magjik, ku nga një humbje 1-4 u kthye në 4-4 në sekondat e fundit. Ai zëvendësoi Danielson, që u cilësua si fajtori i mosfunksionimit të sulmit të Islandës dhe Gudjohnsen me lojën e tij i dha një hov sulmit të veriorëve. Ka gjasa që trajneri Lagerbak t’i besojë Gudjohnsenit një vend titullari që në fillim të ndeshjes kundër Shqipërisë, pasi duke parë rëndësinë e këtij takimi, trajneri suedez i Islandës do të kërkojë një gol të shpejtë të skuadrës së tij, në mënyrë që më pas të kpjojë Slloveninë, ndaj edhe prania e sulmuesit 34-vjeçar që nga minuta e parë mund të jetë vendimtare. Kujtojmë se Eidur Gudjohnsen ka një karrierë shumë të pasur. Kulmi i tij ka qenë në 2000-06, ku luante me Çelsin dhe më pas 2006-09, ku ka luajtur me Barcelonën. Më pas dëmtimet e shumta ia kanë dëmtuar karrierën sulmuesit islandez, i cili tani luan në kampionatin e Belgjikës me Klub Bruzh. Mungon Thorvaldsson, rikuperohet Finnbogason Gunnar Heidar Thorvaldsson nuk do të jetë në gjendje të luajë për ekipin kombëtar islandez kundër Shqipërisë, në kualifikueset e Kupës së Botës të martën. Sulmuesi i fuqishëm vuan nga një dëmtim dhe nuk luajti as me Zvicrën, por trajneri Lagerbak shpresonte që ta kishte në dispozicion kundër kuqezinjve. Por, sipas mediave islandeze Thorvaldsson nuk ka mundur të riaftësohet ndaj mungesa e tij me Shqipërinë është e sigurt, pasi është konfirmuar edhe nga stafi teknik. Thorvaldsson aktivizohet në kampionatin turk me Koniaspor. Nga ana tjetër Alfred Finnbogason, që gjithashtu nuk luajti kundër Zvicrës është riaftësuar. Lojtari ka marrë pjesë rregullisht në stërvitjen e djeshme dhe vetë lojtari ka deklaruar se është optimist e dëshiron të marri pjesë në lojë të martën. Solvi Geir Ottesen është një tjetër lojtar që është në dyshim për Islandën, pasi ai ende nuk po arrin të stërvitet me skuadrën për shkak të një dëmtimi.

Vuçiniç humbet Interin, gati Lorente Mirko Vuçiniç me shumë gjasa nuk do të jetë në gjendje të luajë në derbin e Italisë përballë Interit. Sulmuesi malazez u dëmtua të premten në ndeshjen e kombëtares së vendit të tij me Poloninë. Dëmtimi është serioz, sepse ai është goditur në gjurin e majtë, por ende nuk ka një diagnozë përfundimtare. Të dielën stafi mjekësor i kombëtares së Malit të Zi i ka bërë një kontroll të parë Vuçiniçit, por gjuri i tij është ende shumë i ënjtur dhe akoma nuk mund të jepet një diagnozë përfundimtare. Gjithsesi, të dhënat e para nuk janë të mira dhe me shumë mundësi malazezi nuk do të jetë gati deri të shtunën, kur Juventusi zbret në “San Siro” përballë Interit. Lorentes i vjen radha Fatkeqësia e njërit, mund të jetë fati i tjetrit. Dëmtimi i Vuçiniçit i hap derrën e formacionit titullar Horge Lorentes. Sulmuesi spanjoll ende nuk ka luajtur një ndeshje si titullar, pasi ca forma e tij nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe ca forma e mirë e Vuçiniçit nuk e kanë lejuar trajnerin Konte që të eksperimentojë. Tani trajneri i Juventusit do të jetë i detyruar që të kthejë sytë nga Lorente. Por, sulmuesi spanjoll ende nuk ka asgjë të sigurt, pasi duhet të mposhtë më parë konkurrencën e Fabio Kualiarelës, i cili gjithashtu shihet si një mundësi për të nisur titullar në derbi nga trajneri Konte, në krah të pazëvendësueshmit tashmë, Karlo Tevez.

Toti po menon për rinovimin

fushë. Në këtë rast sulmues i vetëm është Salihi dhe në mbështetje të tij do të jetë Emiliano Vila, që mund të zero vendin e Ergys Kaçes në mesfushë. Vila është një lojtar që ka më shumë tipare sulmuese, ndaj kur kuqezinjtë do të jenë

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

në fazë sulmuese, praktikisht do të jetë si të jemi me dy lojtarë në repartin e avancuar. Kthehet Dallku, Lila në krah të majtë Mungesa e Ansi Agollit, që në Slloveni plotësoi numrin e

kartonëve të verdhë e detyron De Biazin që të kalojë And Lilën në krahun e majtë të mbrojtjes. Në këtë vend luan edhe Renato Arapi, por duket se trajneri De Biazi preferon Lilën. Krahu i djathtë do të mbulohet nga Armend Dallku, i cili kthehet nga pezullimi.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Françesko Toti nuk ka ndërmend që të varë këpucët në gozhdë në një të ardhme të afërt. Kapiteni legjendar i Romës, edhe pse është 36-vjeç mendon që të vazhdojë të luajë futboll, të paktën edhe dy sezone. Toti ka aktualisht një kontratë me Romën deri në fund të këtij sezoni, por sipas mediave italiane të dy palët kanë filluar bisedimet për një rinovim të saj edhe për një sezon tjetër. Dëshira ekziston tek të dy palët vetëm se aktualisht ka një distancë në shifra prej 700 mijë euro. Toti kërkon të paguhet 3.5 milionë euro në sezon, ndërsa drejtuesi t klubit verdhekuq ofrojnë vetëm 2.8 milionë. Gjithsesi, ky nuk është ndonjë problem i madh, sepse si Toti, ashtu edhe Roma kanë treguar ndër vite se dijnë ta gjejnë gjuhën e përbashkët.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E hënë 9 shtator 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.