Gazeta Metropol Sport 9 Maj

Page 1

METROPOL

30

lekë /

1.5 euro KRYEREDAKTOR: AU R E L P E PA

E MERKURE 9 MAJ 2012 (NR. 2790)

E-MAIL: m.sporti@yahoo.com m.sporti@hotmail.com

TEL: 2233991\98, FAX:2233998

Dëmtohet Pujol, “lamtumirë” EURO 2012 dhe kombëtares >>8

ATLETIKO KUNDER ATLETIKOS

NJE FINALE KLASIKE Dy klubet spanjolle do të ndajnë midis tyre sonte në mbrëmje trofeun e dytë më të rëndësishëm në kontinent në nivel klubesh

4-5

>>

Itali Seria A

Prokuroria: Pejiç: De Biazi, gati Arma në Shpresoj të grumbullimi Peqin ishte qëndroj në i Berishëve dhe Mavrajt lodër Vlorë >>3

>>3

>>13-15

cmyk

>>2

>>9-10

Milani nis revolucion Tifozët bardhezinj nuk e pranojnë largimin e Del Pieros Flamuri i Juventusit në zyrat e Milanit >>6-7


2

E MERKURE 9 MAJ 2012

FUTBOLL VENDI

De Biazi, gati grumbullimi i Berishëve dhe Mavrajt

Veç “Loro Boriçi”-t federata do të bëjë gati edhe stadiumin “Niko Dovana”

Trajneri i kuqezinjve duket se do të ftojë Besartin, Etritin dhe Mërgimin për dy miqësoret e majit

FSHF tri plane për shtëpinë e kombëtares

Sezoni i jashtëzakonshëm i Besart Berishës është shpërblyer në ceremoninë që futbolli australian organizon çdo fund viti. Sulmuesi kosovar i ka rrëmbyer të gjitha çmimet, në ceremoninë gala ku u shpërblyen më të mirët e ekipit Brisbane Roar. Pasi fitoi çmimin “Këpuca e Artë” me rekord prej 21 golash të shënuar (19 ne sezonin e rregullt dhe 2 ne finalen e madhe), futbollisti prishtinas u votua futbollisti më i mirë i vitit, i zgjedhur nga shokët e skuadrës, pastaj futbollisti i vitit, i zgjedhur nga anëtarët e tjerë të klubit. Me pas ai fitoi çmimin

Federata Shqiptare e Futbollit nuk i beson premtimeve. Edhe pse flitet për një investim prej 40 milionë lekësh ajo ka një plan B dhe C për kombëtaren. Sipas sekretarit të federatës, Eduard Prodani federata po mendon edhe zgjidhje të tjera. Kështu veç “Loro Boriçi”-t, do të nisin investimet edhe në stadiumin “Niko Dovana”. Sipas Prodanit, mund të bëhen rregullime në këtë stadium që gjithsesi të jetë gati për ndeshje ndërkombëtare. Një zgjidhje pritet të gjendet edhe për stadiumin “Skënderbeu”. Më saktë duhet gjendur një aeroport në Greqi apo Maqedoni që të jetë rreth 100 km afër Korçës ku kombëtaret kundërshtare të ulen dhe akomodohen. Pra federata po punon në tri plane që kombëtarja pas mbylljes së detyrueshme të kombëtares të mos degdiset të luajë jashtë Shqipërisë.

“Gary Wilkins Medal”, për lojtarin e vitit. Më të mirët u shpërblyen në prezantimin zyrtar të fund-sezonit tek Brisbane Roar. Berisha e ndihmoi ekipin Roar që ta mbrojë titullin e kampionit, pasi realizoi dy gola, në finalen e madhe ndaj ekipit Perth Glory, që u zhvillua më 22 prill. Berisha ishte transferuar ne Hyundai A-League, vitin e kaluar, nga Arminia Bielefeld, ku ishte konsideruar i parëndësishëm. Por, ai shpërtheu ne futbollin australian, duke u bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Brisbane Roar. Trajneri i kombëtares shqiptare, De Biasi ka thënë se Berisha

është në planet e tij, por ky i fundit deri tani ka lënë të kuptojë se nuk do luajë me kuqezinjtë. GRUMBULLIMI NË TIRANË

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë menjëherë pas përfundimit te takimeve me skuadrat e tyre në kampionatet kombëtare ku luajnë. Ne këto dy miqësore tekniku italian De Biasi pritet te grumbulloje disa emra te rinj si portierë, Etrit Berisha i Kalmarit në kampionatin suedez, Allsvenska apo edhe rikthimi i pritur i mbrojtësit, Mërgim Mavraj i cili me Greuther Furth siguroi promovimin për në Bundesliga edicionin e ardhshëm.

“Sa për golin e pranoj që ky në Bergamo ishte shumë i bukur, por në Leçe me dy pasa me Klosen më i veçantë. Njëri i bukur taktikisht e tjetri teknikisht”

Cana: E mundim Interin, në fushë 11 luftëtarë Mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana që luan te Lacio e Italisë, ka kërkuar nga skuadra e tij përqendrim maksimal në ndeshjen e radhës ndaj Interit. Lacio dhe Inter do të takohen në xhiron e ardhshme të fundit në këtë sezon të garave në Seria A. “Lacialët” vetëm me fitore mund të sigurojnë vendin e tretë në renditjen tabelore dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Mesfushori shqiptar është në kthyer në formë e tij më të mirë, madje ai në fundjavën që shkoi shënoi eurogol në fitoren e skuadrës së tij kundër Atalantës. “Kam pasur mundësi të luaj në kampionatet anglezë dhe francezë. Madje i pari shumë i bukur. Në Itali ka një lojë më taktike dhe kundërshtari njihet në detaje. Në Angli punohet më shumë për të bërë gati skuadrën tënde. Zakonisht preferoj të luaj si mbrojtës qendror, ose mesfushor para mbrojtjes. Po nëse trajneri do që të bëj ndryshe atëhetë e bëj edhe pse e pranoj se nuk më pëlqen të luaj në atë mënyrë. Ndeshja e fundit ka qenë shumë e vështirë sepse ata

Mediat të dashuruara me kapitenin e kuqezinjve Ndërkaq mediat italiane po i bëjnë jehonë të madhe eurogolin të Lorik Canës, të shënuar në fitoren 2-0 të Lacios kundër Atalantës. Goli me një gjuajte perfekte në “trekëndësh” i kapitenit të Kombëtares shqiptare i mbajti gjallë shpresat të Lazios për një vend në Ligën e Kampioneve. Vetë Cana u shndërrua në lojtarin më të intervistuar të Lacios dhe mediat i dhanë notën më të lartë të ekipit të tij, me një mesatare, 7. “Lazio mund të shpresojë akoma dhe ky është lajmi, - shkruan portali italian sportiv, Calciomerkato.com. – Meritë e golit të Kozak dhe të eurogolit të Canës, goli i tij i dytë me bardhekaltërit”. Vetë Cana ritheksoi “Shpresojmë që Catania të bëjë një paraqitje të mirë kundër Udineses, por në rast se ne nuk fitojmë (ndaj Interit) nuk shërben për asgjë”. Udinezes i mjafton një barazim për të marrë vendin e tretë, ndërsa Lacios i duhet patjetër fitorja me Interin, ndërkohë që Liga e Europës është e blinduar.

Javë golash shqiptarë

luanin me një sulmues. Gjithsesi në kundërsulm bëmë shumë mirë. Realisht ka qenë një fitore shumë e rëndësishme. Tani kemi përballë Interin. Interin që këtë sezon e ka pasur shumë të vështirë, por ata kanë kam-

pionë dhe kjo pa me Milanin. Jemi duke u përgatitur 300% dhe besojmë se do të fitojmë. Çelësi është mentaliteti. Lacio kundër Milanit, Romës, e Napolit ka treguar mentalitet pozitiv. Tifozët duan 11 luftëtarë në fushë dhe ne do

të bëjmë të pamundurën për të qenë kështu. Sa për golin e pranoj që ky në Bergamo ishte shumë i bukur, por në Leçe me dy pasa me Klosen i veçantë. Njëri i bukur taktikisht e tjetri teknikisht”,-ka mbyllur Lorik Cana.

Java e kaluar për futbollistët shqiptarë ka qenë mjaftë e pasur në realizimin e golave. Lorik Cana shtangu të gjithë me një supergol, ndërkaq Hamdi Salihi shënoi sërish në MLS. Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Lacios, Lorik Cana ka shkëlqyer në fitoren që e realizoi skuadra e tij në udhëtim ndaj Atalantës, me rezultat 2:0. Cana ka shënuar një supergol, me një goditje nga distanca, duke lënë të shtangur portierin vendas. Futbollisti gjakovar, realizoi golin e dytë për skuadrën e Lacios në fitoren që shënuan. Më parë për skuadrën nga Roma kishte shënuar Kozak, ndërkaq golin e nokautit anëtari i përfaqësueses shqiptare e shënoi në minutën e 90-të, transmeton BotaSot. Për Canën, i cili nuk gjente hapësira të mëdha në skuadër, ky ishte goli i dytë që kur erdhi te Lacio, ai mëton pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, me lacialët. Me këtë fitore skuadra romake nga pozita e pestë kaloi në të katërtën, por që mbeti dy pikë larg Udinezes, që mundi, Genoan, 2:0. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, i cili vetëm një javë më parë shënoi golin e parë për skuadrone tij të re në ligën amerikane MLS, këtë javë sërish ishte në qendër të vëmendjes, ai u regjistrua në listën e shënuesve në minutën e 72-të, në fitoren e skuadrës së tij, DC United në udhëtim ndaj Torontos (2:0).


E MERKURE 9 MAJ 2012

FUTBOLL VENDI

3

Prokuroria: Arma në Peqin ishte lodër Arma e përdorur në stadium në ndeshjen mes Shkumbinit dhe Elbasanit ka qenë lodër. Në këtë përfundim ka dalë Prokuroria e qytetit të Elbasanit në raportin e saj për incidentin e ndodhur në fushën e

gjelbër të Peqinit. Ndërkohë, në raportin e vëzhguesve dhe të arbitrit të ndeshjes thuhet se deputeti demokrat “Dashnor Sula qëlloi me armë”. Prokuroria e Elbasanit nisi dje hetimet rreth incidentit të shumë përfolur në

ndeshjen Shkumbini- Flamurtari luajtur më 5 maj në stadiumin e Peqinit, ku siç u raportua nga mediat, deputeti i PD Dashnor Sula në prag të fillimit të kësaj sfide qëlloi me pistoletë të paktën tri herë.

Pejiç: Shpresoj të qëndroj në Vlorë Pero Pejiç është jo vetëm është një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar, por dhe një nga të huajt më cilësorë që ka luajtur në vendin tonë. Kroatit i kanë mbetur në mendje incidentet që kanë ndodhur në fushën e Peqinit, para ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, të cilat bënë dhe bujë jo vetëm në media, por edhe në reagimet politike të selisë së Partisë Socialiste, pavarësisht se deputeti i Peqinit dhe i PD-së, Dashnor Sula, e mohoi në mënyrë kategorike se kishte qëlluar me pistoletë. “Unë kam luajtur për Dinamon në sezonin 2007-2008 dhe kam dalë kampion, ndërkohë që me Tiranën, në sezonin 20102011 unë fitova Kupën. Tani jam duke luajtur me Flamurtarin, nga fillimi i janarit të këtij viti, por kurrë më parë nuk e kam përjetuar atë që ndodhi në Peqin’, - tha Pejiç. Në Shqipëri, sulmuesi gjigant 29-vjeçar ka veshur fanellën e Dinamos, Tiranës dhe nga janari i këtij viti atë të Flamurtarit. Përveçse në Kroaci, Pejiç ka luajtur Austri me Kapfenberger SV dhe në Arabinë Saudite me Al-Faisaly. “Unë kam luajtur për Dinamon në sezonin 2007-2008

Skuadra Skënderbeu Teuta Tirana Flamurtari Kastrioti Vllaznia Laçi Shkumbini Bylis Tomori Kamza Pogradeci Apolonia Dinamo

N 25 25 25 25 25 25 25 25 25 25 25 25 25 25

Durrsakët synojnë ta mbyllin me fitore sezonin dhe duke shpresuar në një hap fals të rivalit të tyre për titull Skënderbeun. Skuadra durrsake do ta mbyllë në Krujë kampionatin aktual, ndërsa synon vetëm tre pikët në këtë ndeshje,për të besuar deri në minutën e fundit për të qenë ata kampionët e Shqipërisë. “Në Krujë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi luajmë ndaj një skuadre të fortë dhe që kërkon ta mbyll pozitivisht kampionatin në fushën e saj. Por, ne duhet me çdo kusht të marrim tre pikët, më pas të shpresojmë që Pogradeci të ndalë skuadrën korçare. Ne do të besojmë deri në fund”,-thonë lojtarët durrsakë.

Në Shkodër nis ndërtimi i Vllaznisë së madhe

dhe kam dalë kampion, ndërkohë që me Tiranën, në sezonin 2010-2011 unë fitova Kupën. Tani jam duke luajtur me Flamurtarin, nga fillimi i janarit të këtij viti, por kurrë më parë nuk e kam përjetuar atë që ndodhi në Peqin. Luajta në Arabinë Sau-

dite gjashtë muaj me Al-Faisalyn, ky ishte trajner kroati që drejtuar edhe Dinamon në Shqipëri, Zlatko Daliç, por jeta atje është shumë, shumë e keqe. Kjo për shkak të kufizimeve dhe rregullave që kanë njerëzit aty. Ka shumë vjedhje, është shumë

KATEGORIA SUPERIORE Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14

Teuta kërkon 3 pikët e fundit në Krujë

Ndeshje në total F B H G+ 16 6 3 42 16 5 4 31 15 5 5 32 12 6 7 39 11 5 9 36 10 4 11 35 11 6 8 26 9 6 10 34 8 8 9 37 8 4 13 31 7 6 12 22 6 4 15 24 4 6 15 21 3 7 15 18

Java e 26-të (Java e fundit) POGR ADECI -SKENDERBEU POGRADECI APOLONIA -TOMORI BYLIS -DIN AMO -DINAMO

G15 17 21 21 28 29 28 38 36 41 31 44 41 38

N 13 13 12 12 12 12 13 13 12 13 13 12 12 13

F 10 8 8 8 7 7 9 8 8 8 6 5 3 3

Brenda fushe B H G+ 2 1 23 3 2 17 3 1 14 3 1 24 1 4 23 3 2 23 3 1 17 2 3 25 2 2 20 1 4 23 3 4 13 4 3 14 3 6 13 6 4 15

G6 9 5 6 14 15 7 16 10 16 10 12 21 17

VLLAZNIA FLAMURT ARI FLAMURTARI TIR AN A TIRAN ANA KASTRIOTI

N 12 12 13 13 13 13 12 12 13 12 12 13 13 12

Jashte fushe F B H G+ 6 4 2 19 8 2 2 14 7 2 4 18 4 3 6 15 4 4 5 13 3 1 9 12 2 3 7 9 1 4 7 9 0 6 7 17 0 3 9 8 1 3 8 9 1 0 12 10 1 3 9 8 0 1 11 3

G9 8 16 15 14 14 21 22 26 25 21 32 20 21

Dif 27 14 11 18 8 6 -2 -4 1 -10 -9 -20 -20 -20

-SHKUMBINI -LAÇI -KAMZA -TEUT A -TEUTA

P 54 53 50 42 38 34 33 33 32 28 27 19 18 13

e rrezikshme. Nëse duan të marrin telefonin tuaj, janë të gatshëm të të presin edhe dorën. Jeta është shumë e rrezikshme, por futbolli është i mirë, është “Ok”. Luajta atje gjashtë muaj, por nuk doja të vazhdoja më. Mendoj se kam bërë mirë që jam

larguar. Do të më pëlqente të vazhdoja të luaja me Flamurtarin, pasi dhe në kontratën time të nënshkruar e kam opsionin për të rinovuar edhe për një sezon tjetër. Do të ulemi me presidentin Gjika dhe do të flasim për të marrë një vendim.

Në Shkodër kanë filluar të diskutojnë për të ardhmen. Drejtuesit e skuadrës janë takuar dje dhe kanë diskutuar gjerë e gjatë. Kështu Ridvan Troshani, Kujtim Shaba Armir Grima në prezencë të kryebashkiakut Lorenc Luka kanë folur gjatë për të ardhmen. Pak a shumë është folur për trajnerin financat dhe objektivat e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Për trajnerin në lojë janë Shpëtim Duro, Ardian Kozniku dhe Artan Bushati. Gjithashtu në ditët në vazhdim të rinovojnë me shkodranët edhe lojtarë të tjerë.

Levi kërkon Plakun në fushë, korçarët do të paguajnë Klubi “Skënderbeu” do të paguajë për dënimin e Sebino Plakut. Lojtari pritet të jetë në fushën e lojës, por gjoba do të paguhet vetëm për një ndeshje kampionati dhe atë të kupës së Shqipërisë . Duket se ka qenë trajneri Levi ia që ka kërkuar me ngulm që sulmuesin në skuadër. Në këto dy takime edhe për çekun e pankinës luhet I gjithë sezoni për skuadrën. Kur Levi ka mësuar se Plaku do të jetë që këtë javë të fundit të kampionatit në lojë e ka përfshirë në maksimum me pjesën tjetër të skuadrës. Me Plakun në fushë edhe Levi do ta ketë më të lehtë për të ndërtuar ofensivën e skuadrës me të cilën kërkon titullin kampion. Ndërkaq Muzaka dhe Shkëmbi shumë shpejt do të jenë të gatshëm për skuadrën.


4

E MERKURE 9 MAJ 2012

LIGA E EVROPES

Atletiko kundër Atletikos një finale klasike Dy klubet spanjolle do të ndajnë midis tyre sonte në mbrëmje trofeun e dytë më të rëndësishëm në kontinent në nivel klubesh UEFA i ka kushtuar një speciale duelit ndërmjet Atletikos së Bilbaos dhe Atletikos së Madridit. Organizmi më i lartë drejtues i futbollit në kontinent i është kthyer historisë së përballjes së dy klubeve spanjolle, duke nisur nga ai i vitit 1921.

Historia e përballjeve të mëdha mes këtyre dy klubeve daton që në vitin 1920 me finalen e kupës së Mbretit. Shtatë herë fituesit e kupës së Mbretit, Atletiko e Bilbaos priste si vendas Atletikon e Madridit në finalen e parë dhe të vetme të luajtur në stadiumin e Bilbaos “San Mamez”. Në finalen e vitit 1921, Bilbao fitonte 4:1, duke “çmendur” të gjithë Bilbaon.

Ndeshja e dytë epike luhet 9 vjet më pas, këtë herë në kampionatin spanjoll, ku dy skuadrat u përballën në stadiumin “Metropolitan” në javën e parafundit të Ligës. Atletikos së Madridit i duhej fitorja për të shpëtuar nga rënia nga kategoria. Dhe gjithçka shkonte mirë deri në pjesën e parë kur Atletiko e Madridit udhëhiqte 3:1. Por në pjesën e dytë miqtë nga Bilbao arrijnë të shënojnë tri herë, duke fituar 3:4, një humbje për Atletikon e Madridit që bie nga kategoria.

Baskët sërish i bëjnë një surprizë zë hidhur Atletikos së Madridit, e cila edhe pse kalon e para në avantazh nuk arrin të administrojë rezultatin. Bilbao kthen gjithçka në favorin e vet, ku golin e fitores e shënonte Zhoze

Artete në minutën e 70.

Ishte koha e të madhit Hugo Sançez që udhëhiqte skaudrës e drejtuar asokohe nga Luis Aragonez drejt suksesit. Vetëm Hulio Salinas ishte shumë pak për Bilbaon për t’i shkëputur trofeun skuadrës madrilene.

Ky është sezoni i madh i Atletikos së Madridit që fitonte kupën e Mbretit duke mundur në finale rivalët historikë të Realit të Madridit. Por deri te Reali Atletiko e Madridit kishte bërë një rrugë të gjatë duke kaluar dhe nga Bilbao, të cilën e kishte mundur falë portugezit Paolo Futre.

Formacionet e mundshme Atletiko e Madridit: Kurtois, Huanfran, Miranda, Godin, F.Luis, M.Suarez, Gabi, Arda Turan, Diego, Adrian, Falkao. (4-2-3-1) Atletiko e Bilbaos: Iraizoz, Aurtenente, Amorebieta, Martinez, Iraola, Markos, Iturraspe, Ander, Muniain, Susaeta, Fernando Lorente. (4-3-3)

Atletiko Madrid kërkon titullin e tretë: Shtutgart, Hamburg dhe tani Bukuresht? Atletiko e Madridit do të luajë sonte në mbrëmje në stadiumin “National Arena” të Bukureshtit finalen e saj të gjashtë në kupat e Evropës, në kërkim të trofeut të tretë. Deri më tani bardhekuqtë e Madridit kanë zhvilluar pesë finale, duke fituar dy (kupa e Kupave 1962, Europa League 2010) atë të zhvilluar në Hamburg dhe atë të luajtur në Shtutgart, të dyja në Gjermani. Ndërkohë që madrilenët kanë humbur tri finale (kupën e Kupave 1963, dhe kupën UEFA më 1974 dhe 1986). Atletiko ka fituar që në finalen e vet të parë kupën e Kupave të Evropës në vitin 1962, duke mundur në finale Fiorentinën. Asokohe Atletiko e Madridit përbëhej nga emra të mëdhenj si Rivija, Kaleja, Peiro, Xhones e mjaft të tjerë. Për t’u theksuar është se finalja me Fiorentinën u luajt dy herë, sepse në takimin e parë skuadrat u ndanë në barazim. Në takimin e dytë të luajtur katër muaj më vonë Atletiko fitonte 3:0. Ndeshja e parë u zhvilluar në Gllazgou (Skoci) ndërsa takimi i dytë në Shtutgart (Gjermani). Atletiko e Madridit arriti në finalen e kupës së Kupave edhe në vitin e ardhshëm. Në vitin 1963, por kësaj here pa sukses në finale, pasi spanjollët u mundën 5:1 nga Totenhemi në finalen e luajtur në Roterdam (Hollandë). Ndërkohë që finalja e tretë i takon vitit 1974, pa dyshim finalja më e hidhur në historinë e këtij klubi. Më saktë bëhet fjalë për finalen e 15 majit 1974 ku Atletiko ishte shumë pranë titullit, por Bajerni nuk ia lejoi pikërisht në sekondën e fundit. Në finalen e dytë të zhvilluar dy ditë më vonë në “Hejsel” në Bruksel (Belgjikë) Bajerni shpartalloi Atletikon 4:0. jo më mirë për Atletikon shkuan gjërat në finalen e kupës së Kupave të vitit 1986, kur Dinamo e Kievit e udhëhequr nga Lobanovski shpartallonte madrilenët 3:0. Për të ardhur te trofeu i dytë ai i vitit 2010 në Ligën e Evropës, kur Atletiko mundi në kohën shtesë (2:1) Fulhamin (Angli) falë një goli të Diego Forlanit. Ndërsa sot Atletiko do të kërkojë titullin e tretë në një finale tërësisht spanjolle kundër Atletikos së Bilbaos.

Goikoetçea: Do të shohim një finale të madhe Një nga ata që nuk do ta humbasë finalen e Ligës së Evropës është ish-lojtari i të dy Atletikove, Andoni Goikoetçea. Për të është e pamundur t’i ndajë këto dy skuadra. “E rëndësishme është që do të shohim një finale të madhe, ku përballje do të jenë dy skuadra të denja për një takim të tillë. E kam të pamundur të përcaktoj favoritë për këtë takim, ndonëse dua të them se Atletiko e Bilbaos ka disa alternativa më shumë. Gjithsesi, e rëndësishme është që ne në shkallët e stadiumit dhe të gjithë ata që do ta ndjekin nga ekrani i vogël do të argëtohen”,- ka deklaruar Goikoetçea.

Finalja e nëntë ndërmjet klubeve të të njëjtit shtet Finalja e Ligës së Evropës ndërmjet Atletikos së Bilbaos dhe Atletikos së Madridit do të jetë e nënta në historinë e kësaj veprimtarie ku përballë do të jenë dy skuadra të të njëjtit shtet. Më poshtë janë tetë finalet e mëparshme. 1971-1972 Totenhem- Uolverhempton Uonderers 3:2 (Angli) 1979-1980 Eintraht Frankfurt- B.Mënçengladbah 3:3 (Gjermani) 1989-1990 Juventus- Fiorentina 3:1 (Itali) 1990-1991 Inter - Roma 2:1 (Itali) 1994-1995 Parma - Juventus 2:1 (Itali) 1997-1998 Inter - Lacio 3:0 (Itali) 2006-2007 Sevilja - Espanjol 2:2 (3:1 11m) (Spanjë) 2010-2011 Porto - Braga 1:0 (Portugali)


E MERKURE 9 MAJ 2012

LIGA E EVROPES

5

Trajneri i madrilenëve ka karikuar skuadrën përpara finales së madhe të Bukureshtit. “Skuadra është e lodhur? As mos e çoni nëpër mend!”

Simeone: Bielsën e kam mik, por dua kupën Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Pablo Simeone i ka kërkuar skuadrës një sforco të fundit për të çuar për të dytë herë brenda dy vjetësh trofeun e Ligës së Evropës në Madrid. Pavarësisht disa dëmtimeve, apo lodhjes pas një sezoni të gjatë për Simeonen nuk ka asnjë justifikim. Ai kërkon trofeun nga skuadra e tij. “Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe unë dua të shoh në fushë atë skuadër që na ka sjellë deri këtu, një skuadër kompetitive që nuk heq dorë kurrë nga realizimi i objektivit. Sigurisht që lodhja e një sezonit të gjatë ka bërë të vetën, por këtu nuk ka vend për asnjë justifikim. As mos e çoni nëpër mend lodhjen, është një qytet i tëri që beson te ne dhe pret kupën nga ne”,ka deklaruar tekniku argjentinas i Atletikos së Madridit. EKSPERIENCA

trajnerët besojnë shumë te eksperienca e skuadrës së tyre dhe Atletiko nuk vuan nga ky drejtim. Megjithatë për Simeonen, në një finale pesha e saj nuk është e zakonshme. Sipas tij janë vetëm 90 minuta dhe çdo gjë mund të ndodhë. “Sigurisht që eksperienca është shumë e rëndësishme, siç ndodh dhe në jetën tonë. Eksperienca e përsëris është e rëndësishme, por më i rëndësishëm është impakti me lojën, entuziazmi dhe forca mendore.” NJË TIFOZ I BIELSËS

Ndërkohë dihet se Simeone është një admirues i trajnerit të Bilbaos, Marselo Bielsa. Të dy janë miq të mirë, por kjo vetëm jashtë fushës, pasi për 90 minuta ata do të kërkojnë të fitojnë për llogari të vet. “Jemi miq por nuk kam ardhur këtu për t’ua përsëritur këtë frazë. Këtu jemi për finalen dhe unë po mendoj për finalen.” FINALJA ME INTERIN

Në përgjithësi të gjithë

Për Simeonen ka dhe

në fakt tjetër të rëndësishëm. Argjentinasi ka provuar ta fitojë si lojtar kupën UEFA me Interin (finale kundër Lacios), por tashmë ai do të jetë në rolin e trajnerit. Diferenca? “Kam luajtur finalen Inter-Lacio, por është krejt ndryshe të jesh trajner.” TIFOZËT

Futbolli luhet për tifozët, por për Simeonen nuk ka asnjë mesazh të veçantë para finales. “Nuk kam ndonjë dëshirë të madhe të përcjell mesazhe, besoj është më e bukur të merrem me skuadrën. Gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një tifozi të Atletikos së Madridit është që nesër të shohësh fëmijët teksa shkojnë në shkollë të mbajnë të veshur fanellën e kësaj skuadre dhe lojtarët e dinë fare mirë këtë gjë. Shpresoj që ta mbyllim mirë dhe me shpresën për t’i kthyer tifozëve dashurinë që ata na kanë dhënë.”

117 ndeshje për dy skuadrat Të dy skuadrat spanjolle vijnë në këtë finale të madhe pas një sezoni të gjatë e të lodhshëm. Të dyja skuadrat së bashku kanë zhvilluar 117 ndeshje në këtë sezon, duke përfshirë kampionatin spanjoll, kupën e Mbretit dhe Ligën e Evropës. Atletiko e Bilbaos ka zhvilluar 60 ndeshje në këtë sezon, ndërsa Atletiko e Madridit 57. Duhet thënë se i veçantë është rasti i lojtarit të Bilbaos, Susaeta, i cili ka luajtur në të 60 ndeshjet e Bilbaos në këtë sezon.

Bilbao hap dyert e stadiumit për finalen, priten 40 mijë fansa Klubi i Atletikos së Bilbaos ka vendosur të hapë dyert e stadiumit të vet “San Mamez” për tifozët për të ndjekur finalen e Ligës së Evropës. Kështu të gjithë ata tifozë të Bilbaos që nuk kanë mundur të udhëtojnë në Bukuresht për ta ndjekur në Rumani finalen do të kenë mundësi që ta ndjekin skuadrën e tyre të zemrës në stadiumin e vet nëpërmjet një ekrani gjigant. Sipas parashikimeve pritet që në stadiumin “San Mamez” të jenë 40 mijë tifozë të Bilbaos.

Lulëzon tregu i zi, biletat deri në 700 euro Si gjithnjë edhe në finalen e Bukureshtit ata që gëzojnë më shumë janë matrapazët e biletave, çmimi i të cilave për finalen ka kapur shifra të larta, deri në 700 euro. Siç raportojnë mediet spanjolle bileta më e lirë për këtë finale që kushtonte 22 euro tani më nuk shitet më pak se 200 euro, ndërsa bileta më e shtrenjtë e llogaritur diku te 115 eurot në tregun e zi kushton jo më pak se 700 euro.

Trajneri i Atletikos së Bilbaos pret që skuadra e tij të shkruajë historinë duke fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në kontinent

Bielsa: Bilbao favorite? Urojmë të dalë për mbarë Trajneri i Bilbaos, Marselo Bielsa ka analizuar deri në detajin më të vogël kundërshtarin e tij për ndeshjen e sotme dhe ka përgatitur “kurthin”. “Ndoshta mund t’i lëmë më shumë hapësirë veprimi Madridit, por ky do të ishte një risk i madh për ne. Ndaj ne do të mendojmë të luajmë duke zotëruar sa më shumë topin”,- ka deklaruar Bielsa. Përpara ndeshjes Atletiko e Bilbaos shihet si skuadra favorite për fitimin e trofeut. Një vlerësim ky për

baskët, por që Bielsa e ka marrë me qetësi. “Shpresojmë të përmbushim këtë parashikim, të përmbushim atë çfarë të tjerët presin nga ne.” Ndërkohë që trajneri ka bërë të ditur se skuadra duket tepër e karikuar për këtë finale. “Kjo është një finale dhe vorbulla e saj na ka përfshirë të gjithëve, por ajo çfarë na duhet është të kapërcejmë të gjithë emocionet dhe detajet më të vogla për të qenë sa më të qetë para sfidës. Skuadra është në gjendje të

mirë dhe besoj se me kapacitetet që kemi mund t’ia arrijmë”,- ka shtuar Bielsa. Por finalja e Bilbaos nuk është një rastësi. Sipas Bielsës është fryt i një pune disa vjeçare të bërë nga ky klub. “Ajo çfarë shohim te Atletiko tani është fryt i një pune të nisur vite më parë. Ky klub gjeneron vit pas viti lojtarë për ekipin e parë dhe kjo është meritë e të gjithë atyre që kanë punuar për dekada me këtë klub”,- ka theksuar Bielsa.

Muniain: Po fituam do të bëj kupën tatuazh Sulmuesi i Bilbaos, Muniain në një intervistë të dhënë përpara finales ka bërë të ditur se shpreson që Bilbao të shënojë emrin e saj në historinë e futbollit evropian duke fituar finalen e sotme. “Ne shpresojmë të shkruajmë historinë me këtë skuadër”,- ka deklaruar Muniain. “Ëndrra ime!” “Ky sezon do të mbahet mend për gjithçka, për progresin e madh që kemi bërë dhe për futbollin e shfaqur.” “Shpresoj dhe besoj se do t’ia dalim.” “Nëse fitojmë kam menduar për diçka të veçantë. Nuk kam asnjë tatuazh në trup ndaj nëse fitojmë do të bëj kupën tatuazh.” “Për ne është një vlerësim që na shohin si pretendentë, megjithatë finalja nuk ka favoritë.” “Kam parë një ëndërr, unë shënoj dhe Bilbao merr kupën. Por midis të dyja unë zgjedh kupën.” BILBAO FAVORITE PËR TROFEUN

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga e përditshmja spanjolle “Marca”, pjesa dërrmuese e votuesve janë të mendimit se Liga e Evropës do të fitohet nga Atletiko e Bilbaos. Në këtë sondazh kanë marrë pjesë 7625 persona, ku 63.8% e tyre janë shprehur se fituese do të jetë Bilbao dhe vetëm 36.2% fiton Atletiko e Madridit.


6

E MERKURE 9 MAJ 2012

ITALI SERIA A

Milani nis revolucion Numri dy i Milanit, Adriano Galiani po mendon për të ardhmen dhe me shumë mundësi nuk do të rinovojë me lojtarët që në janë në fund të kontratës përveç Nestës, në mënyrë që të afrojë në skuadër emra të rinj

Prandeli viziton Napolin Trajneri i kombëtares italiane Çezare Prandeli ka vizituar pothuajse të gjitha skuadrat italiane edhe dje i ka bërë një vizitë skuadrës së Napolit, ku është takuar me të gjithë lojtarët dhe trajnerin Valter Maxarri. Prandeli e ka vizituar Napolin në qendrën sportive, ku ka gjetur mundësinë t’i bëjë elozhe për sezonin e mirë që kanë zhvilluar. Nuk duhet harruar se përveç kampionatit, Napoli ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe në Ligën e Kampioneve, ku është eliminuar nga Çelsi, i cili ka arritur të shkojë deri në finale. “Napoli këtë vit ka bërë një paraqitje shumë të mirë si në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve dhe për këtë meriton komplimente, - ka deklaruar Prandeli. Unë jam i bindur se edhe në të ardhmen kjo skuadër do të luajë në këto nivele. Napoli është një skuadër solide dhe e mirë, ku duhet qartë se ka një dorë të madhe trajneri Valter Maxarri. Nëse do të bëj një krahasim me Fiorentinën time, mund të them se Napoli është në avantazh për atë që ka treguar në fushë. Të gjithë tifozët duhet të jenë krenarë për këtë skuadër, e cila vit pas viti po ngrihet në nivelet më të larta.”

Traore ka firmosur me Milanin

MIKAIL RROGOZI Tashmë që pothuajse ka përfunduar sezoni, Milani do të nisë revolucionin. Shumë prej lojtarëve të Milanit janë në fund të kontratës dhe me shumë mundësi pritet të largohen nga Milano, por edhe nga Italia. Por, drejtuesit e Milanit nuk kanë më qëllim të bëjnë “dhurata”, ashtu siç kanë bërë me Andrea Pirlon, të cilin e kanë lënë të lirë të transferohet tek Juventusi me parametra zero. Një gabim të tillë kuqezinjtë nuk duan ta përsërisin, por gjithsesi disa prej lojtarëve aktual pritet të largohen nga Italia, sepse nuk kanë me se çfarë të japin. Këto ditë numri dy i Milanit, Adriano Galliani do të takohet me të gjithë futbollistët, të cilët nuk kanë rinovuar ende. Me shumë mundësi disa emra nuk do të rinovojnë, sepse këtë sezon nuk kanë lënë asnjë shenjë. Një prej tyre është Klarens Sedorf, për të cilin është folur se ka pasur probleme me trajnerin Masimiliano Alegri. Gjithashtu, edhe rendimenti i holandezit në fushë nuk ka qenë i lart dhe nuk duhet harruar se tashmë ai është një veteran. Për Sedorf pothuajse një muaj më parë është folur se do të transferohet tek Juventusi, ku do

të ketë sërish mundësinë të bashkohet me Pirlon, por në ditët e fundit mediat italiane kanë bërë të ditur se e ardhmja e tij do të jetë në Brazil. Një tjetër lojtar që është drejt largimit është edhe Mark van Bomel. Holandezi ka rinovuar për një vit verën e kaluar për shkak të paraqitjeve të mira në fushë, por këtë vit ai nuk ka lënë gjurmë. Në listën që pritet të largohen është edhe Flamini, për të cilin flitet se do të bashkohet me Marsejën. Tek Milani nuk e ka më vendin e sigurt sa Zambrota, i cili këtë sezon më shumë ka qenë i dëmtuar se ka luajtur. Mbrojtësi italian mund të nisë një aventurë të re ne Amerikë, ashtu si edhe Filipo Inzagi, i cili nuk bënë pjesë më në planet e Milanit. E ardhmja e Alesandro Nestës dhe e Gatuzos mbetet në dyshim. Të dy këta emra janë në fund të kontratës, por Galiani mund t’i ofrojë një kontratë të re një vjeçare. Për Nestën ka treguar interes Juventusi, por Galiani nuk dëshiron të bëjë të njëjtin gabim si me Pirlon. Kjo arsye e ka vënë në mendime Galianin, i cili po mendon t’i ofrojë një kontratë të re. Gjithashtu, edhe vet qendërmbrojtësi italian disa kohë më parë është shprehur se dëshiron ta mbyllë karrierën tek Milani.

Gatuzo: Lë futbollin nëse nuk luaj

Pato mendon Olimpiadën me Brazilin

Xhenaro Gatuzo ka bërë të ditur se do të lërë futbollin nëse Milani nuk është në gjendje t’i garantojë më shumë minuta në fushën e lojës në sezonin e ardhshëm. Ish-futbollisti i kombëtares italiane është në përfundimin e kontratës së tij me Milanin dhe pritet që shumë shpejt të ulet në bisedime me Adriano Galianin për të folur rreth të ardhmes. Megjithatë, Gatuzo ka theksuar se nëse nuk arrin të marrë siguri nga drejtuesit për të luajtur më shumë si titullar sezonin e ardhshëm, do të lërë futbollin, sepse nuk dëshiron të veshë fanellë tjetër. “Do të flasë me Galianin rreth të ardhmes sime. Nëse nuk luaj, atëherë do të rri në shtëpi me fëmijët e mi. Gjëja më e rëndësishme është se dua të luajë, të ndjejë se jam i gjallë, - ka deklaruar Gatuzo. Nuk dua të veshë fanellën e një skuadre tjetër pas gjithë kësaj kohe që kam luajtur tek Milani. Në rast se nuk do të gjejë hapësira tek kjo skuadër, jam gati të lë futbollin. Jam realist se skuadra e Milanit është pak e vjetër në moshë dhe drejtuesit duhet të vihen në lëvizje rreth kësaj çështje, por kjo nuk do të thotë se Milani duhet të bëjë një revolucion. Unë jam në gjendje të luaj ende në ritme të larta, por edhe disa emra të tjerë. Për mendimin tim Milani ka vetëm nevojë për disa përforcime dhe jo për një revolucion.”

Aleksandre Pato nuk ka mundur të luajë këtë sezon dhe të ndihmojë Milanin për të arritur objektivat për shkak të problemeve të shumta muskulore. Sulmuesi brazilian gjatë gjithë sezonit është dëmtuar plotë 14-të herë, por tashmë është gati të rikthehet në fushë dhe të arrijë formën e duhur, në mënyrë që të jetë gati për vitin e ardhshëm. Në një intervistë për “Rede Globo” Pato ka theksuar se po mendon të luajë me kombëtaren olimpike, në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen këtë verë në Londër. “Tashmë ndihem më mirë, por ende nuk jam gati të luajë, ka deklaruar Pato. Të them të drejtën po mendoj seriozisht të luaj me kombëtaren olimpike. Kjo është mënyra e vetme për mua që të flas në fushë. Unë jetoj për futboll, është puna ime, është jeta ime. Ndihem gjithmonë i lumtur kur vrapoj dhe gjuaj topin, por këtë sezon për fat të keq, nuk kam mundur të ndihmojë skuadrën. Ka qenë sezoni më i vështirë në karrierën time, sepse asnjëherë nuk kam mundur të arrijë formën e duhur për shkak të dëmtimeve të shumta. Por, unë jam i bindur se do të rikthehem edhe më i fortë. Shpresoj të luaj me kombëtaren olimpike dhe të flas në fushë, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të shënoj gola të rëndësishëm me Milanin dhe me Brazilin.”

Bakari Traore ka firmosur me Milanin. Mesfushori i Nansit, i cili është në fund të kontratës me skuadrën franceze, në një intervistë për gazetën “L’Equipe” ka theksuar se sezonin e ardhshëm do të mbrojë ngjyrat kuqezi. “Kam firmosur me Milanin dhe jam shumë i lumtur që po e bëj këtë lajm të ditur, - ka deklaruar Traore. Nuk më besohet, sepse kam arritur të realizoj një ëndërr. Jam shumë i lumtur që kam firmosur me skuadrën më të madhe në botë dhe për këtë arsye ndihem shumë krenar. Jam gati për sfidën e re që do të nisë në Itali dhe mund të them se mezi po pres momentin që të transferohem në Milano.”

Xhovinko, zëvendësuesi i Lavecit Ezekel Laveci pritet të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe zëvendësuesi i tij do të jetë Sebastian Xhovinko. Ky lajm është bërë i ditur nga ish-drejtori i përgjithshëm i Napolit, Pierpaolo Marino, i cili në një intervistë për “Radio Kiss Kiss” ka shprehur bindje se argjentinasi do të largohet nga Napoli. “Laveci i ka nisur takimet e fundit nga pankina dhe kjo gjë nuk më duket normale. Me sa jam i informuar, Napoli do ta shesë Lavecin në fund të sezonit dhe do ta zëvendësojë atë me Xhovinkon, i cili ka zhvilluar një sezon të mirë me Parmën. Mes Napolit dhe Parmës, por edhe Juventusit, pasi këta të fundit mbajnë gjysmën e kartonit të Xhovinkos, kanë nisur kontaktet e para dhe besoj se në momentin që do të hapet merkato e verës, mes tre skuadrave mund të arrihet një marrëveshje.”


E MERKURE 9 MAJ 2012

ITALI SERIA A

Tifozët nuk e pranojnë largimin e Del Pieros Në një forum që ka hapur gazeta “Corriere dello Sport”, tifozët bardhezinjë kanë votuar kundër largimit të kapitenit. Në takimin e fundit të kampionatit, por edhe në finalen e Kupës së Italisë, tifozët do të bëjnë gjithçka që legjenda të ndryshojë mendim MIKAIL RROGOZI Mbetet enigmë e ardhmja e Alesandro Del Pieros. Sulmuesi i Juventusit, i cili ka shkruar historinë me këtë skuadër, është në fund të kontratës dhe pritet të largohet nga Torino. Por, tifozët nuk mund ta imagjinojnë dot skuadrën e tyre pa Del Pieron, për të cilin nuk duan të largohet. Në një forum që ka hapur gazeta italiane “Corrire dello Sport”, tifozët bardhezinjë kanë votuar kundër largimit të kapitenit, për të cilët ai është i pazëvendësueshëm. Del Piero ka shkruar historinë me “Zonjën e Vjetër”, tek e cila ka luajtur nga mosha 17-vjeçare dhe tashmë tifozët po bëjnë gjithçka për të ndryshuar mendimin e drejtuesve bardhezinj për t’i ofruar edhe një kontratë një vjeçare kapitenit. Në fakt zor se tifozët do t’ia dalin mbanë ta mbajnë kapitenin në Torino, pasi ai vet disa javë më parë ka theksuar se do të largohet nga Juventusi. Gjithsesi, në futboll nuk duhet përjashtuar asgjë, sepse mund të ndodh gjithçka. Tifozët besojnë se në dy mundësitë që i kanë mbetur, të bindin kapitenin të qëndrojë tek “Zonja e Vjetër”. Në takimin kundër Atalantës, ku Del Piero do të ngrejë trofeun e titullit kampion, tifozët me siguri që do të zbardhin

stadiumin me postera dhe pankarta, në mënyrë që Del Piero të ndryshojë mendim. Shansi i dytë është finalja e Kupës së Italisë kundër Napolit, e cila do të zhvillohet në Romë në stadiumin “Olimpiko”. Pas kësaj sfide Del Piero mund të ketë mundësinë për në ngritur trofeun e dytë brenda sezonit dhe kjo gjë mund ta bëjë të ndryshojë mendim për të qëndruar në Torino dhe për të mbyllur karrierën me “Zonjën e Vjetër”. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Del Pieron, është e sigurt se drejtuesit e Juventusit

Juventusi-Real, miqësore në Las Vegas Një miqësore luksi mes dy kampioneve të Spanjës dhe të Italisë. Më datën 5 gusht Reali i Madridit dhe Juventusi do të zhvillojnë një miqësore në Las Vegas në Amerikë, falë “World Football Challenge”, që do të zhvilloj një turne, në të cilin do të luajnë edhe disa skuadra amerikane, por për momentin nuk është vendosur ende me saktësi se cilat do të jenë. Ajo që është e sigurt për momentin është se kampionët e Spanjës dhe ata të Italisë do të përballen së bashku për t’u dhuruar emocione të gjithë atyre që janë të pasionuar pas futbollit në Amerikë. Sigurisht pritet që të jetë një takim spektakolar, pasi bëhet fjalë për dy skuadra që kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm dhe që kanë lënë pas dy skuadra të mëdha siç janë Barcelona dhe Milani.

do të afrojnë në skuadër një sulmues të madh. Gjatë muajit të fundit mediat italiane kanë nxjerrë në pah emrin e Gonzalo Higuain, i cili luan me Realin e Madridit, por edhe të Luis Suarez, kartonin e të cilit e mban Liverpuli. Mes këtyre dy emrash tifozët bardhezinj kanë votuar për argjentinasin, i cili realisht nuk e ka të sigurt vendin tek Reali. Tifozët kanë votuar për Higuain, sepse sipas tyre ai është një lojtar që nuk fal asnjë nga mundësitë që i krijohet. Gjithsesi, votat e tifozëve nuk është se vendosin shumë,sepse janë

drejtuesit e Juventusit dhe trajneri Antonio Konte ata që duhet të zgjedhin. Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Bepe Marrota ka zhvilluar një merkato të mirë verën e kaluar dhe ka fituar besimin e tifozëve. Kjo do të thotë se çfarëdo emri të afrojë në skuadër Marrota, tifozët do ta pranojnë dhe do ta mbështesin. Provën më të madhe Marrota e ka dhënë me Arturo Vidal, për të cilin ka shpenzuar vetëm 10 milionë euro. Kiliani ka luajtur në ritme të larta dhe brenda një sezoni ai është bërë një nga lojtarët më të dashur të tifozëve.

Elia: Unë nuk e meritoj kampionatin Të gjithë janë të lumtur tek Juventusi përveç Elias, i cili ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Torino. Mesfushori holandez është bashkuar me Juventusin gjatë merkatos së verës, por ai nuk ka mundur të gjejë hapësira tek skuadra e Kontes. Për këtë arsye Elia ka theksuar se dëshiron të largohet. “Dua të largohem nga Juventusi, sepse kam nevoj të luaj, - ka deklaruar Elia. Më është bërë qejfi për kolegët e mi për titullin kampion, por unë nuk e meritoj, sepse nuk e kam ndihmuar skuadrën. Në këtë moment dua të falënderoj familjen time, e cila më ka qëndruar pranë. Babai im gjatë gjithë kohës më ka kërkuar të rri i qetë. Juventusi është një skuadër e madhe dhe një ndër më të mirat në botë. Unë dua të falënderoj edhe trajnerin Konte, i cili më ka këshilluar dhe më ka qëndruar pranë, por problemi është se unë dua të luaj. Kam qëndruar në heshtje për një vit, por tashmë gjërat duhen ndryshuar. Dua të falënderoj Juventusin për besimin, por tashmë është momenti për t’u larguar. Duke qëndruar në pankinë kam humbur Euro 2012-ën me Holandën dhe nuk kam asnjë qëllim të humbasë edhe Botërorin 2014-tës.”

7

Interi, me Stramaçionin edhe sezonin e ardhshëm Andrea Atramaçioni nuk do të largohet nga Interi, por do të drejtojë këtë skuadër edhe në të ardhmen. Trajneri i të rinjve ka fituar besimin e tifozëve, por edhe të presidentit Masimo Morati, i cili ka vendosur ta konfirmojë për tre sezonet e ardhshme. Në drejtimin e Interit, Stramaçioni ka arritur të grumbulloj 17 pikë dhe në të njëjtën kohë ka arritur të fitojë derbin e Milanos kundër Milanit me rezultatin e thellë 4 : 2. Duke iu referuar “Gazzetta dello Sport” Morati nuk ka asnjë dyshim për Stramaçionin, përkundrazi do ta konfirmojë në skuadrën e tij. Duke iu referuar kësaj gazete, nga kontrata aktuale që trajneri ka me të rinjtë përfiton 150 mijë euro, por gjatë verës ai do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Interin, nga e cila do të përfitoj 450 mijë euro plus edhe bono në rast se do të arrijë objektivat. Morati nuk ka dilema për të ardhmen e Stramaçionit, sepse ka edhe mbështetjen e tifozëve. 37-vjeçari ka fituar Ligën e Kampioneve me të rinjtë e Interit dhe tashmë është gati të nisë një aventurë të madhe, të drejtojë Interin dhe të hap një cikël prej fitimtari me këtë skuadër.

Flamuri i Juventusit në zyrat e Milanit Festa për titullin kampion për tifozët e Juventusit ka nisur në momentin që ka mbaruar takimi kundër Kaljarit dhe do të mbyllet këtë fundjavë në “Juventus Stadium”, ku “Zonja e Vjetër” do të presë Atalantën. Gjatë këtyre ditëve tifozët bardhezinjë kanë festuar dhe kanë gjetur mundësinë të bëjnë shaka edhe me Milanin. Tifozët bardhezinjtë kanë shkuar tek zyrat e klubit të Milanit dhe në katin e dytë tek dritaret kanë vendosur një flamur gjigand të “Zonjës së Vjetër”. Fotot e flamurit të Juventusit pikërisht tek zyrat e Milanit, kanë bërë xhiron e botës, sepse mes këtyre dy skuadrave gjatë gjithë sezonit nuk kanë munguar polemikat.

Edhe Ranieri për pankinën e Fiorentinës Klaudio Ranieri është emri i ri për pankinën e Fiorentinës. Ish-trajneri i Interit mund të zërë vendin e Delio Rosit, të cilit drejtuesit e Fiorentinës e kanë shkarkuar pas takimit kundër Novarës, ku trajneri ka gjuajtur me grusht sulmuesin Ljajiç. Ranieri aktualisht është pa punë dhe do të mirëpriste një ofertë të Fiorentinës, por problemi qëndron se nuk është vetëm ai emri i përfolur për pankinën e skuadrës vjollcë. Duke iu referuar gazetave italiane, Ranieri duhet të fitojë duelin me Montelën, falë të cilit këtë sezon Katania ka zhvilluar një sezon të mirë. Por, mediat italiane kanë nxjerrë në pah se drejtuesit e Fiorentinës kanë pasur kontakte edhe me Luçiano Spaletin, i cili drejton skuadrën e Zenit. Ky i fundit ka treguar gjithmonë nostalgji për Italinë dhe familja Dela Vale është gati t’i ofrojë një kontratë të majme, në shkëmbin që Spaleti të rikthejë buzëqeshjen në Firence.


8

E MERKURE 9 MAJ 2012

LAJME MIKS Not

Felps do të tërhiqet pas Olimpiadës Majkëll Felps, i cili ka fituar 2 medalje të arta në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008-të ka deklaruar se do të tërhiqe nga noti, pas përfundimit të Olimpiadës së Londrës. I ftuar në një televizion, ku foli për rreth 60-të minuta, për më tepër deklaroi:“Pas lojërave do të tërhiqem, do të tërhiqem përfundimisht. Besoj se koha ime ka ardhur tashmë drejt fundit.”

Moto GP

Vale Rosi: Të tërhiqem? Është gjithçka një farsë Pas zërave se Valentino Rosi do të tërhiqej nga Moto GP pas përfundimit të ketij sezoni, ka mbërritur dhe reagimi i vetë italianit, i cili kategorikisht mohon një gjë të tillë. Në një deklaratë të lëshuar në rrjetin social “Tuiter” ai u shpreh: “Valentino Rosi do të tërhiqet në fund të sezonit? Nuk kam aspak ndërmend që të merrem me lajme të shpifura, pasi nuk është asgjë e vërtetë. Shpesh nëpër gazeta shkruhen lajme, të cilat nuk janë të rëndësishme nëse janë të vërteta apo jo, por sepse shesin shumë kopje. Kujtoheni ketë gjë. Një herë në vit unë tërhiqem për shtypin, pastaj më shpifin dhe nga një të dashur, më vonë ndoshta do të shkoj dhe tek FERRARI, por e vërteta është që unë jam ende “single”. Më bëjnë për të qeshur këto gjëra.”

Dëmtohet Pujol, “lamtumirë” EURO 2012 dhe kombëtares Mesa duket mbrojtësi legjendar i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, Karles Pujol, do të mungojë për skuadrën e tij në EURO 2012, pas një dëmtimi në gju, gjithashtu ai mund t’i japë dhe një lamtumirë të parakohshme karrierës së tij të shkëlqyer me “Furinë e kuqe” GENTI RUSMALI Mbrojtësi 34-r vjeçar i Barcelonës dhe i Spanjës, Karles Pujol do të mungojë në EURO 2012, pas një dëmtimi, të cilin ka pësuar në gju dhe që do e mbajë jashtë fushave të lojës për rreth 6-të javë. Gjithashtu ai mund t’i japë lamtumirën kombëtares, pasi mosha e tij e madhe nuk do ta lejojë atë që të zhvillojë ndeshje të tjera me përfaqësuesen. Duket se ky është lajmi më i keq i mundshëm për kombëtaren e Spanjës, e cila të shkojë në Ukrainë dhe Poloni pa mbrojtësin e saj kryesor, dhe ky lajm pritet që të ndikojë jo pak tek “demat e kuq”. Spanja do të ketë dhe një mungesë tjetër të rëndësishme në përbërjen e saj, pasi dhe sulmuesi David Vila ende nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen e tij në Evropian. Dy mungesa, që pritet ta penalizojnë jo pak Spanjën, ne ketë prag fillimi të Evropianit. Pas testeve të zhvilluara pas

cmyk

ndeshjes së fituar në shifrat 4 : 0 në shtëpi ndaj Espanjolit, Pujol duhet t’i nënshtrohet medoemos një operacioni në gju, dhe një periudhe riaftësimi prej së paku 6-të javësh. Një rikuperim i shpejtë duket thuajse i pamundur për mbrojtësin, pasi dhe mosha e tij nuk e lejon një gjë të tillë. Gjithashtu duket se për Spanjën, ky do të jetë largimi i një prej futbollistëve të saj më të mirë nga kombëtarja. Pujol ka një karrierë të gjërë në radhët e përfaqësues, kur për herë të parë ka luajtur në vitin 2000 dhe ku ka dëshmuar se është një nga pikat kyçe në formacionin titullar të kombëtares së tij. Si në kohë të vështira dhe në periudhën e saj më të artë, Pujol ka qenë përherë një pikë e palëvisur. Ai ka arritur që të luajë në 3 kupa bote, dy evropiane, një lojë olimpike dhe Kupë Konfederatash. Gjatë gjithë ndeshjeve, që ai ka zhvilluar me kombëtaren është sjellë si një kapiten i vërtetë në

fushën e lojës, duke arritur t’i marrë në fazën mbrojtëse dhe shkëlqimin aktual të portierit Iker Kasijas. KARRIERA NDËRKOMBËTARE E PASUR E PUJOL

Karles Pujol ka debutuar me kombëtaren e tij, 15të nëntor të vitit 2000-jë në ndeshjen, që Spanja zhvilloi ndaj Holandës, ku e humbi në shifrat 1 : 2. Pavarësisht humbjes, për kombëtaren e Spanjës lindi një yll i ri, i cili do të shkëlqente dhe për shumë vite me rradhë. Në finalen e zhvilluar ndaj Gjermanisë, në Euro 2008, ai arriti që të ishte një futbollistët kryesor në skuadër, duke mundur Gjermaninë në shifrat 1 : 0 dhe duke fituar trofeun e parë ndërkombëtar me Spanjën, që nga viti i largët 1964. Gjithashtu ai rezultoi vendimtar për skuadrën e tij në Kupën e Botës të vitit 2010, ku kombëtarja e tij arriti të ngrejë për herë të parë trofeun më të rëndësishëm në rang kombëtaresh. Pas kësaj fitore-

je Pujol pati deklaruar se do të luante me kombëtaren dhe të paktën 2 vite të tjera, por impenjimet e shumta me fanellën e Barcelonës bënë që ai, të pësonte dëmtime të shumta në gju, të cilat nuk e lejuan të ishte më në formën e mëparshme. Ai ja doli mbanë dhe kur u rikthye të luante me klubin, mbrojtja katalanese fitoi sërish sigurinë e munguar. Ai kishte dëshirën, që të luante dhe në Euro 2012-të por, duket se mosha e madhe nuk e lejon më, që të rikuperojë në kohën e duhur. Ndërkohë skuadra e Spanjës, është vënë në alarm dhe si zgjidhja e çastit shihet vetëm kalimi i mbrojtësit Serxhio Ramos, nga krahu i mbrojtjes, në qendër të saj. Ndërkohë që dhe mbrojtësi Xherard Pike duket se ka shfaqur problemet e tij ketë sezon, por ai pritet që të luajë në EURO 2012-të dhe në krahun e djathtë pritet, që titullar të jetë Alvaro Arbeloa.

Valdano: Guardiola ishte mërzitur nga Barcelona Një deklaratë të padëgjuar ndonjë herë më parë ka dhënë dhe ish-drejtori sportiv i Realit të Madridit për të përditshmet spanjolle. Ai hedh fakte të reja rreth largimit të trajnerit të Barcelonës Josep Guardiola në fund të sezonit. Valdano u shpreh: “ Në klube të mëdhenj si Reali i Madridit dhe Barcelona, ka futbollistë, të cilët ta ndërlikojnë punën. Çdo skuadër ka heronjtë e vetë, por janë pikërisht këta futbollistë, të cilët krijojnë një grup të veçantë rreth tyre, dhe ndodh që të krijohen pakënaqësira mes lojtarëve dhe trajnerit. Kjo besoj është dhe arsyeja dhe pse Pep mund të jetë larguar nga Barcelona.”

Nejmar tek Barcelona në 2013 apo 2014? Futbollisti i talentuar i Santos, Nejmar pritet që të kalojë tek skuadra e Barcelonës në vitin 2013. Ai ka shprehur dëshirën e tij për tu bashkuar me klubin katalanas, dhe vetë Barcelona duket se nuk do ta kundërshtojë ketë dëshirë. Kontrata e tij me klubin e Santos skadon në përfundim të verën e vitit 2014-të, dhe tashmë kalimi i tij tek katalanasit duket se është një çështje e zgjidhur, por duhet vetëm të pritet nëse do të jetë në 2013-ta apo 2014.

Guardiola refuzoi një ofertë “astronomike” të Çelsit Skuadra e Çelsit ka qenë përherë ajo, që ka kërkuar me ngulm trajnerin spanjoll të Barcelonës, Pep Guardiola. Sipas një deklarate të dhënë për të përditshmen britanike “Daily Express” ai i mohoi vetes shansin për tu bërë trajneri më i paguar në botë, pasi manjati rus, Roman Abramoviç, i pati ofruar spanjollit një ofertë të majme prej rreth 15-të milionë eurosh. Guardiola u shpreh: “ Para disa kohësh më erdhi një ofertë nga pronari i Çelsit, Roman Abramoviç për të marrë drejtimin e skuadrës. 15-të milionë euro në sezon ishte oferta e tij, dhe gjithashtu liria për të afruar çdo futbollist që dëshiroja në skuadër. Por, unë ju përgjigja me një jo të prere.”


16

E MERKURE 9 MAJ 2012

ANGLI PREMIER LIGE

Ture: Mançini është “hajmalia” jonë Jaja Ture beson se trajneri i Man.Sitit, Roberto Mançini është ai që duhet të marrë të gjithë meritat e duhura, pasi ka arritur të ndërtojë një skuadër tepër kompetitive, gjithashtu ka rikthye besimin në grup GENTI RUSMALI Tashmë po afrohet dhe java e fundit e kampionatit anglez. Skuadra e Mançester Sitit, e cila deri një muaj më përpara ndiqte rivalët e tyre të Mançester Junajtid me një diferencë prej plotë 8-të pikësh, tashmë gjendet në vendin e parë të renditjes, me një golavarazh më të mirë se “djajtë e kuq”. Nuk ka munguar të përgëzojë në maksimum mesfushori Jaja Ture, trajnerin e tij Roberto Mançini, i cili duket se ka qenë thelbësor në vendosjen e fateve të skuadrës për ketë sezon. Për televizionin “Sky Sports” ai u shpreh: “Mançini meriton çdo lëvdatë të mundshme. Ai gjithmonë na thoshte se duhet të kishim besim deri në fund, pasi gjithçka mund të ndodhte. Më e rëndësishmja për ne ishte, se duhet të vazhdonim të fitonim çdo ndeshje të radhës dhe të shpresonim që Man.Junajtid do të linte pikë prapa. Besoj se tashmë ja kemi marrë frytet punës tonë, por duhet të fitojmë dhe përballë QPR-së që misioni të kryhet 100 %. E dimë se detyra jonë ende nuk ka përfunduar, dhe në mënyrë që të bëjmë të lumtur dhe tifozët tanë duhet të fitojmë dhe ndeshjen e mbetur.” Ferguson: Strategjia e Mançinit i ka bërë mirë Man.Sitit Me elozhe për punën e kryer

Java e 37-të Të shtunën 5 Maj Arsenal Të dielën 6 Maj Njukasëll Aston Villa Bolton Fulhem QPR Uolverhemton Man.UTD Të Hënen 7 Maj Blekbërn Dje Liverpul

-Noruiç

3:3

-Man.Siti -Totenhem -WBA -Sandërlend -Stoke -Everton -Suonsi

0:2 1:1 2:2 2:1 1:0 0:0 2:0

-Uigan

0:1

-Çelsi

4:1

Lukaku: Dua të largohem sezonin e ardhshëm

nga trajneri Roberto Mançini, është shprehur gjithashtu dhe rivali i tij në luftën për titull, Sër Aleks Ferguson. Ai gjithashtu u shpreh dhe për ndeshjen e fituar nga Mançester Siti me shifrat 1 : 0, ku tha se një faktor i rëndësishëm në ketë përballje ishte mentaliteti i futbollit që ka trajneri italian. Në një intervistë për të përditshmen “The Sun” ai deklaroi: “Në përfundim të ndeshjes ne thjesht nuk patëm më dëshirën e

duhur. Mançini bëri 5-së lëvizje të ndryshme në mbrojtje, dhe besoj se dhe ne ndonjë herë nuk do të na bënte keq sikur të ndiqnim të njëjtën strategji. Një gjë të tillë padyshim, që ne mund ta kishim aplikuar në ndeshjen ndaj Everton. Po të kishim bërë të njëjtën manovër, tashmë do të lavdëroja veten time. Por, jam i besimit se të mbyllemi në mbrojtje nuk është në natyrën e klubit tonë, madje është pikërisht sulmi i

vazhdueshëm ai që na karakterizon klub. Nëse ne do të humbin titullin ketë sezon padyshim, që barazimi në shifrat 4 : 4 përballë Everton do të jetë ai, i cili do të na ketë dëmtuar më shumë. Nuk është se kemi humbur shumë ketë sezon, por kur je në avantazh me 2 gola, dhe të pësosh 2 të tjerë për 10-të minuta, është gjëja që më shqetëson më shumë. Ky është pikërisht avantazhi që Mançester Siti ka ndaj nesh.”

Drogba në mëdyshje për të ardhmen Drejtuesit e skuadrës së Çelsit kanë vendosur, që t’i japin një shans tjetër sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba që të firmosë rinovim me klubin. Drogba, 34-vjeç i përfundon kontrata me skuadrën e Çelsit, më 1 korrik dhe ai ka refuzuar ofertën e parë të bërë nga drejtuesit londinezë. Tashmë “blutë e Londrës” janë të gatshëm

që të kryejnë dhe një përpjekje të fundit, për të bindur sulmuesin afrikan, që të firmosë rinovimin. Duket se Drogbanë po e tundon shumë një ofertë e ardhur nga Kina, e cila vlen plot 20-të milionë dollarë për dy vite. Por, duket se dhe drejtuesi e Çelsit janë të vendosur që të mbajnë në klub sulmuesin, nëse ai do të pranojë kontratën, ku ak-

tualisht përfiton rreth 100.000 sterlina në javë. Ende nuk dihet se cila do të jetë zgjedhja e ardhshme e Drogbasë, pasi dhe vetë ai është në mëdyshje, nëse do të qëndrojë më në klub, apo jo. Megjithatë, dhe një qëndrim i tij i mundshëm nuk ështe se do të ndalonte manjatin rus Roman Abramoviç, që përsëri të përforconte sulmin.

Hakmarrje pa dhimbje Liverpuli ka fituar dje 4:1 ndaj Çelsit në ndeshjen e prapambetur të kampionatit në “Anfild”.Të kuqtë janë hakmarrë disi për humbjen e pësuar në finalen e Kupës FA, por kjo pak i ka dhembur londinezëve që e kanë mendjen tek Champions. Çelsi luan të shtunën tjetër më 19 maj finalen e madhe në Mynih kundër Bajernit dhe londinezët kanë luajtur me shumë rezerva në këtë ndeshje. Në fakt ata që iu afruan golit të parët ishin londinezët në 18’, kur Ivanoviç goditi shtyllën, por më pas pësuan shpejt e shpejt tre gola. Në 19’ Esien ka shënuar një autogol në përpjekje për të ndalur Luis Suarezin. Në 20’, Xhon Terri ka rëshkitur dhe Henderson ka dalë përballë portës duke shënuar golin e dytë dhe vetëm tre minuta më pas në 28’ Ager

cmyk

Premier Ligë

me kokë ka shënuar edhe golin e tretë. Para se të përfundonte pjesa e parë të dy skuadrat kanë goditur shtyllën,në 35’Torres dhe në 42 Dauning. Në limit të pjesës së parë Liverpuli mund të kishte shënuar edhe golin e katërt, por Dauning ka humbur një 11-metërsh, u përplas në shtyllë. Kjo është penalltia e pestë e humbur nga Liverpuli këtë sezon. Me rezultatin e thellë të pjesës së parë, e dyta ka vazhduar për inerci, ku Ramirez në 50’ shënoi golin e vetëm të londinezëve, ndërsa Selvej në 61’ shënoi rezultatin final 4:1. Duhet theksuar se Çelsi tashmë nuk është i interesuar për kampionatin, sepse e siguron një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin tjetër në rast se fiton finalen me Bajernin.

I ardhur me shumë bujë nga Anderlehti tek Çelsi, sulmuesi belg Romelu Lukaku, i cili u ble nga drejtuesi londinezë, për një shumë prej rreth 18-të milionë sterlinash, nuk ka arritur të japë atë, çka pritej në fushën e lojës dhe në fund të sezonit mund të largohet në formën e huazimit. Për të përditshmen “The Sun”, vetë ai është shprehur se kërkon më shumë minuta dhe se huazimi do të ishe mënyra e duhur, që një ditë ai të rikthehet më i fortë se kurrë në klub. Ai deklaroi: “Dua të luaj më shumë ndeshje. Si Roberto Di Mateo, po ashtu dhe Andre Vilas Boas, preferojnë që të luajnë me futbollistë me më tepër eksperiencë. Nuk kam qenë gjithnjë dakord me vendimet e tyre, por si një profesionist më duhet t’i pranoj ato. Nuk jam penduar që kam ardhur tek Çelsi, pasi kam mësuar shumë gjera këtu. Le të shohim se kush do të jetë trajneri i Çelsit për sezonin e ardhshëm, por besoj se në fund të sezonit do të largohem në formën e huazimit. Të luaj futboll është gjëja më e rëndësishme në karrierën e një futbollisti, prandaj do të mundohem që të shkoj tek një skuadër tjetër. I lë të gjitha dyert e hapura për momentin, pasi jam tepër i ndërgjegjshëm se mund të luaj në një klub të madh evropian, por aktualisht është më mirë që të hedh në hap prapa, që në të ardhmen të arrij të bëj dy përpara. Qëllimi im është, që të luaj në formën e huazimit me një skuadër tjetër dhe pastaj të kthehem për të luajtur tek Çelsi, pasi dua të rifitoj fanellën e kombëtares.”

M’vila kalon tek Arsenal për 17 milionë sterlina Mesfushori i skuadrës së Rene, në Ligën e parë franceze, sezonin e ardhshëm do të luajë për skuadrën e Arsenal. Sipas drejtuesve të Arsenal marrëveshja është mbyllur në bazën e 17-të milionë sterlinave dhe tashmë mbetet vetëm për të përcaktuar, se sa do të jetë paga që ai do të përfitojë në Londër. Trajneri i “topçinjve” Arsen Venger është ulur në bisedime me agjentët e futbollistit për të mbyllur marrëveshjen, me një kontratë prej rreth 60-të mijë eurove në javë, dhe pritet që në orët e ardhshme të bëhet dhe zyrtarizimi nga ana e klubit.

Arsenal publikon fanellat për sezonin e ardhshëm Skuadra e Arsenal ka vendosur që të shpallë fanellat e reja për sezonin e ardhshëm. Si model, për prezantimin e fanellave është zgjedhur mesfushori Aleks Çambërlein. Ngjyrat thelbësore në ketë fanellë duket se do të jenë e kuqja, e bardha dhe bluja, një model, i cili duket se është zgjedhur nga vetë trajneri Arsen Venger, për të përfaqësuar denjësisht projektin e tij dhe në sezonin e ardhshëm.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.