Koha jone 12 prill 2018 (1)

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Raport nga Kolumbia apo nga “Freedom House”? E përditshme e pavarur

Viti i XXVII i botimit

Nr: 85 (8216)

E enjte, 12 Prill 2018

Çmimi 30 Lekë

FAQE 3

Këshilltari Presidentit: Raporti i Freedom House, provokime mafioze me doza kolumbiane

FAQE 2

Në foto: Emiljano Aleksi, Këshilltar i Presidentit, Ilir Meta

QËNDRIMI

MINISTRI

Damian Gjiknuri: Të gjithë ata që e meritojnë do të marrin statusin e naftëtarit

Ambasadori Lu: Adriatik Llalla gënjen, Presidenti Meta njeri i respektuar

Në foto: Ambasadori i SHBA, Donald Lu

FAQE 2

SKEMA E TVSH

INVESTIMI

BERZH: TAP efekte pozitive në infrastrukturën energjetike

Vasili: Të lirohen Ministri Ahmetaj: kuksianët e arrestuar, Nuk ka taksa të qeveria taksa reja për bizneset skllavëruese e vogla FAQE 8

FAQE 5

FAQE 6

FAQE 9

AZIL NË BE

Në 3 muaj 4500 shqiptarë u kthyen në Rinas FAQE 10


POLITIKE

2 E enjte, 12 PRILL 2018

Raporti i "Freedom House" me "fakte" nga portale anonime në Tiranë dhe adresa false në Facebook

P

residenca ka reaguar pas raportit të 'Freedom House'. Në raportin që dukej sikur është hartuar në ndonjë zyrë partiake në Tiranë, pa dhënë asnjë fakt dhe asnjë burim të besueshëm, jepen përfundime abuzive lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Natyrisht duket si dorë sorosiane dora e hartimit të raportit për rastin e Presidentit, por burime konfidenciale tregojnë se autor i raportit (për këtë pjesë) është një person me emrin Blendi Kajsiu, i cili përfiton nga donacione të fshehura, jo publike, për llogari të PS. Bile po të hulumtosh me kujdes del se "burimi" është një portal në Maqedoni, i cili nga ana e tij i referohet një portali shqiptar, që dihet nga të gjithë se financohet nga zyra e kryeministrit Rama. Me sa duket PS dhe Kryeministri e kanë filluar luftën ndaj Presidentit me metoda pisllëku, pasi gjoja dalin sikur nuk kanë dorë, porse kryekëput del linja Qeveri-portal në Maqedoniportal socialist në TiranëBlendi Kajsiu dhe raport "Freedom House". Përmes një deklarate, Presidenca thotë se zgjedhja e Metës si President është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5 e votave. Presidenca shpreh keqardhjen që një raport ndërkombëtar po

Presidenca: Keqardhje për keqpërdorimin politik

keqpërdoret në funksion të axhendave politike. "Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm

deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale",- thuhet në

reagimin e zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi. "Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House

Reagon këshilltari i Presidentit, Emiljano Aleksi: Me neveri i hedhim poshtë këto provokime

në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë. Zgjedhja e Presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5-at të votave dhe në një moment kyç për stabilitetin e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedhore. Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale. Nëse Freedom House është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar. Për këtë qëllim jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me Freedom House",- deklaroi dje zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi.

AMBASADORI I SHBA

"Raporti i Freedom House, provokime mafioze me doza kolumbiane"

N

jë raport që mban firmën e vetëm një personi, Blendi Kajsiu, i cili jeton prej disa vitesh në Kolumbi, është servirur në media si qëndrim i institucionit ndërkombëtar Freedom House. Në fakt, Freedom House thekson në raport se mendimet e shprehura përfaqësojnë pikëpamjet e hartuesit të dokumentit, pra Blendi Kajsiut dhe jo ato të organizatës. Por qëndrimet personale të pedagogut që jeton në qytetin e Medelin në Kolumbi, nga një pjesë e medieve në Tiranë janë prezantuar se "fakte" dhe "dokumente". Në mënyrë të veçantë, një pjesë medieve ndalen në pjesët ku Blendi Kajsli jep mendimin personal për Presidentin e Republikës. Media sjellë si "fakte" qëndrimet personale të Kajsiut, ndërsa ky i fundit citon në raport si "fakte" lajme portalesh anonime në Tiranë dhe komente adresave të paverifikuara në Facebook. Për detajet e këtij raporti që prezantohet me pikëpamjet e Blendi Kajsiut ka reaguar dje Emiljano Aleksi, këshilltari i Presidentit të

Republikës, Ilir Meta. Në një koment në Facebook, Aleksi thekson faktin se raporti është shkruar nga një shqiptar që jeton prej kohësh në Kolumbi dhe ka informacionet janë marrë në mënyrë selektive nga interneti. "Dozat kolumbiane mbi të cilat bazohej raporti i "Albanian Freedom House", jo rastësisht u shoqëruan sot me shkrime nga portale të oligarkisë. Asgjë e rastësishme por një orkestrim

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

mafioz për të krijuar fokuse artificiale në dëm të integritetit të Institucionit të Presidentit të Republikës. Me neveri i hedhim poshtë këto provokime të orkestruara në mënyrë mafioze e ordinere, nga portale që përdoren në përpjesëtim të drejtë me koncesionet, në kurriz të qytetarëve shqiptarë", shprehet në reagimin e tij në Facebook, Emiljano Aleksi. Adresa publike e Blendi Kajsiut është në qytetin e Kolumbisë, Medelin një zonë që në gjithë mediat ndërkombëtare njihet si qyteti kryesor ku kanë aktivitetin bandat e drogës dhe kartelet ndërkombëtare. Në jetëshkrimin e tij Kajsiu thotë se punon si pedagog në katedrën e universitetit të këtij qyteti. Sigurisht, këto detaje private nuk kanë asnjë interes për opinionin, deri në momentin që merr përsipër tu drejtohesh qytetarëve me një "raport" për zhvillimet në Shqipëri. Të bësh raporte për Shqipërinë pa qenë asnjë ditë në Shqipëri dhe informacionin e vetëm të kesh Facebook kjo është pak e tepërt dhe ngre dyshime serioze.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

Donald Lu: Adriatik Llalla gënjen, Presidenti Meta njeri i respektuar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një reagim ekskluziv për News24 dhe "BalkanWeb" Lu thotë se Llalla është i korruptuar dhe se rrezikon të shkojë në burg. Lu deklaron se deklaratat e Llallës janë "gënjeshtra fyese dhe një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar". "Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t'u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij. Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar", shprehet Donald Lu.

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 12 PRILL 2018

Raport nga Kolumbia apo nga “Freedom House”? Freedom House, një organizatë jo qeveritare, publikoi dje raportin për Shqipërinë për vitin 2017. Dokumenti që si rregull hartohet nga një grup ekspertësh dhe bazohet në fakte, sondazhe ose të dhëna zyrtare, këtë herë ishte hartuar në mënyrë aspak profesionale në raport me disa fragmente që lidheshin me Presidentin e Republikës e ku dukej dora e njerëzve të kryeministrit Rama në financimin e disa akuzave absurde. Raporti që merr përsipër të bëjë analizën për Shqipërinë nuk mban firmën e ekspertëve të organizatës apo një grupi analistësh, por vetëm të një personi. Fjala është për aktivistin e shoqërisë civile në Shqipëri, Blendi Kajsiu, i cili për herë të fundit është shfaqur në Tiranë në krye të protestave kundër armëve kimike dhe vendimit të SHBA për t'i sjellë në Shqipëri. Hartuesi i këtij fragmenti prej disa vitesh nuk jeton më në Tiranë. Hartuesi i raportit gjendet në qytetin Medelin të Kolumbisë, atje ku mafia e drogës ka shtrirë tentakulat deri në Tiranë, siç erdhi edhe sasia prej 613 kg kokainë e cila u kap në Durrës . Megjithatë nuk mund të atakojmë Kajsiun, sepse ka disa "kajsi" të tjerë që fshehin dorën në raportin në fjalë, duke shfrytëzuar lidhje të nëndheshme të filantropistëve të huaj, të cilët kanë interesa private për naftën shqiptare. Freedom House që në hyrje të raportit thotë se dokumenti nuk përfaqëson qëndrimin e saj, por pikëpamjet e hartuesit, pra të atyre që kanë paguar me shumë nën dorë për këtë raport. Vetëm logoja është e organizatës jo qeveritare me qendër në SHBA, ndërsa mendimet dhe raporti shprehin qëndrimet të vetëm një njeriu. Veç vlerësimeve për qeverinë,

standardet e zgjedhjeve dhe problemet me demokracinë hibride në vend, "raporti" përmend edhe kreun e shtetit, Ilir Meta. "Dokumenti" kritikon procesin e zgjedhjes së Presidentit duke bërë dhe aludime që edhe në një media periferike bulevardeske nuk mund të botoheshin pa verifikim dhe jo më në një raport që pretendon të jetë ndërkombëtar. Në pjesën për Presidentin, hartuesi i dokumentit u referohet pa më të voglin mundim për verifikime disa portaleve në Tiranë që financohen dhe klikohen vetëm nga zyrtarë të qeverisë. Tallja me "raportin" vazhdon më tej me faktin se vetë portalet ku merren "faktet", shkrimet i bazojnë në komente të personave anonimë në Facebook. Në këtë mënyrë, hartuesi i të ashtuquajturit raport arrin në përfundime që servilen si të dhëna të Freedom House, kur në fakt janë thjesht aludime apo interpretime nga mendja të një personi apo disa komenteve të paguara në Facebook. Raporte të tilla duhen të jenë serioze dhe mbi fakte e dokumente e jo se ç'mendon një "kajsi" apo "pjeshkë" pranë qeverisë Rama. Freedom House është organizatë serioze, por me sa duket këtë radhë, nga nxitimi apo nga shpërdorimi që i kanë bërë emrit të saj disa politikanë nga Tirana, ka humbur një pjesë të kredibilitetit në raport me të vërtetën. Duke zbërthyer mënyrën sesi është hartuar dokumenti kuptohet se asnjë prej "fakteve" nuk ja vlen të merret seriozisht. Mjafton të hysh në një portal të financuar nga qeveria, apo në faqet e Facebook-ut të militantëve të partive politike dhe zbulon për politikanët çudira të padëgjuara, madje edhe më interesante se ato që paraqet

hartuesi i "raportit" që rri në Kolumbi, meqenëse edhe gruan e ka kolumbiane. Çështja është se të gjithë e dinë që këto janë llogje Facebooku apo ushqim për militantët dhe nuk i merr njeri si referenca serioze. Bile dje në darkë vonë doli ambasadori amerikan në Tiranë Lu i cili theksoi se asnjë kërkesë nuk i ka bërë për Ilir Metën, ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla, por përkundrazi ambasadori shton se Presidenti Meta është njeri i nderuar, por Llalla ka gënjyer në ato çka janë shpërndarë nëpër disa portale. Duken si pa lidhje raporti Freedom House me "letrën" e Llallës për ndërhyrjet e ambasadorit, të cilat u botuan në një ditë. Në të vërtetë një dorë kryeministrore i menaxhoi, ndonëse zyrtarisht ambasadori i hodhi poshtë aludimet e shpërndara nga mediat pranë qeverisë. Megjithatë jemi para faktit të kryer, raporti është publik dhe ai apo ata që e kanë shkruar nuk u interesojnë faktet, por qëllimi ku duan të arrijnë. Asnjë fjalë raporti nuk shkruan për zgjedhjet e vitit të kaluar dhe paratë e drogës për blerjen e tyre nga PS. Personi që e ka shkruar prej vitesh nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet në Shqipëri. Situatën këtu e ndjek si mijëra emigrantë të tjerë nga Facebook dhe mediat online. Për ata që e Kolumbinë e njohin vetëm nga filmat për drogën, kjo është zona ku Pablo Eskobar themeloi kartelet dhe perandorinë e të trafikut të kokainës që operonte në gjithë botën. Nga Kolumbia është bërë një pjesë e raportit, të paktën nga nënteksti i përdorur. Interesant është fakti se në këtë qytet kolumbian udhëton shpesh një biznesmen shqiptar i njohur për lidhje shumë të

afërta me qeverinë. Biznesmeni në fjalë, zotëron biznese, bile kohët e fundit është nën hetim për trafik droge nga Kolumbia. Këto të dhëna të krijojnë idenë e një "raporti" të hartuar nga "Grupi Kolumbisë" që për të shpëtuar nga problemet me drejtësinë këtu në Shqipëri kërkojnë të krijojnë destabilitet duke sulmuar kryetarin e shtetit. Është një skemë ku financimi i një "raporti" të dyshimtë përfshinë segmente mes krimit dhe politikës. "Grupit të Kolumbisë", në fazën aktuale u intereson kaosi dhe destabiliteti, por skema që kanë vënë në përdorim do të sjellë si pasojë hapjen e frontin e Normandisë, ose atë që njihet si zbarkimi i madh i aleatëve që i dha fund Luftës së Dytë Botërore. Mbrëmë zbriti në "Normandi" vetë ambasadori amerikan Lu që përgënjeshtroi publikisht thëniet e përhapura nga ishkryeprokurori Llalla dhe shtoi se ai (pra SHBA) respektojnë Kryetarin e Shtetit të Shqipërisë zotin Meta. Loja e "Grupit të Kolumbisë" synonte spostim të vëmendjes nga hallet e përditshme ekonomike të shqiptarëve. Por mbrëmë Donald Lu "zbarkoi". Pritet të fillojë sulmin në Normandi kundër "frontit kolumbian" edhe Presidenti Meta. Burime të rezervuara tregojnë se një numër dokumentesh, DVD, filmime, regjistrime të shërbimeve partnere për persona politikë nga mazhoranca do të publikohen, çka nuk dihet fundi i këtij dueli që vetofruan "kolumbianët" e qeverisë. Për saktësim duhet sqaruar për lexuesit se në luftën e dytë botërore ishte zbarkimi angloamerikan në Normandi (Francë) që solli rrëzimin e Hitlerit. Dit Bushatlliu


POLITIKE

4 E enjte, 12 Prill 2018

Kreu i grupit të LSI-së: Në Kuvend për t’u përballur me negativitetin që po prodhon kjo qeverisje në dëm të qytetarëve

L

ëvizja Socialiste për Integrim kërkon lirimin e protestuesve të Kukësit, që prej më shumë se një jave mbahen të arrestuar, pasi sipas saj ata janë të pafajshëm. Gjatë një deklarate për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSIsë, kryetari i grupit Petrit Vasili tha se deputetët e opozitës do marrin pjesë në seancën e sotme plenare të Kuvendit. Ndërkohë, ai paralajmëroi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e PS-së se do të përballet me drejtësinë popullore në rast se nuk kthen në shtëpitë e tyre kuksianet e rrëmbyer nga shteti në mes të natës. “Grupi Parlamentar i LSI shprehet se do të qëndrojë në mënyrë të papajtueshme në këmbë me të gjitha format e reagimit, jo vetëm të protestës, krijimit të një ndjeshmëri ndërkombëtare, Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kudo gjetkë dhe së bashku me të gjithë qytetarët për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarëve për shkak të protestës së Kukësit, pasi kryeministri I vendit e pranoi I zënë prej gryke, që është ai fajtori kryesor, dhe natyrshëm të pafajshmit ndodhen sot në burg. Dhe deri ditën e lirimit të tyre protestat dhe reagimi ynë nuk do të rreshtin. Njëherazi Grupi Parlamentar ka kërkuar prerë dhe do të kërkojë me të gjitha format institucionale tashmë të vëna në

Vasili: Të lirohen kuksianët e arrestuar, qeveria taksa skllavëruese

proces për ndjekjen, nxjerrjen para përgjegjësisë dhe para Drejtësisë dhe dënimin shembullor të të gjithë atyre policëve, shefave policie dhe kushdo që ka urdhëruar arrestimin arbitrar dhe nga më skandalozët në thyerje të plotë të ligjit, në shkelje dhe dhunim të të drejtave të njeriut

dhe me tendencën për të rikthyer kohët e shëmtuara të Sigurimit të Shtetit që bëri që qytetarët kuksianë të rrëmbeheshin natën nga familjet e tyre dhe të dërgoheshin në Tiranëm, dhe duke manipuluar dhe dokumentat zyrtare. Ky përbën një nga aktet më të rënda, të cilat kanë ndodhur në plural-

izmin shqiptar, një akt I patolerueshëm, dhe qoftë Prokuroria e cila ka mbyllur gojën, ka mbyllur sytë, ka mbyllur veshët, dhe as nuk shikon, as nuk dëgjon dhe as nuk vepron, do të detyrohet me forcën e reagimit të fortë politik dhe qytetar të reagojë patjetër, dhe të nxjerrë patjetër përpara

përgjegjësisë që kërrkush më të mos guxojë të zbatojë më urdhëra të tilla të paligjshëm, pasi do të përballet fort dhe shumë rreptë me Drejtësinë, qoftë atë që do apo nuk do të veprojë, por më shumë akoma do të përballet me Drejtësinë Popullore”- u shpreh Vasili. Në vijim Vasili tha se LSI-ja do të jetë në Kuvend dhe shumë aktivë, për t’u përballur me qeverinë, kryeministrin dhe gjithë negativitetin që po prodhon kjo qeverisje në dëm të qytetarëve. “Grupi parlamentar vendosi unanimisht pjesëmarrjen në seancën e parlamentit për të qenë pikërisht në sallë ballë për ballë me kryeministrin, pikërisht atë kryeministër, i cili do ta ketë të vështirë tashmë e tutje ti drejtohet popullit të cilin ka synuar ta poshtërojë me fjalët e tij të paprecenta dhe nga më të pacipat që janë dëgjuar ndonjëherë në historinë e politikës, duke e krahasuar në mënyrën më vulgare me atë krahasim që ju tashmë të gjithë e njihni dhe që unë kam neveri ta përsëris. Kështu që i gjithë grupi parlamentar do të jetë atje, shumë aktiv, shumë i tonizuar për t’u përballur pikërisht me qeverinë, me kryeministrin dhe më të gjithë negativitetin pafund që kjo qeverisje po prodhon vazhdimisht në dëm të qytetarëve”- u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

SEANCA PLENARE/ KRYEMADHI SHKON NË ZYRËN E BASHËS, NJË ORË BISEDË PËR TË KOORDINUAR QËNDRIMET E OPOZITËS

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi është zhvilluar në ambientet e selisë së PD dhe ka zgjatuar për rreth 1 orë. Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Mësohet se në fokus të takimit ka qene seanca e sotme parlamentare , ku liderët e opozitës kanë koordinuar qëndrimin e tyre. Kryemadhi dhe Lulzim Basha ranë dakord para se t’i komunikonin grupeve parlamentare planin. Seanca e së enjtes pritet të mos jetë normale, ndërsa as tensioni nuk do mungojë. Mësohet se opozita do të kërkojë përjashtimin e Kryeministrit Edi rama nga Parlamenti, duke i dhënë në këtë mënyrë dënimin që nuk ia dha javën e kaluar Byroja e Kuvendit për fjalorin e përdorur ndaj shqiptarëve. Demokratët kursyen daljet para mediave, ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili foli për përballje me Edi Ramën. “Së pari grupi vendosi unanimisht pjesëmarrjen në seancën e Parlamentit të Shqipërisë për të qenë në sallë ballë për ballë me

“Kukësi”, Opozita do ta transferojë protestën në Kuvend: Të përjashtohet Rama

kryeministrin, atë kryeministër i cili do ta ketë të vështirë t’i drejtohet popullit që ka synuar ta poshtërojë me fjalët e tij të paprecedentë. Grupi parlamentar do të jetë atje për t’u përballur me qeverinë dhe kryeministrin”, paralajmëroi Vasili. Pas këtij takimi kryedemokrati Lulzim

Basha do të zhvillonte një tjetër mbledhje, por kësaj radhe me deputetët e grupit parlamentar të PD-së. Në kushtet kur protestuesit e Kukësit janë në burg, nuk mund të ketë seancë normale parlamentare. Këtë ia ka komunikuar Lulzim Basha deputetëve të tij në mbledhjen

e djeshme parlamentare, ku burime nga grupi parlamentar i PD-së kanë bërë të ditur, që seanca e sotme parlamentare nuk do të zhvillohet normalisht me diskutime, por do të jetë në formë proteste. Demokratët do të risjellin edhe një herë protestën që u zhvillua në Kukës dhe seancën gjyqësore, që vendosi arrest me burg për 11 prej tyre. Sipas të njëjtave burime, demokratët do të kërkohet largimin e kryeministrit Rama, për gjuhën e papërshtatshme që ka përdorur dy javë më parë në Parlament. Sipas demokratëve, kreu i qeverisë duhet të ishte i dënuar nga Byroja Parlamentare për ironinë që përdori për protestat dhe ngritjen e popullit. Byroja e Kuvendit rrëzoi kërkesën për përjashtimin e Ramës duke argumentuar se pretendimet e opozitës nuk qëndrojnë. Gjithashtu, fokusi do të vendoset edhe tek protesta e biznesit të vogël, kundër përfshirjes në skemën e TVSH. Për të detajuar veprimet në seancë

deputetët demokratët do të zhvillojnë sërish mbledhje, para nisjes së Parlamentit në orën 10:00. Nëse kryetari i Kuvendit nuk merr parasysh kërkesën e opozitës, burime nga të dy kampet opozitare paralajmërojnë një seancë jo normale, si ajo për zgjedhjen e kryeprokurores se përkohshme, ndërsa këtë herë nuk do të mungojnë as pankartat, me mbishkrimin “liro kuksianët arresto kriminelët”. Të enjten e kaluar, opozita ishte angazhuar në bllokimin e rrugëve në shenjë të mosbindjes civile, por sot ajo do ulet në Kuvend për të diskutuar mbi rendin e ditës. Sot në Kuvend pritet të diskutohet kryesisht për raportin e veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2017 si dhe raportin e veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017. Megjithatë, fokusi i PD-së pritet të jetë gjetkë dhe të orientohet drejt problematikave që ajo ka parashtruar këto ditë edhe në protesta që ka marrë pjesë.


POLITIKE

5 E enjte, 12 Prill 2018

Deputeti i PS-së, i akuzuar nga opozita për grabitje pronash në Sarandë, sulmon të vetmin deputet të opozitës në Komision

Ë

shtë shoqëruar me tensione dhe përplasje mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua mbi Raportin Vjetor 2017 të Departamentit të Administratës Publike. Shkak i tensioneve ishte nervozizmi në mbledhje i deputetit socialist Alket Hyseni, i cili do të debatonte ashpër me deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, ku nuk ka munguar fjalori i papërshtatshëm mes këtyre të dyve. Debatet në mbledhje Javët e fundit deputeti i PS-së në qarkun e Vlorës Alket Hyseni është gjendur përballë akuzave të opozitës për grabitje dhe tjetërsim të pronave në Sarandës gjatë kohës që Hyseni ka qenë pjesë e grupit të ngritur nga qeveria për trajtimin e pronave në këtë zonë. Dhe mesa duket kanë qenë këto akuza të cilat mund të kenë ndikuar në humorin e deputetit socialist, gjë që u shfaq edhe në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Në sallën ku miratohen procesverbalet, diskutohet dhe vendoset mbi projektligje të rëndësishme, mbizotëronte mazhoranca, pasi në Komision është vënë re mungesa e deputetëve të PD-së, ndërsa vetëm ato të LSI-së ishin pjesëmarrës. Në mbledhjen e djeshme u zhvillua një seancë dëgjimore me zv/ kryeministren Senida Mesi dhe të ftuar nga Departamenti i Adminsitratës Publike, ku u shqyrtua Raporti Vjetor i veprimtarisë së DAP-it për vitin 2017. Në Komision ka pasur debat, social-

Alket Hyseni shfaqet i tensionuar, përplaset me Nasip Naçon te “Ligjet”

isti Alket Hyseni do të përplasej me të vetmin opozitar në sallë, deputetin e LSI-së Nasip Naçon. Teksa po diskutohej mbi gjetjet e raportit të DAP-it, Naço pyet për policinë gri që kryeministri Rama përmendte në fushatë dhe se çfarë u bë me të, ndërsa Hyseni i ka cilësuar pyetjet e Naços si katunare. Por debatet dhe replikat mes tyre kanë vazhduar pas pyetjeve që ish-ministri i Drejtësisë Naço po i drejtonte në Komision drejtoreshës së DAP-it lidhur me procedurat e punësimit në

administratë. Në këtë moment, Hysenaj i është kthyer Naços me fjalët: “Këto pyetje i bëra unë dhe drejtoresha i dha përgjigje”. Më pas debati ka vijuar, dhe Hyseni e ka quajtur ish-ministrin e Drejtësisë “katunar”. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të LSI-së i cili i ka kujtuar Hysenit pikërisht akuzat e opozitës për grabitje pronash në zonën e Dhërmiut dhe Sarandës. “E di që je i mërzitur.. Por s’ta zgjidh unë problemin”- iu drejtua Nasip Naço deputetit të PS-së

Alket Hyseni. Replikat e plota Alket Hyseni: Tani erdhën kamerat dhe do me u bë lajm. Nasip Naço: Çfarë punë ke ti për pyetjet e mia? Alket Hyseni: Mos u sill si katunar komplet. Po përdor gjuhë ordinere. Katunar komplet! Nasip Naço: Ç’ke mo? Kujdes kur flet me mua! Alket Hyseni: Po mos fol pra si katunar… Nasip Naço: E di që je i mërzitur.. Por s’ta zgjidh unë problemin.

RIVLERËSIMI NË DREJTËSI

Nis vettingu edhe për prokurorët, Besa Nikëhasani para KPK me 17 prill

Pas tre gjyqtarëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvendoset në radhët e prokurorëve. Konkretisht, KPK-ja do të kalojë në “sitën” e rivlerësimit prokuroren e Prokurorisë së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani. Seanca e KPK-së për Nikëhasanin do të zhvillohet më datë 17 prill 2018, ndërkohë që në 13 prill pritet vendimi për gjyqtarin e Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva. Ky i fundit është paraqitur paraditen e djeshme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në seancë dëgjimore. Sipas KPK-së, Trezhnjeva ka fshehur pasurinë, pasi deklarimi që ai ka bërë nuk përputhet. KPK shprehet se Trezhnjeva nuk i justifikon pasuritë dhe ka kryer deklaratë të rreme. Por pas përfundimit të seancës, gjyqtari Trezhnjeva, i cili është edhe kandidat për KLGJ, ka mohuar akuzat. Duke folur shkurtimisht për mediat, ai tha se pasuria e tij është e ligjshme. “Kemi punuar bashkë me gruan. Të ardhurat kryesore janë nga bashkëshortja. Pasuria ime është e ligjshme”, tha Trezhnjeva. Më herët KPK vendosi të largojë nga sistemi, gjyqtarin Fatos Lulo dhe të konfirmojë vijim në detyrë të gjyqtares Vitore Tusha. Ndërkohë KPK ka vendosur të ndërpresë vettingun për prokurorin e Beratit, Ermir Beta, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga sistemi.

ZËVENDËS KRYEMINISTRJA PREZANTON RAPORTI E DAP-IT PËR 2017-ËN: NË FOKUS, DEPOLITIZIMI I ADMINISTRATËS

Z

ëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike Albana Koçiu paraqitën në Komisionin Parlamentar të Ligjeve Raportin Vjetor të Departamentit të Administratës Publike raportoi për vitin 2017. Rritja e pagave për punonjësit e administratës publike nuk do të bëhet më në bazë të vjetërsisë apo normave fikse të përcaktuara me ligj, por në bazë të rezultateve vetjake të çdo punonjësi. Albana Koçiu, Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike raportoi se viti zgjedhor 2017, si dhe vendosja e disa ministrave teknikë, pezulloi për një kohë të gjatë procedurat e plotësimit të vendeve vakante. Ajo tha se për vitin 2018, numri i vendeve vakante që do të plotësohen me punonjës të rinj është 1082. Zëvendëskryeministrja Senida

1082 vende pune në shtet, Mesi: Reforma e pagave, rritja në bazë performance, jo vjetërsie

Mesi paralajmëroi në Komision reformën e afërt në sistemin e pagave të nëpunësve publikë. Ajo tha se rritja e pagës do bëhet në bazë të performancës

personale të secilit punonjës, në bazë të trajnimeve dhe vlerësimeve pas trajnimeve. “Më konkretisht, në 2017-ën kemi realizuar përmirësimin e

performancës së administratës publike falë zbatimit rigoroz të legjislacionit për nëpunësin civil, përmirësimit të sistemit të rekrutimit, përforcimit të kapaciteteve të DAP e komunikimit ndër-institucional, si dhe zhvillimit e vënies në funksionim të Regjistrit Qendror të Personelit (HRMIS). Kemi gjithashtu mesatarisht një rritje të pagave prej 10%, ku kanë përfituar të gjithë nëpunësit dhe punonjësit e administratës publike”- theksoi Mesi. Gjatë raportimit në Komision, Mesi u ndal gjithashtu edhe tek reforma e ristrukturimit të ministrive dhe institucioneve të varësisë, për të cilën nënvizoi faktin se kjo reformë është ndërmarrë në zbatim të vizion-

it të Qeverisë Shqiptare për një qeverisje të qendërzuar tek qytetari. “Me reformën e ristrukturimit, eliminojmë mbivendosjet, përmirësojmë funksionet dhe rrisim performancën e institucioneve”, u shpreh Mesi, duke theksoi faktin se gjatë vitit 2018-të pritet të kryhet ristrukturimi i plotë dhe ndërtimi funksional e strukturor i të gjithë institucioneve në varësi. Në fjalën e saj, Mesi nënvizoi se gjatë vitit 2017-të, Qeveria Shqiptare ka punuar për një administratë publike të qëndrueshme e të depolitizuar dhe se ka qenë plotësisht e angazhuar për shndërrimin e administratës në një shërbyes me standarde për çdo qytetar e biznes.


POLITIKE

6 E enjte, 12 Prill 2018

SHOQATA E BIZNESIT TË VOGËL PARALAJMËRON PROTESTA

TVSH-ja, bizneset e vogla nuk tërhiqen: Na shtohen kostot Një ditë pas grevës një orëshe të biznesit të vogël dhe sqarimeve të Ministri të Financave për efektet e përfshirjes së tyre në skemën e TVSH-së, subjektet e vogla i kanë lënë kohë rreth dy javë qeverisë që të tërhiqet nga ky vendim, ndërkohë që paralajmërojnë protesta të shumta deri në grevë urie. Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thekson se përfshirja në TVSH e rreth 9900 subjekteve do të rrisë ndjeshëm kostot dhe do të çojë në faliment. Disa shoqata biznesi janë bashkuar

një organizëm të ri të quajtur “Aleanca kundër TVSHsë”, duke synuar tërheqjen e Ministrisë së Financave nga kjo skemë e re. Bizneset i bëjnë apel qeversë të ulet një tryezë diskutimi me grupet e interesit. Kreu i shoqatës së biznesit të vogël Albert Nasto u shpreh se kjo protestë nuk është vetëm për vendosjen e TVSH-së, por për klimën e biznesit në përgjigjthësi dhe për nivelin mjaft të lartë të korrupsionit në vendin tonë. “A e kuptoni ku po shkojnë lekët, 1 metër kub

në Tiranë është njësosj sikur të jetonim në Paris. Në Gjermani biznesi kontrollohet njëherë në gjashtë vjet, nuk vjen njeri tre herë në muaj, nuk po na lënë që të punojmë. Nuk e kemi kauzën vetëm te TVSH-ja, po te korrupsioni, te klima për të bërë biznes. E gjitha kjo bëhet për të shmangur gjobat dhe penalitetet. Do ti lëmë qeverisë 10-15 ditë kohë”- tha Nasto. Nga data 1 prill bizneset me xhiro vjetore nga 0-2 milion lekë janë përfshirë në skemën e TVSH-së.

Qeveria në Kukës: Po negociojmë për një paketë të lehtësuar për banorët e Kukësit për tarifën e Rrugës së Kombit

M

inistri Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim pa praninë e medieve me banorët dhe bizneset e vogla në Kukës për t’i informuar për përfshirjen në skemën e TVSH ndaj bizneseve të vogla si dhe për tarifën në Rrugën e Kombit. Ky është takimi i parë i qeverisë me banorët e kësaj zone pas protestës që zhvilluan banorët kundër taksës në Rrugën e Kombit. Ahmetaj tha se nuk ka TVSH nuk është taksë e re, por detyrim për deklarimin dhe se ky deklarim nuk ka ngarkesë të shtuar për bizneset. “Informim intensiv për përfshirjen në skemën e deklarimit dhe do komunikohet me çdo biznes ne te gjithë Shqipërinë. Nuk është taksë e re TVSH, por është vetëm detyrim për deklarim. Deklarimi i TVSH, nuk ka ngarkesë të shtuar fiskale për bizneset. Deklarata do jetë e thjeshtuar, asistencë nga tatimet për deklarimin. Nuk ka gjoba në rast të gabimeve në deklarim. Futja e biznesit të vogël në TVSH nuk do ketë rritje çmimesh për konsumatorët”u shpreh Ahmetaj. Pas takimit, kreu i financave shqiptare, Arben Ahmetaj tha se qeveria po negocion për një paketë të lehtësuar për banorët e Kukësit

TVSH për bizneset e vogla, Ahmetaj: S’është taksë e re, por detyrim për deklarimin

për tarifën e Rrugës së Kombit, ndërsa ka përmendur hapjen e aeroportit dhe ndërtimin e stadiumit. “Sot bëmë një takim me sipërmarrjen e qytetit, por jo vetëm, e dhe të qarkut. Unë

informova të gjithë sipërmarrjen, por edhe qytetarët, për atë që jemi duke bërë me biznesin e vogël. I sqarove se është një procedurë e thjeshtë, nuk ka ngarkesë të re fiskale, as

gjoba për deklarim të gabuar. Dëgjuam sipërmarrësit dhe qytetarët për të gjithë hallet që kanë. Përmendëm investimin shumë të rëndësishëm për të hapur aeroportin e Kukësit,

që do jetë një ndryshim shumë i madh ekonomik-social, për stadiumin e ri, për hapjen e vendeve të reja të punës, për kompaninë ‘Fason’ që do hapë 500 vende të reja pune, folëm për tarifën e rrugës, në emër të kryeministrit i kam premtuar që do të jetë një një konsiderim shumë i mirë dhe racional, pra një paketë racionale për qytetarët e Tropojë, Kukës, Has”- u shpreh Ministri i Ekonimisë, Arben Ahmetaj. I shoqëruar në këto takime nga Presidenti i klubit të futbollit Kukësit, Safet Gjici,që ishte dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, Ahmetaj theksoi se diskutoi me sipërmarrësit dhe qytetarët projektet për aeroportin e Kukësit dhe stadiumin e ri të qytetit. “I njoha me investimin për hapjen e aeroportit të Kukësit që në këndvështrimin tim do të jetë një ndryshim shumë i madh ekonomik-social, për stadiumin e ri… Stadiumi i ri që do të bëhet në bashkëpunim me FSHF-në”- u shpreh Ahmetaj. Ky është takimi i parë i drejtëpërtdrejtë qeverisë me banorët pas protestës që zhvilluan banorët e Kukësit kundër taksës në Rrugën e Kombit. Ditë më parë kryeministri Rama zhvilloi një videokonferencë me biznesmenë dhe këshilltarë të qarkut.

EFEKTI I TVSH-së TEK BIZNESET E VOGLA, EKONOMISTJA E BANKËS BOTËRORE: DO MONITOROHET

Taksa në Rrugën e Kombit BB: Të merren parasysh nevojat e banorëve B

anka Botërore prezantoi dje raportin ekomomik rajonal, ndërsa gjatë fjalës së saj, ekonomistja e Bankës Botërore, Hilda Shijaku tha se politikat monetare kanë mbështetur rritjen ekonomike dhe eksportet kanë pasur performancë të mirë. “Politikat monetare kane mbështetur rritjen ekonomike dhe borxhi në vitin 2017 është ulur në 71%. Inflacioni është mesatarisht 2%, poshtë objektivit te BB. Rritja ekonomike pritet te arrije ne 3.5 %, por rrezik mbetet, regresi ne politikat e brendshme. Duhet të vijoje reforma ne energji”- tha ajo. Po ashtu, ekonomistja e Bankës Botërore, është shprehur se nuk ka asnjë vlerësim se çfarë efekti që do të ketë TVSH-ja tek

biznesi i vogël, por që do të monitorohet. “Përsa i përket efekteve sociale dhe të punësimit mbi biznesin e vogël ajo është një gjë që ngelet për tu monitoruar. Dhe në

këtë stad nuk kemi një vlerësim se çfarë impakti do të ketë”- theksoi Hilda Shijaku. Ndërkohë, përfaqësuesja e Bankës Botërore, Maryam Salim, u shpreh se jo të gjitha

PPP-të rezultuan të suksesshme dhe duhet trasparencë. Sa i përket tarifës në Rrugën e Kombit, sipas Bankës Botërore, pagesat janë të nevojshme, por duhet të merren parasysh banorët e zonës për lehtësira. “Siç jeni në dijeni për sa i takon taksës së rrugës IFC-ja, që është anëtare e grupit të Bankës Botërore, me kërkesë të qeverisë shqiptare ka qenë një nga kryekëshilluesit e studimit që ka paraprirë ky projekt i gjatë. Sipas studimeve përkatëse është analizuar me shumë kujdes edhe niveli i taksës, i pagesës së rrugës. Këto janë në përputhje me mesataret e rajonit dhe këshillimi është bërë që kjo taksë e rrugës të mblidhet në një pikë të vetme të rrugës. Pjesë e struk-

turës së projektit ka qenë edhe skema e përdoruesve të rregullt me një pagesë më të ulët. Unë jam në dijeni se ka ende disa diskutime dhe Kryeministri është shprehur se po shikojnë se cilat mund të jenë këto pagesa më të ulëta për popullsinë e zonës. Në përgjithësi si në çdo vend pagesat janë të nevojshme për të mirëmbajtur apo për të ndërtuar rrugë. Duhet mbajtur parasysh se çfarë masash merren për popullsinë lokale sigurisht. Duhet të fuqizohet mënyra si vlerësohen PPP. Ministria e Financave të luajë rol me rëndësi për të menaxhuar PPP” – u shpreh dje gjatë fjalës së saj përfaqësuesja e Bankës Botërore Maryam Salim, gjatë konferencësqë u mbajt në Tiranë.


INTERVISTA

7 E enjte, 12 Prill 2018

Rama e Peleshi vizitë në Ferrara të Italisë: Të forcojmë bashkëpunimin

TAKIMET

Një delegacion shqiptar i drejtuar nga kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë zyrtare pune në qytetin e Ferrarës në rajonin e Emilia Romanja. Merrnin pjesë në këtë delegacion Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimo Kote, si dhe kryetarët e Bashkive të qyteteve të Korcës, Durrësit, Fierit, Divjakës e Konispolit. Delegacioni shqoptar është takuar me kryetarin e

Bashkisë së Ferrarës Tiziano Tagliani me prefektin Michele Kampanaro, me kryetarin e dhomës tregtare Paolo Govoni si dhe me autoritetet të larta vendore. Qëllimi i kësaj vizite është rritja e një bashkëpunimi mes territoreve të disa komunave shqiptare dhe qytetit të Ferrarës. Gjatë takimit kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi konkret ekonomik, social e kulturor si dhe të një

projekti të përbashkët mes komunave shqiptare dhe provincës së Ferrarës. Delegacioni shqiptar zhvilloi një vizitë dhe në kompanitë ferrareze Salvi VIvai, Zanzi Vivai e Mazzoni të cilat prej pak kohësh bashkëpunojmë me komunën e qytetit të Fierit, e ku së shpejti do të nisin kultivimin e 1000 hektarë fruta si dhe ngritjen e një qëndre për kultivimin, magazinimin e shitjen e frutave të prodhuara.

Propozimet e LSI-së: Fondet e mbështetjes financiare për fermerët, blegtorët, bujqit, të kalojnë si mbështetje direkte për ta

L

ëvizja Socialiste për Integrim thotë se skema e Qeverisë për mbështetjen financiare të fermerëve, bujqëve dhe blegtorëve ndëshkon të vegjlit dhe favorizon sipërmarrësit. Në një dalje për mediat, ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se kjo skemë ndëshkon të vegjlit dhe favorizon të mëdhenjtë. Nga foltorja e LSI-së, Panariti ha se protestat e ditëve të fundit kundër taksave është dëshmi e qartë e një modeli të gabuar ekonomik. “Protestat e ditëve të fundit kundër vendosjes dhe rritjes së tarifës, taksave e tatimeve janë jo vetëm për opozitën por edhe për intelektualët, profesionistët, shtresat në nevojë, sipërmarrësit e vegjël dhe pensionistët. Dëshmia më e qartë e një modeli të gabuar ekonomik të zhvillimit janë dëshmia sesi një qark i mbyllur klientele po zhvat dhe përdor fonde publike të krijuara nga taksat të cilat rëndojnë vetëm mbi shpinën e shtresave më të varfra e të diskriminuara të shoqërisë së këtij vendi. Ky model zhvillimi ka vetëm një rezultante dhe kjo është, kolapsi ekonomik, poleraizimi, rritja e varfërisë ,dëshpërimit dhe e braktisjes masive të vendit nga shqiptarët. Shqipëria renditet e para për numrin e azilkërkuesve por edhe të emigrantëve që duan të lënë nënshtetësinë shqiptare në vendet ku emigrojnë. Bujqësia, e cila është dhe dega më e madhe dhe kryesore prodhuese e ekon-

Panariti: Rama do e çojë vendin në kolaps ekonomik, fermerët do të degdisen jashtë vendit

omisë së këtij vendi, përgatitet të financohet nga skema të cilat nxjerrin jashtë loje fermerët e vegjël, fermerët e mesëm, bu-

jqërit dhe blegtorët e varfër, të cilët janë ata që kanë nevojë urgjente për financime nga buxheti i shtetit. Këto fonde po favorizo-

jnë vetëm të mëdhenjtë dhe të fuqishmit. Mesazzhi që jepet është shumë i qartë: “Të mëdhenjtë të gëlltisin të vegjlit””- u shpreh dje Edmond Panariti. Në vijim, Panariti paraqiti dhe propozimet konkrete të LSI-së për zgjidhjen e situatës së krijuar. “Propozimi ynë është ky, fondet e mbështetjes financiare për fermerët blegtorët, bujqit kalojnë si mbështetje direkte për ta. Ndërsa Sipërmarrja e madhe bujqësore të mbështetet me kredi të favorshme, sepse për këtë qëllim qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshjen me Bankën Europiane për rindërtim dhe zhvillim duke vendosur në dispozicion një fond garancie që kishte për qëllim sidomos mbështetjen me kredi të favorshme të sipërfaqes së mesme dhe të madhe. Ndërsa fondet, grantet, paratë e dhuruara duhet të shkojnë vetëm për fermerët për bujqit e varfër, të cilët kanë nevojë të

qëndrojnë në këmbë në mënyrë që mos të braktisin bujqësinë, fshatin dhe vendin ku kanë lindur. Për sa i takon zgjerimit të sipërfaqes dhe luftës kundër fragmentimit të tokës, pozicioni ynë është shumë i qartë, kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet bashkimit të fermerëve, duke i mbështetur ata direkt me grante dhe duke i orientuar drejt tregut në raport me kërkesat e këtij të fundit. Agjencia e Pagesave dhe Ministria e Bujqësisë të jenë administrueset e vetme të fondeve te buxhetit për bujqësinë dhe te Bashkimit Europian. Larg duart nga këto fonde te OJQ-ve, të cilat po i shikojmë tashmë të jenë prezente nëpër korridoret e Ministrisë së Bujqësisë dhe qe janë në konflikt të hapur interesi për përdorimin e këtyre fondeve të alokuara nga BE, dhe nga Ministria e Bujqësisë për mbështetjen e fermerëve”- u shpreh dje deputet i LSI-së, Edmond Panariti.

“FERMERËT DO DEGDISEN JASHTË”, MINISTRI REAGON NDAJ AKUZAVE TË LSI-së

Peleshi i përgjigjet Panaritit: Qeveria është më pranë fermerëve se dje Pas deklaratës së deputetit të LSI-së, Edmond Panariti se qeveria do të çojë vendin në kolaps ekonomik dhe se fermerët do degdisen jashtë vendit, do të reagonte vetë ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Përmes një deklarate zyrtare, Peleshi tha dje se e vërteta është shumë larg nga ajo që deklaron ish-ministri dhe qeveria është më pranë fermerëve se dje. Po ashtu ministri Peleshi tha se këtë vit janë bërë 6000 aplikime nga fermerët e vegjël, 25% më tepër se dje. “Keqardhje për kolegun Panariti, që si të gjithë kolegët e LSI-së e

ka harruar shumë shpejt se çfarë predikonte dhe çfarë bënte kur për katër vjet me radhë mbuloi detyrën e ministrit të Bujqësisë. Faktet dhe shifrat e aplikimeve të sivjetshme, flasin qartësisht për rritje financiare e cilësore të mbështetjes për fermerët. E vërteta sot është shumë larg nga ish-ministri dhe qeveria është sot shumë më pranë fermerëve se dje. Me bindjen se vetë kolegu thotë atë që i thonë të thotë dhe jo atë që mendon se duhet thënë, ja disa fakte e shifra që flasin vetë: Këtë vit kemi 6000 aplikime nga fermerët e vegjël, 25% më tepër

se dje. Nxitja për bashkimin në shitje të fermerëve të vegjël, duke i përjashtuar bashkimet e tyre nga TVSH-ja e duke siguruar për to 25-50% më tepër financim

krahasuar me fermerët individualë, është mbështetje reale për rritjen e të vegjëlve dhe aspak mohim mundësish për ta. Për herë të parë qeveria mbështet

edhe ekonomitë jobujqësore si agro-turizmi dhe produktet tipike, çka hap mundësi të reja për fermerët e vegjël. Shumë shpejt do të shohin të gjithë atë që di edhe miku im Panariti, ndryshimin cilësor në terrenin e jetës reale të fermerëve të vegjël që do të kthehen në shembull nxitës për kategorinë e tyre, duke u përfshirë në skemat e reja. Dhe kolegu im nuk duhet të shfaqet i mërzitur nga ky ndryshim, se fermerëve pa dallim u duhet bujqësia jo LSI-ja. Edhe Shqipërisë që punon tokën po ashtu”- tha Niko Peleshi.


SOCIALE

8 E enjte, 12 PRILL 2018

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, konferencë kushtuar 100 vjetorit të industrisë së naftës

M

inistria e Infrastruk turës dhe Energjisë or ganizoi në Kuçovë një konferencë kushtuar 100 vjetorit të industrisë së naftës. Pusi i parë i kërkimit të naftës në Shqipëri filloi shpimin pikërisht 100 vjet më parë në Drashovicë të Vlorës, i projektuar nga gjeologu italian Leo Madalena dhe inxhinieri i naftës Amoretti, mbi bazën e studimeve gjeologjike që ata kishin kryer në vitin 1917. Për të shënuar këtë përvjetor u zgjodh jo rastësisht Kuçova pasi përfaqëson qytetin industrial që ka jetuar dhe jeton nga nafta që prej kohës kur kompanitë italiane zhvillonin operacionet e kërkimit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, ambasadori i Italisë në Tiranë Alberto Cutillo, Kryebashkiaku Selfo Kapllani, deputetët e zonës dhe përfaqësues të kompanive TAP e SHELL vizituan nga afër puset e rralla me rrotë të cilat japin prodhim që nga vitet 1930 deri në ditët e sotme. Në aktivitetin e zhvilluar në kinemanë e qytetit, ministri Gjiknuri u ndal tek potencialet që ofron Shqipëria në fushën e kërkimit të naftës. "Jam i bindur, besoj dhe shpresoj që operacioni i SHELL të dalë me shumë sukses dhe patjetër Shqipëria do të rrisë prodhimin e saj dhe do të zgjojë interesin edhe të kompanive të tjera ndërkombëtare, një interes që tashmë është zgjuar. Ka një interes të shtuar edhe për fushat e tjera, për mundësi të tjera të eksplorimit qoftë në tokë, qoftë në det nga kompani shumë të mëdha ndërkombëtare. Kjo është një shenjë e mire që ne duhet ta përqafojmë dhe të bëjmë çmos që ato ti kemi këtu", u shpreh Gjiknuri. Më tej, ai ju referuar çësh-

Statusi i naftëtarit? Gjiknuri: Me prioritet punonjësit e Ballshit

tjes së statusit të naftëtarit si një vlerësim i qeverisë për sakrificën e kësaj shtrese. "Ky proces po vazhdon, e di që mund të ketë pasur pak vonesa pasi kërkesat janë të shumta, ka mungesë dokumentacioni, por njëkohësisht ju them që mbi 900 kërkesa janë në përpunim e sipër dhe janë të gatshme. E kemi filluar nga Rafineria e Ballshit, pasi janë në kushte ekstreme dhe ajo industri ka qenë shumë në vështirësi dhe gati në mbyllje. Ata meritojnë një trajtim dhe këtu dua mirëkuptimin e të gjithë pjesës tjetër, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë me këtë proces me radhë për ta përfund-

uar në një kohë të arsyeshme, në mënyrë që të gjithë ata naftëtarë që u takon me statusin e naftëtarit ta marrin atë status. Në fillim e nisëm me Ballshin pasi ka një emergjencë sociale dhe që duhet adresuar nga qeveria në këtë drejtim", nënvizoi Gjiknuri. Ambasadori italian Alberto Cutillo tha se historia e naftës në Shqipëri është një tjetër nga shumë kapitujt të lidhjes mes dy vendeve tona. "Një marrëdhënie kaq intensive sot sa edhe shumë vite më parë. Zhvillimi teknologjik na tregon ato mekanizmat e parë primitivë me rrota, por pavarësisht progresit teknologjik, sektori I naftës mbetet I

rëndësishëm sot ashtu sikundër ishte një shekull më parë. Tani në Shqipëri është bashkuar edhe sektori I gazit me ardhjen e TAP që hap një faqe të re zhvillimi dhe bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipëri", nënvizoi ambasadori. I pranishëm në këtë aktivitet, përfaqësuesi i gazsjellësit TAP në Shqipëri Walter Peeraer, tha se aksionerët e konsorciumit ndjehen krenar që janë në gjendje të kontribuojnë në të ardhmen energjetike të Shqipërisë. "Gazsjellësi TAP është një prej projekteve më strategjike të energjisë që po zhvillohet aktualisht në Evropë. Falënderoj autoritetet qendrore dhe lokale për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin për realizimin e projektit", u shpreh ai. Përfaqësuesi i kompanisë SHELL, Turker Sengonul u shpreh gjithashtu i kënaqur që kjo kompani po bëhet tanimë pjesë e historisë së

naftës në Shqipëri. "Ne si SHELL jemi shumë të ndëruar që jemi pjesë e historisë së naftës së Shqipërisë. Historia jonë në Shqipëri nis në 1994 kur kërkuam për naftë por nuk u arritën rezultate konkrete. Ne u rikthyem në vitin 2012 dhe arritëm që të shohim potencial gjatë kërkimeve në Shpirag. Burimet hidrokarbure që ne po kërkojmë tashmë janë në një terren gjeologjik kompleks në 6 mijë metra thellësi. Duke qenë në fazën e kërkimit ende nuk jemi të sigurtë për madhësinë dhe komercialitetin e këtij zbulimi. Kalimi më tej në fazën e prodhimit do të varet pikërisht nga madhësia dhe komercialiteti i hidrokarbureve të gjetura. Në rastet e zbulimeve të sasive të mëdha të naftës kjo sjell një transformim edhe për vendet respektive. Shpresojmë që ky të jetë dhe rasti i Shqipërisë", insistoio Sengonul.

84 tur operatorë nga 46 vende të ndryshme të botës blejnë ofertën turistike për Shqipërinë

Klosi: Rajoni, ofertë e përbashkët në tregun e turizmit botëror

P

ër herë të parë 84 tur operatorë nga 46 vende të botës janë mbledhur në Tiranë për të blerë paketa turistike nga tur operatorët shqiptarë. Shiritin e përurimit të këtij takimi biznesi, e preu ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Në fjalën e tij për tur operatorët e pranishëm, Ministri Klosi tha se viti 2018 do të jetë një bum zhvillimesh turistike pasi

interesi i biznesit lokal dhe ndërkombëtar është shumë i madh për të krijuar struktura të reja turistike në Shqipëri. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit u shpreh se politikat e qeverisë shqiptare synojnë të kapërcejnë sezonin turistik brenda vitit kalendarik duke realizuar kontrata afatgjata të dekadës së re turistike për vendin tonë. Ministri Klosi vlerësoi rëndësinë e takimeve ku oferta

shqiptare kombinohet drejtpërsëdrejti me ofertat e shteteve fqinje duke prezantuar rajonin si një ofertë të përbashkët në tregun e turizmit botëror. Ndërsa politikat e qeverisë shqiptare për investimin në fushën e turizmit dhe diversifikimin e ofertës turistike do të synojnë që Shqipëria të mos jetë në tregun rajonal të turizmit vetëm si destinacion i detit dhe i rërës. Në takimin e biznesit tur operatorët shqiptarë paraqitën potencialin e Shqipërisë nëpërmjet paketave turistike. Takimi, i pari i këtij lloji në vendin tonë për nga dimensioned, shënon ngritjen e siparit të një turizmi hyrës në Shqipëri.


EKONOMI

9 E enjte, 12 PRILL 2018

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Pas disa vitesh me rritje ekonomike anemike, tashmë rajoni shfaq një rigjallërim të aktivitetit ekonomik

BERZH: TAP efekte pozitive në infrastrukturën energjetike

N

ë Tiranë u prezantua dje “Raporti i Tranzicionit 20172018”, përgatitur nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i pranishëm në prezantimin e këtij raporti theksoi se ka një vlerësim pozitiv mbi zhvillimet në rajon. “Pas disa vitesh me rritje ekonomike anemike, tashmë rajoni shfaq një rigjallërim të aktivitetit ekonomik dhe prospektet mbeten pozitive, pavarësisht problemeve gjeopolitike dhe sfidave të brendshme e të jashtme me të cilat përballemi”, tha ai. Në raport vlerësohet se investimi i TAP do të ketë efekte pozitive në infrastrukturën energjetike të vendit. “Ne vlerësojmë se investimi i TAP do të ketë efekte pozitive në infrastrukturën energjetike dhe do të kontribuojë në rritjen e produktivitetit përmes kostove më të ulëta dhe mbulimit e nevojave për kapacitete energjetike, duke reduktuar kështu një nga dobësitë strukturore të ekonomisë shqiptare (furnizimin e besueshëm me energji)”, thuhet në raport. Sipas Guvernatorit Sejko, inflacioni po kthehet gradualisht në nivelet e shënjestruara dhe rritja ekonomike e

firmat e vogla janë konkurrenca e pandershme, vështirësitë për gjetjen e tregjeve për shitjen e produkteve, dhe më pak aksesi i kufizuar në financim apo kostoja e ofrimit të produkteve bankare. Sejko sugjeroi domosdoshmërinë për vazhdimin e zbatimit të reformave strukturore, të cilat synojnë rritjen e shkallës së formalizimit të ekonomisë, si një instrument për rritjen e konkurrencës, për inkurajimin e konsolidimit, për përmirësimin e qeverisjes së bizneseve dhe për uljen e kostos së tyre të financimit. Po ashtu, sipas

përshpejtuar në Ballkanin Perëndimor po mbështetet nga kreditimi i bankave dhe nga disa projekte madhore në infrastrukturë. Sipas Guvernatorit, raporti vëren se rritja e produktivitetit është ngadalësuar dhe për këtë, dinamika e bizneseve private identifikohet si një nga problemet kryesore që duhet të shqetësojë rajonin tonë. Ai renditi edhe disa nga faktorët që dhanë ndikim në këto zhvillime. “Së pari, shkalla e ulët e tregjeve dhe bizneseve për t’u rigjeneruar frenon zëvendësimin e firmave joproduktive me kompani të

reja inovative, dhe pengon një shpërndarje më eficiente të burimeve. Së dyti, bizneset e vogla nuk arrijnë të shtojnë prodhimin apo të zgjerojnë numrin e të punësuarve”, tha Sejko. Banka e Shqipërisë, sipas kreut të BSH-së, vlerëson se zhvillimi i sistemit financiar është i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të vendit. “Në këtë drejtim, nëpërmjet politikave tona, ne po përpiqemi të nxisim një shpërndarje më eficiente të kreditimit bankar, në mënyrë që të jetë sa më pak i fragmentarizuar apo i përqen-

STUTIMI

Studentët shqiptarë të gatshëm të ikin jashtë; pritshmëri page më e ulët se në rajon

S

tudentët shqiptarë veçanërisht vlerësojnë një qasje demokratike në tregun e punës, ata nga Republika Çeke dhe Kroacia shumë më pak. Hungarezët e anketuar vlerësojnë shkathtësitë teknike të avancuara (të zgjedhura nga 55 për qind në krahasim me 18 për qind në të gjithë grupin). Kroatët, çekët dhe polakët janë veçanërisht të prirur të kenë liderë karizmatik, por shqiptarët, hungarezët, serbët dhe lituanezët priren të mos bien dakord me këtë. Pikëpamja mbizotëruese është se një udhëheqës duhet të jetë gjithnjë strategjik, të jetë disi demokratik dhe jo autokratik, të jetë frymëzues dhe të mbështesin idetë e reja. Një tjetër pikë ku studentët shqiptarë ndryshojnë nga bash-

kë-moshatarët e tyre në vendet e tjera të anketuara është të pritshmëritë për pagë më të ulët sa i përket punës së tyre të parë. Këto të dhëna dalin nga një studim i fundit i viti 2018 zhvilluar nga Deloitte, për vendet e Europës Qendrore. Të rinjtë shqiptarë (të moshës nga 18 deri në 30 vjeç) duan të gjejnë punë që është në përputhje me fushën e tyre të studimit - më shumë se 59 për qind e të anketuarve tashmë kanë disa përvojë në një punë ose stazh që përmbush këto kritere, thuhet në raportin e Deloitte. Në krahasim me anketën e mëparshme të 2015, rezulton se shqiptarët e rinj të kësaj grupmoshe po investojnë më shumë në vullnetarizëm dhe eksperiencat sezonale të punës duke numëruar respektivisht 40

për qind dhe 39 për qind e të anketuarve. Ndër atributet më të vlefshme personale janë mendimi analitik, puna ekipore, komunikimi, aftësia për të mësuar gjëra të reja dhe vetë-organizimi. Ky theksim në këto karakteristika e bën forcën e re të punës në Shqipëri të përshtatet mirë për t'u bërë punonjësit e së ardhmes: ata janë socialisht të vetëdijshëm, me rezultate të orientuara dhe në favor të punës bashkëpunuese. Ata janë gjithashtu të hapur për aftësi të reja dhe trajnim, një veçori gjithnjë e më e rëndësishme në një botë ku të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe rimësimi i vazhdueshëm po bëhet një domosdoshmëri. Ngjashëm me sondazhin e 2015, vlerat më të rëndësishme për të rinjtë shqiptarë janë familja, shëndeti, puna profesionale, arsimi dhe një jetë e ndershme.

druar në sektorë të caktuar të ekonomisë”, deklaroi ai. Po kështu, ai tha se BSH po ndjek nga afër gjendjen financiare dhe hua-marrëse të ndërmarrjeve mikroekonomike, përfshirë këtu edhe ato në sektorin bujqësor. Sipas anketimeve tona së fundmi, tha më tej Sejko, shqetësimet parësore për

tij, duhet të vijohet me reformat për nxitjen e hapësirave për zhvillimin e bizneseve në fusha ku rajoni dhe Shqipëria ofrojnë avantazhe konkurruese, si turizmi apo agro-industria, dhe në fusha të cilat kanë vlerë të shtuar të lartë, si teknologjia e informacionit apo shërbimet financiare. Raporti gjithashtu evidenton se projektet dhe investimet në infrastrukturë kanë ndihmuar në rritjen e integrimit ekonomik të Shqipërisë me vendet e rajonit, duke dhënë një efekt pozitiv në produktivitet dhe rritjen e oportuniteteve.


AKTUALITET

10 E enjte, 12 Prill 2018

18-vjeçari lëvizte me automatik

DIBËR

Shërbimet e Komisariatit të policisë kanë arrestuar në flagrancë Sadi. R,18-vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë një kontrolli iu gjetën në makinë, 1 armë zjarri automatik dhe 190 fishekë. Në kuadër të planit të masave për goditjen

e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë apo mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative se një person lëvizte me armë zjar-

ri kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Nga 1 janari deri në 10 prill 2018, janë deportohen 4492 shtetas shqiptarë të parregullt, nga vendet e Bashkimit Europian

N

donëse Shqipëria është veçuar me të madhe si vend i sigurtë, shqiptarët kanë pushtuar në kërkesën për azil në Francë, por dhe në vende në tjera të Bashkimit Europian. Sërisht në Rinas ka mbërritur një avion me 30 shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca dhe Belgjika. Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e pranishme në Rinas, gjatë një pronocimi për median, ka theksuar Policia e Shtetit edhe për vitin 2018, do të vijojë zbatimin e masave shtesë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit. Si rezultat i bashkëpunimit dhe koordimimit me Frontex dhe policitë homologe, është bërë e mundur që nga 1 janari deri në 10 prill 2018 të deportohen 4492 shtetas shqiptarë të parregullt, nga vendet e BEsë. Gjatë vitit 2017, në Francë u regjistruan 100 mijë aplikime për azil. Rezultati, i përshkruar si “historik” nga mediet e huaja, i detyrohet në mënyrë të veçantë rritjes së numrit të kërkesave nga Shqipëria dhe Afrika Perëndimore. Masat Që prej gushtit 2017, vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin e këtij fenomeni, dhe në këtë kuadër, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, nuk janë lejuar

Azil në BE, në 3 muaj rreth 4500 shqiptarë u kthyen në Rinas REKORD “Gjatë 2017, në Francë u regjistruan 100 mijë aplikime për azil. Rezultati, i përshkruar si “historik” nga mediet e huaja, i detyrohet në mënyrë të veçantë rritjes së numrit të kërkesave nga Shqipëria”.

të kalojnë të gjithë ata shtetas që nuk përmbushnin kushtet për të udhëtuar në zonën Schengen. Po në kuader të masave parandaluese, gjatë kësaj periudhe janë proceduar 80 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara. Masat janë forcuar edhe

në kufirin jeshil, ku si rezultat i patrullimeve janë kapur rreth 700 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Policia e Shtetit është e vendosur që të zbatojë me rigorozitet masat shtesë, deri në parandalimin e fenomenit të azilkërkimit.

FUSHË-KRUJË

PROKURORIA

Video intime nxënësve, mësuesi: Është personale “Ajo video është personale dhe nuk ka lidhje me shkollën dhe ambientin pedagogjik dhe me nxënësit”. Këtë version dha në komisariat Fatmir Dervina, mësuesi i shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë. Pas publikimit të denoncimit nga ish-kryeministri Sali Berisha, me pretendimin se në telefonin e nxënësve të kësaj shkolle kishte shkuar një video erotike e mësuesit, prokuroria dhe policia e Krujës nisën hetimet. Mësuesi i lëndës së Matematikës në këtë shkollë pohoi se video ishte realizuar jashtë ambienteve të institucionit arsimor dhe ishte diçka e tija personale. “Video është dërguar padashje në disa kontakte që kisha në telefon”, mësohet të jetë shprehur mësuesi para prokurorëve të çështjes, i cili mohoi kategorikisht se ka pasur për qëllim të

Rekord Gjatë vitit 2017, në Francë u regjistruan 100 mijë aplikime për azil. Rezultati, i përshkruar si “historik” nga mediet e huaja, i detyrohet në mënyrë të veçantë rritjes së numrit të kërkesave nga Shqipëria dhe Afrika Perëndimore. Një pjesë dërrmuese

e atyre që synojnë qëndrimin në Francë janë nga Shqiperia, edhe pse vendi ynë është pjesë e listës së “shteteve të origjinës së sigurtë”. Në vitin 2017, shtetasit shqiptarë u rradhitën në vendin e parë për nga numri i kërkesave për azil që janë depozituar në Francë. Më konkretisht, numri i tyre arriti në 7.630, duke lënë pas afganët me 5.987, shtetasit nga Haiti me 4.486, e kështu me rradhë. Për t’u theksuar është fakti se numri i shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil, është dy herë më i lartë se ai i sirianëve, ku vetëm 3.249 prej tyre kanë paraqitur dokumentacionin për të qëndruar në Francë.

ngacmojë nxënësit. Raportohet se policia po heton lidhur me rastin në fjalë si dhe për faktin se pse mësuesi kishte në përdorim 4 adresa në rrjetin social facebook.

10 urdhër-arreste për trafik makinash luksoze Prokuroria e Tiranës ka zbardhur një skemë mashtrimi që kryhej nga tregtarë makinash luksoze në bashkëpunim me zyrtarë të doganave, të cilët shmangnin taksat e automjeteve. Në gjykatë janë dërguar kërkesat për miratimin e 10 urdhër-arresteve. Hetuesit kanë mundur të zbardhin edhe skemën e mashtrimit të personave, emrat e cilëve për momentin mbahen sekret. Makinave luksoze me fuqi motorike mbi 3 mijë kubikë u plotësohej në doganë dokumentacion i falsifikuar duke u ulur fuqinë motorike nën 3 mijë kubikë, në mënyrë që të shmangej taksa e luksit. Makinave u falsifikohej edhe viti i prodhimit. Nëse automjeti ishte prodhuar në vitin 2014, në dokumente plotësohej si e 2007-ës. Më pas këta persona ndërronin numrat e shasive dhe i nxirrnin në treg

duke siguruar fitime kolosale. Marka e preferuar e këtij grupi ishte “Range Rover”. Janë rreth 120 makina të tilla, të cilat janë futur në vendin tonë me këtë skemë dhe dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit konsiderohet i lartë.


AKTUALITET

11 E enjte, 12 Prill 2018

Agim Boriçi është një nga personat më të njohur në qytetin e Fierit, i akuzuar për vrasje, gjoba, dhe disa vepra të tjera penale, duke përfshirë dhe trafikimin e lëndëve narkotike

N

jë tjetër ngjarje e rëndë kriminale u regjistrua në vend. Banorët e Fierit ishin dëshmitarë të një “lufte” në mes të ditës. 15 plumba vërshuan drejt lokalit të Agim Boriçit, i cili që prej 2008 ndodhet në burg. Breshëria e plumbave doli nga automjeti tip “Reno” në drejtim të lokalit. Agim Boriçi është një nga personat më të njohur në qytetin e Fierit, i dënuar për vrasje, gjoba, dhe disa vepra të tjera penale, duke përfshirë dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Ngjarja e djeshme shkaktoi panik në të gjithë zonën, pasi lokali është pranë ambjenteve të një shkolle. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje të rëndë e cila për fat të mirë nuk pati viktima, policia gjeti një makinë të djegur. Dyshohet se ngjarjet kanë lidhje me njëratjetrën. Makina tip “Reno” me targa greke, u shkrumbua këtu pranë stacionit të trenit në Fier. Zjarrfikëset mbërritën në kohë, por flakët e mbuluan brenda pak sekondave. Banorët kanë treguar që dëgjuan edhe shpërthime të njëpasnjëshme. Ngjarja Sipas policisë ka dyshime se nga ky automjet u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të një lokali. Në njoftimin zyrtar thuhet se: “Rreth mesditës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, nga një automjet tip “Reno” është hapur zjarr me armë në drejtim të lokalit të shtetasit A.B. Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, ku janë thyer xhamat e lokalit. Pronarët e barit nuk kanë qenë aty kur u sulmuan”. Policia ngre versionin

Breshëri plumbash në Fier, kërcënohet i burgosuri me rekorde kriminale MESAZH “Policia ngre versionin se ka qenë një mesazh kërcënimi për Agim Boriçi, i cili prej 2008 ndodhet në burg. Ai është dënuar me vendim të formës së prerë me 20 vjet burgim”.

se ka qenë një mesazh kërcënimi. Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe më pas u gjet e djegur në lagjen “15 Tetori” në Fier. Në brendësi të saj u gjet një armë kallashnikov dhe një karikator.

Forcat policore po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve. Mesazhi Agim Boriçi është një nga personat më të njohur në qytetin e

ITALI

“Turisti” shqiptar gënjeu policinë Një shtetas shqiptar, me iniciale K.D, u arrestua nga policia italiane me një sasi prej gjysmë kg kokainë. “Ansa” shkruan se shqiptari u arrestua mes Val Venosta dhe Merano nga skuadra e policisë së Bolzanos në bashkëpunim me karabinierët në Silandro. Njeriu arriti në Itali muajin e kaluar me një vizë turistike dhe u pikas menjëherë nga policia. Gjatë kontrollit, ai dha indikacione të pasakta në lidhje me praninë e tij në Itali dhe u zhvillua një kontroll më i plotë i cili çoi në zbulimin e drogës.

Fierit, i dënuar për vrasje, gjoba, dhe disa vepra të tjera penale, duke përfshirë dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Boriçi vite më parë është dënuar me 20 vite burg nga ana e Gjykatës, dhe u

arrestua nga forcat “RENEA” në vitin 2008, në një aksion që u trumbetua me mjaft zhurmë nga ana e Policisë. Ai është dënuar me vendim të formës së prerë me 20 vjet burgim për veprat penale “vrasje me dashje” të shtetasit Ervin Gjini, më 12 prill të vitit 1994, “vrasje me dashje”, të shtetasit Edmond Zefi dhe “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë të shtetasit Agim Ulaj, më 5 qershor 1998. Po ashtu është shpallur fajtor dhe dënuar edhe për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

ITALI

Kapet shqiptari i “rrethuar” nga kokaina

TIRANË

Dy adoleshentë vënë në lëvizje policinë Dy adoleshente kanë alarmuar policinë e Tiranës, kur kanë bërë kallëzim se kanë tentuar t’i vjedhin. Strukturat policore të kryeqytetit u vunë menjëherë në lëvizje për ngjarjen, e cila në fakt rezultoi një alarm i rremë nga adoleshentët, D.N, dhe A.M, nga 17-vjeçe. Sipas policisë rreth orës 23:50, dy 17-vjeçarë kanë kallëzuar se kanë tentuar ti vjedhin duke dëmtuar veten e tyre në pjesë të ndryshme të trupit. Për pasojë A.M, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndaj tyre nisën hetimet në gjendje të lirë për kallëzim të rreme, por ndërkohë mësohet se vajzat kanë shkuar vonë në shtëpi dhe kanë dashur të përdorin si justifikim para prindërve faktin se kanë tentuar t’i vjedhin.

Një 31-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë italiane. Një “karrierist aktiv” në zonën e Arenzanos, u arrestua gjatë një kontrolli të kryer të hënën në mbrëmje. Shqiptari akuzohet edhe për krime ndaj pronës, posedim të armëve dhe emigracion të paligjshëm. Operacioni i policisë erdhi pas disa javësh hetime duke ndjekur të gjitha lëvizjet e shqiptarit dhe duke faktuar me prova përfshirjen në aktivitetin e drogës. Megjithatë, fakti nuk ka leje qëndrimi dhe zyrtarisht i pastrehë, e bëri më të vështirë gjurmimin e tij, por më në fund, policia e gjeti në një apartament në Savona. Policia civile mësua në banesën e tij, duke gjetur shqiptarin të rrethuar me doza kokaine dhe disa qindra euro të ardhura nga aktivitete që kanë lidhje me shitjen e drogës.


AKTUALITET

14 E enjte, 12 Prill 2018

Vetëm pesë ditë pas kthimit në vendin tonë, 28-vjeçari u ekzekutua pranë shtëpisë së tij në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë

F

amiljen Majollari e ka pllakosur dhimbja e vrasjes së 28-vjeçarit Mario Majollari. Para se ta përcillnin të ndjerin drejt banesës së fundit, familjarë dhe miqtë e tij ndezën qirinj në vendin ku i riu u vra nga hasmi, Kastriot Gjuzi. Në një rrugicë pa ndriçim, maskat prisnin të kalonte 28-vjeçari Mario Majollari, dhe i zunë pritë mes pallateve, duke e ekzekutuar me tre plumba në kokë. Policia bën të ditur se vrasja ka ndodhur rreth orës 20:25 të së martës, në një rrugicë që lidhet me rrugën “Aleksandër Moisiu”. 28-vjeçarin e vrau gjakëmarrja. Vetëm 12 orë pas ngjarjes, Policia e Shetetit konfirmon se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të krimit, Kastriot Gjuzi, 40-vjeç. Sipas të dhënave, i riu Majollari është vrarë për hakmarrje, pasi babai i tij, Avni Majollari ka vrarë dy persona, po për hakmarrje para 18 viteve në rrugën e Dajtit në kryeqytet. Një nga viktimat është Ilir Gjuzi, vëllai i Kastriot Gjuzit, i ekzekutuar në vitin 2000 nga Avni Majollari. Ndërsa viktima e dytë, Armando Nelaj, ka qenë ish-kunati i Avni Majollarit. Kur babai i tij kreu krimin e dyfishtë, Mario Majollari ishte vetëm 10vjeç. Ngjarja Mësohet se Gjuzi e ka ndjekur në këmbë për disa metra Mario Majollarin dhe në momentin kur i riu po i afrohej banesës, në një rrugicë të errët, e ka qëlluar atë për vdekje me tre plumba. 28-vjeçari ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra në trup, pavarësisht se është tentuar t’i jepet ndihma e parë mjekësore. Policia ka shkuar për kontrolle në banesën e Kastriot

28-vjeçarin e vrau gjakmarrja, babai s’merr pjesë në varrim. Hasmi në kërkim VARRIMI “Mësohet se babi i 28-vjeçarit të ndjerë, Avniu Mejollari nuk paraqiti kërkesë për të marrë pjesë në varrimin e të birit, për shkak të konflikteve me familjen e ish-gruas”.

HASMËRI Gjuzit në zonën e Tufinës, por nuk e ka gjetur. Duket se Kastriot Gjuzi priste kthimin e Majollarit pas refuzimit të kërkesës për azil që ju bë të ndjerit nga shteti suedez. Ai ka pasur dijeni për kthimin e 28-vjeçarit dhe natën e kaluar i bëri pritë duke e vrarë me tre plumba fare pranë banesës në kryeqytet. Vetë Mario Majollari nuk rezulton person me precendetë penal, ndërsa

KRUJË

sipas fqinjëve ai nuk njihej si person problematik. Ndërsa autori i dyshuar, Kastriot Gjuzi, rezulton i arrestuar në vitin 2015 për drejtim motori pa patentë. Azili Avni Majollari, e kishte braktisur të birit që kur ishte vetëm 2-vjeç, pasi ishte divorcuar me nënën e Marios, ndërsa i riu e kishte parandjerë rrezikun e hakmarrjes dhe kishte kërkuar

vitet e fundit azil në Suedi, por i ishte refuzuar. Edmond Nela, daja i 28-vjeçarit të ndjerë, thotë se nipi i tij kishte vetëm pesë ditë që ishte kthyer nga Suedia, ku kishte kërkuar azil pasi i ishte rrezikuar jeta. Sipas tij, qeveria suedeze kishte marrë garanci nga shteti shqiptar se në vendin tonë Majollari e kishte jetën të sigurt. Vetëm pesë ditë pas kthimit në vendin tonë, 28-vjeçari u ekzeku-

FAMILJARËT

Mjeti i djegur, dyshohet Lot dhe lule, homazhe se u përdor për vrasjen në vendin e krimit

Makina Benz C-Clas me portobagazh dhe targa AA 399 DG është denoncuar si e vjedhur nga shtetasi me inicialet A.T. Dyshohet se pasi e kanë vjedhur, autorët i kanë hequr targat mjetit, ndërsa nuk përjashtohen mundësitë që makina të jetë përdorur për aktivitet kriminal dhe më pas është djegur. Policia është duke hetuar në këtë pjesë dhe ka dyshime se pikërisht me këtë makinë mund të kenë lëvizur autorët e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku u ekzekutua shtetasi 28-vjeçar, Mario Majollari. Vrasësit, e kanë ndjekur nga pas viktimën dhe sapo është futur në një rrugicë jo vetëm të pandriçuar, por edhe larg kamerave të bizneseve aty afër, e kanë qëlluar.

Lot dhe lule në vendin ku Mario Majollari u ekzekutua për vdekje me tre plumba në kokë. Mëngjesin e së mërkurës, familjarë të 28-vjeçit të ndjerë që u vra nga Kastriot Gjuzi për hakmarrje, kanë bërë homazhe pranë vendit ku ai u qëllua për vdekje. Me lot në sy ata kanë ndezur qirinj ndërsa dhimbja ka pllakosur familjen Majollari. Familja e viktimës dje i dha lamtumirën djalit të vrarë nga gjakëmarrja. Policia identifikoi në kohë rekord autorin e krimit, Kastriot Gjuzi. Ai mori hak për vrasjen e vëllait nga Avni Majollari i cili është i dënuar me burg të përjetshëm.

‘’I riu Majollari është vrarë për hakmarrje, pasi babai i tij, Avni Majollari ka vrarë dy persona, po për hakmarrje para 18 viteve në rrugën e Dajtit në kryeqytet”. tua pranë shtëpisë së tij në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë. Familjarët e 28-vjeçarit Majollari ndezën qirinj në vendin e ngjarjes dhe apelojnë për drejtësi.

PROFIL

Studioi për turizëm dhe kërkoi azil

28-vjeçari i vrarë nga hasmi, pas përfundimeve të studimeve në Durrës për Turizëm, kishte shkuar në Suedi për të kërkuar azil. Por i riu 28-vjeçar ishte kthyer 5 ditë më parë nga Suedia, pasi i ishte refuzuar azili. Mario Majollari i frikësohej hakmarrjes, prandaj kishte kërkuar azil, por kërkesa u refuzua në Suedi dhe i riu u kthye në Shqipëri. Autorët ishin informuar për kthimin e tij duke nisur planin. Edmond Nela, daja i 28-vjeçarit të ndjerë, thotë se nipi i tij kishte vetëm pesë ditë që ishte kthyer nga Suedia, ku kishte kërkuar azil pasi i ishte rrezikuar jeta. Sipas tij, qeveria suedeze kishte marrë garanci nga shteti shqiptar se në vendin tonë Majollari e kishte jetën të sigurt.


BOTA

15 E enjte, 12 Prill 2018

Në një postim në Twitter, Presidenti i SHBA iu referua paralajmërimeve të BRUKSEL zyrtarëve ushtarakë rusë se çdo sulm i SHBA-së në Siri do të marrë përgjigje Barnier fton britanikët

P

residenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet se sulmet me raketa në Siri mund të ndodhin së shpejti dhe paralajmëroi Rusinë që “të bëhet gati”. Në një postim në Twitter, Trump iu referua paralajmërimeve të zyrtarëve ushtarakë rusë se çdo sulm i SHBA-së në Siri do të marrë përgjigje. “Rusia zotohet se do të qëllojë çdo raketë të hedhur në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe ‘të mençura’. Nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me gaz njerëzit e saj dhe është e lumtur për këtë”, shkroi Trump në Twitter. Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tyre janë duke shqyrtuar nëse do të godasin Sirinë në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik në qytetin Duma. Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga sulmi i së shtunës, i cili dyshohet se është kryer nga forcat qeveritare siriane. Në përgjigje të komenteve të Trumpit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se SHBA duhet të godasë “terroristët” në vend të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad. “Raketat e mençura duhet të fluturojnë mbi terroristët dhe jo mbi qeverinë legjitime, e cila lufton terrorizmin ndërkombëtar në territorin e saj që disa vite”, tha Zakharova në një postim në Facebook. Rusia vazhdimisht ka thënë se qëllim kryesor i SHBA-së në Siri është të përmbysë Assadin dhe jo të mposhtë grupin militant Shteti Islamik, por Uashingtoni e hedh poshtë këtë akuzë. Agjencia

Trump, Rusisë: Bëhu gati, raketat do të vijnë

siriane e lajmeve SANA, duke cituar burime të Ministrisë së Jashtme në Damask, tha se Qeveria e Assadit “nuk është e befasuar nga një përshkallëzim i tillë i pamatur i një regjimi si SHBA-ja, që ka nxitur dhe vazhdon të nxisë terrorizmin në

Siri”. Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se SHBAja dhe Rusia “janë duke luftuar si dema të rrugëve” dhe u bëri thirrje atyre që të përpiqen “të shërojnë plagët e rajonit”. Në një tjetër postim në Twitter, Trump tha se marrëdhëniet e

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara për krime lufte e dënuan të mërkurën me dhjetë vjet heqje lirie ultranacionalistin serb Vojislav Sheshel, duke përmbysur një vendim të dy vjetëve më parë që e kishte liruar atë nga akuzat për përndjekje, deportim dhe veprime jonjerëzore. Meqë ai kishte kaluar afro 12 vjet në burg, dënimi i tij cilësohet i përmbushur. Ai ishte akuzuar për krime kundër jos erbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës dhe në Bosnje e Hercegovinë, gjatë luftërave në Ballkan, që çuan në shpërbërjen e ish Jugosllavisë. Vojislav Sheshel, 63 vjeçar, nuk u paraqit në Hagë për të ndjekur vendimin. Ai qe dorëzuar në vitin 2003 dhe kishte qëndruar në Hagë deri në vitin 2014, kur qe lejuar të kthehet në Serbi për t’iu nënshtruar kurimit nga kanceri i mëlçisë. Më 31 mars të vitit 2016 Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, e kishte shpallur të pafajshëm duke e liruar nga të gjitha akuzat. Procesi gjyqësor kishte rezultuar i vështirë për Gjykatën e Hagës, me vonesa të shumta, ndërkohë që Shesheli përfaqësoi veten para gjykatësve dhe i bëri sfidë institucionit me çdo formë. Vendimi i 31 marsit të vitit 2016 qe përcjellë me zhgënjim nga prokurorët, që apeluan aktgjykimin. Vojislav Sheshel, ishte aleat i ish presidentit serb Slobodan Millosheviç dhe vazhdon të drejtojë partina Radikale serbe, pjesë e së cilës deri në vitin 2008 ishte edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sheshel njihet për një numër veprash që ka shkruar, për fjalime të pasionuara, për temperamentin kolerik, për kërcënimet e shfrenuara, kur thoshte se “do u nxjerr sytë armiqve të Serbisë me lugë të ndryshkur”. Aktualisht është deputet në parlamentin e Serbisë.

Britania e Madhe ka afat deri më 31 dhjetor 2020 për të ndryshuar mendim dhe për të vendosur të qendrojë në tregun unik dhe Unionin doganor, theksoi negociatori i BE-së, Michel Barnier në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja belge, “Le Soir”. “Kjo do t’i mundësonte Britanisë së Madhe të negocionte për një marrëdhënie më të mirë me Bashkimin Europian pas largimit”, theksoi ai. Britania e Madhe ka konfirmuar disa herë se do të largohej nga tregu unik dhe Unioni Doganor në momentin e Brexit. “Por, nëse britanikët dëshirojnë të ndryshojnë linjat e tyre të kuqe, ne do të ndryshojmë tonat”, nënvizoi Michel Barnier në këtë intervistë. “Nuk e dëgjoj këtë sot, por çdo gjë është e mundur, nuk ka dogmatizëm”, shtoi ai. Britanikët do të largohen nga BE më 30 mars 2019. “Por, ata nuk dalin as nga tregu unik as nga Unioni Doganor para 31 dhjetorit 2020”, theksoi ai, data e mundshme për fundin e periudhës së tranzicionit 21 mujor që parashikon zbutjen e efekteve negative nga Brexit. “Marrëdhënia e re mes Britanisë së Madhe dhe BE-së mund të jetë ndërkohë model i zgjedhur nga Norvegjia”, shtoi ai. Norvegjia ka akses në tregun e brendshëm të Bashkimit Europian, por nuk ka asnjë pushtet vendimi. Ajo duhet të respektojë legjislacioni e BE-së përsa i përket tregut unik, të japë një kontribut financiar për zhvillimin e saj dhe të respektojë katë liritë (qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe personave). Këto detyrime janë hedhur poshtë nga mbështetësit e Brexit.

BEOGRAD

GJYKATËSIT E OKB-SË DËNOJNË RADIKALIN SERB

Sheshel dënohet me dhjetë vjet burg

SHBA-së me Rusinë “janë më të këqija se kurrë” dhe se kjo përfshin “edhe kohën e Luftës së Ftohtë”. Agjencitë e lajmeve Reuters dhe TASS kanë raportuar se Agjencia Evropiane e Trafikut Ajror ka paralajmëruar kompanitë ajrore që të ushtrojnë kujdes në Mesdheun lindor “për shkak të fillimit të mundshëm të sulmeve ajrore në Siri brenda 72 orëve të ardhshme”. Trump është konsultuar me udhëheqësit e Francës dhe Britanisë për një përgjigje të mundshme ndaj sulmit të dyshuar kimik në Duma. Shtëpia e Bardhë tha se Trump dhe kryeministrja britanike, Theresa May, në një bisedë telefonike, kanë rënë dakord që të mos lejojnë vazhdimin e përdorimit të armëve kimike në Siri. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se çdo sulm i fuqive perëndimore nuk do të shënjestronte aleatët e Qeverisë siriane, që përfshijnë Iranin dhe Rusinë, por objektet kimike të Sirisë. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorues i luftës, tha se ushtria siriane i ka vënë të gjitha objektet e saj ushtarake, përfshirë aeroportet dhe bazat, në gatishmëri për tri ditët e ardhshme. RFE

të qëndrojnë në tregun unik pas Brexit

N

jë gjykatë në Beograd dënoi shtatë persona me nga 7.5 deri në 11 vjet heqje lirie nën akuzat për financim dhe ndihmë në rekrutimin e luftëtarëve për grupin militant Shteti Islamik në Siri. Ky është vendimi i parë i tillë që përfshinë shtetas serbë të dyshuar për ndihmë ndaj militantëve islamikë dhe pjesërisht rrjedh nga një ligj i vitit 2014 që ndalon përfshirjen e qytetarëve të Serbisë në konflikte jashtë vendit. Procesi gjyqësor kishte filluar në vitin 2015. Nën të njëjtin ligj gjykatat serbe kanë dënuar 28 serbë që kishin luftuar në krah të kryengritësve pro rus në Ukrainë, shkruan Zëri i Amerikës. Tre nga burrat e dënuar sot janë gjykuar në mungesë. Abid Podbiçanin u dënua me 11 vjet heqje lirie me gjithë njoftimet se mund të jetë vrarë në Siri në vitin 2015, ndërsa Goran Pavloviç dhe Rejhan Plojoviç, që janë në arrati, u dënuan me nga dhjetë dhe 9 vjet e gjysme heqje lirie. Sipas akuzës që të shtatët ngarkohen për “komplot për të kryer

Rekrutonin terroristë për në Siri, 7 të dënuar në Serbi

sulme terroriste, financimin, rekrutimin dhe trajnimin e të tjerëve, si dhe … për nxitje publike të terrorizmit”. Sipas akuzës ata në Serbi, në rajon por edhe në vendet e Evropës perëndimore kanë mbledhur para dhe kanë financuar shkuarjen e qytetarëve të Serbisë në kampe stërvitjeje e më pas në

zonat e luftës. Po sipas akuzës ata në fillim të vitit 2013 vunë kontakt me grupin militant ISIS dhe Frontin Al Nusra, organizata që Kombet e Bashkuara i kanë cilësuar terroriste. Sead Plojoviç, Tefik Mujoviç, Izudin Cërnovërshanin dhe Ferhat Kasumoviç u dënuan me nga 7 vjet e gjysmë deri në 11 vjet heqje lirie. Të gjithë të dënuarit mohuan akuzat dhe mund të apelojnë vendimin në një gjykatë më të lartë. Një numër shtetasish serbë të përkatësisë fetare myslimane Sanxhaku, rajon në jugperëndim të Serbisë, kanë shkuar në Siri për të luftuar në radhët e grupit militant Shteti Islamik. Rreth 900 qytetarë nga vendet e Ballkanit, Bosnja, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Shqipëria i janë bashkuar konfliktit në Siri, përkrah ISIS-it dhe grupe tjera.


FORUM BOTIMI Nga Vlash Prendi

T

reva e Mirditës ka qenë dhe ësh të një nga trevat më të njohura në Shqipëri dhe më gjërë ku kanë lindur dhe rritur figura të shquara të kombit tonë, kontributi i të cilëve ka patur dhe ka peshë kombëtare si në lëvizjet patriotike, atdhetare, letrare, artistike dhe krijuese. Vite të shkuara, po kërkoja një vepër të një poeti mirditor dhe si për çudi më ra në dorë "Këndo Mirdita ime" e poetit Pal Përlala. Vargje të bukura, plot ndjenjë dhe mendim artistik, ndoshta ndërmarrja e parë në poezi. Sot nuk është e vështirë të gjesh qindra poetë nga kjo trevë, madje poetë elitare që zënë vend me dinjitet në letërsinë kombëtare, një prej të cilëve është edhe poeti i mirënjohur Viktor Gjikolaj. Me Viktorin më ka njohur miku ynë i përbashkët shkrimtari Ndue Dedaj këtu e 25 vite më parë. Kisha dëgjuar për krijimtarinë e tij, pasi aso kohe merresha me krijimtari dhe mbledhje folklorike, por dëshiroja ta njihja më shumë, pasi ansamblin "Mirdita", një nga më të njohurit në vendin tonë në fushën e folklorit e "ushqenin" me tekste poetët Gjokë Beci dhe Viktor Gjikolaj. Kur u takova me të vetvetiu më vinin në mendje tituj këngësh shkruar nga dora e tij, madje kujtoja edhe vargje nga këngët e tij. Në fakt, njerëz të tillë ishin gjeni në fushën ku krijonin. Respektoheshin dhe ndero-

heshin të paktën nga ana morale nga shoqeria. Edhe mua, në takimin e pare me la pershtypjen e një gjiniu të vërtetë dhe nuk isha gabuar. Poeti Viktor Gjikolaj vinte nga fshati Selitë i Kurbneshit, rajon malor i Mirditës, i njohur për minierat e famshme të nxjerrjes së kromit. Ishte familje e persekutuar, pasi shumë njerëz nga fisi i tij ishte burgosur, ekzekutuar dhe internuar. Ishte kjo arsyeja që poeti i ardhshëm nuk do të lejohej nga organet e pushtetit komunist as të shkruante dhe as të vazhdonte shkollën. Dhe kur shkruante ndonjë këngë për vendlindjen, atdheun, njeriun, punën etj, ishte i detyruar ta firmoste si autor anonim. Ndërsa shkollën, e kishte mjaft pasion dhe nuk e la pas dore. Ka mbaruar Universitetin "Luigj Gurakuqi", në qytetin e Shkodrës, fakultetin e Gjuhës dhe letërsisë shqipe. I qetë, fjalëpakë, njerzorë, i matur dhe gjithmonë buzëqeshur e takon rrugëve të qytetit të Lezhës. Pasi punoi vite të tëra në kooperativën bujqësore të selitës dhe pak kohë minierën e bakrit në Kurbnesh, madje atje thellë në galeri, sepse të persekutuarit "atje e kishin vendin", sipas porosive të partisë, Viktori atë pak kohë të lirë që kishte kërkonte motive për këngët e tij të bukura që sot janë kthyer në hite. Edhe sot, jo pa emocion, ai tregon për vështirësitë e mëdha në jetë, për gjendjen

ANALIZE Nga Miltiadh M. Muçi*

T

ashmë shqiptarët kanë nisur të ndërgjegjësohen, të dinë si të protestojnë dhe këtë e tregojnë ngjarjet më të fundit të banorëve të Kukësit, Hasit e Tropojës, edhe pse është vetëm fillimi. Ishte një protestë e vërtetë qytetare, pas 21 vite të protestave të ndodhura në jugun e vendit, të vjedhjes që pushtetarët e politikanët ju bënë kursimeve të para të shqiptarëve, depozitave në firmat mashtruese piramidale të krijuara prej tyre, të cilat rrezikuan të shkaktonin një luftë civile. Protesta e "Rrugës së Kombit" për herë të parë u organizua nga vetë qytetarët me nismën e përfaqësueseve të tyre në Këshillin Bashkiak, edhe pse nuk përfundoi sikurse e dëshironin, pa djegie, shkatërrime e dëme materiale më shumë sa mund të duhej, sepse me banderola e thirrje, në këmbë apo ulur për të bllokuar rrugën askush nuk do t'i përfillte, si ka ndodhur shpesh në protesta të tjera. Por ajo që i rriti vlerat e saj ishte pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve, me bindje të ndryshme politike. Meritë të veçantë duhet pranuar se kishin protestuesit e majtë, të cilët ndoqën

shembullin e këshilltarëve të tyre, edhe pse protestonin kundër qeverisjes së keqe të përfaqësuesve socialistë. Por në atë protestë kishte edhe qytetarë të rretheve të tjerë, të Hasit e Tropojës, dhe qytetarë të Vlorës e Tiranës, Durrësit e Shkodrës, që u ndodhën në rrugëtim për të shkuar apo u kthyer nga Kosova. Pjesë e protestës u bënë dhe kosovarët, më të interesuarit e shqiptarëve nga ka marrë emrin edhe "Rruga e Kombit", për të cilën në rreth dy dekada kanë kontribuar të gjithë shqiptarët e jugut dhe veriut, të lindjes dhe perëndimit, gjithkush që ka patur në përdorim një automjet. Vlerat e protestës i rritën edhe kërkesat e protestuesve dhe jo vetëm, të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen brenda e jashtë vendit, për tarifën që do të paguhej për të lëvizur në këtë rrugë, të cilat sipas llojeve të automjeteve ato ishin të larta, krahasuar edhe me të vendeve fqinjë apo europiane. Revoltën e protestuesve e shtonin dhe më shumë tarifat për banorët pranë vendkalimit të ndërtuar për t'i vjelë ato. Dhe kjo ndodhte kur pushteta-

16 E enjte, 12 PRILL 2018

"Amanet!" i Viktor Gjikolës e mjeruar të familjes, për vëshirësitë e medha dhe rreziqet e shumta në punë. Madje, pikërisht atje në frontin e punës, në mes bukurive të maleve të Kurbneshit, ne gurgullimën e burimeve të Urakës, linden motivet dhe u rritën poezitë dhe këngët e tij. Këtu u strukturua dhe u botua vite më vonë edhe vepra e tij e parë "E kam shtëpinë e vogël" 1998, në të cilin poeti i njohur përmblodhi disa nga poezitë e tij të rinisë së hershme, duke sjellë para lexuesit motivet e vendlindjes, jetën e fshatit, atmosferën e punës dhe jetën e vështirë të minatorit apo edhe të ushtarit. Shtëpia e Viktorit në realitet ishte e madhe, ashtu si sofra dhe zemra e tij bujare, po i vogël ishte respekti i organeve shtetërore të asaj kohe për njeriun, punëtorin, krijuesin. Puna në bujqësi dhe minierë e kaliti, e njohu me vështirësitë, e rrahu me jetën. Tani ai ka krijuar profilin e tij perfekt, si njeri, si poet, si krijues. Prandaj në fillimet e epokës demokratike zgjidhet për dy mandate Kryetar i Komunës së Kurbneshit, detyrë të cilën e kreu me përkushtim dhe korrektesë, pa lënë menjëanë këngën dhe poezinë. Poezitë e Viktor Gjikolës mbartin peshën e viteve të mundimshme, jetën plot tallaze të poetit. Çdo varg, çdo tingull ka të pranishëm botën e pasur

poetike, grishjen artistike, por dallohet edhe për formën moderne të të shprehurit poetik, për elegancën, ritmin dhe muzikalitetin emocional. Në poezitë e tij gjen të dashurën, nënën, djalin, bariun, minatorin, malësorin, por edhe kroin, kalin, lulen, lëndinat, lumin, zogjtë, permes të cilave hyn thellë në qënien poetike duke dhënë sublimen, emocionalen apo drithëruesen përmes artit poetik. Poerti ngrihet madhështor, përmes dëshpërimesh, sepse ka karakter të fortë poetik, karakter malësori. E kapërcen ftohtësinë dhe kthehet në zjarr ngrohës kur shkruan poezinë lirike. Lirizmi i tij të rinon, të jep krah, të jep jetë: ". . . Më dritëronin sytë kah binin Ylbere, /Ecja në shteg dimri me një këngë pranvere, /Une isha i njomë e ti krejt e re, /Shekulli i njëzetë - Viti shtatëdhjetë e tre. Seç po vjen nga Lindja, fryn një erë e ftohtë, /Mbi qërpik më ngrin, lotin tim të ngrohtë…", ndërsa tek poezia "Dhorkë moj Dhorkë e vogël", poeti shprehet: "…Deti leshterikët sillte mbi tallaz, /Trok i hapit tënd, bregut më ndjek pas, /Ç'i hip atij kali ngarkuar me ëndrra, /Mos i thuj ushtarit, atë që t'thotë zemra. Unë zbres nga Mirdita, nga bjeshkët vij unë, /Kur shkrep syri i çikës, ndizet një furtunë. Eci përgjatë bregut, deti ka tallaz, /Ç'ke

moj Dhorkë e bukur, përse më ndjek pas?!. . . "Siç shihet, fjalët e tij janë si mineralet e çmuara të nentokës së Mirditës të nxjerra nga galeritë e vështira të Kurbneshit dhe të vendosura në kurorën e maleve krenare, mishëruar në vargje perms krahasimeve, metaforave, simboleve. Kështu, me këtë vëllim poetik Viktor Gjikolaj "betonoi" themelet e krijimtarisë së tij poetike për nje liber të ri poetik edhe më të bukur, më të thellë dhe më me nivel artistik, të cilin lexuesi e ka tashmë në duar. Duhet theksuar se vepra më e fundit e poetit të mirënjohur Viktor Gjikolaj është prirur vazhdimisht në atë lloj poezie ku gërshetohet epikja, lirikja dhe heroikja e popullit heroik të Mirditës. Në tërësi vepra dëshmon për një pasurim të figuracionit poetik që karakterizohet nga vecoritë estetike dhe mënyra direkte e shprehjes së mendimit që dallohet për fuqinë e jashtëzakonshme e mendimit artistik dhe të fjalës poetike dhe të muzikalitetit të vargut. Kësisoji, poeti Viktor Gjikolaj është future natyrshëm në radhën e krijuesve më të shquar të vendit tonë. Artikullin e plotë mund ta lexoni në faqen online të gazetës www www.. kohajone hajone.. com

"Rruga e Kombit" dhe "bashkëqeverisja me qytetarët"? rët socialistë po propagantonin sloganin për "bashkëqeverisje me qytetarët", që në themel të saj ka dëgjimin e respektimin e zërit të qytetarit. Tarifat e vendosura nuk u diskutuan as në vizitën më të fundit të kryeministrit Rama në rrethin e Kukësit, jo largë nga dita e protestës së ngritjes dhe të uljes së pengesës sinjalistike, për të kaluar nga të dy drejtimet e rrugës. Dhe nuk mund të prisje ndrydhe nga një qeverisje indiferente e mospërfillëse të interesave të qytetarëve, gjatë pesë viteve dhe jo vetëm nga pushteti qendror por dhe ai vendor. Gjithçka që ka ndodhur tregoi se sllogani i "bashkëqeverisjes me qytetarët", bahkëbiisedimet me publikun të kryeministrit për këtë bashkëqeverisje, ka qenë e mbetet hipokrizi kur bënë autokritikë publike a thua se vërtetë e ndjenë veten

fajtor që nuk u mori mendimin, në veçanti banorëve të Kukësit dhe të vendbanimeve të tjera pranë, sikur premtohet të korrigjohet bashkërisht në të ardhmen. Kjo ka ndodhur edhe më parë, me tarifat e energjisë elektrike, të ndihmës ekonomike dhe personave me aftësi të kufizuar, të biznesit të vogël, të konsumimit të ujit e taksës së pronës të pahipotekuar. Në të gjitha rastet pushteti ka treguar brutalitetin e tij, pa menduar për të lehtësuar shtresën e mesme të qytetarëve, në veçanti atë të varfër. Çdo korrigjim apo ndryshim gjysmak më pas është bërë, se gjoja ka menduar për këto shtresa, kur duhej t'i kishte bërë më parë se të veprohej. Qytetari vetëm se është rënduar, asnjëherë nuk është ndihmuar. Për çfarë shtese të pensioneve bëhet fjalë në vlerën 3 mijë lekë të vjetra, ndërsa për punonjësit e ad-

ministratës 10 herë më shumë? Të gjitha nismat e pushtetit janë marrë nisur nga idetë e fiksuara mendërisht prej kryeministrit, sikurse janë rikonstruksionet e qendrave të qyteteve ose "rilindja urbane", në veçanti i "Sheshit Skënderbe" i kthyer tashmë në "Kodra Skënderbe", duke transformuar identitetin e Tiranës dhe cenuar pjesë të trashëgimisë kulturore. Dhe jo vetëm kaq, por në këtë shesh janë shpenzuar aq shumë sa mund të rikonstruktoheshin mbi 100 rrugë automobilistike rurale me gjatësi 3 km, ndërsa me nismën më të fundit të 1000 fshatrave turistikë janë përzgjedhur midis personave pranë kryeministrit, sikur ka ndodhur në rrethin e Tepelenës me fshatra pa vlera të trashëgimisë kulturore, dhe janë lënë vendbanime të lashtë dhe vlera të tjera të natyrës.


VIP

17 E enjte, 12 PRILL 2018

Pak ditë para lindjes, partneri tradhton Khloe Kardashian U lajmërua se për pak ditë ylli i "Keeping up with the Kardashians" do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që është vajzë. Në një moment kaq të rëndësishëm dhe delikat të jetës së saj, për Khloe Kardashian fatkeqësisht u bë publike një video ku partneri i saj shfaqet duke e tradhtuar. Tristian Thompson, basketbollisti i famshëm është kapur mat duke u puthur me një vajzë të panjohur në një klub nate në New York. Lojtari i "NBA" pas një ndeshjeje ka shkuar të festojë me miqtë e tij ku është parë në shoqërinë e një vajze me të cilën po bisedonte, puthej e përkëdhelej. Kjo është një histori e përsëritur pasi lojtari i famshëm ka tradhëtuar edhe ish bashkëshorten e tij pak javë para se ajo të lindte dhe vajza me të cilën e tradhtoi ishte pikërisht Khloe. Duket se Khloe Kardashian po e zë "karma", pasi tashmë edhe ajo vetë ndodhet në të njëjtën situatë. Asnjëri

Mariah Carey zbulon se vuan nga bipolariteti Një lajm shokues ka ardhur ditën e sotme nga këngëtarja e famshme Mariah Carey. Këngëtarja 48-vjeçare ka pranuar për herë të parë në një intervistë për revistën "People" se vuan nga bipolariteti i shkallës së dytë. Ajo është shprehur se fillimisht e ka zbuluar këtë sindromë në vitin 2001 dhe është përpjekur ta mbajë të fshehtë me çdo kusht. Nuk dëshironte ta pranonte se vuante nga bipolariteti dhe prej vitesh e mohonte këtë gjë duke i thënë vetes se është thjeshtë e stresuar nga pagjumësia. Të pasurit bipolaritet të shkallës së dytë për këngëtaren do të thotë të vuash nga depresioni, pagjumësia, luhatjet e humorit dhe fiksimi për gjëra të ndryshme si pastërtia. "Nuk është e thjeshtë t'i pranosh botës një sëmundje të tillë. Kam vuajtur shumë për ta mabjtur të fshehtë. Nuk doja që njerëzit të mendonin se isha e çmendur, tani jam mirë pasi pas një kohe shumë të gjatë po marr mjekimin e duhur", përfundoi Mariah.

nga palët nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj ngjarjeje dhe në çdo moment pritet reagimi i

tyre ndërkohë që të gjithë duan të dinë nëse ata do të vazhdojnë të jenë bashkë.

Ndarja e çiftit të famshëm kthehet në një dramë interneti Pak ditë më parë Brooklyn Bekham dhe Chloe Mortez i dhanë fund lidhjes së tyre… përsëri! Dy të rinjtë janë fotografuar pa unazën e famshme të premtimit, pasi

në fund të fund të fundit ato u thyen. Megjithëse kjo nuk është ndarja e tyre e parë, fakti që Brooklyn u fotografua duke u puthur me një modele i bëri të gjithë

fansat e Mortez t'i kthehen kundra. Djali i yllit të futbollit, David Beckham, u shpreh se ndihet i kërcënuar nga ushtria e fansave të ish të dashurës së tij, të cilët po i vërsulen me mesazhe kërcënuese dhe meme qesharake që po e bëjnë të ndihet në siklet. Ndarja e tyre në një kohë kaq të shkurtër është shndërruar në një dramë të vërtetë në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme të huaja dhe Brooklyn nuk e përballon dot urrejtjen dhe kritikën që vjen në çdo moment të ditës si shuplakë. Nga ana tjetër Chloe Mortez po qëndron e qetë dhe po u sugjeron fansave të saj një listë me këngë që flasin për tradhtinë, duke nënkuptuar se Brooklyn e ka tradhtuar dhe ky fakt i irriton fansat e saj edhe më shumë.

Ashley Graham më seksi se kurrë Ka të paktën dy muaj që Ashley Graham pozon për Sports Illustrated Swimsuit Issue për herë të tretë dhe tani fansat janë njohur me prapaskenat. Marka e njohur ka publikuar një seri videosh dhe fotosh të nxehta në InstaStory të modeles me forma të kolme. 30-vjeçarja ka treguar më të mirën e saj e veshur me të brendshme. Ashley duket mjaft seksi dhe provokuese duke "luajtur" përpara kameras.

E akuzojnë për photoshop, Kim Kardashian vërteton të kundërtën Së fundmi është akuzuar se përdor photoshop në fotot e saj. Por Kim Kardashian po përpiqet të vërtetojë të kundërtën. Ajo ka publikuar foto e video të nxehta për t'i vërtetuar fansave se është "natyrale". Ylli i televizioneve ka vënë në pah format e saj bombastike me bikini dhe duket mjaft seksi.


SHOWBIZ

18 E enjte, 12 PRILL 2018

Shumë vite pa ngrënë mish, Pjesa dërmuese e botës së përparuar njihet për stilin jo të shëndetshëm të jetesës, sidomos kur bëhet fjalë për ushqimin. Ata

konsumojnë produkte të mishit në shkallë të frikshme dhe për pasojë vuajnë nga një mori sëmundjesh, duke filluar prej

obezitetit, deri tek ato më të rrezikshme. Fatmirësisht, kohën e fundit shumë njerëz kanë filluar të heqin dorë nga ushqimi me

Olivia Wilde

Peter Dinklage

Wilde është vegjetariane prej moshës madhore, ndërsa po ky stil jete i mundëson të ruajë bukurinë.

Ylli i filimit "Game of Thrones" është vegjetarian që nga mosha 16-vjeçare, sepse ka dashuri të madhe ndaj kafshëve.

Samuel L. Jackson Ndoshta do të befasoheni kur të kuptoni që aktori legjendar, Samuel L. Jackson është vegjetarian. Ai thotë se ka zgjedhur këtë stil të jetës për të jetuar më gjatë.

Joaquin Phoenix

Leonardo DiCaprio

Phoenix u bë vegjetarian, bashkë me familjen, kur djali i tij kishte parë një peshk jashtë ujit, duke luftuar për jetën e tij.

Leo është vegjetarian prej një kohe të gjatë, madje njihet edhe për disa fushata për promovimin e këtij stili jetese.

Tobey Maguire Po të nderuar. Edhe Spidermeni është vegjetarian për vite e vite të tëra.


SHOWBIZ

19 E enjte, 12 PRILL 2018

ja12tëfamshmitvegjetarianë bazë produktesh mishi, duke u shndërruar në vegjetarianë. Ndërkaq, shumë të tjerë, që ende janë mishngrënës, përpiqen të

mbajnë vitalitetin nëpërmjet dietave të ndryshme. Kjo vlen edhe për personat e famshëm - në mesin e të cilëve ka dhe vegjetarianë

të "regjur". Se cilët janë ata, në fakt, më të njohurit prej tyre, lexoni në vijim listën që Ngjyra.com ka bërë.

Christina Applegate

Brad Pitt

Applegate është vegjetariane prej shumë kohësh, madje thotë se ka harruar se çfarë shijeje ka mishi.

Pitt nuk ka ngrënë mish për vite të tëra, madje këtë gjë ua ka kërkuar edhe fëmijëve të tij, por jo gruas së tij të famshme.

Russell Brand British actor Brand arrives at the Hollywood FX Summer Comedies Party in Los Angeles, California. Brand u bë vegjetarian, pasi e kishte parë një film dokumentar. Edhe pse kishte pasur problem me varësinë nga droga ai prapë se prapë mbeti vegjetarian.

Kristen Bell

Jared Leto

Bell njihet si adhuruese e madhe e kafshëve, prandaj nuk duhet të befasohemi që është një vegjetariane e njohur.

Leto beson se duke qenë vegjetarian ka arritur të ndalë procesin e plakjes dhe ndjehet sikur të ishte në të 20-at dhe jo të 40-at.

Woody Harrelson Actor Woody Harrelson talks about HBO's "True Detective" during the Winter 2014 TCA presentations in Pasadena. Harrelson u bë vegjetarian kur kuptoi se ka probleme me laktozën, ndërsa pas kësaj, ai u bë dhe aktivist për të drejtat e kafshëve.


SHENDETESI Pikat e zeza janë pore të bllokuara për shkak të vajit të tepërt. Vaji prodhohet nga gjendrat dhjamore. Vaji i tepërt mund të vendoset dalëngadalë në poret tuaja dhe të forcohet. Kjo shkakton zgjerim dhe ntrashje të poreve. Shumica e vajit të tepërt prodhohet për shkak të ndryshimeve hormonale në faza të ndryshme, si: gjatë adoleshencës, gjatë menstruacioneve, gjatë shtatzënisë, kur konsumoni shumë ushqime të skuqur, gjatë menopauzës apo kur përdorni produkte kozmetikë, të cilat kanë në bazë vaj të cilësisë së ulët. Nëse keni pika të zeza dhe të bardha rreth hundës dhe pjesëve të tjera të fytyrës, mund t'i trajtoni pa frikë me disa ilaçe shtëpiake që në përbërje të tyre kanë vetëm përbërës natyralë. Këta ilaçe natyralë të bërë në shtëpi mund t'i heqin menjëherë pikat e zeza. Ata mund të përdoren nga çdokush, burra dhe gra apo edhe adoleshentë. Çfarë nevojitet Kripë Pastë dhëmbësh Furçë e vjetër Rrobë e pastër Ujë i ngrohtë Merrni një sasi të vogël pastë dhëmbësh dhe shtrydheni. Shto-

E enjte, 12 PRILL 2018

Sekreti për të hequr pikat e zeza në lëkurë ni pak kripë në të dhe përziejini mirë. Pastaj vendoseni përzierjen mbi furçën e dhëmbëve. Fërkojeni shumë butësisht mbi hundë për rreth 2 minuta përpara se ta lani me ujë normal çezme. Zhysni rrobën e pastër në ujë të ngrohtë dhe pastaj shtrydheni krejtësisht nga uji. Kjo do t'iu japë një rrobë të ngrohtë që nxjerr avull. Vendoseni në hundë dhe hiqeni pas 15 sekondash. Përsëriteni këtë veprim edhe dy herë të tjera. Pastaj duhet ta aplikoni menjëherë pastën duke përdorur hapat e mëposhtëm: Përbërësit Kos Skrab fytyre Përziejmë 3/4 lugë çaji skrab dhe 2/5 lugë çaji kos. E aplikojmë këtë përzierje mbi pikat e zeza dhe e masazhojmë lëkurën. E lëmë 10 minuta në fytyrë përpara se ta lajmë me ujë shumë të ftohtë.

Qumështi i gjirit, mjekët apel nënave Shumë nëna të reja ende nuk e ia dinë rëndësinë e qumështit të gjirit. Ato zgjedhin për fëmijët e tyre ushqimin me qumësht farmaceutik. Shkaqet janë të çuditshme madje shpesh herë dhe të pabesueshme, kur bëhet fjalë për shëndetin e një fëmijë. Mjekët u bëjnë thirrje nënave të reja që të ushqejnë fëmijët më ilaçin e jetës që përmban të gjitha vlerat e nevojshme për një jetë të shëndetshme të fëmijës. E njëjta thirrje vjen dhe nga farmacistët dhe pse ata janë të interesuar të shesin ushqimet e fëmijëve.

20

Arsyet pse nuk duhet të konsumoni banane në mëngjes

Pastroni dhëmbët dhe erën e keqe me 1 përbërës Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është higjena e gojës. Por edhe në rastet kur pastrimi bëhet dy apo tre herë në ditë me furçë, në dhëmbë mbeten ende baktere. Pastrimi mund të bëhet edhe me një përbërës të vetëm. Aloe Vera Aloe Vera është përdorur për të pastruar dhëmbët dhe butësisht largon bakteret. Ju mund të përdorni vetëm xhelin nga bima, ose në një tjetër alternativë ta përzieni atë me glicerinë, limon, ose sode buke. Djathë Nëse ju hani djathë, para vaktit, do të ndihmojnë në neutralizimin e acidit që ndikon në prodhimin e atyre pllakave mbi dhëmbë. Domate Ato janë të pasura në vitaminë C, dhe kjo është arsyeja pse është mirë të fërkoni dhëmbët tuaj me domate. Le të qëndrojë përbërja për pesë minuta. Sodë buke Aplikojeni një sasi të vogël sode buke në furçën e dhëmbëve dhe do shihni rezultatet. Fiqtë Merrni 3-4 fiq dhe përtypini ngadalë në mënyrë që gjëndrat tuaja të pështymës të stimulohen.

Zgjimi vonë në mëngjes ka disavantazhin për të konsumuar një mëngjes jo të shëndetshëm. Shumica e prindërve, ashtu si me shpejt për mëngjes ju japin fëmijëve një banane dhe një gotë qumësht të paktën. Por, a nuk është kjo formula klasike e nënave sa herë që fëmijët nuk i kanë marrëdhëniet e mira me mëngjesin apo thjesht nxitojnë për në shkollë? Sa e këshillojnë doktorët këtë recetë të shpejtë? A është e shëndetshmë? Shkenca vërteton se bananja, nuk është fruti ideal për vaktin e parë të ditës. Dr. Daryl Gioffre, ka thënë për Birdy: "Duket vërtetë opsioni më i mirë për një mëngjes të shpejtë, por askush nuk e merr parasysh se ky frut ka në përmbajtje 25% sheqer, si dhe një dozë të konsiderueshme aciditeti". Nëse konsumoni banane për mëngjes, do ndiheni të ngopur në atë moment, por shumë shpejtë do të shihni se stomaku juaj kërkon ushqim. Një zgjedhje e tillë mund të jetë ideale për vaktet e ndërmjetme, por jo për orët e para të ditës. Në rast se dëshironi medoemos të bëni pjesë të mëngjesit tuaj këtë frut, ju duhet të balanconi produktet ushqimore, pasi aciditeti i lartë tek banania nuk përshtatet me stomakun bosh dhe organizmin e sapo-zgjuar. Produktet e shumta ushqimore që herët në mëngjes do të sjellin luhatje në peshë, një rezultat ky nga i cili të gjithë ndihen të pakënaqur. Kështu që, paketojeni frutin dhe merreni me vete për vaktet e ndërmjetme, ndërsa mëngjesin organizojeni shumë herë më shëndetshëm.


KOHA E LIRE

21 E enjte, 12 PRILL 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

77. Më 3 mars 1923 erdhi në jetë një nga revistat amerikane më prestigjoze, e cila jeton ende, dhe quhet ... Koha, anglisht duhet 78. Njeri dorështrënguar dhe një zemëngurtë është i tillë 80. Cipë ose ind i hollë, që vesh a mbulon një organ të frymorëve, një farë, qelizën etj.; lëkurëz 83. Grua që e merrnin me pagesë familjet e pasura për t'u rritur fëmijët dhe për t'u përkujdesur për ta 85. Drejtimi ose ... i erës, ecjes apo qëndrimit tonë 86. Ai që merret me kërkimin dhe nxjerrjen e një metali ngjyrë verdhë e të shndritshme 89. Vegël muzikore, që përbëhet nga disa pllakëza druri me madhësi të ndryshme, të cilat i godasin me dy çekanë të vegjël për të nxjerrë tinguj 92. Pika e horizontit që është përkundrejt jugut 94. Një nga ikona e skenës, ... Kurti u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinës 97. Dy gjëndra në trajtë vezake, që ndodhen në anët e grykës rrëzë gjuhës, edhe një frut ka po atë emër 98. Ashtu është edhe një letër a ligjëratë, me të cilën një udhëheqës i drejtohet popullit të vet 99. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 100.Romani i Anton Pashkut 101.Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 102.Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 103.Diçka që sjell shqetësime, telash, kokëçarje 107.Pastroj, i heq një kafshe aftësinë riprodhuese 108.Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet

109.Nuk e marr diçka nga vendi ku është 110. Gjellë e përgatitur me mish të grirë, me qepë të skuqura në yndyrë, me salcë e pipër 111. Emër që i del dikujt a diçkaje zakonisht për të mirë 112. Rritet në vende të lagështa; në ujë, mbi trungun e drurëve, mbi gurë e tjegulla, mbi mure etj. VERTIKALISHT 1. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 2. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 4. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 6. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 7. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 8. Miami International Airport, shkurtima e saj 9. E dhjeta që paguhej si taksë 10. Lëndë djegëse e ngurtë, në trajtën e qymyrit, përftohet nga distilimi i thatë i qymyrgurit 11. Më i vogli ndër vëllezërit, thuhet edhe ashtu 12. Dhëndri që bashkëjeton me familjen e nuses, quhet edhe ashtu 13. Pemë që bën fruta me kokërr të verdhë, të mëdha dhe të mbuluara me pak push, e me erë të këndshme 15. Popullsi që banonte kryesisht në pellgun e Egjeut dhe në krahinat jugore të Ballkanit para helenëve e ilirëve 17. Që ka të njëjtën moshë me një tjetër, moshata 19. Vend gropë me shkurre e me driza të dendura, ku mezi depërton edhe drita e diellit

20. Tel i trashë me shumë fije dhe i veshur me një shtresë të trashë mbrojtëse 21. Mbaroi, mori fund; u vendos, u zgjidh (puna) 23. Quhet ashtu mënyra e përditshme dhe e pandryshueshme e të bërit të gjërave 25. Rënkim i thellë e psherëtimë nga një vuajtje e thellë shpirtërore. 26. Teknik që rregullon lëvizjen e mjeteve të transportit 29. Kiro ..., Presidenti i Parë i Republikës së Maqedonisë, vdiq më 2012 31. Ai që luan një rol në shfaqjet teatrale ose në filma kinematografikë 33. Vetia e atij që është i korrekt, jotolerues, kërkues 37. Dokument që përmban të dhënat e akuzës së prokurorisë kundër një të pandehuri në gjyq 41. Ajo shërben për të rrotulluar me dorë boshtin e një makine etj, ndezës 42. Qyteti i vjetër, i cili është i shënuar nga regjenca e Habsburgëve. Kryeqytet i Austrisë 44. Haxhi ... etnomuzikolog i shquar, ka krijuar dhe riorkestruar shumë këngë e valle popullore të trevave shqipfolëse 46. Thikë e vogël, me presë që hapet e mbyllet në një dorezë druri 47. Inat e zemërim që kemi me një tjetër për arsye të ndryshme, urrejtje ose ... 48. Oganizata Botërore e Meteorologjisë 49. Gjitar dythundrak i familjes së drerëve, mashkulli i sorkadhes 50. Studim i shkurtër për një çështje të caktuar, që lexohet në

Lushnjës 69. Plotësoj nevojat për të rrojtur, siguroj kushtet e nevojshme për jetesë. Ti po bën ashtu 72. Ndryshim i rëndësishëm në trajtën e jashtme, shndërrim, transformim 73. Formë prej dërrasash të mbërthyera ose prej metali, që shërben për të derdhur shtylla, trarë 74. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 75. Kalorësit e mbërthejnë pas thembrës së çizmes për të shpuar kalin që të ecë më shpejt; shpor 76. Banka Botërore 78. Bërtas me sa zë që kam. Mundësi komunikimi e alarmuar, pa dallim moshe 79. Orhan ..., shkrimtari turk, laureat i Nobelit në letërsi 80. Një nga "armët" e ndërtimtarisë të një ustai, tip lopatëze trekëndore me dorez druri. Me llaçin ka punë 81. Dru i thatë e i kalbur që thërrmohet lehtë e bëhet si pluhur 82. Lef ... (1877-1945), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar 83. Kafshë parahistorike, ka jetuar shumë kohë përpara shfaqjes së njeriut në tokë 84. Metal i fortë me ngjyrë hiri në të bardhë e me shkëlqim si argjend 87. Aleanca Kuq e Zi 88. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 90. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 91. Shtrëngesë e madhe, detyrim i ashpër 92. Ajo që bën pula, vezë ose.. 93. Hasan ... (1895-1991) ishte një jurist dhe politikan shqiptar. Ministër Drejtësie në qeverinë e Mustafa Krujës, drejtues i lartë i Ballit Kombëtar 94. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 95. Fusha ku zhvillohet një përleshje, një luftim 96. Me qafë të shkurtër dhe me brirë të kthyer prapa, kushëri i kaut 98. Tendencat e reja në veshje, sjellje, mënyrë të jetuari etj. 104.Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 105.Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 106.Litari ose filli me këtë lidhje, që përdoret për të zënë kafshë të egra a zogj

një sesion shkencor a që botohet në një revistë shkencore 51. I ngarkuar për të dhënë mendimin kritik për vlerën e një vepre shkencore, letrare etj 52. Tipar i një personaliteti të ekuilibruar, jo i rrëmbyer 58. Veshje prej stofi të trashë për dimër 59. Stina e dytë dhe më e ngrohtë e vitit, që vjen pas pranverës, quhet... 61. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 65. Reshje e kushteve të ftohta atmosferike, e bardhës si ... 66. Shtresë gjethesh a fieri, që i vihet në majë të mullarit për të mos i hyrë lagështia 67. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 68. Ndoc ... (1870-1945) ishte deputet, ministër dhe atdhetarë shqiptarë. Ishte delegat i Shkodrës në Kongresin e 1

2

R

3

D

10

4

V I

G

11

K ¸

R

R I

5

6

C I

M

7

S T

E R

N E

12

˙

8

9

P

I

D

13

D E M E

I

P A N O R A M I

O

K

14

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 3. Pastaj e ka brenda 5. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 9. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 10. Historiani dhe etnografi, Hasan ... u lind në fshatin Sërbicë të Kërçovës 13. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 14. Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën 16. Shfaqja e një vepre muzikore ose e një programi artistik me pjesë të ndryshme muzikore, me këngë, me valle 17. Vajzë në moshë të re, shprehje krahinore 18. Zënkë e ndezur që finalizohet në kapje dhe çjerrje fyta-fyt 22. E lodh shumë dikë, e stërmundoj, e këput, e shkreh, ose e rr... 24. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 27. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 28. Pështjellim i madh, çrregullim i plotë; rrëmujë 30. "... i zemrës" me autor, Filip Shiroka, botues, Toena. Faqet e librit 260. 32. Që lidhet me romakët, me gjuhën e me kulturën e tyre 34. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 35. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 36. Von Netshajm ..., okulist, mjek dhe filozof gjerman (14861535) 38. Banor vendas i Persisë ose ai që e kishte prejardhjen nga Persia. 39. Frutat e një druri tropikal, të cilat janë lënda bazë e prodhimit të çokollatës 40. Partia e të Drejtave të Mohuara 43. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 45. Oficer i caktuar pranë një komandanti ose pranë një shtabi për të kryer detyra ndihmëse, oficer ndihmës 47. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 50. Renditja e ngjarjeve njëra pas tjetrës sipas radhës kohore 53. I pjerrët e i hollë, i ngjashëm me të dorës, për shkronjat e shtypit 54. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 55. Partia Aleanca Popullore 56. Partia Socialiste e Moderuar 57. Një medikament i përdorshëm 59. Pëllumb femër, pëllumbeshë 60. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 62. Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, Shqipëria më 1 prill 2009 bëhet anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm 63. Bimë e egër barishtore, zvarritëse ose gjysmëshkurre, me gjethe të vogla vezake 64. Avni ... ka lindur më 28 janar 1976 në Pejë, është aktor, producent dhe regjisor shqiptar nga Kosova 68. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit 70. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 71. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetash 72. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë

R

E

E

L

O 20

R

K R

T

15

Z

16

R A H J

E

O

E

M

D

18

22

E

J

P

D 26

M J

E K ¸

I

R

24

G R

F

F

N ¸

28

I

K A N G U R

L

L

33

A

34

O K O M O T

V A

31

M

T 32

˙

27

30

M I

E

23

K U N J

25 29

J

19

A M A L G A M E

21

M U T

C

T

17

I

Z

A

I

P

M I

D E

35

V ¸

L

A

M

N O L I

¸

K

36

U

J 37

38

D 42

I

43

A

44

D

M

E

I

C

E

41

S

J

46

Q

50

V A R

40

K A P

45

O F I

C

49

I

39

R

D

O 51

O

U B I

L E

48

H 53

D A R

H

N 47

K O S

A

52

D H A

R

R

G

T

S O M

54

J

F

55

56

V E

T M I

R

J

I

C

E

57

A M I

N

B E

N Z

O L

58 61

62

63

V E

R

59

M R 65

P

R U S H I

G

A

64

I

66

M

E S

C O B A R

O

68

Z

I

70

R

69

R A P A S H Y T

E

71

D O K B

B

L

T

74

U B

S

75

U L

L I

M E

L

S

E

K

N

P

G M

L

R

79

A T R

E

R

R A Q E

87

M

E

S H T ¸

S

N

Z

N 89

L

G

94

P

90

91

A G ¸

Z

T

U

I

D A

T

I

H

Z

L

H 97

T

96

O M 98

99

A N O

I

R

T

B

E S

˙

E 102

A N Z I

K

M A T I

104

R

T

A R I

I

P

109

L

D I

E

T E

I

L 118

K O

S

Q A R

C

E

˙

M

R

113 115

Z

Z E

107

V

M

Y

E

A

E

F

T

I

V E

R

T

K

O

110

112

A S H I

106

B U D I

Z 108

103

D O M

R

105

111

U K

100

A

101

R

92

O H E M

95

A T Y F

A

88

B

I

84

A H I

U

86

93

¸

78

E D I

82

L

83 85

A D S

F 77

P 81

R O

A 76

80

A E

A

Z

72

B 73

F

60

A L

67

L ¸

116

T P

T

I

N A K T

117

M O S H ¸

119

L A B

114

M 120

K

R

V E

G ¸


SPORT BRAZILIANI

22 E enjte, 12 Prill 2018

Barcelona u eliminua, por Kutinjo mund të marrë medalje në Champions Barcelona u eliminua në çerekfinalen e Champions League, por mesfushori i tyre Felipe Kutinjo ka ende arsye për të ndjekur me interes deri në fund këtë kompeticion. Braziliani, i cili iu bashkua katalanasve në janar për 160

milionë euro, ka mundësinë të fitojë një medalje nëse skuadra e Jurgen Klop arrin të triumfojë në Champions League. Braziliani është aktivizuar në 5 nga gjashtë ndeshjet e grupit të Liverpul dhe ka kontribuar në kalimin në fazën e

nokautit. Liverpul ka akoma një rrugë të gjatë për të bërë pasi tani e presin dy ndeshje në gjysmëfinale. Rregullorja e UEFA-s thotë qartë se ekipit fitues do t’i jepet 40 medalje, por klubi është ai që vendos se kush do t’i marrë.

Gazeta katalanase “Sport” ka shkruar për shkaqet e humbjes 3-0 në “Olimpiko”

Të vjetër dhe pa ide, 5 arsyet e disfatës së rëndë të Barçës ndaj Romës Rozalb Lika

B

arcelona është eliminuar edhe këtë sezon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi të martën në mbrëmje u eliminua nga Roma në shifrat 3-0, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar 4-1 në favor të katalanasve. Edhe sezonin e kaluar u eliminua nga një ekip italian. Gazeta spanjolle “Sport” ka publikuar dhe 5 arsyet e eliminimit të blaugranëve. 1 - Një ekip veteran dhe i tejmbushur Ernesto Valverde ka përsëritur të njëjtën formacion në ndeshjet e fundit, me një skuadër që luan çdo tre ditë. Nuk ka asnjë lojtarë të freskët, ndërkohë që disa prej titullarëve e kanë kaluar moshën 30 vjeç. Blaugranët në vitet e fundit kanë provuar që të rinovonin ekipin, por nuk kanë pasur aspak sukses me blerjet e bëra në merkato e transferimeve, teksa disa prej tyre kanë treguar se nuk e meritojnë që ta veshin fanellën e kësaj skuadre. 2 - Nuk ka stol apo besim te blerjet Vetëm një futbollist i blerjeve të reja, e nisi ndeshjen nga minuta e parë në Romë: Semedo, i cili nuk bëri aspak një paraqitje të mirë në “Olimpiko”. Kutinjo nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që Paulinjo dhe Dembele nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre. Blaugranëve u mungoi kapaciteti për t’u korrigjuar gjatë ndeshjeve. Nuk ka plan B, ka gjithmonë zgjedhje të detyruara, dhe më kryesorja, mungojnë alternativat nga stoli. 3 - Çfarë ndodh përtej Mesit? Ndikimi i Mesit është një bekim kur argjentinasi është mirë, por një mallkim kur ai nuk është

RASTI

Vuri gabimisht fitoren e Romës, tifozi fiton 52 mijë dollarë

Përmbysja e Romës ndaj Barcelonës, ishte e pabesueshme, jo vetëm për tifozët italianë, por edhe për bastexhinjtë. Shumë prej tyre e kishin kuotuar një fitore tjetër të mundshme të blaugranëve. Një tifoz ndërkohë ka vendosur katër ndeshje, ndërkohë që gabimisht kishte vendosur mes tyre edhe fitoren e Romës, pra 1, ndërkohë që mendonte se ndeshja do të luhej në Barcelonë dhe do të fitonin katalanët. Por ky gabim e bëri të pasur sepse fitoi plot 52 623 dollarë me vetëm 1000 të shpenzuar. Tentativat për ta anuluar skedinën rezultuan të kota, pasi nuk mund të hiqej nga sistemi. Një gabim trashanik, por kaq fatsjellës, aq sa personi në fjalë e kishte të vështirë ta besonte se llogarisë së tij i ishin shtuar më shumë se 52 mijë dollarë.

MESFUSHORI

Buskets: Humbja më e dhimbshme që kam përjetuar te Barcelona!

në një ditë të mirë. E njëjta gjë ndodhi edhe sezonin e kaluar në çerekfinale kundër Juventusit, Mesi u mbyll mjaft mirë nga kundërshtarët. Lojë sulmuese varet shumë nga numri 10, ndërkohë që ekipi i tij nuk është në gjendje për të gjetur një zgjidhje alternative. Luis Suarez provoi që të bënte gjëra pozitive, por skuadra nuk ju përgjigj. Madje as në minutat e fundit kur në fushë u futën Alkacer dhe Dembele. 4- Zgjedhjet e diskutueshme të Ernesto Valverde Me zgjedhjet e tij konservatore, Valverde u dërgoi lojtarëve

SPANJOLLI

të tij një mesazh se ishte i frikësuar. Strategu i njohur synonte që të ruante rezultatin e ndeshjes së parë. Me një gol të shënuar, Barcelona do të kalonte praktikisht në gjysmëfinale, por Valverde preferoi që të bënte një hap pas, duke zgjedhur disa metra më pas në fushë. Blaugranët vuajtën shumë edhe për faktin se nuk patën kontrollin e topit. Trajneri Valverde nuk mundi që të korrigjonte asgjë edhe gjatë ndeshjes, edhe pse minutat i kishte në dispozicion për të bërë zgjedhje të tjera.

5- Planifikimi Ambicia për të fituar, është e drejtë, por ndodh që ta pësosh. Blaugranët kanë treguar se nuk kanë një ekip për të synuar fitimin e tre trofeve, pavarësisht se këtë sezon janë të pamposhtur. Fakti që janë shumë pikë përpara në kampionat, ka ndikuar edhe në formën e disa lojtarëve, të cilët kanë nënvlerësuar seancat stërvitore, për të provuar që të fitonin gjithçka në muajin maj, por kjo strategji ishte e gabuar. Në “Olimpiko” ishin të lodhur si mendërisht ashtu edhe fizikisht.

Iniesta paralajmëroi “katastrofën” para fillimit të pjesës së dytë Andres Iniesta është tradhtuar nga kamerat e ESPN në pushimin e ndeshjes ndaj Romës, teksa ka pasur një bisedë me Serxhi Roberton dhe Umtitin, para se të zbrisnin në fushë për të luajtur pjesën e dytë. Kujtojmë që në pjesën e parë, skuadra blaugrana u mund 1-0. “Nëse do të vazhdojmë që të luajmë kështu, do të humbasin”, ka qenë një nga komentet e Iniestës drejtuar shokëve të tij. Në fakt fjalët e “Don Andres” rezultuan të vërteta, pasi klubi blaugrana u mund 3-0, duke u skualifikuar në çerekfinalen e Champion s League.

Barcelona pësoi një humbje të rëndë të martën në mbrëmje ndaj Romës në shifrat 3-0. Mesfushori Serxho Buskets nuk e fshehu hidhërimin gjatë një deklarate në fund të ndeshjes. “Është një natë shumë e trishtë, shumë e vështirë për t’u harruar. I kërkojmë falje tifozëve për mënyrën e turpshme si u eliminuam. Kjo është humbja më e dhimbshme që kur unë jam pjesë e Barcelonës. Rezultatet e dy viteve të fundit jashtë fushës tonë në Champions League kanë qenë shkatërrimtare dhe gjërat duhet të ndryshojnë nëse duam titullin në Europë. Shpresojmë që kjo humbje të ndikojë sa më pak të jetë e mundur. Tani duhet të fitojmë titullin në La Liga, por nuk mendoj se kjo do të shërbejë si ngushëllim për këtë disfatë”, u shpreh Buskets.


SPORT

23 E enjte, 12 Prill 2018

Bardhezinjtë fitojnë 3-1 duelin e kthimit, vendos një gol në shtesë

Përmbysja historike e Juves shuhet nga një penallti, kalon edhe Bajerni N

uk ka mrekulli në “Santiago Bernabeo”. Një gol në minutën e fundit nga pika e bardhë ka shuar një ndeshje fantastike të Juventusit në Madrid. Bardhezinjtë fitojnë 3-1, por kjo nuk ka mjaftuar për të kaluar në gjysmëfinale. Juventus e nisi menjë ritëm të frikshëm ndeshjen në “Santiago Bernabeo”. Pas një aksioni të shpejtë në minutën e 2-të, Kedira shërben mbajt mirë në zonë për Mandzukiç, i cili godet bukur me kokë duke mposhtur portierin Navas. Reali përpiqet që të reagojë duke krijuar mundësi të mira shënimi. Isko në një moment u vendos përballë portierit Bufon, por gardiani i bardhezinjve bën një pritje spektakolare. Në fundin e pjesës së parë Juventus është me fat, pasi Reali godet shtyllën me Varane. Në minutën e 37-të kampionët e Italisë ndëshkojnë sërish vendasit duke shënuar golin e dytë sërish me Mandzukiç. Sulmuesi kroat kërcen mjaft mirë në duelin me Karvahal, duke e dërguar

topin për herë të dytë në rrjetë. Fraksioni i dytë flet më shumë sërish për Juventusin që gjen golin e tretë në minutën e 61të me Matuidi, i cili përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes madrilene. Reali përpiqet që të reagojë duke pasur dy mundësi shumë të mira me Ronaldon dhe Iskon, por Bufon bën dy ndërhyrje mjaft të mira. Në fundin e ndeshjes ndodh një episod që ka vendosur takimin, pasi Benatia

shkakton një faull në zonë, për arbitrin Oliver ka penallti. Bufon shkon furishëm drejt tij, teksa më pas merr dhe karton të kuq nga arbitri anglez. Në fushë futet Shezni, i cili nuk arrin që të ndalë goditjen e Ronaldos. Portugezi i dhuron golin e kualifikimit Realit që shkon në gjysmëfinale, ndërkohë që Juventus del me kokën lart. Bajerni i Mynihut është gjysmëfinalisti tjetër në Ligën e Kampionëve. Skuadra

e Jup Hejkens ka barazuar pa gola në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në “Allianz Arena”, duke administruar më së miri fitoren në ndeshjen e parë në shifrat 2-1. Ekipi gjerman zhvilloi një ndeshje shumë të kujdesshme, por pa harruar as që të krijojnë mundësi të mira shënimi. Ndeshja nuk do të ndryshonte deri në fundin e takimit, duke kaluar ekipin gjerman në 4 ekipet më të mira në këtë sezon.

TRAJNERËT

SUPERIORE

Kamza zgjedh Ahmataj për të zëvendësuar Ndreun

Një ditë pas shkarkimit të trajnerit Ramadan Ndreu, drejtuesit e Kamzës kanë gjetur zëvendësuesin e tij. Ai është Julian Ahmataj, dhe do të jetë në krye të ekipit për 8 javët e mbetura të kampionatit. Ish-futbollist i Dinamos, Tiranës, Elbasanit dhe shumë klubeve të tjera të njohura ka marrë drejtimin mesditën e së mërkurës, ku është prezantuar edhe me futbollistët. Kamza pas paraqitjes së shkëlqyer në 2 fazat e para të sezonit ka patur një rënie të lirë dhe nuk njeh fitore që nga 24 shkurti, kur mundi në transfertë Lushnjën 2-3. Kamza mban vendin e 7 në klasifikim me 34 pikë, 1 më shumë se Vllaznia dhe 4 pikë më shumë se Teuta, që është e parafundit në klasifikim.

KORÇARËT

11 trajnerë të larguar në 8 ekipe, në UEFA e dënoi 10 vite, Prokuroria Superiore shpëtojnë vetëm Daja dhe Duro shqiptare ndal hetimet ndaj Skënderbeut Kampionati ynë njihet për ndryshimet e mëdha që ndodhin në bankina. Largimi i Ramadan Ndreut së fundmi nga Kamza, është shkarkimi i 11-të në këtë sezon në Superiore. Shifër e lartë po të merret parasysh se bëhet fjalë për një kampionat me 10 skuadra, ku numri i trajnerëve të larguar kalon atë të ekipeve pjesëmarrëse në garë. Statistikat më të veçanta i gëzon Stavri Nica, pasi është i vetmi teknik që këtë sezon ka drejtuar dy ekipe të ndryshme, u bë trajneri i parë që la stolin, duke u larguar nga Laçi me të cilin nisi sezonin, ndërkohë që nuk rezistoi pas disa muajsh as te Teuta. Skuadrat që kanë në stol trajnerin e tretë për këtë sezon janë tre. Partizani e nisi me Julianon, që pas një starti katastrofik ia la vendin Starovës, që sot drejton në Kosovë, ndërkohë tashmë drejtohet nga Dalipi. Teuta është detyruar gjithashtu të bëjë dy ndryshime në stol, me Maganin që nuk arriti të qëndronte pavarësisht këmbënguljes së presidencës dhe më pas edhe Nica nuk pati një aventurë jetëgjatë në Durrës, ku ia la vendin Gentian Begejës. Dy ndryshime edhe për

vendin e fundit në klasifikim, Lushnjën, nga ku u largua fillimisht tekniku që e risolli në Superiore, Artan Bano, dhe më pas edhe Hysen Dedja. Një ndërrim në stol ka pasur në klube si Kukësi, që i dha lamtumirën Milinkovicit, Luftëtari që gjeti qetësi me Hasan Likën pas shkëndijave të uruguaianëve Kurbejo dhe Fernandez, ndërsa Vllaznia ndau rrugët me Armando Cungun. Deri më tani vetëm Skënderbeu dhe Flamurtari nuk kanë ndryshuar trajnerë, duke mbetur me Ilir Dajën dhe Shpëtim Duron.

Prokuroria pezulloi çështjen e hapur ndaj ekipit të Skënderbeut për mungesë provash. Prej më se 2 vitesh, hetimi për fiksim rezultatesh nuk gjeti prova, megjithatë priten informacione të tjera nga disa shtete. Autoritetet vendase janë munduar gjatë kësaj periudhe të grumbullojnë materiale dhe prova të ndryshme, nisur edhe nga të dhënat e vëna në dispozicion nga FSHF-ja nëpërmjet raporteve të UEFA-s, por pa rezultat. Pezullimi vjen menjëherë pasi UEFA, me siguri të plotë penalizoi me 10 vite dhe një milion euro gjobë Skënderbeun. Disa muaj më parë, Prokuroria mori në pyetje lojtarë, trajnerë dhe drejtues të skuadrës korçare në lidhje me dyshimet e ngritura për fiksim apo paracaktim

rezultatesh, akuzë që vinte paralelisht me atë të grupit të strukturuar kriminal. Ky është një proces që ka zgjatur rreth dy vite dhe, me sa duket, të gjitha raportet e UEFA-s apo edhe deklaratat e lojtarëve nuk kanë siguruar asnjë provë për Prokurorinë, që të kthehet në akuzë për lojtarët, drejtuesit apo klubin korçar. Për këtë arsye, së fundi Prokuroria ka vendosur që të kërkojë informacion

edhe nga disa shtete të ndryshme, ku ndodhen kompani ndërkombëtare bastesh të cilësuara si të dyshuara, e sipas UEFA-s mund të jenë luajtur këto ndeshje që janë në raporte. Pritet informacion nga Indonezia, Malajzia, Malta dhe disa vende të tjera të lindjes, për ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare të zbardhura nga sistemi “BFDS” i UEFA-s në raportet e paraqitura.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.