Koha jone 22 prill 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Gjermani Gunther “tërbon” Qeverinë E përditshme e pavarur

Viti i XXVII i botimit

Nr: 94 (8225)

Rivalët sulmojnë “Top Channel” me Fake News

Në foto: Logo e Top Channel

FAQE 2

Petrit Vasili: Amerika foli, Shqipëria po rrënohet nga korrupsioni

Në foto: Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasilit

FAQE 6

MINISTRJA

CERTIFIKATAT E PARA

REAGIMI

Edi Rama: Ndëshkim për abuzuesit në hipoteka

Ministri Gjiknuri: Do japim statusin për naftëtarët

Topalli kritika Bashës: Duhet të largohet, shkatërroi PD

FAQE 8

Çmimi 30 Lekë

FAQE 3

LUSHNJE

FAQE 9

E diel, 22 Prill 2018

FAQE 7

DEPUTETI I LSI

Përparim Spahiu: Taksa Manastriliu: Këtë vit rehabilitojmë 80 progresive e Ramës po varfëron shqiptarët qendra shëndetësore

FAQE 8

FAQE 6

DEKLARATA

ISH-PRESIDENTI

Raporti i DASH, Edi Paloka: Trump i lëshoi raketat për Kim Ramën, pritet shpërthimi

Bamir Topi: Disa kanë vendosur të mbjellin sherre, Bashkia mbjell pemë

FAQE 4

FAQE 12


MEDIA

2 E diel, 22 PRILL 2018

Shitet Top Channel? Një Fake News i shëmtuar shqiptar

Rivalët sulmojnë “Top Channel” me Fake News Fake News dhe përdorimi malinj i informacionit janë kthyer në një modë të keqe kohët e fundit në Shqipëri, sa pa frikë mund të thuash se janë po aq të ngjashme dhe të rrezikshme sa edhe armët që shkuan në duart e njerëzve në vitin e mbrapshtë '97. Fjala po përdoret keq dhe e shitur nën maskën e medias po prodhojnë një llum informativ të pistë zi, duke kërkuar të dëmtojnë emitentët apo bizneset më të rëndësishme në Shqipëri. Prej orësh në portalet anonime, e më pas amplifikuar zhurmshëm dhe pa as më të voglin kontroll etik dhe profesional dhe nga media që kanë një emër dhe reputacion në këtë treg informativ, qarkullon një lajm për shitjen e Top Channel. Askush nuk ka pyetur në Top Channel, askush nuk

ka kontaktuar në Top Channel për të konfirmuar një informacion të

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

tillë, që po aq sa Top Channel, dëmton edhe një partner të vjetër të Top Chan-

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

nel në biznes. Asgjë e vërtetë nuk qëndron mes këtyre rreshtave që një portal ka hedhur në eter dhe të tjerët e kanë amplifikuar zhurmshëm, duke krijuar shumë zhurmë e thashetheme. Top Channel është themeluar nga Dritan Hoxha dhe kjo është padyshim pasuria dhe kujtimi më i rëndësishëm dhe më i bukur që ai i ka lënë familjes së tij dhe të gjithë shqiptarëve. Familja, por edhe stafi i Top Channel janë të përkushtuar maksimalisht që Top Channel të mbetet lider në tregun mediatik shqiptar, në të gjitha vendet ku flitet shqip. Top Channel vazhdon të mbetet lideri mediatik në

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Shqipëri në të gjithë dimensionet e tij, e ndoshta kjo po shqetëson disa koka të nxehta, e të mbrapshta. Ndodhi sërish sot në Shqipëri që një Fake News kërkon të përbaltë 'Gjigantin', ka ndodhur edhe sërish dje, do ndodhë patjetër edhe nesër prapë. Por siç thotë edhe gazetari i njohur Enriko Mentana; "Fake News është si një komik që të bën të qeshësh me batutën e parë, por më pas ndërron kanalin dhe nuk kujtohesh më për të". Kështu do të harrohen dhe këto Fake News, që rëndomë rreken të marrin ca klikime të pista. Top Channel vazhdon të mbetet i njëjti, i pari për Shqiptarët!

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E diel, 22 PRILL 2018

Gjermani Gunther “tërbon” Qeverinë

Gunther Krichbaum është një deputet gjerman që ka ndezur këto ditë sherrin e fundit mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri. Në Parlamentit Gjerman (Bundestag) ai është Kryetari i Komisionit të Çështjeve të BE-së, pra njeriu kyç që mban marrëdhëniet mes BE dhe politikës gjermane. Është deputet i partisë së Kancelares Angela Merkel dhe në median europiane cilësohet si politikani më besnik i saj. Kur mediat në Bruksel apo gjetkë duan të dinë se cili është qëndrimi i Angela Merkel, në jo pak raste u referohen qëndrimeve të deputetit të Bundestagut gjerman për të kuptuar lëvizjet diplomatike të Kancelares. Gunther Krichbaum Tiranën ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe mbahet mend për kritikat e forta e gjuhën e drejtpërdrejt kundër krimit, reformave të munguara dhe keqqeverisjes së Edi Ramës. Në situata krizash politike në Tiranë, mesazhet e tij vijnë nëpërmjet radios shtetërore gjermane "Deutsche Welle", ku së fundi ka folur për mosarrestimin e Saimit Tahirit dhe për shanset e pakta të Shqipërisë për të marrë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Pikërisht këto deklarata të deputetit gjerman janë pasuar me një stuhi sulmesh "nën brez" ndaj tij. Fillimisht ishin deputetë të PS-së që në media deklaruan se në Gjermani ka deputetë të veçantë që po punojnë kundër çeljes së negociatave, duke nënkuptuar Krichbaum. Nuk munguan dhe etiketimet me emër ndaj tij, si njeriu që është kundër integrimit të Shqipërisë. Këto akuza PS i lidh dhe me një tjetër fakt. Mes politikanit gjerman dhe PD ka kontakte të shpeshta për shkak se PD dhe CDU janë pjesë e Partive Popullore Europiane. Kaq ka mjaftuar dhe sipas PS-së, Gunther Krichbaum nuk po

ndjek politikën gjermane, por atë të Lulzim Bashës. Por deri në këto akuza jemi brenda lojës së politikës shqiptare. Limiti u kalua katër ditë më parë, kur disa portale, që dihen se financohen nga segmente të qeverisë, nisën publikimin e një serie shkrimesh jo etike kundër politikanit gjerman. Artikujt, thuajse të gjithë të shkruara nga e njëjta dorë, hedhin akuza dhe aludime që e kalojnë masën. Më pak fjalë, sipas këtyre medieve, Gunther Krichbaum paguhet nga Rusia për të dëmtuar politikën e brendshme gjermane, gjithashtu ai paguhet edhe nga PD-ja e Bashës për të bllokuar integrimin e Shqipërisë. Dhe në fund, portalet në Tiranë "zbulojnë" se deputeti gjerman është i përfshirë dhe në një histori trafikimi fëmijësh! Kjo ishte e

rëndë, bile e ndyrë, pasi mund ta sulmosh apo urresh një politikan, por nuk mundet kurrsesi të gënjesh e sajosh se merret me trafik fëmijësh. Shkrimet "fake news" të sponsorizuara dhe kopjuara më pas në media të tjera serioze të majta nuk vlejnë për t'u analizuar nga ana e fakteve. Duket hapur se është një sulm i sponsorizuar. Fakti është se jehona e lajmeve të rreme shqiptare këtë herë arriti deri në Berlin dhe Bruksel. Arsyeja nuk ka të bëjë me "lajmet", por sponsorizimet e këtyre shkrimeve të poshtra, gjurmët e të cilave, sipas PD dhe disa eurodeputetëve të çojnë të qeveria "Rama". Dje Lulzim Basha akuzoi direkt Edi Ramën si njeriun që qëndron pas këtij sulmi ndaj deputetit gjerman. Basha tha se me këto veprime jo etike, Edi

Rama po bënë që në Berlin të shtohet numri i deputetëve që janë kundër çeljes së negociatave më Shqipërisë. Po dje shtypi gjerman shkruante për krijimin e një grupi të veçantë në Budestag që do të shohë me më shumë vëmendjen përmbushjen e kritereve të Shqipërisë për negociatat. Ish-eurodeputetja dhe kryetare e forumit të gruas në PPE, Doris Pack akuzoi personalisht Edi Ramën për sponsorizimin e sulmeve ndaj politikanit gjerman. "Rama mendon për të tjerët se janë në kategorinë e tij: të gjithë mund të blihen e shiten. Turp për të dhe gazetarët që përhapin shpifjen",- tha Doris Pack. Situata e krijuar detyroi Edi Ramën që të ulet dhe të shkruaj një letër të gjatë publike. Letra është nisur si përgjigje ndaj Lulzim Bashës, por më shumë ngjan si një shpjegim ndaj palës gjermane për atë që ka ndodhur. Kryeministri Edi Rama nuk e fsheh që me gjermanin Gunther Krichbaum ka pasur mosmarrëveshje të forta. Madje, kryeministri shkruan se ia ka thënë në sy mospajtimin me kritikat që Krichbaum i ka bërë qeverisë së tij. Lidhur me shkrimet e rreme, Rama thotë se si kryeministër nuk mund të mbajë përgjegjësi për ato që shkruajnë portalet anonime në Tiranë. Megjithatë dyshimet janë se dikush afër qeverisë ka orkestruar portalet dhe mediat pranë qeverisë në këtë sulm histerik dhe të ndyrë, për ta poshtëruar deputetin e rëndësishëm gjerman ose krahun e djathtë të kancelares Merkel për politikat europiane në parlamentin gjerman. Javën që vjen kryeministri Rama do jetë në takim me Kancelaren gjermane Merkel dhe pritet të shikojmë reagimin e saj për negociatat. Q.Xh.


POLITIKE NËNKRYETARI I PD-së

4 E diel, 22 Prill 2018

Paloka: Trump i lëshoi raketat Kim Ramës, pritet shpërthimi Në raportin e të drejtave të njeriut për vitin 2017, të publikuar një ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nënvizohet me të madhe se korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një komenti në faqen e

tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” pas publikimit të raportit të DASH-it, ku Paloka ironizoi duke thënë se Presidenti amerikan Donald Trump i lëshoi raketat për “Kim Ramën”, ndërsa tani pritet shpërthimi këtyre raketa lëshuara përmes Departamentit të Shtetit. “Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Trump i lëshoi raketat për Kim Ramën: Zgjedhje të blera. Qeverisje e korruptuar në çdo degë të saj. Drejtësi e kapur. Media të kapura dhe të shantazhuara. Raketat janë lëshuar. Pritet shpërthimi. A do e shpëtoj bunkeri i Surrelit Kim Ramën”, u shpreh dje në reagimin e tij deputeti demokrat, Edi Paloka.

Statuti i ri “blindon” kryetarin, Basha: Në PD, garë e barabartë. Me këto parime, historia u nda në dy pjesë

F

ushata mediatike e ditëve të fundit kundër Kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag Gunther Krichbaum, për Partinë Demokratike është e frymëzuar nga Edi Rama, dhe është një fushatë e turpshme dhe e papranueshme. Nga foltorja e selisë blu, kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se fushata ndaj ligjvënësit gjerman që është kritik i qeverisë “Rama” është e financuar nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar në mediat e Ramës, Tahirit dhe Veliajt, dhe që siç tha Basha, dëmton interesat dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. I pyetur mbi raporti e Departamentit të Shtetit, Basha u shpreh se ai konfirmon shqetësimet dhe kauzat kryesore që opozita dhe qeveritë europiane kanë ngritur, zgjedhje te blera, korrupsion të përhapur, drejtësi dhe media e kapur. Ndërsa i pyetur për mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD-së, ku u miratuan ndryshimet në Statutin e kësaj partie që bëri që pesimizimi për ringritjen e PD-së të thellohej edhe më shumë tek kritikët mbi të ardhmen e Partisë Demokratike, për Lulzim Bashën rezulton e kundërta. Madje, kryetari demokrat, për të cilin nuk ka kufizim mandati, apo kusht dorëheqjeje nëse humb zgjedhjet, beson se parimet e përfshira në statut janë aq thelbësore sa tashmë mund të flitet për epokën e tij në Partinë Demokratike. “Jam para jush për të dënuar fushatën e akuzave të pabaza dhe shpifjeve të ulëta kundër Gunther Krichbaum. Kryetarit të Komisionit të Çështjeve Europiane të Bundestagut, i cili është vënë nën shënjestrën e një fushate të turpshme dhe e papranueshme. Kjo fushatë e pistë, e frymëzuar nga sulmet e Kryeministrit Edi Rama në mediat e kontrolluara prej tij, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish Ministrit të Brendshëm, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Saimir Tahiri, bie ndesh me çdo vlerë demokratike dhe europiane. Ajo dëshmon mentalitetin kriminal dhe autokratik se kritikët dhe ata që mendojnë ndryshe duhet

Basha: Rama fushatë shpifjesh ndaj gjermanit Krichbaum, kritikoi ashpër qeverinë

të sulmohen personalisht dhe të denigrohen. Gunther Krichbaum është një nga figurat politike më të nderuara dhe të respektuara të Europës. Mbi të gjitha, Gunther Krichbaum është një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë. Por ai do një Shqipëri ku të sundojë shteti i së drejtës dhe demokracia. Prandaj ai ka shprehur hapur dhe me ndershmëri mendimet dhe kritikat e tij për të ndihmuar përparimin e Shqiëprisë dhe të integrimit të saj në Bashkimin Europian. Kritikat e argumentuara dhe të paanshme të Krichbaum i janë shprehur Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare edhe nga shumë qeveri të tjera eurpiane,mbrëmë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryesisht hapsirës Euroatlantike. Por në vend që të ballafaqohet me realitetin e vërtetë që Krichbaum e argumenton në mënyrë bindëse, në vend që të reflektojë për kritikat e drejta të Krichbaum, Edi Rama ka zg-

jedhur të prodhojë një fushatë shpifjesh dhe lajmesh fallco, fake neës, kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Europian në Bundestag. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate, e cila po zhvillohet prej 3 ditësh në media, është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar dhe që lidhen direkt me Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe Erion Veliajn. Ky aksion i ulët propagandistik dëmton interesat e shqiptarëve, dëmton interesat e Shqipërisë, dëmton prespektiven e saj. Me sulmet ndaj Krichbaum, Edi Rama vetëm sa po shton rradhët e deputetëve gjermanë në Bungestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vota e të cilëve është e domosdoshme para se qeveria gjermane të japën vendimin e saj për Shqipërinë. Së fundmi, dua të shpreh neverinë time personale, jo vetëm si politikan, por mbi të gjitha si shqiptar, dhe të dënoj fuqimisht këtë

fushatë shpifjesh dhe sulmesh skandaloze kundër dinjitetit njerëzor të një njeriu dhe politikani të ndershëm që punon për interesin e përbashkët europian jo vetëm të Gjermanisë, por të gjithë popujve evropianë”- tha dje Basha. Pyetje-përgjigjet në konferencë Një pyetje për mbledhjen e mbrëmshme (të së premtes) të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe në pritje të Kuvendit Kombëtar. Demokracia e mbrendshme është lançuar si një festë nga ana juaj në mars dhe lidhur me këto zhvillime, të paktën nga zërat kritikë, duket se nuk janë aspak optimistë që ata janë të përfshirë dhe mund të kenë zërin e tyre në parti. A keni një koment lidhur me këtë? Unë dua të vlerësoj maksimalisht përpjekjet e forumeve të Partisë, të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, të cilat shpresoj se do të gjejnë shprehje edhe në punimet e Kuvendit Kombëtar,

për të mishëruar në statutin e ri, parimet e një partie që synon garë të ndershme, të hapur, trasparente në të gjitha nivelet për këdo, që nga kryetari i Partisë deri tek anëtari më i thjeshtë. Së dyti, jam mirënjohës që është përqafuar platforma që unë e kam shpallur prej vitesh, e kufizimit dhe transferimit të pushtetit në organe kolegjiale, çka ka çuar në forcimin e vemdimmarrjes në Kryesi, në Këshillin Kombëtar dhe në Kuvendin Kombëtar të partisë. Por mund të them pa dyshim, që risia më e madhe, jo vetëm për Partinë Demokratike por për Shqipërinë, është përqafimi pa asnjë dilemë mbrëmë nga Këshilli Kombëtar dhe jam i bindur edhe të dielën nga Kuvendi Kombëtar, i parimit të konsultimit, me parimin një anëtar një votë, me të gjithë anëtarësinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë përpara se të vazhdohet me proçesin e seleksionimit të kandidaturave të ardhshme për Parlamentin e Shqipërisë. Këto janë ndryshime të mëdha, janë ndryshime qe e ndajnë historinë e Partisë Demokratike në dy pjesë. Përqafimi i këtyre standardeve do të imponojë një punë të madhe dhe jo të lehtë dhe jam i bindur se është rruga e duhur për Shqipërinë në rradhë të parë dhe natyrisht është mishërim i aspiratave, shpresave dhe kërkesave të demokratëve. Në këtë kuadër dua të përsëris ftesën time si kryetar i Partisë Demokratike, për çdo demokrate dhe demokrat, çdo qytetar, që të jetë pjesë e këtij projekti transformues për Partinë Demokratike sot dhe parimet e të cilit do të transformojnë nesër Shqipërinë. Kufizimi i pushtetit, çlirimi i politikës nga konflikti i interesit, vendosmëria për të luftu(Vijon në faqen 5)


POLITIKE

5 E diel, 22 Prill 2018

Kryeministri replikë në distancë me kryetarin e opozitës lidhur me shkrimet në mediat shqiptare për deputetin gjerman Gunther Krichbaum

Rama-Bashës: Lulëzim, deri në qershor ndale baltën nëpër Evropë!

REAGIMI

Doris Pack: Rama sulmon krahun e djathtë të Kancelares

K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti një konferencë të posaçme për shtyp ditën e djeshme ku lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, prej ditësh ka iniciuar një fushatë shpifjesh dhe sulmesh ndaj deputetit gjerman Gunther Krichbaum, që ka qenë kritik me qeverinë “Rama”. Basha tha se kjo ishte një fushatë e pistë e shfrytëzuar nga Rama, Veliaj dhe Tahiri dhe që bie ndesh me çdo vlerë demokratike dhe Europiane. Por nuk ka vonuar edhe reagimi i Edi Ramës, që e akuzoi kreun e opozitës se po baltos nëpërmjet deputetit gjerman dhe po dëmton vendin në prag të procesit delikat të hapjes së mundshme të negociatave zyrtare për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Me këtë rast Rama i kërkoi Bashës që të paktën ta ndalte baltën deri në qershor, edhe kur do të vendoset nga BE-ja se çfarë do të bëhet lidhur me bisedimet me Shqipërinë. Reagimi i plotë i Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës Zoti kryetar i Partisë Demokratike! Sapo paske thënë në shqip për publikun, atë që me ndihmën e “dashamirësve” të Shqipërisë, ke shkruar gjermanisht dhe dërguar dje në Berlin, për gjoja sulmin e financuar prej meje në kazanin mediatik të Tiranës, ndaj zotit Gunther Krischbaum! Kjo është fiks ajo që ti dhe kanakarët e tu anglisht apo gjermanfolës, bëni pa pushim prej kohësh, kudo e kurdoherë gjeni veshë të huajsh për të derdhur baltën tuaj. Shani e shpifni për t’i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit prej humbjeve thellë e më thellë, të betejave tuaja zgjedhore. Abuzoni si s’ka më keq me miqësitë e miqtë tuaj gjithnjë (Vijon nga faqja 4) ar krimin dhe korrupsionin dhe çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe oligarkët, janë parimet bazë me të cilat Partia Demokratike do ta udhëheqë vendin larg humnerës ku ndodhet sot, dhe do t’i hapë shqiptarëve mundësi dhe horizonte për t’u ndjerë europianë në vendin e tyre, në vend që të kërkojnë largimin masivisht nga Shqipëria. Z.Basha, a keni një koment për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe

e më të paktë ndërkombëtarë, duke përfituar nga dëshira e tyre për t’ju dëgjuar dhe nga pamundësia apo në ndonjë rast, edhe mosdëshira e tyre për t’i verifikuar ngarkesat e rënda të baltës suaj. E quani të kryer me nder punën tuaj krejt të pandershme ndaj këtij vendi, kur dilni prej takimeve me ta pasi i keni shastisur me zeznajën e gjuhës suaj të shthurrur. Dhe meqë mua e Partinë Socialiste nuk na mundni dot në fushën e betejave politike përpara popullit shqiptar, mundni Shqipërinë në recitimet tuaja të turpshme përpara të huajve të interesuar për ecurinë e këtij vendi drejt Europës! I dashur Lulëzim, Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve.

Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë! Unë dhe Partia Socialiste, jo vetëm s’jemi marrë me asnjë lloj shkrimi për mikun tënd gjerman, po s’jemi marrë asnjëherë as me vetë jetën tënde personale a me familjarët e tu, siç ti dhe Partia jote keni bërë e bëni papushim me zë e me figurë, me jetën time personale, me familjarët e mi dhe me jetën e familjarët e plot kolegëve të tjerë. Një fjalë e mençur e një dijetari të famshëm gjerman thotë se kush të akuzon për çka nuk ke bërë, ose e ka bërë ose është në gjendje ta bëjë vetë atë për të cilën të akuzon! Mbase zoti Krischbaum nuk e ka të mundur ta bëjë dallimin e qartë mes nesh, sepse ai është miku yt

e jo imi dhe nuk e ka as kohën, ndoshta as dëshirën, të thellohet në verifikimin e gënjeshtrave të tua të mëdha për mua e për qeverinë time. Por shqiptarët e kanë shumë të qartë këtë dallim dhe prandaj besueshmëria jote në sytë e tyre vetëm bie dhe udhëheqja jote vetëm thellon humbjet e partisë që ti drejton, në rrugën e saj pa lavdi e as shpresë, nga humbja në humbje. Sa për portalet e për kanalet, e di e gjithë Shqipëria opinionin tim dhe kam kohë që nuk u kushtoj më minuta të ditëve të mia, sepse as nuk kam mundësi t’ua korrigjoj shënjestrat e as nuk më kanë penguar dot ndonjëherë t’i fitoj betejat! Kështu që mos u bëj edhe më qesharak se ç’je bërë përpara shqiptarëve, duke bërë rolin e të indinjuarit nga balta e hedhur mbi zotin Krischbaum, ndërkohë që balta jote e përditshme është e të njëjtës cilësi mizerabël. Dhe ndaloje të paktën deri në qershor eksportin e asaj balte nëpër Europë!

problematikat e publikuara në këtë raport për gjendjen në të cilën ndodhet sot vendi? Meqënëse raporti është i qartë dhe i kuptueshëm për të gjithë, nuk ka nevojë për shumë komente. Për fat të keq është një pasqyrë e realitetit të trishtë të Shqipërisë, këtë herë nga qeveria amerikane. Ju e keni parë, shqetësimet kryesore përmblidhen në katër apo pesë konsiderata; zgjedhje të blera, qeverisje e korruptuar në çdo degë të saj, drejtësi e kapur, media të kapura dhe nën presion dhe sulm

qeveritar, çdokush mund t’i lexojë vetë këto gjetje në raportin i cili për fat të mirë është online në anglisht, edhe shqip falë disa mediave. Arrestime, mbajtje të paligjshme të qytetarëve nga policia, po për këtë nuk keni nevojë të lexoni raportin sepse keni kujtesën e freskët nga sjellja kriminale ndaj kuksianëve të grabitur në mes të natës në shtëpitë e tyre. Kushte dhe trajtime çnjerëzore në isntitucionet e ndalimit, korrupsion në çdo nivel të policisë, dhunim të së drejtës së pronës, bllokim të

sistemit të drejtësisë, në veçanti të emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, emërimet politike në sistemin e drejtësisë, që është një shqetësim i përsëritur i opozitës, mungesa e lirisë së medias, dënimi pa ekuivok që i bën gazetarëve dhe trajtimit jo të mirë të tyre. Mund të vazhdojmë gjatë, por nuk besoj se ka nevojë për shumë komente, konfirmojnë shqetësimet dhe kauzat kryesore që opozita por edhe faktorë të tjerë, qeveri të tjera europiane kanë ngritur mbi gjendjen ku ndodhet vendi sot.

Shkrimet në disa media shqiptare afër PS, të cilat njihen si të financuara nga segmente qeveritare, ku një anëtar shumë i rëndësishëm i parlamentit gjerman akuzohet per financim nga rusët dhe trafikim fëmijësh, kanë sjellë debate të forta jo vetëm në Tiranë, por edhe në Bruksel. Ish-eurodeputetja Doris Pack, një njohëse e mirë e Shqipërisë dhe politikës në Tiranë, ka reaguar për lajmet “fake news” ndaj Gunther Krichbaum dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama. Në një postim në Twitter, Doris Pack thotë se historia e shpifjeve ndaj deputetit gjerman është fabrikuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ish-eurodeputetja Doris Pack, në cilësinë e kryetares së gruas në Partitë Popullore Europiane, me anë të një postimi në Twitter, i ka cilësuar shkrimet dhe deklarata e Ramës si të turpshme. Pack shton dozën e akuzave ndaj kryeministri Edi Rama duke ju drejtuar atij personalisht me shprehjen se: jo gjithe mund të shiten dhe të blihen. “Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. Rama mendon për të tjerët se janë në kategorinë e tij: të gjithë mund të blihen e shiten. Turp për të dhe gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan Doris Pack në në Twitter. Ditën e sotme mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës pati akuza të ashpra lidhur me shkrimet në media kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum. Basha tha se shkrimet janë sponsorizuar nga Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste. Ndërsa kryeministri Rama në përgjigjen e tij deklaroi se nuk mund të mbante përgjegjësi për lajmet e çdo portali në vend. Gjithashtu, Kryeministri shtoi se rezervat ndaj deputetit gjerman për kritikat që ky i fundit ka bërë ndaj qeverisë së tij, ja ka thënë në sy dhe jo me anë të medieve.


POLITIKE

6 E diel, 22 Prill 2018

Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së: Amerika foli! Qeveria “Rama” po rrënon ekonominë shqiptare

P

ër Lëvizjen Socialiste për Integrim, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është këmbanë alarmi se kjo qeveri duhet të ikë. Në një dalje për mediat kreu i grupit parlamentar të LSI-së tha se raporti nxjerrë në dritën e diellit kalbësirën që e ka kapur këtë qeveri. Vasili deklaroi se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama po rrënon ekonominë e shqiptarëve. Nga foltorja e LSI-së, Vasili deklaroi se raporti më i fundit i Departamentit të Shtetit bën evidenton se policia është e inkriminuar. Amerika foli, vijoi Vasili, dhe sipas saj, Shqipëria po rrënohet nga korrupsioni, zgjedhjet e blera, nga drejtësia dhe media e kapur. “Jemi në këtë komunikim së bashku pasi shqiptarët janë njohur dje me një reagim të SHBA-ve. Besoj unikal dhe se pse jo të paprecedent lidhur me shqetësimit madhor që SHBA, aleati ynë kryesor dhe strategjik, kanë lidhur me këtë qeverisje e cila po ecën me shpejtësi drejt një rrënimi politik ekonomik dhe shoqëror të vendit si kurrë më parë. Katër shtyllat e këtij raporti pse jo simbolikisht do ti quaja katër raketat amerikane kundër këtij bunkeri qeverisës të krijuar në Shqipëri, bunker tipik të diktaturave kur u vjen fundi. Përqendrohen në shpartallimin e zgjedhjeve me anë të shitblerjes së votave. Së dyti në çdo degë të qeverisjes kapilare dhe të përhapur. Së treti në një drejtësi qartësisht të kapur, nuk e lufton korrupsionin por e favorizon atë. Dhe e katërta shumë e rëndësishme, pushteti i katërt media është gjithë kohën në shantazh, e kapur dhe shpesh i largohet të vërtetës për shkak të kërcënimit me karakter politik dhe ekonomik. Së pesti konfirmohet përfundimisht nga departamenti amerikan i shtetit, roli i kompromentuar thellë i policisë së shtetit dhe inkriminimi i saj. Kjo situatë është më e rënda që mund të ketë përjetuar Shqipëria, është përkundrejt një situate mëtohet të përhapet në eter me sistemin e mashtrimeve të lëna pas të diktaturave të vjetra. Dhe në krye të këtij mashtrimi publik qëndron kryeministri. Të vërtetat e departamentit të shtetit janë si më poshtë. Departamenti Amerikan thotë: Kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve nga interesa financiare dhe politike dhe korrupsioni i hapur në gjithë degët e qeverisë. Pra media është nën regjimin e autocensurës dhe frikësimin nga interesat financiare dhe politike. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët, persona me interesa të fuqishme biznesi, oligarkë i kemi quajtur ne ishin shpesh në gjendje të shmangnin ndjekjen

Vasili: Shqipëria po rrënohet nga korrupsioni, zgjedhjet e blera, e drejtësia e kapur penale. Njëherazi ndjekja penale e krimeve të niveleve të larta nuk po ndodh për shkak të frikës së hetuesve për hakmarrje, një mungesë e fuqishme burimesh dhe korrupsioni brenda vetë gjyqësorit. Pra nuk ndiqen dot qeveria dhe ministrat pasi hakmarrja e egër e pa princip me të gjitha mjetet, kërcënimet personale deri te ato të blerjes dhe shantazhimit me para pafund e kanë korruptuar tërësisht problemin. Presioni politik, frikësimi, dhe korrupsioni tashmë i përhapur nuk e lejuan gjyqësorin të funksionoj në mënyrë të pavarur dhe efektive. Pra kemi një gjyqësor përfundimisht të kapur. Dhe në vend të asaj që u quajt reforma në drejtësi ka mbetur vetëm një fjalë , reformë sepse fjala drejtësi në praktikë nuk ekziston. Dhe drejtësia në situatën aktuale është më mirë kur ishim më keq. Policia, lidhjet politike dhe kriminale dhe menaxhimi i papërshtatshëm kontribuuan në korrupsionin e vazhdueshëm dhe sjelljen jo profesionale të policisë së shtetit. Këtë kemi thënë as më shumë e as më pak. Ishte pikërisht kjo polici që kontribuoi në shkatërrimin e zgjedhjeve. U bë njësh me kriminelët me trafikantët. Krijoi të gjithë plazdarmin për të shndërruar Shqipërinë në vendin gjenerues të prodhimit të drogës dhe trafiqeve, gjenerues të një destabiliteti dhe jo stabiliteti siç ka qenë Shqipëria në rajon. Praktikisht rrënoi një nga kolonat themelore të sigurisë publike për të cilën duhet të ishte rojtare dhe garante. Kjo aq më tepër, që në zgjedhjet e 25 qershorit,

kryeministri i kërkoi Shqipërisë përfundimisht dhe publikisht të bëhej njësh me trafikantët, vepër penale për të cilën prokuroria mbylli sytë dhe pranoi një falje në Facebook, të kryeministrit. Cili është përcaktimi i departamentit amerikan të shtetit për median: Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi pikëpamjesh, megjithëse pati përpjekje për tu ushtruar presion direkt dhe indirekt politik dhe ekonomik ndaj medias, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që punonin për histori investigative për krime dhe korrupsion. Shpesh kemi thënë në mënyrë shumë të qartë që media vuan nga kapja, që shpesh herë media është shumë e gatshme të bëjë sikur

nuk shikon lajmin e vërtet nga lajmi fiktiv. E gjithë kjo nuk është një harresë e medias por kapja, përfshirja në afera korruptive devijon qëllimisht vëmendjen nga problemet e ditës. Për shembull dje media duhet të ishte e gjitha në Fier dhe ndërkohë që raport progresi i BE shprehej qarte se ça është problemi i ditës, djegies së mbeturinave, kryeministri dje nga Fieri në një vend ku është ndërtuar një incenerator i cili rrezikon kancerin për mijëra banorë jep konferenca shtypi dhe asnjë nga mediat shqiptare nuk ka mundësi ti kundërvihet kësaj situate që media tani transmeton e dhunuar nën siglën ERTV. Ju ndodheni në LSI, në ekranin tuaj nuk ka një sigël të një televizioni

LSI TV se do të ishte absurditeti më i madh. Nuk ka ndodhur as në diktaturat më të egra. Dhe në kohën e Partisë së Punës kemi pasur televizion shtetëror TVSH nuk kemi pasur televizion PPSH. Jemi më keq se atëherë, sot mediat kanë mbetur pa identitet, u është hequr e drejta të flasin, nuk mund të reagojnë pasi kanë shumë frikë, sepse edhe në qoftë se kryeministri nuk u jep para në mënyrë të drejtpërdrejt u ka dhënë të kuptoj që unë kam dhe kulaçin dhe kërbaçin. Në rast të kundërt do vërviten radha e tatimorëve, policia e kriminalëve etj deri sa media përkatëse të pranojë të vendosë ERTV dhe gjithë investimin e jetës të gazetarëve, të pavarësisë së saj ta hedh. Përfundimisht Amerika ka lëshuar kambanën e alarmit. Shqipëria nuk mund të jetojë nën, jo diktatin sepse këta janë qesharakë edhe kur duan ta quajnë veten si autoritarë por nën këtë shpartallim të përditshëm dhe rrënim të shtetit i cili do të dojë një kohë të gjatë të rivendoset në vend dhe nuk mund të qeveriset më Shqipëria nga një bunker diku atje në Surrel por të qeveriset nga institucionet që populli i ka ngritur dhe Kushtetuta dhe ligjet i udhëheqin në punën e tyre ndaj sot përfundimisht shqiptarët janë pa drejtim, Amerika na e thotë qartë. Amerika e presidentit Trump, e papajtueshme me një mungesë të tillë demokracie, me një polici të korruptuar, drejtësi të kapur me një media jo të pavarur por dhe ajo në peshën e korrupsionit dhe propagandës ndaj kjo është diagnoza që Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendos. Por për fat të mirë është një diagnozë që e kanë vendosur dhe shqiptarët që kudo janë të shqetësuar dhe të tronditur pafund për një shtet i cili nuk është më garanci, nuk është më zgjidhje problemit por është halli dhe pesha më e madhe që ata kanë mbi veten e tyre”- tha dje kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.

DEPUTETI I LSI-së: KY SISTEM TAKSASH NUK KA ASNJË LIDHJE ME TAKSIMIN E NDERSHËM

Raporti i BB, Spahiu: Taksa progresive po varfëron shqiptarët D

eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu e ka cilësuar raportin e fundit të Bankës Botërore si dëshminë më të qartë të asaj çfarë po ndodh në realitet si pasojë e aplikimit të taksës progresive nga qeveria “Rama”. Në reagimin e tij përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu shprehet kundër sistemit aktual të taksimit nga qeveria duke cituar edhe pjesë nga raporti i Bankës Botërore, ku sipas kësaj të fundit, jo vetëm korrupsioni varfëron

shqiptarët, por dhe taksa progresive, gjoja e ndershme. Ndër të tjera, anëtari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe

Financave, deklaron se sistemi i taksave në Shqipëri ka zhytur në varfëri mijëra qytetarë, pasi qeveria ja ka ngarkuar barrën fiskale qytetarëve të zakonshëm dhe shtresave të varfra ndërkohë që të pasurit nuk taksohen sa duhet. “Jo vetëm korrupsioni varfëron shqiptarë, por dhe taksa progresive, gjoja e ndershme. Përsëri është Banka Botërore që raporton: “Sistemi i taksave në Shqipëri ka zhytur në varfëri mijëra qytetarë, pasi qeveria ja ka ngarkuar barrën fiskale

qytetarëve të zakonshëm dhe shtresave të varfra ndërkohë që të pasurit nuk taksohen sa duhet””, u shpreh Saphiu. Më tej ai thotë se prej kohësh LSI-ja ka mbajtur qëndrim kundërshtues me këtë sistem taksash, pasi sipas tij nuk ka lidhje me taksimin e ndershëm. “Kemi kaq kohë që jua themi që ky sistem taksash nuk ka asnjë lidhje me taksimin e ndershëm. U mësuam tashmë, do ta zgjidhin me bashkëbisedim me të varfrit”,-shton deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu në reagimin e tij.


POLITIKE

7 E diel, 22 Prill 2018

Ish-nënkryetarja e PD-së, deklaron se pas miratimit të statutit të ri, Lulzim Basha me letra është kryetar i përjetshëm

Statuti i ri/ Topalli: E premte e zezë! Luli me letra i përjetshëm, PD duhet të ribëhet N

jë ditë pas mbledhjes së shumëdebatuar të Këshillit Kombëtar, ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli deklaron se pas miratimit të statutit të ri, Lulzim Basha me letra është kryetar i përjetshëm i Partisë Demokratike. Në një reagim të ashpër në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Topalli thotë se thelbi i mbledhjes i së premtes dhe i draftit “Basha”, ishte mbrojtja e karriges së kryetarit aktual. Topalli shprehet se Basha mund të humbë të gjitha zgjedhjet edhe më keq se një vit me parë, por ai do të jetë aty me Statutin e ri, pasi e ka çimentuar postin e kryetarit. Edhe pse me Statutin e ri, ajo bëhet anëtare e Këshillit Kombëtar, forumit më të lartë vendimmarrës në selinë blu, Topalli thotë se Basha është hileqar dhe këtë e bën për të mbuluar çimentimin e tij dhe kapjen përfundimtare të PD-së, pasi ky nen, në statutin e PD ka qenë në vite. Ish-numri 2 i selisë blu premton se nuk do të heshtë për të gjithë situatën e krijuar, ndërsa kërkon që Lulzim Basha ta çlirojë nga pengmarrja partinë dhe PD-ja të ribëhet. “Këshilli Kombëtar i PD-së u mblodh në fund të mandatit të tij për herë të parë (pas atij zgjedhor). Për herë të parë në historinë e PDSH-së ndodh që në Këshillin Kombëtar të PD-së të mos lejohet që të diskutohet për zhvillimet politike; Të mos lejohet të bëhet një analizë e situatës pas humbjeve të përsëritura dhe në veçanti pas humbjes katastrofale të 2017-ës; Asnjë demokrat nuk mund të imagjinonte se përveç kësaj, do votohej që të mos flitej për politikë, të mos diskutohej për situatën ku është katandisur PD-ja, as për përgjegjësi të drejtuesve, as për emergjencën e nevojës të ri-ngritjes së PD-së; as për qeverinë më të keqe të këtyre 30 viteve, e natyrisht, as për dëshpërimin ekonomik të familjeve shqiptare. LB (Lulzim Basha) vendosi që të mos flitej për politikë. Se për çfarë tjetër Parlamenti (Këshilli Kombëtar) i një force politike mund të flasë nëse jo, por politike, këtë vetëm Luli mund ta shpjegojë. Këshilli Kombëtar (që nuk e thirrën siç e do Statuti përgjatë këtyre 4 viteve asnjëherë) u thirr pa një rend dite politik; biles edhe pa pasur draftin e Lulit për ndryshime statutore (sepse atë e shpërndanë me e-mail vetëm pak orë më parë, gjë që nuk të jep mundësi për të bërë një vlerësim serioz); pa

u diskutuar më parë me departamentet, pa u konsultuar me sekretariatin , pa u diskutuar me degët e rretheve, siç është bërë në dekada në këtë forcë politike. Për herë të parë forumi vendos me i heq kompetenca vetes dhe për t’ia shtuar Kryetarit. Duket surreale në fakt, por dje kështu ka ndodh, dhe e gjitha kjo në çensurë të plotë, sepse as mediat nuk lejoheshin. Thelbi i mbledhjes dhe i draftit Basha ishte mbrojtja e karriges së Lulit. Që dje (të premten), me letra Luli do jetë i përjetshëm. Ai mund të humbasë të gjitha zgjedhjet edhe më zi se një vit më parë, por Luli aty do jetë me Statutin e ri.

Shqiptarët do vazhdojnë të ikin të pashpresë nga ky vend, por Luli, me letra, karrigen prapë do e ketë; Shqipëria do vazhdojë të zhytet e të vuajë nga krimi, korrupsioni e varfëria, por tani që po bën letrat e tij, askush nuk do shqetësojë më “Kryetarin e përjetshëm”. Si “Shkëmb graniti “ aty do qëndrojë - kështu e gënjen mendja Lulin, duke mos kuptuar se kryetar të përjetshëm nuk ka. Aq poshtë dhe pa dinjitet ka qenë dje drejtimi i mbledhjes sa as propozimin e vetë Lulit për mandat 2 vjeçar “nuk ia pranoi grupi”- dhe argumenti ishte se nëse hapet gara, pastaj mund të ketë njerëz që mund

të konkurrojnë”. - Kështu u shpreh një tjetër drejtues, duke përsëritur ca i kishte thënë Lulzim Basha. Dmth në PD nuk ka pse të ketë garë. Në këtë rast ai ishte i sinqertë, sepse vërtet nuk ka më garë. Ne “mbledhje, dje Lulzim Basha i dha vetes të gjitha pushtetet duke vrarë edhe me letra demokracinë e brendshme. Dhe për të mbuluar këtë turp Luli bën kujdes të shpërndajë në media se po kthehet Jozefina në Këshillin Kombëtar, sepse Luli paska pranuar, që anëtarë të KK (Këshillit Kombëtar) të jenë Ish-Kryeministri, Ish-Presidenti dhe ish-Kryetari i Parlamentit; Hileçar, siç di të jetë vetëm ai, për të mbuluar çimentimin e tij dhe kapjen përfundimtare të PD-së. Ky nen, në statutin e PD-së ka qene në vite. Jozefina nuk ka ik kurrë nga bindjet e parimet e saj. As ka nevojë për karrige si ai. E kisha karrigen dhe e bëra të qarte publikisht se me LB (Lulzim Bashën) kam diferenca të mëdha; E kisha karrigen dhe i dola kundër vendimit për shkrirjen e strukturave të PD-së me urdhër të tij që në 2014-ën; e kisha karrigen kur e kundërshtoja, sepse ai nuk kundërshtonte Ramën; E kisha karrigen kur protestoja se ai nuk përballej me Ramën dhe nuk bënte opozitë të fortë; E kisha karrigen kur i thashë se ti nuk mund të sulmoje ashtu Perëndimin, sepse është PD-ja forca që ka hapur vendin drejt tij; e kisha karrigen kur dola publikisht kundra bojkotit të zgjedhjeve që çonte vendin në destabilizim; Unë nuk kam nevojë për asnjë karrige. Asnjë në këtë botë as më heq, as më vendos në PD. Sepse në PD-në e ëndrrave të viteve ’90-të unë kisha hyrë që para

ISH-NËNKRYETARI I PD-së

Statuti i ri i PD-së, Patozi ironizon Bashën: Mos e krahasoni kot me Kinën Pas Jozefina Topallit edhe ish-nënkryetari tjetër i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar ndaj mbledhjes së mbrëmjes të së premtes të Këshillit Kombëtar të PD-së. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Astrit Patozi sulmon ashpër Lulzim Bashën, teksa ironizon edhe ndryshimet e bëra në Statutin e ri të PD-së, duke bërë një krahasim me Kushtetutën kineze. “Mos e krahasoni kot me Kinën - Po shoh

që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur

Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë perjetë në atë post. Më duket pasaktësi e madhe, pervecse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez. Sepse në Pekin i kane dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit”- u shpreh dje në reagimin e tij, ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi.

se të lindja, por këtë Luli nuk e kupton. Natyrisht, nuk hesht kur shoh vendin tim të rrëshqasë, kur shoh e dëgjoj se kryetari i opozitës është miku i kryetarit të qeverisë; nuk hesht kur shoh se kreu i opozitës kontrollohet nga qeveria, sepse e di që një vend pa opozitë është një vend pa shpresë; aq më shumë për ne që e kemi provuar shumë gjatë dhe me kosto shumë të lartë diktaturën; Refuzoj të hesht kur shoh rrëshqitjen e PD-së drejt një partie autokratike. Por nuk çuditem që Luli propozon shfuqizimin e 20 shkurtit, apo njerëzit e tij votojnë Gramoz Ruçin. Nuk zhgënjehem kur shoh si dëbon demokratët. Unë nuk zhgënjehem prej tij, sepse e njoh më mirë se ç’kujton ai se e njoh. Për karrigen e vet, ai e ktheu PD-në si një karrige me rrota, që herë e shtyn me Ramën, here me LSInë, por kurrë me demokratët. Jozefina nuk pajtohet kurrë që për demokratët të vendosë Rama me të tjerë. Jozefina nuk pajtohet kurrë me frymën e perçarjes së PD-së dhe të gjuetisë së shtrigave të përdorur në vitet e fundit; nuk pajtohem kurrë me rrëshqitjen drejt një mentaliteti komunist që po i bën LB (Lulzim Basha) forcës që rrëzoi komunizmin; Jozefina nuk pajtohet kurrë me LB (Lulzim Bashën) që ditën flet për oligarkë, e ndërkohë, ndan interesa të mëdha me ta; Është më mirë që Luli të dorëhiqet e t’i japë mundësi PD-së të ngrihet për T’i dal zot vendit; Lul Basha duhet të dorëhiqet për rezultatin katastrofal që i ka dhënë PD-së; Ai duhet të largohet për marrëveshtjen e tradhëtisë me Ramën; për shpartallimin që i ka bërë strukturave, për rrëshqitjen majtas, e mbi të gjitha, për moskryerjen e misionit si opozitar. Ai duhet të çlirojë nga pengmarrja PD-në, që është e demokratëve dhe jo e familjes dhe e kunatit; Luli duhet larguar për dëmin e pallogaritshëm që jo vetëm i ka bërë PD-së, por mbi të gjitha, vendit. Partia Demokratike duhet të ribëhet; Ajo duhet të bashkojë çdo kontribut e vlerë të saj dhe mbi të gjitha, të faktojë se është e besueshme për të pasur besimin e të rinjve, të atyre të mirë e që e duan vendin. Partia Demokratike ka detyrë me i dal zot çdo qytetari: demokrat, socialist, apo i pa parti. Partia Demokratike ka nevojë për një fillim të ri, rindërtim, bashkim, Rithemelim. Ajo ia ka borxh shqiptarëve që i falën ëndrrën e tyre vite më parë”- përfundon Jozefina Topalli.


SOCIALE

8 E diel, 22 PRILL 2018

Ministri Gjiknuri takim me naftëtarët në Fier, shpërndan dëshmi të Statusit të Naftëtarit

Gjiknuri: Rindërtim banesave të dëmtuara në Zharrëz

M

inistri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjik nuri ishte në Fier ku gjatë një takimi me naftëtarët shpërndau për disa prej tyre dëshminë e Statusit të Naftëtarët. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe deputetët e Qarkut të Fierit, Antoneta Dhima, Xhevit Bushaj dhe Ismet Beqiraj. Ndërsa sqaroi se tanimë janë miratuar nga komisioni përkatës 1 mijë aplikimet e para, ministri Gjiknuri premtoi se ky proces do të vazhdojë me intensitet. "Qeveria, këtu në Fier miratoi edhe një shtesë personeli për ministrinë, të dedikuar vetëm për përpunimin e dosjeve për Statusin e Naftëtarit. Pra, do të ketë punon-

jës shtesë në ministri për ti trajtuar këto kërkesa më shpejt. Naftëtarët kanë vuajtur shumë dhe kanë kontribuar shumë për ekonominë e vendit. Ne si qeveri menduam që ti japim prioritet naftëtarëve dhe jam i bindur që ata e meritojnë, kanë sakrifikuar shumë dhe patjetër duhet të jenë të parët që duhet të trajtohen me një pension të posaçëm nga shteti", u shpreh Gjiknuri. Më pas ai u ndal edhe tek një tjetër problem për Qarkun e Fierit, ai i Zharrëzës dhe fenomenit të lëkundjeve në këtë zonë. Ministri sqaroi se në zbatim të vendimit të qeverisë tanimë edhe Bankers Petroleum do të japë pjesën e saj të kontributit fi-

nanciar për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet. "Është biseduar me Bankers dhe është arritur dakordësia që edhe ata të japin pjesën e tyre të kontributit. Do të krijohet ai fond si kontribut që do të dorëzohet tek Emergjencat Civile. Pjesa e parë të fondit është dhënë nga qeveria dhe tanimë do mund të akordohet dhe pjesa e dytë. Gjithësesi do të bëhen verifikimet që të sigurohemi që këto para shkojnë për merimetimin e shtëpive dhe jo këto para i marrin i shpenzojnë dhe më pas thonë shtëpinë e kam të dëmtuar. Pra, paratë do të shkojnë për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara aty. Ky do të jetë procesi që do të bëhet verifikimi. Paratë do të kalojnë në Buxhetin e Shtetit por do të disbursohen në bazë të verifikimeve që do të bëjnë ekipet në terren. Jam i bindur që edhe deputetët, duke e ndjekur këtë proces me imtësi do të na krijojnë edhe ne mundësinë që të jemi të drejtë në ato vendime që marrim", sqaroi Gjiknuri. Ministri Gjiknuri tha se po bisedohet

me kompaninë që të ketë dhe një policë sigurimi e cila të japë zgjidhje edhe situatave eventuale pa rënduar Buxhetin e Shtetit. "Nga ana tjetër, për të ardhmen, jemi në diskutime me kompaninë që të bëjë dhe një policë sigurimi që në çdo rast, sikur të ketë situata të tilla sizmike, pavarësisht se ne i kemi pezulluar proceset aty, fon-

di financiar të jetë nga kompanitë e sigurimit dhe qytetarët të mos paguajnë asgjë pasi do jetë kompania që do të derdhë në këtë fond sigurimi. Kjo në mënyrë që edhe aktiviteti të vazhdojë por dhe që impakti ekonomik të mos rëndojë më tek buxheti i shtetit ndërsa qytetarët të jenë të siguruar për çdo eventualitet", u shpreh Gjiknuri.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, në fushatën e pastrimit të Plazhit Vilë Bashtovë, në Rrogozhinë

Klosi: Këtë sezon turistik, Shqipëria më e pastër G

jatë gjithë sezonit turistik Shqipëria do të jetë shumë më e pastër. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi e dha mesazhin gjatë punës për pastrimin e plazhit në Vilë Bashtovë të Rrogozhinës në kuadër të "Javës së Tokës". Ministri Klosi tha se puna e bërë gjatë këtyre ditëve do të vijojë edhe pas datës 22 prill për të mbajtur pastër çdo plazh gjatë sezonit turistik. Lidhur me

problematikat e tjera mjedisore kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se do të punohet intensivisht në çdo plazh, falë edhe një plani të

detajuar me prefektët dhe kryetarët e bashkive. Ministri Klosi së bashku me forcat e armatosura, punonjës të Bashkisë Rrogozhinë, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Inspektoritatit të Mjedisit dhe vullnetarë të shoqatave mjedisore, pastruan bregdetin e njërës prej zonave më të virgjëra në detin Adriatik. Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini garantoi ministrin Klosi se puna

për pastrimin e plazhit dhe territorit në bashki do të vijojë me të njëjtin ritëm edhe gjatë javës së ardhshme. Kryebashkiaku shprehu bindjen se

bashkia e Rrogozhinës do të jetë një ndër bashkitë model për këtë sezon turistik. Mesazhin e punës në vijim e dha edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari e cila ndjek nga afër të gjithë punën për "Javën e Tokës" në këtë qark. Plazhi i Vilë Bashtovës është pjesë e planit të pastrimit për qarkun e Tiranës ku prej datës 16 prill punohet çdo ditë në 12 segmente të përcaktuara më parë.

I larguar nga puna e duke i çuar në ndjekje penale", tha Rama duke shtuar se ka një numër të konsiderueshme masash paralajmërues për punonjësit e hipotekave. "Drejtuesit e hipotekave do ta kenë shumë të qartë se ajo që kanë marrë përsipër është e shumë e rëndësishme për jetën e qytetarëve. Vonesat dhe zvarritjet janë përgjegjësi e tyre dhe nuk mund të fshihen pas një punonjësi që është

shkaktari i drejtë për drejtë i shkeljes së të drejtës për të marrë shërbimin. Të gjithë qytetarët duhet ta marrin mesazhin se nuk është e nevojshme të humbasim kohë për të gjetur anën zgjidhjes së problemit të tyre në forma të ndryshme. Mjafton t'i drejtohen platformës dhe të shpenzojnë 3 minuta për të bërë me dije problemin e tyre dhe brenda 10 ditësh marrin zgjidhje", tha kryeministri.

BILANCI

80 zyrtarë shkarkohen pas ankesave në platformën e bashkëqeverisjes Falë ndërveprimit të qytetarëve me platformën e bashkëqeverisjes "shqipëriaqëduam.al", ka sjellë largimin nga puna të mbi 80 punonjësve nga hipoteka. Gjatë takimit të kabinetit qeveritar me drejtuesit qendrorë e vendorë sot në Fier, kryeministri Edi Rama shprehu vendosmërinë për të çuar shërbimet ndaj qytetarëve në një nivel krejt tjetër, edhe pse sipas tij, me një sërë vështirësish që ne hasim në këtë aspekt pasi ende në zyrat e shërbimeve administrative, ka parazitë dhe grabitqarë që janë mësuar të shfrytëzojnë detyrën dhe mundësinë që u jep detyra për të

përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve. "Një nga pikat strategjikisht të rëndësishëm është nxitja e vazhdueshme e njerëzve për të bashkëvepruar me qeverinë përmes platformës së bashkëqeverisjes dhe historia e deri sotme e platformës na tregoi qartësisht se në shumë raste 'jo- ja apo 'ta shikojmë', që përdoren si çelësa komunikimi me qytetarët për t'u dhënë të drejtat tyre, janë tërësisht abuzive", tha Rama. Ai solli në vëmendje se pak ditë më parë, ministrja e Drejtësisë ka informuar lidhur me ecurinë e procesit të bashkëqeverisjes përmes

platformës në raport me dhënien e të drejtave nga hipoteka nga ALUIZNI, si dy pika kryesore që kanë qytetarët në këtë fazë të historisë tonë ku nevoja për titujt e pronësisë dhe legalizimi, është ende shumë e madhe. Rama tha se platforma nxori në pah se sa shumë i bihet në qafë qafë njerëzve padrejtësisht lidhur me kërkesën për të marrë dokumentin e pronësisë në hipotekë. "Për çdo rast kur një qytetar ka të drejtë dhe kur atë që nuk e ka marrë për vite të tëra, e merr brenda 10 ditëve, ne nuk ndalojmë me kaq por shkojmë pas rastit dhe evidentojmë rastin duke


AKTUALITET

9 E diel, 22 Prill 2018

Qeveria në Qarkun e Fierit, Kryeministri: Ende ka parazitë dhe grabitqarë në administratë, 80 u larguan

N

ë kuadër të thellimit të procesit të bashkëqeverisjes me qytetarët kryeministri Edi Rama është ndalur në Lushnje, ku theksoi se sërish se platforma shqipëriaqëduam.al, është një mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarin dhe një pasqyrë e vullnetit të qeverisë për të reaguar në kohë reale në mbështetje të qytetarëve. Rama dha disa shembuj konkretë funksionarësh publikë të shkarkuar nga puna, për shkak të zvarritjes së ofrimit të shërbimeve për qytetarët. “Në vend që të humbasim kohë, në vend se kur do t’i dalim para dot, deputetit dhe ministrit, apo kryeministrit dhe a do të na ndalojë apo jo. Në vend se të fusim dorën në xhep dhe të paguajmë për të marrë atë që na takon, mjafton që të harxhojmë vetëm 3 minuta për të shkuar në platformë ankesën, e cila nuk sorollatet nëpër zyra, por shkon direkt te personi përgjegjës. E keni parë besoj, ose kush nuk e ka parë duhet ta dijë, se ministrja e Drejtësisë ka dalë dy herë dhe ka informuar publikun, jo për sa ankesa janë zgjidhur, por sa individë janë ndëshkuar. Këta individë janë punonjës zyrash, ALUIZNI, Hipoteka, etj. Janë ata shkaku i vonesës së një dhënie dokumenti për qytetarët. Kur qytetari bën ankesën, ankesa merret nga ministri. Personat që identifikohen si përgjegjës për dosjet ndëshkohen. Janë dhjetëra e dhjetëra punonjës që sot janë në halle prokurorie, sepse kanë vonuar përgjigjet. Janë me dhjetëra punonjës administrate që janë paralajmëruar për përgjegjësitë e pjesshme”- tha Rama. Duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, Rama shprehu bindjen se Vettingu do pastrojë sistemin e drejtësisë dhe sistemi i ri do gjykojë të korruptuarit. “Shqetësimi jot lidhur me të shkuarën nuk lidhet me taksat

SISTEMI ARSIMOR

Ministrja Nikolla: Po diskutojmë për hapjen e një Universiteti në Fier Ministria e Arsimit Lindita Nikolla gjatë takimit në Fier me qytetarët u shpreh se po diskutohet mundësia e hapjes së një Universiteti në këtë qytet. “Diskutuam me Prefektin për këtë gjë, por Universitetet ngrihen mbi bazën e disa standardeve. Për shkak të një zone që ka disa prioritete që lidhen me gjeologjinë dhe naftën do të diskutojmë për të mundësuar ringritjen e kolegjeve profesionale. Por nuk duhet të bëjmë gjëra të nxituara. Universitetet ngrihen me procedura, ja ku është ai i Vlorës, në distancë shumë të afërt për studentët e Fierit, por ne po e diskutojmë”– theksoi ministrja Lindita Nikolla.

Rama: Vettingu pastron sistemin, sistemi i ri do gjykojë të korruptuarit

por me drejtësinë. Lidhet me reformën në drejtësi, vettingun, dhe pastrimin e sistemit të drejtësisë. Se edhe këtu të gjithë thonë ç’janë këta që kanë bërë zullume në gjykata, vetëm ikin nga puna. Nuk është kështu. Vetingu është vetëm për t’i larguar ata nga puna, për të pastruar sistemin. Më pas ky sistemi i pastruar do të merret me ta”tha Rama. Pas vendimeve të së premtes, kabineti qeveritar ka zbritur në terren, duke zhvilluar një takim me drejtuesit qendrorë e vendorë në Fier për

punësimin, shërbimet dhe reformën e tokës. Rama u shpreh në fjalën e tij se në administratë ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve. “Ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve. Kur një qytetar është penguar padrejtësisht, ne evidentojmë shkaktarët duke i larguar nga puna dhe duke i çuar në ndjekje penale.

Sot janë mbi 80 raste largimesh nga puna në Hipotekë për këtë shkak. Sot mbi 400 shërbime për qytetarët jepen përmes internetit, të gjithë drejtuesit e zyrave të ndihmojnë që sa më shumë njerëz ti përdorin”- u shpreh kryeministri. Nisur nga protestat e biznesit të vogël ditët e fundit në disa qytete për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH-së, Rama tha se Tatimet kanë zhvilluar takime duke informuar 6 mijë biznese nga 9 mijë që preken nga ndryshimet.

TAKIMI NË LUSHNJË

Rama: Të gjithë bizneset e vogla gënjejnë për xhiron

Prej dy ditësh Qeveria “Rama” u zhvendos në Qarkun e Fierit për mbledhje e takime me qytetarët, ndërsa mëngjesin e djeshëm kryeministri Edi Rama zgjodhi të takojë qytetarët e Lushnjës. Që në nisje të fjalës së tij ai ka ftuar të ngrinin duart ata qytetarë që mendonin se taksat ishin rritur. Qytetarët e Lushnjes ishin të mendimit se është shtuar numri i taksave që ata paguajnë, gjë e cila rëndon mbi xhepin e tyre. Ndërsa kryeministri tha të kundërtën, duke u fokusuar më tej të sqarojë se pse biznesi i vogël me xhiro mbi 2 milion lekë u fut në skemën e TVSH-së. “Të gjitha bizneset e vogla gënjejnë. Kush thotë kam xhiro 70 milionë nuk e ka aq, e ka shumë më tepër. Bizneset e vogla që thonë 70 milionë janë mbi 100 milionë, gënjejnë të gjithë. Gënjejnë se s’duan të bëhen të mëdhenj, gënjejnë se janë në një marrëdhënie mëkati me të madhin, se i madhi i jep pa faturë. Kështu grabitet publiku edhe shteti. Se i vogli thotë ma jep pa faturë se po ma dhe pa faturë rri fshehur. Kësaj loje do i japim fund, do t’i bëjmë të rrinë drejt”,- tha Rama.

DEBATI MES QYTETARIT DHE KRYEMINISTRIT, RAMA: MOS U MERR ME KUSHËRIRIN DHE KOMSHIUN

N

ë bashkëbisedimin e djeshëm me qytetarët e Lushnjës, kryeministri Edi Rama ka dëgjuar edhe hallet e shqetësimet e tyre. Por i vetmi që nuk mori një përgjigje konkrete ishte një qytetar që kërkonte ndërtimin e një ure për të shkuar tek prona e tij. Ndërsa ia tregoi kryeministrit të gjithë hallin dhe se si kushërinjtë e tij e pengonin këtë projekt vetëm se kishin vëllain deputet, kryeministri u mjaftua vetëm me një batutë. Problemi i zotërisë, siç edhe shprehej ishte serioz, pasi i tha kryeministrit që i kishte dërguar edhe një letër, por me sa duket nuk ka marrë kurrë përgjigje. Ai shtoi ndër të tjera se në vitin 2017-të ishte takuar edhe me deputetin Bashkim Fino, por prapë nuk gjeti zgjidhje.

Lushnjari denoncon deputetin e PS: Bashkim Finoja më tha që s’merrem me halle populli Debati i plotë Qytetari: Quhem Shefqet Haxhiu, merrem me bujqësi. Taksat janë disi të larta sepse plehrat kimike që duhet të blejmë janë të larta, karburanti shumë i lartë, rrugë nuk kemi. Tek toka kërkoj një urë, është në plan e ka në projekt edhe Banka Botërore, por e kanë bllokuar kushërinjtë e mij që kanë vëllain deputet (Asllan Haxhiu), sepse tek biznesi i vetë ka ndërtuar një objekt sipër kanalit vaditës. Rama: Dy armiq ka njeriu kushëririn dhe komshiun. E them gjithmonë unë

Qytetari: Po ore po. Kam takuar edhe Bashkim Finon më tha unë vij të bëj politikë jo të zgjidh hallet e popullit. Kush do i zgjidhë hallet e popullit se kryetari i Bashkisë na sorrollat? Rama: Qartë, qartë e kuptova Qytetari: Kam ikur 3 mijë e ca metra larg si Magelani që të shkoj tek prona e ime. Unë s’kam rrugë o zotëri, të kam dërguar edhe një letër Rama: Të kuptova, të kuptova Por përveç kësaj përgjigjeje, kryeministri Rama nuk u ndal të komentojë më tej hallin e qytetarit.


AKTUALITET

10 E diel, 22 Prill 2018

Aliko dyshohet se krijoi skemë mashtrimi me tollonat e “Gulf” në prag të falimentimit, duke marrë nga konsumatorët 1.5 mln euro

“Gulf” mashtrim me 5 mln €, në kërkim menaxheri. Aksioneri: Qytetarët të mos mërziten

A

lbano Aliko, është menaxheri kryesor i kompanisë “Gulf”, ndaj së cilës Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet. Objekt i hetimit nuk është mbyllja e pikave të tregtimit të karburantit, por skema mashtruese e shitjes së tollonave pak ditë para mbylljes së aktivitetit. Prokuroria dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania, ku karburanti është shitur me vlerë të reduktuar brenda pak ditëve. “Gulf” ju blinte prej disa kohësh furnizuesve të mëdhenj naftë me 150 lekë litrin dhe shiste tollonë me 120 deri në 130 lekë litrin. Dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u kanë mbetur në dorë tollonë pa vlerë, është 1.5 milionë euro. “Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shtator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. Mbi 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira, të cilat thuhet se prej 4 muajsh nuk paguheshin. Në total, dëmi shkon mbi 5 milionë euro, por këtu nuk llogariten detyrimet tatimore të cilat administrata fiskale nuk i ka bërë të ditura. Në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania offshore “Universal Energy Group”, duke krijuar një skemë zinxhir kompanish guaskë. Më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë dha dorëheqjen për arsye personale. Shoqëria rezulton debitore në shumën e 313 mijë euro ndaj administratës

MASHTRIMI “Prokuroria dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania, ku karburanti është shitur me vlerë të reduktuar brenda pak ditëve”.

tatimore për taksën e TVSH-së në masën e 190 mijë eurove, ndërsa po ashtu nuk ka paguar detyrime të tatimit në burim dhe kontributeve shoqërore. Për këto arsye Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ka vendosur edhe penalitete e ka dërguar shkresë për shlyerjen e debisë, por sërish firma nuk ka paguar asgjë.

Tatimet kërkojnë të mos lejohet tjetërsimi i pasurive të firmës Sun Petrolium, deri në vjeljen e detyrimeve të saj. Njëri prej aksionarëve të “Gulf”, Apostol Doçi, i cili zotëron 12,5 për qind të aksioneve në kompani, konfirmon se borxhi i papaguar është 40 milionë lekë. “Borxhet te Tatimet, principali janë 37

milionë lekë, 3 milionë lekë janë që merr sistemi interesa, është diku te 40 milionë lekë. Gjithë borxhi nuk është shifër alarmante se kjo është pagesa e një muaji te Tatimet, ma ha mendja që deri në fund të muajit likuidimi i parë që do të bëjmë, është borxhi te Tatimet. Likuidimi i dytë është

sistemimi i tollonave te populli, tek institucionet shtetërore dhe furnitorët”,-u shpreh Doçi. Ndërsa për tollonat që janë në duart e qytetarëve, Doçi premton se situata do të ndryshojë shumë shpejt. “Gjithë pikat e karburanteve ‘Gulf’, që janë diku te 52 pika, janë të bllokuara për momentin, nuk funksionojnë edhe zyrat qendrore nuk funksionojnë, sepse janë bërë disa denoncime nga qytetarët për tollonat që kanë dhënë lekët dhe nuk po marrin karburant. Iu premtoj qytetarëve që mos mërziten, sepse të gjithë qytetarët që kanë kartat dhe tollonat, “Gulf” do të fillojë të funksionojë”,-u shpreh ai.

TOMORR

KLSH

KUKËS

5 persona mbetën në mal, i shpëton FA

Në Prokurori ish-drejtori dhe 7 zyrtarë të ALUIZNI-t

Fëmijët në pritje, nëna kërkon lirimin e djalit

Pesë persona të cilët ishin nisur për piknik, por mbetën të bllokuar për disa orë në lartësitë e Malit të Tomorit, në Berat. Ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet, në ngjitje, por e kanë pasur të pamundur të ecin më tej, por as nuk ktheheshin dot. Ministria e Mbrojtjes dërgoi një helikopter të Forcave të Armatosura. Ka qenë pikërisht helikopteri i FA-së i cili ka evakuuar nga Mali i Tomorit të gjithë ekskursionistët, ku siç mësohet asnjë prej tyre nuk ka pasur probleme shëndetësore. Ata janë sjellë me helikopterin e Ushtrisë në Tiranë, ku fillimisht ndalesa ka qenë në Spitalin e Traumës ku po mbahen në kujdesin e mjekëve. Pesë personat e bllokuar janë ekskursionistë shqiptarë, të gjithë nga Tirana, të cilët ishin nisur drejt Tomorit për të kaluar fundjavën.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori 4 punonjës dhe 4 ish-punonjës të ALUIZNI-t të Kamzës dhe Vorës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Ndër personat e kallëzuar është ish-Drejtori i kësaj zyre. Sipas një auditi të kryer nga KLSH, këta persona kanë kryer legalizime të jashtëligjshme. Sipërfaqja e legalizuar është 14 mijë m2. Kryesisht janë ndërtime në brigjet e liqenit të Paskuqanit, brigjet e lumit të Tiranës, afër autostradës Tiranë-Durrës dhe Bulevardit të Kamzës. Gjithashtu një tjetër shkelje e kryer nga zyrtarët është se nuk kanë skualifikuar 1200 objekte të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike. Në disa raste janë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e rreth 2 milionë lekëve, të cilat mungojnë në fondin për kompesimin e ish-pronarëve. Për 13 punonjës të tjerë të zyrave të ALUZNI-t Kamzës dhe Vorë, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar drejtorit të këtij institucioni të vlerësojë përgjegjësitë e tyre në këto raste dhe të marrë masa disiplinore.

Gjykata e Apelit në Shkodër, la në burg 4 nga 11 të arrestuarit për protestën e 31 marsit në “Rrugën e Kombit”. Prej 20 ditësh, dy fëmijët e Vasil Laçit, nuk e dinë se babai i tyre ndodhet ende në burg. 31-vjeçari u la ende në qeli, vendim që për familjen e tij në Kukës ishte i padrejtë. E ëma, Nexhmije Laçi, kërkon lirimin e të birit, mungesën e të cilit fëmijët e ndjejnë në çdo moment. Ndërsa i vëllai bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të mbështesin protestat deri në lirimin e tyre. “Ne u kemi thënë që është në punë, nuk u kemi thënë se është në burg. Është në punë, vjen babai të shtunën, vjen të dielën, duke i shtyrë kështu. Hiç mos me u mërzit për djalin, të mërzitin këto (fëmijët) kur i shoh nëpër shtëpi. Gjithë baballarët nëpër shtëpia tek fëmijët e vet, këta si me qenë jetimë”,-thotë nëna.


AKTUALITET

11 E diel, 22 Prill 2018

32-vjeçari, baba i 3 fëmijëve, jetonte në Durrës dhe ndodhej në bordin e anijes “Sky Mare” Navigation Explorer (SMN), kur u gjet i pajetë, në rrethana ende të pazbardhura

A

lfred Ismaili humbi jetën tragjikisht më 1 shkurt të këtij viti në një anije mallrash në portin e King’s Lynn, të Anglisë në rrethana ende të pazbardhura, ku përveç humbjes së bashkëshortit, gruaja e ve nuk ka marrë ende asnjë lloj kompensimi. 32-vjeçari i ndjerë la pas 3 fëmijë, të cilën jetojnë në Durrës në vështirësi të mëdha ekonomike. Ata duhet të jetojnë me rreth 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Shkak për moskompensimin e familjes shqiptare për këtë fatkeqësi, sipas mediave britanike, është bërë mos përfundimi i hetimeve që po zhvillohen nga autoritetet britanike për vdekjen e shqiptarit. Për kthimin e trupit të shqiptarit nga Norfolk u deshëm disa javë derisa të kthehej në atdhe për t’u varrosur. Familja e tij sot vuan jo vetëm humbjen e tij, e problemet financiare, por edhe shkaqet që çuan në vdekjen e babait të 3 fëmijëve. Ministrja Ministrja britanike e Transportit Detar, Nus Ghani ka deklaruar se familja e 32-vjeçarit Alfred Ismaili duhet kompensuar “pa vonesa”. Ismaili, nga qyteti i Durrësit, punonte për anijen “SMN Explorer” e regjistruar në Liberi, e që u ndodhte në portin anglez. Ministrja Ghani thotë se familija e marinarit shqiptar të vdekur në portin anglez, në muajin shkurt, duhet kompensuar “pa vonesa”, siç parashikon konventa ndërkombëtare, e cila thotë se pronari i anijes duhet të ketë “sigurinë financiare” për të mbuluar kompensimin për sëmundjet

Marinari vdes në Britani, ministrja: 160 mijë dollarë, kompensimi për familjen KOMPENSIMI “Ministrja britanike e Transportit Detar, Nus Ghani ka deklaruar se familja e 32-vjeçarit Alfred Ismaili duhet kompensuar “pa vonesa”, duke e çuar shifrën e kompensimit në mbi 160 mijë dollarë për familijen e të ndjerit”.

profesionale, lëndimin apo vdekjen e punonjësve të saj. Sipas kontratës, njeriu më i afërt i Alfred Ismailit duhet të merrte mbi 102 mijë dollarë dhe çdo fëmijë nga 20.462 dollarë, duke e çuar shifrën e kompensimit në

VLORË

mbi 160 mijë dollarë për familijen e të ndjerit. Ngjarja Alfred Ismaili, 32-vjeçar, nisi kontratën me kompaninë “Explorer” nga Rotterdami në nëntor të vitit të kaluar, duke u

paguar me rreth 1.500 dollarë në muaj. Ai ka lënë gruan dhe 3 fëmijë jetim. Operatori i anijes është me qendër në Athinë dhe kompania thotë se nuk mund të bëjë pagesën e kompensimit pa mbaruar më parë hetimet mbi

KRIMI

Shpërthejnë dy bombola Vrau për hakmarrje, gazi, s’ka viktima Gjuzi sot para gjykatës

Një banesë u përfshi nga flakët mëngjesin e së shtunës në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës, si pasojë e shpërthimit të dy bombolave të gazit. Për fat të mirë, tragjedia është shmangur pasi në momentin e shpërthimit të bombolave, në banesë nuk ka pasur njerëz. Nga ngjarja janë shënuar vetëm dëme materiale, në banesën e ndodhur në katin e dytë të një pallati. Ishin banorë të zonës, që sapo vunë re tymin që dilte nga ndërtesa njoftuan forcat zjarrfikëse. Ndërhyrja e tyre bëri që flakët në banesë të shuheshin në kohë, duke shmangur një ngjarje më të rëndë, pasi ato rrezikonin edhe banorë të tjerë të pallatit, sikurse edhe kalimtarë të rastit në zonë. Në vendngjarje ka shkuar edhe një grup hetimor, që ka nisur punën për shkaqet e zjarrit.

Vrasja e Mario Majollarit, autor të dyshuar ka vetëm Kastriot Gjuzi. Ai është i dyshuari kryesor për ekzekutimin e 28-vjeçarit mbërmjen e 11 prillit në Tiranë. Sot ai pritet të dalë para Gjykatës Penale në kryeqytet. Gjuzi u arrestua në Kosovë para katër ditësh, pasi ishte shpallur në kërkim që nga mbrëmja e 11 prillit. Prokuroria do të kërkojë masën “arrest me burg” për Kastriot Gjuzin. Seanca do të zhvillohet në orën 10:00, edhe pse Gjuzi nuk ka pranuar që të flasë deri tani, madje nuk ka pranuar as të ketë avokat. Shkak i kësaj vrasjes mendohet të jetë hakmarrja. Kjo pasi në vitin 2000 babai i Marjo Majollarit, Avni Majollari vrau Ilir Gjuzin, vëllain e Kastriot Gjuzit, si dhe Armando Nelajn. Pikërisht për këtë ngjarje Kastriot Gjuzi ka vendosur të hakmerret duke vrarë djalin e Avni Majollarit, 18 vite më pas, pavarësisht se Marjo Majollari nuk kishte asnjë lidhje me atë ngjarje.

shkaqet e vdekjes. Shërbimet e emergjencës thanë se ai kishte pësuar dëmtime në trup, por që prej nisjes së hetimeve nga autoritetet detare nuk ka patur asnjë informacion për shkaqet e vdekjes së Ismailit. Hetimet për këtë pritet që të zgjasin mbi 12 muaj. Sipas kontratës, njeriu më i afërt i Alfred Ismailit duhet të merrte mbi 102 mijë dollarë dhe çdo fëmijë nga 20.462 dollarë, duke e çuar shifrën e kompensimit në mbi 160 mijë dollarë për familijen e të ndjerit.

GREQI

Vrasja e grekut, 2 shqiptarë në kërkim

Dy shqiptarë të liruar nga burgu kohët e fundit, janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e biznesmenit Aleksandros Stamatiadhis, në lagjen Kifissia në veri të Athinës. Shqiptarët ishin anëtarë të një bande vjedhjesh në Atika dhe u arrestuan tre vjet më parë. Biznesmeni ndërroi jetë të premten, pas 19 ditëve në reanimacion pa mundur t’u rezistonte dëmtimeve të shumta. Hetuesit duken të sigurt se vrasësit kanë qenë të arrestuar më parë për krime të ngjashme dhe pas kërkimeve në dosjet e krimeve e kanë ngushtuar shumë rrethin e të dyshuarve. Stamatiadhis iu nënshtrua të paktën dy operacioneve për shkak të dëmtimeve të shumta të marra pas dy goditjeve me armë dhe goditjeve në kokë me një objekt metalik të rëndë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

12 E diel, 22 PRILL 2018

MINISTRJA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

Ministrja Manastirliu: Rikonstruksion 11 qendrave shëndetësore në Fier

M

inistrja e Shën detësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet në qendrën shëndetësore të Roskovecit, e cila po rikonstruktohet tërësisht. "Jemi sot në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit, e cila ju shërben 37 mijë banorëve të kësaj

zone dhe shumë shpejt do të shndërrohet në qendër model të shërbimit parësor 24 orësh, falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me qeverinë zviceriane nëpërmjet projektit Shëndet për të Gjithë", tha Ministrja Manastirliu. Veç ndryshimit rrënjësor të infrastrukturës, mjekët janë trajnuar dhe

pajisur me "çantën e mjekut" e cila përmban të gjithë elementet e duhur për të gatantuar ofrimin e urgjencës kudo ku është nevoja. Sipas Ministres Manastirliu, kjo nuk është e vetmja qendër që po rikonstruktohet në qarkun e Fierit, por janë 11 të tilla në Fier, Lushnje dhe Mallakastër.

"Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat

qeverisës, në mënyre që shërbimi për qytetarët të jetë me të njëjtin standart nga veriu në jug. 80

qendrat e para në të gjithë vendin po rehabilitohen këtë vit", tha Manastirliu.

Ish-Presidenti Bamir Topi dhe Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve

Bamir Topi: Disa kanë vendosur të mbjellin sherre, Bashkia mbjell pemë P

as Alfred Moisiut, edhe ish Presidenti i Republikës, Bam ir Topi iu bashkua aksionit të Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit. Ai dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi dhuruan 20 pemë bli, të cilat i mbollën në rrugën e "Kokonozëve". Kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi ish Presidentin për këtë gjest dhe theksoi se ky veprim tregon përgjegjësinë e çdo qytetari për t'u kujdesur për qytetin e tij. "Si një qytetar model, miku ynë Bamir Topi, na u bashkua në mbjelljen disa pemëve bli në këtë rrugë pranë lagjes së tij, si një mënyrë për të treguar se atdheu fillon te dera e shtëpisë tënde. Ne mund të flasim tërë kohën për krenari të mëdha kombëtare apo gjeste patriotike, por gjest më patriotik se mbash pastër

qytetin dhe ta gjelbërosh atë, nuk ka. Të gjithë e kemi kuptuar se nga ai që është president, tek ai që pastron qytetin, jemi në shërbim të këtij vendi", tha Veliaj. Presidenti Bamir Topi shprehu mirënjohjen e tij për punën që po bën Bashkia e Tiranës në gjelbërimin e qytetit, duke theksuar faktin se ndryshe nga të tjerët që mbjellin vetëm debate, ajo ka zgjedhur të mbjellë pemë. "Ndihem vërtet i gëzuar që jam krah mikut tim kryetarit të Bashkisë së Tiranës. E falenderoj dhe e përgëzoj pa masë për këtë gjelbërim intensiv të qytetit, i cili e ka pasur në traditën e hershme, por na u desh ta rikuperojmë me shumë vullnet, por edhe me punë. Gjelbërimi është ndjesi fillimisht, e dyta është pasion, kulturë dhe një investim për gjeneratat që do të vijnë. Jetojmë

në kohë interesante, disa mbjellin pemë, disa mbjellin sherre. Unë besoj se Erioni është nga ata njerëz që me ndjeshmërinë e tij do të mbjellë pemë dhe harmoni në qytetin që drejton", tha ish Presidenti, Topi. Nga ana tjetër, Veliaj vlerësoi sdolidaritetin e treguar qytetarët e Tiranës, si dhe të gjitha bizneset dhe institucionet, duke dhuruar pemë për të kontribuar për një qytet më të gjelbër. "Në këtë aksion na janë bashkuar mijëra qytetarë, të cilët na kanë dhuruar rreth 100 mijë pemë. Kjo do të thotë se qyteti mund të ketë shumë probleme, por kur ka solidaritet, jemi bashkëautorë të modernizimit të qytetit. Më vjen mirë që edhe mediat ndërkombëtare po e vënë re, se kjo nuk është një punë që bëhet nga një president apo nga një kryetar bashkie, por i gjithë qyteti është përfshirë në një fushatë fantastike solidariteti për mjedisin dhe për të ardhmen e fëmijëve", u shpreh Veliaj. Ai theksoi se ky aksion që zgjati për disa muaj do t'i shërbejë Bashkisë së Tiranës si një objektiv për t'u ndjekur çdo vit, deri në krijimin e Pyllit Orbital. "I ftoj të gjithë, sa na mban ende moti dhe ka ende lagështirë në tokë, është moment ideal për të mbjellë. Në shtëpinë apo bahçen e tyre, në komunitet, poshtë pallatit, në kopësht, shkollë a çerdhe, secili të japë një kontribut. Tani që e kemi kthyer në standard, kurrë nuk do të zbresim nga kjo 100 mijëshe", theksoi kryebashkiaku Veliaj. Ndërkohë, pjesë e kësaj nisme u bënë edhe punonjësit e Prefekturës së Tiranës, të cilët krahas kontributit

që japin çdo ditë në mirëadministrimin e punëve në qytet, sidomos në kohë emergjencash, i dhuruan Tiranës 50 pemë kumbulla të kuqe. "Falenderoj stafin e Prefekturës sepse secili prej tyre dhuroi nga një pemë, të cilat pasurojnë pjesën jugore të liqenit të Tiranës. Për këtë më vjen mirë sepse po rigjenerojmë një pjesë të drurëve, që prej moshës duhet të zëvendësohen me pemë të reja", tha kryetari Veliaj. Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, vlerësoi nismën e Bashkisë për shtimin e gjelbërimit dhe theksoi se po krijohet një traditë e bukur, me energji pozitive, që po reflektohet në qytet dhe komunitet. "Stafi i Prefekturës është shumë i lumtur që i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës, për ta bërë qytetin më të bukur, më të gjelbër. Është një aksion shumë i bukur, jo vetëm për faktin që shton gjelbërimin, por po krijon atë traditën e bukur, me një energji të paparë pozitive, që njerëzit kanë dëshirë

të bëhen pjesë e këtij aksioni. Përmirësojmë cilësinë e jetës tonë, lidhemi bashkarisht, forcojmë kohezionin e qytetit tonë dhe është bukur. E përgëzoj kryetarin e Bashkisë për këtë punë shumë të bukur që ka bërë dhe do vazhdojmë të jemi kontribuues përsëri", deklaroi ajo. Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve iu bashkuan edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin Tiranën si kryeqytetin e gjithë shqiptarëve. Nëpërmjet një nisme krejtësisht individuale, drejtori i Ujësjellësit të Prizrenit, Besim Baraliu dhuroi disa pemë, të cilat u mbollën në Parkun e Liqenit. Kryebashkiaku Veliaj e falenderoi në mënyrë të veçantë gjestin e Besim Baraliut, i cili ndonëse nuk jeton në Tiranë, kontribuoi për gjelbërimin e kryeqytetit. Një nga kontribuesit në aksionin e mbjelljes së pemëve ishte edhe kompania e prodhimit dhe tregtimit të produkteve të qumështit "Gjirofarma".


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KULTURE

13 E diel, 22 PRILL 2018

SHQIPËRIA NË KINEMATOGRAFINË BELGE

Modeli Kevin Kola rrëfen takimin me Peter Van den Begin Nga Albina GJERGJI

K

ush e ka parë filmin "King of the Belgians", duhet ta dijë që ky prodhim kinematografik belg përfshin edhe Shqipërinë. Madje në minutazhin më kulminant të filmit, kur ngjarjet marrin një kthesë sa të çuditshme, aq edhe komike, Shqipëria bëhet kryefjalë mes shteteve si Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, etj.. Me autorë dhe drejtorë filmi Peter Brosens dhe Jessica Woodworth, "King of the Belgians", për protagonistë ka aktorët; Peter Van den Begin, Lucie Debay, Titus De Voogdt, etj.. Pikërisht emrin e parë në listën e aktorëve, pra atë të Peter Van den Begin ka patur fatin që mbrëmjen e premte ta takojë modeli shqiptar, Kevin Kola. Ai e ka ndarë këtë kujtim me miqtë e tij në Facebook dhe ndër të tjera ka rrëfyer detaje mbi bisedat e zhvilluara me të. "Po është e vërtetë që mbrëmjen e kaluar pata mundësinë të takoj aktorin e njohur belg, Peter Van den

Begin dhe ndër të tjera të zhvillonim biseda të gjata mbi filmin "King of the Belgians", një film i cili përfshin edhe Shqipërinë", shprehet për gazetën "Koha Jonë", Kevin Kola, i cili prej disa vitesh jeton në Belgjikë. Por, për çfarë bën fjalë konkretisht filmi, cili është misioni i Peter Van den Begin në "King of the Belgians" dhe çfarë e lidh atë me Shqipërinë?

Nën mantelin e mbretit belg, King Nicolas III i duhet të udhëtojë përtej mbretërisë së tij. Gjatë vizitës në Turqi mbi negociata për ta përfshirë Turqinë në Bashkimin Europian mëson se Belgjika po rrënohet, pasi pjesa franceze ka shpallur pavarësinë nga pjesa flamane dhe i duhet të kthehet në mënyrë urgjente në Belgjikë. Por, pikërisht këtu filmi merr një kthesë të çuditshme. Gjatë kërkesës së tij për të fluturuar me avion mëson se të gjitha fluturimet janë anuluar si pasojë e një stuhie diellore dhe kështu atij i ndalohet largimi zyrtar nga Turqia. Së bashku me kameramanin dhe stafin e tij ata vendosin të marshojnë në rrugë tokësore përgjatë Ballkanit, duke shkelur çdo protokoll zyrtar dhe duke u arratisur si të munden. Shkojnë në Bullgari, më pas në Serbi, Mal të Zi, ku marrin një varkë me të cilën mendojnë se do arrijnë kufirin italian, por që në fakt përfundojnë në Shqipëri, ku edhe arrestohen si klandestinë. Kjo komedi përf-

shin shumë stereotipe dhe klishé shqiptare e ballkanase. Modeli shqiptar, Kevin Kola gjatë bisedës me artistët i ka pyetur drejtpërdrejtë ata për idenë e përfshirjes së Shqipërisë në film, nga ku edhe ka marrë një përgjigje të detajuar mbi mendimin e tyre për vendin tonë. "Ne dimë çdo vuajtje dhe peripeci të popujve tuaj dhe se, sa e vështirë është jeta për shumicën prej jush. Ky film vë mbretin belg në pozitat e një

refugjati për të treguar që askush nuk bën përjashtim ndaj vuajtjeve në momente të caktuara të jetës. Siç thuhet edhe në film, është e admirueshme modestia dhe lumturia që ju karakterizon, pavarësisht se nuk jeni në pozitat më të favorshme politike, apo me mentalitetin më ideal", ka theksuar protagonist i filmit. "King of the Belgians", ka bërë xhiron e 90 shteteve. Ka pasur premiera në 65 prej tyre dhe është nominuar për 10 çmime akademike.

EKSPOZITA

Nga Albert Vataj

A

i gjithnjë ka ditur të heshtë, të ikë nga potera metropolitane dhe të rikthehet atëherë kur vërtetë ka diçka për të thënë, diçka të tjetërqyshtë për të kumtuar. Pas një mungimi 4-vjeçar, Gjovalin Paci rivjen për artdashësit kryeqytetas me një tjetër sfidë personale. Një tjetër ballafaqim vlerash dhe spikatjesh estetike, qasjesh novatore dhe prurjesh të ndryshta komunikimi. Të tilla, më shumë se përfaqësuese të vetë stilit të piktorit, mëtuese të një këndshikimi që tejkalon gjithçfarë është rrekur të na sjellin në kohëpaskohje krijues të ndryshëm, figurën e Skënderbeut. "Skënderbeu" titullohet ekspozita me punë të teknikave të ndryshme, të cilat i dedikohen Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ky puls i ritmit kultural të metropolit shqiptar gjallëron në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, në këtë ekspozitë u shpërfaqën mbi 80 punë, të gjitha të realizuara në disa teknika, në situata dhe periudha të ndryshme të jetës së tij. I janë dashur 6 vite angazhim, tendosje situatash përfytyruese dhe mod-

Shkrodrani Gjovalin Paci sjell në tablo Skënderbeun" legjendar elimesh, punë kohëgjatë dhe sfide ngadhënjyese për të sjellë të plotë në telajo figurën shumëdimensionale të Skënderbeut, për të ribërë që nga fillesë deri në amshim këtë emblemë. Në 80 kuadro në akrilik të pjekur e

teknikë mikse, Gjovalin Paci sjell pas shumë vitesh mungesë ekspozitën e tij vetjake, ku në çdo kuadro dallohen dy antitezat: nga njëra anë figura hijerëndë e heroit kombëtar e nga ana tjetër eleganca e finesa, me të cilën është realizuar çdo punë. "E para është çështje reflektimi. E dyta, sepse e kam mbyllur me Skënderbeun në 100-vjetorin e Pavarësisë dhe po e rihap me Skënderbeun pas 6 vitesh të tjera. Ekspozita në fakt është ndërtuar mbi legjendat që ne njohim që fëmijë prej gjyshërve dhe gjysheve, i rritur me letërsinë nëpërmjet Kadaresë, Barletit, apo Schmidit", është shprehur për Top Channel, Paci. E kuqja dhe e zeza fshehin në telajo simbolikën e fortë të piktorit. E zeza

përfaqëson 550 vite që Skënderbeu nuk është më mes nesh, ndërsa ngjyrat e tjera tregojnë arritjet e dështimet e heroit tonë kombëtar. "Skënderbeu në fakt është një nga njerëzit tanë më të mëdhenj. Ka një lloj tisi, një lloj perdeje në njohjen e tij. Ka shumë diskutime. Është një figurë komplekse. Unë jam munduar ta trajtoj si bashkëkohës të mbretërve, të krajlve. Ai s'ka qenë vetëm një strateg, por edhe ushtarak i marrëdhënieve me jashtë. Skënderbeun jam munduar ta sjell si një njeri në tokë, jo vetëm si hero kombëtar", ka nënvizuarai. Piktori shkodran risjell pas 4 vitesh figurën e Skënderbeut, më shumë se në një vit mbarëkombëtar për nderë të Heroit, me një galeri më të plotë,

me një përfaqësim më dinjitoz të kësaj figurë të rëndësishme të Historisë së Shqipërisë. Siç edhe është shprehur jetësimi i heroit ka ardhur, duke cekur në njohjen legjendare dhe epikën ku kujtesa e brezave e ka lartësuar qëndresën e tij ndaj turqve dhe murëmbrojtjën që ai i bëri civilizimit europian. Por, përmes toneve dhe ngjyrave më të errëta, më të ftohta, si pa një tisi, ai përpiqet të tregoi tokësoren e asaj legjende, atë të debatueshmen. Kjo ndoshta jo dhe aq si nevojë për ta parë ndryshe se sa për ta pranuar si të tillë dhe ai i beson artit atë kurajë që tjetërkund ka hasur qëndresë marroke nacionalizmash shterpë. Gjithçka që Paci ruan në njohjen e këtij dimensioni historik është e gërshetuar në ngjizjen estetike që rifiton të tjera shprehi, të tjera trajta, tjetër energji potencialisht nxitëse për ta rivitalizuar dhe për ta rivendosur edhe sot të atillë, siç Skënderbeu udhëtoi në kohë. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu vjen përmes një trajtese artistike shumë unike, siç është vetë piktura e Gjovalin Pacit, siç vijon të mbetet ajo, përfaqësuese dhe e vetvetishme.


AKTUALITET

14 E diel, 22 Prill 2018

Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj: Besoj se pjesa më e madhe është pjesa e shëndoshë e policisë që do të rrijë në detyrë

Z

v.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, ka folur për Vettingun në Policinë e Shtetit, ku pohon se 11 mijë punjonjësve u është dhënë një afat 30 ditor për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit. Procesi për rangjet e larta do të zgjasë pesë muaj, ndërsa për efektivët e tjerë 24 muaj. ‘’Projektligji është konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, por të parët që janë konsultuar për këtë projekt-ligj kanë qenë vetë punoinjësit e policisë. Duke qenëse bëhet fjalë vetëm për deklarata, nuk ka nevojë për më shumë kohë se 30 ditë. Ndryshe nga gjyqtarët e prokurotrët, në rastin e policisë nuk ka nevojë për dokumenta shoqërues”,-deklaroi Hodaj në studion e lajmeve në “Report TV”. Nga ana tjetër, Hodaj nuk përjashton faktin se nga ky proces do të ketë edhe persona që do të përfundojnë në burg. Për debatin se 2 mijë efektivë mund të penalizohen nga afati për të dorëzuar 3 formularët deri më 5 maj, Hodaj tha se data është e pandryshueshme. Ka mundësi që ky afat kohor të shtyhet, në rast se nuk arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë? Afatin e cakton ligji, në 14 ditë që kanë ngelur s’mund të ndryshohet ligji. Kemi probleme për marrjen e të dhënave financiare nga vitet 90 deri në vitin 2000. Paaftësia e institucioneve publike për të ruajtur të dhënat nuk mund t’i ngarkohet individit. Procesi së pari na interesonte si është konceptuar. Procesi është një garanci më shumë për vetë punonjësit, që do të thotë që ka një garanci ligjore, ca kritere të mirëpërcaktruara në lihgj dhe ky vlerëism kryehet nga organe të pavarura, si ekzekutivi dhe ministria e Brendshme. Kush e

Vettingu, Hodaj: Verifikime nga SHISH për lidhjet e policëve me krimin PROCESI “Së pari duhet të deklarojnë nëse kanë apo jo pasuri. Nëpërmjet SHISH, Drejtorisë e parandalimit të pastrimit të parave, do të kryhet një vlerësim, nëse personi ka apo s’ka lidhje me eksponentë të botës së krimit”.

kalon me sukses, do t’i garantohet qëndrimi në detyrë. Kur themi vetitng në polici, çfarë nënkuptohet, pasuri të paligjshme, cili është thelbi? Ata që duhet të rrinë në detyrë, s’duhet të kenë lidhje me botën e krimit, të mos jenë prekur nga korrupsioni, dikush duhet të justifikojë pasurinë e vënë me të ardhurat ndër vite. Si pritshmëri nuk mund ta them sepse i bie

RAPORTI

të paragjykoj procesin. Besoj se pjesa më e madhe është pjesa e shëndoshë e policisë që do të rrijë në detyrë. Si do t’i verifikoni? Procesi është analog, së pari duhet të deklarojnë nëse kanë apo jo pasuri. Nëpërmjet SHISH, Drejtorisë e parandalimit të pastrimit të parave, do të kryhet një vlerësim, nëse personi ka apo s’ka lidhje me eksponentë të

botës së krimit. I gjithë procesi do të zgjasë rreth 24 muaj. Procesi i gradave të larta do të zgjasi diku te 5 muaj. A ka persona që rrezikojnë burgun nga ky proces? Patjetër që po, në rast se rezultojnë me shkelje. Cila do të jetë e ardhmja e Akademisë së Policisë? Akademia e policisë s’duhet të jetë e kufizuar vetëm te Policia e

Shtetit, por edhe të institucionet e tjera. Duhet reformuar dhe të ketë autonomi akademike dhe financiare. Synojmë që reforma ta vëjmë në gjendje që të ofrojë edukim cilësor. Dhe duke përmirësuar cilësinë e edukimit mendojmë se do forcohet edhe profesionalizmi. Është kusht akademia për zyrtarët që shërbejnë në polici? Vakumi që do të krijohet nga Vettingu nuk na tremb, sepse kemi shumë kërkesa çdo ditë nga vajza dhe djem, apo thjesht gjimnazistë që e kanë pasion punën në Policinë e Shtetit, ndaj nuk beosjmë se do të krijojë boshkllëk të madh që do shkaktojë dhimbje koke për ne. Akademia është përdorur si aneks më parë në Policinë e Shtetit, duke çuar atje njerëzit që nuk shiheshin si adapto për Policinë e Shtetit, çka ka qenë një gabim i tmerrshëm, një paradoks.

Reforma në drejtësi, Hajdarmataj: Prokurorët neglizhuan hetimet Në raportin për vitin 2017, që Krimet i dorëzuan Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, nënvizohet se zbatimi i Reformës në Drejtësi ka sjellë neglizhencë në radhët e prokurorëve të Krimeve të Rënda. “Janë evidentuar luhatje të angazhimit dhe vullnetit në punë si rezultat i ndryshime kushtetuese dhe ligjeve paketë të Reformës në Drejtësi, ku parashikohet dhe ndryshimi i funksionimit të Prokurorisë për Krimet”,-thekson

Besim Hajdarmataj, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një tjetër arsye e zvarritjes së hetimeve dhe neglizhencës në kryerjen e këtyre hetimeve është edhe lëvizja e shpeshtë e oficerëve të policisë gjyqësore, çka shpesh herë ka sjellë dhe pamundësi për zbardhjen e përgjimeve të cilat do të ndihmonin në luftën ndaj kriminalitetit. Hajdarmataj bën përgjegjës klasën politike për rezultatet e hetimeve, pasi sipas tij akuzat se të gjithë janë të

korruptuar ka demotivuar prokurorët. “Për vitin 2017 janë referuar për hetime proaktive 30 referime nga Polica e Shtetit”,-thuhet gjithashtu në raport. Gjatë vitit 2017 u vunë nën hetim 639 persona, 2 më shumë se gjatë vitit 2016. Nga këta, 236 u dërguan për gjykim 216 u mbartën për vitin në vazhdim. Për hetimin pasuror, gjatë vitit 2017 janë paraqitur në gjykatë 4 kërkesa për sekuestrim dhe 7 kërkesa për konfiskimin e pasurive të sekuestruara.


FORUM

15 E diel, 22 PRILL 2018

Mes njerëzve mëson se cili je... Nga Duro Mustafai

N

ë Vlorë, më janë dukur intere sante ato bisedat me njerëz të thjeshtë e të zgjuar, që nuk i harroj e përherë kam dëshirë ti takojë.. Ata janë fshatarë nga Vranishti i Vlorës, "rrënjë e degë" e origjinës sime, me të cilët shpesh takohem. Madje, për këtë, edhe jam mburrur përpara të tjerëve me shpjegimin se; "Unë jam fshatari, që ka lindur në qytet. Po fshatin dhe fshatarët i do shumë. Flet e shkruan me dashuri për ta, sepse mbi të gjitha ata janë njerëz të mirë, të vuajtur, por të pa nënshtruar, që besën, mirësinë, dashurinë e trimërinë i kanë marrë bashkë me qumështin e nënës. Ndërsa, shkolla e jetës i ka bërë njerëz të ditur. Dhe prej tyre mëson shumë gjëra interesante e me vlerë për jetën, që nuk i mëson dot kafeneve të Tiranës. Bisedat e ngrohta e të sinqerta midis miqsh të tillë, përbëjnë edhe tryezën më të mirë, ku lind frymëzimi për tema të rëndësishme të çdo gazetari. Refleks i një takimi të tillë, të kohëve të fundit, janë edhe riprodhimi i tre tregimeve, që po ja dërgoj gazetës suaj të dashur për lexuesit.... Një dhuratë e çmuar e nënës... Tregon Tajar Ramadani: "Ishte viti 1997, që ka hyrë në histori, si "viti i mbrapsht". Familja ime jetonte në Babicë të Vlorës e unë punoja si oficer, inxhinier aviacioni, në Vlorë. Atë ditë kisha shkuar të takoja familjen e të çmallesha me nënën time të paharruar, që atëherë kish mbushur 70 vjeç. Kur do të largohesha të nesërmen, përpara se të më puthte e përqafonte, siç bënte vazhdimisht, nëna ime do më ndalte. "Prit pak, bir, se të kam përgatitur diçka", më thotë. Qëndrova në oborrin e shtëpisë gjithë kureshtje, pa ja hequr vështrimin fytyrës së saj të dashur. Dhe ajo erdhi. Në dorë mbante mbështjellë me letra, diçka që ende nuk e kisha kuptuar se ç'ishin. - Po këto, i them, çfarë janë ?.Janë për ty, biro ..merri e mbilli atje ku po ndërton shtëpinë." Ishin dy rrënjë

fiqsh.. Aty për aty mendova të mos i merrja, ç'më duheshin fiqtë, kur shtëpia s'kishte përfunduar?!... Pastaj, unë oficeri, që do të zbrisja nga Babica, do të shkoja rrugëve të Vlorës me rrënjët e fiqve në duar? Ç'do të thoshin të tjerët, kur të më shikonin? Do të skuqesha nga turpi. Por nëna është nënë, si mund t'ja thyeja zëmrën, nënës time? E dija që do zëmërohej. Prandaj, pas një copë here heshtjeje, i thashë: "Mirë, do t'i marrë fiqtë, se janë dhurata jote".. Ajo buzëqeshi dhe mu hodh në qafë për të më përqafuar. Këtë çast unë s'kam për ta harruar kurrë. Atë vit trazirash, kur Vlora jetonte nën krismat e kallashnikovëve e njerëzit përpiqeshin të ruanin kokën, nëna ime, kish shkulur nga kopshti dy rrënjë fiq, që djali i saj ti mbillte pranë shtëpisë së tij, në Ujin e ftohtë të Vlorës. Është e tepërt të them se si kalova qytetin, pastaj Skelën për të arritur, në kodrëzën ku po ndërtoja shtëpinë. Ecja në këmbë, me vështrimin përpara, por me mendjen prapa, tek nëna ime. Kisha nisur të jetoja me gëzimin e saj, dhe i premtoja vetes, që fiqtë do ti mbillja në vend të shëndetshëm e do të kujdesesha për ta me përkushtimin dhe dashurinë e nënës. Kanë kaluar 20 vjet nga ajo kohë. Nena ime, ka kohë që nuk jeton. Por fiqtë në oborrin e shtëpisë sime, kanë hedhur shtat e janë mbushur me degë, gjethe e kokrra. Dhe unë, për vite me radhë, kam vjelur e shijuar prodhimin e tyre. Madje, në kujtim të nënës, prej vitesh u kam dhënë fiq miqve të mi. Dhe ata, nënën time e kujtojnë dhe nderojnë si ta kishin nënën e tyre. Tani, sa herë që u hedh vështrimin fiqve më kujtohet nëna ime e mirë, Haxhireja. Atëherë më vinte turp të ecja rrugëve të qytetit me rrënjët e fiqve në duar, tani nuk i harrojë ato duart e rreshkura të nënës sime plakë, që më dhuruan një nga bimët më të bukura dhe më të shijshme. Të paktën, kështu më duket mua. I shikoj ato tek ngrihen lartë me gjelbërimin e tyre, e më vjen ti puth e përqafoj. Më duket se këtu është e gjallë nëna, sikur më flet me zërin e asaj dite: "Prit pak, bir, se kam përgatitur diçka për ty... Na, merri këto e mbilli në oborrin e shtëpisë...". Tani jam burrë i moshuar, thuajse në moshën e saj të dikurshme, por, pse të mos e them, kur e kujtojë atë dhuratë, qe e kam para syve përditë, ka raste që përlotem. Më përlot kujtimi, qe më ka lënë në oborrin e shtëpisë, dhe dashuria prekëse e

nënës për birin e saj. Ajo më ka bërë të mësoj sa më mirë prejardhjen time,të di kush më solli në jetë e cili jam. Dhe, të thërras me zë të lartë se ajo gruaja zemërmadhe është nëna ime, që si të gjithë shqiptaret e mira, ishte gati shkulte nga kraharori edhe zëmrën, që t'ja dhuronte fëmijës së saj. Gjaku ynë i shpërndarë…. Kanan Canodemaj: "Jetova prej shumë vitesh në Athinë dhe e para gjë që më emocionoi dhe më bëri të bie në mendime ishte takimi me një profesor arvanitas, që më fliste për prejardhjen e tij dhe ndihesh krenar se kishte gjak shqiptari. Pastaj do të mësoja, se poshtë Akropolit të Athinës, ku edhe unë banoja, gjendet një lagje e tërë arvanitasish. Po Athina ka 6 vendbanime te vogla e të shpërndara me arvanitas. Dhe, si për ta vërtetuar lashtësinë e këtyre banorëve dhe të vendit ku kanë strehën e tyre,profesori arvanitas më tregoi se lagja poshtë Akropolit, e që mban emrin "Plak",është arvanitase e se aty jetojnë 200 mijë shqiptarë. I bindur për prejardhjen e tij, ai më serviri shembuj e fakte, që vërtetonin se ishte arvanitas e që do të thoshte se edhe ai ishte shqiptar. Por të gjitha këto fjalë, ai i thoshte me zë të ulët, gati belbëzonjës, duke hedhur vështrimin djathtas e majtas, se mos ndokush e dëgjonte..Për një çast mendova se: Profesori paska frikë të tregojë për gjakun e tij, kur ne mburremi dhe na duhet ta themi me zë të lartë? Frikë, por përse, dhe, nga kush?! Nga njerëzit e një vendi që i përkasin të parët demokracisë evropiane? Kjo ndodhi më bëri të sillja ndërmend, një ndodhi tjetër, atë me dy gazetarë shqiptarë, qe kishin ardhur në Athinë, në vitin 1979, pra në kohen e regjimit monist në Shqipëri e që po e vizitonin sërish Athinën. Tani, pas rënies së regjimit komunist. Njeri prej tyre, ishte vlonjat e do më tregonte, se atëherë, pikërisht, në verën e vitit 1979, ata kishin vizituar Akropolin e u duhej të ktheheshin në ambasadën tonë, që ishte në rrugën "Kollonaqis". I hipën një taksie dhe i treguan shoferit grek adresën, ku kërkonin ti çonte. Në udhëtim vlonjati i tha shqip shokut të vet, se nëse nuk do të mjaftonin dhrahmitë për pagesë, do të jepnin dollarë, ose do tu drejtoheshin shokëve të ambasadës dhe shoku e miratoi këtë vetëm me një po. Kur mbërritën pranë ambasadës dhe pyeten shoferin se sa dhrahmi kërkon-

te. Ai,që gjatë udhëtimit, kish dëgjuar, por nuk kish folur asnjë fjalë, kësaj here kish folur shqip: "Jo, jo,unë nuk u marrë para vëllezërve, mysafirë, se jam arvanitas. Jam shqiptar, si ju. Dhe me një buzëqeshje vëllazërore, u kishte shtrënguar duart gazetarëve që vinin nga Tirana. Por edhe shoferi arvanitas, sado mikpritës bujar e vëllazëror, e kish hedhur vështrimin djathtas e majtas, për të parë se mos ndokush e përgjonte dhe e dëgjonte. Kështu ka ndodhur shpesh, sidomos në vitet e kaluara, sepse kohëve të fundit po ndodh edhe ndryshe, arvanitasit u thonë të ardhurve të Shqipërisë se "edhe ne jemi shqiptarë". E kjo i bënë të jenë krenarë për origjinën e tyre. Siç e tregon edhe kjo foto, nën Akropolin e Athinës gjendet lagja arvanitase "Plak", ku banojnë 200 mijë shqiptarë.. "Mos jam plakur ?!" ZEQIR RIBAJ: Po udhëtoja me autobusin e linjës që të çon nga Uji i Ftohtë në qytetin e Vlorës. Sa hyra në autobus shoh të ngrihet për të më lëshuar vendin, një burrë i moshuar. Në fillim u çudita, se në autobus kishte edhe të rinj që mund ta bënin një veprim të tillë. Po pastaj mendova: ky xhaxhoja do të jetë ndonjë i njohuri im, që mund ti kem bërë ndonjë të mirë dhe ja, tani ma shpërblente, duke treguar respekt e mirënjohje. Por, jo, ai ishte një i panjohur për mua, që asnjëherë nuk e kisha takuar, dhe kurrfarë të mire nuk i kisha bërë. Këtë do ta tregonte shprehja e tij: "Urdhëro, ulu këtu, se unë kam respekt për më të moshuarit, kurse ata, të rinjtë do ta kuptojnë kur të plaken". E falënderova njeriun e mirë e të edukuar, por në çast, nuk di si më erdhi në

mënd ta pyesja: "Më falni, po juve, sa vjeç jeni? I panjohuri më shikoj drejtë e sy e më tha: Unë?! Unë, pardje i mbusha të tetëdhjetat". -"80 vjeçar dhe më liruat vendin?!" Kuptohet që më erdhi keq për veten time. Në sytë e të panjohurit kushedi se si isha katandisur. Se, ai plaku më mori për më plakun e autobusit. Po pse të kish gabuar vallë, nisa kështu ti bëja një vështrim të heshtur vetes sime. Të gjithë miqtë e mi vranishtiotë e dinë që nuk e heq kurrë nga koka kapelën time. Po atë ditë, nuk e di pse kapelën time, atë republikën e bardhë, e kisha ngjeshur fortë, sa që s'më dukeshin as veshët. Ja- Thash me vete, kapelja e kish bërë plakun të gabohej për moshën time. Unë, vërtetë nuk jam i ri, por edhe më plaku i pleqve nuk jam. Nuk e fsheh, që ai episodi në autobus, më bëri të ndreq ndonjë gjë që nuk shkon në paraqitjen time, ndoshta më duhet të blejë ndonjë kapele tjetër, që të mos jetë republikë, ndoshta ndonjë me streh, si ajo e ish-kryetarit të kooperativës sonë, Alush Majkos, që me gjithë moshën mbi 80 vjeçare, përherë na duket më i ri. Po ju, vëllezër, çfarë më këshilloni? Megjithatë, që nga ajo ditë e takimit me të panjohurin në autobus kam nisur të shqetësohem. Ja, sa hyj shtëpi i drejtohem pasqyrës, që e kisha harruar fare. Shikoj veten, sikur të isha adoleshent. Po vrej që këtë, fshehurazi nga unë, e bën edhe gruaja ime. Vërtetë, mos jam plakur?! Ja, këtë nuk e pranoj. Unë kam filluar ti besojë atij filozofi të vjetër që ka thënë: "Mosha nuk janë numrat e as vitet që ikin, por besimi, se edhe tek të moshuarit, rinia është e pranishme".

EKSPOZITA NË LEZHË

“Njerëzit ndihmojnë njerëzit” Nga Jak Rozhani "Vullnetarizmi nuk njeh moshë,- njerëzit ndihmojnë njerëzit, ishte ekspozita me punime të nxënësve të shkollave të qytetit të Lezhës, në QKF Lezhë, organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Lezhë, Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhë, në bashkëpunim me shkollat 9 vjeçare të këtij qyteti: "Gjergj Kastrioti", "Gjergj Fishta", "Kosova", "Besëlidhja", "Nënë Tereza", "At Shtjefën Gjeçovi'etj. Në këto punime, nxënësit e këtyre shkollave, të përgatitur me profesionalizëm nga mësuesit e tyre të edukimit figurativ, kishin pasqyruar me ndjenjë dhe vizion për të ardhmen tema të veçanta, që kishin

të bënin me çështje sociale dhe ekonomike, probleme të ndryshme shoqërore dhe të vetë fëmijëve, si dhe veset e dëmshme për shëndetin. Si: Së bashku për një shoqëri dinjitoze, Vullnetarizmi nuk njeh moshë, Të gjithë për një mjedis të shëndetshëm, Mendoni për ata që nuk janë si ju, Jepni ndihmën dhe kontributin tuaj për njerëzit më në nevojë, Njerëzit ndihmojnë njerëzit, Ndihma e parë, Dhuro gjak, shpëto jetë, Shëndeti i mirë, kërkon së pari higjienë, Dita botërore kundër urisë, Dita botërore kundër HIV/AIDS dhe tema të tjera sociale edhe për kujdesin për moshën e tretë. Ishin pasqyruar mjeshtërisht nga nxënësit -piktorë të vegjël,

nën kujdesin e mësuesve të tyre të edukimit figurativ dhe specialistes së pikturës në degën e Kryqit të Kuq Lezhë, mësuesja e njohur Keti Sokoli e specialistë të tjerë . Kryqi i Kuq dhe fëmijët, vazhdon aktivitete në vazhdimësi me ekspozitat me vizatime e piktura, duke trajtuar probleme të ndryshme sociale dhe ekonomike të shoqërisë, të fëmijëve, të të moshuarve etj. me ndjejnë dhe dashuri, duke përçuar mesazhe njerëzore e humane për të ndihmur njerëzit në nevojë të çdo moshe, thotë drejtuesja e Kryqit të Kuq Shqiptar, dega Lezhë, znj. Florinda Gjergji . Duke falënderuar për kontributin, bashkëpunimin e sensibilizimin e vazhdueshëm DAR Lezhë,

drejtorin z. Bardhok Pulaj, drejtoritë e shkollave, mësuesit e edukimit figurativ dhe nxënësit e shkollave, piktorë të së ardhmes edhe duke dhuruar për njerëzit e shtresat në nevojë. Duke u kthyer shpresën dhe besimin "Fëmijët me vizatimet dhe pikturat e tyre të arrira, shprehin ndjenjat dhe talentin e tyre, duke i dhënë buzëqeshje e gëzim dikujt që është në nevojë. Kur ndjen dhimbjen e tjetrit dhe e ndihmon atë, je njeri dhe përçon vlera njerëzore dhe humane, thotë për "Koha Jonë", drejtori i DAR Lezhë, z. Bardhok Pulaj. Duke vlerësuar si të arrira punimet e këtyre nxënësve të talentuar, piktorë të së ardhmes, duke shprehur ndjenjat, emocionet dhe tal-

entin e tyre. Në këtë ekspozitë të fëmijëve, titulluar " Vullnetarizmi nuk njeh moshë", Kryqi i Kuq dhe fëmijët, pati edhe vlerësime të punimeve të nxënësve të shkollave, ku vendin e parë e fituan nxënësit e shkollës 9 vjeçare "Gjergj Kastrioti " qyteti Lezhë, e drejtuar me vizion nga znj. Ermira Bregu, me mësuesin e përkushtuar të edukimit figurativ Leonard Lesaj, që përgatit me profesionalizëm nxënësit, piktorë të së ardhmes.


FORUM ANALIZË Nga Steven Erlanger

B

osnja Hercegovina është dje pi i Luftës së Parë botërore. Ballkani ka qenë gjithnjë vend ku perandoritë, etnitë dhe fetë e ndryshme përplasen dhe garojnë. Analistët paralajmërojnë se rajoni mund të kthehet në fushëbetejë për atë që duket si nisja e një Lufte të Ftohtë. Rusia përpiqet vazhdimisht t'i shumojë tensionet etnike në vendet që duan të futen në BE. Përfshirja e tyre e ka zgjuar që tani Brukselin dhe e ka rikthyer te planet e zgjerimit. Uashingtoni gjithashtu e ka rikthyer vëmendjen, për shkak të rreziqeve të sigurisë në vendet që janë anëtare të NATO-s. Pasi perëndimi u bashkua kundër Rusisë, duke përjashtuar diplomatë të huaj për shkak të përpjekjes për të vrarë një ish spiun rus dhe vajzën e tij në Angli, Ballkani bëhet edhe më i rëndësishëm, sipas Mark Galeotit, një kërkues në Institucionin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pragë. "Rusia do të përpiqet të gjejë mënyra për t'u hakmarrë e për të zhvilluar mundësi të reja ndërhyrjeje", thotë ai. Galeoti thotë se Rusia e sheh Ballkanin si një fushëbetejë ku mund të krijojë hutime si dhe leva për të forcuar negociata me BE-në. Charles A. Kupchan, i cili ka qenë drejtor i Këshillit Kombëtar të Sigurisë të SHBA-ve, nën Presidentin Obama, tha se rusët po përfitojnë nga pjesa e fundit e Europës Perëndimore që mbetet e destabilizuar politikisht. Situata të kujton Ukrainën, ku Rusia fillimisht pranoi

që Kievi të bashkohej me BE-në, por jo me NATO-n. Por më pas ndryshoi mendim dhe drejtoi revolucionin që solli aneksimin e Krimesë dhe ndarjen e Ukrainës lindore. Gara me Rusinë në Ballkan mund të mbjellë destabilizime të tjera në një rajon që ende s'e ka marrë veten nga luftërat e viteve 1990, pas ndarjes së Jugollsavisë. Shumë prej shenjave të luftës janë fshirë nga Sarajeva. "Holiday Inn", që dikur u kthye në strehë ku gazetarë fshiheshin nga snajperët, tani është duke punuar me kapacitet të plotë. Asnjeri nuk beson se vendet e Ballkanit janë gati për t'u bashkuar, dhe teksa zbehet qëllimi i bashkimit, po ashtu zbehet edhe urgjenca për t'i kryer ato reforma. Para katër vitesh, kryetari i Komisionit Europian, JeanClaude Juncker, tha se blloku nuk do të zgjerohej më nxitimthi. Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, e quan shpesh këtë situatë: "Është si të rrish i bllokuar në një dhomë pritjeje dhe s'ka një derë as për të dalë". "Junckeri gaboi që tha se nuk ishin të interesuar për zgjerim", thotë Carl Bildt, ish Ministër i Jashtëm i Suedisë dhe i Dërguar i Posaçëm i OKB-s në Ballkan. "BE ka vite që e ka larguar vëmendjen dhe pasojat kanë sjellë një kthim prapa", thotë ai. Por pasi Britania u largua nga BE dhe pasi Rusia e shtoi përqendrimin, BE e ndryshoi planin e veprimit për Ballkanin. Madje ka arritur deri aty sa të thotë që nëse reformat shkojnë mirë, Serbia dhe Mali i Zi mund t'u bash-

Nga Gëzim Loka

N

E diel, 22 PRILL 2018

Ballkani do të jetë fushëbeteja mes Rusisë dhe SHBA kohen në vitin 2025. Strategjia e BEsë për Ballkanin Perëndimor, që u botua në shkurt, kishte gjashtë prioritete: 1) rendin ligjor; 2) sigurinë dhe emigrimin; 3) zhvillimin ekonomikshoqëror; 4) transportin dhe energjinë; 5) dixhitalizimin; 6) pajtimin dhe fqinjësinë e mirë. Bullgaria, e cila mban presidencën e BE-së, do të mbajë një samit të posaçëm për Ballkanin në Maj. Në Qershor Ballkani do të jetë në axhendën e Këshillit të Europës; Britania do të drejtojë një samit në korrik dhe NATO një tjetër në Bruksel. "Duhet të çojmë në fund atë që nisëm në vitin 1989", tha Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për zgjerim. "Viti 2025 është si datë orientuese për Serbinë dhe Malin e Zi, datë realiste por edhe shumë ambicioze". Shumë mendojnë se është shumë ambicioze, meqë BE këmbëngul se këto vende duhet të zgjidhin problemet e shumta e plot emocione që kanë për kufijtë. Raporti i BE-së e pranon që në Ballkan ka shumë probleme të brendshme. "Në këto vende ka elemente të qarta të kapjes së shtetit, lidhje me krimin e organizuar, korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës, si dhe përzierje e fortë e interesave publike me ato private", thotë raporti. "Ka prova të

qarta që politika ndërhyn dhe kontrollon mediat si dhe mungon një pavarësi e plotë e gjyqësorit", shton raporti. Po t'i shtosh këtyre detajeve edhe faktin që ekonomitë e Ballkanit nuk janë konkurruese, dhe që të rinjtë vazhdojnë të largohen në kërkim të punëve më të mira jashtë vendit, afrimi me BE-në duket i largët. Por tani është shtuar edhe interesi i Amerikanëve, kryesisht prej ndërhyrjeve Ruse, siç thotë A. Ross Johnson, nga Hoover Institution, i cili shton se Kongresi i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes një vlerësim të nivelit të bashkëpunimit që ka çdo shtet i Ballkanit me Rusinë. Ai nuk mendon se nuk janë. "Politika e BE-së kanë mbështetur çdo gjë që ruan heshtjen në Ballkan, por kjo është e rrezikshme dhe krijon një mjedis të përkryer për lojërat e Moskës", shton ai. Sipas tij, Brukseli duhet të angazhohet më shumë në ato që ofron dhe mënyra se si i kontrollon. Duhet të ofrojë shtysa të vërteta për reforma institucionale dhe sanksione të vërteta për ata që nuk i realizojnë. Një ish zyrtar i lartë i SHBA-ve e quajti zonën "fushëbeteja e re e Luftës së Ftohtë" dhe tha se Brukseli është shumë i ngurtë me mënyrat që përdor për t'i orientuar vendet e rajonit, dhe paratë që

investohen nuk lidhen siç duhet me reformat që nevojiten. Ky zyrtar, që kërkoi të mbetet anonim për të ruajtur ndikimin në rajon, tha se vendet janë reformuar vërtet vetëm kur Brukseli dhe Uashingtoni kanë bashkëpunuar duke i detyruar politikanët e rajonit të largohen nga korrupsioni, kapja e shtetit dhe e gjyqësorit, si dhe duke mos i lejuar kompanitë ruse që të marrin mediat dhe pika kyçe të infrastrukturës. Por Europa nuk do të importojë më probleme brenda vetes. Ironia e historisë, sipas z.Bildt, është se po të kishte ndenjur e bashkuar Jugosllavia, tani do të ishte futur në BE, madje më përpara se Rumania dhe Bullgaria. "Po të mos kishin ndodhur luftërat, e gjithë zona do të ishte në BE. Ballkani ka jetuar gjithnjë më mirë kur ka qenë i integruar në një strukturë më të madhe. Kjo ka qenë e nevojshme në të shkuarën dhe mbetet e nevojshme edhe sot. Dhe mundësia e vetme që kanë sot për ta bërë këtë është Bashkimi Europian", tha ai. Z.Kuptchan mbetet optimist. "E dimë që kjo histori do të përfundojë me futjen e gjithë vendeve ish-Jugosllave në BE. Por kur do të ndodhë, është pyetja?", tha ai. New Y ork Times York Times.. Përktheu: Top Channel

Misionet e vështira të një koloneli, në mbrojtje

PROFIL ë pika të rëndësishme të ko hëhapësirës shqiptare, kur zembrekët e orës duket se kanë ngrirë, njerëzit më të përkushtuar të shoqërisë, intelektualët e ndershëm e të përkushtuar, elita civile dhe ushtarake kthehen në modalitete për të gjithë, për mbarë shoqërinë. Takimi me Hamdi Jeminaj është befasues jo vetëm për dikë që e takon për herë të parë, por dhe për dikë tjetër që e njeh mirë, që e ka pasur pedagog, siç e kam pasur unë, apo e lidh puna, shoqëria, një rreth i caktuar marrëdhëniesh. Kjo për faktin se ai është gjithmonë suprizues, me plane dhe energji të reja për jetën, i rrethuar me qasje, ide, libra, shkrime, projekte, që përbëjnë rrugëtimin e tij të përditshëm. Me emrin e Hamdi Jeminaj lidhet një pjesë e rëndësishme e historisë së ushtrisë e policisë shqiptare, në radhët e së cilës ai ka një kontribut të çmuar, që kur e nisi karrierën si oficer i thjeshtë, për të mbërritur tek grada kolonel (Drejtues i Parë) dhe

16

angazhimet e shumta në stërvitje e praktika të punës së policimit, që ishin dhe mbetën angazhimet e tij të përçdoçastshme, të një pasioni të epërm. Ndodhi që fati dhe rrethanat, por mbi të gjitha përkushtimi dhe ndjenja e detyrës, ta ngrenin një djalë të thjeshtë në majat e karrierës së shërbimit policor, ku vit pas viti e kohë pas kohe, la gjurmët e tij prej intelektuali dhe misionari në shërbim të nevojave të komunitetit, të ruajtjes së rendit publik dhe stabilitetit qytetar. Hamdi Jeminaj ka lindur më 29.05.1953, në Gjinaj të rrethit të Hasit, ku pasi mbaroi shkollën e mesme "Skënderbej" në vitin 19661970, vijoi studimet në Akademinë e Forvace Tokësore në vitet 1970-1973 e më tej Akademinë e Shtabit të Përgjitshëm në vitet 1985-1986. Ka mbaruar gjithashtu Kolegjin e Lartë të NATO-s në Gjermani në vitin 1996. Ka dhënë provime pasuniversitare në Filozofi në vitin 1993, në Doktrina Ushtarke në 1988, Pedagogji, Psiko-

logji, Psikologji Pedagogjike në vitet 1988-1990, Didaktikë në 1990, Matematikë në vitet 1984-1985, Doktrina Ushtarake dhe është Dr. Shkencash në fushën e policimit. Pas disa detyrave si oficer i thjeshtë ushtrie, si komandant toge zbulimi në forcat speciale Delvinë - Konispol në vitet 1973-1974, shef zbulimi në Brigadën e Sarandës 1974-1976, Pedagog në Universitetin e Forcave Tokësore në vitet1976-1989, në vitin 1991 kaloi në Ministrinë e Brendshme me punë në repartin e Ambasadave, në drejtorinë e burgjeve si drejtor burgjesh i Tiranës në vitet 1991-1992 e më vonë për një kohë mjaft të gjatë pranë drejtorisë së Inspektimit në Ministri. Gjithashtu ka kryer kurse kualifikimi në Gjermani për burgjet në 1996 dhe SHBA në Kolegjin e Lartë të NATO-s për marrëdhëniet e publikut me policinë në vitet 1994-1996. Ishte viti 1991, viti i ndryshimit të madh, kur në mbarë botën ujërat qenë trazuar dhe patën ndodhur ngjarje të mëdha politike e

aq më shumë në Shqipëri, kur nisën të frynin erërat e një epoke të re, ku në plan të parë do të dilte lufta e struktuarve të antiktrimit me krimin, që në emër të "demokracisë" ëndërronin kaosin dhe kërkonintë fitonin "terren" e "legjitimitet" në vendin e shqipeve. Veprimtaria e tij policore plot përkushtim do të kulmonte në vitin e vështirë 1997, ku kolonel Jeminaj (Drejtues i Parë) kryen detyrën e Kryetarit të Degës së Inspektimit për problemet e përgatitjes dhe gadishmërisë së efektivave të policisë. Gjurmë do të linte Kolonel (Drejtues i Parë) Jeminaj veçmas në përgatitjen e akteve nënligjore, në përgatitjen e tekstit "Program për forcat policore", përgatitja e disa temave që lidheshin me operativitetin e operacioneve policore kundër krimit të rrugës etj. Në kontaktet me delegacionet e NATO-s, ku Jeminaj përfaqësonte ministrin e Rendit Publik, do të merrte vlerësime të larta nga këto delegacione për përgatitjen e tij të lartë teor-

ike dhe për idetë novatore që do të jepte, për t'i kthyer organet e Policisë Shqipëtare në organe të zhdërvjellëta të antikrimit, sipas përvojës së pasur dhe modelit të vendeve të NATOs. Në vlerësim të punës së tij me pasion e kurajë qytetare, me përkushtim e profesionalizëm, Hamdi Jeminaj ka marrë këto tituj e dekorata: Medalje Shërbimi-tre herë, Medalje Ylli i Kuq, Medalje në Hungari, Turqi (Ankara) dhe Athinë. Ka botuar këto libra: "Teoria e qitjes për policinë", "Teknika e përgatitjes e armëve të policisë", "Ushtrime qitje të policisë", "Armët që përdor policia" dhe "Metodika e përgatitjes së armëve të policisë". Puna mes njerëzve, me lodhjen, sakrificat, përkushtimin ishin një tjetër shkollë e Jeminajt, një shkollë ku ai mësoi artin e komunikimit me njerëzit, që është arti më i vështirë dhe të cilin e zotërojnë vetëm pak njerëz. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në www .kohajonë.com www.kohajonë.com


FORUM

17 E diel, 22 PRILL 2018

Blini i Gurit të Lekës, surpriza turistike e pranverës Nga Nikolla Lena

S

urpriza e verës dhe e katër stinëve për turizmin shqiptar, padyshim mbetet grykëderdhja e Lumit të Shalës me "Blinin e Gurit të Lekës". Kolori pranveror mbi të gjitha koloret, ka zbritur dhe në brigjet e Liqenit të Komanit në vendderdhjen e Lumit të Shalës. Bashkë me të, kanë filluar të zbresin dhe vizitorët e parë të stinës së ngrohtë. Janë agjenci të ndryshme turistike që udhëtojnë nga Tirana apo qytete të tjera, drejt këtij destinacioni me një bukuri natyrore të pa krahasueshme. Në grykëderdhjen e Lumit të Shalës në Liqenin e Komanit është krijuar një oaz ujor tepër piktoresk me një plazh të freskët ku vizitorët turistik çlodhen dhe kundrojnë natyrën përrallore. Investitori vendas ka ngritur aty një Bar-Hotel me kushtet e akomodimit për një numër të konsiderueshëm pushuesish që vijnë me guidat turistike nga Tirana apo vende të tjera dhe e popullojnë gjatë gjithë sezonit verorë. Jo vetëm burimet ujore, shpellat, uji i kristaltë por dhe historia e "Blinit Gurit të Lekës", tërheq shumë kuriozë

të gojëdhënave dhe historisë së këtyre anëve. Blini i Gurit të Lekës, ndodhet në vendpjekjen e Lumit të Shalës me Liqenin e Komanit, në prehrin e Komlemit, karshi Mollës së Shoshit me plot histori, e cila lidhet me princin tonë rebel Lekë Dukagjini. Thuhet se Lekë Dukagjini, vitet e fundit të jetës i kaloj në këtë vend, përballë i mbrojtur nga humnerat shkëmbore që zbresin thikë deri ne Drin dhe nga pas shpine nga mbrojtja besnike e banorëve të Dukagjinit.

Emrin "Komlem" thuhet se e mori kur rrethimi i ushtrisë turke zgjati aq shumë sa atje lartë midis atyre shkëmbinjve lindën 72 djem. Përballë Komlemit, nga ana tjetër e lumit, ndodhet një shkëmb i cili mban emrin "Curri i Haxhi Begut " nga ku ushtria turke thonë që gjuante me top malësorët e ngujuar aty në Komlem bashkë me princin. Një natë, Leka ju thotë ushtarëve, që të hedhin vozgat me raki në shkëmb duke ju vënë flakën. Vargu i flakës zgjatej deri

poshtë në Drin dhe turqit e lëshuan rrethimin duke menduar se ishte barut dhe se këta paskan aq shumë barut sa edhe ta djegin në humnerë, thotë gojëdhëna. Vetëm kur arrin aty te Guri, e kupton se pse i thonë Guri i Lekës, sepse pasi je ngjitur mbi të dhe ke hedhur vështrimin rreth e rrotull, kupton se ai është një vend strategjik vrojtimi. Nga maja e këtij guri, mund të "krehësh" të gjithë zonën në një hark prej rreth 300 grade. Pra, Leka, nga ky gur ka pikasur çdo lëvizje të armikut dhe kujtdo që ka tentuar ti afrohet. Disa qindra metra afër Gurit, ndodhet Shpella e Lekës, një shpellë me një hyrje jo shumë të madhe por që pas rreth 20 m zmadhohet dhe që vazhdon pikjatë poshtë në drejtim të lumit. Sipas legjendës thuhet se Leka kishte lënë amanet që pas vdekjes trupi i tij të hidhej në këtë shpellë, në mënyre që të mos i gjendej nga pushtuesit turq, kjo duke patur parasysh se çfarë ata bënë me varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Nuk ka dokumente për vendin ku Lekë Dukagjini kaloj vitet e fundit të jetës, për kohën e vdekjes apo për vendvarrimin e tij. Duke u mbeshtetur në e gojdhënat, Blini është posaçërisht vendi ku Leka

kaloj vitet e fundit të jetës së tij. Turistët dhe vizitorët bëhen shumë kuriuoz për këto legjenda të rrëfyera nga banor të zonës apo dhe guidator vendas. Udhëtimi drejt Blinit paraqet surpriza të pafundme pasi ka atraksione të shumta turistike përveç atyre që paraqet liqeni i Komanit, lumi me troftën pikaloshe, shpend dhe kafshë të ndryshme, nga çdo anë mund të shihen në faqet shkëmbore edhe dhitë e egra nëse atje kalohet pa zhurmë. Komlemi, Bira e Topit, Guri i Lekës, Shpella e Lekës, Ballkoni i Dhive të Egra, Ujvara e Mullinit dhe vende të tjera tepër piktoreske, tërheqin turistët. Njerëzit e këtyre vendeve të bukura dhe historike, kanë ndërtuar një Hotel-Bar-Restorant në breg të lumit, një ndertim i bukur duke ruajtur edhe traditën e ndertimit me gur e dru,ku vizitorët çlodhen e mësojnë historinë. "Të huajt që vijnë përherë të parë në këtë vend, surprizohen nga natyra, historia dhe gojdhëna që lidhet me "Blinin e Gurit të Lekës" dhe largohen duke e quajtur këtë vend si surpriza e turizmit shqiptarë" tregon për ATSH një prej eksploratorëve të guidave turistike Skënder Ibi që udhëheq turistët ATA në vendet më piktoreske.

KRITIKË

Analizë e shkurtër e romanit "Psicho" Nga Faruk Buzhala

I

lir Muharremi me romanin e tij Psicho ka arritur që të krijojë një personazh mjaft kontrovers dhe të frikshëm! Guximi i tij që t'i qaset një karakteri të tillë të komplikuar, e bën lexuesin që të hamendet dhe të njohë më mirë botën me të cilën rrethohet dhe në të cilën frymon! Mendja e njeriut është një laborator ku njeriu eksperimenton me veten dhe me të tjerët! E shkrimtarët janë ata që më së miri transformohen në lloj lloj karakteresh dhe krijojnë personazhe mjaft të ndërlikuar, interesantë dhe perversë! Është Oscar Ëilde me Dorian Grejin, është Dostojevski me Raskolnikovin, është Suskindi që krijoi Grenujinin etj. etj. Poashtu janë edhe regjisorët ata që u morën me këtë tematikë, e ndër ta më i famshmi ishte dhe është

Hiçkoku me filmin e tij të njohur "Psicho", Martin Scorcese me filmin e tij "Taksisti" ku rolin kryesor e luan Robert de Niro, etj. Pra, karakteri me të cilin mirret Ilir Muharremi në këtë roman është subjekt edhe i shumë artistëve të tjerë që janë munduar ta paraqesin sa më mirë këtë zonë të errët të psikikës së njerëzve që njihen si vrasës serikë apo Psicho! Pra, autori i këtij romani e ka krijuar në mënyrën e vet një personazh pa emër që e identifikon me një njeri të dështuar në jetë dhe që ka ndërlikime psikike dhe i cili rrëfehet duke i shpalosur para dëgjuesit (që në këtë rast është banakierja, personazhi tjetër statik i këtij romani) të gjitha mendimet e errëta të egos së tij! Është ky një zemërim, që i vie kohë pas kohe, me plot emocione abstrakte dhe të çrregullta! Po të analizohet më mirë qasja që i bën autori personazhit të tij, mund të shohim dhe kuptojmë botëkuptimet e tij për shumë tema dhe çështje të rëndësishme sociale dhe jetësore! Pezmi i tij shpërfaqet në dimensione konkrete që kanë të bëjnë me tema të caktuara siç janë: vetmia, morali,degjenerimi, seksi, krimi, dhe marrëdhënie të tjera të ndërlikuara personale dhe sho-

qërore! I tërë subjekti që shtjellohet në këtë roman është një monolog që rrëfehet në vetën e parë dhe le të kuptohet se personazhi pa emër, tërë kohën është nën ndikim të alkoolit! Sentencat filozofike që dalin nga goja e personazhit janë mjaft të sendërtuara dhe paraqesin botëkuptimin e tij rreth çështjeve të caktuara që kanë të bëjnë me aktualitetin. Mllefi i tij shkon aq larg dhe prek deri te ekstremiteti më absurd që njihet me emrin antropofagjia. Ka shumë supozime dhe studime që flasin për këtë akt që nga antika e deri në kohën e tashme. Vërehet se autori ka shfletuar literaturë dhe ka gjetur burime informacionesh te bollshme rreth kësaj teme, të cilat i paraqet në këtë libër duke e bërë sa më të plotë figurën dhe karakterin e personazhit të tij. Në këtë rast më duhet ta parafrazoj një dukuri që e paraqet Orëelli në romanin e tij të njohur 1984 ku në programin e dy minutave të urrejtjes, Uinstoni në një moment e zhvendos shikimin plot urrejtje nga fytyra në tele - ekran tek vajza flokëzezë mbrapa tij dhe për një çast i shkreptijnë në mendje halucinacione të gjalla e të bukura." Do ta rrihte për vdekje me një shkop gome. Do ta lidhte pas

një huri dhe do ta qëllonte me shigjeta si Shën Sebastianin. E mandej do ta përdhunonte dhe do t'i priste gurmazin në çastin e orgazmës. Dhe e kuptoi pse e urrente më qartë se më parë. Sepse ajo ishte e re, e bukur dhe pa feminitet, sepse ky donte të shkonte në shtrat me te dhe nuk do t'ia arrinte kurrë, sepse rreth belit të saj të hollë dhe të bukur, i cili ftonte të përfshihej në krahë, gjendej vetëm brezi i kuq dhe i neveritshëm, e që ishte simboli i dlirësisë."

Kjo dukuri që e paraqet Orvelli në romanin e tij, vije si pasojë e urrejtjes që shfaqet te personazhi kryesor i veprës së tij e që na bën të kuptojmë se secilit nga ne në çaste tendosjeje dhe nervoze, na vinë ne mendje ide perverse dhe të çmendura që na bëjnë të shprehemi duke thënë fjalë banale që na dalin pavetëdijshëm nga goja. Në këtë rast, unë nuk po bëj krahasime në mes të Ilir Muharemit dhe George Oewellit si shkrimtarë që përshkruajnë të njëjtin problem nga këndvështrime të ndryshme, por vetëm desha që ta vërtetoj atë që e thashë(shkrova) më lartë. Pra, edhe romani PSICHO na e jep të njëjtën ndjenjë dhe na bën të kuptojmë se në mesin tonë mund të ketë njerëz të tillë që janë plot urrejtje ndaj nesh dhe të tjerëve. Autori në këtë libër është munduar ta portretizojë një monstër të tillë në mënyrën e vet, dhe sa ia ka arritur, ju mbetet juve që ta shihni dhe analizoni gjatë kohës sa e lexoni këtë roman i cili është romani i parë tek ne që e rrahë këtë temë, e që ka të bëjë me njerëz me çrregullime të mëdha mendore dhe që flet për kanibalizmin si një dukuri aktuale dhe të dukshme.


SHOWBIZ

18 E diel, 22 PRILL 2018

"Time": Njerëzit më me shumë ndikim në botë, femrat numër rekord Revista "Time" ka publikuar listën e saj të përvitshme të 100 personave me më shumë ndikim në botë, përfshirë një numër rekord femrash (45) dhe po ashtu edhe 45 persona nën moshën 40vjeç. "Klasifikimi i "Time", gjithnjë reflektim i momentit, duket i ndryshëm krahasuar me ata të mëparshëm", shkruan kryeredaktori i "Time", Eduard Felsenthal në një letër ku shpjegon se si revista e ka bërë përzgjedhjen. "Ndikimi, gjithnjë e më shumë, nuk njeh më "zip code" të veçanta apo moshë minimale", shton Felsenthal. Revista i ka kërkuar bashkëpunëtorëve të saj të shkruajnë diçka për secilin nga 100 personat në listë. Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama thotë se ai është frymëzuar nga të mbijetuarit e tragjedisë në gjimnazin e Parklandit, të shndërruar në aktivistë, që organizuan marshimin kundër armëve të zjarrit. "Ata kanë fuqinë e rinisë; mund të shohin botën ndryshe, të refuzojnë kufizimet e vjetra, konventat e hershme dhe paburrërinë që shpesh vishet si mençuri", shkruante Obama për Xhaklin Korin, Ema Gonzales, David Hogg,

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka sjellë projektin më të ri muzikor "Maje men", klipi i së cilës duket tepër interesant. Ajo shfaqet si perëndesha e xhunglës që i këndon dashurisë së zemrës. Këngëtarja është kujdesur vetë për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge ritmike. Në një pjesë të tekstit, ajo thotë vazhdimisht: Mami më ndihmo, unë e dua! Nuk dihet nëse është dedikim, por pritet që ky të jetë suksesi i radhës për të. Kishte disa kohë që ajo po punonte për këtë këngë, për të cilën ka thënë se ka qëndruar tre javë pa gjumë nga puna e gjatë. Nuk ka munguar kërcimi ritmik dhe

skenat e nxehta që karakterizojnë energjinë e saj.

Skandalet e Akademisë Nobel

Kameron Kaski dhe Aleks Uind. Senatori amerikan, Ted Cruz, shkruan për Presidentin Trump: "Donald Trump është një granatë e hedhur në Uashington nga burrat dhe gratë e harruara të Amerikës. Fakti që viti i parë i tij si kryekomandant çorientoi dhe stresoi pjesëtarët e qarqeve mediatike dhe politike, nuk është një mangësi, por një aftësi".

Mes 45 grave të përzgjedhura janë aktivistet Tarana Burk, e cila themeloi lëvizjen MeToo dhe Nice Nailantei Leng'ete, e cila ka punuar për t'i dhënë fund përçudnimeve gjenitale të femrave në Kenia. Në listë përfshihen Rihana, Donald Trump, Princi Harry, Oprah Uinfrej, Roxher Federer, Tifani Hadish, Nikol Kidman dhe Xhenifer Lopez.

Arrestohet aktorja e famshme, akuzohet për trafikim seksual Allison Mack, një aktore amerikane e njohur për shfaqjen televizive Smallville është paraqitur në gjykatë për t'u përballur me akuzat për trafikim seksual. Sipas akuzave aktorja ka shërbyer si mentore dhe ka ndihmuar në operacione të trafikimeve seksuale. Keith Raniere, udhëheqësi i grupit është arrestuar nga FBI në Meksikë në mars. Mack është akuzuar për ndihmën e dhënë për të rekrutuar femra që më pas janë shfrytëzuar për seks tha prokurori i New York. Gjatë një seance të shkurtër mbrëmjen e së premtes gjyktaësi vendosi se 35vjeçarja të mbahej në paraburgim. Ajo do të paraqitet përsëri në gjykatë të hënën. Por prokurori thotë se Raniere kishte ndërtuar një sistem të skl-

Perëndesha e xhunglës me skena të nxehta: Mami më ndihmo, unë e dua

laveve të seksit në grupin e tij, ku anëtaret femra kryenin marrëdhënie seksuale me të dhe ju vendoseshin në në trup inicialet e tij. "Allison Mack rekrutonte femrat për t'u bashkuar me atë që supozohej të ishte grupi i men-

torimit të femrave, por në fakt ishte krijuar dhe udhëhequr nga Keith Raniere", tha Richard Donoghue, avokati amerikan për Qarkun Lindor në New York. Prokurorët pohojnë se Nxivm ka tiparet e një skeme piramidale, në të cilën anëtarët paguajnë "mijëra dollarë" për kurse që të rriteshin brenda radhëve të saj. "Mack drejtpërdrejti ose në mënyrë të indirekte u kërkoi skllevërve të saj... të angazhoheshin në aktivitete seksuale me Raniere", pohon deklarata e zyrës së avokatit. "Në këmbim të kësaj, Mack mori përfitime financiare dhe të tjera". Nëse shpallen fajtorë, si Mack ashtu edhe Raniere, i cili është akuzuar për trafik seksual, duhet të përballen me të paktën 15 vjet burg.

Akademia Suedeze, e cila përzgjedh fituesin e çmimit Nobel për Letërsinë, ka pranuar se emrat e disa prej laureatëve të mëparshëm janë bërë publikë përpara ceremonisë së ndarjes së çmimit. Në një hetim të nisur nga një firmë ligjore mbi skandalet më të fundit që kanë përfshirë këtë institucion, rezulton se rregullat e konfidencialitetit brenda Akademisë janë shkelur në disa edicione të ndarjes së çmimit Nobel. Hetimi gjithashtu tregoi se brenda Akademisë është zhvilluar "një sjellje e papranueshme në formën e initimitetit të padëshiruar, gjë për të cilën institucioni nuk ka qenë në dijeni." Ky konkluzion i referohet skandalit seksual disa-mujor që përfshin bashkëshortin e një prej anëtareve të Akademisë. I gjithë debati nisi kur 18 gra akuzuan publikisht fotografin e njohur Jean-Claude

Arnault për sjellje jo të hijshme ndaj tyre. Skandali detyroi bashkëshorten e fotografit të tërhiqej nga Akademia, ndërkohë që edhe sekretarja e përhershme e trupës, Sara Danius lajmëroi largimin e saj. Në një deklaratë për shtyp, Akademia Suedeze pranoi se këto skandale kanë dëmtuar në mënyrë serioze reputacionin e trupës prestigjioze. Megjithatë, në deklaratën e Akademisë bëhet e ditur se rregullat antike të cilat qeverisin këtë organizëm hermetik, do të rishikohen dhe ndryshohen.

Natalie Portman refuzon "Nobelin Hebraik" Natalie Portman ka bërë me dije se nuk do të shkojë në Izrael në Qershor, për të tërhequr çmimin "Genesis", përkufizuar si "Nobeli Hebraik". Aktorja dhe producentja, lindur në Jeruzalem dhe nënshtetase amerikane ka refuzuar shpërblimin, sepse siç ka shpjeguar një përfaqësues i komitetit të çmimit "zhvillimet e fundit në Izrael ishin shumë të dhimbshëm për të". Aktorja u përzgjodh në nëntor për të tërhequr çmimin e mirënjohjes, përkufizuar nga "Times Magazine" si "Nobeli Hebraik". Shpërblimi është 1 milionë dollarë, të cilat u jepen personazheve që kanë qenë frymëzim për brezat e ardhshëm, falë rezultateve profesionale dhe respektimit të vlerave hebraike. Natalie Portman, emër arti i Natalie Hershlag, lindi në Jeruzalem 36 vite më parë dhe ka qenë gjithnjë krenare për pasaportën e saj të dyfishtë. Në 2015-ën ka drejtuar dhe interpretuar një film të frymëzuar nga autobiografia e shkrimtarit izraelit Amos Oz, "Një rrëfim dashurie dhe errësire". Refuzimi erdhi përmes përfaqësueses së Portman, sipas së cilës

"ngjarjet e kohëve të fundit kanë qenë tmerrësisht të dhimbshme për të dhe nuk ndihet komode të marrë pjesë në asnjë ceremoni që zhvillohet në Izrael". Sipas ministrit të Kulturës në Izrael Miri Regev, refuzimi i artistes vjen pasi ajo do të jetë "influencuar nga presionet e Bds", Lëvizja për Bojkotimin e Izraelit, e cila i fton të gjithë artistët ta braktisin këtë vend për të mbështetur popullin palestinez. Në këtë lëvizje merr pjesë edhe ish-pjesëtari i grupit Pink Floyd, Roger Waters.


SPECIALE

19 E diel, 22 PRILL 2018

Rreth 8 miliardë lëndë plastike mbulojnë oqeanet e Tokës Vendet po mundohen që të ndalojnë plastikat me shpresën për të trajtuar problemin e ndotjes plastike në botë. Problemi është aq i madh saqë shkencëtarët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për zvogëlimin e ndotjes. Shkencëtarët australianë Denise Hardesty dhe Chris Wilcox vlerësojnë, duke marrë në konsideratë mbeturinat e mbledhura në brigjet e SHBA gjatë pastrimeve në 5 vitet e fundit, ka rreth 7.5 milionë lëndë plastike përgjatë bregdetit të Amerikës. Ata llogarisin se ka rreth 437 milionë deri në 8.3 miliardë lëndë plastike në të gjitha brigjet e detit në mbarë botën. Por ky numër i madh papritmas duket i vogël kur sheh të gjitha plehrat plastike që kalojnë nëpër oqeane. Profesoresha e inxhinierisë së mjedisit në Universitetin e Gjeorgjisë, Jenna Jambeck llogarit se gati 9 milionë ton lëndë plastike përfundojnë në oqeane dhe brigjet e botës çdo vit, që nga viti 2010,

Zbulohet për herë të parë milingona që kryen sulm kamikaz Një lloj i ri milingonash kamikaze janë gjetur në ishullin Borneo në Azinë Juglindore. Milingonat "shpërthyese" sakrifikojnë veten për të sulmuar grabitqarët dhe për të mbrojtur koloninë e tyre. "Colobopsis explodens" u zbulua nga një ekip hulumtuesish ndërkombëtarë të cilët identifikuan 15 lloje të veçanta të milingonave shpërthyese në pyjet tropikale. Ekipi vuri re se kjo specie ishte "veçanërisht e prirur për t'u vetë-sakrifikuar kur kërcënohej nga arthropodët e armikut". Në betejë e sipër, ajo bën sakrificën e fundit duke nxjerrë një lëng toksik të aftë për të vrarë kërcënuesin - por gjithashtu duke shkaktuar shkatërrimin heroik të milingonës. Mekanizmi është i vendosur nga milingonat e vogla punëtore si një mjet i fundit nëse qëndrimi mbrojtës me ngritjen e pasmë nuk paralajmëron armikun. Alice Laciny, një entomolog me Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë dhe studiuesi i projektit i tha National Geographic se substanca vdekjeprurës mban një erë me aromë të fortë. Kjo tendencë vetëvrasëse tek species quhet "autothysis", dhe është e zakonshme në superorganizmat si milingonat, të cilët punojnë si kolektiv. Bletët kanë një sjellje të ngjashme mbrojtëse vetë-destruktive.

sipas studimit të saj të vitit 2015 në revistën Science. Kjo vetëm përsa i përket ndotjes në oqeane dhe afër tyre. Çdo vit, rreth Tokës prodhohen më shumë se 35 milion ton lëndë plastike dhe rreth 1/4 e tyre përfundojnë rreth ujit. Zogjtë e detit mund të hanë lëndë

plastike me peshë sa 8% e peshës së tyre trupore, e cila për njerëzit është ekuivalente me një grua që ka peshën e dy foshnjave në barkun e saj", thotë Hardesty of Australia's Commonwealth Scientific and Industrial Research Organisation.

Misteret e çmuara të shpellave në Izrael Në shkretëtirën Negev të Izraelit, një rrugë anësore çon në një luginë të rrethuar nga shkëmbinj të kuq, të purpurt dhe kafe. Tani pjesë e Parkut Kombëtar të Timnës, kjo luginë është e njohur për peizazhin e saj të dhëmbëzuar të gdhendur nga era dhe uji gjatë mijëvjeçarëve. Turistët dhe gjeologët po ashtu vijnë këtu për të admiruar formacione shkëmbore të formuara si kërpudha gjigante, shtylla elegante dhe harqe de-

likate. Parku Kombëtar i Timna ishte dikur një nga qendrat e prodhimit të metaleve në botën e lashtë, ndërsa bakri nxirrej nga gurët. Shpellat dhe boshtet në të gjithë Parkun Kombëtar të Timnës zbulojnë mijëra vjet histori të minierave. Janë gjetur dëshmi që lidhin këto miniera me Mbretërinë e Re të Egjiptit të lashtë, që ekzistonte nga shekulli i 16-të deri në shekullin e 11-të para Krishtit. Bakri nga këtu u pasurua nga radhët e faraonëve

të Ramsesit, të cilët e përdornin për çdo gjë nga armët deri tek stolitë. Megjithatë, dëshmitë e mëtejshme tregojnë se miniera këtu arriti kulmin e saj disa qindra vjet më vonë. Datat e radiokarbonit me rezolucion të lartë të farërave dhe lëndëve të tjera organike të mbetura në kampet e punës së minatorëve tregojnë se minierat ishin aktive midis shekujve të 11 dhe 9 para Krishtit, duke iu besuar teorive se Timna ishte burimi i bakrit për tempullin biblik të mbretit Solomon në Jerusalem. Deri në kohët e fundit, ekspertët mendonin se puna fizike rraskapitëse ishte bërë nga skllevërit. Por zbulimet arkeologjike gjatë viteve të fundit, duke përfshirë pëlhura të lyera me cilësi të lartë të ruajtura nga klima e thatë, tregojnë se punonjësit e metalit ishin të punësuar dhe jo skllavërues. Mbetjet e eshtrave të deleve dhe dhive si dhe ullishtat sugjerojnë gjithashtu se punëtorët hëngrën një dietë të pasur me ushqime që zakonisht nuk gjenden në shkretëtirë.

Babai bëhet personazh në Youtube për të fituar vëmendjen e fëmijëve "Përshëndetje, quhem babi Joe Youtube dhe arsyeja pse po hap kanalin tim është e qartë: ndjehem keq kur shoh bijtë e mi me kokat ulur mbi telefona. Kështu, kjo është e vetmja mënyrë për të komunikuar me ta". Justin Smtih, 43 vjeç, nga Hull, Angli, ka vendosur kështu të bëhet një personazh në Youtube për të rimarrë vëmendjen e 5 fëmijëve të dij: dy vajza 10 dhe 11 vjeç dhe tre djemve: 13, 14 dhe 22 vjeç. "Dua të më shohin mua dhe jo diçka pa ndjenja", ka shtuar Smith, duke hapur kështu kanalin e tij në Youtube për të komunikuar me të njëjtat instrumente teknologjike, pas të cilave janë fiksuar fëmijët e tij.

Çifti bëhet me 14 fëmijë, të gjithë janë djem

Një çift nga Kent County me 13 djem ka mirëpritur në jetë një tjetër fëmijë në familje. Jay dhe Kateri Schwandt janë bërë përsëri prindër të një djali. Djali i dytë i 14-të lindi të mërkurën. Çifti akoma nuk i ka vënë emrin foshnjes së tyre. Pas lindjes së 13 djemve ardhja në jetë e vogëlushit ka vënë familjen Schwandt në titujt ndërkombëtarë. Një mjek kishte llogaritur se shanset për t'u bërë me vajzë pas lindjes së 12 fëmijëve është 0.2 %. Djali më i madh i tyre është 25 vjeç dhe më i vogli, para të porsalindurit është 2-vjeç.


SHENDETESI

P

jesa më e madhe e mikro organizmave që jetojnë në trupin tonë mund të quhen "bashkëpunëtorë të dobishëm" ose parazitë të padëmshëm. Na ndihmojnë të tresim ushqimet dhe të marrim vlerat ushqyese prej këtyre të fundit. Sintetizojnë vitaminat e rëndësishme dhe proteinat antiinflamatore, proces të cilin gjenet tona nuk dinë ta kodifikojnë; gjithashtu stërvitin sistemin imunitar për të luftuar "ndërhyrësit" që mund të na infektojnë. Bakteret që jetojnë në lëkurë sekretojnë një lloj lagështie natyrore që parandalon formimin e çarjeve nga ku mund të futeshin mikrobet patogjene. Streptokoku Pamja e qelizave të streptokokut në mikroskop elektronik, marrë prej një kampioni laboratorik. Ky bakter mund të shkaktojë infeksione vdekjeprurëse, por shumë prej pjesëve të tij janë të padëmshme, ashtu si mijëra mikroorganizma të tjerë beninj që gjenden në trupin tonë. Në përgjithësi, numri i mikroorganizmave që jetojnë te ne është dhjetë herë më i lartë se qelizat tona dhe peshojnë sa truri ynë: rreth 1,350 gramë mesatarisht (në moshë të pjekur). Kjo është edhe arsyeja që secili prej nesh konsiderohet si një organizëm ose ekosistem me popullsi të dendur; habitate ku jetojnë mikrogjallesa të ndryshme, njësoj si xhungla me kafshët e saj. Bakteriofagu Të quajtur ndryshe fage, këto viruse që infektojnë bakteret janë me bollëk në planet (më shumë se yjet e universit). Në trupin tonë numri i tyre është aq i madh sa nuk mund të përcaktohet. "Caulobacter Crescentus" Ky bakter i zakonshëm ujor riprodhohet në mënyrë asimetrike. Kur një qelizë ndahet, njëra nga qelizat bija (e pajisur me një zgjatim të hollë) mund të

20 E diel, 22 PRILL 2018

Bakteret, bashkëpunëtorët e dobishëm të shëndetit

notojë lirisht. Qeliza tjetër bijë, që i ngjan më shumë një bishti, qëndron palëvizur duke u ankoruar mbi çdo lloj sipërfaqe përmes një "ngjitëseje" që cilësohet si më e fuqishmja në botën shtazore. Ajo mund t'i rezistojë një force jashtëzakonisht të madhe: një tonelatë për centimetër katror. Bakteriofage në veprim Bakteriofage teksa largohen nga një streptokok thuajse pajetë. Tashmë këto mikroorganizma janë gati që të gjejnë viktimën e radhës. Duke qenë se kanë aftësi të infektojnë dhe të vrasin pjesë

të veçanta, kjo cilësi në të ardhmen mund të shfrytëzohet për të zbuluar kurat e reja kundër baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Bakteret e zorrëve Zorrë njeriu të pushtuara nga baktere, shumë prej të cilave akoma nuk janë identifikuar. Këto mikroorganizma na ndihmojnë të tresim ushqimet, të thithim substancat ushqyese, na mbrojnë murin intestinal. Gjithashtu ndikojnë në rregullimin e peshës trupore dhe na mbrojnë nga sëmundjet autoimune.

Helikobakter Pylori Prania e "Helikobakter Pylori" (me ngjyrë të hapur), një bakter i zakonshëm që jeton në muret e stomakut, rrit rrezikun e ulcerës gastrite dhe kancerit (në foto, qelizat me ngjyrë të errët). Me kalimin e kohës është zbuluar se ky bakter mund të reduktojë aciditetin e stomakut dhe refluksin gastrit, duke kontribuar në parandalimin e kancerit të ezofagut. Duket sikur ka funksion mbrojtës edhe ndaj alergjive e astmës. Sipas disa shkencëtarëve, shtimi i këtyre pa-

tologjive në botën e industrializuar mund të lidhet me mungesën e "Helikobakter Pylori" në stomak, ose me marrjen e dozave të larta të antibiotikëve gjatë fëmijërisë. Penibacilus Një koloni e rritur në laborator shkencor. Në këtë pamje mikroorganizmat janë në kërkim të ushqimit. Këto baktere mund të veprojnë kolektivisht, duke komunikuar përmes sinjaleve kimike. Cianobaktere Cianobakteret e vogla kanë pasur një rëndësi të madhe në historinë e Tokës: kanë qenë ato që përmes fotosintezës kanë krijuar atmosferën e pasur me oksigjen të planetit tonë. Forma të vjetra të këtyre mikroorganizmave janë zhvilluar te kloroplastet, që janë përgjegjëse për procesin e fotosintezës së bimëve. Flora bakteriale e gojës Në gojën e njeriut jetojnë një gamë e gjerë mikroorganizmash. Disa prej tyre ngjiten në mukozë (në foto ato me ngjyre të errët) pak ditë pas lindjes. Gjallesat e dëmshme krijojnë pllakën bakteriale që favorizon prishjen e dhëmbëve; ose kolonizojnë hapësirat mes dhëmbëve dhe mishrave, duke shkaktuar patologji si paradontiti. Stapfilokockus Aureus Ky bakter jeton në hundën e një të tretës së popullsisë së botës pa shkaktuar dëme. Por mund të bëhet edhe "i keq", duke shkaktuar infeksione të lëkurës ose dëme akoma më të mëdha. Përdorimi masiv i antibiotikëve duke filluar nga mesi i shekullit të kaluar, ka shkaktuar zhvillimin e pjesëve rezistente dhe vdekjeprurëse.

Vitaminat që duhen kundër të ftohtit D

himbjet e fytit, ftohja dhe gripi mbahen larg duke kon sumuar shumë fruta dhe zarzavate, si karota, kunguj, agrume, kivi etj. Ta kalosh dimrin pa dhimbje fyti dhe ndonjë të ftohtë duhet shumë punë, por nuk është e pamundur. Gjithsesi, një dietë e shëndetshme mund ta forcojë sistemin imunitar akoma më shumë dhe ta përgatisë trupin tonë në kushtet më të mira për të luftuar dhimbjet e fytit, ftohjen dhe gripin. Gjithashtu nuk duhet të harroni efektet negative të stresit dhe të një ushqyerje të keqe e të paekuilibruar (për shembull shumë të varfër me fruta e zarzavate, ose të bazuar te ushqimet industriale), apo ndryshimet e vazhdueshme të florës bakteriale të zorrëve (pasojë e stresit ose terapive me antibiotikë) që mund të çojnë në "varfërimin" e organizmit me disa lloje vitaminash

të rëndësishme, gjë që më pas ndikon në punën e trupit dhe dobësimin e sistemit imunitar. Vitaminat e duhura Disa vitamina, mes të cilave A-ja (retinoli e prekursorët betakaroten), Cja (acidi askorbik), E-ja (tokoferoli) dhe B12 (kobalamina) kanë një rol të rëndësishëm në mbajtjen ose forcimin e funksionimit të sistemit imunitar. Për këtë arsye është mirë që të konsumoni shumë zarzavate dhe fruta, sidomos ato që kanë ngjyrë portokalli dhe të verdhë. Shumë të këshillueshme janë për shembull karotat dhe kungujt: përmbajnë betakaroten që në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Përveç agrumeve dhe kivit, që janë të pasura me vitaminë C, këshillohet që të përdoret vaji i farave të grurit, sepse është burim vitamine E. Edhe shtimi në ushqime i qepës (antimikrobike

dhe shkarkuese), specit djegës (dezinfektues i fuqishëm) dhe xhenxhefillit (ekspektorant) rrit ndjeshëm mbrojtjet e trupit. Të gjitha këto ushqime forcojnë sistemin imunitar, duke na ndihmuar të përballojmë fuqishëm stinën e ftohtë të dimrit. Suplementet rigjeneruese Përveç një diete të pasur me fruta e zarzavate, mund të përdorni edhe suplemente me bazë betakaroten, vitaminë C dhe zink. Suplementet me vitaminë A kanë funksion imunostimuluese dhe ndihmojnë në mosinfektimin nga viruset e ndryshme. Dozat e larta të vitaminës C (500-1000 mg në ditë) janë në gjendje të reduktojnë intensitetin dhe kohëzgjatjen e simptomave të gripit. Trajtimi për një kohë të gjatë me suplemente komlekse (të cilat përmbajnë 20 mg zink ose magnez, 100 mikrogramë selen, 15 mg vitaminë E dhe 6 mg betakar-

oten) mund të mbrojë nga infeksionet respiratore. Seleni është një antioksidant i rëndësishëm, zinku dhe magnezi janë minerale mjaft të nevoshjme për organizmin, vitamina E është antioksidant dhe imunostimulues. Farat e grejpfrutit: "supermbrojtje" Ky është antibiotiku më i fuqishëm natyror që mund të parandalojë dhe të luftojë infeksionet bakteriale dhe virale. Farat e grejpfrutit forcojnë sistemin imunitar dhe u bëjnë mirë të gjithë atyre që në dimër kanë tendencë të sëmuren vazhdimisht. Mund të blihen në farmaci me kapsula, ose pika. Doza (1-3 kapsula ose 3 pika, 3 herë në ditë). Frutat e shtrydhura, burim vitaminash Përveç rëndësisë se vitaminave për të forcuar sistemin imunitar dhe për të lehtësuar punën e organizmit, lëng-

jet e frutave të shtrydhura përveçse të shijshme janë edhe freskuese; freskia e tyre mund të shuajë "zjarrin" që djeg në fyt. Receta Përgatitja e një lëngu të shtrydhur frutash, që mund të pihet në mëngjes: mollë të kuqe, karota, kivi, rrush dhe pak kos. Dhimbjet dhe djegiet e fytit mund të zbuten duke i shtuar lëngut edhe pak mjaltë, ose disa pika vaj esencial (eukalipti, livando trumze, ose mente).


KOHA E LIRE

21 E diel, 22 PRILL 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

si formë qeverisje monarkinë, është ... 63. Partia Demokristine 66. Tirana, e kishte targën e makinave ... 67. Gjendje e pabarabartë e njerëzve në shoqëri nga pikëpamja e të drejtave politike e qytetare 73. Që nuk ka mbushur gjashtë muaj; pirës (për kecat ose qengjat) 74. Vendi ku kemi lindur e jetojmë ne dhe ku kanë jetuar të parët tanë 77. jesa e përparme e anijes ose e barkës 78. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 81. Ajo që bën punët e shtëpisë (gatuan, pastron etj.), rregulloj, qeveris shtëpinë 82. Ai që na ka nip ose u ka mbesë. 84. Tërësia e qimeve të gjata që mbulojnë lëkurën, janë... 86. Ngritja e shëndetit për dikë në një dasmë, në një gosti, në një pritje etj 87. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 88. Qen gjahtar, i shpejtë, zagar ose ... 90. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 91. Element kimik, gaz pa ngjyrë, pa erë e pa shije, i domosdoshëm për frymëmarrjen. 92. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 93. Fiks 4 vjet nga shpallja e Pavarësisë, më 17 shkurt 2012, ... njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës, duke u bërë shteti i 88-të i njohjeve

98. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 101. Ka disa fruta që janë të thatë, por të tjerë me ... 102. Ndryshim; dallim 106. Erë e ftohtë, e thatë dhe shumë e fortë që fryn nga veriu 107. Dru, degë a një send tjetër, që mbaron në njërën anë me një degëzim më dysh 108. Vëmendje e madhe e kujdes për t'u ruajtur nga një rrezik 109. Furrë për të pjekur tulla ose tjegulla 111. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 112. Diçka që është shumë e vështirë për ta kuptuar, për ta zbërthyer a për ta shpjeguar 113. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami VERTIKALISHT 1. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 2. Romani i Anton Pashkut 3. Frikë në italisht 4. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 5. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 6. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 7. Që ka ngjyrë qielli të mbyllur. Flamuri i BE dhe ai i PD është ashtu 9. Mbledhës e shitës sendesh që çmohen për vjetërsinë a për vlerën e tyre historike 11. Dukatasi i penës, Skënder ... (2 mars 1936-4 shkurt 2013) 12. Zog me trup të madh, me pendë të zeza ose si të

përhime. Ai ushqehet me kërma 13. Johan ..., filozof gjerman i së drejtës (1557-1638) 15. Mjeshtëria e punës që ushtron dikush, quhet ashtu. 18. Krahinë industriale në Gjermani 19. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 21. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 22. Traktati i Shën ... ose i paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane, u nënshkrua më 3 mars 1878 23. Ai është i tillë, ai që i është i pacipë, i paturpshëm 26. Ai që bën një balet a një valle; ai që vë në skenë balete. I tillë ishte Agron Alia 30. Ngulmues për të mësuar dhe zbuluar gjëra të panjohura, kërkues 32. Ai që beson në shumë hyjni e perëndi, ithtar i paganizmit 33. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 36. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 39. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, del nga sytë 41. Një lloj perime, zhardhokët e kësaj bime quhet ashtu 42. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 44. I çoj bagëtinë për tu ushqyer 46. Ai që ka pikëpamje tepër të skajshme për diçka, ai që e kalon çdo masë në gjykimet

kishte ashtu targën e mjeteve 65. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 68. Gaz që del nga uji kur nxehet shumë 69. E shkatërroj krejt, e prish që të mos jetë më, e shfaros, e zhduk 70. Enë prej balte të pjekur; zakonisht me një vesh, që përdoret për të zier gjellë 71. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 72. ... Gjezi ka interpretuar në mbi 15 role në kinematografinë shqiptare, ku 10 janë role kryesore 75. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 76. Hoxhë ose një tjetër i ngarkuar prej tij, që hipën në minare dhe thërret besnikët në xhami 77. Budizmi mbështetet në mësimet e Gautama ..., i cili jetoi në shek. V p.K. mes Nepalit e Indisë Veriore 79. Vjershë lirike a këngë solemne. 80. Ashtu quhet monedha e Kenias 81. Zë një vrimë a një të çarë me diçka 83. Pika më e largët nga Toka në orbitën e Hënës 85. Pasuri që një pronar ia jepte dikujt për ta shfrytëzuar, me kusht që të merrte prej tij një taksë 89. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 90. Partia Republikane, inicialet 94. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 95. Lojë me tridhjetë e dy gurë, ose grua e seres, zonjë 96. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shkurtima 97. Ajo që bën pula, vezë ose.. 99. Pika e horizontit që është përkundrejt jugut 100. "Kur të djeg qumështi, i ... kosit" 102. Kafshë shtëpiake përtypëse e imët, me lesh të butë 103. Njëra prej figurave me vlerë në lojën me letra 104. Neritan... i arkeologjisë dhe i politikës 105. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 110. Po rrethi i Matit, si e kishte targën

47. Fjalë e dhënë për diçka të rëndësishme, premtim 48. Gjinia femërore e oficerit është ... 50. Zhardhoku i kësaj bime, që përdoret si ushqim. 51. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 52. Mjet për të kapur minj, zogj ose kafshë të egra 57. Më 19 janar 1966, ... Gandhi u zgjodh kryeministre e Indisë 58. Vend që përmbytet nga ujërat e lumenjve ose të përrenjve. Kisha e Shën Ndout është në atë qytet 59. Ëmbëlsirë si krem, përgatitet me niseshte, qumësht, sheqer, vezë dhe kakao dhe me vanilje 62. Diçka që të bën për vete, të mahnit me cilësitë e rralla, me bukurinë, me forcën, me madhështinë e vet etj. 64. Rrethi i Librazhdit, e 1

2

3

E

M

P

E T

9

E

11

K

12

R

H

M E

U

P

A

A

M

M O N I

K

N

¸

O G J

I

Z

M

K

I 21

M U Z

I

K O L

K

N 27

D V

T

32

U

R

O

28

B

A

31

P A H I

U 15

20

R

26

S

8

B R E

25

D A S

M

7

P

18

B A R O K P 24

M A

6

C E

14

I

17

19 23

5

A L K A L

13

A S H K

K

R 22

4

S 10 16

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 3. I tillë është një shkrim i keq, ose një libër që nuk i'a vlen 8. Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes 10. Aktori, Shpëtim ... me një galeri të larmishme rolesh dhe karakteresh në kinema dhe teatër 14. Ajo është fe botërore dhe filozofi jetësore e përhapur kryesisht në Azi 16. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 17. Zëri më i trashë i burrit në të kënduar; këngëtari që ka këtë zë 19. I sëmurë, i pamundur. Mbiemër bisedor i vjetër 20. Pikturë që bëhet me bojëra uji mbi suva të njomë; mënyra e punimit të këtyre pikturave 24. Unioni Postar Universal 25. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 27. Ai që shet mend, njeri mendjemadh, ai që ngrefoset si gjel e mburret 28. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 29. I ka hije, ngjan bukur, i ka ... 31. Mëvetësi ekonomike e politike, të qenët ekonomikisht e politikisht i pavarur 32. Edgar Allan ..., themeloi litertaurën e krimit, zhanrin science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fundamenti të simbolizmit dhe keshtu të poezisë moderne 34. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 35. Sistem sundimi, në të cilin pushtetin më të lartë e ka në dorë tërësisht vetëm një njeri 37. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 38. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 40. Partia Aleanca Popullore 43. Gaz pa ngjyrë, me erë të keqe e të fortë, i cili del nga bashkimi i azotit me hidrogjenin 45. Bukë gruri e bardhë, e gatuar me brumë të ardhur, në trajtë të zgjatur e të rrumbullakët 47. Listë që përmban emrat e punonjësve të një ndërmarrjeje a të një institucioni 49. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 52. Pa të shiu do të na lagte e do na bënte qullë 53. Me 7 dhe 8 të këtij muaji janë festa e mësuesit dhe e grave 54. Shkrim me përmbajtje publicistike a shkencore 55. Krahinore, ashti i thonë maces 56. Qytet në Itali, kryeqendër e provincës së Livornos, tamam ashtu 58. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 60. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 61. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 62. Një shtet që ka zgjedhur

B

29

U

L

R

U S

P U L L

30

M

L

33

K

34

M I

Q ¸

S

I

35

F

U

O

L

O I

36

E

N

K R

U

T

37

R

P

¸

E

L

G

41

42

D

A

Z

44

K S

S

L

D

I

¸

D E M O R

A L

A R

K A V A N O Z

¸

R 46

R

L

40

A P

R

L

39

O K

43

45

A N E

Z

38

R

S

N

47

I

Z

O J

48

J

U 49

E

K

K

50

R

D R E

D H

E

E

E

A

E

51

R

52

V A D I

T E

M

53

57

V 60

˙

N

˙

58

K

A N T I

S E

P T

I

K

O 62

D

D

K

T

66

U

T

R

64

O N G A

L

Z O H E

U

T

L

74

71

R

F 78

T

R

D I

M

M ¸

Z

A K

E

I

A

V E S

H

A N S E

U 85

R I

Z

L

D S

I

U

H

R

M

87

L

R

O H

C

Z

P E

Q E

83

N A I

E 86

F 77

82

P

73

80

81 84

S

M

88

R A Q E

O

B

N

M A J

M E

R

M

T

89

A L

91

90

I 92

D A L

L

R 93

98

E

S K U D O

T

J

M

E

T

A

95

K

99

B

T

94

S

M U

97

R

Y

I 72

76

U

79

S P

65

A T

M

I

75

A

N

K

70

V A L ¸

H

T S H I

68

69

V A

G O D O

P

63

M E

67

S

K

56

E

59

61

E

54

K

O 55

T

L

96

K

A

K U B

100

K O L

A

L O V A R

R

101 102

N

M E R

L

103

104

105

A M E

I

A V A N T A Z H

A

N

D

E Q E P

106

A L

L

¸

T

S

107 109

V ¸

110

N G

A

G 111

¸

V E

112

J

A 113

A N E

114

E 115

R

108

O F S

116

H A V Z I

H

U

117

N

M A ˙ 118

L

J

E

S

R

P

H

V ¸

K


SPORT

22 E diel, 22 Prill 2018

Shkodranët pësojnë një humbje të rëndë 0-2, rrezikojnë rënien nga kategoria

SULMUESI

Luftëtari fundos Vllazninë, Plaku shpëton Kamzën ndaj Lushnjës

Abazaj flet si lojtar i Anderlehtit: Me punë dhe fat, mund të arrij shumë

Rozalb Lika

L

uftëtari i ka shkaktuar një humbje të rëndë Vllaznisë në “Loro Boriçi”, duke e mundur në shifrat 2-0. Ky duel ishte shumë delikat dy skuadrat, pasi shkodranët kishin nevojë për pikët e mbijetesës, ndërsa gjirokastritët për të synuar një vend në zonën europiane. Të dyja ekipet e nisën ndeshjen duke studiuar njëra-tjetrën dhe nisën të rrezikonin me kalimin e minutave. Shkodranët ishin më këmbëngulës me topin nën zotërim. Rast shumë të mirë kishte Lika, i cili tentoi me një goditje të fortë nga distanca, por topi u përplas në traversë. Në krahun tjetër, portieri Alen Sherri ishte thuajse turist, pasi nuk kishte asnjë rast të rrezikshëm. Luftëtari nuk e shfrytëzoi si duhet kundërsulmin, pavarësisht se kapi disa herë në epërsi numerike vendasit. Miqtë e nisin mjaft mirë pjesën e dytë, pasi arrijnë të kalojnë shpejt në avantazh. Gjirokastritët gjejnë golin e avantazhit në minutën e 52-të. Abazaj shpërthen në krahun e majtë, kalon mbrojtjen, futet në zonë dhe gjuan fort duke mposhtur portierin Sherrin. Topi ndalet vetëm nga rrjeta. Shkodranët u munduan që të barazojnë shifrat, por nuk ja dolën mbanë deri në fund. 5 minuta para fundit, Luftëtari jep leksion futbolli me Bregun dhe Rrocën. Futbollisti vlonjat pason për numrin 10-të,

ky i fundit i kthen topin dhe e nxjerr përballë portierit Sherri. Bregu nuk gabon dhe ndëshkon për herë të dytë shkodranët. Tifozerisë shkodrane nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të duartrokasë, ndërkohë që të njëjtën gjë bëri edhe me Abazajn, i cili doli mes duartrokitjeve nga fusha e lojës. Pas kësaj humbje të rëndë Vllaznia mbetet në 33 pikëve, në vendin e parafundit, ndërkohë që Luftëtari ngjitet në vendin e tret me dy pikë më shumë se Partizani. Kamza është rikthyer te fitorja pas 9 javësh, teksa ka mposh-

tur Lushnjën me rezultatin 2-1, ndonëse jo pa vështirësi. Sebino Plaku ka qenë edhe njëherë heroi i ekipit të Ahmataj duke shënuar dy golat që vendosën këtë takim, dhe e kanë larguar disi nga zona e mbijetesës. Gjithçka në këtë ndeshje ndodhi në pjesën e dytë. 2 minuta nga starti i 45 minutëshit të dytë, Sebino Plaku lëviz mirë dhe hyn brenda zonës së rreptësisë së Lushnjës, gjuan me të djathtën dhe topi përfundon në rrjetë. Megjithatë, Lushnja nuk dorëzohet. Mbrohet mirë, por edhe hidhet në kërkim të golit. Në minutën e 76 një krosim në

PARTIZANI

TRAJNERI

Gjoka: Faji i imi, është momenti që të reflektoj

Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka u shpreh mjaft i zhgënjyer për humbjen e sotme, teksa tha se është koha për të reflektuar dhe për të marrë përgjegjësitë e këtyre dy humbjeve radhazi, që mund t’i kushtojnë shtrenjtë shkodranëve. “Ishte një ndeshje shumë e keqe, që ndoshta është edhe faji im, që nuk arrita ta organizoj dhe mobilizoj si duhet skuadrën. Kur gjërat shkojnë keq, është gjithmonë e vështirë për të ndryshuar situatën. Nuk dua të komentoj rastet e dyshimta, pasi nuk duhet ta kishim lënë ndeshjen të varej nga këto momente. Ndoshta është momenti për të reflektuar, mendoj që është problemi im që nuk kam ditur të motivoj skuadrën në momente të tilla”, ka thënë Gjoka pas ndeshjes.

zonën e Kamzës shfrytëzohet mirë nga Sefa, i cili gjuan me kokë dhe sfera kalon mes këmbëve të portierit duke përfunduar në rrjetë, 1-1. 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt ndeshjen e zgjidh sërish Sebino Plaku. Sulmuesi shfrytëzon hapësirën e pambuluar në mbrojtjen e Lushnjes, dhe dërgon topin në rrjetë me kokë. Me këtë fitore, Kamza shkëputet me 4 pikë nga Vllaznia dhe Teuta, duke hedhur një hap drejt qëndrimit në Superiore, ndërsa durrsakët do ta luajnë nesër takimin e tyre, në Vlorë përballë Flamurtarit.

Kristal Abazaj gjatë kësaj javë ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me gjigantët belgë të Anderlehtit, duke hedhur një hap mjaft të madh në karrierën e tij sportive. Për ta festuar, sulmuesi i Luftëtarit shënoi një super gol në Shkodër, ndaj Vllaznisë, ndërsa më pas foli edhe për aventurën që e pret në Belgjikë. “Kam folur pak me trajnerin e Anderlehtit, duke i thënë se do ta kem pak të vështirë ritmin, pasi vij nga kampionati shqiptar. Ai më tha se do të më ndihmojë, duke filluar që nga data 1 qershor, kur fillon grumbullimi dhe më tregoi se kishte studiuar mirë ndeshjet e mia. Unë isha në stadium dhe pashë ndeshjen kundër Klab Bryzh, ndërsa besoj se me shumë punë dhe me pak fat, mund të arrij shumë. Ishte një kampionat me një nivel shumë të lartë fizik, por që linte edhe shumë hapësira, gjë që nuk ndodh në Superiore, pasi skuadrat ngjishen më shumë. Luftëtari në Europë? Anderlehti do të luajë në Champions edicionin e ardhshëm, ndaj Luftëtari nuk do ta ketë këtë mundësi.

P

artizani do të luajë të hënën ndaj Skënderbeut, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 30-të të Superiores. Në “Selman Stermasi”, të kuqtë do të synojnë që të marrin një rezultat pozitiv pas disfatës së rëndë 4-0 ndaj Kukësit. Trajneri Klevis Dalipi e ka pranuar se mbetën të befasuar në Kukës, por kërkon që lojtarët e tij të japin maksimumin në fushën e lojës. “E kam deklaruar edhe pas ndeshjes me Laçin se ne nuk kemi bërë ende asgjë deri kur të realizojmë objektivin pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Gjatë gjithë javës kisha punuar shumë me lojtarët për të ulur euforinë, dhe besoj se ishte pikërisht euforia e cila nuk na la të shfaqeshim më së miri në një ndeshje kaq delikate si ajo ndaj Kukësit. Unë jam i pari që mbaj përgjegjësi për atë humbje bashkë me lojtarët, pasi kjo fanellë që mbajmë veshur duhet përfaqësuar denjësisht. Në media ka dalë që ka pasur

Dalipi: Dua luftëtarë në fushë, e vështirë ndaj Skënderbeut

tension mes Bardhit dhe Çanit. Ajo që kam kërkuar pas Kukësit në këtë javë ka qenë që nuk dua një dhomë zhveshje me lojtarë që të jenë super të edukuar, por të jenë luftëtar. Të kenë ego

edhe në seancat stërvitore. Nëse ka edhe përplasje fizike për të mirën e punës, unë jam i gatshëm ta pranoj. Sepse vetëm kështu mund të ecet përpara dhe besoj se ky konflikt mes Çanit dhe Bardhit ishte për të pasur një rezultat pozitiv. Unë e marr si të mirëqenë këtë lloj egoje mes futbollistëve. Nëse dy lojtar të tillë duan të përmirësohen dhe të luftojnë për të arritur më lart, për mua është në rregull edhe ndonjë përplasje e vogël mes tyre. Unë dua luftëtarë në të ardhmen, në stërvitje dhe në ndeshje. Do të përgatisim një ndeshje shumë të vështirë sepse dihen vlerat e Skënderbeut. Ne nuk duhet të harrojmë se jemi Partizani. Luajmë në fushën tonë dhe kjo na bën të jemi më ambiciozë.


SPORT

23 E diel, 22 Prill 2018

Liverpuli ndalet nga vendi i fundit në renditje, Salah tjetër rekord

SURPRIZA

Nuk kanë fund surprizat në Premier League, pasi Liverpuli ka barazuar në mënyrë spektakolare 2-2 ndaj vendit të fundit në renditje, Uest Brom. Të kuqtë kaluan në avantazh që në minutën e 4-t. Mane del mjaft mirë nga krahu i majtë, pason në zonë për Ings, i cili godet mjaft mirë me të majtën duke e

dërguar topin në rrjetë. Liverpuli luan më mirë dhe në minutën e 72-të shënon dhe golin e dytë, teksa Mohamed Salah shënoi një gol spektakolare. Ky ishte realizimi i 31të në këtë sezon për egjiptianin, i cili është shënuesi më i mirë në Europë. Gjithsesi ai ka barazuar rekordin e kristiano Ronaldos,

Alan Shirer dhe Luis Suarez sa i përket golave të shënuar brenda një sezoni. Në momentin që dukej se fitorja ishte hipotekuar, vjen dhe reagimi i papritur nga vendasit, që barazojnë gjithçka brenda disa minutash. Livermore dhe Rondon gjetën golin, por Uest Brom mbetet në vendin e fundit me 25 pikë.

Administratori i klubit Flamurtari ka thumbuar federatën dhe rivalët

D

rejtuesi kryesor i Flamurtarit, Sinan Idrizi, është kthyer nga Turqia dhe nga Vlora ka folur për zhvillimet e fundit në ekipin vlonjat, ndryshimet në staf dhe objektivin për javët e mbetura të kampionatit. Administratori i klubit ka habitur teksa, është shprehur se javën e ardhshme do të nisin bisedimet me futbollistët aktualë për rinovimin e kontratave. Si gjithmonë, Idrizi ka theksuar se ajo që ka pikë të dobët te Flamurtari, është fanella e tij. “Kemi bërë një zgjidhje brenda llojit. Nga stafi ekzistues ia kemi besuar drejtimin e Flamurtarit për javët e mbetura të kampionatit Ardi Beharit dhe Vasil Rucit. Ata janë prej kohësh në klub dhe njohin më së miri gjithçka. Nuk do të ketë ndryshime të tjera në stafin e ish-trajnerit Duro. Janë larguar Duro dhe Beqiri, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për punën e bërë te Flamurtari dhe korrektësinë që treguan gjatë kohës që ishin me ne. Kështu vendosëm për drejtimin e skuadrës në vazhdim, sepse ishin ne, që i dinim më mirë hallet e Flamurtarit. E përsëris, një zgjidhje brenda llojit ishte më e mira për momentin. Më mbrapa do të flasim. Behari apo Ruci i parë? Kjo është si historia me Hoxhë Ali dhe Ali Hoxhë, mos t’u hyjmë kësi historish. Ne kemi një ekip shumë të mirë. Pati një moment jo të mirë, një situatë

Sinan Idrizi: Nuk jemi ekip skedinash apo zvarranikësh

të pakëndshme, por lojtarët e Flamurtarit duhet të tregojnë veten e tyre. E përsëris dhe e them me zë të lartë: Ky është ekipi më korrekt që unë kam pasur te

Flamurtari. Në këtë ekip nuk ka bastexhinj, as gëzhoja të vjetra. Nuk ka lojtarë skedinash. Jam më tepër se i zhgënjyer nga rezultatet, por mendoj se kemi akoma

Pas barazimit zhgënjyes ndaj Krotones, Juventus kërkon të rigjejë suksesin në kampionat në super ndeshjen ndaj Napolit. Masimiliano Alegri është shfaqur i qetë në konferencën për shtyp para ndeshjes, duke e kaluar presionin te kundërshtarët, të cilët sipas tij luajnë ndeshje vendimtare. “Ne jemi mirë, tani fillojmë një mini-kampionat prej pesë ndeshjesh. Jemi katër pikë përpara dhe ndaj Napolit do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, por jo vendimtare. Juventusi po bën një kampionat të rëndësishëm, edhe Napoli po bën po aq mirë. Ne e dimë se do të përballemi me formacionin, që ka dhënë çdo gjë në këtë kampionat. Për ata do të jetë një lojë vendimtare. Në këtë ndeshje varet fati i sezonit për Napolin. Është e jashtëzakonshme, si kjo skuadër ka

bërë hapa të mëdhenj në vitet e fundit. Napoli është bërë realitet në Itali dhe në Europë. Dibala është mirë, unë nuk e kuptoj pse duhet të ndjehem keq. Ai ka luajtur të mërkurën ndaj Krotones dhe është i gatshëm për nesër. Pjanic është shëruar. Përveç De Shilio dhe Sturaro, të tjerët janë të gjithë mirë”, tha Alegri në daljen për mediat.

Bajerni nuk ul ritmin, shkatërron Hanoverin

Bajerni i Mynihut nuk ndalet në Bundesligë. Skuadra e Jup Hejkens ka fituar në shifrat 3-0 ndaj Hanover. Trajneri gjerman kishte bërë disa ndryshime në formacionin e tij duke parë që luan në gjysmëfinalen e Champions League të mërkurën ndaj Realit. Pas një pjese të parë të qetë, ekipi bavarez gjen golin e avantazhit në minutën e 57-të të pjesës së dytë me Tomas Myler. Pas këtij goli, kampionët e Gjermanisë, në minutën e 73-të, shënuan dhe golin e dytë me Robert Levandovskin. Në fund të ndeshjes, ishte Rudi që shënoi edhe një gol të tretë për Bajernin, që tashmë po mendon për ndeshjen e radhës në Champions League ndaj Realit.

KUKËSI

SERIA A

Alegri: Ndeshje vendimtare? Po, por për Napolin!

kohë për të dhënë atë që duhet. Mendoni një gjë. Unë nuk fyej askënd, por Flamurtari ka një fanellë, që i ka të gjitha brenda saj. Ne nuk jemi një ekip i krijuar pas viteve 1990-të, që kemi fituar tituj në kohën e demokracisë. Ne kemi një histori, kemi një qytet, kemi një peshë, kemi një fanellë. Kur them kjo fanellë, i kemi thënë të gjitha. Vlora nuk ka pasur kurrë ekip zvarranikësh, as ekip pushtetarësh. Flamurtari ka qenë një ekip vlonjatësh, që në kuptimin klasik kanë bërë atë që duhej të bënin para viteve 90-të. Thjesht e kanë lartësuar këtë fanellë. Pikën më të dobët si administrator kam ruajtjen e vlerës së fanellës. E ardhmja? Pjesa më e madhe e lojtarëve aktualë do të fillojnë që të hënën kontaktet me klubin për rinovimin e kontratës. Ekipi është shumë i mirë, nuk duhet të bëjmë nihilistin tani, të shfryjmë çdo gjë. Do të jemi në kontakt edhe me lojtarë të tjerë, të nivelit akoma më të lartë, për ta rritur standardin e Flamurtarit sezonin e ri”.

BUNDESLIGË

Kukësi do të përpiqet që të harrojë eliminimin në Kupën e Shqipërisë ndaj Laçi, teksa sot do të luajnë në ndeshjen e radhës në kampionat. Trajneri Peter Pakult nuk e ka fshehur se kjo do të jetë një mundësi e mirë për të marrë hak për duelin e mesjavës. “Në dy ndeshje me Laçin nuk pësuam humbje, por kundërshtari shënoi në fushën tonë dhe u eliminuam. Personalisht, nuk shoh mbrapa, pasi nuk kthehet asgjë. Do të tentojmë revanshin ndaj Laçit dhe shpresoj që nesër (sot) të marrim pikë. Nëse e analizojmë Laçin, them se janë me të drejtë aty ku janë. Ne shtëpi luan shumë fort dhe të gjithë ekipet që luajnë në Laç, duhet të japin më shume se maksimumin. Luajmë me një sulmues dhe kjo është hera e parë që më ndodh. Falënderoj Zotin, që Guri ka një ecuri të tillë dhe

Pakult: Falënderoj zotin, Guri si Mesi dhe Ronaldo

nuk është dëmtuar. Që nga fillimi Guri shënon në çdo ndeshje, si fitore, si humbje, ashtu si Mesi e Ronaldo. Kur u largua Bakaj, Guri është nënvlerësuar pak. Kundërshtarët ishin të përqendruar shumë te Bakaj. Ekipi

im meriton një kompliment të madh për mënyrën si i ka çuar gjërat deri tani, pasi largimin e Bakajt ekipi e ka kaluar mjaft mirë dhe ka reaguar shumë mirë. Fitoret që kemi bërë nuk i kemi marrë më eufori dhe duhet që 7 ndeshjet e ardhshme t’i marrim një nga një dhe ta përfundojmë në vendin e dytë, që për mua do të ishte diçka shumë e mirë. Ultimatumi i Gjicit? Në Austri kemi një thënie: Në paragrafin 1 thuhet se Presidenti ka të drejtë, kurse në paragrafin 2 thuhet se, nëse nuk ka të drejtë, e merr të drejtën paragrafi 1. Pra, gjithmonë presidenti ka të drejtë”, tha Pakult.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAME

24 E diel, 22 PRILL 2018


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.