Koha jone 24 janar 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVII i botimit

Nr: 17 (8148)

E mërkurë, 24 Janar 2018

Çmimi 30 Lekë

PD: Spiuni do zgjedhë KRYEPROKURORIN!

Ose KLP dhe KLGJ janë bërë me zhul e baltë nga emra të inkriminuar e sigurimsa, ose deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi të arrestohet nga Prokuroria për shpifje

Kryemadhi, apel të rinjve: Protestoni për një Shqipëri më të mirë, jo për partitë

Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dje gjatë Konferencës studentore të Lëvizjes Socialiste për Integrim

FAQE 5

FAQE 3

Lulzim Basha: 290 mijë shqiptarë jetojnë në mjerim. Rama ka dështuar si kryeministër

KRYEBASHKIAKU

VOTIMI I EMIGRANTËVE

INTERVISTA

Veliaj: Ky do të jetë viti i një revolucioni të gjelbër për Tiranën

Ministri Xhafaj: Të mbyllet Reforma Zgjedhore, 1/3 e votuesve nuk voton

Berisha: Dy ambasadorë janë palë me Edi Ramën, gati t’ia faktojmë DASH

DURRËS

STUDIMET NE BRITANI

Edi Rama: Më shumë investime për sektorin e peshkimit

Panairi i madh i edukimit, dy ditë në hotel Rogner

FAQE 13

FAQE 6

ZVICËR

Sot hidhet shorti i Kupës së Kombeve, Shqipëria mëson rivalët në Ligën C

FESTËN E REPUBLIKËS SLLOVAKE

Presidenti Meta: Çekia dhe Sllovakia shembulli që duhet ndjekur

FAQE 8

FAQE 9

FAQE 22

FAQE 7

Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha

FAQE 13

KREU I DEPUTETËVE TË LSI

Pension me shumë përfitime! Merrni pensionin në Credins bank dhe shijoni paketën dedikuar për ju.

Vasili: Ndjekje penale për Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit

FAQE 4

FAQE 24


POLITIKE

2

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Hedhja e shortit për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së, Bylykbashi: Procesi, i korruptuar politikisht

P

artia Demokratike ka reaguar zyrtarisht ndaj procesit të hedhjes së shortit për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në një konferencë të psaçme për mediat nga selia blu, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi dhe juristi i PD-së Gazmend Bardhi, theksuan rëndësinë e një procesi të pastër, në mënyrë që të mos kapet drejtësia. Sipas tyre, procesi i së hënës për KLGJ-në dhe KLP-në ka treguar se deri më tani ka qenë një proces i korruptuar. Bylykbashi tha se moskapja e sistemit të drejtësisë është me rëndësi për shqiptarët. “Kandidaturat në pjesën dërmuese janë në kundërshtim me procedurat dhe ligjet. Pjesa më e madhe e tyre kanë marrë vlerësim negativ nga ONM. Por kandidatët për KLGJ dhe KLP janë të kontrolluar nga Rama. Dje u vërtetua se në këtë proces janë vendosur filtra, për të përzgjedhur kandidaturat që i interesojnë Ramës. Ndaj themi së procesi i KLGJ dhe KLP është i delegjitimuar”, tha Bylykbashi. Ndërkaq, Gazmend Bardhi është ndalur tek emrat konkretë të kandidaturave. “Ilir Panda ka qenë i angazhuar politikisht. Platforma e Alfred Ballës është plagjiaturë e një kandidati tjetër. Sokol Lamaj nuk ka paguar detyrimet tatimore”, tha Bardhi. Bylykbashi Bardhi në vijim të denoncimit të tyre për kapjen e sistemit nga PS-ja, publikuan fakte, që sipas tyre, tregojnë se të paktën 5 nga kandidatët për KLP dhe KLGJ nuk i përmbushin kriteret. Duke përmendur emrat, deputetët thonë se njëri nga kandidatët rezulton i dënuar, tjetri funksionar i lartë politik, një tjetër bashkëpunëtor i sigurimit, etj. Sipas Bylykbashit këta kandidatë “delegjitimojnë të gjithë funksionimin e Këshillit të Lartë të Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

PD “demaskon” kandidatët për KLP e KLGJ: Sigurimsa, të dënuar e shkelës ligji

Akuzat e PD-së Altin Haziraj nga Shoqëria Civile: Ka depozituar deklaratë ku deklaron se nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Është deklaratë e rreme, sepse sipas shkresës së Drejtorisë së Burgjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se Altin Hazizaj është dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për dy vepra penale. Dokumenti nga sektori i dekriminalizimit për Altin Hazizaj është dorëzuar në Kuvend por është fshehur për anëtarët e opozitës. Ai duhej të ishte skualifikuar. Kjo e bën listën të pavlefshme

Alfred Balla nga Shoqëria Civile: Në rekomandimin e ONM nuk plotëson kriterin e angazhimit në Shoqërinë Civile në 5 vitet e fundit. Platforma e këtij kandidati është plagjiaturë e një kandidati tjetër (Plarent Ndreca). ONM thotë se ky kandidat nuk ka integritetin e duhur për të qenë kandidat. Kozma Jano nga radhët e avokatisë: Nga dokumentacioni që i është fshehur opozitës, rezulton, se Kozma Jano i datëlindjes 1956 ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit me pseudonimin “telefoni.” Ka qënë kryetar i Partisë Komuniste të degës Lushnje dhe në 2011 ka qenë kandidat në zgjedhjet

lokale në listën e këshilltarëve. Kjo e dhënë është në faqen e KQZ. Ilir Panda nga trupa e pedagogëve: ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qenë i përfshirë në nivele të larta politike, ç’ka ligji e ndalon. Sokal Lamaj nga radhët e avokatisë: Nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidatëve që vijnë nga avokatia. Ndaj tij janë marrë masa administrative për mos pagesën e rregullt të tatimeve. Ky është kriter ndalues për kandidatët. Edhe ky kandidat e deligjitimon listën. ONM ka konstatuar se nuk provon ligjshmërinë e pasurisë.

KOZMA JANO

“Informator i Sigurimit të Shtetit”, reagon kandidati për KLP: Ja e vërteta ime

Kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Kozma Jano ka reaguar pasditen e djeshme ndaj akuzave të Partisë Demokratike, të cilët nxorën një dokument ku shkruhej se ai kishte qenë informator i Sigurimit të Shtetit gjatë kohës që mbante detyrën e efektivit të policisë në Portin e Durrësit. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Jano mohon të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndërsa akuzat e PD-së i cilësoi shpifje. “Nuk jam përfshirë në asnjë marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit, por as si individ dhe as në ushtrimin e profesionit tim, nuk kam dëmtuar asnjë person, në asnjë lloj forme, si gjatë diktaturës ashtu edhe gjatë demokracisë. Letra e bakallit me sfond të zi dhe “stilolaps blu” që u publikua sot, është një sajesë e shkruar me dorën e atyre që akuzuan, vetëm e vetëm me qëllimin e përballjes së emrit tim”- u shpreh

PROCESI

Nis Vettingu në Prokurori, tre prokurorët që do verifikohen

ALTIN HAZIZAJ SQARON AKUZAT E PD-SË: U AKUZOVA SI GAZETAR, GJYKATA MË LIROI

“Është dënuar dy herë”, kandidati i KLGJ i përgjigjet PD: Ja pse jam arrestuar

K

andidati i përzgjedhur për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Altin Hazizaj ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike se ka qenë i dënuar. Hazizaj, i përzgjedhur të hënën përmes shortit është propozuar nga shoqëria civile, në reagimin e tij tregon dhe rastet se kur ai është arrestuar. Hazizaj sqaron se është arrestuar në moshën 22-vjeçare, kur ishte gazetar, teksa nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për të mos hyrë në një ndërtesë të papërfunduar në Tiranë. Kandidati për KLGJ-në deklaron se në atë kohë është lënë i lirë me vendim gjykate, pas një proteste të organizuar nga një sërë organizatash. “Ka disa çështje që

nuk duhen bërë asnjëherë politike, por që me ç’duket nuk i shpëtuam dot. Për të gjithë miqtë dhe kolegët gazetarë, që i falënderoj për korrektësinë në raportim këto dy ditë, ky lajm dhe link do t’i ndihmojnë për të kuptuar dhe sqaruar të vërtetën! Organizatat më prestigjioze të të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të gazetarëve, shkruajnë për Altin Hazizaj, në atë kohë një gazetar 22 vjeçar, që luftonte me një sistem autoktratik që kishte kufizuar çdo liri të njeriut! Ky është fakti në një ndër periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë! Pjesa tjetër është politikë dhe unë nuk kam aplikuar për politikan, por për një njeri që kërkon të ndry-

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

shojë përfundimisht drejtësinë në këtë vend! Janar 31 Altin Hazizaj, Koha Jonë, I BURGOSUR. Hazizaj, një gazetar i gazetës më të madhe të përditshme të pavarur, Koha Jonë, u arrestua dhe u akuzua për mos bindjen ndaj urdhrave të policisë teksa po përpiqej të hynte në një ndërtesë.

ADRESA E REDAKSISË:

Hazizaj po raportonte një përpjekje të policisë për të larguar me forcë ish të burgosurit politikë, të cilët kishin banonin në mënyrë të paligjshme në një ndërtesë të papërfunduar në Tiranë. Në skenën e ngjarjes policia sekuestroi filmin dhe apartatin fotografik të fotografit Genc Shkullaku. Në 2 Shkurt , pasi CPJ dhe një sërë organizatash ndërkombëtare protestuan për ndalimin e tij, Hazizaj u la i lirë me vendim gjykate. Hetimet ndaj gazetarit vazhdojnë dhe ai duhet të raportojë tek autoritetet dy herë në javë!”- u shpreh dje në reagimin e tij në rrjetet sociale, kandidati për KLGJ-në, Altin Hazizaj.

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

Nis Vettingu edhe te Prokuroria e Përgjithshme. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hodhi këtë të martë shortin në organin qendror të akuzës për efekt të procesit të Vettingut. Nga shorti janë përzgjedhur 15 dosje për tre prokuroret e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koçaj, Artur Selmani dhe Sokol Stojani. Kujtojmë që Arqile Koçaj dhe Artur Selami ishin kandidatë për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, detyrë në të cilën u zgjodh prokurorja e Shkodrës, Arta Marku. Arqile Koçaj u emërua nga Marku Drejtor i Njësisë së Dekriminalizimit në institucionin qendror të akuzës, në vend të Rovena Gashit.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E mërkurë, 24 JANAR 2018

PD: Spiuni do zgjedhë KRYEPROKURORIN!

Ose KLP dhe KLGJ janë bërë me zhul e baltë nga emra të inkriminuar e sigurimsa, ose deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi të arrestohet nga Prokuroria për shpifje Institucionet e reja që do të realizojnë një pjesë të Vettingut kanë vënë dje në pikëpyetje serioze gjithë reformën në drejtësi, në mos e kanë shumëzuar me zero. Dosjet e të paktën pesë kandidatëve që garojnë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), sipas Partisë Demokratike, kanë të dhëna skandaloze dhe shkelje ligjore të hapura. Deputeti jurist i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe juristi i PD, Gazmend Bardhi paraqitën të dhëna për 5 kandidatë për KLGJ dhe KLP që rezultojnë se kanë qenë punonjës të ish-sigurimit të shtetit, të dënuar nga gjykata, ish-ministra politik dhe shkelës të ligjeve. Konkretisht, sipas akuzave të PD, kandidati për KLGJ, Sokol Lamaj nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidateve që vijnë nga avokatia. Ky fakt është fshehur në procesin e shqyrtimit të kandidaturës. Një tjetër fakt skandaloz, sipas PD, lidhet me kandidatin për KLP, Kozma Jano. Ky i fundit ka qenë, prapë sipas PD, punonjës i sigurimit të shtetit. Edhe pse ky është një kriter përjashtues për çdo detyrë publike të lartë, fakti është se emri i tij kaloi në komisionin e ligjeve dhe mori mbështetjen e PS. Kandidati për KLP, Alfred Balla u refuzua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Por sërish nga PS-ja u vlerësua si kandidat i rregullt. Kandidati për KLGJ Ilir Panda, ishministri i Drejtësisë gjatë qeverisjes së mëparshme të PS, u klasifikua si kandidat i rregullt, ndërkohë që përvoja e tij politike e ndalonte diçka të tillë. Më problematikë rezulton emri i kandidatit Kozma Jano, që sipas PD është rekrutuar në vitin 1977 si informator i Sigurimit të Shtetit. Dje, në një deklaratë për mediat, Kozma Jano i cili ka qenë kryetar i shoqatës së avokatëve në Lushnjë hodhi poshtë akuzat e PD. "Nuk jam përfshirë në asnjë marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit, por as si individ dhe as në ushtrimin e profesionit tim, nuk kam dëmtuar asnjë person, në asnjë lloj

Në foto: Dokumenti që sipas deputetit, Oerd Bylykbashi fakton se Kozma Jano ka qenë informator i sigurimit gjatë komunizmit

forme, si gjatë diktaturës ashtu edhe gjatë demokracisë. Letra e bakallit me sfond të zi dhe "stilolaps blu" që u publikua sot, është një sajesë e shkruar me dorën e atyre që akuzuan, vetëm e vetëm me qëllimin e përballjes së emrit tim",- deklaroi Jano në një letër me shkrim dërguar në redaksitë e mediave. Por përsëri selia blu i tundi një formular të firmosur nga ai si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Të vërtetën në këtë rast duhet ta zgjidhë institucionit i dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, ose gjykata, sepse Kozma Jano mendohet se do t'i drejtohet gjykatës. Burime nga selia blu treguan se po vazhdoj të insistoj do të nxjerrim disa dokumenta të tjera për rastin në fjalë. Me sa duket Berisha paska marrë krejt dosjet e tyre kur ka ikur nga pushteti! Në PD po përgatiten për dosje të tjera dhe shërbime të bëra ndaj Sigurimit te Shtetit, por thonë se dokumenti është i vërtetë dhe gati të përballen edhe në gjykatë. PD-ja boton dokumentin e ish-spiunit me shkrim, ndërsa Jano thotë se "nuk jam spiun", kjo e futur në kolaps procesin. Dhe besueshmërinë e KLP dhe KLGJ. Kozma Jano kandidon për anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, institucioni që do të përzgjedhë Kryeprokurorin e Përgjithshëm.

Gjithashtu, KLP do të verifikojë gjithë trupën e prokurorëve për pastërtinë morale dhe profesionale. Përballë fjalës së tij që thotë se është i pa implikuar me sigurimin është ajo e Partisë Demokratike dhe juristëve të saj që nxorën dokumentin. Njëra prej dy palëve duhet ti shkojë deri në fund të vërtetës. Ndërkohë procesi i përzgjedhjes së njerëzve të drejtësisë së re, jo vetëm në rastin e Kozam Janos, por edhe 4 emrave të tjerë ka pësuar fiasko. Publiku shikon se sa pisët po luhet për të kapur KLP dhe KLGJ. Emrat që u përzgjodhën nga Kuvendi, pardje, pritet se do t'u sjellin shqiptarëve reformën e shumëpritur në drejtësi. Duhet të ishin njerëzit më të pastër moralisht dhe ligjërisht, pasi kanë në dorë thuajse gjithë reformën. Ndërkohë shqiptarët mësojnë se një person i dyshuar si sigurims, një i dënuar dhe politikanë që s'kanë lidhje me drejtësinë kanë kaluar gjithë filtrat kontrollues të ligjit dhe do të votohen në Kuvend. Kjo është goditja e radhës që ka marrë reforma, pasi në institucione po promovohen njerëz që dyshohet se nuk janë më të pastër sesa gjyqtarët dhe prokurorët që akuzohen këto si të korruptuar dhe njerëz me probleme. Aq më keq, nëse verifikohet se një informator i sigurimit, 27 vjet pas rrëzimit të komunizmit jo vetëm hyn

në sistemin e drejtësisë, por edhe merr rolin e atij që do zgjedh kryeprokurorin e ri dhe do bëjë vettingun. Problemi nuk është vetëm i atyre që kandidojnë, por i drejtuesve që ishin në dijeni të këtyre problemeve ligjore dhe sërish i paraqitën në seancë. Jemi në situatën kur nuk kemi të bëjmë vetëm me harresë apo mosdije, por me shkelje të vetëdijshme ligjore nga ana e Kuvendit dhe Sekretarit të Përgjithshëm. Sepse qëllimisht janë fshehur të dhëna për karrierën e kandidatëve si dhe është shkelur ligji për përzgjedhjen e kandidatëve. Qëllimi i PS dhe drejtuesve të Kuvendit nuk ka qenë transparenca, por mesa duket, zgjedhja e njerëzve që ishin afër kësaj force politike, ose emra që shantazhohen me dosje. Emrat e paraqitur nga PS-ja jo vetëm vijnë me shkelje ligjore, por nuk kanë as miratimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Kjo situatë politikisht i shërben vetëm PS për të kapur institucionet e reja. Ndërsa ligjërisht është një akt i paprecedentë që mund të ketë vetëm një reagim institucional, hetimin e procedurave që u ndoqën nga Kuvendit. Hetim për nënkomisionin e Drejtuar nga Ulsi Manja dhe hetimin e Sekretarit të Përgjithshëm që ka fshehur dokumentet. Këtë kërkoi dje edhe LSI me anë të Petrit Vasilit, edhe PD-ja. Por edhe publiku u ndje i zhgënjyer. Kryeprokurorja Arta Marku e zgjedhur si njeriu që do kujdesej për fazën tranzitore të reformës në drejtësi ka para saj një shkelje flagrante që rrezikon të hedhë në erë gjithë reformën. Nëse vërtetë e shqetëson zbatimi i ligjit ajo duhet të nis urgjentisht hetimet për njerëzit që çuan në Kuvend emra sigurimsash dhe të dënuarish. Ose kryeprokurorja Marku të hap padi penale për Bylykbashin se ka shpifur. Nuk mban më ujë pilafi: Ose KLP dhe KLGJ janë bërë me zhul e baltë nga emra të inkriminuar e sigurimsa ose deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi të arrestohet nga prokuroria për shpifje. Qamil Xhani


POLITIKE

4

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së thirrje ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së për rrezikun e kapjes së sistemit nga Kryeministri

Vasili: Rama po asgjëson ONM. Vlahutin dhe Lu edhe tani do heshtni?

K

reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për komisionet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili thotë se kryeministri Rama po asgjëson Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, ndërsa sulmon ambasadorët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, të cilët sipas tij kanë heshtur deri më tani për këtë proces, përmes të cilit opozita thotë që Rama po merr në dorë sistemin e drejtësisë. “Kryeministri asgjëson ONM. Vllahutin dhe Lu edhe tani do të heshtni? ACT NOW. Në web-in e delegacionit europian në Tiranë sqarohet si më poshtë arsyeja e pranisë së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit: “Pse ka ardhur ONM-ja në Shqipëri? Paketa e reformës së drejtësisë e miratuar në vitin 2016 synonte rikthimin e besimit publik te gjyqësori. Si pjesë të reformës, u parashikuan dispozita specifike për rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve /asistentëve ligjorë aktualë (procesi i vetingut) në bazë të integritetit, formimit etik dhe

aftësive profesionale. Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese – është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar”. Pra në përgjigjen e kësaj pyetjeje sqarohet për të gjithë shqiptarët se ONM-ja ku BE dhe SHBA janë pjesë e tij, është vendimtare për reformën. Por kryeministri dhe kamikazët e tij të verbër e hodhën poshtë dhe e përbuzen ONM, sepse kantidatët që ONM skualifikoi ata i i nxorën të parët dhe do t’i çojnë në sallën e parlamentit. ONM ishte ga-

rancia e vetme ku shqiptarët besuan pas premtimeve pafund të VLAHUTIN dhe LU. Një nga ata që besoi isha edhe unë dhe votova që reforma të shkonte për votim, ju kujtoj që ishte vota e 5-të pa të cilën reforma nuk shkonte në Kuvend. ONM u flak tutje nga kryeministri dhe bashkë me të u flak edhe integriteti i reformës. Reforma humbi moralin. Edhe tani do vazhdojnë të heshtin Vllahutin dhe Lu? Ata në shumë raste kane treguar se dinë të reagojnë në cast. Ky është çasti për të shpëtuar reformën e sakatuar dhe ç’integruar. Mjaft heshtët

Vllahutin dhe Lu, Act Now”- u shpreh dje në reagimin e tij, Petrit Vasili. Ndjekje penale për Gjonçajn Pas këtij reagimi, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, në një tjetër dalje për mediat i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë procesim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj. Petrit Vasili tha se Gjonçja ka shpërdoruar detyrën pasi ka manipuluar procesin dhe ka fshehur rekordet e kandidatëve. “Njëherazi i bëj thirrje prokurorisë shqiptare nëse ka paanësi, të fillojë ndjekje penale për Sekretarin e Përgjith-

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

Manjani i përgjigjet Lu: Në BE e SHBA nuk nxitet e as mbështetet shkelja e Kushtetutës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj deklaratës që Ambasadori i SHBA, Donald Lu bëri pasditen e djeshme lidhur me kritikat që ka ndaj SHBA dhe BE në Shqipëri. Në një reagim në “Tëitter”, Manjani shprehet se përderisa BE dhe SHBA janë bërë pjesë e punëve në Shqipëri do të marrin kritika njëlloj siç kritikohet kushdo në Shqipëri. “Oj, “mos na kritikoni ne”- thotë zotëria. Po mo po, për sa kohë bëheni pjesë e punëve tona, do kritikoheni njësoj siç bëjmë për veten! Çdo shoqëri demokratike reagon kur shkelet ligji dhe kapet drejtësia. Askund në Europë as SHBA nuk nxitet e as mbështetet shkelja e Kushtetutës!”,- shprehet Ylli Manjani në reagimin e tj ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan në Tiranë . shëm Kuvendit të Shqipërisë Genci Gjonçaj që ka manipuluar këtë proces, që nga fshehja e rekordeve të kandidatëve, manipulimi i të dhënave të ONM, ka shpërdoruar detyrën”, tha Vasili. Ai tha se maxhoranca ka refuzuar opinionet e ONM-së, dhe kanë dalë kandidatë që janë skualifikuar nga kjo e fundit.

SHORTI PËR KLGJ DHE KLP

N

ë Shqipëri, ka patur kritika kohët e fundit ndaj ambasadës amerikane për mbajtjen e qëndrimeve të dyfishta lidhur me reformën e drejtësisë. Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për këto akuza, ambasadori Donald Lu përmes një deklarate thekson se politikanët shqiptarë duhet t’i japin fund ankesave dhe t’i futen punës. Sipas ambasadorit, në vend që politikanët të fajësojnë të huajt, Shtetet e Bashkuara ose Bashkimin Evropian, për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë të kishin dialog politik me njeri tjetrin dhe te punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Ambasa-

Ambasadori Lu: Politikanët shqiptarë ti zgjidhin me dialog problemet

dori Lu u bën thirrje politikanëve që të bashkëpunojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e

Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit

të organizuar, siç shprehet ambasadori Lu. “U bëj thirrje politikanëve që të bashkëpunojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”- u shpreh ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu në prononcimin e tij për Zërin e Amerikës. Lista e kandidatëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për KLGJ-në dhe KLP-në është bërë objekt debati në nënkomisionin ad hoc për përzgjedhjen e tyre në mbledhjen e tij të parë

që u mbajt këtë të hënë. Ulsi Manja i PS-së tha se lista e atyre që plotësojnë kushtet formale ligjore, sipas Sekretarit të Përgjithshëm është automatikisht e miratuar dhe se nënkomisioni mund të marrë nga lista e të skualifikuarve dhe ti kalojë në listën e atyre që plotësojnë kushtet. Por demokrati Oerd Bylykbashi thotë se detyra e nënkomisionit është të heqë ata që janë vendosur padrejtësisht në listën e atyre që plotësojnë kriteret. “Ligji thotë: “vlerësimi i ONM reflektohet në listën e Sekretarit të Pergjithshem”, ky i fundit nuk mund ta injorojë. ONM nuk është si puna e lekut që kur do BSH e zhvlerëson dhe e vlerëson, ONM është si Euro. Kur na duhet ne, ONM del edhe më e fortë se Kushtetuta, përndryshe jo”, tha deputeti demokrat.


POLITIKE VARREZAT GREKE

5

E mërkurë, 24 JANAR 2018

PDIU: Ata erdhën si pushtues. As të vdekurit s’po i trajtojmë njësoj Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka protestuar pasditen e djeshme para Ministrisë së Jashtme e mbështetur nga qytetarë të shumtë kundër vendimit të qeverisë për gërmimet dhe ndërtimin e varrezave memorialë në disa qytete në Shqipëri. Ata kanë ndezur qirinj për të kujtuar gjenocidin grek mbi

çamët dhe viktimat e këtij gjenocidi. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi deklaroi se çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve duhet të trajtohen me reciprocitet. Ai tha se grekët në Shqipëri kanë ardhur si pushtues. “Marrëveshja për toponimet, nuk i mundëson dot të parëve që të njohin vendin e tyre. Nuk merr dot pasaportën

shqiptare babai im, pasi është ndërruar toponimi i vendin. Ushtarët grekë kanë ardhur si pushtues në Shqipëri. Ulën flamurin shqiptar vunë tabelat greke. Sot ato janë varreza historike do bëhen me ceremonial shtetëror. Ne nuk kemi frikë por e dimë shumë mirë dhe këtu i referohemi deklaratës së Papulias

që tha se këta ushtarë kanë rënë për atdheun e tyre. Jemi këtu për t’i kujtuar çdo kujt se shqiptarët e Çamërisë janë gjallë dhe ekzistojnë. As të vdekurit nuk do t’i trajtojmë njësoj. Mirë që nuk vlejnë për Kotzias, por nuk mund ta lejojmë që mos të vlejnë as për ministrin shqiptar”, deklaroi Idrizi.

Kreu i PD-së në Njësinë 11: 290 mijë shqiptarë janë në mjerim absolut. Qeveria është krahu politik i krimit të organizuar që sundon sot në Shqipëri.

N

ë vijim të takimeve mobilizuese për protestën e së shtunës të thirrur nga të gjitha partitë opozitare, kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur fjalën në Njësinë Administrative 11 në Tiranë nga zhvillimet më të fundit që po ndodhin në Fier dhe Ballsh. “50 milionë euro taksa të falura për ARMO-n, do të mjaftonin për të paguar 3 vjet e gjysëm naftëtarët”- tha Basha. Në takimin me degën 11 të Laprakës, Lulzim Basha, tregoi gjendjen e rëndë ekonomike duke iu referuar historisë së dhimbshme publike të një babai, i cili ditën që nuk kishte gjetur punë tek “Ushtari i Panjohur”, kishte shitur gjak për të blerë bukën e fëmijëve. “Gjendja e atij kryefamiljari është gjendja e mijëra prindërve shqiptarë, e 290 mijë shqiptarëve. Mjerim absolut. Nuk arrijnë dot të blejnë bukën e gojës për fëmijët e tyre. Po si mund t’i thotë vetes kryeministër, që shikon këtë gjendje dhe e zgjidh qesen, për çfarë? Për 400 milionë lek makina,”- u shpreh Basha. Basha tha se në këtë situatë mjerimi për 300 mijë familje, qeveria u fal inceneratorëve miliona euro, 5.2 milionë vetëm për fabrikën e plehrave në zonën e Fierit, kundër të cilës po protestojnë banorët. “Njerëzit janë ngritur në këmbë për të protestuar për shëndetin e tyre dhe shumica prej tyre kanë të

Basha: Rama u fut në bunker nga 1200 naftëtarë. Largimi i tij është mesazhi i 27 janarit njëjtin problem, kanë të njëjtin hall. Nuk kanë pension, nuk kanë ndihmë ekonomike, nuk kanë punë, dhe çfarë i pret? I pret dajaku i Edi Ramës. Përse? Nuk duan të kenë fabrikë helmesh aty ku jeton familja e tyre, aty ku rriten vogëlushët e tyre. Shembuj të tillë ka me qindra që tregojnë një gje dhe vetëm një gjë, është krahu politik i krimit të organizuar që sundon sot në Shqipëri,”- tha Basha. Në vijim, kreu i PD-së, vuri në dukje se rasti i ARMO-s është modeli i korrupsionit flagrant të Edi Ramës, për videokonferencën e të cilit tha se ishte mbyllje në një bunker larg realitetit dhe pa ndjeshmëri për problemet që u ka shkaktuar shqiptarëve. “50 milionë euro taksa ia ka falur, kujt do thoni ju? Jo Besos, jo! Vetes së tij! Se Beso është fasada, siç ka qenë

gjithmonë. Ato 50 milionë euro do të mjaftonin për të paguar 3 vjet e gjysëm 1200 familjarë, që përpara se të jenë naftëtarë, janë

baballarë, janë kryefamiljarë që mbajnë me ato para fëmijët e tyre, familjet e tyre,”- u shpreh Basha. Basha ftoi shqiptarët të marrin

pjesë në protest si rruga e vetme për t’i dhënë vetes mundësinë për t’u drejtuar nga një qeveri që prioritet ka qytetarët dhe jo hajdutët e kriminelët. “Kini besim tek forca juaj. Ky ishte futur në bunker që sot, nga 1200 naftëtarë, imagjinoni 12 mijë, 120 mijë protestues në shesh. Kjo është! Pra, forca e protestës, mesazhi i protestës është, pjesëmarrja. Dhe mesazhi është ky: Nuk je më kryeministër!”- theksoi Basha. Kreu i Partisë Demokatike tha se varfëria dhe çdo padrejtësi e shqiptarëve e kanë burimin tek blerja e pushtetit nëpërmjet krimit. Basha u shpreh se kjo u provua më 25 qershor, ku u verifikua se zgjidhjet hibride nuk funksionojnë, prandaj largimi i Edi Ramës është garancia e vetme për shkatërrimin e aleancës së pushtetit me krimin.

SHPËRTHEN KREU I LZHK-SË: NËSE S’E RRËZOJMË KËTË BANDË HORRASH, DITËT TONA DO TË JENË SHUMË TË ERRËTA

D

eputeti i opozitës Dashamir Shehi tha se qytetarët duhet të dalin të protestojnë se janë në fukarallik, çmimet dhe taksat po i rriten, kriminaliteti po rritet, përditë po hyjnë në burgje djemtë e rinj, kanabizimi po shkatërron shoqërinë, bizneset. “Pse po ikin kompanitë e huaja? Po ikin sepse nuk mund të rrinë në një vend ku fitojnë 5 ministra me Edi ramën, 50 policë dhe 50 biznesmenë të lidhur me Edi Ramën”, tha Shehi. Në vijim ai u shpreh se Edi Rama mori timonin i vetëm më 25 qershor edhe për fajin dhe për shkak të gabimeve të opozitës. “Nuk u treguam të zotë që të bindim shqiptarët se Edi Rama do ju heqë edhe bukën e gojës, këto janë kusure të shqiptarëve”, tha Shehi. Në intervistëm e tij dhënë për portalin informativ “Syri”,

Dashamir Shehi: Nuk ka oligarkë, por një bandë që duhet rrëzuar nga 27 janari

Shehi tha se pavarësisht problemeve që ka sot PD-ja, ajo mbetet alternativa e vetme. “Ne kemi një kauz, të rrëzojmë Edi Ramën dhe në këtë rrugën tonë duhet të mblidhemi të gjithë, pavarësisht

kritikave dhe apo divergjencave”, tha Shehi. Sipas tij, shqiptarët duhet të dalin në protestë për ti treguar Edi Ramës sesa të fortë jemi. “Edi Rama dhe banda që ka është aq i rrëzikshëm dhe aq i korruptuar, saqë këto të korruptuarit që ka brenda opozitës, duken engjëj”, tha Shehi. Në vijim ai tha se në Shqipëri nuk ka oligarkë, por janë një bandë që vjedh dhe grabit. “Janë një bandë e rrezikshme, kryekriminelë, banditë dhe hajdutë që janë bërë miliarderë. Shikoni nga vijnë dhe do të shikoni se çfarë llumi ka sjellë Edi Rama. Këto po pas-

trojnë paratë e drogës me kullat që do të ndërtojnë në Tiranë, që do t’i kishte frikë edhe Nju Jorku. Nëse nuk do të rrëzojmë këtë bandë horrash që kanë kapur Shqipërinë nga fyti, ditët tona do të jenë shumë të errëta”, tha Shehi. Ai tha se vendi ka nevojë për një reformë zgjedhore, pasi të gjitha problemet agravohen apo shtohen pikërisht nga deformimi i zgjedhjeve. Lidhur me hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, Shehi tha se ka besim te ndërkombëtarët për të pastruar apo siç thonë shqiptarët për të shirë këtë lëmin këtu te

ne. “Deri tani jemi në fazën që është mbarsur malli dhe polli një mi, por mendoj se ndërkombëtarët do të pastrojnë disi këtë ambientin politik këtu. Sa për Tahirin mund t’ju them se është një personazh i rrezikshëm i politikës shqiptare. E mbani mend atë skenën që kur iku Tahiri, u mblodhën policët me uniformën e shtetit, dhe mbanin tabela në duar që e falenderonin. Ky ishte një nga turpet më të mëdha jo vetëm për Policinë e Shtetit, por edhe për vetë shtetin. E kuptoni se ku e ka çuar Tahiri dhe Edi Rama, policinë e shtetit? Tahirin e kapi italia, atë laboratorin e Xibrakës e kanë gjermanët, autobuzin me drogë në Korçë e kapën grekët, pra Policia e Shtetit këtu nuk ka kapur asgjë”, tha dje kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.


POLITIKE

6

E mërkurë, 24 JANAR 2018

OSBE: Regjistrimi i emigrantëve dhe ndryshimi i listave të mos bëhet 2-3 muaj para zgjedhjeve

N

ë Kryesinë e Kuvendit, u mbajt paraditen e djeshme një tryezë për mënyrën si mund të bëhet realitet votimi i shqiptarëve jashtë. E ndërsa në tryezë mungonte opozita, e cila e konsideroi atë një tryezë qeveritare, gjatë fjalëve të tyre ministri Fatmir Xhafaj, por edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Wilton e vunë theksin te reforma zgjedhore, si shumë e rëndësishme për të realizuar votën e emigrantëve shqiptarë. “Të përfundohet sa më shpejt Reforma Zgjedhore. 1/3 e qytetarëve tanë nuk e ushtrojnë dot të drejtën e votës”, tha Xhafaj. Ministri Xhafaj, tha se duhet adresimi sa më parë i disa çështjeve teknike lidhur me procesin, duke nënvizuar faktin se më shumë se 30 përqind e shqiptarëve që kanë të drejtë vota, nuk e ushtrojnë atë. “1/3 e shtetasve shqiptarë me të drejtë vote nuk e ushtrojnë këtë të drejtë. Është momenti të vendosim për sistemin që mundëson ushtrimin e të drejtës së votës. Gjetja dhe aplikimi i një sistemi që mundëson votimin e emigrantëve pa qenë të detyruar të paraqiten fizikisht është shumë e vështirë në kushtet e kësaj klime politike të tensionuar artificialisht. Kontributi i ekspertëve të paangazhuar që vendi jonë i ka si dhe OSBE apo organizatave të tjera ndërkombëtare do na ndihmojë për gjetjen e një zgjidhje që ofron besim për të gjithë. Modelet në Europë dhe më gjerë nuk mungojnë. Duhet

Votimi i emigrantëve, Xhafaj: Të mbyllet Reforma Zgjedhore, 1/3 e votuesve nuk voton të vendosim dhe sa më shpejt tu japim përgjigje pyetjeve si: A do tu sigurohet e drejta e votimit në çdo mënyrë emigrantëve për të gjitha llojet e zgjedhjeve përfshirë Kuvendin, qeverisjen vendore, referendumet lokale, kombëtare etj? Në varësi të modelit të votimit që duam të zgjedhim a do tu kërkohet atyre që paraprakisht të regjistrohen si votues që të përfshihen në listën e zgjedhësve apo automatikisht ata do të jenë në listën e zgjedhësve sikurse është sot? Këto çështje kërkojnë adresim të shpejtë”- tha ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Rekomandimet e OSBE-së Në fjalën e tij, kryetari në Detyrë i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton, tha se çështja e votimit të shtetasve jashtë vendit është një çështje e rëndësishme dhe komplekse, veçanërisht duke pasur parasysh se rreth 1/3 e shtetasve shqiptarë banojnë jashtë vendit, një përqindje e konsiderueshme që kontribuon gjithash-

tu edhe në mirëqenien dhe ekonominë e vendit. “Gëzohem që kemi këtu një përpjekje për maksimalizimin e pjesëmarrjes së shtetasve në zgjedhjet shqiptare. Shumë vende evropiane

njohin të drejtën e votimit për shtetasit e tyre jashtë vendit, mirëpo nuk ekzistojnë as nga OSBE/ODIHR-i dhe as nga standarde të tjera ndërkombëtare standarde fikse që kontrollojnë

votimin jashtë vendit. Vendimi për të pranuar mundësinë e votimit të shtetasve jashtë vendit varet vetëm nga secili shtet,” tha Wilton. “Ata që konsiderojnë të drejtën e votimit për shtetasit jashtë vendit duhet të reflektojnë në mënyrë të kujdesshme për më të mirën e vendit. Është esenciale që procesi i vendimmarrjes për këtë reformë të jetë gjithëpërfshirës. Një reformë do të kishte më shumë besueshmëri nëse është gjithëpërfshirëse”, shtoi ai. Wilton theksoi se, cilido të jetë vendimi lidhur me votimin e shtetasve jashtë vendit, është thelbësore që procesi më i gjerë i reformës zgjedhore të vazhdojë. “Tani është momenti i duhur për bisedim, për zhvillimin e ideve dhe për vendim për procesin e reformës zgjedhore dhe jo vetëm 2-3 muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme. Tani është momenti i duhur për përkushtimin e sinqertë të institucioneve për një reformë serioze,” tha ai

PS HAP DISKUTIMIN PËR ZGJEDHJET - MINISTRI PËR DIASPORËN PËRCAKTON PIKETAT

KREU I GRUPIT TË PS-së

PËR REALIZIMIN E REFORMËS

Balla: Bojkoti i tryezës së OSBE-së nga opozita, lajm i keq

Vota e emigrantëve, Majko: Prioritet, rregullimi i regjistrimit të shtetasve jashtë vendit M

undësimi i votës për emigrantët shqiptarë ishte në fokus të një tryeze diskutimi, e para lidhur me këtë çështje që u thirr paraditen e djeshme nga Zyra e OSBE-së në Tiranë. Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, tha se regjistrimi i shtetasve shqiptarë përkon dhe me ripërtëritjen e dokumentave të identifikimit për të gjithë shtetasit. “Vota e shtetasve shqiptarë jashtë vendit do ta lidhë edhe më fort të ardhmen e vendit me procesin integrim të vendit. Pas kësaj reforme elektorale do të kemi qeveri që do të mbështesin legjitimitetin e tyre edhe në votën e shtetasve të vet në perëndim. Një arsye tjetër që nxit një vendimarrje sa më të shpejtë në Kuvendin e Shqipërisë është edhe rregullimi i regjistrimit të shtetasve jashtë vendit. Ky proces kërkon një kujdes të veçantë administrativ. Regjistrimi i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë një rastësi pozitive i cili është plotësimi i afatit 10 vjeçar të dokumentave të identifikimit, ato do të ripërtërihen

për të gjithë shtetasit shqiptarë. Shtetasit shqiptarë kur të aplikojnë pranë zyrave përkatëse në Shqipëri apo Konsullatat respektive të shtetit ku jetojnë për tu pajisur me njoftim elektronik apo pasaportë biometrike të shtetit shqiptar për herë të parë apo kur i ka mbaruar afati 10 vjeçar i dokumentit, apo kur i ka humbur, sipas kontratës koncensionare duhet të deklarojnë të gjithë të dhënat përfshirë dhe adresën e banimit në shtetin e huaj ku jetojnë”- Pandeli Majko. Në vijim ministri Majko u kujdes të nënvizonte se “shtetasve shqiptarë jashtë vendit u duhet bërë e qartë se me plotësimin e dokumeteve të reja

identifikuese pasaportë dhe kartë identiteti të mos vendosë adresën e vjetër apo shtëpisë së prindërve në Shqipëri por atë të vendqëndrimit në vendin pritës. “Çdo shmangie duhet konsideruar ashtu siç është paligjshmëri, falsifikim dhe si mosrespektim që shteti shqiptar ka me kompaninë koncesionare për këtë qëllim”- tha ai. Në përfundim, ministri Majko i bëri apel edhe opozitës në Kuvend që të japë konsensusin e saj lidhur me mundësimin e votës për emigrantët shqiptarë. “Ky është diskutimi i parë publik, shpresoj që kolegët deputetë në komisionin e reformës zgjedhore të gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjen e votës së shtetasve jashtë vendit. Po flasim për votues të majtë dhe të djathtë që do të fitojnë një të drejtë të munguar. Kjo reformë e votës do të ndryshojë raportin e politikës me shtetasit që e votojë, do të ndryshojë dhe vetë politikën shqiptare. Nuk po falim dhe nuk po sajojmë asgjë, e drejta duhet të shkojë tek shtetasi dhe jo e kundërta:- u shpreh ministri Majko.

Në punimet e djeshme për reformën zgjedhore, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kritikoi mungesën e opozitës në tryezën e thirrur nga OSBE-ja për votën e emigrantëve. Duke e cilësuar një lajm të keq, Balla thotë se pas reformës në drejtësi, aleanca Basha-Kryemadhi duket se kundërshton dhe votën e emigrantëve. “Garantimi votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë është themeli i Reformës Zgjedhore. Aleanca kundër Reformës në Drejtësi (Luli, Monika&co) është kundër!? Bojkoti i sotëm (djeshëm) në tryezën e OSBE, lajm i keq. Zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe e drejta e votës për shqiptarët jashtë Shqipërisë, janë binarët e punës tonë në Kuvendin e Shqipërisë”- u shpreh Balla. Në emër të PS-së, Balla kërkoi nga ana e komisionit për reformën zgjedhore të vijojë punën për të garantuar të drejtën e votës për emigrantët në zgjedhjet parlamentare të 2021-it. “Partia Socialiste është e para parti me platformë për votimin e emigrantëve. Po të ishin përfaqësuesit e opozitës të pranishëm, do jepja disa ide si mund të votojnë emigrantët. Por ata nuk janë, ndaj i kërkoj komisionit të posaçëm të vijojë punën për të garantuar emigrantëve në 2021”- u shpreh Balla.


POLITIKE

7

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Fjala e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në Konferencën Studentore të Lëvizjes Rinore për Integrim

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mori pjesë dje në Konferencën Studentore të Lëvizjes Rinore për Integrim. Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se të rinjtë po humbasin shpresën si pasojë e keqqeverisjes. “Rreziku më i madh fillon te humbja e shpresës së rinisë shqiptare. Rreziku më i madh fillon te shkatërrimi i ëndrrave dhe i të ardhmes së rinisë shqiptare. Dhe e them këtë me bindje, sepse çdo ditë e më shumë, që dal e takoj njerëz, diku në salla të vogla, diku në salla të tejmbushura, diku në salla të përgjysmuara, diku në kafe, diku në rrugë me baltë, diku në fusha, të cilat janë fusha pjellore dhe duan t’i kthejnë në varreza të plehrave, diku nëpër spitale, ku rrinë në radhë për të marrë ilaçe, apo për të zbehur sadopak dhimbjen e kancerit, që u ka përfshirë trupin, diku nëpër oborret e shkollave, ku shitet hashashi ashiqare, diku nëpër çerdhe, ku fëmijët nuk kanë mundësi të ushqehen dhe nuk kanë energji për t’u ngrohur. Të gjitha këto ndihen çdo ditë e më shumë dhe kupton se çdo ditë e më shumë se Edi Rama ka një plan biznesi për të shpopulluar Shqipërinë”,- tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI kërkoi që të rinjtë të reagojnë për të pasur një vend më të mirë ku ata mund të jetojnë. “Mos u mashtroni nga ligësia, sepse duke qenë të gjithë bashkë, jo vetëm që do fitoni për të ardhmen tuaj, por do fitoni një Shqipëri që e meriton të jetë vendi i të rinjve. Ju them me bindje sepse sfida të mëdha do të keni përballë, do t’ju kërcënojnë, do ju nxjerrin para fytyrës librezat e notave, do t’ju kërcënojnë prindërit, do t’ju ndalojnë, do t’ju dhunojnë, do tentojnë t’ju blejnë por kurrë mos e shisni të ardhmen tuaj për një të ardhme të pasigurt, të cilën as Edi Rama vetë nuk e di se si është. Do t’ju lutesha si një nënë, e cila çdo ditë iu kërkon fëmijëve të saj që të mos ndërtojnë lumturinë e tyre mbi fatkeqësinë e të tjerëve, por ndërtojeni atë duke dashur vendin tuaj dhe duke valëvitur flamurin tonë kombëtar, sepse është më i bukuri që ekziston në botë”,- u shpreh Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI u shpreh se qeveria nuk ka asnjë plan për të rinjtë, përveç kanalizimit të vendit. “Edi Rama tashmë do të na kthejë në diktaturën e drogës, krimit dhe të moszhvillimit të shtetit. Ju them me dorë në zemër, mos ndaloni, sepse vetëm forca dhe energjia juaj do ta ndalojë këtë njeri, i cili çdo ditë e më shumë jo vetëm që e urren Shqipërinë, por po e shet atë pjesë-pjesë pa asnjë lloj dhembshurie, dhe pa asnjë lloj ndjenje krenarie dhe kombëtare, që duhet të

Monika Kryemadhi: Protestoni për Shqipërinë që doni

ketë çdo shqiptar. Ju them me bindje vetëm të rinjtë dhe vetëm ndërgjegjësimi juaj, çdo ditë e më shumë do të rrisë shpresën te prindërit tuaj. Sot, ju e ndjeni më shumë se kushdo tjetër mungesën e respektit të shtetit për qytetarin, studentët, nxënësit, mjekët, infermierët, nëpunësit, si dhe për të papunët, për policë dhe ushtarë”,- tha Kryetarja e LSI.

Kryetarja e LSI ftoi të rinjtë që më 27 janar të bëhen pjesë e protestave kundër qeverisë. Ajo u shpreh se nuk i ftonte të rinjtë që të ishin pjesë e protestës jo për LSI apo për PD-në, por për Shqipërinë që ata ëndërrojnë. “Ku janë sot universitetet tona që kanë nxjerrë shkencëtarë nga më të ndriturit? Ku janë sot shkollat tona? Ku është sot libri ynë? Abetarja jonë? Ku

janë sot librat e Matematikës, të Fizikës, të Kimisë? Ku janë sot librat e atyre mësuesve, të cilët kanë dhënë edhe jetën për arsimin dhe ndriçimin e shpirtit të shqiptarëve? E pra sot më shumë se kurrë, ju, me çdo shok, me prindërit tuaj, me vëllezërit tuaj, me miq e me shokë, me pedagogë, mos u ndalni, por thërritini çdo ditë për të dalë në bulevard dhe për

të protestuar, jo për flamujt politikë. Mos protestoni për partitë politike. Mos protestoni as për Monikën, as për Lulzim Bashën, as për Edi Ramën, për asnjëri. Por, protestoni për veten tuaj, për të ardhmen tuaj, protestoni për një Shqipëri që e ëndërroni dhe e dëshironi”,- tha Kryemadhi. Duke ftuar të rinjtë, Kryemadhi tha se është koha që në protesta të marrin pjesë të gjithë shqiptarët. “Duke iu falënderuar për ftesën tuaj, ju ftoj të gjithëve, kështu siç jeni, që më datën 27 janar, në orën 12:00, duke marrë me vete çdo shok, duke sensibilizuar edhe pedagogët tuaj, të cilët janë ekipi më i diskriminuar në mësimdhënien shqiptare, sepse ministria jonë e famshme iu jep prioritet universiteteve private dhe cenon pavarësinë e universiteteve publike. Zgjojini pedagogët. Nxirrini nga gjumi që kanë rënë. Trimërojini ata për të dalë dhe protestuar kundër kësaj politike diskriminuese dhe kundër kësaj politike antishqiptare”,- u shpreh Monika Kryemadhi. Ajo shtoi se është koha për të ndryshuar jo thjeshtë një qeverisje, por një model të keq që është instaluar këto 27 vite në Shqipëri. “Prandaj ju ftoj të gjithëve ditën e shtunë, në orën 12:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të protestojmë me prezencën tonë, për t’i thënë të gjithë atyre që nuk e duan Shqipërinë, që e konsiderojnë atë si një magazinë apo varrezë plehrash që Shqipëria ka zot, ka zot studentët, ka zot rininë shqiptare. Ata mund të duan ta dhunojnë atë, por ju nuk do ta lejoni, sepse ju jeni e ardhmja dhe krenaria e Shqipërisë. Dhe ju e keni shansin për ta ndërtuar dhe çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Kjo klasë politike sot është e dështuar Në 27 vite prodhoi vetëm konflikt, prodhoi vetëm demagogji, benefite për të tjerët. Ka ardhur koha që t’i merrni ju vetë shanset në dorë dhe t’i tregoni kësaj klase politike të kalbur, të blerë, të paguar, që e ardhmja është e juaja dhe jo e politikanëve”,- u shpreh Monika Kryemadhi.


INTERVISTA

8

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Ish-kryeministri: Bashkëpunimi PD-LSI, jetik për të rrëzuar Ramën. Protesta e 27 janarit leksion i hidhur për Ramën, qeveria do “ngrijë”

I

sh-kryeministri Sali Berisha komentoi deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu, në lidhje me reformën në drejtësi. I ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e lajmeve të “Ora News”, Berisha tha se ambasadorët janë palë me Edi Ramën. Duke iu përgjigjur deklaratës së bërë nga Ambasadori Lu, që kërkoi nga politikanët shqiptarë të mos fajësojnë SHBA dhe BE për problemet që kanë mes tyre, Berisha tha se kjo ishte një deklaratë interesante, është e vërtetë, është ballkanike, por kjo nuk qëndron në rastin e reformës në drejtësi. “Sot lexova që ambasadori Lu ka bërë një deklaratë interesante. Është e vërtetë, kjo është ballkanike. Kjo është shumë e dëmshme. Vijmë tek reforma në drejtësi. Jo nuk qëndron! Nuk mund ta përdorin, janë dy ambasadorë që unë i kam quajtur guverantorë ata që investuan në draftin e parë që e përmbysi Komisioni i Venecias. Janë mbështetës së fuqishëm. Absolutisht janë palë me Edi Ramën. Sepse e kanë dëshmuar këtë në mënyrën më të fuqishme. Unë ftoj DASH le të vijë të diskutojmë. Ne nuk kemi tendencë të akuzojmë SHBA. Nëse bën një Memo pa t’a kërkuar njeri duke injoruar opozitën dhe e paraqet, atëherë je bërë palë mbi palë me qeverinë, por kjo është zgjedhja e tyre”- u shpreh ish-kryeministri Berisha. Ish-lideri i PD, Sali Berisha tha se bashkëpunimi mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në këto kushte është jetik për të rrëzuar kryeministrin Rama. “Mendoj se bashkëpunimi i PD me LSI çdo forcë politike opozitare në këto kushte është jetike për ti dhënë vendin që meriton Ramës. Sa herë kanë dalë në shesh rumunët gjatë këtij viti”u shpreh Sali Berisha. Ndërsa, referuar reformës në drejtësi, Berisha u shpreh se tashmë maskat kanë rënë dhe më në fund shqiptarët patën mundësinë që të shikojnë se me këtë reformë Edi Rama ka vetëm një qëllim, të bëhet Kryegjykatës dhe Kryeprokuror. Sipas tij, pasi u zgjodh Kryeprokuror, Rama me nenin që ka propozuar për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, bëhet edhe Kryegjykatës. Berisha tha se sipas këtij neni do të jetë Edi Rama, që do të përcaktojë se cili nga zyrtarët e Shqipërisë do të përballet me drejtësinë. Referuar protestës së 27 janarit, Berisha shprehu bindjen se protesta do të jetë e jashtëzakonshme jo vetëm për shkak të masivitetit, por edhe për entuziazmin dhe revoltën e qytetarëve kundër kësaj qeverie. Ish-kryeministri tha se Edi Rama do të shikojë vështirësi të mëdha, ndërsa shtoi se shembullin që duhet të ndjekin

Reforma në drejtësi, Sali Berisha: Ambasadorët janë palë me Ramën

shqiptarët janë rumunët. “Duhet të merret shembull Rumania, sa herë kanë dalë në shesh rumunët gjatë këtij viti? Qeveria socialiste rumune e mbërthyer nga skandalet, tentoi të ndryshonte ligjet, por Bukureshti u mbush me protestues”, tha Berisha. Në vijim ai akuzoi Kryeministrin Rama dhe Kryeparlamentarin Gramoz Ruçi se po bëjnë çdo gjë për zhvlerësimin e parlamentit. “Ata përpiqen me çdo kusht ta zhvlerësojnë Kuvendin, që është tempulli i opozitës. Rama është një njeri me nerva të shkatërruara, vëreni se çfarë qëndrimi merr kur flet kundërshtari i tij, ai shfazohet fare. Rama ta tejkaluar edhe Fidel Kastron, i pëlqen fjalimet 5 orëshe nga zyra, që flet vetëm ai, duke kaluar edhe rekordin e Fidel kastros, që e kishte kohëzgjatjen e fjalimit 4.30 orë”, deklaroi dje ish-kryeministri Sali Berisha. Pjesë nga intervista Sali Berisha, 5 ditë përpara protestës së opozitës që do të mbahet të shunën në orën 12 çfarë prisni ju nga kjo protestë? Ne presim që qytetarët shqiptarë ti japin Ramës, qeverisë së tij leksionin më të merituar. Ne presim që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Në presim një vetëdije qytetare për të dalë nga kjo rrokullosje e madhe e cila ndër të tjera ka mungesën masive të shpresës së shqiptarëve vecanërisht të të rinjve se ky vend mund të bëhet, largimin masiv nga Shqipëria, bllokimin e investimeve të huaja por edhe largimin e tyre nga vendi, varfërimin progresiv të shqiptarëve. Çfarë ka ndryshuar sepse 6

muaj më parë shqiptarët votuan dhe bënë zgjedhjen e tyre, pse duhet tju bashkohen ju qytetarët? Unë jam shprehur për zgjedhjet dhe ato që kam thënë unë prap i qëndroj. Asnjë nga ne nuk duhet të harrojnë se dhjetra apo qindra mijëra vota ishin vota kanabiste, ishin vota të atyre që mbollën bimën e krimit. Po ato 200 mijë vota që i munguan PD nga zgjedhjet? Asgjë nuk lëviz unë nga ajo analizë, por po them këto. Pra këto vota që u blenë apo u vodhën do dalin të protestojnë me opozitën? Jo, patë dy mekanizma aty, njëra ishte blerja direkt, por blerja tjetër ishte bashkëfajësia në mbjelljen e kanabisit në të katër anët e vendit. Ishte ai që quhej komplesk agrokanabist, i përbërë nga pushtetarë, deputetë, polic, fshatarë, roje bandit etj. Këtë Shqipëria nuk e kishte parë kurrë në histori. Zgjedhjet e qershorit kishin edhe këtë zë të dhunshëm. Çfarë faktuan zhvillimet e mëpasme? Ato faktuan se ajo që ne kishim denoncuar shumë kohë më parë se në Shqipëri po instalohet narkoshteti, u faktua Saimir Tahiri me dosje, atë që ne kishim denoncuar. Ishte bashkëpunëtor kryesor i bandës së Habilajve. Gjykata nuk e ka akuzuar ende kështu? Por Prokuroria ka dhënë prova në të cilën ai është i lidhur kokë e xhep i lidhur me atë bandë. Kjo fakton se njëriu i ngarkuar për të luftuar kanabisin ishte direkt bashkëpunëtor, ishte pra shteti. Në këto kushte në çdo vend të qytetërurar, njerëzit kanë vetëm një vend rrugën dhe sheshin deri në përmbysjen e asaj qeverie. Gjykata nuk e ka akuzuar ende kështu? Por Prokuroria ka dhënë prova në të cilën ai është i lidhur kokë

e xhep i lidhur me atë bandë. Kjo fakton se njëriu i ngarkuar për të luftuar kanabisin ishte direkt bashkëpunëtor, ishte pra shteti. Në këto kushte në çdo vend të qytetërurar, njerëzit kanë vetëm një vend rrugën dhe sheshin deri në përmbysjen e asaj qeverie. Çfarë duhet të ndodhë të shtunën që të jetë një protestë e suksesshme për opozitën? Shifrat dhe numrat janë të rëndësishme. Pastaj se cili është drejtimi i protestës dhe cili do jetë rezultati i saj kjo do të duket në orët dhe ditët në vazhdim. Por fillimi, kjo qeveri duhet të zhytet në një ngricë të madhe, duhet të ngrijë këtë dimër. Mesazhi i protestës është që qeveria duhet të mbetet ne ngricën e dimrit. Si duhet të jetë protesta? Ju si e shihni, do të jetë një protestë paqësore, ka nga ata që kanë frikë edhe për dhunë, sapo përkujtuam 21 janarin? Autori i dhunës së 21 janarit është në pushtet. Ai solli, ishte shoferi që përplasi për muret e kryeministrisë njerëzit. Po marr një shprehje hua nga Ben Blushi, “ishte shoferi që theu derën e kryeministrisë...” Pra shoferi i pajisi me hunjë dhe mjete të tjera. Ata erdhën me një axhendë për të përmbysur një qeveri legjitime që nuk mund ta realizonin kurrë. E ligjshme është edhe qeveria aktuale? Qeveria aktuale qëndron mbi kanabisin, ky është problemi i madhe shumë. E ligjshme, dhe e pranuar nga ndërkombëtarët... Nga partnerët ndërkombëtarë, kjo është një gjë...nuk di qeveri unë që nuk përfillet nga partnerët ndërkombëtare. Në përgjithësi rendi ndërkombëtar synon në një lloj ujdie. Në gjykimin tuaj si duhet të jetë protesta? Protesta e të shtunës duhet të jetë leksioni më i hidhur i jetës së Edi

Ramës. Kjo do të jetë protesta, atë qytetarët e dinë. Pra masiviteti do t’ia japë këtë leksion? Këtë leksion qytetarët kanë mënyrat e tyre, por një gjë, Edi Rama duhet të kishte ikur 40 herë deri tani me ato që po i bën shqitparëve. Rama po bën vjedhjet më të mëdha, vetëm afera e plehrave është aferë katastrofale. Ju do shihni shumë shpejt dokumentat në të cilat del implikimi i Edi Ramës si lukuni pas plehrave. Do shihni marrëveshjet e firmosura. Kërkon të ndërtojë inceneratorin pa asnjë lloj garancie, pa asnjë standard vetëm e vetëm që të vjedhin. A do të ishte mirë që PD të dilte në këtë protestë, pasi të kishte bërë analizën e humbjes, riorganizimin e strukturave, është ky momenti i duhur që Basha të thërrasë njerëzit të dalin në protestë? Zhvillimet që nga momenti kur filloi analiza dhe në vazhdim kanë qenë zhvillimet më dramatike të 27 viteve. Kjo është alibi apo arsye e vërtetë? Nuk ka ndodhur kurrë që një ministër i Brendshëm, ministri kryesor i shtetit të dalë se merret më trafiqe. Dakord, por në kohën kur u bënë këto akuza nuk ishte më ministër... Jo, më keq akoma. Po çfarë ndodhi? Rama bllokoi drejtësinë dhe kjo ndodhi brenda një nate. Kjo ndodhi pasi ai e lëshoi njëherë komplet sepse duhej të vepronte drejtesia. Kur Tahiri i tha se unë do të bëj “Edmondantesin” ndaj secili që më ka lëshuar, pra hakmarrja e Dantes ndaj atyre që e burgosën. Si ju duket ky bashkëpunimi i ri me Lëvizjen Socialiste për Integrim? Mendoj se bashkëpunimi i PD me LSI çdo forcë politike opozitare në këto kushte është jetike për ti dhënë vendin që meriton Ramës. Sa herë kanë dalë në shesh rumunët gjatë këtij viti. A ka nevojë për këshilla zoti Basha? Çdo njeri ka nevojë për këshilla. Këshilla ime nuk mungon kurrë në rastet kur ma ka kërkuar. Për protestën e 27 janarit të ka kërkuar ndihmë? Ndihmë jo, por unë e mbështes këtë protestë. Çfarë do ta bëjë të jashtëzakonshme? Do të jetë multidimencionale. Rama do të shohë vështirësi atë ditë. Aty ka një taktikë që do ta përcaktojnë drejtuesit.


POLITIKE

9

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, takohet me banorët protestues të Vërrisë në Fier: Ekspertë të LSI-së do të ofrojnë konsulencën për zgjidhjen e problemit

Monika Kryemadhi: Jemi në mbështetje të plotë të banorëve

K

ryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar dje me banorët e Vërrisë në rrethin e Fierit, të cilëve u ka deklaruar mbështetjen e plotë të LSI-së në kërkesën e tyre për të kundërshtuar ndërtimin e impiantit të plehrave në këtë zonë. Krye-

madhi shoqërohej në këtë takim nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari. Kryetarja e LSI-së është solidarizuar me protestën e banorëve dhe ka deklaruar se mbështetja e LSIsë do të jetë e plotë. "Sigurisht edhe njerëzit e LSI-së ta lënë

politikën dhe do të jenë këtu për të mbështetur banorët. Këtu bëhet fjalë për mbijetesën e fëmijëve, bëhet fjalë për mbijetesën e familjes, bëhet fjalë për vazhdimësinë. Më vjen shumë çudi, se ne po kërkojmë toka të kategorisë së parë për të ndërtuar ferma, për prodhimet vendase organike dhe për t'i eksportuar ato, ndërkohë që ne tani po importojmë plehra nga jashtë për ta kthyer këtë tokë të kategorisë së parë në tokë të kategorisë së fundit", tha Kryetarja e LSI-së e cila ju drejtua banorëve të Vërrisë duke theksuar se: Ne na keni tërësisht në dispozicion. Unë jam e gatshme, se bashku dhe me këshilltarët tanë. Ne do të ofrojmë konsulencë me ekspertët e LSI-së",

tha Kryemadhi. Më tej ajo theksoi se: Më vjen keq që ta them por prandaj ka humbur dhe besimi te politika, sepse përpara zgjedhjeve këtu vijnë dhe premtojnë dhe thonë se

nuk do ta lejojmë ndërtimin e impiantit, dhe pasi mbarojnë punë, marrin votat, mbarojnë zgjedhjet dhe tani thonë do ta bëjmë", tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Kreu i qeverisë takon peshkatarë dhe sipërmarrës së industrisë së përpunimit nga Shkodra, Saranda, Lezha, Vlora

K

ryeministri Edi Rama u takua dje në Portin e Peshkimit të Durrësit me peshkatarë dhe sipërmarrës së industrisë së përpunimit nga Shkodra, Saranda, Lezha, Vlora. Kthimi përfundimtar i këtij porti, por jo vetëm, nga një hapësirë kaotike jahtesh e varkash në një port të mirëfilltë për peshkatarët është një prej objektivave të qeverisë, pranë realizimit. Kryeministri Rama premtoi se do të bëhet shumë më tepër për sektorin e peshkimit, në aspektin e konkurrueshmërisë së produkteve, në tregun rajonal, sistemin e merkatove dhe ndërtimin e porteve. "Pavarësisht se ju jeni të kënaqur me këto që janë bërë, unë i konsideroj këto që janë bërë

Rama: Më shumë investime për sektorin e peshkimit

zgjidhje të mbijetesës. Pra, pa këto ju ishit në një luftë, jam sot, s'jam nesër, dal sot, ngec në rërë nesër. Sigurisht janë të rëndësishme, sepse është vënë një bazë, por ne do të shohim në këtë 4 vjeçar për shumë më tepër për zhvillimin e sektorit, për konkurrueshmërinë e sektorit me rajonin. Të gjitha këto çështje kanë të bëjnë me fuqizimin e sistemit. Subvencionimi i açuges dhe i sardeles është hapi i parë, që ka të bëjë drejtpërdrejtë me prodhimin, jo t'i marrim peshkatarit në prodhim, por t'i japim. Nga ana tjetër duhet të krijojmë sistemin e markatove, pra, të bëjmë bursën e peshkut. E më

tutje të bëjmë gjithçka mundemi, por të zgjidhim patjetër portet. Së pari, atë portin e Shëngjinit që akoma sot ka një dryn. T'i japim komplet autonominë zonës së peshkimit." Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo, gjatë takimit tha se ky është fillimi i një procesi zhvillimi të mëtejshëm, pasi nisma të reja do të vihen në zbatim së shpejti që mbështesin rritjen e prodhimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës. "Një prej nismave që bëhet për herë të parë në Sh-

qipëri, nëpërmjet AZHBR do të jepen 20 lekë/kg. për peshkimin e sardeles dhe açuges, e cila shkon për prodhimet e shitura tek stabilimentet e peshkimit. Vetëm nga kjo nisëm fitohen minimalisht 250 vende pune të reja, sepse është prodhim i destinuar për eksport. Sivjet fillon programi IPA, i cili do të japë 50 % mbështetje për ndërrimin e motorëve të anijeve të peshkimit, për gjithë frigoriferët në anijet e peshkimit dhe për të gjithë pjesën elektronike në të gjithë flotën tonë të peshkimit."

Në perspektivën e zhvillimit të sektorit është edhe modernizimi i kushteve të tregtimit të peshkut, i konceptuar në ndërtimin e një rrjeti markatosh të standardeve bashkëkohore. "Në Portin e Durrësit do të nisim sivjet investimin për të përmirësuar markaton e peshkut. Këtyre investimeve do t'i shtohet markatoja e parë që po ndërtohet në Shëngjin. Gjithashtu për vitin e ardhshëm mbeten markatoja e Vlorës dhe e Sarandës, të cilat do t'i fillojmë. Në këtë mënyrë problemet madhore të peshkimit zgjidhen," - u shpreh zëvendësministri Kristo. Ndërsa Drejtorja e AZHBR, Frida Krifca bëri të ditur se një mbështetje e rëndësishme do të jepet për ndërtimin e vend ankorimit të anijeve të vogla, si dhe ndërtimin e pikave të grumbullimit dhe atyre frigoriferike. "Ne do të mbështesim me 70 % të vlerës për ndërtimin e bankinave, në të cilat mund të ankorojnë anijet e vogla. Gjithashtu do të ketë investime në pika grumbullimi dhe në pika frigoriferike për gati 20 milionë lekë të reja."


AKTUALITET

10

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Gjatë analizimit të situatave dhe problematikave të vërejtura në këto Institucione, Ministrja Gjonaj tha se një punë e madhe po bëhet për ridizenjimin e sistemit penitenciar “Të gjithë punonjësit e burgjeve, do të kalojë në sitën e Vettingut”, këtë mesazh dha Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë mbledhjes për analizën vjetore të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në takim të pranishëm ishin edhe drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, Arben Çuko si dhe 24 drejtorët e rinj të IEVP-ve në vend. Gjonaj ka thënë se 2018, është vit i reformave të mëdha në sistemin penitenciar. Kjo sfidë vjen pas përzgjedhjes të drejtuese të rinj të IEVP-ve. “Viti 2018, është viti i reformave të mëdha në sistemin penitenciar. Pas reformës për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të IEVP-ve do të ndryshojë edhe mënyra e rekrutimit të deritanishëm për punonjësit e burgjeve, të cilët do t’i nënshtrohen gjithashtu procesit të vettingut”- deklaroi Gjonaj. Gjatë analizimit të situatave dhe problematikave të vërejtura në këto Institucione, Ministrja Gjonaj tha se një punë e madhe po bëhet për ridizenjimin e sistemit penitenciar, përmes një reformimi strukturor dhe ligjor. “Një punë e madhe po bëhet për ridizenjimin e sistemit penitenciar, përmes një reformimi strukturor dhe ligjor. Këto ligje do të rregullojnë mënyrën e rekrutimit, transferimit, daljes në pension apo dhe shkarkimit të një punonjësi të policisë së Burgjeve, duke i dhënë fund ndërhyrjeve politike dhe duke mundësuar një status të veçantë për punonjësit e policisë së burgjeve”,-tha Gjonaj. Këto

Punonjësit e burgjeve, Gjonaj: Në sitën e “Vetting-ut”, ridizenjim të sistemit penitenciar VETTING “Pas reformës për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të IEVP-ve do të ndryshojë edhe mënyra e rekrutimit të deritanishëm për punonjësit e burgjeve, të cilët do ti nënshtrohen vettingut”.

TESTIMI “Në periudhën tre mujore të provës, detyra që kanë të bëjnë me sigurinë në burgje, luftën ndaj korrupsionit në stafin e institucioneve, dhe mënyrën e trajtimit të të dënuarve”.

ligje sipas Ministres do të rregullojnë mënyrën e rekrutimit, transferimit, daljes në pension apo dhe shkarkimit të një punonjësi të policisë së Burgjeve, duke i dhënë fund ndërhyrjeve politike

dhe duke mundësuar një status të veçantë për punonjësit e policisë së burgjeve. Duke kërkuar rezultate në punë nga ana e drejtuesve të rinj, Ministrja Gjonaj rinënvizoi edhe njëherë detyrat që ata

KONKURSI PËR DREJTOR

ISH-GJYQTARI

Shkëlqim Miri ripërsërit S kërkesën për lirimin e tij

Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion pasiv, kërkon sërish lirimin nga burgu. Nëpërmjet avokatit Ardian Visha, ai ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë të Krimeve të Rënda, ku kërkon lirimin nga qelia. Prej kohësh kjo kërkesë vjen për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, edhe pse nga ekspetiza mjekësore, Miri rezulton me kancer, por që nuk paraqet rrezikshmëri. Tek Krimet e Rënda është paraqitur sërish kërkesa për zëvendësim mase për Shkëlqim, me argumentin se prej 2 muajsh Prokuroria s’ka bërë asnjë veprim dhe nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje ish-gjyqtarin. 46-vjeçari u arrestua më 9 nëntor 2017, pasi dyshohet se ka marrë rryshfet për ndryshimin e vendimit gjyqësor ndaj shtetasit Gentian Doda. Ai ishte i dënuar me 20 vjet burg pasi në 1997 në Burrel vrau Gazmir Dedja dhe Asllan Gjokën. Dyshohet se kundrejt vendimit Doda, ka fituar lirinë. Si prova materiale, policia sekuestroi në shtëpinë e Mirit një shumë prej 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.

duhet të përmbushin në periudhën tre mujore të provës, detyra që kanë të bëjnë me sigurinë në burgje, luftën ndaj korrupsionit në stafin e institucioneve, dhe mënyrën e trajtimit të të dënu-

arve. Ministrja gjithashtu i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe zbatimit të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, duke theksuar se mosrespektimi apo zbatimi i këtij dokumenti do të jetë përgjegjësia direkte e drejtorëve të Burgjeve.

ot 33 efektivë të policisë së shtetit me gradën “drejtues” do të konkurojnë për të marrë gradën “drejtues i parë”. Numri i aplikantëve ka qenë 35, por 2 prej tyre janë skualifikuar pasi rezultonin me masa disiplinore në fuqi. 33 funksionarët e uniformave blu do të garojnë për 5 pozicione vakante me gradën “drejtues i parë”, në hirarkinë e policisë së shtetit. Në listën e efektivëve që do të garojnë janë të gjithë drejtorët aktualë të qarqeve me gradën drejtues, përfshirë edhe drejtorin e policisë së Tiranës Ardi Veliu, emri i të cilit lakohet fort si pasardhësi i Haki Çakos. Grada “Drejtues i parë” është një nga kriteret për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Prej 8 janarit, Policia po drejtohet nga i caktuari në detyrë Rebani Jaupi, i cili gëzon të gjitha atributet e drejtorit të përgjithshëm. Pas zgjedhjes së kryepolicit që do të propozohet nga ministri Fatmir Xhafaj me aprovim të Këshillit të Ministrave, do të ketë lëvizje edhe në kupolën drejtuese dhe drejtoritë e qarqeve.

33 policë në garë për gradën “drejtues i parë”

5 POSTE

“33 funksionarët e uniformave blu do të garojnë për 5 pozicione vakante me gradën “drejtues i parë”. Në listën e efektivëve që do të garojnë janë të gjithë drejtorët aktualë të qarqeve me gradën drejtues, përfshirë edhe drejtorin e policisë së Tiranës”.


AKTUALITET

11

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Gjobëvëniet mes ish-partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njëri-tjetrin me foto intime nuk janë të panjohura për gjykatën. Për 2017 janë gjykuar 13 raste gjobëvëniesh “Unë kam vrarë një njeri dhe nuk kam problem të vras edhe të tjerë”. Me disa foto intime të së ish-së dashurës, 37-vjeçari, Mentor Leçini ka kërcënuar 17-vjeçaren. Babai i tre fëmijëve ka shantazhuar familjen e saj se do t’i publikonte nëse nuk e paguanin. I akuzuari Leçini, pas 8 muaj nga arrestimi, paraditën e së martës doli para Krimeve të Rënda, nën akuzën e kanosjes për dhënie pasurie, por që e mohon. Pas ndarjes, Leçini kërcënonte vëllain e ish-të dashurës se nëse nuk i jepnin një shumë të caktuar parash, këto imazhe do t’i publike. Gjobëvëniet mes ish-partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njëri-tjetrin me foto intime nuk janë të panjohura për gjykatën. Për 2017 janë gjykuar 13 raste gjobëvëniesh mes ish-partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njëri-tjetrin me foto intime. Seanca Historia e tij është mjaft e njohur, pasi e kanë përdorur këtë skemë si një histori dashurie për të vendosur gjobë. Ai po gjykohet nën masën e arrestit shtëpiak për një ngjarje të cilën e kundërshton, si të sajuar nga familjarët e ish-partneres. Sipas të pandehurit, kallëzuesit e kanë vendosur para togave të zeza, për t’iu shmangur një broxhi të papaguar prej kohësh. Prokuroria mendon se ka prova të mjaftueshme që hedhin dyshime mbi 37-vjeçarin, baba i tre fëmijëve. Në referim të veprimeve të kryera nga policia e Kavajës, prokurori shprehet se Leçini posedonte foto intime të ish-partneres dhe të nënës së saj, me të cilat kërcënonte e do t’i

“Nuk kam problem të vras njerëz”, 37-vjeçari shantazh 17-vjeçares me foto intime 13 RASTE “Gjobëvëniet mes ish-partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njëri-tjetrin me foto intime nuk janë të panjohura për gjykatën. Për 2017 janë gjykuar 13 raste gjobëvëniesh mes ish-partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njëritjetrin me foto intime”.

publikonte në rrjetet sociale. Për shkak të ndryshimeve ligjore gjatë seancës gjyqtarja përmendi se në proces do të marrë pjesë edhe pala e dëmtuar. Ndërkohë që i pandehuri dha pëlqimin që gjatë gjykimit, në rast se ai nuk paraqitet në seancë të për-

faqësohej nga avokati i tij. Ngjarja Mentor Leçini, kishte qenë i lidhur me një vajzë 17-vjeçare, së cilës i kishte bërë foto intime. Pas ndarjes, Leçini kërcënonte vëllain e ish-të dashurës se nëse nuk i jepnin një shumë të caktuar

HETIMET

P

Gjyqi ndaj Shullazit, Prokuroria paraqet provat

rokurorja Elisabeta Imeraj radhiti para gjykatës provat shkresore, të cilave u referohet për akuzat ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpandehurve me të. Prokurorja deklaroi se hetimet kanë nisur sipas një referimi të kryer nga policia në muajin shkurt 2016 ndaj dy grupeve, nga njëra anë për Emiljano Shullazin dhe nga ana tjetër për Lulzim Berishën, ku policia paraqiste të dhëna për veprimtari kriminale. Nga hetimi pasuror, tha prokurorja, rezulton se i pandehuri Emiljano Shullazi ka si pasuri një automjet dhe aksionet për ish-Hotel Vollgën. Prokurorja përmendi se shoku i Shullazit, Gilmando Dani nuk ka asnjë pasuri tjetër përveç dy

autmjeteve. Të akuzuar për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal, si edhe kanosje për shkak të detyrës, për Shullazin dhe grupin e tij u radhitën si prova pamjet filmike në pesë episode, kur të dyshuarit tërheqin 131 mijë euro nga një bankë, një shumë e përfituar prej tyre në

formën e gjobëvënies ndaj Ylvi Beqjas. Në lidhje me vendosjen e lëndës plasëse në pronën e shtetasit Jani Zaka, prokurorja tha se një person ende i paidentifikuar shfaqet duke hequr kamerat e sigurisë, ndërsa pak ditë pas këtij vendimi ka ndodhur edhe shpërthimi në zonë.

parash, këto imazhe do t’i publike. Është kjo historia që vjen nga qyteti i Kavajës. Leçini është një emër i njohur për autoritetet pasi rezulton i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen, në bashkëpunim. ‘’Leçini ka përfituar gjatë kohës që ka qënë

në një lidhje intime me shtetasen R. K, 17-vjeçe, të cilës i ka bërë disa foto intime dhe gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj ka arritur të sigurojë dhe foto intime të pjesëtarëve të tjerë të familjarëve të shtetases R.K. Prej disa javësh, Mentor Leçini, kërcënonte vëllain e R.K, se nëse nuk i dorëzonte shumën monetare prej 200.000 lekësh të reja, do publikonte fotot intime që ai kishte arritur të bënte”, sqaron policia në njoftimin e saj më datë 12 maj 2017.

GJYKATA

V

Balilët padisin policinë, pezullohet urdhri i Çakos

ëllezërit e Balilit, kanë paditur Policinë e Shtetit për katër urdhrat e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, i cili vendosi heqjen e licencave për 4 shoqëritë e e tyre të ruajtjes fizike. Gjykata Administrative e Tiranës i ka pezulluar urdhrat e ish-drejtorit të Përgjithshëm, Çako derisa çështja të përfundojë në themel. Në argumentat e gjykatës është marrë parasysh dëmi që u shkaktohet shoqërive dhe dalja e papunë e rreth 360 punonjësve të këtyre kompanive, por edhe fakti që institucionet shtetërore që kanë lidhur kontrata me këto shoqëri të sigurisë dhe ruajtjes fizike, mbeten pa marrë shërbimin. Me këto polici pri-

vate, Balilët kanë përfituar në 3 vitet e fundit mbi 850 mijë dollarë në tendera publikë. Heqja e këtyre licencave u firmos paralelisht me kohën kur Prokuroria kërkoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda sekuestro të aseteve pasurore të familjarëve të lidhur me

Balilin. Mes pasurive të sekuestruara ishte edhe resorti Santra Quaranta në Sarandë. Bashkim Balili ka kundërshtuar në Apelin e Krimeve të Rënda vendimin e sekuestros dhe kërkon zhbllokimin e pasurive. Klement Balili vijon të jetë në kërkim policor.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12

E mërkurë, 24 JANAR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Nismat e Bashkisë së Tiranës për ta shndërruar kryeqytetin në "Green City"

P

ër Tiranën, 2018 do të jetë viti i revolucionit të gjelbër. Krahas realizimit të një sërë projektesh të rëndësishme, në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimit ndaj qytetarëve, Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të veçantë shtimit të gjelbërimit në kryeqytet, për një mjedis më të shëndetshëm për qytetarët. Në konferencën e mbajtur sot mbi Financimin e Shërbimeve Mjedisore në Nivel Vendor, pas Ndarjes Administrativo-Territoriale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana do të rrethohet nga një 'mur' i gjelbër, si projekti i Pyllit Orbital, ndërsa shtoi se paja më e mirë që ky brez do i lërë gjeneratës së ardhshme janë pemët e reja që po mbillen kudo në kryeqytet. "Ne nuk besojmë te muret, por te zgjidhjet afatgjata, kjo është arsyeja që i vetmi 'mur' për të cilin jemi duke punuar në Tiranë, është Pylli Orbital. Duam të rrethojmë Tiranën me një unazë të gjelbër, e cila shërben për të ndarë zonën rurale nga zona urbane, dhe për të kufizuar urbanizimin e qytetit. Për sa kohë që jemi një qytet, i cili nuk mund të përballojë një metro, duke qenë se 1 km kushton 300 milionë euro, pra 3 buxhete vjetore të Bashkisë së Tiranës për 1 km metro. Pra, për sa kohë që ky është jorgani, do t'i shtrijmë këmbët sa kemi jorganin", deklaroi kreu i Bashkisë. Ai bëri të ditur gjithashtu, se në kuadër të këtij projekti të madh gjelbërimi, vetëm për këtë stinë mbjelljesh deri më tani në kryeqytet janë mbjellë 82 mijë pemë, ndërkohë që shumë shpejt do të realizohet mbjellja edhe e 18 mijë pemëve, për të kapur rekordin e 100 mijë pemëve të reja. "Ne kemi një matës tek aprtirana.al, që mat dhe numëron çdo pemë që kemi mbjellë. Sot ishte mbi 82 mijë, kështu që kemi

Veliaj: 2018-ta do të jetë viti i një revolucioni të gjelbër për Tiranën

edhe rreth 18 mijë pemë deri në datë 21 mars. Kërkesa ime është që secili prej jush të na bashkohet të mbjellë pemën e vet, për familjen, për të dashurin, për fëmijët apo për çdo lloj sebepi tjetër deri në datën 21 mars", tha ai. Kryebashkiaku tha se 60% e investimit për mbjelljen e pemëve të reja vjen nga privati, çka tregon edhe mbështetjen për këtë nismë. "Vetëm 40% të asaj që ju shikoni që po mbillet në Tiranë në gjurmën e Pyllit Orbital, apo në parqet e qytetit, është e bashkisë, kurse 60% vjen nga kompani, institucione të ndryshme e qytetarë të thjeshtë. Çdo pallat me administratorin e vet mbjell 5 pemë poshtë pallatit. Unë besoj se garancia për ta ruajtur këtë investim është fakti që shumica e investimit është bërë nga vetë qytetarët", tha ai. Krahas shtimit të gjelbërimit në kryeqytet, Bashkia e Tiranës po stimulon zgjidhje dhe teknologji të gjelbra, si me taksitë apo edhe me autobusët

elektrikë, që janë testuar me sukses në rrugët e kryeqytetit. Veliaj deklaroi se Tirana do të inkurajojë transportin e pastër dhe theksoi se në mbledhjen më të afërt të Këshillit Bashkiak do të paraqitet propozim për linjën e parë të autobusëve elektrikë. "Kemi përgatitur një propozim për Këshillin Bashkiak për linjën e parë të autobusëve elektrikë. Do të miratojmë një linjë të re dhe do t'ju themi: "Kush sjell autobusë elektrikë, e merr menjëherë linjën". Duke incentivuar, jo vetëm me shkurtim burokracie, që e kanë le të themi mjetet me diesel, por edhe duke vënë disa incentiva të tjera që nesër mund të përkthehen në më pak tvsh, më pak doganë, apo çmime të reduktuara të atyre që furnizojnë mjetet e transportit me energji elektrike", nënvizoi Veliaj. Gjithashtu, të gjithë ata që sjellin në kryeqytet taksi elektrike, pajisen me licencë brenda 24 orëve. "Një nga

gjërat që po bëjmë në Tiranë është inkurajimi i një transporti shumë herë më të dobishëm dhe të pastër. Sot kemi 3 kompani taksish që janë 100 për qind elektrike dhe karikohen nga rrjeti i OSHEE-së. Sot në Bashkinë e Tiranës, nëse një prej jush vjen dhe kërkon licencë për taksi 100% elektrike, e merr licencën për 24 orë. Pse po e bëjmë këtë? Për të inkurajuar dikë që do të futet në treg me një transport më të pastër", deklaroi ai. Veliaj u ndal edhe tek ambicia e Bashkisë së Tiranës për krijimin e një rrjeti sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat, ndërkohë që muajin e ardhshëm rrugët e kryeqytetit pritet që të mbushen nga 4 mijë biçikleta të reja, të cilat do të mund të përdoren nga qytetarët. "Ne sapo kemi filluar një proces hiperaktiv të korsive të reja të

biçikletave në Tiranë, për ta kthyer të gjithë qendrën me një rrjet minimal të biçikletave. Ideja jonë është që në vitin 2018 të bëjmë një transformim, fillimisht me korsi ultramoderne. Muajin tjetër do të sjellim 4 mijë biçikleta në Tiranë. Kosto e një biçiklete për përdorim do të jetë 30 lekë, pra më pak se një biletë autobusi. Duam që autobusi të jetë më tërheqës se makina dhe biçikleta më tërheqëse se autobusi", tha ai. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës së bashku me BERZH-in po hartojnë Green City Action Plan, një plan të zbatueshëm dhe të financueshëm veprimi për zhvillimin e qëndrueshëm të Tiranës. Veliaj deklaroi se Tirana është shumë herë më e pastër se sa tre vite më parë, ndërsa theksoi se në kryeqytet pastrimi bëhet e herë në ditë.

Panairi i madh i edukimit, dy ditë Ministri Klosi vizitë zyrtare në Serbi: në hotel Rogner RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMOR

Ofertë e përbashkët turistike ministrit Klosi në Beograd. Në takimin midis ministrit shqiptar të turizmit dhe atij serb, u ra dakord që palët të nënshkruajnë një marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e turizmit, e cila do të jetë baza për paraqitjen e përbashkët në tregjet e treta. Dy homologët diskutuan edhe për mbajtjen e një takimi në Tiranë të ministrave përgjegjës për turizmin në pranverë, për një sezon turistik më të pasur. Diskutimi i ofertës së përbashkët turistike me ministrin serb, vjen pas takimeve të veçanta, me të njëjtën tematikë, që ministri Blendi Klosi ka patur me homologët e vendeve të tjera në rajon, Kosovë, Maqedoni, Kroaci e Mali i Zi.

R

ajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të para qitet me një ofertë të përbashkët turistike,veçanërisht për vendet e largëta, të kontinenteve përtej Europës. Kjo u dakortësua në takimin mes ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit serb, Rasim Ljajiç, gjatë vizitës zyrtare të

Për të gjithë ata të rinj që kanë dëshirë të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Cambridge, Londër, Cardiff, Birmingham, Rochester, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hollandë dhe Suedi. Do të organizohet një panair i veçantë për gjatë dy ditëve në hotel Rogner. Gjatë këtij panairi do të paraqiten të dhëna dhe informacione të plota për mundësitë e studimit nga shkollat më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar. Studentët do të kenë mundësinë të shikojnë çdo ofertë si dhe të flasin nga afër me menaxherët dhe pedagogët e ardhur nga Anglia. Për studentët që kanë rezultate të shkëlqyera në mësime dhe njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, ofrohen edhe bursa. Panairi do të zhvillohet në Hotel Rogner me datën 25 dhe 26 Janar 2018 nga ora 11:00 deri 18:00. Të gjithë ata që duan informacione shtesë, mund të kontaktojnë në telefon: 06 999 555 86 ose në email: inteducation@outlook.com.


AKTUALITET

14

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Me lule dhe fotografi të Arielës në duar, studentë dhe pedagogë dhanë një mesazh, jeta është e bukur, dhe se askush nuk ka të drejtë për të ta marrë

Të rinjtë marshim në nderim të Arielës, psikologët të alarmuar: Dhuna si model për të rinjtë M

e foton e 21-vjeçares, Ariela Murati, studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, por jo vetëm, marshuan në këmbë te vendi ku u vra shoqja e tyre, në trotuarin në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Të tronditur nga ngjarja, ata vendosën qirinj dhe buqeta me lule në vendin ku 21-vjeçarja u qëllua për vdekje nga 23-vjeçari, Aldison Belulaj, i cili ndodhet në koma në spital. Të rinjtë marshuan me një mesazh të qartë: “për t’i thënë stop krimeve makabër, sidomos ndaj grave dhe vajzave”. “Po përcjellim mikeshën tonë, atë që sot (dje) duhet të ishte në bankat e Fakultetit të Drejtësisë”, thonë mikeshat e Arielës. Me lule dhe fotografi të Arielës në duar, studentë dhe pedagogë dhanë një mesazh, jeta është e bukur. Ata kërkuan sensibilizim me mesazhin e qartë që jeta është e shenjtë, dhe se askush nuk ka të drejtë për ta marrë atë. Ata i dhanë lamturinën e fundit, por siç u shprehën, ajo gjithmonë do të jetë prezente në jetën e tyre. “Sot (dje) ne zgjodhëm pikërisht këtë vend, vendin ku ajo dha frymën e fundit, për ti dhënë lamtumirën e fundit, dhe jo për ti thënë se ne e harrojmë. Po, për ti thënë se ne duam që shpirti i saj të jetë gjithmonë pranë nesh. Ajo do të jetë prezente me ne në leksione, do të jetë prezente me ne në seminare, do të jetë prezente me ne edhe kur do të diplomohemi, sepse shpirti i saj do të jetojë përgjithmonë me ne. Kërkoj sot që të gjithë të sensibilizohemi, dhe ti kujtojmë njëri-tjetrit se jeta është shumë e bukur, dhe se askush nuk ka të drejtë të marrë. Ne do të kujdesemi që personi që u bë shkaku që Ariela të mos jetë në mesin tonë, ne do kujdesemi ne, miqtë e saj që ai të marrë dënimin e duhur. Nuk flas me gjuhën e urrejtjes, por flasin me dhimbjen e madhe që Ariela la për të gjithë ne”. Për psikologen Arjana Muça, e ndjera Ariela Murati, e vrarë nga Aldison Belulaj, ditën e dielë, ishte më shumë sesa ngjarje e rëndë. Muça e analizon aktin e rëndë të studentit të infermierisë edhe si psikologe. “Kur bashkohen disa emocione, siç është emocioni i përbuzjes, që është bashkimi i

RRËFIMI

Vëllai: Aldisoni e donte me shpirt, Ariela e mohoi Vëllai Aldison Belulajt, dy ditë pas tragjedisë, ka folur për lidhjen që ka pasur i vëllai me të ndjerën. Duke mos pranuar të flasë para kamerave, ai rrëfeu se vëllai i tij e donte me shpirt 21-vjeçaren, se dhe kishin 3 vite lidhje me njëri-tjetrin, por kjo e fundit e kishte mohuar tek familja e saj. “Vajtëm në shtëpi për tu bërë ballafaqimi djali me vajzën. Se ka mohuar çdo gjë, çdo lidhje vajza, jo se është kërkuar dora. Ka shkuar për një sqarim në shtëpinë e vajzës kjo ka qenë situata dhe e kanë lënë për në fundjavë që të sqarohej muhabeti. Vajza nuk erdhi nga Tirana dhe ka ndodhur kjo. Ai e donte me shpirt, ja donte shpirti, ja donte zemra, nuk mund ta ndalonte dot askush. Zemrën nuk e ndalon dot, jo ai por asnjë. Keq na vjen për çdo gjë”. Aldison Belulajt tronditi mbarë opinionin shqiptar të

REAGIMI

inatit dhe neverisë e depersonalizon individin dhe e motivon për të kryer edhe një vrasje shumë gjakftohtë, siç mund të jetë edhe rasti konkrete. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm

dielën e 21 janarit, kur qëlloi për vdekje Ariela Muratin mes të rrugës në Tiranë dhe më pas plagosi edhe veten. 21-vjeçarja u përcoll të hënën për në banesën e fundit, ndërsa 23-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e traumës pas plagëve të rënda që i shkaktoi vetes me të njëjtën armë që vrau 21-vjeçaren.

Daja: Aldisoni është tip i mbyllur “Nuk është e vërtetë që ne ishim në dijeni për kërcënimet që thuhet se Aldisoni i ka bërë Arielës. Ai nuk ka thënë kurrë gjë, është tip i mbyllur”. Kështu deklaroi Agim Koroveshi, daja i Aldison Belulajt. Koroveshi deklaroi se dy familjet njiheshin shumë mirë me njëra-tjetrën. Mes të tjerash ai theksoi se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti mes të rinjve, ndërsa pohoi se ata të dy ishin të lidhur. “Hedhim

poshtë premtimet se vraja ishte e paralajmëruar. Djali ishte tip i mbyllur, s’ka mundësi që ta ketë deklaruar më parë. Shpreh keqardhje për familjen e vajzës. Ato që janë shkruar nëpër media se janë grindur, nuk janë të vërteta. Ne i kemi njohur familjarët e vajzës, janë njerëz shumë të mirë. Problemet e tyre i dinë vetëm të rinjtë. Aldisoni nuk tregoi që ishte në Tiranë, e dinim në Fier”, tha daja.

kur flasim për gjendjen emocionale, pasi shpesh herë frustrime të ndryshme mund të çojnë në akte dhune të padëshiruara, ndikimi i grupit mbi individin është shumë i madh dhe indivi-

di bëhet pre e atyre përgjigjeve që grupi pret ndaj nesh”, thotë ajo. Për psikologen rreziku qëndron te fakti që fenomene si këto të kthehen në modele, prandaj ka një mesazh të fortë

MESAZHI “Dashuria nuk është pronë, as nuk shitet, as nuk blihet dhe nuk e merr dot me zorr. Të rinjtë duhet të jenë shumë të kujdesshëm, periudha e adoleshencës është shumë e vështirë, ka të papriturat e veta, por një mbështetje e fortë prindërore duhet për të gjetur rrugën e drejtë, për të mos gabuar aq rëndë sa rasti në fjalë”, deklaron Muça.

HETIMET

Ariela Murati u vra me 3 plumba

21-vjeçarja u qëllua me tre plumba në sy të motrës dhe kushërirës së saj. Ariela u vra të dielën para Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, sipas disa dëshmive, gjeti vdekjen nga tre plumba. Në këtë përfundim ka dalë grupi hetimor i çështjes. Burime nga hetimi bënë të ditur se në trupin e viktimës u gjetën plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit; në kokë, këmbë dhe krah. Bazuar në të dhënat e të afërmve dhe dëshmitarëve të marrë në pyetje nga grupi hetimor, mësohet se vajza i ishte përgjëruar 23-vjeçarit Aldison Beluli që të mos e vriste. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes pohuan në polici se studentja i ishte ulur edhe në gjunjë që i riu të mos e kryente krimin makabër, por përpjekjet e saj rezultuan të kota. për të rinjtë, por sidomos për prindërit. “Dashuria nuk është pronë, as nuk shitet, as nuk blihet dhe nuk e merr dot me zorr. Të rinjtë duhet të jenë shumë të kujdesshëm, periudha e adoleshencës është shumë e vështirë, ka të papriturat e veta, por një mbështetje e fortë prindërore duhet për të gjetur rrugën e drejtë, për të mos gabuar aq rëndë sa rasti në fjalë”, deklaron Muça. Pakkush e di të vërtetën, përveç Arielës që nuk jeton më dhe Aldisonit, që është në koma, megjithëse krimin nuk e justifikon asnjë arsye.


INTERVISTA

KULTURE

15

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Flet Specialisti i trashëgimisë kulturore, Paulin Zefi

Intervistoi: Linda Noka

S

pecialisti i trashëgimisë kulturore, historiani Paulin Zefi në një intervistë për "Koha Jonë" flet për problemet në monumentet kulturore, që sipas tij nuk janë të pakta. Ai kërkon ndërhyrje emergjente. "Monumentet e Kulturës dhe të gjitha asetet e tjera të Trashëgimisë tonë Kulturore Kombëtare, përfaqësojnë vertebrat e shtyllës kurrizore të identitetit tonë kombëtar, por edhe imazhin e Shqipërisë përpara botes së qytetëruar'',- thotë Zefi. Lidhur me situatën e tensionuar të heqjes së flamurit turk në digën e hidrocentralit të Qafe-Mollës në Mirditë ai shprehet se: "Mesazhi u dha në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse zëri jonë jehoi ashtu siç duhej dhe akti jonë patriotik ishte një leksion për elitën e infektuar politike të vendit tonë, të cilët fizikisht jetojnë në Europe, por mendërisht dhe shpirtërisht jetojnë në Azinë e Vogël, sepse vuajnë nga Sindroma e Stokholmit",- shprehet Zefi.

Duke qënë se Lezha ka një histori të pasur: monumente kulture kulture,, objekte kulti, monedha, gjetje arkeologjike a pasur nga qev eria inologjike.. K Ka qeveria vestime të mjaftueshme për ruajtjen e tyre? Përsa i përket mungesës së investimeve në Monumentet e Kulturës, ky vazhdon të jetë një problem mjaft shqetësues. I vetmi investim serioz i katër viteve të fundit kanë qenë ndërhyrjet restauruese, konsolidimi dhe fugatimi i pjesës jugore të mureve perimetrave, por edhe restaurimi i portës lindore të Kështjellës së Lezhës, projekt ky i financuar nga IPA-Adriatica në vitin-2015. Ne fund të vitit-2015, DRKK-Shkodër ka ndërhyrë duke fugatuar ballinën e këtij objekti pranë portës hyrëse. Gjithashtu vitin e kaluar, pasi e kam ngritur si shqetësim për amortizimin e tejskajshëm të Kishës mesjetare të Shën Shtjefnit ne fshatin Blinisht është ndërhyrë nga ana e DRKK-Shkodër. Përveç këtyre ndërhyrjeve, në territorin e Bashkisë-Lezhë nuk është realizuar asnjë investim tjetër. Ndërsa në pjesën e qytetit të poshtëm, hapësira muzeale mirëmbahet në mënyrë sistematike nga ana e punonjësve të Sektorit që unë drejtoj pranë Bashkisë-Lezhë.. Një ngjarje tjetër e rëndësishme e këtij fillim viti është edhe dhënia e statusit si Monument Kulture të Kishës mesjetare të Shën Gjon Pagëzorit në fshatin Mërqi të Lezhës. Ky miratim vjen pas disa dy kërkesave që kam dërguar në vitet 20142015. Objektivi i radhës do të jetë hartimi i një projekti sa më dinjitoz për restaurimin e shtëpisë së të madhit At Gjergj Fishta ku donatorët janë të gatshëm për të financuar dhe mbetet vetëm miratimi nga ana e Ministrisë së Kulturës. Është shqetësuese fakti që shumica e monumenteve kulturore në të gjithë Shqipërinë janë lënë në harresë, siç është lënë shtëpia e At Gjergj Fishtës. Kush do ishte sipas jush një zgjidhje efikase për këtë situatë? Monumentet e Kulturës dhe të gjitha asetet e tjera të Trashëgimisë tonë Kulturore Kombëtare, përfaqësojnë vertebrat e shtyllës kurrizore të identitetit tonë kombëtar, por edhe

imazhin e Shqipërisë përpara botës. Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e Monumenteve të Kulturës në vendin tonë, janë mbuluar nga pluhuri i harresës, të tjera objekte kanë arritur në një shkallë të lartë amortizimi. Disa nga objekte tashmë rezultojnë të tjetërsuara dhe të zhdukura, si rezultat i abuzimeve nga ndërtimet e reja ku dëshmitar jemi të gjithë. Gjatë periudhës së tranzicionit janë shkaktuar dëme në zonat muzeale dhe janë zhvilluar masakra të pamëshirshme brenda territorit të Zonave Arkeologjike anë e kënd Shqipërisë, e sidomos në qytete si Durrësi dhe Lezha. Vetëm në hapësirën e Parkut Arkeologjik të Lezhës (Zonat A dhe B), gjatë viteve 1990 dhe atyre 2000 janë ndërtuar plotë 129 objekte abuzive. Zgjidhja ideale do të ishte kompensimi i pronarëve dhe më pas shembja e të gjithë këtyre ndërtimeve abuzive, ose të paktën e 48 objekteve që ndodhen ngjitur me muret antike të Lissus-it dhe në zëmër të parkut. Sa i përket çështjes së shtëpisë Monument Kulture ku ka jetuat At Gjergj Fishta, kjo problematikë e cila nuk gjen zgjidhje si rezultat i neglizhencës, po i bën jehonë "Gurit te Sizifit" në mitologjinë greke! Duke qenë se jam i angazhuar personalisht për rastin në fjalë dhe me bekimin e pronareve të këtij objekti, unë kujdesem për mirëmbajtjen e këtij monumenti me mundësitë e mia. Mund t'u them vetëm atë çfarë kam theksuar që në fillim të vitit 2014 dhe po e perifrazoj; "Shtëpia e At Gjergj Fishtës nuk rindërtohet, jo për mungesë financimi, por akoma nuk kemi marrë dritën jeshile nga Ministria e Kulturës". Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përzgjedhur fshatin Fishtë për ta shpallur si vendbanimin e parë rural, si prioritar për zhvillimin e turizmit. Si pjesë integrale e këtij projekti janë shtëpia ku ka jetuar se bashku me truallin e kullës ku ka lindur At Gjergj Fishta. Në media ju kemi parë shpesh të ngini zërin për probleme që kanë të bëjnë me objektet historike historike.. Cili vlerësoni i problem kryesor; mungesën e investimeve apo ndërgjegjësimi i qytetarëve? Problemi kryesor është mungesa e investimeve sepse pjesa më e madhe

Paulin Zefi: Duhet ndërhyrje emergjente për ruajtjen e pasurisë kulturore në Lezhë

e pronarëve që posedojnë banesa të cilat gëzojnë statusin si Monument Kulture kanë qenë gjithmonë shumë bashkëpunues. I vetmi rast ku unë u jam drejtuar qytetarëve duke bërë apel më qëllim për të sensibilizuar një grup të kufizuar ka të bëje me ndotjen e vazhdueshme të mureve antike ilire të Lissus-it të poshtëm në sektorin ndërmjet Memorialit dhe Sheshit Gjergj Kastrioti. Kjo problematike mjaft delikate e ka zanafillën në vitin 2014 në kohen kur u hoqën kangjellat metalike që rrethonin hapësirën muzeale në anën jugore duke e ndarë nga sheshi qëndror i qytetit të Lezhes. Që nga kjo kohë disa "qytetarë", i kthyen muret antike në banjo publike. Në muajin prill të vitit të kaluar i kam kërkuar Kryetarit të Bashkisë-Lezhë që të më shtoje një roje dite në organike dhe si rezultat i kësaj mase , ndryshimi ka qënë i dukshem!. Gjithashtu, kemi marrë masa të tjera duke vendosur në funksion të plote banjot që ndodhen pranë lulishtes së Memorialit duke i lënë të hapura nga ora 08:00-20:00. Si e shihni heqjen e flamurit Turk në digën e hidrocentralit të QafëMollës? Në gjykimin tuaj si specialist, sa shqetësuese është kjo gjendje? Si fillim dua të përgëzoj dhe të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që na u bashkuan në atë proteste të drejtë, demokratike dhe aq të domosdoshme. Për mua personalisht dhe për gjithsecilin nga ato 150 djem kreshnik nga Mirdita 31-dhjetori ka qenë dita më e bukur dhe më kuptimplotë e vitit 2017. I vetmi element shqetësues ishte reagimi post-proteste i forcave policore të cilet na

mbajten të rrethuar me kordone sigurie, ndërkohe që protesta u zhvillua e qetë dhe pa asnjë të lënduar. Mesazhi u dha në mënyren më të mirë të mundëshme sepse zeri jonë jehoi ashtu sic duhej dhe akti jonë patriotik ishte një leksion për eliten e infektuar politike të vëndit tonë të cilet fizikisht jetojnë në Europe por mendërisht dhe shpirtërisht jetojne në Azinë e vogel sepse vuajnë nga Sindroma e Stokholmit. Flamujtë turq, serbe dhe grekë shkaktojne një reaksion shumë negativ në opinionin publik shqiptarë në rastet kur ekspozohen vënd e pa vënd, dhe i tillë ishte edhe rasti i vëndosjes së simboleve të flamurit turk me përmasa gjigande në 700m2. sipërfaqe në zemer të treves kreshnike të Mirdites. Flamuri turk është pikerisht simboli i asaj perandorie obskurantiste e cila ka qenë shkaktari kryesor i izolimit tonë nga bota e qyteteruar duke gjeneruar një prapambetje shekullore por dhe përgjegjësi kryesor i cungimit të Shqipërisë Etnike duke na hedhur në pazarin ballkanik gjatë viteve 1878-1912. E ndërsa Prokuroria, në vënd që të proçedoje kompaninë turke për atë provokim aq të ulet, u angazhua me të shpejtë për të penalizuar 61 nga vëllezerit tanë patriotë mirditore e duke shpallur në kerkim 14 prej nesh, ketu doli në pah brishtesia e kësaj ngrehine të kalbur që quhet "Shtet Shqiptar". Prandaj, të gjithë ato djem kreshnikë që na u bashkuan në protesten paqësore që u zhvillua me dt.31.12.2017 meritojnë mirënjohjen e të gjithë Shqiptarëve të vërtetë që në pamundësi për të qënë të pranishem; me mendje, shpirt e zemer ata ishin pranë nesh

në atë dite të paharrueshme e cila mbylli siparin e vitit 2017. Para disa kohesh u diskutua rreth dhënies me qera të disa monumentev mentevee kulturore kulturore,, sidomos e kala ve. Sipas jush është një zgjidhje lav e mirë? Që në fillim kam qenë kunder mënyres sesi është konceptuar pjesa e projektligjit lidhur me proçesin e inventarizimit të fondeve muzeale private!.. Gjithashtu jam shprehur edhe në Media lidhur me qendrimet e mia kundër PPP(Partneritetit Publik Privat)lidhur me rivitalizimin dhe administrimin e Monumenteve të Kultures duke i dhënë me qera për subjektet private ku i hapet rrugë proçesit të pashmangshëm të tjetërsimit që mund të pësojnë Monumentet e Kultures dhe Hapesirat muzeale në vendin tonë. Sipas mendimit tim, duhej të ishte konceptuar në mënyrë me të specifikuar për disa pika të vëçanta lidhur me administrimin efikas të aseteve të Trashegimisë Kulturore Kombëtare dhe e vetmja risi është mënyra e mbrojtjes dhe administrimit të pasurive të peisazhit, pra me pak fjalë, parqet gjeologjike të vendit tonë ose monumentet e natyres që i kemi pasuri Kombëtare. Si përgjegjës i sektorit të trashëgimisë kulturore në Bashkinë-Lezhë, çfarë mund të na thoni rreth mungesës së një muzeu në qytetin e Lezhës, është menduar një zgjidhje? Mungesa e një Muzeu për qytetin tonë është një problem madhor, Bashkia-Lezhë ka hartuar një projekt ide me shpresën për të përfituar nga projektet e IADSA. Objektivi jonë konsiston në ndërtimin e një muzeu duke shfrytëzuar katin e parë të Pallatit të Kulturës "Dede Ndue Lazri" dMuzeut Etnografik dhe në anen jugore ku ndodhet Galeria e Arteve të ndërtohet salla e Muzeut Arkeologjik. Përsa i përket Baneses popullore qytetare të Esat Mlikes e cila ka qenë Muzeu Etnografik dhe i Termetit deri në fillim vitet 1990, jemi në tratativa me pronaret e këtij objekti me të cilet mbaj kontakte të vazhdueshme. I gjithë fondi muzeal është në një gjendje të shkëlqyer por e kemi të pamundur që ti ekzpozojme për publikun përveç disa rasteve të caktuara dhe nën mbikqyrjen time të rrepte sepse nuk dua të rrezikoj demtimin apo qofte larg vjedhjen e ndonjë objekti në permasa të vogla dhe kjo është arsyeja që kam ndaluar vizitat nga nxënësit e shkollave.


KULTURE PORTRET Nga Xhahid Bushati Në kujtim të aktorit Ndoc Deda (04.08.1905 - 22.02.1983), një nga aktorët themelues të Teatrit Popullor në Tiranë, si dhe të teatrit "Migjeni" në Shkodër

N

jë fëmijëri të vështirë, më saktë të varfër i takoi të kishte "sho qe" Ndoc Deda që në belbëzimet e para të jetës. Për ta sfiduar sadopak këtë mjerim që, njomështia e moshës të mos mbulohej nga korja e dhimbjes zgjodhi dy rrugë në jetë; në moshën 14vjeçare filloi punën si pastrues në kinema "Massimo" (ish shkolla e Parrucës Shkodër) dhe nisi të merrej me teatër, ku aktivizohet në shoqëritë teatrore: "Populli" (më vonë mori emrin "Shkodra"), "Vllaznia", "Malet tona", "Antoniane". Familja e tij, Ndoc Dedën e mban mend të lidhur gjithmonë me skenën (që nga mosha 13 vjeç deri në 44 vjeç), duke lënë pas një galeri rolesh. Edhe në shtëpi ka jetuar me teatrin. I vetëm, në dhomën e gjumit, përsëriste rolin (rolet) dhe me zë të lartë interpretonte. Në atë botë të magjishme që krijonte, të cilën e njihte vetëm ai, skiconte profilin e personazhit. I jepte jetë. (Tregojnë për Ndocin… Shpeshherë mysafirët, apo bujtësit teksa e dëgjonin ritualin e përhershëm të interpretimit në vetmi të Ndocit, nga ku vinte zëri i tij, befasoheshin dhe menjëherë kujtoheshin: "Aha, po, është Ndoci. Menduam se nuk është në shtëpi"! Miqtë, dashamirët e kolegët e Ndoc Dedës ishin artistët: Kadri Roshi, Naim Frashëri, Mihal Popi, Ndoc Mëshkalla, Lazër Filipi, Gjon Karma, Ndrekë Shkjezi. Këto të fundit, fare mirë mund t'i

tueshëm, zëri i tij nuk kishte nevojë as për akustikë e as për altoparlant". Një e veçantë për Ndocin në rrugën e tij aktoreske ishte se, në fillim emri i tij nuk përmendet si aktor, por vetëm si përkthyese si sufler (ndoshta nga të parët, krahas Ndoc Gorës), veçanërisht në kinema "Shkodra". Filmave pa zë në komunikim me spektatorin u jepte zërin e tij. Këtë rrugë (si sufler e si përkthyes) ndoqi edhe në kinematë "Nacional" në Tiranë e në Durrës. Kjo zgjati deri në vitin 1953. Kur filmit i erdhi zëri, Ndocit i "pushoi" zëri. Kthehet në "folezën" e tij të dikurshme, tek grupet amatore që i jepnin gjallëri e që kishin krijuar një traditë gjallëruese e jetësuese në Shkodër. Stacioni kryesor i veprimtarisë është shoqëria "Antoniane". Kjo zgjati deri… në vitin 1944. Me 20 maj 1945 thirret në Tiranë, në grupin e parë themelues të Teatrit Popullor, si aktor. Punoi rreth 2 vjet dhe largohet për arsye shëndetësore. Vendlindja, Shkodra, ku ai kishte lindur, më 04.08.1905, e pret përsëri. Filloi punën me grupet amatore. Në prill të vitit 1949 emërohet regjisor i klubeve të punëtorëve "Vasil Shanto" e "Perlat Rexhepi". Më 16 dhjetor 1949 është aktor profesionist në teatrin "Migjeni". Përsëri në grupin e parë themelues, por kësaj here të Shkodrës. Gjurmë në Shoqëri teatrore… Veprimtaria e Ndoc Dedës prej aktori "ka

16

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Ndoc Deda: Aktori zëbukur, fjalëngrohtë e me larmi të madhe ngjyrash

Drama “Oso Kuka”. Zef Hilgega, Ndoc Deda, Mikel Prennushi dhe Ndoc Bazhdari

-Më 29.08.1942 interpreton "Oso Kuka" të Zef M. Harapit. Ndoci interpreton së bashku me Luigj Mjedën e Ndoc Bazhdarin. -Më 1943 interpreton në dramën "Artakserksi". *Në shoqërinë "Malet tona". -Në vitin 1934 interpreton në dramën "Bardha e Ferdinandi" *Në shoqërinë "Shkodra". -Më 28.12.1921 interpretoi në dramën "Gjenovefa e Brabantit", ku pati jehonë të mirë, aq sa me kërkesën e publikut u dha më shumë se 30 herë. Kjo dramë, sipas shënimeve të studiuesit Gjush Sheldia, pati më shumë auto-regji e, në mënyrë të veçantë spikati loja e aktorit Ndoc Deda. Në Shkodër, deri në krijimin e teatrit profesionist interpretoi dhe në dramat, "Nën gështenjat e Pragës", "E vërteta", "Çështja ruse", "Makar Dubrava", "Ata që nuk nënshtrohen", në rolin e Taras Jaçenkos. Kurse në teatrin "Migjeni" interpretoi në dramat "Zani i Amerikës",

quaje "trupë" e ardhur nga Shkodra në Teatrin Popullor. Gjatë hulumtimeve të mia për këtë figurë, mësova se Ndoci interpretoi në pjesët: "Lidhja e mrekullueshme", "Xhido", etj.. Për të parën, gazeta "Bashkimi" e datës 29 maj 1946, thoshte: "Në teatrin "Kosova" grupi teatral i shtetit paraqiti për herë të parë në mbrëmjen e 24 majit komedinë e V. M. Kirshion, e para e këtij lloji. "Lidhja e mrekullueshme" Pandi Stillu. Interpretuan edhe: Liza Vorfi, Besim Levonja, Ndoc Deda, Belul Hatibi, Prokop Mima, Andrea Malo, Olga Shuraja. Ndërsa për dramën "Xhido" në revistën "Bota e re", që dilte në Tiranë, viti 1945, shkruhet: "Ndoc Deda në rolin e Pandeliut pati sukses, provoi mjeshtrinë e tij, si shkodran ishte i kup-

Oso Kuka, drama e Zef M. Harapit, Ndoc Bazhdari, Lec Fishta, Ndoc Deda. Foto: Raboshta

trokitur" në disa shoqëri teatrore, që kishin emër në qytetin e Shkodrës. Nga hulumtimet tona kemi arritur në këto shënime që po i përcjellim si më poshtë: -Në shoqërinë "Vllaznia". -Më 10.08.1919 ka interpretuar në dramën "Erminja e vorfën". Në shtypin e kohës kjo dramë pati shumë kundërshti e polemika. -Më 27.11.1919 aktroi në dramën "Besa" të Sami Frashërit. -Në vitin 1936 interpretoi në dramën "Konti i Shën Germanit", me regjisor Sokrat Miho. (Në këtë shfaqje u përdorën për herë të parë skenat moderne.) *Në shoqërinë "Antoniane". -Më 23.10.1938 interpreton në dramën "Dedë Gjo' Luli".

"Përmbysja". Ndërsa në Teatrin Popullor, në vitin 1945 mori pjesë në dramën "Mbrëmja e madhe". Po kthehemi përsëri në Shkodër. Me grupin teatror të Shtëpisë së kulturës do të interpretojë në pjesën "Urdhëroni në Zvonkov" (komedi me 3 akte, autori: A. Kornejçuk, Ndoci luajti rolin e arkitektit Arkidi Ivanoviç.) Në këtë shfaqje interpretuan edhe: Margalina Bojaxhi, Xhana Gjeluci, Maria Buçi, Roza Shpendi, Fadile Mustafa, Gjenovefa Paloka, Zina Filipi, Liza Paloka, Qazim Lila, Ndoc Gashi, Tonin Lorja, etj.. Ndoc Deda, vazhdimisht pasuronte biografinë e tij me role të reja, të cilat i luajti me shpirt dhe u dha shpirtin e tij që të jetojnë. Por erdhi një ditë… Ishte data 08.05.1951. Ndoci po kthehej at' mbrëmje maji nga shfaqja "Zani i Amerikës". Gjatë gjithë rrugës ndJente gëzimin e rolit të interpretuar; atë gëzim që ndJen aktori pas shfaqjes së dhënë. Ende ishte me entuziazmin e interpretimit të rolit. Ende komunikonte me personazhin. Fliste me të si me një shok të ngushtë. Ende përsëriste një batutë. Qeshte. Qeshte me vete. Ende përjetonte emocionet e shfaqjes. I gëzohej mbrëmjes së majit, hënës së qeshur dhe yjeve që xixëllonin gëzueshëm. Kur… ja… i dolën papritur disa hije. Nga ato hije që trembin mbrëmjen dhe njeriun, hënën dhe yjet... Ndocin e arrestojnë. Tani skenës do t'i mungojë interpretimi i aktorit Ndoc Deda. Skenës do t'i mungojë humori i tij. E dënojnë 8 vjet. Dënojnë aktorin që donte e kërkonte hapësirat e lirisë. Hijet, me këtë dënim ia privuan Lirinë që e ëndërronte përherë, të cilën e dashuronte përjetësisht. Gjatë këtyre viteve Ndoci njohu kampet robëtuese të Urës Vajgurore, Vari-

bob Kafaraj, Vlashuk, Radostinë, Levan dhe më në fund shumë pika panumërim djerse mundimi, lodhjeje, këputjeje i la si dëshmi në ndërtimin e aeroportit të Rinasit. Pas daljes nga burgu, Ndoci lidhet me teatrin (ku kishte shpirtin dhe zemrën) kësaj radhe i vendosi marrëdhëniet me teatrin amator të Ndërmarrjes Komunale. Punonte tërë ditën e ditës, hap e mbyll kanale dhe njëkohësisht mendonte për një grup teatral. Më në fund, me një mijë e një mundime, e ngriti atë. Përsëri një e veçantë për Ndocin. Ishte viti 1964. Grupi teatror i Ndërmarrjes Komunale zë vendin e parë në Festivalin Kombëtar të Teatrove Amatore. Ndoc Deda shpallet Laureat i Festivalit. Konkurruan me dramën "Dasëm në luftë" të Minush Jeros. Ndoci është regjisor i shfaqjes, por luan edhe rolin e Halimit. Por edhe ky gëzim qe jetëshkurtër. Për këtë "gabim" iu hoq vërejtje anëtarit të Jurisë, Artistit të Popullit Ndrekë Luca, ku përsëri hijet i kujtuan fjalët: "Ti e dije që… Përse e vlerësove? Përse"? Si për ironi të këtyre fjalëve të mbrapshta, po përmendim edhe ca shënime të tjera nga jeta aktoreske e Ndoc Dedës: Në vitin 1925 interpreton në pjesën "Harapi i Shën Domingut", e cila u shfaq në kapitenerinë e Kalasë së Shkodrës. -Në vitin 1938 interpretoi në pjesën: "Andrra e 500 vjetëve" e Andrea Skanjetit. - Në vitin 1945 luan në pjesën "Djersë dhe gjak". Në informacionin e paraqitur rreth kësaj shfaqjeje, gazeta "Koha e re" e Shkodrës shkruan: "Ndoc Deda ka interpretue si ma i miri artist, sidomos në monologun e aktit të fundit dhe vdekjen". Pak portret Trupshkurtër, me flokët e drejtë ngjyrë gështenjë, me një ecje karakteristike të shpejtë, me shikim të mprehtë, me një fytyrë gjithmonë të qeshur, që nuk i mungonte humori e që zemra ia donte "me ba bejte e me këndue". Ishte tifoz i zjarrtë futbolli. Ndoc Deda vdiq më 22 shkurt të vitit 1983, në moshën 77-vjeçare. Si një bredh i gjelbër rri kujtimi i partneres në disa shfaqje, i aktores së parë profesioniste të teatrit "Migjeni" Çezarina Çiftja, e cila thoshte: "Ishte njëri nga aktorët më elegantë të skenës shkodrane. Së bashku me Loro Kovaçin, Pjetër Gjokën, Marije Logorecin, etj., kanë qenë një urë ndërlidhëse në mes të traditës së vjetër të skenës dhe teatrit të ri realist, të pas luftës. Emri i tij është i lidhur me një përqindje të madhe të repertorit kombëtar e të huaj të dy epokave. E lidh me skenën një dashuri e veçantë dhe e rrallë, e cila bashkëjetoi me të deri në fundin e jetës. Figura e tij në skenë është identifikuar si figura e një artisti, ku në mënyrë të veçantë shquheshin: zëri i bukur, të folurit e ngrohtë e me larmi të madhe ngjyrash".


FORUM

17

E mërkurë, 24 JANAR 2018

VIZITA

KLSH, në Gjykatën Holandeze të Auditimit N

ë kuadër të projektit IPA “Forcimi i kapaciteteve të auditimit të jashtëm”, 11 auditues dhe Drejtori i Departamentit të Auditimit të Performancës së Kontrollit të Lartë të Shtetit, Rinald Muça, zhvilluan një vizitë studimore në Gjykatën Holandeze të Auditimit. Qëllimi i vizitës studimore ishte njoerformancës Performancës hja me “Auditimin e P dhe IntoSAINT (Instrumenti i Vetëvlerësimit të Integritetit)” Gjykata Holandeze e Auditimit(NCA) ka një eksperiencë 200 vjeçare dhe është rreshtuar ndër radhët e Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI) më të zhvilluara të Europës, duke asistuar SAI të ndryshëm anembanë botës në zhvillimin e kapaciteteve audituese. KLSH dhe NCA kanë kultivuar një traditë të suksesshme bashkëpunimi nën moton e INTOSAI-t “Experentia Mutua Omnibus Prodest”, duke zhvilluar një auditim performance pilot të përbashkët mbi performancën e Departamentit të Administratës Publike, ndërsa për vitin 2018 do të zhvillojnë bashkërisht një tjetër auditim. Sa i përket auditimit të performancës në Gjykatën Holandeze të Auditimit, ai përbën mbi 50% të numrit të auditimeve të kryera gjithsej nga ky SAI. Kjo tregon, nga një anë, rëndësinë që mbart auditimi i performancës midis auditimeve të tjera dhe, nga ana

tjetër, nevojën që kanë shoqëria, politikë-bërësit, qytetarët dhe palët e tjera në kryerjen e auditimeve të performancës. KLSH dhe departamenti i auditimit të performancës po reflektojnë gjithnjë e më shumë këtë qasje duke shtuar numrin e auditimeve (për vitin 2018 janë parashikuar plot 20 të tilla), duke rritur cilësinë e tyre dhe duke forcuar impaktin për të përmirësuar sektorin publik. Në ditën e parë të vizitës studimore, audituesit e KLSH-së u pritën nga znj. Ina Hopman, Koordinatore e Politikave dhe z.Jan Van Dam, Menaxher i Projekteve Ndërkombëtare në SAI Holandez. Znj. Hopman i njohu pjesëmarrësit nga KLSH me historinë dhe kulturën holandeze në përgjithësi për të vijuar me një paraqitje panoramike të strukturës së SAI-t Holandez. Gjykata Holandeze e Auditimit ka në themel të filozofisë së punës së saj inovacionin, si vlerë e shtuar për të ofruar një këndvështrim të ri në çdo aspekt të punës audituese. Dita e dytë nisi me një prezantim praktik të auditimeve të performancës të realizuara nga Gjykata Holandeze e Auditimit, me lektore audituesen e lartë znj. Marlies Alberts. Ky auditim performance ishte fokusuar mbi përgjegjësitë e pushtetit qendror për ndërtesat e shkollave në Holandë. Znj. Alberts theksoi se ky auditim mori një vëmendje të mad-

he mediatike dhe pati një impakt të drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve mësimore për nxënësit holandezë. Me këtë rast, audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit ndanë me kolegët holandezë edhe gjetjet e një auditimi me të njëjtën temë, të kryer nga KLSH këtë vit mbi cilësinë e godinave shkollore para-universitare. Një tjetër temë e rëndësishme e ditës së dytë ishte faza e përgatitjes dhe planifikimit të një auditimi konkret. Audituesve të KLSH-së iu shpërnda një material leximi mbi çështjen e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri. Kështu, së bashku me kolegët holandezë u ndërmor një auditim pilot në miniaturë i cili nxori në pah metodologjitë audituese që ndjekin të dyja SAI-t, si Kontrolli i Lartë i Shteti ashtu edhe NCA. Dita e tretë e takimit nisi me një program auditimi tanimë të realizuar nga audituesit e KLSH-së për t’u përfshirë në fazën tjetër të auditimit, punën në terren, ku një fokus i veçantë iu kushtua mbledhjes dhe vlerësimit të informacionit dhe evidencave. Si metodologji inovative për mbledhjen dhe vlerësimin e informacioneve dhe evidencave, Audituesi i Lartë z.Rudi Turksema prezantoi temën “Analiza e të dhënave në NCA”. Sipas tij, përdorimi i të dhënave sjell konceptin e “audituesit nga shtëpia”, që nënkupton se çdo qytetar mund

të aksesojë të dhënat e një institucioni përmes një klikimi duke siguruar informacion mbi efiçiencën dhe efektivitetin e politikave dhe shpenzimeve. Dita e tretë vijoi me temën e raportimit të auditimit, ku sërish të ndarë në grupe, përfaqësuesit e KLSH-së u ftuan të prezantonin mjetet që përdor KLSH-ja, përpos kanaleve tradicionale zyrtare, në raportimin e gjetjeve tek qytetarët. Politika “Audituesit në shtypin e përditshëm” që ndjek KLSH për të prezantuar gjetjet audituese drejtpërdrejt tek qytetari, përmes artikujve të nënshkruar nga vetë audituesit, u vlerësua inovative nga audituesit e Gjykatës Holandeze të Auditimit. Po aq interes solli edhe “Muaji i Hapur për Qytetarët”, që u cilësua një praktikë e mirë në funksion të një transparence dhe llogaridhënieje të drejtpërdrejt ndaj qytetarëve. Në ditën e katërt, IntoSAINT dhe auditimi i integritetit morën një fokus të veçantë në këtë vizitë të KLSH-së në Gjykatën Holandeze të Llogarive. Kjo temë u prezantua nga znj. Ina De Haan, audituese e Lartë në NCA dhe një personalitet i shquar në INTOSAI, me meritë të veçantë në ngritjen e projektit të IntoSAINT-it. Duke iu referuar Raportit të Transparency International të vitit 2016 mbi Sistemin Kombëtar të Integritetit, Znj.Ina De Haan vlerësoi punën e KLSH-së që

sipas saj po udhëheq sipas shembullit duke u renditur bashkë me Avokatin e Popullit në një nga institucionet me performancën më të mirë në forcimin e integritetit kombëtar, duke përçuar kështu frymën e besimit tek qytetarët shqiptarë. Në ditën e pestë, grupi i KLSH-së u njoh me temën Kontrolli dhe Sigurimi i Cilësisë, si etapa përmbyllëse e një auditimi, prezantuar nga z.Erik Izrael. Me këtë rast, audituesit e KLSHsë e njohën z.Erik Izrael me sistemin e kontrollit dhe sigurimit të cilësisë në Kontrollin e Lartë të Shtetit, një sistem i ngjashëm me SAI-n Holandez, si kontroll brenda përgjegjësive hierarkike nga grupi auditues deri tek drejtori për të kaluar më tej në sigurim cilësie realizuar nga një departament i veçantë për këtë qëllim. Me rastin e vizitës studimore, përfaqësuesit e KLSH-së vizituan Muzeun Van Gogh në Amsterdam dhe Muzeun “Mauritius” në Hagë, ku ekspozohen disa nga kryeveprat botërore si “Vajza me vëth perle” e Johannes Vermeer. Në këtë aktivitet morën pjesë Drejtori i Departamentit të Auditimit të Performancës z. Rinald Muça, Kryeaudituesit z. Gjovalin Preçi dhe z. Aulent Guri dhe audituesit z. Sali Agaj, z. Alfred Zylfi, znj. Elfrida Agolli, znj. Xhuljeta Çelaj, znj. Elira Elezi, z. Alfred Leskaj, z. Redi Ametllari, z. Dorel Balliu, z. Klejvis Kule.

ANALIZË

Nga Artan Fuga

T

'u japim vend edhe fakteve madhështore, por edhe fakteve të turpshme në historinë tonë. Kjo është histori "objektive", t'i lemë pasionet e mbështetura në zbukurimin e së kaluarës. Vetëm këto dy shekujt e fundit kemi bërë gjëra heroike, por edhe gabime kolektive që i kalojmë ashtu shkarazi, "hajdutshe", si vogëlima pa rëndësi. Cfarë do të na thoshte dikush nga jashtë nëse do të kishte vrojtuar veprimet tona historike? Ja që mjaft shqiptarë në kohën e Luftës së Parë botërore pajtoheshin me qira si ushtarë në ushtritë e huaja që gjendeshin te ne dhe luftonin me njeri tjetrin për pesë kacidhe ora e luftës. Po, ja që mijëra shqiptarë nën udhëheqjen jo vetëm të Haxhi Qamilit minonin ngritjen e flamurit të pavarësisë. Po ja që kishte pjesë të elitave politike, fetare, artistike që mezi prisnin pushtimin italian të vendit dhe që

Ëndërruam bashkimin kombëtar me Kosovën, tani jemi si çift i ftohur në prag të divorcit ! nuk bënë asnjë veprim kundër pushtuesve, veç mbretit që iku si zog. Po ja që dhjetëra deputetë shqiptarë, bij të " familjeve të mëdha ", u bën pro-pushtues dhe shumë prej tyre vajtën në Itali dhe i dhuruan perandorit kurorën e mbretërisë shqiptare që u bë nënmbretëri. Po ja që parlamenti shqiptar pa pikë turpi i shpalli luftë Greqisë fqinje dhe historianët nuk e botojnë vendimin e tij fashist. Po ja që gazetat kryesore në vitet 40, ishin pro Hitlerit dhe nazizmit dhe antiçifute ? Ne përkujtojmë që ne, si popullsi, jo si elita, i kemi mbrojur çifutët dhe kjo duhet të na bëjë të harrojmë gjithçka tjetër, edhe ndonjë mendësi të vockël genocidiste në mediat e kohës. Po ja që pas Luftës së Dytë botërore, gazetat komuniste ishin sllavofilë, duke i quajtur kombet sllave si më të lartat, dhe antieuropiane? Po ja që

në konferencën e Parisit pas Luftës së Dytë botërore, Greqia donte të na shpërbënte, kurse Jugosllavia na mbronte. (Sigurisht për hesap të vetë, pse kot?) Po ja që u dorëzuam serbëve gjithçka, me ushtri, me pare, me sekrete, me të gjitha duke u bashkuar de fakto dhe se po të mos ishte ai diktatori me mustaqe në Rusi, do të ishim bërë qytetarë të Maqedonisë. Askush nga ne nuk lëvizi. Po ja që në kuadrin e traktatit të Varshavës u dhamë rusëve të drejtën që sa herë të donin të hynin ushtarakisht në Shqipëri madje pa pyetur kërkënd. Askush nuk tha jo. Po ja që pati mijra shqiptarë që u bënë spiunë dhe kishe frikë të thoshe një fjalë se spiuni dëgjonte. Ku janë këta spiunët? Po ja që aty nga vitet '60 e shekullit të kaluar u bëmë prapë me Titon nga frika e muzhikut që zbriti me tankse në Pragë dhe kosovarët ishin titistë?

Po ja që për 50 vjet jetonim me thërimet që na jepnin jugosllavët, rusët, kinezët? Po ja që gërthisnim me histeri, rroftë ky e rroftë ai, në mitingjet masive të viteve '50 apo '60 të shekullit të XX. Po ja që mijra të rinj hipën në çatitë e kishave dhe xhamive në mesin e viteve '60 duke ju hequr tjergullat, nuk e dini? Shihni dokumentarët, ka plot. Po ja qe merrnin nisma fshatshe e qytetshe për të ulur rrogat e vetvetes? Po ja që donin ta fitonim jetën pa punuar, nuk e kishte fajin Sudja, dhe u bëmë si pinoku që mbolli lekët dhe prisnim të rriteshin si pemë. Po ja që shitëm me dhi e katandi për të vendosur lekët në firmat piramidale e marrë interesa që në fakt ishin paret e komshiut. Po ja që pasi u vramë me njerin tjetrin thirrëm në ndihmë kalabrezë, rumunë, turq, grekë që të na ndanin në vitin 1997 sepse po i hanim kokën njeri tjetrit. Po ja që

kurrë nuk kemi bërë zgjedhje të ndershme sepse sa herë dikush fiton tjetri e quan hajdut votash. Po ja që nuk kemi industri dhe askush nuk shkon të punojë askund se i duket se është bërë vetëm për të qenë sociolog, historian, ekonomist, a pianist. Po ja që si asnjë popull tjetër sado në vështirësi, morëm anijet dhe lamë pendët duke ikur sa më larg, larg, braktisur gjithçka. Po ja që kemi vite dhe pasi ëndërruam me shekuj bashkimin kombëtar, tani me Kosovën, jemi si çift i ftohur në prag të divorcit ! Edhe kosovarët që vijnë në plazhet e Adriatikut dhe Jonit na rënden. Po ja që gjithmonë kemi gjetur shpëtim duke u lidhur pas qerres të perandorive të mëdha, romake, osmane, austro-hungareze, ruse, kineze, etj.etj, dhe sapo kemi parë fundin e njerës, hop, jemi hedhur te gjiri i tjetrës, duke ndryshuar fe e besë masivisht.


SHOWBIZ

18

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Pas skandaleve me pornostaren, Melania anulon udhëtimin me Trump Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump nuk do t'i bashkohet bashkëshortit për udhëtimin drejt alpeve zvicerane për mbledhjen vjetore të Davos, vetëm disa ditë pas lajmeve mes një lidhje të dyshuar të presidentit me një pornostare. Thuhet se ajo do i bashkohej presidentit me grupin e sekretareve të kabinetit për mbledhjen vjetore të miliarderëve, industrialistëve dhe investitorëve. "U përcaktua se kishte shumë plane dhe cështje tjera, prandaj zonja Trump nuk do udhëtojë për në Davos," - tha zëdhënësja e saj, Sephanie Grisham për Dailymail. Lami erdhi pikërisht pasi dyshimeve se Trump kishte një lidhje me pornostaren Stormy Danieles në vitin 2006. Wall Street Journal ka raportuar se avokati i presidentit organizoi një pagesë prej 130 mijë dollarë para zgjedhjeve në një marrëveshje që e ndalon të flasë për marrëdhënien seksuale. Thuhet se në kohën kur Trump ka kaluar një natë me pornostaren, Melania ishte shtatzënë me djalin e saj, Barron.

Puthje të nxehta, Allegri dhe Ambra nuk përmbahen në rrugë Pasion dhe puthje natën. Marrëdhënia e Massimiliano Allegrit me Ambra Angoli duket se po është në rrugën e duhur. Dy të dashuruarit janë fotografuar mbrëmjen e së shtunës, teksa putheshin në rrugë. Aktorja kishte një shfaqje, "Lufta e Rosëve" dhe trajneri bardh e zi jo vetëm që e shoqëroi, por dhe e priti derisa ajo përfundoi impenjimin e saj. Sipas revistës "Oggi", 50-vjeçari, me sa duket, e ka seriozisht, pasi ka takuar edhe babanë e aktores duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre mund të kurorëzohet edhe me një martesë, ndoshta që në verë.

Këngëtari grek nuk përmbahet, deklaratë dashurie për shqiptarët Ata janë tashmë kolegë dhe miq prej vitesh. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin shqiptar Devis Xherahu dhe këngëtarin grek Lefteris Pantazis. Ai është padyshim një nga këngëtarët më të vlerësuar në Greqi, dhe kënga e tij më e famshme është "Papagalos". Ama këtë herë duket se këngëtari grek ka qëlluar drejt e në zemrat e shqiptarëve me deklaratën e bërë. Teksa ka folur për praninë e tij në emision Patazis e ka mbyllur videon teksa dëgjohet të thotë në shqip "Ju

Këngëtarja e famshme përcillet për në banesën e fundit Familja, miqtë dhe fansat e shkatërruar janë mbledhur për të përcjellë për në banesën e fundit këngëtaren me famë botërore Dolores O'Riordan. Ylli i Cranberries u varros në Kishën e Shën Ailbe në qytetin e saj të Ballybricken, Co Limerick. Pjesëtari i grupit Noel Hogan ishte nga të parët që mbërriti së bashku me Mike Hogan, Fergal Lawler dhe gruan e Bono, Ali Hewson. I dashuri i saj Ole Koretsky dukej mjaft i pikëlluar ndërsa ish-bashkëshorti Don Burton dhe tre fëmijët e çiftit Taylor, Molly dhe Dakota u bashkuan me nënën e këngëtares Eileen, motrën e saj Angela dhe vëllezërit Terence, Brendan, Donal, Joseph dhe PJ në kishën e vogël. Turma të mëdha u rreshtuan në rrugë për t'i dhënë lamtumirën e fundit këngëtares së dashur. Ylli i pop-it u gjet e vdekur në një hotel në Londër më 15 janar.

dua". Ndërkohë Lefteris dhe Devisi do prezantojnë projektin e tyre më të ri, në Xing me Ermalin.

J-Lo dhe Cardi B sjellin këngën "Quiero Dinero" Jennifer Lopez dhe Cardi B janë dy këngëtaret, të cilat së fundmi kanë bashkëpunuar me një projekt të ri muzikor. Ende nuk është publikuar video e këngës së tyre më të re "Quiero Dinero", ndërkohë që në koncertin e mbajtur në Los Angelos nga këngëtarja e famshme Jennifer

Lopez, ka qenë e ftuar edhe Cardi B. Së bashku dy këngëtaret kanë interpretuar live këngën e tyre, e cila është xhiruar nga fansat e më pas hedhur në Youtube.

Pas hitit me 2.5 milionë klikime, Baby G rikthehet me "Papi" Baby G është një ndër këngëtaret me origjinë shqiptare, e cila jeton në Angli dhe po zhvillon karrierën e saj me hite të ndryshme. Pas suksesit me "Mos u nal" që numëron mbi 2.5 milionë klikime në Youtube, ajo ka hedhur dyshime se do vijë me një projekt të ri muzikor. Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo vjen me një postim "Papi", ku të gjithë fansat shprehen se mezi presin hitin e ri. Së fundmi, ajo bëri bujë me largimin nga On Records, por karriera e saj muzikore vazhdon dhe duket se Baby G nuk do heqë dorë nga ëndrra e saj.


VIP

19

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Kevin Spacey i kushton 39 milionë dollarë Netflix

Netflix ka humbur miliona dollarë për shkak të Kevin Spacey. Kompania e filmave tha të hënën se mori padi prej 39 milionë dollarësh për shkak të një përmbajtjeje që është vendosur të mos publikohet. Kompania nuk ka specifikuar se për cilën përmbajtje në letrën e saj për investitorët bëhej fjalë, por një burim i njohur tha në lidhje me këtë çështje për CNNMoney se bëhet fjalë për një nga projektet e hequra të Kevin Spacey. Burimi thotë se akuza vjen tërësisht nga shpenzimet që lidhen me përfundimin e filmit "House of Cards" dhe vendimi për të mospublikuar filmin "Gore", që të dy u luajtën nga Spacey. Aktori është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale nga njerëz të ndryshëm në fund të vitit të kaluar. Financial Times ishte i pari që

raportonte detajet në lidhje me akuzat. Lajmi mbi ngacimet seksuale të Kevin Spacey ka ndikuar në kostot financiare të prodhuesve dhe shpërndarësve. Një valë akuzash ka goditur Hollywood dhe industri të tjera. "House of Cards" i dha Netflix një fitore të hershme për programet origjinale kur drama politike debutoi në

2013. Pak kohë pasi skandali i Spacey u shfaq në tetor, Netflix njoftoi se sezoni i gjashtë i filmit do të ishte i fundit. Ndërsa burimet pranë shfaqjes treguan CNN në atë kohë që një vendim për t'i dhënë fund "House of Cards" kishte qenë menduar për një kohë të gjatë dhe Spacey i komplikonte gjërat.

Moda e lartë në Paris, Dior sjell “ëndrrën surealiste” Sfilata e re pranverë - verë 2018 e Dior në javën e modës Haute Couture, në Paris ishte mes ëndrrave dhe realitetit. Maria Grazia Chiuri eksploron surealizmin, duke i dhënë jetë një koleksioni që luan me ngjyrat bardh e zi për të eksperimentuar me forma të reja dhe iluzionet optike. Marka prestigjioze prezantoi koleksionin e fundit pranverë-verë 2018, në ditën e parë të javës, që i dedikohet modës së lartë. Asgjë nuk është ashtu siç duket. Në sfilatë mbizotëruan pëlhurat transparente, dantellat edhe puplat. Frymëzimi i stilistes në këtë udhëtim për të zbuluar një feminilitet modern dhe vendimtar, ishte personaliteti karizmatik i Leonor Finit, një prej artisteve dhe personaliteteve më revolucionare e viteve 1900, që mbërriti në Paris nga Italia dhe organizoi ekspozitën e saj të parë në Galerinë e Christian Dior. Dior i shfaqi veshjet kryesisht një ngjyrëshe, në një pasarelë që i ngjante një fushe shahu dhe ku gati të gjitha modelet mbanin maska në fytyrë. Asnjë detaj nuk i mbeti rastësisë dhe madje edhe aksesorët u bënë protagonistë: nga çorapet rrjet që vishen me sandale, deri tek pendët e buta prej palloi që dekorojnë rrobat, duke u dhënë një ndjenjë misteri dhe joshjeje të papërmbajtshme.

Zlatan Ibrahimoviq zbulon tatuazhin e ri

Ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimoviq është i njohur për pasionin e tij për tatuazhet. Sulmuesi suedez, aktualisht jashtë fushave të blerta si pasojë e një dëmtimi në gju, ka publikuar një foto në rrjetin social "Facebook", ku ka treguar kryeveprën e tij të fundit, të cilën e përkufizon si "artin më të mirë ndonjëherë". Në të

kaluarën, 36-vjeçari, që është pjesë e Manchester Unitedit, kishte mbuluar pjesën më të madhe të shpinës së tij me tatuazhe, ndërsa tashmë duket se ka kompletuar punën e nisur vite më parë, duke mos lënë më vend në kurriz.

Forbes: Dua Lipa dhe Rita Ora talentet më të ndritshme Talentet më të ndritshme të Evropës shtrihen shumë përtej kufijve të kontinentit. Lista vjetore e Forbes "30 Under 30"përfshin ylli e pop-it Dua Lipa, aktorin e famshëm të Hollywood Daniel Kaluuya dhe boksierin britanik Anthony Joshua, i cili është një nga sportistët më të paguar në botë. Kështu e ka nisur lajmin presitgjozia Forbes.

"Ne mblodhëm në të gjithë kontinentin kandidatët më të mirë në muzikë, film, televizion dhe sport për të gjetur elitën e re të argëtimit. Këngëtarja Rita Ora drejtoi një sezon në America's Next Top Model, dizenjoi koleksione të shumta veshjesh dhe një buzëkuq Rimmel, ndërsa punoi për këngën e saj rekord, që ishin dy për këtë vit",-

shkruan Forbes. "Më shumë se thjesht talent, të gjithë ata përfaqësojnë një pamje të së ardhmes së biznesit të muzikës", tha Edwards për krijuesit e hiteve si Dua Lipa, AJ Tracey, Sampha dhe J Hus. "Ata përfaqësojnë spektrin e gjerë të mendimeve në shoqërinë britanike dhe muzika e tyre jo vetëm që argëton, por edhe frymëzon".

Eminemi i kthehet studios me Dr. Dre dhe Mike Will Made Eminem është rikthyer shpejt në studio për të punuar në projektet e reja. Teksa po shijon ende suksesin e albumit "Revival", Slim Shady është kthyer në punë me Dr. Dre dhe Mike Will Made-It, dy prej producentëve më të mirë në botë. Ky takim është mbajtur në një studio në Detroit, kurse të trija palët janë ndarë të kënaqur me punën. Shady në një intervistë së fundmi tha se nuk e ka në plan të ndalet duke bërë hip-hop. Mike në anën tjetër ka punuar në këngë të reja në muajt e fundit, duke postuar foto të tij në studio me Jay Z, Sëae Lee dhe YG. Eminem lançoi kohë më parë albumin "Revival" me bashkëpunime të mëdha me Beyoncen dhe Ed Sheeran. Reperi arriti që të regjistojë numër të madh të shitjesh, por duke mos thyer rekordin e "Marshall Mathers LP 2".


KURESHTI

20

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Vendet që paguajnë më shumë mësuesit Edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj është shtylla kryesore që garanton jo vetëm mbijetesën e një populli, por edhe rritjen e mirëqenies së tij. Sado të ndryshojnë prioritetet e një qeverisjeje, arsimimi është gjithnjë e aty, njëri prej tyre, madje edhe kur bëhet fjalë për vendet më të zhvilluara të planetit. Por cilat janë vendet që vlerësojnë më shumë ata që përhapin dijen tek brezat e rinj? World Economic Forum ka bërë renditjen e 10 vendeve që paguajnë më shumë mësuesit në bazë të të dhënave të publikuara nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, transmeton tch. 10 - Kanada - Paga vjetore për mësuesit është 39,179 dollarë; 9 - Holanda - Paga vjetore për mësuesit është 39,205 dollarë; 8 - Australia - Paga vjetore për mësuesit është 40,874 dollarë; 7 - Spanjë - Paga vjetore për mësuesit është 42,002 dollarë; 6 - SHBA - Paga vjetore për mësuesit është 43,678 dollarë; 5 - Danimarka - Paga vjetore për mësuesit është 46,914

Gjendet nëndetësja e Pablo Escobarit Zhytësit kanë gjetur nëndetësen e mbretit të drogës, Pablo Escobar. Është dyshja e ish agjentëve të CIA-s, të cilët janë në kërkim të pasurisë së njeriut më të fuqishëm në botën e krimit. Escobar bëhet e ditur se ka përdorur nëndetëset për të transportuar kokainë nga Kolumbia për në Puerto Riko, e cila më pas do të dërgohej në SHBA. Nëse lajmi është i vërtetë, këtu mund të gjenden edhe të dhëna të tjera për lokacionin e thesarit të famshëm të Escobarit prej 60 miliard dollarësh. Tashmë një kohë ish agjentët Doug Laux dhe Ben Smith janë duke transmetuar një seri dokumentarësh në Discovery Channel, ku kërkojnë pasurinë e Pablo Escobarit, dikur njeriu më i pasur në botë. Kujtojmë se Escobar është vrarë me 2 dhjetor 1993 nga Policia Kombëtare e Kolumbisë.

dollarë; 4 - Norvegjia - Paga vjetore për mësuesit është 47,445 dollarë; 3 - Gjermania - Paga vjetore për mësuesit 61,589 dollarë; 2 - Zvicra - Paga vjetore e

mësuesve në këtë vend është 69,865 dollarë; 1- Luksemburg - Paga vjetore e një mësuesi është 79 mijë dollarë. Për ata me përvojë shkon deri në 137 mijë dollarë.

Njihuni me gruan që udhëtoi me avion pa biletë nga Cikago në Londër Një pensioniste ka arritur të kalojë sigurinë e aeroportit për të udhëtuar nga Cikago për në Londër pa një biletë. Marilyn Harman, 66 vjeç ka arritur t'i largohet stafit të aeroportit ndërkombëtar të Chicago O'Hare dhe hipi në një fluturim të British Airways në Heathrow. Pas arritjes në kryeqytet, u arrestua dhe u dërgua përsëri në SHBA përpara se të akuzohej për vjedhje krimi dhe kundërvajtje për shkelje penale. Ajo hipi në fluturim një ditë, pasi u largua nga kontrolli i sigurisë në një terminal të brendshëm në aeroportin e ShBA. Hartman kishte tentuar disa herë të udhëtonte me avion pa biletë. Në 2016, ajo u dënua me gjashtë muaj burg në shtëpi dhe u detyrua të bënte provën e shëndetit mendor për dy vite.

Kinezët ngrejnë stacionin hekurudhor për 9 orë Punëtorët kinezë sërish demonstruan efikasitetin e tyre të pabesueshëm. Ata ngritën për më pak se 9 orë një stacion të ri hekurudhor dhe ndërlidhën edhe tri ekzistuese me hekurudhën e re, që lidh Nanpingun me Llongjanin, në provincën Fugjen, raportojnë agjencitë e huaja, transmeton Koha.net. Në këtë projekt punuan 1.500 punëtorë, ndërsa për kryerjen e kësaj pune iu deshën më pak se nëntë orë. Ndërtimi nisi mbrëmjen e 19 janarit, ndërsa në mëngjesin e 20 janarit ishte gati. Hekurudha e re, e gjatë 246 kilometra, është bërë për të qarkulluar nëpër të trenat me shpejtësi 200 kilometra në orë.

Rusia ndalon shfaqjen e filmit satirik për vdekjen e Stalinit Ministria e Kulturës së Rusisë ka ndaluar një film satirik rreth vdekjes së kreut sovjetik Josef Stalin nga kinematë e filmave pas kritikave nga komunistët dhe të tjerët se prodhimi britanik-francez u tall me historinë. Ministria deklaroi se u hoq leja për filmin "Te Vdekja e Stalinit" e shkrimtaritdrejtorit skocez Armando Ianucci. Filmi u shfaq në Britani në tetor dhe ishte planifikuar të jepej të enjten në Rusi. Veprimi i ministrisë tregon admirimin që kanë shumë njerëz për Stalinin, pavarësisht spastrimeve brutale që vranë miliona, si dhe nervozizmin e qeverisë për historinë e vendit. Ndalimi erdhi pasi disa ligjvënës rusë dhe figura të tjera publike panë filmin dhe i kërkuan ministrisë ta mbajë larg teatros.


KOHA E LIRE

21

E mërkurë, 24 JANAR 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fundamenti të simbolizmit dhe keshtu të poezisë moderne 64. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 65. Quhet monedha që përdor Afganistani 66. Që thyhet lehtë; që thërrmohet shpejt 67. Akullore e ngrirë, në forma të ndryshme e zakonisht me disa shtresa 68. Shkrimtari, poeti dhe gazetari i shquar gjerman Heinrich ... (13 dhjetor 1797 17 shkurt 1856) 70. ... Schumacher, pilot gjerman dhe kampion bote i disafishtë në Formula 1. Lindi më 3 janar 1969 72. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 73. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 76. Vija që kufizon diçka, kufiri; buza në skajet e një sendi. 82. Vend i rrafshët, shesh; shesh i madh ku zakonisht bëheshin dyluftime 84. Që jetën në gjatësinë e bregut të lumit 85. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 86. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 88. Ai që pret miq në shtëpinë e tij, i zoti i shtëpisë 90. Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës që lidh dy gjymtyrë fjalie 92. Trup i ngurtë, shumë i ngjashëm me gurët tokësorë,

që bie nga hapësira qiellore në Tokë 93. Mahisje e një plage, malcim, pezmatim 94. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 95. Tradhtar e spiun i poshtër, ai që shet edhe babanë a vëllanë e vet 97. Mbulesë e gjerë prej leshi, e endur jo shumë dendur e zakonisht pa thekë 98. ..ho, sa e mirë është. 99. Pellg shumë i madh natyror ose artificial, zakonisht me ujë të ëmbël 101. Fondi Monetar Ndërkombëtar 102. Kirkizia ka atë monedhën e saj 103. E vendosin në kokë si mjet mbrojtes 104. Vendqëndim i familjes së bletëve; tërësia e bletëve që rrinë në një zgjua 105. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 106. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 107. Antoneta ... në mbi 20 vjet karrierë artistike ka interpretuar mbi 50 role në teatër dhe 16 role në filmin artistik shqiptar. 109. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 110.Trajtim profesional afatshkurtër për kualifikim 111.Pohim me shkrim ose me gojë, që bën dikush për të vërtetuar diçka VERTIKALISHT 1. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën

2. Atë pëftojmë nga dheu i përzier me ujë 4. Vjershë lirike a këngë solemne. 5. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 6. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 7. Viç mashkull gjashtë deri dymbëdhjetë muajsh 8. Organizatë fetare e klerit të krishterë, e cila drejton jetën fetare të besimtarëve 9. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 10. Ia kushtoj një këngë, poezi, libër apo edhe sukses në karrierë, ia ... atij ose asaj 12. E shtrëngoj dikë që të bëjë një punë a diçka tjetër pa dëshirën e pa vullnetin e vet 13. Lëshon një zhurmë të madhe dallgë-dallgë, uturon. 15. I tillë është ai i librit, i punës, i llojshmërisë produkteve, etj. 18. Institucion që mbledh, ruan dhe ekspozon vepra e krijime të ndryshme të artit e të teknikës, sende, objekte e materiale me vlerë historike e shkencore 19. Nuk shkoj por v... 20. Bashkëshorti ose bashkëshortja quhen edhe ashtu 21. Kafshë e viseve të Amerikës së Jugut, afërsisht sa një dhi e madhe 23. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 24. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 25. Vesh rrushi 29. Ka brenda mëmën dhe tokën, quhet atdhe, por edhe ashtu 31. Ai që mohon qenien e

zakonisht në arat e mbjella me grurë dhe që bën kokrra të vogla në ngjyrë të zezë 57. Bindje e fortë se diçka është e vërtetë ose se do të kryhet patjetër 59. Parësor është fjala ndryshe, dytësor është sekondar 61. përdoret me nderim përpara emrit të babait 64. Pier ... Cavalli, kompozitor shumë i njohur italian 65. Ndërpres ndjekjet penale për njerëz që kanë bërë faje 69. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 71. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 74. Jo vegjetarian, jo kafshë, edhe pse është njeringrënës 75. Partia Socialiste e Moderuar 77. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 78. Dëshirë për të ngrënë, oreks 79. Ajo që bën punët e shtëpisë (gatuan, pastron etj.), rregulloj, qeveris shtëpinë 80. Ajo përdoret për të mbërthyer a për të shtrënguar mirë diçka 81. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 83. I jap dikujt a diçkaje hirin e perëndisë 85. Ajo është lëndë a pigment që u jep ngjyrën e gjelbër gjetheve ose pjesëve të tjera të bimëve 87. Mjegull e hollë që vesh majat e maleve në verë ose në vende të ulëta kur ndërron moti 89. Përbëhet nga 28.400 kilometra katror. Shtet që kufizohet me Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Iranin dhe Turqinë. 91. I heq lëvoren një druri; zhvesh kallirin e misrit; qëroj 96. Shenjë që u bëhet kafshëve, drurëve etj. në lëkurë për t'i dalluar nga të tjerët 98. Dëshirë a ëndje për të ngrënë. 100. ... Hajdaraga, eksponent i rëndësishëm i politikës, ish-ministër dhe profesor 103. Vendi ku lidhen dy eshtra, nyja e eshtrave 104.Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 108. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën

çfarëdo perëndie 33. Drita ... aktore shqiptare me një galeri të pasur rolesh në teatër dhe kinematografi 35. Organizëm ndëshkues kishtar që përniqte përçuesit e mendimit përparimtar 38. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 40. Të qenët absolut, karakteri absolut i diçkaje; të qenët i prerë, i padiskutueshëm 44. Shkëmb i petëzuar që thërrmohet lehtë e bëhet leskra-leskra 45. Pjesë e dalë në murin e prapmë të një kishe, që ka trajtën e një gjysmërrethi ose të një shumëkëndësh 46. Shkenca që studion ligjet e lëvizjes së predhës brenda tytës së një arme ose gjatë fluturimit të lirë 49. Ashtu quheshin xhandar turq 54. Bar i keq që rritet 1

2

3

B L

U

4

D 8

¸

9

R

5

˙

11

E

L I

B

B

O

A

7

M

12

K 14

K R U A

6

K O K S

D

10

P

13

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 2. Një tok sendesh që i ngarkohen një kafshe ose që i mbart një njeri 3. Zakone në jetën shoqërore të një populli, që lindin në kushte të caktuara historike dhe ruhen brez pas brezi 8. Ashtu quhet ai që bëhet aty zot i pasurive të tjera të vendit dhe i shfrytëzon ato për nevojat e veta 10. Si kishtin makinat e Durrësit targën 11. Të qenët i pavdekshëm, pavdekshmëri 14. Mbathje për këmbët prej copë të leshtë që mbahen nëpër shtëpi 16. Sëmundje e rëndë ngjitëse, që shfaqet me pezmatim të grykës, të mukozës së fytit e të hundës dhe prek zakonisht të vegjlit 17. Njësi e madhe ushtarake 21. Yndyrë, tërësia e tyre 22. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 26. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 27. Gradë oficeri madhor e shkallës së parë, më e lartë se e kapitenit dhe më e ulët se e nënkolonelit 28. Ndreq diçka që është dëmtuar, është prishur a është vjetruar, rregulloj 30. Secili nga litarët e trashë, që lidhen në majën e direkut të anijes 32. Fyt i hollë që del nga një enë për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër; lëfyt 34. Veshje e sipërme prej shajaku, prej doku etj., si jelek me mëngë që kopsitet përpara 36. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 37. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 39. Pyll i vogël e i dendur 41. Partia Republikane, inicialet 42. Princesha ..., Mbretëresha e Shqipërisë dhe bashkëshortja e Princ Vidit 43. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 46. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 47. Njësi për të matur gjatësinë, e barabartë me 64 ose me 80 centimetra 48. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 50. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 51. Ëmbëlsirë që bëhet me brumë të holluar, zakonisht me tharm 52. Mësues në një shkollë të lartë është ai 53. bishtajat dhe kokrrat e kësaj bime, që përdoren për ushqim 55. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 56. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 58. Indonezia ashtu e ka monedhën e saj kombëtare 60. Pllakë e rrumbullakët prej druri, e mbështjellë përqark me një rreth metali, e cila flaket larg nga atletët 62. Po Gjirokastra si e kishte targën 63. Edgar Allan ..., themeloi litertaurën e krimit, zhanrin

R

¸

U

15

U

16

H A V Z I

O M

R

17

Y

E

T

18

R

G

A L

O S M A N

T

19

M O R

S

20

I

B

M

21

¸

I

R

Z

23

R

D U E

T

R

L

E

H

L 28

L

L

T

34

35

U K U N I

O J

T I

L

J F E

R 37

P

R

40

C

I

B

I

S

R

A

O

V I

K T

O R

R

Z

I

O

M

L

J

T

I

A N I

K

42

A M U L

43

R U P A

M

38

K

O

41

L

C 48

U O N

K

A K

B 50

47

M O D ¸

R

G

T R

O G R A F I

V

51

52

E

O

P E

N A S

B

A

R

54

G J

P 46

49

K V

53

S I

56

Z

K

N

T

U

L

I

55

A B I

E 44

45

I

A L

I M

36

S E

J 39

27

32

M

33

26

30

N D V R

31

O

S

D 25

Z

29

V E

¸

¸ 22

H

24

P

57

A P

¸

K

V

58

A

G

I

59

60

A

P

62

63

O

P

L

D R I

A N J

E

A

R

A 64

O

S 61

N I

S

65

M

B

68

69

70

P

I

67

K R Y E

A S H T

M U

L

86

L

L A ˙

N

B 84

L I

I

G ¸

S H T I

C

85

D O R

J

88

I

M A

A

¸

Z 91

M O R T

E 89

S K P

H

V E

R

92

93

A N T O F ¸

L

M T

94

95

¸

V

A

D

R I

A

A

E

96

R

97

S H Q I

P ¸

101

B

M

Z

I

105 110

N

S

M

111

L U F T

L

M

E

K

S

D A L

S

J

A

¸

L

H

E R

M

F

I

P

A

E T

O N

N Y S 108

E 109

112

¸

K O T E

C 115

G

D 104

D O M

107

F

114

D L

100

P

103

M U H A R

H S

E

99

K O S

106

A

O R

98

R

102

O I

113

L

I

83

90

Q

¸

M 78

F R 82

87

M I

A M B A D A R

77

L 81

A

S

75

L L

A 76

80

¸

G

74

79

T

72

E

73

L

D

E

R A S H I

71

B U M ˙

A M A J

P

66

¸

N

L

F

116

117

A K U L

T E

118

T

J

119

A C

O

L

R


KULTURE PORTRET Nga Xhahid Bushati Në kujtim të aktorit Ndoc Deda (04.08.1905 - 22.02.1983), një nga aktorët themelues të Teatrit Popullor në Tiranë, si dhe të teatrit "Migjeni" në Shkodër

N

jë fëmijëri të vështirë, më saktë të varfër i takoi të kishte "sho qe" Ndoc Deda që në belbëzimet e para të jetës. Për ta sfiduar sadopak këtë mjerim që, njomështia e moshës të mos mbulohej nga korja e dhimbjes zgjodhi dy rrugë në jetë; në moshën 14vjeçare filloi punën si pastrues në kinema "Massimo" (ish shkolla e Parrucës Shkodër) dhe nisi të merrej me teatër, ku aktivizohet në shoqëritë teatrore: "Populli" (më vonë mori emrin "Shkodra"), "Vllaznia", "Malet tona", "Antoniane". Familja e tij, Ndoc Dedën e mban mend të lidhur gjithmonë me skenën (që nga mosha 13 vjeç deri në 44 vjeç), duke lënë pas një galeri rolesh. Edhe në shtëpi ka jetuar me teatrin. I vetëm, në dhomën e gjumit, përsëriste rolin (rolet) dhe me zë të lartë interpretonte. Në atë botë të magjishme që krijonte, të cilën e njihte vetëm ai, skiconte profilin e personazhit. I jepte jetë. (Tregojnë për Ndocin… Shpeshherë mysafirët, apo bujtësit teksa e dëgjonin ritualin e përhershëm të interpretimit në vetmi të Ndocit, nga ku vinte zëri i tij, befasoheshin dhe menjëherë kujtoheshin: "Aha, po, është Ndoci. Menduam se nuk është në shtëpi"! Miqtë, dashamirët e kolegët e Ndoc Dedës ishin artistët: Kadri Roshi, Naim Frashëri, Mihal Popi, Ndoc Mëshkalla, Lazër Filipi, Gjon Karma, Ndrekë Shkjezi. Këto të fundit, fare mirë mund t'i

tueshëm, zëri i tij nuk kishte nevojë as për akustikë e as për altoparlant". Një e veçantë për Ndocin në rrugën e tij aktoreske ishte se, në fillim emri i tij nuk përmendet si aktor, por vetëm si përkthyese si sufler (ndoshta nga të parët, krahas Ndoc Gorës), veçanërisht në kinema "Shkodra". Filmave pa zë në komunikim me spektatorin u jepte zërin e tij. Këtë rrugë (si sufler e si përkthyes) ndoqi edhe në kinematë "Nacional" në Tiranë e në Durrës. Kjo zgjati deri në vitin 1953. Kur filmit i erdhi zëri, Ndocit i "pushoi" zëri. Kthehet në "folezën" e tij të dikurshme, tek grupet amatore që i jepnin gjallëri e që kishin krijuar një traditë gjallëruese e jetësuese në Shkodër. Stacioni kryesor i veprimtarisë është shoqëria "Antoniane". Kjo zgjati deri… në vitin 1944. Me 20 maj 1945 thirret në Tiranë, në grupin e parë themelues të Teatrit Popullor, si aktor. Punoi rreth 2 vjet dhe largohet për arsye shëndetësore. Vendlindja, Shkodra, ku ai kishte lindur, më 04.08.1905, e pret përsëri. Filloi punën me grupet amatore. Në prill të vitit 1949 emërohet regjisor i klubeve të punëtorëve "Vasil Shanto" e "Perlat Rexhepi". Më 16 dhjetor 1949 është aktor profesionist në teatrin "Migjeni". Përsëri në grupin e parë themelues, por kësaj here të Shkodrës. Gjurmë në Shoqëri teatrore… Veprimtaria e Ndoc Dedës prej aktori "ka

20

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Ndoc Deda: Aktori zëbukur, fjalëngrohtë e me larmi të madhe ngjyrash

Drama “Oso Kuka”. Zef Hilgega, Ndoc Deda, Mikel Prennushi dhe Ndoc Bazhdari

-Më 29.08.1942 interpreton "Oso Kuka" të Zef M. Harapit. Ndoci interpreton së bashku me Luigj Mjedën e Ndoc Bazhdarin. -Më 1943 interpreton në dramën "Artakserksi". *Në shoqërinë "Malet tona". -Në vitin 1934 interpreton në dramën "Bardha e Ferdinandi" *Në shoqërinë "Shkodra". -Më 28.12.1921 interpretoi në dramën "Gjenovefa e Brabantit", ku pati jehonë të mirë, aq sa me kërkesën e publikut u dha më shumë se 30 herë. Kjo dramë, sipas shënimeve të studiuesit Gjush Sheldia, pati më shumë auto-regji e, në mënyrë të veçantë spikati loja e aktorit Ndoc Deda. Në Shkodër, deri në krijimin e teatrit profesionist interpretoi dhe në dramat, "Nën gështenjat e Pragës", "E vërteta", "Çështja ruse", "Makar Dubrava", "Ata që nuk nënshtrohen", në rolin e Taras Jaçenkos. Kurse në teatrin "Migjeni" interpretoi në dramat "Zani i Amerikës",

quaje "trupë" e ardhur nga Shkodra në Teatrin Popullor. Gjatë hulumtimeve të mia për këtë figurë, mësova se Ndoci interpretoi në pjesët: "Lidhja e mrekullueshme", "Xhido", etj.. Për të parën, gazeta "Bashkimi" e datës 29 maj 1946, thoshte: "Në teatrin "Kosova" grupi teatral i shtetit paraqiti për herë të parë në mbrëmjen e 24 majit komedinë e V. M. Kirshion, e para e këtij lloji. "Lidhja e mrekullueshme" Pandi Stillu. Interpretuan edhe: Liza Vorfi, Besim Levonja, Ndoc Deda, Belul Hatibi, Prokop Mima, Andrea Malo, Olga Shuraja. Ndërsa për dramën "Xhido" në revistën "Bota e re", që dilte në Tiranë, viti 1945, shkruhet: "Ndoc Deda në rolin e Pandeliut pati sukses, provoi mjeshtrinë e tij, si shkodran ishte i kup-

Oso Kuka, drama e Zef M. Harapit, Ndoc Bazhdari, Lec Fishta, Ndoc Deda. Foto: Raboshta

trokitur" në disa shoqëri teatrore, që kishin emër në qytetin e Shkodrës. Nga hulumtimet tona kemi arritur në këto shënime që po i përcjellim si më poshtë: -Në shoqërinë "Vllaznia". -Më 10.08.1919 ka interpretuar në dramën "Erminja e vorfën". Në shtypin e kohës kjo dramë pati shumë kundërshti e polemika. -Më 27.11.1919 aktroi në dramën "Besa" të Sami Frashërit. -Në vitin 1936 interpretoi në dramën "Konti i Shën Germanit", me regjisor Sokrat Miho. (Në këtë shfaqje u përdorën për herë të parë skenat moderne.) *Në shoqërinë "Antoniane". -Më 23.10.1938 interpreton në dramën "Dedë Gjo' Luli".

"Përmbysja". Ndërsa në Teatrin Popullor, në vitin 1945 mori pjesë në dramën "Mbrëmja e madhe". Po kthehemi përsëri në Shkodër. Me grupin teatror të Shtëpisë së kulturës do të interpretojë në pjesën "Urdhëroni në Zvonkov" (komedi me 3 akte, autori: A. Kornejçuk, Ndoci luajti rolin e arkitektit Arkidi Ivanoviç.) Në këtë shfaqje interpretuan edhe: Margalina Bojaxhi, Xhana Gjeluci, Maria Buçi, Roza Shpendi, Fadile Mustafa, Gjenovefa Paloka, Zina Filipi, Liza Paloka, Qazim Lila, Ndoc Gashi, Tonin Lorja, etj.. Ndoc Deda, vazhdimisht pasuronte biografinë e tij me role të reja, të cilat i luajti me shpirt dhe u dha shpirtin e tij që të jetojnë. Por erdhi një ditë… Ishte data 08.05.1951. Ndoci po kthehej at' mbrëmje maji nga shfaqja "Zani i Amerikës". Gjatë gjithë rrugës ndJente gëzimin e rolit të interpretuar; atë gëzim që ndJen aktori pas shfaqjes së dhënë. Ende ishte me entuziazmin e interpretimit të rolit. Ende komunikonte me personazhin. Fliste me të si me një shok të ngushtë. Ende përsëriste një batutë. Qeshte. Qeshte me vete. Ende përjetonte emocionet e shfaqjes. I gëzohej mbrëmjes së majit, hënës së qeshur dhe yjeve që xixëllonin gëzueshëm. Kur… ja… i dolën papritur disa hije. Nga ato hije që trembin mbrëmjen dhe njeriun, hënën dhe yjet... Ndocin e arrestojnë. Tani skenës do t'i mungojë interpretimi i aktorit Ndoc Deda. Skenës do t'i mungojë humori i tij. E dënojnë 8 vjet. Dënojnë aktorin që donte e kërkonte hapësirat e lirisë. Hijet, me këtë dënim ia privuan Lirinë që e ëndërronte përherë, të cilën e dashuronte përjetësisht. Gjatë këtyre viteve Ndoci njohu kampet robëtuese të Urës Vajgurore, Vari-

bob Kafaraj, Vlashuk, Radostinë, Levan dhe më në fund shumë pika panumërim djerse mundimi, lodhjeje, këputjeje i la si dëshmi në ndërtimin e aeroportit të Rinasit. Pas daljes nga burgu, Ndoci lidhet me teatrin (ku kishte shpirtin dhe zemrën) kësaj radhe i vendosi marrëdhëniet me teatrin amator të Ndërmarrjes Komunale. Punonte tërë ditën e ditës, hap e mbyll kanale dhe njëkohësisht mendonte për një grup teatral. Më në fund, me një mijë e një mundime, e ngriti atë. Përsëri një e veçantë për Ndocin. Ishte viti 1964. Grupi teatror i Ndërmarrjes Komunale zë vendin e parë në Festivalin Kombëtar të Teatrove Amatore. Ndoc Deda shpallet Laureat i Festivalit. Konkurruan me dramën "Dasëm në luftë" të Minush Jeros. Ndoci është regjisor i shfaqjes, por luan edhe rolin e Halimit. Por edhe ky gëzim qe jetëshkurtër. Për këtë "gabim" iu hoq vërejtje anëtarit të Jurisë, Artistit të Popullit Ndrekë Luca, ku përsëri hijet i kujtuan fjalët: "Ti e dije që… Përse e vlerësove? Përse"? Si për ironi të këtyre fjalëve të mbrapshta, po përmendim edhe ca shënime të tjera nga jeta aktoreske e Ndoc Dedës: Në vitin 1925 interpreton në pjesën "Harapi i Shën Domingut", e cila u shfaq në kapitenerinë e Kalasë së Shkodrës. -Në vitin 1938 interpretoi në pjesën: "Andrra e 500 vjetëve" e Andrea Skanjetit. - Në vitin 1945 luan në pjesën "Djersë dhe gjak". Në informacionin e paraqitur rreth kësaj shfaqjeje, gazeta "Koha e re" e Shkodrës shkruan: "Ndoc Deda ka interpretue si ma i miri artist, sidomos në monologun e aktit të fundit dhe vdekjen". Pak portret Trupshkurtër, me flokët e drejtë ngjyrë gështenjë, me një ecje karakteristike të shpejtë, me shikim të mprehtë, me një fytyrë gjithmonë të qeshur, që nuk i mungonte humori e që zemra ia donte "me ba bejte e me këndue". Ishte tifoz i zjarrtë futbolli. Ndoc Deda vdiq më 22 shkurt të vitit 1983, në moshën 77-vjeçare. Si një bredh i gjelbër rri kujtimi i partneres në disa shfaqje, i aktores së parë profesioniste të teatrit "Migjeni" Çezarina Çiftja, e cila thoshte: "Ishte njëri nga aktorët më elegantë të skenës shkodrane. Së bashku me Loro Kovaçin, Pjetër Gjokën, Marije Logorecin, etj., kanë qenë një urë ndërlidhëse në mes të traditës së vjetër të skenës dhe teatrit të ri realist, të pas luftës. Emri i tij është i lidhur me një përqindje të madhe të repertorit kombëtar e të huaj të dy epokave. E lidh me skenën një dashuri e veçantë dhe e rrallë, e cila bashkëjetoi me të deri në fundin e jetës. Figura e tij në skenë është identifikuar si figura e një artisti, ku në mënyrë të veçantë shquheshin: zëri i bukur, të folurit e ngrohtë e me larmi të madhe ngjyrash".


SPORT

22

E mërkurë, 24 JANAR 2018

Në Lozanë të Zvicrës për herë të parë do të hidhet shorti i formatit të ri që do të zëvendësojë miqësoret mes kombëtareve

Sot hidhet shorti i Kupës së Kombeve, Shqipëria mëson rivalët në Ligën C Rozalb Lika

UEFA do të zbulojë sot rivalët e Shqipërisë dhe Kosovës në formatin më të ri në futbollin ndërkombëtar, Liga e Kombeve. Në orën 12:00, në Lozanë të Zvicrës do të hidhet shorti i turneut më të ri të UEFA-s. Evenimenti që do të nisë në shtator të vitit 2018 parashikon që 55 vendet anëtare të Konfederatës Europiane të ndahen në katër liga: A, B, C dhe D. Pas vendit të tretë në kualifikueset e Botërorit 2018, Shqipëria është vendosur në Ligën C në bazë të renditjes së UEFA-s. Kuqezinjtë janë në vazon e dytë, së bashku me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë. Kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares sonë janë Hungaria, Rumania, Skocia dhe Sllovenia në vazon e parë; Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria dhe Finlanda në vazon e tretë dhe Qipro, Estonia dhe Lituania në vazon e katërt. Skuadrat do të ndahen në tre grupe me nga 4 ekipe, si dhe një grup me 3 ekipe. Katër fitueset e secilit grup do të ngjiten në Ligën B, ndërsa katër ekipet e vendeve të fundit, do të zbresin një ligë më poshtë, tek ajo e fundit, Liga D. Kosova- Në bazë të koeficientit të ulët, Kosova është pjesë në Ligën

D, aty ku në total luajnë 16 përfaqësuese, të cilat do të ndahen në 4 grupe me nga katër skuadra. Në Ligën A ku kryesojnë Gjermania, Franca, Belgjika dhe Portugalia, por edhe në Ligën B, ku koeficientin më të madh e kanë Holanda e Rusia, pozicionohen skuadrat më të mira kontinentale, që mbajnë edhe pozicionet e larta në renditjen e UEFA-s. Si funksionon formati i ri? Në përfundim të ndeshjeve të grupeve, të cilat do të luhen në 6 ditë ndeshjesh në periudhën shtator-nëntor 2018, fituesit e

çdo grupi të ligave B, C dhe D do të ngjiten në ligën përkatëse më lart për sezonin e ri të Ligës së Kombeve. Ndërkohë ekipet e renditura në vendet e fundit të çdo grupi të ligave A, B dhe C do të rrëzohen në ligën përkatëse më poshtë për sezonin e ri të Ligës së Kombeve. Renditja e ekipeve në Ligën e Kombeve do të përcaktojë edhe vazot e ekipeve në shortin e kualifikueseve të Kampionatit Europian. Katër fitueset e secili turne, që do të zhvillohet me sistemin e ndeshjeve vajtje-ardhje do të kualifikohen në “Final Four”,

TË KUQTË

PESHËNGRITËSI

Rumuni del pozitiv në doping, Qerimaj merr medaljen e bronzit në SHBA Erkand Qerimaj nuk mundi që të siguronte medalje në Botërorin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Peshëngritësi shqiptar arriti të renditej në vendin e 6 në dygarësh, pasi e mbylli garën me 342 kg. Qerimaj arriti që të merrte medalje as në stilin e shkëputjes, pasi ai u rendit në vendin e 4, duke dështuar në provën e fundit. Peshëngritësi rumun Dumitru Kaptari ka rezultuar pozitiv në një test antidoping të zhvilluar në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që u organizua në Amerikë, shtangist që u rendit në vendin e tretë të peshës 77 kg, në stilin e shkëputjes. Ai mori medaljen e bronzit, por që tashmë do të mbahet nga Erkand Qerimaj, i cili u rendit pas tij vetëm 1 kg larg. Lajmin e ka konfirmuar Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, që deklaron se rumuni ka dalë pozitiv me “ephedrine”. Ky është një lajm pozitiv për Shqipërinë pasi Begaj doli pozitive me doping duke njollosur një nga sportet më të suksesshëm në vitet e fundit në vendin tonë.

P

artizani nuk ndalet në merkato. Të kuqtë kanë zyrtarizuar dje 3 blerje të reja, duke e çuar në katër numrin e transferimeve. Pas zyrtarizimit të Belicës, radhën e kishte Renato Gojkoviç, i cili zë vendin e lënë bosh nga largimi i Renato Malotës dhe Gëzim Krasniqit gjatë merkatos së janarit. Mbrojtësi 22 vjeçar, është afruar nga kampionati kroat ku është aktivizuar së fundmi në ekipin e NK Istra, ka nënshkruar me 15-të herë kampionët e vendit një kontratë për 2 vite e gjysmë. Gojkoviç pasi ka kryer vizitat mjekësore, i është bashkuar ekipit në seancën e radhës që ka zhvilluar sot. Senad Hysenaj është emri tjetër që do të jetë pjesë e Partizanit për pjesën e dytë të sezonit. 19-vjeçari luan në rolin e mbrojtësit në krahun e majtë, ndërsa klubi ka njoftuar kontratën

ndërsa ekipi fitues do të shpallet kampion. Liga e Kombeve është e rëndësishme edhe për Kampionatin Europian, sepse në bazë të rezultateve do të përcaktohen edhe katër skuadra që do të kualifikohen në finalet e këtij turneu. Liga e Kombeve është projekti më ambiciozë të UEFA-s dhe që shihet si një revolucion në projektin e përfaqësueseve europiane. Synimi është që të rriten reputacioni dhe interesi për ndeshjet ndërkombëtare, duke zëvendësuar miqësoret tradicionale me një turne të mirëfilltë.

TALENTI

Zhegrova konfirmon ftesën e Panuçit, por fut në “sherr” Shqipërinë me Kosovën

Edon Zhegrova është ende i dyzuar në lidhje me kombëtaren me të cilën do të luajë në të ardhmen. Talenti kosovar ka marrë një ftesë nga Shqipëria për të qenë në miqësoren e radhës me Norvegjinë. 18-vjeçari e pranon se ndihet i lumtur që u ftua nga trajneri Panuçi, pasi në këtë mënyrë po i vlerësohet puna që po bën në klubin belg, Genk. “Panuçi më ka ftuar për të luajtur në Kombëtaren A me Norvegjinë në Elbasan. Jam shumë i lumtur dhe më ka ardhur shumë mirë që më ka ftuar, pasi me këtë rast po shihet puna ime që po bëj. Sidoqoftë, këto ditë do t’i kthej përgjigje”, ka thënë ish-futbollisti i Flamurtarit dhe i Prishtinës për “Zërin”. Zhegrova është shprehur se deri tani nuk ka marrë ende ftesë nga verdhekaltrit. “Mua nuk më ka ftuar Përfaqësuesja A e Kosovës. Kam marrë ftesë veç nga Kosova U-21 për ndeshjet e marsit. Unë do të vendos brenda 2-3 ditëve. Shumë shpejt do të dal me një qëndrim”, u shpreh mesfushori. Drejtuesi e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nuk kanë ndërmend të rrinë duarkryq për rastin e Zhegrovës. Ata kanë paralajmëruar se do të takohen me drejtues të FSHF, me të cilët do të diskutojnë rreth ftesës që e mori së fundmi Zhegrova nga Kuqezinjtë.

Partizani “shpërthen” në merkato, zyrtarizon dy blerje brenda ditës

3-vjeçare të këtij lojtari me ekipin e Partizanit. Hysenaj ka qenë pjesë e akademisë së Vllaznisë, përpara se të vihej në urdhëratë e Starovës. Ai shihet si futbollist i së ardhmes, teksa mund të fitojë më shumë eksperiencë me

kalimin e ndeshjeve. Ndërkohë që emri i fundit është Emran Ramadani. Mesfushori 25 vjeçar, pjesë e ekipit të Renovës nga viti 2013, ka nënshkruar dje kontratën që e lidh me 15-të herë kampionët e vendit për dy vite e gjysmë.


SPORT

23

E mërkurë, 24 JANAR 2018

“Deloitte Football Money League” ka publikuar dje renditjen e klubeve që kanë përfituar më shumë në vitin 2017, teksa “Djajtë e Kuq” vijojnë të mbeten në krye të renditjes

M

ançester Junajtid vazhdon të mbetet në majën e botës për sa i përket klubeve që kanë arkëtuar më shumë para gjatë sezonit të kaluar. Në klasifikimin special të “Deloitte Football Money League”, Djajtë e Kuq mbajnë vendin e parë madje duke lënë pas dhe fituesit e Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit, Real Madrid. Skuadra e Murinjos ka arkëtuar shifrën e çmendur të 676,3 milionë eurove duke lënë pas “galaktikët” me 1,7 milionë euro më pak. 12 marrëveshjet e sponsorizimit te Junajtid dhe kontratat e përmirësuara të transmetimeve televizive ishin çelësi në rritjen e shifrave të të ardhurave. Klubi anglez fitoi Europa League në sezonin e fundit dhe kjo duket se e ka ndihmuar për të qenë më lart se gjigantët spanjoll. Në vendin e tretë qëndron Barcelona me 648,3 milionë euro në total arkëtime. Të ardhurat e transfertave nuk janë të përfshira në renditjen e “Deloitte”, kështu që rekordi i 200 milionë euroë eurove që Barcelona ka marrë nga shitja e Nejmar në PSG nuk merret parasysh. Pak më poshtë katalanasve është Bajerni me 587 milionë euro. Ekipi gjerman fitoi kampionatin e Bundesligës për sezonin e pestë radhazi, por dështimi i tij për të arritur në gjysmëfinale të Ligës

Reali “mbret” në Europë për përfitimet, lë pas Realin dhe Barçën

së Kampionëve ndikoi në të ardhurat e përgjithshme. Siti, Arsenal, PSG, Çelsi, Liverpul dhe Juventus plotësojnë 10-shen e parë. Bardhezinjtë janë klubi i vetëm italian që është në listën e 10 ekipeve me përfitime më të mëdha në Europë. Nga klubet e njohura në Europë një hap

SERIA A

Plas te Milani, tension dhe gota të thyera për transferimin e Gomez

Milani më në fund mori dy fitore radhazi në kampionat, por situata te kuqezinjtë këtë herë prishet në dhomat e zhveshjeve. Blerja e merkatos së verës, Gustavo Gomez kërkon të luajë më shumë minuta, dhe për këtë qëllim dëshiron të transferohet te Boka Juniors. Klubi kuqezi vazhdon të hezitojë ndaj ofertës argjentinase, 5 milionë euro për 80% të kartonit të lojtarit. Mes agjentit të futbollistit, Augusto Paraja, dhe Masimiliano Mirabelit ka patur një debat të fortë, me gota të thyera dhe një karrige e hedhur në zyrën e drejtorit sportiv. Gomez është aktivizuar vetëm në 10 minutat e fundit të ndeshjes së fituar 5-1 kundër Austrisë së Vienës në “San Siro”, dhe tashmë ka vendosur për të ndryshuar ambient. Milani vazhdon të rezistojë ndaj ofertave nga Boka Juniors, duke e konsideruar të mbyllur këtë dritare merkatoje si në dalje ashtu edhe në hyrje. Një qëndrim që ka nervozuar agjentin e lojtarit, Augusto Paraja. Sipas “Tyc Sports”, mes agjentit dhe drejtorit sportiv kuqezi janë shkëmbyer fjalë të rënda. Flitet se dikush ka parë edhe një karrige të fluturojë dhe një punonjës duke mbledhur copat e një gote të thyer në zyrën e Mirabelit.

të rëndësishëm përpara ka bërë Interi që është ngjitur në vendin e 15-të me 80 milionë euro më shumë përfitime se një sezon më parë. Milani vazhdon të ketë rënie duke zbritur nga vendi i 16-të në të 21-tin. Kuqezinjtë kanë qenë pjesë e renditjes së “Deloitte Football Money

BRAZILIANI

Robinjon e presin si hero te Sivaspori, por fati i tij varet nga gjyqi me shqiptaren

Robinjo është zyrtarisht një futbollist i skuadrës së Sivaspor. Ylli i njohur brazilian ka mbërritur në Turqi, teksa është pritur me shumë entuziazëm nga qindra tifozë në aeroport. “Jam i impresionuar nga projekti që më është paraqitur, dhe mendoj se ishte gjëja e duhur që kam bërë”, ka thënë Robinjo menjëherë sapo ka zbritur në Stamboll. Braziliani do të përfitojë 2 milionë euro, teksa ka nënshkruar një kontratë për 1 vit e gjysmë. Ish-lojtari i njohur i Milanit ka dhe një klauzolë në kontratën e tij të re, pasi mund të mbyllet menjëherë në rast se braziliani do të dënohet nga Gjykata për përdhunimin e një shqiptareje. Vendimi i parë ka qenë për një dënim prej 9 vitesh, por tashmë pritet se çfarë do të vendosë Apeli.

League” çdo edicion duke filluar nga sezoni 2012-13. Duke i mbledhur së bashku 20 klubet e para arrijnë shifrën e 7.9 miliard euro. Skuadrat angleze dominojnë edhe këtë sezon, me 10 ekipe në 20 më të mirat, dhe nëse shkojmë te 30 më të mirat, numri i tyre shkon në 14.

GAZETARI

Fabio Karesa fjalë të mëdha për Taren: Është një gjeni!

Lacio është padyshim surpriza më e bukur në këtë sezon në Itali. Rezultatet e fundit e rendisin klubin bardhekaltër në vendin e tretë me pikë të njëjta me Interin, por ka dhe një ndeshje për të rikuperuar. Komentatori i njohur italian, Fabio Karesa ka qenë i ftuar në studiot e “Sky” dhe thënë fjalët më të mira për Lacion dhe Taren. “Igli Tare është një gjeni dhe këtë e ka treguar me zgjedhjet e tij. Ka bërë gabimet e tij në këtë rrugëtim të gjatë tek Lacio, por ka bërë përforcime të vërteta si De Vrij apo Milinkoviç Saviç. Mesfushori serb është në të njëjtat parametra ashtu si Pogba. Firma me De Vrij do të jetë një sinjal i mirë për Lacion. Kampionati? Bardhekaltrit janë favorit ndaj Romës dhe Interit sepse kanë një ekip të fortë”, ka thënë Karesa.

ARMENI

Mikitarjan te Arsenali do të mbajë të veshur dy numra të ndryshëm

Blerja më e re e Arsenalit, Henrik Mikitarjan do të mbajë dy numra të ndryshëm për pjesën e mbetur të sezonit, për shkak të rregullave të UEFA-s në Europa League. Armeni iu bashkua Topçinjve të hënën në shkëmbim me Sançez, dhe do ta mbajë fanellën me numër 7. Mikitarjan ndërkohë nuk mund ta veshë numrin shtatë në Europë, pasi kiliani e ka përdorur atë numër këtë sezon. “Mikitarjan do të veshë fanellën me numrin 7 në Premier League , por do të veshë një numër tjetër në Europa League. Numri 7 është lënë i lirë nga Aleksis Sançez këtë muaj por, për shkak se sulmuesi e ka veshur gjatë fazës së grupeve në fitoren ndaj Këln në shtator, rregullorja e UEFA-s shkruan Mikitarjan duhet të veshë një numër tjetër për pjesën e mbetur të Europa League”, shkruhet në një komunikatë zyrtare të klubit anglez. Numri tjetër pritet që të zbulohet në ditët në vijim.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24

E mërkurë, 24 JANAR 2018

POLITIKA E DITËS

Presidenti Meta në 25-vjetorin e Republikës Sllovake Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Sllovake në Tiranë, me rastin e 25-vjetorit të krijimit të Republikës Sllovake. "Të dashur miq, me ambasa-

dorin Milan Cigànik, në përvjetorin e 25-të të krijimit të Republikës Sllovake, pranë buqetës me lule të Ambasadës së Republikës Çeke që kujton për të gjithë ndarjen paqësore mes tyre, shembullin civil të dy vendeve mike që shikojnë nga e ardhmja e jo nga e shkuara. Një model nga mund të mësojnë të gjithë, veçanërisht popujt e Ballkanit",- shkruan Presidenti Ilir Meta në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kryemadhi takon të rinjtë: Reagoni!

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi dje Konferencën Studentore. Në këtë takim ishte e pranishme dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ajo u bëri thirrje të rinjve të reagojnë dhe të kërkojnë ndryshimin në vend. Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se të rinjtë nuk duhet të jenë peng të partive, por duhet të jenë zëri i ndryshimit për një Shqipëri më të mirë.

Kryedemokrati Lulzim Basha: Shqiptarët do t'i japin përgjigjen Ramës

Rama merr timonin Edi Rama ka kërkuar ta kishte vetëm timonin e makinës dhe e mori, me te gjitha mënyrat. Ndaj makina ka vite që ecën sa njërën në një korsi në tjetrën, me tabelë të kuqe, ose siç thuhet kundratabelë, bie në gropa, në kanale. Por të paktën ishim në tokë dhe kishte mundësi shpëtimi, por dje kryeministri mori edhe timonin e anijes në Durrës. Hypi në anije, ua mori timonin peshkatarëve dhe tani nuk ka më shpëtim. Në det anija e shqiptarëve me një timonier si Rama, nuk ka gjasa të na gjejë njeri. Në tokë sikur kishim gërvishtje, plagosje, rrëzim, palosje, por edhe shpëtonim në ndonjë kanal. Kjo që mori edhe timonin e anijes, aq me tepër se Edi Rama nuk i jep as makinës dhe nuk ka asnjë patentë, po na merr në qafë. Kujdes! E mori edhe timonin e anijes, ruhuni! Kreu i PD zhvilloi dje një takim me demokratët e Tiranës, në kuadër të përgatitjes për protestën e madhe të 27 janarit. Basha tha se demokratët bashkë me qytetarët e Tiranës janë angazhuar si asnjëherë më parë për protestën madhështore të 27 janarit. "Tirana nuk mund të pajtohet me krizën e rëndë në vend, nuk mund të pajtohet me padrejtësinë, korrupsionin dhe krimin në pushtet! Të bashkuar, demokratët do jenë në krye të marshimit të madh popullor të 27 janarit. Protesto kundër qeverisë së varfërisë dhe padrejtësive!",- u shpreh Basha.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.