Koha jone 7 shkurt 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVII i botimit

Nr: 29 (8160)

E mërkurë, 7 Shkurt 2018

Çmimi 30 Lekë

Strategjia e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor: Serbia do jetë në BE në vitin 2025, por nuk ka datë për Tiranën

BE: Shqipëria larg Brukselit Nëse PS-ja vrapon për të marrë gjithë pushtetet, ajo rrezikon të konvertohet në PD-në e vitit 1996-1997, ku tashmë dihet se çfarë ndodhi në Shqipëri

Presidenti Meta: Dokumenti i BE të lexohet me vëmendje nga faktorët politikë

FAQE 3

HAPJA E NEGOCIATAVE

ISH-MINISTRI, HAXHINASTO:

Kryeministri Edi Rama: Gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë

Nëse Prokuroria sulmon politikisht, do përgjigjem rreptë FAQE 10

FAQE 6

KREU I DEPUTETËVE TË LSI

Petrit Vasili: Kush e pengon Vlahutin të flas për asgjësimin e ONM?

FAQE 8

OPOZITA

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vllahutin e cila i dorëzoi kreut të shtetit, Strategjinë e re të Komisionit Europian për Ballkanin FAQE 24

Edi Paloka: Po shqyrtohet djegia e mandateve, jemi një hap larg konfliktit civil FAQE 8

DENONCIMI

VIZITA

ANALIZË

ISH-MINISTRI

VENDIMI

Ministri Gjiknuri në Forumin e Sigurisë, në Senatin e SHBA

Pas grekëve edhe italianët do kërkojnë varreza ushtarësh në Këlcyrë

Prokuroria kërkon hetim në Athinë për dosjen “Habilaj-Tahiri”

Kanionet e Osumit në rrezik. Qeveria miratoi "pa zhurmë" dy HEC-e

Nga Nuri Dragoj FAQE 17

FAQE 10

EDITORIAL

Pension me shumë përfitime! Merrni pensionin në Credins bank dhe shijoni paketën dedikuar për ju.

FAQE 17

FAQE 7

Sot beteja për Federatën e Futbollit

FAQE 15

Akuza e fortë e PD: Gjyqtarët e komunizmit në KLGJ dhe KLP

FAQE 9

SOT HOMAZHET

Ndahet nga jeta, Luzhiana Abazi

FAQE 15


POLITIKE

2 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Sot beteja për Hahn: BE nuk do të pranojë vende Federatën që kanë probleme me fqinjët e Futbollit

EDITORIAL

Komisioneri për Zgjerimin: Vendet e rajonit duhet me urgjencë të plotësojnë kriteret kyçe

Këtë të mërkurë do të jemi dëshmitarë të një dueli dhe përplasje të madhe në botën e futbollit, por jo ndeshje në fushë. Do ketë përballje votash dhe lobimi për kreun e FSHF ku ndeshen Armando Duka dhe deputeti Bashkim Fino. Fushata u zhvillua e egër mes tyre, me akuza që as politika nuk i kishte provuar këto 27 vite. Duka me akuzën se ka përballë PS-në dhe sekretarin socialist, kurse Fino me akuza për keqmenaxhim. Ndërkohë mësohet se krejt pushteti dhe strukturat e shtetit janë angazhuar për të fituar deputeti Bashkim Fino. Megjithatë vota është e fshehtë dhe nuk dihet se si del votimi. Mësohet se stafi i Finos do ta fillojë seancën e votimit me një përballje me 12 shoqatat e futbollit të cilat kanë të drejtë vote. Bashkim Fino ka deklaruar se nuk do ti lejojnë të hyjnë në sallën e votimit 12 anëtarët në fjalë. Ndërkohë stafi i Dukës do ti fusë në sallë, pasi janë delegatë, sipas statutit. Policia aty do jetë, por është më pranë Finos. Pritet pak përplasje edhe fizike, por shpresojmë që jo siç është parashikuar…

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn ua bëri të qartë vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë në proces të anëtarësimit se Bashkimi Europian nuk do të pranojë asnjë vend që ka probleme me fqinjët. Vendet e Ballkanit janë pjesë e BE-së, tha Hahn, por duhet ende punë. Ai theksoi se vendet e rajonit duhet me urgjencë të plotësojnë kriteret kyçe. “Dera e BE-së mbetet e hapur dhe do të jetë e hapur. Është një perspektivë që shkon deri në 2025. 6 partnerët tanë në rajon janë pjesë e Europës si gjeografikisht edhe emocionalisht. Procesi i integrimit nuk mund të jetë i kompletuar pa ta. Kriza e emigrantëve tregoi qartë se kufijtë nuk ekzistojnë kur përballemi me sfida. BE e ka përsëritur këtë perspektivë europiane, por është një tjetër hap strategjik përpara. Është një investim gjeostrategjik në Europë, ne nuk duhet të lëmë vakum në dyer tona. Kjo është një perspektivë e përbashkët. “Nuk ka dreka falas” për vendet e Ballkanit, duhet të jenë të dedikuar vendet e Ballkanit, duhet të jenë të përgatitur si në aspektin teknik ashtu edhe për të qenë në

një linjë me vlerat europiane. Kjo nuk është një ftesë që vendet ballkanike të heqin dorë në plotësimin e reformave. Ky proces do të varet nga progresi personal i çdo vendi që synon të anëtarësohet. Ballkani duhet urgjentisht të plotësojë prioritet kyçe, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, reformat ekonomike. Të gjitha çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bindëse në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet. BE nuk do të pranojë vende me konflikte me fqinjët. Unioni edhe vetë duhet ta përmirësojë idenë e mbështetjes

për zgjerim. Të gjitha vendet e Ballkanit mund të lëvizin në rrugë e tyre drejt BE brenda 2025. Mali i Zi dhe Serbia janë udhëheqësit nëse mund ti quajmë kështu. Por mund të mbeten prapa 4 vendeve të tjera nëse nuk japin rezultate. Nuk është kush niset i pari, por është e rëndësishme kush përfundon garën i pari. Axhenda 2025 nuk është një target i caktuar, nuk është një datë detyruese. Ajo është skenari më i mirë i mundshëm. Pavarësisht se kemi caktuar një afat kjo nuk do të thotë që do të anëtarësoheni automatikisht, kjo varet nga meritat personale”- u shpreh dje gjatë fjalës së tij, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn.

Strategjia për Ballkanin, shefja e Diplomacisë: 2025 perspektivë realiste!

K

omisioni Evropian paraqiti dje Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Dokumenti që u prezantua nga shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini, komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn ripërcaktoi nga njëra anë detyrimet kryesore që vetë vendet e rajonit duhet të përmbushin, me përqendrim të veçantë në Shtetin ligjor dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe mes tyre, ndërsa nga ana tjetër, flet për një angazhim në rritje të vetë Bashkimit Evropian për t’i mbështetur më shumë këto vende në rrugëtimin e tyre.Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federika Mogerini tha se vendet e rajonit kanë bërë progres të madh dhe këto hapa duhet të vazhdojnë. Mesazhi është i qartë tha Mogherini, ta sjellim Ballkanin në BE. Gjatë fjalës së saj, Mogherini nuk përmendi data apo emra konkret shtetesh që veçohen nga njëritjetri, por foli për një të ardhme të përbashkët europiane brenda vitit 2025. “Kjo strategji sot na jep një perspektivë të pa ekujvokë të 6 partnerëve ballkanik, secili me vështirësitë e vet, drejtimi është i qartë sepse strategjia i adreso-

Mogherini: Procesi është i pakthyeshëm, le ta bëjmë të ndodhë

het të gjithë vendeve. Rajoni ose do dalë i suksesshëm bashkë ose do të dështojë. Megjithatë gjithçka do jetë në bazë të meritës. Vendet dhe qytetarët kanë nevojë për reformat, nuk ka BE nevojë për këto reforma. Qytetarët e vendeve ballkanike po kërkojnë për reforma. Në vitet e fundit komisioneri Hahn dhe unë kemi udhëtuar shpesh në këtë rajon, kemi parë reforma

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

që janë në vazhdimësi dhe kanë një qasje uniteti. Këto sfida nuk duhet të merren si ndasi politike, duhet parë më tepër si një gjeneratë sfidash. Njerëzit dhe liderët e Ballkanit kanë bërë një zgjedhje, që ti bashkohen BE. Nuk ka një afat. Ne do të respektojmë atë që kemi thënë. Procesi është i bazuar mbi meritat dhe reformat. Kjo është një perspektive reale, dhe për vendet që po

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

negociojnë, por kjo i adresohet edhe vendeve që duan të hapin negociatat. Nuk flitet për dy shtet, por për 6 partnerë. Kam para gjithmonë një vendosmëri nga liderët. Nuk ka qenë e lehtë, ka pasur procese herë të shpejtë dhe herë të ngadaltë. Por të gjitha vendet kanë hedhur hapa të rëndësishëm dhe çështja është që ta mbajmë këtë rrugëtim. Kemi përpara një axhendë inten-

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

sive. Ky proces bëhet i pakthyeshëm, le ta bëjmë të ndodhë. Mesazhi është le ta bëjmë të ndodhë, le ta sjellim Ballkanin në BE jo në një periudhë të largët”- u shpreh shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini. Sipas saj, vendimet e rëndësishme pritet të merren në qershor. Ajo shtoi se 2025 nuk është vetëm një target për anëtarësimin, por një perspektivë realiste, “për të kompletuar procesin e zgjerimit për ato që po negociojnë dhe që do të nisin negociatat në të ardhmen. Pres që dhe vendet e tjera në muajt e ardhshëm të nisin negociatat. Sot nuk kemi adoptuar vetëm një strategji por kemi hapur një rrugë që në muajt e ardhshëm të na sjellë vendime të tjera. Raportet vjetore do të publikohen në prill, do kemi samitin BE-Ballkan Perëndimor në maj dhe një vendim të mundshëm të këshillit në qershor. Strategjia mbështet këtë agjendë me iniciativa të qarta”, vijoi Mogherini.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Strategjia e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor: Serbia do jetë në BE në vitin 2025, por nuk ka datë për Tiranën

BE: Shqipëria larg Brukselit Nëse PS-ja vrapon për të marrë gjithë pushtetet, ajo rrezikon të konvertohet në PD-në e vitit 1996-1997, ku tashmë dihet se çfarë ndodhi në Shqipëri Komisioni Europian publikoi dje Strategjinë e re për Ballkanin Perëndimor. Projekti i Brukselit është cilësuar si projekt historik, për shkak se që nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, ky është dokumenti i parë ku BE shprehet qartë për të ardhmen e rajonit. Dokumenti thotë qartë se vendi i gjithë shteteve të Ballkanit është në Bashkimin Europian dhe ky është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Kosovën. Një ditë do të jenë pjesë e BE, por nuk thuhet se kur. Nëse për Serbinë dhe Malin e Zi jepet viti 2025, si data kur ata mund të jenë anëtarë të Bashkimit Europian, për Shqipërinë nuk fiksohet asnjë datë. Asnjë fjalë. Shqipëria pret këto muaj që të marrë statusin e vendit kandidat, i cili do të ishte hapi më i rëndësishëm drejt integrimit në BE. Për këtë pikë, Komisioni Europian shprehet në mënyrë jo shumë të qartë. "Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit, në bazë të përmbushjes së kushteve",- thuhet në dokument. E thënë ndryshe, Shqipëria është e mirëpritur në BE, por i takon qeverisë që të përmbushë kushtet që duhen për këtë proces. Me kushte nënkuptohen të gjithë kritikat që vijnë shpesh herë nga Brukseli për Tiranën; reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit, trafiqeve, respektimi i të drejtave të njeriut, mos marrja e pushteteve të tjera nga kryeministri, largimi i mafias nga pushteti, etj. Këto janë ato që përfaqësuesit e Bashkimit Europian i quajnë "detyra shtëpie" dhe i janë dhënë qeverisë "Rama" me kohë për t'u plotësuar. Në fund vlerësimi do të bëhet në bazën e arritjeve konkrete dhe në këto momente, qeveria aktuale nuk ka shumë gjëra për tu mburrur. Pika më e fortë që është vlerësuar nga BE është miratimi i reformës në drejtësi. Bëhet fjalë për dokumentin e kaluar me shumicë votash dy vite më parë dhe

që ishte hapi i parë i reformës. Aktualisht reforma ka ngecur, për shkak të qeverisë dhe nuk ka ende rezultate konkrete. Një gjë duket hapur; qeveria ka filluar me prokurorinë goditjet politike ndaj opozitës. Dokumenti strategjik i KE ka karakter përgjithësues dhe shërben si pikë orientimi për qëndrimin e Bashkimit Europian në vitet e ardhshme. Për detajet konkrete të integrimit, janë një sërë mekanizmash të tjerë, si Këshilli i Ministrave të vendeve të BE dhe Parlamenti Europian që vendosin për çeljen e negociatave dhe pranimin e një vendi në Bashkimin Europian. Në Parlamentin Europian janë pro zgjerimit të unionit me Ballkanin, por dje është theksuar se nuk do të ketë tolerime për kriteret. Një deklaratë e Partive Popullore Europiane, që përbëjnë dhe shumicën e Parlamentit Europian dhe qeverive të vendeve të BE-së ishte shqetësuese për procesin e integrimit. PPE theksonte se "dera është e hapur për gjithë vendet", por shtonte se nuk do pranohen të hyjnë

shtete që kanë drejtësi të varur politikisht, korrupsion, drogë dhe krim. Është një deklaratë që vlen sidomos për ato që po ndodhin këto ditë në Shqipëri. Pas kalimit me konsensus të reformës, në muajt e fundit gjithë institucionet e drejtësisë po uzurpohen vetëm nga një forcë politike. Opozita në vend ka lëshuar alarmin se nga një drejtësi e korruptuar, vendi po shkon në një drejtësi monopartiake si në vendet e diktaturës. Në dokumentin e Komisionit Europian kishte dhe një rekomandim për zhvillimet politike. Përjashtimi i opozitës nga proceset dhe reformat në vend dhe marrja e gjithë pushteteve nga e qeverisë "Rama" duket se ka nisur të shihet si shqetësim në Bashkimin Europian. Ndaj dje, si rrallë herë, ambasadorja e BE në Tiranë foli për nevojën që mazhoranca të krijojë më shumë hapësira për opozitën. Mbetet të shihet sesi qeveria do ta përkthejë ftesën që ju bë nga Bashkimi Europian, ndonëse pak shpresë ka se do të heq dorë nga mbipushteti Edi Rama.

Dje Komisioni Europian i ka hapur rrugën Shqipërisë, por jo qeverisë. Nga kjo e fundit u kërkuan rezultate bindëse, që deri tani nuk i ka dhënë. Strategjia e BE që u prezantua dje flet për një vendim politik, ku Brukseli kërkon të anëtarësojë vendet e rajonit nga frika e ndikimeve të faktorëve të tjerë në rajon, si Rusia dhe Kina. Do ishte mirë për shqiptarët që të përfitojnë nga një vendim politik i BE, sepse kushtet ideale të integrimit dhe "detyrat e shtëpisë", ka shumë mundësi që qeveritë tona të mos i plotësojnë asnjë herë. Qeveria shqiptare ka nevojë të ndërrojë kurs drejtimi, pasi me yryshin që ka marrë do ta fus vendin drejt një përplasje civile siç deklaroi mbrëmë edhe deputeti Edi Paloka, një drejtues i rëndësishëm në PD. Nëse PS-ja vrapon për të marrë gjithë pushtetet, ajo rrezikon të konvertohet në PD-në e vitit 1996-1997, ku tashmë dihet se çfarë ndodhi në Shqipëri BE dje dha një paralajmërim të fortë ndaj qeverisë shqiptare. Marios Ferrera


POLITIKE

4 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Dokumenti i plotë i strategjisë së Zgjerimit për Ballkanin: Çfarë ka rezervuar BE për Ballkanin

BE publikon kushtet e reja për Shqipërinë: Fokusi në reforma bindëse dhe sundim të ligjit

S

trategjia e re e Komisionit Evropian për Ballkanin Perën dimor paraqet mundësinë që dy vende nga rajoni, Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë potencialisht të gatshëm për t’u bashkuar me BE deri në vitin 2025. Ajo gjithashtu ofron mbështetje më të madhe për katër vendet e tjera nga rajoni që u përfshinë nga lufta dhe grindjet civile në vitet 1990. Por kjo i bën të qartë politikanët e të gjashtë vendeve – Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë – se ata do të duhet të marrin më shumë seriozitet vendosjen e sundimit të ligjit, luftën e korrupsionit, goditjen e krimit të organizuar , zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe ndërmarrjen e një sërë ndryshimesh të tjera demokratike. “Bashkimi me BE është shumë më tepër se një proces teknik. Kjo është një zgjedhje e bazuar në vlerat themelore, të cilat çdo vend duhet të përqafojë më aktivisht, nga politikat e tyre të jashtme dhe rajonale deri në atë që fëmijët të mësojnë në shkollë “, thotë strategjia e re e Komisioni. Strategjia është një udhërrëfyes, pasi Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker, shtatorin e kaluar sinjalizoi një hapje të përtërirë ndaj zgjerimit të BE, në fjalimin e tij. Juncker dhe udhëheqësit e tjerë të BE kanë një interes të ri për Ballkanin Perëndimor, pjesërisht për shkak të shqetësimit rreth rritjes së ndikimit rus, kinez dhe turk në Rajon. Kriza e refugjatëve për vitin 2015, në të cilën qindra mijëra emigrantë hynë në Evropën Perëndimore përmes rrugëve të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu tregoi rëndësinë e rajonit për stabilitetin e BE. “Vendet e Ballkanit Perëndimor tani kanë një dritare historike të mundësisë për të lidhur në mënyrë të vendosur dhe pa ekuivoke të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Ata do të duhet të veprojnë me vendosmëri “, thotë strategjia. Bullgaria, vend që ka Presidencën e BE-së, e sheh me përparësi Ballkanin Perëndimor. Sofja do të presë një samit të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në maj. Strategjia thotë se të gjitha mosmarrëveshjet mes vendeve të Rajonit duhet të zgjidhen tani përpara se ato të mund të bashkohen me bllokun. “BE nuk do të pranojë të importojë këto mosmarrëveshje dhe paqëndrueshmëritë që ato mund të sjellin,” thotë dokumenti. “Zgjidhjet përfundimtare dhe detyruese duhet të gjenden dhe zbatohen para se të

aderojë një vend në BE”. Komisioni gjithashtu shpreson se perspektiva e anëtarëve të rinj do të shtyjë vendet anëtare aktuale për të reformuar mënyrën se si ata veprojnë. “BE-ja vetë duhet të sigurojë që ajo të jetë gati institucionalisht për të mirëpritur shtetet e reja anëtare sapo t’i plotësojnë kushtet e vendosura”, thotë teksti, duke lobuar për një përdorim më të madh të votimit me shumicë të cilësuar në Këshill – në vend që të marrë vendime unanime, të cilat u japin qeverive individuale veton. “Qeveritë duhet të sigurojnë më shumë proceset gjithëpërfshirëse të reformave që përfshijnë të gjithë aktorët dhe shoqërinë në përgjithësi. Udhëheqësit në rajon nuk duhet të lënë asnjë dyshim në orientimin dhe angazhimin e tyre strategjik. Në fund të fundit ata duhet të marrin përgjegjësinë për ta bërë këtë mundësi historike një realitet”- thuhet në dokumentin e Brukselit. Si pjesë e shtytjes së re, Juncker do të vizitojë Ballkanin Perëndimor për një javë në fund të këtij muaji, duke filluar në Shkup më 25 shkurt, tha një diplomat i BE-së. Përmbajtja e plotë e dokumentit Siç kishte paralajmëruar Presidenti Juncker në fjalimin e tij të ‘Gjendjes së Unionit’ në vitin 2017, Komisioni miratoi sot strategjinë për ‘perspektivën e besueshme të zgjerimit dhe për angazhim të shtuar të BE-së me Ballkanin Perëndimor’, duke konfirmuar të ardhmen evropiane të rajonit si investim gjeostrategjik në një Evropë stabile, të fortë dhe të bashkuar, të bazuar në vlera të për-

bashkëta. Në të përcaktohen prioritetet dhe fushat e bashkëpunimit të përbashkët të përforcuar, duke adresuar sfidat specifike me të cilat përballet Ballkani Perëndimor, në veçanti nevojën për reforma thelbësore dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Perspektiva e besueshme e zgjerimit kërkon përpjekje të qëndrueshme dhe reforma të pakthyeshme. Progresi përgjatë rrugëtimit evropian është proces objektiv dhe meritor i cili varet nga rezultatet konkrete të arritura nga secili vend individual. Sot, Komisioni Evropian paralajmëroi gjashtë nisma kyçe – veprime specifike që BE do t’i ndërmerr gjatë viteve të ardhshme për t’i mbështetur përpjekjet transformuese të Ballkanit Perëndimor në fushat me interes të ndërsjellë. Këto përfshijnë nismën për fuqizimin e sundimit të ligjit, forcimin e bashkëpunimit për sigurinë dhe migrimin përmes ekipeve të përbashkëta hetuese dhe gardës kufitare dhe bregdetare evropiane, zgjerimin e Unionit Energjetik të BE-së në Ballkanin Perëndimor apo uljen e tarifave të romingut dhe futjen e broadband-it në rajon. Po ashtu, Strategjia nënvizon nevojën që BE të jetë e gatshme të mirëpresë anëtarë të rinj pasi t’i kenë përmbushur kriteret. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker theksoi: “Investimi në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor do të thotë investim në sigurinë dhe të ardhmen e Unionit tonë. Ndonëse nuk do të ketë zgjerime të mëte-

jshme nën këtë mandat, sot Komisioni Evropian është duke e shtruar rrugën Evropiane përpara për Ballkanin Perëndimor. Me vullnet të fortë politik, reforma reale dhe të qëndrueshme, si dhe zgjidhje përfundimtare për kontestet me fqinjët, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ecin tutje në rrugët e tyre evropiane. Nëse do të arrihet kjo, varet nga meritat e tyre objektive. Komisioni Evropian do të jetë rigoroz por gjithashtu edhe i drejtë. Unë do të udhëtoj në secilin vend të Ballkanit Perëndimor në fund të këtij muaji me një porosi të qartë: vazhdoni me reforma dhe ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në të ardhmen tuaj evropiane.” Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini komentoi: “Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës: ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtën gjeografi, të njëjtën trashëgimi kulturore dhe të njëjtat mundësi dhe sfida, sot dhe në të ardhmen. Ne kemi interes të përbashkët që të punojmë gjithnjë e më afër njëri-tjetrit për t’i garantuar popullit tonë zhvillim ekonomik dhe social, si dhe siguri. Kjo strategji tregon rrugën që kemi para nesh: që të gjashtë partnerët tanë ta tejkalojnë njëherë e përgjithmonë të kaluarën, që të gjithë së bashku ta bëjmë procesin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian të pakthyeshëm dhe ta vazhdojmë ribashkimin e Kontinentit. Kjo Strategji siguron një perspektivë të përbashkët, të qartë, të paekuivok, të besueshme dhe konkrete për integrimin evropian të secilit nga

gjashtë partnerët tanë. Muajt në vijim jo vetëm që do të jenë intensivë por edhe vendimtarë për të siguruar që nuk humbet kjo mundësi historike dhe unike”. Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn theksoi: “Sot konfirmojmë se dera e Bashkimit tonë është e hapur për Ballkanin Perëndimor i cili tashmë është një enklavë e rrethuar nga BE-ja, dhe se oferta jonë është e sinqertë. Me qasjen e re, të mbështetur me masa konkrete, do të forcojmë procesin e zgjerimit, i cili nga ana tjetër kërkon angazhim dhe reforma të besueshme, veçanërisht për forcimin e sundimit të ligjit. Duhet të punojmë për të mirën e qytetarëve”. Fokusi në reforma bindëse dhe pajtim Për t’i përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE dhe në interesin e tij vetjak, Ballkani Perëndimor duhet të zbatojë reforma gjithëpërfshirëse në fusha kyçe. Sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisja duhen forcuar konsiderueshëm. Reformat gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reforma e administratës publike duhet të japin rezultate reale, dhe funksionimi i institucioneve demokratike duhet të avancohet ndjeshëm. Reformat ekonomike duhet të ndiqen me ngulm ashtu që të trajtohen dobësitë strukturore, konkurrueshmëria e ulët dhe shkalla e lartë e papunësisë. Të gjitha vendet duhet të japin zotime të qarta, në letër dhe në vepër, për tejkalimin e çështjeve të së kaluarës, duke arritur pajtim dhe zgjidhje të çështjeve të hapura, veçanërisht kontesteve kufitare, para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duhet të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme të normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që ato të mund të avancojnë në rrugët e tyre evropiane. Gjashtë nisma kyçe për të mbështetur transformimin e Ballkanit Perëndimor BE-ja veçse është donatori dhe investitori më i rëndësishëm në rajon si dhe partner politik i Ballkanit Perëndimor. BE është gjithashtu partneri më i madh tregtar i Ballkanit Perëndimor me gjithsej vëllim vjetor tregtar prej 43 miliardë euro (2016). Sot, Komisioni Evropian ka përcaktuar gjashtë nisma kyçe të cilat do të fuqizojnë më tutje bashkëpunimin (Vijon në faqen 5)


POLITIKE

5 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

S&P publikon raportin: Këtë vit priten të çohen çështje në gjykata në kuadër të reformës

“Standard&Poor’s”: Shqipëria nuk hyn në BE para 2025-s

K

ompania ndërkombëtare e vlerësimeve financiare “Standard&Poor’s” ka vlerësuar me notën “B+” financat shqiptare duke dhënë në parashikim të qëndrueshëm. Kjo u bë e ditu në raportin më të fundit të kësaj kompani të publikuar në muajin shkurt 2018. Në raport thuhet se “Standard&Poor’s” pret që qeveria “Rama 2” të vazhdojë reformat që pati nisur

(Vijon nga faqja 4)

tonë në një numër fushash dhe do të mbështesin procesin e transformimit në Ballkanin Perëndimor. Këto nisma kyçe synojnë fusha specifike të interesit të përbashkët: sundimi i ligjit, siguria dhe migrimi, zhvillimi socio-ekonomik, transporti dhe lidhja energjetike, agjenda digjitale, pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Veprimet konkrete në këto fusha parashihen në periudhën 2018-2020. Për të realizuar Strategjinë e Ballkanit Perëndimor dhe për të mbështetur tranzicionin e qetë drejt anëtarësisë, financimi adekuat është i domosdoshëm. Komisioni Evropian propozon rritjen graduale të financimit në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit (IPA) deri më 2020 për aq sa lejojnë rialokimet brenda kornizës ekzistuese. Vetëm për vitin 2018 janë paraparë 1.07 miliardë euro të asistencës së paraanëtarësimit për Ballkanin Perëndimor, që i shtohen gati 9 miliardë eurove në periudhën 2007-2017. Hapat e ardhshëm në rrugëtimin evropian Politika e zgjerimit të BE-së duhet të jetë pjesë përbërëse e strategjisë më të gjërë për të forcuar Unionin deri më 2025, të shpalosur nga Presidenti

qeveria “Rama 1”. “Ne presim, që qeveria e rizgjedhur e Shqipërisë të vazhdojë duke çuar përpara reformat strukturore. Partia Socialiste doli fituesja e vetme e zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe formoi një qeveri nën udhëheqjen e kryeministrit të mëparshëm Edi Rama. Ne presim vazhdimësi politikash dhe përpjekje të vazhdueshme për reformat strukturore, ndërsa qeveria vazhdon të

kërkojë anëtarësim në Bashkimin Evropian”, nënvizohet në raport. Në analizën e “Standard&Poor’s”, intergimi i Shqipërisë në BE me shumë të ngjarë do të ndodhë pas vitit 2025. “Për sa u përket përgatitjes për të hyrë në Bashkimin Evropian, qeveria ka bërë përpjekje të konsiderueshme për fuqizuar sundimin e ligjit si edhe luftën kundër ekonomisë së paligjshme. Megjithatë, ne mendojmë se anëtarësimi i mundshëm në BE me shumë gjasa nuk do të ndodhë përpara gjysmës së dytë të viteve 2020”, theksohet në raport Në raportin e “Standard&Poor’s” vihet

Juncker në fjalimin e tij të Gjendjes së Unionit të shtatorit 2017 dhe Udhërrëfyesit të tij për një Union më të bashkuar, më të fortë dhe më demokratik. Përderisa BE-ja mund të bëhet më e madhe se 27anëtarëshe, dinamika e lëvizjes përpara në rrugëtimet e tyre përkatëse evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor bazohet në meritat e tyre dhe në shpejtësinë e tyre, varësisht nga rezultatet konkrete. Strategjia shpjegon hapat që duhet të ndërmerren nga Mali i Zi dhe Serbia për të përfunduar procesin e anëtarësimit në perspektivën 2025; përderisa të tjerët mund ta zënë hapin, Mali i Zi dhe Serbia janë dy ven-

det e vetme me të cilat tashmë kanë filluar bisedimet e anëtarësimit. Kjo perspektivë përfundimisht do të varet nga vullneti i fortë politik, realizimi i vërtetë dhe i qëndrueshëm i reformave, si dhe zgjidhjet përfundimtare të kontesteve me fqinjët. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë që të lëvizin përpara në rrugët e tyre evropiane. Komisioni i vlerëson të gjitha vendet në mënyrë të drejtë dhe objektive, bazuar në meritat e tyre vetanake dhe në shpejtësinë sipas së cilës ato arrijnë progres. Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë duke shënuar progres të ndjeshëm në rrugët e tyre evropiane dhe Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandimet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, në bazë të kushteve të përmbushura. Komisioni do të fillojë të përgatisë një Opinion lidhur me aplikimin për anëtarësim të Bosnje dhe Hercegovinës pas pranimit të përgjigjeve gjithëpërfshirëse dhe të plota në pyetësorin e saj. Me përpjekje dhe angazhim të qëndrueshëm, Bosnje dhe Hercegovina mund të bëhet kandidat për anëtarësim. Kosova ka një mundësi për progres të qëndrueshëm përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe për të avancuar rrugëtimin e saj evropian, sapo të lejojnë rrethanat objektive. Përkushtimi politik i liderëve të rajonit Ka shumë punë për tu bërë që shtetet në fjalë të jenë në pozitë t’i përmbushin kushtet dhe kriteret për anëtarësimin në BE. Strategjia

në pah rëndësia e reformës në gjyqësor në ekonominë shqiptare, por gjithashtu vihet në pah edhe vonesa në zbatimin e saj. Sipas analizës së “Standard&Poor’s”, reforma në gjyqësor pritet të japë rezultate konkrete këtë vit. “Ne presim që përpjekjet e qeverisë për reforma do të përqendrohen tek ekonomia, administrata publike, sektori energjetik dhe në veçanti në gjyqësor. Reforma gjyqësore që u miratua vitin e kaluar ka për qëllim të krijojë një gjyqësor më të pavarur dhe duhet të përmirësojë mjedisin e biznesit të vendit, për shembull, duke rritur efektin e zba-

timit te ligjeve për pronën dhe të ofrojë procese më të dobishme të zgjidhjes së rasteve të falimentimit. Edhe pse reforma është vonuar pak, ne presim rezultatet e para , në formën e çështjeve gjyqësore që i vështrohen gjykatave përkatëse, mund të arrihet këtë vit. Reforma të mëtejshme strukturore nevojiten për të fuqizuar strukturën institucionale ende të dobët të Shqipërisë, në këndvështrimin tonë. Në përgjithësi, vendi ka një ekonomi të paligjshme të konsiderueshme, me korrupsion të përhapur dhe me sundim pak te efektshëm të ligjit”, thuhet në raport.

PARALAJMËRIMI

“The Economist”: Nëse BE dështon, vendet e Ballkanit do gjejnë miq të tjerë Komisioni Europian nisi dje muajin e politikave intensive për të ardhmen e grupit që përbëhet nga Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. “The Economist” në edicionin e djeshëm shkruan se një dokument strategjik synon të ringjallë proceset e tyre të pranimit në BE, përgjithësisht të bllokuar. Jean-Claude Juncker, kryetari i komisionit evropian, do t’i vizitojë këto vende. Në maj, udhëheqësit e rajonit do të takohen me liderë nga të gjitha vendet e BE, që do të ndiqet nga një samit në Londër në korrik. Megjithatë, sa i përket reformave të domosdoshme për pranimin, vendet kanë mbetur vendnumëro. Në Ballkan tani shumë besojnë se kurrë nuk do të bashkohen, shumë armiqësi i presin ata në BE. Komisioni shpreson se gjithë ky aktivitet do të rinovojë procesin. Nëse jo, rajoni nuk do të dështojë për të gjetur miq. Rusia, Turqia, Kina, Arabët e Gjirit dhe islamikët radikalë kanë të gjitha interesat e tyre dhe për vite me radhë kanë investuar në çdo gjë, nga pasuria në zemrat dhe mendjet.

nënvizon që liderët në rajon nuk duhet të lënë asnjë dyshim lidhur me orientimin dhe zotimin e tyre strategjik. Përfundimisht do të jenë ata që duhet marrë përsipër përgjegjësinë për ta bërë këtë mundësi historike një realitet. Përgatitja e BE-së për të mirëpritur anëtarët e rinj BE-ja vetë duhet të jetë gati për anëtarët e rinj të familjes – sapo t’i kenë përmbushur kushtet – duke përfshirë edhe nga këndvështrimi institucional dhe financiar. Bashkimi duhet të jetë më i fortë, më solid dhe më efikas para se të jetë më i madh. Për të siguruar vendimmarrje efektive, duhet të shfrytëzojmë votimin me shumicë të kualifikuar në Këshill në fushat e politikave ku

kjo tashmë është e paraparë. Përveç kësaj, Komisioni Evropian do t’i paraqesë mundësitë për avancimin e mëtejmë të përdorimit të votimit të shumicës së kualifikuar në tremujorin e tretë të vitit 2018 – siç është paralajmëruar nga Presidenti Juncker në fjalimin e tij të Gjendjes së Bashkimit të vitit 2017. Për t’i trajtuar kërcënimet sistematike apo shkeljet e sundimit të ligjit në çdo shtet anëtar të BE-së nevojitet një sistem më efektiv, dhe një nismë e Komisionit që pritet të realizohet në tetor 2018. Në fund, duhet të vendosen aranzhime të veçanta për të siguruar që shtetet e ardhshme anëtare nuk janë në pozitë të bllokojnë anëtarësimin e vendeve të tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.


POLITIKE

6 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Ministri i Jashtëm Bushati: Shpresojmë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin në rajon

Q

everia shqiptare ka përshëndetur dek laratat e djeshme të Brukselit në lidhje me ecurinë e zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Fillimisht ishte kryeministri Edi Rama ka përshëndetur deklaratat e dhëna nga komisioneri Johannes Hahn dhe shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Përmes një reagimi të shkurtër në rrjetet sociale, kryeministri Rama u shpreh se negociatat janë më afër se kurrë, por gjithçka varet nga fuqia e veprimit tonë. “Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE. Negociatat më afër se kurrë. Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë”, u shpreh në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama. Reagimi i kreut të MPJ-së Në vazhdën e reagimeve të qeverisë shqiptare, pasditen e dhjeshme do të reagonte edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në lidhje me strategjinë e zgjerimit të BE. Po përmes rrjeteve sociale, kreu i diplomacisë shqiptare tha se kjo strategji dëshmon vëmendje ndaj Ballkanit Perëndimor.

Hapja e negociatave, Rama: Gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë

Bushati u shpreh se vlerësim i Komisionit do të mbështetet njëzëri nga vendet anëtarë të Bashkimit Evropian. “Strategjia e Zgjerimit e Komisionit Evropian dëshmon vëmendjen ndaj Ballkanit

Perëndimor, sikundër ofron një listë masash për integrimin dhe transformimin e të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Reforma në drejtësi, zë një vend qendror, ku sipas modelit të reformës së

thellë e transformuese të Shqipërisë, vendeve të rajonit u rekomandohet një plan konkret hapash dhe masash për përgatitjen e tyre për zbatimin e detyrimeve që burojnë prej anëtarësimit në BE.

Mirëpresim vlerësimin e Komisionit Europian dhe gatishmërinë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Ne besojmë që ky vlerësim i Komisionit do të mbështetet njëzëri nga vendet anëtarë të Bashkimit Evropian, si një investim i qëndrueshëm për procesin e pakthyeshëm të reformave në Shqipëri dhe stabilitetin demokratik të rajonit. Duke pasur parasysh hendekun zhvillimor mes vendeve të rajonit dhe BE-së, mirëpresim që angazhimet e kësaj Strategjie të specifikohen më tej me programe e instrumente financiare në mbështetje të infrastrukturës, ndërlidhjes, arsimit e sigurisë energjitike të rajonit tonë. Shpresojmë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin në rajon e të demonstrojë qartësi strategjike për të transformuar thellësisht dhe këtë pjesë të Evropës”theksoi dje në reagimin e tij, ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

Ish-ministrja e Integrimit flet për negociatat në BE: Duhet ndryshuar politika dhe të fillohet një epokë e re

Majlinda Bregu: Kush e ka seriozisht anëtarësimin, s'ka nevojë për nacionalizmat

I

sh-ministrja e Integrimit, Majlin da Bregu, ka reaguar pas prezan timit ditën e djeshme të strategjisë së zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Bregu përmes një komenti në faqen e saj zyrtare në rrjetin social "Facebook", shprehet se mund të anëtarësohemi në BE vetëm nëse ndryshon politika dhe të fillojmë një epokë të re. Ish-deputetja demokrate, shprehet se negociatat mund të hapen nëse politika hedh hapa konkretë dhe me përkushtim ndaj reformave të thella në vend. Ndër të tjera, ajo shpreh besimin se vendi jonë në muajn prill do të jetë një hap para përsa i përketë hapjes së negociatave. "Anëtarësim i sigurt, por jo nëse nuk ndryshoni veten. Luftë kundër krimit, korrupsionit, zgjidhje e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe mbi të gjitha, zbatim të ligjit dhe stabilitet e reforma ekonomike. Ky është thelbi i Strategjisë së Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, prezantuar sot. Pas vitesh mosvëmendje europiane për zgjerimin, për herë të parë pas Samitit të Selanikut në 2003, ka një dokument ku procesi i zgjerimit të Evropës me vendet e Ballkanit

Manjani: BE-ja ka 15 arsye që të mos i çelë negociatat

N

Perëndimor, përcillet me qartësinë e dijes dhe të arsyes. Për herë të parë pas kaq kohësh procesi shihet siç duhet të jetë. Së pari, si çështje zgjedhje e një brezi për të nisur një epokë të re. Kush e ka seriozisht anëtarësimin në BE, nuk ka pse tulatet apo shugatet as nga fantazmat atavike të nacionalizmit që kanë helmuar breza të tërë, as nga reformat e thella dhe jo të lehta që janë kthyer në ankthin tmerrues të elitave politike. Së dyti, si çështje shkundje nga ana e institucioneve të BE-së për ta njohur të ardhmen e rajonit në këtë skaj të kon-

tinentit, siç duhet të jetë: në interesin më të mirë politik, të sigurisë dhe atë ekonomik të vetë Europës. Komisioni Europian është gati të përgatisë rekomandimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në rast se kushtet vlerësohen të përmbushura. Për këtë duhet të presim prillin. Jo rrallë jemi shpallur problem në Europë. Shpresoj që të gjithë të pranojnë sot se pa Europë s' ka zgjidhje të problemeve. Për më tepër që Europa nuk është shpërblim për politikanët, por detyrim i tyre për qytetarët!"- theksoi dje Majlinda Bregu.

ë prezantimin e strategjisë së zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, krye diplomatja e BE-së, Freederica Mogherini u shpreh dje se 2025 nuk është afat, por perspektivë realiste. Mbi këtë debat, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Duke numëruar 15 arsyet që BE-ja ka për të mos hapur negociatat, Manjani evidenton se dyndëm veten dhe Europën me drogë, “asnjë trafikant ende nuk është ndëshkuar, drejtësia është e gjitha në duart e Kryeministrit, asnjë zyrtar në detyrë nuk ndëshkohet, megjithëse kapet në krim”,-janë disa nga pikat që sipas Manjanit, kjo qeveri i ka bërë. Më tej Manjani shton se Europa duhet të na monitorojë dhe të na vendosë kushte, pasi ka Europën thotë ish-ministri, jemi të humbur të gjithë. “Ende shpresoj që disi, BE të pranojë të çelen negociatat për anëtarësim! Pavarësisht se: qeverisemi keq dhe shumë keq; konsumojmë vetëm propagandë duke injoruar realitetin; dyndëm veten dhe Europën me drogë; asnjë trafikant ende nuk është ndëshkuar; drejtësia është e gjitha në duart e Kryeministrit; asnjë zyrtar në detyrë nuk ndëshkohet, megjithëse kapet në krim; liritë themelore janë në rriskun më të lartë të mundshëm; paligjshmëria është ligji i vetëm që sundon në vend; shteti është zhytur në borxhin më të lartë të mundshëm; ekonomia legale mbytet e gjitha nga i formaliteti; tregjet dominohen nga forca e shtetit dhe ekonomise informale dhenjo nga konkurrenca e ndershme; polarizimi social ka shkuar në ekstrem; politika është në ditën e vet më të keqe; administrata publike është shndërruar në tepsi Turke; investimet perendimore largohen për tu zëvendësuar me investime Turke e Ruse. Prapë them se disi Europa duhet të na monitorojë! Vetëm kaq, të na monitorojë dhe të na vendosë kushte! Pa Europën jemi të humbur të gjithë… Seriozisht shpresoj ende!”- u shpreh dje ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.


POLITIKE

7 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, mori pjesë në një forum të organizuar në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ministri Gjiknuri në Forumin e Sigurisë, në Senatin e SHBA N

ë kuadër të vizitës që po zhvillon në Uashington, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri mori pjesë në një forum të organizuar në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me temë diskutimi çështjet e sigurisë dhe përspektivën integruese të vendeve të Evropës Juglindore. Të pranishëm në forum ishin senator, kongresmenë dhe përfaqësues të vet vendeve të Evropës Juglindore të cilët shkëmbyen pikëpamjet për sfidat me të cilat përballet ky rajon. “Kryefjala ku përputhen të gjitha qëndrimet është që nëse duam të shkojmë tek rrënja e problemit dhe duam të kemi një situatë me përspektivë stabiliteti në rajonin e Ballkanit, kjo ka të bëjë mbi të gjitha me zhvillimin ekonomik dhe inte-

grimin e këtij rajoni në Bashkimin Evropian”, u shpreh ministri Gjiknuri. Në këndvështrimin e tij, zhvillimi ekonomik, inter-

konektiviteti dhe procesi i Berlinit është një instrument për angazhimin e të gjitha vendeve të rajonit drejt ndërlidhjes më të mad-

he ekonomike, pra në infrastrukturë, në energji e në tregje, që ky rajon të trajtohet si i tërë, si pjesë e ardhshme e Bashkimit Evropian. “Sot

patëm lajmin që në strategjinë e Bashkimit Evropian del e qartë që vendet e rajonit duhet të integrohen, pavarësisht se mund të ketë pikëpamje të ndryshme për shpejtësinë me të cilin ecin këto vende. Ajo çka është më e rëndësishme është se të gjitha vendet po bëjnë përpjekje, janë duke u angazhuar. Ka dhe vështirësi dhe Bashkimi Evropian këtu është për të ndihmuar përmes strategjisë së qartë dhe mbështetjes financiare për të tejkaluar ato defiçenca të trashëguara në infrastrukturë që kanë vendet e rajonit”, nënvizoi Gjiknuri. Në forumin e zhvilluar në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin të pranishëm edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë Elona Gjebrea, Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi.

KONCESIONI I FUNDIT I HIDROCENTRALEVE MBI OSUM TREGON SE SHKATËRRIMI I MJEDISIT NGA DIGAT VAZHDON ME TË NJËJTIN RITËM

Kanionet në rrezik; Qeveria miratoi “pa zhurmë” dy HEC-e N

jë koncesion i mbajtur i fshehtë për disa vjet kërcënon të shkatërrojë një nga atraksionet më të bukura turistike të Shqipërisë, Kanionet e Osumit. Top Channel publikon dokumentat ekskluzive që tregojnë se Qeveria ka miratuar pa zhurmë ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit, çka sipas ekspertëve do të kishte pasoja shkatërruese për mjedisin. Në fakt, projekti për të ndërtuar hidrocentral mbi Lumin Osum daton që në vitin 2013. Një javë para se të largohej nga detyra, saktësisht në datën 6 shtator 2013, ish-qeveria e Partisë Demokratike ka miratuar kontratën koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentrave Bigas dhe Veleshnje. Por, me ndërrimin e Qeverisë projekti u ndalua. Në atë kohë Edi Rama e quajti marrëzi ndërtimin e hidrocentraleve pa kriter, veçanërisht në zonat e mbrojtura, duke akuzuar paraardhësin e tij Sali Berisha për korrupsion. Por sic rezultoi më vonë, shumica e koncesioneve u konfirmuan,

madje dhe ato për të cilat qeveria u zotua se do t’i anulonte. Kjo ka ndodhur edhe me dy hidrocentralet në Kanionet e Osumit. Pas pezullimit në vitin 2013, Ministria e Energjisë jo vetëm që nuk e ka anuluar koncesionin, por ka vazhduar procedurat për ndryshimin dhe miratimin e një kontratë të re edhe më të madhe me kompaninë HP-Bigas-Velesh-

nje Energy, me administrator Alban Feta. Në maj të vitit 2016, Ministria e Energjisë ka miratuar kontratën e re ku fuqia e hidrocentralit Bigas-Veleshnjë rritet nga 0.5 mega në 1.2 mega. Gjithçka është zhvilluar në mënyrë të fshehtë larg syve të publikut, pavarësisht se për këtë projekt ka patur kundërshti të forta

edhe brenda vetë qeverisë dhe autoriteteve shtetërore. Në mars të vitit të kaluar, ishkryetari i Kuvendit, Ilir Meta aktualisht President, i është drejtuar Kryeministrit Rama, Ministrit të Energjisë dhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka që të anulojnë projektin. Por qeveria nuk është tërhequr. Më 12 dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Kryeministri Rama ka miratuar edhe aktin e fundit që i hap rrugën ndërtimit të HEC-eve, lejen e ndërtimit. Ky akt nuk ka patur mbështetjen e gjithë Qeverisë. Në datën 10 janar të këtij viti, ministri i Turizmit, Blendi Klosi i është drejtuar zyrtarisht ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri që të anulojë koncesionet për HEC-et mbi Osum, pasi sipas tij,

kontrata ka parregullsi ligjore dhe efekte shkatërruese për zonën, e cila gëzon statusin më të lartë të mbrojtjes mjedisore, atë të Monumentit të Natyrës. Koncesioni i fundit i hidrocentraleve mbi Osum tregon se shkatërrimi i mjedisit nga digat vazhdon me të njëjtin ritëm, edhe pse në krye të Qeverisë qëndron një Kryeministër që ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura e quajti barbari. Këtë herë me firmën e Edi Ramës, viktima e radhës e barbarisë është zona e fundit e mbetur e paprekur nga epidemia e hidrocentraleve, kanionet e Lumit Osum, të cilat përveçse një nga atraksionet më të bukura turistike të vendit janë shndërruar në gjenerator për zhvillimin e ekonomisë së zonës, duke nxitur hapjen e shumë bizneseve lokale. Top Channel


POLITIKE

8 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

PD zbardh vendimet politike e dy anëtarëve të KLP-KLGJ: Dënime edhe për rrëzimin e bustit të Enver

Alibeaj: Anëtarët e përzgjedhur janë individë të kriminalizuar dhe të angazhuar në politikë P

artia Demokratike paraqiti fakte dhe prova të reja për kandidatët e përzgjedhur për KLP dhe KLGJ. Më konkretisht, PD-ja paraqiti përmes deputetit Enkelejt Alibeaj dokumente që provojnë se Fatmira Luli dhe Nurihan Seiti kanë dhënë dënime për agjitacion propogandë, kalim të paligjshëm të kufirit, rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës apo ambasadat. Në këto vendime konstatohet se dënimet dhe akuzat ndaj qytetarëve shqiptarë, nga anëtarët e sotëm të KLGJ dhe KLP, janë dhënë për motive qartazi politike dhe me akuzë për tradhëti ndaj vijës së partisë dhe vlerave të partisë. “Procesi për anëtarët e KLGJ dhe KLP prodhoi një rezultat dramatik ku sot anëtarë të KLGJ dhe KLP janë jo vetëm kandidatë të përjashtuar nga ONM, jo vetëm kandidatë që nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm kandidatë që nuk kanë paguar taksat, jo vetëm kandidatë të angazhuar në politikë, por edhe individë të kriminalizuar, për shkak se kanë dënuar politikisht qytetarët shqiptarë, thjesht se kanë menduar që liria dhe demokracia janë vlera që duhet të aplikohen edhe në shoqërinë tonë”, tha Alibeaj gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit. Ndërkaq, Këshilli i Legjislacionit ka ngritur grupin e ekspetrëve dhe pas një jave do të kenë një dokument me propozimet për përshtatjen e ligjeve të ankimuara

të drejtësisë me vendimet që ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Por sërish anëtarët për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë, edhe pse të zgjedhur tashmë, sërish janë në fokusin e opozitës. Kryetari Enkelejd Alibeaj tha se, klasa politike duhet të kërkojë ndjes që nuk arriti të heq nga drejtësia e re gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dhënë vendime në sistemin e kaluar. “I kërkojmë falje të gjitha këtyre viktimave të dënuara thjesht se donin liri, se donin rrëzimin e diktaturës. I kërkojmë falje se për 28 vite gjyqtarët dhe prokurorët e diktaturës u infiltruan dhe të na silleshin këtu në këtë tryezë”, tha Alibeaj. Kundërpërgjigja do të vinte nga

deputeti socialist Alket Hyseni i cili e ftoi Alibeajn që të mos e kthejë mikrofonin e Kuvendit në mikrofon të mitingjeve të partisë së tij. “Unë e kuptoj që ju keni kaluar sindromën, se kur gjendeni para mikrofonit të takoni butonin e kasetës që ju kanë detyruar për ta thënë kudo, por mos e ktheni këtë këshill në një miting elektoral të partisë Demokratike”, është shprehur deputeti i PS-së Alket Hyseni. Dokumentet Për të vërtetuar akuzat e saj ndaj kandidatëve të përzgjuedhur për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së, Partia Demokratike publikoi fotokopjet e vendimeve politike të dhëna nga ish-gjyqtarja Fatmira Luli, e zgjedhur të

hënën si anëtare e KLGJ-së, apo ish-prokurorja Nurihan Seiti, e zgjedhur si anëtare e KLP-së. Kështu sipas dokumenteve në fjalë, Fatmira Luli (monumenti) është dënim i dhënë nga Fatmira Luli në 19 prill 1991 për një person që ka marrë pjesë në 20 shkurt në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës. Fatmira Luli (ambasada) është dënim i dhënë nga Fatmira Luli për një person (minator i Valiasit) që kishte tentuar te futej ne ambasade pas hapjes së ambasadave më 2 korrik 1990 Nurihan Seiti – janë 4 vendime që Nurihan Seiti (KLP) ka dhënë për 4 persona të ndryshëm për akuzat e agjitacion propagandë, kalim i paligjshëm i kufirit.

NËNKRYETARI I PD-së

Paloka: Po shqyrtohet djegia e mandateve, jemi një hap larg konfliktit civil Pas protestës së 27 janarit, opozita është vendosur në aksionin e saj për largimin e qeverisë Rama, ndërsa për këtë qellim pritet radikalizimi i qëndrimeve. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një intervistë për Ora Neës tha dje se opozita do përballet në sheshe dhe Parlament deri sa Rama të largohet. “Me radikalizimin e protestave në varësi të reagimit të Ramës dhe të qeverisë, absolutisht shpejt, kjo qeveri do të bjerë. E gjithë kjo masë njerëzish që janë tashmë në revoltë, një ditë do të shpërthejë. Uroj që të mos jetë nga ato shpërthimet që është mësuar Shqipëria fatkeqësisht”tha Paloka. Opozita e ka ende si opsion djegien e mandateve, por kjo thotë Paloka të çon vetëm një hap larg konfliktit civil. “Djegia e mandateve do të thotë jemi një hap larg konfliktit civil. Mbas djegies së mandateve nuk ka më se çfarë të bëjë opozita përveç se të thërrasë popullin dhe të përballet me një qeveri që ka humbur legjitimitetin”- tha ai. Marrëveshja e arritur pak ditë më parë mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme për Palokën është thellim i paligjshmërisë së qeverisë. i pyetur në qoftë se opozita done ankimoj ne kushtetuese ai dha këtë argument. “Nuk ka më arsye që ne t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese sepse përveç faktit që kjo gjykatë është në ngërç dhe nuk ka fuqi të veprojë, por edhe në raste të tjera kur ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese, siç është rasti edhe për ligjet e reformës në drejtësi dhe gjykata ka marrë vendimet e saj, kjo mazhorancë nuk ka reaguar, ka vazhduar në rrugën e shkeljes së Kushtetutës”- theksoi dje Edi Paloka.

KREU I GRUPIT TË LSI-SË AKUZON AMBASADOREN E BE: FJALËT KLISHE PO SHKATËRROJNË REFORMËN

Vasili: Kush dhe çfarë e pengon Romana Vlahutin të flasë për asgjësimin e ONM-së K

ryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka drejtuar një pyetje Ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, sepse nuk flet për asgjësimin e ONMsë. Sipas Vasilit, ambasadorja e BE-së në Tiranë, ndërsa jep opinione për strategjinë e zgjerimit të paraqitur dje thotë që është fatkeqësi që nuk pati dakordësi për KLGJ-në dhe KLPnë. “Çfarë dakordësie pret Vlahutin, atë me shkeljen e Kushtetutës dhe ligjit, pra shkatërrim të reformës në drejtësi, e cila

në themel ka zbatimin e ligjit”, shkruan Vasili. Në vijim të reagimit të tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së u shpreh se çdo gjë që tha ONM-ja, që përfaqëson BE-në dhe SHBA-në edhe në Kushtetutë, u hodh poshtë nga maxhoranca e kryeministrit Edi Rama. “Kush dhe çfarë....e pengon zj.Vlahutin të flasë për asgjesimin e ONM? Vlahutin, ndërsa jep opinione për strategjinë e zgjerimit të paraqitur në Bruksel thotë: “fatkeqësi që nuk pati dakordësi për KLGJ dhe KLP”. Çfarë dakordësie pret Vlahutin?! Dakordësi me

shkeljen e kushtetutës dhe ligjit. Pra shkatërrim të reformës në drejtësi e cila themelin e saj ka zbatimin e ligjit. Çdo gjë që tha ONM,që përfaqëson BE dhe SHBA edhe në Kushtetute, u hodh poshtë nga maxhoranca e kryeministrit. Zj.Vlahutin a duhet të biem dakord me asgjesimin e ONM dhe të votojmë kandidatët e përjashtuar nga ONM? Kush dhe çfarë ju pengon të flisni qartë, pasi fjalët klishe dhe pa përmbajtje po e shkatërrojnë reformën në drejtësi. Çdo kërkesë ndaj opozitës për reformën në drejtësi është mor-

alisht e pa bazë,politikisht pa përmbajtje dhe juridikisht antiligj e antikushtetutë. Opozita do të mbështetë e do të votojë pa hezitim cdo kandidat që respekton ligjin dhe opinionin e ONMsë. Maxhoranca po e dhunon hapur edhe ligjin edhe ONM. Në

qoftë se Vlahutin është dakord me këtë që maxhoranca bën le ta thotë qartë, ndryshe çdo thirrje ndaj opozitës është thjesht alibi për antireformën që zbatohet në drejtësi”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.


POLITIKE KREU I PD-së

9 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Basha takim me fermerët: Ejani në Tiranë të hedhim Ramën në kanal Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi dje një takim me fermerët e Divjakës, të cilët i ka inkurajuar të protestojnë para Kryeministrisë kundër braktisjes nga qeveria. Sipas PD-së, fermerët e Divjakës janë shprehur të revoltuar nga mbetja pa shitur e prodhimeve të tyre, duke shtuar se janë mashtruar në fushatë nga

kryesocialisti Rama. “Nuk marrim asnjë subvencion as në naftë, as në fara, as në plehra kimike”, u shprehën fermerët e Divjakës, të cilët thanë se po konkurrohen padrejtësisht nga prodhimet e importit. Ata i thanë kryedemokratit Basha se do t’i hedhin në lumë prodhimet e tyre, por kreu i opozitës i nxiti që, “në vend të çojnë dëm djer-

sen e tyre, të vijnë në Tiranë, të bllokojnë Kryeministrinë”. “Duhet të hedhim Ramën në kanal, jo djersën tuaj”, u tha Basha fermerëve. Kryetari i PD-së shprehu bindjen se një qeveri që është vënë në shërbim të një grushti njerëzish të korruptuar dhe të lidhur me krimin, nuk do t’u shërbejë qytetarëve”. Basha tha se me

programin e PD për mbështetjen me 150 milionë dollarë në vit, fermerët do t’ia dalin të konkurrojnë me importin, të shesin prodhimet në treg dhe të rimëkëmben ekonomikisht. Takimet e kreut të PD-së në bazë, janë të parat pas protestës së 27 janarit, ku opozita nxori në shesh si kurrë më parë qytetarë.

Tryeza e përbashkët, PD: Paraja e paligjshme ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve

Bledi Çuçi: Ekspertë të BE për Reformën Zgjedhore. Bylykbashi: Jo shitblerje të votës Z

batimi i Reformës Zgjedhore do të sjellë në vendin tonë ekspertët më të mirë të Evropës. Këtë e ka bërë të ditur bashkëryetari socialist i Komisionit të posaçëm parlamentar për reformën Blendi Çuçi, gjatë konferencës ‘Reforma Zgjedhore: përmirësimi i Kuadrit ligjor dhe institucional për rregullimin e financimit të partive politike dhe fushatës zgjedhore”. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PS-së deklaroi se Shqipëria ka avancuar me proceset zgjedhore dhe me financimin e partive, duke shtuar se duhet një diskutim i mirë mes palëve politike lidhur me çështjet zgjedhore, në mënyrë që të arrihet një vendimmarrje e mirë dhe e qëndrueshme. “Edhe pse nuk kemi pasur shpejtësinë e duhur në zbatimin e reformës, jemi duke shkuar drejt një vendimmarrje të qëndrueshme. Të gjitha shqetësimet duhet të marrin një përgjigje sa më të mirë. Jemi në takime intensive me partnerët, që të marrim ekspertët më të mirë në Evropë për çështjet. Unë besoj se në Shqipëri kemi avanc-

uar me proceset zgjedhore të një pas njëshme dhe jam i mendimit që gjithmonë kemi ardhur duke ngritur standardin. Edhe për financimin e partive mendoj se kemi avancuar, por e kemi lidhur këtë ngushtësisht me fushatën. Mendoj që financimi i partive duhet të trajtohet ndryshe. Ka ardhur ndoshta dita që ta shtrojmë dhe të flasim për çështjen e votimit. Ka terren për diskutim. Pa pasur një diskutim të mirë, ne nuk do të arrijmë në një vendimmarrje të mirë dhe të qëndrueshme”- u shpreh deputeti i PS-së, Bledi Çuçi. Qëndrimi i PD-së Ndërkohë Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore deklaroi gjatë këtij takimi se paraja e paligjshme sot e disponueshme në tregun politik shqiptar ka volum gjigand. Bylykbashi, teksa pranoi avancimin, duke shtuar se probleme mbeten ende shitblerja e votës dhe presioni ndaj votuesve. Sipas tij, komisioni do të ketë shumë shpejt një kalendar për çështjet specifike të këtyre

KREU I KQZ-SË: REFORMA E FINANCIMIT DHE TRANSPARENCA E FONDEVE E TË SHPENZIMEVE, DUHET TË JENË ÇËSHTJE PRIORITARE

E

dhe socialistët edhe demokratët janë shprehur dakord për të reduktuar shpenzimet në fushatat zgjedhore. Deklaratat janë bërë në konferencën e posaçme të realizuar paraditen e djeshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku kryetari i këtij komisioni Klement Zguri e cilësoi të papranueshme mungesën e transparencës në financimin e partive. Sipas Zgurit, mungesa e transparencës të fondeve të partive çon automatikisht në korrupsion zgjedhor. “Zhvillimi i fushatave zgjedhore luksoze dhe mungesa e transparencës së financimit të partive politike, për një vend të vogël si Shqipëria është fenomen i papranueshëm, pasi ushqen korrupsionin zgjedhor dhe politik, cënon besimin e publikut tek zgjedhjet dhe

demokracia, kriminalizon procesin, delegjitimon përfaqësimin dhe rrënon llogaridhënien politike. Korrupsioni në financim, prodhon veç zgjedhje të korruptuara. Korrupsioni në financim është rruga pa shpëtim, është shit-blerje e votës, është abuzim me resurset shtetërore, është rrënim i paritetit në garë, është

problematikave, duke sqaruar se ata që blejnë votën duhet të shkojnë në burg. “Paraja e paligjshme që është sot e disponueshme në tregun politik shqiptar është e jashtëzakonshme, me një volum gjigand që tashmë ka ndikuar thelbësisht jo vetëm procesin e financimit të partive por dhe rezultatin e zgjedhjeve. Prandaj na duhet të shohim jo vetëm kush janë nenet specifike të

Kodit Zgjedhor. Do na duhet të rishohim me kujdes dispozitat penale apo në legjislacion tjetër për të patur një kuadër të integruar në mënyrë që paratë, jo vetëm ato publike, dhe çdo lloj financimi tjetër të jetë i verifikuar dhe të mos jetë financim që përdoret në proces politik për të blerë pushtet”- ka thënë deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Ai ka bërrë thirrje për reduktim të

shpenzimeve të partive politike ndërkohë që ka këmbëngulur në fjalën e tij se financimi i partive në mënyrë absolute nuk mund të jetë për blerje vote. “Por ne e dimë që ky është një fenomen shumë i rëndë në Shqipëri. Arrihet deri në shifra 20% e zgjedhësve të prekur nga format e shitblerjes së votës. Sikur dhe gjysma e saj të jetë është shumë e rëndë. Shpejt komisioni do të ketë një kalendar për çështjet specifike. Në çështjen që kemi sot në raport me financimin e partive dhe fushatave, ndoshta jemi të avancuar më shumë. Shitblerja e votës dhe presioni ndaj votuesve do të mbetet në fokus të komisionit. Jemi në kushtet më të favorshme për të rishikuar çështjet 360 gradë. Paraja e paligjshme që është sot në tregun politik shqiptar është gjigante. Do të duhet të rishohim edhe një herë dispozitat penale. Çështja thelbësore është sa të shëndoshë janë burimet për financimin. Kush blen votën ngrihet në pushtet dhe nuk shkon në burg”- deklaroi deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi në tryezën e thirrur dje nga KQZ-ja.

Zguri: Korrupsioni në financimin e partive, prodhon veç zgjedhje të korruptuara dhunim i vullnetit të lirë të zgjedhësve, është kapje e pushtetit politik nga krimi dhe antishteti. Korrupsioni në financim nuk është delikt kavalierësh, por është armiku më i egër i zgjedhjeve”- tha Zguri. Në vijim, kreu i KQZ-së kërkoi që lidershipi politik duhet ta deklarojë reformën e financimit dhe transparencën e fondeve e të shpenzimeve çështje prioritare. “Transparenca është antidoti i korrupsionit zgjedhor. Prandaj nuk është gabim të thuash se cilësia e reformës së ardhshme zgjedhore, matësin e suksesit e ka tek transparenca financiare dhe e shpenzimeve të fushatës që do na japë. Sa më shumë partitë do

pranojnë transparencën dhe llogaridhënien publike si standarde të domosdoshme zgjedhore, aq më i madh do jetë kontrolli i shoqërisë mbi ligjëshmërinë e fushatave, aq më i vogël do jetë abuzimi dhe manipulimi i vullnetit të zgjedhësve, aq më e pastër do jetë konkurrenca politike, aq më të mira do jenë zgjedhjet. Nga këndvështrimi i KQZ-së, unë dua të ritheksoj: Detyra nuk është e papërballueshme. Mjafton të lexojmë me kujdes rekomandimet. Shtyllat bazë të rregullimit të ri ligjor janë hedhur nga raporti i ODIHR-it: Nevojitet kuadër i ri rregullator, i qartë dhe i harmonizuar, trasparencë paraprake e fondeve të fushatës

nga ana e partive politike, bashkëpunim i plotë i partive me monitoruesit, metodologji moderne monitorimi dhe raportim në kohë i gjetjeve. Publiku duhet të ketë akses të plotë tek informacioni për financimin përpara dhe pas datës së zgjedhjeve. Ndryshimet e fundit ligjore të bëra nga Kuvendi pak ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, ia kanë shtuar kompetencat e KQZ-së për sa i përket rritjes së transparencës së financimit të partive politike. KQZ-ja ka treguar vullnet të plotë për ta përmbushur këtë detyrë me sukses. Por suksesi kërkon më shumë se sa vullnet pozitiv”- u shpreh dje kreu i KQZsë, Klement Zguri.


AKTUALITET

10 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, është zgjatur afati hetimor edhe ITALI për tre muaj të tjerë deri sa dy shtete, Italia dhe Greqia, të kthejnë përgjigje Telekamera zbulon

M

err një tjetër rrjedhë dosja “Habilaj-Tahiri”. Pas hetimeve në Itali, aty ku nisi gjithçka, këtë herë në aksion është hedhur pala shqiptare. Konkretisht, mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ndihmën edhe të një fqinji tjetër për dosjen “Habilaj-Tahiri”, e cila muajve të fundit është bërë vatra e nxehtë e debatit politik. Burime të sigurta pohuan se prokuroria i ka përcjellë një letërporosi autoriteteve greke për çështjen më të bujshme që pas tetorit 2017. Ndaj tre ish-zyrtarëve të policisë të shpallur në kërkim, ish-drejtori i policisë Vlorë Jaeld Cela, ish-shefi kundër krimit të organizuar Gjergj Kohila dhe ish-shefit të kufirit Sokrat Bode ka nisur edhe hetimi pasuror sipas ligjit anti-mafia. Për secilin prej të dyshuarve përfshi edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, është zgjatur afati hetimor edhe për tre muaj të tjerë deri sa dy shtete, Italia dhe Greqia, të kthejnë përgjigje. Letërporosia Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar zyrtarisht Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe avokatit e Saimir Tahiri për zgjatjen e hetimeve edhe për tre muaj për çështjen në fjalë. Zgjatja e afatit të hetimeve sipas prokurorisë është bërë për shkak të nevojës për të kryer veprime të shtesë e mbledhur prova të reja jashtë Shqipërisë. Përveç Italisë, pala shqiptare do të kërkojë informacion edhe nga pala greke. Mësohet se marrja e këtyre provave ka qenë e pamundur deri tani për shkak se informacionet që kërkohen zotërohen nga autoritete jashtë Shqipërisë në lidhje me

“Tahiri”, Prokuroria kërkon hetim në Athinë për dosjen “Habilaj-Tahiri”

makinën Audi me targa “AA 003 GB” me të cilën dyshohet se Tahiri ka lëvizur bashkë me anëtarë të familjes Habilaj. Hetimet Ndaj tre ish-zyrtarëve të policisë të shpallur në kërkim, ish-drejtori i policisë Vlorë Jaeld Cela, ish-shefi kundër krimit të organizuar Gjergj Kohila dhe ish-shefit të kufirit Sokrat Bode ka nisur edhe hetimi pasuror sipas ligjit anti-mafia. Për secilin prej të dyshuarve përfshi edhe ish-ministrin e Brendshëm

Saimir Tahiri, është zgjatur afati hetimor edhe për tre muaj të tjerë deri sa dy shtete, Italia dhe Greqia, të kthejnë përgjigje. Burimet tregojnë se tre ish-zyrtarët e Policisë së Shtetit janë pjese e të njëjtës dosje të trafikut të drogës se bashku me Habilajt. Pezulton thotë prokuroria se ish-drejtori i policisë Vlorë Jaeld Çela në bashkëpunim me punonjës të policisë Gjergj Kohila dhe efektivë të tjerë që janë nën hetim kanë mbështetur dhe garantuar e bashkëpunuar me

rrjetin kriminal. Furnitorë, dy shqiptarë

anëtarë të grupeve kriminale për kultivim droge dhe më pas trafikun e saj jashtë Shqipërisë. Rezulton thuhet më tej se, Gjergj Kolhia ish-shefi kundër krimit të organizuar ka ndihmuar për kultivimin e drogës në fshatrat e Vlorës, ndërsa Sokol Bode ka bashkëpunuar për trafikun e drogës jashtë kufirit shqiptar. Nga hetimet shtetasi Moisi Habilaj sipas Prokurorisë në bashkëpunim me punonjës të shtetit ia ka dalë mbanë të trafikojë drogë thonë burimet.

Falë një telekamere të fshehur në televizor, karabinierët e Compagnia Torino San Carlos kanë arritur të ndalin 48 persona. Trafikantët kishin krijuar madje edhe një “seli të përgjithshme” të tyren, në një apartament të rrugën “Vigevano 52”. Tani për tani janë 7 masat e sigurisë “arrest me burg” për përgjegjësit e zotërimit dhe shpërndarjes së drogës, por hetimi ka identifikuar gjatë muajve të fundit edhe 41 bashkëpunëtorë të tjerë, nga të cilët 18 të arrestuar dhe 23 të akuzuar për posedim dhe shitje të narkotikëve, posedim dhe prodhim të dokumenteve false, favorizim të emigracionit klandestin dhe shfrytëzim prostitucioni. Furnizuesit e drogës, thuhet të jenë dy shtetas shqiptarë. Karabinierët kanë mundur të identifikojnë bashkëpunëtorët e grupit kriminal, që kujdeseshin për fshehjen e parave që vinin nga shitja e drogës. Këto para riinvestoheshin për blerje kokaine, ndërsa një pjesë mbahej për të mbuluar shpenzimet ligjore të bashkëpunëtorëve të paraburgosur tashmë.

e kaluar. Unë jam këtu, do të jem këtu. Nëqoftëse kjo do te degjenerojë në goditje politike unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë. Pse zgjodhët ta ndiqnit në Elbasan procesin ndaj zotit

Xhika? Ka qënë vartësi juaj dhe akuzohet për abuzime? Unë jam një qytetar i lirë dhe besoj një qytetar i lirë është i lirë të shkojë e të ndjek një çështje gjyqësore, apo jo? Ka ndonjë problem mendoni ju?

ISH-MINISTRI I TRANSPORTIT

Haxhinasto: Nëse Prokuroria sulmon politikisht, do përgjigjem rreptë I

sh-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka reaguar sot për verifikimet që ka nisur nga ana e prokurorisë në adresë të tij dhe për arrestimin e ish-drejtorit të Rrugëve, Dashamir Xhika. Në një prononcim për “Top Channel”, Haxhinasto thotë se koha e gjyqeve politike ka marrë fund. Ndërsa bën një paralajmërim, se nëse hetimi do të “degjenerojë në goditje politike unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë”. Lidhur me procesin e prokurorisë, ish-ministri i LSI thotë se ai ka bërë drejtimin politik të Ministrisë së Transporteve, duke nënkuptuar se nuk ka

asnjë përfshije në projekte apo investime me firmën e tij. “Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lire të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm”,- u shpreh Edmond Haxhinasto. Të premten e kaluar Prokuroria e Elbasanit arrestoi ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptare, Dashamir Xhika, i cili është dhe kryetar i LSI në Elbasan. Akuzat e arrestimit të Xhikës ishte për një projekt rruge të firmosur në vitin 2009, ndërkohë që ai u emërua drejtor në vitin 2013. LSI e ka cilësuar këtë arrestim si politik dhe ka

akuzuar Edi Ramën, si njeriun që ka urdhëruar burgosjen e kreut të LSI në Elbasan. Z. Haxhinasto ju shqetësojnë hetimet e Prokurorisë për rrugën Tiranë-Elbasan? S’më shqetësojnë fare as hetimet as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm. Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore, kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin


AKTUALITET

11 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

OPINIONme Mario Mësohet se Efthimios nuk do të qëndrojë në të njëjtin paraburgim Meshinin. Gjykata e Tiranës urdhëroi që ata të mos kenë kontakt me njëri-tjetrin

J

o vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetin helen, çështja e vrasjes së Devi Kasmit, ka pasur reagime, kjo pasi vrasësi i dyshuar, është një ish-agjent grek. Gazeta e njohur greke “Kathimerini”, ka hedhur detaje të reja ndaj ekzekutimit të Devi Kasmit, vrasje që tronditi kryeqytetin për nga mënyra mafioze që u realizua nga një grup i strukturuar. Gazeta shkruan duke cituar një burim të policisë se ish-agjenti grek, Efthimios Efthimios, që po hetohet si ekzekutor, është porositur nga një i dënuar shqiptar në një burg të Greqisë për të vrarë 42-vjeçarin në Tiranë. E përditshmja aludon se ky krim mund të lidhet me mosmarrëveshje të mundshme lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës. “Kathimerini” shkruan edhe për seancën të zhvilluar të hënën në Gjykatën e Tiranës, ku bën me dije se ish-agjenti i forcave speciale greke, pretendon se është i pafajshëm dhe ka kërkuar të paguajë 10 mijë euro për lirimin me kusht. Por kjo kërkesë nuk është kërkuar nga prokuroria. Atij iu caktua masa e “arrestit me burg”. “Përveç ish-policit, tre shtetas të tjerë shqiptarë u arrestuan për të njëjtin rast, ndërsa një arrestim i katërt u kërkua”, thekson gazeta greke. Ish-polici grek mori pjesë në grupin kriminal, i cili më 29 janar vrau Devi Kasmin, në një ekzekutim ku ishte i punësuar si “vrasës me pagesë”. Ai u arrestua të premten në një banesë jashtë Tiranës, ku oficerët e policisë

Vrasja e Kasmit, “Kathimerini”: E urdhëruar nga burgjet greke, dosja e vrasësit me pagesë QELIA “Mësohet se Efthimios nuk do të qëndrojë në të njëjtin paraburgim me Mario Meshinin. Gjykata e Tiranës urdhëroi që ata të mos kenë kontakt me njëri-tjetrin”.

URDHËRI “Vrasja e Kasmit duket se është urdhëruar nga burgjet greke, siç njofton e përditshmja prestigjioze greke, “Kathimerini”, e cila iu referohet zyrtarëve të lartë të policisë greke”.

gjetën armë dhe municion. Në pronën e tij u gjetën 2 mijë euro, një telefon celular, si dhe një pasaportë dhe patentë greke. Po të hënën, mediat greke zbuluan të kaluarën kriminale të Efthimios Efthimios. “To

Vima” bëri me dije se 43-vjeçari i cili ka shërbyer për dy dekada si pjestar i forcave speciale greke, ishte ndaluar disa herë në vendin fqinj. Sipas gazetës “To Vima”, Efthimios i cili banonte në një fshat malor të Artës, pas

RAPORTI

GREQI

Rritje kolosale e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë L

um droga në Greqi, dhe këtë e raportojnë vetë autoritetet greke. Në një raportim të medieve, thuhet se Greqia Veriore është urë kalimi e drogës nga Shqipëria në Europë. Rritje kolosale e sasisë së drogës së sekuestruar në kufirin greko-shqiptar gjatë vitit 2017 në lidhje me 2016 deri në 200%. Nga vetëm 4 tonë në vitin 2016, në vitin 2017 policia greke sekuestroi 11 tonë hashash që vinte nga Shqipëria. Në vitin 2017, në zonën e Epirit u sekuestruan 9 tonë e 202 kg kanabis, ndërsa në vitin 2016 vetëm 2 tonë e 770 kg. Ndërsa në përgjithësi në 2017, u sekuestruan 16 tonë kanabis, 302 kg heroinë, 220 kg kokainë dhe 50.000 pilula narkotike në gjithsej 12.000 çështje me 17.000

lirimit nga burgu kishte ardhur në Shqipëri ku dhe kishte krijuar lidhje me banda kriminale. Sakaq, mësohet se Efthimios nuk do të qëndrojë në të njëjtin paraburgim me Mario Meshinin. Gjykata e Tiranës urdhëroi

që ata të mos kenë kontakt me njëri-tjetrin. Sipas policisë, ish-agjenti special grek dyshohet si autor i ekzekutimit të Kasmit mbrëmjen e 29 janarit, ndërsa të arrestuarit e tjerë Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, akuzohen si pjesë të grupit kriminal në ekzekutimin e Devi Kasmit.

140 kg kanabis nga Shqipëria për në vendin fqinj N

URË KALIMI

“Greqia Veriore është urë kalimi e drogës nga Shqipëria në Europë. Policia greke vë alarmin: Në 2017, 7 tonë më shumë drogë nga Shqipëria”.

të akuzuar dhe 15.500 të arrestuar. Greqia është ura e kalimit të drogës jo vetëm në Ballkan e në Europë, por edhe në

Turqi, pas vështirësive që shkakton zona e luftës për transportin, sidomos në Irak por edhe në zonën kufitare Turqi-Iran.

uk ka të ndaluar droga shqiptare. Këtë herë, policia greke ka sekuestruar në tre operacione të ndryshme, 140 kilogramë kanabis të ardhur nga Shqipëria. Operacionet kanë pasur një shtrirje të gjerë gjeografike. Një 37-vjeçar shqiptar u arrestua në vendin e quajtur Kato Lavdani, fare pranë kufirit të gjelbër të Greqisë me Shqipërinë. Sipas policisë, ai po ruante një sasi të konsiderueshme droge që e kishte futur më herët në brendësi të tokës greke, me qëllim që ta trafikonte në tregun vendas. U sekuestruan tre çanta udhëtimi që kishin brenda 46,6 kg kanabis. Në Selanik, policia arrestoi tre grekë dhe një shqiptar, në momentin që ndodheshin në një zonë pyjore

dhe po përgatiteshin të shisnin një sasi droge. Sapo pikasën policinë ata u larguan me dy makina, duke lënë aty përreth 8 paketa me më shumë se 27 kg kanabis. Operacioni i tretë është zhvilluar në Elassona, 40 km nga Larisa.

Policia ka ndaluar një shtetas shqiptar me mjetin e tij, brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan 66,6 kg kanabis i tharë. Nga hetimet rezultoi që 41-vjeçari e kishte marrë mjetin e ngarkuar me drogë, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SHOWBIZ

12 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Zuckerberg flet pa doreza: Kam bërë duzina me gabime Facebook mbush 14 vjeç dhe është një nga rrjetet sociale më të përdorura në të gjithë botën. Themeluesi i tij Mark Zuckenberg ka bërë një status ku ka rrëfyer se si nisi i gjithë rrugëtimi i tij dhe eksperiencat e këqija që ka patur gjatë rrugës. "Sot është ditëlindja e 14 e Facebook. Është një moment për të reflektuar sesa larg kemi shkuar që nga ajo dhomë gjumi në Harvard dhe sa larg na duhet ende të shkojmë për të bashkuar botën më pranë. Është edhe një moment për të menduar se çfarë duhet të bëjmë më mirë. Ndonjëherë njerëzit më pyesin se çfarë kam mësuar gjatë rrugëtimit tim. Isha 19 vjeç kur nisa Facebook dhe nuk dija asgjë rreth të ndërtuarit të një kompanie apo shërbimit global të internetit. Gjatë viteve kam bërë thuajse çdo gabim të imagjinueshëm. Kam bërë duzina me gabime teknike dhe marrëveshje të këqija. Kam besuar te njerëzit e gabuar dhe kam vendosur njerëzit e talentuar në pozicionet e gabuara. Kam humbur trende të rendësishme dhe kam qënë i ngadaltë për të kapur

Eranda e Çuni bëhen bashkë me "Ajo", presin që kënga të bëhet hit Pas turneve të përbashkëta, ku kanë interpretuar në qytete te ndryshme të Shqipërisë, Ardit Çuni i ka bërë një ftesë këngëtares Eranda Libohova për ta realizuar një këngë të përbashkët. Libohova nuk ka hezituar për ta pranuar ftesën e këngëtarit Çuni, teksa brenda muajit janar kanë punuar në projektin muzikor të titulluar "Ajo". Tandemi Çuni-Libohova deklaruan për emisionin "Express" se kjo këngë e tyre ritmike e kompozuar nga Marsel Gunga, me tekst të 2 Step, do të shndërrohet në këngë-hit gjatë kësaj periudhe. Pas projektit, të cilën e solli me Eranda Libohovën, pop këngëtari Ardit Çuni tregoi se gjatë muajve në vazhdim do të publikojë këngët që pritet t'i realizojë; një me Adelina Tahirin dhe tjetrën së bashku me këngëtaren Lori. Nga ana tjetër, pas një dekade, Eranda Libohova do ta realizojë një duet me motrën e saj Irmën, ndërsa pa dashur të japë më shumë detaje, shtoi se do të publikojë një kuartet, të cilin do ta realizojë me dy këngëtare nga Kosova.

disa të tjera. Kam nxjerrë produkt pas produkti, të cilët kanë dështuar. Arsyeja për të cilën komuniteti ynë ekziston sot nuk është sepse kemi shamngur gabimet. Është sepse besojmë se ajo që po bëjmë ka rëndësi aq sa për të na shtyrë të zgjidhim sfidat tona më të mëdha, duke e ditur shumë mirë se do të dështojmë sërish shumë herë, por kjo është mënyra e vetme për të bërë progres. Jemi sër-

ish herët në këtë rrugëtim dhe do të vazhdojmë të punojmë për t'u përmirësuar. Ky objektiv ka qënë gjithnjë forca jonë dhe këtë vit do të vazhdojmë kështu. Të afrohemi së bashku më familjet dhe miqtë tanë ka rëndësi dhe prej 14 vitesh e deri sot jam krenar për çfarë bëjmë dhe jam mirënjohës për faktin se jam pjesë e diçkaje me kaq kuptim. Është një nder të jem në këtë rrugëtim me ju".

Pamela Anderson zbulon se i dashuri i saj po e ndihmon në menopauzë Pamela Anderson ka folur rreth periudhës së saj të menopauzës dhe romancës në lulëzim me të dashurin më të vogël në moshë. 50-vjeçarja është shpërngulur në Francë dhe jeton me futbollistin Adil Rami. "Ai nuk flet mirë anglisht, unë nuk flas mirë frengjisht, por kemi gjuhën e trupit", tha ajo. Çifti është lidhur 8 muaj më pare, pasi u takuan në Grand Prix të Monakos dhe tani jetojnë në një shtëpi në Marsejë. Duke folur rreth jetës së saj të re ajo pranoi se kur po shkonte drejt moshës 50 vjeç filloi të ndihej e vetmuar në shtëpinë e saj në Malibu dhe u kap nga menopauza. Pamela, e cila është martuar 3 herë dhe ka dy djem të rritur, aktorin Brandon, 21 vjeç dhe muzikantin Dylan, 20 vjeç, u shpreh: Unë gatuaja dhe përgatisja darkën por asnjë nuk vinte. Unë ndihesha vetëm dhe sikur jeta ime kishte mbaruar. E dija që diçka po ndryshonte, patjetër që po e ndjeja një ndryshim, mendoj se isha në periudhën e menopauzë, ose çfarëdo që quhet". Me një diferëncë prej 18 vitesh, Pamela treon se i dashuri i saj kujdeset shumë për të". Ai kujdeset shumë për mua. Kemi një jetë të shëndetshme dhe të mrekullueshme."

Bebe Rexha imition Kim Kardashianin Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka imituar fotografinë e famshme të Kim Kardashianit, me të cilën ylli televiziv "theu internetin" në fund të vitit 2014. Në një postim të fundit, Rexha ka provuar të rikrijojë foton e veçantë, ndërsa thotë se as që i është afruar Kardashianit. "Faleminderit Meksikë. (Duke u përpjekur të bëj atë që bëri Kim Kardashian. As afër saj. Bëra më të mirën që munda)", ka shkruar ajo. Rexha aktualisht po merr pjesë në turneun e Bruno Mars.

Caitlyn Jenner, fjalë emocionuese për mbesën e sapolindur Caitlyn Jenner është lumturuar shumë me lindjen e mbesës së saj të parë. E famshmja 68-vjeçare shprehu gëzimin përmes rrjetit social Instagram. Ajo postoi një foto të Kylie Jenner kur ishte bebe. "Vajza ime sapo solli në jetë një vajzë. Është e mrekullueshme të jesh krah teje gjatë këtij rrugëtimi. Bebja është aq e bukur që tani. Mezi pres ta shoh se si rritet". "Kthim në kohë me vogëlushen time kur ishte bebe", shkroi Caitlyn.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

45 artistë të Teatrit Metropol mbjellin 45 pemë mimozash te Parku i Liqenit

Erion Veliaj: Roli më i rëndësishëm në jetë, ai i të qenit një qytetar i mirë vjetshme na dëmtuan një parcelë të madhe me mimoza në park, ndaj 45 artistë sot mbollën 45 mimoza dhe ndihem shumë mirë për këtë", u shpreh ai. Aktorja e njohur e teatrit dhe filmit shqiptar, Marjeta Ljarja vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës dhe u shpreh se mbjellja e një peme sot, i shërben të nesërmes. "E kam pritur me shumë kënaqësi këtë nismë dhe vërtetë duket e vogël kështu në dukje, por është një mrekulli për sot dhe për nesër. Jam me atë që le ta fillojmë me gjëra të bukura, të thjeshta në dukje, largohemi edhe nga kjo trazira e madhe politike", tha aktorja Ljarja. Ndërkaq, kryebashkiaku Veliaj tha se me këtë akt të gjithë artistët i japin një mesazh të qartë çdo qytetari të përgjegjshëm, që bëhet pjesë e këtij aksioni dhe që kontribuon për një qytet më të mirë nesër. "Për të gjithë aktorët që kanë kaluar shumë role të rëndësishme në jetë dhe që i kanë bërë ikona kombëtare, besoj se me-

A

ktorët e shfaqjes së suk sesshme "Nata e Dymbëdh jetë" e Uilliam Shekspirit, e cila u vu në skenë në Teatrin e Metropolit, por edhe drejtoresha e Teatrit, Jonida Beqo, aktorët e mirënjohur të filmit dhe skenës, Marjeta Ljarja dhe Gaz Paja, iu bashkuan kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të mbjellë 45 pemë mimozash në Parkun e Liqenit Artificial. Kryebashkiaku Veliaj i falenderoi ata për kontributin dhe theksoi se mimozat e mbjella i japin parkut më shumë gjelbërim dhe qytetit më shumë frymëmarrje. "U jam shumë mirënjohës sot të gjithë artistëve, atyre që janë ikonë e skenës shqiptare, por edhe artistëve të rinj, gjithë trupës së shfaqjes "Nata Dymbëdhjetë" të Teatrit të Metropolit, pedagogë e studentë të Arteve, që na u bashkuan sot për të mbjellë 45 mimoza në Parkun e Liqenit. Është shumë e rëndësishme t'i kthejmë natyrës atë që dëmtohet. Ngricat e

sazhi që japim sot është se roli më i rëndësishëm, ku të gjithë luajmë, është roli qytetar. Skena e madhe është skena e qytetit dhe kur sillemi të gjithë si profesionistë të rolit, pra si qytetarë të cilët ndjejnë, kuptojnë, angazhohen, marrin përsipër qoftë edhe gjëra të vogla si mbjellja e një peme, japim një mesazh fantastik në këto kohë të trazuara, ku kemi më shumë nevojë për gjërat që na bashkojnë se për gjërat që na përçajnë", tha Veliaj. Aktori i humorit, Gazmend Paja theksoi se nuk ka gjë më të mirë për të ardhmen e qytetit nesër se sa të

mbjellësh një pemë sot. "Nuk ka kënaqësi më të madhe se të ngrihesh në mëngjes dhe puna e parë është të mbjellësh një pemë, që do jetë jetë nesër. Ne po shijojmë kënaqësinë e mëngjesit dhe kontributin që po japim për një pemë, por ajo ka më shumë vlera se ky mëngjes dhe se kjo që po bëjmë tani. Mirënjohje për të gjithë ata që ndihmojnë, për ty Lali Eri dhe për të gjithë njerëzit që kontribuojnë për Tiranën dhe Shqipërinë tonë!", tha Paja. Së fundi, Veliaj dha një lajm të mirë për artistët dhe qytetarët artdashës. Ai shtoi se shumë shpejt do të jetë gati edhe teatri i hapur në amfiteatrin e Parkut të Liqenit. "Lajmi i mirë është që për pak javë mbaron amfiteatri, i cili do të jetë një tjetër skenë në natyrë. Uroj të kesh takat dhe ta mbushësh të gjithë parkun!", u shpreh Veliaj, duke iu drejtuar në mënyrë të veçantë aktorit, Gazmend Paja. Drejtoresha e Teatrit të Metropolit, Jonida Beqo, e mirëpriti investimin e bashkisë për të rehabilituar amfiteatrin e Liqenit, duke theksuar se shtimi i një skene të hapur për artdashësit është vërtet një lajm i mirë për teatrin e kryeqytetit dhe një vlerë e shtuar për artin e Tiranës.

Interneti im i sigurtë

Në rutinën e ditëve e harrojmë se sa dëm mund të na shkaktojnë gjithë të pabesët e internetit, pra viruset dhe programet e padëshiruara. Harrojmë se sa më thellë lundrojmë në internet, aq më në rrezik vihemi, nëse nuk informohemi se si të mbrohemi. Sot në ditën ndërkombëtare të internetit të sigurtë, hedhim vështrimin tek mundësitë që na ofrohen për të garantuar sigurinë tonë dhe të fëmijëve gjatë lundrimit në internet. "Vodafone Secure Net", që mund të gjendet fare thjeshtë në menunë kryesore të My Vodafone, është njëra prej tyre. Ky shërbim, që të mbron nga çdo lloj virusi është shërbimi i ofruar nga Vodafone Albania me qëllim mbrojtjen e klientëve dhe familjarëve të tyre nga pabesitë e

botës së pafundme dixhitale. Versioni i fundit i aplikacionit My Vodafone ka sjellë risi të shumta në vazhdën e përmirësimit të eksperiencës së klientit në raport me shërbimet që Vodafone ofron. Në versionin e ri, përveç një bonusi prej 3GB që do të merret në momentin e përditesimit, klientët do të gjejnë shumë shërbime të tjera të cilat janë të përqëndruara në një vend të vetem si psh. Vodafone Sharing, Roaming, Tirana Parking, Lokalizuesi i dyqaneve dhe Vodafone Secure Net që mund ta aktivizoni menjëherë nga aplikacioni. Mjafton një klik dhe mund të kesh gjithë shërbimin, për t'u informuar e argëtuar në internet, duke qenë i mbrojtur nga çdo virus, skedar apo faqe e rrezikshme. Në momentin

që ato bllokohen, njoftoheni më pas me SMS në celularin tuaj. Për më tepër është i aksesueshëm nga çdo lloj pajisje (desktop, laptop, tablet, aparat celular) dhe çdo sistem operimi. Ka menaxhim efikas aq sa ju mund të ndryshoni parametrat e përdorimit të internetit nga fëmijët dhe anëtarët e tjerë, pa i prekur telefonat e tyre. Duke ndjekur udhëzimet mund të kontrolloni botën online të fëmijëve tuaj, mund të filtroni lundrimin në internet për të evituar përmbajtet e papërshtatme për ta. Aplikimi i këtij shërbimi është tepër ekonomik. Nuk e dëmton baterinë dhe aparatin tuaj. Ka përdorim të thjeshtë. Të gjitha funksionet mund të menaxhohen dhe kontrollohen nga një person apo në një vend të vetëm për çdo

pajisje të lidhur me rrjetin Vodafone. Mos humb nëpër rutinën e ditës! Siguroje botën tënde on line… për veten, por sidomos për fëmijën tënd! Bëji bllok rreziqeve nga çdo lloj virusi e programi të padëshirueshëm! Ke një aplika-

cion që të mbron, mjaft ta zgjedhësh e ta klikosh! Ndërgjegjësohu sot, më shumë se kurrë, në ditën ndërkombëtare të sigurisë! Për më shumë informacion vizitioni https:// securenet.vodafone.al


AKTUALITET

14 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Koka e grupit kriminal të trafikut të kokainës është i arrestuari pak kohë më parë në Itali, Valentin Selaj, i fejuari i moderatores së njohur, Viola Spiro

K

ëtë herë në Lezhë, operacioni “Forca e Ligjit”, ka bërë kërdinë me sekuestrime të pasurive që vijnë nga rruga të pajustifikueshme, të paligjshme. Mësohet se në këtë operacion të fundit të uniformave blu, në Lezhë janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 1.4 milion euro të një grupi të dyshuar kriminal, që përbëhet nga tre vëllezërit Selaj. Grupi dyshohet se e ka vendosur pasurinë me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa janë vendosur në sekuestro preventive 15 pasuri të paluajtshme. 9 automjete luksoze, 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2; 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila); 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant. Koka e grupit kriminal të trafikut të kokainës është i arrestuari pak kohë më parë në Itali, Valentin Selaj i fejuari i moderatores së njohur të ekranit, Viola Spiro. Ndërsa dy të tjerët janë vëllezërit Parlind Selaj dhe Aleks Selaj, banues në Lezhë. Vëllezërit Selaj paratë e fituara nga trafiku i drogës dhe prostitucionit i kishin investuar duke ndërtuar biznese në Lezhë. Një ndër pasuritë e sekuestruara është edhe Hotel Adriatik në Lezhë, që sipas QKR-së, rezulton në emër të Aleks Selës. Koka e grupit Valentin Selaj është arrestuar nga policia e Firences në Itali

Biznese, vila e prona, sekuestro 1.4 mln euro tre vëllezërve Selaj 15 PASURITË NË SEKUESTRO 9 automjete luksoze 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2; 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila); 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;

pak muaj më parë, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, kokainë nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni. Parlind Selaj, banues në Shëngjin është i arrestuar në vitin 2008 nga

policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg. Hetimi për këtë grup kriminal, nisi pas

arrestimit të Valentin Selajt në Itali. Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Hetimet Bëhet e ditur se hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Në janar të këtij viti pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Policia i sugjeroi Prokurorisë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e indentifikuara në pronësi të pjesëtarëve të grupi kriminal dhe familjarëve të tyre.

KORÇË

SEANCA

INVESTIM

Kryeplaku rrëmben dhe dhunon 19-vjeçarin

Gjyqi i Shullazit, dëshmojnë dy ish-avokatët e tij

Kuçovë, investime pas 81 vitesh në lagjen e Grevës

Si rrallherë në një seancë gjyqësore, dëshmitarë ishin dy avokatë. Kjo gjë ka ndodhur në gjyqin kundër Emiljano Shullazit te Krimet e Rënda, ku dëshmuan dy ish-avokatët e të arrestuarit, Nexhdet Kambo dhe Alban Qafa. Nexhdet Kambo u shpreh se e ka takuar dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë Ylvi Beqajn si mik të Shullazit, ka qenë biznesmeni ai që ka deklaruar se është kërcënuar nga prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Sipas Kambos, Beqaj ka qenë në presion të vazhdueshëm nga prokuroria, pasi nëse nuk dëshmonte kundër Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të grupit, atëherë do të arrestohej edhe ai si bashkëpunëtor me ta. Kjo dëshmi është konfirmuar edhe nga ish-avokati tjetër, Alban Qafa. Seancën e kësaj të marte, ka munguar dëshmitari tjetër i kërkuar nga prokuroria Jani Zaka i cili ndodhet prej dy vitesh në arrati, pasi vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e policisë Bashkiake në Tiranë.

Pas 81 vitesh, një investim në lagjen e Grevës, “11 janari”, me 6 mijë banorë. Lagja “11 janari”, ndryshe lagja e Grevës, kishte 81 vite pa investuar as një qindarkë nga shteti, edhe pse është lagja më e vjetër, më kryesorja për ndërtimin e qytetit. Rruga që lidh këtë lagje me qendrën e qytetit, është rreth 2 kilometër gjatësi rruge, e realizuar në zemër të Kuçovës së vjetër, lagjes “11 janari”. Pemët, ndriçimi, sinjalistika rrugore jane vendosur thuajse tërësisht, ndërkohë që ka nisur puna për transformimin e sheshit të Grevës. Burime nga bashkia bëjnë të ditur se se ishte e domosdoshëm ky investim, i cili do të përdoret edhe për ndriçimin e qytetit me parametra bashkohore, kanalizimet e lagjes, trotuarët , si dhe ambiente shlodhëse për banorët e lagjes. Deri më sot në këtë lagje nuk ka patur ndriçim, por Kryetari i Bashkisë, Sejfulla Kapllani, u shpreh se një invetim tjetër i madh po përdoret në rrugën që lidh Kuçovën me Urën Vajgurore. Me përfundimin e kësaj rruge, do të kemi një lidhje Elbasan-KuçovëUrë Vajgurore-Berat, dhe më gjerë.

Kryeplaku i fshatit Biranj në Korçë, Bledi Nurçe është vënë në pranga nga blutë e qytetit. Sipas policisë, 35-vjeçari akuzohet për rrëmbim ose mbajtje peng e personit në rrethana lehtësuese. Nurçe ka shkuar tek banesa e një 19-vjeçari, të cilin e ka goditur fizikisht dhe i ka kërkuar të dilte jashtë banese me pretendimin se e kërkonte Policia, për ta pyetur në lidhje me vjedhjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake në një banesë fshati. Pasi kanë shkuar tek banesa ku kishte ndodhur vjedhja, Bledi Nurçe sërish ka ushtruar dhunë fizike ndaj të riut duke e akuzuar se ishte autor i vjedhjes. Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes në akuzën e “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.


FORUM

15 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Sot homazhet për anëtaren e Kryesisë së LSI dhe ish-kryetaren e minibashkisë së Kombinatit

Ndahet nga jeta, Luzhiana Abazi

L

uzhiana Abazi, ishkryetarja e njësisë bashkiake nr.6 në Kombinat, ka mbyllur sytë këtë mëngjes pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Abazi u shua në moshën 47vjeçare. Lindur në Durrës, me profesionin mjeke, pedagoge në fakultetin e Mjekësisë, së fundmi ishte drejtoreshë e drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë. Abazi ka qenë mjaft aktive në skenën politike shqiptare duke qënë një nga themelueset e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga viti 2012 e në vazhdim është anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Homazhet për Luzhiana Abazin do të zhvillohen të mërkurën, në Muzeun Kombëtar, në orën 09.00-11.00 për tu përcjellë më pas në banesën e fundit. Jetëshkrimi Luzhiana Abazi lindi në qytetin e Durrësit, më 19 Maj 1971. Në vitin 1994, u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës. Znj. Abazi ka kryer një sërë specializimesh dhe trajnimesh. Gjate periudhës 1996-1998 ajo ka kryer një specializim për mjekun e familjes . Më 1999 2000 përfundoi me sukses Master-in për "Menaxhimin e shërbimit shëndetësor parësor", Instituti superior "Della Sanita" në Romë. Në peri-

udhën 2000 - 2002 ka qenë Drejtore pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal. Znj. Abazi ka qenë pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë për rreth 5-vjet, në vitet 2002 -2007. Në periudhën 2007-2011 është zgjedhur kryetare e njësisë bashkiake nr.6 Tiranë. Në 2011-2013 ka qenë drejtore e "Drejtorisë nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit', Bashkia Tiranë. Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka

ushtruar detyrën si drejtore e Shërbimit Spitalor pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH). Nga 2016 e në vazhdim është drejtore e "Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë". Znj. Abazi është dalluar per angazhimin e spikatur në politikë. Nga viti 2012 e në vazhdim ajo ishte anëtarë e Kryesisë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

MESAZHET E NGUSHËLLIMIT PËR NDARJEN NGA JETA TË ANËTARES SË KRYESISË SË LSI

Kryemadhi mesazh ngushëllimi për Luzhiana Abazin

F

jalë të ndjera të miqve dhe shokëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej figurave të LSI-së që në themelimin e saj, Luzhiana Abazin. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shprehur dhimbjen e saj në një postim në Facebook për mjeken e njohur. "Nuk mund të shkruaj, ka orë që mundohem por është vështirë. Luzhi u largua fizikisht sot nga ne, duke na lënë një dhimbje dhe boshllëk të pazëvendueshëm. Energjia dhe dashuria që ajo na dhuronte pa kushte do të na mungojë gjithmonë. Ndoshta sëmundja e rëndë ja doli të të mundë përkohësisht, por ti do jesh engjëlli që do na shohësh e do kujdesesh për ne, siç ke bërë gjithmonë. E dashur motra ime, mikeshë e zemrës dhe e betejave tona, do të jesh gjithmonë pjesë e imja, në ditë të vështira dhe të mira. Sepse askush nuk mund ta zëvendësojë forcën dhe kurajon që vëtem ti dije të na jepje si askush",- shkruan znj. Kryemadhi. Edhe deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Luzhiana Abazit. "Për një mike të shtrenjtë që sot vendosi të shkoj në parajsë!! E mira dhe e ëmbla Luzhi, sot ditën e nisa me lajmin e zi, ti vendose të shkosh në parajsë , duke i lënë prindërit në dhimbje e lot, motrën në një realitet që askush nuk do ta donte, nipërit që aq shumë i adhuroje n? dhimbjen e humbjes së njeriut më të dashur për ta. Ti e mira Luzhi ike dhe na le ne miket e tua me kokë prapa... Ike si një fllad mëngjesi ndonëse jetën e deshe shumë... Ike duke na lënë një breng të madhe e një tronditje të pa përshkruar. Për ne ti ishe gëzim, emocion, energji dhe asnjëhere nuk u lodhe... Ja që edhe sëmundja e më pas vdekja zgjidhja .. Nuk qenka puna me radhë.... Ti luftove , ah sa shumë, se e doje pafund jetën .Njerezit e afert , prindërit që nuk ka fjalë t'i ngushëlloj dhe te ne miqtë e tu le nj? vend bosh , pasi do na marri malli për harenë tende , për gëzimi tënd , për humorin tënd , për fjalët e tua të bukura , për të qeshurën tënde kumbuese o mikja ime e shtrenjtë.,, Nuk do të doja t'i shkruaja sot këto fjalë për ty , se ti ishe shumë e re për t'u larguar nga kjo jetë kaq pa pritur, po ne të gjithë vdekatarë jemi e duhet ta pranojmë dhe kur dhimbja është shumë e madhe",- shprehet në një mesazh në Facebook, Nora Malaj. Edhe anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Elona Guri ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të mikes së saj, Luzhiana Abazi. "Luzhiana o engjëll i bukur, unë besoja që ti do ia dilje se ishe e fortë! Ty të donte Zoti pranë vetes se ishe shumë e veçantë dhe me e mira për gjithë ne! Je bërë kaq e bukur dhe dukesh kaq e qetë tani pas atyre dhimbjeve të tmerrshme që përjetove! Të dua shumë o Lala jonë! Do të mbajë gjithmonë në zemër me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde. Shërbe ashtu siç di vetëm ti, me energjitë e tua në parajse o Engjëll !!",- shkruan Elona Guri.

ANALIZË

Shqipëria në BE? Nga Dritan Shano

E

dhe drurët e Shqipërisë e dinë se çdo afrim me Bashkimin Europian, varet vetëm nga organet vendim-marrëse të BE, dhe se vendimi i tyre do jetë thelbësisht politik, strategjik, në përputhje me peshën e konjukturën politike, dhe të tashmen e pritshmëritë gjeopolitike, për ne si Shqipëri, apo dhe vendet e tjera që ecin në këtë rrugë me shpejtësi të ndryshme. Ky vendim i BE kurrsesi nuk do të

ketë të bëjë me plotësimin e standardeve ligjore, politike dhe ekonomike nga ana e Shqipërisë. Jo për gjë por shumica e vendeve anëtare të BE nuk i plotësojnë për vete ato standarde të shkruara në letër në Mastricht. Përveç kësaj, ajo çka artikulohet si plotësim i standardeve të Demokracisë funksionale, Sundimit të Ligjit dhe Kriterit Ekonomik, është në fakt vetëm një verifikim i përhershëm i përputhshmërisë së sistemit të vlerave tona me ato të vendeve të BE-së. Sa të vërtetë jemi apo sa të rremë jemi. Sa përputhet ajo që premtojmë me atë që bëjmë.

Nëse Serbia dhe Mali i Zi janë sot një hap më pranë BE, kjo nuk është për ndonjë progres të hatashëm që ata kanë bërë, porse si kombinim i rëndësisë strategjike që këto dy vende kanë për BE kundrejt gjithë vendeve të tjera, dhe sepse vendim-marrësit e BE shohin tek sjellja e qeverive të këtyre vendeve një rritje të përngjasimit mes sistemit të vlerave që këto kanë adoptuar dhe zbatojnë me atë sistem vlerash që ka BE. Nëse prezenca ruse dhe arabe në këto vende është një nxitës i proçesit të integrimit të këtyre vendeve në BE, atëherë na takon të kuptojmë se strategjia jonë për t'i sjellë BE-së, Kinën

dhe Turqinë tek porta nuk paska qenë strategjia e duhur. Kujtoj se që prej më shumë se një dekade, zyrtari i lartë i BE, Reinhard Priebe u shpreh: "Tani varet nga ju. Nëse deri dje ishim ne që ecnim dhe ju tërhiqnim, sot e tutje do qëndrojmë krah për krah - po ecët ju do ecim dhe ne. Nuk ka ndryshe." Qysh atëherë, gjithnjë e më shumë, Shqiptarët nuk i besojnë me as BE dhe aq më pak Qeverive të tyre. Ata nisen me çdo formë e mënyrë drejt BE për të marrë personalisht qytetarinë e tyre europiane, atë qytetari që BE nuk ja njeh Qeverive që sundojnë me

rradhë Shqipërinë, dhe që Qeverite e dine se nuk e meritojnë, por thjesht shpresojnë se mund ta marrin qyl, pavarësisht varfërimit dhe shkretimit të vendit në favor të vetëm pak sulltanëve të rinj. Në fund, ky proces radiografik mes Komisionit të BE dhe Qeverive Shqiptare vijon të kumbojë boshllëk - ai i ngjan një vargu kënge të John Bon Jovit: You play my farse, I play my game. Nuk e di nëse kjo këngë do mbarojë ndonjëherë, por jam i sigurt se kur shumica absolute e Shqiptarëve do jenë bërë qytetarë të BE-se, me metodat e veta personale, vendi i tyre Shqipëria ende nuk do ketë arritur të hyjë në BE. Sepse koha po e demonstron se BE nuk ka problem të pranojë në gjirin e saj shqiptarët, por e ka problem të pranojë në BE qeveritë e shqiptarëve.


FORUM ANALIZË

Nga Nuri Dragoj*

Q

everia shqiptare pranoi zgjer imin e varrezave greke në Kël cyrë e Bularat, madje mori përsipër të gjej edhe varret e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës Italo-Greke, në një kohë që Athina zyrtare nuk mbajti asnjë prej premtimeve të veta. Ajo që tërheq vëmendjen është dhënia e varrezave të statusit historik, që nënkupton rënien e ushtarëve në trojet e tyre, gjë e cila mund të shoqërohet me pasoja në të ardhmen. Në fushën e luftimeve, gjatë muajve nëntor 1940 - prill 1941, mbetën të vrarë rreth 17 mijë ushtarë italianë dhe grekë, secili për interest e veta, duke e kthyer Shqipërinë në shesh beteje, jashtë vullnetit të saj. Italia i tërhoqi trupat e të rënëve, për t'u prehur në vendlindjen e tyre, ndërsa Greqia nuk i luajti nga vendi, pasi Athina zyrtare vazhdon ta quaj Jugun e Shqipërisë pronë të saj. Ne nuk jemi kundër gjetjes së eshtrave të ushtarëve grekë, pasi nderimi ndaj të rënëve është kulturë dhe detyrim qytetar. Por nuk e shohim me vend grumbullimin e tyre nëpër manastire të ndërtuara në tokën shqiptare. Greqia mund t'i tërheq eshtrat e ushtarëve të rënë dhe t'u bëjë gjithë nderimet e nevojshme. Në fakt, jo vetëm që nuk e bënë një gjë të tillë, por e lidhën rënien e ushtarëve me kisha e manastire, pas të cilëve fshihet diçka e kobshme për interest kombëtare shqiptare. Përderisa pranohet ngritja e varrezave greke, njëkohësisht duhet pranuar që, krahë tyre të ketë dhe varrezë me ushtarët italianë të rënë po në këto luftime, pasi shumë prej eshtrave të tyre ndodhen ende në nëntokën shqiptare. Ndërkohë nuk duhet të mungojë as varreza shqiptare, pasi shumë bijë të këtij vendi kanë për të mbrojtur vatanin ose si viktimë e planeve grabitqare të fqinjëve. Të trija varrezat të shoqërohen me tre flamujt, që përfaqësojnë tre kombet. Në të kundërt, rreziku është mjaft i madh. Përse përbëjnë rrezik për kombin shqiptar varrezat greke në Këlcyrë? Nuk do të kishte asnjë shqetësim, nëse bëhej fjalë për një shtet fqinj që nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, apo nëse Athina do t'i njihte kufijtë e saj. Por e vërteta është ndryshe dhe gjërat duhen thënë siç janë. Greqia vazhdon ta quaj jugun e Shqipërisë tokë greke. Qeveria shqiptare nuk duhet të harrojë përpjekjet e bëra nga shteti fqinj, për të përfshirë brenda kufirit grek, dy prefekturat shqiptare që përfaqësojnë trojet e ndodhura në jug dhe juglindje të Shqipërisë, prefekturën e Korçës dhe atë të Gjirokastrës. Politika greke e ka kërkuar këtë territor, duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit XIX dhe i shtoi përpjekjet në vitet 1870 -1880, në kuadër të Traktatit të Paqes së Shën Stefanit (3 mars 1878) e më pas në Kongresin e Berlinit (13 qershor 1878) për t'i rinisur gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës 1912-1913, por edhe më pas, në Konferencën e Paqes së Versajës 1919-1920 dhe atë të Parisit të vitit 1946. E njëjta gjë vazhdon edhe sot, kur ajo e ka shtrirë minioritetin deri në afërsi të qytetit të Vlorës. Greqia i bën presion qeverisë shqiptare se nuk do ta votojë për në BE, nëse nuk i hapet rruga për të plotësuar objektivat e hershme, në

16 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Pranë varrezave greke në Këlcyrë, duhet të vendosen edhe ato italiane funksion të helenizmit të Shqipërisë së Jugut. Bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, por dhe në atë të Greqisë, theksohet që në marrëdhëniet me shtetet e tjera, parimi i reciprocitetit është parim bazë. Ky parim me rëndësi në marrëdhënie midis shteteve është shkelur me të dyja këmbët. Politika pranon vendosjen e varrezave të ushtarëve grek në të gjithë vijën që Athina e quan "Vorio-Epir", por asnjë politikan nuk ka kërkuar reciprocitet, që varreza të tilla të ngrihen dhe në Greqi, ku janë vrarë e masakruar dhjetra mijë shqiptarë të krahinës së Çamërisë edhe më gjerë. Numri i të vrarëve zë fill që nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për të vijuar me kohën kur zhvillonte punimet Konferenca e Londrës 1913, masakrat e vitit 1914, vrasjet dhe dëbimet në vitet 1918-1924, si dhe ato gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po këta të rënë për idealin e tyre dhe të kombit, a nuk duhen nderuar duke ngritur varreza në qendrat e tyre të vendlindjes, që është Greqia? Duket se shteti shqiptar nuk ka qenë i aftë ta detyrojë Athinën të zbatojë reciprocitetin në marrëdhëniet midis dy shteteve. Nuk mund të ketë reciprocitet midis dy vendeve, kur Shqipëria ka nënshkruar Konventën e Këshillit të Evropës për njohjen dhe mbrojtjen e minoritetit, ndërsa Greqia nuk e ka nënshkruar një konventë të tillë. Kjo tingëllon vërtet ironike dhe sarkastike. Athina insiston dhe këmbëngul pranë qeverisë shqiptare që të zgjerohen të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, duke kërkuar dhe gjëra që shkojnë përtej një kërkese reale dhe të pranueshme, në një kohë që Athina zyrtare nuk pranon as të përmendësh fjalën Çamëri në bisedime dypalëshe, le pastaj të diskutosh si partner për mënyrën e zgjidhjes së këtij problemi të madh, pa të cilin nuk mund të ketë mirëkuptim dypalësh. E vërteta mbi luftimet e palëve në Këlcyrën strategjike Enciklopedia ushtarake greke e konsideron Këlcyrën nyje lidhëse për jugun e Shqipërisë, pikë kyçe strategjike, prej së cilës mund të kontrollohen lehtësisht kalimet për në Korçë, Berat, Tepelene, Gjirokastër e më gjerë. Për pozitën e saj gjeografike, Këlcyra paraqiste çelësin për zgjidhjen e betejës së madhe midis ushtrisë greke dhe asaj italiane, piketuar në pesëmbëdhjetë ditëshin e dytë të muajit nëntor 1940. E ndodhur midis malesh të lartë, Këlcyra kontrollonte kalimet drejt detit Jon dhe drejt Prevezës. Hanë të shumta dokumentet që flasin për interesimin e politikës greke në marrjen e Këlcyrës, pasi në këtë mënyrë do të kishin në dorë Jugun e Shqipërisë. Kryeministri grek Metaksa pohonte në janar te vitit 1940, se forcat greke do të çlironin dhe toka shqiptare, por jo në dobi të pavaresisë së Shqipërisë, duke lenë të nënkuptohej se trevat jugore ishin territor i Greqisë dhe se trupat e tyre nuk do t'i lëshonin kurrë. Edhe Italia pretendonte të njëjtën gjë. Pra dy shtetet ndërluftuese e dredhin gjakun për të zhvatur pjesë nga trupi i Shqipërisë. Në kujtimet e tij, Biagio Branacci përshkru-

ante ditët e dhjetorit të vitit 1940 dhe fillimin e vitit 1941, ditë dimri me borë që binte pa pushim, i ftohtë i madh në lartësi, por për shkak të vlerës strategjike të Këlcyrës justifikohej flijimi i shumë të rinjëve italianë. Atëherë Greqia mundi të pushtonte Këlcyrën dhe të shtrihej deri në malin Qarishtë e Spadarë. Në frontin Dhëmbel - Këlcyrë - Qarishtë ushtria greke la shumë të vrarë kundër trupave italiane, të cilat e patën kthyer Këlcyrën në një kështjellë të fortë. Në ditët e para të dhjetorit ranë një e nga një Pogradeci, Erseka, Leskoviku, Përmeti dhe Delvina. Më 8 dhjetor grekët hynë në Gjirokastër. Premtimet e gjeneralit Viskonti Prasca, që mendonte se operacioni do të zgjaste vetëm pak ditë, gati ishin harruar. Në fakt ushtria italiane ishte tërhequr dhe qe vendosur në vijën mbrojtëse Himarë-Liqeni Ohrit. Pika kyçe ishte pozicioni Këlcyrë-Tepelenë, e cila duhej të mbrohej me çdo kusht. Humbja e kësaj pike strategjike u krijonte mundësi trupave greke të dilnin në Këlcyrë, Berat e Vlorë. Prandaj ushtria helene sulmoi me forca të përqëndruara dhe e mori Këlcyrën. Bora e madhe në malet përreth dhe veshjet e dobëta të italianëve e rënduan më tej gjendjen e ushtrisë. Në kushte të tilla, Viskonti Prasca u detyrua të largohej dhe vendin e tij e zuri gjenerali Ubaldo Soddu, e më pas komandën e mori Kavalero. Batalionet italiane ngulmuan sërish për të marrë Këlcyrën, por më 17 dhjetor u thyen në drejtim të Tepelenës. Me këtë rast Duçja i dërgonte një letër të ashpër gjeneralit Cavallero, ku i thoshte se nuk njihte kthim prapa, derisa trupat të vdisnin të gjithë në vend. Një ditë më pas Cavallero shkoi te Duçja në Itali dhe i premtoi se atë javë do të organizonte një ofensive të madhe në Këlcyrë dhe Tomorricë. Më 19 dhjetor u dha lajmi se divizioni Siena qe shpartalluar në bregdet. Duçja përgatitej të njoftonte Hitlerin për humbjen, por priste përgjigjen e Cavalleros për sulmin e premtuar në vijën Tepelenë - Këlcyrë. Në prag të Krishtlindjeve ital-

ianët e rimorën Këlcyrën. Pozicionet u mbajtën, por ishin shumë të vrarë që duhej të varroseshin sipas riteve fetare. Më 23 dhjetor 1940, trupat greke sulmuan sërish dhe dëmet në radhët e ushtarëve italianë qenë të shumta. Ishin vrarë një numër i madh oficerësh. Në janar forcat greke, nën komandën e gjeneral Aleksandër Papagos, sulmuan sërish trupat italiane të vendosura nga Qarrishta në malin e Topojanit dhe Vjosë, të cilat nuk rezistuan gjatë. Më 9 janar, një sulm tjetër grek në drejtim të Këlcyrës bëri që ajo të merrej prej tyre. Më 11 janar, Cavallero njoftonte për humbjen e Këlcyrës dhe rolin e propagandës anglo-greke me anë të shtypit dhe radios në dëm të Romës. Dështoi dhe divizioni Lupi di Toscana, mbi të cilin ishin mbështetur shpresa të mëdha. Gjithsesi, mbrojtjen e atyre ditëve italianët e quanin heroike. Shqiptarët u vunë në ndihmë të ushtrisë greke Shumë shpejt shqiptarët e përfshirë në radhët e ushtrisë italiane e kuptuan se qëllimi i Romës në sulmin ndaj Greqisë, nuk ishte realizimi i aspiratave shqiptare për bashkimin kombëtar, por pushtimi i vendit. Për këtë arsye, oficerë dhe ushtarë të batalioneve shqiptare dezertonin çdo ditë nga fronti, duke i krijuar shqetësime të mëdha komandës italiane. Mijëra të tjerë kërkuan të reshtoheshin me ushtrinë greke. Për komandën italiane u bë mjaft shqetësues largimi i shqiptarëve nga fronti. Propaganda bënte të pamundurën për të frenuar largimin e tyre. Mareshalli Badolio kujtonte optimizmin e madh që ekzistonte te Duçja për fitoren ndaj Greqisë. Ata besonin se trupat greke do të dezertonin në masë dhe sipas tyre kjo nuk ndodhi, sepse shqiptarët që ishin pjesë e ushtrisë së Romës ndërmorën akte sabotazhi kundër saj ose kaluan me grekët. Në rrethana të tilla, komanda italiane u detyrua t'i tërhiqte forcat shqiptare dhe t'i çarmatoste. Musolini i shkruante Hitlerit, më 20 nëntor 1940, se ndër shkaqet kryesore të mos suksesit qe dezertimi i forcave shqiptare, të cilët ishin revoltuar kundër

njësive italiane. Askush nuk donte të largohej nga Këlcyra. Ajo ishte marrë e lënë disa herë nga palët. Më 29 janar forcat italiane të divizionit Pusteria dhe Sforzesca, të vendosura në brinjat jugore të malit të Trebeshinës dhe Shëndëllisë, morën urdhër për një sulm të rreptë, me qëllim që të rimerrnin Këlcyrën. Por pas 48 orë luftimesh, trupat helene të komanduara nga gjenerali Ekonomakis u hodhën në ofensivë, dhe jo vetëm që mbajtën Këlcyrën, por shkuan deri në Tomorricë. Më 30 janar forcat greke sulmuan nga lartësitë e Dhëmbelit e Golikut, për të marrë Urën e Dragotit. Italianët qëndronin fort midis lumit të Drinos dhe Bënçës. Mijëra të vrarë. Të dy palët luftonin ashpër, njëri për të mbajtur dhe tjetri për të marrë nyjen lidhëse të Shqipërisë Jugore. Luftohej edhe për zotërimin e një ure, në një kënd të së cilës mdodhej një pllakë metalike e salduar me mbishkrimin "Ansaldo, 1938". Bëhej fjalë për Urën e Dragotit. Cavallero e la Këlcyrën. Londra i bënte jehonë dezertimit të forcave shqiptare nga fronti, ndërsa qeveria italiane përpiqej ta fshihte këtë fakt në publik, duke deklaruar se shqiptarët kishin besim te Italia dhe po qëndronin përkrah forcave të saj. Dy majorë italianë, në informacionet e dërguara në datat 12-14 nëntor 1940, raportonin se batalionet shqiptare kishin patur shumë të ikur dhe ankoheshin për mungesa në veshje e çadra. Ndaj jepej porosi të plotësoheshin disa kushte dhe angazhimi i trupave shqiptare në vijën e parë të frontit të bëhej përherë i shoqëruar nga trupat italiane, të mbikqyrura prej tyre. Duçe e shihte shkakun e humbjes te bllokimi i mjeteve të motorizuara nga balta dhe sidomos te dezertimet, ndaj urdhëroi çarmatosjen e 6 000 shqiptarëve. Këtë fakt e pranonte dhe vet mareshalli Pietro Badolio (Pietro Badoglio), kur shkruante se forcat shqiptare që bënin pjesë në divizionet italiane kishin dezertuar, madje një pjesë (Vijon në faqen 17)


FORUM KRITIKË Nga Pandeli Bardhi

D

uket sikur "Plaku" qindravjecar, ka gjetur një mjeshtër, Saimir Muzhaka, të cilit i ka hapur "zemrën" e i ka treguar edhe krenarinë, por edhe "dhimbjet" e plagët që e kanë shoqëruar qysh nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Megjithëse shumë i ri në moshë, autori e ka justifikuar këtë "besë" të plakut sikur të ishin rritur bashkë. Një harmoni për t'u admiruar, pavarësisht nga diferenca e moshës. Saimir Muzhaka, vjen me romanin e tij të parë "Qyteti Plak" e hyn në radhët e shkrimtarëve me një eksperiencë të gjatë në fushën e letërsisë. Autori depërton thellë jo vetëm nëpër "sokaket" shekullore, por edhe nëpër "rrugicat" e të sotmes, për të na dhënë një tablo sa më të qartë të ngjarjeve e të jetës së banorëve... Problemet që preokupojnë shoqërinë e sotme, në mënyrë të veçantë problemet sociale të të rinjve e të rejave, trajtohen me mjeshtëri. Ngjarjet e këtij romani zhvillohen në qytetin e Beratit, qytetin e kulturës disa qindra vjeçare, në qytetin ku, sipas legjendës, ujrat e rrëmbyeshëm të një lumi, kanë gdhëndur një kodër në të cilën marrin frymë dy lagje; Mangalemi dhe Kalaja, e sipër tyre një Kështjellë e lirë, hijerëndë me gurë të stolisur sikur të jenë gjerdanë, ku kishat e xhamitë rrinë bashkë si gishtërinjtë e njërës

17 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Qyteti plak, një roman i ri për braktisjen e sotme... dorë... Historia, traditat, kultura e Qytetit Plak, mplekset me realitetin e sotëm, me problemet që shqetësojnë shoqërinë e sotme, ku përplasen dashuria dhe interesi, jeta dhe vdekja... Nuk janë vetëm shqetësime të qytetit plak, por edhe të qyteteve e të fshatrave më të rinj në "moshë"! Të gjithë duan të ikin, por ku? Dhe nga kush? Banorët e këtij qyteti, akoma jetojnë me ankthin e tërmetit të vitit 1851, i cili ishte një tmerr i vërtetë që shkaktoi humbjen e shumë jetëve njerëzore e nuk i kurseu qytetit plak, as edhe një pullaz! Kanë kaluar qysh nga ajo kohë e deri në ditët e sotme pak më shumë se një shekull e gjysmë e përsëri frika, përsëritet tek nipërit e stërnipërit në kohën e sotme, nga "tërmete" të tjerë, nga plagët e realitetit të sotëm, të paradokseve që po përjeton shoqëria shqiptare sidomos në zonat e saj periferike. Geraldi, personazhi kryesor i romanit, kthehet pas afro dy vitesh në qytetin e tij të lindjes.

Qyteti, është po ai hallemadh, që ruan krenarinë e dikurshme e kërkon sikur të fshehi "dhimbjet" e kohës. Sot, qyteti plak flet me gojën e Brahimit, si një "varrezë me dy këmbë"! Gjallëria e dikurshme, ka humbur, pjesa më e madhe e djemve është larguar për një jetë më të mirë, e të moshuarit, mundohen të mbijetojnë me prodhimet e tyre të pakta. A nuk është kjo panorama e gjithë "periferisë" shqiptare? Në qytetin e Geraldit, vetëm ngrohtësia e nënokes së tij nuk ka ndryshuar, vetëm "pangopësia" e zemrave të nënave për bijtë e tyre ka mbetur e njëjtë. Zemrat e nënave, janë të thyera, janë të coptuara nga ankthi e pasiguria për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Zemrat e nënave, janë të djegura për bijtë e tyre, që sytë i mbajnë diku larg për një të ardhme më të mirë, për një jetë ndryshe... Shumë nga bijtë e tyre, kanë marrë udhët e kurbetit e të tjerë janë në pritje të largohen nga qyteti që nuk premton siguri, punë e mirëqënie. Ikin po ku shkojnë? Geraldi, njihet me tre vdekjet

e njëpasnjëshme të tre djemve të rinj, e në këtë roman nuk bëhet fjalë vetëm për vdekjet fizike por edhe për atë shpirtërore. Të gjithë banorët e qytetit jetojnë me ankth! Dhimbjen dhe pikëllimin që nuk e duron as guri, duket se e duron zemra e nënës! Po edhe kjo zemër, deri diku, sepse vjen një kohë, që e tejmbushur, ajo vendos të flasë sipas mënyrës së saj. Shumë të rinj, të pashpresë, e kërkojnë "lumturinë" e tyre në kafene, tek lojrat e fatit, tek kazinotë, tek kumari... Duket sikur "punësohen" por gjejnë vetëm zhgënjim, gjejnë "lumturinë" që i çon në vetgjyqsi. Qyteti plak, vuan po ato pasoja që vuajnë edhe qytete e fshatra të thella, shumë herë më të rinj në moshë. Thashethemet, llafet që tirren e stërtirren nga të gjithë, duket sikur janë një formë "punësimi" për të gjitha moshat, bëjnë atë, që të mos jetosh i qetë. Duket sikur të gjithë janë mësuar me këtë lloj "punësimi" që është bërë modë e jetës së përditshme. Mbi pesimizmin që ka përfshirë shumë

të rinj, ngrihet autori e i jep atyre shpresë me gojën e Geraldit: "Njeriu, mund ta ndërtojë jetën kudo, edhe aty ku ka ngjyra e jeta shndrit prej ylberi por edhe aty, ku ka veç gri, pikërisht, e hirta jetohet.." Me vlerat e veçanta që autori Saimir Muzhaka i jep romanit të tij të parë "Qyteti Plak" do të bëjë kuriozë lexues të shumtë të të gjitha moshave, e do t'i kthehen leximit dhe rileximit të tij. Ky libër, me siguri do të thyejë mentalitetin e shumë lexuesve që priren të lexojnë shkrimtarë e poetë me emër, duke lënë pas dore më të rinjtë. Saimir Muzhaka, nëpërmjet këtij romani, na mëson që edhe më të rinjtë meritojnë të lexohen... Libri, i financuar nga Ministria e Kulturës, pasi në konkursin e saj fitoi çmim mes dorëshkrimeve më të mira të të rinjve për vitin 2017, sjell mendime të thella, edhe pse shkruar me një stil fare të thjeshtë e të drejtpërdrejtë dhe pasqyron disa nga problematikat më të mëdha të kohës sonë...

drueshmëri, pasi një repart shqiptar, i cili në mëngjes dukej aktiv për luftë kundër trupave greke, në mbrëmje mësohej se kishte kaluar në krahun e armikut me gjithë armatime. I pari u shkëput batalioni Tomorri, ndërsa trupat e prapavijës sulmoheshin kudo, në rrugë e kazerma. Shqiptarët mbështetën luftën greke, u dhanë atyre armët e rrëmbyera nga depot italiane dhe u kërkuan që të lejoheshin të krijonin repartet e veta, në luftë kundër ushtrisë pushtuese, por nuk u lejuan. Në këto rrethana, ata u ndodhën midis dy zjarresh, ushtrisë italiane dhe asaj greke. Ushtarët shqiptarë të batalionit Gramozi, ku ishte caktuar këshilltar major Grandi, nisën të dezertonin në javën e parë dhe u shpërbënë plotësisht më 10 dhjetor 1940. Natyrisht, askush nuk mund të bindej në delegimin e përgjegjësisë te shqiptarët, ndonëse ajo ndikonte në humbje. Në letrën drejtuar Hitlerit thuhej se gjithë trupat shqiptare kishin hedhur armët, duke kaluar në masë te armiku, prandaj çarmatimi i ushtarëve shqiptarë ishte i domosdoshëm. Hendeku i krijuar mes ushtarakëve italianë dhe atyre shqiptarë vinte duke u thelluar. Fryma e mosbesimit ndihej kudo. Kishte raste kur nga italianët propozohej zgjidhja e mosmarrëveshjeve me anë të pushkatimit të elementeve të veçantë, por kjo nuk mund ta zgjidhte problemin e dezertimeve, pasi numëroheshin rreth 3 100 raste. Numri i të dezertuarëve në muajin janar të vitit 1941 arrinte shifrën 3 114 vetë, nga të cilët 1 872 këmbësorë, 135 karabinierë, 542 artilierë etj. Këta oficerë dhe ushtarë shqiptarë u dërguan në gjyqin ushtarak territorial të luftës. Shqiptarët e dezertuar shprehën gatishmërinë për të luftuar krahas trupave greke, por u pritën me indiferencë dhe u internuan në kampe përqëndrimi, duke u trajtuar si robër lufte. Pas shembjes së boshtit Romë - Tokio - Berlin, nga kampi i Kretës u liruan 842 ushtarë dhe 45 oficerë shqiptarë. Athina zyrtare miratoi Ligjin e Luftës me Shqipërinë për të justifikuar pushtimin Megjithe dezertimet e shqiptarëve, shte-

ti grek nuk pranoi t'i afronte në radhët e frontit antifashist. Komandat e dy ushtrive të huaja bënin arrestime kur dyshonin që persona të ndryshëm viheshin në shërbim të kundërshtarit. Për pasojë, lista e nëpunësve të arrestuar me motivacionin: "s'kanë mbajtur sjellje të mirë gjatë okupacionit italian", ishte relativisht e gjatë. U arrestua Goli Dango, mësues në Kaludh të Përmetit, me argumentin se ishte sjell keq. Peço Stefani, mësues në Limar të Malëshovës, u raportua prej kryetarit të Komunës Zagori, me pretendimin se kishte qenë spiun i autoriteteve greke. Nën arrest u vunë edhe Monika Pantazi nga Delvina; Marika Vaso, Nivicë; Gjergji Jani, Delvinë; Koço Mosko, Libohovë; Grigor Muço e Misto Vrana, Piqeras; Spiro Mëhilli nga Salaria e Tepelenës, të cilët akuzoheshin se qenë vënë në shërbim të politikës greke. Por nuk qëndronin pas dhe forcat ushtarake të Athinës. Sipas ministrit të Arsimit, komanda greke pati arrestuar dhe internuar 6 mësues, "për të cilët deri tash s'dihet asgjë". Ata ishin: Hamid Rami, nga Tatzati, mësues në Kalasë të Delvinës; Sami Seferi nga Malëshova e Këlcyrës, mësues në Leskaj; Pandeli Neçka dhe Filip Tole nga Labova e Poshtme e Tepelenës; Foto Meksi nga Labova e Madhe dhe Andrea Andriku, mësues i gjuhës shqipe në Dhrovjan. Ndërkohë kishte filluar ndjekja dhe internimi i familjeve që gjykoheshin me bindje antiitaliane dhe sidomos ato të oficerëve dhe nënoficerëve që dezertuan nga fronti. Prefektura e Gjirokastrës, në bazë të propozimit të bërë nga nënprefektura e Përmetit, vinte në dijeni MPB për internimin e disa personave që kishin mbajtur qëndrim të papëlqyeshëm për Romën. Nga ana tjetër qeveria greke nuk rrinte në heshtje. Ajo mori masa për t'u informuar hollësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe punoi për krijimin e një fryme antiitaliane në trevat jugore të saj. Por edhe pse shqiptarët e dënuan agresionin italian kundër Greqisë, autoritetet greke nuk shfaqën as më të voglin vlerësim. Me të stabilizuar frontin, komanda helene ndaloi ngritjen e flamurit shqiptar dhe përdorimin e gjuhës shqipe

në administratë". Nisur nga mënyra e sjelljes së tyre u kuptua se të dy palët kishin qëllim pushtimi dhe jo çlirimi. Ushtarakët shqiptarë pranuan të luftonin krahas trupave greke, me kusht që kompanitë dhe batalionet e tyre të mbanin flamurin shqiptar, gjë e cila u kundështua nga komanda greke. Fillimisht mobilizimin e trupave nën komandën e oficerëve shqiptarë e pranoi dhe Metaksa. Por më 29 nëntor 1940, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë helene, gjenerali Aleksander Papagos, e hodhi poshtë një kërkesë të tillë, me argumentin se shqiptarët mund të ktheheshin kundër ushtrisë greke. Politika e Athinës kundështoi organizimin e revoltës së armatosur antiitaliane në prefekturën e Gjirokastrës, e cila kishte si kusht të vetëm njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Ahmet Zogu premtoi të sillte në frontin antiitalian 30 mijë forca, në sajë të mbështetjes së madhe që kishte në veri të vendit. Duke u rënë italianëve pas vijës së frontit, mendonte se mund t'i detyronte që të lëshonin vijën mbrojtëse. Ky propozim u pëlqeu anglezëve, por nuk u pranua nga Athina. Shqiptarët ndodheshin midis dy zjarresh. Të dy palët kërkonin aneksimin e trojeve të tyre. Propaganda e huaj vazhdonte ta rendiste Shqipërinë si pjesëmarrëse në luftën kundër Greqisë. Nga ana tjetër, komanda ushtarake italiane bënte përpjekje për tërheqjen e shqiptarëve në luftë kundër Greqisë, duke u kujtuar atyre ngjarjet e vitit 1914, ndërkohë politka greke rivendosi lidhjet me njerëzit e saj në Shqipëri dhe synonte marrjen e "Vorio-Epirit". Grekomanët në jug të vendit u riaktivizuan dhe dukej qartë se Athina nuk do të hiqte dorë nga zonat e pushtuara, madje çështjen e "Vorio Epirit" e dërgoi në tryezat më të larta të diplomacisë europiane. Pra siç shihet, shkak i morpranimit të luftëtarëve shqiptarë në radhët e ushtrisë greke, qe bërë vendimi i qeverisë së Athinës, nr. 2636/40, të muajit nëntor 1940, si dhe dekreti i Mbretërisë së Greqisë, nënshkruar më datë 10 dhjetor 1940, që e cilësoi Shqipërinë vend armik, me të cilin Greqia ishte në luftë. Ky vendim vinte si kundërpërgjigje e "dekretit mbretëror shqiptar", nr. 194, datë 9 qer-

shor 1940-XVI-II, në nënin nr. 1 të të cilit thuhej: "Mbretëria e Shqipënisë njifet e hymne në luftë me ato shtete me të cilat mbretnija e Italisë ka me qënë në luftë". Në fakt, ky dekret ishte i Viktor Emanuelit III, i cili qe shpallur mbret i Italisë dhe Shqipërisë. Kjo u realizua me anë të mëkëmbësit të mbretit italian në Tiranë, Francesco Jakomoni, i cili e detyroi qeverinë kukull të Vërlacit të miratonte ligjin në fjalë, më 9 qershor 1940. Mirëpo ky ligj nuk mund të penalizojë popullin shqiptar, pasi Shqipëria ishte nën pushtim dhe qeveria e Tiranës dirigjohej nga Roma. Këtë e dinin mirë edhe krerë të politikës së Athinës, por atyre u interesonte ta rendisnin Shqipërinë në krahun e agresorëve fashistë, pasi në këtë mënyrë realizonin më me lehtësi qëllimin e tyre ekspansionist. Ka 78 vjet që luhet me një ligj të tillë. Loja ka për synim realizimin e qëllimeve djallëzore në dëm të Shqipërisë. Me pushtimin e Greqisë nga Gjermania, në mesin e vitit 1943, kryeministri grek Jorgos Xolagoklus e hoqi ligjin e luftës me Shqipërinë, sepse kërkonte paqe në kufijtë e saj. Por qeveria helene që mori pushtetin në vitin 1945, e rivendosi sërish. Kabineti i qeverisë së Andrea Papandreut, në të cilën qe ministër edhe Karolio Papulias, më 28 gusht të vitit 1987, e shfuqizoi sërish atë ligj. Qeveria shqiptare besoi. Në muajin mars të vitit 1996 u nënshkrua Pakti i Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Sigurisë për fqinjësi të mirë. Tashmë vazhdon të thuhet se ligji nuk është hqur. Në rrethanat e krijuara shtrohen disa pyetje: Si mundet të nënshkruhet pakti i miqësisë midis dy vendeve, kur njëra palë është me duar në xhepa dhe tjetra me mitraloz në dorë? Pse qeveria shqiptare nuk e ka shtuar këtë çështje në NATO? Si mund të rrinë dy shtete fqinjë anëtarë të NATO-s, kur janë në gjendje lufte? A pranon BE të anëtarësoi në radhët e veta dy vende që janë shpallur armiq dhe vazhdojnë të jenë në gjendje lufte? Përse nuk është shtruar me forcë kjo çështje në Bruksel? A e dinë qeveritarët tanë që Greqia ka patur dhe vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Shqpërisë? *Doktor i Shkencave Historike

ANALIZË (Vijon nga faqja 16)

patën kaluar në anën e grekëve. Në ditarin historik të regjimentit të 47 të këmbësorisë, duke bërë fjalë për batalionin shqiptar Dajti, thuhej se gjithë efektivi i tij "me pajisje dhe armatim kaloi te armiku".Theksohej se gjatë gjithë ditës dhe natës vazhdonin goditjet e mortajave Brixia dhe mitrolozëve Breda mbi trupat italiane. Besohej se ishin shqiptarët që i përdornin ato armë, pasi grekët nuk i njihnin dhe s'mund t'i përdornin dot, sidomos mortajat Brixia. Me marrjen e këtij informacioni, komanda qendrore urdhronte që shqiptarët të tërhiqeshin në prapavijë, pasi do të fillonte riorganizmi i tyre në Shijak. Një numër i madh prej të rekrutuarëve u burgosën. Çështja u bë problem deri në instancat e larta. Vet Musolini në telegramin që i dërgonte Hitlerit, më 10 nëntor 1940, humbjet e shkaktuara për ushtrinë italiane dhe mos përparimin e saj, i shpjegonte me mungesën e mbështetjes shqiptare në fushën politike, mos organizmin e kryengritjes në Çamëri dhe qëndrimin e keq të disa reparteve shqiptare. Sipas Musolinit, detyra mbrojtëse e ushtrisë gjatë dimrit, në radhë të parë duhet të ishte ajo e rimarrjes së tokës që shqiptarët patën humbur.Të njëjtën gjë pohonte dhe Enver Hoxha. Sipas tij, shqiptarët u detyruan të shkonin në radhët e ushtrisë italiane nën forcën e bajonetave, por nuk zbrazën asnjë pushkë kundër vëllezërve grekë. Ata dezertuan nga fronti dhe u kthyen pushkën pushtuesve. Gjeneral L. Zannini i shkruante komandës së Korpormatës C për qëndrimin e batalioneve shqiptare Dajti dhe Gramozi, të cilët me intensifikimin e sulmit armik, braktisën në mënyrë kolektive frontin e luftës. E njëjta situatë vërehej edhe në batalionet e tjera vullnetare. Zannini arrinte në konkluzionin se prezenca e batalioneve shqiptare në kompanitë divizionale italiane ishte e dëmshme. Sipas tij, prania shqiptare mund të ndikonte negativisht para ushtrisë italiane, sepse mund të krijonte kriza të rënda apo të sillte ndonjë situatë kompromentuese. Në radhët e tyre kishte paqën-


KULTURE

18 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Mediat italiane: Ermal Meta favorit për të fituar "Sanremo 2018" Ka nisur mbrëmë Festivali i 68-të i muzikës italiane, "Sanremo 2018". Për 5 ditë rresht 20 këngëtarë të njohur italianë do të garojnë për tre çmimet e para, mes tyre dhe kantautori shqiptar Ermal Meta. Për të tretin vit radhazi kantautori shqiptar Ermal Meta do të ngjitet në skenën e teatrit Ariston, por kësaj here në një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro. Kënga e tyre me titull, "Nuk më keni bërë asgjë", përcjell një temë mjaft të rëndësishme e aktuale, siç është frika ndaj rrezikut terrorist. "Kënga jonë është një rebelim i njerëzimit ndaj frikës së terrorizmit", kanë deklaruar dy

P

ara se të mbërrij në Shqipëri, i bëj vetes 1001 pyetje për vendin. Kujt i ngjan ai? Si do të pritemi? A janë rrugët në gjendje të mirë për kampingun tonë? Si është cilësia e verërave? Kaq shumë pyetje që më shtonin më shumë se kurrë dëshirën për të eksploruar këtë destinacion enigmatik të Ballkanit që njihet për prodhimin e verës, që kufizohet me Malin e Zi dhe Kosovën në veri, Maqedoninë në lindje dhe Greqinë në jug. Me male të mrekullueshme të thepisura dhe të mbuluara me dëborë, me fshatra të gjelbëruar, me plazhe piktoreske dhe me qytete plot jetë, Shqipëria është një kartolinë që duhet zbuluar menjëherë. Për dashamirësit e verës, varietet e shumta të rrushit autokton, vreshta prej 10 000 hektarësh dhe tradita mijëravjeçare mrekullon dhe më kuriozët. Zbulim. 2 800 vjet vreshtari Mbërritur në Shqipëri në mbrëmje, pas një kontrolli në kufi prej më shumë se dy orësh, lodhja ndihet në kamping. Ne vendosëm të ecnim edhe disa kilometra dhe të ndalonim pas Shkodrës, qyteti kryesor i zonës. Papritur, në qendër të qytetit, ndërkohë që ne po ecnim pa pengesa në dy korsi të ndara nga një platformë e ngritur, shfaqet nga asgjëja një kalë i bardhë, duke ecur në krah të kundërt mbi asfalt. Me një refleks të mirë, ne shmangëm kafshën nga e keqja. Momenti është surrealist! Për të larguar emocionet tona, ndalojmë për të darkuar dhe duke përfituar nga kjo për të mësuar më shumë për historinë e vreshtarisë së vendit. E habitshme. Vreshtaria ishte zhvilluar aty që prej shekullit VIII para Jezu Krishtit, në bazë të varieteteve të shumta të rrushit autokton që kishin rezistuar në epokën e akullt duke e bërë Shqipërinë një prej vendeve më të vjetra të prodhimit të verës në Europë. Gjatë shekullit XVII, prodhimi i verës u ngadalësua nën influencën e Islamit, për shkak të uljes së konsumit të pijeve alkoolike. Do të duhej të pritej viti 1972, gjatë dominimit komunist, për të parë prodhimin e verës shqiptare të arrijë kulmin, me 20 000 hektarë. Në fillim të viteve '90 u krijua një institut kërkimi dhe një program për privatizimin e tokave të vreshtarive u ven-

këngëtarët në konferencën për shtyp, raporton atsh. "Gjatë verës, kemi marrë mjaft mesazhe nga fansat tanë, të cilët ishin të frikësuar të merrnin pjesë në koncertet tona. Kështu lindi ideja e nevoja për të treguar dëshirën e njerëzve për t'u rebeluar ndaj asaj çka po ndodh. Kjo këngë tregon atë çka njerëzit kanë vuajtur nga terrorizmi, sidomos ai mediatik i këtij viti të fundit", thanë ata. Sipas bookmaker-ave italianë, kjo këngë mund të jetë dhe fituesja e Festivalit, "Sanremo 2018". "Sanremo 2018" do të prezantohet nga një emër i rëndësishëm i muzikës italiane, nga këngëtari Claudio Baglioni, i cili është njëkohësisht

dhe Drejtori Artistik i Festivalit, i shoqëruar nga prezantuesja Michele Hunziker e nga aktori Pier Francesko Favino. Festivali i Sanremos do t'i kushtojë sivjet një vëmendje të veçantë temës së dhunës ndaj grave. Me iniciativën e kryetarit të Bashkisë së Sanremos të gjithë këngëtarët, por dhe publiku janë të ftuar të mbajnë një spilë në formë luleje për të tërhequr vëmendjen ndaj një teme kaq delikate siç janë ngacmimet seksuale ndaj grave. Festivali i Sanremos është një manifesim i madh e popullor për italianët. Në ditët e këtij eventi qyteti i Sanremos është blinduar nga masa të larta sigurie, sidomos

në zonën përreth teatrit, "Ariston". 360 telekamera do të vëzhgojnë të gjithë territorin e postoblloqe policie do të kontrollojnë me metal detektor çdo person. Në "Sanremo 2018" në kategorinë big do të garojnë 20 këngëtarë të

njohur italianë, ndërsa në kategorinë e këngëtarëve të rinj do të garojnë 8 të tjerë. Ndër të ftuarit special të "Sanremo 2018" priten të jenë këngëtari britanik Sting, rapper Shaggy, kantautori amerikan James Taylor, etj..

Le Figaro: Shqipëria me vreshtat më të vjetra në Evropë

dos për të modernizuar prodhimin e vreshtarive, për të rritur varietetet e rrushit vendas dhe për të vendosur një ekonomi tregu. Sapo mbërritëm në Mirditë, një vend me 40 000 banorë në veri të vendit, ne u pritëm shumë ngrohtë nga banorët, me buzëqeshje të shumta dhe shenja duarsh. Kampingu është një atraksion këtu. Disa afrohen. Të tjerë ruajnë distancën. Të gjithë duken kuriozë. Mirësevini në fermën "Arbri". Me 25 hektarë, që ndodhet 396-640 metra mbi nivelin e detit, kjo vreshtari familjare është trashëguar në tre breza për prodhimin e verës. Klima e rajonit, mes nxehtësisë së diellit mesdhetar dhe netëve të freskëta malore, të mundëson të punosh me saktësi dy variete rrushi autokton, Kallmet (i kuq) dhe Shesh i Bardhë. "Gjyshi im, i cili kishte filluar mbjelljen në vitet '20 u detyrua të ndalonte gjatë komunizmit shqiptar për shkak të kolektivizimit të vreshtave nga qeveria", na tregon Rigers, nipi i tij. Në vitin 1991, pasi vendi rifitoi pavarësinë, Fran Kaçorri, babai i tij, pati kurajo të rihapte fermën "Arbri" dhe të riniste nga zeroja. Një histori e bukur, në të cilën përfshihet sot Rigers, si enolog. Për

histori, Mirdita, që është sigurisht zona më katolike e Shqipërisë, pranoi në vitin 2014 vizitën e papa Françeskut, i cili erdhi për të vizituar kantinën "Arbri" dhe degustoi disa verëra. Gral i Shenjtë për fermën. Kantina "Bardha", historia e pabesueshme e suksesit (amerikan) Sigurisht, vreshtaria shqiptare nuk resht së befasuari. Në pjesën qendroreperëndimore të vendit, mbi fshatin Marikaj, ndodhet ferma "Bardha". Një shtëpi e mahnitshme me arkitekturë italiane, e vendosur 400 metra mbi nivelin e detit, ku rriten varietetet e rrushit autokton mavrud, Shesh i Zi dhe Shesh i Bardhë. Kjo fermë, është ëndrra e Ekrem Bardhas. Pasi i është dashur të emigrojë në SHBA për shkak të regjimit komunist në vitet '50, në atë kohë me profesion berber, ai iu fut aventurës së McDonald. Me një ndjenjë të jashtëzakonshme biznesi, ky autodidakt i palodhur është sot në krye të një perandorie të vogël (18 licensime!). Ëndrra e tij më e madhe e asaj kohe, të kthehej në Shqipëri menjëherë pasi vendi të rifitonte pavarësinë dhe të krijonte një vresht në tokat e fëmijërisë. Kështu lindi Kantina "Bardha",

një vreshtë e magjishme, e mbjellë në kodër, ku pulat enden të qeta mes rreshtave të rrushit. Me jo më pak se 300 ditë diell në vit dhe tokat minerale, klima unike e rajonit jep për verërat një ekuilibër shumë të mirë mes aciditetit dhe antocianes (antioksidant të jashtëzakonshëm natyrorë!). Ne e kemi adhuruar. Shëtitje në vreshta Mirësevini në fermën "Kokomani", një vreshtë krijuar në vitin 2008, me bukuri të paparë. Mes Tiranës dhe Durrësit, ajo ndodhet mbi malet përreth duke ofruar një pamje panoramike që të lë pa frymë. Në kohë të mirë mund të shikosh nga aty edhe detin. Vend ideal për turistët, të cilët kërkojnë të zbulojnë bukuritë e këtij vendi duke degustuar verërat lokale. Takimi me Blerim Kokomanin, vreshtar, i cili punoi në Itali për 13 vjet përkrah të njohurit Andrea Franchetti, para se të rikthehej në Shqipëri dhe të krijonte fermën "Kokomani". Ky "dashnor i natyrës", ashtu si dëshiron ta cilësojnë bashkëshortja dhe vajza e tij, kultivon në mënyrë biologjike vreshtat e tij. Ujitja dhe pesticidet nuk janë të domosdoshme këtu! Pasi shijojmë ushqimin tradicional të

restorantit të fermës, ne përfundojmë me një vizitë epike prej 20 hektarësh mbi një gomar! Një shëtitje epike, gjatë të cilës ne përfitojmë kohë për të admiruar natyrën e egër rreth nesh. Sepse këto janë toka minerare dhe lymishta të vjetra detare, që rrisin këto dy varietete të rrushit emblematik të Shqipërisë, Shesh i Bardhë dhe Shesh i Zi, me origjinë nga fshati Shesh. Një vreshtari që ka ditur të ringrihet nga komunizmi. Të mos harrojmë që vreshti shqiptar u rikthye. Në shekullin e kaluar, me daljen nga regjimi komunist, atij iu desh ta rindërtonte nga zero. Kështu dëshmon ferma "Çobo", në Urën Vajgurore, në jug të vendit, që ne kemi pasur kënaqësinë ta vizitojmë. "Pavarësisht traditës së hershme në prodhimin e verës që daton në fillim të viteve 1900, familja ime, ashtu si shumë ferma të tjera në mbarë Shqipërinë, u detyruan të ndërpresin prodhimin kur regjimi komunist mori pushtetin në vitin 1945. Sipërmarrjet private nuk u lejuan të zhvillojnë aktivitetin e tyre, ndërsa kantina Çobo pushoi së qëni e tillë", na tregon Muharrem Çobo. Gjatë kësaj periudhe, traditat për prodhimin e verës u zhdukën. Dhe vetëm në sajë të kujtimeve dhe historive të transmetuara nga anëtarët e familjes, ferma "Çobo" mundi të rilindë, pas vendosjes së demokracisë shqiptare në vitin 1991. "Ne kemi rikthyer traditën dhe jemi krenarë që po ringjallim Çobon, nëpërmjet vreshtarisë, kantinës dhe verës tonë që prodhojmë. Sot, vreshti i Çobos, që ndodhet në tarracat mbi kodrat përreth, është padyshim një prej vendeve më të bukura të prodhimit të verës në vend. Dhe lojërat e dritës që e mbulojnë këtë pasdite vetëm e sublimojnë akoma më shumë. Gjatë rrugës, tashmë di që do të më duhet të rikthehem. Ky udhëtim më ka prekur dhe duhet të them që ndjehem i mrekulluar. Përulësia dhe mirësia e njerëzve është befasuese. /Nga Jean-Baptiste Ancelot/A TSH. Ancelot/ATSH.


VIP

19 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Chris: Si është të realizosh skenë seksuale me bashkëshorten në film Puna me kënaqësinë nuk duhet të ngatërrohen. Por duket se askush nuk ia ka thënë këtë gjë Chris Hemsworth dhe Elsa Pataky. Aktori i njohur ka luajtur një film me përmbajtje skenash seksuale me bashkëshorten e tij 41-vjeçare. Edhe në filmin "12 Strong" ata u shfaqën si një çift bashkëshortësh. Por Chris ka zbuluar sesi është të luash një skenë sesi me gruan. Në një intervistë për "Sunrise" 34vjeçari tha: "Kemi pasur kohë rreth 7-8 vite për të luajtur këto karaktere. Por të mos kishim tërheqje me njëri-tjetrin, do të ishim në telashe". Ylli i Thor tha se aktrimi në një film së bashku ka shërbyer si mini pushim larg nga fëmijët. Ato kanë 3 fëmijë së bashku India Rose dhe binjakët Tristan e Sasha. Kur erdhi fjala për të folur për skenat e dashurisë në film Chris u shpreh se nuk ishte ekzaktësisht ambienti ku ishin mësuar. "Si e realizove një skenë dashurie më gruan tënde me një ekip të madh që qëndron përreth", e pyeti prezantuesi i emisionit. "Po ky ishte një dallim i madh. Kamerat, dritat... ne nuk ishim mësuar. Po, ky nuk ishte një

Babi i divës: Beyonce nuk do të ishte e famshme nëse do ishte e zezë Ai ndihmoi në rritjen e famës së vajzës së tij të famshme në Destiny's Child, përpara se ta drejtonte drejt karrierës solo. Dhe tani babai i Beyonce, Mathew Knowles ka folur për racizmin në industrinë e muzikës, duke thënë se diva e muzikës dhe motra e saj Solange nuk do të ishin aq të famshme nëse do të kishin ngjyrë më të errët të trupit të tyre. Duke folur për Ebony, ai u shpreh se të gjithë yjet e mëdhenj femra nuk janë me ngjyrë. Që nga ndarja në mënyrë profesionale me Beyonce në vitin 2011, afriko-amerikani Knowles ka zgjedhur të bëhet profesor në kolegj dhe po promozon një libër të ri rreth racizmit të titulluar "Racizmi: Nga sytë e një fëmije".

mjedis zakonshëm për ne sigurisht", tha Chris. I pyetur nëse do të punonte përsëri me

bashkëshorten e tij aktori tha: "Po sigurisht. Si pret ti që t'i përgjigjem kësaj pyetjeje"!

Në plazh me mamin Modelja e kolme Ashley Graham arriti që të merrte pak kohë për të qëndruar me mamanë e saj gjatë xhirimeve të saj të fundit. Linda Graham, nëna 53-vjeçare e supermodelës u bashkua me Ashley fushatën e saj të re të Swimsuits For All. Të veshura të dyja me bikini, nënë e bijë dukeshin mahnitëse, ndërsa pozonin në plazh.

Supermodelja kërkon të humbë "virgjërinë lesbian" Ajo ka qenë në një lidhje me shumë yje të famshmë nga Alex Turner i Arctic Monkeys deri tek aktori i Hollivudit, Skarsgard. Por Alexa Chung refuzon të përjashtojë mundësinë për të rënë në dashuri me një femër, duke pranuar se ka humbur shumë kohë dhe se dëshiron të realizojë përvojën e saj të parë brenda të njëjtit seks. "Kam humbur shumë kohë për të realizuar humbjen e virgjërisë sime lesbike", tha ajo për reviztën PORTER, duke shtuar: "Por unë thjesht mendoj se është shumë modë e vjetër të presësh ndonjë gjë nga dikush. Mendoj se të gjithë janë në një spektër të asaj që ata preferojnë. Unë kurrë nuk e kam hedhur poshtë idenë për të pasur marrëdhënie seksuale me një grua. Por nuk jam tërhequr akoma seksualisht nga asnjë".

Natalie Portman: Kam 100 histori ngacmimesh seksuale në Hollywood Ajo është një nga aktoret më të mëdha të Hollywood, fituese e çmimeve Academy dhe Golden Globe. Megjithatë përvojat e Natalie Portman në Hollywood nuk kanë qenë gjithmonë rozë. Ylli i kinematografisë botërore ka pranuar se kam mbi 100 histori ngacmimesh seksuale dhe e zbuloi këtë gjë në dritën e fushatës Time's Up dhe #MeToo në një intervistë për "Porter Magazine". 36-vjeçarja pranoi: "Unë nuk kam një histori. Prit... Kam 100 histori". Duke rikujtuar në incident të veçantë me një producent, që nuk ia bëri të ditur emrin, në areoplanin e tij privat, ajo tha: "Ishim vetëm ne të dy dhe vetëm një krevat. Asgjë nuk ndodhi, nuk u përdhunova. Unë i vendosa kufinjtë duke i thënë se kjo gjë nuk më bën të ndihem

rehat dhe u respektova. Por kjo nuk ishte në rregull, e dini? Kjo ishte vërtet e papranueshme dhe manipuluese. Isha trembur". Portman ka dy fëmijë, Aleph, 6 vjeç dhe Amalia, 11 muajshe, me bashkëshortin Benjamin Millepied.


KURESHTI

20 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

"Një vaginë si Barbi", trendi më i ri i femrave në botë E dini kush është trendi më i ri? Estetika vaginale, ose ndryshe e njohur me termin "vagina Barbi". Në botë numri i vajzave që duan t'i nënshtrohen kësaj ndërhyrje estetike vaginale është rritur me 50 % krahasuar me vitin e kaluar. Bëhet fjalë për një ndërhyrje vaginale kozmetike, e quajtur ''labiaplasty' që përfshin zvogëlimin e buzëve të brendshme si të barbit. Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Kirurgjisë Plastike Estetike, Dr Renato Saltz thotë se është tendenca e re e modës, citon AFP. "Skenat pornografike tregohen si shkaktarë që ka nxitur mijëra gra nënshtrohen kësaj ndërhyrje. Kërkesa për këtë procedurë kozmetike sa vijnë e rriten" thotë doktor Saltz. Shifrat tregojnë se shpenzimet për kirurgji kozmetike janë rritur me tetë për qind në një vit,

Lind zogu i rrallë me 4 këmbë Një zog i rrallë me katër këmbë është zbuluar në një zonë ruare në Indi. Zogu dy muajsh ka lindur me polymelia, që do të thotë se ka zhvilluar dy këmbë shtesë në vezë. Zogjtë e vegjël në këtë mënyrë kanë 2 këmbë normale dhe 2 këmbë ekstra. Zogu i rrallë është në pronësi të Javed Ali. Ai tha se krijesa e pazakontë ka shkaktuar shumë kuriozitet në komunitetin lokal dhe shumë njerëz vijnë për ta parë. Madje disa prej tyre janë përpjekur ta blejnë për një shumë prej 55.30 pound.

duke arritur në nivelin e 10.7 miliardë dollarëve. 100 mijë persona iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale "vagina

barbi" në 2015", citohet të thotë doktor Saltz Në 2016, 16 % e ndërhyrjeve plastike kanë qenë vaginale.

11 vjeçarja sjell në jetë fëmijën e parë në inçest me vëllain 14 vjeç Një vajzë 11-vjeçare ka sjellë në jetë një djalë në incest më vëllain e saj 14-vjeçar. Fëmija lindi në Spitalin Virgen de la Arrixaca në qytetin e Murcia në Spanjë të premten, pasi vajza u shfaq me dhimbje stomaku. Policia e thirrur për të hetuar identitetin e babait të fëmijës zbuluan se ishte i vëllai i 11-vjeçares. Ai e la motrën e tij të vogël shtatzënë në moshën 10-vjeçare. Burimet thonë se i vëllai nuk do të përballet me ndonjë procedurë ligjore sipas ligjit spanjoll, sepse është nën moshën e përgjegjësisë penale. Si foshnja ashtu edhe nëna mendohet se janë mirë. Vajza dhe prindërit e saj pohojnë se nuk ishin në dijeni të shtatzënisë dhe se shkuan në spital me mendimin se 11-vjeçarja kishte probleme serioze me zorrët. Testet e ADN-së tani do të zhvillohen për të konfirmuar pretendimet e familjes se kush është babai i fëmijës.

89-vjeçarët, ribashkohen pas 72 vitesh për t'u martuar Dashuria e fëmijërisë e dy 89-vjeçarëve po kurorëzohet në martesë 75 vite, pasi ato u takuan për herë të parë. George Coffin dhe Irene Lanning nisën një lidhje në moshën 14-vjeçare, që zgjati vetëm 3 vite. Por kur Coffin i dha fund marrëdhënies së tyre, u larguan dhe u martuan me partnerë të ndryshëm. Por Coffin dhe Lanning nga Sutton Coldfield, West Midlands u takuan më në fund vitin e kaluar në funeralin e një miku të përbashkët dhe nuk humbën kohë për të rindezur romancën e tyre. Pas 6 muajsh Coffin e pyeti dashurinë e fëmijërisë, nëse dëshironte të martohej me të dhe padyshim që përgjigja ishte, "po". Çifti i lumtur do të martohet këtë muaj.

E dini çka ndodhur me Murin e Berlinit? Muri i Berlinit, simboli i një Gjermanie të ndarë dhe një bote të pasluftës, e ndarë mes bllokut perëndimor dhe atij lindor shënon saktësisht 28 vjet, dy muaj dhe 26 ditë që pas shembjes së tij, ekuivalente me kohën gjatë së cilës ai qëndroi i ngritur. Sot, Muri i Berlinit shënon po të njëjtën gjatësi kohe që nga momenti i shembjes së tij, me atë gjatë të cilës ai ka qëndruar i ngritur. Gjermania Lindore komuniste fillojë ta ndërtojë Murin e Berlinit, më 13 gusht 1961. Në mënyrë efektive, ky mur, vulosi ndarjen e Berlinit Perëndimor nga Berlini Lindor dhe zonat përreth Gjermanisë Lindore. Muri i Berlinit u shemb mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, duke i hapur rrugën ribashkimit të Gjermanisë më 3 tetor 1990.


BOTA

21 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Ambasadorja e SHBA-së, Nikki Haley, e akuzoi Rusinë për bllokimin e hetimeve mbi përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga ushtria e presidentit sirian

SHBA-Rusi përplasen rreth Sirisë Nga Valona Tela

R

usia dhe Shtetet e Bashkuara janë përplasur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rreth dyshimeve se Qeveria e Sirisë ka përdorur sërish armët kimike në një zonë të kontrolluar nga rebelët. Ambasadorja e SHBA-së, Nikki Haley, e akuzoi Rusinë për bllokimin e hetimeve mbi përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga ushtria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në provincën e Goutas Lindore. Sulmi ka ndodhur në fundjavë dhe Haley tha se Rusia i bllokon hetimet pavarësisht “dëshmive të dukshme për dhjetëra viktima”. “Rusia ka vonuar miratimin e deklaratës – dënimit të thjeshtë të vrasjes së fëmijëve sirianë me gaz klori”, tha Haley. “Ky Këshill ka qenë i zëshëm duke kërkuar fundin e përdorimit të armëve kimike në Siri dhe ata ende vazhdojnë”, shtoi ajo. Rusia, e cila kryen operacione ushtarake në

Siri, në mbështetje të Assadit, qysh në vitin 2015, i mohoi akuzat, duke i cilësuar si “shpifje”. “Shihet qartë se qëllimi është të akuzohet Qeveria siriane për përdorimin e armëve kimike, por asnjë autor nuk është identifikuar”, tha ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia. Në një tjetër zhvillim, Departamenti amerikan i Shtetit tha përmes një

deklarate se SHBA “është shumë e shqetësuar” nga dyshimet e vazhdueshme për përdorimin e gazit të klorit nga forcat siriane, me qëllim “terrorizmin e civilëve të pafajshëm”. Deklarata vuri në dukje se ka prova për gjashtë sulme të raportuara me armë kimike në 30 ditët e kaluara. “Duke mbrojtur regjimin sirian nga llogaridhënia, Rusia nuk

i përmbush angazhimet e saj. Përdorimi i armëve kimike nga të gjitha palët në Siri duhet të ndalet. Njerëzit e Sirisë po vuajnë; pjesa tjetër e botës po vëzhgon”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit. Siria e ka mohuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike. Një ekip hetues i OKB-së ka gjetur po ashtu se grupi ekstremist Shteti Islamik ka qenë përgjegjës për përdorimin e gazit mustardë në vitin 2015. Rusia i ka dhënë Asadit mbështetje të madhe diplomatike gjatë gjithë luftës, duke përdorur forcën e vetos si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, në mbrojtje të tij dhe të qeverisë së tij. Lufta në Siri ka nisur në vitin 2011 dhe ka lënë të vrarë mbi 400,000 njerëz dhe ka zhvendosur miliona. Moska e ka mbështetur Asadin edhe në fushën e betejës. Ajo ka nisur një fushatë të sulmeve ajrore kundër kundërshtarëve të Qeverisë siriane në vitin 2015 dhe ka rritur përfshirjen e saj ushtarake në terren. RFE

MINISTRI SERB I MBROJTJES

M

inistri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, tha të martën se Serbia duhet të kërkojë ndarjen e Kosovës, ndërsa hodhi idenë që Beogradi të bisedojë me Tiranën dhe jo me Prishtinën. Ai i bëri këto komente në një tryezë diskutimesh në kuadër të dialogut të brendshëm serb për çështjen e Kosovës të cilin e ka hapur presidenti serb Aleksandër Vuçiç. “Ndarja afatgjate dhe e fortë ndërmjet shqiptarëve he Serbëve duhet të ndodhë në Kosovë”, tha ai. Ministri serb, nuk sqaroi se si do të mund të dukej ndarja e Kosovës, por idetë e tilla zakonisht kanë përfshirë veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku vazhdon kundërshtimi i shtrirjes së sovranitetit të Prishtinës. Ideja e tillë ishte hedhur edhe më herët nga ministri i

Vulin: Beogradi duhet të kërkojë ndarjen e Kosovës

Jashtëm serb, Ivica Daçiç, por i cili kishte theksuar se kjo nuk është politikë e qeverisë së tij. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka theksuar disa herë se duhet të gjindet një zgjidh-

je për Kosovën, e cila nuk do të ishte e kënaqshme për asnjërën palë, por pa saktësuar se për çfarë zgjidhje behët fjalë. Ai hapi verën e kaluar një proces të dialogut të brendshëm për

këtë çështje në Serbi e cila aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por kusht themelor është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia ishin marrë vesh për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që parasheh më shumë autonomi për veriun. Marrëveshja kishte nxitur shumë kundërshtime në Kosovë. Beogradi vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që është shpallur dhjetë vjet më parë, më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

GJERMANI

Merkel e gatshme për “kompromise të dhimbshme” për një qeveri

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është e gatshme për të bërë “kompromise të dhimbshme”, në mënyrë që të arrihet marrëveshja me Social Demokratët, lideri i të cilëve ka thënë se sot ka qenë “Dita e Vendimit” për negociatat, pas disa muajve të paqartësisë politike, transmeton Reuters. Të dyja blloqet janë pajtuar të hënën se u duhet më shumë kohë për të arritur marrëveshje në krijimin e “koalicionit të madh” dhe vendosën të vazhdonin bisedimet në selinë e kancelares Merkel të martën. “Secili nga ne duhet të bëjë kompromise të dhimbshme dhe unë jam e gatshme”, u ka thënë Merkel gazetarëve. “Kur shohim lëvizjet në tregjet botërore në orët e fundit, ne jetojmë në kohëra turbulente dhe ajo çka pritet nga ne si parti popullore është që të formojmë qeverinë që është e mirë për njerëzit dhe që sjell stabilitet”, ka thënë ajo. Dështimi i kancelares Merkel për ta krijuar qeverinë pas më shumë se katër muajsh pas mbajtjes së zgjedhjeve kombëtare, ka rritur shqetësimet në mesin e investitorëve dhe shteteve partnere, në kohën kur Evropa është duke u përballur me një mori sfidash, duke përfshirë largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

VIZITA

Deputetët gjermanë: Sanksionet ndaj Rusisë, të gabuara Të shtunën tetë deputetë që përfaqësojnë parlamentet e landeve federale të Nordhein-Westfalen, Berlinit dhe Brandenburgut dhe që janë anëtarë të partisë “Alternativa për Gjermaninë”, vizituan Krimenë. “Dëshirojmë të njihemi në terren me situatën në Krime. Na interesojnë sidomos pasojat e sanksioneve të vendosura kundër Rusisë, ngaqë Krimeja ka qenë shkaku i tyre”, u shpreh deputeti Roger Beckamp. “Mendojmë se miratimi i sanksioneve ka qenë një gabim, se ato kanë shkaktuar një impakt negativ si për Rusinë, ashtu edhe për Gjermaninë”. “E shohim si shumë të rëndësishme një bashkëjetesë frytdhënëse me Rusinë”, theksoi deputeti Hugh Bronson. “Me këtë vizitë duam të dërgojmë një sinjal pozitiv”. “Kompanitë gjermane i kanë si orientim parësor interesat e tyre ekonomike dhe ato vetë duhet të vendosin a do të punojnë në Krime apo jo. Sanksionet nuk kanë sjellë kurrë asnjë rezultat dhe qëndrimi ynë ndaj tyre është tepër kritik. Nga sanksionet vuajnë qytetarët e thjeshtë, jo politikanët”. Siç u shprehën deputetët, janë në dijeni se pas vizitës në Krime atyre do t’u ndalohet hyrja në Ukrainë, por nuk i tremben aspak kësaj gjëje. Sipas politikanëve gjermanë, shpresojnë ta vizitojnë sërish gadishullin, shkruan “Rossijskaja Gazeta”. Deputetët e kanë vizituar tashmë qytetin e Jaltës dhe planifikojnë të shohin Kampin Ndërkombëtar për Fëmijë “Artek”, si edhe Sevastopolin. Gjatë takimit me udhëheqjen e Krimesë do të diskutohen mundësitë për heqjen e sanksioneve dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Gjithashtu, pjesëtarët e delegacionit gjerman do të vendosin kurora me lule në një varrezë memoriale dhe do të zhvillojnë homazhe në vendprehjen e ushtarëve të rënë. Delegacioni do të qëndrojë në Krime deri në datë 9 shkurt.


SPORT Rozalb Lika

A

sambleja Zgjedhore e FSHF-së do të zgjedhë sot se cili do të drejtojë institucionin qeverisës të futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme. Armand Duka, kërkon një mandat të pestë, ndërsa rivali kryesor Bashkim Fino, që vjen nga politika, premton ndryshimin pas akuzave të forta ndaj drejtimit aktual. Në garë është edhe Shpëtim Hala, ish-gjyqtar, edhe pse me një kandidaturë që nuk ka patur një ekspozim të madh në media. Por cilat janë platformat e dy kandidatëve kryesorë? 5 pikat kryesore të tyre mund t’i zbuloni si më poshtë. Platforma e Armand Dukës Masivizimi i futbollit: “Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjithnjë e më të mirë”. Projektet të infrastrukturë: “Ne kemi menduar që për katër vitet e ardhshme të bëjmë investime duke pasur bashkëpunim me qeverinë, pushtetin lokal dhe investitorë të tjerë. Kemi menduar të rikonstruktojmë dy stadiume të tjerë, jo të ndërtojmë 5 stadiume të rinj. Mendojmë të pajisim stadiumet e Superligës me ndriçim artificial. Ndërtim të 70 mini-fushave të futbollit, ku mund të luajnë fëmijët. Kemi menduar ndërtim të ambienteve sportive për kategoritë e tjera, si për shembull për të verbërit”. Edukim dhe liçensim: “Më përpara nuk dihej se ku bëhej shkolla për t’u bërë trajner, ndërsa ne arritëm deri në nivelin B të trajnimit, që është licenca maksimale në këtë drejtim. Për të gjitha këto kemi bërë maksimumin dhe kemi arritur diçka, megjithëse sigurisht kërkohet më shumë. Gjithashtu do të stimulojmë

RREGULLORJA

N

esër do të zgjidhet presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai do të drejtojë politikat dhe strategjinë e futbollit në vend për 4 vitet e ardhshëm. Por si zgjidhet kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit? Ai del nga votimi në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore e cila ka në përbërje të saj 66 anëtarë me të drejtë vote. Pjesa më e madhe e asamblesë janë klube futbolli të kategorive nga Superiorja deri në ato më të ulëtat. Pjesë e Asamblesë me të drejtë votë janë edhe përfaqësues nga shoqatat sportive si ajo e

22 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Pas një fushate të ndezur me projektet dhe platformat e tyre, Asambleja do të zgjedh presidentin e ri në hotel “Adriatik” në Durrës

Duka apo Fino? 5 pikat e forta të dy kandidatëve për kreun e ri të FSHF

talentet e reja të futbollit, duke financuar ushtrimin e futbollit edhe për lojtarët e rinj që nuk kanë mundësinë ekonomike të vazhdojnë ëndrrën e tyre”. Kombëtarja, kualifikimi në “Euro 2020”: Pas kualifikimit për në “Euro 2016” Duka e ka shprehur hapur se synimi i tij është që kombëtarja të kualifikohet sërish për në fazën finale të Europianit. Klubet, mbështetje financiare dhe forcimi i garës: “Çdo ekip në Shqipëri ka marrë atë që meriton pavarësisht gabimeve që mund të jenë bërë në ndeshje të veçanta. Ajo që e dëmtojnë Kategorinë Superiore janë vetë aktorët. Kjo është një lojë e gabimeve, por e rëndësishme është që ta marri ai ekip që e meriton. E vetmja gjë që mungon është një sponsor për emrin dhe kjo vjen për shkak të shifrave të ulëta të ardhura nga sponsorë të ndryshëm”.

Platforma e Bashkim Finos Transparenca totale e fondeve: “Transparencë maksimale për të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e FSHF. Shpërndarja e fondeve do të përmbysë menjëherë raportin e turpshëm ku presidenti dhe administrata e FSHF-së marrin për shpenzimet e tyre të luksit shumicën dërrmuese të fondeve dhe klubet lihen në mjerim ekonomik”. Trefishim i të ardhurave për çdo klub: “Nëse klubet më votëbesojnë, do të ketë auditim të plotë, do të ketë fonde trefishin më shumë. Sot është luks i paparë për administratën e tij, sidomos ekipe të Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Nga këto të ardhura do të ketë tre herë më shumë para për klubet”. Fushë stërvitore në çdo bashki, 5 stadiume: “Nëse marr votëbesimin, në 8 vjet do të bëj 5 stadiume të standardit të ‘Elbasan Arenas’, sigurisht në bash-

këpunim me qeveritë e vendit”. Kufizimi i mandatit të presidentit: “Në qoftë se unë do të mandatohem, nëse platforma ime do të fitojë, të jeni të bindur që puna ime si avokat i futbollit të nesërmen e 8 shkurtit do të jetë me kohë të plotë 24 orë vetëm për futbollin shqiptar dhe për asnjë detyrim tjetër politik. Këtu nuk ka të bëjë frika nëse lë apo marr një mandat, unë jam në respekt të ligjit, të cilin nuk e kam shkelur”. Besueshmëri e garës, rritja e numrit të tifozëve: “Nuk do ketë asnjë ekip të privilegjuar në presidencën time. Futbolli shqiptar ka nevojë për një ndryshim. Nevojitet ndryshim drastik në mënyrën e drejtimit menaxherial të FSHF. Ka ardhur koha për një ndryshim për të rikthyer besimin tek kampionati shqiptar. Njerëzit e cilësojnë futbollin tonë si të paracaktuar”.

Si zgjidhet presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Futbollit? arbitrave, shoqata e mjekëve sportive, shoqata e trajnerëve si dhe shoqatat rajonale. Kandidati propozohet nga një anëtar i federatës sipas Nenit 31, pika 3 të statutit të FSHF-së. Për tu zgjedhur president duhen 2/3 e votave të vlefshme. Në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk arrin këtë shumicë, bëhet një raund i dytë zgjedhjesh midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e

parë. Në raundin e dytë, kandidati që merr më shumë vota (50% +1) zgjidhet president. Në Asamblenë zgjedhore përcaktohet edhe përbërja e Komitetit Ekzekutiv, që është organi më i lartë kolegjial, që drejton dhe merr vendime gjatë periudhave mes dy Asambleve. Ai është i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme dhe përbëhet nga 11 anëtarë: Presidenti, dy Zv/ Presidentë dhe 8 anëtarë.

RENDI I DITËS NË ASAMBLE

1. Përshëndetja e presidenti 2. Verifikimi i përbërjes së mbledhjes 3. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Verifikimit të numërimit të votave 4. Emërimi i delegatëve për të verifikuar procesverbalin e asamblesë 5. Aprovimi i procesverbalit të Asamblesë së Përgjithshme 6. Raporti i presidentit mbi aktivitetin e Komitetit Ekzekutiv 7. Aprovimi i pasqyrës së llogarive për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2017 8. Pranimi i raportit të auditorit të pavarur “Deloitte Albania” 9. Propozimi për shoqërinë audituese për vitin financiar 2018 10. Aprovimi i buxhetit për vitin financiar 2018 11. Raporti mbi Ligën Profesioniste të Futbollit 12. Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së 13. Zgjedhja e nëntë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv

REAGIMI

Kandidati për kreun e FSHF: Po më injorojnë sepse vi nga bota e sportit!

Kandidati i tretë për president të FSHF, Shpëtim Hala, ka reaguar një ditë para zgjedhjeve. Në një postim në “Facebook” ai shpreh pakënaqësinë e tij për mediat, që sipas tij kanë treguar preferenca për vetëm dy kandidatët Duka-Fino.“Kam heshtur sepse nuk doja të përfshihesha në debate që nuk i përkasin sportit. Më vjen keq që kjo garë ka preferenca mediatike për dy kandidatë Duka-Fino, kur realisht jemi tre. Kam heshtur sepse jam njeri i sportit, njeri i thjeshtë dhe plot energji. Kam treguar sportivitet në një garë përballë të fortëve. Jam anashkaluar nga të gjithë mediat sepse unë vij nga bota e sportit”, ka shkruar Hala.


SPORT BLUTË E LONDRËS

23 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

Çelsi votëbeson përkohësisht Konten, Kahill i del në mbrojtje italianit Antonio Konte mbetet në krye të skuadrës së Çelsit. Skuadra londineze ka konfirmuar strategun italian duke i dhënë besim, pavarësisht humbjes së rëndë ndaj Uatfordit, e cila ishte e dyta radhazi. Presidenti Abramoviç nuk ka larguar Konten, pasi Çelsin e presin ndeshje shumë delikate: dy transferta në Mançester, dhe sfida e 1/8-ve ndaj Barcelonës. Manjati rus nuk mund të marrë vendim për të ndërprerë marrëdhëniet me Konten pa gjetur pa-

suesin ideal të tij. Kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e Çelsit është Luis Enrike, me të cilin duket se kanë filluar edhe kontaktet e para. Në fakt, italiani ka gjetur edhe mbështetjen e futbollistëve, të cilët publikisht kanë marrë përgjegjësitë për situatën e pakëndshme të krijuar në javët e fundit. Mbrojtësi Geri Kahill ka komentuar momentin delikat: “Jemi ne futbollistët që duhet të marrim përgjegjësitë. Trajneri ka bërë një punë fantastike”.

SULMUESI

Llullaku rikthehet në Kazakistan, merr numrin 10 në ekipin e ri

Ata mund të shiten në fund të sezonit me çmime të ulëta, ose mund të sigurojnë një kontratë të re në karrierën e tyre

K

a kaluar vetëm një javë nga mbyllja e merkato së dimrit, por një nga pjesët më të rëndësishme të futbollit, nuk do të ndalet në verë. Në këtë moment futbollistëve që u skadon kontrata në verën e vitit 2018, mund të fillojnë negociatat me klube të tjera dhe madje dhe mund të firmosin kontrata të reja. Gjithsesi zgjedhje e mirë është dhe transferimi i futbollistëve që mbeten pa kontratë në vitin 2019. Në fund të këtij sezoni, ata mund të blihen për çmime të ulëta, ndërkohë që një zgjidhje e mirë do të ishte edhe firmosja e kontratave të majme, për t’i bërë më të lehta lëvizjet. Në Seria emrat më të bujshëm janë Kedira (Juventus), Florenzi (Roma), De Rosi (Roma), Alan (Napoli) dhe Perin (Xhenoa). Shanse për t’u shfrytëzuar veçanërisht në mesfushë, teksa mes tyre është dhe Montolivo. Në Premier League spikasin dy nga portierët më të mirë në botë:Kurtua (Çelsi) dhe De Gea (Mançester Junajtid). Gjithsesi në listën e emrave që mbeten pa kontratë në 2019 janë dhe emra të tjerë të njohur si: Marsial (Mançester Junajtid), Ramsei (Arsenal), Fabregas (Çelsi), Dalei Blind (Manchester United), Darmian (Mançester Junajtid), David Luiz (Çelsi), Pedro (Çelsi), Mousa Dembele (Totenhem). Të gjithë janë duke menduar për të rinovuar me skuadrat e tyre, edhe pse në disa raste kërkesat e tyre janë të

Nga Kedira te Vidal, ja yjet që mbeten pa kontratë në vitin 2019

Azdren Llullaku ka mbetur pa skuadër për më shumë se një muaji. Sulmuesi i Kombëtares sonë ka hasur shumë vështirësi në Kazakistan me ekipin e Astanës dhe Aktobes, por shumë shpejt ai do të firmosë me ekipin e Ordabasi. Ai zhvilloi disa ditë stërvitje me klubin rumun të Gaz Metan, për të gjetur formën më të mirë fizike dhe prej dy ditësh, i është bashkuar në stërvitje Ordabasit. Sulmuesi ka arritur një marrëveshje në parim dhe pritet të firmosë kontratën. Llullaku është stërvitur rregullisht me klubin kazak edhe gjithashtu ka zgjedhur fanellën me numrin 10. Sipas “Sports. kz” tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i shqiptarit, i cili pjesën e dytë të sezonit do ta kalojë sërish në Kazakistan.

MADRILENËT

Të gjithë të çmendur pas Sarrit, përfundon edhe në listën e Realit

vështira për t’u realizuar. Në Bundesligë spikat me siguri Arturo Vidal i Bajernit, për të cilin kanë shfaqur interes disa nga skuadrat më të mëdha në Europë. Vëmendja nuk duhet

humbur as për yje të tjerë si Marko Reus (Borussia Dortmund) dhe Bernat (Bajern Mynih). Në Spanjë Atletiko Madrid duhet t’i bëjë mirë llogaritë për Godin, Anxhel

Korrea dhe Filipe Luis. Jo e thjeshtë situata edhe te PSG, që rrezikon të humbasë me parametra zero disa nga yjet e saj si: Rabiot, Di Maria, Areola, Pastore dhe Dani Alves.

TRAJNERI

Spaleti rindez debatin me Totin: Nuk vraponte më te Roma! I nteri po kalon një moment të vështirë këtë sezon, pasi fitorja mungon që nga 3 dhjetori. Gazeta italiane “Corriere dello Sera” ka zbardhur një bashkëbisedim të trajnerit të Interit me 6 tifozë të Romës, jashtë ambienteve të një restoranti, pas ndeshjes Inter-Roma të luajtur më 21 janar. Sigurisht pjesë e kësaj bisede ishte edhe Françesko Toti. “Nuk vraponte më dhe futbollistët e tjerë dëshpëroheshin nëse e fusja në lojë. Palota ndërkohë më kishte bërë të kuptoja se do të shiste më të mirët. Gjithsesi unë e çova Romën në vendin e dytë, përpara Napolit”, ka thënë Spaleti. legjenda e Romës, Toti, në një intervistë për kanalin

rus “Solyanik Tv”, e dhënë para se të publikohej ky qëndrim i fundit i Spaletit, është shfaqur ironik me një fjali tepër të shkurtër për teknikun aktual të Interit, kur iu kërkua të përcaktonte me vetëm një fjalë ish-shokët dhe trajnerët e tij: “Nuk e njoh”. Spaleti ka folur edhe për Interin, që pas një starti të shkëlqyer ka rënë në depresion të thellë. “Këtu nuk duan të shpenzojnë shumë dhe ambienti është pothuaj një hap nga çmenduria, pak a shumë si Roma: në limitet e ekuilibrit. Ndonjëherë është ambient depresiv. Nuk keni kuptuar asgjë dhe nuk e kanë kuptuar as këtu në Milano: me këtë Juve që ka dy skuadra, nuk mund fitosh asgjë”, tha trajneri i njohur.

Ai është kthyer në një model të lojës së bukur në futbollin italian. Mauricio Sarri është arkitekti i faktit se Napoli është kryesues i kampionatit dhe po bën një luftë të ashpër me Juventusin për të marrë titullin. Emri i tij ka përfunduar në listën e disa prej skuadrave më të mëdha evropiane, teksa tabloidi “The Sun” shkruan se në mesin e ekipeve të interesuara është edhe Reali i Madridit në rast se do të largohet në fund të sezonit. “Galaktikët” vlerësojnë mënyrat e tij të punës dhe veçanërisht faktin se ndërton ekipe q luajnë shumë mirë futboll. Çelsi dhe PSG prej kohësh janë të interesuara për strategun e njohur, madje nuk kanë munguar edhe kontaktet zyrtare. Fillimisht klubet e mëdha duhet të paguajnë 10 milionë euro për të prishur kontratën me Napolin, ndërkohë që nëse rinovon kontratën, kjo lëvizje do të bëhet edhe më e vështirë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E mërkurë, 7 SHKURT 2018

STRATEGJIA E RE E KOMISIONIT EUROPIAN

Presidenti Meta: Dokumenti i BE të lexohet me vëmendje nga faktorët politikë

P

residenti i Repub likës, Ilir Meta priti në një takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahuti. Ambasadorja Vlahutin i dorëzoi Presidentit Meta Strategjinë e re të Komi-

sionit Europian, "Një perspektivë e besueshme zgjerimi dhe një angazhim i thelluar i BE-së në Ballkanin Perëndimor", -si dhe Planin e Veprimit në mbështetje të transformimit të Ballkanit Perëndimor. Presi-

denti Meta vlerësoi synimin për të pasur një angazhim gjithnjë e më madh si nga vendet e rajonit ashtu edhe nga Bashkimi Evropian në proceset transformuese drejt anëtarësimit të plotë të të gjitha vendeve

Ambasadorja e Kanadasë, Alexandra Bugailiskis, i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Presidenti Meta nënvizoi se Strategjia e re e Komisionit Evropian është një dokument që duhet të lexohen me vëmendje nga faktorët

politikë shqiptarë për t'u pasqyruar në përpjekjet dhe angazhimet e tyre drejt synimit të përbashkët të integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimit Europian.

TAKIMI

“Bashkëpunim ekonomik me Kanadanë”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi dje Letrat

Kredenciale të Ambasadores së re të Kanadasë,

Alesandra Bugailiskis. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të konsoliduara midis dy vendeve. Duke u ndalur në partneritetin e ngushtë në NATO, Presidenti Meta vlerësoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadrin e trupës paqeruajtëse shumëkombëshe nën drejtimin e Kanadasë në Letoni. Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu praninë në Kanada të komunitetit mjaft cilësor shqiptar, si dhe shprehu besimin se prania e këtij komuniteti do të ndikojë për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve edhe në aspektin ekonomik e kulturor. Presidenti Meta theksoi se duhet bërë më shumë për të inkurajuar bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe nxitjen e investimeve të drejtpërdrejta kanadeze në Shqipëri.

Ambasadori i Perusë, i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Perusë, Luis Fernando Augusto Sandoval Davila. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe theksoi nevojën e një fokusi më të madh në bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, por edhe në fushën e bashkëpunimit kulturor. Ka ardhur koha që të finalizohen marrëveshje dypalëshe dhe të konkretizohet bashkëpunimi në këto fusha - nënvizoi Presidenti Meta. Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu se, midis dy vendeve duhet nxitur më tej tradita e mirë e mbështetjes reciproke dhe e bashkëpunimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në organizatat e tjera ndërkombëtare.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.