REPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENTI Nr. 315 Prot.
Lënda:
Drejtuar:
Për dijeni:
Tiranë, më 21.01.2020
Kërkohet dhënia e një opinioni mbi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcillet informacion i zgjeruar mbi veprimtarinë e Presidentit të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Zoti Gianni BUQUICCHIO PRESIDENT I KOMISIONIT TË VENECIAS STRASBOURG, FRANCË EKSPERTËVE REPORTERË TË KOMISIONIT TË VENECIAS
I nderuar Zoti Buquicchio,
Para së gjithash, përfitoj nga rasti që t’ju falenderoj për angazhimin tuaj personal, dhe në tërësi të Komisionit të Venecias, në ndihmë të forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, për tashmë tre dekada. Ndaj plotësisht të njëjtin mendim me konstatimin tuaj të urtë gjatë seancës plenare të 11 tetorit 2019, se ndihma e çmuar dhe e pakursyer e Komisionit të Venecias nuk mund të kurojë apo zëvendësojë mungesën e kulturës dhe vullnetit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shqiptare. Që nga Opinioni i fundit që Komisioni i Venecias hartoi në përgjigje të Kuvendit të Shqipërisë, fatkeqësisht ende nuk ka asnjë reflektim ndaj këshillave dhe rekomandimeve tuaja. E në mungesë, prej më shumë se dy vjetësh të Gjykatës Kushtetuese, në mungesë të Gjykatës së Lartë, në kushtet e një krize sui generis të përfaqësimit ku Qeveria, Kuvendi, të gjitha Bashkitë dhe Këshillat Bashkiakë janë në duart e një force të vetme politike, ashtu si dhe pjesa dërrmuese e
1