Strategjia e re e BE per Ballkanin Perendimor

Page 1

KOMISIONI EVROPIAN

NJOFTIM PËR SHTYP Strasburg, 6shkurt2018

Strategjia e Ballkanit Perëndimor: BE-ja përcakton nisma të reja kryesore për rajonin e drejtuar kah reformat Komisioni miratoi sot një strategji për 'Njëperspektivë të besueshme zgjerimi dhe rritjen e angazhimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor'. Siç njoftoi Presidenti Juncker në fjalimin e tij mbi gjendjen e BE-së në vitin 2017,Komisionimiratoi sot një strategji për “Një perspektivë të besueshme zgjerimi dhe rritjen e angazhimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor”, duke konfirmuar të ardhmen evropiane të rajonit si njëinvestim gjeostrategjik në një Evropë të qëndrueshme, të fortë dhe të bashkuar, bazuar në vlera të përbashkëta. Strategjia përcakton përparësitë dhe fushate bashkëpunimittë përbashkët të përforcuar,duke trajtuar sfidat specifike me të cilat ndeshet Ballkani Perëndimor, në veçanti nevojën për reforma themelore dhemarrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Njëperspektivë e besueshme zgjerimi kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe reforma të pakthyeshme.Progresi në udhën evropianeështë njëprocesobjektiv dhe ibazuar nëmerita që varet nga rezultatet konkrete të arritura nga çdo vend individual. Sot Komisioni Evropian shpalligjashtë nisma kryesore - masa specifike që BE-ja do t'i ndërmarrë gjatë viteve të ardhshme për të mbështetur përpjekjet për transformim të Ballkanit Perëndimor në fusha me interes të ndërsjellë. Ato shkojnë nga nisma për forcimin e shtetit ligjor, përforcimi i bashkëpunimit për sigurinë dhe migrimin, deri te ekipet e përbashkëta hetimore dhe rojat evropiane kufitare dhe bregdetare, duke e zgjeruar Bashkimin e Energjisë së BE-së në Ballkanin Perëndimor apo duke ulur tarifatroaming dhe duke futur internetit me shpejtësi të lartë në rajon. Strategjia nënvizon gjithashtu nevojën që BE-ja të jetë e përgatitur për të mirëpritur anëtarët e rinj pasi të kenë përmbushur kriteret. Presidenti iKomisionit Evropian Jean-Claude Junckerdeklaroi: "Investimi në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor nënkupton investim në sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit tonë.Ndonëse nuk do të ketë zgjerime të mëtejshme në këtë mandat, sot Komisioni Evropian po planifikon udhën e ardhshme evropiane për Ballkanin Perëndimor. Me vullnet të fortë politik, me reforma të vërteta dhe të qëndrueshme, si dhe me zgjidhje përfundimtare të mosmarrëveshjeve me fqinjët, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ecin përpara në udhët e tyre përkatëse evropiane. Arritja e kësaj varet nga meritat e tyre objektive. Komisioni Evropian do të jetë rigoroz, por do të jetë edhe i paanshëm. Unë do të udhëtoj në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në fund të

Kontakte : Maja Kocijančič(Tel.: +32 229-86570) Alceo Smerilli (Tel.: +32 229-64887) Për publikun: Europe Directme telefon00 800 6 7 8 9 10 11 osemee­mail

IP/16/


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.