07 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Thellohet kriza, Krimea shpall bashkimin me Rusinë Nga Mikhail Bushuev

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 7 mars 2014. Numër 1151. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Meta: Reformat do të bëhen me apo pa opozitën, por pa nxitim

Kompromisi i papritur

Amnisti për të gjithë, falet 1 vit burg për burrat dhe 1.5 për gratë

Deputetët e të dy krahëve kanë dyfishuar numrin e të dënuarve që përfitojnë nga amnistia që po diskutohet në Kuvend. Lirohen të burgosurit që u kanë mbetur edhe 3 vjet dhe të gjithë të dënuarit, qoftë edhe për veprat më të rënda penale, me kusht të kenë kryer 9/10 e dënimit. Amnistohen politikanët që kanë procese gjyqësore dhe vendime të shkallës së parë për shpifje Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dje konsensusin e dytë për këtë sesion parlamentar. Dhe protagonistë janë bërë sërish dy krerët e komisionit të Ligjeve, kryetari Fatmir Xhafaj dhe nënkryetari demokrat, Oerd Bylyk-

bashi. Bëhet fjalë për konsensusin e arritur për të miratuar me votat e të dy krahëve projektligjin “Për dhënie amnistie”, që në fakt u paraqit nga qeveria, por që u ndryshua thuajse në pjesën dërmuese të tij nga... Faqe 3

INUK bllokon Bulevardin e Ri, Bashkia: Hakmarrje e Edi Ramës Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta komenton përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, analizon punën e qeverisë dhe reformat që kërkojnë kompromis. “Këto reforma, atëherë unë mund t’ju them që pa dyshim këto reforma do të bëhen, por pa nxitim, përkundrazi, duke i dhënë legjitimitetin e duhur përmes hapjes”. Presidenti Nishani? Kërkohet vullnet më i madh Faqe 5

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Koteci politik shqiptar në Maqedoni

koment Emin AZEMI

Memorandumet e Mirëkuptimit

koment Përparim Kalo

13 Kulturë

Kohët e fundit është përhapur, madje sikur është kthyer në “modë”, nënshkrimi i memorandumeve...

Fyle në Tiranë: Kompromis dhe gjithëpërfshirje për sfidat e integrimit Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle tha se konfrontimi nuk ndihmon për integrimin e Shqipërisë. Qarqet nacionaliste? Nuk e di për çfarë e keni fjalën? Është në dorën e Shqipërisë të shtojë përpjekjet për luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Lojërat oborrtare të partive politike shqiptare në Maqedoni kanë trimëruar...

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik bllokon Bulevardin e Ri të Tiranës, duke rikthyer konfliktet e shkuara mes qeverisë dhe bashkisë së kryeqytetit. Përmes një njoftimi për mediat, INUK bëri me dije se pezullimi i punimeve bëhet për shkak të ankesave të banorëve, të cilët pretendojnë se nuk po kompensohen në mënyrë të drejtë. Por Bashkia e Tiranës e ka... Faqe 7

Prefektura e Tiranës dhe INUK pezullojnë punimet në Bulevardin e Ri, me pretendimin se do të shqyrtojnë ankesat e qytetarëve për shpronësimet. Bozdo: Ky është akti i fundit i luftës politike që Rama i ka shpallur Bashkisë së Tiranës

Tre muaj para vendimit për statusin, kryekomisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës të tregojnë frymë kompromisi dhe gjithëpërfshirje për sfidat e integrimit. I pranishëm në takimin e dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Fyle tha se është në dorën e Shqipërisë shtimi i përpjekjeve për reformat... Faqe 4

hetimi

Thëllë e më thëllë

Një faqe e panjohur e doktor Petrelës Me rastin e zgjedhjes së prof. dr. Petrelës Active Member (Anëtar Aktiv) midis 100 autoriteteve të neurokirurgjisë botërore në World Academy of Neurological Surgery, po paraqesim një fragment dhe një pjesë të një letre, shkëputur nga libri në dorëshkrim me titull "Publicistikë"

Ryshfeti 2 mijë euro, SHKB arreston policin në Tiranë

FAQe 7

koment / 11

Faqe 16

Henry Kissinger

Katër pika për t’i dhënë fund krizës në Ukrainë Diskutimi publik mbi Ukrainën merret vetëm me konfrontimin. Por, a e dimë se ku po shkojmë? Gjatë jetës sime kam parë katër luftëra që filluan me entuziazëm të madh dhe mbështetje publike dhe asnjërës prej tyre ne nuk dinim si t’i jepnim fund; nga 3 syresh u tërhoqëm unilateralisht. Sprova e një politike është se si mbyllet diçka dhe jo se si fillon. Shpeshherë çështja ukrainase paraqitet si një përballje: nëse Ukraina i bashkohet Perëndimit apo Lindjes. Por, nëse Ukraina do të mbijetojë e të bëjë përpara, nuk duhet të jetë outposti i asnjërës palë kundër tjetrës- duhet të funksionojë si një urë ndërmjet të dyjave. Rusia duhet të pranojë se përpjekja për të detyruar Ukrainën të marrë statusin e një sateliti dhe rrjedhimisht...


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.