Gazeta Mapo

Page 1

faqe 21

Italia në zi, lojtari vdes nga infarkti në fushën e lojës Piermario Morosini ka vdekur pas një ataku kardiak në minutën e 31 të ndeshjes

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E diel, 15 prill 2012. Numër 562. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Drita Pelinku: Roli i fundit në teatër, drama e jetës sime

Beteja zhvendoset në KLD, Topi: Çefa, jo nënkryetar, PD: Ja pse na takon ne Presidenti Bamir Topi pohoi dje se zgjedhja e nënkryetarit të KLD-së është e drejtë e tij, duke nënkuptuar se nuk ka në plan të kandidojë Elvis Çefën për këtë pozicion. PD bëhet gati për betejën e vet, duke argumentuar se në të shkuarën nënkryetar është votuar i zgjedhuri nga Kuvendi Debati për mënyrën sesi u votua Elvis Çefa për në Këshillin e Lartë të Drejtësisë nuk do të mbyllet vetëm me ndonjë iniciativë të mundshme të socialistëve për ta çuar këtë votim në Gjykatën Kushtetuese.

Aktorja e madhe pohon se mbyll karrierën në teatër me "Dashuri e përjetshme". "Në film nuk e di se kam dy-tre skenarë në duar që po i lexoj dhe mund të kthehem në shesh-xhirim

Faqe 16-17

Gjinushi: PS si gratë e dhunuara, po përsërit gabimet e 2009-s me aleatët Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, komenton sjelljen e opozitës parlamentare dhe problemet e PS-së me aleatët. “PS-ja ka shumë mendje dhe rryma, dhe ka një megalomani të trashëguar Faqe 4

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

koment Agron Domi

Pas përkthimit gratis me google ky nocion teorik rezulton në: Një lojë apo strategji, e cila është projektuar (llogaritur) për të...

Midis dëshirës për të kontrolluar gjithçka dhe “free-riding” koment Dritan Osmani

9 ekonomi

Në paragrafët e mëposhtëm do të përpiqem të...

Bankat ndryshojnë ofertat, si mund të përfitohet kredia për shtëpi Kriza ka ndryshuar strukturën e kredisë për shtëpi. Rriten paketat e huadhënies në lekë dhe koha e shlyerjes mbi 20 vjet. Kush janë ata që mund të përfitojnë kredi më lehtë. Ja ofertat e reja të bankave

Faqe 3

Një polic i komisariatit të Durrësit është arrestuar së bashku me një qytetar, pasi kanë falsifikuar një aksident mes dy makinave që s’kanë hyrë asnjëherë në Shqipëri, duke përfituar 32 milionë lekë nga sigurimet.

Nën hetim edhe 10 persona, pjesa më e madhe policë Inskenuan një aksident të paqenë, në mënyrë që të përfitonin 32 milionë lekë nga kompania e sigurimeve, arrestohet një punonjës i policisë rrugore, bashkëpunëtori i tij dhe një i tretë shpallet në kërkim... Faqe 5

Rama: Vishën e zgjodhëm për të synuar vota përtej së majtës Përmes një editoriali të gjatë të publikuar në faqen e tij zyrtare, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka argumentuar arsyet se pse PS-ja mbështeti kandidaturën e Ardian Vishës për në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai i është përgjigjur edhe kritikave të adresuara nga disa analistë, për vendimin e socialistëve, për të mbështetur Ardian Vishën.. Faqe 2

tre në pranga

Ish-ushtarakët

Grabitën argjendarinë, banda e të rinjve kapet me florinj në duar

Ja ç’parashikojnë vendimet e Kushtetueses për pensionet

FAQE 7

Kurs i gabuar

Faqe 3

Skandal në polici, sajuan aksidentin për të përfituar 32 milionë nga sigurimet

Kryetari i PS-së thotë se në votimin e së enjtes në Kuvend Berisha mori rolin e Ristanit, ndërsa Topalli i numëroi votat si Sudja lekët. “Mazhoranca nuk i kishte votat”

WIN-WIN

Ende pa u formalizuar si kërkesë, një tjetër betejë pritet të zhvendoset tashmë nga Kuvendi në institucionin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë...

FAQE 6

opinion / 11 Ardian Ndreca

Mr. Arvizu, help us out! Zoti Ambasador, ndoshta për ndonji çast qysh se jeni caktue me detyrë në Tiranë mund ta keni ndie veten të lodhun prej kaosit, keqkuptimeve, levantinizmit, rrenës së ngritun në rangun e metodës dhe shumë veçorive tjera, që s’na dallojnë prej fqinjëve tanë, por thjesht prej nji vendi me të vërtetë demokratik si ai i jueji. Ju dhe shteti që përfaqsoni, ma shumë se askush tjetër, ka kontribue në këto dy dekada në konsolidimin e demokracisë së brishtë shqiptare. Paraardhësit tuej dhe ju vetë herë jeni të tregue të durueshëm deri në kufijtë e skajshëm të këtij virtyti, herë keni folë haptas tue thanë të vërtetën me za të naltë. Sot jemi këtu ku jemi, askush s’mund ta përfytyronte nji gjendje ma të keqe institucionale se kjo në të cilën gjendemi. Kemi rishtas nevojë për ndihmën tuej si përfaqsues i Shteteve të Bashkueme...


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.