Gazeta Mapo

Page 1

2 02

MAPO

e hënë, 18 QERSHOR 2012 www.mapo.al

politika

Ministri i Drejtësisë komenton ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë. Rritja e numrit të gjyqtarëve dhe procedura e re e emërimit të tyre nga Presidenti

Halimi: Nishani, konsultë me PD-PS për emërimet në Gjykatën e Lartë “Ligji shkon në të njëjtën filozofi së Gjykatës Kushtetuese, i cili i kërkon Presidentit të Republikës që gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë duhet të ketë një komunikim dhe një bashkëpunim me grupet parlamentare” Gjykata e Lartë do të ndahet në 3 kolegje, ndërsa numri i anëtarëve të saj do të rritet.Këtë parashikon Ministria e Drejtësisë në ligjin organik të hallkës kryesore të gjyqësorit, që do t’i përcjellë këtë muaj Kuvendit. Ministri Eduard Halimi tha dje për “Albanian Screen” se nga kjo nismë ligjore që kërkon 84 vota varet dhe zbatimi në praktikë i ligjit të Gjykatës Administrative. Nga ky ristrukturim i Gjykatës së Lartë, do të vijë verdikti i fundit për çështjet e biznesit dhe administratës.“Ekspertët kanë menduar që numri të shtohet me 2 anëtarë, nga 17 në 19. Do të jetë e ndarë më tre Kolegje Gjykata e Lartë, një Kolegj Penal, një Kolegj Administrativ dhe një Kolegj Civil. Të tre këta kolegje do të kenë 6 gjyqtarë, 4 nga gjyqtarët aktualë dhe 2 nga gjyqtarët shtesë që do të vinë me shtimin e numrit”, deklaroi ministri Halimi.Ligji i ri detyron Presidentin të konsultohet më parë me Kuvendin, para dekretimit të çdo emri për

Dekreti i Presidentit duhet të jetë i argumentuar, i arsyetuar, cilat janë arsyet dhe motivet pse zgjodhi këtë kandidat gjykatës të lartë. Po ashtu, e detyron të bëjë publike të gjitha kandidaturat që garojnë për të plotësuar vendet vakante në këtë institucion. “Dekreti i Presidentit, i cili shkon në Parlament, duhet të jetë i argumentuar, i arsyetuar, cilat janë arsyet dhe motivet pse zgjodhi këtë kandidat. Ligji shkon në të njëjtën filozofi të Gjykatës Kushtetuese, i cili i kërkon Presidentit të Republikës që, gjatë përzg jedhjes së anëtarëve të

Gjykatës së Lartë, duhet të ketë një komunikim dhe një bashkëpunim me grupet parlamentare”, thotë ministri i Drejtësisë. Ministria ka saktësuar dhe kriteret që duhet të përmbushë një jurist për t’u përzgjedhur si gjykatës i lartë. “Ata kandidatë që do të vinë nga sistemi gjyqësor, duhet të kenë kaluar të gjitha shkallët e gjykimit, të kenë qenë 10 vjet gjykatës i Shkallës së Parë, 5 vjet në Gjykatën e Apelit dhe më pas t’u lind e drejta për të shkuar në Gjykatën e Lartë”, tha Halimi. Ligji u kufizon gamën e çështjeve që mund të shqyrtohen nga Gjykata e Lartë, e cila do të fokusohet vetëm tek ato më të rëndësishmet. Pas votimit të kësaj nisme, së bashku me Euralius, Ministria e Drejtësisë do sjellë në Kuvend ligjet organike të gjykatave të tjera, përfshirë dhe atë Kushtetuese.

Bamir Topi dhe Jozefina Topalli

S’deklaruan pasurinë, ILDKP gjobit 37 zyrtarë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka vendosur masën administrative “gjobë” për 37 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët nuk kanë respektuar afatin ligjor për deklarimin e interesave private (pasurisë). Pas rakordimeve të kryera në përfundim të procesit të deklarimit periodik/vjetor, ILDKP ka bërë të ditur dje në një njoftim për mediat se ka rezultuar se kanë dorëzuar formularin e pasurisë jashtë afatit ligjor ose nuk kanë e kanë paraqitur pranë zyrave të ILDKP-së 31 zyrtarë që mbartin detyrim për deklarim “periodik/vjetor”. Përveç tyre, 4 zyrtarë të tjerë nuk kanë kryer deklarimin “para fillimit të detyrës” dhe dy të tjerë nuk kanë plotësuar formularin “pas largimit nga funksioni”. Ndaj këtyre zyrtarëve ILDKP-ja ka zbatuar sanksionet e parashikuara në nenin 41, pika 1/c, e ligjit nr. 9367, dt. 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtr-

Lista e zyrtarëve të gjobitur: 1. Maksim Lulo M.P.Jashtme

19. Lefter Dhimo

D.R.Tatimore Korçë

20. Neritan Kalamishi Z.V.R.P.P Shkodër 2. Altin Ndoka D.R.Tatimore Tiranë 3. Flauers Shoshi

21. Lumturie Berisha Ujësjell-Kanalizime

4. Adriatik Zotkaj

Bashkia Poliçan

22. Kujtim Sulçe

Z.V.R.P.P Vlorë

5. SajmirDogjani

Z. Përmbarimore Tiranë

23. Drilon Micaj

Dega Doganore Vlorë

6. Mario Tola

24. LorencBraho D.R.Tatimore Durrës

7. Agim Pasholli M.P.Jashtme

25. Kejda Seferi

D.R.Tatimore Durrës

D.P.Policisë së Shtetit Z.Përmbarimore Tiranë

8. Sashenka Ura

26. Igli Merhori D.R.Tatimore Durrës

Z.Përmbarimore Kavajë

9. LavdërimShehu

27. Blerta Cikalleshi D.R.Tatimore Durrës

Z.Permbarimore Kavajë

10. Ali Bukli

28. Nezir Lushi D.R.Tatimore Durrës

Dogana Kukës

11. Mendu Koçi

29. Xhavit Veseli D.R.Tatimore Durrës

Dogana Kukës

12. Edmond Alimani

30. Bujar Memia Prokuroria, Pogradec D.R.Tatimore Durrës

13. Arben Tafili

31. Saimir Vrioni D.R.Tatimore Durrës

14. Genti Gjyli

32. Besnik Bishanaku Dega e Doganës Shkodër D.R.Tatimore Shkodër

15. Altin Doko

33. Rezart Tershana Ministria e Mbrojtjes Dega Doganore Korçë

16. Amanda Gaba

34. Kons. Beziani D.R.Tatimore Gjirokastër

17. Lorenc Rexho

Dega Doganore Vlorë

35. Agur Canaj

18. Shpresa Ahmetaj

D.R.Tatimore Durrës

36. Agim Allaraj Ministria e Mbrojtjes

D.R.Tatimore Durrës

Komiteti Shtetëror i Kulteve D.R.Tatimore Mallakastër

imin e funksioneve publike”, sipas të cilit: Për mosdeklarim periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 30000 (tridhjetë mijë) lekë. Nga sa vërehet nga lista e bërë publike bie në sy se pjesa më e madhe e zyrtarëve të gjobitur janë funksionarë të Tatimeve, një nga sektorët më të përfolur në opinion publik për korrupsion. Pas tyre, në listë vijnë punonjësit e sektorit të Doganave, të cilët gjithashtu nuk kanë respektuar detyrimet që bën ligji për parandalimin e konfliktit të interesit. Nuk mungon në këtë listë dhe emri i kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, i cili nuk ka realizuar deklarimin në kohë të pasurisë dhe të të ardhurave. Ndërkohë, sipas njoftimit të shpërndarë nga vetë ILDKP-ja, bëhet e ditur se është drejt fundit dhe procesi i masave administrative me gjobë dhe për disa zyrtarë të tjerë. “Gjithashtu, Inspektorati i Lartë është në përfundimin e procedurave për vendosjen e masave administrative edhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë, të cilat do të publikohen në ditët në vijim”, thuhet në këtë njoftim.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.