Gazeta Mapo

Page 1

Faqe 14

patate me stafilokok në 200 fast food-e të Tiranës Analizat e kryera nga inspektorët e Higjienës kanë treguar se patatet e ngrira në qese janë me myk dhe stafilokok

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 27 qershor 2012. Numër 610. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Deputeti i PD: Ndryshimet në qeveri, produkt i kalkulimeve elektorale, në PD duhet analizë

Topi: spiunë të Sigurimit në politikë, Rama amator në 2008 Presidenti në detyrë tha se do të kthehet si misionar në politikë. “Nishani është kushtetues, nuk ka arsye të kontestohet nga Edi Rama, aq më tepër kur këtë e krijoi vetë me ndryshimet kushtetuese. Në rrethin e politikës ka njerëz që kanë pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit” Presidenti në largim, Bamir Topi, i cili mbrëmë deklaroi se do të rikthehet në politikë si misionar, e ka cilësuar kryetarin e opozitës, Edi Rama, një amator politik në procesin e ndryshimeve kushtetuese që u bënë në prill të vitit 2008.

Sherefedin Shehu komenton lëvizjet e fundit të kabinetit qeveritar, ndikimin e tyre në zgjedhjet e 2013, si dhe analizën e Mark Markut për një rithemelim konceptual të PD. “Duhet të ketë një funksionim konstant të strukturave politike, ku njerëzit që i përkasin një familjeje politike të diskutojnë, dhe të gjithë hapat apo veprimtaria politike duhet të jenë produkt ose rezultat i këtyre diskutimeve që bëhen në forumet politike” FAQe 2

Vidhet shtëpia e Dashamir Shehit, dyshime mbi pastruesen

Faqe 3

Kryetari i LZHK-së ka denoncuar zhdukjen e 50 mijë lekëve të reja nga shtëpia e tij FAQe 6

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Në vështrim të parë duket se kryeministri Berisha u është...

Për bashkëqytetarët me aftësi të kufizuara koment Igli Totozani

Në Progres Raportin e vitit 2011 të BE-së për Shqipërinë...

Grabitja e foshnjës, gjyshi rrëfen orët e ankthit: Hajduti u tregua i njerëzishëm Ankthi dhe frika e humbjes së fëmijës 40-ditësh të çiftit Mellani ishte mbyllur prej 12 orësh, por familjarët nuk e kanë kaluar ende tronditjen. Një fakt të tillë e pohon për gazetën “Mapo” gjyshi i foshnjës, Mahmud Mellani, kur pohon se edhe pas kthimit në shtëpi në orën 02:00 të mëngjesit të martë, ende nuk mund ta mblidhnin veten. Ngjarja e pazakontë e vjedhjes së makinës me foshnjën brenda i ka bërë... Faqe 7

Mahmud Mellani rrëfen rrethanat e grabitjes së pazakontë të makinës së të birit, brenda së cilës ndodhej mbesa 40-ditëshe. “Shyqyr Zotit, fëmija është mirë dhe nuk ka asgjë. Jemi ende të tronditur nga ajo që ndodhi” Gjyshi i foshnjës, Mahmud Mellani

Mark Marku, ideologu përballë udhëheqësit

profil Alfred Lela

“Unë jam shumë i qartë, nuk fshihem pas frazave. Nëse unë dua të them diçka, e them, se në atë lloj përballjeje ka pasur një predispozicion të dy personave që kanë menduar në të njëjtën gjatësi vale, nga njëra anë një njeri... Faqe 3

PS nis fushatën, Rama: Të gjithë deputetët të shkojnë në bazë Rama ka lajmëruar nisjen e një lëvizjeje të re në bazë. Kreu socialist ka urdhëruar deputetët e tij që të zbresin në bazë, për të nisur komunikimin e vazhdueshëm me qytetarët

Mbyllja e çështjes së presidentit dhe e zgjedhjeve në strukturat partiake i ka dhënë mundësi Partisë Socialiste që të mendojë tashmë për fushatën e ardhshme elektorale. Të bindur se i kanë të gjitha mundësitë për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme, socialistët kanë vendosur që të zbresin në bazë për të koordinuar veprimin e tyre politik... Faqe 4

Ina Rama:

antidroga

Politikanët nuk i hetojmë dot, gjyqtarët mbrojnë njëri-tjetrin

Lazarat i dytë në Tiranë, asgjësohen 3 mijë rrënjë kanabis

FAQE 5

Ball përball

FAQE 6

editorial / 11 Artur Zheji

Elektoralizmi i Kryeministrit Lexova me vëmendje intervistën e deputetit demokrat Mark Marku. Brenda respektit për integritetin e personit dhe të mendimeve të tij, të cilin e perceptoj pro një PD-je edhe më të fortë, edhe më elektorale, edhe më demokratike, ngritën krye disa perceptime të tjera, të kahershme dhe më të reja në llojin e tyre. Këto perceptime lidhen me liderin absolut të kësaj partie, Sali Berishën. Tashmë, Doktori dhe Partia Demokratike, janë një lidhje e pandashme. E tipit, si mishi me kockën. Dhe kocka apo ashti, apo kollona vertebrale e kësaj partie, duam s’duam, është ai, Sali Berisha. Duket emfatike po është realiste dhe konstatim i drejtpërdrejtë. Sepse kush u shkëput prej tij, u shkëput në fakt nga partia, që mbeti gjithmonë rreth tij. Aq sa mbeti, aq sa qëndroi. Gjithmonë e ‘rrezikshme’ dhe gjithmonë parti e madhe dhe me peshë...


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.