Mapo 23 janar ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Indeksi Bertelsmann; Drejtësia më e dobëta, demokracia në rënie... Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 23 Janar 2015. Numër 1114. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Dështon konsensusi për reformën territoriale

Rama, darkë me Topin pas rikthimit të ngërçit me opozitën

Mazhoranca dhe opozita nuk arrijnë paktin për ngritjen e komisionit për reformën territoriale. Rama lëshon veton, por opozita kërkon anulimin e Aktit për Nëpunësin Civil dhe bllokimin e procedurave për shkarkimin e kryetareve të AMA dhe ILDKP. Basha: Kërkojmë garanci për konsensusin. Meta: Opozita të reflektojë, shtyrje të kalendarit në pritje të konsensusit. Ruçi: PD nuk kundërshton projekt-vendimin, kushtet janë politike

Viti i ri politik nis me ngërç. Mazhoranca dhe opozita nuk arritën asnjë pakt për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën territoriale, edhe pse kryem-

inistri Rama deklaroi në fillim të ditës se do t’i njohë të drejtën e vetos Partisë Demokratike. Pasditen e djeshme, të djathtët nuk dhanë konsensusin... Faqe 4-5

Përfaqësues të opozitës, dje në Konferencën e Kryetarëve

Terror në Orikum, maskat grabisin bankën dhe marrin peng një person Takimi Rama-Topi vjen pak orë pasi pozita dhe opozita dështuan për gjetjen e konsensusit. Kreu i FRD: Takimi në planin qytetar, për bashkëpunimin mbi reformën territoriale. Rama shoqërohej në këtë darkë nga zv/kryeministri Peleshi, ndërsa kreu i FRD-së, Topi, nga Daut Gumeni dhe Sali Shehu Faqe 3

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Spitalet publike dhe partneriteti publik-privat

President historik? Kjo është histerike...

koment

Berat Buzhala

Katër të rinj të armatosur grabitën një bankë në Orikum gjatë mesditës së djeshme, ndërsa në makinën me të cilën udhëtonin mbanin peng një person. Burimet nga policia bënë me dije për MAPO-n se fillimisht autorët kishin grabitur një makinë, ndërsa pronarin e saj e kishin mbyllur në bagazh. Me këtë automjet ata iu drejtuan filialit të një banke në Orikum, e kur gjithçka përfundoi, liruan... Faqe 6

Qeveria ngre Agjenci për bregdetin, anulohet koncesioni në Dhërmi Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të shtrijë veprimtarinë e saj në të gjithë brezin bregdetar të vendit. Shfuqizohet projekti koncesionar i parashikuar të zbatohej në zonat bregdetare plazh Dhërmi dhe plazh Perivoll nga kompania “Eurokontakt”

Vetëm dëshira e mirë për të përmirësuar koment gjendjen e Shefqet Deliallisi spitaleve publike s’mjafton...

Tonelatat me bronz, e karvanët e gjatë të politikanëve hipokritë...

Katër grabitës të armatosur kanë realizuar vjedhje në seri në zonën e Vlorës. Fillimisht ata kanë grabitur një makinë dhe të zotin e kanë mbyllur në bagazh. Më pas, me këtë automjet ata kanë sulmuar bankën dhe janë larguar me 500 mijë lekë të reja

Bregdeti i vendit, nga jugu në veri, do të administrohet nga një agjenci e posaçme. Vendimi për ngritjen e saj u mor bashkë me shfuqizimin e koncesionit për ndërtimin e shëtitores ndërmjet plazheve të Dhërmiut dhe Perivollit dhënë nga qeveria e mëparshme. Burimet zyrtare pohojnë se, në krye të agjencisë do të emrohet Auron Tare, i njohur për pasionin e tij mbi turizmin dhe një mik i mocëm... Faqe 9

Pretenca

Transparencë qeveritare

Vrau gruan se nuk i bindej, Prokuroria kërkon burg përjetë

FAQE 7

13 kulturë

Arben Çejku; një rrëfim diplomati për dashurinë në Facebook Ish-ambasadori në Maqedoni sjell romanin e tij të parë, të titulluar “Dymbëdhjetë”. Gjithçka ndodh në botën e dytë “Facebook”, ku njerëzit iu besojnë të panjohurve sekretet e tyre

koment / 11

Faqe 16

Armand Shkullaku

Luftë krimit nga ekranet e TV Sa herë që politikanët dështojnë të mbajnë premtimet, të qeverisin siç duhet, të ndërtojnë alternativa, të bëjnë reforma reale apo projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve, shpëtimin e gjejnë tek radikalizimi i klimës politike, ndarja e kampeve, fajësimi i kundërshtarit duke ndezur kështu një debat emocional që mbulon shqetësimet e vërteta. Paaftësia mbulohet me goditjen e kundërshtarit, mobilizimin e militantëve dhe ndarjen e opinionit publik. Të gjitha energjitë përqendrohen e shpenzohen në një betejë të shpikur nëpër ekrane tv, foltore kuvendi e salla konferencash dhe jo në zgjidhjen e problemeve që kanë realisht qytetarët. E kemi ndeshur këtë praktikë rëndom në betejën e shifrave për ekonominë, për nivelin e korrupsionit etj, por ajo që po ndodh së fundi me gjendjen...


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.