JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT
EKSKLUZIVE/ BLENDI FEVZIU VJEN ME ‘100 VJET-NJË HISTORI E SHQIPËRISË PËR TË GJITHË’. DORËSHKRIMI PËR HERË TË PARË NË MAPO
SEX ALBANIAN STYLE TË RIBËHESH E VIRGJËR/ Vera e dasmave shton vajzat që ‘qepen ‘ (DON) ARTAN IMAMI: Vajzat e sotme shohin Channel X dhe e bëjnë si në Channel X SINGLE & THE CITY/ Iva Tiço, një intervistë për seksin, qytetin dhe veten RATED R.(eligion)/ Ajatollahu nën çarçafë, seksi dhe ligji islamik
nëRevistë
ABONOHU sot
Fito 10% e r r me i!!! Tan revistamapo@gmail.com www.facebook.com/revistamapo www.mapo.al
12 muaj revistë
vetëm për
3240 Lekë
Per detaje të mëtejshme mund të kontaktoni në numrin e tel: 06820 55 440. Adresa: Universiteti Europian i Tiranës, Bulevardi: “Gjergj Fishta”. Nd. 70, Tirana, Albania
Alisia Dedja, modele. Foto: Armand Sallabanda
10 COVER STORY
Vajza, qepuni po vijnë emigrantët! Rikthimi i emigrantëve sjell njëkohësisht një pik martesash në muajt e verës e në të njëjtën kohë dhe një bum kërkesash për rivirgjërim apo “qepje” të vajzave që kërkohen me detyrim të paprekura nga bashkëshortët e tyre emigrantë, që kanë lënë pas një Shqipëri të izoluar.
20 ARTAN IMAMI
“Vajzat e sotme? Të gjitha shohin Chanel X dhe bëjnë dashuri si në Chanel X” Historia e një Don Zhuani në dy kohë. Rrëfim për marrëdhëniet e ‘rinisë së parë’ në Akademinë e Arteve, zborin në Mamurras apo Korçë dhe ‘ditët tona’, kur gjithçka ‘lustrohet’ për sytë e gazetave.
4
30 rrëfimi
Iva Tiço, një intervistë për seksin, qytetin dhe veten Iva Tiço, drejtore e revistës ‘Madame MAPO, gazetare e njohur, e pranishme në faqet rozë të gazetave, ekran dhe në jetën mondane të Tiranës (e sadopaktë dhe e sapaklavdishme qoftë ajo) është një motiv, pa të cilin ndoshta nuk do të formohej mozaiku i këtij numri të MAPO-s. Shtjellimi i Shqipërisë dhe seksit (seksuales) e kërkonte një zonjushë që mishëron ca prej tipareve të serialit amerikan ‘Sex and the City’. Ca gjërave si amerikankë u del në ballë, ca të tjerave u shmanget si shqiptarkë. Por gjithsesi, edhe te kjo përballje-shmangie qëndron raporti me seksualen i shqiptares. Dhe bash për këtë, revista MAPO ka zgjedhur këtë temë si ‘dossier’ të numrit.
36 studimi
Ajatollahu nën çarçafë, seksi dhe ligji islamik Një klerik i quajtur Ajatollah Gilani, deri atëherë i panjohur, u kthye në sensacion për televizionin shtetëror në vitet e para të Revolucionit Iranian, me teoritë e tij të çuditshme mbi seksualitetin dhe ligjin Islam.
94 Nostalgjia e Zogajt
Romani “Tre shokët” i shkrimtarit gjerman Erih Maria Remark Nuk mund ta di sot si do të kishte qenë rinia e lexuesve dhe krijuesve të brezit tim pa romanin “Tre shokët” të shkrimtarit gjerman Erih Maria Remark. “Tre shokët” ishte më i veçanti i të veçantëve, një libër tjetër, një libër që lexohej e dëgjohej njëkohësisht, një libër intim që kishte intonacionin dhe shijen e një fjale veshi nga ato që i pëshpëriten njeriut në orët e vetmisë së tij më të thellë, duke i përcjellë gjuhën dhe horizontin e një botë tjetër, që hapet atje ku mbyllet e përditshmja.
44 KRONIKA
Aleksandër Koliçi, vrasja e një të penduari të drejtësisë dhe historia pas saj Dy vrasje brenda një viti të ish-ortakëve që u kthyen në armiq, Aleksandër Koliçit dhe Bledar Balliut. Historia e trafikut të drogës që kalonte përmes Shqipërisë, Greqisë e Gjermanisë, për të përfunduar në Holandë. Bisedat e zbardhura dhe personazhet piktoreske të bandës: Blondi, Junge etj.
88
LEXIME Gentian Çoçoli, Që për pak e la letërsinë për yjet Jo vetëm sepse libri i parë në kujtimet e tij ishte “Djaloshi numëron yjet”. Por mbi të gjitha sepse tregimet fantastiko-
shkencore i nxisnin ëndrrën për t’u bërë fizikant. Ëndrra që ka mbaruar sapo takoi Cortazarin dhe “Autostradën e Jugut”. Poeti dhe përkthyesi i njohur rrëfen pasionet e tij të leximit.
80 DOKUMENT/SHQIPËRIA 1928
Zemërimi i Ataturkut me Zogun: Sa të jem gjallë, Turqia nuk e njeh Mbret Shqipëria ka parë pak qetësi gjatë viteve të fundit, që nga koha ku mori pavarësinë. Për këtë arsye, 1928-a, meriton një vend nderi në kronikën historike të saj. Politikisht, pse jo dhe ekonomikisht, ky vit përfaqëson një vit paqeje. Në të vërtetë, përveç një ngjarjeje të rëndësishme, siç ishte braktisja e republikanizmit për regjimin monarkik, asgjë nuk ndodhi gjatë këtij procesi për të shqetësuar rrjedhën e këtij ndryshimi.
56 DORESHKRIMI
Blendi Fevziu, 100 VJET- një Histori e Shqipërisë për të gjithë Pas një bestseller-i si “Enver Hoxha”, gazetari Blendi Fevziu e provon sërish lëmin e historisë. Kësaj radhe, jo me një biografi historiko-politike, por me një portret të Shqipërisë dhe shtetit të saj që nga Pavarësia më 28 nëntor 2012 e deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, Bujar Nishani, pikërisht në 100-vjetorin e shtetit. Në libër parakalojnë portretet e politikanëve shqiptarë, duke filluar nga Ismail Qemali, Esat Pasha, Ahmet Zogu e deri te më të rinjtë; Nano, Berisha, Meta e të tjerë.
66 KINEMA
Marko from Tropoja? Jo, Arben Bajraktaraj nga Rrafshi i Dukagjinit! Në fëmijëri dhe adoleshencën e hershme, djaloshi nga Isniqi i Rrafshit të Dukagjinit ruante bagëtitë në bjeshkë.
5
foto e muajit
Kryeredaktor: Alfred Lela Editor Vladimir Karaj Editor i fotografisë Armand Sallabanda Design & Layout Florenc Elezi Bashkëpunuan Aida Tuci Iva Tiço Suadela Balliu Zefina Hasani Vladimir Karaj Dashamir Biçaku Korrektore letrare Bruna Meno Lila Plasari Bashkëpunëtorë të posaçëm: Fotot e muajit: LSA Përkthimi i Dokumentit: Ira Elbasani Columns economicus Ardian Civici kodra mbas bregut Ardian Ndreca ju flet tirana Albert Nikolla im(press) Gilman Bakalli nostalgjia e zogajt Preç Zogaj Moj e bukura argjiro
LSA
Në facebook Ardit Rada Mësuesja: Cilës kohë i përket zgjedhimi: Unë kam lekë, ti ke l e kë , a j o / a j o k a l e kë ? Beni: Koha e Nanos, zyshe! Beti Njuma Sot shoku im x më kërkoi t’i jap një liber se do shkojë me pushime!!! Shoku im bën cdo ditë jetë nate pubeve të Tiranes, pi nga 3 Vodka Red Bull të holluara me ujë që bëjnë nga 600 lekë (që përfundojnë në Lanë) dhe kur vjen puna kursehet për një libër që bën 1000 lekë (që mbetet përjetë). JO SHOKU IM! Kësaj radhe nuk kam libër për ty!!!! Isidor Koti E dini çfarë më tha plot mburrje një mik sot këtu në Tiranë? (me
6
banim përtej vijës së verdhë) Kam që në vitin 1993 që nuk paguaj drita dhe as nuk kam për të paguar ndonjëherë...Pa merak, - iu përgjigja, se paguajmë ne për ty! Sokol Shameti Shtim i frikshëm i fanatikëve islamikë dhe propagandistëve fetarë filo-arabë që kërkojnë masivizimin e ritualeve të sektit të tyre të huaj për shqiptarët dhe kërkojnë të na i shesin sikur janë pjesë e traditës sonë kombëtare. Ku është Shqipëria laike, civile, moderne dhe e emancipuar? Ku j a n ë s h q i p t a r ë t q ë vlerësojnë dijen, shkencën, arsyen dhe racionalizmin përkundrejt obskurantizmit, bestytnisë, verbërisë fetare dhe imperializmit religjoz?
Erion Dervina Filxhani ka ditë që më del për bukuri. Edlira Gjoni Në rrugën “Qemal Stafa”, policia kishte rrethuar sot në mëngjes një pjesë të mirë vendi. Një kamera po filmonte. Makina të tjera me logo televizionesh po vinin për aty. Tani lexoj se qenka vrarë një i moshuar për hakmarrje. Që në pikë të mëngjesit. Që në pikë të mëngjesit?!!!! Jemi shumë më të mposhtur nga jeta sesa c’dukemi. Beti Njuma U qava javën e kaluar se në pishina nuk kishte njeri që lexonte. Sot jam e lumtur. Eshtë njëra që po qëndis!
Botimi i gazeta MAPO E përmuajshme Politike dhe kulturore çmimi 300 lekë Gusht 2012 Viti VII botimit Nr. 7 (254) Email: maporevista@gmail.com Marketing Vera Perleka Tel: 06820 55 437 v_perleka@yahoo.com Shpërndarja Robert Mane Tel: 06820 55 440 Adresa Universiteti Europian i Tiranës, Bulevardi Gjergj Fishta Nd. 70, Tirana, Albania Lexuesit Mund të na kontakojnë me ide e sugjerime në adresën e-mail
maporevista@gmail.com
www.mapo.al
7
editorial Revolucioni Seksual Shqiptar: ato bukurohen, ata hanë fara Alfred Lela Nuk duhet të ketë gjë më të vështirë për të përshkruar (apo përshkuar) se Revolucioni Seksual. Industriali është i lehtë: puna e krahut, zëvendësimi i saj nga makineritë, krijimi i sindikatave, e bashkë me to të proletariatit e borgjezisë, e kështu me radhë. Seksualja, forca e së cilës qëndron tek e padukshmja më shumë se tek e dukshmja, bëhet një target mbi të cilin nuk mund të hedhësh shigjetën e asnjë përkufizimi të sigurt. Ajo që ka ndodhur në Amerikën e viteve ’60, a ka ndodhur ndërkohë në Shqipërinë e viteve 2000? Çlirimi nga tabutë, eksperimentet, divorci, bashkëjetesa, aborti e të tjera. Nuk mund të thuash me siguri për Revolucionin, por shoqëria shqiptare është bërë dukshëm seksuale. Të paktën së jashtmi. Por e thamë se Revolucioni seksual është ‘i padukshëm’, apo jo? Së jashtmi, Revolucioni ka ndodhur, por në margjina duhet thënë. Në margjina, edhe pse ka prekur Tiranën, metropolin shqiptar ku jeton rreth një e treta e popullatës. Në margjina, sepse u përket vetëm femrave; virtualisht ½ e popullsisë. Ka ndodhur te ‘seksi i dobët’ edhe pse, shpeshherë, më dukshëm se sa duhet: me takat, minifundet, ekspozimet; të forta si shpallje publike që herët në mëngjes, kur ‘deklarata’ të tilla duhen dhënë mbrëm-
8
jeve vonë në nightclub apo shtrat. Por femrat të paktën, janë pajtuar me ‘urinë’ e tyre, kanë rënë dakord me vibrimin e brendshëm dhe mundohen t’ia paraqesin botës duke e zhveshur nga shëmtia që zakonisht kanë fërgëllimat primitive dhe duke e veshur me aq modernitet sa munden. Një pjesë syresh e veshin aq bukur, sa e kryejnë, edhe pse në minorancë, revolucionin e tyre seksual. Por jemi në një vend ku ka mejtime, por jo libra për seksin. Nuk ka tekste që gjejnë lidhje për shembull, mes seksuales dhe kostumeve (Sex and suits-Anne Hollander). Burrat, ata që i bëjnë librat, zakonisht (ja edhe ky maskilizëm, shenjë e revolucionit të papërfunduar seksual) janë ose duke i paragjykuar gratë, ose duke ngrënë fara. Përtypja dhe pështyrja e farave, është një nga shenjat se revolucioni seksual ndër meshkujt shqiptarë nuk është kryer: nëse do shkruhej libër për lidhjen mes farëngrënies dhe seksit (Sex and seedeating) mund të thuhej se ajo është një lloj akti seksual parak (primitiv), një libido e konsumuar me dhëmbë (për këtë përtypen sidomos në stadiume, ku popullata është sundueshëm mashkullore). Por, ngushëllime, Revolucioni Seksual do të ndodhë, falë femrave. Burrat le të shtrihen në shpinë, të hanë fara e të masturbojnë.
9
Vajza 10
qepuni po vijnë emigrantët!
11
Rikthimi i emigrantëve sjell njëkohësisht një pik martesash në muajt e verës e në të njëjtën kohë dhe një bum kërkesash për rivirgjërim apo “qepje” të vajzave që kërkohen me detyrim të paprekura nga bashkëshortët e tyre emigrantë, që kanë lënë pas një Shqipëri të izoluar ose të paktën kështu të menduar prej tyre, ku femrat nuk dalin nga shtëpia. Mjeket gjinekologe shohin përditë jaranë të mashtruar nga penj që lidhin sërish himenin duke i “rilindur” të virgjëra vajzat sikur asgjë të mos kishte ndodhur më parë...Një fenomen, që vë në dyshim moralin e një shoqërie që e sheh veten konservatore e ku duket se njolla e gjakut në çarçafë ka mbetur pikë e fortë reference, por që shpesh është në të vërtetë “mëkati” i dyfishtë i të kaluarës dhe mashtrimit të së tashmes.
Vladimir Karaj / Fotot: Armand Sallabanda
A
i iu hodh në qafë dhe e përqafoi. “Më fal e dashur, më fal zemër”, i tha, ndërsa ajo në sytë e doktoreshës, pas shpinës së tij tregoi gjuhën e shkeli syrin. Gjithçka ndodhte disa vite më parë, në sallën e vizitave të mjekes gjinekologe Mimoza Keta, në të cilën, një burrë kishte çuar nusen pak ditë pas natës së parë të martesës, sepse i kishte gjetur një fije peri pas kontaktit të parë seksual. Ajo që duhej të kishte qenë një natë dashurie ishte kthyer në një natë ankthi. Ajo mohonte të ishte “e qepur”. Ai dyshonte se s’kishte qenë e virgjër. Dyshimi e brente aq shumë sa i kërkoi një të afërmeje, e cila njihte doktoreshën, t’u mundësonte një vizitë. Se çfarë u shkonte në mendje këtyre personazheve në atë moment nuk mund ta dimë, por mund të hamendësojmë se kanë qenë mendime dramatike. Ai mendonte ndarjen, ndoshta hakmarrjen. Ajo mendonte persekutimin apo përgojimin. Doktoreshë Keta thotë se pranoi të vizitonte gruan. U fut vetëm me të në dhomën e vizitës dhe aty bënë një pakt: “E hipa në kaluç dhe e pashë që ajo ishte e qepur. I kërkova të ishte e sinqertë me mua dhe i premtova se të shoqit do i thosha atë që donte ajo”. Gruaja ka pranuar. I ka thënë
12
doktoreshës sa kishte paguar për rivirgjërinë dhe ajo ka thirrur burrin brenda në dhomë: “Ishte goxha djalë, i pasur dhe me një makinë shumë të mirë për kohën”, - kujton ajo ndërsa shpjegon se i kishte thënë që e shoqja kishte qenë e virgjër. “I tregova një shenjë të kuqe, i thashë që ishte shenjë e virgjërisë”, tregon Keta ndërsa vazhdon të qeshë edhe sot disa vite pas asaj që ka ndodhur, edhe pse ajo e di që femrat vijojnë të qepen dhe meshkujt vijojnë të jenë po aq këmbëngulës të mashtrohen me virgjëri të rreme... “Shumë mirë bëjnë që qepen derisa burrat i duan të qepura”, - i bie shkurt pedagogia e UET, Ermira Danaj, që mendon se mashtrimi në këtë rast është më shumë një nevojë e patriarkalizmit për të mos u tronditur nga e vërteta. Qepuni, po vijnë emigrantët! Numri i vajzave “të qepura” rritet ndjeshëm me të filluar vera dhe kthimi nga jashtë për dasmat e rregulluara me korrespondencë i beqarëve nga emigracioni. Drejtoresha e maternitetit “Kiço Glozheni”, Rubena Moisiu e pranon se ka një fluks në muajt e korrikut dhe gushtit, i cili sidoqoftë mbetet në nivele hamendësimi për shkak se vizita të kësaj natyre nuk dokumentohen asnjëherë. “Nuk është e paligjshme dhe
as e ligjshme”, shpjegon mjekja që thotë se në kohën kur nuk kishte detyra administrative, ka pasur kërkesa të tilla, por që kjo është në listën e ndërhyrjeve që nuk ka pranuar t’i kryejë. Moisiu pohon se edhe nga mjekët e kolegët e di që kërkesa rritet në verë dhe kjo kryesisht vjen për shkak të emigrantëve, por statistika zyrtare sidoqoftë nuk ka. “Edhe pse në media shpeshherë janë raportuar numra, ato kanë qenë më shumë hamendësime, pasi gjithë kjo ndërhyrje që zgjat nga 5 deri në 10 minuta nuk regjistrohet në asnjë vend”, - pohon doktoresha. Ajo thotë se është e pamundur edhe të kontrollohet procesi, që nuk ka nevojë për kushte apo për shpenzime të mëdha. Ai mund të ndodhë në një dhomë të thjeshtë vizite dhe shënohet si një vizitë normale në regjistra, ndërsa mjekut që e kryen i duhen vetëm pak minuta, një gjilpërë dhe një pe. Megjithatë, sipas Moisiut nga diskutimet me kolegët dhe nga informacionet e mbledhura në biseda, mund të hamendësohet që në momentet e kthimit të emigrantëve ka një rritje të numrit. “Emigrantët kanë ikur prej kohësh, atje ku janë kanë gjetur shoqëri liberale dhe ata vetë kanë marrëdhënie me femra nga më të ndryshmet, por kur
13
14
Rikthimi i emigrantëve sjell njëkohësisht një pik martesash në muajt e verës e në të njëjtën kohë dhe një bum kërkesash për rivirgjërim apo “qepje” të vajzave që kërkohen me detyrim të paprekura nga bashkëshortët e tyre emigrantë, që kanë lënë pas një Shqipëri të izoluar ose të paktën kështu të menduar prej tyre, ku femrat nuk dalin nga shtëpia.
vjen puna për t’u martuar kërkojnë që ajo të jetë e virgjër dhe vijnë në Shqipëri se e mendojnë një vend ashtu si e kanë lënë”, - shpjegon ajo më tej. Edhe mjekja Mimoza Keta pohon një rritje të numrit të atyre që kërkojnë të rivirgjërohen në periudhën e verës, para kthimit të emigrantëve. Sipas saj, sidoqoftë, numrat janë në rënie edhe pse këtë mund ta thotë edhe ajo vetëm mbi një bazë hamendësimi dhe eksperience personale e jo mbi të dhëna të faktuara. Moisiu nuk është kundër faktit që shqiptarët vijnë të lidhin martesa me shqiptarë. Për të, fakti që ata kthehen nga emigracioni dhe kërkojnë një vajzë shqiptare për të lidhur jetën është pozitiv, por përtej kësaj kërkesat e tyre për nusen e re janë diskriminuese. “Ata vetë me siguri kanë pasur marrëdhënie me femra të tjera, nuk kanë pse kërkojnë që vajzat me të cilat lidhen të mos kenë pasur një jetë të tyren”, - thotë mjekja. “Ajo nuk ishte nervoze?!”* Një vit më parë, një shqiptar që jetonte në SHBA interesohej në një forum online mbi shëndetin (steadyhealth.com), nëse e vluara e tij me të cilën tashmë kishte një fëmijë, kishte qenë apo jo e virgjër. Djali pohon se është 28 vjeç, se ishte martuar me shkesë, se ajo i ishte betuar se ishte e virgjër, mirëpo njësoj si personazhit tonë në fillim të shkrimit natën e parë, edhe atij gjërat i ishin dukur të çuditshme. “Unë jam 28 vjeç dhe në 2010ën shkova në Shqipëri për t’u martuar; ishte një martesë e rregulluar, unë nuk e
kisha takuar asnjëherë më parë vajzën dhe ajo më siguroi disa herë që ishte e virgjër, por natën e parë që ne patëm marrëdhënie unë vura re që ajo nuk ishte nervoze…”, - shkruan ai në forum. Ka më shumë se një postim në të njëjtën temë po prej tij nën pseudonimin “albania”. Në fund ai “pranon” se tashmë nuk qe e rëndësishme që gruaja e cila e kishte bërë baba, të kishte qenë apo jo e virgjër, por historia e tij që fillon me dyshimin e natës së parë dhe më tej me një udhëtim sërish në Shqipëri, gjatë të cilit ai vendos të hetojë jetën e së shoqes, takimet e saj, kafetë që kishte pirë me djem të tjerë dhe një tufë thashethemesh prej të njohurve të përbashkët. Më shumë se njëherë ajo ia mohon të ketë pasur histori, po aq më shumë këmbëngul ai të mësojë një “të vërtetë” që nuk i sjell asgjë më shumë sesa dyshime. Në mes është gjithmonë një kushërirë që ka mësuar prej dikujt, se e shoqja kishte dalë njëherë me dikë dhe ndoshta…?! Po pse i intereson atij kjo? Deri në fund, i sulmuar prej postuesve të tjerë në të njëjtin forum, ai këmbëngul se për të nuk është e rëndësishme virgjëria, e prapë shton: “Po ke të drejtë, unë mund ta kapërcej këtë nëse arrij ta heq nga mendja, fundja tani jam thuajse i sigurt që ajo ishte e virgjër…, ose nëse nuk ka qenë më vonë do të ma thotë kur të kuptojë se mua nuk më intereson kjo…”. Më shumë se një djali që nuk i intereson nëse e shoqja ka qenë apo jo e virgjër, ai duket një i fiksuar prej
kësaj. Dikush i mbetur mes dy botësh. Atë të një Shqipërie ku të gjithë flasin për virgjërinë si vlerë pa të cilën një femër është “kurvë”, dhe atë të vendit ku jeton dhe ku qëndrime të tilla tallen, përbuzen apo nuk merren në konsideratë. Ai do në të njëjtën kohë të jetë amerikan i përparuar seksualisht dhe po në të njëjtën kohë, burrë me mustaqe vesh më vesh me një grua që në jetën e saj ka pasur vetëm atë dhe kurrë s’ka prekur, as ka lakmuar tjetër. Dhe në fund të fundit, me shumë gjasa nuk është as njëri dhe as tjetri. E shoqja nëse nuk e ka mashtruar për virgjërinë, ndoshta do vijë një ditë që do t’i vërë brirë dhe ai kurrë s’ka për ta marrë vesh edhe në qoftë se ajo do të jetë nervoze në shtrat... Të virgjërat që s’gjenden “Nuk e kuptoj se çfarë u duhet e virgjër, kur nesër apo pasnesër ajo mund t’i tradhtojë dhe ata nuk do të kenë asnjë mundësi ta dallojnë këtë”, - thotë mjekja Moisiu, ndërsa flet me njëfarë nënçmimi për meshkujt e fiksuar. “Presioni i meshkujve i detyron femrat të qepen dhe meqë ata duan gjak në natën e parë, në çarçafë, ja ku e morën, e çfarë fituan prej kësaj?”- thotë doktoresha që beson se nisja e një marrëdhënieje në kushte të tilla mosbesimi dhe njëkohësisht mashtrimi nuk është shenjë e mirë për familjen e re. Për më shumë sipas saj, emigrantët duhet të çmësohen me idenë se Shqipëria është rezervat virgjëreshash. Në bazë të një studimi që kanë bërë në gjim-
15
nazet e Tiranës rezulton se numri i vajzave që e humbin virgjërinë para se të mbarojnë shkollën e mesme është në rritje. 62 për qind e adoleshenteve, sipas studimit të kryer prej tyre, kishin pasur marrëdhënie seksuale para moshës 18-vjeçare. Studimi në pesë gjimnaze të Tiranës ka treguar edhe një numër “të frikshëm” të marrëdhënieve edhe në një kohë më të hershme. “1520 për qind e vajzave kanë pasur kontaktet e para seksuale në moshën 13-vjeçare”, - thotë Moisiu. Ajo që kërkojnë emigrantët nga vajzat shqiptare, ndërkohë që kanë konsumuar marrëdhënie seksuale të panumërta me të huaja të cilat i shohin si liberale, madje dhe i mburrin për këtë, është krejtësisht jashtë kohe edhe për Shqipërinë tashmë. Për pedagogen e UET, që studion marrëdhëniet gjinore, Ermira Danaj, kjo është thjesht shprehje e patriarkalizmit që shfaqet në dhjetëra forma të tjera, por që fillon me virgjërinë. “Ekskluziviteti i pronësisë ndër vite është përkthyer me virgjërinë, ruajtja e virgjërisë ekskluzivisht për burrin. Ndërkohë ky ekskluzivitet nuk kërkohet për burrin, sepse në një kontekst dominimi mashkullor, qenia mashkull nuk ka nevojë të demonstrojë asgjë, as që është i ndershëm, as që është i virgjër, thjesht mjafton që është qenie mashkull”, - thotë ajo. Ashtu si Moisiu edhe gjinekologia Mimoza Keta e sheh si absurde kërkesën që u bëhet vajzave, që sipas tyre në mjaft raste është e pamundur të plotësohet edhe biologjikisht. Mashtrimi i mirëpritur Për Danajn kjo është zgjidhja e vetme që u mbetet femrave para meshkujve që e kërkojnë me ngulm që ato të jenë të virgjëra. Në bisedë e sipër ajo shpjegon se në këtë rast, edhe pse kemi të bëjmë me një mashtrim, është një mashtrim i kërkuar prej të gënjyerve. “Ajo që fatkeqësisht ndodh, është që për sa kohë këto probleme nuk e trondisin dominimin mashkullor, siç është dhuna, apo dhe mungesa e komunikimit, gjendja duket si normale dhe nuk përbën shqetësim të madh. Ndërkohë që rivirgjërimi duket si një “mashtrim i madh”. Rivirgjërimi është në fakt një “mashtrim” për t’i bërë qej-
16
fin shoqërisë që më mirë pranon një “mashtrim” të tillë sesa tronditjen e strukturës patriarkale ekzistuese”, thotë ajo. Moisiu nga ana e saj nuk është e gatshme ta aprovojë as sjelljen e vajzave në këtë rast. Drejtoresha e “Kiço Gliozhenit”, thotë se i kupton vajzat, por për të ato duhet të marrin më shumë përsipër dhe ndoshta të heqin dorë nga një mashkull që u kërkon gjëra që nuk mund dhe as kanë pas ia ofrojnë. “Unë e di që ato kanë një hall të madh, por më duket shumë e padrejtë të nisësh jetën me një mashtrim dhe nuk më duket se i ndihmoj duke bërë këtë”, - shpjegon ajo, ndërsa thotë se herë pas here ka ngritur zërin për fenomene të ngjashme që kryesisht diskriminojnë femrën, duke filluar nga abortimi i fetuseve femra e deri te “qepja”. “I thashë vajzës, nëse ti do ta nisësh jetën me një mashtrim, kjo nuk është gjë e mirë, por është zgjedhja jote”, - kujton mjekja Mimoza Keta. Ajo shpjegon se burrin nuk e mashtroi thjesht për solidaritet femëror, por gënjeu sepse mjeku nuk mund të tradhtojë pacientin dhe nuk mund të nxjerrë asgjë që mëson prej tij apo trupit të tij në vizitë. Ajo thotë se një pjesë e mirë e vajzave e bëjnë këtë të shoqëruara me dikë tjetër, që në mjaft raste është nëna, por shumë e bëjnë këtë fshehurazi masivisht në klinika private, ku mundësitë për t’u njohur janë edhe më të vogla. Sipas Danajt, rastet të tilla vijnë pasi sot kemi një përplasje të madhe vlerash. “Sepse kemi një traditë patriarkale të mbartur ndër vite, po ndërkohë kemi një informacion të pamasë nëpërmjet të cilit kjo traditë vihet në pikëpyetje. Flitet nga një anë për vlerën e virgjërisë, por nga ana tjetër diskutohet dhe mbi të drejtat e grave dhe vajzave për të qenë të lira për të vendosur vetë se çfarë duan të bëjnë me jetën e tyre duke mos dashur të jenë më pronë”, - thotë ajo. Sipas Danajt, rivirgjërimi nuk është veçse një formë tjetër dhune ndaj gruas. “Çështja e rivirgjërimit tregon se sot ne kemi më shumë nevojë se kurrë për t’i hedhur në diskutim vlerat e shoqërisë tonë, dhe jo për të ruajtur një “moral” fals. Fatkeqësisht, për sa kohë ne do të vazhdojmë ta konsiderojmë vajzën si
inferiore, të brishtë, pronë të burrit, qenie të destinuar vetëm për t’u martuar e për të lindur fëmijë, do të hasim me raste të tilla si rivirgjërimi (që nuk është gjë tjetër vetëm një formë dhune simbolike ndaj vajzave dhe grave), apo dhunimi fizik i vazhdueshëm i tyre”, thotë ajo. Gjaku në çarçafë... Është e sigurt që nëse një burrë këmbëngul të marrë një grua të virgjër, ai me shumë gjasa do ta ketë atë qoftë kjo edhe virgjëri false. Ajo që ai nuk do të marrë vesh asnjëherë është se virgjëria që ka marrë dhe gjaku në çarçafë nuk kanë ndodhur për herë të parë. Mjeket, por edhe sociologët pohojnë se kryesorja për ata që këmbëngulin në virgjërinë e nuses nuk është fakti nëse ajo është vërtet e virgjër, por shenja se ajo është e tillë. Mjekët thonë se një pjesë e mirë e femrave me një përqindje që varion mbi 50 për qind kanë një himen (shenjë të virgjërisë) elastik dhe një pjesë tjetër pësojnë çarje të himenit jo në ato që quhen vaza gjaku e për rrjedhojë kanë një humbje virgjërie pa gjak. Dhe ky është një problem i madh. Mund të jenë të pafundme viktimat e heshtura të paragjykimeve dhe përfoljes apo edhe martesave të dështuara prej kësaj virgjërie që shkon në mënyrë të heshtur. Mjaft burrat shqiptarë duan sipas mjekes Rubena Moisiu të tregojnë ende çarçafin me njollën e gjakut edhe pse ka kohë që ky nuk shpaloset më në dritare. Ajo që sipas mjekëve është një gjendje normale fizike e femrës për mjaft njerëz mund të jetë një katastrofë morale, ndoshta për këtë arsye ka një numër tjetër meshkujsh apo vjehrrash që shkojnë të bëjnë një verifikim për para se lidhja të shkojë në martesë. Mjekja Mimoza Keta pranon se ka pasur raste ku i është kërkuar që të verifikohej nëse vajza ishte e virgjër apo jo, por sipas saj këto nuk janë aq të shumta sa numri i atyre që kërkojnë të rivirgjërohen. Ajo thotë se mjaft herë ka tentuar t’ua prishë mendjen vajzave që kërkojnë diçka të tillë, por dyshon shumë se edhe pse mund të kenë pranuar para saj se nuk do ta kërkonin rivirgjërimin nuk kanë shkuar ta bëjnë këtë në një klinikë tjetër apo te një mjek
tjetër. Arsyeja edhe sipas saj është shenja e gjakut mbi çarçafë. Ndoshta një vajzë e qepur nuk është e virgjër natyrale, por ndryshe nga ajo që mund të jetë vërtetë e virgjër e qepura ta garanton (mjekët e bëjnë) që do ta kesh një njollë gjaku në çarçafë. Ndërkohë në rastin e një vajza natyralisht të virgjër, por me një himen elastik, njolla e gjakut është e pamundur dhe sipas doktoreshës mjaft prej tyre duhet të kenë vuajtur gjatë nën presion apo dhunë duke ua mbyllur gojën me faktin se nuk u gjetën të “virgjëra”. Burrave me namuz në fakt ata që kanë kërkuar me ngulm apo ata që do të zbresin avionit në Rinas këto muaj vere në kërkim të virgjëreshave duhet t’ua kishin mësuar këtë që në shkollë dhe për më shumë ndoshta dikush duhet tu mësojë që njolla e gjakut në çarçafë është një gjë pa vlerë dhe paguhet lirë. Qepja nuk kushton Ajo që e bën fenomenin krejtësisht të lehtë janë edhe çmimet. Nëse në Perëndim, ku duhet thënë kërkesa të ngjashme nga vajza prej familjesh emigrante nga vende shumë konservatore nuk mungojnë, pagesat shkojnë nga 200 euro më të lirat kryesisht në vende të Europës Lindore deri në 4500 euro në Austri, pasi kjo është një ndërhyrje plastike e për rrjedhojë e kushtueshme. Ndërkohë në Shqipëri “virgjëria” kushton shumë më pak. “Përgjithësisht merren aq para sa kushton një vizitë normale (nga 1 mijë deri 3 mijë lekë të reja), por ndodh që edhe nuk marrim para se nuk kanë”, - thotë Mimoza Keta. Ndërkohë në klinikat private kostoja mund të jetë edhe më e lartë, por me siguri që tarifat nuk e kapin dyshemenë e 200 eurove që aplikon një mjek në Pragë. Kjo duket se e bën lehtësisht të aksesueshëm rivërgjërimin aq sa ka edhe barsoleta për gra që detyrohen ta bëjnë atë më shumë se njëherë. Doktoresha pohon se raste të tilla mund të ndodhin, por kjo vjen për shkak të një problemi teknik. Në rast se “qepesh”, atëherë koha deri në marrëdhënien e parë seksuale nuk mund të jetë më e gjatë se një javë. “Penj janë ata, nëse kalon një farë kohe këputen dhe qepja duhet ribërë ose nuk do të dukesh e virgjër”, - pohon mjekja. Duket se një burrë nuk e ka të lehtë të pranojë se gruaja e tij e re është e ndershme edhe pse ajo mund të mos ketë
RuBENA MOISIU
pranon se ka një fluks në muajt e korrikut dhe gushtit, i cili sidoqoftë mbetet në nivele hamendësimi për shkak se vizita të kësaj natyre nuk dokumentohen asnjëherë. “Nuk është e paligjshme dhe as e ligjshme”, shpjegon mjekja që thotë se në kohën kur nuk kishte detyra administrative, ka pasur kërkesa të tilla, por që kjo është në listën e ndërhyrjeve që nuk ka pranuar t’i kryejë. Moisiu pohon se edhe nga mjekët e kolegët e di që kërkesa rritet në verë dhe kjo kryesisht vjen për shkak të emigrantëve, por statistika zyrtare sidoqoftë nuk ka...
rrjedhje gjaku, për shkak të një cipe virgjërie elastike siç shpjegojnë mjekët, ndërsa sigurisht e marrin për të ndershme pa asnjë lloj dyshimi atë që e ka blerë këtë cipë për maksimumi 5 mijë lekë të reja. Sidoqoftë, familje të tilla mund të jenë të lumtura për një farë kohe. Doktoresha Keta na thotë se një vit më vonë, edhe pse nuk kishte dashur dhe i ishte dukur e sikletshme, e priti sërish në spital çiftin e ri të fillimit të kësaj historie. Këtë herë ata shkuan atje për të sjellë në jetë fëmijën e tyre. Fëmijën e një martese të “qepur” me mashtrim, por që duket se deri atëherë kishte funksionuar. “Nuk e di si vajtën më vonë, por mesa kam dëgjuar lindën të tjerë fëmijë dhe vazhdojnë të jenë të martuar”, - thotë doktoresha normalisht, duke ruajtur të mos japë detaje për identitetin e tyre dhe duke kujtuar herë pas here skenën e burrit që i përgjërohej së shoqes ta falte që e kishte vënë para një prove të vështirë dhe shkeljen e syrit të kësaj të fundit.
17
Rivirgjërimi, jo nuk jemi vetëm ne Kinezët kanë shpikur një himen artificial që mund ta blesh për rreth 20 dollarë. Më herët ata e importonin këtë nga Japonia dhe zakonisht njihet me emrin e virgjëreshës franceze Zhan d’Ark. Ai prodhon të njëjtën ndjesi si virgjëria, ose më saktë asgjë tjetër përveçse një njollë të kuqe menjëherë pas kontaktit të parë. Produkti është në shitje në të gjithë botën dhe përmes internetit (ende jo në Shqipëri), reklamohet në forume dhe blerja e tij mund të bëhet online dhe kompanitë zakonisht ofrojnë ‘dy në një’, që ju të keni mundësinë të bëni një provë. Veç Kinës, ku rivirgjërimi me anë të kirugjisë plastike dhe himenit artificial është thuajse normal, për shkak të normave morale që kërkojnë nga një grua të jetë e virgjër natën e parë të martesës, dhe kjo të provohet përmes gjakut, mjaft i përhapur fenomeni është edhe në vende të Lindjes së Mesme, Arabisë Saudite, në Indi dhe në pjesë të Europës ku ka emigracion nga vende konservatore. Thujase në të gjitha këto vende, çka nuk do të thotë se raste të ngjashme nuk ka edhe në familje konservatore dhe emigrante në Perëndim, fakti që vajza mund të mos jetë e virgjër natën e parë të martesës, mund t’i sjellë asaj probleme me familjen dhe me shoqërinë. Në vendet Perëndimore me numër të shtuar emigrantësh nga Bota e Tretë, dhe kryesisht nga vende të Afrikës, nga India apo zona të tjera me familje konservatore, janë shtuar gjithashtu rastet e rivirgjërimit përmes një ndërhyrje plastike. Mjekët në këto vende aplikojnë tarifa ‘luksoze’ dhe mjaft vajza detyrohen të hyjnë në borxhe për të mbuluar paratë që u duhen për të paguar virgjërinë e re. Në një shkrim të New York Times*, një vajzë me prejardhje marokene që jetonte prej kohësh me familjen në Francë, dhe që më herët kishte pasur marrëdhënie me meshkuj e tani priste martesën, citohet të thotë, ndërsa është në radhë për një ndërhyrje të rikthimit të virgjërisë: “Tani virgjëria është më e rëndësishme se jeta ime”. *Artikulli i Ny Times nytimes.com/2008/06/11/world/ europe/11virgin.html?pagewanted=all
18
Çfarë është himenoplastia
apo rivirgjërimi? Një ndërhyrje që zgjat më pak se 10 minuta dhe konsiderohet si mjaft e thjeshtë dhe pa kosto, nuk sjell asnjë efekt anësor dhe mund të bëhet më shumë se njëherë; të paktën para se gruaja të ketë lindur.
Kur mund të kryhen marrëdhënie pas rivirgjërimit? Jo më vonë se një javë pas ndërhyrjes, pasi mjekët thonë se penjtë do të këputeshin dhe gjendja do të kthehej si më parë.
Çfarë është virgjëria? Fizikisht është një membranë e hollë brenda organit femëror që, sipas mjekes Mimoza Keta, gjendet të paktën në katër forma të përgjithshme: Normale, elastike, fibrotike dhe imperforate. Në rastin e parë humbja e virgjërisë mund të ndodhë, sipas mjekes, shoqëruar me rrjedhje, pika gjaku, por kjo ndodh në më pak se 50 për qind të rasteve. Në rastin e dytë, humbja e virgjërisë apo prishja e himenit, ndodh realisht vetëm në lindje, për shkak të elasticitetit të tij, ndërsa në dy rastet e tjera, humbja e virgjërisë është e vështirë ose, sipas mjekes, për vajzat me himen
imperforate do duhej një ndërhyrje kirurgjikale për të hapur himenin. Këto të fundit shihen si anomali edhe pse nuk paraqesin probleme të rënda.
Miti i gjakut në virgjëri? Mjekët thonë se vetëm 43 për qind e grave në botë e humbasin virgjërinë duke pasur rrjedhje gjaku në kontaktin e parë seksual, pjesa tjetër nuk kanë asnjë shenjë të këtij kontakti.
Mjekët: Ruajeni virgjërinë, por jo për nder Mjekja Mimoza Keta është e shqetësuar për virgjërinë te meshkujt dhe te femra në moshën e adoleshencës, por jo për të ruajtur nderin e këtyre të fundit se sa për t’i mbrojtur ata nga sëmundje seksualisht të trasmetueshme apo shtatzani të padëshiruara. Ajo thotë se studimet tregojnë që edhe në Shqipëri numri i vajzave dhe djemve që kanë kontakte seksuale në adoleshencë është në rritje
dhe kjo, më shumë se shqetësim për nderin e tyre, është një problem për shëndetin. Fenomeni i lindjeve në moshë të re dhe marrëdhënive seksuale në moshë të mitur është çështje botërore ndërkohë, dhe mjekët këmbëngulin në sensibilizimin e të rinjve, për sa u përket sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme, masave mbrojtëse kundër shtatzanisë së padëshiruar dhe pasojave të tjera të kontakteve të hershme seksuale. Mosha mesatare e humbjes sç virgjërisë në botë varion nga 16.4 vjeç në SHBA deri në 22 vjeç në Indi.
Feja dhe shenjat e virgjërisë në martesë Asnjë nga fetë monoteiste mbizotëruese në Shqipëri, nuk kërkon nga nusja të paraqesë prova për virgjërinë e saj, sidoqoftë edhe Islami edhe Krishtërimi kërkojnë që gratë dhe burrat (në mënyrë të barabartë) të shkojnë të pastër në natën e tyre të parë të martesës dhe e dënojnë si mëkat marrëdhënien paramartesore. Ndërkohë shoqëritë konservatore, pavarësisht besimeve, e përligjin me fenë dhe besimin provën e 19 virgjërisë që kërkohet vetëm nga vajzat.
20
ARTAN IMAMI
“Vajzat e sotme? Të gjitha shohin Channel X dhe bëjnë dashuri si në Channel X”
Historia e një Don Zhuani në dy kohë. Rrëfim për marrëdhëniet e ‘rinisë së parë’ në Akademinë e Arteve, zborin në Mamurras apo Korçë dhe ‘ditët tona’, kur gjithçka ‘lustrohet’ për sytë e gazetave. Beqari i përjetshëm që ka kaluar nga ‘mbylljet brenda’ në shtëpinë e prindërve te një apartament i bollshëm në qendër të Tiranës. Aty ku bëjnë fole zonjushat e tij, por jo të gjitha. 21
Zefina Hasani / Fotot: Armand Sallabanda
D
Në të gjitha kohët e kanë quajtur Don Zhuan, epitet që atij i ka krijuar gjithnjë bezdi e që nuk e pranon, së pari sepse “nuk kam pasur gjithmonë femrën që kam dashur” dhe së dyti, sepse “etiketimi Don Zhuan të bën të papëlqyeshëm për njerëzit në përgjithësi, e sidomos për femrat. E kjo, sigurisht që nuk më intereson J. Të të quajnë “ujk”, ndërkohë që ti je qengj, sikur s’është e drejtë…J”
22
ihet që në ato kohë kishte norma të forta morali. Kishte Front në lagje, sekretarë partie që të thërrisnin e kritikonin në mbledhje, apo dhe më keq akoma, profesorë që të ndiqnin me elektrik dore, në ditët e zborit (kryesisht), për të zbuluar ndonjë çift që prishte moralin, pas ndonjë qosheje kapanoni. Organizoheshin aksione në ndjekje të çifteve, nëpër “zonat e rrezikshme” të Tiranës. E rreziku i damkosjes u kanosej jo vetëm femrave por edhe meshkujve. Dihet, po aq, se shumëkush prej të rinjve të socializmit, sipas mënyrës e guximit të vet, i thyente këto norma. Jo aq për të sfiduar sistemin apo absurditetin, sesa për të shijuar atë që ishte më njerëzorja, më e pashmangshmja: thjesht një marrëdhënie. Dihet se Artan Imami ishte njëri nga ata. Dihet se sot gjithçka është ndryshe. Në këto kohë mendjet janë më të hapura, kontaktet fizike janë më të çlirëta, nuk ka paragjykime, ka kushte ekonomike, nuk ka drama e trauma... Pra, sot shumëkush ka lirinë e madhe ta shijojë një (ose më shumë) marrëdhënie, si dhe sa të dojë. Pa ndjekur asnjë rregull, asnjë klishe, pa ndjerë asnjëlloj përgjegjësie për atë çfarë vjen më pas. Dihet që Artan Imami vazhdon të jetë njëri nga këta. Në të gjitha kohët e kanë quajtur Don Zhuan, epitet që atij i ka krijuar gjithnjë bezdi e që nuk e pranon, së pari sepse “nuk kam pasur gjithmonë femrën që kam dashur” dhe së dyti, sepse “etiketimi Don Zhuan të bën të papëlqyeshëm për njerëzit në përgjithësi, e sidomos për femrat. E kjo, sigurisht që nuk më intereson J. Të të quajnë “ujk”, ndërkohë që ti je qengj, sikur s’është e drejtë…J” Ankohet, apo më mirë të themi llastohet, më kot, (siç e ka pak zakon), sepse, me ato histori që nis e të tregon, nuk duket se e ka bërë të papëlqyeshëm ajo lloj etikete. As në ato e as në këto kohë... Sigurisht që ishte ende herët të flitej për një Don Zhuan të klasës së tretë fillore, por sot teksa e dëgjon të rrëfehet, mund ta thuash, pa ndjerë fare se po bën ndonjë gabim, se shpirti i tij donzhuan ka gëluar tek ai që atëherë kur u dashurua me më të bukurën e klasës e bënte me të atë lojën e fam-
shme me emrat (eliminoheshin germat e përbashkëta mes dy emrave. Ato që mbeteshin numëroheshin mbi inicialet DUST dhe kështu gjehej nëse e dashuronin, urrenin, simpatizonin apo e tradhtonim njëri-tjetrin). Herët ishte ende të flitej për një Don Zhuan edhe në 8-vjeçare, kur filloi të “gjuante” një vajzë simpatike që ishte te klasa paralele, kur i bënte në telefon premtimin, që pastaj s’e mbante, se nëse do t’i dilte në takim te ndonjë nga qoshet e lagjes, do t’i thoshte “Të dua”. Sepse atëherë dihet që “Ishte e vështirë të krijoje një marrëdhënie nëse nuk i thoshe vajzës ndonjë fjalë të tillë të bukur apo dhe t’i shkruaje ndonjë letër dashurie. Kujtoj që ajo kishte gjetur një libër të viteve ’30, që ua kishte marrë prindërve fshehurazi e ma dha mua ta lexoja, sepse prej atij libri mësoje si të shkruaje një letër, si t’i afroheshe një femre… Ma dha që të më jepte rrugët e zgjidhjes dhe pasi u bëra kompetent në këtë drejtim ia ktheva prapë J.” Kështuqë në moshën e gjimnazit, kur, sipas gjykimit të brezit të tij, një marrëdhënie seksuale quhej e ligjshme (e pashkruar) e në maturë konsiderohej detyruese, ai ishte krejt i përgatitur. Aq i përgatitur sa nuk respektonte dot as atë rregullin e përgjithshëm (i pashkruar edhe ky) që me shoqet e klasës nuk bën të ngatërrohesh. “Unë ngatërrohesha që ç’ke me të, sepse i ndërroja aq herë shkollat sa nuk arrija të bëhesha aq shok me asnjërën prej tyre. Kështuqë s’kisha pse bëja si djemtë e tjerë që ndiheshin më rehat kur gjuanin te gjimnazet e tjera.” E ka ndërruar jo pak por tre gjimnaze, nga “Ismail Qemali” te “Partizani” e më tej në Korçë, ku do të bënte sigurisht një tjetër proçkë: “U lidha me një femër që ishte më e madhe se mua në moshë e që s’kishte as biografi të mirë”. I bënë vërejtje sigurisht, por pa i shkaktuar ndonjë dëm të madh, ndoshta pse iku shpejt nga ai qytet, për t’u ngatërruar në të tjera belara. S’mund të quheshin veçse kështu historitë e dashurive në vitet 1981- 1985, kur ishte student në Akademinë e Arteve. Kjo ishte dhe koha kur “Përveçse në natyrë, fillova t’i merrja edhe në shtëpi femrat e mia të preferuara. Bëja ç’bëja i nisja prindërit për ndonjë vizitë te miqtë a të afërmit e tyre dhe që të mos e hapnin dot derën kur të vinin, lija çelësin në bravë. Ndodhi që
të mbeteshin jashtë disa herë e kjo i bëri të kuptojnë se kishte ardhur momenti që mua më duhej një dhomë më vete. Pak kohë më pas, kur morëm shtëpi të re te Bërryli, ajo dhomë u bë perandoria ime. Apo nuk e kisha shtëpinë dhe në kat të parë J”. Në vitet e Akademisë së Arteve, ditët më fatlume, por edhe më të rrezikshmet ishin ato të zborit, që bëheshin jashtë Tiranës (në Mamurras). “Nuk na lejohej të rrinim qosheve e skutave në orët e vona me të dashurat. Kishte nga ata pedagogë që dilnin kontroll me elektrik dore. Kujtoj që vajzat i fusnin me apel në konvikte dhe pastaj ato dilnin me ndonjë kosh plehrash në duar, si me lezet. Ne djemtë rrinim përballë konviktit dhe prisnim gjithsecili, vajzën e vet.” E rrëfyer në këto kohë, dukej si fushë me lule fusha e zborit, por në fakt ndodhte jo pak herë që çiftet bëheshin problem. Edhe Imami sigurisht. “Kur më thërriste sekretari i partisë së shkollës unë justifikohesah gjithmonë me shprehjen që atëherë ishte bërë klishe- jo, në asnjë mënyrë, ne i kemi motra.- Kishte gjithmonë një pakt, që nuk e shkelnim kurrë, emrin e vajzës nuk e dekonspironim asnjëherë, sepse vërtet asaj i prishej nderi”. Dhe t’ia ruaje nderin vajzës atje në zbor ishte një mision vërtet i vështirë. “Ndërsa në Akademi ishim shumë më të lirë. Skutat e shkollës kush ishte i interesuar i dinte mirë. E më të preferuarat ishin studio e pikturës që, pasditeve mbeteshin pothuajse gjithmonë të lira”. Guxim i madh, i tepruar madje për ato kohë, por “Nuk kishim zgjidhje tjetër. Atëherë kush kishte një çelës shtëpie mbahej me të mirë e me lajka. Lëre lëre ç’kemi hequr. J Të gjitha këto peripeci e frikëra krijonin dhe ngërçe në marrëdhëniet seksuale. Për të mos thënë pastaj se mungonte në përgjithësi dhe edukata seksuale. Kujtoj që ishte tabu të flitej dhe për sëmundjet që transmetoheshin seksualisht. Edhe ato ishin po aq turp sa abortet.” E megjithatë Imami i lirë i këtyre kohëve i quan të bukura e të papërsëritshme ato kohë kur ngacmimi i parë niste me ndalimin në rrugë (sinjali pozitiv: nëse ajo ndalonte, do të bëhej e jotja me patjetër), pastaj shkohej për të ngrënë një akullore apo pastë (në raste më ekstreme pihej ponç), pastaj dilej për një shëtitje në ndonjë lulishte brenda në qytet e në fund shkohej andej nga
liqeni. “Atëherë një marrëdhënie zgjaste shumë, sepse të hante shumë kohë gjithë parapërgatitja. Bëhej e bukur marrëdhënia sepse mbahej e fshehtë. Unë nuk tregoja asnjëherë me kë shkoja. Madje më me qejf kisha të tregoja dështimet, pra kur s’e fitoja dot një femër. Ju siguroj se më ka ndodhur shpesh edhe kështu, ndonëse nuk e besoni. Dhe e di pse ndodhte kjo? Sepse kishte shumë edhe nga ato vajza që nuk guxonin dot kurrë.” Siç, vështirë se mund të ndodhë në këto kohë. “Sot jam bërë unë më shumë i tërhequr. Jo pse nuk më pëlqejnë më femrat, jo, por sepse ky realitet të dikton të jesh i kujdesshëm. Nëse atëherë marrëdhëniet ishin më të vërteta, sot të rinjtë e bërtasin fort, më shumë nga ç’duhet një marrëdhënie e një histori, sidomos ata që merren me showbizin. Formula e gossip-it sot është kush me kë… E mua kjo gjë më duket mjerimi i kësaj kohe. Më vjen shumë keq pse nuk ka një edukim më të mirë të këtyre të rinjve që të mund ta jetojnë më normalisht marrëdhënien e tyre, pa u ndikuar nga shabllonet e revistave e televizioneve.” Pavarësisht vërtitjeve e përkujdesit, sigurisht që në këtë botë vazhdon të vërtitet edhe ai. “Epo, ç’të bëj, nëse njëherë e një kohë me duhej të ruhesha, sepse nëse të merrej vesh një lidhje rrezikoje të përfundoje në martesë, sot ruhem që të mos përfundoj në ndonjë gazetë.” Zgjidhjet në këto kohë janë shumë më alternative e më të kënaqshme… Ka një apartament komod, (ku jeton prej 10 vjetësh vetëm) në një nga zonat më të mira të Tiranës (afër stadiumit “Qemal Stafa”), po ku jo çdonjëra e meriton të ftohet. E në kësi rastesh ka avionë, tragete, arratisje me çdo mjet e me çdo kusht. Asnjëherë nuk dihet sesi përfundojnë. Ndodh që shndërrohen në pendim, por asnjëherë në një vendim të prerë: jo më.” Kjo është enigma më e madhe. Njerëzit e dinë se çdo të thotë të biesh në dashuri dhe duan ta provojnë prapë e prapë”. Dihet që Artan Imami është pikërisht njëri nga këta. I pëlqen ta provojë prapë e prapë, por ka një vërejtje (miqësore) për femrat: “Shohin të gjitha Channel X dhe bëjnë të gjitha dashuri si në Channel X. Ju lutem bëhuni më origjinale!”
23
24
Dihet që Artan Imami është pikërisht njëri nga këta. I pëlqen ta provojë prapë e prapë, por ka një vërejtje (miqësore) për femrat: “Shohin të gjitha Channel X dhe bëjnë të gjitha dashuri si në Channel X. Ju lutem bëhuni më origjinale!”
25
01
I keni parasysh katër protagonistet e serialit të famshëm televiziv amerikan që rrëfejnë lirshëm për jetët e tyre seksuale?! Imagjinoni katër protagoniste shqiptare të cilat rrëfejnë jetët e tyre seksuale hapur, pa drojë, jo në Nju Jork, por në një prej qyteteve shqiptare…E vështirë edhe për t’i dhënë shfre imagjinatës, secili prej nesh e di mirë raportin e shoqërisë sonë me seksualen.
Ermira danaj / sociologe
Shqipëria
një vend pa Revolucion Seksual
02
26
Si është seksi i parë nga sytë e qytetit? – kur ky i fundit merr kuptimin e mendësisë kolektive. Mbi këtë marrëdhënie të shqiptarëve me seksualen, e bashkëkëndruar me traditat dhe moralin e disa të ashtuquajtura vlera, sociologia dhe feministja Ermira Danaj sjell një analizë. Si studiuese, si grua dhe si pjesë e shoqërisë.
Tirana e lëvrimit të artit erotik dhe shpërfaqjes padrojë të sensualitetit edhe në rrugë, nuk mjafton për ta shpenguar Shqipërinë e 20 viteve pluralizëm dhe kulturë demokratike nga stigmatizimi i seksuales, nga miti i virgjërisë dhe i seksit në martesë, nga hedhja e gurëve kujtdo që e bën publike lirinë seksuale.
“Të gjithë kemi lindur krijesa seksuale, falë Zotit, por është për të ardhur keq që sa shumë njerëz e përçmojnë këtë dhuratë”, kështu do të shprehej ikona e bukurisë femërore dhe mishërimi i sensualitetit Marylin Monroe në të gjallë të saj. Ishte pikërisht koha e revolucionit seksual, e lëvizjes “çliruese” nga vargonjtë e traditës të lidhura me seksualitetin dhe marrëdhëniet ndërpersonale, që pushtoi maramendshëm botën perëndimore në vitet ’60. Seksi paramartesor dhe ai jashtë marrëdhënies heteroseksuale, nuditeti në publik, format alternative të seksualitetit apo ligjërimi i abortit… E megjithatë kishte sërish njerëz, sipas divës bionde, që e përçmonin atë që sipas saj duhej konsideruar dhuratë hyjnore. Shumë larg në kohë dhe hapësirë, në Shqipërinë e 2012-ës ky pohim mbetet ende në këmbë. Revolucioni seksual as që i ka kaluar pranë. Trajtesa për ta çliruar disi mendimin e përgjithshëm të shoqërisë shqiptare- të mbrujtur me miell Kanuni e traditash të vjetëruara e majå morali fetar-kanë qenë sporte të humbura në ajrin e rëndë të konservatorizmit. Edmond Tupja do të sillte fjalorin erotik, botimi i parë i të cilit nuk kaloi pa bërë bujë.
Megjithëse tabutë e seksit ishin krisur disi, nuk mund të kalonin pa komentuar “fjalët e ndyra”. Dhe së fundmi Tupja provokoi sërish me librin ‘69 variacione për një temë erotike’, një roman kryekëput erotik. Në skenë, Altin Basha do të vinte “Monologjet e vaginës”, një vepër teatrale që prek çështje si seksi, dashuria, përdhunimi, masturbimi, orgazma e të tjera shkaktoi mjaft debat. Arian Çani në “zonën e tij të lirë” – akuzohet shpesh për nuditetin, fjalorin eksplicit dhe temat e nxehta që trajton. E ftuar e fundit, një DJ topless do të shkaktonte debat televiziv, ku veç etikës mediatike dhe orareve të papërshtatshme në skenë dilte morali. Fjalët që së shpejti do të realizohet një film pornografik me aktorë shqiptarë nuk mund të kalonte sërish si një lajm i zakonshëm. Tirana e lëvrimit të artit erotik dhe shpërfaqjes padrojë të sensualitetit edhe në rrugë, nuk mjafton për ta shpenguar Shqipërinë e 20 viteve pluralizëm dhe kulturë demokratike nga stigmatizimi i seksuales, nga miti i virgjërisë dhe i seksit në martesë, nga hedhja e gurëve kujtdo që e bën publike lirinë seksuale. Fotografitë erotike të një vajze ë re, pjesë
27
Man Ray - Violon d’ingres, 1925
Të mos harrojmë konstekstin kulturor dhe social të vendit tonë. A mund të themi se nuk jetojmë në një shoqëri patriarkale? Jo! Në një vend ku gruaja vritet për tradhti apo vajza ekzekutohet se ka dalë mbrëmjeve me të dashurin, vetëm vend për liri seksuale nuk ka.
28
e një reality show, skandalizuan shoqërinë, me gjasë puritane. Për aq kohë sa qëndron e fshehtë, gjithçka është në rregull. Kjo ka qenë kod jetese për shoqërinë shqiptare në shumë sfera të jetës. Gjithçka duhet të qëndrojë brenda dyerve të shtëpisë… U dënuan edhe komuniteti i homoseksualëve, lesbikeve dhe transgjinorëve, pse tentuan të bënin një akt publik për të shprehur seksualitetin e tyre. ….Para disa kohësh, kryetari i opozitës, Edi Rama përdori si kartolinë urimi për bashkëpunëtorët e tij një fotografi të Man Ray, që shpërfaqte bukurinë trupore të një gruaje duke evokuar ngjashmërinë me harkimet e violinës. Ajo që ra në sy ishte përdorimi politik që iu bë kësaj kartoline. Reagimi qe i menjëhershëm. Dikush, apo disa që flisnin në emër të shqiptarëve mbi një degjenerim, mbi refuzimin e pranimit të këtyre turpeve, pasi nderi dhe morali janë vlerat e shqiptarëve… Një reagim të ngjashëm ngjalli edhe fotografia e shumëfishuar dhe e shpërndarë si pamflet ku sërish Edi Rama shfaqej i zhveshur. U fol për luftë politike, duke provokuar sërish mendësinë e shqiptarëve në traditat dhe vlerat morale. Pati nga ata që e dënuan, nga ata që e përkrahën dhe nga ata që lajmi i la të ftohtë. Por pse shqiptarët reagojnë më fort se të tjerët kur bie fjala te seksualja, kur vihet në diskutim morali dhe nderi? “Në një studim të para disa viteve mbi njohuritë e gjimnazistëve mbi sëmundjen e SIDA-s, më bëri shumë përsthypje fakti se shumica, këto njohuri i merrte nga TV dhe bisedat me shokët. Familja renditej nga fundi i burimeve të informacionit. Të flasësh për Sidën detyrimisht do të duhet të flasësh dhe për marrëdhëniet seksuale, dhe me sa duket kjo vazhdon të mbetet ende një temë e padashur për t’u diskutuar brenda familjeve”, tregon sociologia Ermira Danaj. A duhet vazhduar ende me historitë e lejlekut për të evituar temën e sikletshme të marrëdhënieve seksuale?! Nga studime të tjera mbi shëndetin riprodhues është vënë re se për shumicën e të rinjve në Shqipëri- le ta hedhim vështrimin pak më tej se qendra e Tiranës- marrëdhënia
e parë seksuale ndodh brenda martesës dhe gjithashtu se informacioni mbi seksin apo mjetet kontraceptive, janë shumë të pakta dhe ndryshojnë nga vendndodhja, arsimi dhe gjinia. “Si shumë diskutime të tjera të munguara mbi vlerat dhe normat të shoqërisë sonë, është edhe ky mbi seksualitetin. Të mos i flasësh fëmijëve dhe adoleshentëve për marrëdheniet seksuale nuk do të thotë se do e shmangësh takimin e tyre me to, përkundrazi do të thotë t’i lësh të papërgatitur dhe injorantë në lidhje me një nga aspektet më të rëndësishme të jetës së çdo individi”, vijon ajo. Të mos harrojmë konstekstin kulturor dhe social të vendit tonë. A mund të themi se nuk jetojmë në një shoqëri patriarkale? Jo! Në një vend ku gruaja vritet për tradhti apo vajza ekzekutohet se ka dalë mbrëmjeve me të dashurin, vetëm vend për liri seksuale nuk ka. Në zona të ndryshme të Shqipërisë, vajzat detyrohen të braktisin shkollën që 14-vjeç, kjo për të ruajtur nderin e paprekur deri ditën e martesës. Vajza të tjera i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjike “rivirgjërimi” për t’ia shitur burrit të ardhshëm. “Në një shoqëri ku ka njerëz që mendojnë se vetëm burrat dhe djemtë kanë instikte seksuale dhe ndaj u lejohet tradhtia, në të kundërt vajzat dhe gratë na qenkan vetëm shpirtërore dhe aspekti seksual tek to është më pak i rëndësishëm, dhe ndaj tradhëtia (nëpërmjet marrëdhënieve seksuale në këtë rast) e një gruaje qënka shumë më e dënueshme se sa e një burri”, si aktiviste e lëvizjes feministe në Shqipëri Ermira Danaj e vëren shpesh këtë femomen tejet shqetësues. I gjithë ky kontekst kulturor i vendos dy gjinitë në pozicione të ndryshme, e cila pasqyrohet nëpërmjet raportit me trupin dhe seksualitetin. Marrëdhënia seksuale ende shihet si një akt i pastër riprodhimi, dhe jo si një ndër elementët e komunikimit të një çifti. Në Shtetet e Bashkuara, hippie-t e hodhën poshtë duke predikuar një kulturë të re; bukurinë e seksit si pjesë e jetës së zakonshme, të pagëzuar si “free love”. Seksi par-
Kombinimi mes protestave studentore, lëvizjeve subkulturore dhe përdorimin e kontraceptivëve i thyen ato që konsideroheshin vlera morale e që në thelb ishin burgosja e kënaqësisë seksuale të gruas brenda mureve periferike të martesës heteroseksuale dhe rregullimi i seksualietit të mashkullit në publik.
amartesor i stigmatizuar, u bë i gjithëpranueshëm në Perëndimin e ’60-ës së artë. Sipas të dhënave, nga revolucioni seksual i atyre viteve, në mes të viteve ’70 pjesa më e madhe e të sapomartuarve amerikanë kishin provuar seksin para martese. Adoleshentët kërkonin të drejtën për të bërë seks me këdo kishin dëshirë, frekuentues plazhesh kërkuan të bënin banjë dielli të zhveshur, ndërsa gratë fituan të drejtën e ligjërimit të abortit dhe pilulat për kontrollin e shtatzënisë e bënë seksin edhe më të lirë… “Marrëdhënia e padashur ose më saktë e “turpshme” që ne kemi me seksin ngrihet mbi shumë faktorë, që kanë të bëjnë kryesisht me traditën, me faktin që martesat në përgjithësi nuk janë bërë mbi bazë ndjenjashpo ndalem tek martesa meqenëse sikurse e përmenda marrëdhëniet seksuale janë në shumicën e rasteve të lidhura ekskluzivisht me martesën- por interesash të ndryshme, mbi moralin e pastër që publikisht, me ndonjë përjashtim të rrallë, e përjashtonte ose nënkuptonte me shumë zor seksin, mbi përdorimin e seksit si një mjet dominimi ndaj grave, ose si një akt riprodhimi, etj. Kjo marrëdhënie ka ndikuar detyrimisht edhe te marrëdhënia me sensualen, që në fakt mund të gjendet shumë mirë në art, në këngë popullore apo pak poezi”, vijon ajo. A është i shtypur seksi apo liria për të folur hapur rreth tij? “Diskutimi mbi seksualitetin, mbi rëndësinë që seksualiteti ka në jetën tonë, jo vetëm si akt riprodhimi por si një marrëdhenie me të tjerë, si një komunikim fizik që nga ana tjetër duhet të jetë dhe reciprok, mbi faktin që nuk mund të vazhdojmë të bëjmë gjasme e të mos flasim për këtë temë, se nuk i shpëtojmë dot, diskutimi mbi nevojën e edukatës seksuale duke filluar që nga familja, e më pas shkolla e media, etj, - të gjitha këto tema vazhdojnë të zënë ende shumë pak vend. Pak vend zë gjithashtu diskutimi mbi vlerat e shoqërisë tonë, ku të flasësh mbi seksin konsiderohet tabu, por ama të vrasësh nuk konsiderohet e tillë”, përfundon Ermira Danaj. Si mund të ndryshojnë marrëdhëniet që shqiptarët kanë vendosur me seksualitetin? Deri kur do të vazhdojnë të jetojnë mite mbi Modele topless në sfilatën e stilistes Meri Toçila
ndershmërinë dhe moralin? Kur do të konsiderohet seksi si një akt personal ku njeriu mund të bëjë ç’dëshiron me trupin e tij? Edhe sa do të bëhet seks me mendësinë kolektive dhe jo me privatësinë? Padyshim që ka pasur ndryshime të mëdha në sjelljet shoqërore apo edhe institucionale që e rrethojnë seksualietin qëkur Frojdi hapi dyert e dhomës së gjumit. Por libidoja e famshme frojdiane është ende nën zgjedhat e traditave patriarkale. Seksualiteti përmes shekullit XX ka shkaktuar debat publik. Kombinimi mes protestave studentore, lëvizjeve subkulturore dhe përdorimin e kontraceptivëve i thyen ato që konsideroheshin vlera morale e që në thelb ishin burgosja e kënaqësisë seksuale të gruas brenda mureve periferike të martesës heteroseksuale dhe rregullimi i seksualietit të mashkullit në publik. D.H Lawrence mund të kishte tronditur në vitin 1959 me librin e tij me përmbajtje të lartë erotike ‘Lady Chaterley’s lover’ për pavarësinë e seksuales jashtë martese, por vetëm në vitet ’70 u pranua gjerësisht seksi jashtë maretese për gratë. Po në Shqipëri kur do të fryjnë erërat e revolucionit seksual?!
29
30
një intervistë për seksin, qytetin dhe veten Iva Tiço, drejtore e revistës ‘Madame MAPO, gazetare e njohur, e pranishme në faqet rozë të gazetave, ekran dhe në jetën mondane të Tiranës (e sadopaktë dhe e sapaklavdishme qoftë ajo) është një motiv, pa të cilin ndoshta nuk do të formohej mozaiku i këtij numri të MAPO-s. Shtjellimi i Shqipërisë dhe seksit (seksuales) e kërkonte një zonjushë që mishëron ca prej tipareve të serialit amerikan ‘Sex and the City’. Ca gjërave si amerikankë u del në ballë, ca të tjerave u shmanget si shqiptarkë. Por gjithsesi, edhe te kjo përballje-shmangie qëndron raporti me seksualen i shqiptares. Dhe bash për këtë, revista MAPO ka zgjedhur këtë temë si ‘dossier’ të numrit.
31
Pas ’90-ës pastaj, nuk di kë të veçoj më parë, imazhet seksi fanepsen dhe aty ku nuk mendon se mund t’i shohësh... Veçova vetëm modele femërore, pasi sado ta shtrydh trurin, nuk gjej dot modele seksi mashkullore shqiptare. 32
Ke një rubrikë në revistën ‘Madame MAPO, tashmë edhe në MAPO Weekend, e cila titullohet ‘Single and the city’. Në revistë nuk e shkruan emrin, por kuptohet se je autorja: e bëni për drojë, apo se ‘qyteti’ është gjithmonë aty, por ti në të nuk je gjithmonë ‘single’? Kur një vit e gjysmë më parë ideuam revistën ‘Madame MAPO, teksa shfletonim shumë revista të huaja dhe mendonim se cilat do ishin rubrikat fikse të revistës sonë, pamë që në shumë prej këtyre botimeve, sidomos në faqet e tyre online, kishte rubrika të ngjashme, që kanë lulëzuar kryesisht pas serialit dhe filmit “Sex and the City”, apo pas prirjes gjithmonë e më të madhe të lexueseve për të lexuar letërsi të tipit “Ditari i Bridget Jones” e që tashmë është pagëzuar si “chick lit”, një nga ‘bestsellerët më të mëdhenj sot në botë. Ishte Klaudeta, bashkëpunëtorja ime, ajo që këmbënguli që dhe ne të kishim një kolonë të tillë. Pasi nuk gjetëm asnjë që mund ta shkruante rregullisht, vendosëm ta bënim vetë, kush të kishte kohë a frymëzim. Prandaj dhe në revistë nuk ka emër autori, sepse të parën kolonë e shkruam bashkë dhe dy-tri herë të tjera e shkroi Klaudeta, derisa mua m’u bë rubrika më e dashur për ta shkruar, puna që bëj më me qejf në revistë. Gjithsesi, siç e thotë dhe titulli, rubrika ka shumë qytet dhe shumë beqare…gjë që nuk përkthehet domosdoshmërisht në seks, siç mund të të shkojë mendja kur mendon serialin. Kolumna jote duket e modeluar, edhe në titull edhe në qasje, sipas ‘Sex and the City’ ose personazhit kryesor të saj Carrie Bradshaw, kolumniste në New York. Sa Carrie Bradshaw je në jetën e përditshme (ose natën e përnatshme, për atë punë)? Nëse do e dija se do të vinte dita që do e shkruaja me emër, sigurisht do i gjeja një titull pak më origjinal, që të më përfaqësonte pak më shumë sesa më përfaqëson emërtimi “beqare në qytet”. Por në atë kohë, duke qenë rubrikë pa autor, menduam se përqasja me titullin e serialit ndillte pak më shumë lexuesit. Sa i takon pastaj personazhit të Carrie-t, do isha pak më
shumë si ajo në jetën e përditshme e në atë të përnatshme, nëse do pija duhan. Ose, nëse ajo do dinte të gatuante… Dhe, nëse do kisha mundësinë që pasionin për këpucët ta kultivoja nën emrin Manolo Blahnik, që nuk gjenden në Tiranë. Nga katër karakteret e ‘Sex and the City’ ndjehesh më afër cilës? Është edhe një test në internet, përgjigjet e të cilit duhet t’i kenë plotësuar me miliona femra në botë. Normal që përgjigjja për mua ishte, Carrie. Sepse është personazhi që përfaqëson pak a shumë të gjitha femrat, shenja e të cilave në horoskop është shenjë ajri (unë jam Binjakët). Ky është suksesi i këtij seriali dhe i shumë të ngjashmëve amerikanë, personazhet ndërtohen në të atillë mënyrë që shikuesit të identifikohen. A je një vajzë e lirë? Apo, sa e lirë mund të jetë një vajzë në Shqipëri? Përgjigjja e parë që më erdhi në mend ishte: “Po, unë jam e lirë dhe e lirë mund të jetë kushdo që e nxjerr jetesën vetë dhe jeton vetëm”. Por pastaj kujtohem për të tjera mikesha, me punë shumë të mira e të paguara shkëlqyeshëm, që edhe pse kanë shtëpi më vete vijojnë të jetojnë sikur janë ende në gjimnaz dhe janë të varura nga prindërit, apo të tjera akoma, që edhe pse jetojnë në një çati me prindërit, kanë lirinë e tyre dhe nuk u duhet as të gënjejnë e as të shtiren. Kjo varet nga familja. Unë kam pasur fatin të kem prindër, sidomos babanë, që më kanë trajtuar si shoqe dhe kanë respektuar lirinë dhe zgjedhjet e mia. A të janë kushtuar poezi? Po. Më thuaj ca vargje të njërës prej tyre? Nuk mund t’i citoj, sepse autori nuk e ka vendosur kushtimin në kopertinën e brendshme të librit, por në një dedikim privat. A ke një model burri që ju frymëzon? Duket shumë klishe po të thosha tim atë? Çfarë është plotësisht seksuale, pashmangshëm seksuale, unshëm seksuale për ty (në shtrat dhe jashtë tij)?
Nuk më kujtohet ndonjë gjë që t’i meritojë të tre këta përcaktorë. Më thuaj tri defekte klasike të mashkullit shqiptar në mënyrën si e bart veten, por edhe si vishet apo mbahet? Ka vetëm një defekt kryesor të shumë meshkujve shqiptarë: të gjithë duan të kenë një partnere si Angelina Jolie dhe nuk përpiqen fare të jenë Brad Pitt vetë. Kërkojnë që femra të jetë elegante, veshur bukur, e mençur, interesante dhe nuk e shohin fare sa të madh e kanë barkun nga birrat, sa nuk dinë të vishen kur shoqërojnë atë partnere që përpiqet aq shumë të jetë e përsosur, sa banalë dhe të paedukatë janë në sjellje. A je seksualisht konservatore, seksualisht liberale, apo seksualisht e pazbërthyeshme? Seksualisht e kënaqur. Si studente e fundviteve ‘90 dhe një lloj zonjushe, le të themi mediatike, e viteve 2000, si gjykon se ka ndryshuar sjellja seksuale e shqiptarëve gjatë këtyre viteve? Nuk di të them e gjithë shqiptarëve, sepse nuk merrem me sociologji e psikologji, por mund të them që rrethi im shoqëror është tejet i lirë të flasë për seksin. Fakti që unë po u përgjigjem këtyre pyetjeve, e dëshmon. Meshkujt, në raport me tundimin seksual para një femre, ndahen në dy lloje si: ‘të gjoksit’ dhe të ‘të pasmeve’. A kanë edhe femrat një lloj shkallëzimi fizik të tundimit? Si me çdo gjë, meshkujt qenkan më të thjeshtë! Femrat kanë të tjera shkallëzime: ‘të mendjes’ apo ‘të pamjes’, ‘të tipit’ apo ‘të kamjes’, ‘të çunit të mamit’ apo ‘të fortit’, ‘të të martuarit” apo ‘beqarit’ J... A mund të pikasësh tri modele femërore e tri mashkullore të asaj që ju do e konsideronit ‘seksi’ në tri periudha të ndryshme të Shqipërisë: koha e Zogut ose monarkia, komunizmi dhe pas ‘90-ta? Një foto e motrave të Ahmet Zogut, duke zbritur nga avioni – kanë veshjen dhe krehjen e flappers-ave, çapkëneve amerikane të viteve ’20 që zhdukën korsetë, prenë flokët dhe tymosnin me djemtë e kërcenin xhaz. Nga periudha
33
E kam këtë të keqe, që nuk kam marrëdhënie të mirë me komplimentet. I harroj në sekondë sapo më bëhen, por së paku kam mësuar të them “faleminderit” kur i dëgjoj e të mos bëj shumë ‘filma’.
34
e komunizmit, imazhi femëror më seksi më duket një sekuencë nga filmi “I teti në bronz”, ku Yllka Mujo përpara pasqyrës mbërthen grykën e këmishës së natës. Pas ’90-ës pastaj, nuk di kë të veçoj më parë, imazhet seksi fanepsen dhe aty ku nuk mendon se mund t’i shohësh...Veçova vetëm modele femërore, pasi sado ta shtrydh trurin, nuk gjej dot modele seksi mashkullore shqiptare. A e konsideron veten seksi? Mjaftueshëm. Cili është komplimenti më seksi që ke marrë? E kam këtë të keqe, që nuk kam marrëdhënie të mirë me komplimentet. I harroj në sekondë sapo më bëhen, por së paku kam mësuar të them “faleminderit” kur i dëgjoj e të mos bëj shumë ‘filma’. A ke fantazuar ndonjëherë për një threesome? Ç’do të thotë në shqip? Se unë anglishten me metodat “Essential” e kam mësuar dhe në fjalor nuk po e gjej dot. Po për një vajzë tjetër? Ende. A je krenare që je heteroseksuale? Nuk ka asgjë për të qenë krenare. Thjesht jam. Si i sheh homoseksualët? Apo, a i gjykon ata? Ata që kam miq, i kam po aq miq sa do t’i kisha edhe po të ishin hetero. Nuk kam asnjë problem me kë e ndajnë ata shtratin, por as nuk mund ta pranoj atë klishenë se janë miqtë më të mirë të femrave, duke qenë se kanë shije femërore. Janë po aq mashkullorë në shije, biseda, zë dhe gjestikulacion sa dhe miqtë e tjerë heteroseksualë. Njohim mëkatin e parë. Cili do të ishte sipas teje mëkati i fundit? Nuk besoj se do ketë një mëkat të fundit mbi tokë, për aq kohë sa nuk besoj se do ketë një Apokalips dhe një ditë Gjykimi kur të mbushet kupa…Por gjithsesi, nuk më duket se prej shekujsh të jetë shpikur ndonjë mëkat i ri. Thjesht gërshetohen mëkatet e para, ato të kohëve biblike e që i kanë rrënjët tek Eva dhe të bijtë, tek erosi dhe vdekja.
Trupi apo mendja është më seksuale? Mendja. Në një trup seksi. A ekziston pika G? Po. Edhe tek meshkujt madje, por ka tjetër emër. Ja një gjë që nuk e dije J, sepse në revistën tënde, ndryshe nga unë, nuk ke pasur rubrikë seksi. Më thuaj një numër seksi (sexy)? Nuk ka asgjë më aseksuale se aritmetika. Prandaj nuk e gjej dot një numër të tillë. Një fjalë seksi? Çdo fjalë e thënë me ton seksi. Një libër seksi? Ndoshta “Kopshti i Edenit”, i Heminguejit. Një stinë seksi? Vera. Një burrë seksi? Zemra ime J. Një grua seksi? Hirësia e Saj, Monika Belluci J. Një film seksi? “Tango e fundit në Paris” Një këngë seksi? “Too Funky”, e George Michael. Një pozicion seksi?
Një femër e ulur në një fron të lartë të banakut. Apo nuk e kishit për këtë fjalën? J Një pije seksi? Po të isha Carrie, do thosha “Cosmopolitan”. Meqë nuk jam, “Jack Daniels”. Një makinë seksi? Ferrari Testa Rossa. Një flamur seksi? Flamuri amerikan. Në formë kravate në trupin e Jennifer Anniston, një nga kopertinat më të bukura që ka bërë ndonjë 40-vjeçare për të festuar ditëlindjen. Një tatu seksi? Ndoshta ngjaj demode, por tatuazhet më duken aq banalë sa nuk shoh gjë seksi tek ato.
Ç’do të thotë në shqip? Se unë anglishten me metodat “Essential” e kam mësuar dhe në fjalor nuk po e gjej dot.
E përmuajshme Nr. 24, Viti II botimit korrik 2012 Çmimi 300 Lekë
DOSSIER
Presidenca
Nr. 24, Viti II botimit korrik 2012 Çmimi 300 Lekë
Femrat më elegante dhe gafat në veshje
KINKALERI
Elida Cangonji “Fëmija mban gishtin në gojë” Alfred Lela “Tregtarë kopertinash” Xhani Shqerra “Me dhe pa kravatë”
PORTRET
Gazmend Paja Siç nuk e keni njohur
Erdhën pushimet!
Në plazh me shoqet
Armina Mevlani Pranvera Borakaj Lola Luma
Gabimet në valixhe
Aurela Hoxha Viola Spiro Jonida Shehu Fatma Haxhialiu
Nën çadër me Sophie Kinsella dhe librat e duhur të verës
+ 24 E R A T A
Dieta e plazhit
I(SL’V)Kërkohet një burrëMOS-et Të mirat dhe të këqijat e të jetuarit vetëm
e j i p ë or
e plazhit
Numri i ri në treg 35
Ajato seksi dhe 36
llahu
nën çarçafë
ligji islamik 37
Karim Sadjadpour/ Foreign Policy
N
jë klerik i quajtur Ajatollah Gilani, deri atëherë i panjohur, u kthye në sensacion për televizionin shtetëror në vitet e para të Revolucionit Iranian, me teoritë e tij të çuditshme mbi seksualitetin dhe ligjin Islam. Në një nga këta skenarë të pazakontë, me të cilin iranianët qeshin edhe pas tri dekadash, ndodhte kështu: Imagjinoni sikur jeni një djalë i ri që po fle në dhomën e tij. Në dhomën poshtë jush është duke fjetur tezja juaj. Tani imagjinoni që të bjerë një tërmet që shemb dyshemenë e dhomës suaj, duke bërë që ju të bini mbi tezen tuaj. Për hir të argumentit, le të hamendësojmë se ju të dy flini zhveshur dhe që ju keni një ereksion dhe rrëzoheni nga njëri kat në tjetrin me të atillë precizion saqë, në mënyrë aksidentale e penetroni atë. Fëmija që lind nga një bashkim i tillë, a është halalzadeh (legjitim) apo haramzadeh (një kopil)? Të tilla barsoleta të pista mund të duken anormale për një vend aseksual dhe në dukje asket si Republika Islamike e Iranit. Por “Gili Show,” siç edhe u bë i njohur, pati ndjekës fanatikë në mes të të dyja klasave, tradicionalët që eksitoheshin nga tema të tilla tabu, dhe elita e Teheranit, e cila i shihte këto si çlirim komik. Gilani ndihmoi në përhapjen e asaj që është tani një industri prodhimi klerikësh fundamentalistë të kthyer në seksologë amatorë, që ofrojnë këshilla të gabuara për gjithçka nga shpejtësia (“Burri duhet të për-
38
fundojë sa më shpejt aktin, mundësisht pa e eksituar gruan”) te masturbimi (“një mëkat shumë i rëndë që shkakton dëm shëndetësor të provuar shkencërisht”). Ndoshta nuk është tërësisht surprizë fakti që fundamentalistët Shiitë iranianë, jo ndryshe nga kolegët e tyre evangjelistë kristianë, katolikë, ortodoksë, hebrenj apo myslimanë Suni, kalojnë mjaft kohë duke u menduar dhe peshuar mendime për seksualitetin. Ata janë njerëz mbi të gjitha. Por manierat seksuale të fundamentalistëve fetarë të Iranit meritojnë më shumë vëmendje sepse ata kontrollojnë një shtet me ambicie nukleare, me pasuri të mëdha nafte dhe një popullsi të re e dinamike. Tani, për shkaqe të ndryshme – nga frika se mos bëhesh papritur një Salman Rushdie, apo se mos etiketohesh si orientalist, apo ajo se mund të prekësh ndjeshmëri fetare – hipokrizia e regjimit iranian shpesh shmanget nga studimet. Ky është një gabim. Sepse politikat fetare në një teokraci si Irani, nocionet e gabuara e të vjetruara mbi seksualitetin nuk janë të kufizuara vetëm brenda dhomës së gjumit, ato pushtojnë shkollat e vendit, kazermat ushtarake, sallat e mbledhjeve dhe sallat e gjyqit. Në një aforizëm të zakonshëm mes iranianëve thuhet se para revolucionit njerëzit festonin jashtë shtëpisë dhe luteshin brenda saj, ndërsa sot ata luten jashtë dhe festojnë brenda. Kjo dikotomi e përmbysur është e vërtetë për mjaft sjellje sociale në Iran. Për shumë iranianë, kjo gjendje perverse e gjërave është tashmë e rrënjosur dhe mjaft e dukshme në çdo aspekt të bashkëveprimeve ditore me zyrtarët iranianë, saqë është tashmë e parëndësishme të përmendet. Ata në Perëndim që duan të kuptojnë më mirë se si rrotullohen ingranazhet e Teheranit, mendojnë se fiksimi i regjimit me seksin nuk mund të injorohet. Një nga drejtuesit e ndjerë të kongresit të SHBA, Tip O’Neill, perifrazohet të ketë thënë se në Republikën Islamike të Iranit jo e gjithë politika është seksuale, por seksi është i gjithi politik. Shembulli i parë për këtë është babai i revolucionit, i ndjeri Ajatollah Ruhollah Khomeini. Si të gjithë klerikët Shiite, ai kishte ambicie të kthehej në një “burim frymëzimi” (marja’-e taqlid), Khomeini kaloi pjesën e parë të karrierës së tij duke u kujdesur për detajet dhe predikuar besim fetar bazuar në sjelljen personale dhe pastërtinë rituale, që fillonte nga sjelljet banale di-
tore (“Është e rekomanduar të mos e mbash kur të vjen për të urinuar, sidomos nëse ke dhimbje”) te gjëra çuditërisht vulgare dhe të errëta. Në traktatin e tij fetar të vitit 1961 “Një qartësim i përgjigjeve” (Toëzih al-Masael), Khomeini jepte shpjegime të detajuara mbi çështje që fillonin me sodominë (“Nëse një burrë sodomizën djalin, vëllain apo babain e gruas së tij pas martesës së tyre, martesa është ende e vlefshme”) te zoofilia (“Nëse një person ka marrëdhënie seksuale me një lopë, dele apo deve, urina e tyre bëhet e papastër dhe të pish qumështin e tyre është e paligjshme”). Si një djalë i rritur në Perëndimin e Amerikës, unë mbaj mend që isha njëkohësisht i tmerruar dhe konfuz pasi më ranë në duar dhe lexova këto pasazhe në një vëllim të përkthyer të librit të Khomeinit, të cilin e gjeta në shtëpinë tonë prej emigrantësh persianë. Studiuesit e Shiismit –përfshi edhe kritikët më të ashpër të Khomeinit – theksojnë se tema të kësaj natyre ishin diskutime normale mes klerikëve të gjeneratës së Khomeinit dhe duhen kuptuar në kohën dhe kontekstin e duhur: Islami ishte një fe që filloi prej zonave rurale të shkretëtirës, dhe Profeti Muhamed ishte njëherë e një kohë bari. Kështu, ndërsa Krishterimi dhe Judaizmi thjesht i deklarojnë këto sjellje si mëkate, Islami i sheh ato edhe nga një këndvështrim juridik. Problemi që duhet të theksohet, thotë Mehdi Khalaji, studiues i Islamit, një ish-student i një seminari në kryeqendrën Shiite në Qom, nuk ka të bëjë me faktin që këto gjëra përmenden, por me faktin se “Jurisprudenca islamike nuk është modernizuar. Është totalisht e palidhur me çështjet që hasin njerëzit urbanë dhe modernë.” Në të vërtetë, recetat fetare të Khomeinit janë shpesh thelbi i barcaletave mes gjeneratave të pasrevolucionit. “Unë nuk kam parë kurrë një deve në Teheran”, më thotë karikaturisti i famshëm iranian, Nikahang Kowsar, “e jo më të tundohem të bëj seks me një të tillë.” Ka një thikë me dy presa që ka përfshirë sot Lindjen e Mesme, ky është “shpërthimi rinor”. Nga njëra anë është mesatarja e moshës në botën arabe që është 22 vjeç, në Iran është 27 vjeç, e gjithë kjo në kontrast me Europën Perëndimore, ku mosha mesatare është 40 vjeç. Nga ana tjetër është niveli i lartë i përdorimit të internetit dhe televizion-
it satelitor, të mbushur plot me programe pornografike, të cilat bashkë me faktin që kemi të bëjmë me një popullsi të re, e kanë përkeqësuar ndjeshëm marrëdhënien e tensionuar me seksualitetin në Lindjen e Mesme. Google Trend, një program që monitoron kërkimin në internet në të gjithë botën, tregon se nga shtatë vende ku kërkohet më shumë fjala “seks”, 5 janë vende myslimane dhe i 6-ti, India ka një minoritet të konsiderueshëm mysliman. (Fjala “seks” është akoma më shumë popullore mes vendeve arabe.) Google Insights, një tjetër tregues i trendit, thotë se kërkimi më i famshëm mes iranianëve deri tani për vitin 2012 ka qenë emri i “Golshifteh Farahani”, një aktore popullore e famshme, e dëbuar nga Irani, e cila në janar pozoi nudo për revistën franceze Madame Figaro. Para revolucionit të vitit 1979, fondamentalistët fetarë revoltoheshin prej imazheve të grave të kinemasë që nuk ishin plotësisht të mbuluara; sot televizioni shtetëror dhe kinemaja e kanë të ndaluar të shfaqin gra apo vajza pa ferexhe. Ky ndalim është në fuqi, me gjithë faktin se pjesa më e madhe e qytetarëve të vendit kanë akses në programe shumë të zhveshura në televizionet satelitore (aparatet satelitorë janë zyrtarisht ilegalë, por megjithëkëtë, kontrabandohen pasivisht pikërisht nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike). Në një dokumentar që pritet të transmetohet së shpejti me titullin “The Iran Job”, Kevin Sheppard, një amerikan që ka luajtur basketboll në ligën profesionale të Iranit, thotë se është i shokuar për faktin se ndërsa ndërronte kanalet televizive satelitore vuri re se “nga 600 kanale që ka, 400 prej tyre kanë përmbajtje seksuale”. Regjimi i Iranit, për shkak të pretendimit për të qenë një vend fetar, është i detyruar të shpenzojë miliona dollarë, duke tentuar të pengojë televizionet satelitore, duke u përpjekur që ato të mos arrijnë qytetarët e vendit. Një përpjekje e dështuar që shkon kundër dy forcash, teknologjisë dhe natyrës njerëzore. Në një intervistë për New Yorker, vite më parë një punonjës i sigurisë së Iranit pranoi të vërtetën edhe pse të hidhur: “Shumica e popullsisë është e re...Të rinjtë janë të eksituar vetvetiu. Për shkak të faktit se janë të eksituar, atyre u pëlqen të shohin programe ose filma me të cilët mund të eksitohen...Duhet të bëjmë diçka për televizionet satelitore, në mënyrë që ta mbajmë shoqëri-
Dikush mund të mendojë se një vend që vuan nga inflacioni kronik dhe papunësia –pa zënë në gojë sanksionet e ashpra ndërkombëtare dhe një luftë që i rri mbi kokë për shkak të programit nuklear – duhet të ketë të tjera gjëra më të vlefshme për të bërë sesa dekurajimi i masturbimit ndër të rinj... në të pastër nga kjo situatë masturbimesh”. Dikush mund të mendojë se një vend që vuan nga inflacioni kronik dhe papunësia –pa zënë në gojë sanksionet e ashpra ndërkombëtare dhe një luftë që i rri mbi kokë për shkak të programit nuklear – duhet të ketë të tjera gjëra më të vlefshme për të bërë sesa dekurajimi i masturbimit ndër të rinj. Mirëpo regjimi vazhdon të harxhojë miliona dollarë për të blerë teknologjinë kineze të censurës me qëllim krijimin e një fortese të çeliktë morali kundër devijimeve kulturore dhe politike, rezultatet e së cilës janë të diskutueshme. Hera-herës ata arrijnë të pengojnë dhe prishin sinjalin e BBC Persian apo të “Voice
of America”, por ata që duan pornografi kanë gjithmonë mjetet shtesë për ta kapërcyer këtë barrierë. Ndonjëherë softet e censurës bëhen tepër të zellshëm. Një miku im iranian më tha se kishte tentuar për javë të tëra të hynte në postën elektronike të universitetit britanik ku studionte nga Teherani, dhe vetëm më vonë mësoi se emri i pisët i shkollës -- Essex – ishte i ndaluar nga filtrat e internetit të regjimit. Gjatë drejtimit të autokratit properëndimor, Mohammad Reza Shah Pahlavi, Teherani ishte një shoqëri në zhvillim të shpejtë, e cila dukej se po futej në erën e modernitetit. Familja ime ka një histori që, në njëfarë mënyre prezanton trajektoren e shtresës së mesme urbane gjatë shekullit 20: Gjyshja ime nga babai, lindi në vitin 1907, dhe veshi gjatë gjithë jetës burka dhe nuk bëri më shumë shkollë sesa arsimi fillor, por tri nga 4 vajzat e saj ndoqën universitetin dhe hoqën dorë nga përdorimi i vellos para fytyrës. Të gjitha vajzat e tyre u rritën në një Teheran, në të cilin minifundet ishin të modës dhe Googoosh – Jenifer Lopez e para Revolucionit iranian, tepër modeste sidoqoftë për standardet e sotme—ishte burimi i tyre kryesor i frymëzimit. Opozita e Khomeinit ndaj Shahut u ndez shumë, menjëherë pas dhënies së të drejtës së votës për gratë, gjë që për Ajatollahët ishte dukshëm e lidhur me degjenerimin seksual. Në librin e tij të vitit 1970, Qeveria Islame (Hukumat-e Islami) – i cili më vonë do të shërbente si mbështetje ideologjike dhe politike për Iranin post-revolucionar – Khomeini theksonte se “vesi seksual kishte arritur përmasa të atilla dhe po shkatërronte gjenerata të tëra, duke korruptuar të rinjtë dhe duke i bërë ata të neglizhojnë çdo lloj pune! Ata të gjithë vrapojnë të shijojnë forma
39
të ndryshme të vesit, që janë lirisht të frekuentueshme dhe promovohen me entuziazëm.” Khomeini, sidoqoftë i siguroi bashkëpunëtorët e tij liberalë – vetëm pak muaj para revolucionit ndërsa ishte në ekzil në Paris – që “gratë (do të jenë) të lira të zgjedhin aktivitetet e tyre, rrobat dhe të ardhmen në Republikën Islamike.” Të ndikuar nga një e ardhme e zymtë, shumë prej inteligjencës liberale të Iranit, gra dhe burra, iu bashkëngjitën Khomeinit, madje disa e quajtën atë edhe “Gandin e Iranit”. Pak pasi vuri mbi themele të sigurta pushtetin Khomeini dhe qëndrimet e tij ndryshuan kah dhe lëvizën për të shtypur çdo pikëpamje opozitare, ndërsa i burgosën sërish të drejtat dhe liritë sociale të grave. “Islami nuk e lejon që njerëzit të veshin rroba banjoje në det”, - tha Khomeini pak kohë pasi u zgjodh lider suprem. - Ne “do t’i rrjepim!” Gratë që rezistuan dhe nuk pranuan të vinin ferexhe, u përballën me dhunë dhe kërcënime, përfshi edhe vargjet persekutuese “Ya roosari, ya toosari!” (“Ose mbulohu, ose do të goditesh në kokë!”). Ashtu si nobelistja Shirin Ebadi ka shkruar së fundmi: “Edhe pse ajo që ndodhi në Iran më 1979 quhet shpesh revolucioni islamik, ajo mund të quhet fare mirë edhe revolucioni i burrave kundër grave... Ata që formuluan [Kodin Penal Islamik] na kanë çuar pas në vitet 1400.” Ashtu si islamikët sot në Egjipt – apo një pjesë e të krishterëve të djathtë në SHBA – revolucionarët në Iran gjetën tokë pjellore për të luajtur me idetë e tyre populiste, në vend që të merreshin me adresimin e problemeve gjigante apo ndërtimin e një ekonomie konkurruese. Burimet e mëdha të naftës që kishte vendi, e bënin ekonominë të dukej shumë e lehtë. Khomeini vetë i mbante ekonomistët për “gomerë” dhe ankesave për inflacion u përgjigjej shkurt: “Revolucioni nuk u bë për çmimin e bostanit”. Tri dekada më vonë rezultatet janë të dukshme: Më 1979, Irani i pasur me burime natyrore kishte një GDP (Produkt të Brendshëm) të paktën sa dyfishi i atij të Turqisë, e varfër nga burimet. Sot ai mezi ka gjysmën e produktit të Turqisë. Realiteti brutal ishte që iranianët ia kishin besuar fatet e vendit një njeriu, Khomeini, që kishte harxhuar shumë më shumë kohë duke menduar se si mund të dënohej dikush që kryente marrëdhënie seksuale me kafshë sesa si të drejtonte një ekonomi moderne. Pas vdekjes së tij më 1989, Khomeini u
40
Gratë që rezistuan dhe nuk pranuan të vinin ferexhe, u përballën me dhunë dhe kërcënime, përfshi edhe vargjet persekutuese “Ya roosari, ya toosari!” (“Ose mbulohu, ose do të goditesh në kokë!”). Ashtu si nobelistja Shirin Ebadi ka shkruar së fundmi: “Edhe pse ajo që ndodhi në Iran më 1979 quhet shpesh revolucioni islamik, ajo mund të quhet fare mirë edhe revolucioni i burrave kundër grave... pasua nga lideri suprem i sotëm, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u qëndroi besnik vizioneve të Khomeinit për Iranin, përfshi edhe ashpërsinë e tij mbi çështje të mishit (mëkateve). Për Khamenein – i cili thuhet se ka thënë që mbajtja e grave nën “hijab dhe të mbuluara ndihmon që vendi të mos degjenerojë në korrupsion dhe trazira” – shfaqja e bukurisë femërore nuk shihet vetëm si diçka e pafavorizuar nga feja, por si një kërcënim për ekzistencën e regjimit. Khamenei është i bindur se shëndeti i familjes është i lidhur me mirëqenien e Republikës Islamike dhe bukuria e femrës mund ta minojë atë. Edhe pse për shumë njerëz kjo pikëpamje është thelbësisht mizogjinike, Khamenei nuk sheh gratë, por burrat si të pa-
besueshëm dhe të paaftë t’i rezistojnë tundimit: “Në Islam gratë e kanë të ndaluar të tregojnë bukurinë e tyre në mënyrë që të tërheqin meshkujt apo shkaktojnë fitna [reaksion apo nxitje rezistence]. Shfaqja e pamjeve tërheqëse fizikisht para një burri është fitna … [sepse] nëse kjo dashuri për bukurinë e seksit të kundërt shfaqet diku tjetër përveçse në familje, stabiliteti i kësaj të fundit minohet”. Fjala “fitna” që Khamenei përdor kundër grave të pambuluara, është në mënyrë interesante e njëjta fjalë që ai përdori kundër opozitës dhe lëvizjes së gjelbër kur këta protestuan në rrugë në verën e vitin 2009 kundër rizgjedhjes së Mahmoud Ahmadinejad si president. Mendojeni pak, flokët e grave shihen si tunduese dhe kundërrevolucionare. Madje edhe të ashtuquajturit liberalë në Republikën Islamike, janë prej kohësh të fiksuar në këtë çështje. Abolhassan Bani-Sadr, presidenti i parë pasrevolucionit, i cili ka kaluar tashmë tri dekada si i dëbuar në Francë për shkak të “liberalizmit”, ka thënë dikur se ishte provuar shkencërisht që leshrat e grave lëshonin rreze seksualisht tunduese. (Një satirist Iranian iu përgjigj kësaj thënie me një karikaturë që tregonte një burrë të eksituar keqas ndërsa hante drekë në shtëpinë e një shoku; fajtor për këtë eksitim doli të ishte një qime lozonjare e flokëve të gruas së shokët brenda në “ghormeh sabri”, një gatim tradicional Iranian.) NË DY DEKADAT E FUNDIT, gjenerata e re e grave iraniane ka luftuar dhe një pjesë kanë arritur të lirohen nga mbulesa, por çdo diskutim për ta hequr atë nga përdorimi është i papranueshëm për Khamenein. Duke shërbyer si mbështetës në përplasjen me Amerikën dhe Izraelin, hijabi (mbulesa e grave) konsiderohet shpesh si një nga tre shtyllat ideologjike të Republikës Islamike. “Për zyrtarët e Republikës Islamike hijabi ka një rëndësi të madhe simbolike; është kjo veshje që mban lart digën, duke i bllokuar të gjitha kërkesat e tjera për liri sociale të iranianëve,” thotë Azadeh Moaveni, një shkrimtar irano-amerikan. “Ata mendojnë se nëse lëshojnë pe te hijabi, atëherë ferri mbi tokë dë të shpërthejë; njerëzit do të kërkojnë pastaj të pinë birrë në rrugë dhe të lexojnë romane të pacensuruara. Ata e shohin hijabin si një portë drejt lirisë.” Khamenei thotë se mbulesa e grave siguron që burrat të mos tundohen dhe të qën-
drojnë të pastër, por politikat e qeverisë së tij inkurajojnë krejt të kundërtën. Kështu për shembull, për të kënaqur libidon e pandreqshme të meshkujve iranianë, parlamenti i mbizotëruar nga besnikë të Khameneit, ka përkrahur dhe sanksionuar me ligj të ashtuquajturat “martesa të përkohshme” (martesa të kënaqësisë që në persisht njihen si sigheh, kryesisht një formë prostitucioni e pranuar nga shiizmi). Këto i lejojnë një burri të ketë marrëdhënie seksuale me një numër të pakufizuar grash. Një kontratë e tillë martese mund të zgjasë vetëm pak minuta dhe nuk është e nevojshme që të regjistrohet zyrtarisht. Burri mund ta ndërpresë njëanshmërisht sigheh (martesën me kontratë) sapo të ketë mbaruar punë, por që një grua të fillojë procedura divorci është tmerrësisht e vështirë. Nga ana tjetër, gratë që duan t’i largohen shenjtërisë së martesës së tyre e bëjnë këtë duke marrë parasysh rreziqe të mëdha; duzina prej tyre kanë përfunduar të vdekura me gur për tradhti. Ndërkohë përkeqësimi i ekonomisë së vendit ka çuar edhe në rritjen e prostitucionit të stilit të vjetër, atij që nuk njihet dhe pranohet nga shiizmi. Taksistët e shtrenjtë të Teheranit, kryesisht studentë të punësuar me kohë të pjesshme, shpesh mund të t’i tregojnë këto vajza në rrugë. (Shënim: Martesat e kënaqësisë apo martesat me kontratë pranohen vetëm nga myslimanët shiitë, ato kryesisht konsistojnë në një formë prostitucioni të pranuar nga klerikët. Një martesë e tillë lidhet kundrejt shpërblimit dhe pagesës, dhe për një afat kohor të caktuar. Burri mund t’i japë fund asaj edhe pas vetëm 30 minutash, nëse i paguan gruas tarifën për të cilën është rënë dakord në kontratë. Gruaja nga ana e saj duhet të presë tre muaj nga një martesë e tillë për të lidhur një të dytë. Edhe pse kryesisht shërben si formë prostitucioni, kjo martesë është edhe një mënyrë e shfrytëzuar nga të rinj që nuk kanë mundësi martese apo që nuk duan të martohen. Ka edhe raste kur ajo nuk i përfshin marrëdhëniet seksuale.) “Kur ekonomitë marrin për poshtë, aktivitetet ilegale dhe informale apo edhe rrjetet e paligjshme bëhen gjithmonë e më tërheqëse”, - thotë Pardis Mahdavi, autor i një libri mbi seksualitetin në Iran. “Teknologjia e lehtëson këtë paligjshmëri.” Gjatë drejtimit të Shahut lagjja e famshme me drita të kuqe e njohur si Shahr-e Noe (qyteti i ri), ishte një vend ku humbën vir-
gjërinë pjesa më e madhe e të rinjve iranianë. Sidoqoftë, pas revolucionit drejtuesit e Republikës Islamike menduan se duke ndaluar simptomën do të hiqnin qafe edhe problemin. Por hedhja e kripës së gurit nga minaret nuk funksionoi. “Ata e rrafshuan Shahr-e Noe duke menduar se kështu i jepnin fund prostitucionit,” më tha një herë një pensionist iranian, “tani i gjithë Tehrani është kthyer në një Shahr-e Noe”. Në mënyrë jo të habitshme natyra së jashtmi e kujdesshme e sjelljes seksuale të Khomeinistëve, ka nxitur perversionin në sjelljet normale seksuale, duke krijuar kuriozitete të rralla mes zyrtarëve iranianë. Omid Memarian, një gazetar që kaloi disa muaj në burgun e tmerrshëm të Evin, për shkak të artikujve të tij kritikë ndaj qeverisë, më ka treguar se hetuesit ishin më të interesuar për jetën e tij seksuale se sa për qëndrimet e tij politike. “Unë përpiqesha t’u përgjigjesha pyetjeve të tyre në terma të përgjithshëm, por ata më ndërprisnin. Ata donin më shumë detaje. ‘Fillo me momentin kur po i zbërtheje bluzën.…’”, kujton ai një moment nga marrja në pyetje. Në një rast ai më tha se ishte tmerruar kur gjatë një seance të marrjes në pyetje ai pa se hetuesi po fërkohej ndërsa e dëgjonte. Vëzhgues amerikanë të politikës – njerëz si Jimmy Suaggart, Mark Sanford, apo Neët Gingrich, sa për të përmendur disa – nuk do të habiteshin nëse u thuhej se ishin pikërisht mbrojtësit më të njohur të tradicionales dhe vlerave konservatore ata që edhe nuk i zbatonin këto tradita. Në një skandal të njohur në vitin 2008, komandanti i policisë së Teheranit i cili kishte për detyrë të zbatonte ligjet anti ves, Reza
Zarei, u kap në një bordello me 6 gra të zhveshura (njëra prej tyre e akuzoi se ai u kishte kërkuar që të luteshin zhveshur para tij). E ndërsa një politikan amerikan mund t’ia hedhi një skandali të tillë duke dalë në televizor (psh: Eliot Spitzer), zbulimi i këtij incidenti e shtyu Zarein të tentonte vetëvrasjen ndërsa ishte në burg. Turpi për sjelljet jo të drejta seksuale është përdorur prej kohësh si një formë shantazhi politik nga regjimi. Kur kleriku i famshëm reformist Mohammad Ali Abtahi, ish zëvendëspresident i Mohammad Khatamit, u burgos pas zgjedhjeve presidenciale të kontestuara të 2009, ai i habiti bashkëpunëtorët e tij me një rrëfim mjaft të hollësishëm të gjasme komplotit properëndimor ku ishte përfshirë. Edhe pse askush nuk pati dyshim që rrëfimi i tij ishte marrë me forcë, ndihmësit e tij më të afërt thanë se ajo që e detyroi atë të rrëfehej nuk ishte dhuna fizike apo tortura psikologjike, por një album fotosh të tij në një fole sekrete dashurie në Teheran e cila mesa duket monitorohej prej kohësh. Nga ana tjetër, Republika Islamike nuk është aq e ndrojtur në punë seksi. Ajo gjithmonë e ka përdorur seksin për punë të shtetit. Në një dokument të Wikileaks të lëshuar nga Departamenti i Shtetit, mësohet se një shef irakian fisi Abu Cheffat, i kishte thënë në konfidencë një diplomati amerikan në Bagdad se Teherani në mënyrë efektive po influenconte mbi politikanët e vendit fqinj, të cilët pasi shkonin në Iran për “kujdes mjekësor” u ofroheshin “martesa të përkohshme” me gra iraniane. Mos t’iu shkojë në mend se Cheffat po ankohej për këtë: Ai deklaroi plot gjallëri kur takoi George W.
41
Bush në vitin 2008, se taktika e SHBA duhej të ndryshonte. Jo pa arsye, shpjegoi ai, fuqia e butë e Iranit ishte duke mbytur forcën e SHBA në Irak. Ndërkohë tre agjentë iranianë që tentuan të vrisnin disa zyrtarë izraelitë në Bangkok shkurtin që kaloi, fotografuan veten në bare dhe plazhe duke shkuar me prostituta dhe pirë alkool. Kur unë pyeta një klerik të rëndësishëm në Teheran se si njerëz të devotshëm të Khomeinit dhe ideologjisë së tij fetare shkelnin ligjet e tij dhe shkonin me prostituta jo myslimane dhe pinin alkool, ai më tha se nuk kishte asnjë pengesë fetare. “Ka klerikë të qeverisë që mund t’u japin atyre leje fetare [mojavez’e Shar’i]”, - shpjegoi ai. “Ata mund ta paraqesin çështjen se sikur të mos shkonin me prostituta apo të mos pinin alkool, do të shiheshin si terroristë dhe do të ngrinin dyshime.” Në thelb, qasja e regjimit të Iranit ndaj seksit është ashtu si filozofia qeverisëse e vendit, e ngritur mbi nevojat e pushtetit. Ky mund ta përdorë seksin në mënyra alternative, për shtypje, joshje e nxitje apo shantazh. Në verën e vitit 2009, kur qindra mijëra iranianë dolën në rrugë për të protestuar kundër rizgjedhjes së Ahmadinejad, shumë protestues u rrahën brutalisht nga paramilitarët e quajtur “Basij”, të rinj me motoçikleta në shërbim të regjimit, të cilëve iu dha dritë jeshile të shtypnin protestën. Siç raportoi akademiku irano-amerikan Shervin Malekzadeh nga Teherani, Basij-it shtyheshin nga një kombinim i pakënaqësisë me frustrimin. “Ata nuk pallojnë; ata nuk pinë, nuk tymosin”, - i tha atij një nga burimet. “Çfarë tjetër do të bënin ata me gjithë atë energji?” Ndoshta momenti më thelbësor dhe më zemërthyes i Revolucionit të Gjelbër ishte vrasja e një protestueseje 26-vjeçare, Neda Agha-Soltan, vdekja e dhunshme dhe e përgjakshme e të cilës u filmua në kamerat e një telefoni dhe u bë ndoshta videoja më e ndjekur në histori. Në një dokumentar për jetën e saj të prodhuar nga HBO, e ëma e Nedas kujton një mesazh nga një vajzë simpatike, pjesë e grupeve paramilitare Basij, e cila i kishte thënë Nedës disa ditë para se të qëllohej nga një snajper: “E dashur, të lutem mos dil jashtë kaq e bukur... Na bëj një nder, mos dil jashtë, sepse burrat Basij vënë në shënjestër vajzat e bukura. Ata do të të qëllojnë”. Ndërsa fytyrat ikonë të Revolucionit të 1979-ës ishin burra të moshës së mesme me mjekër, Neda u kthye në simbolin e lëvizjes
42
disidente të shekullit të 21 në Iran: një vajzë e re, moderne dhe e edukuar. Për shkak të kundërshtimit të saj ndaj regjimit dhe hijabit, ajo është fitna në sytë e regjimit të Khameneit. TRI PRANVERA MË VONË, regjimi iranian përballet me një tjetër rrezik, këtë herë të jashtëm. Ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kërcënon me luftë në mes të vakteve, Pentagoni luan lojë luftash dhe planifikuesit e politikave në Shtëpinë e Bardhë përpiqen të zgjidhin: A është regjimi iranian racional apo irracional? A mund të arrihet të bindet Irani të mos prodhojë bombën përmes negociatave, apo është sulmi mbi fabrikat bërthamore të Iranit i pashmangshëm? Shumë njohës të Iranit thonë se për ta bindur Teheranin që të heqë dorë nga bomba bërthamore, duhet që Uashingtoni të sigurojë Khamenein që Shtetet e Bashkuara kërkojnë vetëm një ndryshim të sjelljes së Iranit dhe jo ndryshim të regjimit atje. Por ajo që këta vëzhgues dështojnë të shohin është bindja e thellë e Khameneit se SHBA planifikon të rrëzojë Republikën Islamike, jo përmes pushtimit ushtarak, por përmes konspiracionit kulturor dhe politik, të infiltruarve që kanë për qëllim fillimin e një revolucioni “kadife” brenda Iranit. Merreni në konsideratë këtë fjalim të tij në televizionin shtetëror në 2005: “Armiqtë e Iranit, më shumë sesa artilerinë dhe armët, po tentojnë të përhapin vlera kulturore që shtyjnë drejt korruptimit moral... Së fundmi lexova në lajme që një zyrtar i lartë amerikan tha: “Në vend të bombave, dërgojuni minifunde.” Ai ka të drejtë. Nëse ata ia dalin mbanë të nxisin dëshira seksuale në cilin do vend, nëse arrijnë të shpërndajnë bashkimin e pakufizuar mes grave dhe burrave, dhe nëse ia dalin t’i shtyjnë të rinjtë drejt sjelljeve lehtësisht të përkulshme para instinkteve, nuk do të ketë më nevojë për artileri dhe armë kundër atij kombi”, deklaroi Khamenei. Në shkrimet e pakta të Khameneit, ai shpjegon qartë se ajo që ka më shumë frikë nuk janë armët
e shkatërrimit masiv, por ato kulturore – më shumë ka frikë nga Kim Kardashian dhe Lady Gaga sesa armët antibunker dhe aeroplanmbajtëset. Me fjalë të tjera, Teherani është i kërcënuar jo vetëm prej asaj që Amerika bën, por prej asaj që Amerika është: një vend i degjeneruar, një fuqi koloniale postmoderne, e cila synon të arrijë hegjemoninë kulturore mbi botën. Strategjia e Amerikës sipas Khameneit, siç ai ka thënë, është: “kërkesa për barazi (seksuale) të femrave.” Fjalët e Khameneit përshkruajnë paradoksin dhe deformimin në Iranin modern. Nëse bombardimet mbi Iran do ta zgjasnin me shumë gjasa jetën e regjimit në guaskë, ky regjim që sheh leshrat e grave si një kërcënim për ekzistencën e tij, është prej kohësh i skaduar. Përktheu nga anglishtja: Vladimir Karaj
Economicus
Adrian CIVICI “Kriza e obezitetit” si kriza financiare Parë në mënyrë më globale, fenomeni i obezitetit po rrit me shpejtësi kërkesën për ushqime, duke rritur presionet mbi bujqësinë dhe agroindustrinë
Kur flitet për problemet shëndetësore, konkretisht në rastin e obezitetit, tendenca e përgjithshme është që ato të trajtohen si “çështje personale”, si “hall që e ka zënë njërin apo tjetrin” duke e bërë obez. Ndryshe nga problematika që ka të bëjë me “mungesën e ushqimit”, “dobësitë e theksuara fizike”, “varfëria ekstreme” etj., që konsiderohen si sëmundje, që vlerësohen se kërkojnë shpenzime të mëdha publike e private për t’u luftuar, obeziteti, për shumicën e popullsisë, qeverive apo shoqërisë në përgjithësi konceptohet akoma si “çështje etike”, si “mungesë kujdesi për shëndetin”, si “pasojë e jetës sedentare dhe ushqimit jo cilësor”, si “rrezik potencial për shumë sëmundje” etj. Politikat publike dhe shpenzimet buxhetore në këtë drejtim janë thuajse inekzistente. Shumë pak vende, nga më të zhvilluarit e botës, kanë politika specifike dhe llogarisin “koston financiare” duke e trajtuar obezitetin si një nga elementet thelbësore të shëndetit publik, si një “epidemi të rrezikshme” me pasoja të rënda. Para disa vitesh OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), deklaronte se “popullsia e Somalisë dhe ajo e ShBA janë njësoj të sëmura”, njëra nga mungesa e ushqimit, tjetra nga mbipesha, ndërkohë që në shumë vende në zhvillim apo atyre me ekonomi emergjente BRICS, paradoksalisht gjenden tashmë
prezent të dy ekstremet. Konkluzioni i përgjithshëm është se, duke u nisur nga pasojat e saj shumë negative në shoqëri, luftimi i “krizës së obezitetit” rezulton më i shtrenjtë se luftimi i krizës së urisë, kequshqyerjes apo mosushqyerjes. Në librin e tij “Mallkimi i Perëndimit”, ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joshka Fisher, vë alarmin se “ç’është kjo e keqe që po sëmur kaq rëndë shoqëritë tona…punuam 4-5 shekuj për të arritur mirëqenien dhe bollëkun ushqimor, dhe tashmë ky bollëk dhe kjo mënyrë jetese e konsumi absurde po na shkatërron në themel civilizimin tonë”. Epidemia e obezitetit, e cila ka vetëm tri dekada që është shfaqur në formë të plotë në shumicën dërrmuese të vendeve të botës, përbën tashmë një sfidë të jashtëzakonshme jo vetëm për shëndetin publik, por mbi të gjitha për gjithë ekonominë botërore: ndikon negativisht nga këndvështrimi financiar në mjaft aspekte të saj, por nga ana tjetër gjeneron investime kolosale të domosdoshme për eliminimin e saj. Ky fenomen me përmasa botërore, aq sa tashmë nuk quhet më “obezitet” por “globezitet”, po gjeneron pasoja shëndetësore dhe sëmundje të shumta, po i bën faturat e sigurimeve shëndetësore, spitaleve, ilaçeve etj., gjithnjë e më të fryra, po krijon një kategori të re sociale botërore prej qindra milionë njerëzish që vuajnë shumë, por dhe që janë të detyruar të paguajnë shumë. Sipas një studimi të kryer nga Bank of America-Merrill Lync, dhe jo rastësisht një studim i tillë kryhet nga një bankë, evidentohet fakti se “kërkohet me urgjencë një plan botëror” për reduktimin e obezitetit dhe faturës financiare të tij, që pritet të rritet në progresion gjeometrik në dekadat në vazhdim. Por, nënvizon banka, lufta kundër obezitetit pritet të krijojë një mori oportunitetesh financimi e investimi shumë të kërkuara dhe eficente që pritet të jenë një lloj “eldorado financiare” në vitet në vazhdim. Pjesën shëndetësore banka ia lë OBSH, ndërkohë që pjesën financiare e konsideron si “punë të pastër investuese”. Një sërë sektorësh dhe shërbimesh të reja duken në horizont si investime të suksesshme në luftën kundër obezitetit. Sipas shifrave të OBSH, aktualisht në botë ka rreth 2 miliardë njerëz dukshëm mbipeshë apo të sëmurë nga obeziteti. Në vend të parë qëndron ShBA-ja, ku 62% e popullsisë konsiderohet dukshëm “e dhjamosur dhe frikshëm mbipeshë”, ndërkohë që 26% e popullsisë klasifikohet si obezë kronikë. Por, në këto përmasa duket se po shkojnë dhe vende si Meksika, Brazili, Kina, India, Spanja, Nigeria, Egjipti etj. Dhe, çfarë është më shqetësuese, fëmijët dhe adoleshentët nën 20
vjeç, rezultojnë në masën 20% të prekur nga kjo epidemi. “Kosto” e kësaj gjendjeje është shumëplanëshe. Rreth 3 milionë njerëz vdesin çdo vit vetëm si pasojë e mbipeshës, miliona të tjerë si pasojë e obezitetit, dhe akoma dhjetëra milionë të tjerë si pasojë e sëmundjeve që shkakton obeziteti, të tilla si diabeti, sëmundjet kardiake, tensioni etj. Vetëm në ShBA harxhohen çdo vit mbi 190 miliardë dollarë, ose 20% e gjithë shpenzimeve shëndetësore për përballimin e pasojave të obezitetit, ndërkohë që në 20-30 vitet e ardhshme kjo shifër pritet të shkojë në 550-600 miliardë dollarë. Edhe në Europë fatura e shpenzimeve shëndetësore për obezitetin është mbi 10% e kostos totale për shërbime shëndetësore të BE. Por analizat shkojnë përtej këtyre shifrave. Kosto reale është tri-katër herë më e lartë, sidomos po të kemi parasysh produktivitetin e ulët në punë, mungesat dhe ditët me raport mjekësor etj. Pagesat që detyrohen të bëjnë sigurimet shoqërore sa vijnë e shtohen, duke ua kaluar në mjaft raste dhe humbjeve që pësuan bankat nga kriza financiare 20082011. Shumë qeveri “kanë filluar të vënë duart në kokë” kur shikojnë shumat marramendëse që buxhetet nacionale duhet të përballojnë për të mbushur gropën e sigurimeve shëndetësore apo ato sociale në përgjithësi. Edhe kostot e punës si dhe shifrat e kuotizacioneve për sigurime që çdo njeri duhet të paguajë individualisht po rriten me shpejtësi marramendëse. Parë në mënyrë më globale, fenomeni i obezitetit po rrit me shpejtësi kërkesën për ushqime, duke rritur presionet mbi bujqësinë dhe agroindustrinë. Sipas një studimi të London “School of Hygiene and Tropical Medicine”, nëse 40-50% e njerëzve në botë do të kishin masën trupore që korrespondon me obezitetin, kërkesat për ushqim do të dyfishoheshin, çmimet do rriteshin ndjeshëm etj. Për momentin, kjo hyn akoma te “kostot e fshehura” të obezitetit, por po të bashkëngjitet me shpenzimet kolosale që po bëhen kudo në botë për zgjerimin dhe rimodelimin e vendeve të ndenjes në avionë, vetura, autobusë, kinema e teatër, stacione të ndryshme, restorante, zyra, ashensore, aeroporte, adaptimin e strukturave shëndetësore e sociale për këtë “kategori të veçantë” të sëmurësh etj., “kostot e fshehura” apo të padukshme bëhen të jashtëzakonshme. Pesha e tyre mund të barazohet pa frikë me kostot e krizës financiare globale. Duket qartë se “shëndeti publik” dhe “shëndeti financiar” i një vendi po lidhen ngushtë edhe rreth politikave publike dhe investimeve kundër globezitetit.
43
44
vrasja e një të penduari të drejtësisë
dhe historia pas saj Dy vrasje brenda një viti të ish-ortakëve që u kthyen në armiq, Aleksandër Koliçit dhe Bledar Balliut. Historia e trafikut të drogës që kalonte përmes Shqipërisë, Greqisë e Gjermanisë, për të përfunduar në Holandë. Bisedat e zbardhura dhe personazhet piktoreske të bandës: Blondi, Junge etj. 45
1
B
ledar Balliu pagoi pijet në lokalin ku me disa miq po shikonte gjysmëfinalen e parë të Kampionatit të 13-të Europian të Futbollit, Portugali-Spanjë dhe u ngrit në këmbë. Shpejtoi hapat pas mikut të tij, të cilit i kishte kërkuar t’i kontrollonte rrugën, ashtu siç bënte vazhdimisht dikush për të, në mënyrë të herëpashershme, që nga 15 korriku i vitit të kaluar, kur u vra ish- ortaku i tij i kthyer në armik, Aleksandër Koliçi. Miku i tij hodhi hapat e parë duke dalë nga lokali, e duke iu drejtuar rrugës “Marko Boçari”, drejt një pallati shumëkatësh, ku Balliu banonte prej disa vitesh. Si u sigurua që rruga ishte e lirë, Balliu shpejtoi hapat pas mikut të tij, mbase për të shijuar përfundimin e ndeshjes në shtëpi. Pas tij, hija e një njeriu u afrua shpejt në gjysmëdritën që lëshonin neonet e rrugës. Dora u zgjat, ndërsa pistoleta shkrepi shtatë herë në drejtim të tij, duke e plagosur rëndë. Rrugës për në spital, ai ndërroi jetë dhe shoku i tij mundi ta çonte vetëm të vdekur në urgjencën e Ushtarakut. Balliu ndërroi jetë pa u mbushur një vit nga vrasja e ish-ortakut të tij në trafikun e drogës, veprimtari për të cilën ata u dënuan të dy. Pikërisht për vrasjen e Koliçit, ai ishte i dyshuari kryesor dhe i vetëm, ndryshe nga rasti i tij, kur policia dhe prokuroria besonin se veç pistës së hakmarrjes së Koliçit, Balliu mund të ishte vrarë edhe për motive që lidheshin me trafikun e drogës. Për riaktivizimin e tij në ‘linjat’ e vjetra, policia thotë se ka pasur informacione të shumta, të cilat ka qenë duke i verifikuar. Kur Aleksandër Koliçi, në vitin 2006, pak muaj pas arrestimit vendosi të bashkëpunonte me organet e drejtësisë dhe të fitonte statusin e të penduarit në procesin ku ai akuzohej si drejtuesi i një linje të trafikimit të marijuanës nga Holanda drejt Greqisë, mbase duhet ta kishte menduar se po futej në vorbullën e të penduarve që nuk iu dihet fati i afërm. Marrëveshja e tij me prokurorinë kishte vetëm një këmbim. Uljen e dënimit si kompensim për bashkëpunimin në zbërthimin e linjës së trafikut të drogës. Në vitin 2010, ai la qelitë e burgut të Tiranës, për të rifituar lirinë. Disa muaj më pas, një person i panjohur qëlloi disa herë mbi Koliçin me një armë zjarri pistoletë, ndërsa i drejtohej shtëpisë së tij në një bllok pallatesh në rrugën “Ymer Kurti”, përballë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”. Dyshimi kryesor i hetuesve dhe i policisë mbi këtë krim ra mbi mikun e tij Bledar Balliu, gjithashtu i arrestuar dhe i dënuar në procesin ku ai ishte i akuzuar. Përkundër këtij dyshimi, çdo arsyetimi të mundshëm, apo plumbave që i prenë në mes rrugëtimin bashkëpunëtorit të shtetit, Koliçi vetë duket se nuk e kishte ndjerë asnjëherë frikën që mund t’i kanosej nga momenti në moment, si bashkëpunëtor i drejtësisë. Në rastin më të mirë, ai mund të etiketohej në rrethin e miqve dhe shokëve të tij të ngushtë si “spiuni i kalecëve”, por në rastin më të keq...
46
Që kur vendosi të bashkëpunonte me akuzuesit e tij, drejtuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të asaj kohe u impenjuan që Aleksandër Koliçit t’i jepej statusi i njeriut të mbrojtur dhe madje të fitonte edhe mundësinë për t’u bërë pjesë e programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë. (Program që realizohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me një drejtori të posaçme në Policinë e Shtetit, e cila ka struktura dhe mjete të llogaritura në mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë). Burime të Prokurorisë që kishin kryer hetimin dhe shqyrtimin gjyqësor të dosjes së Koliçit dhe mikut të tij, Bledar Balliut, thonë se ai kishte refuzuar të bëhej pjesë e programit të mbrojtjes, ndonëse kishte lidhur me Prokurorinë e Krimeve të Rënda një marrëveshje bashkëpunimi për zbardhjen e një rrjeti të trafikut të drogës, ku ishte i përfshirë edhe vetë. Miku i tij, Bledar Balliu u ekzekutua gjithashtu në një atentat të ndodhur jo shumë larg vendit ku u vra ish-miku tij, të cilin dyshohej se e kishte vrarë vetë. Balliu la në mes ndeshjen Portugali- Spanjë, pikërisht për t’iu shmangur rrëmujës që mund të krijohej në fund të ndeshjes, kohë kur një atentat mund të ishte më i lehtë. Ndodhi pikërisht ajo që Balliu i ruhej që prej vrasjes së ish-mikut të tij, Aleksandër Koliçi, që u rreshtua në linjën e shtetit, ndërsa refuzoi edhe të mbrohej nga ky i fundit. “Nuk pranoi kurrë, pavarësisht këmbënguljes sonë”,- tregon një funksionar i rëndësishëm i Prokurorisë së Krimeve të Rënda gjatë një bisede për revistën MAPO. “I kërkuam disa herë, por ai nuk pranoi. Nuk donte”, - rrëfen funksionari i akuzës. Sipas tij, Koliçi dukej se nuk e kishte frikën e një atentati e madje as nuk ruhej, ashtu si miku i tij një vit më vonë. Në të kundërt, sipas njeriut të akuzës, ai rrëfeu pa të vetmin hezitim gjithçka që kishte lidhje me linjën e tij të trafikut të drogës. Përkundër vendosmërisë së tij për të dëshmuar përpara drejtësisë historinë e vet të trafikut të drogës, Aleksandër Koliçi kishte marrë në burg kërcënime nga Bledar Balliu. Një fakt të tillë e konfirmojnë edhe të afërmit e Koliçit, të pyetur pas vrasjes së njeriut të tyre në rrugën “Ymer Kurti”, fare pranë shtëpisë së tij. Në të kundërt, gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në sallën e gjyqit, gjatë seancave gjyqësore në procesin penal në ngarkim të tyre Bledar Balliu ka mbajtur një qëndrim pasiv dhe dukej sikur dëshmia e ish-mikut të tij për të nuk ishte ndonjë rëndësi. Ndryshe zhvilloheshin ngjarjet në qelitë e burgut ku mbaheshin dy të arrestuarit e vetëm të procesit. Mbase nuk është e rastit që të penduarit e trafikut të drogës në Shqipëri numërohen me gishtërinj. Koliçi mund të konsiderohet i vetmi i “trafikant” ndërkombëtar i drogës në Shqipëri, pjesë e “jetës së pisët”, që pranoi të tregonte të zezat e tij e të shokëve dhe të pendohej për to. Të penduarit e tjerë të krimit të organizuar, të serialit të krimeve të rënda apo mafioze janë të rrallë në sallat e gjyqit.
2
A
driatik Coli mbase është i penduari më i famshëm, i cili pranoi që dëshmia e tij të përdoret kundër shokëve, duke bërë që të dënohen persona të dyshuar si pjesëtarë të grupit të njohur me emrin “Banda e Durrësit” dhe veçanërisht ndaj kreut të tij, Lulëzim Berisha. Për krimet e kryera nga Coli si pjesëtar i Bandës së Durrësit ai është dënuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa ka pranuar që jo me pak persona t’i ketë qëruar vetë hesapet. Tashmë Adriatik Coli dhe të afërmit e ngushtë të rrethit të tij familjar janë bërë pjesë e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe ruhen me njerëz të posaçëm nga Policia e Shtetit, në vende sekrete. Më parë i njëjti njeri që arriti të bindë Colin të bashkëpunonte me drejtësinë, kishte arritur të bënte për vete edhe një tjetër të penduar. Petrit Liçi ishte një prej atyre që pranoi të rrëfente krimit e tij dhe të shokëve ndërsa bënte pjesë në të cilësuarin grup kriminal i “Bandës së Lushnjës”, apo siç njihej edhe me emrin “Banda e Aldo Bares”. Dëshmia e Liçit qe e rëndësishme, pasi si edhe në rastin e Colit, gjykata e mori për bazë tërësisht dëshminë e tij, duke iu dhënë të akuzuarve dënime të rënda. Edhe ky i penduar përfitoi statusin e bashkëpunëtorit dhe dëshmitarit të drejtësisë dhe familja e tij ruhej me njerëz të policisë, të angazhuar me programin e mbrojtjes së dëshmitarëve. Që prej përfundimit të procesit të bandës së Lushnjës nuk dihet asgjë për të, ndërsa besohet se ai është strehuar diku jashtë Shqipërisë. I fundit ndër bashkëpunëtorët e drejtësisë që zgjodhi të ishte pjesë e këtij programi është Bujar Buzani, një prej vëllezërve Buzani, të dyshuar si pjesëmarrës në “Bandën e Cërrikut”, e dyshuar se më 23 maj të vitit 1997 organizoi ngjarjen që ka hyrë në histori si ‘masakra e Cërrikut’. Bujar Buzani vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë pak kohë pas arrestimit. Në seancën e 27 janarit të vitit 2009, të zhvilluar ndaj “Bandës së Cërrikut”, pjesë e të cilës pranoi se ishte, ai rrëfeu detajet e krimit të rëndë ndaj efektivëve të Gardës së Republikës.
“Na premtuan viza për në Amerikë. Met Bozi na tha se pasi të kishim kryer aktin, do të pajiseshim që të gjithë me viza amerikane dhe do të largoheshim me familjet”, tha Buzani para gjykatës. Para se blindat dhe autokolona që i shoqëronte të futeshin në Cërrik, ata janë lajmëruar për të zënë pozicionet dhe për të sulmuar. Më tej ai ka rrëfyer para gjykatës: Ne kemi shkaktuar masakrën e Cërrikut. Kemi djegur të gjallë gjashtë gardistë. Ndërsa janë vrarë dhe dy policë të cilët ishin në rrugë. Të gjithë janë përgjegjës për atë ngjarje të rëndë. Vëllai im, Tomorr Buzani, ka gjuajtur me automatik. Ndërsa djali i tezes, Arjan Toska, ka qenë personi kryesor. Ai ka pasur në dorë antitankun”. Pavarësisht dëshmisë së tij, që supozohej e rëndësishme për akuzën, ai nuk mundi të bindë gjykatën për të dënuar të akuzuarit kryesorë të procesit. Për krimet e pranuara Buzani duhet të vuajë dënimin me 8 vite burg të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
3 Trafiku i drogës me mobilie të blera në Holandë për dy qipriotë
H
etimi i kësaj linje të trafikut të drogës kishte nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, në vitin 2005, pas marrjes së materialeve nga Ministria e Drejtësisë, e cila kishte përcjellë aktet e një hetimi të zhvilluar në Itali për një grup të dyshuar se trafikonte heroinë e kokainë nga vende të ndryshme të Europës drejt Italisë. Hetimi ishte zhvilluar që prej viti
47
Dyshimet e hetuesve ishin se këto para rridhnin nga trafiku i drogës nga grupi i këtij të fundit. Veç tij, kishin mundur t’i shpëtonin arrestimeve të policisë italiane edhe Xhiljano Xhorxhi, Vangjel Kondili, Geront Tola, Zamir Vadardha që kishin mundur të strehoheshin në Shqipëri. 2003-2004, ndërsa policia dhe karabinieria e Guardia di Finanza, arrestuan pjesën më të madhe të anëtarëve të grupit që dyshohet se kishte aktivitet të dendur në zonën e Toskanës dhe të Lombardisë. Nga arrestimi shpëtoi drejtuesi i supozuar i organizatës Ilir Koçia, i cili njihej në Shqipëri si investitor që kishte hedhur paratë e tij në fushën e ndërtimit. Dyshimet e hetuesve ishin se këto para rridhnin nga trafiku i drogës nga grupi i këtij të fundit. Veç tij, kishin mundur t’i shpëtonin arrestimeve të policisë italiane edhe Xhiljano Xhorxhi, Vangjel Kondili, Geront Tola, Zamir Vadardha që kishin mundur të strehoheshin në Shqipëri. Veç tyre, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri, zgjeroi hetimet dhe identifikoi dhe arrestoi edhe persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë linjë të trafikut të drogës. Kështu së paku thuhet edhe në konkluzionet përfundimtare të organit të akuzës, në përfundim të procesit gjyqësor ndaj Aleksandër Koliçit, i njohur edhe me emrin Sandro Koliçi dhe mikut të tij Bledar Balliut. Mes të arrestuarve Ilir Koçiaj, Leonard Çobaj, Ervin Tavanxhi, Geront Tola, Zamir Vadardha, ishin edhe dy miqtë që më vonë gjatë procesit dhe në burg u kthyen në armiq. Pikërisht Bledar Balliu dhe Aleksandër Koliçi. Gjatë hetimit prokuroria konstatoi se dy të fundit nuk ishin përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës nga Holanda drejt Italisë dhe për këto shkaqe vendosi të ndante çështjen për ta. Blerësit e lëndës narkotike ishin dy qipriotë që dyshohet se e donin mallin për në Nikosia. Në rrëfimin e tij për prokurorinë, në dy episode Koliçi përfshin Balliun, si njeriun që do siguronte drogën dhe në një rast si njeriun që do e financonte atë. Madje në një rast Koliçi rrëfeu se për t’iu shmangur hetimit të trafikut të drogës, ai preu flokët që i mbante të gjata dhe herë pas here bisht. Kjo sepse pas arrestimit të mikes së tij Bisera Pudiç dhe miqve të tij të tjerë që po sillnin mallin nga Holanda në Greqi, policia gjermane e kishte identifikuar atë si njeriu me “flokët bisht”. Dëshmia e 9 janari të vitit 2007, që “paracaktoi” fatin e Koliçit “. . . . . . . deri në vitin 2004 kam qenë në burg në Greqi dhe në verën e vitit 2004 kam ardhur në Shqipëri, ndenja në Tiranë, ku u njoha me Bledar Balliun, të cilin e kam njohur prej vëllait të tij Fredit, me të cilin jemi njohur që të vegjël. Në periudhën që rrija me Bledin, nëpërmjet një mikut tim, jam njohur me një gjerman që rrinte në Shqipëri. Ai më propozoi një biznes dyersh druri që do m’i sillte nga Gjermania. Ai më nxori vizë gjermane me pasaportën me emrin Aleksandër Gremi. . . . . . . . . . . . Bledi më propozoi si mund të lidheshim me gjermanin, për hashash apo dhe heroinë. . . Unë vetëm sa i lidha... Bledi më solli mua një sasi dhe unë ia dhashë Lutshcek Zrenit. . . . . Në Greqi kam takuar një shokun tim që punon ne Angli. Ishte me dy qipriotë, Sava dhe Mihalin, të cilët në bisedë që interesoheshin për hashash, unë iu thashë që të vinin në Shqipëri e ta shikonin. Ata erdhën në Shqipëri dhe unë i thashë Bledit që kam njohur dy qipriotë që donin hashash të mirë dhe ai tha; do t’ua gjejmë në Holandë. Ai po ashtu më tha t’i pyesja se mos donin nga i joni se u gjejmë të mirë, por ata pranuan. Për hetimin e këtij rrjeti, autoritetet shqiptare kërkuan aktet hetimore të grumbulluara për dy episode të trafikut të drogës, të organizuara nga Aleksandër Koliçi, (Aleksandër Gremi).
48
Në episodin e parë, Koliçi dhe mikja e tij Bisera Pudiç, që njihej edhe me emrin “Blondi” kishin tentuar të transportonin nga Shqipëria drejt Gjermanisë, një sasi lënde narkotike nëpërmjet Greqisë. Ata kishin pajtuar një shofer gjerman, për një kamion të marrë me qira në Gjermani me pretekstin e transportimit të mobilieve për në Shqipëri. Në të vërtetë, mobiliet mbërritën në Shqipëri, ndërsa në kthim mjeti me të cilën ato mbërritën u ngarkua me lëndë narkotike. …Më 02 janar 2006 kishin shkuar nga Gelsenkirsheni në Ankona dhe prej andej kishin marrë tragetin për në Patra të Greqisë. Edhe “Aleksi” me “Bionden” kishin udhëtuar me makinë, por ata kishin marrë një rrugë tjetër. Nga Patra kishin shkuar në Athinë, pasi “Blondi” kishte dashur të shihte qytetin. Ndërkohë që ishin duke vizituar qytetin, një makinë tjetër ishte përplasur pas kamionit që ishte parkuar në një vend parkim. Policia e kishte regjistruar aksidentin. Pastaj ishin larguar nga Athina dhe ishin kthyer në Patra. Aty “Blondi” kishte zbritur, ndërsa “Aleksi” dhe ai kishin vazhduar udhëtimin për në Shqipëri. Në Tiranë kishin shkarkuar mobiliet në shtëpinë e “Aleksit” dhe pastaj kishin çuar makinën për riparim në një ofiçinë në Fier. Ai kishte qëndruar 6 ditë në Tiranë dhe pastaj bashkë me “Aleksin” kishin shkuar të merrnin kamionin në ofiçinë dhe pastaj ai ishte nisur vetëm për në Igumenicë. “Aleksi” i kishte thënë se kur të kthehej në Gjermani duhet ta çonte kamionin te firma “HERTZ”, dhe më vonë do vente ta takonte ai. Sipas hetimit të prokurorisë në Fier, kamioni ishte përshtatur për të ngarkuar sasinë e marijuanës. Koliçi: Bledi më tha, meqenëse është kamioni për në Gjermani, ta mbushim të marri sa të marri; unë i pranova. Ai më tha; në Gjermani kam njerëzit e mi për ta shitur dhe shoferit do t’i jepnim 200 euro”. Kur erdhi Fritzi në Shqipëri jam takuar me Bledin te lokal ‘Plan B’ dhe Bledi më tha që do ta mbushim kamionin sa nxë. Drogën do ta gjejmë në Lazarat ose në Vlorë një tjetër që ishte aty, do gjente mallin dhe Bledi do e financonte lëndën. Bledi nuk donte t’i thonim shoferit. Unë mora makinën duke i thënë shoferit që do ta çoja ta rregulloja. Unë i dhashë çelësat e makinës Bledit dhe e lamë që do të takoheshim në Fier kur ai ta kishte gati, pra të kishte ngarkuar hashashin. I dhashë Bledit çelësat e kamionit, e të nesërmen m’i solli, ndërsa kamioni ishte në Sheq. E përcolla shoferin deri në Tepelene dhe aty u ndamë. Unë nuk tregova gjë për drogën... Pas disa kohësh që tentoja të flisja me të ma hapi dikush dhe me tha që nuk është këtu dhe unë kuptova që mund të ishte kapur pasi më tha që e kanë kapur, ik se jemi policia. Më pas nga gazetat kemi marrë vesh se ishte kapur 80 kg drogë. Mjeti është nisur me një sasi prej 85 pakosh me hashash me 81 kilogramë në total nga Shqipëria drejt Greqisë, për në Igumenicë, por gjatë një kontrolli rutinë policia greke zbuloi një pjesë të sasisë së mallit, duke arrestuar drejtuesin gjerman të saj. Ky i fundit ka pretenduar se nuk dinte gjë për mallin, por se kishte transportuar një sasi mobiliesh nga Gjermania në Shqipëri për llogari të të njohurit të një miku të tij për një pagesë prej 700 eurosh. Kjo është pjesë e episodit të parë të trafikut të drogës. Ndërkaq në episodin e dytë, “Blondi” (Bisera Pudiç), ka organizuar për llogari të Koliçit, një trafikimin e një sasie marijuanë nga Holanda drejt Greq-
isë, duke qenë se ky lloj malli ishte i lejuar për t’u pirë lirisht në këtë vend dhe supozohej se mund të kishte më pak kontrolle. Edhe në këtë rast, Bledi ishte bashkorganizator në trafikun e drogës, ndërsa ishte edhe financuesi i tij, por edhe njeriu që e kishte gjetur mallin në Holandë. Transporti do të kryhej nga Bisera Pudiç dhe disa persona të tjerë nëpërmjet një shoferi, ndërsa ajo vetë do merrte 12 mijë euro. Koliçi: ...Trafikimin e një sasie hashashi të kapur15 prill 2006 nga Holanda në Greqi, ma propozoi Bledi. Ai do ta bënte me një të njohurin e tij me emrin e tij. . . paratë për hashashin i kishte gjetur Bledi. . . I thashë se kanë ata qipriotët hashash të mirë, por jo nga ky i joni. Bledi tha që do siguronte në Holandë, por kishte problem transportin. I thashë që njihja një gjermane, Biserën, që mund të bënte transportin. Fola me të në telefon dhe më tha që kishte një makinë që mund ta sillte. I thashë që të vinte në Shqipëri dhe ajo erdh, e ishte dakord të transportonte sasinë e hashashit nga Holanda për në Athinë. Më pas erdhën dy qipriotët Sava e Mihali dhe shkuam te ‘Uji i Ftohtë’ në Tepelenë. Më parë kisha folur me Adilin nga Lazarati, që më tha se do një person me emrin Kasëm, që erdhi më vonë dhe më solli me vete një xhufkë kanabisi për ta provuar Sava e Mihali. Ata nuk e pëlqyen, por Sava tha që mund të merrte nja 10 kg, por që duhet t’ia çonim në Athinë. Më pas vijuam bisedën me Bledin në Tiranë për sasinë e hashashit që do të vinte nga Holanda. Fola me Biserën si të veprohej për ta transportuar nga Holanda në Gjermani. Bledi do të dërgonte djaloshin e tij, (Jungen, që mësova se bëhej fjalë për Gëzim Mekajn. Ai u takua me Biserën, që dha një veturë të marrë me qira. Ai shkoi në Holandë dhe u ritakua me Biserën dhe ajo mori hashashin dhe do ndiqte itinerarin Holandë– Gjermani- Austri – ItaliGreqi. Në Athinë do takonte Saven për t’i dhënë hashashin ose Bledi do të lidhej me dikë që do të bënte shkarkimin. Më vonë morëm vesh se Bisera ishte kapur. Gjatë kohës që ka qenë në burg Junga më ka thënë që po kërkojnë njërin ‘me bisht’, pasi kanë kapur një gjerman me 80 kg në Greqi, atë kohë unë kam qenë me flokë të gjata me bisht, të cilat më pas i preva”. . . . di që më parë Bledari me drogë e konkretisht me heroinë që vinte nga Turqia. Rreth fundit te vitit 2004 di që ka patur gjendje rreth 50 kg heroinë që e mbante në Tiranë. Këtë sasi e ka shpërndarë në Greqi nëpërmjet personave të ndryshëm, njëri nga ata kishte pseudonimin “çuni i vogël”. Siç doli nga deklarimi i Koliçit, rrugës për në Gjermani, policia vendase e cila kishte në vëzhgim kroaten bashkë me pjesën tjetër të grupit, i ndaloi, duke arrestuar Bisera Pudiçin dhe disa persona të tjerë kryesisht shqiptarë si të përfshirë në linjën e trafikut të drogës nga Holanda. Mes tyre edhe “djaloshi”, ose Junga, i cili ishte Gëzim Mekaj. Veç këtij aktiviteti, Balliu dhe Koliçi, u dënuan edhe për trafikim të mjeteve motorike, për disa mjete që secili kishte sjellë nga Gjermania në Shqipëri dhe që gjithashtu dyshohet se do të përshtateshin për të trafikuar heroinë nga Shqipëria në Perëndim. Kjo është historia e ortakërisë së Aleksandër Koliçit dhe Bledar Balliut në trafikimin e drogës. Asnjëri prej tyre nuk jeton më.
Një person i panjohur qëlloi disa herë mbi Koliçin me një armë zjarri pistoletë, ndërsa i drejtohej shtëpisë së tij në një bllok pallatesh në rrugën “Ymer Kurti”, përballë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”. Dyshimi kryesor i hetuesve dhe i policisë mbi këtë krim ra mbi mikun e tij Bledar Balliu, gjithashtu i arrestuar dhe i dënuar në procesin ku ai ishte i akuzuar.
49
Odeta Barbullushi Shqiptarët sillen si pushtues me vendin e tyre
Odeta Barbullushi është simpatike si një zyshë dhe e thellë si një akademike. Diku në intervistë, e pyetur për duelin e munguar në folklorin shqiptar, hedh dorashkën, jo vetëm për burrat, por edhe për kulturën mashkullore të këtushme: ‘dy burra si dy individë, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë fort rrallë në Shqipëri.’ Ndoshta, meqë morët ‘të thellën’, jeni duke pritur ‘simpatiken’. Kërkojeni, po deshët, te fotot…ose në orët e saj si lektore në Universitetin Europian të Tiranës.
50
51
1-Dita e Çlirimit: 28 apo 29 Nëntori? Dita e Çlirimit, ashtu si datat e tjera kombëtare, ka funksionin e forcimit të ndjenjës së përkatësisë e solidaritetit kombëtar. Kështu, 28 Nëntori ka, sipas meje, më tepër vlerë simbolike për arsye se përket me Pavarësinë dhe si e tillë i shërben më mirë funksionit politik të festave kombëtare. Por, nëse një brez apo një grup i madh shoqëror, identifikohen me 29 Nëntorin, për arsye të mirë apo të gabuar, ky është fakt dhe nuk injorohet dot. 2-Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare? Ndoshta të Perandorisë Bizantine dhe asaj Otomane. Edhe për shkak të jetëgjatësisë së saj. Por më shumë të shqiptarëve vetë që sillen si pushtues në vendin e tyre. 3-Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim? Polisi historik shqiptar është Shkodra. Tani që flasim, është padyshim Tirana. 4-WikiLeaks, mirë apo keq? Është një përqeshje me sistemin por mund të ketë funksion emancipues. Është mjet i mrekullueshëm nëse ndihmon transparencën e qeverive, i detyron ata të jenë më të përgjegjshme ndaj qytetarëve etj, dhe nëse ndihmon në praktika më transparente dhe të drejta të diplomacisë. 5-Gegnishtja apo standardi? Ekziston një nevojë për zgjerim të standardit përderisa ka një diskutim të tillë prej kohësh. Mesa kuptoj, diskutimi nuk është këtu për të zevëndësuar kryekëput njërën me tjetrën, se kjo besoj se nuk do të jetë e mundur. Poashtu, këtu bëhet fjalë për gegnishten letrare dhe jo gegnishten si dialekt, se kjo nuk do të kishte kuptim. Gegnishtja ka shumë nuanca dhe nën-dialekte të sajat, që mund ta bëjnë shpesh një shkodran apo dukagjinas të mos merren vesh mirë me një gegë tjetër prej Kosove. Prandaj, pyetja është ‘si ta bëjmë standardin më të hapur drejt gjuhës që flet gjysma e shqiptarëve?’. Gjuha evoluon ashtu si dhe shoqëria, dhe është punë e gjuhëtarëve ta refle-
52
ktojnë këtë evoluim, si dhe të zgjerojnë mushkëritë e gjuhës normative, ose standarde. Ka shumë forma gramatikore të gegnishtes (apo gegërishtes?) që janë tashmë të pranuara gjerësisht si në të folmen e përditshme, ashtu dhe në atë zyrtare e publike. Por zgjerimi dhe përpunimi në drejtim të gegnishtes letrare nuk është punë e lehtë. Pas gjithë kësaj kohe të shkruari të standardit, nuk besoj që dhe gegët dinë ta shkruajnë mirë gegnishten letrare. Prandaj, gjuhëtarëve u duhet ta adresojnë këtë nevojë me punë të imtë dhe të mundimshme, e jo me ‘zgjidhje të shpejta’. 6-Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton? Shqipëria kështu si është nuk mjafton. Por s’besoj se ‘Shqipëria etnike’ është përgjigjja më e mirë ndaj kësaj. Zgjidhja nuk mund të jetë sasiore këtu-zgjerimi i trojeve dhe bashkimi-por cilësore: Si mund të jetë ky projekt politik? 7-A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë? Jo. 8-A ka pasur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë? Jo. Më tepër një instrument politik e ideologjik i regjimit komunist sesa realitet gjeo-politik. 9-Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës? Janë shumë të ndryshëm nga njëri tjetri e s’krahasohen dot me të njëjtin kut. Ahmet Zogu: Vendosi rendin, filloi seriozisht procesin e modernizimit të shtetit shqiptar, u përpoq, pa sukses, të fillonte reformën agrare. Enver Hoxha bëri një eskperiment të tmerrshëm modernist: përfundoi me një çmim jashtëzakonisht të lartë reformat e filluara nga Zogu. E mënjanoi Shqipërinë nga bashkëkohësia dhe zhvillimet gjetkë si dhe shkërmoqi çdo lloj solidariteti të vërtetë njerëzor apo ndjenje komuniteti. Sali Berisha është figura më e spikatur e tranzicionit shqiptar të këtyre dy dekadave. ‘Juria është ende jashtë’ për të marrë vendimin për të, si i thonë, përsa kohë është ende në politikë. 10-Ballist, i/e Legalitetit, partizan apo asnjanës?
Si femër, e dyshoj që ballistët ose legalistët do të më pranonin. Kështuqë partizane ose spiune e Aleatëve. 11-A ishte Partia Komuniste Shqiptare vepër e jugosllavëve? Po. 12-Në rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin? Renegati simpatik për të cilën ka nevojë çdo rrëfenjë heroike. 13-Po mbretëreshën Geraldinë? Në planin politik nuk e di të ketë pasur shumë influencë. Në planin personal, e pafat. E pafat për disa arsye: nuk e gëzoi mbretërimin dhe jetoi nëpër azile politike sa nga njëri vend në tjetrin për shumë kohë. Po ashtu, e pafat që erdhi e re nga nje metropol kulturor i kohësmegjithëse në dekadencë-të jetonte ne Tiranë. Shpresoj të ketë qënë shumë e dashuruar me A. Zogun që të mos t’i ketë vuajtur këto. 14-Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa? Vllaznia. 15-A është frymëzuese figura e Krishtit? Patjetër. Nuk është frymëzues instrumentalizimi politik i Krishtit ndër shekuj, por figura e Krishtit si dashuri dhe falje është përherë frymëzuese. 16-Nëse do i përballnit si simbole fetare, historike, sociale, por edhe kulturore, cili ka ndikuar më shumë historinë e njerëzimit, Krishti apo Muhameti? Refuzoj t’i përball si koncepte apo simbole politike. Për mua të dy janë lajmës të ekzistences së diçkaje më të mirë, më të përsosur e me të ditur se ne dhe se rendi njerëzor i kohës. Ndikimi i tyre, kulturalisht dhe politikisht, është i jashtëzakonshëm ende dhe sot. Por nuk mund të matet në mënyrë absolute me numrin e besimtarëve apo vendeve. Ka shumë huazime mes feve universale që kanë sjellë dhe shumë shtresa ndikimi. 17-Besëtytnitë: i njihni, i sundoni apo ju sundojnë? I njoh si shenja të kulturave dhe eksperiencave që nuk janë ‘racionalizuar’ ende, apo që i kanë shpëtuar modernizimit. Veçse maces se zezë i trembem si djallit.
Në planin politik nuk e di të ketë pasur shumë influencë. Në planin personal, e pafat. E pafat për disa arsye: nuk e gëzoi mbretërimin dhe jetoi nëpër azile politike sa nga njëri vend në tjetrin për shumë kohë. Po ashtu, e pafat që erdhi e re nga nje metropol kulturor i kohësmegjithëse në dekadencë-të jetonte ne Tiranë. Shpresoj të ketë qënë shumë e dashuruar me A. Zogun që të mos t’i ketë vuajtur këto.
18-Si do e përkufizonit Haxhi Qamilin? Është tashmë një shenjues/simbol politik. Për mua, ky shenjues nuk është as emancipues dhe as frymëzues. 19-A është Gjergj Kastrioti mishërimi i pragmatizmit dhe njëkohësisht indiferencës fetare të shqiptarëve? Po, mendoj që eshtë mishërim i pragmatizmit politik dhe i udhëheqjes vizionare. 20-‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke d j e m t ë n ë A m e r i kë ’… p r e m t i m romantik apo përshkruese e rolit të
Diasporës në jetën e Shqipërisë? Përshkrim i sinqertë i dalë nga një nje kontekst i caktuar social. 21-Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar? Jo, nuk eshte kredo e tejkaluar, përkundrazi. Por duhet pasur kujdes mos të tejperdoret sepse ashtu si coha, edhe mitet e identitetit hollohen kur përdoren tepër dhe me arrogancë. Ne nuk kemi fare nevojë ta kthejmë ‘harmoninë fetare’ në diçka që ka nevoje të mbrohet, ruhet, e garantohet me forcë. Shqiptarët e kanë bërë këtë natyrshëm në praktikë. Të ndjekim shembujt, e jo sloganet. 22-Për këtë diell! Për ideal të Partisë! Për nder të familjes! Për Shqipëri apo, për Zotin? Për këtë diell. S’e përdor vetë, por është shumë e bukur. 23-Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse? Mendoj që nuk është krejt e vërtetë që folklori ynë nuk njeh duelin. Kështu, kemi duele mes Gjergj Elez Alisë dhe Bajlozit, por në këtë rast është ndeshje mes të mirës dhe të keqes, dhe jo dy individëve për çështje nderi. Ndoshta, që të kesh praktikën e duelit, duhet të kesh ‘individë’ dhe të kësh një rend politik, social e ligjor të mirëkonsoliduar. Dueli, në shoqëritë me ketë rend të konsoliduar, ka shërbyer për të ‘korrigjuar’ apo vënë në vend një ‘tejkalim’ të pozitës’ apo një ‘devijim’ nga norma. Në rastin shqiptar, ky rend ose ka munguar ose rendi ekzistues politik ka qenë më i organizuar me bazë komunitetin (fetar, familjar etj). Po të kërkonte duel një shqiptar e dinte që do të implikonte të gjithë familjen e fisin, dhe jo vetëm veten: dy burra si dy individë kanë ekzistuar dhe ekzistojnë fort rrallë në Shqipëri. 24-A është Kanuni libri më pak i lexuar dhe më shumë i interpretuar ndër shqiptarë? Që është pak i lexuar e besoj, por nuk mendoj se ka shumë interpretime alternative apo kundërthënëse të Kanunit që qarkullojnë. Mendoj që ka shpesh një keqpërdorim dhe instrumentalizim banal të tij. 25-A keni menduar ndonjëherë ‘ky vend nuk bëhet’?
Jo. 26-Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni? Sikletosem sikur dëgjoj çdo slogan tjetër nacionalizmi banal. Të qenit ‘shqiptar’/ shqiptare nuk është as mirë, as keq, ështe thjesht çështje praktike pasaporte e vendi ku ke lindur. Me qenë shqiptar/e i/e mirë është krejt diçka tjetër, dhe shumë e veshtirë, siç e kanë ditur dhe burrat e Rilindjes tonë. 27-Poet Kombëtar: Fishta apo Naimi? Pse? Të dy dhe asnjëri. Të pasurit vetëm një poet kombëtar është një thjeshtëzim i skajshëm dhe shpesh strategji ideologjike e nacionalizmit. Poetët i përkasin gjuhëve dhe jo kombeve apo vendeve, territorialisht e politikisht. Ka vende si Gjermania, Irlanda etj. që kanë dy (Shilerin dhe Gëten apo ndoshta Yeats dhe Moore, respektivisht) por ‘poetë kombëtarë’ kanë dhe rajone si Galicia apo Katalunja, që s’janë shtete-kombe. Poet kombëtar është ai i i cili krijon imazhe të cilat bëjnë kuptim për një komunitet kombëtar a kulturor të caktuar. Në këtë kuptim, si Naimi edhe Fishta kanë krijuar kozmologjinë e tyrë kombëtare. Por nga ana tjetër, mendoj se të dy u flasin shumë pak të rinjve dhe shqiptarëve në përgjithësi sot; më duket se i kemi lënë të dy këto poetë si relike të Rilindjes Kombëtare dhe nuk po i sjellim dot në shek. e XXI. 28-Ç’do të thotë për ju ‘e djathtë’ dhe a ekziston e djathta shqiptare? Dallimet i ‘majtë’ i ‘djathtë’ janë të vona dhe në Europë, dhe kanë dalë nga kontekste të caktuara politike të vendeve europiane. Në Shqipëri, sot kategoritë politike ‘e majta’ dhe ‘e djatha’ janë krejt kategori praktike, të lidhura me punën, familjen dhe krahinën nga vjen. Nga ana tjetër dhe në Europë kjo ndarje është zbehur. Të jesh i djathtë (teorikisht) do të thotë të vësh vlerat e tregut përmbi ato të komunitetit, të besosh te shteti i vogël dhe roli i vogël i shtetit në përkujdesjen sociale për shtresat në disavantazh, etj. E djathta politike në Shqipëri ka një narrativë të sajën identitare fort të ndryshme nga narrativa identitare e të majtës. Kjo
53
narrativë lidhet me qëndrimin ndaj Luftës, ndaj krimeve të komunizmit, ndaj momenteve kyçe të shtetformimit etj. Por në praktikë, në politika dhe institucione sot ka pak dallim. Më shumë mund të dallojmë një të djathtë kulturore (konservatore) dhe një të majtë kulturore (e ndarë në të majtën humaniste dhe në të majtën trendy postmoderniste) sesa një të djathtë e të majtë politike. 29-A shihni vazhdimësi të PPSH në PSSH? Patjeter, nuk ka sesi të mos ketë. Si të gjitha partive ish-komuniste në Europën Lindore dhe Qendrore, PSSH-së i është dashur të ri-krijojë identitetin e saj të ri në post-komunizëm, por duke mbajtur disa elementë të fortë tradicionalë, kryesisht në organizim strukturor dhe burime njerëzore nga baza e PPSH-së. 30-1913, 1939, 1944, 1997…cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë’? Secili prej tyre eshte si një natë Rozafe: bie gjithçka që është ndërtuar gjatë ditës. Por do veçoja 1997-ën si vit veçanërisht të mbrapshtë. Në momentet e tjera, ose na kanë pushtuar ose na kanë copëtuar: nuk është njësoj si vrasja e sho-shoqit. 31-Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do, dhe si mund të mbijetojë? Mendoj se do të mbijetojë. Por vetëm duke përdorur teknologjinë dhe duke u profilizuar më mirë kulturalisht, përveçse politikisht. Tashmë kushdo mund të bëjë gazetari nëpërmjet rrjeteve sociale e blogjeve. Të rinjtë nëpër qytete nuk blejnë më gazeta sepse lexojnë lajmet online. Ndërsa ata që blejnë më shumë gazeta, p.sh. pensionistët, mund të mos e gjejnë fare veten në realitetin e pasqyruar në shtyp. Pra, duhet ndjeshmëri më e madhe në lidhje me atë se kush është lexuesi, dhe si preferon ta marrë lajmin. 32-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni dhe kujt? Në çfarë beson? Kujtdo. 33-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë? Çfarë po mendon?
54
KODRA MBAS BREGUT
Ardian Ndreca Simbas kokës fesin, pardon, përkrenaren! Bregun, Dodën dhe Çiljetën, Jozefina nuk i lejon as me e provue ndopak, madje i qet për zhelesh e jashtë si të padëshirueshme. Vetëm Idrizi nuk pranon me e vu në krye, për arsyena personale që do t’ia shpjegojë Doktorit në darkë me nji sms...
Qershori kaloi si kalë çalë, tue lanë mbas vetes nji mori me ngjarje. Ngjarja ma e randsishme e muejit qershor ishte votimi në Parlament i Presidentit të Republikës. Ishte shkrue që Presidencës së Republikës t’i dilte i zoti siç u del çdo ditë pronave të ndryshme në Shqipní. Në fakt hynë garantë Saliu dhe Iliri, dy gentleman-ë prej të cilëve shumica e shqiptarëve do të ngurronte me ble edhe nji biçikletë të përdorun. Gjithsesi çeshtja u rregullue me konsensus mbrenda llojit, siç i ka hije xhumhurietit tonë. President u ba Bujar Nishani, ish-oficer (toger) i kohës së Dullës, njeri me kulturë dhe me përgatitje të gjanë, e mbi të gjitha personalitet që kudo ku ka punue, në kambë apo ndejun, ka lanë mbas vetes suksese e arritje. Nishani menjiherë ka nisë me dhanë intervista tue na tregue sesi përpara se me shkue në Shkollën e Bashkueme “Enver Hoxha” kishte lexue Ana Kareninën pa mujtë me kuptue asgja – madje tue e marrë për novelë! E çuditshme sesi nuk ka kuptue kurrgja prej romanit me fabul të thjeshtë të Tolstoit, aq ma tepër n’atë
moshë adoleshente kur hormonet ngacmojnë trunin papushim! I mësuem me tregime me partizanë, s’ka mbërrijtë me përçansue diçka që shkonte përtej imagjinatës së tij të paracaktueme prej komandanti toge. Sot ai pohon pa iu dridhë musteqja se nuk lexon, megjithatë ka nepër duer nji libër të Balladur-it, doktrina e të cilit asht krejt e papërshtatshme për të. Ndër tjera ai rrëfen se ka pasë gjithmonë primjen me komandue, - na vjen keq me i thanë por as tesh që e kanë ba president nuk do të mbërrijë me e kënaqë ketë primje. Asht për t’u shenjue se i pëlqen supa me zarzavate dhe nuk konsumon alkool, por në fundjave pin venë me miqtë. Pyetjes së gazetares pse i mban ato lloj musteqesh (të pazakonta në Europën e shek. XXI) ai përgjegjej se i mban vetëm për me i ngjasue gjyshit nga nana, të cilin e ka vlerësue aq shumë sa ka vendosë se kjo asht e vetmja mënyrë për me i ngja. Nishani ka memorie selektive, pse kujton sesi më 1997 PS-ja (jo Shteti shqiptar!) e ka nxjerrë prej shtëpijet në shenj hakmarrjet për qendrimin e tij antikomunist në vitet ’90. Kur thonë mandej se epika legjendare nuk ekziston ma! Në nji prej intervistave Nishani flet: “E njoh veten një njeri krejt normal, pa gjëra të veçanta”. Mund të themi me plot gojë, madje tue perifrazue nji titull të Robert Musil-it, se ai asht me të vërtetë nji njeri pa cilsina të veçanta, e pikërisht për ketë arsye e kanë zgjedhë për n’atë vend. Nishani shihet nji kilometër larg se asht nji person me probleme serioze shëndetsore, e rreth kësaj pike asnji ironi, ai mbetë nji njeri i sëmurë në krye të nji Republike që lëngon e që edhe për nji vit do të drejtohet prej nji Doktori që e ka zakon me i likuidue pacientat e vet. Kujdes Nishani: duhet ta dijsh se tash që ke hypë n’atë vend je në shënjestër të Doktor nishanlliut, prandaj vijo si ke ba deri tash: “njeri normal, pa gjëra të veçanta”. Mediat në qershor dhanë lajmin se veziri i qeverisë që merret me kulturën ka me sjellë në Shqipni për 28 Nandor përkrenaren e Skënderbeut. Më bani përshtypje pse vetëm përkrenaren e jo edhe shpatën! Apo pse nuk duen me fye të ftuemin e nderit: Erdoganin, tue qenë se ai teh shpatet ka shkue nepër të shumë krena osmanllinjsh!
Ndoshta shpata e Gjergj Kastriotit, e cila i pat sjellë lirinë arbnorëve, simjet do të ndillte keq, sidomos tue pasë parasysh se sot nji vjet kemi edhe zgjedhjet. Fillova me andrrue sesi me 27 nandor në mbramje e gjithë mazhoranca do të shkojë mshehtas me nga 30 makina me sirena e me roje për me e pa privatisht dhe me e prekë me dorë përkrenaren historike. Si në përrallën e Hirushes, njeni mbas tjetrit ata nisin me ba prova tue u mundue me e vu në krye për me pa se cili asht mbasardhësi i denjë i Kastriotit. I pari e merr me e provue skraparlliu, por rrashta i tij nuk asht ba për përkrenare t’atilla, por për ndonji saç, fes apo shashie leshit. Mbas tij e marrin me radhë Patozi, Bumçi, Gjana, Mediu, Halimi, Alibeu, Ristani, Kosovrasti, Islami e do brakiqefalë të ardhun ndër shekuj prej skutave të Azisë. Dikujt i bjen shalapjerdhtaljan, dikujt i randon qafën e hollë prej sinjorine, dikujt tjetër i bajnë alergji brenat e dhisë. Bregun, Dodën dhe Çiljetën, Jozefina nuk i lejon as me e provue ndopak, madje i qet për zhelesh e jashtë si të padëshirueshme. Vetëm Idrizi nuk pranon me e vu në krye, për arsyena personale që do t’ia shpjegojë Doktorit në darkë me nji sms. Në fund e provon edhe vetë Hirushja, pardon, Doktori, tue mbetë i zhgënjyem keqas: as atij nuk i hyn në krye përkrenarja e Skënderbeut, sepse mbi krye i janë rritë dy brena të vogla me majuc. Atëherë çojnë me thirrë nja dy kovaçë turq të Kurumit për me e përshtat përkrenaren simbas kokës së Doktorit, por as kovaçët e Erdoganit nuk bajnë fajde. Në fund dikush shkon me pyet doktor Petrelën nëse mund t’i bahet gja atyne katrovave të drunjta, ndonji sharrim i vogël, ndonji rreth i hekurt për me ia zvoglue diametrin ... por as ai s’u ban derman: shkenca ende s’ka shpikë gja për ato soj krenash. Tue pa se situata asht e pashpresë, Doktori vendos me e kthye përkrenaren urgjentisht në Vjenë, që të mos e provojë Edi Rama, me justifikimin se ai asht shumë i gjatë dhe po i ra mirë nuk ka me mujtë me hy në Parlament pse ka me i ndeshë kryet te dera kryesore. Të gjitha këto andrra në beze i pashë sapo lexova lajmin e mirë dhe me mend i urova politikanëve tanë jetë të gjatë, të paktën sa kokrra e misrit përpara sqepit të pulës!
55
DorĂŤshkrimi
56
Blendi Fevziu 100 VJET- një Histori e Shqipërisë për të gjithë
Historia e tranzicionit
nga burgimi i Nanos te zgjedhja e Nishanit Pas një bestseller-i si ‘Enver Hoxha’, gazetari Blendi Fevziu e provon sërish lëmin e historisë. Kësaj radhe, jo me një biografi historiko-politike, por me një portret të Shqipërisë dhe shtetit të saj që nga Pavarësia më 28 nëntor 2012 e deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, Bujar Nishani, pikërisht në 100-vjetorin e shtetit. Në libër parakalojnë portretet e politikanëve shqiptarë, duke filluar nga Ismail Qemali, Esat Pasha, Ahmet Zogu e deri te më të rinjtë; Nano, Berisha, Meta e të tjerë. Revista MAPO është e para që boton ekskluzivisht pjesë të librit në dorëshkrim të Blendi Fevziut ‘100 VJET (1912-2012)- Një Histori e shtetit shqiptar për të gjithë’.
F
atos Nano u njoftua se duhej të paraqitej në Prokurorinë e Tiranës atë mbasdite në orën 5. Ishte 30 korrik dhe lideri i PS e ndjeu se kjo nuk do të ishte një paraqitje e thjeshtë. Në Prill, kontrolli i Lartë i shtetit e kishte akuzuar për një dëm të madh prej miliona dollarësh me ndihmat italiane dhe një marrëdhënie të dyshimtë me kompaninë bareze, Levante Co. Sipas kontrollit të shtetit, kompania i kish blerë ndihmat për Shqipërinë me çmime shumë më të larta se ato të tregut të kohës dhe se kompania në Bari kishte vetëm një zyrë të vogël dhe asnjë lloj aktiviteti tjetër. Dukej se ajo ish krijuar për të lëvruar ndihmën ose për të përfituar prej saj. Nano
tentoi të sqaronte se zgjedhja dhe gjithçka tjetër qe bërë vetë nga Italia dhe kjo ishte një aferë e përtej detit, por deklaratat e tij u bënë politike. Arrestimi i Nanos ndodhi më 30 korrik 1993 mbasdite në zyrat e Prokurorisë. Lajmi mbërriti në momentin që PS po zhvillonte një miting në Stadiumin Dinamo në mbështetje të kryetarit. Turma e tensionuar çau rrethimin dhe pushtoi për thuajse 30 minuta Sheshin Skënderbej. Fatos Nano kreu i PS u vendos në paraburgim dhe në pranverë 1994 doli në gjyq. Ai u dënua më 4 Prill 1994 me 12 vjet burg dhe një shumë parash. U dërgua në burgun e Bënçës ku qëndroi deri në Shkurt 1997, përpara
revoltave të Pranverës së atij viti, kur u transportua me helikopter për në Tiranë. Nano u lirua në 12 Mars 1997 pas afro 4 vitesh burg. ëngjesin e datës 1 Korrik 1993, Prifti grek Kristo Stomos që shërbente në Gjirokastër, në ndihmë të Kishës Autoqefale Shqiptare, u njoftua se duhej të linte vendin. Ai nuk ishte i pajisur me vizë qëndrimi dhe në respekt të ligjit dhe të rregullave të vendit, ai duhej të dilte dhe të ripajisej me vizë. Prifti refuzoi. Në fakt, shërbimi sekret kishte njoftuar policinë se në vend të Zotit, Prifti po i shërbente kauzës së Vorio-Epirit dhe po bënte propagandë të hapur antishqiptare në vend. Nisja jashtë vendit ishte vetëm një mënyrë “diplomatike” për të
M
57
Dorëshkrimi
shmangur një konflikt dypalësh. Konflikt që dukej se prifti dhe eprori i tij, Peshkopi Sebastian e donin me çdo kusht. Mbasditen e datës 1 Korrik, kur policia mbërriti në shtëpinë e Kristo Stomos, befas pa se ai kish mbledhur rreth saj disa besimtarë dhe tentonte të bënte rezistencë. Policia e përcolli që atë natë në kufi, por të nesërmen, policia kufitare greke mbylli befas kufirin. Çdo shtetas që tentonte të hynte në Greqi, kthehej mbrapsht. Tri ditë më pas, Athina zyrtare bëri një deklaratë të ashpër kundër qeverisë shqiptare për çështjen Kristo Stomos, ndërsa më 7 Korrik, Ministri i Brendshëm Grek, njoftoi fillimin e Operacionit “Fshesa’. Mijëra e mijëra emigrantë ilegalë shqiptarë u mblodhën në gjithë Greqinë dhe u përzunë forcërisht për në Shqipëri. Shumë prej tyre u keqtrajtuan ose u ndaluan të marrin rrobat dhe kursimet e pakta që i ruanin në dhomat ku flinin. Operacioni nuk ishte as i pari dhe as i fundit. Në thuajse 10 vjet të tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, Qeveria Greke njihte vetëm një formë përgjigje, atë të kthimit forcërisht të emigrantëve. Më 14 Korrik 1993, Kryeministri Grek Kostandin Micotaqis, nipi i Kryeministrit të famshëm grek, Elefteros Venizellos, deklaroi befas se “çështja e Kosovës është e barabartë me atë të minoritetit grek në Shqipëri”! Një vit më parë, në një takim kokë më kokë të tensionuar me Presidentin Shqiptar, Micotaqis ishte deklaruar kategorikisht kundër një Republike të Kosovës. Shprehja e tij kish qenë: s’do të ketë kurrë dy Shqipëri. Ai jetoi sa t’i shihte të dyja, Shqipërinë dhe Kosovën e pavarur! Problemet shqiptaro – greke u tensionuan më shumë më 10 Prill 1994, kur një njësit paramilitar grek sulmoi një postë ushtarake shqiptare në brendësi të territorit. Dy ushtarë u vranë dhe tre u plagosën. Përgjegjësinë e mori një organizatë nacionaliste e quajtur MAVI. Shqipëria u përgjigj duke arrestuar 5 pjesëtarë të minoritetit grek. Katër prej tyre u dërguan në gjyq në 15 Gusht 1994. Gjyqi riktheu në maksimum tensionet
58
shqiptaro – greke. Grekët përzunë Sekretarin e Parë të Ambasadës shqiptare në Athinë, por Tirana ju kundërpërgjigj me një vendim për të reduktuar personelin e Ambasadës Greke në Tiranë në të njëjtin numër me atë shqiptar në Athinë. Presidenti Shqiptar rivendosi sistemin e vizave për qytetarët grekë. Kriza u zgjidh në një farë mase me ndërhyrjen amerikane dhe që nga viti 1995 raportet nuk njohën më tensione të kësaj natyre. ali Berisha ishte në zyrë mbrëmjen e vonë të datës 6 Nëntor 1994 kur e njoftuan se rezultatet e referendumit për Kushtetutën nuk ishin ato që ai priste. Presidenti kishte bërë një fushatë gjigante, me sheshe të mbushura dhe me plot pasion për thuajse 1 muaj, duke qenë krejtësisht i bindur te fitorja. Opozita kish hyrë në një betejë të pabarabartë, por ajo kishte pasur besim që Kushtetuta e paraqitur nga Presidenti Berisha mund të rrëzohej. Opozita kish pasur të drejtë. Vetëm 41.7 % e shqiptarëve votuan pro saj ndërkohë që 53.9 % ishin kundër. Me datën 8 nëntor paradite, Berisha doli përpara gazetarëve të shqetësuar për mos shpalljen e rezultatit zyrtar dhe deklaroi: Kur flet sovrani, të tjerët heshtin! Deklarata donte të thoshte se Berisha e pranonte humbjen. Shqipëria mbeti pa kushtetutë. Një tjetër, do të bëhej gati 4 vjet më pas në nëntor 1998. Marrëdhëniet ndërkombëtare mbeten karta më e fortë e qeverisë së re demokratike. Në korrik 1995, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Klinton kish ftuar zyrtarisht Presidentin Shqiptar Sali Berisha. Berisha mbërriti në Uashington në fillim të shtatorit dhe ai pati një axhendë që s’e ka pasur asnjë drejtues tjetër i lartë shqiptar. Në Zyrën Ovale, Presidenti Klinton e priti i shoqëruar nga zv/Presidenti Al Gore, sekretari i Shtetit Uoren Kristofer dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Antony Lake. Berisha pati një ceremoni zyrtare në Pentagon, u takua me kandidatin Republikan për President Bob Doll dhe një tjetër takim me shefin e CIA, Xhon Dojç. Kur Xhon Dojç e pyeti nëse mund të merrte me vete edhe
S
zëvendësin e tij, Xhorxh Tenet, Berisha ju përgjigj me shaka:-Problem mund të jetë për ty, sepse bëhemi 2 shqiptarë. Në fakt, Xhorxh Tenet, nga familja Koka e Qeparoit dhe me mama nga Himara nuk e pranoi kurrë që ishte shqiptar. Ai e njihte veten si grek dhe dy vjet më pas, zëvendësoi vetë Dojç në krye të Agjensisë më të rëndësishme inteligjente të globit. Ai do të kishte një rol edhe në ngjarjet e 1997 në jug të Shqipërisë. Vizita e Berishës në Uashington u komentua nga CNN, BBC, por edhe EuroNjuz. Të gjitha kanalet, nënvizuan faktin se pritja kish të bënte me atë që po ndodhte në Kosovë dhe një luftë të shpejtë që mund të shpërthente aty. Lufta në fakt, do të shpërthente plot 4 vjet më pas. ë fillim të vitit 1996, një vit elektoral, Shqipëria u përfshi nga një valë e re tensioni. PD aprovoi një ligj lustracioni në përgjithësi të mirë, por që kishte brenda tij një truk. Ai përjashtonte nga angazhimi politik për 5 vjet, madje edhe nga e drejta e zgjedhjes, të gjithë ata njerëz që kishin shërbyer në politikë përpara 22 Marsit 1992. Caktimi i kësaj date ishte mjaft problem. Në Shqipëri pluralizmi politik ishte dekretuar më 11 dhjetor 1990. Pas pluralizmit, gjithkush kishte të drejtën të angazhohej me atë forcë që ndihej më afër. Në 31 Mars qenë bërë zgjedhjet e para dhe qe zgjedhur një Parlament pluralist. Ligji dogji pothuajse gjithë deputetët e rëndësishëm të opozitës, përfshi 3 nga 4 nënkryetarët e PS. Më 26 Maj 1996, rreth orës 2 të pasdites, drejtuesit e Partisë Socialiste vendosën të tërhiqen nga zgjedhjet. Ata e argumentuan këtë me dhunën që po ushtrohej në gjithë vendin, por ky vendim ishte marrë dukshëm nën presionin psikologjik që ata kishin qenë gjatë gjithë fushatës. Katër nënkryetarët duhej të merrnin një vendim me ngut. Mesazheri që ata nisën për tek Fatos Nano nuk arriti dot aty. Vendimi u mor dhe u pasua nga gjithë forcat e tjera politike. Në kaosin e krijuar nga tërheqja e socialistëve, deputetët e PD deklaruan fitore në gjithë vendin, edhe aty ku nuk kish asnjë shans që të fitonin. Në fund të
N
Blendi Fevziu 100 VJET- një Histori e Shqipërisë për të gjithë
ditës vendi ishte në një ngërç të plotë. Më 27 Maj, të mbledhur në Hotel Tirana, përfaqësuesit e opozitës vendosën që të nesërmen, më 28 Maj të demonstronin në Sheshin Skënderbej. Më 28 Maj, me të dalë në shesh drejtuesit e opozitës u ndaluan nga policia, u rrahën publikisht ose u transportuan në rajone policie ku vijuan të keqtrajtohen. Mbështetës të saj u përgjakën dhe gjithë kjo ndodhi në prani të kamerave të huaja. Kryeministri Meksi dhe ministri i Brendshëm, Musaraj, dolën në këmbë në bulevard për të treguar se ata s’kishin lidhje me atë që kishte ndodhur. Përgjegjësia u hodh mbi Berishën që në ato momente ishte në takim me një delegacion amerikan. Dhuna e 28 Majit ndryshoi qëndrimin e vëzhguesve dhe mbështetësve të huaj të PD. SHBA kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve në 40 zona, por KQZ bëri përsëritjen e tyre në vetëm 17 zona. Tensionet mes SHBA dhe Tiranës u bënë publike. PS refuzoi të futet në parlament dhe Berisha nuk bëri asnjë ndryshim thelbësor, në drejtimin e shtetit. Aleksandër Meksi u zgjodh sërish kryeministër me 11 Korrik. Gjendja u duk sikur po qetësohej pas zgjedhjeve lokale të 20 Tetorit që i fitoi kryesisht PD, por problemi tashmë nuk qëndronte tek opozita. Sfida e vërtetë e pushtetit me legjitimitetet të cenuar politik ishte ajo me firmat Piramidale. kemat piramidale ose firmat rentiere, siç e quanin veten, filluan të shfaqen në Shqipëri në që vitin 1991. Aktiviteti i tyre bazohej mbi marrjen e një sasie parash dhe kthimin e një sasie më të madhe në bazë të një përqindjeje. Përqindje që shkonte deri në 5 në muaj. Ndonëse në dukje funksiononin si banka, Piramidat nuk kishin asnjë investim konkret nga ku mund t’i nxirrnin paratë. E para piramidë ishte ajo e Hajdin Sejdisë e vitit 1991, i cili u largua në Zvicër me afro 3 milion dollarë të biznesmenëve shqiptarë. E dyta ishte Sudja, e hapur nga Maksude Kadëna, një punëtore e fabrikës së këpucëve në Tiranë, në vitin 1993. Suden e ndoqën rreth 24 firma të tjera, ku më të fuq-
S
ishmet ishin VEFA, Gjallica, Demokracia Popullore-Xhaferri, Populli, Cenaj, Silva, Kamberi dhe M. Leka. Në vjeshtën e vitit 1996, firmat piramidale po dominonin krejt shoqërinë shqiptare. Sudja arriti të ofronte interesa 30 %, e ndjekur nga Populli dhe Xhaferri që ofronin 300 % në tre muaj. Nuk kish asnjë dyshim që kjo gjë paralajmëronte falimentimin e shpejtë. Ideja e parë që qarkullonte ishte ajo e pastrimit të parave, por shërbimi sekret, njoftoi se edhe pse elementë pastrimi dukeshin aty – këtu, në përgjithësi, firmat e sidomos dy fondacionet qenë piramida të mirëfillta. Më shumë se 1 milion kreditorë qenë regjistruar në librat e tyre të llogarive dhe shumë njerëz po shisnin shtëpitë për t’i futur të ardhurat në firmat rentiere. Sipas të
Arrestimi i Nanos ndodhi më 30 korrik 1993 mbasdite në zyrat e Prokurorisë. Lajmi mbërriti në momentin që PS po zhvillonte një miting në Stadiumin Dinamo në mbështetje të kryetarit. Turma e tensionuar çau rrethimin dhe pushtoi për thuajse 30 minuta Sheshin Skënderbej.
59
Dorëshkrimi
dhënave zyrtare, shuma e depozituar në firmat rentiere në Janar 1997 ishte 1.6 miliard USD. Pavarësisht këshillave të FMN për t’i mbyllur këto skema, qeveria shqiptare vazhdoi të lejonte aktivitetin e tyre. Ridvan Bode, Ministri i ri i Financave, sapo ishte kthyer nga Uashingtoni kur TVSH i kërkoi një intervistë për firmat rentiere. Ishte 4 tetor 1996. Bode u përgjigj se të vetmet para të sigurta dhe të garantuara nga shteti qenë ato të bankave, ndërsa tek firmat rentiere, përqindja e madhe që ofrohej të bënte të mendoje se edhe risku se ato para mund të humben është i madh. Intervista e Bodes e tronditi shoqërinë shqiptare. Reagimi nga gjithë shtypi qe i ashpër ndërsa, Vebi Alimuça kreu i VEFA, doli në TVSH dhe deklaroi se vetë Ministri ose drejtuesit e FMN nëse kishin ndonjë lek mënjanë bënin mirë ta fusnin tek VEFA që ta shumonin. Në klimën e pasigurisë së krijuar, në dhjetor, Presidenti Sali Berisha, i pyetur në një konferencë shtypi për paratë e shqiptarëve, u përgjigj: -Paratë e shqiptarëve janë më të pastrat në botë. Përgjigja e tij u keqinterpretua nga shtypi i opozitës dhe konceptua si një mbështetje për firmat rentiere që në fakt, që prej mesit të dhjetorit kishin nisur të vononin kthimin e interesave dhe kapitaleve. Në periudhën midis 8-16 janarit 1997, shumica dërrmuese e piramidave falimentoi duke marrë me vete edhe kursimet e shqiptarëve. Më 18 Janar Parlamenti vendosi ngritjen e një Komisioni Parlamentar për fajdet, ndërsa më 22 janar qeveria ngriu paratë e dy fondacioneve, Xhaferrit dhe Popullit. Gjallica është gjysmë e falimentuar dhe e vetmja që vazhdon aktivitetin normal është VEFA e cila kishte arritur te kryente disa investime të vogla në tregun shqiptar. Kriza që po trokiste në derë, ishte ndër më të rëndat që Shqipëria ka njohur gjatë ekzistencës së saj... Më 14 Janar 1997 radio VOA njoftoi në edicionin e saj shqip se 130 milionë USD të firmës “Gjallica” qenë larguar nga Vlora drejt Italisë të ngarkuara në një skaf. Policia e mohoi lajmin, por i botuar në gjithë gazetat
60
e ditës, ai u bë i besueshëm. Kronika e ngjarjeve që nga kjo ditë është e pandalshme. Më 15 Janar falimentoi firma piramidale “Sude”. Maksude Kadëna u arrestua më 16 Janar dhe po atë ditë kreditorët e saj u nisën të protestojnë drejt Sheshit Skënderbej, edhe pse s’e dinin se ku duhet ta kërkonin të drejtën e tyre. Raporti me “Suden”, ishte krejtësisht privat. Katër ditë më pas falimentoi “Demokracia Popullore-Xhaferri”. Më 23 Janar 1997 Qeveria miratoi projekt-ligjin që ndalonte aktivitetin e fajdeve, por ishte shumë vonë. Një ditë më pas qyteti i Lushnjës, u ngrit në një protestë masive në mbrojtje të Rapush Xhaferrit që vinte nga ai qytet. Policia nuk arriti ta kontrollojë dhe ky ishte dështimi i parë i saj. Tritan Shehu, Kryetari i PD që shkoi atje për të negociuar u mbajt peng për disa orë nga protestuesit në stadiumin e qytetit. ë 31 Janar të gjitha partitë e opozitës u bashkuan në një formacion të përbashkët të quajtur “Forumi për De-
M
Me një makinë “Audi” të Aleksandër Frangajt, Neritan Ceka, Preç Zogaj, bashkë me socialistët Rexhep Meidani dhe Namik Dokle, kaluan territorin e godinës më të përfolur në Shqipëri, Presidencës së Republikës. Berisha i priste në këmbë, i vetëm. Takimi mes dy njerëzve që ishin përplasur më fort ato 5 vite ishte më i thjeshtë se sa mendohej...
Blendi Fevziu 100 VJET- një Histori e Shqipërisë për të gjithë
mokraci”. Në krye të tij u vendosen Daut Gumeni, Fatos Lubonja dhe Kurt Kola, të tre ish të burgosur politikë të regjimit komunist. Gjendja u duk sikur po qetësohej më 4 Shkurt kur filloi shpërndarja e një pjese të parave të kreditorëve që administratorët e qeverisë kishin gjetur nëpër fondacione, por më 5 Shkurt, një ditë më pas, u njoftua falimentimi i “Gjallicës”, në të cilën, qytetarët e Vlorës kishin depozituar plot 145 milion USD. Pas Lushnjës, filluan protestat në Vlorë. Në datën 10 Shkurt, protestat që qenë bërë të përditshme në Vlorë u kthyen në të dhunshme. Ndërhyrja e policisë dështoi, një qytetar u vra në rrethana të paqarta dhe selia e PD dhe ajo e policisë u dogjën. Autoriteti i shtetit pushoi dhe shkollat u mbyllën. Më 20 Shkurt afro 50 studentë të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës hynë në grevë urie. Ata kërkonin rikthimin e parave, por edhe rrëzimin e qeverisë. Presidenti Berisha refuzoi të negocionte kthimin e parave. Ai deklaroi se një borxh që nuk ishte marrë nuk mund të kthehej. I referohej kështu faktit që huamarrja ishte një proces privat dhe jo i licencuar nga shteti. Mbasditen e datës 28 Shkurt 1997 midis njerëzve që ruanin godinën ku qenë në grevë urie studentët e Vlorës u hapën fjalë se SHIK do vinte atë mbasdite për t’i nxjerrë prej aty forcërisht. “Prania” e SHIK u kthye në një paranojë. Në mbrëmje vonë, pak para mesnate u hap fjala se SHIK kish mbërritur me një furgon të bardhë dhe kish tentuar të hynte brenda. Në derë që plagosur me thikë një roje dhe furgoni me 2 të tjerë të marrë peng kish ikur me ngut dhe qe futur në selinë e SHIK në Vlorë. Mijëra vetë dolën nga shtëpitë dhe rrethuan selinë e tij, mes tyre edhe njerëz të armatosur. Përplasja rezultoi fatale për 3 pjesëtarë të SHIK që u vranë, madje njëri prej tyre u masakrua me sëpatë. Të vrarë pati edhe nga demonstruesit. Kërkimet e mëvonshme nuk arritën kurrë të identifikojnë as ndonjë furgon të bardhë dhe as ndonjë roje të plagosur. Ajo që ndodhi më 28 Shkurt 1997 në dyert e Universitetit të Vlorës, është një prej shumë mistereve që historia e shtetit
shqiptar, ka ngërthyer brenda saj. Mesnatën midis datës 28 shkurt dhe 1 mars 1997, Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali mori një telefonatë nga shefi i shërbimeve sekrete, Bashkim Gazidede. Ky i fundit e njoftoi se selia e SHIK po sulmohej dhe i kërkoi ndihmë ushtrisë për oficerët që qenë të rrethuar aty. Zhulali e sqaroi se ai nuk kishte më forca dhe po ashtu, nuk i dha dot një helikopter për të shkuar në ndihmë të tyre. Një orë më vonë, Zhulali u njoftua me ngut se depot ushtarake të Vlorës kishin rënë në dorë të protestuesve dhe se tani, po hapej edhe baza ushtarake e Pasha Limanit, një ndër më të mëdhatë në vend. Vlora dhe zonat rreth saj po armatoseshin. ëngjesin e 1 Marsit 1997, Presidentin Berisha e njoftuan se nga Vlora deri në Sarandë territori nuk kontrollohej më nga shteti, se godinat e bashkive në Himarë e Sarandë qenë djegur, burgjet ishin hapur dhe se disa persona të armatosur dhe me maska kishin pushtuar bazën detare të Sarandës dhe kishin marrë nën kontroll anijet. Ajo që ishte më befasuese, ishte prania në Sarandë dhe Vlorë e mjaft personave problematikë, të dënuar me shumë vite burgim në Greqi, që befas, qenë arratisur nga burgjet e ndryshme atje në të njëjtën ditë dhe kishin mbërritur në Shqipëri për t’u bërë kapo bandash dhe terrorizues të qyteteve. Berisha vendosi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, që parlamenti e votoi që atë mbrëmje. Qeveria Meksi ra dhe drejtimi i Operacionit ju besua Shefit të SHIK-ut, Bashkim Gazidede që u gradua Gjeneral. Më 3 Mars 1997 në limitet e fundit kushtetuese, Sali Berisha u rizgjodh President i Republikës me votat e deputetëve të PD-së, duke marrë 113 pro, 1 kundër dhe 4 abstenime. Forcat e tjera politike parlamentare e kishin bojkotuar votimin. I rizgjedhur president, Berisha e dinte se kishte vetëm një rrugë, negocimin. Ajo ushtarake, kish dështuar. Gjirokastra kishte rënë bashkë me Përmetin, Tepelenën dhe thuajse gjithë rrethet e tjera të jugut. Neritan Ceka kreu i PAD dhe politikani më me ndikim i opozitës ato ditë ishte në shtëpi
M
kur mori një njoftim të çuditshëm. Berisha donte të fliste me të. Burimi qenë dy gazetarë afër Berishës që kishin negociuar me drejtorin e revistës Klan, për një takim të mundshëm. Ishte 5 Mars 1997 dhe Ceka qe përgjigjur thjeshtë: PO! Me një makinë “Audi” të Aleksandër Frangajt, Neritan Ceka, Preç Zogaj, bashkë me socialistët Rexhep Meidani dhe Namik Dokle, kaluan territorin e godinës më të përfolur në Shqipëri, Presidencës së Republikës. Berisha i priste në këmbë, i vetëm. Takimi mes dy njerëzve që ishin përplasur më fort ato 5 vite ishte më i thjeshtë se sa mendohej: - Të kam sulmuar, por kjo ka qenë politike, i tha Berisha Cekës! -Këto s’kanë vlerë, iu përgjigj tjetri. Takimi rezultoi i suksesshëm. Të gjithë shprehën vullnetin për marrëveshje. Të nesërmen u bë një takim i dytë publik dhe më 9 Mars, gjithë forcat politike u takuan në Presidencë për një marrëveshje finale. Marrëveshja parashikoi ngritjen e një qeverie të Pajtimit Kombëtar të kryesuar nga PS me Ministër të Brendshëm nga PD; rikthimin e PS në Parlament; rikthimin e autoritetit të shtetit; amnisti të përgjithshme dhe të përhershme për ata që qenë përfshirë në këto ngjarje deri në datën 9 mars dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme brenda fundit të muajit qershor. Bashkë me zgjedhjet, në të njëjtën ditë, do të zhvillohej edhe një referendum për formën e regjimit. ashkim Fino, ish Kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës, në atë moment pa punë, ishte duke biseduar me miqtë poshtë pallatit të tij, kur dikush i tha se e kërkonin në telefon nga Tirana. Fino u ngjit lart dhe në anën tjetër ishte Namik Dokle. -A u bë qeveria, ishte pyetja më normale në botë që Fino e shqiptoi edhe më frikë, por edhe me kuriozitet. -Nisu për Tiranë, i tha Namik Dokle, je zgjedhur Kryeministër. Mendova se po bënte shaka, kujton Fino vite më pas. Pastaj e kuptova se ishte e vërtetë. Në një listë me 30 funksionarë të PS, Berisha kish zgjedhur Bashkim Finon, duke lënë jashtë tre konkurrentët kryesore, Pan-
B
61
Dorëshkrimi
deli Majkon, Arben Malajn dhe Eduard Allushin. Fino u nis të nesërmen në mëngjes i përcjellë nga gjithë qyteti, përfshi funksionarët e PD. Ai mbërriti në Tiranë për të marrë votëbesimin e një qeverie, ku asnjë nga ministrat s’e kish zgjedhur vetë dhe që përbëhej nga gjithë forcat politike në vend me përjashtim të PAD. Bashkim Fino u takua me Presidentin Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit më 12 mars. Në një nga ditët më të rrezikshme për Tiranën që nga lufta. Shteti kontrollonte vetëm një territor që shtrihej nga Hotel Rogneri, Kryeministria dhe Presidenca. Qyteti qe armatosur dhe nga të gjitha anët qëllohej në erë. Në mbrëmje vonë u sulmua Presidenca, por rojet e saj arritën t’i zmbrapsin sulmuesit. Njëri prej tyre u vra, si edhe roja që rrinte në cep të Kryeministrisë. Në qytet dolën tanket. atos Nano ishte në qelinë e tij në burg, i strukur nën dritare nga frika se mos ndonjë plumb qorr depërtonte nga dritarja e ngushtë, kur dëgjoi këmbë në korridor. Zhurmat qenë të forta dhe u kthyen në goditje në derë dhe shtyrje të saj me forcë. Me instinktin e mbijetesës, ai vendosi shpinën në derë për t’ju ruajtur goditjes së parë. Dera shpërtheu, ai u përplas pas murit, kur pa thuajse gjithë të burgosurit që brohorisnin: Fatos Nano, Fatos Nano. Lideri i PS që ishte sjellë me helikopter urgjent nga Bënça mori vesh se kjo ishte një revoltë të burgosurish, që kish shpërthyer sapo drejtori i Burgut kish bërë publik vendimin e Ministrit të Drejtësisë Spartak Ngjela: Në pamundësi për t’ju siguruar jetën, shteti i lejonte të burgosurit të shkonin në shtëpitë e tyre deri në një urdhër të dytë… Fatos Nano dhe ish presidenti Ramiz Alia qenë të vetmit të burgosur të 313 që s’pranuan të ikin. Ata u shoqëruan deri në shtëpitë e tyre nga Zv/Drejtori i Burgjeve, me një autoambulancë. Nano qëndroi pak kohë në shtëpi dhe u fsheh në një vend të sigurt në pritje të dekretit të faljes. Ramiz Alia udhëtoi fshehtas drejt Greqisë prej nga u strehua në Suedi. Në pamundësi për të siguruar rendin pub-
F
62
lik, Presidenti Sali Berisha dhe Kryeministri Bashkim Fino i kërkuan OKB organizimin e një misioni paqeruajtës në Shqipëri. Më 28 mars, këshilli i Sigurimit i OKB, me vetëm një votë kundër aprovoi me rezolutën 1101, misionin paqeruajtës në Shqipëri, të quajtur “ALBA” dhe të drejtuar nga Italia. Trupat e misionit shumëkombësh, mbërritën në Durrës më 15 Prill 1997. Ato qëndruan në Shqipëri deri më 11 Gusht 1997 dhe mobilizuan 7000 ushtarë. Më 21 Mars 1997 Shefi i SHIK, dhe drejtuesi i Operacionit të gjendjes së jashtëzakonshme, Bashkim Gazidede, u thirr në një seancë në parlamentin shqiptar për të raportuar mbi zhvillimet. Gazidede foli për një plan të qeverisë greke i quajtur LOTOS që kishte qëllimin e “Çlirimit të Vorio-Epirit nga sundimi shqiptar me anë të një rebelimi të armatosur”. Ai akuzoi qarqet greke në Greqi dhe SHBA si financuesit e këtij plani. Një javë më pas, presidenti Berisha deklaroi se marrëdhëniet Shqipëri – Greqi qenë të mira dhe pa ndonjë dritë – hije. ë 28 Mars 1997 një anije luftarake italiane e mbrojtjes bregdetare, dalloi një anije të vjetër ushtarake shqiptare të mbushur me refugjatë. Anija qe një prodhim sovjetik që ngjante si një relike dhe në bordin e saj dalloheshin pak meshkuj. “Sibila” anija italiane i bëri thirrje të kthehej pas. “I katri i Radës” anija shqiptare, nuk u bind. Italianët shkuan drejt tyre, ndoshta për t’i trembur, ndoshta për t’i goditur. Kjo s’u mësua kurrë, as pas dënimit me burg të Kapitenit të saj. Anija shqiptare u godit drejtpërdrejt dhe u mbyt në pak minuta. Në pjesët e brendshme të saj qenë strehuar mbi 110 vetë. 82 prej tyre humbën jetën, shumica gra dhe fëmijë. Anija ishte nisur nga Vlora e sponsorizuar nga bandat dhe njerëzit kishin paguar më shumë se 1000-3000 USD për person. Mëngjesin e 12 Prill 1997 me mijëra mbështetës të monarkisë dhe nostalgjikë të Mbretit Zog, qenë mbledhur në aeroportin e Rinasit. Pretendenti për fronin mbretëror, Leka I, mbërrti në Shqipëri për të zhvilluar fushatën për referendumin. Qe larguar nga Shqipëria thuajse 24 orësh më 7 Prill
M
1939, ishte kthyer për 24 orë më 1994, qe përzënë dhe tani po kthehej sërish. Leka Zogu mbërriti nga Jordania dhe zhvilloi një fushatë që s’u vu re, por mjaft intensive. Më 29 Qershor 1997, në zgjedhjet e përgjithshme, referendumi për monarkinë që zhvillohej paralel me to, fitoi 33.2 % të votave. Por lajmi se monarkia fitoi, u artikulua nga shumë vetë, përfshi Kryeministrin e kohës. Leka Zogu nuk e pranoi rezultatin. Më 3 Korrik, bashkë me mbështetësit e tij, i veshur me uniformën mbretërore dhe i armatosur rëndë, Leka I u nis drejt selisë së KQZ. Policia në mbrojtje të saj hapi zjarri dhe 1 person humbi jetën e 4 të tjerë u plagosën rëndë. Prokuroria nxori një mandat arresti për kandidatin për fronin mbretëror. Ai u largua 2 ditë më pas nga Shqipëria për t’u kthyer sërish më qershor 2002, tashmë përfundimisht. Bashkë me të, ishte edhe e ëma, Mbretëresha Geraldina e Shqiptarëve. Leka Zogu nuk u angazhua më në politikë. Ai qëndroi në pallatin e vjetër të princeshave deri më 2011 kur ndërroi jetë. o më 29 Qershor 1997 PS dhe aleatët e saj korrën një fitore të madhe në zgjedhjet që nuk kontrolloheshin në pjesën më të madhe të vendit. PS fitoi 52.75 % të votave dhe PD 25.70 % të tyre, rezultati më i ulët në historinë e saj. Berisha e pranoi rezultatin megjithëse PD nuk kish bërë dot fushatë në gjysmën e vendit dhe gjatë saj, Berishës i qenë bërë 3 atentate. Më i rrezikshmi, ai në Shkallnur, ku një person e kish qëlluar me një granatë luftarake. Presidenti qe mbuluar me trup nga rojet, por për fatin e të gjithëve, granata nuk shpërtheu. Kjo ishte fushata më e përgjakshme në historinë e vendit. Nga 9 Marsi 1997 deri më 29 Qershor 1997 më shumë se 4000 vetë humbën jetën. Kjo shifër nuk është vërtetuar dot kurrë, ajo mund të jetë më e lartë ose më e ulët. Më 24 Korrik 1997, në ora 20.00 Rexhep Meidani, Sekretari i Përgjithshëm i PS ishte zgjedhur President i Republikës në raundin e parë. Vetëm pak minuta përpara zgjedhjes, qe hequr ligji i gjendjes së jashtëzakonshme. Sali Berisha ish dorëhequr një ditë më parë.
P
Blendi Fevziu 100 VJET- një Histori e Shqipërisë për të gjithë
Rexhep Meidani hyri që atë mbrëmje në Presidencë. I shoqëruar nga Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Neritan Ceka dhe drejtues të lartë socialistë. Ai dekretoi si Kryeministër Fatos Nanon, i cili ndërtoi një qeveri koalicioni ku aleatët, PSD dhe PAD zunë poste kyçe. Sali Berisha u kthye në PD, ku më 21 tetor 1997, u rizgjodh Kryetar i saj. atos Nano pati si qëllim kryesor rivendosjen e rendit në vend dhe rikthimin në normalitet. Situata politike qe ende e tensionuar dhe ajo pati shumë ulje ngritje deri në 12 shtator 1998, kur përpara selisë së PD u vra deputeti i PD, themeluesi dhe ish kryetari i parë i kësaj partie, Azem Hajdari. Azem Hajdari ishte në zyrën e tij, kur mori një telefon që e njoftonte se në krah të selisë së PD, qe parkuar një makinë e dyshimtë, ‘Benz’ me targa Vlore. Së paku ky është versioni i Prokurorisë, sepse gazetarët kanë hedhur dyshime që ai mori edhe një telefonatë tjetër që e ftoi të dalë. Hajdari kishte një konflikt të hapur me nja bandë nga qyteti i tij i lindjes, Bajram Curri, bandë e cila në ato momente, kontrollonte gjithë sigurinë e qytetit. Një ndër vrasësit e tij ishte Shef Rendi ndër-
F
sa një tjetër, Drejtor i Policisë së qytetit. Të njëjtët persona kishin qëlluar ndaj tij në Qershor, ndërkohë që në shtator, ai i kish mbijetuar një atentati në Parlament, ku qe plagosur nga një koleg i tij i PS, Gafurr Mazreku. Azem Hajdari doli dhe rojet e ndoqën nga pas. Ishte ora 21.05 e datës 12 shtator 1998. Ai nuk bëri shumë rrugë. Personat që e prisnin e ndalën dhe dëshmitarët tregojnë se ai shkëmbeu disa akuza me ta, por s’mundi më shumë. E qëlluan direkt dhe njëkohësisht me ta, me gjasë qëlluan edhe rojet e Azem Hajdarit. Azem Hajdari ndërroi jetë duke shkuar në spital, bashkë me një prej rojeve të tij, ndërsa tjetri u plagos rëndë. Vrasja e Hajdarit e ngriti tensionin në vend. Dy javë më parë, më 22 Gusht, 6 ish drejtues të lartë të PD, përfshi Ministrin e Mbrojtjes, Safet Zhulali qenë arrestuar me akuzën e krimeve kundër njerëzimit. Kryeministri Nano ishte ne Maqedoni dhe ai e mësoi arrestimin vetëm nga radio BBC. Arrestimet dhe vrasja e Hajdarit e shpërthyen situatën në dukje të qetë në Shqipëri. Më 13 Shtator një grumbull i madh mbështetësish të PD sulmuan dhe i vunë zjarrin katit të parë të Selisë së Qeverisë. Po
atë mbrëmje, Fatos Nano deklaroi në Mbledhje Qeverie se kushdo që do tentonte të prekte institucionet do të përgjigjej para ligjit. Një ditë më pas, ditën e varrimit të Hajdarit, mbështetësit e PD u kthyen sërish, këtë herë më kërcënues. Mbledhja e Qeverisë u ndërpre, Nano vetë u largua pa lënë asnjë kontakt, derisa të nesërmen u mësua se ishte strehuar në Maqedoni. Protestuesit morën që në mesdite dhe shkatërruan selinë e Qeverisë, selinë e RTSH, atë të Parlamentit dhe thuajse çdo godinë qeveritare. Deri mbasdite vonë në Tiranë mbretëronte kaosi dhe vetëm ndërhyrja e fortë e ndërkombëtarëve bëri që situata të qetësohej. Presidenti Meidani mori në dorë drejtimin e vendit në mungesë të kryeministrit, ndërsa Ministri i brendshëm Teta mbërriti në TVSH – në e sapo liruar nga sulmuesit dhe deklaroi: “Jam përgatitur sot të vdes në mbrojtje të kushtetutës së vendit tim!” Në mbrëmje situata qe qetësuar disi edhe pse tanket e rrëmbyera nga protestuesit qenë ende në duart e tyre. 14 Shtatori qe momenti i fundit i tensionuar që pasoi 1997. Por qe edhe humbja politike e Fatos Nanos. PS e rimandatoi atë për Kryeministër, por ai nuk ngriti dot një qeveri. Në vend të tij, u ngarkua Pandeli Majko, Sekretari i Përgjithshëm i PS, 30 vjeçar! Majko ndërtoi një Qeveri më 2 Tetor dhe zëvendës i tij ishte Ilir Meta, 29 vjeçar. Më 22 nëntor shqiptarët votuan në një referendum për kushtetutën dhe në datën 28 nëntor 1998, Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë hyri në fuqi. dryshe nga Fatos Nano që kish si mision stabilizimin e rendit publik dhe rikthimin e autoritetit të Shtetit, Pandeli Majko filloi një sfidë të re. Fillimisht ai nisi në Tiranë një aksion për heqjen e kioskave, ndërtimeve pa leje që kishin mbytur qytetin, më pas, u ul në një takim me Berishën në Hotel Rogner, duke krijuar një klimë të re në raportet mazhorancë – opozitë dhe më pas, filloi një fushatë mjaft të suksesshme për arrestimin e bandave në vend. Por Kryeministri i ri, do të përjetonte një ndër sfidat më të rëndë-
N
63
Dorëshkrimi
sishme të historisë së shqiptarëve gjatë mandatit të tij 12-mujor, Luftën e Kosovës. Pandeli Majko ishte në një vizitë në Uashington, në mëngjesin e lutjeve, në shkurt 1999, kur pjesëmarrësit e tjerë vunë se që shërbimi sekret amerikan kishte marrë për mbrojtjen e tij masa tej normales. Po atë ditë, Majko u takua me Sekretaren e Shtetit Ollbrajt dhe një ditë më vonë me Presidentin Klinton. Ballkani qe kthyer në vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe ato ditë, pritej Konferenca e Rambujesë që tentonte të gjente një marrëveshje afatgjatë midis shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve pas ngjarjeve të vitit të fundit. ë vjeshtën e vitit 1999, Pandeli Majko, kryeministri në kulmin e pushtetit dhe popullaritetit të tij, befas u sfidua nga lideri tradicional i PS, Fatos Nano. Pas tërheqjes nga Kryeministër më 1998, Nano kish dhënë edhe dorëheqjen nga kreu i Partisë më 20 Janar 1999. Ai nuk ishte zëvendësuar dhe funksionet e tij i luante Majko deri në kongresin e 3-të të PSSH në tetor të po atij viti. Befas, kandidimi i Majkos për kreun e PS qe komplikuar nga kthimi në garë i Fatos Nanos. Më 9 dhe 10 Tetor 1999 në Kongresin e 3-të të PSSH, Fatos Nano fitoi mbi Majkon me fare pak vota. Majko nuk vijoi më tej, ai dha dorëheqjen si kryeministër dhe në vend të tij, Fatos Nano mbështeti një kundërshtar të tijin tradicional që nga vera e vitit 1996, Ilir Metën. ish student i Dhjetorit, pjesëmarrës në takimin e studentëve me Ramiz Alinë si edhe Majko, Ilir Meta kish aderuar në PS herët në vitin 1992. Ai ishte një nga themeluesit e FRESH, Kryetar i këtij dhe nënkryetar i PS në moshën 24-vjeçare. Meta kish krijuar një profil tijin në PS dhe qe përplasur një herë me Nanon në vitin 1996. Ai ishte rikthyer në Qeveri në Prill 1998, në moshën 29-vjeçare dhe 30 vjeç, më 28 tetor 1999 u zgjodh Kryeministër. Meta qeverisi për thuajse 2 vjet dhe u fokusua sidomos në investimet publike. Gjatë mandatit të tij në verën e vitit 2001 përfundoi autostrada Tiranë – Durrës, u rindërtuan disa akse të tjera dhe Shqipëria rinisi procedurat për anëtarësimin në BE sipas
N
64
rregullave të reja. ë 24 Qershor 2001 PS fitoi zgjedhjet e përgjithshme, duke fituar një mandat të dytë, por ato patën mjaft probleme. I pari qe ai i Dushkut. Në zonën 60 në Dushk të Lushnjës nuk u zhvilluan dot zgjedhjet në datën e caktuar për hir të një problemi teknik. Pas numërimit të votave në raundin e parë, doli që Partia Agrare, Aleanca Demokratike dhe ajo Socialdemokrate, nuk hynin në parlament sepse ju mungonin rreth 9000 vota të gjithave bashkë. PS i bëri thirrje votuesve të saj në Dushk që në raundin e dytë të votonin jo për të, por për këto 3 parti, duke u siguruar atyre hyrjen në parlament dhe një numër prej 9 deputetësh që duhej t’i merrte kryesisht PD me sistemin korrektues. Përveç
N
këtij deformimi vëzhguesit kishin regjistruar edhe shumë parregullsi, që u nënvizuan nga Parlamenti Europian. Ky i fundit aprovoi edhe një rezolutë që kërkonte zgjedhjen e një presidenti konsensual në verën e vitit 2002. Ilir Meta u zgjodh sërish Kryeministër në 6 shtator 2001, por ai nuk qeverisi dot më pas kësaj. Më 18 tetor 2001 Kreu i PS, Fatos Nano gjatë një interviste në emisionin OPINION sulmoi Metën për një qeverisje klienteliste dhe pa moral. Po aty, ai deklaroi ndarjen nga bashkëshortja dhe lidhjen me një vajzë tjetër të quajtur Xhoana Nano. Nano tërhoqi mbështetësit e tij të PS nga Parlamenti dhe në mungesë edhe të PD që nuk kish hyrë aty, Meta nuk kish një kuorum prej 71 deputetësh.
Blendi Fevziu 100 VJET- një Histori e Shqipërisë për të gjithë
Më 9 Dhjetor 2001 Meta dështoi të ndryshonte 3 ministra të tij. Mëngjesin e 24 Dhjetorit 2001, në vigjilje të Krishtlindjeve, ambasadori francez në Tiranë, Menashemoff, shtroi më mëngjes pune për Kryeministrin dhe Kryetarin e PS në shtëpinë e tij. Ai i ftoi të dy të nënshkruanin një dokument ku angazhoheshin mos e sulmonin më njëri – tjetrin. Ata e nënshkruan, por s’ju mbajtën kurrë atij. Siç nuk shpjeguan asnjëherë se përse ky dokument në Ambasadën Franceze dhe cili ishte thelbi i tij. Në kulmin e tensionit Meta – Nano, më 27 Janar 2002, Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se do të dilte përballë Fatos Nanos në një debat publik në emisionin OPINION, të enjten në datën 31 Janar. Nano dhe Berisha nuk ishin takuar asnjëherë që prej darkës në Trieste ekzakt 10 vjet më parë në Janar 1992. Konfirmimi i Berishës, ishte njëherazi edhe një rikonfirmim për dyshen më të fuqishme në vend. Më 29 Janar 2002, dy ditë përpara debatit, Ilir Meta deklaroi dorëheqjen. Më 30 Janar ai deklaroi në studion e OPINION ku një ditë më pas do të përballej Nano me Berishën: “Unë vendosa të iki për t‘i hapur rrugë krizës!” Nano dhe Berisha u përballën vërtet më 31 Janar 2002. Emisioni transmetohej në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, duke pasur një rekord shikuesish. Vendin e lirë të Metës si Kryeministër i Shqipërisë e mori sërish Pandeli Majko më 22 Shkurt. Por vetëm për pak muaj. Ai ishte nisur për të bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Tiranë më 5 maj kur e njoftuan se Meta dhe Nano qenë takuar në Hotel Imperial në Korfuz në një takim që synonte rikompozimin e forcave në PS dhe detyrimisht të qeverisë. I pyetur për këtë pak minuta më vonë nga gazetarët, Majko u përgjigj sinqerisht: “Kjo ditë s’ka nevojë për dëshmorë të rinj!” Një ditë pasi Presidenti i ri konsensual i Shqipërisë, Alfred Moisiu hyri në zyrë, Majko u zëvendësua me Nanon. Alfred Moisiu ishte zgjedhur në qershor, pas një raundi të
gjatë takimesh mes forcave politike dhe një refuzimi të kandidatit të parë konsensual, Artur Kukos, ambasador i Shqipërisë në Bruksel. Më 29 Korrik 2002 Fatos Nano u betua si Kryeministër për herë të 4-rt me zëvendës të tij Ilir Metën që ishte njëherazi Ministër i Jashtëm. Bashkëpunimi mes tyre vijoi një vit, deri në korrik 2003, kur ilir Meta deklaroi dorëheqjen. Marrëdhëniet mes Metës e Nanos u tensionuan sërish në tetor kur ky e bllokoi për zëvendësimin e 2 ministrave, por në kongresin e PS në Dhjetor, Nano e la Metën jashtë KPD. Meta vendosi të ikë. Në shtator 2004 ai krijoi Lëvizjen Socialiste për integrim, një forcë politike që një vit më vonë, do luante rolin kryesor për të nxjerrë PS në opozitë. Por kongresi i dhjetorit 2003, solli në skenën e PS edhe një protagonist tjetër, Edi Ramën. Fatos Nano ishte në San Paolo të Brazilit në një konferencë në Tetor 2003, kur e njoftuan në telefon se Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama kishte marrë zyrtarisht teserën e PS. Nano dhe Rama qenë njohur nga afër në nëntor 1997 në Hotel Maurice në Paris, gjatë një vizite të Kryetarit të atëhershëm të PS. Rama ndodhej në Paris prej afro 2 vitesh. Ish- basketbollist i Dinamos dhe pedagog i pikturës, ai ishte evidentuar në fund të viteve ’80 dhe fillim të ’90 si një personazh rebel dhe kundër regjimit. Regjim, në nivelet e larta të së cilit, militonte babai i tij. Rama kish mbërritur me vonesë në Komisionin themelues të PD në dhjetor 1990 pas një udhëtimi që kish pasur në Korfuz. Prej andej e kishin përzënë dhe ai ish kthyer në një kritik i ashpër i PD nga pozita radikale të djathta. Por në Prill 1998, ndërsa ndodhej në Tiranë për vdekjen e babait, ai qe ftuar nga Nano të merrte pjesë si Ministër Kulture në qeverinë e tij. Rama kish pranuar duke nisur karrierën në PS, karrierë që e kish çuar në krye të Bashkisë së Tiranës në tetor 2000 dhe në fund në krye të vetë PS pas largimit të Nanos në shtator 2005. atos Nano drejtoi Qeverinë për 3 vjet. Ishte koha më e gjatë që ai pati në krye të një qeverie. Në verën e vitit 2005 son-
F
dazhet e nxirrnin atë më pak të favorizuar se sa rivalin e tij tradicional, Sali Berishën e PS. Ndodhi realisht kështu. Në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, PD fitoi me koalicionin e saj 74 mandate, mandate të cilave ju shtoi edhe 4 të Partisë Agrare duke arritur në 78 nga 71 që nevojiteshin për mazhorancën. Fatos Nano dha dorëheqjen më 1 Shtator 2005, sipas një premtimi publik që kish bërë në një intervistë në televizion që në 10 shkurt të po atij viti. Nano refuzoi një plan që ju afrua për të mbështetur me vota dikë tjetër brenda të djathtës për të mos qenë Berisha Kryeministër. Ai u përgjigj: “Kemi konkurruar ne të dy përpara shqiptarëve, o unë, o Berisha Kryeministër!” Më 10 Shtator 2005, Sali Berisha mori votëbesimin si Kryeministër i Shqipërisë në parlament. Në krye të Kuvendit erdhi Jozefina Topalli, që kish qenë nënkryetare e tij për 8 vjet. Rikthimi i Berishës në pushtet pas ikjes në 1997 ishte njëherazi edhe një sfidë për të djathtën e cila kishte përgjegjësi për skemat piramidale dhe rënien e shtetit në atë vit. Qeveria nisi me arrestimin e disa prej personave më të kërkuar në vend, më pas me një seri reformash ekonomike, ku ajo më thelbësorja ishte vendosja e taksës së sheshtë prej 10 % për të gjithë individët dhe bizneset. Kjo solli më shumë të ardhura, por luajti rol edhe në një vendim strategjik. Në vjeshtën e vitit 2006, Sali Berisha mori vendimin për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë e cila lidhte portin më të madh në vend me kufirin e Kosovës. Prej këtej pritej vijimi i rrugës në drejtim të Prishtinës. Rruga u ndërtua e gjitha në një gjurmë të re, autostradë dhe me një tunel prej 5.7 km, një ndër më të gjatët në Ballkan. Në 25 Maj 2009, punonjësit që po punonin për hapjen e tunelit në të dyja anët e tij, u bashkuan. Tuneli u hap publikisht më 31 maj. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi u takuan bashkë në mes të tunelit, në një takim simbolik, që shprehte edhe rrëzimin e mureve përfundimtare mes pjesëtarëve të një populli. Që historia, por edhe malet i kishin ndarë për shumë kohë.
65
ARBEN BAJRAKTARAJ/ Një ‘Harry Potter’ shqiptar në kinemanë europiane
Marko from Tropoja?
Jo, Arben Bajraktaraj nga Dukagjini! 66
Në fëmijëri dhe adoleshencën e hershme, djaloshi nga Isniqi i Rrafshit të Dukagjinit ruante bagëtitë në bjeshkë. Eposi i Kreshnikëve dhe bukuria natyrore e lidhën ngushtësisht me letërsinë. Aty ndër bjeshkë do të lexonte shumë e do të njihej me historinë, do adhuronte heronjtë që do i mbeteshin në kujtesë si “relike” të çmuara dhe idhujt e tij, udhërrëfyes për të ardhmen e karrierës së tij. Aktori i talentuar kosovar, Arben Bajraktaraj është tashmë i përmasave europiane -i njohur për rolet e tij në pjesën e parë të filmit amerikan “Taken”, krahas aktorit të shquar Liam Nelson-dhe në dy seritë e “Harry Potter”. Victor Hugo qe në ekzil kur shkroi veprën e tij romantike “L’Homme qui rit” (Njeriu që qesh) pasi u largua nga Franca në Angli. Novela do të botohej më 1869. Prej kësaj kohe tre regjisorë do të tentonin që këtë vepër – të cilësuar si “mrekullia romantike e Hugos” – ta shkrinin në shirit filmik. Herën e fundit një film i bazuar në rrëfimin e “Njeriu që qesh” ka qenë ai i regjisorit Jean Kerchborn. Dyzetenjë vjet më vonë, regjisori tjetër francez JeanPiere Améris i ka hyrë së njëjtës punë. E njëri prej roleve kryesore në këtë film – xhirimet e të cilit tashmë kanë nisurështë rezervuar për aktorin kosovar që jeton në Francë, Arben Bajraktaraj. Aktorët e njohur Gérard Depardieu, Emmanuelle Seigner e kanadezi Marc-André Grondin janë treshja e yjeve që përbëjnë kastën e aktorëve në filmin “The man who laughs”, premiera e të cilit pritet të jepet në fund të këtij viti ose në fillim të 2013-ës. Për Bajraktarajn, roli që ai portretizon në këtë film është karizmatik dhe ka një ndërthurje të drejtpërdrejtë me personazhet kryesore si Ursus, Gwynplaine, Sylvian e Comaberl. “Hardquanonne ka një lloj dualiteti me personazhin kryesor Ursus që luhet nga Gérard Depardieu, dhe kjo më pëlqen”, shprehet Bajraktaraj. Në këtë intervistë të ngrohtë e mbresëlënëse aktori i shquar, Arben Bajraktaraj rrëfehet për veten, kolegët, projektet dhe karrierën.
67
Bisedoi: Raimonda MOISIU Më tregoni diçka nga fëmijëria, rrënjët e origjinës dhe kush ka qenë idhulli, apo cilat fenomene ndikuan në shkollimin tuaj për t’u bërë aktor: nevoja, koha apo dëshira për një të tillë? Së pari ju falenderoj për interesimin e juaj, që të bëjmë këtë bisedë të përbashkët. Unë kam lindur dhe jam rritur në Isniq, një nga fshatrat e rëndësishëm dhe me një traditë të ruajtur në Rrafshin e Dukagjinit. Rrëfimet dhe historitë e dëgjuara në oda të burrave të fshatit tim, mënyra sesi ato shtjelloheshin, kodi i sjelljes dhe ritualet me elemente shpeshherë të ngjashëm me atë të përshkruar nga shkrimtarët antikë, vetë jetesa aty e mbushur herë-herë me rreptësi e tragjizëm, por edhe me ngjyra komike e absurditeti, përbëjnë, mund të them brumin rrënjësor, i cili më përcjell në zhvillimin krijues. Në fëmijëri, idhujt e mi nuk ishin aktorët e filmave, por heronjtë e romaneve. Isha shumë i lidhur me letërsinë, ndoshta ngase babai im ka qenë profesor i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe. Verës shkoja me bagëti në bjeshkët e bukura të Isniqit dhe kisha kohë me bollëk për të lexuar. -Ç’mund të më thoni për veten tuaj në mënyrë krijuese e profesionale? Nga jeta në skenë, rolet që keni interpretuar, lidhjen e fortë që duket se ka lënë kujtime të mira e të trishta? Aktori për instrument ka trupin e vet, andaj edhe gjëja më e vështirë në ndërtimin e një rruge krijuese është njohja e vetvetes, pranimi i të metave dhe, nëse është e mundshme, tejkalimi i tyre. Por më e rëndësishmja është gjetja e fillit të sinqeritetit. Si në dramaturgji ku filli i kuq është damari kryesor për rrëfimin e tregimit, ashtu edhe në ndërtimin e një personazhi për një aktor, filli i sinqeritetit
68
vendos saktësinë e sjelljes së një personazhi. Gjetja e fillit të sinqeritetit është synimi kryesor, gjithnjë duke kaluar fillimisht nga qasja fizike e punës. -Ju keni një reputacion të fortë si aktor në kinematografinë e filmit në Kosovë por edhe atë franceze, dhe kjo duket sikur gjërat rrjedhin lehtë me rolet tuaja. Si ia keni dalë? Si shkon kjo me përzgjedhjen e roleve? Me punë dhe me mund, dalëngadalë gjërat zhvillohen. Natyrisht, që nuk është e lehtë kur je i huaj në një vend, por duhet fituar besimi i të tjerëve. Unë jam pothuajse në fillim të rrugës dhe më duhet të punoj shumë e më shumë për të ecur më tutje. Deri tani, për shumicën e roleve kam pasur fatin të përzgjidhem përmes audicioneve dhe aty ka shumë faktorë që luajnë. Viteve të fundit gjërat kanë ndryshuar një çikëz, andaj edhe kam pasur mundësinë t’i përzgjedh vetë disa projekte që më dukeshin më interesante. -Çfarë lloji personazhesh kanë qenë preferencat tuaja për të luajtur? Cili ka qenë personazhi juaj i parë? Regjisorët shpesh më shohin në role të personazheve të ashpër dhe që kanë një të kaluar të rënduar. Mua kjo nuk më pengon, ngase në këso lloj rolesh mundësitë e kërkimit janë të zgjeruara. Megjithëkëtë, roli im i parë në një film televiziv ka qenë në Slloveni dhe aty luaja një engjëll. Ndoshta nga pleqëria, nëse e mbërrij, një butësi prapë do afrohet… -Ju keni jetuar dhe interpretuar role në Kosovë, Ballkan, por gjithashtu aktualisht interpretoni edhe në kinematografinë franceze. Ç’mund të na thoni për ndryshimin mes këtyre eksperiencave? Në të vërtetë, nuk ka shumë rëndësi se ku punohet, por si puno-
het dhe me kë! Ngase për të bërë një film të mirëfilltë është me rëndësi të kesh një skenar të mirë dhe një ekip të zotin për ta punuar atë si duhet. Jo rastësisht Kubrick-u thoshte se filmi i tij pothuajse kishte përfunduar së punuari kur kishte bërë përzgjedhjen e ekipit! Struktura e një ekipi xhirimi është shumë e përafërt me një strukturë ushtarake. Për të qenë efikas, urdhrat duhet të zbatohen shpejt dhe me saktësi. Në përvojat e pakta që kam pasur në Ballkan, kjo nuk ishte kuptuar ndoshta mirë sa duhet dhe ky ishte ndofta ndryshimi më i madh që kam vërejtur. Megjithëkëtë, kjo në fund nuk do të thotë se një film europian ose amerikan është doemos më interesant sesa një film i prodhuar nga ndonjë shtet ballkanik. -Ju jeni aktor filmi. Ju kemi parë të luani krahas aktorit të shquar amerikan, Liam Nelson, pjesa e parë e filmit “Taken” dhe në rolet e filmit “Harry Potter”. Role këto tejet të realizuara nga Ju dhe impresive. Ç’mund të na thoni për këtë? Si e shihni veten nga pikëpamja juaj në këto filma? Në të vërtetë unë kam filluar aktrimin së pari në teatër, ku kohë pas kohe kthehem me shumë qejf edhe tani. Për t’iu kthyer pyetjes suaj, së pari ju falenderoj për komplimentin tuaj. Për mua, ato paraqitje ishin të shkurtra dhe fokusi im ka qenë t’i punoj sa më mirë duke u bazuar në fizikun e personazheve dhe duke u munduar ta respektoj saktësinë e situatave. Me distancë mund të them vetëm që, ka qenë e rëndësishme si përvojë pune përballimi me aktorë shumë të zotë dhe që doemos eksperiencat e tilla të punës kur edhe vlerësohen, ndihmojnë në fitimin e vetëbesimit. -Pavarësisht rolit që keni luajtur në filma, personazhi që ju keni interpretuar ka qenë i rëndësishëm. Sfida që jeni përballuar me interpretimin e tij nga jeta reale dhe në përshtatje me kohën e situatën. A keni gjetur hapësirë për të shpalosur talentin tuaj aty? Natyrisht që ndryshimi është i madh kur ke një rol, që pothuajse është prezent në çdo skenë të filmit apo një tjetër kur paraqitja është shumë e shkurtër. Në rastin e fundit, me rëndësi është të kuptohet mirë saktësia e situatës dhe dendësia e personazhit. Regjisori nuk ka kohë që të merret me ty, andaj duhet pasur kujdes dhe të përgatitesh me kohë, që në momentin kur vjen në radhë për skenë, përqendrimi të jetë në vend. Por edhe në paraqitjet e shkurtra mund të ndodhë ajo që ne aktorët e quajmë moment magjik, kur diçka del nga ne, pa ditur se atë e bartnim në vete. Janë këto zbulime të rralla që na japin adrenalinë për punën e mëtutjeshme. -Shumica e skenaristëve dhe regjisorëve kanë gjetur frymëzimin e tyre në letërsi, si Flaubert, Dostojevski etj., akti i të shkruarit të një skenari, me trillimin e karaktereve dhe të shkruarit e dialogut. Pra, shumë duan të jenë shkrimtarë dhe besojnë se janë të tillë. Si mendoni, a ndikon letërsia në kinematografi? Që nga hapat e parë të kinematografisë, lidhja mes letërsisë dhe filmit ka qenë gjithnjë e pashmangshme. Megjithëkëtë, të gjithë ata që kanë lexuar një roman dhe mandej kanë parë adaptimin e tij në film, sado i mirë dhe i fortë të ketë qenë ai, ndjehen konfuzë. Ngase vet kodi i krijimit të këtyre dy arteve është rrënjësisht i ndryshëm. Filmat e bërë nga Visconti apo Godard-i bazuar në vepra letrare janë të fuqishëm dhe prekës, por kur lexon romanet përkatës, prapëseprapë një ndjenjë tjetër krijohet. Për mua, letërsia mbetet burim frymëzimi themelor, por në proces e sipër pune duhet harruar, për t’u përqendruar në kodin kinematografik të të punuarit. -Për sa ju pyeta më lart, e lidh me: Jeni në proces xhirimi të filmit francez “Njeriu që qesh”, sipas librit me të njëjtin titull të
69
70
71
shkrimtarit të shquar, Viktor Hygo. Si ndodhi që regjisori francez, Jean –Piere Ameris ju zgjodhi pikërisht Ju për rolin kryesor? Në të vërtetë unë aty luaj rolin e Hardquanone-it, një nga rolet e rëndësishme të filmit, por jo rolin kryesor. Jean-Pierre Ameris më zgjodhi pas një bisede që patëm rreth romanit të Hygo-s dhe natyrisht po ashtu rreth personazhit. Për mua ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme të jem pjesë e këtij ekipi që punon në adaptimin e një romani kaq të madh dhe të fuqishëm. Kur hyra për herë të parë në dekorin e ndërtuar për film në studio, u ndjeva sikur vërtet kisha shkelur në një botë tjetër. -Si ndjeheni që do të luani krahas një prej yjeve të kinematografisë botërore si Gérard Depardieu, fitues i çmimit ‘Oscar’ dhe i ‘Palmës së Artë’, dhe aktorëve të shquar Emmanuelle Seigner e kanadezit Marc-André Grondin? Është kënaqësi, por edhe përgjegjësi si ndaj ekipit, ashtu edhe ndaj vetë veprës filmike. Megjithëkëtë, ajo çfarë peshon më së shumti është situata dhe raporti i personazheve sesa njohja e këtij ose atij aktori. Para kamerës, çdo aktor, çfarëdo fame të ketë, është lakuriq me të mirat dhe me të metat e tij, ndryshimi qëndron vetëm në mënyrën sesi një aktor përjeton dhe mandej zotëron situatën. Ishte mrekulluese për mua të ndjeja qasjen instiktive që ka Depardieu në punë dhe po ashtu isha shumë i nderuar për këshillat shumë me vend që m’i ka dhënë. -Në kapacitetin tuaj si aktor vend të shquar zënë edhe rolet kryesore në filmat “The woman brushed off her tears”, prodhim i tri shteteve; Maqedonia, Gjermania dhe Sllovenia, me regji te Teona Strugar Mitevska-s. Unë veçanërisht do të përmendja: “Heroi”, të Luan Kryeziut. Çfarë ju ka tërhequr për realizimin e këtyre filmave me vlerë historike e kulturore? Përse tituj kaq intrigues? Si keni arritur t’i realizoni? Xhirimet e këtyre dy filmave për mua kanë një peshë të veçantë, mbase edhe nga vetë fakti që xhiroheshin, të them ashtu, afër shtëpisë sime (njëri në Kosovë, ndërsa tjetri shumicën e kohës në Maqedoni). Gjatë xhirimeve të filmit “Heroi”, ndjeja një peshë më të madhe emotive se zakonisht, me të cilën më duhej të luftoja pothuajse tërë kohën, për t’i mbetur besnik personazhit. Edhe vetë kushtet e xhirimit ishin jo më të lehtat nga ato që kam njohur, andaj shpresoj se puna në postproduksion të këtij filmi do të jetë e një niveli të duhur. Ndërsa për filmin “Woman who brushed off her tears”, sfida ishte të gjeja saktësinë e personazhit duke folur një gjuhë që nuk e njihja pothuajse fare më parë (maqedonishten). Por puna me një aktore me përvojë të madhe si Victoria Abril, mandej i bëri gjërat më të rrjedhshme. -Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj? Më pëlqen thjeshtësia dhe kërkimi me djersë! E kam bezdi showizmin dhe rrahgjoksin. -Në ditët e sotme, tradita dhe realiteti “përzihen” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si një aktor me përmasa europiane, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe ato ndërkulturore. Cili është ndryshimi ndaj të cilit kemi nevojë, qoftë si individë ashtu edhe si shoqëri njerëzore? Deri tashi vonë, ishte puna dhe vlera e një vepre të krijuar, që bënin dikë të njohur. Vetëm pas një pune të madhe dhe të vlerësuar si të tillë nga të tjerët, dikujt mund t’i çeleshin rrugët. Tashi më duket sikur një fenomen i çoroditur ka zënë vend gjithandej, kur mjafton dikush të shihet apo të duket (të jetë vizibël në media) për t’u bërë i njohur
72
Alain Badiou
73
dhe kur bëhet i njohur, sikur s’ka më rëndësi sesi e bën punën, mjafton të jetë i njohur. Kjo është një përmbysje e vlerave dhe doemos do ketë dëme afatgjata nga kjo. Unë besoj në vertikalitetin e vlerave, jo vetëm në art por edhe në fushat e tjera, dhe kur kjo nuk ekziston më, spekulimi, injoranca e mediokriteti e kanë derën e hapur për çfarëdo! -A jeni zhgënjyer ndonjëherë gjatë karrierës? Pse? Nga kush? Zhgënjimet jo vetëm nga të tjerët, por edhe nga vetja janë pjesë e jetës, me rëndësi është të mësoj nga zhgënjimet e kaluara për t’u ballafaquar më mirë me zhgënjimet e ardhshme. Ngase edhe këto të fundit, të pashmangshme janë. -Ndjeheni optimist për të ardhmen e kinematografisë kosovare? Po. Kosova ka gjithë ato gjëra për t’i shprehur, gjithë ato histori për t’i rrëfyer. Kjo ndoshta edhe do t’i ndihmojë vetë shoqërisë kosovare për të ecur me një barrë më të lehtë më tutje. Unë kam besim te krijuesit kosovarë se do e bëjnë këtë për së mbari. Por sa i përket filmit, nuk mjafton të kesh vetëm regjisorë me ide dhe aktorë me talent. Filmi është krijim kolektiv dhe si i tillë kërkon një bashkim njohjesh dhe kompetencash. Duhet të krijohen së pari ekipe të mirëfillta teknike dhe artistike, andaj mendoj se një bashkëpunim i mirëfilltë është më se i domosdoshëm në hapësirën shqiptare dhe më gjerë. -A ju ka rastisur ndonjëherë gjatë jetës të jeni takuar me ndonjë personazh real që ju keni pasur në rolet tuaja? Më ka ndodhur të takoj njerëz të caktuar qëllimisht gjatë procesit të ndërtimit të një personazhi për t’u informuar rreth të kaluarës së tyre dhe perceptimit që ata kanë pasur gjatë përjetimit të situatave të ndryshme. Dhe i falenderoj shumë të gjithë ata për ndihmën që më kanë dhënë. Në të kundërtën, jo, ngase kur punoj në ndërtimin e një personazhi nuk mendoj të reagoj sikur të isha dikush tjetër, gjithnjë ngelet reagimi im. Gjërat mund të jenë të përngjashme, por jo të njëjta. Atletizmi emotiv i Artaud-së për mua është më domethënës sesa “sikur”-at e Stanislavskit. -Çfarë ju ka mbetur peng që do të dëshironit ta interpretoni? Kam bërë shumë pak gjëra deri tani, janë gjithë ato role me të cilat do ballafaqohesha me trup e shpirt! Një aktor s’ngopet kurrë me role… ndoshta në fund të karrierës do të mund të flas më mirë për këtë. -Çfarë është dashuria për ju? Kur një burrë e ndjen se ka të tilla në jetë? Kur dashuria ikën, krimi s’është larg… -Hobi dhe pasioni juaj? Letërsia, historia, bjeshkët… -Mesazhi juaj për talentet e reja… Ëndërroni, por në mrekullira mos besoni! Punoni… -Çfarë dëshironi të shtoni… I uroj popullit shqiptar që pas 100 vjetësh përgjysmimi, të jetë së paku 100 vjet i bashkuar e i forcuar!
74
75
Vape - Krasta Krau
Berati - Durim Shkodra
76
TRansport masiv, Theth - FluckDuffy
Drimadhe - Denis Gjika
Vere - Mars
Amantia ne dite stuhie - Fluck Duffy
Vollga - 151n3
Zog - Sunnyzen
Pa titull - Fatmiri Lb
77
Kruja - Dins Gjika
78
Im(Press)
Gilman Bakalli Tragjika e dyfishtë e artistit Kam përshtypjen se politikat kulturore në Shqipëri e kanë injoruar dhe vazhdojnë ta injorojnë totalisht realitetin krijues. Ndoshta as që e dinë se ekziston nji realitet i tillë...
Të vdekurit, sidomos artistët e vdekur, nuk e kanë kollaj të ikin nga kjo botë. Gjurmët e tyre janë më të forta se ato të vdekatarëve të thjeshtë, të cilët, përjashto trashëgiminë biologjike, nuk ia dolën sa ishin gjallë të prodhonin vepra që do ta transhendonin unin e tyre. Ndoshta janë më me fat, po të kesh parasysh faktin se të vdekurit vazhdojnë të mbeten plotësisht nën pushtetin e të gjallëve, të cilët mund të bëjnë gjithçka me ta. Harresa dhe indiferenca është gjëja më pakët që mund t’u ndodhë. Dhe ndoshta më e dëshirueshmja! Sepse të vdekurit mund të transformohen, të rrafshohen në një ekzistencë kolektive, duke ia zhvatur atë autenticitetin e pangatërrueshëm të individit; ato mund të tjetërsohen dhe të falsifikohen përmes kuptimit dhe interpretimit nga të gjallët që kanë lënë prapa. As artistin Vangjush Mio vdekja nuk mund ta mbrojë në mënyrë të sigurt nga duart e të gjallëve. Sidomos nga duart e atyre shqiptarëve burokratë, të cilët para të vdekurit jo vetëm që nuk ulin s h i ki m i n , p o r e d h e g u xo j n ë t a përvetësojnë e t’ia tjetërsojnë unin e tij transhendental, Veprën!
Shkrimtari Shpëtim Kelmendi thotë diku në një intervistë të tij se “shoqëria shqiptare i don artistët, por i don të vdekun”. Miku im, Shpëtim, as të vdekur s’i dashkemi! Vangjush Mio është ilustrimi më me ngjyra që tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë një grusht aparatçikësh me vdekjen e artistit. Në fakt, sinjalet për sjelljen denigruese me artistin e vdekur, aparati shtetëror i jep para se artisti të vdesë. Nëpërmjet të ashtuquajturave politika kulturore, ky shtet tregon vlerësimin që ka për artistin dhe për aktin e mirëfilltë të krijimit. Politikat kulturore shtetërore dhe arti si akt i mirëfilltë krijimi i ngjajnë dy bashkudhëtarëve që flasin gjuhë të ndryshme dhe ende nuk kanë mësuar ta kuptojnë njëri-tjetrin. Ka vite e vite që janë ulur në të njëjtin kompartiment të trenit dhe shikojnë në drejtime të ndryshme, të paaftë të komunikojnë qoftë edhe njëherë të vetme me njëritjetrin. Njëri nxjerr letrat nga dosja dhe fillon të bëjë hesape lekësh, tjetri nxjerr librin ose fillon të hedhë në letër përshtypje udhëtimi. Kam përshtypjen se politikat kulturore në Shqipëri e kanë injoruar dhe vazhdojnë ta injorojnë totalisht realitetin krijues. Ndoshta as që e dinë se ekziston nji realitet i tillë. Procesin e krijimit nuk kanë qenë në gjendje ta diferencojnë nga kultura, me të cilën kanë nënkuptuar kryesisht maratonat e këngës popullore, pasarelat e modës, konkurset e bukurisë apo të videoklipeve europiane. Zyrat e bashkive nëpër qytete, që mbulojnë sektorin e kulturës, vënë në lëvizje buxhetin e tyre për kulturën duke organizuar mbrëmje vallëzimi rast e pa rast, a thua se duan t’i bindin qytetarët se kultura mbahet në këmbë vetëm duke i lëvizur këmbët me shpejtësi nën ritmin e muzikës në rrëmujën e holleve të hoteleve. Po forcohet dita-ditës një aparat shtetëror kulturor që i jep përmasa të përbindshme manisë gjiganteske interpretative dhe një aparat bajat mediatik që është vënë në shërbim të kordave zanore, të gurmazeve apo të këmbëve të Miss-eve apo fotomodeleve. Në këtë realitet krijuesit e mirëfilltë kanë shumë pak ose aspak vend, ata janë spostuar, janë shtyrë mënjanë nga interpretët, përkthyesit, regjisorët, botuesit e të tjerë përfaqësues të kësaj specieje. Gjithkush përfiton prej
artistëve krijues, të cilët janë shndërruar në banorë të Botës së Tretë në universin krijues, prej ku industria e kulturës nxjerr lëndën e parë dhe siguron mirëqenien e saj. Shqipëria po përjeton shndërrimin e artit në kulturë. Ky proces mutativ është kaq subtil saqë shpeshherë është e pamundur të perceptosh kufijtë dallues. Nuk është arti ai që po krijon kulturën, por anasjelltas, kultura po ndikon fuqimisht tek arti, duke i dhënë jetë një arti tejet të veçantë, që do ta quaja një art-kulturë. Është fakt i pamohueshëm që prej artistëve krijues jetojnë qindra krijesa e profesione, kurse artistit i duhet të jetojë prej asaj pakice që e njeh si të tillë. Dikur politika kulturore e regjimit të kaluar autoritar e kishte detyruar artin të ulej në nivelin trivial të propagandës glorifikuese të ideologjisë komuniste. Sot ai rrezikon të shtypet prej një industrie të vërtetë interpretative, e cila nuk do të ekzistonte pa të, një industri e cila shitet si art apo shkencë, një industri që e shfrytëzon, e imiton apo e eliminon artistin prej veprës së tij. Fakti që arti, i përdorur dikur prej komunistëve për të intensifikuar propagandën e tyre, sot lokalizohet në periferinë e demokracisë labile shqiptare, përbën tragjiken e tij të dyfishtë.
Shkrimtari Shpëtim Kelmendi thotë diku në një intervistë të tij se “shoqëria shqiptare i don artistët, por i don të vdekun”. Miku im, Shpëtim, as të vdekur s’i dashkemi! Vangjush Mio është ilustrimi më me ngjyra që tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë një grusht aparatçikësh me vdekjen e artistit. 79
1928
SHQIPERI VITI RAPORT VJETOR I KONSULLIT BRITANIK
Mustafa Kemal Ataturk
Zemërimi i Ataturkut me Zogun: Sa të jem gjallë, Turqia nuk e njeh Mbret 80
Sir R. Hodgson Shqipëria ka parë pak qetësi gjatë viteve të fundit, që nga koha ku mori pavarësinë. Për këtë arsye, 1928-a, meriton një vend nderi në kronikën historike të saj. Politikisht, pse jo dhe ekonomikisht, ky vit përfaqëson një vit paqeje. Në të vërtetë, përveç një ngjarjeje të rëndësishme, siç ishte braktisja e republikanizmit për regjimin monarkik, asgjë nuk ndodhi gjatë këtij procesi për të shqetësuar rrjedhën e këtij ndryshimi. Është e kotë të theksohet që qetësia dhe paqja, është ajo çka i nevojitet më shumë këtij vendi, për të shëruar plagët e trashëguara nga e kaluara. 2. Madje dhe ndryshimi në formën e qeverisjes nuk solli as trazira apo ndonjë rrëmujë, a thua se titulli i ri i Ahmet Bej Zogut të ishte parashikuar më parë dhe, kur më në fund zuri vend, nuk solli asgjë përveçse interes kalimtar. Shqipëria ka kaluar kaq shumë peripeci në të kaluarën, ka jetuar kaq shumë nën sundim, sa edhe fakti që ky diktator iu dorëzua një kapriçoje të momentit, duke u vetëquajtur Mbret, në vend të President, e la popullin totalisht indiferent. Fiset e Veriut, vazhdojnë ekzistencën e tyre për një kafshatë, ekzistenca e tyre është shoqëruar nga ky fat për shekuj, duke ndryshuar nga shkalla e intensitetit në varësi të kushteve të urisë të përcaktuara nga dimri. Jugut, me popullsinë fshatare luftarake, nuk është se do t’i lehtësohet gjendja me faktin se Ahmed Bej Zogu është bërë papritur Zogu i I. Malaria do t’i shkatërrojë fshatrat ashtu siç ka bërë gjithmonë; pronarët e tokës do të vazhdojnë të dhjamosen nga prodhimi i tokës, të cilën ata janë shumë përtacë ta kultivojnë, por të kënaqur dhe me aq, siç kanë bërë edhe stërgjyshërit e tyre. Nëse dikur shkonin për pushime në Kostandinopojë; tani do të shkojnë në Romë ose në Vjenë. Në rast të kundërt, gjithçka do të jetë nën sundimin e Zogut të I, ashtu si funksiononte dhe më parë nën thundrën e sundimtarëve të panumërt turq, nën Wilhelm Wied-in, nën Esad Pashën, nën regjimet pasuese të pushtuesve luftarakë, nën Regjencë, nën Fan Nolin, dhe nën Zogun vetë, para se ai të pretendojë ndryshe. 3. Do të ishte një gabim të besosh se me
pretendimin e fronit, Ahmed Bej Zogu po i dorëzohej me pahir protestave këmbëngulëse të një popullsie entuziaste dhe të ethshme për një Mbret, që ë shikonin atë si Skënderbeu i rimishëruar. Ky sigurisht është versioni i ngjarjeve që u gjallërua me zell, përhapjes së të cilit iu dedikua jo pak zgjuarsi. Se sa i zbrazët ishte ky version shpjegohet me faktin se Asambleja Kushtetuese u mblodh për të ndryshuar Ligjin Themeltar, por në realitet, siç e di gjithkush, qëllimi i vërtetë ishte të krijonin një mantel ligjshmërie për zëvendësimin e republikës me monarki, me praninë e të gjithëve, por pa dijeninë e popullit. Madje, asnjë nga anëtarët, nuk e kundërshtuan me votën e tyre vendosjen e monarkisë. Përsëri, në të njëjtën ditë apo në ditën pasuese, pas shpalljes së vendimit, u krijua një farsë e një shpërthimi entuziazmi popullor. Ishte gjithçka e stisur. Çdo shfaqje devotshmërie apo besnikërie ishte një lojë teatri; çdo pjesë ishte organizuar në detaje që më parë, me instruksione të sakta nga drejtuesit. Asnjë gjurmë a shenjë spontaniteti nuk dukej gjatë festimeve për ndryshimin e regjimit. 4. Sidoqoftë kjo nuk tregon shenjë pamaturie nga ana e Ahmed Beut në rrëzimin e Republikës. Kjo provon vetëm që ai ishte mjaftueshmërisht i fortë për të realizuar një plan që kishte kohë që aspironte mbi popullin apatik, që ai ishte mjaftueshmërisht i zgjuar të kryente ndryshimin në një mënyrë të tillë sa dha përshtypjen se ishte nën presion për ta bërë ndryshimin dhe kurrsesi, si qëndronte e vërteta për të realizuar një ambicie të tijën personale, dhe mjaftueshmërisht i matur për të duruar derisa të ndërmerrte hapin përfundimtar në një moment kur situata e brendshme të ishte e favorshme dhe kur nuk kishte gjasa për komplikime të mundshme me fqinjët. Është çështje tjetër të argumentosh nëse ky hap i ndërmarrë ishte një veprim i zgjuar dhe pa dyshim që përgjigja është pohuese. Sigurisht që shqiptari kupton më mirë një Mbret se sa një President- një titull që nuk ka farë kuptimi për të. Gjithashtu është për t’u theksuar se ka një argument të fortë në faktin se një fron përfaqëson idenë e jetëgjatësisë dhe vazhdimësisë dhe këto tipare janë shumë të dëshirueshme në Qeverinë e
një vendi që është copëtuar nga konfliktet e brendshme dhe xhelozisë nga jashtë, siç është Shqipëria. Është për t’u theksuar që Ahmed Beu fitoi prestigj brenda territorit për shkak të pretendimit të titullit mbretëror, edhe nëse ai e ka bërë veten objekt argëtimi në një Europë ku së fundmi ka parë shumë frone të lëkunden dhe rrëzohen, për shkak të një momenti të shkurtër. 5. Shpallja e Monarkisë u pasua më njohjen e menjëhershme ndërkombëtare nga Fuqitë e huaja. Italia e shpalli njohjen menjëherë, për shkak të një marrëveshjeje të bërë që më përpara. Greqia dhe Hungaria ndoqën shembullin e Italisë, dhe vetëm pas pak ditësh u pasuan nga SHBA-të. Britania e Madhe dhe Franca gjithashtu do t’i kishin akorduar njohjen nëse nuk do të ishte për zgjedhjen e pamenduar të titullit nga ana e Mbretit Zog. Vetë emërtimi “Mbret i Shqiptarëve”, të cilin ai zgjodhi në vend të “Mbret i Shqipërisë” mbart një konotacion irredentist, përçarës, i cili irritonte së tepërmi Jugosllavinë, e ndërgjegjshme për gjysmë milioni shqiptarë që ajo kishte brenda kufijve të saj, dhe gjithashtu shumë e ndjeshme për sa i përket intrigës Italo-Shqiptare. Sidoqoftë, në sajë të këshillave të matura dhënë Beogradit, jugosllavët u përmbajtën të mos
81
bënin edhe një gabim më shumë në vargun e gjatë të gabimeve. Akorduan njohjen pa vonesë dhe Mbretëria e Madhe dhe Franca e pasoi me njohjen e saj. Tani i vetmi vend që qëndron asnjanës dhe ka rëndësi për Shqipërinë është Turqia. II- Marrëdhëniet me Jashtë Italia 12. Shqiptarët kanë arsye, për shkak të rrethanave, të besojnë te ata që janë larg; është jashtëzakonisht e vështirë për ta të kenë ndonjë ndjenjë të ndryshme përveç mosbesimit për fqinjët e tyre. Në rastin e Italisë ky dyshim përzihet me përbuzjen- a nuk ishin po këta shqiptarë të armatosur në 1920 që vunë përpara tërë garnizonin me trupa të Vlorës? Italianët kanë detyrë jashtëzakonisht të vështirë për të vendosur rrugën e mirëbesimit me shqiptarët. Tashmë që kur Shqipëria është bërë pjesë e “Giovanni Regno Aleatto” (“Aleancën e Mbretërive të Reja”) gjërat do jenë më të thjeshta për ta. Nuk do të jetë më e nevojshme mbështetja nga taktikat dredharake të paraardhësve të Zotit
kanë përfaqësues inteligjentë dhe me takt te të cilët mund të mbështetesh jo vetëm për të mënjanuar vështirësitë e panevojshme me shqiptarët, por për të ruajtur marrëdhënie të mira me kolegët e huaj. 13. Ndikimi italian po rritet në vend. Kryesisht është e dobishme për mënyrën e funksionimit. Huaja e SVEA-s, Shoqëria për Zhvillim Ekonomik në Shqipëri po rritet së fundmi, kryesisht në sferën e shërbimeve publikerrugë, punime në porte, sisteme vaditjeje etj. Përveç këtyre, shkollat, teknike dhe të tjera po hapen me mbështetje financiare italiane, dhe me staf akademik italian. Përgatitje fizike ofrohet nga instruktorë të kualifikuar italianë në qendrat më të mëdha dhe e gjithë kjo është pritur me entuziazëm. Inxhinierë dhe specialistë të tjerë janë punësuar në bashki në marrëveshje me këtë të fundit, këshillues teknikë në një a dy ministri, specialistët e bujqësisë në terren. Dhe e gjithë kjo është për t’u marrë për mirë. Ka një ndikim direkt në detyrën që kanë marrë përsipër italianët, për ta bërë Shqipërinë një komu-
Kur Ahmed Beu vendosi që kish ardhur koha për të realizuar ambicien e tij të vjetër, Italia menjëherë i dha mbështetje... Sola në Përfaqësinë Diplomatike Italiane. Ata kanë fituar zgjuarsi nga eksperienca, dhe nuk mund të provokojnë prirjet dyshuese të shqiptarëve sa herë që jepet rasti, duke sjellë kështu andralla të panumërta për veten e tyre. Në të vërtetë, të japin përshtypjen sikur kanë kaluar në skajin tjetër- që janë bërë shumë të ndjeshëm nëse cenojnë kafshën e pazbutur dhe gjaknxehtë që kanë marrë në gjirin e tyre. Kështu që nuk është për t’u çuditur që gjatë 1928-ës kanë bërë përpara, megjithëse është vështirë të flasësh për depërtim nga shtresa sociale e cila përjeton drejtpërdrejt përfitimet e prekshme që vijnë nga marrëdhëniet me italianët. Populli kokëfortë ngelet gjithsesi dyshues ndaj qëllimeve të tyre, çfarëdolloj të mirash i ofrohen. Megjithatë, akulli është thyer dhe procesi i shkrirjes së akullit premton të vazhdojë si rezultat i të ardhurave nga aktiviteti i tyre. Zoti Sola dhe Kolonel Pariani, kreu i Misionit Ushtarak në krye të organizimit të ushtrisë,
82
nitet me ekonomi të shëndetshme, me shanse për sukses dhe të aftë për të qëndruar me këmbët e veta. As dhe një defekt nuk mund të gjendet në drejtimin e EIAA (Enti Agrar dhe Industrial Shqiptar), që punon duke dhënë me qira tokat bujqësore- deri tani me humbje- për përfitimet e organizatës së paaftë italiane të luftës; dhe nëse italianët me këto të ardhura shfaqin dashurinë e tyre për Zogun I, duke ndërtuar pallate për të në Tiranë dhe Durrës, kjo sigurisht që është puna e tyre. Kritika më me vend është që në një vend kaq mjerisht të varfër, si Shqipëria, ata mund t’i harxhonin paratë e tyre për një qëllim më të vlefshëm. Për sa i përket bujarisë së tyre për ushtrinë, kritika e mësipërme vlen njëlloj. Një ushtri që thith gjysmat e të ardhurave të një shteti, e që Shqipërisë nuk i nevojitet, dhe e cila do të shndërrohet domosdoshmërisht në një burim të qëndrueshëm kërcënimi për fqinjët, kjo nuk shënon ndonjë akt zemërgjerësie të madhe
për të cilën duhet të përgëzohen. As tentativat e tyre për ta justifikuar nuk është se përmirësojnë gjërat. Nëse, siç shpjegon me raste dhe z. Sola, Italia i ka dhënë Shqipërisë një ushtri të sajën, pasi ata e dëshironin me çdo kusht dhe po ta refuzonin kjo do të pengonte Italinë të fitonte besimin e këtyre njerëzve kaq dyshues. Ky rrëfim tregon një dobësi nga ana e italianëve. Nëse, siç pranon S. Sola në raste të tjera, ushtria shqiptare shërben për të ruajtur rendin brenda vendit, dhe në Angli, ka dëshirë të theksojë, forcat e armatosura të kurorës ruanin paqen në raste grevash masive- sigurisht një administratë siguria e së cilës duhej ruajtur me këtë çmim kaq të lartë fle gjumë mbi baza shumë të dyshimta-të rrezikshme. 14. Si e konsideroi Italia ndryshimin e regjimit? Hamendësimi që u pranua gjerësisht asokohe që Ahmed Beu veproi nën nxitjen italiane nuk është se ka baza të provuara. Në të vërtetë, është kryesisht i pamundur. Së pari, kishte kohë që dukej, që Ahmed Beu ushqente projektin e kurdisjes së një froni për veten. Së dyti, pararendësit e tij nuk është se frymëzonin ndonjë ndjenjë besimi te italianët se nëse do të stabilizonin pozicionin e tij do të ndërtonin themele të patundshme. Logjikisht ata do të preferonin pozicionin e Presidentit për të, pasi Presidentët nuk e gëzojnë tiparin e jetëgjatësisë. Megjithatë kur Ahmed Beu vendosi që kish ardhur koha për të realizuar ambicien e tij të vjetër, Italia menjëherë i dha mbështetje. Në shpalljen e monarkisë, Italia i dha njohje të menjëhershme pa u ankuar a vendosur kushte- një akt vetëmohimi të cilin jugosllavët meqë ra fjala, e kanë ekstremisht të vështirë ta kuptojnë. Për më tej, kur u ngrit çështja e titullit nën të cilin ky monark i ri do të mbretëronte, Italia pa kundërshtuar pranoi në heshtje emërtimin “Mbret i Shqiptarëve”, pa llogaritur synimin që nënkuptonte ky përcaktim. Pak u habitën kur Zogu I u përgjigj me deklaratën e panevojshme: “Marrëveshja (e Tiranës) do të shkojë përtej periudhës së shpallur; do të vazhdojë përgjithmonë.” Italia ishte bashkautore në këtë tekst. 15. Në fund të dhjetorit Gjeneral Kont Piola Caselli, komandant i korpusit Ushtarak të Barit, vizitoi Tiranën për t’i dhuruar Zogut I titullin ‘Jaka e Urdhrit të Annunziatës’ akorduar nga Mbreti i Italisë. Shiriti i dekoratave të Urdhrit të Skënderbeut iu akordua Gjeneral Caselli-t. 16. Negociatat që nisën në fund të 1927-ës
SHQIPERI VITI 1928 RAPORT VJETOR I KONSULLIT BRITANIK
për një marrëveshje me Vatikanin dështuan në Janar të vitit pasardhës. Vatikani nuk ishte i gatshëm të pranonte kërkesën e Shqipërisë që në të ardhmen asnjë i huaj nuk mund të caktohej si kryepeshkop apo peshkop në Shqipëri, as nuk është se kjo marrëveshje me Kishën mezi po pritej, pasi shqiptarët propozuan paraqitjen e Kodit Civil, ku përfshiheshin çështje si divorci dhe martesa civile. Jugosllavia 17. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë kaluan një ndryshim për mirë gjatë 1928-ës. Jugosllavët kishin kohë që ishin rehatuar me kushtet e reja që ishin vendosur si rezultat i traktateve nga Tirana, por iu prekën interesat dhe nuk gjenin paqe për problemet që do vinin. Shqiptarët nga ana e tyre i shikonin si më të këqijtë, krahasuar me Italinë, dhe si pasojë i konsideronin si objekte të përshtatshme për të nxitur urrejtjen. Përfaqësia diplomatike në Tiranë ishte e rrethuar nga agjentë sekretë dhe e bojkotuar nga zyrtarët shqiptarë, si të një misioni diplomatik në Moskë. Që me ardhjen e M. Mikhailotvich, Ministri aktual, në prill, gjërat janë përmirësuar ndjeshëm: qëndrimi i zymtë fyes është braktisur për t’u zëvendësuar me heqjen dorë nga qëndrimi i mëparshëm. Gradualisht Përfaqësia Diplomatikë ka dalë nga izolimi dhe ka filluar të jetë më aktive. 18. Fatmirësisht, asgjë e ndonjë natyre që mund të zgjaste tensionin, nuk ndodhi. Në shkurt çështja e përhershme e aktivitetit komitaji u ngrit përsëri. Përfaqësia jugosllave nën urdhrat e Beogradit iu drejtua Ministrit të Jashtëm shqiptar me një notë proteste të gjatë dhe të detajuar kundër revolucionarëve Maqedonas për të përdorur zonën e Korçës si bazë ku përgatiten intrigat kriminale kundër Serbisë. Kjo notë paraqitej me një ton të matur dhe kishte qëllim të dukshëm shmangien e ofendimeve të panevojshme. Përgjigja erdhi po aq e matur, nga Ministri i Punëve të Jashtme, dhe përforconte idenë se informacioni i siguruar nga Përfaqësia Jugosllave bazohej në hulumtime të pasakta, por që shqiptarët kishin arsye të ankoheshin nga gatishmëria dhe favorizimet e autoriteteve jugosllave ndaj refugjatëve politikë dhe kriminelëve shqiptarë, të cilët kanë hapur ndërmarrje me para të ndyra në territorin Serb: dhe këtu korrespondenca ndërpritet. Interesi qëndron në faktin se për të vetmen herë, secila palë e debatit të papërfunduar, pagoi haraçin e qëllimeve të mira, dhe ishte i kënaqshëm se nxiti reagimin e tje-
trit. Paditë reciproke të cilat zakonisht shoqërojnë letërkëmbimet mbi tema të mprehta nuk u ndeshën në këtë korrespondencë. Rrethanat e ndryshimit të regjimit në Shqipëri mund të kenë mprehur shqisat Serbe, mund të kishin shërbyer si burim mosmarrëveshjesh, më shumë për faktin se Ahmed Beu i vetëdijshëm për reagimin dyshues serb ndaj pretendimit të fronit nga ana e tij, nuk është se mori mundimin t’ua hiqte këtë dyshim. Megjithatë asgjë e pafavorshme nuk ndodhi. Qeveria e Beogradit zgjodhi këndvështrimin praktik që kjo çështje nuk është se i ngjallte ndonjë interes, fakti që Ahmed Beu zgjodhi të bëhej Mbret, Rajh a çfarëdolloj gjëje tjetër që do zgjidhte të bëhej, ata ishin vetëm të interesuar në haraçin që do përcaktonte Italia në këmbim të pranimit të saj të heshtur. Bashkimi Doganor, që ata nuk prireshin ta pranonin, ishte shkaku i tyre i frikës. Sidoqoftë dhe kjo çështje nuk është se përbënte ndonjë shqetësim të madh për ta. Në momentin e parë gjakftohtësia e tyre u lëkund me zgjedhjen që bëri Ahmed Beu për t’u quajtur “Mbret i gjithë Shqiptarëve”, por dhe njëherë treguan zgjuarsinë e tyre duke mos dalë hapur dhe duke mos i dhënë rëndësi një çështjeje kaq të vogël, dhe konfirmuan qëndrimin e tyre për sa i përket njohjes si Franca dhe Anglia. Qëndrimi i tyre i ri i vetëpërmbajtjes ka dhënë rezultate pozitive, por do kenë jetë të gjatë përpara para se t’i bindin shqiptarët se përvetësimi i Shqipërisë së Veriut nuk është pjesë thelbësore e politikës serbe. Turqia 20. Braktisja e formës republikanë të qeverisjes në Shqipëri u prit tej mase keq nga ana e Mustafa Qemali (Ataturku). Zërat thonë që lajmi për tradhtinë e Ahmed Beut mbërriti kur ai ishte në Therapia, në mes të një ahengu të madh. Dukshëm ky lajm ia prishi humorin sepse ai deklaroi me zemërim se për sa të ishte gjallë, Turqia nuk do ta njihte për regjimin monarkik në Shqipëri. Nga kjo shpallje kategorike do të jetë njëfarësoj e vështirë për të, të sprapset. Sedra personale triumfoi më shumë se sa motivet e larta politike. Huqet dhe lidhjet e vjetra nuk harrohen dhe Turqia e ka të vështirë të pranojë faktin se Shqipëria e së tashmes në memorien e saj është ajo e pesë shekujve më parë. Turqia pret vasalen e saj të mëparshme të kthehet me sy nga ajo për këshillim dhe drejtim.
19
Atëherë ku Ahmed Beu, vuri kufirin të thana (vuri në zbatim projektin e tij), gjë që nuk përputhej me interesat e Ghazi-n për atë çka i takonte (rekuizitet), incidenti erdhi si shqetësim bezdisës që varësitë tashmë kishin ndryshuar. Çka përkeqësoi situatën ishte shtypi i huaj që vlerësoi se Ghazi kishte të njëjtat qëllime dhe donte të ndiqte mënyrën se si procedoi Ahmed Beu. Është shumë e pakëndshme që parimi republikan të vihet në diskutim, e padurueshme që ky parim të mund të cenohet nga një që ka aq shumë pak peshë siç është Ahmed Beu. 21. Qëndrimi mohues nuk u përjetua thuajse fare nga Shqipëria. Numri i oficerëve të shkolluar në Turqi, në mendjet e te cilëve Turqia shfaqet si aktor me ndikim në botë, ka rënë fare. Pjesa tjetër e popullsisë është komplet indiferente, në se Turqia e njeh ose jo Qeverinë në pushtet. Mbreti nga ana e tij duket me shumë se i kënaqur që ju dha mundësia të ndahej përfundimisht nga mbetjet e lidhjes me Turqinë. Ai e kishte përdorur për aq kohë sa i vlente si një instrument për të ndikuar te myslimanët e Shqipërisë që duhet të vepronin ashtu si Turqia, të kthenin sytë nga Perëndimi, për qytetërimin e tij. Tashmë i kishte shërbyer qëllimit të tij. Kështu që fakti që Ministri Turk i mëparshëm, Lutfi Bej, nuk ishte zëvendësuar nuk e kërcënonte aspak qetësinë e Ahmed Beut. Për më tepër ai i dha të kuptonte Ministrit italian, që një përpjekje nga ana e italianëve për të ndërhyrë në zbutjen e çarjes do të ishte një veprim shumë i papëlqyeshëm për të. Ngelet e dyshimtë nëse ai do t’i çojë gjërat më tej dhe të thërrasë përfaqësuesin e tij nga Ankaranë. Plani i tij ky është, por ka gjasa të përmbahet duke iu nënshtruar dëshirave të Italisë. Greqia 22. Viti 1928 nuk dëshmon përmirësim të marrëdhënieve Greqi- Shqipëri. Përkundrazi, fundi i vitit i gjeti në një pozitë akoma më të vështirë së sa ishin më parë. Vetëm në një aspekt u vu re një ngritje- traktatet e tregtisë dhe lundrimit dhe të ekstradimit, si dhe Marrëveshja e Kombësisë e votuar nga Dhoma Greke në Gusht 1927, e cila u ratifikua në nëntor. Përveç disa deklaratave të mjegullta dhe papeshë të pengesave burokratike për të spekuluar nga ana e autoriteteve shqiptare, asnjë arsye nuk u dha nga pala greke për vonesën në realizimin operativ të këtyre instrumentave dhe për sa kohë Z. Michalakopoulos garantoi Madhërinë e Tij Ministrin në Athinë që Shqipëria kishte më shumë për të
83
fituar nga Traktati i Tregtisë se sa Greqia, është e drejtë të pretendosh se vendi më pak përfitues, të vononte ratifikimin e kësaj marrëveshjeje me qëllime presioni ndaj Shqipërisë për ta detyruar këtë të fundit të adoptonte një rol pajtues për çështjet e tjera të ngelura pezull. 23. Për sa i përket këtyre çështjeve, më therësja është ajo e pretendimeve kombëtare për kompensim në lidhje me territoret e tyre të konfiskuara nga Greqia. Asnjë progres nuk është bërë gjatë vitit të fundit. Shqiptarët i referohen trajtimit të akorduar Britanisë së Madhe dhe Italisë nga Greqia, dhe kërkojnë shpagimin e plotë të territoreve të tyre, mbështetur në pikën e Marrëveshjes Konsullore Greko-Shqiptare, nënshkruar në Tetor të 1926, e cila përcaktonte trajtimin e vendeve më të preferuara në rast shpronësimi ose kërkese me shkrim. Grekët kundërshtojnë se nuk ka vend për analogji mes Britanisë së Madhe dhe Italisë dhe rastit të Shqipërisë, dhe se Marrëveshja Konsullore e 1926-ës nuk u ratifikua dhe nuk do të ratifikohet kurrë - është konkluzioni i Z. Argyropoulosen në kohën e Qeverisë së Përkohshme së Gjeneral Condylis, dhe zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të detyronte Greqinë t’i paguante Shqipërisë një shumë prej 800 milionë dhrahmish; meqë Greqia është e detyruar të kompensojë të huajt në lidhje me pasuritë e konfiskuara në një kurs më të lartë se kompensimi përkundrejt shtetasve të vet. Megjithëkëtë, Greqia,në rrethana të veçanta, mund të bëjë marrëveshje me një vend apo një tjetër në bazë të preferencave të saj, duke i dhënë trajtim të favorizuar, prapë nuk e sheh të arsyeshme që ta shtrijë këtë trajtim kompensimi për një vend si Shqipëria. Nga një anë është apeli i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, së cilës do t’i referohemi më vonë, për çështjet e lëna pezull që ishin grumbulluar me kohë, nga ana tjetër çdo lloj gatishmërie që mund të kishte pala tjetër, e qeverisë së Z. Venizelos, për të arritur ndonjë marrëveshje, do të paragjykohej pa dyshim nga qëndrimi i Qeverisë Shqiptare duke marrë parasysh dhe një çështje të ngritur së fundmi, atë të Kishës Ortodokse Shqiptare. 24. Konflikti i vjetër për një çështje tjetër shumë delikate, të pretendimeve për popullsinë çame, qëndronte i pazgjidhur. Minoriteti shqiptar, 15 000 njerëz në total, myslimanë për nga feja, dhe të vendosur për shekuj në Epirin e Veriut, përbën një burim të pashtershëm grindjesh. Pretendimi shqiptar
84
është se çamët janë qëllimisht të privuar nga avantazhet kulturore, civile dhe politike nga grekët, dhe mundohen së tepërmi nga masat administrative bezdisëse me qëllim që t’i dobësojnë dhe t’i detyrojnë të braktisin tokat e tyre, të cilat grekët i duan për të sistemuar refugjatët. Veçanërisht, theksojnë shqiptarët, çamët keqtrajtohen për sa i përket shkollimit; se qeveria greke nuk do të hapë shkolla shqiptare dhe se shqiptarëve u ndalohet të ndjekin shkollat lokale greke. Grekët pretendojnë se deklaratat e shqiptarëve janë të pabazuara dhe se kjo çështje nuk është se i shqetëson apo i përket Shqipërisë. Këta të fundit në vend që të sulmojnë Greqinë me akuza pabaza, do të bënin mirë të ndalonin persekutimin e minoritetit grek në Shqipëri. Për sa i përket shkollave, çamët nuk është se i kanë patur në të kaluarën dhe as që i kërkojnë. Nëse papritur u ka ardhur ndonjë etje për dije nuk do të jetë spontane por e nxitur nga agjitacioni armiqësor i palës shqiptarë. Për më tepër ky interesim i palës shqiptare për shkollimin e çamëve, nuk është se mban stampën e sinqeritetit apo buron nga dashamirësia, por shqiptarët e tregojnë veten me shtypjen e shkollave greke në Shqipërinë e Jugut, të cilat edhe nën keqqeverisjen Turke, ishin 160. Në 1928, vetëm 37 shkolla rezistuan. Korrespondenca voluminoze e shkëmbyer në 1 9 2 8 - ë n p ë r kë t o çështje të lodhshme, duhet theksuar se reflektonte një mirësjellje të studiuar me kujdes nga ana e palës shqiptare, e cila nuk dukej në komunikimin e palës greke. Nuk ka asnjë arsye të mirë që mund të të bëjë të mendosh për një moment, siç pretendon i ngarkuari me punë grek në Shqipëri, se shqiptarët po krijojnë trazira për sa i përket Çamërisë me qëllim provokimin e një lëvizjeje pakënaqësie e cila mund t’i jepte Qeverisë Shqiptare një pretekst për të përzënë minoritetin grek nga Shqipëria. I Ngarkuari me Punë Z. Cocotaki, i cili administron këto çështje dhe të tjera, ishte përllogaritur të krijonte mosmarrëveshje se sa të qetësojë gjakrat, dhe tani është vendosur dhe një ministër, Z. Melas, si zëvendësues i të Ngarkuarit me Punë. Ka ende shpresë se ky zëvendësim mund të sjellë përmirësim të situatës. III. – PUNËT E BRENDSHME Asambleja Kushtetuese 30. Një projektligj për reformën e Kush-
25
tetutës u prezantua dhe u kalua me bindje sipas rregullores nga Dhoma e Ulët. Senati megjithëse ishte në favor të krijimit të Këshillit Shtetëror (State Council), kundërshtonte masat e marra mbi parimin se ishte e panevojshme të rrëzonin një mur të tërë vetëm se duhej vendosur një tullë aty, dhe ata e hodhën poshtë projektligjin- një shfaqje pavarësie e cila për rastin në fjalë paguhesh me humbjen e ekzistencës së saj. Eksperiencat e mëparshme në lidhje me shqyrtimet e dëshirave të Presidentit kanë rezultuar pengesë kur shumica e anëtarëve kanë qenë kundër dhe kanë hequr dorë nga pjesëmarrja në séancë. Deputetët u hodhën në sulm duke kërcënuar se nëse Senati do të tregohej kokëfortë ata do të ndërprisnin punimet derisa të tregohej i arsyeshëm. Kërcënimi kishte ndikimin e dëshiruar; Projektligji për rishikimin e Kushtetutës u pranua nga Senati dhe më 7 Qershor të dyja dhomat, pasi i kishin kërkuar Qeverisë me një rezolutë të përbashkët të mblidhte Asamblenë Kushtetuese votuan për shpërndarjen e Kuvendit. 31. Pretendimi i Senatit se amendamente (ndryshime) të tilla në Ligjin Themeltar të menduara si të përshtatshme mund të prezantoheshin me ndihmën e një mekanizmi të siguruar nga ky ligj ishte i arsyeshëm. Neni 141 i ligjit parashikonte se me votat e dy të tretave, e shumicës së të dyja Dhomave, çdo modifikim i ligjit mund të kryhej përveç; “vetëm forma republikane e regjimit të shtetit nuk mund të ndryshohet për asnjë arsye.” Duke qenë se ky lloj ndryshimi ishte pikërisht ai që kishte në mendje Ahmed Beu të dyja Dhomat ishin të panevojshme për të. Vetëm një Asamble Kushtetuese mund ta ndryshonte Kushtetutën në këtë pikë thelbësore dhe të akordojë me ligjshmëri ndryshimin e formës së regjimit. Ndryshimi i Regjimit 32. Sapo Dhomat u mënjanuan ngjarjet rrodhën shpejt. Menjëherë u caktua një Komision të shpallte ndryshimet e Ligjit Themeltar. Ahmed Beu nga ana e tij filloi të përgatiste terrenin dhe të kërkonte përkrahje nga vendet e huaja. Ai ishte siguruar që më parë për pozicionimin e Italisë në favor të vendosjes së monarkisë. Në fillim të gushtit ai u sigurua që Britania e Madhe nuk kishte kundërshtim dhe se ishin marrë masat për ta ruajtur Shqipërinë nga reagimet e pakënaqësisë që mund të vinin nga fqinjët. Greqia, ndërmori paraprakisht nismën ta njihte regjimin e ri pa vonesë. Kështu që, zgjedhjet
SHQIPERI VITI 1928 RAPORT VJETOR I KONSULLIT BRITANIK
për Asamblenë Kushtetuese, u vendosën për datën, 16 Gusht. 33. Zgjedhjet në Shqipëri ishin dukshëm qesharake, dhe zgjedhja e delegatëve në Asamblenë Kushtetuese ishte në kundërshtim me rregulloren. Me gjithë problemet e momentit, dhe pa llogaritur pretendimin se mbarë Shqipëria ishte entuziaste për një Mbret, me gjithë përkujdesjet këmbëngulëse te prefektëve, policëve dhe zyrtarëve të tjerë, vetëm një numër i papërfillshëm votuesish dolën në zgjedhje. Dhe për asnjë çast nuk ndodhi që të prezantohej një kandidat që nuk mbështeste Presidentin dhe ku ai nuk mund të mbështetej. Asambleja Kushtetuese e 55 delegatëve që u mblodh në Tiranë më 25 Gusht ishte planifikuar qëllimisht për të kryer misionin për të cilën ishte mbledhur. 34. Paraprakisht një fushatë energjike propagande u bë në gjithë vendin me qëllim të nxiste popullin indiferent dhe kokëfortëtë mësuar nga eksperienca nëpër shekuj që çdo mendim që kishte të bënte me fatin e tyre do të shpërfillej- në një atmosferë entuziazmi për ndryshimin e përcaktimit të emërtimit të sundimtarit të tyre. Telegramet vërshuan nga të gjitha anët, ku shqiptarët dëshironin një Mbret dhe se nuk do të gjenin paqe gjer sa Ahmed Bej Zogu, “Shpëtimtari i Kombit” të zinte Fronin e Skënderbeut. Më 30 Gusht komisioni i ngarkuar me detyrën e formulimit të amendamenteve të Ligjit Themeltar, njoftuan Presidentin e Asamblesë për vendimin e marrë unanimisht atë mëngjes për të vendosur regjimin monarkik në Shqipëri dhe për t’i ofruar fronin Presidentit. Më 1 shtator, Asambleja e shpalli vendin “Monarki Pralamentare Demokratikë” dhe dërgoi një delegacion të përbërë prej 18 nga anëtarët për ta pritur Sovranin e zgjedhur dhe për ta lutur të pranonte kurorën, me titullin “Mbret i Shqiptarëve”. Në të njëjtën pasdite Ahmed Beu në një seancë ceremoniale të Asamblesë, ndërmori betimin “të ruante unitetin kombëtar, pavarësinë e Shtetit, dhe integritetin territorial, të respektonte Ligjin Kushtetues dhe të vepronte në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke mbajtur gjithmonë parasysh mirëqenien e popullit.” 35. Për aq sa skena e vogël shqiptare lejonte, ky ndryshim u organizua mjaft mirë; u krijua dhe një shfaqje festimesh popullore, dhe pse me mënyrat artificiale me të cilat ky vend është mësuar. Dhe pse zgjedhjet ishin një komedi, Asambleja Kushtetuese një in-
strument i planifikuar për t’i dhënë formë ambicies personale të Ahmed Beut, kjo nuk provon se objekti për të cilin u bënë kaq shumë mundime ishte i pamenduar mirë. Aftësia e Ahmed Beut qëndron në mprehtësinë me të cilën, në vend që të duket vetë si nxitësi i kësaj skeme që ai kishte përzemër, ai pa ndryshuar gjë i organizoi gjërat për të dhënë përshtypjen se ishin të tjerët promotorët e kësaj skeme dhe ai thjesht ra pre e dëshirave të të tjerëve. Në momentin e parë ai hoqi jashtëzakonisht keq për të konkretizuar përfundimin e asaj që kishte në mendje. Nga këndvështrimi i politikës së brendshme, ai ishte aq i frymëzuar sa për të bërë ndryshimin të pranohet. Pretendimi i tij është komplet i cekët, se titulli President nuk kishte kuptim për shqiptarët, sidomos për fiset, ndërsa ai i Mbretit zë vend në të kuptuarit e tyre. Gjithashtu parimi i vazhdimësisë të cilën monarkia nënkupton, çmohet shumë në
mirësuar kushtet ekzistuese të vendit të tij. Zor se mund të vihet në dyshim se ai është vërtet i dëshiruar të bëjë reformat për të cilat Shqipëria po vuan. Artikulimi i tij publik tregon se ai ka një koncept të qartë se çfarë lipset, bashkë me ndërgjegjësimin mbi faktin se baza e popullit të tij dëshpërimisht duhet zgjeruar. Ai është i gjymtuar për sa i përket njohurive dhe përvojave që ka dhe është i mallkuar me një turme zyrtarësh të paaftë, të nënpaguar dhe përtacë. 37. Kabineti që përjetoi zhdukjen e republikës paraqiti dorëheqjen me shpalljen e monarkisë. Koço Kota, në funksionin e Kryeministrit të Mbretit Zog, u caktua të formonte Qeverinë e re, ricaktoi të gjithë ministrat nëpër poste që mbanin më parë. Ky kabinet ishte në pushtet në fund të 1928-ës. 38. Senati, siç u përmend më lart pushoi së ekzistuari që nga shpërbërja në qershor. Krijimi i një organizmi të ri – Këshilli
Zgjedhjet në Shqipëri ishin dukshëm qesharake, dhe zgjedhja e delegatëve në Asamblenë Kushtetuese ishte në kundërshtim me rregulloren... një vend që ka parë shumë aventurierë të vijnë dhe të shkojnë. Një anë tjetër pozitive e të qenit Mbretëri, është se nuk ekzistojnë grindjet dhe intrigat që sjell ekzistenca e partive; Mbreti paraqet një autoritet abstrakt që merr respekt. Së fundmi, Froni merret së i mirëqenë, me ndihmën italiane pas kësaj. Ahmedi zbut në njëfarë mënyre ashpërsinë e miqve dhe kushërinjve të shqiptarëve përtej kufirit jugosllav—një gjë shumë e mirë për sa i përket aktuales, por i mbushur me rrezik të fshehur. “Irredentizmi” shqiptar, megjithëse i fjetur nuk shuhet, dhe është e lehtë të imagjinosh rrethanat në të cilat ‘Mbreti i Shqiptarëve’ do të vihet në presion për të justifikuar titullin e tij. 36. Për ta përmbledhur, megjithëse kishte nivele të ulëta entuziazmi të sinqertë për vendosjen e monarkisë, pak u joshën nga ky ndryshim ndërsa shumica ngeli krejt indiferente, prapë se prapë u shoqërua me disa avantazhe njëfarësoj pozitive. Ahmed Beu ka shansin t’i kthejë këto në progres për vendin, pasi tani ai ka dorë të lirë për të bërë ato që ai i konsideron të nevojshme për të për-
Shtetëror- parashikohet në Ligjin Themeltar me ndryshimet e bëra por deri në fund të 1928-ës nuk u bë asgjë për formimin e tij. 39. Asambleja Kushtetuese e thirrur për të vetmen arsye, rishikimin e Ligjin Themeltar, duhej të ishte shpërndarë me përmbushjen e misionit. Aktualisht ajo votoi për shpërndarjen e vet më 12 Nëntor. Më 24 Nëntor ndryshoi mendje dhe me votë unanime e legjitimoi veten si Dhomë Deputetësh. Në fund të vitit ishte e zënë me diskutimin e reformave të propozuara për Ligjin Agrar dhe me ndarjen e vendit në komuna. Kisha Ortodokse 40. Në fund të 1928-ës debati i tejzgjatur rreth çështjes së krijimit të një Kishe Autoqefale Ortodokse Shqiptare dha sinjale se po i afrohej zgjidhjes. Një parantezë e shkurtër e fazave që përshkoi ky proces nuk mund të anashkalohet. Lëvizja në favor të pavarësisë në sferën klerike ishte një përfundim natyral që përkonte me fitoren e pavarësisë politike nga Shqipëria. Atëherë mund të thuhet se ky debat daton që në 1912 kur Ismail Qemal Bej ngriti për herë të parë flam-
85
urin e kuq kombëtar në Vlorë. Megjithatë gjatë viteve në vazhdim, shqiptarët kishin gjëra të tjera për t’i kushtuar vëmendjen e tyre më urgjent se çështjet fetare dhe ishte fundi i vitit 1921 kur kjo çështje u bë e prekshme. Në këtë vit, filloi të merrte formë lëvizja për të çliruar Kishën Shqiptare nga varësia e Kishës së Përgjithshme nën Patriarkanën e Kostandinopojës. 41. Udhëheqësi ishte Peshkop Fan Noli, i cili u thye në vendin e lindjes në Nëntor. Ndërkohë, në SHBA, ai bashkë me emigrantët shqiptarë atje, kishte luajtur rolin kryesor në
në një shkollë për priftërinj grekë, por me origjinë shqiptare, shumë nacionalist me të tijën megjithëse anonte nga serbët, të cilët e mirëpritën në mërgim ku i dhanë dhe titullin Peshkop. Ai kishte prezencë, dhunti oratorike të konsiderueshme dhe njohuri të mjaftueshme. Nga ana tjetër ai ka mungesë të qëndrueshmërisë mendore, dhe ka një reputacion- që nuk ka motive të besohet e kundërta – si një me moral të degjeneruar. Të dy grupet- grupi i emigrantëve i kryesuar nga Fan Noli, dhe grupi ultra-patriotik i Visarion Xhuvanit dhe ndjekësve të tij- u ngritën për të njëjtën çështje që u njoh si “zgjidhje e brendshme”, në kontrast me përkrahësit e “zgjidhjes së jashtme”, të cilët favorizonin ruajtjen e tutelës greke mbi Kishën. 42. Popullsia Ortodokse arrin deri në 130.000 në total, nga të cilat një numër i vogël janë kategorikisht grekomanë me prirje separatiste. Shumica dërrmuese megjithëse nuk kanë prirje separatistë, janë për sa i përket çështjes së fesë së tyre, të kënaqur me status quo-në; nuk është se kanë shumë dëshirë të prishin një marrëveshje një shekullore, ku kontrolli i kishës së tyre është ushtruar nga Patriarku i Përgjithshëm, duke vendosur si për peshkopët dhe klerin. Madje dhe mes nacionalistëve me fe ortodokse, shumë janë kundër një transferimi të besimit të tyre
Popullsia Ortodokse arrin deri në 130.000 në total, nga të cilat një numër i vogël janë kategorikisht grekomanë me prirje separatiste... formimin e Kishës Ortodokse. Entuziazmi patriotik dhe ambicia personale e shtyu të ndërmarrë një iniciativë të ngjashme në atdhe. Ai u mbështet nga dy emigrantë të tjerë që kishin bashkëpunuar me të në SHBA- një prift i quajtur Vasil Marko dhe një Kryetar Manastiri, i quajtur ‘Camceja’. Djepi i lëvizjes ishte Korça, e pozicionuar në qendër te zonës nga ku dilte pothuaj gjithë kontingjenti i emigrantëve shqiptarë. Trazimi i shkaktuar nga këta emigrantë të kthyer u harmonizua me idetë e shqiptarëve me mendjet më shoviniste, ku ndër ta shquhej një prift me emrin, Visarion Xhuvani, që u caktua si Kryepeshkop i Kishës Autoqefale. Ky klerik kishte studiuar
86
shpirtëror, meqë janë të ndërgjegjshëm për vështirësitë praktike që duhet të kalojnë para se Kisha Shqiptare të bëhet e pavarur. Reformatorët sidoqoftë, të përmbajtur nga fakti se masa e besnikëve nuk është se i mbështesnin në këtë aspekt, shkuan më tej me protestë të dhunshme për pavarësinë fetare, dhe ja dolën mbanë duke marrë parasysh faktin se ishin në minorancë në raport me shumicën apatike. Brenda kufijve të nevojave politike të momentit ata gëzonin mbështetjen e Qeverisë pasuese, e cila nuk mundej veçse ta favorizonte një lëvizje që predikonte çlirim nga kontrolli i huaj. Në Nëntor 1921, Peshkopi Jakov i Durrësit, u dëbua si
kundërshtar i idesë së Kishës Autoqefale dhe në Shtatorin e vitit pasues u organizua mbledhja e njohur si Kongresi i Beratit. 43. Në Kongres morën pjesë delegatë të mbledhur me një mënyrë e një tjetër nga komunitetet Ortodokse shpërndarë nëpër Shqipërinë qendrore dhe jugore. Ishte e qartë se pas kësaj ishte mbështetja e Qeverisë sepse thirrja u bë me iniciativën e Kryebashkiakut Ortodoks të Durrësit. Aty u arritën përfundime për çështje me rëndësi themelore. Së pari, deklaroi Kishën Ortodokse Shqiptare si autoqefale. Së dyti, përmbushi kërkesat e më të ashpërve ndër patriotët shqiptarë, dukë vendosur rregullin që gjuha Shqipe, megjithëse e papërshtatshme për qëllime liturgjike, do të përdorej në vend të Greqishtes në kisha. Së treti, kongresi krijoi një këshill të përhershëm, me Vasil Markon në krye, me funksion kontrollin e përgjithshëm të Kishave dhe caktimin e peshkopëve. Së katërti, demonstroi dëshirën për të zbatuar etiketën në qëndrimin kundrejt Patriarkut duke vendosur t’i drejtohej Shenjtërisë së Tij me legalizimin e çështjes nga pikëpamja kanonike, për të realizuar ndarjen e planifikuar. 44. Vendimet e Kongresit të Beratit ngelën më së shumti jo funksionale. Vërtet u vendosën dy Peshkopë nga Këshilli- Eksarku Jerotheos në Qarkun e Korçës dhe Peshkop Kissi në Qarkun e Beratit- por nuk u bë asgjë më tej për formimin e Sinodit shqiptar. Nuk u dërgua asnjë mision në Kostandinopojë për të diskutuar çështjet me Patriarkun për të vazhduar kësisoj qëllimin e marrjes së njohjes nga ana e Fanarit me karakter autoqefal për Kishën e re. Ndërkohë, Qeveria Shqiptare kishte arritur në përfundimin se zelli i reformatorëve ishte keqorientuar, dhe se çka u bë në Berat ishte për të nxitur urrejtje brenda dhe penguar Shqipërinë në marrëdhëniet me jashtë. Ahmed Bej Zogu, asokohe President, parashikoi madje mbledhjen e një kongresi në 1925-ën, për të zhbërë atë që ishte bërë më parë. Ai në të vërtetë nuk e zbatoi këtë plan, por rihapi negociatat me Patriarkatin, këtë herë nëpërmjet Përfaqësisë Diplomatike Greke në Durrës. Këto negociata, si ato të parat, nuk dhanë rezultate pozitive. Në fund të po këtij viti Z. Bamiha në emër të Qeverisë Shqiptare, vizitoi Athinën për të diskutuar për çështjet kaq shumë të debatueshme, problemet e marrëdhënies mes Fanarit dhe Kishës Shqiptare. 45. Si pasojë e pasqyrimeve të z.Bamiha, Patriarkati bëri një përpjekje serioze për të
SHQIPERI VITI 1928 RAPORT VJETOR I KONSULLIT BRITANIK
arritur në një marrëveshje. Kryepeshkopi Chrysanthos i Trebizon-ës, një klerik pa takt dhe me dhunti pajtuese, bëri dy vizita në Shqipëri për hesap të tij. Në vizitën e parë, në 1926, ai arriti të vendosë një marrëveshje me komisionin e formuar nga Qeveria Shqiptare mbi pikat më kryesore të kësaj çështjeje. Ai pranoi kompromisin e përdorimit të gjuhës Shqipe në kisha, dhe pranoi marrëveshjen që parashikonte se Patriarku kishte të drejtë të përcaktonte tre prej pesë klerikëve të lartë të cilët do të ngrinin Sinodin Shqiptar të ardhshëm. Qarqet e Beratit dhe Korçës do të mbaheshin nga të paracaktuarit. Marrëveshja mbi këto pika dhe të tjera u shpreh në një Protokoll të cilin kryepeshkopi do ta paraqiste para Fanarit për aprovim. Kryepeshkopi u kthye në Shqipëri në fillim të 1927, për të negociuar për këtë gjë. Instruksionet që ai kishte marrë ishin të shqyrtonte vështirësitë e dala nga fakti se preferencat për përcaktimin e kandidaturave të Patriarkut nuk ishin në favor të ‘nacionalistëve” shqiptarë, duke e justifikuar se qëndrimi i gjatë jashtë vendit i diskualifikonte për shërbim në vendin e tyre. Patriarku insistonte në disa garanci që do t’i jepnin mundësi Fanarit të ushtronte masa kontrolli mbi kishat shqiptare madje dhe pas njohjes së tyre si autoqefale. Kryepeshkopi u largua pa arritur marrëveshjen e plotë por pasi kishte arritur një kompromis, i cili mendohej si i pranueshëm për Kostandinopojën. Viti 1928 hyri pa ndonjë sinjal se ky parashikim do të realizohej. 46. Gjatë vitit qëndrimi shqiptar kundrejt Patriarkatit u ashpërsua. I justifikueshëm ose jo, u përforcua bindja se Fanari nuk kishte mendim për të plotësuar ndonjë gjë përveçse kënaqësisë në dukje për të legjitimuar aspiratat shqiptare, dhe se po tërhiqte qëllimisht çështjet zvarrë për të vendosur kufizime ndaj Kishës së re, të cilat do të siguronin supremacinë e ndikimit grek në të. Kjo ishte arsyeja e vërtetë sipas palës shqiptare që nga Kryepeshkopi Chrysthanos nuk vinte asgjë, dhe arsyeja pse në 1928-ën gjendja ngeli plotësisht e njëjtë me situatën e 1921. Patriarku i Përgjithshëm nuk ishte as më shumë dhe as më pak se një instrument i propagandës greke, dhe pushtetet kontrolluese që ai kishte do të reduktonin pavarësinë e Kishës Shqiptare në një fantazi. Për më tepër ai kishte bërë me dije Ministrin Shqiptar në Athinë se protokolli i Chrysthanos ishte i papranueshëm për të. Me thënë të
drejtën, asgjë nuk mund të pritej nga Patriarku. As kjo lloj ndihme nuk është se i hynte njeriu në punë. Greqia 100 vjet më parë i kishte prerë marrëdhëniet me Patriarkatin. Shqipëria mund të bënte të njëjtën gjë, dhe nëse Greqia nuk do ta ndihmonte të kapërcente vështirësitë kanonike, atëherë Serbia do ta bënte padyshim. 47. Pretendimi shqiptar, siç mund të pritej, u refuzua nga Patriarkati, duke i mëshuar faktit se me gjithë marrëveshjen e Chrysanthos, pala shqiptare nuk dha garanci nga ana e saj se do ta respektonte konkordatin (marrëveshjen e kishës me shtetin). Ishin shqiptarët ata që hodhën poshtë protokollin e 1926, me arsyen se Qeveria nuk dëshiron që prelatët (klerikët e lartë) të jenë anëtarë të Sinodit, dhe nuk mund të mbështetej në servilizmin e këtij të fundit. Me gjithë anët pozitive a negative të debatit, përfundimi qe se Shqi p ë r i a ve n d o s i t ë shkonte në rrugën e vet. Arsyeja qe se ata kishin baza të mira historike për të mos i besuar dhe rënë pre e intrigës greke. Ata nuk kishin arsye të besonin se Greqia e cila për shekuj kishte shpërndarë kulturën Bizantine në gjithë Jugun e Shqipërisë dhe kishte pajisur kishat me klerikë nga shkollat e saj, do ta braktiste pozicionin tradicional prej gjeniu kujdestar për Ortodoksët- një pozicion që ja kishte përforcuar qartë edhe Qeveria Shqiptare me negociatat e bëra me Fanarin përmes kanaleve greke. Në vjeshtë të 1928-ës, Shqipërisë nuk i shkonte më për shtat ta njihte këtë lloj pozicioni. Kështu që kur Ministri i ri Z. Melas la të kuptohej se do ishte me mirë të hiqnin dyshimet greke në vendosjen e kësaj çështjeje fetare, ai pa dashje ra pre e Vasil Markos, Xhuvanit dhe ndjekësve të tjerë. Shëndeti Publik 74. Shëndeti publik në Shqipëri, përveç malaries dhe sifilizit, është jashtëzakonisht mirë. Tifo, dizenteria dhe disa sëmundje të zakonshme në vende të tjera nuk ekzistojnë fare në këtë vend. Vdekshmëria foshnjore për shkak të injorancës së përgjithshme mbi praktikat moderne mjekësore është shumë e lartë dhe është vlerësuar të jetë rreh 6070% e fëmijëve të lindur. 74. Malaria është plaga më e madhe në këtë vend dhe shumica e njerëzve që jetojnë në ultësira janë të prekur nga kjo sëmundje. Fondacioni Rockefeller, si rezultat i ndërhyr-
48
jeve të Elisabeth Lady Carnavon, po interesohet të punojë për asgjësimin e mushkonjave të malaries dhe kanë dërguar Dr. Hackett, i cili ndodhet në Romë për të drejtuar veprimet që do ndërmerren. Arsimi 75. Zhdukja e “shkollave të influencës” që ekzistonin në kohët e Turqisë nuk kanë lënë themele apo baza në të cilat mund të ndërtosh një sistem kombëtar arsimor. Aktualisht një kaos i madh ekziston në këtë fushë. Qeveria po bën përpjekje për të përmirësuar çështjet duke prezantuar një linjë shkollash fillore në të gjithë vendin, me konvikte për fëmijët që janë larg dhe nuk mund ta përballojnë ndjekjen e mësimit ndryshe. Një problem serioz, është se me pagat e ofruara nga Qeveria zor se mund të gjesh mësues. Nuk mohohet që po bëhen përpjekje për të ecur përpara, por progresi është shumë i ngadaltë. Ushtria e përbërë nga rekrutë është faktor ndihmës pasi i ndihmon të gjithë rekrutët të shkruajnë dhe të lexojnë. Jezuitët dhe Françeskanët do t’i mbajnë shkollat e tyre në Shkodër ndërkohë që Amerikanët mbështesin një shkollë teknike dhe dy kolegje bujqësorë, nga të cilat ky i fundit po bën goxha progres. Nga këndvështrimi teknik italianët po kontribuojnë më shumë, pasi ata po hapin disa shkolla arti dhe profesionale në vende të ndryshme për të formuar mekanikë dhe artizanë të përgatitur. Shumica e shkollave ushtarake kanë instruktorë italianë. 76. Lehtësirat apo mundësirat për shkollimin në nivel të mesëm nuk janë shfaqur akoma, dhe brezi i arsimuar nga Turqia po zhduket, dhe shpresat varen te brezi i shqiptarëve që janë shkolluar jashtë. Fatkeqësisht sistemi që dërgon të rinj jashtë me bursa në Itali, Paris, ose Vjenë, është bërë burim abuzimi pasi nga një anë selektimi bëhet mbi baza favoritizmi dhe kandidatët bursistë kanë dështuar për të justifikuar shpenzimet për edukimin e tyre. Janë premtuar reforma në përzgjedhjen e këtyre kandidatëve bursistë për studime jashtë. Kërkesa për lehtësirat e arsimit të mesëm do të bëhet më e domosdoshme kur të vihet në zbatim një projekt, tani në studim e sipër nga Z. Samuel Irein, president i shkollës Monte Mario në Romë. Ideja është të ndërtohet dhe pajiset, ndoshta në Kavajë, një shkollë e mesme me pajisje mësimore të avancuara për të rinjtë shqiptarë. Mbështetja financiare, siç duket do të garantohet nga Universiteti i Filadelfias. *PRO. fo 371 .13560 C2310/2310/90
87
88
Gentian Çoçoli
Që për pak e la letërsinë për yjet 89
Jo vetëm sepse libri i parë në kujtimet e tij ishte “Djaloshi numëron yjet”. Por mbi të gjitha sepse tregimet fantastikoshkencore i nxisnin ëndrrën për t’u bërë fizikant. Ëndrra që ka mbaruar sapo takoi Cortazarin dhe “Autostradën e Jugut”. Poeti dhe përkthyesi i njohur rrëfen pasionet e tij të leximit.
Iva Tiço / Fotot: Armand Sallabanda Ndodh ndonjëherë, gjatë ndonjë udhëtimi në mal apo plazh të boshatisur, kur ngre sytë nga qielli dhe mrekullohesh si të jesh duke e parë për herë të parë. Edhe pse je çdo ditë nën ta, në jetën e përditshme në qytet nuk kujtohesh kurrë të ngresh kokën e të ndalesh të vështrosh yjet. Jo vetëm sepse ata nuk duken, por edhe sepse nuk je më aq i pafajshëm sa dikur, kur rrije me orë të tëra me sytë mbërthyer në qiell, edhe pse gjyshet mund të të paralajmëronin që po të numëroje yjet do të të mbusheshin duart me lytha. Përtej kujtimeve me kërcënime gjyshesh, poeti dhe përkthyesi Gentian Çoçoli ka të tjera kujtime yjesh, që tek një njeri si ai që jeton me letërsinë, janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me të. “Librin e parë që mbaj mend mirë, e kam lexuar diku rreth moshës dhjetë vjeç, moshë kur tek fëmija fillon e lind arsyetimi dhe quhej “Djaloshi numëron yjet”, -tregon Çoçoli, i cili mban mend mirë që libri flet për një djalosh jetim, i cili shëtiste nëpër vende të ndryshme dhe flinte ku ta zinte nata. “Sidomos më ka mbetur në mendje imazhi i këtij djaloshi - dhe fakti që ishte moshatar me mua lexuesin më joshte jashtëzakonisht - që në rrëzë të ndonjë muri apo varrezash fshati, numëronte yjet, si të thuash popullonte vetminë e vet të madhe. I gjithë udhëtimi i tij më dukej sikur bëhej vetëm nën qemerët e një nate pa fund dhe gjithmonë e kthjellët, me yje dhe erë. Kjo qe vërtet mbresëlënëse për mua, pasi pikërisht në atë kohë fëmijës nis dhe i intereson qielli, gjë që e shumëfishon kuriozitetin e këtij fëmije në botë”. Shkenca që për pak mundi letërsinë Kënaqja e kuriozitetit, apo edhe ndër të paktat mënyra
90
për t’u argëtuar për Gentian Çoçolin, si për gjithë fëmijët e rritur përpara ’90-ës, bëheshin vetëm nëpërmjet leximit. Prindërit e tij, njëri mësues biologjie dhe tjetri ndihmës arkitekt pranë një zyre projektimi, nuk qenë imponues, përkundrazi, nxitës të leximeve. “Kjo është e rëndësishme, - rrëfen Çoçoli, - pasi leximi nuk kthehej në një detyrim, pra burim mërzie, por në argëtim dhe ne kishim një verë të tërë përpara, ndaj dhe leximi qe një burim argëtimi. Nuk kam qenë ‘ngrënës librash’ sikundër edhe sot nuk jam i tillë, por isha fëmijë që lexoja vetëm libra që më pëlqenin mjaft dhe që ndërsa lexoja edhe mund të përfytyroja dhe mendoja për ta. Kjo ngadalësonte leximin, por më jepte kënaqësi të madhe”. Meqë prindërit e tij nuk kishin ndonjë lidhje direkte me letërsinë, Gentian Çoçoli e kujton si modeste atë bibliotekën prindërore ku ka strehuar fillimisht librat e veta derisa u bë me të parën bibliotekë, që e mban mend edhe sot e kësaj dite si një nga kujtimet më të gëzueshme të fëmijërisë. “Sikundër thashë, prindërit e mi qenë tepër të lidhur me profesionet e tyre, ndërkaq kishin pak kohë të lirë të cilën e ndanin me ne, ndaj dhe leximi i letërsisë për ta qe një luks i rrallë. Babai, të cilit i vinin ndoresh për këto punë, bëri një raft të ri, vetëm për mua, dhe më gëzoi pa masë, për herë të parë unë kisha një bibliotekë timen, sado modeste, sado e palatuar, ajo ishte e imja dhe kjo është e paharrueshme”. Por ka qenë një kohë kur pasioni për letërsinë tek Gentian Çoçoli do të zbehej për shkak të pasionit për shkencat. Dhe kjo nuk do të vinte nga shkolla, nga ndonjë mësues i veçantë, por pikërisht nga një raft i asaj biblioteke “modeste” prindërore ku ishte strehuar gjithë koleksioni revistës “Shkenca dhe Jeta”. “Babai im ishte i pajtuar në këtë që prej
91
fillimeve të saj, ka qenë një revistë e shkëlqyer për kohën. Ky koleksion zinte një vend të posaçëm në raftin tonë të librave, madje kur ai nuk mjaftonte më një pjesë e tij qe futur në dollapin e frutave të dimrit - ftonj, mollë, shegë, kumbulla të thara”. Ky koleksion u kthye dalëngadalë në një zbavitjet më të mëdha të fëmijërisë e rinisë së hershme të Çoçolit, sidomos faqet e biologjisë, kimisë dhe astronomisë; mbi të gjitha faqja e tregimit fantastiko-shkencor. “Kjo revistë, me thënë të vërtetën ma zëvendësoi për vite interesin për letërsinë me interesin për kërshëritë shkencore. Pasioni im për astronominë dhe biologjinë ka qenë tepër i fortë, madje kam dashur të studioja biologji, por një mosmarrëveshje me mësuesin e biologjisë disa muaj para se të mbyllej matura, ndihmoi të merrja tjetër drejtim”. Dhe veç këtij koleksioni revistash, Çoçolin e magjepsnin dhe një sërë librash rusë fantastiko-shkencor prej “Njeriut amfib” tek “Anija kozmike fantazmë”. Derisa erdhi zbulimi i madh, Zhyl Vern... Ndryshe nga shumë fëmijë të djeshëm e të sotëm që e ushqejnë fantazinë me personazhe imagjinarë, kafshë që flasin, histori princeshash e princërish, fëmijëria e Çoçolit nuk ka qenë e banuar me personazhe përrallash. Ai përrallat ka filluar t’i lexojë shumë vonë, ndonëse librat mitologjikë të përshtatur për fëmijë, qenë tepër të parapëlqyer. “Imagjinata ime ka qenë ushqyer për çudi nga të tjera burime, që përgjithësisht ushqehen mendjet e shkrimtarëve apo krijuesve në përgjithësi. Një herë një kushëriri im na solli në shtëpi një mik të vetin, i cili më ka lënë një mbresë tepër të veçantë. Ai ishte me kombësi greke, nënën e kishte shqiptare, qe profesor kimie në universitetin e Selanikut, autor vëllimesh me poezi, pati qenë në të njëjtin kurs universitar me Enver Hoxhën në Paris. Ishte edhe Kryetar i Kryqit të Kuq për Europën dhe donte të vinte në Shqipëri me mision pune. Sapo mori vesh që Enver Hoxha qe kryetar i shtetit në këtë vend misterioz si Shqipëria, u trondit pasi siç na tha, ‘ai qe një mashtrues dhe hileqar kalibri’. Dhe për ta mbyllur zinxhirin e habive kishte edhe aftësi kiromanti, dinte të lexonte pëllëmbën. Kur na i pa të gjithëve pëllëmbët, ndali tek unë dhe më tha se do të bëhesha biolog apo fizikan i shkëlqyer dhe kur pa që unë u zbeha, më pyeti si qe puna. I thashë se sapo kisha ndarë mendjen t’i kushtohesha letërsisë dhe ai u mendua pak dhe tha vetëm kaq: ndofta edhe kështu”. Nuk ka asnjë dilemë tanimë Gentian Çoçoli për rrugën e zgjedhur, dhe nuk e mendon se si mund të ishte jeta e tij tani nëse do ishte bërë biolog apo fizikan. Larg jetës vanitoze të ekraneve dhe medieve, është ndër të paktët njerëz që jeton me letërsinë, për letërsinë. Edhe pse thotë që nuk ka qenë dhe nuk është “ngrënës librash”, së paku dhjetëvjeçarin e fundit emri i tij është bërë pikë referimi kur flitet për libra, përzgjedhje shkrimtarësh e përkthysish, mendimi i tij është gjithmonë një mendim që vlen për median. gjia për këto lexime eSigurisht ka bërë qët’iapak që për arritur kësaj, veç shijes së lindur, ka ndikuar dhe kultivimi nga më parë, teksa ka gjetur në Romë nëleximet nëpër vite, njohja me au-
ri që shet92 libra të vjetër “Historinë e së së botës”, ta blejë menjëherë dhe
torë të rinj apo të palexuar më parë, por edhe rileximet. “Rileximi është një prej kënaqësive të parapëlqyera të lexuesit, por për një shkrimtar, poet, përkthyes apo njeri letrash në përgjithësi, rileximi është detyrë. Gjithmonë unë u kthehem autorëve që më ndihmojnë të dal nga shtetrrethimi, që u ndodh sidomos poetëve mes dy librave, apo mes dy poezive”. Autorit që i kthehet më shpesh është Julio Cortazar. “Libri i tij, “Autostrada e jugut’ më ktheu përgjithmonë nga letërsia, ndaj dhe është një autor thelbësor për mua. Autorë të tjerë janë sigurisht Borges, Kafka i tregimeve, Eliot, Rilke i Elegjive, Elitis etj, etj. Që tani po ndjej një lloj ndjesie snobe tek vetja, ndaj nuk po vazhdoj me emra të tjerë”. E me gjithë “borxhin” e madh që i ka Cortazar-it që e riktheu përgjithmonë pranë letërsisë, nuk është ai libri që Çoçoli e mban gjithmonë afër, për ta shfletuar gjithmonë. “Kur zbulova Martin Camajn, e mbajta gati për dhjetë vite me vete kudo ku shkoja (dhe bëj pak habi përse nuk e bëj më këtë gjë!) bashkë me “Kuartetet” e Eliotit dhe “Poezi të zgjedhura” të Auden-it. Por në jetën e shkrimtarit për çdo fazë zhvillimi ai ka nga një prijës që e ndihmon në rrugën e vet, të themi një lloj Virgjili që të jep besim dhe ndihmë në rrugën e vështirë të shkrimit”. Ndryshe nga shumë njerëz që sapo hasin një frazë të bukur, diçka që nuk do donin ta harronin apo një sentencë që u duket sikur ta kenë shkruar vetë nxitojnë të përthyejnë faqen apo ta shënojnë, Çoçoli sillet ndryshe: “Sapo pëlqej diçka në libër them me vete, më mirë t’ia lë kujtesës të bëjë punën e vet, pasi kujtesa shpesh i shpronëson frazat, strukturat subjektet dhe kështu lënda bëhet më nxitëse për të shkruar. Pasi në një farë mënyre leximin-përkthimin-shkrimin i shoh si një proces të pazgjidhshëm”. Shpeshherë vitet e fundit emrit të tij gazetarët i referohen për të hartuar këshillat e leximit. Prandaj është më se e natyrshme pyetja që vetë ai, si orientohet në pafundësinë e botimeve të sotme për të rrëmuar librat që i duhen atij e pastaj të tjerëve....“Periodikët letrarë dhe të kritikës letrare janë të domosdoshëm për të ndjekur zhvillimet letrare në metropolet e kryesore në botë dhe kupton më mirë edhe prirjet estetike të artit në botë. Leximet në shqip apo gjuhë të huaja varen nga autori, zhanri, përkthyesi. Prirem t’i besoj përkthyesit shqiptar, por për vepra të caktuar të cilat kam të lidhura koncepte të artit, botës (ato mund edhe të jenë të përkthyera) unë parapëlqej gjuhën që i kam lexuar që në fillim”. Po aq ndryshe nga shumë të tjerë, që në ditët e sotme kur kanë “luksin” për të lexuar zgjedhin librat historikë, biografitë apo politikën, Gentian Çoçoli vijon t’i mbetet besnik letërsisë. “Letërsia gjithmonë është ushqyer kryesisht me letërsi, por e rëndësishme është si të orientohesh dhe të gjesh shkrimtarët që të ndihmojnë në atë që bën”. Jo më kot ato lexime të para dhe meditimet nën yje kanë drejtuar jetën e tij.
93
Pastaj erdhi mëngjesi dhe ajo nuk ishte më… -Romani “Tre shokët” i shkrimtarit gjerman Erih Maria RemarkNuk mund ta di sot si do të kishte qenë rinia e lexuesve dhe krijuesve të brezit tim pa romanin “Tre shokët” të shkrimtarit gjerman Erih Maria Remark. Të njëjtën gjë mund të themi për disa autorë dhe libra të rrallë, që shënuan formimin e vështirë, plot kundërthënie, të vetëdijes sonë estetike. Por “Tre shokët” ishte më i veçanti i të veçantëve, një libër tjetër, një libër që lexohej e dëgjohej njëkohësisht, një libër intim që kishte intonacionin dhe shijen e një fjale veshi nga ato që i pëshpëriten njeriut në orët e vetmisë së tij më të thellë, duke i përcjellë gjuhën dhe horizontin e një botë tjetër, që hapet atje ku mbyllet e përditshmja. “Tre shokët” ishte shoku i ngushtë i sekreteve. Ma merr mendja se çdo lexues përfundonte shoku i katërt i tre personazheve të librit, i Robit, Otos dhe Lencit; jetonte, gëzonte, vuante, ndante me ta ngashënjimin dhe hidhësinë e një brezi të humbur. Në të vërtetë “Tre shokët” ishte libri që sikur ishte shkruar enkas për një brez pa busull, të cilin retorika dhe demagogjia politike në rutinë rrekej ta mbante akoma në binarët e utopisë, ndërkohë që ishte bërë e qartë se nuk do të kishte mbërritje në atë destinacion. Në këto kushte, me vetëdijen e turbullt të të qenit brezi i humbur, të rinjtë dhe të rejat shqiptare të viteve shtatëdhjetë-tetëdhjetë përpiqeshin të kapeshin pas diçkaje tjetër, më humane: të zbulonin lidhje shpirtërore në gjëra të vogla e të thjeshta, të shpiknin një lloj alegrie kontraverse, duke mbuluar me një shtresë të hollë humori dhe shakaje kushtëzimet dhe mjerimin, të prireshin drejt një romantizmi erotik të zbukuruar me ndjenjat e palumturisë dhe sakrificës për të dashurën apo të dashurin. Me fjalë të tjera, përpiqeshin të kapeshin pas asaj fryme, gjendjeje dhe filozofie disi fataliste, por kritike në
94
thelb, që përshkon romanin “Tre shokët”. Ky roman ishte botuar për herë të parë në vitet gjashtëdhjetë në përkthimin virtuoz të Robert Shvarcit, në periudhën e një pranvere të vogël letrare e kulturore në Shqipërinë komuniste të kohës, kur shtëpia botuese “Naim Frashëri” me drejtor Drago Siliqin dhe shef të përkthimeve Nasho Jorgaqin kishte autorizuar dhe botuar disa kryevepra të letërsisë moderne, që pak më vonë do të tërhiqeshin nga qarkullimi apo do të liheshin në harresë si vepra të dëmshme për moralin dogmatik të kohës. “Tre shokët” erdhi në shqip në këtë “pranverë” dhe shëtiti nëpër duart e brezave përgjatë me shumë se dy dekadave si një libër “i harruar”, në të vërtetë i ndaluar. Pa qenë nevoja të kishe në dorë ndonjë vendim për ndalimin e romanit, çdo lexues i ri e kuptonte menjëherë se ky roman ishte si mish i huaj në menynë zyrtare të përkthimeve dhe leximeve të kohës. E megjithatë, ka gjasa të ketë qenë një nga librat më të lexuar të kohës. Unë nuk kam njohur ndonjë poet, prozator apo intelektual libërdashës me një talent mbi mesataren, që të mos kishte lexuar e adhuruar romanin “Tre shokët”. Titulli, personazhet apo ndonjë fragment i këtij romani ishin si me thënë shenja e njohjes së intelektualëve të “brezit të humbur” shqiptar. I ndërtuar si një rrëfim në veten e parë nga njëri prej tre shokëve, nga Robert Lokamp, romani zhvillohej në dy linja komplementare me njëra-tjetrën, në linjën e shpalosjes përmes episodeve të ndryshme të një miqësie jashtëzakonisht të pastër e të sinqertë midis rrëfyesit, Oto Kaslerit dhe Gotfrid Lencit dhe në linjën e një dashurie nga më të bukurat dhe më prekëset që ka prodhuar letërsia moderne,
“Tre shokët” erdhi në shqip në këtë “pranverë” dhe shëtiti nëpër duart e brezave përgjatë me shumë se dy dekadave si një libër “i harruar”, në të vërtetë i ndaluar. Pa qenë nevoja të kishe në dorë ndonjë vendim për ndalimin e romanit, çdo lexues i ri e kuptonte menjëherë se ky roman ishte si mish i huaj në menynë zyrtare të përkthimeve dhe leximeve të kohës.
që është ajo e Robertit me Patris Holmanin, apo e Robit me Patin. Tre shokët janë tre tridhjetëvjeçarë gjermanë që kanë shpëtuar gjallë nga Lufta e Parë Botërore. Ishin njohur në llogoret e vdekjes kur nuk ishin më shumë se tetëmbëdhjetëvjeçarë, kishin parë moshatarët dhe miqtë e tyre të vriteshin, vetë ishin plagosur disa herë, por fati i kishte lënë të jetonin paqen që erdhi më pas e cila do të vinte me hidhërimin e zhgënjimeve dhe kotësisë për të cilën ishin sakrifikuar kaq shumë jetë. Këta janë shokët e lidhur në mbijetesë, thënë ndryshe në një jetë të dytë, shokë të zemrave të pastra dhe të dëshpërimit njëkohësisht. Qenë kthyer nga lufta porsi minatorët që dalin nga një galeri e shembur. Kishin dashur të marshonin kundër gënjeshtrës, egoizmit, lakmisë, plogështisë së zemrave, të cilat ishin fajtore për gjithë ato mundime që kishin hequr e lënë. Por gjithçka ishte shkatërruar, harruar, falsifikuar. Koha e njerëzve të mëdhenj dhe ëndrrave të mëdha kishte vdekur. Po triumfonin afaristët, korrupsioni, mizerja. Tre shokëve dhe brezit të cilit i përkisnin u kishte mbetur ndjenja e dëshpërimit, e moskokëçarjes dhe pija. Dhe një lidhje e shenjtë në miqësi, që nuk i gjendet shoqja. Banaku i barit Internacional ku mblidheshin pas punës dhe në fundjava ishte “vendkomanda e jetës”, sipas Robit. Rrëfimi i tij shpaloste në çdo episod dhe detaj atmosferën e jetës në Gjermaninë midis dy luftërave. Ndërkaq një katalog i pijeve të njohura e të panjohura për ne farfurinte nga njëra faqe e librit në tjetrën, konjaku që rridhte si i florinjtë, xhini që vezullonte si akuamarin, rumi që ishte si vetë jeta, martini, kalvados dhe shtajnhengermi, një pije gjermane si raki dëllinje. Tre shokët kishin një servis makinash dhe një pikë karburantesh, siç mund ta themi në fjalorin e sotëm. Manovrat dhe marifetet e tyre për të shitur e fituar porosi pune i jepnin romanit dritën e një humori të çiltër e të gëzueshëm. Kudo rreth e rrotull tyre gjallon Gjermania e lodhur, në krizë dhe në depresion, si parathënie e nazizmit. Faqet më të bukura dhe më prekëse të romanit janë ato të dashurisë së Robit me Patin. Më ka mbetur si mbresë e pashlyeshme kujtimi i lartësimit të kësaj dashurie me fjalë dhe gjeste të thjeshta, por shumë prekëse, që të ngrinin shpirtin përpjetë. Pati është një vajzë jashtëzakonisht e bukur, e dashur, e brishtë, e çiltër, e mençur, fatkeqe. Ajo përfshihet natyrshëm në atmosferën e miqësisë mes tre shokëve, është e dashura e Robit, e
ndërkaq është si motra e Otos dhe Godfrid Lencit. Por si çdo gjë e rrallë, ajo i ka ditët e numëruara. Mushkëritë e saj janë copë. Robi do të informohet e ndërgjegjësohet vonë për sëmundjen e saj. Do të bëjë çmos ta shpëtojë, do t’i qëndrojë pranë deri në fund si një luftëtar dhe hero i madh i dashurisë. Janë disa episode që nuk harrohen kurrë, episode të një solidariteti dhe vetëmohimi të rrallë për shokun dhe mikun, si për shembull nisja e Oto Keslerit nëpër natë me makinën e tij legjendare, Karlin, për të transportuar, duke e gënjyer, mjekun e Patit gjashtëqind kilometra larg, atje ku vajzën e kanë zënë krizat e sëmundjes, ndërsa ka qenë me pushime me Robin. Një episod shumë prekës, i përshkruar me mjeshtëri të lartë nga shkrimtari është ai i vrasjes së Gotfrid Lencit nga fanatikë të së djathtës ekstreme dhe i përçapjeve të shokëve të tij për t’i marrë hakun. Lidhja e thellë shpirtërore dhe miqësia pa kushte e personazheve të Remarkut është realiteti paralel që ky shkrimtar krijon me realitetin e ashpër të përplasjeve dhe egoizmit në shoqërinë ku jetoi. “Tre shokët” do të përfundojë si një tragjedi në kreshendo, kur në grupin e miqve të ngushtë, të cilëve u është shtuar Pati dhe në të cilin bën pjesë edhe makina legjendare me emrin Karli fillon rrallimi, shkatërrimi. Vritet Godfridi flokëverdhë, falimenton servisi, shtrohet në sanatorium Pati, Otoja shet Karlin për t’i mundësuar Robit qëndrimin pranë së dashurës dhe së fundi vjen vdekja e Patit. Ajo vdiq në orët e fundit të natës para se të agonte. Hoqi shumë dhe vdiq me mundime të mëdha dhe askush s’mundi ta ndihmonte… Ia lava pastaj gjakun. Isha si një copë dru. Ia kreha flokët. Ajo filloi të ftohej…Pastaj erdhi mëngjesi dhe ajo nuk ishte më. Sa herë zë me dorë romanin “Tre shokët” mendja ime përsërit paragrafët e fundit tragjik të Patit dhe zemra më kridhet në zinë e egër dhe të ftohtë për këtë vajzë gjermane, njëlloj si herën e parë kur ma pati dhënë për ta lexuar Remzi Lani. Remziu kishte qejf të citonte batuta nga katalogu i sharjeve të Robit, si për shembull “varrezë ambulante biftekësh”, apo sentenca ironike të tipit “në ditët kur bie shi dhe fryn erë nuk është keq të shkosh në kinema apo në muze të marrësh pak kulturë”, që gjendeshin me shumicë në këtë roman. Por kur përmendej fundi, edhe ai mbetej pa fjalë dhe na dukej se çdo mëngjes vinte për të na kujtuar se ajo nuk ishte më - kaq i fortë ishte emocioni që përcillte tragjedia e saj. Pas kësaj nuk kishte kuptim të dinim me shumë për dy të mbeturit, Robin dhe Oton. Ata ishin vetëm në botë.
95
Nëse do të isha Kryeministër
Beti Njuma
“Ekspozon” libra të dielave në darkë te Top Channel, por me sa duket, edhe lexoka libra. Aq sa për të prodhuar mjaftueshëm ironi, e për të mos e marrë seriozisht postin e Kryeminsitrit, ofruar jashtëligjshëm nga ne të MAPO-s. Pse duhet t’ju zgjedhim ju? Fare e thjeshtë! Sepse pabesinë që i kurdisën një gruaje, duke mos e bërë presidente, duhet ta shlyejnë me një tjetër grua duke e bërë kryeministre. Mundësisht me zgjedhje të parakohshme. Populli shqiptar do të jetë aq i zgjuar e largpamës sa, për të parën herë në historinë e tij, të zgjedhë një femër në krye të qeverisë. Dhe unë ju premtoj se do ta respektoj traditën mashkullore. Pasi të vij në pushtet nuk do të shkulem kollaj nga karrikja. Do t’i qepem me aq zell sa, në krye të katër viteve, vështirë se mund të largohem. Unë nuk jam Angela Merkel, por sidoqoftë prapa më vjen historia!!! Si do t’i bënit paratë për të mbuluar fushatën tuaj elektorale? Me para të deklaruara qindrakë për qindarkë. Pa hezitim do të shkoja në Lazarat për një koncert! E duan qejfin, po aq sa dhe punën. Janë qokatarë të mëdhenj e nuk i lënë kurrë pa dorovitur këngëtarët. Keni për të parë, do të hedhin aq shumë para saqë, jo vetëm do të nxjerr shpenzimet e fushatës, por do mjaftojnë edhe për të mbuluar deficitin buxhetor. Cili prej aktiviteteve tuaja do të përbënte pengesën më të madhe për stafin tuaj? Aktivitetet e bamirësisë. Kam maninë të ndihmoj me paratë e të tjerëve. Për dreq fus duart edhe te rrogat e punonjësve të stafit. Sa informacion personal kanë të drejtë votuesit të dinë për ju? Akses për gjithçka! Në gazetën Çelsi, bashkë
96
Lek Plepi, një dalëzots, një figurë e nderuar që në krye të këtij institucioni të ri OMGJ do të garantojë gjithashtu ndarjen dhe pavarësinë e pushteteve. Një ditë do të jetë President Bulevardi, tjetrën Kryetar i Parlamentit.
me pasuritë e patundshme, gjeni edhe numrin tim të telefonit. 24 orë në dispozicion të qytetarëve. Cili aktivitet do të ishte problemi më i madh për truprojat tuaja? Padiskutim seancat e mia të notit. Falë ligjit antiskaf, edhe badigardët e kanë të ndaluar të më ndjekin me gomone. Jam rekordmene e distancave të gjata dhe e performancave notzhytëse. Të mbys atëherë kur s’e pret. Tani besoj është e qartë pse dështoi në Olimpiadë Michael Phelps! Përfundimisht e adhuroj ujin. Zhytem dhe, gjithmonë, pa lagur dal. Cili është problemi më i madh në Shqipëri dhe si do e zgjidhnit? Dhënia e dekoratave. Nuk janë dhënë si duhet dhe sa duhet. Do të marr masa që ta korrigjoj duke e shndërruar fonderinë e dekoratave nga një kovaçhanë primitive në një ndërmarrje fitimprurëse për biznesin e madh e të vogël. Dhe ju garantoj, ju e të gjithë shqiptarët, se në krye të katër viteve nuk do të kete ngelur kokërr figure kombi e copë teneqeje mbi dhe për dekorim. Kë do të emëronit në qeverinë tuaj? Figurat më të pastra që ju kanë zënë sytë. Larë në lavatriçen më të paparë të korrupsionit në 90 gradë me Dash White. Me këtë rast kanë të garantuar edhe lavazhin e trurit. Shkruani titullin e lajmit të parë të madh për qeverinë tuaj… Kryeministrja mban premtimin e parë të fushatës. Garanton Twiter dhe Facebook për shtresat në nevojë. Si Kryeministër/e i Shqipërisë, sipas cilit
politikan të vdekur apo të gjallë do e modelonit veten? Ka ndonjë problem sikur ta modeloja veten me një gazetar? Shembulli tipik i njeriut të suksesshëm për mua është Arian Çani. E adhuroj!! E ka mirë me të gjithë. Cilët libra do të ishin “duhen lexuar” në administratën tuaj? Këtu çështja bëhet edhe më serioze. Ndaj më lejoni të heq xhaketën e kryeministres dhe të përvesh mëngët e ministres së Kulturës. Në administratën time do të rekomandoj të lexohet nga mëngjesi në darkë libri im. Por meqenëse ende nuk e kam shkruar, po rekomandoj të gjithë librat me aventura! Sidoqoftë, përrallat janë të preferuarat e mia. Ndaj mos u çudisni kur t’ju përrallis nga mëngjesi në darkë. E kam ves nga fëmijëria e hershme. Ç’gjë do të bënit “të jashtëligjshme”? Do çoja qytetarin në fshat. Është mbush kupa. Mjaft u tallën me ne fshatarët. Kë do preferonit si President dhe Kryetar Parlamenti? Them të bëjmë disa ndryshime kushtetuese që, në parim, do të prekin thelbin, por jo frymën e saj. Ideja ime është që të shkrijmë në një institucion të vetëm Parlamentin dhe Presidencën, dhe me ketë rast mbajmë një tjetër premtim elektoral për shkurtime të shpenzimeve dhe shfryrje të administratës. Pa hyrë fare në negociata, e kemi edhe emrin konsensual. Lek Plepin, një dalëzots, një figurë e nderuar që në krye të këtij institucioni të ri OMGJ do të garantojë gjithashtu ndarjen dhe pavarësinë e pushteteve. Një ditë do të jetë President Bulevardi, tjetrën Kryetar i Parlamentit.
97
PA SHUME FJALE
Ëndërr e një nate mesvere Imagjinata është ajo që kam në vend të një shikimi të mirë. Mund të imagjinoj një skenë të tërë dhe në detajet më të vogla. Shpesh më ndodh të ngrij shikimin diku e të ëndërroj me sy hapur, gjëra që mbase nuk i ëndërroj gjatë natës. Ka diçka të magjishme në një iluzion, shtrin hijen e vet sa gjatë gjerë në mendjen tonë dhe ti e rrotullon si të duash. E pastaj mendon sa e vështirë është të përcaktosh çfarë është e pamundur. “...ajo qëndronte në këmbë me cigaren në dorë. Fytyrën e kthyer nga jashtë. Trupin e harkuar sa për të mbështetur supet te dera e ballkonit. Ai kontraksion i jepte trupit një formë perfekte. Lëvizte vetëm dora që i afrohej herë pas here gojës për të lëshuar tymin e cigares që kërcente valle të çuditshme. As ajo nuk fliste, qëndronte aty palëvizur. Çdo gjë kishte ndaluar aty, ajo
98
hapësira midis meje dhe saj kishte ngrirë. Vetëm shikimi im shkrihej përgjatë çdo centimetri të lëkurës së saj në gjysmëdritën e natës. I pafuqishëm. Për një çast ajo tentoi të tretej në errësirë, por me një kërcim arrita ta kap nga flokët e pastaj t’i vë dorën rreth barkut që ende spazmonte...” E kisha imagjinuar tamam kështu. Ose mbase nuk qe një iluzion. Mbase ajo figurë femërore ekzistonte me të vërtetë. Të ëndërrojmë na lejon shpesh të jemi qetësisht dhe realisht të çmendur çdo natë të jetës tonë. Vdesim çdo darkë dhe rilindim çdo mëngjes; midis këtyre është bota e ëndrrave. Po ju mos u besoni atyre që kam shkruar më sipër, mbase ishte thjesht një iluzion. Një ëndërr e një nate mesvere.
99
1,000 Lekë për ty 1,000 Lekë për mua
Sillni miqtë tuaj në Eagle dhe përfitoni 1,000 Lekë kohë bisede dhuratë për vete dhe për ata!
100
Për më tepër informacion vizitoni www.eaglemobile.al