Ngjarja divjake win final

Page 1

NGJARJA E DIVJAKËS 14 MAJ 2014

KRONOLOGJIA


08 Maj 2014 Avioni I-GRMP ulet në aeroportin “Nënë Tereza”. Avioni është nisur nga Korfuzi me destinacion Tiranën. Qëllimi i fluturimit është turistik. Leja e fluturimit nr. 193, lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

- 10:16


RINAS


10 Maj 2014

- 13:26

Avioni I-GRMP, tip PA32, niset nga aeroporti “Nënë Tereza” me destinacion Pescara, Itali.


10 Maj 2014

- 13:50

Avioni, në kuotën 757 metër lartësi, vazhdon fluturimin normal drejt pikës GOKEL. Në pikën DITAN, avioni kthehet majtas, pa kërkuar leje. Kontrollori i trafikut ajror pyet pilotin për arsyet e kthesës. Piloti kërkon fluturim për qëllim turistik mbi bregdet. Pas verifikimeve, trafiku ajror aprovon kërkesën e pilotit.


10 Maj 2014

- 13:52

Avioni zbret pa leje në kuotën 212 metër lartësi. Kontrollori i trafikut ajror e kujton pilotin për lartësinë e ulët dhe impaktin me terrenin.


10 Maj 2014

- 13:56

Avioni ngrihet në lartësinë 364 metër, por njëkohësisht humbet nga monitorimi i radarit. Avioni vazhdon të qëndrojë në frekuencë radio.


10 Maj 2014

- 13:59

Avioni humbet komunikimin në radio. Kontrollori i trafikut fillon ndjekjen e procedurës së emergjencës.


10 Maj 2014

- 14:11

• Shefi i Komisariatit Lushnjë, H. Mitri

informohet se një avion i vogël po fluturonte nga Bedati dhe po ulej në Divjakë.

• Ai informon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, të cilët urdhëruan fillimin e operacionit për gjetjen e avionit.


10 Maj 2014

- 14:13

Efektivat e policisë së Divjakës nisen drejt vendit të ngjarjes për verifikim të informacionit. Ata njoftojnë sallën operative të kufirit në Durrës dhe Drejtorin Rajonal për Kufirin. Marrin detyrë për bllokimin e zonës.


10 Maj 2014 Sipas procedurave të emergjencës, njoftohet Sektori i Koordinimit të Forcave Ajrore dhe Shërbimin e KërkimShpëtimit në Forcat e Armatosura. Nis koordinimi i gjithë strukturave.

- 14:18


10 Maj 2014

- 14:20

Efektivat e policisë mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë mjetin e ulur dhe pilotin, 2 metra larg avionit, teksa mbante ne dore 2 çanta. Avioni kishte ngecur në rërë, i dëmtuar. 1. Inspektor Arsen Sina

4. N/Komisar Sheme Kaja

3. K/Inspektor Sahit Murataj


Sipas kartës së identitetit të paraqitur nga piloti, emri i tij ishte Giorgio Riformato, me nënshtetesi italiane.


10 Maj 2014

- 14:21

Qendra e Kontroll-Raportimit informon zv/komandantin dhe Shefin e Shtabit të Forcave Ajrore mbi të dhënat e planit të fluturimit.


10 Maj 2014

- 14:23

Koordinatori ushtarak pranë Albcontrol Tirana dhe Qendra e Bashkuar Operacionale njoftojnë Postën e Kontroll-raportimit në Hortiatis - Greqi, Licola - Itali dhe Torrejon - Spanjë.


10 Maj 2014

Patrulla e dytë, në aksin Divjakë– Plazh, identifikoi dy automjete të ndaluara buzë rrugës, Mitsubishi me targë AA794HU që po ngarkohej në rimorkio të tërhequr nga Range Rover me targë AA500CX. Një shtetas po largohej nga automjeti në drejtim të pyllit me një çantë të zezë. Policia bllokoi makinat, të dyshuara me ngarkesë lënde narkotike dhe u vënë në ndjekje të shtetasit në largim.

- 14:33


10 Maj 2014

- 14:35

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë u nisën për në vendngjarje Drejtori për Narkotikët dhe Trafiqet I.Faskaj dhe Shefi i Sektorit të Narkotikëve S. Selfollari.


10 Maj 2014

- 14:50

• U identifikuan personat e ndaluar dhe pronari i automjetit ku gjendej lënda narkotike.

• U la detyrë verifikimi i pronarit të mjetit ku u gjet lënda narkotike.

• Kontaktohet me palën italiane për të verifikuar gjeneralitetet e pilotit italian dhe të dhëna për aktivitet kriminal.


10 Maj 2014

- 15:30

Shefi i Komisariatit te PolicisĂŤ Lushnje njoftoi Prokuroren e rrethit znj. Merita Selimi.


10 Maj 2014

- 15:35

Mbërrijnë në vendngjarje FNSH-së nga Tirana. Kufizohet zona e plazhit dhe pyllit të Divjakës. Fillon operacioni i kërkimit.


10 Maj 2014

- 16:04

Policia e Durrësit verifikoi se pronari i makinës Mitsubishi ku u gjet lënda narkotike ishte Julian Hoxha. Ai deklaroi se mjetin ia kishte dhënë në përdorim Sajmir Bajramit, 39 vjeç. Rezultoi se Bajrami kishte mbërritur në Shqipëri dy ditë më parë.


10 Maj 2014

Është njoftuar Prokuroria e Krimeve të Rënda ne lidhje me situatën.

- 16:22


10 Maj 2014

Nga komunikimi me palën italiane jepen të dhëna lidhur me shtetasin Giorgio Riformato dhe precedentët penal të tij.

- 16:26


10 Maj 2014

- 16:50

Në afërsi të avionit të rrëzuar, në pjesën e pyllëzuar u gjetën 8 çanta, të cilat dyshoheshin si lëndë narkotike.

Gjithashtu u gjetën 3 doreza plastike, një sinjal automjeti dhe një flamur. Ato u sekuestruan si prova materiale.


10 Maj 2014

- 17:51

Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” në pyllin e Divjakës u kap Sajmir Bajrami. Në çantën e tij u gjetën 27,550 Euro, çelësat e automjetit dhe leja e drejtimit.


OPERACIONI PËRFUNDOI ME: ARRESTIMIN E 2 PERSONAVE SEKUESTRIMIN E SASISË SË DROGËS


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.