Revista Mapo

Page 1

Nr. 1, Viti I i botimit nëntor 2011 Çmimi 300 Lekë

SHkruajnë/ mark marku, preç zogaj, Sokol Balla, blendi kajsiu, ardian ndreca, ardian civici, Henri çili, iva tiÇo, shkëlzen maliqi

Profil Rrok Mirdita sipas ungjillit Mustafa nano: Haxhi qamilin e imagjinoj si grua libri 10 “Biblat” e aleksandër meksit

E përmuajshme

Jo vetëm politikë si zakonisht

Dorëshkrim Geraldina: momentet e fundit te koka e Mbreti Zog

Arian Çani

Djalli

që na ndjek të premten


2


3


Nëntor 2011

26

74 38

38 Rrok Mirdita sipas Ungjillit Një profil “biblik” për arqipeshkvin e dioqezës së Tiranës dhe Durrësit, Monsinjor Rrok Mirditën. Rrugëtimi i tij nga fshati i vogël Këllezë në Ulqin për në Zarë, Zagreb e më pas shpërngulja në New York. Viti 1993 dhe emërimi papnor që e ngriti në krye të kishës metropolitane në Shqipëri. 46 Pyetësori 33 M u s t a fa N a n o : H a x h i Qamilin e përfytyroj së një grua. Drejtori i respublica.al i përgjigjet pyetësorit të

MAPO-s; që nga data e çlirimit, te Hamza Kastrioti e Geraldina. Për t’u ndalur te rreziku neo-otoman e ai anglo-amerikan për Shqipërinë. I befasishëm dhe jokonvencional ky “rrëfim” i Muçit. 74 Dorëshkrim Mbretëresha Geraldinë kujton momentet e fundit te koka e Mbretit Zog. Si vdiq Mbreti i shqiptarëve në ekzil, në një dhomë të trishtë në spitalin francez Foch. Grahmat dhe fjalët e fundit. Pse kërkonte një pistoletë të mbushur nën

jastëk. Ceremonia e varrimit dhe detaje të tjera nga autorja britanike, Gwen Robyns. 60 Historia me foto Kur Hrushovi vizitonte Shqipërinë. Momente të fiksuara në celuloid përgjatë një vizite të shefit të Lindjes komuniste që z g j a t i d y j a vë . Pr i t j a entuziaste në aeroportin e Rinasit dhe frenezia nëpër rrugë. Si e kujton Nikita Hrushovi ngulmimin e udhëheqjes shqiptare për të vizituar vendin e vogël adriatik. 98 Sikur Blendi Kajsiu të ishte Kryeministër Një mini-quiz që aktivisti dhe politologu Kajsiu e merr me sportivitet. Leximet e detyruara për kabinetin e tij, dhe kë do preferonte si Kryetar Parlamenti dhe President. 54 Schengen, historia e fshatit që ngjizi Europën Një udhëtim në një pikë të vogël të Europës, ku lidhen nyjë kufijtë e tri shteteve: Luksemburgut, Gjermanisë dhe Francës. Fshati ku u nënshkrua Marrëveshja e Schengen-it.

4


Nëntor 2011

MAPO 88 Arben Theodhosi zbulon pak nga “Babel”, nga katalogu ku do të përfshihen punimet e tij më të reja. Misticizmi, mitologjia, filozofia, simbolika, supersticioni, e pavetëdijshmja, e mistershmja, krijuesi, lidhja midis dy botëve...që do prezantohet në muajin e Dashit. 94 Zgjedhja e Zogajt “Zgjerimi i fushës së luftës”, roman nga Michael Houellebecq, vjen si zgjedhja e Preç Zogajt, një roman që kritiku e cilëson “Si një thirrje për të nxjerrë jashtë hidhësinë”. Ky njeri që na tregon nga lartësitë e retorikës kufijtë e rinj të fushës së luftës ku rropatet njeriu i kohës sonë, ai që

mëton t’i ketë të gjitha. 66 Në kohën e artë të leximeve Vizitë në studion e Aleksandër Meksit. Për të njohur librat e tij më të dashur. Ato që e kanë magjepsur dhe ato që e kanë formuar. Por edhe ca mani e kuriozitete leximi. Libra, që teksa i lexon të duket sikur i ke shkruar vetë. 83 Julio Rubio Sanchez, një ritëm spanjoll për Tiranën Historia e lojtarit të Barcelonës dhe trajnerit të

18

Seviljes që nënshkroi një kontratë 1-vjeçare me Tiranën. “Këtu ndjehem mirë. Nuk janë kushtet komode, por unë di të përshtatem”. A do të marrë fund mallkimi i trajnerëve të huaj për Tiranën? 26 Të ndërrosh lëkurën si gjarpri Fotografi zviceran, Hans Peter Jost përball në foto Shqipërinë e fillim 1990-tës me atë të sotmen. Një përballje në foto dhe historia e disa prej fotove të albumit “Shqipëria në tranzicion 1991”

Cover Story Arian Çani, “demoni” i së premteve mbrëma

në “Zonë e Lirë” në Televizionin Klan. Intervista për kolegët, pse ai nuk e merr seriozisht televizionin dhe pse ua kërkon këtë edhe shikuesve të tij. Një interpretim i talk show-t politik në Shqipëri edhe nga Ilva Tare e Rudina Xhunga.

83 88

5


Kryeredaktor: Alfred Lela

“Zef Mala të mos shkojë në Kosovë. Përkundrazi, ta dekoroni me një plumb kresë. Ay s’është i mirë dhe duhet të zhduket. Gjeni mënyrën që të mos kuptohet, por edhe një mënyrë që të mos lihet pas dore kjo punë...”. Enver Hoxha, nga libri me të njëjtin titull i Blendi Fevziut

E përmuajshme Politike dhe kulturore

Editor Vladimir Karaj

çmimi 300 lekë Nëntor 2011 Viti I botimit

Editor i fotografisë Armand Sallabanda

Nr. 1 Email: maporevista@gmail.com

“Le të thotë çfarë të dojë aleanca e “plehut”, apo e antiglobalëve, por kjo qeveri ka pasur dhe do të ketë përparësi absolute mbrojtjen e mjedisit...” Kryeministri Sali Berisha në mbledhje qeverie

Suplement, botim i gazetës MAPO

Gazetarë që bashkëpunuan Jeton Selimi Suadela Balliu

Marketing Vera Preleka Tel: 06820 55 437 v_perleka@yahoo.com

Eh, Skënderbe! Kodrat në Krujë t’i bënë shesh për çimento, sheshin në Tiranë ta bënë kodër për gazin e botës. Edi Rama në Twitter

Sabina Veizi

Design & Layout Florenc Elezi

Shpërndarja Robert Mane Tel: 06820 55 440

..atje, si me shaka e përmenda faktin e mospasjes së një mandati votimi për të nesërmen. Ndoshta, k j o m j a f t o i q ë d i ku s h t ë informonte për këtë gjë dhe ta nisnin mandatin menjëherë tek adresa ime. Disi si vonë!... IIsh-presidenti Rexhep Meidani, për Kongresin e PS

Columns

Ardian Civici vox economix Ardian Ndreca kodra mbas bregut

Adresa Universiteti Europian i Tiranës, Bulevardi Gjergj Fishta Nd. 70, Tirana, Albania

“Kurban Kongres” Jozefina Topalli, Kryetare e Parlamentit për Kongresin e PS

Alfred Lela politikisht (jo) korrekt Henri Çili campus Iva Tiço karusel

Lexuesit Mund të na kontakojnë me ide e sugjerime në adresën e-mail

maporevista@gmail.com Ose na vizitoni në www.mapo.al

Mark Marku ditari i rastësive Shkëlzen Maliqi kontraste Preç Zogaj zgjedhja e zogajt

Harta Rruga utka Sali B

Universiteti Europian i Tiranës ta rgj Fish

rdi Gje Buleva

6

www.mapo.al


7


LETRA E kryeredaktorit Kjo është MAPO. Revistë e përmuajshme, e cila vjen tek ju me drojën e një sprove, por edhe me sigurinë e një qëllimi. Ne nuk jemi të parët e as të fundit që kemi ndërmarrë një nismë të tillë: botimin e një periodiku me kredon e të bërit vend në treg. Por, ndoshta jemi të parët që synojmë një revistë leximi, edhe pse ekipi është i përbërë prej gazetarësh dhe qasjet ndaj ngjarjeve e fenomeneve do të jenë kryesisht gazetareske. Pra, ta themi në krye të herës, ne vijmë tek ju për t’u lexuar, jo për t’u shfletuar. Dhe, kur themi lexim, kemi ndërmend atë aktin që u ndodh vetëm botimeve të mira e që ka të bëjë me zhdukjen e konceptit të kohës. Që do të thotë, në këtë numër të nëntorit 2011, ti i dashur lexues mund të gjesh diçka edhe në nëntor 2021. Sigurisht, e lehtë nuk do të jetë. Sigurisht, do të gjesh të meta ndër faqe. Do të gjesh nxitimin e rastit e rastin e shpërdoruar, por duke qenë të shtrirë në 100 faqe e 12 numra në vit, do të mundohemi që faqen tjetër e muajin tjetër të jemi më të përkorë. Ky numër i nëntorit vjen si numër kulturor, kryesisht. Argumenti kryesor është talk-show politik. A ka shumë prej tij?; A po e dëmton peizazhin mediatik?; A e ka vendin në

8

prime-time? E të tjera dilema, përgjigjen e të cilave mund ta gjeni te Argument-Media. Nëse pyesni se pse kemi vetëm 3 protagonistë të debatit politik, përgjigjemi se kjo dëshmon edhe njëherë se sa e cekët është kultura e debatit në Shqipëri. Kemi marrë No Comment, siç kemi marrë edhe sugjerime që axhenda e të ftuarve të bëhej axhenda e shkrimit të revistës. Mes luhatjeve kemi arritur tek ai shkrim, i cili nuk pretendojmë të jetë shterues, por diçka thotë e diçka pret. Megjithëse MAPO e re u mbivendoset dy revistave paraardhëse me të njëjtin emër, ne pretendojmë se vijmë si rishtarë. Jo se historia e kësaj lloj gazetarie fillon me ne, por se ky botim nuk do të jetë apriori partizan, apriori politik, apriori gazetaresk. Ne mund të jemi pak nga të gjitha këto, por besojmë se të gjitha nuancat e të gjitha rrymat do të krijojnë një ylber interesant në 100 faqet e kësaj të përmuajshmeje që ju fton ta lexoni e të na shkruani. Sinqerisht e besojmë se lexuesit tanë do të jenë sugjerues më shumë se sikterosës; dashamirës më shumë se cinikë; bashkëpunues më shumë se negativistë. MAPO është e juaja, jo vetëm për ta lexuar...


9


Medi

argument

çfarë po ndodh me emisionet televizive të debatit politik apo të ngjashmit e tyre? Një vëzhgim nga jashtë dhe një përpjekje për të parë brenda këtyre emisioneve zbulon difektet e pjesës më të pushtetshme të medias, por edhe vlerën e peshën që ata kanë për demokracinë

djalli në një k 10


kuti metalike 11


y r er o v o C st Vladimir Karaj skush s’besoj se i ka harruar orët kur çdo votë që dilte nga kutitë e votimit për Bashkinë e Tiranës, që numëroheshin apo rinumëroheshin, debatohej live. Kjo ishte maratona më e gjatë televizive në vend. Një debat që zgjati me ditë dhe ku fletët anonime të votimit u stëranalizuan, u popullarizuan dhe u pagëzuan, për t’u kthyer sërish në kuti të paqarta, plot dyshime dhe krejtësisht anonime. Ajo që solli “spektakli” i numërimit live nuk përkonte tamam me atë që është misioni i medias masive, sepse debati mbi faktin e kryer nuk sjell asgjë të re. Në fakt gjithçka që “...transmetimi ‘live’ i procesit të numërimit krijoi” ishte “një garë artificiale, që në fakt, realisht nuk ekzistonte, kishte kohë që kishte mbaruar”, shkruante Profesor Artan Fuga ato ditë. Ajo që doli prej garës fiktive ishin turma njerëzish që përkrahnin njërën apo tjetrën palë. Tifozë ultras që në ndonjë moment dukeshin të gatshëm për përleshje. Gjithë kjo situatë që u prodhua aty për aty e bëri kutinë e TV të dukej sikur mbante djallin brenda, në pritje për të shpërthyer... Po a e ka kjo kuti “dreqin në bark”? “Po”, lë të kuptohet Arjan Çani, drejtues i “Zonë e Lirë”, një emision që nuk ka formatin e debatit klasik, ndërsa vë gjuhën ku dhemb dhëmbi dhe konstaton se “aktorët politikë i përdorin këto hapësira për të rregulluar punët e tyre”. Ilva Tare, që drejton “Tonight”, flet për “rreth vicioz”, “bankë favoresh” dhe “një vel mashtrimi”, ndërsa Rudina Xhunga e “Shqip” thotë se për t’iu shmangur personazheve të përsëritura politike preferon ta transferojë emisionin në hapësira të ndryshme nga Tirana. Po çfarë po ndodh me emisionet televizive të debatit politik apo të ngjashmit e tyre? Një vëzhgim nga jashtë dhe një përpjekje për të parë brenda këtyre emisioneve tenton të zbulojë defektet e pjesës

12

më të pushtetshme të medias, por edhe vlerën e peshën që ata kanë për demokracinë. ...me tepri?

Debatit mbi fletën që numërohej (jo ai mbi çështjet juridike që u pollën nga procesi) është ndoshta ilustrim i thjeshtuar i teprimit që ndodh thuajse çdo ditë në ekranet shqiptare, nga ai më i ndjekuri deri tek ai i harruari. A mos ka një dëshirë për të prodhuar debat dhe politikë thuajse mbi çdo gjë, qoftë kur kjo është fakt i kryer dhe rrjedhimisht asnjë analizë nuk mund ta ndryshojë apo përmirësojë? A mos vallë prodhojmë më shumë politikë sesa na duhet dhe sesa mund të konsumojmë? “Pyetja juaj e ka edhe përgjigjen brenda. Teprimi me të njëjtët të ftuar apo diskutimi i politikës për politikë, mungesa e debatit për probleme, vizione, alternativa sjell natyrshëm konkluzionin në mbyllje të pyetjes: ‘prodhojmë politikë më shumë se konsumojmë’”, thotë analisti Lutfi Dervishi. Dervishi, që shpesh është vetë i ftuar e pjesë e debateve televizive, nuk duket se pajtohet me vendin që ato kanë zënë në ekranet shqiptare. Nga ana tjetër Arjan Çani, drejtues i “Zonë e Lirë” mendon që emisionet nuk janë të tepërta; arsyetimi i tij është i thjeshtë: “mbreti është telekomanda”. “...Këtë gjë e konstatojmë vetëm ne njerëzit e medias. Publiku që e ndjek ekranin si konsumator, nuk e bën fare këtë analizë. Mos harroni se mbreti i ekranit nuk është ai që del në ekran, por telekomanda. Sot publiku ka shumë mundësi të zgjedhë. Le të mos ia qajmë hallin”,- thotë ai. Zgjedhja në këtë mënyrë bëhet e thjeshtë dhe e lehtë përderisa, ashtu siç detajon moderatori i “Zonë e Lirë”, koston, nëse ka me pakicë apo me shumicë debate të tilla politike nëpër ekrane, e paguajnë vetëm ekranet dhe jo ata që i konsumojnë ato. Profesor Fuga, në një shkrim për gazetën MAPO e sheh këtë nga një kënd tjetër. Sipas tij, teprimi me komunikimin


politik televiziv po “i vret” partitë politike. “Nuk duhet tepruar në komunikimin politik televiziv, sidomos kur ai kthehet në mjet lehtësimi i punës dhe i praktikave politike, gjë që e paraziton politikën,... apo edhe në kthimin e politikanit në një aktor para kamerave, sepse kjo gjë i ul atij pa masë besueshmërinë”, thotë Fuga. Megjithëkëtë politika sundon në emisionet e mbrëmjes. Shpesh pa marrë parasysh që temat konsumohen në edicionet e lajmeve apo që e njëjta gjë diskutohet në dy-tre studio njëkohësisht, apo brenda pak ditëve. ... të varfër?

“Është absolutisht varfëri,” thotë Ilva Tare, drejtuese e emisionit “Tonight”. Sipas saj, kjo nuk vjen se mungojnë njerëzit, por sepse “banka e favoreve ka krijuar një rreth vicioz dhe pa dashje disa njerëz të mirë të këtij vendi kanë rënë në kurthin e pranimit të heshtjes”. Me pak fjalë, një lloj “big brotheri” maratonë, ku shumë njerëz ftohen për të dhënë mendim rreth gjithçkaje, prej integrimit në BE deri te ndikimi i pornografisë te të rinjtë. Apo, siç thotë një batutë filmi shqiptar: “Nga lufta në Vietnam, te ndërzimi artificial”. Rudina Xhunga, që drejton një emision debati prej 14 vitesh, thotë se ajo vetë tenton që te “Shqip” të mos jetë monotone dhe të sjellë gjithmonë njerëz të rinj, madje duke promovuar edhe pse as ajo nuk e hedh poshtë idenë se personazhet apo idetë përsëriten. “Ka qëndrime të ndryshme për tema të ndryshme. Duhet kuptuar e pranuar që jemi vend i vogël, treg i vogël, qëllime të vogla”, thotë Xhunga. Roland Qafoku, që drejton emisionin “Arena” në televizion e ri dhe të vogël “Planet”, dëshmon se në një rast gjatë fushatës, i njëjti person u gjend në tre ekrane njëkohësisht, diku në regjistrim, diku në ritransmetim dhe diku live. Megjithatë, ai mendon se të paktën dy emisione

duhen veçuar nga të tjerët. Sipas tij, qoftë ‘Opinion’ i Blendi Fevziut, qoftë ‘Top Story’ e Sokol Ballës janë emisionet më të mira, edhe pse, si gjithë media në vend, edhe këto kanë mangësitë dhe defektet e tyre. Sigurisht një pohim i tillë është mjaft subjektiv dhe nuk do u rrinte mirë as vetë të lavdëruarve që, fundit fare, nuk duan ta ndajnë fronin, por as pjesës tjetër që në këtë masë të madhe emisionesh synojnë secili më vete të jenë të parët, më të mirët apo, në fund të fundit, atë që synojnë të gjithë: më të shikuarit. Mirëpo një matje shikueshmërie për ta përcaktuar këtë nuk ka. ...të pamatshëm

Kjo sipas Çanit, “është një absurditet i paparë dhe i padëgjuar”. Matja e shikueshmërinë do ta bënte më të qartë gjykimin mbi një emision apo një tjetër, do shmangte abuzimin dhe do vendoste në baza të ndershme konkurrence ata që drejtojnë të tilla emisione. Për më shumë, këtu luhet dhe paraja. “Gjynah për sponsorët që nuk dinë se ku investojnë”, thotë Çani, duke lënë të kuptohet se mjaft emisione ia dalin mbanë të mbahen me financime apo reklama edhe pse nuk dihet nëse kanë një audiencë. Në fakt kjo puna e matjes është një problem masiv i medias, duke qenë se gjithçka, që nga tirazhet e të përditshmeve dhe deri te shikueshmëria e emisioneve televizive, janë të gjitha brenda një mjegullnaje që duket se do jetë e paqartësueshme edhe për ca kohë. Ilva Tare është optimiste në këtë drejtim. “Do ketë! Jam në dijeni të një projekti pilot që ka filluar matjen shkencore të audiencës dhe besoj se muajt e ardhshëm perceptimet do t’i lënë vendin përqindjeve dhe shifrave konkrete,” thotë ajo. Por në të njëjtën kohë ka edhe një fije dyshimi, pasi thotë se këto shifra mund të jenë të “të ndryshme nga realiteti përpara të cilit shqiptarët dorëzojnë telekomandat e televizorëve të tyre”. Për Xhungën, matja

13


v i ebati d viz tele që bën vetë Top Channel është e mjaftueshme për të përcaktuar temat që u interesojnë shikuesve si matës i brendshëm. Kjo në të vërtetë bëhet përgjithësisht për pjesën më të madhe të emisioneve, por nuk përcakton dot me ndershmëri se cili nga ata është më i ndjekur. Pikërisht të qenit të pamatshëm e bën edhe konkurrencën brenda llojit më pak të ndershme, ku palët e identifikojnë vetveten më lart se kolegu. ...të paragjykuar

Ndoshta ky qëndrim apo mënyra sesi po shtrohet çështja, ashtu siç na tha edhe një prej moderatorëve që nuk pranoi të përgjigjej për pyetjet tona, është një paragjykim. Të vendosësh në të njëjtin thes të gjitha emisionet televizive të debatit pa dalluar të parin nga i dyti apo i fundit, është sigurisht përgjithësim, por e gjithë kjo vjen më shumë për shkak të mungesës së një studimi për shikueshmërinë, ashtu edhe nga pamundësia për të krahasuar emisionet, gjë që do të kërkonte mijëra orë qëndrimi para tv për t’i parë të gjithë me radhë dhe në fund, sidoqoftë, do të ishte subjektive. Nga një anë ky paragjykim mund të na çojë drejt pyetjeve në një farë mënyre nihiliste, nëse na duhen me të vërtetë emisione të tilla? A kanë këto një qëllim në vetvete dhe a na shërben të ulurit para ekranit kur ato transmetohen? Në fund të fundit, çfarë janë debatet publike në televizion dhe në mullirin e kujt e çojnë ujin? Në përgjigje të kësaj nuk do ishte e ndershme dhe as e vërtetë të thuhej se një debat televiziv politik mbi çfarëdo çështjeje me interes sado të kufizuar publik është i panevojshëm. “E vërteta është se televizioni, si në vetvete apo edhe kur paraqitet në Internet, i ka bërë shërbime të mëdha demokratizimit të jetës politike”, thotë në të njëjtin shkrim të cituar më sipër Profesor Fuga. Edhe Çani, që është mjaft skeptik dhe i ashpër me

14

ata që drejtojnë emisione të debatit klasik, vë re se “Debatet politike në këtë vend kanë evoluar dukshëm në interes të publikut”, por shton se në shumicën e tyre ato janë shpesh shterpë dhe jo interesante. Një vëzhgim me nota negative ka edhe Xhunga që vë theksin në nevojën për t’u përmirësuar: “Të përmirësohen dhe ballafaqohen me realitetet. Ato televizive të huaja, por pa harruar realitetin e qyteteve shqiptare që i mungon studiove të Tiranës”, vëren ajo. Ilva Tare është optimiste dhe thotë se gjërat kanë filluar të lëvizin për mirë. Por ndërsa u duhet të përballen me veten dhe të përmirësohen, drejtuesit e këtyre emisioneve do të vazhdojnë për një farë kohe të vuajnë mungesën e një kulture debati. ... debati si sport

Në Shqipëri do ishte lajm, por në botën demokratike, në universitetet si Harvard, Cambridge, Oxford, debati organizohet si sport. Ka kampionate dhe gara që ushtrojnë nxënësit dhe studentët të argumentojnë. Ka kategori dhe stile debati, njësoj si në mundje apo në çfarëdo sporti tjetër, që përgatisin këta individë të përballen me argumente. Sigurisht që është e tepërt të kërkohet kjo në një vend ku emisioni i parë i debatit, “E diela debat”, drejtuar nga Blendi Fevziu filloi jo më shumë se 15 vjet më parë në TVSH. Nga ana tjetër, çka nuk është e gjitha përgjegjësi direkte e moderatorëve televizivë, debati është kthyer prej kohësh në një arenë sherri. “Kultura e kacafytjes” e cilëson atë Lutfi Dervishi dhe, sipas tij, kjo është: “Një e keqe tjetër që ka zënë rrënjë”. Sherret, sidomos ato të fushatës, kur askush nuk dëgjon askënd dhe të gjithë flasin njëkohësisht, janë ato që sipas Tares e kanë lodhur publikun dhe e kanë kequshqyer. “Kemi një publik shumë të vogël që kërkon emisione sqimatare, shumica kërkon sherr, skandale, dhe gazetarët nuk dalin nga kutia (Tirana)”, shton ajo. Për Dervishin, sherri është bërë lajtmotiv dhe për këtë


“Kultura e kacafytjes” e cilëson atë Lutfi Dervishi dhe sipas tij kjo është: “Një e keqe tjetër që ka zënë rrënjë”. Sherret, sidomos ato të fushatës, kur askush nuk dëgjon askënd dhe të gjithë flasin njëkohësisht, janë ato që sipas Tares e kanë lodhur publikun dhe e kanë kequshqyer fajëson moderatorët që e “shpikin” atë në kërkim të një audience më të madhe. “Por përveç ‘rritjes’ së audiencës nuk shoh ndonjë të mirë në debate të këtij formati”, thekson ai. Tentativa për të përkufizuar debatin politik televiziv në Shqipëri detyrimisht na sjell në mend këtë fjalë: i zhurmshëm. Sepse në këtë vend ku debati televiziv ka më pak se 15 vjet traditë, duket mjaft i përhapur besimi se ai që thërret më fort ka më shumë të drejtë. Dhe më e keqja, sipas Dervishit, është se “britmat” duhet t’i dëgjosh në “prime time” (koha e pikut të shikueshmërisë). “Nuk është e keqja që janë shumë, por problemi është se kanë ‘pushtuar’ prime time, orarin më të shikuar. Në vend që të shohësh një film, koncert, apo çfarëdo programi tjetër ajo që të ofrohet është vetëm ‘debate politike’, ku nuk ka debat dhe ku nuk diskutohen politika”, i bie shkurt ai për të thënë gjithë kundërshtimin që ka rreth këtyre debateve. Por jo gjithçka është negative, ndoshta sepse edhe në mes të debateve ku e ke të vështirë të dëgjosh qoftë një fjali të mbyllur deri në fund, mund të nxjerrësh lajmin ose t’i afrohesh të vërtetës që ka pak gjasa të jetë me atë që bërtet më fort. ...sfida

Këto debate, siç shpjegon Ilva Tare, drejtuese e “Tonight” në Ora News, “nxjerrin të vërteta”. Normalisht, të vërteta relative që lexohen sipas nevojës së shikuesit. “Lajmi s’ka fund. Është si trupi ynë që si mbarojnë lëkurët, duhet vetëm ta qërosh ngadalë. Nuk mjaftojnë burimet, as vërtetësia, shpesh duhet të shohim të vërtetat e dyta dhe të treta”, thotë më tej Tare. Në këtë mënyrë ajo ka përkufizuar një nga sfidat me të cilën përballet ajo dhe kolegët e saj, përballë anës tjetër të peshores ku është shikuesi që e pret këtë të vërtetë. Këto debate teorikisht duhet t’i fiksojnë shqiptarët në kolltukë si të ishin vidhosur, në orët që ata të zanatit i

quajnë prime time (orët e pikut të shikueshmërisë), duke rivalizuar për tifozë me ndeshje futbolli apo çdo program tjetër të mundshëm argëtues. Një sfidë që moderatorët e këtyre emisioneve duket se e kanë marrë në sy, ndoshta të bindur se politika në këtë vend ka më shumë tifozë sesa dy ekipe të Ligës së Kampioneve, edhe pse detyrimisht debate të tilla kanë gjithmonë një rezultat të fiksuar 0 me 0 (të paktën deri ditën e zgjedhjeve) çka i bën të parashikueshëm dhe, siç përkufizon Arjan Çani, me: “një lloj autizmi…, që shpesh të detyron të ndërrosh kanal”. Për të, “e mirë është kur debati arrin të divulgojë çështje të cilat nuk janë të lehta për t’u kuptuar nga publiku i gjerë”. Por e gjithë kjo, sipas tij, duhet marrë me njëfarë rezerve, pasi ekrani është një farë teatri. “Nuk duhet harruar që ekrani është në vetvete një truk, pra një ‘mise en scene’... Unë e them shpesh në emisionin tim: Kujdes, mbani distancën e duhur me ekranin, shijojeni, por mos e besoni plotësisht.” ...jashtë djalli

Para pak kohësh fletët u dogjën. Askujt nuk i erdhi keq edhe pse miliona shikues në këtë vend, një shifër e nxjerrë jo për shkak të studimit, sepse të tillë nuk ka, siç thonë edhe drejtues të njohur emisionesh televizive, por për shkak se askush nuk mund t’i shpëtonte debatit mbi fletët në të verdhë të 5, 9, 11 etj., që shfaqej sapo shtypje telekomandën, me detyrim kishte përjetuar emocion për to, qoftë ky gëzim, hidhërim apo mërzi nga ajo e qërimit të orizit me doreza boksi. Djalli, që nxiti pasione të çuditshme e të egra në Maj, sikur nuk qe më aty, ishte zbehur, ndërsa debatet vazhduan, “Si një orkestër pa dirigjent...”, thotë Tare, ku e ke të vështirë të dallosh violinën nga violonçeli. Dhe po të ishim duke treguar përrallë do e mbyllnim si Kuteli, sot e përgjithmonë...

15


Arjan Çani nuk vuan nga kompleksi i të folurit pa dorashka, ndërsa e diferencon veten nga formati tradicional i debatit politik, edhe pse herë pas here e cek politikën, për të tjerët është i pamëshirshëm ndërsa i quan: Shterpë apo autikë

16

Në më shumë se 15 vjet emisione të debatit politik, si mendoni se kanë evoluar ata, cila është rruga që kanë bërë? Pyetja juaj kap një spektër shumë të gjerë. Por duke qenë se këto lloj debatesh nuk do ishin gjëja që unë do bëja me pasion, po ju them me pak fjalë mendimin tim. Debatet politike në këtë vend kanë evoluar dukshëm në interes të publikut, ndonëse në shumicën e tyre, ato janë shpesh shterpë dhe jo interesante. Ka një lloj autizmi në këto debate që shpesh të detyrojnë të ndërrosh kanal. Kjo për disa arsye. E para, konduktorët e këtyre debateve janë në shumicën e tyre të paaftë dhe nuk e njohin ekranin dhe ligjësitë e tij. Këta gazetarë të ardhur shpesh nga shtypi i shkruar, sillen dhe flasin me të ftuarit, pra me teleshikuesit, njësoj sikur u drejtohen lexuesve të tyre të shtypit të shkruar. E dyta, konduktorët e këtyre debateve duke mos e ditur apo mos e konsideruar ekranin si një media masive, përdorin një gjuhë të vështirë për pjesën më të madhe të publikut që teorikisht mund t’i ndjekë këto debate, duke bërë kështu nul efektin e këtyre debateve. E treta, vetëm në vende si Shqipëria, debatet politike hidhen për konsum të gjerë në prime time, pra në pikun e audiencës siç është ora 21.00 - 23.30...Unë përmenda tri arsye, por nuk janë të vetmet... Në historinë e televizionit ka mbi dhjetëra emisione debati dhe bisedash politike, një sërë prej tyre janë mbyllur, por janë zëvendësuar menjëherë nga të tjera, cilat mendoni se kanë qenë kriteret dhe kushtet që kanë çuar në mbyllje? Një gjë është e sigurt, që nuk mund të jenë arsye të audiencës, përderisa në këtë vend mungon qysh prej fillimit të këtij tregu një apo disa matësa audiencë profesionale, siç në fakt ekzistojnë gjithandej ku ka një treg të medias audiovizive. Pra arsyet e mbylljes i bie të jenë banale dhe pa ndonjë interes për publikun, si për shembull, moderatorë që mërziten, moderatorë që lodhen, moderatorë që bëjnë sherr me pronarët e tyre, moderatorë që lënë këtë zanat dhe fillojnë një tjetër, etj, etj... Në retrospektivë, si i shihni këto emisione dhe çfarë i kanë sjellë ato publikut dhe njëkohësisht medias shqiptare? Unë nuk di të them se çfarë i kanë sjellë ato publikut,


Drejtuesit e debateve janë, në shumicën e tyre, të paaftë por di të them se çfarë iu sjellin aktorëve politikë që i përdorin këto hapësira për të rregulluar punët e tyre. Jo se po i paragjykoj. Por, thjesht konstatoj se shpesh debatet politike në këtë vend nuk kanë qëllim tjetër veçse të shërbejnë si një lloj vitrine që ata, pra aktorët e politikës, të shohin veten në pasqyrë, apo t’u tregojnë shefave të tyre se sa të zellshëm janë. Kjo është loja që bëhet... Cila është e ardhmja e emisioneve si ai që drejtoni ju? Nuk di t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por di të them se e tashmja më duket e shëndetshme. Pa shumë mundim, mund të numërosh mbi 10 emisione televizive me bazë debati politik apo mbi tema politike dhe, jo rrallë ndodh që i njëjti i ftuar të jetë duke debatuar live në një emision dhe të jetë në transmetim pas një regjistrimi në një tjetër. A nuk duket sikur ka tepri të transmetimeve të kësaj natyre? Mos vallë shqiptarët prodhojnë më shumë politikë se sa mund të konsumojnë? Jo, nuk mendoj kështu. Sepse këtë gjë e konstatojmë vetëm ne njerëzit e medias. Publiku që e ndjek ekranin si konsumator, nuk e bën fare këtë analizë. Mos harroni se mbreti i ekranit nuk është ai që del në ekran, por telekomanda. Sot publiku ka shumë mundësi të zgjedhë. Le të mos ia qajmë hallin. Koston, nëse ka me pakicë apo me shumicë debate të tilla politike nëpër ekrane, e paguajnë vetëm ekranet dhe jo ata që i konsumojnë ato. Shpesh ndodh që tema të caktuara, edhe mjaft të rëndësishme, në ekran konsumohen me shpejtësi (pa u sqaruar mirë), kjo është vetëm falë kërkesës për të sjellë gjithmonë diçka të re, apo edhe shenjë e konkurrencës dhe tentativës për të qenë gjithmonë ndryshe nga rivalët? Kjo ndodh falë paaftësisë së atyre që kanë marrë përsipër këtë punë. Dhe ata janë shumica. Meqë jemi te rivalët, cila është marrëdhënia me kolegët që drejtojnë emisione të ngjashme? Në këto 9 vjet “Zonë e Lirë”, unë nuk kam parë ndonjë koncept të ngjashëm televiziv. Kështu që nuk shoh rival rreth e rrotull. Më ndjeni, por mos e konsideroni si mungesë modestie këtë që thashë. E mendoj sinqerisht... Ndodh shpesh që tema të njëjta të trajtohen në dy emisione njëkohësisht, edhe pse nga njerëz të ndryshëm. A nuk sjell kjo një lloj përsëritjeje të panevo-

jshme? Kakofoni? Jo. Sepse e shpjegova pak më lart. E para, nuk është asnjëherë e njëjta gjë. Dhe e dyta, mos harroni atë që ju thashë më sipër: Mbreti është telekomanda. Lidhur me pyetjen e parë, a ka të dhëna mbi shikueshmërinë e këtyre emisioneve? Jo. Fare. Dhe ky është një absurditet i paparë dhe i padëgjuar. Gjynah për sponsorët që nuk dinë se ku investojnë, përveçse në rastet kur shumë prej tyre u intereson kjo lloj mjegulle me qëllim përfitimi ose manipulim buxhetesh në favor të të tretëve. Histori më vete kjo punë. Ka zëra të një konkurrence të fortë mes llojit, d.m.th., mes gazetarëve që përgatisin emisione të kësaj natyre, si qëndron kjo sipas jush, sa është brenda normales? Mua më duket normale dhe më mirë që është kështu. Cilat janë anët e mira dhe të këqija të një emisioni me debat? Ana e mirë është kur debati arrin të divulgojë çështje të cilat nuk janë të lehta për t’u kuptuar nga publiku i gjerë. Ana e keqe është kur debati mbetet thjesht një zhurmë dhe mesazhi nuk arrin të mbërrijë në sytë dhe veshët e konsumatorit. Çfarë ndodh në prapaskenën e përgatitjes së këtyre emisioneve, sidomos kur bëhet fjalë për të pasur një rrëfim ekskluziv? Teknikat janë të ndryshme. Unë nuk di se çfarë ndodh me formatet strikt politike, por në përgjithësi nuk duhet harruar që ekrani është në vetvete një truk, pra një “mise en scene”...Unë e them shpesh në emisionin tim: Kujdes, mbani distancën e duhur me ekranin, shijojeni, por mos e besoni plotësisht. Ju i jepni debatit herë pas here ngjyra grotesku apo edhe ia lehtësoni ashpërsinë, duke përfshirë në të personazhe rozë apo duke e thyer me humor, mendoni se kjo është diçka ndryshe që i bën njerëzit që, edhe pasi e kanë parë një debat të ngjashëm në dy emisione të tjera, të duan ta shohin këtë të diskutuar dhe te Çani? Unë besoj se po. Në rastin tim, unë them se publiku që vjen tek unë në fillim të fundjavës, nuk vjen aspak për të vazhduar lodhjen e javës që sapo ka lënë pas. Vjen për t’u çlodhur. Dhe, nëse unë nuk e harroj këtë detaj, publiku më ka xhan dhe nuk më lë asnjëherë vetëm.

17


Drejtuesja e emisionit “Tonight”, Ilva Tare i qëndron gazetarisë si një pasion që th dhe me gjithë kritikën e ashpër, ajo është optimiste për formatet si ai që modero ekran, gazetarja hedh dritë mbi disa hije të medias televizive shqiptare, ato që i

Gazetarët nuk dalin Në më shumë se 15 vjet emisione të debatit politik, si mendoni se kanë evoluar ata, cila është rruga që kanë bërë? Media dhe programacionet kanë evoluar më shumë sesa politika, e cila shpesh ka bërë regrese ndërsa media, gazetarët janë rritur. Nëse më lejon të flas për veten dhe mendoj që kjo është pritshmëria juaj, do thosha se pasioni im për gazetarinë ka nisur që 17 vjeçe në TVSH dhe sot më shumë sesa pasion është një mision, një punë që nuk më lidh ëndrrat njëra-pas tjetrës, por ndonjëherë më lidh këmbët në zyrë, në internet, në libra, dokumentarë. Modestia nuk del kurrë nga moda, por duhet ta pranojmë që disa prej nesh, shumë pak, patën fatin të ndërtojnë gazetarinë e lirë. Kur bëj një emision të mirë, kam atë ndjesinë që merr dikush kur në radio del një këngë e bukur. Zgjat pak sepse unë karakterizohem nga paranoja produktive. Në historinë e televizionit ka mbi dhjetëra emisione debati dhe bisedimesh politike, një sërë prej tyre janë mbyllur, por janë zëvendësuar menjëherë nga të tjerë, cilat mendoni se kanë qenë kriteret dhe kushtet që kanë çuar në mbyllje? Në çdo cep të botës ka emisione që mbyllen dhe hapen. Duhet kuptuar që jo çdo mbyllje duhet parë si dështim dhe jo çdo nisje vjen me çelës suksesi. Është procesi i krijimit të marrëdhënies së besimit dhe shikueshmërisë nga publiku që vendos për fatin e programeve televizive. Ka pasur raste që emisione të ndryshme të mos jenë më pjesë e programacionit të ndonjë televizioni, por kërkohen ende nga publiku dhe janë formate që kur arrijnë të gjejnë autorët e duhur për t’i realizuar janë formula të garantuara pëlqyeshmërie. Suksesi dhe dështimi ecin paralelisht në profesionin tonë, ku gara me kohën dhe presioni për të rendur pas evolucionit teknologjik janë të pandalshëm edhe pse

18

kriteret e Shqipërisë janë të ndryshme. Mbyllja nuk vjen kurrë nga audienca, e cila deri më sot nuk matet dhe është një nga të metat më të mëdha. Është si në politikë që fiton edhe kur s’je i votuar, kështu ndodh dhe me median tonë, suksesi nganjëherë vjen edhe kur s’të shikon njeri. Ndodh që drejtuesi ose emisioni propagandohet bareve, inboxeve apo BBM të Blackberry-t. Është ngritur një mekanizëm që funksionon si bankë favoresh. Nuk e shoh si mallkim, por deri diku ka doza mashtrimi dhe manipulimi. Në retrospektivë, si i shihni këto emisione dhe çfarë i kanë sjellë ato publikut dhe njëkohësisht medias shqiptare? Publikun e kanë lodhur deri diku, por edhe e kanë kequshqyer sepse duket sikur publiku është mësuar me një model. Kemi një publik shumë të vogël që kërkon emisione sqimatare, shumica kërkon sherr, skandale, dhe gazetarët nuk dalin nga kutia (Tirana). Median e kanë ndihmuar që të miqësohet me politikën, t’i shërbejë asaj dhe ta sulmojë atë. Emisionet politike janë si një urë ku ti gjen barrikada ose jo. Varet nga gjatësia, zhdërvjelltësia e ndonjëherë edhe fati nëse i kalon apo mbetesh aty. Unë besoj se një gazetar i mirë nuk kalon vetëm nga një shteg. Për gazetarin, bota është një hartë në dorë dhe mjaft të nxitosh me një ipad, video mesazh apo status facebook-u apo Twitter-i dhe mund të përçohen tek publiku mesazhet e realitetit. Cila është e ardhmja e emisioneve si ai që drejtoni ju? Nuk e di, vërtet që s’e di. Unë mendoj që emisionet të kenë dhe të meritojnë të tashmen sa për të ardhmen dyshoj se gjithçka ndryshon. Do të rriten brezat dhe media do të jetë e detyruar t’i shërbejë audiencës, kërkesave të saj. Ndoshta, pas disa kohësh nuk do ketë veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, as militantë të politikës. Gjërat po ndryshojnë dhe media nuk do ketë ku t’ia mbajë. Do t’i duhet të bëjë zgjedhjen e madhe në një


hotë se ka filluar kur ishte 17 vjeçe on. E ikur dhe e kthyer disa herë në quan “vel mashtrimi”.

nga kutia ditë të afërt. Nuk kam frikë nga e ardhmja, kam vetëm kureshtje të bukur. Pa shumë mundim mund të numërosh mbi 15 emisione televizive me bazë debati politik apo mbi tema politike dhe jo rrallë ndodh që i njëjti i ftuar të jetë duke debatuar live në një emision dhe të jetë në transmetim pas një regjistrimi në një tjetër. A nuk duket sikur ka tepri të transmetimeve të kësaj natyre? Mos vallë shqiptarët prodhojnë më shumë politikë se sa mund të konsumojnë? Kjo është një pyetje me mend në kokë e këmbë në tokë. Është absolutisht varfëri! Nuk mendoj se në Shqipëri s’ka kush flet. Ne kemi shumë mendje dhe shpirtra të lirë, por banka e favoreve ka krijuar një rreth vicioz dhe pa dashje disa njerëz të mirë të këtij vendi kanë rënë në kurthin e pranimit të heshtjes. Të gjitha përpjekjet e mia dhe të stafit të “Tonight Ilva Tare” kanë hasur në rezistencën e ekspertëve, intelektualëve, profesionistëve më të vlerësuar të vendit për t’i ulur ata në karriget e bardha të studios. Fatkeqësisht, mendjet jashtë rrethit vicioz janë dorëzuar përpara faktit se gjërat në Shqipëri nuk kanë gjasa të ndryshojnë dhe se asnjë dalje e tyre në debate nuk mund të ndryshojë apo ndikojë në përmirësimin e realitetit. Gazetarët nga ana tjetër duke qenë nën trysninë e transmetimit lëshojnë pe, të mos përmendim këtu edhe një lloj mungese ndërgjegjeje. Politika është në qendër, jo se e duan gazetarët apo publiku, janë të tjerë që e drejtojnë këtë. Është një vel mashtrimi, jua thashë dhe më lart. Gjërat do ndryshojnë dhe kanë filluar të lëvizin. Jam optimiste. Shpesh ndodh që tema të caktuara, edhe mjaft të rëndësishme, në ekran konsumohen me shpejtësi (pa u sqaruar mirë), kjo është vallë vetëm falë kërkesës për të sjellë gjithmonë diçka të re, apo edhe shenjë e konkurrencës dhe tentativës për të qenë gjithmonë ndryshe nga rivalët?

19


Që një debat të përfundojë pa u sqaruar mirë, faji është i ndarë në gjysmë. Gjysma e mollës është e drejtuesit dhe gjysma tjetër e të ftuarve. Ka sekrete të vogla që të ndihmojnë si t’i bësh të ftuarit të flasin, por asnjë sekret sado magjik s’i bën dot ata më të kthjellët. Ka njëfarë nxitimi sigurisht, që më së shumti përqendrohen tek “lajmi” dhe fatkeqësia është të ngopesh me lajmin. Lajmi s’ka fund. Është si trupi ynë që s’i mbarojnë lëkurët, duhet vetëm ta qërosh ngadalë. Nuk mjaftojnë burimet, as vërtetësia, shpesh duhet të shohim të vërtetat e dyta dhe të treta. Duhet të edukojmë publikun tonë, audiencën tonë fikse dhe rastësore se nuk jemi vetëm një grumbull ballkanasish të nxituar por dimë të jemi elegantë dhe kureshtarë. Meqë jemi te rivalët, cila është marrëdhënia me kolegët që drejtojnë emisione të ngjashme? Një mikeshë e imja më tha një ditë që donte të realizonte një dokumentar me të gjithë ne. Jeni “monstra” që të gjithë, më tha me humor, por dhe me kast. Si një orkestër pa dirigjent. Ndoshta bën mirë ta realizojë, por do e ketë të vështirë të dallojë violinën nga violinçeli! Ndodh shpesh që tema të njëjta të trajtohen në dy emisione njëkohësisht, edhe pse nga njerëz të ndryshëm. A nuk sjell kjo një lloj përsëritjeje të panevojshme? Kakofoni? Rastësi, por edhe aktualitet. Ndodh. Lidhur me pyetjen e parë, a ka të dhëna mbi shikueshmërinë e këtyre emisioneve? Do ketë! Jam në dijeni të një projekti pilot që ka filluar

20

matjen shkencore të audiencës dhe besoj se muajt e ardhshëm perceptimet do t’u lënë vendin përqindjeve dhe shifrave konkrete, që mund të rezultojnë të ndryshme nga realiteti përpara të cilit shqiptarët dorëzojnë telekomandat e televizorëve të tyre. Ka zëra të një konkurrence të fortë mes llojit, d.m.th., mes gazetarëve që përgatisin emisione të kësaj natyre, si qëndron kjo sipas jush, sa është brenda normales? Konkurrenca është diçka organike. Është ajo që të thashë më lart, paranoja produktive. Ndonjëherë i kalon kufijtë e normales, por sa më shumë e mendoj them: A ka mbetur më ndonjë gjë anormale?! Jam imunizuar nga frontet e verdhë. Cilat janë anët e mira dhe të këqija të një emisioni me debat? Debati nxjerr të vërteta. Por kur ai shkon në drejtimin e gabuar, personalizohet, hutohet, delirohet, atëherë ta dish që pulti të ka thënë lamtumirë për sonte. Çfarë ndodh në prapaskenën e përgatitjes së këtyre emisioneve, sidomos kur bëhet fjalë për të pasur një rrëfim ekskluziv? Ke frikë se mos diçka e sekondës së fundit do prishë magjinë e asaj që po ndodh. Pasi e mbaron, nis e mendon për pas-skenat. Ato janë herë komike sepse ti dallon se xhelozia ka dalë nga sythi. Por rëndësi ka që të arrish të jesh jo vetëm ekskluziv dhe jo iluziv. Të jesh i fortë mjaftueshëm për të përballuar suksesin dhe i dobët për të dëgjuar zërin e publikut.


21


Drejtuesja e emisionit “Shqip” në TCH është një nga të parat gazetare në fushën e emisioneve të debatit televiziv. Rudina Xhunga tregon se ka nisur transmetimin në vitin 1998. Çdo të premte në orën 21:00, për 4 vjet në TVSH, menjëherë sapo Blendi Fevziu u largua nga aty, kur drejtonte emisionin e së dielës, “E diela debat”. Nga maji i 2002-it ajo u zhvendos në Top Channel dhe vijon të jetë pothuaj prej 14 vjetësh gazetarja e dytë që drejton një emision jetëgjatë në Shqipëri, pas Blendi Fevziut me 15 vjet eksperiencë televizive

Dua të jem ndryshe nga e hëna në të hënë Në historinë e televizionit ka mbi dhjetëra emisione debati dhe bisedimesh politike, një sërë prej tyre janë mbyllur, por janë zëvendësuar menjëherë nga të tjerë, cilat mendoni se kanë qenë kriteret dhe kushtet që kanë çuar në mbyllje? Në mbyllje të çon fakti që s’ke më gjë për të thënë, ose ti ke, por publiku nuk dëshiron të dëgjojë atë çfarë ti ke për të thënë. Në retrospektivë, si i shihni këto emisione dhe çfarë i kanë sjellë ato publikut dhe njëkohësisht medias shqiptare? Shqip dhe “Dritare” janë emisione që kanë sjellë për herë të parë njerëz dhe fenomene; Nobelistët për herë të parë iu janë drejtuar shqiptarëve nga studioja e “Shqip”. Shqiptarët e hapësirës mbarëshqiptare janë bërë bashkë për herë të parë në “Shqip”. Shqiptarët që kanë lënë Shqipërinë shekuj të shkuar, duke u vendosur në Ukrainë, Kalabri, Thrakën greke etj., kanë komunikuar për herë të parë me atdheun nga “Shqip”. Si dhe personazhe ekskluzive të historisë së Shqipërisë, kanë ardhur vetëm për “Shqip”, një prej të cilave është Nexhmije Hoxha, gruaja e sekreteve të mëdha. e cila ka folur vetëm për “Shqip”. Personazhe të tjerë, ideologë të çështjes shqiptare, si Rexhep Qosja dhe Arbën Xhaferri, a filozofë të rinj si Elvis Hoxha, kanë zgjedhur këtë studio për të qenë ekskluzivë, term i cili ka humbur kuptimin tani në Shqipëri, ku për çdo gjë thuhet ekskluzive dhe personazhet e kanë humbur sensin e masës dhe vlerës e flasin kudo e kurdo. Cila është e ardhmja e emisioneve si ai që drejtoni ju? Të përmirësohen dhe ballafaqohen me realitetet. Ato televizive të huaja, por pa harruar realitetin e qyteteve shqiptare që u mungon studiove të Tiranës. Pa shumë mundim mund të numërosh mbi 15 emisione televizive me bazë debati politik apo mbi

22

tema politike, dhe jo rrallë ndodh që i njëjti i ftuar të jetë duke debatuar live në një emision dhe të jetë në transmetim pas një regjistrimi në një tjetër. A nuk duket sikur ka tepri të transmetimeve të kësaj natyre? Mos vallë shqiptarët prodhojnë më shumë politikë se sa mund të konsumojnë? Mund të ketë, por unë preferoj të mos marr njerëz që dalin ngado. Jam më shumë e interesuar të promovoj njerëz të rinj. Shpesh ndodh që tema të caktuara, edhe mjaft të rëndësishme, në ekran konsumohen me shpejtësi (pa u sqaruar mirë), kjo është vallë vetëm falë kërkesës për të sjellë gjithmonë diçka të re, apo edhe shenjë e konkurrencës dhe tentativës për të qenë gjithmonë ndryshe nga rivalët? Nuk dua të jem ndryshe nga rivalët, por ndryshe nga e hëna në të hënë, për publikun shqiptar. Ndodh shpesh që tema të njëjta të trajtohen në dy emisione njëkohësisht, edhe pse nga njerëz të ndryshëm. A nuk sjell kjo një lloj përsëritjeje të panevojshme? Kakofoni? Jo, ka qëndrime të ndryshme për tema të ndryshme. Duhet kuptuar e pranuar që jemi vend i vogël, treg i vogël, qëllime të vogla. Unë vetë përpiqem të zgjeroj audiencën duke lëvizur me emisionin sa më shumë të mundem dhe besoj ia kam arritur, duke e bërë këtë pikë identifikimi të emisionit; hapësirën, lëvizjen, ndryshimin. Lidhur me pyetjen e parë, a ka të dhëna mbi shikueshmërinë e këtyre emisioneve? Ka të dhëna subjektive. Në Top Channel ka sondazhe për çdo emision dhe çdo të hënë unë arrij të kuptoj prej tyre temat që pëlqehen apo jo, këtë e kuptoj edhe nga e-mailet e komunikimi me publikun, i cili është përparësi e stafit të “Shqip”.


23


Campus HENRI ÇILI Mirë se erdhët në show-n televiziv, pra në Demokraci Prania e kaq shumë emisioneve politike që vazhdojnë prej vitesh, është tregues i prapambetjes sonë politike

N

ga e hëna në të shtunë, kudo të hedhësh sytë, ke së paku 10 show politikë në ekranet shqiptare. Rastësi, prapambetje, pararojë, mani apo një “copy paste” e njëri-tjetrit, sikurse bëmë me kioskat, me pallatet, me lokalet, me universitetet apo me gazetat dhe televizionet. Në radhë të parë, të konstatosh një prani kaq të madh të show-t politik në peizazhin audiovizual shqiptar, është një nga format e pjesëmarrjes në demokraci që teleshikuesi shqiptar, i cili i

24

shndërruar në elektorat para ekranit në momentin që ndjek emisionet politike, ose dhe me politikë, harxhon impulsin e tij politik virtualisht. Bashkë me fenomenin tashmë të vërtetuar të “amerikanizimit” me shpejtësi të fushatave elektorale në këtë vend, janë që të dyja treguesit më të qartë të një paradoksi që bashkëjeton: sa shoqëri e prapambetur dhe e përparuar jemi njëkohësisht Duke kërkuar një shpjegim për gjithë sa ndodh, e që nuk njeh të ndalur, e që nuk njeh të ngopur, në fakt, nuk ka shpjegim racional përveçse një farë shpjegimi të sipërpërmendur: një epokë të avancuar dhe të prapambetur njëkohësisht, ku ndodhemi si shoqëri në raport me demokracinë. Prania e kaq shumë emisioneve politike që vazhdojnë prej vitesh, është tregues i prapambetjes sonë politike. Duke pasur një mungesë në pjesëmarrjen politike, duke pasur një pasion politik të pakonsumuar, sidomos baballarët dhe gjyshërit tanë, janë ngulur para ekraneve dhe shohin e shohin pafund: debate, intervista, konferenca, dokumentarë politikë dhe jo vetëm, sikur të kompensojnë deri në pafundësi pikërisht atë liri të munguar për të folur lirshëm, për të debatuar lirshëm, për të menduar lirshëm. E tashmë që kjo projektohet në mënyrë komode çdo natë, nga komoditeti i divanit të shtëpisë, show politik është një nevojë, është një kuriozitet i panginjur dikur, është një formë sesi këta dy breza, më të shumtët në fakt që e ndjekin show-n politik, kanë një mënyrë sesi e identifikojnë veten, sesi e përjetojnë lirinë e mendimit dhe lirinë politike: duke ndjekur Fevziun më shumë apo

Ballën më pak e anasjelltas; duke u bërë tifozë me Mustafa Nanon apo me Artur Zhejin; duke u entuziazmuar nga Lubonja apo duke u hidhëruar nga Ardian Klosi; duke rënë në emfazë me retorikën e Sali Berishës, apo duke u përtypur me mimikën e trazuar të Edi Ramës. Dy, nga së paku tre brezat që potencialisht përbëjnë shumicën e teleshikuesit të këtij tipi emisionesh, janë vendimmarrësit kryesorë të telekomandës në shtëpi. Ndaj në një kompensim të prapambetjes sonë politike, tregu i këtij show është dhe do të vazhdojë të jetë i madh. Dhe për shumë kohë. Derisa ata që ishin baballarë në tranzicion të bëhen gjyshër. Por po aq befasuese është mënyra sesi politika shqiptare e mediatizuar ka kapur standardet më të avancuara të shoqërive perëndimore lidhur me komunikimin dhe mediatizimin. Nuk do sot mend, nuk do fare as përpjekje, për të parë që një prej treguesve më paradoksalë të shoqërisë së sotme shqiptare është avancimi në infrastrukturën e komunikimit. Kjo shoqëri kaloi me një shpejtësi të paparë nga “kanoçet” e viteve ’80, për të kapur kanalet e italiane; nga “saçet” e viteve ’90, për të kapur satelitetin; te celularët me interneti e Digitalbi. Zhvillimi është paradoksal, ai nuk është drejtvizor, zhvillimi është me hope. Shqiptarët iu përshtatën aq shumë fushatave politike meditiake, vizuale e virtuale, ndaj janë bash për këtë edhe të etur për show-n politik. Sepse, në fund të fundit, të shohësh sot një emision politik, do të thotë të marrësh pjesë në demokraci. Mirë se erdhët në show-n politik, pra në Demokraci.

Dy, nga së paku tre brezat që potencialisht përbëjnë shumicën e teleshikuesit të këtij tipi emisionesh, janë vendimmarrësit kryesorë të telekomandës në shtëpi. Ndaj në një kompensim të prapambetjes sonë politike, tregu i këtij show është dhe do të vazhdojë të jetë i madh. Dhe për shumë kohë. Derisa ata që ishin baballarë në tranzicion të bëhen gjyshër.


25


lëkurën Një fotoalbum nga Hans peter Jost që sjell Shqipërinë e 20 viteve, si ishte dhe si ndryshoi. Një pjesë e vendit është ndryshkur, një pjesë tjetër ka marrë shkëlqim të ri, që vetëm mund të të lërë gojëhapur me të gjitha ndjenjat që mund të përmbajë të mbeturit me gojë hapur

K

Vladimir Karaj

ështu Shqipëria ka ndryshuar shumë. Shqiptarët fshinë yllin e kuq të diktaturës së proletariatit mbi mozaikun e Muzeut Kombëtar dhe vendi që mbeti bosh u plotësua me yllin, po të kuq, të reklamës së një birre të huaj mjaft popullore. Po vendi ka ndryshuar shumë. Hans Peter Jost, fotograf nga Zvicra, ka pasur kohë të rrijë larg mjaftueshëm sa të vërejë gjërat që neve na shkasin përdita, për shkak se ashtu si në rastin e një fëmije që është rritur dy centimetra, na duket gjithçka e zakonshme. Në fotot e Jost ka disa lloje ndryshimesh. Ato që mund të krahasohen, ato që vetëm mund të ndjehen dhe ato që pavarësisht kohës që kalon, nuk mund të quhen të tilla.

26

Pikërisht si në rastin e yllit mbi mozaik, për të cilin fotografi me dashamirësi përmes fotove na kujton kotësinë e të fshirit të diçkaje që sidoqoftë do të mbetet aty, qoftë edhe përmes fotove... U takuam në pjesën e pasme të “Tirana Expres”, që është një galeri arti diku pas stacionit të trenit, në një vend që quhet ‘ish-magazinat’ dhe ka për panoramë vagonë të ngrënë nga ndryshku, si të ishin kafshuar nga një tufë qensh. U ulëm në kafenenë e sajuar nga të rinjtë, që kanë krijuar në këtë qosh të humbur të kryeqytetit një vend për art. Pas shpine kemi vagonin që duket se është edhe metafora që shërben si emër për galerinë, ndërsa përballë një grup shtëpish të mbira aty pas ’90-ës dhe pallate të ndërtuara rishtazi, në oborret e të cilave


Në vitin 1992, tek përkujtimorja e Shna Ndout të çonte vetëm një monopat dhe pelegrinë në Laç, 2010

kullosin tufa me lopë e dele. Një pijanec na tregoi rrugën për aty, herë pas here duke i rënë një bilbili që nuk dihej përse e mbante, por dera e qoshes së artit qe e vështirë për t’u gjetur gjithsesi. Madje do kishim vazhduar të vërdalloseshim, sikur të mos qe vagoni dhe muret e arnuara hijshëm me grafite me bojëra të forta, që i bëjnë të përdorshëm jo vetëm për një grup adoleshentësh snobë, banorë të lagjes, që i shohim atypari ndërsa dëgjojnë rap me “fjalë të pista” dhe tymosin një “trefletësh”, por edhe për të tërhequr vëmendje drejt një bote arti në mes të një vendi ku sovran është ndryshku. Çfarë i ka ndodhur Shqipërisë në 20 vite?! Këtë ka treguar Jost në librin e tij. Një pjesë e vendit është ndryshkur, një pjesë tjetër ka marrë shkëlqim të ri, ndërsa shumë prej saj është transformuar në mënyrë të atillë që vetëm mund të të lërë gojëhapur me të gjitha ndjenjat që mund të përmbajë të ndenjurit me gojë hapur. Hans Peter Jost duhet të ketë qëndruar për një kohë të gjatë kështu në vizitën e tij të parë, por edhe në atë të fundit në Shqipëri, të paktën kjo përshtypje të krijohet prej fotografive që ai ka sjellë për të ekspozuar dhe që janë gjithashtu pjesë e një libri për Shqipërinë. Hans Peter Jost na rrëfen se kishte dashur për vite të tëra të vizitonte Shqipërinë. Ca kohë, Radio Tirana kishte bërë punë bindëse që atëherë i riu të ëndërronte një copë parajse në Europë, ku çdo gjë ishte zgjidhur dhe njerëzit jetonin të lumtur falë Komunizmit... Më vonë ka mësuar të vërtetën, por nuk i është shuar kureshtja për vendin. Ka hyrë në Shqipëri më 1991, falë një vize dhe me ndihmën e disa miqve ka udhëtuar me një makinë të marrë me qira

thuajse në të gjithë vendin. “Nuk kishte bukë dhe kishte ditë që na thoshin nuk kemi asgjë për të ngrënë, kemi vetëm raki”, - kujton Jost. Kjo frymëzoi një reportazh për bukën që ka prodhuar një sërë fotosh nga radhët e bukës te racionet e thata të 600-gramëshes së zezë në tavolinat ku të rinjtë që studiojnë në shkollën e oficerëve hanë oriz me duar. Salla në të cilën Jost ka zgjedhur të ekspozojë punën e tij është pak a shumë një Shqipëri në miniaturë. Pak rëndësi ka shkalla e zvogëlimit, por aty ndodhesh në një vend ku njëkohësisht sheh ngulitjet pa leje të pas ‘90, ngrehinat e pallateve të larta në ndërtim, rrënojat e shtëpive apo ish-ndërmarrjeve shtetërore, përzierjen e fshatit me krejt të kundërtën e tij, metropolin, dhe pikërisht brenda këtij rrethi ndodhen bashkë magazinat e Coca Colës dhe galeria e artit jo-komercial që nuk gjen vend në sallonet me luks të kryeqytetit. Në kolltuqet jo të rehatshëm të sajuar nga listelat e ambalazheve të drurit, Jost na tregon një copëz të aventurës së tij në Shqipëri dhe si e ka parë ai ndryshimin e vendit. “Ja në këtë foto të bërë në Terpan 2010, po të marrim gruan dhe banakun ato janë njësoj siç i gjeje më 1991-shin, por nga ana tjetër , mallrat që ndodhen pas shpinës së saj janë të gjitha të kohëve të sotme, atëherë nuk kishte shishe plastike apo qeska, por tani gjen plot të tilla”, tregon fotografi. Në foto ai ka një qëndrim që nuk është as pozitiv as negativ, por herë herë është optimist dhe herë të tjera i trishtë. Ka gjëra që Shqipëria mund t’i kishte bërë ndryshe. Arkitektura për shembull. Në fotot e tij ka shtëpi që kanë ballkone, por pa një derë madje edhe pa një

27


Përballë një vendi që vuante nga të gjitha mungesat, ai vendos një vend ku gjithçka shpërdorohet

dritare për të dalë në ballkon. Një lloj absurdi arkitekturor në një vend që nuk ka ndjekur as një normë apo asnjë rregull në ngritjen e lagjeve të reja të ndërtuara në periferitë e qyteteve të mëdha. Pak a shumë në fotot e Jost kupton se të gjithë kanë menduar të jenë për një herë të vetme arkitektë të asaj që po ndërtojnë dhe ajo që kanë prodhuar është ndryshimi i katërciptë i pamjeve të rrethinave të qyteteve. Jost na i sjellë në dy forma, atë të ngrehinave dhe lagjeve të ndërtuara dhe atë të hunjve e gurëve që sapo ishin hedhur në fillim të viteve ‘90. -Ai na ngjall Shqipërinë ku transporti publik kryhej nga kamionë çekë të viteve ‘60, dhe na e përball me radhën në trafik të makinave të viteve të fundit në “Sheshin Skënderbej” apo varrezat e makinave buzë rrugëve kombëtare. Fotografi duket se ka kuptuar manitë e shqiptarëve dhe i ka sjellë ato në foto duke shmangur klishetë dhe fiksuar vetëm ato që përsëriten në mënyrë fanatike. Gjakmarrjes, burrneshave dhe varfërisë, temave më të dashura të të huajve, ai u bashkëngjit ndërtimet disakatëshe. Ringjalljen e jetës fetare e përball me fetishet pagane dhe monumentet

për nder të luftës i vë në krah të lapidarëve që përkujtojnë aksidentet e ditëve tona si për të na kujtuar për një “luftë” që ndodh çdo ditë në çdo cep të vendit. Në një Shqipëri që gëlon nga kazinotë dhe lojërat e fatit, ai risjell “mashtruesit e vegjël” me ruleta të improvizuara në copa kartoni. Përballë një vendi që vuante nga të gjitha mungesat, ai vendos një vend ku gjithçka shpërdorohet, nga ndërtimet deri te fushat e plehrave me lloj-lloj ambalazhi. Ai është cinik kur na tregon stivat e drurëve të prerë dhe vendos përballë tyre palmat artificiale të “mbjella” në plazh. E ndërsa një fotograf tjetër do të kishte ndaluar, ashtu siç kanë bërë shumë në fasadat e pikturuara të rrugëve kryesore të Tiranës, ai ka nxjerrë në dritë grinë e “zbukuruar” vetëm me antena parabolike të pjesës së brendshme të lagjeve. Shqipëria sidoqoftë ka ndryshuar shumë. Ylli në mozaikun e muzeut është vetëm një metaforë e ndryshimit, për mirë apo për keq, të një vendi që duket se çdo ditë tenton të zhvishet nga e shkuara, siç gjarpri ndërron lëkurë.

Ballkoni absurd... “Shikoje këtë”, - thotë Jost dhe vë buzët në gaz, por për ne nuk ka gjë të çuditshme në atë shtëpi me ngjyrë tjegullash. Fotografi këmbëngul dhe vendos gishtat në dy vende, në njërën shquhet ballkoni me një dritare të vogël, në tjetrën një ballkon i paaksesueshëm, as dritare, as derë për të dalë në të. Pse duhet?! Ai ballkon është simboli i arkitekturës popullore që ka pushtuar pjesën më të madhe të vendit.

28


Fotografi Hans Peter Jost

Sidomos për hir të fëmijëve, shumë prindër braktisin fshatrat e izoluara në malet e Shqipërisë së Veriut. Ish-Kënetë, zonë kënetorë e tharë në Durrës, 2010

29


30


31


“Begsat” Nuk janë një grup rroku pavarësisht emrit aq të njohur, janë nxënësit e shkollës ushtarake në periferi të Tiranës. Hans Peter Jost i ka fotografuar duke ngrënë pilaf në tenxhere alumini të ngrëna nga përdorimi dhe bërë paralele në palestrën e shkollës. Vite më vonë në Shqipërinë e 2010-ës, Jost gjen diçka të ngjashme dhe thellësisht të ndryshme, ky i ri që fotografon detin nga bregu i Durrësit që duket se gjithashtu merret me palestër, por për arsye krejt të ndryshme nga ato të Begsave.

Çiljeta dhe Qamilja Qamilja është një nga burrneshat e fundit në Shqipëri. Sot 92-vjeçe, ajo është simboli unik i zakoni mjaft të vjetër, që do të shuhet bashkë me të. Çiljeta është këngëtare pop e famshme jo vetëm për këngën, por edhe për pamjen seksi. Sigurisht, jetët e tyre dhe pamja janë të pakrahasueshme dhe e vetmja fije që mund t’i lidhë është maskilizmi. 32


Jost sjell një vend që tenton të zhvishet nga e kaluara. Albumi vë përballë Shqipërinë me Shqipërinë

Viktori ia ka dalë mbanë, sepse familja e tij është njëra nga ato që kanë mundur të ndërtojnë në ish-Kënetë, zonë dikur moçalore pranë Durrësit, jo një, por disa shtëpi. “Në vitin 1992 mbërriti xhaxhai im i madh”, tregon teksa furnizohet me racionin e përditshëm e të stërmadh të cigareve në barin që ndodhet në rrugën gjithë pluhur, përballë pronës së familjes tij. Syzet i ka vendosur shkujdesshëm mbi flokë dhe mban xhinse fringo të reja, nga ato si të grisura. Më vonë, kështu vazhdon historia, midis 1995-s dhe 1999-s anëtarë të tjerë të familjes e ndoqën prej Larit të Mirditës, një zonë malore e izoluar në veri të Shqipërisë. «Tani s’ka kush të vijë më», qesh ai. Në fshatin, ku deri në fund të diktaturës jetonin rreth pesëdhjetë familje, nuk ka mbetur më askush. Xhaxhai i Viktorit zuri tokë në një zonë moçalore djerrë dhe të ndotur nga fabrika kimike, që ndodhet në pjesën veriore të qytetit. Para Luftës së Dytë Botërore, italianët u përpoqën pa sukses ta thanin moçalin dhe ta përdornin si tokë bujqësore. Nga këto përpjekje kanë mbetur stacioni i pompave, gropat e tharjes dhe të ashtuquajturat skolina, rripa toke të thara mbi të cilat po ndërtohet pa pushim. “Sali Berisha lejoi të zihej toka”, vazhdon Viktori me historinë e familjes së tij dhe atë të lejeve të ndërtimit, që Presidenti i atëhershëm dhe Kryeministri i sotëm u dha njerëzve të tij në fillim të viteve ´90. Shtëpia e parë që xhaxhai ndërtoi atëherë ishte prej druri, në stilin e vendlindjes së tij. Ajo gjendet akoma në kopshtin para vilës trekatëshe, që me madhështinë e saj dominon sot gjithë rrugën. Qysh prej mbërritjes së tij, ish-Këneta është shndërruar në një lagje të Durrësit ku jetojnë rreth 15 000 banorë. “Kaq shumë është ndërtuar viteve të fundit, saqë kur u ktheva nuk gjeja dot shtëpinë time”, thotë Viktori për boomin e

ndërtimeve që nuk është tipik vetëm për ish-Kënetën, por për gjithë Shqipërinë. Jeton në Brescia të Italisë, bashkë me tre nga tetë vëllezërit dhe motrat, dhe kishte pesë vjet që s’kthehej në Shqipëri. I është dashur të kthehet për varrimin e njërit prej vëllezërve, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik. “Për shkak të alkoolit”, mërmërit Viktori, “është çmenduri se si i ngasin makinat në Shqipëri, çdo ditë ka të vdekur”. Përpara dhimbjes nuk pyetet kush e kishte fajin, por vëllai ishte nga ata që nuk argëtohej jashtë shtëpisë, nuk pinte pije alkoolike dhe mbikëqyrte mbarëvajtjen e familjeve, anëtarët e të cilave jetojnë në mënyrë të ligjshme jashtë Shqipërisë dhe kanë punë të rregullta. Ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë, për mirëqenien dhe mbrojtjen e jetës së të cilëve kujdeset e gjithë familja, sepse “në Shqipëri nuk mund t’i mbash shpresat tek Shteti”. Të paktën gjashtë shtëpi janë nën pronësinë e familjes në Durrës, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë. «Vështirë të thuash se sa ka kushtuar», thotë Viktori krenar për shtëpinë e tij, një ndërtesë e këndshme dykatëshe, parmakët metalikë të së cilës shkëlqejnë në diell, “50 000 euro kanë qenë me siguri”. Shtëpinë e ka ndërtuar vëllai, pjesë-pjesë, me paratë që ai dhe motrat e vëllezërit e tjerë kanë dërguar nga Italia. Viktori sapo kishte mbushur 20 vjeç kur mbërriti në Itali dhe kishte punuar ndërkaq dy vjet tek një tregtar materialesh ndërtimi në ish- Kënetë. “Fitoja 150 euro në muaj, - kujton ai, - po të kisha fituar 300 nuk do kisha ikur në Itali”. Sot nuk do të qëndronte më as për 500 euro, kaq mirë është integruar në profesionin e tij si mbulues çatish në Itali. Viktori është beqar dhe jeta e tij private kufizohet në rrethin e tij familjar. «Ka shumë italiane të bukura», por ai do të martohet vetëm me një

33


Me demokracinë erdhën edhe mallra të reja. Dyqan në 34 Laç, 2010


E varfër apo e pasur, çdo familje në ish-Kënetë lidhet tek një tub i gjatë e i zi, që e merr ujin nga lidhja qendrore

shqiptare. «Kërkon nëna ime për mua», thotë pa i bërë përshtypje martesa me shkuesi, «edhe për vëllezërit e mi më të mëdhenj ka gjetur gra të mira». Nëna e tij mban veshur kostumin e vendlindjes, një fund i zi me pala, jelek gjithashtu i zi mbi këmishë të bardhë dhe një përparëse e qëndisur. Një pjesë e gërshetave të saj, që fshihen gjithmonë poshtë një shamie koke, varen si lisharëse p o s h t ë ve s h ë ve . G j a t ë d i kt a t u r ë s , ve j u s h a gjashtëdhjetëvjeçare mbillte patate në një fermë bujqësore, kurse burri i saj ishte druvar. Jetonin në shtëpinë e gjyshit, por, në vitin 1976, kur familja e re filloi të shtohej, pushteti u dha tokë për të ndërtuar një shtëpi tjetër. «Prindërit e mi fitonin jashtëzakonisht pak» tregon Viktori për atë kohë që mbaroi para lindjes së tij, «materialet e ndërtimit i transportonin me karroca dore nga punishtja e tullave që ndodhej aty pranë». Ndërtonin mbas punës, natën, për tre apo katër orë, pastaj duhej të flinin, kështu thonë rrëfimet e prindërve, të cilët jetën në diktaturë e përshkruajnë si «punë dhe heshtje». Për momentin askush nuk mendon të kthehet në Lari, ku gjatë gjysmës së vitit është dimër dhe bora shkon shpesh deri në dy metër lartësi, kujtim ky që e bën jetën në ish-moçal të duket luksoze. «Ne kemi lekë, kjo është e rëndësishme në Durrës», konstaton pa mendjemadhësi Viktori. Mbesat dhe nipat e tij shkojnë në shkolla private, jo vetëm sepse atje mësimi është më i mirë sesa në të vetmen shkollë publike të lagjes, por edhe sepse fëmijët mbikëqyren para dhe pas mësimit. Si për ta vërtetuar, një autobus merr kthesën në rrugën e keqe me zhavorr dhe sjell fëmijët në shtëpi. E varfër apo e pasur, çdo familje në ish-Kënetë lidhet tek një tub i gjatë e i zi, që e merr ujin nga lidhja qendrore e qytetit. Tubat, të mpleksur pazgjidhshëm me njëritjetrin, shtrihen përgjatë kanaleve të mbushura me plehra për tek shtëpitë që janë megjithatë shpesh pa ujë, sepse uji, në varësi të stinës, vjen ose vetëm dy herë në ditë ose vetëm dy herë në javë për disa orë. Prandaj, ujin e pijshëm

e mbledhin nëpër bidonë, kova e shishe, kurse për të vaditur kopshtin familja e Viktorit ka shpuar një pus 12 m të thellë. Për kopshtin kanë blerë humus, që e kanë shpërndarë mbi tokën e kripur të moçalit, por «megjithatë, zarzavatet nuk shijojnë si në shtëpi, atje në mal». Sa mjeshtëror është arti i familjeve për të përballuar jetën, aq e paaftë është administrata shtetërore. Si rezultat nevoja për urbanizimin e lagjes vazhdon të mbetet çështje dite. Urgjent është sidomos ndërtimi i një kanalizimi, që të mbledhë si fekalet që tani përfundojnë nëpër kanale, ashtu edhe ujin e shiut që gjatë reshjeve të shumta përmbyt lagjen. Atëherë do të vendoset taksë për shtëpinë dhe tokën. Për toka të mëdha, kjo taksë luksi do të jetë veçanërisht e kripur, «por kjo është e drejtë”, – thotë Viktori, sepse kush ka më shumë nga sa ka nevojë, duhet edhe të paguajë për të. Nëse dikur pronësinë e tokës e përcaktonte ligji i më të fortit, sot shumë tabela lajmërojnë për shitjen e tokave mbi të cilat qëndrojnë skelete betoni të papërfunduara. Përfundimi i tyre varet prej dërgesave të parave nga jashtë, sepse çimentoja dhe materialet e ndërtimit bëhen përditë e më të shtrenjta. “Tokën e shesin akoma pa dokumente”, diçka e paimagjinueshme për Viktorin, i cili është mësuar me rregullat italiane dhe i përdor ato si etalon për gjithçka. Shtëpia e tij është e regjistruar në kadastër, ka hipotekë, siç quhet këtu. Kjo kushton diçka tek 2 500 eurot, sepse një arkitekt duhet të skicojë planin dhe ta çojë atë pastaj tek kolegët e tij në zyrën e ndërtimit, e cila, përkundër çdo metodologjie të urbanistikës, duhet t’ua përshtatë planin e qytetit ndërtesave ekzistuese. Papritur Viktori ngrihet, vë syzet, kap të dy celularët dhe kërkon të largohet, sepse edhe pas shumë ditësh nga varrimi i të vëllait, të afërm dhe të njohur vazhdojnë të vijnë për t’i shprehur familjes ngushëllimet. Nesër ai do të fluturojë për në Itali. Kur do të vijë përsëri? “Kur të më ketë gjetur nëna nuse”.

35


DITARI I RASTËSIVE

Mark Marku

Hotel Camila Bashkë me kolegun tim Artan Fuga, para se të niseshim, zbuluam enigmën e fundit: emri Camila, ishte emri i gruas së pronarit, një ish-balerinë, apo artiste e njohur sllovake

N

uk e di pse organizatorët e konferencës na kishin larguar aq shumë nga Bratislava. Aq më pak pse na kishin vendosur te Hotel Camila. Në të vërtetë, hoteli ishte komod, i strukur mes pemëve, me një fushë të gjerë përreth që mbyllej nga një pyll i madh i cili ishte një park gjigant natyror. Por, me sa dukej, nuk ishte kjo vlera e tij kryesore. Vetë pronari ishte vlera e tij. Njohja e parë me pronarin qe pasditen e ditës së parë teksa organizatorët na ftuan për të bërë një vizitë në fushat e golfit, pronë e hotelit. Një burrë rreth të pesëdhjetave me pamje intelektuali të gjithëdijshëm, doli para grupit të studiuesve dhe pasi u prezantua si pronari i hotelit ku flinim na tha se do të na udhëhiqte rrugën nëpër terrenin e golfit. Rrugës na shpjegoi se terreni i golfit, përveçse për hotelin shërbente edhe si biznes sportiv dhe se ai ishte njëherësh kryetrajnues dhe administratori i tij. Na tha gjithashtu se ky lloj biznesi sillte shumë të ardhura, pasi borgjezia e re e Bratislavës ishte shumë e dhënë mbas golfit.

36

Të nesërmen në drekë, pronari i hotelit u shfaq sërish. Kësaj here në një drekë, që ishte njoftuar nga organizatorët edhe si seancë degustimi vere. Na thanë që një prodhues verërash do të udhëhiqte seancën e degustimit. Francezët pjesëmarrës në konferencë shprehën rezerva për aftësinë degustuese të sllovakëve, por gjithsesi qëndruan. Seanca qe vërtet surprizuese, por jo për cilësinë e verës dhe të degustimit. I njëjti person që na ishte shfaqur si specialist golfi një ditë më parë, doli para nesh dhe me një fytyrë si të ngërdheshur na ftoi të degustonim nën shembullin e tij verërat që ai vetë i kishte prodhuar. Fjalimi i tij i shkurtër gjysmë sllovakisht, gjysmë anglisht i përzier me ndonjë fjalë frëngjisht (tha se degustuesit kanë zhargonin e tyre) na transmetoi pak a shumë këtë kumt: vera sllovake është po aq e mirë sa vera italiane, spanjolle apo franceze dhe se këtë e thoshte një degustues po aq i mirë sa edhe degustuesit francezë. Kumti i tij nuk do të na kishte irrituar aq shumë po të mos kishim përpara si verën, ashtu edhe degustuesin profesionist. Më vonë, në serinë e aktiviteteve joshkencore të planifikuara nga organizatorët u dërguam tek një fermë që merrej me rritjen e kuajve të garave. Edhe pse ferma ishte ngjitur me Hotel Camila-n, askujt nuk i shkonte mendja që ajo të kishte lidhje me hotelin. Një rastësi dhe kaq. Por rastësia të punon më shumë rrengje se vetë djalli. Rastësisht ajo ishte pronë e të njëjtit pronar që kishte edhe hotelin, edhe fushën e golfit, edhe vreshtat, edhe punishten e prodhimit të verërave dhe, a e dini kur e morëm vesh? Pikërisht në

momentin kur para nesh u shfaq i njëjti personazh: trajneri i golfit, degustatori. Na tha që merrej me rritjen dhe trajnimin e kuajve të garës. Më pas i shiste në vende të tjera, kryesisht në Angli. Disa djem dhe vajza që merreshin me kuajt i nxorën nga stalla, i rreshtuan disa metra larg nesh dhe më pas i bënë të defilonin një nga një, ngjashëm me miset e konkurseve të shumta të bukurisë ose misterat e paepur të emisioneve të shumta televizive të mbrëmjes (ndjesi nga përvoja personale)...Pronari i Hotel Camilas shpjegonte me një siguri të admirueshme cilësitë e secilit kalë, metodën e trajnimit, të fshehtat e tregut…Nuk e di pse, po m’u krijua përshtypja se të gjithë e shikonin me pak qesëndi, me pak mosbesim, pse jo edhe me pak urrejtje. Gjithsesi, kuajt parakalonin krenarë për pronarin e tyre dhe mua se pse më shkoi në mendje i njëjti mendim që pata në fillim për pamjen e tij prej intelektuali të gjithëdijshëm (natyrisht edhe të pavarur). Konferenca qe e shkurtër dhe ne nuk patëm mundësi t’i njihnim talentet e tjera të hanxhiut tonë. Bashkë me kolegun tim Artan Fuga, para se të niseshim, zbuluam enigmën e fundit: emri Camila, ishte emri i gruas së pronarit, një ish-balerinë, apo artiste e njohur sllovake. Fotot që ishin kudo nëpër dhoma dhe korridore ishin fotot e saj. Me siguri, me këtë të detaj të ri të mësuar do ta kishim të vështirë të tregonim se kishim fjetur te Camila, por gjithsesi do të mund të tregonim shumë nga gjërat që kishim mësuar nga intelektuali i gjithëdijshëm.


37


38


Alfred Lela/ Foto: Armand Sallabanda

Rrok Mirdita

sipas Ungjillit

Një profil “biblik” për arqipeshkvin e dioqezës së Tiranës dhe Durrësit, Monsinjor Rrok Mirditën. Rrugëtimi i tij nga fshati i vogël Këllezë në Ulqin për në Zarë, Zagreb e më pas shpërngulja në New York. Viti 1993 dhe emërimi papnor që e ngriti në krye të kishës metropolitane në Shqipëri Paraqitja Ta pranojmë. Takimi me një njeri të Zotit vjen me njëfarë parehatie. E di se në ligjërimin e tyre edhe ti je njeri i Zotit, por shelbimi kërkon më shumë se një Ave Maria. Bota e tyre gjithë dritë, sipas teje, askund nuk përputhet me tënden e cila vazhdimisht është në kërkim të ekzorcizmit i cili, po ashtu kërkon ndërmjetësimin e tyre. E njëjta ndërdyshje të kaplon para takimit me Monsinjor Rrok Mirditën, arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit. Është e martë 1 nëntor, Dita e Gjithë Shenjtëve dhe Monsinjori i gëzohet një dite tjetër. Kur e pyes a pushojnë njerëzit e Zotit, ma kthen se në fund të nëntorit do të udhëtojë për në Amerikë ku jeton familja e tij dhe kjo do t’i shërbejë edhe si kohë pushimesh. Në një skrivani të madhe ngjyrë mohagan shfaqen krenarë dy flamuj: i kuqi me shkabën e zezë dykrenëshe dhe tringjyrëshi me 50 yjet e shteteve amerikane. Sigurisht, në mes tyre qëndron skulptura e një kryqi. Edhe më i madh se simbolet e dy shteteve i ngjan një mali mes dy kodrash. Ndoshta është aty si për të thënë se në botën e një kleriku shpirtërorja ngrihet më lart se konvencionet. “I pari më

ka zgjedhur, - thotë për flamurin shqiptar, - ndërsa të dytin, amerikanin, e kam zgjedhur”. Është qytetar amerikan dhe ka jetuar në Tokën e Mundësive për më shumë se 20 vjet. Ende i ruan kujtimet e kohëve amerikane: qendrën katolike në Bronx dhe në famullinë në Hartsdale. Tani Katedralja e Shën Palit në Tiranë është streha e tij e re. Kjo ngrehinë është shenjë jo vetëm e asaj sesi ka lëvizur komuniteti katolik, por gjithë Shqipëria bashkë me të. Edhe kujtimet e kohëve shqiptare po i afrohen vitit të njëzetë. Por Imzot Rrok Mirdita nuk i mat me vite, por punë të mira ditët e tij mbi këtë tokë. Flet sesi kanë ecur gjërat që nga viti i largët 1993, kur seli e tij u bënë ndërtesat prej druri që njiheshin si ‘vilat gjermane’. Mbi ne dëgjohen kumbonat. Gjërat, me sak, kanë lëvizur në këtë vend. Sido që t’i masësh, me vite a me punë. Hera e fundit e kumbonave ishte viti 1967. Atë vit ato u zëvendësuan me çangat që zgjonin çdo mëngjes repartet ushtarake dhe punëtorët e fabrikave. Kur pushoi kumbona e ia nisi çanga, filloi edhe lindja e Njeriut të Ri e vdekja e Njeriut të Lirë.

39


40


I. Gjeneza Rroku, i biri i Kolës dhe Lulës, u lind më 28 shtator 1939 në fshatin Kllezën të Malit të Zi, një fshat katolik shqiptar i mbetur në Republikën e vogël sllave të jugut pas copëtimit të trojeve shqiptare nga Konferenca e Londrës. U lind në ndërkohën kur mbi botë po binte qielli i plumbtë i Luftës së Dytë Botërore. Bota u bë kështu një fshat në luftë, por asokohe, fëmijë, ai kuptonte më shumë nga katundi i tij sesa nga bota. Dinte kishën e Këlleznës dhe rrënojat e kishave të Shasit, Arrën e Madhe nën hijen e së cilës recitonte Fishtën dhe shtigjet që të çonin në shkollën fillore; edhe kjo në një fshat tjetër. Aty, në atë fshat shqiptar të shndërruar në fshat ndërkufitar, rrodhën, fëminore, vitet e para të jetës. Më vonë e mësoi edhe kuptimin e emrit të fshatit të tij të lindjes. Këllezën vinte nga kishat e shumta të fshatit dhe ishte një bastardim i latinishtes ecclesiae. Ish lindur në një fshat me kujtime kishash dhe ndoshta ato, trusnia e familjes dhe meshat e të dielave e shtynë Rrokun fëmijë drejt veladonit. Nëse ai nuk e mban mend kështu gjithë këtë, dëshmon edhe më shumë se kjo ish thirrja për të. Prej atje nalt.

II.

Pagëzimi Pagëzimin nuk ka si ta mbajë mend. Por, mund ta imagjinosh skenën në një kishë të vogël katolike në Këllezën të Ulqinit: ujin që rrjedh i kthjellët dhe i shenjtë mbi kryet e vogël të kërthiut. (Duket sikur ka një lidhje mes qashtërsisë së atij uji dhe kthjelltësisë me të cilën fjalët rrotullohen e bëjnë ligjëratë në gojën e priftërinjve katolikë shqiptarë.) Prindërit janë aty: Kola është krenar se në derë të kishës hyn edhe një Mirditë tjetër; ndërsa Lula, se fëmija që sot e tej asht n’dor t’Zotit. Të pagëzohesh që fëmijë është sikur të mungosh në pagëzimin tënd: vetëm fizikisht e ndien atë. Pas të rrëqethurës nga uji i ftohtë pagëzimi vjen si shenjë nga prindërit apo si një shënim në librat e kishës. Por fëmija që bëhet prift zgjedh ta përsërisë pagëzimin e tij nëpërmjet pagëzimeve të të tjerëve. Sa herë uji i kthjellët rrjedh prej enës së argjendit mbi krye fëmijësh, Imzot Rrok Mirditës duhet t’i shkojë mendja në fshatin e lindjes, në Këllezën, dikur në vitin e largët 1939.

III. Të nxënët Rroku fëmijë vazhdoi të jetonte në Këllezën, fshatin e kujtimeve me kisha, por Këllezna tani ishte në Jugosllavi. Vitet e shkollës përkuan edhe me ardhjen në pushtet të komunistëve. Po ndesheshin kështu në botën e fëmijës që donte të bëhej prift, dy botë që shtyheshin me njëra-tjetrën: Komunizmi ateist dhe Krishterimi. I pari u mundua të fitonte mbi të dytin me mjete fizike. I dyti fitoi me metoda shpirtërore. Kur mbaroi filloren dhe shkoi të regjistrohej në gjimnazin e Zarës, drejtori i shkollës, njëkohësisht agjent i UDB-së, refuzoi t’i jepte dëftesën me

shpresë se Rroku do të ndërronte mendje sa i takon shkollimit fetar. Kujton: “Vetëm që të shkonim në shkollë duhej të ecnim rreth një orë e gjysmë më këmbë. Kalonim një mal për të arritur te shkolla dhe kjo gjë duhej bërë përditë. Në kohën e dimrit, kur shkurtohej dita, shpesh ktheheshim në shtëpi në mbrëmje. Natën kalonim përrenjtë, rrugët e këqija këmbësore, malin... Në kohë me diell apo me shi, rruga jonë ishte e njëjtë. Në atë kohë nuk kishte as drita. Mbanim ndonjë llambë ose mjete të tjera primitive për të ndriçuar. Por shpesh na mungonte nafta ose vajguri. Vetëm gjatë natës ne mund të përgatiteshim për të nesërmen për në shkollë.” Rrugët e të nxënit e çuan më pas Rrok Mirditën në Fakultetin Filozofik-Teologjik në Zagreb.

IV.

Mrekullia e parë Me Dom Simon Filipajn është njohur kur ishte fëmijë. I kishin shtëpitë ngjitur dhe në Këlleznën e vogël hyrje-daljet e bashkë me to edhe të renë e të veçantën, është e lehtë t’i dallosh. Në vitin 1946, kur Rroku ishte 7 vjeç, Dom Simoni u kthye në fshatin e lindjes pasi kishte përfunduar seminarin 8-vjeçar në Shkodër, duke qenë se kishte nënshtetësi jugosllave. Dom Simon Filipaj, përkthyesi i parë i Biblës në shqip, u bë kështu modeli i tij i parë në jetë. E mban mend si njeri të veçantë, të dashuruar me Shkodrën dhe Shqipërinë. Kujton gjithashtu netët e gjata të dimrit, kur të gjithë mblidheshin dhe dëgjonim Dom Simonin tek recitonte, tregonte ndodhi e histori të ndryshme. Edhe më interesant bëhej kur deklamonte Lahutën e Malcis, së cilës i dinte përmendësh gjysmën e vargjeve. Për Rrok Mirditën, Dom Simon Filipaj, me oratorinë dhe diksionin e kthjellët, ishte dritarja që shihte nga gjërat e epërme. Dëshira për t’u bërë prift u forcua edhe më shumë pas takimeve më të shpeshta me Dom Simonin. Ai u bë modeli udhëheqës, jo vetëm shpirtëror, por edhe i shqiptarit të plotësuar. Nëpërmjet Dom Simonit, Rrok Mirdita kërkonte edhe t’i shpëtonte veçimit e diskriminimit të shqiptarit në Jugosllavi. U thoshin se ishin të barabartë me të tjerët, por nuk e ndiente këtë. Këtë barazi për shqiptarët e kërkonte te Krishti.

V.

Largimi Atij iu kërkua të ikte, të shpërngulej bashkë me grigjën e vet. Jo si shenjë e heqjes dorë, por si shenjë e vullnetit të Zotit se shqiptari lëviz, vendoset e zhvendoset, por fijet e gjakut të tij nuk shprishen. Ishin vitet ’70, kur shqiptarët e Malit të zi shpërnguleshin nga Jugosllavia në kërkim të ëndrrës së tyre. Shkonin fillimisht në Itali për të plotësuar dokumentet e për t’u hedhur në Amerikë: në New York e Detroit, kryesisht. Me rritjen e numrit të emigrantëve nga këto treva shqiptare, Dom Zef Oroshi i kishës katolike shqiptare ‘Zoja e Këshillit të Mirë’ në New York kishte nevojë për ndihmë. Besimtarët qenë shtuar, ashtu si vitet në pemën e jetës së tij. Kardinali Cook i shkroi një letër Arkipeshkvit të Tivarit, ku i kërkonte një prift për në New York. Pas një procedure që zgjati dy-tre vite, Arkipeshkvi i Tivarit zgjodhi Dom Rrok Mirditën. Vitet

41


në New York i kujton si më të veçantat. Ai nuk ishte vetëm prifti që mbante në rend punët e shpirtit, por edhe meshari i misionit kombëtar. Kisha e tij ishte qendër kulture përveçse strehë përshpirtjesh. I mban mend tek vinin të gjithë: katolikë, muslimanë e ortodoksë dhe po ashtu si të gjithë bashkë ndihmuan që shqiptarët të ngrinin kishën e tyre prestigjioze në Hartsdale.

VI.

Rikthimi Shqipërinë e vizitoi së pari në vitin 1991, gjatë një udhëtimi të rastësishëm, teksa ndodhej në Mal të Zi. Një mik i ofroi të hidheshin matanë kufirit. Shqipëria sapo kishte filluar të dilte nga mjegulla e terrorit komunist dhe të hapej ngadalë me botën. Rikthimi i madh do të ndodhte dy vjet më vonë, kur mori një telefonatë nga Kardinali i New York-ut, O’Conor, i cili iu drejtua me fjalët Shkëlqesi... I tha se Ati i Shenjtë, Papa Gjon Pali II, e kishte emëruar arkipeshkv të dioqezës Tiranë-Durrës. Ishte Krishtlindja e vitit 1992 dhe ai ishte 53 vjeç. Shqipërinë e gjeti mes rrënimit shpirtëror dhe material. Ipeshkvia u vendos te ‘vilat gjermane’. Nuk mund t’i shpëtonte krahasimit mes New York-ut dhe Tiranës, kishës në Bronx dhe strehës së përvuajtur shqiptare. Nuk mund të mos i kujtoheshin gjithashtu përgëzimet e shumta të kolegëve në New York teksa i thoshin se ai ishte arkipeshkv i kryeqytetit të një vendi. Por ndoshta te kjo thyerje, te ky rrënim qëndronte edhe thelbi i sfidës së tij dhe të thirrjes që kishte përqafuar. Ai ishte rikthyer në vendin e tij, sepse aty e kishin hedhur rrugët e Zotit. Të pafundmet.

VII.

Mrekullia e dytë E kujton kështu atë meshë të parë në tokën shqiptare në fshatin Shkrel të Malësisë së Madhe në vitin 1991: “Besimtarët i afroheshin kishës si përrenj me ngjyra”. Ajo përballja e fillimit Komunizëm-Krishterim ishte në shkëmbimet e fundit. Njëra palë ishte në grahma e tjetra po ringjallej. Enver Hoxha kish bërë shumë për ta zëvendësuar Zotin me kultin e tij, por ata përrenj me ngjyra që përshkruan Monsinjor Mirdita ishin dëshmi se beteja qe humbur. Ata vinin në trumba te kisha e fshatit, ose më saktë te rrënojat e saj, e ndiznin qirinj. Kundërmimi i tyre kishtar përzihej me ajrin e atyre maleve, ku katolicizmi ishte tërhequr për t’u mbrojtur nga turqit, komunizmi e gjithfarë armiku. Aty në Shkrel, mes maleve, hija e të cilëve e bënte edhe më të përshpirtshme skenën, çoi meshën e parë në tokë shqiptare. Këtu i kujtuan për herë të fundit dashamirësisht se bënte mirë të largohej sa më shpejt. Sepse rreziku nuk ishte larguar ende. E kaloi kufirin për t’u rikthyer dy vjet më pas, por mrekullia kishte ndodhur ndërkohë.

VIII.

Mrekullia e tretë Enver Hoxha, shefi komunist që e nënshtroi Shqipërinë me anë të terrorit dhe dogmës, që në krye i shpalli armiqtë e tij më të

42

mëdhenj. Priftërinjtë katolikë në një fjalim i etiketoi si “të përgatitur në shkollat më prestigjioze perëndimore, njerëz që kanë atdhe Vatikanin dhe që janë spiunë të tij”. Hoxha shpalli projektin e farkëtimi të njeriut të ri socialist, ateistin që do të vinte nga një proces manipulimesh. I bashkëngjiti këtij projekti edhe maksimën e famshme rilindase feja e shqiptarit është shqiptaria, duke e nxjerrë, sigurisht, jashtë kontekstit kohor e historik. Monsinjor Rrok Mirdita nuk është dakord me sloganin rilindas të keqpërdorur nga komunistët. Ai nuk e pranon se feja e shqiptarit është shqiptaria. Shqipëria është atdheu im, por jo feja, ngulmon ai. Sipas tij, kjo është e tejkaluar dhe nevoja e shoqërisë së sotme shqiptare është krijimi i njeriut të lirë. Atij që i shpëton vargonjve ideologjikë dhe bën zgjedhjet e veta. Këtu, te vdekja e njeriut të ri dhe lindja e njeriut të lirë, por edhe te ndërmjetësimi i fesë për këtë, qëndron edhe mrekullia e tretë.

IX.

Mrekullia e katërt Remzi Lani, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, e sheh Imzot Rrok Mirditën si “njeriun e duhur”. “Ka qenë konservatorizmi që e ka ndihmuar katolicizmin shqiptar që të mbijetojë, si gjatë pushtimit turk ashtu edhe në komunizëm”. Por kjo mbyllje në këto kohë të reja mund të jetë bumerang për katolikët shqiptarë, vëren Lani. Shton se Imzot Mirdita është njeriu i përshtatshëm në krye të kishës për ta mundësuar këtë hapje. Monsinjor Mirdita thotë se kjo hapje ka ardhur me Koncilin e Dytë Ekumenik të Vatikanit në vitin 1965, si për të larguar çdo shenjë triumfalizmi nga personi i vet. Është prift në fund të fundit dhe krenia është një prej mëkateve. A është pra Rrok Mirdita mrekullia e katërt, ai që do ta marrë përdore grigjën katolike shqiptare në një botë që rreket të vetidentifikohet? Në një shekull të ri ku sekularizmi, materializmi, disfatizmi, hedonizmi, fatalizmi e plot izma të tjerë rreken për jetë e dominancë. Që ta provosh këtë, duhet të rrosh e të shohësh. Dhe që të shohësh duhet të besosh.

X.

Trashëgimia Trashëgiminë e Monsinjor Rrok Mirditës mund ta shohësh në kishën Zoja e Shkodrës në Hartsdale, por sidomos në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Arkitektura triangulare e kësaj të fundit u përzgjodh nga ai për të simbolizuar trininë e krishterë të Atit, Birit e Shpirtit të Shenjtë me besimet e shqiptarëve të ndarë në tri degë katolikë, muslimanë dhe ortodoksë. Rrok Mirdita nuk është vetëm këtu shprehës i unitetit. Edhe moton e stemës ipeshkvnore e ka zgjedhur në këtë frymë: Ut unum sint (që të gjithë të jenë një). Për të mos harruar: Ai është shqiptar i Malit të Zi që ka jetuar e punuar në Diasporë, dhe është dërguar në Shqipëri me misionin e ringjalljes shpirtërore. Te ky pluralitet e unitet është trashëgimia e tij dhe te kjo trashëgimi qëndron edhe besimi se Rrok Mirdita është zgjedhja e duhur. Ai që, ashtu si 20 vjet më parë në Shkrel, i sheh tek vijnë “përrenjtë me ngjyra” të atyre që kthehen te Zoti.


43


Jeta në foto Foto nga majtas djathtas: Monsinjor Rrok Mirdita me fëmijët; me Presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova; me Ismail e Helena Kadarenë; me ish-Presidentin amerikan Jimmy Carter; me të vëllanë; me Nënë Terezën; dhe me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, William Rayerson.

44


E gjeni në çdo librari

LIBRI I RI i Spartak Ngjelës

Kujtimet politike të një personazhi që jetoi dhe e sintetizoi si askush tjetër, Shqipërinë e 50 viteve të fundit

epokën e tij. Ngjarje, personazhe, momente historike, ku Në volumin e parë përfshihen dy libra me ngjarjet nga 1957-1975 deri në burgosjen e autorit. Në volumin e dytë, që do të botohet së afërmi, përfshihet periudha 1975-2010, burgu politik dhe ngjarjet pas 1990

45


Pyetë

Me Shqipëri etnike kuptoni një shtet të përbashkët për të gjithë shqiptarët? Jo, faleminderit. Sikur ta kisha unë në dorë këtë gjë, do bëja çmos ta pengoja hëpërhë. Do ishte një entitet jo eficient. Dhe më e bukura është se s’ka nevojë ta pengosh. Është thjesht i pamundur. Hëpërhë, thashë

46


Në këtë rast, po të isha piktor, do gjendesha i sulmuar nga asosacioni i një zhgarravine. Por edhe pa qenë piktor, është e njëjta gjë

Mustafa Nano:

Haxhi Qamilin? E përfytyroj si grua; si kryetare parlamenti Mustafa Nano, ose siç njihet më së shumti, Muçi, nuk është një personazh tipik. Ai sillet e flet sikur është jashtë kohe e më tepër, sikur do të dalë jashtë kohe. Të tilla i ka edhe përgjigjet ndaj pyetësorit të MAPO-s. A është ekstravagant Muçi? Rebel me atipizëm të kërkuar? Një lloj antikonformisti i pafre? Një dandy brenda një trendy që ekziston veç në kokën e tij? Sigurisht që mund të jetë të gjitha nga pak e shumë më tepër. Por Muçi doesn’t care. Përgjigjet e tij, po. 1- Dita e Çlirimit: 28 apo 29 nëntori? S’kam ide. Dhe nuk është se më ha meraku shumë për data. Por nisja e sherrit për këtë punë pa u sqaruar e saktësuar më parë prej historianëve ka qenë një punë e poshtër. 2- Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare? Në fizionominë sociale, po thoni? Po të turqve, sigurisht. Kanë qëndruar gjatë, shumë gjatë, në këto anë. 3- Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim? Nëse me polis kuptojmë polis, asnjë qytet. 4- WikiLeaks, mirë apo keq? Më shumë mirë se sa keq. 5- Gegnishtja apo standardi? Kështu si e shtroni, e kam përgjigjen të lehtë fare: standardi. 6- Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton? Me Shqipëri etnike kuptoni një shtet të përbashkët për të gjithë shqiptarët? Jo, faleminderit. Sikur ta kisha unë

në dorë këtë gjë, do bëja çmos ta pengoja hëpërhë. Do ishte një entitet jo eficient. Dhe më e bukura është se s’ka nevojë ta pengosh. Është thjesht i pamundur. Hëpërhë, thashë. 7- A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë? Nëse me Shqipëri kuptoni Republikën e Shqipërisë, jo. 8- A ka pasur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë? Keni edhe më mbrapa pyetje të tilla me humor? 9- Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës…? Në këtë rast, po të isha piktor, do gjendesha i sulmuar nga asosacioni i një zhgarravine. Por edhe pa qenë piktor, është e njëjta gjë. 10- Ballist, i Legalitetit, partizan apo asnjanës? Legalist, por në kuptimin politiko-kulturor të termit. 11- A ishte Partia Komuniste Shqiptare vepër e jugosllavëve? Jugosllavët ndikuan bajagi, por ishte në logjikën e lëvizjeve komuniste, që kjo të ndodhte. Në këtë kuptim, më bën më shumë përshtypje ndarja nga jugosllavët në fund, sesa subordinimi ndaj tyre në fillim. 12- Në rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin? Ai është një nga personazhet historikë, që më bëhet njësh me ethosin shqiptar. Ka dhe të tjerë, sigurisht, që Shqipëria duket sikur i ka nxjerrë nga rropullitë. 13- Po Mbretëreshën Geraldinë? Ka shkëlqyer me mungesën e vet. Nuk e di nëse do të shkëlqente me praninë. 14- Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa?

47


Diaspora ka luajtur një rol në fillim të shekullit të shkuar. Por tani e shoh të shushatur, të çoroditur, të çorganizuar. Dhe më mirë që është kështu. Edhe një Diasporë vitale do na duhej neve!

48


Kam qenë tifoz me Partizanin. Prej Panajot Panos, të cilin e kam parë me sytë e mi në dy vitet e fundit. Dhe e mbaj mend si luante. 15- A është frymëzuese figura e Krishtit? S’do mend. Tok me atë të Muhametit. Janë bërë luftëra pafund në emër të këtyre figurave. Dhe vazhdojnë të bëhen. 16- Nëse do i përballnit si simbole fetare, historike, sociale por edhe kulturore, cili ka ndikuar më shumë historinë e njerëzimit, Krishti apo Muhameti? Më duket se Krishti, por jo për shkak të dominimit të Perëndimit në pjesën më të madhe të historisë. Krishtërimi është vetëm një pjesë e qytetërimit perëndimor. 17- Bestytnitë; i njihni, i sundoni apo ju sundojnë? Të gjithë kemi momentet tona bestyte. 18- Si do e përkufizonit Haxhi Qamilin? E përfytyroj shpesh si grua, si kryetare parlamenti. 19- A është Gjergj Kastrioti mishërimi i pragmatizmit dhe njëkohësisht indiferencës fetare të shqiptarëve? E dini? Po vë re që shqiptarët e sotëm nuk janë dhe aq indiferentë. Kohët e fundit po vihet re një eksitim i fortë fetar këtej nga anët tona. 20- ‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë’…premtim romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë? Diaspora ka luajtur një rol në fillim të shekullit të shkuar. Por tani e shoh të shushatur, të çoroditur, të çorganizuar. Dhe më mirë që është kështu. Edhe një Diasporë vitale do na duhej neve! 21- Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar? Jo, përkundrazi, mendoj se duhet ta riaktualizojmë e kontekstualizojmë këtë kredo, por jo domosdoshmërisht në kurriz të feve. Do doja që shqiptarët të ndiheshin shqiptarë më së pari, e pastaj myslimanë apo të krishterë. 22- Për këtë diell! Për ideal të Partisë! Për nder të familjes; Për Shqipëri apo, Për Zotin? “Për këtë dhé e për këtë qiell”, është më mirë. Megjithëse pjesa e dytë e be-së, të çon prapë atje, në qiell. 23- Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse? S’më kish shkuar mendja. Në fakt, nuk më duket gjithnjë

kështu. Edhe dueli njihet. Gjergj Elez Alia në duel ka dalë. Me bajlozin. Por pusia, ndoshta keni të drejtë, duhet të jetë më e pranishme si mise-en-scène folklorike. Pusia na shkon ne shqiptarëve më shumë se dueli. 24- A është Kanuni, libri më pak i lexuar dhe më shumë i interpretuar ndër shqiptarë? Me siguri, po. 25- A keni menduar ndonjëherë ‘ky vend nuk bëhet’? Jo, shprehja “ky vend nuk bëhet” nuk më pëlqen. Por mendoj gjithnjë ashtu si Berluskoni mendon ndonjëherë për vendin e vet, d.m.th., që “ky është vend muti”, gjë që në thelb mund të jetë e njëjta gjë. 26- Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni? Jooooo, emocione të tilla të skajshme provoj në situata të tjera. Slogane të tilla më lënë indiferentë. Fare indiferentë. Mund t’më ngacmonin, ndoshta, në një situatë të ndezur luftarake. 27- Poet Kombëtar: Fishta apo Naimi? Pse? S’e di ç’d.m.th., poet kombëtar. 28- Ç’do të thotë për ju ‘e djathtë’ dhe, a ekziston e djathta shqiptare? Nuk ka në Shqipëria as parti të djathtë, as parti të majtë. Ka tek-tuk njerëz të majtë e të djathtë. 29- A shihni vazhdimësi të PPSH-së në PSSH? Jo. Një optikë të tillë të thjeshtëzuar ka rrezik të mos e kam pasur as në vitin 1991. 30- 1913, 1939, 1944, 1997…cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë’? Për mua, çdo vit që ka shkuar është i mbrapshtë. Përfundim trishtues? Po, e di, por ja që kështu e mendoj. Shpresoj që vitet që do vijnë të jenë të ndryshëm. 31- Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë? Do mbijetojë, por mundësitë për të bërë biznes me të do të jenë më të vogla. 32- Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni, dhe kujt? S’kam ndonjë pyetje të tillë. Ose kam vazhdimisht. 33- Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë? Shihni përgjigjen nr. 30.

49


Më thuaj si qesh, të të them si je Një profesor japonez ka shpikur një makinë që mat të qeshurat dhe njësinë e matjes së tyre ’ha’ për të përcaktuar përmes këtyre dy mjeteve nëse e qeshura e dikujt është e çiltër, cinike apo tallëse. Sapo truri vë re diçka zbavitëse, diafragma vihet në lëvizje, shpjegon Joji Kimura, profesor i shkencave të komunikimit në Universitetin e Osakës. Pajisja e ndërtuar prej tij mat 3000 herë në sekondë sinjalet elektrike që lëshon trupi kur qesh. Kjo shpeshtësi lejon të përcaktohet nëse dikush qesh me gjithë zemër apo sa për të thënë, çiltërsisht apo me ironi e cinizëm. E qeshura e fëmijëve është më spontane, thotë profesori, me mesatarisht 10 ‘ha’ në sekondë, pra dy herë më tepër se të rriturit, të cilët e humbin spontanitetin dhe e gjykojnë më parë çështjen nëse duhet qeshur në disa gjendje ose jo. Profesori dallon katër etapa te e qeshura: qeshja e përmbajtur, dalja jashtë normës, e qeshura me gjithë zemër dhe shpërthimet e të qeshurave. Të kuptosh mekanizmin e kalimit nga një fazë të tjetra do të thotë të zbulosh një nga të fshehtat e shpirtit njerëzor sepse, për profesorin, e qeshura të lejon ta rinisësh diçka me këmbën e mbarë, ashtu si ristartimi i kompjuterit

50

Nëse një Twitter të ndryshon jetën; ja historitë e shumta nga mikroblogjet Ashtu si Facebook, Twitter ka lançuar faqen e historive, për të mbledhur ngjarjet më të çuditshme, intrigante dhe zbavitëse që janë jetuar përmes rrjeteve sociale në140 shkronja të mesazheve. TWITTER i përgjigjet Facebook, ose të paktën përpiqet. Shoqëria e drejtuar nga Dick Costelo ka lançuar në fakt Twitter Stories 1, ku mblidhen dhe ofrohen historitë më intrigante të treguara nga përdoruesit e tweet. Projekti u lançua në shtatorin që kaloi. Dhe si i tillë përfaqëson përpjekjen e disatë për të riorganizuar përmbajtjen e publikuar nga përdoruesit, në mënyrë të tillë që të ofrojë një histori më atraktive, të përmbushur, dhe jo më me 140 karakteret e gjithëhershme të lançuar nga cyberspace në orët më të pamenduara dhe nga vendet më të paimagjinuara. Lilly është në jetë falë Twitter. Më shumë se një histori duket si një përrallë për fëmijë. Dhe për ta shkruar ka menduar Mark Hayward, i cili së bashku me të shoqen vendosi të


kujdesej për një qen të braktisur, Lilly, tashmë në fund të jetës. Markut i erdhi ndërmend t’i dërgonte një tweet Alyssa Milanos, një aktore e njohur dhe aktiviste e organizatës PETA (Njerëz për trajtimin etik të kafshëve). Pas gjysmë ore, dhe falë interesimit të Alyssa-s, e cila e ricikloi kërkesën për ndihmë fansave të saj, Lilly mundi të kishte të gjitha kurat e duhura për të shpëtuar. Më mirë se psikologu. Kur nisi të publikonte, për Natasha Badhwar “Twitter ishte një formë terapie”. Dhe sot ajo shton: “Edhe tani, kur kam një moment të bukur ose zbavitës, ndez kompjuterin dhe e ndaj virtualisht me të tjerët”. Vëzhgimet e saj të shkurtra u kanë bërë përshtypje shumë përdoruesve të Twitter, që në masë janë bërë fansa të Badhwar. Natasha më pas krijoi online një blog, duke gjetur në këtë mënyrë në cyberspace atë dimension të lirisë që në vendin e saj, në Indi, nuk e ndiente ta kishte.

Lindin monitorët e vegjël, televizioni tani online

Dhe tani televizionin do ta shohim në YouTube. Ndërmarrja e themeluar 6 vjet më parë nga Chad Hurley pak ditë më parë ka bërë publik projektin më ambicioz: të lançojë duke filluar pas një jave; jo pak, por 100 kanale televizivë në web, me përmbajtje origjinale, të realizuar me partnerë si Wall Street Journal, yje si Madonna, aktorë si Ashton Kutcher dhe revista online si Slate. Google, që ka në pronësi YouTube, ka vendosur në këtë mënyrë të spostojë kartën fituese të YouTube, i lindur si video shpërndarëse dhe që ofronte përmbajtje që ricikloheshin nga përdoruesit, do të kalojë drejt botës së televizionit, edhe pse si një televizion krejtësisht i ri, gjithçka në web dhe plotësisht në bazë të kërkesave. Pjesa më e madhe e 100 kanaleve do të jetë online deri në fund të 2012-s. Nën përkujdesjen e YouTube është produksioni i afërsisht 25 orëve program të

përditshëm, mbështetur nga sponsorë dhe partnerë dhe nga një investim nga ana e Google, prej 100 milionë dollarë. Shumë kanale do të jenë tematikë, dhe shumë të tjerë do të shfaqin personalitete, mes të cilëve Anthony Zuiker; reperi Jay-Z; aktori Rainn Wilson; Madonna, e cila po punon për realizimin e një kanali të quajtur DanceOn; dhe kampioni i skateboard, Tony Hawk. Përgatiti: Sabina Veizaj

Pjesa më e madhe e 100 kanaleve do të jetë online deri në fund të 2012-s 51


52


Politikisht (jo) korrekt

Alfred Lela

Tirana, Blair, Campbell Britanikëve që vijnë në Shqipëri për turizëm, biznes a çfarëdo, duam-s’duam, u veshim atë mantelin shtegtar të Child Harold-it

A

rdhja e Alastair Campbell-it në Tiranë, 12 vjet pasi kryeqytetin shqiptar e kish shkelur ish-shefi i tij, Tony Blair, përbënte më shumë se një takim me të dytin në radhë, një mundësi për t’u dhënë perspektivë dy kohëve e dy personazheve. Blair vinte në Shqipëri në pranverën e 1999-ës si Zot lufte, njëfarë Marsi që e kish mbushur qiellin me bomba e përshkënditje avionësh që kushtonin sa PBB-ja e ndonjë vendi ballkanik. Kësaj radhe, ushtritë e anglezëve, ndryshe nga ato të fillimshekullit të shkuar, ishin vënë në mbrojtje të shqiptarëve. Alastair Campbell mbërrinte në Tiranë si pjesë e një projekti luksoz, të cilat në kohë paqeje ngjajnë rutinë, ndërsa në luftë të pamendueshme. Eminenca gri e ish-kryeministrit britanik do t’u fliste profesionistëve të rinj shqiptarë për strategjitë e marketingut e të PR-it. Turma nuk ishte e njëjta, gjithsesi. Në një prej sallave të Hotelit Rogner, po të gjykosh nga çmimi i biletës, 230 euro për person, 100 vetë përbënin një mizëri. Kur erdhi Blair, veshur kuqezi, si për asosacion

me ngjyrat kombëtare të shqiptarëve (Campbell patjetër që ka patur gisht në këtë zgjedhje), mijëra vetë ishin mbledhur në sheshin para Kryeministrisë. Turma nuk ishte Baker-iane, por edhe nëse e quan Blair-iane nuk mund të të merret si eufemizëm. Për të mos lënë pa përmendur një asosacion tjetër. Britanikëve që vijnë në Shqipëri për turizëm, biznes a çfarëdo, duam-s’duam, u veshim atë mantelin shtegtar të Child Harold-it. Na pëlqen mënyra me të cilën poeti i shquar anglez e ka parë e përshkruar vendin tonë. Një anglez, bartësit të asosacionit i duhet sall pak arsimim dhe vëmendje, është pashmangshëm edhe një poet shtegtar. Anipse, sipas rastit, ti mund t’i veshësh atij edhe maska të tjera: Ai mund të jetë Julian Amery apo Norman Wisdom, John Lenon apo David Beckham. Mund të jetë, sigurisht, edhe Amy Winehouse apo tifozët e zhurmshëm anglezë që bashkë me pasionin për futbollin, kur vijnë në Tiranë rrisin edhe xhiron e birrës lokale. Alastair Campbell mund të jetë të gjitha këto bashkë, por ai më shumë se gjithçka është, epo, Alastair Campbell. I tillë vjen në Tiranë me vetësigurinë britanike, një palë pantallona me xhepa allasoj që në

Europën kontinentale janë parë si… shumë british dhe, sigurisht, i rrethuar me aurën e dikujt që ka parë botë me sy, por edhe ua ka paraqitur botën të tjerëve. Të ndryshuar dhe…le të themi, campbell-iane. Në fund të fundit, kjo është ajo çka bën një spin doctor: ai nuk krijon ngjarjet, por iluzionin e tyre. Alastair Campbell vjen vonë, në një takim të parashikuar për në 9:30 të mëngjesit. Duket se mungesën e korrektësisë do ta shlyejë me njëfarë nguti në të folur. Kur merr fjalën fillon e ankohet se nga fortafolësit, bashkë me zërin e tij, vjen edhe një këngë. Më vonë, si një këngëtar rock-u, hyn në atmosferë dhe bëhet vetë atmosfera. Vazhdon të jetë një rock star, jo vetëm në lëvizje, por edhe vetëdije. Kërkon ujë nga shishja e dikujt kur i mbarohet i tiji. Flet për luftën në Kosovë dhe krizat e brendshme me të cilat i është dashur të ndeshet. I hedh sytë nga gratë në sallë. Ndoshta pyet veten, a mundet ai, Alastair Campbell, burri që ka manipuluar botën duke e bërë të besojë, qoftë edhe përkohësisht, se në Irak gjenden armë të shkatërrimit në masë, duke e futur në luftë, të… Ky, në fund të fundit, është instinkti i një spin doctor-i. Not just any spin doctor. The Spin Doctor.

53


Shënime udhëtimi Një udhëtim në një pikë të vogël të Europës, ku lidhen nyjë kufijtë e tri shteteve: Luksemburgut, Gjermanisë dhe Francës. Fshati ku u nënshkrua Marrëveshja e Schengen-it dhe si po përfiton kjo komunë verëbërësish nga fama europiane 54


F

shati Schengen duket sikur është krijuar për të personifikuar atë lidhjen e pabarabartë mes famës së madhe dhe shtatshkurtësisë gjeografike. Ciceroni i Europa Centre, muzeut të Marrëveshjes Schengen, si për të ilustruar këtë, kujton një keqkuptim të kryeministrit të Sllovakisë kur pyeti për popullsinë e Schengen-it. Pesëqind e gjashtëdhjetë ishte përgjigja. Oh, kaq është edhe popullsia e Bratislavës! Bëhej fjalë në fakt për një fshat në kufirin mes Luksemburgut, Francës e Gjermanisë me, as më pak e as më shumë, por 560 frymë. Popullata e Bratislavës m’anë tjetër matet me njëmijëfishin. Schengen-i me një shëtitore anash lumit dhe një rrugë automobilistike në anët e së cilës shtrihen shtëpi dy a trekatëshe në uniforma bardhegri, nuk ka një hotel ku mund të qëndrosh. Por ka një kështjellë, ku poeti francez Viktor Hygo qëndroi në vitin 1871. Këtu ngre krye edhe një tjetër shenjë fati e fshatit piktoresk luksemburgas. Viktor Hygo mbahet si ndër të parët personalitete që kanë ëndërruar dhe artikuluar idenë e Europës së bashkuar. Më shumë se 100 vjet pas kalimit të tij në Schengen, po aty, krerët e pesë shteteve europiane nënshkruan marrëveshjen që u bë baza e një Europe pa kufij. Schengen-i pra, nuk është më shumë se një ‘shprehje gjeografike’, për të përdorur një frazë të Bismarckut, por fshati doli jashtë kufijve të vet kur, në vitin 1985, në një anije mbi lumin Mozel që shënon edhe kufirin mes dy superfuqive europiane, Francës e Gjermanisë e një quasishteti, Luksemburgut, u nënshkrua Marrëveshja e Schengen-it. Ishin pesë nga dhjetë vendet e Komunitetit Ekonomik Europian që e nënshkruan Marrëveshjen më 14 qershor 1985. Pakti ishte hapi i parë për një Europë pa kufij ose rikthimi në rendin normal të gjërave në kontinentin e vjetër të para Luftës së Parë Botërore, ku mund të udhëtoje pa pasaportë nga Parisi në Shën Petërburg. Marrëveshja u nënshkrua në

anijen Princess Marie-Astrid në një pikë të lumit Mozel, ku takoheshin territoret e Francës, Gjermanisë dhe Luksemburgut. Firmëtarët ishin Belgjika, Franca, Luksemburgu, Holanda e Gjermania Perëndimore. Si rezultat, pikat kufitare mes pesë vendeve nuk kërkonin pasaporta, duke lejuar kështu lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Ky ishte një moment kyç në zhvillimin e idesë së integrimit europian. Dhjetë vjet më vonë, Spanja dhe Portugalia iu b a s h ku a n kë t i j p r o j e kt i d h e ko n t r o l l e t ku f i t a r e u h o q ë n plotësisht. Tani zona ‘Schengen’ përfshin 25 vende europiane, ku bëjnë pjesë 22 vende të BE-së plus Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrën.

Britania dhe Irlanda kanë mbetur jashtë zonës ‘Schengen’. Vendet anëtare lejohen të ushtrojnë kontrolle në kufi vetëm kur ekziston një kërcënim për rendin publik. -Superstrada që lidh qytetin e Luksemburgut me Schengen-in i ngjan një rruge qumështi në tokë. E mbrothëta e stinës shtrihet anembanë dhe bëhet rend i gjërave: zhurmë nuk ka, a thua se jeta jetohet vetëm së brendshmi. Është fund tetori, por e blerta vazhdon të jetë ngjyra sunduese, që hahet e s’ndahet me të artën e një vjeshte që këtej pari mbërrin, si çdo gjë tjetër, sikur është në anët e veta. Në të majtë duken vreshta ku baraslargësia mes hardhive të bën të dyshosh se

55


anërruga nuk është reale, por një billboard i stërmadh me një shajni supreme europiane. Rruga diku vjen e bëhet e teposhtë dhe përballë shfaqet Mozeli. Një lumë që i shkon një vendi europian: nuk është impozant si një lumë i Amerikës së Veriut, por as i egër e i pasistemuar si një lumë afrikan. Kjo thjeshtësi e bën të pabukur. Është i sistemuar si një kanal i madh vaditës dhe duket sikur e gjithë historia e tij shtrihet brenda shtratit të cilin nuk e lë kurrë. Ndanë tij është rruga automobilistike, e sipër kësaj shtëpi gjermanike, pullazet e të cilave kanë një mbulojë gri të përshtatshme për dimrat e ashpër të Europës Qendrore. Në kodrat e buta hardhitë e rrushit të varieteteve të ndryshme ndjekin njëra- tjetrën në rresht. Gati sa nuk pyet veten: Ç’do një element dionisiak si vreshtat, kantinat e vera në këtë pjesë të botës, ku rregulli dhe përkora janë këmisha e hekurt zeusiane mbi çdo gjë? E hekurt si ajo kolonada e përbërë nga tri shtylla, shtatin e të cilave e ndërpresin zgavra yjesh. Çeliku i ndryshkur nga shiu dhe ndërrimi i stinëve ngjan me tri

56

gryka topash të kthyer nga qielli. Këtu e kupton simbolikën e çelikut: Luksemburgu është një prej prodhuesve më të mëdhenj të çelikut në Europë dhe te ky mineral qëndron edhe sekreti i rolit të këtij minishteti në punët e Europës. Bashkimi Europian erdhi së pari si ESCC (European Steel and Coal Community) dhe Luksemburgu ishte ndër shtetet themeluese të paktit të parë kontinental, duke u bërë në vazhdim një protagonist i përhershëm i projektit të bashkimit. Çeliku, tani bekimi i Luksemburgut, dikur ishte mallkimi i tij. Gjermania naziste, ndër lëvizjet e para hegjemoniste pati pushtimin e Luksemburgut, pikërisht për shkak të nëntokës së pasur. Çeliku përdorej në fabrikat e prodhimit të armëve dhe tankeve. Këtë dualitet duket se shprehin edhe tri kolonat e hekurit në breg të Mozelit: ato janë gryka topi nga e shkuara dhe pemë të paqes së të ardhmes. Nën këtë shenjë e këtë emër, fshati i vogël në pikëtakimin e shteteve, vazhdon jetën e tij. Aty mund të gjesh deri edhe verëra që janë pagëzuar ‘Marrëveshja e Schengen-it’, por edhe kujtimin e keq të kalimit të nazistëve.


Historia Schengen-i është një fshat i vogël verëbërësish dhe një komunë në këndin më juglindor të Luksemburgut afër trepikëshit ku takohen kufijtë e Gjermanisë, Francës dhe Luksemburgut. Fshatra të tjera brenda komunës janë Remerschen dhe Wintrange. Fshati Schengen u bë i famshëm më 14 qershor 1985, kur aty u firmos Marrëveshja e Schengenit. Për të përdorur famën e emrit, këshilli i Komunës së Remerschen-it, më 18 janar 2006 votoi një ligj që e shndërronte emrin në Schengen. Dhoma e Deputetëve e votoi ligjin më 13 korrik 2006, duke lejuar ndërrimin e emrit dhe, më 30 gusht ligji hyri në fuqi, duke e ndërruar emrin e komunës nga Remerschen në Schengen duke filluar nga 3 shtatori i vitit 2006. Kështjella e Schengen-it është ndërtuar në vitin 1390, por u rindërtua plotësisht në shekullin e 19-të. Tani është kthyer në hotel dhe në sallë konferencash.

4 fakte Ish-presidenti francez, François Mitterrand njëherë e pat quajtur Schengen-in “një fshat të vogël sharmant diku në Holandë”. Ai e kishte gabim dhe banorët e irrituar të Schengen-it e bombarduan Miterrand-in me letra, ku i kujtonin gjeografinë e tij të keqe. Gjermanët kanë emrin më të përshtatshëm për vende të tilla: dreieck-një pikë ku takohen tri territore. Schengen-i mund të jetë pamohueshëm Luksemburg, por Gjermania e Franca janë një të hedhur guri larg. Château de Schengen, e përmendur nga Victor Hugo pas një vizite në vitin 1871, u kthye në hotel duke i dhënë fund kështu mangësisë kronike të bujtinave për turistët që vizitonin fshatin ku u firmos Marrëveshja e famshme. Transporti lokal ka edhe anën e tij historikoromantike. Një anije udhëtarësh me emrin Princesse Marie-Astrid i bie poshtë e lart Mozelit gjatë muajve të pranverës dhe verës. Ky është një rast i mirë për tifozët e përkushtuar të integrimit europian.

57


Kodra mbas bregut

Ardian ndreca

Nji vjeshtë e nxehtë me shumë ndodhina Po në Shqipni çka ka ndodhë në ketë muej? Scaramouche e Pulcinella, Pulcinella e Scaramouche

T

etori kaloi si kalë çalë, tue lanë mbas vetes nji mori me ngjarje. * * * Me 7 tetor vdiq Ramiz Alia. Iku pa thanë asnji të vërtetë e la mbrapa nji mori me ndjekësa dhe me fansa, disa p r e j t ë c i l ëve u d h ë h i q e s h i n politikisht prej tij. Ramiz Alia më asht duk gjithmonë i pështirë. Diçka e mesme ndërmjet krymit dhe gjarpnit. I padukshëm por i pranishëm, i bezdisshëm me mirësjelljen e tij, i papërballueshëm në rrenat e tija. Atëherë kur duhet të ishte burrë shteti qe vetëm nji “cunctator”, ngurrues i pandreqshëm. Dinte me mbërrijtë vetëm me vonesë në takimet me historinë, dhe nuk mbërrijti as edhe nji herë të vetme me folë sinqerisht apo edhe me u pendue për krimet në të cilat qe pjesmarrës aktiv. Mashtrimi i fundit që u përpoq me na ba qe nji palo intervistë post mortem, ku na serviri emisionin e fundit të rrenave. Ramiz Alia i Alo Kafexhisë qe faktor në eliminimin e nji serie shokësh, prej vrasjes të të cilëve

58

përfitoi me ba karrierë. Palaçolleku i zakonshëm shqiptar na e paraqiti si antifashist, në nji kohë që ai mori pjesë aktive në luftën e vërtetë vetëm për nji vit, ndërsa qe për disa dekada funksionar i naltë në regjimin ma gjakatar që ka njohtë historia jonë bashkëkohore. Gjatë jetës nuk qe i famshëm as për nji minut të vetme si partizan, por qe mjaft i rrezikshëm si ideolog purgash dhe si mjeshtër bishtnimesh. Nji vit e pak si partizan mjaftoka me na e shndrit Ramiz Alinë dhe me na ba me harrue dekada me krime? Dijmë me siguri emnat e komunistave që janë eliminue me pjesmarrjen e tij direkte, por nuk kemi të dhana për numrin e fashistave që ka vra apo ka zanë rob! Shpeshherë nji vit u ka mjaftue historianëve tanë komunista me denigrue shumë figura të kombit që, edhe tue pasë marrë pjesë në lëvizjen kombtare apo në shpalljen e Pamvarsisë, nuk e gjetën rrugën e duhun në atë periudhë të errët historike! Due pesi, due misure! Tipike e horave dhe e mistifikatorëve që ka prodhue ajo periudhë. * * * Si zakonisht, me 16 tetor, në Kosovë, budallenjtë e zakonshëm për të cilët historia asht si nji lojë kapuçash, festuen ditëlindjen e nji njeriu të vdekun, e kam fjalën për Enver Hoxhën. Se çka ka ba Enver Hoxha për Kosovën e dijmë të gjithë, megjithatë ata vijojnë me ia festue ditëlindjen. Në fakt në Kosovë përkujtojnë edhe vrasjen e Sulltan Muratit, i cili paska sjellë civilizimin, ani pse u ka marrë lirinë për disa shekuj. Njerëz të tillë, të vdekun shpirtnisht janë vorre të hapuna që i kemi në dy anët e rrugës, dhe si të tillë janë të autorizuem me festue ditën e vdekjes së Enver Hoxhës dhe të Sulltan Muratit. Ka frymorë, për të cilët liria asht nji peshë e papërballueshme. * * * Me 20 tetor afër Sirtes, në Libi, u kap dhe u vra diktatori Muammar bin Mohammad bin Abdussalam bin Humayd bin Abu Manyar bin Humayd bin Nayil al Fuhsi Gaddafi. Emën i gjatë si agonia 42-vjeçare

e popullit të tij. Më bani përshtypje të veçantë sesi të ashtuquejtunit “revolucionarë” mbasi që e kishin vra, i shkulnin flokët për me pa nëse ishin të vërtetë apo parukë. Ky asht çmitizimi ma i madh që i bahet historisë live. Njerzit preknin, madje dhunonin figurën e të paprekshmit, atij që i çliroi prej nji zgjedhe, për me i shtrue nën nji regjim edhe ma të tmerrshëm. Ato flokë të lyem që zhguleshin tue la në gjak kufomën e tij, ishin kapitulli i fundit i socializmit arab, që Gedafi mendonte se kishte shpikë për me arnue tributë e beduinve me nji sens të ri të panjohtun, me sensin e shtetit. Por, me sa duket arabët lëkunden mes despotizmit dhe konsumizmit, e ky i fundit me siguri ka me triumfue. Fytyra e tij e lyeme në gjak, shumëkujt ka me i dalë në andërr. Në ketë botë nuk ka asnji siguri. * * * Para pak ditësh vdiq në nji pistë krosi për motoçikleta nji pilot i ri italian me emnin Simoncelli. Vdekja e nji të riut s’mund të na ngjallë veçse keqardhje dhe pikëllim. Gazetat e gjithë globit për nji çast harruen mijra njerëz që po vdesin në jug të Sudanit, disa qindra pengje në Amerikën e Jugut, fatkeqsinë e madhe të banorëve të Fukushimës e shumë tmerre të tjera, dhe u morën me ketë lajm të trishtueshëm. Merita e këtij orëpremi ishte se dinte me ec shpejt me motoçikletë. Jam antifuturist dhe s’kam besue asnjiherë që shpejtësia ka me na shpëtue. Sot disa qindra mija njerëz udhtojnë çdo ditë prej veriut në jug e anasjelltas. Prej këtyne zhvendosjeve në hapsinë nuk mbetë thuejse asgja, po të përjashtosh do maile, kartolina që s’mbërrijnë kurrë e mijra foto që nuk shërbejnë për asgja. Shpejtësia me të cilën ndërrojmë vend nuk na lejon me kuptue qartë as konturet e gjanave e jo ma me krijue nji ide rreth asaj që bajmë. Më vjen gjithmonë ndër mend udhtimi i Goethes, i cili


niset mshehtas prej Weimarit mëngjesin e 3 shtatorit 1786 për me shkue me zbulue antikitetin në Itali. Me datën 10 shtator mbërrin në Trento. Udhtimi i zgjat dy vjet, por prej atij udhtimi na ka mbetë nji ditar i mrekullueshëm, që ka ushqye breza të tanë me pasion dhe me dashuni për artin. Udhtimet tona në kërkim të taksive, të koincidencave, të gjelltoreve, hoteleve, tue u ruejt prej grevave dhe prej trafikut...janë nji

mjerim, pse përshpejtimi i gjithçkaje, cilësia kryesore e modernitetit (na e ka mësue Reinhart Koselleck), s’na lejon me shijue asgja, kajherë as jetën. * * * Po në Shqipni çka ka ndodhë në ketë muej? Scaramouche e Pulcinella, Pulcinella e Scaramouche. Debate, kritika, debate, zjarr, bombe tymçe, shumë tym, vetëm tym. Shesim dhe blejmë tym. Shqiptarët edhe kështu janë të kënaqun, këtë

e tregon fakti se ende nuk janë shpërngul tjetërkund! * * * Nuk deshta me shkrue nekrologjina, por doli gati kështu. Shikimi ynë asht i kufizuem, dijmë me thanë diçka për ata që e lanë ketë botë dhe gati asgja për ata që sapo hyjnë, si njeriu i shtatëmiliardë që sapo lindi. Nuk e di sesi i ka shkue jeta të gjashtëmiliardit, por ndërkaq s’mungon urimi: jetë të gjatë dhe paç fat, shumë fat!

Më bani përshtypje të veçantë sesi të ashtuquejtunit “revolucionarë” mbasi që e kishin vra, i shkulnin flokët për me pa nëse ishin të vërtetë apo parukë

59


kur shqipërinë e vizitonte

Hrushovi ...Disa herë shqiptarët na ishin lutur të dërgonim një delegacion partiak dhe shtetëror të nivelit më të lartë. U vendos që një delegacion të tillë ta kryesoja unë dhe ne u nisëm për në Shqipëri. Para se të niseshim, i informuam miqtë shqiptarë se nuk dëshironim që publikisht, në praninë tonë, të adresohej ndonjë kritikë ndaj Jugosllavisë dhe udhëheqjes së saj. Në atë periudhë Shqipëria kishte marrëdhënie shumë të acaruara me Jugosllavinë dhe zhvillonte kundër saj një duel të hapur edhe në shtyp. Unë isha i mendimit se kjo gjë po sillte dëm. Prandaj e shqyrtuam mes nesh dhe njoftuam Enver Hoxhën se nuk dëshironim që gjatë kohës së qëndrimit të delegacionit tonë në Shqipëri, të vazhdohej konflikti në shtyp midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Ne i paralajmëruam që edhe nëpër mitingje të mos na përfshinin në diskutime të tilla... Gjatë kohës së vizitës sonë, nëpër mitingje dhe nëpër mbledhje të tjera, shqiptarët iu shmangën kritikës ndaj Jugosllavisë. Por dukej qartë se e përballonin me vështirësi. Në biseda me dyer të mbyllura shqiptarët përpiqeshin të na bindnin se me jugosllavët nuk mund të kishte pajtim, se ata nuk janë komunistë e plot gjëra të tilla. Ne nuk u mirëkuptuam dot

60

me ta, ndonëse edhe nuk i përkrahnim të gjitha gjërat që ndodhnin në Jugosllavi... Gjatë kohës së qëndrimit tonë në Shqipëri shqiptarët u sollën si miq dhe midis nesh nuk lindi asnjë fërkim... Atje kaluam disa ditë, pamë kryeqytetin e tyre, vizituam edhe qytete të tjera, fshatra dhe porte. Kudo vumë re një qëndrim jashtëzakonisht entuziast ndaj Bashkimit Sovjetik, ndaj popullit tonë, ndaj partisë sonë, si nga ana e punonjësve shqiptarë, ashtu edhe nga ana e Hoxhës dhe e Shehut. Unë nuk konstatova ndonjë re të zezë që të mund të errësonte diellin e miqësisë, nën të cilin ne dëshironim t’i gëzoheshim jetës dhe të ndërtonim marrëdhënie vëllazërore midis BRSS-së dhe Shqipërisë. Midis nesh nuk lindën mosmarrëveshje... Gjithçka e re, e ndërtuar atje, ishte realizuar me ndihmën tonë, me kredinë tonë, nga specialistët dhe punëtorët tanë... Shqipëria është një vendi vogël. Por populli i saj, i kufizuar numerikisht, jeton në një vend interesant gjeografik, ku ndërthuren kontradikta të ndryshme të Europës, prandaj të shumtë janë edhe kundërshtarët e saj... *Fragmenti është shkëputur nga libri Kujtimet e Nikita Hrushovit.


Gjatë kohës së vizitës sonë, nëpër mitingje dhe nëpër mbledhje të tjera, shqiptarët iu shmangën kritikës ndaj Jugosllavisë. Por dukej qartë se e përballonin me vështirësi

61


Disa herë shqiptarët na ishin lutur të dërgonim një delegacion partiak dhe shtetëror të nivelit më të lartë. U vendos që një delegacion të tillë ta kryesoja unë dhe ne u nisëm për në Shqipëri

62


KONTRASTE

“E humbëm Kosovën si tërësi, le të na mbetet veriu ku serbet përbëjnë shumicën e popullsisë”. Ose: “Nuk është e drejtë që shqiptarët të fitojnë të gjithat, e serbët asgjë!”

Shkëlzen Maliqi

Zhbllokimi i Veriut të Kosovës Rrugët mbesin të bllokuara nga serbët radikalë, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit po vendnumëron, nismat diplomatike sikur po riciklojnë një rreth të pazbërthyeshëm

S

a më afër jemi dhjetorit, aq më shumë ka shenja se do të ketë një zgjidhje për situatën e bllokuar në Veri të Kosovës. Kjo nuk duket nga vetë zhvillimi i ngjarjeve në terren, ku sikur po ndodhin zvarritjet e pafund. Rrugët mbesin të bllokuara nga serbët radikalë, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit po vendnumëron, nismat diplomatike sikur po riciklojnë një rreth të pazbërthyeshëm të çështjeve dhe të kushtëzimeve të njëjta. Por, kjo pamje e jashtme është mashtruese, sepse me skadimin e kohës, gjithnjë e më qartë ravijëzohet humbësi dhe fituesi i kontestit rreth Veriut. Në të vërtetë, për zgjidhjen e çështjes së veriut, rëra në klepsidrën që mat kohën nuk po rrjedh njëjtë në Prishtinë dhe Beograd. Asnjë nga aktorët nga bregu jugor i lumit Ibër në Mitrovicë nuk shfaq padurim. KFOR-i, si pararojë e NATO-s që është përgjegjëse për sigurinë e Kosovës, nuk ngutet fare për t’i hequr bllokadat nga rrugët. As EULEX-i, që është instaluar në Kosovë me vetëm një mushkëri, nuk ngutet që të bëjë ed-

he një zgjidhje gjysmake. Madje edhe Qeveria e Kosovës nuk brengoset fare; ajo bën vetëm sehir dhe pret që punën në Veri ta kryejnë amerikanët me aleatët. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi këto ditë, me një komoditet prej fituesi të sigurt, ftoi këto ditë SHBA-të dhe BE-në që të kryejnë punën e filluar në Veri. Nga perspektiva e Beogradit, gjërat qëndrojnë ndryshe, atyre po u skadon afati i deklarimit të qartë nëse e pranojnë realitetin e vendosur në Kosovë, ose mbeten këmbëngulës që Veriu të mbetet në ndonjë formë i shkëputur nga Kosova. Tani më kujtohet një metaforë e kryetarit të Serbisë, Boris Tadiç, që e pat përdorë në momentet kritike për Beogradin, kur përgatitej shpallja e pavarësisë së Kosovës. Atëbotë, Tadiçi e krahasoi gjendjen në Kosovë me minutën e fundit të një ndeshjeje basketbolli kur kundërshtari e ka avantazhin e madh, 20 pikë më shumë, dhe vetëm çudia, që Serbia të shënojë shtatë trepikësha dhe Kosova asnjë pikë, mund ta përmbysë lojën në favor të saj. Tadiç sikur i jepte kurajë opinionit serb për çudinë, por në të vërtetë e përgatiste atë për disfatë të sigurt. Edhe tani raportet janë të njëjta, dhe Serbia vetëm bën përpjekjet e fundit që të përfitojë një “kompensim” territorial. Diplomacia serbe insiston: “E humbëm Kosovën si tërësi, le të na mbetet veriu ku serbet përbëjnë shumicën e popullsisë”. Ose: “Nuk është e drejtë që shqiptarët të fitojnë të gjithat, e serbët asgjë!” Klepsidra serbe mat kohën deri në dhjetor, kur BE-ja duhet të marrë vendimin definitiv për pranimin e kandidaturës të Serbisë për anëtarësim. Anëtarësimi i saj është aprovuar në

parim, por kushtëzohet me avancimin e dialogut dhe të qëndrimit ndaj Kosovës. Kjo nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës, por të paktën të kufijve ekzistues, që Veriu është Kosovë, jo Serbi. Instancat zyrtare perëndimore deklarojnë qartë: në Veri duhet të instalohen institucionet e Kosovës. Konflikti aktual rreth doganave kështu nuk është një çështje dytësore, por çështje që vulos sovranitetin territorial të Kosovës duke rikonfirmuar kufijtë e Kosovës çfarë kanë qenë në ish-Jugosllavi. Nga Beogradi tani pohohet se Serbia po zhvillon bisedime gjysmësekrete me BE-në dhe SHBAtë për një kompensim të prekshëm, minimalisht i konceptuar si status special për veriun, ose për një formulë jo edhe aq të qartë që emërohet “Ahtisari Plus”. Ky mbindërtim i planit të Ahtisarit nënkupton një avancim të madh të qasjes së Serbisë ngase praktikisht e ka domethënien e njohjes implicite të pavarësisë së Kosovës. Por, kjo me kusht që në veri të sanksionohet pushteti paralel pothuajse i tillë çfarë është sot. Ka pak gjasa që Perëndimi të pajtohet me këtë skenar dinak të Serbisë për ndarjen e Kosovës, nëse jo de jure, atëherë faktike. BE-ja i frikësohet se me këtë në Kosovë do të betonohej për shumë kohë një gjendje sikur në Qipro, që do të mbante nën tension të përhershëm jo vetëm raportet Kosovë-Serbi, por edhe tërë rajonin, ku kemi edhe disa situata të ngjashme me “territore etnikisht të kontestueshme”. Në dhjetor Serbia duhet të bëjë një zgjidhje se, a e do anëtarësimin në BE sinqerisht, apo mbetet peng i mitit mbi “Kosovën serbe”.

63


vox economix

S A DRI A N CIVICI

A i ndihmon të varfërit taksimi i të pasurve? Tashmë është fakt evident, se pothuajse kudo në botë, në vendet e pasura, të varfëra apo në zhvillim, pabarazitë në të ardhura janë shtuar, në vend që të ngushtohen

64

a h e r ë q ë ka n j ë k r i zë , ekonomike apo financiare, gjendet gjithmonë një pakicë “fajtore” që ka përfituar më shumë nga sistemi dhe që duhet të shtrëngohet të paguajë më shumë në emër të barazisë sociale dhe reduktimit të “varfërisë” së shumicës. Në këtë “formulë”, të aplikuar shumë shpesh dhe jo vetëm në historinë moderne, gjenden njëkohësisht shumë elementë. Aty ka populizëm, retorikë, demagogji, humanizëm, drejtësi sociale, kërkesë për kontribut të balancuar, ndjeshmëri ndaj varfërisë, solidarizim social, etj. Presidenti Obama që kërkon zbatimin e të ashtuquajturit “rregulli Buffet” për ngushtimin e deficitit të tij buxhetor; miliarderi Warren Buffet ka filluar një fushatë “auto taksimi për më të pasurit”; Presidenti Sarkozy, i akuzuar shpesh si “presidenti i të pasurve”, mendon të shtojë taksat për rrogat dhe të ardhurat shumë të larta; një grup milionerësh francezë i bënë thirrje qeverisë që “t’u japë mundësi nëpërmjet taksave më të larta që të kontribuojnë më shumë për Francën” në këto momente të vështira krize, etj. Ky debat duket se dalëngadalë po prek shumë qeveri e vende të botës që po tundohen nga ideja e taksimit progresiv në emër të reduktimit të varfërisë apo barazisë sociale, pa përjashtuar këtu dhe Shqipërinë, ku së fundi, PS po kërkon që të ndryshohet “taksa e sheshtë” në emër të një “taksimi progresiv”. Në tërësinë e arsenalit të masave dhe koncepteve që sot po diskutohen gjerësisht janë edhe disa pikëpyetje apo dilema të tipit «a e ndihmojnë realisht mirëqenien e të varfërve paratë dhe të ardhurat e larta të shtresës së pasur të popullsisë?», «a duhet të bëjmë ç’është e mundur që të kufizojmë të ardhurat e larta në mënyrë që të kemi mundësi të shtojmë ato të ulta,

sidomos kur bëhet fjalë për politikat e pagave?»; «a duhet të synojmë më shumë shtimin e të ardhurave direkte, apo duhet të shtojmë transfertat dhe mbështetjen sociale për shtresat në nevojë?», «a duhet të guxojmë ta cilësojmë pabarazinë si pozitive nëse ajo kontribuon për përmirësimin e gjendjes dhe rritjen e mundësive për mirëqenie të shtresave vulnerabël?». Pyetje jo fort të lehta për t’i dhënë një përgjigje a priori, aq më tepër që pas tyre qëndrojnë dy shkolla apo linja të qarta të doktrinave ekonomike, «keynes-ianizmi» dhe «liberalizmi versus konservatorizmi». Megjithatë, aktualisht ky është një debat e polemikë mjaft prezent në shumë vende të botës, debat që përtej «ndeshjes» akademike apo doktrinale, shtrihet e konkretizohet në politikat ekonomike e sociale të këtyre vendeve, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Tashmë është fakt evident, se pothuajse kudo në botë, në vendet e pasura, të varfëra apo në zhvillim, pabarazitë në të ardhura janë shtuar, në vend që të ngushtohen. Natyrisht që diferencat dhe ritmi i rritjes së tyre është i ndryshëm. Në vendet anglo-saksone, sidomos mbas viteve ‘90 të shek.XX diferencat kanë ardhur duke u shtuar, ndërkohë që në vendet me orientim dhe tradita më të forta social-demokrate si Gjermania, Austria, Suedia, Norvegjia, etj., shtimi i pabarazive sociale ka qenë më i moderuar. Indikatori më i përdorur sot në botë për të bërë vlerësimin e pabarazive në të ardhura është «pjesa e të ardhurave totale dhe transfertave të përftuara në raport me madhësinë e të ardhurave më të larta që ka në vend për një vit të caktuar (që e përfiton të paktën 1% e popullsisë e konsideruar si më e pasura)». Në 25-30 vitet e fundit, ky indikator ka shkuar nga 6% në 14.3% në Britaninë e Madhe, nga 7.7 në 18.3% në SHBA, nga 7 në 8.2% në Francë, nga 4 në 6.6% në Suedi, etj. Por, a konsiderohet kjo detyrimisht si një fenomen negativ apo «gjë e keqe», sidomos për shtresat e varfra ? Sipas këndvështrimit më liberal apo konservator, në një sistem


ekonomik kapitalist e politikisht demokratik, të pasurit kanë të drejtë të fitojnë e pasurohen normalisht nëse çdo lloj veprimtarie apo të ardhure e përftojnë dhe e kanë konform ligjeve e rregullave publike; nëse fitimet e tyre nuk prekin abuzivisht fitimet e të tjerëve; nëse gjithshka është transparente dhe jo informale. Më shumë se kaq, fitimet e atyre që konsiderohen të pasur, mund të shihen edhe si të favorshme për nxitjen e rritjes ekonomike, shtimin e kërkesës dhe konsumit, inkurajimin e inovacioneve dhe investimeve të rëndësishme, etj. Pra, me fjalë të tjera, mund të shihen si elemente përfitimi edhe për shtresat e tjera të shoqërisë. Tashmë, të gjithë e njohin argumentin e famshëm të filozofit amerikan John Rawls i cili në librin e tij «Teoria e së drejtës» nënvizonte se «pabarazitë janë të supozuara si të «drejta» kur ato kontribuojnë në përmirësimin e jetesës së shtresave vulnerabël të shoqërisë», në rast të kundërt, ato duhet të luftohen me çdo kusht. përputhet me realitetin një konkluzion i tillë? Për t’u përgjigjur një pyetjeje të tillë duhet të bazohesh në radhë të parë te niveli dhe shpërndarja e të ardhurave të shtresave që konsiderohen të varfra në një shoqëri apo shtet të dhënë. Në këtë këndvështrim, Lane Kenworthy, profesor në universitetin e Arizonës, SHBA, ka bërë një studim interesant të shtrirë në shumë vende të botës, ku analizon lidhjet dhe ndikimet e ndërsjella ndërmjet të ardhurave në total dhe të ardhurave nga pagat në raport me ecurinë e pabarazive sociale. Duke analizuar të dhënat për periudhën 19792005, për lidhjen që ekziston ndërmjet ecurisë së pabarazive dhe «mirëqenies» së shtresave të varfra, Kenworthy konstaton se ndërmjet tyre nuk evidentohet ndonjë lidhje e dukshme shkak-pasojë. Duke përjashtuar vende atipike në sigurimin e PBB të tyre si p.sh. Norvegjia si pasojë e rezervave të naftës, Irlanda si pasojë e bumit të investimeve të huaja, për vendet e tjera të marra në analizë, evolucioni i të ardhurave të shtresave të varfëra nuk ka lidhje direkte me të ardhurat e larta të shtresave të konsideruara të pasura. Kenworthy konkludon se «fitimet dhe të ardhurat e larta të shtresave të pasura nuk është as e favorshme dhe as negative për fatin dhe

A

mirëqenien e të varfërve». Sipas tij, politikat populiste që shpallin gjithnjë fajtor të ardhurat e larta të shtresave të pasura si shkaku i fatkeqësisë për shtresat e varfra apo në nevojë nuk kanë sens. Por, përtej këtij konkluzioni të përgjithshëm, më interesante është analiza specifike e zhvillimeve sipas vendeve të veçanta, dhe sidomos dallimi i qartë ndërmjet dy burimeve të të ardhurave që kanë shtresat në nevojë: të ardhurat primare ku vendin kryesor e zënë pagat ; dhe transfertave neto që ata përftojnë ku futen ndihmat sociale, pagesat për papunësinë, pensionet, kompesimet e ndryshme për shërbime të caktuara, mbrojta sociale, mbulimi i shërbimeve shëndetësore, arsimore,etj. Në vendet tipike anglo-saksone si Anglia, Irlanda, SHBA, etj., preferohet më shumë rritja direkte e pagave për shtresat e varfra, ndërkohë që në vende si Suedia, Gjermania, Australia, Kanada, etj., është preferuar shtimi masiv i transfertave neto duke e gjykuar këtë si rrugën më të mirë të reduktimit të varfërisë dhe pabarazive sociale. Pra, evolucioni i nivelit të të ardhurave të shtresave të varfra shpjegohet esencialisht në funksion të ndryshimeve të transfertave neto dhe jo thjesht e vetëm në funksion të të ardhurave primare si pagat. Parë në tërësi, arrihet në konkluzionin se « janë politikat rrishpërndarëse të të ardhurave dhe masa e mbrojtjes e mbështetjes sociale ato që ndikojnë më shumë në reduktimin e varfërisë, ndërkohë që rritja e pagave ka efekte minimale ». E rëndësishme është të kuptohet se në rastet kur transfertat neto financohen kryesisht prej taksave dhe tatimeve, ku një vend kryesor zënë pagat dhe të ardhurat e tjera të larta, atëherë, pagat apo fitimet e larta, nuk bëjnë gjë tjetër, përveçse ndikojnë pozitivisht në rritjen e portofolit të transfertave neto që shkojnë në favor të të varfërve apo s ht re save të tjera n ë n evo jë. E rëndësishme është që të konceptohen dhe aplikohen politika rrishpërndarëse sa më efektive. Nga ky këndvështrim, pyetjes se «a duhet të kufizojmë, taksojmë dhe të shqetësohemi për të ardhurat e larta në mënyrë që të kemi mundësi të shtojmë ato të ulta, dhe reduktojmë varfërinë » mendoj se duhet dhënë përgjigje negative.

Kenworthy konkludon se «fitimet dhe të ardhurat e larta të shtresave të pasura nuk është as e favorshme dhe as negative për fatin dhe mirëqenien e të varfërve» 65


66


Në kohën e artë të leximeve Vizitë në studion e Aleksandër Meksit. Për të njohur librat e tij më të dashur. Ato që e kanë magjepsur dhe ato që e kanë formuar. Por dhe ca mani dhe kuriozitete leximi Iva Tiço / Fotot Armand Sallabanda

67


Nga ajo koha kur nuk lexonte ende vetë, por historitë ia tregonin të tjerët, ka të tjera kujtime. “Mbaj mend vitin ’43, kur isha katër vjeç dhe i sëmurë nga tifoja e dhëmbëve, e kam kaluar gjithë atë kohë duke dëgjuar historitë e Pirros, Teutës, Aleksandrit të Madh dhe të Skënderbeut”

K

a nga ata libra, që kur i merr në dorë të duket se të ndryshojnë qenien. Libra që i ke në mendje gjatë gjithë ditës e mezi pret të kthehesh në shtëpi për t’u zhytur sërish në mes të fletëve, që të prishin gjumin e nuk të lejojnë t’i mbyllësh deri në orët e para të mëngjesit. Libra që teksa i lexon të duket sikur i ke shkruar vetë. Apo libra që dhe kur i mbaron, nuk ke dëshirë t’i fusësh në raft me të tjerët, sepse do që t’i kesh aty pranë, që të mund t’u rikthehesh e t’i rilexosh…Përgjatë gjithë jetës. Nuk ka shumë të tillë. Kur i gjen, mendon që ky është libri. Ai libri. I vetmi. Libri që të ndryshon jetën. Libri që nuk do e harrosh kurrë...Por ja që, nëse gjendesh përpara pyetjes se cilët janë ata libra që kanë lënë më shumë gjurmë në jetën tënde, cili është ai libri, kryelibri... mund të gjendesh pak ngushtë. Kujtesa ka kurthet e veta. Sidomos nëse biblioteka e studios tënde shtrihet në tri faqe muri dhe në dhomën pranë duket një tjetër raft librash... Sidomos nëse ai, që i drejtohet pyetja, quhet Aleksandër Meksi, që përveç kënaqësive letrare, librave u është qasur edhe si studiues i historisë, arkitekturës, arkeologjisë. Si lexues dhe si autor. Por u është qasur edhe si politikan. Për të lexuar memuaret e të tjerëve. Por dhe për të rrëfyer të vetat. Përshtypje të para

Në dukje ngjan se biseda do jetë shumë e thjeshtë. Do ulemi në kolltukët e rëndë të studios, e duke hedhur sytë në tri faqet e murit të mbushura me rafte, do zgjedhim për shembull dhjetë librat që i kanë lënë më shumë mbresa. Por nuk ndodh kështu, sepse rrëfimi për një libër ndërpritet nga kujtimet e kohës kur Aleksandër Meksi e ka lexuar. Apo ndërpritet se ai përpiqet të kujtojë se ku e ka gjetur dhe biseda normalisht shkon te kujtimet e gati një gjysmë shekulli më parë, atëherë kur lexohej aq shumë e botohej aq pak. Ndër të parët libra që mban mend ishte përmbledhja “Përralla kombëtare”, ndoshta i pari libër që Aleksandër Meksi, fëmijë gjashtëvjeçar, e kishte marrë dhuratë për vit

68

të ri. “Në ato kohë bëheshin dhuratë vetëm libra”, thotë teksa ngrihet nga kolltuku për të gjetur librin e përrallave. Në vend të tij, botim i vitit ’42, nga rafti del një botim i ri, përmbledhja e vjetër e përrallave që mban një datë të re. “Është në gegnisht, e njoh mirë këtë dialekt sepse kam lexuar në të fare i vogël”, rrëfen Meksi, teksa shfleton librin, që ashtu si dikur i ati, mësues historie në Gjimnazin e Tiranës dhe në Institutin Femëror, edhe ai e ka blerë si dhuratë për nipin e tij shtatë vjeçar. “Ia bëra dhuratë sepse brenda tij ka plot përralla nga ato që ndikojnë në fëmijërinë e çdokujt. Madje mbaj ende mend nga leximi i këtij libri një thënie, ‘borxhi i vonë gëzon të zonë’...Kishim një minimum librash në shtëpi, nuk mund të flitej për biblioteka të mirëfillta në ato kohë, botimet në vitet ’50 ishin shumë të pakta, nuk kishte shumë vend për zgjedhje”. Nga ajo koha kur nuk lexonte ende vetë, por historitë ia tregonin të tjerët, ka të tjera kujtime. “Mbaj mend vitin ’43, kur isha katër vjeç dhe i sëmurë nga tifoja e dhëmbëve, e kam kaluar gjithë atë kohë duke dëgjuar historitë e Pirros, Teutës, Aleksandrit të Madh dhe të Skënderbeut”. Këtij të fundit do t’i kthehej vite më vonë, me “Historinë e Skënderbeut” të shkruar nga Fan Noli, që çuditërisht në vitet ’50 gjendej me vështirësi të madhe. “Në fakt e hyjnizon shumë Skënderbeun”, thotë Meksi, tashmë nën petkat e historianit. Nuk do ishte ky i vetmi libër ku historia do t’i dukej në kufijtë e trillimit letrar. Për shembull, shumë e shumë vjet pasi kishte lexuar Marin Barletin, teksa gjendej në kalanë e Shkodrës i kishte ndodhur të hidhte sytë nën bedena e t’i kujtohej “Rrethimi i Shkodrës”, për të parë gjithë kureshtje fushën aty poshtë e për të menduar sesa e vogël ishte në të vërtetë, ndryshe nga ajo fushëbeteja me ushtarët e panumërt që kishte menduar teksa lexonte librin. Me shijen e rusishtes dhe të tjera gjuhëve

Si çdo lexues tjetër, i çdo kohe, edhe përfytyrimi i Aleksandër Meksit do të kalitej prej Zhyl Vernit, që do ta magjepste duke i nxitur imagjinatën por edhe duke i ngjallur interes për zhvillimin e teknikës. Por ndryshe nga


shumë të tjerë, Meksi mjeshtrin e rrëfimit fantastikoshkencor e mban mend edhe për diçka tjetër: ishte i pari autor që ai e ka lexuar në rusisht, në atë që për vite më radhë do të bëhej gjuha kryesore e leximeve të tij. “I kemi blerë librat e Zhyl Vernit në Tiranë në vitet ’57 – ’58, ishin të parët libra të plotë që kam lexuar në rusisht”. Në fund të viteve ’50, për Aleksandër Meksin dhe shumë lexues të brezit të tij, burimi më i mirë për të gjetur letërsinë bashkëkohore por edhe atë klasike, ishin revistat letrare ruse. “Librat mund t’i gjeja në bibliotekën e Universitetit, nëpërmjet drejtorit të asaj kohe, Mit’hat Hanxhari. Në këtë mënyrë u lexua seria e plotë e Gi dë Mopasanit, ndër të cilat më tepër mbresa më kanë lënë “Topi me dhjamë”, apo “Bel Ami”, që ishin botuar dhe në shqip në vitet ’30 – ’40”. Nëpërmjet leximeve në rusisht Aleksandër Meksi ka njohur pjesën të më madhe të letërsisë, atë të fundshekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, por sidomos letërsinë ruse që nisi të shkruhej pas viteve ’60. “E kam lexuar këtë letërsi të botuar në revistat letrare të kohës, por edhe në vëllime të veçanta. Bënte mjaft përshtypje në atë kohë, sepse ishin librat reaksionarë sovjetikë, që nisën të botoheshin pas vdekjes së Stalinit”. Nga këto lexime, shija e dikurshme e ndaluar vjen në kujtimet e Aleksandër Meksit e përzierë me kujtimet se me sa vështirësi gjendeshin dhe qarkullonin këta libra në rrethin e atyre që ishin bërthama intelektuale e kohës. Kujtimet për gjetjen e librave vërtiten sa te miqtë e Bibliotekave të Universitetit dhe asaj të Lidhjes së Shkrimtarëve, te miqtë e familjes dhe tek “thesari” që një kushërira e tij kishte lënë në ruajtje të bodrumet e shtëpisë: arka të tëra me libra, ndër të cilët mjaft botime të vjetra. Ka ende disa të tilla në bibliotekën e shtëpisë së tij, të trashëguara nga familja, e që Meksi i nxjerr me krenari nga raftet. Ndër më të çmuarit është një seri e vjetër që mban vulën e botimeve Mondadori, që

nga shkrimtari anglez Richard Aldington, por edhe “Kështu foli Zarathustra”, i Niçes e deri tek aforizmat e Epiktetit, nga i cili Aleksandër Meksi, pa e hapur librin, citon sakaq: “Bota përbëhet nga sende që varen prej nesh dhe që nuk varen prej nesh, të urtët bëjnë mirë të merren me ato që nuk varen prej tyre”. Të paktat përkthime

Për shkak të botimeve të pakta të kohës në shqip, kujtimet e Aleksandër Meksit pas vitit ’57 janë të mbushura me autorë të lexuar në gjuhë të huaj. Rrallë i ka ndodhur të rilexojë, përjashtim bën ndoshta vetëm Balzaku. Apo dhe Remarku, që edhe pse ishte

69


lexuar në rusisht u lexua për të dytën herë edhe në shqip. “E kam bërë për të shijuar përkthimin e Robert Shvarcit, ndonëse “Harkun e Triumfit” e kisha lexuar në rusisht dhe “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”, e kisha gjetur në italisht mes arkave me libra që kishte lënë kushërira në bodrumin tonë”. Ndër përkthimet e kohës, Meksi veçon menjëherë prozën antike greke, të botuar në vitet ’60 nën përkthimin e Sotir Papakristos, që kishte qenë drejtor i Institutit Femëror dhe mik i familjes Meksi. “E kam lexuar duke ndjerë gjatë gjithë kohës keqardhje që nuk botoheshin të gjitha”. Me të njëjtën keqardhje ka lexuar dhe të gjitha shqipërimet e Sotir Cacit e Mitrush Kutelit, apo gjithë shkrimtarëve të tjerë që nuk u lejohej të shkruanin, por vetëm të përkthenin. Ndër përkthimet e vjetra, një vend nderi mes rafteve zë dhe përkthimi që Fan Noli i ka bërë Omar Khajamit, libër i shtypur në Vjenë në vitin ’26, e që Aleksandër Meksi e ka trashëguar nga biblioteka e të atit. Mani leximesh

Aleksandër Meksi nuk është kurrsesi tipi i lexuesit që kur merr në dorë një libër mezi pret ta përpijë. Tregon që edhe nëse libri e tërheq shumë, nuk e ka fare problem ta mbyllë e ta rinisë të nesërmen. Nuk tundohet të bëjë shënime në fletët e librit, për të gjetur aty citate (fakti që ende citon fjali që i ka lexuar që i vogël, tregon se nuk ka pasur kurrë nevojë ta bëjë një gjë të tillë) e as nuk i përthyen faqet e parapëlqyera...E megjithatë ka qenë një kohë kur edhe ai e ka gdhirë, për të mbaruar një libër, kur i ndodhte të lexonte mbi treqind faqe në ditë. Ishte koha kur lexonte

në rusisht apo në italisht letërsinë bashkëkohore, librat e ndaluar prej regjimit e që qarkullonin dorë më dorë, ata libra që t’i jepte një mik në mbrëmje dhe duhej t’i dorëzoje të nesërmen. “Ndër të tjera, e keqja ishte se nuk mund të bisedoje me këdo për librat që lexoje, për më tepër për librat që gjendeshin me shumë vështirësi…Por, gjithsesi ishte më e thjeshtë se në kohët kur isha student, atëherë kur dhe dëshira për të lexuar ishte më e madhe”. Këtu Aleksandër Meksi ndjen një tjetër keqardhje, që ndihet tek çdokush i brezit të tij, teksa kujton vitet e rinisë së tij dhe i krahason me ditët e sotme, ku lexohet gjithmonë e më pak… Me keqardhje thotë që edhe ai vetë lexon gjithmonë e më pak letërsi. Ndër të paktat vëllime letrare që ka lexuar së fundmi, veçon një përmbledhje e Kamysë, që dikur e kishte lexuar në frëngjisht, bashkë me Kafkën… Kohën më të madhe të leximeve, Aleksandër Meksit tashmë ia merr politika, shkenca dhe filozofia. Por, një pjesë të madhe të kohës që kalon në studio ia marrin ato që shkruan vetë. Vitet e fundit ka qenë i pranishëm në tregun shqiptar të librit, jo vetëm me librat studimorë në fushën e historisë, arkeologjisë dhe monumenteve, por edhe me kujtimet e tij politike, si kryeministër i njërës prej periudhave me ngjarje nga më të rëndësishmet në historinë e re shqiptare. Intervistat politike në televizione, apo gazeta, i marrin gjithashtu shumë kohë. Dhe janë pikërisht gazetat, që bashkë me shpërqendrimin nga letërsia, e kthejnë sërish aty, me anë të faqeve të tyre të fundit, të kulturës dhe shkrimeve të librave. Për ta njohur me të rejat e fundit, por dhe për ta kthyer pas në vite. Në kohën kur lexohej aq shumë.

Këtu Aleksandër Meksi ndjen një tjetër keqardhje, që ndihet tek çdokush i brezit të tij, teksa kujton vitet e rinisë së tij dhe i krahason me ditët e sotme, ku lexohet gjithmonë e më pak… 70


71


20/20 Sokol BALLA

Batmani u rikthye 20 vjet më parë Por në raste të tilla përvoja nuk të lë në baltë. Siç thoshte dikur Carlo Bollino, mësuesi i shumë prej nesh “të vjetërve”, edhe kur nuk ndodh asgjë, edhe ky është një lajm

F

illimisht pse 20/20? Këtë ma propozoi Çili. “Antishqiptarit” i duhet të ndërrojë shtëpi, por jo autor, por autori s’ka pse të mos ketë më shumë se një shtëpi, se fundja tani shtëpi ka shumë, ndërsa dhënia e kredive është lehtësuar ndjeshëm. Ndoshta mund të duket se këtu te MAPO unë po bëj plazh në shtëpinë e Durrësit në kulm të dimrit, por ja që më pëlqeu edhe kjo ide. Dhe Çili është fabrikë idesh për këtë punë. Unë nuk ia pëlqej të gjitha, por i pëlqej shumë idenë e tij se të mos jesh dakord është në modë. Bile e çoi larg këtë ide këtë verë, kur tha se të jesh opozita e opozitës është shumë interesante. Nejse, vërtet po pse “20/20”? Nëse futesh në Wikipedia, do të gjesh atë që e dinë të gjithë ata që merren me okulistikë, ose të gjithë ata që janë klientë të tyre. Pra ne, me syze. Distanca që nga pikëpamja okulistike shënon fundin e shikimit optimal me sy të lirë e mbrapa të cilit fillon ajo që quhet vija infinite e shikimit, është 20 këmbë (6 metra). Një shikim optimal – ose mprehtësia e shikimit 100 për qind – shënohet 20/20. Një shikim i deformuar 20/10 apo 20/40 tregon nëse sheh keq nga afër apo nga larg. Por Çili që nuk mban syze (akoma), këtë nuk e dinte. Unë po, kuptohet sepse.

72

Në fakt ideja e Çilit, tashmë e përpunuar nga unë, ishte përqasja e një ngjarjeje sot, me 20 vjet më parë në shtypin e kohës. Natyrisht e parë nga këndvështrimi im. Ja ku përputhemi unë dhe Çili sërish. Ose më saktë 20-eshja e tij me timen, megjithë vijën që na ndan në mes: 20/20. Por kjo rubrikë hasi menjëherë në vështirësinë e parë. Biblioteka Kombëtare po rindërtohet. Asistentët e mi morën përgjigje se zona ku ndodheshin arkivat e gazetave ishte përkohësisht e padepërtueshme. Por në raste të tilla përvoja nuk të lë në baltë. Siç thoshte dikur Carlo Bollino, mësuesi i shumë prej nesh “të vjetërve”, edhe kur nuk ndodh asgjë, edhe ky është një lajm. Ndaj vendosa që këtë pamundësi ta përmbys në favorin tim. I shkurtova vetes punë dhe përmbysa vektorin. Zgjodha një lajm sot dhe e ndesha me një temë të ngjashme njëzet vjet më parë. Gjeta këtë fotografi, bërë pikërisht ditën e fundit të muajit tetor 2011: ambasadori amerikan Alexandër A. Arvizu, tashmë i identifikuar si 3A mes analistëve (ose Triple A), i veshur me rroba të posaçme për Halloween. Trupi i tij i imët dhe i hajthëm ngjan pak çuditshëm nën rrobat e rënda dhe të zeza të Batman-it. The Dark Knight? Po pse kjo veshje? Dhe pse u zgjodh të bëhej publike pikërisht kjo foto? (Nuk ndodh që foto private të “regjentit” të pashpallur të Republikës sonë kozmetike të dalin rastësisht ose “pa leje” në media. E di që është pak për t’u skuqur, por është e vërtetë dhe kaq.) Njëzet vjet më parë, pikërisht në tetor të vitit 1991, Elez Biberaj vinte për herë të dytë në Shqipëri. Zëri dhe fytyra e radios së parë të lirë që na foli shqip, para rrëzimit të Murit tonë të Berlinit, kishte ardhur deri atëherë vetëm një herë. Në mars 1991, për zgjedhjet, ai nuk ishte pajisur me vizë nga autoritetet shqiptare. Por në tre muaj më vonë, kur Tiranën e vizitoi James Baker III, ai përkthente fjalinë e tij të famshme në

sheshin “Skënderbej”: “Freedom Works”. Në tetor 1991 ai vinte për herë të dytë. Ishte koha kur duhet të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe ShBA. Biberaj duhet të takonte zyrtarin më të lartë të drejtorisë për Amerikën në Ministrinë e Jashtme, për të vendosur kontaktet e para. Ishte viti 1991 dhe në Shqipëri ishte në pushtet qeveria e stabilitetit – ajo e Bufit, që, kur iku, siç pohoi dhe vetë ai, nuk stabilizoi dot as furnizimin me bukë të popullsisë. Por viti 1991 ishte edhe viti i prodhimit të një prej filmave më të suksesshëm: “Batman returns”. Një kast ku shkëlqente Michael Keaton. The Dark Knight, Kalorësi i Errësirës, që çliroi me mjete jo aq korrekte e me dhunë, Gotham-in nga veset dhe mafia… Gjithsesi, ishte viti i vendosjes së marrëdhënieve me atë që sot më shumë se me termin ShBA e njohim si Shtetet e Bashkuara. Elez Biberaj u takua me zyrtarin e lartë shqiptar… Këtë ma thoshte vetë Biberaj tri javë më parë në Tiranë, ku kish ardhur të promovonte një libër të tijin, pikërisht për këtë punë. Në tribunë 3A (jo i veshur si Batman) i kërkoi sallës ta duartrokisnin. Në sallë ishte edhe ish-zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme, tashmë me petkun e deputetit. Biberaj ma thoshte këtë histori, pasi shtrëngoi duart e u përqafua me mall me socialistin Ilir Gjoni, para hotelit ‘Rogner’. Por ndërkohë unë mendjen e kam sërish te foto e Arvizu i veshur si Batman, 20 vjet më vonë suksesit të Keaton, më 1991, vitin kur Amerika u kthye në Shqipëri. Batmani ishte kthyer, por pse nuk ka ikur akoma? “Liria funksionoi”, bërtiste Baker njëzet vjet më parë. Njëzet vjet më vonë, përmes Zërit të Amerikës, i plakur, por jo pa interesa, ai i kërkoi liderit të opozitës të pranonte rrëmbimin në gjykatë, me procedurë 20/10, të postit të kryebashkiakut të Tiranës. Ndoshta liria funksionoi, por ca gjëra ndryshojnë. Ndryshojnë në radhë të parë njerëzit, e pastaj interesat… Po foto e Arvizu veshur si Batman??? Mesa duket jo gjithçka ndryshon. Batmani u rikthye njëzet vjet më parë, por nuk është larguar akoma. Ose së paku ka lënë këtu rrobat e tij. E mesa duket këto rroba do rrinë këtu gjatë, pavarësisht se në kast, Michael Keaton është zëvendësuar me Christian Bale. Gotham-i ynë plot vese e qelb, do ketë nevojë akoma për rrobat e Dark Knight. Kush nuk e sheh këtë, bën mirë të shohë përtej kësaj fotoje e të korrigjojë shikimin.


73


Mbretëresha

Geraldinë

orët e fundit te koka e mbretit Zog Fragment i shkëputur nga libri Geraldina e shqiptarëve i autores angleze Gwen Robyns në proces botimi nga MAPO EDITIONS. Përpëlitjet e mbretit Zog në një dhomë të spitalit Foch në Francë. Kërkesa e tij ndaj së shoqes e të birit që t’i sillnin një revole të mbushur që ta mbante nën jastëk: do t’ia shkrepte vetes nëse diagnostikohej me kancer. E motra i kish vdekur nën dhimbje të tmerrshme nga e njëjta sëmundje. Gwen Robyns/ Përktheu: Xhilda Dervishi

74


75


V

itet që do të pasonin, do të ishin një makth për mbretëreshën Geraldinë, makth që ajo, edhe sot e kësaj dite, nuk guxon ta kujtojë. Pas vitit 1950, shëndeti i bashkëshortit të saj përkeqësohej nga dita në ditë. Kishte momente shprese kur dukej se po e merrte veten, por këto shpresa shuheshin mizorisht nga përsëritja e vazhdueshme e sëmundjes. Gjatë atyre njëmbëdhjetë vjetëve, Mbretëresha ka ndenjur gjithmonë përkrah tij, duke e ruajtur me pikëllim, pasi, pavarësisht kurave që merrte, ai dobësohej gjithmonë e më tepër. Jetuan për ca kohë në Kanë dhe Mbretëresha e mjekonte vazhdimisht të shoqin. Ajo ishte e sigurt që gjithë sëmundja e tij buronte prej ulçerës që nuk ishte mjekuar si duhej në Vjenë. Tani asgjë nuk mund ta shëronte. Më 3 janar 1961, Familja Mbretërore dhe shoqëruesit e saj u shpërngulën në Paris. Udhëtimi u bë i mundur në saje të vullnetit të hekurt të Mbretit dhe shërbimit të devotshëm të mjekut francez, dr.Burgua Kavardin, i cili pranoi të udhëtonte me Mbretin që ishte nën dhimbje të vazhdueshme. Doktorët e kishin paralajmëruar Mbretëreshën që edhe troshitja më e lehtë e trenit mund të ishte fatale dhe gjatë gjithë udhëtimit ajo ishte aq shumë e merakosur, saqë, kur mbërritën në Paris, i filluan ngërçet në stomak, të shkaktuara prej angështisë. Kur mbërritën në Ablon, kishte aq shumë baltë, sa makina e pati të pamundur të ecte. Mbretit iu sos durimi dhe, megjithëse kishte vite që pothuajse nuk ecte, gjeti forca për ta ngjitur rruginën malore më këmbë. Sapo mbërritën, princeshat u futën në dhomat e tyre dhe u shtrinë, duke e lënë vetëm Mbretëreshën Geraldinë të merrej me të sëmurin, me shtëpinë në nevojë të menjëhershme për pastrim, pasi nuk kishin shërbëtorë që ta ndihmonin. Për tri javë u përpoq e vetme derisa edhe ajo, u sëmur. Thjesht, i kishin shterur fuqitë dhe nuk ishte më në gjendje ta lante, ta ngrinte dhe të bënte gjithë përkujdesjet e tjera për të cilat një burrë i sëmurë kishte nevojë. Mjekët arritën në përfundimin që Mbreti Zog tani ishte aq i sëmurë sa duhej çuar në spitalin e Foçit në Suresnes, ku gjendej edhe laboratori më i mirë kërkimor në Paris. Atëherë për mua filloi një kalvar, të cilin, edhe sot, nuk e kam idenë sesi gjeta forca ta përballoja. Duke qenë se ishte e diel pasdite, drejtori i spitalit nuk gjendej atje dhe gjithë ajo godinë aq e madhe dukej se nuk kishte personelin e duhur. Më kishin premtuar se do të kisha një dhomë ngjitur me dhomën e tim shoqi, kështu që kur ata e çuan Mbretin, me një karrige me rrota, në një dhomë të vogël me një shtrat, me një karrige dhe tavolinë, menjëherë kërkova dhomën time dhe banjën. Më treguan një studio të ndarë me perde, me banjë, legen për duart, një dush dhe kaq. Kur i pyeta se ku ishte dhoma ime, infermierja m’u përgjigj thartë: Asnjë familjar nuk lejohet të qëndrojë me pacientin. Këmbëngula që gjithçka ishte rregulluar me drejtorin dhe i kërkova një dhomë që të komunikonte me

76

dhomën e Mbretit. Kjo është plotësisht e pamundur, – m’u përgjigj. Do të të shtrojmë një dyshek në dysheme pranë shtratit. Kjo do të jetë vetëm për një natë, nesër e zgjidhim me administratorin. Mbreti Zog u nevrikos shumë dhe donte të largoheshim menjëherë, por ishte e pamundur për të lëvizur sërish, kështu që e zgjidha vetë situatën. I thashë: Nuk e kam për herë të parë që po fle në dysheme. Të nesërmen u përpoqa të lidhem me ministrin e Shëndetësisë dhe një kushëriri im bisedoi me të. Sa për doktorin e spitalit, as unë dhe as im shoq nuk donim t’i flisnim dhe gjatë javës së parë ai dukej se qëndronte gjatë gjithë kohës në laborator. Askush nuk u kujdes për tim shoq dhe m’u desh të vazhdoja ta mjekoja vetë. Kur pashë që, për herë të parë në jetën e tij, po i hapeshin plagë nga të ndenjurit në shtrat, shkova në banjë dhe qava derisa m’u thanë lotët. Çdo ditë e shikoja Mbretin teksa dobësohej e dobësohej dhe nuk e kuptoja përse. Dukej sikur personaliteti, shpirti, e gjithë qenia e tij po ikte pak e nga pak. U përpoqa të merrja disa mendime nga mjekë të jashtëm. Prisja ta vizitonte edhe profesori më i mirë në Paris, deri kur mjeku kujdestar erdhi të më njoftonte se atij po i vdiste e ëma, prandaj e kishte të pamundur të takonte tim shoq. Kur pa që ishte zverdhur si meit, Mbreti i pëshpëriti Mbretëreshës Geraldinë: Nuk është nevoja të përdor revolverin, pasi tani e kuptoj përse jam kaq i pafuqishëm. Gjatë kohës që ishte sëmurë, ai e mbante pranë tij, në shtrat, revolverin prej ari, që i kishte shpëtuar jetën sa e sa herë, por tani qe aq i pafuqishëm, sa as nuk e ngrinte dot. Kështu që i kërkoi Mbretëreshës Geraldinë revolverin e saj të vogël të larë me flori që ia kishin dhënë në Shqipëri. Mbretëresha i kishte kërkuar fshehurazi Princit Leka t’ia hiqte plumbat, por kur ia vendosën mbi tavolinën pranë tij, Mbreti urdhëroi: Hape! Kur pa që në revolver nuk kishte plumba, e detyroi të birin t’i fuste përsëri. Arsyeja pse donte revolverin, nuk kishte të bënte me faktin që nuk e duronte dot dhimbjen, por pati thënë që më parë se, po ta dinte me siguri që kishte kancer, do t’ia shkrepte vetes. Frika ndaj kësaj sëmundje e tmerronte qysh kur vdiq Princesha Ruhije. Ky episod i futi tmerrin Mbretëreshës, e cila iu lut çdo mjeku që kalonte te dhoma e Mbretit, të hynte dhe t’i thoshte ndonjë fjalë shpresëdhënëse. Ishte e vështirë, pasi në spitalin Foch, Mbreti ishte i dënuar të vdiste. Ai ishte pacienti i dhomës në fund të korridorit. Ditën kur ishte e dukshme që Mbretit Zog i kishte rënë të verdhët, një nga shenjat e para të kancerit të pashërueshëm, drejtori i spitalit thirri në zyrën e tij, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, i cili s’i kishte mbushur ende të njëzetat, dhe u tha hapur se Mbreti po vdiste. Princi Leka u zbeh në fytyrë, por sapo doli nga dhoma telefonoi qendrat më me famë të trajtimit të kancerit në Amerikë dhe iu lut që ta pranonin Mbretin si pacientin e tyre. Një nga një, ata lidheshin me drejtorin e spitalit Foch dhe kështu e merrnin vesh të vërtetën e hidhur. Mbreti nuk mund të lëvizej. Mbretëresha Geraldinë


e kujton këtë ditë si një nga më të dhimbshmet e jetës së vet. Jo vetëm që burri që ajo dashuronte po vdiste, por do t’i ngelej mbi supe përgjegjësia e stërmadhe e përkujdesjes për princeshat dhe për gjithë shpurën mbretërore. Kur e morëm vesh përtej çdo dyshimi se ai kishte kancer, i telefonova zotit Ostier, në Nju Jork, ku kisha lënë pjesën e fundit të stolive të mia, dhe i kërkova të dërgonte në emrin e Lekës 10 mijë dollarë. E kisha plotësisht të qartë se, sado para të kishin mbetur në bankën franceze, ato do të ngrinin sapo im shoq të vdiste. Kishim bërë një kontratë në Nju Jork që stolitë nuk do të shiteshin poshtë një shume të caktuar, por për fat të keq nuk u shitën shumë sipër saj. Sot ato stoli do të vlenin shumë më tepër. Pavarësisht brengës që kishte në shpirt, Mbretëresha shfaqte një qëndrim realist për jetën, që gjendet edhe sot në zemrën e asaj gruaje. Një nga njerëzit e fundit që foli me Mbretin ishte kunata e tij, Virxhinia. Ajo u ul pranë shtratit të tij dhe ai i mori dorën. Leibling, mos e lër vetëm motrën, – i tha Mbreti tani me një zë aq të dobët, saqë ajo mezi e dëgjoi. E di që ajo është njeriu i përsosur për gjithçka i duhet të bëjë në detyrat e saj si Mbretëreshë. Ka forcën dhe njohuritë për politikën, por do të të kërkoja që ta ndihmoje me djalin, për ta drejtuar që të ndërmarrë hapat e duhura në jetë. Virxhinia e puthi këtë burrë që e donte dhe adhuronte dhe i pëshpëriti: Të premtoj. Kaluan edhe tri ditë para se Mbreti të binte në koma. Tri ditë agonie, shqetësimi dhe pikëllimi të pamatë për Mbretëreshën Geraldinë teksa shikonte njeriun të cilit i kishte përkushtuar jetën e vet, të shkonte. Ditën e tretë, Mbreti u përmend për një kohë të shkurtër, të mjaftueshme për të parë Princin Leka ulur pranë tij. Në këto çaste i rrëfeu ëndrrën: sesi e kishte parë Mbretëreshën Geraldinë, përsëri të bukur, por në moshë të thyer, teksa qëndronte në një anije që lundronte drejt portit të Durrësit. Këto fjalë Mbreti Leka i përsëriti për mua njëzet e katër vjet më vonë në sallonin e pritjes në Belgravia. Kur Mbretëresha Geraldinë e kuptoi se Mbreti po vdiste, i kërkoi spitalit t’i jepnin morfinë, pasi edhe kur nuk ishte i vetëdijshëm përpëlitej sa nga njëra anë tek tjetra, nga dhimbjet. Princeshat, që prisnin në klinikë çdo ditë, morën vesh kërkesën e Mbretëreshës dhe urdhëruan që morfina të mos i jepej, për shkak të besimit të tyre fetar. Në vend të morfinës, u vendosën në anët e shtratit të Mbretit dy roja shqiptare që të ishin pranë e të mos e linin mbretin të binte nga krevati, prej agonisë, dhe të mos dëmtohej. Iu mohua edhe dinjiteti i një vdekjeje të qetë. Pasditen e së dielës së 9 prillit 1961, Princi Leka, që kishte qëndruar pa lëvizur pranë shtratit të të atit gjatë ditëve të fundit, shkoi te varrezat në Tie, pranë Orlit, për të marrë masat për funeralin e Mbretit, pasi të gjithë e kishin kuptuar se do të ndodhte në ditët e ardhshme. Mbretëresha Geraldinë po pushonte në dhomën ngjitur, që ishte boshatisur, në pritje të një pacienti. Njëri prej shqiptarëve e zgjoi dhe i tha: Hajde, shpejt! Kur ajo hyri në dhomën e Mbretit, ky hapi sytë, psherëtiu thellë dhe vdiq. Sikurse e kujton ajo këtë çast: Zoti më dha kurajë t’i

77


mbyllja sytë e tij të bukur para se të gjunjëzohesha para shtratit për t’u lutur. Dhoma, papritur, u mbush me angullima vaji. Kjo vdekje u kishte marrë princeshave arsyen e vetme për të jetuar dhe tani nuk ishin në gjendje ta përmbanin veten. Mbreti i Shqiptarëve, Zogu i Parë, Mbreti i të gjithë bijve të shqipes, që u kishte mbijetuar pesëdhjetë e pesë atentateve, nuk jetonte më. Vajtimi i tyre dëgjohej në gjithë spitalin. Njëri prej miqve të vjetër të Mbretit shkoi menjëherë të thërriste kryeimamin e Komunitetit Islamik në Paris. Shumë shpejt katër imamë me veshjet e tyre të gjera erdhën në spital dhe vunë duart në kokë nga tmerri. E kthyen shtratin e Mbretit në drejtim të Mekës, bash kur hynë infermieret për ta çuar trupin në kishëzën e morgut, gjë që ishte e papranueshme për një Mbret mysliman. Leka ishte kthyer nga varreza dhe, kur pa shqetësimin tonë, i nxori jashtë të gjithë zyrtarët, bashkë me infermieret dhe vendosi dy roja shqiptare me revolverët në gatishmëri, para derës së dhomës. Askush nuk guxoi të hynte. Në atë çasti im bir u burrërua. Më çoi me përkujdesje në kishëzën e spitalit dhe më la atje të lutesha, teksa ai u mor me rregullimin e trupit të Mbretit dhe vendosjen e tij në hollin e vogël aty pranë. Qirinjtë digjeshin në këmbë të shtratit, teksa im bir me oficerët e shpurës qëndronin në ruajtje të Mbretit të tyre të vdekur. Pikërisht atje, Mbretëresha Geraldinë i dha lamtumirën njeriut që kishte dashuruar me gjithë zemër qysh nga mbrëmja e parë në Tiranë. Nga angështia e princeshave dhe nga dhimbja e saj, që nuk gjente ngushëllim, Mbretëreshës Geraldinë i ra të fikët. E motra, Virxhinia që kishte mbërritur në spital, e çoi për të pushuar në hotelin aty pranë. Thirri një mjek për t’i dhënë qetësues. Ky ishte fillimi i një tjetër sëmundjeje të gjatë. Gjatë gjithë asaj nate dhe në ditët që pasuan, shqiptarët, nga gjithë Parisi dhe rrethinat, erdhën t’i bënin nderimet e fundit Mbretit të tyre. Lajmi ishte dhënë shkurt në televizion dhe në ekranet e kinemave, në radio dhe në faqet e para të gazetave të mbrëmjes, në të gjithë botën. Shqiptarët erdhën në kufirin midis Belgjikës dhe Francës me makina të mbushura dëng, pasi në Belgjikë kishte një koloni të madhe shqiptarësh. Nuk patën kohë të merrnin viza dhe xhandarmëria franceze qe ndier ligsht kur kishte parë fytyrat e tyre të përlotura dhe i lejoi të hynin në Francë për pak ditë. Edhe në Suedi, kur morën vesh se Mbreti i tyre ishte duke vdekur, shqiptarët e atjeshëm siguruan paratë për të shkuar në Paris me avion dhe për të ndarë së bashku ato çaste të fundit. Që nga spitali ata u derdhën në rrugët e shkretuara drejt hotelit për t’i shprehur respektin Mbretëreshës. Bukuria e saj kishte humbur nga dhimbja dhe, madje, disa nuk e njohën dhe pyesnin se cila ishte ajo gruaja e hollë e veshur me të zeza. Të tjerë e përshëndetën në mënyrën shqiptare: Rroftë Mbreti! Kjo brohoritje jehoi në qytetin e qetë, nën dritën e hënës. Teksa dëgjoja përshëndetjet e tyre dhe u shihja fytyrat

78


plot krenari, ndjeva që tisi i kohës dhe i trishtimit ishin zhdukur. Shpirti po përjetonte ato kohët e mëparshme në Tiranë, në një Europë tjetër, në një tjetër botë. Ndjeva edhe një lloj krenarie që u kisha dhënë atyre një djalë të gjatë e të bukur, që qëndronte pranë meje dhe që do të bëhej Mbreti i tyre i ardhshëm. Nga hoteli, Mbretëresha u dërgua në spital. Atje ishte një qendër për njerëzit e përvuajtur, me shtëpiza njëkatëshe për secilin pacient, të vendosura në një kopsht të bukur. Kur mbërriti, e ulën në një karrocë invalidësh dhe e çuan në një shtëpizë, ku një shërbyese e bukur, që, në të vërtetë, ishte infermiere, e shtriu në shtrat. I dhanë qetësues. Çdo tri orë, në dhomën e Mbretëreshës vinte një tabaka me ushqim të shijshëm, por ajo ishte dobësuar aq shumë nga të pangrënët, sa e kishte të pamundur të ngrinte edhe një gotë ujë. Princi Leka e vizitonte të ëmën çdo ditë, por pas një jave trajtimi të vazhdueshëm, drejtori i spitalit i telefonoi dhe i tha: Mamaja jote po vdes. Princi njëzetvjeçar u trondit jashtë mase dhe i kërkoi sqarim. Nuk ka asnjë sëmundje të vërtetë, – i shpjegoi mjeku. Mbretëresha Geraldinë ishte konsumuar fizikisht dhe mendërisht. Princi shkoi menjëherë në spital dhe, kur u përball me drejtorin në zyrën e tij, i vuri revolverin në tavolinë dhe i tha: Im at vdiq për faj të një spitali francez dhe nuk do të lejoj që të vdesë edhe ime më. Duhet të bëni diçka! Mjeku francez u mendua mirë para se të përgjigjej: Ne kemi përshtypjen se asaj i ka shteruar dëshira për të jetuar. Në qoftë se ju na lejoni, kryepsikiatri ynë do të përpiqet të nxjerrë nga pavetëdija e saj arsyen! Dy herë në ditë një mjek dashamirës kalonte afërsisht një orë duke biseduar me Mbretëreshën. Ata flisnin për gjithçka, përfshirë edhe për jetën. Pas disa ditësh, ai i tha Princit Leka se e kishte zbuluar çfarë e shqetësonte Mbretëreshën Geraldinë. Ajo nuk do që të jetojë pas humbjes së të shoqit. Një prej problemeve që, në mënyrë të pavetëdijshme, i shkaktonte shqetësim të vazhdueshëm Mbretëreshës, ishte se çfarë do të bënte me princeshat. I kishte premtuar Mbretit Zog se do të kujdesej për të motrat. Mbretëresha Geraldinë nuk i thyen lehtë premtimet, por tani kishte përshtypjen se nuk mund të merrte më përgjegjësi mbi veten. Princi Leka e dëgjoi të ëmën dhe i tha me rrëmbim: E rregulloj unë këtë punë menjëherë. Ti nuk do të qëndrosh gjatë këtu dhe besoj se, përderisa jam djali yt i vetëm, ne do të jetojmë bashkë. Për hallat do të kujdesem unë. Ato nuk na duan, as mua e as ty. Ne do të ndjekim rrugën tonë dhe do t’i ndihmojmë ato që të gjejnë rrugën e tyre. Vetëm kur mjekët vendosën t’i jepnin Mbretëreshë Geraldinës ca hormone mashkullore, ajo filloi të përmirësohej dhe t’i vinte fuqia. Mëngjesin e parë që u çua nga shtrati, vuri re që dritaret ishin me hekura. Thirri shërbyesen, e cila menjëherë lajmëroi mjekun. Ai i shpjegoi me mirësjellje Mbretëreshës se përse e kishin futur në një spital psikiatrik. Ajo kishte arritur peshën 41 kilogramë, me një gjatësi prej 1.77 metra; dukej si një skelet. Mjekët

më parë i druheshin qëndrueshmërisë së gjendjes së saj mendore, por tani e kishte marrë veten mjaftueshëm për t’u lejuar të dilte në kopsht. Gjashtë javë pas shtrimit në spital, Mbretëresha Geraldinë mori fuqinë e duhur për të dalë. Pasi kaloi disa ditë në Paris tek e motra, Virxhinia, Princi Leka e çoi me makinë në Madrid, ku mikesha e saj, Mbretëresha Xhovana, do të kujdesej për të në vilën e saj. Kur qëndrimit të Mbretëreshës shqiptare po i afrohej fundi, Mbretëresha Xhovana u kujdes që ajo të ishte sërish e ftuara zyrtare e Vatikanit, pasi vetëm kështu mund të lejohej të hynte në Itali. Mbretëreshës Geraldinë iu kërkua t’i jepte fjalën qeverisë italiane se nuk do të mbante asnjë konferencë për shtyp. Gjatë takimit me Papa Gjonin XXIII, ajo kërkoi sërish mbështetjen e tij për të paraqitur kërkesën për dëmshpërblimin e luftës. Si pasojë, Mbretëresha Geraldinë pati një takim me një ministër të lartë, i cili i premtoi: Po… Po…Po…, por sërish nuk bëri asgjë. Shtypi italian bëri deklarata nga më absurdet për Mbretëreshën Geraldinë, duke shkruar se ajo e kishte ndryshuar fenë e saj në myslimane dhe se edhe Princi Leka tani donte të bëhej katolik. Mbretëresha u inatos aq shumë, saqë bindi një ish-ministër shqiptar t’i telefononte qeverisë dhe t’i thoshte se, nëse këto deklarata nuk do të përgënjeshtroheshin në shtyp, të nesërmen në faqe të parë, kishte për të dalë konferenca e saj për shtyp. Kështu u bë, pasi siç dukej italianët nuk donin që unë të flisja: të tregoja sesi paratë e mia personale, të vëna në bankë në Tiranë, ishin konfiskuar dhe të gjitha dhuratat e dasmës ishin plaçkitur. Mund t’u tregoja sesi një mik kishte blerë pjesë të servisit tonë të praruar me argjend, të cilat kishin dalë në shitje në Rivierë dhe shumë gjëra të tjera. Kur u ktheva në Paris përjetova një prej përvojave më të dhimbshme të jetës sime. Vendosa të lija peng unazën e fejesës me diamantin blu prej katërmbëdhjetë karatësh. Kisha nevojë për para për varrin e Mbretit. Në llogarinë bankare kishin mbetur vetëm treqind franga dhe doja të ngrija një monument mbi varrin e Mbretit, për të cilin të gjithë shqiptarët të ndiheshin krenarë. Hoqa nga gishti unazën, që im shoq e kishte blerë te Cartier dhe u përpoqa të lija pas të gjitha kujtimet, teksa qëndroja ulur në zyrat e Mont de Pieté. Nuk ishte momenti për të derdhur lot. Me një shprehje dashamirësie në fytyrë, gruaja më këshilloi ta shisja unazën menjëherë dhe kështu bëra, madje, me një çmim të mirë. Im bir pati mundësinë ta mbante nën vëzhgim për disa vite, pasi shpresonte se një ditë do ishte në gjendje të ma riblinte. Për cilindo që sot e mban në dorë, ajo është thjesht një unazë tepër e hijshme diamanti, por për mua përfaqëson kujtimet e një jete të tërë. Qiraja dhe ushqimi i shtëpisë në Avlon, ku jetonin princeshat dhe katër oficerë, ishin një faturë e lartë për t’u paguar. Duke qenë se gjatë gjithë jetës së tyre për to ishte kujdesur i vëllai, princeshat as nuk e kishin idenë e parave dhe nuk u shkoi kurrë në mendje të shisnin ndonjë prej stolive të tyre për të ndihmuar Mbretëreshën Geraldinë nga ana financiare. Ato ishin rritur në një botë krejtësisht

79


ndryshe dhe nuk kishin mësuar asnjëherë të përshtateshin dhe të paguanin për shpenzimet e tyre. Duke kuptuar se kishte vetëm një mënyrë për ta zgjidhur këtë situatë delikate, Mbretëresha Geraldinë vendosi t’i thërriste bashkë me Princin Leka, në mënyrë që të gjithë të diskutonin për të ardhmen. Ajo nuk i kishte parë kunatat qysh nga vdekja e Mbretit, pasi ato nuk e patën vizituar asnjëherë në spital gjatë lëngatës së saj. Kur mbërriti te vila në Avlon, gjeti pothuaj dymbëdhjetë gra të tjera shqiptare, të cilat, kur panë Mbretëreshën, u gjunjëzuan dhe i puthën dorën, duke iu lutur që t’i merrte të jetonin me të. Si të dëshirojë Allahu, – u përgjigj Mbretëresha dhe hyri brenda të përshëndeste princeshat që ishin veshur nga koka te këmbët me të zeza dhe rrinin bashkë si kori i tragjedive greke. Të gjitha u ulën teksa shërbehej kafeja turke nga njëra prej grave, tamam siç ndodhte para ndonjë diskutimi formal në Shqipëri. Princeshat ishin ulur para, ndërsa pjesa tjetër e grave qëndronte në fund, pranë derës. Princi Leka dhe kolonel Martini ishin të vetmit burra të pranishëm. Me një zë të qetë, Mbretëresha Geraldinë filloi të fliste: Ju e dini se në datën një të muajit të ardhshëm duhet të largoheni nga kjo shtëpi. Siç e dini, Mbreti nuk mundi të na linte asgjë, kështu që Leka dhe unë do të donim t’ju pyesnim nëse ju do të pranonit të jetonit me ne në një apartament në Paris. Princ Leka, që nuk e kishte aspak idenë se çfarë do të thoshte e ëma, u bë i verdhë dyllë. Princesha Sanije, që gjithmonë kishte qenë zëdhënësja e tyre dhe më e afërta me Mbretin Zog, filloi të endej poshtë e lart nëpër sallon. Befas, me fytyrën e mbuluar nga inati, ajo këlthiti: Në asnjë mënyrë. Nuk do të jetojmë me ju! Mbretëresha hodhi vështrimin nga Princ Leka dhe ai e pa të ëmën në sy. U kuptuan fare mirë me njëri-tjetrin. Pastaj filloi të fliste Princ Leka dhe i pyeti princeshat nëse ato e kuptonin ndopak gjendjen financiare. Fytyrat e tyre ngrinë, teksa ai u shpjegonte se Mbretëresha kishte gjetur një apartament të bukur dhe kishte vend për një shërbëtor, një luks që Mbretëresha nuk e kishte as për veten në atë kohë. Princesha Sanije iu përgjigj se nuk kishin nevojë për shërbëtor, pasi Princesha Adelë do të merrej me mirëmbajtjen e shtëpisë. Atëherë, ato e morën vesh që Princesha Adelë, e cila nuk ishte e pranishme, do të shkonte te fëmijët e saj, të cilët edhe do të kujdeseshin për të. Ajo kishte dy vajza të martuara me burra të kamur. Mbretëresha e kuptoi prej fytyrave të tyre të ngurosura se princeshat nuk donin të merrnin një vendim të menjëhershëm dhe u ngrit për t’u larguar. Kur arriti tek

80

Kontesha vdiq në fillim të vitit 1986 dhe nuk do ta harroj kurrë sesi ngrohtësia e miqësisë sonë erdhi duke u përsosur me kalimin e viteve, ashtu siç ndodh me verën. Për herë të parë qëkurse ishte martuar dhe pavarësisht inatosjes së kolonel Selmanit, Mbretëresha Geraldinë tani dilte e vetme nëpër rrugët e Parisit

holli i jashtëm, gjithë burrat dhe gratë shqiptare, që kishin qëndruar në këmbë jashtë derës dhe dëgjonin, i thanë Mbretëreshës Geraldinë: I dëgjuam të gjitha. Mund të jemi dëshmitarë dhe ju falënderojmë që morët një vendim kaq të drejtë. Në makinë, Princ Leka ishte i ftohtë dhe i heshtur dhe, kur kolonel Selmani, i cili ishte ulur përkrah shoferit, filloi të fliste me nervozitet, ai e urdhëroi: Qetësi! Tani që dukej se problemi i princeshave ishte kapërcyer, Mbretëresha Geraldinë duhej të përballej sërish me çështjen e shpurës së oficerëve dhe rojave. Megjithëse do të ishte i pranishëm, Princit Leka iu duk e drejtë që e ëma t’ua jepte lajmin e dhimbshëm, pasi deri tani ata kishin qenë si pjesëtarë të familjes. Dy prej oficerëve u kthyen në Angli dhe filluan punë, tre ishin pranuar në Francë si emigrantë politikë dhe u ishte lidhur një pension, ndërsa tre të tjerë shkuan në Amerikë, në vendet që u gjeti Mbretëresha. Të vetmit për të cilët ajo nuk mundi të gjente vend, ishin kolonel Selmani, administratori i Oborrit, për gjithë ato vite i cili, bashkë me një prej rojave, nuk pranoi të largohej prej saj, gjithsesi. Princeshave, më në fund, iu gjet një apartament në Kanë, me një shërbëtor që do të kujdesej për to. Mbretëresha, Princ Leka dhe dy burrat shqiptarë që kishin mbetur u shpërngulën në një apartament të vogël e jo fort komod, në Paris. Njeriu që më shpëtoi nga çmendia në atë periudhë të potershme ishte kontesha hungareze Zhizelë Alvensleben de Shonborn, e pagëzuar Zhizhi, nga miqtë. Ajo më merrte me makinën e saj çdo të premte pasdite dhe qëndroja me të për fundjavë në vilën e saj të bukur pranë një fushe golfi në Shën Nom la Bretshë. Kontesha vdiq në fillim të vitit 1986 dhe nuk do ta harroj kurrë sesi ngrohtësia e miqësisë sonë erdhi duke u përsosur me kalimin e viteve, ashtu siç ndodh me verën. Për herë të parë qëkurse ishte martuar dhe pavarësisht inatosjes së kolonel Selmanit, Mbretëresha Geraldinë tani dilte e vetme nëpër rrugët e Parisit. Ishte si një zog i dalë nga kafazi pas njëzet vjetëve robëri. Një përzierje e kënaqësisë dhe frikës.


KARUSEL

E vetmja ndjesi që e lidhte emrin e Elenës me atë të Ismailit, ishte njëfarë keqardhjeje, që nuk kishte të bënte me mbiemrin e përbashkët që do vinte në krahasim dy shkrimtarët, “normalen” Elenën, dhe “gjeninë”, Ismailin

Iva Tiço

Koha e mjaftueshme për të qenë shkrimtare Më duket e pakuptimtë që kjo biografi të jetë një libër më shumë që shpjegon krijimtarinë e Kadaresë, i cili që nga “Ftesë në studio” e deri sot, vijon të shpjegojë “pse”-të e procesit krijues

Duhet të kem qenë shumë e vogël, ku sapo kisha mësuar të lexoja dhe e kaloja një pjesë të kohës duke parë t i t u j t e l i b ra ve d h e e m ra t e shkrimtarëve të rreshtuar në raft, kur në fund të një rreshti të gjatë librash që mbanin emrin Ismail Kadare, pashë emrin e saj, Elena Kadare, “Një lindje e vështirë”. Me atë logjikën e fëmijës, kur më shpjeguan se mbante të njëjtin mbiemër sepse ishte gruaja e shkrimtarit, mendova se librin do ia kishte shkruar ai…Vite më pas, kur e mora atë libër në dorë si lexuese, dhe më vonë akoma kur lexova “Një grua nga Tirana”, as që më shkoi ndër mend ai naivitet femëror. E vetmja ndjesi që e lidhte emrin e Elenës me atë të Ismailit, ishte njëfarë keqardhjeje, që nuk kishte të bënte me mbiemrin e përbashkët që do vinte në krahasim dy shkrimtarët, “normalen” Elenën, dhe “gjeninë”, Ismailin, por me faktin që nëse Elena do të ishte martuar me dikë tjetër, ndoshta do të kishte qenë më p r o d h i m t a r e . M ë i s h t e d u ku r gjithmonë si një shkrimtare që i mungonte letërsisë shqipe, që në njëfarë mënyrë ishte sakrifikuar për

të qenë pranë Ismail Kadaresë, në të njëjtën mënyrë siç kishte sakrifikuar Claudia Mori për të qenë pranë Adriano Çelentanos. Ashtu si e ngjashmja e saj përtej Adriatikut, edhe Elena Kadare kishte qenë relativisht e rezervuar për të dhënë intervista, aq më pak për të folur për bashkëshortin e famshëm dhe karakterin e vështirë që kishte në krah. Ashtu si Claudia Mori ajo kishte qenë një grua e bukur, që krijonte rreth vetes një hije misteri për aq kohë sa nuk tregonte se si ishte jeta e saj e përditshme në krah të një burri të tillë, si e kishte përjetuar ajo suksesin e tij apo krizat e tij, thashethemet për të apo historitë e vërteta, nëse kishte ndonjë brengë për atë gruan tjetër që mund të kishte qenë në një univers paralel, ku nuk takohej me njeriun që do të bëhej burri i saj apo nuk kishte hequr dorë nga asgjë, gjithsesi do kishte qenë e tillë…Disa vjet më parë, madje isha munduar të lexoja me këtë sy edhe kujtimet e gruas së Dostojevskit, që jo rastësisht ishin përkthyer në shqip pikërisht nga Elena Kadare. Mundohesha të gjeja paralelizma mes jetës dhe karakterit të shkrimtarit rus dhe atij shqiptar, mes gruas së tij, që shkruante kujtimet dhe përkthyeses shqiptare…Deri pak ditë më parë, kur misteri u gris plotësisht, sepse Elena Kadare vendosi t’i japë fund me anë të një vëllimi prej gati 700 faqesh, “Kohë e pamjaftueshme”, një nga ngjarjet e kësaj vjeshte të mbushur si rrallëherë me botime. Autobiografitë janë gjithmonë interesante, por në këtë rast botimi i ri do të ishte dyfish i tillë, sepse veç historive të parrëfyera të familjes Kadare, do shihnim tashmë me sytë e gruas jo thjesht se si ishin shndërruar në letërsi ngjarjet e rëndomta, por edhe si kishin lindur të

gjitha Anat, Zanat, Dianat...Jo sepse duam thashetheme si telenovelat, por sepse jemi rritur me ata libra, ia vlente të lexonim se si një femër kthehet në Ana dhe Ana hyn në letërsi, se si një Leni shndërrohet në Helenë dhe si e sheh të gjithë këtë gruaja e shkrimtarit. Nga kjo pikëpamje, libri nuk është aspak zhgënjyes, jo më kot shumica e gazetave që të nesërmen e botimit të librit, mes kujtimeve të gruas së shkrimtarit, zgjodhën të botojnë pikërisht ato rozë, me tituj ku mbizotëron fjala “tradhti”. Por nuk është zhgënjyes dhe për ato rrëfimet e tjera të pritshme nga të gjithë, që zënë dhe pjesën më të madhe të tij, rrëfimet e jetesës së një shkrimtari në diktaturë. Në një unison të plotë me gjithë çka shkruar vetë Ismail Kadare në këto vite, Elena Kadare bën të njëjtën gjë. Si njeri pranë tij, ajo sjell dëshmi se si shkrimtari kishte dashur të arratisej që në fillim të viteve ‘60, pa botuar madje as “Gjeneralin” dhe se kishte filluar të fliste kundër regjimit shumë e shumë kohë përpara se të botonte “Dimrin e vetmisë së madhe”... Pa asnjë paragjykim për vërtetësinë e kujtimeve, për vetëcensurën apo adhurimin ndaj çdo rreshti që ka shkruar i shoqi, më duket e pakuptimtë që kjo biografi të jetë një libër më shumë që shpjegon dhe njëherë krijimtarinë letrare të Kadaresë, i cili që nga “Ftesë në studio” e deri sot e kësaj dite, si asnjë shkrimtar në botë vijon të shpjegojë “pse”-të e procesit krijues. Personalisht mendoj që kjo pjesë thjesht sa i ka zbehur vlerat e kësaj biografie, që pa to do kishte qenë thjesht perfekte për të treguar se Elena Kadare nuk ishte thjesht gruaja e shkrimtarit të madh dhe ajo që i kishte munguar për të mos qenë shkrimtarja e munguar, kishte qenë thjesht koha e mjaftueshme.

81


Rubio Sanchez një shije flamenco në vallen e Tiranës

Historia e lojtarit të Barcelonës dhe trajnerit të Seviljes që nënshkroi një kontratë 1- vjeçare me Tiranën. “Këtu ndjehem mirë. Nuk janë kushtet komode, por unë di të përshtatem”. A do të marrë fund mallkimi i trajnerëve të huaj për Tiranën? Jeton Selimi / Fotot Armand Sallabanda

82


83


Si lojtar kam fituar titullin kampion me Barcelonën. Kam luajtur në finalen e Superkupës së Europës. Kam fituar Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit. Si trajner me Seviljen kam luajtur një finale të Kupës së Mbretit dhe kam një titull të kategorisë së dytë, që na lejoi më pas të luanim në La Liga

N

ë tokën shqiptare shkeli për herë të parë më 22 qershor, d u ke n ë n s h k r u a r n j ë kontratë njëvjeçare me presidentin Refik Halili, me të cilin i shkëputi kontaktet (jo financiare) pak pas fillimit të kampionatit, kur Bashkia e Tiranës e ktheu skuadrën në sh.a. Por veç Halilit, njeriut që e solli spanjollin në kryeqytetin shqiptar, Rubio pa t’i shkërmoqej përpara syve krejt skuadra me të cilën kishte punuar gjatë verës. 8 lojtarë bardheblu u larguan duke e lënë trajnerin spanjoll mes katër rrugëve. Por një njeri me eksperiencën e tij nuk mund të dorëzohej. Me përulësi dhe vullnet, ai arriti të ndërthurë atë pak eksperiencë që i kishte mbetur Tiranës me elementin e ri, duke e bërë shumë shpejt skuadrën një lider në tabelën e klasifikimit, ndryshe nga sezoni i shkuar. Së bashku me Levin dhe Shensojin, ai është trajneri tjetër i huaj që drejton një skuadër të Superligës, por natyrisht, kur bëhet fjalë për një trajner që numëron rreth 800 ndeshje mes kategorive të ndryshme në Spanjë dhe që ka luajtur për Barcelonën e është ulur në stolin e Seviljes, atëherë të krijohet përshtypja se ky njeri është vërtet trashëgimia më e madhe që Halili i la skuadrës bardheblu. E nisim nga “A”-ja dhe që është më pak e njohura për lexuesin: karriera juaj në futboll… Kam luajtur 17 vjet futboll në nivel profesionisti dhe kam një karrierë 27-vjeçare si trajner futbolli. Jam një nga trajnerët me më shumë ndeshje të zhvilluara në Spanjë, me rreth 800 ndeshje të drejtuara. Me fjalë të përgjithshme, kjo është karriera ime. Janë vërtet shumë. Mes kësaj morie ndeshjesh, cilën do të evidentoni si kulmin tuaj më të madh si trajner dhe si lojtar?

84

Kulmi im ka qenë kur m’u besua stoli i Seviljes, pasi Sevilja është skuadra ime e zemrës. Unë jam nga Sevilja, fëmijët e mi kanë lindur në Sevilje dhe me të identifikohen. Qëllimi im ishte që një ditë të drejtoja këtë skuadër dhe ia kam arritur. Pastaj kam edhe Albaseten. Është skuadra e qytetit ku unë kam lindur. Kam qenë 5 herë trajner i Albasetes në periudha të ndryshme. Jam trajneri më jetëgjatë në historinë e kësaj skuadre. Natyrisht që keni fituar edhe trofe… Si lojtar kam fituar titullin kampion me Barcelonën. Kam luajtur në finalen e Superkupës së Europës. Kam fituar Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit. Si trajner me Seviljen kam luajtur një finale të Kupës së Mbretit dhe kam një titull të kategorisë së dytë, që na lejoi më pas të luanim në La Liga. Kam një Kupë Federatash, e cila është një kupë e nivelit kombëtar. Për karrierën si lojtar mund të them se jam shumë i kënaqur se kam luajtur shumë vjet. Si trajner ndjehem edhe më i kënaqur se kam punuar me shumë ekipe dhe kam arritur t’i shpëtoj nga rënia nga kategoria kur dukej e pamundur. Pra jam një trajner i mbijetesës në Spanjë. Pastaj Sevilja nuk ishte një ekip që fitonte shumë trofe. Ishte siç është edhe tani, një ekip për vendin e tretë apo të katërt. Në Spanjë, zakonisht e ndajnë gjithçka Reali dhe Barcelona. Meqë jemi te Barcelona, natyrisht që për ju është kujtimi më i mirë... Por edhe më i keqi. Te Barcelona pësova një dëmtim shumë të rëndë, ku bëra tri operacione në gju dhe kjo e ndikoi shumë karrierën time. Por te Barcelona ishte një botë tjetër. Burimet, kushtet, komoditetet e klubit, gjithçka. Të mungonte vetëm që të ta sillnin topin në dorë.

Pra, në “El Clasico” jeni tifoz i Barcelonës? Në “El Clasico”, po. Ndërsa tani jam tifoz i Tiranës dhe natyrisht i Seviljes, që është ekipi i zemrës sime. Aktualisht më pëlqen si Barcelona ashtu edhe Reali. Pas një karriere të gjatë në Spanjë, mbërritët në Tiranë? Çfarë prisnit të gjenit këtu? Nuk prisja asgjë të veçantë dhe nuk gjeta asgjë të keqe. Ajo që vura re ishin mungesat e mëdha në kushte. Por u mësova shpejt. Nuk jam natyrë që ankohem dhe të gjej justifikimet te këto gjëra. Unë mundohem të përshtatem Pas disa muajsh në krye të Tiranës, a mendoni se është justifikuar zgjedhja juaj? Unë këtu erdha sepse doja dhe nuk jam nga ata që bëhen pishman. Po i pranoj gjërat ashtu siç janë. Pata një ofertë nga Tirana, e pranova dhe po punoj me të njëjtin impenjim e profesionalizëm siç e kam bërë edhe te Sevilja. Që kur keni mbërritur te Tirana kanë ndryshuar shumë gjëra, duke nisur nga presidenca e deri te lojtarët… Vërtet kanë ndryshuar shumë, por dua të sqarohem për këtë. Unë kam punën time dhe kjo ka të bëjë me drejtimin e një grupi djemsh. Për problemet e tjera janë njerëz të tjerë që kujdesen. Megjithatë, unë dëgjoj, shoh dhe i kuptoj gjërat. Por i lë që t’i zgjidhin ata. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet shpejt. Shumë lojtarë të stërvitur në Spanjë dhe sot lojtarë që stërvitni te Tirana. Ka shumë diferenca? Unë kam stërvitur në të gjitha kategoritë dhe asnjëherë nuk kam bërë diferencime mes cilësive. Gjithmonë më kanë pëlqyer dy gjëra tek aftësitë e lojtarit, që të jetë punëtor dhe të jetë


njeri i mirë. Te skuadra e Tiranës i kam gjetur këto dy cilësi që kërkoja. Eksperiencat e Tiranës me trajnerët e huaj kanë qenë të dështuara. Ju çfarë prisni të bëni me Tiranën? Nuk e di sesi ka qenë rasti i trajnerëve të mëparshëm. Unë besoj se kjo është universale. Ai që punon mirë në një vend, punon mirë në çdo vend. Besoj se janë rrethana të tjera ato që të sjellin triumfin ose jo. Nuk e di se çfarë ka ndodhur e si kanë qenë punët. Ajo që unë siguroj është se po bëj maksimumin e mundshëm në detyrën time dhe për të qenë besnik mbi të gjitha për klubin që më ka kontraktuar. Tirana është e para, por e ndan vendin me Teutën. Kur do të vijë shkëputja? Duhet të kalojnë javët edhe muajt që të shohim shkëputje. Mua do të më pëlqente të sqaroja dy gjëra që nuk i ka vënë re askush. Kam punuar në një ekip që ka fituar Superkupën dhe tetë ditë pas Superkupës kishim 8 lojtarë më pak dhe na u desh të fillonim ka m p i o n a t i n m e 8 l o j t a r ë t ë rëndësishëm që nuk i kishim më pjesë të ekipit. Kemi një skuadër me një listë lojtarësh të shkurtër, ku ka shumë të rinj dhe këtë nuk e kam dëgjuar ta thotë askush. Si do t’ia bëjmë kur të vijnë dëmtimet apo kartonat? Duket si një apel për merkaton e janarit… Unë e lë këtë në duart e drejtuesve të klubit, të sponsorëve, sepse nuk i di financat që do të na lejonin të futeshim në merkato. Njëkohësisht nuk dua harxhime të panevojshme, ndaj do të presim deri në janar. Shumë të rinj te Tirana po shpërthejnë nën drejtimin tuaj. Duket se nuk keni aspak frikë t’i besoni elementit të ri…

Përpara më pyetët për karrierën dhe kudo që kam qenë, kam nxjerrë lojtarë të rinj dhe i kam afruar në ekipin e parë. Te Sevilja, në një kampionat solla 7 të rinj dhe kur mbaroi kampionati, 4 prej tyre u shitën për një shifër prej 24 milionë eurosh dhe zgjidhën shumë probleme ekonomike të skuadrës. Edhe te Tirana kam nxjerrë shumë lojtarë të rinj, por duhet të them se unë jam vetëm shtytësi i lojtarit, pasi talentin ai e ka vetë. Kampionati këtë vit duket i fortë, cili ekip ju ka befasuar? Të gjithë ata që janë në krye të tabelës kanë bërë diçka. Për momentin Teuta, Flamurtari, Kastrioti dhe Laçi më kanë pëlqyer shumë. Tani dua të shoh një ekip të mirë që nuk është në këtë grup, Skënderbeun, por që ka lojtarë shumë të mirë. Megjithatë, kjo do të vërehet gjatë kampionatit. Ju shqetëson fakti se Tirana fiton in-extremis pa i mbyllur ndeshjet më shpejt? Ndeshjet nuk mbyllen kur duam, por kur mundim. Nëse ka diçka tjetër që po ashtu nuk e thotë askush, është se ne kemi fituar 4-5 ndeshje në mënyrë të tillë duke përmbysur shifrat dhe kjo do të thotë se ekipi ka atë që duhet të ketë për të luftuar deri në sekondën e fundit dhe se ka mentalitetin e duhur për ta bërë diçka të tillë. Kjo është e rëndësishme, pasi të tjerët mund të flasin për fat, por fati të ndihmon një herë, jo gjithmonë. Megjithatë e di se edhe ne do ta humbasim ndonjë ndeshje në momentet e fundit. Futbolli është i drejtë, kur ta bën një herë favorin, ta merr. Keni lënë Spanjën për Shqipërinë, a jeni përshtatur? Jam njeri që përshtatem për një arsye të thjeshtë, sepse vij nga një familje e thjeshtë që normalisht më ka mësuar me këtë. Kam mbërritur me

këtë frymë në Shqipëri dhe gjithçka e kam marrë natyrshëm. Pranoj kulturën, zakonet dhe nuk shoh asnjë problem përshtatjeje. Po stomaku juaj është përshtatur me kuzhinën shqiptare? Për momentin po ha gjithçka. Emrat e pjatave nuk i di, por jam përshtatur shumë mirë. Si e përballon bashkëshortja juaj stilin e jetës në Shqipëri? Gruaja ka më shumë marrëdhënie me jetën këtu, pasi unë i kam marrëdhëniet me futbollin. Ose duke parë ndeshjet në televizion, duke përgatitur stërvitjen, ose duke ndjekur ekipet e tjera. Jeta ime vërtitet rreth futbollit dhe zakonisht miqtë e mi janë njerëz të futbollit. Në të kundërt, zonja ime bën aktivitete të ndryshme. Nuk ka pasur asgjë në Shqipëri që ju ka befasuar? E kam marrë me thjeshtësi. Por kushtet e punës janë një problem, nëse mund ta quaj kështu. Kam punuar me më shumë kushte sesa këtu. Por e tillë është situata në futbollin shqiptar dhe unë vazhdoj punën. Te Sevilja, në një kampionat solla 7 të rinj dhe kur mbaroi kampionati, 4 prej tyre u shitën për një shifër prej 24 milionë eurosh dhe zgjidhën shumë probleme ekonomike të skuadrës Këtu erdha sepse doja dhe nuk jam nga ata që bëhen pishman. Po i pranoj gjërat ashtu siç janë. Pata një ofertë nga Tirana, e pranova dhe po punoj me të njëjtin impenjim e profesionalizëm, siç e kam bërë edhe te Sevilja Jam njeri që përshtatem për një arsye të thjeshtë, sepse vij nga një familje e thjeshtë që normalisht më ka mësuar me këtë. Kam mbërritur me këtë frymë në Shqipëri dhe gjithçka e kam marrë natyrshëm. Pranoj kulturën, zakonet dhe nuk shoh asnjë problem përshtatjeje.

85


Historia

Ines Willhoft, gjermania në “pankinën” e Sanchez

Nga Temeshvari te Krstiçeviç, histori dështimesh bardheblu Historia e trajnerëve të huaj në klubet shqiptare nis me të madhin Mario Kempes, që mori drejtimin e skuadrës së Lushnjës në vitin 1996, duke u bërë edhe trajneri i parë i huaj që ulej në një stol klubi. Kempes u soll nga Rrapush Xhaferri, asokohe president i ‘Lushnjës’, dhe krijoi një jehonë të gjerë në mjedisin sportiv shqiptar, por me fillimin e trazirave të vitit 1997, Kempes u largua nga Shqipëria për të mos u kthyer më kurrë. Pas Kempesit do të ishte pikërisht ‘Tirana’ ajo që do të sillte një trajner të huaj në stolin e saj. Bëhet fjalë për hungarezin Miklosh Temeshvari në sezonin (2000-01), që me bardheblutë fitoi një superkupë. Emri tjetër i huaj në krye të bardhebluve ishte ai i Enver Haxhiabdiçit, boshnjaku që u ul në stol në sezonin 2002-2003, por që sikundër edhe Temeshvari u largua përpara përfundimit të tij. Leonardo Menekini do të bëhej trajneri i tretë i huaj. Italiani pati një jetëgjatësi edhe më të shkurtër se dy të parët dhe u largua për mungesë rezultatesh. Ish-lojtari i Sampdorias, Bllazh Slishkoviç do të ikte po aq shpejt saç edhe erdhi. Arsyeja kësaj radhe ishte karakteri i tij prej të forti, çka solli përplasje të shumta me lojtarët. Pas largimit të Slishkoviçit, presidenti Halili do të sillte një tjetër trajner të huaj, Ilia Lonçareviç, që do të bashkëjetonte vetëm 5 javë kampionat. Misho Krstiçeviç, ish-ndihmësi i Slishkoviç, do të bëhej trajneri i gjashtë i huaj në stolin bardheblu dhe i katërti i sjellë nga Halili që kur ky i fundit operonte bashkë me donatorët e tjerë Ngjela, Papuli dhe Nuri. Së bashku, këta trajnerë kanë fituar vetëm 3 superkupa (Temeshvari, Haxhiabdiç dhe Lonçareviç). Edhe Sançez ka mundur të fitojë superkupën, por ndryshe nga paraardhësit e tij, nuk trashëgoi atë ekip kampion e të frikshëm. A do të jetë pikërisht spanjolli, 86do të prishë tersin e trajnerëve të huaj te njeriu që ‘Tirana’ dhe të fitojë titullin kampion?

Venera Ines Willhoft, bashkëshortja gjermane e trajnerit spanjoll të Tiranës, Julian Rubio Sanchez, është mjaft e kënaqur me jetën e saj dhe të “trajnerit” të saj të zemrës në Shqipëri. Të martuar prej shumë vjetësh, Ines është mësuar që ta pranojë ndryshimin e shpeshtë të vendeve dhe nuk e ka aspak problem që të gjejë stilin e duhur të jetës edhe në Shqipëri. Në prononcimin e saj për revistën MAPO, ajo thekson se, sikundër i shoqi, ka mësuar të jetoj me të njëjtin pasion për futbollin. “Kur jam martuar me një person si Julian, një trajner, - nis rrëfimin Ines, – e dija që nga fillimi se çfarë jete do të kisha përkrah tij. E pres gjithnjë me durim kthimin e tij në shtëpi, gjithashtu të duhet ta duash futbollin po aq sa ai, përndryshe duhet ta harrosh bashkëjetesën në harmoni”. Ajo është gjermane, dhe ai spanjoll. Aktualisht, ata jetojnë në Tiranë, por për zonjën Willhoft, kjo nuk përbën aspak problem dhe atë nuk e “bezdis” aspak e tërë kjo gjeografi. “Po, ashtu është, ka shumë gjeografi (qesh). Ne kemi qenë në shumë vende bashkë dhe gjithnjë me iluzione të mëdha, sepse ne kemi mendje të ndryshme për shkak të kombësisë, por jemi të lumtur që na jepet kjo mundësi për të udhëtuar. Me se e mbush kohën? Kam plot gjëra për ta mbushur kohën. Kam një lidhje të mirë me të dyja ambasadat, atë gjermane dhe

spanjolle, kështu që kam një kalendar të eventeve që ato organizojnë. Kam njohur shumë shqiptarë që janë njerëz të këndshëm dhe që më kanë çuar në shumë vende ku mund t’i zbulosh vetëm me vendësit. Dhe në fund, shkoj çdo mëngjes në një qendër fitnesi”, - rrëfen buzagaz Ines. Më pas, ajo e konkretizon edhe më tej idenë e saj, duke nënvizuar se është vërtet e befasuar me jetën që bëjnë shqiptarët dhe mbi të gjitha, me bashkëjetesën harmonike të fesë në Shqipëri. Si gjermane që është, ajo shijon më shumë kuzhinën e vendit të saj, por nuk përjashton aspak mundësinë e udhëtimit enkas për në vendin tonë për të shijuar një pjatë tradicionale shqiptare. “Unë besoj se Shqipëria është një vend pak i njohur për pjesën më të madhe të njerëzve. Jam shumë e befasuar me mënyrën tuaj të jetesës dhe mbi të gjitha me faktin se jeni shumë ‘open minded’. Fakti se fetë bashkëjetojnë pa probleme më ka befasuar. Kuzhina jonë është përgjithësisht ajo gjermane dhe mua më pëlqen. Gjithashtu më duhet të them se te “Vila Goldi” gatuajnë shumë mirë për ne. Kam marrë disa receta shqiptare, të cilat do t’i gatuaj kur të kthehem në Spanjë. Por nëse njeh disa pjata të caktuara, ato janë gjithnjë të mira në vendin prej nga vijnë, kështu që do të jem e detyruar që të kthehem sërish në Shqipëri.”


Zig zag në foto

Historia e Kryeministrit Berisha dhe Prokurores Ina Rama në 4 foto. Si u shndërrua “Silvia Konti shqiptare” në “lavire bulevardi” pas trazirave të 21 janarit, megjithëse marrëdhënia mes të dyve kishte filluar të tensionohej që më parë. Katër foto për katër vjet marrëdhënie që shkuan nga rozë, në zi e më zi.

Festimet për 95-vjetorin e Pavarësisë. 28 Nëntor 2007

Festimet për 95-vjetorin e Pavarësisë. 28 Nëntor 2007

Programi i Sfidës së Mijëvjeçarit. 21 Tetor 2011.

Analiza vjetore e Policisë së Shtetit. 14 Dhjetor 2010

87 Foto: LSA


88


ATELIE

Babeli 89


Misticizmi, mitologjia, filozofia, simbolika, supersticion, e pavetëdijshmja, e mistershmja krijuesi, lidhja midis dy botëve... është ajo çka përcjell piktori Arben Theodhosi, i cili në një rrëfim për revistën Mapo zbulon pak nga “Babel”, katalogu ku do të përfshihen punimet e tij më të reja. Suadela Balliu / Fotot: Armand Sallabanda yrja për në studion e tij të shtatë i ngjan kupolës së një katedraleje. Shkallët që të ngjitin, janë aq të ngushta sa mund të kalojë vetëm një njeri, të krijojnë ndjesinë e të kaluarit drejt së përtejmes. Ndërsa vetë studioja, apo si parapëlqen ta quajë piktori-atelieja është një papafingo e vogël që jeton nën kurrizin e një godine të vjetër. Ndriçimi i ulët, aroma e bojës së sapotharë që të fal ndjesi gati eterike, do i shkonte për shtat përshkrimeve që poetët mesjetarë i kanë bërë Purgatorit. E kuqja e zjarrtë, e argjendta bredhacake nëpër telajo, e zeza stoike, fanepsen në katër anët e mureve. Teksa i është nënshtruar fokusit të aparatit fotografik, i kthen shpesh sytë nga ‘demoni’, që del beftas nga terri që mbretëron tablonë, e cila pushon mbi magnetofonin që lëshon tinguj jazz, si të ishte një busull. Linja të buta nudoje, demonë aseksualë, kodër kryqesh që evokojnë Golgotën, objekte që vijnë nga lashtësia... janë disa nga punimet e reja të piktorit Arben Theodhosi. “Katalogun e fundit me piktura, i cili është i gjashti në radhë, e kam titulluar “Babel” dhe do ta prezantoj në mu-

90

ajin e Dashit”, thotë piktori, i cili kësaj here ka preferuar të godasë me misticizëm, mitologji, filozofi, simbolikë të fshehur e pakëz supersticion. Babeli, thuhet në Shkrimet e shenjta biblike, ishte kulla e lartë që njerëzimi, i cili kuptohej nën një gjuhë të vetme, desh të ndërtonte për të arritur deri në qiej, por Hyu e ndaloi duke ua ngatërruar gjuhët e duke i shpërndarë mbi faqen e dheut ata pushuan së ndërtuari... Ajo përpjekje e njeriut për të krijuar një lidhjes midis dy botëve -transhendentes dhe tokësores- së cilës piktori në mënyrë krejt të pavetëdijshme i kishte dhënë formë në tablotë e tij, e bëri të shkonte edhe më tej. “Para disa muajsh, në tablotë e mia të fundit po vështroja një seri figurash që zgjateshin drejt qiellit-figura të tipit kullë, mal, pemë ose fallus. Nuk di t’i shpjegoj, mendoj se pavetëdija në pikturë ka pjesën e luanit, por vendosa që mbi këtë koncept të ngre një debat”. Në këtë seri të re pikturash, të cilat është i etur t’i zhvillojë brenda dymbëdhjetë muajve, është mbështetur në mitologjinë helene, indiane, perse, atë Maja, shkrimet biblike, si edhe në disa personalitete të filozofisë, si Hegel, Jean Baudrillard, Gilles Deleuze dhe Felix Guattari. “Çdo artist përfaqëson një debat me veten dhe artin e tij. Unë me zhvillimin e këtij koncepti në një farë mënyre debatoj me disa vështrime të filozofisë post-


“Para disa muajsh, në tablotë e mia të fundit po vështroja një seri figurash që zgjateshin drejt qiellitfigura të tipit kullë, mal, pemë ose fallus. Nuk di t’i shpjegoj, mendoj se pavetëdija në pikturë ka pjesën e luanit, por vendosa që mbi këtë koncept të ngre një debat”

moderne mbi simulakrën dhe simulacionin”. Ajo çka Arben Theodhosi kundërshton, hiperrealitetin e metropoleve, filozofët të cilëve u referohet ai, thonë se njeriu modern jeton në realitete të krijuara nga ai vetë. Ndërsa për piktorin, këto realitete të krijuara ekzistojnë që në lashtësi. “I gjen në besimin indian, në realitetin e Majave. Iluzionet ku endet vetëdija janë zbuluar nga brahmanët me mijëra vjet më parë” . Arben Theodhosi në këto punime të reja, në këtë koncept që po zhvillon, përpos të vetëndjerit si puna më e mirë që ka zhvilluar deri më tani, ndihet edhe si elementi që na lidh me botën e formave dhe ideve. Dhe duke u drejtuar nga një fuqi e pashpjegueshme, gati-gati mistike, dora e krijuesit u ka dhënë formë, i ka modeluar, i ka falur identitet dhe i ka bërë të jetojnë të pavarura prej tij tablove që i japin jetë asaj papafingoje të vogël. “Vështroj disa prej pikturave më të dashura dhe nuk arrij të kuptoj se cila pjesë e imja i ka realizuar. Kërkoj ndihmën njerëzore për ta kuptuar, por çdoherë përfundoj duke ngritur kokën lart. Lart, në mjedisin që ne e quajmë ‘qiell’, unë vazhdoj të kërkoj ndihmën siç e kërkuan mijëra vjet të shkuar paraardhësit e mi, të cilët herë-herë harronin se ajo që ndodhej në qiell ishin ata vetë. Është padije të thuash se nuk e dinin, ata thjesht harronin, sikurse harrojmë sot e kësaj dite në përmasa shumë më të mëdha”, kështu do të shkruajë piktori në parathënien e albumit të ri me piktura “Babel”. Ai e sheh veten në qendrën e lidhjes midis dy botëve-të përtejmes dhe sonës. “Koncepti Imago Dei, krijimi i njeriut sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, do të thotë që brenda nesh është hyjnorja”, zbulon ai, ndërsa rri i ulur në tryezën e rrumbullakët prej druri mbushur me rrush dhe verë, ushqimet që parapëlqente të konsumonte Jezusi dhe dishepujt e tij. Në një farë mënyre piktori është i lidhur pazgjidhshmërisht me hyjnoren, pasi vetë mbiemri i tij Theodhosi, që nga greqishtja e

lashtë do të thotë Zot, e bën edhe atë zot të krijimeve të tij. Ndërsa këqyr veprën e tij, i pamundur ndoshta të të shpjegojë plotësisht pse-të që lindin, por mund të thotë fort bindur se arti nuk është kopje e realitetit. Për të, arti është ritual, rituali i shenjtë i të qëndruarit plot nderim përpara një pikture, në një ritual ku koha dhe hapësira zhduken. “Shpirti jeton vetëm të tashmen”, thotë, ndaj nuk dëshiron të rikujtojë të kaluarën, të sjellë në të tashmen vitet e kaluara në internim në qytezë-minierën, pasi i ekzekutuan të atin, Koço Theodhosi, ministër në regjimin komunist, apo të flasë për kohërat kur atelieja e tij nuk ishte më godina në qoshen verilindore të lulishtes së vilës ku banonte, fare pranë komshiut Enver Hoxha, porse një qoshe e improvizuar në dhomën e gjumit brenda një godine të zakonshme të qytezës së minatorëve. Jo, këto duket se i ka lënë shumë pas, në të shkuarën, ndërsa tani jeton të tashmen, duke i dhënë formë ideve të tij. E vetmja gjë nga e shkuara duket një tryezë e vjetër nd’anë kavaletit, e veshur me bojërat e thara e qirinj të shkrirë prej kohërave, me trajtë psikedelike. Atelieja e shtatë, e cila në radhën që mban, simbolizon numrin e përsosmërisë në shkrimet biblike, katalogu i gjashtë, një numër apokaliptik, dymbëdhjetë muajt që zhvillon punimet e tij dhe muaji i zodiakut të tij Dashit nuk ka si të mos çojnë në viset e supersticionit, që veç artistit shoqërojnë çdo shpirt njerëzor në doza të ndryshme. Një këmbë e djathtë e hedhur para, një pllakë e kapërcyer...Një mace e zezë që, të riun besëtyt të rritur në Bllokun e pa Zot, si lajmëse nga përtejbota e bëri me dije për kobin që po i afrohej fatit të tij pak ditë më pas, në qershorin e vitit 1975, ku iu desh të braktiste Institutin e Lartë të Arteve, atelienë e vogël në kopshtin e shtëpisë e të arratisej në vise të panjohura. Por sot, shumë vite më vonë, teksa mundohet ta kuptojë atë dorë të padukshme, të mistershme që e drejton, ndërsa

91


shkrin puthjen e ëmbël të penelave mbi telajo, Arben Theodhosit vetja i duket si një Sizif. “Si një Sizif i devotshëm që ngjitet lart dhe zbret poshtë gjatë gjithë kohës. Kështu ndodhi që ma dha në kokë të shkruaj këta rreshta, për t’u çlodhur një copë herë, për të medituar dhe për të gjetur ndonjë bilanc të mundshëm midis vetesposhtë dhe vetes-lart. Pasi mbarova, i lexova rreshtat e mi nga fillimi gjer në fund dhe u binda plotësisht se në këtë botë marifeti i Sizifit sapo kishte filluar. Vështrova më në fund veten në pasqyrën e mendjes dhe më erdhi mirë që pasqyra funksionoi. Në ato momente, përballë meje ndodhej vetja ime e preokupuar dhe me një vështrim kërkues... Insinuatat ndaj parimit hyjnor nuk kanë lidhje me ndonjë besim fetar. Është shumë më e thjeshtë: është transmetimi me pak fjalë i intuitës së një artisti që, pasi është mbushur me frymë në gjirin e patricëve dhe të skllevërve, mbi tokë dhe nën tokë, ndien se bota është shumë më e madhe, shumë më e vjetër dhe shumë më e re.”

92


Jeta e një piktori Arben Theodhosi u lind në Tiranë më 1953. 1991 - Merr pjesë në ekspozitën “Forbidden Art” në Vjenë. 1992 - Ekspozitë vetiake në Galerinë Kombëtare të Arteve me 40 punime në vaj, të realizuara kryesisht gjatë viteve të internimit. 1993 - Përfundon në Akademinë e Arteve studimet e ndërprera për 15 vjet (1975-1990 ishte periudha e internimit dhe e punës së detyruar në minierë, për shkak të pozicionit politik të të atit Koço Theodhosi, anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Industrisë, i dënuar me vdekje më 1977 nga regjimi diktatorial). 1994 - Ekspozitë në Qendrën e Dizajnit, sponsorizuar nga William Walters. 1995 - Merr çmimin e parë “Onufri 95” nga Galeria Kombëtare e Arteve Tiranë, për pikturën ‘Arka’. 1996 Ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, sponsorizuar nga Debra Wahlberg. 1994-1996 - Bën pjesë në grupin e piktorëve restauratorë pranë Institutit të Monumenteve. 1996-1998 - Emigron në Greqi, Athinë,

ku punon për dy Galeri Arti: “Aretas” dhe “Plaka Gallery”. 2000 - Ekspozitë në Arezzo, organizuar dhe sponsorizuar nga IOM, UCODEP dhe Region of Toscana. 2005 Ekspozitë në Holandë (Hague). 2007 - Ekspozitë e përbashkët për NËNË TEREZËN, organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve. Pikturat e Theodhosit ndodhen në koleksione private në shumicën e shteteve të Europës perëndimore si dhe në SHBA. Ndër më të vlerësuarat është piktura në vaj “Purple Crucifix”, e cila bën pjesë në koleksionin e artit modern të muzeut dioqezan “Albino Luciani” në Vittorio Veneto, Itali. Aktualisht Theodhosi punon si specialist restaurator në sektorin e artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, “Gani Strazimiri”. Ka realizuar pesë katalogë me piktura, si “Rievokim”, “Sfidë ndaj kufijve”, “Në gjurmët e së ndryshmes”, “Në stacionin e shtatë” dhe “Ahriman”, ku veç pikturave autori me anë të esseve prezanton edhe pikëpamjet e tij.

93


zgjedhja e zogajt

“Liberalizmi ekonomik është zgjerimi i fushës së luftës; zgjerimi në të gjitha moshat dhe në të gjitha klasat e shoqërisë. Po njëlloj, liberalizmi seksual është zgjerimi i fushës së luftës; zgjerimi i kësaj fushe në të gjitha moshat dhe në të gjitha klasat e shoqërisë.

94

“Zgjerimi i fushës së luftës”, roman nga Michael Houellebecq

Si një thirrje për të nxjerrë jashtë hidhësinë “Liberalizmi ekonomik është zgjerimi i fushës së luftës; zgjerimi në të gjitha moshat dhe në të gjitha klasat e shoqërisë. Po njëlloj, liberalizmi seksual është zgjerimi i fushës së luftës; zgjerimi i kësaj fushe në të gjitha moshat dhe në të gjitha klasat e shoqërisë. Në rrafshin ekonomik, Rafael Tiserandi i perket palës së fitimtarëve. Në rrafshin seksual palës së të humburve. Disa fitojnë në të dyja e disa të tjerë humbasin”. Kush është ky njeri që na tregon nga lartësitë e retorikës kufinjtë e rinj të fushës së luftës ku rropatet njeriu i kohës sonë, ai që mëton t’i ketë të gjitha dhe i ka herëpashere, por nuk është i lumtur, nuk është në paqe me kohën e tij, nuk gjen prehje në standardizimin e një mirëqënieje plot kundërthënie që rrëmojnë e nxjerrin nga thellësia e shpirtit njerëzor përjetimin e një disfate të vazhdueshme, ndoshta pa shpëtim? Po të mos përmendej emri i një personazhi-i Rafael Trisandit- do të thoshnim se është një sociolog, një filozof, një orator në eklezinë e të mërziturve, të tërhequrve, abstenuesve. Por emri i personazhit na hedh vetvetiu në botën e letërsisë. Autori i fragmentit të cituar është një shkrimtar, Michel Houellebecq, nga më të njohurit dhe të përkthyerit e letërsisë bashkohore franceze në botë, neoklasik që preferon të lundrojë në ujërat e përziera dhe të stuhishme të letërsisë, sociologjisë dhe flizofosë. Pak a shumë si mjeshtrat e medhenj francezë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Balzaku, Stendali, Zola. Houellebecq konsiderohet një pasues i

tyre edhe përsa i përket orientimit nga realizmi dhe natyralizmi. Fragmenti i cituar në krye të këtij shkrimi është shkëputur nga romani i tij i parë “Zgjerimi i fushës së luftës”, përkthyer dhe botuar në shqip kohët e fundit nga “Skanderbeg books”. Një roman nga Franca e viteve nëntëdhjetë, pa histori në kuptimin klasik të fjalës, madje edhe pa stil, siç është shprehur kritika për këtë libër, por plot ngjarje dhe episode të lidhura nga skepticizmi dhe hidhërimi i vetë autorit si heroi, më saktë antiheroi i veprës së tij. I pari dhe madje i vetmi kusht për një stil të mirë është të kesh diçka për të thënë, shkruante Shopenhauri. Kushti i stilit të mirë është njëherësh edhe kushti i letërsisë së mirë. Ia dalin shkrimtarët që kanë diçka të re për të thenë. Michael Houellebecq u shfaq fillimisht si poet, duke paralajmëruar rrethin e ngushtë të lexuesve të poezisë se nuk ishte si gjithë të tjerët. Por ishte romani i parë “Zgjerimi i fushës së luftës” (1994), që e ngriti menjëherë në katedrën e shkrimtarëve të rëndësishëm bashkohorë. Kriza e identitetit të njeriut në një botë që duket e rregulluar. Vështirësitë për t’ja dalë me lehtësinë, një paradoks në dukje, por një dramë e thellë në fakt, që shfaqet veçanërisht në mungesën e miqve dhe në raportin me seksin. Ky është romani “Zgjerimi i fushës së luftës”, një serë anekdotash ku qëllimi i autorit nuk është të na marrë mendtë me shënime të holla psikologjike dhe as të korrë duatrokitje me finesën dhe


humorin e tij. Përkundrazi, jeta është një mbingarkesë, shkrimtari vjen për të thjeshtuar, për të shkatërruar fije e për pe një tufë hollësish. Marrdhëniet njerezore kthehen dalngadalë në të pamundshme. Dhe pak nga pak, nënvizon ai, “shfaqet fytyra e vdekjes me tërë shkëlqimin e saj. Mijevjeçari i tretë po hyn për së mbari”. Siç e cekëm më lart, “Zgjerimi i fushës së luftës” është konceptuar si një unitet episodesh rreth të njëjtit personazh, një programues programesh informatike në Ministrinë e Bujqësisë, që tregon në vetë të parë. Paguhet mirë, ka aureolën e specialistit në një fushë plot mistere dhe të panjohur për shumicën e njerëzve, ka mundësi të bredhë me paratë e Ministrisë, është tërheqës, por shumë i rezervuar dhe i goditur nga zvetënimi i shijes së të jetuarit në një qytetërim “të rraskapitur nga jeta”. Agjenda e punës e hedh andej këndej si një automat. Por nga ana tjetër i duhet të marrë zvarrë apo të shtyjë përpara peshën e vramendjeve për shumë e shumë dukuri të jetës bashkohore dhe trishtimin e thellë, gjithashtu. Nuk i pëlqen kjo botë. Shoqëria ku jeton e përshtiros. Informatika i shkakton të përziera. Në një prej shërbimeve në periferi të Francëskapitulli më i bukur i romanitantiheroi ynë do të ketë si shok të udhës Tiserandin, kolegun e tij informaticien, një luftëtar që ka vënë në shënjestër kështjellën e seksit dhe s’pushon së marri vrull për t’u ngjitur ngadhnjimtar në bedenat e saj. Telendisjet e Tiserandit i shërbejnë autorit për të përkufizuar teoremën e tij se seksualiteti është një sistem hierarkie shoqërore. Dalja në këtë përfundim kalon nëpërmjet sprovave dhimbsurisht groteske të Tiserandit dhe një elegjie të mirëfilltë të autorit për dashurinë si një thirrje e thellë, por e fshehur e shpirtit të njeriut. Tiserandi do të jetë njëfarë dëshmori i ravgimeve të pamundura për të zënë një vend në sistemin e seksualitetit. Do të gjejë një vdekje të rëndomtë me aksident

automobilistik, pas goditjes së fundit që merr nga indiferenca femërore në një qytet të Francës. “Të paktën luftoi deri në fund. Të paktën nuk u dorëzua, nuk i ngriti duart. Megjithë dështimet e njëpasnjëshme, ai e kërkoi dashurinë deri në fund. I shtypur mes llamarinave të makinës së tij…, e di se në zemrën e tij kishte ende dëshirë dhe vullnet për luftë”. Ky është epitafi që shkruan për të Michael-i, autori i librit. I dhimbshëm, ironik- merreni si të doni. Por ka kaq shumë sentenca dhe parabola shumëkuptimeshe që mund t’i marrim si të duam në romanin e Houellebecq-ut. Personazhi që tregon në vetë të parë do të bjerë dalngadalë në depresion, do të ekzaminoh e t s i një “lule e helmuar” nga ajri dhe fryma e kohës së tij, do të kërkojë ndihmën e psikologut, pastaj të priftit, të psikologut përsëri, por shërimin, nëse mund të flitet për shërim, do ta gjejë në këshillën për një lloj vetëmohimi të pjesshëm intelektual, në gjejtjen e një ekulibri më të drejtë mes përfshirjes dhe shmangies, në reduktimin e informacionit, pasi kjo botë “ka nevojë për gjithçka, përveçse për informacione shtesë”. Është një kurë për të vazhduar jetën që na jepet dhe për të themeluar bashkëjetesën me hidhësinë. “Po të duhej të përmbledhim me një fjalë gjendjen mendore bashkohore, padyshim që unë do të zgjidhja vetëm këtë: hidhësinë”, pohon autori në episodin e fundit të librit. “Zgjerrimi i fushës së luftës” lexohet si një vajtim dhe thirrje ngjitese për të artikuluar e nxjerrë jashtë gjithsekush hidhësinë e tij të brendshme, bashkohore. Houellebecq është një shkrimtar elitar, por ka padyshim lexuesit e tij edhe në Shqipëri. Më parë, nga i njjëjti autor, e njëjta shtëpi botuese ka botuar romanet “Platforma” dhe “Ishulli i mundshëm”, të cilët, çuditërisht, kanë kaluar pa vemendjen e merituar. Por “Skanderbeg books”, shtëpia botuese e nobelistëve dhe e profecive të saj për nobelistët e ardhshëm nuk është dekurajuar. Romani i tretë në shqip i Houellebecq, padyshim do të shdërrohet në ngjarje letrare edhe për dy romanet e mëparshëm.

95


PA SHUME FJALE

Pengimi i një ëndrre ...në fakt po nxitoja. Prej kohësh mbaja të skalitur në mendje këtë imazh. E kisha stërholluar e rrotulluar aq shumë në muret e trurit këtë foto, sa, sikur të qe e mundur, do e shkarkoja nga imagjinata ime me një usb, pa qenë e nevojshme ta shkrepja. Madje edhe titulli (frymëzuar nga një këngë e famshme) i varej nga prapa kësaj fotoje si bishti lozonjar i një maceje, teksa fërkohet pas këmbëve të padronit të saj. Data 10 po afronte dhe unë, i rrëmbyer nga punët e përditshme, akoma nuk kisha lëvizur asnjë muskul që të materializoja atë imazh të stampuar në kokë, e që

96

priste ulur në shesh si një buratin, të cilit një dorë e mëshirshme i kishte prerë fijet. Data 10, ishte përfundimi i afatit kur duhet ta dorëzoja foton për konkursin e përvitshëm “Fokus”. Konkurs, i zhvilluar pak ditë më parë në Fier, ku mblidhen artistë nga shumë vende të botës. Ishte hera e tretë që merrja pjesë e duke parë nivelin e lartë më duhej që kavja, e cila flinte prej ditësh në rrotullën e mendjes sime me një kapuç në kokë, të rifillonte vrapin me të katra për t’u përfaqësuar në lartësinë e duhur. Quhet Pengimi i një ëndrre.


97


Nëse do të isha Kryeministër

Politologu dhe aktivisti, i angazhuar së fundmi me Lëvizjen kundër Importit të Plehrave, “kandidon” në faqet e revistës MAPO për postin e Kryeministrit të Shqipërisë Pse duhet t’ju zgjedhim ju? Në fakt nuk ka asnjë arsye se përse do duhej të më zgjidhnin. Si do t’i bënit paratë për të mbuluar fushatën tuaj elektorale? Më shumë se do mblidhja para, do ulja kostot e fushatës duke nxitur vullnetarizmin, sipas shembullit të lëvizjes Vetvendosje!. Cila prej aktiviteteve tuaja do të përbënte pengesën më të madhe për stafin tuaj? Kërkimi shkencor. Sa informacion personal kanë të drejtë votuesit të dinë për ju? Aq sa ata e mendojnë të arsyeshme. Cili aktivitet do të ishte problemi më i madh për truprojat tuaja? Noti. Cili është problemi më i madh në Shqipëri, dhe si do e zgjidhnit? Humbja e besimit te vetvetja, kjo do tejkalohej duke nxitur industrializmin shqiptar. Kë do të emëronit në qeverinë tuaj? Ata që do ndanin të njëjtin vizion social dhe zhvillimor. Shkruani titullin e lajmit të parë

98

të madh për qeverinë tuaj… Mjaft me Integrimin Europian! Si Kryeministër i Shqipërisë, sipas cilit politikan të vdekur apo të gjallë do e modelonit veten? Fan Noli. Cilët libra do të ishin “duhen lexuar” në administratën tuaj? Të gjithë librat e profesorit të ekonomisë në Universitetin e Kembrixh, Ha-Joon Chang, dhe sidomos librin Bad Samaritans: The Dirty Secrets of Rich Nations, dhe Globalisation, Economic Devlopment and the Role of the State, autorë të tjerë do ishin gjithashtu ekonomistët Robert Wades, nga LSE, dhe Erik Reinart nga Universiteti i Oslos me librin e tij How Rich Nations Got Rich and Why Poor Nations Stay Poor. Ç’gjë do të bënit ‘të jashtëligjshme’? Kufirin aktual mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kë do preferonit si President dhe kryetar Parlamenti? Kryetar Parlamenti do preferoja Fatos Lubonjën, President Besnik Mustafajin.


MAGJEPSUNI NGA PANASONIC Ua prezantojmë teknologjitë tona më të fundit VIERA Plasma dhe LED LCD për imazhin tuaj më të mirë - mahnitës edhe në 3D. Zbuloni qartësinë e përsosur të lëvizjeve, zhytuni në të zezën më të thellë dhe përjetoni ngjyrat më të pasura të Viera Plasma dhe LED LCD. Ai do t’ju magjepsë si kurrë më parë - tani me garanci 5 vjeçare. An idea by Panasonic Për më tepër detaje: www.panasonic.eu, customercare@panasonic.ba

99


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.