Dëshiroj t’ju tregoj diçka

Page 1

ГРАД СКОПЈЕ

QYTETI I SHKUPIT

FTESË „Dëshiroj t’ju tregoj diçka “ Eveniment publik për promovim Të nderuar, HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor në bashkëpunim dhe me përkrahjen e Qytetit të Shkupit gjatë dhjetë muajve të kaluar e realizoj projektin “Këshillim dhe edukim për parandalim të shfrytëzimit të drogës tej nxënësit të shkollave të mesme në Qytetin e Shkupit”. Ky projekt përfshiu nëntë shkolla të mesme të Qytetit të Shkupit në aktivitete për parandalimin nga shfrytëzimi i drogës. Nxënësit, shërbimet profesionale dhe profesorët gjatë këto dhjetë muaj zbatuan aktivitete të ndryshme qëllimi i të cilëve ishte që në mënyrë pozitive dhe të hapur ti informojnë bashkëmoshatarët dhe nxënësit e shkollave e me këtë të krijojnë atmosferë të sigurt ku çdo individ të mund të merë ndihmë dhe përkrahje për këto probleme. Më 18 maj (e shtunë) në ora 15:00 në Qendrën kulturore informative në Shkup, do të filloj evenimenti publik për promovim „Dëshiroj diçka t’ju tregoj “. Në këtë eveniment do të prezantohen çfarë është arritur nga shkollat gjatë dhjetë muajve të fundit. Me fotografi, afishe, muzikë, video, eseja, këngë dhe shfaqe teatrore, nxënësit të shkollave të mesme do ti prezantojnë porositë për parandalimin e shfrytëzimit të drogës. Evenimenti do të hapet nga përfaqësues i Qytetit të Shkupit dhe nga HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim. Ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë eveniment në të cilin do të prezantohen vepra të ndryshme të qindra nxënësve nga 9 shkolla të mesme të Qytetit të Shkupit. Të bashkangjitur ua dërgojmë programin e evenimentit. Me respekt, Eleonora Nikollovska, Qyteti i Shkupit Bojan Jovanovski, HERA

1


ГРАД СКОПЈЕ

QYTETI I SHKUPIT

Eveniment publik për promovim „ Dëshiroj t’ju tregoj diçka “

Qendra kulturore informative 18.05.2013 (E shtunë) Hapje ora 15:00

Qendra kulturore informative – Halla Imperia II 15.00 – 15.15 Hapje e evenimentit nga përfaqësuesi i Qytetit të Shkupit dhe HERA 15.15 – 15.45 Lexim letrar

Salon 1919 – shfaqe amatore teatrore 16.00 – 16.45 Eliksir në shishe të birrës 17.15 – 18.00 – Gjerdan nga gurrë 18.30 – 19.15 Dëshiroj t’ju tregoj diçka 19.45 – 20.30 Hotel Ajrim

2


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.