ГРАД СКОПЈЕ QYTETI I SHKUPIT
NDËRPRITE HESHTJEN, LIROHU NGA DHUNA. “Ky publikim, video kasetë ose prodhim tjetër informativ/medial u mundësua në suaza të programit CIVICA Mobilitas - implementuar nga CIRa dhe finansiarisht e mbështetur nga SDC. Mendimet e shprehura këtu janë mendime të autorit/autorëve dhe nuk i reflektojnë qëndrimet e CIRasë dhe SDC-së.”
QENDRA E PARË FAMILJARE NË QYTETIN E SHKUPIT – QPF e qytetit të Shkupit ÇFARË PARAQET QENDRA? Qendra paraqet këshillimoren e parë të specializuar që ofron mbështetje psiko-sociale dhe trajtim të familjeve të cilët janë në raporte konflikti, ku në mënyrë akute kryhet dhunë ose në periudhën e kaluar ka pasur dhunë familjare. Shërbimet i ofron ekipi profesional i psikoterapeutëve, i cili përmes trajtimit psiko-social i bazuar mbi teknikën adekuate të punës psikoterapeutike i forcon individualisht të gjithë anëtarët e familjes.
KUSH MUND TË DREJTOHET DERI TE KËSHILLIMORJA?
Punëtori social në qendër, gjatë orarit të punës, bën pranimin e klientëve dhe cakton takime me psikoterapeutët.
Në qendrën mund të drejtohet secili i cili ndjen se në familjen e tij ekziston rrezik nga dhuna, ka qenë viktimë ose kryes i dhunës në kuadër të familjes.
Nëse keni nevojë për: - këshillim dhe mbështetje nga punëtori social ose - këshillim dhe mbështetje nga psikoterapeuti
Shfrytëzues të qendrës mund të jenë edhe persona të dërguar nga Qendra për punë sociale dhe Shoqata e qytetarëve të cilët punojnë rreth dhunës familjare Këshillimorja punon çdo ditë punë, nga e hëna deri të premten.
na kontaktoni në tel. 02 321 5 905, е-posta: infopsc@hera.org.mk ose drejtpërdrejt në zyrat e qendrës në rrugën “29 Nëntori” nr. 51, Shkup (te rrugica te Vuçko, prapa Sallës Universale).